ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Size: px
Start display at page:

Download "ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM DISERTACION ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM RAST STUDIMI: DESTINACIONI TURISTIK I VLORËS (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) Doktorant: Rezarta Brokaj (Gjonçe) Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Vjollca Bakiu Tiranë, 2016

2 ABSTRAKT Ideja e zhvillimit të qëndrueshëm është shfaqur si një fushë e rëndësishme studimi për akademikët, duke u shndërruar njëkohësisht në një kornizë të rëndësishme politike për turizmin dhe zhvilluesit rajonalë që drejtojnë proceset e planifikimit. Burimet natyrore janë bërë pjesë integrale e zhvillimit të destinacioneve bashkëkohore dhe e modeleve të konkurrueshmërisë (Crouch, 2011). Koncepti i turizmit të qëndrueshëm, i shfaqur fillimisht me qëllimin e reduktimit të efekteve negative të aktiviteteve turistike, është i pranuar thuajse universalisht si një qasje e dëshirueshme dhe politikisht e përshtatshme për zhvillimin e turizmit (Sharpley, 2009). Planifikimi dhe vlerësimi i kujdesshëm konsiderohen si pjesë shumë të rëndësishme për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Me qëllim sigurimin e një zhvillimi afatgjatë dhe ndikimeve pozitive të sektorit turistik, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit evidentohet nën kontrollin e qeverisë dhe të gjithë grupeve të interesit të konsideruar aktorë (banorët lokalë dhe bizneset turistike) nga ndërlidhja e tre komponentëve kryesorë: aspekteve sociale, ekonomike dhe ambientale të arritura së bashku. Punimi përfshin një analizë literature të shumë prej studimeve më të rëndësishme të fushës, si dhe një rast studimi të realizuar nga autori me 568 të anketuar banorë të qytetit të Vlorës, si dhe 72 njësi akomoduese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Nëpërmjet analizës empirike, studimi shqyrton perceptimet dhe qëndrimet e komunitetit ndaj ndikimit të turizmit dhe qëndrueshmërisë së tij, si dhe një gamë të gjerë të variablave të përfshira në vlerësimin e efekteve që zhvillimi i turizmit krijon në destinacion. Po kështu, autori ka analizuar faktorët ndikues / frenues në aplikimin e parimeve mjedisore të qëndrueshmërisë në aktivitetin e këtyre bizneseve. Kompleksiteti i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm ka diktuar përdorimin në këtë studim të metodave sasiore dhe cilësore të kërkimit. Metoda e grumbullimit të të dhënave parësore që u përdor është anketimi nëpërmjet pyetësorit të strukturuar me pyetje me fund të mbyllur, si dhe intervista në thellësi. Të dhënat sasiore u përpunuan nëpërmjet programeve SPSS 19 dhe Excel. Analizat kryesore të të dhënave përfshinë: analizën përshkruese, teknikat statistikore analitike në funksion të analizës emprike të informacionit të siguruar, si dhe analizën regresive. Nëpërmjet këtij studimi u sollën evidenca të reja në lidhje me nivelin e interesit dhe rolin e aktorëve të ndryshëm në raport me turizmin e qëndrueshëm. Rezultatet e këtij studimi sigurojnë një vlerësim kritik të rolit të shtetit përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin në turizëm. Gjetjet tregojnë se arritja e një zhvillimi më të qëndrueshëm në sektorin e turizmit kërkon përfshirjen e një game më të plotë të aktorëve në të gjitha fazat e procesit të zhvillimit, duke nisur që nga vendimmarrja e deri tek zbatimi i projekteve me impakt në komunitet. Mbështetja e aktorëve lokalë është thelbësore për zhvillimin, funksionimin e suksesshëm dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në turizëm. Fjalët Kyç: turizëm i qëndrueshëm, menaxhim destinacioni, aktorë lokalë, qeverisje lokale, biznese turistike, rezidentë. ii

3 FALENDERIME Në realizimin e këtij rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë drejt përmbushjes sime profesionale, kam patur shumë bashkëudhëtarë, për kontributin e të cilëve shpreh falenderime dhe vlerësime të veçanta. Së pari, falenderoj për mbështetjen me sugjerime, udhëzime, këshilla dhe nxitje të pakursyer gjatë gjithë kohës së realizimit të punimit udhëheqësen time shkencore Prof. Dr. Vjollca Bakiu. Së dyti, falenderoj të gjithë ata bashkëpunëtorë që me gadishmëri dhe përgjegjësi maksimale u ofruan për të lehtësuar sadopak aspekte teknike të punës sime disavjeçare. Roli i tyre është i ndjeshëm dhe i padiskutueshëm në këtë produkt final. Së treti, falenderoj për impenjimin, seriozitetin dhe disponibilitetin grupet e aktorëve pjesëmarrës në kërkim: përfaqësuesit lokalë të zyrave të turizmit, pronarët e strukturave akomoduese, si dhe rezidentët e përfshirë në studim. Së fundmi, shpreh mirënjohje të veçantë për familjen time. Pa mirëkuptimin, motivimin dhe besimin e Edvinit, Dasarës dhe Reas do të kishte qenë e pamundur që ky rrugëtim të arrinte në këtë stad. iii

4 PËRMBAJTJA E PUNIMIT Abstrakti...ii Mirënjohje...iii KREU I HYRJE Konteksti i kërkimit Qëllimi dhe objektivat Rëndësia e studimit Arsyet e zgjedhjes së temës Organizimi i temës 4 KREU II RISHIKIMI I LITERATURËS Destinacionet turistike Produkti destinacion dhe menaxhimi i tij Destinacioni turistik, planifikimi dhe politikat përkatëse Marketingu i destinacionit turistik Konkurrenca e destinacioneve turistike Menaxhimi i qëndrueshëm i destinacionit Destinacionet dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm Teoritë e turizmit të qëndrueshëm Turizmi i qëndrueshëm dhe komuniteti Komuniteti si aktor kryesor në zhvillimin e turizmit Nevoja për qëndrueshmëri mjedisore Bizneset turistike dhe qëndrueshmëria e zhvillimit të tyre Menaxhimi i qëndrueshëm i bizneseve turistike në nivel destinacioni Qëndrueshmëria në industrinë akomoduese Certifikimi në sektorin turistik...50 KREU III KONTEKSTI PRAKTIK I STUDIMIT Shqipëria si destinacion turistik dhe mjedisi Rëndësia e investimeve turistike Mbrojtja e mjedisit dhe biodiversiteti Qasja mjedisore ndaj legjislacionit të BE-së Politikat mjedisore dhe fokusi i tyre në turizëm Rajoni i Vlorës në kontekstin e një destinacioni turistik Planifikimi mjedisor në nivel lokal Planet strategjike të zhvillimit të turizmit në qytetin e Vlorës...67 iv

5 KREU IV Qëndrueshmëria turistike në rajon...69 METODOLOGJIA E KËRKIMIT Pyetjet kërkimore dhe hipotezat Metodologjia e studimit Metodat e kërkimit për komunitetin lokal Metodat e kërkimit për bizneset turistike Kufizimet e studimit...87 KREU V POLITIKAT SHTETËRORE TË QËNDRUESHMËRISË SË ZHVILLIMIT TURISTIK Roli i qeverisjes publik në turizëm Roli drejtues i shtetit Krijimi i kontekstit për ndërmarrje të qëndrueshme Rëndësia e qeverisjes lokale dhe partnerët strategjikë Turizmi i qëndrueshëm: një perspektivë e autoriteteve lokale Roli dhe përgjegjësitë e qeverisjes lokale në turizmin e qëndrueshëm Politika shtetërore në Shqipëri në nivele të ndryshme të vendimmarrjes Menaxhimi i sektorit publik drejt qëndrueshmërisë në Shqipëri Roli i qeverisjes vendore në Vlorë Metodat e kërkimit për pushtetin lokal Analiza e rezultateve të kërkimit për pushtetin lokal KREU VI ANALIZA E TË DHËNAVE DHE REZULTATET E KËRKIMIT Analiza e rezultateve të kërkimit për komunitetin lokal Analiza deskriptive Modelet statistikore Analiza e regresionit Analiza e rezultateve të kërkimit për bizneset turistike Analiza deskriptive Analiza e regresionit KAPITULLI VII KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME Përmbledhje e gjetjeve kryesore Konkluzione lidhur me pushtetin lokal Konkluzione lidhur me rezidentët v

6 7.1.3 Konkluzione lidhur me bizneset turistike Rekomandimet e studimit Rekomandime për studime të mëtejshme BIBLIOGRAFIA ANEKSI A Pyetësorët ANEKSI B Analiza e pyetësorëve LISTA E TABELAVE Tabela 1. Objektivat e TQ...22 Tabela 2. Ndikimet kryesore të turizmit sipas parimeve të qëndrueshmërisë...37 Tabela 3. Kontributi ekonomik i turizmit në Shqipëri...56 Tabela 4. Vizitorë në atraksionet kulturore Tabela 5. Numri i turistëve në qarkun e Vlorës...65 Tabela 6. Popullata totale në zonën e studimit 78 Tabela 7. Llogaritja e mostrës së kërkimit.79 Tabela 8. Shpërndarja e mostrës së kërkimit...79 Tabela 9. Aspekti Ekonomik - Vlefshmëria dhe Besueshmëria...81 Tabela 10. Aspekti socio-kulturor - Vlefshmëria dhe Besueshmëria.82 Tabela 11. Aspekti mjedisor - Vlefshmëria dhe Besueshmëria..83 Tabela 12. Përgjegjësitë e qeverisjes vendore në lidhje me turizmin...97 Tabela 13. Frekuencat për turizmin e qëndrueshëm Tabela 14. Frekuencat për financimin e strategjisë..109 Tabela 15.Frekuencat për maksimizimin e rolit të komunitetit nga turizmi Tabela 16. Perceptimet e të anketuarve ndaj aspektit ekonomik të TQ Tabela 17. Perceptimet e të anketuarve ndaj aspekteve socio - kulturore të TQ Tabela 18. Perceptimet e të anketuarve ndaj aspektit mjedisor të TQ..140 Tabela 19. Variablat e qëndrueshmërisë..141 Tabela 20. Vlera e interpretimit të koeficientit Tabela 21. Tabela e korrelacionit ndërmjet variablave 144 Tabela 22. Tabela e kontigjencës për angazhimin me aspektin ekonomik..144 Tabela 23. Tabela e kontigjencës për angazhimin me aspektin socio - kulturor Tabela 24. Tabela e kontigjencës për angazhimin me aspektin mjedisor 145 Tabela 25. Kodifikimi i variablave kategorik për aspektin ekonomik Tabela 26. Variablat e aspektit ekonomik 146 Tabela 27. Kodifikimi i variablave kategorik për aspektin socio - kulturor 147 Tabela 28. Variablat socio - kulturor..147 Tabela 29. Variablat mjedisor..148 Tabela 30. Të dhënat e ANOVA-s Tabela 31. Të dhënat e ANOVA-s..150 Tabela 32. Të dhënat e ANOVA-s Tabela 33. Tabela përmbledhëse e testimit të hipotezave 151 Tabela 34. Tabela e korrelacionit për numrin e punonjësve Tabela 35. Tabela e intepretimit të koeficientit Tabela 36. Të dhënat e ANOVA-s Tabela 37. Tabela përmbledhëse e modelit Tabela 38. Të dhënat e ANOVA-s 174 Tabela 39. Koeficientët e modelit.175 vi

7 LISTA E GRAFIKËVE Grafiku 1. Numri i vizitorëve të huaj...57 Grafiku 2. Lokalizimi i mostrës së studimit..82 Grafiku 3. Përqindja e përgjigjeve prej Institucioneve lokale Grafiku 4. Kohëzgjatja e strategjisë.106 Grafiku 5. Mosha e të anketuarve Grafiku 6. Niveli arsimor i të anketuarve 125 Grafiku 7. Aktiviteti i të anketuarve.126 Grafiku 8. Lidhja e punësimit të të intervistuarve me turizmin.127 Grafiku 9. Të punësuarit në turizëm 127 Grafiku 10. Strategjia sipas të anketuarve.128 Grafiku 11. Fokusi i qëndrueshmërisë sipas të anketuarve 129 Grafiku 12. Informimi i të anketuarve mbi planifikimin.129 Grafiku 13. Njohja e të anketuarve me vendimet e qeverisjes lokale 130 Grafiku 14. Niveli i pjesëmarrjes së të anketuarve në zhvillimin lokal Grafiku 15. Vlerësimi i rolit të komunitetit në planifikim 131 Grafiku 16. Aktivitetet e qeverisjes lokale për pjesëmarrjen e publikut 133 Grafiku 17. Angazhimi i banorëve në planifikimin e turizmit..133 Grafiku 18. Sugjerimet për pjesëmarrje në planifikim..134 Grafiku 19. Problematikat e turizmit sipas të intervistuarve.135 Grafiku 20. Niveli i pretenduar i përfshirjes në planifikim 136 Grafiku 21. Koha e operimit të bizneseve.153 Grafiku 22. Madhësia e strukturave akomoduese 154 Grafiku 23. Numri i punonjësve në hotele Grafiku 24. Bashkëpunimi i hoteleve me strukturat publike Grafiku 25. Informacioni i bizneseve turistike mbi strategjinë e turizmit Grafiku 26. Perceptimi i bizneseve mbi përgjegjësinë e aplikimit të qëndrueshmërisë 158 Grafiku 27. Bashkëpunimi i hoteleve me aktorët lokale..158 Grafiku 28. Përfshirja e bizneseve në menaxhimin mjedisor 159 Grafiku 29. Kërkesa turistike për shërbime të qëndrueshme.161 Grafiku 30. Mbulimi i menaxhimit mjedisor nga taksat e bizneseve..163 Grafiku 31. Gadishmëria e bizneseve për menaxhimin e atraksioneve publike 164 Grafiku 32. Mungesa e ekspertizës si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë..165 Grafiku 33. Mungesa e resurseve si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë 166 Grafiku 34. Kosto si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë 167 Grafiku 35. Kompleksiteti i konceptit si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë 168 Grafiku 36. Sjelljet konkurruese si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë..168 Grafiku 37. Mungesa e udhëzimeve si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë 169 Grafiku 38. Mungesa e eksperiencës si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë 170 Grafiku 39. Mungesa e stafit të trajnuar si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë 170 Figura 1. Menaxhimi i destinacionit 9 Figura 2. Aktorët kryesorë në menaxhimin e destinacionit...13 Figura 3. Modeli i procesit të planifikimit të marketingut të destinacionit...15 Figura 4. Hapat për përdorimin e sistemit të indikatorëve...27 Figura 5 Dimensionet e markës së cilësisë Authentic Albania...52 Figura 6. Nivelet e çmimeve të dhëna nga AAQM...53 Figura 7. Problematikat e turizmit sipas Bashkisë.110 Figura 8. Problematikat e turizmit sipas Qarkut..111 Figura 9. Problematikat e turizmit sipas Prefekturës vii

8 AKRONIME MZHETTS Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes WTO DMO CBT SME TQ Organizata Botërore e Turizmit Organizatat e Menaxhimit të Destinacionit Turizmi i Bazuar në Komunitet Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme Turizëm i Qëndrueshëm viii

9 KREU I HYRJE 1.1 Konteksti i kërkimit Ndërkohë që turizmi në Shqipëri përballet me sfidat e ruajtjes së cilësisë së burimeve natyrore dhe atyre kulturore që shërbejnë si inpute për ekonominë e turizmit, nevoja për veprime të qëndrueshme në këtë industri është bërë mjaft e ndjeshme. Qëndrueshmëria është shfaqur si një paradigmë në planifikimin dhe zhvillimin e turizmit. Shumë projekte janë përpjekur të zbatojnë turizmin e qëndrueshëm në vende të ndryshme të botës. Edgell (2006) 1 thekson se Turizmi i qëndrueshëm, i menaxhuar siç duhet, mund të bëhet një mjet kryesor për realizimin e aspiratave të larta të njerëzimit në kërkim të arritjes së progresit ekonomik, duke ruajtur ndërkohë integritetin social, kulturor dhe mjedisor. Ndërsa ky studim e sheh turizmin si një mjet të rëndësishëm zhvillimi për destinacionin, shqyrtimi i zhvillimit të turizmit dhe procesi i planifikimit konsiderohen esencialë. Nuk ekziston një zgjidhje që u shkon për shtat të gjitha problematikave të lidhura me qëndrueshmërinë në zhvillimin e turizmit. Siç thekson WTO 2, për t`ia dalë mbanë në bërjen e turizmit më të qëndrueshëm është thelbësore të punohet bashkarisht me të gjithë aktorët e rëndësishëm, të përfshirë apo jo në qeverisje. Studimi shqyrton gjendjen aktuale dhe natyrën e industrisë turistike në qytetin e Vlorës. Ai fokusohet në impaktet e turizmit dhe perceptimet e tyre prej komunitetit, si dhe në procesin e planifikimit të një destinacioni, i cili nevojitet të lehtësojë ndikimet negative të turizmit në komunitet. Mbështetja për turizmin mund të matet nga perceptimet e popullatës lokale, gjë që dikton shtrirjen e pranueshmërisë së komunitetit vendas për këtë sektor. Vetëm duke siguruar një të kuptuar të thellë të bizneseve dhe rezidentëve lokalë, do të mundësohet hartimi i planeve të reja gjithëpërfshirëse për perspektivën turistike të qytetit nga qeverisja lokale. Kërkimi ofron një vlerësim kritik kundrejt ndikimeve të zhvillimit të turizmit dhe përpiqet të përmirësojë nivelet e të kuptuarit të aktorëve lokalë dhe masën e përfshirjes së tyre në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. 1.2 Qëllimi dhe objektivat Qëllimi i studimit është evidentimi i roleve, përgjegjësive dhe përfitimeve të aktorëve lokalë, pjesëmarrës në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të destinacionit turistik të Vlorës. Kështu, punimi synon të identifikojë përfshirjen e aktorëve lokalë të një 1 Edgell, D. (2006). Managing sustainable tourism: A legacy for the future. 2 World Tourism Organization, (2005). Making tourism more sustainable, A Guide for Policy Makers United Nations Environment Programme. 1

10 destinacioni në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në nivel lokal, sipas këndvështrimeve të tre grupeve kryesore të aktorëve, pjesë e ofertës së destinacionit turistik, të cilët përfaqësohen nga: autoritetet lokale, të cilat dëshirojnë zhvillimin e turizmit në përputhje me planet dhe objektivat e tyre të zhvillimit; rezidentët, të cilët me mbështetjen e tyre kontribuojnë në suksesin e një destinacioni turistik; bizneset turistike, që kërkojnë realizueshmërinë ekonomike të ndërmarrjeve të tyre. Në mënyrë që të arrihet një politikë konsensuale në turizëm, është e rëndësishme të vlerësohet perceptimi dhe preferencat e secilit grup që jeton dhe operon brenda komunitetit të turizmit 3. Në të kundërt, është tepër e vështirë të arrihet synimi i një zhvillimi të balancuar të turizmit në destinacion, për shkak se vendimet merren pa konsideruar mbështetjen dhe të kuptuarin e dyanshëm të të gjithë komunitetit. Për arritjen e këtij qëllimi, janë përcaktuar disa objektiva të lidhura me shqyrtimin e kapaciteteve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në qytetin e Vlorës. Ato janë të orientuara nga praktika, pasi fokusohen tek aktorët kryesorë lokalë, në turizëm në destinacionin e marrë në shqyrtim. Objektivat që synohen të arrihen në këtë studim janë: vlerësimi i perceptimeve të aktorëve kryesorë lokalë kundrejt pjesëmarrjes në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm; identifikimi i mospërputhjeve ndërmjet nivelit aktual dhe nivelit ideal të pjesëmarrjes së rezidentëve në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Vlorë; eksplorimi i aplikimit të parimeve të qëndrueshmërisë nga përfaqësuesit kryesorë të pushtetit lokal, përgjegjës për sektorin turistik; interpretimi i lidhjeve të mundshme dhe barrierave ndërmjet aspektit mjedisor dhe aplikimit të tij nga ana e bizneseve turistike. 1.3 Rëndësia e studimit Kontributi i këtij studimi është i dyfishtë: së pari, studimi nuk synon të përgjithësojë rezultatet, por të ekspolorojë një praktikë duke përcaktuar fazën e saj korente, duke përftuar një njohje më të mirë të nevojave e sfidave dhe duke i dhënë prioritet rekomandimeve për praktikuesit. Ai paraqet një 3 Fun, F., Chiun, M., Songan, P., Nair, V. (2014). The Impact of Local Communities Involvement and Relationship Quality on Sustainable Rural Tourism in Rural Area, Sarawak. The Moderating Impact of Self-efficacy. Procedia - Social and Behavioral Sciences. Volume 144(20). 2

11 kuadër të plotë dhe të thelluar teorik të argumenteve kryesore të trajtuara në këtë punim, duke iu referuar një literature bashkëkohore. Së dyti, çështja e qëndrueshmërisë është shqyrtuar në kuadër të industrisë turistike nga këndvështrimi i tre aktorëve kryesorë të destinacionit përmes zbatimit të konceptit tërësor të qëndrueshmërisë. Pra, studimi prezanton kështu edhe rëndësi praktike; ai ndihmon menaxherët e turizmit dhe planifikuesit në zonën e studimit dhe destinacione të tjera brenda vendit dhe vende të tjera me karakteristika të ngjashme, të kuptojnë qartë se si komunitetet lokale dhe bizneset turistike do të donin të merrnin pjesë në zhvillimin e turizmit. Nga ana tjetër, ai hedh dritë dhe lejon politikëbërësit dhe vendimmarrësit për të parë se si ata mund të përmirësojnë apo të gjejnë mundësi implementimi të strategjive të tyre, për të inkurajuar pjesëmarrjen e rezidentëve dhe bizneseve lokale në vendimmarje, lidhur kjo edhe me përdorimin afatgjatë të burimeve të përbashkëta. Nga eksplorimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të aktorëve lokalë kundrejt zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm të trajtuar në këtë studim, qeverisja lokale do të mund të marrë në konsideratë ndikimet e perceptuara të zhvillimit të turizmit në procedurat e saj të planifikimit, në mënyrë të tillë që të maksimizohen ndikimet pozitive dhe të minimizohen ndikimet negative. Studimi shqyrton sfidat e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, duke plotësuar një hendek në analizat e kësaj fushe për zonën e studimit. Po kështu, ai siguron bazën për krahasim me destinacione të tjera me karakteristika të ngjashme dhe shërben si mbështetje për kërkime të mëtejshme. Ky studim kontribuon në debate më të gjera shkencore të natyrës së pjesëmarrjes së komunitetit në zhvillimin e turizmit, duke shërbyer si një model, i bazuar në një qasje me nivel pjesëmarrjeje nga poshtë - lart për planifikimin e turizmit, i cili mund të shtrihet edhe në një kontekst më të gjerë studimi. Për më tepër, kërkimi do të ofrojë rekomandime që do të ndihmojnë politikbërësit në hartimin e strategjive dhe mjeteve të përshtatshme për të inkurajuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Vlorë. 1.4 Arsyet e zgjedhjes së temës Arsyet kryesore që justifikojnë argumentin e zgjedhur për t`u trajtuar në këtë temë janë: në turizmin bashkëkohor, konsiderata vetëm e zhvillimit ekonomik të turizmit ofron një kuadër jo të plotë të kompleksitetit të këtij fenomeni; turizmi i qëndrueshëm është shndërruar tashmë në një çështje kyç për politikat turistike dhe menaxhuese edhe për shkak të pranueshmërisë së madhe sociale; duke qenë se turizmi konsiderohet një fenomen social dhe një pjesë integrale e shoqërisë së sotme, përfitimet e tij ekonomike dhe sociale duhet të zhvillohen dhe të realizohen në një mënyrë të pajtueshme me synimet e shoqërisë; koncepti i qëndrueshmërisë është bërë jetik për destinacionin meqë është pranuar se krijon konkurrencë në tregun turistik; 3

12 ka një mungesë të lidhjes ndërmjet përcaktimit të konceptit të turizmit të qëndrueshëm dhe implementimit të tij në praktikë. Nëse qëndrueshmëria është një objektiv i rëndësishëm për t`u arritur, aktorët e turizmit duhet të njohin konceptin dhe parimet e turizmit të qëndrueshëm; për më tepër ata duhet të kenë qëndrime pozitive kundrejt aspekteve të tij praktike. Është veçanërisht e rëndësishme që përfaqësuesit e qeverisjes lokale të jenë të përgjegjshëm për rolin e tyre në fushën e qëndrueshmerisë; ka boshllëk në kërkimet për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri dhe në kthimin e parimeve të tij në plane lokale; në vitet e fundit ka pasur ndërgjegjësim të konsiderueshëm në radhët e konsumatorëve për cilësinë e bërjes së pushimeve. Po kështu, segmenti i tregut bazuar në turizmin kulturor dhe natyror po rritet gjithnjë e më shumë; niveli i interesit dhe i reagimit mbi këtë çështje në vendin tonë është në rritje, por ky interes i rritur nuk është përkthyer në ndërmarrje të veprimeve konkrete, duke e bërë shpesh të pamundur përballimin e sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që paraqet zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në vend. Pra parimet e qëndrueshmërisë kanë ende sfida për të përballur drejt konvergimit të tyre në konceptin real të qëndrueshmërisë; për më tepër, gjithnjë e më shumë është duke u pranuar se koncepti i një destinacioni turistik, brenda të cilit një gamë e gjerë objektesh dhe veprimtarish formëzojnë eksperiencën e plotë turistike, është faktori që influencon më shumë në zgjedhjen e konsumatorëve 1.5 Organizimi i temës Prezantimi real i situatës aktuale të industrisë turistike në qytetin e Vlorës dhe qëndrimi i aktorëve kryesorë të këtij destinacioni ndaj një qasjeje të re të turizmit të qëndrueshëm ka për qëllim të evidentojë se sa të përgatitur janë ata për të adoptuar këto parime. Përveç kësaj, është e rëndësishme të kuptojmë perspektivat dhe interesat e aktorëve në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm 4. Në mënyrë që turizmi i qëndrueshëm të jetë i suksesshëm, nevojitet mbështetja e të gjithë aktorëve lokalë të destinacionit turistik 5. Kreu i parë - Hyrje Trajton kontekstin e përgjithshëm në të cilin studimi është ndërmarrë dhe rëndësinë e argumentit të shqyrtuar. Fillimisht ofrohen qëllimi, objektivat, arsyet e zgjedhjes së argumentit të analizuar, si dhe një përshkrim i shkurtër i kapitujve kryesorë. 4 Byrd, E.T., Cardenas, D.A., Greenwood, lb. (2008), Factors of stakeholder support fur tourism, Tourism and Hospitality Research, 8(3). 5 Chandrala, K.P.L. (2010). Impacts of tourism and community attitude towards tourism: A case study in Sri Lanka. South Asian Journal of Tourism and Heritage, 3(2). 4

13 Kreu i dytë - Rishikimi i literaturës Është një rishikim literature i teorisë dhe koncepteve që i adresohen destinacionit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tij. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm të bazuar në komunitet dhe roli i bizneseve turistike në produktin turistik global të një destinacioni turistik, përbëjnë bazën teorike mbi të cilën është studiuar aktiviteti i dy grupeve kryesore të aktorëve të shqyrtuar në rastin e studimit. Kreu i tretë - Konteksti praktik i studimit Kreu ofron një analizë të kontekstit ekonomik, social dhe kulturor brenda të cilit operon industria turistike në Vlorë. Një kuadër i përgjithshëm i zhvillimit të turizmit në destinacion trajtohet duke u bazuar në të dhënat sekondare. Po kështu, në këtë kre trajtohen përpjekjet qeveritare për ndërtimin e një kornize institucionale për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe iniciativat e politikave mjedisore në nivele të ndryshme, nga ai kombëtar tek niveli lokal. Kreu i katërt - Metodologjia e kërkimit Në këtë kre gjejnë trajtim pyetjet kërkimore, hipotezat e ngritura, përzgjedhja e mostrës dhe metodat kërkimore të përdorura, instrumetet e kërkimit për secilin prej aktorëve të marrë në shqyrtim, si dhe mënyra e përpunimit të të dhënave. Kreu i pestë - Politikat shtetërore të qëndrueshmërisë së zhvillimit turistik Ky kre trajton kuadrin teorik të funksionimit të sektorit publik, duke u ndalur tek roli i qeverisjes lokale në zhvillimin e sektorit turistik dhe sidomos në drejtimin e axhendës së qëndrueshmërisë. Po kështu prezantohet një analizë dhe pasqyrë e funksionimit të hierarkisë publike institucionale në nivele të ndryshme të saj, nga niveli kombëtar tek ai lokal për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, duke u ndalur më pas në studimin e pushtetit lokal në Vlorë. Kreu i gjashtë - Analiza dhe interpretimi i rezultateve Kreu trajton gjetjet kryesore kërkimore të studimit për dy grupet kryesore të aktorëve të destinacionit turistik: komuniteti dhe bizneset hoteliere. Për secilin prej tyre realizohet një analizë deskriptive, modele statistikore për vërtetimin e hipotezave, si dhe analiza e regresionit për lidhjen ndërmjet variablave të përdorura. Kreu i shtatë - Konkluzione dhe rekomandime Prezanton një përmbledhje të konkluzioneve kryesore të punimit, të lidhura me argumentin, si dhe kontekstin praktik të studimit. Në këtë kre adresohen gjithashtu rekomandime për rolin e secilit prej aktorëve të destinacionit lidhur me aplikimin e parimeve të qëndrueshmërisë në industrinë turistike, si dhe rekomandime për kërkime të ardhshme. 5

14 KREU II RISHIKIMI I LITERATURËS 2.1 Destinacionet turistike Destinacioni është shndërruar në njësinë kryesore konkurruese në sektorin turistik dhe është përcaktuar si një produkt turistik dhe një ofertë specifike që përfshin një bashkësi resursesh, aktivitetesh dhe aktorësh të një territori 6. Destinacionet bëhen emra markash për rajonet e turizmit që përfshijnë të gjithë gamën e atraksioneve dhe ndërmarrjeve në nivel lokal 7, duke diktuar kështu një treg turistik në të cilin janë destinacionet që konkurrojnë dhe jo ndërmarrjet individuale 8. Por krahasuar me ndërmarjet turistike, strukturat e destinacioneve janë shumë komplekse dhe të vështira për t`u përcaktuar. Shumë studiues vendosin shenjën e barazimit ndërmjet produktit turistik në një sens më të gjerë dhe destinacionit turistik. Ata mund të shihen si një hapësirë gjeografike e mirëpërcaktuar, siç është një kontinent, rajon, qytet apo një atraksion 9. Paketa e shërbimeve është shpesh e pamundur të ndahet nga vendi gjeografik. Destinacioni dhe produkti janë kështu identik. Nga pikëpamja ekonomike, një destinacion është edhe më shumë se thjesht një vend gjeografik: Destinacionet janë amalgama të produkteve turistike, shërbimeve dhe të mirave publike të konsumuara nën të njëjtën markë, duke ofruar kështu një eksperiencë të integruar për konsumatorët 10. Në nivel lokal, një destinacion mund të shihet si një kombinim i të gjithë produkteve, shërbimeve dhe së fundmi i eksperiencave të siguruara lokalisht. Ai gjithashtu na mundëson që ne të vlerësojmë ndikimin e turizmit në nivel rajonal, si dhe të menaxhojmë kërkesën dhe ofertën me qëllim maksimizimin e përfitimeve për të gjithë aktorët. Destinacionet përfaqësojnë një entitet ndër më të vështirët për t`u menaxhuar dhe marketuar, për shkak të kompleksitetit të marrëdhënieve ndërmjet aktorëve lokalë që operojnë në të. Këto destinacione janë fuqia tërheqëse për turistët dhe janë pika qëndrore për të gjithë aktorët në turizëm 11, por ata janë gjithashtu zona ku ndikimet kryesore turistike (ekonomike, ambientale dhe sociale) pasojnë dhe ndihen më tepër 12. Pra, zhvendosja nga destinacioni si një vend turistik në destinacionin si një produkt turistik varet nga perceptimi i aktorëve të përfshirë. Elementët përbërës të 6 Manete, M., & Minghetti, V. (2006). Destination management organizations and actors.tourism business frontiers: consumers, products and industry. 7 Buhalis, D., & Spada, A., (2000). Destination Management Systems: Criteria for success, Information Technology & Tourism, Vol.3(1). 8 Ritchie, J. R. B., & Crouch, G. I. (2000). The competitive destination: a sustainability perspective. Tourism Management, 21(1). 9 Hall, (2000), Sainaghi, (2006); Tourism Sustainability Group, (2007). 10 Buhalis, D. (2000), Marketing the competitive destination of the future, Tourism Management. 11 Ko, T. (2005). Development of a tourism sustainability assessment procedure: a conceptual approach, Tourism Management, Volume 26, Issue 3, June 2005, Pages Wall, G., & Mathieson, A. (2006). Tourism: changes, impacts, and opportunities (2. ed.). Harlow, Eng.; New York: Pearson Prentice Hall. 6

15 një destinacioni sigurohen nga aktorë të ndryshëm, kështu që destinacioni mund të kuptohet si një sistem në të cilin aktorët janë të lidhur nga marrëdhënie reciproke me rregulla specifike dhe ku veprimi i çdonjërit influencon veprimet e të tjerëve (2004) 13. Turistët aktualë dhe potencialë, administrata publike, aktivitetet turistike private lokale, aktivitetet turistike jo lokale dhe komuniteti vendas kanë objektiva dhe nevoja të ndryshme, të cilat më pas gjenerojnë një shumëllojshmëri idesh mbi konceptin e destinacionit. Nevojitet kështu një koordinim, menaxhim i destinacionit për të përmbushur objektivat e përbashkëta: arritjen dhe ruajtjen e konkurrencës si dhe prosperitetin socio-ekonomik. Bornhorst (2010) 14 konstaton se brenda një fenomeni kompleks siç është turizmi, destinacioni turistik është thelbësor si njësia primare e studimit dhe mekanizmit të menaxhimit. Në këtë studim, destinacioni është përcaktuar si një hapësirë fizike / gjeografike që përmban produkte dhe shërbime turistike për t`u konsumuar nga turistët si pjesë e eksperiencës dhe që menaxhohet e marketohet nga autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e sektorit turistik. Ata prezantojnë sfida të ndryshme për menaxhim në atë që mund të plotësojnë nevojat e një varieteti aktorësh, siç janë turistët, bizneset dhe komunitetet lokale 15. Një destinacion turistik perceptohet nga turistët si një entitet i vetëm, por që përfshin grupet e mëposhtëm të aktorëve: turistët bizneset që operojnë në sektorin turistik sektorin publik komunitetin vendas përfaqësues të organizatave joqeveritare. Interesat dhe prioritetet e aktorëve të ndryshëm nuk përputhen gjithmonë, madje shpeshherë në vetvete mund të gjenerojnë konflikte ndërmjet grupeve 16. Për këtë arsye destinacionet janë konsideruar ndër entitetet më të vështira për t`u menaxhuar dhe marketuar Produkti destinacion dhe menaxhimi i tij Është konsideruar një koncept bashkëkohor, një term gjithëpërfshirës që mbulon planifikimin dhe kontrollin e turizmit, menaxhimin e vizitorëve, sigurimin e infrastrukturës, vendosjen dhe monitorimin e standardeve, marketingun dhe 13 Enright Michael, Newton James (2004), Tourism destination competitiveness: an quantitative approach, Tourism Management, Bornhorst Tom, Ritchie J. R. Brent, Sheehan Lorn (2009), Determinants of tourism success for DMOs & destinations: An empirical examination of stakeholders' perspectives, Tourism Management. 15 Howie, F. (2003), Managing the tourist destination. 16 Sheehan, L., Ritchie, J. R. B., & Hudson S. (2007). The destination promotion triad: understanding asymmetric stakeholder interdependencies among the city, hotels and DMO. Journal of Travel Research, Hall, D. ( 2011). Tourism destination management. Journal of tourism challenges. 7

16 promocionin, mbështetjen e bizneseve lokale dhe aktiviteteve të tjera në destinacion. Ai përfshin planifikimin strategjik dhe menaxhimin e pjesëve përbërëse të destinacionit për maksimizimin e përfitimeve për aktorët. Menaxhimi dhe marketingu i destinacioneve është gjithashtu sfidues, për shkak të larmishmërisë së aktorëve të përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e produktit turistik. Destinacionet, të cilat duan të mbajnë apo të krijojnë një pozicion konkurrues në tregun turistik, nuk mund të marketohen vetëm me një produkt turistik unik, por duhet të propozojnë sa më shumë produkte, për t`iu përgjigjur segmenteve të kërkesës turistike. Për më tepër duhet të hartohen strategji të zhvillimit të turizmit në mënyrë që të krijojnë vlerë për të gjithë aktorët e përfshirë, duke konsideruar se secili prej tyre përfiton nga turizmi dhe kontribuon në kostot e tij në mënyra të larmishme, ka interesa dhe objektiva të ndryshme dhe në këtë mënyrë percepton dhe vlerëson përfitimet dhe kostot në mënyrë subjektive. Konkurrenca midis destinacioneve turistike në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal vazhdon të intensifikohet për shkak të presionit të globalizimit 18. Mënyra për t`u përballur suksesshëm me këto sfida është përmes zbatimit të një modeli efektiv të menaxhimit të një destinacioni. Menaxhimi i destinacioneve përfaqëson një strategji kyç për kënaqjen e kërkesave të konsumatorëve, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm me ndikime pozitive dhe më pas për të përftuar, mbajtur dhe për të fituar përsëri një pozicion të fortë në tregun turistik global. Suksesi i një destinacioni mbështetet në një qasje të koordinuar për planifikimin, zhvillimin, menaxhimin dhe marketingun e tij. Sipas Manente (2009) 19, roli i menaxhimit të destinacionit është për të administruar dhe për të mbështetur integrimin e burimeve, aktiviteteve dhe aktorëve të ndryshëm përmes politikave dhe veprimeve të përshtatshme. Pra menaxhimi i destinacioneve të qëndrueshme mund të shihet si mjet kryesor për të arritur një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm. Destinacionet turistike janë pjesë integrale e sistemit turistik dhe janë vendi ku ndodh pjesa më e madhe e konsumit turistik. Në këtë perspektivë, menaxhimi i destinacioneve ka gjashtë detyra kryesore (figura 1): 1) përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të destinacionit; 2) sigurimin e cilësisë së vizitës së turistëve; 3) arritjen dhe ruajtjen e konkurrencës në tregje; 4) promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm; 5) ruajtjen e burimeve lokale; 6) krijimin e produkteve për segmente të caktuara të tregut. Nezirovic (2013) 20 evidenton se aspekte të rëndësishme për një menaxhim efikas të destinacionit përfshijnë veprime të tilla, si: fokus intensiv në zhvillimin e turizmit 18 Friedman, T. L. (2006). The World Is Flat. The Globalized World in the Twenty- first century, 2 nd ed., London. 19 Manente M. (2009). Analysing and Understanding Domestic Tourism within a Destination Perspective. 20 Nezirovic, S. (2013). Tourism, Politics and Regional Development - Guidelines of the Development of Northeastern Bosnia, in Contemporary trends in Tourism and Hospitality. 8

17 rajonal, ofrimin e shërbimeve turistike me cilësi të lartë, përdorimin efikas të kapaciteteve disponibël të një destinacioni, investimin në zgjerimin e sezonit turistik, përqëndrimin në rritjen e produktivitetit, organizimin në mënyrën më efikase të ndërmarrjeve në industri, rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe përshpejtimin e zhvillimit të zonave të pazhvilluara në destinacion. Figura 1 - Menaxhimi i destinacionit Burimi: Manette (2009) Destinacioni turistik, planifikimi dhe politikat përkatëse Është e rëndësishme të pranojmë se turizmi, nëse është i mirë planifikuar dhe kontrolluar, mund të ndihmojë në mbajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në shumë mënyra, duke influencuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e destinacioneve turistike për të rritur konkurrueshmërinë e tyre. Qeveritë në vendet në zhvillim nisën të zbulojnë potencialin e turizmit për ekonomitë e tyre kombëtare në vitet `70 dhe në vitet `80, industria turistike në vendet e botës së tretë u rrit në mënyrë shumë të ndjeshme 21. Të nxitur nga investimet e huaja dhe të brendshme, shumë hapësira - destinacion u zhvilluan në mënyrë të shpejtë dhe shpesh pa planifikimin e duhur dhe kjo çoi në degradim ambiental 22. Edhe aty ku u ndërmorr planifikimi i përshtatshëm, planet shoqëruese jo gjithmonë gjetën zbatim. Ndërvarësia e ngushtë midis turizmit dhe mjedisit natyror kërkon planifikim të kujdesshëm dhe menaxhim të industrisë turistike. 21 Lea, John P. (1988). Tourism and Development in the Third World. 22 Loumou, A., Giourga, C., Dimitrakopoulos, P., & Koukoulas, S. (2000). Tourism contribution to agro-ecosystems conservation: The case of Lesbos Island, Greece. Environmental Management. 9

18 Duke ju referuar Tosun 23, shumica e planeve në turizëm në vendet në zhvillim të përgatitura nga autoritetet qëndrore dhe të drejtuara kryesisht nga tregu, kanë dështuar në konsiderimin e çështjeve lokale dhe konsultimin me komunitetin. Planifikimi kërkon të kuptuarin e rëndësisë dhe vlerave drejtuese për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm. Më konkretisht nevojitet: ndërgjegjësim i mjaftueshëm i komuniteteve mbi industrinë turistike dhe ndikimet e saj; procese të ndryshme për integrimin dhe përfshirjen në planifikimin pjesëmarrës; ndërtim i konsensusit dhe zbutje e konfliktit ndërmjet të gjithë aktorëve. Objektivat e përgjithshëm të procesit të planifikimit strategjik për turizmin e qëndrueshëm konsistojnë në: asistimi pranë komuniteteve; fokusimi i komuniteteve në terma të vendosjes së qëllimeve dhe objektivave dhe formulimi i planeve të veprimit; theksimi i nevojës për projekte të turizmit të qëndrueshëm të drejtuara nga tregu; identifikimi, organizimi dhe mobilizimi i resurseve; vendosja e prioriteteve në kushtet e burimeve të pamjaftueshme; planifikimi në periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë; vendosja e piketave për të asistuar me monitorimin dhe vlerësimin e performancës. Për modelin tradicional të turizmit, përfitimet afatshkurtra shpesh tejkalojnë planifikimin afatgjatë. Sasia e ulët e marzhinës mund të eklipsojë cilësinë e lartë të përfituar, ndërsa suksesi matet me numrin absolut të turistëve dhe jo me përfitimet nga ta. Një planifikim efikas është i bazuar në përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të përcaktuara qartë. Për më tepër, "planifikimi i turizmit kërkon një të kuptuar të domethënies së zhvillimit të qëndrueshëm dhe vlerave udhëzuese për nxitjen e tij. Ai kërkon që komunitetet të bëhen mjaft të vetëdijshëm për industrinë e turizmit dhe ndikimet e saj, si dhe proceset e ndryshme për integrimin dhe angazhimin në planifikimin pjesëmarrës, ndërtimin e konsensusit dhe zgjidhjen e konflikteve ndërmjet të gjitha palëve të interesuara. Në lidhje me një destinacion, Goeldner, Ritchie dhe McIntosh 24 e përcaktojnë politikën si një tërësi rregullash, udhëzimesh, direktivash, objektivash dhe strategji zhvillimi / promocioni për të siguruar një kornizë brenda së cilës vendimet kolektive dhe individuale ndikojnë drejtpërdrejt zhvillimin e turizmit dhe aktivitetet e përditshme të destinacionit. 23 Tosun, Timothy (2003). Arguments for community participation in the tourism development process. 24 Goeldner, C. R., Ritchie, J. R. B. & McIntosh, R. W. (2000). Tourism. Principles, Practices, Philosophies, New York. 10

19 Aktorët në menaxhimin e destinacionit Koncepti i aktorëve pjesëmarrës është kyç për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, siç u evidentua edhe në përkufizimin e WTO (2009) 25. Përkufizimet e termit aktor variojnë prej pikëpamjeve të ngushta, ku aktorët janë parë si pjesë të organizatave deri tek pikëpamjet më të gjera që përfshijnë pothuajse çdo aktor. Përkufizimi i pranuar më gjerësisht është ai i Freeman, sipas të cilit një aktor mund të përcaktohet si: Çdo grup apo individ, që mund të ndikojë ose të ndikohet nga arritja e objektivave të organizatës 26. Ky studim pranon rëndësinë e shqyrtimit të aktorëve në kontekstin e destinacionit. Teoria e aktorëve sugjeron se një korporatë që i adresohet interesave të aktorëve të saj do të performojë më mirë se firmat që nuk i adresohen këtyre interesave 27. Në turizëm, kjo teori mund të aplikohet në një destinacion, ku shumë autorë kanë identifikuar aktorë të ndryshëm 28. Si rezultat, destinacionet duhet të menaxhohen në tërësi 29 ; ata kanë nevojë për të përdorur aftësitë sipërmarrëse 30 si një entitet i vetëm dhe si një destinacion si i tërë, për të mbetur konkurrues. Aktorët duhet të konsiderohen si një strukturë e rëndësishme dhe konceptet e pjesëmarrjes në vendimmarrje në përputhje me rolet specifike të caktuara për çdo aktor janë thelbësore. Ndërkohë që shërbimet turistike dhe furnitorët janë kryesorë në markimin e destinacionit, imazhi perceptohet nga turistët, të cilët konsumojnë shërbimet në destinacion si një eksperiencë të ndikuar nga ofruesit e atyre shërbimeve 31. Është e rëndësishme të promovojmë destinacionin si një produkt koherent, i cili zgjidhet ekskuzivisht nga përqëndrimi në aktivitetet atraktive dhe shërbimet e lidhura me vlerat e markës 32. Duke konsideruar turizmin e qëndrueshëm në këndvështrim proaktiv dhe gjithëpërfshirës, roli i aktorëve si në periudhë afatshkurtër, edhe në periudhën afatgjatë është esencial në turizëm. Në markimin e destinacionit, që duhet të jetë rezultat i turizmit të qëndrueshëm, funksionet e aktorëve ofrojnë njohuri që lidhen me njerëzit profesionistë në rajon. Ҫdo kuadër i ardhshëm strategjik për identifikim duhet të përfshijë vlerat, shqetësimet dhe qëllimet e 25 WTO (2004). Concepts and definitions of sustainable development of tourism by the WTO. 26 Freeman R. Edward, (1984). Strategic Management: A Stakeholder Approach. 27 Preston Lee E. & Sachs Sybille (2002). Redefining the corporation, Stakeholder management and organizational wealth. 28 Sheehan, L. R. & Ritchie, J. R. B. (2005). Destination Stakeholders: Exploring Identity and Salience, Annals of Tourism Research (32). 29 Fuchs, M., & Weiermair, K. (2004). Destination benchmarking: An indicator-system s potential for exploring guest satisfaction. Journal of Travel Research, 42(3). 30 Fueglistaller, Volery& Weber, (2010). An Empirical Self-Evaluation of Entrepreneurship Researchers in the German Speaking World. In Strategic Entrepreneurship - The Promise for Future Entrepreneurship, Family Business and SME Research? 31 Buhalis, D. (2000). Marketing the competitive destination of the future, Tourism Management. 32 Ooi, C. S. (2004). Brand Singapore: The hub of New Asia. In N.Morgan, A. Pritchard, & R. Pride (Eds.), Destination Branding: Creating the Unique Destination Proposition. 11

20 aktorëve 33, sepse njohuritë e tyre kontribuojnë në vendimmarrje, duke përfshirë reagimet dhe ndikimet e mundshme përmes krijimit të strategjisë së identitetit të markës së destinacionit 34. Në literaturë, pjesëmarrja e aktorëve siç janë: komuniteti lokal, sektori privat, NGO-të dhe nivelet e ndryshme të qeverisjes është përcaktuar si e domosdoshme. NGO-të përjashtohen shpesh nga zhvillimi i politikave, për shkak se ato rrallë kanë një interes primar ekonomik; përgjithësisht kanë qenë të prirura të shfaqin shqetësimet mjedisore dhe sociale. Aktorët e ndryshëm kanë axhenda të ndryshme dhe shpesh ka një mungesë lidhjeje ndërmjet objektivave ideale politike dhe rezultateve të arritshme. Shumë aktorë janë të përfshirë në industrinë turistike dhe fakti që produkti turistik prodhohet nga kontributi i industrive të ndryshme, e ndërlikon arritjen e qëndrueshmërisë. Eksperienca e destinacionit është kryesisht e krijuar nga rajone, burime dhe amalgama të fasiliteteve dhe shërbimeve turistike, të cilat shpesh nuk u përkasin individëve. Ata prezantojnë një tërësi të interesave si profesionale, ashtu dhe personale të të gjithë njerëzve që jetojnë dhe punojnë në zonë. Menaxhimi i interesave, shpeshherë konfliktuale të aktorëve, e bën kontrollin dhe marketingun e destinacionit një sfidë tërësisht të vështirë. Kështu, strategjitë dhe veprimet duhet të marrin në konsideratë dëshirat e të gjithë aktorëve: rezidentëve lokalë, bizneseve dhe investitorëve, turistëve, tour - operatorëve dhe ndërmjetësve, si dhe grupeve të interesit. Ndoshta problemi më i vështirë është sigurimi i përdorimit racional të të mirave publike për përfitimin e të gjithë aktorëve dhe në të njëjtën kohë ruajtja e burimeve për brezat e ardhshëm. Konflikte mund të ndodhin lehtësisht, sidomos kur disa aktorë i përdorin burimet për përfitime afatshkurtra 35. Pra, zhvillimi i turizmit në mënyrë të qëndrueshme është i paarritshëm pa pjesëmarrjen e aktorëve 36. Ai gjithmonë paraqet një proces që është unik për hapësirën për shkak të aktorëve të shumtë dhe interesave të përfshira. Koordinimi efektiv dhe mbështetja ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është kritike për të arritur turizmin e qëndrueshëm dhe konkurrueshmërinë e destinacionit. Në figurën 2 pasqyrohen pesë grupet kryesorë të aktorëve në menaxhimin e destinacionit. 33 Hardy, A. L. and Beeton, R. J. S. (2001) Sustainable Tourism or Maintainable Tourism: Managing resources for more than average outcomes, Journal of Sustainable Tourism, 9 (3). 34 F., & Konecnik, M. (2008). Tourism Destination Brand Identity: The case of Slovenia. Brand Management, 15 (3). 35 Buhalis, D. (2000), Marketing the competitive destination of the future, Tourism Management. 36 Byrd, E. T., Cardenas, D. A. and Dregalla, S. E. (2009) Differences in Stakeholder Attitudes of Tourism development and the natural Environment. The University of North Carolina e-review of Tourism Research (ertr), 7 (2). 12

21 Figura 2 - Aktorët kryesorë në menaxhimin e destinacionit Burimi: Alastair M. Morrison, Marketingu i destinacionit turistik Destinacionet në të gjithë botën konkurrojnë me njëri-tjetrin, për të ruajtur atraktivitetin dhe pjesën e tyre të tregut në industrinë turistike botërore. Për ta mundësuar këtë, nevojitet që autoritetet e destinacionit të jenë në gjendje për të adresuar nevojat e ndryshme të segmenteve të ndryshme të tregut, si dhe të promovojnë imazhin dhe të menaxhojnë destinacionet në një mënyrë që tërheq turistë. Me fjalë të tjera, ata kanë nevojë për të zbatuar në mënyrë efektive marketingun e destinacionit, term i cili i referohet promovimit të destinacioneve turistike si një mjet për përmirësimin e imazhit dhe popullaritetit të tyre 37. Marketingu i destinacionit konsiderohet tashmë si një shtyllë për rritjen e ardhshme dhe qëndrueshmërinë e destinacioneve të turizmit në një treg gjithnjë e më të globalizuar dhe konkurrues për turistët 38. Ky argument shfaqet sot si një element qëndror i hulumtimit të turizmit 39, i lidhur ngushtë me aktivitetet operative të ndërmarra nga bizneset me konkurrencë të lartë në tërheqjen e vizitorëve në lokalitete. Megjithë përpjekjet e marketingut të destinacioneve për të marketuar produktin, qëndrueshmëria është kritike për të gjithë aktorët e destinacionit për shkak të cilësisë së ofertës në të gjithë sistemin turistik 40. Marketingu i turizmit të qëndrueshëm është 37 Buhalis, D., Michopoulou, E., G., (2011), Information - Enabled Tourism Destination Marketing: Addressing the Accessibility Market, Current Issues in Tourism, vol 14(2). 38 UNWTO. (2011). Policy and Practice for Global Tourism. Madrid: UNWTO. 39 Fyall, A., Garrod, B., & Wang, Y. (2012). Editorial. Journal of Destinat ion Marketing and Management. 40 Jamrozy, U. (2007) Marketing of tourism: a paradigm shift toward sustainability, International Journal of Culture, Tourism and Hospitality Research. 13

22 në këtë mënyrë i rëndësishëm për interesat e aktorëve në destinacionin turistik. Aplikimi i tij duhet të çojë në optimizimin e ndikimeve turistike dhe në arritjen e objektivave strategjikë për të gjithë aktorët. Marketingu i destinacionit konsiderohet si një mjet i menaxhimit strategjik të turizmit që duhet të ofrojë një balancë ndërmjet objektivave të aktorëve për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon, si dhe të garantojë qëndrueshmërinë e resurseve të destinacionit. Ai duhet të shërbejë kështu si një mekanizëm për të lehtësuar objektivat e zhvillimit rajonal dhe për të siguruar që objektivat strategjike të destinacioneve të jenë arritur. Objektivi i përgjithshëm i marketingut të destinacionit duhet të jetë krijimi i një imazhi unik të tij, duke influencuar kështu procesin e vendimmarrjes së vizitorëve të mundshëm. Planifikimi i marketingut të destinacionit Planifikimi i marketingut të destinacionit kërkon një qasje sistematike, hap pas hapi. Ҫdo destinacion duhet të planifikojë marketingun e vet dhe në këtë kuadër është shumë e rëndësishme që ky planifikim të konsistojë në dimensionet kohore afatgjata (strategjike) dhe në afatshkurtra (taktike) 41. Një pjesë thelbësore e procesit të planifikimit të marketingut të destinacionit është krijimi i një hierarkie kohore të qëllimeve dhe objektivave të tij (figura 3). Vizioni i Destinacionit: çdo përpjekje e marketingut të destinacionit të DMO-ve duhet të udhëhiqet nga një grup i artikuluar qartë i qëllimeve të marketingut. Këto qëllime duhet të vendosen për të arritur vizionin e destinacionit, i cili identifikohet përmes një procesi të planifikimit, ku rezultati është përcaktimi i një qëllimi në terma afatgjatë për destinacionin. Vizioni paraqet një fokus të qartë në atë se çfarë destinacioni do të përpiqet të jetë. Kjo përcakton drejtimin e përgjithshëm për marketingun e turizmit dhe zhvillimin e destinacionit në vitet e ardhshme. Vizioni i DMO-ve. Formulimi i vizionit të destinacionit krijon një rrugë për veprim të ardhshëm të marketingut. Megjithatë, përgjegjësia kryesore për arritjen e vizionit të destinacionit i jepet DMO-ve të njohura zyrtarisht. Hapi tjetër për DMO-të është përcaktimi i vizionit të vet për të ardhmen që do ta vendosë atë në rrugën e duhur për arritjen e vizionit të destinacionit në bashkëpunim me aktorët e brendshëm dhe të jashtëm të tij. 41 Morrison, A. (2012). Marketing and managing tourism destinations. 14

23 Qëllimet e marketingut të destinacionit: konsiderohen si gurë kalimi në rrugën e DMO-së për realizimin e destinacionit dhe vizionit të DMO-së. Ata janë afatgjatë (tre deri në pesë vjet), me rezultate të matshme që DMO-të Figura 3: Modeli i procesit të planifikimit të marketingut të destinacionit Burimi: Alastair M. Morrison, 2012 dëshirojnë të arrijnë për marketingun e destinacionit të vet. Është optimale nëse qëllimet e marketingut të destinacionit janë për tregun e synuar dhe në kohë specifike dhe deklarojnë një rezultat të synuar në një format sasior, por jo të gjitha qëllimet e marketingut përshtateten saktësisht me këto kritere. Objektivat e marketingut të destinacionit: janë afatshkurtra (zakonisht brenda një viti), me rezultate të matshme që DMO dëshiron të arrijë. Këto objektiva duhet të bazohen në qëllimet e marketingut dhe të jenë hapa të ndërmjetëm drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Ashtu si dhe me qëllimet, objektivat e marketingut duhet, nëse është e mundur, të jenë për tregun e synuar, në kohë specifike dhe të tregojnë një rezultat sasior. Misioni i DMO-së: formulimi i misionit të DMO-së përshkruan arsyen e funksionimit të saj. Ai hartohet në një formulim të gjerë në lidhje me biznesin e organizatës dhe objektin, shërbimet dhe produktet, tregjet e shërbyer dhe filozofinë e përgjithshme. Formulimi i misionit nuk është një qëllim apo objektiv, por më tepër një përshkrim i qartë i asaj çfarë DMO-ja bën dhe kujt i shërben Konkurrenca e destinacioneve turistike Siç është përmendur në çështjet e mëparshme, destinacioni konsiderohet përgjithësisht si njësia kryesore strategjike konkurruese në sektorin e turizmit 42. Suksesi i destinacioneve turistike në tregjet botërore ndikohet prej konkurrencës së tyre relative. Prandaj është e rëndësishme për çdo destinacion sigurimi dhe përmirësimi i 42 Laesser, C. & Bieger, T. (2008) "Editorial", Tourism Review, Vol. 63 Iss: 4. 15

24 konkurrencës së tij. Studimi më i detajuar, i ndërmarrë nga hulumtuesit e turizmit lidhur me konkurrencën e destinacionit është ai i Ritchie dhe Crouch (2000, 2003). Ata thelluan qasjen e tyre duke përdorur perspektivën e qëndrueshmërisë së destinacionit; në mënyrë që të mbetet konkurrues, zhvillimi i një destinacioni duhet të jetë i qëndrueshëm, jo vetëm ekonomikisht dhe ambientalisht, por edhe në aspektin social, kulturor e politik, edhe për shkak se konkurrenca pa qëndrueshmëri është iluzion 43. Ata argumentojnë se:... çdo destinacion duhet të shqyrtojë mundësinë e tij për të mbajtur të gjitha dimensionet e qëndrueshmërisë, për të zhvilluar dhe ruajtur konkurrueshmërinë e vërtetë. Në modelin e tyre, Ritchie dhe Crouch, identifikuan këta komponentë të menaxhimit të tij: organizata; cilësia e shërbimit / eksperiencës, informacioni / kërkimi; zhvillimi i burimeve njerëzore; financa dhe menaxhimi i kapitalit; menaxhimi i vizitorëve; administrimi i burimeve; menaxhimi i krizave. Modeli është bazuar në modelin e diamantit të Porter-it, përshtatur për industrinë e turizmit. Diamanti i Porter-it mbi konkurrencën kombëtare 44 ishte në mesin e modeleve të para dhe u bë korniza për hartimin e modeleve të mëvonshme. Modeli mbështetet tek rezultatet e hulumtimeve empirike mbi konkurrencën në sektorë të ndryshëm, duke u bërë i zbatueshëm kështu edhe në industrinë turistike. Koncepti i konkurrencës sipas Poon-së 45 ka dy dimensione: nivelin makro dhe mikro. Ai lidhet me strategjitë konkurruese për prodhuesit dhe destinacionet turistike duke u fokusuar në një fushë të turizmit të qëndrueshëm (duke vendosur fillimisht mjedisin), zhvillimin strategjik (duke e bërë turizmin një sektor lider), forcimin e kanaleve të shpërndarjes dhe zhvillimin e partneriteteve dinamike të sektorit privat. Megjithatë, përkufizimi i dhënë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) duket të jetë i plotë: konkurrenca turistike për një destinacion ka të bëjë me aftësinë e vendit për të optimizuar atraktivitetin e vet për rezidentët dhe jo rezidentët, për të ofruar cilësi, shërbime turistike inovative dhe tërheqëse për konsumatorët dhe për të fituar pjesë tregu në tregun vendas dhe global, duke u siguruar se burimet disponibël që mbështesin turizmin janë përdorur në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme 46. Konkurrenca e destinacionit është hulumtuar 43 Ritchie, J.R. Brent., Crouch, Geoffrey I. (2003), The competitive destination: a sustainable tourism perspective. 44 Porter, M.E. (1990). The Competitive Advantage of Nations. New York: Free Press, MacMillan. 45 Poon, A. (1993). Tourism, Technology, and Competitive Strategies, Cab Intern., Wallingford. 46 OECD, (2014). Tourism Trends and Policies. 16

25 gjerësisht në studimet e mëparshme 47 dhe modele të konkurrencës së destinacionit janë krijuar. Me qëllim arritjen e një avantazhi konkurrues në tregun turistik, destinacionet e veçanta duhet të vet marketohen dhe të ofrojnë një shërbim që përmbush nevojat e turistëve, gjë që paraqitet paksa kompleks për shkak se destinacionet janë te përbëra nga një numër i madh aktorësh heterogjenë që kompletojnë së bashku eksperiencën turistike. Pretendimi është se konkurrenca e destinacionit ka shumë pasoja për industrinë e turizmit dhe për këtë arsye është me interes të konsiderueshëm të praktikuesve dhe politikbërësve 48. Të tjerë autorë 49 e kanë përforcuar këtë pikëpamje, duke theksuar se është e dobishme për industrinë dhe qeverinë të kuptuarit e faktit se ku pozicioni konkurrues i një vendi është më i dobët apo më i fortë dhe është kështu e rëndësishme të analizohet se si dhe pse është duke ndryshuar konkurrenca. Shumë studiues 50 e trajtojnë konkurrencën e destinacionit të lidhur ngushtë me marketingun. Buhalis (2000) siguron një kornizë gjithëpërfshirëse për marketingun e destinacionit që synon të rrisë aftësinë tërheqëse të vendit kundrejt intensifikimit të konkurrencës rajonale. Nga njëra anë, një gamë e tërë e mjeteve konvencionale të marketingut duhet të forcohet për përputhjen e kërkesës gjithnjë në ndryshim me ofertën. Në anën tjetër, teknologjitë e reja duhet të shfrytëzohen për të mundësuar krijimin e një pozicioni të favorshëm të destinacioneve në tregun ndërkombëtar të turizmit. Qeveritë kryejnë përpjekje të konsiderueshme dhe akordojnë fonde për përmirësimin e imazhit, atraktivitetit të destinacioneve të tyre dhe rritjen e pjesës së tregut në rajon; kjo përpjekje është e drejtuar kryesisht në promovimin e partneriteteve të sektorit publik - privat për të rritur konkurrencën e destinacionit. 2.2 Menaxhimi i qëndrueshëm i destinacionit Turizmi i qëndrueshëm u kthye në një fushë shumë popullore kërkimi në fund të viteve `80 51, duke u konsideruar si një nga argumentet më të rëndësishme të trajtuar ndërmjet akademikëve dhe praktikuesve. Kjo çështje fokusohet në shqyrtimin e literaturës në dispozicion lidhur me konceptin e përgjithshëm të zhvillimit të qëndrueshëm, duke u ndalur më pas, në mënyrë më të hollësishme tek koncepti i turizmit të qëndrueshëm, të analizuar në kontekstin në të cilin turizmi i qëndrueshëm është shfaqur dhe rritur në pranueshmëri. Në këtë mënyrë, një sintezë e disa prej qasjeve kryesore në turizmin e qëndrueshëm të dhënë nga literatura specifike shkencore është përshkruar. 47 Crouch, G.I. (2011). Destination competitiveness: an analysis of determinant attributes. Journal of Travel Research, Ritchie, J.R.B. & Crouch, G.I. (2000), Are destinations stars born or made: must a competitive destination have star genes, Proceedings of the 31 st Annual Travel and Tourism Research Association Conference. 49 Dwyer, L., Forsyth P. and Rao P. (2000b) " Sectoral Analysis of Destination Price Competitiveness: An International Comparison, Tourism Analysis Vol Kozak, M. (2001). Repeaters behaviour at two distinct destinations. Annals of Tourism Research 51 Liu, Z. (2003). Sustainable tourism development: A critique. Journal of Sustainable Tourism, 11(6). 17

26 Reed dhe Doughill 52 mbrojnë faktin që vlerësimet në shkallë lokale të qëndrueshmërisë priren të jenë më të përshtatshme dhe të rëndësishme se sa ato në një shkallë më të madhe. Duke konsideruar rëndësinë e destinacionit të analizuar në çështjen e mëparshme, mbështetet argumenti se zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit duhet të trajtohet në nivel destinacioni Destinacionet dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm Turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm përfaqësojnë një marrëdhënie të veçantë. Turizmi është në një pozicion specifik në kontributin që ai jep për zhvillimin e qëndrueshëm dhe në sfidat që shfaq 53. Së pari, kjo ndodh për shkak të dinamizmit, rritjes së sektorit dhe kontributit të madh që ai jep në ekonomitë e shumë vendeve dhe destinacioneve lokale. Së dyti, për arsye se turizmi është një aktivitet, i cili përfshin një marrëdhënie shumëdimensionale ndërmjet konsumatorëve (vizitorëve), industrisë, mjedisit dhe komuniteteve lokale. Ky raport kompleks krijohet për shkak se, ndryshe nga shumica e sektorëve të tjerë, konsumatori i turizmit (turisti) udhëton për tek prodhuesi dhe produkti. Kjo çon në tre aspekte të rëndësishme dhe unike të marrëdhënieve ndërmjet turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm: ndërveprimi: natyra e turizmit, si një industri shërbimi që bazohet në ofrimin e një eksperience të vendeve të reja, do të thotë se ai përfshin një masë të konsiderueshme të ndërveprimit, si të drejtpërdrejtë, ashtu edhe indirekt ndërmjet vizitorëve, komuniteteve pritëse dhe mjediseve të tyre lokale; ndërgjegjësimi: turizmi i bën njerëzit (vizitorët dhe vendasit) shumë më të vetëdijshëm për çështjet mjedisore dhe ndryshimet mes popujve dhe kulturave. Kjo mund të ndikojë qëndrimet dhe shqetësimet për çështjet e qëndrueshmërisë, jo vetëm në momentin që ata udhëtojnë, por gjatë gjithë jetës së njerëzve. varësia. Pjesa më e madhe e formave të turizmit bazohet në kërkesat e vizitorëve për eksperienca në vende të pastra dhe të pacënuara, zona natyrore atraktive, tradita historike dhe kulturore autentike dhe mikpritje nga vendasit me të cilët ata kanë një raport pozitiv. Është e rëndësishme të kuptojmë se zhvillimi i përgjithshëm i qëndrueshëm nuk është një nga disa opsionet e zhvillimit, por i vetmi. Për këtë arsye, turizmi i qëndrueshëm mund të jetë një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të qëndrueshëm Reed, M.S. & Doughill, A.J (2003). Facilitating grass-roots sustainable development through sustainability indicators: European Aplications in Ecological Economics February Baker, S., (2006). Sustainable Development Routledge, London. 54 Lotter,

27 Telfer dhe Sharpley 55 theksuan se drejt fundit të viteve `80, me shfaqjen dhe pranimin në rritje të zhvillimit të qëndrueshëm në përgjithësi, koncepti i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm u bë më i spikatur dhe ndërkohë parimet e tij çuan në rritjen e kritikave dhe shqetësimeve rreth turizmit masiv. Sipas Buckley 56, termi specifik turizëm i qëndrueshëm u përdor për herë të parë rreth dy dekada më parë. Gjatë dekadës së parë u studiua korniza bazë e zhvillimeve në turizëm, ekonomiks dhe menaxhim ambiental. Dekada e dytë prodhoi shumë rikonceptime dhe një seri kritikash 57. Siç theksojnë Bramwell dhe Lane 58, turizmi i qëndrueshëm u shfaq pjesërisht si një koncept reaktiv në përgjigje të shumë çështjeve në turizëm, siç është degradimi ambiental dhe ndikimet e ndjeshme në shoqëri dhe kulturën tradicionale. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në identifikimin e rrugëve për të siguruar efekte pozitive, si dhe qasjeve të përcaktuara të rregullimit dhe kontrollit të zhvillimit. Turizmi është vlerësuar si sektori më i përshtatshëm për adoptimin e qëndrueshmërisë si një filozofi udhëheqëse, për shkak të: natyrës multisektoriale të turizmit; resurset e komunitetit (kultura, tradita, aktivitetet e kohës së lirë) përfaqësojnë burimet kryesore bazë për turizmin; siguron mundësi reale për stimulimin e zhvillimit rajonal; turizmi përfaqëson një nga mundësitë e pakta ekonomike për komunitetet e zonave të largëta; turizmi ofron mundësi për reduktimin e varfërisë, krijimin e vendeve të punës dhe stimulimin e zhvillimit rajonal; turizmi rivitalizon kulturën dhe traditën; turizmi mund të sigurojë një nxitës ekonomik për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore; turizmi ka dëshmuar se mund të rrisë mirëkuptimin midis njerëzve dhe të krijojë një vetëdije më të madhe globale. Në 2002, WTO inicioi në kontekstin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, programin për Eleminimin e Varfërisë - Turizmi i Qëndrueshëm. Në këtë kuadër prej ekspertëve të kësaj organizate turizmi u konsiderua si një alternativë në shumë rajone të botës, veçanërisht në vendet në zhvillim, përmes zbatimit të projekteve të lidhura me legjislacionin turistik, promocionin e destinacioneve, menaxhimin e parqeve natyrorë dhe zonave të mbrojtura, etj. Ndërsa në vitin 2006, u krijua Task Forca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit, një strukturë në varësi të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara. 55 Telfer, D. and Sharpley, R. (2008) Tourism and Development in the Developing World. 56 Buckley, R. (2012). Sustainable tourism: Research and reality. Annals of Tourism Research, 39(2). 57 Sharpley, 2000; Gőssling, 2002; Liu, 2003; Saarinen, 2006; Lane, 2009 & Liu, Bramwell B, Lane B (2012). Towards Innovation in Sustainable Tourism Research? Journal of Sustainable Tourism,

28 Objektivat dhe rezultatet kryesore të kësaj strukture u fokusuan në disa specifika kryesore: Politika: rekomandime të politikave, vendosja e standarteve dhe procesi i çertifikimit, mekanizmat ndërkombëtarë të financimit. Praktikat më të mira: nënkupton grumbullimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira. Edukimi: zhvillimi dhe shpërndarja e manualeve të mjeteve e-learning, duke u fokusuar tek turizmi i qëndrueshëm. Strategjitë dhe programet pilot: aktivitete në fushën e përgjegjësisë sociale të korporatave (CSR), korniza për strategjitë e zhvillimit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe shembuj të programeve pilot. Informimi, komunikimi dhe rrjetet: shpërndarje informacioni, bashkëpunim ndërmjet faqeve web dhe aktivitetet e rritjes së ndërgjegjësimit. Ka shumë përkufizime të turizmit të qëndrueshëm dhe mendohet se kjo shumëllojshmëri është pasojë e mungesës së një konsensusi global në dhënien e një definicioni. Sipas Hunter 59, megjithëse koncepti i turizmit të qëndrueshëm ka derivuar nga zhvillimi i qëndrueshëm, shpesh është konsideruar si një komponent i pavarur dhe i veçantë i ekonomisë. Hunter beson se zhvillimi i turizmit duhet të sigurojë përfitime ekonomike për të gjithë partnerët (aktorët), me kusht që ato nuk ndikojnë negativisht në burimet e disponueshme për brezat e ardhshëm". Turizmi i qëndrueshëm ka qenë i lidhur fort (dhe shpesh i ngatërruar) me forma dhe koncepte alternative të turizmit, siç janë: turizmi i përgjegjshëm, turizmi i bazuar tek komuniteti dhe veçanërisht ekoturizmi. Bazuar në të kuptuarin fillestar si një formë e re alternative e turizmit, turizmi i qëndrueshëm ka qenë (dhe shpeshherë është ende) konsideruar si një formë e veçantë e turizmit dhe tërheqës për një treg niçe që është i ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore dhe sociale, i shërbyer nga tipe të veçanta produktesh dhe operatorësh dhe që përgjithësisht, në kontrast me volumin e madh të turizmit, nënkupton një shkallë të vogël. Ky është një përcaktim tejet i gabuar; thelbi i çështjes është që termi turizmëm i qëndrueshëm duhet të përdoret për t`iu referuar një gjendjeje të turizmit dhe jo një tipi të tij 60. Po këto organizma e specifikojnë turizmin e qëndrueshëm në udhëzuesit e tyre për hartuesit e politikave të turizmit si: turizmi që merr në konsideratë të plotë ndikimet e tij korente dhe të ardhshme ekonomike, sociale dhe ambientale, duke ju adresuar nevojave të vizitorëve, industrisë, ambientit dhe komunitetit lokal. Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar i referohet këtij procesi si qëndrueshmëria normëzuese Hunter (2002) Article in Harris, Rob and Griffi n, Tony and Williams, Peter (2002), Sustainable tourism: a global perspective, Oxford, Boston. 60 United Nations Environment Programme and World Tourism Organization (2005), Making tourism more sustainable. A guide for policy makers. 61 GIZ, (2011). Tourism as a Contribution to Sustainable Development. 20

29 Zhvillimi i qëndrueshëm në kontekstin global Edhe pse ka patur shumë përcaktime mbi zhvillimin e qëndrueshëm pas raportit Brundland, ideologjia bazë e zhvillimit të qëndrueshëm është "zhvillimi që plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre". Pranueshmëria e zakonshme është se zhvillimi i qëndrueshëm është i bazuar në barazinë midis brezave, njeriut dhe natyrës, vetë rajoneve dhe ndërmjet sektorëve. Secili prej burimeve në botën natyrore përballet me një sërë sfidash nga njerëzit dhe nevojën e tyre të vazhdueshme për zhvillim dhe rritjen e konsumit të energjisë jo të rinovueshme. Për të ndryshuar drejtimin e veprimeve të kaluara, një i menduar i ri është i nevojshëm. Ekziston një nevojë e qartë për ekonomitë e vjetra që të rishohin praktikat e tyre dhe të zhvillojnë përgjigjet për nevojat globale që përputhen me burimet e disponueshme për brezat korent dhe të ardhshëm. Viti 2015 është caktuar të jetë një moment historik për qëndrueshmëri pasi qeveritë janë thirrur për të miratuar Axhendën e Zhvillimit post Axhenda e re është transformuese, me njerëzit në qendër dhe me objektiva të guximshme dhe ambicioze. Qëllimet e propozuara të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs), të cilat ndërtohen dhe të zgjerohen mbi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDGs), përbëjnë 17 synime dhe 169 objektiva dhe do të konturojnë axhendën e zhvillimit global për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kështu, koncepti i turizmit të qëndrueshëm është shfaqur me qëllimin e reduktimit të efekteve negative të aktiviteteve turistike; një koncept i pranuar thuajse universalisht si një qasje e dëshirueshme dhe politikisht e përshtatshme për zhvillimin e turizmit 62. UNWTO identifikoi gjithashtu disa objektiva për turizmin e qëndrueshëm të cilat i grupoi në tre kategori: ekonomike, sociale dhe mjedisore. Për vite me radhë efektet degraduese të turizmit kanë qenë një shqetësim i madh, për të cilin duhej gjetur një zgjidhje, sepse paradoksalisht, suksesi shumë i madh i zhvillimit aktual të turizmit ka qenë duke çuar në degradimin si të mjedisit natyror, ashtu dhe atij shoqëror, si dhe të burimeve turistike në destinacionet turistike. Edgell (2006 ) 63 thekson se turizmi i qëndrueshëm, i menaxhuar siç duhet, mund të bëhet një mjet kryesor për realizimin e aspiratave të larta të njerëzimit në kërkim të arritjes së prosperitetit ekonomik, duke ruajtur ndërkohë integritetin social, kulturor dhe mjedisor. Qëllimi i turizmit të qëndrueshëm është bërja e një balance ndërmjet mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së integritetit kulturor, vendosjes së drejtësisë sociale dhe promovimit të përfitimeve ekonomike, plotësimit të nevojave të popullatës vendase në terma të përmirësimit të standardeve të jetesës, si në periudhë afatshkurtër, ashtu dhe në atë afatgjatë (Liu, 62 Sharpley R. (2003). Travels to the edge of darkness: towards a typology of dark tourism. Paper presented at Taking Tourism to the Limits Conference, Waikato University, New Zealand. 63 Edgell, D. (2006). Managing sustainable tourism: A legacy for the future, New York: Haworth Hospitality Press. 21

30 2013), si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në ato në zhvillim 64. Nëse aktorët e turizmit nuk marrin pjesë në mbrojtjen e atraksioneve apo destinacionit, ekziston një rrezik për mbipërdorimin e tyre nga turistët që do të çojë eventualisht në shkatërrimin e atraksioneve 65. Tabela 1 - Objektivat e turizmit të qëndrueshëm Objektivat Aktivitetet 1. Ekonomik Sigurimi i aktiviteteve me qëndrueshmëri ekonomike afatgjatë Sigurimi i përfitimeve të njëjta socio-ekonomike për të gjithë aktorët Kontributi në zhdukjen e varfërisë 2. Social Respektimi i traditave socio-kulturore të destinacioneve Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe vlerave tradicionale Kontributi në rritjen e tolerancës ndërkulturore 3. Mjedisor Gjetja e rrugëve më të mira për përdorimin e burimeve natyrore Mbrojtja e proceseve ekologjike Mbështetje në ruajtjen e burimeve natyrore dhe biodiversitetit Burimi: Bâc, 2013 Fillimisht, turizmi i qëndrueshëm u fokusua në mbrojtjen e burimeve natyrore; arsyet kryesore për këtë ishin: interesi i lartë i organizatave mjedisore, dëshmia e degradimit mjedisor për shkak të turizmit, varësia nga gjendja e mjedisit në destinacionet kryesore turistike, po kështu edhe për shkak të lehtësisë relative për të luftuar ndikimin fizik të turizmit në mjedis në krahasim me atë socio-kulturor, i cili është më i vështirë për t'u trajtuar, dhe publiciteti që një destinacion mund të gëzojë, për shkak të interesit që ai tregon ndaj mjedisit. Pas vitit 2002, me nisjen e programit Turizmi i Qëndrueshëm - Eleminimi i Varfërisë, vëmendja u përqëndrua në komponentin social, veçanërisht duke konsideruar faktin se kjo iniciativë u bazua më tepër në zhvillimin e një vendi dhe jo në resurset natyrore të turizmit. Në përpjekjet e tyre për arritjen e një zhvillimi më të qëndrueshëm të 64 Mitchell, M. & Hall, D. (2005). Rural tourism as sustainable business: Key themes and issues. Channel View Publications. 65 Weaver, D. & Lawton, L. (2006). Tourism Management (3rd edn). Milton: John Wiley. 22

31 turizmit, shumë kërkues 66 janë fokusar në të shpjeguarin e dinamikave të turizmit dhe ndikimeve të tij në zhvillimin socio-ekonomik dhe atë mjedisor. Kërkuesit shpesh kanë një këndvështrim të ngushtë, më tepër se gjithëpërfshirës mbi çështjet e zhvillimit të turizmit; p.sh ambientalistët zakonisht kanë shqyrtuar ndikimet negative të zhvillimit të turizmit mbi burimet natyrore dhe janë fokusuar në radhë të parë në çështjet e ruajtjes së tyre, ndërsa ekonomistët janë përqëndruar në vlerësimin e ndikimeve pozitive të turizmit dhe në modelimin e proceseve të zhvillimit të turizmit. Turizmi i qëndrueshëm, në terma të kërkesës dhe ofertës është parë si një mënyrë për t`ju kundërvënë efekteve negative që turizmi mund të ketë në një destinacion Teoritë e turizmit të qëndrueshëm Për përmbushjen e qëllimeve të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, janë sugjeruar rrugë të shumta. Kjo përfshin skemat e akreditimit dhe certifikimit, siç janë Programet e certifikimit, Përdorimi i praktikës më të mirë, zhvillimi i indikatorëve të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimi i formave alternative të turizmit, siç është ekoturizmi. Rezultati neto është se të gjithë ata që janë përfshirë në fushën e turizmit kanë një përgjegjësi të madhe për të njohur rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të tij. Qëndrueshmëria në turizëm nuk është vetëm në lidhje me kontrollin dhe menaxhimin e ndikimeve negative të industrisë; turizmi është në një pozicion shumë të veçantë për të përfituar komunitetet lokale si ekonomikisht, ashtu dhe në aspektin social dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për ruajtjen e mjedisit. Brenda sektorit turistik, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit nuk duhet të shihen si forca kundërshtare; por si aspirata që mund dhe duhet të jenë reciprokisht përforcuese. Politikat dhe veprimet duhet të synojnë përforcimin e përfitimeve dhe zvogëlimin e kostove të turizmit. Megjithatë, nuk ekziston aktualisht modeli i pranueshëm i turizmit "praktika më e mirë", model i cili mund të përfshijë të gjithë komponentët e nevojshëm për zhvillimin e komunitetit. Ende sot, turizmi është shndërruar në një emërues të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe rigjenerimin për komunitete të mëdha dhe të vogla me kapacitet lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjatë zhvillimit të tij, modele të turizmit alternativ si ekoturizmi dhe turizmi kulturor janë krijuar për të kundërshtuar modelin mbizotërues dhe jo të qëndrueshëm të turizmit masiv 67. Të dallueshme nga nocioni i ndikimit më të vogël, këto tipologji u kritikuan disa herë si zëvendësuese të turizmit masiv më tepër sesa si një alternativë e vërtetë 68. Megjithatë, dallimi ndërmjet turizmit të qëndrueshëm dhe atij masiv nuk vendoset thjesht në nivelin e impakteve mjedisore; edhe çështjet socio - kulturore gjithashtu u theksuan 66 McCool, S.F., and R.N. Moisey. (Eds.). (2001). Tourism, recreation, and sustainability. Wallingford, UK: CABI Publishing. 67 Weaver, D. B. (2001). Ecotourism in the context of other tourism types. In D. B. Weaver (ed). 68 Hardy, Anne & Robert J.S. Beeton (2001) Sustainable Tourism or Maintainable Tourism: Managing Resources for More than Average Outcomes, Journal of Sustainable Tourism, vol. 9, n 3. 23

32 dhe u përfshinë në përkufizimet e turizmit të qëndrueshëm 69. Turizmi i qëndrueshëm që është i lidhur njëkohësisht edhe me konceptet e turizmit të përgjegjshëm, turizmit alternativ dhe ekoturizmit, e ka origjinën e vet si një kundërpërgjigje kundrejt turizmit masiv. Orientimi masiv, ku produktet turistike janë të planifikuara për të përmbushur nevojat e shumë konsumatorëve që realizojnë gjëra të ngjashme në të njëjtën kohë, ka qenë një tendencë në zonat bregdetare. Turizmi ka qenë kryesisht i orientuar drejt detit dhe rekreacionit. Weaver argumenton se këto dy modele nuk duhet të konceptohen veç e veç, por më tepër në efektivitetin e praktikave të menaxhimit që aplikohen në rrethanat e çdo destinacioni individual 70. Një analizë gjithëpërfshirëse është bërë lidhur me kalimin konceptual të turizmit të qëndrueshëm, i cili është kategorizuar në katër pozicione: e kundërta polare, vazhdimësia, zhvendosja dhe konvergjenca. Sipas hulumtimeve të Hardy dhe Beeton (2001), karakteristikat e katër pozicioneve janë si më poshtë: E kundërta polare përcakton periudhën e ndarjes ndërmjet turizmit të qëndrueshëm dhe turizmit masiv. Pozicioni i parë u vlerësua për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis nëpërmjet operacioneve të tregut në shkallë të vogël, ndërsa i fundit u kritikua për të pasurin e efektit të kundërt. Pozicioni i vazhdimësisë i referohet periudhës së përshtatjes apo pajtimit mes dy modeleve, duke e parë se modeli i qëndrueshëm në shkallë të vogël mund të zhvillohet në një model të qëndrueshëm të tregut masiv. Pozicioni zhvendosja merr pozitën e vazhdimësisë në shqyrtimin e aplikimit të drejtpërdrejtë të praktikave të qëndrueshmërisë në turizmin masiv. Pozicioni i katërt konvergjenca, siguron themelin e mënyrës se si turizmi i qëndrueshëm perceptohet sot i aplikueshëm për të gjitha format e turizmit, pavarësisht shkallës 71. Menaxhimi mjedisor Rritja e ndërgjegjësimit mjedisor në mesin e viteve `80 çoi në një rivlerësim të rolit të turizmit dhe një njohje në rritje të ndikimeve potenciale negative. Turizmi është konsideruar si një aktivitet kryesisht dashamirës para viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, por ky perceptim u sfidua kur ndikimet negative në mjedis dhe komunitete u bënë evidente dhe u kuptua se turizmi nuk ishte një industri pa ndotje, por zhvillimi i turizmit është parë shpesh si një aktivitet me një forcë shkatërruese. Kjo për shkak të efekteve negative që ai sjell në destinacion: degradimi ambiental, 69 Neto, F. (2003). A new approach to sustainable tourism development: Moving beyond environmental protection. Natural Resources Forum, 27, Weaver, D. B. (2001). Ecotourism in the context of other tourism types. In D. B. Weaver (ed). 71 Hardy, A. L., & Beeton, R. J. S. (2001). Sustainable Tourism or Maintainable Tourism: Managing Resources for More Than Average Outcomes, Journal of Sustainable Tourism 9(3),

33 humbja e identitetit lokal dhe kulturës tradicionale, dëmtimi i peizazhit natyror 72. Është pikërisht konstatimi i këtyre efekteve negative që ka çuar në një ndërgjegjësim në rritje të faktit që praktikat aktuale të menaxhimit mund të çojnë në ndikime ambientale dhe sociale të padëshiruara, të cilat si pasojë mund të kërcënojnë si zhvillimin e turizmit, ashtu edhe qëndrueshmërinë ekonomike të komuniteteve vendase dhe vendeve. Mjedisi është një burim kyç për industrinë turistike dhe për cilësinë e jetës së komunitetit. Ruajtja dhe menaxhimi janë praktika jetësore si për të ardhmen e industrisë turistike, ashtu dhe për shoqërinë si një e tërë. Deklarata e Manilës mbi Turizmin botëror në vitin 1980 theksoi cilësinë e mjedisit si një prioritet, nevojën për t`u siguruar se zhvillimi i turizmit nuk është në dëm të mjedisit fizik, dhe kështu nevojën për një ekuilibër mes turizmit si një aktivitet ekonomik dhe mjedisit. Qëndrueshmëria ekologjike implikon të kuptuarin e vlerës së natyrës dhe mjedisit si një habitat dhe destinacion i të udhëtuarit. Ndikimet dëmtuese për mjedisin shkaktuar nga turizmi nuk janë anashkaluar. Në vend të kësaj, fusha e turizmit perceptohet të ketë si përgjegjësi, ashtu dhe mundësi për të inkurajuar, trajnuar dhe ftuar projektet e mirëmbajtjes dhe të ruajtjes në destinacion. Për më tepër, qëndrueshmëria ekologjike kërkon që destinacionet të krijojnë politikat e tyre unike, planet dhe objektivat për të kontrolluar ndikimet ekologjike negative që rezultojnë nga turizmi 73. WTO (2004) 74 raporton se turizmi, përveçse siguron ndikime pozitive ekonomike, mundet gjithashtu të çojë në mbipopullim dhe modernizim. Kjo deklaratë është mbështetur nga shumë vlerësime, të cilat theksojnë pasoja negative të shkaktuara nga zhvillimi i turizmit, siç është kufizimi i tokës për aktivitete tradicionale, cënimi i jetesës tradicionale dhe aktiviteteve të tjera, dëmtimi i kulturës dhe trashëgimisë natyrore, etj. Në aspektin mjedisor, ekosistemet lokale janë gjithnjë e më tepër të kërcënuara kur ekspozohen ndaj turizmit masiv. Ndërsa turizmi zgjerohet në zonat periferike, vëmendje në rritje i kushtohet zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, me fokus kufizimin e ndikimeve në aspektet kulturore dhe natyrore, ndërkohë që siguron infrastrukturë të përshtatshme (furnizimi me burime hidr ike, energji elektrike, telekomunikacion, etj) 75. Ndikimi i turizmit në mjedis u evidentua gjatë periudhës kur konceptet e qëndrueshmërisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm ishin duke u zhvilluar. Për më tepër njerëzit e kanë kuptuar se mënyra e tyre aktuale e të jetuarit nuk është e qëndrueshme. Harris (2000) thekson se ndikimet negative të zhvillimit në mjedis dhe shoqëri kërcënojnë ta kthejnë suksesin e saj në dështim. Dështimi i zhvillimit në shumë raste na ka detyruar të kërkojmë reforma apo një rishqyrtim radikal të konceptit të 72 UNESCO, (2006). Tourism, Culture and Sustainable Development. 73 Ritchie, J.R. B., & Crouch, G.I., (2005). The competitive destination: A sustainable tourism perspective. Oxford: Oxford University Press. 74 UNWTO (2004), UNWTO Tourism Highlights 2004 Edition, World Tourism Organization, Madrid. 75 Hall, C. M. & Boyd, S. (Eds.) (2005). Nature - based Tourism in Peripheral Areas: Development and Disaster? Channel View Publications, Clevedon. 25

34 zhvillimit, dhe ndryshimet janë të nevojshme si në qëllime, ashtu dhe në metoda 76. Një sistem i qëndrueshëm në aspektin mjedisor duhet të mbajë një bazë stabël të resurseve, duke evituar mbishfrytëzimin e burimeve të rinovueshme dhe shterimin e burimeve jo të rinovueshme. Zhvillimi i qëndrueshëm do të thotë gjithashtu se çdo objektiv zhvillimi i shprehur ka objektiva multidimensionale në vend të të vendosurit të theksit vetëm mbi aspektet ekonomike të një zhvillimi, siç ndodh tradicionalisht. Brenda sektori turistik, zhvillimi i qëndrueshëm zakonisht i referohet turizmit që kënaq nevojat e turistëve të pranishëm dhe rajoneve pritëse, ndërkohë që mbron dhe zgjeron oportunitetet për të ardhmen 77. Një qasje efektive e turizmit të qëndrueshëm duhet të maksimizojë përfitimet dhe të minimizojë ndikimet, duke rritur gjasat e vazhdimësisë afatgjatë. Saarinen 78 argumenton se qëndrueshmëria në fushën e turizmit është përgjegjëse për burimet e vlefshme (psh ndikimet në kapitalin natyror dhe kulturor), aktivitetet e vlefshme (psh rritja dhe zhvillimi i industrisë) dhe të bazuara në komunitet (psh përfshirja e kapitalit social në kontekstin lokal), traditat. Megjithatë, zhvillimi i pakontrolluar, sidomos në lidhje me përdorimin e tepruar të burimeve mjedisore, mund të vendosë kufizime mbi përfitimet e mundshme të ardhshme nga turizmi, dhe madje edhe ta kthejnë atë në një faktor kufizues të rritjes së përgjithshme ekonomike dhe zhvillimit 79. Në këtë drejtim, fokusi i shumë studimeve bashkëkohore nga literatura e zhvillimit të turizmit ka qenë në nevojën e zbatimit të politikave të zhvillimit që janë të bazuara në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Indikatorët e turizmit të qëndrueshëm në nivel destinacioni Indikatorët e qëndrueshmërisë janë përmbledhje të informacioneve, të cilat zgjidhen formalisht për matjen e ndryshimeve në asetet bazë dhe çështjet e menaxhimit të destinacioneve 80. Indikatorët shërbejnë: - për të identifikuar dhe matur të gjithë rangun e ndikimeve (mjedisore, sociale dhe ekonomike) që mund të ketë turizmi në një zonë apo shoqëri të veçantë; - për të matur ndryshimin, identifikuar proceset dhe ofruar një kornizë për vendosjen e objektivave dhe monitorimin e performancës; - për të siguruar informacion të rëndësishëm në lidhje me trendet dhe kushtet aktuale dhe për të ndihmuar në ndjekjen e progresit drejt qëllimeve. 76 Harris, J.M. (2000). Basic Principles of Sustainable Development. Global development and environment institute. 77 Vaughan, D. (2000). Tourism and biodiversity: A convergence of interests?, International Affairs. 78 Saarinen, J. (2006). Traditions of sustainability in tourism studies. Annals of Tourism Research, 33(4). 79 Kozic & Mikulić, European Commission (2016), The European tourism indicator system - ETIS toolkit for sustainable destination management. 26

35 Në ditët e sotme të gjitha destinacionet turistike synojnë të përballen me sfidat kryesore sociale dhe kulturore, ekonomike dhe mjedisore. Të qenurit në gjendje për të matur në mënyrë efektive performancat e tyre të qëndrueshmërisë është kthyer në domosdoshmëri. Komisioni Evropian ka zhvilluar Sistemin e Indikatorëve të Turizmit Evropian (ETIS): për menaxhimin e qëndrueshëm në nivel destinacioni, i cili është një sistem gjithëpërfshirës, fleksibël dhe i përshtatshëm për të gjitha destinacionet turistike. Ata ndjekin një qasje të bazuar në veprim, si dhe një proces pjesëmarrës 81 (figura 4). Sistemi i indikatorëve ndahet në katër kategori: A - menaxhimi i destinacioneve B - vlera ekonomike C - ndikimet sociale dhe kulturore D - ndikimet mjedisore Brenda secilës kategori, mund të gjendet një numër i ndryshëm i kritereve, të cilët janë të lidhura pastaj me indikatorët bazë dhe ata opsional. Figura 4 - Hapat për përdorimin e sistemit të indikatorëve Hapi 1: Rritja e ndërgjegjësimit Hapi 2: Krijimi i profilit të destinacionit Hapi 3: Formimi i grupit të punës së aktorëve Hapi 4: Përcaktimi i roleve dhe përgjegjësive Hapi 5: Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave Hapi 6: Analiza e rezultateve Hapi 7: Mundësimi i zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm Burimi: European Union, European Union (2016), European Tourism Indicator System Toolkit For Sustainable Destinations. 27

36 Kapaciteti mbajtës i një destinacioni turistik Shqetësimi akademik për kapacitetin mbajtës të destinacioneve turistike nisi në fund të viteve `60 dhe evoluoi në kërkime dhe diskutime rreth qëndrueshmërisë edhe në dekadat në vijim. Ky koncept nënkupton se e ardhmja e turizmit dhe qëndrueshmëria e mjedisit të një destinacioni janë të varura në të kuptuarin e duhur dhe menaxhimin e limiteve të rritjes 82. Kapaciteti mbajtës i një destinacioni turistik mund të përcaktohet si numri maksimal i njerëzve që mund të vizitojnë njëkohësisht një destinacion turistik, pa shkaktuar dëmtim të ambientit fizik, ekonomik e socio-kulturor dhe një rënie të papranueshme në cilësinë e kënaqësisë së vizitorëve 83. Të konceptuarit fillestar i kufijve të rritjes në fushën e turizmit ishte i lidhur me modelin e kapacitetit mbajtës. Ai e ka origjinën në studimet e turizmit dhe rekreacionit të viteve 1920 dhe 1930, por bumi i madh i hulumtimeve u materializua në vitet 1960 dhe 1970 dhe vazhdoi deri në fillim të viteve Në hulumtime, modeli i kapacitetit mbajtës çoi në një kërkim për numrin magjik të turistëve në një zonë të caktuar (dhe periudhë kohore), i cili nuk mund të tejkalohet pa shkaktuar ndikime negative serioze në burime. Kjo traditë e bazuar në burime i ka rrënjët e saj në shkencat natyrore dhe pozitivizmin, duke nënkuptuar një objektiv dhe kufij të matshëm ose fazën e rritjes në të cilën nuk ka më hapësirë për ndonjë turist më shumë apo aktivitete turistike në një mjedis të caktuar. Për të patur rritje të mëtejshme, aktorët e turizmit do të duhet të përballen me mjedisin në një mënyrë më të mirë pa ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme burimin dhe integritetin e vet. Kështu, limitet e rritjes dhe ndikimet e turizmit vlerësohen në raport me burimet e përdorura dhe me kushtet natyrore apo origjinale (jo turistike) të supo zuara apo të njohura. Natyrisht, sfidat qëndrojnë tek të përcaktuarit e kushteve origjinale jo turistike të burimeve ose se si të ndahen ndikimet e turizmit nga ndryshimet e shkaktuara nga aktivitetet e tjera dhe proceset natyrore ose njerëzore që zhvillohen në të njëjtën hapësirë. Kapaciteti pritës përfaqëson një koncept kyç të cilësisë me dimensione të ndryshme 84 : Kapaciteti mbajtës fizik - kufiri i një vendi, përtej të cilit do të cënohet konsumi ose do të lindin probleme mjedisore. Kapaciteti mbajtës psikologjik (ose perceptual) - shkalla më e ulët e kënaqësisë të cilën turistët janë të përgatitur të pranojnë para se ata të fillojnë kërkimin e destinacioneve alternative. Kapaciteti mbajtës social - niveli i tolerancës së popullsisë vendase për praninë dhe sjelljen e turistëve në zonën e destinacionit dhe / ose shkalla në të cilën turistët janë të përgatitur për t`u pranuar nga turistët e tjerë. Kapaciteti mbajtës ekonomik - aftësia për të absorbuar aktivitetet turistike pa zhvendosur ose ndërprerë aktivitetet e dëshirueshme lokale. 82 Saarinen, J. (2006). Traditions of sustainability in tourism studies. Annals of Tourism Research, 33(4) 83 UNWTO, (1999). 84 Defining, Measuring and Evaluating carrying Capacity: In European Tourism Destinations (2001) Final Report, Athens. 28

37 Përpjekjet për të përcaktuar në aspektin sasior kapacitetin mbajtës përballen me një sërë vështirësish. Këndvështrimi mbizotërues në literaturë është se edhe pse kapaciteti mbajtës në turizëm është një koncept i dobishëm për të na ndihmuar në të kuptuarin e turizmit të qëndrueshëm teorikisht, zbatimi i tij praktik si një mjet menaxhimi është shumë i kufizuar. 2.3 Turizmi i qëndrueshëm dhe komuniteti Kjo çështje synon të përshkruajë një seri të implikimeve në nivelin e komuniteteve që marrëdhënia midis turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm mund të gjenerojë. Ajo shqyrton teoritë kryesore që përdoren për të diskutuar pjesëmarrjen e komunitetit në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në një destinacion turistik, duke përfshirë shkallët e pjesëmarrjes së qytetarëve, rishpërndarjen e energjisë, proceset e bashkëpunimit dhe krijimin e kapitalit social, teori këto që qëndrojnë në thelb të modelit të turizmit të bazuar në komunitet (CBT) Komuniteti si aktor kryesor në zhvillimin e turizmit Pjesëmarrja e komunitetit është pranuar gjerësisht si një nga qëllimet dhe parimet e turizmit të qëndrueshëm. Që prej viteve '70, qëndrimet dhe perceptimet e rezidentëve ndaj ndikimeve të turizmit në komunitetin e tyre janë analizuar gjerësisht nga menaxherët e industrisë së turizmit, politikëbërësit dhe akademikët 85. Më tej, prej vitit 1990, komponenti pjesëmarrje e komunitetit është rritur si në fushën e zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në diskutimet e turizmit të qëndrueshëm për shkak të pranueshmërisë që përfshirja e tij mund të çojë në një tranzicion të lehtë dhe në rezultate të favorshme ndaj ideve dhe mundësive të reja 86. Në literaturë 87 komuniteti është përcaktuar si një njësi e vogël hapësinore, strukturë shoqërore homogjene me norma dhe interes të përbashkët. Komunitetet lokale formojnë një pjesë integrale të axhendës së zhvillimit të turizmit 88. Ata përfaqësojnë grupin e aktorëve kryesorë të zhvillimit të turizmit 89, ndërkohë që janë konsideruar edhe si aktorë legjitimë dhe moral në zhvillimin e tij 90, për shkak se interesat e tyre ndikojnë dhe janë të ndikuara nga vendimet e politikbërësve 85 Andereck, K. L., Valentine, K. M., Knopf, R. C., & Vogt, C. A. (2005). Residents perceptions of community tourism impacts. Annals of Tourism Research, 32(4). 86 Tosun, C. & Timothy, D. (2003). Arguments for Community Participation in the Tourism Development Process. The journal of tourism studies, Vol. 14, No Aref, F. (2010). Residents attitudes towards tourism impacts: A case study of Shiraz, Iran. Tourism Analysis, 15(2). 88 Jamal, T. & Stronza, A., 2009, 'Collaboration theory and tourism practice in protected areas: Stakeholders, structuring and sustainability', Journal of Sustainable Tourism, vol. 17, no Ling, L., Jakpar, Sh., Johari, A., Myint, K., Rani, N. (2011). An Evaluation on the Attitudes of Residents in Georgetown towards the Impacts of Tourism Development. International Journal of Business and Social Science Vol. 2 No Haukeland JV Tourism stakeholders perceptions of national park management in Norway. Journal of Sustainable Tourism,

38 kryesorë 91. Shkalla e përfshirjes së komuniteteve lokale në vendimmarrje dhe çështje të ndryshme politike përcaktohet nga masa në të cilën ato ndikojnë ose ndikohen nga këto vendime dhe politika. Në të njëjtën logjikë, Pongponrat (2011) vuri në dukje se "zhvillimi i turizmit lokal kërkon që njerëzit të cilët janë të ndikuar nga turizmi të jenë të përfshirë si në procesin e planifikimit, ashtu dhe në zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit. Kjo siguron që zhvillimi të përmbushë nevojat e perceptuara të komunitetit lokal. Nëse vendimet në lidhje me zhvillimin e turizmit në një rajon nuk janë bërë në konsultim me komunitetet vendore gjatë fazës së projektimit, do të jetë e pamundur për komunitetet lokale të përfshihen gjatë zbatimit. Cilatdo qofshin rrethanat, është me rëndësi jetike identifikimi dhe përfshirja e aktorëve kryesorë në fazën e projektimit. Dështimi për të bërë kështu mund të shkaktojë vështirësi teknike apo politike gjatë zbatimit dhe mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në suksesin dhe rezultatin e procesit. "Duke mundësuar pjesëmarrjen e gjerë të aktorëve të ndryshëm në procesin e vendimmarrjes, duke përfshirë komunitetet lokale, mundësohet të fituarit e njohurive në lidhje me aktorët e tjerë, të fituarit e aftësive të reja dhe të shkëmbimit të ideve, të cilat, nga ana tjetër, nxisin të kuptuarin e problemeve rajonale dhe lejojnë prodhimin e zgjidhjeve të reja dhe inovative 92. Studimet rreth qëndrimit të komunitetit ndaj turizmit kanë njohur mjaft rritje dekadat e fundit, duke refektuar rëndësinë e përfshirjes në turizëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit. Turizmi duhet të konsiderohet si një industri e komunitetit në të cilën rezidentët janë aktorët kryesorë për shkak se ata janë të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pasojat negative të zhvillimit. Të kuptuarit e qëndrimit të rezidentëve është i rëndësishëm për të përftuar mbështetjen e tyre aktive, pa të cilën është e vështirë të zhvillohet turizmi në një mënyrë të qëndrueshme dhe të përputhshme në aspektin social. Është e rëndësishme kështu marrja në konsideratë e këndvështrimeve, dëshirave të rezidentëve kur zhvillohet turizmi në komunitetin e një destinacioni. Për këtë arsye shumë studime lidhur me qëndrimet e rezidentëve ndaj turizmit janë realizuar nga akademikët dhe kërkuesit. Roli i Komuniteteve Lokale në Zhvillimin e Turizmit Studiues të ndryshëm 93 kanë konkluduar se për të arritur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, komunitetet lokale duhet të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes. Për të përftuar rezultate afatgjata të qëndrueshme, komunitetet duhet të jenë pjesëmarrës aktiv në vend të vëzhguesve pasivë. Pjesëmarrja gjithashtu siguron komunitetin lokal me një zë në projektim dhe vendimmarrje për të përmirësuar planet, ofruar shërbime 91 Mccool, S. F. (2009). Constructing Partnerships for Protected Area Tourism Planning in an Era of Change and Messiness. Journal of Sustainable Tourism Niezgoda A, Czernek K Development of cooperation between residents and local authority in tourism destination. Original Scientific Paper, Matarrita-Cascante, David, R. Stedman y A. Luloff (2010). Permanent and Seasonal Residents Community Attachment in Natural Amenity-Rich Areas. Exploring the Contribution of Landscape- Related Factors, Environment and Behavior, 42(2). 30

39 dhe së fundmi për të nxitur një ndjenjë të komunitetit duke sjellë së bashku njerëz të cilët ndajnë qëllime të përbashkëta 94. Teorikisht, roli i komuniteteve lokale në zhvillimin e turizmit në kontekstin e politikave dhe vendimmarrjes varet nga lloji dhe niveli i modelit pjesëmarrës brenda një destinacioni turistik. Pra, fuqia e komuniteteve lokale për të ndikuar në vendimmarrje, si dhe hartimi i politikave do të varet nga niveli i qasjes pjesëmarrëse që është duke vepruar në një destinacion të veçantë. Në shumicën e vendeve në zhvillim, vendimet dhe procesi i politikbërjes është përgjithësisht nga lart - poshtë dhe i dominuar nga qeveria, sektori privat dhe / ose organizatat jo qeveritare. Në të tillë situatë, fuqia e komuniteteve lokale për të ndikuar në vendimmarrje është e diskutueshme; pjesëmarrja e tyre vështirë se mund të shkojë përtej konsultimit të thjeshtë dhe shkëmbimit të informacionit 95. Përpjekjet për ta bërë turizmin një alternativë më të qëndrueshme janë përqëndruar gjithnjë e më shumë në një qasje të zhvillimit të komunitetit, por një analizë e dallimeve në mes të zhvillimit ekonomik tradicional të komunitetit dhe zhvillimit të CBT në mënyrë të qartë tregon se turizmi vazhdon të jetë nxitur nga nivelet e qeverisë dhe jo interesave të komuniteteve. Ndërkohë, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është adoptuar si një qasje e politikave dhe planifikimit nga ana e shumë qeverive në mbarë botën që kërkojnë të shkaktojnë ndikim minimal në mjedis dhe kulturën lokale, duke ndihmuar në gjenerimin e të ardhurave dhe punësimit për vendasit dhe në promovimin dhe ruajtjen e ekosistemeve lokale 96. Një përfundim i mirë i qasjeve të ndryshme ndaj turizmit të qëndrueshëm do të jetë ai i Bâc (2012). Ky autor vë në dukje se koncepti i turizmit të qëndrueshëm u shfaq si një përpjekje për të marrë një vlerësim të saktë të ndikimeve negative të turizmit në komunitetet pritëse. Duke qenë se turizmi mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe diversitetin ekonomik, planifikimi i paramenduar është i nevojshëm për përfshirjen e komunitetit 97. Perceptimet e banorëve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm Që nga vitet '80 është pranuar se banorët nuk formojnë një grup homogjen në aspektin e perceptimit të tyre mbi ndikimet e turizmit. Nga ana tjetër, nuk ka dyshim se perceptimet dhe qëndrimet e rezidentëve ndaj çdo politike të zhvillimit të turizmit lokal duhet të analizohen dhe studiohen Pongponrat K (2011). Participatory management process in local tourism development: A case study on fisherman village on Samui Island, Thailand. Asia Pacific Journal of Tourism Research, Scherl LM, Edwards S (2007). Tourism, indigenous and local communities and protected areas in developing nations: Tourism and Protected Areas: Benefits beyond Boundaries. 96 Bansal S.P., S. Kulshreshtha and Prashant Gautam (2009). Determinants in Destination Choice. Indian Journal of International Tourism and Hospitality Research, 3(1). 97 Byrd E. T., Cárdenas D. A. & Greenwood J. B. (2008). Factors of stakeholder understanding of tourism: The case of Eastern North Carolina. Tourism and Hospitality Research, 8(3). 98 Ritchie, B. and Inkari, M. (2006). Host community attitudes toward tourism and cultural tourism development: the case of the Lewes District, Southern England, International Journal of Tourism Research, 8. 31

40 Një numër i variablave të ndryshme influencuese në perceptimet e banorëve mbi ndikimet e turizmit janë identifikuar në literaturë, për të fituar mbështetjen e banorëve ndaj politikave aktuale dhe të ardhshme të zhvillimit të turizmit lokal. Shumica e variablave të sugjeruara në literaturë janë të lidhura me profilin socio - demografik dhe ekonomik të banorëve, të tilla si mosha, gjinia dhe niveli i të ardhurave ose marrëdhëniet me zonën lokale dhe lidhjen me turistët 99. Shumë studime sugjerojnë se banorët, të cilët janë të varur ekonomikisht nga industria e turizmit, në përgjithësi janë të predispozuar për të pasur qëndrime më të favorshme kundrejt turizmit sesa ata që nuk kanë të tillë varësi 100. Në të njëjtin argument, ne mund të vërejmë se perceptimi i banorëve mbi ndikimet e turizmit influencohet nga mundësia e të pasurit të një fitimi ekonomik. Banorët e një komuniteti vendosin nëse do të bëhen të varur nga përfitimet dhe kostot e turizmit duke peshuar shqetësimet ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore 101. Bazuar në këtë teori, nëse banorët vendas perceptojnë se ata kanë gjasa të përfitojnë nga shkëmbime të tilla pa shkaktuar shpenzime të patolerueshme, atëherë këta banorë potencialisht mbështesin dhe marrin pjesë në shkëmbimet me vizitorët dhe mbështesin zhvillimin e CBT. Megjithatë, nëse banorët vendas perceptojnë se zhvillimi i turizmit bazuar në komunitet do të shkaktojë më shumë shpenzime se sa përfitime, ata kanë gjasa për të kundërshtuar këtë zhvillim 102. Në anën tjetër, Andereck (2007) sugjeron se sa më shumë kanë njohuri banorët në lidhje me turizmin dhe sa më intensive janë kontaktet me turistët, aq më shumë ata kanë një perceptim pozitiv të përfitimeve të siguruara përmes turizmit. Stili i jetës së banorëve të komunitetit mund të influencojë ndryshimet strukturore brenda industrisë së turizmit që ndodhin si rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm të tij, të tilla si ndryshimet në ekonominë lokale, ndryshimet sociale, ndryshimet kulturore dhe ndryshimet mjedisore. Në vendin tonë, në kuadër të programit për Mbështetjen për Shoqërinë Civile Mjedisore në Shqipëri, është realizuar një studim i mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC). Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi për herë të parë në Shqipëri i perceptimit të publikut për mjedisin, duke përdorur kriteret më të avancuara dhe standartet më të konsoliduara evropiane. Raporti i studimit Perceptimi i Publikut për Mjedisin në Shqipëri 2015 bazohet në realizimin e një sondazhi kombëtar, i cili do të jetë një pikënisje e matjes së ndikimit 99 Sharma, B. and Dyer, P. (2009), An investigation of differences in residents` perceptions on the Sunshine Coast: tourism impacts and demographic variables, Tourism Geographies, 11(2). 100 Andereck, K. (2007). Tourists' perceptions of environmentally responsible innovations at tourism businesses. Journal of Sustainable, Volume 17, Issue Nunkoo, R., & Ramkissoon, H. (2011). Developing a community support model for tourism. Annals of Tourism Research, 38(3). 102 Gursoy, D., Jurowski, C., & Uysal, M. (2002). Resident attitudes: A structural modeling approach. Annals of Tourism Research, 29(1). 32

41 të zhvillimeve në mbrojtjen e mjedisit nga aktorët e ndryshëm shtetëror dhe sjelljeve të përgjithshme të publikut me mjedisin. Studimi vlerëson si perceptohen këto zhvillime e sjellje në jetën e përditshme dhe ekonominë e vendit, prioritetet në lidhje me mjedisin, niveli i njohjes dhe informimi rreth çështjeve mjedisore, ndërhyrjet dhe nismat konkrete që publiku percepton si të nevojshme për rritjen e nivelit të mbrojtjes së mjedisit si dhe komunikimin efektiv me publikun për mjedisin nga aktorët kyç, përfshirë dhe organizatat mjedisore. Rezultatet do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit për të vlerësuar dhe ballafaquar përpjekjet dhe arritjet, për të gjetur mangësitë dhe për të ndërtuar përqasje politikash zhvillimore. Të kuptuarit e mbështetjes së banorëve vendas për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm është një faktor kritik në menaxhimin e suksesshëm dhe marketingun e turizmit të bazuar në komunitet. Disa studime kanë vlerësuar mbështetjen e banorëve vendas për zhvillimin e turizmit me një fokus në masën në të cilën janë të përfshirë këta banorë në turizëm 103. Studimet e turizmit tregojnë se angazhimi i komunitetit lokal në menaxhim dhe vendimmarrje mund të bindë komunitetin për nevojën e integrimit të turizmit në ekonominë lokale 104. Sebele 105 thekson se përfshirja e komunitetit në fushën e turizmit ofron më shumë mundësi për banorët vendas të përfitojnë nga zhvillimi i turizmit. Shumë studiues të kësaj teme kanë shqyrtuar qëndrimet dhe perceptimet e rezidentëve ndaj ndikimit të zhvillimit të turizmit, me arsyetimin se gjetjet do të jenë kritike për planifikimin dhe menaxhimin e turizmit 106. Turizmi i kontrolluar nga komuniteti kërkon që aktorët të kenë njohuri të mjaftueshme rreth aspekteve të turizmit që kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të destinacionit 107. Për më tepër, përfshirja e komunitetit është një faktor kyç në planifikimin e turizmit dhe mbështetja e komunitetit është esenciale në arritjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm 108. Zhvillimi i turizmit mund të jetë një "shpatë me dy tehe, duke qenë se rritja e tij e shpejtë dhe e pakontrolluar ndonjëherë është parë si një forcë destruktive. Degradimi i mjedisit, cënimi i peizazhit natyror, kulturës tradicionale dhe identitetit lokal; erozioni i autonomisë politike, ekonomike dhe ndikimet shkatërruese në vlerat sociale shpesh janë të listuara si ndikime negative që lidhen me zhvillimin e industrisë 109. Në fakt, ka pasur një njohje në rritje në shumë destinacione turistike që 103 Nicholas, L. N., Thapa, B., & Ko, Y. J. (2009). Residents' perspectives of a world heritage site: The Pitons Management Area, St. Lucia. Annals of Tourism Research, 36(3). 104 Aas, C., Ladkin, A., & Fletcher, J. (2005). Stakeholder collaboration and heritage management. Annals of Tourism Research, Sebele, L. S. (2010). Community -based tourism ventures, benefits and challenges: Khama Rhino Sanctuary Trust, Central District, Botswana. Tourism Management, 31(1). 106 Fredline, E., & Faulkner, B. (2000). Host community reactions: a cluster analysis. Annals of Tourism Research, 27(3). 107 Okech, R. (2006). 'The Role of Local Communities in the Management of Cultural Landscapes', Paper presented at the ATLAS Africa 2006 Conference, Mombasa, Kenya. 108 Tosun, C. (2006). Expected nature of community participation in tourism development. Tourism Management, 27 (3). 109 Howie, Frank. (2003). Managing the tourism destination. London: Thomson. 33

42 praktikat aktuale të menaxhimit mund të çojnë në ndikime të padëshirueshme mbi mjedisin dhe shoqërinë, të cilat, nga ana tjetër, mund të kërcënojnë si zhvillimin e turizmit, ashtu dhe qëndrueshmërinë ekonomike të komuniteteve pritëse 110. Në këtë kuptim, turizmi i qëndrueshëm vë theks të veçantë në nevojën për të ruajtur traditat dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të komunitetit lokal për të ruajtur mjedisin, për të gjeneruar të ardhura dhe vende pune për destinacionet pritëse dhe së fundmi, për të përfshirë komunitetin lokal në vendimmarrje në industrinë e turizmit 111. Tosun dhe Timothy (2003) sugjerojnë se pjesëmarrja publike është një mënyrë efektive për të edukuar komunitetin me të drejtat, ligjet dhe maturi politike Nevoja për qëndrueshmëri mjedisore Zhvillimi i qëndrueshëm është diskutuar gjerësisht në sektorin e turizmit, sepse një zhvillim i tillë mund të plotësojë nevojat e turistëve, të ofrojë mundësi për të nxitur rritjen ekonomike, për të mbrojtur vende fizike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve duke zgjeruar mundësitë për të ardhmen nëpërmjet bashkëjetesës së zhvillimit të turizmit dhe cilësisë së mjedisit 112. Me aspirimin për t`u bërë pjesë e Bashkimit Evropian 113, Shqipëria ka bërë hapa për adresimin e çështjeve mjedisore, sidomos me përshtatjen e legjislacionit pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit më 1 prill 2009 dhe miratimit të ligjit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit në vitin Ndërsa hartimi i kuadrit ligjor ka njohur mjaft progres, zbatueshmëria e tij ka mbetur pas duke u përballur gjithmonë me vështirësi dhe duke reflektuar në rradhë të parë kapacitetin administrativ në fushën e mjedisit. Pavarësisht vullnetit për përmirësim, sipas Raport Progresit 2014 për Shqipërinë 114 ndihen mungesat dhe nevojat për zbatim me rigorozitet të legjislacionit mjedisor, ndërsa aksesi publik në informacion dhe pjesëmarrja publike në vendimmarrje mbeten ende të kufizuara. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për vitin 2015, ka hartuar një program monitorues të treguesve kryesor mjedisor duke ju referuar burimeve dhe kapaciteteve teknike aktuale dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian 115 për të dhënë një pasqyrë të gjendjes së mjedisit në Shqipëri. Në këtë kuadër një sistem monitorimi i përshtatshëm në përputhje me standartet evropiane do të ndihmojë për grumbullimin e të dhënave të nevojshme, si dhe për vlerësimin e prirjeve dhe zhvillimit kombëtar të mjedisit. Bërja publike e të dhënave dhe shpërndarja e një 110 Huyber & Bennett, (2003). 111 Medina, L. K. (2005). Ecotourism and certification: Confronting the principles and pragmatics of socially responsible tourism. Journal of Sustainable Tourism, 13 (3). 112 Eagles, P.F.J., McCool, S.F., & Haynes, C. (2002). Sustainable tourism in protected areas: Guidelines for planning and management. Gland: UNEP, WTO and IUCN. 113 Shqipëria është vend kandidat që prej 27 qershorit Raporti i Progresit për Shqipërinë është pjesë e Paketës së Zgjerimit 2014, miratuar nga Komisioni Evropian më 8 tetor. 115 Në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit citohet Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin në detyrën shumë të rëndësishme të luftës kundër degradimit mjedisor, me synim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore. 34

43 informacioni të saktë të treguesve mbi gjendjen e mjedisit nga një burim zyrtar për publikun e interesuar do të ndihmojë në përfshirjen e më shumë subjekteve dhe individëve në vendimmarrjen mjedisore. Vitet e fundit, mjedisi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë një status shumëdimensional; mjedisi dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tij janë kthyer në çështje kyçe të politikave të zhvillimit në të gjitha nivelet. Kanë qenë një sërë faktorësh që kanë rezultuar në vëmendjen aktuale për mjedisin: problemet gjithnjë e më të prekshme për njerëzit të shkaktuara nga shkatërrimi i mjedisit, shkalla e njohurive dhe ndërgjegjësimit, por dhe përfshirja e Shqipërisë në procese ndërkombëtare. Reforma ligjore, institucionale, proceset e demokratizimit të qeverisjes dhe shoqërisë, ritmet e shpejta, por dhe të ndryshueshme të zhvillimit të shoqërisë civile kanë krijuar një terren të favorshëm për trajtimin e çështjeve mjedisore në të gjitha aspektet nga të gjithë aktorët e interesuar, strukturat vendimmarrëse, shoqëria civile, publiku, etj. Sot është pranuar universalisht që pjesëmarrja aktive e komunitetit është një komponent thelbësor i planifikimit dhe zhvillimit. Sidoqoftë sfida më e rëndësishme mbetet përfshirja praktike dhe efektive e të gjithë aktorëve në menaxhimin e mjedisit. Duke patur parasysh që këto janë praktika të reja dhe të vështira për t u zbatuar, madje jo vetëm për Shqipërinë, Konventa e Aarhusit siguron dhe mekanizmat mbrojtës të këtyre të drejtave. Megjithatë zbatimi praktik i të drejtës për t iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore ka rezultuar i vështirë në praktikë, sidomos për vendet në tranzicion, në të cilat bën pjesë dhe Shqipëria. Konventa e UNECE-së (Komisionit i Kombeve të Bashkuara i Ekonomisë për Evropën) mbi Të drejtën për informacion, pjesëmarrjen publike në vendimmarrje dhe të drejtën për t iu drejtuar Gjykatës në çështje mjedisore (e njohur si Konventa e Aarhusit) ka ndikuar në politikën dhe legjislacionin mjedisor, jo vetëm në Evropë, por edhe në shkallë globale. Të drejtat dhe detyrimet që konventa përmban, janë orientuar në momente kyç të marrëdhënieve mjedisore dhe grupohen në tri shtylla bazë: 1) e drejta e publikut për të patur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2) e drejta e publikut për të marrë pjesë në vendimmarrjet publike për çështje të mjedisit; 3) e drejta e publikut për t u ankuar në gjykatë për çështje të mjedisit. Konventa e Aarhusit ka si objektiv të veçantë të saj të garantojë të drejtën e pjesëmarrjes së publikut 116 në procedurat e vendimmarrjes në çështjet mjedisore, me qëllim që të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtës së çdokujt për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të sigurt për shëndetin dhe mirëqënien e tij. Dy dekadat e fundit pjesëmarrja e publikut është vlerësuar si një faktor dhe element i domosdoshëm për adresimin e problemeve mjedisore dhe rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. 116 Pjesëmarrja e publikut është shpallur dhe pranuar si një parim për mbrojtjen e mjedisit në Deklaratën e Rio-s për Mjedisin dhe Zhvillimin në Samitin e Tokës mbajtur nga USA në vitin

44 Rëndësia e pjesëmarrjes në vendimmarrjen mjedisore Iosun (2000) theksoi se pjesëmarrja e komunitetit është si një paradigmë e përshtatur që lejon komunitetet lokale në destinacione turistike të ndryshme në nivele të ndryshme të zhvillimit të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes së zhvillimit të turizmit, duke përfshirë përfitimet e ndara të tij, si dhe përcaktimin e tipit dhe shkallës së zhvillimit të turizmit në lokalitetet e tyre. Shumë vende në botë e kanë trajtuar pjesëmarrjen e komunitetit, si një nga qëllimet kryesore në arritjen e iniciativave të zhvillimit 117. Vendet që po zbatojnë decentralizimin e kanë konsideruar gjithashtu pjesëmarrjen e komunitetit si element thelbësor për suksesin e zhvillimit të komunitetit. Në këtë kuptim, decentralizimi ka çuar në nevojën për të përfshirë komunitetet në programet e zhvillimit dhe në rolin e reduktuar të qeverisë në menaxhimin e burimeve 118. Megjithatë, në qoftë se pjesëmarrja e komunitetit shihet si kontroll mbi burimet pa kuptuar dhe zbatuar parimet e qëndrueshmërisë, turizmi i qëndrueshëm mbetet konceptual. Debati i tanishëm tregon se pjesëmarrja e komunitetit shpesh rezulton të jetë problematike, sidomos nëse ajo është parë si kontroll i komuniteteve ndaj resurseve lokale. Pjesëmarrja e publikut në vendimarrjen mjedisore ka një sërë përfitimesh shumëplanëshe që mund të renditen në: informimi dhe edukimi mjedisor i publikut; procesi i vendimmarrjes transparente duke forcuar besimin në institucionet përkatëse; shmangia e konflikteve dhe vonesave për realizimin e investimeve; fuqizimi i shoqërise civile dhe OJF-ve për të përmbushur misionin e tyre; vendime cilësore që përfshijnë kontributin e vlefshëm të publikut dhe profesionistëve; identifikimi dhe mundësia që palët e prekura të parashtrojnë dhe mbrojnë interesat e tyre të ligjshme; rritje e vëmendjes ndaj mjedisit duke kërkuar dhe ndikuar në përmirësimin dhe zbatimin efikas të masave për mbrojtjen e mjedisit. Ndikimet kryesore të turizmit sipas parimeve të qëndrueshmërisë Theksi i turizmit të qëndrueshëm shpesh është fokusuar në përfitimet ekonomike të tij, ndërkohë që reagimet politike kanë avantazhuar krijimin e bizneseve, zgjerimin e tregjeve dhe promovimin e investimeve. Por ky këndvështrim është tepër i thjeshtë. Studimet e fundit kanë marrë në konsideratë ndikimet pozitive dhe negative të turizmit në komunitetet lokale Baral, N., Stern, M., Heinen, J., (2007). Integrated conservation and development project life cycles in the Annapurna Conservation Area, Nepal: is development overpowering conservation? Biodivers. Conserv Bramwell, B. (2004). Hosts and Guests Revisited: Tourism Issues of the 21st Century. Tourism Management. 119 Deery, Margaret, and Jago, Leo, & Fredline, Liz (2012). Rethinking Social Impacts of Tourism Research: A New Research Agenda. Tourism Management, 33(1). 36

45 Është i rëndësishëm konsiderimi se cilat parime të zhvillimit të qëndrueshëm mund të zbatohen përmes kontrollit të komunitetit dhe cilat nevojitet të zbatohen përmes kontrollit në nivele më të larta 120. Ekzistojnë shumë studime që i adresojnë ndikimet e turizmit si një komponent të rëndësishëm të zhvillimit të tij 121. Për të dhënë një tablo më të qartë të parimeve kryesore të qëndrueshmërisë, janë sintetizuar në tabelën e mëposhtme ndikimet kryesore të sektorit turistik. Përveç kontributit ekonomik që komunitetet lokale mund të rrisin nga turizmi, përfshirja e tyre në zhvillimin e turizmit mund të jetë e dobishme për vet industrinë, sepse ata mund të krijojnë një "administrim efektiv mjedisor që bazohet në njohuritë vendase, lokale dhe shkencore, zhvillimin ekonomik, fuqizimin social, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e përvojave interpretuese të bazuara në natyrë për të mësuarin turistik dhe vlerësimin ndërkulturor" 122. Lidhur me sa më sipër identifikohen konsiderata të ndryshme, më e lidhur me çështjen e të cilave është marrja në shqyrtim e efekteve sociale dhe kulturore për arsye se industria është e varur në mikpritjen e komunitetit lokal; për këtë arsye ajo duhet të zhvillohet sipas dëshirave dhe nevojave të komunitetit vendas. Gjithashtu, idetë e barazisë, mjedisit dhe zhvillimit janë promovuar; këto elemente janë të theksuara më mirë në të ashtuquajturën "Pentagon magjik" i turizmit të qëndrueshëm, që konsiderohet si një sistem ku mirëqenia ekonomike, kënaqësia e vizitorëve, mirëqenia e komuniteteve lokale, burimet lokale dhe mbrojtja e kulturës janë të balancuara 123. Ndikimet kryesore të turizmit paraqiten në tabelën 2. Tabela 2 - Ndikimet kryesore pozitive dhe negative të turizmit sipas parimeve të qëndrueshmërisë rritje e të ardhurave Ndikime pozitive sigurimi i mundësive të punësimit stimulim i prodhimit vendas rritje e ofertës së shkëmbimit valutor rritje e GDP përmirësime në infrastrukturë, fasilitete dhe shërbime siguron mbështetje ekonomike për ruatjen e kulturës lokale përmes stimulimit të artizanatit tek popullsia vendase Ekonomike Ndikime negative dalje e flukseve të të ardhurave tek investitorët dhe pronarët e huaj varësi e lartë tek aktorët e jashtëm shkakton inflacion të vlerës së tokës turizmi si monokulturë sjell cënueshmëri të lartë nga krizat ekonomike migrim i punës drejt rajoneve turistike rritje e kërkesës për produktet lokale, duke sjellë rritjen e çmimit të tyre devijim i fondeve nga projekte të tjera ekonomike 120 Dwyer, L & Kim. C 2003,' Destination competitiveness: Determinants and indicators', Current Issues in Tourism, vol Kim, Kyungmi, Muzaffer Uysal, & M. Joseph Sirgy (2013). How Does Tourism in a Community Impact the Quality of Life of Community Residents? Tourism Management, 36 (June), Jamal, T. & Stronza, A., (2009), 'Collaboration theory and tourism practice in protected areas: Stakeholders, structuring and sustainability', Journal of Sustainable Tourism, vol. 17, no Constantin, D.L. & Mitruţ, C. (2009). Cultural tourism, sustainability and regional development: experiences from Romania. Cultural tourism and sustainable local development. Surrey,UK. 37

46 diversifikon ekonominë rritje e pagave në rajonet turistike efekti multiplikator për sektorët e tjerë ekonomikë mundësi e financimit të zonave të mbrojtura përmes taksës së hyrjes rritje e ndërgjegjësimit të turistëve dhe rezidentëve lidhur me rëndësinë e një sistemi të qëndrueshëm mjedisor justifikon mbrojtjen dhe përmirësimin mjedisor inkurajon edukimin e vlerës së turizmit të bazuar në natyrë inkurajon rivitalizimin e komunitetit krijon imazh pozitiv për vendin modernizim i strukturës sociale promovon shkëmbimin kulturor ndërmjet turistëve dhe rezidentëve rritje e nivelit të edukimit si pasojë e kërkesave ofrim i fasiliteteve rekreative si për turistët, ashtu dhe për rezidentët inkurajim i krenarisë për kulturën lokale ruajtje e identitetit kulturor të popullsisë vendase Burimi: Përpunuar nga autori krijon humbje nëpërmjet kërkesës për import zhvendos modelet tradicionale të punës të ardhura të pasigurta për shkak të sezonalitetit Ekologjike konsum i lartë i tokës rrit emetimet e gazit rritje e trafikut rritje e nivelit të zhurmës rritje e konsumit të ujit rritje e akumulimit të mbeturinave cënim i biodiversitetit, dëmtim i habitateve Socio - kulturore ndjenjë inferioriteti polarizim i strukturës sociale, për shkak të pabarazisë së të ardhurave akulturimi rritje e efektit të demostrimit rritje e nivelit të kriminalitetit konflikte në shoqëritë dhe vlerat tradicionale standartizimi, që lidhet me procesin e kënaqjes së dëshirave të turistëve CBT, përveç të tjerash përfaqëson një ndër mjetet që mbështesin veprimtarinë kolektive në komunitet si një mënyrë për të inkurajuar njerëzit lokalë të punojnë së bashku si një ekip për përfitime ekonomike dhe sociale 124. Prandaj, suksesi i CBT është shumë i nevojshëm në komunitetin lokal. Por, zbatimi i suksesshëm i programeve të turizmit varet edhe nga marketingu i brendshëm i turizmit për komunitetin. Komuniteti pritës duhet të informohet për përfitimet e turizmit me qëllimin ofrimin e ndihmës për të kuptuar më mirë turistët dhe motivet e tyre të të udhëtuarit në destinacion 125. Marketingu i brendshëm është i drejtuar zakonisht në krijimin e një pranimi për turizmin, pavarësisht nga problemet e veta, për të ndikuar në qëndrimet që popullsia vendase mban ndaj turistëve, si dhe mënyrën se si ata ndërveprojnë me turistët. 124 Stone, L.S., & Stone, T.M. (2010). Community-based tourism enterprises: challenges and prospects for community participation; Khama Rhino Sanctuary Trust, Botswana. Journal of Sustainable Tourism 19(1). 125 Crick, Anne P. (2003): Internal Marketing of Attitudes in Caribbean Tourism, International Journal Of Contemporary Hospitality Management, 15:3. 38

47 Kontrolli lokal i komunitetit Dhënia e përgjegjësisë dhe kontrollit njerëzve mbi jetët e tyre është një parim thelbësor i zhvillimit të qëndrueshëm. Për më tepër, projektet e turizmit që përfshijnë drejtpërdrejtë komunitetet lokale në planifikim dhe implementim ka më tepër të ngjarë të jenë të suksesshme në shpërndarjen e përfitimeve lokale dhe të jenë të qëndrueshëm në kohë. Po kështu, qëndrueshmëria e zhvillimit të turizmit në vendet më pak të zhvilluara (LDC) në njëfarë mënyre qëndron në duart e komuniteteve lokale. Prandaj, përfshirja e tyre në zhvillimin e turizmit nuk mund të neglizhohet për shkak të roleve të tyre të rëndësishme. Politika në këtë kuadër, nuk është thjesht rreth përfshirjes përmes procesit të konsultimit; ajo është gjithashtu rreth fuqizimit të komuniteteve në vendimet rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve që do të ndikojnë të ardhmen e tyre, ndërkohë që mundësimi i nevojave të interesave të tjerë legjitimë duhet marrë në konsideratë. Megjithatë, ende ekzistojnë barriera që kushtëzojnë përfshirjen e komunitetit në kontrollin lokal të zhvillimit të sektorit turistik. Ritchie dhe Crouch (2003) 126 sugjerojnë se, ndërkohë që turizmi zhvillohet, qeveritë lokale duhet të miratojnë strategji specifike për të përcaktuar drejtimet e komunitetit dhe qëllimet afatgjata. Pjesëmarrja e komunitetit në veçanti, është pranuar si konsensusi për çdo objektiv të zhvillimit të turizmit në botë. Soteriou dhe Coccossis 127 argumentojnë se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm nuk është një koncept statik që nuk pranon asnjë qasje kreative. Duke qenë se pjesëmarrja e komunitetit është pranuar gjerësisht si një nga kriteret për turizmin e qëndrueshëm 128, është e nevojshme që pjesëmarrja e komunitetit të shihet si një aspekt kyç për suksesin e zhvillimit të turizmit. Rezultatet e studimeve të mëparshme të turizmit 129 lidhur me kontrollin lokal kanë identifikuar katër shtylla që përbëjnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm: Qëndrueshmëria ekonomike: industria është fitimprurëse si në periudhë afatshkurtër, ashtu dhe në afatgjatë dhe mban normat e rritjes në nivele të menaxhueshme. Kjo përfshin promovimin e turizmit duke konsideruar kapacitetet mbajtëse. Qëndrueshmëria mjedisore: industria është në përputhje me mirëmbajtjen e diversitetit biologjik dhe burimeve mjedisore. Një fokus duhet të vendoset në kapacitetin e mjedisit natyror dhe atij të ndërtuar për të trajtuar turizmin pa dëme. 126 Ritchie, J. R. Brent & Crouch, Geoffrey I. (2003). The competitive destination: a sustainable tourism perspective. Oxon, UK: CABI Publishing. 127 Soteriou E.C. and Coccossis H. (2010) 'Integrating Sustainability into the Strategic Planning of National Tourism Organizations, Journal of Travel Research, 49(2). 128 Cole, S. (2006b). Information and empowerment: the keys to achieving sustainable tourism. Journal of Sustainable Tourism (14). 129 McKercher, B. Hilary du Cros (2003). Testing a cultural tourism typology. International Journal of Tourism Research. Volume 5, Issue 1. 39

48 Qëndrueshmëria sociale: industria ndihmon për të rritur kontrollin e njerëzve mbi jetën e tyre dhe identitetin lokal. Ajo gjithashtu mbështet komunitetet për rritjen e turistëve pa ndikuar negativisht apo dëmtuar kulturën vendase. Qëndrueshmëria lokale: industria ka nivele në rritje të përfshirjes lokale në zhvillimin e saj dhe është në dobi të komuniteteve lokale. Në zhvillimin e industrisë së turizmit qëllimi i maksimizimit të ndikimeve të zgjedhura pozitive, të mundshme në komunitet dhe minimizimi i ndikimeve negative potenciale duhet të jetë një parim udhëheqës. Koncepti i turizmit të qëndrueshëm doli si një konvergjencë e popullaritetit dhe vëmendjes që mori zhvillimi i qëndrueshëm në komunitetin global. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është i varur në balancën e komponentëve socialë, ekonomikë dhe ambiental të komunitetit. Një komunitet që planifikon dhe përdor turizmin si një mënyrë alternative të forcimit të zhvillimit të tij ekonomik duhet të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e banorëve të tij 130. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është i vështirë pa mbështetjen dhe pjesëmarrjen e banorëve të komunitetit 131. Kështu, mbështetja e banorëve është një faktor kritik për zhvillimin e vazhdueshëm të komunitetit. 2.4 Bizneset turistike dhe qëndrueshmëria e zhvillimit të tyre Më poshtë shqyrtohen qëndrimet e ndërmarrjeve që operojnë në sektorin turistik ndaj parimeve të qëndrueshmërisë dhe sfidat e adoptimit të praktikave të turizmit të qëndrueshëm në operacionet e tyre të përditshme. Për të përmbushur këto sfida është absolutisht e domosdoshme që ne të fitojmë një të kuptuar më të mirë se si ndërmarrjet turistike ju përgjigjen iniciativave të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Studimi e vë theksin në rolin kritik të luajtur nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme turistike në zbatimin e praktikave mjedisore të qëndrueshmërisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një destinacioni Menaxhimi i qëndrueshëm i bizneseve turistike në nivel destinacioni Paradoksalisht, suksesi i zhvillimit korent të turizmit ka çuar në degradimin si të mjedisit natyror e social, ashtu dhe të resurseve turistike në destinacione. Turizmi, si asnjë industri tjetër kontribuon në periudhë afatgjatë në shkatërrimin e ambientit; kjo ndodh kur përqëndrimi i turistëve në vende të veçanta bëhet shumë i lartë dhe rezulton në mbipopullim dhe shkatërrim të resurseve natyrore të zonës. Të kuptuarit e reagimit të industrisë së turizmit ndaj rritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe iniciativave të politikave mjedisore të lidhura me të është thelbësor në qoftë se 130 Puczkó, L. & Ratz, T. (2000). Tourist and resident perception of the physical impacts of tourism at Lake Balaton, Hungary: Issues for sustainable tourism management. 131 Nicholas, L., Thapa, B., Ko, Y. J. (2009). Residents perspectives of a World Heritage Site: The Pitons Management Area, St Lucia. Annals of Tourism Research, 35(3). 40

49 zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm synohet të arrihet. Është gjithashtu e rëndësishme të konsiderojmë ndërmarrjet turistike dhe rolin e tyre në arritjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm brenda një destinacioni turistik. Ndërmarrjet turistike me atribute të ndryshme mund të kenë mënyra të ndryshme për të adoptuar dhe për t'iu përgjigjur iniciativave të politikave mjedisore të qeverisë dhe parimeve të qëndrueshme. Në një studim të Dwyer dhe kolegëve të tij theksohet se firmat turistike duhet të adoptojnë një linjë të poshtme trefishe (TBL) qasjeje ndaj zhvillimit të qëndrueshëm për t`u siguruar se firmat integrojnë informacionin social, mjedisor dhe ekonomik në vendimmarrjen menaxheriale. Firmat përpiqen të arrijnë qëndrueshmërinë në operacionet e tyre nëse destinacioni si një i tërë është konform parimeve të qëndrueshmërisë 132. Brenda një destinacioni turistik operojnë një numër i madh ndërmarrjesh ofruese të produkteve turistike. Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve janë në pronësi vendase dhe janë SME 133. Zbatimi i parimeve të turizmit të qëndrueshëm ka rezultuar shpesh i pasuksesshëm për shkak se këto SME mund të mos i përgjigjen bashkarisht iniciativave të politikës mjedisore dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm 134. Gjithësesi, ndërmarrjet e vogla, në pronësi lokale shihen si një nga mjetet nëpërmjet të cilave mund të përhapen përfitimet ekonomike dhe socio - kulturore të turizmit dhe mund të arrihen qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm në turizëm. Ekziston supozimi se pronësia lokale e ndërmarrjeve të turizmit të qëndrueshëm do të nxisë stabilitetin e komunitetit, do të rrisë nivelin e pjesëmarrjes popullore në ekonomi dhe njëkohësisht do të ulë nivelin e antagonizmit vendas drejtuar turistëve dhe industrisë 135. Operatorët që ofrojnë produkte të turizmit të qëndrueshëm pritet të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike afatgjata, të sigurohen që përfitimet ekonomike shpërndahen në mënyrë të drejtë, të sigurojnë oportunitete të qëndrueshme punësimi dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në reduktimin e varfërisë në komunitetet lokale 136. Megjithë të pranuarin e faktit se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është një synim i nevojshëm për sektorin e turizmit, implementimi i tij ka sjellë problematika 137. Studime të mëvonshme 138 tregojnë se ka kufizime të ndryshme që ndikojnë reagimin e SME-ve kundrejt turizmit të qëndrueshëm. Këto kufizime përfshijnë mungesën e buxhetit, mungesën e njohurive, mungesën e zbatimit të politikave të qeverisë, koston e lartë të zbatimit të praktikave të qëndrueshmërisë dhe një treg me shumë konkurrencë. 132 Dwyer, L., Edwards, D., Mistilis, N., Roman, C. & Scott, N. (2009). Destinat ion and enterprise management for a tourism future. Tourism Management, 30(1), Huybers, T. & Bennett, J. (2002). Environmental Management and the Competitiveness of Nature - Based Tourism Destinations. Edward Elgar Publishing Limited, Cheltenham, UK. 134 Dewhurst, H., and R. Thomas (2003), Encouraging Sustainable Business Practices in a Non - regulatory Environment: A Case Study of Small Tourism Firms in a UK National Park, Journal of Sustainable Tourism, vol Morrison, A. (2002). Small Hospitality Businesses: Enduring or Endangered? Journal of Hospitality and Tourism Management. 9(1) 136 Lansing, P., & Vries, P. (2007). Sustainable tourism: Ethical alternative or marketing ploy? Journal of Business Ethics, Carter, R.W., G.S. Baxter, and M. Hockings Resource management in tourism research: A new direction? Journal of Sustainable Tourism (9) 138 Dewhurst, H. and Thomas, R. (2003). 41

50 Mason (2003) tregon se konfliktet në destinacionet turistike shpesh lindin për shkak se ndërmarrjet turistike kanë akses të përdorin burimet turistike, por nuk janë të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e burimeve mjedisore. Përveç kësaj, ekziston një keqkuptim që firmat e vogla turistike në pronësi private janë shkaku kryesor për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe qeveritë shihen kryesisht në rolin menaxhues të mjedisit 139. Në fakt, politikat qeveritare për menaxhimin e mjedisit tentojnë të përqëndrohen tek agjencitë kombëtare, në mënyrë që vendimet kritike në lidhje me rrjedhën e menaxhimit të mjedisit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të bëhen jashtë nga destinacionet lokale dhe shpesh nga planifikuesit me pak përvojë personale ose njohuri në këto destinacione. Si rezultat, këto vendime kritike shpesh janë konsideruar si konsumuese kohe dhe të një përdorimi të vogël në menaxhimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të destinacioneve lokale 140. Është argumentuar se planet e mirëprojektuar për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në shkallë destinacioni turistik mund të adresojnë konfliktet që mund të lindin midis ndërmarrjeve turistike dhe komuniteteve lokale ose në mes vet ndërmarrjeve turistike. 141 Megjithatë, me përjashtim të disa rasteve të studimit, hulumtimet në këtë fushë kanë tentuar të përqëndrohen në qëndrimet e ndërmarrjeve të vogla turistike, interpretimin dhe në një masë të kufizuar në aplikimin e parimeve të turizmit të qëndrueshëm 142. Përveç kësaj, kuadri i politikës për destinacionin duhet të jetë ngritur në një mënyrë që përfiton duke ndërmarrë mundësi sipërmarrëse, për shkak se bizneset e vogla në turizëm kontribuojnë në konkurrencën rajonale, rigjenerim dhe qëndrueshmëri 143. Këto biznese mbështeten në bashkëpunimin dhe sipërmarrjen brenda tërë destinacionit 144. Sektori privat përfaqëson aktorët me interesa biznesi në turizëm dhe industritë mbështetëse të tij. Këto biznese mund të shkojnë në madhësi nga ndërmarrjet e vogla familjare deri tek korporatat ndërkombëtare 145. Për turizmin e qëndrueshëm, bizneset e vogla dhe të mesme në pronësi lokale përkrahen për të nxitur pronësinë dhe mbajtjen e të ardhurave të turizmit brenda një komuniteti Mason P. (2003). Tourism Impacts, Planning and Management. Butterworth Heinemann. London. 140 Huybers, T. & Bennett, J. (2003). Environmental Management and the Competitiveness of Nature-Based Tourism Destinations. Environmental and Resource Economics. 141 Howie, F. (2003) Managing the tourist destination, Cengage Learning EMEA. 142 Vernon, J., Essex, S., Pinder, D. & Curry, K. (2003). The greening of tourism microbusinesses: outcomes of focus group investigations in South East Cornwall, Business Strategy and the Environment, 12: Marzano, G., Laws, E., & Scott, N. (2009) The River City'? Conflicts in the development of a destination brand for Brisbane. In B. Prideaux & M. Cooper (eds.), Rivers as a Tourism Resource. 144 Thomas, R.(Ed) (2004) Small Firms in Tourism: International Perspectives. Advance s in Tourism Research Series. Oxford:Elsevier. 145 Weaver, D. & Lawton, L. (2002). Overnight ecotourist market segmentation in the Gold Coast hinterland of Australia. Journal of Travel Research, 40, Mbaiwa, J. (2004). Prospects of basket production in promoting sustainable rural livelihoods in the Okavango Delta, Botswana, International Journal of Tourism Research, Volume 6, Issue 4. 42

51 Megjithatë, bizneset e mëdha ndërkombëtare janë shumë të zakonshme në turizëm për shkak të natyrës ndërkombëtare të industrisë. Bizneset janë të motivuar tradicionalisht nga fitimi. Në rastin e turizmit të qëndrueshëm, kjo krijon probleme ndërsa bizneset janë të gatshëm të angazhohen për praktikat e turizmit të qëndrueshëm, që nuk janë në përputhje me qëllimet e shtyra drejt fitimit afatshkurtër 147. Është shumë e vështirë për bizneset të kuptojnë se fitimi afatgjatë do të rritet me miratimin e praktikave të turizmit të qëndrueshëm. Kjo mund të çojë në degradimin e aseteve turistike në dëm të zhvillimit të turizmit 148 dhe përbën një shqetësim të veçantë kur bizneset nuk i përkasin komunitetit lokal, për arsye se pronarët e bizneseve të huaja nuk janë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e këtyre aseteve ose si të menaxhojnë shfrytëzimin e tyre në një mënyrë që nuk dëmton komunitetin 149. Ky është argumenti kryesor pse rregullimi nga qeveritë është i nevojshëm për të siguruar pjesëmarrjen e sektorit privat në fushën e turizmit të qëndrueshëm përmes politikave dhe kornizave. Një tjetër çështje që lind në lidhje me bizneset ndërkombëtare në skenarin e vendeve më pak të zhvilluara është pushteti i ushtruar nga korporatat e mëdha që mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm. Potenciali i të ardhurave atje ku korporatat e mëdha operojnë në destinacione të veçanta do të thotë se zhvillimi i turizmit mund të ndikohet nga axhendat dhe proceset e tyre. Pronësia ndërkombëtare e këtyre korporatave të mëdha gjithashtu pengon pronësinë dhe kontrollin e turizmit prej komunitetit. Ajo mund edhe të pengojë kontrollin kombëtar dhe pronësinë mbi turizmin dhe për këtë arsye, përfitimet ekonomike mbahen në vendin e origjinës së korporatës me pak rrjedhje në destinacion 150. Vendet më pak të zhvilluara kanë më shumë gjasa që të ndikohen nga këto biznese ndërkombëtare në dëm të politikës në këmbim të një mbështetjeje të fuqishme për industrinë e turizmit dhe përfitimeve të mundshme ekonomike. Megjithatë, duhet theksuar se këto përfitime ekonomike janë realizuar rrallë në nivel lokal. Përkundër këtyre sfidave, ndërgjegjësimi i konsumatorëve të çështjeve globale (të tilla si ndryshimet klimaterike) dhe një dëshirë në rritje e turistëve për të kërkuar përvoja të reja është duke kontribuar në rritjen e apelit të tregut ndaj qëndrueshmërisë, veçanërisht qëndrueshmërisë mjedisore. Si pasojë, shitja e turizmit të qëndrueshëm si një produkt është duke u përmirësuar, kjo do të inkurajojë bizneset për të ndjekur qëndrueshmërinë për përfitimet e mundshme nga rritja e shitjeve. Deri tani, shumica e këtij zhvillimi është sipërfaqësore, dhe jo një përpjekje e sinqertë për zhvillimin e 147 Binns, T. and Nel, E Tourism as a local development strategy in South Africa. Geographical Journal, 168(3). 148 Fauzi, A., & Buchary, E. (2002). A Socio -economic Perspective of environmental degradation at Kepulauan Seribu National Marine Park, Indonesia. Coastal Management Journal Vol 30(2). 149 Lansing, P., & De Vries, P. (2007). Sustainable Tourism: Ethical alternative or marketing ploy? Journal of Business Ethics, 72, Muhanna, E. (2007). Tourism Development Strategies and Poverty Elimination. Problems and Perspectives in Management, 5(1),

52 qëndrueshëm të turizmit në çdo nivel 151. Shumë më tepër punë është e nevojshme për sektorin privat për të mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm pa legjislacion, por kjo është një pikëpamje më pozitive. Iniciativat e industrisë për problemet e Turizmit të Qëndrueshëm Ashtu si çdo industri globale, aktivitetet e bizneseve turistike mund të kenë ndikim të konsiderueshëm mbi tendencat e zhvillimit lokal. Ndikimet lokale të industrisë së turizmit janë të ndryshme dhe shpesh janë unike për sektorin e turizmit. Aktivitetet turistike mundet të degradojnë në veçanti pasurinë sociale dhe natyrore të një komuniteti, duke çuar në një ndryshim strukturor që prodhon efekte unike sociale mbi komunitetin turistik lokal, duke përfshirë modifikimin e zakoneve lokale dhe jetesës, ndryshimet në demografinë lokale dhe ndryshime në strehim dhe punësim në tregjet lokale. Nëse këto aktivitete komerciale degradojnë trashëgiminë dhe pasurinë e komunitetit, atëherë komuniteti vuan në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa konsumatori turistik. Ndërhyrja e një numri të madh të të huajve të painformuar në sistemet sociale lokale mund të minojë marrëdhëniet dhe vlerat para-ekzistuese sociale. Ky është veçanërisht një problem atje ku biznesi turistik është përqëndruar në sistemet tradicionale shoqërore, që vlerësohet të përfaqësojnë shpeshherë imputin bazë të produktit turistik. Ndërhyrja e një numri të madh të turistëve të huaj, me një normë të lartë të konsumit dhe një mbishfrytëzim në zonat natyrore ose në qytetet me infrastrukturë të papërshtatshme të menaxhimit të mbeturinave, mund të prodhojë ndryshime në një normë që është shumë më e madhe se norma e imponuar nga banorët vendas. Këto ndryshime të lidhura me turizmin janë veçanërisht të dëmshme kur banorët vendas mbështeten në ato zona natyrore për të siguruar jetesën e tyre. Vet bizneset turistike mund të ofrojnë një kontribut të rëndësishëm vullnetar për zgjidhjen e kostove sociale të turizmit nëpërmjet: sigurimit të punësimit për rezidentët dhe mundësi trajnimi, duke përfshirë tregtinë tradicionale dhe zejtarinë; krijimit të udhëzimeve që favorizojnë blerjen e mallrave dhe shërbimeve lokale; donacioneve dhe investimeve në objektet lokale rekreative, parqe kulturore, objektet dhe operacionet e sigurisë; menaxhimit të raportit kosto / përfitim në nivel lokal. Me dështimin e masave të nevojshme vullnetare, qeveritë lokale mund të institucionalizojnë stimuj ekonomik dhe masa rregullatore për të shpërblyer praktikat më të mira dhe për të parandaluar ndikime të rënda sociale që duhet të zgjidhen me shpenzime publike. Në fund të fundit, në operimin e institucioneve private, që nuk 151 Mahony, K. (2007). Certifcation in the SouthAfrican tourism industry: the case of fair trade in tourism. Development Southern Africa, 24(3). 44

53 tregojnë asnjë angazhim afatgjatë për ruajtjen materializohen parakushtet bazë për turizëm, të cilat përfshijnë sigurinë publike, cilësinë e mjedisit, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe drejtësisë lokale. Autoritetet ekonomike duhet të përdorin të gjitha kompetencat në dispozicion për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe pasuritë e mjedisit që e kthejnë një destinacion në atraktiv. Në mënyrë ideale, këto përpjekje do të sigurojnë që konsumatorët e turizmit, të fillojnë të njohin dhe të kuptojnë destinacionet turistike si komunitete të gjalla që meritojnë përkrahjen dhe respektin e tyre. Komunikimet nga konsumatorët turistik për industrinë e turizmit dhe për autoritetet vendore në lidhje me dëshirën e tyre për të reduktuar ndikimet negative të aktiviteteve të tyre turistike mund të jenë thelbësore për mobilizimin dhe ndryshimet në praktikat e industrisë dhe të qeverisë. Organizatat ndërkombëtare gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e konsumatorëve në lidhje me aktivitetet e zhvillimit të turizmit që shkelin parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm. Sigurimi i informacioneve të tilla për qeverisjen vendore mund të lehtësojë përgjegjshmërinë e autoriteteve lokale ndaj problemeve të identifikuara. Nëse industria dhe qeveria janë të mbrojtur dhe mbështetur në aspektet sociale, kulturore dhe mjedisore, ata duhet të ndërtojnë partneritete më ambicioze dhe të përkushtuar për të planifikuar, menaxhuar dhe për të investuar në këto pasuri. Një pengesë kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm përmes turizmit është një besim mbi mekanizmat e tregut për të udhëhequr vendimet e zhvillimit të turizmit dhe të konsumit. Tregu, i cili trajton pasuritë kulturore dhe mjedisore si të lira, pra të mira publike dhe që i përgjigjet degradimit të kësaj pasurie ofron instrumente për të udhëhequr zhvillimin, por është i pandjeshëm për shumë kërkesa të turizmit të qëndrueshëm. Për më tepër, në një treg global si turizmi, problemi i rrjedhjes, ku përfitimet ekonomike lokale të turizmit rrjedhin në aktivitete jashtë komunitetit lokal përbën një tjetër tregues të paaftësisë së qasjeve të thjeshta të këtij tregu. Menaxhimi mjedisor i ndërmarrjeve turistike Viti 1992 ishte veçanërisht domethënës për qëndrueshmërinë mjedisore. Ai shënoi një trend në industrinë e mikpritjes dhe të turizmit, që zhvendosi fokusin e shqetësimeve mjedisore, përdorimit të teknologjisë, si dhe përdorimin eficent të energjisë 152. Menaxhimi mjedisor lidhet me minimizimin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe gjenerimin e mbetjeve nga ndërmarrjet turistike dhe vizitorët. Ruajtja e pastërtisë së mjedisit do të thotë reduktim i mbeturinave dhe emisioneve të dëmshme me qëllim ruajtjen e cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës për të mbështetur jetën, shëndetin dhe biodiversitetin. Veprimet duhet të adresojnë të gjitha aspektet e parandalimit të ndotjes dhe kontrollit gjatë gjithë fazave të ciklit të jetës së zhvillimit të turizmit, gjatë dhe pas përdorimit të fasiliteteve; edhe pse ndikimet lokale në mjedis, siç janë ajri dhe cilësia e ujit, janë menjëherë të dukshme për komunitetet lokale dhe për vizitorët, 152 Kalisch, A. (2002). Corporate futures: Social responsibility in the tourism industry. London: Tourism Concern. 45

54 ndërkohë që industria e turizmit ka edhe ndikime mjedisore globale. Qeveritë duhet të njohin përgjegjësitë si ndaj mjedisit global, ashtu dhe ndaj atij lokal që janë të qenësishëm në ruajtjen e pastërtisë së mjedisit. Ndotja globale mund të ndikojë gjithashtu në shumë destinacione lokale përmes pasojave të ndryshimeve klimaterike. Ashtu si me promovimin e burimeve në mënyrë eficente, kontrolli i ndotjes do të arrihet kryesisht duke ndryshuar modelet e konsumit të turistëve dhe ndërmarrjeve turistike. Ky duhet të jetë një komponent kyç i sistemeve individuale të menaxhimit të mjedisit në kuadër të ndërmarrjeve turistike. Faktorët kufizues të adoptimit të qëndrueshmërisë mjedisore në bizneset turistike Është e rëndësishme të kuptohen kufizimet ndaj qëndrueshmërisë për të ecur përpara nga qëndrimi në veprim 153. Industria e udhëtimit është e përqendruar në burimet natyrore dhe ndikimet negative të shkaktuara nga turizmi provokojnë vëmendje për të ndryshuar strategjitë e menaxhimit të bizneseve turistike. Përgjithësisht, Autoritetet Kombëtare Turistike dhe Organizatat e Destinacionit Turistik janë përgjegjëse për të inkurajuar ndërmarrjet e turizmit drejt qëndrueshmërisë. Shumë shpesh organizata të tilla krijojnë udhëzues për natyrën dhe qasje miqësore ndaj kulturës dhe certifikojnë ndërmarrjet që ndjekin rregullat. Një faktor kufizues për adoptueshmërinë është se praktikat e qëndrueshme janë konsideruar të jenë të shtrenjta. Ideja e shpenzimeve të larta, ndërsa zbatohet qëndrueshmëria pjesërisht ngrihet për shkak të politikave qeveritare. Figge dhe Hahn (2006) 154 theksojnë se ndërmarrjet kontribuojnë në qëndrueshmëri vetëm nëse shpenzimet janë më të ulëta sesa përfitimet e perceptuara. La Lopa dhe Day 155 sugjerojnë se bizneset duhet të jenë edukuar në lidhje me kostot më të ulëta të blerjes, se sa përfitimet e të qënit i qëndrueshëm. Kompanitë nuk e konsiderojnë faktin se kur ato investojnë, fitimet ekonomike në afatgjatë do të jenë më të mëdha. Prandaj, resurset financiare janë përcaktuar si një tjetër kufizim për zbatimin e qasjes së qëndrueshme të biznesit. Megjithatë, një pjesë e studiuesve e lidhin qëndrueshmërinë me imazhin pozitiv të ndërmarrjes 156. Prandaj, marketingu njihet të jetë forca më e madhe shtytëse drejt qëndrueshmërisë. Një nga pengesat për aplikimin e risive është mungesa e përgatitjes nga menaxherët dhe punonjësit për të kaluar nëpër procesin e ndryshimit. Menaxherët e biznesit e dinë se futja e risive zakonisht merr shumë kohë, përpjekje dhe shpesh shkakton shkatërrim në klimën organizative. Ata druhen se shpenzimet për të bindur stafin e tyre drejt aktiviteteve ekologjikisht miqësore do të kushtojnë më shumë se përfitimet e siguruara. Prandaj është thelbësor edukimi i stafit 153 Graci, S. (2010). Examining the factors that impede sustainability in China s tourism accommodation industry: a case study of Sanya, Hainan, China. Journal of Hospitality Marketing and Management. 154 Figge, F. & Hahn, T. (2006): "Looking for Sustainable Value", Environmental Finance, 7(8), La Lopa, M., J., Day, J. (2011). Pilot study to assess the readiness of the tourism industry in Waled to change to sustainable tourism business practices. Journal of Hospitality and Tourism Management, Jarvis, N., Weeden, C. and Simcock, N. (2010). The benefits and challenges of sustainable tourism certification: a case study of the Green Tourism Business Scheme in the West of England. Journal of Hospitality and Tourism Management. 17:

55 në lidhje me aspektet pozitive të qëndrueshmërisë para se të kalohet tek modelet e tjera te biznesit 157. Zhvillimi i politikave të turizmit të qëndrueshëm mund të jetë një mënyrë shumë eficente për stimulimin e shfaqjes së bizneseve të reja dhe promovimin e ruajtjes dhe mbrojtjes ambientale 158. Relativisht pak kërkime janë fokusuar në të kuptuarin e përshtatjes së ndërmarrjeve turistike dhe reagimit të tyre ndaj turizmit të qëndrueshëm dhe politikave të menaxhimit ambiental, veçanërisht në kontekstin e vendeve në zhvillim, ku shfrytëzimi i burimeve mjedisore përbën shpesh motorin e zhvillimit ekonomik 159. Studime të mëparshme kanë treguar se ndërmarrjet turistike, veçanërisht SME shpesh fokusohen në kthimet e biznesit të tyre duke përdorur praktika të paqëndrueshme të biznesit, ndërkohë që praktikat korente të menaxhimit dhe rregullimet institucionale përgjithësisht nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë reagime efikase nga ana e ndërmarrjeve turistike 160. Fragmentizimi i lartë dhe dominimi i ndërmarrjeve SME në destinacione turistike nënkupton se zbatimi i politikave të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm shpesh ka qenë i pasuksesshëm 161. Nëse një destinacion ka si synim arritjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, atëherë veprimtaria e bizneseve që operojnë në të duhet të jetë në përputhje me objektivin dhe mbështetëse e tij. Industria turistike duhet inkurajuar për të përqafuar turizmin e gjelbër, që do të thotë se sipërmarrjet duhet të bëjnë maksimumin e tyre për të reduktuar ndikimet mjedisore në operacionet e tyre. Bizneset SME luajnë një rol kritik në zhvillim, veçanërisht ato të lokalizuara në qytetet kryesore turistike. Megjithatë, shpesh modelet e zhvillimit ekonomik i përjashtojnë ose minimizojnë bizneset e vogla dhe të mesme, siç janë bizneset turistike, për shkak të kompleksitetit të këtij grupi 162. Ende studiues të tjerë 163 theksojnë se në shumicën e ekonomive, SME-të janë dhe fasada e zhvillimit socio ekonomik; ato nuk përfaqësojnë thjesht aktorë me interesa të veta në lojë, por siç përcaktojnë Freeman dhe McVea s 164, ato kanë gjithashtu kapacitetin për të ndikuar proceset e zhvillimit. Kështu që, është e rëndësishme për aktorët që jo thjesht të përfshihen në procesin e vendimmarrjes, por edhe që perceptimet dhe objektivat të përfshihen vërtet në kornizën e zhvillimit La Lopa, M., J., Day, J. (2011). Pilot study to assess the readiness of the tourism industry in Waled to change to sustainable tourism business practices. Journal of Hospitality and Tourism Management, Castellani, V., & Sala, S. (2010). Sustaina ble performance index for tourism policy development. Tourism Management, 31(6). 159 Vernon, J., Essex, S., Pinder, D. & Curry, K. (2003). 160 Michelle, M. (2006) Sustainable Tourism Using Regulations, Market Mechanisms and Green Certification: A Case Study of Barbados Journal of Sustainable Tourism, Vol. 14. No Vernon, J., Essex, S., Pinder, D. & Curry, K. (2003). 162 Morrison, A., & Teixeira, R. (2004). Small business performance: a tourism sector focus. Journal of Small Business and Enterprise Development, 11(2). 163 Pistrui, D., Welsh, H. P., Pohl, H. J., Wintermantel, O. & Liao, J. (2003). Entrepreneurship in the new Germany. Small Firms and Economic Development in Developed and Transition Economies: A Reader. Hampshire, UK. 164 Freeman R.E. & McVea J. (2002) A stakeholder approach to strategic management, Darden Graduate School of Business Administration. 165 Tosun, C., Timothy, D. J. & Ozturk, Y. (2003). Tourism growth, national development and regional inequality in Turkey. Journal of Sustainable Tourism (11). 47

56 Vendimi për të adoptuar praktikat e qëndrueshme paraqet shumë sfida për ndërmarrjet e lidhura me turizmin; ai çon në një proces të gjatë ndryshimi. Edhe pse përfitimet për komunitetet dhe ndërmarrjet individuale janë të dukshme dhe resurset janë në dispozicion, motivimi për ndryshim është larg nga universali. Çdo organizatë ka kulturën e korporatës, të përbërë nga vlerat, besimet, qëndrimet. Duke qenë se çështjet e mjedisit janë zakonisht të izoluara nga vlerat e korporatës, përpjekjet për zbatimin e tyre nuk funksionojnë 166. Akomodimi i suksesshëm i praktikave të qëndrueshmërisë është i lidhur kryesisht me besimet personale. Graci (2010) thekson se menaxhimi jo mbështetës mund të jetë një kufizim i madh drejt zhvillimit të qëndrueshmërisë. Pengesë tjetër drejt qëndrueshmërisë është mungesa e njohurive 167. Graci (2010) thekson, se vetëdija mjedisore e menaxherëve është mjaft e ulët dhe kjo çon në një absorbim të ngadalshëm për iniciativat e ardhshme. Zbatimi i qëndrueshmërisë kërkon të menduarit afatgjatë. Në të kundërt, mjedisi komercial i bizneseve turistike çon në qëllime afatshkurtra. Problemi kryesor i vërejtur nga Graci (2010) është se pa rritjen e vetëdijes së përgjithshme mjedisore nuk ka nxitje për ndërmarrjet e turizmit për të zbatuar idetë e qëndrueshme, me përjashtim të atyre që sjellin fitim të shpejtë ekonomik. Rojo (2009) 168 vë në dukje se resurset natyrore janë konsideruar të mira publike, pra, investimi në ruajtjen e tyre nuk sjell përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për ndërmarrjen. Po kështu, kriza ekonomike e viteve të fundit i ka bërë kompanitë të rishikojnë shpenzimet e tyre. Për këtë arsye, rritja e shitjeve është kthyer një objektiv kryesor, ndërsa çdo veprimtari shoqërore apo miqësore me mjedisin është konsideruar të jetë më pak e rëndësishme Qëndrueshmëria në industrinë akomoduese Roli i industrisë hoteliere në zhvillimin ekonomik ka qenë në fokus të vëmendjes në rritje në literaturë 169 ; po kështu edhe aplikimi i termit qëndrueshmëri brenda kësaj industrie, që do të thotë plotësim i dëshirave korente të miqve, punonjësve dhe komuniteteve lokale pa sakrifikuar dëshirat e brezave të ardhshëm 170. Në sektorin akomodues, bizneset e mëdha kanë adoptuar iniciativa të ndryshme për promovimin e parimeve të qëndrueshmërisë. Përpjekjet për ta bërë industrinë hoteliere më jeshile janë ndërmarrë që prej viteve 1990, duke reduktuar konsumin e energjisë dhe ujit, si dhe emetimet e lëshuara në ajër, ujë apo tokë 171. Ndërkohë që turizmi gjeneron përfitime të konsiderueshme për ekonomitë lokale dhe ndërkombëtare, industria hoteliere përballet me kërcënime serioze mjedisore dhe socio - kulturore. Turistët po 166 Graci, S. & Rachel Dodds (2010) Sustainable Tourism in Island Destinations. London: Earthscan. 167 Graci, et al, 2010; La Lopa & Day, Rojo, I. M. (2009) Economic development versus environmental sustainability: the case of tourist marinas in Andalusia, European Journal of Tourism Research, Vol. 2 No. 2 pp Sharpley, R. (2000). Tourism and sustainable development: Exploring the theoretical divide. Tourism of Sustainable Tourism. 170 Sheehan, L., Ritchie, J. R. B., & Hudson, S. (2007). The destination promotion triad: Understanding asymmetric stakeholder interdependencies among the city, hotels, and DMO. Journal of Travel Research. 171 Bohdanowicz P. (2005), European hoteliers environmental attitudes: Greening the business. Cornell Hotel and Restaurant Administration Quarterly 46,

57 bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjësuar rreth problemeve mjedisore, që do të thotë se ata janë duke u bërë më të vetëdijshëm ekologjikisht, duke kërkuar të blejnë produkte dhe shërbime miqësore me mjedisin dhe duke parapëlqyer ndërmarrjet që mbështesin praktikat mjedisore 172. Në kushtet kur numri i turistëve që aplikojnë praktikat miqësore ndaj mjedisit është rritur, hotelet i kanë përdorur këto praktika si një strategji efektive marketing për arritjen e avantazhit konkurrues në industrinë e mikpritjes 173. Sipërmarrjet turistike, më së shumti fasilitetet hoteliere kanë adoptuar gjithashtu iniciativa për të treguar angazhimin e tyre ndaj zhvillimit të qëndrueshëm 174. Së fundmi, praktikat e qëndrueshmërisë në ndërmarrjet hoteliere kanë ofruar një bazë të gjerë literature, duke u përpjekur të vlerësojnë dhe identifikojnë nivelin e performancës për këto praktika anembanë botës 175. Përfitimet e adoptimit të praktikave të qëndrueshmërisë në hotele Duke qenë se industria e udhëtimit dhe turizmit varet në masë të madhe nga cilësia e mjedisit lokal, shumë hotele kanë zhvilluar planet e qëndrueshmërisë për të zbutur ndikimin e tyre në mjedis 176. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se hotelet miratojnë praktika të qëndrueshmërisë për një numër faktorësh, duke përfshirë legjislacionin dhe rregulloret në rritje në lidhje me çështjet mjedisore dhe sociale; shqetësimet rreth rritjes së mungesës së burimeve jetike natyrore; rritjes së ndërgjegjësimit aksioner për rëndësinë e investimeve etike të shëndosha të korporatave; roli i madh i televizionit dhe medias së shkruar për mbulimin e aktiviteteve të organizatave dhe grupeve të presionit kundër korporatave 177. Shumica e ndërmarrjeve të mëdha tani demonstrojnë publikisht angazhimin e tyre për çështjet e qëndrueshmërisë për të rritur avantazhin konkurrues, për të ndërtuar markën e tyre dhe për të diferencuar veten nga konkurrentët në treg 178. Në studimin e tij, Kasimu 179 ka cilësuar se përfitimi më i rëndësishëm i adoptimit të praktikave të qëndrueshmërisë është përmirësimi i perceptimit të hotelit në sytë e miqve dhe komuniteteve lokale, 172 Han, H.S., & Ryu, K. (2009). The roles of the physical environment, price perception, and customer satisfaction in determining customer loyalty in the family restaurant industry. Journal of Hospitality & Tourism Research. 173 Manaktola, K., & Jauhari, V. (2007). Exploring consum er attitude and behaviour towards green practices in the lodging industry in India. International Journal of Contemporary Hospitality Management, 19(5), Ayuso, S. (2006). Adoption of voluntary environmental tools for sustainable tourism: analyzing the experience of Spanish hotels. Corporate Social Responsibility and Environmental Management, Nicholls, S., & Kang, S. (2012). Green initiatives in the lodging sector: Are properties putting their principles into practice? International Journal Of Hospitality Management, 31(2). Mensah, I & Blankson, E.J. (2013). Determinants of hotels environmental performance: Evidence from the hotel industry in Accra, Ghana, Journal of Sustainable Tourism, 21(8). 176 Rahman W (2012). Cultural tourism and Bangladesh: An overview. Bangladesh Research Publications Journal (7). 177 Jones, P., Hillier, D., & Comfort, D. (2014). Sustainability in the global hotel industry. International Journal of Contemporary Hospitality Management, 26(1). 178 Jones, C. (2013): Scenarios for Greenhouse Gas Emissions Reduction from Tourism: An Extended Tourism Satellite Account Approach in a Regional Setting, Journal of Sustainable Tourism, 21(3). 179 Kasimu, A., Zaiton, S., & Hassan, H. (2012). Hotels Involvement in Sustainable Tourism Practices in Klang Valley, Malaysia. Int. Journal of Economics and Management. 49

58 ndjekur nga rritja e kënaqësisë dhe motivimit të konsumatorëve dhe punonjësve dhe një e ardhme e përmirësuar për industrinë e turizmit. Një imazh i përmirësuar rrit gjenerimin e të ardhurave për shkak të kënaqësisë së klientit. Për më tepër, studiuesit kanë identifikuar se rezultatet e qëndrueshmërisë lidhen me avantazhet konkurruese për ndërmarrjet e biznesit, të tilla si: punësimi i burimeve njerëzore më të mira; rritja e produktivitetit të punonjësve, kënaqësia konsumatore dhe turistë besnikë; faqet komerciale dhe fasilitetet; rritja e të ardhurave dhe pjesës së tregut; rreziku i reduktuar, marrëdhëniet e përmirësuara me rregullatorët dhe financim më i lehtë 180. Përveç kësaj, hotelet mund të sigurojnë shumë përfitime të mundshme nga futja e linjës së poshtme trefishe në modelin e tyre të biznesit, të tilla si përmirësim i efikasitetit dhe kostos së kursimeve, përmirësim i pozicionit të tregut, përmirësim i marrëdhënieve me grupet e interesit, përmirësim i procesit strategjik të vendimmarrjes brenda firmës dhe sigurimi i përfitimeve më të gjera për destinacionin 181. Studime të tjera kanë konstatuar se adoptimi i praktikave ekologjikisht miqësore sjell përfitime në drejtim të reduktimit të konsumit të energjisë, në pakësimin deri në minimizim të penaliteteve të vlerësuara nga autoritetet mjedisore dhe përmirësime shoqëruese në rritjen e besueshmërisë së konsumatorit dhe si rrjedhojë rritjen e imazhit publik 182. Sfida me të cilën përballet industria turistike është të sigurojë avantazhe nga përfitimet dhe të kontrollojë ndikimet negative të njerëzve, destinacioneve dhe vendeve (Edge ll, 2006). Kontrolli i efekteve të ndjeshme të turizmit dhe arritja e qëndrueshmërisë si mjedisore, ashtu edhe ekonomike duke balancuar rritjen dhe zhvillimin është shumë komplekse. Arritja e suksesshme e turizmit të kontrolluar nga komuniteti varet nga i kuptuari dhe njohuritë e bizneseve dhe aktorëve lokalë të aspekteve të turizmit për të kontribuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të tij Certifikimi në sektorin turistik Certifikimi është një mekanizëm për të siguruar se një aktivitet ose produkt plotëson standarde të caktuara që mund të jenë vendosur nga qeveria, ose të pranuara brenda një sektori të industrisë. Në turizëm, certifikimi është përdorur kryesisht për të kontrolluar aktivitetet dhe standardet e ndërmarrjeve turistike, siç janë ndërmarrjet akomoduese që garantojnë sigurinë dhe kënaqësinë e konsumatorit. Megjithatë, ato mundet gjithashtu të zgjerohen për të mbuluar çështjet e qëndrueshmërisë. Certifikimi përfaqëson një procedurë vullnetare që vlerëson, monitoron dhe jep siguri se një biznes, produkt, proces, shërbim apo sistem menaxhimi është konform 180 Molina-Azorín, J.F., Claver-Cortés, E., López-Gamero, M.D. and Tarí, J.J. (2009a), "Green management and financial performance: A literature review", Management Decision, Vol Dwyer, L. (2005). Relevance of triple bottom line reporting to achievement of sustainable tourism: a scoping study. Tourism Review International, 9(1), Fotiadis, A. K., Vassiliadis, C. A., & Rekleitis, P. D. (2013). Constraints and benefits of sustainable development: a case study based on the perceptions of small-hotel entrepreneurs in Greece. Anatolia. 183 Okech, R. (2006) 'The Role of Local Communities in the Management of Cultural Landscapes', Paper presented at the ATLAS Africa 2006 Conference, Mombasa, Kenya. 50

59 kërkesave specifike. Ai u akordon një logo të marketueshme apo vulë atyre që plotësojnë apo tejkalojnë standardet bazë. Avantazhi kryesor i certifikimit në promovimin e një qëndrueshmërie më të lartë në turizëm është se ai siguron një mënyrë për një fotografim, për të paktën disa nga qëllimet dhe objektivat që përbëjnë qëndrueshmërinë dhe një identifikim më të qartë të ndërmarrjeve që janë duke i arritur ato. Kjo është një nga mënyrat e pakta objektive për të mundësuar ata që duan të promovojnë qëndrueshmërinë në veprimet dhe zgjedhjet e tyre (p.sh. konsumatorët individualë, operatorët turistikë dhe qeveritë) për ta kuptuar se kë të mbështesin. Certifikimi i destinacioneve dhe shërbimeve Përveç certifikimit të qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve turistike dhe produkteve të tyre, ekzistojnë gjithashtu skema që certifikojnë destinacionet apo tipe të veçanta të shërbimeve. Skema Flamuri Blu 184 për plazhet dhe zonat bregdetare është një shembull i mirë që mund të aplikohet në të gjithë botën, pasi ajo nënvizon avantazhet e fokusit të qartë, prakticitetit, rëndësinë dhe vazhdimësinë me një skemë gjatë kohës që standardet e qëndrueshmërisë respektohen. Në disa lokalitete, certifikimi i qëndrueshmërisë mbulon të gjithë destinacionin. Skema të tilla marrin në konsideratë mënyrën se si është menaxhuar i gjithë destinacioni, në terma të politikave të qëndrueshmërisë, eficencës së burimeve, kontrollit të ndotjes, shërbimeve sociale, etj, si dhe konsiderojnë proceset e menaxhimit ambiental të sektorit turistik. Meritat e certifikimit për të gjithë komunitetin kanë qenë subjekt i një debati të konsiderueshëm, pjesërisht për shkak të vështirësive dhe kostove të sigurimit të të dhënave të vlefshme dhe të rëndësishme. Certifikimi The Blue Flag ka qenë i vlefshëm që prej vitit Kriteret për sigurimin e këtij certifikimi përfshijnë: cilësinë e ujit, duke përfshirë përputhjen me standardet e ujit të lejueshëm për t`u larë edukimin dhe informimin mjedisor, duke përfshirë procedurat për lajmërimin e përdoruesve rreth cilësisë së ujit dhe parashikimit të interpretimit mjedisor; menaxhimin mjedisor, duke përfshirë përdorimin e tokës dhe planin e zhvillimit për zonën bregdetare, si dhe pastrimin e plazheve dhe proceset e menaxhimit; sigurinë dhe shërbimet, duke përfshirë rojet bregdetare apo pajisje të rëndësishme, shërbim telefonik, etj. Skema është shpërndarë suksesshëm në vite dhe ka çuar në përmirësime në parashikimin e fasiliteteve dhe procedurave të rëndësishme. Fuqitë e skemës përfshijnë: kërkesa domethënëse dhe praktike që janë qartësisht të rëndësishme jo vetëm për mjedisin, por edhe cilësinë dhe sigurinë e eksperiencës së vizitorëve; markim i fuqishëm (vet Flamuri Blu); kombinimi i menaxhimit dhe informimit / kërkesat për edukim, kërkesat për përfshirje të rëndësishme praktike nga 184 Blue Flag - Foundation for Environmental Education certification. 51

60 autoritetet lokale dhe komunitetet dhe integrimi me menaxhimin bregdetar. Destinacionet kanë mundur të shohin avantazhet si në terma të shërbimeve të përmirësuara dhe reagimit të vizitorëve dhe shumë prej tyre kanë përdorur çmimin në mënyrë aktive për të promovuar një imazh të fuqishëm mjedisor. Flamuri jepet (ose jo) çdo sezon, pas vlerësimit vjetor. Roli i qeverisë (sidomos autoritetet lokale në nivel destinacioni) në përkrahjen dhe promovimin e skemës ka qenë shumë i rëndësishëm për suksesin e tij. Skemat e certifikimit në Shqipëri Programi i Markës së Cilësisë Authentic Albania mbështet biznese të sektorit të turizmit në Shqipëri, duke ndërtuar një sistem që ofron standarde të cilësisë për produktet e hotelerisë, duke u ofruar bizneseve mundësi të reja për zhvillim. Ky program është i pari i këtij lloji që vlerëson cilësinë e njësive akomoduese në Shqipëri. Programi është një nismë e gjerë që përfshin industrinë e turizmit, e ndërmarrë nga Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) dhe projekti i USAID R ritje Albania / zhvillimi i ndërmarrjeve konkurruese. Ky program është ndërtuar mbi arritjet e programeve të tjera të markës së cilësisë që janë zbatuar në vende të ndryshme të botës. Trendet e fundit në fushën e udhëtimeve dhe turizmit dëshmojnë për një numër në rritje të udhëtarëve që kërkojnë të shijojnë eksperienca origjinale që u mundësojnë atyre njohje të veçanta me banorët e vendit që vizitojnë. Figura 5 - Dimensionet e markës së cilësisë Authentic Albania Fasilitetet & Ambientet 15% Pastërti & Siguri 12% Biznes & Qeverisje 10% Marketing & Promovim 10% Turizëm i përgjegjshëm/ Qëndrueshëm 22% Shërbim ndaj klientit 21% Burimi: Manuali i procedurës së programit Menaxhimi i personelit & Zhvillimi i fuqisë punëtore 10% Hotelet dhe njësitë akomoduese që mbajnë markën Authentic Albania u ofrojnë turistëve eksperienca unike, duke iu krijuar atyre mundësinë për t`u njohur më nga afër me traditat, historinë si dhe kulturën e zonës. Në kuadër të këtij programi cilësie, 52

61 hotelet dhe njësitë akomoduese vlerësohen mbi bazën e shtatë aspekteve kryesore që së bashku u përgjigjen kërkesave të udhëtarëve për profesionalizëm, siguri, cilësi, komoditet, duke pasqyruar gjithashtu praktikat e një turizmi të qëndrueshëm. Dimensioni i turizmit të qëndrueshëm ka përqindjen më të madhe në raport me dimensionet e tjera (22%). Hotelet dhe njësitë akomoduese duhet të aplikojnë paraprakisht për të përcaktuar nëse ato kualifikohen për të ndjekur hapat dhe për t`u bërë pjesë e programit marka e cilësisë Authentic Albania. Për vlerësimin përdoret një skedë me pikë vlerësimi parapake që nxit përmirësimin e vazhdueshëm dhe identifikon mënyrat e duhura për të mbajtur markën e cilësisë në vazhdimësi, e cila dorëzohet nga vlerësuesi pranë Komitetit të pavarur për dhënien e markës së cilësisë Authentic Albania. Ky komitet, anëtarët e të cilit vijnë nga organizata qeveritare, donatorë, institucione akademike dhe shoqëria civile, shqyrton paketën e plotë për secilin hotel të përgatitur nga vlerësuesit, studion përshtypjet e klientit dhe merr vendimin final për dhënien ose jo të çmimit, i cili i përket një prej tre kategorive të mëposhtme: Bronz - duhet të ketë; Argjend - sa më tepër, aq më mirë; Ar - përsosmëri Figura 6- Nivelet e çmimeve të dhëna nga AAQM BRONZ Duhet të ketë ARGJEND Më shumë është më mirë AR Përsosmëri Burimi: Manuali i procedurës së programit Bazuar në raportin mbi cilësinë dhe rekomandimin e vlerësuesit, komiteti vendos gjithashtu edhe nëse hoteli / njësia akomoduese ofron përsosmëri të shquar të cilësisë në një nga fushat e mëposhtme: Fryma shqiptare (mikpritja, shërbimi ndaj klientit, ndjesia e ngrohtësisë familjare) Kuzhina shqiptare Turizëm i përgjegjshëm (lidhjet me komunitetin, kujdestar të mjedisit) 53

62 Arkitekturë e shquar shqiptare Struktura e Markës së Cilësisë Authentic Albania është ndërtuar mbi 37 kriteret ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit 185, një iniciativë globale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Programe të ngjashme janë mbështetur nga USAID-i në Kroaci, Bullgari dhe më së fundmi në Maqedoni. Përfitimet nga programi i procesit të skemës së certifikimit janë të shumta: u ofron bizneseve njohuri për veprimet që duhen ndërmarrë për të kontribuar më shumë për turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të biznesit të tyre; kontribuon për të rritur dhe për të përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të hotelerisë në Shqipëri; përfaqëson një përpjekje për të përmirësuar konkurrueshmërinë e industrisë së turizmit. Fituesit e çmimeve përfaqësojnë një grup të përzgjedhur njësish akomoduese shqiptare, që mund të ekspozojnë simbolin e Markës së Cilësisë Authentic Albania dhe të përfitojnë nga shërbimet promocionale dhe të marketingut që do të ofrohen nga ATA. Të gjitha çmimet e Authentic Albania janë të vlefshme për dy vjet, një periudhë pas së cilës, njësitë duhet të vlerësohen rishtas për të vazhduar të jenë pjesë e programit. Deri tani janë bërë vlerësimet e gati 100 hoteleve në vend

63 KREU III KONTEKSTI PRAKTIK I STUDIMIT Kapitulli ofron një kuadër të përgjithshëm të zhvillimit të sektorit turistik në Shqipëri, duke evidentuar kontributin e tij në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Po kështu, fokusimi tek karakteristikat e destinacionit turistik të Vlorës, strategjitë dhe planet e zhvillimit, do të shërbejë si parantezë për të pasur më të qartë kontekstin për studimin empirik. 3.1 Shqipëria si destinacion turistik dhe mjedisi Turizmi është një nga industritë me rritjen më të shpejtë në botë dhe është identifikuar si një mjet për gjenerimin e të ardhurave kombëtare në ekonomitë më pak të industrializuara. Industria e udhëtimit dhe turizmit ndikon kështu në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare, duke stimuluar rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe duke krijuar më shumë vende pune dhe të ardhura. UNWTO parashikon që mbërritjet në Evropën Qëndrore / Lindore pritet të rriten shpejt dhe në vitin 2020 gati një në tre vizitorë në Evropë, do të zgjedhë një destinacion të Evropës Qëndrore apo Lindore. Kjo tregon se oportunitetet për zgjerimin e sektorit turistik shqiptar janë të mëdha. Në veçanti, vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia ndajnë të gjitha bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur nga industria e udhëtimit dhe turizmit si kufiri i ri mesdhetar 186. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë në pellgun e Mesdheut, hapësira e gjerë në Detin Adriatik dhe Jon, vlerat e veçanta natyrore dhe aspektet e shumta historike e kulturore, që ndërthuren në të, kanë krijuar mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Turizmi përfaqëson një ndër alternativat më domethënëse për shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të këtyre vlerave dhe zhvillimin e përgjithshëm socio - ekonomik të vendit. Kjo është arsyeja pse turizmi ka qenë një ndër sektorët prioritarë në vëmendje të pothuajse të gjitha qeverive në vendin tonë. Industria e turizmit aktualisht është e përqëndruar tek turizmi balnear, që favorizohet nga bregdeti shqiptar me një gjatësi prej 450 km. Për këto arsye, vendi ynë është klasifikuar përgjatë viteve të fundit nga agjenci turistike ndërkombëtare, si një ndër destinacionet më interesante turistike në botë. Megjithë këtë, turizmi vazhdon të mbetet një sektor që përballet me problematika të mëdha në objektivin e tij të arritjes së një pozicioni konkurrues në rajon dhe ofrimit të standarteve cilësore të produktit turistik për të tërhequr një treg përtej atij të vendeve fqinj. Flukset turistike ndërkombëtare arritën një nivel relativisht të lartë prej 1133 milionë turistësh në mbarë botën në vitin 2014, nga 1087 milionë në vitin Kërkesa vazhdon të jetë në rritje në shumicën e tregjeve origjinë dhe destinacioneve, 186 World Bank (2009). Croatia s EU Convergence Report: Reaching and Sustaining Higher Rates of Economic Growth. Report No HR. 55

64 pavarësisht sfidave të vazhdueshme gjeopolitike, ekonomike dhe shëndetësore në disa pjesë të botës. Me 46 milionë turistë më shumë duke udhëtuar nëpër botë (+ 4.3%), 2014 shënoi vitin e pestë radhazi të rritjes mbi mesataren afatgjatë (+ 3.3% në vit), që nga kriza financiare e vitit Evropa shënoi një rritje prej 3%, duke mirëpritur 15 milionë turistë ndërkombëtarë më shumë në vitin 2014 për të arritur një total prej 582 milion mbërritje turistike. Pavarësisht luhatjeve të vogla, turizmi ka treguar rritje pothuajse të pandërprerë. Mbërritjet turistike ndërkombëtare janë rritur nga 25 milionë në nivel global në vitin 1950, në 278 milionë në vitin 1980, 527 milionë në 1995 dhe 1133 milionë në vitin Gjithashtu, të ardhurat e turizmit ndërkombëtar të siguruara nga destinacione në mbarë botën janë rritur nga 2 miliardë $ në vitin 1950, në 104 miliardë $ në vitin 1980, 415 miliardë $ në 1995 dhe 1245 miliardë $ në vitin Flukset turistike ndërkombëtare në mbarë botën pritet të rriten me 3.3 % në vit midis 2010 dhe 2030 për të arritur 1.8 miliardë deri në vitin 2030, sipas parashikimit afatgjatë të UNWTO deri në vitin Kontributi pozitiv i turizmit në vendin tonë pasqyrohet dhe në kontributin e vazhdueshëm të turizmit në zgjidhjen e problemit të bilancit të jashtëm të pagesave 188. Tabela 3 - Kontributi ekonomik i turizmit në Shqipëri Treguesit ekonomik të turizmit Vlera % në total Vlera % në total Kontributi i drejtpërdrejtë në PBB Kontributi i përgjithshëm për ekonominë 68.1 miliardë lekë 4, miliardë miliardë lekë 16, miliardë 21.0 Punësimi direkt vende pune 4, Punësimi indirekt vende pune 15, Eksportet turistike miliardë miliardë 30.4 Investimet turistike 15.4 miliardë miliardë 4.3 Burimi: World travel & tourism council Ndërkohë, edhe numri i turistëve të huaj jorezidentë që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës ka njohur një rritje të konsiderueshme, e cila paraqitet në grafikun UNTWO Tourism Highlights, (2015). 188 World travel & tourism council, Travel and tourism, economic impacts, (2015) Albania. 56

65 Grafiku 1 - Numri i vizitorëve të huaj Viti Turistë 317, 354, 470, 558, 645, 747, 937, 1,12 1,41 1,85 2,41 2,93 3,51 3,25 3,67 Burimi: INSTAT Ndërkohë që, edhe pse nuk është qëllimi kryesor i vizitës në Shqipëri, arkeologjia, trashëgimia, kultura identifikohen si pikat e forta kryesore të Shqipërisë në tregun rajonal. Turizmi kulturor në Shqipëri ka këto specifika: Objektet e Trashëgimisë Botërore, të tilla si parku arkeologjik i Butrintit, Berati dhe Gjirokastra janë atraksione simbol, të ndjekura nga një varg atraksionesh historike dhe kulturore, si dhe monumentesh. Destinacionet kryesore të vizituara nga ture të organizuara kulturore dhe të vizitave turistike janë Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Fieri, Berati, Elbasani, Korça, Përmeti, Gjirokastra, Saranda dhe Vlora. Numri i vizitorëve të këtyre atraksioneve (tabela 4) reflekton qartë mosshfrytëzimin e mjaftueshëm të kapaciteteve korente që ofrojnë inputet kulturore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend. Tabela 4 - Vizitorë në atraksionet kulturore Vizitorë Vendas Të huaj Totali Burimi: Ministria e Kulturës Atraksionet kulturore dhe të trashëgimisë në Shqipëri, edhe pse janë shumë tërheqëse gjatë gjithë vitit, kanë karakter sezonal (piku përbëhet nga muajt e verës). Destinacionet kulturore më të frekuentuara nga vizitorët e huaj janë: Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë dhe atraksionet kulturore të Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës. 57

66 3.1.1 Rëndësia e investimeve turistike Turizmi është konsideruar nga qeveria shqiptare si një ndër prioritetet ekonomike të zhvillimit të vendit. Por sigurimi i një oferte turistike ka nevojë për kapital turistik, që do të mundësojë investime të vazhdueshme të burimeve ekonomike për sigurimin e inputeve të produktit turistik. Turizmi përbën një kompleks reciprok produktesh dhe shërbimesh plotësuese, njësi prodhimi, burimesh fizike dhe njerëzore, të cilat kushtëzojnë realizimin e një seri investimesh në infrastrukturë dhe superstrukturë, në mënyrë që të arrihet prodhimi i përsëritur dhe konsumi turistik i ndryshuar në një vend pritës. Rëndësia e investimeve turistike të një rajoni është e madhe, si për ekonominë turistike, ashtu dhe për ekonominë në tërësi, sepse mallrat kapitale turistike përbëjnë mjetet me të cilat shtohet aftësia prodhuese e ekonomisë turistike dhe identifikojnë në shkallë të rëndësishme, nivelin e zhvillimit turistik të vendit ose rajonit. Investimet në sektorin e turizmit janë një bashkësi e burimeve publike dhe burimeve private, gjë që krijon vështirësi në vlerësimin e efekteve ekonomike për zhvillimin turistik dhe në hartimin e një strategjie të përshtatshme. Investimet në infrastrukturë janë të një rëndësie të veçantë; njohja e cilësive të tyre përbën kontributin thelbësor për planifikimin dhe programimin më të mirë të zhvillimit turistik, veçanërisht nga sektori publik. Krijimi i një rrjeti të infrastrukturës turistike diferencon produktin e turizmit, përmirëson imazhin turistik të vendit apo të zonës të destinacionit dhe promovon procesin e zhvillimit turistik. Investimet e sektorit turistik karakterizohen si kapitale intensive, për shkak të kostos së lartë të infrastrukturës dhe superstrukturës turistike 189. Vendi i cili dëshiron zhvillimin e sektorit turistik, duhet të marrë një sërë masash që të koordinohen me planin e zhvillimit racional të ekonomisë. Përsa i përket bazës ligjore të investimeve në Shqipëri, ajo është e harmonizuar me të tre ligjet e tjera: ligji i investimeve strategjike, koncensioneve dhe zonave ekonomike. Të katërt janë ligje që promovojnë investimet e huaja e ato vendase në Shqipëri dhe secili prej tyre synon të promovojë e të mbështesë në mënyrë të qëndrueshme sektorët specifikë që trajton. Ligji ka futur një koncept të ri, atë të zonave me përparësi turizmin, i cili bazohet mbi parimet e zhvillimit të integruar. Ky planifikim është i domosdoshëm për këto arsye: për të mbështetur zhvillimin e turizmit; për të përmirësuar situatën aktuale të zhvillimit të territorit në zonat turistike; për të përfshirë këto zona në hartimin e PPK dhe PINS; për të krijuar një platformë mbi të cilën mund të hartohen plane të detajuara për zhvillimin e zonave me përparësi turistike; për të orientuar NJ.Q.V dhe Ministritë e Linjës në zhvillimin e aktiviteteve të tyre në zona me përparësi turizmin; për të mbrojtur dhe konservuar pasuritë natyrore, kulturore, historike si dhe peizazhin. 189 Bëhet fjalë për një industri të rëndë (Durand, 1994) përsa i përket investimeve, sepse turizmi nuk përfaqëson një sektor real të ekonomisë, por një bashkësi veprimtarish që varen nga sektorë dhe degë të ndryshme. 58

67 Nëse një qeveri vendos që ta kthejë turizmin në një sektor prioritar ku promovon investimet e huaja dhe punësimin, sigurisht që këndvështrimi do të jetë i drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirës, nga pushteti qëndror në harmoni me pushtetin vendor. 3.2 Mbrojtja e Mjedisit dhe Biodiversiteti Edhe pse kushtet klimaterike, pozita gjeografike, relievi, faktorë hidrologjik favorizojnë një diversitet shumë të lartë të habitateve natyrore dhe ekosistemeve në Shqipëri, ajo ende konsiderohet të ketë shkallën më të lartë të humbjes së biodiversitetit në Evropë për shkak të proceseve të paqëndrueshme të zhvillimit. Destinacioni turistik shqiptar është i pranishëm në tregun turistik ndërkombëtar dhe duhet të përmirësojë aftësinë konkurruese të ofertës së vet turistike. Një parakusht i rëndësishëm është ofrimi i një sistemi efikas të menaxhimit të një destinacioni të caktuar turistik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në bashkimin e interesave të pjesshme të aktorëve të shumtë të destinacionit, me qëllim krijimin e një produkti turistik integral për një destinacion të caktuar. Zbatimi i parimeve të menaxhimit të destinacionit në Shqipëri është në një nivel të pamjaftueshëm të zhvillimit. Në këtë studim, autori dëshiron të theksojë rëndësinë e një menaxhimi efikas dhe funksional të destinacionit për zhvillimin e konkurrencës së turizmit në destinacionet shqiptare. Gjatë viteve `90, në veçanti zonat jugore bregdetare dhe disa vende arkeologjike dhe natyrore në Shqipëri, u shnëdrruan në destinacione turistike për vizitorët e brendshëm dhe ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë shfrytëzimi i paqëndrueshëm i tyre ka rrezikuar burimet lokale. Aktualisht braktisja e veprimtarive bujqësore dhe investimi masiv në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve turistike në bregdet, kryesisht hoteleri, restoranteri dhe infrastrukturë balneare kanë shkaktuar tashmë një dëmtim të peizazhit, me një ndikim të dëmshëm në ekosistemin natyror në periudhë afatgjatë. Zhvillimi i turizmit, nëse lihet i pamonitoruar dhe i pa kontrolluar mund të çojë në shkatërrimin e burimeve që janë baza e tij 190. Në funksion të një perspektive afatgjatë përdorimi të këtyre inputeve, që prej vitit 1993 janë themeluar politika të shumta të sektorit të tilla si Plani i Veprimit për Biodiversitetin, Plani i Menaxhimit të Zonës Bregdetare, Strategjia e Gjelbër për Bujqësinë, Strategjia për Zhvillimin e Turizmit dhe disa organizma publike të specializuara në mbrojtjen e mjedisit. Megjithatë, praktika e deritanishme e zhvillimit, e shoqëruar me informalitet, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin e trashëgimisë natyrore. Sipas Ministrisë së Mjedisit, gjatë këtyre viteve janë konstatuar mjaft raste ku janë kryer ndërhyrje, me dhe pa leje, në rrjetin kombëtar të zonave të mbrojtura dhe rrjetin ekologjik, duke mos marrë në konsideratë dispozitat ligjore në fuqi, standardet në lidhje me fushën e ruajtjes së natyrës dhe të përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Probleme të mjedisit konstatohen në disa nivele, si: dëmtimi i zonave të mbrojtura, dëmtimi i fondit të pyjeve dhe kullotave, dëmtimi i shtretërve të lumenjve, dëmtimi i habitateve, ndotja e ujrave sipërfaqësorë, ndotja e ajrit; probleme 190 Oliveira, J.A. (2003). Governmental responses to tourism development: three Brazilian case studies, Tourism Management, Volume 24, Number 1, February

68 këto që kanë dështuar të integrohen në praktikën e deritanishme të politikave mjedisore. Megjithëse Shqipëria ofron një potencial të lartë turistik, menaxhimi mjedisor ka qenë frenues në sigurimin e inputeve dhe në planifikimin e përdorimit afatgjatë të tyre. Kjo për shkak se industria turistike jo vetëm që konsumon burime natyrore për të përmbushur nevojat bazë të turistëve, por gjithashtu rrit presionin mbi biodiversitetin, duke gjeneruar ndotje (duke filluar që nga ndotja e ajrit që intensifikohet me shtimin e transportit, rritja e nivelit të zhurmave, shtimi i sasisë së mbetjeve të ngurta dhe ujrave urbane, ndotja panoramike dhe estetike) dhe cënim të florës dhe faunës. Ndërkohë që raporti i turizmit me mjedisin është i dykahshëm, çka do të thotë se jo vetëm turizmi i pakontrolluar mund të çojë në degradim mjedisor, por edhe degradimi mjedisor është një kërcënim për zhvillimin e turizmit. Mjedisi dhe turizmi janë të ndërvarur në mënyrë të pazgjidhshme dhe tashmë ka lindur nevoja jo vetëm e minimizimit të efekteve negative të turizmit në mjedis, por edhe e kontributit në mbrojtjen e mjedisit dhe në përdorimin e qëndrueshëm e të planifikuar të burimeve natyrore nga përfitimet ekonomike që sigurohen prej turizmit Qasja mjedisore ndaj legjislacionit të BE-së Një studim i kryer në Shqipëri nga UNDP, në Maj të vitit 2010, vuri në pah që ekzistojnë ende nëntë pika të nxehta në të gjithë Shqipërinë, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme 191. Mjedisi në Shqipëri ka vuajtur rëndë edhe gjatë 20 viteve të fundit, me një tendencë për degradim të mëtejshëm dhe me disa fusha mjedisore në përkeqësim të konsiderueshëm. Shkatërrimi i parqeve natyrore, ndotja e ujërave të lumenjve dhe deteve, ndotja e tokës, zhdukja e pyjeve dhe zhdukja e shpejtë e biodiversitetit dhe ekosistemeve mund të jetë e pakthyeshme dhe mund të rezultojë në një rrezik serioz për jetën e popullsisë në terma afatgjatë. Rrjedhimisht, synimi për ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e mjedisit në politikat kombëtare dhe strategjitë e zhvillimit ka marrë prioritet, duke u mishëruar për herë të parë në Planin Kombëtar të Veprimit për Mjedisin (PKVM), i miratuar në vitin 2002 dhe aktualisht në Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Biodiversitetin Disa nga objektivat e saj janë: Përafrim dhe zbatim i plotë i legjislacionit të BE-së për fushën e mbrojtjes së natyrës; 17% e territorit tokësor dhe ujrave të brendshme dhe 5-6% e sipërfaqes detare të shpallet zonë e mbrojtur; Të rehabilitohen të paktën 15% e zonave të degraduara nëpërmjet ruajtjes dhe aktiviteteve rehabilituese për to. 191 Instituti i politikave mjedisore, Përpjekjet e Shqipërisë për të arritur kriteret mjedisore të BE-së dhe perceptimi publik - Si mungesa e vëmendjes mbi çështjet mjedisore mund të vonojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 60

69 Kjo strategji paraqet një rëndësi të veçantë për fushën e natyrës dhe biodiversitetit, pasi prezanton vizionin dhe objektivat për arritjen e synimeve kombëtare në kuadër të kontekstit të objektivave globale të Konventës së Biodiversitetit. Politikat mjedisore të BE-së, synojnë të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, duke u përpjekur për të parandaluar më tepër sesa të luftojnë zbutjen e kushtueshme të rezultateve të ndotjes dhe degradimit të mjedisit. Vetëm 12 % e territorit në Shqipëri ka zyrtarisht një status si zonë e mbrojtur. Ky mbulim kombëtar me zona të mbrojtura është shumë i vogël për të pasur një ndikim afatgjatë në mbrojtjen e biodiversitetit 192. Duke marrë në konsideratë shifrat e BE-së, ku 18 % e territorit të shteteve anëtare është nën mbrojtje nga rrjeti Natura 2000, progresi i Shqipërisë në këtë drejtim shfaqet mjaft i ngadaltë për të arritur nivelet e mbrojtjes të këshilluara në direktivat e BE-së. Eksperiencat e mjaft vendeve në zhvillim kanë treguar se turizmi masiv së bashku me përfitimet e mëdha për zhvillimin ekonomik, kërkon studimin e kujdesshëm të impaktit të tij, i cili në disa raste ka pasur implikime të paparashikueshme në ekonomi, kulturë dhe mjedis. Nga ana tjetër, turizmi mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e turistëve dhe shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit dhe pasojave të mundshme të veprimeve të tyre mbi ambientin. Duke e parë në një kontekst më të gjërë, menaxhimi i integruar i bregdetit mbetet një sfidë dhe çështje kombëtare. Sa më sipër, vendi ynë së bashku me vendet e Ballkanit Përendimor dhe Italinë, janë përfshirë në një nga programet kryesore të Bashkimit Europian për zhvillimin e integruar të bregdeteve dhe zonave ujore të detit Adriatik dhe detit Jon (Integrated Maritime Spatial Planning). Programi synon të sigurojë efiçencën dhe qëndrueshmërinë e planifikimit të aktiviteteve njerëzore që zhvillohen në det. Planifikimi hapësinor detar përfshin aktorët në mënyrë transparente në planifikimin e aktiviteteve detare. Njëkohësisht është duke u zbatuar një gamë e gjerë e politikave në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të burimeve natyrore, duke krijuar njëkohësisht një kornizë më të plotë ligjore dhe duke zhvendosur ligjet përkatëse drejt një përafrimi gradual të legjislacionit mjedisor të BE-së. Dhe konkretisht, ky kuadër përfshin: Një Plan Kombëtar i Veprimit për Mjedisin (2001); Manual për Problemet e Menaxhimit të Mjedisit në Nivel Lokal (2006); Strategjia ndërsektoriale e Mjedisit (2007); Plani Kombëtar për menaxhimin e mbeturinave (2010); Manual për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor (2014). Kuadri përkatës ligjor që lidhet me rregullimin e zhvillimit në brezin bregdetar përfshin ligjet si më poshtë: 192 Agenda Institute, (2009). Closing the gap assessing and improving environmental policy implementation in Albania. 61

70 Ligji nr datë Për planifikimin e territorit ; Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit (2002, amenduar në 2008); Ligji për Turizmin (me gjithë ndryshimet) nr datë Ligji mbi Burimet Ujore (1996); Ligji për Furnizimin me Ujë dhe Rregullimin e Sektorit Sanitar (1996); Ligjet dhe rregulloret relevante për zhvillimin e bregdetit (ndër të tjera Ligji për Zonat e Mbrojtura, amenduar në 2008); Ligji mbi themelimin dhe funksionimin e mbrojtjes së tokës dhe Ligji mbi themelimin e mbrojtjes së pyjeve; Ligji mbi Mbrojtjen e Biodiversitetit (2006). Në Shqipëri, mungesa e planeve hapësinore dhe moszbatueshmëria e bazës ligjore janë konsideruar të jenë pengesat më të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm në bregdet. Shkalla e përgatitjes së tyre ka qënë shumë e ngadalshme për të parandaluar praktikën e ndërtimeve informale. Për më tepër, të gjitha planet vendore dhe ato rajonale (të pakta në numër), si dhe zhvillimet deri më sot, janë jetësuar pa rakorduar një vizion të qartë rajonal, e aq më pak kombëtar. Plani i Integruar Ndër Sektorial do të mundësojë regullimin e procesit të zhvillimit duke e futur atë në trajektoren e një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë me qëllim primar zhvillimin e turizmit. Shqipëria është një vend në ndryshim ku e vjetra, që është e pasur në trashëgimi kulturore e natyrore dhe e reja, që është e orientuar në aktivitete ekonomike të limituara në llojshmëri dhe madhësi, ndërveprojnë në një mjedis të papërshtatshëm për kombinim e tyre në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm: si në rrafshin kohor dhe në planin e gjithëpërfshirjes territoriale. Lëvizja e madhe e popullsisë me destinacion këto zona, e shoqëruar me presionin për urbanizim dhe turizëm përgjatë bregdetit janë forcat dhe idetë shtytëse të zhvillimit në zonat bregdetare, sikurse në të gjithë hapësirën territoriale. Aktualisht, rreth 60% e popullsisë jeton në zonat bregdetare. Ndërkohë, mungesa e planeve hapësinore dhe programeve për bregdetin, hartimi jo në kohë i tyre, ka rezultuar vendimtar në stimulimin e fenomeneve që lidhen me informalitetin në planifikim, administrim, zhvillim dhe kontroll. Gjithashtu, në aspektin shoqëror, konflikti midis të mirës personale dhe asaj komunitare, ka luajtur një rol të rëndësishëm në panoramën e përgjithshme të zhvillimeve dhe dinamikën e saj. Ai ka cënuar zhvillimin ekonomik, turistik, mjedisor dhe social të komunitetit. Ndërtimet e kryera, në shumicën e rasteve, nuk janë paraprirë ose shoqëruar me infrastrukturën e nevojshme si rrugë, furnizimi me ujë dhe kanalizime dhe ka munguar një sistem i mirë organizuar për pastrimin e mbetjeve të ngurta 193. Politikat turistike synojnë krijimin e një modeli turizmi gjithëvjetor të integruar, me fokus kryesor në dimensionin kulturoro - natyror - bregdetar, duke zhvilluar produkte turistike tërheqëse dhe konkurruese në destinacionet turistike dhe duke nxitur investimet e qëndrueshme në fushën e turizmit. Është marrë në konsideratë dhe rrjeti i 193 Ministria e zhvillimit urban dhe turizmit, Dokumenti i Nismës për hartimin e Planit të Integruar Ndër Sektorial për Bregdetin (PINS) të territorit të Shqipërisë. 62

71 zonave të mbrojtura 194. Kombinimi i këtyre faktorëve e bën vendin të jetë i veçantë dhe vlera potenciale e tij për tregjet e turizmit ndërkombëtar të jetë shumë e lartë. Por, zhvillimet kaotike dhe informale të dy dekadave të fundit dhe mungesa e kontrollit në territor po rrezikojnë arritjen e këtij objektivi 195. Mungesa e koordinimit, zbatimit të planeve të menaxhimit dhe kërkesave rregullatore urbanistike po cënojnë gjithnjë e më shumë territorin shqiptar dhe mundësitë për zhvillimin e një turizmi konform prioriteteve të zhvillimit Politikat mjedisore dhe fokusi i tyre në turizëm Në kuadër të bashkëpunimit aktiv me programet ndërkombëtare mjedisore dhe institucionet ose me organizmat përkatës, vendi ynë është palë edhe në shumë marrëveshje ndërkombëtare mjedisore. Zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia në këto konventa, çon jo vetëm në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së jetës, por dhe në rritjen ekonomike të vendit, sepse në thelb të tyre është parimi i zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo rrjedhimisht ka çuar në minimizimin e roleve të aktorëve të tjerë. Industria turistike, në mënyrë që të krijojë marrëdhënie të mira publike me komunitetet lokale dhe si një parakusht për veprim, duhet të kuptojë plotësisht ndikimet e programeve të tyre edhe tek rezidentët e këtyre komuniteteve. Qeveria shqiptare është e interesuar gjithnjë e më shumë në promovimin e praktikave ekologjikisht miqësore në zhvillimin e turizmit. Në përmbushje të këtij qëllimi janë hartuar edhe Plani Kombëtar për Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ( ), Strategjia Kombëtare e Mjedisit dhe Plani i Veprimit ( ), dhe Plani i Veprimit Kombëtar të Turizmit ( ). Por ende, vendi vazhdon të ballafaqohet me shumë sfida që lidhen me zhvillimin e turizmit, të tilla si ndotja e mjedisit, degradimi i monumenteve, çështjet sociale dhe konfliktet midis zhvillimit të pakontrolluar dhe ruajtjes së burimeve. Funksionet e organeve të qeverisjes vendore përcaktohen në ligjin e tyre bazë, por edhe në legjislacionin që rregullon fusha të ndryshme ku organeve të qeverisjes vendore u delegohen nga qeverisja qendrore edhe funksione të tjera të përbashkëta si ato që lidhen me Konventën e Aarhusit 196, vlerësimin e nevojave dhe shërbimeve sociale të banorëve në zonat e degraduara mjedisore dhe politikat e duhura mbështetëse. Në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm, nga ana e qeverisë shqiptare u konkretizua ndryshimi i kuadrit ligjor të administrimit dhe menaxhimit të territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit të vjetër, qeveria lokale ka qenë fuqia e plotë për menaxhimin dhe planifikimin e hapësirës territoriale. Me miratimin e ligjit të ri mbi "Planifikimin e territorit të Republikës së Shqipërisë", një kombinim i kompetencave 194 Ligji Nr. 8906, datë Mbi zonat e mbrojtura, të ndryshuar. 195 Ministria e zhvillimit urban dhe turizmit, Dokumenti i Politikave për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit në Shqipëri, Konventa e Aarhus-it është miratuar në Konferencën IV Ministrore, të mbajtur më Qershor 1998, në qytezën Aarhus të Danimarkës, nën autoritetin e Komisionit Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (UNECE). Konventa ka hyrë në fuqi, më 30 tetor

72 të juridiksionit të pushtetit lokal dhe qëndror, por edhe i niveleve të ndërmjetme, nga pikëpamja ligjore u krijua një mbrojtje më e mirë për përdorimin dhe menaxhimin e territorit, për shkak se kombinohet aktiviteti i disa organeve që duhet të jenë në unanimitet të plotë për të përcaktuar destinacionin e përdorimit të territorit. Ligji i ri Për Turizmin, ka për qëllim ta kthejë turizmin në një sektor të drejtpërdrejtë prioritar të zhvillimit ekomomik, të mbështesë zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik, si dhe të tërheqë investitorë vendas dhe të huaj. Ky ligj rregullon veprimtarinë e sipërmarrjeve turistike për investitorët vendas dhe të huaj duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt. Objektivat e drejtpërdrejta të ligjit janë: krijimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe miqësor për mjedisin dhe një turizëm gjithë vjetor; përgatitja e një plani kombëtar sektorial të turizmit; planifikimi i zhvillimit të turizmit nëpërmjet përcaktimit të zonave që do të kenë turizmin përparësi; rritja e numrit të turistëve, netë - qëndrimeve dhe të ardhurave prej tyre; rritja e cilësisë së shërbimeve; reduktimi i informalitetit; nxitja e investimeve strategjike në turizëm; rritja e cilësisë së jetës së komunitetit që preket nga sektori; krijimi i bazës së të dhënave për sektorin. Gjithashtu, ligji siguron një sistem menaxhimi që bën të mundur që, nën drejtimin e Ministrisë, gjithë aktorët të luajnë rolin e tyre në mënyrë të bashkërenduar dhe sinergjike, duke i përdorur me efektivitet dhe efikasitet burimet për zhvillimin e turizmit. 3.3 Rajoni i Vlorës në kontekstin e një destinacioni turistik Rajoni i Vlorës, i pozicionuar në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë prezantohet në tregun turistik rajonal me një pozitë shumë të favorshme gjeografike dhe kushte optimale për dimensionimin e ekonomisë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Në fillim të viteve `90 Vlora filloi të nxisë turizmin si pjesë të politikës së saj të përgjithshme të liberalizimit ekonomik dhe decentralizimit. Ky vizion drejt prioritetit turistik është i përbashkët dhe i lidh të gjitha aspektet kulturore, mjedisore, sociale dhe ekonomike të territorit që e bëjnë atë unik. Format e ndryshme gjeomorfologjike përcaktojnë nivele të ndryshme të shfrytëzimit; klima përbën ofertën e parë turistike, sepse gjatë gjithë vitit 2700 orë dielli të regjistruara, përfaqësojnë një premisë të madhe që duhet të vihet me eficencë të plotë në funksion të turizmit. Strategjitë qeveritare dhe planet lokale mbështeten në burime të jashtëzakonshme të mjedisit, burimet humane dhe ekonominë e diversifikuar (bëjnë pjesë këtu turizmi, ndërtimi, ekonomia bujqësore, tregtia, infrastruktura, etj). Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë 64

73 duhet të bazohet në turizëm me një strukturë të gjerë, në agro-industri dhe në mundësinë për të rritur eksportet e produkteve bujqësore. Rajoni turistik bregdetar i Qarkut Vlorë bën pjesë në hapësirat mesdhetare, duke u lagur nga dy dete: Adriatik dhe Jon. Në karakteristikat e përgjithshme të tij, vet natyra, brigjet detare, peizazhi i gjelbër dhe plazhet, klima dhe biodiversiteti japin mundësi të mëdha që turizmi të karakterizohet si gjenerator i zhvillimit ekonomik. Me një bregdet me gjatësi prej 144 km, që përbën rreth 30% të gjatësisë bregdetare të vendit, turizmi balnear shihet si forma bazë e zhvillimit turistik; me një trend rritës të turizmit malor dhe kulturor, për shkak të prezencës së kulturës materiale dhe shpirtërore të banorëve, monumenteve të natyrës, monumenteve historike, por dhe qendrave të rralla arkeologjike të rajonit 197 (Oriku, Amantia, Treporti, Butrinti, Onhezmi, Cimera, etj). Rajoni përfshin pasuri të mëdha natyrore dhe ekonomike, por dhe arkeologjike dhe kulturore, të cilat janë një mbështetje e fuqishme në zhvillimet e reja turistike. Lidhur me flukset turistike që zgjedhin për të vizituar rajonin e Vlorës, në tabelën 5 paraqitet një ecuri e tyre deri në vitin Viti Tabela 5 - Numri i turistëve në qarkun e Vlorës Turistë shqiptar Turistë të huaj Burimi: Këshilli i Qarkut Vlorë, 2014 Tashmë vlerat e ralla turistike të këtij rajoni janë bërë objekt studimi e promovimi jo vetëm nga Qarku dhe Prefektura e Vlorës, por dhe nga organizma ndërkombëtarë si: Pasarp, Amsar dhe Unesco, të cilët kanë marrë në mbrojtje mjaft objekte dhe zona me përparësi turizmin. Edhe në hartën e turizmit të Mesdheut hartuar në Madrit në vitin 2005, ky rajon turistik përshkruhet me rëndësi të veçantë në marrëdhënie me zhvillimin turistik të vendeve të tjera të rajonit. Një nga mundësitë e zhvillimit bashkëkohor të tij është edhe vet koncepti që është asimiluar prej komunitetit, se turizmi është një nga degët më të rëndësishme të zhvillimeve ekonomike në të ardhmen në këtë rajon. Këtë zhvillim të ri turistik në bregdetin e Vlorës e 197 Rajoni përfshin disa Bashki si: Vlora, Orikumi, Himara, Saranda dhe Delvina, të cilat administrativisht varen prej Prefekturës që e ka qendrën në Vlorë. 65

74 mbështesin edhe një sërë ligjesh e vendimesh të hartuara prej qeverisjes qëndrore, që e klasifikojnë si zonë me përparësi në zhvillim të turizmit bashkëkohor Planifikimi mjedisor në nivel lokal Rajoni i Vlorës përfaqëson një destinacion me mjaft sfida në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe bashkëekzistencës së tij me turizmin. Rëndësia që ka mjedisi në aktivitetin e qeverisjes vendore, kushtëzohet edhe nga profili turistik i qytetit. Për më tepër standardet mjedisore janë të lidhura ngushtë edhe me cilësinë e jetës së banorëve të lokalitetit. Në këtë hapësirë territoriale janë shpallur edhe mjaft zona të mbrojtura 198 për vlerat e ralla që shfaq flora e tyre. Në monumentet e natyrës, përfshihen dhe mjaft hapësira të gjelbërta dhe drurë të veçantë, të cilët kanë vlera ekologjike, estetike dhe turistike. Një mbështetje të madhe për menaxhimin mjedisor ka synuar të ofrojë dhe projekti SSM Nature 199, që ka si qëllim promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe burimeve natyrore e kulturore, promovimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore të zonës dhe konkretisht territorit që administron Bashkia e Vlorës. Ky monitorim do të krijojë një vizion shumë më të gjerë për t i paraprirë problemeve mjedisore dhe për të parandaluar pasojat. Projekti për monitorimin, do të mundësojë një informacion të vazhdueshëm dhe në varësi të këtij informacioni do të planifikohet edhe kuadri i masave për ruajtjen e mjedisit ndaj ndryshimeve. Parashikohet gjithashtu edhe përdorimi i metodave më të avancuara në funksion të ruajtjes së mjedisit, siç janë përgatitja e hartave dixhitale të zonave të mbrojtura, përdorimi i metodave të ndryshme dhe analiza e të dhënave të menaxhimit dhe modelimit, zhvillimi i rrjeteve ekzistuese lokale, rajonale, kombëtare, apo më gjerë evropiane, për ndikimet në mjedis, duke u shoqëruar me një informacion të hollësishëm dhe me përcaktimin e faktorëve që shkaktojnë ndryshime në të. Nëpërmjet projekteve të Qarkut, Prefekturës dhe Bashkive të këtij rajoni, si dhe ato të hartuara nga Ministria e Kulturës, vitet e fundit janë mundësuar mjaft investime, jo vetëm për zbulimet e reja arkeologjike, por edhe për rikonstruksionin e mjaft objekteve dhe monumenteve, të cilat kanë vlera të veçanta natyrore dhe kulturore. Ajo që e favorizon më shumë vënien e tyre në shërbim të turizmit është afërsia e këtyre qendrave kulturore dhe historike me brigjet detare dhe infrastukturën turistike. Pas vitit 2000, pra pas miratimit të deklaratës mbi objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit (MDG), u përcaktua një program i ri i zhvillimit të Qarkut të Vlorës dhe u hartua Masterplani për zhvillimin turistik, sipas të cilit zhvillimi i turizmit në këtë Qark vlerësohet si një veprimtari intesive dhe me potenciale të mëdha të ardhurash. Në këtë studim përfshihet jo vetëm planifikimi dhe studimi urbanistik i zonave me përparësi turistike, por edhe qendrat kulturore, muzeale, etnografike dhe arkeologjike në shërbim të këtij zhvillimi turistik. Duke qenë se bregdeti konsiderohet si inputi bazë i sektorit turistik për rajonin e Vlorës, një fokus i kushtohet edhe vlerësimit të cilësisë së ujërave bregdetare të 198 Vendimi i Këshillit të Ministrave (1 Mars 1993) dhe Ligji 7665 (21 Janar 1994). 199 Monitorim Inovativ me Satelit Hapësinor të Burimeve Natyrore të Mjedisit të zonës ndërkufitare Greqi Shqipëri. 66

75 larjes 200. Monitorimi kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik, mbështetur dhe financuar nga Ministria e Mjedisit dhe ka si qëllim vlerësimin e ngarkesës bakteriale të ujërave të larjes në bregdetin e vendit tonë, vlerësimin e rrezikut shëndetësor të pushuesve dhe të banorëve të zonave bregdetare dhe njëkohësisht propozimin e masave për përmirësimin e situatës. Nga vlerësimi i kryer në vitin , për plazhin e Vlorës rezulton se: 55% e cilësisë së ujërave i përkasin kategorisë A - cilësi shumë e mirë e ujërave; 9% i përkasin kategorisë B - cilësi e mirë; 36% e cilësisë i përkasin kategorisë D - cilësi shumë e keqe / masa të menjëhershme. Prezenca në këtë përqindje të lartë e kategorisë D lidhet me masivizimin e një pjese të bregdetit të Vlorës për shkak të lokalizimit të saj pranë zonave urbane të mbipopulluara, si dhe efektit degradues të disa aktiviteteve të mëparshme individuale. Një nga problemet e mëdha që ka shoqëruar zhvillimin turistik në Vlorë është urbanizimi dhe sidomos arkitektura e zhvillimeve turistike. I vetmi port turistik i Jahteve në bregdetin shqiptar është ai i Orikumit që ka një kapacitet prej 655 vende për barka dhe një gamë të konsiderueshme shërbimesh turistike. Një problematikë tjetër është lidhja e vendbanimeve rurale në pjesën bregdetare, si dhe ndërtimi i një aeroporti në qytetin e Vlorës, që do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e tregut të kërkesës ndërkombëtare. Po kështu vlerësohen të nevojshme investimet në portet ekzistuese të Vlorës, Sarandës dhe Himarës për t`ju përshtatur standarteve cilësore dhe sasiore të kësaj kërkese Planet strategjike të zhvillimit të turizmit në qytetin e Vlorës Aktualisht, një nga prioritetet më të rëndësishme për shumicën e vendeve në zhvillim, është krijimi i një baze ekonomike të qëndrueshme. Autoritetet lokale të Qarkut të Vlorës, si një nga destinacionet kryesore turistike në vend, kanë shfaqur një interes të vazhdueshëm për t`u bërë pjesë e një zhvillimi të integruar në linjë me Strategjinë Kombëtare të Turizmit dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Plani i parë rregullues në Shqipëri i përket rrethit të Vlorës. Me mbylljen e natyrshme të shumë industrive të instaluara në Vlorë, në mënyrë spontane po kristalizohej si prioritet zhvillimi i sektorit turistik. Me iniciativën e arkitektëve e ndërtuesve të Vlorës, u hartua Plani i rregullimit të Vlorës. Ky plan është i vlerësuar edhe sot pas Si pjesë e programit të monitorimit të mjedisit, si edhe pjesë e marrëveshjes Long-term Programme of Pollution Monitoring and Research in the Mediterranean Sea (MED POL Phase III) që nga viti 1991, sot Programme for the Assessment and Control of Pollution in the Mediterranean Region. 201 Ministria e mjedisit (2013). Programi i monitorimit të cilësisë mikrobiologjike të ujrave bregdetare të larjes. 67

76 vjetësh, pasi ai i jep prioritet turizmit dhe zonën industriale e vendos në pjesën lindore të qytetit, larg bregdetit, të cilit i jep përparësi turistike dhe rezidenciale. Në vitin 2003 u hartua një plan i pjesshëm për zonën bregdetare të Vlorës, i njohur edhe si Plani i Parkut Energjitik. Ky plan nuk e shfuqizonte atë të mëparshmin, por parashikonte që në zonën e planifikuar për vendosjen e hapësirës turistike dhe rezidenciale, të krijohej Parku Energjitik. Si pasojë e monitorimit nga një grupim i gjerë i shoqërisë civile, plani mbeti i zbatuar vetëm pjesërisht, duke u lejuar ndërtimi i TEC-it dhe depozitave të Petroliferës. Plani struktural i qytetit të Vlorës përfaqëson një mjet planifikimi urban afatgjatë që përfshin projeksione të popullsisë dhe ekonomisë deri në vitin Është një plan fizik në shkallë makro që projekton shtyllën kurrizore të zhvillimit urban në termat e infrastrukturës dhe përdorimit të tokës (produktive dhe rezidenciale). Plani struktural ka patur nje detyrë mjaft të vështirë për të gjetur një balancë midis potencialeve të zhvillimit urban të Vlorës 202. Kjo për shkak se shoqëria civile në vijim të qëndrimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës është shprehur qartë kundër Portit të madh të konteinerëve dhe industrisë së rëndë në zonën Veri - Perëndimore të Vlorës dhe është në favor të zhvillimit të sektorëve që janë në ndihmë dhe nuk dëmtojnë sektorin e turizmit. Plani strategjik i zhvillimit të Qarkut është një platformë e rritjes dhe e përtëritjes territoriale, me synimin për të realizuar një model zhvillimi endogjen dhe të qëndrueshëm, nëpërmjet përfshirjes të të gjithë përbërësve kulturorë, mjedisorë, socialë dhe ekonomikë të një zone të caktuar. Plani Strategjik është një instrument novator dhe fleksibël i qeverisjes territoriale, i aplikuar tashmë në disa qytete dhe territore europiane, me synimin për të siguruar një drejtim të qartë të politikave të zhvillimit lokal. Planifikimi strategjik është një mjet i domosdoshëm për komunitetet dhe institucionet, për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit si një pjesë integrale e planifikimit territorial, duke i mundësuar kështu aktorët lokalë që të deklarojnë opinionet e tyre dhe që këto të fundit të integrohen në politikat e zhvillimit. Kjo Strategji, e diskutuar dhe e miratuar nga aktorët e territorit, është përpjekur të përfaqësojë interesat dhe nevojat e komunitetit rajonal dhe t'i përshtasë ato brenda situatës aktuale të territorit dhe politikave e synimeve kombëtare. Në këtë dokument, linjat strategjike janë plotësuar me planet e veprimit, si dhe janë shoqëruar me 11 projekte të integruara, mes të cilave projekte për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e shërbimeve turistike konkretizuar me 151 miniprojekte që janë paraqitur nga njësitë e pushtetit vendor, bashkitë dhe komunat, institucionet lokale të kulturës, bujqësisë, shoqatat e ndryshme të biznesit, operatorët turistikë, fermerët, etj. Po ashtu, Plani i Zhvillimit Strategjik të Qarkut, përfshin edhe drejtime të tjera të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm, si marketimin e produkteve të realizuara në këtë qark, mbrojtjen e ujit dhe ajrit, 202 Përfunduar në dhjetor 2009 nga kompania Hydea dhe financuar nga Banka Botërore. 68

77 përmirësimin e efektivitetit të transportit duke shfrytëzuar edhe atë detar, zhvillimin e artizanatit dhe sitet arkeologjike, projektin e integruar për nxitjen e punësimit të grave, rrjetin infrastrukturor për zhvillimin ekonomik. Metodologjia e Planifikimit Strategjik e miratuar në Qarkun e Vlorës bazohet në modelin poshtë - lart. Kjo do të thotë se çdo hap i procesit të Planifikimit Strategjik u karakterizua nga pjesëmarrja e të gjithë grupeve lokale të interesit në përcaktimin e këtij plani. Hapat e pjesëmarrjes patën një nivel në rritje të ndërveprimit, ku kërkohej vazhdimisht përfshirja dhe bashkëpunimi i grupeve të interesit dhe i shoqërisë civile, duke zhvilluar takime me aktorë të rëndësishëm (më shumë se 100 takime u mbajtën në kuadrin e procesit të Planifikimit Strategjik), si dhe duke organizuar aktivitete të konsultimit publik. Plani Strategjik parashtron 3 skenarë të rëndësishëm për një zhvillim ekonomik të larmishëm të territorit, ku zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm zë vendin e parë, i ndjekur nga zhvillimi rural dhe i industrisë së lehtë. Skenari i parë i Planit Strategjik përfshin objektivat e mëposhtëm: kontrollin e aktiviteteve të ndërtimit, menaxhimin dhe planifikimin efektiv të tokës dhe përdorimit të saj; menaxhimin sa më efektiv të mbeturinave; një rrjet kualitativ për burimet turistike; integrimin e koordinuar mes bregdetit dhe zonave të thella; integrimin e koordinuar midis turizmit dhe sektorëve të tjerë; mbrojtjen e mjedisit; rritjen e numrit të turistëve; krijimin e një pozicioni konkurrues të qarkut të Vlorës Qëndrueshmëria turistike në rajon Turizmi është sektori kryesues në ekonominë e Qarkut të Vlorës, si dhe katalizatori kryesor i rritjes ekonomike. Sipas të dhënave të marra nga rajoni, turizmi gjeneron 23 % të të ardhurave totale të saj. Ai është konsideruar si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik të rajonit me mundësi për rritje të mëtejshme. Turizmi bregdetar ka luajtur rolin drejtues, por është shoqëruar me ndikime mjedisore negative edhe për shkak të organizimit spontan të tij. Megjithatë, Qarku ka një sërë produktesh turistike (trashëgimia e pasur kulturore, zonat natyrore, tradita dhe gastronomia) dhe prandaj ka mundësinë të shkojë drejt turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, duke gjeneruar të ardhura dhe vende pune ndërkohë që respekton mjedisin dhe kulturën e vendit. Për të arritur një zhvillim më të larmishëm dhe për të shmangur çekulibrimet që mund të shkaktojë zhvillimi i një sektori të vetëm, këta skenarë duhet të zbatohen njëkohësisht, në mënyrë të integruar dhe plotësuese, duke e bërë qëndrueshmërinë elementin kryesor të zhvillimit rajonal. Kështu, vizioni i zgjedhur për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal është Qarku i Vlorës 2020: një Territor me Zero Emetime. 69

78 Qarku i Vlorës duhet të bëhet një territor në të cilin qëndrueshmëria të mbulojë të gjithë sektorët e aktivitetit njerëzor dhe ku të gjitha politikat dhe nismat e zhvillimit të jenë të koordinuara dhe sinergjike. Në këtë kuadër, duhet të vendosë të përmbushë kërkesën globale në rritje për turizmin kulturor, ekoturizmin dhe turizmin rural dhe ta konsiderojë mbrojten e mjedisit jo si limit, por si mundësi për të arritur qëndrueshmërinë e përgjithshme ekonomike e në mënyrë më specifike qëndrueshmërinë e industrisë turistike. Për të përmbushur këtë vizion janë identifikuar nëntë Udhëzues Strategjikë, ku më prioritarët janë: Turizmi me bazë komunitetin Produktet tipike rurale dhe artizanati Peshkimi dhe akuakultura Përmirësimi i trashëgimisë kulturore rajonale Ruajtja, rehabilitimi i mjedisit dhe i peizazhit Rrjetet materiale, jomateriale dhe energjia Turizmi mund të jetë si një katalizator për rritjen ekonomike, por ende ka shumë sfida për zhvillim rajonal të turizmit të qëndrueshëm. Zhvillimi rajonal është një nga dimensionet më të rëndësishme dhe kyç i politikës së BE-së, e cila është projektuar për të siguruar konvergjencën midis shteteve të ndryshme anëtare dhe rajoneve, për të siguruar konkurrencën rajonale dhe punësimin dhe për të siguruar bashkëpunimin territorial. Zhvillimi i turizmit është duke u përballur me shumë sfida që lidhen me zhvillimin urban, procesin e decentralizimit, shpërndarjen gjeografike të turizmit, shfrytëzimin e të gjitha resurseve dhe potencialit turistik, mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në rajonin e Vlorës zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, është i lidhur kryesisht me integrimin e tipologjive të ndryshme të turizmit (turizmi i plazhit, turizmi kulturor, ekoturizmi, turizmi rural, turizmi aventurë, etj.), duke ruajtur origjinalitetin dhe rastin unik të tyre. Deri më tani, prioritet i është dhënë maksimizimit të të ardhurave në një afat të shkurtër me pasoja të drejtpërdrejta, që kanë patur një presion të fortë mjedisor mbi burimet natyrore dhe peizazhin e rajonit. Bërja e turizmit sa më të qëndrueshëm nuk është vetëm në lidhje me kontrollin dhe menaxhimin e ndikimeve negative të industrisë. Turizmi është në një pozicion shumë të veçantë social dhe ekonomik për përfitimin e komuniteteve lokale, për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për ruajtjen e mjedisit. Brenda sektorit të turizmit, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit nuk duhet të shihen si forca kundërshtare; ato duhet të jenë reciprokisht mbështetëse. Në këtë kuadër, instrumentet e programimit për Planet e Menaxhimit të Bashkisë janë: Plani strukturor i Vlorës (2009) Strategjia rajonale e Vlorës për arritjen e OZHM (2005) 70

79 Plani i menaxhimit të mbetjeve (2005) Plani për zhvillimin e bregdetit jugor të Shqipërisë ( ) Specialistë të mjedisit në qytetin e Vlorës shtrojnë domosdoshmërinë e ruajtjes së standardeve mjedisore në hapësirën bregdetare dhe atë detare, përmes aplikimit të formave bashkëkohore në këtë fushë, mes të cilave përfshihet krijimi i Zonave të Mbrojtura Detare. Në qarkun e Vlorës, krahas zonave të tjera të mbrojtura, është shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar ekosistemi natyror detar Karaburun - Sazan. Kjo zonë, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri ka një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth hektarë dhe shtrihet brenda territorit të Qarkut të Vlorës dhe Bashkisë së Orikumit. Ky status do të jetë më pranë promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit dhe burimeve natyrore e kulturore në këtë zonë të mbrojtur edhe nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta me komunitetin lokal. 71

80 KREU IV METODOLOGJIA E KËRKIMIT 4.1 Pyetjet kërkimore dhe hipotezat Vlora përbën një treg të konsiderueshëm të industrisë turistike pritëse në Shqipëri, me një sektor që synon të rrisë përfitimet nga pjesa e tregut turistik lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Por për një rezultat afatgjatë të kësaj industrie, nevojitet ndjekja e një modeli që do të prodhojë impakte prej të cilave do të jenë përfitues të gjithë grupet e interesit. Pyetja e kërkimit që shtrohet është: A mundet Vlora si destinacion turistik të konkurrojë nëpërmjet modelit të turizmit të qëndrueshëm? Meqenëse përdorimi i parimeve të qëndrueshmërisë nga aktorët lokalë në destinacion është vënë në qendër të këtij studimi, është menduar e rëndësishme të shihet se cili është niveli i aplikimit të aspekteve të qëndrueshmërisë turistike nga këta aktorë. Për këtë arsye janë hartuar disa pyetje kërkimore: Pyetja kërkimore 1: Cila është shkalla e njohurisë së vendimmarrësve lokalë në lidhje me karakteristikat bazë të një destinacioni turistik të qëndrueshëm? Pyetja kërkimore 2: Deri në çfarë mase, aktorët kryesorë të modelit marrin në konsideratë parimet e qëndrueshmërisë? Pyetja kërkimore 3: Cila është politika e ndjekur nga sektori publik në destinacion për nxitjen e bizneseve turistike lokale dhe përfshirjen e komunitetit drejt qëndrueshmërisë? Bazuar në natyrën jo vetëm përshkruese, por edhe shpjeguese të këtij studimi, janë ngritur dy hipoteza për të shqyrtuar lidhjet e mundshme ndërmjet variablave të marra në konsideratë. H 1: Përfitimet e turizmit të qëndrueshëm lidhen pozitivisht me mbështetjen e rezidentëve në këtë zhvillim. H 2: Qëndrueshmëria mjedisore lidhet me efektet pozitive të bizneseve turistike. 4.2 Metodologjia e studimit Kompleksiteti i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm do të thotë se më tepër sesa aplikimi i një metode të vetme kërkimi, nevojiten metoda të ndryshme për t`u kombinuar. Përgjithësisht kërkimet në sektorin e turizmit janë dominuar nga kërkimi sasior, i udhëhequr kryesisht nga përcaktimi i rëndësisë ekonomike të tij (Jennings, 2001). Nga një perspektivë ekonomike, turizmi i qëndrueshëm shpesh konceptohet në terma të rritjes, eficencës dhe shpërndarjes së barabartë të përfitimeve dhe kostove 72

81 ndërmjet aktorëve të ndryshëm 203. Kjo dikton nevojën e përdorimit të variablave sasiorë për vlerësimin e qëndrueshmërisë ekonomike në industrinë turistike, të tilla si: rritja ekonomike, diversifikimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, gjenerimi i të ardhurave, shpenzimet turistike, mbërritjet turistike, kapacitetet akomoduese, etj (Vereczi, 2006). Ndërkohë, mbështetësit e studimit cilësor shpesh refuzojnë metodat sasiore për shkak se bazohen shumë në pozitivizëm (Neuman, 2000). Metodologjia e këtij punimi bazohet tek studimi i literaturës dhe studimi empirik. Studimi i literaturës shfrytëzon të dhënat sekondare, si: libra, revista shkencore, publikime zyrtare, website. Ndërsa studimi empirik konsiston në trajtimin e Vlorës si destinacion turistik, modeli i zhvillimit të të cilit duhet të synojë drejt qëndrueshmërisë. Në analizën e rastit të studimit është bërë kombinimi i metodave sasiore dhe cilësore të studimit. Të dhënat primare janë bazuar tek kërkimi cilësor dhe kërkimi sasior. Pra, në këtë studim përdorimi i teknikave të ndryshme konsiston në bashkërendimin e gjetjeve nga rishikimi i literaturës, intervistave në thellësi dhe pyetësorëve. Metodologjia e kërkimit është zhvilluar bazuar tek tre aktorët kryesorë të një destinacioni turistik. Timur & Getz 204 konkluduan se nuk ka një përcaktim universal për aktorët. Megjithatë, grupet e aktorëve të përcaktuara nga Bramwell dhe Lane (2000) mbështesin rregullat, ndërveprimet ndërsektoriale ndërmjet palëve të bazuara në të paktën disa rregulla dhe norma për të cilat është rënë dakort, me qëllim adresimin e një çështjeje të përbashkët apo arritjen e një politike apo qëllimi specifik. Kështu, kërkimi është fokusuar tek grupet kryesore të aktorëve të Vlorës si destinacion turistik, duke përfaqësuar pjesën e ofertës që ka një rol dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e industrisë turistike lokale. Kërkimi teorik është bazuar në shqyrtimin e literaturës bashkëkohore lidhur me argumentat kryesorë të trajtuara në Kreun e dytë të temës. Sipas Maxwell (2005) përdorimi i literaturës ekzistuese ndihmon në një të kuptuar më të mirë të asaj çka studiuesi është duke shqyrtuar dhe e bën atë më të ndërgjegjshëm për çështje të veçanta dhe për fenomene të reja. Rishikimi i burimeve dytësore shërbeu gjithashtu për formulimin e pyetjeve të pyetësorëve, në mbledhjen e të dhënave primare në fazën e mëpasshme të studimit. Kërkimi sasior Përgjithësisht kërkimi sasior bazohet në një mostër të madhe përfaqësuese dhe rezultatet e tij janë të dhëna të besueshme që mund të përgjithësohen (Veal, 2006). Në funksion të studimit, u hartuan dy pyetësorë: 203 McKercher, B., & Lau, G. (2010). Methodological considerations when mapping tourist movements in a destination. Tourism Analysis, 14(4), Timur, S; Getz, D. (2008). A network perspective on managing stakeholders for sustainable urban tourism. International Journal of Contemporary Hospitality Management, v. 20, n

82 drejtuar rezidentëve; drejtuar biznesve turistike. Pyetjet e trajtuara në pyetësorin drejtuar rezidentëve synuan marrjen e gjykimeve të tyre lidhur me ndikimin e sektorit turistik dhe nivelin e tyre të pjesëmarrjes në zhvillimin e këtij sektori në rajonin e Vlorës. Pyetjet e trajtuara në pyetësorin me vet përgjigje me target bizneset turistike lokale synuan shqyrtimin e kapaciteteve dhe gadishmërisë së këtyre ndërmarrjeve për përshtatjen me politikat (veçanërisht mjedisore) të turizmit të qëndrueshëm. Ndërkohë që edhe vlerësimi i rolit të tyre në menaxhimin e turizmit dhe planifikimin turistik të destinacionit përbën objekt të shqyrtimit të këtij studimi Metodat e kërkimit për komunitetin lokal Ky studim synon të përshkruajë një seri të implikimeve në nivel të komuniteteve që marrëdhënia ndërmjet turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm mund të gjenerojë. Nga studimet e mëparshme është sugjeruar se është e pamundur të mbështesësh turizmin në një destinacion, që nuk mbështetet nga njerëzit lokalë 205. Turizmi përbën një sektor të rëndësishëm për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, mbështetjen dhe promovimin e komuniteteve lokale. Por, pjesëmarrja lokale nuk funksionon kur ajo është e nxitur nga vlerat e ekspertëve të huaj apo nga interesat e elitës. Përgjithësisht, politikëbërësit e turizmit kanë tendencë për të fshehur ndikimet negative të turizmit nga komunitetet pritëse, ata kryesisht përpiqen për të zhvilluar industrinë me të gjitha kostot, në mënyrë që t`u japin zgjidhje problemeve makroekonomike dhe të maksimizojnë interesat për një numër të vogël të popullatës vendase 206. Por rezultatet e një nisme të tillë duhet të përfaqësohen nga interesat dhe rrethanat lokale. Sepse, që turizmi të jetë i suksesshëm, duhet të pranohet nga rezidentët që marrin përfitimet dhe përballen me kostot që shoqërojnë zhvillimin e tij. Qëllimi kryesor i kësaj pjese të studimit është shqyrtimi i këndvështrimeve të komunitetit lokal mbi zhvillimin e turizmit dhe masën e përfshirjes së tyre në këtë proces për të vendosur udhëzime të përgjithshme zhvillimi dhe për të sugjeruar strategji e politika efektive të turizmit të qëndrueshëm. Për të arritur këtë qëllim, objektivat e këtij hulumtimi janë: të analizojë perceptimet e popullatës pritëse ndaj ndikimeve të zhvillimit të turizmit, veçanërisht në aspektin e ndikimeve mjedisore, kulturore, sociale dhe ekonomike të gjeneruara nga veprimtaria turistike; të ofrojë disa rekomandime, bazuar në gjetjet e studimit dhe të ofrojë sugjerime për kërkime të mëtejshme. 205 Twinning-Ward, L. and Butler, R (2002). Implementing STD on a small island: development and use of sustainable tourism development indicators in Samoa. Journal of sustainable tourism (10). 206 Tosun, C. (2002). Host Perceptions of Impacts: A Comparative Tourism Study. Annals of Tourism Research, 29 (1). 74

83 Studimi do të shqyrtojë se si banorët e komunitetit e perceptojnë përfshirjen e tyre në zhvillimin e turizmit lokal duke identifikuar edhe ndikimet e zhvillimit të turizmit në destinacion. Për të adresuar objektivat e kërkimit, ky studim paraqet hipotezën e mëposhtme kërkimore: Hipoteza 1 - Përfitimet e turizmit të qëndrueshëm lidhen pozitivisht me mbështetjen e rezidentëve në këtë zhvillim. Disa prej pyetjeve të ngritura në këtë pjesë të studimit, që do të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimit të përgjithshëm të këtij hulumtimi dhe në testimin e hipotezës së ngritur janë: - Cilat janë qëndrimet e rezidentëve ndaj industrisë turistike në Vlorë? - Cila është masa e përfshirjes së komunitetit lokal në planifikim? - A e shohin ata të nevojshme pjesëmarrjen e tyre në planifikim? - Sa të gatshëm janë ata të përfshihen në vendimmarrjen lidhur me zhvillimin lokal? - Si perceptohen efektet e turizmit në komunitet? - Si përfiton komuniteti lokal nga zhvillimi i turizmit? Për të përmbushur objektivat e kërkimit është përdorur metoda mikse e grumbullimit të të dhënave. Dy llojet e metodave janë përdorur në mënyrë që të merret një kuadër i qartë dhe i plotë i qëndrimit të rezidentëve. Kërkimi sasior ka për qëllim përdorimin e të dhënave numerike ose të dhëna që mund të transformohen në statistika të përdorshme mbi bazën e llojeve të mbyllura apo të matshme të pyetjeve, duke aplikuar modele matematikore, grafikë dhe tabela statistikore për të arritur rezultate më të besueshme. Kjo metodë krijon mundësinë e krahasimeve dhe gjithashtu, përdorimi i saj ndihmon në gjetjen e asaj që është tipike, mesatare dhe që përfaqëson popullatën. Pra, avantazhi i kësaj metode është vlefshmëria statistikore. Në studim kërkimi sasior është përdorur për të matur në terma sasior qëndrimet, vlerësimet dhe variabla të tjera të përcaktuara dhe gjithashtu për të përgjithësuar rezultatet nga një mostër e madhe e popullsisë. Teknika e parë e përdorur është ajo e vëzhgimit personal të zonave të përfshira në studim; vëzhgim ky i fokusuar kryesisht në karakteristikat e përgjithshme të zonës, prezencën e atraksioneve kryesore turistike, infrastrukturën balneare, etj. Evidentimi i këtyre elementëve me anë të kësaj teknike u favorizua edhe nga fakti që periudha kohore e realizimit të saj përkoi me pikun e sezonit turistik. Një teknikë tjetër e përdorur për mbledhjen e të dhënave është ajo e diskutimit në grup. U ngritën gjithsej dy fokusgrupe, një në qytetin e Vlorës dhe tjetri në Orikum, me anëtarë prej komunitetit të këtyre dy lokaliteteve. Kjo për arsye se fokusimi në grupe vlerësohet si një mjet për të njohur më mirë teknikat e investigimit se si banorët e zonës së studimit mendojnë mbi argumentin e trajtuar. Fillimisht u bë një prezantim tek 75

84 pjesëmarrësit në këto diskutime i qëllimit të kërkimit, i rolit që do të ketë korrektësia e informacionit të dhënë prej tyre, si dhe u garantuan mbi anonimitetin në këtë proces. Për të mësuar më tepër rreth komunitetit d h e pikëpamjeve të tyre rreth efekteve të turizmit, si dhe përfshirjes së tyre në procesin e planifikimit të zonës ku jetojnë u drejtuan pyetje lidhur me potencialin turistik të Vlorës, format e turizmit më tepër të zhvilluara, atraksionet kryesore të zonës, menaxhimi i tyre, planifikimi në rajon. Po kështu, banorët u pyetën rreth nivelit të pjesëmarrjes së tyre lidhur me përdorimin e burimeve në destinacion, përfitimet që ata perceptonin nga kjo pjesëmarrje, rolin e planifikimit lokal në ruajtjen e burimeve natyrore dhe kulturore në funksion të turizmit dhe problematikat e evidentuara prej tyre. Përgjigjet e dhëna prej banorëve u grupuan në tre seksionet kryesore të pyetësorit. Më pas, u mbajtën shënime për variablat e identifikuar si faktorë personalë, faktorë demografikë, faktorë socialë, faktorë kulturorë, faktorë ekonomik dhe faktorë mjedisor. Për të kontrolluar pyetësorin u bë testimi paraprak tek këta rezidentë. Para testimi është fazë e domosdoshme para hartimit të instrumentit të kërkimit, pasi na lejon të kontrollojmë paraprakisht metodat e matjes, menaxhimin dhe kontrollimin e këtyre operacioneve në terren. Rezultatet e para testimit zakonisht na bëjnë me dije se disa ndryshime duhen bërë përpara se testimi të kalojë tek kampioni i përzgjedhur. Kjo fazë paraprake përveç përfundimeve të rëndësishme shërbeu dhe si input për fazën pasardhëse, pasi krijoi mundësinë për të gjykuar nëse kishte pyetje që nuk kuptoheshin qartë apo pyetje që mund të gjykoheshin si të rëndësishme prej tyre, por nuk ishin përfshirë në pyetësor. Dhe konkretisht, pas anketimit pilot, u bënë disa ndryshime që u gjykuan të rëndësishme, edhe për shkak të interesave të ndryshme që përfaqësonin anëtarët e këtyre grupeve fokus, duke reduktuar disa pyetje dhe duke ndryshuar rendin e pyetjeve për të siguruar një rrjedhë më logjike. Instrumenti i kërkimit Për të siguruar informacionin e nevojshëm në interes të objektivave të kërkimit u përdor një pyetësor i hartuar nga autori i kërkimit. Pas studimit të disa metodave për të vlerësuar ndikimin e turizmit në një destinacion dhe qëndrimin e banorëve të tij ndaj turizmit të qëndrueshëm, u arrit në përfundimin se për të studiuar këta faktorë në një kontekst të caktuar është i pamundur përdorimi i instrumentave të standartizuar, për shkak se përveç faktorëve të sferës personale, faktorët e tjerë që synohet të testohen në komunitet, lidhen drejtpërdrejt me kontekstin dhe specifikat e zhvillimit të çdo komuniteti. Plotësimi i pyetësorëve përbën një nga metodat më të përdorura për mbledhjen e të dhënave në kërkimin empirik 207. Ndërtimi i instrumentit të kërkimit u bazua në literaturën teorike të studiuar në kapitullin e dytë, duke përshtatur dhe shtuar njëkohësisht variabla të tjerë sipas nevojave të kërkimit. Është përdorur vlerësimi me pesë nivele i shkallës së Likert-it, ku për çdo pikë në 207 Phellas, Contantions N., Bloch, A. and Seale, C. (2011): Structured Methods: Interviews, Questionnaires and Observation. 76

85 shkallën Likert është aplikuar një përshkrues në rendin rritës 208, duke filluar nga (1) aspak dakort, (2) jo dakort, (3) i pavendosur / neutral, (4) dakort dhe (5) plotësisht dakort. Hartimi i pyetësorit Pyetësori është hartuar duke reflektuar të dhënat e marra nga takimet me panelin e grupeve të fokusimit, por duke u mbështetur gjithashtu edhe tek të dhënat sekondare të përdorura për studimin e destinacionit lokal, që konsistojnë kryesisht në publikime të realizuara në nivel: ndërkombëtar, siç janë WTO, Banka Botërore, etj; kombëtar, siç janë MZHETTS, Ministria e Mjedisit, INSTAT, Banka e Shqipërisë; rajonal, siç janë strategjitë dhe planet e zhvillimit, të hartuara nga qeverisja publike dhe OJQ-të. Informacionet e siguruara nga këto burime, jo vetëm ndihmuan në hartimin e pyetësorit, por dhe evidentuan problematikat e zhvillimit të deritanishëm të sektorit turistik, duke diktuar nevojën e adoptimit të modeleve të reja të zhvillimit. Pyetësori është shpërndarë gjatë periudhës maj - shtator të vitit 2014 dhe ju është drejtuar të gjithë banorëve, pjesë e kampionit të zgjedhur, pas shpjegimit të qëllimit dhe garantimit të anonimitetit. Pyetësori bazohet në pyetje të standartizuara, që e bëjnë më të lehtë krahasimin dhe hulumtimin e lidhjeve të mundshme. Për të evituar keqinterpretimin e pyetjeve të pyetësorit, kërkuesi ishte prezent për sqarimin e pyetjeve, ndërkohë që pjesëmarrësi plotësonte pyetësorin me vet përgjigje (Nardi, 2006). Kjo, duke pasur parasysh rëndësinë e studimit dhe specifikat e tij që mund të diktojnë nevojën për sqarim apo informim lidhur me paqartësi që mund të paraqiten nga ana e rezidentëve, për të mos cënuar cilësinë e të dhënave të mbledhura. Pjesëmarrësve në këtë anketë iu kërkua të plotësojnë një pyetësor 15 minutësh. Pyetësori drejtuar komunitetit përbëhet nga tre seksione: Seksioni I: Të dhëna socio - demografike, të lidhura me moshën, arsimimin, lokalizimin, aktivitetin që rezidentët kryejnë. Seksioni II: Qëndrimet dhe perceptimet, që konsiston në pyetjet lidhur me qëndrimin e rezidentëve ndaj zhvillimit të turizmit dhe perceptimet që ata kanë lidhur me ndikimet ekonomike, socio - kulturore dhe mjedisore sipas shkallës me 5 nivele të Likert-it, duke filluar nga aspak dakort - shumë dakort, të ndara në rubrika sipas aspekteve të qëndrueshmërisë. Seksioni III: Pjesëmarrja e rezidentëve në planifikim, që konsiston në formulimin e pyetjeve që synojnë njohjen e nivelit të pjesëmarrjes së rezidentëve në vendimmarrje dhe planifikimin lokal. 208 Johnson, B., & L. Christensen (2004). Educational Research: Quantitative, Qualitative, and Mixed Approaches (2nd Edition). Boston, MA: Pearson Education, Inc. 77

86 Popullata e studimit Si popullatë për studimin është zgjedhur rajoni i Vlorës (duke përfshirë qytetin e Vlorës dhe atë të Orikumit) dhe kjo për disa arsye: Përfaqëson një prej destinacioneve kryesore turistike në Shqipëri. Është një zonë me një diversitet të madh të atraksioneve turistike. Turizmi (veçanërisht ai familjar) mbështetet në një nivel të lartë nga popullata vendase dhe për një kategori të saj përbën formën kryesore të sigurimit të të ardhurave. Marrëdhënia hapësinore ndërmjet rezidentëve dhe turistëve dikton ndarjen e karakteristikave dhe elementëve të përbashkët të destinacionit, që do të çojnë në mënyrë të paevitueshme në ndikime tek target grupi i marrë në studim. Megjithëse nga pushteti lokal konsiderohet e rëndësishme pjesëmarrja e rezidentëve në implementimin e strategjive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, moszbatueshmëria e tyre dikton nevojën e një procesi planifikimi dhe marketimi më eficent të zonës së marrë në studim. Përllogaritja e madhësisë së kampionit Caktimi i kampionit të popullsisë lokale luan një rol të rëndësishëm, sepse lidhet me saktësinë e studimit në rajon. Për zgjedhjen e tij janë përdorur studime të ndryshme të realizuara në këtë fushë. Bazuar në të dhënat e INSTAT 209, popullsia për qytetin e Vlorës dhe Orikumit sipas karakteristikave të studimit jepet në tabelën e mëposhtme: Tabela 6 - Popullata totale në zonën e studimit Qyteti Popullsia 18+ Popullsia total Vlora 60,114 79,513 Orikumi 4,088 5,503 Total 64,202 85,016 Burimi: INSTAT Për të përcaktuar një kampion sa më përfaqësues, për llogaritjen e madhësisë së tij u përdor formula e mëposhtme 210 : 2 z p 1 p n 2 Deff (1), ku: m n = kampioni i kërkuar z = deviacioni normal standart, që korrespondon α = 0.05 (1.96) p = probabiliteti për të gjetur një individ me karakteristikat e kampionit (mbi 18 vjeç) 209 Census e Popullsisë dhe Banesave, INSTAT 78

87 m = saktësia e pritur Deff = Design Effect Duke zëvendësuar vlerat respektive si në tabelën e mëposhtme, do të marrim një madhësi kampioni prej 568 banorësh. Tabela 7 - Llogaritja e mostrës së kërkimit Grupi target Madhësia e kampionit p 1 - p Deviacioni normal standart që korrespondon α = 0.05 (1.96) Gabimi i Pranuar Design effect Kampioni i kërkuar Në mungesë të informacionit të saktë mbi treguesit kryesorë të studimit në nivelin e zonës dhe për të pasur një kampion sa më përfaqësues, zgjedhja më e mirë është sipas metodës proporcionale, pra përzgjedhja është në përpjesëtim me përmasat e popullsisë së secilës zonë. Tabela e mëposhtme pasqyron alokimin e përdorur për studimin. Tabela 8 - Shpërndarja e mostrës së kërkimit Qyteti Popullsia 18+ Proporcionaliteti Kampioni Vlora 60, Orikumi 4, Total 64, Pra, 532 të anketuar do të jenë banorë nga qyteti i Vlorës dhe 36 të anketuar do të jenë banorë të Orikumit. Një nga elementët për të rritur nivelin e saktësisë së të dhënave të marra në studim është konsiderimi i shkallës së mospërgjigjes së anketës. Por duke qenë se pyetësorët u shpërndanë personalisht, madhësia e mostrës jo disponibël për t`u përfshirë në studim (rreth 8%) u zëvendësua për të pasur një nivel 100% të pyetësorëve të përgjigjur prej të anketuarve. Arsyeja e përfshirjes së Orikumit në zonën e studimit lidhet me përqëndrimin e madh të bizneseve turistike (kryesisht atyre akomoduese dhe ofruesve të infrastrukturës balneare dhe aktiviteteve rekreative) përgjatë vijës bregdetare të këtyre zonave. Ky zhvillim i aktiviteteve turistike nuk mund të mos shoqërohet me ndikime tek banorët e këtyre lokaliteteve, jo vetëm për shkak të densitetit të madh që krijohet, sidomos gjatë sezonit të pikut, por edhe për shkak të përdorimit të njëkohshëm të të mirave publike nga të dy kategoritë (banorët dhe turistët). 79

88 Grafiku 2 - Lokalizimi i mostrës së studimit LOKALIZIMI 3.5% 2.8% Orikum 93.7% Radhimë Vlorë Njësia e vrojtimit Anketa ka si njësi vrojtimi të gjithë personat e mëposhtëm: Të gjithë individët që jetojnë në qyetet e Vlorës dhe Orikumit Të gjithë individët nga mosha 18 vjeç e lart Metoda e shpërndarjes së pyetësorëve është ajo e kampionit të rastësishëm tek banorët e zonës së studimit. Është parë e arsyeshme kjo metodë pasi siguron rezultate më përgjithësuese, për shkak të heterogjenitetit të karakteristikave që prezantojnë të anketuarit. Hapi tjetër është përpunimi i të dhënave përmes programit SPSS (Statistical Package for Social Sciences) 19.0, që mundësoi analizimin dhe përpunimin e tyre, ndërtimin e variablave të ndryshme, llogaritjen e indikatorëve, krahasimin dhe monitorimin e tyre. Vlefshmëria dhe besueshmëria e pyetësorit Besueshmëria e një pyetësori është e lidhur më qëndrueshmërinë (stabilitetin) e një matjeje. Pra, rezultati i marrë nga matja në një kohë të caktuar duhet të jetë i njëjtë me rezultatin e marrë në po të njëjtat kushte, në një kohë të mëvonshme. Në kërkimet sasiore metodat përshkruhen në detaje në mënyrë që kërkues të tjerë të kenë mundësi të përsërisin studimin, dhe, nëse arrihen të njëjtat rezultate, kemi besimin që rezultatet e përftuara do jenë të qëndrueshme 211. Për vërtetimin e besueshmërisë së pyetësorit të përdorur në studim, i referohemi koeficientit Cronbach Alpha, i cili shpreh një masë të konsistencës së brendshme, që tregon se sa ngushtësisht të lidhura janë pyetjet si grup për të matur një atribut apo dimension. Koeficienti Cronbach Alpha i merr vlerat në segmentin 0-1; sa më afër vlerës 1 të jetë koeficienti, aq më e lartë është besueshmëria e njësive. 211 Vanderstoep, S. and Johnston, D. (2009), Methods for Everyday Life: Blending Qualitative and Quantitative Approaches. San Francisco. 80

89 Aspekti Ekonomik Tabela 9 - Aspekti Ekonomik: Vlefshmëria dhe Besueshmëria Aspekti Ekonomik Vlera Eigen 4.7 Besueshmëria e Treguesit Cronbach s Alpha Factor Variablat Loadings Sa të favorshme janë ndikimet e turizmit në ekonominë e qytetit të Vlorës Paratë e siguruara nga turizmi janë në përfitim të të gjithë komunitetit Turizmi është një nga industritë kryesore që mbështet ekonominë lokale Standarti ynë i jetesës është rritur si pasojë e turizmit Turizmi ka përmirësuar mundësitë e punësimit në komunitet Turizmi ka tërhequr më tepër investime në komunitet Cilësia e shërbimeve publike është rritur si pasojë e investimeve në turizëm Çmimet e shumë të mirave dhe shërbimeve në rajon janë rritur për shkak të turizmit Shumica e parave të fituara nga turizmi dalin jashtë vendit nga kompanitë e rajonit Të ardhurat e gjeneruara nga turizmi në zonë shkojnë tek individët dhe organizatat jashtë vendit Burimi: Rezultatet e përpunimit Faktori që etikohet si variabli i aspektit ekonomik përbëhet nga 10 variabla. Të gjithë variablat e këtij faktori kanë një loading faktor më të madh se 0.6 dhe prandaj janë mbajtur në model. Alpha Cronbach gjithashtu tregon një besueshmëri prej 0,881 që do të thotë besueshmëri e lartë e masës së variablit të përftuar. Të dhënat e tabelës tregojnë se të gjitha dimesionet e variablit Aspekti Ekonomik kanë një faktor loading më të madh se 0.6, prandaj ato konsiderohen të jenë të larta. Pra, variabli i aspektit ekonomik është gjetur të jetë i besueshëm dhe i vlefshëm për matjen e turizmit. Aspekti socio - kulturor Faktori që etiketohet si variabli i aspektit socio-kulturor përbëhet nga 12 variabla. Të gjithë variablat e këtij faktori kanë një loading faktor më të madh se 0.6 dhe prandaj janë mbajtur në model. Alpha Cronbach gjithashtu tregon një besueshmëri prej 0,888 që do të thotë besueshmëri e lartë e masës së variablit të përftuar. 81

90 Tabela 10 - Aspekti socio-kulturor: Vlefshmëria dhe Besueshmëria Aspekti socio-kulturor Vlera Eigen Besueshmëria e Treguesit Cronbach s Alpha Factor Variablat Loadings Turizmi inkurajon një gamë të gjerë të aktiviteteve kulturore Standarti juaj i jetesës është rritur për shkak të parave që turistët shpenzojnë këtu Turizmi ka rezultuar në një shkëmbim më të madh kulturor ndërmjet turistëve dhe rezidentëve Turizmi ndihmon në mbajtjen gjallë të kulturës dhe ruajtjen e identitetit të rezidentëve lokale Turizmi inkurajon një numër të madh aktivitetesh kulturore, siç janë arti, muzika, artizanati Turizmi ka rritur krenarinë e rezidentëve në kulturën lokale të komunitetit Turizmi stimulon sjellje pozitive në komunitet Sa të leverdisshme janë ndikimet të turizmit në jetën sociale Për shkak të zhvillimit të turizmit, njerëzit lokale tani kanë më tepër oportunitete rekreacioni Turizmi sjell përfitime për një grup të vogël njerëzish në rajon Turizmi ka përmiresuar produktet dhe shërbimet e infrastrukturës turistike, sic janë rrugët, sistemi i transportit, rest,dyqanet, shtepitë pritëse në zone Turizmi sjell probleme sociale, sic janë krimi, përdorimi i drogës, alkooli, bixhozi, kontrabanda, etj në komunitet Burimi: Rezultatet e përpunimit Të dhënat e tabelës tregojnë se të gjitha dimensionet e variablit aspekti socio-kulturor kanë një faktor loading më të madh se 0.6, prandaj ato konsiderohen të jenë të larta. Pra, variabli i aspektit socio-kulturor është gjetur të jetë i besueshëm dhe i vlefshëm për matjen e efekteve të turizimit. Aspekti mjedisor Faktori që etikohet si variabli i aspektit mjedisor përbëhet nga 8 variabla. Të gjithë variablat e këtij faktori kanë një loading faktor më të madh se 0.6 dhe prandaj janë mbajtur në model. Alpha Cronbach gjithashtu tregon një besueshmëri prej 0,768 që do të thotë besueshmëri e lartë e masës së variablit të përftuar. 82

91 Tabela 11 - Aspekti mjedisor: Vlefshmëria dhe Besueshmëria Aspekti mjedisor Vlera Eigen Besueshmëria e Treguesit Cronbach s Alpha Variablat Factor Loadings Sa të favorshme janë ndikimet e turizmit në mjedis Turizmi ofron një nxitës për ruajtjen e resurseve natyrore Ndërtimi i hoteleve dhe fasiliteteve të tjera turistike ka shkatërruar mjedisin natyror në rajon Turizmi ofron një nxitës për restaurimin e ndertesave historike Komuniteti duhet të kontrollojë zhvillimin e turizmit Turizmi ka kontribuar në ruajtjen e mjedisit natyror dhe mbrojtjen e jetës së egër Turizmi ofron një nxitës për restaurimin e ndertesave historike Turizmi ka përmirësuar në shumë mënyra mjedisin ekologjik në komunitet Burimi: Rezultatet e përpunimit Të dhënat e tabelës tregojnë se të gjitha dimesionet e variablit aspekti mjedisor kanë një faktor loading më të madh se 0.6, prandaj ato konsiderohen të jenë të larta. Pra, variabli i aspektit mjedisor është gjetur të jetë i besueshëm dhe i vlefshëm për matjen e turizimit Metodat e kërkimit për bizneset turistike Sektori privat prodhues i shërbimeve turistike përfaqëson aktorët me interesa biznesi në turizëm dhe industritë mbështetëse të tij. Për të studiuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin e Vlorës, është e rëndësishme të kuptojmë atributet e ndërmarrjeve turistike dhe barrierat e ndryshme që pengojnë miratimin e praktikave të turizmit të qëndrueshëm në biznesin e tyre të përditshëm 212. Ҫështja e qëndrueshmërisë në këtë kapitull është shqyrtuar në kuadër të industrisë së mikpritjes në Vlorë; prandaj ky hulumtim përpiqet të shtrijë zbatimin e konceptit tërësor të qëndrueshmërisë në këtë rajon. Qëndrueshmëria është një nga filozofitë apo paradigmat që shumica e studiuesve dhe planifikuesve u sugjerojnë firmave të 212 Hardy, Anne and Robert J.S. Beeton (2001) Sustainable Tourism or Maintainable Tourism: Managing Resources for More than Average Outcomes, Journal of Sustainable Tourism, vol. 9, n 3. 83

92 adoptojnë për të rritur performancën e tyre dhe për të adresuar problemet që lidhen me mjedisin, komunitetin dhe zhvillimin ekonomik. Edhe pse ka një tendencë të rritjes së shqetësimit ambiental nga ana e bizneseve turistike në Vlorë, është ende e paqartë se sa të gatshëm janë ata për të vepruar dhe për të adoptuar ndryshimet e kërkuara për arritjen e formave më të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit. Para së gjithash, bizneset turistike duhet të jenë të ndërgjegjshëm jo vetëm për përmbushjen e objektivave ekonomike, por edhe për çështjet ambientale dhe socio - kulturore dhe rëndësinë e tyre në aktivitetet që ata realizojnë. Qëndrueshmëria ekonomike i referohet aftësisë së një biznesi për të realizuar fitim në mënyrë që të mbijetojë dhe të përfitojë prej sistemeve ekonomike në nivel lokal dhe kombëtar. Qëndrueshmëria ambientale është parë si aktivitet i bizneseve që huazojnë mbrojtjen, ruajtjen e mjedisit natyror dhe artificial në një mënyrë që shëndeti dhe integriteti të ruhen për mirëqënien e ardhshme të destinacionit. Qëndrueshmëria socio-kulturore përbën një nga dimensionet më të vështira për t`u përcaktuar, veçanërisht në drejtim të praktikave të qëndrueshme të biznesit. Kjo edhe për faktin se kulturat janë vazhdimisht në evolucion dhe shumë aktiviteteve tradicionale mund të zëvendësohen. Qëllimi i kësaj pjese të studimit është ofrimi i një analize të detajuar të aktivitetit dhe natyrës së industrisë akomoduese në qytetin e Vlorës, duke u fokusuar tek karakteristikat e ndërmarrjeve që operojnë në të. Kjo për arsye se një i kuptuar më i thellë i strukturës së industrisë është thelbësor në planifikimin dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në destinacion. Po kështu analiza e stimujve që i nxisin ndërmarrjet akomoduese të operojnë në përputhje me qëndrueshmërinë turistike dhe barrierat që ato hasin në këtë proces zë një vend të rëndësishëm në studim. Hipoteza e ngritur është: Hipoteza 2 - Qëndrueshmëria mjedisore lidhet me efektet pozitive të bizneseve turistike. Në funksion të arritjes së qëllimit dhe testimit të hipotezës së ngritur, janë hartuar edhe pyetjet e mëposhtme: Cili është stadi i zhvillimit të industrisë akomoduese në rajonin e Vlorës? Si është pozicionuar ky sektor kundrejt zhvillimit turistik të qëndrueshëm? Sa i fokusuar është sektori tek aplikimi i qëndrueshmërisë mjedisore në operacionet e përditshme të punës? Cilat janë përfitimet e perceptuara të këtij menaxhimi? Cilat janë barrierat që ndesh qëndrueshmëria për t`u aplikuar? Sfida për vendet në zhvillim si Shqipëria është identifikimi dhe miratimi i kornizave institucionale dhe praktikave të menaxhimit që janë në gjendje të krijojnë përgjigje efektive nga ana e ndërmarrjeve turistike me praktikat ekologjikisht miqësore. Për të përmbushur këto sfida është absolutisht e domosdoshme që ne të fitojmë një të kuptuar më të mirë se si ndërmarrjet turistike ju përgjigjen iniciativave të zhvillimit të 84

93 turizmit të qëndrueshëm. Kjo tezë shqyrton shkallën në të cilën ndërmarrjet e turizmit në qytetin e Vlorës janë të vetëdijshme për konceptin e gjerë të turizmit të qëndrueshëm dhe të legjislacionit specifik të projektuar për të ndikuar në qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre. Një shqetësim i vazhdueshëm është hendeku i madh midis ndërgjegjësimit mbi parimet e turizmit të qëndrueshëm dhe transformimit të këtij ndërgjegjësimi në praktika biznesi të përditshme nga ana e ndërmarrjeve turistike. Për hartimin e pyetësorit, përveç studimeve të fushës të përdorura, u konsideruan edhe mendimet dhe opinionet e siguruara nga pronarët e ndërmarrjeve akomoduese. Kryerja e një studimi pilot për të testuar pyetësorin për keqkuptimet e mundshme apo problemet, dobësitë dhe mangësitë rekomandohet para fillimit të mbledhjes së të dhënave aktuale 213. Konkretisht, në fazën e para testimit të pyetësorit u realizuan intervista me disa prej pronarëve të hoteleve që kishin më shumë eksperiencë në sektor dhe u pa e nevojshme modifikimi i disa pyetjeve dhe termave të përdorura, si dhe u shtuan disa pyetje për të krijuar më mirë lidhjen kronologjike ndërmjet seksioneve. Koha mesatare për plotësimin e një pyetësori varioi nga minuta, në varësi edhe të nevojës për sqarimin e ndonjë pyetjeje, pasi pyetësorët u plotësuan në prezencë të anketuesit. Kërkimi sasior në këtë hulumtim do synojë të kuptuarit dhe krahasimin e qëndrimeve dhe veprimeve për të vlerësuar atributet e pronarëve të hoteleve me rëndësi për praktikat e qëndrueshme të biznesit. Hulumtimi sasior në formën e një pyetësori do të ofrojë dëshmi numerike dhe do të lejojë analiza statistikore. Kërkimi është mbështetur në studimin e industrisë turistike në qytetin e Vlorës, për të përmbushur qëllimin kryesor të studimit. Pyetësori përbëhet nga pyetje të mbyllura, që u ofrojnë të anketuarve qëndrime, opsione dhe reagime të ndryshme për të zgjedhur, duke përdorur shkallët me pesë nivele të Likert-it. Pyetësori është hartuar i ndarë në tre seksione. Seksioni i parë: përmban informacione të përgjithshme për ndërmarrjet hoteliere. Përfshin pyetje lidhur me kohën e operimit në treg të ndërmarrjeve, kapacitetin e tyre pritës, ofertën e shërbimeve, numrin e burimeve njerëzore dhe bashkëpunimin me strukturat turistike. Seksioni i dytë: fokusohet në raportin e ndërmarrjes me turizmin e qëndrueshëm. Pyetjet lidhen me informacionin që kanë hotelet mbi konceptin e qëndrueshmërisë, aktorët përgjegjës për planifikimin lidhur me të dhe kërkesën nga ana e klientelës turistike për shërbime të qëndrueshme. Seksioni i tretë: fokusohet në menaxhimin e problematikave ambientale prej bizneseve hoteliere, përfitimeve prej zbatimit të politikave miqësore me mjedisin, 213 Veal, A. J. (2006), Research Methods for Leisure and Tourism. 3 Edition, London, Financial Times/ Prentice rd Hall/Pearson Education. 85

94 cerifikimin e hoteleve dhe barrierat që strukturat ndeshin në aplikimin e parimeve mjedisore të qëndrueshmërisë në aktivitetin e tyre. Përcaktimi i madhësisë së mostrës Për përzgjedhjen e madhësisë së mostrës, është pasur parasysh fakti që ajo duhet të jetë sa më përfaqësuese për të siguruar rezultate të besueshme statistikore. Kështu nga ndërmarrjet e sektorit privat, ofruese të shërbimeve turistike, ku klasifikohen ndërmarrjet akomoduese, ndërmarrjet e restoranterisë dhe ndërmarrjet e udhëtimeve turistike, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me argumentin e studimit dhe numrit të madh të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë, është përzgjedhur si mostër e studimit kategoria e parë - ndërmarrjet akomoduese. Ndërmarrjet e restoranterisë jo vetëm që ofrojnë shërbime më specifike dhe të kufizuara, por edhe klientela së cilës i shërbejnë përfaqësohet kryesisht nga rezidentët lokalë (kërkesë gjithëvjetore) sesa klientela turistike (me sezonalitet shumë të lartë). Po kështu, agjencitë e udhëtimeve turistike janë parë si të papërshtatshme për të qenë pjesë e mostrës së studimit për disa arsye. Kështu, aktiviteti primar i tyre është i lidhur më së shumti me emetimin e biletarisë. Përveç kësaj, edhe aktiviteti prodhues i paketave të udhëtimeve turistike bazohet më tepër tek aktiviteti outgoing (pra prodhimi i paketave për turistët shqiptar që zgjedhin destinacione të huaja për të kaluar pushimet), ndërkohë që edhe për aktivitetin incoming (prodhimi i paketave për turistët e huaj që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik), agjencitë e udhëtimeve turistike bashkëpunojnë me ndërmarrjet e hotelerisë, të cilat do të jenë në mënyre direkte pjesë e kërkimit. Për të siguruar rezultate sa më përfaqësuese, janë përdorur të dhënat e projektit GIZ 214 mbi numrin e ndërmarrjeve akomoduese që operojnë në Vlorë. Për përmbushjen e objektivave të studimit dhe për testimin e hipotezës kërkimore, u përfshinë të gjitha ndërmarrjet akomoduese që operojnë në rajonin e Vlorës (përveç shtëpive dhe apartamenteve me qera, për të cilat nuk ka një database të plotë dhe nuk janë të regjistruara pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Vlorë). Nga 84 pyetësorë të shpërndarë (51 në Vlorë dhe 33 në Orikum e Radhimë), u plotësuan 72 pyetësorë. Shkalla e përgjigjes së anketës është 85.7%. Ky rezultat është statistikisht i pranueshëm për të siguruar rezultate përgjithësuese për popullatën. Plotësimi i pyetësorëve u bë gjatë periudhës kohore qershor - korrik Mbledhja e të dhënave Pyetësorët e vetadministruar kërkojnë që të intervistuarit të lexojnë dhe t'iu përgjigjen pyetjeve vet, mënyrë kjo që ka avantazhet e të qënit të shpejtë për t`u administruar, nuk ka ndikim nga intervistuesi dhe është më e përshtatshme për të anketuarit. Megjithatë, disavantazhet e mundshme lidhen me përgjigje jo të plota dhe rrezikun e përgjigjeve joserioze. Për të evituar këto disavantazhe, si dhe për të menaxhuar më mirë kohën e mbledhjes së pyetësorëve dhe përqindjen e pyetësorëve të plotësuar, anketuesi ishte prezent gjatë kohës së plotësimit të pyetësorëve. 214 Integrated Sustainable Development of the Southern Coastal Region - Vlora Region. 86

95 Metodat e analizës së të dhënave Të dhënat nga pyetësori sasior u analizuan duke përdorur SPSS (Sta tistical Package for the Social Science). Përpara analizës çdo pyetësor u editua dhe kodua me kujdes. Vlerat e shkallës Likert janë koduar me 1 të qenit aspak dakort, me 2 jo plotësisht dakort, me 3 neutral, me 4 dakort dhe 5 plotësisht dakort. Shumica e ofruesve janë SME, të cilat kanë shumë fuqi dhe dobësi, ndërkohë që karakterizohen nga natyra e tyre e pavarur. Duke përdorur rastin studimor të bizneseve turistike në qytetin e Vlorës, kjo tezë argumenton se është thelbësore për të kuptuar se sa ndërmarrjet turistike janë të informuara në lidhje me praktikat dhe politikën e turizmit të qëndrueshëm dhe po kështu se si ato e aprovojnë atë, nëse duam të përftojmë një të kuptuar më të plotë të turizmit dhe lidhjet e tij me zhvillimin e qëndrueshëm. 4.3 Kufizimet e studimit Pavarësisht rëndësisë së këtij studimi, ai nuk paraqitet pa kufizime. Së pari, studimi është bazuar tek aktorët kryesorë të ofertës së destinacionit në rajonin e Vlorës. Është kështu e nevojshme që nëse duam të përgjithësojmë rezultatet për zona të tjera gjeografike në Shqipëri, duhet të kemi parasysh se një përsëritje e këtij studimi në qytete të tjera turistike mund të zbulojë nivele të ndryshme të perceptimeve, pavarësisht nga mostra përfaqësuese. Së dyti, strukturat organizative të pushtetit publik në nivele të ndryshme të tij, shpesh prezantojnë mbivendosje kompetencash apo kufizime të rolit të tyre. Kjo për shkak të mosekzistencës së departamenteve të veçanta të turizmit (në nivel lokal apo rajonal këto departamente mbulojnë edhe funksione të tjera), edhe pse Vlora përfaqëson një destinacion të rëndësishëm të industrisë turistike në Shqipëri dhe ndryshimeve të herëpashershme të kuadrit ligjor mbi bazën e të cilit operon sektori. Së treti, ka mangësi në ekzistencën e të dhënave dytësore në nivel lokal, veçanërisht në statistikat që lidhen me kontributin ekonomik të turizmit në zonën e studimit. Edhe në ato raste, kur të dhënat ekzistonin, një pjesë e tyre, edhe pse të marra nga burime zyrtare ishin shpesh kontradiktore. Po kështu, u vërejt në disa raste tek informacionet e grumbulluara nga pyetësorët drejtuar bizneseve turistike, një mospërputhje ndërmjet të dhënave të ofruara prej tyre dhe të dhënave të deklaruara pranë institucioneve zyrtare lidhur me disa karakteristika të ndërmarrjeve hoteliere, si p.sh numri i të punësuarve, kapaciteti pritës, etj. Si pёrfundim, pavarёsisht kufizimeve, mund tё themi se ky studim ёshtё i rёndёsishёm dhe i pёrshtatshёm pёr t`i dhёnё pёrgjigje problemit tё kёrkimit dhe pёr tё vёrtetuar hipotezat e ngritura, nё kushtet e kufizimeve tё burimeve financiare dhe kohёs. 87

96 KREU V POLITIKAT SHTETËRORE TË QËNDRUESHMËRISË SË ZHVILLIMIT TURISTIK Kreu trajton kuadrin teorik të funksionimit të sektorit publik, duke u ndalur tek roli i qeverisjes lokale në zhvillimin e sektorit turistik dhe sidomos në drejtimin e axhendës së qëndrueshmërisë. Po kështu prezantohet një analizë dhe pasqyrë e funksionimit të hierarkisë publike institucionale në nivele të ndryshme të saj, nga niveli kombëtar tek ai lokal për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, duke u ndalur më pas në studimin e rolit të qeverisjes lokale në Vlorë. 5.1 Roli i qeverisjes publike në turizëm Me shfaqjen e paradigmës së zhvillimit të qëndrueshëm në gjysmën e dytë të shekullit XX, qeveritë tentuan të marrin përsipër përgjegjësi për zbatimin e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm në destinacionet turistike. Çështja e qëndrueshmërisë në përgjithësi dhe në veçanti qëndrueshmërisë në turizëm ka qenë me interes për studiuesit, organizatat e ndryshme, qeveritë, planifikuesit dhe operatorët e turizmit për të parë më nga afër këtë fushë studimi dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e duhur të sektorit 215. Për të kuptuar më mirë zhvillimin e qëndrueshëm, është bërë një përpjekje për të ndërtuar parime teorike dhe mjete praktike / teknologji për zhvillim të qëndrueshëm. Rrjedhimisht, ne aktualisht posedojmë edhe njohuritë dhe shumë prej teknikave të nevojshme për të sjellë këtë koncept në realitet, ndërkohë që ende shtrohet pyetja: Pse nuk është zbatuar në mënyrë efektive zhvillimi i qëndrueshëm? Pjesërisht përgjigjia lidhet me atë çka Carlsen (2001), Wanhill (2002) dhe Le (2006) përshkruajnë në kërkimet e tyre si një mungesë e ndërgjegjësimit të përgjithshëm dhe të kuptuarit të çështjeve të qëndrueshmërisë brenda shoqërisë, bizneseve dhe qeverive dhe gjithashtu mungesa e gadishmërisë për të adresuar çështjet. Ndërkohë që shumë studiues përkrahën përgjegjësitë e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm të destinacionit, të tjerë studiues argumentojnë se sistemet efektive të menaxhimit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm kërkojnë së fundmi ndërhyrjen dhe rregullimin e sektorit publik Isidiho, A. & Sabran, M. (2015). The Socio-economic Impact of the Development of Abadaba Lake as a Boost to Tourism and Community Development in Imo State Nigeria. 216 Faulkner, B., Chalip, L., Brown, G., Jago, L. March, R., and Woodside, A., (2003). Monitoring the tourism impacts of the Sydney 2000 Olympics. Event Management, 6(4). Bramwell, B. & Lane, B. (2010). Sustainable tourism and the evolving roles of government planning. Journal of Sustainable Tourism, Volume 18, Issue 1. 88

97 Shumë autorë 217 kanë treguar nevojën për përfshirje qeverisëse në procesin e zhvillimit të turizmit, duke ju referuar veçanërisht turizmit të qëndrueshëm. Kështu, shumë politika dhe iniciativa zhvillimi kanë nevojë për disa forma të pjesëmarrjes 218. Për më tepër, Southgate dhe Sharpley 219 shprehen se përfshirja e qeverisë qëndron në thelb të zhvillimit të qëndrueshëm. Eksternalitetet dhe burimet e përdorimit të përbashkët janë gjithashtu arsye primare për përfshirjen e qeverisë në zhvillimin e turizmit 220. Përfshirja e qeverisë mund të ekzistojë në shumë forma, disa prej të cilave janë 221 : planifikimi mjedisor; sigurimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës; financimi; ndërtimi i kapaciteteve institucionale; kontrolli i zhvillimit dhe flukseve turistike; krijimi i zonave të mbrojtura. Për më tepër, shqetësime janë ngritur rreth faktit se sa efektive kanë qenë qeverisjet në integrimin e parimeve dhe praktikave të qëndrueshmërisë në politikat dhe proceset e planifikimit në turizëm Roli drejtues i shtetit Qëndrueshmëria është përgjegjësi e të gjitha palëve të përfshira në sektorin turistik. Planifikimi në turizëm duhet të jetë proaktiv 223, çka kërkon matjen e njohurive të interesit të aktorëve dhe përfshirjen e tyre. Pjesa më e madhe e ndikimeve të turizmit janë rezultat i veprimeve të ndërmarra nga sipërmarrjet e sektorit privat dhe nga vet turistët. Megjithatë, në mungesë të një lidershipi të fuqishëm të sektorit privat në adresimin e objektivave të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, përgjegjësia finale i mbetet sektorit publik. Nëse synohet një progres domethënës në bërjen e turizmit më të qëndrueshëm, ekziston një nevojë e qartë që qeverisjet të marrin një rol udhëheqës. 217 Southgate, C. Sharpley, R. (2002). Tourism Development and the Environment, in Sharpley, R. and Telfer, D. J. (eds), Tourism and Development: Concepts and issues, Channel View, Clevedon, UK; De Oliveira, P (2003). Governmental responses to tourism development: three Brazilian case studies. Tourism Management, 24(1), Carmin, J., darnall, N. & Mil-Homens, J. (2003). Stakeholder involvement in the design of U.S. voluntary environmental programs: does sponsorship matter? Policy Studies Journal, 31(4), Southgate Ch., Sharpley R., 2002, Tourism, Development and the Environment, w: Sharpley R., Telfer D.J. (eds), Tourism and Development. Concepts and Issues, Channel View Publications. 220 De Oliveira, P (2003). Governmental responses to tourism development: three Brazilian case studies. Tourism Management, 24(1), Bronkhorst, T., Ritchie, J.R.B., & Sheehan, L. (2010). Determinants of tourism success for DMOs & destinations: An empirical examination of stakeholder`s perspectives. Tourism management (31). 222 Connell, J., Page, P. & Bentley, T. (2009) Towards sustainable tourism planning in New Zealand: Monitoring local government planning under the Resource Management Act, Tourism Management 223 Ryan, C. (2002) Stages, Gazes and Constructions of Tourism. In The Tourist Experience, C. Ryan 89

98 Arsyet kryesore për rëndësinë e rolit drejtues të shtetit janë si më poshtë: në të gjitha vendet, sektori turistik është i fragmentizuar në një numër shumë të madh biznesesh, kryesisht të vegjël. Në mënyrë kolektive veprimet e tyre mund të bëjnë një diferencë pozitive, ndërsa në mënyrë individuale ato nuk munden, pra nevojitet koordinimi; pjesa më e madhe e axhendës së qëndrueshmërisë është e lidhur me fushat e shqetësimit publik (uji, ajri, burimet natyrore dhe kul turore, cilësia e jetës) më tepër se ai privat. Megjithëse sektori privat është duke marrë përsipër përgjegjësinë e tij, prej tij nuk mund të pritet të marrë pozicion drejtues në menaxhimin e këtyre çështjeve; sidomos në kushtet kur pjesa më e madhe e burimeve të rëndësishme janë nën menaxhimin publik; qeveritë janë përgjegjëse për shumë funksione që janë krejtësisht të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, siç është planifikimi i përdorimit të tokës, rregullat e punës dhe ato mjedisore, sigurimi i infrastrukturës, shërbimet sociale dhe mjedisore; qeveritë kanë shumë nga mjetet që nevojiten për të bërë ndryshim, siç janë: pushteti për të hartuar rregulla dhe për të ofruar nxitës ekonomikë, burimet dhe institucionet për të promovuar dhe përhapur praktika të mira. Edhe pse proceset zgjedhore ndikojnë vazhdimësinë, qeveritë ende ofrojnë një stukturë organizative relativisht më stabël dhe permanente në krahasim me sektorin privat 224 ; shumë qeveri janë përfshirë tashmë aktivisht në mbështetjen e turizmit përmes marketingut, shërbimeve të informacionit, edukimit dhe në mënyra të tjera, shpesh përmes strukturave të përbashkëta publike - private. Qeveritë duhet të ofrojnë një mjedis që siguron dhe inkurajon sektorin privat, turistët dhe aktorët e tjerë për t`iu përgjigjur çështjeve të qëndrueshmërisë. Kjo mund të arrihet më mirë nga përcaktimi dhe zbatimi i një tërësie politikash për zhvillimin dhe menaxhimin e turizmit, të hartuara bashkë me grupet e tjera të interesit, që vendosin qëndrueshmërinë në qendër të tyre. Prandaj është e rëndësishme që gjithmonë të merren në konsideratë çështjet e qëndrueshmërisë në çdo projekt në mënyrë që të arrihen qëllimet e dëshiruara afatgjata 225. Për qeveritë, politikat turistike që u adresohen çështjeve ekonomike, sociale, ambientale dhe që zhvillohen me një ndërgjegjësim si të dëmeve, ashtu edhe të përfitimeve potenciale mund të kanalizojnë forcat që rezultojnë nga rritja dinamike e sektorit në një drejtim pozitiv. Për industrinë turistike, të pranuarit e kësaj përgjegjësie nuk lidhet thjesht me ndërgjegjësimin e lartë; ajo duhet ushqyer gjithashtu nga një element i fortë i vetinteresit, duke qenë se çdo dëmtim që i është shkaktuar mjedisit 224 Simpson, K. (2001). Strategic planning and community involvement as contributors to sustainable tourism development.current Issues in Tourism, 4(1). 225 Isidiho, A. & Sabran, M. (2015). The Socioeconomic Impact of the Development of Abadaba Lake as a Boost to Tourism and Community Development in Imo State Nigeria. International Journal of Education and Social Science, Vol. 2 No

99 natyror, kulturor apo social të destinacionit mund të çojë në shkatërrimin eventual të tyre apo humbjen e vlerës si një produkt turistik Krijimi i kontekstit për ndërmarrje të qëndrueshme Synimi i zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm, me qëllim arritjen e balancës më të mirë ndërmjet përfitimeve ekonomike dhe ndikimeve mjedisore e sociale është kthyer në një sfidë për shumë qeveri në botë. Disa përfshirje dhe drejtime të qeverive në adresimin apo përpjekjen për të përmbushur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në kontekstin e një destinacioni turistik janë mbështetur gjerësisht 226. Kjo për shkak se: sektori publik ka mandate për të përfaqësuar interesin më të gjerë të popullatës; ata supozohet të jenë të paanshëm, pa interesa komerciale; kanë fuqinë ligjore për të implementuar ndryshime dhe nuk janë të sforcuar nga objektivat financiarë afatshkurtër siç është përgjithësisht rasti me sektorin privat 227. Ndërkohë që legjitimiteti që përforcon politikën turistike me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm është identifikuar si një problem, qeverisjet kanë marrë kritika të mëtejshme për adoptimet e limituara të parimeve në praktikat e planifikimit. Kritikat janë të lidhura me planifikimin dhe vendimmarrjen lart - poshtë 228, mungesën e dëshirës për zbatimin e politikave dhe panifikimit, politikat afatshkurtra, mungesën e drejtimit dhe koordinimit të përgjithshëm, pushtetin e tepërt dhe influencën mbi procesin e qeverisjes 229. Të tjerë studiues pohojnë se politikat dhe planet qeverisëse për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm janë pak më shumë se formulime të klisheve dhe retorikave, mbështetur nga imazhe me shkëlqim 230. Siç dhe u trajtua më sipër, planifikimi i bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm kërkon një orientim strategjik dhe pjesëmarrjen e shumë aktorëve në proces. Imponimi qeverisës i planifikimit lart - poshtë, ku sektori publik zotëron strategjinë dhe përcakton se çfarë është më e mirë për destinacionin, mund të çojë në dështimin e adoptimit të vërtetë të procesit të planifikimit pjesëmarrës. Qeveritë mund të inkurajojnë sipërmarrjet të jenë më të qëndrueshme përmes këshillave dhe mbështetjes direkte ose përmes politikave dhe veprimeve për krijimin e kushteve të qëndrueshmërisë. Kushtet kryesore për realizueshmërinë ekonomike janë veçanërisht të rëndësishme. Ato përfshijnë: hyrjen në tregje, ofrimin e punës, imazh pozitiv të destinacionit, siguri dhe mbajtje e një mjedisi atraktiv për qëndrueshmërinë ekonomike të ndërmarrjeve turistike. 226 Weaver, D. (2006). Sustainable Tourism: Theory and Practice, Chapter Bramwell, B. (2011). Understanding the sustainable development of tourism. Annals of Tourism Research; 38(4). 228 Dredge, D., & Jenkins, J. (2007). Tourism Planning and Policy. Brisbane: John Wiley and Sons. 229 Moscardo, G. (2011). Searching for well -being: exploring change in tourist motivation / Gianna Moscardo. Tourism recreation research. Vol Berke, P. R. & Conroy, M. M. (2000) Are we planning for sustainable development? An evaluation of 30 comprehensive plans, Journal of the American Planning Association, 66(1), pp ; Pforr, C. (2001) Tourism Policy in Australia s Northern Territory: A Policy Process Analysis of its Tourism Development Masterplan, Current Issues in Tourism 4(2-4). 91

100 Faktorë të tjerë për krijimin e një konteksti të qëndrueshëm për sipërmarrjet turistike përfshijnë: sigurimin e infrastrukturës së përshtatshme; lehtësimin e rrjetit ndërmjet ndërmarrjeve; ndihmën në zhvillimin e zinxhirit të shpërndarjes përmes përmirësimit të kontakteve dhe informacionit dhe ndihmës me zhvillimin e burimeve lokale të ofertës. Qeveritë duhet ta pranojnë se interesi në qëndrueshmërinë e turizmit është duke u rritur ndërmjet shumë sipërmarrjeve të sektorit privat dhe brenda tregjeve të vizitorëve. Ata duhet të marrin në konsideratë këtë fakt, ndërsa kërkojnë të bindin industrinë turistike të konsiderojë qëndrueshmërinë më seriozisht, duke nxjerrë në pah avantazhet për tërheqjen e bizneseve të reja dhe rentabilitetin e përgjithshëm të një modeli më të qëndrueshëm. Kjo sepse qeveritë kanë një rol kritik për të luajtur në zhvillimin dhe menaxhimin e turizmit dhe në bërjen më të qëndrueshëm të tij. Niveli i përfshirjes së qeverisë në turizëm varion në mënyrë të konsiderueshme në botë. Por gjithësesi kjo i adresohet si vendeve të zhvilluara, ashtu dhe atyre në zhvillim, ndonëse theksi mund të jetë i ndryshëm. Në vendet në zhvillim, interesi në turizmin e qëndrueshëm ka më tepër të ngjarë të jetë i lidhur me zbutjen e varfërisë dhe me financimin e mbrojtjes; në botën e zhvilluar çështjet e përtëritjes dhe menaxhimi i vizitorëve janë më të spikatura. Cilido qoftë motivimi i qeverive, roli i tyre lidhet vetëm pjesërisht me veprimet e tyre. Turizmi është para së gjithash një aktivitet që kryhet nga ndërmarrjet e sektorit privat dhe janë veprimet e tyre, së bashku me ato të turistëve që janë përgjegjëse për shumicën e ndikimeve, pozitive apo negative qofshin këto. Një funksion primar i qeverisë në nxitjen e turizmit më të qëndrueshëm është pra krijimi i një ambienti që mundëson apo influencon sektorin privat të operojë në mënyrë më të qëndrueshme dhe të infuencojë modelet e flukseve dhe sjelljes së vizitorëve për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar ndikimet negative të turizmit. 5.2 Rëndësia e qeverisjes lokale dhe partnerët strategjikë Lidhur me rolin e shtetit, një pikë kyçe për t`u përballur në promovimin e politikave të qëndrueshmërisë në përgjithësi dhe të qëndrueshmërisë turistike në veçanti lidhet me rolet e ndryshme që mund të konkurrojnë organet e qeverisjes në nivel qëndror dhe lokal. Qeverisja lokale konsiderohet përgjithësisht më e përshtatshmja për të koordinuar zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe për drejtimin e axhendës së zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në destinacion 231. Që prej periudhës së komisionit Brundtland, qeverisja lokale në veçanti ka qenë nën mbikqyrjen nga afër për rolin e saj në drejtimin e axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm në kontekstin e destinacionit turistik. 231 Bramwell, B. (2011). Understanding the sustainable developmen t of tourism. Annals of Tourism Research; 38 (4). 92

101 Strukturat lokale të turizmit në destinacionet turistike kanë detyrën që të promovojnë destinacionin dhe të ndërmarrin veprimtari të përbashkëta me bizneset private me qëllim përmirësimin dhe bashkërendimin e ofertës turistike dhe bashkëpunimin me nivelin kombëtar. Ky sistem oferte turistike i destinacioneve menaxhohet ndjeshëm nga veprimet e enteve të qeverisjes së tyre dhe në përgjithësi, nga aktorët e qeverisjes turistike në nivel qëndror dhe lokal. Nga njëra anë, në fakt, tërësia e faktorëve të atraktivitetit të destinacioneve është ndikuar, sidomos në nivelet e saj të cilësisë, nga politikat ekonomike, territoriale dhe sociale të miratuara nga institucionet e qeverisë. Nga ana tjetër, subjektet përgjegjëse për turizmin kanë luajtur një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e hartimit të ofertës dhe janë ata vet aktorët e strategjive dhe veprimeve për promovimin dhe zhvillimin e turizmit. Përgjegjësitë e strukturave lokale të turizmit janë: Sigurimi i standarteve dhe udhëzuesve për marketingun dhe promovimin e destinacionit. Hartimi i një strategjie për marketingun e destinacionit, përfshirë vendosjen e markës së destinacionit në një proces të përbashkët. Përcaktimi dhe realizimi i veprimtarive të marketingut (faqja e internetit për destinacionin, broshurat, marrëdhëniet me publikun, etj). Ngritja e Qendrave të Informacionit Turistik. Politika në një kontekst turistik është kështu një mjet për të krijuar një balancë ndërmjet mbrojtjes së interesave të aktorëve të industrisë turistike, njerëzve që ndikohen nga turizmi dhe sigurimit të një plani veprimi për të drejtuar vendimet dhe për të arritur rezultate racionale. Funksionet e qeverisjes vendore dhe kompetencat e saj në lidhje me turizmin mbështeten tek 232 : Menaxhimi territorial Planifikimi i zhvillimit lokal Shërbimet publike Investimet për infrastrukturën Marketingu i destinacionit Mbështetja e ekonomisë lokale Përfshirja e komunitetit Trashëgimia dhe traditat e komunitetit Një sfidë kryesore e qeverisjes vendore është orientimi gjithnjë e më shumë i forcave të jashtme globale në zhvillimin lokal në mënyrë që ky zhvillim të arrijë një vizion të përbashkët të popullatës lokale. Si ofrues të shërbimeve sociale, si rregullatorë të aktivitetit ekonomik dhe si menaxhues të mjedisit natyror, autoritetet lokale kanë shumë instrumente të drejtpërdrejta në dispozicion të tyre për të ndikuar në zhvillim. 232 Lisa Ruhanen (2012), Local government: facilitator or inhibitor of sustainable tourism development? Journal of Sustainable Tourism. 93

102 Megjithatë, roli më i rëndësishëm që autoritetet lokale mund të luajnë në një ekonomi globale është ai i koordinuesit midis interesave të ndryshme që kërkojnë të ndikojnë në drejtimin e zhvillimit lokal. Me globalizimin, sfidat e qeverisjes me të cilat përballen autoritetet lokale në pjesë të ndryshme të botës janë rritur në ngjashmëritë e tyre, duke kapërcyer sistemet politike dhe ekonomike kombëtare mbi të cilat mbështeten komunitetet e ndryshme. Bashkëekzistenca e shumë aktorëve është një prej karakteristikave përcaktuese të një destinacioni turistik, ndërkohë që qeveritë lokale besohet se mund të luajnë rolet kryesore në krijimin e partneriteteve midis këtyre aktorëve për të lehtësuar zhvillimin e destinacionit, për të planifikuar në mënyrë strategjike dhe për të përcaktuar politika efektive turizmi për rritjen e konkurrencës së destinacionit 233. Në të vërtetë, është shpesh qeverisja lokale që merr pjesën më të madhe të përgjegjësisë për shkak se ajo është më pranë problemeve që shoqërojnë zhvillimin e turizmit 234 dhe kontrollon aspekte të planifikimit të zhvillimit të shoqëruara me turizmin 235. Planifikuesit e destinacioneve dhe menaxherët fokusohen në iniciativat e planifikimit strategjik që maksimizojnë kontrollin lokal të përfitimeve të turizmit për të mbajtur pjesën e tyre të të ardhurave 236. Ndërkohë që ka ende diskutime lidhur me ngjyrimet e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm ndërsa aplikohet në turizëm, është relativisht i mirëpranuar fakti se planifikimi dhe menaxhimi në nivel destinacioni për turizmin, duhet të bazohen në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas Timur dhe Getz (2008) individualiteti i çdo destinacioni çon në zgjidhje unike të zhvillimit të qëndrueshëm. Qeverisjet e të gjitha niveleve kanë marrë përgjegjësi më të mëdha për planifikimin dhe zhvillimin e destinacioneve turistike. Qeverisja është pranuar gjerësisht si një aktor shumë i rëndësishëm dhe influencues, veçanërisht qeverisja lokale në një destinacion 237. Megjithatë sfidat që shoqërojnë përfshirjen e qeverisjes lokale dhe adresimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në kontekstin e destinacionit turistik janë të shumta. Është në nivelin lokal apo të komunitetit ku ndikimet negative të turizmit ndihen më tepër, po kështu edhe veprimet (apo mosveprimet) e qeverisjes lokale mund të luajnë një rol të madh në shmangien e degradimit të dukshëm ambiental dhe minimizimin e efekteve të kundërta tek komuniteti lokal. Për më tepër, qeverisja lokale përfshin përfaqësuesit e zgjedhur të rezidentëve lokalë dhe si të tillë ata kanë një mandat për të përfaqësuar interesat e komunitetit të gjerë të destinacionit. Si të tilla, qeverisjet lokale janë përgjegjëse për përgatitjen e formulimeve politike dhe zhvillimin e strategjive të menaxhimit dhe kështu, pavarësisht paradigmës së tyre 233 Churugsa, W., McIntosh, A.J. and Simmons, D., (2007). Sustainable Tourism Planning and Development: Understanding the Capacity of Local Government, Leisure/Loisir, vol. 31, no Aronsson, L. (2000). The Development of Sustainable Tourism. London: Continuum. 235 Dredge, D., & Jenkins, J. (2007). Tourism Planning and Policy. Brisbane: John Wiley and Sons. 236 Ruhanen, Lisa Destination competitiveness. In A. Matias, P. Nijkamp, P. Neto (Eds.). 237 Bramwell, B., & Lane, B. (2010). Sustainable tourism and the evolving roles of government planning. Journal of Sustainable tourism, 18 (1). 94

103 ideologjike, qeverisjet vendore janë faktor kryesorë në zhvillimin dhe menaxhimin e aktivitetit turistik 238. Post Axhenda Lokale 21, e ka zhvendosur rolin e ngushtë të përcaktuar të qeverisjes lokale për të përqafuar një rol më aktiv në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm 239. Megjithatë, është një rol i ri për qeverisjen vendore nën axhendën neoliberale dhe ai përfaqëson një nisje nga roli tradicional tek modelet e komuniteteve lokale 240. Pra, është modeli i qëndrueshmërisë në planifikimin e turizmit që shfaqet si një parim qëndror udhëzues për politikën publike dhe planifikimin, duke kërkuar një të rimenduar të praktikave dhe prioriteteve korente për të avancuar drejt formave më të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit 241. Padyshim, qeverisjet në të gjitha nivelet kanë qenë kryesore në drejtimin ose të paktën mbështetjen e axhendës së turizmit të qëndrueshëm. Si pasojë, në nivel global, sasia e formulimit të politikave, strategjive, udhëzimeve dhe iniciativave nga qeverisjet kombëtare, rajonale dhe lokale të mbështetura nga zhvillimi i qëndrueshëm është rritur në mënyrë eksponenciale 242. Megjithatë, shumë autorë kanë pohuar se qeverisjet thjesht kanë adoptuar termin për të legjitimuar zhvillimin e turizmit, për arritjen e rezultateve duke vet shërbyer dhe si një slogan politik 243. UNEP / ICLEI 244 sugjeron se autoritetet lokale janë agjencitë më të mira të vendosura për të menaxhuar turizmin në një destinacion. Gjithashtu, është mbështetur gjerësisht pikëpamja se çelësi për implementimin e suksesshëm të politikës është theksi në pjesëmarrjen lokale. Për këtë arsye, përfshirja lokale është thelbësore për planifikimin dhe menaxhimin e destinacioneve Turizmi i qëndrueshëm: një perspektivë e autoriteteve lokale Ndërsa rriten kërkimet e fokusuara në rolet dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, pak vëmendje i është kushtuar studimit të rolit dhe përgjegjësive të qeverisjes lokale në adresimin e turizmit të qëndrueshëm brenda konteksteve të destinacioneve turistike 246. Prova e vërtetë e 238 Connell, J., Page, S. J., & Bentley, T. (2009). Towards sustainable tourism planning in New Zealand: Monitoring local government planning under the resource management act. Journal of Tourism Management, Dredge, D., & Jenkins, J. (2007). Tourism Planning and Policy. Brisbane: John Wiley and Sons. 240 Beaumont, Narelle & Dredge, Diane (2010) Local tourism governance: A comparison of three network approaches, Journal of Sustainable Tourism, Bramwell, B. (2011). Understanding the sustainable development of tourism. Annals of Tourism Research, 38(4). 242 Jepson, E. J. 2004, Human nature and sustainable development: A strategic challenge for planners, Journal of Planning Literature, vol. 19, no Bramwell, B. 2004, Mass tourism, diversification and sustainability in Southern Europe s coastal regions, Coastal Mass Tourism: Diversification and Sustainable Development in Southern Europe. 244 UNEP / ICLEI (2003). 245 Ryan, C. (2002) Stages, Gazes and Constructions of Tourism. In The Tourist Experience, C. Ryan, ed 246 Beaumont, N. & Dredge, D.(2010) Local tourism governance: A comparison of three network approaches, Journal of Sustainable Tourism,

104 "turizmit të qëndrueshëm" do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm lokal i komuniteteve që shërbejnë si destinacione turistike. Edhe para Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin, por veçanërisht nga miratimi i Axhendës 21, shumë autoritete lokale janë përqendruar në sfidat unike të qeverisjes për zhvillimin e qëndrueshëm. Proceset e axhendës lokale 21 krijuan një vizion të përbashkët për zhvillimin lokal që është në përputhje me konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm. Në përgjigje të këtyre vizioneve, autoritetet lokale kanë përshtatur praktikat dhe aktivitetet e tyre për të orientuar zhvillimin lokal në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Komisioni i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm e ka njohur në mënyrë të përsëritur planifikimin e Axhendës Lokale 21, si një mekanizëm efektiv të partneritetit për implementim në qytete dhe komunitetet lokale. Eksperienca me aktivitetet lokale të Axhendës 21 në qindra komunitete që nga viti 1990 ka nxjerrë në pah një sërë parimesh për planifikim efektiv të zhvillimit të qëndrueshëm. Këto parime mund të sigurojnë bazën për partneritete efektive për planifikimin e qëndrueshëm të turizmit dhe zhvillim në destinacionet turistike lokale. Parimet për planifikimin e axhendës lokale 21 janë si më poshtë: pjesëmarrja dhe transparenca, që përfshin banorët lokalë; partneritetet që ndërtojnë përgjegjësinë kolektive për planifikimin, vendimmarrjen, zgjidhjen e problemeve, zbatimin dhe vlerësimin e projekteve; përgjegjshmëria e të gjithë partnerëve për veprimet e tyre; qasje sistematike që trajton shkaqet e problemeve sociale, ekonomike dhe ekologjike në mënyrë të integruar, duke u fokusuar në të gjithë sistemet që janë prekur (jo thjesht në simptomat e problemit); kufijtë ekologjikë, të cilët janë të përcaktuar me kapacitetin mbajtës të tokës dhe që shërbejnë si kufij zhvillimi; barazi dhe drejtësi, që janë të siguruara në nivel lokal përmes ofrimit të mundësive të barabarta dhe të drejtave të njeriut, dhe globalisht përmes partneriteteve të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. shqetësim për të ardhmen, që kërkon planifikim afatgjatë dhe veprim që adreson si nevojat e menjëhershme, ashtu dhe tendencat afatgjata Roli dhe përgjegjësitë e qeverisjes lokale në turizmin e qëndrueshëm Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm e vënë theksin në përcaktimin dhe zbatimin e politikave dhe veprimeve lokale. Në të vërtetë, shpesh qeveritë lokale marrin përsipër shumë nga kjo përgjegjësi, duke qenë se ata janë më pranë problemeve që lidhen me zhvillimin e turizmit 247 dhe mund të kontrollojnë shumicën e aspekteve të planifikimit 247 Aronsson, L. (2000). The Development of Sustainable Tourism. London: Continuum. 96

105 të zhvillimit që lidhen me të 248. Qeverisja lokale përdor kanalin e shkurtër të komunikimit për të siguruar informacione në lidhje me problemet e komunitetit; ajo gjithashtu ka informacione të hollësishme për burimet natyrore dhe kapitalin social që destinacioni disponon dhe kështu, nëpërmjet një vlerësimi të kujdesshëm mund të planifikojë për të ndihmuar komunitetin në krijimin e infrastrukturës bazë të sektorit. Qeveritë lokale janë përballur me një sërë sfidash për planifikimin dhe menaxhimin e turizmit efektiv në nivel destinacioni. Sfida më e rëndësishme është ajo e integrimit të industrisë turistike me funksionet dhe aktivitetet e tjera të pushtetit lokal. Tabela 11 tregon disa zona të përgjegjësive të qeverisjes vendore që kanë të bëjnë me turizmin. Tabela 12 - Përgjegjësitë e qeverisjes vendore në lidhje me turizmin Rolet dhe përgjegjësitë e qeverisjes vendore dhe zonat e planifikimit dhe zhvillimit të politikave Sigurimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës Planifikimi i përdorimit të tokës Menaxhimi mjedisor Planifikimi dhe menaxhimi i hapësirave të lira Shëndeti publik dhe menaxhimi i sigurisë Zhvillimi i komunitetit Zhvillimi ekonomik lokal Edukimi, trajnimi dhe punësimi Marketingu turistik Zhvillimi i artit dhe kulturës Shërbimet humane Burimi: CRC for sustainable tourism, 2006 Influenca potenciale në turizëm Infrastruktura e transportit mund të krijojë akses në destinacion dhe modele të udhëtimit brenda destinacionit. Kapaciteti bazë infrastrukturor mund të konturojë kapacitetin e destinacionit për të tërhequr turistë ose mund të kufizojë zhvillimin Vlerësimi i zhvillimit dhe planifikimi strategjik i përdorimit të tokës ndikojnë në integrimin hapësinor të destinacionit Mbron dhe ruan karakteristikat unike mjedisore të një destinacioni dhe menaxhon presionet e vizitorëve mbi burimet natyrore Mbron dhe ruan hapësirat e lira, ndikon në karakterin e destinacionit dhe ndihmon për të krijuar një ndjesi të vendit. Mbron dhe rrit kënaqësinë e vizitorëve, imazhin e destinacionit dhe cilësinë Inkurajon një komunitet mbështetës të aktiviteteve dhe ndërmarrjeve turistike Inkurajon veprimtarinë sinergjike ekonomike, zhvillimin e duhur të biznesit turistik dhe shërbimet mbështetëse Ndikon cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe fasiliteteve turistike Forcon markën dhe zhvillimin e imazhit të destinacionit Inkurajon zhvillimin e sensit unik dhe pozitiv të komunitetit dhe përkatësisë tërheqëse për turizmin Inkurajon qëndrim pozitiv dhe përmirësim të ofrimit të shërbimeve 248 Dredge, D., & Jenkins, J. (2007). Tourism Planning and Policy. Brisbane: John Wiley and Sons. 97

106 5.3 Politika shtetërore në Shqipëri në nivele të ndryshme të vendimmarrjes Turizmi është përcaktuar si një pjesë përbërëse e mekanizmit të shumë qeverive dhe politika turistike si një formë e dallueshme e politikës qeveritare. Aktualisht, qeveritë kanë marrë rol të rëndësishëm dhe përgjegjësi në procesin e zhvillimit turistik kryesisht në vendet në zhvillim, ku shqetësimi kryesor sipas shumë studiuesve 249 duhej të ishte problemi i qëndrueshmërisë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet projektimit të kontrolluar dhe sistematik të zhvillimit turistik të mbështetur plotësisht në një kuadër institucional të integruar dhe efektiv. Qeveritë kanë forcën të hartojnë ato politika që mund të përcaktojnë nëse një vend do të ndjekë një kurs të zhvillimit të turizmit, i cili varet kryesisht nga interesat botërore dhe nga kapitali, ose synojnë të arrijnë fitim ekonomik për popullsinë vendase dhe shtetin duke ruajtur integritetin e karakteristikave sociale, politike, mjedisore të vendeve të tyre. Mungesa nga qeveritë e kontrollit të përmasave dhe të natyrës të zhvillimit turistik ka çuar në varësinë e një vendi nga produktet e huaja dhe nga investimet e huaja direkte, fenomen, i cili vërehet kryesisht në vendet në zhvillim, të cilat karakterizohen nga numri i ulët i burimeve ekonomike të disponueshme dhe sektori i tyre privat shfaq shpesh përvojë të vogël në aktivitetin turistik. Qeveritë kanë mundësi të forcojnë turizmin duke ofruar infrastrukturë, shërbime dhe burime ekonomike, por kanë dhe mundësinë të kontrollojnë prodhimin turistik, në mënyrë që të sigurojnë cilësinë e produktit dhe të shërbimeve që kërkon zhvillimi turistik dhe të vendosin kritere të ndryshme të krijimit dhe funksionimit të biznesit turistik me qëllim interesin e përbashkët të turistëve dhe të komunitetit vendas. Qeveritë e njohin rolin e turizmit dhe janë plotësisht të vetëdijshme se turizmi mund të sjellë përfitime të shumta social-ekonomike për një vend. Për të siguruar një turizëm të qëndrueshëm duhet të përmirësohen lidhjet midis ruajtjes së natyrës, zhvillimit të komunitetit lokal dhe zhvillimit të industrisë turistike. Një mënyrë me të cilën mund të arrihet kjo lidhje është planifikimi. Aplikimi i teknikave të planifikimit është zgjeruar veçanërisht në fushën ekonomike. Ky është rezultat i rritjes së vetëdijes se ritmi i rritjes ekonomike në vetvete nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat gjithnjë në rritje dhe rritjen e popullsisë. Një plan i përgjithshëm i zhvillimit të një vendi duhet të përfshijë aktivitetet e sektorëve të ndryshëm dhe të sigurojë një kuadër të përgjithshëm për zhvillimin harmonik të vendit. Brenda një plani kombëtar të përgjithshëm, plani kombëtar i turizmit duhet të përcaktojë: një kuadër të përgjithshëm metodologjik të parametrave makro-ekonomik brenda të cilit turizmi do të zhvillohet; udhëzimet e politikave sektoriale dhe qëllimet që duhet të arrijnë investimet publike në këtë sektor. 249 Scheyvens, R. (2002). Tourism for Development: Empowering Communities, Pearson Education. 98

107 Plani i përgjithshëm i zhvillimit të një vendi duhet të njohë se turizmi mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin kombëtar, sidomos në nivel rajonal, për shkak të aftësisë së tij për të gjeneruar punësim dhe të ardhura, si dhe për shkak të mundësive që ofron turizmi për aktivitete rekreative dhe edukimin e popullatës vendase Menaxhimi i sektorit publik drejt qëndrueshmërisë në Shqipëri Në Shqipëri, politika mbi funksionimin e turizmit përfshin të tre nivelet e qeverisjes: nivelin kombëtar, rajonal dhe qeverisjen lokale. Pra, sistemi i menaxhimit të turizmit në Shqipëri shkon nga kombëtar në nivel lokal. Në nivel kombëtar, MZHETTS është organi më i lartë vendimmarrës mbi turizmin në Shqipëri. Ajo përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën ekonomike, të turizmit, të tregtisë dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, me synim rritjen ekonomike, të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri. Ministria harton dhe zbaton politika ekonomike të integruara në sektorët parësorë të ekonomisë, turizmit, konvergimit ekonomiko - social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës dhe shërbimeve për biznesin e sipërmarrjen. Pjesë e strukturës së vet organizative është Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit, misioni i së cilës është përpunimi i politikave të turizmit, koordinimi dhe monitorimi i zbatimit të tyre për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet respektimit të trashëgimisë dhe mjedisit, për ta pozicionuar Shqipërinë në një destinacion turistik ndërkombëtar konkurrues dhe tërheqës, duke punuar me të gjithë aktorët për të siguruar që industria e turizmit të kontribuojë në rritjen e vazhdueshme ekonomike të vendit. Institucionet publike në varësinë e MZHETTS, përgjegjës për sektorin turistik janë: Agjencia Kombëtare e Turizmit: ka përgjegjësi kryesore promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në pellgun e Mesdheut, Evropë dhe në mbarë botën. Agjencia Kombëtare e Bregdetit: ka për qëllim mbrojtjen e zonës bregdetare, promovimin dhe monitorimin e projekteve, ndjekjen e zhvillimit të zonës bregdetare e të planeve të miratuara nga autoritetet e planifikimit. Do të jetë kjo agjenci që do të shërbejë si një organizëm që menaxhon në mënyrë të integruar gjithë problematikat e lidhura posaçërisht me brezin e bregdetit. Përveç masave emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese, do të jetë ky organizëm, i cili do të monitorojë dhe garantojë rehabilitimin dhe mbrojtjen e brezit bregdetar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e qeverisjes vendore, por gjithsesi pa cënuar autonominë e tyre vendimmarrëse dhe gjithmonë në mbështetje të tyre për ushtrimin e kompetencave që u njeh ligji. Ndërsa, organizimi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh: 99

108 Niveli i parë i pushtetit vendor janë Qarqet dhe Prefekturat (nive li rajonal). Ato përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkëta. Niveli i dytë i pushtetit vendor (niveli lokal) përbëhet nga Komunat dhe Bashkitë. Në terma të përgjithshëm, qeverisjet vendore kanë përgjegjësi për identifikimin e atraksioneve turistike potenciale në destinacion; ato shërbejnë si qendra të informacionit dhe menaxhuese të objekteve të trashëgimisë kulturore në zonat e tyre. Autoriteti qëndror, që është MZHETTS luan një rol kyç në krijimin e planeve dhe politikave të turizmit, si dhe integrimin e dimensioneve të turizmit të qëndrueshëm në axhendat kombëtare ekonomike dhe master - planet për ndjekjen e trajektores së transformimit të industrisë së turizmit drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Ky përshkrim i strukturës së menaxhimit të industrisë së turizmit shqiptar tregon qartë natyrën lart - poshtë të planifikimit të turizmit. Turizmi i qëndrueshëm është një koncept prezent në strategjitë dhe planet e hartuara në nivele të ndryshme dhe gjen një përdorim mjaft të gjerë në rrethet e akademikëve dhe profesionistëve. Për zhvillimin e sektorit turistik në destinacionin turistik shqiptar, janë hartuar disa strategji në nivel kombëtar 250 : Strategjia Kombëtare e Turizmit ( ); Strategjia e Zhvillimit të Turizmit ( ); Strategjia Sektoriale e Turizmit ( ); Strategjia e Zhvillimit Sektorial të Trashëgimisë Kulturore; Strategjia për Zhvillimin e Turizmit Natyror dhe Mjedisor; Ligji Për Turizmin (2007); Kodi Global i Etikës në Turizëm (2006); Strategjia Kombëtare për Turizmin ( ). Në të gjitha strategjitë evidentohet fokusi në menaxhimin ambiental, si dhe në përftimin e efekteve socio - kulturore pozitive. Objektivat makro të tyre kanë synuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm për destinacionin turistik shqiptar. Pra, qëndrueshmëria dhe ndërgjegjësimi për çështjet mjedisore kanë qenë pjesa kryesore e strategjive të zhvillimit të turizmit, duke synuar një drejtim të qartë për një strategji kombëtare të turizmit të orientuar drejt turizmit të bazuar në natyrë dhe kulturë. Pavarësisht këtij fokusi, të gjitha strategjitë kanë dështuar në përmbushjen e konceptit të qëndrueshmërisë, diversifikimin e formave të turizmit dhe krijimin e një tregu ndërkombëtar të turizmit në Shqipëri. Disa prej arsyeve që kanë çuar në moszbatimin e strategjive të mësipërme dhe në devijimin e parimit të qëndrueshmërisë janë:

109 Mungesa e zbatimit të kuadrit ligjor lidhur me procesin e planifikimit (territorial dhe mjedisor). Moszbatimi i një hierarkie institucionale në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, sipas përgjegjësive dhe termave kohorë të përcaktuara. Mungesa e menaxhimit mjedisor. Mosfunksionimi i institucioneve të varësisë për zbatimin e objektivave. Menaxhimi i burimeve njerëzore. Mungesa e partneritetit sektor publik - sektor privat. Bashkëpunim i pamjaftueshëm pushtet qëndror - pushtet lokal. Ligji i ri Për Turizmin (2015) përbën kuadrin ligjor institucional për planifikimin e zhvillimit të turizmit, klasifikimin e kategorizimin e operatorëve të turizmit dhe rregullimin e ndërmarrjeve turistike. Ai gjithashtu adreson çështjet e bashkëpunimit midis sektorit të turizmit dhe industrive të tjera, ku shfrytëzimi dhe menaxhimi i burimeve natyrore që lidhen me turizmin merr një fokus të veçantë. Kjo, për shkak se perspektiva mbizotëruese e qëndrueshmërisë është e interesuar gjithnjë e më shumë në promovimin e praktikave ekologjikisht miqësore në zhvillimin e turizmit Roli i qeverisjes vendore në Vlorë Sektori turistik konsiderohet tashmë si një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik për qytetin e Vlorës. Vlerësimi ekonomik i burimeve natyrore dhe mundësitë e referimit për shfrytëzim nga ana e planeve të zhvillimit kanë filluar të sjellin mundësi të mira për zhvillimin lokal. Karakteristikat e turizmit dhe destinacionit kanë një ndikim të rëndësishëm në përfshirjen e pushtetit vendor dhe në përgjigjen ndaj praktikave turistike miqësore me mjedisin. Qeveritë lokale kanë arritur në përfundimin se një rrugë e gjatë është përballur shpesh duke u përpjekur për të transformuar konceptin e turizmit të qëndrueshëm nga teoria në praktikë, sepse ka shumë pengesa për turizmin në zbatimin e praktikave të qëndrueshme. Qeverisja vendore në qarkun e Vlorës ka në fokus diversifikimin e produkteve të turizmit dhe përfshirjen inkurajuese të aktorëve të ndryshëm në sektorin e turizmit. Përveç turizmit balnear, edhe turizmi kulturor dhe i ngjarjeve të veçanta ka njohur rritje gjatë viteve të fundit. Një numër i madh i aktiviteteve me natyrë artistike dhe socio - kulturore menaxhohen nga bashkia. Objektivi kryesor është shndërrimi i Vlorës në një produkt turistik tërheqës e të promovueshëm. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për t`u realizuar nga qeverisja vendore në funksion të përmbushjes së këtij objektivi janë 251 : planifikim i ndërtimeve të fushës së turizmit në zonën bregdetare dhe nxitja e investitorëve privat për të marrë pjesë në investime; kontroll në procesin e zhvillimit të tokës, përfshirë ligjin e urbanistikës, miratimin e objektit ndërtimor dhe lejes së ndërtimit; pastrimi i plazheve dhe territoreve, trajtimi i mbeturinave të ngurta;

110 lehtësimi i lëvizjes dhe orientimi për destinacionin me anë të shenjave rrugore dhe sinjalistikës së vendeve me interes turistik; mbështetje e aktiviteteve artistike, kulturore dhe sportive lokale; krijimi i qendrave të Informacionit Turistik dhe aktiviteteve të marketingut; monitorimi i zhvillimit të turizmit duke mbajtur një sistem informacioni të menaxhimit të turizmit; përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve në port; krijimi dhe mirëmbajtja e faqes së internetit; parqe shplodhëse dhe sheshe publike; kujdesi për qendrat e kulturës, qendrat arkeologjike dhe muzeumet; krijimi i vendparkimeve me pagesë; kryerja e sondazheve të përvitshëm me turistët për të marrë vlerësimin e tyre. Në nivel rajonal, autoriteti kryesor për planifikimin e territorit është Këshilli i Qarkut, i cili sipas ligjit për qeverisjen lokale ka përgjegjësinë për zhvillimin rajonal, planifikimin urban dhe zhvillimin e territorit. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për zhvillimin e planeve urbanistike për territorin e tyre. Megjithatë, miratimi i planeve është përgjegjësi e autoriteteve rajonale. Komunat dhe bashkitë kanë kompetencë dhe përgjegjësi për të zhvilluar dhe për të mbrojtur territorin e tyre përmes miratimit të instrumenteve të planifikimit vendor në përputhje me instrumentet kombëtare dhe rajonale të planifikimit. Këshilli i Rregullimit të Territorit të komunës / bashkisë është përgjegjës për miratimin e instrumenteve vendore të planifikimit në nivel lokal. Në funksion të mirëmenaxhimit të sezonit turistik, ka nisur funksionimin edhe Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit, me qëllim koordinimin e çështjeve të turizmit ndërmjet Institucioneve Qëndrore në nivel vendor, Njësive të Qeverisjes Vendore dhe Task - Forcës së Menaxhimit Turistik, në përbërje të të cilit janë përfaqësues të drejtorive kryesore lokale. Detyrat e këtij komiteti janë: sigurimi i një forumi për të trajtuar çështjet që lidhen apo që lindin nga turizmi në bashki e komuna; sigurimi i një forumi për bashkëpunim ndërmjet bashkive, komunave, ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe institucioneve të tjera të turizmit në nivel të qeverisjes qëndrore, për çështjet që lindin në fushën e zhvillimit të turizmit, në zbatimin e politikës kombëtare dhe për çështjet e tjera të lidhura me turizmin; sigurimi i një forumi për bashkëpunim; sigurimi i informacionit për Ministrinë, Agjencinë Kombëtare të Turizmit për çështjet e lidhura me turizmin që krijohen në bashkitë dhe komunat; dhënia e këshillave për çështjet e kërkuara nga Ministria. 102

111 Ndërsa politikat e turizmit janë shpesh të përcaktuara në nivel kombëtar, ka ende hapësirë të konsiderueshme për diversifikimin rajonal në hartimin e politikave për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimin e mjedisit. Qeveria qëndrore shpesh jep kuadrin e përgjithshëm institucional për menaxhimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit mbi të cilat vendimet dhe rregulloret mund të specifikohen në nivel krahinor, sipas kontekstit lokal dhe strategjisë ekonomike. Gjatë përmbushjes së funksioneve të tyre dhe ushtrimit të kompetencave ato marrin një sërë vendimesh që sjellin pasoja në mjedis. Vendimet që shoqërohen me ndikime në mjedis lidhen me hartimin dhe miratimin e dokumenteve zhvillimore nga ana e Bashkive / Komunave si strategjitë për përdorimin e hapësirës, planet urbanistike, planet e administrimit të mbetjeve, transportit urban, burimeve natyrore etj. Bashkitë / Komunat kanë gjithashtu kompetencë të miratojnë edhe zhvillimin e projekteve me ndikim në mjedis, si dhënia e lejeve të ndërtimit për objekte të ndryshme, por gjithashtu luajnë rol të madh gjatë vendimmarrjes mjedisore edhe kur vendimi përfundimtar nuk është kompetencë e tyre. Këtu përmenden dhënia e opinionit të bashkisë gjatë procedurës së VNM dhe lejeve mjedisore, gjatë procedurës së dokumenteve dhe projekteve që janë kompetencë e Këshillit të Qarkut dhe KRTRSH, projekte të veçanta, licensimi i të cilëve bëhet nga qeverisja qëndrore, si: minierat, portet, termocentrale e hidrocentrale, shfrytëzimi i burimeve natyrore të tjera. Është e rëndësishme të theksohet se menaxhimi i burimeve turistike në Vlorë është një çështje shumë sektoriale. Ka disa agjenci lokale dhe rajonale përgjegjëse për menaxhimin mjedisor të destinacionit turistik, ku përfshihen: Agjencia Rajonale e Mjedisit Vlorë Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Inspektoriati i Mjedisit Inspektoriati Shtetëror Mjedisor i Pyjeve dhe Ujërave Strukturat përgjegjëse për mjedisin, pjesë e organigramës së Bashkisë, Prefekturës dhe Qarkut. 5.4 Metodat e kërkimit për pushtetin lokal Kjo pjesë e studimit eksploron rolin e qeverisjes lokale në përmbushjen e objektivave të turizmit të qëndrueshëm në kontekstin e një destinacioni turistik. Nisur nga etapat që do të ndiqen në këtë pjesë të punimit përmes instrumentave analizues, mund të themi se studimi përdor një metodë cilësore. Të dhënat e mbledhura nëpërmjet metodës cilësore mundësojnë identifikimin e gjetjeve kryesore dhe dhënien e sugjerimeve në lidhje me rolin e pushtetit lokal në turizmin e qëndrueshëm. Lima dhe Hauteserre (2011) pohojnë se duke zbatuar metodologjinë cilësore, një studiues mund të kuptojë dukuritë shoqërore, sepse ai kryen kërkime mbi bazën e qasjes integruese përmes detajeve të njohurive të ndërtuara dhe detajeve të realitetit shoqëror. Duke konsideruar turizmin një fenomen social, bazuar në ndërveprimin e 4 aktorëve kryesorë influencues në të (shteti, komuniteti, turisti dhe ofruesit e 103

112 shërbimeve), kërkimi cilësor i përdorur synon të fituarin e një kuptimi më të mirë për rolin dhe përgjegjësitë e qeverisjes lokale në qytetin e Vlorës. Të gjithë aktorët e procesit të zhvillimit duhet të jenë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kuptuar konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm. Për më tepër, hartuesit e politikave në të gjitha nivelet duhet të kuptojnë plotësisht jo vetëm parimet pas zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe perceptimet dhe përgjigjet e të gjithë atyre që preken nga ky zhvillim. Pa këto njohuri dhe të kuptuarit, hartuesit e politikave nuk do të jenë në gjendje për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në mbështetjen e proceseve të ndryshimit. Punimi hulumton kontekstin aktual dhe natyrën e industrisë së turizmit në përgjigjet ndaj rritjes së politikave dhe praktikave të qëndrueshme nga ana e përfaqësuesve të sektorit publik. Përzgjedhja e mostrës dhe instrumenti i kërkimit Në një kërkim cilësor, madhësia e kampionit nuk është një çështje kritike, për shkak se qëllimi kryesor është sigurimi i një informacioni të rëndësishëm më tepër sesa përfaqësues 252, për të përftuar njohuri mbi fenomenin për të cilin studimi paraqet interes. Për të vlerësuar argumentin e qëndrueshmërisë, studimi përdor intervistat në thellësi si instrument të kërkimit cilësor me përfaqësuesit e pushtetit lokal, me qëllim evidentimin e rolit të qeverisjes lokale në përmbushjen e objektivave të turizmit të qëndrueshëm në kontekstin e destinacionit turistik. Kështu, për realizimin e intervistave lidhur me rolin dhe qëndrimet e qeverisjes lokale në turizmin e qëndrueshëm janë zgjedhur përfaqësuesit e tri institucioneve lokale përgjegjëse për zhvillimin e sektorit turistik në qytetin e Vlorës, duke përdorur metodën e marrjes së mostrave të qëllimshme, ku përfaqësuesit e mostrës janë identifikuar në përputhje me interesin e kërkuesit, për hedhjen dritë mbi një aspekt të veçantë të fenomenit që po shqyrtohet. Kjo edhe për arsye se pyetësori është hartuar mbi pyetje në lidhje me përfshirjen e autoriteteve lokale në turizëm dhe rolin institucional që ata luajnë (strategjitë dhe masat për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, produktin turistik që ofron destinacioni, marketingu i këtij produkti, problemet me të cilat përballet industria turistike në Vlorë) dhe jo perceptime apo qëndrime individuale, të cilat do të kërkonin përfshirjen e një popullate më të madhe në numër dhe më të diversifikuar. Qeverisja vendore supozohet të ketë marrë përgjegjësi për zbatimin e strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm edhe për shkak të direktivave lart - poshtë nga qeveria dhe konkretisht MZHETTS. Grupi i aktorëve kryesorë të institucioneve lokale përgjegjëse për sektorin turistik në Vlorë përbëhet nga 5 punonjës të Bashkisë, 3 punonjës të Prefekturës dhe 3 punonjës 252 Carson, D., Gilmore, A., Perry, C. and Gronhaug, K., (2001), Qualitative Marketing Research, Sage Publications, London. 104

113 të Qarkut. Pra, në total, u intervistuan 11 punonjës të Institucioneve të qeverisjes vendore, përgjegjëse për zhvillimin e sektorit turistik. Në fillim të çdo intervistimi, pjesëmarrësit u njohën me një prezantim të qëllimit të studimit dhe rolit të tyre në të. Intervista në thellësi u bazua tek pyetjet e hapura me qëllim marrjen e opinioneve jo të bazuara mbi një bazë përgjigjesh strikte të kategorive të paracaktuara nga kërkuesi. Këto pyetje janë përdorur për të lejuar një fleksibilitet më të madh të përgjigjeve, për të inkurajuar të intervistuarit për dhënien e më tepër informacioneve dhe shmangien e paragjykimeve të mundshme që rrjedhin nga kufizimi i përgjigjeve në kategori fikse të përcaktuara paraprakisht. Intervistat personale zgjatën mesatarisht 90 minuta, duke mos ju referuar një kohe të limituar, por duke lejuar të intervistuarit të japin përgjigje të plota. Pyetjet e intervistës ishin në total 27 dhe konsistuan kryesisht në marrjen e informacionit dhe qëndrimeve lidhur me turizmin e qëndrueshëm, rolin e qeverisjes vendore në ecurinë e sektorit turistik, problematikat e menaxhimit të turizmit në Vlorë, raportet e qeverisjes lokale me bizneset turistike, rolin e komunitetit në vendimmarjen turistike. Në kërkimin cilësor, i anketuari konsiderohet eksperti, sepse pikëpamja e tij është ajo që studiuesi kërkon në hulumtim 253. Për arritjen e qëllimit të kërkimit cilësor, intervista filloi me pyetje rreth funksionit që luan institucioni që ata përfaqësojnë dhe pozicionit të tyre në të. Pyetjet e mëpasshme u fokusuan në evidentimin e përgjegjësive institucionale të secilit prej institucioneve target të studimit, linjën e komunikimit vertikal pushtet qëndror - pushtet vendor dhe problematikat kryesore me të cilat përballet turizmi në Vlorë për aplikimin e parimeve të qëndrueshmërisë. 5.5 Analiza e rezultateve të kërkimit për pushtetin lokal Gjetjet kërkimore në këtë pjesë të studimit, për shkak të specifikave të tij (bazohet tek kërkimi cilësor dhe burimet e të dhënave janë të limituara) mbështeten tek analiza deskriptive. Nga pyetësorët e realizuar me pushtetin lokal, vihet re një mungesë informacioni kryesisht nga Prefektura dhe Qarku, gjë që vështirëson paksa procesin e krahasimit të këtyre tre burime të dhënash (grafiku 3 ). Informacioni i Bashkisë konsiderohet të jetë më i plotë. Më poshtë paraqitet një analizë përshkruese e pyetjeve të hapura të intervistës. 253 Hesse-Biber, S. N. (2010). Mixed Methods Research: Merging Theory with Practice. New York, NY. 105

114 Grafiku 3 Përqindja e përgjigjeve prej Institucioneve lokale Bashkia Qarku Prefektura Burimi: Rezultatet e përpunimit A ka hartuar Institucioni juaj një strategji zhvillimi për Vlorën? Sipas përgjigjeve të dhëna, vetëm dy nga institucionet lokale (Bashkia dhe Qarku) kanë hartuar një strategji për zhvillimin e Vlorës. Si përfaqësuesit e Bashkisë, ashtu dhe ata të Qarkut gjatë intervistimit deklaruan se ka një strategji zhvillimi për Vlorën, por informacioni i dhënë nga Qarku është më i plotë dhe më i përditësuar dhe i referohet Planit strategjik në rajonin e Vlorës - drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo strategji duket më gjithëpërfshirëse dhe konsideron tre shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të rajonit të Vlorës. Ndërsa mungesa e një strategjie zhvillimi nga ana e institucionit të Prefekturës, vjen si pasojë e funksionit të limituar që ushtron ajo në këtë kuadër, duke shërbyer më tepër si përfaqësuese e qeverisjes qëndrore në nivel lokal dhe duke e fokusuar funksionin e saj kryesisht në marrjen e masave për zbatimin e strategjive kombëtare të zhvillimit, sesa në hartimin e strategjive rajonale prej vet Institucionit. Strategjitë në nivel lokal reflektojnë në njëfarë mase shkallën e njohurive të qeverisjes lokale lidhur me turizmin e qëndrueshëm. Cili është synimi kryesor i kësaj strategjie? Të dy institucionet vendore që kanë hartuar strategji zhvillimi shprehen se synimi kryesor i strategjive të tyre është qëndrueshmëria. Bashkia evidenton rolin e industrisë turistike në këtë zhvillim, ndërsa Qarku shkon më tej duke u fokusuar në një ekonomi rajonale të qëndrueshme. A është afatgjatë kjo strategji? Strategjia e zhvillimit të turizmit për Vlorën e hartuar nga Bashkia, në përputhje me Strategjinë e Turizmit të Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve i përket periudhës kohore Por duke qenë se kjo strategji nuk e ka përmbushur ende misionin e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi. Pra, strategjia e hartuar nga Bashkia është strategji afatgjatë. 106

115 Grafiku 4 Kohëzgjatja e strategjisë Po Pa informacion 27.3% 72.7% Burimi: Rezultatet e përpunimit Ndërsa përsa i përket Qarkut, Plani strategjik i Rajonit të Vlorës - drejt zhvillimit të qëndrueshëm, që është dhe strategjia korente në zbatim, është hartuar për periudhën kohore Kjo nënkupton jo vetëm një strategji afatgjatë zhvillimi, por përfaqëson një strategji aktuale dhe të përditësuar, që ka konsideruar problematikat e zhvillimit ekonomik të rajonit të Vlorës që kanë çuar në dështimin e strategjive të mëparshme. Në bashkëpunim me grupet e gjera të interesit të përfshira në fazat paraprake të hartimit të saj i ka shtruar dhe planifikuar për zgjidhje ato, duke përcaktuar dhe piketat e zhvillimit ekonomik të zonës, bazuar në resurset dhe potencialet zhvillimore. Plani Strategjik i Zhvillimit të Vlorës, i fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm drejt emetimeve zero, është konsultuar gjerësisht me partnerët dhe aktorët vendorë, duke përfshirë sektorin privat dhe përfaqësuesit e të gjithë rajonit. Pra, të dy institucionet operojnë mbi bazën e një strategjie afatgjatë. Cili është roli që zë zhvillimi i qëndrueshëm në strategjinë / planin e zhvillimit? Qëndrueshmëria ekonomike është në qendër të të dyja strategjive të zhvillimit, por ndërsa tek strategjia e hartuar nga Bashkia drejtimi bazë është kanalizuar në sektorin turistik, tek Strategjia e hartuar prej Qarkut, shihen 3 drejtime kryesore zhvillimi: zhvillimi turistik; zhvillimi rural dhe i agrobiznesit; shërbimet, rrjetet dhe industria e lehtë. Ҫfarë vendi zë turizmi në planin / strategjinë tuaj? Drejtimi i parashtruar në strategjinë e hartuar prej Bashkisë kërkon të sigurojë rritjen e potencialit të turizmit në Vlorë, në funksion të zhvillimit ekonomik të rajonit, duke e konsideruar atë si industrinë kryesore. Po kështu edhe strategjia e hartuar prej Qarkut e konsideron turizmin si prioritet të sigurimit të një ekonomie rajonale afatgjatë. 107

116 Si e kuptoni turizmin e qëndrueshëm? Bashkia e vlerëson turizmin e qëndrueshëm të lidhur ngushtë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe me zbatimin e një strategjie afatgjatë zhvillimi. Prefektura e lidh turizmin e qëndrueshëm me përdorimin e të gjitha burimeve disponibël në periudhë afatgjatë dhe sigurimin e efekteve ekonomike pozitive për të gjithë komunitetin. E vlefshme Tabela 13 - Frekuencat për turizmin e qëndrueshëm Frekuenca Përqindja Përqindja e vlefshme Përqindja kumulative Përdorimi i burimeve Zhvillim i qëndrueshëm i vendit Burimi: Rezultatet e përpunimit Total Qarku sheh ndikimet dhe efektet ekonomike në periudhë afatgjatë si prioritare dhe më pas ndikimet mjedisore dhe menaxhimin e resurseve kulturore. Cila është lidhja ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në këtë strategji? Të dyja strategjitë e vlerësojnë turizmin e qëndrueshëm si bazën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Cili është raporti ndërmjet qeverisjes lokale dhe biznesit lokal? Nga përgjigjet e dhëna prej të intervistuarve, evidentohet kjo lidhje e institucioneve me bizneset lokale: Qarku nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me bizneset, çka nënkupton mungesën e detyrimeve të biznesit kundrejt këtij institucioni, si dhe mungesën e një hierarkie vertikale në drejtim të të drejtave dhe detyrimeve nga ana e Qarkut. Prefektura ka një rol koordinues dhe bashkërendues në raport me bizneset, që do të thotë se i konsideron ata si aktorë në përmbushjen e objektivave të dikasterit që ajo përfaqëson. Ndërkohë Bashkia ushtron edhe një funksion mbikqyrës në drejtim të zbatueshmërisë së kuadrit ligjor nga ana e këtyre sipërmarrjeve përsa i përket detyrimeve në pagesën e taksave dhe tatimeve. Kjo përkon edhe me një prej synimeve të strategjisë së Bashkisë, sipas të cilit Bashkia do të lehtësojë veprimin e operatorëve për të bërë biznes cilësor në këtë sektor. Parashikoni që turizmi në të ardhmen do të sjellë përfitime për komunitetin tuaj? Përfitimet e pritshme për komunitetin, vlerësohen nga ana e Bashkisë në katër drejtime kryesore: hoteleri, transport, suvenire dhe peshkim. Po kështu, parashikohet 108

117 një rritje e nivelit të përgjithshëm të investimeve në sektor, çka do të sjellë një pozicion më konkurrues të Vlorës në tregun turistik kombëtar dhe rajonal, duke çuar rrjedhimisht edhe në një rritje të nivelit të përgjithshëm ekonomik të komunitetit. Përsa i takon Qarkut, turizmi parashikohet të sjellë ndikimet kryesore ekonomike në lokalitet, veçanërisht në punësim. Po kështu, edhe Prefektura e vlerëson turizmin si industrinë kryesore të zhvillimit ekonomik të rajonit të Vlorës, që do të ketë ndikime të ndjeshme në komunitet. Ku i siguroni fondet për zbatimin e strategjive? Përsa i përket burimeve të financimit, Bashkia i siguron ato nga buxheti i vet institucionit, shërbime të ofruara prej bashkisë (shërbime pastrimi, ndriçimi, dhënia me qera e plazheve publike, atraksionet kulturore që menaxhohen nga bashkia), projekte në bashkëpunim me OJQ, OJF dhe organizma ndërkombëtare, si dhe mbështetje nga bizneset për aktivitete promocionale. Tabela 14 - Frekuencat për financimin e strategjisë E vlefshme Përqindja Përqindja Frekuenca Përqindja e vlefshme kumulative Përdorimi i burimeve Zhvillim i qëndrueshëm i vendit Total Burimi: Rezultatet e përpunimit Këshilli i qarkut siguron të ardhura nga bashkitë dhe komunat, nga bashkëpunimi me organizma ndërkombëtarë, siç janë PNUD dhe AULEDA. Ndërsa financat e prefekturës, duke konsideruar hierarkinë institucionale të saj, mbulohen nga shteti. Pra, bashkia dhe qarku operojnë mbi bazën e fondeve lokale, ndërsa prefektura mbi bazën e fondeve të qeverisjes qëndrore. Cili është kuadri ligjor për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm? Sipas Bashkisë, fokusi i kuadrit ligjor është i lidhur me menaxhimin ambiental. Duke qenë se forma kryesore e zhvillimit të turizmit në Vlorë është turizmi balnear, ky kuadër ligjor i ka dhënë prioritet vijës bregdetare, e cila menaxhohet nga ministria dhe monitorohet si nga Njësia e Qeverisjes Vendore, ashtu edhe nga MZHETTS me institucionet e saj të varësisë. Sipas qarkut, kuadri ligjor për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm mbështetet tek Strategjia Kombëtare e Turizmit, për të cilën qarku ka bashkëpunuar në ofrimin e informacioneve lidhur me resurset turistike të rajonit. 109

118 Cili është roli juaj përsa i përket fokusit mjedisor të bizneseve turistike që operojnë në Vlorë? Të tri institucionet shprehen se nuk kanë asnjë rol në menaxhimin mjedisor të bizneseve turistike që operojnë në Vlorë. Janë struktura të tjera përgjegjëse për këtë, kryesisht strukturat në varësi të Ministrisë së Mjedisit. Cili është roli juaj në menaxhimin e turizmit? Sipas Bashkisë, mungesa e fondeve kushtëzon rolin e saj në zhvillimin e turizmit. Bashkia është kryesisht e fokusuar në marketing, duke synuar krijimin e një imazhi pozitiv për qytetin, duke e promovuar produktin destinacion brenda dhe jashtë vendit. Bashkia bashkëpunon me njësitë hoteliere për rritjen e cilësisë së shërbimit, çeljen e sezonit turistik; gjithashtu Bashkia harton materiale promocionale si broshura, guida, harta, fletëpalosje, etj. Pra, funksionet publike të zhvilluara në favor të sektorit turistik i përkasin në mënyrë të veçantë promocionit të produktit turistik kundrejt tregut. Strategjitë promocionale publike në sektorin turistik përfshijnë të gjitha iniciativat publicitare, promocionale dhe të marrëdhënieve me jashtë, që synojnë të informojnë dhe të nxisin kërkesën potenciale rreth burimeve dhe shërbimeve të ofruara nga destinacioni turistik i Vlorës. Prefektura merret me masën e zbatimit të akteve nënligjore dhe vendimeve që vijnë nga Qeveria, kurse roli i Qarkut lidhur me zhvillimin e turizmit është koordinues, kryesisht në zbatimin e projekteve me OJF-të. Cilat janë çështjet kyç në menaxhimin e turizmit? Një paraqitje e problematikave të konsideruara kryesore sipas secilit institucion paraqitet në skemat e mëposhtme. Figura 7 - Problematikat e turizmit sipas Bashkisë Bashkia - çështjet kyç për menaxhimin e turizmit Ndikimi i moratoriumit Gjuetia e paligjshme Peshkimi i paligjshëm Zhvillimi jo i menaxhuar i turizmit Nuk ka një studim të miratuar të qytetit Derdhja e ujërave të zeza Mungesa e planifikimit turistik në kuadër të planifikimit urban Mbështetja tek turizmi familjar Burimi: Rezultatet e përpunimit Turizmi i fundjavave dhe qëndrimi në struktura jo hoteliere Menaxhimi i mbeturinave Ndërtimet e shumta urbane 110

119 Figura 8 - Problematikat e turizmit sipas Qarkut Qarku - çështjet kyç për menaxhimin e turizmit Përpunimi i mbetjeve urbane Përcaktimi i kufirit detar për mjetet sportive detare në dispozicion të pushuesve Harta me destinacion turistik Ndotja akustike Cilësi e ulët në investime dhe infrastrukturë Cilësi e ulët në shërbime turistike Lidhja e destinacioneve turistike me rrugët kryesore Pastrimi i rrugëve nacionale Mbrojtja dhe restaurimi i monumenteve të kulturës Mungesa e edukimit dhe informimit turistik Burimi: Rezultatet e përpunimit Sistemimi i ujërave në zonën bregdetare Pastrimi dhe sistemimi i plazheve Figura 9 - Problematikat e turizmit sipas Prefekturës Prefektura - çështjet kyç për menaxhimin e turizmit Cilësia e shërbimit Mungesa e klasifikimit të hoteleve Mungesa e PPP Transporti Niveli i çmimeve Ndërtimet pranë detit Sezonaliteti Cilësia ambientale Menaxhimi i trashëgimisë kulturore Burimi: Rezultatet e përpunimit Infrastruktura Hapësirat publike Si e shihni rolin e komunitetit në planifikimin e zhvillimit të turizmit? Sipas Bashkisë, komuniteti përgjithësisht ka qenë i përfshirë në masë të vogël në zhvillimin e turizmit. Kryesisht ka qenë pjesëmarrës në planifikimin e buxhetit. Prefektura e vlerëson të konsiderueshëm rolin e komunitetit, por vet pozicionimi dhe funksionet e saj nuk krijojnë hapësira për përfshirjen e tij. 111

120 Ndërsa Qarku, edhe pse e vlerëson të rëndësishëm këtë rol (gjë që materializohet edhe në përfshirjen e komunitetit në hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit), e konsideron të reduktuar rolin e deritanishëm të tij, duke evidentuar një ndryshim ndërmjet zonave rurale dhe atyre urbane, ku vihet re se tek zonat e fundit roli i komunitetit është më aktiv. Si mundet qeverisja lokale të maksimizojë ndikimin pozitiv të turizmit në mirëqënien e komunitetit (jo thjesht në aspektin ekonomik)? Bashkia, duke synuar të bëjë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, ofron edhe një shumëllojshmëri aktivitetesh, pjesëmarrës në të cilat mund të jenë si rezidentët, ashtu dhe turistët, të tilla si: çelja e sezonit turistik, iso - polifonia, teatri dhe estrada, promovime librash, ekspozita pikturash të artistëve vlonjatë, aktivitete për fëmijë, panaire, koncerte, festimi i natës së bardhë, etj. Prefektura koordinon punën e të gjithë sektorëve në funksion të rritjes së cilësisë së jetës së komunitetit. Ndërsa Qarku e lidh ndikimin pozitiv të turizmit në jetesën e komunitetit edhe me ofrimin e më tepër shërbimeve publike. Si mund të ndihmojë qeverisja vendore në zhvillimin e turizmit të një komuniteti mbështetës për t`u bërë më pak i varur nga fondet publike? Të tri institucionet nxjerrin në pah rolin e ndërgjegjësimit të komunitetit, i lidhur ky me mënyrën e përdorimit të çdo inputi prezent në destinacion si element që mund të kthehet në pjesë të ofertës turistike lokale. Fushatat e ndërgjegjësimit në popullsinë vendase për promovimin e një qëndrimi mikpritës kundrejt vizitorëve, me qëllim krijimin e një imazhi pozitiv në treg shihen si të rëndësishme, pasi përfitimet ekonomike prej turizmit do të ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe zhvillimin ekonomik të komunitetit, si dhe përmirësimin e shërbimeve publike në funksion të tyre (infrastrukturë, shërbime shëndetësore, shërbime arsimore, transport publik, etj). Si mund të sigurohet qeverisja lokale që zhvillimi i turizmit është në përputhje me kulturën e komunitetit, aspiratat dhe pritshmërinë e tij? Sipas Bashkisë, ky element lidhet me turizmin e qëndrueshëm dhe reflektohet në komunikimin me komunitetin dhe hartimin e strategjisë. Prefektura nxjerr në pah aplikimin e pjesëmarrjes së komunitetit si pjesë të diskutimeve, tavolinave, planeve dhe projekteve të zhvillimit lidhur me turizmin. Rritja e nivelit të pjesëmarrjes së komunitetit në procesin e vendimmarrjes lidhur me turizmin do të mund të sigurojë zhvillimin e synuar sipas Qarkut. Si duhet të menaxhohet dhe organizohet turizmi lokal për të maksimizuar kontributet e grupeve dhe individëve? Bashkia sugjeron: krijimin e kulturës së punës në grup; bashkërendim të veprimeve në interes të të gjitha palëve; përfitim i të gjithë komunitetit prej zhvillimit të turizmit. 112

121 Tabela 15 - Frekuencat për maksimizimin e rolit të komunitetit nga turizmi E vlefshme Përqindja Përqindja Frekuenca Përqindja e vlefshme kumulative Bashkëpunim Rritje ndërgjegjësimi Total Burimi: Rezultatet e përpunimit Sipas Prefekturës, nevojitet më shumë: bashkëpunim me sektorin privat; koordinim ndërmjet pushtetit lokal dhe agjencive të turizmit. Qarku për menaxhimin e turizmit lokal rekomandon: duhet t`i referohet kuadrit ligjor; duhet rritur ndërgjegjësimi; duhet të aplikohen penalizime për moszbatuesit e ligjit. Cilat janë resurset që qeverisja lokale ka në dispozicion për menaxhimin e turizmit? Në përgjigjen e kësaj pyetjeje, të intervistuarit konkluduan në klasifikimin e këtyre resurseve në katër kategori kryesore: resurse natyrore; resurse kulturore; resurse sociale; resurse humane. Për secilën prej tyre dispononin një database, ku ishin të përfshira të gjitha tipologjitë e atraksioneve të mësipërme, sipas hapësirës territoriale që secili institucion mbulonte. Në kushtet e ndarjes së këtyre burimeve, në çfarë mase duhet të jetë e angazhuar me marketingun e turizmit (psh promocioni, branding dhe mbështetja për qendrat e informacionit të vizitorëve) dhe menaxhimin e turizmit (menaxhimi i vizitorëve dhe menaxhimi i impakteve) qeverisja lokale? Qarku e sheh veten të angazhuar kryesisht me pjesëmarrjen në panaire, për ekspozimin e ofertës turistike të diversifikuar që ofron Qarku, duke mbështetur disa tipologji turizmi, si: turizmi kulturor, turizmi rural, turizmi gastronomik, turizmi i interesit të veçantë, etj. Bashkia rendit si prioritet menaxhimin e vizitorëve, të cilët në pjesën më të madhe vijnë në qytet të vetorganizuar, ndonëse së fundmi është rritur edhe numri i turistëve të huaj që përdorin shërbimet e agjencive të udhëtimeve turistike. Roli në infrastrukturë dhe mirëmbajtje Sipas përgjigjeve të të intervistuarve, dy prej institucioneve (Prefektura dhe Qarku) nuk luajnë asnjë rol në shërbimet infrastrukturore dhe të mirëmbajtjes. Ndërsa roli i Bashkisë rezulton të jetë i limituar, për shkak të fondeve të pakta dhe nevojës për investime, jo vetëm për rehabilitimin e segmenteve të caktuara rrugore, por edhe për shërbimet e vazhdueshme të mirëmbajtes që u nevojiten atyre, duke qenë se përdoren 113

122 njëkohësisht si nga rezidentët, ashtu dhe nga turistët. Ajo që Bashkia konstaton ka të bëjë me rolin e infrastrukturës në përshtatje me turizmin dhe jo kushtëzim të turizmit prej infrastrukturës. Trajnimi dhe punësimi Asnjë prej institucioneve të marra në shqyrtim në këtë studim nuk ka rol të drejtpërdrejtë në menaxhimin e burimeve njerëzore, duke qenë se këto të fundit lidhen me sektorin privat të ofrimit të shërbimeve dhe fasiliteteve. Por Bashkia, në funksionin të rritjes së performancës së këtij faktori, i konsideruar si primar për industrinë turistike, si një industri e mirëfilltë shërbimesh, realizon një rol koordinues në ofrimin e kurseve të ndryshme të trajnimit dhe seminare për personelin, në bashkëpunim me World Vision, Auleda, SNV, GIZ, etj. Ajo që evidentohet ndjeshëm nga këto përpjekje të sektorit publik është gadishmëria e ulët nga sipërmarrjet për financime lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore. Marketingu turistik Ky mund të konsiderohet si funksioni primar që përmbushet nga zyra respektive e Bashkisë. Përveç përgatitjes së materialeve të ndryshme ilustrative për të qenë në dispozicion të flukseve turistike dhe materialeve promovuese të reklamuara në faqen zyrtare të Bashkisë, funksioni më i konsoliduar vlerësohet të jetë prezantimi i produktit turistik të destinacionit të Vlorës në panairet ndërkombëtare në Berlin, Londër, Romë, Prishtinë, Lugano dhe Milano. Roli i Prefekturës është inekzistent në raport me marketingun, ndërsa roli i Qarkut limitohet vetëm në publikimin e disa hartave, broshurave dhe fletëpalosjeve. Zhvillimi i artit dhe kulturës lokale Bashkia është në funksion menaxhues të aktiviteteve të sipërpërmendura. Po kështu edhe Prefektura shfaqet në funksionin menaxhues të burimeve natyrore, kulturore, humane të të gjitha atraksioneve turistike që mbulon Prefektura e Vlorës. Qarku vlerëson rolin e tyre në turizëm nëpërmjet projekteve për menaxhimin dhe promovimin e artit dhe kulturës lokale në panaire. Një problematikë e përbashkët e të tri institucioneve lidhet me mundësinë e limituar për investime në administrimin e burimeve natyrore dhe kulturore të rajonit. Menaxhimi i hapësirave publike Bashkia, që është institucioni përgjegjës për këtë funksion evidenton faktin se për shumë vjet nuk ka pasur mbështetje nga qeverisja qëndrore dhe financa të mjaftueshme për menaxhimin e hapësirave publike. Gjithësesi nuk konsiderohet të jetë një funksion i drejtpërdrejtë i zyrës së turizmit. Roli i zyrës së informacionit turistik Ndërkohë që funksioni i zyrës së Prefekturës dhe Qarkut nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me zyrën e informacionit turistik, nga bashkia Vlorë konsiderohet si një funksion jo shumë i rëndësishëm ofrimi i këtij shërbimi. Kjo për faktin se turistët që vijnë në qytet ose janë të informuar paraprakisht ose përdorin shërbimet e agjencive të 114

123 udhëtimeve turistike. Gjetjet e mësipërme kërkimore shqyrtojnë përgjegjësitë e ndryshme të autoriteteve vendore në zhvillimin e turizmit në mënyrë që të identifikohet roli dhe kontributi i tyre në zhvillimin e industrisë së turizmit lokal, veçanërisht turizmit të qëndrueshëm. Karakteristikat e turizmit dhe destinacionit kanë një ndikim të rëndësishëm në përfshirjen e pushtetit vendor dhe në përgjigjen ndaj turizmit dhe praktikave miqësore me mjedisin. Profili turistik i destinacionit të Vlorës, bazuar tek atraksioni kryesor i tij, që është bregdeti e ka fokusuar vëmendjen e pushtetit vendor tek turizmi, si sektori primar për zhvillimin ekonomik të rajonit. Bazuar në rezultatet e hulumtimit, është evident fakti se turizmi konsiderohet të jetë një forcë vitale për zhvillimin ekonomik të destinacionit të Vlorës. Roli i industrisë së turizmit nga të tri institucionet e qeverisjes vendore të përfshira në studim, përgjegjëse për sektorin turistik vlerësohet të ketë impaktin e tij më të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të lokalitetit. Siç dhe u evidentua nga intervistat, turizmi i qëndrueshëm është shpesh i pranishëm në strategjitë dhe planet e përgatitura në nivele të ndryshme të vendimmarrjes në Shqipëri. Pushteti lokal është i vetëdijshëm për parimet e turizmit të qëndrueshëm, por ata e gjejnë të vështirë për t`i akomoduar ato në praktikë. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra nga qeverisja lokale për të zbatuar këto plane dhe politika, ky hulumtim tregon se ato kanë një efektivitet të kufizuar në drejtimin e ndërmarrjeve turistike dhe komunitetit drejt turizmit të qëndrueshëm. Qeveritë lokale kanë arritur në përfundimin se ka shumë barriera për të transformuar konceptin e turizmit të qëndrueshëm nga teoria në praktikë. Destinacioni ende vazhdon të ballafaqohet me shumë sfida që lidhen me zhvillimin e turizmit, të tilla si ndihmë e kufizuar financiare nga shteti, degradimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, sezonaliteti i theksuar, tejkalimi i kapacitetit mbajtës gjatë sezonit të pikut, zhvillimi i pakontrolluar, mungesa e planifikimit për përdorimin e tokës në zonat turistike, menaxhimi infrastrukturor, etj. Ka shumë problematika që politikbërësit lokalë mund të adresojnë në marrjen e vendimeve për zhvillimin e industrisë së turizmit në Vlorë. Ndërsa shpesh janë në një pozicion strategjik për të planifikuar dhe për të lehtësuar zhvillimin e turizmit në hapësirën që mbulojnë, ata sfidohen edhe nga realitetet e roleve dhe përgjegjësive shpesh të limituara apo të mbivendosura, presioni i buxhetit të pamjaftueshëm, si dhe çështjet e qeverisjes, të lidhura me ndikimin e faktorit politik. Por kushtëzimi primar i rolit të tyre lidhet me faktin se përgjegjësia për turizmin nuk është ende një funksion i konsiderueshëm për shumicën e qeverisjeve vendore, madje edhe për ato që e rendisin si prioritar sektorin turistik. Në përgjithësi, njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë as strukturë dhe as ekspertë që mund të merren vetëm me çështjet e lidhura me turizmin. Të tri institucionet pjesë e studimit nuk kanë një departament apo strukturë të veçantë për turizmin, por një zyrë që trajton çështje të 115

124 sektorit të turizmit, e cila trajton gjithashtu edhe çështje të tjera si ato të kulturës, zhvillimit ekonomik, shërbimet publike, etj. Një sfidë tjetër për arritjen e qëndrueshmërisë konsiston në ndotjen mjedisore, për shkak të kapacitetit të dobët të autoriteteve mjedisore në nivel qëndror dhe rajonal, si dhe mungesës së burimeve për monitorimin dhe sigurimin e përputhjes së plotë me standardet mjedisore. Po kështu, projekte të planifikimit të papërshtatshëm në qytet kanë lejuar aktivitete që dëmtojnë mjedisin. Në praktikë, projektet jo gjithmonë kanë përfunduar në kohë (vonesa ekzistojnë për shkak të arsyeve teknike dhe administrative në kryerjen e projekteve, si dhe një rritje të kostove totale) dhe fondet komunitare nuk janë përdorur me efekt optimal. Si pasojë, nuk janë prodhuar rezultatet e dëshiruara të planifikimit të territorit në nivel lokal. Mungesa e planifikimit të suksesshëm të tokës dhe të politikave mjedisore ka çuar në një devijim nga qëllimi fillestar i përdorimit të saj dhe ndërtime të paligjshme. Bashkia e Vlorës dhe Qarku kanë hartuar strategji zhvillimi bazuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Edhe pse përfaqësuesit e këtyre strukturave ishin shumë të qartë në lidhje me parimet e qëndrueshmërisë në turizëm, ata konkludojnë se objektivi kryesor duhet të përqëndrohet në ndikimet ekonomike që ky sektor ofron: mundësi punësimi, zhvillim ekonomik dhe rritje të numrit dhe ofertës së ndërmarrjeve private, kryesisht në pronësi të komunitetit. Të gjithë të anketuarit u pajtuan me faktin që roli i pushtetit lokal është ai i drejtimit të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm në destinacion. Studimi thekson sistemin aktual të administrimit lart - poshtë në industrinë e turizmit në Shqipëri. Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm e vendosin theksin në përcaktimin dhe zbatimin lokal të politikave dhe veprimeve. Kjo duhet përcaktuar brenda një kornize mbështetëse të politikës kombëtare. Kalimi i përgjegjësive nga pushteti qëndror tek ai lokal është padyshim një përgjigje ndaj nevojës për të përcaktuar për territorin strategjitë më të mira të zhvillimit turistik dhe modelet e saj organizative dhe të menaxhimit. Por, siç tregon analiza e mësipërme e të intervistuarve, aktiviteti më i zakonshëm i autoriteteve vendore është promocioni kryesisht përmes pjesëmarrjes në panaire dhe ekspozita, realizimit të broshurave informative dhe fletëpalosjeve, guidave turistike, etj, duke u përqëndruar kryesisht në mënyrat se si destinacioni mund të përmirësojë atraktivitetin e tij për të tërhequr turistët. Por gjithësesi, edhe ky aktivitet i marketingut të turizmit është një aktivitet shumë i kushtueshëm, ku deri tani është targetuar vetëm një pjesë e vogël e tregut turistik ndërkombëtar, pasi nuk mundësohet mbështetja nga shpenzimet e mëdha të marketingut për të siguruar një pjesë më të madhe të tregut. Përsa i përket menaxhimit mjedisor, ndërsa një mekanizëm koordinues i menaxhimit për departamentet ndër - rajonale ende mungon, mbetet një mbivendosje e funksioneve dhe detyrave ndërmjet departamenteve lidhur me menaxhimin e resurseve mjedisore dhe turizmit. Problem në zbatimin e përpiktë dhe rigoroz të ligjit 116

125 dhe për mjedisin, ashtu si për problematika të tjera, është ekzistenca e shumë institucioneve, agjencive dhe drejtorive, të cilat në një pjesë të rasteve dublojnë njëra - tjetrën. Konkretisht, në Vlorë vetëm për mbrojtjen dhe zbatimin e ligjeve mjedisore operojnë këto institucione: Agjencia Rajonale e Mjedisit; Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura; Inspektoriati i Mjedisit; Inspektoriati Shtetëror Mjedisor i Pyjeve dhe Ujërave. Kjo shumëllojshmëri e organizatave të përfshira në menaxhimin e resurseve mjedisore ka çuar në paefektshmërinë e praktikave të detyrimit aktual, të tilla si menaxhimi i mbeturinave të ndërmarrjeve, menaxhimi i bregdetit, menaxhimi i hapësirave publike, menaxhimi i monumenteve, menaxhimi i zonave të mbrojtura. Marrja e masave nga Pushteti Lokal, për menaxhimin mjedisor ka konsistuar kryesisht në: pastrimin dhe menaxhimin e plazheve, sidomos para sezonit turistik; ngritjen e nyjeve hidro - sanitare, si edhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta urbane në plazhet publike. Gjatë përmbushjes së funksioneve dhe ushtrimit të kompetencave, institucionet vendore marrin një sërë vendimesh që sjellin pasoja në mjedis. Këto vendime lidhen me hartimin dhe miratimin e dokumenteve zhvillimore nga ana e qeverisjes vendore, të tilla si: strategjitë për përdorimin e hapësirës, planet urbanistike, planet e administrimit të mbetjeve, transporti urban, burimeve natyrore etj. Këto institucione kanë gjithashtu kompetencë të miratojnë edhe zhvillimin e projekteve të ndryshme me ndikim në mjedis si dhënia e lejeve të ndërtimit për objekte të ndryshme, por gjithashtu luajnë rol të madh gjatë vendimmarrjes mjedisore edhe kur vendimi përfundimtar nuk është kompetencë e tyre. Këtu përmenden dhënia e opinionit të bashkisë gjatë procedurës së VNM dhe lejeve mjedisore, gjatë procedurës së dokumenteve dhe projekteve që janë kompetencë e Këshillit të Qarkut dhe KRTRSH, projekte të veçanta, licensimi i të cilëve bëhet nga qeverisja qëndrore si minierat, portet, termocentrale e hidrocentrale, shfrytëzimi i burimeve natyrore, etj. Gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre ato janë përgjegjëse për pjesëmarrjen e publikut në vendime me ndikim në mjedis (planet urbanistike të rr egullimit të territorit dhe menaxhimit të tokës), planet tematike (administrimi i sipërfaqeve të gjelbërta, mbetjet urbane, transporti publik urban, planet e veprimit të mjedisit në territorin përkatës, planet për administrimin e sipërfaqeve pyjore, planet për mbrojtjen e elementeve të veçantë të mjedisit, si ajrit dhe burimeve ujore, projektet dhe investimet në mjedis, projektet për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike), ushtrimin e funksioneve të përbashkëta për mjedisin si procesi i VNM dhe lejeve mjedisore (në bashkëpunim me ARM të, DSHP dhe AUB të). Legjislacioni shqiptar, si ai i lidhur direkt me fushën e mjedisit edhe ai që i 117

126 referohet funksionimit të pushtetit vendor, i ka kushtuar hapësirë të konsiderueshme rolit aktiv që duhet të kenë institucionet vendore lidhur me çështjet mjedisore. Gjithashtu, ekzistojnë mangësi edhe midis statusit ligjor të zonave të mbrojtura dhe zbatimit të masave të nevojshme për ruajtjen e tyre, me fonde të mjaftueshme për menaxhim. Shumë zona të tilla nuk shfrytëzojnë ende mundësitë për marrjen e përfitimeve të shumëfishta nëpërmjet shqyrtimit me kujdes të vendndodhjes, madhësisë, zonimit / menaxhimit dhe efekteve sinergjike të rrjeteve të zonave të mbrojtura. Në kuadër të zbatimit, rëndësia që duhet të ketë dimensioni mjedisor si aspekt i rëndësishëm i qëndrueshmërisë, duket se nuk shihet me kaq impenjim nga ana e këtyre institucioneve apo edhe atyre që kontrollojnë mbarëvajtjen e tyre. Menaxhimi socio - kulturor konsiderohet si një aspekt i rëndësishëm i qëndrueshmërisë, por me një rol të limituar nga ana e pushtetit lokal. Ai konsiston kryesisht në menaxhimin e burimeve të trashëgimisë kulturore që janë nën varësinë e saj (muzeume, kështjella, manastire) dhe promovimin e vlerave që janë nën menaxhimin e pushtetit qëndror (Muzeu i Pavarësisë, zonat e mbrojtura) apo nën menaxhimin e organizmave ndërkombëtare (Iso - polifonia, vlerë e mbrojtur nga UNESCO). Atraksione të tilla si: Festivali Folklorik Mesdhetar, pasuria e madhe etno - kulturore, si këngët polifonike, veshjet tradicionale, vallet dhe festat rituale, pak vend kanë gjetur në mjediset turistike; kjo edhe për shkak të konceptimit të ngushtë nga ana e bizneseve turistike. Një drejtim tjetër i punës së organeve vendore në shërbim të turizmit ka qenë edhe realizimi i hartave arkeologjike turistike në të cilat përfshihen pasuritë etnokulturore, si dhe mjaft botime të tjera, Masterplani i zhvillimit të turizmit të Qarkut Vlorë, Profili i Qarkut Vlorë, Vlora turistike, Vlora Guidë - Turistike, etj. Të gjitha institucionet lokale mbështesin faktin se industria e turizmit është sektori prioritar i zhvillimit ekonomik në destinacionin e Vlorës dhe pritet të ketë një rritje më të madhe në të ardhmen. Kjo është për shkak se në këtë rajon shtrihet rreth 30% e vijës së përgjithshme bregdetare të vendit, një larmi e madhe e atraksioneve natyrore, kulturore dhe historike, të nevojshme për diversifikimin e produktit turistik. Qeverisja vendore në rajonin e Vlorës ka në fokus diversifikimin e produkteve të turizmit dhe inkurajimin e përfshirjes së aktorëve të ndryshëm në sektorin e turizmit. Përveç turizmit të zhvilluar në zonat bregdetare ka njohur rritje gjatë viteve të fundit turizmi kulturor dhe ai i interesit të veçantë. Një numër i madh i aktiviteteve me natyrë artistike dhe social - kulturore menaxhohen nga Bashkia. Më e rëndësishme prej tyre është Hapja e sezonit turistik. Po kështu, konferenca dhe aktivitete sportive me pjesëmarrës nga vendet e rajonit kanë ndikuar në reduktimin e sezonalitetit, që përbën një prej objektivave që qeverisja publike synon të përmbushë. Të intervistuarit e kuptojnë qartë rëndësinë e planifikimit afatgjatë në turizëm. Ata e njohin dhe pranojnë rëndësinë e politikave proaktive, sidomos për burimet natyrore 118

127 dhe objektet e trashëgimisë kulturore që përfaqësojnë ofertën turistike në këtë zonë. Por, buxheti i tyre për menaxhim nuk u krijon mundësinë e një fokusi të tillë. Qeverisja lokale, me qëllim rritjen e numrit të flukseve turistike është fokusuar edhe në krijimin e atraksioneve artificiale. Një tjetër aspekt i fokusit afatshkurtër të zhvillimit turistik në Vlorë lidhet me faktin që destinacioni synon më tepër përmbushjen e objektivit të rritjes së numrit të turistëve, sesa objektivin e diversifikimit të mundësive për rritjen e të ardhurave prej sektorit turistik dhe produkteve të reja që prezantohen për t`u promovuar në të (nuk ekziston madje asnjë shifër zyrtare lidhur me të ardhurat që ky sektor gjeneron). Matësit e efektivitetit dhe suksesit të politikave turistike deri më sot janë të përcaktuar sipas numrit të turistëve që mbërrijnë në destinacion apo shpenzimeve bruto më tepër se përfitimet neto që sektori siguron. Angazhimi i komunitetit inkurajon qeverisje më të mirë, nxit përfaqësim demokratik, përfshirje sociale dhe zhvillim të kapaciteteve të komunitetit. Në thelb, qeverisja lokale ka nevojë për të gjetur kombinimin e duhur të angazhimit të komunitetit, proceset e qeverisjes dhe vendimmarrjes, kornizat menaxhuese për forcimin e demokracisë lokale dhe mirëqenien e komunitetit. Megjithatë, disa vendime të planifikimit të përdorimit të tokës përfshijnë ushtrimin e zgjedhjes dhe lirisë së veprimit nga ana e autoritetit të planifikimit. Prandaj është e rëndësishme që besimi i publikut në sistemin e planifikimit të mbahet përmes vendimeve që janë transparente, të bazuara në evidencë, të menjëhershme dhe që kontribuojnë në të mirën publike. Decentralizimi i pushtetit, duke i dhënë më tepër hapësirë vendimmarrjeje qeverisjes vendore duhet të parashikojë zgjidhje që janë në mbështetje të pushtetit vendor dhe politikave të tyre, për të mundësuar që ky i fundit të marrë një rol udhëheqës në zhvillimin e tokës, duke mbrojtur zonat natyrore, historike dhe bujqësore, duke garantuar partneritet publik e privat në financimin e infrastrukturave e shërbimeve dhe duke administruar shpërndarjen e së drejtës së zhvillimit. Kjo padyshim është e lidhur ngushtë edhe me reformën territorale, e cila pritet t`i lehtësojë mjaft proceset planifikuese, sepse do të qartësojë kufijtë territorialë dhe kompetencat mes autoriteteve, duke i bërë ato më të zbatueshme dhe më efektive. Vlerësimi ekonomik i burimeve natyrore dhe mundësitë për shfrytëzim nga ana e planeve të zhvillimit kanë filluar të sjellin mundësi të mira për zhvillimin lokal. Turizmi i qëndrueshëm është shpesh i pranishëm në strategjitë dhe planet e përgatitura në nivele të ndryshme në Shqipëri. Studimi thekson natyrën lart - poshtë të sistemit aktual administrativ në industrinë e turizmit në Shqipëri. Karakteristikat e turizmit dhe destinacionit kanë një ndikim të rëndësishëm në përfshirjen e pushtetit vendor dhe në përgjigjen ndaj praktikave të turizmit miqësore me mjedisin. Pushteti lokal është më afër komunitetit dhe i njeh më afër problemet dhe nevojat e tyre. Por modeli bazë i orientimit dhe planifikimit afatgjatë të sektorit nevojitet të jetë sipas linjës poshtë - lart. Pra, nevojitet një influencë akoma më e lartë e qeverisjes lokale 119

128 mbi turizmin. Në raport me turizmin, qeverisja vendore ka përgjegjësi për planifikimin e përdorimit fizik të tokës, zbatimet e zhvillimit për përdorimet e tokës lidhur me turizmin dhe sigurimin e infrastrukturës lokale dhe pajisjeve publike 254. Kështu, sigurimi dhe mbajtja e infrastrukturës dhe fasiliteteve nga qeverisja vendore mund të ketë një influencë të madhe në imazhin dhe atraktivitetin e destinacionit, intensitetin dhe diversitetin e produktit të vlefshëm dhe së fundi, në mënyrën se si turistët krijojnë eksperiencën në një destinacion 255. Qeverisjet vendore nevojitet gjithnjë e më tepër të iniciojnë, lehtësojnë dhe mbështesin zhvillimin dhe promocionin e turizmit lokal. Vëmendja gjithashtu është kthyer drejt nevojës që qeverisjet lokale të kenë qëllime dhe politika të qarta për turizmin, në mënyrë që të sigurojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Strategjia e zhvillimit të turizmit për Vlorën ka fokusuar vëmendje të mëtejshme drejt nevojës për arritjen e rezultateve të planifikimit të qëndrueshëm nga menaxhimi i procesit ku ndodh zhvillimi dhe gjithashtu nga menaxhimi i efekteve të zhvillimit në mjedis, por ende ky aspekt nuk ka qenë mjaftueshëm i trajtuar. Për qeverisjen lokale kjo do të thotë identifikim të rezultateve rajonale të dëshiruara, menaxhim mjedisor, burime historike dhe kulturore për t`u ruajtur, shfrytëzim i burimeve ekonomike dhe përdorim i tokës që ndikon planifikimin e turizmit 256. Është argumentuar shpesh se masat e qëndrueshmërisë arrihen në nivel lokal 257, megjithatë në Vlorë shumë zbatues të politikës në këtë nivel besojnë se qëllimi i politikës nuk mund të arrihet suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin nga nivelet më të larta të qeverisjes. Kërkimi gjeti se niveli më i lartë i mbështetjes dhe pranimit është parë si detyrues (urdhërues) dhe të intervistuarit mendojnë se pa mbështetjen kombëtare dhe rajonale, planet dhe politikat nuk mund të jenë efektive, sepse qëndrueshmëria shtrihet përtej nivelit lokal. Megjithëse literatura sugjeron se implementimi i politikave në nivel lokal është më efektiv, për shkak se qeverisja lokale ka një kontroll më specifik mbi çështjet e qëndrueshmërisë brenda hapësirës që ajo mbulon, ekziston qartësisht një nevojë për të pasur një kornizë gjithëpërfshirëse për të operuar efektivisht në nivel ndërkombëtar apo kombëtar dhe për të siguruar një udhëheqje në mënyrë që zbatimi i politikës në nivel lokal të jetë i suksesshëm. Politikat për turizmin e qëndrueshëm kërkojnë koordinim të ngushtë me sektorët e tjerë, duke përfshirë tatimet, transportin, strehimin, zhvillimin social, mbrojtjen mjedisore, menaxhimin e produktit turistik dhe menaxhimin e burimeve. Atje ku turizmi i qëndrueshëm është duke u implementuar për të ndjekur objektivat e zhvillimit, qeveria, në nivele kombëtare, rajonale dhe lokale, duhet të jetë e përfshirë 254 Hall, D., & Brown, F. (2000). Tourism in peripheral areas. Clevedon: Channel View. 255 Dredge, D. (2001). Local government tourism planning and policy-making in New South Wales, Australia: Institutional development and historical legacies. Current Issues in Tourism, 4(2-4). 256 Mayes, G. & Richins, H. (2009). Dolphin watch tourism: two differing examples of sust ainable practices and proenvironmental outcomes. Tourism in Marine Environments 5(2/3), Reid, S.; Ruhahen, L.; Davidson, M. & Johnston, N. (2010). Legal basis for state and territory planning. Brisbane: CRC. 257 Sharpley, R. (2003). Tourism, modernization and development of the island of Cyprus: Challenges and policy responses. Journal of sustainable tourism 11 (2 & 3). 120

129 në masë të madhe për të siguruar progresin. Roli i qeverisë, i mbështetur nga sektori publik, është të japë udhëzime dhe udhëheqje nëpërmjet politikave, rregulloreve dhe kornizave për të siguruar pjesëmarrje të plotë në arritjen e qëllimeve të turizmit të qëndrueshëm 258. Destinacionet turistike lokale mund të planifikojnë dhe krijojnë produkte cilësore vetëm në bazë të ekspertizës, bashkërendimit dhe planifikimit. Konsolidimi i strukturave shtetërore lokale të turizmit, si pika kyçe për krijimin e destinacionit turistik lokal, duhet të jetë prioritet i strategjisë së zhvillimit. Bashkia e Vlorës ka hartuar strategjinë e zhvillimit të bazuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Edhe pse të anketuarit ishin shumë të qartë në lidhje me parimet e qëndrueshmërisë në turizëm, ata mendojnë se objektivi kryesor duhet të përqëndrohet në ndikimet ekonomike që ky sektor ofron: mundësi punësimi, zhvillim ekonomik, rritje të numrit të ndërmarrjeve private dhe turizmit familjar vendas. Është e qartë nga të 11 intervistat e realizuara se ekziston një hendek në mes vetëdijes nga ana e qeverisjes lokale dhe transformimit të kësaj vetëdijeje në aspektin praktik dhe rezultate për sektorin e turizmit. Të gjithë të anketuarit u pajtuan me faktin që roli i pushtetit lokal është ai i drejtimit të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm në destinacion. Megjithatë, disa barriera, të tilla si teknologjia jo e përshtatshme, financat e kufizuara, burimet e kufizuara njerëzore, ndërgjegjësimi i dobët publik lidhur me mjedisin, mungesa e informacionit dhe mungesa e aftësive për të siguruar të dhëna të sakta dhe të plota, shkaktojnë probleme të zbatimit të politikës së turizmit të qëndrueshëm në nivel lokal. Sipas Van Woerkumetal rregulloret, dispozitat dhe mjetet monetare mund të bëhen shumë më efektive nëse vëmendje e kujdesshme i jepet komunikimit dhe dimensioneve komunikuese të instrumenteve të ndryshme të politikave (2000). Prandaj, në qoftë se qeveritë duhet të jenë të suksesshme në zbatimin e politikave për qëndrueshmëri, komunikimi duhet të jetë pjesë integrale e të gjitha fazave të politikës ose programit 259. Përveç kësaj, një numër i studiuesve në hartimin e politikave të turizmit kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e ndërveprimit dhe komunikimit në mes të palëve të interesuara gjatë dhe pas politikbërjes 260. Pra, lind nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve nga ana e institucioneve vendore me të gjithë aktorët lokalë dhe konsiderimit të pjesëmarrjes së grupeve të interesit si një domosdoshmëri jo vetëm në fazën e hartimit të politikave dhe strategjive, por edhe gjatë implementimit të tyre në praktikë. 258 Muhanna, E. (2007). Tourism Development Strategies and Poverty Elimination. Problems and Perspectives in Management, 5(1), Roskin, M. G, Cord, R. L, Medeiros, J. A and Jones, W. S. (2006). Political Science: An Introduction 9th ed. New Jersey: Pearson Education International. 260 Stevenson, N, Airey, D and Miller, G (2008). Tourism Policy Making: The Policymakers Perspectives Annals of Tourism Research, 35 (3). 121

130 Këtij qëllimi i kanë shërbyer edhe konsultimet publike me komunitetin e qytetit, në kuadër të Axhendës së zhvillimit post 2015 të fokusuar tek çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm në kufijtë e vitit 2030, pjesë e fushatës mbarëkombëtare të Kombeve të Bashkuara - E ardhmja që duam. Mjedisi është një ndër temat e identifikuara nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë rreth të cilës kanë diskutuar banorët e Vlorës, duke shprehur vizionin e tyre për të ardhmen e çështjeve të mjedisit. Përmes këtij konsultimi të gjerë me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesit në qytetin e Vlorës, u identifikuan këndvështrime të pjesëmarrësve rreth problematikës së çështjeve mjedisore në vendin tonë dhe qytetin e Vlorës në veçanti, ku kjo temë ka një impakt thelbësor në zhvillimin e kësaj zone me potencial të madh turistik. Paraqitja e një panorame të sfidave të qëndrueshmërisë së mjedisit në Shqipëri, duke u fokusuar tek kontributi dhe roli i çdo qytetari në mbrojtjen e mjedisit, krijon terren për diskutime dhe sugjerime lidhur me hartimin e Axhendës Ndërkombëtare pas vitit 2015, të cilat do të reflektohen në raportin që tregon se cilat duhet të jenë, sipas shqiptarëve, prioritetet e zhvillimit dhe si e shohim ne të ardhmen tonë. Kjo axhendë pason atë të hartuar në vitin 2000, sipas së cilës të gjitha vendet, përfshi dhe Shqipërinë, u zotuan për të përmbushur tetë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM). Disa vende i përmbushën këto objektiva dhe disa të tjera jo. Axhenda e re, e cila përmbledh 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm dhe 169 synime synon të ngrihet mbi axhendën e mëparshme, pasi për herë të parë ajo i trajton dimensionet ekonomike, sociale, mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në mënyrë të integruar. Për Shqipërinë axhenda e re globale do të shërbejë si një pikënisje për një angazhim të ri për një program zhvillimi më ambicioz në një sërë fushash që do të harmonizojë angazhimet evropiane me nevojat e qëndrueshmërisë. Si gjetje kërkimore mund të konkludojmë se objektivi i qeverisjes në nivel lokal është inkurajimi për rritjen e turizmit në destinacionin e Vlorës si një mjet për zhvillimin ekonomik, në mënyrë që politikat e ndjekura të jenë më të përputhshme me interesat e ekonomisë dhe sektorit komercial të industrisë turistike. Në praktikë, të tri institucionet e qeverisjes vendore i japin prioritet rritjes ekonomike kundrejt fokusit socio - kulturor dhe mbrojtjes mjedisore dhe për pasojë, politikat mund të japin idenë e një paradigme të zhvendosur drejt zhvillimit të qëndrueshëm, por në realitet ato janë ende pro rritjes dhe të fokusuara në shqetësimet tradicionale të përfitimeve ekonomike për destinacionin që përfaqësojnë. 122

131 KREU VI ANALIZA E TË DHËNAVE DHE REZULTATET E KËRKIMIT 6.1 Analiza e rezultateve të kërkimit për komunitetin lokal Metodologjia e analizës së të dhënave për pyetësorin, do të kalojë në këto etapa. Etapa 1: Një analizë përshkruese për pyetjet e çdo seksioni të pyetësorit, për të siguruar një tablo të qartë të situatës, e cila përveç interpretimit do të pasqyrohet edhe nëpërmjet tabelave të frekuencës, grafikëve, etj. Etapa 2: Përdorimi i teknikave statistikore analitike, në funksion të analizës emprike të informacionit të siguruar. Etapa 3: Analiza regresive. Një i kuptuar i qëndrimeve dhe perceptimeve të rezidentëve dhe mënyrës se si ato janë formuar në raport me zhvillimin e turizmit, do të ishin njohuri të vlefshme për industrinë turistike, veçanërisht për projektet dhe politikat rajonale të zhvillimit të turizmit në Vlorë. Kriteri i parë në lidhje me politikat konsideron faktin që politikat e shqyrtuara duhet të jenë politika të natyrës publike, me impakt gjithëpërfshirës për individët dhe familjet e këtyre komuniteteve. Nën këtë logjikë u morën në konsideratë dhe u analizuan politikat e hartuara nga shteti lidhur me sektorin turistik në të tre nivelet kryesore të vendimmarrjes. Kriteri i dytë është ai i përqëndrimit tek ato politika që sipas studimeve të fushës rezultojnë se kanë ndikim të rëndësishëm në rritjen e efekteve pozitive të turizmit në komunitet dhe minimizimin e efekteve negative që ai sjell. Nga rishikimi i literaturës del se këto janë politikat e planifikimit me pjesëmarrjen e komunitetit Analiza deskriptive Analiza e seksionit I : Të dhëna socio - demografike të komunitetit Variablat demografike konsiderohen të rëndësishme për t`u studiuar në çdo rast studimi, sepse përgjithësisht këto variabla nuk lidhen në mënyrë të qëndrueshme me qëndrimet e rezidentëve kundrejt turizmit 261. Mosha e të anketuarve Një nga elementet e profilit demografik është mosha e të intervistuarve. Nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, vëmë re se rreth 84.2 % e të intervistuarve janë nën moshën 55 vjeç dhe më konkretisht: 24.7% e të anketuarve i përkasin intervalit vjeç 32.9% e të anketuarve i përkasin intervalit vjeç 26.6% e të anketuarve i përkasin intervalit vjeç 261 McGehee, N.; Andereck, K. (2004). Factors predicting rural residents support of tourism. Journal of Travel Research. 43(2). 123

132 Lidhur me gjininë, siç evidentohet edhe nga grafiku (shtojca), duke marrë parasysh që zgjedhja e të anketuarëve ka qenë rastësore, raporti i meshkujve me femrat në studim është thuajse proporcional. Në anketë morën pjesë 568 persona, nga të cilët 277 janë femra ( 48.8%) dhe 291 meshkuj (51.2%). Grafiku 5 - Mosha e të anketuarve MOSHA Mbi % 24.7% 26.6% 32.9% Burimi: Rezultatet e përpunimit Niveli arsimor Është vërejtur tashmë se mungesa e arsimimit brenda një komuniteti mund të bjerë ndesh me qëllimet e zhvillimit, pasi komuniteti nuk do të respektojë dhe mbështesë turizmin. Rezultati tjetër potencial, i zakonshëm për skenarin e vendeve LDC, është se kjo mungesë e edukimit dhe të kuptuarit thekson pafuqinë e komuniteteve dhe i dekurajon ata në përfshirje, duke qenë se komuniteti percepton të jetë pa përvojë për të marrë drejtimin e turizmit 262. Në lidhje me nivelin më të lartë të arsimit të përfunduar si një nga elementet e profilizimit të të intervistuarve rreth 39.3% e tyre kanë përfunduar arsimin e mesëm. 262 Suntikul, W., Bauer, T., & Song, H. (2010). Towards Tourism: a Laotian perspective. International Journal of Tourism Research, 12,

133 Grafiku 6 - Niveli arsimor i të anketuarve NIVELI ARSIMOR Arsim 8-vjecar Bachelor PhD 20.4% 0.7% Arsim i mesëm Master profesional/shkencor 9.5% 30.1% 39.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit Të intervistuarit të cilët kanë përfunduar një shkollë bachelor janë 30.1 % (171 persona); 20.4% e tyre kanë përfunduar një master profesional apo shkencor. Një element shumë interesant është që midis të intervistuarve të studimit rreth 0.7 % e tyre kanë përfunduar studimet doktorale. Po kështu, edhe nëse i referohemi nivelit arsimor sipas kriterit të gjinisë, do të vërejmë një përqindje pak a shumë të barabartë në të gjitha nivelet e arsimimit (shtojca). Niveli i arsimimit konsiderohet një faktor ndikues në sektor; mungesa e arsimimit dhe të kuptuarit e turizmit potencialisht mund të zvogëlojë suksesin e turizmit të qëndrueshëm, pasi mund të çojë në një mungesë mbështetjeje dhe përkrahjeje për turizmin, në favor të praktikave me kthime ekonomike të menjëhershme (Clayton, 2003). Një mungesë e tillë e arsimit dhe ndërgjegjësimit është një problem i vështirë për t`u kapërcyer për të siguruar zbatimin e suksesshëm të qëndrueshëm të turizmit 263. Aktiviteti që kryejnë rezidentët Rezultatet e anketimit në lidhje me tipin e punësimit të të anketuarve pasqyrohen në grafikun e mëposhtëm. Ajo që evidentohet lehtësisht është një kampion heterogjen përsa i përket variablit të punësimit. Rreth 27% të të gjithë të anketuarve janë të papunë, e ndjekur kjo përqindje nga të punësuarit në ndërmarrje private (22.4%). Më pas, për nga numri vijnë të punësuarit në sektorin publik (administratë dhe ndërmarrje publike 25% në total), sipërmarrës 8.8%, me përqindje në zbritje të atyre që merren me aktivitetet e agrikulturës (7.4%). 263 Scheyvens, R. and Momsen, J. H. (2008). Tourism and Poverty Reduction: Issues for small Island States. Tourism Geographies, 10(1), pp

134 Grafiku 7 - Aktiviteti i të anketuarve PUNËSIMI Administratë publike Ndërmarrje private Peshkim Pa punë Sipërmarrës Ndërmarrje publike Student Agrikulturë Pension Tjetër Burimi: Rezultatet e përpunimit Ndërsa lidhur me aktivitetin ekonomik të të punësuarve sipas gjinisë, vihet re që numri i gjinisë femërore të punësuar në sektorin publik e tejkalon numrin e gjinisë mashkullore të punësuar po në këtë sektor. Po kështu edhe numri i të punësuarave në ndërmarrje private, ndërkohë që numri i sipërmarrësve meshkuj e tejkalon dyfishin e femrave; gjithashtu më i lartë rezulton të jetë ky numër edhe në disa aktivitete që mbulohen kryesisht nga meshkujt, siç janë peshkimi apo agrikultura. Lidhja e punësimit me turizmin Ajo që evidentohet nga grafiku është fakti që më tepër se gjysma e rezidentëve të anketuar nuk kanë ose kanë shumë pak lidhje të drejtpërdrejtë me sektorin turistik, për t`u ndjekur nga një përqindje e afërt e atyre që kanë pak apo mesatarisht lidhje me sektorin turistik dhe përqindja më e ulët (9.3%) përfaqësohet nga ata që kanë shumë lidhje me sektorin. 126

135 Grafiku 8- Lidhja e punësimit të të intervistuarve me turizmin RAPORTI PUNËSIM - TURIZËM Perqindja 9.3 Burimi: Rezultatet e përpunimit aspak shumë pak pak mesatarisht shumë Punësimi në industrinë turistike Siç edhe mund të përligjet nga interpretimi i mësipëm, përqindja më e vogël e të anketuarve rezulton e punësuar në industrinë turistike (vetëm 22.4%), një përqindje kjo pak më e ulët se e atyre që pohojnë se puna e tyre është e lidhur mesatarisht apo shumë me sektorin turistik. Grafiku 9 - Të punësuarit në turizëm PUNËSIMI NË TURIZËM Po Jo 22% 78% Burimi: Rezultatet e përpunimit 127

136 Analiza e seksionit II: Qëndrimet dhe perceptimet ndaj ndikimeve të turizmit Një numër i madh studimesh kanë nënvizuar faktin se ndikimet e turizmit mbi komunitetin vendas janë ekonomike, mjedisore dhe socio - kulturore 264. Qëndrimet e rezidentëve janë formuar brenda një konteksti historik dhe social dhe kjo konturon mënyrat në të cilat ata shohin dhe ndërtojnë kuptimet mbi turizmin. Konteksti social, kulturor dhe historik u jep kuptim proceseve sociale, si turizmi 265. Prandaj është e rëndësishme që influenca të tilla të konsiderohen nga kërkuesit. Strategjia më e përshtatshme e zhvillimit të turizmit në qytetin e Vlorës Nga rezultatet e grafikut, evidentohet fakti që pjesa më e madhe e të anketuarve (51.9%) janë të mendimit se strategjia lokale e zhvillimit të turizmit duhet të jetë afatgjatë, një këndvështrim ky i njëjtë me parimet e qëndrueshmërisë në turizëm. Ndërkohë që vetëm 9.2% e të anketuarve janë për një fokus të strategjisë. Grafiku 10 - Strategjia sipas të anketuarve afatshkurtër afatmesëm afatgjatë 9.2% 51.9% 38.9% Burimi: Rezultatet e përpunimit Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm Ajo që evidentohet lehtësisht nga rezultatet e marra prej të anketuarve është fakti që pjesa më e madhe tyre (65.9%) e sheh tashmë sektorin turistik jo thjesht si një mundësi për zhvillimin ekonomik të lokalitetit, por është e ndërgjegjshme edhe për ndikimet e tij socio - kulturore dhe mjedisore. 264 Vargas, A., Plaza, M.A., Porras, N. (2009) Understanding Residents' Attitudes Toward the Development of Industrial Tourism in a Former Mining Community, Journal of Travel Research, 47(3); Ogorelc, A. (2009). Residents' perceptions of tourism impacts and sustainable tourism development. International Journal of Sustainable Economy. 265 Andrew Lepp, A. and Harris, J. (2008). Tourism and national identity in Uganda. International Journal of Tourism Research Special Issue: Commonwealth Tourism. Volume 10, Issue

137 Grafiku 11 - Fokusi i qëndrueshmërisë sipas të anketuarve FOKUSI NDAJ ASPEKTEVE TË TURIZMIT fokus ekonomik fokus mjedisor fokus socio-kulturor % 65.9% 8.6% 8.6% Burimi: Rezultatet e përpunimit Analiza e seksionit III - Pjesëmarrja e rezidentëve lokalë në planifikim Në këtë seksion kërkohet opinioni i banorëve për pjesëmarrjen e tyre në planifikimin lokal të turizmit. Njohuri mbi planet dhe vendimet e marra për planifikimin e lokalitetit Nga opinionet e dhëna prej banorëve, është evident fakti se pjesa dërrmuese e tyre janë të pa informuar mbi vendimmarjen lokale. Ata nuk janë në dijeni të planeve të zhvillimit, strategjive, vendimeve të marra nga politikbërësit lokalë. Grafiku 12 - Informimi i të anketuarve mbi planifikimin INFORMACIONI MBI PLANET 39.1% 60.9% Jo Po Burimi: Rezultatet e përpunimit 129

138 Mënyra e informimit me vendimet e marra nga pushteti lokal Vereczi et al. (2006) theksojnë nevojën e krijimit dhe menaxhimit nga ana e qeverive të faqeve të internetit me informacion të përditësuar rregullisht, në mënyrë që të shpërndajnë informacion mbi politikat dhe planet e turizmit, si dhe materiale të marketingut. Grafiku 13 - Njohja e të anketuarve me vendimet e qeverisjes lokale NJOHJA ME VENDIMET Botimet periodike të bashkisë Media lokale Stenda publike Pjesëmarrësit në vendimmarje Publikimi zyrtar elektronik Burime të tjera Burimi: Rezultatet e përpunimit Ndërkohë nga grafiku evidentojmë se burimi kryesor i marrjes së informacionit nga ana e rezidentëve është media lokale (45.9%), e ndjekur nga pjesëmarrësit në vendimmarrje (16.7%) dhe publikimi elektronik zyrtar me vetëm 10.4%. Të rëndësishme paraqiten edhe perceptimet publike të çështjeve të përcaktuara kryesisht nga media. Një numër i studiuesve bien dakort me rolin e deklaratave të zyrtarëve të pushtetit për krijimin e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetjen për turizmin e qëndrueshëm dhe ndryshimet lidhur me sjelljen 266. Niveli i pjesëmarrjes në zhvillimin e turizmit në lokalitet Përsa i përket nivelit të pjesëmarrjes së banorëve në zhvillimin e turizmit lokal, vërejmë se rreth 2/3 e popullatës së përfshirë në studim, nuk merr pjesë / merr pjesë rrallë në këtë proces. Edhe pse shumë studime kanë sugjeruar rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit, veprimet praktike të nevojshme për të nxitur atë kanë qenë rrallëherë të artikuluara. 266 Nickson, D. (2007). Human resource management for the hospitality and tourism industries. Elsevier. 130

139 Grafiku 14 - Niveli i pjesëmarrjes së të anketuarve në zhvillimin lokal 8% 5.1% NIVELI I PJESËMARRJES 32.7% nuk marr pjesë asnjëherë marr pjesë rrallë 20.6% marr pjesë ndonjëherë marr pjesë shpeshherë marr pjesë gjithmonë 33.6% Burimi: Rezultatet e përpunimit Një arsye për këtë mund të jetë dështimi i përbashkët për të identifikuar nivelin ekzistues të pjesëmarrjes së komunitetit. Kur niveli nuk është identifikuar, është e pamundur për të vlerësuar nëse programi ekzistues është apo jo i suksesshëm, dhe fizibiliteti i projektit të parashikuar është i vështirë; prandaj, shkallë të ndryshme të përfshirjes duhet të caktohen në përputhje me vlerësimet dhe parashikimet e ndryshme. Këndvështrimi mbi rolin e komunitetit në planifikimin e zhvillimit të turizmit në Vlorë Ndërsa literatura sugjeron një numër të roleve që komunitetet lokale mund të marrin në zhvillimin e turizmit, deri tani nuk i është vendosur theksi i duhur mënyrës se si këto komunitete ndihen në lidhje me këtë. Si rezultat, ka pasur shumë pak evidencë, sidomos në nivel bazë, në atë që komunitetet me të vërtetë mendojnë për rolin e tyre në zhvillimin e turizmit. Grafiku 15 - Vlerësimi i rolit të komunitetit në planifikim 38.2% 8.3% 26.2% aspak të rëndësishëm neutral shumë i rëndësishëm jo i rëndësishëm 4.6% i rëndësishëm 23.7% Burimi: Rezultatet e përpunimit 131

140 Roli i komunitetit në planifikimin lokal mbi turizmin shihet nga 22.7% e banorëve si shumë i rëndësishëm, nga 38.2% si i rëndësishëm (në total 60.9% nga këto dy kategori), jo i rëndësishëm nga 4.6%, neutral janë 26.2% dhe aspak i rëndësishëm vlerësohet nga 8.3% e tyre. Këto perceptime të banorëve përafrojnë me rezultatet e marra më sipër, lidhur me nivelin e tyre të pjesëmarrjes. Fakti që një përqindje e konsiderueshme e banorëve janë të pavendosur lidhur me rolin e tyre në këtë proces planifikimi, lidhet me disa arsye: të qenit skeptik lidhur me konsiderimin e rolit të tyre; të qenit të painformuar mbi procesin e zhvillimit të turizmit dhe problematikat tek të cilat ata mund të kontribuojnë; mungesa e interesit të drejtpërdrejtë lidhur me sektorin; mungesa e besimit tek mundësitë e tyre për të kontribuar, etj. Gadishmëria e vendasve për të marrë pjesë dhe aftësia e tyre për të zhvilluar alternativa praktike dhe logjike janë faktorë shumë të rëndësishëm për t`u marrë në konsideratë. Optimale do të ishte për komunitetet të vendosnin formën dhe funksionin e zhvillimeve turistike dhe të kenë kontroll të plotë mbi çdo skemë të turizmit në vendbanimin e tyre. Megjithatë, në realitet banorëve lokalë nuk u mungon vetëm përvoja dhe burimet, por në disa raste interesi i nevojshëm për të krijuar sipërmarrje të suksesshme turizmi. Roli i rezidentëve konsiderohet të jetë tepër i rëndësishëm, duke qenë se ata mund të kontribuojnë në formimin e identitetit të destinacionit. Anholt 267 shprehet se brand i një destinacioni ndryshon nga brand i një korporate për shkak se rezidentët janë një nga arsyet pse destinacioni nuk ka një produkt turistik të veçantë. Gjuha unike dhe qëndrimi mikpritës ndaj turistëve mund të supozohen si disa nga vlerat e tjera në identitetin shqiptar, ndërkohë që mikpritja konsiderohet si një vlerë kyçe e shoqërisë sonë. Aktivitetet e realizuara në këtë kuadër për pjesëmarrjen e publikut Me frekuenca thuajse të njëjta paraqiten opsionet: informim i publikut (211 ban orë) dhe marrje opinionesh (212 banorë). Më pas, 8.6% e banorëve të anketuar rezultojnë të jenë pjesë e diskutimeve paraprake të projekteve që hartohen mbi zonën e tyre të banimit, por niveli i tyre ngelet thjesht në fazën e diskutimit, në ndryshim nga një përqindje relativisht e ulët (10.5 % ose 59 banorë) që pretendojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes. 267 Anholt, S. (2004). Branding Places and Nations. In Clifto n, R., Simmons, J. & Ahmad S. (eds), Brands and Branding, Princeton, NJ: Bloomberg Press, London. 132

141 Grafiku 16 - Aktivitetet e qeverisjes lokale për pjesëmarrjen e publikut AKTIVITET PËR PJESËMARRJEN E PUBLIKUT % % 6.5 informim i pubikut marrja e opinioneve diskutimi paraprak i projektit përfshirje në vendimmarrje tjetër Burimi: Rezultatet e përpunimit Mënyrat e angazhimit të banorëve në planifikimin e turizmit të zonës Lidhur me mënyrat e përfshirjes së banorëve në procesin e planifikimit, opinionet e banorëve sugjerojnë një tablo tjetër nga ajo reale. Kështu, rreth 13.9% e atyre që angazhimin korent e kanë në nivelin e informimit, pretendojnë të kalojnë në një fazë me nivel më të lartë përfshirjeje, ndërkohë që për 23.2% të tyre ky nivel rezulton të jetë i mjaftueshëm. Ndërkaq bie në sy pretendimi për dyfishim të numrit të banorëve pjesë e procesit të vendimmarrjes (nga 59 në 128 banorë). 34.2% e të anketuarve pretendojnë të jenë pjesë e konsultimeve publike dhe 20.1% e banorëve e shohin të përmbushur funksionin e tyre me fazën e dhënies së opinioneve. Grafiku 17 - Angazhimi i banorëve në planifikimin e turizmit ANGAZHIMI I BANORËVE % 34.2% 20.1% 22.5% të informohen paraprakisht të jenë pjesë e konsultimeve publike të japin opinionet e tyre Burimi: Rezultatet e përpunimit 133

142 Sugjerime për rritjen e nivelit të pjesëmarrjes lokale në planifikimin e turizmit në komunitet Përqindja më e madhe e të anketuarve sugjeron trajnimet si të nevojshme për t`u krijuar atyre mundësinë e pjesëmarrjes në planifikimin e turizmit lokal. Ky rezultat mbështet paaftësinë e rezidentëve lokalë si një nga barrierat e mospjesëmarrjes të trajtuara më sipër. Duke u trajnuar, banorët gjykojnë se do të jenë më të vlefshëm si pjesë e këtij procesi. Një përqindje sërish e konsiderueshme (30.3%), vlerëson si më të rëndësishëm prezantimin e problemeve dhe marrjen e opinioneve. Nëse nuk është vet komuniteti transmetues i problematikave të jetesës së tyre, edhe procesi i planifikimit turistik nuk do të jetë mjaftueshëm mbrojtës i interesave të tyre. 17.4% të të anketuarve janë të mendimit se hapi fillestar për planifikimin bazuar në pjesëmarrjen e rezidentëve lidhet me ndërgjegjësimin e tij si aktori kryesor përdorues afatgjatë i destinacionit turistik. Si i tillë, destinacioni duhet të plotësojë pikësëpari nevojat legjitime të rezidentëve dhe njëkohësisht duhet të kujdeset për plotësimin e nevojave të turistëve që nuk bien ndesh dhe nuk cënojnë cilësinë e jetës së rezidentëve lokalë. 12.9% janë të mendimit se rritja e informimit për përfitimet e rezidentëve nga zhvillimi i turizmit në lokalitet do të përbënte një motivues të rëndësishëm për pjesëmarrjen e tyre në planifikim. Vetëm 4.9% e të anketuarve kanë sugjerime të tjera lidhur me pjesëmarrjen në planifikim. Grafiku 18 - Sugjerimet për pjesëmarrje në planifikim KËSHILLA PËR PJESËMARRJE 30.3% 4.9% 17.4% 12.9% Ndërgjegjësim i komunitetit Rritje informimi për përfitimet nga turizmi Trajnime Prezantim i problemeve dhe marrje opinionesh Tjetër Burimi: Rezultatet e përpunimit 34.5% Sipas Bramwell (2006), një përq ëndrim në komunikim dhe përpjekje konsultimi vetëm në fazën e formulimit është një dobësi e zakonshme në politikbërje; konsultimi publik duhet të ndodhë si para ashtu dhe pas hartimit të politikave kombëtare, planeve lokale dhe programeve turistike. Para çdo procesi planifikimi lokal, komuniteti duhet të jetë pjesë jo vetëm e fazës së parë të informimit, por edhe në fazat vijuese të konsultimeve publike. 134

143 Problematikat kyç në menaxhimin e turizmit Lidhur me evidentimin nga ana e banorëve të problematikave që shqetësojnë zhvillimin e sektorit, nga 33.3% e banorëve të anketuar faktori financiar është vlerësuar si problemi kryesor që krijon barriera në menaxhimin kryesisht të shërbimeve publike, por që shërbejnë edhe si inpute bazë për sektorin turistik. Pas tij, nga 30.4% e të anketuarve vlerësohet si i pamjaftueshëm marketingu i realizuar për promovimin e destinacionit në rajon dhe më gjerë. Impaktin e këtij kufizimi (që sipas të intervistuarve përfaqësues të institucioneve publike vendimmarrëse për turizmin, lidhet me mundësitë e limituara të financimit që kufizojnë aksesin në tregje të mëdha dhe gjeografikisht larg). 26% të mostrës së studimit e lidhin pamundësinë e produktit turistik të Vlorës për të qenë konkurrues me mungesën e standardeve të këtij produkti në nivelin e vendeve të tjera të rajonit. Ndërsa 8.9% e të anketuarve e konsiderojnë problematikë menaxhimi nivelin e ulët të përfshirjes së rezidentëve. Grafiku 19 - Problematikat e turizmit sipas të intervistuarve PROBLEMATIKAT NË MENAXHIMIN E TURIZMIT 35% 30% 25% 26% 33.3% 30.4% Mungesa e standarteve të krahasueshme me vendet e rajonit Problemet financiare 20% 15% 10% 8.9% Niveli i ulët i përfshirjes së rezidentëve në menaxhim Marketing i pamjaftueshëm 5% 0% 1.4% tjetër Burimi: Rezultatet e përpunimit Niveli më i përshtatshëm i përfshirjes së rezidentëve lokalë në zhvillimin e turizmit Lidhur me rolin që rezidentët mund të luajnë në zhvillimin e turizmit lokal, vetëm 4.5% e banorëve janë të mendimit se ata nuk duhet të marrin pjesë në këtë proces. Kjo lidhet me pozicionimin e tyre jashtë këtij sektori dhe me perceptimin që zhvillimi i turizmit nuk influencohet nga pjesëmarrja e tyre; ai është kompetencë dhe përgjegjësi e pushtetit publik dhe e bizneseve turistike. Ndërkohë, ka një përqindje shumë të lartë të banorëve që shprehen se ata duhet të përfaqësohen në vendimmarrje. Kjo pasi ata janë të ndërgjegjshëm për faktin që mënyra e menaxhimit të sektorit turistik dhe efektet që ai sjell në komunitet ndikojnë ndjeshëm jetët e tyre. Dhe për të mos qenë kompetencë vetëm e qeverisjes lokale, që e sheh më shumë si një vendimmarrje politike, këta banorë pretendojnë që të ndikojnë vet në perspektivën e lokalitetit ku ata jetojnë. 26.8% e të anketuarve shprehin mendimin e të qenit pjesë e konsultimeve në hartimin e planeve të menaxhimit në rajon. Ndërsa 21.7% janë të mendimit se kontributi i tyre në sektor mund të shprehet me ofrimin e produkteve dhe shërbimeve 135

144 turistike, aktivitet ky që dikton nevojën e një mbështetjeje dhe lehtësira financiare me ndërmjetësimin e shtetit. Grafiku 20 - Niveli i pretenduar i përfshirjes në planifikim NIVELI MË I PËRSHTATSHËM I PËRFSHIRJES % nuk duhet të marrin pjesë % 26.8% 21.7% 5.3% duhet të konsultohen kur hartohen planet e menaxhimit duhet të përfaqësohen në vendimarrje duhet të mbështeten financiarisht për të investuar në turizëm duhet të kenë rol lider si punonjës të të gjitha hallkave Burimi: Rezultatet e përpunimit Gjetjet evidentuan se komunitetet lokale dëshirojnë të jenë të përfshirë në politikat e turizmit duke mundësuar përgatitjen e të tjera politikave, të cilat adresojnë shqetësimet e tyre dhe plotësojnë nevojat e të gjithë aktorëve. Për më tepër, komunitetet lokale duan të kenë një zë në çështjet e zhvillimit (jo domosdoshmërisht zhvillimin ekonomik të turizmit) për të mundësuar mbrojtjen e interesave të komunitetit, për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe për të minimizuar shpërdorimet me burimet lokale. Nga analiza deskriptive është e qartë se rezidentët janë kundër qasjes mbizotëruese nga lart - poshtë në vendimmarrje, kur kjo lidhet me zhvillimin e turizmit në zonat e tyre. Studimi gjithashtu thekson shkallën e ulët të vlerësimit të pikëpamjeve dhe rolit pjesëmarrës të komuniteteve lokale, ndërkohë që vendimmarrësit publikë kanë vendosur përgjithësisht për ta. Shpeshherë, edhe vet rezidentët nuk e dinë konkretisht se si të përfshihen kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen. Strukturave publike u del një sfidë e madhe përpara, në lidhje me nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje dhe rritjen e interesit të tyre. Mënyrat për të përfshirë popullsinë lokale në hartimin e politikave dhe vendimeve mbi turizmin janë të shumta. Disa prej më të përdorurave përfshijnë: organizimin e seminareve, workshop-eve dhe konferencave, trajnimin, krijimin e grupeve të punës, marrjen e informacioneve dhe sugjerimeve nëpërmjet intervistave dhe pyetësorëve për publikun e gjerë ose për grupe të veçanta interesi, krijimi i bordeve këshillimore, seancat publike, krijimi i forumeve, etj. Në zonën turistike të Vlorës, bashkëpunimi mes palëve të interesuara nuk është i lehtë për t`u nxitur, pasi nuk ka përvoja të mëparshme të bashkëpunimit dhe nuk ka ndërmjetës mes palëve të interesuara. Prandaj, zgjerimi i përdorimit të procedurave të 136

145 konsultimit publik, angazhimi i të gjitha grupeve të interesit në diskutimet mbi projekte publike apo vendime të rëndësishme të lejuara, si dhe përdorimi i punonjësve të qeverisjes lokale dhe agjencive të zhvillimit të turizmit do të rriste interesin dhe për pasojë edhe masën e përfshirjes së komunitetit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm Modelet statistikore Në tre tabelat e mëposhtme paraqitet një analizë e vlerësimeve numerike të këtyre tre aspekteve kryesore të qëndrueshmërisë në turizëm sipas rezidentëve, duke krijuar kështu mundësinë e krahasimit të vlerës mesatare, medianës dhe devijimit standard për secilin prej tyre. Përgjigjet e rezidentëve që morën pjesë në plotësimin e pyetësorit u bazuan tek shkallët e Likert-it, me një vlerësim nga 1-5, në rendin rritës (aspak dakort - shumë dakort). Rishikimi i literaturës evidenton se çdo kategori e ndikimit të turizmit përfshin si efekte pozitive, ashtu dhe efekte negative dhe shpeshherë perceptimet e rezidentëve janë kontradiktore. Një përmbledhje e studimeve të turizmit tregon se zhvillimi është i lidhur kryesisht me prosperitetin ekonomik. Prandaj, metodat e përdorura më shpesh në hulumtimet e turizmit kanë qenë të shqetësuara për ndikimet ekonomike. Fokusi i hulumtimit ekonomik të turizmit është i bazuar në matjen e përfitimeve ekonomike të turizmit për komunitetet. Tabela 16 - Perceptimet e të anketuarve ndaj aspektit ekonomik të TQ Nr. Aspektet ekonomike Mesatarja Mediana Devijimi Standard 1. Ndikimet e turizmit janë shumë të favorshme për ekonominë e qytetit të Vlorës 2. Paratë e siguruara nga turizmi janë në përfitim të të gjithë komunitetit 3. Turizmi është një nga industritë kryesore që mbështet ekonominë lokale 4. Standardi juaj i jetesës është rritur si pasojë e turizmit 5. Turizmi ka përmirësuar mundësitë e punësimit në komunitet 6. Turizmi ka tërhequr më tepër investime në komunitet 7. Cilësia e shërbimeve publike është rritur si pasojë e investimeve në turizëm 8. Çmimet e shumë të mirave dhe shërbimeve në rajon janë rritur për shkak të turizmit 9. Niveli juaj i jetesës është përmirësuar për shkak të parave që turistët shpenzojnë në lokalitet

146 10. Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve monetare të fituara nga turizmi dalin jashtë vendit nga kompanitë e rajonit 11. Të ardhurat e gjeneruara nga turizmi në zonë shkojnë tek individët dhe organizatat jashtë vendit Burimi: Rezultatet e përpunimit Nga të dhënat e mësipërme shihet se faktori i vlerësuar me ndikimin më të madh ekonomik në lokalitet nga të anketuarit është: ndikimet e turizmit janë shumë të favorshme për ekonominë e qytetit të Vlorës, i ndjekur nga: një pjesë e konsiderueshme e mjeteve monetare të fituara nga turizmi dalin jashtë vendit nga kompanitë e rajonit. Duket paksa kontraditor ky rezultat, por ai lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me varësinë e turizmit lokal nga sektorët e tjerë ekonomik dhe sidomos nga produktet e importit. Fakti që si turistët, edhe ndërmarrjet që u shërbejnë atyre (tour operatorë, ndërmarrje akomoduese, ndërmarrje restoranterie, kompani transporti, etj) përdorin kryesisht inpute jo të prodhuara në vend, do të reduktojë oportunitetet për të fuqizuar nivelin e të ardhurave të përftuara lokalisht. Një parim i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm për të maksimizuar kontributin e turizmit në prosperitetin ekonomik të destinacionit pritës lidhet me përfshirjen e pjesës së shpenzimeve të vizitorëve që mbahen lokalisht, duke siguruar që përfitimet ekonomike të mbeten në vendin ku përballen këto kosto. Ndërkohë që komunitetet lokale duhet të përballen me një numër kostosh të jashtme të shkaktuara nga turizmi, është e rëndësishme që politikat të kërkojnë të maksimizojnë kthimin ekonomik tek komuniteti. Kjo jo vetëm për të siguruar realizueshmërinë e rritjes ekonomike, por edhe për shkak të maksimizimit të shpenzimeve për njësi të vizitorëve dhe reduktimit të rrjedhjeve nga sektori, si dhe lidhjeve të zhvillimit në ekonominë lokale. Progresi lokal do të thotë të siguruarit se turizmi është i mirëintegruar brenda ekonomisë dhe është i zhvilluar krahas sektorëve të tjerë. Të renditura më pas, me të njëjtin nivel vlerësimi (mesatare 3.53) janë: turizmi është një nga industritë kryesore që mbështet ekonominë lokale dhe niveli juaj i jetesës është përmirësuar për shkak të parave që turistët shpenzojnë në lokalitet. Kjo renditje (e vlerësuar e treta nga 10 në total), dëshmon rolin e madh të sektorit turistik si një nga gjeneratorët e zhvillimit ekonomik të rajonit. Në mënyrë që banorët të marrin përfitime nga zhvillimi i turizmit, atyre duhet t'u jepet mundësia të marrin pjesë dhe të fitojnë financiarisht nga turizmi (Kasap, 2008). Megjithatë, përfitimet nga turizmi janë shpesh të përqëndruara në duart e një numri të kufizuar të njerëzve të cilët kanë kapital për të investuar në turizëm, duke përjashtuar një numër të madh njerëzish nga proceset e zhvillimit dhe të planifikimit. Gjithësesi, kjo është sfiduese në vetvete, veçanërisht atje ku turizmi i qëndrueshëm ka një rol në zbutjen e varfërisë. Pjesëmarrja e komunitetit duhet të japë një ndjenjë të zotërimit dhe përgjegjësi për turizëm për komunitetin si një mjet për të siguruar mbajtjen e përfitimeve ekonomike dhe minimizimin e ndikimit negativ social - kulturor. Sfidat 138

147 kryesore përfshijnë vështirësitë e pjesëmarrjes së komunitetit në fazat e hershme të zhvillimit, si dhe të nxitjes së bashkëpunimit të ekuilibruar dhe përfaqësues. Komuniteti ka më shumë gjasa për të filluar të marrë pjesë në strategjitë e zhvillimit të turizmit pasi vëren arritjen e përfitimeve ekonomike nga të tjerët, zakonisht bizneset e jashtme. Segmentet më të varfra të komunitetit janë dukshëm të nënpërfaqësuara dhe pjesëmarrja mbështetet kryesisht tek elitat lokale 268. Ky është një shqetësim i veçantë në zhvillimin e turizmit për zbutjen e varfërisë, ndërkohë që pjesëmarrja e komunitetit është një kërkesë për shpërndarje të barabartë të përfitimeve nga turizmi. Tabela 17 - Perceptimet e të anketuarve ndaj aspekteve socio - kulturore të TQ Nr. Aspektet socio - kulturore Mesatarja Mediana Devijimi Standard 1. Turizmi inkurajon një gamë të gjerë të aktiviteteve kulturore 2. Turizmi ka rezultuar në një shkëmbim më të madh kulturor ndërmjet turistëve dhe rezidentëve 3. Turizmi ndihmon në mbajtjen gjallë të kulturës dhe ruajtjen e identitetit të rezidentëve lokalë 4. Turizmi inkurajon një numër të madh aktivitetesh kulturore, siç janë arti, muzika, artizanati 5. Turizmi ka rritur krenarinë e rezidentëve për kulturën lokale të komunitetit Turizmi stimulon sjellje pozitive në komunitet Ndikimet e turizmit janë favorizuese të aspekteve sociale të komunitetit 8. Për shkak të zhvillimit të turizmit, njerëzit lokalë tani kanë më tepër oportunitete rekreacioni 9. Turizmi sjell përfitime për një grup të vogël njerëzish në rajon 10. Turizmi ka përmirësuar produktet dhe shërbimet e infrastrukturës turistike 11. Zhvillimi i turizmit shoqërohet dhe me probleme sociale në komunitet (krimi, përdorimi i drogës, alkooli, bixhozi, kontrabanda) Burimi: Rezultatet e përpunimit Ndikimet socio - kulturore të turizmit janë më të vështira për t'u matur në aspektin sasior, sepse ato janë shpesh shumë cilësore dhe subjektive në natyrë. Nga ana tjetër, këto ndikime janë shumë të rëndësishme dhe duhet të konsiderohen për një destinacion turistik, sepse ofrojnë një ndjenjë të përkatësisë dhe përfshirje të 268 Akpabio, I.A., Enian, E.A. and Egwali, E.C. (2008), Socio-economic potentials and environmental implications of coastal tourism at Adiabo, Cross River State, Nigeria, Environment, Development and Sustainability, Vol

148 komunitetit lokal. Turizmi është një fenomen shoqëror që ka një ndikim në vlerat e shoqërisë. Megjithatë, turizmi është i ndikuar edhe nga shoqëria, pasi qëndrimi i njerëzve lokalë luan një rol thelbësor në kënaqësinë turistike. Për dimensionin e aspektit socio - kulturor, ndikimi i turizmit në stimulimin e sjelljeve pozitive në komunitet rezulton të jetë më i rëndësishmi me një mesatare Tepër i rëndësishëm (me një mesatare 3.67) konsiderohet roli i turizmit në shkëmbimin kulturor ndërmjet turistëve dhe rezidentëve, ndërsa më pak i rëndësishëm rezulton ndikimi i turizmit si inkurajues i një game të gjerë të aktiviteteve kulturore. Banorët kanë kuptuar potencialin e turizmit për mirëqenien e tyre, ata janë mjaft miqësorë për vizitorët dhe mbështesin zhvillimin e turizmit. Disavantazhet sociale që shoqërojnë zhvillimin e turizmit nuk janë parë si serioze. Kjo është e rëndësishme për qëllimin e këtij hulumtimi që është të kuptuarit e komuniteteve në lidhje me turizmin dhe atë që banorët presin prej zhvillimit të tij. Qëllimet e qëndrueshmërisë për zhvillimin e turizmit shërbejnë gjithashtu për të mbrojtur pasuritë natyrore dhe kulturore të komunitetit. Tabela 18 - Perceptimet e të anketuarve ndaj aspektit mjedisor të TQ Nr Aspekti mjedisor Mesatarja Mediana Devijimi Standard 1. Ndikimet e turizmit janë të favorshme për mjedisin Turizmi ofron një nxitës për ruajtjen e resurseve natyrore 3. Ndërtimi i hoteleve dhe fasiliteteve të tjera turistike ka shkatërruar mjedisin natyror në rajon 4. Turizmi ofron një nxitës për restaurimin e ndërtesave historike 5. Komuniteti duhet të kontrollojë zhvillimin e turizmit në aspektin mjedisor 6. Turizmi ka kontribuar në ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit 7. Përfitimet mjedisore prej turizmit janë më të mëdha se kostot me të cilat përballet komuniteti 8. Turizmi ka përmirësuar në shumë mënyra mjedisin ekologjik në komunitet Burimi: Rezultatet e përpunimit Komunitetet ndajnë dhe menaxhojnë burimet lokale me qëllim arritjen e një synimi të përbashkët në terma të cilësisë së jetës. Rëndësia e bashkëpunimit është ngritur në mënyrë substanciale me sfidat në rritje të çështjeve mjedisore dhe globalizimin, veçanërisht në zonat bregdetare ku strategjitë e integruara të menaxhimit bregdetar janë të rëndësishme për qëndrueshmërinë e ekosistemeve dhe kapacitetin pritës bregdetar. 140

149 Nga të dhënat e siguruara nëpërmjet pyetësorit rezulton se: për dimensionin e aspektit mjedisor, prioritar vlerësohet roli i komunitetit në aspektin mjedisor të turizmit (mesatare 3.72) dhe më pak i rëndësishëm rezulton fakti se turizmi ka kontribuar në ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitet (mesatare 2.91). Komunikimi dhe bashkëpunimi efektiv lokal është i vështirë për t`u arritur dhe tenton të mbështetet gjerësisht në fuqinë e marrëveshjes së shpërndarjes në komunitet. Mbrojtja e burimeve të përbashkëta kurrë nuk do të arrihet plotësisht, sepse zakonisht nuk ka asnjë nxitje për individët, duke vepruar thjesht në afatshkurtër. Mënyra e përdorimit të të mirave të përbashkëta varet nga qëndrimet, vlerat dhe sjelljet në nivel individual. Në Vlorë funksionon që prej vitit 2007 Qendra e Informacionit Aarhus, misioni kryesor i së cilës është zbatimi i Konventës së Aarhusit dhe sensibilizimi i aktorëve lokalë dhe i qytetarëve për çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe për përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen lokale për çështjet që lidhen me mjedisin. Po kështu, në vitin 2012 u krijua Forumi Civil për Monitorimin e Planeve Strategjike të Vlorës. FCM ka për detyrë të organizojë një monitorim konstant për planet e zhvillimit në Vlorë, të cilat janë akoma pezull. Po operohet me plane të pjesshme, që në periudhë afatgjatë mund të çojnë në një zhvillim kaotik e të paqëndrueshëm. Aspekti Ekonomik, Socio - Kulturor dhe Mjedisor janë variabla të rinj të llogaritur si mesatare e gjithë variablave të pyetësorit për secilin aspekt. = / = / = / Në tabelën e mëposhtme pasqyrohen variablat përcaktuese të qëndrueshmërisë, duke krahasuar edhe vlerën e peshës specifike të secilës prej tyre. Tabela 19 - Variablat e qëndrueshmërisë Aspekti Ekonomik Aspekti Socio Kulturor Aspekti Mjedisor N Të vlefshme Mungojnë Mesatarja Devijimi Standard nga mesatarja

150 Mediana Modë (a) Devijimi Standard Minimum Maksimum Burimi: Rezultatet e përpunimit Rezultatet e studimit tregojnë se aspekti socio - kulturor i turizmit paraqitet më i rëndësishmi për mostrën e shqyrtuar (mesatare = dhe devijimi standard =.71389). Pas tij vlerësohet aspekti mjedisor (mesatare = dhe devijimi standard =.71604). Dimensioni aspekti ekonomik rezulton si dimensioni më pak i rëndësishëm i turizmit (mesatare = dhe devijimi standard =.81498). Përveç kësaj, ky studim shqyrton se si varësia ekonomike në industrinë e turizmit (e shprehur përmes natyrës së punës së banorëve) ndikon në qëndrimet dhe perceptimet e vendasve ndaj zhvillimit të turizmit Analiza e Regresionit Përpara se të bëjmë analizën regresive duhet që variablat që po studiojmë të kenë lidhje korrelative midis njëri - tjetrit. Për të testuar hipotezën nëse variblat në studim kanë lidhje me njëra - tjetrën ndiqen hapat e mëposhtëm: Hapi i parë: Përcaktimi i hipotezave Testi chi-katror (testi i pavarësisë) 269 Për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje ose jo statistikore ndërtohen dy hipoteza 270 : Ho: Nuk ka lidhje midis variablave në shqyrtim Ha: Ka lidhje statistikore midis variablave në shqyrtim 269 Test jo-parametrik, i cili përdoret kur të dhënat në analizë mendohet të mos reflektojnë një shpërndarje normale dhe janë në shkallën e matjes nominale ose ordinale. Përdoret kur studiuesit i intereson numri i pjesmarrësve ose ngjarjet që bien në një kategori të caktuar. Chi-katrori tregon vetëm ekzistencën ose jo të lidhjes midis variablave të studiuar. Ai nuk jep informacion në lidhje me fortësinë e lidhjes. 270 Nëse p <0.05 (sinjifikanca) atëherë hipoteza Ho hidhet poshtë dhe pranohet alternativa (ka lidhje midis variablave). Nëse p > 0.05 atëherë pranojmë hipotezën Ho (nuk ka lidhje). 142

151 Hapi i dytë: Përcaktimi i nivelit të rëndësisë - alpha (α). Hapi i tretë: Në hapin e tretë llogaritet një statistikë e specifikuar në hipotezën H0. Specifikojmë testin statistikor që do të përdoret për të bërë testin e hipotezës që në këtë rast përdoret testi Pearson Correlation. Testi Pearson Correlation Ky test përdoret për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje (korrelacion) dhe fortësinë e lidhjes midis të dhënave të vazhdueshme, pra siç janë të dhënat e prezantuara në studim. Vlerat e këtij koeficienti bien në intervalin -1 në +1. Vlera Tabela 20 - Vlera e interpretimit të koeficientit Interpretimi 1.0 Korrelacion i plotë pozitiv 0 to 1 Vlerat e variablave kanë tendencë të rriten ose të zvogëlohen njëlloj 0.0 Vlerat e variablave nuk kanë të njëjtën tendencë -1 to 0 Vlerat e variablave kanë tendencë të kundërt -1.0 Korrelacion i plotë negativ Hapi i Katërt : Vlerësimi i hipotezave Modeli i përdorur është regresioni logjistik. Ky regresion është zgjedhur për arsye se variabli i varur është dikotomik. Ai merr dy vlera të mundshme: ndikon, nuk ndikon. Kjo na çon në përzgjedhjen e përdorimit të një regresioni logjistik. Regresioni Logjistik Binar 271 vlerëson se sa herë më shumë ose sa herë më pak gjasa ka një ngjarje e varur të ndodhë në varësi të kategorive të variablit të pavarur, një prej të cilave merret si kategori reference. Për të parë fortësinë e lidhjes midis këtyre variablave të varur dhe të pavarur përdoret korrelacioni. 271 Përdoret një transformim logaritmik logit ku p do të jetë probabiliteti që ndikon tek angazhimi, B - janë vlerat që parashikojnë variablin e varur në regresionin logjistik. Këta vlerësues tregojnë sasinë e rritjes (zvogëlimit, nëse shenja është negative) në vlerën e logaritmit natyror të variablit të parashikuar, duke mbajtur të tjerët të pandryshuar. 143

152 Tabela 21 - Tabela e korrelacionit ndërmjet variablave Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës Aspekti Ekonomik Dummy Aspekti Socio Kulturor Dummy Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës? Aspekti Ekonomik Dummy Aspekti Socio- Kulturor Dummy Aspekti Mjedisor Dummy Pearson Correlation 1.103(*).099(*).109(**) Sig. (2- tailed) N Pearson Correlation.103(*) 1.250(**).261(**) Sig. (2- tailed) N Pearson Correlation Sig. (2- tailed).099(*).250(**) 1.531(**) N Aspekti Mjedisor Dummy Pearson Correlation Sig. (2- tailed) * Correlation is significant at the 0.05 level (2-tailed). ** Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed)..109(**).261(**).531(**) N Sipas të dhënave të tabelës së mësipërme rezulton se aspekti ekonomik, socio - kulturor dhe mjedisor kanë një lidhje lineare statistikisht të rëndësishme, e cila tregohet për vlerat e r respektivisht 0.103; 0.099; me një sinjifikancë e cila është më e vogël se Aspekti Ekonomik Tabela 22 - Tabela e kontigjencës për angazhimin me aspektin ekonomik Impakt Negativ Impakt Pozitiv Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës të informohen paraprakisht të jenë pjesë e konsultimeve publike të japin opinionet e tyre të jenë pjesëmarrës në proceset e marrjes së vendimeve Total Total Burimi: Rezultatet e përpunimit 144

153 Tabela 23 - Tabela e kontigjencës për angazhimin me aspektin socio - kulturor Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës të informohen paraprakisht të jenë pjesë e konsultimeve publike të japin opinionet e tyre të jenë pjesëmarrës në proceset e marrjes së vendimeve Total Aspekti Socio-Kultur Impakt Negativ Impakt Pozitiv Total Burimi: Rezultatet e përpunimit Tabela 24 - Tabela e kontigjencës për angazhimin me aspektin mjedisor Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës Total të informohen paraprakisht të jenë pjesë e konsultimeve publike të japin opinionet e tyre të jenë pjesëmarrës në proceset e marrjes së vendimeve Aspekti Mjedisor Impakt Negativ Impakt Pozitiv Total Burimi: Rezultatet e përpunimit Për të testuar hipotezën kryesore ndërtohen hipotezat e mëposhtme: H0: Aspekti Ekonomik, Mjedisor dhe Socio Kulturor nuk ndikohet nga përfshirja e komunitetit Ha: Aspekti Ekonomik, Mjedisor dhe Socio Kulturor ndikohet nga përfshirja e komunitetit Testimi i hipotezës do të realizohet me anë të regresioneve logjistike. Regresioni Logjistik për Aspektin Ekonomik Variabli i varur (Y) është variabli Aspekti Ekonomik ( variabël dikotomik - Dummy), që është një variabël që merr 2 vlera: 1 ose 0. Vlera 0: angazhimi nuk ndikon tek aspekti ekonomik nëse vlera e përllogaritur e tij është më e vogël se 3. Vlera 1: angazhimi ndikon tek aspekti ekonomik nëse vlera e variablit është më e madhe se

154 Aspekti Ekonomik është një variabël që është ndërtuar duke gjetur mesataren aritmetike të të gjitha pyetjeve që i përkasin seksionit aspekti ekonomik. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe për variablat e tjera. Variabli i pavarur është: angazhimi i banorëve në planifikimin e turizmit të zonës. Përfundimet e regresionit llogjistik janë : Tabela 25 - Kodifikimi i variablave kategorik për aspektin ekonomik Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës Burimi: Rezultatet e përpunimit të informohen paraprakisht të jenë pjesë e konsultimeve publike(2) të japin opinionet e tyre(1) të jenë pjesëmarrës në proceset e marrjes së vendimeve(3) Frekuenca Kodimi i parametrit (1) (2) (3) (1) Step 1(a) B Tabela 26 - Variablat e aspektit ekonomik Devijimi standard Eald Shkalla e lirisë Rëndësia P3_ B e parashikuar P3_17(1) P3_17(2) P3_17(3) Constant a Variable(s) entered on step 1: P3_17. Interpretimi i rezultateve: 1. Aspekti Ekonomik mund të ketë impakt pozitiv rreth herë më shumë nëse banorët lokalë që jetojnë në zonat në studim do të jenë pjesë e konsultimeve publike të planifikimit të turizmit të zonës. 2. Aspekti Ekonomik mund të ketë impakt pozitiv rreth herë më shumë nëse popullsia që jeton në zonat në studim do të jetë pjesëmarrëse në proceset e vendimmarrjes publike rreth planifikimit të turizmit të zonës. 146

155 Regresioni Llogjistik për Aspektin Socio - Kulturor Variabli i varur (Y) është variabli Aspekti Socio - Kulturor (variabël dikotomik - Dummy), që merr 2 vlera: 1 ose 0. Vlera 0: angazhimi nuk ndikon tek aspekti socio - kulturor nëse vlera e përllogaritur e tij është më e vogël se 3. Vlera 1: angazhimi ndikon tek aspekti socio - kulturor nëse vlera e variablit është më e madhe se 3. Aspekti socio - kulturor është një variabël i ndërtuar duke gjetur mesataren aritmetike të të gjitha pyetjeve që i përkasin seksionit aspekti socio - kulturor. Variabli i pavarur është pyetja : Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës? Përfundimet e regresionit logjistik janë : Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës Tabela 27 - Kodifikimi i variablave kategorik për aspektin socio - kulturor Burimi: Rezultatet e përpunimit Frekuenca Kodimi i parametrit (1) (2) (3) (1) të informohen paraprakisht të jenë pjesë e konsultimeve publike(2) të japin opinionet e tyre(1) të jenë pjesëmarrës në proceset e marrjes së vendimeve(3) Tabela 28 - Variablat socio - kulturor Step1 (a) B Devijimi standard Eald Shkalla e lirisë Rëndësia P3_ B e parashikuar P3_17(1) P3_17(2) P3_17(3) Constant a Variable(s) entered on step 1: P3_17. Interpretimi i rezultateve: 1. Aspekti Socio - Kulturor mund të ketë impakt pozitiv rreth herë më shumë nëse popullsia që jeton në zonat në studim do të jetë pjesë e 147

156 konsultimeve publike rreth planifikimit të turizmit të zonës kundrejt faktit nëse popullsia që jeton në qyetin e Vlorës do të informohet paraprakisht për të. 2. Aspekti Socio - Kulturor mund të ketë impakt pozitiv rreth herë më shumë nëse popullsia që jeton në zonat në studim do të jetë pjesëmarrëse në vendimmarjen publike rreth planifikimit të turizmit të zonës kundrejt faktit nëse popullsia që jeton në qyetin e Vlorës do të informohet paraprakisht për të. Regresion Logjistik për Aspektin Mjedisor Variabli i varur (Y) është variabli Aspekti Mjedisor (variabël dikotomik - Dummy), që merr 2 vlera: 1 ose 0. Vlera 0: angazhimi nuk ndikon tek aspekti mjedisor nëse vlera e përllogaritur e tij është më e vogël se 3. Vlera 1: angazhimi ndikon tek aspekti mjedisor nëse vlera e variablit është më e madhe se 3. Aspekti mjedisor është një variabël që është ndërtuar duke gjetur mesataren aritmetike të të gjitha pyetjeve që i përkasin seksionit aspekti mjedisor. Variabli i pavarur është pyetja: Si duhet të angazhohen banorët në planifikimin e turizmit të zonës? Përfundimet e regresionit logjistik janë: Step 1(a) B Tabela 29 - Variablat mjedisor Devijimi standard Eald P3_ P3_17(1) P3_17(2) Shkalla e lirisë Rëndësia B e parashikuar P3_17(3) Constant a Variable(s) entered on step 1: P3_ Interpretimi i rezultateve: 1. Aspekti Mjedisor mund të ketë impakt pozitiv rreth herë më shumë nëse popullsia që jeton në zonat në studim do të jetë pjesë e konsultimeve publike rreth planifikimit të turizmit të zonës kundrejt faktit nëse popullsia që jeton në qyetin e Vlorës do të informohet paraprakisht për të. 148

157 2. Aspekti Mjedisor mund të ketë impakt pozitiv rreth herë më shumë nëse popullsia që jeton në zonat në studim do të jenë pjesëmarrëse në proceset e marrjes së vendimeve publike rreth planifikimit të turizmit të zonës kundrejt faktit nëse popullsia që jeton në qytetin e Vlorës do të informohet paraprakisht për të. Ky interpretim është i vërtetë vetëm në qoftë se efektet e tjera mbahen konstante. Në përfundim të kësaj analize mund të konkludojmë se Aspekti Ekonomik, Mjedisor dhe Socio - Kulturor ndikohen nga përfshirja e komunitetit. Modeli i regresionit i përdorur në studim tregon qartë se përfshirja e komutitetit është e rëndësishme tek të tre aspektet e qëndrueshmërisë, por më e lartë tek aspekti socio - kulturor. Për të përshkruar, vlerësuar dhe interpretuar të dhënat e disponueshme në këtë studim si dhe lidhjet midis variableve të ndryshme u përdorën një sërë treguesish, teknikash dhe testesh statistikore. Testi statistikor që do të përdoret për analizën e mëtejshme është ANOVA. Analiza e Variancës ose ndryshe ANOVA është një procedurë statistikore për të kontrolluar barazinë ose jo të pritjeve matematike të disa popullimeve. H 1 0 : Nuk ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin ekonomik. H 1 1 : Ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin ekonomik. Kjo hipotezë është testuar duke përdorur testin statistikor ANOVA. Rezultatet janë të paraqitura në tabelën e mëposhtme: Cili është aktiviteti që ju kryeni? Tabela 30 - Të dhënat e ANOVA-s Shuma e katrorëve df Mesatarja e katrorëve Ndërmjet grupeve Brenda grupeve Total Burimi: Rezultatet e përpunimit F Sig. Vlerësimi i modelit Lidhet me vlerësimin e treguesit Sig. Nëse është më i vogël se 0.05 atëhere modeli është globalisht i rëndësishëm dhe mund të kalojmë në vlerësimin e statistikave të tjera. 149

158 Hipoteza 0: Nuk ka relacion linear midis variablit të pavarur dhe variablit të varur Hipoteza a: Ka relacion linear midis variablit të pavarur dhe variablit të varur Nga të dhënat e tabelës së mësipërme shikojmë se vlera e Fisherit F-së së gjetur është me një sinjifikancë më të madhe se 0,05. Në këtë rast Hipoteza 0 qëndron: nuk ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin ekonomik. Aspekti Socio - Kulturor H 2 0 : Nuk ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin socio - kulturor. H 2 1 : Ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin socio - kulturor. Cili është aktiviteti që ju kryeni? Shuma e katrorëve Tabela 31 - Të dhënat e ANOVA-s df Mesatarja e katrorëve Ndërmjet grupeve Brenda grupeve Total Burimi: Rezultatet e përpunimit F Sig. Nga të dhënat e tabelës së mësipërme shikojmë se vlera e Fisherit F-së së gjetur është me një sinjifikancë më të madhe se 0,05. Në këtë rast Hipoteza 0 qëndron: nuk ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin socio - kulturor. Aspekti mjedisor H 3 0 : Nuk ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin mjedisor. H 3 1 : Ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin mjedisor. Cili është aktiviteti që ju kryeni? Shuma e katrorëve Tabela 32 - Të dhënat e ANOVA-s df Mesatarja e katrorëve Ndërmjet grupeve F Sig. 150

159 Brenda grupeve Total Burimi: Rezultatet e përpunimit Nga të dhënat e tabelës së mësipërme shikojmë se vlera e Fisherit F-së së gjetur është me një sinjifikancë më të madhe se 0,05. Në këtë rast Hipoteza 0 qëndron: nuk ka dallim të madh në të gjithë kategoritë e aktiviteteve që kryejnë personat në aspektin mjedisor. E njëjta analizë është bërë edhe për variablin gjini ku ka rezultuar se edhe gjinia nuk sjell ndryshime në aspektin ekonomik, socio - kulturor dhe mjedisor. Hipoteza bazë : H0: Aspekti Ekonomik, Mjedisor dhe Socio - Kulturor nuk ndikohet nga përfshirja e komunitetit Ha: Aspekti Ekonomik, Mjedisor dhe Socio - Kulturor ndikohet nga përfshirja e komunitetit Kjo hipotezë u analizua nëpërmjet testimit të tre nën hipotezave: Tabela 33 - Tabela përmbledhëse e testimit të hipotezave Hipoteza Hipoteza Zero (Nul) Testi Statistikor i përdorur Rezultati H1o Aspekti Ekonomik nuk ndikohet nga përfshirja e komunitetit Korrelacion Hidhet poshtë H1 1 o Aspekti Socio - Kulturor nuk ndikohet nga përfshirja e komunitetit Korrelacion Hidhet poshtë H1 2 o Aspekti Mjedisor nuk ndikohet nga përfshirja e komunitetit Korrelacion Hidhet poshtë Në përfundim të analizës së mësipërme mund të konludojmë se: Aspekti Ekonomik, Mjedisor dhe Socio - Kulturor të qëndrueshmërisë ndikohen nga përfshirja e komunitetit në planifikimin turistik. Modeli teorik dhe ai konceptual i zhvilluar në këtë analizë qëndron dhe është i vërtetuar. Zhvillimi i destinacioneve konkurruese dhe rrjedhimisht të suksesshme, në të cilin të gjejnë aplikim parimet e turizmit të qëndrueshëm po shndërohet në një domosdoshmëri edhe për industrinë turistike në Shqipëri. Arritja e destinacioneve të tilla ka nevojë për modele dhe plane zhvillimore, për të cilat përdorimi i modeleve të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të turizmit bazuar në komunitet të kthehet në prioritar. Përgjithësisht pjesëmarrja lokale aktive në vendimmarrje supozohet të jetë një parakusht për përfitime për të arritur komunitetet. 151

160 Menaxhimi efikas i destinacionit mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale për komunitetin në zonën e vëzhguar. 6.2 Analiza e rezultateve të kërkimit për bizneset turistike Analiza deskriptive Karakteristikat kryesore të popullatës Përpara realizimit të një analize të detajuar të rezultateve të kërkimit, është e nevojshme të ofrojmë një prezantim të karakteristikave kryesore të popullatës. Prandaj, një pasqyrë e karakteristikave të popullatës do të ndihmojë të kuptuarit më të mirë të qëndrimeve të të anketuarve dhe modelet e zhvillimit të ndërmarrjeve turistike. Studimi i karakteristikave të të anketuarve është i dobishëm për të kuptuar përgjigjet e tyre ndaj iniciativave të turizmit të qëndrueshëm. Edhe pse siç përmendet në literaturë ndërmarrjet turistike kanë dallime për shkak të karakteristikave të tyre (p.sh. madhësia, vendndodhja etj), pak vëmendje i është kushtuar të kuptuarit të këtyre ndryshimeve në karakteristika shpjeguese të modeleve të zhvillimit dhe qëndrimeve të pronarëve / menaxherëve të tyre brenda një destinacioni turistik. Ndërmarrjet turistike me atribute të ndryshme mund të kenë mënyra të ndryshme për të adoptuar dhe për t'iu përgjigjur iniciativave të politikave mjedisore të qeverisë dhe parimeve të qëndrueshme. Koha e operimit të ndërmarrjeve në treg Për të hulumtuar maturinë e industrisë së turizmit në Vlorë, nga pyetësori i bizneseve u sigurua informacion për vitin e fillimit të aktivitetit të hoteleve. Diapazoni kohor i ndërtimit të këtyre strukturave nuk është shumë i gjerë, pasi për shkak të zhvillimit të vonshëm të inustrisë turistike në Shqipëri, edhe sektori hotelier në qytet ka filluar të operojë pas vitit Madje ajo që evidentohet nga këto të dhëna, lidhet me faktin se strukturat hoteliere janë relativisht të reja. Pjesa më e madhe e tyre (rreth 82%) janë ngritur pas vitit 2000, që përkon me fazën e rritjes së kërkesës turistike në destinacion. Nga këto, 20 hotele kanë nisur aktivitetin në periudhën kohore , 26 hotele janë ngritur gjatë viteve dhe 13 hotele kanë nisur të operojnë gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Ndërkohë, vihet re që po 13 hotele (rreth 18% e totalit) kanë nisur të operojnë para vitit 2000, nga të cilët 4 kanë një cikël produktiv mbi 20 vjet. 152

161 Grafiku 21 - Koha e operimit të bizneseve 1-5 vjet 6 10 vjet vjet vjet mbi 20 vjet 12.5% 5.6% 18.1% 27.8% 36.1% Burimi: Rezultatet e përpunimit Shërbimet e ofruara prej ndërmarrjeve akomoduese Më poshtë do të paraqesim një kornizë të ofertës së shërbimeve që prezanton secili prej hoteleve të përfshira në studim. Shërbimi akomodues përbën bërthamën qëndrore të çdo biznesi të përfshirë në studim. Pothuajse të gjithë hotelet (me përjashtim të njërit prej tyre) ofrojnë shërbimin e barit. Rreth 22% e hoteleve ofrojnë sallë konferencash. Megjithëse një shifër relativisht e ulët kjo, argumentohet me profilin bregdetar të qytetit dhe zhvillimin e turizmit balnear si forma kryesore e tij. Madje strukturat permanente për konferenca janë të limituara. Pjesa më e madhe e hoteleve adoptojnë sallat e tyre multifunksionale, duke mundësuar ofrimin e infrastrukturës së nevojshme për evente të kësaj tipologjie. 63 struktura hoteliere (rreth 88%) ofrojnë shërbimin e restoranterisë. Numri i lartë i ndërmarrjeve që mbështesin këtë shërbim lidhet me disa arsye. Së pari, vet tipologjia kryesore e klientelës hoteliere dhe kohëzgjatja disa ditore e qëndrimit të tyre në hotele, dikton nevojën për këtë shërbim. Po kështu, një tjetër arsye lidhet me lokalizimin e pjesës më të madhe të hoteleve përgjatë vijës bregdetare, që krijon motivacion për t`u frekuentuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga rezidentët. Madje për sezonin e ulët dhe atë të mesëm, banorët e lokalitetit përfaqësojnë tipologjinë kryesore të klientelës. Autenticiteti gastronomik përfaqëson një atraktivitet të rëndësishëm kulturor të destinacionit. Restoranteria moderne e industrisë akomoduese shpeshherë është kritikuar për ofrimin e menuve ndërkombëtare me shumë produkte të importuara apo imitime të pjatave tradicionale lokale. Praktikat e qëndrueshme të biznesit do të inkurajojnë turistët për të vizituar prodhuesit lokalë ushqimor, duke ofruar produkte lokale, duke mbështetur bujqësinë organike, si dhe 153

162 përpunimin e ushqimit ekologjikisht miqësor. Përsa i përket treguesit të toureve, si pjesë e produktit hotelier, vihet re një përqindje relativisht e ulët e ndërmarrjeve që zgjedhin të ofrojnë këtë shërbim. Kjo edhe për shkak të kërkesës turistike të limituar dhe kostos relativisht të lartë të këtyre shërbimeve. Madhësia e strukturës Përsa i përket kapacitetit pritës të hoteleve në rajonin e Vlorës, evidentohet fakti që ato janë të dimensioneve të vogla (rreth 85% e hoteleve kanë më pak se 40 dhoma). Kjo karakteristikë e tyre është konsideruar edhe si një faktor frenues për aktivitetin bashkëpunues me ndërmarrjet e udhëtimeve turistike për pritjen e grupeve të organizuara. Industria e turizmit në Vlorë dominohet kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Është argumentuar se zbatimi i një turizmi të qëndrueshëm është më i vështirë nëse një destinacion është i fragmentizuar dhe i dominuar nga bizneset e vogla. Sipërmarrjet e vogla janë zakonisht të shqetësuara në lidhje me termat financiarë afatshkurtër në vend të ndikimit afatgjatë që mund të ketë aktiviteti i tyre i biznesit në mjedisin dhe komunitetin lokal 272. Grafiku 22 - Madhësia e strukturave akomoduese më pak se 10 11_ më shumë se % 15.3% 18% 22.2% 40.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit Burimet njerëzore Nënkuptuar, por jo shpesh artikuluar qartë, është menaxhimi i dimensionit institucional të qëndrueshmërisë, i cili specifikisht i referohet zhvillimit të kapaciteteve që përfshijnë kërkimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore 273. Lidhur me numrin e personelit, rreth 53% e hoteleve kanë më pak se 10 punonjës. 32% e tyre kanë një numër punonjësish që varion nga 11-20, 1.4% e strukturave 272 Claver-Cortés, E. J. Molina - Azorin, J. Pereira - Moliner and M. D. Lopez - Gamero (2007). Environmental strategies and their impact on hotel performance. Journal of sustainable tourism,15 (6) 273 Labuschagne, C., Brent, A., Claasen, J. S (2005). Environmental and social impact considerations for sustainable project life cycle management in the process industry. Corporate Social Responsibility and Environmental Management,12(1):

163 kanë nga punonjës. Po kaq paraqitet rezultati edhe për numrin e punonjësve në intervalin punonjës, ndërkohë që 4.2 % e hoteleve kanë mbi 50 punonjës. Këto statistika lidhen jo vetëm me madhësinë e strukturave hoteliere (klasifikohen të gjitha struktura të vogla referuar numrit të dhomave), por edhe me karakterin sezonal të sektorit turistik, ku muajt me nivelin më të lartë të okupimit rezultojnë të jenë korriku dhe gushti. Po kështu, ky fakt krijon hapësira për rotacion të personelit në proceset e ndryshme të punës, duke kryer funksione të cilat mund të mbuloheshin nga një personel me kohë të plotë. Një pjesë e bizneseve hoteliere kanë tendencë për të shkurtuar kostot e transaksionit, duke përdorur si burime njerëzore anëtarë të familjes së tyre. Grafiku 23 - Numri i punonjësve në hotele më pak se 10 punonjës mbi % 1.4% 4.2% 8.3% 31.9% 52.8% Burimi: Rezultatet e përpunimit Praktikat e biznesit të qëndrueshëm që merren me menaxhimin e burimeve njerëzore "kërkojnë që si punëdhënësit, ashtu dhe punonjësit të konsiderojnë një pikëpamje afatgjatë të marrëdhënieve të tyre në interes të përbashkët të të dyja palëve, të klientëve të tyre dhe së fundmi të përfitimit të kompanisë 274. Vendimmarrja në biznes Në të gjitha subjektet e intervistuara vendimet e biznesit merren nga pronari. Kjo prezanton një tjetër mangësi të funksionimit të sektorit turistik në përgjithësi dhe atij akomodues në veçanti në qytetin e Vlorës, ku menaxhimi ende nuk është i ndarë nga pronësia. Mungesa e arsimimit dhe kualifikimit profesional nga ana e pronarëve, ende justifikohet nga dimensionet e aktivitetit dhe motivacioni më i lartë i lidhur me interesat e drejtpërdrejta komerciale. 274 Baum, T. (2006b). Human Resource Management for Tourism, Hospitality and Leisure: An International Perspective., Thomson Learning, London. 155

164 Bashkëpunimi me strukturat publike përgjegjëse për sektorin turistik Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat publike që menaxhojnë sektorin turistik, 80% e hoteleve kanë mungesë bashkëpunimi me sektorin publik. Vetëm 14 hotele (gati 20% e totalit) pohojnë të kenë bashkëpunim dhe konkretisht Grafiku 24 - Bashkëpunimi i hoteleve me strukturat publike Po Jo 19.4% 80.6% Burimi: Rezultatet e përpunimit Trajnime / kualifikime Qëndrueshmëria afatgjatë ka nevojë për vizitorët e kënaqur, të cilët rekomandojnë të tjerët për të vizituar destinacionin. Për të dhënë një përvojë që përmbush ose tejkalon pritjet, theksi vendoset në cilësinë e çdo komponenti të eksperiencës së vizitorëve. Mbijetesa e industrisë së turizmit dhe rritja e cilësisë së shërbimeve në industri varet nga kualifikimet e të punësuarve 275. Industria e turizmit dhe mikpritjes është një industri shërbimi, cilësia e së cilës varet nga përkushtimi, trajnimi, shpërblimet dhe fuqizimi i personelit të kontaktit. Nga të dhënat shohim se rreth 6 % e bizneseve pretendojnë të bashkëpunojnë me strukturat publike për pjesëmarrje në projekte, ndërsa rreth 20% e strukturave kanë bashkëpunuar me sektorin publik në kuadër të aktiviteteve marketing për destinacionin. Siç evidentohet lehtësisht, niveli i bashkëpunimit të sektorit publik me sektorin privat është shumë i ulët. Pjesëmarrja në hartimin e politikave / strategjive lokale Të gjithë të anketuarit pohojnë se nuk kanë qenë aktor në hartimin e politikave dhe strategjive të hartuara në nivel lokal, madje shumica e tyre nuk janë të informuar mbi ekzistencën e tyre. 275 Ghani, M.A. (2006), Hospitality and tourism education in the making, Journal of Teaching in Travel & Tourism, Vol. 6 No. 2, pp

165 Informimi mbi strategjinë kombëtare të turizmit të qëndrueshëm E kundërt paraqitet situata lidhur me strategjinë kombëtare të turizmit të qëndrueshëm. Thuajse 71% e të anketuarve janë të informuar mbi ekzistencën e kësaj strategjie. Kjo edhe për shkak të burimeve më të shumta të informacionit dhe mediumeve masive të përdorura. Grafiku 25 - Informacioni i bizneseve turistike mbi strategjinë e turizmit Po Jo 29.2% 70.8% Burimi: Rezultatet e përpunimit Rëndësia e aplikimit të turizmit të qëndrueshëm në operacionet e bizneseve hoteliere Nga 51 të anketuarit që kanë informacion për Strategjinë Kombëtare të Turizmit të Qëndrueshëm, 2 prej tyre kanë qëndrim neutral ndaj aplikimit të saj, 11 (që përfaqësojnë 15.3%) e konsiderojnë të rëndësishëm dhe 38 (dmth 52.8%) e vlerësojnë si tepër të rëndësishëm aplikimin e qëndrueshmërisë në bizneset e tyre. Kjo statistikë dëshmon për rëndësinë në rritje që po merr qëndrueshmëria si një paradigmë e domosdoshme drejt së cilës duhet të synojnë të gjitha bizneset turistike. Nga 21 të anketuar që nuk kishin informacion për Strategjinë kombëtare të turizmit të qëndrueshëm, 3 struktura kishin një qëndrim neutral, 11 e konsiderojnë pak të rëndësishëm dhe 7 tepër të rëndësishëm. Siç kuptohet nga statistikat, ekziston një shkallë e lartë e mbështetjes së qëndrueshmërisë në turizëm nga ana e sektorit hotelier në Vlorë. Zhvillimi i politikave të turizmit të qëndrueshëm mund të jetë një mënyrë shumë efiçente për stimulimin e shfaqjes së bizneseve të reja dhe promovimin e ruajtjes dhe mbrojtjes ambientale 276. Përgjegjësia për planifikimin dhe vendimmarrjen në raport me turizmin e qëndrueshëm në Vlorë Lidhur me zhvillimin e një turizmi më të qëndrueshëm, 88.9% e të anketuarve bien 276 Castellani, V., & Sala, S. (2010). Sustainable performance index for tourism policy development. Tourism Management, 31(6). 157

166 dakort se kjo përgjegjësi i takon sektorit publik; 22.2% e vlerësojnë si përgjegjësi të qeverisjes qëndrore dhe 66.7% e shohin si përgjegjësi të qeverisjes lokale. Grafiku 26 - Perceptimi i bizneseve mbi përgjegjësinë e aplikimit të TQ qeverisjen qëndrore bizneset turistike qeverisjen lokale 22.2% 66.7% 11.1% Burimi: Rezultatet e përpunimit Bashkëpunimi me aktorë lokalë nga sektori i turizmit 90.3% e të anketuarve pohojnë se nuk kanë pasur bashkëpunime me aktorë lokalë të përfshirë në sektorin turistik. Vetëm 9.7% e tyre kanë qenë pjesë e bashkëpunimeve të tilla. Dhe më konkretisht bashkëpunimi i tyre ka qenë me zyrat e turizmit (fakt i cili u pretendua edhe nga përfaqësueset e zyrës së bashkisë). Grafiku 27 - Bashkëpunimi i hoteleve me aktorët lokalë Po Jo 9.7% 90.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit 158

167 Masa e përfshirjes së menaxhimit mjedisor në planet e biznesit Edhe pse ka një tendencë të rritjes së shqetësimit ambiental nga ana e bizneseve turistike dhe rritje të të menduarit në mënyrë të qëndrueshme, është ende e paqartë se sa të gatshëm janë ata për të vepruar dhe për të adoptuar ndryshimet e kërkuara për arritjen e formave më të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit. Menaxhimi i mjedisit është një kornizë e menaxhimit për reduktimin e ndikimeve mjedisore dhe përmirësimin e performancës organizative. Kjo do të thotë se menaxhimi i mjedisit u siguron organizatave të të gjitha llojeve një qasje të strukturuar për menaxhimin e përgjegjësive mjedisore dhe rregullatore për të përmirësuar performancën e përgjithshme mjedisore. Në thelb, menaxhimi mjedisor ndihmon një organizatë të integrojë më mirë qëllimin e plotë të konsideratave mjedisore dhe për të marrë rezultate më të mira, duke krijuar një proces të vazhdueshëm të kontrollit për t`u siguruar që qëllimet mjedisore janë përmbushur. Menaxhimi Mjedisor (EM) i referohet të gjitha aktiviteteve teknike dhe organizative që synojnë reduktimin e ndikimit në mjedis për shkak të operacioneve të biznesit të kompanisë 277. Për qëllimet e këtij studimi, menaxhimi mjedisor është përcaktuar si një proces i vazhdueshëm i miratuar me vendime të menaxhimit (pronarëve), nga të cilat operacionet e një hoteli janë të monitoruara dhe programet dhe aktivitetet e duhura janë të hartuara për të reduktuar ndikimet negative mjedisore. Ajo që bie në sy nga statistikat e anketës është dakortësia nga të gjithë pronarët e hoteleve mbi rolin e rëndësishëm që ka menaxhimi mjedisor në aktivitetin e tyre. 6.9% e vlerësojnë mesatarisht menaxhimin mjedisor, 26.4% e vlerësojnë shumë dhe 66.7% e vlerësojnë në nivelin maksimal. Grafiku 28 - Përfshirja e bizneseve në menaxhimin mjedisor mesatarisht shumë plotësisht 6.9% 26.4% 66.7% Burimi: Rezultatet e përpunimit 277 Christina W.Y. Wong, Kee-hung Lai, Y.H. Venus Lun (2015). Environmental Management: The Supply Chain Perspective. 159

168 Ky rezultat mbështetet edhe nga shumë studiues, të cilët theksojnë se industria e akomodimit është e vetëdijshme për ndikimet negative në mjedis. Në mënyrë të veçantë, shterimi i burimeve të tilla si energjia, uji dhe përdorimi i burimeve jo të rinovueshme janë fushat e veprimit mjedisor. Masat operative të bizneseve janë për shembull sistemet e riciklimit, duke përdorur materiale të riciklueshme, instalimi i pajisjeve për kursimin e ujit, energjisë, masat e ruajtjes së energjisë, të tilla si izolimi apo sisteme diellore për ngrohjen e ujit, etj. Kështu, ndërgjegjësimi i të intervistuarve në lidhje me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm është më i përqëndruar në marrëdhëniet ndërmjet aktiviteteve të biznesit të ndërmarrjes së tyre dhe mjedisit natyror, sesa në marrëdhëniet e ndërmarrjes së tyre me komunitetet lokale dhe aspektet socio - kulturore. Kjo ndoshta ndikon në mënyrën se si ata adoptojnë praktikat e turizmit të qëndrueshëm në biznesin e tyre të përditshëm, me një theks drejt çështjeve mjedisore sesa një theks në dimensionin socio - kulturor dhe të komunitetit lokal. Turizmi i qëndrueshëm kërkon që praktikat miqësore me mjedisin të zbatohen në çdo fazë të biznesit turistik. Këto praktika në kuadër të ndërmarrjeve turistike përfshijnë reduktimin e mbeturinave, riciklimin e mbeturinave, kursimin e energjisë, ruajtjen, ripërdorimin e materialeve dhe miratimin e nismave formale mjedisore. Një ndërmarrje mund të përfshihet në një ose më shumë prej tyre. Niveli i kërkesës turistike për shërbime me fokus mjedisor Qëndrueshmëria e ndërmarrjeve individuale është gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme e ndikuar nga fakti se si është i perceptuar nga vizitorët destinacioni si një i tërë. Brenda literaturës më të gjerë, ndërgjegjësimi dhe sidomos kërkesa e turistëve për praktika të qëndrueshme të biznesit në industrinë e akomodimit është debatuar shpesh. Edhe pse konsumerizmi i gjelbër pretendohet të jetë në rritje, pronarët e bizneseve raportojnë se nuk ka rritje të kërkesës aktuale të konsumit 278. Ndërkohë, edhe pse nga pronarët e hoteleve u konfirmua fakti që është shumë i vogël segmenti i tregut që shërbimet ekologjikisht miqësore i përdor si kriter përzgjedhjeje ndërmjet strukturave akomoduese, kërkesa e përgjithshme konsumatore drejt këtyre shërbimeve shfaqet më e moderuar. Gati 2 3 e konsumatorëve shfaq një kërkesë të lartë dhe shumë të lartë për këtë kategori shërbimesh. Gjithnjë e më shumë, publiku i gjerë është i vetëdijshëm dhe i ekspozuar ndaj mbrojtjes mjedisore dhe çështjeve të mjedisit, kryesisht nga përparimet në teknologjinë e komunikimit dhe rritja e njohurive. Si rezultat, ambientalistët, konsumatorët dhe komunitetet përreth po kërkojnë mjedise që mbrohen nga ndotja, keqpërdorimi ose përdorimi i tepruar. Me kalimin e kohës, aktorët e brendshëm në industrinë e hotelerisë janë duke reaguar ndaj këtyre kërkesave, duke pranuar se në qoftë se biznesi vazhdon si zakonisht dhe praktikat hoteliere nuk do të ndryshojnë, biznesi i tyre mund të jetë i kërcënuar. Nevoja që hotelet të miratojnë praktika të 278 Sloan, P., W. Legrand, & J. S. Chen (2012). Sustainability in the hospitality industry. Principles of sustainable operations, 2nd ed. Oxford, UK: Routledge. 160

169 menaxhimit mjedisor është e qartë, megjithatë masa në të cilën hotelet në Vlorë përqafojnë këto praktika është e pasigurt. Prandaj, ekziston nevoja për të kuptuar nivelin aktual të praktikave, i cili mund të shërbejë si bazë e një strategjie sektoriale të turizmit për programet mjedisore. Grafiku 29 - Kërkesa turistike për shërbime të qëndrueshme shumë i ulët i ulët mesatar i lartë shumë lartë 33.3% 2.8% 9.7% 25% 29.2% Burimi: Rezultatet e përpunimit Përfshirja e biznesit në ndonjë nga aktivitetet e mëposhtme: Edukim Mjedisor Vetëm 12.5% e bizneseve janë të përfshira në edukimin mjedisor. Krijimi i programeve edukuese në lidhje me avantazhet e qëndrueshmërisë do të ndihmojë për të kapërcyer një pengesë tjetër: mungesën e edukimit mjedisor, proces ky që kërkon ndërhyrjen e organeve qeverisëse. Matja e ndikimeve mjedisore Vetëm 6.9% e hoteleve janë angazhuar me aktivitetin e matjes së ndikimeve mjedisore. Mbështetja e bizneseve ndaj mbrojtjes, ruajtjes dhe menaxhimit të biodiversitetit lokal dhe peizazhit Siç shihet nga rezultatet e anketës, të gjitha bizneset hoteliere mbështesin menaxhimin e burimeve natyrore lokale. Detyrimi moral apo dëshira për të kontribuar në shoqëri mund të jetë arsyeja për miratimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit për disa prej tyre; por për shumë të tjerë lidhen interesat komerciale të biznesit me qëllimet e shoqërisë. 161

170 Përfitimet e perceptuara prej masave që përdoren për reduktimin e ndikimit ambiental Përfitimet e perceptuara të menaxhimit mjedisor i referohen një sërë rezultatesh të favorshme, të ndjekura nga zbatimi i menaxhimit mjedisor dhe certifikimi, ashtu siç ishte parashikuar nga menaxhimi. Këto rezultate mund të jenë sasiore ose jo sasiore në natyrë. Përfitimet Financiare Konsiderohen si përfitimet kryesore nga aplikimi i parimeve të qëndrueshmërisë mjedisore nga 52.8% e bizneseve. Rritja personale dhe kënaqësia 8.3% e bizneseve vlerësojnë rritjen personale dhe kënaqësinë Reduktimi i kostove Është i rëndësishëm për 4.2% të bizneseve. Megjithatë, hulumtuesit vërejnë një hendek midis qëllimeve mjedisore pozitive dhe veprimit. Shumica e menaxherëve të hoteleve vetëm përqëndrohen në veprimet që avancojnë objektivin e kompanisë. Përfitimi më i cituar i praktikave të qëndrueshme të biznesit është reduktimi i kostove (Bohdanowicz et al, 2004; Hitchcock & Willard 2009; Landrum & Edwards, 2009). Në mënyrë të veçantë shpenzimet në rritje për ujë, energji dhe menaxhimin e mbeturinave i çuan shumë biznese drejt kërkimit të alternativave. Analiza kosto - reduktime përmes veprimeve mjedisore është kritikuar për të qenë motivuesi i vetëm për veprim (Hobson & Essex, 2001). Ka një mungesë të literaturës dhe hulumtimeve në lidhjen midis reduktimit të kostove dhe dimensionit socio - kulturor dhe ekonomik të qëndrueshmërisë. Motivi kryesor për zbatimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit është i bazuar në filozofinë e menaxherëve të biznesit ose korporatave dhe i lidhur ngushtë me mundësinë e reduktimit të kostove. Por marrëdhëniet publike pozitive, angazhimi më i lartë i punonjësve dhe kënaqësia janë përmendur gjithashtu si përfitime të rëndësishme 279. Imazhi pozitiv Imazhi pozitiv vlerësohet nga 41.7% e bizneseve. Praktikat e qëndrueshme të biznesit mund të sjellin përfitime për një ndërmarrje në aspektin e marrëdhënieve pozitive me publikun dhe përmirësimin e imazhit të hotelit me aksionerët dhe komunitetin lokal. Këto përfitime mund të diferencojnë biznesin nga konkurrentët e tij dhe mund të jenë burim i avantazheve konkurruese dhe mundësive të tregjeve të rinj. Të tjera përfitime janë konsideruar: avantazhet konkurruese për hotelin, mbajtja e 279 Hitchcock, D. & Willard, M. (2009) The business guide to sustainability Practical strategies and tools for organizations, 2nd edition, London: Earthscan. 162

171 klientelës, më tepër aktivitete turistike, më tepër turistë që duan natyrën, rritja e numrit të turistëve, turistë gjatë gjithë vitit. Kërkesa konsumatore është përfitimi më i diskutueshëm i praktikave të qëndrueshme të biznesit. Shqetësimet mjedisore dhe sociale gjithnjë e më shumë ndikojnë në sjelljen e konsumatorëve, por deri tani është e diskutueshme nëse konsumerizmi jeshil ka arritur në industrinë e turizmit. Vështirësitë në përcaktimin e turizmit të qëndrueshëm dhe praktikat e qëndrueshme të bizneseve i detyrojnë konsumatorët të bazojnë zgjedhjen e tyre në gjykimin individual dhe njohuritë e kufizuara. Produktet e turizmit të qëndrueshëm shpesh nuk janë lehtësisht të specifikueshme dhe të përcaktuara qartë. Si pasojë informacion më i madh dhe shpjegime në lidhje me ndikimet e produkteve janë të nevojshme. Rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e përgjithshme shoqërore përfundimisht do të çojë në një rritje të kërkesës për produktet e udhëtimit dhe turizmit të qëndrueshëm 280. Detyrimet e bizneseve turistike (taksat) ndaj njësive të qeverisjes vendore janë të mjaftueshme për të siguruar një planifikim efikas mjedisor Rreth 89% e bizneseve në Vlorë besojnë se detyrimet e bizneseve turistike (taksat) ndaj njësive të qeverisjes vendore janë plotësisht të mjaftueshme për të siguruar një planifikim efikas mjedisor. Ky rezultat lidhet me delegimin e përgjegjësisë nga ana e bizneseve hoteliere tek organet e qeverisjes vendore. Grafiku 30 - Mbulimi i menaxhimit mjedisor nga taksat e bizneseve 45.8% neutral shumë plotësisht 12.5% 41.7% Burimi: Rezultatet e përpunimit Gadishmëria për pagesën e një takse për menaxhimin dhe mbrojtjen ambientale të resurseve publike Nga përgjigjet e pyetjes së mësipërme vihet re shkalla e ulët e gadishmërisë që kanë hotelet për të kontribuar financiarisht në menaxhimin e të mirave publike, qëndrim i kundërt ky me atë të menaxhimit të mjedisit natyror në shërbim të drejtpërdrejtë të biznesit të tyre. Konkretisht 26.4% e strukturave nuk janë aspak dakort, 40.3% janë pjesërisht dakort, 23.6% kanë qëndrim neutral, 8.3% janë dakort dhe 1.4% janë 280 Sloan, P., W. Legrand, H. Tooman, & J. Fendt. (2009). Best practices in sustainability: German and Estonian hotels. Advances in Hospitality and Leisure 5:

172 plotësisht dakort. Grafiku 31 - Gadishmëria e bizneseve për menaxhimin e atraksioneve publike aspak dakort pjesërisht dakort neutral dakort plotësisht dakort 23.6% 8.3% 1.4% 26.4% 40.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit A keni certifikim? Nga 72 hotele të Vlorës, vetëm 4 prej tyre janë të certifikuara. Në jugun e Shqipërisë, si një destinacion turistik i rëndësishëm, shihet shumë e domosdoshme nevoja për implementimin dhe zbatimin e skemave të certifikimit të lidhura me turizmin, si një zgjidhje komode e cila do të sigurojë vendosjen e standardeve dhe unifikimin e tyre në një shkallë të gjerë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Skemat e certifikimit në lidhje me turizmin do të mundësojnë rritjen e vizibilitetit për produktet turistike nga klientët, promovim më të gjerë të aktiviteteve turistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe shërbime të një cilësie të lartë nga operatorët turistikë në vend, gjithmonë në harmoni me mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Përfitimet prej implmentimit të skemave të certifikimit në turizëm janë shumë të ndjeshme në shoqëri, mjedis dhe organet qeverisëse në vend. Këto të fundit do të nxiten të krijojnë apo përshtasin një plan monitorimi dhe menaxhimi në përqasje me skemat e certifikimit. Krahas certifikimit të operatorëve turistikë ku përfshihen hotelet, restorantet dhe shtëpitë e pritjes për turistë (hostel) etj, një numër jo i vogël skemash certifikimi mundësojnë këtë shërbim edhe për aktivitetet turistike si ekspedita në natyrë, guida, sport, kulturë apo për destinacione dhe kompanitë e transportit. Të gjitha strukturat kanë të njëjtin tip certifikimi - markim cilësie. Barrierat në përdorimin e praktikave mjedisore më të qëndrueshme nga ana e bizneseve Një analizë më e thellë është e nevojshme për të kuptuar saktësisht se cilat janë pengesat që kufizojnë zbatimin e praktikave të turizmit të qëndrueshëm. Vetëm kur barrierat të jenë kuptuar plotësisht, ato mund të hiqen dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm mund të arrihet. Mungesë ekspertize Ky faktor vlerësohet në këtë nivel nga bizneset: 12.5% e bizneseve e konsiderojnë aspak të vështirë këtë faktor, 40.3% e bizneseve pak të vështirë, 26.4% mesatarisht, 164

173 19.4 të vështirë dhe 1.4% shumë të vështirë. Grafiku 32 - Mungesa e ekspertizës si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë aspak i vështirë pak i vështirë mesatarisht i vështirë i vështirë shumë i vështirë 19.4% 1.4% 12.5% 26.4% 40.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit Mungesë e infrastrukturës / resurseve Ky faktor vlerësohet si një barrierë që ndikon në nivel të konsiderueshëm, pasi rreth 72% e bizneseve e vlerësojnë atë mesatarisht të vështirë, të vështirë dhe shumë të vështirë. Zbatimi i suksesshëm i praktikave të qëndrueshme të biznesit mund të arrihet vetëm kur parimi gjithëpërfshirës i qëndrueshmërisë është kuptuar dhe integruar në planifikimin strategjik të biznesit. Nëse iniciativat e qëndrueshmërisë shihen si shtesa ose si një tjetër variabël i performancës, përfitimet e plota të praktikave të qëndrueshme të biznesit nuk do të arrihen. Qëndrueshmëria strategjike përfaqëson një angazhim të demonstruar nga menaxhimi i lartë që lëviz përtej pajtueshmërisë dhe efikasitetit për të shmangur rreziqet dhe për të minimizuar kostot 281. Integrimi i qëndrueshmërisë në planifikimin strategjik do të kërkojë gjithashtu që bizneset të zhvillojnë një fokus më afatgjatë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë ata për të shqyrtuar kërcënimet dhe mundësitë, të shohin marrëdhëniet në mjedisin e jashtëm dhe të kuptojnë trendet aktuale 282. Është thelbësore që qëndrueshmëria të perceptohet si një qëllim i gjerë i kompanisë që përfshin çdo aspekt të biznesit dhe marrëdhënieve të tij. Kjo kërkon një sistem duke menduar se çdo gjë është e lidhur në një farë mënyre dhe çdo pjesë dhe çdo person në biznes mund të kontribuojë drejt një qëndrueshmërie më të lartë 283. Prandaj një qasje nga poshtë - lart, si dhe një qasje nga lart - poshtë janë të 281 Dunphy, D., Griffths, A., & Benn, S. (2007). Organizational change for corporate sustainability. London: Routledge. 282 Hitchcock, D. & Willard, M. (2009) The business guide to sustainability - Practical strategies and tools for organizations, 2nd edition, London: Earthscan. 283 Landrum, N.E & Edwards, S. (2009). Sustainable business: an excecutive`s primer, New York. 165

174 nevojshme; qëllimet, taktikat dhe buxhetet duhet të rishikohen dhe të përditësohen rregullisht. Edhe procesi dhe performanca duhet të monitorohet dhe auditohet rregullisht. Grafiku 33 - Mungesa e resurseve si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë aspak i vështirë pak i vështirë mesatarisht i vështirë i vështirë shumë i vështirë 4.2% 1.4% 30.6% 26.4% 37.5% Burimi: Rezultatet e përpunimit Kostoja e lartë e zbatimit Renditet si një prej barrierave më të rëndësishme në përpjekjet e bizneseve akomoduese për implementimin e parimeve të qëndrueshmërisë në aktivitetet e tyre. Kështu, nga 6.9% konsiderohet mesatarisht e vështirë, nga 34.7% e vështirë dhe nga 58.3% e të anketuarve shumë e vështirë. Qasja e qëndrueshme është kuptuar si investim i kushtueshëm. Bizneset mund të jenë të kufizuar në implementimin prej tyre të praktikave të qëndrueshme të biznesit nga faktorë të jashtëm që janë përtej kontrollit të tyre të tilla si politikat e qeverisë apo qëndrimet e palëve të interesuara dhe mungesa e interesit. Por edhe pengesa të brendshme në kuadër të kompanisë mund të ekzistojnë. Pengesat kryesore me zbatimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit të përshkruara janë kostot e përfshirjes, kompleksiteti i konceptit dhe mungesa e informacionit dhe mbështetjes 284. Një shqetësim kryesor i të gjitha bizneseve është kostoja e përfshirjes në zbatimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre i druhen faktit se ndryshimi drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit është i shtrenjtë 285. Gjenerata e parë e kursimit të energjisë ose teknologjitë e tjera ishin të shtrenjta dhe 284 Bohdanowicz, P. & Martinac, I. (2003) Attitudes towards sustainability in chain hotels - Results of a European survey, Conference Proceedings, CIB 2003 International Conference on smart and sustainable built environment. 285 Butler, J. (2008) The Compelling "Hard Case" for "Green" Hotel Development, Cornell Hospitality Quarterly, vol. 49, no. 3, pp

175 relativisht joefikase. Por teknologjitë sot kanë evoluar dhe kostot janë neutrale dhe më pak të shtrenjta për të vepruar sesa qasjet konvencionale. Edhe pse kjo i referohet ndërtimit të objekteve të reja, iniciativat në ndërtesa të përcaktuara mund të ofrojnë eko - efikasitet dhe përfitime nga reduktimi i kostove. Grafiku 34 - Kosto si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë mesatarisht i vështirë i vështirë shumë i vështirë 6.9% 34.7% 58.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit Vështirësi në praktikim Nga rezultatet vihet re që ky faktor nuk vlerësohet si barrierë e fortë në aplikimin e qëndrueshmërisë mjedisore, pasi gati 77% e të anketuarve e perceptojnë si aspak të vështirë dhe pak të vështirë. Kompleksiteti i konceptit Një problem tjetër është shprehur në lidhje me përkufizimin e qëndrueshmërisë dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit. Pasaktësitë në përkufizim e bëjnë konceptin të vështirë për t'u kuptuar dhe të vështirë për ta përkthyer në veprime dhe masa. Kjo mungesë e një modeli të pranuar lidhur me çfarë turizmi i qëndrueshëm do të thotë në të vërtetë dhe mungesa e ekspertizës për çështje të rëndësishme janë theksuar nga Kombet e Bashkuara 286 si një kufizim në veprimin e industrisë së turizmit në turizmin e qëndrueshëm. 286 United Nations (2013). Sustainable tourism: Contribution to economic growth and sustainable development. 167

176 Grafiku 35 - Kompleksiteti i konceptit si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë aspak i vështirë pak i vështirë mesatarisht i vështirë i vështirë 6.9% 16.7% 36.1% 40.3% Burimi: Rezultatet e përpunimit Sjelljet konkurruese Grafiku 36 - Sjelljet konkurruese si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë aspak i vështirë pak i vështirë mesatarisht i vështirë 15.3% 38.9% 45.8% Burimi: Rezultatet e përpunimit Edhe sjelljet konkurruese nuk konsiderohen si barrierë e vështirë për t`u kapërcyer nga ana e bizneseve. Gati 85% e tyre e konsiderojnë aspak apo pak të vështirë. Mungesa e udhëzimeve / Zbatimit të politikave Mungesa e udhëzimeve lidhur me aplikimin e qëndrueshmërisë vlerësohet të jetë një barrierë që ndikon në nivel të lartë, pasi vetëm 5.6% e bizneseve e konsiderojnë aspak ose pak të vështirë, pjesa tjetër (94.4%) e konsiderojnë të jetë mesatarisht i vështirë, i vështirë ose shumë i vështirë. 168

177 Grafiku 37 - Mungesa e udhëzimeve si barrierë për aplikimin e qëndrueshmërisë aspak i vështirë pak i vështirë mesatarisht i vështirë i vështirë shumë i vështirë 18.1% 1.4% 4.2% 26.4% 50% Burimi: Rezultatet e përpunimit Mungesa e njohurive / Eksperiencës Edhe ky fakor vlerësohet të ketë një peshë të konsiderueshme në frenimin e bizneseve për aplikimin e qëndrueshmërisë. Siç ilustrohet edhe nga figura e mëposhtme, 68.1% e bizneseve e vlerësojnë atë si mesatarisht të vështirë, të vështirë dhe shumë të vështirë. Për të kapërcyer vështirësitë me të cilat bizneset përballen në lidhje me kompleksitetin e qëndrueshmërisë, informacioni dhe mbështetja nga sektori publik është i nevojshëm. Megjithatë, komunikimi i problemeve mjedisore nga qeveritë mund të jetë dhe i paefektshëm 287. Rolet e personave përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës dhe rregullimit shpesh nuk kuptohen dhe një rol më aktiv i sektorit publik si koordinator është i nevojshëm. Kjo tregon rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve në qasjet pjesëmarrëse në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. 287 Sloan, P., W. Legrand, & J. S. Chen. (2012). Sustainability in the hospitality industry. Principles of sustainable operations, 2nd ed. Oxford, UK: Routledge. 169

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave

More information

D I S E R T A C I O N

D I S E R T A C I O N UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING TURIZËM D I S E R T A C I O N TURIZMI NË KOSOVË DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I TIJ RAST STUDIMI RAJONI TURISTIK I ALPEVE SHQIPTARE NË

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR MARKETINGU DHE PLANIFIKIMI I DESTINACIONEVE TURISTIKE MODELE TË QËNDRUESHMËRISË RAST STUDIMI

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR TEMA AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve (Rasti i SME-ve në

More information

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit QENDRA PËR KONSERVIM DHE ARKEOLOGJI E MALIT TË ZI Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit Projekti

More information

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertacion për marrjen e gradës

More information

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit: Strategjia e Zhvillimit të Turizmit: 2017-2022 me mbeshtetjen e pergatitur nga Struktura e Dokumentit Kapitulli I: Kushtet aktuale Kapitulli II. Vizioni, politikat dhe qëllimet strategjike Kapitulli III.

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës Tema: STRATEGJITË E MARKETINGUT TË NDËRMARRJEVE NË SEKTORIN USHQIMOR NË KOSOVË

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TURIZMI DHE NDIKIMI I TIJ NË TREGUESIT MAKROEKONOMIKË PËR EKONOMINË SHQIPTARE Disertacion në marrjen e gradës Doktor Udhëhoqi:Prof.

More information

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga: Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government ZYRAEKRYEMINISTRIT / URED PREMIJERA OFFICEOFTHE PRIME MINISTER AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation 1 Analizë e Sistemit të Tregut Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje Raport nga: DMO: Destination Management Organisation (Dorëzuar në Nëntor 2014) 2 SHKURTIME: ATA OSB CEDEFOP

More information

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri PhD Cand. Mimoza Kotollaku mimozakotollaku@yahoo.it Fakulteti Ekonomik, Universiteti A.Xhuvani, Elbasan Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri Abstract

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

Vlerësimi i performancës

Vlerësimi i performancës Projekti Mbështetje Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministry of Education, Science and Technology Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije Technical Assistance

More information

Kapitulli 5: Strategjija e e-biznesit

Kapitulli 5: Strategjija e e-biznesit Kapitulli 5: Strategjija e e-biznesit Lënda: Modelet e Biznesit Elektronik Drejtimi: DS Semestri:6 Viti akademik:3 Msc. Zirije Hasani Agjenda 15 Prill Kollokfiumi 1 18 Majë (E Dielë) 00:00 Dorëzimi i punimeve

More information

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR PROGRAMI I MBËSHTETJES SË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË Implementuar nga: Financuar nga: FOR A BETTER URBAN FUTURE SWEDISH SWEDISH

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETINGUT DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË (Në kërkim

More information

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Muhamet Mustafa * Alban Zogaj ** Përmbledhje Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga

More information

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop A.U.K Training and Development Institute OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop Rreth Trajnimit Menaxhimi i marketingut është disiplina organizative e cila fokusohet në zbatimin praktik të marketingut,

More information

Reforma e administratës publike në Kosovë

Reforma e administratës publike në Kosovë Reforma e administratës publike në Kosovë Mirlinda Batalli * Përmbledhje Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria

More information

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm? UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROFILI DREJTIM TURIZMI Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durrës Tel & Fax: 00355 52 239167 Website: www.uamd.edu.al Qyteti i

More information

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE 2017 Udhëzime për aplikuesit Projekt i financuar nga BE-ja: Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit (ICEP) Përmbajtje 1. PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft) Programi për mbështetjen e planifikimit hapësinor komunal në Kosovë Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft) KOSOVË-ESTONI 2012 1 2 Draft

More information

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi

More information

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj ABSTR TRAKT Revistë kërkimore-shkencore ABSTRAKT Nr.1, 2015 Dega Ferizaj Keshilli redaktues: Medain Hashani Bujar Tafa Lindita Jusufi Roberta Bajrami Shqipe Shaqiri Driton Sejdiu 2 Abstrakt, nr.1, 2015

More information

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE EC Ma Ndryshe dhe PRO-Planning Maj 2016 Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR

More information

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT (NJË STUDIM NË RAJONIN E VLORËS DHE TË FIERIT) (në kërkim

More information

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE Republika e Kosovës Republika Kosova ~ Republic of Kosovo Qeveria ~ Vlada ~ Government Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ministarstvo Kulture, Omladina i Sporta ~ Ministry of Culture, Youth & Sport

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE ngrejmë aftësitë, përmirësojmë mjedisin Tiranë 2010 Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri Rreth REC QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC) SHQIPËRI, është

More information

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft) Programi Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal në Kosovë Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft) KOSOVË-ESTONI 2012 1 Shënim Prizren SEA

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

Planifikimi i projektit/programit

Planifikimi i projektit/programit Planifikimi i projektit/programit Doracaku Udhëzues Versioni Final (draft 5) Janar 2010 Doracaku udhëzues për planifikimin e projektit/programit. Versioni final Janar 2010 Faqe 1 nga 50 Planifikimi i projektit/programit

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI Efektet e decentralizimit fiskal në Shqipëri. Rast studimor Bashkia Shkodër Në kërkim të Gradës

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMSKI REGION ZAPAD ECONOMIC REGION WEST Strategjia Rajonale për Promovim të Investimeve - Regionalna Strategija

More information

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENI I FINANCËS DISERTACION Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor Në kërkim të gradës shkencore

More information

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË Bëjmë Qytete më të Mira Një dekadë së bashku Implementuar nga: Financuar nga: SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION MOHIM I PËRGJEGJËSISË Emërtimet

More information

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI Në kërkim të gradës shkencore

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DISERTACION Në kërkim të Gradës Shkencore

More information

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë Venera Llunji* Abstrakt Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t i sigurojë secilit

More information

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Art. 17.1 f) dhe ndryshimet e Ligjit për Mbeturina në vitin 2012, komunat në Kosovë kanë marrë kompetenca të reja për menaxhimin e

More information

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE Tetor 2017 KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE Ekziston një perceptim i përgjithshëm në Kosovë se zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë të drejta ekskluzive dhe përgjegjësi e qeverisë qendrore

More information

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry Departamenti i

More information

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian ALTER - Active Local Territories for Economic development of Rural Areas - TALER Territoret Aktive Lokale për zhvillimin Ekonomik të Zonave Rurale PROGRAMI I

More information

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI Kandidati: Msc. Anila Çekrezi Udhëheqësi: Prof. Dr.

More information

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: 0355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

More information

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo Murat MEHA, Kosovo, Joep CROMPVOETS, Belgium, Muzafer ÇAKA and Denis PITARKA, Kosovo Keywords: National Spatial Data Infrastructure,

More information

NJOFTIM FALËNDERIMET. E drejta e autorit Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), 2012

NJOFTIM FALËNDERIMET. E drejta e autorit Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), 2012 NJOFTIM Emërtimet e përdorura dhe prezantimet e materialit në këtë botim nuk paraqesin shprehjen e asnjë opinioni nga ana e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me statusin ligjor të ndonjë

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive

More information

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat për menaxhimin e konfigurimit dhe ndryshimeve në kontrollim Veglat për zbulim të Defekteve, per zgjerim, per qeshtje te ndryshme te gjurmimit Kur një softuerë

More information

Raporti i Performancës së Komunave

Raporti i Performancës së Komunave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration 2016 Raporti i Performancës së Komunave PËRDOR TË DHËNAT E PERFORMANCËS

More information

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË NË PARTNERITET ME: PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË Anketë me investitorët aktualë dhe potencialë Raporti i përgatitur nga: Z. Kushtrim Shaipi, Menaxher iprojektit dhe bashkë-autor

More information

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012 Technical Assistance for Strengthening the Capacity of the Ministry of Environment, Forests and Water Administration in Albania for Law Drafting and Enforcement of National Environmental Legislation A

More information

SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI

SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I I EKONOMISË DEPARTAMENTI I STATISTIKËS DHE INFORMATIKËS SË ZBATUAR SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI Kandidati Valbona ÇINAJ Udhëheqës: Prof. Dr. BASHKIM

More information

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;

More information

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Raport nga: Qendra për Teknologjinë e Biznesit dhe Drejtim Janar 2015 1 Ky studim u mundësua nga mbështetja e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri

More information

TEZË. Udhëheqës. Kandidati

TEZË. Udhëheqës. Kandidati UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I NXHINIERISË SË NDËRTIMIT TEZË DOKTORATURE MODELI I MENAXHIMIT TË CILËSISË NË RRJETIN RRUGOR PËR VENDET ME ZHVILLIM TË ULËT DHE TË MESËM RAST STUDIMOR PËR KOSOVËN

More information

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës Instituti kërkimor Demokraci për Zhvillim Seria: Interesi publik Nr. 9 Prishtina, 2017 Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës Rritja e

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Banka e Shqipërisë Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Nëntor 2007 Vasilika Kota* -- -2- Përmbajtja Abstrakt 5 I. Hyrje 7 II. Rishikimi i metodologjive kryesore 8 II.1 Metoda

More information

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I FILOZOFISË FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH (FILOZOFIA DHE EDUKIMI FILOZOFIK, NDIKIMI I TYRE

More information

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Bekë Kuqi - Turizmi kushtet për zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Fakulteti Biznesit MSc Bekë Kuqi Abstrakt Turizmi është aktivitet

More information

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR (Implementimi i Rregullativës së Bazel III dhe

More information

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive është projekt i financuar

More information

Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave

Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive është projekt

More information

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues PRO WO+MAN Raporti Hulumtues Pro WO+MAN Raporti Hulumtues Autorët: Albulena Metaj dhe Driton Zeqiri Menaxhere e projektit: Ajete Kërqeli Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë raport janë të

More information

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 2 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 3 LISTA E SHKURTESAVE...7 HYRJE...8 1. SEKTORI PRIVAT NË KOSOVË...11 1.1. Roli dhe struktura sektoriale e NVM-ve nё

More information

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS Regional CSO platform platformadvocating advocating social Regional CSO social innovation under employment employment policies innovation under policies thatthat guarantees securityfor for youth risks,

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI 2011-2015 STUDIM KOMBËTAR Tiranë, 2015 1 Ky botim i CRCA Shqipëri mund të citohet, fotokopjohet apo printohet, por gjithnjë duke dhënë

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA Kosovski institut za javnu administraciju (KIJA) Republika Kosovo PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA 2010-2014 Kosovo Institute for Public Administration (KIPA) Republic Of Kosovo STRATEGIC DEVELOPMENT PLAN 2010-2014

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION Financa e projekteve, formë alternative e investimeve infrastrukturore në vendet në zhvillim Në kërkim të gradës shkencore

More information

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017 Raport Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni 23-27 Tetor 2017 Luan Nushi Instituti për Planifikim Hapësinor Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Vendi: Austri, Itali Dhe Slloveni Data:

More information

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT PLATFORMA E-LEARNING DHE KURSET KURSET E-LEARNING Platforma E-learning është një mjet bazuar ne platformen web vendosur në

More information

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA THE KOSOVO MUNICIPAL COMPETITIVENESS INDEX REPORT 2012 RAPORTI I KOSOVËS PËR INDEKSIN E KONKURRENCËS NË KOMUNA 2012 KOSOVSKI IZVEŠTAJ O INDEKSU KONKURENCIJE U OPŠTINAMA

More information

Kostoja e ciklit të jetës

Kostoja e ciklit të jetës Udhëzimi 34 Shtator 2016 Prokurimi publik Kostoja e ciklit të jetës PËRMBAJTJA Hyrje Çfarë është Kostoja e Ciklit të Jetës (LCC) dhe pse përdoret ajo? Çfarë thotë Direktiva për LCC-në dhe si duhet të zbatohen

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119

Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119 Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119 Iris Kuqi Dritan Shutina 1. Përmbledhje Asnjë bashkësi, përfshirë edhe Komunitetin Europian, nuk mund të jetë e qëndrueshme, nëse

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta e Unionit Evropian Niveli: Master Statusi lëndës: O Viti i studimeve: I, semestri

More information

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( ) STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE (2013-2017) ZHVILLUAR NGA KOMISIONI KËSHILLIMOR PER POLITIKA VENDORE PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE Një nismë politikash e përkrahur

More information

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS Udhëhoqi: Punoi: Erjon LUÇI, PhD. MSc. Erjona Suljoti Janar 2015 Abstrakt

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE? Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE? Ky publikim është përgatitur me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja

More information

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA QEVERIA E KOSOVËS GOVERNMENT OF KOSOVO VLADA KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS

More information

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014 KËRKIME PEDAGOGJIKE Përmbledhje punimesh Prishtinë, 2014 3 Botues: Instituti Pedagogjik i Kosovës Kryeredaktor: Nezir Çoçaj Redaksia (Këshilli Shkencor i IPK-së): Islam Krasniqi Merita Shala Ganimete Kulingja

More information

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe Falenderime Me përfundimin e kësaj Teze, ndjehem padyshim mirënjohës për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur në këtë projekt dhe kanë kontribuar në përgatitjen e saj. Së pari, do të dëshiroja të

More information