REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

Size: px
Start display at page:

Download "REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore"

Transcription

1 ISSN Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore Viti XIX, Nr. 1 (74) (Janar Mars 2013) Tiranë, 2013

2 2 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 QSHKE QENDRA SHQIPTARE PËR KËRKIME EKONOMIKE REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore Viti i XIX, Nr. 1 (74) (Janar - Mars, 2013) Kolegjiumi i Redaksisë Dr. Zef PREÇI Kryeredaktor Prof. Dr. Adrian CIVICI Prof. Dr. Iraj HASHI Prof. Dr. Fatmir MEMAJ Sekretar i Kolegjiumit Prof. Dr. Heinz-Dieter WENZEL Prof. Dr. Tomasz MROCZKOWSKI Prof. Asoc. Dr. Evis ALIMEHMETI Prof. Asoc. Dr. Florian NUTA Dr. Eliona BIMBASHI (KULLURI) Dr. Grida DUMA (SHQINA) Redaktore: Jonida NARAZANI, M.A. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike QSHKE nuk është përgjegjëse për mendimet e shprehura nga autorët në artikujt e tyre. Mendimet janë thjeshtë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë as opinionet e QSHKE-së dhe as qëndrimet dhe opinionet e institucioneve ku autorët punojnë. Adresa e Redaksisë: Rr. Perlat Rexhepi, Nr. 10, Kati 6, Ap. 64 Kutia Postare 2934, Tiranë, SSHQIPËRI Tel/Fax: acer@abcom.al Tirazhi: 1000 kopje

3 PËRMBAJTJA Rudina RAMAJ Ilirjan LIPI Etleva LESKAJ Roli i institucioneve formale dhe jo formale ne zhvillimin ekonomik f.7 Kledia DALLTO Zhvillimi i qëndrueshëm ne Shqipëri: Sa i matshëm është progresi i tij? f. 17 Anita GUMENI Shqipëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm i saj f. 27 Nezir HALDEDA Fran BRAHIMI Ines DIKA Besnik LIVOREKA Naim GASHI Monitorimi i menaxhimit financiar ne sektorin publik nje drejtim i rendesishem i rritjes se efektivitetit ekonomik te te ardhurave buxhetore Roli dhe rёndёsia e treguesve financiar nё vendimmarrjen menaxheriale nё banka rasti i Procredit bankës në Kosovë f. 35 f. 45 Evis KUMI Cilesia e raportimit dhe auditimit financiar nen aspektin e krizes aktuale Tatjana ELEZI Sistemi i reformave rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire. Veshtrim mbi eksperiencen Shqiptare Nakije KIDA Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij f. 55 f. 63 f. 75 Mimi KODHELI Kredite me probleme ne ekonomine shqiptare f. 89 Gentiana GJINO Orkida ILOLLARI (FINDIKU) Bankat virtuale dhe roli i tyre në financat botërore f. 95 Laura VORPSI Ina COTA Risku sistemik në sistemin bankar shqiptar f. 105 Remzi SMAJLI Reflektimet e politikës tatimore për integrimin e Kosovës në rrethin global f. 115 Albana GJONI (KARAMETA) Kriza financiare globale dhe lidhjet e saj me instrumentat financiare f. 123

4 4 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Stela ZOTO Suela JORGJI Sociologjia dhe turizmi - dualizem apo antagonizem f. 131 Sokol LUZI Turizmi nënujor në Shqipëri: Një det i pafundëm mundësish Orjona FJERZA Investigimi i i faktoreve kyç te marketingut politik ne fushatata elektorale ne zgjedhjet e pergjthshme parlamentare te 2013-s ne Shqiperi Denada OLLI Potenciali turistik dhe krahasimi i destinacioneve turistike ne Shqiperi Rakela THANO Efektet negative të turizmit në vendin pritës: Rasti i Shqipërisë Ermela KRIPA Partneriteti Publik Privat dhe lidhja e tij me Financimin e projektit f. 141 f. 149 f. 157 f. 165 f. 173 Edmira CAKRANI Matilda VELIU Luciana KOPRENCKA Fenomeni Dutch disease në Shqipëri: a mund të shkaktohet nga fluksi i monedhave të huaja? f. 181 Rezart DIBRA Qeverisja e Korporatave, pjese e rendesishme e ekonomive ne zhvillim f. 189 Enida PULAJ (BRAKAJ) Vasilika KUME Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST f. 197 Gerdi LITO Një model agregat vlerësimi i riskut të katastrofave natyrore në Shqipëri f. 211 Filloreta MADANI Oltiana MUHAREMI Katastrofat natyrore në Shqipëri dhe mundësitë e reduktimit të efekteve financiare f. 221 Rezarta DEMNERI Përgjegjësia penale nga shkelja e të drejtave të pronësisë industriale në bioteknologji Albana SHTYLLA Parimi i trajtimit të barabartë për punësim dhe profesion, sipas akteve themelore të be dhe direktivës së këshillit 2000/78, dhe shprehja e tij në legjislacionin shqiptar f. 231 f. 241

5 5 Ilda MUCMATAJ Shitja Ndërkombëtare e Mallrave, interpretimi i Konventës CISG dhe i çështjeve që ajo rregullon. Roli i Parimeve të UNIDROIT dhe PECL f. 249 Ina PETRAJ Ervis MOÇKA Mbikqyrja Financiare ne Europe f. 259 Ervis ÇELA Patenta dhe institucionet e pronës industriale ndërmjet të drejtës ndërkombëtare private f. 269 Klodjan SEFERAJ Vlerësimi i Sistemit të Granteve Konkurruese në Arsimin 9-vjeçar në Shqipëri f. 279 Daniela MEÇE Marrëdhënia ndërmjet gjendjes ekonomike dhe depresionit pas lindjes f. 289 Perseta GRABOVA Bernard DOSTI Rëndësia e nocionieve dhe përkufizimeve psikologjike të parasë f. 297

6

7 ROLI I INSTITUCIONEVE FORMALE DHE JO FORMALE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK Dr. (student) Rudina RAMAJ 1, Dr. Ilirjan LIPI 2, Dr. Etleva LESKAJ 3 Abstract Economic development does not consider only the role of formal institutions such as property rights and legal arrangements, but also considers the impact of informal institutions such as rules and social norms, on which are based the economic activities, such as exchange, investment, savings, and even individuals, organizations and institutions activities. Even though the role of formal and informal institutions is not integrated often in models of economic development, anyway to stimulate the development of the Albanian economy, it may be worth an unconventional development perspective, until institutions would be well established and other factors begin to be effective. In the "Wealth of Nations", Adam Smith pointed out that if individual freedom would be protected by the institutions, all will have more prosperity. This theory is applied and tested today by the Index of Economic Freedom, which almost more than a decade has put into practice Smith s theories of prosperity and economic freedom. Keywords: economic development,economic freedom Index, culture index, developing country 1. Rëndësia e lirisë ekonomike dhe kulturës If we learn anything from the history of economic development, it is that culture makes all the difference. David Landes, the Wealth and Poverty of Nations Shoqëritë e lira, zakonisht janë më të pasura se shoqëritë e tjera, dhe këtë aspekt më mirë mund ta vërtetojë, lidhja dhe efekti i lirisë ekonomike në normat e rritjes së ekonomisë së një vendi. Institucionet ekonomike të tilla, si pronësia private, rregullimet ligjore dhe zbatimi i kontratave, janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një vendi. Siç është përkufizuar nga North (1990; 1991), institucionet mund të perceptohen si rregullat e lojës formale ose informale, të cilat e drejtojnë dhe udhëheqin veprimin, përmes stimujve. Institucionet formale janë struktura të kodifikuara ose rregulla të shkruara, ndërsa institucionet jo-formale përfshijnë kulturën, normat, dhe traditat e imponuara, përmes zakoneve sociale (Boettke & Coyne 2009). Nën këtë këndvështrim, duke iu referuar dhe problemeve, vështirësive që po kalon sistemi ekonomik shqiptar gjatë fazave të tij të zhvillimit, është e rëndësishme të studiohet dhe përshkruhet lidhja mes institucioneve formale dhe informale me rritjen ekonomike, si dhe efekti i tyre në të. Për shpjegimin e efektivitetit të institucioneve ekonomike, në zhvillimin ekonomik të një vendi do të përshkruajmë Indeksin Botëror të Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation. Ndërsa për të shpjeguar kulturën dhe vlerat, do të përshkruajmë pikërisht karakteristikat që janë të rëndësishme për shkëmbimin ekonomik, dhe dy dimensionet kryesore të indeksit të përgjithshëm (të matur sipas Inglehart) për vëzhgimin e vlerave botërore, i cili konvergjon me vlerat kryesore të matur edhe prej Hofstede dhe Triandis, duke prezantuar në mënyrë të përgjithshme shkallën e besimit, respektit, vendosmërisë dhe bindshmërisë së popullatës së një vendi. 1 Fakulteti Ekonomik, Universiteti Kristal 2 Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Vlorës Ismail Qemali 3 Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës

8 8 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Qëllimi i këtij artikulli, është të paraqes dhe të përshkruaj efektin që kanë institucionet ekonomike pra ato formale, si dhe institucionet informale pra kultura ekonomike në zhvillimin ekonomik. Kjo çështje u zgjodh për studim, duke u mbështetur edhe në shumë studime të mëparshme rreth lidhjes së lirisë ekonomike dhe rritjes ekonomike (Dawson 1998, 2003; Gwartney, Lawson, & Holcombe, 1999; Heckelman 2000; Gwartney, Holcombe, Lawson, 2004), si dhe studimeve rreth lidhjes së kulturës me rritjen ekonomike (Guiso, Sapienza, & Zingales, 2006; Licht, Chanan, & Schwartz, 2007; Tabellini 2008, 2009). 2 Kultura dhe ndikimi i saj në rritjen ekonomike Kultura ekonomike është një tërësi karakteristikash kulturore që janë të rëndësishme për bashkëveprimin dhe shkëmbimin ekonomik. Nën këtë këndvështrim Porter (2000) e përcakton kulturën ekonomike si besimet, qëndrimet dhe vlerat që mbështesin aktivitetet ekonomike të individëve, organizatave, dhe të institucioneve. Duke u mbështetur në këtë përkufizim konceptin e kulturës mund gjithashtu ta ngushtojmë duke u përqëndruar dhe përshkruar vetëm disa prej aspekteve ekonomike të kulturës dhe lidhjes së tyre me zhvillimin ekonomik. Variablat ekonomik kulturor mund të përfaqsohen prej katër kategorive të veçanta të kulturës të cilat ndikojnë sjelljen në lidhje me ndërveprimin social dhe ekonomik dhe si rezultat ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi. Kryesisht këto variabla janë besimi, respekti, vet-vendosja (ndikojnë pozitivisht në ndërveprimin ekonomik dhe social) dhe bindja (e kufizon ndërveprimin dhe zhvillimin ekonomik), të cilat do të shërbejnë si rregulla që drejtojnë ndër-veprimin mes individeve, tregut dhe sipërmarrjes. Besimi,mund të influencoj zhvillimin ekonomik përmes ndikimit që ka tek kosto e transaksioneve. Kur njerëzit i besojnë më tepër njëri-tjetrit kosto e transaksioneve dhe kostot e kontrollit janë më të vogla, dhe të drejtat e pronësisë janë më të sigurta (Williamson & Kerekes 2008). Ne nivele më të mëdha besimi përqasen me zhvillim dhe rritje më të madhe ekonomike (Fukuyama 1996; Knack & Keefer 1997). Zgjedhja individuale. Është një tregues sasior i madhësisë së kontrollit që individët ndiejnë se kanë në zgjedhjet dhe veprimet e tyre. Nëse individët kanë kontroll mbi zgjedhjet e tyre pavarësisht rezultateve të veprimeve të tyre, do të kenë më shumë motivim në punë, do të jenë më novator dhe do të kenë më shumë gjasa të investojnë në të ardhmen (Tabellini 2009; Coyne dhe Williamson 2009). Nëse individët e perceptojnë suksesin apo dështimin e tyre ekonomik, si pasojë e përpjekjeve të tyre, atëherë ata do të përpiqen më shumë të jenë eficientë për tu paguar më shumë dhe për të përmirësuar kështu mirëqënien e tyre. Respekti. Eshtë i rëndësishëm për faktin se një nivel më i madh respekti sjell një nivel më të madh tolerance për të tjerët duke sjell qëndrim pro-tregtisë me të tjerët, duke zgjeruar tregun dhe ndikuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Coyne dhe Williamson (2009: 13) kanë arsyetuar se, në shoqëritë me nivele të ulta të kapitalit social, dhe nivele të ulta të respektit, shtrirja e tregut të transaksioneve kufizohet tek network-et farefisnor dhe miqësor. Nivelet e larta të respektit sjellin nivele të larta zhvillimi ekonomik. Bindja. Treguesi i fundit kulturor që do të përshkruhet, është bindja, e cila gjykohet se ka një lidhje negative me rritjen ekonomike. Nëse fëmijët në një shoqëri edukohen të

9 Roli i institucioneve formale dhe jo formale ne zhvillimin ekonomik 9 jenë rrëptësisht të bindur dhe individualizmi nuk mirëpritet, fëmijët mund të gëzojne nivele të ulta vet-kontrolli dhe autonomie, dhe si pasoje do të kenë më pak inisiative nëse i referohemi kryesisht sipërmarrjes (Tabellini 2009). Kështu nivele të larta të besimit, vet-vendosjes dhe respektit, do të mbështesin rritjen ekonomike, ndërsa bindja dekurajon zhvillimin e ekonomisë. Ekzistojnë studime ku janë zbuluar lidhje mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik (si përmes ndikimit direkt ose indirekt në sjelljen ekonomike). Banfield (1958) dhe Putnam (1993), kanë arritur në konkluzionin, se aspektet kulturore dhe besimet duhen marrë në konsideratë, sidomos gjatë hartimit të strategjive të zhvillimit ekonomik, në mënyrë që këto politika të jenë të sukseshme dhe të qëndrueshme. Sociologët, kanë tentuar të besojnë se normat kulturore pushtojnë jetën ekonomike, por këto të fundit nuk mund të kuptohen veçmas tyre. Max Weber (1930), tregoi se supozimi i ekonomistëve, që rritja e pagës fikse për njësi pune do të rrisë outputin, ka efekte të kundërta në shoqëritë rurale sepse, duke qenë se punonjësit vlerësojnë më tepër kohën e lirë sesa punën, mund të punojnë edhe me pak gjatë një dite. Ai u përqendrua të tregonte sesi shfaqja e një bote moderne ekonomike varej nga ndryshimi paraprak i vlerave kulturore që kanë të bëjnë me protestantizmin. Sot ndikimi i kulturës në zhvillim, është më tepër fushe studimi e socio-ekonomistëve sesa e ekonomistëve. Natyrisht impakti i kulturës, nuk mund të krahasohet me një faktor ekonomik zhvillimi siç mund të jetë kursimi ose investimi, pasi kultura nuk mund të shpjegoje e vetme, diferencat që ekzistojnë mes zhvillimit ekonomik të vendeve të ndryshme, pasi çdo vend pëson luhatjet e veta në zhvillim. Edhe efektiviteti i institucioneve ekonomike dhe politike, shkakton diferenca në zhvillimin ekonomik të vendeve.psh qysh para vitit 1945 Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë pasur kulturë të njëjtë, por zhvillimi ekonomik i Koresë së Jugut ka qënë më mire. Gjithsesi ka fakte se edhe diferencat kulturore, kanë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendeve, psh. para disa dekadave të shkuara, vendet konfuciane të Azisë Lindore kapërcyen shumë vende të tjera të botës përsa i përket normave të zhvillimit ekonomik (pavarësisht edhe diferencave që ekzistojnë në llojin e institucioneve ekonomike apo politike të tyre). Ndërsa gjatë të njëjtës periudhë, ekonomite e shumicës së vendeve afrikane, përjetuan norma të ulta rritje. Kështu psh. në mbështetje edhe të argumentave më sipër, përsa i përket kulturës, shoqëritë e vendeve para-industriale nuk e përkrahin mobilitetin social apo akumulimin ekonomik të individit. Weber gjithashtu ka argumentuar, se një version protestant i Krishtërimit ka luajtur një rol kyç në kapitalizëm, dhe po kështu më vonë një version modern i Konfucianizmit, përmes suportit të edukimit dhe arritjeve, promovuan rritje ekonomike. Kështu pra, të gjitha kulturat kanë disa karakteristika, të cilat mund ta nxisin ose ta ndalojnë aktivitetin ekonomik dhe si pasojë, edhe zhvillimin ekonomik të një vendi. Vëzhgimet rreth vlerave botërore, janë hartuar për të matur të gjitha fushat kryesore të problemeve njerëzore, prej politikes tek ekonomia dhe jeta sociale. Megjithatë rezulton, se dy janë dimensioned, që dominojnë këtë tablo vlerash kulturore të vendeve të botës: vlerat tradicionale të besimit kundrejt atyre laike/racionale dhe vlerat e mbijetesës ose atyre të vet-realizimit të individit. 3 Përfitimet e Kulturës Teorite rreth motivimit e theksojnë rolin e kulturës në performancën ekonomike, përmendur edhe prej Weber ( ) në studimin e etikës protestante. Ky mendim i

10 10 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 dha rrugë kërkimeve historike të Tawney (1926, 1955), rasteve studimore të Harrison (1992), dhe punës empirike të McClelland etj. (1953), si dhe të tjera studimeve rreth motivimit për arritje. Inglehart (1971, 1977, 1990) e zgjeroi këtë studim duke vëzhguar zhvendosjen prej vlerave prioritare materialiste tek ato post-materialiste. Megjithëse studimet e mëparshme përqëndroheshin tek pasojat politike të këtyre vlerave, studimet e mëvonshme u zhvendosen tek roli i vlerave në rritjen ekonomike. Figura 1.Harta e vlerave kulturore botërore (vëzhgimi ) Këto vlera të reja mund të konceptohen, si erosion i etikës protestante mes popullatave, që përjetojnë nivele të larta të sigurisë ekonomike. Statusi social është më tepër i trashëguar sesa i arritur, dhe normat sociale e inkurajojnë kështu individin ta pranoj pozicionin e vet social në jetë. Aspiratat drejt mobilitetit social, janë ashpërsisht të shtypura. Këto sisteme vlerash ndihmojnë të mbahet solidariteti social, por dekurajojnë akumulimin ekonomik. Harta kulturore e vlerave botërore reflekton se një numër i madh vlerash bazë janë ngushtësisht të korreluara, dhe ato mund të përshkruhen prej variancave të dy dimensioneve kryesore ndërkulturore vlerave tradiconal/racionale dhe dimensionit mbijetesë/vet-realizim, siç prezantohen edhe në hartë. Çdo vend në hartë është pasqyruar dhe vendosur sipas vlerave të njerëzve të vet dhe jo sipas lokacionit gjeografik. Në një pjesë të madhe këto dy pozicionime qëndrojnë pra rastisin të njëjta, por gjithësesi kjo hartë prezanton afërsinë kulturore të vendeve dhe jo atë gjeografike. Kështu psh., Australia, Kanadaja, U.S.A dhe Britania e Madhe rezultojnë fqinjë kulturore, pavarësisht shtrirjes së tyre gjeografike. Zhvendosja prej vlerave të mbijetesës drejt vlerave të vet-realizimit përfshin gjithashtu edhe vlerat e rritjes dhe edukimit të fëmijëve, dhe zhvendosjes së fokusit prej të punuarit fort, drejt zhvillimit të imagjinatës dhe tolerances, si vlera të rëndësishme për edukimin e një femije. Kjo lidhet me rritjen e ndjenjës të mirëqënies subjektive, që mund të arrihet në një mjedis tolerance, besimi dhe moderimi politik, duke prodhuar kështu një kulturë në të cilën njerëzit i kushtojnë një rëndësi të veçantë lirisë individuale dhe vet-shprehjes si dhe pasjes së orientimeve aktive politike. Këto janë gjithashtu edhe karakteristika thelbësore, të cilat literatura mbi kulturën politike, i përcakton si thelbësore për demokracinë.

11 Roli i institucioneve formale dhe jo formale ne zhvillimin ekonomik Liria Ekonomike dhe ndikimi në rritjen ekonomike Liria ekonomike, në përkufizimin bazë të vet, i referohet mbrojtjes së të drejtave të pronësisë private dhe lirisë vullnetare për kryerjen e transaksioneve (Gwartney, Lawson, & Block, 1996). dhe është një tjetër variabël i zgjedhur në këtë studim si faktor impakti, në rritjen ekonomike. Shumë studime janë përpjekur të vëzhgojnë lidhjen mes lirisë ekonomike dhe rritjes ekonomike, psh. Gwartney, Lawson, dhe Block (1996), krijuesit e Fraser Institute të treguesit të lirisë ekonomike, vunë re se vendet me lirinë më të lartë ekonomike kanë pasur një normë rritje vjetore të GDP-së reale për frymë prej 2.4 përqind, ndërsa ato me nivelin më të ulët të lirisë ekonomike kanë normë mesatare rritje me 1.3 përqind (gjatë periudhës ). 4.1 Indeksi i Lirise Ekonomike Indeksi i Lirise Ekonomike (sipas Heritage Foundation) përfshin një tablo të madhe dhe gjithë përfshirëse, që mat performancën e këtij vendi nën këndvështrimin e lirisë ekonomike, duke matur 10 fusha të veçanta të lirisë ekonomike. Kështu shumica e këtyre aspekteve orientohen dhe vlerësojnë në mënyrë sasiore politikat e një vendi, duke vlerësuar kështu lirinë e individëve të një vendi për të përdorur punën ose financat e tyre pa kufizime dhe pa ndërhyrje të tepruara shtetërore. Të gjitha aspektet e lirisë ekonomike luajnë një rol vital në zhvillimin dhe mbështetjen personale si dhe për progresin kombëtar gjithashtu. Ato nuk janë reciprokisht përjashtuese, madje progresi në një aspekt shpesh ndihmon dhe nxit progresin edhe në një askpekt tjetër, psh nëse të drejtat e pronësisë nuk respektohen sa duhet, më i vështirë do të jetë gjithashtu progresi në shumë aspekte të tjera të lirisë ekonomike. Kështu sipas Heritage Foundation për të rritur nivelin e analizës dhe qartësin e indeksit, për vitin 2012, janë vëzhguar 10 aspekte të lirisë ekonomike, të cilat janë grupuar në katër kategori ose shtylla kryesore të indikatorëve që masin dhe vlerësojnë lirinë ekonomike të një vendi. 1. Mbizoterimi i Ligjit (të drejtat e pronësisë, lira prej korrupsionit) 2. Kufizimi i Qeverise (liria fiskale, shpenzimet qeveritare) 3. Eficiensa Rregulluese (liria e biznesit, liria e punës, liria monetare) 4. Hapja e Tregjeve (liria tregtare, liria e investimit, liria financiare) Secila prej këtyre katër shtyllave kryesore vlerësohet prej pike secila, dhe indeksi i përgjithshëm i lirisë ekonomike të një vendi, do të jetë një mesatare e thjeshtë e pikëve të këtyre 10 treguesve të lirisë ekonomike, të përdorur në studim. 4.2 Përfitimet prej Lirisë Ekonomike Mbrojta e të drejtave të pronësisë. Një nga aspektet kryesore të mbrojtjes së të drejtave të pronës është zbatimi i kontratave. Sipërmarrja vullnetare e detyrimeve kontraktuale është baza e një sistemi tregu dhe gjithashtu baza për specializimin e ekonomive, prej fitimit tej shkëmbimit tregtar, si dhe këmbimit apo tregtisë mes kombeve. Korrupsioni. Korrupsioni mund të shtrihet gjithandej në ekonomi; dhe ka një lidhje direkte mes shtrirjes së rregullimeve qeveritare ose ndërhyrjeve shtetërore në aktivitetin ekonomik dhe madhësisë së korrupsionit. Niveli i përgjithshëm i taksave. Në Indeksin e Lirise Ekonomike, barra e taksave prezantohet prej matjes së barrës së përgjithshme të taksës, prej të gjitha formave të taksimit, si përqindje totale e GDP-se. Norma marxhinale e taksës që has një individ është, realisht një pjesë që qeveria i pret fitimit të njësisë pasuese të punës ose angazhimit në një sipërmarrje risku, dhe vetëm ajo çfarë mbetet pas taksës është shpërblimi aktual për përpjekjen e individit

12 12 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Liria e Biznesit. I referohet të drejtës së një individi për të ngritur dhe drejtuar një biznes pa ndërhyrjen e shtetit. Rregullimet e rënda dhe të tepërta, janë barrierat më të zakonshme për sjelljen e lirë të aktitivitetit sipërmarrës. Liria Monetare. Liria monetare, që reflektohet në një monedhe të qëndrueshme dhe cmimeve të përcaktuara nga tregu, është për një ekonomi, një tjetër komponent kyc i lirisë apo demokracisë ekonomike. Njerëzit e lirë kanë nevojë për monedhe të qëndrueshme dhe të besueshme, si një mjet kembimi, njësi llogaritje apo rezervë vlere. Pa lirinë monetare, është e vështirë që një ekonomi të arrijë vlerë afat-gjatë, ose akumulimin e kapitalit. Liria e Investimit. Një mjedis i lirë dhe i hapur, siguron oportunitete sipërmarrëse maksimale dhe nxitje për zgjerimin e aktivitetit ekonomik, rritjen e produktivitetit, dhe krijimin e punës. Prej përfitimeve të një mjedisi të tillë përfitojnë jo vetëm kompanitë që marrin riskun sipërmarrës në pritje të një kthimi më të madh, por edhe shoqëria në përgjithësi Liria Financiare. Nje sistem financiar transparent dhe i hapur garanton drejtesi në aksesin e financimit dhe promovon sipërmarrjen. Një mjedis i hapur bankar inkurajon konkurrencën për të siguruar ndërmjetësimin eficent financiar mes familjeve, firmave, investitorëve dhe sipërmarrësve. Nëse rregullimet bankare dhe financiare shtetërore do të shkojnë përtej garantimit të transparencës dhe ndershmërisë në tregjet financiare mund të pengojnë eficiensën, të rrisin kostot e financimit të aktivitetit sipërmarrës, duke kufizuar zhvillimin ekonomik. Figura 2 Harta e lirisë ekonomike botërore (Heritage Foundation) Berggren (2003), ka përmbledhur studimet e mëparshme rreth lidhjes së lirisë ekonomike me rritjen ekonomike, dhe ka arritur në konkluzion, se pavarësisht studimeve të shumta të kryera rreth kësaj çështje, nevojiten ende studime të tjera për ta zbuluar më tepër këtë lidhje. Wu dhe Davis (1999), kanë vëzhguar korelacionin mes lirisë ekonomike, lirisë politike dhe rritjes, dhe kanë gjetur se liria ekonomike ka rëndësinë e vet dhe të veçantë për qëllimin e rritjes ekonomike. Carlsson dhe Lundstrom (2002) kanë investiguar katër prej shtatë fushave të indeksit të lirisë ekonomike (si struktura ekonomike dhe përdorimi i tregjeve, liria për të përdorur monedha të tjera, struktura ligjore dhe siguria e pronësisë, dhe liria e shkëmbimit në tregjet e kapitalit) të cilat kanë rezultuar të lidhura pozitivisht

13 Roli i institucioneve formale dhe jo formale ne zhvillimin ekonomik 13 me rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Dy prej komponenteve të indeksit të lirisë ekonomike (si madhësia e qeverisë dhe shkëmbimi ndërkombëtar, dhe liria për të tregtuar me të huajt) kanë lidhje të rëndësishme negative me rritjen ekonomike. Ndërsa komponenti i fundit, (politika monetare dhe stabiliteti i çmimit), ka rezultuar me lidhje të parëndësishme me rritjen ekonomike. 5. Konkluzione dhe rekomandime Ky studim ka synuar të përshkruajë, rëndësinë e indeksit të lirisë ekonomike dhe të vlerave kulturore, si dy komponentë, të zhvillimit ekonomik. Sepse këto tregues aggregate, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të mjedisit ekonomik formal dhe jo-formal, ku agjentet ekonomik në një vend apo shoqëri të caktuar, ndërveprojnë. Figura 3 Harta e GDP nominal për frymë, 2009 (sipas FMN) Pra duke synuar kështu të përshkruaj dhe të përmbledhi këto tregues ose faktorë të zhvillimit ekonomik të cilët duhen marrë në konsideratë për rëndësin që kanë gjatë hartimit të politikave ekonomike dhe sociale të një vendi do të prezantoj edhe një minipanel të dhënash dytësore të aksesuara prej databazave të ndryshme të indekseve globale rreth çështjeve në fjalë, rreth indeksit kulturor të vendeve, indeksit të lirisë ekonomike si dhe të indekseve të zhvillimit ekonomik të vendeve (pikërisht të GDP-së për frymë). Në përpjekje për të prezantuar një përmbledhje të sintetizuar përsa i përket vlerave dhe lirisë ekonomike, për ta bërë më aktuale studimin është ndërtuar një panel prej disa vendeve të botës si dhe indekseve të vlerave, lirisë ekonomike dhe GDP-së për frymë, për të ditur aktualisht sesi vende të ndryshme po përformojnë. Paneli me poshte, ofron një tablo të të dhënave të panelit të zgjedhur për studim rreth njërit prej indekseve të zhvillimit ekonomik, dhe pikërisht të GDP-së për frymë, ku Shqipëria renditet në vendin e 86 (2012), me rreth $7,453.5 për frymë, ndërsa vendi me GDP-në për frymë më të lartë në botë rezulton Katari me $88,558.8 për frymë, dhe ai me GDP për frymë më të vogël rezulton Togo, në rajonin e Afrikës me vlerë $858.0 për frymë. Këto ekstreme mirëqënie, varfërie apo pasurie sigurisht nuk shpjegohen vetëm prej diferencave kulturore apo shkallës së lirisë ekonomike, por sigurisht dhe prej variablave të tjerë ekonomike ose jo të papërfshirë në këtë studim. Gjithsesi për ekonomistët e zhvillimit si dhe për vendimarrësit publike, është e rëndësishme të tentojnë të kuptojnë

14 14 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 edhe modele zhvillimi mbështetur, në rolin e kulturës dhe lirisë ekonomike për të përfituar ndoshta edhe një këndvështrim më të plotë dhe më të domosdoshëm, sidomos për shoqëritë e mbijetesës. Nëse do ti referoheshim të dhënave të panelit të ndërtuar për këtë studim përsa i përket treguesve të dy dimensioneve kulturore, të dhënat do të renditen si më poshtë Nr Vendet më të varfra Renditja sipas GDP frymë GDP frymë (PPP) 1 Togo 10 Vendet me te Varfra $ Malawi 10 Vendet me te Varfra $ Sierra Leone 10 Vendet me te Varfra $ Niger 10 Vendet me te Varfra $ Central African Republic 10 Vendet me te Varfra $ Eritrea 10 Vendet me te Varfra $ Zimbabwe 10 Vendet me te Varfra $ Burundi 10 Vendet me te Varfra $ Liberia 10 Vendet me te Varfra $ Congo, Dem. Rep. 10 Vendet me te Varfra $ Shqiperia Renditet ne vend te 86-te $7, Qatar 10 Vendet me te Pasura $88, Luxembourg 10 Vendet me te Pasura $81, Singapore 10 Vendet me te Pasura $56, Norway 10 Vendet me te Pasura $52, United Arab Emirates 10 Vendet me te Pasura $48, United States 10 Vendet me te Pasura $47, Hong Kong 10 Vendet me te Pasura $45, Switzerland 10 Vendet me te Pasura $41, Netherlands 10 Vendet me te Pasura $40, Australia 10 Vendet me te Pasura $39,699.4 Tabela 1 Renditja e vendeve të panelit të studimit sipas GDP-së për fryme (H. F., 2012) Rendin më të ulët racional e zënë vendet afrikane të panelit të cilat ndërkohë përbëjnë edhe vendet më të varfra në botë, ndërsa ky dimension rezulton më i lartë në Hong Kong dhe Norvegji, ndërsa mirëqënia gjithsesi rezulton më e lartë në Norvegji. Ndërsa përsa i përket dimensionit të dytë, atij të vlerave mbijetese/vet-realizim, vlerën më të ulët të tij prej vendeve të panelit e zënë Zimbabve dhe pastaj Shqipëria, ndërsa GDP-për frymë e Zimbabve është, $ dhe e Shqipërisë, $ Pra vihet re një diferencë e madhe në nivelin e mirëqënies, e cila shprehet edhe përmes faktorëve të tjerë të zhvillimit, (duke përmendur se kultura nuk është i vetmi faktor që ndikon zhvillimin e ekonomisë, por në fazat e para të zhvillimit mund të jetë i rëndësishëm). Ndërkohë që, vendet me indeks më të lartë të këtij dimensioni, rezultojnë Australia dhe

15 Australia Burundi Central African Congo, Dem. Eritrea Hong Kong Liberia Luxembourg Malawi Netherlands Niger Norway Qatar Shqiperia Sierra Leone Singapore Switzerland Togo United Arab United States Zimbabwe Roli i institucioneve formale dhe jo formale ne zhvillimin ekonomik 15 Holanda. Ndërsa indekset e GDP-së për frymë, për këto vende rezultojnë, $ për frymë për Holanden, dhe $ për Australinë Dimensioni Tradicional/Racional Grafiku 1 Indeksi i vlerave tradicionale/racionale (për vendet e panelit të studimit) Vlerat Mbijetese/Vet-realizim Grafiku 2. Indeksi i vlerave mbijetese/vet-realizim (për vendet e panelit të studimit) Gjithashtu siç duket në grafikun e indeksit të lirisë ekonomike, vendi me indeksin më të ulët të lirisë ekonomike, rezulton Zimbabve dhe ai e indeksin më të lartë Hong-Kong, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 57-të, me një indeks prej 65 pikësh Indeksi i Lirise Ekonomike Grafiku 3 Indeksi i Lirise Ekonomike (2012, për vendet e panelit të studimit) Duket qarte se ka polarizime përsa i përket indeksit kulturor dhe atij të lirisë ekonomike në lidhje me GDP-për frymë të vendeve, por madhësia, rëndësia si dhe marrëdhënia e lidhjes së këtyre faktorëve me zhvillimin ekonomik kërkon një panel më të plotë të dhënash duke iu referuar madje disa periudhave zhvillimi dhe një paneli më të gjerë vendesh, si edhe duke konsideruar edhe tregues të tjerë zhvillimi si psh. normën e rritjes së GDP-se, për të gjeneruar rezultate dhe konkluzione objektive për studiuesit dhe hartuesit e politikave. Përderisa tabloja e zhvillimit është shumëfaktoriale atëherë, duhet

16 16 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 patjetër ti kushtojmë rëndësi çdo faktori, referuar kryesisht kështu vlerave dhe lirisë sidomos në vendet ku këto indekse kanë vlerë të ulta (ose jo fortë të kënaqshme), për të furnizuar me këndvështrime të reja literaturën e ekonomiksit të zhvillimit të këtyre vendeve. Literatura 1. North, D. C. (1990) Institutions, Institutional Change and Economic Performance. Cambridge:Cambridge University Press. 2. North, D. C. (1991). Institutions. Journal of Economic Perspectives, 5(1): Boettke, Peter, and Christopher Coyne Context Matters: Institutions and Entrepreneurship, Foundations and Trends in Entrepreneurship Monograph Series. 4. Triandis, Harry C. (1995). Individualism and collectivism. Boulder, CO: Westview. 5. Dawson, J.W. (2003). Causality in the Freedom-Growth Relationship, European Journal of Political Economy, 19(3): Fukuyama, F. (1996). Trust: The Social Virtues and the Creation of Prosperity. New York: Simon and Schuster. 7. Knack, S. and P. Keefer. (1997). Does Social Capital Have an Economic Payoff? The Quarterly Journal of Economics, 112(4): Coyne, C.J. and C. Williamson. (2009). Trade Openness and Culture, Mimeo. 9. Banfield, E.C. (1958). The Moral Basis of a Backward Society. New York: The Free Press. 10. Weber, M. (1930) Author s Introduction, in The Protestant Ethic and the Spirit of Capitalism (trans. T. Parsons; London: George Allen & Unwin). 11. Berggren, N. (2003). The benefits of economic freedom: A survey. The Independent Review, 8(2), Wu, W. and Davis, O. A. (1999). The Two Freedoms, Economic Growth, and Development: An Empirical Study. Public Choice, 100: Carlsson, F., Lundstro m, S., Economic freedom and growth: decomposing the effects. Public Choice 112, Working paper Economic Free dom, Culture, and Growth By Claudia R. Williamson and Rachel L. Mathers 15. Cole, Harold, George Malaith, and Andrew Postlewaite. (1992), "Social Norms, Savings Behavior, and Growth." Journal of Political Economy 100: Berggren N. (2003), The Benefits of Economic Freedom: A Survey The Independent Review, v.viii, n.2 fall 2003, pp Johnson, B.T., Holmes, K.R. and Kirkpatrick, M. (1998) "Index ofeconomic Freedom", Heritage Foundation, Washington and Wall Street Journal. 18. Johnson, B. and Sheehy, T. (1998) "Economic Development and Economic Freedom", Revolution in Development Economics, Cato Institute 1998, O'Driscoll, G. and Holmes, K. (200 I) "Explaining the Factors of the Index of Economic Freedom", 2002 Index ofeconomic Freedom: Heritage Institute. 20. An Empirical Study. Journal of Developing Areas 32, no. 3: Easton, Steven T., and Michael A. Walker Income, Growth, and Economic Freedom. American Economic Review 87, no. 2: Sitografia

17 ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NE SHQIPËRI: SA I MATSHËM ËSHTË PROGRESI I TIJ? Kledia DALLTO 1 Abstract This paper aims to present a critical view of Albania s current sustainable development (SD) path and a qualitative analysis of how well SD is measured in the country through testing a number of indicators. This effort is undertaken at a time when the international community is involved in the post-2015 development agenda which calls for countries to move toward using sustainable development goals to measure their SD progress. However, Albania s current policies lack a clear SD priority and focus more on economic growth than on a sustainable model of development where social progress and environment protection assume the same importance. This paper aims to come to aid to scarce literature in the country in this respect. The paper uses a model of representing SD in Albania through three types of capital; physical, natural and human/social capital. The methodology of the study is based on various literature sources and interviews conducted with Albanian SD experts. The literature review includes the most relevant world- and country-level strategies, research and policy documents on sustainable development. The interviews with experts serve the purpose of assessing most sensitive issues of SD in Albania and testing how well a set of indicators measures SD, based on given criteria. The paper finds that the main problem for SD in Albania is the conflict between various types of capital with physical one dominating over natural and human capital. Another impediment is the ability to measure particularly natural and human capital for which data availability and reliability is problematic. Keywords: Sustainable Development, SD indicators, Albania, physical capital, human/social capital, natural capital 1. Hyrje Gjatë dy dekadave të fundit, zhvillimi i qëndrueshëm është zbatuar në arenën ndërkombëtare nëpërmjet strategjive e politikave që integrojnë aspektet ekonomike, sociale e mjedisore dhe marrin parasysh lidhjen e ndërsjelltë mes tyre. Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara Rio+20, në 2012, komuniteti ndërkombëtar e përforcoi rëndësine e integrimit të këtyre komponenteve ne politikat e zhvillimit dhe u angazhua për të përparuar drejt një axhende zhvillimi përtej vitit 2015, në fokus të së cilës do të jenë ekonomia e gjelbërt dhe objektivat e zhvillimit te qëndrueshëm (Organizata e Kombeve të Bashkuara 2012). Këto objektiva, ashtu si dhe objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit do të pasqyrojnë realitetin dhe mundesite e zhvillimit të vendeve si dhe politikat e prioritetet kombëtare. Në këtë kuadër shtrohet pyetja sa e pregatitur është aktualisht Shqipëria për t u përfshirë në këtë proçes të rëndësishëm? Aktualisht, në Shqipëri mungon një orientim i qartë i politikave qeverisëse kah zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmëtepër, një strategji apo model zhvillimi i integruar ekonomik, social e mjedisor. Deri më sot, rritja ekonomike është konsideruar si një nga objektivat themelore të zhvillimit të vendit. Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për rritjen ekonomike të qëndrueshme që prej vitit 1998, për politika fiskale e monetare të kujdesshme dhë qëndrueshmëri makroekonomike (Banka Botërore 2010; Komisioni 1 Aktualisht punon në fushën e investimeve në Departamentin e Menaxhimit të Sekretariatit të OKB-së në New York. Mban titullin Doktor (PhD) në Politikat e Zhvillimit dhe Master në Studime Ekonomike dhe Sociale nga Universiteti i Mancesterit, në Mbreterinë e Bashkuar. Adresa: 30-64, 43 rd Street, Astoria, NY 11103, USA Tel: Kledia_Dallto@yahoo.com

18 18 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Europian 2012; Fondi Monetar Ndërkombëtar 2013). Megjithatë, reformat ekonomike të dy dekadave të fundit kanë lënë pasoja në nivelin e lartë të papunësisë, varfërisë e pabarazisë, cilësisë së ulët të arësimit, shëndetsisë, shërbimeve bazë dhe kapitalit social (INSTAT 2009; MASH 2009; Banka Botërore 2010; EFT 2010). Për më tepër, rritja e konsumit të brendshëm, emigracioni i pakontrolluar nga zonat rurale në ato urbane dhe urbanizimi i pa kriter që shoqëroi këtë proçes, si dhe mungesa e menaxhimit të duhur kanë qenë faktorë të rëndësishëm në krijimin e problemeve serioze në ndotjen e mjedisit dhe shfrytëzimin tej mase të burimeve natyrore të vendit (MMPAU 2008). Ky artikull synon t i përgjigjet këtyre dy pyetjeve : (1) cilat janë problemet dhe mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri ; dhe (2) sa i matshëm është progresi i tij. Artikulli ofron një analizë kualitative të këtyre çështjeve duke përdorur një model përfaqësues zhvillimi të qëndrueshëm për Shqiperinë, i cili bazohet në tre lloje kapitali : fizik, njerëzor/social dhe natyror. Metodologjia e këtij artikulli bazohet në burime të ndryshme literature dhe në intervista të kryera me ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Rishikimi i literaturës përfshin strategji dhe dokumenta politikash të rëndesishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. Intervistat me ekspertët vendas shërbejne për të vlerësuar cështjet më të ndjeshme të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe për të testuar një kuadër të përzgjedhur treguesish në matjen e zhvillimit të qëndrueshëm, bazuar në kriteret e disponueshmërisë dhe besueshmërisë. Artikulli vijon në seksionin 2 me një diskutim të shkurtër të konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. Në seksionin 3 diskutohet metodologjia e përdorur për studimin. Seksioni 4 permban analizën e intervistave me ekspertët shqiptarë, ku së pari diskutohen problemet ekzistuese dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, dhe më pas vijon testimi i një numri të limituar treguesish të zhvillimit të qëndrueshëm për Shqipërinë. Seksioni i fundit paraqet konkluzionet dhe rekomandimet e studimit. 2. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe treguesit e tij Zhvillimi i qëndrueshëm lindi si paradigmë e re zhvillimi gjatë viteve Ai u përcaktua së pari nga Komisioni Botëror për Mjedisin dhe Zhvillimin (Komisioni i Brundtlandit) si një koncept që përfshin solidaritetin ndërmjet brezave dhe midis shoqërive për zhvillim ekonomik e social nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit (WCED 1987). Raporti i Komisionit e përcaktoi zhvillimin e qëndrueshëm si zhvillim që plotëson nevojat aktuale pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre (WCED 1987: 43). Pas këtij raporti, një literaturë e gjerë që përfshin disiplina të ndryshme ka trajtuar gjerësisht konceptin e zhvillimit të qendrueshëm, duke ravijezuar një sërë përkufizimesh dhe interpretimesh të këtij koncepti. Njekohësisht, koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është kritikuar vazhdimisht si i paqartë, i gjerë, kontradiktor dhe jo lehtësisht i matshëm (Reid 1995; Baker et al. 1997; Solow 2005). Në këtë artikull përdoret përkufizimi i zhvillimit të qëndrueshëm si nivel i dëshirueshëm zhvillimi për ruajtjen e bashkësisë së kapitalit fizik, natyror dhe njerëzor/social (Pearce & Barbier 2000). Kapitali fizik konsiston në mjetet e prodhimit e të mirat e prodhuara nga njeriu, pra produkti i brendshëm (si ai sektorial ashtu edhe transfertat ndërmjet sektorëve), intensiteti i energjisë në prodhim, infrastruktura, etj. Kapitali natyror është zgjerim i nocionit ekonomik të kapitalit për të përfshirë të mirat e shërbimet që lidhen me

19 Zhvillimi i qëndrueshëm ne Shqipëri: Sa i matshëm është progresi i tij? 19 mjedisin natyror. Kapitali natyror përfshin në këtë mënyrë jo vetëm fondin e burimeve natyrore por edhe shërbimet mjedisore si riciklimi i mbetjeve apo kontrolli i erozionit. Kapitali njerëzor/social është më kompleks si koncept. Për shembull, lidhur me kapitalin njerëzor, Indeksi i Kapitalit Njerëzor Europian (Ederer 2006) përfshin elemente të tilla si: fondi i kapitalit njerëzor (niveli i arsimit dhe shendetsisë), përdorimi i tij (punësimi dhe norma e papunësisë, pjesëmarrja në aktivitetet prodhuese e krijuese), produktiviteti (kontributi i kapitalit njerëzor në vlerën e shtuar në prodhim, investimi për kërkim zhvillim) dhe demografia (rritja apo pakësimi i popullsisë, tendencat e emigracionit). Nga ana tjeter, kapitali social përmbledh rrjetet sociale, marrëdhëniet, normat e përbashkëta dhe mirëkuptimin dhe lehtëson bashkëpunimin brenda dhe ndërmjet grupeve shoqërore (Putnam 2001). Ndonësë nuk ka konsensus të gjerë për mënyrën e matjes së kapitalit social, ai shpesh matet nëpërmjet anëtërësimit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë në shoqata vullnetare apo aktivitete civile dhe nëpërmjet besimit të vendosur ndërmjet anëtarëve të shoqërisë. Shpesh kapitali social konsiderohet i veçuar nga ai njerëzor (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim 2001). Megjithatë, meqënëse kapitali social është ngushtësisht i lidhur me atë njerëzor, ky artikull do t i trajtojë të dy format të integruara në të njëjtin lloj kapitali, pra si kapital njerëzor/social. Një debat i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm është raporti nëe të cilin tre llojet e kapitalit mund të zëvendësojnë njëri-tjetrin (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim 2001). Përgjithësisht ekspertët e zhvillimit kanë mbajtur pozicione të kundërta në lidhje me këtë çështje, veçanerisht ekonomistët dhe ekologjistët. Kështu, ekonomistët argumentojnë që parimi i zhvillimit të qëndrueshëm duhet të bazohet në detyrimin për t u lene brezave të ardhshëm kapacitetin e nevojshëm si njohuritë apo teknologjinë për të krijuar mirëqënien, po jo domosdoshmërisht produkte materiale apo burime natyrore te veçanta (Solow 2005). Thënë ndryshe, një objekt, sado unik, mund të zëvendësohet me dicka tjetër me të njëjtën vlerë. Ky arësyetim që thekson rëndësine e mos keqësimit të fondit të kapitalit fizik, është argument bazë i modelit të zhvillimit te qëndrueshëm të dobët. Nga ana tjetër, ekologjistët mbrojnë modelin e zhvillimit të qëndrueshëem të fortë, pra ruajtjen e formave kryesore të kapitalit natyror, sepse ai jo domosdoshmërisht mund të zëvendësohet me kapitalin fizik (Barbier 2007). Ata mbrojnë idenë se megjthëse mund të gjenden mënyra për të zëvendësuar disa lloje burimesh natyrore, është pothuaj e pamundur të zëvendësohen shërbimet e ekosistemeve, si p.sh. mbrojtja që vjen nga shtresa e ozonit. Një nga metodat më të frytshme për matjen e tre llojeve të kapitalit, ka qenë përdorimi i një kuadri treguesish të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara apo organizata të tjera. Ishte Samiti i pare i Tokës në 1992 në Rio de Janeiro dhe dokumenti kryesor i dalë nga ai, Axhenda 21, që i hapi rrugën nje proçesi vendimmarrjeje në nivel kombëtar e nderkombëtar për përgatitjen e strategjive dhe treguesve të zhvillimit të qëndrueshëm. Këta tregues reflektojnë proceset e zhvillimit të qëndrueshëm dhe cështje të reja në rrafshin global, kështu që ata jane dinamike dhe mund të ndryshojnë në kohë (Organizata e Kombeve të Bashkuara 2007). Përdorimi i këtyre treguesve veçanërisht në monitorimin e strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm paraqet këto avantazhe: informimin e vendimarrësve nëse shoqëria po ecën drejt zhvillimit të qëndrueshëm; monitorimin e zbatimin e objektivave dhe iniciativave specifike të ndërmarra në strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm; dhe bërjen të mundur të krahasimit

20 20 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 të tyre me vende të tjera. Nëse treguesit përcaktohen qartë dhe të dhënat bazë janë të disponueshme, atëhere bëhet më e lehtë matja e progresit kundrejt objektivave të ndërmarra, rishikimi i efikasitetit në arritjen e qëllimit dhe kryerja e analizave cilësore të rezultateve. 3. Metodologjia Për matjen e progresit drejt zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri në këtë studim u ndërmorrën këto hapa: Së pari u përpilua një listë treguesish që përfaqëson llojet e ndryshme të kapitalit të nevojshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, bazuar në gjykimin e autorit mbi treguesit e pranuar në nivel ndërkombëtar (p.sh ato të Organizatës së Kombeve të Bashkuara 2007). Përvec kësaj, u rishikuan veçanërisht treguesit ekzistues që përdoren nga institucionet e statistikave në vend, si INSTAT, Ministria e Financës, Banka e Shqipërisë si dhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit. Prej tyre u përzgjodh një numër i kufizuar prej 13 treguesish ekonomike, socialë e të mjedisit për të vlerësuar kapitalin fizik, natyral dhe njerëzor/social. Ky kufizim u vendos për të mbajtur një numër të menaxhueshëm treguesish për shkak të limiteve të studimit. Ne vijim, u intervistuan ekspertët shqiptarë të zhvillimit të qëndrueshëm për problemet dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në vend dhe për të testuar treguesit e mësipërm bazuar në kriteret e disponueshmërise së të dhënave dhe besueshmërise. Gjithashtu, një analizë në formën e matricës SWOT (Strengths, Weaknesses, Opportunities and Threats) u krye nga sinteza e informacionit të përfituar nga ekspertet. Shtojca 1 e këtij punimi paraqet listën e këtyre treguesve. Intervistat me ekspertët shqiptarë u hartuan të pastrukturuara, për të reflektuar natyrën kualitative të informacionit që mblidhet nga proçesi i konsultimit me ekspertët. Konsultimi është konsideruar një metodë vlerësimi, burim informacioni dhe një komponent përbërës në punime të ndryshme kërkimore (Komisioni Europian 2006). Megjithëse më pak formale dhe e pasofistikuar si metodë kërkimi, opinioni i ekspertëve është konsideruar rendesishem. Në shumicën e rasteve, përdorimi i njohurisë së eksperteve ndihmon në mënyrë të sukseshme në grumbullimin e informacionit të përafërt për të dhëna që mungojnë apo janë të padisponueshme. Numri i personave të zgjedhur qëllimisht për t u intervistuar u përcaktua nga përmbajtja e intervistave dhe lloji kualitativ i kërkimit dhe analizës së të dhënave. Intervistat me 57 ekspertë shqiptarë u kryen gjatë viteve Numri fillestar i kandidatëve të ftuar për t u intervistuar ishte 60, vetëm 3 prej tyre nuk u përgjigjën, gjë që përbën një normë të lartë përgjigjeje. Të intervistuarit u identifikuan si ekspertë vendorë të pajisur me njohuritë dhe ekperiencën e përshtatshme për të vlerësuar treguesit në fushat e tyre të ekspertizës, përkatësisht 27 ekspertë në fushën ekonomike, 16 në atë sociale dhe 14 në atë të mjedisit. Gjithashtu, ata u përzgjodhën qëllimisht për të përfaqësuar autoritetet përkatëse qeveritare (22 eksperte), universitetet (11 ekspertë) si dhe organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare (24 eksperte). Përmbajtja e intervistave është paraqitur në Shtojcën Rezultatet e intervistave me ekspertët shqiptarë Identifikimi i pengesave në progresin e zhvillimit të qëndrueshëm është i rëndësishëm në identifikimin e prioriteteve të zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi dhe përpunimin e një kuadri të përshtatshëm treguesish. Diskutimet me ekspertët vendorë forcuan bindjen

21 Zhvillimi i qëndrueshëm ne Shqipëri: Sa i matshëm është progresi i tij? 21 se arritja e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri paraqet një shumëllojshmëri problemesh e sfidash. Analiza SWOT në Tabelën 1 përmbledh përgjigjet e hasura më shpesh nga ekspertët, në formën e një paraqitjeje te dukshme të Forcave, Dobësive, Shanceve e Kërcënimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, përfaqësuar nga tre llojet e kapitalit. Kjo analizë bën të dukshme mangësitë që ndikojnë arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe vendosjen e një balance ndërmjet mundësive të brendshme dhe efekteve të jashtme ; ekspertët u ftuan të analizonin këto çështje në krahasim me vendet e Bashkimit Europian. Tabela 1. Analiza SWOT e zhvillimit te qëndrueshëm në Shqipëri FORCAT Kapitali fizik Rritje e moderuar e PBB-së Nivel i konsiderueshëm i remitancave nga emigrantët Politika makroekonomike të stabilizuara Kapitali Natyror Biodiversitet i pasur dhe larmi burimesh natyrore Intensifikim i ulët në bujqësi dhe përdorim i moderuar i pesticideve Kapitali Njerëzor/Social Popullsi në moshë të re dhe relativisht e shëndetshme Kosto e ulët e forcës punëtore Forcë punëtore në moshë të re dhe relativisht e kualifikuar SHANCET Kapitali fizik Përmirësim i mjedisit të biznesit nga përafrimi i legjislacionit e standarteve me ato të BE-së. Infrastrukturë e përmirësuar Përparim në adoptimin e teknologjisë së përparuar dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale Kapitali Natyror Përmirësim i menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe burimeve natyrore Planifikim i kontrolluar i urbanizimit Forcimi i legjislacionit për ndikimin mjedisor të aktiviteteve prodhuese Ndërgjegjësimi i popullatës për cështjet e mjedisit Kapitali Njerëzor/Social Përparim në formalizimin e ekonomisë informale Përmirësim i cilësisë së arsimit dhe rritje e normës së regjistrimit Përparim në forma bashkëpunimi efikase dhe rritjen e besimit ndërmjet anëtarëve të shoqërisë Burimi: Sintezë e autorit nga intervistat me ekspertët shqiptarë DOBËSITË Kapitali fizik Infrastruktura fizike ende në zhvilim Intensitet i lartë i përdorimit të materialeve dhe energjisë nga sektorët ekonomikë Kapitali Natyror Ndotje e tepërt mjedisore e ajrit, ujit dhe tokës Menaxhim i dobët i mbetjeve dhe riciklimit të tyre Shfrytëzim pa kriter i burimeve natyrore Planifikim urban dhe hapësinor i pa rregulluar Kapitali Njerëzor/Social Normë e lartë e papunësisë dhe punësimit informal Normë e konsiderueshme e varfërisë Pabarazi e madhe ndërmjet grupeve të popullsisë dhe rajoneve Cilësi e ulet e arsimit, shërbimeve shëndetsore dhe të tjera Emigracion i vazhdueshëm i forcës së punës së arsimuar e të kualifikuar Administratë e institucione shtetërore të dobëta dhe mungesë e besimit të publikut në to Zbatim i dobët i rregulloreve e legjislacionit Nivel i konsiderueshëm korrupsioni Shoqata civile dhe grupe interesi të publikut ende në zhvillim KËRCËNIMET Kapitali fizik Produktiviteti i faktoreve të ekonomisë në rënie Rritje e presionit nga konkurrenca e jashme në prodhimin vendas Vulnerabiliteti ndaj krizave ekonomike dhe fatkeqësive natyrore në të ardhmen Kapitali Natyror Shtimi i ndotjes se ajrit dhe mbetjeve të gjeneruara nga mosndryshimi i stilit të jetës dhe modeleve të konsumit Mungesë përparimi në menaxhimin e mbetjeve dhe erozionit të tokës Vazhdim i shfrytëzimit pa kriter të burimeve natyrore dhe pakësimi i mëtejshëm i biodiversitetit Kapitali Njerëzor/Social Probleme të pazgjidhura në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimit të ligjit Emigracioni i vazhdueshëm rural-urban dhe problemet e lidhura me të Vjeterimi i popullsisë

22 22 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Në përgjithësi, ekspertët nënvizuan se kapitali fizik në vend është zgjeruar në kurriz të kapitalit natyral dhe atij njerëzor/social. Ndërsa procesi i rritjes ekonomike dhe akumulimit të kapitalit ekonomik ka vazhduar, kapitali njerëzor është përmirësuar në disa aspekte (si varfëria dhe arsimi) por është përkeqësuar në aspekte të tjera (si punësimi, pabarazia). Modeli i rritjes ekonomike nuk ka arritur të prekë shtresat vulnerabël dhe të marxhinalizuara të shoqërisë dhe është i lidhur fort me rritjen e pabarazisë së të ardhurave. Gjithashtu, zhvillimi i vendit ka ndjekur një model rritjeje që shfrytëzon me intensitet të lartë energjinë dhe burimet natyrore, krijon dëmtim të biodiversitetit e ekosistemeve dhe kontribuon në ndotjen e mjedisit. Ekspertët theksuan kater probleme të rëndësishme për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Së pari, konflikti ndërmjet kapitalit fizik nga njëra anë dhe atij njerëzor e natyror nga ana tjetër që vjen kryesisht nga objektivat e rritjes ekonomike në vend. Kjo e fundit është krijuar kryesisht nga diversifikimi i burimeve (kryesisht nga proçesi i privatizimit), kërkesa e brendshme dhe shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore dhe shumë pak nga rritja e qëndrueshme e kapitalit fizik dhe njerëzor. Për me tepër, treguesi që mat rritjen, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në vetvete është kritikuar si tregues i dobët për të matur mirëqënien dhe standartet e jetesës (Stiglitz et al. 2009). Së dyti, modelet e prodhimit e konsumit në Shqipëri, të cilat kanë ndryshuar tejskajshem gjatë dy dekadave të tranzicionit, larg stilit të jetës të zhvillimit të qëndrueshëm. Nevojat e popullsisë për sasi të mëdha dhe varietet produktesh konsumatore dhe për të krijuar e grumbulluar kapital fizik janë gjithnjë e më tepër në rritje. Konsumi për frymë i familjeve për produkte dhe shërbime bazë (ujë, energji) është në rritje e po kështu dhe niveli i mbeturinave të gjeneruara. Paralelisht, proceset e prodhimit ekzistuese të bizneseve shqiptare përgjithësisht nuk respektojnë rregulloret mjedisore. Së treti, mungesa e koordinimit të objektivave e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo vjen nga mungesa e planeve për koordinimin në nivelin qeveritar të politikave midis sektoreve dhe tre shtyllave ekonomike, sociale dhe të mjedisit njëkohësisht, në mënyrë të harmonizuar dhe të bashkëlidhur. Veçanërisht, strukturat ekzistuese nuk janë të përshtatura akoma për të adoptuar dhe zbatuar vendime të natyrës së integruar që paraqet zhvillimi i qëndrueshëm. Së fundi një pengesë e konsiderueshme për zhvillimin e qëndrueshëm në vend është zbatimi dhe forcimi i rregulloreve dhe legjislacionit ekzistues dhe kapacitetet e pamjaftueshme strukturore dhe institucionale për këtë qëllim. Institucionet ndërkombëtare e kanë vënë vazhdimisht në dukje këtë problem (Banka Botërore 2010; Komisioni Europian 2012). Kapitali njerëzor e social në këtë aspekt është ende i dobët e me kapacitet të limituar për të kapërcyer këtë sfidë të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Paralelisht me problemet e parashtruara, vlerësimi i saktë i progresit drejt zhvillimit të qëndrueshëm sidoqoftë mbetet ngushtësisht i lidhur me matjen e këtij progresi. Këtu ky proçes u krye nëpërmjet testimit të 13 treguesve per matjen e tre llojeve të kapitalit (Shtojca 1). Treguesit iu parashtruan ekspertëve shqiptarë për vlerësim bazuar në kriteret e disponueshmërisë dhe besueshmërisë së të dhënave që përdoren për matjen e tyre. Ekspertët pohuan se treguesit e përzgjedhur (ekonomik) për të përfaqësuar kapitalin fizik janë më shumë të mbështetur nga të dhënat zyrtare. Sidoqoftë disa ekspertë vunë në dyshim disponueshmërinë dhe besueshmërinë e të dhënave për këta indikatorë. P.sh disa

23 Zhvillimi i qëndrueshëm ne Shqipëri: Sa i matshëm është progresi i tij? 23 ekspertë u shprehën se PBB për frymë ka probleme besueshmërie meqënëse numri i popullsisë në vetvete është i diskutueshëm për shkak të mangësive në proçesin e regjistrimit të popullsisë. Për treguesin e Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, disa i konsideruan statistikat të përafërta, pak të besueshme dhe vështirësisht të disponueshme. Kështu, të dhënat për investimet publike dhe investimet e huaja direkte janë më të besueshme dhe më të disponueshme se ato të investimeve private. Po ashtu, të dhënat për Produktivitetin e Punës janë pjesërisht te sakta, sepse ato janë derivativë të PBB-së dhe numrit të të punësuarve, tregues të cilët në vetvete janë të diskutueshëm nga pikëpamja e besueshmërisë. Treguesit e testuar për kapitalin njerëzor u kritikuan në tërësi në lidhje me besueshmërinë e tyre. Shumë ekspertë pohuan se të dhënat për Papunësinë nuk janë lehtësisht të disponueshme apo të besueshme, për shkak të një sërë mangësive të statistikave. Vështirësia kryesore lidhet me praninë e informalitetit në tregun e punës dhe më gjerë në ekonominë shqiptare. Probleme të tjera janë niveli i lartë i emigracionit të brendshëm dhe vështirësia e matjes së punësimit në sektorin e bujqësisë. Sidoqoftë, të dhënat janë më te besueshme për normën e punësimit. Në lidhje me matjen e varfërisë, ekspertët ranë dakord që dimensioni i të ardhuarve në matjen e varfërisë është më shumë i matshëm dhe më i besueshëm, ndërsa për dimensionet e tjera (aksesi në shërbimet bazë) opinionet ndaheshin përsa i përket saktësisë, besueshmërisë dhe disponueshmërisë së të dhënave. Në mënyrë të ngjashme për pabarazinë, ekspertet kishin qëndrime të ndryshme në lidhje me matjen e këtij treguesi. Shumica e tyre pranuan se në kundërshtim me të dhënat zyrtare, pabarazia është rritur në të gjithë vendin dhe sipas nivelit të të ardhurave, moshës, gjinisë dhe rajonit. Për sa i përket kapitalit natyror, ekspertët theksuan se në përgjithësi matja e dimensionit mjedisor të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri është ë veshtirë pasi për treguesit mjedisorë mungojnë të dhëna të sakta, të rregullta e të shpeshta, sepse statistikat nuk janë aq të zhvilluara sa për treguesit ekonomikë e socialë. Problemet kryesore hasen në mospërputhjen e të dhënave që mblidhen nga institucione të ndryshme, frekuencat e ndryshme të mbledhjes së tyre, aplikimi i metodologive të ndryshme, ç ka shpesh sjell marrjen e rezultateve kontradiktore për të njëjtin tregues. Kështu, statistikat zyrtare për ndotjen e ajrit sidomos në zonat urbane janë të pjesshme, të pamjaftueshme, të pabesueshme dhe nuk masin të gjithë treguesit. Statistikat dhe raportet zyrtare për gjenerimin e mbetjeve të ngurta e urbane për frymë janë po ashtu kontradiktore dhe te pasakta, pasi vetëm pak qendra të hedhjes e grumbullimit të mbetjeve zotërojnë pajisje të peshimit të tyre. Gjithashtu, të dhënat për pesticidet ekzistojnë për sasistë e importuara ndonëse nuk janë shumë të sakta. Për treguesin e biodiversitetit dhe burimeve natyrore, jo të gjithë treguesit maten, ndonëse ka të dhëna të përafërta për diversitetin e habitateve dhe zonave pyjore. Nisur nga ky proçes reflektimi dhe informacioni i mbledhur nga intervistat me ekspertët shqiptare dhe literatura përkatëse, një vizion strategjik dhe program që përfshin vlerat themelore dhe standartet e një modeli të fortë të zhvillimit të qëndrueshëm do të ishte i rëndësishem per Shqipërinë. Ky program do ta lehtësonte gjithashtu edhe punën për përfshirjen e vendit në proçesin e rëndësishëm të përcaktimit të Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm. Një model zhvillimi i qëndrueshëm i fortë mund të bazohej në tregje të rregulluara nga kriteri i mbrojtjes së mjedisit, ndryshimin rrënjësor të modeleve të

24 24 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 konsumit e prodhimit, një politikë shpërndarëse të fortë dhe nxitjen e pagesës për shërbimet mjedisore. Ky do të ishte një model efektiv për kushtet e Shqipërisë, për këto aresye: Së pari do të rregullonte problemin e praktikave të zhvillimit në konflikt me mjedisin, do të zbuste problemet alarmante të ndotjes së mjedisit dhe zvogëlonte pabarazitë sociale të theksuara në vend. Së dyti, do të siguronte përdorimin me efikasitet të kapitalit natyror të konsiderueshëm të Shqipërisë për progres ekonomik, reduktim të varfërisë dhe për një shoqëri më produktive e të shëndetshme. Së treti, në kushtet e mangësive së të dhënave për treguesit mjedisorë, c ka bën që të jetë e pamundur të matet vlera e kapitalit natyror të humbur në kohë e rrjedhimisht e pamundur per ta zëvendësuar atë, zhvillimi i qëndrueshëm i fortë do të ishte një model i përshtatshëm pasi do të siguronte ruajtjen e këtij kapitali. 5. Konkluzione e rekomandime Përfshirja e Shqipërise në Axhendën globale të zhvillimit përtej vitit 2015 dhe në planifikimin e objektivave kombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm do të kërkojë përpjekje të mëdha për identifikimin e prioriteteve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe masa konkrete e të shpejta për matjen e progresit të tij. Ky artikull synoi të kontribuojë në këtë aspekt nëpërmjet një konsultimi paraprak me ekspertë vendorë të fushave ekonomike, sociale e mjedisore. Intervistat me këta ekspertë konkluduan se zhvillimi ekonomik i vendit nuk ka qenë i barabartë për grupet e shoqërise dhe i dobishëm për mjedisin, me pasoja krijimin e modeleve të konsumit dhe prodhimit që nuk mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm. Testimi i një kuadri treguesish të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tregoi që në statistikat zyrtare mungojnë te dhëna të rregullta, të besueshme dhe lehtësisht të disponueshme që masin veçanërisht treguesit e kapitalit njerëzor/social dhe atij natyror. Nga sa më sipër, këto rekomandime mund të ofrohen për matjen e progresit të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Së pari nevoja për përpilimin e një strategjie/programi për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ky proçes duhet të jetë gjithëpërfshirës për institucionet qeveritare, bizneset, universitetet e shoqerinë civile. Këtu mund të shfrytëzohej përvoja dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit si Kroacia apo Mali i Zi të cilat po zbatojnë prej kohësh strategji të integruara të zhvillimit të qëndrueshëm dhe janë promotore të ideve novatore në zbatimin e tij në rajon. Së dyti, ndërmarrja e iniciativave për të bërë të dhënat për treguesit e kapitalit njerëzor e mjedisor të disponueshme, të sakta dhe të besueshme. Më shumë financim dhe burime të afta njerëzore nevojiten për mbledhjen, përpunimin e verifikimin e të dhënave në keto fusha. Gjithashtu, treguesit ekzistues duhet të mblidhen në nivel më të detajuar, c ka do të ishte me rëndësi të madhe për vlerësimin e progresit të një aspekti të caktuar të zhvillimit të qëndrueshëm apo vlerësimin më të mirë të gjendjes së grupeve shoqërore apo rajoneve të veçanta. Literatura Baker, S., Kousis, M., Richardson, D. & Young, S., Introduction: The theory and practice of sustainable development in EU perspective, in The Politics of Sustainable Development: Theory, Policy and Practice within the European Union, S. Baker, M. Kousis, D. Richardson & S. Young. (eds) (1997) London, Routledge, Banka Botërore, Albania: The New Growth Agenda A Country Economic Memorandum, Report No AL, Washington D.C., The World Bank, 2010.

25 Zhvillimi i qëndrueshëm ne Shqipëri: Sa i matshëm është progresi i tij? 25 Barbier, E., Natural Resources and Economic Development, Cambridge University Press, Ederer, P., Innovation at Work: The European Human Capital Index, Brussels: The Lisbon Council, EFT, Albania: Review of Human Resources Development, European Training Foundation, Luxembourg, Publications Office of the European Union, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Albania 2012 Article IV Consultation, IMF Country Report No. 13/7, Washington, D.C., International Monetary Fund Publication Services, INSTAT, Shqipëria: Trendet e Varfërisë , Tiranë, Instituti Shqiptar i Statistikave, Komisioni Europian, Handbook for Trade Sustainability Impact Assessment, Brussels, European Commission Komisioni Europian, Albania 2012 Progress Report, Commission Staff Working Document, SWD(2012) 334 final, Brussels, European Commission, MASH, Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar , Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, MMPAU, Strategjia NdërSektoriale e Mjedisit, Tiranë, Ministria a Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Indicators of Sustainable Development: Guidelines and Methodologies, Third Edition, New York: United Nations Sales Publication, Organizata e Kombeve të Bashkuara, The future we want: Outcome document of the United Nations Conference on Sustainable Development, Rio de Janeiro, June UN Publications, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Policies to Enhance Sustainable Development Paris, OECD Publications, Organization for Economic Co-operation and Development, Pearce, David and Edward B Barbier, Blueprint for a Sustainable Economy, Earthscan Publications Ltd., London, Putnam, R. Social Capital: Measurement and Consequences, in J.F. Helliwell (ed.), The Contribution of Human and Social Capital to Sustained Economic Growth and Well-Being: International Symposium Report, Human Resources Development Canada and the OECD, Ottawa, pp , Reid, D., Sustainable Development: An Introductory Guide, London, Earthscan Publications Ltd., Solow, R.M., Sustainability: An Economist s Perspective, in Economics of the environment: Selected readings, 5th edition, R. N. Stavins (ed), New York, W.W. Norton & Company, Stiglitz, J. Sen, A. & Fitoussi J.P., Report of the Commission on Measurement of Ecoomic Performance and Social Progress, Commission on Measurement of Ecoomic Performance and Social Progress [Online], Available: [Accessed 2 December 2011], WCED, Our Common Future, Brundland Commission Report, The World Commission on Environment and Development, New York, Shtojcë 1: Pëmbajtja e intervistave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe treguesit e tij në Shqipëri 1. Cilat janë çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri? (problemet ekzistuese, avantazhet, mundësitë dhe kërcënimet në të ardhmen? Lutem specifikoni sipas fushës tuaj të ekspertizës (ekonomike, sociale, mjedisore). 2. Cilat rajone të vendit janë ndikuar më shumë nga këto probleme? 3. Cilët sektorë të ekonomisë ndikojnë më shumë në stimulimin e këtyre problemeve?

26 26 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), A mendoni se këto çështje duhet të vlerësohen e monitorohen në një strategji për zhvillimin afatgjatë të vendit? 5. Çfare do të konsideronit si prioritete strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit? 6. Bazuar në fushën tuaj të ekspertizës, lutem vlerësoni treguesit në Tabelën e mëposhtme sipas disponueshmërisë dhe besueshmërisë së të dhënave që masin këta tregues. 7. Çfarë kriteresh të tjera do të sugjeronit, që janë të rëndësishme në proçesin e selektimit të treguesve të zhvillimit të qëndrueshëm? 8. Mund të sugjeroni tregues të tjerë të rëndësishem për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit? 9. Çfarë mendoni për efikasitetin e legjislacionit dhe kuadrit rregullator që ndikojnë në tendencat negative apo pozitive të treguesve të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri? 10. Çfarë mendoni për kapacitetet institucionale ekzistuese në vend (strukturore dhe administrative) që realizojnë zbatimin dhe përmirësimin e kuadrit legjislativ dhe rregullator që ndikojnë këta tregues? 11. A do të donit të shtonit ndonjë çështje/rekomandim në lidhje me treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri? Lloji i kapitalit Fizik Natyral/ social Natyror Të tjerë Treguesit PBB për frym Formimi bruto i kapitalit Fiks Produktiviteti i punës Intensiteti i energjisë në prodhim Norma e papunësisë Përqindja e varfërisë Pabarazia e të ardhurave Niveli arsimor: Raporti i regjistrimit në arsimin 9- vjecar, të mesëm dhe të lartë Pjesëmarrja shoqërore në shoqata e aktivitete vullnetare Ajri (përqendrimi i ndotësve atmosferike në zonat urbane) Gjenerimi i mbetjeve të ngurta e inerte Përdorimi i pesticideve dhe plehrave kimike në prodhim Numri i specieve të rrezikuara Disponueshmëria e të dhënave Besueshmëria e të dhënave Ko men te Të dispo nuesh mele Pjesëri sht të disponueshm e Të padispo nueshm e Shumë të besue shme Pjesëri sht të besue shme Të pabes ueshm e

27 SHQIPËRIA DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I SAJ Anita GUMENI 1 Abstract The continuously increasing demand of mankind in front of the limited resources, compose the main economic problem. For this reason, efforts are being made in order to achieve a sustainable development, in harmony with the environment. Which are the indicators sustainable development of a country? The main and most used indicator to tell the economic development of a country is the GDP. However, people have made many critics for this indicator, because it does not includes the environmental and social aspects of the development of a country. Many scholars, in order to avoid this gap, have tried to create an index that can be multi-dimensional and can include indicators of environmental and social of a country, beside the economical element. The purpose of this study, is to analyze the progress made by Albania towards the sustainable development, using the values of some of the indexes that consider economic, environmental, and social parameters, such as, Ecological Foot Print, Human Development Index, and Genuine Savings Index. The information sources for this article have been the data base of UNDP (United Nations Development Program), World Bank, and National Footprint Accounts. By using this information, we arrive in the conclusion that the economic growth of Albania is not accompanied by a sustainable development. Based on the indexes of sustainability, this economic development is not accompanied by a growth of the general welfare. Key words: Sustainable Development, Ecological Footprint, Human Development Index, Genuine Savings Hyrje Rritja e numrit të popullsisë, zhvillimi i industrisë, rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime të ndryshme, ushtrojnë presion gjithnjë e më të madh mbi ambjentin. Shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore, ndotja e ajrit, ujit, vrima e ozonit, dhe shkatërrimi i pyjeve janë disa nga problemet që po shkaktohen nga sistemi aktual ekonomik. Nëse do të vazhdohet me këto ritme do të vijë një moment, që ky sistem do të shkojë drejt shkatërrimit, për këtë arsye, vitet e fundit i është kushtuar një rëndësi e vecantë jo vetëm zhvillimit ekonomik të një vendi, por dhe cilësisë së zhvillimit te tij, Baumol W., Oates W.(1998). Per te mundesuar vazhdimësinë e jetës në tokë eshtë e nevojshme të kemi nje zhvillim të qëndrueshem dhe afatgjatë. Përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm datojnë që pas Luftës se Dytë Botërore. Përkufizimi për zhvillimin e qëndrueshem është dhënë në konferencën e Brundtland me 1987 Zhvillim i qëndrueshem do të thotë të zhvillosh nevojat e brezit të tashëm pa kompromentuar mundësinë e brezave të ardhshëm të plotësojne nevojat e tyre. (WCED 1978). Në Samitin e Rios më 1992 të organizuar nga United Conference on Environment and Development UNCED u nënshkrua Agenda 21, një plan gjithëpërfshires për ndërveprim global, rajonal dhe lokal me synim arritjen e zhvillimt të qëndrueshem. Nënshkrues të Agendes 21 ishin 178 qeveri, të cilat u angazhuan të adoptojnë programin e Agendes 21, midis te cilave dhe Shqipëria. Qëllimi i Agendes 21 ishte që vendet antare të këtij programi të zbatonin politika, të cilat do të lejonin një zhvillim ekonomik dhe në të njëjtën kohë të vendosnin në një plan parësor dhe mbrojtjen e mjedist. Para viteve 90 Shqipëria nuk ka ndjekur politika të vecanta ne lidhje me monitorimin dhe kontrollin e gjendjes së mjedisit. Mjedisit ka filluar t i kushtohet rendesi pas viteve 90, duke bërë përpjekje te përshtatjes se legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar. 1 Universiteti i Tiranës, akulteti Ekonomise, Filjali Sarandë, anitagumeni@yahoo.gr

28 28 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Gjithashtu eshtë bërë një rishikim në taksimin e industrive, mjeteve të transportit dhe institucioneve, duke marre parasysh edhe ndikimin e tyre në mjedis. Por si ka qënë performana e Shqipërisë gjatë këtyre viteve? Si klasifikohet ajo në rang botëror? A kanë qënë politikat e ndërmarra të sukseshme dhe të mjaftueshme? Këto do jenë disa nga pyetjet të cilave do të përpiqëmi tju përgjigjemi në këtë artikull. Synimi i këtij punimi është të vendos në pah progresin e bërë nga Shqipëria drejt zhvillimit të qëndrueshëm duke konsideruar indekse, të cilat përdoren për të matur zhvillimin e mireqenies. Një numër variabël indeksesh përdoren për të matur zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi. Arsyeja kryesore e perdorimit te disa indekseve buron nga fakti se zhvillimi i qëndrueshmëm është shumëdimensional dhe akoma nuk është gjetur një indeks i vetëm, i cili të jetë në gjendje të konsiderojë të gjitha aspektet e këtij parametri. Jo të gjitha indekset mund të aplikohen në të gjitha vendet, kjo për faktin e mungesës të të dhënave të ndryshme, sic mund të jenë ato statistikore. Indekset e perdorura ne kete punim janë të njohura gjerësisht dhe të përllogaritura nga organizata ndërkombëtare, te cilat përfshijnë parametra, si: ndikimin social, ekonomik, dhe mjedisor të zhvillimit. Keto indekse jane: i. Human Development Indeks, indeks ky i përdorur nga United Nations Development Program, ii. Genuine Savings, indeks ky i përdorur nga World Bank dhe iii. Ecological Footprint, indeks i përdorur nga Global Footprint Network. Në seksionin e dytë do të trajtohen kritikat ndaj GDP dhe përse ky indeks nuk mjafton për të matur mirëqënien e një vendi. Në seksionin e tretë do të paraqitet Indeks of Sustainable Economic Welfare (ISEW), një indeks kompleks për matjen e qëndrueshmërisë. Në seksionin e katërt do të analizohet indeksi i zhvillimit human(hdi), komponentët përbërbërës të tij dhe ndryshimin e këtij parametri në kohë. Më tej në sesionin e pestë dhe të gjashtë do të vazhdohet me analizën e parametrave të tjerë sic janë: Genuine savings (GS) dhe Ecolocigal Footprint(EF). Konkluzionet do te jepen në seksionin e shtatë Kritika ndaj GDP GDP apo PBB është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend për një periudhë kohe të caktur zakonisht një vit. GDP-se i janë bërë shumë kritika, pasi konsiderohet si një tregues i transaksioneve ekonomike dhe jo një matës real i mirëqenies. Ekonomistet William Nordhause dhe James Tobin shkruajne se: GDP nuk eshte nje mates i mireqenies (1972). Sipas njerit prej arkitekteve te GDP, Simon Kuznets, Mireqenia e nje vendi zor se mund te matet nga te ardhuat kombëtare (1942). GDP tregon zhvillimin sasior të një vendi dhe jo cilësine e zhvillimit, pasi nuk përfshin elementë të tillë sic janë: ekonomia informale, puna vullnetare, punët shtëpiake, kostot që i shkaktohen shoqërisë si pasojë e rritjes se kriminalitetit, divorceve. GDP nuk pasqyron kostot si pasoje e dëmtimit te mjedisit dhe për më tepër pasqyron shterimin e stokut te burimeve natyrore si te ardhura (Thomson et al., Talberth 2007). Sen (1976, 1979) vlerëson se kundërshtimi kryesor ndaj GDP eshte mënyra se si trajtohet shpërndarja e të ardhurave. GDP per banor është një tregues i të ardhurës mesatare. Nje shpërndarje jo e barabartë nënkupton mundësi jo të barabarta për zhvillim dhe mireqënien e individëve. Për këto arsye lindi dhe nevoja për krijimin e treguesve të tjere të ndryshëm nga GDP, në mënyrë që të integrojnë në përllogaritjet e tyre aspektet mjedisore dhe sociale. Tregues që mund të përcaktojnë jo vetëm mirëqënien e zhillimit të

29 Shqipëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm i saj 29 një vendi, por gjithashtu të jenë në gjendje të përcaktojnë qëndrueshmërinë e ketij zhvillimi. Këta parametra, duke qëne shumë dimensional, na japin më tepër informacion në lidhje me performancën e ekonomisë së një vendi dhe na ndihmojnë në përzgjedhjen dhe hartimin e politikave më të përshtatshme ekonomike dhe sociale drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Përllogaritja e indikatoreve, të cilët masin zhvillimin e qëndrueshëm duket e lehtë në aspektin teorik, por zbatimi i tyre në praktikë është i vështire, sepse kërkon kohë dhe të dhëna statistikore. Një tjetër vështirësi e hasur gjatë përllogaritjes së këtyre indekseve eshte dhe përcaktimi i vlerës monetare të kostos dhe përfitimeve te shoqërisë, të cilat janë jashtë transaksioneve monetare. Indekse Që Analizojne Zhvillimin E Qëndrueshëm (ISEW) Indeks of Sustainable Economic Welfare/Indeksi i Mirëqënies Ekonomike Të Qëndrueshme (ISEW) është paraqitur për herë të parë më 1989 nga Cobb dhe Daly ne librin e tyre For the common good, si një përpjekje për të kaluar nga GDP në një indeks më të plote, i cili të jetë në gjendje të mas mirëqënien e një vendi dhe jo thjesht zhvillimin ekonomik të tij. ISEW është një tregues, tek i cili mund të integrohen matësit e mirëqënies dhe të qëndrueshmërisë. Për të llogaritur ISEW, GDP së i shtohen ose i zbriten elementë, të cilët ndikojnë në përmirësimin apo përkeqësimin e mirëqënies, të tilla si: punë të pa përllogaritura nga GDP, punët e shtëpisë apo punët e vullnetare; rritja e borxhit ndërkombetar; humbje e mireqënies si pasojë e përqëndrimit të të ardhurave; dëmtimet afatgjata mjedisore, si demtimi i shtresës së ozonit, ndotja e ajrit, tokës, ujit, ndotja nga zhurmat. Me 1994 Clifford Cobb ne bashkepunim me Ted Halstead dhe Jonathan Rowe krijuan Genuine Progress Indicator, GPI, një i përpunim i ri i ISEW (The Genuine Progress Indicator 2006). Në dallim nga GDP, ISEW/GPI paraqesin një pamje më të hollësishme të zhvillimit të një vendi, pasi nuk marrin parasysh vetëm mallrat dhe shërbimet e prodhuara gjatë një periudhe kohe të caktuar, por masin dhe elemente të tjerë të cilët ndikojnë në përmiresimin apo përkeqësimin e mireqënies së një vendi, elementë të cilët nuk merren parasysh gjatë përllogaritjes se GDP-së. Por, nga ana tjetër përllogaritja e ISEW/GPI kerkon shumë të dhëna statistikore dhe kjo e bën të vështirë aplikimin e këtij indeksi ne vende ne zhvillim, si Shqipëria, ku këto të dhëna shpesh herë nuk janë të plota. Një tjetër faktor që vështirëson përllogaritjen e ISEW/GPI është gjetja e metodave të sakta për matjen dhe kthimin në vlerë monetare të të gjithë elementëve përbëres të tyre. Nga përllogaritjet e ISEW/GPI në disa vende si Australia (Hamilton 1999), Austria (Stockhammer et al. 1997), Kili (Castaneda 1999), Gjermania (Diefenbacher 1994), Italia (Guenno and Tiezzi1998), Hollanda (Rosenberg, Oegema, and Bovy 1995), Scotland (Moffatt andwilson 1994), Suedia (Jackson and Stymne 1996), Anglia (Jackson et al. 1997), SHBA(Redefining Progress 2001) është vënë re se, ndërkohë që vlerat e GDP kanë ardhur duke u rritur, vlerat e ISEW/GPI janë rritur me ritme më të ngadalta dhe në disa raste, janë ulur ( Dr. John Talberth, Clifford Cobb, and Noah Slattery 2006) (Mally V. Katja 2011). Për të shpjeguar këtë hendek midis ISEW/GPI dhe GDP, Max-Neef parashtroi të ashtuquajturën hipoteza e pragut (threshold hypothesis), sipas të cilës: për cdo shoqëri ekziston një periudhë gjatë së cilës rritja ekonomike shkakton përmirësim në cilësinë e jetës deri në një pikë (pika e pragut), pas kësaj pike nëse do kemi rritje të mëtejshme ekonomike, cilësia e jetës mund të filloj te degradojë (Manfred Max- Nef.1995).

30 30 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Human development indeks (hdi) HDI është një mënyrë e re e përllogaritjes së zhvillimit, që kombinon treguesit e jetëgjatësisë, treguesit e arsimimit dhe treguesit e të ardhurave në një indeks të vetëm. HDI është një tregues statistikor, i cili përpiqet të përfshijë në përllogaritje dimensionin social dhe ekonomik të zhvillimit (UNDP). Ky indeks eshtë krijuar nga ekonomisti Mahbub ul Haq, me pas u përpunua nga Nobelisti Amartya Sen në 1990 dhe u publikua nga UNDP. Ky indeks përcakton kufinjtë me te ulet (0) dhe me te larte (1) te zhvillimit, si dhe tregon pozicionin e një vendi midis këtyre dy kufijve. Zhvillimi i nje vendi klasifikohet i lartë kur HDI merr vlera mbi 0,800, mesatar në intervalin midis dhe i ulët nën ( United Nations Development Programme) Tabela 1: Treguesit dhe Dimensionet e HDI Dimensionet Treguesit Indeksi Standartët e jetesës Arsimimi Shëndeti Përllogaritja e HDI GNI/banorë MYS: vitet arsimore që një 25 vjecar ka kryer në shkollët EYS: vitet arsimore që pritet të kryej një 5 vjecar Jetëgjatësia Human Development Index Deri më 2011, në përllogaritjen e HDI merrej në konsideratë Life Expentancy, si një tregues i shëndetit dhe i jetëgjatesisë. Njohuritë dhe edukimi, nje kombinim i: Adult Literacy me rëndesi dy të tretat (aftësia e një personi të lexojë, shkruaj dhe të mendojë në mënyrë kritike) dhe Gross Enrollment Index (përfshirja e studentëve në nivele të ndryshme shkollore) me rëndesi një të tretat. Si dhe standartet e jetesës, të matura në bazë të logaritmit të GDP-së për banorë. Indekset që përdoren në përllogaritjen e HDI maten nga agjensi ndërkombëtare me njohuri speciale në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave sic janë: United Nations Population Division për përllogaritjen e indeksit të jetëgjatësisë; United Nations Educational Scientific and Cultural Organization (UNESCO) për përllogaritjen e indeksit të edukimit; Banka Botërore për përllogaritjen e GDP per banore. Përllogaitja e indeksi ka ndryshuar lehtësisht dhe bëhet si më poshtë: (I life 1/3. I education 1/3.I Income 1/3 ) Index of life expectancy at birth: LEI life = Mean years of schooling index: MYSI= Expected years of schooling index: EYS = Education index që nëndahet ne MYSI dhe EYS: Income index (II) = HDI= HDI është kritikuar për disa arsye kryesore. Në radhë të pare kritikat i drejtohen mënyrës së përzgjedhjes së variablave, duke lënë jashtë dimensione të tjerë të cilët janë tregues të mirëqënies si barazia, të drejtat politike, të drejtat njerëzore etj. Sagar dhe Najam (1998)

31 Shqipëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm i saj 31 theksuan se: HDI nuk merr parasysh dimensionin mjedisor të zhvillimit, vecanërisht lidhjen midis performances së një vendi dhe zhvillimit mjedisor dhe human Hermele Keneth (2006). Gjithashtu, qëndrime kritike ka patur dhe ndaj rëndësisë që i është dhënë cdo variabli në përllogaritjen e HDI. Tabela 2: Vlerat e HDI dhe komponentëve të tij per Shqipërinë Vitet Jetëgjatesia Vitet e pritura Vitet mesatarë të GNI per capita HDI tëarsimimit arsimimit (2005 PPP$) ,7 12,0 6, ,4 11,3 7, ,6 11,5 8,5 3,925 0, ,8 10,4 9,3 3,654 0, ,2 11,0 9,9 4,914 0, ,0 11,3 10,2 6,280 0, ,8 11,3 10,4 7,584 0, ,9 11,3 10,4 7,803 0,739 Burimi: UNDP United Nation Developed Program (2011) Sic vihet re dhe nga tabela numer 2 për vitin 2001, Shqipëria vlerësohet me 0.739, duke u renditur përkrah vendeve me vlera të larta zhvillimi të HDI dhe duke u pozicionuar kështu e 70 midis 187 vendeve. Nga viti në vit ky indeks ka ardhur duke u përmirësuar, nga që ishte më 1990 në ne 2011, një rritje kjo prej 13 përqind ose mesatarisht 0.6 përqind cdo vit. Kjo rritje e HDI ka ardhur si pasojë e rritjes të te ardhurave nga 3,925 në 7,803, rritjes së jetëgjatësisë nga 69,7 në 76,9 dhe rritjes se viteve mesatare të arsimimit nga 6,8 në 10, Figura 1: Paraqitje grafike e HDI dhe komponentëve të tij ( ) LEI EYS MYSI GNI HDI Genuine savings/adjust Net Savings (GS/ANS) GS eshtë një indikator i thjeshtë i krijuar nga kërkuesit e Bankës Boterore (Hamilton 1994, 1996, Pearce 1998), për të vlerësuar qëndrueshmërine e një ekonomie. Ky indikator përpiqet të vlerësojë ndryshimin neto të të gjitha pasurive, që janë të nevojshme për zhvillimin: kapitali i prodhuar, burimet natyrore, cilësia e mjedisit, burimet njërëzore dhe kapitali i huaj. Një vlerë negative e GS tregon se vlera e kapitalit disponibël për brezat e ardhshëm është më e vogël se vlera e kapitalit që ka ne dispozicion brezi i tanishëm. Gjithashtu kjo tregon se zhvillimi ekonomik i një vendi eshtë jo i qëndrueshem. Nga ana tjetër një vlerë pozitive e ketij indeksi nuk mund të jetë tregues i sigurt i një zhvillimi të qëndrueshëm (Glyn Everett and Alex Wilks, October 1999)

32 32 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Figura 2: Vlerat e Adjust Net Savings të Shqiperisë për periudhën (Burimi WB). Nga të dhënat e Bankës Botërore sic paraqitet dhe në këtë grafik, ANS për Shqiperinë ka vlera shumë të ulta afër zeros, me trend zbritës. Kjo ecuri tregon se Shqipëria nuk ka zhvillim te qëndrueshëm. Kombinimi i HDI dhe GS Një përpjekje e madhe eshte bere për të integruar indekset që perfshijnë anën sociale dhe atyre që përfshijnë anën mjedisore të zhvillimit të një vendi, për të krijuar një indeks të vetëm. Në një ide të tillë konsiston dhe perpjekja për të kombinuar HDI dhe GS. Banka Botërore i llogarit shpenzimet në edukim si investim në kapitalin human. Në tabelën e mëposhtëme paraqitet HDI duke marrë në konsideratë dhe GS. Në bazë të këtij indeksi Shqipëria renditet në vendet me zhvillim mesatar. Tabela 3: HDI with GS qualifications (Zhvillim human mesatar) Vitet Albania n.a n.a n.a n.a Ecological footprint (gjurma ekologjike). Termi Ecolocigal Footprint është përdorur nga William Rees më 1992, më pas u zhvillua dhe u përpunua nga Rees dhe Mathis Wackernagel (1995). Njerëzit përdorin mjedisin për të siguruar lëndë të para, të cilat i përpunojnë për të prodhuar produkte përfundimtare. Gjatë procesit të prodhimit dhe procesit të konsumit krijohet ndotja. Ambjentit i duhet një kohë e caktuar për të rigjeneruar lëndet e shfrytëzuara nga njeriu dhe për të akumuluar ndotjen e krijuar. Ritmet me të cilat mjedisi rigjenerohet jane me të ngadalta se ritmet e shfrytëzimit të lëndeve dhe e krijimit të ndotjes nga njeriu. Gjurma ekologjike (Ecological footprint) eshtë një tregues, i cili mat shumën e ndikimeve të njeriut ne mjedis. Një përpjekje eshte bere për të vlerësuar sipërfaqen produktive të nevojshme për të mbuluar nevojat tona, si në sigurimin e lendeve të para ashtu dhe në përvetësimin e mbetjeve, që krijohen si pasoje e prodhimit dhe e konsumit. Nga përllogaritjet e bëra rezulton se nevojitet një sipërfaqe tre herë më e madhe se sipërfaqa e planetit, për të mbuluar kërkesën e popullsise aktuale. Gjurma ekologjike është një tregues shumë i mirë, që mund të përllogaritet jo vetëm për një vend, por edhe për njerez apo ndërmarrje të ndryshme. Ky indeks eshtë një menyre e thjeshtë për të ndërgjegjesuar këdo në lidhje me ndikimet që kane veprimet e tij mbi planetin. Gjurma ekologjike mund ta bëj më të kuptueshëm ndikimin e shoqerise në mjedis. Gjurmes ekologjike i janë bërë kritika pasi konsiderohet si një mjet i thjesht matës, ai është statik dhe jo dinamik, ndërkohe qe

33 Shqipëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm i saj 33 mjedisi dhe shoqëria janë gjithnjë në levizje. Si përgjigje ndaj ketyre kritikave Wackernagel dhe Rees (1996) shprehen se qëllimi i Gjurmes Ekologjike nuk është parashikues, por të tregoj statusin momental, pra një tablo te gjendjes aktuale dhe të paraqesi cilat janë kërkesat e njeriut sot ndaj mjedisit. Gjithashtu tregon se sa shumë njerëzimi duhet te reduktojë konsumin, të përmirësojë teknologjinë ose të ndryshojmë sjelljen në mënyrë të tillë që të arrijmë qëndrueshmërinë (Wackernagel and Rees,1996). Ne figurën e mësipërme vija jeshile tregon biokapacitetin ndërsa vija e kuqe tregon konsumin. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton që ne jemi debitorë qe prej vitit 1960, pra konsumojmë më tepër nga aftësitë prodhuese të sipërfaqies sonë tokësore. Ky debit paraqet trend rritës. Figura 3: Ecological footprint për banorë (Mediterranean ecological footprint treands, Global Footrpin Network). Tabela 4: Ecological footprint Popullsia Total EF EF/ capita Eco.deficit Eco.deficit/capita Total (reserve) (reserve) Albania 3,181, mil 1.81 mil 2.96 mil gha gha gha Burimi Mediterranean ecological footprint trends, Global Footprint Network biocapacity 0.93 mil gha 2.81 mil gha Konkluzione Shqipëria është nje vend në zhvillim, e cila gjatë këtyre 20 viteve i është dashur të luftojë për uljen e varfërisë dhe në të njëjtën kohë të orientohet drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Pavaresisht përpjekjeve të bëra për të arritur këtë progres, nga analizimi i tre indekseve (GS, EF, HDI), që masin qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, rezulton se Shqipëria nuk ka një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Nga tre indekset e marrë ne konsiderat ne këtë punim, vetëm HDI, parametri i zhvillimit human, pati performancën më të mire, ndërsa dy indekset e tjera GS, matës i kapitalit të disponueshëm për brezat e ardhshme, dhe EF, matës i sipërfaqes tokësore të nevojshme për të mbuluar nevojat e njeriut, nuk patën performance pozitive. Vlerat e GS dhe EF, ishin negative ose shumë afër zeros duke demostruar kështu një zhvillim jo të qëndrueshëm. Gjithashtu Ecological Footprint e pozicionon Shqipërinë si një vend debitor, që konsumon më shumë nga sa mund ti ofrojë sipërfaqa e saj dhe ky deficit ka trend rritës. Për një arritje të qëndrueshme të zhvillimit të vendit është e nevojshme hartimi i strategjive afatgjata. Për këtë arsye duhet krijuar një sistem i detajuar të dhënash, të cilat të mos marrin parasysh vetëm treguesit ekonomik të zhvillimit, por edhe treguesit e mirëqenies në përgjithesi. Shqipëria duhet të punojë akoma shumë për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm. Politikat e saj duhet të nxisin këtë zhvillimin duke u bazuar

34 34 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 në: green economy dhe përdorimin e burime të rinovueshme të energjise në vend. Mbetjet janë një tjetër aspekt që duhen konsideruar, si përsa i përket menaxhimit te tyre, po gjithashtu dhe në këndvështrimin e mbrojtjes së ambientit. Legjistlacioni mbi mjedisin duhet përmirësuar, duke u bazuar tek legjislacioni europian. Gjithashtu është e nevojshme taksimi i ndotësve. Kërkohet më tepër bashkëpunim midis sektorit publik dhe atij privat për të mundësuar ritme më të qëndrueshme zhvillimi. Literatura 1. Baumol W., Oates W.(1998) The Theory of Environmental Policy, New York: Cambrige University Press. 2. World Commision on Environment and Development. (1978), Our common future, Oxford University Press. 3. Costanza R., Hart M., Posner S., Talberth J. (2009), Beyond GDP: The Need for New Measures of Progress, Boston University. The Pardee Papers.No 4 4. Cobb John, Herman Daly (1992) For The Common Good, Beacon Press. 5. Talberth John, Cobb Clifoford, Slattery Nohan (2006), The Genuine Progress Indicator2006. A Tool For Sustanable Development,Redefinding Progress. 6. Herman Daly (2007) Ecological Economics And Sustainable Development. Selected Essays Of H.Daly, Edward Elgar Publishin 7. Manfred Max-Nef (1995) Economic Growth And Quality Of Life:A Threshold Hypothesis. Ecological Economies,vol. 15. Issue 2, Mahbub ul Haq, (1995), Reflections on Human Development, New York, Oxford University Press. 9. Hamilton, Kirk, Clemens, (1999) Genuine Savings Rates in Developing Countries, World Bank Economic Review, 13, Wackernagel Mathis, Rees William (1995) Our Ecological Footprint: Reducing Human Impact on the Earth, New Society Publishers. 11. Wackernagel Mathis, Rees William, (1996), Urban ecological footprints: Why cities cannot be sustainable and why they are a key to sustainability. Environmental Impact Assessment Reviw. New York. Elsevier, 16, Mally V. Katja(2011) Measuring progress Towards Sustainability: The geographer s view, Hrvatski Geografski Glasnkik, 73/2, United Nation Development Program, (2012), Human development report 2011, Sustainability and Equity: A Better Future For All, Retrived November 23, 2012 from United Nation Development Program, (2012), Human Development Statistical Annex, Retrived November 23, 2012 from Hermele Keneth, (2006), Greening the Human Development Index, Paper presented to the Workshop ontrade and Environmental Justice, Lund University. 16. Mediterranean Ecological Footprint Trends, Global footprint network, Advancing The Science of Sustainability Retrived November 29, 2012 from Sustainable Development Indicators, Overview of revalant FP-founded research and indentification of further needs (2009) Europian Commission, Europian Research Area. 18. Sen.A (1976). Real national income. Review of Economic Studies, 43(1), Sen.A (1979). The welfare basis of real income comparasions. Jurnal of Economic Literature, 17(1), Kuznets, S. National Income A report to the U.S Senate, 73d Congress, 2 nd Session. Washington, DC. US Government Printing Office 21. Hamilton, C. Richard, D Tracking Well Being in Australia; The Genuine Progress Indicator, Canaberra, Australia Institute. 22. William D. Nordhaus and James Tobin(1972). Economic Research: Retrospect and Prospect Vol 5: Economic Growth.NBER. (p. 1-80)

35 MONITORIMI I MENAXHIMIT FINANCIAR NE SEKTORIN PUBLIK NJE DREJTIM I RENDESISHEM I RRITJES SE EFEKTIVITETIT EKONOMIK TE TE ARDHURAVE BUXHETORE Msc. Nezir HALDEDA 1, Doc. Fran BRAHIMI 2, Doc. Ines DIKA 3 Abstract Monitoring this system of controls, procedures is very important for policy makers in order to have the big picture situation at all time, and to be proactive for possible improvements of the process and the public sector efficiency overall. It also, measures the progress on aligning the financial management and control with the EU best practices, which is the focus of Albania on the way towards the full integration. An important role in this process is attached to internal audit as newly introduced practice in the last decade, which not only brings the good practice, but aims at changing the mindset and improving the working culture for the public sector and public agencies. In this context we see a good progress of the public agencies/institutions on implementing these concepts and methods. Internal audit structures are becoming more and more important, as it is shown on the data illustration especially for last three years. We have significant increase in compliance of public agencies/units regarding budgeting models, performance, how they handle responsibility and accountability, communication with taxpayers/citizens, value for money, etc. Harmonizing the monitoring process is another feature of the public financial management, and that is twofold; makes sure that the progress is in line with EU practices, and also helps to improve and increase capacities on financial management within the agencies/institutions. Given the progress so far, we are quite confident that this solid foundation will provide sufficient base for full implementation and compliance of these European practices. 1. Hyrje mbi kontrollin e brendshem dhe auditimin Në përgjithësi, termi kontroll i menaxhimit ose kontroll i brendshëm nënkupton bashkësinë e sistemeve, metodave dhe proceseve të aktiviteteve menaxhuese të njësisë publike/organizatës për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj. Kontrolli i brendshëm është përgjegjësi e ekipit drejtues/menaxherial të një njësie publike.për të krijuar dhe mbajtur kontrolle të brendshme efektive, grupi drejtues i organizatës duhet para së gjithash të jetë i angazhuar në menaxhimin efektiv të organizatës dhe të tregojë integritet personal dhe profesionalizëm.kontrolli i brendshëm, menaxhimi i tij kërkon ekzistencën e një mjedisi të fortë kontrolli, si dhe të një kuadri koherent sistemesh e procedurash.ky mjedis përfshin filozofinë e menaxhimit dhe stilin e të punuarit, ndarjen e përgjegjësive dhe mbikëqyrjen e sistemeve dhe procedurave të kontrollit për mbarëvajtjen e tyre. Kontrolli i brendshëm është në përgjithësi i klasifikuar si kontroll finance/kontabiliteti dhe kontroll administrativ.kontrolli financiar/kontabël referohet si procedurë, regjistrimi dhe raporte që dizenjohen për të siguruar ruajtjen e aseteve dhe promovon besueshmërinë e veprimeve financiare, regjistrimeve dhe raporteve.këto bëjnë menaxhimin e një njësie që të ketë një bindje të qartë që shpenzimet janë autorizuar dhe kryer në përputhje me ligjet dhe rregullat.kontrollet e kontabilitetit japin një guidë dhe procedura specifike për regjistrimin e transaksioneve në përputhje me principet e standardeve të kontabilitetit, të cilat sigurojnë besueshmërinë e të dhënave 1 Zv.Minister i Financave, nhaldeda@minfin.gov.al, cel: Projekti USAID, franbrahimi@yahoo.com, cel: o Lektore, Univ Bujqesor, Fak, Ekonomise dhe Agrobiznesit, ines.dika@virgilio.it cel:o

36 36 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 financiare.me fjalë të tjera, kontrollet kontable lidhen me përgjegjësinë e menaxherëve për ruajtjen e aseteve të dhëna në menaxhim. Kontrolli i brendshëm administrativ ka të bëjë me procedura dhe regjistrime që asistojnë menaxhimin në përmbushjen e objektivave të njësisë publike. Kur ndodh një cilësi e ulët pune, në mënyrë të veçantë në një pjesë të njësisë publike, përdorimi i kontrolleve të brendshme lejon menaxhimin që të vlerësojë më mirë performancën e personelit dhe të përpiqet të përmirësojë cilësinë e shërbimit etj. Auditimi në terma të përgjithshëm mund të përcaktohet si një proces që lidhet me mbledhjen dhe analizën e plotë të informacioneve ose provave esenciale për të dhënë një opinion të pavarur, informues dhe profesional rreth paraqitjes dhe komenteve të bëra në raportet e përgatitura nga drejtimi, si dhe të dokumentacionit mbështetës. Auditimi është një mjet për verifikimin dhe sigurimin e pavarur rreth plotësisë dhe besueshmërisë të regjistrimeve financiare dhe atyre të lidhura me to, duke vërtetuar korrektësinë e kalkulimeve, ekzistencën e një objekti, saktësinë e një pasqyre, besueshmërinë e një raporti ose ndodhjen e një ngjarjeje.nga ana tjeter auditimi teston dhe bën të vlefshëm informacionin e krijuar nga sistemi i menaxhimit të informacionit. Ata të cilët shikojnë raportet e auditimit do të gjejnë tri kategori informacioni të përdorshëm: (1) Auditimi mund të përdoret për të vlerësuar besueshmërinë e raporteve të zyrtarëve vartës të përgatitura për t'u përputhur me kërkesat e përgjegjësisë, të përcaktuara duke synuar verifikimin e informacionit. Auditime të tilla mund të fokusohen mbi indikatorët financiar, programor dhe të performancës; (2) Kur zyrtarët duhet të informohen rreth kushteve apo rezultateve ekzistuese të cilat nuk janë përfshirë në raportet e dërguara, auditimet përqendrohen në sigurimin e informacionit; (3) Kur sigurimi kërkon kontrolle të mjaftueshme dhe të përshtatshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve dhe sigurimin e një performance të vërtete, eficente dhe efektive, auditimi mund të referohet si siguri e pavarur. Auditimi këshillon një marrëdhënie përgjegjësie bazë ndërmjet zyrtarëve të lartë (marrësve të raportit të auditorit) nga njëra anë dhe vartësve (të audituarve) nga ana tjetër.ky parim drejton vartësit të raportojnë tëgjitha informacionet përkatëse të kërkuara për të rishikuar dhe vlerësuar performancën e tyre. 2. Monitorimi i menaxhimit financiar në sektorin publik Për të analizuar dhe studiuar menaxhimin financiar në mbështetje të metodologjisë së punimit, njësive publike në tërësi iu shpërnda pyetësori i përgatitur për këtë qëllim. Nga ana e tyre u vërejt një gatishmëri për pjesëmarrjen. Kështu, ministritë dhe institucionet qendrore janë përgjigjur duke e plotësuar atë në masën 100 për qind, ndërsa njësitë e qeverisjes vendor, nga 65 bashki janë përgjigjur 63 që përfaqësojnë 97 për qind të tyre; nga 308 komuna gjithsej janë përgjigjur 218, pra 71 për qind e tyre, ndërsa nga 12 këshilla të qarqeve nuk janë përgjigjur vetëm 2 prej tyre. Të dhënat e siguruara nga pyetësori, për vetë natyrën e tyre, u analizuan sipas mënyrës deskriptive. Nisur nga orientimi evropian i vendit është synuar edhe përafrimi në shumë aspekte të veprimtarisë së pushtetit qendror dhe atij vendor.në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe problematikat e kuadrit ligjor dhe strukturave të menaxhimit financiar që përfaqësojnë një proces të rëndësishëm.si të tilla, zgjidhjet kanë ardhur vit pas viti. Ndaj edhe trajtimet e këtij punimi do të ndjekin këtë kronologji të zhvillimit. Nga përpunimi i të dhënave rezultoi se gjatë vitit 2010, nga njësitë e qeverisjes vendore, raportet vjetore u

37 Monitorimi i menaxhimit financiar ne sektorin publik nje drejtim i rendesishem i rritjes se efektivitetit ekonomik te te ardhurave buxhetore 37 dorëzuan nga 11 bashki, 4 këshilla qarqesh dhe 23 komuna, të cilat përfaqësojnë përkatësisht 16 për qind, 33 për qind dhe 7.5 për qind të tyre. Kjo dëshmon qartë rritjen e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të njësive publike mbi rëndësinë e parimeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe nivelin e përgjegjshmërisë së nëpunësve autorizues në këto institucione.pavarësisht nga kjo, parimet bazë të menaxhimit financiar janë kuptuar nga njësitë publike, por mbetet një punë e konsiderueshme për të bërë në drejtim të shtjellimit të procedurave të reja dhe akteve nënligjore në zbatim të ligjit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit. Grafiku i mëposhtëm shpreh rritjen e numrit të njësive publike në raportet vjetore financiare. Përgjigjet e Njësive Publike për pyetësorin Grafiku nr.1 Krijimi i sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit Duke ndjekur logjikën e pyetjeve të pyetësorit, situata në terren paraqitet si vijon: Pyetjes: A është krijuar Grupi për Menaxhim Strategjik? i janë përgjigjur pozitivisht 176 njësi të qeverisjes së përgjithshme dhe nuk e kanë krijuar këtë grup strukturë 141 njësi. Ndërsa në lidhje me pyetjen: A është caktuar Nëpunës Autorizues (NA)? rezulton se 312 njësi e kanë caktuar Nëpunësin Autorizues dhe 5 njësi ende nuk e kanë caktuar. Në vijim të pyetjes së mësipërme, pyetjes: A është caktuar Nëpunësi Zbatues (NZ)? 294 njësi përgjigjen pozitivisht duke pohuar se e kanë caktuar atë dhe 22 njësi ende nuk kanë caktuar NZ. Vlen të theksohet se gjatë vitit 2011 një nga problemet kryesore në kuadër të konsolidimit të sistemit të kontrollit është saktësimi i strukturave në përputhje me standardet e kontrollit të brendshëm, në mënyrë që ato të sigurojnë se detyrat, hierarkia, linjat e raportimit dhe përcaktimi i aktiviteteve të kontrollit janë ndarë siç duhet për të siguruar përmbushjen e objektivave afatgjatë. Aspekte pozitive mund të shprehim për Nëpunësit Autorizues, të cilët përgjithësisht janë caktuar konform ligjit. Nga analiza e kryer rezulton se në një pjesë të konsiderueshme të njësive publike, Nëpunësi Zbatues nuk bën pjesë në Grupin për Menaxhim Strategjik, pra ai nuk është në të njëjtin nivel si menaxherët e tjerë për sa i përket vendimmarrjes. Kjo dëshmon se rëndësia e këtij roli ende nuk është kuptuar siç duhet.edhe dimensioni i burimeve njerëzore ka evidencuar probleme. Kështu, përgjigjet e pyetësorit tregojnë se në rolin e Nëpunësit Zbatues nuk janë caktuar menaxherë të nivelit të lartë, por shpeshherë shefa sektori finance/specialistë, të cilët raportojnë tek eprori i tyre direkt (drejtori i financës ose buxhetit) dhe ky i fundit tek drejtori i përgjithshëm. Një zgjedhje e tillë jo vetëm cenon intelektualizmin profesional të kërkuar për këtë strukturë, por njëkohësisht cenon edhe menaxhimin e kompetencave ndërnivelore. Bazuar në analizën e strukturave organizative, rezulton se shpesh shërbimi financiar është thjesht sektor në varësi të një

38 38 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 drejtorie të caktuar edhe në njësitë me përmasa të mëdha. Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk realizohet raportimi i drejtpërdrejtë i Nëpunësit Zbatues tek Nëpunësi Autorizues, por dhe personi që mbulon rolin e Nëpunësit Zbatues nuk përmbush kriteret që përcakton ligji i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit. Roli i menaxherit të programit është ngatërruar dhe shpesh duket sikur është një rol procedural më tepër se një rol pozitiv menaxhimi, i ndërtuar për të siguruar që objektivat e programit janë realizuar. Krijimi i Grupeve të Menaxhimit Strategjik (GMS) Nga përgjigjet rezulton se Grupet e Menaxhimit Strategjik janë krijuar në 60 për qind të institucioneve, në përputhje me kërkesat ligjore. Megjithatë, ato funksionojnë kryesisht gjatë procesit të planifikimit dhe nuk është e qartë nëse janë apo po bëhen instrumente efektive të menaxhimit strategjik brenda njësive publike. Zhvillimi i takimeve periodike dhe raportimi do të përmirësojnë nivelin e komunikimit institucional dhe informimin. Grupet e menaxhimit strategjik duhet të ndihmohen për t'u bërë më efektive nga ana operacionale dhe, për ta realizuar këtë, kërkohet një qasje më e mirë në procesin e vendimmarrjes. Menaxhimi i Riskut Menaxhimi i riskut është procesi i identifikimit, vlerësimit dhe monitorimit të risqeve me të cilat përballet njësia publike në arritjen e objektivave të saj, si dhe kryerja e kontrolleve të nevojshme për ta mbajtur ekspozimin ndaj riskut në një nivel të pranueshëm për institucionin. Menaxhimi i riskut paraqet një koncept të ri për administratën e vendit tonë ende të pakonsoliduar. Për sa i përket akteve normative, përveç Ligjit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, i cili hedh bazat për futjen e konceptit të riskut dhe të dokumentimit të procedurave të identifikimit dhe vlerësimit të risqeve, aktet nënligjore në fushën e menaxhimit të financave publike të miratuara nga Ministria e Financave në fillim të vitit 2012, shtjellojnë detyrat dhe përgjegjësitë në këtë fushë. Menaxhimi i riskut është një veprimtari komplekse që përmbledh elemente të vecantë si procedura, strukturë funksionale dhe hartim të strategjisë së riskut.nisur nga rëndësia që merr menaxhimi i riskut për çdo njësi qeverisëse, të gjithë elementët përbërës të menaxhimit të riskut janë pjesë e studimit me pjesëmarrje. Pyetjet: A ka procedura të menaxhimit të riskut? A është caktuar koordinatori i riskut? A ka strategji të riskut? Kështu nga përgjigjet e pyetësorit të njësive të qeverisjes së përgjithshme vërehet se një pjesë e konsiderueshme e njësive publike nuk disponojnë procedura të menaxhimit të riskut. Numri i tyre rritet nëse do të analizohej hartimi i strategjisë së risqeve që pengojnë përmbushjen e objektivave. Grafiku në vijim ilustron të dhënat mbi numrin e njësive publike që kanë caktuar koordinatorin e riskut. Përgjigjet që adresojnë njësitë e qeverisjes për secilin prej elementëve të menaxhimit të riskut që materializohen në pyetjet e pyetësorit paraqiten në këtë grafik: Nga analiza grafikut, në lidhje me menaxhimin e riskut, rezulton se nuk është kuptuar siç duhet roli i koordinatorit të riskut dhe ende nuk janë caktuar koordinatorët, sidomos në njësitë e qeverisjes vendore, pavarësisht se Ligji për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin shprehet qartë që Nëpunësi Autorizues është koordinatori i riskut të njësisë, i cili mund edhe ta delegojë këtë funksion. Në praktikë vihet re që detyra e koordinimit i është caktuar Nëpunësit Zbatues si personi që koordinon procesin e buxhetimit.nga ana

39 Monitorimi i menaxhimit financiar ne sektorin publik nje drejtim i rendesishem i rritjes se efektivitetit ekonomik te te ardhurave buxhetore 39 tjetër vërehet se nuk ka procedura të brendshme të shkruara për identifikimin e rrisqeve, por relatohet që ato janë objekt i vazhdueshëm diskutimi verbal dhe vlerësimi midis titullarëve dhe stafit për t'i minimizuar dhe për të bërë të mundur përmbushjen e objektivave.mund të konkludojmë që nuk ka formalizim të këtij procesi. Prania e koordinatorit është e rëndësishme, pasi kjo i mundëson atij të veprojë si proaktiv dhe jo vetëm si reagues. Grafiku nr.2: Menaxhimi i riskut MENAXHIMI I RISKUT Nese ka ose jo Nese eshte caktuar Nese ka Strategji te procedura te Kordinatori I riskut risqeve Menaxhimit te riskut JO PO Aktivitetet e kontrollit Kontrolli, për vetë përmbajtjen e tij, është një funksion i rëndësishëm, pasi nëpërmjet tij bëhet matja e arritjeve, përcaktohen cilësitë e tyre etj. Të gjitha këto e bëjnë kontrollin një funksion që nuk mund të arrihet me një vlerësim thjesht shqisor, në përgjithësi nevojiten struktura përkatëse: monitorime, tregues, analiza, etj. Këto bëjnë të mundur që gjatë kontrollit të evidencohen probleme që kanë të bëjnë me avancimin ose modifikimin e objektivave. Aktivitetet e kontrollit janë rregullat, procedurat dhe veprimet që synojnë reduktimin e rrisqeve me synimin për të arritur objektivat e organizatës, si dhe për të nxitur zbatimin e vendimeve të titullarit. Informacioni dhe komunikimi Grupi i katërt i komponentëve të Kontrollit të Brendshëm lidhet me çështjet e informacionit dhe të komunikimit.komunikimi është shkëmbimi i informacioneve të dobishme ndërmjet personave dhe institucioneve për të mbështetur vendimet dhe për të koordinuar aktivitetet.informacioni është baza e komunikimit që nevojitet për kryerjen efektive të detyrave të ngarkuara.informacioni i duhet komunikuar titullarit dhe nëpunësve të tjerë, në formën dhe kohën e duhur për t i ndihmuar ata në përmbushjen e përgjegjësive të tyre. Monitorimi Monitorimi është tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të institucionit, i cili synon të ofrojë garanci të arsyeshme se aktivitetet e kontrollit funksionojnë sipas qëllimit për të cilin janë krijuar dhe mbeten efiçente me kalimin e kohës.sistemi dhe komponentët e tij të veçantë mund të vlerësohen nëpërmjet procesit të monitorimit apo nëpërmjet një sistemi vlerësimesh të shkëputura. Fokusi në pyetësorët ka qenë në tre drejtime konkretisht: Raportimi i njësive të varësisë tek titullari;

40 40 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Monitorimi i progresit; Linjat e raportimit që sigurojnë pavarësinë e auditit të brendshëm. Siç mund të vërehet edhe nga grafiku i mëposhtëm, në përgjithësi njësitë publike janë shprehur shumë pozitivisht për dy kërkesat e para dhe mirë për kërkesën e tretë. Ndërsa në lidhje me kërkesën e tretë ende mbetet për të bërë, pasi nga 217 njësi të anketuara vetëm 205 prej tyre kanë linja raportimi që sigurojnë pavarësinë e auditit të brendshëm. Nga analiza gjykojmë që frekuenca dhe mënyra e raportimit apo monitorimit duhen përmirësuar dhe të mos kemi fokus vetëm në raportime financiare tradicionale, por edhe të përformancës.gjithashtu, në lidhje me sigurimin e pavarësisë së funksionit të auditit është se, pavarësisht progresit, ende mbetet për të bërë në këtë drejtim. Grafiku nr.3: Monitorimi MONITORIMI JO PO A raportojne drejtuesit e njesive vartese tek titullari rregullisht 26 Monitorohet rregullisht progresi lidhur me arritjen e objektivave Ka linja raportimi te tilla qe sigurojne pavaresine e auditit Realizimi i angazhimeve të auditimit sipas llojit dhe objektivave Hyrja në fuqi e Manualit të Auditimit të Brendshëm ndikoi në ndryshimin e strukturës së llojit të auditimeve të planifikuara po ashtu dhe të realizuara në fakt.grafikët e mëposhtëm tregojnë llojet e auditimeve të planifikuara dhe të realizuara gjatë vitit Grafiku nr.4: Realizimi i Auditimeve sipas llojit për vitin 2011 Analiza e veprimtarisë tregon se shmangiet më të mëdha lidhen me llojet e auditimeve të kryera. Duke iu referuar të dhënave të raportuara, realizimi i auditimeve në total dhe sipas llojeve paraqiten në tabelën e mëposhtme: 3. Rekomandimet kryesore te auditimit dhe përgjigjja e menaxhimit dhe zbatimi i tyre Objektivi strategjik i auditimit të brendshëm nuk mund të arrihet plotësisht nëse do të synojë vetëm vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimin e riskut dhe të qeverisjes. Një rol të rëndësishëm që finalizon procesin e auditimit dhe që bën të

41 Monitorimi i menaxhimit financiar ne sektorin publik nje drejtim i rendesishem i rritjes se efektivitetit ekonomik te te ardhurave buxhetore 41 vlerësueshëm rolin e tij autoritar luajnë edhe rekomandimet, sepse rekomandimet përcaktojnë në përgjithësi metodat nëpërmjet të cilave arrihen objektivat ose standardet që kërkon audituesi profesionist.dhënia e rekomandimeve të zbatueshme dhe që i shtojnë vlerë subjektit të audituar është pjesa tjetër dhe shumë e rëndësishme e funksionit të auditimit të brendshëm, çka është dhe misioni i këtij funksioni.arritja e këtij objektivi përcaktohet, në një masë të madhe, nga cilësia dhe zbatueshmëria e rekomandimeve, por tregon gjithashtu përgjegjësinë e auditimit për të gjetur rrugët më efektive për ndërgjegjësimin e menaxhimit të subjekteve publike mbi vlerën dhe përfitimet nga zbatimi i rekomandimeve. Është e njohur që përgjegjësia e zbatimit të rekomandimeve rëndon mbi vetë drejtuesit e subjekteve të audituara, por nga ana tjetër përgjegjësia e auditimit të brendshëm nuk kufizohet vetëm në dhënien, por dhe në ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve, pasi dhe rezultatet e punës audituese varen në një masë të madhe nga ky faktor. Nëse auditimi i brendshëm do të luajë një rol pasiv, i cili do të konsistonte thjesht në dhënien e rekomandimeve, që jo rrallë rezultojnë të paqarta dhe të paaplikueshme, atëherë nuk do të bëhej fjalë për përmbushje të misionit dhe objektivave të tij strategjikë, pra për vlerë të shtuar të subjektit të audituar apo përmirësim të veprimtarisë së tij. Për këtë arsye, vlerësimi i veprimtarisë së strukturave të auditimit nuk është kufizuar vetëm në paraqitjen e propozimeve për masa dhe rekomandimet e dhëna, por ka konsideruar si tregues të rëndësishëm dhe shkallën e zbatimit të këtyre rekomandimeve.tabela e mëposhtme jep informacion mbi shkallën e zbatueshmërisë së rekomandimeve sipas prioritetit të tyre. Konstatohet se treguesi për zbatimin e rekomandimeve është pozitiv, pasi përveç faktit që ato janë pranuar 100%, zbatueshmëria e tyre është në nivele të kënaqshme, 63% dhe pjesa tjetër është në proces zbatimi dhe i takon kryesisht rekomandimeve me prioritet të mesëm dhe të ulët. Tabela.1: Zbatimi i rekomandimeve për periudhën janar-dhjetor 2011 Totali rekomandi meve Rekoman dime të zbatuara Llojet e rekomandimeve sipas prioriteteve proiritet i lartë prioritet i mesëm prioritet i ulët Pranua r Zbatuar Pranuar Zbatuar Pranuar Zbatuar Këto rekomandime i referohen gjetjeve të konstatuara dhe kanë synim përmirësimin e sistemeve përkatëse, uljen e nivelit të riskut në këto sisteme dhe dhënien e këshillave për zgjidhje, që mundësojnë parandalimin e rasteve të shkeljeve në të ardhmen. Ndër rekomandimet më kryesore mund të përmendim: Rekomandime që lidhen me përmirësimin e proceseve të vendimmarrjes të politikave, të procedurave dhe hartimit të strategjive, të cilat i ndihmojnë organizatat publike për përcaktimin sa më real të prioriteteve dhe objektivave vjetore, afatmesëm dhe afatgjatë. Këto rekomandime synojnë në përmirësimin e veprimtarisë së strukturave vendimmarrëse, riorganizimin e bordeve dhe këshillave drejtues dhe, shpeshherë, rishikimi i funksioneve të drejtuesve të nivelit të lartë dhe të mesëm të menaxhimit.

42 42 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Rekomandime për përmirësimin e proceseve të implementimit të politikave, kuadrit ligjor e procedural të brendshëm e të jashtëm që drejton veprimtarinë e njësive publike. Këto rekomandime synojnë në vendosjen e procedurave dhe rregullave të qarta për parandalimin e fenomeneve negative, verifikimeve, autorizimeve, ndarjen e detyrave sipas funksioneve dhe roleve të çdo nëpunësi. Rekomandime për përmirësimin e sistemit të menaxhimit financiar me qëllim që të sigurohet përdorimi me efektivitet, ekonomi dhe eficiensë i fondeve publike. Këto rekomandime synojnë në rritjen e cilësisë së planifikimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit, vendosjen e rregullave të kujdesshme për parandalimin e mashtrimit dhe vjedhjes, ruajtjen e aseteve etj. Rekomandime për zhvillimin profesional të punonjësve në subjektet publike dhe sidomos stafit që punon në strukturat e menaxhimit financiar. Rekomandime për ngritjen dhe zhvillimin profesional të kapaciteteve audituese. Nga analiza e veprimtarisë së strukturave audituese konstatohet se përpjekjet e audituesve për rritjen e cilësisë së rekomandimeve kanë ardhur në rritje.të dhënat e mësipërme tregojnë se pranimi i rekomandimeve dhe zbatimi i tyre në shkallë të lartë janë rezultat i përmirësimit të cilësisë së punës së vetë audituesve.gjithashtu kjo shoqërohet me një kuptim më të drejtë të menaxhimit të subjekteve të audituara mbi vlerën dhe përfitimet e auditimit të brendshëm. Kapacitete Audituese Nga të dhënat e mbledhura, deri në fund të vitit 2011 numri i strukturave audituese në sektorin publik konsiston në 123 njësi që funksionojnë në njësitë publike (të qeverisjes qendrore dhe lokale). Tabela e mëposhtme jep informacion të detajuar mbi ecurinë e procesit të krijimit të strukturave audituese në subjektet publike për tre vitet e fundit: Tabela 2: Ecuria e krijimit të strukturave të auditimit në tre vitet e fundit STRUKTURAT VITI 2009 VITI 2010 VITI 2011 Institucione Qendrore Institucione të Vartësisë Institucione të Pavarura Pushteti Vendor Gjithsej Gjatë vitit 2011 vihet re një ulje në numrin e Njësive të Auditit të Brendshëm (NJAB), ku janë 10 më pak se në vitin Ndryshimet në legjislacionin e auditit të brendshëm kanë diktuar nevojën e rritjes dhe funksionimit të Njësive të Auditimit të Brendshëm mbi bazën e standardeve të miratuara dhe praktikave më të mira të fushës.kjo ka pasur dhe pritet të ketë impaktin e saj dhe në numrin e njësive të auditimit. Kërkesa ligjore për të pasur jo më pak se tre auditues në Njësinë e Auditit të Brendshëm do të sjellë si pasojë mbylljen e disa prej njësive të auditimit që kanë në përbërjen e tyre vetëm 1 person, dhe adoptimin e mënyrave të tjera që ofron Ligji i Auditit të Brendshëm për sigurimin e shërbimit të auditimit. Kapacitetet Audituese Për vetë profesionin mjaft delikat dhe të rëndësishëm që kanë audituesit e brendshëm, që përfshin jo vetëm vlerësimin e sistemeve të kontrollit (financiar apo të tjera), por dhe dhënien e rekomandimeve, ata duhet të zotërojnë dhe të tregojnë se kanë nivelin e duhur

43 Monitorimi i menaxhimit financiar ne sektorin publik nje drejtim i rendesishem i rritjes se efektivitetit ekonomik te te ardhurave buxhetore 43 profesional dhe integritet për të siguruar ushtrimin e drejtë dhe të saktë të funksionit të tyre. Për këtë qëllim, nga analiza e përbërjes së strukturave audituese konstatojmë se nga 402 auditues të brendshëm të planifikuar sipas organikave të miratuara, aktualisht janë të punësuar 392.Midis të punësuarve, 320 auditues janë të certifikuar, 29 janë në proces dhe 43 nuk janë të certifikuar. Në tabelën e mëposhtme jepet një informacion i detajuar mbi shpërndarjen e numrit të audituesve sipas strukturave, si dhe statusin e tyre lidhur me certifikimin si Auditues të Brendshëm në Sektorin Publik. Tabela 3: Numri i Audituesve te Brendshëm në sektorin publik Numri Punonjës Punonjës Të Në Të pa Emertimi Struktura Planifikuar Faktik Certifikuar Proces Certifikuar Instituc Qendrore Instituc Vartësisë Instituc Pavarura Pushteti Vendor SHUMA Duke analizuar tendencat e zhvillimit për dy vitet e fundit, vërejmë se numri i punonjësve që punojnë pranë Strukturave të Auditit të Brendshëm është pakësuar, por ndërkohë tregues pozitiv është rritja e numrit të audituesve, të cilët janë certifikuar dhe një pjesë e mirë është në proces certifikimi. Nga analiza e përbërjes profesionale të stafit auditues vërejmë që numrin më të madh e zënë specialistë të ekonomise, ku 335 auditues janë diplomuar si ekonomistë, 38 juristë dhe 19 i përkasin specialiteteve të tjera teknike. Konkluzione dhe Rekomandime Bazuar në analizën e mësipërme të evolucionit, progresit dhe sfidave të menaxhimit financiar publik, arrijmë në përfundimet dhe rekomandimet e mëposhtme: Menaxhimi Financiar Publik përbën një reformë me karakter politik, ekonomik dhe administrativo-institucional, që synon shndërrimin dhe konsolidimin e institucioneve publike në përshtatje me kushtet dhe kërkesat e një ekonomie të mirëfilltë tregu. N gritja dhe funksionimi strukturave të auditit dhe të kontrollit në disa institucione ende vazhdon të mbetet e pakonsoliduar. Institucionet buxhetore kanë bërë përpjekje për matjen e performancës financiare të tyre, por përsëri në disa institucione kjo praktikë ende nuk ka arritur të funksionojë. Konsolidimi i menaxhimit financiar për disa njësi vendore është i domosdoshëm për t'i sjellur ato në ekuilibër dhe për t'i bërë kostot efektive dhe të qëndrueshme. Në ofrimin e shërbimeve publike, institucionet duhet të rrisin nivelin e bashkëpunimit duke synuar uljen e kostove dhe ofrimin e këtyre shërbimeve sipas parimeve të ekonomisë së shkallës, por në çdo raste duke ruajtur subsidiaritetin (ofrimin e shërbimeve dhe qeverisjes sa më pranë qytetarëve). Nri i madh i njësive të qeverisjes vendore, 385 të tilla, me struktura të rënduara, në një territor dhe popullsi të vogël, siç janë ato të vendit tonë, bëjnë të domosdoshëm reformimin e administrimit territorial, pra riformatimin e njësive vendore, që ato të bëhen më funksionale dhe më pak të kushtueshme për taksapaguesin. Azhornimi i plotë i sistemit të kontabilitetit dhe përdorimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit të ofruara nga thesari në linjë me standardet ndërkombëtare.

44 44 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Futja dhe përqasja e konceptit të pikës së ekuilibrit (break-even) në ofrimin e shërbimeve publike nga njësitë publike përgjegjëse. Analiza financiare e institucioneve publike duhet të orientohet nga metoda bashkëkohore. Në analizën financiare duhet të përqasen raportet financiare (financial rations), analiza e levës operative, financiare dhe raportet e rentabilitetit. Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të shpenzimeve publike përmes: Institucionalizimit të Projektbuxheteve Afatmesme dhe përafrimit të legjislacionit për buxhetin me standardet e Bashkimit Evropian. Forcimit të lidhjes midis Buxhetit Vjetor, Projektbuxhetit Afatmesëm dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Zhvillimin e mëtejshëm të klasifikimit të buxhetit sipas programit në mënyrë që të forcohet lidhja e qartë ndërmjet politikave sektoriale dhe buxhetit. Zbatimin në vlerë të plotë i prokurimeve shumëvjeçare, sidomos për projektet e investimeve kapitale të mëdha. Zhvillimin e procedurave të qarta dhe transparente për ndryshimin e destinacionit të buxhetit dhe/ose rishikimin e buxheteve vjetore, për të siguruar fleksibilitet të duhur, duke ruajtur integritetin e procesit buxhetor. Forcimin e përgjegjshmërisë së jashtme nëpërmjet angazhimit më kuptimplotë dhe strategjik të Parlamentit për çështje të Menaxhimit të Financave Publike. Adoptimin e ciklit të buxhetit për të lejuar më shumë kohë për diskutimin e Buxhetit në Parlament. Përmirësimi i legjislacionit për kontabilitetin publik, me standardet e kontabilitetit publik bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit publik. Rritja e përgjegjshmërisë së menaxhimit, thellimi i decentralizimit dhe rritje e pavarësisë së auditimit të brendshëm. Artikulimi i tyre dhe komunikimi i vazhdueshëm e periodik me qytetarët. Reformimi, implementimi dhe përditësimi i teorive dhe praktikave më të mira të menaxhimit financiar mbetet një proces i vazhdueshëm. Ky proces jetësohet dhe zhvillohet në bashkëpunim me të gjithë aktorët përfitues, si: qeveria, komuniteti i biznesit, menaxherët, shoqëria civile dhe qytetarët. Literatura Jerome B. McKinney Effective Financial Management in Public and Nonprofit Agencies, Third Edition; (January 2011) Alan Walter Steiss, Financial Management in Public Organization. Albania Decentralization in Transition (Banka Botërore, studim i vitit 2004). A beter investment climate for everyone, World development report 2005 (World Bank). Bernard Dafflonet Styve Perritaz-La Collaboration intercommunale: Proposition d une méthode d analyse comparative des aspects institutionnels, opérationnels et socio-économiques des diverses formes d intercommunalité. (BENEFRI, Working paper ). Bernard Dafflon, Analyse socio-économique de 32 fusions de communes dans le Canton de Fribourg, (BENEFRI, Working paper 265, version mise à jour le 31 juillet 2003). Bernard Dafflon, Fusions de Communes: Eléments d étude pour une dimension de référence (BENEFRI, Working paper 327, version mise à jour le 31 juillet 2003). Jonathon Porritt, Capitalism (As if the world matters). Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ligji i Administratës Civile i Republikës së Shqipërisë 1928 (Botim i MPB- Shtypshkronja Nikaj, 1928). Ligji nr.8379, datë , Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të RSH.

45 ROLI DHE RЁNDЁSIA E TREGUESVE FINANCIAR NЁ VENDIMMARRJEN MENAXHERIALE NЁ BANKA RASTI I PROCREDIT BANKËS NË KOSOVË M.Sc. Besnik LIVOREKA 1 Naim GASHI 2 Abstract Successful leadership is a challenge at all levels of management accross institutions, notably in financial institutions. Thereby successful leadership means successful decision making, which is impossible to be achieved without applying standard procedures for collecting, processing, analyzing and interpreting of the results. Financial indicators on decision-making are crucial information for appropriate decision making. Therefore the legislator in order to increase the safety and reliability of information has forced drafters and analyzers of financial statements to increase the number of financial indicators in financial analysis. At the beginning of this Paper "The Role and Importance of The use of financial indicators in managerial decision-making" in ProCredit Bank Kosovo, is presented the decision-making process and general characteristics of the decision and decision stages. The following reflects the role and importance of financial indicators, the importance of them in the way of reducing risk and increase control in financial decision-making, understanding the indicators and their elaboration. Study case of ProCredit Bank gives a strong importance to the paper by pointing out the importance of these indicators and their implementation in practice. Hyrje Zhvillimet në ekonomi në vitet e fundit dhe kohën e sotme i kanë shqetesuar pronarët dhe sfiduar menaxherët, ndërsa ka bërë që vendimmarrja të fitoj rëndësi shumë të madhe, sepse ajo bëhet në kushte të pasigurisë. Pra, rritja e sigurisë është konstatuar se vie nga informacionet të cilat i ofron analiza e pasqyrave financiare duke i përdorur treguesit e caktuar financiar, të cilët na ndihmojnë në masë të madhe në rritjen e sigurisë së vendimmarrjes. Raportimi financiar është njëri ndër elementet kyçe të analizës financiare për udhëheqjen financiare. Ai i shërben jo vetëm institucionit por edhe agjentëve të tjerë si: publikut për informimin e mbarëvajtjes së institucionit, qeverisë dhe mekanizmave të saj, të cilët përmes agjencioneve qeveritare e monitorojnë gjendjen e institucionit dhe kahjen e zhvillimit të tij. Po ashtu, raportimi financiar është me rëndësi edhe për investitorët aktual dhe potencial, sepse paraqet një bazë të fortë të informimit dhe vendimmarrjes për udhëheqje dhe zhvillim të vazhdueshëm të ndërmarrjes. Raportimi financiar ka rol të rëndësishëm edhe në sektorin e bankave, sidomos në udhëheqjen e tyre në Kosovë dhe gjetiu. Institucionet financiare bankare në Kosovë si dhe në vendet tjera e kanë të rregulluar me ligj raportimin financiar, ndërsa si aktivitet mbikqyret nga Banka Qendrore e Kosovës. Qëllimi i punimit, është njohja me rëndësinë dhe rolin e raportimit financiar si bazë informacioni për udhëheqjen financiare dhe udhëheqjen e përgjithshme në marrjen e vendimeve financiare dhe të vendimeve të përgjithshme drejtuese. 1 Phd Candidate, zyrtar i raportimit financiar në ProCredit Bank dhe asistent i angazhuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës 2 Phd Candidate, menaxher i njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj në Administratën tatimore të Kosovës

46 46 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Vendimmarrja dhe procesi i vendimmarrjes menaxheriale 1.1. Kuptimi i vendimmarrjes Në jetën e përditshme ne përballemi me situata të ndryshme kur duhet të vendosim se çka, sa dhe ku të blejmë dhe si të paguajmë. Në këto raste vendimet mund të jenë me kosto të larta dhe me shkallë të madhe risku por mund të jetë edhe e kundërta. Sidomos vendimet e rëndësishme në ndërmarrjet e biznesit dhe në banka mund t i rrisin kostot e afarizmit. Çdo vendosje jashtë fushës së jetës private e quajmë vendosje afariste. Pra, çdo vendosje në ndërmarrje, në organizatat dhe në institucionet e ndryshme vlerësohet si vendosje afariste. Kështu edhe vendosja afariste mund të vlerësohet si çdo vendosje tjetër, por duhet të kemi parasysh se këtu kemi të bëjmë me situata të ndryshme afariste. Mirëpo nuk ka dallim ndërmjet vendosjes në sferën private dhe asaj afariste nga aspekti i mënyrës, fazave, faktorëve dhe të rrethanave në të cilat vendoset. Dallimi qëndron në atë se kush është subjekt që sjell vendime, a është njeriu si person privat apo si person juridik. Gjithashtu, ekziston dallimi edhe nga aspekti i numri të personave të cilët i prek vendimi. Në jetën private vendimi prek drejtpërdrejt marrësin e vendimit ose familjen e ngushtë apo të gjërë të tij. Mirëpo te vendimet afariste pasojat mund të jenë shumë më të mëdha dhe vlejnë për një numër më të madh të të punësuarve, varësisht nga niveli i vendosjes ato përfshijnë tërë ndërrmarrjen apo edhe më gjërë. Qëllimi i sjelljes së vendimit është që sistemi të vihet në gjendjen e dëshiruar. Edhe pse ekzistojnë përkufizime të ndryshme të vendimit sa i takon vendimeve afariste, ato janë të ngjajshme ose identike. Kështu S.Boroviq thotë: se vendimi paraqet zgjidhjen e njërës prej më shumë mundësive, duke tentuar që ajo të jetë zgjidhje optimale. 3 Sipas z.barackait, vendimi është ndonjë aksion specifik i zgjedhur nga disa aksione disponuese. M.Buble 4 e përkufizon vendimin si zgjedhje ndërmjet shumë veprimeve alternative drejtuese, të orientuar kah realizimi i qëllimit. Mirëpo, pa marrë parasysh mënyrën e vendosjes, çdo vendim ka disa karakteristika të veta të përgjithshme, që lidhen për problemin e shqyrtuar të vendosjes, të cilat janë: Rëndësia e vendimit, koha dhe shpenzimet (të lidhura për sjellen e vendimit) dhe shkalla e ndërlikueshmërisë, etj. Të gjitha vendimet nuk e kanë rëndësinë e njëjtë, po ashtu edhe pasojat nga realizimi i vendimeve të marra nuk e kanë rëndësinë e njëjtë. Prandaj mënyrat dhe metodat në bazë të të cilave merren vendimet dallohen prej rastit në rast. Kjo vlen posaçërisht kur vendimet ose pasojat nga realizimi i tyre vlejnë për një periudhë më të gjatë kohore. Koha dhe shpenzimet si karakteristika të vendimeve afariste janë shumë të rëndësishme.çdo vendim duhet të merret me kohë, për shkak të realizimit të qëllimit të vet.shpenzimet e përgatitjes së vendimit duhet të jenë më të vogla se vlera e vendimit. Mirëpo, çmimi i vendimit të gabuar është i madh.secili vendim për ta realizuar qëllimin e vet, duhet të jetë: në kohën e duhur, i përshtatshëm, i qartë, real dhe i realizueshëm Procresi i vendimmarrjes Procesi i vendimmarrjes është renditje e aktiviteteve në mënyrë të logjikshme për fitim të informacioneve të besueshme dhe të vlershme për vendimmarrjen. Procesi i vendimmarjes modelohet si proces në faza, i cili ofron një siguri dhe besueshmëri të lartë 3 S.Borovic, Organizacijska teorija, Informator, Zagreb 1991, fq M.Buble, Management, Split 1993, fq. 87.

47 Roli dhe rёndёsia e treguesve financiar nё vendimmarrjen menaxheriale nё banka rasti i Procredit bankës në Kosovë 47 për zgjidhje të problemeve të caktuara. Pra procesi kalon nëpër faza të ndryshme dhe në fund vlerësohen rezultatet e arritura nga aplikimi i vendimeve të marra. Procesi i modelit, që mund të emërtohet si qasje praktike e vendosjes 5, mbështetet në shfrytëzimin selektiv të disiplinave kuantitative dhe në njohjen e kontributit të shkencave bihevioristike, si dhe në karakteristikat më të mirat të dy modeleve të propozuara. Prandaj te procesi i modelimit, supozohet se vendosja është proces sipas fazave, që përbëhet nga: Identifikimi i problemit, Përcaktimi i qëllimit në zgjidhjen e problemit, Mbledhja e shënimeve të nevojshme, formulimi i modelit të problemit, definimi i alternativave që do të vlerësohen, vlerësimi i alternativave, zgjidhja, implementimi, dhe përcjellja e kontrolli i implementimit. 6 Meqë procesi i vendosjes është në faza mund të përfundojm se ekzistojnë metodologji të vendosjes, ku marrësi i vendimit i zbaton fazat e cekura më parë që të sigurojë kualitet dhe suksese në vendosje. Pra nuk ekziston metodologji precize e vendosjes. Kështu fazat e vendosjes janë më shumë orientime heuristike sesa listë e kërkesave precise. Pasiqë procesi i vendosjes është proces funksional.për këtë arsye disa autorë fazat e procesit të vendosjes i emërtojnë edhe si funksione të vendosjes. 7 Nga kuptimi i procesit të vendosjes si faza të procesit mund të përfundojmë se ekzistojnë ndonjë metodologjie e vendosjes, përkatësisht marrësi i vendimit me aplikimin konsekuent të fazave të cekura më parë do të sigurojë kualitet dhe sukses në vendosje. Nuk ekziston metodologji precise e vendosjes. Procesi i vendosjes është proces funksional.për këtë arsye disa autorë fazat e procesit të vendosjes i emërtojnë edhe si funskione të vendosjes Roli dhe rëndësia e treguesve financiar nё vendimmarrjen financiare Për ta ulur nivelin e rrezikut dhe vendosjen në kushte të pasigurisë menaxherët kanë rritur përdorimin e treguesve financiar, dhe me këtë kanë ulur në një masë të madhe vendosjen në kushtet e pasigurisë pasiqë treguesit financiar mundësojnë marrjen e informatave të ndryshme dhe vlerësimit të gjendjes së bankës në kohë dhe periudha të caktuara. Për nocionin e situatës financiare autorë të ndryshëm kanë dhënë definicione të ndryshme.ja disa prej tyre: me situatën financiare të ndërmarrjes nënkuptohet gjendja e marrëdhënieve financiare në kuadër të sistemit të financave të saj, duke pasur parasysh strukturën e tyre, gjegjësisht kuantitet dhe kualitet. Struktura e marrëdhinjeve financiare do të thotë përbërja e tyre cilësore si dhe madhësitë e tyre sasiore në të vërtetë paraqesin situatën financiare të ndërrmarrjes në atë moment. Situata financiare shprehet përmes strukturës së aktivit dhe të pasivit si dhe nga raportet e segmenteve gjegjëse të aktivit dhe të pasivit.në këtë rast duhet të kihet parasysh shprehja përmes kombinimeve të pandashme të lidhjeve të afateve dhe të vlerave, gjegjësisht shumat në aktiv të kombinuara me afatet e imobilizimeve dhe shumat në pasiv të kombinuara me afatet e skadimit. 9 5 G.Moorhead dhe R.W.Griffin: Organization Bahavior, Houghton Mifflin Co, Boston 1989, fq Justina Pula, Ibrahim Kuka & Besnik Krasniqi, Menaxhmenti dhe Vendosja. Prishtinë, 2006, fq.51 7 E.F.Harrison: The managerial Decision Making Process, Fifth edition, Houghton Mifflion,Boston 1999, fq Po aty, fq Dr.sc.Hysen Ismajli, vepër e cituar, fq. 266.

48 48 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Sipas rregullave horizontale të financimit 10 në kuptim të gjerë kërkojnë të vendoset një rregullësi në mes të pjesëve të aktivit dhe të pasivit, si dhe të bëhet harmonizimi i këtyre pjesëve. Sipas rregullave horizontale të financimit mjetet e lidhura me afat të gjatë si: mjetet kryesore, plasmanet afatgjata, mjetet e përhershme xhiruese, kërkesat kontestuese si dhe mjetet e dyshimta të shprehura ne aktiv), duhet të jenë të barabarta me burimet e përhershme dhe afatgjata (si kapitali i përhershëm, kreditë afatgjata, detyrimet afatgjata në bazë të obligacioneve si dhe detyrimet e tjera afatgjata). Në qoftë se mjetet afatgjata janë të lidhura në afat të gjatë me burimet e mjeteve të përhershme, atëhere edhe mjetet afatshkurta janë të lidhura me burimet afatshkurtëra të tyre.lidhja në mes të tyre krahasohet me rregulla horizontale të financimit, atëherë merret përgjigjja për situatën financiare si kusht për mbajtjen e likuiditetit me ç rast mendohet se rregullat horizontale të financimit sigurojnë kushtet për ruajtjten e likuiditetit. Në vështrim të strukturës së pasivit nga pikëpamja e pronësisë jepet gjendja faktike e raporteve të burimeve vetjake dhe atyre të huazuara dhe me ndihmën e rregullave vertikale të financimit, bëhet vlerësimi i kësaj strukture.këto rregulla përpiqen të vendosin normën ose strukturën e kapitalit ose pasivit të bilancit.këtu është fjala para së gjithash për raportin në mes të kapitalit vetjak dhe të huaj, lartësinë e rezervës për mbulimin e rrezikut dhe marrëdhinjet të tjera, ndër të cilat posaçërisht raporti ndërmjet burimeve afatgjata dhe atyre afatshkurtëra. 11 Analiza financiare ka për detyrë të shqyrtojë dhe të vlerësojë situatën financiare duke pasur parasysh: 12 Konstitucionin financiar, likuiditetin, rentabilitetin, shkallën e harmonisë midis mjeteve dhe burimeve të tyre, dhe krahasimin numerik të ndërrmarrjes konkrete me mesataren e degës ose ekonomisë në tërësi Pasqyrat financiare dhe treguesit e raportimit financiar Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimmarrje Pasqyrat financiare japin në formë të sistemuar dhe të përmbledhur informacionin në lidhje me situatën financiare, performancën dhe ndryshimet e tyre në lidhje me një njësi ekonomike. Ato japin një informacion mjaft të rëndësishëm për investitorët, aksionarët, punonjësit e të tjerë grupe përdoruesish në lidhje me marrjen e vendimeve të tyre ekonomike. Është botërisht e njohur që të gjitha vendimet financiare, të bashkohet apo të ndahet, të zgjerohen operacionet, të investohet, të leshohen kredi janë të bazuara kryesisht në pritjet rreth të ardhmes. Prandaj kur të blehen aksionet e një kompanie, shpesh herë thuhet që një investitor paguan për të ardhmen e jo për të kaluarën. 13 Udhëheqja financiare ndërtohet mbi bazën e raportimit financiar, aty ku ka raportim financiar aty lind nevoja për udhëheqjen financiare. Raportimi financiar si fazë informuese dhe e bazuar për procese të ndryshme vendimmarrëse në ndërrmarrje gjithashtu shërben si pjesë e udhëheqjes financiare. Raportimi financiar duke i shfaqur të dhënat e ndryshme të regjishtruara nga departamenti i kontabilitetit i mundëson udhëheqjes financiare të marr vendime të ndryshme dhe në kohë në lidhje me ndryshimet e mundshme të cilat kanë karakter financiar. 10 Po aty, fq Dr.sc.Hysen Ismajli, vepër e cituar, fq Po aty, fq Haskins; Ferris; Selling; International Financial Reporting and Analysis, McGraë Hill, Fq.85.

49 Roli dhe rёndёsia e treguesve financiar nё vendimmarrjen menaxheriale nё banka rasti i Procredit bankës në Kosovë Treguesit e raportimit financiar Treguesit e raportimit financiar që përdoren për të vendimmarrjen financiare janë të shumtë por më të rëndësishmit janë: Raportet e likuiditetit dhe raportet e profitabilitetit. Raportet e likuiditetit Raportet e likuiditetit tregojnë se a mundet organizata të përballojë detyrimet rrjedhëse të saj.raportet e likuiditetit shprehin aftësinë e organizatës për të përballuar detyrimet e saj kur u vjen afati i shlyerjes. Në qoftëse një organizatë është likuide, ajo do të jetë në gjendje të shlyejë në kohë obligimet e saj. Janë dy forma të matjes së raportit të likuiditetit: a. Raporti korrent dhe b. Raporti i shpejtë - prova acide. Raportet e profitabilitetit Raportet e profitabilitetit apo frytshmërisë matin efektet e kombinuara të likuiditetit, menaxhimit të mjeteve dhe borxhit në rezultatin e firmës. Këto raporte tregojnë se sa janë të bazueshme vendimet të cilat organizata i ka marrë për investime. Raportet e profitabilitetit shprehin saktësisht atë çfarë organizata fiton mbi shitjet e saj, mbi mjetet ose kapitalin. Raportet e tilla janë: a. Profiti margjinal bruto, b. Profiti margjinal neto, c. Raporti bazë i fitimit, ç. Raporti i kthimit nga mjetet totale (ROA), d. Raporti i kthimit nga kapitali (ROE) dhe dh. Fitimi për aksion (FPA) Problematika e vendimmarrjes në procredit bankë PROCREDIT BANKA - Histori e shkurtër ProCredit Banka u themelua në fund të vitit 1999 me emërtimin MEB Kosova.Ky institucion i ri ishte me rëndësi të madhe për Kosovën, por ishte edhe pjesë vitale e zhvillimit të hershëm të ProCredit grupit. MEB-i jo vetëm që ishte banka e parë në Kosovë, por për një kohë ishte edhe e vetmja bankë në vend. Si e tillë ajo duhej të kënaqte nevojat financiare të një popullate të tërë. 14 Zhvillimi ekonomik i vendit kontriboi në rritjen e vazhdueshme të bankës, e cila në vitin 2010 në gjirin e saj kishte rreth 1,200 të punësuar, të cilët në mënyrë të vazhduar punojnë dhe kontribojnë në një rrjetë gjithëpërfshirëse prej 62 filialave dhe ekspoziturave që është argument i padiskutueshëm i zhvillimit të ProCredit Bankës. Vendimmarrja në procredit bankë mbi bazë të treguesve financiar Raportimi financiar për menaxhmentin dhe analistët e bankës të cilët merren drejtpërdrejt me përcjelljen e situatës financiare të bankës është një metodë shumë efikase për analiza të ndryshme dhe sjelljen e vendimeve të cilat në të shumtën e rasteve është e qëlluar dhe sjell rezultate pozitive. Raporti i kthimit nga mjetet totale (ROA) Raporti i kthimit nga mjetet totale apo return on assets për bankën gjatë vitit 2010 tregonte këtë vlerë: Gjatë vitit 2010 ProCredit banka ka pas kthim në mjete totale në vlerë prej 2.86% 14 Monografi ProCredit Banka Dhjetë Vjetët e Parë, Prishtinë 2010

50 50 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Gjatë vitit 2009 ProCredit Banka ka pas kthim prej 2.92%.Nga krahasimi në vitin 2010 vërehet një rënjie nga kthimi në mjetet totale. Raporti i kthimit nga kapitali (Return on Equity) Kthimi nga kapitali në vitin 2010 ProCredit banka e ka pasur në vlerë prej 32.3% Raporti i kthimit nga kapitali për vitin 2010 kap vlerën e 32.3% duke u krahasuar me 2009 vërehet një ramje por megjithatë është në nivel mjatë të lartë, dhe ju jep aksionarëve informatë që investimet e tyre dhe aksionet e tyre kanë kthim të qëndrueshëm. Raportet e vlerës së firmës Raportet e vlerës së firmës ndërlidhen më çmimin e aksioneve dhe përfitimin që do ta kenë nga kjo aksionmbajtësit. Në qoftëse firma është likuide, menaxhimi i mjeteve është i mirë, menaxhimi i borxheve është i mirë si dhe normat e profitabilitetit janë të mirat që japin sinjal që vlera e tregut të firmës do të ngritet. Raporti Kosto/Të hyra (Cost/Income) Raporti Kosto/ të hyra paraqet pjesën e të hyrave të cilat shkojnë në drejtim të mbulimit të kostove.synim kryesor i bankës është ta mbajë këtë tregues në nivelin më të ultë të mundshëm. Nëse vjen deri të rritja e nivelit të këtij treguesi nga një periudhë në tjetrën kjo na jep të kuptojmë që shpenzimet janë duke u rritur në krahasim me të hyrat. Raporti Kosto/të hyra = Nga pasqyra e të ardhurave shihet që shpenzimet operuese në vitin 2010 kapin vlerën prej 27,831 milion euro, dhe të hyrat neto operuese para provizionimit prej 60,451 milion euro. Shpenzimet operuese gjatë vitit 2009 kapnin vlerën prej 28,159 ndërsa të hyrat neto opereuese para provizionimit prej 58,038 milion euro.nga këto të dhëna nxjerrim treguesit dhe analizojmë të dhënat e vitit 2010 me ato të vitit Nga raporti i mësipërm mund të vërehet që Menaxhmenti i Bankës ProCredit ka arritur të zvoglojë kostot në raport me të hyrat. Në vitin 2010 kostot marrin pjesë në 46.04% të të hyrave e cila krahasuar me vitin 2009 vlera e të cilave ishte 48.50%, ulje e cila kryesisht ka ardhur si rezultat i uljes së shpenzimeve të punëtorëve. Raporti Kreditë Neto/ Mjete totale Ky tregues paraqet pjesëmarrjen e Kredive neto në Mjetet Totale. Siç dihet kreditë janë pjesa kryesore respektivisht përbërësi kryesor i mjeteve të bankës dhe mjetet me rrezikun më të lartë.

51 Roli dhe rёndёsia e treguesve financiar nё vendimmarrjen menaxheriale nё banka rasti i Procredit bankës në Kosovë 51 Nga Bilanci i Gjendjes mund të shihet që pjesa e Kredive neto gjatë vitit 2010 kap vlerën e 476,437 milion dhe të mjeteve totale prej 783,305 milion, në vitin 2009 vlera e kredive dhe mjeteve totale ishte 453,566 milion respektivisht 732,506 milion. Nga të dhënat e mësipërme gjejmë pjesëmarrjen e kredive në mjetet totale: Nga treguesi i mësipërm mund të shohim së gjatë vitit 2010 pjesa e mjeteve me rrezik më të lartë është zvogluar në krahasim me vitin 2009 kjo për shkak se janë rritur pjesët e tjera përbërëse të mjeteve të bankës, respektivisht rritja e vlerës së instrumenteve financiare. Raporti Provizion/Bruto Kreditë: Ky raport pasqyron kualitetin e portfolios së kredive, respektivisht në mënyrë indirekte ky tregues shpreh nivelin e vonesave. Gjatë vitit 2010 kapte vlerën 21,329 milion euro dhe bruto kreditë 497,766 milion euro, gjatë vitit 2009 provizioni kapte vleren prej 19,166 milion euro dhe bruto kreditë prej 472,732 milion euro. Nga raporti i mësipërm shofim që gjatë vitit 2010 banka ka pasur rritje të vonesave kjo është në linjë me rritjen e portfolios së kredive e cila në vitin 2010 ka shënuar rritje rreth 5% në nivelin bruto të kredive. Raporti Kredi/Depozita: Nga ky raport mund të shofim nivelin e kredive të cilat janë financuar nga depozitat e klientëve, respektivisht pjesëmarrja e depozitave në financimin e kredive. Gjatë vitit 2010 banka ProCredit ka pasur 476,437 milion euro kredi neto dhe depozita të klientëve dhe bankave në vlerë prej 676,155 milion euro, ndërsa gjatë vitit 2009 kreditë neto ishin 453,566 milion euro dhe depozita në vlerë prej 638,335 milion euro. Nga raporti i mësipërm mund të konstatohet që ProCredit banka gjatë vitit 2010 ka zvogluar pjesmarrjen e depozitave në financimin e kredive. Raporti Totali i Kapitali/Totali i mjeteve Ky raport paraqet strukturën e financimit të bankës, respektivisht paraqet pjesëmarrjen e kapitalit në mjetet totale të bankës.

52 52 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Gjatë vitit 2010 Kapitali i Bankës kapte vlerën prej 75,200 milion euro dhe mjetet totale prej 783,305 ndërsa në vitin 2009 totali i kapitalit ishte 63,266 milion euro dhe mjetet totale 732,506 milion euro. Në vitin 2010 ky tregues ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2009 kjo si rezultat i performancës së mirë të kompanisë në rritjen e fitimit dhe rritjen e kapitalit në vlerë prej 5 milion euro. Mjaftueshmëria e Kapitalit: Mjaftueshmëria e kapitalit është tregues i cili shpreh nivelin e kapitalit bazë të institucioneve financiare.niveli i këtij treguesi është i përcaktuar me rregullore të Bankës Qëndrore. Raporti Minimal i Kapitalit me Mjetet e Rrezikuara : 15 Të gjitha bankat duhet të mbajnë një minimum të kapitalit të përgjithshëm në raport me mjetet e rrezikuara prej 12% dhe të kapitalit të klasës I në raport me mjetet e rrezikuara prej 8%. Dhjetor 2010 Dhjetor 2009 Kapitali Aksionar 33,050 28,050 Rezerva Fitimi i akumuluar 34,644 32,476 Minus: Mjetet e paprekshme Totali i mjeteve te klasit të parë 67,784 60,677 Borxhet e varura 24,545 24,545 Provizioni per humbjet nga kredite (limituar në 1.25% të RWA-së) 6,021 6,174 Totali i mjeteve të klasit të dytë 30,566 30,719 Totali i kapitalit 98,350 91,396 Mjetet e Rrezikuara Zëra Bilancor 472, ,778 Zëra Jashtëbilancor 9,178 10,127 Totali i mjeteve të rrezikuara 481, ,905 Raporti i Kapitalit të klasit të parë 14.07% 12.29% Raporti i Kapitalit të klasit të dytë 20.42% 18.50% Fig 12. Raporti mbi mjaftueshmërinë e kapitalit Banka Qendrore e Kosovës, Rregulla I, Mjaftueshmëria e kapitalit, fq Raporti vjetor, ProCredit Banka Prishtinë 2010, fq.74.

53 Roli dhe rёndёsia e treguesve financiar nё vendimmarrjen menaxheriale nё banka rasti i Procredit bankës në Kosovë 53 (i) Kapitali rregullues i rrezikuar fitohet duke vënë në raport kapitalin me aktivën e rrezikuar. (ii) Raporti minimal i cekur më lart mund të rritet kohë pas kohe nga autoriteti sipas rregullës apo urdhërit. Raporti për kapitalin e klasit të parë shpreh raportin në mes të mjeteve të kapitalit të klasës së parë dhe mjeteve të rrezikuara. Duke u shërbyer nga të dhënat e tabelës së mësipërme bëjmë kalkulimin e treguesve të lartëpërmendur. Nga raporti i fituar vërehet qartë që niveli i kërkuar kapitalit të klasit të parë është mbi limit e caktuar.në vitin 2010 ProCredit Banka ka arritur të ngris nivelin e kapitalit në krahasim me vitin 2009 duke ulur nivelin e mjeteve të rrezikuara. ProCredit banka ashtu si në vitin 2009 dhe në vitin 2010 qëndori fuqishëm mbi nivelin minimal të kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit. Nga tabela e mësipërme shihet që edhe Totali i kapitalit në vitin 2010 është rritur ndjeshëm në krahasim me nivelin e vitit 2009 nga 18.50% sa ishte në 20.42%. Siç thotë rregulla e BQK-së niveli minimal i kërkuar për kapitalin e klasit të parë është 8% respektivisht 12% për totalin e kapitalit. Raporti mjete totale / Numri i punëtorëve Raporti Mjetet Totale/Numri i punëtorëve paraqet raportin në mes të mjeteve totale të bankë dhe numrit të stafit nëpërmjet të cilit raport vlerësohet efiçenca e bankës. Gjatë vitit 2010 mjetet totale të ProCredit bankës kapën vlerën e 783,305 euro ndërsa numri i stafit ishte 1,108 punëtor, në krahasim me vitin 2009 vlera e mjeteve totale ishte 732,506 dhe numri i stafit ishte 1,177. Nga këto të dhëna do të vlerësojnë vendimet e menaxhmentit në rritjen e efiçencës së bankës. Raporti Mjete/Stafi = Mjetet totale Numri i Punëtorëve RMS 2010 = 783,305 / 1,108 = mijë/euro RMS 2009 = 732,506 / 1,177 = mijë/euro Nga raportet e mësipërme mund të shofim së banka gjatë vitit 2010 në krahasim me vitin 2009 ka rritur dukshëm efiçencën duke e rritur numrin e mjeteve totale ne raport me numrin e punëtorëve nga mijë në mijë në rritje relative prej 13.60%. Përfundim Punimi Roli dhe rëndësia e treguesve financiar në vendimmarrjen menaxheriale në sistemin bankar rast studimi ProCredit Bankë, paraqet një shqyrtim teorik dhe analizë praktike të rastit konkret. Vendimmarrja menaxheriale ka patur, ka dhe do të ketë rëndësi përherë në udhëheqjen e të gjitha llojeve të institucioneve ndërsa veçanërisht në sistemin bankar. Kështu raportimi financiar është bazë e një gjykimi të thjeshtë, ndërsa të gjitha analizat të cilat shtrihen në këte fushë janë të pamundura pa raportim financiar.

54 54 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Prandaj pasqyrat financiare janë burimi kryesor për realizimin e analizës financiare, sepse llogariten shumë tregues, të cilët kanë rol në raportim dhe analizë financiare në Sistemin Bankar në përgjithësi dhe Bankave në veçanti. Përdorimi i treguesve të shtjelluar në punim është shumë dobi prurës për sektorin financiar në përgjithësi e për Bankat në veçanti pasiqë dihet që vendosja shpesh bëhet në kushtet e pasigurisë, ndërsa kuptimi dhe interpretimi i drejt i treguesve do të zvoglojë pasigurinë dhe do të krijojë kushte më të sigurta në marrjen e vendimeve. Treguesit e shtjelluar janë të një rëndësie të veçantë për analiza të ndryshme. Vetëm të marrim treguesin e raportit Kredi/Depozita, i cili na jep të kuptojmë nivelin e kredive të financuara nga depozitat respektivisht nivelin e pjesëmarrjes së depozitave në kredi, poashtu raporti i kthimit në kapital është raport i rëndësishëm i cili dërgon sinjale tek pronarët në lidhje më punën e menaxhmentit apo aftësinë e bankës të rris vlerën e kapitalit të investuar. Analizat e bëra nga pasqyrat financiare i shërbejnë bankave që të shohin nivelet e tyre të likuiditetit, aftësinë e tyre për t ju përgjigjur kërkesave të klientëve në kohë, dhe treguesit e profitabilitetit që paraqesin aftësinë menaxhuese dhe organizative të bankave drejt rritjes së fitimit. Treguesit financiar në ProCredit Banka na mundësojnë të konstatojmë se në vazhdimësi duhet të punojë në uljen të shpenzimeve operative respektivisht shpenzimeve të punonjësve që mund të bëhet me anë të trajnimeve të punëtorëve të cilat ndikojnë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Banka duhet të fokusohet në zgjerimin e shërbimeve me krijimin e produkteve të reja të cilat i mundësojnë ta zgjerohej brezin e të hyrave. Edhe pse treguesit e kthimit në kapital dhe të pasurisë të njohur si (ROA dhe ROE) paraqesin një kthim mjaft të lartë të cilin e ka banka duhet të punohet në drejtim të ngritjes së vazhdueshme të tyre. Po ashtu banka duhet ta rris nivelin e kreditimit nga viti në vit, që ta mbajë konstant nivelin e portfolios në vonesë. Rritja e nivelit të kreditimit, bankës i mundëson ta rris nivelin e kapitalit të angazhuar, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të të hyrave, pasiqë kapitali i paangazhuar në bankë paraqitet në nivele shumë më të lartë sesa minimumi i kërkuar nga ana e Bankës Qendrore. Literatura S.Borovič, Organizacijska teorija, Informator, Zagreb 1991 M.Buble, Management, Split G.Moorhead dhe R.W.Griffin: Organization Bahavior, Houghton Mifflin Company, Boston 1989, Justina Pula, Ibrahim Kuka & Besnik Krasniqi, Menaxhmenti dhe Vendosja. Prishtinë, E.F.Harrison: The managerial Decision Making Process, Fifth edition, Houghton Mifflion,Boston Ismajli Dr.sc. Hysen, Qeverisja Financiare, Instituti MMN, Prishtinë 2002, Haskins; Ferris; Selling; International Financial Reporting and Analysis, McGraw Hill, Monografi e ProCredit Bank - Dhjetë Vjetët e Parë, Prishtinë 2010 Raporti vjetor, ProCredit Bankë, Prishtinë Banka Qendrore e Kosovës, Rregulla mbi mjaftueshmërinë e kapitalit.

55 CILESIA E RAPORTIMIT DHE AUDITIMIT FINANCIAR NEN ASPEKTIN E KRIZES AKTUALE Evis KUMI Abstract The economic crisis highlights the deep problems that require intervention and reforms to improve the business climate. Due to the current events in our country and the region, governments are characterized by high debt, the decline in revenue efficiency and rising unemployment. For this reason, more attention is given to the private businesses and the private sector in general, as the main driver of economic growth. The crisis emphases structural weaknesses, it requires the adoption of new accounting laws by ministers and senior officials, as part of their efforts for sustainable growth of the economy and EU integration of Albania. The education system should strengthen, and there is a need to increase the capacity of the accountancy profession. It is required to move forward in an advaced stage, creating public oversight systems and the control of quality, necessary to ensure the practical application of accounting rules and reliably. An improved financial reporting helps reduce barriers to business investment, especially for small and medium enterprises, with an ultimate goal of increasing the competitiveness and economic growth. This article will take a look at the above mentiond problems being classified into five main aspects, in order to give a conclusion about the issues of financial reality. Hyrje Raportimi financiar përbën një aspekt të rëndësishëm për qeverisjen e mirë, e cila kërkon transparence dhe integritet si në sektorin publik dhe në atë privat. Qeverisja e mirë publike dhe private nuk është luks, por nevojë për një rritje të qëndrueshme (Philippe Le Houerou, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Viene 31 maj 12.) E rëndësishme është që standartet kombëtare e ndërkombëtare të kontabilitetit të jenë të kuptuara qartë nga drejtuesit e sipërmarrjeve dhe profesionistët kontabël që kryejnë këto shërbime. Prandaj, trajnimi i vazhdueshëm i profesionistëve kontabël dhe pasurimi i mëtejshëm e kurrikulave të universiteteve në fushën e kontabilitetit e auditimit eshte nje kerkese e kohës. Gjatë ketij studimi, do të trajtohen keto aspekte: 1. Përmirësimi I kuadrit ligjor në fushen e raportimit financiar. 2. Forcimi i kapaciteteve të organizatave profesionale. 3. Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes së auditimit. 4. Përmirësimin e kurrikulave te kontabilitetit e auditit si dhe te arsimit universitar 5. Forcim i kapaciteteve e reformave, si dhe monitorim, vlerësim dhe certifikim profesional. Permirësimi I kuadrit ligjor në fushën e raportimit financiar Ky komponent syonon të krijojë një bazë të shëndoshë për përafrimin e legjislacionit të korporatave financiare të raportimit me atë të BE-së. Gjatë njëzet viteve të fundit ne Shqiperi, profesionet e pavarura të kontabilitetit dhe auditimit kanë kaluar nëpër procese te shumta ndryshimesh dhe perpjekjesh per te

56 56 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 permiresuar sa me shume cilësinë e shërbimeve te ofruara. Kuadri ligjor, cdo dite e me shume perfshin ligje te reja dhe rregullore te shkruara në përputhje me kërkesat e paraqitura nga ana e Bashkimit Evropian, duke qenë një vend aspirant për BE-në, Shqipëria ka bere disa marrëveshje për të miratuar nje kuadër ligjor të plotë ne perputhje me atë të BE-se. Zhvillimi i një strukture të tillë, të plotë ligjore, ka paraqitur si nevoje ndertimin e një infrastrukture të përshtateshme institucionale, që do të ketë të gjitha mjetet e nevojshme per te rregulluar dhe mbikëqyrur sherbimet e kontabilitetit dhe auditimit të pavarur. Ne vendin tone kane gjetur zbatim reforma dhe instrumente për të garantuar sherbime cilesore ne kontabilitet dhe auditim, për kompanite publike dhe private. Vendi yne ka shtuar dhe zgjeron dita dites lidhjet me vendet e tjera, duke sjelle para profesionisteve sfida te reja ne lidhje me sherbimet ne fushen financiare, kontabilitet dhe auditim. Perballja e profesionisteve Shqiptare me ata te huaj eshte bere me ashper per t i mbijetuar ardhjes se sherbimit profesional nga vende te tjera, qofshin keto ne rajon apo me gjere. Sic dihet, një nga hapat më të rëndësishëm të kontabilitetit/ auditimit, ka qenë miratimi në vitin 1993 e "Ligjit për kontabilitetin", në të cilin percaktohen parimet dhe rregullat e përgjithshme për përgatitjen e Standardeve Kombetare të Kontabilitetit dhe të Pasqyrave Financiare, si dhe për mbajtjen e kontabilitetit. Ky ligj hodhi bazat për Standartet Përgjithësisht të Pranuara Kombëtare, si dhe të Planit të Përgjithshëm Kontabël. Këto standarte fokusoheshin në aspekte të përgjithëshme të transaksioneve të kryera nga njësitë ekonomike, duke përfshirë në një grupim të madh, pa ndarje specifike. Sic do të dilte e nevojëshme më vonë, me zgjerimin e ekonomisë së tregut, standartet e përgjithëshme të kontabilitetit, të miratuara në vitin 1993, nuk përbënin një strukturë të përshtatëshme ligjore për ndërmarrjet me aktivitete specifike, si për shembull, instiucionet financiare dhe kompanite e sherbimeve publike. Ndryshime të mëtejëshme ndodhen si rezultati i disa faktorëve të cilet, shpalosën sfida të shumta përpara strukturave ligjore në fushën e kontabilitet / auditimit të asaj kohe, për rritjen e cilësisë dhe ndryshimin e strukturës së profesionistit kontabël. Ndër këta faktorë përmendim zhvillimin e tregjeve, hyrjen e ndermarrjeve dhe investimeve të huaja, si dhe angazhimet e qeverisë shqiptare për integrim në Komunitetin Europian. Kështu, në vitin 2004 në vendin tonë miratohet Ligji nr.9228, Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare. Ligji përcakton se te gjitha kompanite e biznesit të regjistruara ne shqipëri janë të detyruara të zbatojnë Standartet Kombëtare të kontabilitetit. Ligji përcakton edhe subjektet që jane të detyruara të zbatojnë Standartet Ndërkombetare të Kontabilitetit: Kompanitë e regjistruara në një burse të letrave me vlerë dhe filialet e tyre subjekt i konsolidimit te llogarive; bankat, shoqëritë e sigurimit dhe te gjitha shoqëritë të licensuara per të kryer investime në letrat me vlerë; kompanitë e mëdha kur ato tejkalojne kufijtë ë të ardhurave vjetore mbi ALL dhe numrin mesatar vjetor të punojësve prej 100. Me Urdhërin e Ministrit te Financave nr.4292 date eshtë bërë Shpallja e 14 standardeve kombëtare kontabël, përcaktimi i dates 1 Janar 2008 si date e

57 Cilesia e raportimit dhe auditimit financiar nen aspektin e krizes aktuale 57 implementimit te tyre, fillimi i punes për trajnime profesionale nga përdoruesit e tyre dhe publikimi i ketyre standardeve. Në vitin 2009 miratohet ligji I ri, I cili parashikon organizimin e auditit te jashtëm financiar. Ligji përcakton mënyrën e organizimit të profesionit auditit të pavarur, rregullat e mbikqyrjes publike dhe detyrimin per zbatimin e Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit. Forcimi i kapaciteteve të organizatave profesionale. Sipas këtij komponenti, kapaciteti i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe Institutit te Eksperteve Kontabël të Autorizuar duhet të forcohet, si dhe proceset për vendosjen dhe miratimin e standardeve të raportimit financiar, nëpërmjet asistencës teknike dhe trajnimit. Ne objektivin e Këshillit Kombëtar të Kontabiliteit thuhet se me qëllimin final realizimin e detyrave dhe objektivit te tij, me mbeshtetjen Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet një projekti me financim dhe asistencë të Bankës Botërore, u realizua nje set me 14 standarde kombëtare te kontabilitetit, të cilat janë hartuar në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe që do të zbatohen nga të gjitha njësitë ekonomike private dhe publike fitimprurëse nga data 1 janar 2008, përjashto ato kompani të mëdha, të cilat do të jënë të përfshira në listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe që do të zbatojnë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit në mënyrën më të plotë. Shoqatat kryesore profesionale në fushën kontabilitëtit që operojnë në Shqipëri janë: Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), I krijuar më datën 24 Nëntor 1997, me statusin e një shoqate profesionale jo fitimprurëse, që grupon profesionistët kontabël të pajisur me titullin "Ekspert kontabël i autorizuar", te cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në praktiken publike në mënyrë të pavarur, në statusin e personave fizikë ose në perbërje të shoqërive të ekspertëve kontabël të autorizuar. Me inisiativën e një grupi profesionistësh, ekspertësh dhe specialistësh të licensuar si Kontabël i Miratuar, më datë , u krijua shoqata Lidhja Profesionale Kontabël i Miratuar (LPKM) me seli në Tiranë e me degët e saj nëpër rrethe. Për të reflektuar zhvillimet e reja aktuale në fushën e profesionit të pavarur të kontabilistit, për të rritur më tej rolin e tij ne koherencë dhe me rekomandimet e IFAC per rregullimin e profesionit të pavarur të kontabilistit, asamblea e shoqatës miratoi në muajin Qershor të vitit 2006 ndryshimin e statutit dhe të emrit të saj duke u quajtur Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM). IKM është një organizatë profesionale homogjene, joqeveritare, jo fitimprurëse, jo fetare e jo politike. Shoqata u krijua si domosdoshmëri për përballimin më të suksesshëm të sfidave që qëndrojnë përpara shoqërisë sonë. Shoqata me një vizion bashkëkohor progresist do të sjellë konsolidimin e mëtejshëm të profesionit Kontabël i Miratuar në Shqipëri. Në Shqipëri ka aktualisht rreth 1200 kontabiliste të miratuar; jo të gjithë janë licencuar me licencën e biznesit, dhe deri në fund të 2010, kishte rreth 150 ekspertë kontabel, dhe 40 firma privatë auditimi.

58 58 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes së auditimit. Sipas këtij komponenti, qellimi eshtë për të mbështetur forcimin e sistemit të krijuar kohët e fundit të kontrollit të parashikuar në ligjin e auditimit të ri të miratuar në vitin 2009, behet fjalë pikërisht për ligjin Per auditimin ligjor, organzimin e profesiont te eksperit kontabël të regjistruar dhe të kontabilisit të miratuar. Ky ligj ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të Ekspertit kontabël të regjistruar, si dhe rregullimin e profesionit të Kontabilistit të miratuar. Ky ligj parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe të konsoliduara, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit, të kontabilistit të miratuar, si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit. Pas një përshkrimi mbi organizimin aktual të kuadrit ligjor të kontabilitetit dhe auditit në Shqipëri, ne arrijmë në përfudnimin që këta sektorë kanë pësuar një transformim të thëllë këto vitet e fundit. Duke e parë në këndvështrimin e ndryshimeve te mëdha në ambjentin ku operojnë, brenda dhe jashtë shqipërisë, paraqitet e nevojëshme të vihen në diskutim problemet që kontabilistët dhe auditorët përballin dhe që përbëjnë aftësitë e mëtejëshme apo risitë që duhet të sjellin për t u krahasuar me konsulentët nga jashtë vendit. Nuk duhet lënë pa përmëndur aftesia kompiuterike e kontabilisit apo auditit. Si përfundim mund të themi se sfidat kryesore që hasen në ambjentin e kontabilisteve e auditëve janë: - Tendenca e unifikimit të standarteve kontabël ne ato ndërkombëtarë - Roli i kontabilistit kundër ekonomisë informale dhe kundër korrupsionit - Menyrat e reja të ushtrimit të profesionit npm sistemeve të infomacionit dhe komunikimit elektronik - Pershtatja dhe harmonizimi me ndryshimet e vazhdueshme te kërkesave të raportimit financiar. Është e qartë tashmë që unifikimi I standarteve të kontabilitetit nuk është një kërkëse vëtëm e ekonomive të vendeve të zhvilluara, por edhe të atyre ne zhvillim sic eshtë Shqipëria. Kështu, sa më shumë standartet kombëtare pershtaten me ato ndërkombëtare, aq me shumë krijohen kushtet optimale për qarkullimin e kapitalit dhe zhvillimin e investimeve te huaja, per arsye se kostoja e konvertimit te llogarive financiare është më e ulët dhe pa gabime. Megjithatë, përsëri ngrihet cështja nëse është e leverdisëshme dhe a eshtë zgjidhja më e mirë e zbatimit të standarteve ndërkombëtare në ekonomi te vogla si ajo e Shqipërisë? Kjo pyetje lind natyrshëm duke patur parasysh peshen e kostos së zbatimit të IFRS për ndërmarrjet e vogla e të mesme, standartin e larte te njohurive dhe edukimit përkatës të kontabilistëve që do ta vënë në zbatim, si dhe të dhenat financiare duhet të jenë sa më formale dhe transparente. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore rreth 2/3 e transaksioneve botërore të bizneseve zhvillohen nga kompanitë shumëkombëshe. Në veçanti, vendet në zhvillim janë duke dëshmuar rritje të transaksioneve të kompanive shumëkombëshe për shkak të specifikave të ekonomive te tyre. Ne qender te vendmendjes sot eshte fakti I

59 Cilesia e raportimit dhe auditimit financiar nen aspektin e krizes aktuale 59 Transferimit të Çmimit, I cili nuk është i rëndësishem vetëm për bizneset, por gjithashtu edhe për administratat fiskale të cilat përballen me sfidën e zbatimit ose adaptimit të legjislacionit mbi transferimin e çmimit. Ndërtimi i një klime të qëndrueshme investimesh e lidhur kjo me mbrojtjen e bazës se tatueshme ka qenë ne fokus te diskutimeve te ekperteve dhe potitikëbërsve vendeve te ne te gjithe boten. Transferimi I cmimit është i rëndësishëm si per qeveritë ashtu edhe per kompanite shumëkombeshe. Por çfarë përfitimesh reale ka kjo? Kompanitë shumëkombëshe fitimet e tyre i kalojnë tek dega që operojne dhe vendet ku taksa e tatim fitimit është më e ulët, duke perfituar keshtu nga barra më e ulët fiskale kurse, me shpenzimet operojne duke i kaluar ne llogari te kompanise qendrore. Transferimi i fitimit mund të ndikojë ne pjesen e tatimit që qeverite marrin nga kompanitië shume-kombëshe, ndersa persa I perket ketyre kompanive, ato ekspozohen ndaj tatimit të dyfishtë. Shumica e vendeve ne zhvillim kanë mungesa në këtë kuadër ligjor për t i monitoruar më mirë fiskalisht operacionet e kompanive shumëkombëshe në funksion të marrjes së të ardhurave tatimore korrekte prej tyre. Shumica e vendeve, perfshire ketu dhe Shqiperine, nuk kanë kapacitetet e duhura administrative për kryerjen e kontrolleve dhe procedurave te sakta në këtë aspekt. Përmirësimin e kurrikulave te kontabilitetit e auditit dhe për arsimin universitar e certifikimin profesional Në fushën e kontabilitetit e të raportimit financiar, janë patur parasysh: - Rekomandimet e Bashkimit Europian, Direktiva e tetë "Mbi Auditimin Ligjor të Llogarive Vjetore dhe të Llogarive të Konsoliduara", - Rekomandimet e dhëna nga REPARIS (Rruga për në Europë: Programi i reformës së kontabilitetit dhe forcimi institucional), - Rekomandimet e ROSC (Raporti i vëzhgimit të standarteve e kodeve) - Progres raporti i fundit BE - Standartet ndërkombëtare të auditimit - Standartet ndërkombëtare të kontabilitetit e të raportimit financiar - Përvoja e deritanishme e organizimit të profesioneve të ekspertëve kontabël e të kontabilistëve të miratuar. Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka për mision të sigurojë mirë ushtrimin e profesionit, mbrojtjen e nderit dhe të pavarësisisë të ekspertëve kontabël të regjistruar, anëtarë të tij, si edhe të garantojë mbikëqyrjen e formimit të tyre profesional. Një shenjë që e dallon profesionin kontabël në mbarë botën është pranimi prej tij e përgjegjësisë për të vepruar në interes të publikut. Eksperti kontabël i regjistruar nuk ka përgjegjësinë që të kënaqë në mënyrë specifike vetëm nevojat e klienteve te tij, pasi misioini i tij eshte më i gjerë, ai duhet të veprojë gjithnje në interes të publikut. Roli dhe pozita e rëndësishme e eksperteve kontabel te regjistruar mund te mbahet vetëm në qoftë se ata veprojnë në pajtim me rregullat e profesionit dhe demonstrojnë se shërbimet e tyre janë cilësore dhe në pajtim me standardet profesionale e etike. Besueshmëria e publikut ne shërbimet që japin anëtarët e

60 60 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Institutit e ka burimin në kualifikimin, aftësitë dhe zotësitë profesionale, eksperiencën, etikën, pavarësinë dhe integritetin që ata manifestojnë. Objektivi kryesor i organizates profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar (IEKA) eshte të rritë njohjen dhe zbatimin në praktikë standardeve cilësesisht te larta, të cilat janë në të njëjtën linjë me zhvillimet globale. Objekti i veprimtarise se IKM-te sigurojë organizimin e drejtimin e përhershëm te specialistëve që posedojnë dëshmine Kontabel i Miratuar, si dhe kandidateve që dëshirojnë të aplikojnë për t u paisur me dëshminë Kontabël i Miratuar. IKM del në mbrojtje të interesave profesionale të tyre, duke kërkuar garancitë e duhura për kompetencat, pavaresine dhe bindjet profesionale. Në bashkëveprim me Keshillin Kombetar të Kontabilitetit, me Ministrinë e Financave dhe me organizima te tjerë të interesuara ne fushën e Kontabilitetit, jep kontributin për zgjidhjen e problemeve të organizmit të Kontabilitetit, të dokumentacionit kontabël, për studime e punime në permirësimin e dispozitave ligjore të kontabilitetit, standartet e kontabilitetit, standartet profesionale, rregullimet ligjore për profesionin. IKM merr masat për organizimin e provimeve dhe paisjen me Deshmine Kontabel i Miratuar dhe të certifikatave dhe dëshimive të ngjashme, etj. siguron kualifikimin e vazhdueshëm të anetarëve të saj ne fushën e profesionit. IKM organizon veprimtari shkencore në shërbim të profesionit duke përpunuar e publikuar standarte të kontabilitetit dhe të organizimit te profesionit. Realizon bashkëpunim me institucione e organizma homologe brenda e jashte vendit, me qëllimin e mbikqyrjes e zbatimit të standarteve kontabël nga anetarët e saj, të kodit të sjelljes dhe të disiplines profesionale. Forcim i kapaciteteve e reformave, si dhe monitorimin dhe vlerësim të certifikimit profesional Duke patur parasysh rolin e Ekspertëve Kontabël dhe të Kontabilistëve të Miratuar dhe rëndësinë e domosdoshmërinë e auditimit ligjor të llogarive e të shërbimit kontabël në shoqëritë tregtare, shkurtimisht përmendim disa objektiva ne lidhje me organizmin dhe funksionimin në tërësi të institucioneve që operojne në kete fushë. - Bordi Mbikqyrës, si autoritet i pavarur, i përbërë nga persona të kualifikuar të fushës së kontabilitetit e auditimit ka per qellim forcimin e mbikëqyrjes si në fazën e përgatitjes e certifikimit të eksperteve kontabël e të kontabilistëve të miratuar, ashtu dhe gjatë ushtrimit të profesionit; - Autoritetet e certifikimit jane percaktuar per të dy profesionet, si autoritete që funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe që janë përgjegjës për testimin e njohurive teorike lidhur me profesionet e audituesit e kontabilistit dhe për miratimin e tyre për tu regjistruar në regjistrat përkatës publikë. - Dalja nga profesioni eshte kufizuar ne moshe duke vene kufizime moshe për hyrjen dhe daljen nga profesioni i audituesit duke synuar, pjekuri dhe dinamizem ne profesion. - Profesioni i Ekspertit Kontabël eshte parashikuar te organizohet ne nje organizem te vetem, dhe në disa organizata për kontabilistët e miratuar.

61 Cilesia e raportimit dhe auditimit financiar nen aspektin e krizes aktuale 61 - Nën mbikqyrjen e organizatave e të bordit mbikëqyrës, eshtë parashikuar që trajnimet mund ti realizojnë organizatat profesionale ose universitetet. - Auditim ligjor te detyrueshem do te kenë të gjitha shoqëritë tregtare që zbatojnë standartet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe një kategori e shoqërive që zbatojnë standartet kombëtare të kontabilitetit, por që tejkalojnë kufij të caktuar të aktiveve, xhiros ose numrit të të punësuarve. - Mbikqyrje e rreptë eshte parashikuar për sigurinë e cilësinë e auditimeve, si nga ana e Bordit Mbikqyrës, ashtu dhe nga vetë organizata profesionale. Objektivi ne kete rast eshte shmangia e auditimeve formale dhe jo sipas standarteve ndërkombëtare të auditimit, parashikuar si të detyrueshme në këtë projekt. - Konfliktet të interesit jane synuar te trajtohen në ushtrimin e profesionit të audituesit, me qëllim ruajtjen e pavarësisë dhe paanësisë së audituesit. Konkluzione dhe rekomandime Për arritjen e qëllimeve të siper përmendura, duhet krijuar transparencë në zbatimin e politikave dhe kuadrit institucional për raportimin financiar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Në këtë shkrim hodhëm vështrimin së pari për një prezantim të organizimit aktual të profesioneve e kontabilitetit dhe auditimit në Shqipëri. E ardhmja do te na vere para sfidave të reja, profesionistët do të përballen me kërkesa më të larta në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Kontabilistët dhe auditorët, kanë të bëjnë me probleme te shumëfishuara kur bëhet fjalë për një vënd të vogël si Shqipëria. Duke patur parasysh të kaluarën ë këtyre profesioneve përpara viteve 90, rezultatet bëhen edhe me të vështira për t u arritur, për të mbetur konkurrues në një treg që është në evolim shumë kompleks dhe kritik, i hapur ndaj flukseve te huaja të investimeve. Në çështjet të paraqitura në paragrafin e mësipërm, kërkohet nga kontabilistët dhe auditorët që nga njëra anë që të jetë e pajisur në mënyrë te përshtatëshme me njohuritë e duhura për zbatimin e NAS (apo IAS / IFRS) dhe nga ana tjetër të jenë të aftë për të vepruar dhe punuar me programe të kompjuterizuar në lidhje me kontabilitetin, si dhe të jenë të vetëdijshëm per vlerat e etikes. Të gjitha këto kërkesa mund të plotësohen vetëm me arsimin e duhur dhe të plotë dhe me programet e trajnimit. Literatura 1. Banka Boterore, 2006, Raport I observimit te standarteve dhe kodeve te kontabilitetit dhe auditit ne Shqiperi. 2. Rieger R. J., Zbatimi dhe forcimi I standarteve nderkombetare per raportimin financiar dhe auditimin Ligji 10091, date Per auditimin ligjor dhe organizimin e profesionit te Ekspertiti Kontabel te Regjistruar dhe Kontabilistit te miratuar Standartet Kombetare te Kontabilitetit Ligji 9228 Per Kontabilitetin dhe pasqyrat financiare 6. Shkurti R, Leka B, Bahiti R,Manoku E, Artikull me titull: Sfidat e ambjentit financiar dhe kontabel ne Shqiperi dhe pasojat per profesionistet.

62 62 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Ministria e Financave te Shqiperise, Sistemi I taksave ne Shqiperi 8. Kontrolli I larte I Shtetit dhe Manuali i Auditimit Financiar 9. Transparency International. Report on corruption perceptions index 2009 and Report on corruption perceptions index

63 SISTEMI I REFORMAVE RREGULLATORE TE SHTETIT PERKUNDREJT SIPERMARJES SE LIRE. VESHTRIM MBI EKSPERIENCEN SHQIPTARE Tatjana ELEZI 1 Abstract After change of regime, establishment of pluralism, and setting of rights and freedom, the initial state regulatory reforms was focused on the legalization of private property, which have made Albanian case and challenge so specific, and began to make the economy more flexible and the markets to be quickened. Subsequent important reforms like privatization of small and medium enterprises as well as later privatization of those large led and encouraged the domestic and foreign potential operators to participate in these privatizations. Reform reached maturity with the privatization of the banking system of second level, the liberalization of the insurance market and privatization of large public companies, which led to the consolidation of the market in general, and the internal market in particular, as the integration of the country in the financial global markets, international financial organizations, etc. Other specific reforms in justice, public finance, public administration, real estate registration, education and healthcare, reforms to establish the regulatory role of the state, etc, underline more specifics of Albanian state regulatory reform versus free entrepreneurship. However as the regulator system has led the development and economic growth, promoted free business and entrepreneurship, has affected the growth of private and public investment, ensure the protection and education of consumers, has helped in the establishment and consolidation of rules and market balances, also there are some of the issues that this article seeks to present, as well as give some opinions. Hyrje Ndryshimi i regjimit dhe formes se shtetit, rivendosja e se drejtes se prones private dhe lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi e kane bere rastin shqiptar dhe sfiden shqiptare specifike. Pas vendosjes se shtetit pluralist reforma fillestare regullatore e fokusuar ne legalizimin e prones private filloi ta çliroje ekonomine si beri qe tregjet te fillojne te lulezojne. Reformat e mepasme te rendesishme si privatizimet e ndermarjeve te vogla e te mesme si dhe me vone ato te medha bene qe operatore potenciale vendas e te huaj te mernin pjese ne keto privatizime. Reforma arriti pjekurine me privatizimin e sistemit bankar te nivelit te dyte, liberalizimin e tregut te sigurimeve si dhe privatizimet e kompanive te medha publike, te cilat sollen konsolidimin e tregut ne teresi, dhe ne veçanti te tregut te brendshem financiar ashtu sikurse dhe integrimin e vendit ne tregjet globale, organizatat financiare nderkombetare etj. Te tjera reforma specifike si ne fushen e drejtesise, financave publike, prones, edukimit, shendetesise, vendosjes se rolit rregullator te shtetit etj, ndriçojne me teper specifikat shqiptare ne reformen rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire, si dhe japin sfidat dhe deshtimet saj. Po si ky sistem regulator ka udhehequr zhvillimin dhe rritjen ekonomike, si ka promovuar biznesin dhe sipermarjen e lire, si ka ndikuar ne rritjen e investimeve private e publike, si ka siguruar mbrojtjen dhe edukimin e konsumatoreve, si ka ndihmuar ne vendosjen dhe konsolidimin e regullave dhe balancave te tregut, dhe ku eshte fokusuar momentalisht kjo reforme - jane disa nga çeshtjet qe ky artikull kerkon te prezantoje, permes paraqitjes se rezultateve konkrete sasiore te publikuara per Shqiperine dhe vendet e rajonit. Ne te njejten kohe artikulli kerkon te paraqese deshtime te reformes, si dhe te 1 MPA, PHD candidate, Drejtore, Ministria e Financave, Tirane, tbegolli@minfin.gov.ak; tatjanabeg@yahoo.com

64 64 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 jape edhe disa rekomandime. Artikulli eshte ndertuar sipas struktures; 1) Literatura e studjuar, 2) Hapat e prcesit per rastim shqiptar qe lidhen me reformen rregullatore dhe rolin rregullator te shtetit ne funksion te stimulimit te tregut dhe sipermarjes se lire; 3) Paraqitja e treguesve vleresues dhe krahasimi me vendet e rajonit; 4) Vleresimi i reformes ne kuadrin e kerkesave te integrimit ne BE; 5) Deshtimet e reformes, vleresime dhe rekomandime. 1. Historia e reformes nga tranzicioni, dhe hapat me tej te prcesit Experienca shqiptare karakterizohet nga veçorite e saj ne fushen e reformes rregullatore dhe rolin rregullator te shtetit ne funksion te stimulimit te tregut dhe sipermarjes se lire. E pare ne kendveshtrimin e fazave ne te cilat ka ecur, ne vija te pergjithshme, ne vijim paraqitet ecuria e saj. Sistemi komunist i bazuar kryesisht mbi pronen private, transferoi ne vitet 90; Kontrollin absolute te shtetit mbi shoqerine, tregun dhe prodhimin. Mungesen e pronësisë private të tokës, ndërtesave, ndërmarrjeve, etj dominimin e pronës shtetërore pothuajse mbi çdo gjë Mungesen e te drejtave dhe lirive te qytetareve deri ne vitin Per keto arsye thelbesore por edhe te tjera, ekonomia e re ka ecur ne nje rruge reformash nga ato fillestaret e deri ne ato qe kane konsoliduar procesin. i) Reformat fillestare rregullatore, u fokusuan ne dy aspekte: I pari i referohet legalizimit te prones private, e cila fillimisht u perqendruan ne pronen private mbi token, shtepite dhe banesat, si dhe ndermarjet e vogla e te mesme. I dyti i referohet reformes fillestare fiskale, te ngritjes se sistemit, si domosdoshmeri per fillimin e veprimtarive ekonomike private qe po lindnin dhe qe kerkonin dy shtylla mbeshtetese; a) reformen ligjore te fushes, dhe b)ngritjen e administrates fiskale. Te dyja keto bene qe nje ekonomi me e sofistikuar po fillonte te merrte fryme dhe qe tentonte te shihte veten se shpejti si pjesmarrese edhe ne tregjet fqinje e me pas edhe ato globale. Nga ana tjeter ajo do te synonte edhe terheqjen e opertatoreve ekonomike jo vetem vendas por edhe te huaj drejt ofertave te reja te ekonomise vendase. Reforma te tjera te rendesishme te privatizimeve pasuan ato fillestare. Privatizimi ne vijimesi i ndermarrjeve publike te mesme dhe disa nga ato te medha, u shoqerua me nje pjesmarje me potenciale te operatoreve vendas tashme me te fuqizuar, si dhe te atyre te huaj te cilet ofruan ofertat e tyre duke pranuar konkurencen e pa njohur ne shqiperi. Nga ana tjeter privatizimi i plote i bankave te nivelit te dyte (i cili perfundoi ne vitin 2004 me privatizimin e ish Bankes se Kursimeve), hoqi perfundimisht monopolin publik mbi sistemin bankar, konsolidoi tregun financiar sekondar vendas, si dhe dha impakt te ndjeshem ne rritjen e konkurences si pasoje jo vetem e shtimit te numrit te bankave por edhe si pasoje e shumllojshmerise se pjesmarjeve vendase apo te huaja ne kete lloj sipermarje ne Shqiperi, dhe rritjen e produkteve bankare. Bashkeudhetare e procesit ka qene rritja e rolit mbikqyres dhe rregullator te Bankes Qendrore. Zhvillimi i shpejte i tregut financiar ne fushen e sigurimeve, stimuloi jo vetem levizjen e kapitaleve, por rriti kulturen e sigurimeve te munguar me pare ne Shqiperi. Integrimi i vendit ne tregjet globale u shoqerua me pjesmarje/anetaresime ne organizata politike, ekonomike, tregetare e financiare globale, te cilat stimuluan vijimin me tej te reformave dhe zhvillimin e sipermarjes se lire, ne nje hapesire me te gjere, me te plote, me te rregulluar dhe me konkuruese. Konsolidimi i tregut financiar duke hequr plotesisht monopolin e shtetit mbi bankat dhe tregun e sigurimeve etj, per liberalizimin e plote te

65 Sistemi i reformave rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire. Veshtrim mbi eksperiencen shqiptare 65 tij, si nje proces tashme i mbyllur dhe i suksesshem, i sherbeu edhe inciativa per themelimin me ligj te Burses se Tiranes, iniciative e cila mbeti vetem e tille. Mos venia ne eficience e ketij institucioni, po vijon te demtoje zhvillimin e tregut te letrave me vlere, levizjen eficiente te kapitaleve, (te vendit dhe te huaja), dhe disponueshmerine e sektorit financiar publik ose privat ne kryerjen e transaksioneve financiare efiçiente. Per keto arsye venia ne aktivitet e Burses se Tiranes, mer rendesi te veçante, per te na dhene nje treg jo virtual, por real te letrave me vlere, dhe te bashkimit/nderveprimit midis operatoreve financiare. Reforma rregullatore e sistemit fiskal, ka qene ne qender te vemendjes, si nje pakete e plote dhe e gjithanshme e cila realisht eshte orientuar drejt stimulimit dhe mbeshtetjes se shtetit per nje sipermarje te lire te konsoliduar dhe me konkuruese edhe jashte kufijve. Reforma e thelluar fiskale e orientuar nga sigurimi i stabilitetit makroekonomik dhe rritja ekonomike per vendin, gjithashtu i ka sherbyer inkurajimit te bizneseve per te zgjeruar veprimtarine dhe rritur investimet. Tranformimet ne bazen e taksueshme dhe ne normen e takses, te rishikuara dhe ndryshuara here pas here kane synuar pertej mbushjes se arkes se shtetit, edhe stimulimin e zgjerimit te iniciatives se lire sipermarese, duke zbatuar parimin; me pak norme takse- me shume te ardhura nga taksat nga shtimi i numrit, gjeresise dhe cilesise se te bërit biznes. Arritjet me te fundit ne fushen e informatizimit te deklarimeve dhe pagesave te taksave, kane permiresuar rrenjesisht, performancen ne mbledhjen e taksave, ashtu dhe ne krijimin e lehtesive per biznesin, cilesine e maredhenieve te shtetit me te, si dhe kane forcuar kontrollin dhe luftuar korruspionin e administrates fiskale. Permiresimi i sherbimit te taksapaguesve permes sherbimit on-line ose e-service, ka dhene impakt te larte jo vetem ne krijimin e lehtesirave per biznesin por edhe ka focuar kontrollin mbi deklarimet e te dhenave fiskale, si dhe ka ndikuar ne permiresimin e politikave te taksimit, si dhe menaxhimin me te mire te pajtueshmerise se deklarimeve fiskale me regullat dhe ligjet. Pervec kesaj ndryshimet ne legjislacionin fiskal dhe permiresimi i efiçiences se administrates fiskale kane shoqeruar te gjithe reformen ne kete fushe dhe kane dhene impakt ne forcimin e sistemit fiskal ne shqiperi. Lehtesirat fiskale te cilat gjate periudhes se tranzicionit kane qene te ndryshme, i kane dhene impuls sektoreve te vecante te ekonomise per tu zhvilluar, si bujqesia, mallrat e sherbimet e shendetit dhe arsimit etj, duke vene keshtu politikat shteterore ne dispozicion te zhvillimit, zgjerimit dhe forcimit te sipermarjes private. Mbeshtetje direkte e biznesit me sherbimet e iniciatives se te berit biznes, si sherbimet on-line, licensimet e perqendruara, te shpejta, te sakta, e transparente, kane shkurtuar kohen dhe veprimet e teperta burokratike per bizneset, si dhe kane ngritur ne nivel te larte meredheniet e tij me shtetin dhe midis bizneseve. Decentralizimi i vijueshem i financave lokale, ka transformuar ushtrimin e pushtetit te qeverisjes vendore nga nje pushtet i varur financiarisht 100% nga pushteti qendror, ne nje maredhenie te re pjesmarjeje minimale- plotesuese te ketij te fundit ne financat vendore. Kjo reforme ka ndikuar prekshem ne permiresimin e cilesise dhe aftesive te mirqeverisjes lokale, jetes se komunitetit lokal, por edhe ka zhvilluar sipermarjet e lira dhe nderveprimin e tyre ne nivel lokal/rajonal. Ne ecurine e kesaj reforma eshte verejtur se ka ende probleme, qe lidhen me mos menaxhimin efiçient te procesit te mbledhjes se taksave lokale dhe tarifave te tjera te transferuara ne lokale, tashme te decentralizuara, si dhe mangesi ne kapacitetet administrative lokale per mbledhjen e te ardhurave prej tyre.

66 66 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Reforma kyçe mbi pronen, si reforme ne fushen e pasurive te paluajteshme dhe tregu i tyre, kane qene rrenjesore sidomos ne dy vitet e fundit. Deri para vitit 1992, nuk ka patur jo vetem pronesi private por as institucione te konsoliduara qe te merreshin me rregjistrimin e te drejtave te pronareve. Jane perballuar nje sere sfidash te cilat fillojne nga; - draftimi i te gjithe paketes se re ligjore, ne kete fushe me experience te munguar, dhe me pas institucionalizimi nga viti 1996 me krijimin e Zyres Qendrore te Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme. Nga rregjistrimi fillestar i pasurive te paluajteshme, pas gati 17 vitesh eshte arritur informatizimi i plote, si i te dhenave ashtu dhe i kryerjes se transaksioneve, nje arritje kjo e madhe dhe qe i hap rruge zhvillimit te te gjitha procesve ekonomike qe lidhen me pronen dhe investimet mbi te; - procesi i legalizimit te ndertimeve informale dhe zenia e paligjshme e tokes per ndertime si dhe problemet sociale qe e shoqerojne ate, jane orirntuar drejt zgjidhjes nga procesi i legalizimit te tyre, ne sherbim te nevojave sociale te qytetareve, por procesi eshte tejzagjtaur sidomos per periudhen , pas se ciles ka levizur ndjeshem. Reformat ne financat publike, kane favorizuar te berit biznes. Permiresimi i legjislacionit ne fushen e prokurimeve publike, ka synuar rritjen e eficiences dhe efektivitetit te perdorimit te fondeve publike, por jo vetem. Reforma ka rritur dukshem transparencen si dhe ka dhene impakt pozitiv ne minimizimin e korrupsionit, forcimin e konkurences midis operatoreve ekonomike, si dhe konsideron arritje te madhe rritjen e aksesit te ketyre te fundit per pjesmarje, dhe garanton transparence. Reforma per vendosjen e rolit rregullator te shtetit, ka perfshire institucionalizimin e te gjitha funksioneve rregullatore te tij me agjensi te posaçme si; Mbikqyrja financiare, e cila mbulon tregun dhe operatoret financiare ne fushen e sistemit bankar sekondar, tregun dhe operatoret e sigurimeve, te letrave me vlere, tregun suplementar te pensioneve private si dhe aktivitete te tjera te tregut financiar jobankar. Autoriteti Rregullator i Energjise, qe ushtron funksionin e mbrojtjes se konsumatoreve, me rolin e vete ne nje treg i cili vijon te mbetet ne kushte monopoli si prodhimi ashtu dhe shperndarja (publik dhe privat). Dhenia me koncesion e hidrocentraleve te vegjel si hap i reformes, ka filluar te jape inpakt te ne tregun e energjise. Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, tashme eshte zgjeruar dhe konkurenca ka dhene impakte te dukshme ne uljen e çmimeve te tregut dhe shtimin e operatoreve, sidomos ne telefonine celulare, fikse apo sherbimin e internetit etj. Autoriteti Rregullator i Ujit, vepron ne kushtet kur shitja dhe shperndarja e ujit eshte monopol i shtetit. Perpjekjet per t ia transferuar sherbimin qeverisjes lokale nuk eshte se ka dhene sukses, duke prodhura pasoja jo vetem ne garantimin e sasise dhe cilesise se furnizimit, por edhe efiçiencen e biznesit per shkak te mungeses se tregut efiçient dhe konkurences. Reforma te tjera jane ndermare per te mbuluar fusha te tjera te rendesishme per te garantuar mbikqyrjen dhe rolin rregullator te shtetit mbi sipermarjen e lire. Spekullimet ne tregun e karburanteve kane diktuar nevojen e nje agjensie qeveritare rregullatore edhe ne kete fushe. Domosdoshmeria e Autoritetit te Konkurences per te mbrojtur konkurencen ka synuar per nje treg me funksional, me efiçient dhe me nxites per sipermarjen private, po jo vetem. Ky rol ka perfshire edhe mbeshtetjen dhe monitorimin e aktviteteve ekonomike dhe tregetare per te garantuar tregje efiçiente, edukimin dhe mbrojtjen konsumatore, si dhe garantimin e transparences se tregut. Inspektoriate te tjera qe operojne ne fushen e kontrollit te ushqimit, peshematjes, cilesise etj, jane themeluar dhe funksionojne por ne shume raste efiçienca e tyre vihet ne

67 Sistemi i reformave rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire. Veshtrim mbi eksperiencen shqiptare 67 pikpyetje. Ne pikpyetje vihet edhe fakti nese ato e nxisin zhvillimin e sipermarjes se lire, apo e asfiksojne ate me procedurat dhe korrupsion, apo edhe inspektime te shpeshta e te dubluara. 2. Analiza e treguesve vleresues te impaktit te reformes per Shqiperine dhe krahasimi me vendet e rajonit Institucionet shqiptare nuk kane ngritur nje sistem te qarte dhe te plote nepermjet te cilit te kryejne periodikisht matjen e impaktit te reformave, sukseset apo deshtimet e saj nepermjet caktimit te nje seti treguesish konkrete edhe te unifikuar me ato te vendeve te rajonit, BE e me gjere. Publikimet e institucioneve nderkombetare, prestigjoze kryejne matjen e impaktit te reformave me tregues konkrete duke lejuar te kryhen vleresime dhe krahasime. Ne te njejten kohe, tregues te tille, gjejme edhe ne publikimet peirodike te INSTAT, por jo si ne set i plote e i tere, qe te na jape impaktin e reformave. Referuar te dy tipeve te burimeve, artikulli ka nxjerre ne vijim nje permbledhje te vleresimit te atyre treguesve qe shprehin efektin e reformave te shtetit Shqiptar perkundrejt sipermarjes se lire, ne aspektin historik, por edhe krahasuar me vendet e rajonit apo mesataren globale. Rezultatet e reformes rregullatore ne terma te pergjithshem, ndikojne ne rritjen e konomike. Sipas indexmud 2, tregusit e PBB ne vite per vendet e Ballkanit, paraqiten: Graf nr. 1. PBB per Shqiperine dhe 8 vende te rajonit ne vite Shqiperia B&H Bullgaria Kroacia Shqiperia -10 rezulton e dyta ne rajon pas Maqedonise per vitin e fundit dhe me tregues me te larte rritje se sa mesatarja e BE. Ajo ka ruajtur trand-in me te mire te mundeshem te ndikuar nga impakti i krizes globale, fakt qe jep nje garanci relative ne te berit biznes, ne zgjerim dhe rritje te investimeve dhe tregut te lire. Viti 2009 i cili ka rezultuar me renie drastike per 6 nga vendet dhe mesataren e BE, per Shqiperine ka qene me rritje te pelqyeshme. Duke e renditur ate ne vendin e dyte pas B&H. Por duke shkuar me tej, nese i referoheni PBB/banor, Shqiperia klasifikohet e fundit ne rajon (indexmudi.com, shih ne vijim). Vendet Albania Bullgaria B & H Kroacia Greqia Mali i Zi Maqed. PBB/banor 7,453 12,851 7,782 17,684 28,434 10,742 9,728 Te dhenat makroekonomike te Shqiperise perveçse rezultat i reformave, konsiderohen si nje nga arsyet e te berit biznes ne kete vend. Konsideruar te gjithe tregusit, Shqiperia renditet e dyta pas Maqedonise, nderkohe qe; nga 9 vende te rajonit, eshte e 3-ta per norme papunesie, e 6-ta per norme inflacioni; e para per norme shpenzimesh qeveritare/pbb; e 3-ta per norme barre takse/pbb; nje nga 4 vendet e rajonit me norme tatim fitimi 10% por vjen pas Bullgarise dhe Malit te Zi te cilet e kane normen 2 indexmudi.com

68 68 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 perkatesisht 7.5% dhe 9%. Vleresuar nga keto tregues per nga niveli mesatar i tyre, edhe per vleresimin makroekonomik Shqiperia, mund te klasifikohet si mesatarisht e favorshme per sipermarjen e lire. Tregues te tjere jane pare ketu si produkt i reformes rregullatore te orientuar drejt stimulimit te sipermarjes se lire. Ato jane rezultat i matjeve te kryera dhe publikuara ne indexmudi.com, si ne vijim. 3 Shqiperia renditet e dyta ne rajon per lirine e biznesit pas Maqedonise, e parafundit per tregetine e lire para Serbise dhe e dyta pas Bullgarise per lirine fiskale. Referuar kritereve te percaktuara nga Heritage Foundation, për nga totali i pikeve mesatare llogaritur mbi gjithe tregeusit, Shqiperia rezulton te jete moderately free, si dhe krahasuar me 8 vendet te tjera te rajonit vjen pas Maqedonise per nga klasifikimi per lirine ekonomike bazuar mbi set-in e treguesve. (grafiku dhe tabelen ne vijim). Tab.nr.2 Liria fiskale. Indekset e lirise ekonomike Totali Liria e Tregetia Liria Shp. Liria Liria e Liria E drejta Liria dhe Liria e Vendet biznes e lire fiskale qeveri monet. investim. financ. prones korrups punes Albania Bullgari B & H Kroacia Greqia Mali i Zi Maqed Serbia Turqia Graf. nr. 2 piket totale per tregusit e lirise ekonomike - vleresim per vitin 2012 Serbia Maqedonia Greqia piket totale B &H Shqiperia 65.1 Indekset historike 0 te lirive me themelore 30 te te berit biznes, kane 60 patur te njejtin orientim 90 me kahun e reformave. Te gjitha lirite e paraqitura ne grafikun nr. 3 ne vijim, kane reaguar pozitivisht ndaj reformes ne fushen e prones, fiskale, apo ligjore etj, duke i rritur ndjeshem indekset e sejciles. Viti 2008 i cili shenon hyrjen ne fuqi te taksave te ulta, si dhe viti 2012 me reformen ne fushen e pronesise, kane dhene rritje graduale deri ne vitin 2011 dhe me te ndjeshme ne vitin e fundit. Graf. Nr.3. Ecuria e treguesve kryesore per Shqiperine ne vite 3 The Heritage Foundation; heritage.org; Index of economic freedom

69 Sistemi i reformave rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire. Veshtrim mbi eksperiencen shqiptare Duke shkuar pertej 2001 rajonit, treguesit 2004 themelore te 2007 synuar 2008nga 2009 reformat; liria 2012 fiskale, dhe e biznesit, e paraqesin Shqiperine ne nivel boteror per 179 vende (per 2012) 4 te 20-n per lirine fiskale; dhe te 78-n per lirine e biznesit. Ne te gjitha vendet dhe per gjithe periudhen nga viti 1995, shqiperia gjendet pergjithesisht mbi mesataren boterore per te dy treguesit, por niveli i tyre edhe pse ka treguar tendence pozitive permiresimi, ka shenuar edhe luhatje te çrregullta ne 18 vitet. Sistemi fiskal dhe reformat ne te, kane qene ne vijimesi ne qender te diskutimeve qofte ne nivel ekspertesh por edhe ne nivel politik, si nje nga çeshtjet me te mprehta per qeverite dhe bisneset. Diskutimet u referohen jo vetem gjykimeve teorike por argumentohen me tregues qe kryesisht lidhen me zgjerimin e bizneseve, rritjen e investimeve etj. Por asnjehere ato nuk kane qene te plota, te specifikuara qarte dhe te kryera mbi ndonje studim ekonomik. Referuar reformave te ndryshme qe lidhen me nderhyrjet e herpasheshme ne sistemin fiskal, jepen te dhenat ne vijim 5. Numri i ndermarjeve per , ne grafikun ne vijim paqitet si numur i ndermarjeve te reja te shtuara perveç atyre ekzistuese ne çdo vit. Impaktii pozitiv i vendosjes se takses se sheshte e hyre ne fuqi me 1 Janar 2008, ka treguar se ne kete vit eshte shtesa me e madhe te numrit te bizneseve, por ky konkluzion nuk mund te konsiderohet i plote pa konsideruar numrin e bizneseve te mbyllura per te dhene shtesen neto, e dhene kjo qe nuk disponohet nga INSTAT. Nga biznese te rregjistruar (nga te cilat aktive), shtimi i tyre sipas viteve paraqitet si ne grafikun ne vijim (viti progresiv), ne te cilin konstatohet lehte periudha me e mire , periudhe qender reformash qe prekin direkt sipermarjen e lire Graf. nr Numri i bizneseve te shtuara ne vite E drejta e prones Liria e Investimeve deri Efekti social i shtrirjes se sipermarjes ne punesim 6 bazuar ne te dhenat 2011 e INSTAT 7, paraqesin nje situata pak e shume te stabilizuar ne dekaden e fundit me perjashtim te nje 4 Renditja ne kategorite: Free piket Mostly free Moderately free Mostly unfree Represt INSTAT Shqiperi 6 Burimi INSTAT

70 70 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 rritje ne vitin 2008, e cila mund ti atribuohet reformes se fundit fiskale dhe uljes se normes se takses (vendosjes se takses se sheshte) si pasoje e shtimit te larte te numri i bizneseve ne kete vit. Graf. nr. 5 Punesimi ne sektorin privat Nga ana tjeter deficiti i bilancit tregetar rezulton te jete 2.89 here me i larte ne vitin 2011 krahasur me vitin E thene ndryshe eksportet zene peshe specifike mbi importet ne kufijte nga 22% ne 36%, duke deshmuar se reformat nuk e kane konsideruar kete trand ne parashikimet strategjike per ta nxjerre bilancin tregetar nga defiçiti i thelle. Ndryshe nga te gjithe treguesit qe konsideruam me siper, te dhenat 8 lidhur me tregetine e jashtme rezulton te jene perkeqesuar gati 3 here ne dekaden e fundit. Edhe pse importet jane rritur ndjeshem, rritja e eksporteve nuk i ka shoqeruar ato me te njejtin ritem, çka ka sjelle thellimte deficitit nga njera ane, dhe nje rritje te lehte te perqindjes se mbulimit te importeve nga eksportet. Te dhenat e paraqitura ne Tab. Nr. 3 deshmojne pertej konkluzioneve te mesiperme, se liria e tregestise me jashte eshte zgjeruar fuqimisht por jo ne favor te eksporteve, duke vijuar ta lere sfiden e deficitit nje fenomen jashte reformave dhe programeve strategjike per stimulimin e eksporteve te produkteve shqiptare. Tab. Nr. 3. Treguesit e tregetise se jashtme punes Eksporti Importi Bilanci tregtar Përqindja e bulimit , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , Ne kete plan vleresojme se rritja me rreth 81% e eksporteve per 2012/2000, ka treguar impaktin e politikave te koncesionimit te industrise minerare dhe energjitike, dhe zhvillimin e agrikultures. Nga ana tjeter rritja e importeve nga nenshkrimi i mareveshjeve te tregetise se lire ka rritur konkurencen ne tregun vendas, dhe ka nxitur rritjen e 7 Burimi INSTAT, publikime mbi punesimin 8 Burimi INSTAT

71 Sistemi i reformave rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire. Veshtrim mbi eksperiencen shqiptare 71 efiçiences se tregut, por bilanci negativ vijon te beje me kercenuese sfiden e qeverise per strategji me konkrete dhe te studjuara per nxitjen dhe mbeshtetjen e bizneseve vendase ne luften me tregjet e huaja konkuruese. Per sa i perket konkurences Shqipëria ne 2011 renditet e 88-a, nga pozicioni i 96-te qe ka mbajtut per ; renditet e 82-ta nga 183 ekonomi 9 per lehtesirat e te bërit biznes; e 24 ne marrjen e kredive per biznes; e 16-ta ne mbrojtjen e investitoreve, situata ne te cilat kane impaktin e tyre edhe reformat rregullatore te shtetit pas vitit 90, duke shtuar arsyet dhe nxitur biznesin vendas por edhe te huaj te zgjerohet dhe investoje ne kete vend. 3. Vleresimi i reformes ne kuadrin e kerkesave te integrimit ne BE. Inetgrimi Europian dhe vleresime nga institucione nderkombetare Vleresimi i ecurise se reformes rregullatore te shtetit shqiptar perkundrejt sipermarjes se lire, eshte kryer periodikisht nga institucione nderkombetare te profilizuara ne kete fushe si dhe ne menyre te rregullt ne nivel vjetor edhe nga Komisioni i Bashkimit Europian, nepermjet raporteve te vleresimit, te cilat kane kategorizuar me tregues nivelin e renditjes se Shqiperise ne aspektin e zhvillimit, zgjerimit apo stimulimit te te berit biznes, si impackt i reformave ne favor te sipermarjes se lire, perkundrejt Standarteve Europiane ne kete fushe. Vleresimet kryesore te Raportit me te fundit te Komisionit Europian, Albania 2012 Progres Raport, EC, perveç renditjes se progresit, eshte terhequr vemendjen ne dobesite dhe deshtimet te cilat ne menyre te permbledhur jane: - Bilanci tregetar ka patur tendence jo konstante; deficit nga viti ne vit ulet dhe ngrihet duke pasqyruar mungese stabiliteti ose tendence permiresimi. - Forca e ligjit eshte e dobet ne aspektin e mbrojtjes se te drejtes mbi pronen. Reforme e pa kompletuar mbi pronen, pronesine dhe korrupsionin me pronen. - Kushtet e tregut te punes jane permiresuar por papunesia vijon e larte (13,3%). Sektori privat jep 80% e PBB, dhe puneson 82% e forces se punes. - Ka progres ne procedurat e futjes ne treg por nuk ka ne procedurat e daljes nga tregu, ose ka progres te pa perfillshem. - Sistemi bankar vleresohet i kapitalizuar mire dhe likuid (mbi normat minimale te kerkuara). - Mbetet shqetesim vartesia e sistemit energjitik nga klima dhe importi i cili sa vjen dhe ka kosto me te larte. Nisur nga konstatimet e Progres Raportit, vleresohet avantazhet si dhe dobesite e deshtimet ne mjedisin e te berit biznes. Reforma rregullatore e Integrimit ne Bashkimin Europian, kerkon qe te forcohet demokracia, te arrihen Standartet Europiane per nje treg me te lire, konkurence me te ndershme, si dhe mobilizim me efiçient te burimeve publike dhe private ne sherbim te ketij qellimi. Te tjera kerkesa te Unionit jane reforma e gjyqesorit, rritja e nivelit profesional, motivimit dhe ndershmerise se administrates publike, si dhe permiresimi i mbeshtetjes se saj me teknologji, te bashkerenduara keto me forcimin e reformes ne luften kunder korrupsionit, aq e prekshme dhe e perfolur ne Shqiperi. Bashkimi Europian, perveç te tjerash ende kerkon masa efiçiente per te krijuar nje treg te hapur dhe funksional sipas standarteve europiane, krahas rritjes se efiçiences se administrates sidomos asaj fiskale, kerkohet thellimi me tej i edukimit fiskal si dhe politikave inkurajuese te biznesit. BE gjithashtu inkurajon iniciativat e qeverive qendrore dhe lokale per te zhvilluar politika rajonale ne funksion te zhivillimit ekonomik dhe 9 «Doing Business, 2012

72 72 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 sipermarjes se lire. Se fundmi, kerkohet mbajtja nen kontroll dhe zhvillimi i politikave efektive monetare per te pasur parametra optimale makroekonomike ne kushtet ekonomike te krizes globale. 4. Deshtimet e reformes, vleresime, konkluzione, rekomandime 4.1 Deshtimet Sfida për qeveritë, eshte qe te mos humbin ekuilibrin në korrigjimin e dështimeve. Ndërsa nën-rregullimi mund të dështojë për të adresuar interesat sociale ose eksternalitetet, mbirregullimi mund te mbyte aftësinë për të ndjekur/zgjeruar te gjitha mundësitë qe te jep tregu i lire per shkak te rritjes se kufizimeve. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur ne dekadat e fundit ne procesin e tranzicionit në një treg të lirë, por ka vonesa në krahasim me shtetet e reja anëtare të BE, kryesisht për shkak të perfshirjes se vonuar, si dhe paqëndrueshmërisë politike në rajon Reforma rregullator është një proces në të cilin përqendrimi është vendosur në përmirësimin e cilësisë rregullatore, duke rritur performancën kosto-efektivitet, cilësinë dhe zbatimin e rregullave. Nje nga rolet kryesore te reformes rregulloreve duhet të jetë edhe trajtimi i dështimeve te tregut, të cilat pengojnë investimet prodhuese dhe rritjen. Roli i një regjimi rregullator efektiv në promovimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm kane qenë gjithmonë një shqetësim i madh i studiuesve dhe politikëbërësve Ka një numër studimesh që mbështesin pikëpamjen që efikasiteti dhe cilësia e rregullimit të ndikojë në investimet private dhe performancën ekonomike, çka do mundesonte evidentimin e deshtimeve nepermjet treguesve konrete. Konstatohet se perpjekjet e shtetit shqiptar te pas 90-es ne plotesimin e rolit te tij rregullator kane deshtuar ne disa fusha, te cilat tashme jane provuar si deshtime ne dem te sipermarjes se lire. Te tilla jane: -Reforma per te themeluar gjykaten administrative si institucion i rendesishem per te zgjidhur mosmarveshjet midis biznesit dhe administrates fiskale apo asaj publike ne teresi, ka deshtuar per faj te politikes, duke demtuar interesat e sipermarjes se lire ne respektimin e te drejtave dhe zgjidhjen e mosmarevesgjeve etj - Nje tjeter deshtim konsiderohet monopolit te shtetit mbi fondin e pensioneve, duke demtuar zhvillimin e ketij tregu. Pjesmarrja e nje numri minimal operatoresh ne kete fushe nuk ka dhene asnje impakt ne treg, çmime dhe konkurence. Edukimi i qytetareve per te rritur pagesat e sigurimeve dhe pensioneve vullnetare nuk eshte trajtuar ndonjehere me vemendjen e duhur, dhe nuk ka dhene rezultat. Ky treg vijon te jete peng i monopolit. - Taksat mbi token bujqesore, fermat dhe fermeret, ende nuk kane mundur te vendosen per shkak te zbatimit te politikave te nxitjes se zhvillimit te sektorit privat te bujqesise, por krijimi i nje lehtesie te tille tatimore nuk ka rezultuar te jape ndonje impakt te ndjeshem ne zgjerimimin e sektorit te bujqesise, shtimin e fermave etj, te cilat me teper jane mbeshtetur me fonde nga financime te huaja, se sa nga politika konkrete te shtetit, kryesisht te munguara ne zhvillimin dhe nxitjen e tregjeve per tregetimin e prodhimeve te cilat ne shume raste demtohen pa gjetur treg. - Vendosja e zgjerimi i roleve rregullatore te shtetit solli krijimin e shume inspektoriateve, numri i te cilave arriti ne 32. Pertej nevojes per to, u vu re edhe nje rritje e dukshme e burokracise edhe korrupsionit, fenomene keti ne ngarkim te sipermarjes se lire. Kjo ka bere se fundmi qe qeveria te ktheje syte drejt ketyre strukturave dhe te ngreje nje task-force per te reformuar funksionet rregullatore te qeverisjes. Kjo iniciative ne proces e qeverise qe synon reduktimin e burokracise duke ulur nga 32 ne 12 numrin e inspektoriateve, por edhe per te forcuar lirine e sipermarjes nga çlirimi prej korruspsionit, nuk ka dhene impaktin e pritur.

73 Sistemi i reformave rregullatore te shtetit perkundrejt sipermarjes se lire. Veshtrim mbi eksperiencen shqiptare 73 - Deshtimi ne venien ne funksionim ose kryerjen e operacioneve te mirfillta financiare te burses se Tiranes (TSE- Tirana Securities Exchange) ne kthimin e saj nga nje treg virtual ne nje treg real te letrave me vlere, ka bere qe tregu i letrave me vlere te vijoje te jete i vendosur ne tregje ilegale te pa licensuara duke demtuar levizjen eficiente te kapitaleve. - Shqipërisë ende i mungon një sistem të qartë dhe i sigurte i së drejtes se pronës, veçanërisht për pronësinë e tokës. Siguria e të drejtave të tokës mbeten një problem në zonat bregdetare ku ka potencial për zhvillimin e turizmit. Edhe pse reformat të rëndësishme të sistemit ligjor janë duke u zhvilluar, gjykatat janë objekt i presionit politik dhe korrupsionit. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale është i dobët. - Deshtimi me i fundit por per nga pasojat direkte nga me te rendet, dhe i shumediskutuar, eshte ai qe lidhet me tre nga privatizimet me te medha te pronave publike. Keshtu ka rezultuar i deshtuar privatizimi i kompanise- operator i shperndarjes se energjise elektrike, si dhe dy kompanive publike ne fushen e hidrokarbureve (Albpetrol e Armo). Analizat e deritanishme per keto tre deshtime te njepasnjeshme kane qene te percipta dhe me teper politike. 4.2 Vleresime dhe Konkluzione Ka nje sere arsyesh qe Shqiperia vleresohet mjaft pozitivisht per reformat e saj rregullatore ne favor te zhvillimit te sipermarjes se lire, tregut dhe konkurences. Njekohesisht per nje sere treguesisht qe lidhen me kete çeshtje, ajo eshte renditur ne nivele te mira nga Institucionet Nderkombetare. Nga analiza e tyre dhe ajo me siper, rezulton se Shqiperia çmohet; 10 : - Me stabilitet makroekonomik referuar GDP positive dhe inflacionit te kontrolluar ose brenda kufijve te parashikuar. - Me popullsi te arsimuar mire (popullsi e re dhe e shkolluar- rreth 50% jane nen 30 vjeç), dhe me koston me te ulet te fuqise puntore ne rajon (page minimale mujore rreth 140 Euro). - Me sistem atraktiv te taksave, te favorshem per te bere biznes. - Me tregeti te lire, te rrregulluar me marveshje me vendet e Ballkanit, si dhe me zero taksa doganore me vendet e BE. Ne kete aspekt, Shqiperia shihet si porte hyrese midis EU dhe ballkanit verior dhe verilindor. - Me mbrojtje te investimeve te huaja, me ligj. - Me sektor bankar te liberalizuar plotesisht dhe mbi nje ekonomi te hapur. Bankat, shumica te huaja dhe prestigjoze financojne ekonomine, dhe lejojne investitoret e huaja te mbajne llogari ne monedha te huaja. Ato njekohesisht kreditojne sipermarjen gjeresisht duke nxitur zhvillimin, zgjerimin dhe investimet - Me pozicioni shume te favorshem gjeografik, si rrjedhim me transport detar, tokesor dhe me pak ate hekurudhor, si nxitesi nga me kryesoret per te bere biznes ne gjithe rajonin. Nese do te benim analizen SWOT, bazuar ne vleresimet e mesiperme, si dhe ato te institucioneve nderkombetare, do te specifikonim si ne vijim: Pika te forta; Ritje ekonomike Treg fleksibel, Akses ne tregun rajonal, Mbeshtetje e qeverise, Modeli liberal i adoptuar, Prespektive e qarte Europiane, Kosto relativisht te ulet te punes, Force pune te re dhe te arsimuar Avantazhet; Treg konsumi, Gjenerate burim energjish, Turizmi, Burimet natyrore/minerale Pika te dobeta; E drejta mbi pronen Korrupsioni Rregullat ligjore Kercenimet; Korrupsioni Monedha, Kriza e Eurozones, sektori bankar 10 Doing Business in Albania. International Busines and Diplomatic Exchange Raport

74 74 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Rekomandime Me gjithe arritjet dhe nivelin e stabilitetit ekonomik te vleresuar, nuk pretendohet se shteti shqiptar ka siguruar çka kerkojne Standartet Nderkombetare dhe ato te BE ne fushen e reformave rregullatore perkundrejt sipermarjes se lire. Ne vijim te procesit reformues ne kete fushe, shteti duhet te konsideroje edhe me tej çeshtje te tilla si; - Reformat rregullatore duhet te vijoje me kontribut me te gjere dhe jo vetem formal te eksperteve, publikut dhe grupeve te interesit. - Bursa e Tiranes, duhet te vihet ne eficience, ose te privatizohet, si nje kerkese e tregut te letrave me vlere per te siguruar tregetimin e produkteve, ndertuar besimin e operacioneve te letrave me vlere dhe zhvillimin e tregut financiar. Disponueshmeria e operacioneve profesionale respektive per te gjithe pjesmaresit e tregut dhe pergatitja e operatoreve te cilet do marrin pjese ne kembimin e aksioneve, jane gjithashtu funksione te mungura ne tregun shqiptar, qe duhet te zgjidhen nga ky institucion. - Implementimin e sistemit te vleresimit te impaktit regullator, i munguar deri tani. Qeveria duhet te zhvilloje funksione rregullatore por ajo gjithashtu duhet te mate dhe beje transparent inpaktin qe ato japin ne zhvillimin e sipermarjes se lire, (por edhe mbrojtjen e konsumatorit apo gjithe publikut, mjedisit, pasurise kombetare etj). - Pershpejtimi i reformave gjyqesor dhe rregullatore, sidomos themelimi sa me shpejt i gjykates administrative per te zgjidhur mosmarevshjet e sipermarjeve me shtetin dhe midis tyre. Forcimi ligjor ne fushen e respektimit te te drejtes mbi pronen dhe pronesine. - Forcimi i inspektoriateve dhe rolit rregullator, duhet te shkoje bashke/te koordinohet me eliminimin e burokracive dhe luften kunder korrupsionit. - Pas analizes reale-jo politike te privatizimeve te deshtuara, te synohet rritja e efektivitetit te proceseve te privatizimeve strategjike te mbetura, duke stimuluar rezultatin e privatizimit nga konkurenca e lire dhe e ndershme. - Forcimi i administrates publike dhe zgjerimi edhe me tej i e-government sidomos i asaj qe eshte ne sherbim direkt te biznesit, per te garantuar eficience te te gjitha operacioneve, lehtesi dhe stimul per zhvillimin e tij - Forcimi i rolit rregullatore ne fushen e sigurimeve i orientuar nga edukimi i klienteve, i kombinuar me lehtesira fiskale per kompanite e sigurimeve ne fushen e sigurimit te jetes pensioneve dhe aseteve, do te nxiste/inkurajonte zhvillimin e tregut te tyre. - Permes reformave shteti duhet te inkurajoje hyrjen ne treg te kompanive private ne fushen e sigurimit te shendetit i cili vijon te jete monopol, pengon konkurencen dhe demton eficiencen e ketij tregu. - Marrja e masave per te zhvilluar bujqesine duke krijuar jo vetem lehtesira fiskale por edhe permes kreditimit te fermave, zhvillimin dhe stimulimin e tregut te produkteve bujqesore dhe eksportin e tyre. Literatura e perdorur. 1. Steven. K.Vogel. Regulatory reform in advanced indrustrial countries. 2. Richard Mc Kenzie dhe Dwigh Lee ne Growth in the enormous power of government is being checked by fundamental economic forces that transcend national boundaries 3. Jalilian, Kirkpatrick dhe Parker (2007) 4. Djankov (2002) 5. Kauffman & Kraay, 2002) Burimi i te dhenave 6. Doing Business in Albania International Busines and Diplomatic Exchange. 7. Albania 2012 Progres Raport, European Commission.

75 TATIMI I VLERES SE SHTUAR, ECURIA DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ PhD(c): Nakije KIDA 1 Abstract In this piece of work we will analyze the effects and consequences that the Value Added Tax (VAT) may have in the economy of a country. Genuine fiscal policies would enable a faster development of a country, but the whole will depend on the economic situation and the power that each state has, including the Republic of Kosovo, too. If we compare the tax systems of different countries, it would be seen that there are not two states where the tax is made in the same form. This is because the tax system is the result of the action of various factors. VAT revenues constitute the main part of the financing of the Kosovo budget. For this reason, the tax system has recently changed, being advanced by adopting EU regulations, but preserving the specificities of our country (Republic of Kosovo). Value Added Tax has been implemented in all European Union countries, in some countries of Asia and Latin America. However, such as it is, it is largely related to the EU, which is not only obligatory, but it is mainly harmonized among the countries on the basis of the sixth directive of this Union. More than half of the countries that apply the VAT, apply a single tax rate, while transition countries, except Bulgaria apply the two-rate VAT. EU prefers general rate of 15 to 20 percent and the decrease rate of 4 to 9 percent. Denmark and Sweden apply the highest rates (25 percent) and lower rates are applied in the Canada 7 percent, Switzerland 6.5 percent and Japan 5 percent. In this piece of work these are presented in a generalized order. Circumstances among the states are relatively different, being this way influenced by many factors; making it impossible to present consistent comparisons of the rate level among them. Key words: VAT, the performance of VAT, VAT rates, economic and financial effects of its features. Hyrje Gjatë zbatimit të politikave tatimore, qeveria mundohet të siguroi nivel të ulët të ngarkesave tatimore dhe trajtim të barabartë si për biznese, ashtu edhe për qytetarë. Format kryesore të financimit të shpenzimeve publike janë: tatimet e drejtëpërdrejta, tatimet indirekte, taksat dhe huazimet publike. Momentalisht, tatimet indirekte kontribojnë me përqindjen më të madhe të të hyrave të grumbulluara. Ku këto të hyra mblidhen më së shumti në pikat doganore. Ky punim ka për qëllim të pasqyroi ecurin e TVSH-së, normat, karakteristikat, funksionin dhe kontributin ekonomik dhe financiar gjatë historisë gati gjysmë shekullor të aplikimit të tij. Gjatë këtyre viteve në Kosovë janë ndërmarrë masa mjaft efikase në ndërtimi e një rrethine të përshtatshme për zbatimin e politikes së tatimeve. Janë nxjerrë ligje, rregullore dhe udhezime të reja që e bëjnë sistemin tatimor më kompatibil me ekonomin e tregut. Rezultatet e arritura janë kurajuese sa i përket rritjes së të ardhurave nga tatimet e në veqanti nga TVSH (VAT). Është e rëndësishme ndërtimi i një politike të qëndrueshme të tatimeve dhe taksave në Kosovë. Kjo politikë është duke u mbështetur në përvojat e avancuara të vendeve të UEsë, dhe është duke shkuar drejt harmonizimit të ngarkesës fiskale në mes komunitetit të biznesit dhe popullatës. Vendimet lidhur me politiken fiskale varen në masë te madhe nga konsideratat politike si, besueshmëria dhe roli që luan qeveria në ekonomi por edhe nga reagimet publike lidhur me drejtimin dhe veprimet e qeverisë. Vendimet e tilla mund të ndikohen edhe nga trendet globale ekonomike dhe politikat fiskale të vendeve të tjera. 1 Administrata tatimore e Kosovës, Pejë, Kosovë

76 76 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Tatimi mbi Vleren e Shtuar, mendime nga autorë të ndryshëm Në literaturen financiare të viteve 1918 dhe 1919, ceken si vite ku për herë të parë ndeshin idenë e zëvendësimit të tatimit bruto mbi qarkullimin për shkak të mangësive të shprehura gjatë aplikimit të tij me tatimin neto mbi qarkullimin. Është vështirë të gjendet një formë tatimore që është folur aq shumë në qarqet shkencore, gati një shekull, sikurse është folur për TVSH. Tatimi mbi Vleren Shtuar ( Value Added Tax) nuk është ndonjë formë e veqantë tatimore, por fjala është për tatimin neto gjithëfazësh dhe tatimin neto shumëfazësh në qarkullim. Në këtë lloj tatimi shuma e tatimit të paguar në fazen e mëparshme nuk hyn në bazen tatimore të fazes tjeter.tatohet vetem vlera plotësuese në secilen fazë të tatuar të ciklit të qarkullimit. Në aplikimine këtij lloji të tatimit ka ndikuar këmbimi ndërkombëtarë i mallrave dhe shërbimeve. Në shkëmbimin tregtarë ndërkombëtarë aplikohet parimi i vendit të arritjes, që do të thote se me rastin e eksportimit duhet të kthehet tatimi i paguar në qarkullim( në qofte se tatimi është paguar), përkatësishtë malli i destinuar për eksport as nuk do të tatohet, kurse me rastin e importimit do të tatohet qarkullimi i produkteve, të importuara njësoj sikurse tatohen produktet e ngjashme në tregun e vendit. Tatimin mbi Vleren e Shtuar e kanë aplikuar shumë vende të cilat më parë e kane aplikuar bruto tatimin gjithëfazesh dhe shumëfazesh në qarkullim. Ndër të metat e Tatimit mbi Vleren e shtuar është se ky lloj tatimi është shumë i ndërlikuar, por gjithnjë e më shumë pranohet se është tatim shumë praktik dhe aplikimi i tij ka një arsye të shëndoshë. E metë tjetër është se me rastin e pagimit të këtij tatimit nuk merret parasysh fuqia blerese e konsumuesit. Efekti regresiv rritet me rritjen e numrit të anëtarëve të familjes, nuk merret parasyshe sëmundja, papunesia. Praktika në shumë shtete që aplikojnë këtë tatim ka treguar se ka qene e tepruar frika nga veshtirësitë e mëdha që do te paraqiten në aplikimin praktik. Në bazë të përvojave të deritanishme, që janë fituar në aplikimin praktik, mund të konkludohet se është aplikuar një formë e tatimit në qarkullim në numrin më të madh të sistemeve tatimore që do të mbetet një kohë të gjatë në këto sisteme. Kanë dhënë mendime shumë autorë nga mbarë bota për këtë lloj tatimi të cilët do ti përmendim në vazhdim. TVSH-ja është një tatim jo i aplikuar në SHBA, mirëpo me analizen e tij janë marrë shumë si në qarqet shkencore, ashtu edhe ato politike, mund të themi se ka qenë një garë e debatit politik që nga viti 1860, ndërsa në fokusin e konsideruar si e qëndrueshme që nga viti Në fakt, origjina intelektuale e TVSH-së shkon pak më tutje. Interesi Amerikan për një TVSH mund të gjurmohet ne vitet 1920, në një formë apo tjetren Amerikanët kanë folur për TVSH gati një shekull. Mirpo, ka autorë që primatin për dhënjen e idesë për aplikimin e TVSH-së e lidhin me emrin e profesorit të Universitetit të Jales, Thomas Adams. Me 1921 Tomas Adams, ekonomisti kryesorë për tatime në gjeneraten e tij, sugjeroi TVSH në si një zëvendësim për taksat e biznesit egzistues në SHBA. Që nga vitet e para të shekullit 20, politikëbërësit kishin luftuar për të identifikuar një arsyetim për taksat federale dhe shtetërore egzistuese për biznese, si një përgjigjeje ndaj presionit politik dhe domosdoshmërinë fiskale. Adams mbështeti një tatim me bazë të gjërë në të ardhurat bruto të biznesit. Mirëpo ky lloj tatimi nuk do të kursej bizneset me humbje. 2 Adams sugjeroi që të zëvendesohet tatimi në të ardhura me një takse më premtuese siq është 2 Thomas Adams.,, Tatimi i biznesit, 1917,1918.

77 Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij 77 TVSH. 3 Adams theksoi se,,unë duhet të votoj për thjeshtësi dhe për eliminimin e pabarazisë po ashtu ai theksoi,, Po përzgjedh taksa shumë të thjeshta me ritme të lehta, me shumë tatim 4 Mirpo ndikimi i Adams në SHBA ishte jo i arritshëm, kurse sa i përket vendeve të tjera mund të themi se është vendimtare. Mirëpo SHBA është duke u torturuar me debatet rreth reformave të tatimit në të ardhura si dhe mundësin e futjes së TVSH-së në sistemin e tyre tatimor, siq duket kjo do të arrihet veten pas 10 apo 15 vitet e ardhëshme. Në fillim te viteve 1930, një emigrant gjerman, Gerhard Colm, doli si kampion kryesor i kësaj takse të re. Colm filloi diskutimet e tij publike të TVSH-së, në një artikull të titulluar The Tax System Ideal. Botuar në vitin 1934, kjo konsiderohet si struktura e taksave federale nga një perspektive sociologjike, duke argumentuar se sistemet e taksave janë domosdoshmërisht të lidhura me zhvillimin ekonomik të një shteti modern. TVSH-ja, sipas Colm, ishte në përputhje me një fazë të zhvillimit kapitalist në të cilin shteti funksiononte si një partner në procesin produktiv, Ndërsa më parë shteti ishte garantues i prones, shkruante ai tani duket si një partner në anen e prodhimit për krah kapitalit dhe punes.( theksimi në origjinal). Po ashtu Paul Studenski, profesor ekonomie në Universitetin e Nju Jorkut, shkroi disa artikuj me ndikim në politiken e taksave gjatë vitit 1930 duke përfshirë edhe disa revista si,,the Nation, por kontributi ma i madhë erdhi me 1941, ku ai propozoi krijimin e një TVSH-je. Studenski si Adams, ai pranoi argumentin dobi për taksa të tilla. Të gjitha bizneset duhet të tatohen në proporcion me sasin dhe vleren e shërbimeve. Studenski argumentoi se TVSH-ja do të jetë relativishte e lehtë për tu administruar dhe jashtëzakonisht produktive për mbledhjen e të ardhurave, dhe kur kemi parasyshë ekonomitë e vendeve të ndryshme, duke u munduar që të mbledhin të ardhura që nuk mjaftojnë në mes të një depresioni, TVSH-ja do të ishte një shpëtim. Megjithatë është e vlefshme të rikujtojmë historinë e TVSH-së, se kjo taksë nuk është e re, madje edhe në kontestin Amerikan, ajo është subjekt i një debati për gati 100 vjet. Por është e rëndësishme të cekim se në qarqet Amerikane, ky tatim shpesh është përfolur si një import i huaj i pa përshtatshëm për Ameriken por siq duket nuk është ashtu. Kjo për një arsye, sepse tatimi në të ardhura dhe tatimi në korparata konsiderohet si i lodhur dhe nuk është në gjendje të përmiresoi deficitin e vazhdueshëm të SHBA-së, prandaj është më se e nevojshem që kjo takse të futet në sistemin e tyre. 5 Robert Crum, argumentoi se kuptimi konceptual i TVSH-së, dhe tatimi shumëfazësh i produktit neto si tatime indirekte dhe i shpenzimeve ka egzistuar edhe në shekullit 17. Debatet për reformat tatimore në SHBA, janë të përqëndruara në çeshtjet se a është e domosdoshme që të zëvendësohen tatimet e tanishme (tatimi në korparata apo tatimi mbi të ardhurat individuale), me një formë të tatimit mbi konsumin që të jetë gjithë përfshirës Tatimi mbi Vleren e Shtuar terminologjia Tatimin mbi Vleren e Shtuar më së shpeshti lidhet me emrin e fabrikantit dhe këshilltarit tatimor, Siemens. Mirpo, ka autorë që primatin për dhënjen e idesë për aplikimin e TVSH-së e lidhin me emrin e profesorit të Universitetit të Jales Tomas Adams. Në Turqi në vitin 1926, për herë të parë është futur në sistemin tatimor TVSH-ja. Mirpo, të tatuarit 3 Thomas S. Adams, Problemet themelore te Tatimeve te Ardhurat Federale. 4 id,fq, Robert P, Crum, Value Added Tax.1982, Zadrow. George R. M ieszkowski, Peter, SHBA, Reforma Tatimore ne shekullin 21.

78 78 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 e vleres së shtuar ka qenë i kufizuar vetën në fazen e prodhimit. Në vitin 1948 TVSH-ja, haset në Francë, por si vit i aplikimit të tatimit neto mbi qarkullimin merret viti 1954, e që ishte i kufizuar veten në disa veprimtari. Tatimi mbi Vleren e Shtuar është akoma një tatim relativisht i ri. Mirëpo është adoptuar si forma kryesore e Tatimi indirekt në shumë vende të botes. Duhet theksuar se TVSH-ja është forma kryesore në shtetet e Bashkimit Evropian. Mirëpo për shkak të karakterit të saj gjithëpërfshirës këtë tatim e kanë aplikuar edhe vende të tjera siq janë Japoni, Kinë, Kanadë, Kore, Amerikë Latine, Azi, Afrikë, por edhe pothuajse të gjitha vendet e Evropes Lindore. Duhet cekur se si shtete të fuqishme që janë Amerika dhe Australia nuk e kanë përdorur TVSH-në ende në nivel Federal, por që kanë diskutuar mjaft për këtë tatim. Tatimi mbi Vleren e Shtuar nuk është term univerzal, por rrjedhë nga përkthimi i termit origjinal në Frëngjisht (taxe sur la valeur ajoutee), dhe mund të argumentohet si vlera e shtuar e tatuar, megjithate nuk përdoret në këtë formë. Disa shtete e përdorin termin,,tatimi i mallrave dhe i shërbimeve siq shihet në këtë punim përdoret shkurtimi TVSH gjatë gjithë tekstit. Termi TVSH preferohet më shumë se sa termet tjera si tatimi në mallra dhe shërbime (GST) meqenëse refleton më saktësisht natyren unike të këtij tatimi. 7 Ky tatim dikund quhet, Tatimi mbi Vleren Shtuar( Value Added Tax ), dikund tjetër, tatimi në mallra dhe shërbime ( Goods Services Tax ), në Gjermani,,Mehrwertsteuer, në Spanjë,,Impuesto sobre el valor anadido, kurse në Amerikën Latine,,Valor Agregado. Shembulli më i rëndësishëm i një tjeter lloji TVSH-je, është metoda kontabel e tatimit të konsumit e cila është përdorur në Japoni. Kjo metodë bazohet në regjistrimet kontabël si edhe në faturat e transaksioneve ekonomike. 8 Në Danimarkë dhe në Brazil në vitin 1967, është futur për herë të parë në sistemin tatimorë të tyre TVSH-ja, në qarkullimin e tërësishem të mirave dhe të shërbimeve. 3. Historia e Tatimit mbi Vleren e Shtuar standardet dhe rregullat e BE-së Në vitin 1957, gjashtë shtete Evropiane themeluan në Romë Bashksinë Ekonomike Evropiane (BEE), të cilat shtete moren obligim sipas Traktatit të Romes ( neni 99 i Traktatit) që koncepti bazë i tatimit ndërkombëtarë të jetë: 9 - Levizja e lirë e mallrave dhe sherbimeve, kapitalit dhe personave përtej kufijve kombëtarë, - Harmonizimin e dispozitave të veta për implikimet e rëndësishme të dy llojeve të tatimeve direkte dhe indirekte, -Trajtimin e implikimeve të ndryshme të të ardhurave të rezidentëve dhe jo rezidentëve, -Pasojat e trajtimit të ndryshëm të eksportit dhe të importit nën sistemin e taksave indirekte (TVSH), -Diskutimi i tatimeve ekonomikisht më efikase në strukturen ndërkombëtare, -Qarkullimi ndërkombëtare i mallrave dhe i kapitalit, mund të jetë subjekt i dy juridiksioneve tatimore. Një eksport i një vendi për nga natyra e tij është importë në një vend tjetër. Mundësia e tatimit të dyfisht është shumë reale dhe ka implikime në drejtim të madhësise së fluksit të mallrave dhe kapitalit në ekonomin botërore. Taksimi i dyfisht mund të 7 Grup autoresh, Manual, Kontabilitet dhe Financa, Tirane, David Wiliems, Value Added Tax,fq,4. 9 COM,Commission of the European Community, Brusel

79 Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij 79 minoj qëndrueshmërinë e tregut ndërkombëtarë. BEE-ja kishte formuar Komisionin e eksperteve financiare të përbërë nga dhjete docentë universitarë nën kryesinë e prof. Neumark, i cili komision kishte hartuar raportin dhe në vitin 1963 kishte dalë me propozime që të gjithë anëtaret e BEE-së ta aplikonin Tatimin mbi Vleren e Shtuar në sistemet e tyre tatimore, në vend të tatimit gjithëfazësh dhe shumëfazës bruto që ishte ne fuqi. Me 11 prill 1967 u miratua Direktiva 67/227, që bën harmonizimin e legjislacionit të TVSH-së në shtetet anëtare, u krijua një taksë kryesore që zëvendëson taksat tjera. Kurse me 17 maj 1977 u miratua direktiva e gjashtë 77/388 mbi harmonizimin e ligjeve të shteteve anëtare, e cila krijoi nje mbulim uniform të TVSH-së. 10 Në viti 1973 u rritë numri i vendeve anëtare të BEE-së, që nënkupton se TVSH-ja shkonte duke u popullarizuar. Struktura aktuale e normës së TVSH-së është miratuar nga Këshilli Evropian me 1992 si pjese e pako-masave që konsiderohet e nevojshme për heqjen e kontrolleve në kufi dhe krijimin e tregut të përbashkët. Sipas këtij sistemi nga vendet antarë kërkohet të aplikojnë një normë të vetme standarde së paku 15% dhe maximumi 25%, dhe dy shkallë të reduktuara jo më të ulta se 5%, të cilat shtete anëtare mund të aplikojnë sipas gjykimit të tyre, për kategori të mallrave dhe sherbimeve ( të renditura në shtojcen III, të Këshillit-Direktiva 2006/112/EC, 28 nentor/2006mbi sistemin e përbashkët të Tatimit mbi Vleren e Shtuar). Kjo strukturë bazë, e cila vlenë për të gjitha shtetet anëtare. Në vitin 2003, Komisioni paraqiti një propozim në lidhje me rishikimin e shkallës së reduktuar të TVSH-së duke u bazuar në Direktiven e Kshillit 2006/18/EC, 14 shkurt Objektiv i komisionit është të siguroi mundësi të barabarta për shtete anëtare: - më shumë transparencë, qëndrueshmeri, funksionimin normal të tregut të mbrendshëm p.sh.më pak pengesa për aktivitetin ndërkufitarë dhe kosto më të ulët etj. Kjo Direktive parashikon shkallen e tretë të normës së reduktuar si eksperiment në shërbimet e punes intensive (labour intensive services), si mundësi për të aplikuar një normë të reduktuar në ngrohje qendrore në të njëjtën procedurë si për gaz natyror apo në sherbimet e restoranteve. Megjithate nuk ka pasur marreveshje për zbatimin e këtyre normave të reduktuara në aspektin ndërkombëtare. Bashkimi Evropian ka krijuar rregulla të mbrendëshme lidhur me transaksionet që zhvillohen ndërmjet shteteve anëtare, të cilat janë përgjegjëse për mashtrim. Në vitin 2008 Komisioni ka krijuar rrjetin e zyrtarëve kombëtare për të zbuluar dhe luftuar rastet e reja të mashtrimit ndërkufitarë i quajtur Eurofisc Zhvillimi i TVSH-së, politikat dhe mundësitë Komisioni Evropian nisë debate mbi të ardhmen e TVSH-së (Value Added Tax), zakonisht konsultimi është publik, dhe qështjet që shtrohen janë se si të përmirësohet sistemi i TVSH-së, për të miren e qytetarëve, bizneseve dhe shteteve anëtare. Qëllimi është që publiku të shprehë pikpamjet e tyre, dhe kjomisioni i BE-së të përdorë reagimet nga këto konsultime për të vendosur mënyra më të mira, në krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm, të fuqishëm dhe efektiv të TVSH-së në të ardhmen. Një debat i tillë u mbajt me 21 maj, Komisioneri për tatime Algirdas Shemeta në një raport tha,,ne kemi nevojë për një TVSH për shekullin 21, që të jetë i thjeshtë, modern, efektiv, të 10 David Williams, Value Added Tax, chapter Source: MEMO/10/633, Date: 01/12/2010.

80 80 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 paguhet nga qytetarët, të mbledhet nga bizneset, sepse është burimi kryesor i të ardhurave për shtetet anëtare, kështu që të gjithë kanë interes për këtë taksë. Lind pyetja, pse duhet sistemi i TVSH-së të shqyrtohet? TVSH-ja është futur në BE, më shume se 40 vjet më parë, në një kohë kur në tregues dukej krejt ndryshe nga sot. Pavarsisht nga perpjekjet gjatë viteve për të modernizuar dhe thjeshtësuar sistemin e TVSH-së pak nga pak, është e qartë se regjimi nuk përshtatet me nevojat e shërbimeve ekonomike dhe teknoligjisë moderne. Kompleksiteti i sistemit aktual të TVSH-së, krijon kosto të panevojshme administrative si për biznesin ashtu edhe për administraten tatimore, si dhe pengesat në tregun e mbrendshëm. 12 Për më tepër, disa dobësi në kuader të sistemit të TVSH-së, lënë hapsirë për mashtim dhe evazion. Prandaj një rishikim themelor i sistemit të TVSH-së është e nevojshem. Pse tani? Situata e tanishme ekonomike ka nxjerre në pah rolin e rëndësishëm që luan TVSH-ja në sigurimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen ekonomike. TVSH-ja është një burim kryesor i të ardhurave për shtetet anetare. Ajo mund të pritet të bëhet edhe më e rëndësishme në kohen kur ka recesion dhe kur vjetrohen burimet tjera të të ardhurave. Përveq kësaj, studimet ekonomike tregojnë se taksat e konsumit janë ndër më miqësoret, dhe një sistem i fuqishëm i TVSH-së mund të kontriboi në rigjenerimin ekonomik në Evropë. Prandaj është me rëndësi të madhe për të siguruar që sistemi i TVSH-së i BE-së, është plotësisht funksional. Cila është letra e gjelber? Letra e gjelbër parashtron pyetje, rreth ideve dhe mendimeve të shfaqura. - Së pari, ajo pyet nëse bazat e sistemit të TVSH-së së tanishme duhet të riorganizohen, dhe nëse mallrat dhe shërbimet duhet të tatohen në shtetin anëtare të origjines ose ku ato janë shitur, - Së dyti, letra e gjelbër shikon në çështje të veqanta të cilat kanë qenë në pyetje gjatë viteve. Ndër këto janë, nëse normat e TVSH-së janë ende edhe sot relevante, - Së treti, nese rregullat e zbritjes jane neutrale te mjaftueshme, - Së katërti, se si sistemi mund të përmirësohet nga mashtrimi dhe evazioni, - Së pesti, se si të nderpritet mundësia që burokracia të jetë pjese ngulfatëse në administrimin e TVSH-së, mbrenda institucionit që e administron por edhe gjatë transaksioneve të TVSH-së në kuadër të biznesit. Dhe në fund të çdo elaborimi duhet gjetur mënyra dhe metoda për të mbledhur TVSH-në për të mbyllur hendekun e milionave euro të TVSH-së, nga secili shtetë, e kur është fjala për BE-në ky hendek është 100 miliard. Pas çdo diskutimi Komisioni duhet të prezentoi (dhe i prezenton), prioritetet për sistemin e ardhshëm të TVSH-së, përmes një komunikate. 13 Politikbërësit e Kosoves vazhdimisht duhet percjellur këto zhvillime dhe të marrin pjesë edhe në mënyrë direkte apo pëmes adresës elektronike në parashtimin e çështjeve që e prokupojnë dhe pengojnë implementimin e rregullave të TVSH-së, por duke pase parasyshë që pyetjet e parashtuara të reflektojnë edhe në këtë debat, specifikat e R.Kosoves. 5. Ligji i TVSH-se, rregullat dhe procedurat e administrimit Të gjitha parametrat tregojnë se futja e TVSH-së në sistemit tatimore në Kosovë është treguar i suksesëshem. Ligji i Kosoves mbi TVSH-në (Value Added Tax), është shkruar në përputhje me praktikën ndërkombëtare. Ndërsa autoritetet e taksave kanë arritur të 12 MEMO/10/10/633,.be. 13 //ec.europa.eu/taxation_costums/index_en.htm.

81 Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij 81 përshtaten me sfidat e sistemit të ri, mirëpo është e pa mundur në situaten politike që gjindet Kosova të eliminoj, disa forma të evazionit fiskal dhe mashtrimit që ndodhin sidomos në pikat kufitare që nuk kontrollohen plotësisht nga autoritete Doganore të vendit. Një trend i të hyrave në vitin 2010 ka këtë përqindje të pjesmarrjes nëtë hyrat totale ku doninon TVSH-ja: Figura 1: Të hyrat sipas llojeve të tatimeve Burimi: Administrata Tatimore e Kosoves (ATK), 2010 Kjo formë e re e tatimeve të konsumit është ekonomikisht efikase dhe transparente në funksionimin e ekonomisë, se sa që ishte tatimi në shitjes. Po ashtu sistemi i taksave vendore u zgjerua, dhe mbuloi deficitin e të hyrave të parashikuara nga Buxheti i Kosoves, menagjimi më mirë bëri që të reduktohet relativisht ekonomia gri dhe subjekteve ju bë e mundur të punojnë në kanale ligjore, të përfshihen në konkurence të ndershme dhe të krijohen barriera për biznese që janë të prira për shmangie taksash. Me të hyrat e krijuara nga këto veprime, bëhet e mundur që me kohë dhe në mënyre të drejtë të bëhet kthimi i mjeteve të kërkuara nga bizneset që kanë të drejtë kreditimi. Megjithatë, ngarkesa tatimore e kthyer (rimbursimi) nga Administrata tatimore, në mënyrë efikase krijon benificione të veqanta për bizneset, dhe njëkohesisht ndikon që të prodhojë një rritje të të ardhurave fiskale të synuar nga taksa e TVSH-së. Rritjen e normës së TVSHsë nga 15% në 16% për të rritur të ardhurat nga tatimet, ka ndikuar që të hyrat nga nga TVSH-ja të rriten dukshëm ( kurse sa i përket të hyrave nga korparata dhe të ardhurat personale edhe pse janë ulur normat, dukshëm janë zvogeluar), mirëpo është shumë e rëndësishme që normat e TVSH-së të mos rriten, por teë jetë një taksë me bazë më të të gjërë ku pritet që të vazhdojnë edhe më tutje reformat fiskale. 14 Robert J. Samuelson ka vlerësuar se një TVSH do të duhet të jetë rreth 16%, sepse, edhe pse një 8% TVSH teorikisht do të mjaftonte, nuk do të ketë presione të mëdha për të përjashtuar sende ushqimore, qira dhe strehim, kujdes shëndetësor, edukim dhe grupe të bamirësisë. 6. Funksionimi i TVSH-së Në shtete të ndryshme TVSH-ja është aplikuar në një bazë të gjërë, ka shtete që kanë aplikuar shkallë të ndryshme dhe kufij të ndryshëm të qarkullimit për të hyrë në TVSH. Këto ndryshime si në norma ashtu edhe në kufij kanë ndikuar në forma të ndryshme. Po i përmendim disa shtete që janë më specifike në këto aplikime. Për shembull Sllovakia ka rritur normen e TVSH-së në ushqime nga 14 në 20 përqind e cila është gërshetuar me me 14 Burimi;

82 82 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 një ulje te lehte të përgjithshme të ardhurave nga 20 në përqind, Ukraina ka aplikuar eliminimin e përjashtimeve të aplikimit të TVSH-së në disa sektorë të rëndësishën të ekonomisë si sektori i ndërtimit, industria e aeroplaneve, ndërtimi i anijeve. Ndërkohe që eliminimin e përjashtimeve nga TVSH-ja ka aplikuar edhe Gjeorgjia dhe Rusia, madje kjo e fundit ka realizuar përfshirjen e biznesit të vogel në skemen e TVSH-së gjatë reformimit të kësaj takse. 15 Kjo është bërë me qellim që të rriten të ardhurat e inkasuara nga ky tatim. Mirëpo edhe pse shumica e vendeve që kanë aplikuar TVSH-në, kanë njohur rritje të ardhurave, ka edhe vende të cilat edhe kane hequr dore krejtesisht nga kjo takse, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë njohur rënje të lehte të këtyre të ardhuarave nga taksat indirekte. Për shembull politikbëresit në Kosovë kanë pritur rritje të ardhuarave nga ulja e normave të tatimit në Korparata dhe te ardhurave personale nga 20 në 10%, të shohin të pasqyruar efektet e kurbes Laffer-it, që mbështet idene se ulja e nivelit te taksimit rritë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Mirëpo siq shihet kurba e Lafferit më teper i sherben akademisë se sa politikbëresve sepse rezultatet nuk janë të kënaqshme, përkundrazi rritja 1% e TVSH-së ka sjelle rritjen të hyrave të TVSH-së me konsumin privat ne rreth 0,6% në mesatare. 16 Mirpo një analize dhe administrim i mirë sa i përket pragut të TVSH-së dhe normave që aplikohen, do të eliminonte dyshimet se ky tatim kushton shumë. Shpenzimet duhet të ndahen në shpenzime administrative të dala nga autoritetet tatimore dhe shpenzimet e përmbushjes të dala nga tatimpaguesit. Është e vërtet që TVSH krijon shpenzime substanciale në inkasim por mbetet shumë e suksesshëm në të gjitha vendet ku aplikohet, dhe është një pajtim i përgjithshëm se shpenzimet e vjeljes janë me të ulëta në vende ku TVSH është e thjeshtë me një shkallë të vetme dhe pragë të lartë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave norma optimale merret 16-19%, ndërsa si prag optimal merret kufiri 25,000-30,000. Drejtë këtyre reformave është duke shkuar edhe Kosova. Praktikat e vendeve të zhvilluara tregojnë se TVSH kushton më pak se tatimet në të ardhura, por vihet në dilemë fakti se a kushton më pak se format tjera të tatimit në shitje dhe në veçanti sesa tatimet që i ka zëvendësuar, mirpo është vertetuar se shpenzimet e TVSH-së janë më të mëdha por që edhe të hyrat janë më të mëdha dhe më të sigurta. TVSH-ja ngërthen në vete një varg të lirimeve që po të mos vlersoheshin mirë do të minonte produktivitetin e të hyrave nga ky tatim. Të hyrat në Kosovë viteve të fundit kanë pasë një karakter ekspansionist, duke reflektuar në rritjen e të hyrave buxhetore, që kryesisht janë krijuar nga TVSH-ja. Si kontribues kryesore në të hyrat buxhetore vazhdojnë të mbeten tatimet e mbledhura në kufi, përderisa shpenzimet publike kryesisht janë koncentruar në shpenzime kapitale. Për shembull, tatime e mbledhura në kufi në periudhen e parë, gjashtëmujore të vitit 2009/2010, përbëjne shumicen e të hyrave buxhetore, me një pjesemarrje 52% të hyrave totale buxhetore, pasuar nga të hyrat nga tatimet vendore 18% dhe me nga 4% është kontributi i te hyrave jo tatimore dhe te hyrave vetanake komunale në te hyrat buxhetore qeveritare, kurse pjesa tjeter nga PTK dhe grantet e donatoreve. 17 Pra siq shihet TVSH-ja është burimi kryesor i të ardhurave të buxhetit te konsoliduar të Kosoves. Kosova ka një sektor publik mjaft të madhë, ku kjo nënkupton se të hyra e destinuara për këtë sektor janë mjaft të 15 BCCUK, Economic Forecast, Domenique Sraus-Khan-Drejtor I FMN-së 9/ Disai. M.a& J. R.Hines.VAT and international trade, The evidence 2002,fq, Burimi: Departamenti I THesarit, te hyrat buxhetore janar,qershor/2009/2010.

83 Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij 83 mëdha, e që në këto të hyra kontribues më i madh është TVSH-ja. Zgjerimi i sektorit publik dhe rritja e taksave janë dy faktor të cilët ndikojne në uljen e rritjes ekonomike. Sipas një studimi të bërë në Suedi (pasi që Suedia ka taksën e TVSH-së më të lartën 25%, dhe po ashtu edhe punësimin në sektorin publik), nga Ana Hansson, profesor në Universitetin e Lund-it, e cila thekson se sa më i madh që të jetë sektori publik aq më e ulët është rritja ekonomike. Sipas studimit të bërë nga Doktor Hansson, 1% me shume e PBB-së nga sektori publik do të thotë 0.23% me e ulet rritja ekonomike. 7. Karakteristikat e TVSH-së Tatimi mbi Vlerën e shtuar ka përparësi të padiskutueshme në krahasim me tatimin tjera. Duke pasur parasysh që deri kohët e fundit ishin menduar të jenë më të mira, atëherë duhët përcaktuar karakteristikat etvsh-së në krahasim me shitjet me pakicë: TVSH jep të hyra më të larta se sa taksat mbi shitjet me pakicë. Rezultat i saj më i madh në ekonominë e tregut bënë rezistencë ndaj evazionit, është efektivë në kundërvënien ndaj evazionit fiskal, veçanërisht atij të paligjshëm. Rrezikun e evazionit në import është zvogëluar për shkak të TVSH-së është llogaritur menjëherë kufi. TVSH-ja siguron një mekanizëm të eksportojë pa paguar për atë mallë, e që për tatimin mbi shitjet me pakicë, kjo nuk është e mundur. TVSH parashikon që të gjitha blerjet të jenë të liruar nga taksat, për materialin për prodhim, dhe pajisjet dhe makineri që shërbejnë për prodhim. Barrën e provës për TVSH është te bleresi. Procesi i TVSH është zbatuar me sukses nëpërmjet direktivave përkatëse, të Bashkimit Evropian e që është kusht për tu anëtarësuar. Karakteristike është rritja e pengesave administrative dhe shpenzimet e mbledhjes dhe të pagesës, Fenomenit negativ të prezantimit në nivelit lokal, siq e ka bërë Brazili e që është duke u ndeshur me probleme të mëdha. Administrimi në nivel qendror është me i sukseseshem kjo shprehet në shtetet që në këtë formë e administrojnë këtë tatim, për shembull Gjermania, Aaustria, Kanada, dhe Meksika. TVSH-ja është futur në pajtueshmëri me llogaritjen e tatimit në të gjitha fazat e qarkullimit sipas metodës së zbritjes, kështu që tatimi i llogaritur paguhet në çdo faze të ciklit qarkullues d.m.th çdoherë që të mirat ose shërbimi kalojnë prej një faze në fazën tjetër të qarkullimit paguhet vetëm tatimi mbi shumën e vlerës së shtuar në fazën e fundit. Mekanizmi i faturës tatimore inkurajon blerësit për të kërkuar faturë nga shitësi, duke parandaluar mos raportimin ose raportimin e ulët të shitjeve. Kjo siguron një sistem me efektiv dhe vetëm mbikëqyrës si dhe një raportim me të mirë të regjistrimeve kontabël për verifikim. Karakteristike tjetër është se numri i normave tatimore është i vogël dhe me shkallë normale tatimore. 8. Ndikimi ekonomik i normave te reduktuara Ndikimi i normave të reduktuara të TVSH-së, do të kishte efekte në shpërndarjen e te ardhurave në ekonominë informale dhe mbi shpenzimet e biznesit. Nga kënd vështrimi ekonomik levizja drejt normave të reduktuara është një përparësi pasi që: Burimi: MEMO/10/633, Date:

84 84 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Së pari, një strukturë me pak e komplikuar e normave, ndikon në uljen e shpenzimeve, për zbatimin e TVSH-së, - Së dyti, këto shpenzime janë më të ulëta në raport me të hyrat e realizuara nga mallrat dhe sherbimet, që konsumohen nga konsumatorët, mirpo është një fakt që këto norma duhet caktuar pëer lloje të mallrave apo veprimtari, që nuk do të ndikonte në keqë përdorimin e shfrytezimit të tyre kur ai lloj malli apo ajo veprimtari është deficit në atë vend. Për shembull është shumë e rëndësishme të aplikohet një normë e reduktuar për energji elektrike, por deri në ate shkallë apo afat, që nuk do të ndikonte që çmimi më i ulët ë reflektonte në shpenzim pa kriter, - Së treti, është e mundeshme për të përmiresuar pak,,mireqenjen e konsumatori, me të ardhura më të ulëta. Mund të ketë përfitime të veqanta nëse vepron një normë e reduktuar e TVSH-së, nëse zgjedhim me kujdes sektorët. Normat e ulëta të TVSH-së mund të rrisin produktivitetin e përgjithshëm dhe kështu edhe GDP-në. Për shembull normat e reduktuara të TVSH-së në shërbimet e ofruara në restorante dhe hotele mund të ndikojnë në zhvillimin e turizmit në mes shteteve anëtare por edhe me shtetet në rajon, kurse sa i përket ndikimit të mbrendshëm do të ketë ndikim, sepse konsumatori do të shpenzoi më pak para. Në vendet turistike siq është Shqipëria norma e reduktuar ka mjaft ndikim në rritjen e të ardhurave. Mirëpo normat e reduktuara te vendet të cilat kanë të ardhura të larta nuk kan ndikim edhe aq të madh. Ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta, normat e ulta në ushqim kan ndikim në mirëqenjen e shtreses së popullates që hyn në këtë kategori. Në raste te caktuara nëse norma e reduktuara shërben për promovimin e blerjeve për disa mallra, kjo shkakton pakenaqësi sepse është e mundur që grupe me të ardhura të larta të përfitojne më shumë, që bie në konflikt kur është qellimi barazi në të ardhura. Shteti ka mjete të tjera alternative të politikave si subvencionim të drejtë përdrejte për aktivitete të veqanta, ku arrihet qëllimi i njëjtë sikurse po të përdorej norma e TVSH-së së reduktuar. Mirëpo skemat e këtyre subvencionimeve duhet te jenë mirë të projektuara për të shmangur derdhjet negative në nivel të vendit, duhet të jenë transparente, sepse si pasojë e këtyre derdhjeve negative kemi humbje buxhetore që është një kosto e pa pranueshme. Duhet dhënë përparesi normës së reduktuar se sa subvencionimeve kur është fjala për afat të gjatë. Mirëpo subvencionimet janë më pak të kushtuara prandaj në afat të shkurter duhet dhënë përparësi. 19 Mirëpo aplikimi i një norme të vetme siq e ka Danimarka do të ishte zgjidhje ideale nga pikepamja ekonomike. Mirëpo duhet të pranojme se nga aspekti politik nuk do të lejohej një normë e tillë e thjeshtë. Normat e reduktuara megjithatë ndryshojnë nga normat standarde, krijojnë çrregullime ekonomike por ndikojnë në neutralitetin fiskal, ato janë të aplikuara në të gjitha vendet përveq një vendi. Çdo shtet duhet të rivlersoj herë pas here se çfarë shkallës të reduktuara të aplikoj. Sipas një studimi në Suedi (raporti 2006; BH, skatterverket/rapotet), tregon se një normë uniforme e TVSH-së do te sillte një reduktim të shpenzimeve, rreth 54 mil. euro ose 500 mil.sek. 20 Objektiv i politikbërësve në vendin tonë duhet te jetë të bënin aplikimin dhe kategorizimin e normave të reduktuara perveq normës standarde 16%. Kategorizim duhet të bëhet me shkallë të ulët 5%, për mallra dhe sherbime për nevoja elementare si ushqimi, trajtimi mjeksor, strehimi. Po ashtu edhe për qellime tjera qe nuk janë bazë por 19 Commission of European community Bruisel, Raporti, 2006: BH,Skatterverket/raportet

85 Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij 85 që meritojnë një trajtim preferencial si për shembull, aktivitetet kulturore, arsimi, transport urban, energji elektrike dhe mjedisit. Shtete tashme aplikojnë dy shkallë të reduktuara përveq normës standarde. 9. Shkallët tatimore në 27 vende të Unionit Evropian në veqanti në Britani të Madhe Ndryshimi i shkallëve tatimore në 2011, është bërë në disa vende të UE-së : Irlanda pas shumë debateve që beri në 2010, planifikon që në vitin 2014 të ketë një shkallë standarde prej 23%, tani ka një shkallë standarde prej 21%. 21 Vendet tjera sipas ketij diagrami kanë këto norma të TVSh-së:- Danimarka 25%, Greqia 23%, Irlanda 23%, Polonia 23%, Finlanda 22%, Latvia 21%, Lituania 21%, Belgjika 21%, Austria 20%, Bullgaria 0%, Republika Çeke 20%, Estonia 20%, Italia 20%, Britania e Madhe 20%, Sllovenia 20%, Gjermania 19%, Rumania 19%, Holanda 19%, Sllovakia 19%, Malta 18%, Spanja 16%, Qipro 15%, Luksemburgu 15%. Figura 2: Ndryshimet e shkalleve tatimore ne vitin 2011 ne disa vendet të UE-së Në këtë rrugë janë edhe shumë shtete tjera të UE-së që kanë bërë ndryshimin e normës standarde, siq është Portugalia e cila ka rritur normen nga 17.5% në 20%. Këtë vijë të,,bardhë janë duke e ndjekur edhe shumica e vendeve të BE-së, të cilat po përballen me një deficit të madh fiskal dhe presion nga investitoret e bonove. Qeveritë me këto shtrëngime, mundohen të mbledhin sa më shumë të hyra nga TVSH-ja, prandaj nuk rezistojnë në këto ndryshime. Britania ka bërë disa ndryshime në normat e reduktuara, dhe po mundohet të heqë edhe normen zero në shumë mallra sidomos ushqim dhe veshmbathje për fëmijë. Sipas vlersimeve edhe me këto norma të larta nuk kanë pasur mundësi të mbyllin hendekun e deficitit të tyre. Si shembull, merret Qipro e cila në një krize aq të madhe nuk ka bërë rritjen e normes standarde të cilen e ka 15%. Hungaria dhe Suedia, e kanë tashme sa kohë normen standarde 25%. Franca është përcaktuar të mbajë normen 19.6 por do të bëjë reduktim të normes për ushqim. TVSHja është një ëndërr për shumë qeveri, sepse me të krijohen të ardhuara të mëdha dhe të sigurta, si taksë që vështirë bëhet evazioni fiskal dhe kosto e mbledhjes nuk është aq e lartë sa për të vënë në pikeëpyetje aplikimin e saj. Në Britani të Madhe në vitin 1994, 21 (Busines Briefing, The Times, November 26, 2010.)

86 86 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 është aplikuar norma 8% për ngrohje familjare kurse nga 2011 do të reduktohet në 5%. Janë aplikuar me normë 5%, karburante për ngrohje familjare, energji elektrike, lodra për fëmije, panele diellore dhe material higjenik. Ndërsa me zero % tatimohen pijet jo alkoolike, veshje per femije, bimë dhe fara, paisje për njerez me aftesi të kufizuara, riparime aeroplaneve, libra, gazeta,etj. Robert J. Samuelsoni ka vlersuar se një TVSH duhet të jetë rreth 16%, edhe pse një 8%, TVSH-teorikisht do të mjaftonte, dhe nuk do të kishte presione të mëdha për të përjashtuar sende ushqimore, qira e strehimit, kujdesi shëndetsorë, edukim dhe grupet e bamirësve. Ka ndryshime edhe te normave të reduktuara përveq atyre standarde, në disa vende Evropiane të cilat kanë hyre në fuqi në vitin 2011: Latvia 22%, Lihtenshtajni 8% / 4.5% ( norma standarde dhe norma e ulet), Polonia 23% / 8% (norma standarde dhe norma e ulet), Portugalia 23%, Rumania 24%, Sllovakia 20%/ 10%( norma standarde dhe norma e ulet), Zvicrra 8% / 4.5% (standarde dhe norma e ulet), Britania e Madhe 20%. Shqipëria ka normen e TVSH-së 20%. Më gjërëisht do të përshkruajmë normat e TVSH-së në disa vende të cilat janë më specifike, që në literaturen tonë janë më pak të pranishme. TVSH-ja është një ndër treguesit kryesorë që dëshmon ecurinë ekonomike të një vendi. Është taksa që paraqet madhësinë e punës së ndërmarrjeve, luhatjet e tyre, të cilet tregues janë të rëndësishëm për analizen e trendeve që bëhen nga politika fiskale. Figura3.Evolucioni i adaptimit të TVSH-së nga viti Numri I vendeve me TVSH te aplikuar nder vite Për shkak të kësaj karakteristike TVSH-ja, është adoptuar me shpejtësi nga shumë vende te botes, që në këtë rastë ky trend është paraqitur përmes kësaj tabele ku mbi 120 vende në botë deri në vitin 2000, e kanë në sistemin e tyre tatimor funksional TVSH-në. Nëse bazohemi në të dhënat e fundit, ceket se mbi 150 vende kane aplikuar këtë tatim. Nga figuren 3: vërejme se nga viti 1950 që kur është aplikuar kjo taksë si gjithë përfshirëse e deri në vitin 1967, ky trend ka qenë jo i shpejtë pasi që si tatim jo i njohur, vendet e ndryshme, hezitonin ta bënin pjese të sistemit të tyre tatimor. Mirpo rezultatet e para të paraqitura për këtë lloj tatimi ishin befasuese (ku rreth 45% të hyrave mbledheshin nga TVSH-ja), gjë që shprehet nga trendi i paraqitur në këtë figurë ku në vitin 1987 e tutje grafiku është ngritur në mënyrë enorme deri në vitin Edhe pas vitit 2000 e deri më tani konsiderohet të jetë trend i njëjtë pasi që për 10 vite kanë adoptuar TVSH-në rreth 50 vende që kryesishtë janë vende të Amerikes Latine, Indise, pacifikut. Ndërsa në Evropë qeë njihet si përkrahëse e madhe e kësaj takse, është adoptuar masovisht dhe atë konform Direktives së gjashtë të UE-së. Nga figura 4, e prezentuar, shihet kontributi i të ardhurave nga TVSH-ja shprehur në përqinje në kuadër të GDP-së, nga viti 1953 e deri në vitin 2000.

87 Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij 87 Figura 4: Pjesmarrja e TVSH-së e shprehur në % në BPP-së(GDP). 0.6 Pjesmarrja e TVSH-se ne % ne GDP nder vite Pjesmarrja e TVSH-së në BPP(Bruto Produkti i Pergjitheshem), është nga 2.4% deri 5.3%. Pjesmarrja në përqindje e TVSH-së në BPP është rritur vazhdimisht deri në shkallen 14.1% nëse i referohemi një vendi sa për ilustrim siq është Kroacia, një efekt i tillë i volitshëm financiar i TVSH-së arrihet prej faktit se të konsumojë është i obligueshëm çdo njeri. Pasi që obligimi tatimor është i shpërndare në çdo faze të qarkullimit, efekti financiar i vjeljes se tij është i dukshëm edhe atëherë, nëse obligimi tatimor është i lidhur me zvogëlimin e ndonjë faze të qarkullimit Për shkak të efektit të volitshëm financiar të TVSH-së mbi qarkullimin është aplikuar kjo formë e tatimit në sistemet e ndryshme tatimore si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Me aplikimin e TVSH-së në Kosovë efektet financiare janë të dukshme dhe kjo shihet në bazë të përqindjes se TVSH-së që merr pjesë në të hyrat e përgjithshëm në buxhetin e Kosovës. Nëse krahasojme efektin ekonomik dhe financiare të TVSH-së në disa vende dhe nëse marrim parasyshe se shkalla mesatare standarde në nivel botëror sillet 14.5% që i përket një kontributi të TVSH-së në BPP së mbi 5%, dhe po të marrim parasyshë që shumë shtete aplikojnë dy e me tepër shkallezime (norma të reduktuara të TVSH-së) mund të paraqesim se sa ndikon një ulje apo rritje për 1% e shkalles tatimore, në rritjen e të ardhurave për shemboll, produktiviteti më i ulët i të ardhurave është në Argjentinë, (0.05%) ku shkalla standarte e tatimit ishte 16%. 10. Konkluzionet dhe rekomandimet Thjeshtesimi i sistemit fiskal, krijimi i transparencës dhe procedurave të qarta dhe siguria se legjislacioni është duke u zbatuar në mënyrë të drejtë është qelësi i një suksesi për të pasë të hyra të qëndrueshme. Prandaj pas marrjes se kompetencave nga ndërkombetarët në Kosovë politika fiskale është shkuar nga ajo që të ulen taksat. Nga aspekti financiar TVSH zë vend të rëndësishëm në sistemet tatimor të shteteve bashkëkohore. Në Kosovë TVSH-ja ka një rolë të rëndësishëm në sistemin e të hyrave dhe ka mbështetë Kosovën që ti zëvendësoj ndihmat ndërkombëtare me burime të mjaftueshme të hyrave vendore. Sipas shume statistikave të vendeve nga mbarë bota është konstatuar se të hyrat nga tatimet në shumë vende marrin pjesë në BPP-se mbi 45%, sidomos në vendet skandinave. Ndërsa të hyrat e mbledhura nga TVSH-ja në të hyrat e përgjithshme sillet deri në 70%. Në vendin tonë te hyrat nga TVSH-ja sillen rreth 70%. Edhe pse ka filluar të aplikohet relativisht vonë në sistemet tatimore, sot paraqet një prej formave më të rëndësishme tatimore në të gjitha shtetet pa marre parasysh se në cilin stadë të zhvillimit është ai shetet, aktualishtë është e përfshirë përafërsishtë në 150 vende. Qëllimi ekonomik i këtij

88 88 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 tatimi është të stabilizohet tregu me çmime konkurrente në këmbimin e tregtisë se jashtme dhe me rastin e exportit të të mirave dhe shërbimeve bëhet kthimi i TVSH-së. Ndërsa aplikohet TVSH-ja mbi qarkullimin si për të mirat të cilat prodhohen në vend ashtu edhe për importin. Në vendin tonë (Kosovë ) rritja e shkalles tatimore prej 1% ka ndikuar në rritjet e te ardhurave në 0.06% e të ardhurave. Produktiviteti më i lartë i të ardhurave është në Izrael (0.65%), ku shkalla e vetme e tatimit është 15%, Kroaci, Peru, Danimark lindë pyetja pse? Ndryshimet vijnë nga një grup faktoresh si: administratë më profesionale dhe efektive, bazë më e gjërë tatimpaguesish në Izrael, kjo duhet të bëhet edhe në Kosovë në vitin 2013, që të ulet pragu i TVSH-së në euro,kurse rritja e normës se TVSH nuk duhet te bëhet deri në vitin 2015 sepse kjo do te ndikonte në ngadalsimin e zhvillimit të fuqisë ekonomike të bizneseve dhe uljen e investimeve. Duhet theksuar se efektet mbresëlënëse ne vendet e cekura me lartë janë si rezultat:, logjistika shumë moderne, teknologjia informative shumë e avancuar, pagesa e personelit është shumë e lartë, reformat e këtij tatimi veq kanë përfunduar, Ligji i TVSH-së është ndër më të avancuarit që nuk lenë hapsirë pë zbrazëtira ligjore, administrimi bëhet në nivel qendrorë-kjo ka bërë që këto shtete të kenë prag të ulet të TVSh-së. Veten kur të arrihen keta tregues në Kosovë mund të bëhet ulja e pragut deri në euro. Ndërsa sot kjo gjë as që duhet të mendohet. Norma standarde 16% dhe 0%, e cila është funksionale për administrim mirëpo do të ishte shumë sociale po që se do të aplikohej një normë e reduktuar për ushqim për plotësimin e nevoja elementare, dhe disa shërbime sociale. Literatura 1. ATK, Divizioni për plan dhe analizë, 2008, 2. ATK,,Udhëzues mbi mënyren e aplikimit të normave të reja tatimore, Prishtinë janar/ ATK,,Legjislacioni tatimor i Kosoves, botimi mars 2010, Prishtinë 4. Bird,M.R.-Oldman,O.(red):Readings on Taxation in Developing Countries.The John Hopkins Pres,Baltimore,1967,fq Cnossen and Shoup,1989,,The Evolution of VAT rates Applicablein the Member States of the Community. 6. Disai. M.a& J. R.Hines,,VAT and international trade The evidence 2002,fq, Direktiva e Keshillit te Evropes-2006/112/EC. 8. KPMGH-Global Tax Rate. 9. Ligjet kombëtare,,tolley S, nëpër vende të Evropes. 10. Paul Samuelson, Wiliam,D. Nordhaus, Ekonomija, ed.xiv, Zagreb, //ec.europa.eu/taxation_costums

89 KREDITE ME PROBLEME NE EKONOMINE SHQIPTARE Mimi KODHELI Abstract It is clear that Albania is affected by a high level of nonperforming loans, said Michael Edwards responsible for operations in the financial sector of the World Bank. But what is a non-performing loan? According to the International Monetary Fund a loan is nonperforming (NPLs) when payments of interest and principal are past due by 90 days or more, or at least 90 days of interest payments have been capitalized, refinanced or delayed by agreement, or payments are less than 90 days overdue, but there are other good reasons to doubt that payments will be made in full. The global financial crisis led to a sharp increase in the level of non-performing loans (NPLs) in the banking systems in Southeast Europe (SEE). Problem loans clog credit channels. A high level of problem or non-performing loans (NPLs) makes it difficult for banks to expand their loan portfolio and fund profitable new businesses and creditworthy households. Gains made in increasing access to finance, particularly to small and medium enterprises, are undermined or reversed. This leads to lower productivity, reduces competitiveness and leads to misallocation of resources as credit is tied up in ailing, unprofitable enterprises and overindebted households. Additionally, problem loans weaken the financial system on a systemic and individual institution basis by hampering earnings, liquidity and capital adequacy. Ultimately, high levels of problem loans in a financial sector limit or curtail opportunities for economic and private sector growth and job creation. The purpose of this article is to present to the readers the situation of the nonperforming loans in the Albanian banking system and in the same time the relation that exists between macroeconomic situation and bad government, with the nonperforming loans. Eksperienca shqiptare e kredive me probleme, fillon me historikun e pas viteve 90, të bankave shtetërore. Mangësitë në vlerësimin e kredive së bashku me administrimin dorëlëshuar kontribuan në krijimin e një mase të madhe të kredive me probleme. Sic shihet më poshtë nga tabela, në vitin 1999, rreth 82 për qind e kredive të Bankës Kombëtare Tregtare dhe rreth 85 për qind e kredive të Bankës së Kursimeve rezultonin të pakthyera. Pjesa më e madhe e këtyre kredive me probleme ishin të reja dhe i përkisnin sektorit privat (bizneseve dhe individëve) ndërsa një pjesë e vogël ishte si pasojë e lidhjeve të bankave shtetërore me ndërmarrjet shtetërore. Duhet përmendur se Banka e Kursimeve klasifikoi automatikisht si kredi me probleme të gjitha kreditë e marra nga bashkimi i degëve të Bankës Agrare dhe Bankës Kombëtare Tregtare në periudhën Megjithatë, të dhënat tregonin se nuk ishin vetëm bankat shtetërore ato që kishin regjistruar kredi me probleme. Edhe bankat private dhe ato me kapital të përbashkët kanë pasur një rritje të kredive të tyre me probleme, gjithashtu. Por, në dallim nga bankat shtetërore, kreditë e pakthyera të bankave private, në shumicën e rasteve, dëshmonin për rrezikun e lartë të aktivitetit kreditues në Shqipëri, me supozimin se këto banka karakterizohen nga një administrim më i mirë dhe aftësi më të mira për vlerësimin e kredive.

90 90 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Tabelë: Ecuria e kredive me probleme ndaj totalit të kredive për sistemin (në përqindje). Kreditë me probleme/totali i kredive në % Grupi i bankave shteterore Grupi i bankave me kapital të përbashkët Grupi i bankave private Totali Por, siç shikohet edhe nga tabela, sistemi ynë bankar në vitin 2002 trashëgonte një nivel relativisht të ulët të kredive me probleme. Nderkohë, performanca e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit pësoi një reduktim të dukshëm, gjë që uli shpresat për rritje të shpejtë ekonomike. Sipas një prej raporteve vjetore të FMN-së për Shqipërinë, performanca ekonomike u rrit me mesatarisht 8 për qind në vit në periudhën dhe afër 6 për qind në dekadën e fundit, përpara se kriza globale që filloi në vitin 2008, të godiste ekonominë lokale shqiptare. Por, megjithëse Shqipëria menaxhoi mosrënien në recesion dhe një situatë me stabilitet të kënaqshëm financiar, potenciali për rritje u pakësua, kryesisht për shkak të rritjes së dobët të performancës ekonomike (TFP). Nje nder temat për të cilat flitet pak, sidomos në politikën ekonomike është produktiviteti i ekonomisë shqiptare dhe efiçenca ekonomike. Faktori i produktivitetit është një indikator i zhvilluar nga nobelisti i ekonomisë, Robert M. Soloë. Sipas logjikës së tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto mund të rritet kur në ekonomi shtohet puna, shtohet kapitali apo shtohet efiçenca ekonomike. Eficenca ekonomike konsiderohet si treguesi më i mirë për ecurinë e ekonomisë, pasi shpreh aftësinë e një popullate për të prodhuar më shumë me të njëjtën sasi kapitali apo pune. Shqipëria është një vend i varfër në krahasim me pjesën tjetër të Europës dhe historia botërore tregon se një vend i tillë e ka shumë të lehtë të rrisë eficencën e punëtorëve të vet në krahasim me vendet e pasura. Megjithatë, llogaritë e FMN-së tregojnë se që nga viti 2007, eficenca e shqiptarëve është rritur shumë pak. Rritja e tepruar e pagave të administratës publike duket se është faktori kryesor pas këtij problemi, pasi këto rritje, përveçse të pambuluara me prodhim, kanë zënë kapitale që në një rast tjetër do të qenë kthyer në investime. Sfida kryesore e Shqipërisë është që politika e saj të përqëndrohet te fitimi i qëndrueshmërisë së jashtme, gjë që do të sjellë një ritëm më të lartë të rritjes së faktorit të produktivitetit, TFP. Për periudhën në vijim, krijimi i planeve rezervë në raport me zhvillimet në periferinë e Eurozonës janë thelbësore. Një faktor tjerët që po dëmton performancën ekonomike të shqiptarëve, sipas FMNsë, është politika e ndjekur në hartimin e buxhetit, ku qeveria harton fillimisht një

91 Kredite me probleme ne ekonomine shqiptare 91 buxhet të fryrë, pastaj kryen shkurtime ku të mundet dy apo tri herë përgjatë vitit. Kjo praktikë është kryer në tre vitet e fundit. Kjo praktikë e bën buxhetimin vjetor të pabesueshëm dhe tepër politik, ajo dëmton objektivat shumëvjeçare të investimeve publike. Nga kjo praktikë krijohen detyrime të prapambetura ndaj sektorit privat, i cili nga ana e vet vonon detyrimet e veta (ndaj furnitorëve apo punëtorëve), gjë që ul më tej performancën ekonomike, thotë raporti i fundit vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. Që nga fillimi i krizës, qeveria u vu në vështirësi për përshtatjen e politikave buxhetore me kushtet e reja, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe rritjen e borxhit, që sakaq qe i lartë. Rritja ekonomike vazhdoi të ulej derisa, po sipas FMN-së (October 01, Albania-Concluding Statement of the 2012 Article IV Consultation Mission), për 2012 do të jetë diku më pak se 1 për qind dhe për 2013 rreth 1.3 për qind. Qeveria shqiptare duhet të vinte nën kontroll financat publike, jo me shkurtime spontane shpenzimesh, sic ka bërë deri tani, por me një programim më real të buxhetit. Sipas FMN-së (October 21, Albania: 2011 Article IV Consultation - Staff Report; Public Information Notice on the Executive Board Discussion; and Statement by the Executive Director for Albania) këto shkurtime spontane rritën rrezikun që qeveria të mos shlyejë detyrimet e saj financiare për bizneset që kryejnë punë publike. Borxhi i keq i qeverisë arriti afër 1 për qind e Prodhimit Kombëtar. Kovertimi i borxhit të keq publik në borxh të keq privat dhe kredi të keqia për shkak të fshehjes së nivelit të deficitit duke mos paguar kompanite private, do të vazhdojë të jetë një problem për performimin e ekonomisë- përfundon konkluzionin artikulli IV. Këto detyrime ka kohë që janë bërë një faktor rreziku për krijimin e një zinxhiri borxhesh të pashlyera në ekonomi. Sipas Bankës Botërore fatura e papaguar mund të përfaqsojë për qind të PBB. Nga ana tjetër, për shkak të mosrimbursimit, qeverisë i janë akumuluar detyrime të mëdha të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që duhet kthyer. Nëse administrata nuk rimburson TVSH-në, imazhi i Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj, do të cënohet, ndërsa nëse qeveria do i shlyejë këto detyrime, buxheti do të goditet jo pak. Një shkak tjetër në përkeqësimin e portofolit të kredisë është dobësia e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend, që pengojnë ekzekutimin e garancive. Keshtu, një ndër problemet me të cilat u përball ekonomia shqiptare pas vitit 2009 ishte rritja shqetësuese e kredive me probleme (NPL-ve). Pas 2009-ës kreditë e këqia u rritën cdo vit duke reflektuar si rritjen e ngadaltë ashtu dhe rrudhjen e të ardhurave të disponueshme në ekonomi. Borxhi i pashlyer në banka nga 3 përqind e totalit përpara krizës është 7-8 fishuar duke arritur në ditët e sotme në 22.7 për qind. Sipas disa të dhënave të fundit të Bankës Boterore lidhur me kredite me probleme, apo sic quhen në gjuhën e përditshme Kreditë e Këqia, këto të fundit e rendisin Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë në përqindje ndaj totalit të kredive të dhëna nga sistemi bankar.

92 92 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Nëse në vitin 2003 vetëm 1 në 50 kredimarrës kishte probleme me shlyerjen e kredive, sot kjo shifer është 1 në 5. Thënë ndryshe, sot ka 10 fish më shumë kredimarrës të parregullt, kjo pavarësisht faktit se janë shtuar edhe Rregjistri i Kredive edhe Zyrat e Përmbarimit jo-publik. Në fund të vitit 2008 kreditë me probleme kanë qenë vetëm 6.6 për qind. ose 260 milionë dollarë. Fenomeni filloi të kishte zhvillime negative të dukshme që prej vitit Vetëm gjatë këtij viti kreditë me probleme u rritën në masën 33.5 për qind, ose kapërcyen nga 13.5 për qind në 18, dhe kjo ndodhi megjithëse asetet totale të bankave u rritën me 12.9 për qind dhe depozitat me për qind për qytetarët e 2.69 për bizneset. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje të kredive të papaguara për periudhën korrik shtator 2012 në masën 1.5 për qind ose 4.7 për qind më shumë se për të njejtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2012 kreditë me probleme janë rritur me 260 milionë dollarë, vlerë kjo më e vogël se rritja në 2011 që ka qenë 370 milionë dollarë. Por, në 2012 rritja e kredive me probleme është dy herë më e madhe se rritja e vetë portofolit të kredive. Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka publikuar të dhënat kryesore të gjendjes së sistemit bankar në datën 31 dhjetor Të bie në sy që rritja e portofolit të kredive të sistemit bankar ka rritjen më të vogël në 5 vitet e fundit, qoftë në shtesën monetare, qoftë në rritjen në përqindje. Grafiku 1 ilustron ecurinë e portofolit të kredive në periudhën Sic shikohet nga të dy grafikët, në të djathtë ilustrohet shtesa e kredive të dhëna në milionë lekë për çdo vit, ndërsa në të majtë ilustrohet ritmi vjetor i rritjes së kredive me probleme.

93 Kredite me probleme ne ekonomine shqiptare 93 Siç shihet, në vitin 2012 kemi një rritje vjetore të kredisë me vetëm 2 për qind. Por interesante është të shikohet edhe struktura e kredisë, e cila përbëhet nga 2/3 kredi e sipërmarrjes dhe 1/3 kredi e individëve. Kredia e sipërmarrjes është rritur 3 për qind, ndërsa e individëve nuk ka njohur ndonjë rritje. Rritja prej 3% e kredisë së sipërmarrjes është krejt e pandjeshme. Madje bëhet inekzistente në rast se kemi parasysh nënçmimin e lekut, apo rritjen e çmimeve të prodhimit dhe konsumit. Ndërkohë që në vitin 2008, rritja vjetore ka qenë 36 për qind. Në terma nominalë, shtesa e kredisë në vitin 2012 është 115 milionë dollarë, ndërkohë që në vitin 2008 shtesa vjetore ka qenë 1 miliard dollarë. Në atë vit, shtesa e kredisë ka qenë sa 85 për qind e shtesës së GDP-së. Shihet qartë se sa i keq është viti 2012 krahasuar me vitet e mëparshme. Grafiku 2 ilustron ecurinë e kredive me probleme. Janë kreditë e vlerësuar nga BSH si nënstandarte deri te kreditë e humbura pa asnjë mundësi kthyeshmërie. Në boshtin e majtë ilustrohet vlera e nominale e kredive me probleme në fund të çdo viti të periudhës 5- vjeçare që po analizojmë, ndërsa në boshtin e djathtë ilustrohet raporti në përqindje i kredive me probleme ndaj totalit të kredive. Siç ilustrohet grafikisht, ritmi i rritjes së kredive me probleme ndaj portofolit të kredive është konstante për gjatë 5 viteve , por me rritje të shpejtë. Në fund të 2012, kreditë me probleme janë sa 22.7 për qind. Thënë ndryshe, për çdo 100 lekë të dhënë kredi, gati 23 lekë janë të dyshimta, të pasigurta ose të humbura. Tashmë kreditë e këqia kapnin në total, në fund të vitit të kaluar, shifrën e 1.26 miliarde USD, ose gati 10 për qind e PBB-së. Ndërkaq, Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar. FMN-ja dhe BB kanë nënvizuar në shumë rast se detyrimet buxhetore të fshehura e kanë transferuar zinxhirin e borxheve tek bankat. Qeveria ka krijuar tashmë një netëork të gjerë detyrimesh të papaguara ndaj kompanive private, sidomos atyre të ndërtimit që kanë realizuar punime publike, duke i vënë këto të fundit në vështirësi financiare dhe pamundësi për të paguar kreditë e marra. Por, përtej të gjithë konstatimeve, e rëndësishme mbetet matja e shkallës së ndjeshmërisë së sistemit bankar, kundrejt humbjeve të paparashikuara që mund t i shkaktohen atij nga procesi i kredishlyerjes. Megjithëse një veprim mjaft i vështirë, janë bërë përpjekje të ndërtimit të modeleve empirike, që vlerësojnë masën e ndikimit të faktorëve të ndryshëm makroekonomikë mbi tregues të tillë që flasin për cilësinë e sisitemit bankar, si për shembull, mbi raportin e kredive me probleme mbi totalin e aktiveve. Siç dihet, kategoria e kredive me probleme shkaktohet nga huamarrësit që nuk i kthejnë apo që i kthejnë ato me vonesë. Ata u përkasin grupeve të ndryshme ekonomike që zhvillojnë aktivitetin e tyre mikroekonomik brenda ambientit makroekonomik në një kohë dhe në një hapësirë të caktuar. Pra, sjellja e tyre varet dhe ndikohet nga ecuria e treguesve më themelorë që karakterizojnë zhvillimin makro të një vendi. Nëse tregues të tij shfaqin ecuri jo të favorshme për huamarrësit,

94 94 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 kjo do të ndikonte në një mënyrë apo në një tjetër edhe mbi shkallën e kthyeshmërisë së kredive dhe kjo e fundit mbi cilësinë e sistemit bankar në tërësi. Literatura October 21, Albania: 2011 Article IV Consultation - Staff Report; Public Information Notice on the Executive Board Discussion; and Statement by the Executive Director for Albania October 01, Albania-Concluding Statement of the 2012 Article IV Consultation Mission Dr. Evelina Çeliku dhe Dr. Erjon Luçi Ndikimi i Qwndrueshmwrisw sw situatws makroekonomike nw nivelin e kredive me probleme, Dhjetor 2003 Berger, A. N., dhe De Young, R. (1997) Problem Loans dhe Cost Efficiency in Commercial Banks, Journal of Banking dhe Finance, Vol. 21, ff

95 BANKAT VIRTUALE DHE ROLI I TYRE NË FINANCAT BOTËRORE Gentiana GJINO Phdc 1 ; Orkida ILOLLARI (FINDIKU) Phdc 2 Abstrakt By virtual bank we understand a type of bank fully immaterial whereas have been eliminated all the physical aspects that compose it. It is a bank without any structures (branches and agencies), without infrastructure and personnel (in particular the front office one) and without real elements of operational processes (paper or money). It is about a bank which through an important ICT work (Information Communication Technology) is able to separate banking function from the bank structure by reproducing only the first one. In the case of click and brick banks, we are dealing with a mix between tradition and technology, among material and immaterial. Traditional distribution channels, such as serving desks are supported by new updates, which are then used as additional distribution ways and not substitutes. We can not talk for a bank without structure, infrastructure and personnel and there isn't a separation between banking structure and function, instead, we have to look at it like a natural evolution of traditional banks. For these reasons, according the opinion of those who write about it, it is wrong to not consider as virtual the click and brickbanks only because of the fact that they have structural components (brick) which can not be fully immaterial. So, we can affirm that there is no definition and a precise form of the virtual bank. It can only be implemented with different solutions that share some key characteristics such as the high level of technology usage and division between function and banking structure. Nevertheless, by this definition, the virtual bank has a four points objective, ie to allow the client the achievement of his expectations, by grouping them under the 4-E: Everything: the opportunity to access a large range of products: Everytime: able to access 365 days a year, 24 hours in 24; Everywhere: the opportunity to enter in bank from any location; Everyway: able to access the services through the most appropriate tool (PC, mobile) Hyrje Kur duhet të bësh veprime në një banke, përpiqesh që të punosh me atë bankë që të shërben më shpejt për arsye që të kursesh kohën. Megjithatë, përsëri ka raste kur nuk të del koha të shkosh në bankë. Ose mund të kesh nevojë të kryesh një veprim në momentin e fundit kur banka edhe për pak minuta mbyllet, edhe nëse arrin atje, nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë veprime. Ose mund të ndodhë të mbetesh pa para në portofol dhe të duhen të tjera të cilat nuk i tërheq dot nga llogaria bankare, sepse ka kaluar orari i punës. Për t u shërbyer klientëve edhe në këto raste bankat sot ofrojnë shërbime bankare edhe në mënyrë elektronike. Përdorimi i kanaleve alternative (nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike) kanë bërë të mundur që shërbimi bankar të ofrohet 24 ore në ditë. Prandaj mund të punosh me bankën edhe kur dyert e saj janë të mbyllura. Në këtë mënyrë kursehet edhe më shumë kohë. Duke përdorur sportelistët automat (ATM) mund të kryesh veprime me bankën në çdo moment. ATM janë kompjuter të cilët punojnë si një sportel banke. Në ATM mund të tërhiqen para, të depozitosh para, të besh pagesën e kësteve të huas, të transferosh paratë nga një llogari në tjetrën ose dhe thjesht ta kontrollosh llogarinë. Dhe të gjitha këto veprime kryhen vetëm duke përdorur një kartë plastike që të jep banka dhe duke futur fjalëkalimin. Një tjetër shërbim elektronik është ai që quhet transferim elektronik i fondeve (POS/EFT). Duke përdorur EFT banka 1 Doktorante Universiteti Europian i Tiranës 2 Doktorante Universiteti Europian i Tiranës

96 96 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 transferon shumat e parave tek një banke tjetër duke i dërguar një mesazh elektronik. Në këtë rast për të transferuar para nuk ka nevojë të plotësohet cek dhe as banka nuk ka nevojë të grumbullojë çeqe. Jo vetëm kaq, por paratë mund të lëvizin pa pritur shumë. Transferimet elektronike bëhen online in real time. Nëpërmjet një mesazhi elektronik i jepet udhëzimi një kompjuteri për të zbritur një shumë të caktuar të parave nga një llogari bankë dhe për t a shtuar atë në një llogari tjetër. Mesazhi dërgohet dhe shuma përkatëse transferohet. Nuk ka lëvizje fizike të parasë.disa banka kanë instaluar ATM dhe kanë emetuar karta plastike.përhapja dhe përdorimi i veprimtarisë bankare elektronike është ende i kufizuar Por nuk duhet të harrojmë, që njerëzit do të vazhdojnë të mbajnë para në duar dhe do të kenë dëshirë ti përdorin ato. Paraja elektronike nuk do t a zëvendësojë dot plotësisht paranë tradicionale. Informacioni dhe rëndësia e tij Kemi parë që lidhur shumë ngushtë me botën e teknologjisë është dhe rëndësia e informacionit, sa arrihet deri në atë pikë sa të flitet për shoqëri një informacioni. Kjo është thelbësore në aktivitetin e një banke, në fakt prej saj varet një nga kompetencat më dalluese dhe tradicionale: funksioni për të çmobilizuar fitimet financiare dhe te financimet. Bankat mund të ndërhyjnë deri kur kanë një gatishmëri më të madhe dhe aftësi për të përpunuar informacionin. Në këtë mënyrë banka mund t i ofrojë klientit një rendiment më të mirë kundrejt atij rendimenti që mund t a përfitojë duke vepruar personalisht. Një bankë: Njeh mundësitë e ndryshme të punës Di të vlerësojë profilin e rrezikut Të hartojë një buxhet që përmirëson rezultatet nën profilin e aktivitetit të rrezikut dhe likuiditeti në bazë të qëllimeve fillestare. Kjo kompetencë e bankave ka funksionuar për një kohe të gjatë dhe ka qënë një nga faktorët që ka kontribuar për të krijuar pengesa të larta që në hyrje. Por me lindjen e shoqërisë së informacionit situata po ndryshon. Në fakt, ekziston mundësia të hysh shumë shpejt në një sasi të madhe informacioni me një çmim shumë të leverdisshëm. Çdo ditë mund të gjehen informacione tek revistat e specializuara, por mbi të gjitha mund të gjenden shumë më shpejt në internet. Përsa i përket hartimeve optimale të buxhetit të kesh informacione nuk është e mjaftueshme, është e rëndësishme aftësia për ti përpunuar. Në fakt të kesh shumë informacione mund të jetë dhe një element negativ, sepse mund të hasësh me një mbingopje sepse aty ku ke shumë informacione është e barabartë sikur mos kesh asnjë. Pra duhet të jemi në gjëndje të zgjedhim vetëm ato më domethënëse. Edhe kjo,që ishte një nga kompetencat dalluese të bankave, rrezikon të mos jetë më si e tillë, sepse po përdoren modele të ndërlikuara të përpunuara nga subjekte të specializuara që vënë në përdorim një teknologji përpunimi të informacionit baza e së cilës është prodhuar nga furnizuesit e teknologjisë. Informacioni merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe jo vetëm per bankat, por edhe në të gjithë botën ekonomike. Kjo sjell vlerën shtesë të së mirës fizike ose shërbimit ku i bashkëngjitet. Kompania që është e aftë të menaxhojë informacionet më mire se konkurrentet fiton një avantazh konkurrues. Teknologjia e aplikuar nga bankat virtuale Bankat virtuale nuk përdorin vetëm teknologjinë e krijuar posacërisht për sistemin bankar. Hyrja e bankave virtuale në treg ka bërë të mundur zgjerimin e llojshmërisë së sistemeve dhe teknologjisë financiare.

97 Bankat virtuale dhe roli i tyre në financat botërore 97 Që klientët të kenë një qasje pozitive ndaj risive (teknologjisë së re) të ofruara, këto sisteme duhet të kenë karakteristikat e mëposhtme : a. Një interface intuitive dhe homogjene (user friendly): klienti duhet të punojë dhe të veprojë në kushte të thjeshta, të qarta dhe të menjëhershme. Është një kërkesë e vështirë për t u arritur sepse shumë shpesh aplikime të ndryshme kanë interface të ndryshëm. b. veteshpjegues: aplikimi dhe interface-i duhet të jenë aq të qarta dhe të thjeshta sa të lejojnë përdorimin intuitiv nga ana e klientit. c. hyrja: aplikimi duhet të jetë i gatshëm edhe në hapësirë (aty ku gjendet klienti) dhe në kohën (kur do klienti). Kjo karakteristikë është thelbësore sidomos në veprimet e përditshme (rutinë), siç është tërheqja e parave. Në fakt, bankomatet, duhet të jenë të shpërndarë në mënyrë të gjerë në territor dhe nevojitet të garantohet funksionimi i tyre 7 ditë në 7 dhe 24 orë në 24. d. përdorimi: përdoruesi duhet të përdorë aplikimin në dy mënyra. 1)Klienti e përdor vetë aplikimin nga një vend larg bankës (mbi të gjitha për të kryer veprime rutinë) 2)ose mund t a përdorë aplikimin përmes një përfaqësuesi (kjo është tipike për aktivitetin e konsulencës, ose për dispozitat e investimeve ku përdoruesi dialogun me stafin e call center-it). e. thjeshtësia: kur projektojmë një aplikim duhet t a vëmë veten në vend të klientit, sepse ajo që mund të jetë i thjeshtë dhe i lehtë për një ekspert nuk mund të jetë për atë që e përdor. Natyrisht thjeshtësia është thelbësore për të dekretuar suksesin e një kanali, pra të një shërbimi virtual, nëse klienti inkurajohet të braktisë kanalet tradicionale dhe të ndryshojë zakonet e tij vetëm atëherë kur të kuptojë që e reja është më mirë. Është impakti i parë që kushtëzon pozitivisht ose negativisht këtë gjykim, dhe në këto raste thjeshtësia dhe lehtësia në përdorim luajnë një rol thelbësor. f. thellësia : duhet të jetë një shqyrtim i problemit të parashtruar nga klienti, duke e pyetur me mënyrë që ti japim një vizion të qartë dhe të thelluar për zgjidhjet e mundshme. g. sigurimi: më shumë se për sigurimin fizik dhe real që tashme ka arritur nivele të larta, është ai sigurim i perceptuar si një nga frenat kryesore të përdorimit të kanaleve virtuale. Kjo varet mbi të gjitha nga tendenca e klientit, të trashëguara nga zakone tashmë të konsoliduara duke preferuar marrëdhënie face to face. h. trasparence: aplikimi duhet të përpunojë informacione të dobishme dhe të përdorë mjetin informatik më të përshtatshëm. i. multimedial: duhet të jetë mundësia për të integruar midis tyre mënyra të ndryshme dialogu me klientin (imazhe, voice, grafike). Ky është një objektiv që mund të arrihet vetëm në përhapjen e rrjeteve me ASDL. Shërbimet e bankës virtuale Shërbimet e ofruara nga banka virtuale mund të përmblidhen në tre kategori: a. informuese: informacione mbi ndërmarjen, mbi produktet, mbi vendndodhjen e degëve, mbi mbarëvajtjen e cilësisë, informacione për botën financiare,etj. b. operativ ose diapozitiv: shërbime prenotimi, menaxhimi i pagesave, aplikime,veprimet në bursë,etj.

98 98 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 c. komunikuese: ankesa, takime, konsulenca,etj. Shërbimet informative janë ato që të parët janë përfshirë në procesin e virtualizimit. Institutet e kredisë kanë bërë hapat e para në botën e internetit duke realizuar faqe në të cilat jepeshin informacione të thjeshta të tipit institucional si lista e sporteleve, historia e bankës dhe një prezantim i ofertës. Me rritjen e përdorimit të rrjetit dhe me rritjen e rëndësisë strategjike që ajo merrte në fushën financiare, bankat më pas filluan të realizojnë site interneti në të cilat jepeshin shërbimet operative, duke u nisur fillimisht nga kërkesat, veprimet (transfertat dhe llogarite), për të kaluar më pas,tek shërbimet e prenotimit (bileta spektakli), në momentin që oferta u zgjerua tek shërbimet jashtë bankare, duke vazhduar me mundësinë për të bërë veprime në bursë dhe në distancë ose trading on line, dhe për të përfunduar sot me hapjen e botës bankare të tregut elektronik, shërbimeve të menaxhimit me pagesë. Përsa i përket këtyre të fundit, rritja e tyre do të varet nga një anë nga përhapja e internetit që do të favorizojë një përdorim më të dendur të kartave të kreditit dhe dematerialzimin e parasë fizike në favor të parasë elektronike, dhe nga ana tjetër përmirësimin e sistemeve të sigurisë kundër klonimeve të mundshme të kartave të kreditit nga piratet informatikë. Përhapja e teknologjisë në botë Teknologjia më e përhapur e bankave virtuale është ende telefonia fikse. Në fakt, shërbimet e para kanë qënë ato të paguara përmes phone banking dhe sot e kësaj dite call center-i ka një funksion thelbësor jo vetëm përsa i përket ofertës dhe shitjes së shërbimeve por sidomos për faktin që kryen një pune koordinimi dhe integrimi midis gjithë kanaleve virtuale siç janë tashmë ata tradicionalë që bazohen mbi telefoninë fikse & mobile, siç janë dhe ata më të fundit për shembull interneti. Duke analizuar me kujdes studimet e fundit, mund të thuhet se dicka po ndryshon përsa i përket përhapjes teknologjike. Në fakt të gjitha teknologjitë e mëvonshme që janë lidhur me telefoninë fikse (celulari, PC, TV, interaktiv, etj) rrotullohen rreth një kanali të vetëm: interneti. Ky është një sinjal i qartë për orientimin e tregut, dmth një konvergjence gjithnjë e më e madhe drejt përdorimit të internetit për një përdorim të një llojshmërie të madhe shërbimesh. Fenomenit të internetit shpesh i është bashkëngjitur termi silent boom, për të theksuar që ky, që po bëhet paradigma e re e IT, po përhapet me një shpejtësi më të madhe në krahasim me çdo teknologji tjetër. Për të kaluar nga faza e hyrjes në 1975 te ajo e përhapjes u deshën vetëm 15 vjet, një periudhe shumë e vogël në krahasim me teknologjitë që sot na duken të domosdoshme si elektriciteti, telefoni apo radio. Vetëm celulari dhe PC ia kanë kaluar. Nëse konsiderojmë normën e përhapjes, interneti është absolutisht teknologjia që ka pasur rritjen më të shpejtë, pothuajse vertikalisht. Potenciali i internetit eshte shume i larte në termat e mundësive të biznesit të cilat nëse i gjejmë dhe i vlerësojmë siç duhet, lejojnë të krijojnë avantazh konkurrues. Kjo vlen për çdo lloj ndërmarrje, akoma më shumë për bankat që kanë të bëjnë me një bote komplet të re. Tradicionalisht investimet në risi kanë qënë thelbësorë për industritë science based si ato të inxhinierisë, të inteligjencës artificiale. Sot situata ka ndryshuar. Përhapja e përdorimit të teknologjisë ka qënë e tillë saqë të ndikojë tek çdo sektorë. Pra nëse duhet ti jepet një përgjigje fituese sfidës së garës së re është e nevojshme të përdorim mënyra të reja të menaxhimit të prodhimit, një përkrahje të re në drejtim të përdoruesve përfundimtar të tregut dhe të teknologjive të reja. Të gjitha këto risi sjellin investime të larta saqë bëhet e rëndësishme përdorimi i teknologjive që krijojnë avantazh konkurrues. Në rastin e

99 Bankat virtuale dhe roli i tyre në financat botërore 99 bankave, interneti u ka dhënë mundësinë të hapin horizonte të reja që deri pak vite më parë ishin të pa-mendueshme. Funksioni i shpërndarjes Para se të flasim për shërbimet e ofruara nga një bankë virtuale nevojitet të përkufizojmë rolin e funksionit shpërndarës. Sipas Munarit: shpërndarja e një shërbimi konsiston të vesh një gjëndje përdoruesin të aktivizojë proceset që i lejojnë të përdorë sistemin organizativ tek ndërmarrja donatore për të marrë prodhimin e dëshiruar. Bëhet fjalë pra për gjithësinë e aktivitetit që i japin mundësi klientit të hyje tek shërbimet dhe të marrë kërkesën e dëshiruar. Aktiviteti i shpërndarjes kërkon pra një kontakt midis bankës dhe klientit. Mund të themi atëherë që të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar gjatë këtij kontakti (që mund të jenë fizikë ose të ndërmjetësuara nga një lidhje në distancë) hyjnë në fazën shpërndarëse, por që e cila është vetëm një pjesë e funksionit të procesit të ofrimit të shërbimit. Kjo në fakt, përbëhet dhe nga një fazë prodhuese që nuk kërkon një kontakt me klientin. Mbi bazën e atyre që thamë mund të zbatojmë zinxhirin e vlerave të Porter 3 për bankat Tek krijmi i vlerave bëjnë pjesë: aktivitetet parësore: predispozitë e kushteve prodhuese, aktivitete të back dhe front office, aktivitet në marrjen e kilentelës. Janë procese specifike për çdo shërbim të dhuruar. Predisposta e kushteve prodhuese përmban të gjitha aktivitetet që përbejnë aftësinë prodhuese, ndërsa me aktivitetin e back office i referohemi të gjitha atyre veprimeve dhurimi që janë bërë në mungesë të klientit. Këto dy faza përbejnë fazën prodhuese të procesit të dhurimit. Të gjitha ato veprime që kërkojnë prezencën e klientit,siç është veprimi i sportelit hyjnë në aktivitetin e front office. Procesi shpërndarës mbyllet me aktivitetet me sigurimin e klientit,kryesisht atyre që i përkasin veprimeve të marketingut; Zinxhiri i vlerave të një ndërmjetësi financiar aktiviteti mbështetës: aktivitetet ndërstrukturore, menaxhimi i burimeve njerëzore, proceset e zhvillimit të teknologjisë, komunikimi i brëndshëm dhe i jashtëm janë të zakonshme në shërbime të ndryshme. Procesi i dhurimit krijon vlerë vetëm nëse diferenca midis përfitimeve të marra nga klienti dhe kostot e hequra janë pozitive. Por shumë shpesh kënaqësia e klientit më shumë se nga performanca efektive e shërbimit varet më tepër se si e kupton ai këtë gjë. Funksioni shpërndarës ka për detyrë të maksimizojë vlerën e produktit për klientin duke 3 Porter s Generic Value Chain

100 100 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 u përpjekur të përputhi të dy performancat. Maksimizimi mund të arrihet në dy mënyra: duke rritur përfitimet dhe duke ulur shpenzimet për klientin. Nën aspektin e parë shpërndarja mund të veprojë mbi: - nevojat parësore (koha e veprimeve). Në këtë rast oferta e shërbimeve nëpërmjet internetit ose kanaleve të tjera të komunikimit ka një impakt shumë pozitiv. - format e mirësjelljes (mirësjellja, atmosfera, mikpritja). Përveçse lidhen tradicionalisht me vete sportelin, këto nevoja mund të plotësohen edhe përmes kanaleve virtuale. Mjafton të mendohet sa rëndësi ka toni i zërit dhe gatishmëria e një nënpunësi të call centerit. Madje, nëse ky dallim ishte i qartë në bankën tradicionale, në kanalet virtuale format e mirësjelljes shndërrohen edhe ato në detyrime parësore. Duke u pakësuar kontaktet face to face klienti i jep akoma një rëndësi më të madhe elementeve si mirësjellja dhe mikpritja. Ai duhet të jetë psikologjikisht i qetë për faktin që po vepron me bankën e tij dhe jo me një bankë të çfarëdoshme. Nga ana e shpenzimeve mund të dallojmë midis: shpenzime të bëra nga klienti, p.sh porositë ose shpenzimet për blerjen e një PC dhe për lidhjen në rrjet. shpenzime të brëndshme të bërë nga banka, p.sh. shpenzimet për të personalizuar shërbimet ose investimet në teknologji. Që klienti të përfitojë vlerën reale të kanaleve virtuale banka nuk duhet që këto shpenzime të bien në kurriz të tij, për investimet që ka bërë ajo duke i rritur komisionet. Mbi të gjitha në fazat e para, këto shpenzime duhet të jenë të brëndshme, jo vetëm kjo por edhe shpenzimet e tjera që zakonisht bien mbi përdoruesin duhet të pakësohen. Mund të pohojmë që fillimisht duhet të bëjmë të mundur që vlera e perceptuar të jetë madje më e lartë se ajo reale (ky është një objektiv i strategjive kosto lider").natyrisht kjo duhet të jetë e kufizuar për një periudhë të shkurtër, meqë ka si qëllim të afrojë klientin tek kanalet e reja, duke e ndihmuar të kapërcejë pengesat si ato kulturore dhe ato psikologjike.të marrësh një vlerë më të lartë se ajo realja do të thotë të komunikosh, përmes një llojshmërie të re shërbimesh, mundësitë që teknologjia është në gjëndjë të të ofrojë. Kur t i fitojë këto risi klienti nuk do t i përdorë të gjitha, por edhe këto do të kenë kontribuar fitimit duke i dhënë një imazh të ri dhe të ndryshëm nga e kaluara. Kur niset kjo analizë gërshëra midis vlerës së perceptuar dhe reale duhet të eliminohet, duke e ngritur të dytin më lart se i pari, përmes vendosjes të një dialogu reciprok banke klient që të lejojë të përfitojë ato që pret klienti dhe t i ofrojë shërbime cilësore gjithnjë e më të mira. Nga prodhimi tek shpërndarja. Banka tradicionale teorikisht përbëhet nga dy elemente: a. back office, që lidhet me krijimin fizik të produkteve të reja dhe nuk shihet nga klienti b. front-end, dmth mjeti më të cilën banka afron klientin dhe shpërndan produktin/shërbimin. Përbëhet nga sportelet, borsinet, promovuesit, etj. U përmenden teorikisht meqë siç do të shohim, në bankën tradicionale ky dallim nuk është gjithmonë i qartë dhe i dukshëm.përsa i përket sistemeve informative nuk kishin potencialitetin e sotshëm, back office i jepte rezultatin e punës se vet front-end përmes procedurave burokratike. Përveç, hapësirës burokratike kishte dhe një hapësirë fizike, me një rëndësi akoma më të madhe, që vendosej midis front dhe klientit. Hapësira fizike,

101 Bankat virtuale dhe roli i tyre në financat botërore 101 meqë klienti, për të përdorur çdo lloj shërbimi, duhet të shkonte domosdoshmërisht pranë një pike kontakti të bankës. Pra, nuk ishte e mundur një kontakt i menjëhershëm në përdorimin e shërbimit të bankës. E gjithë kjo përkthehej në paaftësi (nuk i atribohet standardeve të veçanta, por strukturave tipike të arkitekturës së bankës tradicionale) që binte mbi kurrizin e klientëve dhe influenconin negativisht gjykimin që ajo jepte mbi shërbimet e marra. Këto paaftësi mund të përmblidhen në tre pika: burokraci e proceseve: kjo përkthehet në një integrim të ulët, duhet të mbanin radhë në sportele të ndryshme për shërbime të ndryshme. kufizime strukturore në risi dhe orientim i ulet teknologjik. shpenzime të larta prodhimi dhe shërbimi dhe shpërndarje. Qëllimi i bankës virtuale është të heqë këto hapësira dhe të heqë mbi të gjitha hapësirën fizike që ndan bankën nga klienti. Këtu, në fakt, ndodh krijimi i vlerës dhe është këtu që rentabiliteti i bankës ka marzhe rritjeje.në një ambient jashtë mase konkurrues si ai i sotmi, oferta midis një operatori dhe një tjetër është shume e ngjashme, meqë risia e prodhimeve është lehtësisht e imitueshme dhe prandaj është e vështirë të mbështetesh tek ajo për të patur një avantazh konkurrues te dukshëm. Ajo që të lejon të dallohesh nga konkurrenca është aftësia për të ndërtuar me klientin një marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme. Të ofrosh një produkt me cilësi të lartë por pa patur aftësi të bashkëveprojë me përdoruesin është e padobishme, sepse cilësia e perceptuar do të jetë me siguri më e ulet se ajo efektive. Vëmendja është drejtuar vetëm kohet e fundit mbi rolin e funksionit shpërndarës në krijimin e vlerave, por që në 1993 shoqëria e konsultimit Ernest &Young, kur dha për herë të parë një përkufizim për bankën virtuale, kishte parashikuar dhe këtë ndryshim. Pohohej në fakt që: Banka virtuale është një proces zhvillues për të cilin banka i shpërndan klientëve në mënyrën me efikase dhe eficente të mundshme produkte që janë fryti i marrëveshjeve të bashkëpunimit me ndërmarrje të ndryshme 4 Këtu dallimi midis funksionit prodhues dhe shpërndarës është i qartë: e para u takon ndërmarrjeve të treta ndërsa shpërndarja do të bëhej aktivitet ekskluziv i bankave.vonesa për t u konkretizuar kjo tendencë i përket dy arsyeve: mungesa tradicionale e teknologjive shpërndarëse tek sporteli decentralizimi i aktiviteteve prodhuese i back office pranë sporteleve; Kjo ka provokuar një mbivendosje midis funksionit të prodhimit dhe shpërndarjes. Por, në pak vjet situata ka ndryshuar. Janë futur kanale alternative shpërndarëse ( nga cash dispencer e parë deri sa u arrit tek interneti) dhe nevoja për të ulur shpenzimet ka kërkuar një ristrukturim organizativ që nga një anë ka sjellë centralizimin e aktiviteteve të back office dhe nga ana tjetër ka sjellë krijimin e sporteleve të lehta.gjithashtu, rëndësia e funksionit shpërndarës është theksuar nga zgjerimi i ofertës bankare drejt produkteve jo financiare. Dhe në fund, kërkesat e një klientele të zhvilluar kanë sjellë zhvillimin e produkteve gjithnjë e më të ndërlikuar, aq sa të kërkojnë ndërhyrjen e subjekteve të jashtëm. Subjekte në gjëndje të montojnë elementet baze të riparuara nga 4 T. Federici, A. Ferracchiati, La banca virtuale: una strada ancora da percorrere, ne Dirigenza bancaria, Gusht 2000, faqe 34.

102 102 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 bankat, nga furnizuesit e teknologjisë dhe nga tregjet. Produkti i nxjerrë rezulton më i kompletuar, më i sofistikuar dhe më eficente nga ai që mund të realizojë banka.për të gjitha këto arsye dallimi midis funksionit prodhues dhe shpërndarës është bërë dalëngadalë gjithnjë e më i qartë, duke mbizotëruar në terma rëndësie e dyta në krahasim me të parën, saqë sot më shumë flitet për bankën si shpërndarëse vlerash sesa për prodhim. Vlera që klienti fiton është hyrja tek shërbimet më shumë se prodhimi i tyre. Duke u bërë kështu një ndërmarrje shpërndarëse banka duhet të bëjë kujdes tek procesi i ofrimit. Edhe përmirësimet e efikasitetit të përfituara duke përdorur Teknologjinë e Informacionit tek aktivitetet e back office kanë përcaktuar tek menaxhimi i bankave një rritje të vëmendjes drejt një faze shpërndarëse, meqë ofron mundësi më të mëdha diferencimi dhe të uljes së shpenzimeve. Kanalet e reja të shpërndarjes Analiza e kanaleve shpërndarës mund të bëhet në nivele të ndryshme rëndësie. Prandaj, duke u nisur nga niveli më i thjeshtë, mund t i grupojmë të gjithë kanalet virtuale nën titullin banking, meqë kanë të përbashkët kontaktin fizik midis bankës dhe klientit, ku ky i fundit mund të jetë person fizik dhe kemi të bëjmë me retail banking ose një person juridik dhe kemi të bëjmë me corporate banking. Duke kaluar në një nivel analizë më të thellë mund të dallojmë midis: PC Banking; TV Banking; Telefon Banking. Çdo njëri nga këta mund të realizohet përmes teknologjive të ndryshme. Në rastin e PC banking mund të përdoret një lidhje direkt me rrjetin e bankës me ndihmën e një softëare që jepet në momentin kur regjistrohemi tek shërbimi, ose tek një rrjet publik dhe në veçanti me internet. Nëse e para ka qënë mënyra që përdorej më shume në të kaluarën, kur PC banking ishte ende një kanal në nivel eksperimental dhe kur kanali kryesor për mos të thënë ekskluziv i bankës virtuale ishte telefoni, me përhapjen e internetit zgjeroi dukshëm mundësitë e saj të aplikimit, deri në atë pikë sa u konsiderua kanali virtual i së ardhmes së afërt. Përsa i përket telefon banking, ky ka qënë kanali virtual i parë që është futur. Thirrja tek call centeri i bankës mund të bëhet nga një telefon fiks ose celular që ka teknologjinë GSM. Me gjithë rritjen e shpejtë të përdorimit të internetit, telefon banking do të ruajë ende në të ardhmen rëndësinë e tij, kjo edhe për faktin që të lejojnë një lloj gjëndje kontakti personal, edhe pse në distancë, midis klientit dhe nëpunësit të call centerit, edhe për faktin që vetë call centeri, në çastin e marrjes së telefonatës, do të marrë si detyrë të integrojë dhe të koordinojë midis tyre llojet e ndryshme të kanaleve. Gjithashtu zhvillimi teknologjik lejon të integrojë PC banking me telefonin banking. Prej disa kohësh tek kjo faqe është e mundur të lidhesh me rrjetin nëpërmjet celularit, falë teknologjisë WAP: një protokoll që lejon të shohësh disa faqe web-i tek celulari GSM.Por, kjo përfaqëson vetëm një teknologji në tranzicion, në pritje të telefonave të brezit të tretë UMTS, që do të lejojnë të hedhin të dhënat me një shpejtësi të krahasueshme me atë të rrjetit fiks.duke kaluar në fund tek TV banking, duhet të theksojmë, qe ky është ende një kanal në fazë zhvillimi, ashtu si dhe TV interaktiv përmes fibrave optike ose satelitore, edhe lidhja me internet përmes TV, sot nuk janë të realizueshme për nga kufizimet teknologjike. Duhet te presim përhapjen e rrjeteve me valë të gjerë dhe vendosjen e kabllove optike në të gjithë qytetet.

103 Bankat virtuale dhe roli i tyre në financat botërore 103 Klasifikimi i kanaleve të reja të shpërndarjes 5 Secila nga këto teknologji është teorikisht në gjëndje të japë çdo shërbim bankar dhe modeli i bankës, që po imponohet,e ashtuquajtura banka shumë kanalëshe, ka tendencën t i përdori të gjitha. Por, duhet të kujtojmë që jo të gjithë kanë të njëjtat karakteristika dhe se çdonjëri ka një impakt të ndryshëm mbi disa kritika të ndryshueshme për plotësimin e kërkesave të përdoruesve dhe për efikasitetin e ndërlikuar të institutit financiar midis të cilave: a. niveli interaktiv b. performanca teknologjike c. shpenzimet d. përhapja (shtrirja) Për të mbyllur këtë parathënie mbi kanalet shpërndarës të bankës virtuale nevojitet të themi që klasifikimi që i është bërë është një klasifikim i hapur, sepse risia teknologjike vazhdon të propozojë aplikime të reja dhe kanalet që po flasim aktualisht mund të jenë vjetëruar në të ardhmen. Ky është një tjetër motiv për të mos identifikuar kanale të reja në bankën virtuale, meqë kjo mbetet gjithsesi parathënia ose zhdukja e kanaleve. Konkluzione Një bankë nuk mund të bëhet papritur virtuale në të gjitha kuptimet e fjalës. Por duhet të bëjë ndryshime graduale dhe të shënjestruara, duke u përpjekur të integrojë tiparet e saj dalluese me teknologji të reja, duke analizuar cilat janë përfitimet e mundshme dhe mbi të gjitha nëse janë në gjëndje të kënaqin nevojat e klientelës. Është në fakt lidhja midis përfitimeve të mundshme dhe kërkesës që duhet të ndikojë mbi vendimin nëse duhet të përdoret apo jo një teknologji e re. Nëse ka mospërputhje midis këtyre elementeve klientela mund t i perceptojë kanalet e reja në mënyrë negative si një përgjigje e një pyetje që nuk është bërë kurrë që rrezikon vetëm të ndërlikojë përdorimin e procedurave tradicionale. Kështu që një ndërhyrje e ashtuquajtur me shi mund të dalë kundërprodhuese dhe mund të kuptohet si një rast pa efikasitet i bankave tradicionale. Ndryshe qëndron problemi kur nevoja ekziston por është më pak e vetëdijshme. Në këtë rast banka mund të këtë në dorë një mundësi të madhe që e 5 Council on Financial Competition (CEB Retail banking Blog)

104 104 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 lejon të këtë një avantazh konkurrues mbi konkurrentet. Duhet të jetë në gjendjë të edukojë klientin dhe të kuptojë nevojën e tij të fshehur. Suksesi i një teknologjie të re,varet nga pranimi i saj nga ana e tregut: suksesi rrotullohet rreth klientit, jo vetëm të një banke, por e çdo ndërmarrje. Përveç kësaj, përhapja e saj varet në mënyrë proporcionale nga: a. pjekuria e saj. b. përdorimi në treg i mjeteve të tjera që përdorin teknologjinë e re. c. standardizim. d. lehtësim në përdorim. Ndryshimi nuk qëndron shumë në faktin e jo-materializimit strukturor, por i përket mbi të gjitha mënyrës së përdorimit të teknologjisë. Në fakt, nuk duhet të mendojmë që teknologjia ka hyrë për herë të parë nga bankat virtuale. Revolucioni i vërtetë që ka sjellë kjo lloj bankë, qëndron në faktin e mënyrës ndryshe të përdorimit e saj. Në bankën virtuale përdoret një teknologji e tërthortë, dmth e përdorur në çdo sektor (p.sh, telefonia fikse ose celulare). Me përdorimin e një teknologjie jo të specializuar janë pakësuar aftësitë e bankës tradicionale, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e bankave elektronike. Hyrja e bankave virtuale e ka zgjeruar llojshmërinë e prodhimeve të ofruara. Pra siç e shohim banka virtuale nuk riprodhon modelin e bankës tradicionale, por e zgjeron drejt një aktiviteti edhe të tipit jashtë sektorial. Literatura - A. Resti,(2009), Tutte le bugie dell e-banking, in Bloomberg investment - A. Rigon, (2008), Per le banche si apre la sfida della distribuzione -American Banker (1997), Yankee Group Comments, February Agnew A., (2008), CRM (interactive embrace), in Banking Technology - Bennici R.,(2005), Le nuove prospettive nell utilizzo delle tecnologie: il call Center - Bernacchi A., (2007), Sportelli bancari virtuali, decollo lento in Europa J. P. Morgan, Online financial Europe -Berger, A. N., D. Hancock, and D.B. Humphrey (1993), Bank efficiency derived from the profit function, Journal of Banking and Finance 17, Council on Financial Competition (1996), Letter from the Future: Beyond the Branch-Based Franchise (The Advisory Board Company, Washington, DC). -Ernst and Young (1996), Creating the Value Network 1996 (New York, NY). -Frei, F. X. and Kalakota, R. (1997), Frontiers of Online Financial Services, in M. J. Cronin -Hitt, L. and E. Brynjolfsson (1996), Productivity, business profitability, and consumer surplus: three different measures of information technology value, MIS Quarterly (June), Hunter, L.W. (1996), When fit doesn t happen: The limits of business strategy as an explanation for variety in human resource management practices, presented at the Academy of Management Annual Meeting, Cincinnati, Ohio, August Koller L., (2004), Web banks in trouble -Kennickell, A.B. and M.L. Kwast (1997), Who uses electronic banking? Results from the 1995 survey of consumer finances, Working Paper, Division of Research and Statistics, Board of Governors of the Federal Reserve System (Washington, DC). -Peristiani, S. (1997), Do mergers improve X-efficiency and scale efficiency of U.S. banks? Evidence from the 1980s, Journal of Money, Credit, and Banking 29, Timmers P.,(2008), Business Models for Electronic Markets -T. Federici, A. Ferracchiati,(2009) La banca virtuale: una strada ancora da percorrere.

105 RISKU SISTEMIK NË SISTEMIN BANKAR SHQIPTAR Laura VORPSI, MND, Ina COTA, MND Abstract The recent financial crisis has triggered the importance of effective systemic risk measurement, valuation of which remains a key factor in macro-prudential and regulatory policies. The starting point for the analysis of systemic risk in a given economy starts from the country's banking system. This is because of the very important role of the banks in financial intermediation and the size of operational leverage. Even in Albania, systemic risk studies begin precisely from the banking system as it is considered the most important sector in our country's financial system. This paper addresses the concept of systemic risk and the mechanism of its appearance. Furthermore there will be explained systemic risk measurement methods, as well as its link with the financial crisis of the recent years. This article concludes with the calculation of systemic risk index calculated by the Bank of Albania, which measures the level of financial stress for our economy, through the information on various segments of the financial system. Key words: Systemic Risk IRSF index, financial crisis, financial stress, and risk variables Hyrje Risku sistemik është risku i kolapsit të një sistemi të tërë financiar i shkaktuar nga një ose më shumë institucione përbërëse të sistemit financiar. Risku sistemik mund të karakterizohet nga tre dukuri: a) ai godet pjesë të rëndësishme të sistemit financiar, b) ai përfshin eksternalitete negative, c) kërkon ndërhyrjen e autoriteteve publike për parandalim. Që nga falimentimi i Lehman Brothers në shtator 2008 risku sistemik fitoi vëmendje të madhe në rrethet politike, në autoritetet financiare, dhe tek studiuesit të cilët filluan të kërkojnë rreth metodave për të vlerësuar kontributin në riskun sistemik që vjen nga çdo institucion financiar individual. Institucionet që konsiderohen si një kërcënim potencial për sistemin financiar quhen SIFIs ose institucione financiare me rëndësi sistemike.thelbi i riskut sistemik qëndron në efektet negative që problemet e një banke i kalojnë dhe bankave të tjera. Sistemi financiar, i përbërë nga ndërmjetesit financiare dhe tregjet financiare, luan rolin e ndërmjetesit duke transferuar fondet nga njësitë suficitare tek njësitë defiçitare. Nëse tregu do të ishte perfekt, tregjet financiare do të ofronin të njëjtat shërbime si bankat. Për shkak se tregjet financiare janëtë rrethuara nga asimetria e informacionit, janë bankat ato që ofrojnë menyra për kapërcimin e problemeve të ndryshme. Kur kemi një krizë sistemike, sektori financiar ka mjaft probleme dhe ai nuk përmbush dot funksionet e tij. Në sektorin bankar, risku sistemik evidentohet nga një korralacion i larte që kanë bankat me njera tjetrën brenda vendit apo edhe jashtë vendit. 1. Vështrimi i Literaturës Një përkufizim i riskut sistemik është një tërësi ngjarjesh që kërcënojnë stabilitetin ose besimin e publikut në sistemin financiar (Billio, Getmansky, Lo, dhe Pelizzon, 2010). Banka Qendrore Europiane (2010) e ka përkufizuar riskun sistemik si një risk i jostabilitetit financiar që dëmton sistemin financiar dhe cënon rritjen ekonomike dhe të mirëqenies. Në një shkrim të kohëve të fundit, Brunnermeier et al. (2009) përshkruan kërkesat për matjen e riskut sistemik: Matësit e riskut sistemik duhet të identifikojnë riskun e çdo institucioni financiar, sepse duke qenë të ndërlidhur me njeri tjetrin, efektet negative do të përhapen dhe në institucionet e tjera që janë pjesë të sistemit. Ndërkohë Allen (2001) theksoi rëndesinë e analizimit të marrëdhënieve mes institucioneve financiare, si bazë për studimin e karakteristikave financiare dhe riskut sistemik.

106 106 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Studimet empirike mbi riskun sistemik ndahen në tri grupe. Studimet e grupit të parë bazohen më tepër në treguesit bankarë si kthimi, tërheqjet e fondeve, aftësinë paguese etj. Me këto studime janë marrë kryesisht De Bandt dhe Hartmann (2000). Pas krizës së vitit janë kryer një sërëstudimesh mbi riskun sistemik në sektorin bankar. Për shembull, në një studim të bankës së Anglisë, (Aikman et al., 2009), hetohet mbi riskun e likuiditetit të financimit duke integruar bilancet e bazuara në modelet e kredisë dhe të riskut të tregut me një model që vlerëson mundësinë e mospagimit nga ana e bankës. Grupi i dytë i studiuesve, përfshin në studimet e tyre krizat bankare, luhatjet agregate dhe masën e kreditimit. Këto studime të cilat fokusohen në raportet e kapitalit të bankës dhe në detyrimet e saj, tregojnë që faktorët makroekonomikëshërbejnë si bazë parashikimi për lindjen e riskut sistemik në sistemin bankar, (Gorton, 1988; Gonzalez-Hermosillo, Pazarbasioglu, dhe Billings, 1997; Gonzalez-Hermosillo, 1999). Grupi i tretë i studimeve empirike mbi riskun sistemik fokusohet në dukuritë dhe problemet e njëkoheshme nësistemin financiar. Studime të tilla janë bazuar në korrelacionin e thjeshtë, korrelacionin e derivuar nga modelet ARCH, në varësinë e titujve dhe kthimeve të tyre me njëri tjetrin, krizat financiare dhe zhvlerësimin e monedhave të ndodhura kryesisht në gjysmën e dytë të viteve 1980 dhe Studiues të këtij grupi janë Kaminsky dhe Reinhart (1998, 2000), të cilët duke përdorur një model të autoregresionit testuan lidhjet midis normës së interesit dhe kurseve të kembimit për pesë ekonomi aziatike, para dhe pas krizës Aziatike. 2. Mekanizmi i riskut sistemik në sistemin bankar Risku sistemik shpreh mundësinë e lindjes së një krize sistemike. Një krize sistemike ka tre karakteristika të rëndësishme: Së pari kemi lindjen e një shok-u fillestar, së dyti përhapja dhe zgjerimi i këtij mekanizmi, dhe së treti përçarjen e sistemit financiar. Është e pranuar përgjithësisht se bankat ndryshojnë nga firmat e tjera sepse mekanzimi i përhapjes së shok-ut (panikut) bankar përcillet nga një banke tek tjetra. Nëqoftëse bankat në mënyrë individuale nuk përvetësojnë efektet e jashtme të riskut nga bankat e tjera, atëherë ato krijojnë efekte negative në gjithë sistemin financiar. Nisur dhe nga një pikëpamje ekonomike, bankat të cilat investojnë pak në uljen e propabilitetit të ndodhjes së shok-ut, ndikojnë në rritjen e riskut sistemik. E duke qenë se një përçarje apo probleme të tilla të sistemit financiar krijojnë kosto për gjithë ekonominë e shoqërinë e një vendi, shpeshhere kërkohet ndërhyrja e autoriteteve për rregullimin dhe balancimin e riskut të sistemit bankar. Shpeshherë shkaku i fillimit të krizave sistemike është paniku bankar. Paniku bankar është frika e përgjithshme e depozituesvedhe në përgjithësi e publikut të gjerë, se ata mund të humbasin pjesërisht osetërësisht depozitat bankare. Paniku bankar kalon nëpër disa etapa, të cilat janë: rradhët e gjata të depozituesve në një apo disa banka për të tërhequr kursimet; humbja e besimit në monedhën kombëtare; transmetimi i këtij fenomeni në bankat e tjera të shëndosha të sistemit bankar; kaosi bankar, ku sistemi përfshihet nga një anarki e pakontrollueshme për një kohë relativisht të gjatë. Në literaturën ku trajtohet paniku, shpjegimet pse depozituesit alarmohen duke krijuar situata paniku konvergojnë në tre grupe. Në grupin e parë, dyndja e depozituesve në banka shkaktohet nga ngjarje të rastit, që quhen ndryshe spekulim. Këto spekulime nxisin

107 Risku sistemik në sistemin bankar shqiptar 107 depozituesit të vrapojnë në sportelet e bankës, pasi ata mendojnë që të tjerë depozitues do të vrapojnë drejt bankës dhe do ta çojnë ata në një likuidim të detyrueshëm. Spekulimet me një bankë nuk përjashtohet të shoqërohen me përhapjen e dyndjes së depozituesve nga një bankë tek tjetra. Në grupin e dytë, shkaku i përhapjes së panikut është informacioni jo i njëllojtë. Ky informacion nënkupton marrjen e sinjaleve që keqinterpretojnë tronditjet e likuiditetit si sinjale negative për vlerën e aktiveve të bankës. Burim për këtëlloj paniku janë marrëdhëniet bankë-depozitues. Në qoftë se depozituesit besojnëse drejtuesit e bankës nuk po sillen me shumë kujdes, mund t i disiplinojnë drejtuesit ose duke bërë presion për rritjen e interesave, ose duke tërhequrdepozitat e tyre. Në pamundësi për të dalluar drejt midis bankave të shëndosha ebankave jo të shëndosha dhe duke vërejtur një valë tërheqjesh, depozitues të tjerëi ndjekin ata, duke çuar në përhapjen e tërheqjeve në një numër bankash. Në grupin e tretë, burim i panikut bëhen ngjashmëritë e strukturës së aktiveve midis bankave i cili transmetohet në formë zinxhir si pasojë e lidhjeve midis tregut ndërbankar me sistemin e pagesave. Problemet në një bankë mund tëvijnë nga rentabiliteti i ulët në investimet e saj. Këto probleme prekin të gjithabankat që kanë strukturë të ngjashme investimi (në të njëjtin sektor ose në tënjëjtin vend). Investitorët do të tërheqin depozitat e tyre për të mbrojtur vetennga rreziku potencial, duke çuar në përhapjen e falimentimit në të gjitha atobanka që kanë investime të njëjta. Diskutimet e kërkuesve të ndryshëm janë shtrirë jo vetëm në përkufizimin epanikut, por edhe në përcaktimin e shkaqeve që e shkaktojnë atë. Disa kërkuesevidentojnë si shkak për krijimin e panikut stresin bankar.rreziku moral është konsideruar si faktor i rëndësishëm që kontribuon në krizatfinanciare. Të tjerë studiues argumentojnë se tërheqjet e depozitavejanë ngjarje sistematike që provokohen më shumë nga keqinterpretimi iproblemeve të përkohshme të likuiditetit që mund të ketë banka.kalomiris dhe Gorton (1991) duke vrojtuar efektet e treguesve makroekonomikënë periudha paniku konkluduan që probleme të përgjithshme makroekonomikejanë përgjegjëse për këto ngjarje. Ndërsa, Sundararajan dhe Balino, 1991, shtojnë që shqetësimet makroekonomike, zhvillimet sektoriale e mikroekonomike dhe strukturat institucionale janë të lidhura me krizat. 2.1 Matja e Riskut Sistemik Risku sistemik është risku i kolapsit të gjithë sistemit financiar, për shkak të vështirësive që mund të kenë një apo më shumë institucione financiare. Ky risk karakterizohet nga tre faktorë: a) Ndikon në një pjesë të konsiderueshme të sistemit bankar b) Përfshin eksternalitete negative c) Kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar dhe manaxhuar mjedisin riskoz Risku i sistemit ka fituar vëmendje të madhe që pas dështimit të Lehman Brothers, në shtator të Autoritetet financiare dhe kërkuesit shkencorë kanë kërkuar vazhdimisht mjete për të vlerësuar dhe parashikuar ndikimin e riskut të sistemit të paraqitur nga një institucion financiar. Vlerësimi i riskut ka fituar një rëndësi të veçantë me implementimin e Basel II në sistemin bankar. Mënyra më e thjeshtë në sistemet financiare për të matur riskun është vlera e riskut (VaR ) e fokusuar në riskun e një institucioni të vetëm në izolim. Diferenca q-var është humbja maksimale në dollarë brenda intervalit q intervalin e besimit. Nëse X i i është firma që ka shpërndarë rigorozisht me një densitet pozitiv, atëherë VaR q është kuantative q: Pr ( - X i VaR i q ) = q

108 108 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Në rast se X nuk ka densitet pozitiv, atëherë q VaR përkufizohet si: VaR i q = inf { m R : Pr [X i + m < 0 ]} q Diferenca q - VaR i q interpretohet si kapitali minimal mbrojtës që i duhet shtuar X për ta mbajtur probabilitetin e mospagesës poshtë q. Problemet që shfaq kjo metodë vlerësimi : Megjithëse kjo metodë është e përdorshme ajo ka disa mangësi që janë : Mosplotësimi i kritereve të dëshirueshme të variancës për të qenë një matëse koherente e riskut Mundësia për të mos përcaktuar saktë përqëndrimin e riskut Për shkak të këtyre managësive përdoren dhe metoda të tjera. Adrian dhe Brunnermeier, për të matur kontributin e një institucioni në riskun sistemik, propozuan një model të bazuar në matjen CoVaR (varianca e kushtëzuar). CoVaR është vlera e riskut (Var) të sistemit financiar i kushtëzuar nga institucionet që janë të përfshira në këtë risk. Kontributi i një institucioni në riskun sistemik, CoVaR, shprehet si diferencë mes CoVaR të institucionit që i është matur risku dhe të mesatares së shtetit për të njëjtin institucion. Sipas Adrian dhe Brunnermeier përdoret kjo formulë A i t =ME i tl i t ku tregohet vlera e tregut të bankës si aset në kohën t (A) me anë të ME së që është kapitalizimi i bankës sipas tregut dhe L- së që është raporti pasuri kapital për bankën. Ne mund të përcaktojmë normën e rritjes së tregut duke vlerësuar aktivet totale të bankës nëpërmjet formulës: X i t = (A i t / A i t-1 ) 1 Norma e rritjes të tregut për vlerën totale të aseteve për sistemin financiar (X SYS t ) llogaritet si mesatare e vlerësuar e kthimit të tregut të aseteve i ponderuar nga vlerësimi i vonuar i aseteve në treg. Në këtë metodë varianca e bankës i si vlerë kufi nën të cilën vlerat historike të tregut bien me një frekuencë q. Kjo frekuencë gjendet me anë të formulës: Pr ( X i VaR i q ) = q CoVaR e sistemit për një nivel të dhënë besueshmërie q, për bankën i, është VaR e sistemit financiar, me kusht që banka i të jetë me risk. Matematikisht e shprehim: Pr ( X SYS (SYS/ Xit = CoVaR VaRiq) q = q Kur një bankë përbën risk për të gjithë sistemin financiar CoVaR e saj është një numër shumë i ulët dhe negativ. Ndikimin e një banke në riskun sistemik e llogarisim: CoVaR (SYS/i) (SYS/ Xit = VaRiq) (SYS/ Xit = VaRi50%) q = CoVaR q - CoVaR q (SYS/i) CoVaR q mat eksternalitetet negative që një bankë e riskuar i imponon sistemit bankar në tërësi. Një metodë tjetër për matjen e riskut sistemik është Systemic Expected Shortfall (SES ), e propozuar nga Acharya, Pedersen, Philippon dhe Richardson. Kjo metodë synon të kapë dobësitë e një institucioni financiar, i cili ndodhet në vështirësi financiare, që ndikojnë në gjithë sistemin. Specifikisht, metoda SES raporton shumën e pritur që një institucion vlerësohet lidhur me kapitalin e tij za i (fraksioni z i aseteve a i ) në mënyrë që sistemi financiar të jetë nën objektivin e përgjithshëm të kapitalit za. SES i = - E ( w i 1 - za i / W i < za) SES është derivuar nga një kombinim linear i Marginal Expected Shortfall (MES) dhe levës, i propozuar në formulën: SES i t = 0.15 * MES i t * Levën t Lidhja mes SES, MES dhe Levës justifikohet duke përdorur një model teorik që ndërthur eksternalitetet e riskut sistemik. MES është llogaritur si kthim mesatar i çdo firme gjatë 5% të ditëve më të këqija për tregun gjatë vitit të shkuar. Leva llogaritet :

109 Risku sistemik në sistemin bankar shqiptar 109 (1 + vlerë kontabël e borxhit / vlerë e tregut). Mbështetja mbi kthimet bashkëkohore të përditshme kufizon analizën e tyre ndër sektoriale për krahasim mes bankave. 2.2 Risku sistemik gjatë krizës botërore financiare Duke pasur parasysh mënyrën sesi funksiononte sistemi financiar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kolapsi i këtij sistemi ishte i pritshëm. Përpara shpërthimit të krizës mjaft vëzhgues kishin paralajmëruar se tregu i pasurive të paluajtshme po përjetonin një flluskë sapuni dhe pyetja e vetme ishte se kur kjo flluskë do të shpërthente. Me shpërthimin e krizës në 2007, përmasat që mori degradimi ishin të habitshme. Gjithashtu shkalla e problemeve të likuiditetit dhe aftësisë paguese ishin probleme të tjera të cilat përhapën panik duke bërë që investitorët të ndërmerrnin një pozicion mbrojtës, pa qenë të gatshëm për të kontribuar për ta bërë rrëgullimin e nevojshëm sa më qetë që të ishte e mundur. Që atëherë ndërveprimi i keqfunksionimit të tregut, pamjaftueshmërisë së sistemit bankar, kërkesat rregullatore dhe veprimet korrigjuese të bankave përfshinë sistemin financiar. Gjatë kësaj periudhe sistemi bankar u përball me riskun sistemik. Ky lloj risku përshkruhet më së miri me anë të mekanizmave të mëposhtëm: Efekti domino mes marrdhënieve kontraktuale, që ndodh kur një institucion i cili është duke u fundosur për shkak të krizës i kërkon institucioneve të tjera të shkruajnë pretendimet kontraktuale që kanë për këtë institucion të dështuar. Efekti domino mes çmimit të aseteve, ndodh kur institucioni i dëmtuar ka për të likuiduar asete. Ky likujdim zvogëlon çmimin e aseteve dhe kjo rënie në çmimin e aseteve ndikon në aftësinë paguese të të gjitha institucioneve që mbajnë pasuri të tilla. Ndikimi nga informacioni, nëse vëzhgimet prezantojnë vështirësi në një institucion investitorët do fillojnë të shqetësohen për investimet e tyre nëpër institucione dhe do kërkojnë tërheqjen e fondeve prej tyre. Kjo ndodh sepse nisin dyshimet se institucionet e tjera mund të kenë ndjekur të njëjtën strategji me institucionin e dëmtuar ose se janë prekur nga efekti domino. Gjatë krizës së fundit që ne përjetuam ishin pjesëmarrëse të gjitha këto efekte. Diskutimi publik mbi krizën ka tendencën të përqëndrohet në riskun moral dhe lakminë e manaxherëve të bankave. Për shkakun e nisjes së krizës, hipotekat dhe letrat me vlerë, risku moral luajti rol nisur dhe nga perceptimet për riskun, ndërsa për riskun sistemik ky rol është më pak i përcaktuar. 3. Indeksi i rrezikut sistemik në Shqipëri (rezultatet e vrojtimit për perceptimin e rrezikut sistemik nga bankat) Kriza e fundit financiare ka diktuar rëndësinë e matjeve efektive të rrezikut sistemik, vlerësimi i të cilit mbetet një faktor kyç në politikat makroprudenciale dhe rregullatore. Për këtë arsye, matja e rrezikut sistemik i mund të ndihmojë në identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve të stabilitetit financiar. Për këtë qëllim më poshtë është paraqitur indeksi i rrezikut sistemik i llogaritur nga Banka e Shqiperisë, i cili mat nivelin e stresit financiar për ekonominë e vendit tonë, nëpërmjet informacionit mbi segmente të ndryshme të sistemit financiar, të agreguar në një tregues të vetëm. Rrezik sistemik është quajtur materializimi i goditjeve kur mungesa e stabilitetit financiar merr përmasa të tilla që dëmtojnë funksionimin e sistemit financiar deri në masën që mirëqenia dhe rritja ekonomike preken në mënyrë materiale (Hollo et al, 2011). 3.1 Metodologjia e përdorur në ndërtimin e Indeksit IRSF Treguesit e përdorur, të grupuar në 4 nënindekse, përfaqësojnë segmente të rëndësishme të sistemit financiar në

110 110 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 një ekonomi: sektorin bankar, tregun e parasë, tregun e këmbimeve (kursi i këmbimit) dhe tregun e shtëpive. Këto nënindekse paraqiten të peshuara në mënyrë që të reflektojnë kontributin e tyre në sistemin financiar dhe në aktivitetin ekonomik të vendit. Ata gjithashtu synojnë të sigurojnë informacion të ndryshëm dhe plotësues mbi nivelin e stresit financiar në segmente të ndryshme të tregut. Për të identifikuar karakteristikat e nivelit të stresit sistemik për secilin segment janë përdorur luhatshmëritë, devijimet e treguesve ndaj prirjes afatgjatë si dhe diferencat midis normave kryesore të interesit në tregun e parasë. Treguesit e marrë në konsideratë për nënindekset, janë standardizuar dhe më pas logaritmuar në mënyrë që të jenë të krahasueshëm me vlera ndërmjet 0 dhe 1. Çdo nënindeks llogaritet nëpërmjet analizës së përqasjes së përbërësit kryesor, e cila synon të bashkojë informacionin e ofruar nga variabla të ndryshëm të një tregu në një tregues të vetëm. Më pas, katër nënindekset agregohen nëpërmjet teorisë standarde të portofolit, sipas të cilës rreziku i portofolit total rritet kur aktivet e korreluara që mbartin rrezik bashkohen në një portofol të vetëm, krahasimisht me rastin kur këto aktive nuk janë të korreluara. Pra, korrelacioni i lartë midis aktiveve të ndryshme paraqet rritje të rrezikut sistemik. Së fundi, një element kryesor i ndërtimit të Indeksit të Rrezikut Sistemik Financiar (IRSF) është pesha e nënindekseve që reflekton rëndësinë relative të secilit segment në ndikimin e sistemit financiar në aktivitetin ekonomik.pas përllogaritjes së këtyre peshave për ekonominë tonë ato rezultojnë si në vijim: sektori bankar 26.8%, tregu i parasë 3.1%, tregu i kursit të këmbimit 36% dhe tregu i banesave 34%. 3.2 Të dhënat nga matja e IRSF Më poshtë, paraqitet Indeksi i Rrezikut Sistemik Financiar (IRSF), sipas kontributittë secilit nënindeks (në të majtë) në nivelin e përgjithshëm të tij (në të djathtë), siedhe sipas vlerësimit të korrelacioneve (në të djathtë), duke përdorur variancëkovariancatpërkatëse të secilit nënindeks. Sipas këtij indeksi dallohen periudhatkryesore me një nivel më të lartë stresi. Përveç situatës së theksuar të stresit menjë fillim në fundin e vitit 2008 për shkak të krizës financiare, fundi i vitit 2011ka paraqitur një nivel të dallueshëm stresi në sektorin financiar, i cili ndonëse menjë ritëm rënës, ka vijuar edhe përgjatë tremujorit të parë të vitit aktual. Kërkesa e tkurrur për kredi, oferta më e shtrënguar dhe cilësia e përkeqësuar e saj,ndryshimet në kursin e këmbimit dhe në çmimet e shtëpive, të pasqyruar edhe në efektin e kolateralit, kanë kontribuar në rritjen e nivelit të këtij indeksi të rrezikutsistemik financiar, kryesisht prej bashkëveprimit të segmenteve të ndryshme tësistemit financiar me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, gjatë krizës së fundit, edhe kursi i këmbimit, nëpërmjet

111 Risku sistemik në sistemin bankar shqiptar 111 nënçmimit të monedhës vendase veçanërisht ndaj monedhës evropiane, si edhe ecuria në tregun e banesave kanë ushtruar presion në nivelin e stresit. Kontribut më të moderuar japin luhatjet në tregun e parasë për shkak të zhvillimit të kufizuar të tij, i cili reflektohet në peshën e tij në indeks. Përfshirja në këtë indeks e tregut të shtëpive, synon vlerësimin e ekspozimit të drejtpërdrejtë që ky treg përçon në tregjet e tjera në këtë sistem. Në rast të mospërfshirjes së tij, ecuria e indeksit të rrezikut sistemik financiar paraqitet në grafikun e mëposhtëm.sidoqoftë, në rast të mospërfshirjes së tij, vlera e peshave të nënindekseve të tjera në indeksin e stresit është: 38.2% për sektorin bankar, 14.5% për tregun e parasë dhe 47.3% për atë të kursit të këmbimit. Sipas kësaj përqasjeje, evidentohet një ndikim më i lartë i zhvillimeve në tregun valutor ndaj rrezikut sistemik dhe aktivitetit ekonomik. Gjithsesi, të dyja përqasjet sugjerojnë se pas nivelit më të lartë të rrezikut sistemik të shënuar në mars 2009, ekspozimi ndaj tij është ulur gradualisht deri në muajin gusht Duke filluar nga kjo periudhë dhe përgjatë vitit 2011, rreziku sistemik ka shënuar rritje për shkak të nënçmimit të vazhdueshëm të monedhës vendase dhe përkeqësimit të bilancit të sektorit bankar. Sipas të dyja formave të vlerësimit, ekspozimi ndaj rrezikut ka pësuar një rënie graduale pas përfundimit të tremujorit të parë të vitit Rezultatet e vrojtimit Perceptimi i rrezikut sistemik nga sektori bankar (realizuar nga Banka e Shqiperisë) Ky vrojtim me frekuencë tremujore, i nisur në mars 2012, ka si qëllim të kuantifikojë perceptimet e bankave që operojnë në vend, lidhur me rreziqet sistemike që mund të kërcënojnë sektorin bankar. Në këtë vrojtim marrin pjesë të gjitha bankat. Nga rezultatet e vrojtimit të dytë (korrik 2012), konstatohet: 5 rreziqet e cilësuara më shpesh nga bankat, të renditura sipas madhësisë së ndikimit në sistemin financiar në rast të materializimit të tyre janë: 1) Përkeqësimi i ekonomisë së brendshme 2) Transferimi i goditjeve nga ekonomia e jashtme 3) Vështirësi në ekzekutimin e kolateraleve 4) Rritje e rrezikut të kreditit për bizneset 5) Rritje e rrezikut të kreditit për të gjitha subjektet njëkohësisht. Tre rreziqet sistemike më pak shqetësuese për sektorin bankar rezultojnë të jenë: 1) Rreziku i inflacionit në vend 2) Probleme të funksionimit të tregut ndërbankar 3) Probleme në funksionimin e sistemit të pagesave

112 112 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Rreziqet sistemike që bankat konsiderojnë si më të vështira për t u përballuar në nivel institucioni janë: përkeqësimi i ekonomisë së brendshme dhe transferimi i goditjeve nga ekonomia e jashtme. Kjo për shkak të natyrës komplekse e gjithëpërfshirëse të tyre. Për rrezikun e vështirësisë në ekzekutimin e kolateraleve, bankat e shohin problemin kryesisht tek mangësitë ligjore e rregullative që shkaktojnë vonesa në këtë proces. Rreth 53% e sistemit bankar percepton një probabilitet mesatar të ndodhjes së një rreziku të rëndësishëm sistemik në afat të shkurtër (deri në 12 muaj), ndërkohë që kjo frekuencë rritet në 56% në periudhën afatmesme (1-3 vjet). Rreth 67% e bankave të sistemit mendojnë se probabiliteti i ndodhjes së një rreziku sistemik është rritur në periudhën afatshkurtër deri në 1 vit dhe kjo përqindje rritet në 75% kur horizonti kohor shtrihet në periudhën afatmesme 1-3 vjet. 3. Ndër strategjitë kryesore të cilësuara nga bankat për zbutjen e rrezikut sistemiknë periudhën afatshkurtër janë: forcimi i sistemeve të brendshme të kontrollit dhe shtrëngimi i kushteve të kreditimit. Me shtrirjen e horizontit kohor në afattë mesëm, bankat e vënë më shumë theksin në strategjitë e diversifikimit tëaktivitetit, shtimin e kapitalit, ndërmarrjen e politikave për të rritur depozitat dhe orientimin drejt sektorëve strategjikë të ekonomisë. Pavarësisht rritjes së rreziqeve të perceptuara, shumica e bankave deklarojnë se kanë besim të mjaftueshëm në sistemin financiar në vend si për periudhën afatshkurtër ashtu edhe për atë afatmesme. Kështu, në vrojtimin e korrikut 2012, 10 nga 16 banka (në total zotërojnë 76% të aktiveve të sistemit), deklarojnë se kanë besim të mjaftueshëm në sistemin financiar në periudhën afatshkurtër dhe ky numër rritet në 11 banka (77% e aktiveve të sistemit) në periudhën afatmesme. Të pyetura se si ka ndryshuar niveli i besimit në sistemin financiar në vend gjatë 6 muajve të kaluar (duke patur si referencë muajin korrik 2012), 14 nga 16

113 Risku sistemik në sistemin bankar shqiptar 113 banka të përgjigjura kanë deklaruar se niveli i besimit të tyre nuk ka ndryshuar, pasi sistemi është i mirëkapitalizuar dhe likuid Përmirësime ligjore dhe rregullative Në muajin nëntor 2011, u finalizuan me miratimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, disa ndryshime dhe plotësime në ligjin Për bankat në Republikën e Shqipërisë të përgatitura nga Banka e Shqipërisë. Krahas disa plotësimeve në kuadër të një përcaktimi më të qartë të veprimtarisë me paranë elektronike dhe të institucioneve financiare përkatëse, në kuadër të një përafrimi më të mirë me direktivën përkatëse evropiane, ndryshimet në ligj përfshinin edhe: 1) përkufizimin e rrezikut sistemik, si rreziku i lidhur me faktorë që mund të kërcënojnë qëndrueshmërinë, vlerën e aktiveve dhe/ose besimin në sistemin apo tregun bankar dhe financiar në tërësi, si edhe pajisjen e Bankës së Shqipërisë me disa kompetenca për të parashikuar me akt nënligjor mënyrat dhe rregullat për parandalimin dhe/ose administrimin e këtij rreziku; 2) parashikimin e mundësisë për shndërrimin në filial vendas të degëve të bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri. Kjo mënyrë e veçantë e krijimit të një banke/filiali shqiptar nga një bankë e huaj, parashikohet në ligj si e detyrueshme për zbatim kur gjykohet e nevojshme nga Banka e Shqipërisë për arsye të administrimit të rrezikut sistemik. Në praktikë, ky proces nuk sjell ndryshime thelbësore në funksionimin e përditshëm të degëve të bankave të huaja, por ky ndryshim ofron një bazë më të mirë ligjore për praktikën ekzistuese të mbikëqyrjes; 3) përcaktimin e bankës urë, si një instrument i përdorur nga autoritetet mbikëqyrëse ndërkombëtare për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve më të vështira në banka. Përmes këtij instrumenti, mundësohet transferimi i pjesës së shëndoshë të aktiveve dhe detyrimeve të një banke me probleme te banka urë, ndërkohë që aktivet dhe detyrimet e tjera i nënshtrohen likuidimit në rast nevoje. Bankës urë është një teknikë në dispozicion të autoriteteve mbikëqyrëse, e cila nga njëra anë mundëson vazhdimin e pandërprerë të operacioneve dhe shërbimeve të bankës me probleme për klientët e saj, dhe nga ana tjetër ofron kohën e nevojshme për gjetjen e një zgjidhjeje tregu përfundimtare që minimizon kostot publike që mund të shkaktohen nga kalimi i një banke në likuidim të menjëhershëm dhe zbut riskun sistemik te sistemit banker. Ndryshimet e miratuara në ligjin Për bankat në Republikën e Shqipërisë përfshijnë dhe disa ndryshime dhe saktësime të tjera të cilat vijnë si reflektim i eksperiencës së derisotme në zbatimin e tij. 4. Konkluzione Kriza e fundit financiare ka diktuar rëndësinë e matjeve efektive të rrezikut sistemik, vlerësimi i të cilit mbetet një faktor kyç në politikat makroprudenciale dhe rregullatore. Sipas

114 114 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 indeksit IRSF, dallohen dy periudhakryesore me një nivel më të lartë stresi: viti 2008 për shkak të krizës financiare dhe fundi i vitit 2011 me një nivel të dallueshëm stresi në sektorin financiar. Kërkesa e tkurrur për kredi, oferta më e shtrënguar dhe cilësia e përkeqësuar e saj,ndryshimet në kursin e këmbimit dhe në çmimet e shtëpive, të pasqyruar edhe në efektin e kolateralit, kanë kontribuar në rritjen e nivelit të këtij indeksi, kryesisht prej bashkëveprimit të segmenteve të ndryshme tësistemit financiar me njëri-tjetrin Kontribut më të moderuar japin luhatjet në tregun e parasë për shkak të zhvillimit të kufizuar të tij, i cili reflektohet në peshën e tij në indeks. Sipas anketës për perceptimin e rrezikut sistemik nga bankat në vend, rreziqet sistemike që bankat konsiderojnë si më të vështira për t u përballuar në nivel institucioni janë: përkeqësimi i ekonomisë së brendshme dhe transferimi i goditjeve nga ekonomia e jashtme. Ndër strategjitë kryesore të cilësuara nga bankat për zbutjen e rrezikut sistemiknë periudhën afatshkurtër janë: forcimi i sistemeve të brendshme të kontrollit dhe shtrëngimi i kushteve të kreditimit. Për periudhën afatmesme, bankat e vënë më shumë theksin në strategjitë e diversifikimit tëaktivitetit, shtimin e kapitalit, ndërmarrjen e politikave për të rritur depozitat dhe orientimin drejt sektorëve strategjikë të ekonomisë. 5. Rekomandime Pavarësisht rritjes së rreziqeve të perceptuara, shumica e bankave deklarojnë se kanë besim të mjaftueshëm në sistemin financiar në vend si për periudhën afatshkurtër ashtu edhe për atë afatmesme. Megjithatë, një sistem financiar i pabalancuar mund të paraqesë rrezik jo vetëm për sistemin në vetvete, por gjithashtu për gjithë zhvillimin ekonomik të një vendi. Ekonomia mund të jetë në kushte të larta risku si pasojë e besimit të madh ndaj sistemit bankar dhe mungesës së institucioneve të tjera financiare të huadhënies apo investimit. Një krizë financiare do të ishte më e mundshme në kushtet kur mungon huamarrja e kompanive nga publiku me anë të obligacioneve dhe bëhet kështu i pamundur mirëdiversifikimi i portofolit të investimit financiar (Herring R). Ekonomia shqiptare duhet të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, i cili do të prevalonte zhvillimin e një sistemi më të balancuar e konkurues financiar, i bazuar në drejtimin bankar dhe jo bankar, duke zvilluar gjithashtu instrumentat afatgjatë. Risku sistemik i sistemit bankar shqiptar merr një rëndësi akoma më të madhe duke gjykuar nga përmasat e ndërmjetësimit të këtij sektori në ekonominë shqiptare, prandaj ky sektor duhet të adresojë menjëherë riskun sistemik për të shmangur efektet kolosale që do të sillte në ekonomi një problematike e këtij sektori. Literatura 1) Analiza e ecurisë dhe rreziqeve në sistemin bankar dhe institucionet financiare jo banka, ) Monitorimi i rreziqeve ndaj të cilëve ekspozohet sektori bankar, Raport i BSH ) Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011, nga Banka e Shqipërisë 4) Albanian financiar system in front of global & financial crisis- Dr.Elvin Meka 5) Understanding systemic risk in the banking sector: a macrofinancial risk assessment framework, Bank of Canada Review 6) The influence of the macroeconomic situation in the value of systemic credit risk in Albania, an statistical analysis. Anila Mançka Ph. D 7) Measuring Systemic Risk - Viral V. Acharya, Lasse H. Pedersen, ) Systemic Risks in Global Banking: What can available data tell us and what more data are needed?, Eugenio Cerutti, Stijn Claessens and Patrick McGuire, April ) Analysis of the Albanian banking systemin a risk-performance framework, Irini kalluci ) The Systemic Risk of European Banks during thefinancial and Sovereign Debt Crises, Lamont Black, September 2012

115 REFLEKTIMET E POLITIKËS TATIMORE PËR INTEGRIMIN E KOSOVËS NË RRETHIN GLOBAL Mr.sc. Remzi SMAJLI - (PhD c) 1 Abstract Being a country in transition to a new state structure and economy approximately Kosovo European standards can be one of the least affected by the current global crisis. As Kosovo as a new state is not a member of the decision-making in international organizations or other about global, with a serious approach and substantial increase in the economic system can have a very healthy integration in various international organizations with global character. A priority and special attention in this way have to be the way of financing public revenues in Kosovo or tax policy in particular, budgetary and fiscal sustainability criteria towards globalization process. Governments of the countries in the region dealings expenditure coverage difficulties especially after the onset of the global crisis on the one hand, and dealing with business tax charges the other side, form the core of the issue raised in this paper. What tax policy, implementation measures, and analysis of situations to taxpayers in Kosovo and the region, are questions that will answer in my next thesis. Key words: tax policy, budget. taxpayer, tax globalization, integration, Kosovo. Hyrje Në tridhjetë vjetet e fundit ekonominë botërore e kanë percjellur fenomone të ndryshme me ndikim në ekonomitë kombëtare të vendeve dhe kontinenteve. Gjatë kësaj periudhe ndikimi më i madh dhe që ka pasur më shumë ndikim në aspektin gjeopolitik, ekonominë boterore dhe tregjet financiare ishte globalizimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kene përdorur kapitalin e saj si energji për të ndërtuar një sistem që reflekton vlerat dhe prioritetet e Perëndimit. Marrëveshja Bretton Ëoods, FMN, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, NATO-s dhe përfundimisht G-7 ishin institucionet bazë për një arkitekturë globale ekonomike. Në këtë sistem korporatat multinacionale operuan me disa kufizime, zhvillimi i ekonomive kombëtare u bazua në ofrimin e punës dhe produkteve me të lira si kusht për suksese të gjithëmbarshme botërore. Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim dhe qeveritë e tyre kishin role të kufizuara si akter në ekonominë globale Globalizimi shkaktoi një shpërthim në tregtinë ndërkufitare dhe të inovacionit duke hapur tregje të reja dhe shkaktoi ngritje të konsiderueshme ekonomike, ndihmoi në uljen e inflacionit, transformimin e shoqërive, largimin nga varfria, sëmundjet duke prishur barrierat historike dhe ideologjike. Megjithate fenomeni i globalizimit prodhoi sfida për botën dhe mjedisin ku jetojmë. Globalizimi ka krijuar një botë ku tregjet financiare dhe shkëmbimet janë të lidhura më ngushtë se kurrë 1 remzismajli@gmail.com Tel

116 116 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Por dhe varësisht prej pozites gjeografike, ndërlidhjes së shteteve me institucionet ndërkombëtare, pjesëmarrëse në globalizim, mvaret edhe ndikimi i këtij fenomeni në ekonomitë kombëtare. Kosova si nje shtet i ri me përmasa më të vogla të BPV, importit, eksportit dhe pjesëmarrjes se kufizuar në institucionet ndërkombëtare, globale ka qenë me pak e ndikuar nga ky fenomen. Megjithatë duke qenë në procesin e inkuadrimit në këto instanca globale, zhvillmi i tregtisë ndërkombëtare në rritje si dhe prezenca e madhe ndërkombëtare, ndërlidhja me tregjet financiare e bëjnë qe edhe vendi ynë Kosova të jetë e ndikuar nga fenomenet e krizave dhe globalizimit ndërkombëtar. Të dhënat aktuale dëshmojnë që Kosova në tërësi ka menaxhuar të mbetet pjeserisht e ndikuar nga krizat e vazhdueshme, të cilat prekën tregjet financiare globale të përcjellura me kriza ekonomike kryesisht në vendet e zhvilluara gjatë vitit 2009 si dhe nga kjo që tani i ka kapluar disa vende të euro-zonës e që kryesisht ndërlidhet me borxhet publike. Trendet ekonomike ne Kosove ne vitet e fundit Viti i fundit u karakterizua me një krizë të madhe të borxheve e cila kaploi kryesisht vendet e euro-zonës. Edhe pse në masë të kufizuar, efektet e kësaj krize u reflektuan edhe në Kosovë përmes rënies së eksportit të mallrave dhe shërbimeve dhe rënies së investimeve të huaja direkte. Duke pasur parasysh që diaspora kosovare gjendet kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, si dhe duke u bazuar në të dhënat aktuale për gjysmën e parë të vitit 2012, efektet e kësaj krize parashihet të jenë të limituara në rrjedhën e remitancave në Kosovë. Këto zhvillimeve si dhe trendet e deritanishme japin indikacione që rritja ekonomike për vitin 2012 do të jetë 3.9%. Efekte pozitive në rritjen ekonomike gjatë ketij viti vlerësohet të kenë sjellur kryesisht konsumin privat dhe investimet e përgjithshme. Struktura e importit në Kosovë paraqet një pasqyrë të qartë të nivelit të konsumit të përgjithshëm. Nga të dhënat e deritanishme të importit vërehet një ngritje e theksuar e sasisë së importuar të mallrave konsumuese. Me konkretisht, pas rënies së ndjeshme gjatë dy muajve të parë të vitit, në muajt vijues është evidentuar një rritje prej mbi 10% e sasisë së mallrave konsumuese të importuara. Ndonëse kjo rritje mund të jetë mbështetur nga ngritja e të ardhurave nga kompensimi i punëtoreve kosovar që punojnë në vendet e Lindjes së Mesme, efekti i plotë i ngritjes së pagave të disa kategorive të shërbyesve civil në vitin e kaluar vlerësohet të ketë qenë i konsiderueshëm. Njëkohësisht, kësaj i ka kontribuar edhe rritja e kredive për ekonomitë familjare. Për më shumë, kjo ngritje pjesërisht mund të jetë mbështetur edhe nga rënia e lehtë e çmimit të produkteve ushqimore, gjë që mund të ketë ndikuar në rritjen e sasisë së konsumit. Një faktor shtesë që ka stimuluar konsumin si në vitin 2011 ashtu edhe gjatë vitit 2012, ka qenë edhe shpërndarja e fondeve të rezervuara për punëtorë nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, apo 20%-shi i vlerës së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara. Si rrjedhim i këtyre faktorëve, rritja reale e konsumit privat për vitin 2012 parashihej të jetë 4.7%.

117 Reflektimet e politikës tatimore për integrimin e Kosovës në rrethin global 117 Të dhënat e deritanishme dëshmojnë faktin se struktura e mallrave të importuara në vazhdimësi po tregon një tendencë të zhvendosjes drejt mallrave që përdoren si lëndë e parë e prodhimit si dhe drejt mallrave që përdoren për investime. Kjo konfirmon edhe faktin e rritjes së vazhdueshme të investimeve në Kosovë gjë që pritet të përmirësoj edhe nivelin e zëvendësimit të mallrave të importuara me ato vendore. Rrjedhimisht, bazuar në të dhënat e importit dhe strukturën e tij, gjatë periudhës Janar- Shtator 2012 vërehet një rritje prej 19% e sasisë së importit të mallrave investuese. Ngritja e investimeve private kryesisht ka ardhur si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të parakushteve për zhvillim të biznesit të shoqëruar me politika të favorshme tatimore. Po ashtu, në rritjen e investimeve gjatë këtij viti, ndikim të ndjeshëm ka pasur edhe rënia e çmimeve te importit të mallrave ndërtimore, e që vjen si rezultat i rënies së çmimit të metaleve. Andaj, bazuar në këto zhvillime, në fund të vitit 2012 investimet e përgjithshme parashihen të rriten me 8.0% në norma reale. Kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve të përgjithshme edhe këtë vit kanë pasur investimet publike. Këto investime kryesisht ndërlidhen me projekte të rëndësishme infrastrukturore të cilat pritet të vazhdojnë edhe përgjatë periudhës vijuese. Rritjen ekonomike gjatë vitit 2012 e ka ngadalësuar në masë të konsiderueshme rënia e eksportit të mallrave. Kjo rënie kryesisht i atribuohet rënies së çmimit ndërkombëtar të metaleve, gjë që ka ndikuar edhe në rënien e eksportit të metaleve, produkte këto të cilat përbejnë rreth 60% të eksportit Kosovar të mallrave. Ndonëse bazuar në të dhënat e fundit, sasia e eksportuar e mallrave ka shënuar rënie prej mbi 20%, vlerësohet se përvec metaleve, eksporti i produkteve tjera ka shënuar rritje të konsiderueshme dhe për shkak të bazës së ulët të rritja e eksportit të këtyre produkteve vetëm pjesërisht ka arritur të kompenzoj rënien e eksportit të metaleve. Si rrjedhim, eksporti i mallrave parashihet të shënoj një rënie reale prej rreth 22% në mesatare përgjatë vitit Kriza e euro-zonës ka shfaqur efektet e saja kryesisht në sektorin e shërbimeve. Duke pasur parasysh që eksporti i shërbimeve të udhëtimit është shtytësi kryesor i eksportit të pergjithshëm të shërbimeve, rënia në këtë komponentë, që vlerësohet të ketë ardhur si pasojë e numrit më të vogël të vizitave nga ana e diasporës, ka ndikuar edhe në rënien e eksportit të shërbimeve në përgjithësi. Edhe pse të dhënat për gjysmëvjetorin e parë të vitit dëshmojnë për një rënie prej 16% të eksportit të shërbimeve, të dhënat për konsumin dëshmojnë për një fluks më të madh të diasporës kryesisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Andaj, deri në fund te vitit 2012, eksporti i shërbimeve parashihet të bie me rreth 6.9%. Ndërsa, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vend pritet të ndikoj edhe në rënien e importit të shërbimeve dhe si rrjedhim, për vitin 2012 importi i shërbimeve parashihet të bie me 2.6%. Ndikimi i Politikes fiskale në zhvillimin e bizneseve. Pasojat e veprimet ose mos veprimet e shtetit, të cilat veprime kanë ndikim në rritjen e ekonomisë jo formale, mekanizmin e shtetit, apo përdorimi i ligjit në luftë kundër

118 118 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 kësaj dukurie janë faktorë që drejtëpërdrejtë reflektohen në zhvllimin e bizneseve apo edhe të ngecjes së tyre. Ndikimet e zbatimit apo mos zbatimit të ligjeve, në rritjen e ekonomisë informale. Në anën tjetër Politika Fiskale nënkupton masat, planet dhe projeksionet të shtetit e qeverisë në lëmin e tatimeve dhe taksave të tjera respektivisht derisa përmbushja nënkupton edhe nivelin e kryerjes së obligimeve tatimore të tatimpaguesve sipas legjislacionit në fuqi të një shtet respektivisht realizimi apo mosrealizimi këtyre projeksioneve. Emruesi i përbashket i mospërmbushjeve tatimore respektivisht mosrealizimit të politikave fiskale të aprovuara nga shteti, prodhon ekonominë informale si dukuri reale. Kjo do të thotë se ka një mori faktorësh të cilët ndikojnë në nivelin e përmbushjes tatimore apo mos përmbushjes dhe realizimin e politikave të qeverive në periudha te caktuara. Kjo dukuri edhe pse eshte prekur nuk është studjuar sa duhet, madje duke pas parasysh trendet e ekonomisë bashkëkohore. Interesimi në përcaktimin e faktorëve të ekonomisë joformale dhe të veprimtarive të tjera të paligjshme është rritur shumë viteve të fundit. Sipas autorëve më të njohur lidhur me ekonominë joformale( Loayza, 1996; Johnson, 2000; Feige dhe Ott, 1999; Eliat dhe Zinnes, 2000; Ott, 2002; Shnaider dhe Enste, 2002; etj), janë të njohur disa faktor kryesor që ndikojnë në rritjen e aktiviteteve të ekonomisë joformale, siç janë: ngarkesat e larta tatimore (taksat dhe tatimet e larta), ngarkesat e larta të sigurimeve shoqërore, rregullat e ndërlikuara shtetërore dhe licencimi, barrierat burokratike, sistemi i dobët bankar, norma e larta të papunësisë, sistemi juridik i dobët etj. Përmbushja tatimore si nocion lidhet me tatimin si kategori ekonomike e cila shërben për plotësimin e buxhetit të një shteti që do të shprehet në aspektin financiar kryesisht si para apo masë monetare dhe ka të bëjë me shkencën e financave si diciplinë shkencore e cila i studion dukuritë, mardhënjet dhe institucionet lidhur me krijimin, grumbullimin,shpërndarjen, rishpërndarjen,shpenzimin dhe udhëheqjen me mjete monetare me qëllim të plotësimit të nevojave të përgjithshme dhe të procesit të riprodhimit shoqëror. Përmbushja tatimore është element i politikes fiskale e cila rezulton se: politika fiskale mund të ndryshojë nivelin e aktivitetit ekonomik në sektorin privat, në këtë mënyrë e ndryshon bilancin midis burimeve dhe harxhimeve të fondeve në ekonomi në tërësi. Theks i veqant i këtij punimi do jetë reflektimi i politikës fiskale në zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë sidomos në ekonominë informale. Politika Tatimore dhe integrimi i Kosoves në rrethin global. Rimëkëmbja ekonomike globale është duke vazhduar edhe përkundër paqartësive të mëdha që janë duke i përcjellur këto zhvillime. Në periudhë afat mesme, këto paqartësi kryesisht kanë të bëjnë me lëvizjet ekonomike globale në një mjedis i cili është duke u karakterizuar me borxhe publike të konsiderueshme, si dhe nëse ekonomitë në zhvillim, si shtytës të rritjes ekonomike globale, do të vazhdojnë me rritje ekonomike pa u ndikuar shumë nga lëvizjet në shtetet me ekonomi të avancuara.

119 Reflektimet e politikës tatimore për integrimin e Kosovës në rrethin global 119 Për dallim nga viti paraprak, ku rritja ekonomike ishte më e fuqishme, gjatë vitit 2012 rritja ekonomike globale është duke u ngadalësuar si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në vendet në zhvillim. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike për vitin 2013 ku vendet e zhvilluara priten të rriten me rreth 1.5% (nga 2% sa ishte parashikimi i mëhershëm) dhe 5.6% në ekonomitë në zhvillim nga 6.0% sa ishin parashikimet e fillim vitit. Faktorët kryesor që konsiderohen si ngadalësues të rritjes ekonomike në vende të caktuara dhe në nivel global, vlerësohen të jenë konsolidimi fiskal (shkurtimet në shpenzime Qeveritare) si dhe kreditimi ende i ulët i sektorit financiar ndaj sektorit real. Ky konsolidim fiskal bëhet me qëllim të uljes së deficiteve buxhetore me qëllim të uljes së borxheve publike, lartësia e të cilave po rrezikon stabilitetin makro fiskal në vende e caktuara, me theks të veçantë në vendet e ashtuquajtura periferike të euro zonës. Parashikimet për përmirësimin e ekonomisë së euro-zonës japin sinjale pozitive edhe për rritjen ekonomike në Kosovë. Rritja ekonomike për periudhën parashihet të jetë rreth 5.2%% përderisa gjatë vitit 2013 kjo rritje pritet të jetë 4.5% (Shih Grafikun 1). Rritjen ekonomike për këtë periudhë kryesisht parashihet t a mbështesin rritja e konsumit privat, investimeve dhe e eksportit në përgjithësi. Në bazë të analizës së mjedisit afat-mesëm makroekonomik dhe nën parametrat ekzistues të politikës fiskale (parametra këto që rezultojnë nga politika të formuluara në pajtueshmëri me nevojat afatgjate të ekonomisë Kosovare) është bërë parashikimi i grumbullimit të të hyrave buxhetore për vitin Projeksioni për vlerën e përgjithshme të grumbullimit të të hyrave rezulton nga supozimet e skenarit bazë mbi ecuritë makroekonomike. Ky parashikim përbën pikën fillestare për përcaktimin e nivelit të përgjithshëm të shpenzimeve dhe, rrjedhimisht, për përzgjedhjen e financimit të projekteve prioritare buxhetore në mesin e shumë kërkesave që reflektojnë nevojat e ekonomisë. Norma tatimore për TVSH në Kosovë ishte 15% për tu ngritur tek në vitin 2009 në 16% Shkalla e tatimit në fitim dhe korporata ishte max 20% për tu zvogëluar në vitin 2009 në 10%. Shkallët tjera tatimore janë grupuar sipas realizimit të fitimeve në tri kategori. Norma me të ardhura vjetore deri 950 Euro 0%, me të ardhura vjetore deri 3000 Euro 4%, ato deri 5400 Euro me 8 % dhe mbi kët kufi norma e tatimit 10%. Skenari i ndërtuar për vitin 2013 parasheh rritje të vlerës nominale të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në 5.42 miliard, nga 5.09 miliard sa është edhe vlera e pritur vjetore për 2012-ën. Bruto të Ardhurat Kombëtare, që veç BPP-së përfshijnë edhe neto të hyrat nga diaspora dhe ato nga jashtë nga 5.73 miliard (parashikimi 2012) në 6.08 miliard. Përderisa konsumimi vjetor privat për kokë banori është paraparë të rritet me 96 për banor, apo 4%, mbulesa e konsumit dhe investimeve totale nga importi në përqindje pritet të mbetet e njejtë (pas një rënje prej 2% nga viti 2011 në vitin 2012) përkundër ngritjes së konsumit. Arsyeja kryesore që mbështet këtë pohim është rritja e investimeve private dhe publike që kanë nivel më të ulët mbulueshmërie nga importet, dhe zëvendësimi i ndjeshëm kundrejt trendit në

120 120 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 komponentën e importit të mallrave konsumuese. Gjithashtu, rritja graduale e eksporteve që kanë përmbajtje të ulët importi është një faktor tjetër kontribues në këtë drejtim. Mbi këtë skenar parashikimesh makroekonomike, niveli i përgjithshëm grumbullimit të të hyrave buxhetore përgjatë vitit 2013 është paraparë të jetë 1,423 milion. Arkëtimi i bruto të hyrave nga tatimet e mbledhura në doganë është paraparë të jetë në nivelin prej 915 milion, ndërsa bruto të hyrat tatimore në vend janë paraparë të arkëtohen në nivelin prej 301 milion. Përgjatë vitit 2013 parashihet që rikthimet tatimore (gjerësisht të tatimit në vlerën e shtuar) të kapin vlerën prej 35 milion. 208 milion janë paraparë të mblidhen nga të hyrat tjera, kryesisht ato vetanake dhe jo-tatimore, ndërsa të hyrat buxhetore do mbështeten edhe me 33 milion nga të hyra dividende dhe projekt-grantesh (Shih tabelën 3 të aneksit). Në nivelin qëndror janë planifikuar të arkëtohen 1,360 milion, ndërsa në nivelin komunal parashihet të arkëtohen 63 milion. Të hyrave nga kategoritë tatimore që grumbullohen nga Adiministrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënon një zgjërim prej viti ne vite qe ne vitin 2013 do jete ne rritje per 13 milion nga buxhetimi i vitit paraprak, dhe paraqet një rritje prej 4.5% mbi këtë bazë. Rritja në këtë kategori të hyrash, e cila përfshin kryesisht të hyrat nga tatimet direkte (në të ardhura personale, korporative, dhe ato nga interesi) si dhe një pjesë të tatimeve indirekte (TVSH-së), buron nga rritja e projektuar e konsumit dhe investimeve për vitin 2013, çka edhe pritet të përkthehet në ngritje të hyrash personale dhe korporative, si dhe në vlerë të shtuar nga aktivitetet ekonomike që mbështesin rrijen e konsumit dhe investimeve Për më shumë, pas një zgjerimi të theksuar të bazës tatimore, duke pasur parasysh mos-ndryshimin e politikave fiskale për tatimet direkte, parashikimet për të hyrat në vend mbështeten në masë të gjërë në rritjen e kontribut-dhënësve makroekonomik.

121 Reflektimet e politikës tatimore për integrimin e Kosovës në rrethin global 121 Për më shumë, të hyrat e projektuara nga kjo kategori për vitin 2013 mbështeten nga të dhëna aktuale për vitin 2012, ku duke krahasuar nëntëmujorin e parë të vitit 2012 me nëntëmujorin e parë të vitit 2011 (Raporti Nëntmujor i Buxhetit 2012), të hyrat vendore kanë shënuar një rritje prej 5%. Rritja në kategoritë kryesore kontribuse ka qenë edhe më e lartë, ku tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksa në paga (të hyra individuale) është rritur me 6%, ndërsa të hyrat nga tatimi në korporata me 7%. Kjo performancë e deritanishme na bën të besojmë se, me të hyrat e kuartalit të fundit, arkëtimi nga tatimet vendore do rezultojë te jetë në nivelin e parashikuar. Edhe në vitin 2013, pjesëmarrjen më të lartë në të hyra pritet ta ketë tatimi në vlerën e shtuar i arkëtuar në vend, i përcjelluar nga tatimi në korporata dhe tatimi në paga. Konkludimet Politikat fiskale të qeverive ndryshme; ngarkesat me taksa në njërën anë dhe stimulimi i bizneseve për te punuar dhe krijuar të ardhura më të mëdha në anën tjetër janë faktorë kyq që determinojnë nivelin e konkurences per rrethin global. Ekonomia joformale ka ndikim në kualitetin dhe nivelin e shërbimeve publike, dhe në konkurrencën e padrejtë të firmave Sa më e madhe ekonomia joformale aq më të mëdha janë të ardhurat të cilat nuk hyjnë në buxhetin e vendit. Ekonomia joformale përbëhet nga të ardhurat e padeklaruara nga puna ilegale dhe nga shitjet e padeklaruara. Nga rezultatet e nxjerra vetëm një numër i vogël i variablave të përfshira janë me ndikim në incidencen dhe intensitetin e ekonomisë joformale. Në fillim të këtij viti kemi në dukje se, pas disa vitesh të dominuara nga lajmet e këqija ekonomike, fillimi i këtij viti do sjellë shpresat se ne mund të shohim në fund një shkallë të kthimit të stabilitetit në atë që ka qenë një ekonomi globale dukshëm paqëndrueshme. Propozimet: 1. Politika fiskale të barabarta dhe me shkallë të gjërë të shtrirjes,gjë që mundëson një konkurrencë të denjë dhe përfshirje më të madhe të tatimpaguesve në buxhetin e shteteve.

122 122 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Interesi reciprok në partneritet për bugjet,që do të thotë krijimi i klimes që bizneset të kenë interes direkt për pagimin e tatimeve. 3. Permirësimi i legjislacionit konforme konventave nderkombetare dhe anetarsimi e Kosoves ne institucionet nderkombetare jane rruga e vertete per perfshirjen ne tregun global. Literatura - Alan Wheatley, Global Korrespondent LONDËR, 24 shkurt (Reuters) - Mark Thirlwell - 27 shkurt Fagner Dantas, nga Universidade da Bahia Federale, 25 shkurt Korniza makrofiskale e Kosoves Buletini makroekonomik FMN deklarata nga misioni i FMN ne Kosove - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, 2005, Ekonomia informale në Kosovë: Cili është roli i sindikatave, përmbledhje e dokumentit të ILO-s (1999), - Enti i Statistikave te Kosoves 2012, Departamenti i Thesarit te MEF - Loayza, N. V., 1996, The Economics of Informal Sector: A Simple Model and some Empirical Evidence from Latin America, Carnegie-Rochester Conference Series on Public Policy, Vol. 45, pp

123 KRIZA FINANCIARE GLOBALE DHE LIDHJET E SAJ ME INSTRUMENTAT FINANCIARE Drnt. Albana GJONI (KARAMETA) 1 Abstract Presently the world is facing one of the most powerful international financial crises, nowadays estimated as the greatest since the period of the Great Depression. Since the year 2008, the world is living new events that are re-sizing the international financial system and proving the liberal economic doctrine. The sub-prime mortgage crisis that rose at the beginning of August 2007 has become a constant financial crisis whose epicenter is no longer just in the US, but rather has spread to Europe and in other countries all over the world. Of course there were many reasons for the financial crisis, such as an excess on market liquidity, very low world interest rates, very low cost of capital, and low yields on safe investments, etc. Considering these facts, banks, faced with high investor demand for high yield and risk investments, decided to raise the mortgage lending, and amortized these high risks by trading securities with different levels of risk and return. This rapid grow on this form of investment created negative effects such as insolvency. Investors realized they were operating in a much riskier market than they had thought, these financial markets froze, the short-term funding for these investments were reduced, and their prices decreased. Because no one new which bank held the damaged assets, the lending process between banks also stopped. These facts were followed by a decrease in the market liquidity, and so there was no more help for the financial markets. Based on the fact that banks traded within the international financial market, the financial crisis spread all over the world, through all the international banking system. By this way, started the global financial crisis, one of the biggest world problems of the moment. This paper treats some ideas and issues about this important phenomenon and about what is done to remediate it and what can still be done to improve the global economic performance. 1. Lidhja e krizes financiare me Instrumentat Financiare Kriza financiare boterore nuk vjen si rezultat i qenesishem i inovacioneve financiare, por sepse njerezit nenvlersuan risqet e perdorimit te instrumentave financiare. Nenvlersimi i risqeve dhe mosvlersimi i sakte i ketyre instrumentave financiare perbejne dy nga faktoret kyç, nderveprimi i te cileve nxiti krizen financiare. Nisur nga te gjitha studimet e deritanishme duket se ka mjaft arsye qe argumentojne se nese keto risqe do te ishin vlersuar dhe çmuar ne menyre adeguate dhe ne menyre realiste, athere situata e veshtire mund te ishte menjanuar ose te pakten mund te ishte frenuar. FMN-ja ne deklarimet e saj ne lidhje me krizen konkludon se produkte financiare te tilla perkeqesuan thellesine dhe kohezgjatjen e krizes duke rritur pasigurine e vlersimit te. Padituria ne lidhje me produkte financiare inovative te tilla eshte e pashpjegueshme ne kohen kur perberesi i intersit vetjak eshte i faktorizuar ne to. Ne retrospektive eshte e paimagjinueshme sesi bankat investuan kaq shume ne derivative pa kuptuar 1 Pedagoge prane Universitetit Bujqesor te Tiranes

124 124 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 impaktin e tyre ne kapitalin e tyre si dhe ne pozicionet e likujditetit. (Criado, S and van Rixtel, A, 2008). Duke konsideruar qe vlera e derivativeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes vlersohet te jete $ 300 trilione, qe eshte sa njezetefishi i madhesise se ekonomise amerikane, i vetmi justifikim i mundshem eshte karakteri konsensual i ketij fenomeni. Tashme pranohet universalisht se keto instrumenta financiare (derivativet) me shume shifra, fillimisht krijuan krizen e kredive hipotekare e me pas nje krize te kredive dhe se fundmi krizen financiare te shekullit tone. (Greenburger, M, 2010). Sigurimi i investimeve te tilla dhe me pas pasiguria e ketyre produkteve te kombinuara bashke perfaqsojne nje nga bazat kryesore te krizes. Bankat parapelqyen perdorimin e ketyre instrumentave financiare jo vetem per qellime fitimi por edhe sepse ato i lejonin ato te perjashtonin nga aktivet dhe detyrimet e bilanceve te tyre, gjithashtu te optimizonin kapitalet e tyre duke kerkuar me pak kapital operativ. (Petrova, I, 2009). Pamvaresisht nga publiciteti negativ, proçesi dhe produktet financiare qe rrjedhin nga masat mbrojtese (instrumentat financiare) nuk perkthehen ne veprime bankare kriminale. Kjo veprimtari behet e rrezikshme dhe e palexueshme vetem ne rastet kur bankat dhe institucionet financiare veprojne veçmas ne interin personal te tyre. Shenjat origjinale te krizes financiare aktuale mund te lokalizohen ne menyre te sigurte ne kohen kur investitoret u bene te pambrojtur nga risqet e qenesishme te kredive, sidomos nga ristrukturimi i vazhdueshem i formes se risqeve, nga sigurimi i qellimshem i ofruar nga instrumentat financiare si dhe nga ofrimi i sigurimeve te rreme nga agjensite e listimit te risqeve te investimeve si dhe vlersimeve jo te sakta te ketyre investimeve. (Greenberger, M, 2010). 2. C fare masash jane duke u marre ne lidhje me krizen? Qeverite ne te gjithe boten po perpiqen te ndihmojne bankat, te cilat posedojne aktivet e demtuara. Institucionet shteterore po perpiqen t i kthejne bankat perseri ne institucione te besueshme duke i vetefinancuar. Shume prej kompanive gjigande multinacionale si Vellezerit Lehman, se fundmi General Motors e shume te tjere deklaruan falimentimin, ndersa kompani te tjera po ndihmohen nga qeverite e ndryshme. Bankat qendrore te te gjitha vendeve te botes po ulin normat e tyre te interesave ne menyre qe te stimulohet perseri procesi i huadhenies dhe huamarrjes. Gjithashtu po merren masa per te ndaluar konsumatoret bankare te terheqin parate e tyre nga bankat dhe t i kanalizojne ne investime te kategorive te tjera. 3. Perspektiva ne lidhje me ekonomine boterore Sigurisht qe do te kete akoma kompani qe do te deklarojne falimentimin dhe institucione bankare qe do te pesojne dobesim ne te tere boten. Renia ekonomike ne te gjithe boten do vije duke u pershkallezuar sepse shtetet jane te perfshira ne mardhenie te ndersjellta me njera tjetren. Gjithashtu, cmimet e karburanteve do vijne duke u rritur, konsumatoret do duhet te shpenzojne me shume per te blere karburant,

125 Kriza Financiare Globale dhe lidhjet e saj me Instrumentat Financiare 125 per te siguruar ngrohjen, dhe per te blere ushqime. Si rezultat rritja ekonomike ne shume prej vendeve te botes do te reduktohet ne zero. Ekonomistet dhe lideret boterore jane perpjekur vazhdimisht te mbulojne arsyet e verteta te krizes, keshtu qe eshte e veshtire qe keta te fundit te sugjerojne zgjidhje ne lidhje me krizen. Nga te dhenat historike eshte e qarte se renia e thelle ekonomike dhe rritja masive e papunesise nuk fillojne menjehere pas nje krize ne tregjet e kapitalit. Nga kriza e vitit 1929 dihet se u deshen plot dy vjet qe kriza ekonomike te pershkallezohej ne papunesi masive. Sipas parashikimeve te bera deri tani nga analiste te ndryshem, mendohet se shperthimi i vertete i krizes do te jete ne vitin Eshte e parashikueshme qe disa prej vendeve ne zhvillim dhe vendeve te zhvilluara do te kerkojne financim nga Fondi Monetar Nderkombetar, pasi keto vende do te perjetojne perkeqesim te theksuar te eksporteve te tyre dhe te deficiteve buxhetore. Shume nga vendet ne zhvillim jane duke planifikuar te ulin normat e interesave bankare dhe te rrisin shpenzimet qeveritare per stimulimin e ekonomive te tyre kombetare. Ne kete kontekst, Kina para takiminit G20 ne Washington, publikoi programin e investimeve masive. Po keshtu kane vepruar edhe India, Brazili e vende te tjera te cilat po perpiqen te stimulojne rritjen ekonomike. Zgjidhjet e adoptuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Anglia nuk mund te zgjidhin ende krizen ekonomike. Te dyja keto vende po grumbullojne shuma te medha te parave te taksapaguesve dhe po i vendosin prane benkave private pa kerkuar reformimin e ketyre institucioneve. Ne Angli, nje pjese e mire e bankave tashme jane shtetezuar, ndersa ne Amerike ky proces nuk eshte gjeneralizuar ende. Megjithate, nje pjese e mire e institucioneve bankare do te vazhdojne te ndjekin te njejtat politika te vjetra te cilat shkaktuan lindjen e krizes. Shkaku kryesor i krizes ishte sigurisht spekullimi ashtu si dhe ne krizen e viteve Per vite me rradhe para depresionit te madh kishte spekullime te lira sepse bizneset dhe te gjitha institucionet financiare ishin te lira te vepronin ne menyrat qe deshironin. Ne kohen tone, krahas efektit te spekullimeve per krizen eshte shtuar edhe efekti i spekullimeve me derivativet, instrumenta financiare te cilat lidhen me parashikime ne te ardhmen per cmimet e titujve te ndryshem. Si per te kompletuar te gjithe tabllone mjafton te permenden spekullimet ne tregun e titujve te pasurive te paluajtshme, qe nuk jane gje tjeter vec se tituj borxhi te bankave amerikane te cilat u shiten si aktive per sistemin bankar. Njerezit mesuan se keto ishin aksione te tregetueshme te pasurive amerikane, por ne te vertete ishin thjesht borxhe ekzistuese ne shitje, te cilat jane te veshtira per tu mbuluar sepse debitoret jane shtetas te varfer te Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilet nuk mund te perballojne pagesat e ketyre borxheve. Ekzistojne dy zgjidhje per problemin, zgjidhja afat-shkurter qe i referohet perpjekjeve per te mos lene ekonomine te bjere ne kolaps duke shkaktuar papunesi masive, si dhe zgjidhja afat-gjate, ne menyre qe kjo krize te mos perseritet ne te ardhmen. Zgjidhja afat-shkurter fokusohet te shkaqet e menjehershme te krizes dhe te perpjekjet per t i eleminuar ato. Zgjidhja afat-gjate duhet te kete si objektiv

126 126 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 reformimin e sistemit aktual me qellim qe kjo lloj krize te mos perseritet ne te ardhmen. Si pasoja te menjehershme te krizes mund te cilesohen mungesa e burimeve financiare te bankave per te suportuar sistemin kreditues ne menyre qe kompanite qe varen nga sistemi bankar te mbijetojne. Nje tjeter pasoje eshte sasia e madhe e opsioneve te pavlefshme, derivativeve dhe titujve te hipotekimit te pasurive, te cilat jane reduktuar tashme ne statusin e investimeve te demtuara. Financimi i sistemit bankar dhe kompanive ne rrezik falimentimi nuk eshte nje zgjidhje e mire per problemin, ashtu sic po ben qeveria amerikane. Shtetezimi i tere sistemit bankar si dhe i kompanive kryesore eshte nje rruge per zgjidhjen e problemit. Edhe nje nga drejtuesit ekzekutive te General Motors, se fundmi deklaroi se do te ishte me mire per General Motors te deklaronte falimentimin ne menyre qe te shtetezohet. Qeveria britanike tashme ka shtetezuar nje pjese te banakve. Shtetezimi do te ndihmoje qeverite per te rifinancuar burimet e shteruara te bankave dhe per te ndihmuar kompanite per te mbijetuar. Kjo do t i ndihmoje furnitoret si dhe pikat e shitjeve te kompanive tregetare per te mbijetuar. Eshte esenciale per pjesen me te madhe te qeverive te vendeve te botes qe te kuptojne se edhe gjate krizes se fundit, papunesia masive u shfaq dy vite pas kolapsit te tregut financiar te vitit Per zgjidhjen afatgjate te problemit studiuesit duhet t i referohen patjeter te shkuares, krizes se madhe te viteve 1930, dhe pikerisht dy studiuesve te medhenj te asaj kohe. Ne vitin 1934, Ragner Frisch sugjeroi nje Institut te normes se kembimit nderkombetar duke zevendesuar ne kete menyre tregun e Letrave me Vlere, ne te cilin kompanite do te lejohen te shesin titujt e tyre vetem nese sigurojne informacion te plote per bizneset e tyre. Investitoret duhet te mbajne keto tituj per nje periudhe te caktuar dhe nuk mund te bejne spekullime me kete. Nese ata duan t i shesin titujt duhet t drejtohen perseri kompanise emetuese. Kompania mund te shese sasi me te medha te titujve vetem nese kjo gje lejohet nga Instituti i normes nderkombetare te kembimit sepse ka perspektive te mire. Megjithate, vleresimi i nje kompanie nuk do te varet nga spekullimet dhe konfuzioni ne tregun e letrave me vlere, por nga informacioni i ndershem i mbledhur nga Instituti i normes nderkombetare per keto kompani. Kjo gje do te eleminoje spekullimin plotesisht, duke qene se tregu sekondar nuk kontribuon ne menyre direkte ne fondet investuese te kompanive, por vetem krijon vlersime artificiale te kompanive. Kjo eshte situata ne lidhje me fondet me te medha te investimeve, fondet e pensioneve, njesive te sigurise, te cilat jane c orientuar nga tregu i letrave me vlere, dhe qe tashme jane duke u perballur me sfiden e falimentimit dhe duke shkaterruar jetet e miliona investitoreve dhe investuesve te fondeve te pensioneve. Instrumenta te tjera spekullative si opsionet, derivativet, si dhe kontratat e cmimeve te ardhshme duhet te ndalohen nga norma kombetare e kembimit, e cila duhet te keshilloje bankat te investojne direkt te kompanite ashtu sic bejne ne Gjermani dhe Japoni ne ditet e sotme. Ekonomia japoneze nuk eshte duke u perballur me nje kolaps total, ashtu si ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Britanine e Madhe. Arsyeja qendron ne faktin se kompanite japoneze i marrin fondet e tyre direkt nga bankat, dhe jo nga tregu i

127 Kriza Financiare Globale dhe lidhjet e saj me Instrumentat Financiare 127 letrave me vlere. Gjermania gjithashtu eshte krahasimisht me e qendrueshme se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe. John Keynes sugjeroi nje tjeter zgjidhje afatgjate ne vitin 1948 ne kohen e krijimit te Fondit Monetar Nderkombetar me qellim ridizenjimin e arkitektures financiare boterore. Ai sugjeroi qe asnje vend te mos lejohet te mbaje me shume se nje sasi te suficitit te tij nga bilanci i pagesave. Ne ditet e sotme rezerva ne Kine per monedhen e huaj ka kaluar nje trilion dollare amerikane, duke shkaktuar bllokim te flukseve financiare. Idea e Keynes-it ishte qe vendet anetare te fondit monetar nderkombetare duhet te mbanin rezerve te monedhes se huaj deri ne masen e kostove te importit te nje viti. Diferencen duhet t a depozitonin te fondi monetar nderkombetar, ne menyre qe ky suficit t u shperndahej vendeve qe kane nevoje per fonde investuese. Fatkeqesisht edhe Ragner Frisch edhe Keynes-i u zhgenjyen, pasi fondi monetar nderkombetar u zoterua nga financieret amerikane te cilet nuk pranonin te tilla kufizime. Ne ditet e sotme, ata qe kane krijuar krizen aktuale, financieret e Wall Street, po japin keshilla sesi mund te zgjidhet problemi i krizes. Kjo eshte dhe arsyeja sepse problemi i krizes ende nuk eshte zgjidhur, dhe qe ne dy vitet e ardhshme bota do te perballet me papunesine masive, dhe humbje te medha, gje qe do te shkaterroje nje pjese te vendeve dhe fondi monetar nderkombetar nuk do te kete burime te mjaftueshme per te ndihmuar vendet ne zhvillim. 4. Konkluzione 1. Kriza financiare aktuale qe ka prekur ekonomine boterore, ka elemente sistematike dhe vendet e prekura nuk mund te zgjidhin problemin e krizes ne menyre te izoluar. Nje pergjigje efektive duhet te kombinoje masat ne nivel kombetar dhe nderkombetar. 2. Ne disa vende, faktoret e brendshem kane luajtur nje rol kryesor ne krizen financiare. Megjithate, edhe te tjera vende, me ekonomi te zhvilluar dhe institucione shumevjecare, gjithashtu jane prekur nga paqendrueshmeria financiare globale. Per me teper, impakti i krizes financiare ne cmimet e burses ka qene nje faktor kyc ne reduktimin e fitimeve nga eksportet dhe rritjen ekonomike ne nje numer te madh vendesh, ne menyre te vecante ne vendet ne zhvillim. 3. Nje recete unike per pergjigjen ndaj krizes financiare, nuk eshte as e realizueshme dhe as e deshiruar. Politikat e brendshme duhet te hartohen sipas rrethanave specifike te secilit vend, si dhe duhet te kene si qellim te rivitalizojne rritjen ekonomike, dhe te sigurojne qendrueshmerine financiare. Keto perpjekje duhet te kompletohen nepermjet veprimeve te pershtatshme nga vendet e zhvilluara. Keto perpjekje duhet te sigurojne rritje ekonomike te panderprere si dhe zhvillim te qendrueshem. 4. Aplikimi i politikave mbrojtese nuk mund te jete zgjidhja e problemeve globale financiare qe po perjeton bota sot, por thjesht mund te sherbeje per t a thelluar me tej krizen. Poltikat e orientuara nga rritja ekonomike perbejne celesin per reduktimin e rrezikut te renies ekonomike globale dhe presionit per mbajtjen e pozicionit mbrojtes. 5. Ngjarjet e fundit nenvizojne edhe nje here rendesine e nje mjedisi te jashtem favorizues, kundrejt realizimit te objektivave te vendosura nga politikat per

128 128 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 mbeshtetjen e vendeve ne zhvillim. Krijimi i nje mjedisi te jashtem financiar pozitiv per te mbeshtetur politikat e brendshme do te kerkoje nder te tjera, supervizim te pershtatshem dhe transparent te ndryshimeve afatshkurtra te kapitalit. 6. Eshte e nevojshme nje reforme e arkitektures financiare nderkombetare aktuale, me qellim reduktimin e mundesise se perseritjes se krizes financiare si dhe per ta menxhuar krizen financiare akoma me mire. Perfaqesimi teresor si dhe pjesemarja e vendeve ne zhvillim duhet te jete nje pjese integrale procesit te kesaj reforme. Pikepamjet e vendeve ne zhvillim duhet te merren ne konsiderate. Efektiviteti i shumeanshem dhe mbikqyrja e brendshme jane thelbesore per parandalimin e krizave financiare. Kjo mbikqyrje duhet te marre ne konsiderate rolin e pavaresise nderkombetare globale ne transmetimin e pasigurise financiare. Ne hartimin e politikave nderkombetare ne fushat e tregetise, politikave monetare dhe financave nevojitet nje koherence me e madhe. 7. Reforma e arkitektures financiare duhet te perfshije memorizimin e dobesive dhe te carave te sistemit te konstatuara, ne kuadrin rregullator ekzistues, me qellim realizimin e hudhenies dhe rrjedhjes se flukseve te parase pertej kufijve. Qellimi i kesaj reforme ka nevoje te shtrihet ne nje nivel me te gjere te aktiviteteve financiare. 8. Nevojitet nje transparence me e madhe e operacioneve te institucioneve financiare private, qeverive dhe institucioneve financiare multilaterale, me qellim rritjen e efektivitetit te mbikqyrjes se politikave dhe tregjeve si dhe ndermarjes se veprimeve periodike per te parandaluar paqendrueshmerine financiare. Per kete qellim duhet te inkurajohet nje proces keshillues. 9. Nje autoritet rregullator dhe mbikqyres i perforcuar dhe i kujdesshem, i sitemit financiar ne nje proces liberalizimi te mireorganizuar, mund te kontribuoje per nje qendrueshmeri financiare me te madhe. Reformat e brendshme qe duhet te merren ne konsiderate perfshijne: (a) transparence me te madhe; (b) konsolidimi i standarteve rregullatore kombetare; dhe (c) masa rregullatore me efikase per shpendarjen e barres se krizes, si reduktimi i paaftesise paguese, dhe permiresimi i regjimit debitorkreditor. 10. Gjithashtu mund te nevojitet perdorimi i instrumentave te tjere per parandalimin e paqendrueshmerise financiare eksteriore pa implikuar transaksionet dhe flukset investuese afatshkurtra dhe afatgjata. Mesime te dobishme mund te nxirren nga eksperiencat e suksesshme ne nje pjese te vendeve me aplikim te ketyre investimeve. Megjithate, rregullimi dhe kontrolli i flukseve financiare nuk duhet te perdoret per te mbeshtetur politika te papershtatshme. 11. Megjithese parandalimi i krizave financiare mbetet qellimi kryesor i reformave ekonomike, nevojiten gjithashtu masa per nje menaxhim me te mire te krizave financiare nese ato lindin. Nje mase e tille mund te jete krijimi i nje institucioni kreditues i shansit te fundit, me burime te pershtatshme per te siguruar likujditetin e nevojshem per te mbeshtetur vendet qe perballen me veshtiresi financiare eksteriore. Megjithate, mund te jete gjithashtu e dobishme te eksplorohen rruge alternative te menaxhimit te krizes financiare qe mund te sigurojne mbrojtje nga veprimet spekulative dhe carjet e tregut, qe mund te sigurojne reduktimin e deformimit moral,

129 Kriza Financiare Globale dhe lidhjet e saj me Instrumentat Financiare 129 dhe te sigurojne shperndarje me te njetrajtshme te barres financiare midis debitorit dhe kreditorit. Vendet e zhvilluara duhet te marrin ne konsiderate veprime te tjera per te lehtesuar sigurimin e likujditeteve nga vendet ne zhvillim qe perballen me veshtiresi financiare eksteriore. 12. Duhet te kete bashkepunim dhe partneritet midis aktoreve kryesore (autoriteteve rregullatore bankare, aksionereve, drejtuesve, komiteteve, audituesve te brendshem dhe te jashtem si dhe publikut konsumator), nepermjet politikave te percaktuara per nje dimension specifik te cdo fushe te riskut. Kreditimi eksesiv bazuar ne hipotekimet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishte shkaktar I krizes financiare globale aktuale. Kreditimi eksesiv, sisteme te papershtatshme te menaxhimit te risqeve, mungesa e transparences dhe standarteve ne tregje, si dhe disiplina joefektive e tregjeve jane disa nga faktoret kryesore qe kane kontribuar ne krizen financiare globale. Parandalimi I krizave eshte I nje rendesie madhore per shkak te kostove sociale dhe ekonomike te jashtezakonshme. Mbrojtja kryesore mbeshtetet ne politikat vetjake te shteteve si dhe ne kudrin rregullator institucional. Masat parandaluese perfshijne mbikqyrje te ashper te institucioneve financiare si dhe nxitjen e transparences, disiplines se tregjeve dhe qeverisjen sa me te mire. Vendet ne zhvillim duhet gjithashtu te ndertojne sektore financiare productive dhe te qendrueshem, te reduktojne ndervaresine nga bankat dhe te inkurajojne ndermjetesimin nepermjet tregjeve te kapitalit. Nje politike makro-ekonomike e shendoshe eshte sigurisht thelbesore per reduktimin e paqendrueshmeise financiare. Kriza e kreditimit nepermjet hipotekimeve ka krijuar zona te paqendrueshme financiare ne te gjithe boten. Pothuajse cdo problem ne ditet e sotme papritur kthehet ne problemin e te gjitheve, pa marre parasysh origjinen e tij. Kriza e kredive hipotekare nuk eshte nje problem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ashtu si kur SARS nuk eshte problem i Azise, dhe shkrirja e akujve nuk eshte nje ceshtje e arktikut te veriut. Problemet globale kane nevoje mbi te gjitha per zgjidhje globale. Literatura Chen, J, 1999, Derivative Securities: What They Tell Us, Quantitative Finance,, Available at SSRN: or at SSRN: Criado, Sarai and Rixtel, Adrian van, 2008, Structured Finance and the Financial Turmoil of : An Introductory Overview, (August, ). Banco de Espana Occasional Paper No Available at SSRN: or Financial Stability Board, 2010, Implementing OTC Derivatives Market Reforms, Available at: Gilani, Shah, 2008, The Real Reason for the Global Financial Crisis...the Story No One s Talking About, Money Morning, available at: (2008); Greenberger, M, 2010, The Role of Derivatives in the Financial Crisis, Testimony of Michael Greenberger, Law School Professor, University of Maryland School of Law, Financial Crisis Inquiry Commission Hearing, Washington DC, 30th June 2010;

130 130 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Hoje, J, Lee C, Munguia, A and Nguyen C, 2009, Unethical Misuse of Derivatives and Market Volatility around the Global Financial Crisis, Journal of Academic and Business Ethics, Available at: IMF (International Monetary Fund), 2008, Global Financial Stability Report: Containing Systemic Risk and Restoring Financial Soundness, IMF, April 2008; Kimball-Stanley, A, 2008, Insurance and Credit Default Swaps: Should Like Things be Treated Alike? Connecticut Insurance Law Journal, Vol. 15 No 1, 2008; DERIVATIVE INSTRUMENTS AND THE FINANCIAL CRISIS : ROLE AND RESPONSIBILITY 21 Knapp, A, 2008, The Root of the Financial Crisis isn t Government, Available at: Petrova, I, 2009, Derivatives as the World Financial Crisis Factor, Journal of Business Management, 3/2009, pp 75-84; Knapp, A, 2008, The Root of the Financial Crisis isn t Government, Available at: Petrova, I, 2009, Derivatives as the World Financial Crisis Factor, Journal of Business Management, 3/2009, pp 75-84;

131 SOCIOLOGJIA DHE TURIZMI - DUALIZEM APO ANTAGONIZEM PhD. Stela ZOTO As. Prof. Dr. Suela JORGJI 1 Summary Better understanding of the effects of travel on individuals, families or other groups and society as a whole is of great importance in the recognition of the benefits and disadvantages of this phenomenon. Effects on the population travel experiences in countries of origin and destination should determine to what extent societies encourage or not encourage the development of tourism. It is this connection has pushed to see the relationship between tourism and sociology. 1. Metodologjia e studimit; Per te bere studimin ne rradhe te pare kam shfrytezuar literature egzistuese ne lidhje me psikologjine e turizmit, maredhenien qe egziston midis ketyre dy fushave. Kjo teori percakton tre variabla kryesore psiko-social qe ndikojne turizmin. Keto jane qendrimet, motivet dhe aktivitetet. Qendrimet e banoreve te destinacionit ndaj turizmit, motivet e turisteve qe udhetojne dhe aktivitetet e turisteve ne destinacion. 2. Sociologjia e turizmit Ky artikull ekzaminon disa nga aspektet me te rendesishme sociologjike te turizmit. Kuptimi me i mire i efekteve te udhetimit tek individet, familjet apo grupet e tjera dhe shoqerise si nje e tere eshte me rendesi te madhe ne njohjen e benefiteve si dhe te disavantazheve te ketij fenomeni. Efektet ne eksperiencat e udhetimit te popullsise ne vendet e origjines dhe ato te destinacionit duhet te percaktojne se deri ne cfare mase shoqerite inkurajojne apo nuk inkurajojne zhvillimin e turizmit. Efektet sociale te turizmit mund te shihen ne 3 drejtime: Efektet individuale Efektet mbi familjen Efektet mbi shoqerine Nje individ i cili shkon ne nje vend te panjohur gjen nje mjedis jofamiljar jo vetem gjeografikisht por edhe personalisht, nga ana sociale dhe ajo kulturore. Njerezit te cilet udhetojne ndeshen me nivele te ndryshme kulturash ne te cilat ata duhet te gjejne veteveten. Keshtu qe udhetari perballon probleme per te cilat duhet gjetur nje zgjidhje nese duam qe udhetimi te jete plotesisht i suksesshem dhe i kendshem. Udhetaret duhet te menaxhojne burimet e tyre financiare dhe kohore ne situata te ndryshem nga ato te perditshmet. Ata gjithashtu duhet te menaxhojne bashkeveprimet e tyre sociale dhe marredheniet sociale me qellim qe te sigurojne mbeshtetje, strehe dhe nevoja te tjera si dhe mundesine per te krijuar lidhje shoqerore. Duke percaktuar dhe shkallen e ndryshimit kulturor, duke nxjerre dhe rezultate ne lidhje me faktin se se sa jofamiljare deshiron ta kete turisti mjedisin larg vendbanimit te perhershem. Personat qe udhetojne veprojne keshtu me personat me kulturat e tjera. Pavaresisht nga shkalla e pjesemarrjes lokale udhetaret duhet te kene nje informacion mbi destinacionin. Pervojat qe sigurohen nga udhetimet kane nje efekt te thelle mbi udhetarin mbasi mbeten ne kujtese. Turizmi qe ka si baze vezhgimin e menyres se te jetuarit te njerezve te tjere, eshte nje metode e strukturuar per ata qe deshirojne te futen thelle ne njohjen e menyrave te jeteses. Disa udhetare preferojne nje eksperience kontaktesh me selektive. Shembuj jane turet rreth subjekteve kulturore dhe eksperiencat si studimet antropogjene apo pjesemarrja ne festivale arti e folklori. Pavaresisht shkalles se pjesemarrjes lokale udhetari te pakten ne 1 Fakulteti i Ekonomise, Universiteti i Korçes.

132 132 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 menyre siperfaqesore duhet te studioje vendin qe do vizitohet dhe te arrije ne disa vendime rreth menyres se si duhen zgjidhur problemet e ndryshimeve mjedisore. Eksperiencat e udhetimit kane nje efekt te thelle tek turisti por edhe tek shoqeria sepse eksperiencat e udhetimit shpesh jane kujtimet me te bukura ne jeten e nje individi. a. Efektet ne familje Ndersa nje familje eshte duke u zgjeruar udhetimet do jene ne qender te vemendjes cdo vit. Udhetimet familjare jane mjaft edukative dhe te dobishme per familjen. Sa me shume edukativ dhe i qellimshem te jete nje udhetim aq me shume benefite marrim prej tij.prania e femijeve te vegjel con ne zvogelimin e udhetimeve. Me rritjen e numrit te pjesetareve ne familjen dhe me rritjen e femijeve, udhetimet rriten cdo vit. Parapergatitja dhe eksperienca e vete udhetimit jane raste te paharrueshme ne jeten e familjes. Studimi perpara udhetimit dhe konsulenca e eksperitit te udhetimit shtojne dobine qe marrim nga udhetimi. b. Efektet ne shoqeri Udhetimi ka nje ndikim te rendesishem ne kuptimin dhe vleresimin e njerzve te tjere. Politikat qeveritare ne vendet ne zhvillim inkurarojne udhetimin sidomos udhetimin e brendshem dhe sherbejne si nje mjet per te njohur qytetaret me pjeset e tjera te vendit te tyre si dhe te vleresojne vendin e tyre. Prezenca e vizitoreve ne nje vend prek konturet e jetes se banoreve vendas. Menyra se si sillen turistet dhe marredheniet personale me qytetaret e vendit prites shpesh kane nje efekt te thelle ne menyren e jetes dhe qendrimet e banoreve vendas. Pra, prania e vizitoreve ndikon ne menyren e jeteses. Efektet me te theksuara te ketij fenomeni jane sidomos kur turiste nga Amerika e Veriut apo Europa perendimore vizitojne vende me nje kulture te karakterizuar nga niveli i ulet ekonomikn dhe i jeteses se popullsise vendase. Ky fakt vihet re ne marredhenien me personelin e hoteleve dhe restoranteve te cilet krijojne kontakte me klientin. Vizitori influencohet nga ndryshimi ne kulturen e vendeve. Pergjithesisht ky efekt sjell nje vleresim ne rritje per cilesin e jetes se vendit qe vizitojne i cili eshte i ndryshem nga ai qe kane ne vendin e tyre. Keto grupe njerezish te rinj qe do takojne behen me atraktive se sa grupet qe ata takojne ne jeten e tyre te perditshme. Sidoqofte jo te gjitha keto marredhenie mund te jene te deshirueshme. Ndjenja jo fort pozitive mund te gjeneroje nga vendasit kundrejt turisteve si rezultat I gap-it ne rrethanat ekonomike, menyrave te sjelljes, pamjes se jashtme dhe efekteve ekonomike. Por edhe ndjenjat negative te turisteve kundrejt vendasve nuk jane te pazakonta, sidomos aty ku ka konflikt interesi per shkak te turisteve. P.sh kerkesa per te mira nga turistet perben nje tendence per te rritur cmimet dhe kjo shkakton nje ndjenje te keqe. Nje forme tjeter e zemerimit rezulton nga ndjenja e inferioritetit midis grupeve te ndryshme per shkak te kontrasteve me turistet. Disa sociologe mendojne se turizmi nuk eshte gje tjeter pervec se perplasje e kulturave dhe e vlerave. Ketu fillon konfrontimi i drejtperdrejte i njerezve me vlera kulturore dhe forma sociale mjaft te ndryshem. Perplasja kulturore mund te sjelle keto pasoja. 1. Kundershtimet te cilat shprehen ne dy menyra Kur turistet nuk pranohen nga ana e komunitetit prites (sjellja jo e mire) Kur komuniteti prites nuk pranohet nga turistet (mosperfillja ndaj rezidenteve, zakoneve, stilit te jetes, fjalorit ose te folurit te tyre) 2. Perhapja ne te cilen te dyja grupet adaptojne tiparet kulturore ose elementet e tjere Keto ndikime kulturore jane arritur nepermjet: Rritjes se menyrave te ndryshme te transportit

133 Sociologjia dhe turizmi-dualizem apo antagonizem 133 Nje numri te madh te paketave turistike te cilat stimulojne kontaktet ndermjet njerezve te kulturave te ndryshme. Disa nga efektet sociale me negative jane: Hyrja e veprimtarise se padeshirueshem si prostitucioni, alkolizmi, bixhozi etj Tensioni racial Humbja e krenarise kulturore Ndryshimi ne menyren e jeteses Por gjithashtu vizitori meson rreth kultures, historise, tradites dhe zakoneve te vendeve qe vizitojne. Funksioni kulturor sjell nje argetim te nje cilesie me te larte. Aktivitete te tilla jane Vizita ne muze Pjesemarrja ne koncerte Shfaqje te ndryshme Ekspozita Zbulime arkeologjike Nepermjet ketij funksioni krijohen kontakte me njerez te tjere per t u ngritur nga ana kulturore, duke mesuar per zakonet dhe traditat apo historine e tyre. Ndikimi i turizmit mbi kulturen eshte veshtire te vleresohet. Kerkesa turistike mund te sjelle te mira dhe te keqija.mund te sjelle mbrojtjen ose prishjen e formave dhe te artit lokal ose te zakoneve. Ana pozitive qendron ne faktin qe artistet vendas, muzikantet, jane te afte te mbajne te lidhin mjeshterine e tyre me pushimet duke ndihmuar ne kete menyre ne mbajtjen gjalle te artit te vendit origjine. Kjo menyre e te ushtruarit te artit nga artistet mund te shkaktoje nje rritje te interesit te rezidenteve ndaj trashegimise se tyre kulturore.ana negative qendron ne faktin se turistet duke ushtruar artin apo traditat e tyre mund te shkaterrojne vleren kulturen si dhe respektin e rezidenteve lokale per format e artit te tyre, fene traditat dhe zakonet. Interpretimi kulturor eshte nje nga menyrat qe sherben per te zbutur efektet negative te turizmit mbi kulturen e rajonit prites. Nje prej objektivave kryesore te tij eshte te ndihmoje vizitoret te jene te ndergjegjshem ne vleresimin e kuptimin e kultures se njerezve te zones qe ata vizitojne. Informimi sa me I mire I vizitoreve rreth nje eventi do te ndikoje ne respektin e tyre ndaj popullsise vendase. Ndersa per rezidentet interpretimi kulturor zgjeron me teper arsyetimin e tyre per mbrojtjen e integritetit kulturor.vizitoret duhet te ndihen te mikpritur ne te gjitha veprimtarite. Shume komunitete ofrojne programe te vecanta per punonjesit e cdo biznesi qe ka kontakte te shpeshta me vizitoret. Te tjere zbatojne programe te vecanta te informacionit publik per te bindur shtetasit per rendesine e turizmit ne komunitet.nje element shume terheqes per turistet eshte realizimi I produkteve artizanale karakteristike te zones. Prandaj eshte e rendesishem qe keto te jene origjinale. Ekspozimet terheqese neper hotele do t i nxisin vizitoret te blejne si dhe do ti drejtojne ata ne tregun lokal. Defrimi lokal gjithashtu eshte pjese e rendesishme e pervojes se tyre. Pavaresisht efekteve negative te trasheguara ne kulturen e nje vendi, levizja turistike ne pjesen me te madhe dallohet per nje ndikim pozitiv per keto arsye. Permes levizjes turistike behet i mundur shkembimi kulturor mes turisteve e vendasve Krijohet nje atmosfere tolerance midis njerezve me kultura dhe raca te ndryshme Turizmi ben te mundur afrimin e njerezve, krijimin e lidhjeve, te miqesise. Karakteristikat e jetes dhe udhetimi Egzistojne nje sere elementesh te cilet kane rritur interesin midis vendeve per vendet e tjera si 1. Rritja e standarteve te jeteses 2. Ndryshimi ne strukturen e moshes popullsise 3. Niveli ne rritje i edukimit dhe shkollimit 4. Komunikimi me i mire 5. Ndergjegjesimi social i njerezve lidhur me mireqenien dhe aktivietet e personave te tjere Karakteristikat e udhetimit lidhur me moshen dhe vendndodhjen.me kalimin e moshes (60 vjec e lart), personi mund te behet me pasiv per udhetimin. Udhetimet familjare lidhen ngushte me fazat e jetes se familjes. Prania e femijeve te vegjel tenton te

134 134 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 reduktoje numrin e udhetimeve dhe familja eshte me teper e orientuar nga e ndenjura ne shtepi. Ciftet e martuara pa femije jane udhetaret me te mire. Me rritjen e femijeve, familjet e rrisin aktivitetin e tyre dhe familjet me femije te moshave vjec udhetojne me shpesh se ato me femije te vegjel. Me rritjen dhe largimin e femijeve nga berthama e familjes ne ciftet e martuara ringjallet deshira per udhetim. Gjithashtu ne kete faze te jetes ata kane me teper kursime ndaj financiarisht jane ne gjendje te perballojne me teper udhetimin. a. Tarifat e grupeve te shoqerive ajrore Nje variacion tjeter ne udhetimin ne grup eshte edhe rritja e tipeve te ndryshme te tarifave bazuar ne grupe te promovuara nga shoqerite ajrore. Grupe me pesembedhjete veta ose me shume kane tarifa me te uleta. Disa nga shoqerite me te njohura ajrore po sigurojne sherbime charter. Nje sherbim tjeter eshte charteri publik ku nje avion vihet ne dispozicion te nje grupi te caktuar te cilet kane te njejtin destinacion udhetimi. Sherbime te tilla sigurohen nepermjet agjenteve apo agjensive te udhetimit. b. Turet me interesa te vecanta Udhetimet ne grup per interesa te vecanta jane nje tjeter segment me rendesi ne rritje. Turet organizohen per ata grupe te cilet jane te interesuar ne agrikulture, arkeologji, arkitekture, arte, vezhgimin e zogjve, biznes, keshtjella, studime etnike, gjueti, festivale, kopshtari, golf, histori, letersi, natyre, opera, fotografi, interesa profesionale, kerkim fizike, safari, ski, studime sociale, sport, teater, vinoteka etj. c. Turizmi social (i subvencionuar) Megjithese eshte pak e veshtire te perkufizohet turizmi social jane bere studime serioze ne lidhje me kete ceshtje. Perkufizimi per turizmin social permblidhet si me poshte: Turizmi social eshte nje tipologji turizmi i praktikuar nga grupe me te ardhura shume te uleta i cili behet i mundur nga sherbime themelore dhe te ndara nga njera tjetra. Nje tjeter perkufizim percakton turizmin social si nje tipologji turizmi e praktikuar nga ata qe nuk jane ne gjendje te perballojne kostot e paketes pa nje nderhyrje sociale, pra pa asistencen e nje shoqate te ciles individi i perket. Nga keto perkufizime duhen sqaruar; se pari idea e mjeteve te kufizuara, e dyta turizmi social subvencionohet nga shteti, autoritetet lokale, sindikatat e punetoreve, apo shoqata te tjera te ciles i perket individi. Se treti udhetimi jashte vendbanimit, mundesisht ne nje mjedis te ndryshem qe zakonisht eshte brenda vendit ose shume afer vendit te origjines. d. Pushimet e paguara Pushimet e paguara jane vendosur tashme ne te gjithe boten dhe ne shume vende nje minimum prej dy ose tre javesh specifikohet nga ligji apo marreveshjet kolektive. Nje nga temat e sociologeve te shekullit te njezet eshte rritja e kohes se lire per punonjesit, si dhe zhvillimi edukativ dhe kulturor, qe e ben te mundshem kjo kohe argetimi. Shume punonjes detyrohen te bejne pushimet e tyre ne shtepi, pjeserisht per shkak te mungeses se mjeteve dhe eksperiences se udhetimeve, veshtiresive ne transport, etj. 3. Antropologjia e turizmit Antropologjia dhe turizmi kane sinergji midis tyre. Te dyja kerkojne te identifikojne dhe t i japin kuptim kultures dhe dinamikes humane. Per arsye se turizmi eshte nje pakete globale e aktiviteteve qe pershkruajne shume kultura eshte e nevojshme qe te kuptohet me thelle pasoja e nderveprimit midis shoqerive gjeneruese dhe pritese te kerkeses turistike. Duke analizuar me tej Smith ka theksuar se Antropologjia ka kontribute te rendesishme per t i ofruar studimit te turizmit, sidomos permes etnografise baze si dhe modelit te akulturimit dhe berjes te ditur qe turizmi eshte vetem nje element ne ndryshimin e kultures. Nje interpretim i kesaj mund te jete qe Smith argumenton qe

135 Sociologjia dhe turizmi-dualizem apo antagonizem 135 nderveprimi njerezor, jo biznesi dhe marketingu, eshte faktori kryesor per shume paradokse te turizmit. Nese ne pranojme kete, lidhja midis turizmit dhe antropologjise behet akoma dhe me e rendesishme. Antropologjia mund te sjelle tek turizmi: Studimin e nje varieteti fenomenesh ne lokalitete te ndryshme me qellim identifikimin e tendencave Faktoret ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe lidhjen midis tyre Vazhdimin e nje analize me te thelle (p.sh cfare e shkakton turizmin) Rrënjët e antropologjise se turizmit: Udhëtimi i shenjtë apo shfrytëzim imperialist? Para zhvillimit të një antropologjie të vertete të turizmit, janë hulumtuar elemente që tani janë pjesë e saj. Nga shkencëtarët e hershem shoqërore, Durkheim ( ), është ndoshta më me ndikim në analizat e turizmit, pasuar ndoshta nga Van Gennep dhe Victor Turner. Durkheim njihet në përgjithësi si dijetar që krijoi dhe ndërtoi kuadrin teorik brenda te cilit sociologjia ishte në gjendje të vepronte si një shkencë. Ai shqyrtoi pyetje në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet individit dhe shoqërisë. Në mënyrë të ngjashme, Van Gennep (1960, botuar per here të parë në vitin 1908) beri nje teori për kalimin nga një kategori sociale në një tjetër gjatë te ashtu-quajturit ciklit të jetës të individit. Analiza e tij ishte rreth riteve te kalimit që i japin forme ngjarjeve të rëndësishme në jetën e nje individi të tilla si puberteti, adoleshenca, martesa, familja, etj. Ai vuri përpara idenë se ritet e tilla të kalimit përbëheshin nga tre elemente kryesore: 1. Ndarjen (heqjen rituale të një personi nga shoqëria dhe nga jeta e zakonshme e bere deri ne ate moment). 2. Izolimin (një periudhë e izolimit për personin qe ndjek ndarjen dhe i paraprin fazës se ardhshme), 3. Inkorporimin (ri-grupimi i personit në shoqëri me statusin e tij te ri). Duhet të theksohet se duhet bere një dallim midis riteve te kalimit të cilat mund të përkufizohen si kalimi nëpër një proces për të ndryshuar kategorine sociale (zakonisht, dhe si u tha më lart, nga fëmijëria në moshën e rritur, nga beqaria ne martese) dhe riteve te intensifikimit të cilat rrjedhin nga cikli vjetor i rinovimit që ri-afirmojne (ose intensifikojne) marrëdhëniet e një personi me shoqërinë dhe ndryshojne ritmin e shoqërisë mbi një bazë të vazhdueshme (të tilla si ditëlindjet apo jubilete, sezonin e korrjes, apo fillimin e dimrit). Ritualet që rrethojnë një ceremoni martese te stilit perëndimor, fustan të bardhë, nata e fundit e beqarise në shoqërine e miqve të gjinisë së njëjtë, mbërritjes në kishë te nuses dhe dhëndërit në kohë të përcaktuar dhe nga vende të ndryshme, dhëndërit nuk i lejohet për të parë nusen e tij- (të paktën në ditën e dasmës) derisa ajo arrin në derën e kishës, etj. Të gjithë janë tregues të 3 fazave te Van Gennep. Këto rituale janë thënë për të ndihmuar me përforcimin e nje ndjenje kolektive dhe integrimit social. Victor Turner ka zhvilluar këto ide te tranzicionit: Në situaten aktuale te ritualit, me eksitimin e saj social dhe stimujve fiziologjike, të tilla si te kënduarit, vallëzuarit, alkooli, dhe mënyrat e çuditshme të veshjes, simbolet rituale. Normat dhe vlerat në njërën anë mbushen plot me emocione, ndërsa emocionet bazë fisnikerohen nëpërmjet kontaktit me vlera sociale. (1967:30). Kështu në disa shoqëri, është e pranueshme për një njeri të bëhet ne menyre te pakontrolluar i dehur dhe ndoshta të veprojë në një mënyrë jo të zakonshme në një strip-club! Turner i referohet këtyre periudhave mes sferave normale të ekzistencës si gjendje apo kategori te gjysmes se

136 136 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 rruges se jetes. Është relativisht e lehtë për të parë pse idetë e Van Genneps dhe Turners kanë rezultuar tërheqëse për ata që kërkojnë arsye per turizmin. Australianët dhe New Zelandezet kalojnë një faze jete kur ata ndermarrin udhëtimin e tyre të gjatë në Evropë. Kjo është zakonisht në një fazë ndërmjet universitetit dhe fillimit te punës. Ajo përfshin kryerjen e një udhëtimi me shokët, personi ka lënë mënjanë jeten normale dhe zakonisht përfshin disa lloj ceremonish mirëseardhje ne shtëpi derisa kthehet i gatshem për t'u bashkuar me shoqërine normale, t e ndjeke rregullat normale që zakonisht përfshin martesen dhe familjen. Një pyetje kyçe që del në këtë fazë është se në qoftë se turizmi është një rit ose ceremoni, në mënyrën që Van Gennep i karakterizon, a kanë ata një funksion ne perforcimin e ndjenjës kolektive dhe integrimit social? Ne mund të shkojë një hap më tej dhe të kërkojmë, në kontekstin e fushave qe gjenerojne turizmin kryesor të botës së industrializuar/pas industrializuar, çfarë do të thotë një turist per shoqërinë? Përgjigjet mund të jene qe ne perpjekje për të gjetur një gjendje shpirtërore të shenjtërisë që vendos kufijte e fese nga profania. Turizmi mund te shihet si nje entitet lirie. Prandaj duke percaktuar turizmin si nje simbol te ekonomise moderne dhe lirise sociale mund te interpretohet si nje simbolizim i shoqerise ne vetevete saktesisht duke përsëritur përdorimin e entitetit siç përshkruhet nga Durkheim në kërkimet e tij ne kete fushë. Duke shqyrtuar idenë e turizmit si ritual dhe udhëtimin e shenjtë (në veçanti punën e Graburn) ne tani kthehemi në një tjetër perspektivë: atë të turizmit si një formë e imperializmit. Turner dhe Ash u shprehen: turizmi modern është një formë e imperializmit kulturor, një kërkim i pafund për argëtim, diell dhe seks nga kërkuesit për kënaqësi dhe që janë të dëmshme per kulturat lokale dhe ndotëse në botë. Turizmi është nje pushtim nga qendrat e zhvilluara metropolitane në periferite e paqytetëruara. Shkatërron ne menyre te pakuptueshme dhe pa qëllim (1975:129). Puna e Nash në këtë fushë ishte përgatitur nga një besim i ngjashem: që turisti modern, siç ai e quan atë, si tregtari, punëdhënësi, pushtuesi, guvernator, edukatori, apo misionari, është parë si agjent i kontaktit mes kultures dhe, drejtpërdrejt ose tërthorazi, shkaku i ndryshimit sidomos në rajonet më pak të zhvilluara të botës (1989:37).Disa tema lindin nga esete e Nash të cilat kanë pasur një ndikim të fuqishëm në punën e shume studimeve mbi turizmin nga një perspektivë shkencore sociale. Analizat e zhvillimit turistik nuk duhet të bëhen pa iu referuar qendrave prodhuese që gjenerojnë suficite të mjaftueshme për të mundësuar turizmin (në kuptimin e kohës së lirë e udhëtimit) dhe vete turistët; Kjo situatë krijon një shkallë te kontrollit nga rajoni gjenerues gjatë rajonit prites dhe se kjo e bën qendren metropolitane, imperialiste, dhe turizmin një formë te imperializmit; kjo marrëdhënie është drejtuar tërësisht drejt furnizimit te cfaredo gjeje qe turistët duan përfshirë atë që mund te mos gjendet ne menyre të natyrshme të tilla si ushqim të shpejtë, ajer te kondicionuar, pishina dhe ushqime dhe pije të importuara: një infrastrukturë mbështetëse është zhvilluar në këtë mënyrë; transaksionet me banorët lokale në thelb janë të pabarabarta dhe se është kjo pabarazi qe ve nje kornize ne marrëdhëniet mes vendasve dhe të ftuarve; janë shpesh pabarazite ekonomike midis vendasve dhe mysafirëve, si kolonializmi, të cilat mund të bejne qe te lindin ndjenjat e superioritetit midis te ardhurve. Një sistem turizmi mund të zhvillohet (sidomos në vendet me një bazë shumë të kufizuar ekonomike) i cili mund të përfshije ekonominë e përgjithshme në një ekonomi shërbimi drejtuar përmbushjes së nevojave, të huajve te rastit.

137 Sociologjia dhe turizmi-dualizem apo antagonizem 137 Këto tema mund të përmblidhen si vartësi dhe perhapje e kulturave. Ne menyre te habitshme, Nash e quan popullin vendas që merr iniciativën për të ndihmuar në zhvillimin e zonave turistike, bashkëpunëtorë. Puna e mevonshme e Nash është shumë më pak kritike per turizmin si një aktivitet shoqëror, dhe në librin e tij më të fundit, botuar në 1996, imperializmi i botes nuk shfaqet me në indeks. Çfarë Nash dhe pasuesit e tij deshtuan për të trajtuar në analizat e tyre është çështje e alternativave ekonomike. Duke parë kushtet sipas të cilave, për shembull, femrat e reja janë të punësuara në fabrikat e prodhimit te veshjeve në Sri Lanka, ku çdo lëvizje e tyre është e kontrolluar dhe e rregulluar dhe pagat mezi paguhen, në mënyrë të qartë kjo industri veshje nuk ofron shumë shpresa. Në këtë kontekst, turizmi siguron një potencial shumë më realist se sa kjo industri. Temat kryesore në Antropologjine e turizmit Jane sugjeruar pesë tema kyçe në antropologji: Lloji i cultures Kultura dhe mbijetesa Formimi i grupeve Kërkimi për rregull Ndryshimi i se ardhmes. Mënyra në të cilën këto tema të gjera ndërfaqen me turizmin mund të shpjegohet përmes punës se Jafar Jafari (editor i Kronikave te kerkimit te Turizmit). Çfarë Jafari ka sugjeruar është me interes të madh per sociologet qe studiojne turizmin. Mënyra e tij për të pare turizmin si sistem është para së gjithash për të ngritur dy nën-sistemet, një për rajonet gjeneruese e cila ofron një derdhje të turistëve, dhe një tjetër për zonat e pritjes e cila perfshin prurjen e turistëve. Ai pastaj i vendos këto nën-sistemet brenda kontekstit të një të trete: zonat e ndërvarësisë reciproke. Jafari bën një lidhje midis kërkesës dhe ofertës që shkon përtej ekonomisë apo marketingut. Pika e tij është që vendet e industrializuara (ose te pas-industrializuara) varen nga fushat rekreative per të ndihmuar ne rigjenerimin e qytetarëve të lodhur. Ky eshte nje pozicion mjaft i ndryshem nga ai i shkencetareve politike, qe do te theksojne deshtimin ekonomik te turizmit per te ofruar mallra ekonomike per vende ne zhvillim. Megjithatë, në se destinacionet ekzistuese nuk do të dorëzojnë mallrat rekreative ajo çfarë mbetet është qe fuqia ekonomike e vendeve prodhuese të zhvendosë vëmendjen e tyre dhe të biznesit në vende të tjera. 4. Pse antropologët duhet te studiojne turizmin? Jane kater tema te gjera te cilat shfaqen me nje rëndësisë të parë në studimin antropologjik të turizmit: 1. Paradoks i të qenit lokal në një botë globale ; 2. Turizmit dhe rituali; 3. Turizmit si aventurë mitologjike 4. Turizmi dhe ndryshimi social. Turistët pushtojnë hapësirën kulturore gjatë vizitës së tyre, dhe per ta zene vend të veçantë gjërat autentike. Turizmi sjell efekte ekonomike dhe politike në mënyrë që të mundësojë një kuptim më të thellë për implikimet politike të zhvillimit dhe të ekonomisë, (dhe) ndryshimet shoqërore dhe kulturore, brenda zonave gjeneruese dhe pritese, në veçanti, të outputeve kulturore për t'u vizituar, dhe turizmit si një kërkues të origjinalitetit.ky kërkim i origjinalitetit mund të shpjegohet si një lloj i procesit kompensues me të cilin punonjësi i huaj kërkon nje ekzistence më autentike gjatë një pushimi jashtë vendit (Nash, 1996:66). Kjo pikëpamje është bazuar në punën e MacCannell i cili, nga ana e tij, ishte bazuar në një refuzim të tezës Boorstin's (1964) që

138 138 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 turisti modern me qëllim kërkon përvojat jo autentike, te ashtuquajtura pseudo-evente si pjesë e një jetese zakonisht sipërfaqësore në shtëpi. Pozita e MacCannell mbi pseudongjarjet e Boorstit është që turistët nuk shkaktojnë pseudo-ngjarje, si këmbëngul Boorstin (dmth. se turizmi është bërë sipërfaqësor, sepse vetë turistët janë sipërfaqësore), por se qëndrimet snob te Boorstin mbi dallimin midis turistëve dhe udhëtarëve janë pjesë e problemit te turizmit masiv, dhe jo një reflektim analitik në të (MacCannell, 1976:104). Urry ka një pamje që e dallon nga Boorstin dhe Nash. Ai kundërshton idenë e kërkimit për autenticitet si faktori kryesor motivues për turistët (edhe pse pranonte se kjo mund të jetë e rëndësishme). Ai vazhdon me një koment të mëtejshëm rreth bazës për organizimin e turizmit, një tipar kyç i cili duket të kete një dallim midis vendbanimit normal/ punës dhe përvojës turistike, sepse ka ne njefare menyre kontrast me përvojat e përditshme (1990:11). Kjo pasiguri në lidhje me motivacionin turistik thekson atë që nuk ka një lloj të vetëm turizmi. Përvojat qe ata kërkojnë do të jenë të ndryshme. Nash, në diskutimin-analizë te turistëve, e shtron ceshtjen ne këtë mënyrë: këta njerëz mund të kërkojnë më shumë ose më pak origjinalitetin në turizmin e tyre sipas mënyrës se si janë tjetërsuar ata nga kushtet shoqërore në të cilat ata jetojnë (1996:66 ). Ai vazhdon në mënyrë të ngjashme: Ka, vërtet, lloje te tjera të turizmit për të cilat, çështja e autenticitetit nuk ka dalë (Nash, 1996:82) Selwyn lidh keto perfundime duke na kujtuar se kjo ide e të qënit i huaj është e lidhur me kërkimin e Maslow, për vetë-aktualizimin: Deri tani ajo që është pranuar gjerësisht nga antropologët e turizmit eshte qe shumë nga turizmi bashkëkohor është themeluar në kërkimin për të shtyrë ata qe shkojne në drejtime të kundërta, për kërkimin e autenticitetit per te tjeret. Kjo ide e tensioneve na kujton nocionin e Levit-Shtraus e ekzistences se gjendjeve të kundërta dhe dualizmit simbolik te Malinowski's. Për turizmin, këto tensione mund të hulumtohen edhe më tej. Mbetet megjithatë, një nevojë për të shpjeguar pse lloje të veçanta turistike janë bashkangjitur në grupe të veçanta sociale në një periudhë të caktuar historike. Pyetjet pa përgjigje janë: Pse sjellje e veçantë? Pse grupe të veçantë? Pergjigjja me e afert është përmes punës së Passariello (1983), i cili ka studiuar turizmin e klases se mesme meksikane. Tre faktorë të ndërlidhur u sugjeruan që ofrojne një shpjegim për mënyrën se si modelet e gjetur u prodhuan dhe ndihmuan per te parashikuar modele te tjera më tej. Këto janë: te ardhurat e kufizuara kufizojne zgjedhjen e stilit, distancen dhe kohëzgjatjen e udhëtimit. Por, është shpjegim i mjaftueshem thjesht te kesh te ardhura te mjaftueshme? Por, a mund të lidhim pasurine-kulturore te klases se mesme me vetë-besimin? Apo kjo nuk supozon se gjërat që përbëjnë një edukim te klasës se mesme (literaturë, mitologji greke, art etj) janë të vetmit komponente te vlefshem te kulturës? Por a mund të justifikoje kjo prostitucionin e fëmijve, dehjen, plogështine? Puna e Passariello është e rëndësishme, dhe pse disi i paplotë, sepse analiza është bazuar në hulumtimet empirike dhe jo ne reflektim. Në rastin e veçantë të punës se Passariello, ne mund të shohim se zgjedhja e stilit turistik rrjedh nga situata dhe kultura e tyre në shtëpi. Por, në qoftë se ne në përgjithësi jemi dakord me idenë e shkembimit dhe sjelljes se turistëve, si i zgjedhin njerëzit këto ndryshime? A është thjesht një zgjedhje e atyre elementeve që nuk janë në gjendje të ndryshojë jetën e tyre normale? Duke pasur parasysh se shkembimi kulturor është një temë e vazhdueshme në antropologji, ia vlen të shqyrtuar atë pak më të ngushtë se si kjo ka të bëjë me turizmin. Duhet theksuar se ndërsa puna e Passariello-s është e dobishme, ajo ka difekte që janë ende për t'u adresuar

139 Sociologjia dhe turizmi-dualizem apo antagonizem 139 si: Si mund të percaktohet besimi kulturor? Çfarë roli ka industria e udhëtimeve në ndikimin e vendimeve? (dhe) Pse disa njerëz me vetë besim kulturor nuk zgjedhin të bëhen turistë? Konkluzione Antropologët dhe shkencëtarët e tjere sociale argumentojnë se njerëzit kane nevoje për të analizuar turizmin; antropologjia ofron një perqasje të analizës kritike te turizmit përmes kuadrit krahasues, aftësinë për të sjellë së bashku lokalen dhe globalen, duke njohur lidhjet e fushave ekonomike, mjedisore dhe sociale, dhe kjo ka patur një ndarje mes antropologëve që shikojne turizmin si një ritual (p.sh. Nelson Graburn) dhe ata që e konsiderojne si nje formë te imperializmit (Dennison Nash). Te menduarit e tanishem te antropologjise është se turizmi ka shumë motivues dhe është tepër komplekse që të kategorizohet në këtë mënyrë; (megjithatë) një kategorizim praktik i mënyrave në të cilat turizmi mund të studiohen nga antropologët ka qenë i paraqitur nga Crick i cili propozoi semiologjine, ekonomi politike dhe sociale / ndryshim kulturor si fillesa më efektive të dhënash; shume pune në antropologjine e turizmit i mungojnë hulumtimet empirike me rrënjë, dhe mund të pasqyrojnë pikëpamjet e klases se mesme, (dhe) Selwyn dhe të tjerët janë të bindur se është kërkimi autentik për të tjeret dhe per veten që krijon tensionin per perqasjen e shkences shoqërore për të analizuar turizmin.per te ilustruar se sa e perhapur eshte kjo barriere u morr shembulli i meposhtem ne te cilen u eleminua barriera e kostos. Personave te pyetur ju dha kjo pyetje e paperfunduar Znj dhe Z. Brown iu ofrua nje udhetim falas ne SHBA, por ata nuk deshironin te shkonin sepse... Rezultatet treguan se 42% e te intervistuarve dhane pergjigje qe tregonin se cifti Brown deshironte te bente kete udhetim por nuk mundeshin per arsye te punes, shendetit jo te mire, moshes apo femijeve. Sidoqofte 26% treguan qe cifti Brown nuk donte ta bente kete udhetim pasi ata preferonin me mire te qendronin ne shtepi, nuk i pelqenin udhetimet, ose kishin frike nga eksperiencat e reja. Eshte evidente qe pervec deshires per te udhetuar ekzistojne edhe persona te cilet preferojne me teper te qendrojne ne shtepi. Te tjere nuk kane shume deshire te udhetojne sepse nervozohen apo kane frike nga ajo qe mund te sjellin eksperiencat e reja.kur analizojme disa nga arsyet psikologjike qe kontribojne ne mungesen e interesit per te udhetuar, te pakten disa prej tyre lidhen me konfliktin midis nevojave per te eksploruar dhe nevojes per siguri. Prandaj, per te zbutur kete konflikt ka nje menyre e cila sugjeron udhetimin ne zona te cilat individi i njeh mire, individet mund te vizitojne te njejtat vende qe kane vizituar me pare dhe me te njejtet persona qe njohin prej vitesh. Udhetimi me avion dhe ai me makine Megjithese shqetesimi kryesor i personave qe operojne ne industrine turistike eshte te motivoje personat te cilet nuk kane deshire per te udhetuar, mjeti i transportit i zgjedhur per udhetim mund te kete efekte domethenese ne turizem. Nje analize regresioni u krye per te percaktuar se si disa variabla jane faktore qe motivojne nje individ te zgjedhe udhetimin me avion apo ate rrugor (behet fjale per udhetime qe nuk kane te bejne me biznesin). Jane perdorur 4 variabla ne kete analize: 1. Cmimi 2. Gjatesia e udhetimit 3. Kenaqesia e udhetimit dhe eksperiencat e meparshme 4. Te ardhurat Rezultatet e analizes se regresionit treguan se cmimi eshte nje faktor shume i rendesishem per te vendosur nese duhet te marrim avionin apo makinen. Variablat e

140 140 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 gjatesise se udhetimit dhe te kohezgjatjes se tij mund te interpretoheshin gjithashtu si variabla te cmimit sepse kosto e udhetimit eshte pjeserisht ne funksion te gjatesise (distances) se udhetimit dhe pjeserisht ne funksion te kohezgjatjes se udhetimit perderisa kosto e ushqimit, akomodimit, etj rritet me rritjen e diteve te qendrimit ne nje destinacion.koeficienti i korrelacionit konfirmoi se udhetimi me avion eshte me i lire se sa ai me makine nese gjatesia apo distanca eshte me e madhe se sa 1000 milje dhe kohezgjatja eshte me shume se sa 11 dite. Variabli i te ardhurave tregoi se udhetimi me avion do kete perparesi ndaj atij me makine nese te ardhurat e familjes jane te larta. Kenaqesia e udhetimit dhe eksperiencat e meparshme treguan se nese udhetaret e perceptojne avionin si zgjidhjen me te mire dhe nese ata kane eksperiencat e meparshme te udhetimit me avion atehere ky mjet udhetimi do kete perparesi.ajo qe kjo analize nxjerr ne pah eshte se per pjesen me te madhe te udhetimeve qe nuk zhvillohen per arsye te biznesit, makina eshte zgjedhja me popullore pervec rasteve te treguar ne analizen e meparshme ku avioni eshte mjeti me preferuar i transportit. Romanca e udhetimit Mbi te gjithe motivuesit qendron motivimi per te permbushur nevojen e nje individi per kenaqesi. Udhetimi kenaq kete nevoje ne nje shkalle shume te larte. Planifikimi apo periudha para udhetimit mund te jene po aq te kendshme sa vete udhetimi. Diskutimi i aspekteve te udhetimit me miqte, gjetja dhe kerkimi i informacionit per destinacionin e ardhshem turistik eshte nje pjese e rendesishme e kenaqesise totale te nje udhetimi. Romanca ne udhetim eshte gjithashtu nje motivues i forte, sidomos per ata individe te cilet udhetojne per muajin e mjaltit si dhe per ata te cilet pelqejne aspektet romantike per te pare, perjetuar dhe shijuar vende te vecanta dhe atraktive. Ndarja e eksperiencave me pjesetare te familjes apo me miqte eshte nje pjese integruese e kenaqesise qe te jep nje udhetim. Literatura Allen, Lawrence R. Harry R. Hafer, Patrick T. Long, and Richard R. Përdue. Rural Residents Attitudes Toward Recreation and Tourism Development, Journal of Travel Research, Vol.31, No.4 (Spring 1993), pp Allocock, J.B., 1991, Yugoslavia, in Hall, D.R. Tourism and Economic Developmednt in Eastern Europe and the Soviet Union, Belhaven Press, London and Halstead, New York, Dragoti E. Psikologjia sociale, shblu, Tirane, Giddens, A. Sociologia, Il Mulino, Golembski, G., 1994, Tourism in the economy of shortage, Annals of Toursim Research Guidicini,P., Dimensione sociologica ed osservazione turistica, Sociologia urbana e rurale, Franco Angeli, Milano, p.9, Hall, D.R., 1991, Tourism and Economic Development in Eastern Europe, Belhaven Press, London and Halstead, New York Hawkes, S., and Peter Williams. The Greening of Tourism: From Principles to Practice. Burnaby, British Columbia, Canada: Center for Tourism Policy and Research, SimonFraser University, Myers,D.G., Socialpsikologjia, 2003, UEGEN, Tirane,. Pollastri, C., Turismo: Elementi ed Orientamenti di Storia, Sociologia e Psicologia, Padus, Cremona, Rossi,G.,, Storia e psico-sociologia del turismo, San Marco, Bergamo, Italia, 1994, Savelli A., Sociologia del turismo, FrancoAngeli, Milano, 1996.

141 TURIZMI NËNUJOR NË SHQIPËRI: NJË DET I PAFUNDËM MUNDËSISH Sokol LUZI Abstract Underwater tourism is a new field of tourism in our country. This because our infrastructure and cultural tourism are under development and the main forms of promoting tourism are from coastal tourismand slightly less from cultural or historical tourism. However, prior efforts have already started regarding underwater tourism, which although a few, can be seen as a good sign for the future development of this form of tourism in Albania. Making the study of such a form of tourism presents special interest in determining what features the underwater world in our country, which are the potential tourist points that can develop this form of tourism, which are the resorts that offer this form of tourism in Albania s neighboring countries, how available is the current infrastructure to implement this tourism in our country and what are the main areas that should be invested and finally what are the local challenges facing underwater tourism in our country. Such a perspective of underwater tourism provides us the possibility of defining attributes that can be supported by our country to promote this form of tourism in the international arena and to turn it into a worthy competitor to the neighbouring countries. Shqyrtimi i literaturës Turizmi nënujor shihet me një rëndësi të veçantë në arenën ndërkombëtare. Një fakt i tillë dëshmohet nëpërmjet studimeve të ndërmarra. Pikë së pari, rëndësi ka që të kuptohet një koncept i përgjithshëm i turizmit nënujor. Turizmi i egër nënujor në zonat brigjeve detare ofron mundësinë e një game të gjerë përfitimesh psikologjike, edukative dhe të mbrojtjes së mjedisit për vizitorët që aplikojnë këtë formë turistike. (Higham, 1998; Orams, 2000, Tisdell and Wilson, 2006; Andersen and Miller, 2006; Zeppel and Muloin, 2008; Kulczycki and Lück, 2009). Momentalisht turizmi nënujor konsiderohet si një nga nënsektorët me rritjen më të shpejtë në industrinë e turizmit, si pasojë e rritjes së kërkesës për të patur një bashkëveprim më të madh me natyrën. (Reynolds and Braithwaite, 2001; Higginbottom, 2004). Kjo gjithashtu është theksuar edhe në rritjen e kërkesë për të parë kafësh të egra në habitatin e tyre natyral. (Gauthier, 1993; Page and Dowling, 2006). Megjithëse nuk ka ende parashikime të besueshme në lidhje me potencialet e turizmit nënujor, është e qartë që e gjithë industria përfshin në një numër të madh aktorësh dhe grupe interesi, duke gjeneruar në këtë mënyrë një rritje të qëndrueshme financiare. (Hoyt, 2001; Kirkwood, 2003; Graham, 2005). Në drejtim të Shqipërisë, duke marrë në konsideratë pozicionin gjeografik dhe potencialet parashtrohen në të njëtën vijë llogjike me tendencat botërore. Bota nënujore shqiptare Bota nënujore është një pasuri, e cila po të zhvillohet dhe të shfrytëzohet në një mënyrë pak më të zgjuar mund të sigurojë një nivel të konsiderueshëm të ardhurash. Një reflektim i tillë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me fenomenin që shihet edhe në shumë vende të tjera që kanë implementuar këtë formë turizmi. Nëse vështrojmë

142 142 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 këtë fenomen, me lehtësi do të kuptojmë që një turist nënujor mesatarisht gjeneron një nivel më të lartë të ardhurash sesa një turist normal që mund të vizitojë një vend. Po çfarë ofron bota nënujore e vendit tonë? Ndoshta bukuritë tona nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të tilla si Australia apo Ishujt Fiji, megjithatë përsëri larmia e peisazhit nënujor që ofron vendi ynë e bën atë një destinacion atraktiv për zhvillimin e turizmit nënujor. Kështu, bota jonë nënujore ofron një ekosistem të mjaft të zhvilluar në të cilin mund të gjenden dhe shumë forma peshqish tropikale të tillë si peshku papagall, amja, sira, të cilët në rastet më të shumta rriten në ujërat tropikale. Gjithashtu bota nënujore e vendit tonë ofron edhe mundësi eksplorimesh historike, duke e shtrirë diapazonin e saj më shumë ndërmjet dy Luftrave Botërore. Kështu, në botën nënujore shqiptare janë zbuluar rreth 14 anije të Luftë së Parë dhe të Dytë Botërore të cilat paraqiten në një gjendje mjaft të mirë, ku ndër anijet më të veçanta paraqitet Regina Margaharita e mbytur në dhjetor të vitit Ndërkohë që anija më e vjetër e zbuluar është Intrepido e mbytur në vitin Megjithatë zbulime të tilla janë një pjesë e vogël e asaj që mund të rezervojë bota nënujore e deteve që lagin vendit tonë. Diçka e tillë bëhet edhe më bindëse po të marrim në konsideratë edhe pozicionin e tillë strategjik të ujërave tonë, të cilat që në kohët e shkuara janë transformuar në rrugë detare të shkëmbimeve të ndryshme tregtare ndërmjet fiseve të lashtë. Në këtë drejtim, bota nënujore shqiptare ofron mundësinë e ndërthurjes së bukurisë që ofrohet nga natyra pa e prekur dhe e shfrytëzuar me historinë e kaluar të vendit, e cila ka një zhvillim mjaft interesant sa në tokë aq edhe në ujë. Një ndërthurje e tillë mund të shihet si një avantazh konkurrues që vendi ynë mund të përdorë në arenën ndërkombëtare përsa i përket promovimit të turizmit nënujor. Pikat e mundëshme turistike në Shqipëri Zhvillimi turizmit nënujor në vendin tonë mund të shtrihet në një pjesë të mirë të vendit duke përfshirë këtu si zonat detare ashtu dhe një sërë liqene dhe lumenj, të cilët mund të përdoren për zhvillimin e sporteve të zhytjes. Megjithatë, pikat me një prespektivë më afatshkurtër për zhvillimin e turizmit nënujor përfshin Zonën e Rivierës Shqiptare. Në bazë të dhënave të siguruara nga shoqata sportive Blu~Sub shihet se zona me përparësi studimesh dhe zhytjes përsa i përket turizmit nënujor është ajo që përfshin zonën e Vlorës. Kjo zonë është tepër e njohur përsa i përket bukurisë natyrore dhe zhvillimeve historike. Në drejtim të bukurive natyrore në bazë të rezultateve të kërkimeve të shoqatës Blu~Sub mund të themi se zonat kryesore të zhvillimit të turizmit nënujor përfshijnë veri-lindjen e gadishullit të Karaburunit rreth pesë pika zhytje të cilat mund të jenë të përshtatshme për realizimin e turizmit nënujor. Gjithashtu një pikë e veçuar zhytjesh, në bazë të hartës dixhitale të ofruar nga kjo shoqatë, lokalizohet më në jug të këtij gadishulli në drejtim të daljes në det të hapur. Ishulli i Sazanit paraqitet një pikë mjaft interesante për zhvillimin e turizmit nënujor, ku potenciali i

143 Turizmi nënujor në Shqipëri: Një det i pafundëm mundësish 143 shfrytëzimit të të cilit mund të rritet edhe më tej duke parë pozicionin strategjik të këtij ishulli. Gjithashtu, një pikë tjetër interesante për zhvillimin e turizmit nënujor është ajo e cila lidhet me zonat nënujore me karakter historik. Bazuar në të dhënat e Institutit Shqiptar të Arkeologjisë mendohet se dy nga zonat më interesante përsa përket historisë nënujore përfshijnë zonën e Triporit dhe zonën e Orikumit. Përsa i përket zonës së Triporit, në bazë të objekteve të ndryshme qeramike të gjetura në këtë zonë, specialistët e këtij instituti konfirmojnë mundësinë që u krijohet turistëve nënujore për tu njohur me detarinë mikenase. Ndërsa në lidhje në zonën e Orikumit, ky institut shpreson në gjetjen e të dhënave të para për përplasjen e madhe detare të Çezarit me Pompeun, kjo e ndodhur mbi 2000 vjet më parë. Megjithatë përveç Vlorës, edhe qyteti i Sarandës paraqitet si një mundësi e zhvillimit të kësaj forme turizmi, ku është evidentuar siti i një anije transporti amforash e shek IV p.e.s. Gjithashtu kërkimet evidentojnë edhe 14 relike që shtrihen nga shek. XVIII deri në ditët tona. Pikat turistike në vende fqinjë Nëse në vendin tonë kur bëhet fjalë për turizmin nënujor duhet të presim edhe disa vite për ta realizuar, aktualisht vendet fqinjë janë përshtatur mirë në këtë formë turizmi duke ofruar edhe shërbimet e tij në një varietet mjaft të gjerë. Kështu kjo formë turizmi paraqitet mjaft prezente në Itali, Kroaci dhe Greqi. Në drejtim të Italisë, pikat kryesore ku kjo formë turistike ka gjetur një zhvillim të konsiderueshëm lidhet me ishujt e Sardenjës, Elbës dhe Siçilisë. Kështu, një ndër lokacionet më interesante është Cala Gonone, pozicionuar në lindje të bregut të ishullit të Sardenjës, është një fshat bregdetar me mundësinë të shumta të zhvillimit të sporteve të zhytjes dhe formave të turizmit nënujor. Një tjetër destinacion i zhvilluar i turizmit nënujor në Italia, paraqitet edhe ishulli i Elbës, i cili ofron mundësinë e zhytjeve të lira, qëndra për formimin e instruktorëve të zhytjes si dhe një qendër nënujore e cila operon edhe në sezonin e dimrit. Megjithatë, turizimi nënujor, kur bëhet fjalë për një vend si Italia (ku pjesa me e madhe e vijës së saj kufitare është detare), zhvillohet edhe në mjaft lokacione të tjera të cilat mund ta ofrojnë atë si paketë shtesë të shërbimeve turistike që ofrohen prej tyre. Kroacia, ndoshta paraqitet si pak më e njohur në drejtim të turizmit nënujor, megjithatë bregdeti Dalmat, gjithashtu është shfrytëzuar në mënyrë efektive për zhvillimin e një turizmi nënujor. Në këtë drejtim, ndër pikat me të njohura në Kroaci për zhvillimin e kësaj forme turizmi janë ato të lokalizuara në ishujt e Brac, Vis dhe Korcula. Në këto zona shërbimet e turizmit nënujor përfshijnë një gamë të gjerë, nga zhytjet për amatorët dhe fillestarët deri tek kurset e ndryshme të ofruara për zhytësit profesionistë, duke krijuar mundësinë e zhvillimit të një bote nënujore nga me interesantet dhe komplekset (citat i fotografëve zhytës Franco Banfi, Antonello Paone dhe Maria Pia Pezzali, në lidhje me zonën e Vela Lukas, lokalizuar në ishullin Krocula). Nga ana tjetër bregdeti kroat jep mundësinë e zbulimit edhe të një pjesë të historisë së kaluar, kjo e pasqyruar në anijet e mbytura që mund të gjehen në gjirin e qytetit të Komizës, poziconuar në ishullin Vis, anije këto që shtrihen në një diapazon

144 144 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 kohor nga anije të Romës së Lashtë, dinastisë Austro-Hungareze si dhe Luftës së Dytë Botërore. Së fundi, një destinacion tjetër turistik mjaft i përshtatshëm për turizmin nënujor është edhe Greqia. Njohja e këtij vendi, përsa i përket turizmit nënujor është më shumë e lidhur me pasuritë e mëdha që përmban bota nënujore greke, e cila njihet edhe vendi i dytë në botë përreliket e anijeve të vjetra. Në këtë drejtim, ndër destinacionet më të njohura të botës nënujore greke janë ato të lokalizuara përreth ishujve të Peristera dhe Sporades, ku në këtë të fundit të apasionuarit e këtij sporti mund të gjejnë tre qëndra zhytje (dy të lokalizuara në ishullin e Skiathos dhe një në ishullin e Alonissos), të cilat ofojnë një varietet të madh në lidhje me sportin e zhytjes dhe zhvillimit të turizmit nënujor. Infrastruktura aktuale Turizmi nënujor ndoshta mund të shihet si një ndër format turisike me nevoja më të pakta infrastrukturore, megjithatë përpjekjet për zhvillimin e saj lidhen në mënyrë të pashmangshme me një infrastrukturë të zhvilluar tokësore. Kështu kur bëhet fjalë për infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e turizmit nënujor kjo lidhet me çështje të tilla si ekzistenca e porteve turistike, ofrimit të shërbimeve bazë dhe sigurimit të një kulture turistike të zhvilluar. Në drejtim të porteve turistike, vendi ynë qëndron mjaft në distancë me vendet fqinjë. Një fenomen i tillë bën që të mos krijohet mundësia e zhvillimit të disa formave të turizmit detar duke kufizuar në këtë pikë edhe zhvillimin e turizmit nënujor. Një reflektim i tillë bëhet po të kemi parasysh se në të gjitha vendet më të zhvilluara, paraqiten mundësitë e ankorimit pranë porteve turistike. Nëse argumentimin tonë do ta zhvillonim edhe më tej, mund të shtojmë se vendi ynë ka ende nevojë për një zhvillim të vazhdueshëm edhe të infrastrukturës rrugore, e cila përbën ende një faktor frenues të zhvillimit të një sërë zonash bregdetare. Megjithatë në këtë pikë një ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e kësaj forme turistike përsa i përket zhvillimit infrastrukturor mund të atribuohet Moratoriumit të skafeve i cili në vetvete e zhvendosi për një kohë më të vonshme nevojën për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturave që mund të mikpresin format e turizmit detar në përgjithësi dhe turizmin nënujor në veçanti. Në një këndvështrim tjetër, duhet të theksojmë se infrastruktura e ofruar për realizimin e shërbimit nënujor lidhet edhe me infrastrukturën ekzistuese në vend përsa i përket shërbimeve bazë, duke përfshirë në këtë pikë shërbimet e sigurimit të energjisë elektrike, ujit të pijshëm dhe një sërë shëbimesh të cilat do të lehtësonin më tej zhvillimin e kësaj forme turistike. Rëndësia e një infrastrukture të tillë që duhet ofruar për zonat turistike të vendit bazohet në atë se nëse problemet e rrugëve të papërshtatshme ndjehen vetëm gjatë një ose dy ditëve të vajtje-ardhjes në destinacionin e caktuar turistik, mungesa e ujit dhe energjisë elektrike e shoqërojnë turistin gjatë gjithë kohës së qëndrimit dhe lidhen me kryerjen e një sërë shërbimesh jetësore të domosdoshme gjatë ditës për pushuesin apo vizitorin. Aktualisht mund të

145 Turizmi nënujor në Shqipëri: Një det i pafundëm mundësish 145 themi se ekzistojnë përpjekjet dhe kemi përmirësime përsa i përket kësaj pjese të infrastrukturës, megjithatë ende shumë mbetet për të bërë. Në përfundim infrastruktura e këtyre destinacioneve turistike duhet të përfshijë edhe marrjen të një sërë masash në kuadrin e pastrimit të plazheve dhe territoreve, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të mbeturinave të ngurta, spostimit të ujërave të zeza nga qendrat turistike të zgjidhura me gropa dhe trajtimit të tyre, lehtësimin e lëvizjes dhe orientimit në destinacion nëpërmjet zbatimit dhe plotësimit të shenjave rrugore dhe shënjimin e vendeve të interesit turistik, mbështetje të aktiviteteve lokale të tilla si aktivitetet kulturore dhe sportive. Sfidat e turizmit blu në Shqipëri Zhvillimi i turizmit blu përballet edhe me një sërë sfidash, ndikimi i të cilave lidhet në mënyrë të drejpërdrejtë me gjëndjen aktuale në të cilën ofrohet kjo formë turizmi në vendin tonë.kështu, disa nga format e tjera të sfidave me të cilat përballet aktualisht turizmi nënujor në vendin tonë paraqiten si në vijim: Mungesa e legjislacionit të mirëfilltë për turizmin nënujor, sfidë e cila në vetvete përfshin jo vetëm aktorët politikë por çdo organizëm që lidhet me aktivitetet turistike në vendin tonë. Kështu një faktor i tillë kthehet në një pengesë për zhvillimin e kësaj forme turistike në vendin tonë, pasi asnjë investitor nuk do të ishte i gatshëm të investonte për botën nënujore shqiptare pa patur një kuadër ligjor, i cili të specifikojë në mënyrë konkretete të drejtat dhe kufizimet e aktivitetit të saj turistik në këto destinacione nënujore. Mungesa e qëndrave të kërkim-shpëtimit dhe shëndetësore pranë zonave detare, shihet si faktor pengues i një sërë formash të realizimit të turizmit detar dhe në këtë drejtim pasojat e saj nuk mund të mbeten pa prekur edhe turizmin nënujor. Mungesa e këtyre qëndrave bën që turizmi nënujor shqiptar humbet një nga kriteret mjaft të rëndësishme për këto forma turizmit që lidhet me sigurinë, kjo pasi asnjë turist nuk do të dëshironte të shkonte në ato vende turistike ku mungon ndihma e parë mjekësore dhe shëndetësore në rast aksidentesh në botën nënujore. Numër i vogël zhytësisht të çertifikuar dhe instrukturoësh të zhytjes, paraqitet si një sfidë për të ardhmen e zhvillimit të këtij turizmit. Ky komponent përbën aspektin e personelit që do të ofrojë shërbimin e zhytjes dhe eksplortimit të botës nënujore. Mungesa aktuale, apo më mirë të themi ekzistenca e një numri mjaft të kufizuar të këtij personeli bën që të kemi edhe një kufizim të shërbimeve të ofruara kundrejt turistëve të apasionuar ndaj turizmit nënujor. Mungesa e qëndrave të zhytjes, mund të shihet si një sfidë, e cila në rast se vendi ynë kërkon të zhvillohet në drejtim të turizmit nënujor, duhet të jetë e para që duhet të përballet. Kjo pasi duke krijuar ambientet e duhura për të zhvilluar dhe mësuar aktivitetet e zhytjes për amatorët në mënyrë të drejtpërdrejtë krijohet një kërkesë ndaj zhvillimit të turizmit nënujor. Në këtë drejtim, zhvillimi i qëndrave të zhytjes synon në kthimin e turizmit nënujor

146 146 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 në një formë reale turizmi që mund të realizohet në vendin tonë, pa e kufizuar atë vetëm në drejtim të të dashamirësve dhe turistëve aventurier. Mungesa e aktiviteteve sportive ujore dhe nënujore, paraqitet si një sfidë e cila duhet ndërmarrë së pari nga struktura drejtuese të vendit në mënyrë që promovohen bota ujore e vendit tonë, duke zgjeruar fokusin turizmit detar, në mënyrë që të përfshijë edhe format e tjera të turizmit të tilla si peshkimin, lundrimin dhe zhytjen. Ndërtimi i strukturave portuale mbështetëse të turizmit detar, struktura të cilat lidhen me ndërtimin e porteve turistike, të cilët të bëjnë të mundur lehtësimin për daljen në det të hapur dhe ankorimin e varkave të vogla, skafeve dhe mjeteve të tjera lundruese që mund të shërbejnë për zhvillimin e turizmit nënujor. Konkluzione Bota nënujore e vendit tonë ofron mundësi të mëdha për zhvillimi i sporteve të ndryshme të zhytjes dhe aktiviteteve nënujore. Në këtë drejtim dy fushat kryesore të eksplorimit nënujor në vendin tonë mund të lidhen me atë natyrore dhe historike. Përsa i përket fushës natyrore, zonat të cilat ofrojnë mundësi eksplorimi aktualisht shtrihen në zonën e Karaburunit dhe ishullit të Sazanit ndërsa në lidhje me fushën historike eksplorime interesante mund të bëhen pranë Orikumi dhe qytetit antik të Butrintit. Megjithatë turizmi nënujor në vendin tonë, aktualisht paraqitet në hapat e parë të tij. Një fenomen i tillë konstatohet si nga përpjekjet e pakta të qeverisë në drejtim të zhvillimit të kësaj forme turistike ashtu edhe në mungesën e një kërkese reale në vend. Aktualisht përsa i përket botës nënujore shqiptare dihet mjaft pak dhe ajo pak që dihet nuk është promovuar në një mënyrë të tillë që të tërheqë turistët vendas dhe të huaj. Njohja e ulët e kësaj forme turistike në vendin tonë nuk është e vetmja sfidë me të cilën përballet turizmi nënujor, pasi ka dhe një sërë sfidash të tjera me të cilat kjo formë turizmi duhet të përballet gjatë rrugës së zhvillimit të saj. Në vetvete këto sfida përshijnë mungesën e infrastrukturës, legjislacionit, kulturës turistike në vend, qëndrave të zhytjes dhe një numri të përshtatshëm të instruktorëve të çertifikuar. Rekomandime Zhvillimi i turizmit nënujor të vendit tonë duhet parë me një rëndësi të veçantë në të ardhmen, pasi të ardhurat e gjeneruara nga kjo formë turizmi janë në një nivel më të lartë se të ardhurat që gjenerohen aktualisht nga format e tjera turistike. Për të krijuar një bazë të mirë përfitimi për këtë formë turizmi, ai duhet të promovohet në arenën ndërkombëtare. Një nga mundësitë më të mira për të promovuar këtë formë turistike në arenën ndërkombëtare me kosto të pranueshme është edhe fusha e internetit. Në këtë drejtim është e nevojshme që së pari të realizohet planifikimi dhe krijimi i një faqe interneti për turizmin blu në Shqipëri, të përcaktohen elementët më të rëndësishëm që mund të promovohen, kush do të jenë mjetet e përdorura për

147 Turizmi nënujor në Shqipëri: Një det i pafundëm mundësish 147 promovim, si dhe ku mund të gjejnë zbatim në këtë drejtim mediat e gjeneruara nga konsumatori. Për të realizuar një promovim sa më të mirë të turizmit nënujor Shqiptar në rajon dhe më tej duhet të shohim së pari diferencat që ekzistojnë ndërmjet zhvillimit të këtij turizmi në vendin tonë dhe zhvillimit në vendin fqinjë (që paraqiten edhe si konkurrentët më të afërt). Në këtë drejtim vendi ynë mund të përfitojë nga fakti se bota nënujore shqiptare është pak e prekuar dhe afërsia që ka me vende të tilla si Kroacia, Greqia dhe Italia mund të nxisë kuriozitetin të apasionuarve ndaj botës nënujorë. Kështu, komponenti kryesor që duhet promovuar në arenën ndërkombëtare përfshin aspektin e paprekur të botës nënujore shqiptare pasi në rajon edhe më tej aktualisht turizmi nënujor është në ato nivele saqë kjo formë promovimi nuk mund të realizohet më. Gjithashtu në këtë drejtim duhet të theksojmë se për një promovim edhe më të gjerë sesa rajoni në lidhje me turizmin nënujor këtu duhet të përfshihet integrimi i historisë dhe bukurisë natyrore që ofron vendi ynë. Në këtë mënyrë, bota nënujore shqiptare paraqitet me një shumëllojshmëri më të madhe, duke nxitur turistët e huaj nga njëra anë për të parë më nga afër një botë të re nënujore dhe nga ana tjetër për të patur mundësinë për zbuluar një copëz të historisë së shkuar gjatë udhëtimit të tyre nënujë. Një konceptim i tillë për turizmin nënujor aktualisht mund të realizohet në një sërë mënyrash, ku dy skajet kryesore përfshijnë integrimin me paketat aktuale turistike për Shqipërinë dhe zhvillimin në mënyrë të diferencuar të tij nga format e tjera të turizmit në vendin tonë. Aktualisht në vendin tonë si për promovimin lokal ashtu dhe për promovimin ndërkombëtar nuk mund të mendohet që zhvillimi në mënyrë të veçuar të kësaj forme turistike mund të aplikohet pasi ende nuk kemi një stabilizim të kërkesës dhe ofertës përsa i përket kësaj forme turistike. Kështu, forma më e përshtashme e zhvillimit të turizmit nënujor aktualisht në vendin tonë përfshin integrimin e aktiviteteve të tij me format e tjera të turizmit. Në këtë drejtim turizmi nënujor gëzon mundësinë e integrimit në dy sfera kryesore, kjo duke parë edhe natyrën e vet botës nënujore të vendit tonë. Së pari ai mund të integrohet me paketat turistike që përfshijnë eksplorimin e bukurive natyrore të vendit tonë. Në këtë mënyrë një rast konkret integrimi mund të përfshijë atë të përfshirjes së aktiviteteve të turizmit nënujor në paketët turistike që ofrojnë shërbimin e tyre përgjatë Rivierës Shqiptare. Një formë e tillë integrimi shihet si më e realizueshme pasi ndërlidh jo vetëm të njëjtën filozofi turizmi por edhe afërsia ndërmjet pikave më interesante nënujore dhe pikave turistike të ofruara nga Riviera Shqiptare është e tillë që bën më efektive këtë formë integrimi. Në aspektin e dytë integrimi i turizmit nënujor lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me turizmin historik që mund të zhvillohet në vendin tonë. Kështu, për çdo turist të interesuar për të eksploruar në mënyrë më të hollësishme historinë paketat turistike shqiptare mund të integrojnë vendet historike të lokalizuara në të gjithë territorin e vendit së bashku me zbulimet e bëra nënujë përsa i përket historisë që i përket si ngjarjeve të kohës Ilire ashtu edhe ngjarjeve që lidhen me dy Luftërat Botërore. Një

148 148 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 integrim i tillë do të paraqitej në një situatë fitim-fitim ku secila palë do të shihte përfitimin e saj, pasi paketat turistike do të ofronin një shërbim turistik edhe më interesant, ndërkohë që edhe turizmi nënujor mund të nxitë edhe më tej kërkesën për të. Literatura Andersen, M.S. and Miller, M.L. (2006) Onboard marine environmental education: whale watching in the San Juan islands, Washington. Tourism in Marine Environments 2 (2), Gauthier, D.A. (1993) Sustainable development, tourism and wildlife. In Tourism and Sustainable Development: Monitoring, Planning, Managing. (eds R. Bulter, J. G. Nelson and G. Wall). Department of Geography, University of Waterloo, Waterloo. Graham, R.T. (2005) Unofficial proceedings of the first international Whale Shark conference, Perth Australia. Higginbottom, K. (2004) Managing impacts of wildlife tourism on wildlife. In Wildlife Tourism: Impacts, Management and Planning. (ed. K. Higginbottom), pp Cooperative Research Centre for Sustainable Tourism and Common Ground, Altona, Victoria. Higham, J. E. S. (1998). Tourists and albatrosses: The dynamics of tourism at the Northern Royal albatross colony, Taiaroa Head, New Zealand. Tourism Management, 19(6), Hoyt, E. (2001) Whale Watching 2001: World-wide Tourism Numbers, Expenditures, and Expanding Socio-economic Benefits. International Fund for Animal Welfare, Crowborough, UK Kirkwood, R., Boren, L. Shaughnessy, P., Szteren, D., Mawson, P. Hückstädt, L., Hofmeyr, G., Oostuizen. H., Schiavini, A., Campagna, C. and Berris, M. (2003) Pinniped-focused tourism in the Southern Hemisphere: a review of the industry. In Marine Mammals: fisheries, Tourism and Management Issues (eds. N. Gales, M. Hindell, and Kirkwood, R.). CSIRO Publishing, Collingwood Victoria, pp Kulczycki, C. and Lück, M. (2009) Outdoor Adventure Tourism and Wellness. In Wellness and Tourism: Mind, Body, Spirit, Place (eds. R. Bushell and P. Sheldon), pp Cognizant Communication Corp. Elmsford, NY. Orams, M.B. (2000) Tourists getting close to whales, is it what whale watching is all about? Tourism Management 21, Page, S.J. and Dowling, R.K. (2006) Ecotourism. Wu-Nan Books, China. Promovimi i turizmit nënujor dhe bregdetar në Shqipëri, Shoqata Sportive BluSub 2008 Reynolds, P.C. and Braithwaite, D. (2001) Towards a conceptual framework for wildlife tourism. Tourism Management 22, Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri deri në vitin 2012, Vendimi Nr.517, dt i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Tisdell, C. and Wilson, C. (2005) Perceived impacts of ecotourism on environmental learning and conservation: turtle watching as a case study. Environment, Development and Sustainability 7(3): Zeppel, H. and Muloin, S. (2008) Marine Wildlife Tours: Benefits for Participants. In Marine Wildlife and Tourism Management: Insights from the Natural and Social Sciences (eds. J. Higham and M. Luck), pp CABI, Wallingford

149 INVESTIGIMI I I FAKTOREVE KYÇ TË MARKETINGUT POLITIK NË FUSHATËN ELEKTORALE NË ZGJEDHJET E PËRGJTHSHME PARLAMENTARE TË 2013-ËS NË SHQIPERI Orjona FJERZA 1 Abstract Marketing has an undeniable role in human society and in advancing modern world. With the information technology revolution and progress, issues and new contexts have emerged in the field of marketing who need in-depth research on emerging opportunities in today's social background. One of these issues is the political marketing. Political Marketing today increasingly is being studied as area of politology and at the same time new challenges for parties / political candidates are receiving more and more the form of a real competition and the need to use and implementation of coherent Political marketing methods. The main purpose of this paper is to investigate the role of some of the most important factors in Albania's political marketing as perceived by voters. In this article, it made a brief appearance in the literature regarding the definition of Political Marketing, Marketing Communication through social media and in the end are some of the factors most important political marketing based on questionnaires. Keywords: Political Marketing, Marketing Communication, Social Media 1. Hyrje Me zgjerimin e demokracive dhe organizatave politike, dhe me kompleksitetin e konceptit të konkurrencës sidomos ne atë te marketingut per bizneset jo fitim prurerese, nje axhende e re me elemente te rinj te marketingut politik po zevendeson te vjetren. Lojtarët politike me metodat klasike nuk mund të përparojnë dhe të mundin konkurrentët e tyre dhe gjithashtu nuk mund të arrijnë objektivat e dhe qëllimet tyre politike. Prandaj përdorimi i metodatave te marketingut, të ngjashme me metodat e marketingut në biznes krijon kushte të mira për politikanët për të arritur qëllimet e tyre me metodat dhe procedurat më efektive. Në vitet e fundit fushes se marketingut politik i është kushtuar më shumë vëmendje nga te gjithe grupet e interesit. 2 Qëllimi dhe rëndësia Qëllimi i këtij materiali është të identifikojë elementet kryesore të politik që ndikon në sjelljen e elektoratit shqiptar. Faktorët e analizuar trajtohen kryesisht nga pikepamja e produktit politik, reklamat politike, marredhenien me publikun dhe marketingu i drejtpërdrejtë. Dhe jo vetem, ky studim sherben si pikenisje e nje studimi me te thelluar ne lidhje me rendesine e perdorimit te metodatve te reja marketing per Politekeberesit. Renditja sipas rendesise qe votuesi ka perceptuar do të jetë faktor kyç i këtyre studimeve si dhe do te ndikoje ne krijimin e strategjive perkatese nga strukturat politike per implementimin e metodave të pershtashme 1 Kandidate per PHD, Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Ekonomise, orjona.fjerza@gmail.com

150 150 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 marketing ne fushat e ardhshme zgjedhore. Rezultatet e studimit të paraqitura në këtë seksion do të jetë një bazë të dhënash referencë për të përpunuar rezultatet finale dhe per te bere krahasimet e fushatave te subjekteve te ndryshme politike ne tregun politik Shqiptar në zgjedhjet parlamentare qe do te mbahen më 23 qershor Vlen per tu theksuar fakti se të gjitha të dhënat që do te prezantohen ne kete punim, janë preliminare dhe natyrisht ky studim do të shërbejë për të krijuar një ide të variablave më të rëndësishme të marketingut politik në tregun politik shqiptar dhe natyrisht cilat metoda janë më të efektshme për të aplikuar nga partite /kandidatet politike dhe ne te njejten kohe a do jene ato ne koherence me metodat bashkohore te perdoruara ne vendet perendimore? Gjate historise politike te Shtetit Shqiptar nuk ka pasur nje marketing Politk te mirefillte deri para fushates elektorale te zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin Përdorimi i imazhit dhe medias si element parësor në fushatë elektorale erdhi ndërkohë që palët politike, prej vitit 2001, nuk kanë aplikuar më prezantime publike të programeve elektorale. Palët flasin për premtime, kryesisht me efekt populist dhe mediatik, por ato nuk prezantojnë dokumente të shkruara dhe nuk kanë një kontratë të qartë angazhimesh, me të cilat të dalin në pah diferencat programore dhe nesër, pas zgjedhjeve, të monitorohet efektiviteti i qeverisjes. Ndërrimi i roleve nga programet partriake tek fushata mediatike dhe imazhi elektoral, ka krijiar një sistem të devijuar të marrëdhënieve parti elektorat. Shpenzimet gjithnje ne rritje ne fushatat elektorale, ne marketimin e identifikimt te Partise/kandidatit si dhe ne nenkontraktimin e kompanive konsultuese dhe te specializuara vitet e fundit ne fushen e marketingut politik ben te mundur qe studime te tilla te ndikojne ne alokimin e fondeve ne menyren sa me te eficente te mundshme. 3. Marketingu politik Ne baze te teoricieneve te Marketingu politik ka shume perkufizime dhe mendime te ndryshme duke u nisur dhe nga fakti se vete Marketingu Politik si shkence eshte ne evoluim gjithnje te vazhdueshem me perparimin e teknikave te reja te komunikimit dhe aplikimet e para te metodave te Marketingut Politik i gjejme rreth viteve 60-te dhe kryesisht ne formen e reklamave politike. Pionier ne fushen e marketingut Politik esht F.Kotler. Megjithatë, si një fushë të studimit, marketingu nuk ka qenë gjithmonë shikuar si një perspektivë e menaxhimit. Një pikëpamje e veçantë të marketingut, si një disiplinë të menaxhimit jo si një aktivitet ekonomik, u shfaq në vitin 1950 (Wilkie dhe Moore, 2003; Webster, 2005). Me vone rreth gjysmes se viteve te 70 kemi ne pranimin nga ana e Politologeve te Marketingut Polik dhe shihen tendecat e krijimit te nje definicioni te sakte te tij. Marketingu politik ka dalë në vitet e fundit si një proces i rëndësishëm për fushatat politike. Megjithatë, ka mosmarrëveshje brenda fushës se si marketingu politik duhet të trajtohet, për shkak të teorive të shumta dhe modeleve brenda disiplinës. "Qendrat e komunikimit masiv te partive te lidhura me marketingun Politik tentojne drejt lajmit dhe strategjive te menaxhimit të mediave, Ceshtjet e menaxhimit të materializoje modele të marketingut, ndërsa shqetësimi i shkencave politike

151 Investigimi i i faktoreve kyç te marketingut politik ne fushatata elektorale ne zgjedhjet e pergjthshme parlamentare te 2013-s ne Shqiperi 151 (gjerësisht e pranuar) është per ndikimin e mundshëm të marketingut në procesin politik" 2 Marketingu Politik eshte outputi i marteses mes studimeve Politike dhe Marketingut.(Less Marchement,2001,fq 263) Savigny argumenton: "Së pari, se mediat janë aktorë politikë në të drejtën e tyre dhe se modelet e menaxhimit me bazë të marketingut në politikë duhet të japin llogari për këtë, dhe së dyti, që media mund të luajë një funksion korrigjuese për mangësitë demokratike që këto modele logjikisht sjellin. "(Savigny, 2010, fq. 1050). Është argumentuar se palët duhet të kuptojnë elementet themelore të marketingut, ne menyre qe te jene jo vetem te sukseshem ne treg ne afat- shkurtër, por edhe në afat gjate (Niffenegger, 1989, Reid, 1988). Kjo analogji ne lidhje me marketingun është më shumë se rastësi, te cilen e gjejme edhe tek Kotler (1975), Niffenegger (1989) dhe Shama (1973). Thelbi i një kandidati si ndërfaqes së partisë politike me elektoratin është marketingu dhe marketingu nuk mund të shmanget. Marketingu nuk është një ilaç apo kurë per të gjithë, por një proces i lejuar një metodë më efektive dhe efikase për të hartuar dhe zbatuar fushata politike. Marketingu ofron mundësinë partive politike për të adresuar shqetësimet dhe nevojat e ndryshme të votuesve përmes analizave të marketingut, planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e fushatave politike dhe zgjedhore dhe nderkohe sherben si ure komunikimi mes votuesve dhe partive Politike duke informuar votuesin e sotem gjithmone e me pak te interesuar nga Politika (Hennenberg 2004). Megjithate kjo nuk do te thote qe implemenetimi i fushates me te sukseshme marketing do te sillte per partine/kandidatin fitore te sigurt,por ne te njejten kohe ka edhe elemete te tjere si ideologjia, imazhi i partise/kandidatit, platforma ekonomikosociale e prezantur etj. Për kompanitë tradicionale, roli i medias fokusohet rreptësisht ne kanalet e shpërndarjes; kanali me të cilin është komunikuar mesazhi, për të cilin, dhe sa shpesh, media është paguar për të riprodhuar mesazhet e ofruara nga reklamuesi. Në arenën politike, media është transformuar nga një teknikë e shpërndarjes në një pjesëmarrës aktiv në kritikën e kandidatëve potencialë. "Mediat janë gjithashtu, me përjashtim të disa transmetuesve të shërbimit publik, subjekte tregtare për organizata të tjera komerciale për të ardhurat e tyre. Mediat, duke përfshirë transmetuesit e shërbimit publik, janë aktorë politikë në të drejtën e tyre: ata funksionojnë për të mbrojtur interesat e tyre, përveç rolit të tyre teorik si mbrojtësit e demokracisë "(Savigny, 2010, fq 1055).Subjektet e ndryshme mediatike luajnë një rol jetik në shpërndarjen e mesazheve të kandidatëve. Perceptimet dhe të kuptuarit të politikës për publikun e votimit të përgjithshëm, janë nxjerrë kryesisht nëpër filtrat e mediave. "Mediat nuk, në çdo sistem politik, kufizojë veten në një" funksion neutral transmetimit '(Kuhn, 2007, fq. 212). "Një dobësi themelore e këtyre modeleve është 2 Savigny, H., & Temple, M. (2010). Political Marketing Models: The Curious Incident of the Dog that Doesn't Bark. Heather Savigny and Mick Temple. The media and political marketing. Political Studies, 58(5),

152 152 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 një dështim i vlerësimit te kanale te mesazheve i cili nuk është neutral siç është në prezantimin e mesazheve të marketingut." (Savigny, 2010, f ) Sot mediat sociale po gjithnje e me teper po trajtohen si një factor i rëndësishëm i elementeve te marketingut politik. Fushata e Presidentit Obama në vitin 2008, me sloganin e vetëm me 8 shkronjat "YES WE CAN" dhe gjithashtu duke permiresuar me teper ne fushaten e tij presidenciale ne zgjedhje presidenciale te nentorit e 2012, me vetëm 7 shkronja "Forward, pati nje sukses te jashtezakoshem e cila u konkludua dhe me fitoren e kandidatit Obama ndaj Mitt Romney. Suksesi i fushates marketing ne 2008 i dedikohet fushates digitale e cila, nëpërmjet përdorimit të formave më të sofistikuara të mediave sociale, si Obama website, facebook, twitter, My Bo.com etj etj,dhe. Sipas literaturës akademike, rritja e perdorimit te mediave sociale rrit ndjeshëm efektet e marketingut, veçanërisht në zgjedhje. "Të rriturit dhe te rinjte përdorin gjithnje e me shume ne faqet sociale per te shperndare video dhe lidhje te tjera me rrjetin për të marrë informacion ne lidhje me fushat elekktorle, lajme me te tjeret, shkëmbejne mendimet e tyre politike, dhe mbështetjen e shprehur për një kandidat (Kohut, 2008; Smith & Rainie 2008)" (Kushin, 2010, p. 609). "Përparimi dhe zhvillimin i mediave sociale, të tilla si blogs internetit, Facebook, Twitter, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve politike publike, ndikon në 2 pikepamje: perceptimi i rolit te medias tradicionale në proceset zgjedhore dhe komunikimit politik si dhe në bashkëlidhjen mes mediave tradicionale dhe mediave sociale "(Piechota, 2011, p.46). 3. Metodologjia e vrojtimit Nga sa eshte trajtuar me siper nga pikepamja teorike dhe e studimeve akademike ne lidhje me Marketingun Politik por dhe ne te njejten kohe dhe ne lidhje me faktoret e Marketingut Politik, duke e pare ne kendveshtrimin praktik ne Shqiperi shohim se Marketingu Politk eshte ne hapat e pare te tij, krahasuar me ate se cka ndodh sot ne Vendet e Zhvilluara Perendimore por qe gjithsesi veme re se tendecat e reja te MP po gjejne gjithnje e me teper shtrirje. Metoda e përdorur në këtë studim është nëpërmjet pyetësorëve. Grupet e fokusit janë qytetarë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, në nivelin mesatar të arsimit, me moshe mesatare 29.9 vite dhe përshkrimi statistikori i kampionit është si vijon: Tabela nr 1 Te dhena Statistikore Frekuenca Min Max Mesatare Devijimi standart Mosha ,9 10,3 Pyetësori përbëhet nga 29 pyetje, ku ne thelb kerkohet te renditen sipas perceptimit te votuesit, faktoret apo elementet te konsideruar si me te rendesishem ne marketingut politik. Jane pergatitur 120 pyetwsor nga te cilat te vlefshem per studim ishin 80 prej tyre. Pyetsori ashtu sic pershkrova me siper ka per qellim fillimisht te identifikoje

153 Investigimi i i faktoreve kyç te marketingut politik ne fushatata elektorale ne zgjedhjet e pergjthshme parlamentare te 2013-s ne Shqiperi 153 variablat me te rendesishem te Marketingut Politik ne Shqiperi me qellim pastaj te kalohet ne nje studim me te thelle nepermjet analizes diskriminante dhe te jepen konluzionet perkatese ne lidhje me ate se c fare elementesh u perceptuan ne fillim nga elektorati dhe nese pergatitja e strategjive marketing do te jene eficente per kanditadin /Parti ne Zgjdhgjet e Pergjithshme?Ne pyetsor gjithashtu eshte lene pyetja e hapur pyetja e fundit sipas te ciles votuesi rendit sipas mendimit te tij 3 faktore me te rendesishem ne marketingun Politik ne sfondin Politik Shqiptar. Table 2 : Shpërndarja e të anketuarve nga qyteti i banimit: Frequenca % Berat 4 5,0 Durrës 5 6,3 Elbasan 2 2,5 Fier 3 3,8 Kavajë 5 6,3 Kukës 1 1,3 Lushnje 6 7,5 Përmet 3 3,8 Pogradec 1 1,3 Shkodër 1 1,3 Tiranë 47 58,8 Vlorë 2 2,5 Totali ,0 Në mënyrë për t'iu përgjigjur pyetjeve kërkimore dhe të kënaqë objektivat kërkimore, në këtë seksion janë testuar hipotezat kërkimore. Hipoteza 1: Cilat janë elementet kryesore te marketingut Politik dhe në organizimin e fushatës zgjedhore në përputhje me pyetësorët? A jane te lidhura keto kryesisht me moshat e reja? Hipoteza 2: Perdorimi eficent i mediave sociale dhe menyrave te reja digale nga një parti/ kandidat politik duke krijuar një plan të mirë të marketingut, mund te ndikoje për të fituar më shumë sukses në zgjedhje? Në bazë të përgjigjeve të pyetjes se të fundit te pyetsorit: Listoni elementetet kryesore të marketingut politik që "ju mendoni se kane me shume ndikim ne fitoren e partise qe ju preferoni?, gjejeme tre forma te përgjigjeve që janë paraqitur dhe analizuar si me mëposhtme: Në formën e dytë të përgjigjes që rezulton nga të anketuarit me moshën 19-25, ne shohim se elementët më të rëndësishëm të marketingut politik janë forume rinore, të ndjekura nga mbeshtetja financiare qe duhet te kene Partite politike( Foundraising) e mbështetur dhe nga perdorimi i mediave digitale.

154 154 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Grafiku 1: Forma 1 - Shkalla e rëndësisë së elementeve marketing ne fushaten elektorale Duket se nga të dhënat e analizuara se elementet më të rëndësishme strategjike në fushën e marketingut janë, mbështetje financiare, reklamat televizive dhe perdorimi i mediave sociale. Mbi këtë bazë duhet të jenë të zgjedhur strategjitë dhe taktikat e duhura të marketingut për të ndikuar në elektoratin Grafiku 2: Forma 2 Shkalla e rëndësisë së elementeve të marketingut politik në moshat e reja Konkluzione dhe rekomandimie Nga analizimi paraprak i pyetësorit mund të vijnë në përfundim se faktorët më të rëndësishëm në fushën e marketingut politik jane: roli i biznesit në financimin e fushatave zgjedhore, marketing I drejteperdrejte permes organizimit te forumeve te ndryshmesi dhe implementimi i platformave te reja digitale nga partite/kandidatet politik. Kjo tregon se opinioni publik po lëviz drejt formësimit te idejse se një palë / kandidat për të pasuar sukses ne nje fushate elektorale duhet të ketë fonde të mjaftueshme për ta realizuar ate ne formen me efektive. Ng ate dhenat e emprike veme re se prirjet e realizimit te nje fushate konservatore jane drejte renies dhe nese

155 Investigimi i i faktoreve kyç te marketingut politik ne fushatata elektorale ne zgjedhjet e pergjthshme parlamentare te 2013-s ne Shqiperi 155 partite do te duan te jene me prane votuesve ata duhet te jene ne avanguarde me modelet e reja te zhvillimi te nje fushate poltike moderne. Vlen per tu theksuar fakti se edhe pse Tregu Politik Shqiptar eshte me shume i orintuar drejt te berit te fushatave elektorale nemenyre tradicionale shohim gjithnje e me teper sidomos ne kandidatet individual te implementojne forma te reja te promovimit te tye permes digital medias ne vecanti dhe medias ne teresi. Për të kuptuar rolin e zhvillimit të mediave sociale në Shqipëri, në bashkëpunim me mediat tradicionale, individëve iu kërkua të identifikojnë rolin e mediave sociale në arenën politike. Adresime te ndryshme të mediave sociale janë adresuar (Facebook, Twitter, My space, etj) për tu kombinuar me fushaten tradicionle te drejteperdrejt ne te ardhme. Përfitimet e mediave sociale në një fushatë janë diskutuar nga ekspertët. Konsensusi i përgjithshëm nga të anketuarit ishte shumë pozitiv në lidhje me efektivitetin e mediave sociale për të arritur brezat e rinj. në krahasim me format tradicionale të reklamës. Ne kete pike shohim se ka dhe nje perafrim te letërsisë bashkëkohore me kerkesat e sotme në Shqipëri. Partite permes perdorimit te elementeve te fushates marketing dhe spin doctors, ndryshojnë sjelljen e zgjedhësit dhe për këtë arsye fitojë zgjedhjet, kur ata lidheni emocionalisht me publikun. Ata kapërcejnë ndikimin e paragjykimeve të medias, kur ata të lidheni me, flasin direkt, dhe të ndërveprojnë me votuesit e tyre potencialë. Pas përfundimit të studimit, janë mbledhur dhe analizuar disa te dhena te rendesishme në lidhje temën e marketingut politik dhe ate te medias. Bazuar ne keto informacione, është e rëndësishme perqendrimi në pervetsimin e ketyre medotave nga kandidatet e ardhshem Politik, analistet e tregjeve, marketeret ne pergjithesi dhe gazetaret. Disa rekomandime për marketeret politike përfshijnë formimin fushatat e tyre të marketingut dhe kanalet e marketingut, zbatimin e mediave sociale si një mënyrë për të nxitur komunikim të drejtpërdrejtë me publikun e votimit, dhe krijimin e mesazheve pozitive, se sa reklama negative, për të informuar publikun në lidhje me arritjet e subjekttit politik. Literatura Journal of Marketing, 30 (10/11), 28 9.Savigny, H., & Temple, M. (2010). Political Marketing Models: The Curious Incident of the Dog that Doesn't Bark. Heather Savigny and Mick Temple. The media and political marketing. Political Studies, 58(5), Lees-Marshment, J. (2009). Marketing after the election: The potential and limitations of maintaining a market orientation in government. Canadian Journal of Communication, 34(2), 205. Lees-Marshment, J. (2001). The marriage of politics and marketing. Political Studies,49(4) Lees-Marshment, J. (2009). Political marketing and the 2008 New Zealand election:a comparative perspective. Australian Journal of Political Science, 44(3), 457. Piechota, G. (2011). Media in Election Processes. Communication Today, Penney, J. (2009). The body politic: T-shirts from the 2008 presidential campaign.

156 156 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Conference Papers -- International Communication A ssociation, 1. Pinkleton, B., Um, N., & Austin, E. (2002). An exploration of the effects of negative political advertising on political decision making. Journal of A dvertising, 31(1), Robinson, C. (2010). Political advertising and the demonstration of market orientation. European Journal of Marketing, 44(3/4), Savigny, H. (2007). Focus groups and political marketing: Science and democracy as axiomatic?. British Journal of Politics & International Relations, 9(1), 122. Savigny, H., & Temple, M. (2010). Political Marketing Models: The Curious Incident of the Dog that Doesn't Bark. Heather Savigny and Mick Temple. The media and political marketing. Political Studies, 58(5), Savigny, H. (2005) Labour, Political Marketing and the 2005 Election: A Campaign of Two Halves, Journal of Marketing Management, 21 (9), Savigny, H. (2007) Focus Groups and Political Marketing: Science and Democracy as Axiomatic, British Journal of Politics & International Relations, 9 (1), Savigny, H. (2008) The Problem of Political Marketing. New York: Continuum. Savigny, H. (2009) Political Marketing, in C. Hay, M. Kenny, M. Flinders and A. Stephen Henneberg, Political Marketing Theory: Hendiadyoin or Oxymoron, University of Bath, 2004.

157 POTENCIALI TURISTIK DHE KRAHASIMI I DESTINACIONEVE TURISTIKE NE SHQIPERI Denada OLLI 1 Summary Despite being one of the newest businesses in the world, tourism is the most developed one not only in the developed countries but also in the developing one. Albania is recognized as a touristic destination in the Mediterranean and has a competitive position in international tourism market. Albania has an excellent potential for tourism development and can be positioned according to comparative advantage of countries with high quality in a small geographic area. What make Albania unique are the large number of attractions and the relative proximity of these attractions in a unique cultural context for a great number of domestic and international tourists. All over the world, tourism is considered to be only an important element in economic and social terms. What is more, it is an excellent potential as a catalyst for economic growth, for the creation of labor and as a major source of government revenue. Albania is recognized as the most undiscovered tourist destination in Europe, where still could be found precious secrets of nature and of cultural heritage. Key words : destinacion turistik, turizmi, avantazh konkurues, kerkesa turistike, zhvillimi ekonomik. Objektivi dhe metodologjia e studimit: Objektivi i këtij studimi është : Të krijojë një ide rreth potencialit të kërkesës turistike dhe zhvillimit të kësaj kërkese si dhe asaj c.ka presin turistët në këto destinacione turistike. Studimi gjithashtu ka si synim të bëjë krahasimin e kërkesës turistike kryesisht në katër zona destinacion të Shqipërisë (Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Korçë, me qëllim që të identifikohen atraktivitetet dhe aktivitetet që ofrojnë këto destinacione dhe si të bëhen ato sa më të njohura për turistët. Kërkesa turistike shërben si një katalizator për rritje ekonomike. Industria e turizmit është e rëndësishme në krijimin e fuqisë punëtore dhe një burim kryesor i të ardhurave të qeverisë. Turizmi si një nga industritë më të mëdha në botë, me rreth 30% të të ardhuarave ekonomike botërore, është ndër drejtimet kryesore të synimit të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Vitet e fundit turizmi ka patur një shpërthim në drejtim të rritjes së frekuentimit te infrastrukturës turistike, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm të industrisë së turizmit në të ardhurat e vendit. Metodologjia Për vetë natyrën e tij, kryerja e studimit kërkoi infomacion të konsiderueshëm. Grumbullimi i të dhënave u bazua në të dhënat primare dhe sekondare duke marrë parasysh kushtet konkrete te vendit tonë. Krahasimet janë bërë duke u bazuar tek të dhënat primare të grumbulluara nga anketimi i bërë në katër destinacione të Shqipërisë ( Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Korçë) duke intervistuar turistët që vizitonin këto destinacione. Për të pasur të dhëna sa më të sakta, për këtë studim u plotësuan 200 pyetesorë, në këto katër destinacione të Shqipërisë si : Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Korçë, pra në secilin destinacion u plotësuan nga 50 pyetësorë. Pyetesori u ndërtua i thjeshtë që të ishte i përshtatshëm për nivelin e 1 Universiteti Fan S.Noli, Filiali Pogradec, ollidenada@yahoo.com

158 158 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 përgjithshëm të turistëve. Ai u perqendrua në tre pjesë : informacion socio demografik, sjellja turistike dhe informacioni turistik.tek pjesa e parë informacioni është bazuar duke survejuar grupmoshën, gjendjen civile, punësimin dhe arsimimin në secilin prej destinacioneve.tek pjesa e dytë informacioni është mbledhur nga përgjigjia e pyetjeve : sa herë udhëtoni, për sa kohë qëndroni, pse udhëtoni, cili është destinacioni kryesor etj. Tek pjesa e tretë informacioni është marrë për të gjetur arsyet e zhgjedhjes se destinacionit dhe ku janë informuar turistët për destinacionin e zhgjedhur. Zgjedhja ishte rastësore ndërsa përpunimi statistikor u bë nëpërmjet programeve kompjuterike. Të dhënat sekondare u grumbulluan nga të dhënat statistikore të institucioneve publike, nga të dhënat e studiuesve dhe nga të dhënat e organizatave ndërkombëtare të fushës së turizmit. Studimi u ndërmor për të parë se si varion kërkesa turistike në keto destinacione të Shqipërisë. Historiku i zhvillimit te turizmit ne Shqiperi Po të hedhim një sy në historikun e zhvillimit të turizmit vihet re se gjatë viteve ka pasur një rritje të të ardhurave nga turizmi. Në vitin 1997 me ngjarjet që ndodhën në Shqipëri si pasojë e falimentimit të firmave piramidale, turizmi njohu periudhën më të keqe te tij duke arritur vlera negative. Në vitin 2000 të ardhurat nga turizmi kanë qënë 216 milion $ ( shifër e marrë nga Buletini i Bankës së Shqipërisë, i vitit 2001). Vitet e fundit turizmi ka patur një shpërthim në drejtim të rritjes së frekuentimit të infrastrukturës turistike, duke dhënë një kontribut të rëndesishëm të industrisë së turizmit në të ardhurat e vendit. Të ardhurat nga turizmi përbënin 69 % të të ardhurave të realizuara nga tregëtia e jashme.ndërsa përsa u përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë, sektori i turizmit zuri vendin e parë në vitin Të ardhurat nga turizmi sipas Bankës Qendrore, shënuan një vlerë rreth 20% më të lartë se në vitin Rritja e të ardhurave gjatë viteve të fundit ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së numrit te vizitorëve të huaj dhe të emigrantëve. Në këtë rritje, sipas Bankës së Shqipërisë ka ndikuar shtimi me 20% i numrit të udhëtarëve dhe një rritje e lehtë e shpenzimeve mesatare ditore. Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Potenciali turistik ne Shqiperi Ndodhur në vendet e pellgut të Mesdheut, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, me një dalje të kosiderueshme në detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ndodhet në një prej rajoneve me aktivitet mjaft të lartë turistik. I gjithë vendi ka një siperfaqe prej m2 dhe një vijë bregdetare prej 450 km e me rreth 24 zona për zhvillimin e turizmit, e cila paraqitet mjaft e larmishme. Krahas plazheve ranore gjenden edhe plazhe shkëmbore. Pasurisë natyrore të bregdetit i përgjigjet një larmi e formave të relievit edhe në pjesën e brendeshme të vendit ku gjenden male, pyje, liqene të mëdhenj dhe të vegjël, lugina atraktive lumenjsh etj, të cilat krijojnë kushte natyrore dhe klimaterike për zhvillimin e një game të gjerë të turizmit blu (liqenor), turizmit të bardhë dhe të gjelbër malor. Gjysma e sipërfaqes së vendit është zonë malore, mbi 600 metra mbi nivelin e detit, me 15 zona prioritare për zhvillimin e turizmit. Vendi paraqet potenciale mjaft të rëndësishme për zhvillimin e turizmit

159 Potenciali turistik dhe krahasimi i destinacioneve turistike ne Shqiperi 159 edhe në pasurinë historike dhe kulturore duke filluar që nga rënojat antike të periudhave ilire romake, që më vonë pasohen me objekte të mëvonëshme të periudhave bizantine e otomane. Ajo ka 13 parqe kombëtare dhe zona të ndjeshme ekologjike pyjore. Vendi ka trashëgimi të pasur arkeologjike të periudhave të ndryshme dhe disa qendra arkeologjike, pa folur për manastire, kisha dhe kështjella mesjetare. Sot turizmi në Shqipëri ka gjetur një mbeshtetje të madhe, ku mbështetja kryesore është investimi. Shqipëria është e hapur për investitorët, gjë e cila ka sjellë mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar avantazhet e saj. Disa nga avantazhet kryesore që ofron Shqipëria në fushën e turizmit janë : Shqipëria ka një pozicion gjeografik ideal, një klime të favorshme, hapësira të mëdha, plazhe të virgjëra, male të larta dhe liqene. Shqipëria ofron një kulture, një trashëgimi unike. Shqipëria është e hapur për investime dhe nxitje të rëndësishme e asistenca të cilat janë të vlefshme për investitorët, me ide dhe propozime të mira dhe të rëndësishme. Duke u identifikuar si sektor me prioritet në zhvillimin e ekonomisë, investimet në turizëm rregullohen nga një kuadër i plotë ligjor. Nga ligji investimi në turizëm është konsideruar si aktivitet i promovuar duke vendosur taksa stimuluese, përjashtime doganore etj. Pra qeveria shipëtare bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e klimës favorizuese për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, duke hartuar dhe ndjekur politika lehtesuese. Mund të përmendim këtu : Ligjin për Zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin dhe Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri deri në vitin 2013, i cili synon tërheqjen e vizitorëve dhe invetitorëve të huaj duke krijuar në radhë të parë një terren të sigurt, të gatshëm për veprime investuese, ndihmës dhe partner hap pas hapi ashtu siç një ambjent turistik duhet të jetë. Në këtë mënyrë strategjia e turizmit : do te ndihmojë sektorin te menaxhojë rritjen në një mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria afatgjatë. do të japë stukturën e pështatshme brenda së cilës investimet dhe përfitueshmëria e industrisë mund të lehtësohen dhe të rriten në maksimum. Do te sigurojë angazhim dhe financim për turizmin nga qeverisja qëndore dhe vendore. Do ta bëjë më të lehtë veprimin e operatorëve për të kryer biznes në këtë sektor. Potenciali i zhvillimit të turizmit shqiptar qëndron në : Një bregdet tërheqës, i cili është pjesë e anës lindore të detit Adriatik, me breza të gjatë të gjireve me rërë dhe ujë të pastër. Një sezon veror të gjatë, të nxehtë dhe me diell. Afërsinë me qytetet kryesore evropiane me anë të linjave ajrore. Natyrën e pandotur dhe bukuritë natyrore në disa rajone.

160 160 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Qëndrat historike dhe kulturore prej shumë shekujsh. Mënyrën e jetesës tradicionale dhe tëper aktive. Krahasimi i destinacioneve turistike ne Shqiperi: (Kryesisht në katër destinacione të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Pogradec ) Një destinacion turistik lokal është një hapësirë fizike në të cilën turisti shpenzon të paktën një natë. Ai përfshin produktet turistike si shërbimet mbështetëse dhe atraksionet e burimeve turistike. Destinacioni ka kufijtë fizike dhe administative që përcaktojnë menaxhimin e tij, imazhet dhe perceptimet që përcaktojnë mundesinë konkuruese të tij. Destinacionet përfshijnë një grup kompleks të intersave të palëve. Një eksperiencë e përgjithshme turistike në një destinacion përbëhet nga një varietet i vogël pikash takimi me një numër të madh ofruesish duke ndikuar në gjithë imazhin e përgjithshëm të eksperiencës. Në këtë sezon turistik Shqipëria ka mundur të sigurojë avantazh konkurues krahasuar me vendet e tjera të rajonit, duke mundur të rrisë edhe këtë vit numrin e vizitorëve. Në këtë rritje sipas tij ka ndikuar reklama e bregdetit shqiptar, por edhe përmirësimi në infrastrukturë. Vitin e kaluar Shqipëria ka njohur edhe rritje të turizmit kulturor, c ka është konfirmuar edhe nga rritja e numrit të turistëve nga Evropa Qëndrore. Shqipëria njihet që është destinacioni i fundit i pazbuluar në Evropë, në të cilën akoma mund të zbulohen sekrete të cmuara dhe të rralla të natyrës dhe trashëgimisë kulturore. Turistëve të biznesit ju ofrohen produkte turistike të cilat e bëjnë qëndrimin e tyre interesant, të këndshëm, produktiv dhe eficient. Edhe Shqipëria duke zotëruar potenciale natyrore dhe kulturore po zhvillon turizmin dhe po pozicionohet si nje destinacion turistik i dëshiruar. Si variojne te ardhurat ne keto kater destinacione: Grafiku 1. Grafiku i te ardhurave Në grafiku 1 vihet re një luhatje midis të ardhurave të turistëve në këto destinacione. Kjo bazohet mbi të dhënat socio - demografike, si rezultat i një rritmi të punësimit dhe arsimimit i cili paraqitet i ndryshem në këto katër destinacione turistike. Turistët që vizitojnë Tiranën janë me të ardhura më të larta nga të cilët 55% kanë të ardhura mujore familjare mbi 1000 Euro si rezultat i nje rritmi më të lartë punesimi dhe arsimim krahasuar me destinacionet e tjera. Të ardhurat e turistëve në destinacionin e

161 Potenciali turistik dhe krahasimi i destinacioneve turistike ne Shqiperi 161 Vlores janë relativisht të larta, ku 45% e tyre kanë të ardhura mujore familjare Euro. Të ardhurat e turistëve në Korçë janë 50% nga Euro dhe pjesa me e madhe e të ardhurave të turistëve në Pogradec janë 65% me të ardhura Euro dhe 25% me të ardhura Euro. Sa shpenzojne turistet brenda nje dite? Grafiku 2. Grafiku i shpenzimeve Duket qartë që turistët që shpenzojnë më tepër brenda një dite janë turistët që vizitojnë Tiranën ku ka më tepër aktivitete çlodhëse dhe argëtuese, ku ofrohen produkte dhe shërbime turistike të një cilesie të lartë. Pjesa më e madhe e tyre shpenzojnë Euro brenda një dite. Turistët e Vlorës rreth 55% e tyre shpenzojnë deri ne 500 euro duke ofruar një shumëllojshmëri produktesh turistike me një nivel mesatar. 65% e turistëve të Pogradecit shpenzojnë Euro brenda një dite, duke krahasuar me qytet e tjera që vizitojnë Pogradecin shpenzojnë me pak se turistët e qyteteve te tjera. Pogradeci është një qytet më i vogël dhe cmimet në këtë vend janë më të ulta se në vendet e tjera. Pse udhetojne turistet: Grafiku 3. Grafiku i motiveve Ndër arsyet kresore pse turistët udhëtojnë janë: për biznes, për pushime, për ngjarje familjare, për kuture, për sport, për zbavitje, për shëndet, për kofernca dhe seminare, për vizitë tek miqtë dhe të afërmit, tranzit etj. Pra arsyet janë të ndryshme për destinacione të ndryshme. Një nga arsyet më kryesore se pse turistët kanë vizituar Tiranën është biznesi me 60%, 25 % e turistëve vijnë për ndjekjen e ndonjë koference dhe seminari dhe një perqindje e vogël për arsye të tjera. Pra turistët

162 162 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 pëlqejnë më shumë turizmin industrial. Turistët që vizitojnë qytetin e Vlorës `kane si arsye kryesore pushimet dhe një pjesë tjetër për zbavitje dhe shëndet pasi ky qytet shquhet për traditat dhe për zhvillimin e trurizmit natyror për një pushim absolut. Në Korçë turistët vijnë për kuturë dhe sport,ekskursione, për të vizituar të afërmit dhe familjaret tranzit si një qytet me pasuri historike dhe kulturore që shquhet për bujarinë dhe mikpritjen e turistëve. Turistët vizitojnë Pogradecin sepse është një qytet me pasuri natyrore dhe një klimë të shëndetshme, shumica e tyre vijnë për pushime, zbavitje, shëndet dhe kulturë. Akomodimi: Tipet e akomodimeve të perdorura nga turistët ishin : akomodimi në hotele, tek të afërmit dhe miqtë dhe në dhoma ose shtëpi me qera. Grafiku 4. Grafiku i akomodimit Struktura kryesore akomoduese për turistët e Tiranës është hoteli me rreth 91%. Përqindje më të ulet në këtë destinacion ka akomodimi në dhoma me qera dhe qëndrimi në famije ose miq. Në Vlorë 58% e turistëve qëndrojnë në hotel, 35 % në dhoma me qera dhe 10% qëndrojnë tek miqtë. Ne Korçë 60 % në hotel,15 % në dhoma me qera dhe 25% në familje dhe miqtë. Ky destinacion krahasuar me Vlorën ka perqindjen më te lartë të qëndrimit në familje dhe miqtë.në Pogradec përqindja e qëndrimit në hotel dhe dhoma me qera është e barabartë me 45% pasi në këtë qytet është zhvilluar mjaft biznesi familjar dhe vetëm 10 % qëndrojnë tek miqtë. Konkluzione Në Shqipëri prioritet i zhvillimit ekonomik mbetet turizmi. Ai i siguron të ardhura të konsiderueshme ekonomisë vendase dhe është i lidhur ngushtë me zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë si : infrastruktura, ndërtimi, bujqësia, transporti, sistemi bankar dhe sektori i punësimit. Per këto arsye të gjitha hallkat e shtetit duhet të ndërgjegjësohen dhe të veprojnë për ti hapur rrugë një zhvillimi real të tij. Gjithashtu duhet te favorizohet biznesi privat, qoftë nga lehtësirat ligjore por edhe nga ato ndihmëse në dhënien e një plan biznesi zhvillimi. Për një zhvillim të qëndrueshëm mbështetësi kryesor mbetet investimi, pasi Shqipëria ofron kushtet për një investim fitimprurës qoftë shqiptar ose të huaj. Turizmi për vetë karakteristikat e tij si industri, ka nevojë për bashkëpunim dhe koordinim. Administrata publike ka rolin e saj duke

163 Potenciali turistik dhe krahasimi i destinacioneve turistike ne Shqiperi 163 qënë e interesuar për të ardhurat, investimet, valutën dhe punësimin që sjell turizmi, krahas detyrimeve që ka për të mbështetur punësimin dhe kualifikimin e krahut të punës. Rezultatet e pyetësorëve treguan që përqindja më e madhe e turistëve në katër destinacionet e zgjedhur mendonin të riktheheshin përsëri dhe kjo është premisë e mirë për zhvillimin e këtyre destinacioneve. Rekomandime 1. Zhvillimi i turizmit duhet të jetë në rritje të vazhdushme me qëllim që të shndërojë këto destinacione në destinacione turistike konkuruese. 2. Turistët duhen parë si konsumatorët primare të produkteve turistike dhe duhet të rritet pjesmarrja e tyre në zhvillimin e turizmit dhe pozicionimin drejt këtyre destinacioneve. 3. Duke prezantuar potencialet turistike dhe tregjet kryesore turistike, do të përcaktohen produktet më të rëndesishme për turistët dhe tregjet kryesore në këto destinacione. 4. Duhen bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve turistike, duke ofruar një shumëllojshmëri produktesh dhe formash atraktive. 5. Suksesi i zhvillimit të një destinacioni konkurues dhe i turizmit është zhvillimi i aktiviteteve ku të përfshihen turistët. Literatura kombëtare e turizmit.com Literaturë " Bazat e Turizmit" prof.as.dr.vita Koja ( botim 2004) Literaturë " Raporti Vjetor " Banka e Shqipërisë "

164

165 EFEKTET NEGATIVE TË TURIZMIT NË VENDIN PRITËS: RASTI I SHQIPËRISË MSc. Rakela THANO, Prof. Dr. Albana HASHORVA Abstract Tourism is a complex economic activity, characterized by the great diversity and specific in nature of its consequences. It is widely known by all that the foreign tourism brings a number of positive effects on the economy of the host country. Tourism impacts (positive or negative) are important and belong to all sectors of socio-economic activity. Between different categories of impacts there is no clear separation limit. From all the categories of tourism impacts, economic impacts have the greatest importance for the overall development, and this not only because it can be determined quantitatively easier from others, but also and for their significant interdependent with the other impact categories. However, tourism is often criticized for the fact that much of the money spent by tourists and otherwise could have contributed to improve the standard of living of the local population and increasing domestic product, which leaks out of the local economy, due to the imported goods consumption, the employment of foreigners, and repatriation of income from businesses owned by the foreigners.apart from this, tourism development has negative consequences for the residents of tourist areas because it brings increased prices of goods and services, increasing property prices as well. The aim of this study is to analyze these negative effects in the Republic of Albania for the period January December Methodology: Qualitative Analysis. The data were collected by INSTAT, Bank of Albania and the Albanian Ministry of Tourism.Conclude that the negative effect on the development of tourism in Albania is the flow of currency out. Key Words: tourism, negative impacts, imports, investments, prices of goods, employment, seasonality. Hyrje Industria e turizmit është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në rritjen e aktivitetit ekonomik në të gjithë botën.turizmi është krijues i shumë vendeve të punës në shoqëri, të mëdha dhe të vogla.në disa shoqëri ai është aktiviteti dominues në ekonomi.shumica e njerëzve e konceptojnë turizmin vetëm nga pikëpamja e ndikimeve ekonomike,si rritja e të ardhurave, krijimi i vendeve të punës, taksat etj. Por fusha e ndikimit të turizmit është edhe më e gjërë, dhe shpesh prek edhe vendet që nuk merren me aktivitet turistik.cdo vend pritës përjeton me mënyra të ndryshme ndikimet e turizmit për shkak të kushteve të ndryshme që ka secili vend. Regjistrimi i pasojave pozitive dhe negative përbën një shqetësim të madh për letërsin, me qëllim veçanërisht në reflektimin e palëve të interesuara, për të zhvilluar planifikimin e duhur të turizmit,në marrjen e vendimeve kritike në lidhje me ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi. Kategoritë kryesore të ndikimit turistik janë ekonomike, sociale,natyrore ose mjedisore,politike dhe kulturore. Ndikimet ekonomike përfshijnë përfitimet ekonomike, që vijnë nga zhvillimi I veprimtarisë turistike në një rajon(psh shtimi I të ardhurave, rritje e punësimit, shtimi I të ardhurave publike, kërkesë e shtuar për mallra dhe shërbime, etj) Ndikimet sociale përfshijnë ndryshime në mënyrën e jetesës të banorëve të një rajoni turistik(psh shtimi i popullsisë në rajon,lëvizshmëri gjeografike dhe profesionale, ndryshime në formimin e shtresave sociale,krijimi I ideve të reja, etj.) Ndikimet natyrore ose mjedisore përfshijnë ndryshimet që bëhen në mjedisin natyror dhe artificial(të krijuar nga njeriu) të rajonit(psh ndotje,shkatërim I monumenteve historike, privatizimi I bregut të detit dhe I pyjeve etj)

166 166 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Ndikimet politike përfshijnë ndryshime në nivelin politik të banorëve të rajonit turistik (psh kontroll I dobët I zhvillimit turistik nga vendasit, politizim I shtuar I banorëve për shkak të interesave vendore që janë në kundërshtim etj.) Ndikime kulturore përfshijnë ndryshimet që bëhen në sistemin kulturor të rajonit turistik(psh komercializimi I traditës, varësi kulturore e rajonit) nga prototipet e kulturës të vendeve të dërgimit të turistëve etj Sipas Brohman, ekuilibri i shpërndarjes të pasojave pozitive dhe negative të turizmit në komunitetet lokale transformohet me përfshirjen aktive të komunitetit në aktivitetin turistik në mënyrë që pjesa më e madhe e vendasve të mari pozitivet e turizmit, në kundërshtim me marjen eksluzivisht të peshës së dëmit.(brohman J. 1996) Fakti është se në Shqipëri,gjatë sezonit turistik,turizmi është pjesë e jetës së përditshme. Në seksionin e dytë do të analizoj efektet negative të turizmit si pasojë e rrjedhjes së valutës së huaj për shkak të importeve, paketave gjithëpërfshirëse, punësimit të personelit të huaj dhe rrjedhjen e fitimit nga investitorët e huaj. Në seksionin e tretë do të analizoj efektet negative ekonomike të turizmit si pasojë e rritjes së cmimeve dhe rritjes së punësimit në sektorin tercial, punësim ky që në përgjithësi karakterizohet nga sezonalieti,pasiguria dhe mungesa e kualifikimeve. Në seksionin e fundit paraqes konkluzionet dhe rekomandimet për ndikimet negative të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Ndikimet negative të turizmit në rrjedhjen e valutës së huaj. Mënyra kryesore me të cilat ndodh aratisja e fitimeve lidhet me importet. Kjo ndodh kur turistët kërkojnë disa standarte të ushqimit dhe produkteve të tjera që vendi pritës nuk mund ti ofrojë. Sipas Shareef, një përqindje e madhe te të ardhurave të turizmit largohet nga ekonomia për financimin e importeve për nevojat e turizmit.(shareef R. 2003) Vecanërisht në vendet më pak të zhvilluara pijet dhe ushqimi duhet të importohet vazhdimisht sepse produktet lokale nuk plotësojnë kërkesat e turistëve ose nuk ka ndonjë industri vendase që të kontribuojë. Në grafikun 1 paraqiten blerjet nga ofruesit e turizmit në Shqipëri për periudhën 2006 deri 2011 duke përfshirë mallrat e importuara të shprehura në bilion ALL me cmimet nominale. Në grafikun 2 paraqiten importet totale për Shqipërinë për periudhën kohore të shprehura në milion USD. Grafiku 1.Blerjet nga ofruesit e turizmit në Shqipëri 200 Blerjet nga ofruesit e turizmit Burimi: Travel&Tourismm.Economic Impact 2012.Albania Sic e shikojmë importi i mallrave i realizuar për sektorinë e turizmit direkt dhe indirekt zënë një peshë të madhe të importeve totale të Shqipërisë. Duke pranuar tendencën moderne të funksionimit të komplekseve të mëdha të hoteleve si rezultat i lëvizjes së lirë të kapitalit i qëllimshëm është studimi i marrëdhënive të turizmit dhe bujqësisë lokale, duke ditur se sektori i ushqimit është afërsisht 1 / 3 e totalit të shpenzimeve

167 Efektet negative të turizmit në vendin pritës: rasti i Shqipërisë 167 turistike.( Belisle F.1983) Pavarësisht nga teoria e shprehur lidhur me dimensionet e turizmit dhe të bujqësisë, për shkak të interesave konkuruese (përdorimi i tokës,i ujit, thithja e punësimit) ka shumë që mbështesin ndihmën e ndërsjellt të tyre.(latimer H.1985) Grafiku 2.Importet totale për Shqipërinë 1000 Importet totale në Shqipëri Burimi: Milne i jep prioritet komunikimit dhe informimit ndërmjet të dy industrive. (Milne S. 1992) Si shkaqe të mundshme të lidhjeve të dobëta ndër-sektoriale midis turizmit dhebujqësisë, Belisle thekson, diferencën në çmim dhe cilësi të produkteve të importuara dhe atyre vendase, informacioni i varfër që kanë biznesmenët dhe fermerët, dëshirën e fermerëve për të ruajtur të mbjellat e tyre tradicionale dhe ngurrimin e tyre për të rritur prodhimin, hezitimin e qartë e të dyja palëve për bashkëpunim të mundshëm.(belisle F.1983) Materialet e ndërtimit të importuara për objektet turistike,por dhe importimi i forcës punëtore për punësim në sektorin e turizmit përbëjnë faktorë të rrjedhjes të valutës. Rrjedhja e parave ndihmohet nga edhe funksionimi i rizorteve hoteliere të mëdha që tentojnë të monopolizojnë degën e industrisë turistike. Organizatat ndërkombëtare dhe kompanitë e mëdha të huaja kanë kontributin e tyre kryesor për largimin e fitimit që lidhet me importin. Shpesh, kompanitë e mëdhaja të huaja,vecanërishte në vende të varfëra janë të vetmet që kanë kapitalin e nevojshëm për investime në infrastrukturë dhe strehim.pasojat e atyre janë që të kemi largim të fitimeve jashtë vendit,kur investitorët që financuan vend pushimet dhe hotelet të marrin fitimet e tyre përsëri në vendin e tyre të orgjinës.në vitin 2011 në Shqipëri funksionojnë ndërmarje(hotele,kafe,restorante) nga të cilat janë me pronësi shqiptare,116 me pronësi të huaj dhe 20 me pronësi të përbashkët,ku 7 ndërrmarje janë me mbizotërim shqiptar dhe 13 me mbizotërim të huaj.pra ndikimi i invenstimeve në rrjedhjen e parasë në Shqipëri është i vogël. Sipas I. Heytens dallojmë tre kategori të mëdha të invenstimeve turistike: Invenstime nga të cilat nuk burojnë të ardhura turistike si planifikimi i zonave turistike etj. Invenstimet nga të cilat burojnë të ardhura turistike indirekte p.sh. furnizimi me ujë,shpërndarja e energjisë elektrike,aerodromet etj. Investimet nga të cilat burojnë të ardhura turistike,hotelet,restorantet,pishina,fusha tenisi, qëndra argëtimi etj.

168 168 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Këto invenstime financohen nga invenstitor të ndryshëm,të cilët bashkëpunojnë me njeri tjetrin për vlerësimin e burimeve turistike ekzistuese.dy kategoritë e para të invenstimeve mbulohen kryesisht nga shteti.kategoria e tretë i takon ekskluzivisht sektorit privat vendas ose të huaj. Sipas P.Fabre invenstimet që kërkohen për zhvillimin turistikë të një vendi dallohen në dy kategori: Invenstime në biznese që shesin të mira dhe shërbime të cilat konsumohen drejtpërdrejt nga vizitorët. Invenstime në infrastrukturën e përgjithshme dhe shërbime publike. Në grafikun 3 janë paraqitur invenstimet kapitale në sektorine e turizmit në Shqipëri për periudhën në bilion ALL me cmimet nominale.invenstimet ne Greqi per vitin 2010 kane kapur vleren 700 milion euro. Grafiku 3.Invenstimet kapitale në sektorinë e turizmit në Shqipëri.. Burimi: Në grafikun 4 paraqiten invenstimet e huaja direkte totale dhe invenstimet e huaja direkte në hotele dhe restorante në Shqipëri për periudhën Pra shohim se përqindja që zënë invenstimet e huaja në turizëm ndaj investimeve të huaja totale vjen duke u zvogëluar(grafiku 5), ndërsa invenstimet në sektorin e turizmit rezultojnë që rriten. Grafiku 4.Invenstimet e huaja në Shqipëri. Investimet e huaja ne Shqiperi Burimi: Invenstimet totale Invenstimet ne hotele Turistët që udhëtojnë me krocere,ngelen gjatë gjithë kohëzgjatjes të udhëtimit të tyre në krocere, të cilat ofrojnë gjithcka që atyre ju duhet dhe atje ata do të bëjnë cdo transaksion financiar të tyre,kështu që nuk mbetet ndonjë mundësi që të përfitojnë ekonomikisht

169 Efektet negative të turizmit në vendin pritës: rasti i Shqipërisë 169 bizneset vendase nga turizmi.turistët inkurajohen që të shpenzojnë kohën e tyre dhe paratë e tyre në bord të anijes, si dhe shanset për një transaksion monetar në porte janë të kontrolluara dhe të kufizuara. Në shumicën e paketave gjithëpërfshirëse për pushime afërsisht rreth 80%të shpenzimeve të udhëtarve shkojnë në bizneset ajrore,hotele dhe kompani të tjera ndërkombëtare dhe jo tek bizneset vendase. Grafiku 5.Pesha që zënë invenstimet e huaja në turizëm tek ato totale në Shqipëri 10 % e invenstimeve në turizëm ndaj Burimi: Ndikimet negative të turizmit në ekonominë lokale Ndikimet negative të turizmit në ekonominë lokale Kostoja e infrastrukturës është një ndikim negativ në ekonominë lokale. Shteti është e nevojshme të krijoj kushtet e domosdoshme në të cilat, banorët lokalë mund të luajnë një rol më të përhershëme në zhvillimin turistikë. Zhvillimi i turizmit mund të kushtojë tek prodhuesit lokal dhe tek qytetarët e thjeshtë shumë para.ndoshta do të duhet të bëhen përmirësime në aeroporte, rrugë dhe infrastrukturë, me lehtësime të mëdha nga taksat dhe lehtësira të tjera ekonomike, të cilat janë procedura të dëmshme për një ekonomi lokale.të ardhurat publike që përdoren në infrastrukturë ose përjashtimet nga taksat mund të ulin investimet në fusha të tjera të rëndësishme të tilla si arsimi dhe shëndetësia. Kërkesat gjithnjë në rritje të turistëve për mallrat ose shërbimet bazë, shpesh shkakton rritje të mprehtë të çmimeve të cilat prekin negativisht banorët e vendeve pritëse, të ardhurat e të cilëve nuk rritet proporcionalisht. Turistët që jetojnë për një kohë të gjatë në shtëpi të dyta të tyre në një vend pritës, dhe njerëzit e pasur që transferohen në një vend tërheqës turistik për të shijuar atmosferën dhe ritmet e qeta të jetës, shkaktojnë rritje të menjëhershme të çmimeve në vendet e banimit të reja të tyre. Arrdhja e tyre masive në një vend pritës patjetër dhe do të shkaktoj këto rritje të menjëherëshme të cmimeve. Duke u bazuar në të dhënat e tabelës cmimet e mallrave dhe shërbimeve riten në muajin gusht kur është piku i sezonit turistikë. Zhvillimi i turizmit dhe rritja e kërkesës lidhur me pasuri të patundshme mund të rrisin ndjeshëm koston e ndërtimit dhe vlerat e trruallit.kjo jo vetëm që e bën më të vështirë për vendasit, sidomos në vendet në zhvillim per të përmbushur nevojat e tyre të përditshme, por edhe mund të të çojë në dominimin e lojtarëve të huaj në blerjen e tokës dhe emigracion, i cili zvogëlon mundësitë ekonomike për banorët vendas, që gradualisht dobësohet financiarisht. Një tjetër anë negative e turizmit është dhe varësia ekonomike të komunitetit lokal nga turizmi. Për shkak të ndërlidhjeve që çdo vend mund të ketë me vende të tjera, marrëdhëniet në mes turizmit dhe zhvillimit rajonal / lokal me kalimin e kohës mohoet.. Sipas Crain, pasuria vazhdon të përqëndrohet në duar të pakta dhe të forta.(crain M. 1996)Diversiteti në një ekonomi është një shenjë e shëndetit, megjithatë, në qoftë se një

170 170 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 vend bëhet i varur nga turizmi për statusin e tyre ekonomik, mund të sjellë presion të madh në këtë industri si dhe tek njerëzit që punojnë në këtë industri.shumë vende, kryesisht vende në zhvillim, me pak mundësi për të zhvilluar burime të tjera të pasurisë, kanë asimiluar turizmin si një mënyrë për të promovuar dhe për të forcuar ekonomitë e tyre. Tabela 1.Indeksi i cmimeve të konsumatorit në Shqipëri. Burimi: Muaji Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Mbi-varësia me turizmin, sidomos në turizmin masiv ka shumë rreziqe të rëndësishme për ekonomitë e varura nga ai.rëniet ekonomike, ndikimi i fatkeqësive natyrore, si dhe ndryshimet në planifikimin e politikave të turizmit, mund të kenë efekte shkatërruese për turizmin lokal. Natyra sezonale e industrisë së turizmit gjithashtu krijon probleme ekonomike për destinacionet që janë të varur kryesisht nga turizmi.sezonaliteti i lartë i turizmit, papunësia, (Hudson R-Townsend A 1992) rrogat e ulëta,punëtor të pakualifikuar, si një karakteristik e vendeve të punës që ofrohen,bëjnë fjalë ndërmjet të tjerave për krijimin e një shtrese të njëjtë të turizmit me karakteristika të theksuara parazite.( Venecanopullu M.G. 2006) Si një industri e punës intensive, turizmi kërkon investime kapitale të ulëta për krijimin e vendeve të punës, kapitalet mbeten në rajon dhe aktivizohet multiplikatori i turizmit. Natyra sezonale e punësimit sjell pasiguri që shkaktohet shpesh pa asnjë garanci nga puna nga një sezon në një tjetër, vështirësi në kualifikimin profesional, nuk përfitojnë sigurimet shoqërore, dhe kushte të punës të pakënaqshme. Në grafikun 6 janë paraqitur:punësimi total,punësimi në hotele dhe restorante,punësimi në tregëti në Shqipëri për periudhën Nga analiza e bërë për periudhën 10 vjecare rezulton se 1.7% e të punësuarve në Shqipëri punojnë drejpërdrejtë në sektorinë e turizmit,ndërsa 6.7% e të punësuarve total punojnë në sektorinë e tregëtisë që ka lidhje direkte dhe indirekte me turizmin.pra sezonaliteti i veprimtarisë turistike në Shqipëri sjell një rritje të konsiderueshme të papunësisë Grafiku 6.Punësimi në Shqipëri për periudhën 10 vjecare i shprehur në mijë të punësuar Punesimi ne Shqiperi Punesimi total Punesimi ne hotele,restorante Punesimi ne trege Burimi:

171 Efektet negative të turizmit në vendin pritës: rasti i Shqipërisë 171 Ndersa per Greqine punesimi direkt dhe indirekt ne turizem per vitin 2010 ka qene 446 mije te punesuar ose 9% te totalit te te punesuarve te vendit. Këtu ne duhet të mbajmë parasysh dhe futjen në punë të forcës punëtore të huaj,jo nga vendi pritës, në vend të punësimit të vendasve, sidomos kur kërkohen aftësi të veçanta ose përvojë e nevojshme, të cilën nuk e disponon fuqia vendase ose fuqia punëtore lokale nuk është në dispozicion.përveç problemeve të papunësisë sezonale që krijohet për shumë njerëz në vendin tonë, problemi më serioz është mosfunksionimi i bizneseve për shumicën e muajve nga viti..kjo ndodh kryesisht në formën tradicionale të turizmit masiv. Tabela 2. Numri i njësive të akomodimit të turistëve në Shqipëri në vitin Qarku NJAT Dhoma Shtretër Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Gjirokastër Berat Korcë Kukës Lezhë Elbasan Burimi: Në vendin tonë ka rreth 500 biznese, hotele dhe strehime të tjera me rreth shtretër, agjenci të udhëtimit dhe një numër të papërcaktuar të bizneseve të bazuar tek turizmi, të tilla si njësi argetimi, tregtare etj. Pra per Shqiperine numri i shtreterve per hotel eshte mesatarisht 41,ndersa ne Greqi eshte 77.Këto funksionojnë, përafërsisht gjysmën e vitit, dhe në këtë periudhë 3 deri në 4 muaj funksionojnë vetëm me kohë të plotë.muajtë e mbetur bizneset ose mbyllen ose mezi funksionojnë, duke pushuar nga puna personelin. Por edhe kur është i mbyllur një biznes hoteljerë, vazhdon të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për mirëmbajtjen, ruajtjen e objektit dhe në disa raste, pagat e personelit të domosdoshëm. Ka edhe shpenzime të tilla si amortizimi dhe interesa për kreditë panvarësisht nëse biznesi është në punë apo jo. Pra, biznesi i turizmit që operon sezonalisht, duhet që në periudhën e shkurtër të sezonit të sigurojë të gjitha shpenzimet e vitit dhe të sigurojë dhe fitim.duke u përballur me konkurrencën me dominuesit e tregut, si organizatat e mëdha të turizmit, bizneset e turizmit të vogla dhe të mesme të një vendi pritës, falimentojnë.veprimi i ardhshëm i këtij biznesi është të mbyllet dhe të dalë në ankand për të shlyer detyrimet që ka, veçanërisht në banka. Duke folur për ndikimin e turizmit në një vend pritës, është e rëndësishme të kuptojmë se bizneset e turizmit shpesh përfshijnë një numër të madh vende pune me pagë të ulët, paga minimale ose më pak.këto vende pune janë shpesh sezonale dhe shkaktojnë papunësi në periudhën jo turistike. Problemi i sezonalitetit në turizëm është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet ekonomia turistike e vendit tonë.

172 172 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Së fundi, nuk duhet të harrojmë fenomenin e spekullimit dhe aktivitetet informale në një vend pritës. Për shkak të zhvillimit të turizmit masiv i cili ka tendencë për të kërkuar gjithnjë e më shumë tokë dhe shërbime, së bashku me mungesën e planifikimit në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar të çon në rritjen e këtyre aktiviteteve informale dhe spekullime në turizëm. Karakteristikë është fakti se në çdo vend pritëse do të ketë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë të cilët do të fshehin të ardhurat ose çdo formë të punësimit në turizëm. Në këtë pikë duhen theksuar marrëdhëniet e ngushta të rritjes së jashtëzakonshme të turizmit me efektin shkatërrues të ekonomisë formale. Konkluzione dhe Rekomandime Ndikimet më të mëdha negative të industrisë së turizmit në ekonominë e Shqipërisë vijnë si pasojë e varësisë së vendit nga importet. Importet mbulojnë një pjesë të madhe të produkteve që përdoren në sektorin e turizmit. Synimi i politikave të propozuara, duhet të jetë mbulimi i nevojave të turizmit me produkte vendase, përmirësimi i informacionit nga organet institucionale, në drejtim të mundësive të bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve dhe fermerëve privatë. Ndikim tjetër negativ i hasur më shumë në Shqipëri, duke qënë se është një vend në zhvillim, është punësimi sezonal dhe rritja e papunësisë në periudhat jashtë sezonit turistike. Sugjerohet hartimi i politikave nga sektori publik dhe ai privat për zgjerimin e sezonit turistik dhe zhvillimin e turizmit alternativ. Gjithashtu në Shqipëri vihet re rritje e nivelit të përgjithshëm të cmimeve për mallra dhe shërbime, dhe rritje e vlerës së tokës në,zonat turistike, si pasojë e rritjes së kërkesës në periudhën e fluksit turistik. Duhet të ketë rritje të kontrollit në mënyrë që rritja e cmimeve të jetë e justifikueshme si pasojë e tregut dhe të mos kemi rritje abuzive të tyre. Ekzistenca e ekonomisë informale sjell spekullime në lidhje me përfitimet e përgjithshme të komunitetit.rekomandohet që organet kompetente të forcojnë kontrollin në periudhën e sezonit turistikë. Gjithashtu paketat e pushimeve gjithë-përfshirëse, si dhe invenstimet e huaja në sektorin e turizmit kanë rrjedhë të të ardhurave relativisht të vogël në ekonominë lokale. Literatura Brohman,J., New Directions in Tourism for Third World Development. Annals of Tourism Research, Vol.23, No.1, 1996, fq Belisle.F., Tourism and Food Production in the Caribbean Annals of Tourism Research, Vol. 10, 1983,fq Telfer,D., - Wall.G., Strengthening Backward Economic Linkages:Local Food Purchasing by Three Indonesian Hotels, Tourism Geographies, Vol. 2, No. 4, 2000, fq Cox,J.L. - Fox,M. -Bowen,L.R., Does Tourism Destroy Agriculture?, Annals of Tourism Research,Vol. 22, 1995, fq Milne,S., Tourism and Development in South Pacific Microstates, Annals of Tourism Research, Vol.19,1992, fq Hudson,R. -Townsend,A., Tourism Employment and Policy Choices for Local Government Thomas,B., Perspectives on Tourism Policy, London: Mansell Publishing, Shareef.R., Small Island Tourism Economies: A Bird s Eye View in D. Post (ed.) Proceedings of the International Conference on Modeling and Simulation, Volume 3, Socio-economic Systems, Townsville,Australia, 2003, fq Latimer.H., Development Island Economies Tourism & Agriculture, Tourism Management, Vol. 16, 1985,fq 32-42, Travel&Tourismm.Economic Impact 2012.Albania

173 PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT DHE LIDHJA E TIJ ME FINANCIMIN E PROJEKTIT Ermela KRIPA 1 Abstract It is undeniable that developing countries in recent years have faced various structural reform of the economic system. That's because they came from a political system and centralized governance. For this reason, these countries have targeted the modernization and industrialization of the economy. Needs and demands for infrastructure was significantly increased. On the contrary, management and technical skills of the governments of these countries have not been sufficient to achieve these goals. In the early 90s, public authorities aimed to provide public services through the private sector and private sector investment financing. Therefore the process of modernization and industrialization infrastructure used various forms of involvement of the private sector, privatization, public private partnerships, concessions, etc. A new form of financing, that is not shown much interest in developing countries, as well as Albania, is Project Finance. And in addition to the so-called BOT model (Build-Operat-Transfer) is one of the most used project financing, which includes private participation in the implementation of infrastructure projects in developing countries. The aim of this paper is to demonstrate the role and importance of project financing in infrastructure projects in developing countries. Above all, the study will be based on the literature review, in order to theoretically see the need for the implementation of this technique. The methodology used will be a comparative analysis of Albania with other countries in the region. The expected outcome of this study is to see the role that has been using this technique in developing countries. Last but not least, we will see if through the use of project financing is possible to realize those projects which require huge cost and characterized by high risks. Key words: project financing, BOT, PPP, infrastructure. 1. Hyrje Partneriteti Publik Privat (që këtej e tutje PPP) përdoret për të treguar të gjitha format e bashkëpunimit midis autoriteteve publike dhe subjekteve private, me qëllim financimin, ndërtimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës apo ofrimin e një shërbimi. PPP është perdoret gjerësisht dhe është konsideruar si një ndër instrumentat qe i sjellin përfitime dhe zhvillim ekonomik një vendi. Qëllimi i tyre është ofrimi i shërbimeve dhe të mirave publike nëpërmjet investimeve të reja, të cilat nuk mund të ofrohen nga vetë qeveritë. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve për të financuar projekte të mëdha të infrastrukturës, të tilla si aeroporte, rrugë, energji, furnizimi me ujë të pijshëm, telekomunikacion etj. Përdorimi i PPP ve ka treguar se është shumë i sukseshëm, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe ato në zhvillim. Ka shumë përkufizime të PPP ve, por ndër më të përdorurat është ajo sipas së cilës mund të themi: një marrveshje kontraktuale ndërmjet një pale private dhe një pale publike për prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve publike brenda një periudhe kohe të caktuar, të përcaktuar nga palët, të vendosur midis palëve 1 Doktorante, Fakulteti i Ekonomisë Universiteti Europian i Tiranes ermela.kripa@uet.edu.al

174 174 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 (Grimsey dhe Mervin, 2004). Aktorët privatë dhe ata publikë ndajnë risqet, financimet dhe përgjegjësitë gjatë fazave të ndryshme të projektit. Nëpërmjet PPP ve administrata publike është në gjendje të realizojë projekte të natyrave të ndryshme, të cilat mund të klasifikohen sipas rëndësisë së tyre ekonomike dhe sociale. Këtu mund përfshihen edhe ato projekte në të cilat karakteri social qëndron mbi atë ekonomik. Të tilla jane shkollat, burgjet, spitalet etj. Kategoria tjetër, mund të jetë ajo e projekteve të cilat kanë nevojën e përfshirjes së autoriteteve publike në Financimin e projektit (FP). Edhe në këto projekte karakteri social mbizotëron ndaj atij ekonomik, duke justifikuar kështu kontributet e palës publike (Maimone, M., 2007). Në këtë punim do të shohim lidhjen që ekziston ndërmjet PPP së, FP dhe modelit BOT. Do të fokusohemi vetem në ato projekte në disa prej vendeve te rajonit te cilat janë përdorur vetëm për realizimin e projekteve infrastrukturore nëpërmjet FP së. Në pjesën e parë të punimit do të paraqitet rishikimi i literaturës. Do të japim një përkufizim të Financimit të projektit si dhe të infrastrukturës. Në pjesën e dytë do të trajtojmë avantazhet, dhe disavantazhet e përdorimit të FP dhe lidhja e tij me modelin BOT. Në pjesën e tretë do të kryejme një analizë krahasuese me vendet e rajonit duke i dhënë një fokus të veçantë mbi Shqipërinë. Pjesa e fundit do të japë rekomandimet dhe konkluzionet. 2. Rishikimi i literaturës Përpara se të kryejmë trajtimin teorik të FP do të ndalemi në përkufizimet e bëra nga autorë të ndryshëm për të nxjerrë në pah e tij. Nevitt (1979) e përkufizon Financimin e projekteve si financim të një njësie ekonomike të vaçantë, në të cilën huadhënësi ka si garanci kryesisht flukset monetare dhe të ardhurat që gjeneron kjo njësi ekonomike, si burimin kryesor të ripagimit të huasë dhe si kolateral për huanë, asetet e saj. Ajo që vihet re nga ky përkufizim është se kjo formë, përbën një dallim thelbësor nga forma tradicionale e financimit. Nga ky përkufizim ne mund të arrijmë në përfundimin se, Financimi i projekteve nuk është një teknikë apo një instrument i thjeshtë financimi, por është një qasje e re e cila përdoret për realizimin, administrimin dhe financimin e një projekti të ndërlikuar. Këto projekte, karakterizohen nga një kërkesë e lartë për fonde, si në fazën e ndërtimit ashtu edhe në fazën e administrimit. Por, në këtë përkufizim, nuk del në pah një prej arsyeve më të rëndësishme të përdorimit të kësaj forme, siç është ajo e menaxhimit të riskut. Një tjetër përkufizim është ai i dhënë nga Shah dhe Thakor (1987) sipas të cilit Financimi i projekteve është një marrëveshje, në të cilën një sponsor ose nje grup sponsoresh realizojnë një projekt duke ndërtuar një subjekt juridik të veçantë, ku flukset monetare të projektit mbahen të izoluara nga bilancet e sponsoreve, të cilët janë nismëtarët e projektit. Këto flukse përbëjnë garancinë kryesore të pagimit të shërbimit të borxhit. Garancitë kryesore të lidhura me projektin janë të një natyre kontraktuale më tepër se sa garanci reale. Në përkufizimin e dhënë nga Shah dhe Thakor jepet një sqarim më i plotë për sa i përket kësaj forme financimi edhe strukturës së organizimit të saj. Ne perkufizim theksohet fakti se garancitë e projektit nuk janë reale, por janë garanci kontraktuale. Kjo formë

175 Partneriteti Publik Privat dhe lidhja e tij me Financimin e projektit 175 financimi, të jep mundësinë e realizimit të projekteve të ndërlikuara, pasi karakterizohet nga mundësia e ndarjes së risqeve midis pjesmarrësve të projektit. Financimi në bazë projekti është një term i cili përdoret zakonisht për të përshkruar metodat e ndryshme që bankat dhe institucionet hudhënëse i përdorin për të financuar projekte të reja, shlyerja e të cilave do të bëhet nga të ardhurat që do të gjenerohen nga projekti. Ajo është përdorur gjerësisht në industrinë e naftës dhe të minierave duke filluar nga vitet 30 në ndërtimin e fushave të naftës në Teksas. Nisur nga përcaktimet e mësipërme, mund të arrijmë në përfundimin se Financimi i projekteve, në krahasim me financimin tradicional përbëhet nga disa elemente shumë të veçantë. Tre prej këtyre elementeve janë: krijimi i një njësie ekonomike të veçantë, borxhi pa garanci (për të financuar projektin) qe do të shlyhet vetëm nga flukset monetare që do të gjenerohen vetëm nga projekti, si dhe ndarja e riskut ndërmjet palëve pjesemarrëse të projektit. Përdorimi i këtij borxhi pa garanci ose me garanci të limituar përbën thelbin e Financimit të projektit. Nëse koncepti i PPP ve është i dëgjuar koncepti i Financimit të projektit nuk ka të njëjtin sukses si a i i PPP ve. Edhe pse FP është një forme e veçantë e PPP ve. Duke qenë se qëllimi i këtij shkrimi nuk janë PPP të, nuk do të trajtojmë përkufizimet terorike apo autorët qe e kanë trjajtuar këtë koncept. Në paragrafin më poshtë do të paraqesim disa prej aturorëve kryesorë që kanë dhënë kontribtuin e tyre në studimin e FP. Williamson (1975), dhe Klein Crawford dhe Alchian (1978) zhvilluan teorinë mbi rolin që ka një strukturë e veçantë ekonomike, si organizative ashtu edhe qeverisjeje (si krijimi i SPV së), e cila bën të mundur eleminimin e kërcënimeve dhe sjelljeve përfituese (oportuniste) të palëve, pas nënshkrimit të kontratave. Kjo teori u mbështet edhe nga Esty (2003) i cili mbështeti hipotëzen se struktura e veçantë që karakterizon financimin e projektit minimizon kostot nga kërcënimi i sjelljeve përfituese midis palëve të një transaksioni të cilët kanë investuar në një projekt specifik. Jensen dhe Meckling (1976) ishin ndër autorët e parë të cilët analizuan dhe matën kostot e agjensisë të cilat rrjedhin nga konflikti midis menaxherëve të firmës dhe aksionerëve kryesorë, pra pronarët e firmës. Menaxherët kontrollojnë pasurinë e një firme dhe mund t a keqpërdorin atë veçanërisht nëse këto asete karakterizohen nga gjenerimi i shumave të mëdha të flukseve të lira monetare. Esty (2003) ka mbështetur hipotezën se, financimi i projekteve zvogëlon kostot e agjensisë të cilat rrjedhin nga konflikti midis menaxherëve dhe aksionerëve si pasojë e strukturës së veçantë që ka kjo teknikë. Shah dhe Thakor (1987) në teorinë e tyre treguan se përdorimi i financimit të projektit zvogëlon koston e kapitalit, sidomos për projektet të cilat karakterizohen nga risqe të larta. Kjo ndodh për shkak të një shkëmbimi perfekt të informacionit ndërmjet palëve pjesmarrëse (pra sipas dy autorëve ekziston nje simetri informacioni, në rastin e financimit të projektit). Chemmanur and John (1996) analizuan financimin e projektit nëpërmjet rolit të përfitimeve (benefiteve) të menaxhereve të cilat rrjedhin nga avantazhet që ata kanë mbi kontrollin dhe informcionin e projekteve. Habib dhe Johnsen (1999) kanë theksuar faktin se financimi i projektit është një formë e ndërmjetme e shpërndarjes optimale të pronësisë mbi asetet që kanë

176 176 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 një rëndësi të veçantë. Struktura financiare e veçantë e kësaj formë i lejon investuesit që të kenë kontroll mbi asetet e projektit për t i transferuar 2 ato (to redeployers ) në një vend tjetër atëherë kur përdorimi kryesor i asetit ka humbur vlerën për të cilën ishte ndërtuar. Transferusi (zëvendësuesi) ka aftësi në përdorimin e këtij aseti. Në paragrafin e mësipërm bëmë një përmbledhje të teorive dhe autorëve kryesore të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në analizimin e financimit të projektit. Ne paragrafin qe vijon do te ndalemi tek avantazhet dhe disavantazhet e perdorimit te FP dhe realizimit te tij nepermjet modelit BOT ne vendet ne zhvillim. 3. Modeli BOT dhe Financimi i projekteve ne vendet ne zhvillim Modeli i tipit BOT (Build Operat Transfer) është një nga llojet më të përdorura të Financimit të projekteve, e cila përfshin pjesmarrjen e privatëve në zbatimin e projekteve infrastrukturore në vendet në zhvillim. Ky paragraf, do të trajtojë konceptin e modelit BOT për ndërtimin dhe financimin e projekteve të infrastrukturës të tilla si, impiante të energjisë, ura, tunelet, autostradat, aeroportet, projektet e telekomunikacionit dhe sistemet e furnizimit me ujë në vendet në zhvillim. Mënyra e financimit BOT, ka qenë forca kryesore për tërheqjen dhe përthithjen e kapitalit të huaj në vendet në zhvillim duke filluar që nga vitet 80. Nevojat për infrastrukturë, krahasur me mungesën e fondeve publike, bëri që qeveritë e vendeve në zhvillim të konsiderojnë privatizimet dhe alternativat e Financimit të projekteve. Pra, mund të themi që ekzistonte një gap ndërmjet fondeve publike dhe nevojës për infrastrukturë në vendet në zhvillim. Nga ana tjeter, kompanitë ndërkombëtare të ndërtimit ishin të interesuara në promovimin e investimeve në këto vende. Financimet e tipit BOT, u përdorën më tepër në vendet në zhvillim për realizimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Dailami dhe Lepzeiger (1998) tregojnë se financimet e infrastrukturës, në pamje të parë duken sikur nuk përbëjnë një forcë për tërheqjen e kapitalit të huaj në vendet në zhvillim. Kjo për disa arsye: së pari, ekspozimi ndaj riskut të monedhës, e cila për investimet e huaja të orientura në eksportin e mallrave të industrisë përpunuese është e një rëndësie më të vogël në krahasim me investimet e infrastrukturës. Të ardhurat nga projekti gjenerohen në monedhën lokale, ndërsa shërbimet e kapitalit të huaj, si borxh ashtu edhe aksione, përfshijnë pagesa në monedhë të huaj. Luhatshmëria në normat e këmbimit të monedhës vendase përbën një problem shumë të madh për investuesit e huaj dhe financuesit. Së dyti, investimet e infrastrukurës kërkojnë shumë kapital dhe nëse do t i referohemi literaturës më të fundit për investimet specifike, investuesit do të hezitonin të merrnin përsipër investimet në disa rrethana të caktuara pa nënshkrimin e disa kontratave. Për aq kohë sa investimi është i vjetër, sistemet nxitëse dhe fuqia negociuse e palëve kontraktuese ndryshojnë nga njëra tek tjetra. Kjo çon në nevojën 2 Kjo vjen nga fjala redeployer e cila do të thotë, të transferosh dicka nga një vend ose nga një perdorim i caktuar që ajo ka për një tjetër përdorim, në mënyrë që të përfitohet një efiçincë më e madhe: psh, transferimi i burimeve të kompanisë.

177 Partneriteti Publik Privat dhe lidhja e tij me Financimin e projektit 177 e kontratave specifike të cilat zgjidhin problemet e ndarjes së riskut, të cilat janë më të thjeshta nëse kemi një përdorim dominues të kontratave BOT në infrastrukturën ndërkombëtare të transksioneve të financimit të projekteve. Një strukturë tipike BOT përbëhet nga një numër i madh marrveshjesh për kontratën e konçesionit midis qeverisë pritëse dhe kompanisë projekt, e formuar nga një konsorcium të investuesve ndërkombëtar, kontraktorëve, ekipi furnizues dhe kompania inxhinierike (për të cilët do të japim një informacion më të detajuar në faqet në vijim). Së treti, qëllimi i shitjes (zvogëlimi) së aksioneve të projekteve të infrastrukturës nëpërmjet IPO ve (ofertes publike primare) është e limituar në shumë vende në zhvillim. Si pasojë, promotorët e projektit do të bllokoheshin në investimin e tyre për shumë vite. Së katërti, investimet e infrastrukturës janë të ndryshme nga marrëveshjet e hartuara për secilin prej risqeve të projekit, qe shpërbëhen me kalimin e kohës. FP u zhvillua si një nga format alternative më të përdorura për implementimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës në mbarë botën. Kjo mënyrë alternative financimi ka avantazhin e realizimit të investimeve në sektorin publik me kapital jo publik. Për tregjet emergjente jo pak rëndësi kanë avantazhet e saj politike dhe ekonomike; për shembull, ajo bën të mundur që huamarrja e sektorit publik të kanalizohet drejt fushave të tjera të aktivitetit ekonomik 3. Duke qenë se Financimi i projekteve ndryshon nga financimi tradicional, ai i tejkalon disa kufizime të sponsoreve, si vleresimi i ulët i aftësisë paguese dhe kufizime në fuqinë huamarrëse. Ashtu sikurse dhe e kemi shpejguar me sipër, në këtë lloj financimi garancitë nuk janë reale por janë të tipit kontraktual. Përpara se të fokusohemi në projektet e realizuara me modelin BOT, do të ndalemi në një përshkrim të disa vendeve të rajonit për projektet e infrastrukturës të realizuara. Graf. 1. Shuma e investuar në PPP, kryesorë të infrastrukturës në 17 vende në zhvillim, sipas sektorëve Burimi: World Bank dhe PPIAF, PPI, Project Database 4 ( ) 3 Atiemo Nancy, How is a matrix designed to share the risks of a power project in emerging Market, fq 3 4

178 178 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Në këtë grafik, janë paraqitur projektet e infrastructures, por tashmë sipas shumës së investimit. Nga grafiku shihet se Telekomi përbën sektorin i cili ka pasur nivelin më të lartë të investimeve, pavaresisht se numri i projekteve më i lartë ka qenë në sektorin e energjisë. Rusia, Turqia dhe Bullgaria janë tre shtetet të cilat zënë peshën më të madhe të shumës së investuar në PPP. Nëse do të bëjmë një analizë më të detajuar për projektet e infrastrukturës të realizuara nëpërmjet modeleve BOT ose BOO, kemi nxjerrë, nga baza e të dhënave të Bankes Botërore, vetëm projektet të cilat janë të realizuara nëpërmjet kësaj forme. Arsyeja e nxjerrjes së këtyre projekteve është për shkak se PPP të të realizuara nëpërmjet modeleve BOT dhe BOO janë Financim projektit. Graf. 2. Projekte të tipit BOT dhe BOO në infrastrukturë ( ) Burimi: World Bank dhe PPIAF, PPI, Project Database 5 Nga fig. 2 shohim se sektori kryesor i cili ka numrin më të madh të projekteve të realizuar nën skemën BOT ose BOO është Telekomi. Nga të dhënat e përpunuara nga Banka Botërore vihet re se numri i këtyre projekteve për sektorin e telekomit ka qenë më i lartë në 10 - vjeçarin e parë të periudhës së marrë në studim ( ). Numri total I projekteve ne këtë sektor në periudhën pas vitetve 90 e deri në 2011 tën, është gjithsej 159, ku vendin kryesor e zë Rusia me 94 projekte në këtë sektor. Pas saj vjen Ukrahina dhe Gjeorgjia, përkatësisht me 12 dhe 10 projekte në total. Sektori i dytë i cili zë numrin më të madh të projekteve të tipit BOT ose BOO është Energjia me 99 projekte në total. Numrin më të madh të projekteve me 60 nga 99 e ka Turqia, ndersa pas saj vjen Bullgaria me 16 projekte. Ndryshe nga sektori i Telekomit, vihet re një rritje e numrit të projekteve të realizuara nën modelin BOT ose BOO në 10 - vjeçarin e dytë të periudhës së marrë në studim ( ). Shteti, i cili ka pasur numrin më të madh të këtyre projekteve është Rusia, ashtu siç vihet re edhe nga grafiku, ku sektoret kryesor jane Telekomi dhe më pas Energjia. Rusia, gjithashtu është shteti i vetëm qe e ka përdorur modelin BOT ose BOO në sektorin e ujit. Asnjë prej 17 vendeve të marrë në considerate, nuk ka pasur asnjë 5

179 Partneriteti Publik Privat dhe lidhja e tij me Financimin e projektit 179 projekt të këtij modeli në sektorin e ujit. Turqia, ndryshe nga Rusia ka pasur një përdorim më të gjerë të modelit BOT në sektorin energjitik, jo në atë të Telekomit. Vihet re se Rumania dhe Bullgaria, gjithashtu kanë pasur një përdorim të modelit BOT në sektorin e energjisë dhe në atë të telekomit. Sektori i ujit nuk ka pasur asnjë projekt të realizuar nëpërmjet modelit BOT ose BOO, kjo për shkak edhe të natyrës së monopolit natyral që ka ky treg. Ajo që vihet re nga të dhënat, është se numri i projekteve të relaizuar nëpërmjet këtij modeli është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Pjesa më e madhe e projekteve për sa i përket sektorit energjitik, i takon periudhës Në Shqipëri, gjithashtu, vihet re përdorimi për herë të parë i modelit BOT në vitin 2009, në sektorin energjitik në hidrocentralin e Ashtës, sponsorët e të cilit janë dy kompani të njohura austriake në fushën e energjitikës. Projekti i dytë i këtij tipi, është përsëri në sektorin e energjisë me hidrocentralin e Cërrujës. 4. Përfundime dhe rekomandime Projekti BOT përfshin një numër të madh aktorësh, të tillë si: qeveritë pritëse, kompania e krijuar ad-hoc për projektin, huadhënësit, ndërtuesit, Furnizuesit, blerësit e kështu me radhë. Të gjitha së bashku mund të arrijnë në realizimin me sukses të projektit. Janë dy kategori risqesh për projektet e tipit BOT: risku i vendit si dhe risqet e lidhura me projektin. E para e cila i referohet riskut politik, ekonomik dhe ambientit ligjor mbi të cilën sponsorët e projektit kanë pak, ose aspak kontroll. Kurse për sa i përket të dytës mund të kontrollohet nga sponsoret e projektit. Për sa i përket vendeve të rajonit mund të shohim se Turqia ka qenë shteti i cili e ka përdorur pothuajse në të gjithë sektorët e tij FP. Sektori i cili e ka përdorur më tepër këtë formë financimi ka qenë ai i energjisë. Rusia gjithashtu karakterizohet nga një numër i madhë financimi të projektit. Edhe Shqipëria ka përdorur financimin sipas skemës BOT në vitin Skema BOT në financimin e projekteve të infrastrukturës ka shumë avantazhe të rëndësishme dhe është një alternativeë e vlefshme në krahasim me qasjen tradicionale e cila përdor huamarrjen e huaj dhe burimet e buxhetit. Rekomandime: Që një projekt BOT të jetë i suksesshëm duhet të mbizotërojnë këta dy faktorë: një ambient politik mbështetës dhe i qëndrueshëm me një kuadër administrativ dhe ligjor të përcaktuar mirë, si dhe proçedura të drejta dhe objektive për zgjedhjen e sponsorave. Keta te fundit duhet te kene eksperiencë në përdorimin e modelit BOT. Literatura Grimsey, D., Mervin, K.L (2004), Public Private Partnerships, Edward Elgar Publishing, UK. Klein, B., Crawford, R. and Alchian, A Vertical Integration. Appropriable Rents and the Competitive Contracting Process. The Journal of Law and Economics. 21: Jensen, M. C. and Meckling, W. H Theory of the firm: Managerial behavior, Agency Costs and Capital Structure. Journal of Financial Economics 2: Maimone, M. (2007) Il mercato dei project bond: Un analisi empirica nel caso dei paesi in via di sviluppo, fq. 5 6.

180 180 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Nancy, A., How is a matrix designed to share the risks of a power project in emerging Market, fq 3. Nevitt, P Project Financing. London: Euromoney Publications. Shah, S., and Thakor, A. V Optimal capital structure and Project Financing. Journal of Economic Theory 42: Williamson, O. E Markets and Hierarchies: Analysis and Anti-trust Implications. New York: The Free Press. Chemmanur, T.J., K. John. (1996), Optimal incorporation, structure of debt contracts, and limited recourse project financing. Journal of Financial Intermadiation, vol. 5, Habib, M.A., Johnsen, B.D. (1999), The financing and the Redeployment of specific assets. Journal of Finance, vol. 8, fq Dailami, M., Leipziger, D. (1998). Infrastructure project finance capital flow: A new perspective. World Development, Vol. 26, nr. 7, fq orld Development

181 FENOMENI DUTCH DISEASE NË SHQIPËRI: A MUND TË SHKAKTOHET NGA FLUKSI I MONEDHAVE TË HUAJA? Edmira CAKRANI, Matilda VELIU, Luciana KOPRENCKA 1 Abstract Dutch Disease is the model, which tries to explain the contradictory relationship between the exploitation of natural resources and a decline in this sector. Theory suggests that an increase in revenues from natural resources is associated with overvaluation of the real exchange rate, which makes tradable sector less competitive, resulting in reduced exports and less competitive country. The purpose of this article is to study the possibility of occurrence of Dutch Disease phenomenon in Albania, as a result of increased foreign currency inflows, not from increased resource exports, but other sources of inflows, such as: official aid flow, foreign direct investment and remittances. Other explanatory variables in the model will be included: terms of trade and trade opening. Variables will be tested for unit root with ADF test and cointegration with Johansen procedure. Keywords: Dutch Disease, Real exchange rate, Foreign currency inflows, Unit Root, Cointegration. JEL classification: F31, F41 Hyrje Dutch Disease është fenomeni, i cili përpiqet të shpjegojë marrëdhënien kontradiktore midis shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe një rënie në po këtë sektor. Teoria sugjeron se një rritje në të ardhura nga burimet natyrore shoqërohet me një vlerësim të kursit real të këmbimit, i cili e bën sektorin e të tregtueshmeve më pak konkurrues duke ulur kështu eksportet. Baza e modelit Dutch Disease i atribuohet Corden dhe Neary (1983), të cilët e shpjeguan këtë fenomen si efekt negativ i sektorit që lulëzon mbi sektorin që nuk lulëzon. Sipas tyre ekonomia përbëhet nga tre sektorë: sektori i jo të tregtueshmeve (sektori i shërbimeve), sektori i prodhimit dhe sektori i burimeve (që të dy janë sektorë të produkteve të tregtueshme, ku sektori i burimeve është sektori që lulëzon). Sektori i burimeve nënkupton burimet natyrore, psh. burimet minerare, ndërsa sektori i prodhimit nënkupton bujqësinë dhe sektorët e tjerë prodhues të ekonomisë. Ata sugjeruan se, një efekt i lulëzimit në sektorin e burimeve do të ndikojë në pjesën tjetër të ekonomisë nëpërmjet dy kanaleve: efekti i lëvizjes së burimeve prodhuese dhe efekti i shpenzimeve. Efekti i lëvizjes së burimeve prodhuese: lulëzimi i sektorit të burimeve rrit eksportet e këtyre burimeve. Kjo nënkupton një rritje në nivelin e të ardhurave të vendit si dhe rritjen e kërkesës për punë në këtë sektor, që con në uljen e ofertës së punës në sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo rënie në ofertën e punës mund të cojë në rritjen e kostove të sektorëve të tjerë të ekonomisë dhe në reduktim të aktivitetit të tyre. Efekti i shpenzimeve: Lulëzimi i sektorit të burimeve dhe rritja e eksporteve con në rritje të të ardhurave të vendit, që shoqërohet me rritje të importeve dhe rritje të shpenzimeve të brendshme neë produkte si të tregtueshme ashtu edhe jo të 1 University of Vlora Ismail Qemali

182 182 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 tregtueshme. Cmimet e të mirave të tregtueshme, sidomos për vendet e vogla me ekonomi të hapur, vendosen në tregun ndërkombetar dhe rritja e kërkesës së brendshme për to nuk i rrit cmimet e tyre. Por, rritja e kërkesës për të mira jo të tregtueshme con në rritjen e pagave dhe cmimeve në sektorin e jo të tregtueshmeve, që rezulton me një rritje të cmimeve relative të të dy sektorëve, ose me vlerësim real. Kjo bën që të ketë transferim të burimeve prodhuese nga sektorët e tjerë të prodhimit drejt sektorit të jo të tregtueshmëve. Edhe pse ekonomistët e pranojnë ekzistencen e këtij fenomeni, ata kanë evidentuar edhe faktorë teë tjerë të cilët mund të cojnë në vlerësim të kursit real të këmbimit, që con pastaj në reduktim të aktivitetit të sektorit të të tregtueshmëve. Studime të shumta janë bërë për ndikimin e mundshëm teë flukseve të monedhave të huaja në vlerësimin e kursit real të këmbimit.rritja e madhe në këto flukse, njësoj si në rastin e rritjes së tyre për shkak të eksportit të burimeve, mund të shoqërohet me rritje në nivelin e konsumit dhe në investime, me rrritje të rezervave zyrtare si dhe me vlerësim të kursit real të këmbimit (White dhe Wignaraja, 1992). 2. Flukset e monedhave të huaja Flukset e monedhave të huaja në Shqipëri përbëhen nga fondet për ndihmë, nga remitancat si dhe nga investimet e huaja direkte. Në vazhdim do të përshkruhet trendi historik i secilës prej tyre në Shqipëri si dhe studimet empirike në lidhje me impaktin e mundshëm të tyre mbi kursin real të këmbimit Ndihma e huaj zyrtare Studimeve mbi efektet makroekonomike në vendet pritëse të flukseve të ndihmës së huaj i është kushtuar rëndësi nga studiuesit në vende të ndryshme. Në një nga studimet më të hershme Van Wijnbergen (1986) theksoi se flukset e përkohshem të ndihmës së huaj cojnë në vlerësim të përkohshëm të kursit real të këmbimit, i cili do të rezultojë me një rënie në prodhimin e produkteve të tregtueshëm dhe të eksporteve. White (1992 a) theksoi se ndihma e huaj mund të cojë në vlerësim të kursit real të këmbimit, nëse këto flukse shpenzohen në të mirat jo të tregtueshme. Edwards dhe van Wijnbergen (1989) vunë në dukje se rritja e flukseve hyrëse të ndihmave të huaja ka të njëjtin efekt me rritjen e të ardhurave nga burimet natyrore, sepse të dy llojet paraqiten si flukse të monedhave të huaja, të cilat ushtrojnë presion mbi kursin real të këmbimit. Younger (1992) theksoi se flukset e bollshme të monedhës së huaj mund të forcojnë kursin real të këmbimit. Nga ana tjetër, Berg etj.(2005) theksoi se flukset e monedhës së huaj nuk cojnë në vlerësim të monedhës vendase nëse ato shpenzohen për të mira të tregtueshme, si në importin e të mirave për investime dhe në të mira me ofertë të kufizuar. Deri në vitin 1991 Shqipëria nuk merrte ndihma të huaja nga organizmat ndërkombëtare. Nga ekonomitë lindore komuniste, Shqipëria ishte ekonomia më e mbyllur. Pas rënies së sistemit komunist dhe me fillimin e tranzicionit të ekonomisë drejt ekonomisë së tregut, Shqipëria filloi të merrte ndihma nga jashtë. Ndihma e huaj për frymë ka ndryshuar nga 83$ në vitin 1993, në 103$ në vitin 2000 dhe në 105$ në vitin Flukset e ndihmës së huaj kanë pasur variacione të shumta gjatë viteve. Niveli më i ulet i tyre është shënuar në vitin 1994 me 51$ për frymë, ndërsa

183 Fenomeni Dutch disease në Shqipëri: a mund të shkaktohet nga fluksi i monedhave të huaja? 183 niveli më i lartë i takon vitit 1999 me 158$. Nga të dhënat e viteve vihet re se pjesa më e madhe e ndihmave kanë shkuar për energjitikën (23%), demokratizimin dhe shtetin e së drejtës (18%) si dhe zhvillimin social(15%). Donatorët kryesorë për Shqipërinë për periudhën kanë qenë Komisioni Europian me 24.1% të fondeve, Banka Botërore me 15.5% të fondeve dhe Italia me 9.4% të fondeve. Megjithatë, në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria ka patur nivelin më të ulët të ndihmave me mesatarisht 94$ për frymë kundrejt 178$ për frymë të Bosnia-Herzegovina, 109$ për frymë të Serbisë dhe 95$ për frymë të Maqedonisë. Figura 1: Krahasimi i ndihmave për frymë në Shqipëri dhe vendet e rajonit. (burimi: WDI) 2.2. Remitancat në Shqipëri Pas rënies së diktaturës komuniste Shqipëria pati një largim të madh të qytetarëve të vet jashtë vendit, sidomos të atyre në moshë pune. Fillimisht shqiptarët u dyndën në vendet fqinje Itali dhe Greqi. Në Greqi sot numërohen rreth shqiptarë që përbëjnë rreth 50% të popullsisë migratore shqiptare, ndërsa në Itali rreth shqiptarë (United Nations Report,2012). Emigrantët jashtë vendit, që shkojnë rreth shqiptarë përbëjnë rreth 45.4% të popullsisë shqiptare (Migration and Remitances Factbook, 2011). Shqipëria është një vend me të ardhura të ulta dhe dërgesat e emigrantëve përbëjnë një të ardhur shumë të rëndësishme për familjet shqiptare. Sipas një studimi të Institutit Agenda (2011), rreth 60% e familjeve shqiptare me të ardhura deri në 300$ në muaj e kanë dërgesën e emigrantëve jetike. Dërgesa mesatare mujore e emigrantëve shkon deri në 150$ në muaj. Pjesa më e madhe e remitancave shpenzohet për blerje të mallrave të konsumit dhe shërbime mjekësore. Remitancat kanë zënë një pjesë të rëndësishme të GDP. Në vitet e para të tranzicionit remitancat shkonin deri në mbi 20% të GDP, madje në vitin 93 arrinin deri në 27% të saj. Në vitet e mëvonshme kjo përqindje ka ardhur duke u ulur. Niveli më i ulët i takon vitit 2010 me 9%. Megjithatë në ditët e sotme, remitancat përbëjnë fluksin më të madh të monedhave të huaja, madje edhe më shumë se investimet e huaja direkte dhe ndihma zyrtare për zhvillim. Remitancat kanë patur një trend rritës gjatë viteve, megjithëse ka patur luhatje të vogla në periudha të caktuara. Deri në vitin 1996 ka patur rritje të vazhdueshme të remitancave, duke kaluar nga vlera 150 milionë $ e vitit 1992 në 550 milionë $ në vitin Në vitin 1997 u vërejt rënie në nivelin e remitancave që shkuan në shifrën e 300 milionë $. Më pas rritja ka qenë e qëndrueshme, derisa në

184 184 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 vitin 2008 ato arritën në nivelin e 1,5 miliardë $. Si pasojë e krizës që përfshiu vendet fqinje, Itali dhe Greqi, remitancat në vitet e fundit kanë ardhur duke u ulur. Figura 2: Remitancat si % ndaj GDP (burimi: WDI) Studimet mbi efektin e remitancave mbi kursin real të këmbimit nuk janë të shumta dhe kanë përfundime kontradiktore. Bourdet dhe Falck (2006) studiuan efektin e remitancave mbi kursin real të kembimit në Kepin e Gjelbër. Duke përdorur testin Engle-Granger të kointegrimit ata arritën në konkluzionin se remitancat conin në mbivlerësim të kursit real të kembimit duke cuar në Dutch Disease. Lopez, Molina dhe Bussolo (2007), në një studim për vendet e Amerikës Latine arritën në konkluzionin se rritja e fluksit të remitancave conte në vlerësim të rëndësishëm të RER. Chowdhury dhe Fazle Rabbi (2011 ) përdorën kointegrimin dhe modelin Error Correction në një studim për Bangladeshin dhe arritën në konkluzionin se remitancat ndikojnë në mënyrë të rëndësishme në vlerësimin e kursit real të këmbimit duke ulur cmimin relativ të të tregtueshmeve ndaj jo të tregtueshmeve të vendit në krahasim me partnerët kryesorë të Bangladeshit. Ndikimin në vlerësim të kursit real të këmbimit e konfirmojnë edhe studime të tjera të bera nga Lartey etj.(2009), Barajas etj.(2011), etj. Megjithatë edhe pse rezulton se remitancat ndikojnë në vlerësim të kursit real të këmbimit, Acosta etj.(2009) në një studim për 109 vende në zhvillim dhe në tranzicion për periudhën arritën në konkluzionin se ky ndikim është më i dobët në vendet me tregje financiare më të zhvilluar, te cilat arrijnë të jenë konkurruese.megjithatë, në studime të tjera nuk është konfirmuar ky ndikim i remitancave, madje ka rezultuar efekti i kundërt. Ozcan (2011) në një studim të 10 vendeve në zhvillim, duke përdorur modelin FMOLS, nuk gjeti mbështetje për mbivlerësim të RER për shkak të remitancave në këto vende. Ai gjeti se remitancat e punëtoreve kanë potencialin të zhvlerësojnë kursin real të këmbimit, duke ndihmuar kështu në rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksporteve në këto vende. Izquierdo dhe Montiel (2006) studiuan gjashtë vende të Amerikës Qendrore duke përdorur modelet VAR. Ata arritën në konkluzione të ndryshme: në një rast (në El Salvador) ata gjetën se remitancat conin në vlerësim të RER, në një rast (në Republikën Dominikane) remitancat shoqëroheshin me zhvlerësim të RER, ndërsa në rastet e tjera ata gjetën se nuk kishte lidhje midis remitancave dhe kursit real të këmbimit. Po kështu, Mongardini dhe Rayner (2009) në një studim për vendet e Afrikës Sub-Sahariane arritën në konkluzionin se në periudhën afatgjatë nuk rezultonte se remitancat conin në vlerësim të RER, madje ata nuk gjetën lidhje midis remitancave dhe kursit real të këmbimit.

185 Fenomeni Dutch disease në Shqipëri: a mund të shkaktohet nga fluksi i monedhave të huaja? Investimet e huaja direkte Në literaturën ekonomike ka shumë përkufizime për investimet e huaja direkte. Sipas FMN, investimet e huaja direkte FDI i referohen investimeve të bëra për të patur interesa të qëndrueshme apo afatgjata në biznese që operojnë jashtë ekonomisë së vendit të investitorit. Investimi është direkt, sepse investitori, i cili mund të jetë një person i huaj, kompani apo grup subjektesh është duke kërkuar të kontrollojë, manaxhojë apo të ketë ndikim të rëndësishëm mbi biznesin e huaj. FDI janë një burim shumë i rëndësishëm i financimit të kapitalit ë ekonomitë me tepricë deficitare të llogarisë së kapitalit, si Shqipëria. Deri në vitin 1990 Shqipëria e izoluar, i kishte të ndaluara me ligj investimet e huaja. Pas rënies së komunizmit, investitorët e huaj filluan të investonin në Shqipëri. Flukset e para të tyre i takojnë vitit 1992 me 20 milionë $, të cilat përbënin 2.8% të GDP të këtij viti. Në vitet e mëvonshme, niveli i tyre ka qenë përgjithësisht i qëndrueshëm. Niveli më i ulët i takon vitit 1999 me 41 milionë $ ose 1.2% të GDP. Kjo mund të shpjegohet me situatën e vështirë që pasoi krizën e vitit Pas vitit 2007 niveli i tyre ka parë vetëm rritje, duke kaluar nivelin e 1 miliardë $ në vitin 2010, që përbënte 9.4% të GDP. Investimet e huaja direkte FDI janë një burim i rëndësishëm i financimit të kapitalit në vendet me llogari deficitare të tij, si Shqipëria. FDI përdoret si një matës i globalizimit financiar, sic sugjerojnë Xing dhe Zhang (2004). Elbadawi (1994) tregoi se një rritje në flukset hyrëse në periudhën afatgjatë do të rezultojë me vlerësim të kursit real të këmbimit në periudhën afatgjatë. Po kështu, Elbadawi (1994) tregoi gjithashtu se edhe flukset hyrëse ne periudhën afatshkurtër tentojnë të shoqërizohen me vlerësimin e kursit real të këmbimit në krahasim me vlerën e tij në periudhën afatgjatë. Kështu, investimet e huaja direkte kanë efekt negative në kursin real të këmbimit. Figura 3: FDI në Shqipëri ndër vite (burimi: Banka e Shqipërisë) 3. Analiza Empirike Për të studiuar ndikimin e flukseve të monedhës së huaj mbi kursin real të këmbimit në Shqipëri do të shihet kursi real i këmbimit si funksion i variablave: REER = f(aid, REM, FDI, OPEN, TOT) Ku:

186 186 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 REER është kursi real efektiv i këmbimit, i përcaktuar si raport i cmimeve të huaja me cmimet e vendit, i shprehur në monedhën vendase. Të dhënat janë marrë nga WDI Financial Database. AID (?) është fluksi I ndihmës së huaj, i matur nga ndihma e huaj zyrtare ODA. Të dhënat janë marrë nga WDI. OPEN (+) është hapja tregtare e përcaktuar si shuma e eksportit me importin në raport me GDP. Të dhënat janë marrë nga Banka e Shqipërisë. TOT (?) përfaqëson termat e tregtise, i matur si raporti i vlerës për njësi të ekporteve ndaj vlerës për njësi të importeve. Të dhënat janë marrë nga WDI. REM (?) përfaqëson dërgesat e emigrantëve si % e GDP. Të dhënat për këtë variabël janë marrë nga Banka e Shqipërisë. FDI(-) tregon investimet e huaja direkte në raport me GDP. Të dhënat janë marrë nga Banka e Shqipërisë. Të gjitha variablat do të futen në model në formë logaritmike. Seritë kohore do të testohen për stacionaritet nëpërmjet testit Augmented Dickey-Fuller ADF. Rezultatet e testimit paraqiten ne tabelën 1: Variabli ADF test p-value Stacionariteti Lnreer Stacionar Lnfdi Stacionar në 5% Lnrem Stacionar Lnaid Stacionar në 5% Lnopen Stacionar Lntot Jo stacionar Tabela 1: Rezultatet e testit ADF. Vlerat kritike janë: (në 1%), (në 5%) dhe (në 10%). Rezultatet e testit tregojnë se variabli TOT nuk është stacionar, prandaj ky variabël do të përjashtohet nga modeli. Testi i kointegrimit Ky test shërben për të evidentuar mundësinë e një marrëdhënie afatgjatë midis kursit real të këmbimit dhe variablave bazë ekonomikë përcaktues të tij. Në tabelë janë paraqitur rezultatet e testit të kointegrimit, nëpërmjet përdorimit të metodologjisë Johansen. Rezultatet tregojnë hedhjen poshtë të hipotezës zero për mungesën e kointegrimit midis variablave dhe ekzistencën e një ekuacioni të kointegrimit në nivelin 5%. Pra, variablat kanë marrëdhënie afatgjatë midis tyre. Kështu, vektori i integrimit në formën e një ekuacioni të vetëm paraqitet si: REER = 4.25AID 2.34FDI OPEN -0.11REM Nga ekuacioni vihet re se rezultatet për flukset e monedhës së huaj japin ndikim kontradiktor në kursin real të këmbimit. Një rritje në nivelin e remitancave dhe të investimeve të huaja direkte pritet të cojë në rënie të vlerës së kursit real të këmbimit

187 Fenomeni Dutch disease në Shqipëri: a mund të shkaktohet nga fluksi i monedhave të huaja? 187 REER. Kjo do të thotë që ky kurs do të mbicmohet realisht, pra ekonomia shqiptare do të humbasë konkurrueshmërinë e saj. Një rritje me 1% në nivelin e remitancave do të shoqërohet me mbicmim të kursit real të këmbimit me 0.11%. Po kështu, një rritje me 1% në nivelin e investimeve të huaja direkte do të shoqërohet me mbicmim të kursit real me 2.34%. Ndërsa, përsa i përket flukseve të ndihmës së huaj zyrtare, një rritje në nivelin e tyre nuk pritet të shoqërohet me mbivlerësim të REER, por me nënvlerësim. Një rritje me 1% në nivelin e flukseve të ndihmës do të shoqërohet me rritje të indeksit të REER me 4.25%, pra ekonomia shqiptare do të jetë e nëncmuar realisht. Shohim se remitancat dhe investimet e huaja direkte shoqërohen me mbivlerësim të REER, ndërsa ndihma e huaj con në nënvlerësim të REER. Nga ekuacioni shohim se ndikimi i ndihmës së huaj është më i fortë se ndikimi i remitancave dhe investimeve të huaja direkte së bashku. Tabela 2: Rezultatet e testit Johansen. Konluzione Në këtë artikull është studiuar mundësia e ndodhjes së efektit Dutch Disease në Shqipëri, si rezultat i ndikimit të mundshëm të flukseve të monedhave të huaja. Dutch Disease në formulimin origjinal është fenomeni i mbivlerësimit të kursit real të këmbimit, si rezultat i rritjes së fluksit të monedhës së huaj, nga rritja e eksporteve të burimeve të një vendi, që con pastaj në ulje të konkurrueshmërisë së këtij vendi. Studime të shumta janë bërë nga ekonomistët për të verifikuar mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni edhe nga flukset e tjera të monedhës së huaj. Flukset kryesorë të monedhave të huaja në Shqipëri përbëhen nga: ndihma e huaj zyrtare AID, investimet e huaja direkte FDI si dhe remitancat e emigrantëve REM. Përvec këtyre variablave, në model u përfshinë edhe hapja tregtare OPEN si dhe termat e tregtisë TOT. Fillimisht të dhënat e serive kohore u testuan për stacionaritet për të parë rendin e tyre të integrimit. Të gjithë variablat rezultuan stacionarë, me përjashtim të termave të tregtisë TOT, të cilët u perjashtuan nga modeli. Variablat u testuan me metodën Johansen, për të gjetur vektorin e kointegrimit. Nga testimi rezultoi një vektor kointegrimi, i cili paraqet lidhjen afatgjatë midis variablave.

188 188 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Rezultatet treguan se flukset e ndryshëm të monedhës së huaj janë të rëndësishëm nga pikëpamja statistikore, por japin ndikim kontradiktor në kursin real të këmbimit në Shqipëri. Ndërsa një rritje në remitanca dhe investimet e huaja direkte shoqërohet me mbivlerësim të kursit real të këmbimit (që con në Dutch Disease), një rritje në fluksin e ndihmës së huaj zyrtare shoqërohet me nënvlerësim të kursit real të këmbimit. Meqë nga rezultatet e testimit, efekti i ndihmës së huaj zyrtare është më i fortë se të dy efektet e tjerë së bashku, mund të arrijmë në konkluzionin se në Shqipëri nuk ka mund të pranohet se flukset e ndihmës së huaj shoqërohen me mbivlerësim të kursit real të këmbimit, pra nuk ka evidence për ndodhjen e fenomenit Dutch Disease. Literatura Acosta,P.,Baerg,N.R., Mandelman, F.S.(2009). Financial Development, Remittances, and Real Exchange Rate Appreciation. Federal Reserve Bank of Atlanta Economic Review, Volume 94, Number 1, 2009 AGENDA Institute,(2011). Effects of the Collapse of Remittances in Albania Barajas, A., Chami,R.,Hakura,D.,Montiel,P.(2011). Workers Remittances and the Equilibrium Exchange Rate: Theory and evidence Economia, Volume 11, Number 2. Berg, A., M. Hussain, S. Aiyar, S. Roache, and A. Mahone (2005), The Macroeconomics of Managing Increased Aid Inflows: Experiences of Low-Income Countries and Policy Implications, Washington:IMF Bourdet, Y., and Falck, H. (2006) "Emigrants' remittances and Dutch Disease in Cape Verde," International Economic Journal (20:3). Corden WM, Neary JP (1982). "Booming Sector and De-industrialisation in a Small Open Economy The Economic Journal 92 (December): Edwards, S Real Exchange Rates, Devaluation and Adjustment: Exchange Rate Policy in Developing Countries. London: MIT Press. Elbadawi, A.L (1994). Estimating Long Run Equilibrium Real Exchange Rate Institute for International Economics, Washington D.C Izquierdo, I. and P. Montiel "Remittances and Equilibrium Real Exchange Rates in Six Central American Countries." Department of Economics, Williams College. Lartey,Emmanuel K.,Federico S. Mandelman and Pablo A. Acosta, RemittancesExchange Rate Regimes, and the Dutch Disease: A Panel Data Analysis. The Federal Reserve Bank of Atlanta. Working Paper-12. Lopez, H.,Molina,L.,Bussolo,M.(2007). Remittances and the real exchange rate World Bank Policy Research Working Paper Migration and Remitances Factbook, 2011 White, Howard &Wignaraja,Ganeshan,1992. Exchange rates, trade liberalization and aid: The Sri Lankan experience World Development, Elsevier,vol.20(10). White, H. 1992a. The macroeconomic impact of development aid: A critical survey.journal of Development Studies. vol. 28, no. 2 (January): Younger, S.D Aid and Dutch disease: Macroeconomic management when everybody loves you. World Development. vol. 20, no. 12: Xing, Y. and Zhang, K.H (2004). FDI and Regional Income Disparity in Host Countries: Evidence from China Economia Internazionale Volume LVII, No. 3 - August 2004

189 QEVERISJA E KORPORATAVE, PJESE E RENDESISHME E EKONOMIVE NE ZHVILLIM Rezart DIBRA 1 Jetmir BODINI Abstract Corporate governance is a concept of particular importance for transition economies.due to different privatization methods used and the philosophy of the political forces leading the process in these countries, corporate governance has its own characteristics.the improvement of the business climate that should influence indirectly on creating market instrument to encourage the implementation and enforcement seems to be a real priority for the Albanian authorities, which is being combined with the implementation of a number of legal and institutional reforms. On the other side the business community is increasing its role in the process of reform. As a result it is going to be more active in the process of improving the regulatory framework and in advocating for avoiding administrative barriers and bureaucratic behaviour of any kind.the improvement of the business climate that should influence indirectly on creating market instrument to encourage the implementation and enforcement seems to be a real priority for the Albanian authorities, which is being combined with the implementation of a number of legal and institutional reformsover the centuries there have been many financial crises, which are recognized depending on the factors that have given rise to them, of which the most popular of this century is the recent financial crisis of 2008.Corporate governance is a concept of particular importance for transition economies.due to different privatization methods used and the philosophy of the political forces leading the process in these countries, corporate governance has its own characteristics. Keywords: corporate governance, legal framework, board of directors etc. 1.Hyrje Qeverisja e mirë e korporatës i bën kompanitë më elastike ndaj ndryshimeve të paparashikuara në mjedisin e tyre të punës. Bordi i drejtorëve mund ta realizojë këtë duke ndërtuar një strategji biznesi që merr parasysh rreziqet e mundshme, duke ngritur sisteme të përshtatshme të menaxhimit të riskut dhe mbikqyrjes dhe duke institucionalizuar proceset vendimmarrëse. Krahas menaxhimit i cili siç dihet i referohet procesit të realizimit të punëve në mënyrë efektive dhe eficente, edhe qeverisja e korporatës tashmë ka marrë një rol mëse parësor. Termi qeverisje korporatash mund të ketë shumë domethënie. Një përcaktim i dobishëm është që qeverisja e korporatës përcakton struktura të qarta përgjegjshmërie, përgjegjësie dhe transparence nën udhëheqjen e kompanisë, dhe përcakton rolin e bordeve dhe të menaxhimit.kjo do të thotë që me një qeverisje të mirë të korporatës,vendosen kontrollet dhe balancimet e nevojshme midis menaxhimit dhe pronarëve (dhe mundësisht palëve të interesuara, si punonjësit), qarkullimi i informacionit dhe raportimet janë të qarta e transparente, përgjegjshmëria është ndërtuar ndërmjet shtresave të ndryshme të organizatës, kontrollet e brendshme dhe praktikat e menaxhimit të riskut janë iniciuar si dhe standartet e larta të etikës, të cilë padyshim janë norma kudo nëpër kompani të cfarëdo lloji qofshin ato. 2. Qeverisja e korporatës në ekonomitë në zhvillim dhe roli i saj. Qeverisja e korporatës është e rëndësishme dhe i përket kompanive kudo nëpër botë, pavarësisht vendit, industrisë, madhësisë ose pronësisë.qeverisja e korporatës është e rëndësishme si për kompanitë, ashtu edhe për ekonominë kombëtare, për të tërhequr investimet apo për të forcuar konkurueshmërinë si dhe performancën afatgjatë në disa drejtime. Se pari : procedurat e qeverisjes së korporatës përmirësojnë menaxhimin e 1 Doktorant ne UET

190 190 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 firmës duke i ndihmuar menaxherët dhe bordet, që të zhvillojnë një strategji korporate të qartë e të shëndoshë dhe së dyti kërkimet shkencore kanë treguar se vendet me një system të forte të mbrojtjes së aksionerëve në minorancë në kuadër te qeverisjes së korproatave kanë dhe tregje kapitalesh më të mëdha e me likuiditet më të lartë. Analiza e qeverisjes së korporatës në vendet në tranzicion kryesisht merr në shqyrtim rolin e shtetit si aksioner kryesor i ndërmarrjeve si dhe anangazhimin e bankave në ristrukturimin e ndërmarjeve (Dilova-Kirkova, 1999) 2 Kompani të ndryshme në vendet në tranzicion kanë zgjedhur modele të ndryshme të qeverisjes së korporatave.kështu ne ligjin maqedon Për Shoqëritë Tregtare lejon zgjedhje të lire mdërmjet modelit gjerman dhe atij anglosankson, nërsa në Poloni më tëpër kemi devijim nga modeli gjerman.në Shqipëri në Ligjin Per Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare kemi sistemin me një nivel administrimi dhe atë me dy nivele administrimi.fakt real është se pavarësisht modelit të implementuar në vende të ndryshme në ekonomitë në tranzicion, përgjegjësite e bordit varen nga disa faktorë ku ndër të tjera pëmendim : mangësitë në rregullimet ligjore, shpërndarja e pronësisë, gadishmëria e drejtorëve për të marrë përgjegjësi,vëmendja e drejtorëve ndaj detyrave të tyre etj. Shumë praktika bordesh në ekonomitë në zhvillim nuk po arrijnë potencialin e plote të shtimit të vlerës së qeverisjes së mirë të korporatës. Gjithsesi, përderisa nuk ekziston një model i vetëm i qeverisjes së korporatës, qeverisja e korporatës duhet të praktikohet në mënyra të ndryshme për çdo kompani në mënyrë që të jetë më shumë sesa një ushtrim i pavlerë me zgjedhje. Parimet e transparencës, përgjegjshmërisë dhe mbikqyrjes së pavarur, të menaxhimit të kompanisë, duhet t i përshtaten nevojave specifike të kompanive, në varësi të pronësisë së tyre, modelit themelor të biznesit dhe strategjisë; kërkesave të tregjeve të kapitalit, huadhënësve, rregullatorëve e gjithashtu ndikimeve kulturore. Por faktori kryesor shtytës i ndryshimit aktual ndoshta do të jetë pranimi nga palët e interesuara të cilët e shohin korporatën si përmbushës të nevojave të tyre afatgjatë duke nëvizuar faktin se qeverisja e mirë e korporatës është një pjesë e nevojshme e menaxhimit të mirë dhe drejtimit efektiv-përbërës kryesorë për një sukses të qendrueshëm organizativ. 2.1 Faktoret formues te qeverisjes se korporates. Në thelb, bordi është qendra e sistemit të administrimit të një kompanie.ngritja e bordeve efektive ka një rëndësi kritike për suksesin e një shoqërie aksionere. Shpesh sistemet e qeverisjes të korporatës janë të ndara midis sistemeve me një ose dy nivele të bordit. Në terma ligjore, ky diferencim mund të jetë i rëndësishëm, por për të punuarit praktik të bordit, nuk është domethënës. Çfarë është e rëndësishme, siç tregohet nga kërkimet e mëparshme (shih Steger dhe Amman 2008), janë katër faktorët pasues që formojnë sistemet e qeverisjes së korporatës kudo nëpër botë: Personalitetet - p.sh themeluesi ose Drejtori Ekzekutiv (CEO) me eksperiencë e i sukseshshëm, vlerat dhe stili i udhëheqjes. Pronësia -p.sh biznesi familjar ose i përqendruar përkundrejt strukturave të fragmentuara aksionare. Modeli themelor i biznesit- i cili e merr formën nga industria dhe jetëgjatësia e kompanisë, ekspozimi global, dhe fokusi konkurues. 2 Dilova-Kirkov,S (1999) Corporate governanve in Bulgarian state owned states banks ,Post communist economies,vol II,nr.2 pp

191 Qeverisja e Korporatave, pjese e rendesishme e ekonomive ne zhvillim 191 Kuadri ligjor dhe kulturor. Në vendet e Europës Juglindore janë të pranishme modele të ndryshme të strukturave të bordeve pasi përcaktimet ligjore dhe nënligjore apo aktet e ndryshme rregulluese kanë evoluar jo në mënyrë uniforme në këto vende.duhet theksuar se shumë pak vende kanë të implementuar legjislacion i cili jep detaje të hollësishme mbi struktuarat,përmbajtjet, kërkesat ligjore për anëtarët e bordeve, praninë e anëtarëve të pavarur. Apo komiteteve të shpërblimit, për mënyrën e shpërblimit apo funksionimin e këtyre komiteteve.në këto vende thuajse nuk ka kërkesa për anëtarë të pavarur dhe jo ekzekutivë të bordeve,gjithashtu ka një numër relativisht të vogël anëtarë të pavarur bordesh.në pjesën më të madhe të rasteve kompanitë e mëdha e të mesme ende drejtohen nga sipërmarrësit themelues ose nga familja. Gjithashtu, shumë kompani në pronësi publike në vendet e EJL-së kanë një aksionar të madh kontrollues (p.sh. shteti). Nga teoria dime qe qeverisja e korporatave eshte nje marrëveshje organizative me anen e te ciles një kompani përfaqëson dhe i shërben interesave të investitorëve të saj 3. Ajo mund të përfshijë çdo gjë nga bordet e kompanive deri tek skemat e ekzekutive të kompensimit dhe ligjet e falimentimit.eshtë bërë e domosdoshme për të diskutuar ndarjen e pronësisë dhe të kontrollit të korporatës moderne te zoteruara publikisht në ekonomitë e tregut. Për shembull, ne Angli vetëm 13 për qind e kompanive te medha publike kanë një aksionar të vetëm të madh, i cili tejkalon 25 për qind të te pronesise se korporates. Ndarja e pronësisë nga kontrolli në një korporatë të madhe aksionere nuk do te ndodhe nese interesat e pronarëve dhe menaxherëve nuk do te përkojne.gjenden arsye per te besuar se keto interesa mund te divergjojne.së pari, menaxherët tentojnë per t u influencuar nga një sërë konsideratash të tilla si madhësia e korporatës ose fuqia dhe prestigji i tyre lidhur me pozicionin që mbajnë dhe qe nuk kane asnjë lidhje me interesat e aksionarëve.keto konsiderata mund t i udheheqin ata për të vendosur perandorine e tyre e cila nuk i shkon për shtat aksionereve,së dyti shperblimi financiar i menaxhereve dhe pronarëve është i ndryshëm. Në kohën e sotme një vëmendje të madhe po i kushtohet shpërblimit të menaxhereve në formen e aksioneve te kufizuara pra duke i përfshirë në paketa stimuluese duke ju dhënë një numër i caktuar aksionesh të komapnisë në formë bonusi, por dhe të dhe te pagave shtesë ne lidhje me performancen e cmimit te aksioneve të korporatës në fund të vitit financiar duke mos harruar opsionet e aksioneve.shpërblimet marramndëse rezultuan në disa raste jo efektive, pasi shumë korporata që paguan shpërblime të tilla kanë pësuar rënie në cmimet e aksioneve.këtë gjë e ka vërtetuar Corporate Library në vitin 2008 në Amerikë në analizën që i ka bëre 2500 shoqërive aksionere, ku drejtuesit ekszektivë janë shpërblyer në momentet kur kompanitë e tyre kanë pasur rezultate aspak të favorshme. Qeverisja e korporatave është e përqëndruar në kapercimin e problemeve të monitorimit dhe kontrollit të performancës menaxheriale në çdo rast kur pronësia e korporatës dhe kontrolli i saj janë të ndarë si rezultat i shpërndarjes së pronesisë së aksioneve. Në Shqipëri, në një mënyrë ose në një tjetër po reflektohen pasojat e krizës globale që ka mbërthyer pjesën më të madhe të globit.ndonëse politikat e ndermara nga qeveria dhe vecanërisht nga Banka e Shqipërisë janë të kujdesshme, e vërteta është se niveli i ulët i integrimit dhe globalizimit të biznesit dhe ekonomisë shqiptare në atë botërore ka qenë 3 R.Monk & N.Minow Corporate Governance Fourth Edition, John Wiley&Sons, England 2008.

192 192 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 një faktor pozitiv ne mbrojtjen nga falimentimet dhe problemet serioze financiare që mund të kishim pasur në një rast të kundërt, kjo pasi vendet si Shqiperia nuk janë të përfshira në aktivitete financiare riskoze.gjithsesi kjo nuk na bën imun plotësisht, pasi ndërvarësia e importeve nga disa vende që janë prekur nga kriza është prezent. Shqiperia është ndër vendet e pakta në Evropë ku zhvillimi i biznesit në pjesën më të madhe ruan ende trajten e biznesit familjar dhe shoqëror, ku pronësia është e pandarë nga menaxhimi dhe ku dhe ato kompani që janë të organizuara juridikisht në formën e shoqerive aksionere apo të ashtequajtura ndryshe korporata, roli i aksionerëve në menaxhimin e perditshëm të kompanisë është shumë i madh. Në Shqipëri duhet edhe pak kohë për formimin e një klase menaxherësh profesionistë të cilët të drejtojnë në mënyrë të pavarur bizneset, ndonëse eficenca e kompanive shqipare dhe aftesitë e tyre kompetitive janë tepër të ulta. Ne duhet të përpiqemi që në vendin tone të krijojmë një ambjent të tillë, që bizneset të kuptojnë se faktorët e padukshëm që lidhen me etikën e kompanisë dhe përgjegjësinë sociale të saj, krijimi i vlerave të shtuara jo vetëm për pronarët dhe aksionerët e këtyre kompanive, por kujdesi për të gjithë aktorët e shoqerisë, ku përfshihen punonjësit, furnitorët, kreditorët, konsumatorët, por edhe shteti dhe shoqeria në tërësi, jane faktore determinantë qe do te përcaktojnë aftesitë konkuruese të këtyre kompanive. Transpaarenca dhe reputacioni i kompanive do të jenë jo vetëm ndër diferencuesit kryesorë të konkurencës dhe suksesit afatgjatë të kompanive,por ata jane te lidhur drejtperdrejt edhe me të ardhurat fiananciare dhe vleren e tregut të këtyre kompanive. Sipas një studimi të kryer në SH.B.A, rezulton se vlera mesatare e reputacionit të një kompanie llogaritet sa 27% e vlerës së tregut të kësaj kompanie.po sipas këtij studimi rezulton se rimëkëmbja e reputacionit dhe imazhit të demtuar të një kompanie mund të marre mbi 4 deri ne 5 vjet. Mbi gjithcka biznesmenët,menaxherët dhe zyrtarët shqiptarë duhet të mendojne seriozisht, per organizimin dhe zhvillimin e kompanive vendase, sidomos te atyre të permasave të medha, qofshin private apo shteterore sipas parimeve Corporate Governance ku: sigurimi i bazave për një kuadër efektiv të menaxhimit të korporatës, respektimi i të drejtave të aksionerëve,trajtimi i barabartë dhe i drejtë i tyre,rritja e rolit të grupeve të interesit në menaxhimin e korporatave, hapja dhe rritja e transparencës si dhe rritja e përgjegjshmerisë së bordeve drejtuese, jane principet bazë për ndërtimin dhe mbarëvajtjen e shëndetshme të biznesit dhe të ekonomisë në tërësi. 3. Analiza e qeverisjes se korporatave me fokus drejtimin mbeshtetur mbi nje studim statistikor. Analiza e meposhtme na jep nje información mbi drejtimin e shoqerive aksionere, si kane filluar te zbatohen parimet e qeverisjes se korporates.metodologjia e vëzhgimit të shoqerive u bazua në intervistimin e drejtpërdrejtë të një numri shoqërish,te gjitha shoqeri anonime te cilat kane keshill mbikqyres dhe bord drejtues, të përzgjedhura paraprakisht. U intervistuan gjithesej 30 shoqeri. Përpunimi statistikor i informacionit të grumbulluar gjatë intervistimit, si dhe dhe i gjetjeve dhe rekomandimeve nga vëzhgimi, u realizua duke u mbështetur në procedura dhe teknika të përparuara të përpunimit statistikor të informacionit, Zgjedhja dhe renditja e pyetjeve ka marrë parasysh dispozitat e legjislacionit shqiptar që lidhet me organizimin dhe funksionimin e shoqërive aksionere dhe aktet rregullatore përkatëse. Kjo mënyrë lehtëson krahasimin e gjendjes së sistemit të corporate governance të SHA-ve të vëzhguara me kërkesat e

193 Qeverisja e Korporatave, pjese e rendesishme e ekonomive ne zhvillim 193 kuadrit ligjor dhe rregullator shqiptar, si dhe mundësoi në një masë të kënaqshme ballafaqimin e secilit nga elementët kryesorë të sistemit të sotëm të qeverisjes me normat e shprehura në parimet e OECD. Keshtu nga 30 shoqeri te ndryshme te intervistuara,nder pyetjet e bera,rendesi mendoj se kane ato ne lidhje me te drejten e punonjesve, furnizuesve dhe kreditoreve, ku rezulton se kjo njohje ne pjesen me te madhe eshte e mire,por jo shume e mire, pasi vetem 9 shoqeri kane folur per njohje shume te mire,ndaj mbetet ende per tu bere ne kete drejtim. Burimi : studim i kryer me intervistime te drejtperdrejta. Sipas studimit anetaret e pavarur ne keshillat mbikqyres mbeten ende nje pike nevralgjike e shoqerive shqiptare.nderkohe qe ne pjesen me te madhe te shoqerive shteterore ne jo pak raste keshillat mbikqyres vazhdojne qe te kene njerez te cilet jane pak profesioniste dhe deri diku te varur nga politika.gjate intervistimit te drejtperdrejte ne kete shoqeri, rezultoje se vetem 8 shoqeri kane antetare te pavarur ne keshilla mbikqyres.grafiku i meposhtem e demostron kete. Burimi : studim i kryer me intervistime te drejtperdrejta. Nga studimi me rezulton se 56% e keshillave mbikqyres perbehen nga anetare me profesionin ekonomiste dhe financier, nderkohe qe menaxhere me pervoje zene nje peshe ende te vogel aq me teper kur kane nje reputacion dhe eksperience.grafiku i meposhtem jep nje tablo te qarte te konkluzionit te nxjerre nga studimi. Nga Ligji Nr.9901, datë për tregtarët dhe shoqëritë tregtare dimë që : Organet e shoqërive aksionare janë: a) asambleja e përgjithshme; dhe, në varësi të dispozitave të statutit, b) këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron, njëkohësisht, funksione administrimi e mbikëqyrjeje, të veprimtarisë së shoqërisë (sistemi me një nivel);

194 194 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 c) këshilli mbikëqyrës dhe një apo më shumë administratorë, ku funksionet e administrimit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre 2 organeve (sistemi me dy nivele). Burimi : studim i kryer me intervistime te drejtperdrejta. Në këtë rast, sipas parashikimeve të statutit, administratorët mund të caktohen e shkarkohen nga asambleja e përgjithshme apo nga këshilli mbikëqyrës. Këshilli mbikqyrë qoftë ne shoqëritë e vogla apo dhe të mëdha është shumë i rëndësishëm pë mënyren e funksionimit dhe kompetencën që ka ne mbikqyrjen e punëve te bordit drejtues, sidomos ne shoqërite me dy nivele. Roli i këshillave mbikqyrës dhe ushtrimi i kompetencave nga ana e tyre reflektohet nga përgjigjet mbi funksionimin e mbledhjeve të Këshillave Mbikqyrës. Mbizotërojnë përgjigjet për denduri të mbledhjeve të Këshillave çdo tremujor (26 përgjigje). 4 përgjigje pohojnë denduri mbledhjesh të Këshillave Mbikqyrës cdo muaj ndërsa 0 përgjigje mbi mundësinë që KM-të të mblidhen vetëm 1 herë në vit Numri i pergjigjeve Denduria e Mbledhjeve te K ne vit Cdo muaj Cdo tremujor 1 here ne vit Burimi : studim i kryer me intervistime të drejtpërdrejta. Menyrat e emerimit te administratave dhe Drejtoreve te SHA-ve Disa pyetje të tjera japin informacion më të hollësishëm mbi mbledhjet, duke u përqëndruar në kohën e njoftimit dhe llojet e materialeve që iu vihen në dipozicion anëtarëve të këshillave mbikqyrës për mbledhjet e tyre. Duke pasur parasysh historinë relativisht të re të shoqërive aksonere në Shqipëri, në përgjithësi mund të deduktohet për një rol në rritje dhe në përmirësim të Këshillave Mbikqyrës. Ndërkohë në Shqipëri shoqeritë vlerësojnë mungesën e njohurive për përmirësimin e qeverisjes së korporatave si fakorin kyç për të pasur efektivitet, kjo për faktin se pak po flitet për një qeverisje të mirëfilltë korporative, prandaj dhe implementimi i saj do relativisht kohë. Pergjigjet e marra gjatë 30 intervistimeve në shoqeritë aksionere jepen në grafikun e mëposhtëm. 20% Perputhja e kualifikimit Cilesite e vecanta te kandidatit 80%

195 Qeverisja e Korporatave, pjese e rendesishme e ekonomive ne zhvillim 195 Burimi : studim i kryer me intervistime të drejtperdrejta. Ndërkohë shoqeritë e intervistuara, pohojnë se procedurat gjyqësore vazhdojnë të mbeten një gangrene e vërtetë e tyre, aq me teper procedurat gjyqësore me organet tatimore ku penalizimet (gjobat e vëna nga inspektorët) jane me te medha.keshtu nga 30 shoqëri, 14 prej tyre pohojnë zgjatjen në maksimum të ketyre vendimeve, vendime të cilët kanë një rol kryesor në aktivitetin e ketyre shoqerive,pasi në disa raste bizneset janë mbyllur për mospagim të shumave të mëdha. Burimi : studim i kryer me intervistime të drejtperdrejta. Të gjithë bizneset ishin të mendimit se krijimi i gjykatës administrative do të ishte shumë i rendesishëm jo vetëm pë fleksibilitetin e shqyrtimit të çeshtjeve por dhe për shmangjen e marrjes se vendimeve herë herë të padrejta sipas tyre por edhe të shtrira në kohë si dhe të kushtueshme.pavaresisht se legjislacioni per shoqerite tregtare eshte i plote, përsëri mbetet shume per te bere kryesisht ne aspektin gjyqesor.permirësime duhet të bëhen në kuadrin legjislativ sidomos në drejtim të standarteve te procedurave te shkurtimit te aftateve të marrjes së vendimeve gjyqsore dhe procedurave të falimentimit. Perfundime dhe Rekomandime Qeverisja e shoqërive aksionere në vendet e rajonit te Europës Juglindore është një faktor i rëndësishëm pë zhvillimin e biznesit, të tregut të kapitaleve por dhe të ekonomisë në tërësi.duke ju referuar buletineve të ndryshme mbi zbulimin e informacionit dhe transparenëcës në korporatat kryesisht me kapital shqiptar vemë re se ka vend për përmirësime, kjo pasi përveç anlizave të pasqyrave financiare të domosdoshme për tu plotësuar për organet tatimore, mbahen ended he konsiderohet secret dhënja e informacionit pë shpërblimet e bordeve, apo politikat e shp5rblimeve.përjashtim këtu bejnë bankat,mëmat e të cilave ndodhen në vendet e zhvilluara apo dhe korporatat me kapital të huaj të cilët kanë

196 196 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 bërë një punë të lavdërueshme në kuadër të qeverisjes korporative. Mendoj se për të pasur një qeverisje efektive korporative duhet pak kohe dhe ndërgjegjësim sidomos në drejtimin e korporatave.bordet,mënyra e organizimit dhe funksionimi,këshillat mbikqyres, të drejtat e punonjesve, kreditoreve dhe aksionereve,zbulimi i informacionit, mbeten parimet themelore të një qeverisje të mirëfilltë korporative.të kuptuarit e kesaj qeverisje dhe perdorimi i mënyrave më efektive është padyshim pjesa më e rëndesishme.pervoja ndërkombëtare është burimi primar për të qenë edhe në ne si vend i vogel me kompani qe zbatojne parimet e qeverisjes më të mire korporative, per te mos qene larg ketyre parimeve duhet më tepër vullnet për t i implementuar ato në biznese. Në Shqipëri në kuadër të qeverisjes së korporatave është bërë pune, por duhet bërë akoma me shumë sidomos nga shoqerite e mëdha me kapital tërësisht shtetror apo privat, për të implemenduar standartet më të mira si dhe për te patur efektivitet në administrim.zbatimet e standardeve në qeverisjen korporative dhe efikasiteti në drejtimin e shoqerive është padyshim pika më nevralgjike, pasi cdo shoqëri në epilog do te merte rezultatin efikas. Ndjekja e parimeve te OECD-së është nje domosdoshmeri në kuadrin e qeverisjes korportative, pasi në të janë përcaktuar standartet bazë.gjithashtu kuptimi i manualit të IFC së për çdo kompani duhet të jetë primar pasi disa kompani jo vetëm vetë që nuk e kanë lexuar por nuk e dinë që ai tashmë ka vite që është publikuar, pa harruar Kodin e Drejtimit te Brendshem te Shoqerive Tregtare në Shqipëri, të miratuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, i cili padyshim që përbën një domosdoshmëri dhe risi për kompanitë e palistuara së bashku me kuadrin trajnues te organeve perkatese për këto shoqëri për fitimin e njohurive të domosdoshme në lidhje me kodet.publikimet,seminaret apo tryezat e rrumbullakta në kuadër te qeverisjes korporative duhet të jenë më shumta në mënyrë që biznesi te jetë më i ndërgjegjësuar. Në Shqipëri nuk ka nje ligj te mirëfilltë për qeverisjen e korporatave.në mënyrë që një kompani të rezultojë e suksesshme duhet të zbatoje praktikat me te mira te qeverisjes se korporatave. Organizimi i shoqërise,te drejtat e aksionerëve në minorance, menyrat se si duhet vepruar me shperblimet e bordit ekzekutiv,praktikat më të mira që rekomandohen jane dhene qartazi në manualin e IFC-se, disa te tjera jane percaktuar ne parimet e OECD-se (Organizata per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik) ose organizatave te tjera qe promovojne praktikat me te mira te qeverisjes se korporatave.në këtë kuadër mbetet vetëm ceshtja e vullnetit për të qenë të suksesshëm ne administrimin ku rezultati me siguri nuk do të vonojë. Gjithashtu sa me efektive te jete qeverisja aq me shume fruta do te vjelim prej saj pasi ne fund do te kuptojme se do të jemi bashkëudhetarë me vendet më të zhvilluara, kompanitë e të cilëve kanë kohë që po i zbatojnë këto parime dhe janë mese te sukseshme ne ekonomitë e tyre, pavarësisht krizes financiare e cila lëkundi disi besimin tek qeverisja korporative por gjërat me siguri ne vijim do të ndryshojnë pasi në treg kompanitë me experience në adminsitrim dine të dalin nga vështirësitë e momentit. Literatura 1.IFC,2010.Te lundrosh perms krizave. 2.R-Monks&Minow Corporate Governance Fourth edition,john Wiley&Songs,England, F.JEsover, OECD s work on corporate governance of non listet companies.netherland Shtator S.Petranov : Bulgaria : Corporate governance of large NLCs -Corporate governance of non listed companies,oecd Dilova-Kirkov,S (1999) Corporate governanve in Bulgarian state owned states banks ,Post communist economies,vol II,nr.2 pp Sh.Llaci, J.Tabaku.Qeverisja e Korporatave.Shkurt Manuali i IFC-se mbi Qeverisjen e Korporatave.

197 NDIKIMI I MJEDISIT TË LARGËT PËRMES ZBATIMIT TË ANALIZËS PEST Enida PULAJ (BRAKAJ) 1, Prof. Dr.Vasilika KUME 2 Abstract The success and the failure of many companies depend on the factors which affect their activities. Without taking into account the impact of environmental factors, it is not possible to formulate a good strategy or to conduct profitable business. This environment refers to the factors that are outside the influence and control of the organization. The intensive changes of business conditions are an important fact that the organization does not operate in a vacuum. It operates as an open system, located in a certain field and connected directly with the influence of factors that compose this environment. This paper serves to provide a picture of the external environment as a tool of refining and focusing for the industry in which each company operates. The main purpose of this paper is to examine the impact of the macro- environment on the businesses entities. The paper aims to: a) indicate the importance of analyzing the macro-environment, b) present the concept of PEST analysis as one of the key instruments for monitoring the trends in the external environment; c) analyze the actual trends of the Albania environment. Keywords: PEST analysis, economic environment, political and social environment. 1. Hyrje Asnjë organizate nuk vepron në vakuum. Ajo vepron si një sistem i hapur, vendosur në një terren të caktuar dhe e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndikimin e faktorëve që e përbëjnë këtë mjedis. Ky mjedis i referohet faktorëve të cilët janë jashtë ndikimit dhe kontrollit të organizatës por që duhet të jetë pjesë e rëndësishme e procesit të vendimmarrjes dhe hartimit të strategjive konkurruese. Ndryshime të ndjeshme vihen re në performancën e kompanive si rezultat i paqendrueshmërisë së mjedisit dhe pasigurive që shoqërojnë ekonomitë në mbarë botën. Varësia nga mjedisi jashtëm nuk është një problem në vetvete, për aq kohe sa mjedisi që rrethon kompaninë paraqitet statik dhe i thjeshtë. Problemi shtrohet kur rritet pasiguria dhe dinamika tij. Pasiguria e mjedisit mund të përkufizohet si shtrirja përtej se cilës gjendja e ardhme e këtij mjedisi nuk mund të parashikohet (Preffer and Salancik, 1978). Shkalla e lartë e paparashikueshmërisë së ndryshimeve të faktorëve në mjedisin e jashtëm kërkon një analizë të vazhdueshme nga ana e kompanisë e cila mund të realizohet nëpërmjet analizës se hollësishme të makromjedisit. Analiza PEST konsiderohet si kuadri brenda të cilit analizohet ndikimi i faktorëve të makro-mjedisit. Në literatura të ndryshme menaxhimi, mund të gjendet me akronimin STEP (Clulow, 2005), SEPT (Narayanan and Fahey, 1994), ose STEEP (Voros, 2001). E vetmja rrugë veprimi nga ana e kompanive është njohja e tyre, mbledhja e informacionit dhe reagimi në kohën e duhur për t`i kthyer ato në oportunitete të ardhshme. Sipas këtij këndvështrimi, analiza PEST paralelizohet me pamjen nga sateliti e cila na siguron informacion mbi mjedisin e jashtëm (Ward and Rivani, 2005). Mund të themi se analiza PEST ka qenë dhe mbetet e përdorur për shume arsye: së pari, ndihmon për të analizuar pozicionin e një organizatë apo industrie në mega-mjedisin që e rrethon (McManus et al., 2007), se dyti, për të analizuar vlefshmërinë e vendimeve menaxheriale nëse plotësojnë kushtin e përshtatshmerise dhe pranueshmërise nga faktorë 1 Universiteti i Vlorës Ismail Qemali, e- mail: enidapulaj@yahoo.com 2 Universiteti Tiranës, vasilika.kume@unitir.edu.al

198 198 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 të mjedisit të jashtëm të biznesit (Neblett, 2007). Ne fakt, siç William Dill (1962) vrojton, një prej problemeve kryesore me të cilin përballemi gjatë përdorimit efektiv të analizës se mjedisit të jashtëm është se ndoshta nuk arrijmë të kuptojmë plotësisht konceptin mjedis. Dill argumenton: Mjedisi nuk është një koncept misterioz. Ai nënkupton gjithçka që rrethon organizatën; klimën në të cilën organizata funksionon. Ky koncept paraqitet sfidues nëse ne përpiqemi të lëvizim nga përshkrimi i thjeshtë i tij drejt analizës të veçorive që ai ka. Megjithëse i hershem si përkufizim, mund të themi se ajo që ka ndryshuar deri me sot është mënyra me të cilën ne arrijmë të përgjigjemi pyetjes: Cilat fusha të mjedisit të jashtëm duhet të analizojmë? 2. Analiza pest. Rishikim i literatures. Rëndesia e analizes PEST qëndron në konceptimin dhe përdorimin e saj si metodë kryesore për identifikimin e ndikimit të makro-mjedisit në proceset e menaxhimit strategjik dhe atij operacional të njësive të biznesit. Qëllimi i analizës PEST është të zhvillojë dhe të shpjegojë impaktin që ka çdo faktor i mjedisit të jashtëm në jetegjatesinë, perfitueshmerinë apo performancen e përgjithshme të një kompanie. Megjithatë, mund te themi se konturimi që i bëjmë analizës nuk është statik për faktin se parametrat dhe variablat që marrin pjesë në të janë të larmishëm. Organizatat, pavarësisht industrive të ndryshme në të cilat operojnë janë të ekspozuara ndaj presionit të një numri të konsiderueshëm faktorësh (Epstein & Roy, 2001). Akronimi PEST është shkurtimi i termave të mjedisit politiko ligjor, ekonomik, social-kulturor dhe atij teknologjik. Së fundi, kësaj analize i janë shtuar faktorë të mjedisit ekologjik dhe atij ndërkombëtar. Etika, përgjegjësia sociale dhe rritja e shkallës së globalizimit të tregjeve ka sjellë përfshirjen e faktorëve të mjedisit ekologjik dhe ndërkombëtar në ecurinë e ekonomisë së vendit, industrive, sektorëve dhe bizneseve të veçanta. Konsiderata të mjedisit P- politik. Arena politike ka një influencë të madhe në mënyrën sesi rregullon aktivitetin e bizneseve, fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe të bizneseve të tjera. Në çdo iniciativë për të analizuar faktorët që përbëjnë mjedisin politik, natyrshëm lindin pyetjet: Cfarë janë politikat qeverisëse dhe impakti i tyre në ekonomi? Sa i qendrueshëm paraqitet mjedisi politik? Faktorët politike përcaktojnë kuadrin ligjor dhe rregullues brenda të cilit firma duhet të veprojë. Këta faktorë paraqesin mënyrën si kompanitë influencojnë qeverinë dhe si institucionet qeverisëse influencojnë ato (Hitt et al., 1999). Faktorët politik përfshijnë rregullimet dhe mbrojtjen e mjedisit, politikat e taksave, mbrojtjen e konsumatorit, stabilitetin politik, grantet e qeverisë dhe politikat nxitëse për biznesin, rregullat mbi sigurinë e individëve dhe jo vetëm. Konsiderata të mjedisit E-ekonomik. Faktorët ekonomike kanë të bëjnë me natyrën dhe drejtimin e ekonomisë ku kompania ushtron aktivitetin e saj (Fahey and Narayanan, 1986). Sipas Ward dhe Rivani (2005) faktorët ekonomik përfshijnë rritjen ekonomike, normat e interesit dhe politikat monetare, shpenzimet qeveritare, politikat per nxitjen e punësimit, taksimi, kurset e këmbimit, normën e interesit, ciklet e biznesit. Ekonomia ka një impakt domethënës në strategjinë e kompanisë sepse ajo ndikon në koston e kapitalit, fuqinë blerëse te organizatës sikurse edhe në fuqinë blerëse të konsumatorëve të të mirave dhe shërbimeve. Si ndikon ekonomia në fitimet dhe shitjet e firmës? Niveli i

199 Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST 199 zhvillimit ekonomik ndikon direkt në faktorët që përbëjnë këtë mjedis. Stadi i ciklit ekonomik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në GDP, nivelin e të ardhurave, nivelin e investimeve dhe të shitjeve (Kume, 2004). Konsiderata të mjedisit S- social-kulturor. Faktorët sociale përfshijnë besimet, vlerat, qëndrimet, opinionet dhe mënyrën e jetesës se individëve që bëjnë pjesë në mjedisin e jashtëm të kompanisë. Forcat sociale janë dinamike dhe në një proces të vazhdueshëm ndryshimi si rezultat i përpjekjeve të individëve për te plotësuar dëshirat dhe nevojat me anë të kontrollit dhe përshtatjes së faktorëve të mjedisit të jashtëm (Kume, 2004). Porter thekson se kërkesa për produkte është e ndikuar nga ndryshimet në stilin e të jetuarit, shijet, filozofia dhe kushtet sociale të cilat çdo shoqëri përjeton në periudha të ndryshme kohe (Porter, 1980). Gjithashtu, Epstein and Roy (2001) argumenton se kompanitë duhet të identifikojnë faktorët e mjedisit social të cilët ndikojnë ne mënyrë specifike industritë dhe vendndodhjen e tyre. Në këtë kuadër bizneset përshtatin produktet dhe shërbimet me kulturën e segmenteve të tregut që ata synojnë. Konsiderata te mjedisit T- teknologjik. Faktorët që i përkasin mjedisit teknologjik përfshijnë shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim, fokusimin ndaj zhvillimit teknologjik në industri, risitë, shkallen e transferimit të teknologjisë, ciklin e jetës dhe shpejtësinë me të cilën vjetërohet një teknologji, etj. Faktorët teknologjike luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e industrive. Një prej mënyrave për të siguruar një performancë të qëndrueshme është investimi në teknologjitë e reja, ridizenjimin e produkteve dhe proceseve ose në shpenzimet për kërkim-zhvillim (Epstein & Roy, 2001). Gjithashtu,Shrivastava (1995) pohon se kompanitë duhet të përditësojnë teknologjitë e tyre kur konstatojnë standarte të reja dhe të përmirësuara të faktorëvë të mjedisit teknologjik. Nëse kompanitë zotërojnë përparësitë teknologjike, kjo u siguron atyre avantazh konkurrues dhe u jep mundësinë të krijojnë tregje të reja produktesh, të përshtaten me kërkesën e konsumatorëve në tregjet ekzistuese duke fituar kështu legjitimitet social. Pra, mjedisi teknologjik ndihmon kompanitë të arrijnë qëllimet ekonomike sikurse edhe ato sociale. 3. Analiza pest dhe mjedisi shqiptar. 3.1 Faktorët politik. Kalimi nga një vend socialist, me një ekonomi të mbyllur, në një ekonomi tregu pas rënies së komunizmit nuk ka qenë e lehtë dhe vendi është ende ne një periudhë reformash për të rritur standardet e jetesës. Duke ndjekur ndryshimet politike të vitit , në Shqipëri u ndërmorrën një sërë reformash ekonomike dhe sociale me qëllimin e vetëm: të kalohej nga ekonomia e centralizuar në një ekonomi tregu të hapur. Shkalla e lartë e industrializimit dhe mungesa e mekanizmave të tregut dhe konkurrencës ishin karakteristikë e gjithë tregut shqiptar. Punësimi i plotë ishte njëri prej avantazheve të ekonomisë së centalizuar por ekonomikisht kjo arrihej përmes pagave të ulta, politikës aktive të investimeve nga ana e shtetit. Ekonomia e vendit deri në vitet e para të tranzicionit mbështetej në: (i) shpërndarja e faktorit punë në prodhim dhe industrinë e rëndë, (ii) ekzistonte një eksperiencë e limituar përsa i përket mënyrës sesi vepronte tregu i lirë dhe konkurrenca, (iii) nuk ekzistonte një treg i lirë i punës. Edhe Shqipëria si një prej vendeve post komuniste u përball me shumë probleme. Ekonomia e vendit pësoi një rënie të menjëhershme, e cila shkaktoi rritje të informalitetit dhe migracionit në pothuajse 1/3 e popullsisë.

200 200 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Pas vitit 2000, situata ka ndryshuar. Vendi është futur në rrugën e integrimit në BE. Ndër objektivat kryesore të qeverisë shqiptare, janë zhvillimi dhe konsolidimi i shtetit demokratik duke forcuar infrastrukturën institucionale, luftën kundër korrupsionit, rivendosjen e barazisë para ligjit, duke inkurajuar rritjen ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sot, Shqipëria ka një orientim të politikave drejt BEsë. Aktualisht, Shqipëria përfiton nga marrëveshjet për lëvizjen e lirë (pa viza) brenda unionit europian. Levizja e lire pa viza. Për 50 vjet, Shqipëria vuajti statusin e izoluar në bllokun komunist lindor. Pas kësaj periudhe të gjatë izolimi, shqiptarët filluan të përballen me regjime strikte vizash karakterizuar nga procedurat të komplikuara dhe të kushtueshme. Regjimi i rreptë i vizave u shoqërua me një tjetër fenomen negativ atë të emigracionit të paligjshëm. Gjithësesi, situata në këto vite ka ndryshuar. Pas suksesit të pranimit në NATO dhe aplikimin për anëtarësimin në BE, një tjetër suksesi është lëvizja e lirë e individëve. Më 1 janar 2008, Shqipëria ka nënshkruar "Marrëveshjen për Lehtësimin e Vizave". Kjo Marrëveshje konsiston në lehtësimin e kushteve për të marrë viza, duke filluar nga reduktimi i procedurave, reduktimin e dokumenteve të paraqitura për aplikim (Ministria e Punëve të Jashtme, Korrik 2010). Vendimi i marrë në Dhjetor 2010 nga parlamenti BE për të lejuar qytetarët e Shqipërisë për të hyrë në vendet Shengen pa viza ishte një arritje e madhe për vendin tonë. Është e qartë se pranimi në BE paraqet një sukses të madh dhe të merituar në lidhje me: së pari, zbatimin e reformave të kërkuara sipas standardeve europiane dhe, së dyti, shqiptarët do të kenë përfitime konkrete, një nga të cilat është lëvizja pa viza. Hapja e kufijve lehtëson në masë të madhe mjedisin e biznesit në vend dhe është një faktor kyç për rritjen e investimeve të huaja direkte. Një prej inicativave të qeverisë shqiptare për nxitjen e investimeve në vend është nisma Shqipëria 1 euro. Qëllimi i kësaj iniciative është të ftojë dhe inkurajojë bizneset vendase dhe të huaja për të konkurruar me projekte që kanë efektivitet të lartë për ekonominë vendase te cilat mundësojnë një përmirësim të të gjithe treguesve të ekonomisë së vendit. Në thelb të kësaj nisme ishte krijimi i nje reforme legjislative dhe institucionale për nxitjen e investimeve në sektorët e prodhimit dhe infrastukturë. Pavarësisht reformave në aspektin politiko ligjor, Shqiperia vuan koston etike dhe sociale të korrupsionit dhe informalitetit (jo vetëm në tregun e punës) të cilat paraqesin një kërcënim serioz në jetën e individëve por edhe jetëgjatësinë e bizneseve. Nga rregullsia e zbatimit të politikave përkatëse varen përmasat e sektorit informal, puna e zezë dhe parregullsitë e tjera antiligjore. Eshtë evidente se aktiviteti ekonomik i sektorit informal, bashkëjeton me sektorët formal, madje në shumë raste ai konkurron me sukses. Duket pak e justifikuar prania e sektorit informal sepse nëpërmjet tij: sigurohet punë dhe të ardhura, rritet fuqia blerëse, sigurohet një zhvillim afatshkurtër dhe shumë njerëz kërkojnë të ruajnë këtë gjendje. Por nuk duhet mohuar se ekzistenca e këtij sektori ka shumë anë negative te tilla si: (i) njerëz plotësisht të pambrojtur nga legjislacioni i punës, (ii) orë të zgjatura pune pa marre parasysh rregullimet përkatëse për mbipunën, (iii) trysnia e frikes se në cdo cast mund të humbasin punën etj, Por përvec anëve negative që rëndojnë mbi shpinën e këtyre punëtorëve, efekte të tjera lidhen me shtetin duke penguar zhvillimin makroekonomik të vendit duke: c`orientuar tregun e punës dhe krijon anomali ndërmjet kërkesës dhe ofertës në këtë treg, nxit punësimin e paligjshëm, ul ndjeshëm të ardhurat e buxhetit të shtetit si rrjedhojë e

201 Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST 201 mospagimit të kontributëve, prish konkurrencën ndërmjet firmave, inkurajon rryshfetet tek organet kontrollues, vështirëson shumë veprimtarinë e sindikatave veçanërisht në realizimin e kontratave të punës etj. Megjithate efekte negative të informalitetit vihen re edhe ne tregjet e kapitalit. Mjafton të përmendim se ka ende shumë para që qarkullojnë ne cash të cilat kanë nevojë të disiplinohen duke paguar përmes sistemit bankar. Lufta kundër korrupsioni dhe mungesa e përgjithshme e transparencës janë disa prej sfidave të vazhdueshme për të krijuar një terren nxitës për biznest shqiptare dhe të huaja që kërkojnë të investojnë në Shqipëri. Megjithëse shifrat flasin për rënie të nivelit të korrupsionit, ky fenomen vijon të jetë pengesë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ndikimin negativ dhe pengesat në mbarëvajtjen e biznesit pasqyrohen në zgjatjen e procedurave për marrjen e licensave, lejet e ndërtimit, inspektimit të taksave, rregjistrimi i biznesit në gjykatë, zhdoganimi i importeve, duke i bërë më të kushtueshme ato. Një problem i madh mbetet kthimi i pronave të konfiskuara gjatë sistemit te meparshem, zgjidhja e titujve të tokës dhe pronësia. Paqartësia e të drejtës së pronës, thelbi i zhvillimit të një bisnesi formal ka qenë një prej pengesave që shpesh limitojnë investimet vendase dhe ato te huaja. Mangësitë dhe paqartësia e Ligjit te Kthimit të Pronave, pamundësia për kthimin e tyre në objekte prodhimi, shërbimi, mosmbështetja e tyre ligjore dhe institucionale, për ti kthyer në asete që krijojnë kapital, janë një pengesë për funksionimin e ekonomisë së tregut. 3.2 Mjedisi Ekonomik. Dekada e fundit solli në vendin tonë ndryshime rrënjësore në fushën ekonomike. Ndryshimi i sistemeve u shoqërua përvec të tjerash edhe me dukuri negative. Prishja e ekuilibrit financiar dhe futja e vendit në krizë shtroi si domosdoshmëri ndryshime në sistemin ekonomik duke përcaktuar si hap të parë privatizimin e shpejtë për të kaluar në procesin e gjatë të privatizimit. Në vendin tonë, në ndryshim nga shumë vende të tjera të Evropës Lindore (disa prej të cilave patën një kalim gradual me një strategji zhvillimi të programuar dhe të bashkërenduar) u zbatua ne praktikë teoria chock terapi. Gjatë kësaj periudhe u arrit privatizimi dhe liberalizimi i shpejtë i tregut. Ky privatizim dhe liberalizim krijuan një mjedis të përshtatshëm dhe të favorshëm për investimet e huaja dhe ato vendase. Tregu i punës ka ndryshuar tërësisht gjatë periudhës së tranzicionit. Një treg i tillë para viteve 90 pothuajse nuk ekzistonte. Kjo për arsyen se shteti ishtë i vetmi blerës i punes dhe i vetmi rregullator i ekonomisë përfshirë këtu edhe tregun e punës. Pas viteve `90, në periudhën e tranzicionit, shteti pushoi së qënuri rregullatori i drejtëpërdrejtë dhe i vetëm. Liberalizimi i çmimeve, tregu financiar, krijimi i tregut të punës dhe ligji mbi privatizimin ishin disa nga ndryshimet radikale që ndodhen gjatë periudhës së tranzicionit. Shkalla e larte e industrializimit, mungesa e mekanizmave të tregut, si dhe mungesa e konkurrencës ishin karakteristikat tipike të tregut shqiptar në fillimet e periudhës së tranzicionit. Megjithatë, pas viteve të para kaotike, ekonomia e vendit filloi të stabilizohet me një trend drejt rritjes (Doka, 2005). Sipas FMN-së (2006), pas aplikimit të shumë reformave strukturore, Shqipëria renditet si një nga vendet me normën e rritjes më të shpejtë krahasuar me ekonomitë që përjetuan tranzicionin. Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, Shqipëria u bë një nga vendet të cilat shënuan progress referuar treguesve makroekonomike, me një normë rritje të GDP për frymë, gjatë periudhës , me më shumë se 6 për qind në vit (Beck & Laeven, 2006). Sikurse raportohet në raport progresin Maj 2012, ekonomia e vendit është përmirësuar dukshëm

202 202 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 gjatë dekadës së fundit për shkak të reformave në zhvillimin e infrastrukturës, mbledhjen e taksave, ligjit të pronës, dhe administrimin e biznesit (Bureau of European and Eurasian Affairs, 2012). Përkundër këtij përparimi të dukshëm, Shqipëria mbetet ende një nga vendet më të varfra në Europë (Beck & Laeven, 2006; Biberaj, 2011; p 387), mbështetur në treguesit kryesor të të ardhurave. Për të vlerësuar dinamikën e mjedisit ekonomik, analiza e mjedisit ekonomik është bazuar në disa prej treguesve makroekonomikë të listuara si më poshtë në Tabelën 1. Tabela 1. Disa prej treguesve kryesore makroekonomike Norma e rritjes se PBB (%) PBB per fryme Fuqi punetore ml Papunesia % Norma e inflacionit % Exporte (ml $) Importe(billion $) Bilanci tregetar/ PBB ne % IHD hyrjet totale (millions EUR) Burimi: IMF, World Bank, EBRD Analiza e mjedisit ekonomik është bazuar në të dhënat e siguruara nga burimet kombëtare të tilla si: Instituti i Statistikave (INSTAT), Banka e Shqipërisë (BSH), Ministria e Financave (MF), Open Data Albania (ODA), dhe burime ndërkombëtare, të tilla si: Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, Economy Watch, CIA World Factbook, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Është vërejtur se ka një dallim midis të dhënave nga burimet e siperpermendur,kjo, për shkak të metodave të ndryshme të vlerësimit, pavarësisht se INSTAT përdor një metodologji për përpilimin e llogarive kombëtare, në përputhje me programet e hartuara me ndihmën e FMN (IMF-Report on the observance of standards and codes Albania, 2006). Papunesia. Tregu i punës ka ndryshuar krejtësisht gjatë kësaj periudhe. Një treg i tillë nuk ka ekzistuar më parë. Kjo është për shkak se shteti ishte blerësi i vetëm i punës dhe rregullatorit vetëm të ekonomisë. Vitet e para të tranzicionit u karakterizuan me një rritje të menjëhershme të numrit të të papunëve, si rezultat i ndërprerjes së aktivitetit të shumë prej bizneseve ekonomike, bujqësore, dhe industriale. Statistikat tregojnë se shkalla e papunësisë është ulur deri në vitin Megjithatë, ndikimi i krizës ekonomike u ndje në tregun e punës duke shkaktuar rritje të normës së papunësisë për shkak të kufizimit të ekonomisë shqiptare. Eshtë evidente se papunësia ka efekt negativ shumedimensional. Individet e papunë nuk mund të sigurojnë të ardhura e nevojshme duke zbehur kërkesën në treg për produkte e shërbime dhe përshtatjen e ofertës në rënie nga ana e firmave te biznesit. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë e tregut të faktorit punë dhe tregut të të mirave dhe shërbimeve sepse efektet negative që sjell papunesia shkaktojnë tkurrje të aktivitetit të biznesit. Bazuar në te dhenat mbi papunësinë, Shqipëria renditet e pesta në rajon pas Maqedonisë (31%), Bosnja dhe Hercegovina (23%), Serbia (18%) dhe Greqia (15%). Ndërkohë, pas Shqipërisë (13.3%):renditen Mali i Zi (12%), Turqia (11%) dhe Kroacia (9%) (Open Data Albania 2012).

203 Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST 203 Import-exporti. Që nga viti 1990, Shqipëria ka një deficit tregtar të thelluar; eksportet përfaqësojnë jo më tepër se 25% të importeve të saj. Pothuajse 80% e eksporteve rezultojë në llogari të kompanive që punojnë si nënkontraktorë të kompanive europiane të cilat përdorin koston e ulët të faktorit punë në vend. Më shumë se 90% e eksporteve të Shqipërisë shkojnë në vendet europiane dhe vetem 76% e importeve vijnë nga keto vende. Mungesa e konkurrencës vendase, niveli i ulët i prodhimit, infrastruktura e dobët, procedurat joadekuate dhe barrierrat doganore, mungesa e aktiviteteve promovuese janë faktorë që ndikojnë rritjen e deficitit tregtar. Partnerët kryesore për tregëtimin e eksporteve permendim: Italia (27.6%), Greqia (14.8%), Turqia (7.4%), Kina (6.8%), Gjermania (5.6%), Zvicra (5%) dhe Rusia (4.2%). Importet kryesore të Shqipërisë përfshijnë zëra kryesore si: makineri dhe pajisje, produkte ushqimore, tekstile dhe kimikate. Vendi yne importon nga Italia (27.6%), Greqia (14.8% ), Turqia (7.4%), Kinë (6.8%), Gjermani (5.6%), Zvicer (5%), Rusia (4.2%) (Economy watch, 2012). Bazuar ne keto te dhena mund te themi se Shqipëria është e lidhur drejtperdrejte me pasojat e negative ne ekonomite fqinje, po të kemi parasysh lidhjet e ngushta tregtare dhe investuese me Greqinë dhe Italinë. Situata ekonomike aktuale e vendit nuk është shumë e favorshme dhe konkurruese në krahasim me vendet e tjera në rajon. Sondazhe të Bankës Botërore, prezantuar ne raportin vjetor "Doing Business 2012", ku analizohen kushtet në të cilën ndodhet aktualisht vendi bazuar mbi 10 parametrat kryesore që ndihmojnë dhe lehtësojnë të bërit biznes (fillimi i biznesit, sigurimi i lejeve te ndertimit, kreditimi, mbrojtja e investitorëve, zbatimi i kontratave, si dhe mbyllja e bizneseve) tregojnë se mjedisi i biznesit në Shqipëri renditet në vendin e 82 midis 183 vendeve te marrë në studim. Tabela 2. Kushtet e biznesit në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera në rajon Serbia Maqedonia Mal i Zi Shqiperia Kroacia Starting a business Dealing with construction permits Getting electricity Registering property Getting credit Protecting investors Paying taxes Trading across borders Enforcing contracts Resolving insolvency Business conditions Burimi:Doing business in Albania 2012 Renditja aktuale e Shqipërisë referuar kushteve të biznesit është output i ndikimit të disa faktorëve si: Lidhur me kriteret për sigurimin e llojeve të ndryshme të lejeve si ndërtim, energji, telefon dhe miratimi prej inspektoriateve dhe agjensive që kompanitë ballafaqohen kalon nëpër 23 procedura përmbushja e të cilave kërkon mesatarisht 331 ditë. Në këtë drejtim

204 204 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Shqipëria mbetet pas krahasuar me mesataren e ditëve që shpenzohen në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ne terma të rregjistrimit të pronës, Shqipëria ka shënuar progres. Tashmë regjistrimi i pasurisë kalon nëpër 6 procedura dhe zgjat mesatarisht 33 ditë në vend të 42 ditëve të shpenzuara më parë. Në sajë të reformave të ndërmarra gjatë këtij viti, sistemi i rregjistrimit të pasurisë është përmirësuar, duke lejuar që Shqipëria të përmirësojë renditjen e saj nga pozicioni 126 në atë të 118; Lidhur me procesin e kreditimit, Shqipëria ka një pozitë të fortë dhe në drejtim të këtij treguesi ka një pozicion relativisht të mirë (pozicionuar në vendin e 24) midis të gjithë treguesve që janë analizuar nga ekspertët e Bankës Botërore; Referuar kushteve të mbrojtjes së investitorit, Shqipëria mban pozicionin e 16-të dhe në këtë drejtim është renditur më mirë se shumë vende fqinje. Megjithatë, për shkak të zbatimit të reformave të mëtejshme në këtë fushë, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj krahasuar me pesë vitet e kaluara. Shqipëria është ndër vendet me një sistem kompleks të taksave. Çdo vit është e nevojshme për të bërë 44 pagesat. Për llogaritjen, përgatitjen, pagesën e taksave dhe ndonjë detyrimi tjetër, kompanitë shpenzojnë rreth 371 orë. Nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i ndjeshëm regjistruar në këtë drejtim gjatë viteve të fundit, madje ajo që vihet re është rritja e numrit të orëve të shpenzuara për të paguar taksat, nga 364 ne 371 orë. Bazuar mbi këtë parametër, Shqipëria renditet në vendin e 152. Në lidhje me liberalizimin e tregjeve, Shqipëria sipas të njëjtit raport Doing business 2012 renditet në vendin e 76 (e njëjtë si nje vit më parë), megjithëse që nga viti 2010, pas implementimit të sistemit ASYCUDA World, nuk ka reforma të tjera të regjistruar në këtë fushë. 3.3 Mjedisi social kulturor Nëse i referohemi periudhës perpara viteve 1990, më shumë se 55% e popullësisë jetonin në zonat rurale. Periudha kohore që vijoi u shoqërua me një lëvizje demografike të lartë. Në këtë periudhë, një fenomen që vihet re ishte migrimi i brendshëm nga zonat rurale drejt zonave urbane, nga qytetet e vogla drejt qyteteve të mëdha (KPMG, 2011). Faktorët social-kulturor të tillë si: besimet, feja, qëndrimet dhe konfliktet, demografia dhe perceptimet kulturore kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe analizash për një përshtatje më të mirë midis kompanive dhe tregut të synuar. Kohët e fundit, ka pasur një interes se si faktorë të ndryshëm social dhe kulturor ndikojnë në rritjen ekonomike duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e industrive dhe firmave që operojnë në të (Inglehart & Baker, 2000, p.40). Për demografët, një fenomen shumë i perhapur është ndikimi që kanë ndryshimet politike dhe ekonomike në sjelljen e popullësisë (Kupisezewski et al. 1994). Në fillimet e viteve 1990, ndërsa Shqipëria nisi një sërë ndryshimesh ekonomike dhe politike drejt demokracisë, u parashikua se kombinimi i këtyre ndryshimeve do të sillte gjithashu ndryshime duke riformatuar sjelljen e individëve (Caro & Wissen, 2007). Mund të themi se, zhvillimi i shoqërisë shqiptare nisur nga aspekti kulturor duket se ka qenë paksa konfuz. Ndryshimet politiko-ligjore dhe ato ekonomike gjatë këtyre viteve, pavaresisht dinamikes se zhvillimit, duket se kanë ndikuar në përqasjen e sjelljeve të shoqërisë shqiptare për të filluar ndërtimin e një sërë normash dhe vlerash të përshtatshme për kushtet e reja të krijuara. Duke iu referuar mjedisit social kulturor, një ndryshim pozitiv, i

205 Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST 205 cili mund të perceptohet si një oportunitet është ndërgjegjësimi në rritje i shoqerisë mbi konsumin e mjaft shërbimeve të reja duke përmendur: e-banking, ATM, biznesi elektronik, prodhimi i reklamave, studiot grafike, televizionet private, sherbimet arkitekturore, kontabilitëtit, sigurimit (jetë dhe jo-jetë) si dhe produkte e shërbime të reja që shoqërojne përditshmërinë por edhe kohën e lirë ose pushimet. Të gjitha këto tendenca në sjelljen konsumatore përkthehen nga firmat e biznesit si kërkesë për shërbime të reja dhe përshtatje me nevojat e tregut. Midis faktorëve të tjerë në mjedisin social kulturor vlen të analizohen tendencat e fuqisë blerëse dhe modelet e konsumit të cilat janë të lidhura me të ardhurat e disponueshme së bashku me treguesit e papunësisë dhe punësimit. Niveli i pagave dhe pensioneve është ndër më të ultët në rajon. Paga mesatare minimale është afërsisht 143 EUR ndërsa pensioni mesatar në qytet rezulton 100 EUR, ndërsa në fshat rreth 50 eur (open.data.al). Duke qënë se shoqëria shqiptare karakterizohet nga nje popullësi me të ardhura mesatare dhe nën mesatare, pjesa më e madhe e të ardhurave personale shkojnë për blerjen e produkteve utilitare duke limituar zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në tregun vendas. Një prej tendencave që vihet re në shoqërinë shqiptare është orientimi që kanë njerëzit sot drejt universiteteve duke lënë në hije arsimimin nëpër shkolla profesionale. Sistemi aktual i Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri është i dobët, megjithë ndërhyrjet reformuese të ndërmarra vitet e fundit, si dhe mbështetjen e donatorëve të huaj. Në përgjithësi, ka mungesë të infrastrukturës së përshtatshme, financim të pamjaftueshëm e mekanizma financiarë të paqëndrueshëm, nivel të ulët të burimeve njerëzore, kurrikula të vjetruara dhe metodë menaxhimi të tejkaluar. Shtrirja dhe cilësia e arsimit profesional, pavarësisht prej zhvillimeve të kohëve të fundit, nuk u përgjigjet kërkesave të tregut të punës, reagon dobët ndaj këtyre të fundit dhe vijon të ketë lidhje të dobëta me partnerët socialë dhe aktorët e interesuar në përgjithësi. Edhe sektori privat i Arsimit Profesional është ende i dobët dhe karakterizohet nga tipare të ngjashme me atë publik (MASH, 2009). 3.4 Mjedisi teknologjik Edhe pse Shqipëria është shtet i ri në fushën e zhvillimit teknologjik, është vënë re një përmirësim i dukshëm në fushën e investimeve të bëra për mjedisin teknologjik. Kjo mund të dëshmohet lehtë nëse ne krahasojmë të dhënat e raporteve vjetore "Global Information Technology", botuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria u rendit 10 pozicione më lartë në krahasim me vitin e kaluar. Zhvillimet kryesore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën e teknologjisë së informacionit, krijuan terren të pershtatshëm progresi në renditjen sipas Forumin Ekonomik Botëror referuar TIK. Faktorët e mjedisit kanë ndikuar ndërgjegjësimin e bizneseve shqiptare për të rritur investimet në fushën e teknologjise duke përdorur shërbime të reja që lehtësojnë kontaktet dhe ndihmojne ne zgjerimin e aktivitetit të biznesit në mbarë botën. Sot, tregetia elektronike ndikon operacionet e përditshme të biznesit dhe strategjinë që duhet te ndiqet. Është evidente se organizatat që përdorin teknologjitë e reja kanë mundësi për të përmirësuar avantazhet e tyre konkurruese. Në të gjitha këto vite, si pasojë e përdorimit të teknologjisë ë avancuar, përgjithësisht kompanitë kanë përfituar në drejtim të: Zhvillimit ekonomik dhe konkurrencë efektive. Riorganizim dhe modernizimin e proceseve të biznesit sipas modeleve bashkëkohore.

206 206 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Lidhje elektronike e vazhdueshme midis subjekteve të biznesit, qytetarëve, administratës publike. Rritje e të ardhurave nëpërmjet kanaleve të reja dhe efikase të shitjes; Reduktimin e kostos nëpërmjet proceseve të biznesit më efikase. Përmirësimit te imazhit të kompanisë nëpërmjët marketingut të vazhdueshëm. Përmirësimi i marrëdhëniet me klientët nëpërmjet personalizimit të produkteve. Përdorimit të teknologjisë së avancuar për të krijuar bashkëpunime me kompani multinacionale të huaja. Pavarësisht nga barrierat e mundshme për të përdorur sisteme të avancuara teknologjike, kohët e fundit, ky proces ka marrë trajten e nje detyrimi per shkak se pritshmërite e konsumatoreve janë në rritje dhe në ndryshim te vazhdueshem. Statistika dhe parashikime sipas raportit të KM, paraqesin se investimet vjetore në fushën e TIK zënë rreth % të GDP ndërsa pritet një rritje të buxhetit prej 0.65% për investime ne fushën e Shkencës, Teknologjisë dhe Novacionit (Strategjia Kombëtare e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ). Pavarësisht arritjeve që sektori TIK(ICT) ka patur këto vitet e fundi, problematika të shumta mbeten per tu zgjidhur dhe reformuar. Këtu mund të përmendim: mbulimi me sinjal interneti në të gjithë vendin, infrastrukturë e dobët komunikimi për shkak të aksesit të limituar dhe kostove të larta, aktivitete kërkimore shkencore të kufizuara, përgatitja e specialistëve dhe emigrimi i tyre, mungesa e financimit që limiton bizneset e vogla dhe te mesme për të adoptuar teknologjinë informacionit dhe komunikimit si dhe kuadri ligjor që mbron pronësine intelektuale, pagesat elektronike dhe cështjet e sigurisë së informacionit. Konkluzione Lidhur me aktivitetet dhe veprimtarinë e bizneseve, është e rëndësishme të monitorohen ndryshimet që ndodhin në mjedisin e jashtëm, duke pasur parasysh se këta faktorë të mjedisit ndikojnë dukshëm në ecurinë dhe performancën e biznesit. Tabela 3, më poshtë jep në mënyrë të përmbledhur shanse dhe kërcënimet e faktorëve që përbëjnë analizën e mjedisit të jashtëm. Duket se gjendja aktuale në të cilën ndodhen këta tregues nuk është shumë e favorshme dhe kjo bëhet evidente nga prania e kërcënimeve për cdo mjedis të marrë në studim. Si rrjedhojë, është e nevojshme të merren masat e duhura në mënyrë që të minimizohet impakti i kercënimeve dhe të krijohet një klimë e favorshme biznesi që sjellë rritje të fitimeve dhe jetëgjatësi në treg nga ana e kompanive. 1. Mjedisi politik duket se ka qene teper dinamik. Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshëm pergjate reformës strukturore te dy dekadave të fundit, duke kapërcyer dobësite institucionale si nje prej pikënisjeve më të vështira për vendet ne tranzicion. Ndër objektivat kryesore të qeverisë shqiptare qe ndihmon klimen e biznesit dhe individëve ne pergjithesi eshte orientimi dhe përpjekjet e vazhdueshme per konsolidimin e shtetit demokratik duke forcuar infrastrukturën institucionale, luftën kundër korrupsionit, rivendosjen e barazisë para ligjit, duke inkurajuar rritjen ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pavarësisht reformave në aspektin politiko-ligjor, Shqiperia vuan koston etike dhe sociale të korrupsionit dhe informalitetit (jo vetëm në tregun e punës) të cilat paraqesin një kërcënim serioz në jetën e individëve por edhe jetëgjatësinë e bizneseve. Lufta kundër korrupsioni dhe mungesa e përgjithshme e transparencës janë disa prej sfidave të vazhdueshme për të krijuar një terren nxitës për biznest shqiptare dhe të huaja

207 Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST 207 që kërkojnë të investojnë në Shqipëri. Megjithëse shifrat flasin për rënie të nivelit të korrupsionit, ky fenomen vijon të jetë pengesë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ndikimin negativ dhe pengesat në mbarëvajtjen e biznesit pasqyrohen në zgjatjen e procedurave për marrjen e licensave, lejet e ndërtimit, inspektimit të taksave, rregjistrimi i biznesit në gjykatë, zhdoganimi i importeve, duke i bërë më të kushtueshme ato. Paqartësia e të drejtës së pronës, thelbi i zhvillimit të bisnesit formal ka qene nje prej pengesave qe shpesh limitojne investimet direkte vendase dhe ato te huaja. Gjykatat shqiptare nuk gëzojnë nivel të lartë të besimit të publikut, sidomos të komunitetit të biznesit. Pasiguria në lidhje me mundësinë e kreditorëve për të zbatuar me forcë të drejtat e tyre ligjore, kontribuon në një proces më të matur kundrejt huadhënies. 2. Ndërkohë që Evropa Juglindore ka hyrë në një recesion të thellë qe prej vitit 2009, ekonomia shqiptare i ka bërë ballë krizës globale më mirë se vendet fqinje. PBB ka vijuar të rritet çdo vit, ndonese me një shkallë më të ulët në raport me periudhën përpara krizës. Statistikat makroekonomike flasin për një ngadalësim të veprimtarisë ekonomike, sidomos në kushtet e përkeqësimit të situatës ekonomike në vendet e rajonit, zvogëlim të kërkesës vendase e cila pasqyron rënie të besimit të konsumatorëve dhe investitorëve në lidhje me të ardhmen ekonomike të vendit tonë. Gjatë këtyre viteve janë miratuar një sërë reformash, për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave megjithese borxhi publik vazhdon të jetë i lartë. Disa prej sektoreve qe kane ende nevoje per nje proces te vazhdueshem reformash jane: Infrastruktura. Vënia në zbatim e projekteve publike dhe private, financimi i koncesioneve dhe zhvillimi i transportit të qëndrueshëm jane mundesi qe lehtesojne aktivitetin e biznesit ne vendin tone. Sektori energjitik. Qeveria po zbaton një program ambicioz investimesh në industrinë energjitike (hidro dhe termocentrale), duke krijuar një klimë të favorshme për investimet dhe rritjen ekonomike megjithëse kosto e energjisë mbetet e lartë duke rënduar cmimet që paguajnë konsumatorët për produktet dhe shërbimet. Zhvillimi i sektorit të SME dhe roli i tyre ekonominë e vendit. Bizneset e vogla japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin social dhe ekonomik të cdo vendi sepse shihen si motorri kryesor i rritjes së punësimit dhe të prodhimit. Politikat mbeshtetese nga ana e shtetit ndaj sektorit te SME jane nje mundesi e mire per krijimin e nje ambjenti operues efektive dhe rezultative per to. 3. Ne kontekstin social gjatë viteve te fundit, të ardhurat për frymë dhe standardet e jetesës në Shqipëri janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme por përpos kësaj Shqipëria mbetet nje prej vendeve më të varfra në Europë. Mund të themi se, zhvillimi i shoqërisë shqiptare nisur nga aspekti social-kulturor duket se ka qenë paksa konfuz. Ndryshimet politiko-ligjore dhe ato ekonomike gjatë këtyre viteve, pavaresisht dinamikes se zhvillimit, duket se kanë ndikuar sjelljen e shoqërisë shqiptare për të ndërtuar një sërë normash dhe vlerash përshtatur me kushtet e reja të krijuara. Duke iu referuar mjedisit social kulturor, vëmendje duhet t`i kushtohet reformave për: (i) uljen e papunësisë dhe nxitjen e punësimit, (ii) rritjen e fuqisë blerëse duke indeksuar me normën e inflacionit gjatë rritjes nominale të pagave dhe pensioneve, (iii) reforma në sistemin arsimor profesional i cili karakterizohet nga mungsa e infrastrukturës së përshtatshme, financim të pamjaftueshëm, kurrikula të vjetruara dhe metodë menaxhimi

208 208 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 të vjetëruar. Produkti që gjeneron sistemi arsimor profesional në këto kushte është pothuajse inekzistent dhe aspak i përshtatshëm me kërkesat e tregut. 4. Pavaresisht arritjeve që sektori TIK ka patur këto vitet e fundi, problematika të shumta mbeten për t`u zgjidhur dhe reformuar brenda këtij sektori. Këtu mund të përmendim: mbulimi me sinjal interneti në të gjithë vendin, infrastrukturë e dobët komunikimi për shkak të aksesit të limituar dhe kostove të larta, aktivitete kërkimore shkencore të kufizuara, përgatitja e specialistëve dhe emigrimi i tyre, mungesa e financimit që limiton bizneset e vogla dhe te mesme për të adoptuar teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si dhe kuadri ligjor që mbron pronësinë intelektuale, pagesat elektronike dhe cështjet e sigurisë së informacionit. Duke u krahasuar më vendet e rajonit, në sektorin e SME-ve konsiderohet kritik niveli zhvillimit të sipërmarrjes dhe inovacionit, që përbëjnë bazën standardeve të BE-së dhe që janë tregues për matjen e performancës së tyre. Për këtë është e nevojshme hartimi i strategjive të cilat mbështësin inovacioni dhe transferimin e teknologjisë. Tabela 3. Analiza PEST në Shqipëri Shanset Kercenimet Mjedisi politiko-ligjor Procesi për antarësim në BE statusi kandidat o Paqëndrueshmëria politike e kohëve të fundit Përshtatja dhe reformimi i nje sërë ligjesh o Shkalla e lartë e korrupsionit sipas praktikave euopiane dhe standarteve o Mangësi në interpretimin korrekt të ligjeve dhe nderkombetare. akteve nënligjore Lëvizja e lirë pa viza o Ligji mbi pronën Reformat në institucionet publike Nismat qeveritare për nxitjen e IDH Ligji mbi privatizimin Mjedisi ekonomik Interes në rritje nga ana e investitorëve të o Paqëndrueshmëri makro-ekonomike si pasojë e huaj. krizës ekonomike dhe financiare globale. Zhvillimi i infrastrukturës dhe sektorit o Normë e lartë inflacioni energjitik o Shpërndarja e të ardhurave Zhvillimi i sektorit të SME dhe roli i tyre o Deficit i lartë buxhetor ekonominë e vendit o Shkalla e lartë e informalitetit Flukset e IDH o Kosto e lartë e energjisë Mjedisi social- kulturor Tendencat për arsimin universitar o Punësim i ulët dhe shkalla e lartë e papunësisë. Mosha e re e popullsisë shqiptare o Fuqi blerëse e ulët. Ndërgjegjësimi në rritje për produkte dhe o Tendencat për arsimin professional në rënie shërbime të reja. o Të ardhurat mesatare të disponueshme të ulta. Ndryshime në stilin e jetës Mjedisi teknologjik Investimet publike në rritje për R&D o Historik i pakët mbi R&D. Përdorim i pajisjeve elekronike të o Mbulimi me sinjal interneti në të gjithë vendin, komunikimit. o Infrastrukturë e dobët komunikimi për shkak të Mundësi për gjetjen e tregjeve të reja aksesit të limituar dhe kostove te larta, Investime në rritje për automatizimin e o Përgatitja e specialisteve dhe emigrimi i tyre, kompanive dhe menaxhimi i sistemeve te o informacionit Mungesa e financimit që limiton SME për të adoptuar TIK dhe kuadri ligjor i brishtë që mbron pronësinë intelektuale, pagesat elektronike dhe ceshtjet e sigurisë së info.

209 Ndikimi i mjedisit të largët përmes zbatimit të analizës PEST 209 Literatura 1. Beck, Th. & Laeven, L. (2006). Institution Building and Growth in Transition Economies. World Bank Policy Research Working Paper No Retrieved on line at 2. Beerkens, H. J. J. G. (2004). Global Opportunities and Institutional Embeddedness, Higher Education Consortia in Europe and Southeast Asia, University of Twente. Avaible online at 3. Berry, A.(1998). The Impact of Globalization and Information Technology on Latin America. In Bhalla, A.S (Eds.), Globalization, growth and marginalization (pp 70-93). Publisher ST. MARTIN'S PRESS, INC., 4. Bhalla, A.S. (1998) Globalization, growth and marginalization. Publisher ST. MARTIN'S PRESS, INC., pp Biberaj, E. (2011). Albania, The challenges of transition. Central and East European Politics: From Communism to Democracy. Edited by: Sharon L Wolchik & Jane Leftwich Curry. Second edition. Rowman & Littlefield Publishers.Inc. 6. Bureau of European and Eurasian Affairs.(2012). Background Note: Albania. Retrieed on line at 7. Caro, E. & Wissen, L.J.G.(2007). Migration in the Albania of the post-1990s:triggered by post-communist transformations and facilitator of socio-demographic changes. South-East Europe Review, Vol 3/2007, pp CIA Central Intelligence Agency (2012), The World Factbook, Retrieved online June, 2012, from 9. Clulow, V. (2005) Futures dilemmas for marketers: can stakeholder analysis add value?, European Journal of Marketing, Vol 39 (9/10), pp Doing business in Albania Retrieved on line at ry/alb.pdf 11. Doka, D. (2005). Zhvillimet socio-ekonomike dhe rajonale te Shqipërisë pas vitit tudime Gjeografike. 12. EBRD European Bank for Reconstruction and Development (2011), Country Assessment Albania, Transition Report, Retrieved on line from Economy watch, 2012, Albania Trade, Exports and Imports. Retrieved on line at Epstein, M.J. and Roy, M.J. (2001). Sustainability in Action: Identifying and Measuring the Key Performance Drivers. Long Range Planning, Vol. 34, pp Published in Pergamon Press. 15. Exporthelp, Technological environment. Retrieved on line at Fahey, L. and Narayanan, V.K.(1986). Macroenvironmental analysis for strategic management. The West Series in Strategic Management). St. Paul, Minnesota: West Publishing Company. 17. Geneva Center for Security Policy,(2006) Definitions of Globalization: A Comprehensive Overview and a Proposed Definition. Program on the Geopolitical Implications of Globalization and Transnational Security. 18. IMF- International Monetary Fund, (2012), World economic outlook, April 2012: Growth resuming, dangers remain, World Economic and Financial Surveys. 19. IMF- International Monetary Fund, (2006), Report on the observance of standards and codes Albania, October 2006

210 210 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), Inglehart, R & Baker, W.E. (2000). Modernization, cultural change, and the persistence of traditional values. American Sociological Review; Vol 65 (1), pp KPMG Albania. (2011). Investment in Albania. Edition Kumar, Vidya S. A. (2003). "A Critical Methodology of Globalization: Politics of the 21st Century?," Indiana Journal of Global Legal Studies: Vol. 10(2), Article Kume, V.(2010). Menaxhimi strategjik. Teori, koncepte, zbatime. Tirane. 24. Kupisezewski, M.; Durham, H & Rees, P. (1996) Internal Migration and Regional Population Dynamics in Europe: Polish Case Study Working Paper 97/03, School of Geography: University of Leeds, United Kingdom. 25. Langhorne, R.(2001).The Coming of Globalization: Its Evolution and Contemporary Consequences.Retrieved online at GHORNE%20The%20Coming%20of%20Globalization.pdf. 26. Marginson, S.(2006). Notes on Globalization and Higher Education, With Some Reference to the Case of Australia, Monash Centre for Research in International Education, Monash University, Australia, Centre for the Study of Higher Education, University of Melbourne. 27. McManus, J., Li, M. and Moitra, D. (2007). China and India: opportunities and threats for the global software industry. Oxford: Chandos Publishing. 28. Ministry of Foreign Affair, MLV and Visa liberalization, July Ministria e Arsimit dhe Shkencës- MASH.(2009). Strategjia kombetare e Arsimit parauniversitar Tirane, Korrrik Nistorescu, T. and Barbu, M.C.(2006). A model for enterprises environmental scanning. Management and marketing journal. Vol 4(1), pp Narayanan, V. and Fahey, L. (1994). Macroenvironmental analysis: understanding the environment outside the industry. In Fahey, L. and Randall, R. (Eds.), The Portable MBA in Strategy, 2nd edition, , New York: Wiley. 32. Neblett, J.(2007).Environmental Factors Affecting Firm s Ability to Compete: A Retail Perspective. 33. Retrieved from ODA Open Data Albania, (2012). Papunësia në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit, February Porter, M. (1980). Competitive Strategy: Techniques for Analyzing industries and competitors. New York 36. Preffer, J. and Salancik, G.R. (1978). The External Control of Organizations: A Resource Dependence Perspective. Sic citohet ne Awang, K.W.,Ishak, N.K.,Razdi, S.M.& Taha, A.Z. Environmental Variables and Performance: Evidence from the Hotel Industry in Malaysia. International Journal of Economics and Management. Vol 2(1), pp , p Shrivastava, P. (1995). The Role of Corporations in Achieving Ecological Sustainability. The academy of management review. Vol 20(4), pp Strategjia Kombëtare e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Gusht Voros, J. (2001) Reframing environmental scanning: an integral approach. Retrieved from Ward, D and Rivani, E. (2005). An Overview of Strategy Development Models and the Ward- Rivani Model. Economics Working Papers. 41. WEF- World Economic Forum, (2010), The Global Information Technology Report ICT for Sustainability. World Economic Forum and INSEAD. Retrieved on line from

211 NJË MODEL AGREGAT VLERËSIMI I RISKUT TË KATASTROFAVE NATYRORE NË SHQIPËRI Gerdi LITO 1 Abstrakt Katastrofat natyrore janë një kërcënim për vendet në zhvillim dhe ekonominë e tyre. Vlerësimi i riskut të katastrofave natyrore është një disiplinë ende në zhvillim dhe e komplikuar. Në vende pa një historik të mirë të të dhënave të disponueshme ky proces bëhet ende më i vështirë. Ky punim ka në fokus diskutimin e një modeli të vlerësimit të pasojave direkte të një katastrofe nga ana financiare. Modeli vlerëson riskun për dy nga ngjarjet me ashpërsi të madhe që kanë më tepër mundësi të ndodhin në Shqipëri, tërmetet dhe përmbytjet. Të dhënat tregojnë se një rast të një tërmeti me periudhë kthimi 50 vjet dëmet mund të arrijnë shifra tepër të larta. Në rastin e një ngjarjeje ekstreme, me periudhë kthimi 1 herë në 500 vjet, dëmet mund të shkojnë rreth 1/5 e PBB aktuale të vendit. Po kështu në rastin e një përmbytjeje masive që ndodh një herë në 100 vjet, dëmet e shkaktuara do të ishin një peshë e papërballueshme për ekonominë e vendit. Fjalët kyç: risk, katastrofa, modelim risku, tërmet, përmbytje, dëme 1. Hyrje Katastrofat kanë shoqëruar gjithnjë historinë e njeriut mbi Tokë. Pasojat e tyre shfaqen në jetën e përditshme, në ekonomi, në jetën në komunitet, në sjellje dhe në psikologjinë njerëzore. Banks (2005) e përkufizon një katastrofë si... një ngjarje natyrore ose e shkaktuar nga njeriu, me probabilitet të vogël, që krijon tronditje në kornizën ekzistuese sociale, ekonomike apo mjedisore, dhe që ka potencialin të shkaktojë humbje të rënda njerëzore dhe financiare 2. Një nga kompanitë më të mëdha të risigurimeve, Munich Re, përdor konceptin në vijim në raportin e saj vjetor mbi katastrofat natyrore (Munich Re ) nëse impakti i ngjarjes tejkalon mundësitë e zonës së prekur dhe kërkon ndërhyrje ndërrajonale apo ndërkombëtare, atëherë një ngjarje e rëndë katastrofike ka ndodhur. Smith ( ) ka përcaktuar mes të tjerash që një katastrofë të mund të quhet e tillë duhet që si pasojë e ngjarjes: Dëmi ekonomik të jetë mbi 1% të Produktit Kombëtar Bruto (PKB ose GNP) Popullsia e ndikuar nga ngjarja të jetë mbi 1% e popullsisë së një vendi Katastrofat ndahen në katastrofa natyrore dhe katastrofa të shkaktuara nga njeriu. Në këtë punim fokusi janë katastrofat natyrore. 2. Katastrofat në Shqipëri Shqipëria bën pjesë në një zonë të kontinentit Europian që konsiderohet me risk mesatartë lartë nga katastrofat natyrore. Vendi është i ekspozuar ndaj disa lloj katastrofash natyrore që lidhen si me vendndodhjen gjeografike ashtu dhe me klimën. Historiku i katastrofave në Shqipëri tregon se ngjarjet që kanë shkaktuar dëme më të mëdha dhe viktima në të kaluarën kanë qenë përmbytjet dhe tërmetet. Duhet nënvizuar se të dhënat për ngjarjet natyrore dhe aksidentet teknologjike nuk janë të plota përgjatë gjithë 1 doktorant, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës 2 Banks (2005), Catastrophic Risk, Analysis and Management, Wiley, faqe 5 3 Munich Re (2002), Annual review of natural disasters, faqe 15 4 Smith K. (1996) Environmental Hazards. Assessing risk and reducing disaster, Routledge, f. 29

212 212 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 periudhës. Tërmetet përbëjnë riskun kryesor të ngjarjeve natyrore në Shqipëri. Vendi është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme. Gjatë shekullit XX Shqipëria është goditur nga 10 tërmete më magnidutë mbi 6 ballë. Më i forti ka qenë tërmeti i datës 15 prill 1979 në zonën e Shkodrës me magnitudë 6.9 ballë. Raporti i financuar nga UNDP (2003) vlerëson se Shqipëria shtrihet në brezin sizmik alpin-mesdhetar...që përfshin zonën e kontaktit midis pllakave të Afrikës dhe Euroazisë. Kjo zonë që përfshin Greqinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë Jugore dhe Turqinë Perëndimore...karakterizohet nga rënia pothuaj vjetore e një tërmeti me magnidutë të paktën 6.5 ballë 5. Përmbytjet janë një tjetër risk natyror i rëndësishëm në Shqipëri. Ndonëse për nga ashpërsia nuk mund të krahasohen me tërmetet, ato kanë denduri më të madhe, janë më tepër prezente në zona të ndryshme të vendit. Përmbytjet më të mëdha në Shqipëri kanë ndodhur në vitet , në vitin 1971, në vitin 1992, në vitin 2002 dhe në vitet Zona më e rrezikuar e vendit është ultësira Perëndimore, sidomos rajoni Shkodër- Lezhë. Pellgu i Drinit dhe Bunës në veri dhe ai i Semanit dhe Vjosës në jug paraqesin rrezikun më të madh nga përmbytjet. Një tjetër risk i konsiderueshëm nga përmbytjet është ai i çarjes së digave. Vlerësohet se rreth 90% e digave në Shqipëri ndodhen në zona të ngacmimit të tërmeteve (UNDP 2003). 6 Katastrofat kanë patur shpesh pasoja të rënda për popullsinë, sidomos duke patur parasysh dhe nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik si dhe infrastrukturën e dobët. Numri më i madh i viktimave regjistrohet në katastrofa të para 20 ose më shumë viteve, ndërsa ngjarjet me dëme më të mëdha janë kryesisht të viteve të fundit.ndëkohë, ndonëse nuk ka statistika zyrtare të sakta, mund të themi se pjesa e dëmeve të siguruara (nga viti 1993 kur ka filluar të funksionojë tregu i sigurimeve) nga ngjarjet katastrofike ka qenë tepër e ulët, pothuajse inekzistente. Një pjesë e madhe e dëmeve të shkaktuara, sidomos nga përmbytjet e viteve të fundit apo aksidenti i Gërdecit e tërmeti i vitit 2009 janë marrë përsipër të dëmshpërblehen nga qeveria. Efektet e katastrofave - Rasti i Shqipërisë Shqipëria futet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të ulëta. Sipas INSTAT (Census 2011) popullsia aktuale që banon në Shqipëri është rreth 2.8 milionë. Po sipas INSTAT, të dhënat për PBB tregojnë që PBB/frymë në Shqipëri renditet diku tek niveli 4000 USD, që është pak a shumë kufiri midis vendeve me të ardhura të mesme-të ulëta dhe vendeve me të ardhura të mesme-të larta. Gjithsesi, për nga karakteristikat e zhvillimit ekonomik dhe mënyrën e rishpërndarjes së të ardhurave mund ta kategorizojmë ende në vend me të ardhura të mesme të ulëta. Financimi i efekteve të katastrofave është bërë kryesisht nga ndërhyrja publike e qeverisë e cila ka marrë përsipër dëmshpërblimin në shumicën e rasteve. Financimi është përballuar nga fondet për shpenzimet operative të buxhetit madje pa u përdorur fondi i kontigjencës. Megjithatë mund të themi se jo të gjitha efektet e katastrofave të ndodhura janë dëmshpërblyer plotësisht, ndonëse ky konkluzion është vështirë të mbështetet nga shifra. Vlerësimi i dëmeve është bërë nga qeveria e cila ka bërë dhe dëmshpërblimin. Tregu i sigurimeve luan rol të vogël në këtë aspekt. Shqipëria ka një treg të vogël dhe të 5 UNDP (2003), Vlerësimi i rreziqeve në Shqipëri, faqe 26 6 Po aty, faqe 64

213 Një model agregat vlerësimi i riskut të katastrofave natyrore në Shqipëri 213 pazhvilluar sigurimesh, krahasuar madje dhe me vendet fqinjë në rajon. Ky treg, i fokusuar në sigurimet e detyrueshme, realizon aktualisht një prim bruto vjetor rreth 8.2 miliardë lekë (AMF raporti vjetor 2011). Primi bruto për frymë të popullsisë është rreth 25 USD në vit, vlerë tepër e vogël. Në qoftë se marrim parasysh vetëm sigurimet e pronës nga ngjarje katastrofike (policat e sigurimit që mbulojnë riskun nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë) primi i paguar për frymë rezulton në nivelin rreth 7 USD 7 në vit për mbrojtjen ndaj këtyre ngjarjeve. Megjithatë shpërndarja gjeografike e sigurimeve si dhe sipas nivelit të të ardhurave të popullsisë është tepër e zhbalancuar. Sigurimet janë të përqendruara në Tiranë (60% e primeve të paguara) dhe në pak qytete kryesore (Durrës, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër). Primi për frymë në Tiranë është mbi dyfishin e mesatares së vendit (në nivelin rreth 60 USD për frymë), dhe vetëm për risqet nga zjarri dhe katastrofat natyrore shkon deri në 13 USD 8 për frymë. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit statistikat janë shumë të ulëta. Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri kanë paguar rreth 11.5 milionë USD dëmë për risqe të pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe risqe të tjera të pronës për vitin 2011 (AMF raporti vjetor 2011). Për vitin 2010 kjo shifër ka qenë rreth 9.7 milionë USD. Nuk ka të dhëna gjithsesi se ç pjesë e kësaj shume i takon përmbytjeve të fillim vitit Përsa u përket efekteve makroekonomike të katastrofave në Shqipëri, mund të themi se nuk kanë patur ndonjë influencë të madhe. Katastrofat e ndodhura vitet e fundit kanë qenë rajonale (kryesisht rajoni Shkodër-Lezhë nga përmbytjet) dhe ndikimi në ekonomi ka qenë i kufizuar. Për më tepër është shumë e vështirë të ndash efektet e tyre nga variabla të tjerë që kanë ndikuar gjatë kësaj periudhe. Goditjet në parametrat ekonomikë mund të ndodhin në të ardhmen nëse ngjarje të tilla godasin me ashpërsi më të madhe dhe në zona me vulnerabilitet më të lartë. 3. Një model i vlerësimit agregat të dëmeve nga katastrofat natyrore në kushtet e Shqipërisë Modelet e riskut të katastrofave përdoren nga industria e sigurimeve dhe risigurimeve, nga pjesëmarrës të tregjeve të kapitalit, nga qeveria dhe subjekte të tjera publike në nivel lokal apo rajonal si dhe nga organizmat ndërkombëtare. Objektivi kryesor i këtyre lloj modeleve është të vlerësojnë probabilitetin e ndodhjes së ngjarjeve katastrofike, ashpërsinë e tyre më të madhe të mundshme dhe humbjen financiare që do të rezultonte në rast se ngjarja katastrofike ndodh (Banks ). Modeli nuk është parashikues se kur dhe ku do të godasë katastrofa. Një rol shumë të rëndësishëm në proces luajnë të dhënat ose inputet që përdoren në model. Saktësia e të dhënave mund të jetë vendimtare për vlefshmërinë e modelit. Përshtatja e një modeli në kushtet e Shqipërisë nuk është e thjeshtë, kjo është një përpjekje fillestare për të ndërtuar një model vlerësimi i cili mund të rishikohet më vonë me përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së të dhënave të disponueshme. Modeli është ndërtuar për dy lloj risqesh natyrore: riskun e tërmeteve dhe riskun e përmbytjeve. Gjithashtu modeli ka në fokus vlerësimin e humbjeve agregate (në total), jo për një 7 Llogaritjet janë të autorit, bazuar në të dhënat për tregun e sigurimeve nga AMF (2011) 8 Llogaritjet janë të autorit, bazuar në të dhënat për tregun e sigurimeve nga AMF (2011) 9 Banks (2005), Catastrophic Risk, Analysis and Management, Wiley, faqe 51

214 214 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 portofol të caktuar të risqeve. Portofoli në këtë rast është tërësia e të gjithë objekteve të riskuar në një zonë të caktuar. Duhet theksuar se për të dyja këto risqe ka një zonim të mirë të riskut në formë hartash dhe me aplikimin e një sistemi GIS mund të ndërtohet një model i përshtatshëm edhe për portofolin e risqeve të një kompanie sigurimi. Prezantimi i modelit - Tërmetet Elementi i parë është vlerësimi i riskut sizmik në Shqipëri. Modelet e ndërtuara për vlerësimin e riskut sizmik në Shqipëri janë të formës probabilitare (Aliaj et al 2004). Ekzistojnë harta sizmike të ndërtuara për të gjithë territorin e Shqipërisë sipas profilit të riskut të çdo zone. Sipas përllogaritjeve Shqipëria mund të preket pothuajse çdo vit nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë. Mundësia e ndodhjes së një tërmeti me magnitudë të lartë (6 ballë) është një herë në 30 vjet (ose rreth 3.4% në vit) ndërsa mundësia që të ndodhi një tërmet me magnitudë 6.5 është një herë në 94 vjet. Të dhënat për inventarin e ndërtesave janë marrë nga databaza e INSTAT dhe përfshijnë periudhën nga Të dhënat janë të përditësuara deri në Censusin e vitit Të dhënat janë grupuar në bazë zone (qarku, rrethi) në bazë vjetërsie dhe në bazë lartësie (numër katesh). Për sa i përket vulnerabilitetit nga risku sizmik janë përdorur përfundimet nga studime të mëparshme (UNDP 2003) për të përcaktuar numrin e ndërtesave që dëmtohen pjesërisht (bëhen të papërdorshme) apo totalisht në rast të një tërmeti. Ky model është aplikuar mbi inventarin ekzistues të ndërtesave (Census 2011) për të vlerësuar dëmet në total në ndërtesa. Për të tejkaluar problemin e një vulnerabiliteti statik janë ndërtuar 5 skenarë të ndryshëm të dëmeve në varësi të vulnerabilitetit. Gjithashtu për të vlerësuar dëmet në vlerë ekonomike dhe kostot e riparimit të dëmeve janë përdorur të dhëna nga Enti Kombëtar i Banesave për koston e ndërtimit në qarqet e ndryshme të Shqipërisë si dhe nga INSTAT për Indeksin e Çmimeve në Ndërtim dhe të dhëna nga Censusi i 2011 për përbërjen e ndërtesave sipas qarqeve dhe përdorimin e tyre. Ndërtimi i një modeli për vlerësimin e dëmeve është bazuar në dëmet direkte dhe indirekte të shkaktuara nga ngjarja. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë funksion i disa elementëve. Modeli paraqitet në identitetet e mëposhtme: D Ti = D D + D I (1) D D = N S *S M *K N + N D *S M *K R (2) D I = D P + I K + N B (3) K R = K N *RDM (4) D P = K B *I P * %N S (5) I K = 0.2D D (6) N B = 0.3D D *B L (7) ku D Ti dëmet totale nga tërmeti me periudhë kthimi = i vjet D D dëmet direkte të shkaktuara nga tërmeti D I dëmet indirekte N S numri i ndërtesave të shkatërruara plotësisht S M sipërfaqja mesatare për ndërtesë K N kosto e ndërtimit për m 2 N D numri i ndërtesave me dëmtime strukturore që kërkojnë ndërhyrje të rëndësisshme për riparim K R kostot e riparimit RDM raporti i dëmit mesatar D P - dëmet në pajisje brenda ndërtesave I K inflacioni i kërkesës N B kosto nga ndërprerja e biznesit K B koefiçienti i banimit ose përqindja e banesave të banuara I P indeksi i përdorimit B L % e bizneseve lokale (në rang qarku) ndaj totalit të bizneseve aktive në vend Elementi i parë janë kostot direkte të dëmeve në ndërtesa. Në vlerësimin tonë këto përbëjnë zërin kryesor të dëmeve. Këto kosto përfshijnë rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara plotësisht dhe riparimin e ndërtesave të dëmtuara pjesërisht. Për ndërtesat e dëmtuara pjesërisht kosto është vlerësuar si kosto ndërtimi e rregulluar me faktorin e dëmit të matur nga raporti i dëmit mesatar. Numri i ndërtesave të shkatërruara plotësisht

215 Një model agregat vlerësimi i riskut të katastrofave natyrore në Shqipëri 215 dhe i ndërtesave të dëmtuara merret nga përllogaritjet e vulnerabilitetit Raporti i dëmit mesatar është marrë gjithashtu si parametër i vlerësuar nga studimet për vulnerabilitetin. 10 Sipërfaqja mesatare për ndërtesë sipas qarqeve është nxjerrë dhe përpunuar nga të dhënat e Censusit Për dëmet direkte janë llogaritur të dhënat për 5 skenarë të vulnerabilitetit për 4 raste tërmetesh me periudhë kthimi prej 50 vjet, 100 vjet, 200 vjet dhe 475 vjet. Elementët më të vështirë të modelit për tu llogaritur dhe vlerësuar janë dëmet indirekte nga tërmeti. Për të katër elementët janë bërë vlerësime të përafërta, duke u nisur nga modele të ndryshme të përdorura në vende të tjera. Elementi i parë i marrë në konsideratë janë dëmet në pajisje dhe objekte që ndodhen brenda ndërtesave. Për të vlerësuar këto dëme kemi ndërtuar një funksion që merr në konsideratë koefiçientin e okupimit (CENSUS 2011) si dhe të dhëna mbi pajisjet kryesore në çdo banesë sipas qarqeve dhe kostos së pajisjeve (CENSUS 2011) në formën e një indeksi të përdorimit. Lidhja paraqitet në barazimin (5) të modelit më sipër. Rritja e çmimeve si pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të kërkesës për produkte që nevojiten për rindërtim pas katastrofës (e njohur si demand surge ) është një element shumë i rëndësishëm i kostove indirekte të një katastrofe. Olsen & Porter (2011) vlerësojnë në një analizë të detajuar të kostove në ndërtim se në rast të katastrofave të mëdha kostoja prej rritjes së kërkesës rritet me 20% ose më shumë të kësaj vlere. Për shkak të ngjashmërive me skenarët që ne marrim në konsideratë në model, kjo vlerë (20%) do të jetë koefiçienti që do të përdorim për të vlerësuar këtë element të kostove indirekte, siç tregohet në barazimin (6) të modelit. Ka edhe një element tjetër të rëndësishëm të kostove indirekte të një katastrofe, humbjet nga ndërprerja e biznesit. Bëhet fjalë për një element vështirë për tu vlerësuar në praktikë. Kështu 24-36% e dëmeve të paguara nga sigurimet në rastin e uraganit Katrina vlerësohen të jenë nga ndërprerja e biznesit 11 (Jain & Guin 2009). Duke marrë për bazë që shumica e bizneseve të vendit janë biznese shërbimi dhe tregtie, të cilat ndikohen fort në afatin e shkurtër nga një katastrofë si tërmeti dhe më pak në afatin e gjatë, për të vlerësuar kostot e ndërprerjes së biznesit kemi marrë në konsideratë shpërndarjen e bizneseve sipas qarqeve të ndryshme (INSTAT 2010) dhe një koefiçient bazë të dëmeve nga ndërprerja e biznesit në rang vendi prej 30% ndaj dëmeve direkte. Koefiçienti është vendosur duke marrë për bazë të dhënat nga katastrofa të ndryshme të ndodhura në vende në zhvillim (CATDAT 2010). Prezantimi i modelit - Përmbytjet Risku tjetër natyror për të cilin kemi bërë përpjekje për të modeluar dëmet e mundshme janë përmbytjet nga lumenjtë. Selenica & Bogdani (1996) si dhe raporti i UNDP (2003) kanë përcaktuar vulnerabilitetin e një pjese të vendit (Ultësirës Perëndimore) nga përmbytje masive me një skenar me një periudhë rikthimi 100 vjeçare. Këto të dhëna të vulnerabilitetit janë përdorur për të ndërtuar funksionin e humbjeve të mundshme nga përmbytjet. Duke qenë se zakonisht zona e rrezikuar është më së shumti zonë rurale këtu janë përdorur elementë të tjerë për vlerësimin e dëmeve. Në modelin tonë do të përfshijmë vetëm dëmet direkte nga përmbytja. Inventari i marrë në konsideratë i 10 UNDP (2003) Vlerësimi i rreziqeve në Shqipëri 11 Ndërprerja e biznesit është një risk i sigurueshëm në praktikën e sigurimeve.

216 216 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 objekteve të prekura përfshin ndërtesat dhe tokat në zonat e riskuara, marrë nga INSTAT. Modeli paraqitet në vijim: D = S D *RDM*K N + S P *DM ku D dëmet totale nga përmbytja S D Sipërfaqja e përmbytur në ndërtesa RDM Raporti i dëmit mesatar K N Kosto e riparimit për m 2 S P Sipërfaqja e përmbytur e tokës D M Dëmi mesatar bujqësor për ha Sipërfaqja e dëmtuar në rastin e skenarit të parashikuar është llogaritur në bazë të një modeli probabilitar (UNDP 2003 Vlerësimi i rreziqeve në Shqipëri). Kosto e ndërtimit për m 2 është marrë nga statistikat e Entit Kombëtar të Banesave, ndërsa sipërfaqja e përmbytur e tokës është marrë e njëjta me atë te skenarit bazë. Merz et al (2010) përcaktojnë se metodat e vlerësimit të dëmeve të ndërtesave nga përmbytjet janë shpesh tepër përgjithësuese dhe përmbajnë nivel të lartë pasigurie. Për të vlerësuar RDM (raportin e dëmit mesatar) në ndërtesat e përmbytura janë përdorur 3 metoda të vulnerabilitetit të njohura si MURL (2000), ICPR (2001) dhe Hydrotec (2004). Këto janë modele të thjeshtë të vlerësimit të dëmeve që përdorin vetëm një variabël si përcaktues të dëmit, lartësinë maksimale (h) që arrin uji. Në modelin tonë kemi marrë në konsideratë të dhënat për skenarin e përmbytjeve me periudhë kthimi 100 vjeçare, duke marrë skenarë me nivele të lartësisë së ujit në 50 cm, 1 m dhe 1.5 m. Formulat e llogaritjes së raportit të dëmit mesatar në ndërtesa sipas 3 modeleve jepen në vijim: Sipas MURL: RDM = 0.02h Sipas ICPR: RDM = (2h 2 + 2h)/100 Sipas HYDROTEC: RDM = (27 h)/100 Për të vlerësuar dëmin mesatar në fermë janë përdorur të dhëna nga përmbytjet e fundit të viteve në zona të ndryshme të Shqipërisë, në bazë të pretendimeve për dëme dhe vlerësimeve të bëra nga komisionet e ngritura nga qeveria shqiptare 12. Ky variabël, megjithë që i marrë me rezervë, mbetet e vetmja mundësi për të vlerësuar dëmet. Në praktikën botërore të përllogaritjes së dëmeve nga përmbytjet, intervistimi i të dëmtuarve menjëherë pas përmbytjes, së bashkur me të dhënat nga kompanitë e sigurimeve, janë nga metodat më të njohura (Messner & Mayer 2005), (Thieken et al 2008). Kemi ndërtuar 3 skenarë për dëmin mesatar, skenarin bazë si dhe dy skenarë me rritje 10% dhe 30% të dëmit mesatar në ferma. Rezultatet dhe interpretimi Modeli i ndërtuar ka synim final vlerësimin e dëmeve në vlerë monetare në rastet e ngjarjeve katastrofike si tërmetet apo përmbytjet. Rezultatet e modelit për tërmetet Rezultatet tregojnë që këto lloj katastrofash mund të kenë pasoja shumë të rënda për ekonominë e vendit. Dëmi maksimal në rastin e një tërmeti me periudhë kthimi 50 vjet (sipas skenarit më të keq të vulnerabilitetit) mund të arrijë në 18 miliardë lekë ndërsa për rastin më ekstrem me periudhë kthimi 475 vjet deri në 255 miliardë lekë. Këto vlera i korrespondojnë 1.41% dhe gati 20% të PBB të Shqipërisë, sipas të dhënave të vitit Të dhënat janë marrë nga vendimet zyrtare që ka marrë qeveria shqiptare për dëmshpërblim në bazë të vetëdeklarimeve nga banorët e dëmtuar dhe vlerësimeve të bëra nga komisionet përkatëse.

217 Një model agregat vlerësimi i riskut të katastrofave natyrore në Shqipëri 217 Rënia e një tërmeti me periudhë kthimi 475 vjet, me magnitudë rreth 7 ballë do ta gjunjëzonte vendin ekonomikisht. Pasojat sociale do të ishin gjithashtu të pallogaritshme dhe me shumë mundësi çdo lloj sistemi në vend mund të shkonte në kolaps. Edhe në rastin e një tërmeti me PK = 50 vjet, rezultatet që jep modeli janë preokupuese, në terma të PBB variojnë nga % në varësi të zonës ku mund të godasë tërmeti. Rezultatet e nxjerra nga modeli janë në koherencë me të dhënat faktike të shumë vendeve në zhvillim me kushte të ngjashme me Shqipërinë të cilat janë goditur nga tërmete në dekadat e fundit. Në çdo skenar apo periudhë kthimi, dëmi më i madh do të shkaktohej nga një tërmet në Tiranë. Kjo është e kuptueshme përderisa aty është e përqendruar një pjesë e madhe e pasurisë së vendit, gati 40% e bizneseve dhe rreth 18.5% e ndërtesave të vendit. Pas Tiranës qarqet më të riskuar përsa i përket dëmeve janë Durrësi dhe Fieri, kurse më pak i riskuar është qarku i Kukësit dhe ai i Lezhës.Ndarja e dëmeve ndërmjet dëmeve direkte dhe indirekte është në raportin 4 me 1, pra rreth 80% e dëmeve në të gjithë skenarët janë dëme direkte. Bën përjashtim Tirana që këtë raport e ka 70% me 30%. Kjo shpjegohet lehtësisht me përqendrimin e madh të bizneseve në Tiranë dhe dëmet që do të rridhnin nga ndërprerja e aktivitetit të biznesit. Modeli sigurisht ka kufizimet e veta, gjithsesi në terma agregatë të dhënat kanë një besueshmëri të mirë. Modeli nuk merr parasysh një pjesë të dëmeve që mund të jenë me rëndësi, si dëmtimet në infrastrukturë. Gjithashtu të dhënat janë mesatarizuar në nivel qarku, por sigurisht ka luhatje ndonjëherë të konsiderueshme brenda kësaj ndarjeje. Kështu në qarkun e Tiranës dëmi do të ishte tepër i madh nëse tërmeti godet qytetin e Tiranës, por relativisht i ulët nëse godet vetëm në zona rurale. Rezultatet e modelit mund të përmirësohen ndjeshëm nëse të dhënat janë të mirëpërcaktuara në nivel lokal (bashkie/komune) dhe të dhëna të sa më të sakta për karakteristikat dhe tipologjinë e ndërtimeve në secilën zonë. Në grafikun 1 paraqiten dëmet e mundshme sipas secilit skenar për tërmetet me periudha kthimi të marrë në konsideratë. Grafiku 1 Dëmet totale për skenarë të ndryshëm tërmetesh me periudha kthimi të ndryshme

218 218 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Rezultatet e modelit për përmbytjet Përsa i përket përmbytjeve kemi llogaritur gjithsej 27 skenarë të mundshëm në varësi të supozimeve për vulnerabilitetin në dy variabla, raportin e dëmit mesatar (RDM) në ndërtesa dhe dëmin mesatar në bujqësi. Skenarët për RDM paraqiten në tabelën 1 në formë matrice. Për dëmet në bujqësi kemi marrë si skenar bazë koston prej lekë për ha tokë të përmbytur dhe dy skenarë të tjerë me rritje 10% dhe 30% të dëmeve. Tabela 1 Matrica RDM për vlerësimin e dëmit mesatar në ndërtesa nga përmbytja Modeli Lartësia e ujit MURL ICPR HYDROTEC 0.5 m 1.00% 1.50% 19.09% 1 m 2.00% 4.00% 27.00% 1.5 m 3.00% 7.50% 33.07% Burimi: Autori Tabela 2 Matrica e dëmeve maksimale nga përmbytja Dëmet Totale, në lekë Maximum h = 1.5 m MURL IPCR HYDROTEC Skenari bazë kosto 19,937,700,975 30,719,252,438 91,977,899,159 10% rritje dëme bujqësi 21,212,700,975 31,994,252,438 93,252,899,159 30% rritje dëme bujqësi 23,762,700,975 34,544,252,438 95,802,899,159 Skenari bazë kosto Maximum h = 1.5 m Qarqet më të prekur MURL IPCR HYDROTEC Durrësi 1,815,192,153 2,954,061,956 9,424,895,325 Fieri 7,729,709,620 9,924,690,716 22,396,139,930 Lezha 3,014,260,958 4,633,889,001 13,836,295,768

219 Një model agregat vlerësimi i riskut të katastrofave natyrore në Shqipëri 219 Shkodra 4,954,614,058 9,995,910,146 38,639,559,170 Skenari bazë kosto Maximum h = 1.5 m Dëmet më të mëdha MURL IPCR HYDROTEC Buna 2,757,261,890 5,267,529,724 19,530,375,937 Drini 3,723,438,963 7,013,597,407 25,707,628,086 Semani 4,866,014,206 6,427,535,515 15,299,791,289 Vjosa 3,121,349,757 3,595,874,393 6,292,029,685 Burimi: Autori Dëmet nga një skenar masiv përmbytjesh në të gjithë vendin njëkohësisht mund të arrijnë nga 20 miliardë lekë (nëse përdorim modelin MURL të dëmit potencial) deri në 95 miliardë lekë nëse përdorim modelin HYDROTEC (tabela 2). Skenari ekstrem çon në dëme që shkojnë deri në 7.5% të prodhimit të brendshëm bruto të një viti në Shqipëri. Një katastrofë e tillë sigurisht shkon jashtë çdo mundësie të ekonomisë për ta përballuar me burimet e veta dhe mund të ndikonte në afatin e gjatë në stabilitetin makroekonomik të vendit. Qarqet më të rrezikuara dhe me potencial për dëme më të mëdha janë qarku i Shkodrës dhe i Fierit. Qarku i Shkodrës ka në çdo lloj skenari dëmet më të mëdha në përmbytje ndërtesash banimi ndërsa qarku i Fierit ka një risk të lartë për dëme potenciale në bujqësi, për shkak të sipërfaqes tepër të madhe të tokës bujqësore të rrezikuar. Dëmet në Shkodër mund të arrijnë deri në 42% të dëmeve totale të vendit në skenarin më të keq. Lumenjtë që mund të shkaktojnë dëmet më të mëdha në rast përmbytjesh masive janë Drini, Semani dhe Buna. Nëse ndodh skenari i përmbytjeve vetëm në lumenjtë Drini dhe Buna dëmet mund të arrijnë në miliardë lekë (modeli HYDROTEC) në skenarin më të keq. Në përmbytjet e vitit dëmet u vlerësuan në dy VKM të vitit 2010 në rreth 800 milionë lekë për qarkun Lezhë dhe Shkodër. Sigurisht vlerësimet që vijnë nga modeli i paraqitur kanë kufizimet e veta. Elementi i parë që mund të diskutohet është vlerësimi për dëmin mesatar për çdo ndërtesë dhe për dëmin mesatar në bujqësi nga përmbytjet. Këtu mund të drejtohen përpjekjet në të ardhmen për të përcaktuar me saktësi nivelin e dëmeve duke aplikuar modele analitike të vlerësimit. Nëse do të vlerësonim dhe një pjesë të dëmeve indirekte që shkaktohen nga përmbytjet (nuk dëmtohet vetëm ndërtesa por edhe pajisjet brenda) mund të vlerësojmë që modeli i tretë HYDROTEC i afrohet më shumë realitetit. Mjaft e rëndësishme është të rikujtojmë që ky model, ndryshe nga ai për tërmetet vlerëson vetëm dëmet direkte të përmbytjeve. Dëmet indirekte si dëmtimi i infrastrukturës, ndërprerja e biznesit apo efektet inflacioniste në kërkesë nuk janë marrë parasysh. Literatura Aliaj Sh. Adams J. Halchuk S. Sulstarova E. Peçi V. Muço B. (2004) Probabilistic seismic hazard maps for Albania, Proceedings of the 13 th World Conference on Earthquake Engineering, paper no 2469 AMF (2012) Gjeografia e Tregut të Sigurimeve 2011 Banks E. (2005) Catastrophic Risk, Analysis and Management, Wiley

220 220 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 Below R. Wirtz A. Guha-Sapir D. (2009) Disaster category classification and peril terminology for operational purposes, working paper, CRED/University of Louvain/Munich Re EM-DAT, The OFDA/CRED International Disaster Database, French C. (2013) The Aftermath of Catastrophes: Valuing Business Interruption Insurance Losses, Social Science Research Network, working paper FLOODSite (2007) Evaluating flood damages: guidance and recommendations on principles and methods, report, co-funded by European Commision Grossi P. Kunreuther H. (2005) Catastrophe modeling: a new approach to managing risk, Springer INSTAT (2012), Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 Jain V. & Guin J. (2009) Modeling Business Interruption Losses for Insurance Portfolios, Proceedings of the 11 th Americas Conference on wind engineering Kundak S. (2004) Economic loss estimation for earthquake hazard in Istanbul, 44th European Congress of the European Regional Science Association Regions and Fiscal Federalism August 2004, Porto, Portugal Ligji nr (2001) Për emergjencat civile Lito G. (2011) Manaxhimi i riskut të katastrofave, QSHR Konferenca III Ndërkombëtare, proceedings Mechler R. (2003) Natural Disaster Risk Management and Financing Disaster Losses in Developing Countries, Phd thesis, University of Karlsruhe & IIASA Messner F. & Mayer V. (2005) Flood damage, vulnerability and risk perception challenges for flood damage research, UFZ, discussion papers Ministria e Financave (2012) Buletini Fiskal Ministria e Financave (2011) Buletini Fiskal Ministria e Financave (2010) Buletini Fiskal Ministria e Financave (2009) Buletini Fiskal Munich Re (2002) Annual Review of Natural Disasters, Munich Re Neumayer E. Plumper Th. Barthel F. (2012) The political economy of natural disaster damage, working paper, LSE Nikolli P. Halili A. Dhimitri J. (2009) GIS role in emergency management in Albania working paper Olsen, A. & Porter, K. (2011). What we know about demand surge: brief summary. Natural Hazards Review, 12(2), Selenica A. & Bogdani M. (1996) Catastrophic floods and their risk in rivers of Albania, Destructive Water: Water-caused natural disasters, their abatement and control, Conference proceedings, IAHS n.239, 1997 Smith K. (1996) Environmental Hazards. Assessing risk and reducing disaster, Routledge Swiss Re, (2011), Natural Catastrophes and Man Made Disasters UNDP (2003) Vlerësimi i rreziqeve në Shqipëri UN (2004) United Nations International Strategy for Disaster Reduction, United Nations VKM nr. 466 (2010) Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga reshjet e shiut dhe përmbytjet e muajit prill, si dhe rivlerësimin pjesor të dëmeve për periudhën janar mars 2010, në qarkun e Shkodrës, VKM nr 529 (2010) Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve në kulturat bujqësore të fermerëve të qarkut të Korçës nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të reshjeve të shiut dhe dëmtimit të argjinaturës së lumit Devoll, gjatë muajve shkurt-mars 2010, VKM nr 10 (2011) Për ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut e përmbytjet në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, VKM nr. 329 (2012) Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore

221 KATASTROFAT NATYRORE NË SHQIPËRI DHE MUNDËSITË E REDUKTIMIT TË EFEKTEVE FINANCIARE Filloreta MADANI, Oltiana MUHAREMI 1 Abstract Protection from disasters is a major concern that is evident in the entire world. Studies and statistics show that climate change increases the risk of hurricanes and storms that threaten the future development in the world. In some countries the damage from strong winds, waves, storms and inland floodings already amount to 6% of GDP per year. According to research on climate change, it is expected that annual losses from natural disasters could increase by 1-3% of GDP by Different countries have found effective ways to protect themself from the consequences. Albania is one of the countries affected by many natural disasters that affect Europe. As one of the developing countries in the balkan ares so far it has used the add-hoc strategy for disaster protection. Developing countries can reduce the risk of local climate by combining preventive measures through risk aversion. Government intervention is necessary not only in the after disaster period but also in taking preventative measures. This article will analyse natural disasters in Albania and will provide different alternatives for protection. Hyrje Të dhënat shkencore tregojnë se frekuenca dhe ashpërsia e fatkeqësive natyrore është në rritje. Numri i raportuar i fatkeqësive ka qenë në rritje, nga rreth 140 në vitin 1980 në më shumë se 400 në vitin Ngjarjet hidro-meteorologjike përbënin përafërsisht 90 për qind të totalit të fatkeqësive natyrore gjatë kësaj periudhe. Dobësite sociale dhe ekonomike për ngjarjet natyrore jane ne rritje me shtimin e popullsise te cilet vazhdojnë të dëmtojnë mjedisin dhe te shtojne efektet e katastrofave natyrore. Mundësi e reja ekonomike sjellin njerëzit në zonat urbane dhe bregdetare, ku shkatërrimi i shkaktuar nga tërmetet dhe ngjarjet ekstreme të motit është shpesh më i madh. Sa me shume te rezikuar te jene njerezit aq më shume katastrofike do të jetë një ngjarje natyrore. Me thatësirën, problemet e lidhura me mungesën e ujit janë përkeqësuar nga shpyllëzimet, erozionet e tokës, dhe përdorimi i papërshtatshëm i tokës. Po ashtu jane edhe përmbytjet qe janë shkaktuar nga dalja e shtratit te lumenjve dhe humbja e kapaciteteve absorbuese të tokës, të dyja keto dobesi jane për shkak të praktikave bujqësore që shkatërrojnë terenin dhe mbrojtjet e tjera natyrore te mjedisit. Shkatërrimi i pyjeve dhe shfrytezimi për të plotësuar nevojat e popullatës në rritje, çon në shkretimin e tokës. Tërmetet janë më shkatërrues kur toka e pjeret priret te humbase bimesine dhe mbulimin me pyje dhe kur bëhet zone me banim joformal. Ka gjithashtu prova në rritje se ky proces është duke u nxitur nga ndikimet artificiale te dioksidit të karbonit, të cilat mund të ndryshojnë modelet e motit, duke rritur jo vetëm temperaturat apo nivelet e rreshjeve, por edhe frekuencat e ngjarjeve ekstreme. Rritjet relativisht modeste te temperaturave apo niveleve te rreshjeve mund të kene një ndikim shumë 1 Universiteti Ismail Qemali, Vlore, fcenolli@yahoo.com, filloreta.madani@univlora.edu.al olta.muharremi@gmail.com, oltiana.muharremi@univlora.edu.al

222 222 Revista Shqiptare Social Ekonomike Nr. 1 (74), 2013 më të madh në frekuencën e ngjarjeve ekstreme, dhe ne shpërndarjen e humbjeve, te cilat te cojne ne nje maredhenie jo-lineare midis rrezikut dhe humbjeve. Kostot ekonomike ne dollare të katastrofave të mëdha vlerësohen tani të jene 20 herë më të larta se ato qe ishin në vitet Këto shifra kane efekte te drejtpërdrejta, ku ndikimi i përgjithshëm makroekonomik i fatkeqësive natyrore është shumë më i madh dhe si pasojë e një fatkeqësie natyrore rritja e prodhimit ka tendencë për rënie, balancat e jashtme dhe bilanci fiskal të përkeqësohen. Grafiku 1 Humbjet direkte nga katastrofat natyrore ne nivel global. Burimi: Banka Boterore Në terma absolutë, katastrofat qe kryesisht ndodhin në vendet e zhvilluara (ose të paktën në ekonomitë e mëdha), ku ka përqendrim te madh te pasurisë humbjet potenciale jane më te larta. Megjithatë, në ekonomitë e tilla, humbjet e aksioneve të kapitalit, si një përqindje e PBB-së është i kufizuar në disa pika. Për shembull, Uragani Katrina, fatkeqësia natyrore me koston me te larte në histori, arriti në vetëm 1.1 për qind të PBB-së Amerikane. Në të kundërtën, vendet më të vogla, më pak të zhvilluara përjetojnë humbje që janë me të ulëta në terma absolutë monetare, por shumë më të rënda në efektin e tyre në PBB. Vendet me ekonomi te vogla janë veçanërisht të ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore, me humbje të drejtpërdrejta në disa herë ne GDP. Uragani Gilbert në vitin 1988 shkaktoi dëme qe kalojnë 365 per qind të PBB-së ne St. Lucia s, disa vjet më vonë, Uragani Ivan shkaktoi dëme të vlerësuar në 203 për qind të PBB-së në Grenada. Vendet me te ardhura mesatare kane qene me te prekurat nga fatkeqesite natyrore (te cilat lidhen direkt me humbjet ne perqindje me PBB-ne) gjate dekadave te fundit. Kostoja mesatare vjetore me të cilat përballen vendet me të ardhura të mesme paraqet 1 për qind të PBB-së gjatë periudhës , me një kulm prej 1.6 për qind të PBB-së në Katërmbëdhjetë prej njëzet vendet me ekspozim më të lartë të rrezikut ekonomik, klasifikohen si vende me të ardhura të mesme (Banka Botërore 2005). Për të

223 Katastrofat natyrore në Shqipëri dhe mundësitë e reduktimit të efekteve financiare 223 demonstruar madhësinë e humbjeve të ardhshme të drejtpërdrejta, humbjet e referencës janë përcaktuar për tregjet e përzgjedhura, duke përdorur konceptin e humbjes maksimale të mundshme (PML). PML jep shumën maksimale të drejtpërdrejtë humbje të shkaktuar nga një rrezik të veçantë natyrore që ka të ngjarë të jetë e barabartë ose tejkaluar me një probabilitet të caktuar në një vit të caktuar. Ajo është e llogaritur duke përdorur modele të sofistikuara per rezikun e katastrofave. Për shembull,nje stuhi ne Xhamajka ndodhe nje here ne 100 vjet (qe eshte me nje periudhe te kthimit prej 100 vjetesh ose nje probabilitet nje perqind te shfaqjes vjetore) do te shkaktoje humbje te drejtperdrejta deri ne 111 bilion dollare apo 121 perqind te PBB-se. Një tërmet i madh në Pakistan, me një periudhë të kthimit 250 vjeçare, do të shkaktonte 31 bilion te humbjeve direkte, që është, 28 për qind e PBBsë. Vlen të përmendet se humbjet më të mëdha pritet të jetë shkaktuar nga tërmetet, përveç në ishujve që janë veçanërisht të ekspozuara ndaj uraganeve. Cilat janë rreziqet nga katastrofat natyrore që prekin Shqipërinë? Shqipëria është një vend pritës i katastrofave dhe i ekspozuar herë pas here nga rreziqet e shumta. Katastrofat shoqërohen me semundshëmirtë dhe vdekshmeritë që ndodhin tek njerzit dhe gjëja e gjalle, dëmi dhe shkatërrimi i pronës, dëmi ne sektorin e bujqësisë, dëmi në infrastukturë dhe ekonomi, dëmi në mjedisin dhe në përparsimin social dhe në zhvillimin ekonomik. Kostoja e dëmeve ka një impakt negativ në situatën makroekonomike të vendit. Shqipëria renditet në vendin e 41-te në rank boteror në aspektin e ndjeshmërisë së rrëshqitjes së tokës, në vendin e 43-të në aspektin e ndjeshmërisë së tërmeteve dhe në vendin e 58-të në aspektin e ndjeshmërisë së rrezikut të përmbytjeve. Fig.1.1 Burimi:UNDP Katastrofat në Shqipëri do ti ndanim në dy kategori: 1. Me burim natyror -gjeologjike - termetet, rënie shkëmbinjsh, rreshqitje toke - hidrologjike - përmbytje dhe vërshime përenjsh

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Muhamet Mustafa * Alban Zogaj ** Përmbledhje Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Prof.Dr. Ermelinda Meksi 1 Auron PASHA 2 Shënim Bërja e një prezantimi me këtë titull nuk është një gjë e lehtë. Tema është mjaft e gjerë

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE 6 M 1-2015 6M 1-2015 Revista Ekonomike Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin. Botuar nga: Banka e Shqipërisë, Sheshi Skënderbej,

More information

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Nr. raportit 34597-AL Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës maj 2006 Njësia e Sektorit

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Banka e Shqipërisë Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Nëntor 2007 Vasilika Kota* -- -2- Përmbajtja Abstrakt 5 I. Hyrje 7 II. Rishikimi i metodologjive kryesore 8 II.1 Metoda

More information

this project is funded by the european Union

this project is funded by the european Union this project is funded by the european Union v Karakteristikat EKONOMIKE Economic Characteristics CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2011 POPULATION AND HOUSING CENSUS 2011 Karakteristikat Ekonomike Economic

More information

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DISERTACION Në kërkim të Gradës Shkencore

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION Financa e projekteve, formë alternative e investimeve infrastrukturore në vendet në zhvillim Në kërkim të gradës shkencore

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë Venera Llunji* Abstrakt Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t i sigurojë secilit

More information

D I S E R T A C I O N

D I S E R T A C I O N UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING TURIZËM D I S E R T A C I O N TURIZMI NË KOSOVË DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I TIJ RAST STUDIMI RAJONI TURISTIK I ALPEVE SHQIPTARE NË

More information

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014 B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 214 Banka e Shqipërisë 1 Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin.

More information

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim Banka e Shqipërisë Remitancat: Një mbështetje për zhvillim 16 qershor 2018 Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin. Botuar nga: Banka e Shqipërisë, Sheshi Skënderbej,

More information

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK TEMA : EKONOMIA INFORMALE NE SHQIPERI PUNOI: UDHEHOQI : Elton HAKA Msc. Gentiana KRAJA

More information

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA THE KOSOVO MUNICIPAL COMPETITIVENESS INDEX REPORT 2012 RAPORTI I KOSOVËS PËR INDEKSIN E KONKURRENCËS NË KOMUNA 2012 KOSOVSKI IZVEŠTAJ O INDEKSU KONKURENCIJE U OPŠTINAMA

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2 Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2 Njësia për Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Banka Botërore 5 qershor 212 Përmbajtja I. EJL6 ZHVILLIMET

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 No.2, Year 2014 MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 ABSTRAKTI Ky punim fokusohet në politikat e reja në menaxhimin e riskut të

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TURIZMI DHE NDIKIMI I TIJ NË TREGUESIT MAKROEKONOMIKË PËR EKONOMINË SHQIPTARE Disertacion në marrjen e gradës Doktor Udhëhoqi:Prof.

More information

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE ngrejmë aftësitë, përmirësojmë mjedisin Tiranë 2010 Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri Rreth REC QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC) SHQIPËRI, është

More information

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Analizë e rezultateve

More information

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI Kandidati: Msc. Anila Çekrezi Udhëheqësi: Prof. Dr.

More information

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave

More information

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë Raporti i politikave Nr.38, Janar 2017 1. Hyrje Zakonisht fjalë si në hije, e fshehtë, informale, e padeklaruar,

More information

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT Faqe 564-593 TEORIA E TREGTISË NDËRKOMBËTARE DHE STRATEGJIA E ZHVILLIMIT Teoria

More information

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM DISERTACION ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM RAST

More information

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës Instituti kërkimor Demokraci për Zhvillim Seria: Interesi publik Nr. 9 Prishtina, 2017 Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës Rritja e

More information

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETINGUT DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË (Në kërkim

More information

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore ISSN 2222-5846 Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore Viti XIX, Nr. 2 (75) (Prill Qershor 2013) Tiranë,

More information

Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë

Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë Banka e Shqipërisë Periudha janar - qershor 2017 Nr.18 1 Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë Përmbajtja I. Seminari i Së premtes 1 II. PUNËT KËRKIMORE TË SAPOPËRFUNDUARA 2 III. PUNËT KËRKIMORE NË

More information

Raporti i Performancës së Komunave

Raporti i Performancës së Komunave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration 2016 Raporti i Performancës së Komunave PËRDOR TË DHËNAT E PERFORMANCËS

More information

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT Xhenet Syka Ndikimi i politikave fiskale të qëndrueshme në ngritjen e mirëqenies sociale të vendit NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT Mba. Xhenet Syka

More information

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS ChildPact është koalicion rajonal i 650 organizatave të shoqërisë civile të cilat

More information

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Përcaktuesit makroekonomikë

More information

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI 2015 Balkan Civil Society Development Network Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) Adresa: Mitropolit

More information

Vlerësimi i performancës

Vlerësimi i performancës Projekti Mbështetje Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministry of Education, Science and Technology Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije Technical Assistance

More information

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË NË PARTNERITET ME: PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË Anketë me investitorët aktualë dhe potencialë Raporti i përgatitur nga: Z. Kushtrim Shaipi, Menaxher iprojektit dhe bashkë-autor

More information

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016 REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI 2016 1 ISSN: 2308-6491 REVISTA DEMOGRAFIA Nr. 1 Viti 2016 Tiranë, 2016 2 REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI 2016 Botues Shoqata Shqiptare e Demografëve Kolegjiumi i redaksisë: Prof.

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE Draft STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE (2013-2020) Prill 2013 TABELA E PËRMBAJTJES

More information

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit QENDRA PËR KONSERVIM DHE ARKEOLOGJI E MALIT TË ZI Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit Projekti

More information

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018 Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike 4 Nr. 23, Tremujori II/2018 12 10 8 6 2 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Ekonomia e eurozonës, sipas të dhënave preliminare, në tremujorin e dyte (TM2) 2018 është karakterizuar

More information

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2016 RAPORT VLERËSIMI Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2 SCORECARD REPORT duke promuvuar zhvillimin ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë

More information

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë 5.1. ZHVILLIMET NË SISTEMIN E PAGESAVE Objektivi kryesor strategjik afatmesëm i Bankës së Shqipërisë për sistemin e pagesave është rritja e

More information

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft) Programi për mbështetjen e planifikimit hapësinor komunal në Kosovë Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft) KOSOVË-ESTONI 2012 1 2 Draft

More information

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT (NJË STUDIM NË RAJONIN E VLORËS DHE TË FIERIT) (në kërkim

More information

Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar Raporti i Stabilitetit Financiar 6M2-217 1 Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin. Botuar nga:, Sheshi Skënderbej, Nr.1, Tiranë Tel.: + 355 4 241931/2/3; + 355 4 241941/2/3

More information

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë Raport Nr. 60590 - XK Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë 25 maj 2011 Njësia për zvogëlimin e varfërisë dhe menaxhimin ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Dokument i Bankës Botërore REPUBLIKA

More information

AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II

AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II UDHËHEQËSI

More information

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Raport nga: Qendra për Teknologjinë e Biznesit dhe Drejtim Janar 2015 1 Ky studim u mundësua nga mbështetja e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri

More information

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry Departamenti i

More information

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO Raporti i Stabilitetit Buletini i Financiar Sektorit Financiar D H J E T O R 2 0 1 0 CBK Working

More information

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE (1990-2009). Me aspiratat e çdo qeverie Shqiptare pas rënies së komunizmit dhe të popullit shqiptar për tu bashkuar me familjen e madhe

More information

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE) Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE) 2017-2019 Dhjetor 2016 1 Përmbajtja 4. Prioritetet e reformave strukturore

More information

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj ABSTR TRAKT Revistë kërkimore-shkencore ABSTRAKT Nr.1, 2015 Dega Ferizaj Keshilli redaktues: Medain Hashani Bujar Tafa Lindita Jusufi Roberta Bajrami Shqipe Shaqiri Driton Sejdiu 2 Abstrakt, nr.1, 2015

More information

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi Malva Govori Abstrakt Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë të mallrave me Turqinë, në

More information

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR (Implementimi i Rregullativës së Bazel III dhe

More information

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Modeli MakroEkonometrik

More information

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT PLATFORMA E-LEARNING DHE KURSET KURSET E-LEARNING Platforma E-learning është një mjet bazuar ne platformen web vendosur në

More information

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut II. Rrugët e reduktimit të ekonomisë informale dhe përfi timet e komunitetit të biznesit Ferizaj Pejë Prizren Mbështetur nga: Udhëheqës të

More information

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018 4 12 1 8 6 2 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Ekonomia e eurozonës, sipas të dhënave preliminare, në tremujorin e tretë (TM3) 218 është karakterizuar me një rritje të ngadalësuar të aktivitetit ekonomik (rreth 1.9 përqind)

More information

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive

More information

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR TEMA AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve (Rasti i SME-ve në

More information

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS An PROJEKT EU funded I FINANCUAR project NGA BE DHE I MENAXHUAR managed by the European NGA ZYRA E BASHKIMIT Union EVROPIAN Office NË KOSOVË in Kosovo POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS 2015 IMPLEMENTUAR

More information

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1 Kapitulli 5 Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. cgraw-hill/irwin 5-1 acroeconomics, 1e 28 The cgraw-hill Companies, Inc., All Rights Reserved. 5-2 HYRJE Kapitujt e mëparshëm kanë detajuar modelet

More information

RIMËKËMBJE E BRISHTË

RIMËKËMBJE E BRISHTË Raporti numër: 87962-ECA EVROPA JUGLINDORE RAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.6 RIMËKËMBJE E BRISHTË maj, 214 Falënderim Ky Raport i Rregullt Ekonomik (RRrE) mbulon zhvillimet ekonomike, perspektivat dhe politikat

More information

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES (Metali, Tekstili, Druri dhe Përpunimi i ushqimit) Prishtinë, 2014 Mirënjohje Financimi është siguruar nga Ministria

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI Raporti për Zhvillimin Njerëzor i Kosovës 2008 Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdo ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për

More information

MUNDËSITË E SHQIPËRISË PËR FINANCIMIN E SEKTORIT

MUNDËSITË E SHQIPËRISË PËR FINANCIMIN E SEKTORIT Raport nr. 42061-AL MUNDËSITË E SHQIPËRISË PËR FINANCIMIN E SEKTORIT TË NDËRMARRJEVE 29 qershor 2007 Departamenti i Financës dhe Zhvillimit të Sektorit Privat Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qendrore Dokument

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Identifikimi i

More information

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi:  2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV 2 1. Hyrje Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është burimi kryesor i të hyrave tatimore në Kosovë. Në vitin 2015, TVSH përbënte rreth 47% të të hyrave nga tatimet. 1 Në mars të vitit 2015, Qeveria e Kosovës

More information

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore (From Fragmentation to Cooperation: Tertiary Education, Research and Development in South Eastern Europe)

More information

Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri. Nga lypja në rrugë, në udhën e mbrojtjes dhe kujdesit

Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri. Nga lypja në rrugë, në udhën e mbrojtjes dhe kujdesit Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri Nga lypja në rrugë, në udhën e mbrojtjes dhe kujdesit Nga lypja në rrugë, në udhën e mbrojtjes dhe kujdesit Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS Fakulteti i Shkencave Politike Juridike Master Profesional : Administrim Financiar Temë Diplome STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI PUNOI: KLEDI VARFI NDJEKËS

More information

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( ) Raport Konsultativ Faktori i Efikasitetit Periudha e Dytë Rregullative (2018-2022) DEKLARATË Ky Raport është përgatitur nga ZRRE-së me qëllim të informimit të palëve të interesit të sektorit të energjisë.

More information

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation 1 Analizë e Sistemit të Tregut Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje Raport nga: DMO: Destination Management Organisation (Dorëzuar në Nëntor 2014) 2 SHKURTIME: ATA OSB CEDEFOP

More information

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga: Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government ZYRAEKRYEMINISTRIT / URED PREMIJERA OFFICEOFTHE PRIME MINISTER AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST

More information

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË Kjo analizë është pjesë e angazhimit të Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST nga Platforma CIVIKOS me qëllim të përmirësimit

More information

Migrimi Rural Urban i Punës në Qarkun e Elbasanit

Migrimi Rural Urban i Punës në Qarkun e Elbasanit UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË, INFORMATIKË E ZBATUAR Migrimi Rural Urban i Punës në Qarkun e Elbasanit Doktorante: Jonida BIÇOKU Udhëheqës: Prof. Dr. Fatmir MEMAJ

More information

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI Në kërkim të gradës shkencore

More information