KAPITULLI I PARË ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI

Size: px
Start display at page:

Download "KAPITULLI I PARË ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI"

Transcription

1 KAPITULLI I PARË I. ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI Konteksti i përgjithshëm i agrobiznesit Evolucioni i zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri Bujqësia shqiptare gjatë Mesjetës dhe Rilindjes Bujqësia shqiptare gjatë viteve Bujqësia shqiptare gjatë viteve Bujqësia shqiptare në periudhën e tranzicionit Evolucioni i zhvillimit të bujqësisë në rajonin e Korçës Evolucioni i zhvillimit të industrisë agropërpunuese në Shqipëri Industria agropërpunuese që nga fillimet e saj deri në vitet Industria agropërpunuese gjatë viteve Industria agropërpunuese gjatë viteve Industria agropërpunuese në periudhën e tranzicionit Evolucioni i zhvillimit të industrisë agropërpunuese në rajonin e Korçës Historia e zhvillimit të industrisë agropërpunuese në Korçë Degët e industrisë agropërpunuese në Korçë Hyrje Zhvillimet e agrobiznesit në rajone dhe vende të ndryshme janë rezultante e zhvillimit të qytetërimit njerëzor, që marrin veçanti në çdo mjedis klimatiko- tokësor dhe periudhë zhvillimi historik. Rritja ekonomike dhe ajo e popullsisë kërkojnë një filozofi të re marrëdhëniesh mes natyrës dhe njerëzimit. Burim për pasurimin dhe vërtetësinë e kësaj filozofie është edhe shqyrtimi i ecurisë së zhvillimit historik të agrobiznesit. Ky kapitull synon: të japë një pikturë të përgjithshme të evolucionit të sektorit të agrobiznesit që në fillimet e tij dhe deri në vitet e fundit për vendin në përgjithësi dhe rajonin e Korçës në veçanti të analizojë tiparet dhe veçoritë e sektorit të agrobiznesit përgjatë zhvillimit të tij, duke bërë të mundur krahasimin e këtyre veçorive me ato që paraqet ky sektor në vendet e Evropës. të bëjë të njohura prioritetet e sektorit në rajonin e Korçës 1

2 1.1 Konteksti i përgjithshëm i agrobiznesit Bujqësia ka evoluar drejt agrobiznesit dhe është bërë një sistem i gjerë dhe kompleks që shtrihet përtej fermës, duke përfshirë gjithçka që ndihmon në sigurimin e ushqimeve të konsumatorit. Agrobiznesi përfshin jo vetëm ato që prodhon toka, por dhe njerëzit e firmat që sigurojnë inputet, përpunimin e autputit, prodhimin e produkteve ushqimore dhe transportin e shitjen e këtyre produkteve tek konsumatorët. Sistemi i agrobiznesit ka pësuar një transformim të shpejtë si përsa i përket industrive të reja ashtu dhe gjerësisë dhe specializimit më të madh të operacioneve të fermës. Ky transformim nuk ka qenë i menjëhershem, por ka erdhur ngadalë si një përgjigje ndaj një shumëllojshmërie forcash. Duke njohur ecurinë e agrobiznesit është më e thjeshtë të kuptosh si operon ky sistem sot dhe si do të ndryshojë në të ardhmen. Në qoftë se ndjekim historikisht ecurinë e agrobiznesit fillimisht produktiviteti i fermës ka qenë i ulët. Një fermë mesatare prodhonte ushqim të mjaftueshëm vetëm për katër persona. Si rrjedhim pjesa më e madhe e fermerëve përmbushnin vetëm nevojat e tyre. Ata prodhonin shumicën e inputeve që iu nevojiteshin për prodhimtarinë e tyre. Ata konsumonin pothuajse çdo gjë që ata prodhonin. Sasia e vogël e autputit që mund të mos konsumohej në fermë shitej për të siguruar një sasi të ardhurash. Kjo sasi përdorej për të plotësuar nevojat për ushqim dhe veshje të një pjese të vogël të popullsisë, që jetonte në fshat dhe qytet. Një pjesë e vogël e produkteve bujqësore eksportoheshin dhe shiteshin në vende të tjera. Fermerët e panë të arsyeshme të rrisnin përfitimet e tyre duke u përqëndruar tek prodhimi dhe duke blerë inpute që dikur i bënin vetë. Kjo tendencë iu dha mundësi të tjerëve të ngrinin biznese që fokusoheshin në njohjen e nevojave për inpute që përdoreshin në prodhimin bujqësor si farërat, makineritë etj. Fermat u përfshinë brenda industrive që ndërtuan sektorin e inputeve bujqësore. Inputet e fermës janë një pjesë e rëndësishme e agrobiznesit dhe prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh duke zënë rreth 75% të të gjitha inputeve që përdoren në prodhimin bujqësor. Në të njëjtën kohë me zhvillimin e sektorit të inputeve bujqësore ndodhi dhe një zhvillim i ngjashëm në përpunimin dhe manifakturimin e artikujve që vinin nga ferma. Forma e shumicës së artikujve (grurë, oriz, qumësht, bagëti etj) duhej të ndryshonte për t i bërë ato më të dobishme dhe më të përshtatshme për konsumatorët. Gjatë së njëjtës periudhë u bë një avancim teknologjik në mënyrën e konservimit të ushqimeve. Deri në këtë periudhë natyra e pjesës më të madhe të artikujve bujqësorë (që prishen shpejt) do të thoshte që ato do të ishin të përshtatshme vetëm për një kohë të shkurtër. Avancimi teknologjik në përpunimin e ushqimeve bëri të mundur egzistencën e këtyre artikujve gjatë gjithë vitit. Sot pjesa më e madhe e familjeve fermere blejnë produkte ushqimore, duke mos u angazhuar vetë në prodhimin e tyre. Firmat që plotësojnë nevojat konsumatore përmes përshtatjes dhe përpunimit të artikujve të fermës përbëjnë gjithashtu një pjesë të rëndësishme të agrobiznesit që eshtë sektori i përpunimit dhe manifakturimit. 2

3 Është e dukshme që përkufizimi mbi bujqësinë përfshin më tepër sesa vetëm prodhimi. Fermerët mbështeten në industritë e inputeve për të siguruar produktet dhe shërbimet që u nevojiten për të prodhuar artikujt bujqësorë. Ata gjithashtu mbështeten tek përpunuesit dhe manifakturuesit e këtyre artikujve si dhe tek shpërndarësit dhe shitësit me pakicë për të blerë lëndët e para bujqësore, për t i përpunuar dhe shpërndarë ato tek konsumatori final. Ky sistem është pikërisht ai të cilit ne i referohemi si agrobiznes. Ai përfaqësohet si një sistem i përbërë nga tre pjesë: sektori i inputeve bujqësore, sektori i prodhimit dhe sektori i përpunimit e manifakturimit. Këto të treja janë pjesë të ndërlidhura të këtij sistemi në të cilin suksesi i çdonjërës pjesë varet nga funksionimi i mirë i dy të tjerave1. Natyra e agrobiznesit të suksesshëm Sot biznesi është bërë shumë kompleks dhe konkurrues. Kjo vjen si rezultat i ndryshimit të shijeve dhe stilit të konsumatorëve nga njëra anë dhe hyrjes së të mirave zëvendësuese, më të lira dhe më të mira konkurruese nga ana tjetër. Thënia e vjetër prodho dhe shit është zëvendësuar me prodho vetëm atë që dëshirojnë konsumatorët. Në fakt të dish se çfarë dëshirojnë konsumatorët nuk është gjithmonë e thjeshtë. Megjithatë një manaxher i jep një kuptim të drejtë këtij mendimi për ta bërë biznesin e tij të suksesshëm2. Faktorët më të rëndësishëm për suksesin e një biznesi modern janë3: [1] Objektivat e qarta: Përcaktimi i objektivave është një nga kërkesat esenciale më të domosdoshme për suksesin e një biznesi. Objektivat duhet të jenë realiste dhe të përkufizuara qartë. Në këtë mënyrë të gjitha përpjekjet do të përqëndrohen në arritjen e objektivave të vendosura. Ato janë pikat ku dëshiron të arrijë agrobiznesi. [2] Planifikimi: E thënë thjesht planifikimi është një linjë përcaktuese e veprimit. Arritja e objektivave të vendosura varet në një shkallë të madhe nga vetë planifikimi. Është provuar që nuk duhet shumë kohë për të bërë diçka, por duhet kohë të vendosësh çfarë dhe si të bësh diçka. Planifikimi është një propozim që bazohet pjesërisht tek eksperienca dhe tendencat e tashme për veprimet e ardhshme. Me fjalë të tjera ai është analiza e një problemi dhe gjetja e zgjidhjeve lidhur me objektivat e fermës. [3] Një organizatë e shëndoshë: Organizata është arti i ndërtimit sistematik të saj si një e tërë nga pjesët e lidhura njëra me tjetrën. Organizata është një kombinim sistematik i pjesëve të ndryshme të lidhura me njëra-tjetrën për arritjen e objektivave të përcaktuara në një mënyrë efektive. [4] Kërkimi: Filozofia e prodhimit bujqësor sot është prodho atë çfarë do konsumatori. Sjellja konsumatore ndikohet nga faktorë të ndryshëm kulturorë, socialë, personalë dhe psikologjikë. Biznesi duhet t i njohë dhe vlerësojë këta faktorë. Njohja e këtyre faktorëve nga ana e biznesit sigurohet përmes kërkimit të tregut, i cili është një kërkim sistematik për njohje të reja. Kërkimi i tregut i jep mundësi një biznesi të përdorë metoda të reja prodhimi, 1 Beierlein, G.J., Schneeberger, C. K. and Osburn, D. D., (2007). Principles of agribusiness management 2 Erickson, S., Akridge, J.T., Barnard, F. and Downey, D., (2001). Agribusiness management 3 Baruah, B. K., (2005). Agribusiness Management, its meaning, nature and scope. Types of management, tasks and responsibilities. 3

4 [5] [6] [7] [8] të përmirësojë cilësinë e produktit dhe të zhvillojë produkte të reja për t ju përgjigjur shijeve dhe dëshirave të konsumatorëve. Financimi: Financimi përbën gjakun që i jep jetë një firme biznesi, sepse ai siguron tokën, punën, makineritë dhe lëndën e parë të nevojshme. Agrobiznesi duhet të vlerësojë nevojat e mjaftueshme financiare për të qenë në gjendje t u përgjigjet ndryshimeve. Si rezultat duhen marrë masat e duhura për të siguruar financat që i duhen ndërmarrjes. Vendosja e përshtatshme e ndërtesës dhe madhësia e saj: Suksesi i agrobiznesit varet në një masë të madhe nga vendndodhja e tij, ku ai është dislokuar. Vendndodhja e biznesit duhet të jetë e përshtatshme nga pikëpamje të ndryshme si infrastruktura e përshtatshme, afërsia me inputet si lëndët e para, fuqia puntore, afërsia me tregun etj. E rëndësishme është gjithashtu dhe madhësia e biznesit, sepse kërkesa për pajisje dhe inpute varion sipas madhësisë së biznesit. Manaxhimi efiçent: Një nga arsyet e dështimit të biznesit është manaxhimi i keq ose inefiçent. Një biznesmen efiçent duhet të përdorë në mënyrë të përshtatshme burimet që ka në dispozicion për arritjen e objektivave të biznesit. Marrëdhëniet harmonike me punonjësit: Në një organizatë agrobiznesi drejtuesi zë një vend të veçantë, sepse ai është faktori njerëzor kryesor midis gjithë faktorëve të tjerë të prodhimit. Kjo sepse është faktori njerëzor ai që vë në përdorim të gjithë faktorët e tjerë jonjerëzorë si toka, makineritë, paratë etj. Kështu që për një veprimtari të suksesshme të biznesit nevojitet vendosja e marrëdhënieve të përzemërta dhe harmonike me punonjësit me qëllim që ata të bashkëpunojnë plotësisht për arritjen e objektivave të biznesit. Agrobiznesi është një sistem kompleks i sektorit të inputit, sektorit të prodhimit, sektorit të përpunimit dhe manifakturimit dhe sektorit të transportit dhe marketingut4. Ai ka të bëjë direkt me industrinë, tregtinë dhe tregun. Industria ka lidhje me prodhimin e mallrave dhe materialeve ndërkohë që tregtia dhe tregu janë të lidhur me shpërndarjen e tyre. 1.2 Evolucioni i zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri Evolucioni i zhvillimit të bujqësisë shqiptare është parë që nga periudha e Mesjetës dhe në vazhdimësi duke analizuar dhe veçoritë e saj për çdo periudhë Bujqësia shqiptare gjatë Mesjetës dhe Rilindjes Drejtimet dhe zhvillimet e bujqësisë në trojet shqiptare gjatë Mesjetes dhe Rilindjes, sikurse në periudhat e tjera historike, janë kushtëzuar dhe ndikuar nga faktorë ekologjikë, ekonomikë, shoqërorë dhe politikë. Përcaktuese për bujqësinë në këtë periudhë kanë qenë klima dhe gjëndja e tokave. Kushtëzimi dhe ndikimi klimatik ndaj bujqësisë janë konstante që pothuajse nuk ndryshojnë lehtë brenda disa shekujve. Po 4 Baruah, B. K., (2005). Agribusiness Management, its meaning, nature and scope. Types of management, tasks and responsibilities. 4

5 ashtu veprimtaria njerëzore, megjithëse ka qenë në rritje sasiore dhe cilësore, krahasimisht, ndikon pak në zbutjen e efekteve të padëshiruara të klimës ndaj bujqësisë. Në këtë periudhë misioni i bujqësisë u përqëndrua në sigurimin e mbijetesës së popullsisë. Nëse zhvillimi i bujqësisë shqiptare të Mesjetës dhe Rilindjes vështrohet në kuadrin evropian, dhe aq më tepër në atë të vendeve në Evropën Juglindore, del se ndryshimet nuk janë aq të dukshme. Njihet gjendja e amullisë dhe madje e prapambetjes evropiane gjatë fillimit të Mesjetës, çka lidhet kryesisht me sistemin feudal dhe luftërat e pandërprera. Nga kjo situatë nuk mund të bënte përjashtim as bujqësia shqiptare. Çështja qëndron se kur arriti të zhdukej feudalizmi dhe sa i prapambetur ishte ky sistem në vende të ndryshme, sa zgjatën pushtimet e huaja dhe kur u fitua Pavarësia, në krahasim me vendet fqinje, etj. Këto janë fakte që sadopak, përligjin gjendjen e bujqësisë shqiptare të periudhës. Në trojet shqiptare, burimet natyrore dhe pjesë e tyre ato bujqësore, kanë qenë dhe janë të shumta e të larmishme. Vërtet Shqipëria është një vend me pak tokë për frymë popullsie, por ka pafundësi malesh e kodrash me pasuri ujore, pyllore dhe kullosore, që mundësojnë dhe ndihmojnë jetën e shqiptarëve. Klima dhe ujrat, duke qenë burime jetësore dhe shumë ndikuese për natyrën, njerëzimin dhe ekonominë, ndihen dhe më shumë nga ana e bujqësisë, e cila përfiton më në vazhdimësi dhe drejtpërdrejt nga to, sepse mes tyre lidhen organikisht dhe ndërsjelltas. Ndërkaq, bujqësia përballet në natyrë të hapur me klimën dhe ujrat. Dukuri dhe tipar tjetër themelor për periudhën në fjalë është mërgimi i fshatarësisë. Trashëgimitë profesionale bujqësore ndihmuan mërgimtarët shqiptarë që të punësoheshin më lehtë dhe të mbijetojnin në vende të tjera. Ndërkaq, kishte ndihmë të ndërsjelltë midis mërgimtarëve dhe vendasve, gjë që tërthorazi dhe drejtpërdrejt shpreh edhe njëherë të vërtetën e lashtësisë dhe të traditës bujqësore shqiptare. Pra, në përgjithësi, bujqësia mbështeste nevojat në rritje të popullsisë, ndiqte përparimin shoqëror-kulturor dhe atë ekonomik-teknologjik të vendit dhe të shteteve përreth. Por, pushtimet dhe mungesa e shtetit shqiptar, deri në fillim të shekullit XX krijuan boshllëqe thelbësore edhe në bujqësi5. Përgjatë rreth 10 shekujve të Mesjetës ndryshuan shumë gjëra në veprimtarinë bujqësore të botës perëndimore. Ato lidhen me dendësimin e popullsisë, me luftërat dhe mërgimet e mëdha. Gjatë kësaj periudhe edukimi bujqësor i mirëfilltë mori natyrë më të gjerë dhe institucionale. Përfundimi që mund të nxirret prej kësaj veçorie të bujqësisë të periudhës është se shumicën e tokave populli ynë e punonte duke siguruar ushqimin, madje eksportonte. Skelat bregdetare dhe ato të lumenjve, që shërbenin edhe për eksporte bujqësore, janë një tjetër dëshmi e zhvillimit bujqësor në trojet shqiptare. Organizimi i shtëpisë fshatare dhe përqëndrimi i banorëve sipas fisit, përbën diçka të veçantë në bujqësinë shqiptare. Gjatë Mesjetës, bujqësia mbizotërohej nga drithërat, sikurse në shumicën e vendeve mesdhetare. Mbizotërimi i drithërave përbën një çështje kyç. Përgjithësisht deri në fund të shekullit të XX, mbizotërimi i drithërave, kryesisht i atyre të bukës ka qenë 5 Agolli, Sh., (2000). Bujqësia shqiptare në vite 5

6 dukuri e zakonshme në bujqësinë e shumicës së vendeve, sepse janë ushqime me përdorim të gjerë, prodhohen krahasimisht lehtë, ruhen më mirë dhe transportohen lehtë. Në Evropë dhe vende të tjera, rritja e mirëqënies së popullsisë dhe zhvillimi i industrisë përpunuese të prodhimeve bujqësore, ndikuan në strukturën e mbjelljeve gjatë shekullit XX. Historikisht është vërtetuar se zhvillimi bujqësor, më shumë, diktohet prej kushteve klimatiko-tokësore. Por, nëse vendi është i pushtuar ky zhvillim diktohet vetëm nga faktorë shoqërorë-politikë. Në këto kushte, për trojet shqiptare shtohet dëshmia e lashtësisë dhe e tradicionalizmit të fortë në bujqësi, e terrenit kodrinor-malor mbizotërues. Është domethënëse që rajonet bujqësore, me ndryshimet e përshtatjet dhe përparimet shoqërore-ekonomike, në thelb, vazhdojnë të mbeten po ato, edhe mbas një vargu të gjatë shekujsh, pavarësisht nga ndryshime thelbësore të sistemeve shoqërore. Gjatë Mesjetës dhe Rilindjes nuk vihet re të shquhen rajone të mirëfillta dhe veprimtari bujqësore në përmasa gjithëshqiptare. Madje kjo nuk ndodhi as në vendet më të përparuara të Evropës Bujqësia shqiptare në vitet Lufta Ballkanike i kushtoi shumë ekonomisë së brishtë që gjeti shteti i ri, i cili u vendos me shpalljen e pavarësisë në mes të problemeve të mëdha, në radhë të parë ekonomike. Ai krahas shumë problemeve, u përball edhe me nevojën e zgjidhjes së nevojave më të ngutshme që kishte për prodhimet bujqësore, si dhe mungesave të shumta në lëmin e bujqësisë. Mbështetja e prodhimit bujqësor në Shqipëri duhet të bëhej për të arritur organizimin e jetës ekonomike6. Bujqësia gjatë kësaj periudhe pësoi dëmtime të mëdha në sipërfaqe të tëra të mbjella me pemë frutore, ullinj dhe ara të mbjella, ndërkohë që nuk bëhej fjalë fare për ekzistencën e mjeteve dhe pajisjeve për punimin e tokës. Shteti shqiptar, i krijuar në janar të vitit 1920, krahas problemeve të shumta, një rëndësi të veçantë i kushtoi organizimit të bujqësisë. Programet që hartoi kjo qeveri, përfshinin edhe bujqësinë, sidomos në drejtim të mbështetjes për të dërguar studentë jashtë shtetit që të studionin në universitete për profilet e bujqësisë. Po kështu u morrën masa që pranë çdo qendre prefekture të ngriheshin qendra të bujqësisë. Me ndërhyrjen e shtetit u ftuan nga jashtë disa specialistë të bujqësisë për të punuar në ndihmë të bujqësisë shqiptare me kontrata pune. U mbeshtet me sa mundej edhe ngritja e fermave për prodhimin e fidanëve dhe u sollën sasi të konsiderueshme farërash të bimëve të arave, sidomos grurë, misër, fasule, patate, jonxhë, tërfil, oriz, duhan, pambuk. Gjatë viteve kriza e madhe që kishte pushtuar ekonominë e Evropës pati ndikim të madh edhe në vendin tonë. Ajo e dëmtoi edhe më shumë ekonominë tonë të varfër. Pushtimi i vendit në vitin 1939, ishte edhe për bujqësinë një kalim në gjendje lufte. Megjithëse dikasteri i bujqësisë u përpoq për të ruajtur gjendjen dhe për të çuar më përpara organizimin në krahasim me periudhën para pushtimit, përsëri bujqësisë i 6 Von E.C.Sedimayr,

7 viheshin shumë diktate nga qeveria qëndrore. Kongresi i Parë Bujqësor (15-16 shtator 1940), i organizuar nga specialistë të fushave të ndryshme të bujqësisë, paraqiti në njëfarë mënyre strategjinë e parë në lëmin e bujqësisë për vendin tonë. Kongresi shtroi mjaft probleme për aspekte të veçanta, duke paraqitur gjendjen dhe duke programuar edhe rrugët për ndryshimin e saj, në mënyrë që edhe bujqësia të dilte nga gjendja mjaft e prapambetur në të cilën ndodhej. Në keto vite ra në sy edhe mbështetja që jepte qysh në fillim Banka Bujqësore, duke u dhënë kredi bujqve dhe blegtorëve për të zhvilluar aktivitetin bujqësor dhe blegtoral Bujqësia shqiptare në vitet Në tre dekadat e para të periudhës së socializmit, për shkak të gjendjes mjaft të prapambetur të bujqësisë dhe fshatit në Shqipëri si dhe për shkak të entuziazmit, investimeve dhe punës të fshatarësisë, pati rezultate të dukshme. Në fillim të viteve 70 vendi kishte një bujqësi të zhvilluar. Rendimentet dhe prodhimet bujqësore e blegtorale, si dhe gjendja ekonomike e sociale e fshatit ishin në nivele të pakrahasueshme me vitet e para të çlirimit të vendit. Megjithatë, sikurse edhe në vendet e tjera, edhe në Shqipëri sistemi socialist i ekonomisë nuk siguroi rendimente më të larta të punës dhe ritme më të shpejta të rritjes së prodhimit dhe të mirëqënies, sesa në vendet me sistem ekonomik të tregut të lirë. Prandaj edhe pse në Shqipëri ishin të shpejta dhe të prekshme ndryshimet në të gjitha drejtimet, pas 30 vjetëve u thelluan më tej diferencat e mëdha me vendet e Evropës Perëndimore. Pas vitit 1975 u dukën shenjat e para të rënies ekonomike dhe shumë shpejt bujqësia hyri në një krizë të pakthyeshme, e cila në fillim të viteve 90 ra në një kolaps të plotë. Në Shqipëri, filloi një periudhë tjetër tranzicioni, për t u kthyer aty ku ishim përpara një gjysëm shekulli në kuptimin e rendit ekonomik. Reforma Agrare e vitit 1946 zhduku bazën ekonomike të marrëdhënieve feudale e kapitaliste në fshat dhe transformoi strukturën klasore të tij. Kjo reformë ishte një lëvizje taktike drejt kolektivizimit socialist të bujqësisë. Këtë e tregon fakti që njëkohësisht me përfundimin e Reformës Agrare filloi edhe procesi i krijimit të kooperativave bujqësore të tipit stalinist, proçes që u zhvillua në disa faza dhe që zgjati 20 vjet. Në 10 vitet e fundit të sistemit socialist, u vu re një përkeqësim i vazhdueshëm i rentabilitetit ekonomik të kooperativave bujqësore në përgjithësi. Krahasuar me vitin 1980, në vitin 1990, ndërsa të ardhurat nga kooperativat bujqësore u rritën 20%, shpenzimet u rritën 32%7, duke zvogëluar ndjeshëm të ardhurën neto. Rënia e vazhdueshme e rentabilitetit ekonomik të kooperativave bujqësore dhe sidomos pesha e rëndësishme që përballonin ato në akumulimin e shtetit, ishin faktorët kryesorë që përcaktuan një nivel shumë të ulët të të ardhurave për çdo ditë pune, krahë pune dhe frymë. Efektiviteti dhe rentabiliteti shumë i ulët i prodhimit, përdorimi nga shteti i një sistemi fiskal shfrytëzues nëpërmjet levave ekonomike si çmimet e disfavorshme të shitblerjes, centralizimi ekstrem, shpërblimi jashtëzakonisht i ulët i punës dhe mbi të gjitha zhveshja totale e fshatarit nga prona private e çdo lloji, ishin disa nga faktorët që sollën dështimin e sistemit kooperativist. 7 MBUMK, Arkiva 7

8 Zgjedhja e rrugës së kolektivizimit nëpërmjet sistemit kooperativist të tipit socialist ishte e lidhur me vetë ekzistencën e sistemit socialist të ekonomisë, mbijetesa e të cilit mund të arrihej vetëm nëpërmjet akumulimeve të mëdha në kurriz të fshatarësisë, e cila përbënte më shumë se 65% të popullsisë së vendit. Është kjo një nga politikat që solli pasoja negative në ritmet e zhvillimit të bujqësisë dhe në përgjithësi për gjendjen social-ekonomike të fshatarësisë shqiptare në 50 vitet e fundit që pasuan pas Luftës së Dytë Botërore. Nga mesi i viteve 80 u bënë përpjekje për të dalë nga situata e rëndë nëpërmjet disa masave: Zvogëlimit të ekonomive bujqësore, zmadhimi i të cilave deri atëherë ishte propaganduar si një zhvillim cilësor i forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Orientimit për t u zgjeruar kompetencat e ekonomive bujqësore në fushën e planifikimit, të marrëdhënieve të këmbimit, në organizimin e punës etj Ndryshimet në format strikte të shpërblimit të punës. Kopetencat që iu dhanë kooperativave bujqësore, përveç marrëdhënieve të pronësisë, ishin ato që duhej të kishin ekzistuar që në themelimin e tyre, por që u mohuan dhe u tjetërsuan hap pas hapi. Megjithatë po të mbahen parasysh gjendja e prapambetur e bujqësisë dhe kushtet ekonomike e social kulturore të fshatit, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kolektivizimi i bujqësisë luajti një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Bujqësia ka dhënë dhe jep kontributin më të madh në prodhimin e përgjithshëm bruto të vendit. Pesha specifike e prodhimit bujqësor në vitin 1950 ishte 60%, në vitin 1970 ishte 24%, në 1990 shkoi në 25% dhe në vitin 2000 ishte rreth 38%8. Ulja e peshës specifike të bujqësisë, në krahasim me vitet e para pas Luftës se Dytë Botërore, megjithë rritjen e shpejtë të prodhimit bujqësor, ishte rrjedhojë e industrializimit të vendit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit. Gjatë viteve 80 sektori bujqësor jepte rreth 35% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, punësonte rreth gjysmën e popullsisë në shkallë vendi dhe realizonte rreth 40% të eksporteve të vendit Bujqësia shqiptare në periudhën e tranzicionit Në këtë periudhë ndodhi kalimi nga ekonomia e centralizuar drejt ekonomisë së tregut të lirë. Vitet e para të kësaj periudhe ishin të vështira dhe si pasojë ekonomia në përgjithësi dhe bujqësia në veçanti përjetoi një krizë të rëndë shkaqet e së cilës lidhen me një sërë faktorësh: Zhveshja tërësisht nga prona private e bujqve, nëpërmjet shpronësimit të tyre. Kjo solli si rrjedhim varfërimin e tyre në mënyrë të dukshme, mungesën e produkteve ushqimore bazë si dhe nivele nga më të ultat të të ardhurave për frymë në Evropë. 8 INSTAT, Buletinë Statistikorë 8

9 Heqja e së drejtës së lëvizjes së lirë të popullsisë që solli thellim të disproporcionit demografik duke bërë një grumbullim të detyruar të mbi 65% të popullsisë në fshat. Progresi teknologjik i planifikuar, që rriti në nivele më të larta fuqinë aktive bujqësore, e cila e shoqëruar me mungesën e kualifikimit solli një deprofesionalizim masiv të bujqve dhe dobësimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kjo tregon që kriza e ekonomisë në përgjithësi dhe e bujqësisë në veçanti, kishte filluar kohë më parë, qysh nga fundi i viteve 70. Në bujqësi kjo krizë u shfaq më e rëndë dhe më e thellë. Pamjaftueshmëria e furnizimit me inpute, ekzistenca e makinerive bujqësore joefiçente dhe të vjetëruara sollën ngadalësimin dhe rënien e vazhdueshme të ritmeve të rritjes së prodhimit, rritjen e shpenzimeve dhe rënien e efektivitetit ekonomik të bujqësisë. Këto rezultate të dobëta ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në përkeqësimin e furnizimit me lëndë të parë të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Kjo ishte me pasoja mjaft të rënda, sepse nga njëra anë përkeqësonte edhe më tej gjendjen jo të mirë të furnizimit të popullsisë me produkte ushqimore, por nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që në këto sektorë ishin të punësuar një numër shumë i madh punonjësish. Niveli i prodhimeve kryesore të bimëve të arave, në vitin më të mirë bujqësor, krahasuar me dy vitet e kolapsit ekonomik që pasuan është si më poshtë: Tabela 1.1 Prodhimi i bimëve të arave (në mijë ton) Prodhimi / 89 % Drithëra Perime Patate Fasule Duhan Luledielli Pambuk ,5 Panxharsheqeri Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Vjetarë Statistikorë 1989, 1990, 1991 Si pasojë e rënies së prodhimit në bimët e arave, u bë e domosdoshme rritja e importeve për të përballuar nevojat e popullsisë. Në blegtori gjendja paraqitej disi më e zbutur. Prodhimi i qumështit në vitin 1991 u rrit me 15% krahasuar me vitin 1989, prodhimi i mishit ishte pothuajse në të njejtin nivel, ndërsa prodhimi i vezëve pësoi një rënie prej 17% (tabela 1.2). Tabela 1.2 Prodhimet blegtorale (në mijë ton) Prodhimi / 89 % Qumësht Mish Vezë (milion kokrra) Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Vjetarë Statistikorë 1989, 1990,

10 Në pemëtari kjo fazë u përball me efekte dhe më të mëdha. Në vitin 1991 u prodhuan vetëm 44% e frutave dhe 15% e rrushit që u prodhuan në vitin Kjo situatë ishte pasojë e dëmtimit dhe tharjes nga mungesa e shërbimeve, si dhe e prerjes dhe djegies masive të plantacioneve me drufrutorë (tabela 1.3). Tabela 1.3 Numri i drufrutorëve dhe sipërfaqja e vreshtave (në mijë rrënjë) Emërtimi / 89 % Pemë frutore Ullinj Agrume Vreshta (000 ha) 19,2 17,3 17,0 7,3 38 Burimi: ; Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Vjetarë Statistikorë 1989, 1990, 1991, 1992 Pra, rënia e menjëhershme e prodhimit bujqësor ndikoi drejtpërdrejt në përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në furnizimin e popullsisë me produkte bujqësore e blegtorale, si në qytet edhe në fshat. Në periudhën në fjalë ndihej kudo mungesa e produkteve ushqimore të freskëta e të përpunuara. Situata e rëndë e krijuar dhe pamundësia e shtetit për ta kompensuar atë, si dhe niveli shumë i ulët i të ardhurave në fshat, përgatitën kushtet dhe përshpejtuan kolapsin e përgjithshëm të bujqësisë. Në këtë mënyrë u krijuan kushtet për të ndërmarrë një sërë reformash nga ana e shtetit që shënonin fillimin e një periudhe për kalimin nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut të lirë. Krahasuar me vende të tjera në tranzicion të Evropës Qendrore dhe Lindore këto reforma në bujqësi patën disa veçori9: Fillimi i reformës në Shqipëri u karakterizua nga një shkatërrim i përgjithshëm i infrastrukturës bujqësore. Reforma në Shqipëri filloi në kushtet e një kolektivizimi dhe shtetëzimi total të tokës (100%), në dallim nga vendet e tjera si Çekia, Gjermania, Hungaria e Rumania ku toka u kolektivizua në masën 91-95% apo Polonia dhe Jugosllavia në masën 31%. Në bujqësinë e vendit tonë punonte një numër i madh i popullsisë aktive duke bërë që reforma te përfshinte rreth 65% të popullsisë, në dallim nga shtetet e tjera ku punonte 11-27% e saj. Reforma në Shqipëri u krye me nje ritëm të shpejtë. Ndërkohë që tek ne në fund të vitit 1992 ishte privatizuar 77% e tokës bujqësore, në Bullgari psh ishte privatizuar vetëm rreth 27% e saj. Në Shqipëri pasuria e kooperativave bujqësore iu nda, me ose pa shpërblim, pjesëtarëve të tyre në pronësi private. Në vende të tjera ish socialiste si Çeki, 9 KEA, (Këshilli i Ekspertëve të Agrobiznesit), (2003). Historia e Bujqësisë dhe Agroindustrisë Shqiptare 10

11 Hungari etj u përdor transformimi dhe riorganizimi kapitalist i kooperativave bujqësore dhe konkretisht në fund të vitit 1992 vetëm 3% e pjesëtarëve të tyre u shkëputën dhe krijuan ferma personale, ndërkohë që rreth 99% e ish kooperativave u reformuan në kooperativa të tipit kapitalist. Në Shqipëri reforma e shpejtë dhe e thellë, si dhe ndryshimet politike bënë që prodhimi bujqësor të pësojë një rënie drastike, në krahasim me vendet e tjera, duke sjellë probleme të mëdha në furnizimin e popullsisë me ushqime. Ndërkohë që në vendet e tjera në tranzicion prodhimi bujqësor i vitit 1991 ishte vetëm 2-9% më i vogël se i vitit 1990, tek ne rënia ishte 24%. Programi i reformës u përfytyrua si një mënyrë për të nxitur stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit si dhe për të garantuar një kthim të shpejtë në aktivitetin prodhues. Kështu, duke filluar nga viti 1992 dhe deri në vitin 1996 bujqësia arriti të siguronte një pjesë jo të parëndësishme të produkteve ushqimore bazë për jetesë të fshatarësisë si dhe të zinte me punë më shumë se gjysmën e popullsisë së aftë për punë. Në këtë periudhë ritmet e rritjes së prodhimit bujqësor ishin të larta. Ndërsa në vitin 1992 kundrejt 1991 prodhimi i përgjithshëm bujqësor u rrit 14%, deri në vitin 1996 ritmi mesatar vjetor i rritjes ishte mbi 8%10. Viti 1997 e futi vendin në një krizë të re ekonomike. Ndihmat financiare dhe programet e donatorëve të huaj, që deri atëherë ishin baza e ngritjes ekonomike u ndërprenë. Kjo bëri që megjithë vazhdimin e rritjes së prodhimit bujqësor me mesatarisht 4-5% në vit, deri në vitin 2000 dhe 2% në dy vitet që pasuan, përsëri nuk u bë e mundur arritja e nivelit të prodhimit bujqësor të vitit Evolucioni i zhvillimit të bujqësisë në rajonin e Korçës Kërkimet arkeologjike në vend kanë treguar se takimin e parë me bujqësinë parahistorike e kanë patur në vitin 1948 në Maliq, në fushën e Korçës. Gjatë fillimit të mesjetës, zhvillimi ekonomik në tërësi, pra dhe i bujqësisë në këtë rajon është karakterizuar si një gjendje amullie. Për shekuj me radhë gjatë periudhës së mesjetës deri në fillim të shekullit të XX bujqësia ishte veprimtaria kryesore e shumicës së popullsisë. Gjatë kësaj periudhe, si dhe në lashtësi, me anë të bujqësisë popullsia siguronte ushqimin e nevojshëm dhe tepricat i shiste në vendet fqinje. Sipas regjistrave osmanë te shekullit të XV, zona Përmet-Korçë kishte vreshta të tatueshme në 26% të 350 fshatrave. Bagëtitë e imëta kanë qenë të pranishme po aq sa dhe drithërat. Zona Korçë-Kolonjë-Pogradec përmendet në mënyrë të veçantë për rritjen e të imëtave. Gjatë kësaj periudhe pati një përmirësim të veglave të punës si dhe të teknikave bujqësore. Mjeshtëria e bujqve në rajonin e Korçës nuk është rastësi. Ajo i ka fillesat në parahistori dhe është trashëguar për breza e shekuj të tërë, duke u pasuruar me dije dhe praktika të kohës, të cilat e kanë renditur këtë rajon në vendet e para të bujqësisë shqiptare. Bujqësia në rajonin e Korçës para vitit 1944 Në mënyrë më të plotë pasuritë e qarkut Korçë jepen në librin e Teki Selenicës, Shqipëria më (grafiku 1.1) 10 MBUMK, Arkiva 11

12 Ara 24% 43% Vreshta Tokë që mund të punohet Kullota e livadhe 22% 3% 8% Kënetë Grafiku 1.1 Burimet natyrore të rajonit të Korçës, Sipërfaqja e tokës gjithsej, duke mbledhur tokën e punueshme, të papunueshme dhe sipërfaqen me pyje, është ,404 ha. Kjo është shumë më e vogël se sipërfaqja që zotëron aktualisht qarku Korçë. Por duhet pasur parasysh se këto të dhëna janë të përafërta, mbasi në atë kohë nuk ishte bërë regjistrimi kadastral i tokës. Toka e punueshme zinte 46 % të të gjithë sipërfaqes së tokës, ndërsa toka arë 94 % të tokës së punueshme. Kullotat dhe livadhet zinin 22 % të të gjithë sipërfaqes së tokës, që tregon se në qarkun e Korçës ekzistonin potenciale për zhvillimin e blegtorisë. Sipërfaqet më të mëdha me kullota ishin në Kolonjë, ato zinin 67 % të totalit të tyre pastaj vjen Korça me 14 % të totalit. Pyjet zinin 0,3 % të të gjithë sipërfaqes së tokës. Rajoni i Korçës ishte i zhvilluar edhe nga pikëpamja e bujqësisë. Sidomos në fushën e Korçës, të Devollit e të Pogradecit nuk ka asnjë produkt që të mos bëhet. Tabela 1.4 Prodhimet kryesore të bimëve të arave për rajonin e Korçës, 1927 Kv Grurë Misër Elb Tërshërë Duhan Rrush Fasule Patate Burimi: Shqipëria më 1927, Teki Selenica 11 Teki Selenica, Shqipëria më SHUMA Leskovik Kolonjë Pograde Korçë Bilisht Nënprefektura PRODHIME

13 Prodhimi më i madh është në kulturën e grurit e pastaj vjen misri, elbi e tërshëra. Kjo lidhet me faktin se në prefekturën e Korçës ka fusha shumë të mira dhe kushte të përshtatshme klimaterike për prodhimin e grurit. Klima e favorshme e kullotat e shumta natyrore krijojnë kushte për ekzistencën e bagëtive në një numër të madh dhe të shumëllojshëm. Gjatë Luftës së Parë Botërore, rajoni i Korçës ishte zonë e pushtimit francez, i cili ndërmori veprime për aktivizimin e bujqësisë, por që nuk patën ndonjë ndikim të madh në zhvillimin e saj. Megjithëse ekonomia e rajonit të Korçës, si e gjithë vendit ka pasur karakter të theksuar bujqësor, niveli i zhvillimit të bujqësisë ishte shumë i prapambetur. Faktorët për një prodhim bujqësor të krahasueshëm me vendet e tjera të Evropës mungonin në mënyrë dramatike. Niveli i ulët i zhvillimit të bujqësisë pasqyrohet dhe nga struktura e mbjelljeve në bimët e arave, e cila nuk i përshtatej kushteve natyrore dhe klimaterike të Korçës. Në strukturën e mbjelljeve mbizotëronin drithërat e bukës në masën 80%. Pemëtaria dhe vreshtaria ishin zhvilluar dobët. Numëroheshin rreth 100 mijë rrënjë pemë frutore, kryesisht mollë. Blegtoria përbënte një aktivitet të rëndësishëm të prodhimit në fshat. Fshatarët prodhonin kryesisht për nevojat e tyre për ushqim ose në shkëmbim për mallra industriale. Bujqësia në rajonin e Korçës në vitet Reforma agrare, kolektivizimi i bujqësisë dhe futja e vendit në sistemin socialist të zhvillimit mund të veçohen si ngjarjet më të mëdha pas çlirimit të vendit, të cilat përcaktuan fatet e tij për rreth 45 vjet. Në vitet u zbatua Reforma Agrare që synonte ndryshimin e raporteve të pronësisë në fshat dhe krijimin e mundësive për zhvillimin socialist të bujqësisë. Reforma Agrare në rajonin e Korçës u konsiderua e përfunduar më 15 shtator 1946 dhe përshkoi 141 fshatra nga 347 fshatra gjithësej12. Gruri, panxhari dhe patatet ishin degët e prodhimit bujqësor. Gjedhi për qumësht dhe mish përbënte degën kryesore të prodhimit blegtoral. Para çlirimit drithërat e bukës zinin sipërfaqen më të madhe, mbi 80% të saj. Bimët industriale me përjashtim të duhanit nuk mbilleshin. Ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e fabrikës së sheqerit, përdorimi i elbit distik si lëndë e parë për prodhimin e birrës, ndërtimi i fabrikave për përpunimin e duhanit etj, rritën kërkesën për prodhimin e këtyre bimëve që u përfshinë në grupin e bimëve industriale. Megjithatë drithërat e bukës kanë zënë sipërfaqet më të mëdha kundrejt sipërfaqes totale të mbjellë me bimët e arave. Në vitin 1960 me drithëra buke u mboll rreth 64% e tokës, në 1970 u mboll rreth 51%, ndërsa në vitet e mëvonshme u mboll 41 46%. Shtimi i tokave të reja dhe synimi për të pakësuar konsumin e drithërave të bukës u shoqëruan me rritjen në mënyrë të ndjeshme të sipërfaqes së mbjellë me patate. Në vitin 1969 u mbollën 2920 ha më shumë krahasuar me vitin 1965 dhe 1903 ha më shumë krahasuar me vitin MBUMK, Arkivi i Qarkut të Korçës 13

14 Panxharsheqeri gjithashtu është mbjellë në sipërfaqe relativisht të mëdha sidomos në fillim të viteve 80, mbas ndërtimit të fabrikës së dytë për prodhimin e sheqerit. Për këtë bimë viheshin në dispozicion tokat me pjellori relativisht të lartë. Tabela 1.5 Struktura e mbjelljeve të bimëve të arave kryesore Emërtimi Drithra buke Grurë Misër Patate Panxhar sheqeri Duhan Elb distik Perime Fasule Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Vjetarë Statistikorë: 1960, 1965, 1970, 1975, 1980, 1985, 1990 Prodhimi në bimët e arave ka përfaqësuar 56 67% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor në rajon. Kjo reflekton destinimin e pjesës më të madhe të burimeve kryesore të prodhimit kryesisht në këtë aktivitet prodhues. Rajoni i Korçës, megjithëse me sipërfaqe të konsiderueshme në kodër dhe mal në prodhimin e bimëve të arave deri në vitin 1990 ka pasur peshë të rëndësishme edhe në prodhimin e vendit. Për vitet prodhimi i drithërave të bukës ka përbërë 8.4% kundrejt vendit, i grurit 11.2%, i patates 25 33% dhe i panxharit mbi 85%13. Në prodhimin e bimëve kryesore rajoni i Korçës është klasifikuar në vendet e para në krahasim me rajonet e tjera brenda vendit. Prodhimi i produkteve blegtorale për nga rëndësia është konsideruar mbas prodhimit të drithrave të bukës. Rritja e ndjeshme e produkteve blegtorale erdhi si rezultat i rritjes së numrit të krerëve dhe rendimenteve. Tabela 1.6 Prodhimi i produkteve blegtorale në rajonin e Korçës Emërtimi Qumësht Mish Vezë Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Vjetarë Statistikorë: 1960, 1965, 1970, 1975, 1980, 1985, 1987, MBUMK; Vjetarë statistikorë,

15 Prodhimi më i lartë i qumështit dhe mishit është realizuar në vitin Në prodhimet kryesore mish dhe qumësht, rajoni i Korçës ka qenë një nga prodhuesit kryesorë në vend. Në vitet në këtë rajon është prodhuar deri në 8.7% e prodhimit total të qumështit dhe 9.1% të mishit në shkallë vendi. Në vitin 1990 zinte vendin e parë për prodhimin e qumështit dhe të mishit. Edhe në prodhimin e vezëve ka qenë në vendet e para në shkallë vendi. Pavarësisht rritjes së prodhimit të produkteve blegtorale, ato nuk plotësuan nevojat e furnizimit të popullsisë që vinin duke u rritur. Mungesa e tyre në treg përbënte një shqetësim të madh në popullsi. Gjatë kësaj periudhe megjithëse rajoni i Korçës kishte të zhvilluar një sërë degësh të rëndësishme të industrisë, ka qenë një nga rajonet e rëndësishëm të prodhimit të përgjithshëm bujqësor në vend. Tabela 1.7 Prodhimi bujqësor i rajonit të Korçës kundrejt Republikës Vitet Rajoni në % ndaj totalit Renditja , , , , ,6 2 Burimi: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë Rajoni i Korçës pothuajse gjatë gjithë kohës ka zënë vendin e parë në prodhimin e përgjithshëm bujqësor në Republikë me 8-10%. Megjithatë, në vitet 80 rajoni konsiderohej industrialo-bujqësor, ku bujqësia përbënte rreth 40% të prodhimit të përgjithshëm të rajonit. Kriza në ekonominë shqiptare dhe në bujqësi, detyruan institucionet e kohës të ndërmerrnin një sërë reformash që tronditnin themelet e sistemit ekonomik dhe juridik të krijuar deri atëherë. Këto reforma që për kohën ishin të thella nuk ndikuan në përmirësimin e gjendjes së prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore. Kriza ushqimore u vu re edhe në rajonin e Korçës. Në vitin 1992 kundrejt vitit 1990 u prodhuan 74% më pak drithëra buke, 80% më pak panxhar, 95% më pak duhan, 68% më pak patate14 etj. Tabela 1.8 Prodhimet bujqësore në vitin 1991 kundrejt vitit 1990 Emërtimi Prodhimi (000 ton) % 1991/1990 Drithra buke Oriz Fasule Duhan Lule dielli Pambuk Panxharsheqeri Qumësht Mish Vezë (milion kokrra) Burimi: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë; Statistika 1990, DRBU, Korçë; Statistika

16 Reformat në bujqësi të kryera në rajonin e Korçës, si kudo në Shqipëri patën ndikimin e tyre në prodhim, krijuan një strukturë të re të bujqësisë tonë me anët pozitive, por dhe me probleme që e shoqërojnë atë. 1.4 Evolucioni i zhvillimit të industrisë agropërpunuese në Shqipëri Industria agropërpunuese që nga fillimet e saj deri në vitet 1912 Përpunimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale për sigurimin e ushqimit të domosdoshëm është aq i lashtë sa dhe vetë lashtësia e të parëve tanë. Pozita gjeografike e vendit tonë, kushtet klimaterike, flora dhe mikroflora e tij kanë krijuar gjithmonë mundësinë që në këtë truall të rriten dhe zhvillohen prodhime të llojeve nga më të ndryshmet, duke krijuar mundësinë e zhvillimit të industrisë agropërpunuese të tyre. Të parët tanë kanë qënë të njohur për kultivimin e ullirit dhe prodhimit të vajit të ullirit, për vreshtarinë dhe prodhimin e verës, për blegtorinë dhe prodhimin e djathit. Duhani ka qenë një tjetër kulturë e zhvilluar në trojet tona. Ai ka hyrë në vendin tonë rreth çerekut të parë të shekullit XVII, kryesisht si bimë mjekësore. Bluarja e drithërave dhe përpunini i ullinjve për vaj ishin dy degët ku filluan të duken shenjat e para të zhvillimit të industrisë agropërpunuese në Shqipëri. Nga fundi i shekullit të XIX, filloi zëvendësimi gradual i disa operacioneve të punës të kësaj industrie primitive me proçese pune më të përparuara. Në periudhën e viteve të shekullit të XIX në Shqipëri filluan të duken dalëngadalë fabrikat e para të përpunimit të drithërave dhe ullirit për vaj. Për herë të parë në vitin 1879 filloi prodhimi i kripës në vendin tonë. Prodhimi i saj u mor përsipër nga bankierë turq, të cilët organizuan hapjen e disa punishteve të kripës në vendin tonë. Punishtja më e madhe ishte ajo e Vlorës që kishte rreth 100 punëtorë. Në periudhën e sundimit turk zhvillimi i industrisë agropërpunuese ishte shumë i vogël. Fabrikat dhe punishtet që u ngritën dalloheshin për nivelin e ulët teknik dhe kushte pune shumë të vështira. Me këtë nivel zhvillimi të industrisë agropërpunuese e gjeti Shqipërinë viti Industria agropërpunuese gjatë viteve Megjithëse Shqipëria doli si një shtet i pavarur, duke patur dhe kushte klimaterike shumë të favorshme, ajo nuk mundi të zhvillonte një industri agropërpunuese më të gjerë nga ajo që trashëgoi, mbasi u ndesh me shumë pengesa dhe vështirësi. Lufta Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, jo vetëm që e penguan zhvillimin e industrisë agropërpunuese të vendit tonë, por i shkaktuan asaj dhe mjaft dëme. Nën ndikimin e kërkesave ekonomike të kohës, industria agropërpunuese dhe në kushtet e krijuara pati një zhvillim të vogël. Ky zhvillim ishte më i madh në qytetet skelë dhe që kishin burime të lëndëve të para për përpunim. Në vitin 1922 sipas llogaritjeve të bëra nga ekonomistë, rezulton se në Shqipëri ekzistonin në formë thesaresh të fshehura milion franga ari, pa llogaritur stolitë e ndryshme prej floriri, kapital ky i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje jetën ekonomike të vendit. Po ky kapital nuk u hodh në fushën e investimeve, mbasi mungoi një politikë përkrahëse 16

17 nga ana e shtetit përballë vërshimit të kapitalit të huaj. Një hov të mirë zhvillimi pati industria e përpunimit të ullirit. Në vitin 1912 industria agropërpunuese kishte 26 njësi prodhimi nga të cilat: mulli bloje me motor 18 njësi, fabrika vaji 3 njësi, fabrika makaronash 1 njësi, fabrikë sapuni 1 njësi, fabrikë cigaresh 1 njësi dhe 2 kripore15. Në këtë periudhë, karakteristikë e zhvillimit të industrisë (përfshirë këtu dhe industrinë agropërpunuese, e cila përfaqesonte rreth 70 % të të gjithë industrisë) është fakti se ajo u rrit dhe u zhvillua vetëm mbi bazën e investimeve të kapitaleve private, pa asnjë kontribut nga ana e shtetit shqiptar. Gjatë viteve 1920 në fushën e industrisë u investuan rreth 1 milion franga ari, kapital vendas. Fabrikat dhe punishtet që u ngritën merreshin kryesisht me përpunimin e lëndëve të para bujqësore. Zhvillimi i industrisë së duhanit dhe cigareve në vendin tonë nuk mbeti i pandikuar nga zhvillimi i kësaj industrie në vendet evropiane. Tregtarët duke parë përfitimet ekonomike që sillte tregtia e duhanit dhe kryesisht mekanizmi i përpunimit të tij, u interesuan dhe ndërtuan në vend fabrikat e para të cigareve. Gjatë viteve u ngritën dhe disa fabrika të reja në industrinë agropërpunuese gjë që i dha asaj një hov zhvillimi si rezultat i investimeve të bëra nga kapitalistët vendas. Këto investime ata i bënë në disa nga qytetet kryesore. Përveç ngritjes së fabrikave të reja nga pronarët u bënë investime dhe në drejtim të përmirësimit dhe perfeksionimit të atyre ekzistuese. Në fund të vitit 1922 numri i ndërmarjeve të industrisë agropërpunuese u rrit më shumë se dy herë në krahasim me vitin Industria agropërpunuese përbënte rreth 63,5 % të të gjithë industrisë të vendit. Në këtë periudhë në Shqipëri nga pronarët vendas u dukën përpjekjet e para për krijimin e shoqërive aksionere. Me investimet e bëra kapitali vendas, asnjëherë nuk mundi të siguronte përpunimin e lëndëve të para që prodhoheshin në vend. Në këto kushte eksportoheshin sasira të mëdha ulliri, dhe kjo jo se kishte teprica për eksport, por sepse aftësitë përpunuese nuk ishin të mjaftueshme për ta përpunuar atë. Në kushtet e zhvillimit të pakët të industrisë agropërpunuese, shumë artikuj ushqimorë duhej të importoheshin. Periudha e viteve është një periudhë e një stabilizimi të përkohshëm të kapitalizmit botëror. Kjo pati ndikim pozitiv edhe në zhvillimin dhe gjallërimin e ekonomisë së vendit tonë. Në këto kushte u bënë investime të shumta në industrinë agropërpunuese. Karakteristikë e veçantë e kësaj periudhe është fakti se investimet nuk u bënë vetëm nga pronarë të veçantë, por dhe nëpërmjet bashkimit të kapitalit, duke krijuar kështu të parat shoqëri aksionere në industrinë agropërpunuese. Si rezultat i këtyre investimeve, në vitet e para të kësaj periudhe u bë e mundur ngritja e mjaft fabrikave të kësaj industrie si ato të miellit, vajit të ullirit, makaronave etj. Si rezultat i këtyre investimeve që bëri kryesisht kapitali vendas në industrinë agropërpunuese pati një zgjerim të aktiviteteve industriale dhe në fund të vitit 1928 numri i ndërmarjeve industriale që zotëroheshin nga pronarët vendas arriti në 127 njësi MBUMK, Arkiva KEA, (Këshilli i Ekspertëve të Agrobiznesit), (2003). Historia e Bujqësisë dhe Agroindustrisë Shqiptare 17

18 Në vitin 1928 në industrinë agropërpunuese, vendin e parë e zinte industria e miellit që kishte 4 fabrika dhe 53 njësi të vogla bloje, pas tyre vinin fabrikat dhe punishtet e sapunit, vajit të ullirit që kishin 15 njësi, të prodhimit të akullit dhe karameleve. Veprimet dhe investimet e kapitalit vendas nuk do të mundnin t i bënin ballë ndikimit dhe ndërhyrjes së kapitalit të huaj, që tani po fillonte të depërtonte në forma të ndryshme në ekonominë e vendit tonë. Ndikimi i kapitalit të huaj në industrinë agropërpunuese, krijoi kushte jo të favorshme për investimet e kapitalit vendas pasi ai filloi të depërtojë thellë në këtë industri. Kjo ishte më e theksuar në industrinë e alkoolit, të vajrave, makaronave dhe atë të qumështit. Industria e vajit të ullirit paraqiste interes të veçantë. Mjaft aktive në këtë degë ishte ndërhyrja që në fillim e kapitalit italian, por nuk mbeti jashtë kësaj ndërhyrjeje edhe kapitali francez, ai jugosllav, grek e deri tek ai çek. Ndërhyrjen më të madhe në industrinë e vajrave e bëri kapitali italian. Italia ishte importuese e ullinjve nga Shqipëria dhe në një fare mase edhe e vajit të ullirit. Në vitin 1932 Italia ka importuar 2420 ton ullinj. Eksportimi i ullinjve favorizohej edhe nga lëshimet që qeveria e atëhershme i bënte kapitalit italian, duke e përjashtuar atë nga taksa doganore e eksportimit të ullirit të freskët. Të gjitha përpjekjet e kapitalit vendas për të penguar e përballuar ndërhyrjen e kapitalit të huaj ishin pa rezultat, pasi kishin përkrahjen e qeverisë. Sektori ku kapitali i huaj pati ndërhyrjen më të madhe në vendin tonë është industria e alkoolit. Në këtë industri ishte po kapitali italian, i cili nëpërmjet firmës Alegro e zgjeroi dhe e zhvilloi më tej aktivitetin e saj dhe në vitin 1926 ngriti për atë kohë një industri moderne për prodhimin e alkoolit. Ndërhyrje të kapitalit të huaj u bënë edhe në industrinë e sapunit dhe atë të përpunimit të qumështit. Përpunimi i qumështit për djathë nga pronarët grekë erdhi duke u rritur nga viti në vit. Djathi që prodhohej në Shqipëri eksportohej në disa shtete të botës. Në fund të viteve 1930 u prodhua për herë të parë djathi në shkallë industriale nga prodhuesit vendas. Periudha ndërmjet viteve karakterizohet nga kriza e rëndë ekonomike që preku gjithë botën, peshën e së cilës e ndjeu edhe ekonomia shqiptare. Kriza preku rëndë edhe industrinë agropërpunuese të vendit tonë. Nga degët e kësaj industrie goditjen më të rëndë e pësoi industria e alkoolit. Aktivitetin e saj pronarët vendas e mbështetnin në konsumin e alkoolit brenda vendit. Duke qënë se ky konsum ishte i kufizuar kjo industri ishte e detyruar të prodhonte nën aftësitë prodhuese të instaluara. Të ndodhur para kësaj gjëndje shumë të vështirë ekonomike dhe duke parë së afërmi rrezikun e falimentimit, firmat prodhuese të alkoolit, me qëllim që të vazhdonin prodhimin në të ardhmen dhe të kapërcenin gjendjen e rëndë ekonomike, ranë dakort të bashkërendonin veprimet me njëra tjetrën, me qëllim që të ulnin konkurrencën ndërmjet tyre. Kështu më firmat prodhuese të alkoolit nënshkruan marrëveshjen për krijimin e Kartelit të alkoolit shqiptar. Dega tjetër që u prek rëndë gjatë krizës ishte industria e blojes. Kjo industri goditjen e pati si rrjedhojë e diferencës së çmimit dhe cilësisë së miellit që prodhohej në vend me atë që importohej. Mielli i importit ishte më i lirë dhe me cilësi më të lartë. Në kushtet e një gjendje të vështirë dhe të ndodhur para rrënimit edhe pronarët e disa nga fabrikave më të mëdha të blojes u detyruan të krijonin kartelin e tyre për të ndarë tregjet e shitjes së miellit mbi bazën e çmimeve që do të caktonte karteli. 18

19 Në kushtet e krizës dhe të konkurrencës, kur mjaft fabrika punonin me aftësi të kufizuar dhe kur një pjesë e tyre ishin në prag të falimentimit ose kishin falimentuar pronarë të firmave më të fuqishme u përpoqën të përfitonin sa më shumë nga gjendja e krijuar. Në këtë periudhë ata bënë zgjerimin dhe perfeksionimin e teknologjisë së prodhimit, me qëllim që të zhvillonin më tej konkurrencën ndaj prodhuesve të vegjël. Kapitali vendas u përpoq ta përballonte krizën edhe nëpërmjet investimeve për të rritur fitimin, por edhe për ngritjen e disa fabrikave të reja. Në Korçë, Tiranë e në disa qytete të tjera u ngritën fabrika mielli, punishte të prodhimit të niseshtesë, pijeve freskuese etj. Fitimet më të mëdha në periudhën e krizës i pati kapitali i huaj, si nëpërmjet zgjerimit të aktiviteteve egzistuese, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të reja. Më u miratua dekreti për kontratën e konçensionit të fabrikës Birra Korça. Konçensioni u jepej për 25 vjet dhe në kontratën e dekretuar pëcaktoheshin kushtet me të cilat konçensionarët përjashtoheshin nga taksa doganore për lëndën e parë që do të importohej. Shoqëria anonime Birra Korça e shtriu aktivitetin e saj edhe në degë të tjera të industrisë agropërpunuese, sikurse ishin ngritja e frigoriferëve dhe fabrikave të akullit në disa qytete të vendit, duke rritur ndjeshëm kapitalet nga viti në vit. Vetëm mbas vitit 1934 industria agropërpunuese mundi të rimerrte veten si rrjedhojë e përfundimit të ciklit të krizës ekonomike botërore. Pas vitit 1934 kapitali vendas filloi të investojë për ngritjen e fabrikave të reja, por këto investime në industrinë agropërpunuese ishin më të vogla se ato të viteve 20. Zhvillimin më të madh industria agropërpunuese e pati veçanërisht në periudhën e viteve Në këtë periudhë peshën më të madhe vazhdonte ta zinte industria e blojes. Tabela 1.9 Numri i fabrikave dhe punishteve ( ) Njësitë Numri i njësive Fabrika mielli dhe mullinj drithi 134 Fabrika makaronash dhe orizi 8 Fabrika vaji 26 Fabrika e punishte sapuni 60 Fabrika alkooli, akulli, birre 21 Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit: Materiale arkivore Karakteristikë e zhvillimit të industrisë ushqimore në periudhën e paskrizës, ishte se investimet në këtë industri u bënë jo vetëm nga pronarë të veçantë, por edhe nga bashkime të kapitaleve. Në vitin 1938, egzistonin 124 njësi të industrisë agropërpunuese, në të cilat punonin 1374 punëtorë. Këto njësi përbënin 50,8% të industrisë shqiptare MBUMK, Arkiva me të dhëna për sektorin e agroindustrisë 19

20 Sipas të dhënave statistikore të vitit 1938 industria agropërpunuese përbënte një pjesë të mirë të të gjithë industrisë së Shqipërisë, jo vetëm si njësi industriale, por edhe përsa i përket volumit të përgjithshëm industrial. Hyrja e Italisë në Shqipëri krijoi kushte të disfavorshme për pronarët vendas, të cilët i konkurronte kapitali i huaj. Ky kapital filloi të hynte gjithnjë e më shumë në vend dhe kishte një teknologji dhe kushte prodhimi më të përparuara nga ato të industrisë agropërpunuese vendase. Ndërhyrja e kapitalit të huaj, sidomos atij italian bëhej gjithnjë e më e shpejtë, sepse ata kishin jo vetëm përkrahjen e shtetit italian, por dhe atë të qeverisë vendase, që nëpërmjet uljes apo heqjes së taksave doganore krijonte lehtësira të mëdha për të dhe vështirësonte shumë mundësitë e kapitalit vendas. Kjo do të thoshte se prodhimet italiane, që dalloheshin për cilësi më të lartë dhe kosto më të ulët, shiteshin më lirë dhe konkurronin prodhuesit vendas të miellit, të makaronave, të alkoolit, të vajit të ullirit, të sapunit etj. Mjaft prodhues të vegjël vendas falimentuan. Të ndodhur para kësaj gjendje, prodhuesit e industrisë agropërpunuese rritën protestat për përkrahjen që duhej t u jepte shteti. Për rrjedhojë u rishikuan taksat doganore të importit të produkteve ushqimore dhe të lëndëve të para. Këto pak lëshime që bëri shteti dhe kapitali italian, bënë të mundur që prodhuesit vendas të vazhdojnë për një fare kohe aktivitetin e tyre, por ato në asnjë mënyrë nuk e ndaluan konkurrencën dhe dyndjen e prodhimeve italiane në Shqipëri. Me ardhjen e nazizmit gjendja në vend u vështirësua shumë dhe industria agropërpunuese pothuajse u paralizua fare. Në këtë periudhë punonin pjesërisht mullinjtë e blojes. Gjithësej u dëmtuan ose u prishën fare 37 njësi prodhuese të industrisë agropërpunuese. Duke analizuar gjendjen dhe tiparet e industrisë agropërpunuese para çlirimit mund të themi se: - Industria agropërpunuese e paraçlirimit karakterizohej në pjesën më të madhe nga një shkallë shumë e ulët e mekanizimit. Ajo ishte më shumë një industri artizanale, me zhvillim të kufizuar të degëve dhe me shpërndarje jo të rregullt në territorin e vendit. Shkalla e zhvillimit teknik të industrisë agropërpunuese ishte e lidhur ngushtë me fitimet që nxirrte klasa kapitaliste në degë të ndryshme të kësaj industrie. Të nisur nga këto interesa në industrinë agropërpunuese të paraçlirimit në disa degë dallojmë një nivel më të lartë teknik, ndërkohë që në disa të tjera niveli teknik ishte i ulët dhe krejt artizanal. - Para çlirimit, tre ishin degët kryesore më të zhvilluara të industrisë agropërpunuese: industria e përpunimit të drithrave, industria e prodhimit të vajit të ullirit dhe industria e alkoolit dhe e birrës. Të tre këto industri përbënin 72,4% të të gjithë njësive të industrisë agropërpunuese të asaj kohe. - Karakteri atrizanal i industrisë agropërpunuese ka qenë një nga tiparet kryesore. Shumë i theksuar ka qenë në industrinë e sapunit, atë të makaronave dhe të orizit, por edhe në degët e industrisë së miellrave, të përpunimit të ullirit, prodhimit të alkoolit, të cilat dalloheshin për një nivel teknik më të lartë. 20

21 - Tipar tjetër dallues i kësaj industrie ishte dhe ai i shpërndarjes jo të rregullt në territorin e vendit. Fabrikat dhe punishtet e ngritura nuk ishin vendosur në afërsi të lëndëve të para dhe me prespektivë, për zhvillimin e saj. Të gjitha këto ngriheshin sipas interesave të ngushta kapitaliste dhe jo sipas nevojave. - Industria agropërpunuese e ngritur para çlirimit, karakterizohej nga shkalla e ulët e organizimit të teknologjisë që kishte. Kështu, pothuajse në të gjitha fabrikat e vajit mungonin paisjet dhe makineritë e nevojshme për krijimin e linjave teknologjike të plota për përpunim. - Industria agropërpunuese e paraçlirimit dallohej edhe për shkallën e ulët të kualifikimit të punëtorëve dhe specialistëve. Ajo drejtohej nga pronarët e saj, si nga ana organizative, ashtu edhe nga ana teknike. Deri më sot nuk ka të dhëna që flasin se në këtë industri ka patur kuadro të lartë, si teknologë dhe inxhinierë shqiptarë, por edhe të huajt ishin shumë të pakët. Fuqia punëtore në industrinë agropërpunuese në vitin 1938 përbënte 18,5% të të gjithë fuqisë punëtore të industrisë së vendit dhe zinte vendin e dytë pas industrisë së minierave, duke patur 1374 punëtorë. Në këtë industri pothuajse të gjithë punëtorët e kualifikuar dhe teknikët ishin të huaj, kryesisht italianë, ndërsa punëtorët e pakualifikuar ishin shqiptarë Industria agropërpunuese në vitet Çlirimi e gjeti vendin me një industri të dëmtuar, pothuaj krejtësisht të paralizuar. Si rrjedhojë, normalizimi i saj paraqiste një numër të madh vështirësish teknike, materiale dhe financiare. Në këtë gjendje të rëndë të pasluftës, pushteti shtroi detyrën që krahas zhvillimit të gjithë degëve të ekonomisë të rimëkëmbej e zhvillohej në harmoni edhe industria agropërpunuese. Dëmtimet e fabrikave dhe punishteve, mungesat e lëndëve të para dhe ndihmëse, mungesat për pajisje, makineri dhe pjesë këmbimi për këtë industri si dhe ajo e punëtorëve të kualifikuar, specialistëve dhe kuadrit drejtues, e vështirësonin akoma më shumë punën për të vënë në shfrytëzim aftësitë prodhuese të kësaj industrie. Vështirësitë rriteshin edhe për faktin shumë të rëndësishëm se kjo industri, si e gjithë ekonomia e vendit, duhej të kalonte nga sistemi kapitalist në atë socialist, që bazohej mbi parime e veçori të prodhimit, krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën. Masat për rimëkëmbjen e industrisë agropërpunuese u kryhen në dy drejtime kryesore: Së pari, nëpërmjet rimëkëmbjes nga ana e shtetit e të gjithave fabrikave dhe punishteve që kaluan në pronësi të shtetit, sekuestrimi i të cilave krijoi sektorin shtetëror të industrisë agropërpunuese. Së dyti, pronarët private u detyruan që të bënin riparimet e domosdoshme të fabrikave dhe punishteve që në atë kohë ishin akoma pronë e tyre, të cilat do të viheshin në punë, por gjithmonë nën kontrollin e shtetit. Vëmendja kryesore u përqendrua për vënien në punë të industrisë së blojes. Kjo industri ka qënë më e zhvilluara nga të gjitha degët e tjera, prandaj me gjendjen e makinerive dhe afësive që kishte kjo degë e industrisë, duhej me çdo kusht të plotësonte nevojat e vendit me miellra. Në këtë mënyrë u veprua dhe me pesë fabrikat 21

22 e makaronave. Për të përballuar përpunimin e qumështit që do të grumbullohej u ngritën tetë punishte djathi. Vëmendje dhe kujdes u tregua për mëkëmbjen dhe organizimin e industrisë së përpunimit të ullirit. Masat që u morën ishin të shpejta. Në fillim duhej të viheshin në punë fabrikat e mëdha, prodhimi i të cilave parashikohej të ishte shumë i mirë. Rimëkëmbja e industrisë agropërpunuese u bë nën interesimin e vazhdueshem të shtetit, mbi bazën e një programi të studiuar. Kjo industri e mëkëmbur dhe e riorganizuar nga shteti hodhi themelet e industrisë agropërpunuese të shtetit socialist. Menjëherë pas çlirimit të vendit, kur ende nuk ishte krijuar sektori shtetëror i ekonomisë, në fushën e tregtisë, grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale, u përdor formula më e ulët e organizimit të saj ajo e kooperativave, të cilat funksionuan mbi bazën e statusit të tyre si organizata ekonomike shoqërore. Kooperativat e shitblerjes, luajtën një rol të rendësishëm në organizimin, zgjerimin dhe zhvillimin e industrisë agropërpunuese në periudhën e menjëherëshme të pas çlirimit. Ato e shtrinë veprimtarinë e tyre në të gjithë vendin, deri në zonat më të thella malore, megjithë mjetet primitive që kishin. Kooperativat e shitblerjes kishin monopolin e përpunimit të rrushit, prodhimit të marmalatës, reçelit, turshive të ndryshme, salcës së domates, etj. Sektori shtetëror në industrinë agropërpunuese, lindi menjëherë me vendosjen e shtetit socialist, si rrjedhojë e konfiskimit dhe sekuestrimit të atyre ndërmarrjeve që ishin prona të kapitalistëve italianë dhe gjermanë. Me miratimin e një ligji në janar të 1945, urdhërohej konfiskimi i pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë që ishin në Shqipëri dhe marjen nën kontroll të pasurive të tyre. U konfiskua një pjesë e madhe e aksioneve të shoqërive të ndryshme, që vepronin brenda territorit të vendit tonë. Shtetëzimi i plotë i fabrikave dhe punishteve të industrisë agropërpunuese, krijoi kushte për vënien në shfrytëzim të tyre në një kohë relativisht të shkurtër, por njëkohësisht u krijuan kushte për planifikimin e centralizuar, duke i prerë rrugën zhvillimit të pronës private, iniciativës për investime dhe zgjerimit të aktivitetit privat. Kjo gjë u mbylli përfundimisht rrugën investimeve të kapitalit të huaj. Periudha e planit të parë dy vjeçar dhe e planit të parë pesë vjeçar shënoi shpejtimin e zhvillimit të industrisë agropërpunuese. Për këtë, në vitet 1947 dhe 1948 shteti investoi për zhvillimin e industrisë së vendit 345 milonë lekë. Vepra më kryesore e industrisë agropërpunuese ishte fillimi i punimeve për ndërtimin e Kombinatit të Sheqerit në Maliq. Në këtë kuadër më përfundoi dhe u vu në shfrytëzim një nga veprat më të mëdha të asaj periudhe për industrinë agropërpunuese. Gjatë pesë vjeçarit të parë, industria agropërpunuese pati një rritje mesatare në prodhimin e përgjithshëm industrial në masën 11,4 herë më shumë se në vitin Në mbyllje të këtij pesë vjeçari të parë kjo industri prodhoi më shumë se në vitin 1938: miell 8 herë, makarona 18 herë, oriz i përpunuar 9 herë, vaj ulliri 1.2 herë dhe birrë 8 herë18. Rritja e prodhimeve bujqësore e blegtorale, shtroi detyra urgjente për industrinë agropërpunuese që bënte përpunimin e këtyre produkteve, sidomos të frutave, perimeve dhe të rrushit. Përpunimi i këtyre produkteve dhe prodhimeve duhej të rriste gamën e artikujve ushqimorë jo vetëm në vend, por edhe për eksport. 18 INSTAT, Materiale Arkivore 22

23 Industria e konservimit të frutave dhe perimeve në fund të vitit 1955, nuk mund të siguronte industrializimin e prodhimeve të bujqësisë pasi nuk ekzistonin fabrika konservimi. Përpunimi i tyre bëhej në forma artizanale si turshi, reçel, marmalatë me mjete primitive. Në këto kushte industria agropërpunuese duhej të realizonte sa më shpejt detyrat urgjente të mëposhtme: Ngritjen e objekteve të reja, në veçanti për konservimin e frutave dhe perimeve, duke siguruar prodhime me afat të gjatë ruajtje. Ngritjen e kantinave dhe fabrikave të verës, për përballimin e gjithë prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së saj me qëllim që të rritej sasia për eksport. Industria përpunuese me fabrikat e reja që do të ngrinte, t i afrohej sa më shumë burimeve të lëndës së parë, duke u shtrirë në gjerësi dhe thellësi. Industria agropërpunuese u përqëndrua në tre drejtime kryesore19: Në rritjen e prodhimit dhe shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese Përmirësimin e cilësisë dhe shtimin e asortimenteve të reja Shfrytëzimin më të mirë të lëndëve të para dhe materialeve ndihmëse. Industria e konservave rriti aftësitë dhe ngritjen e fabrikave të reja për përpunimin e frutave dhe perimeve. Edhe industria e blojes pati rritje të ndjeshme në aftësitë prodhuese dhe cilësitë e prodhimeve që përpunoheshin. Gjatë periudhës dhjetë-vjeçare , në industrinë agropërpunuese u ngritën gjithsej 141 fabrika, linja ose reparte prodhimi në degë të ndryshme të saj si në atë të alkoolit, të vajrave, të konservimit, të qumështit dhe nënprodukteve të tij, në atë të miellit-bukë-makarona etj. Periudha e viteve ka qenë periudha e zhvillimit intensiv të industrisë agropërpunuese në të gjitha degët e saj. Investimet që u bënë në këtë periudhë kanë patur si objektiv rritjen e aftësive përpunuese dhe zgjerimin e asortimenteve të produkteve të industrisë agropërpunuese, për të përballuar rritjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, përmirësimin e teknologjisë me qëllim arritjen e parametrave më të lartë cilësorë si dhe rritjen e eksportit. Periudha 20 vjeçare u karakterizua nga harmonizimi dhe bashkërendimi më i mirë i veprimeve ndërmjet bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese për zgjidhjen e problemeve organizative dhe teknike. Gjatë kësaj periudhe u bënë 165 rikonstruksione në degë të ndryshme të industrisë kundrejt 42 që u bënë në periudhën e viteve Nga të gjitha rikonstruksionet më i madhi ka qenë ai i fabrikës së sheqerit në Maliq, që dyfishoi aftësitë prodhuese. 19 KEA, (Këshilli i Ekspertëve të Agrobiznesit), (2003). Historia e Bujqësisë dhe Agroindustrisë Shqiptare 23

24 Tabela 1.10 Ecuria e prodhimeve të industrisë së blojës, bukës dhe makaronave (në ton) Prodhimi Miell Bukë Makarona Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Materiale arkivore, Vjetarë Statistikorë Industria e prodhimit të vajrave me kontributin e specialistëve të saj, arriti të realizojë transformime rrënjësore në teknologjinë e prodhimit. Rritje të aftësive prodhuese dhe cilësore pati dhe industria e sapunit. Tabela 1.11 Ecuria e prodhimit të yndyrnave ushqimore (në ton) Prodhimi Yndyrna ushqimore Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Materiale arkivore, Vjetarë Statistikorë Gjithashtu industria e konservave gjatë periudhës 20 vjeçare u karakterizua nga rritja e aftësive përpunuese, përmirësimi i teknologjisë dhe rritja e artikujve për eksport. Për prodhimin e salcës u ngritën linja plotësisht të mekanizuara, duke zvendësuar ato me funksion periodik. Tabela 1.12 Ecuria e prodhimit të industrisë së konservave (në ton) Prodhimi Konserva perimesh X Reçel e komposto frutash X Marmalatë X Ullinj të konservuar X Konserva peshku X X Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Materiale arkivore, Vjetarë Statistikorë Industria e përpunimit të rrushit për verë, raki dhe alkool pati gjithashtu një zhvillim të mëtejshëm dhe të shpejtë, sidomos me ngritjen e fabrikave e kantinave të reja, ashtu dhe me rikonstruksionet e bëra. Në këtë periudhë u ngritën 6 fabrika të reja dhe u bënë 9 rikonstruksione. 24

25 Tabela 1.13 Ecuria e prodhimit të pijeve kryesore alkoolike (në hl) Prodhim vere X Prodhim raki X Prodhim birre Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Materiale arkivore, Vjetarë Statistikorë Industria e përpunimit të qumështit, për të përballuar grumbullimin e këtij prodhimi vazhdimisht në rritje, zgjeroi aftësitë përpunuese me ngritjen e disa fabrikave me teknologji më të përparuar se ajo ekzistuese. Gjithashtu në industrinë e prodhimit të makaronave u ngritën 4 fabrika të reja. Në këto kushte zhvillimet që arriti industria agropërpunuese në fund të viteve 80 ishin të larta. Në fund të vitit 1990, kjo industri kishte nën administrimin e saj 1254 fabrika e linja, pa përfshirë bazat e ftohjes që shërbenin për ruajtjen dhe grumbullimin e mishit dhe prodhimeve të tjera. Sipas degëve të prodhimit më poshtë paraqitet numri i objekteve të industrisë agropërpunuese: - Industria e blojës, miellit, orizit - Industria e përpunimit të qumështit - Industria e bukës, makaronave, niseshtesë - Industria e vajrave dhe sapunëve - Industria e konservave - Industria e pijeve alkoolike dhe joalkoolike - Industria e sheqerit dhe prodhimeve te sheqerit - Industria e prodhimeve të ndryshme Zhvillimi i industrisë agropërpunuese kërkonte krijimin dhe fuqizimin e institucioneve kërkimore-shkencore për studimin e lëndëve të para, përmirësimin e cilësisë të prodhimeve, rritjen e eksportit, gamës së asortimenteve si dhe transferimit të teknologjisë bashkëkohore në sektorë të ndryshëm të industrisë. Veçoritë e zhvillimit të industrisë agropërpunuese në vendin tonë në vitet Viti 1990 mund të cilësohet si fundi i epokës gjysëmshekullore të ekonomisë socialiste të centralizuar dhe të planifikuar, tërësisht shtetërore. Në të njëjtën kohë ky vit shënon edhe fillimin e periudhës së tranzicionit, të kalimit në ekonominë e tregut të lirë. Megjithëse agroindustria në periudhën pati një zhvillim të gjithanshëm dhe të shpejtë ajo nuk mundi asnjëherë të plotësonte nevojat e konsumatorëve, si përsa i përket sasisë, cilësisë dhe asortimenteve të produkteve ushqimore të përpunuara. Kjo tregon se shteti nuk ishte në gjendje që të përballonte investimet e nevojshme për të ngritur një industri me nivel teknologjik bashkëkohor. Zhvillimi i agroindustrisë dhe ekonomisë në tërësi paraqiste vështirësi dhe haste pengesa të pakapërcyeshme, të cilat ishin të lidhura ngushtë me ligjet dhe rregullat e 25

26 ekonomisë së këtij sistemi.vështirësitë ekonomike të vendit vitet e fundit u bënë më evidente për shkak të izolimit dhe mungesës së investimeve të kapitalit të huaj. Për pasojë nuk mund të siguroheshin burimet e nevojshme financiare për blerjen e teknologjisë, makinerive, fabrikave apo linjave bashkëkohore për plotësimin e nevojave në rritje të konsumatorëve. Prodhimet e kësaj industrie që dalloheshin për cilësi të mirë, sikurse ishin konservat e peshkut, kompostot, verërat e tjera, nuk mundën të hynin në tregjet e vendeve perëndimore, për shkak të pamjes dhe marketingut të papërshtatshëm. Mungesa e fondeve për të bërë investimet e nevojshme për një transformim rrënjësor të ambalazheve për prodhimet ushqimore ishte një minus i madh në vlerësimin e këtyre prodhimeve për eksport. Fondet për investime në agroindustri ishin të pamjaftueshme dhe më të vogla në krahasim me të ardhurat që siguroheshin prej saj. Objektivi për t iu afruar sa më shumë qendrave të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, në mjaft raste ka ndikuar për keq në fushën e zhvillimit të agroindustrisë. Të nisur nga ky parim, çdo rajon kërkonte të kishte për çdo prodhim bujqësor edhe fabrikën e përpunimit. Kjo bëri që industria agropërpunuese të copëtohej në ekstrem. Një planifikim i tillë çoi në rritjen e pashmangshme të kostos të prodhimit. Po kështu objektivi për të marrë nga bujqësia të gjitha tepricat e prodhimeve bujqësore e blegtorale, pavarësisht nga cilësia e tyre, dëmtoi shumë cilësinë e prodhimeve industriale. Në këto kushte industria përpunuese e tyre ndodhej shpesh para vështirësive serioze. Gjithashtu shtetëzimi i kësaj industrie eleminoi konkurencën e prodhimit, zgjerimin e gamës dhe cilësisë së prodhimeve. Vështirësitë e mëdha ekonomike në të cilat u ndodh vendi ynë në dekadën e fundit (vitet 80) filluan të shfaqen dhe në rënien e prodhimit në industrinë agropërpunuese. Gjithashtu zhvillimi i ngjarjeve të viteve 90 krijoi një amulli në prodhimin bujqësor dhe në industrinë e agropërpunimit Industria agropërpunuese në periudhën e tranzicionit Ndryshimet politike që ndodhën në vendin tonë, sollën me vete edhe ndryshimet ekonomike si në drejtim të mënyrës së organizimit, ashtu edhe në atë të prodhimit. Nga drejtimi i centralizuar i prodhimit u kalua në liberalizimin e tij, nga një prodhim mbi baza socialiste u kalua në një prodhim kapitalist. Pra, kemi të bëjmë me një rikthim në kapitalizëm. Gjatë periudhës së tranzicionit, industria agropërpunuese, sikurse e gjithë ekonomia e vendit u shkatërrua me themel. Pothuajse të gjitha fabrikat dhe linjat e prodhimit të kësaj industrie u grabitën dhe u shkatërruan duke u nxjerrë jashtë përdorimit. Megjithë dëmet e shkaktuara, industria agropërpunuese i gjeti mundësitë dhe rrugët për të dalë nga gjendja e shokut dhe shumë degë të saj filluan të aktivizohen, duke vënë në shfrytëzim atë pjesë që nuk u dëmtua si dhe ngritjen e objekteve të tjera. Liberalizimi dhe privatizimi, krijoi mundësitë që me shpejtësi të ngrihen në të gjitha degët e industrisë agropërpunuese fabrika, kombinate e linja prodhimi, të gjitha me një teknologji të përparuar. Me ngritjen e objekteve të reja u rrit dukshëm prodhimi dhe cilësia e shumë artikujve ushqimorë. 26

27 Për prodhimin e artikujve ushqimorë, në fund të vitit 2001, punonin rreth subjekte private që kishin rreth punonjës20. Edhe në këtë periudhë degët më të përhapura janë ato të blojes, prodhimit të bukës, përpunimit të qumështit, prodhimit të vajit, birrës etj. Industria e prodhimit të miellrave gjatë këtyre viteve u shtri në 31 rrethe dhe kishte 360 njësi, me një prodhimtari vjetore rreth ton në vit. Në këtë degë janë ngritur linja me aftësi prodhuese jo shumë të mëdha, por me një teknologji të kohës. Krahas linjave e fabrikave, janë në funksionim edhe shumë nga mullinjtë e vegjël ekzistues, sidomos ato që janë nëpër fshatra dhe zona të thella. Prodhimi i bukës ka patur gjatë këtyre viteve zhvillim dhe shtrirje më të madhe, nëpërmjet ngritjes së linjave të mekanizuara me kapacitet që ti përgjigjet konsumit për qytetet dhe fshatrat. Gjatë këtyre viteve funksionojnë rreth 600 subjekte të prodhimit të bukës, ku përfshihen fabrikat ekzistuese para vitit 1991 dhe linjat e reja. Tabela 1.14 Prodhimet e blojës, bukës dhe makaronave (në ton) Prodhimi / 90 % Prodhim mielli Prodhim buke Prodhim makarona ,5 Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Vjetarët Statistikorë, 1990, 2000 Prodhimi i makaronave ka qënë një degë që fillimisht, mori një zhvillim, por më vonë u asfiksua, si rrjedhojë e konkurrences së hyrjes së makaronave nga importi. Industria e përpunimit të qumështit u shtri në 29 rrethe me 388 qendra përpunimi nga të cilat, 25 janë fabrika dhe linja përpunimi dhe pjesa tjetër punishte të thjeshta, të ashtuquajtura baxho. Në industrinë e prodhimit të vajrave ushqimore është bërë një përparim në drejtim të përmirësimit të teknologjisë së prodhimit dhe rritjes së aftësive përpunuese të vajit të ullirit. Përsa i përket industrisë së prodhimit të vajit të lulediellit, ajo nuk funksionon, për mungesë të lëndës së parë, sepse luledielli nuk kultivohet më në Shqipëri. Importimi i lulediellit do të kërkonte mobilizimin e fondeve të mëdha. Në këto kushte, kjo industri bën vetëm rafinimin e vajit që vjen nga importi, si dhe ambalazhimin e tij. Tabela 1.15 Prodhimi i yndyrnave ushqimore dhe djathit (në ton) Prodhimi / 90 % Yndyrna ushqimore Prodhim djathi Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vjetarët statistikorë, 1990, MBUMK, Vjetari Statistikor

28 Gjatë viteve , investimet e bëra në industrinë e prodhimit të konservave të perimeve dhe frutave kanë qënë shumë të vogla, megjithëse kjo degë e industrisë agropërpunuese u dëmtua më shumë dhe më rëndë se të tjerat. Si rrjedhojë e privatizimit të tokës, si dhe dëmtimit të masivëve me drufrutorë, u bë shumë e vështirë sigurimi i lëndëve të para për përpunim. Për këtë shkak, investimet që janë bërë në industrinë e prodhimit të konservave të perimeve dhe të frutave, kanë qënë shumë të vogla21. Tabela 1.16 Prodhimi i industrisë së konservave Prodhimi / 90 % Konserva perimesh ,4 Reçel e komposto frutash ,9 Marmalatë 1819 Ullinj të konservuar 2456 Konserva peshku 1070 Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vjetarët statistikorë, 1990, 2000 Industria e duhanit mbas viteve 1990 ka patur një rënie të theksuar. Faktorë kryesorë për këtë janë pakësimi i sipërfaqeve të mbjella me duhan nga fshatarësia, shkatërrimi i industrisë së fermentimit dhe cigareve, si dhe sasive të mëdha të cigareve që vijnë nga importi, duke konkurruar dhe pothuajse asgjësuar industrinë e prodhimit në vend. Industria e përpunimit të mishit, pati gjatë këtyre viteve një rritje të ndjeshme, duke realizuar me linjat e fabrikat e ngritura, mbulimin e plotë të nevojave të vendit. Karakteristikë në këtë degë janë përpjekjet për zgjerimin e asortimenteve dhe cilësia e mirë e tyre. Në vitin 2000 kjo degë kishte në prodhim rreth 60 linja. Privatizimi i kantinave të verës filloi në vitin 1993, fillimisht me fabrikat dhe kantinat me aftësi të vogla. Pas vitit 1995 krahas shtimit të sipërfaqeve me vreshta filloi ndërtimi i punishteve të vogla të verës me aftësi ton rrush në sezon. Në vitin 1996 në zonën e Kasharit, u ndërtua një fabrikë me teknologji bashkëkohore për prodhimin e pijeve alkoolike dhe verës me emrin Aquila Liquori. Prodhimet e kësaj firme janë bashkëkohore përsa i përket marketingut dhe cilësisë së tyre, duke zënë edhe vendin e parë në tregun shqiptar. Industria e birrës gjatë 10 viteve të fundit, është përhapur pothuajse në të gjithë vendin me ndërtimin e linjave me aftësi të vogla për konsum lokal. Numërohen mbi 70 linja prodhimi në 22 rrethe. Tabela 1.17 Prodhimi i pijeve alkoolike në hl / 90 % Prodhim vere Prodhim raki Prodhim birre Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vjetarët statistikorë, 1990, MBUMK, Vjetarët Statistikorë , Investimet në agroindustri sipas aktiviteteve 28

29 Zhvillim të madh gjatë këtyre 10 viteve ka patur edhe prodhimi i pijeve freskuese dhe lëngjeve të frutave. Investimi i parë bashkëkohor në këtë degë të industrisë agropërpunuese ka qenë ngritja e fabrikës për prodhimin e Coca-Cola dhe Fanta në Tiranë. Prodhimi i tyre është i automatizuar dhe i garantuar për cilësinë, prandaj ka dominuar tregun shqiptar. Periudha e viteve përbën një periudhë të ringjalljes të industrisë agropërpunuese, nëpërmjet investimeve të reja. Këto investime kanë bërë të mundur futjen e teknologjisë bashkëkohore, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e prodhimeve dhe koston e tyre. Ngritja e shumë objekteve të kësaj industrie tregon se biznesi vendas ka interes dhe mundësi për rritjen e investimeve në të ardhmen. Megjithatë të nxitur për të realizuar fitime të shpejta, mjaft objekte të kësaj industrie nuk justifikojnë investimet e bëra, si rrjedhojë ato punojnë nën aftësitë e tyre. Tipike është ngritja e linjave të përpunimit të ullirit dhe ato të qumështit, të cilat aktualisht punojnë me rreth 50% të aftësive të tyre. Mungesa e një infrastrukture të gjithanshme bëri të vështirë zgjerimin në thellësi të kësaj industrie dhe pamundësinë e thithjes së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në mjaft zona duke dëmtuar prodhuesit e tyre. Agroindustria duhet të ketë ndihmën e shtetit për të mbështetur dhe nxitur prodhimin vendas, pasi shumë degë të kësaj industrie për shkak të politikave fiskale të pafavorshme janë atrofizuar dhe lëndët e para importohen siç është rrushi për verë e raki, mishi etj. Ndaj stimulimi i prodhimit vendas duhet të jetë rruga kryesore për zhvillimin e agroindustrisë në të ardhmen. 1.5 Evolucioni i zhvillimit të industrisë agropërpunuese në rajonin e Korçës Rajoni i Korçës, i cili ka një klimë mjaft të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë cilësore dhe sasiore, është një rajon mjaft i përshtatshëm dhe për zhvillimin e industrisë agropërpunuese Historia e zhvillimit të industrisë agropërpunuese Nga ana historike në këtë rajon është ndërtuar që në shekullin e XIX e para fabrikë e mirëfilltë në Shqipëri. Krahas punishteve artizanale dalëngadalë do të ngriheshin një sërë fabrikash për përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale të tilla si fabrika e konjakut, e alkoolit në Drenovë, e birrës, e miellit, e duhan-cigareve, e sapunit, e lëkurëve etj. Pas Luftës së Dytë Botërore për politikat e zbatuara nga sistemi komunist rajonit të Korçës iu dha një prioritet për zhvillimin e industrisë agropërpunuese duke ndërtuar mjaft fabrika të tilla si kombinati i sheqerit në Maliq, fabrikat e miellit, pijeve alkoolike, makaronave, konservave, përpunimit të frutave, niseshtesë, alkoolit, përpunimit të qumështit dhe mishit, duhanit, frigoriferët e mëdhenj etj. Periudha mund të konsiderohet si periudhë e zhvillimit të shpejtë të industrisë agropërunuese në të gjitha degët e saj. Investimet që u realizuan në këtë 29

30 periudhë kishin si objektiv rritjen e aftësisë përpunuese dhe zgjerimin e asortimentit të produktit, rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e paketimit për të konkurruar në tregjet e jashtme, përballimin e rritjes së prodhimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale etj. Zhvillimet që arriti industria agropërpunuese në rajon deri në fund të viteve 1980 ishin të larta. Prodhimi i industrisë ushqimore në tre ditë ishte i barabartë me prodhimin e vitit Në rang rajoni u shënuan rritje të ndjeshme në prodhimin e disa produkteve. Tabela 1.18 Prodhimi i produkteve kryesore nga industria agropërpunuese në Korçë Emëtimi Sheqer (ton) Yndyrna (ton) Makarona (ton) Birrë (hl) Djathra (ton) Marmalatë (ton) Reçel (ton) Alkool (hl) Burimi: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë; Ministria e Bujqësisë: Dokumenta arkivorë Niveli më i lartë në prodhimin e sheqerit gjatë gjithë kohës është arritur në vitin Në vitin 1988 prodhimi ka qenë në nivelin e vitit Në vitin 1990 u prodhua rreth 7 mijë ton më pak se në vitin Në vitin 1990 pati rënie të ndjeshme dhe në prodhimin e birrës. Në këtë vit u prodhua në nivelin e vitit Në përgjithësi në vitet e fundit të viteve 80 të gjitha degët e industrisë që prodhimin e mbështesnin në lëndët e para të importuara, kishin shumë vështirësi të ruanin nivelin e prodhimit. Rajoni i Korçës para viteve 90 cilësohej si një rreth me industri agropërpunuese relativisht të zhvilluar. Ndër fabrikat dhe linjat më kryesore përmendim: - Kombinatin e sheqerit me kapacitet prodhimi ton panxhar në vit - Fabrikën e alkoolit 100 hl alkool/24 orë - Fabrikën e niseshtesë me kapacitet prodhimi 9000 t/vit Ndërmarrjen ushqimore ku përfshiheshin këto fabrika apo linja prodhimi: - Fabrika e përpunimit të qumështit me kapacitet 300 kv në ditë Fabrika e konservimit të peshkut me kapacitet 260 ton/vit Fabrika e përpunimit të frutave dhe perimeve me kapacitet 1350 ton/vit Fabrika e përpunimit të salcës me kapacitet 300 ton/vit Fabrika e tharjes së perimeve me kapacitet 500 ton/vit 22 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë; Ministria e Bujqësisë: Dokumenta arkivorë 30

31 - Fabrika e turshive me kapacitet 400 ton/vit Fabrika e çokokremit me kapacitet 500 ton/vit Fabrika e marmallatës me kapacitet 1400 ton/vit Fabrika e karameleve dhe e llokumeve me kapacitet 2000 ton/vit Fabrika e bukës me kapacitet 50 ton/ditë Fabrika e makaronave me kapacitet 30 ton/ditë Fabrika e biskotave me kapacitet 250 ton/vit Fabrika e birrës me kapacitet 250 hl/ditë Ndërmarrjen e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore ku përfshiheshin: - Dy fabrika të përpunimit të grurit me kapacitet 120 ton/ditë - Fabrika e manipulim-përpunim duhanit me kapacitet 3500 ton/vit - Linja e grumbullimit dhe manipulimit të bimëve mjekësore dhe eterovajore me kapacitet prodhimi 1000 ton/vit Po kështu si fabrika apo linja të tjera të prodhimeve dhe përpunimeve të produkteve ushqimore ishin edhe : - Fabrika e prodhimit të sallamit me kapacitet 500 ton/vit - Frigoriferi i madh me kapacitet përpunimi 5000 ton/vit Përveç fabrikës së qumështit me teknologji bashkëkohore që përmendëm më lart në rrethin e Korçës, në të ashtuquajtura lokalitete apo qëndra me popullsi relativisht të madhe, kishte edhe baxho të përpunimit të qumështit me kapacitet përpunimi deri në 50 kv/qumësht në ditë, ndërsa në çdo kooperativë kishte nga një baxho të përpunimit të qumështit (kryesisht në zonat larg qëndrës). Po kështu në disa prej këtyre lokaliteteve kryesore, sipas aftësisë prodhuese të frutave dhe perimeve kishte linja të cilat bënin grumbullimin dhe përpunimin e tyre. Duke përshkruar zhvillimin e industrisë agropërpunuese gjatë kësaj periudhe vlerësimi kryesor mund të bëhet në dy këndvështrime. Sipas të parit, zhvillimi i industrisë agropërpunuese gjatë kesaj periudhe nuk mund të krahasohet me atë të mbas çlirimit të vendit. Sipas të dytit, zhvillimi i kësaj industrie në raport me zhvillimet e kohës, krahasuar dhe me vendet fqinje, ishte në një stad më të ulët. Gjatë viteve 90 ndryshoi jo vetëm destinacioni, por edhe struktura e prodhimeve ushqimore. Në uljen e prodhimit gjatë këtyre viteve ndikuan: Konkurrenca nga prodhimet e importit Ndërprerja e aktivitetit të ndërmarjeve si pasojë e nivelit të ulët teknologjik Mjetet e pamjaftueshme financiare për rinovimin e teknologjisë së vjetëruar si dhe mungesa e kapitaleve të mjaftueshme për ta rivënë në punë këtë industri Tregtimi i një pjese të konsiderueshme të produkteve direkt nga fermeri te konsumatori, si dhe përpunimi artizanal i këtyre produkteve nga vetë fermerët. Pas viteve 90 me privatizimin e ekonomisë ndryshoi dhe fizionomia e kësaj industrie. Sot mund të themi se pjesa me e madhe, kryesisht 95% e këtyre fabrikave apo linjave janë privatizuar duke ndryshuar destinacionin dhe mbizotërues është kapitali shqiptar. 31

32 Privatizimi më i madh i fabrikave dhe linjave të industrisë agropërpunuese u bë gjatë viteve Në këtë periudhë janë privatizuar Birra Korça, fabrika e prodhimit të verës nga molla, fabrika e konjakut, fabrika e marmalatës, fabrika e makaronave dhe më vonë fabrika e alkoolit, fabrika e niseshtesë etj. Në vitet e para filluan të ngrihen edhe ndërmarrje ushqimore me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj. E para e këtij lloji ishte fabrika për prodhimin e pijeve të buta Joy Florinas me qendër në Korçë. Gjithashtu një fabrikë e suksesshme ishte ajo e pijeve të buta Melina që u bë e famshme me ujin Perla. Në vitin 1992 fillon punën linja e prodhimit të sallamit a në Korçë, e cila konsiderohet si ndërmarrja e parë private. Në vitin filloi prodhimin e konjakut, rakisë etj firma Rilindja. Në vitin 1994 në rajonin e Korçës ishin 106 subjekte të industrisë agropërpunuese, nga të cilat 54 në qytete dhe 52 në fshatra23. Tani industria agropërpunuese në rajonin e Korçës përfaqësohet denjësisht edhe në shkallë vendi në prodhimin e birrës, të nënprodukteve të mishit, të përpunimit të qumështit, të prodhimit te pijeve alkoolike: verës, konjakut etj. Nga kompanitë më të rëndësishme mund të përmendim: Birra Korça në industrinë e birrës, e cila në vitin 2006 iu nënshtrua një rikonstruksioni të thellë që preku sektorin e prodhimit duke përdorur makineri e pajisje të teknologjisë bashkëkohore, mjediset e brendshme dhe të jashtme si dhe infranstrukturën ndihmëse. I gjithë investimi për rikonstruksion që ishte rreth 1.1 milion euro synonte: Një nivel bashkëkohor të prodhimit të birrës duke e paraqitur si prodhim tradicional Birra Korca. Rritjen e aftësisë konkurruese me llojin e birrës që do të prodhonte në cilësi dhe në elementët e tjerë si psh paketim. Rritjen e kapaciteti prodhues hl në vit. Megjithëse synimi i fundit nuk është arritur, synimet e tjera janë përmbushur. Në vitin 2007 në Londër midis kompanive nga 66 vende të botës, u nderua me çmimin Kurora e Artë e Cilësisë. Në vitin 2008 Birra Korça merr çertefikatën ISO 22000, si kompani që garanton cilësinë e prodhimit në nivele maksimale nëpërmjet një teknologjie bashkëkohore. Deri tani këtë çertefikatë nuk e ka fituar ndonjë fabrikë birre në vendin tonë. Prodhimi i saj gjendet jo vetëm në tregjet tradicionale të Birra Korçës, pjesa jugore e vendit, por edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër etj. Industria e përpunimit të mishit përfaqësohet nga disa fabrika dhe punishte, por më kryesoret janë a dhe Fix. Kompania a i ka fillimet e saj në vitin Nga një punishte në periferi të Maliqit, tani është një fabrikë moderne me qendër në Korçë. Duke patur një filozofi të qartë zhvillimi, në vitin 1998 kompania ndërmori investimin e parë të rëndësishëm për ndërtimin e një fabrike moderne, në një hapësirë prej 1400 m2 së bashku me infrastrukturën përkatëse. Rritjes së kërkesës për produktet e kompanisë në tregjet e vendit, si rezultat i vlerësimeve pozitive të konsumatorëve, manaxhimi i kompanisë iu përgjigj me një investim të rëndësishëm, në mesin e viteve 2000, i cili, krahas shtimit 23 Statistikat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 32

33 të kapacitetit prodhues, synonte arritjen e parametrave ndërkombëtarë në cilësi dhe në sigurinë ushqimore. Po ashtu nëpërmjet këtij investimi u bë i mundur harmonizimi i duhur midis prodhimit dhe ruajtjes së lëndës së parë dhe produktit përfundimtar. Të gjitha këto bënë të mundur që kompania të çertefikohet me çertefikatën ISO , që lidhet me standartet ndërkombëtare të manaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Në vitin 2005 kompania është nderuar me Çmimin ndërkombëtar për cilësinë e produkteve në New York. Nën slloganin Simboli i cilësisë ajo operon në tregjet kryesore të vendit me një shumëllojshmëri produktesh. Kompania Fix ka hyrë në treg në vitin 2003, nga zgjerimi i aktivitetit të firmës Vanest për përpunimin dhe paketimin e erëzave që përdoren gjerësisht në industrinë ushqimore, përfshi dhe të përpunimit të mishit. Bashkëpunimi me aktorët e industrisë së sallamit si dhe shpirti sipërmarrës i pronarëve, bëri që në fillim të viteve 2000 të merrej vendimi për ngritjen e një fabrike me teknologji bashkëkohore për përpunimin e mishit. Në vitin 2003 fabrika filloi prodhimin e nënprodukteve të mishit. Për një periudhë relativisht të shkurtër kohe, fabrika ka arritur në mënyrë të ndjeshme llojet e sallamit që prodhon, duke arritur në 44. Konsumatorët panë tek produktet e ofruara ndryshimin në cilësi dhe shije. Nën slloganin Luksi i shijes tani produktet e kompanisë gjenden në tregun e Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Durrësit, Tiranës, Vlorës, Fierit, Sarandës etj. Vitet e fundit produktet e saj shiten edhe në zinxhirin e supermarketeve Conad. Industria e prodhimit të pijeve alkoolike në rajonin e Korçës përfaqësohet mes të tjerash nga dy fabrika: fabrika e konjakut Ekstra dhe kantina e verës Rilindja. Fabrika Ekstra lindi nga privatizimi i kompanisë shtetërore me të njëjtin emër, ndërsa Rilindja si rezultat i privatizimit të kompanisë shtetërore të prodhimit të pijeve nga milla. Firma Rilindja mbas rikonstruksioneve dhe përshtatjeve është e pranishme në treg me një shumllojshmëri pijesh si verë, fërnet, konjak, raki etj. Kompania ka një kapacitet punues prej rreth hl verë dhe kapacitet ruajtës prej litra. Përpjekjet e vazhdueshme për të rritur cilësinë e prodhimit si dhe kujdesin e treguar për përmirësimin e paketimit, i cili tashmë është i standarteve bashkëkohore i kanë vlerësuar produktet e saj me Kupën e Artë të Cilësisë në vitin 2003, me Kupën e Platinit në vitin 2004 dhe me Kupen e Diamantit në vitin 2006, të gjitha për cilësi dhe manaxhim. Me produktet e saj kompania është e pranishme në tregun e Korçës, Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Lezhës, Kukësit etj. Industria e përpunimit të qumështit në rajonin e Korçës përfaqësohet nga një numër fabrikash e punishtesh (baxho), por më e njohura në tregun kombëtar është kompania Greal. Është krijuar në vitin 1999 në bashkëpronësi me një investim rreth 1 milion $. Kapaciteti ditor është 15 ton. Synimi kryesor i kompanisë ka qenë cilësia dhe siguria ushqimore. Ky synim është plotësuar në vitin 2009 kur fitoi çertefikatën HACCP. Grumbullimi i qumështit bëhet nga fermerët kryesisht në zonën e Maliqit si Sheqeras, Koritë, Podgorie etj. Për të ndihmuar fermerët dhe për të siguruar parametrat industrialë të qumështit, kompania ka vendosur tankera ftohës në këto fshatra. Prodhimet kryesore të saj janë qumështi i paketuar në tetrapak, kosi, djathi dhe gjalpi. Megjithëse konkuron në një treg me rivalitet shumë të lartë me produktet e 33

34 saj ajo gjendet në tregjet kryesore të vendit si në Korçë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Sarandë, Pogradec etj. Rritja e prodhimit bujqësor dhe blegtoral në të ardhmen dhe raportet e ulëta përpunim- prodhim që egzistojnë sjellin si domosdoshmëri që agropërpunimi të jetë një sektor prioritar dhe jetik për zhvillimin e rajonit në përgjithësi dhe të zonës rurale në veçanti Degët e industrisë agropërpunuese në Korçë Industria e përpunimit të mishit Përfaqësohet nga 7 sallameri nga të cilat 4 në formë industriale dhe 3 artizanale. Kapaciteti përpunues i tyre është kv në ditë, por që aktualisht punojnë me kapacitet të reduktuar, 100 kv në ditë. Karakteristikë për këtë industri është pasi ajo vazhdimisht ka erdhur duke u perfeksionuar nga forma artizanale në atë industriale. Sallameritë jo vetëm që kanë rritur prodhimin, por kanë shtuar llojshmërinë duke realizuar prodhime me cilësi dhe marketing bashkëkohor. Përmendim këtu fabrikën e sallamit a dhe Fix, të cilat jo vetëm kanë teknologji moderne, por me shumllojshmërinë e sallameve të tyre janë bërë të njohura në të gjithë vendin. Ecuria dhe cilësia e prodhimeve të tyre është e mirë dhe po bëhen përpjekje që në të ardhmen të bëhet çertefikimi cilësor i sallameve dhe të eksportojnë prodhimet e tyre edhe jashtë kufijve. Industria e përpunimit të qumështit Kjo lloj industrie përfaqësohet nga një fabrikë e përpunimit të qumështit me kapacitet prodhimi rreth 50 kv/ditë dhe me teknologji bashkëkohore e firmës Greal. Struktura e prodhimit dhe përpunimit të kësaj fabrike është në funksion të kërkesave të tregut, por gjithnjë në favor të qumështit për konsum. Për momentin prodhimet bazë të kësaj fabrike janë: qumësht për konsum, kos, dhallë dhe gjalp i freskët. Prodhimet e kësaj firme janë të amballazhuara në kuti plastike të mbyllura me kapak alumini të hollë. Gjithë amballazhi është i etiketuar me ngjyra sipas standarteve ndërkombëtare me një përdorim. Grumbullimi dhe shpërndarja e qumështit realizohet me mjete frigoriferike të destinuara për ketë qëlllim. Ka një infrastrukturë të mirë për grumbullimin e qumështit nga fermerët. Në fshat janë instaluar enë grumbullimi stacionare me ftohje, transporti realizohet me autobot termus dhe shpërndarja me automjet frigorifer. Kjo fabrikë është e vetme për llojin e vet në rajonin e Korçës. Në territorin e qarkut zhvillojnë aktivitet edhe dy linja të tjera përpunimi të qumështit me kapacitet kv/ditë,që prodhojnë kryesisht gjalpë dhe djathë. Gjithashtu zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe 60 baxho të mesme dhe të vogëla, të cilat kanë një kapacitet përpunimi që shkon nga një deri në pesë kv/ditë secila. Disa prej tyre zbatojnë teknologji bashkëkohore dhe janë të pajisura edhe me dhoma ftohëse, duke konkuruar suksesshëm me fabrikën. Këto baxho janë të përhapura kryesisht në zonën malore të qarkut. Për të ardhmen mund të themi që rajoni i Korçës është një rajon kryesisht malor me mundësi të pakufizuar të zhvillimit të blektorisë, si rrjedhojë dhe atë të përpunimit të bulmeteve. Perspektiva kryesore për këtë lloj prodhimi është në drejtim të përmirësimit të teknologjisë përpunuese dhe atë të rritjes së vazhdueshme të cilësisë 34

35 për të arritur që prodhimet e bulmetit të jenë konform standarteve europiane për tu tregtuar si brenda dhe jashtë vendit. Industria e prodhimit të alkoolit Vitet e fundit industria e prodhimit të alkoolit është riaktivizuar në qytetin rural të Maliqit duke punësuar në të rreth 40 persona. Ky është një fillim i mirë që krijon një mundësi për zhvillimin e industrisë së pijeve alkoolike. Industria e prodhimit të pijeve alkoolike Kjo industri përfaqësohet nga 12 firma të prodhimit të pijeve alkoolike përfshi verën, konjakun, rakinë etj. Fabrikat më të njohura janë Rilindja (verë, konjak, raki) dhe Ekstra (kryesisht konjak). Prodhimi i verës realizohet nga rrushi i prodhuar në rrethet përkatëse si dhe blerjet në rrethe të tjera si Përmet, Delvinë, por dhe në tregjet e huaja si Maqedoni, Bullgari etj. Traditën në prodhimin e verës po e vazhdon firma Rilindja dhe disa linja të tjera, të cilat prodhojnë verë të llojeve të ndryshme duke lidhur kontrata për rrush qoftë me fermerët vendas ashtu dhe me ata të huaj. Në këtë fushë duke parë resurset për prodhimin e rrushit cilësor në zonën e Leskovikut dhe Pogradecit, duhet punuar për organizimin, modernizimin dhe standartizimin e prodhimit të verërave cilësore duke ringjallur traditën e vjetër. Industria e birrës Në qytetin e Korçës tradita në këtë lloj industrie është e hershme. Përmendim këtu fabrikën e birrës, e cila ka një kapacitet prodhues prej hl në vit, por që aktualisht prodhon hl në vit. Përveç kësaj punojnë edhe 4 minifabrika të tjera në këtë industri, të cilat kanë teknologji bashkëkohore dhe kapacitet përpunimi rreth 600 l në ditë. Të gjitha përdorin lëndë të parë të importuar. Në perspektivë duhet të theksojmë që rajoni i Korçës është një nga rajonet më të përshtatshme për prodhimin e elbit distik mjaft cilësor për prodhimin e maltos së birrës, ndaj në këtë kuadër vlen të theksohet rivënia në punë e maltelerisë së fabrikës egzistuese dhe e ngritjes së fabrikave të reja, në mënyrë që kjo lëndë e parë që sot për sot importohet 100%, të prodhohet në vend duke zënë me punë fermerët e rajonit dhe duke hapur vende të reja pune. Industria e pijeve të buta Kjo lloj industrie është relativisht e zhvilluar pas viteve 90. Në rajonin tonë është ngritur një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të pijeve të buta, Joy Florinas, e cila ka një kapacitet mjaft të madh prodhimi dhe një teknologji përpunimi të viteve Kjo firmë është bërë e njohur për prodhimet e saj me cilësi të mire e marketing bashkëkohor jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në Kosovë. Prodhimi i pijeve freskuese realizohet edhe nga 5 punishte si në Dardhë, Pogradec etj Rajoni i Korçës është një prodhues i mirë i frutave, të cilat paraqesin një perspektivë për zhvillimin e një industrie agroushqimore të përpunimit të lëngjeve të frutave. 35

36 Industria e konservave Korça ka qenë një nga rajonet me traditë në konservimin e frutave dhe perimeve. Në përgjithësi frutat dhe perimet e rrethit të Korçës kanë qenë dhe specifike dhe cilësore. Si të tilla ato kanë qenë të preferuara si në tregun vendas dhe në tregjet e huaja. Në rajonin e Korçës egzistojnë 4 subjekte që përpunojnë në forma gjysëm artizanale fruta e perime të konservuara. Edhe ky sektor është një nga sektorët më të rendësishëm për rajonin tonë, pasi siç u përmend edhe më lart frutat dhe perimet janë shumë cilësore, por nuk kapin hershmërinë në treg, prandaj leverdia është përpunimi dhe konservimi i tyre. Industria e duhanit Edhe kjo bimë industriale ka gjetur një shtrirje të madhe në gjithë rrethin e Korçës si për kushtet klimatike ashtu edhe për vetë leverdinë ekonomike. Si të gjitha kulturat e tjera edhe kjo bimë pati njëfarë rënie pas vieve 90. Ishte shumë pozitiv fakti që fabrika e përpunimit të duhanit ish shtetërore, kaloi në kapital të përbashkët me një kompani greke dhe sot ajo vazhdon të punojë me një kapacitet prodhimi rreth 2000 ton/vit duhan të fermentuar, të cilin e eksporton. Industria e prodhimit të cerealeve Kjo lloj industrie përfaqësohet nga një fabrikë e përpunimit të grurit me teknologji të mirë dhe kapacitet përpunimi 30 ton në ditë, 60 mullinj bloje ( kryesisht sezonalë) dhe 85 linja për prodhimin e bukëve masive me kapacitet prodhimi gjithësej ton bukë në ditë. Sot mund të themi se fabrikat e mesme dhe të vogla të përpunimit të grurit janë bashkëkohore me kapacitet dhe teknologji që i përgjigjet kërkesave të tregut. Rajoni Korçës në përgjithësi, sidomos fusha e Korçës është një rajon që prodhon cereale me cilësi dhe rendiment të lartë, ndaj duke u mbështetur dhe në traditën shumëvjeçare është e rendësishme rinovimi dhe vënia në punë e fabrikës së madhe të prodhimit të miellit në mënyrë që të ulet sasia e miellit të importuar. Si prioritetet kryesore për zhvillimin e industrisë agropërpunuese në rajonin e Korçës paraqiten industria e përpunimit të fruta perimeve, industria e përpunimit të bimëve industriale, industria e përpunimit të mishit, të qumështit, industria e pijeve si dhe prodhimeve tradicionale karakteristike për zonën24. Industria agropërpunuese e fruta perimeve paraqet një interes pasi zona e Korçës ka varietetet karakteristike të tilla si gogozharja, molla, kumbulla, bizelja, qepujka etj. Duke theksuar se Korça nuk siguron dot hershmërinë, por nga ana tjeter siguron cilësinë mjaft të lartë prioritet mbetet përpunimi i tyre. Industria e përpunimit të mishit dhe qumështit paraqet një interes të madh për arsye se resurset natyrore për rritjen dhe mbarështimin e blegtorisë janë mjaft të mira në sasi, cilësi dhe traditë. Industria e përpunimit të bimëve industriale dhe cerealeve paraqet interes për t u zhvilluar pasi ka një traditë të fuqishme dhe rendimente të mira në bimë të tilla si duhani, gruri, elbi, panxhari etj 24 DRBUK, (Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë), (2005). Strategjia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Industrisë Agropërpunuese në Rrethin e Korçës. 36

37 Industria e prodhimit të pijeve alkoolike dhe freskuese është parë me interes nga biznesi për vetë emrin e mirë e traditën që ka pasur Korça në këtë fushë. Gjithashtu këtu mund të shikohet edhe mundësia e prodhimeve gjysëm artizanale specifike e karakteristike. Gjithashtu ujrat e bollshme që gjenden në zonën e Korçës janë një pasuri e madhe për zhvillimin e industrisë së pijeve joalkoolike. 37

38 KAPITULLI I DYTË II. POLITIKAT E BE PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT TË AGROBIZNESIT DHE PRIORITETET E QEVERISË SHQIPTARE PËR LEHTËSIMIN E INTEGRIMIT TË KËTIJ SEKTORI 2.1 Globalizmi dhe sektori i agrobiznesit Përballimi i globalizmit ekonomik Politika e Përbashkët Bujqësore dhe BE Standartet e prodhimit të produkteve bazë gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Standartet e agro-industrisë gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2.2 Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë Tregtia e lirë, tarfat doganore, shfrytëzimi i liberalizimit në kuadër të MSA-së dhe CEFTA-s MTL Përfitimet dhe sfidat për ekonomitë kombëtare 2.3 Politikat e qeverisë për lehtësimin e proçesit të integrimit në sektorin e agrobiznesit Politikat e zhvillimit rural Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe sektori i agrobiznesit Hyrje Integrimi i agrobiznesit shqiptar, sikurse ai i çdo dege të ekonomisë në globalizimin ekonomik tashmë është një realitet. Sfida e këtij integrimi përfshin secilin prej nesh, fermerët dhe agropërpunuesit, ndaj e rëndësishme është të bëhet një punë përgatitore nga gjithsecili për t u familjarizuar me mekanizmat komplekse të cilat venë në lëvizje Bashkimin Europian. Konkurrueshmëria në tregjet ndërkombëtare nuk varet vetëm nga avantazhet konkurruese, por dhe nga politikat e qeverisë në lidhje me bujqësinë dhe tregtinë. Pikësynimi në këtë rast duhet të jetë sigurimi i avantazheve krahasuese të produkteve të vendit dhe rritja e eksporteve përmes rritjes së investimeve që mbështesin prodhimin, përmirësojnë infrastrukturën dhe lehtësojnë lidhjen e prodhimit me tregun. Kërkesat kryesore për integrimin e produkteve ushqimore të përpunuara shqiptare në tregun e BE-së kanë të bëjnë me zbatimin e standarteve për manaxhimin e cilësisë dhe sigurinë e konsumatorit. Ky kapitull synon: të analizojë politikat e zhvillimit bujqësor, standartet dhe mjetet e nevojshme për përballimin e kostos së fermerëve në kushtet e integrimit europian të analizojë objektivat e zhvillimit rural në kuadrin e objektivave të Politikës së Përbashkët Bujqësore të vendeve të BE-së të analizojë objektivat strategjike të politikave të përcaktuara nga qeveria shqiptare, për të lehtësuar integrimin e sektorit të agrobiznesit në ekonomitë rajonale, evropiane e më gjerë. 38

39 2.1 Globalizmi dhe sektori i agrobiznesit Përballimi i globalizmit ekonomik Integrimi i bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare në ekonomitë rajonale, evropiane dhe më gjerë, pra në atë që quhet globalizmi i ekonomisë, tashmë është një realitet25. Ky integrim ka dy dimensione, një të jashtëm dhe një të brendshëm. Dimensioni i jashtëm nënkupton një regjim tregtie e shkëmbimesh të hapura dhe krijimin e një klime favorizuese për investime të huaja në bujqësi dhe agropërpunim. Dimensioni i brendshëm konsiston në hapjen e zonave rurale ndaj zonave urbane dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë së vendit. Që nga viti 2000, Shqipëria është antarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë. Me këtë marrëveshje vendi konsiderohet partner i pranueshëm nga vendet anëtare, që është i gatshëm të marrë pjesë në proçeset integruese, duke pranuar rregullat ndërkombëtare të lojës si dhe duke vendosur raporte të drejta midis liberalizimit të tregtisë dhe proteksionizmit. Gjithashtu në zbatim të paktit të stabilitetit për Evropën Juglindore janë nënshkruar një numër Marrëveshjesh të Tregëtisë së Lirë me vendet e rajonit si me Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Bullgarinë etj. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë frymëzuar nga besimi se zbatimi i politikave liberale dhe të hapura tregtare janë e vetmja rrugë për rritje të qëndrueshme të mirëqënies kombëtare me objektiv afatgjatë anëtarësimin në BE, kur do të bëhemi një treg i unifikuar me pjesën tjetër të Europës ku mallrat dhe shërbimet do të lëvizin pa barriera tradicionale. Nëpërmjet MTL-ve është hedhur hapi i parë në këtë drejtim. Duhet pasur parasysh se OBT-ja, Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë me vendet e rajonit dhe marrëveshja e ardhme me Bashkimin Europian, nuk përfaqësojnë fundin e politikave tregtare, por vetëm fillimin e tyre. Këto marrëveshje kanë ngjallur diskutime edhe të fermerëve dhe biznesmenëve të agropërpunimit, të cilët mendojnë që janë vënë në kushte të disfavorshme ndaj prodhuesve të huaj, si dhe nuk janë të mbështetur nga politikat e zbatuara deri tani. Sfida e bujqësisë dhe agrobiznesit shqiptar është përshtatja e sjelljes ndaj këtyre marrëveshjeve. Kjo nënkupton që ato të njihen mirë nga vendimmarrësit e niveleve të larta që drejtojnë biznese në bujqësi dhe agroindustri26. Vitet e fundit importet vjetore të produkteve ushqimore arrijnë rreth 250 milionë dollarë. Ndërkohë megjithëse prodhimi vendas po rritet, edhe importet vazhdojnë të mbeten në nivele të larta. Kjo do të thotë se tregu shqiptar ka kërkesë të madhe, si rezultat dhe i rritjes së konsumit për frymë. Kjo tregon se fermat bujqësore shqiptare mund të eksportojnë ndonjë produkt në pikun e prodhimit, por ky eksport nuk është një dukuri e prodhimit mbi nevojat e përgjithshme të vendit. Fermeri shqiptar akoma nuk është i përgatitur për të përballuar problemet dhe për t u orientuar me tregjet, për më tepër me ato ndërkombëtare. Këtë e themi sepse mungon informacioni i nevojshëm mbi tregjet. 25 Boel, F. M., (2009). Bujqësia, Prioritet i Integrimit, Gazeta Agrobiznesi, Nr Beka I., (2005). Bujqësia shqiptare në rrugën e vështirë të zhvillimit për përafrimin dhe integrimin rajonal dhe evropian

40 Eksperienca e vendeve të tjera, ku bujqësia dhe agroindustria zë peshë të konsiderueshme në tregtinë e jashtme, tregon për rolin e pazëvendësueshëm të organizmave shtetërorë dhe joshtetërorë në aspektin e orientimit të fermerëve në marrjen e vendimeve. Përvoja e deri tanishme ka treguar se fermeri në përgjithësi nuk është i aftë të përballojë financiarisht dhe profesionalisht sfidat e hapjes së ekonomisë27. Edhe në këtë çështje është e vlefshme pjesëmarrja direkte apo indirekte e shtetit për zhvillimin e atyre instrumentave që nxisin zhvillimin e bizneseve bujqësore dhe atyre të përpunimit të produkteve me origjinë nga ferma. Pikësynimi në këtë rast duhet të jetë sigurimi i avantazheve krahasuese të produkteve të vendit dhe rritja e eksporteve përmes rritjes së investimeve që mbështesin prodhimin, përmirësojnë infrastrukturën dhe lehtësojnë lidhjen e prodhimit me tregun. Në kushtet e hapjes së ekonomisë mund dhe duhet të ndërtohen politika bujqësore që nxisin prodhimin dhe rritin eksportin. Gjithashtu konkurrueshmëria në tregjet ndërkombëtare nuk varet vetëm nga avantazhet konkurruese, por dhe nga politikat e qeverisë në lidhje me bujqësinë dhe tregtinë. Kjo duhet vlerësuar po të kemi parasysh se fermat tona krahasuar me ato të rajonit e për më tepër me vendet e BE-së, janë të pakonsoliduara, më pak të pajisura dhe të mbështetura, më pak të manaxhuara në nivelin e kërkesave të tregut etj. Në kushtet e sotme të globalizimit lind domosdoshmëria e njohjes nga ana e fermerëve të politikave të zhvillimit bujqësor, standarteve dhe mjeteve të nevojshme për përballimin e kostos, pasojë kjo e liberalizimit të mëtejshëm të tregjeve. Gjithashtu e rëndesishme është informimi i fermerëve dhe biznesit ushqimor mbi kushtet administrative që duhen plotësuar për të mundësuar eksportet e produkteve të tyre në vendet e BE-së. Duke pasur parasysh faktin që në Shqipëri popullsia rurale përbën rreth 50% të popullsisë, ku një numër i konsiderueshëm është i punësuar në aktivitetin bujqësor dhe ku bujqësia zë rreth 21% të PBB28, kuptohet që ky sektor është i rëndësishëm ne zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në zhvillimin rural të vendit sektori bujqësor zë peshën kryesore, ndërkohë që në shumë vende të Evropës zhvillimi rural është shumëdimensional. Prodhimi bujqësor vendas është i ulët dhe jo konkurrues, sepse edhe fermat janë të vogla dhe të copëtuara me sipërfaqe mesatarisht rreth 1,1 ha. Shqipëria është një vend me mundësi të konsiderueshme përsa i takon kushteve klimaterike, të ditëve me diell, të tokës, të pasurive ujore dhe potencialeve njerëzore në zonat rurale, faktorë këta që vërtetojnë potencialet e bujqësisë në të ardhmen. Megjithatë pavarësisht nga burimet ujore të shumta, Shqipëria vazhdon të importojë rreth 480 mijë hl ujë të pijshëm në vit. Shqipëria ka kushte shumë të mira për vreshtarinë dhe ujra me parametra të jashtëzakonshme për prodhimin e birrës, ndërkohë që importohet rreth 20 mijë hl verë dhe rreth 300 mijë hl birrë. Vendi ynë ka gjithashtu kushte shumë të përshtatshme për pemëtarinë, por importet e frutave janë rreth 80 mijë ton në vit. Shqipëria importon rreth 20 mijë ton perime dhe patate ndërkohë që tokat fushore nuk mbillen. Shqipëria ka zona kodrinore e malore të Musabelliu, B., (2006). Kooperimi dhe Integrimi në Bujqësi. Banka Botërore, Statistika

41 favorshme për blegtorinë, por edhe këtu importet llogariten në rreth 30 mijë ton mish29. Pra, mund të themi se importet në Shqipëri kanë zëvendësuar prodhimin vendas në sektorë të ndryshëm dhe bilanci tregëtar në këto vite ka qenë tepër negativ. Ky defiçit është akoma më i thellë në sektorin e agrobiznesit ku raporti eksport- import është pothuajse 1 : Natyrshëm lind pyetja se cilat janë arsyet e një raporti të tillë? Ndër problemet kryesore do të përmendja : Strukturat e vogla të prodhimit Vetëm një numër shumë i vogël fermash kanë kapacitete për të prodhuar sipas kërkesave evropiane të cilësisë Prodhuesit ofrojnë sasi të kufizuara prodhimi për tregun vendas dhe nuk e kanë orientuar prodhimin për industritë e përpunimit Fermerët synojnë çmime më të larta për prodhimet e tyre sesa ato që mund të paguajë industria Fermerët nuk i njohin dhe nuk i zbatojnë standartet ndërkombëtare të prodhimit në fermë Mjaft biznese agropërpunuese i blejnë lëndët e para bujqësore nga importi, pasi po të blejnë prodhimin bazë vendas ata nuk do të mund të ndanin TVShnë me fermerin vendas, sepse kjo taksë nuk i aplikohet prodhimit të freskët vendas ( pra duke mos i aplikuar këtë taksë prodhimit vendas pengohet dhe bashkëpunimi ndërmjet fermerëve dhe industrisë agropërpunuese vendase) Politika e Përbashkët Bujqësore dhe BE Bujqësia është një nga politikat më komplekse në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, është mjaft e rëndësishme që vendet të cilat synojnë antarësimin e tyre në Bashkimin Europian të familjarizohen me politikat që ndjek ky organizëm nëpërmjet kuptimit të termave të saj që përdoren në veprimtarinë e përditshme të strukturave të saj të bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit31. Sfida e integrimit europian përfshin secilin prej nesh, fermerët dhe agropërpunuesit, ndaj e rëndësishme është të bëhet një punë përgatitore nga gjithsecili për t u familjarizuar me mekanizmat komplekse të cilat venë në lëvizje Bashkimin Europian. Pas nënshkrimit më 12 qershor 2006 në Luksemburg nga Shqipëria të tekstit të plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, nisi rruga e vërtetë e zhvillimit të vetëdijshëm, duke u shndëruar në një pikësynim, për t ju përshtatur standarteve europiane. Në këtë kuadër del si domosdoshmëri përmirësimi i kuadrit legjislativ, përafrimi i tij me legjislacionin europian në fushën e sigurisë ushqimore, mbështetja e fermerëve për 29 MBUMK, Vjetari statistikor 2008, Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore MBUMK, Vjetari Statistikor 2008, Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore 31 Pirzio-Biroli, C., (2002). Impact of EU Agricultural Policies in the Region. In Proc. FAO Workshop on Investment in Agribusiness and Agriculture in Central and Eastern Europe and the CIS. Budapest

42 rritjen e prodhimit bujqësor nëpërmjet skemave të mbështetjes, konsolidimi i rrjetit të tregjeve bujqësore dhe të klimës së biznesit32. Politika e Përbashkët Bujqësore (Common Agricultural Policy), është një nga politikat e para të përbashkëta, e krijuar për shoqërimin e zbatimit progresiv të tregut të përbashkët europian. Politika e Përbashkët Bujqësore ose Europa e gjelbërt përfaqëson politikën e përbashkët të 27 vendeve anëtare te Bashkimit Europian në fushën e tregjeve, çmimeve dhe të strukturave bujqësore. Ajo siguron jo vetëm konkurrueshmërinë e bujqësisë europiane në tregun botëror, por gjithashtu diversitetin e produkteve agro-ushqimore europiane. Politika e Përbashkët Bujqësore, së pari ka konsistuar në subvencionimin e prodhimit të produkteve ushqimore bazë për plotësimin e nevojave dhe sigurisë ushqimore të konsumatorëve europianë. Ajo përbën një komplet legjislacioni dhe praktikash të miratuara nga Bashkimi Europian për të siguruar një politikë të përbashkët dhe të unifikuar për bujqësinë në vendet anëtare të BE-së. Parimet drejtuese të saj u vendosën nga Konferenca e Stresës në korrik të vitit 1958 dhe mekanizmat bazë të politikës së përbashkët bujqësore, u miratuan fillimisht nga 6 vendet anëtare të Komunitetit në vitin 1960, gjë që lejoi që kjo politikë të hynte në fuqi dhe të zbatohej duke filluar nga viti Politika e Përbashkët Bujqësore, qysh në vitet e para të zbatimit të saj, lejoi që të rritej në mënyrë shumë sinjifikative niveli i prodhimit bujqësor në Evropë në sajë të vënies në zbatim të mjeteve që garantonin të ardhurat e fermerëve, duke shoqëruar eksodin rural dhe modernizimin e ekonomive bujqësore në sajë të shtimit të rendimenteve, të produktivitetit si dhe duke siguruar një preferencë komunitare për prodhimet europiane në tregun e përbashkët. Ajo ka si qëllim zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale. Me peshën e saj në buxhetin e BE-së, kjo politikë për një kohë të gjatë ka qenë një nga politikat e para të përbashkëta dhe politikat më të rëndësishme të BE-së, pasi shpenzimet bujqësore përfaqësojnë rreth 45 % të buxhetit të saj. Politika e përbashkët bujqësore është gjithashtu një rrjet sigurie financiare për fermerët e goditur nga katastrofat natyrore ose sëmundjet e kafshëve. Në nivelin e hartimit të saj, Politika e Përbashkët Bujqësore i nënshtrohet proçedurës vendimmarrëse që parashikon shumicën e kualifikuar të këshillit dhe konsultimin e Parlamentit Europian. Qëllimet zyrtare të Politikës së Përbashkët Bujqësore, përbëjnë detyrimet ligjore të Bashkimit Europian. Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia janë vendet që financojnë më tepër buxhetin për Politikën e Përbashkët Bujqësore. Politika e Përbashkët Bujqësore është kompetencë ekskluzive e Bashkimit Europian. Ajo synon në sigurimin e çmimeve të arsyeshme për konsumatorin europian dhe një shpërblim të barabartë të fermerëve, sidomos nëpërmjet organizimit të përbashkët të tregjeve bujqësore dhe respektimin e parimeve që vijojnë33. Traktati i Romës në vitin 1957, përcaktoi 5 objektivat e Politikës së Përbashkët Bujqësore: rritjen e produktivitetit bujqësor sigurimin e një niveli jetese të kënaqshëm për popullsinë bujqësore stabilizimin e tregjeve OECD, (1999). Agricultural Policies in Emerging and Transition Economies. neni 33 i traktatit të BE-së 42

43 sigurimin dhe plotësimin e nevojave ushqimore garantimin e çmimeve të arsyeshme për konsumatorët. Ato janë hartuar në nenin 39 të Traktatit të themelimit të Komunitetit Europian : rritje në produktivitetin bujqësor me anë të progresit teknik dhe zhvillimin racional të prodhimit bujqësor një standart jetese të kënaqshëm të komunitetit bujqësor çmime të qëndrueshme me të cilat fermerët shesin prodhimet e tyre siguri ushqimore (duke siguruar që të ketë gjithmonë një furnizim me ushqime) çmime të arsyeshme me të cilat konsumatorët blejnë ushqimet e tyre. Më 26 qershor të vitit 2003, ministrat e bujqësisë të Bashkimit Europian, miratuan një reformë thelbësore të CAP-it. Reforma synonte një ndryshim komplet të rrugës së mbështetjes së sektorit bujqësor në Bashkimin Europian. Politika e re e përbashkët nevojitej të përshtatej në drejtim të konsumatorëve dhe taksapaguesve, gjithsesi duke u dhënë fermerëve të BE-së lirinë të prodhonin çfarë kërkonte tregu. Për të evituar braktisjen e prodhimit bujqësor, shtetet antare mund të zgjedhin që të mbajnë një lidhje të kufizuar midis subvencionit dhe prodhimit, në kushte të përcaktuara mirë dhe brenda kufijve të qartë. Kjo pagesë e re e vetme bujqësore (single farm payments) do të jetë lidhur me respektimin e standarteve mjedisore, të sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së kafshëve si dhe kërkesave për të mbajtur të gjithë ekonominë bujqësore në kushte të mira bujqësore e mjedisore, e njohur në Bashkimin Europian me termin «Përputhja»34 (cross-compliance). Këto rregulla kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, shëndetin publik, sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve, mbrojtjen e bimëve dhe kushtet mjedisore. Kjo lidhje është e shprehur në terma konkrete në mundësinë, në qoftë se rregullat nuk janë respektuar, një pakësim ose heqje e pagesave direkte. Pra, me fjalë të tjera në rast se fermeri nuk zbaton këto rregulla, nuk mund të marrë disa ose të gjitha pagesat e tij direkte. Kalimi nga një sistem subvencionesh për prodhimin në nje sistem pagesash direkte për fermerët, përfaqëson ndryshimin më të madh që ka njohur CAP-i qysh me krijimin e saj në vitin Pagesat e vetme hynë në zbatim duke filluar nga viti U ra dakort se në rast se një shtet anëtar kishte nevojë për një periudhë tranzicioni, si rezultat i kushteve specifike bujqësore, mund ta zbatojnte pagesën e vetme jo më vonë se viti Kjo masë është vënë në zbatim në mënyrë progresive dhe tashmë është shtrirë për më shumë prodhime si vera, perimet etj. Braktisja e ndihmave të lidhura me prodhimin në përfitim të një mbeshtetjeje direkte për fermerët, kontribuon në një tregti botërore më të barazueshme, sepse duke pasur ndihmën mbi fermerët dhe jo mbi prodhimet, zvogëlohet rreziku i shtrembërimeve të shkëmbimeve tregtare të shkaktuara nga subvencionet e BE-së për eksportimin e tepricave të prodhimit. 34 Përputhja është krijimi i një lidhje midis marrjes së pagesës së vetme nga ana e fermerëve dhe përputhja e tyre me disa rregulla të cilat janë në interes të gjithë shoqërisë. 43

44 Në këtë kontekst lind pyetja se cilat janë objektivat e zhvillimit rural në Shqipëri35? Rritje e prodhimit që çon në reduktimin e varfërisë Siguri dhe cilësi në rritje e ushqimeve Manaxhim i qëndrueshëm i burimeve natyrore Standartet e prodhimit të produkteve bazë gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit Djath, gjalp dhe nënprodukte të tjera të qumështit Në kuadrin e integrimit evropian fermerët shqiptarë duhet ta kuptojnë nevojën e dallimit të tregjeve ku produktet e tyre do të tregtohen36. Nëse bëhet fjalë për prodhim personal apo prodhim për nevoja të tregut vendas dhe jo për tregun e BE-së nuk ka ndalesa të tjera nga marrëveshja, sepse mënyra e rregullimit të tregut i lihet kryesisht vendeve antare. Nëse këto produkte janë të destinuara për tregun e BE-së, ato duhet t i nënshtrohen standarteve të rrepta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Kështu që zgjedhja është në duart e prodhuesve dhe prodhimi vendas për nevoja të tregut të brendshëm nuk do të cënohet. Në mënyrë që këto produkte të mund të shiten nëpër tregje në të ardhmen, duhet t u nënshtrohen standarteve të caktuara të higjenës. Meqënëse kushtet e tanishme nëpër tregje nuk janë të kënaqshme, do të duhen investime plotësuese në pajisje dhe ambjente (frigoriferët, ambjentet e tregtimit me ftohje etj) në tregje që do të mundësojnë ruajtje të sigurt për këto produkte të ndjeshme që prishen shpejt. Mishi Me Ligjin e Ri të Ushqimit që është hartuar në kuadër të proçesit të Integrimit Europian lejon therjen e kafshëve dhe përpunimin e mishit. Megjithatë mishi dhe produktet e përpunuara të mishit që do të tregtohen duhet të vijnë nga thertore që i plotësojnë kushtet e parashikuara nga ligji dhe ndërmarrjet për përpunimin e mishit që punojnë në përputhje me rregullat e BE-së. Pijet alkoolike Si të gjitha produktet e tjera të destinuara për treg edhe pijet alkoolike duhet të rregjistrohen sipas rregullave, respektivisht duke pasur etiketën me të dhënat e duhura. Pijet alkoolike, të cilat gjenden në treg pa këto të dhëna, me zbatimin e marrëveshjes me BE-në duhet të tërhiqen nga tregu. Një numër shitësish të parregjistruar nëpër tregjet lokale, duhet t iu përshtaten në rradhë të parë rregullave të brendshme të vendit. Ata që dëshirojnë të prodhojnë, jo vetëm për nevoja personale por edhe për shitje, do t iu duhet të përshtaten dhe të marrin të gjitha masat që biznesi i tyre të jetë sipas ligjeve mbi rregjistrimin e kompanive, lëshimin e detyrueshëm të faturës tatimore, higjenës së produktit, kontrollit të cilësisë etj. Të gjitha këto masa janë të detyrueshme dhe sigurojnë mbrojtjen e konsumatorit. Rregulloret e BE-së janë shumë të rrepta kur është në diskutim mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik. Në këtë kuadër ato përmbajnë një sërë rregullash MBUMK, (2007). Strategjia Ndërsektoriale e Zhvillimit Rural , Tiranë. Musabelliu, B., Meço, M., (2003). Kooperativat e fermerëve dhe organizimi i tyre. 44

45 që duhet të respektohen në mënyrë që prodhime të caktuara që hidhen në treg (përfshirë këtu dhe pijet alkoolike) të jenë të sigurta për konsum. Ullinjtë dhe vreshtat Një nga elementët kryesorë të Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së është mbështetja për prodhimtarinë bujqësore dhe caktimi i kuotave për prodhimet bujqësore, prodhimi i të cilave mbështetet financiarisht. Duke pasur parasysh që në tregun e BE-së ka teprica prodhimi për disa produkte bujqësore, është shumë me rëndësi caktimi i kuotave të caktuara për çdo vend anëtar, i cili ka mundësi të hedhë në tregun evropian këto sasi produktesh pa aplikimin e tarifave doganore. Për Shqipërinë si vend në proçesin e Integrimit Europian është shumë me rëndësi që në vitet e ardhshme të ketë një rritje të plantacioneve të ullinjve dhe rrushit. Arsyeja është se në rrugën për antarësim në BE sasitë e prodhimeve që do të përfitojnë, do të caktohen në bazë të mesatares së prodhimit të këtyre produkteve gjatë viteve të fundit. Kjo do të thotë që sa më shumë verë, ullinj dhe vaj ulliri të prodhohen, aq më të mëdha do të jenë sasitë e prodhimit të subvencionuar që do mund të tregtohen. Pra, pas caktimit të sasive do të jetë shumë e vështirë të argumentohet rritja e tyre, element që përfshin interesin ekonomik të fermerëve në rritjen e plantacioneve me qëllim rritjen e eksporteve në tregjet e BE-së Standartet e agro-industrisë gjatë zbatimit të Marrëveshjes së StabilizimAsociimit Kërkesat kryesore për integrimin e produkteve ushqimore të përpunuara shqiptare në tregun e BE-së kanë të bëjnë me zbatimin e standarteve për manaxhimin e cilësisë dhe sigurinë e konsumatorit37. Elementët pengues në tregtimin e produkteve ushqimore të përpunuara shqiptare në tregun e BE-së janë: Cilësia e produktit është e pamjaftueshme pa manaxhimin e cilësisë në bizneset që synojnë eksportet Mungesa e përfaqësimit të bizneseve shqiptare në forume ndërkombëtare të cilësisë Mungesa e diplomave të cilësisë së produkteve, të cilat nuk zëvendësojnë kërkesat ligjore të BE-së për standartet e cilësisë, por i kontribuojnë rritjes së imazhit për produktet dhe eksportet shqiptare. Disa nga standartet e prodhimit të produkteve të përpunuara ushqimore më të rëndësishme për të mundësuar eksportet në tregun e BE-së janë HACCP, ISO, PDO, PGI dhe TSG, të cilat edhe pse nuk janë detyrime ligjore38 për prodhimet që tregtohen në tregun e BE-së, janë preferenca të konsumatorëve. 37 Kapaj, I., Doluschitz, R. and Mane, A., (2008). Assessing quality and safety of food & beverage products. An analysis of agribusiness enterprises in Tirana district/albania. 38 përveç HACCP që është detyrim ligjor 45

46 Produkte PDO Me termin PDO39, nënkuptohet emri i një zone gjeografike të kufizuar që shërben për të përcaktuar një produkt bujqësor ose ushqimor me origjinë nga ky vend, karakteristikat e të cilit i detyrohen kryesisht mjedisit gjeografik në të cilin ai është prodhuar. Për produktet që kërkohet marrja e kësaj vule është e nevojshme që prodhimi dhe përpunimi të kryhen në të njëjtën zonë. Produkte PGI Me termin PGI40, nënkuptohen ato produkte që paraqesin karakteristika të veçanta që i detyrohen mjedisit gjeografik të origjinës së tyre. PGI i njihet produktit agroushqimor që vjen nga një zonë e caktuar gjeografike që përcakton cilësinë e tij. Produkte TSG Me termin TSG41, nënkuptohen ato produkte të veçanta që kanë përbërës tradicionalë të rajoneve të caktuara apo prodhohen me metoda tradicionale. Normat e mësipërme përbejnë atë që do të quhej Çertifikime të Rregulluara, që nënkupton çertifikime që lindin nga vullneti për të rivlerësuar ato produkte që shfaqin karakteristika të veçanta si pasojë e pozicionit gjeografik të prejardhjes. Shqipëria në këtë drejtim ofron shumë. Këtu mund të përmendim specialitete të tilla si produktet e sallamerisë të Shkodrës dhe Korçës, kaçkavalli i Gjirokastrës, ullinjtë e Beratit apo vaji i ullirit i Vlorës. Norma teknike e detyrueshme për tregtim HACCP (Analiza e rrezikut dhe kontrolli i pikës kritike) Analiza e rrezikut dhe kontrolli i pikës kritike është një tërësi kriteresh teknike të detyrueshme, garantimi i të cilave bën të detyrueshëm çertifikimin e industrisë prodhuese. Ligji i Ri Për Ushqimin, i hartuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, përfshin detyrimet e aktit normativ numër 155/97, të Komisionit Europian, ku parashikohet veprimtaria e vetëkontrollit higjenik në veprimtarinë publike dhe në industrinë ushqimore. Ligji parashikon që industria e prodhimit ushqimor apo subjektet tregtuese, ato magazinuese dhe transportuese, duhet të garantojnë se përgatitja, përpunimi, prodhimi, ambalazhimi, magazinimi, transporti, shpërndarja, negocimi, shitja ose furnizimi përfshirë edhe produktet ushqimore të hapura, duhet të kryhen në kushte higjenike të paracaktuara. Analiza e rrezikut dhe kontrolli i pikës kritike përfshin shtatë parime bazë: Analiza e rrezikut. Rreziqe të mundshme të lidhura me ushqimin dhe masat e kontrollit të këtyre rreziqeve identifikohen. Identifikimi i kontrollit të pikave kritike. Këto janë pika në proçesin e përgatitjes së ushqimit nga gjendja e tij fillestare permes përpunimit, shpërndarjes dhe konsumit ku rreziku i mundshëm mund të kontrollohet apo të eleminohet. 39 Emërtim i Origjnës së Mbrojtur Tregues Gjeografik i Mbrojtur 41 Specialitet Tradicional i Garantuar 40 46

47 Përcaktimi i masave parandaluese me limite kritike për çdo pikë kontrolli. Për ushqimin që gatuhet kjo do të nënkuptonte vendosjen e temperatures minimale të gatimit dhe kohës së nevojshme për eleminimin e mikrobeve të dëmshme. Vendosja e proçedurave të monitorimit të kontrollit të pikave kritike. Këto proçedura mund të përfshijnë përcaktimin se si dhe nga kush duhet të kontrollohet temperatura dhe koha e gatimit. Vendosja e masave korrektuese gjatë monitorimit tregon që pika kritike nuk ka arritur ende. Vendosja e proçedurave për të vërtetuar që sistemi punon siç duhet. Ruajtja efektive e të dhënave të sistemit HACCP. Kjo do të përfshinte regjistrimin e rasteve të rrezikut dhe metodave të kontrollit të tij, monitorimin e kërkesave të sigurisë dhe masave që duhen marrë për rregullimin e problemeve të mundshme. Secili nga këto parime duhet të mbështetet nga analiza shkencore. Analiza e rrezikut dhe kontrolli i pikës kritike ofron një numër të konsiderueshëm avantazhesh krahasuar me sistemin e sotëm në Shqipëri duke përmendur: Fokusimi në identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve nga ushqimi i ndotur. Mbështetet në studime shkencore. Mundëson mbikqyrje institucionale më efektive, pasi regjistrimi i të dhënave lejon inspektuesit të vlerësojnë se në ç masë një industri zbaton normat e kërkuara përkundrejt inspektimit të përditshëm Përcakton përgjegjësitë për garantimin e sigurisë ushqimore, përkatësisht të prodhuesit apo shpërndarësit. I jep mundësi industrisë ushqimore të konkurrojë në tregun botëror Eleminon barrierat administrative në tregtinë ndërkombëtare Gjatë viteve të fundit në Shqipëri shumë industri të sektorit ushqimor po mundohen të përdorin metoda për administrimin e cilësisë. Çertefikimi sipas normave ISO është padyshim një sistem i ri për Shqipërinë që po përhapet shpejt. Në sektorin agroushqimor rreth 19 ndërmarrje prodhimi janë të çertefikuara me ISO , ndërsa 17 të tjera po përgatiten ose vlerësohen për t u çertefikuar me ISO , ISO dhe HACCP. Aktualisht në rajonin e Korçës Birra Korça ka marrë çertefikatën ISO 22000, firma a e përpunimit të mishit, çertefikatën ISO dhe firma Greal e përpunimit të qumështit, çertefikatën HACCP. 2.2 Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë Tregtia e lirë, tarfat doganore, shfrytëzimi i liberalizimit në kuadër të MSA-së dhe CEFTA-s CEFTA, (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore) u nënshkrua më 19 dhjetor 2006 nga vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnjë- Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Moldavia dhe Kosova. CEFTA synon të nxisë integrimin ekonomik të rajonit nëpërmjet thellimit të tregtisë rajonale dhe shtrirjen e saj dhe në tregjet e BE-së. Ajo parashikon një liberalizim të plotë me tarifë 0% për produktet industriale me origjinë nga vendet e CEFTA-s dhe mbrojtje për një pjesë të 47

48 produkteve sensitive bujqësore. Shqipëria si dhe vendet e e tjera të kësaj marrëveshje mbron një pjesë të produkteve bujqësore. Produktet bujqësore që mbrohen nga Shqipëria janë: mishi i pulës dhe i viçit, djathërat, disa lloje frutash dhe perimesh si domate, patate, qepë, karrota, mollë, portokalle etj, lule dekorative, pije jo-alkolike, produkte të lëngshme me bazë qumështi, bimë medicinale, verëra etj. Për të gjitha produktet e mbrojtura, Shqipëria zbaton për importin e tyre nga vendet e CEFTA-s tarifën më të lartë të vendosur në kuadër të saj, prej 15%. Tarifa mesatare e zbatuar nga Shqipëria për importet nga të gjitha vendet e CEFTA-s është 2%. Një shtysë më e madhe për liberalizimin e tregtisë në kuadër të CEFTA-s dhe më gjerë duke përfshirë këtu edhe tregun e BE, janë rregullat e origjinës të parashikuara nga kjo marrëveshje. CEFTA në ndryshim nga MTL parashikon kumulimin diagonal të origjinës, të quajtuar Kumulimi i origjinës CEFTA dhe Kumulimi i origjinës në kontekstin e procesit të Stabilizim Asocimit. Kumulimi diagonal, krijon mundësi për të patur më shumë vlerë të shtuar për produktet nga disa vende të CEFTA-s njëherësh, duke sjellë për pasojë më shumë prodhime me origjnë nga këto vende. Mos humbja e origjinës si pasojë e përpunimeve që mund të kalojë produkti në tregun e CEFTA-s është një kontribut i çmuar në rritjen e produktivitetit dhe shkëmbimit tregtar në zonën e CEFTA-s. CEFTA ndryshe nga MTL kërkon që liberalizimi dhe harmonizimi i rregullave të shtrihet edhe për fushat e tjera. Nëpëmjet harmonizimit të rregullave në fushën e shërbimeve, konkurrencës, prokurimeve publike, mbrotjes konsumatore, pronësisë intelektuale CEFTA do të ndihmojë në rritjen e investimeve dhe ofrimin më të madh të shërbimeve në zonën e saj. Rregullat e parashikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) dhe nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit/Marrëveshja e Ndërmjetme, shërbejnë si bazë për të gjitha rregullimet e parashikuar nga marrëveshja e CEFTA-s për fushat e sipërpërmendura. Pra, një zbatim i suksesshëm i Marrëveshjes CEFTA, kërkon domosdoshmërisht një zbatim harmonik dhe të plotë të detyrimeve që rrjedhin nga OBT dhe nga procesi i Stabilizim Asocimit. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit midis Shqipërisë dhe BE u nënshkrua më 12 qershor Pjesa e MSA që ka të bëjë me tregtinë e lirë ka hyrë në fuqi me anë të Marrëveshjes së Ndërmjetme më 1 Dhjetor Marrëveshja e Ndërmjetme parashikon krijimin e një zone të tregtisë së lirë, për një periudhë 10 vjeçare. Tregtia e lirë do të realizohet nga heqja e detyrimeve doganore dhe të gjitha rregullave të tjera që janë penguese për tregtinë. Shqipëria do të vazhdojë të mbrojë një pjesë të produkteve industriale dhe bujqësore, ndërkohë që BE do të liberalizojë plotësisht produktet industriale dhe do të mbrojë një pjesë të produkteve bujqësore. Ky liberalizim gradual, ka për qëllim mbrojtjen e produktit vendas për ta bërë atë më konkurues në tregun komunitar. Të gjitha produktet primare bujqësore me origjinë shqiptare, me përjashtim të mishit të qengjit të njomë dhe gjedhit, perimet, frutat dhe sheqeri, mund të eksportohen në 48

49 vendet e BE-së me tarifë doganore 0%. Për të eksportuar prodhimet bujqësore primare ose të përpunuara në BE, nuk mjafton vetëm heqja e tarifës doganore, por duhen plotësuar dhe një sërë rregullash që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, standardet e cilësisë, pa pëmbushjen e të cilave nuk mund të tregtohet në BE42. Shkalla e liberalizimit të produkteve bujqësore primare është 69.9% të linjave tarifore ose 68.3% të vlerës së importit. Rreth 30% e produkteve primare bujqësore nuk liberalizohen për shkak të ndjeshmërisë që ka prodhuesi shqiptar mbi to. Të gjitha produktet e përpunuara bujqësore, me origjinë shqiptare, mund të eksportohen në BE me tarifë doganore 0%. Këtu përfshihen produkte shqiptare të tilla si kosi, gjalpi, perime të përgatitura, uji, makarona, etj. Përqindja e liberalizimit për produktet e përpunuara bujqësore është afërsisht 93 %. Peshku dhe produktet e peshkut kanë një regjim të veçantë sipas kësaj marrëveshje. Krapi, koca, levreku, trofta, sardele e përgatitur ose konservuar me origjinë shqiptare do të tregtohen në BE me kuota tarifore. Gjithashtu, për tarifat doganore të këtyre produkteve, mbi plotësimin e kuotave tarifore, do të ketë një zvogëlim gradual të tarifave doganore të tyre për një periudhë trevjeçare. Përveç këtyre produkteve të gjitha produktet e tjera të peshkut, me origjine Shqiptare, do të eksportohen me tarifë doganore 0%. Një trajtim të veçantë sipas Marrëveshjes ka vera dhe pijet alkolike. Kështu për tregtimin e verërave palët do të nënshkruajnë: një marrëveshje mbi konçesionet tregtare preferenciale reciproke për disa verëra një marrëveshje mbi njohjen, mbrojtjen, dhe kontrollimin e emërtimit të verërave si edhe listat e treguesve gjeografikë për verën, listën e emrave të mbrojtura të verës nga BE dhe nga Shqipëria. një marrëveshje mbi njohjen, mbrojtjen, kontrollin dhe emërimin e pijeve alkoolike dhe pijeve te aromatizuara, listën e pijeve te mbrojtura nga BE dhe nga Shqipëria. Shqipëria ka të drejtë të eksportojë rreth hl verë me origjinë shqiptare. Brenda kësaj kuote tarifore nuk do të aplikohet detyrimi doganor. Shqipëria mund të importojë rreth hl verë me origjinë komunitare. Brenda kësaj kuote nuk do të aplikohet detyrimi doganor MTL - Përfitimet dhe sfidat për ekonomitë kombëtare. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë është një dokument i negociuar dhe i rënë dakort mes palëve me objektiv liberalizimin e tregtisë. Liberalizimi është i menjëhershëm për produktet me avantazhe të qarta të krahasuara dhe gradual për produkte të ndjeshme ndaj importeve. Për këto të fundit marrëveshjet parashikojnë reduktim të 42 Beka I., (2005). Bujqësia shqiptare në rrugën e vështirë të zhvillimit për përafrimin dhe integrimin rajonal dhe evropian. 49

50 përshkallëzuar të tarifave doganore dhe eliminimin e tyre përgjatë periudhës kohore deri në krijimin e zonës së lirë tregtare. MTL janë produkt i intensifikimit të madh të tregtisë ndërkombëtare në mallra dhe shërbime. Ato nuk janë gjë tjetër veçse marrëveshje që rregullojnë tregtinë ndërkombëtare të produkteve dhe shërbimeve. Objektivi kryesor i MTL është krijimi nga palët, në mënyrë graduale i një zone të tregtisë së lirë gjatë një periudhe tranzitore me kohëzgjatje maksimale prej 6 vjetësh. MTL-të mbështeten në katër parime bazë të OBT-së të cilat janë: Tarifat Doganore Normale, Trajtimi sipas Statusit të Kombit më të Favorizuar, Mbrojtja e Industrisë vendase nëpërmjet Tarifave dhe Tarifat e Lidhura. Tarifat Doganore Normale Ky rregull i ndalon vendeve diskriminimin ndërmjet produkteve të importuara dhe atyre të prodhuara në vend si nga pikpamja e ngarkimit të taksave të brendshme ashtu edhe nga pikpamja e aplikimit të rregullave të brendshme. Kjo do të thotë që një vendi nuk i lejohet që, pasi një produkt është tashmë i importuar dhe ka paguar detyrimet doganore, të ngarkojë mbi këtë produkt një taksë (si psh taksë shitjesh apo TVSH) me një normë më të lartë se sa ato që paguhen nga një produkt me origjinë vendase. Trajtimi sipas Statusit të Kombit më të Favorizuar Ky rregull është themeli i principit të mos-diskriminimit. Rregulli kërkon që tarifat dhe rregulloret e tjera duhet të aplikohen si mbi importet ashtu edhe mbi eksportet pa diskriminuar ndërmjet vendeve. Kjo do të thotë që nuk i lejohet një vendi të vendosë tarifa doganore mbi importet e një vendi më të larta se tarifat e aplikuara ndaj produkteve të importuara nga një vend tjetër. Megjithatë ekzistojnë disa përjashtime nga rregulli. Tregtia ndërmjet anëtarëve të marrëveshjeve preferenciale tregtare, e cila është subjekt i tarifave preferenciale apo zero, përbën një përjashtim të tillë. Një përjashtim tjetër është Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (i dhënë edhe Shqipërisë nga BE-ja). Nën këtë sistem, në bazë të të cilit vendet e zhvilluara aplikojnë tarifa preferenciale ose zero ndaj importeve të vendeve në zhvillim, aplikohen Tarifat Doganore Normale ndaj importeve të vendeve të tjera. Mbrojtja e Industrisë Vendase nëpërmjet Tarifave Megjithëse OBT-ja nxit liberalizimin e tregtisë, ajo njeh faktin që vendet anëtare të saj mund të kenë nevojë të mbrojnë prodhimin e brendshëm kundrejt konkurrencës së huaj. Pavarësisht, nqs ndodh dicka e tillë, kërkohet që një mbrojtje e tillë të kryhet vetëm nëpërmjet përdorimit të shkallëve të tarifave pasi përdorimi i masave të tjera, si p.sh. i kufizimeve sasiore është i ndaluar (përveç në një numër të kufizuar situatash). Tarifat e Lidhura Vendet inkurajohen të reduktojnë dhe, ku është e mundur, të eliminojnë proteksionizmin ndaj prodhimit vendas duke reduktuar tarifat dhe eliminuar barrierat e tjera tregtare në negociata multilaterale të tregtisë. Tarifat të cilat reduktohen në këtë mënyrë janë të lidhura kundrejt rritjeve të mëtejshme të cilat listohen në axhendën kombëtare të një vendi. Këto axhenda janë një pjesë integrale e sistemit të OBT-së. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë konsideruar si një instrument i rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, ashtu si dhe në thellimin e integrimit ekonomik e tregtar, me përfitime ekonomike për vendet e përfshira dhe qytetarët e 50

51 tyre. MTL-të synojnë të përmbushin dy qëllime: të testojnë aftësinë e vendeve te rajonit për të vepruar në marrëveshje tregtare kooperuese dhe të krijojnë më shumë tregti midis vendeve të rajonit, duke reduktuar varësinë e tyre nga tregjet Europiane43. MTL-të synojnë objektivat e mëposhtme: Plotësimin më të mirë të nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe shërbimet që mungojnë në nomenklaturat e sigurimit në vend Influencë në uljen e çmimeve Rritje të konkurrencës ekonomike Nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vendas për të qënë konkurrent në tregun e hapur Ulje të kontrabandës Influencë reciproke midis tregjeve të ndryshme në kushtet e ndryshme të trajtimit tarifor Nxitje dhe rritje të investimeve të huaja prodhuese dhe në mënyrë të veçantë nxitje të prodhimit për eksport dhe rritje të eksportit. Gjithashtu, marrëveshjet e tregtisë së lirë janë ato që mbrojnë realisht prodhimin e vendit, pasi ato: Sigurojnë rregulla të qarta loje Sigurojnë rritjen e konkurrencës në treg Sigurojnë plotësimin e të gjitha rregullave teknike në tregti si dhe garantojnë masat sanitare e fitosanitare Garantojnë nxitjen e prodhimit të lëndëve të para bujqësore në vend, pra hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimit bujqësor Garantojnë plotësimin më të mirë të nevojave të konsumatorit, etj. Për produktet bujqësore shkëmbimet tregtare bazohen mbi: Parimin e konçensioneve, që do të thotë se mallra apo grup mallrash do të shkëmbehen ndërmjet vendeve, me kuota importi, për të cilat eliminohen tarifat doganore Parimin e eliminimit dy palësh të tarifave doganore, që do të thotë se mallra apo grup mallra shkëmbehen ndërmjet vendeve pa kuota importi, duke eliminuar tarifat doganore, (tarifa doganore që bëhen menjëherë zero në mënyrë reciproke) Parimin e eliminimit të njëanshëm të tarifave doganore, që do të thotë se mallra apo grup mallra importohen nga njëri vend pa kuota importi, duke eliminuar tarifat doganore, (tarifa doganore që bëhen menjëherë zero në njërin drejtim, ku secili shtet paraqet produktet e tij) Parimin e kombit më të favorizuar në tregti (tarifat normale), që do të thotë se të gjitha mallrat e tjera të papërfshira në parimet e mësipërme do të vazhdojnë të shkëmbehen lirisht, duke paguar tarifat doganore në fuqi. 43 Bundo, SH., Ciceri, B., (2003). Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë Kosto dhe përfitime. 51

52 Cilat janë përfitimet që do të këtë Shqipëria nga nënshkrimi i MTL-ve? Rritje e konkurrencës ekonomike e cila do të nxitë përmirësimet teknologjike dhe do të influencojë në uljen e çmimeve. Për shumë biznese prodhuese që punojnë me lëndë të parë të importuar, heqja e tarifave doganore do të çonte ne uljen e kostos, pra dhe në uljen e çmimit i cili do të ndikonte pozitivisht për të gjithë konsumatorët shqiptarë. Plotësimi i nevojave të tregut me mallra të cilat nuk gjenden në tregun tonë. Pra rritje të gamës së produkteve në treg pasi stimulohen importet. Edhe kjo do të ishte në përfitim të konsumatorëve. Influencë reciproke midis tregjeve të ndryshme duke sjellë rritjen e bashkëpunimit midis vendeve dhe rritjen e standarteve të jetesës për qytetarët e tyre. Vendosja e kushteve të barabarta konkuruese për treginë mes palëve duke krijuar kushte për nxitje dhe rritje të investimeve prodhuese Më e rëndësishmja është vetë nxitja e prodhimit për eksport dhe rritja e eksportit duke i stimuluar bizneset të shesin produktet e tyre jo vetëm në treg kombëtar por shumë më gjërë. Por këto përfitime do të duken në Shqipëri në një afat më të largët sepse për momentin bizneset shqiptare po ndeshen me shumë vështirësi të shkaktuara nga nënshkrimi i MTL-ve me vendet e rajonit. Bizneset shqiptare kanë kushte të disfavorshme teknologjike. Si rrjedhim kosto e prodhimit është e lartë dhe vlera e eksportit shumë e ulët për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme teknologjike, financiare dhe njerëzore. Duhet patur kujdes me ato mallra të cilat subvencionohen nga shtetet e tjera sepse nuk do të jemi në gjëndje të përballojmë konkurrencën për mallrat e subvencionuara44. Nënshkrimi i MTL-ve përbën edhe një kërcënim në rritje për industritë e reja pasi është minimizuar koha e forcimit të pozicionit të tyre në raport me konkurrentët ndërkombëtarë, si rezultat i rritjes së konkurrencës. Si pasojë e konkurrencës nga produktet e huaja do të ulet prodhimi vendas Liberalizimi i tarifave të importeve do të sjellë një ulje në nivelin e të ardhurave të buxhetit Sfida e MTL-ve ndaj ekonomive kombëtare ka të bëjë me presionin e shtuar konkurrencial në produkte, e cila në rastin më ekstrem çon në falimentimin e bizneseve të cilat nuk mund t i rezistojnë konkurrencës. Megjithatë, pavarësisht se në afat të shkurtër mund të duket se MTL-të e Shqipërisë me vendet e rajonit sjellin sfida shtesë për biznesin shqiptar, në një afat më të gjatë ato bëjnë të mundur ri-alokimin e burimeve në fushat dhe investimet më efektive. Pra që Shqipëria të përfitojë realisht nga nënshkrimi i MTL-ve duhet jo vetëm të rrisë prodhimin vendas, por edhe konkurrueshmërinë e këtij prodhimi, gjë që do të çonte në rritjen e eksporteve dhe në një shkallë më të lartë të integrimit rajonal45. Për zona si rajoni i Korçës, i cili ndodhet shumë pranë shteteve të tilla si Greqi e Maqedoni e lidhet me to me shumë psh mielli OECD, (2001). Challenges in the Agrifood Sector in European Transition Countries. 52

53 pika kufitare, si një proçes komlementar shikohet integrimi ndërkufitar. Kostot e ulta të transportit krijojnë një mundësi të mirë për mallrat e prodhuar në rajon që ato të eksportohen në tregjet më të afërta si në Greqi e Maqedoni. 2.3 Politikat e qeverisë për lehtësimin e proçesit të integrimit në sektorin e agrobiznesit Politikat e zhvillimit rural Sektori i agro-biznesit në vendet anëtare të BE-së ka karakteristikat e mëposhtme: Rendiment miks Rritja e të ardhurave kundrejt prodhimit Potencial për rritje në vendet anëtare të reja Tregje komplekse Probleme të mëdha mjedisore Përballë këtyre vendeve sektori i agro-biznesit në Shqiperi ka këto veçori: Rendiment të ulët (por në rritje) të fermave Potencial të madh por të pa përdorur Migrim rural-urban Shumë pak punësim jashtë bujqësisë Tregje të kufizuara, të dominuara nga importet Mjedise natyrore Sikurse shihet nga ballafaqimi i veçorive të Shqipërisë rurale me BE-në rurale lind domosdoshmëria e integrimit të bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese në ekonomitë rajonale, evropiane e më gjerë. Për të lehtësuar këtë integrim qeveria shqiptare ka hartuar politikat kryesore lidhur me zhvillimin e bujqësisë dhe ushqimit të përcaktuara në Strategjinë Sektoriale të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe në programin e saj, që mbështesin dhe synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe agropërpunimit. Në këtë kuadër, objektivat strategjike të politikave të përcaktuara në Strategjinë Sektoriale të Bujqësisë dhe Ushqimit (SSBU) janë: [1] Manaxhimi i qëndrueshëm i tokës, si komponenti bazë i zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe në harmoni të plotë me të [2] Rritja e punëzënies, të ardhurave dhe nivelit të jetesës së fermerëve dhe familjeve të tyre [3] Rritja e efiçencës ekonomike të sektorit bujqësor dhe atij agropërpunues, e cila shprehet përmes rritjes së prodhueshmërisë dhe cilësisë së produkteve të tyre [4] Garantimi i një standarti të sigurisë ushqimore më të lartë për të gjithë popullsinë [5] Përmirësimi i marketingut bujqësor Zbatimi i politikave për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe ushqimit bazohet në parimet e mëposhtme: 53

54 Rritjen e karakterit pjesëmarrës ose gjithëpërfshirës të procesit politik në tërë gjatësinë e ciklit të politikave: identifikim, hartim, miratim, zbatim, monitorim dhe vlerësim. Sigurimin e vazhdimësisë së ciklit të politikave, duke evituar pauzat dhe frakturat, për të siguruar vazhdimësi të mbështetjes së bujqësisë. Fokus më i madh në mbështetjen direkte, për të bërë të mundur ndërhyrjen në pikat me kritike, në faktorët e drejpërdrejtë, si për shëmbull teknologjia, rritja e prodhimit bujqësor dhe cilësisë së tij. Kalimi në fazën e monitorimit dhe vlerësimit të detyruar dhe të standartizuar të efekteve të politikave dhe programeve, si kusht jo vetëm për të rritur angazhimin menaxherial, por edhe për të siguruar efektivitet të qendrueshëm të masave zhvilluese. Fokusim më i plotë i vemendjes në politikat për nga kërkesa, ose politikat tregtare bujqësore. Në të ardhmen politikat që synojnë të menaxhojnë kërkesën konsumatore do të duhet të zënë një vend të veçantë, nisur nga efektiviteti që kanë treguar ato në vende të tjera, por edhe tek ne. Për zbatimin e politikave të përcaktuara në SSBU kanë filluar tashmë dhe do të vazhdojnë të zbatohen një sërë masash mbështetëse, të cilat mund të grupohen në dy akse kryesore46: Masat e lidhura kryesisht me investime në bujqësi ose agropërpunim: Pagesa direkte ose skemat e kredive për investime në teknologji prodhuese Pagesa direkte ose skemat e granteve për inpute ose agropërpunim Subvencioni i normës së interesit (ose garantimi) të kredive bankare private Pagesa direkte per nxitjen dhe mbështetja e iniciativave lokale Masa te tjera perfshirë edhe këshillimin dhe asistencën teknike ndaj fermerëve: Hartimi i platformave për inovacionin rural në shkallë zonale Partnershipet paralele (shoqatat apo grupet e prodhuesve ose të marketingut të fermerëve, grupet e veprimit lokal) Krijimi i partneritetit vertikal (fermerë dhe tregtarë, ose agropërpunues, që kooperojnë në skema të përbashkëta të shitblerjes së inputeve, prodhimit dhe shitjes së produkteve) Vendosja e rregullave dhe forcimi i monitorimit për eliminimin e sindromave monopoliste potenciale në tregun e inputeve Lehtësimi i licencimit dhe barrës tatimore të tregtareve të produkteve për të shtuar konkurrencën në treg Ngritja e shkollave fushore të fermerëve Përmirësimi i teknikave dhe aftësive bujqësore Forcimi i kapaciteteve të monitorimit të cilësisë së farërave dhe fidanave Shkëmbimi i përvojave lokale në teknologjite e prodhimit, tregtim dhe në organizimin e shoqatave Nxitja e lobingjeve të fermerëve në shkallë zonash e në shkallë vendi dhe diskutime në grup për identifikimin e rrugëve për nxitjen e agroturizmit dhe produkteve organike 46 MBUMK, (2007). Strategjia Sektoriale e Bujqësisë dhe Ushqimit (SSBU)

55 Futja e praktikave të mira bujqësore Studime tregu për identifikimin e tregjeve niche Asistencë teknike dhe/ose financiare për aktivitetet e shtimit të vlerës së produkteve të fermerit Fushata sensibilizuese Vendosja e standarteve për produktet bujqësore Përmirësime të aktiviteteve të mbledhjes, shpërndarjes, përdorimit dhe publikimit të informacionit statistikor Përmirësime ligjore dhe përputhja e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Përmirësimi i sistemit të informacionit të tregut. MBUMK në bashkëpunim me ministri të tjera kanë përgatitur Strategjinë Ndërsektoriale të Zhvillimit Rural ku synohet që politikat sociale, ekonomike e mjedisore të implementimit të saj të kenë karakter zonal, rajonal e global. Këto politika në themel të tyre janë ndërdisiplinore në formulim dhe ndikime, multisektoriale në aplikim si dhe kanë një dimension të theksuar territorial. Qëllimi kryesor i politikave të zhvillimit rural në Republikën e Shqipërisë është të kontribuojnë për një zhvillim të barabartë të të gjitha zonave rurale në Shqipëri, të përmirësojë cilësinë e jetës në zonat rurale, nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve njerëzore dhe natyrore në zonat rurale, nëpërmjet larmisë së aktiviteteve jobujqësore, krijimit të vendeve të reja të punës me synim reduktimin e varfërisë si dhe nxitjen e zhvillimit të balancuar e të qëndrueshëm rural. Objektivat strategjike të politikave në këtë fushë janë si më poshtë: Rritja e aftësisë konkuruese të sektorit bujqësor dhe agro-ushqimor duke mbështetur ristrukturimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shtimit të vlerës (me qëllim rritjen e vlerës financiare të produkteve). Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit duke menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në zonat rurale. Përmirësimi i cilësisë së jetës në zonat rurale dhe nxitja e aktiviteteve të shumëllojshme ekonomike, nëpërmjet krijimit të vëndeve të reja të punës. Zhvillimi i kapaciteteve institucionale për të planifikuar, manaxhuar dhe bashkërenduar efektivisht aktivitetet në mbështetje të zhvillimit rural. Masat e parashikuara për zbatimin e politikave të zhvillimit rural organizohen në: [1] Rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë, agropërpunimit dhe pyjeve që përfshin masat e mëposhtme: Modernizimin dhe ristrukturimin e bujqësisë përmes futjes së teknologjive të reja dhe modernizimit të fermave, mbështetjes së fermerëve për përshtatjen me standartet vendase dhe komunitare, mbështetjes për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve sociale, etj Rritjen e vlerës dhe cilësisë së produkteve përmes mbështetjes për fermerët që përfshihen në skemat e përmirësimit të cilësisë së produkteve, përmirësimit të marketingut dhe promovimit të produkteve Përmirësimin e manaxhimit të pyjeve dhe kullotave dhe rritjen e vlerës së produkteve pyjore 55

56 Nxitjen e punësimit dhe përmirësimin e kualifikimit profesional të fermerëve dhe popullsisë rurale [2] Ruajtjen e peisazheve kulturore dhe mjedisit që përfshin masat e mëposhtme: Nxitjen e multifunksionalitetit të bujqësisë, mjediseve rurale dhe peisazheve kulturore sidomos në zonat më pak të zhvilluara Nxitjen e zhvillimit të një bujqësie të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin Ruajtjen e zhvillimit të praktikave të mira në bujqësi dhe bizneset rurale [3] Përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe nxitjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike që përfshin masat e mëposhtme: Nxitjen e punësimit në zonat rurale përmes zhvillimit të aktiviteteve ekonomike jo-bujqësore dhe diversifikimit të fermave, trajnimit dhe kualifikimit të aktorëve në zonat rurale Përmirësimin e nivelit të aksesit në sherbimet e ndryshme ekonomike e sociale në zonat rurale [4] Pjesëmarrjen në proceset e zhvillimit rural. Buxheti për Bujqësinë (ku përfshihen pagat, siguracionet dhe shpenzimet e tjera) ka ardhur në rritje nga viti në vit. Liberalizimi i tregut për bujqësinë dhe produktet agroushqimore, kërkon rritje të mbështetjes me buxhet, për t ju dhënë mundësi më shumë prodhuesve vendas për t ju adaptuar kushteve të reja, në mënyrë që të rrisin nivelin e standarteve të produkteve të tyre, për të qënë më shumë konkurues. Tabela 2.1 Buxheti i MBUMK sipas viteve (në milion euro) Vitet Buxheti i planifikuar Buxheti i realizuar Totali Burimi : Drejtoria e Planifikimit financiar, MBUMK 56

57 Tabela 2.2 Buxheti i MBUMK sipas viteve (në milion lekë) Vitet Buxheti planifikuar Buxheti realizuar ne milion leke ne milion leke , , , , , , , , , ,2 0 Totali Burimi: Drejtoria e Planifikimit financiar, MBUMK Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe sektori i agrobiznesit Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim përbën një moment mjaft të rëndësishëm të kristalizimit të vizionit afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit të vendit dhe një dokument strategjik në të cilin harmonizohen axhenda për zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm me atë të integrimit në Bashkimin Europian. Sektori i Bujqësisë dhe Ushqimit, si pjesë vitale dhe shumë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare, si dhe për numrin e madh të popullsisë që jeton në zonat rurale dhe është e vetëpunësuar në bujqësi, ka synuar të konsolidojë arritjet dhe të hedhë piketat për zhvillimin e mëtejshëm afatmesëm dhe afatgjatë. Strategjia synon drejt një qëndrueshmërie më të madhe të reformave të realizuara në këtë sektor, konsolidimit dhe vazhdimit të mëtejshëm të investimeve publike për një zhvillim të harmonizuar sektorial dhe rajonal, angazhimit të të gjitha burimeve ekonomike, shoqërore dhe financiare për të siguruar midis të tjerash rritjen e investimeve në fushën e përpunimit të produkteve dhe përmirësimit të marketingut të tyre. Duke qënë se industria agropërpunuese është e lidhur ngushtë me prodhimin bujqësor dhe blegtoral theksojmë që një industri moderne dhe konkurruese si dhe përmirësimi dhe modernizimi i marketingut, përbëjnë çelsin për një zhvillim të mëtejshëm të prodhimit bujqësor, pasi do t i orjentojë fermerët drejt prodhimit për treg të sigurtë47. Një industri agropërpunuese e këtyre niveleve do të ofrojë më tej mundësi punësimi në zonat rurale, duke ndikuar në këtë mënyrë në pakësimin e largimeve të paprogramuara dhe të sforcuara nga zonat rurale. Pa rritje në industrinë përpunuese, prodhimi bujqësor do të kufizohet në kërkesën lokale për prodhime të freskëta, pa shfrytëzuar avantazhin relativ të vendit për prodhime me vlerë të lartë. Aktualisht ky zgjerim pengohet nga kufizime të kapitalit për investime, mungesa e asistencës teknike dhe manaxheriale, kostot e larta për grumbullimin e prodhimit, kjo për arsyen se fermat janë të vogla dhe në distanca shumë të largëta si dhe nga infrastruktura rurale e dobët. 47 Beka I., (2005). Bujqësia shqiptare në rrugën e vështirë të zhvillimit për përafrimin dhe integrimin rajonal dhe evropian. 57

58 Duke iu referuar vizionit të sektorit, i cili ka të bëjë me sigurimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së lartë të sektorit bujqësor dhe atij të agropërpunimit në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar, politikat themelore duhen fokusuar në modernizimin dhe përmirësimin e teknologjive egzistuese të industrisë agropërpunuese, përmes nxitjes së investimeve private si dhe rritjes së aftësisë konkurruese të produkteve ushqimore për të përmirësuar bilancin tregtar të produkteve bujqësore dhe blegtorale të përpunuara. Rritja e konkurrueshmërisë si pasojë e uljes së kostos dhe rritjes së cilësisë, sigurisë dhe standarteve ushqimore, do të forcojë pozitat e fermerëve në treg, do të rritë të ardhurat e tyre dhe do të sjellë në treg produkte më të sigurta për ta. Siç u theksua dhe më lart në sektorin e industrisë agroushqimore është synuar: së pari rritja e prodhimit në natyrë dhe vlerë, modernizimi dhe përmirësimi i teknologjive egzistuese përmes nxitjes së investimeve private të vendit dhe të huaja. Kjo do të thotë që puna duhet të vazhdojë të përqëndrohet në : krijimin e një mjedisi favorizues për investime private nxitjen e kreditimit të linjave të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale nëpërmjet bankave, por edhe mekanizmave të tjerë ngritjen e pikave të grumbullimit të lëndëve të para hartimin e politikave favorizuese fiskale për produktet ushqimore të prodhuara në vend (ndryshime të akcizave për nxitjen e prodhimit agroushqimor vendas si ulja e akcizave për verën, rakinë, birrën ) aplikimin e TVSH-së së zbritshme për lëndët e para që sigurohen nga prodhimi bujqësor dhe blegtoral vendas. plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit egzistues në fushën e industrisë agropërpunuese, nëpërmjet përmirësimit të akteve ligjore dhe nënligjore dhe hartimit të akteve të reja për përmirësimin e Ligjit të Ushqimit, duke patur në konsideratë integrimin e Shqipërisë në BE. së dyti është synuar rritja e aftësisë konkurruese të produkteve ushqimore, pasi gjatë një dekade tranzicioni për të kaluar nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut, bilanci i eksport- importit për mallrat agroushqimore ka qenë pasiv dhe aktualisht qëndron në raport 1/1048. Megjithë përpjekjet e bëra, aftësia konkurruese e produkteve të vendit mbetet e varur nga kostoja e lartë, cilësia relativisht e ulët dhe mosplotësimi i standarteve të tyre. Prandaj është e domosdoshme mbështetja me strategji dhe struktura të posaçme marketingu dhe eksporti. Në këtë kuadër e rëndësishme është : Evidentimi, nëpërmjet analizave të produkteve dhe të tregjeve, i produkteve strategjike që do të shërbejnë si potencial për të konkuruar në tregun e brendshëm me mallrat agroushqimore të importit dhe në të njëjtën kohë i atyre që do të konkurojnë për eksport në rajon e më gjerë Nxitja e zgjerimit të sipërmarjeve moderne për grumbullimin e produkteve bujqësore, sidomos në zonat me potencial bujqësor, që do të sillte krijimin e një profili tregu bujqësor të vendit tonë duke hapur kështu dhe mundësinë e integrimit në ekonominë rajonale dhe atë europiane. 48 MBUMK, Vjetari statistikor 2008, Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore 58

59 Pakësimi i importeve, përmes furnizimit më të madh të tregut të brendshëm me prodhime të vendit, duke ulur koston e prodhimit dhe përmirësuar cilësinë dhe standartet e prodhimeve vendase. Rritja e eksportit për produktet karakteristike dhe cilësore të vendit në tregjet e rajonit duke shfrytëzuar avantazhet gjeoklimatike dhe tradicionale të vendit. Masat kryesore prioritare për agropërpunimin gjatë këtyre viteve të fundit janë përqëndruar: Në nxitjen e përmirësimit të teknologjive të përpunimit. Ngritjen e linjave të reja të agropërpunimit. Analizën e gjendjes së vreshtarisë dhe verërave si dhe hartimin dhe propozimin e politikave mbështetëse për prodhimin dhe tregtimin e tyre. Analizën e gjendjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij dhe hartimin dhe propozimin e politikave mbështetëse për përmirësimin e prodhimin dhe kryesisht marketingut të qumështit. Strategjinë e prodhimit dhe marketingut të frutave të freskëta dhe të përpunuara. Zhvillimi i industrisë agropërpunuese është i lidhur ngushtë me përmirësimin dhe zgjerimin e kanaleve të marketingut, pasi pjesa më e madhe e fabrikave të përpunimit janë të vogla dhe impakti i tyre në marketing është tepër i lokalizuar. Megjithë përmirësimet e mundshme ndërmarjet e përpunimit të ushqimeve janë të vogla dhe shumë prej tyre nuk përmbushin standartet e sigurisë ushqimore. Për rrjedhim këto produkte nuk kanë shans të eksportohen në tregjet e BE-së. Programi i zhvillimit rural do ta prekë këtë problem duke siguruar mbështetje për agroindustrinë. Prioritet i Strategjisë është rritja e aftësisë konkuruese të sektorit bujqësor dhe agroushqimor duke mbështetur ristrukturimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shtimit të vlerës. Duke u bazuar në nevojën e ristrukturimit të bujqësisë dhe sektorit të agropërpunimit që të jetë në gjendje të konkurrojë me BE-në, buxheti për këtë qëllim zë 50% të buxhetit total të zhvillimit rural për vitet Gjatë këtij punimi është theksuar që Shqipëria ka tradita në prodhimin e produkteve ushqimore të cilat janë të njohura në tregjet europiane: vaji i ullirit, varietetet e kosit, djathit të bardhë, mishit të vogël etj, por suksesi në të ardhmen i zhvillimit të sektorit të përpunimit dhe aftësisë për të konkurruar me sektorin dinamik të prodhimit të produkteve ushqimore në Evropë, varet në gadishmërinë e tij për t u rritur nëpërmjet novacioneve. Në këtë pikpamje do të nxitet bashkëpunimi ndërmjet shkencësbujqësisë- përpunimit. Mbështetje do të ofrohet edhe për veprimtari që do të kenë peshë në eksport dhe në sektorë të rëndësishëm për tregun e brendshëm si vera, frutat, perimet, qumështi, mjalti etj. Do të mbështetet edhe rritja e cilësisë së prodhimeve ushqimore në nivel ferme, ku kjo mbështetje do të jepet në marketing dhe në përmirësimin e ndërgjegjësimit të popullsisë mbi rëndësinë e rritjes së cilësisë të prodhimit lokal. Duke pasur si objektiv rritjen e efiçencës, nxitjen e novacioneve, përmirësimin e cilësisë në prodhimin, përpunimin dhe marketimin e produkteve bujqësore, ushqimore 49 MBUMK, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 59

60 dhe pyjore, vëmendje e veçantë do të tregohet gjatë gjithë zinxhirit të prodhimit të ushqimeve, përdorimit të lëndës së parë, si burim energjie i rinovueshëm dhe pjesëmarjes në skemat për rritjen e cilësisë. Aktivitetet kryesore për arritjen e këtij objektivi do të jenë : rritja e cilësisë së prodhimit bujqësor mbështetje për fermerët të cilët marin pjesë në skemat e rritjes së cilësisë së ushqimeve mbështetje për grupet e prodhuesve për informim dhe aktivitete promovuese për produktet nën skemat e cilësisë ushqimore. Zhvillimet aktuale të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim në sektorin e agrobiznesit në Korçë Në përputhje me prioritetet strategjike dhe politikat e SKZHI-ja dhe Marëveshja e Stabilizim Asocimit është formuluar dhe Strategjia Rajonale e Zhvillimit për Qarkun e Korçës, në të cilën një vend të rëndësishëm zë edhe Strategjia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Industrisë Agropërpunuese. Drejtimet kryesore të zhvillimit të industrisë agropërpunuese në rajonin e Korçës janë50: Nxitja dhe përkrahja për rritjen e bashkëpunimit midis fermerëve dhe firmave agropërpunuese përmes përdorimit të kontratave ose tipeve të tjera të marrëveshjeve. Kjo përbën një garanci për fermerin që produkti i punës së tij do të shitet. Modernizimi i fabrikave, linjave të prodhimit dhe punishteve si kushti bazë për prodhimin e produkteve cilësore. Cilësia e lartë e produkteve nëpërmjet teknologjisë së lartë të paketimit dhe sigurisë ushqimore do të jetë pasaporta e produkteve të rajonit për në tregjet europiane Rritja e prodhimit të frutave në vitet e fundit kërkon zgjerimin apo dhe shtimin e linjave të prodhimit të lëngjeve. Në këto kushte do të përkrahet dhe nxitet që këto zgjerime të bëhen pranë zonave rurale në afërsi të lëndës së parë. Prodhimi i ambalazheve tetrapak në fabrikën e pijeve të buta Joy Florinas është një mundësi për sigurimin e standarteve bashkëkohore në paketim. Inkurajimi dhe përkrahja e strategjive të integrimit vertikal dhe horizontal në industrinë e agropërpunimit, më qëllim që të arrihen ekonomitë e shkallës duke rritur vlerën e produkteve të fermerëve Per të rritur sigurinë ushqimore dhe për të zhvilluar më tej industrinë e përpunimit të qumështit, gradualisht po ndalohet shitja e qumështit të freskët nëpër rrugët e qyteteve ose direkt tek familjet. Për arritjen e standarteve europiane të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve, nëpërmjet modernizimit të pajisjeve laboratorike është rritur kontrolli për të parandaluar prodhimet jashtë standarteve të lejuara. 50 DRBUK, (Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë), (2005). Strategjia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Industrisë Agropërpunuese në Rrethin e Korçës. 60

61 Përcaktimi i prioriteteve që ka rajoni i Korçës në industrinë agropërpunuese ka të bëjë direkt me faktorët gjeografikë dhe klimaterikë, ata socialë dhe traditën. Si prioritete në rajonin e Korçës paraqiten industria e përpunimit të fruta perimeve, industria e përpunimit të bimëve industriale, industria e përpunimit të mishit, qumështit, pijeve dhe prodhimeve tradicionale karakteristike për zonën. Si konkluzion nga analiza e bërë mund të themi se: Zbatimi i politikave liberale dhe të hapura tregtare janë e vetmja rrugë për rritje të qëndrueshme të mirëqënies kombëtare me objektiv afatgjatë anëtarësimin në BE, kur do të bëhemi një treg i unifikuar me pjesën tjetër të Europës ku mallrat dhe shërbimet do të lëvizin pa barriera tradicionale. Sfida e bujqësisë dhe agrobiznesit shqiptar është përshtatja e sjelljes ndaj MTL-ve. Kjo nënkupton : së pari, sigurimin e avantazheve krahasuese të produkteve të vendit dhe rritjen e eksporteve përmes rritjes së investimeve që mbështesin prodhimin, përmirësojnë infrastrukturën dhe lehtësojnë lidhjen e prodhimit me tregun. së dyti, politikat mbështetëse të qeverisë që duhet të synojnë modernizimin dhe përmirësimin e teknologjive ekzistuese të industrisë agropërpunuese, përmes nxitjes së investimeve private si dhe rritjen e aftësisë konkuruese të produkteve ushqimore për të përmirësuar bilancin tregtar të produkteve bujqësore dhe blegtorale të përpunuara. Që Shqipëria të përfitojë realisht nga nënshkrimi i MTL-ve duhet jo vetëm të rrisë prodhimin vendas, por edhe konkurrueshmërinë e këtij prodhimi që do të çonte në rritjen e eksporteve dhe në një shkallë më të lartë të integrimit rajonal. 61

62 KAPITULLI I TRETË III. EFIÇENCA DHE PRODUKTIVITETI I KRAHASUAR I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT 3.1 Profili i përgjithshëm i sektorit të agrobiznesit Raporti import-eksport për produktet agro-ushqimore 3.2 Modernizimi i agrobiznesit shqiptar permes investimeve Kontributi i agrobiznesit shqiptar në ekonominë e vendit Investimet në agroindustri Sfidat dhe pozicioni krahasues i sektorit 3.3 Profili i sektorit të agrobiznesit në rajonin e Korçës Struktura e bujqësisë dhe blegtorisë Struktura e agroindustrisë Ecuria dhe problematika e import-eksporteve agro-ushqimore 3.4 Analiza krahasuese e disa prej industrive të agrobiznesit shqiptar me ato të BE-së 3.5 Mundësitë e sektorit të agrobiznesit në rajonin e Korçës Analiza SWOT e sektorit Hyrje Piktura e përgjithshme e agrobiznesit shqiptar zbulon se ai është ende i ndarë dhe me produktivitet në një shkallë të vogël krahasuar me ekuivalentët evropianë. Pavarësisht nga zhvillimi i shpejtë prodhimi total nuk përputhet me konsumin e brendshëm, i cili plotësohet nga sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore të importuara. Për këtë arsye prodhimi relativisht i vogël kërkon proçese konsolidimi efiçiente dhe efektive në drejtim të zinxhirit të vlerës që bazohet në vlerën e shtuar. Zhvillimi në zinxhirin e vlerës dhe përdorimi i përbashkët i burimeve rezulton në efektet e sinergjisë, të cilat çojnë në uljen e kostos, rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e shitjeve permes diversifikimit të tregut dhe zgjerimit të shitjeve në tregjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Ky kapitull synon: të japë një panoramë të profilit të përgjithshëm të agrobiznesit shqiptar duke u përqëndruar tek profili i këtij sektori në rajonin e Korçës për të analizuar avantazhet dhe problemet e brendshme të tij si dhe mundësitë dhe kërcënimet që i ofron mjedisi në të cilin operon. të analizojë disa prej industrive prioritare të sektorit të agrobiznesit në rajon nga pikëpamja e pesë forcave konkuruese të Porterit duke bërë të mundur krahasimin me industritë analoge në vendet e BE-së. të analizojë strategjitë dhe masat e nevojshme për kapërcimin e pengesave, rritjen e aftësive konkurruese dhe avantazheve krahasuese të sektorit si dhe për krijimin e një imazhi pozitiv për tërheqjen e investimeve në rajon e më gjerë. 62

63 3.1 Profili i përgjithshëm i sektorit të agrobiznesit Shqipëria ka mundësi të konsiderueshme në zhvillimin e bujqësisë në sajë të klimës së saj të favorshme dhe krahut të lirë të punës në zonat rurale. Për shkak të metodave akoma tradicionale të prodhimit të frutave, perimeve, mishit dhe produkteve të qumështit duke përdorur më pak shtesa artificiale, pesticide dhe kimikate, Shqipëria është bërë e mirënjohur si një prodhues i nivelit botëror dhe eksportues i ushqimeve organike në rajonet më të mëdha, tregjet europiane dhe amerikano-veriore. Madhësia mesatare e një ferme është afërsisht 1 ha51, që renditet ndërmjet 1.3 ha në fushë dhe rajonet kodrinore dhe 0.8 ha në male. Trojet e fragmentarizuar janë dukshëm një pengesë për metodat efiçente të prodhimit dhe masave ekonomike. Sidoqoftë potenciali bujqësor shqiptar është i konsiderueshëm; klima e butë mesdhetare (dimër i butë dhe verë e thatë) dhe shira të bollshëm (në masën 1400 mm në zonat bregdetare, dhe në zonat kodrinore dhe malore) janë veçanërisht të përshtatëshme për kultivimin e frutave të hershme dhe të vonshme, ullinjve dhe bimëve mjekësore si dhe prodhimin e verës. Sektori i agrobiznesit shqiptar është pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Industria (agrokultura dhe agropërpunimi) kontribuon rreth 21% në PBB dhe rreth 50% në nivelin e punësimit në rang vendi52. Ky sektor është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zonat rurale. Sektori i agrobiznesit ka rritje të qëndrueshme. Brenda sektorit, industria e përpunimit të produkteve ushqimore ka pasur nje rritje mbi mesataren. Industria e përpunimit të produkteve ushqimore në Shqiperi është e shumëllojshme, por e dominuar nga biznese relativisht të vogla shpesh dhe artizanale. Shumica e tyre prodhojnë për tregun lokal. Një pjesë e bizneseve të mesme, relativisht moderne prodhojnë për tregjet rajonale. Volumi i prodhimit total në përgjithesi është nën nivelin e konsumit të brendshëm. Në të gjitha industritë e agrobiznesit janë identifikuar mundësi të vogla investimi. Mundësi më të mira mund të gjenden në segmente ku eksportet tashmë ekzistojnë, domethënë në bimët mjekësore dhe erëzat, në perimet e hershme dhe të vonshme të sezonit, në produktet e konservuara si ullinjtë, vaji i ullirit, domatet e konservuara, peshku i freskët dhe i përpunuar dhe djathi. Është më se e qartë se në të ardhmen Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë investime. Megjithatë kjo është një mundësi afatmesme që do të thotë se nevojiten ndryshime strukturore duke përfshirë stimulimin e mëtejshem të integrimit vertikal dhe horizontal të bizneseve. Agroindustria është një sektor në rritje të vazhdueshme, por niveli i përgjithshëm i prodhimit nuk mbulon nevojat e konsumit. Për nxitjen e zhvillimit të sektorit, Shqipëria duhet të përqëndrohet në zhvillimin e produkteve që operojnë në qoshe të caktuara të tregut me një vlerë të shtuar të lartë. Shembuj të këtyre sektorëve janë sektori i bimëve dhe erëzave, sektori i vajit ushqimor, pjesë të sektorit të frutave dhe perimeve dhe sektorët e peshkut dhe mishit MBUMK, Vjetari Statistikor 2008, Madhësia e fermës Banka Botërore për vitin

64 Zhvillimi i sektorit të agrobiznesit shoqërohet nga një sërë barrierash ku më të rëndësishmet janë performanca e dobët e zinxhirit të vlerës e karakterizuar nga një nivel i ulet operacionesh, kosto të larta, mungesë e cilësisë dhe mungesë e besueshmërisë. Investitorët mund të zbulojnë se përmirësimet në pjesët e tjera të zinxhirit furnizues mund të jenë një element i domosdoshëm i çdo projekti investimi Investim i huaj Financim nga qeveria Grafiku 3.1 Realizimi i financimeve të projekteve53 Investimet në industrinë e përpunimit të produkteve ushqimore në Shqipëri duhet të nxiten nga : punonjës dhe manaxherë relativisht të arsimuar dhe motivuar mirë paga të ulta potencial i madh për të rritur produktivitetin aktual përmes novacioneve teknologjike toka pjellore me një potencial të madh prodhues rritja e shpejtë e tregjeve vendase Faktorët kryesorë të rrezikut në lidhje me investimet në industrinë e përpunimit të produkteve ushqimore në Shqipëri janë: oferta e ulët e lëndëve të para vendase infrastruktura e dobët mungesa e transparencës së furnizimit dhe tregjeve si dhe mungesa e fleksibilitetit të marrëdhënieve të biznesit papajtueshmëria e sistemit të prodhimit me standartet e bizneseve perëndimore njohuritë e marketingut dhe manaxhimit modern të biznesit në drejtimin e biznesit 53 Drejtoria e Planifikimit Financiar, MBUMK 64

65 Përmes analizës së 5 forcave konkurruese është vënë theksi në sektorë të caktuar për të treguar : kërcënimin nga hyrja e bizneseve të reja në treg vlerësimin e fuqisë së blerësve (klientet industrialë, shitësit me shumicë ose pakicë) vlerësimin e fuqisë së furnitoreve kërcënimin nga produktet zvendësuese rivalitetin konkurrues brenda industrisë Madhësia mesatare e fermave Që nga viti 1991 reformat që janë kryer kanë ndikuar ndjeshëm edhe në agrobiznesin shqiptar. Në këtë sektor u shkatëruan 492 kooperativa të mëdha dhe 150 ferma shtetërore të cilat u zvendësuan nga rreth ferma të vogla private. Këto ferma të vogla private në pjesën më të madhe janë ferma mikse, të cilat kombinojnë hortikulturën, ekonomitë bujqësore dhe zootekninë. Numri i fermave në Shqipëri është mjaft i lartë krahasuar me sipërfaqen dhe popullsinë prej 3.3 milion banorë. Pjesa më e madhe e fermave kanë një funksion të rëndësishëm në ekonominë lokale. Tabela 3.1 Struktura e njësive ekonomike bujqësore Njesitë ekonomike Fermat familjare Ndërmarjet e përbashkëta fermere Subjekte të tjera shtetërore Numri Sipërfaqja totale Sipërfaqja e punuar Burimi: INSTAT, Në totalin e fermave, përqindjen më të madhe, rreth 52% e zënë fermat me madhësi më të vogël se 1 ha, ndërkohë që pjesën tjetër prej rreth 48% e zënë fermat me madhësi mbi 1 ha (tabela 3.2). Tabela 3.2 Grupimi i fermave sipas madhësisë Ha Numri % Numri Total Burimi: MBUMK, Vjetari Statistikor % Numri %

66 Të dhënat statistikore tregojnë se 65% e popullsisë totale prej 3.3 milion shqiptarësh jeton në zonat rurale54. Bujqësia është një nga mundësitë më të mira të punësimit për këta njerëz. Rreth 75% e forcës së punës në zonat rurale punon në bujqësi dhe rreth 6% në aktivitete agroindustriale. Duke njohur madhësinë mesatare të njësive të prodhimit si dhe faktin që pjesa më e madhe e popullsisë rurale është e lidhur me sektorin, është e qartë se pjesa më e madhe e prodhimit në zonat rurale përdoret për konsum vetjak. Shumica e fermave me madhësi më të vogël se 1 ha55 janë mjet jetese per fermerët, duke prodhuar kryesisht për konsum vetjak. Agrobiznesi ka një pjesë relativisht të konsiderueshme në PBB të Shqipërisë. Pjesa relative e sektorit të agrobiznesit në PBB ka rënë gradualisht në vitet e fundit. Nga 30.8% në vitin 1996 ka rënë në 28.1% në 2001, në 24.7% në 2003, në 20.6% në 2005 dhe në 20.8% në I njëjti zhvillim ka ndodhur në të gjitha vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, duke përfshirë edhe ato vende që kohët e fundit janë bërë pjesë e BE-së. Pjesa mesatare e bujqësisë në ekonominë Evropiane është rreth 2.7%. Në Hungari kontributi i sektorit në PBB ka rënë nga 6% në vitin 1994 ne 5.2% në 1998 dhe 4% në Në Bullgari, bujqësia kontribuon me rreth 11.4% në ekonomi dhe në mënyrë të ngjashme në Maqedoni kjo shifër është 11.8%. Rënia e pjesës relative është rrjedhim i zhvillimit të ngadalshëm të sektorit bujqësor krahasuar me sektorët e tjerë. Kjo tendencë është vënë re gjatë viteve të fundit ku në vitin 2004 rritja në bujqësi ka qënë rreth 3,8%, kundrejt 10.6% në ndërtim, 10.1 në transport dhe 6.4% në shërbime.57 Gjatë periudhës prodhimi bujqësor ka shënuar një rritje të qëndrueshme vjetore prej 3-4%. Ndërkohë për vitin 2009 të dhënat nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dëshmojnë për një rritje vjetore të prodhimit bujqësor prej rreth 1% në trema mesatare. Prodhimi agroindustrial gjatë tremujorëve të parë të vitit 2009 është tkurrur mesatarisht me 7.3% në terma vjetore, krahasuar me rritjen e lartë prej 4% të shënuar në të njejtën periudhë të vitit Si rezultat ky sektor vlerësohet të ketë dhënë një kontribut modest në rritjen vjetore të PBB. Në të njejtën kohë sektori i ndërtimit rregjistroi një rritje mesatare vjetore rreth 5.2% në tre tremujorët e parë të vitit, ndërsa sektori i shërbimeve një rritje prej 4.4% në të njejtën periudhë58. Kjo konfirmon edhe njëherë zhvillimin e ngadalshëm të sektorit bujqësor krahasuar me sektorët e tjerë. Ndërkohë që kontributi i agrobiznesit në PBB eshte rreth 21%, kontributi i tij në punësimin total është rreth 50%59. Bazuar në këto shifra, të ardhurat mesatare të bujqësisë janë shumë më të vogla se pjesa tjetër e ekonomisë. Kjo duhet të çojë në stimulimin e ndryshimeve të shpejta për sektorin. 54 INSTAT, (2009). Buletin Statistikor Tremujor, II-2009, Tiranë Këto ferma kapin më shumë se gjysmën e totalit të fermave shqiptare 56 INSTAT, Statistika 57 Burimi: Banka e Shqipërisë, (2004). 58 Banka e Shqipërisë, (2009). Buletini Ekonomik, Vëllimi 12, Nr 3 59 Një krahasim i saktë duhet të marrë në konsiderate të dhëna mbi papunësinë 55 66

67 Kapaciteti prodhues total i Shqipërisë Sipërfaqja totale e tokës prodhuese në Shqipëri sipas FAO-s është rreth ha. Rreth ha, pjesa më pjellore dhe e dobishme, është në përdorim sipas Ministrisë së Bujqësisë. Rreth 7% e sipërfaqes totale është konsideruar tepër produktive, 45% me një produktivitet mesatar dhe pjesa tjetër e varfër. Tabela 1 (Aneksi 1) jep të dhëna të madhësisë së prodhimit shqiptar krahasuar me disa vende fqinjë. Rezultatet tregojnë se sektori bujqësor në Shqipëri ka një kapacitet prodhues modest. Ministria e Bujqësisë tregon se sipërfaqja totale e prodhimit nuk ka gjasa të rritet në një periudhë afatshkurtër meqënëse pjesa e bujqësisë në tokën e përdorur gjithësej është modeste (24%). Produktiviteti lidhur me strukturën Shifrat e produktivitetit për prodhimin primar ilustrohen në tabelën 3.4. Prodhimi mesatar i përgjithshëm për hektarë është i ulët për ato produkte që rriten në sipërfaqe të mëdha në vendet e tjera. Kjo shkaktohet nga kombinimi i faktorëve të tillë si shkalla e vogël e prodhimit si dhe pjesa relativisht e ulët e sipërfaqes së ujitur (28% në vend të 60% në periudhën para reformave) Prodhimtaria e disa produkteve (perime, ullinj) është në të njëjtin nivel, bile dhe më i lartë. Pjesa më e madhe e tokës në Shqipëri nuk është shumë produktive. Kjo për faktin se 30% e tokës është e vendosur në shpate dhe më shumë se 47% është e vendosur në një lartësi më të madhe se 600 m mbi nivelin e detit. Tabela 3.3 Prodhimtaria e disa produkteve të zgjedhura për disa vende të BE-së (rendimenti kv/ha) Shqipëria Hungaria Franca Italia Greqia Drithëra Luledielli Patate Perime Perime serre Ullinj Rrush për verë Burimi: Burimi: ANIH, (Albanian Foreign Investment Promotion Agency) 60 Rendimenti i ullirit jepet në kg ullinj për pemë Prodhimi është vlerësuar në bazë të të dhënave të FAO-s 62 Prodhimi është vlerësuar në bazë të të dhënave të FAO-s 61 67

68 Megjithëse shumëllojshmëria e prodhimit bujqësor në Shqipëri është mjaft e madhe, vëllimi total i prodhimit është modest. Të dhëna nga FAO tregojnë që qumështi i freskët ka vëllimin më të lartë të prodhimit krahasuar me artikuj të tjerë bujqësorë dhe blegtoralë të prodhuar në Shqipëri. Artikujt kryesorë që prodhohen në Shqipëri sipas FAO tregohen në tabelën e mëposhtme. Tabela 3.4 Artikujt kryesorë të prodhuar në Shqipëri Artikujt Prodhimi ( 000 ton) Qumësht i freskët lope 868 Grurë Shalqi 190 Domate 160 Patate Rrush Qumësht dele i freskët 75 Qumësht dhie i freskët 73 Qepë të thata 60 Kastravecë 50 Speca jeshile 45 Pjepra 40 Mollë 36 Ullinj 27.6 Vezë pule 27.2 Fasule të thata 20.8 Fiq 16 Qershi të tharta 13 Qershi 7.5 Burimi: FAO, të dhëna

69 Sipas një vlerësimi të bërë gjithashtu nga FAO destinacioni i këtyre produkteve është si më poshtë (grafiku 3.2). Pjesa më e madhe e prodhimit përdoret për konsum familjar. Jo më shumë se 20% e prodhimit shqiptar përpunohet në zinxhirin e rregullt të furnizimit. Rreth 25% iu shitet konsumatorëve pa përpunim të mëtejshëm. Prodhimi për treg nuk është ndër objektivat kryesore për shumë fermerë. 11% 31% 13% Konsum familjar Treg Përpunim Rezerva 20% Prodhim 25% Grafiku 3.2 Destinacioni i prodhimit bujqësor shqiptar Problemet e infrastrukturës Kërkimet e mëparshme kanë treguar se fermerët kanë probleme në shitjen e produkteve të tyre. Mungesa e një sistemi të zhvilluar grumbullimi dhe agropërpunimi është një problem themelor. Disa nga dobësitë në zinxhirin furnizues janë: mungesa e mjediseve të magazinimit në fermë dhe vlerësimi i gabuar nga fermerët që rezultojnë në një cilësi të ulët të produkteve. Sfidat me të cilat ballafaqohet sektori bujqësor në Shqipëri përfshijnë kostot e larta të shpërndarjes dhe problemet operacionale në disa zinxhirë furnizimi dhe pozicionin konkurrues të vendit63 (që konsiderohet i ulët) Raporti eksport- import i produkteve bujqësore dhe ushqimore Shqipëria ka një bilanc negativ tregtar. Raporti eksport-import për vitin 2008 është 1:10. Defiçiti kap shifrën 23% të PBB. Kjo është e vërtetë në përgjithësi, por gjithashtu është e vërtetë dhe për produktet bujqësore. Që nga viti 2000 importet e produkteve bujqësore dhe ushqimore janë rritur nga lekë në lekë në vitin 2005, në lekë në vitin 2006, në lekë në vitin 2007 dhe 63 OECD, (2001). Challenges in the Agrifood Sector in European Transition Countries. In Policy Brief, OECD Observer 69

70 lekë në vitin Këto shifra tregojnë për një kërkesë të lartë të produkteve ushqimore, e cila plotësohet në mënyrë modeste nga përpunuesit vendas Eksport Import Grafiku 3.3 Eksport importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore Paraqitja grafike e mësipërme tregon tendencat në rritje të importeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore vitin e fundit në rang kombëtar Defiçiti tregtar Grafiku 3.4 Defiçiti tregtar i produkteve bujqësore dhe ushqimore Në të njëjtën kohë shifrat tregojnë se Shqipëria ka një defiçit strukturor në prodhimin vendas megjithëse konsumi i brendshëm është më i ulet sesa në vendet e tjera të BEsë si Italia dhe Greqia. Raporti vjetor i tregtisë së jashtme në 2008 tregoi se ka shenja pozitive: importet e disa produkteve bujqësore kanë ardhur duke rënë. Italia dhe Greqia janë partnerët më të rëndësishëm tregtarë. Vendet rajonale sidomos Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi janë bërë gjithnjë e më të rëndësishëm në 64 MBUMK, Vjetari statistikor 2008, Eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore; Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore. Aneksi 1 70

71 tregtinë e produkteve bujqësore. Importet nga Italia dhe Greqia përfaqësojnë pjesën më të madhe në tregun kombëtar. Më pas renditen Brazili, Bullgaria dhe Gjermania. Importet nga Brazili përfshijnë sasi të konsiderueshme të sheqerit. Një nga produktet më të rëndësishme që vjen nga Bullgaria është vaji i lulediellit dhe nga Gjermania cigaret65. Siç u tha më lart Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me një sërë vendesh të Ballkanit duke përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Rumaninë, Bullgarinë dhe Kosovën. Që nga ratifikimi i MTL-ve në 2002 vëllimi tregtar ka pësuar çdo vit një rritje prej rreth 9%. Si importet dhe eksportet janë rritur. Importet nga vendet fqinje janë rritur për grupe të ndryshme produktesh. Sektori shqiptar përjeton një pozicion të dobët konkurrues për grupe produktesh të cilat: Kërkojnë teknologji moderne. Vendet fqinje kanë përjetuar një periudhë të gjatë të konkurrencës dhe hapjes ekonomike, që i ka udhëhequr në përmirësime teknologjike të shpejta në industritë e tyre. Kanë prodhim në shkallë të gjerë. Disa grupe produktesh janë më të ndikuara nga ekonomitë e shkallës. Prodhimi i përgjithshëm shqiptar është në shkallë më të vogël se ai i vendeve fqinjë. Mbështeten në lëndët e para të importuara, të cilat kanë përgjithësisht kosto të larta transporti. Kërkojnë nivele të larta të ekspertizës marketing. Karakteristikat kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare tregtare të Shqipërisë janë: Bilanci i përgjithshëm tregtar i Shqipërisë është negativ. Niveli i prodhimit të brendshëm shqiptar është shumë i ulët për t u mbështetur tek ai. Elementët e rëndësishëm të shportës së produkteve bazë si drithërat, qumështi, mishi, peshku dhe frutat importohen. Pjesa më e madhe e tregtisë ndërkombëtare është me Italinë, Greqinë dhe vendet fqinje. Produktet më të mira shqiptare që eksportohen janë produkte për segmente të veçanta të tregut si këmbë bretkoce, peshk dhe disa lloje të veçanta bimësh, që kërkojnë metoda të prodhimit intensiv Disa degë të agrobiznesit (mishi, perimet etj) importojnë lëndët e para dhe eksportojnë produktin përfundimtar (në vendet ngjitur) 3.2 Modernizimi i agrobiznesit shqiptar përmes investimeve Kontributi i agrobiznesit shqiptar në ekonominë e vendit Industria e përpunimit të produkteve ushqimore në Shqipëri filloi të zhvillohet në fillim të viteve Që nga 1990 shumë ndërmarrje përpunimi shtetërore u mbyllën pjesërisht ose totalisht. Privatizimi ishte hapi i parë drejt rifillimit të aktivitetit të tyre. 65 MBUMK, Vjetari statistikor 2008, Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore sipas shteteve. Aneksi 1 71

72 Industria e përpunimit të produkteve ushqimore aktualisht është gati 100% e privatizuar. Pavarësisht nga zhvillimi i shpejtë dhe shifrat vjetore të rritjes në një shkallë prej 10%, sektori është ende i pazhvilluar. Sektori i agrobiznesit përfaqëson 20% të prodhimit bujqësor të vendit. Prodhimi i sektorit është rritur me një rritje modeste nga viti në vit Prodhimi në mil lekë Grafiku 3.5 Prodhimi i agroindustrisë në vite66 Numri ekzakt i bizneseve në industrinë e përpunimit të produkteve ushqimore nuk mund të përcaktohet. Arsyeja kryesore është se ka shumë përpunues të vegjël që shtojnë një vlerë të vogël mbi produktin thjesht duke kryer trajtimin bazë si mbledhjen, ndarjen, pastrimin dhe shpërndarjen. Procesi i përpunimit më i avancuar bëhet nga rreth 2117 biznese, të cilat punësojnë rreth persona.67 Autputi total i industrisë është përafërsisht rreth 260 milion euro. Ecuria në vite e numrit të bizneseve ka qenë e tillë që ka pasur një rritje të konsiderueshme deri në vitin 2005, rritje kjo që është shoqëruar nga një rënie modeste deri në vitin 2007, për të pasur përsëri rritje në vitin 2008 (grafiku 3.6). Përsa i takon tablosë së të punësuarve në sektor numri i tyre është rritur nga viti në vit me një përqindje të vogël (grafiku 3.7) MBUMK, Vjetari Statistikor 2008, Vlera e prodhimit sipas degëve (çmimet 2006) MBUMK, Vjetari Statistikor 2008, Numri i të punësuarve në sektorin e agroindustrisë 72

73 Numri i bizneseve Grafiku 3.6 Numri i bizneseve në sektorin e agroindustrisë Numri i të punësuarve Grafiku 3.7 Numri i të punësuarve në sektorin e agroindustrisë69 Krahasuar me industrinë evropiane të përpunimit të produkteve ushqimore, në Shqipëri kjo industri është shumë e vogël. Industria ushqimore Evropiane ka një vlerë të shtuar vjetore prej 175 bilion euro dhe është e dyta për nga madhësia në industritë e BE-së. (tabela 3.5) Vjetarët Statistikorë, MBUMK Vjetarët Statistikorë, MBUMK 73

74 Tabela 3.5 Tregues të përzgjedhur që paraqesin madhësinë e agrobiznesit shqiptar në krahasim me vendet e BE-së Punësimi (mijë punonjës70) Shqipëria BE Produkte me baze mishi Fruta dhe perime Produkte bulmeti Produkte të tjera ushqimore Pije Industritë ushqimore Përpunimi Vlera e shtuar (milion euro) Shqipëria BE 20 31,100 Gjermania 6 10, ,400 Britania e Madhe Franca ,100 Gjermania 39 31,200 4, ,600 Britania e Madhe Gjermania 34, ,535,600 - Burimi: EUROSTAT, Proceset e konsoliduara çuan në ndryshime të rëndësishme në Evropë. Numri i bizneseve të përpunimit të produkteve ushqimore në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE-së ka rënë rreth 50% që nga viti Ky proces i konsolidimit u stimulua nga presionet e tregut, të cilat çuan në një kombinim të cilësisë së lartë me çmimet e ulta. Ndryshimet çuan në një rritje të mëtejshme të efikasitetit brenda sektorit. Ky proçes në Evropën Perëndimore nga ana e tij i ka vendosur bizneset shqiptare në një pozicion më të dobët konkurrues. Produktiviteti i përgjithshëm në Shqipëri llogaritet në një vlerë prej euro për punëtor71. Në qoftë se krahasohet, kjo shifër është më e lartë se ajo e BE-së. Për Estoninë, Lituaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë është raportuar një mesatare prej euro, ndërsa mesatarja për Belgjikën, Danimarkën, Finlandën dhe Britaninë është euro72. Ndërsa ka një nivel të lartë interesi nga ana e sipërmarrësve në industri ka dhe një sërë faktorësh që pengojnë zhvillimin e saj. Këta faktorë përfshijnë: probleme në mbledhjen e furnizimeve të përshtatshme të lëndëve të para73 mungesën e ndërhyrjeve në financa74 mungesën e një drejtimi të përshtatshëm të biznesit dhe aftësive marketing 70 Me orar të plotë një shifër e vlerësuar mbi bazën e punësimit total dhe vlerës totale të shtuar në sektorin shqiptar 72 EUROSTAT, prodhim në shkallë të ulet dhe infrastrukturë e dobët 74 ndërsa ekziston një nevojë e madhe për kapital për modernizim 71 74

75 Shitja me shumicë dhe pakicë në tranzicion Pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë të vogla. Konsolidimi në shitjen me pakicë (zinxhirët e supermarketeve) janë në një stad shumë të hershëm dhe kanë filluar të zhvillohen kryesisht në Tiranë. Mini marketet dominojnë sektorin e shitjes me pakicë. Zinxhirët e supermarketeve të një formati më të madh akoma nuk dominojnë tregun. Tregjet e hapura lokale nuk janë një fenomen shumë i përhapur, por mund të kenë një pjesë të rëndësishme në tregun ushqimor. Shitësit me pakicë nuk kanë furnizues të qëndrueshëm, por kërkojnë çmime më të ulta të blerjes. Shitësit me pakicë blejnë kryesisht nga ndërmjetësit. Në të shumtën e rasteve produktet importohen nga shitësit me shumicë jashtë vendit, kryesisht nga vendet fqinje. Tregu shqiptar Tregu shqiptar përbëhet nga rreth 3.3 milion konsumatorë. Ai është i ndarë në tre segmente: qytetet ndërkombëtare, qytetet dhe zonat rurale. Tirana dhe Durrësi kanë rreth banorë dhe janë segmentet më të mirënjohura dhe përcaktuese të prirjeve të tregut. Fuqia blerëse në këto qytete është më e larta në Shqipëri. Ky segment tregu është tepër i influencuar nga mënyra e jetesës ndërkombëtare ndaj dhe produktet ndërkombëtare mund të gjenden më lehtë në këto zona. Rreth konsumatorë jetojnë në qytete si Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri, Gjirokastra dhe Vlora. Këto tregje janë mjaft të rëndësishme për prodhuesit e vegjel në rajon. Rreth 1.3 milion shqiptarë jetojnë në zonat rurale. Pjesa më e madhe e këtyre konsumatorëve plotësojnë vetë nevojat e tyre ose janë të lidhur ngushtë me fermerët. Tregu i mallrave ne këto rajone nuk është shumë transparent dhe është kryesisht informal. Mesatarja e të ardhurave për frymë dhe shpenzimeve në Shqipëri jane respektivisht rreth 1,755$ dhe 1,582$ në vit. Duke pasur parasysh fuqinë blerëse të ulët, çmimi është kriteri numër një për blerjen për shumicën e shqiptarëve. Rreth 57% e të ardhurave totale harxhohen për ushqime dhe pije joalkoolike. Ne zërin ushqime peshën më të madhe e zë shpenzimi për mish dhe nënprodukte, me rreth një të katërtat e buxhetit për këtë zë. Produktet që vijnë më pas për nga vlera e shpenzuar janë buka dhe drithërat, në masën 18.2 % të grupit dhe 9 % të buxhetit gjithësej. Me të njëjtën përqindje në masën 18.4 %, familjet e zonave urbane shpenzojnë për qumësht, djathë e vezë, nga të cilat më shumë se një e treta për qumësht dhe për djathë më shumë se 50 %. Në zërat që vijnë më pas janë perimet që zenë 13 % të zërit ushqime dhe frutat me 9.3 %. Rreth 90% e PBB shpenzohet për mallrat e konsumit Investimet në agroindustri Sipas Vjetarit Statistikor të Ministrisë së Bujqësisë investimet e kryera në sektorin e agroindustrisë kanë pësuar një rënie prej 989 milion lekë ose afërsisht 67% në vitin 75 INSTAT, Buletini statistikor 75

76 2008 krahasuar me vitin paraardhës, vlera e të cilave është afërsisht e njejtë me atë të vitit Investimet Grafiku 3.8 Investimet në vite në agroindustri Sikurse vihet re (grafiku 3.8) përqindjen më të madhe në totalin e investimeve në sektor e kapin investimet me mjetet e veta me afërsisht 87 % të investimeve dhe investimet me kredi bankare që kapin rreth 13 % të totalit të investimeve. Ndërkohë përqindja e investimeve me kredi të huaja dhe nga buxheti është e pallogaritshme. 13% Me mjetet e veta Me kredi bankare 87% Grafiku 3.9 Burimet e investimeve Investimet në vitin 2008 në sektorin e prodhimit të bukës dhe ëmbëlsirave janë rreth milion lekë, në sektorin e prodhimit të ujit mineral dhe pijeve freskuese janë rreth 267 milion lekë, në sektorin e prodhimit të verë rreth 233 milion lekë duke vazhduar me sektorin e prodhimit të qumështit me rreth 184 milion lekë76. Investimet në këtë sektor janë bërë kryesisht në teknologji dhe vetëm në një numër të vogël kompanish. 76 MBUMK, Vjetari Statistikor Investimet në agroindustri sipas aktiviteteve. Aneksi 1 76

77 Investimet e huaja direkte konsiderohen në mënyrë të veçantë të vlefshme në ekonomitë në tranzicion si një katalizator i zhvillimit të sektorit privat77. Si përfitime të rëndësishme zakonisht përfshihen transferimi i teknologjisë dhe njohurive dhe për këtë arsye tërheqja e Investimeve të Huaja Direkte është një çështje themelore në axhendën e Shqipërisë PBB Tregti a e ja s htme IHD mi l i on $ 2006 Grafiku 3.10 Investimet e huaja direkte në vite78 Investimet e huaja totale në Shqipëri kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vitin 2004 me milion $ US duke u ulur relativisht në vitin 2005 dhe duke pasur një nivel pothuajse të njëjtë me vitin 2004 në vitin Megjithatë pavarësisht nga normat e larta të rritjes, Shqipëria ka mbetur prapa në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore përsa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Nga perspektiva e mbështetjes së zhvillimit, preferohen ato lloj investimesh që do të sjellin nivele të larta të prodhimit, rritje të novacionit dhe krijimin e punëve të reja. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se kompanitë e huaja kanë investuar në 97 biznese të përpunimit të produkteve ushqimore shqiptare. Shpërndarja e tyre në degët e sektorit paraqitet në tabelën 5 (Aneksi 1). Konkluzioni është që investimet më të mëdha janë bërë në degët e mëposhtme: prodhimi i bukës (24) dhe makaronave (11) prodhimi i pijeve si birra (5) dhe pijet e distiluara (3) Qëllimet kryesore të investimeve në këtë sektor janë rritja e prodhimit, zhvillimi i bizneseve të reja dhe përmirësimi i cilësisë së produktit. 77 Swinnen, J., Dries, L., NOEV, N. and Germenji, E., (2006). Foreign Investment, Supermarkets, and the Restructuring of Supply Chains 78 Banka Botërore, UNCTAD 77

78 Në shumicën e sektorëve ka të paktën disa pjesëmarrës të huaj në biznes. Zakonisht bizneset udhëheqëse në degë të veçanta kanë aksionerë të huaj. Aksionerët vendas kanë pjesën më të madhe të aksioneve. Pjesëmarrësit e huaj në bizneset vendase janë përqëndruar kryesisht në degët e përpunimit të mishit, perimeve, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore, ndërsa në përpunimin e erëzave dhe të produkteve të qumështit ata mungojnë. Me sa duket këto dy degë janë më pak tërheqëse për disa arsye specifike. Psh prodhimi i erëzave bëhet kryesisht në familje dhe këto produkte kanë një shkallë të vogël prodhimi. Investimet në përpunimin e produkteve të qumështit janë bërë kryesisht në teknologji dhe vetëm në një numër të vogël biznesesh. Pavarësisht këtyre investimeve, ky sektor ka shumë për të bërë dhe ka nevojë për më shumë përmirësime strukturore përpara se të bëhet vërtet tërheqës për investitorët e huaj Sfidat dhe pozicioni krahasues i sektorit Që prej vitit 1990 janë kryer transformime të medha në ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe në sektorin e agrobiznesit në veçanti. Fillimisht prodhimi ra në mënyrë të ndjeshme. Që nga viti 1998 mungesat e prodhimit janë kompensuar në shumicën e degëve dhe modernizimi i industrisë shqiptare është bërë gjithashtu me ritme të shpejta. Megjithatë sektori bujqësor ende karakterizohet nga vështirësi të tilla si: njësi prodhuese te vogla dhe të copëtuara një numër i madh prodhuesish shpesh gjysëm profesionalë pasiguritë në lidhje me pronesinë e tokës mungesa e mekanizmave mbështetës financiarë infrastrukturë e dobët e operacioneve mungesa e strukturave mbështetëse teknologjike mungesa e informacionit të tregut marrëdhenie të pazhvilluara tregtare një industri jo e zhvilluar përpunimi Shpesh thuhet që industria e përpunimit të ushqimeve ka potenciale të mëdha. Ky deklarim mbështetet nga normat e rritjes të regjistruara vitet e fundit. Si avantazhe mund të përmendim: punonjës të motivuar dhe arsimuar kosto relativisht të ulta të punës kushte të shkëlqyera të rritjes së nje varieteti të madh të të mbjellave avantazhe të mundshme të marketingut në fillim të sezonit të prodhimit vëmendje pozitive nga disa institucione ndihmëse një qëndrim përkrahës për sektorin nga ana e qeverisë shqiptare Megjithëse potenciali i një numri degësh të industrisë së përpunimit të ushqimeve konsiderohet i lartë, pozicioni i përgjithshëm krahasues është cilësuar vazhdimisht i ulët. 78

79 Ekzistojnë një numër pengesash për industrinë e përpunimit të ushqimeve në përgjithësi. Kjo industri krahasuar me ato të shumë vendeve të tjera ka një histori relativisht të shkurtër. Shumica e ndërmarjeve dhe strukturave të mëparshme u zhdukën në fillim të viteve 1990 ose u rikonstruktuan për t u ballafaquar me nevojat e ekonomive të hapura moderne. Problemet më urgjente për sektorin janë: dominimi i sistemeve të prodhimit në shkallë të vogël dhe problemet korresponduese të furnizimit të brendshëm (cilesia dhe volumi) varësia nga lëndet e para të importit, që çojnë në një strukturë kostoje relativisht të lartë makineritë dhe pajisjet e vjetëruara që çojnë në prodhim inefiçient dhe probleme në sigurimin e cilësisë mungesa ose zhvillimi i ulët i manaxhimit të zinxhirit furnizues marketing i pazhvilluar, ndryshe i dobët pozita të dobëta financiare dhe kapacitet i ulët financues Në termat e mundësive, sektori i agrobiznesit shqiptar duhet të kërkojë: konsolidimin si në prodhimin primar, përpunimin dhe tregtimin përmirësimin e cilësisë së produktit, adoptimin e standarteve europiane dhe çertefikimin si të proceseve të prodhimit ashtu dhe të zinxhirëve furnizues zhvillimin e kanaleve marketing si të brendshme ashtu dhe të jashtme zëvendësimin e importeve 3.3 Profili i sektorit të agrobiznesit në rajonin e Korçës Kjo prefekturë (e Korçës) është nga më të pasurat e gjithë prefekturave që përbëjnë shtetin shqiptar. Si nga pasuria ashtu dhe nga qytetërimi e përparimi, mbi çdo pikëpamje prefektura e Korçës është në shkallën e parë nga të gjithë prefekturat e tjera, këtë s mund t a mohojë asnjë shqiptar me gjykim të drejtë 79. Burimet natyrore bazë të rajonit të Korçës Brenda kufijve administrativë, qarku i Korçës ka një sipërfaqe të përgjithshme prej ha tokë. Struktura e sipërfaqes së tokës për qarkun Korçë jepet më poshtë. Tabela 3.6 Struktura e sipërfaqes së tokës në rajonin e Korçës Emërtimi Tokë Tokë e Pyje Livadhe Të tjera gjithësej punuar e kullota Qarku Korça Pogradec Devoll Kolonja Burimi: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit Korçë, 2008; Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vjetari Statistikor Nuçi Naçi 79

80 Nga sipërfaqja e tokës gjithsej, ajo e tokës së punuar përbën 23,5%, ndërsa sipërfaqja e tokës arë, që është ha përbën 95,1% të tokës së punuar. Toka e punuar, në përgjithësi, është shtrirë në terrene të pjerrëta. Mjafton të përmendim që, në rrethin e Korçës rreth 39 % e sipërfaqes së tokës së punuar është vendosur në terrene me pjerrësi mbi 25 %. Në rrethin e Kolonjës, kjo sipërfaqe është më e madhe. Zonat me bujqësi më të zhvilluar janë fushëgropa e Korçës, fushëgropa dhe pllaja e Devollit, pllaja e Kolonjës si dhe sipërfaqet për rreth liqenit të Pogradecit. Fushëgropa e Korçës dhe e Devollit përmenden si zona me bujqësi të zhvilluar. Grafiku 3.11 Burimet natyrore të rajonit të Korçës, 2008 Për shkaqe nga më të ndryshmet, si lartësia mbi nivelin e detit, mungesa e mjeteve financiare, migrimi i popullsisë etj, rreth ha tokë arë ose 19,8 %, nuk përdoret, ndërsa ha ose 18,1 % rezulton e refuzuar. Sipërfaqe relativisht më të mëdha të papërdorura janë regjistruar në rrethin e Korçës, ha dhe në atë të Kolonjës ha Struktura e bujqësisë dhe blegtorisë Sektori më i rëndësishëm edhe në ekonominë e rajonit mbetet padyshim bujqësia. Kjo për faktin se Korça zë vendin e dytë për nga sipërfaqja e tokës bujqësore në vend dhe se ky sektor sjell 32% të të ardhurave të përgjithshme të rajonit. Pengesë kryesore në zhvillimin e bujqësisë në rajon është ndarja e tokës në ferma të vogla që për rajonin e Korçës janë mesatarisht 1.1 deri në 1.5 ha (Korçë 1,24 ha, Kolonjë 1,48 ha, Devoll 1,47 ha, Pogradec 0,54 ha) MBUMK, Vjetari statistikor Madhësia e fermës 80

81 Madhësia e fermës Grafiku 3.12 Madhësia e fermave në rajonin e Korçës81 Ky fragmentizim i tokës ka çuar në ulje të prodhimit sepse krijon pengesa në specializim, në ulje të numrit të fermave që janë orientuar nga tregu si dhe mungesën e prezantimit të një teknologjie bujqësore moderne. Duke i shtuar kësaj edhe koston e lartë të plehrave kimike e pesticideve themi se fermerët e qarkut janë të paaftë të plotësojnë kërkesat e zonës për prodhime bujqësore. Pra karakteristikat e këtij sektori të ekonomisë janë: prodhimi i ulët dhe kosto e lartë. Megjithëse statistikat e BE-së kanë grupim të ndryshëm të fermave sipas sipërfaqes së tokës, mund të dallohet qartë ndryshimi me madhësinë e fermave tona (tabela 3.7; 3.8) Tabela 3.7 Grupimi i fermave në rajonin e Korçës sipas sipërfaqes së tokës Grupimi i fermave Numri i fermave Përqindja Nën 1 ha ha ha ha ha ha ha dhe më shumë ha Gjithsej Burimi: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë, 2009 Në vendet e BE-së 70.4% e fermave janë deri në 5 ha dhe 11% e tyre janë mbi 20 ha. Në përgjithësi shtetet e reja kanë ferma më të vogla, Bullgaria mbi 94% të fermave i ka deri në 5 ha dhe 2% mbi 20 ha. Nga vendet e vjetra të BE-së Italia dhe Greqia kanë numër të konsiderueshëm të fermave në grupin deri 5 ha. 81 MBUMK, Vjetari statistikor Madhësia e fermës sipas qarqeve 81

82 Tabela 3.8 Grupimi i fermave sipas sipërfaqes së tokës në BE dhe disa shtete Emërtimi Ferma Nën 5 ha gjithsej BE Belgjika Bullgaria Çekia Danimarka Gjermania Estonia Greqia Italia Franca Letonia Lituania Hungaria Polonia Hollanda Burimi: EUROSTAT, ha ha Mbi 50 ha Më dëshpëruese bëhet pamja po të marrim në konsideratë natyrën jashtëzakonisht sezonale të tregut. Prodhimi vendas mund të përmbushë kërkesën vendase vetëm përgjatë disa muajve të vitit duke lënë shumë hapësira për importimin e prodhimeve të huaja. Prodhimet bujqësore të rajonit megjithëse nuk konkurrojnë në një treg të gjërë, kanë disa avantazhe ndaj produkteve të importuara. Klima shumë e favorshme e rajonit ndikon në rendimentet e larta të disa produkteve bujqësore dhe fakti se plehrat kimike dhe pesticidet përdoren në mënyrë të kufizuar i bën ato të jenë më së shumti organike, megjithëse nuk etiketohen apo çertifikohen si të tilla. Për këto arsye këto produkte mjaft të kërkuara në tregun vendas nuk arrijnë të depërtojnë në tregjet e tjera brenda vendit dhe aq më pak në tregjet e huaja. Sektori i bujqësisë pritet që të ketë një perspektivë afatmesme më të mirë. Kjo do të vijë si rezultat i krijimit të fermave më të mëdha që do të krijojnë mundësinë për modernizimin dhe mekanizimin e sektorit bujqësor në rajonin e Korçës82. Këto ferma të mëdha do të promovohen nga faktorë të tillë të rëndësishëm si lëvizja demografike e fshatarëve drejt qytetit dhe nga veprimi i ligjit mbi shitjen dhe blerjen e tokës bujqësore apo dhënien e saj me qera. Kjo do të rrisë prodhimin dhe aftësinë konkurruese të këtyre prodhimeve bujqësore të rajonit. Ekzistenca dhe veprimi i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me vendet e Ballkanit do të inkurajojë edhe fermerët e rajonit të gjejnë rrugë të reja për të mbijetuar në kushtet 82 Musabelliu, B., Meço, M., (2003). Kooperativat e fermerëve dhe organizimi i tyre. 82

83 e reja të tregut, rrugë që do të sjellin rritjen e prodhimit dhe uljen e kostos së produkteve të tyre. Krahas produkteve tradicionale që ofrohen mund të shihet me interes dhe identifikimi i produkteve që ofrohen me pakicë si manaferra, manatoke, luleshtydhe etj. për të cilat klima e rajonit është shumë e favorshme. Popullsia relativisht e madhe në fshat, në kushtet e fermave të vogla përsa i takon sipërfaqes së tokës, rezulton me një ngarkesë relativisht të lartë në fuqi punëtore. Mesatarisht llogaritet që, për çdo fermë, t i takojë mbi dy krahë të aftë për punë. Struktura e fermës lidhur me numrin dhe llojin e kafshëve karakterizohet nga një përqëndrim relativisht i vogël i tyre në fermë. Të dhënat tregojnë se, mesatarisht, në shkallë qarku çdo fermë mbarështon 1 2 lopë, krerë të leshta, 10 krerë të dhirta dhe dy dosa. Rrethi i Pogradecit ka numrin më të pakët të blegtorisë për çdo fermë83. Madhësia e vogël e fermës, numri relativisht i madh i njerëzve në çdo familje, niveli i ulët i intensifikimit në to etj, sjellin që fermat të kenë një pjesëmarrje të ulët në treg. Tabela 3.9 Pjesëmarrja në treg e fermave në rajonin e Korçës Nr. Rrethet Fermat që shesin në treg produkte ( në %) 1. Korçë 66,3 2. Pogradec 41,8 3. Devoll 62,3 4. Kolonjë 78,6 Burimi: INSTAT, Shqipëria në shifra, 2007 Ndërsa rrethi i Kolonjës ka pjesëmarrjen më të lartë të fermave në treg, ai i Pogradecit ka atë më të ulët. Bimët e arave Megjithëse të edukuar me sjelljen e ekonomisë së centralizuar, fermerët gradualisht filluan të orientohen nga tregu. Ky ndryshim në sjellje rezultoi me ndryshime të ndjeshme në strukturën e mbjelljeve të bimëve të arave. Të dhëna më të hollësishme ka për rrethet Korçë e Devoll ndërsa për rrethet e tjera të dhënat janë më të pjeshme. Rajoni i Korçës jep një kontribut relativisht të madh në prodhimtarinë e disa produkteve bujqësore. Rajoni i Korçës në përgjithësi, sidomos fusha e Korçës, është një rajon që prodhon drithra (kryesisht grurë), me cilësi dhe rendiment të lartë. Rënie të theksuar ka pësuar sipërfaqja e mbjellë me grurë me ha, thekër me ha, panxhar sheqeri pothuajse tërësisht, sepse tani mbillet për qëllime foragjere, elbi distik tërësisht, sepse ashtu si panxhari, përdoret për blegtorinë, duhani me ha etj. Në rrethin e Kolonjës, sipërfaqja e grurit është pakësuar me ha ose 22%, misër 246 ha, patate 105 ha ose 42 % etj. 83 DRBU, Korçë 83

84 Perime 2007 Grurë 2008 Patate Grafiku 3.13 Rendimenti i bimëve të arave84 Tabela 3.10 Prodhimet kryesore të bimëve të arave në rajonin e Korçës, 1990, 2000, 2003, 2008 (ton) Emërtimi Drithra buke Grurë Misër Patate Fasule Perime Viti Viti Viti Viti Burimi: MBUMK: Vjetari statistikor 1990, 2008; INSTAT: Statistikat e Bujqësisë dhe Ushqimit të Shqipërisë, 2000; DRBU Korçë,2003 Prodhimi i drithrave të bukës ka pësuar rënien më të madhe dhe veçanërisht, prodhimi i grurit. Rrethi i Kolonjës, në vitet 2000 dhe 2003, në krahasim me 1990, ka prodhuar rreth 40 % të drithrave të bukës, rrethi i Pogradecit 58,6 % etj. Prodhimi i misrit pothuajse është tre dhe katërfishuar, ndërsa i patates dyfishuar, i perimeve dhe fasuleve është rritur mbi 80 %. Për vitin 2008 vemë re një rritje pothuaj në të gjithë prodhimet kryesore të bimëve të arave. Kështu në krahasim me vitin 2003 prodhimi i grurit u rrit 1.7 herë, i misrit 1.4 herë, i patateve 1.5 herë, i fasuleve 1.2 herë dhe i perimeve 1.4 herë. Ndryshimet në sipërfaqet, vendosja e bimëve në toka më të mira etj, janë reflektuar në rendimentet e bimëve të arave. Në vitin 2008 kemi një rritje të konsiderueshme të rendimentit të grurit e të misrit në fushën e Korçës. Problemet më të rëndësishme me të cilat përballet zhvillimi i bimëve të arave janë përdorimi i sasirave të pakta të inputeve (plehra, mekanikë, ujitje etj.), sistemi i prodhimit dhe shpërndarjes së farave të zgjedhura në përshtatje me kushtet e zonave dhe mikrozonave, përmirësimi i marketingut etj. Përsa i përket bimëve të arave, rritja e prodhimit të tyre mund të 84 MBUMK, Vjetari Statistikor Rendimenti i bimëve të arave 84

85 arrihet nëpërmjet rritjes së produktivitetit për çdo ha. Në zonat malore vihet re një ulje e sipërfaqes së mbjellë me drithra, por kjo mund të kompesohet nëpërmjet rritjes së rendimentit në zonën fushore. Nga drithrat e bukës, gruri është bima me peshë ekonomike kryesore në rajon. Qarku i Korçës dhe sidomos rrethet Korçë dhe Devoll, tradicionalisht, kanë qënë prodhues të drithrave të bukës dhe veçanërisht të grurit. Në rendimentin e grurit, fusha e Korçës, në sipërfaqe të gjëra, ka marrë mbi kv/ ha. Megjithë ndryshimet dhe luhatjet e viteve të fundit, gruri zë vendin kryesor në drithrat e bukës, me mijë ha, ndërsa misri dhe thekri mbillen në sipërfaqe të kufizuara85. Në drithrat e bukës gruri do të jetë prioritar, për vetë rëndësinë që ka, traditën që ekziston në prodhimin dhe konsumin e tij dhe kushtet klimaterike mjaft të favorshme që gjenden në rajon. Zonat ku gruri mund të kultivohet gjërësisht janë fusha e Korçës, pjesa veriore e rrethit të Devollit dhe pjesërisht fusha e Starovës në rrethin e Pogradecit. Pemëtaria dhe vreshtaria Mbas shkatërrimit të sistemit kooperativist dhe NB- ve, kulturat drufrutore dhe vreshtat pësuan dëmtime mjaft të mëdha dhe të pajustifikueshme. Masive të gjitha të mbjellë me drufrutorë si në Dvoran, Zvirinë, Mollas, Plloçë etj, u prenë dhe u braktisën. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për blloqet e mbjella me vreshta. Mbas një pushimi relativisht të shkurtër, shpirti praktik dhe aftësia për t u përshtatur shpejt me kërkesat e tregut ishin shkaqet kryesore që motivuan fermerët e qarkut që të fillonin mbjelljet e pemëve frutore, çka solli rritjen e numrit të tyre. Tabela 3.11 Numri i pemëve frutore në rajonin e Korçës 1990, 1994, 2003, 2008 Rrethet Korçë , Devoll ,8 611 Kolonjë ,3 174 Pogradec ,0 239 Gjithsej , Burimi: INSTAT: Vjetari Statistikor 1990, Statistikat e Bujqësisë dhe Ushqimit të Shqipërisë 1995; DRBU: Statistikat e Bujqësisë dhe Ushqimit 2003; MBUMK: Vjetari Statistikor, 2008 Për vitin 2008 vihet re një rritje e numrit të pemëve frutore për të gjitha rrethet e qarkut, por rritja më e madhe është në rrethin e Korçës me 1.9 herë dhe më e ulta në rrethin e Kolonjës me 1.2 herë. Dëmtimet e mëdha në fillim të viteve 1990, mosha e re e pemëve të mbjella në këto vitet e fundit, megjithë shërbimet e mira që iu bëhen drufrutorëve, bëjnë që prodhimi, në vitin 2003, të jetë pothuajse sa % e atij të vitit 1990, duke sjellë probleme në furnizimin e tregut. Por kjo situatë u përmirësua ndjeshëm në vitin 2008 ku prodhimi total i frutave ishte 1.1 herë më i lartë se ai vitit Në qarkun e Korçës, janë të mbjella rrënjë pemë frutore, nga të cilat në blloqe rrënjë (në ha). Pas vitit 1995 janë mbjellë 55 ha me pemë. Në 85 DRBU, Korçë. Statistika

86 strukturën sipas llojeve, vendin kryesor e zë molla, pastaj kumbulla, qershia, dardha, ftoi, pjeshka etj. Rritja e kërkesave për konsum të prodhimit të freskët si dhe për përpunim në tregun e brendshëm, do të jetë një nxitje për zhvillimin e pemëtarisë në qarkun e Korçës. Rritja e prodhimit të pemëtarisë dhe vreshtarisë do të jetë rezultat i përmirësimeve të teknologjisë së kultivimit sidomos në këto drejtime: Në ndërtimin e një sistemi efektiv të prodhimit të fidanëve të pemëve frutore dhe të hardhive, si domosdoshmëri për përballimin e shtimit të sipërfaqeve të mbjella; Përcaktimi i një strukture varietore që t i përgjigjet perspektivës së nevojave për konsum të freskët dhe përpunim Zbatimi i metodave bashkëkohore të mbjelljeve për të lejuar mekanizimin sa më të mirë të proçeseve të punës Sigurimin e luftimit të integruar të dëmtuesve dhe sëmundjeve si domosdoshmëri për rritjen e prodhimit dhe sidomos të cilësisë së frutave Ndërtimin e mjediseve për të magazinuar dhe ruajtur frutat, për të siguruar prej tyre çmimin e dëshiruar. Blegtoria Mund të konsiderohet sektori që u zhvillua me ritme më të shpejta se sektorët e tjerë të aktivitetit bujqësor gjatë periudhës së tranzicionit. Arriti të plotësonte më mirë nevojat për ushqim të popullsisë si dhe të industrisë përpunuese. Numri i krerëve, në përgjithësi, ka tejkaluar nivelin e vitit 1989, që konsiderohet një vit i mirë. Zhvillimi i blegtorisë mund të shpjegohet nga shumë faktorë, ku më kryesorët mund të përmendim: Përshtatja e fermës së vogël për të rritur dhe blegtorinë Shtim i sipërfaqeve me foragjere (ekzistenca e tokave të lira për kullotje) Shpenzime jo të mëdha për zhvillimin e gjësë së gjallë Ekzistenca e fuqisë punëtore për mbarështimin e gjësë së gjallë Mundësia për sigurimin e mbijetesës së familjes fermere dhe për të siguruar të ardhura gjatë vitit Kërkesa në rritje për produkte blegtorale dhe tradita e bujqve të qarkut dhe sigurimi i të ardhurave të larta nga produktet blegtorale Tabela 3.12 Prodhimi i produkteve blegtorale 1993, 2003, 2008 Viti Rrethet Qumësht Mish Vezë Qumësht Mish Vezë Qumësht Mish Vezë Korçë , , , , Devoll Kolonjë , , Pogradec , , Gjithsej , , Burimi: Statistikat e Bujqësisë dhe Ushqimit të Shqipërisë 1993; Statistikat e Bujqësisë dhe Ushqimit DBU,

87 Ndërsa prodhimi i qumështit në vitin 2008 është 0.9 herë më i ulët se në vitin 2003, prodhimi i mishit dhe vezëve është rritur përkatësisht me 1.3 dhe 1.2 herë Struktura e agroindustrisë në rajonin e Korçës Aktualisht sektori i agroindustrisë përfaqësohet nga rreth 160 linja prodhimi, në të cilat janë të punësuar rreth 726 njerëz86. Më të përhapura janë industria e përpunimit të mishit përpunimit të qumështit, industria e pijeve alkoolike dhe të buta, industria e konservimit të frutave dhe perimeve, industria e birrës etj Numri i firmave Grafiku 3.14 Numri i firmave agropërpunuese në rajonin e Korçës Ndërkohë që numri i firmave agropërpunuese është pothuajse i njëjtë në vite, numri i të punësuarve në to ka tendencën e rënies. Kjo rënie ka erdhur si rezultat i uljes së numrit mesatar (shkurtimit) të punonjësve të firmave agropërpunuese ekzistuese Numri i të punësuarve Grafik 3.15 Numri i të punësuarve në firmat agropërpunuese në rajonin e Korçës 86 MBUMK, Vjetari statistikor Numri i ndërmarrjeve dhe të punësuarve sipas qarqeve 87

88 Në rajonin e Korçës në veçanti investimet kanë pësuar një rritje të dukshme në vitin 2008 krahasuar me vitin 2007, rreth 2 herë më shumë87. Kjo do të thotë që sipërmarrësit korçarë janë ndërgjegjësuar pë nevojën e përmirësimeve në aspekte të ndryshme të prodhimit të produkteve të sektorit të agrobiznesit. Ecuria e investimeve ne rajon është si më poshtë (grafiku 3.16): Investimet Grafiku 3.16 Investimet në agroindustrinë e rajonit të Korçës Numri i bizneseve agroindustriale ka rënë në vitin 2008, ndërkohë që investimet e bëra në këtë sektor të ekonomisë kanë erdhur duke u rritur krahasuar me vitin Megjithëse gati 60% e popullsisë së rajonit jeton në zonat rurale sipërmarrja në bizneset bujqësore është minimale. Arsyet kryesore mund të jenë: migrimi i popullsisë të aftë për punë nga këto zona, tregu i dobët i tokës dhe inputeve bujqësore, pronësia familjare mbi tokën e cila vështirëson përdorimin e saj si kolateral, të ardhurat e pakta të realizuara nga biznesi bujqësor, mungesa e infrastrukturës në zonat rurale88, konkurrenca e fortë nga prodhimet bujqësore të importit89. Një nga arsyet e kësaj rënie mund të jetë edhe mungesa e kapitalit fillestar për të investuar dhe vështirësitë që hasin prodhuesit, kryesisht të vegjël, për të siguruar këtë kapital nga kreditë bankare. Një nga elementët përbërës të suksesit është të dish të orientohesh tek burimet e kapitalit dhe fatkeqësisht kjo situatë paraqet mjaft probleme. Një bankë nuk është shpesh vendi i duhur për një biznes të vogël e cili ka nevojë për kapital për të filluar veprimtarinë apo për të përballuar rritjen dhe kjo për faktin se banka ndjehet e pasigurtë në mundësinë për të shlyer huanë. Dhe përsëri është shumë i madh numri i atyre që trokasin në dyert e bankave për kredi. Po t i referohemi proçedurave burokratike, kufizimeve shtrënguese që vendosen në kontratat e borxhit, mënyrave të lëvrimit të huave dhe ajo që është më kryesorja normave të larta të interesit të borxhit, arrijmë në përfundimin se në situata të caktuara huaja bankare është një zgjidhje e mjerë për bizneset e vogla në përgjithësi. Pra, 87 MBUMK, Vjetari Statistikor Investimet sipas qarqeve rrjeti rrugor dhe transporti në përgjithësi, niveli i furnizimit me ujë e energji elektrike janë faktorë që nuk ndihmojnë zhvillimin ekonomik në këto zona 89 sot rajoni i Korçës është një importues i pastër i produkteve bujqësore në pothuaj ¾ e vitit 88 88

89 numri i firmave në industrinë agropërpunuese ka pësuar rënie si rezultat i mungesës së kreditimit për investitorët vendas dhe interesit të pamjaftueshëm nga ana e investitorëve të huaj në këtë drejtim. Për më tepër, zhvillimi i kësaj industrie është e kushtëzuar nga oferta në sasi të pamjaftueshme e prodhimeve bujqësore që përdoren si lëndë e parë si dhe nga konkurrenca me çmime të ulta e produkteve të importuara. Edhe në rajonin e Korçës përqindjen më të madhe në totalin e investimeve e kapin investimet me mjetet e vetë sipërmarrësve dhe më pak investimet me kredi bankare90. Ky raport midis mjeteve të veta dhe kredive bankare duhet të jetë më i madh akoma në drejtim të kredisë. Në këtë sektor strategjik jo vetëm për zhvillimin e rajonit por edhe për zhvillimin e ekonomisë shqiptare në tërësi mund të shikohet mundësia e financimit edhe nga buxheti i shtetit me grande apo me kredi të buta. 14% 86% Me mjetet e veta Grafiku 3.17 Kredi bankare Burimet e investimeve në rajonin e Korçës Është mëse e qartë që sikurse në gjithë sektorin edhe në rajonin e Korçës ndihet nevoja e investimeve të huaja direkte. Investimet e huaja mund të jenë të shumanshme dhe mund të marrin forma të ndryshme. Mund të jetë si ofrim ekspertize, kapitali, tregu apo teknologjie dhe duhet të prodhojnë standarte të larta të cilësisë së produkteve. Qeveria qëndrore do të ndihmojë në këtë drejtim duke lehtësuar proçedurat e regjistrimit për investitorët e huaj dhe duke i ndihmuar ata për të marrë liçencat dhe lejet e nevojshme si dhe duke ofruar shërbime të ndryshme, duke përmirësuar politikën e taksave për investimet në makineri, në sektorin e prodhimit, duke hequr apo reduktuar TVSH për makineritë për veprimtarinë e kompanive që operojnë në fushën e prodhimit, etj. Për të përkrahur aftësitë e bizneseve vendase dhe avantazhet krahasuese të rajonit duhet të përfshihen në këtë proçes krahas qeverive vendore edhe institucionet dhe specialistët privatë. Duke përdorur sinergjinë ndërmjet gjithë aktorëve krijohet një situatë e favorshme që stimulon rrjedhën e investimeve të huaja në rajon. Krahas punës që duhet bërë për krijimin e një imazhi pozitiv për rajonin që të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj edhe bizneset nga ana e tyre duhet të reflektojnë në 90 MBUMK, Vjetari statistikor Burimet e investimeve 89

90 nivelin e tyre të zhvillimit ekonomik dhe duhet të marrin pjesë në përcaktimin e strategjive që do të ndjekë rajoni në këtë drejtim91. Integrimi në BE është një aspiratë për popullin shqiptar dhe për popullin e rajonit të Korçës. Se sa shpejt do të ecim në këtë drejtim varet shumë nga qëndrimi i njerëzve të këtij vendi, ndërkohë që koha është një faktor kritik për komunitetin e biznesit. Hyrja në ekonominë e tregut të lirë europian ka sjellë për bizneset një peshë të madhe për t u mbajtur për të rinovuar strukturat dhe teknologjitë e tyre, në të kundërt ata nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë dhe do të përballen me falimentimin. Kështu, përmirësimi i konkurrencës së ekonomisë në tërësi dhe ajo e biznesit në veçanti duhet të jetë një pikë e rëndësishme për të gjithë aktorët e përfshirë në proçes Ecuria dhe problematika e import-eksporteve agro-ushqimore Për të analizuar raportin eksport import të produkteve bujqësore dhe ushqimore të rajonit të Korçës janë marrë të dhëna nga dy dogana: dogana e Kapshticës dhe dogana e Qafë- Thanës. Këto janë dy doganat më të mëdha dhe në to bëhet gati 95% e tregtisë së mallrave me jashtë. Në doganat e tjera vëllimi i eksport- importit të mallrave është i vogël dhe nuk ka ndonjë peshë të madhe në bilancin tregtar të rajonit të Korçës. Duhet të përmend këtu vështirësinë e madhe për të identifikuar nga gjithë importet dhe eksportet e produkteve bujqësore dhe ushqimore, ato që i takojnë rajonit të Korçës. Puna ishte e vështirë sepse në doganat në fjalë thjesht regjistrohet deklarata doganore. Këto të dhëna nuk mbahen të detajuara sipas rajoneve, por vetëm në total. Prandaj duhet të pranoj, që realisht të dhënat që do të paraqes mund të mos jenë 100% të sakta. Të dhënat për importet e këtyre produkteve (në sasi) paraqiten për vitet 2007, 2008 dhe 2009 për të analizuar njëkohësisht dhe tendencën e tyre. Tabloja mbetet pesimiste në qoftë se shohim ecurinë e eksporteve, të cilat për rajonin e Korçës lënë shumë për të dëshiruar. Destinacioni kryesor i tyre është Greqia dhe Kosova. Kjo gjendje pasqyrohet dhe nga të dhënat e marra në pikat kufitare të qarkut ku për vitin 2009 janë eksportuar 450 ton fasule, 1600 ton pije freskuese, 200 ton ullinj dhe ton duhan92. Ecuria e tyre është pothuajse e njejtë për trevjeçarin e fundit. Bilanci tregtar për produktet bujqësore dhe ushqimore në rajonin e Korçës paraqitet me defiçit, pra importojmë shumë më shumë produkte të tilla nga jashtë vendit se sa eksportojmë drejt tyre. Fenomeni i defiçitit tregtar është i njohur edhe për Shqipërinë në tërësi, sepse bilanci tregtar ka qënë negativ pothuajse gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Bilanci tregtar negativ për një vend, po ashtu edhe për një rajon, është tregues i nivelit të ulët ekonomik të tij. Rajoni i Korçës dallohet për shumllojshmërinë e produkteve bujqësore si domate, kastravec, lakër, kumbulla, fasule etj, produkte këto që pavarësisht se në sasi të vogël i eksporton jashtë. Këto produkte zënë një peshë shumë të vogël në totalin e eksporteve, 2-3 % të tij. Pra prodhuesit janë shumë të dobët dhe me prodhimet e tyre 91 European Union (EU) and UNDP, (2006). The Agribusiness Sector in Albania. Inward Investment, Opportunities, Trade and Liberalization Programme. 92 Drejtoria e Doganave, Korçë 90

91 nuk arrijnë dot të çajnë tregjet e huaja. Struktura e eksportit vazhdon të vuajë shkallën e ulët të diversifikimit. Strategjitë e marketingut të bizneseve të rajonit drejt tregjeve të huaja janë shumë të pakta. Rëndësi të veçantë ka çertifikimi i prodhimeve duke theksuar origjinën shqiptare, për të bërë të mundur që të përputhen me standartet europiane. Po si paraqitet gjendja e importeve? Në qoftë se për eksportet thamë se sasia e tyre është relativisht shumë e ulët, importet janë mbizotëruese ndaj eksporteve me gjithë prirjen e tyre në rënie për pjesën më të madhe të produkteve93. Kjo vjen si rezultat i mungesës së mallrave në treg, i rritjes së kërkesës së brendshme dhe i pamundësisë së prodhimit të brendshëm për të plotësuar këtë kërkesë ose si rezultat i prodhimit të mallrave me kosto më të lartë brenda vendit. Sasia më e madhe e produkteve të importuara vihet re për kategorinë fruta perime, megjithëse tendenca ka qënë në rënie po të krahasojmë nga viti në vit. Kjo tendencë është e njëjtë pothuajse për të gjitha kategoritë e mallrave të importuara. Duke pasur parasysh sasinë e ulët të eksporteve krahasuar me sasinë e konsiderueshme të importeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore të rajonit të Korçës do të ndalemi shkurtimisht tek partnerët kryesorë tregtarë të këtij rajoni. Rajoni i Korçës ndodhet në një pozicion të tillë gjeografik që kufizohet me dy shtete të Ballkanit si Greqia dhe Maqedonia. Prandaj dhe në shkëmbimet tregëtare të rajonit të Korçës këto dy shtete janë partnerët kryesorë (tabela 3.13) Greqia mbetet padyshim partneri më i rëndësishëm i rajonit të Korçës në shkëmbimet e tij tregtare me jashtë. Greqia është shtet anëtar i BE-së, kështu që në tregtinë me këtë shtet rajoni i Korçës dhe Shqipëria në përgjithësi përfitojnë nga masat liberalizuese që BE-ja ka vendosur me vendin tonë e me vendet e tjera të rajonit. BEja i ka hequr tarifat për mbi 90% të produkteve shqiptare dhe ka dhënë kuota bujare për të tjerat. Vendin e dytë në importet e zë Maqedonia me të cilën Shqipëria ka nënshkruar të parën Marrëveshje të Tregëtisë së Lirë e cila është aktive prej korrikut Tabela 3.13 Importet e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga vendet e rajonit (në sasi) Greqia , , ,97 Maqedonia 9.972, , ,28 Bullgaria 1.432, , ,5 Turqia 3.614, , ,0 Shuma , , ,75 Burimi : Llogaritjet e bëra nga të dhënat e marra nga doganat, Qarku Korçë 93 Importet e produkteve bujqësore dhe ushqimore në rajonin e Korçës, Aneksi 1 91

92 Sikurse vihet re nga të dhënat e mësipërme përforcohet edhe njëherë fakti që importet e produkteve bujqësore dhe ushqimore kanë erdhur duke rënë Greqia Maqedonia Grafiku 3.18 Importet e produkteve bujqësore dhe ushqimore me Greqinë dhe Maqedoninë për rajonin e Korçës Situata që paraqitëm më lart tregon se peshën dërrmuese e zenë importet të cilat e tejkalojnë disa dhjetra herë vlerën e eksporteve. Kjo natyrisht flet për një dobësi të ofertës, por si duhet zgjidhur kjo? Mos vallë duhet të kufizojmë importet? Specialistët shprehen kategorikisht kundër kësaj alternative duke theksuar se importet janë pjesë e zhvillimit ekonomik, janë një mjet për mbushjen e boshllëkut dhe kapërcimin e krizave. Sigurisht ana ku shprehet direkt performanca e një ekonomie janë eksportet. Nevoja për rritjen e eksporteve shqiptare në përgjithësi, por edhe për rajonin e Korçës, është bërë një detyrë imperative sepse në nivelet e eksportit rajoni është shumë larg potencialeve të tij. Për të siguruar këtë rritje të eksporteve të gjithë bien dakort për avantazhet e liberalizimit tregtar dhe rritjes së konkurrueshmërisë të produkteve tona. 3.4 Analiza krahasuese e disa prej industrive të agrobiznesit shqiptar me ato të BE-së Përcaktimi i prioriteteve që ka rajoni i Korçës në industrinë agropërpunuese ka të bëjë direkt me faktorët gjeografikë dhe klimaterikë, ata socialë dhe traditën. Si prioritete në rajonin e Korçës paraqiten industria e përpunimit të fruta perimeve, industria e përpunimit të bimëve industriale, industria e përpunimit të mishit, qumështit, pijeve dhe prodhimeve tradicionale karakteristike për zonën. Në këtë analizë do të përqëndrohemi tek analiza e disa prej këtyre industrive në rang kombëtar dhe rajonal. 92

93 Industria e përpunimit të mishit Furnizimi me lëndë të parë ka rënë dukshëm që prej vitit 1991 për shkak të një reduktimi dramatik në inventarin blegtorial. Pjesa më e madhe e bagëtive mbahen në sasi të vogël (pak kokë bagëti për fermer, përdorim shumë-funksional). Rritja e derrave është shumë e pazhvilluar. Sektori i pulave është në zhvillim. Numri i bizneseve gjatë viteve është zvogëluar pak, por nga viti 2006 e në vazhdim ka pasur një rritje modeste përsa i takon numrit të bizneseve të përfshira në të. Ky numër varion nga 57 në vitin 2006, në 69 në vitin 2007 dhe 75 në vitin (grafiku 3.19), pa përfshirë një numër të konsiderueshëm të prodhuesve artizanale të sallameve, që mund të jetë rreth 100. Vlera totale e prodhimit të kësaj industrie vlerësohet rreth 70 milion dollarë95. Shoqata Shqiptare e Përpunuesve të Mishit (ShPMSh), thekson konsolidimin e sektorit. Investimet në teknologji janë trefishuar që nga vitet 1998 dhe numri i të punësuarve është rritur pothuajse trefish nga 357 punonjës në vitin 2000, në 1050 punonjës në vitin (grafiku 3.20) Numri i bizneseve Grafiku 3.19 Numri i bizneseve në industrinë e përpunimit të mishit Numri i të punësuarve Grafiku 3.20 Numri i të punësuarve në industrinë e përpunimit të mishit 94 MBUMK, Vjetari statistikor Numri i ndërmarrjeve sipas aktiviteteve Burimi: Investment Compact, MBUMK, Vjetari statistikor Numri i të punësuarve sipas aktivitetit 95 93

94 Prodhimet kryesore të sektorit të përpunimit të mishit janë sallame dhe proshuta.. Ky sektor po zhvillohet me shpejtësi. Punësimi dhe volumi i prodhimit janë rritur me rreth 15% në vit. Rritja në vlerën e prodhimit është pak më e ulët. Në kontekstin Evropian, sektori shqiptar i përpunimit të mishit dhe bizneset në këtë sektor konsiderohen të një madhësie të vogël. Krahasimi i sektorit të përpunimit të mishit në Shqipëri me BE ilustron produktivitetin e ulët të punës në Shqipëri. (tabela 3.14) Tabela 3.14 Krahasimi i sektorit të përpunimit të mishit në Shqipëri me BE-në EU-25: sektori i përpunimit të mishit Shqipëria: sektori i përpunimit të mishit Xhiroja ( ) Numri i firmave Punësimi97 (FTE) Mesatarja e xhiros për punëtor Mesatarja FTE/ kompani Mesatarja e xhiros ( ) për kompani Burimi: EUROSTAT, INSTAT Shqipëria ka një pozitë mjaft të fortë në sektorin e mishit të bretkocave. Mishi i bretkocave është një nga produktet kryesore të eksportit nga sektori i agrobiznesit, megjithatë është zhvilluar nga një kompani e vetme. Shpërndarja Ka dy lloje shpërndarje: përpunuesit shqiptarë industrialë (e importojnë pjesën më të madhe të lëndës së parë nga tregjet botërore) dhe përpunuesit shqiptarë tipikë (lëndën e parë e sigurojnë nga tregu vendas). Grupi i parë ka për qëllim t i shërbejë tregut vendas dhe të eksportojë. Këta prodhues mbështeten kryesisht në importin e lëndëve të para duke përdorur objektet e favorshme të prodhimit shqiptar. Kompanitë në këtë grup modernizojnë prodhimin e tyre, duke përfshirë zhvillimin e HACCP dhe çertifikimin ISO. Ato zakonisht organizojnë mbledhjen e lëndës së parë me kamionë frigoriferë. Grupi i dytë ka për qëllim tregjet lokale. Përsa i përket shifrave grupi i dytë është më i madh. Sektori industrial i përpunimit të mishit importon pjesën më të madhe të lëndës së parë në tregun botëror (mish të ngrirë nga Argjentina, Brazili, Irlanda). Arsyet 97 Me kohë të plotë 94

95 kryesore janë lidhur me disponueshmërinë e ofertës vendase98 dhe organizimin e zinxhirit të furnizimit99. Shkalla e vogël e prodhimit (disa kokë bagëti për fermer) dhe sektori i dobët dhe i pazhvilluar i therjes së bagëtive janë probleme strukturore që pengojnë furnizimin me lëndë të parë vendase. Integrimi vertikal (ose bashkëpunimi) përbën një përjashtim në këtë rast. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e mishit vendas shitet si mish i freskët, shumica e tij nëpërmjet kanaleve vogla të shpërndarjes. Ekspertët tregojnë pikat e dobëta të kanaleve të furnizimit si më poshtë: Shkalla e ulët e prodhimit, ndryshimi në cilësinë e kafshëve të gjalla, furnizim i pamjaftueshëm. Mungesa e thertoreve, veçanërisht e atyre që janë në përputhje me standartet higjenike të BE-së. Sigurimi i cilësisë, aftësia e gjurmimit. Mishi i bretkocës ka një sistem shpërndarjeje krejt të ndryshëm që është i ngjashëm me sektorin e erëzave. Bretkocat mblidhen nga mijëra njerëz, të cilët i shesin ato në një grumbullues. Një kompani, që është shumë e suksesshme në tregun e mishit të bretkocës, është Vivali. Ajo ka arritur një pozicion të mirë në tregun ndërkombëtar duke shitur volume të konsiderueshme në Itali dhe Francë. Kompania ka siguruar një oferte vendase efikase përmes një sistemi grumbulluesish rajonalë. Modeli dominues i biznesit për kompanitë e mëdha është i bazuar në import - vlerë e shtuar - eksport. Në këtë model pothuajse çdo gjë është e importuar, duke përfshirë lëndën e parë (95% e volumit), materialet dhe pajisjet e paketimit (pjesa me e madhe nga Gjermania dhe Italia). Ky model mund të jetë i zbatueshem për aq kohë sa reduktimi i kostove operacionale (shumica bazuar në rogat e ulëta) tejkalon kostot e larta të marketingut dhe planifikimit të operacioneve.. Këto biznese duhet të jenë tepër efikase për të qenë fitimprurëse. Tregjet Shqipëria importon rreth ton mish, pjesa më e madhe mish shpendi dhe derri i ngrirë. Eksportet e mishit janë të një magnitude të vogël, rreth 84 ton dhe në rritje e sipër. Konkluzioni është që bilanci i tregtisë shqiptare për produktet e mishit është negativ, sikurse totali i produkteve ushqimore. Mishi i importuar blihet në tregun botëror. Furnizuesit kryesorë janë vendosur në Amerikën e Jugut: Brazil dhe Argjentinë. Furnizues të tjerë më pranë janë Greqia dhe Italia. Përsa i takon eksporteve shqiptare për produktet e mishit ato nuk janë domethënëse në rang europian. 98 cilësia e duhur me një çmim të përshtatshëm madhësia e prodhimit, operacionet 100 MBUMK, Vjetari Statistikor Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore 99 95

96 Importi 2006 Eksporti Defiçiti tregtar Grafiku 3.21 Import eksporti i nënprodukteve të mishit (në vlerë) Konsumi për frymë i mishit në Shqipëri është rreth 36,1 kg, duke u krahasuar i ulët me nivelin evropian që është 90,9 kg në vit (tabela 3.18). Konsumi i sallameve dhe proshutës është llogaritur në një nivel 5-6 kg në vit, duke e bërë kështu sallamin një pjesë relativisht të rëndësishme të dietës së mishit. I vënë në perspektiven europiane konsumi për frymë është fare i ulët. Tabela 3.15 Konsumi vjetor për frymë i mishit në BE (në kg) Konsumi për frymë (kg/vit) Mish gjithësej Shqipëria Hungaria BE Gjermania 36,1 90,3 90,9 84,5 Mish lope dhe viçi Mish derri ,1 13,3-47,6 44,2 53,9 Mish shpendi - 36,1 20,6 13,1 Burimi: EUROSTAT, Tregu i brendshëm për produktet e përpunuara të mishit pritet të rritet. Mundësitë më të mira janë për mishin e shpendëve. Nëse në vitin 1995 janë importuar rreth 3400 ton sallam, kjo shifër aktualisht arrin në rreth 4721 ton. Si pasojë e një zhvillimi të shpejtë të këtij sektori, zëvendësimi i importit është bërë një realitet dhe volumi i importit nuk ka pësuar ndonjë rritje të ndjeshme po të kemi parasysh kuadrin kohor për të cilin flasim. 96

97 Tregjet më të mëdha të sallameve në Evropën Lindore janë Çekia dhe Rusia me një volum prej 650 milion euro101 në vit. Ndërkohë madhësia e tregut e Britanisë së Madhe është 880 milion euro në vit. Mjedisi i biznesit Mjedisi i biznesit nuk është shumë stabël. Sektori ka një pozicion të dobët, në veçanti fuqia e tij në mjedisin e biznesit ndërkombëtar konsiderohet e dobët. Bizneset kanë kapacitete të ulta financiare dhe pozicione të dobëta marketing. Kërcënimi i hyrësve të rinj -Kërkohen investime të mëdha -Lojtarë të fuqishëm financiarisht -Hyrja në treg është e vështirë Furnizuesit -Varësia në masën 95% nga importet -Furnizues të mëdhenj e të fuqishëm -Pak kontrata afatgjata Blerësit Risk i ulët Rivaliteti konkurrues -Firma të vogla, volume të vogla -Cilësi e dobët Risk -Kosto të ulta operative i -Nevojë për investime të larta lartë Risk mesatar -Blerës të shumtë e të vegjël -Rreziku i hyrjes së formateve të mëdha të shitjes Risk me pakicë i -Eksporti drejt lartë klientëve të mëdhenj Zëvendësuesit - Markat e huaja që janë të favorizuara -Mishi i pulës më i lirë Figura 3.1 Vlerësimi i fuqisë së forcave konkurruese në industrinë e përpunimit të mishit Sikurse shihet nga figura nga pikëpamja e rivalitetit konkurrues sektori i përpunimit të mishit karakterizohet nga: përpunues të vegjël volume të vogla prodhimi cilësi relativisht e ulët krahasuar me produktet e importuara kosto të ulta operative nevoja për investime të larta 101 FAO, (2006). Enabling Environments for Agribusiness and Agro-Industry Development in Eastern Europe and Central Asia 97

98 Kërcënimi i hyrësve të rinj është i ulët për faktin që: futja në këtë industri kërkon investime relativisht të mëdha ekzistojnë lojtarë të fuqishëm financiarisht dhe futja në këto tregje është e vështirë. Zvendësuesit mund të klasifikohen me një rrezik mesatar. Si zvendësues mund të përmendim: markat e huaja që janë të favorizuara si dhe mishi i pulës me një çmim më të ulët që zvendëson mishin e viçit. Fuqia e blerësve dhe furnitorëve është tepër e lartë që do të thotë që edhe rreziku që ata ofrojnë është i lartë. Blerësit janë përgjithësisht konsumatorët vendas të shumtë në numër, shitësit me pakicë dhe klientet e mëdhenj drejt të cilëve eksportohet. Përsa i takon furnizuesve sektori varet në masën 95% nga importi, përbëhet nga furnizues të mëdhenj e të fuqishëm dhe ka pak kontrata afatgjata. Si përfundim mund të themi se sektori i përpunimit të mishit dominohet nga përpunues të vegjël. Teknologjia që ata përdorin përgjithësisht nuk është në përputhje me atë që kërkon BE. Për bizneset që i shërbejnë tregut të brendshëm kjo mund të mos jetë shumë problematike në terma afatshkurtra. Por për investitorët e huaj këto biznese nuk përbëjnë pjesën më tërheqëse të sektorit të mishit në Shqipëri. Mundësitë më të mira për investitorët mund të vërehen midis këtyre grupeve të firmave relativisht të vogla, por dinamike që synojnë të prodhojnë për eksport. Këto kompani shpesh importojnë lëndët e para nga jashtë dhe eksportojnë në tregjet më të afërta si Kosovë e Maqedoni. Modeli i tyre i biznesit bazohet në shtimin e vlerës nga shfrytëzimi i kostove të ulta të punës në Shqipëri. Krahasuar me prodhuesit në vendet eksportuese, avantazhi i tyre konkurrues ka ardhur nga reduktimi i kostove operative për të kompensuar kostot e larta të planifikimit të operacioneve. Disa biznese e përdorin në mënyrë efektive këtë model dhe kur konsiderohen me një potencial të madh për një rritje të mëtejshme të tregut shqiptar, ato mund të tërheqin vëmendjen e investitorëve të huaj. Pra, mund të themi se është një sektor me potencial, por në të njëjtën kohë dhe me pengesa serioze per të kapërcyer. Prandaj për të përmirësuar standartet e bizneseve në nivel ndërkombëtar si dhe për të kapërcyer zinxhirët e dobët të furnizimit të brendshëm nevojitet një nivel i lartë investimesh. Një tjetër fushë potenciale për investime është dhe sektori i therjes së mishit (thertoret). Kjo pjesë e zinxhirit të vlerës është ende e dobët. Produkte të veçanta si mishi i bretkocës mund t u ofrojnë mundësi interesante investitorëve. Kompania e vetme shqiptare punon me kapacitetin e plotë të saj. Ajo është e suksesshme në sajë të proçesit intensiv të prodhimit, ku mund të përfitojë plotësisht nga pagat e ulta në Shqipëri. Kompanitë më të mëdha në këtë industri janë HAKO, Tiranë; EHW Tiranë - Durrës; TONA, Korçë. 98

99 Industria e përpunimit të qumështit Të dhënat e Vjetarit Statistikor të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se ka rreth 359 ndërmarrje të përpunimit të qumështit në Shqipëri. Bazuar në këto shifra industria e përpunimit të qumështit renditet e dyta në sektorin e agrobiznesit. Shumica e këtyre bizneseve janë baxho të vendosura në vendet malore. Në vitin 2008 përpunimi në total i qumështit arriti në hl, duke pasur një rritje relativisht të madhe krahasuar me vitin 2007 ku shifrat janë në nivelin hl102. Afërsisht 13% është përpunuar në djath. Prodhimi i djathit përfaqëson 15,5% të prodhimit total të sektorit të agrobiznesit. Prodhimi i djathit është rritur me shpejt se mesatarja e sektorit (9,2% kundrejt 4%). Shqipëria ka një traditë në prodhimin e djathit. Prodhimi aktual i brendshëm mjafton për të mbuluar vetëm 80% të nevojave të tregut shqiptar. Një baxho tipike shqiptare është relativisht e vogël dhe punëson më pak se 5 persona. Pjesa më e madhe e tyre i sigurojnë lëndët e para në tregun lokal, ndërsa vetem disa nga ato më të mëdhatë e bëjnë këtë nga tregu i brendshëm. Shumica e prodhimit shitet kryesisht në nivel lokal. Lëndët e para janë faktorët më të rëndësishëm të kostos. Duke patur parasysh sektorin evropian të prodhimeve të qumështit, ato pak kompani që konsiderohen të mëdha në Shqipëri brenda këtij sektori, në kuadrin evropian konsiderohen të vogla. Tabela 3.16 Kompanitë udhëheqëse të tregut në Gjermani Sasia e qumeshtit (milion kg) Nordmilch 4,370 Humana MU 2,175 Burimi : EUROSTAT, Vlera e prodhimit (milion euro) 2,444 2,230 Kompanitë më të mëdha të sektorit të përpunimit të qumështit në Shqipëri janë: Ferlat në Tiranë, Ajka në Tiranë, Voka Tex Albania në Tiranë, Milkan në Durrës dhe Hermes në Shkodër. Shpërndarja Prodhimi i qumështit në Shqiperi ështe i një niveli të ulët. Kjo mund të jetë një nga sfidat më kritike për sistemin e shpërndarjes. Në dallim me vendet e Evropës Perëndimore zor se ka ndonjë formë të integrimit vertikal në zinxhirin furnizues. Fermerët e shpien qumështin në pikat e grumbullimit nëse iu leverdis. As volumi, as cilësia nuk janë të formalizuara në kontrata. Shpërndarja në kanalet e shitjes me pakicë është gjithashtu në stadin e zhvillimit. Duke pasur parasysh strukturën e fragmentarizuar të kanaleve të shitjes me pakicë industria e përpunimit të qumështit ka të bëjë me një numër të madh klientësh. Rezultatet e mungesës së integrimit janë: Koha e gjatë e fabrikimit dhe e shpërndarjes në treg dhe si pasojë presion i lartë për sigurimin e cilësisë 102 MBUMK, Vjetari Statistikor Përpunimi i produkteve kryesore bujqësore dhe blegtorale. Aneksi 1 99

100 Mungesa e kontrollit të cilësisë Kosto të larta shpërndarje Presion i lartë për të ndjekur mundësitë e tregut informal Tregjet Pas qumështit, djathi është një nga produktet më të rëndësishme të sektorit të përpunimit të qumështit. Nga viti pati normë mesatare të rritjes prej 25%, ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka pësuar një rënie të vogël. Qumështi është një nga elementët më të rëndësishëm të dietës shqiptare. Konsumi për frymë është më i lartë se mesatarja për Evropën. Tabela 3.17 Konsumi vjetor për frymë i produkteve të qumështit (në kg) Konsumi për frymë Gjalp Qumësht Djath Shqipëria 0, ,4 Maqedonia Hungaria EU 15 Gjermania 5,4 1 3, , Burimi: FAO, Statistika , ,2 Një vlerësim tregtar tregon se Shqipëria ka importe të konsiderueshme të llojeve të ndryshme të produkteve të qumështit, ku qumështi zë vendin e parë ndër to me 7515 ton103. Importi i produkteve të qumështit është rritur në mënyrë të qëndrueshme. Shqipëria importon produkte të qumështit nga shumë vende të botës. Italia ka eksportuar sasinë më të madhe të qumështit në Shqipëri, ndërsa Gjermania është eksportuesi kryesor i djathit. Përsa i takon eksportit të këtyre produkteve ai është tepër i limituar. Futja në tregjet evropiane është shumë e vështirë. Një nga problemet më themelore është përmbushja e standarteve të higjenës Importi (ton) Grafiku 3.22 Importi i prodhimeve të qumështit MBUMK, Vjetari Statistikor Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore Albanian Foreign Investment Promotion Agency, (2007). Agricultural and Agribusiness in Albania 100

101 Mjedisi i biznesit Industria e përpunimit të qumështit ka kaluar përmes një periudhe konsolidimi dhe modernizimi. I njëjti proçes është vërejtur dhe në Evropë. Pavarësisht nga konsolidimi i sektorit, bizneset janë të vogla në konteksin evropian. Madhësia e tregut shqiptar është e vogël, por megjithatë mund të jetë subjekt i futjes së kompanive të huaja. Nivelet e konsumit janë relativisht të larta. Kompani të huaja janë tashmë aktive në tregun shqiptar dhe kanë pjesën e tyre në treg. Organizimi i dobët i zinxhirit furnizues do të shërbejë si një barrierë hyrje. Furnizuesit janë një element i dobët në zinxhirin e vlerës. Shumica e tyre janë shumë të vegjël, prodhojnë vetëm për tregun lokal, shpeshherë dhe informal. Kostot e planifikimit të operacioneve janë relativisht të larta. Për më tepër mungesa e objekteve të përshtatshme për konservimin e qumështit të papërpunuar mbart rrezikun e humbjes së prodhimit dhe rreziqe të lidhura me cilësinë e tij. Si pasojë marrëdhënia midis baxhove dhe furnizuesve të tyre është komplekse. Baxhot kanë aftësi të limituara për të stimuluar rritjen e efiçencës dhe sigurimin e cilësisë. Kërcënimi i hyrësve të rinj -Hyrja në burimet e brendshme është e vështirë -Lojtarë të fuqishëm financiarisht -Kosto të larta të hyrjes -Treg i kufizuar Risk mesatar Furnizuesit -Mosorganizim i mirë i grumbullimit -Furnizues të vegjël -Volum i vogël Prodhimi -Mungesë e cilësisë Rivaliteti konkurrues Risk i ulët -Konkurrencë për lëndët e para -Cilësi e ulët Blerësit -Blerës të shumtë e të vegjël -Rreziku i hyrjes së formateve të mëdha të shitjes Risk me pakicë -Mungesë mesatar markash Risk i lartë Zëvendësuesit - Qumështi i pasterizuar i importit, qumështi pluhur -Sistemet informale -Djathi i importit Figura 3.2 Vlerësimi i fuqisë së forcave konkurruese në industrinë e përpunimit të qumështit 101

102 Sektori i përpunimit të qumështit në termat e rivalitetit konkurrues karakterizohet nga konkurrencë e lartë për lëndët e para dhe cilësi e dobët. Rreziku nga hyrësit e rinj është mesatar për faktin që : në industri tashmë ka lojtarë të fuqishëm financiarisht futja në burimet vendase është e vështirë ka kosto të larta të hyrjes dhe tregu është i vogël. Rreziku nga zëvendësuesit është i lartë, sepse në treg ka qumësht dhe pluhur qumështi të importit, sisteme informale dhe gjithashtu dhe prodhime të tjera qumështi, psh djath të importuar. Fuqia e furnizuesve është relativisht e ulët, që do të thotë që dhe niveli i rrezikut për industrinë është i ulët. Organizimi i grumbullimit të qumështit nuk është i mirë, madhësia e tyre e vogël, volumi i prodhimit i vogël dhe mungon sigurimi i cilësisë. Fuqia e blerësve është mesatare sikurse dhe niveli i rrezikut, sepse ka një shkallë të ulët të tregut vendas dhe ekziston rreziku i futjes së formateve të mëdha. Si përfundim mund të themi që ka disa mundësi investimi në sektor, por në të njejtën kohë ka dhe pengesa serioze për t u kapërcyer. Për të përmirësuar standartet në nivele ndërkombëtare nevojitet nivel i lartë investimesh, ka kosto të larta të hyrjes dhe zinxhirë të dobët të furnizimit të brendshëm. Pra, nevoja për investime në këtë sektor është e lartë. Përpunuesit e djathit kanë nevojë për investime të konsiderueshme për të rritur cilësinë dhe higjenën e produktit. Pjesa më e madhe e pajisjeve kanë nevojë të zëvendësohen. Investimet nevojiten gjithashtu dhe për zhvillimin e produktit. Duke patur parasysh pozicionin financiar të bizneseve, zhvillimin jo të mirë të zinxhirit të furnizimit dhe volumin e nevojave për investime, sektori nuk është shumë tërheqës për investitorët në terma afatshkurtra. Rentabiliteti i sektorit të përpunimit të qumështit nuk i bind investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri. Bashkë me sistemin problematik të shpërndarjes investimet konsiderohen me një rrezik të lartë. Kjo mund të zbutet sa më shpejt që të kryhen hapat e integrimit vertikal të përparmë dhe të prapmë në këtë degë105. Megjithatë mund të ketë disa mundësi investimi duke u mbështetur në lidhjet e forta ndër rajonale midis prodhuesve primarë dhe baxhove në disa segmente siç është tregu i djathit. Tregu shqiptar është i dobët, por i zhvilluar mirë me një konsum për frymë relativisht të lartë. Ka dobësi në zinxhirin furnizues, të cilat janë pengesa serioze të hyrjes. Për këtë arsye është i nevojshëm një rinovim organizacional në zinxhirin furnizues që do të çojë në një integrim vertikal. Aktualisht në tregun shqiptar të prodhimeve të qumështit kanë penetruar një numër i konsiderueshëm i kompanive të huaja me emër. 105 Dries, L., Germenji, E., Noev, N. and Swinnen, J., Farmers, vertical coordination and the restructuring of dairy supply chains in Central and Eastern Europe 102

103 Industria e përpunimit të fruta- perimeve Klima mesdhetare e vendit tonë ofron kushte ideale për kultivimin e frutave dhe perimeve, të cilat iu japin prodhuesve një avantazh në tregjet evropiane. Megjithatë aspektet strukturore të zinxhirit të furnizimit ofrojnë sfida që kanë të bëjnë me pikat e mëposhtme: Shumica e pjesëve të zinxhirit të furnizimit janë të vogla nga pikëpamja e madhësisë (prodhimi, shitja) Produktiviteti është relativisht i ulët Specializimi mungon Shumica e prodhuesve prodhojnë për tregjet lokale Marredhëniet e shitjeve rrallë janë marrëdhënie afatgjata Objektet e magazinimit frigorifer janë të pakta në numër Prodhuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve janë më pak konkurrues në krahasim me prodhuesit e tjerë në rajon në Greqi, Maqedoni, Bullgari dhe Serbi. Të dhënat tregojnë që aktualisht importohen sasi të mëdha të frutave dhe perimeve kryesisht nga vendet fqinje. Pavarësisht nga sfidat e mësipërme sektori ka pasur një zhvillim të shpejtë gjatë viteve të fundit. Tabela 3.18 Sipërfaqja, rendimenti dhe prodhimi i perimeve në serra Emërtimi Sipërfaqja Ha Rendimenti Kv/ha Prodhimi Burimi: MBUMK, Vjetarë statistikorë 2000, 2005, 2006, 2007, 2008 Prodhimi i frutave dhe perimeve është rritur. Mungesa e tatim fitimit mbi fermerët nga njëra anë dhe prania e masave mbrojtëse për prodhimin shtëpiak nga ana tjetër, ka pasur një influencë të konsiderueshme në prodhimin bujqësor, sidomos në serra në vitet e fundit. Rritja e prodhimit ka reduktuar importet dhe ka sjellë eksportin e sasive modeste të perimeve. Industria e përpunimit të frutave dhe perimeve përbëhet nga 22 firma106, për prodhimin e produkteve të konservuara (turshi, sallata), produkteve të transformuara (salca,lëngje) si dhe produkteve të ngrira apo të thata. Në parim ka dy tipe të firmave aktive në përpunimin e perimeve, firma të mëdha dhe moderne që prodhojnë për eksport dhe përpunues të vegjël që prodhojnë për tregun vendas. Pjesa më e madhe e firmave i takon grupit të dytë. Një firmë tipike e kësaj industrie mund të përshkruhet me këto karakteristika: Xhiroja mesatare është rreth euro, megjithatë vlera mesatare prej euro tregon se vetëm pak janë firma të mëdha. Përgjithësisht e përqëndruar në tregun e brendshëm (80%) Shet produktet e saj përgjithësisht në tregun lokal 106 MBUMK, Vjetari Statistikor Numri i ndërmarrjeve sipas aktiviteteve 103

104 Përpunimi zakonisht bëhet me një teknologji të ulët Pjesa më e madhe e përpunuesve kanë vetëm disa, nganjëherë të kufizuara objekte të magazinimit frigorifer. Përsa i takon frutave prodhimi i tyre në Shqipëri është i kufizuar. Produktiviteti është shumë i ulët krahasuar me vendet fqinje107. Ka dy grupe të mëdha prodhimi lëngje frutash: lëngje për konsumatorët dhe nektare e koncentrate. Në vendin e origjinës uji nxirret nga lëngjet e frutave në mënyrë që të mbahet cilësia, të zgjatet afati, dhe të zvogëlohen shpenzimet e transportit dhe magazinimit. Teprica është koncentrati i lëngut të frutave. Në vendin e destinacionit lëngu rikthehet në cilësitë origjinale. Përpunuesit më të rëndësishëm në Shqipëri prodhojnë lëng frutash në paketime të gatshme për konsumatorin, bazuar në pure dhe koncentrate të importuara në shumicën e rasteve nga Greqia. Një përdorim tjetër i frutave dhe perimeve të përpunuara është në produkte si ushqime të gatshme apo reçelra. Në këtë grup frutat dhe perimet e përpunuara janë përdorur kryesisht në prodhimin e lëngjeve të frutave dhe perimeve, prodhimeve të ngrira dhe të konservuara, konservave, pureve, supave, ushqimeve për fëmijë, kosit me fruta dhe ëmbëlsirave. Tregjet për produktet përfundimtare si këto të përmendura më lart janë në zhvillim e sipër dhe ofrojnë mundësi për rritje. Shpërndarja Sistemi i shpërndarjes së perimeve nuk është i qartë. Fermerët shesin pjesën më të madhe të prodhimit të tyre tek grumbulluesit, direkt tek konsumatorët dhe tek agropërpunuesit. Përafërsisht 25% shitet direkt te konsumatorët, p.sh nëpër tregjet e qyteteve dhe anës rrugëve nacionale. Shitjet e drejtpërdrejta të industrisë agropërpunuese vlerësohen të jenë rreth 5%. Konkluzioni i gjithë kësaj është se mbledhësit janë një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të shpërndarjes, si në drejtim të shitjes me pakicë dhe në drejtim të industrisë të përpunimit të ushqimeve108. Objektet frigorifer të ruajtjes, të cilat mund të arrihen nga fermerët, duhet të jenë një pjesë jetike e sistemit të shpërndarjes, por shpesh ato nuk janë në dispozicion. Në sajë të ndihmës së një sërë organizatash ndërkombëtare, kohët e fundit janë krijuar një numër objektesh të tilla. Tregjet Industria e përpunimit të fruta-perimeve përmbush vetëm 30% të nevojave të tregut të brendshëm shqiptar109. Importi i perimeve është rritur në mënyrë të qëndrueshme nga viti në vit, megjithëse në vitin 2008 ka një rënie të lehtë të tij. Perimet importohen nga një numër i madh shtetesh, kryesisht nga Italia dhe Greqia. Defiçiti tregtar pavarësisht se ka një rënie të lehtë si pasojë e zvogëlimit të importit, përsëri ndeshet në shifra të mëdha. 107 Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Raporti i konsulentëve të ETC në zonën e Korçës, Investment Compact,

105 Eksporti 0 Importi Defiçiti Grafiku 3.23 Eksport-importi i fruta- perimeve Perimet kryesore që prodhohen në Shqipëri janë domatet dhe kastravecët, të cilat përbëjnë më shumë se 80% të prodhimit total. Perimet e kultivuara në stinën e dimrit përfshijnë marulen, spinaqin, karrotën dhe lulelakrën. Volumi i eksportit të perimeve është shumë i limituar dhe të kontrolluara kryesisht nga eksporti i domateve dhe kastravecave. Eksporti i frutave i ka tejkaluar pak a shumë nivelet e qëndrueshme të importit në vitet e fundit. Partnerët tregtarë për importin e frutave janë shumë. Vendet e rajonit: Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia janë furnizuesit kryesorë. Vendet dominuese për eksportin janë Maqedonia, Greqia dhe Hollanda. Çmimet e eksportit dhe importit të perimeve varen nga faktorë të ndryshëm si tipi i produktit, origjina e tij dhe furnizimi total i produkteve të freskëta. Ndryshueshmëria e lartë e sasisë së perimeve të marra është faktori kryesor në luhatjet e çmimeve të perimeve të thara, të ngrira dhe të përpunuara. Çmimet e produkteve të freskëta vendosen në nivel global dhe spekullimi në rezultatin e prodhimtarisë së marrë mund të shkaktojë ndryshime të shpejta në nivelin e çmimeve të perimeve të përpunuara. Tregu për lëngjet e frutave është shumë konkurrues. Megjithatë ka mundësi veçanërisht për lëngje frutash organike. Gjermania është tregu më i madh për lëngjet e frutave organike me 46% të shitjeve në Evropë e ndjekur nga Franca me 16% dhe Britania e Madhe me 12%110. Tregu i brendshëm për perimet e përpunuara nuk është shumë i madh për shkak të fuqisë blerëse të ulët në Shqipëri. Megjithëse nuk ka detaje për konsumin e brendshëm, të dhënat nga FAO tregojnë se konsumi për frymë është 172 kg në vit. Ky volum është shumë i lartë krahasuar me nivelin evropian, por i krahasueshëm me nivelin e konsumit në vendet përreth. 110 EU Market Survey,

106 Tabela 3.19 Konsumi vjetor për frymë i fruta-perimeve në vendet e BE-së (në kg) Konsumi për Shqipëria Maqedonia Hungaria BE 15 Gjermania frymë (kg/vit) Perime Fruta Burimi: Llogaritjet e bëra sipas të dhënave nga FAO, ZMP (Gjermani) Kostot për lëndët e para në këtë industri kapin rreth 32% të kostove totale. Kjo shifër duket shumë e ulët në krahasim me atë të konkurrentëve. Në Bullgari në industrinë e konservimit lëndët e para kapin rreth 70% të kostove të prodhimit. 66% e firmave të vogla përpunuese shesin produktet e tyre në tregun vendas. Ndër firmat udhëheqëse në industrinë e përpunimit të perimeve është dhe firma Kërmilli në afërsi të Korçës. Kjo është një firmë e madhe me pajisje moderne. Ajo importon një pjesë të konsiderueshme të lëndëve të para nga vendet fqinje dhe shet pjesën më të madhe të prodhimit të saj në vendet e Evropës Perëndimore dhe Greqi. Mjedisi i biznesit Mjedisi i biznesit është relativisht stabël. Investimet e mëdha të bëra kohët e fundit kanë çuar në një zgjerim të kapacitetit përpunues. Aktualisht industria ballafaqohet me probleme nga ana e furnizimit. Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë dhe volumin e furnizimit, kjo akoma përbën një pikë të dobët që i detyron përpunuesit të importojnë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të tyre. Pozicioni i përpunuesve kundrejt furnizuesve të tyre nuk është shumë i fortë. Me sa duket kjo mund t i atribuohet opsioneve alternative për fermerët si shitja e produkteve të freskëta në tregjet informale lokale. Rivaliteti konkurrues karakterizohet nga: Konkurencë për lëndët e para Mungesa e cilësisë Kosto të ulëta operuese Kërcënimi nga hyrësit e rinj paraqet një rrezik të ulët per faktin që: Në industri ka lojtarë të fuqishëm financiarisht Futja në burimet e brendshme është e vështirë Kostot e hyrjes janë të larta Zvendësuesit paraqesin deri diku një rrezik mesatar, që vjen nga: Sasi të mëdha të perimeve të importuara Sistemet informale Fuqia e blerësve është mesatare sepse: Janë të vegjël në tregun e brendshëm 106

107 Ekziston rreziku i hyrjes së formateve të mëdha Klientët në tregjet eksportuese janë të mëdhenj Marka është e dobët Fuqia e furnitorëve konsiderohet mesatare sepse: Nuk janë të mirëorganizuar Janë të vegjël nga madhësia Kanë volum të vogël prodhimi Importi e kalon masën prej 80% Ka mungesë të cilësisë në produktet që ofrojnë Kërcënimi i hyrësve të rinj Furnizuesit -Mosorganizim i mirë -Furnizues të vegjël -Volum i vogël prodhimi -Mungesë e cilësisë -Importet mbi 80% -Hyrja në burimet e brendshme është e vështirë -Lojtarë të fuqishëm financiarisht -Kosto të larta të hyrjes Risk i ulët Rivaliteti konkurrues -Konkurrencë për lëndët e para -Cilësi e ulët Risk -Kosto të ulta operative mesatar Risk mesatar Blerësit -Blerës të shumtë e të vegjël -Rreziku i hyrjes së formateve të mëdha të shitjes Risk me pakicë -Mungesë mesatar markash -Eksport: klientë të mëdhenj Zëvendësuesit - Pure frutash dhe perimesh e importuar -Sistemet informale Figura 3.3 Vlerësimi i fuqisë së forcave konkurruese në industrinë e përpunimit të fruta-perimeve Nga analiza e bërë për këtë industri mund të themi se kushtet fizike të rritjes në Shqipëri dhe veçanërisht në rajonin e Korçës janë të përshtatshme për prodhimin e perimeve. Produktiviteti i lartë dhe hershmëria janë asete me vlerë. Megjithatë organizimi i prodhimit primar është një nga sfidat kryesore për investime në zinxhirin furnizues. Mundësitë mund të gjenden në mekanizmat për përmirësimin e organizimit të zinxhirit të vlerës si psh në depot ftohëse rajonale, të kombinuar ndoshta me përpunime bazë si klasifikimi dhe pastrimi. Megjithatë eksperienca e 107

108 përpunuesve të mëdhenj me furnizuesit vendas ka treguar se proçesi i konsolidimit të lëndëve të para mbetet një pengesë reale. Përpunuesit industrialë të perimeve kanë një model fleksibël biznesi. Sot ata përmbushin një pjesë të mirë të nevojave të tyre nga vendet fqinje, kryesisht nga Maqedonia. Kjo tregon se sektori primar shqiptar shpesh nuk është aq konkurues sa duhet111. Niveli i lartë i konsumit për frymë i frutave dhe perimeve të freskëta është në të njëjtën kohë një mundësi dhe një rrezik. Si përfundim mund të themi se: Industria e përpunimit të frutave dhe perimeve ofron disa potenciale për investitorët. Në terma afatshkurtra, pengesa serioze pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit: zinxhirët e dobët të furnizimit ballafaqohen me një konkurrencë të lartë me importet dhe aspektet strukturore të sektorit. Prandaj për të reduktuar këto pengesa nevojiten përpjekje të konsiderueshme. Investimet në këto firma janë të konsiderueshme, gjithashtu ato kanë kryer programe zgjerimi dhe modernizime të konsiderueshme vitet e fundit. Zgjerimi i mëtejshëm i burimeve dhe shitjeve është objektivi kryesor i tyre në të ardhmen e afërt. Pra, mund të themi që tregu i brendshëm për fruta dhe perime është i kufizuar, por pritet të rritet. Tregu evropian për perimet e përpunuara është tepër konkurrues. Oferta e brendshme për lëndët e para është e keqorganizuar dhe e fragmentuar. Megjithatë një numër i vogël i firmave kanë marrëdhënie tregtare që mund të çojnë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. 3.5 Situata aktuale dhe domosdoshmëria e kooperimit brenda sektorit. Sektori i agrobiznesit në rajonin e Korçës ka shumë probleme që kanë të bëjnë me kënaqjen e kërkesës së konsumatorëve për prodhime ushqimore, përmirësimin e ekuilibrit eksport import, orientimi i këtij sektori më shumë nga tregu, rritja e konkurrencës së produkteve vendase në tregjet kombëtare e ndërkombëtare, ndryshimi në aktivitetet e marketingut etj. Rajoni ka një avantazh krahasuar me vendet e tjera sepse për zhvillimin e këtij sektori në rajon ekzistojnë burime të mëdha natyrore lëndësh të para dhe fuqia punëtore është e kualifikuar e me kosto pune relativisht të ulët. Një tjetër avantazh për këtë sektor është imazhi pozitiv për produktet vendase që preferohen nga konsumatorët. Produktet vendase janë më të preferuara për freskinë, shijen dhe të qënurit e tyre organike. Por aktualisht ky sektor ndeshet me vështirësitë që po shkaktojnë për bizneset vendase zbatimi i MTL-ve me vendet e Ballkanit të cilat bëjnë që produktet vendase të ekspozohen ndaj produkteve të huaja me cilësi më të lartë. Vendet fqinjë kanë më tepër eksperiencë në biznesin privat dhe prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh. Cilësia e këtyre produkteve jo gjithmonë ështe më e lartë se ajo e produkteve shqiptare, por strategjitë e marketingut që të huajt përdorin janë shumë më të sofistikuara se strategjitë vendase. Bizneset e huaja, duke qënë të 111 Albanian Foreign Investment Promotion Agency, (2007). Agricultural and Agribusiness in Albania 108

109 hapura ndaj konkurrencës për një periudhë të gjatë, janë shumë të përqëndruara në përmirësimin e vazhdueshëm të strategjive të produkteve dhe marketingut të tyre112. Përveç kësaj, ashtu siç e theksuam më lart, disa industri të rajonit, varen shumë nga lënda e parë e importuar nga vendet fqinjë (si për prodhimin e birrës, verës, konjakut etj). Kostot e transportit që duhen për importimin e lëndëve të para, detyrimet doganore dhe prodhimtaria e ulët vendase bëjnë që prodhimet shqiptare të kenë kosto më të lartë e rrjedhimisht çmime më të larta duke u konkurruar fort nga produktet e ngjashme të importuara. Pra, rajoni i Korçës ka disa disavantazhe krahasuar me konkurrentët e huaj : [1] Ndërmarrjet e huaja kanë kapacitet prodhimi më të lartë dhe përfitojnë nga ekonomitë e shkallës. Kjo sjell kosto më të ulët prodhimi dhe rrjedhimisht çmime më të ulta. [2] Ekonomitë e vendeve fqinje si Greqia dhe Maqedonia kanë sisteme prodhimi më të avancuara dhe teknologji më moderne. Bizneset shqiptare përdorin shpesh teknologji të vjetëruar. [3] Kompanitë e huaja shpesh përdorin lëndë të parë vendase me kosto të ulët ndërsa industria rajonale e përpunimit agrar shpesh përdor lëndë të para të importuara duke bërë që çmimet e produkteve të tyre të jenë më të larta. [4] Ekonomitë e vendeve fqinjë janë zhvilluar si ekonomi të tregut të lirë shumë më shpejt se ekonomia shqiptare. Kjo ka bërë që ato të kenë përmirësuar vazhdimisht aftësinë e tyre konkurruese. [5] Kjo përvojë më e madhe në ekonominë e tregut i ka ndihmuar të përmirësojnë marketingun e produkteve të tyre, produkte të paketuara dhe të etiketuara shumë më mirë se produktet shqiptare. [6] Ekonomitë fqinje kanë një shkallë të lartë të diversifikimit të produkteve gjë që mungon për bizneset shqiptare. Një industri moderne dhe konkurruese është çelësi për zhvillimin e zonave rurale sepse ajo do të sigurojë një hapësirë për produktet bujqësore duke i lejuar fermerët të kalojnë nga të prodhuarit për konsum familjar në të prodhuarit për treg, në kushte më të njohura dhe më të sigurta. Pa rritje në industrinë përpunuese, prodhimi bujqësor do të kufizohet në kërkesën lokale për prodhime të freskëta dhe avantazhi relativ i rajonit në punën intensive do të mbetet i pashfrytëzuar. Sektori i agropërpunimit duhet të kthehet në një sektor prioritar dhe jetik për zhvillimin e rajonit në tërësi dhe të zonës rurale në veçanti por ekzistenca e një industrie konkurruese për përpunimin agrar kërkon që të krijohen avantazhe ndaj konkurrentëve. Rrugët nëpërmjet të cilave do të bëhet e mundur kjo janë: rritja e madhësisë së firmave; përkrahja e grupeve brenda sektorit të përpunimit bujqësor (cluster); krijimi i strukturave grumbulluese, përpunuese, tregëtuese dhe eksportuese si pjesë e zhvillimit kompleks të agrobiznesit; tërheqja e investimeve të huaja direkte etj. 112 Civici, A., (2003). The Situation and Competitiveness Level of the Agro-food Sector in Albania. 109

110 Clusterat si rrugë efikase për kooperim. Vitet e fundit strategjitë ndihmëse të clusterave kanë qenë shumë të suksesshme jo vetëm në vendet e vogla anëtare të BE-së, por edhe për ekonomitë e shteteve të mëdha anëtare. Avantazhi thelbësor i një cluster-i konsiston në përmirësimin e furnizimit dhe në krijimin e faktorëve të prodhimit nëpërmjet bashkëpunimit. Konkurrenca nënkupton që firmat e një sektori, rajoni apo vendi mund të mbrojnë me sukses vetveten në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Konkurrenca rritet nëpërmjet një politike të duhur strukturore, një politike konkurruese funksionale, infrastrukture të përshtatshme, faktorëve të prodhimit të cilësisë së lartë, firmave efiçente, klientelës kërkuese si dhe manaxhimit fleksibël dhe kopetent të firmave. Në stadin aktual të zhvillimit global të ekonomisë dhe të rritjes së konkurrencës firmat agroindustriale të rajonit dhe jo vetëm, duhet të përshtaten dhe të jenë më fleksibël përsa u takon tregjeve, produkteve, teknologjive dhe organizimit. Në mënyrë individuale NVM-të janë shpesh të paafta për të kapur mundësitë që ofron tregu, sepse këto kërkojnë sasi më të mëdha prodhimi, standarte homogjene dhe furnizim të rregullt. Ato ndeshin vështirësi për shfrytëzimin e ekonomive të shkallës në blerjen e inputeve dhe në përdorimin e shërbimeve financiare dhe atyre të konsulencës. Përmasat e vogla përbëjnë gjithashtu një vështirësi për realizimin e funksioneve të tilla si trajnimi, logjistika dhe pengon ndarjen e specializuar dhe efektive të punës midis firmave, gjëra këto që përbëjnë treguesit kryesorë të dinamizmit të aktivitetit të një firme. Organizimi në cluster shihet si një mundësi për të kapërcyer pengesat që rrjedhin nga madhësia e firmave dhe për të pasur sukses në një treg më konkurrues. Përkrahja e grupeve ka dhënë rezultate pozitive në vendet ku ajo është zbatuar. Krijimi i marrëdhënieve ndërmjet bizneseve të përfshira në zinxhirin e vlerave të shtuara për produktet, ka patur një ndikim pozitiv në lidhje me avantazhet konkurruese në të tre nivelet ku është zbatuar: në nivel kombëtar, rajonal dhe komercial113. Zonat e mundshme të veprimit për një strategji ndihmëse të orientuar nga cluster-i janë: Njohja me përfitimet e firmave në cluster Këshillimi në zhvillimin e zinxhirit të vlerës me partnerë të vendit dhe të huaj Futja e sistemeve të manaxhimit të cilësisë Mbështetja e përpjekjeve për rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostos Përgatitja e një strategjie të përbashkët marketing për tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare Mbështetja për zhvillimin e produkteve dhe futja në tregje të reja Mbështetja për institucionet që ndihmojnë në forcimin e kooperimit midis firmave Prania e furnizuesve vendas, teknologjia moderne, institucionet kërkimore dhe infrastruktura efektive institucionale dhe ligjore lehtëson një reduktim në kostot operacionale për bizneset dhe për rrjedhojë rrit nivelin e konkurrencës. Rritja e 113 Brown, R., (2001). Clusters, Innovaton and Investment 110

111 konkurrencës brenda dhe jashtë kufijve për firmat agropërpunuese të rajonit nxjerr në pah nevojen e kooperimit në zinxhirin e vlerës. Zhvillimi i zinxhirit të vlerës dhe shfrytëzimi i përbashkët i burimeve rezultojnë në efektet e sinergjisë, të cilat do të çojnë në reduktimin e kostos, rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e shitjeve, nëpërmjet diversifikimit të tregut dhe zgjerimit të shitjeve në tregjet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Një cluster i sjell së bashku shumë sipërmarrje. Në këtë mënyrë gjëra që mund të kushtojnë shumë kur i bën vetëm një kompani, në mënyrë kolektive do të kushtojnë shumë më pak. Ndërmarrjet mund të bëjnë shumë progress në këtë mënyrë114. Grupe të tilla mund të krijohen veçanërisht në dy industri të rëndësishme të rajonit: përpunimi i mishit dhe përpunimi i fruta perimeve. A. Industria e përpunimit të mishit Ndërmjet ofruesve vendas të mishit, bimë mjekësore dhe erëza, përpunuesve të mishit, kompanive të paketimit dhe një instituti kërkimor mund të krijohet një zinxhir i vlerës së shtuar. Në rajonin e Korçës kemi një përpjekje në këtë drejtim për një integrim të pjesshëm vertikal. Ofruesit vendas të mishit, fabrika e erëzave, fabrika e prodhimit të sallamit e cila edhe e paketon produktin e prodhuar si dhe instituti kërkimor që ekziston në rajon, formojnë një grup të tillë. Por problem mbetet sasia e ofruar e mishit e cila nuk arrin dot të përballojë kërkesën, duke hapur shteg për importin e lëndës së parë. Kjo mund të kapërxehet nëpërmjet krijimit të fermave të mëdha të cilat mund të përmirësojnë zinxhirin dhe koncepti i grupit mund të zbatohet nëpërmjet një proçesi të mirëorganizuar, i mbështetur nga institucionet përkatëse të biznesit. B. Industria e përpunimit të frutave dhe perimeve Edhe në këtë rast problem mbetet sigurimi i lëndës së parë në vend pasi prodhuesit vendas të fruta perimeve janë ende të dobët në treg. Kjo bën që lënda e parë të importohet. Megjithëse ka pak kompani përpunuese të frutave në rajon produktet e tyre kanë imazh të mirë në treg dhe pëlqehen nga konsumatori. Si një shembull për përpjekjet e konsiderueshme për integrim merret firma Rilindja, e cila po investon drejt lëndëve të para cilësore në vend (investime në vreshtari). Fuqizimi i prodhuesve vendas duke mbështetur projektet e zhvillimit të këtij sektori si nga pushteti lokal apo edhe organizata ndërkombëtare që janë aktive në rajon, do të fuqizojë grupin e bizneseve që do të bashkëpunojnë në këtë industri, do të sjellë rritjen e pozicionit të prodhuesve në treg i cili aktualisht është i dobët. Për të rritur konkurrencën e produkteve vendase krahas zhvillimit të prirjeve clusterizuese nëpërmjet nxitjes dhe përkrahjes së bashkëpunimit ndërmjet fermerëve dhe firmave agropërpunuese duke përdorur sistemin e kontratave ose forma të tjera, është e nevojshme të ndiqen edhe strategjitë e mëposhtme: Rritja e gamës së llojshmërisë së produktit nëpërmjet strategjive të zhvillimit të produktit. 114 Kevin X. Murphy. President i J.E. Austin Associates. Gazeta Ekonomia,

112 Rritje e kapacitetit të bizneseve vendase dhe përmirësim i efiçencës operacionale që do të sjellë përfitimet e ekonomisë së shkallës, kosto e ulët, çmim i ulët. Përmirësimi i strategjive të marketingut duke përmirësuar standartet higjenike, paketimin modern dhe tërheqës, etiketimin informues, ofrimin e markave origjinale të qarkut dhe çertifikatave të cilësisë. Përdorimi i teknikave moderne të reklamimit dhe materiale të tjera promocionale si dhe rritja e elementëve të cilësisë (vula e cilësisë, logo e rajonit, bar-kodi) Kështu, këto strategji do të forcojnë pozicionin e prodhimit vendas bujqësor si në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit. Gjithashtu duke pasur parasysh rritjen e konkurrencës brenda dhe jashtë vendit nga njëra anë dhe sigurinë ushqimore nga ana tjetër, tendencat drejt përmirësimit të kooperimit vertikal, sigurisht që do të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e pozicionit të firmave të rajonit në tregjet ekzistuese dhe futjen në tregje të reja në një të ardhme të afërt. Në këtë kontekst ekziston një nevojë në rritje për përmirësimin e bashkëpunimit horizontal, vertikal dhe lateral me qëllim ruajtjen dhe rritjen e konkurrencës, veçanërisht në lidhje me organizimin efikas të prokurimit dhe shitjeve për të rritur produktivitetin dhe ulur kostot si dhe kontrollit më të mirë të cilësisë që nga lëndët e para deri tek produkti përfundimtar në kuptimin e manaxhimit efikas të zinxhirit furnizues ushqimor115. Për të gjithë zinxhirin është e rëndësishme që partnerët të përfshihen në mënyrë aktive dhe mjaft fleksibile për t'iu përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimeve të tregut. Kjo përgjigje e shpejtë ndaj ndryshimeve të tregut kërkon zhvillimin e një strategjie të përbashkët, bashkëpunimi të fuqishëm, integrimi zinxhir, komunikimi dhe bashkërendimit të aktiviteteve dhe proçeseve të biznesit. Domosdoshmëria e integrimit vertikal në firmat agropërpunuese Firmat që veprojnë në industrinë agropërpunuese, shpeshherë janë të ekspozuara ndaj risqeve që lidhen me ofertën e lëndëve të para apo shitjet e produkteve, sepse përgjithësisht ato nuk janë të integruara vertikalisht, qoftë dhe pjesërisht. 80% e firmave agropërpunuese e importojnë lëndën e parë për prodhimin e produkteve të tyre, ndërkohë që vetëm 20% punojnë me lëndë të parë vendase. Kjo për arsye të ndryshme që kanë të bëjnë me koston, cilësinë dhe mosplotësimin e kërkesave të firmave agropërpunuese me lëndë të parë vendase. Bazuar te kjo, mund të thuhet se përpjekja për një integrim vertikal më të mirë nga ndërmarjet agroindustriale është një qëllim i rendësishëm i aktivitetit të tyre. Kuptohet lehtë se argumentat për ndjekjen e kësaj strategjie lidhen kryesisht me nevojën për gjetjen e lëndëve të para, për kontrollin e shpenzimeve, për kontrollin e cilësisë të lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare si dhe për shpërndarjen e produkteve konsumatorëve përfundimtarë, për të përfituar nga parimi i ekonomisë së shkallës dhe për të rritur fuqinë e tyre në treg. 115 Në kuptimin e rrjedhës së produkteve nëpërmjet prodhimit bujqësor, industrisë së përpunimit dhe marketingut / shitjes. 112

113 Integrimi vertikal nënkupton kontrollin e plotë të ndërmarjes në të gjitha fazat e prodhimit të produktit përfundimtar116. Bazuar në këtë përkufizim, arrihet në përfundimin se sa më i madh të jetë numri i stadeve të prodhimit që kontrollohen nga ndërmarja, aq më i lartë do të jetë niveli i integrimit vertikal. Integrimi vertikal është i nevojshëm dhe nënkupton një mundësi potenciale për një zhvillim më të shpejtë të ndërmarjeve agropërpunuese117. Për të ndjekur këtë strategji para së gjithash, vetë ndërmarjet duhet të vlerësojnë nëse përballen me probleme të tilla si furnizimet me prodhimin e brendshëm, probleme me format aktuale të organizimit të prodhimit në bujqësi, vështirësitë me furnizimin bujqësor për shkak të politikave fiskale, mungesës së partneriteteve me fermerët në treg, mos kryerjen e kontratave, mungesa e politikës mbështetëse për avantazhe konkurruese, vështirësi në kapacitetet prodhuese etj Së dyti, nevoja e ndjekjes së kësaj strategjie lidhet me kostot e transaksionit dhe administrimit. Analiza çon në përfundimin se të gjitha industritë agropërpunuese përballen me vështirësitë e mësipërme gjatë aktivitetit të tyre dhe kjo është arsyeja kryesore pse kërkohet kaq shumë integrimi vertikal i lëndëve të para dhe konsumatorëve. Meqë shitja e produkteve nga prodhuesi deri te konsumatori final përfshin faza të ndërmjetme, të emërtuara në mënyra të ndryshme sipas zinxhirit të vlerës, integrimi vertikal bën të mundur që një ndërmarje të kontrollojë secilën nga fazat e zinxhirit të vlerës si zhvillimi i produktit të ri, prodhimi, marketingu, shpërndarja, shitja me shumicë dhe pakicë dhe së fundi shërbimet që lidhin produktet me klientët. Shpesh ndodh që këto faza janë të ndara nga njëra- tjetra në kuptimin që ato mbulohen nga biznese të ndryshme. Në raste të tilla kalimi nga një fazë në tjetrën krijon koston e transaksionit që shmanget nga integrimi vertikal, krijon kostot e administrimit, sepse edhe kur këto faza i përkasin të njëjtës ndërmarrje, ato duhet të administrohen. Jo vetëm në nivel teorik, por dhe nga një sërë studimesh, tregohet se kostot e transaksionit janë relativisht më të larta se kostot e administrimit. Kjo është dhe arsyeja se pse kordinimi i disa prej fazave të mësipërme brenda së njejtës ndërmarrje (integrimi vertikal) konsiderohet si vendimi më racional. Duke vlerësuar ndërmarjet agropërpunuese të rajonit mund të arrihet në përfundimin se ka ndodhur vetëm një integrim i pjesshëm në stadin aktual të zhvillimit që vonon maksimizimin e fitimit të integrimit vertikal. Faktorët më të rendësishëm që ndikojnë në fuqizimin e integrimit vertikal dhe për rrjedhojë efiçencën brenda një ndërmarrjeje, lidhen me përmirësimin e teknologjive të komunikimit dhe informimit dhe zhvillimin e shpejtë të parimeve dhe rregullave të manaxhimit. Duke analizuar situatën dhe mjedisin në të cilin veprojnë ndërmarrjet agropërpunuese ka një sërë faktorësh që flasin në favor të integrimit vertikal të ndërmarjeve agropërpunuese. Disa prej tyre janë: Mungesa e informacionit në lidhje me tregun për shitjen e produkteve të ndryshme. Një sërë firmash nuk i vlerësojnë shpenzimet për marketingun dhe reklamimin e produkteve të tyre në mënyrë që të njihen nga blerësit Kume, Vasilika. Manaxhimi Strategjik. (2007) World Bank, (2005). Case Studies. The Dynamics of Vertical Coordination in Agrifood Chains in Eastern Europe 113

114 Mungesa e kontratave dhe vështirësitë për kryerjen e detyrimeve të shprehura në kontratë Kontratat afatgjata mund të kompensojnë një pjesë të avantazheve të integrimit vertikal. Duke thenë këtë, duhet pasur parasysh se përvoja ka treguar që kryerja e kontratave përballet me vështirësi në kushtet ekonomike aktuale në Shqipëri. Sistemi fiskal. Meqë tatimi mbi vlerën e shtuar paguhet në çdo fazë në të cilën kalon produkti, integrimi vertikal do të reduktojë numrin e fazave, në të cilat paguhet kjo vlerë, që si rrjedhim do të sjellë përfitime për ndërmarrjet e integruara vertikalisht. Konkurrenca. Intgrimi vertikal i bizneseve, që mbulojnë disa faza të aktivitetit ndodh për shkak të nevojës për të zgjeruar aktivitetet dhe për të rritur pjesën e tregut për produktet e tyre. Meqënëse oferta e prodhimit nga bizneset vendase dhe importet është rritur, bizneset kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Edhe ndryshime të lehta në çmim dhe cilësi i bëjnë tregëtarët e shitjes me shumicë dhe pakicë të ndryshojnë ofertën e prodhimit vendas me importet, duke ndikuar në zgjedhjet e konsumatorit. Duke u përballur me këto vështirësi në shitjen e produktit, sipërmarjet duhet të kuptojnë dhe vlerësojnë nevojën për integrim vertikal Kapacitet i ulët blerës për shitësit me pakicë. Shpeshherë shitësit nuk e paguajnë furnizuesin në kohën e blerjes, por pas shitjes. Ata gjithashtu ua kthejnë furnizuesve dhe pjesën e pashitur të produkteve. Kjo lloj marrëdhënie ka anët negative të saj, sepse shitësit me pakicë që përdorin metodën e pagesës së mëvonshme nuk janë shumë të interesuar të shesin produktet. Pra ne mund të themi se prodhuesit marrin përsipër një risk të pajustifikuar, i cili normalisht duhet të bjerë mbi tregëtarët e vegjël që zotërojnë dyqanet. Kështu shitësit me pakicë kanë më shumë përfitime se vetë prodhuesit. Shpeshherë prodhuesit zbulojnë se produktet në dyqanet e shitjes me pakicë iu shiten konsumatorëve 1,5-2 herë më shumë se çmimet e vëna nga prodhuesit. Në raste të tilla prodhuesit duhet të bindin tregëtarët që të ulin çmimet e shitjeve me pakicë, për të pasur një qarkullim më të shpejtë të produkteve. Cilësia e të mirave dhe siguria e tyre. Shumë njësi të shitjes me pakicë nuk kanë kushtet e nevojshme për ruajtjen e produktit, duke sjellë shpesh uljen e cilësisë së tyre. Konsumatorët jo gjithmonë e kuptojnë që kanalet e shpërndarjes janë fajtorë për reduktimin e cilësisë së të mirave dhe vetëm zëvendësojnë produktin me një tjetër. Falsifikimi i produkteve. Shpeshherë prodhues të jashtëligjshën përdorin etiketat e firmave të tjera. Këto produkte u jepen shitësve me pakicë me çmime më të ulta se ato të firmave të liçensuara. Kështu që eshtë e domosdoshme që firmat të kenë njësitë e veta të shitjes me pakicë, që do të paraqesin një hap më tej drejt integrimit vertikal. Duke iu referuar faktit që industria agropërpunuese në rajonin e Korçës është përqëndruar afër zonave të prodhimit bujqësor, themi me bindje se kushtet gjeografike për intensifikimin e kooperimit vertikal dhe horizontal janë të mira. Planifikimi dhe zbatimi i masave të përshtatshme do të bëjë të mundur një dialog strategjik midis qeverisë dhe firmave agropërpunuese. Objektivi i parë është përgatitja e propozimeve për rritjen e konkurrueshmërisë, sidomos përmes zhvillimit të zinxhirit të vlerës. Gjithashtu mund të përdoren masa këshilluese të orientuara në formimin e 114

115 klasterave, nga grupe pune të cilat mund të ulen në tryezë të përbashkët me firmat dhe organizatat përkatëse përfaqësuese për të shkëmbyer informacionin dhe për zhvillimin e ideve për një kooperim më të mirë. Në fund të fundit ata mund të punojnë drejt një konceptimi të përbashkët të një strategjie ndihmëse të orientuar nga klasteri. Analiza e konkurueshmërisë dhe stadi aktual i aktiviteteve të përbashkëta tregon se rritja e bashkëpunimit midis firmave, si një mundësi për formimin e strukturave të klasterit, është një përgjegjësi adekuate e industrisë agropërpunuese përballë sfidave që rezultojnë nga globalizimi i tregjeve dhe rritja e fuqisë së konsumatorëve në treg. Zhvillimi në zinxhirin e vlerës dhe përdorimi i përbashkët i burimeve rezulton në efektet e sinergjisë, të cilat çojnë në uljen e kostos, rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e shitjeve permes diversifikimit të tregut dhe zgjerimit të shitjeve në tregjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Tërheqja e investimeve të huaja në sektorin e përpunimit ushqimor Investimet e huaja mund të jenë të shumanshme dhe mund të marrin forma të ndryshme. Mund të jetë si ofrim ekspertize, kapitali, tregu apo teknologjie dhe duhet të prodhojnë standarte të larta të cilësisë së produkteve. Qeveria qëndrore do të ndihmojë në këtë drejtim duke lehtësuar proçedurat e regjistrimit për investitorët e huaj dhe duke i ndihmuar ata për të marrë liçencat dhe lejet e nevojshme si dhe duke ofruar shërbime të ndryshme, duke përmirësuar politikën e taksave për investimet në makineri, në sektorin e prodhimit, duke hequr apo reduktuar TVSH për makineritë për veprimtarinë e kompanive që operojnë në fushën e prodhimit, etj. Për të përkrahur aftësitë e bizneseve vendase dhe avantazhet krahasuese të rajonit duhet të përfshihen në këtë proçes krahas qeverive vendore edhe institucionet dhe specialistët privatë. Duke përdorur sinergjinë ndërmjet gjithë aktorëve krijohet një situatë e favorshme që stimulon rrjedhën e investimeve të huaja në rajon. Krahas punës që duhet bërë për krijimin e një imazhi pozitiv për rajonin që të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj edhe bizneset nga ana e tyre duhet të reflektojnë në nivelin e tyre të zhvillimit ekonomik dhe duhet të marrin pjesë në përcaktimin e strategjive që do të ndjekë rajoni në këtë drejtim Analiza SWOT e sektorit në rajonin e Korçës Analiza SWOT ka të bëjë me identifikimin sistematik të fuqive, dobësive, shanseve dhe kërcënimeve të sektorit. Analiza SWOT e sektorit të agrobiznesit ndihmon sipërmarësit të hartojnë strategji që mbështeten në fuqitë dhe mundësitë e tyre dhe në minimizimin apo shmangien e dobësive dhe kërcënimeve. Ajo është një nga teknikat që ndihmon për krijimin e një pozicioni të fuqishëm konkurrues të këtij sektori. Nga studimi që iu bë sektorit të agrobiznesit në rajonin e Korçës, teknologjisë së përdorur, operacioneve, marketingut, strategjive të përdorura e më gjerë identifikuam objektivisht fuqitë, që i japin asaj avantazhe në tregjet operuese dhe dobësitë që dëmtojnë rezultatet e saj. 115

116 Fuqitë dhe Dobësitë Sektori i agrobiznesit karakterizohet nga disa tipare pozitive që rrjedhimisht mbështesin progresin e tij dhe njëkohësisht përbëjnë dhe anët e forta të tij. Fuqitë Bujqësia dhe agropërpunimi janë thuajse një sektor tërësisht privat, gjë që përbën garancinë bazë për iniciativën e lirë zhvilluese. Sipërmarrja e lirë ka krijuar dhe do të krijojë edhe në të ardhmen shanse të mëdha për inovacion, mbështetje konstante nga partnerët ndërkombëtare dhe operatorët e ndryshëm të tregut fianciar në zhvillim. Sipërmarrja e lirë është garancia më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare. Popullsia bujqësore e edukuar relativisht mirë, fuqia punëtore e kualifikuar dhe me kosto pune relativisht të ulët premton për efektivitet dhe produktivitet të kënaqshëm në bujqësi. Rajoni i Korçës ka një traditë bujqësore të vjetër dhe me vlerë, e cila ndihmon efektivisht në planifikimet strategjike zhvilluese dhe premton që bujqësia do të zërë një vend të rëndësishëm në ekonomi edhe në të ardhmen. Pozicionimi i mirë në tregun lokal dhe imazhi lokal i ndërtuar mirë iu japin mundësi firmave agropërpunuese të hartojnë strategji rritje në tregje të reja dhe në zhvillimin e klientëve të rinj. Sektori vuan edhe nga disa dobësi të brendshme, të cilat jo vetëm luajnë një rol negativ në ritmet e zhvillimit, por edhe i japin atij disa tipare karakteristike. Dobësitë Ferma e vogël dhe e fragmentizuar. Dihet së kjo e ka burimin tek potenciali i pakët i tokës bujqësore në Shqipëri, por edhe në tiparet e reformës së tokës që u krye pas vitit Kjo dobësi ka luajtur dhe pritet të luajë rol kyç frenues në zhvillimin e tregut të kredive për fermerët, të marketingut agrar dhe të industrisë përpunuese, por edhe për investimet e huaja direkte në bujqësi. Një numër shumë i madh fermerësh të vegjël dhe të diversifikuar, janë padyshim një dobësi e sektorit. Për pasojë, menaxhimi i sektorit është më i vështirë, administrimi i mbështetjes është më i kushtueshëm, rregullimi i sektorit vështirësohet së tepërmi. Mungesa e ndjeshme e mbështejes financiare shtetërore të drejpërdrejtë. Në këto vite fermeri shqiptar ka pasur më shumë mbështetje indirekte: privatizimi, liberalizimi, infrastruktura, këshillimi, kredi për mjete, grante, zakonisht në masë dhe numër të kufizuar dhe jo nga shteti. Nuk ka pasur kredi apo subvencione të drejpërdrejta, jo politika të drejtpërdrejta të produkteve, të inputeve bujqësore, të tokës, të eksporteve, etj Brezi i ri nuk është sa duhet i apasionuar pas bujqësisë, gjë që mund të krijojë probleme të trashëgimisë së traditës, duke shkaktuar efekte mbi zhvillimin e qendrueshëm të burimeve prodhuese, kryesisht të tokës bujqësore. Mungesa e bashkëpunimit midis stakeholders në sektor ka ndikuar drejtpërsëdrejti në aftësitë jo të mira konkurruese të tij. 116

117 Marketingu i dobët i produkteve (buxheti i marketingut ka qënë i kufizuar dhe janë zgjedhur rrugë jo shumë efikase dhe pak të kushtueshme). Pavarësisht avantazheve natyrale që kanë produktet tona (freskia, shija etj), strategjitë e marketingut që të huajt përdorin janë shumë më të sofistikuara se strategjitë vendase. Kjo domosdoshmërisht ndikon negativisht në ballafaqimin e tyre me produktet e huaja. Imazhi i kufizuar në tregjet ndërkombëtare është i lidhur me faktorët e lartpërmendur. Produktet tona nuk ofrojnë cilësi dhe siguri për këto tregje. Shanset dhe kërcënimet Nëpërmjet analizës së mjedisit (politik, ekonomik, social, teknologjik) u identifikuan situatat e favorshme dhe të pafavorshme për sektorin Shanset Pozicioni gjeografik dhe kushtet klimatike, mikroklimatike dhe tokësore të përshtatshme, shumë të favorshme për sigurimin e lëndës së parë, resurset biologjike të pasura dhe të larmishme, të cilat janë bazë për aktivitete bujqësore të shëndetshme dhe produktive, e bëjnë rajonin e Korçës tepër të favorizuar për zhvillimin e sektorit të agrobiznesit. Mbështetja e konsiderushme teknike dhe financiare nga organizatat ndërkombëtare (GTZ, SIDA) përbën një shans për zgjidhjen e problemeve dhe situatave të vështira dhe krijimin e premisave të reja për zhvillime më efektive dhe më të qendrueshme. Programet mbështetëse të qeverisë për sektorin e agrobiznesit në përgjithësi, me efekte të ndjeshme në marketingun e produkteve, investimet e mëdha në potencialin e pashfrytëzuar të agropërpunimit (veçanërisht në zonat rurale), mbështetja për nxitjen e bashkëveprimit reciprok të fermerëve, investimet e kryera dhe ato të programuara për tregjet me shumicë dhe tregjet rurale, asistenca shtetërore këshilluese dhe orientuese dhe nga aktivitetet kontrolluese dhe çertifikuese të shtetit, përbëjnë një shans tjetër edhe për rajonin e Korçës. Njëkohësisht, një sërë rreziqesh kërcënojnë që zhvillimet në sektorin bujqësor dhe atë agropërpunues të jenë më të ngadalta ose më të pasigurta. Natyrisht shmangja e këtyre rreziqeve do të ishte jetike për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të sektorit. Kërcënimet Mirëqënie e dobët ekonomike në nivelin konsumator. Bujqësia dhe agropërpunimi mbeten motori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbështetja e pamjaftueshme e saj nga shteti ndikon në shpejtësinë e rritjes ekonomike dhe njëherësh, atë të reduktimit të varfërisë në vend. Konkurenca e pandershme nga prodhimet e paliçensuara që ofrojnë produkte me çmime të ulta. Produkte të tilla qarkullojnë ende në tregun lokal. Konkurenca nga mallrat e importit, sidomos nga vendet fqinje, përbën një rrezik për produktet vendase. Kostot e transportit për importimin e lëndëve të para, dhe prodhimtaria e ulët vendase bëjnë që prodhimet shqiptare të kenë 117

118 kosto më të lartë e rrjedhimisht çmime më të larta duke u konkurruar fort nga produktet e ngjashme të importuara. Liberalizimi i tregjeve që favorizon importet e lëndëve të para pa taksë doganore. Duke iu referuar analizës së mësipërme lidhur me identifikimin e fuqive, dobësive, shanseve dhe kërcënimeve për sektorin e agrobiznesit në rajonin e Korçës, i rëndësishëm është përcaktimi i strategjive që duhen ndjekur duke synuar maksimizimin e fuqive dhe shanseve dhe minimizimin e dobësive dhe kërcënimeve. strategjia e integrimit vertikal dhe horizontal do të rritnin përfitimet e firmave të këtij sektori, si rezultat i arritjes së ekonomisë së shkallës. strategjia e diversifikimit të produkteve të firmave agropërpunuese do të çonte në plotësimin e nevojave të konsumatorëve për produkte të reja të firmave. strategjitë ndihmëse të orientuara nga klasterat do të sillnin përfitime për firmat agropërpunuese si rrjedhojë e efekteve të sinergjisë. Si konkluzion mund të themi se: Sektori i agrobiznesit shqiptar është dinamik. Gjatë viteve të fundit investimet kanë qënë relativisht të qëndrueshme dhe vlera e shtuar është rritur me një ritëm prej 10-15%. Megjithatë pavarësisht nga zhvillimi i shpejtë prodhimi total nuk përputhet me konsumin e brendshëm, i cili plotësohet nga sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore të importuara. Struktura e zinxhirit të furnizimit është një çështje e rëndësishme. Pjesa më e madhe e njësive prodhuese janë të një shkalle shumë të vogël. Pavarësisht konsolidimit në vitet e fundit, piktura e përgjithshme e agrobiznesit shqiptar zbulon se ai është ende i ndarë dhe me produktivitet në një shkalle të vogël krahasuar me ekuivalentët evropianë. Përsa i takon madhësisë së bizneseve sektori dominohet nga firma të vogla, shumica me 5-10 punetorë. Prodhimi primar relativisht i vogël kërkon proçese konsolidimi efiçiente dhe efektive në drejtim të zinxhirit të vlerës që bazohet në vlerën e shtuar. Në shumicën e degëve të sektorit ka një element të dobët që pengon prodhimin efektiv dhe performancën ekonomike të përpunuesve të produkteve ushqimore. Përdorimi i lëndeve të para të importuara shpeshherë është mundësia më e mirë e biznesit. Bizneset dhe hartuesit e politikave të tyre janë të vetëdijshëm për nevojën e stimulimit të kooperimit vertikal dhe horizontal, duke përfshirë dhe konsolidimin. Duke parë tendencat botërore, numri i firmave për çdo degë është në rënie ndërsa volumi i prodhimit për firmë ka erdhur duke u rritur vazhdimisht. Shumica e firmave përpunuese punojnë për tregun e brendshëm dhe lokal dhe sipas standarteve që përputhen me nevojat e këtyre tregjeve. Tregjet e brendshme dhe lokale nuk janë shumë transparente. Roli i strukturave informale dhe aktiviteteve të tregut informal është i rëndësishëm. Për të huajt, 118

119 por dhe për marrëdheniet midis bizneseve dhe investitorët, transparencës përbën një pengesë të rëndësishme për hyrje. mungesa e Shumë kompani të rëndësishme të sektorit të agrobiznesit përqëndrohen në bashkëpunimin ndërkombëtar. Disa prej tyre praktikojnë në mënyrë të suksesshme modelin import-eksport të biznesit: importojnë lëndet e para, i përpunojnë në Shqipëri dhe i eksportojnë produktet përfundimtare. Ky model është i mundshëm sidomos në fusha të caktuara të tregjeve të mishit dhe perimeve domethënë të produkteve të sallamit dhe perimeve të ngrira. Arsyet kryesore për suksesin e këtij modeli biznesi janë kombinimi i pagave të ulta, kostove të ulta të planifikimit të operacioneve dhe operacionet efiçente. Me zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të biznesit çështja e sigurimit të cilësisë së produktit bëhet tepër e rëndësishme. Perceptimi ndërkombëtar i praktikave të bizneseve shqiptare e bën sigurimin e cilësisë një çështje delikate duke i vënë ato përballë sfidave të mëdha. Përsa i takon industrive kryesore të sektorit mund të themi se: Sektori i mishit karakterizohet nga investime modeste në një numër të kufizuar firmash. Nevojiten investime të mëdha kryesisht në drejtim të thertoreve, përpunimit dhe planifikimit të operacioneve. Përshtatja më e mirë është me kompanitë e huaja të një madhësie mesatare në sektorin e mishit që do të krijojnë mundësi rritjeje të tregut shqiptar të mishit. Sektori i perimeve dhe frutave: një numër i kufizuar i mundësive të mira në pak kompani. Në princip kushtet e rritjes së perimeve janë shumë të mira, por problemet strukturore duhet të kapercehen për të garantuar një furnizim të rregullt të cilësisë adekuate të prodhuar. Investimet janë të nevojshme për të përmirësuar planifikimin e operacioneve dhe konsolidimin, në mënyrë që të përputhen furnizimi i brendshëm me kapacitetin e përpunimit dhe për të stimuluar zvendësimin e importit. Sektori i frutave ka një potencial më të vogël për shkak të madhësisë modeste të prodhimit të brendshëm. Sektori i prodhimeve të qumështit karakterizohet nga një nivel i ulët investimesh. Ky sektor është tepër i fragmentuar, gjë e cila ka çuar në kosto relativisht të larta dhe mungesë transparence. Mundësite më të mira për investime janë në sektorin e djathit, një segment tregu në zhvillim. Investime të konsiderueshme nevojiten për modernizimin e operacioneve dhe baxhove në mënyrë që të përputhen me standartet ndërkombëtare të biznesit. 119

120 KAPITULLI I KATËRT IV. PROBLEME TË PUNËSIMIT NË ZONAT BUJQËSORE DHE KONTRIBUTI I ZHVILLIMIT TË SEKTORIT BUJQËSOR NË MIGRACIONIN KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR 4.1 Probleme të punësimit në zonat bujqësore të rajonit të Korçës Situata e përgjithshme e tregut të punës Kushtet dhe mundësitë për rritjen e ritmit të punësimit në zonat rurale të rajonit Modelet e punësimit në fermë 4.2 Migracioni dhe problemet sociale në rajonin e Korçës Migrimi i brendshëm Migrimi ndërkombëtar Remitancat e migracionit Hyrje Burimi kryesor i punësimit në zonat rurale të qarkut të Korçës është bujqësia. Për këtë arsye një nga drejtimet kryesore për rritjen e punësimit pikërisht në këto zona është diversifikimi i prodhimit bujqësor dhe zhvillimi i një bujqësie intensive. Rritja dhe diversifikimi i prodhimit bujqësor, i shoqëruar edhe me ngritjen e njësive të vogla e të mesme industriale për përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale krahas punësimit të forcave të reja të punës do të rrisë edhe të ardhurat e familjeve fshatare. Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i rajonit bëjnë të nevojshme gjithashtu nxitjen dhe motivimin e transferimit të remitancave të migracionit ndërkombëtar nëpërmjet kanaleve formale si dhe nxitjen e përdorimit të tyre më shumë për investime në sektorët prodhues e social. Ky kapitull synon: të analizojë kushtet aktuale dhe mundësitë për rritjen e ritmeve të punësimit në zonat rurale të rajonit të analizojë rolin potencial të punësimit jashtë fermës, por brenda sektorit rural për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale të studiojë ndikimet pozitive të migracionit në jetën ekonomike dhe sociale të rajonit të Korçës 120

121 4.1 Probleme të punësimit në zonat bujqësore të rajonit të Korçës Situata e përgjithshme e tregut të punës E ardhmja e Shqipërisë nuk është jashtë strukturave europiane. Integrimi në BE është aspekti kryesor dhe i domosdoshëm i zhvillimit të përgjithshëm të Shqipërisë. Analiza e zhvillimit ekonomik fokusohet në identifikimin dhe analizën e sfidave kryesore, detyrimeve dhe mundësive të zhvillimit kundrejt karakteristikave specifike dhe zhvillimit aktual të Shqipërisë. Kolapsi i sistemit socialist rezultoi në një kolaps real të sektorëve jobujqësorë dhe në një regresion të bujqësisë. PBB në periudhën shënoi një rënie 44%, ndërsa produkti i përgjithshëm industrial ra në 80%. Rënia e prodhimit bujqësor ishte më pak drastike rreth 25% për periudhën Përpjekjet për të krijuar stabilitetin makroekonomik dhe reformat strukturore pasuan kolapsin ekonomik dhe institucional. Ripërtëritja ekonomike në Shqipëri është realizuar nëpërmjet një transformimi strukturor të madh. Kjo madhësi e këtij transformimi strukturor është e qartë nga norma e rritjes së sektorëve të ndryshëm dhe nga kontributi i tyre tek PBB (tabela 4.1) Tabela 4.1 Struktura e PBB-së sipas sektorëve (%) Vitet Bujqësia Industria Ndërtimi Shërbimet , Burimi: UNSTAT ( për vitet INSTAT ( për vitet Banka e Shqipërisë për vitet Në vendet si Shqipëria bujqësia jep një kontribut të konsiderueshëm në PBB dhe në punësim. Situata në Shqipëri krahasuar me vende të tjera të Ballkanit si Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia paraqitet e veçantë, pasi bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë kombëtare. Ajo përfaqëson rreth 21% të PBB dhe 50% të punësimit total ndërkohë që në vendet e sipërpërmendura bujqësia përfaqëson nga 611% të PBB dhe nga 9-18% të punësimit total Banka Botërore, për vitin

122 Shqipëria Kroacia Maqedonia Mali i Zi Kontributi i bujqësisë në PBB (%) BE 27 Kontributi i bujqësisë në punesim (%) Grafiku 4.1 Pjesa e bujqësisë në PBB dhe punësimin total Pas një rënie fillestare në fillim të viteve 90 bujqësia shqiptare përjetoi për mjaft kohë një zgjerim që u mbështet nga ndryshimet që u bënë si kalimi nga fermat kolektive në ekonomitë private, diversifikimi dhe rritja e përpunimit të produkteve bujqësore. Sidoqoftë ndërsa transformimi strukturor i ekonomisë u konsolidua, kufizimet e tjera në bujqësi si madhësia e vogël e tokës, përdorimi i kufizuar i inputeve moderne, infrastruktura e dobët dhe mundësitë e pakta për të hyrë në treg, kapacitetet e ulta përpunuese dhe mungesa e tregut të përshtatshëm të tokës, rrëzuan qëndrueshmërinë e niveleve fillestare të rritjes dhe kontributi i bujqësisë u zvogëlua119. Ngadalësimi i rritjes së prodhimit bujqësor në rreth 3% në vit për periudhën dhe rritja e kapacitetit prodhues në sektorë të tjerë ka zvogëluar pjesën e bujqësisë tek PBB në 23% në vitin 2006, 18.9 në vitin 2007 dhe 18.5 në vitin Megjithëse ky sektor ka potencial të madh, sipas vlerësimeve më të fundit vazhdon të thithë shumë pak investime, vetëm 0.3% të PBB. Largësia e biznesit bankar dhe problematika e përmendur më lart përbëjnë faktorët kryesorë të kësaj situate. Shqipëria, sipas standarteve europiane, ka një strukturë të re moshore. Popullsia e saj ka një moshë mesatare 31,7 vjeç në krahasim me 40 vjeç që është mosha mesatare në Europë. Më shumë se gjysma e popullsisë është nën 29 vjeç (popullsia 0 14 vjeç përbën 29.3% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa popullsia vjeç përbën 24.1% )120. Pas vitit 1990 ajo njohu dukuri të reja, siç ishte ai i emigracionit, i cili ndikoi mjaft si në strukturën ashtu edhe në ritmet e rritjes së saj. Krahasimet midis rezidencave urbane/rurale, tregojnë se popullsia më e madhe është më shumë e përqëndruar në qytetet e urbanizuara dhe industrializuara. Lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e popullsisë ka ndikuar ndikuar në ndryshimin e raportit të popullsisë qytetare me atë fshatare. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1989, popullsia qytetare përbënte 35.8% të popullsisë gjithësej, kurse sot ajo përbën më tepër se 45% Tabela 4.1 INSTAT Popullsia e Shqipërisë 122

123 Megjithë defiçitet e mëdha të krijuara nga emigracioni i forcës së punës dhe plakjes së vazhdueshme të saj, Shqipëria ende ka një potencial të ri demografik për t u mbështetur në vitet e ardhshme për zhvillimin e saj ekonomik. Popullsia në moshë pune po rritet, dukuri që përbën një sfidë për tregun e punës. Midis viteve pritet një rritje e forcës së punës me persona121. Forcat e punës në Shqipëri në vitin 2007 arritën mijë, duke shënuar një rënie 0.3% krahasuar me vitin (Aneksi 1) Një nga faktorët që mbështet normat e pjesëmarrjes së forcave të punës në Shqipëri është struktura e ekonomisë e cila duke qënë kryesisht bujqësore ofron punësim për një segment të konsiderueshëm të popullsisë. Ekzistojnë diferenca të mëdha midis tregut të punës në sektorin bujqësor, kryesisht rural të ekonomisë dhe sektorit urban jobujqësor. Norma e pjesëmarrjes së forcave të punës është më e madhe në zonat rurale sesa në ato urbane. Kjo përqindje është 12% - 16% më e lartë se në zonat urbane (në varësi të përkufizimit standart / i relaksuar)122 (tabela 5.3). Tabela 4.2 Norma e pjesëmarrjes së forcave të punës në zonat urbane dhe rurale Zona Urbane Norma e pjesëmarrjes së forcave të punës (e 62.9 relaksuar) Norma e pjesëmarrjes së forcave të punës (standart) 54.8 Burimi: Llogaritjet bazohen tek LSMS Zona Rurale Diferencat në shifra vijnë si rezultat i faktit se dekurajimi është në një shkallë më të lartë në zonat urbane. Struktura e punësimit sipas sektorëve për të punësuarit në moshë vjeç tregon që punësimi në sektorin privat bujqësor zë përqindjen më të lartë të punësimit gjithësej, megjithëse krahasuar me vitin 2007 në vitin 2008 përqindja brenda sektorit ka rënë me 3.8%. 121 Banka Botërore, Shqipëria: Një vlerësim i Tregut të Punës, Tiranë, 2006 Përkufizimi standart nënkupton që tek personat e papunë përfshihen personat që nuk punojnë gjatë periudhës së referencës dhe që janë duke kërkuar punë në mënyrë aktive, të gatshëm dhe me dëshirën për të filluar punë nëse ajo do të ishte e mundur Përkufizimi i relaksuar përmbledh edhe personat e dekurajuar duke hamendësuar se individët janë pjesë e krahut të punës, por nuk kërkojnë punë, sepse mendojnë se nuk ka punë

124 Tabela 4.3 Të punësuar ( vjeç) sipas sektorëve dhe gjinisë Meshkuj Femra Gjithsej Gjithsej Meshkuj Femra Gjithsej Sektori shtetëror Sektori privat bujqësor Sektori privat jo bujqësor Burimi: Sipas të dhënave të Anketës për Forcën e Punës, Femrat e punësuara kanë një pjesëmarrje më të madhe në sektorin privat bujqësor, ndërkohë që meshkujt janë më të angazhuar ne sektorin privat jobujqësor. Në vitin 2008, struktura e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike tregon një përqëndrim më të lartë të të punësuarve në bujqësi (44.7%), tregti (11.7%), industri përpunuese (7,1%), ndërtim (8.4%). 18% 44% Sektori privat bujqësor Sektori privat jobujqësor Sektori shtetëror 38% Grafiku 4.2 Struktura e punësimit sipas sektorëve Një tipar i tregut të punës në Shqipëri është punësimi informal. Një pjesë e madhe e puntorëve janë të punësuar në sektorin informal, jashtë kuadrit të legjislacionit të punës apo sigurimeve shoqërore. Shumica e këtyre të punësuarve janë në bujqësi. Afërsisht 60% e tregut informal përbëhet nga të punësuarit në bujqësi123 të cilët ose janë të vetëpunësuar ose punojnë pa pagesë. Pjesa tjetër ndahet midis të vetëpunësuarve dhe të punësuarve pa pagesë jashtë sektorit të bujqësisë dhe të punësuarve me pagë në sektorin informal (grafiku 4.3) 123 Banka Botërore,

125 20% 15% Të punësuar me pagë Të vetëpunësuar pa pagesë, sektori bujqësor Të vetëpunësuar pa pagesë, sektori jobujqësor 65% Grafiku 4.3 Përbërja e punësimit informal Kushtet dhe mundësitë për rritjen e ritmit të punësimit në zonat rurale Deri në fund të viteve 1980, në sistemin socialist të ekonomisë, zyrtarisht nuk njihej fenomeni i papunësisë si në qytet edhe në fshat. Prandaj edhe pjesa më e madhe e popullsisë së aftë për punë (74.5 për qind), në këtë periudhë rezultonin të punësuar në sektorin kooperativist ose në ferma bujqësore shtetërore. Pjesa tjetër punonte në sektorin shtetëror jo bujqësor (11.1 për qind), si në miniera, gurore, pyje, rruga-ura, ndërtim, etj. Ndërsa një pjesë më e vogël punonte në reparte ushtarake (2.2 për qind), etj. Politika e shtetit në atë periudhë synonte punësimin e plotë të forcave aktive, burra e gra, në sektorin bujqësor (kooperativist ose shtetëror) dhe rritjen e të ardhurave të familjeve fshatare. Kjo arrihej edhe duke punësuar ndonjë anëtar të tyre në sektorin shtetëror jo bujqësor, i cili u siguronte paga më të larta. Tërheqja e fuqisë punëtore nga fshati për në sektorin shtetëror jo bujqësor bëhej në mënyrë administrative. Shpërbërja e sistemit kooperativist dhe mbyllja e shumë ndërmarrjeve shtetërore në vitet e para të tranzicionit, për shkak të ristrukturimit dhe privatizimit, krijuan papunësi edhe në fshat. Sipas legjislacionit ekzistues, institucionet zyrtare të gjithë popullsinë fshatare që zotëron tokë dhe të aftë për punë e konsiderojnë të punësuar. Prandaj për këtë pjesë të popullsisë nuk pranohet zyrtarisht ekzistenca e papunësisë. Pavarësisht se statistikat zyrtare për këtë shkak nuk japin të dhëna për papunësinë në fshat, ajo ekziston në dy forma kryesore. E para është papunësia e hapur, ku përfshihet ajo pjesë e popullsisë fshatare që nuk siguron dot të ardhura nga aktivitete ekonomike në bujqësi ose jashtë saj. Këtu përfshihen kryesisht personat që nuk kanë tokë, kanë humbur vendin e punës gjatë tranzicionit, hyjnë në tregun e punës për herë të parë dhe nuk gjejnë punë në fshat ose jashtë tij. Vetëm 56 për qind e popullsisë së moshës 16 deri 65 vjeç, janë të punësuar. Studime të kryera në zonën rurale të vendit japin për punësimin në fshat shifra të përafërta124. Ndërkaq, ajo pjesë e popullsisë në moshë pune që nuk është e zënë me punë përbëhet nga grupet e mëposhtme: 5.7 për qind e saj është e papunë, 8.2 për qind e saj kërkojnë punë të re, 2.2 për qind janë të papunë për herë të parë dhe 7.9 për qind, kryesisht gra, janë shtëpiake. Vetëm këto grupe përfaqësojnë 24 për qind të popullsisë në moshë pune në fshat. Pjesa tjetër 124 Beka I., Bujqësia shqiptare në rrugën e vështirë të zhvillimit për përafrimin dhe integrimin rajonal dhe evropian 125

126 përbëhet nga migrantë, pensionistë, të paaftë për punë, nxënës ose studentë, etj. Vetëm një pakicë e të papunëve (1 për qind), që më parë punonin në sektorin publik ose privat, merr pagesë papunësie. Ky fakt tregon se pjesa më e madhe e të papunëve janë të papunë afatgjatë. Ndërkaq, sipas studimeve dhe intervistave, të rinjtë e moshës vjeç nuk e preferojnë punën në bujqësi. Kjo shpjegohet me faktin se puna në bujqësi është e vështirë dhe nuk u siguron të ardhura të mjaftueshme. Prandaj janë të prirur më shumë për të migruar jashtë vendit ose për t u punësuar jashtë fermës. Forma e dytë e papunësisë në fshat, është ajo që quhet papunësi e fshehtë. Në këtë formë të papunësisë përfshihen personat që punojnë vetëm disa ditë ose disa muaj të caktuar të vitit. Në komunat e rajonit kjo formë e papunësisë është e përhapur. Në ekonomitë bujqësore të komunave ka më shumë fuqi punëtore se sa është e nevojshme për përmasat dhe strukturën e prodhimit të tyre. Në komunën e Bulgarecit ka mesatarisht 2.4 persona në moshë pune për çdo fermë dhe 1.42 persona në moshë pune për 1 hektarë tokë. Në komunën e Pirgut ka 2 persona për çdo fermë dhe 2.33 persona për 1 hektarë. Ndërsa në komunën Mollaj ka 2.2 persona për çdo fermë dhe 1.72 persona për 1 hektarë125. Veç kësaj, fermerët, për shkak të sipërfaqes së vogël të tokës bujqësore që zotërojnë dhe shpesh për shkak të karakterit monokulturor që kultivojnë, punojnë në ekonomitë e tyre vetëm disa muaj gjatë vitit, kryesisht gjatë periudhës së mbjelljes dhe të vjeljes së produkteve bujqësore. Ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit, në mungesë të mundësive të tjera për punësim, ata janë të pa zënë me punë. Pjesa më e madhe e të punësuarëve (rreth 60 për qind) punojnë në fermat e tyre dhe 1.1 për qind punojnë me mëditje në një fermë tjetër. Rreth 9 për qind e familjeve fshatare marrin punëtorë me mëditje. Gjatë një viti ato marrin mesatarisht rreth 10 punëtorë, me një kohë zgjatjeje 1 deri 2 javë. Paga mesatare ditore e këtyre punëtorëve është rreth 800 lekë. Këta punëtorë duke punuar në ferma dhe në kohë të ndryshme janë të punësuar mesatarisht gjatë një viti për rreth 100 ditë. Një pjesë tjetër e familjeve që kanë pak tokë ose kanë ardhur në fshat gjatë tranzicionit dhe nuk zotërojnë tokë bujqësore e marrin atë me qira. Të tjerë kryejnë punë të rastit (10.8 për qind) në ndërtim ose në ndonjë sektor tjetër. Ndërsa, 7.5 për qind punojnë në një firmë me aktivitet jo bujqësor dhe 3.9 për qind punojnë në tregtinë e vogël. Tabela 4.4 Llojet e punës së popullsisë aktive në zonën rurale të rajonit të Korçës ( në %) Llojet e punës Përqindja Punë të rastit 10.8 Tregti e vogël 3.9 Fermer 59.8 Puntor në një fermë tjetër 1.1 Puntor në një firmë me aktivitet 7.5 tjetër Tjetër 16.9 Total 100 Burimi: Llogaritje të bëra sipas të dhënave të anketës socio-ekonomike, CESS, UNDP 125 Qendra e Studimeve Rurale, Korçë 126

127 Pjesa më e madhe e të punësuarëve ose 89.8 për qind e tyre punojnë në sektorin privat, ndërsa 10.2 për qind e tyre punojnë në sektorin shtetëror. Një pjesë e vogël e tyre punojnë në qytet (2.2 për qind) ose në një fshat tjetër (3 për qind). Pjesa më e madhe e të punësuarëve (67.3 për qind) merren me aktivitet bujqësor në fermën e tyre ose punojnë me mëditje në një fermë tjetër. Një pjesë tjetër (7.8 për qind) punojnë në ndërtim brenda fshatit, në fshatrat fqinj ose në qytet. Vendin e tretë e zë punësimi në sektorin publik dhe pas tij vjen biznesi familjar. Llojet e tjera të aktivitetit, si përpunues produktesh bujqësore, pyje, shëndetësi, arsim, tregtues produktesh bujqësore e jo bujqësore, sektori ushtarak, transporti, etj., përfaqësojnë një përqindje të vogël të të punësuarëve. jer a Të t.. job uj. Us htr i pr od uk tes h im Tr egt i Sh ënd etë si dh e ars Py je rt Tr an spo Nd ërt im Pr od hu es bu jqë Pë sor rpu nu Tr e s egt bu jqë ues sor pro du kte sh bu... Biz ne s fa mi lja r Se kto ri p ub lik Të punësuarit Grafiku 4.4 Shpërndarja sipas llojit të aktivitetit e të punësuarve në zonat rurale në rajonin e Korçës 34.7% e forcës së punës në zonat rurale të rajonit të Korçës, kryesisht të rinj për të rritur të ardhurat e familjes kërkojnë punë jashtë fermës. 48.1% e kësaj force dëshiron të punojë brenda komunës, 36.8% në një komunë tjetër ku mund të udhëtohet çdo ditë dhe 15.1% kudo në Shqipëri. Mundësitë për tu punësuar jashtë aktivitetit bujqësor kushtëzohen shumë me shkallën e kualifikimit që ka fuqia punëtore në fshat Modelet e punësimit në fermë dhe jashtë saj Mesatarisht një familje në fshat ka 4-5 njerëz. Sipas llogaritjeve çdo familje fshatare i takon të ketë mbi 2 krahë pune. Ky tregues është i lartë, madje nga më të lartit në Evropë. Në këto kushte punësimi në zonat rurale është i rëndësishëm për progresin e tyre. Tani në praktikën tonë, gjejmë modelin e punësimit në fermë të të gjithë pjesëtarëve të familjes si dhe modelin e kombinuar (brenda dhe jashtë fermës). Shkaqet dhe motivet për ndërthurjen e punësimit brenda fermës me atë jashtë saj janë të shumtë dhe varen para së gjithash nga tipi i bujqësisë dhe burimet ndihmëse të familjes fermere, situata e tregut të punës dhe tokës etj. Këta dhe faktorë të tjerë 127

128 konsiderohen në faktorë shtytës dhe faktorë tërheqës. Midis faktorëve shtytës si më të rëndësishëm konsiderohen mundësitë e kufizuara për të rritur të ardhurat nga ferma, madhësia e papërshtatshme e fermës, mungesa e kapitaleve dhe progresi i pamjaftueshëm teknologjik. Nga ana tjetër faktori më i rëndësishëm tërheqës është rritja e mundësive për punësim në sektorët jobujqësorë si industria, ndërtimi, transporti, shërbimet etj. Përvoja e zhvillimit të bujqësisë në vendet e tjera tregon se diferencat që ato kanë midis tyre, lidhur me zgjerimin e punësimit jashtë fermës kushtëzohen me nivelin e mundësive të bujqësisë dhe sidomos me madhësinë mesatare të fermës. Kur flitet për punësim brenda fermës nënkuptojmë rrtitjen e mundësive absorbuese të punës brenda fermës, ndërsa kur flitet për punësim jashtë fermës nënkuptojmë dy alternativa: e para jashtë fermës por brenda zonës rurale dhe e dyta jashtë fermës dhe jashtë zonës rurale. Për të vendosur balanca ekonomike dhe shoqërore, për një zhvillim të qëndrueshëm të zonës rurale do të preferohej alternativa e punësimit jashtë fermës, por brenda sektorit rural. Duhen vlerësuar pozitive dhe duhen nxitur shembujt e alokimit të bizneseve si psh të rrobaqepsisë, agroushqimore, materialeve të ndërtimit etj në zonat rurale. Punësimi brenda fermës si alternativë, mban parasysh disa mundësi si përmirësimi i strukturës së bimëve të arave duke shtuar bimët me punë intensive si duhan, patate etj, të argumentuara dhe me mundësinë e tregtimit të tyre, zhvillimi i pemëtarisë, vreshtarisë dhe blegtorisë. Pavarësisht nga rritja e mundësive për punësim brenda fermës, punësimi jashtë fermës mbetet i përhershëm. Roli potencial i punësimit jashtë fermës, në zhvillimin rural mund të përmblidhet në tre aspekte kryesore: Efekti i zgjerimit të punësimit. Fermat janë të mbushura me krahë pune. Gjithashtu në mungesë të harmonizimit të veprimtarisë prodhuese në fermë, karakteri sezonal i punës është i pranishëm. Kjo do të thotë që në periudha të caktuara mbeten pa u përdorur burimet e punës. Kjo nënupton që punësimi jashtë fermës do të krijonte mundësi për të përdorur më racionalisht fuqinë puntore gjatë vitit. Sipas statistikave të bujqësisë në rajonin e Korçës mesatarisht 128 ditë në vit punohet jashtë fermës. Kjo në të ardhmen do të rritet. Efekti i shpërndarjes së të ardhurave. Duhet të kemi parasysh që punësimi jashtë fermës është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet fermere. Familjet fermere dhe niveli i të ardhurave nga puna jashtë fermës janë të konsiderueshme Statistikat e Bujqësisë në rajonin e Korçës,

129 Tabela 4.5 Të ardhurat nga punësimi jashtë fermës Niveli i të ardhurave Numri i familjeve Nën lek Mbi Gjithsej 8856 Burimi: Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë, 2008 Nga studimet ka rezultuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis madhësisë së fermës dhe të ardhurave që sigurohen nga jashtë. Sa më e vogël të jetë ferma, aq më të prirur janë antarët e familjes për të punuar jashtë fermës. Efekti lidhës. Punësimi jashtë fermës, mund të sjellë një lidhje më të ngushtë midis zhvillimit bujqësor dhe atij jobujqësor. Siç u theksua më lart, punësimi jashtë fermës rrit të ardhurat dhe për pasojë dhe konsumin e mallrave jobujqësorë. Kjo do të thotë mundësi për të zhvilluar industrinë dhe degët e tjera të ekonomisë kombëtare. Megjithatë duhet thënë se lidhja do të ishte pozitive në aspektin e gjithë ekonomisë, nëse punësimi jashtë fermës i pjesëtarëve të familjes fermere nuk do të keqësonte punësimin e banorëve të zonës urbane. 4.2 Migracioni dhe problemet sociale në rajonin e Korçës Gjatë periudhës së tranzicionit edhe në qarkun e Korçës, ashtu si në të gjithë vendin, kanë ndodhur lëvizje të mëdha migratore të popullsisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Lëvizjet e brendshme migratore karakterizohen nga zhvendosjet e popullsisë nga fshatrat malore drejt fshatrave fushore, nga zona rurale drejt zonës urbane të qarkut, nga qytetet e vogla drejt qyteteve të mëdha të qarkut, si edhe drejt zonave të tjera të Shqipërisë. Ndërsa migrimi ndërkombëtar, afatshkurtër dhe afatgjatë, është drejtuar kryesisht në Greqi, por edhe në Itali, Maqedoni dhe SHBA. Si rezultat i këtyre flukseve të mëdha migratore popullsia e qarkut të Korçës është zvogëluar në krahasim me periudhën para tranzicionit, ndërsa raporti i popullsisë rurale dhe urbane ka ndryshuar në favor të kësaj të fundit. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2001 popullsia e rajonit të Korçës numëronte banorë ose 8272 banorë më tepër se në vitin Ndërsa popullsia urbane në vitin 2009 është rritur nga 37% në vitin 2001 në 40.6% në vitin

130 Tabela 4.6 Popullsia mesatare e rajonit të Korçës Viti Popullsia gjithsej Burimi: INSTAT Qytet - Urban Fshat - Rural Faktori kryesor që ka nxitur këto lëvizje të mëdha migratore të brendshme dhe të jashtme është varfëria127. Edhe sipas një studimi të realizuar nga një ekip studjuesish lokalë, në zonën rurale të qarkut të Korçës më shumë se gjysma e popullsisë janë shumë të varfër dhe të varfër. Lëvizjet migratore janë më të theksuara në fshatrat e zonës malore, sepse këtu sipërfaqja e tokës bujqësore për frymë dhe cilësia e saj janë shumë më të ulta se sa në zonën fushore. Ekonomitë bujqësore në fshatrat malorë prodhojnë gjithashtu më pak për treg dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat monetare të familjeve janë shumë të vogla. Krahas kësaj, në fshatrat malorë të gjithë elementët e infrastrukturës (rrugët, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimet e ujrave të zeza, etj) dhe të shërbimeve publike (arsimi, shërbimi shëndetësor, etj) karakterizohen nga një nivel më i ulët se sa në zonat e tjera. Ndërsa në qytet faktori kryesor nxitës i migrimit është papunësia, e krijuar nga mbyllja, ristrukturimi dhe privatizimi i ish ndërmarrjeve shtetërore. Sipas regjistrimit të vitit 2001, papunësia ishte 20.5 për qind në rrethin e Devollit, për qind në rrethin e Kolonjës, për qind në rrethin e Korçës dhe 28.4 për qind në rrethin e Pogradecit128. Kurse inflacioni i lartë, sidomos në vitet e para të tranzicionit dhe në vitin 1997, çoi në një rënie të shpejtë të pagës reale dhe i zvogloi më tej të ardhurat e familjeve edhe në qytet. Në krahasim me rajonet e tjera, rajoni i Korçës karakterizohet nga një nivel më i lartë migrimi ndërkombëtar, afatgjatë dhe afatshkurtër, si pasojë edhe e afërsisë tokësore me Greqinë129. Gjithashtu, në këtë shkallë të lartë migrimi ndërkombëtar ka ndikuar edhe tradita e trashëguar nga e kaluara, para vendosjes së sistemit socialist130. Ndërkaq, grupet e ndryshme etnike që jetojnë në rajonin e Korçës, si maqedonasit, vllehët, egjiptianët dhe romët, kanë modele dhe intensitete të ndryshme migrimi. 127 De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., INSTAT, Popullsia e Shqipërisë në 2001, REPOBA 129 Van der POL, Analysis of Migrations, Raport Studimi, Tiranë UNDP., Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë

131 4.2.1 Migrimi i brendshëm Sipas studimeve131 dhe intervistave të realizuara me përfaqësues të pushtetit vendor, migrimi i brendshëm është një fenomen i përhapur në të gjithë zonën rurale të qarkut të Korçës dhe sidomos në atë malore. Një studim mbi flukset e brendshme migratore në fshatrat malorë të rrethit të Korçës tregoi se ato janë të drejtuara në qytetet dhe fshatrat e rretheve më të zhvilluara të vendit, si Korça, Tirana, Durrësi dhe Vlora. Flukset fshat-qytet janë të drejtuara kryesisht në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Vlorë. Ndërsa flukset fshat-fshat synojnë fshatra të rrethit të Korçës dhe të Tiranës. Migrantët kanë parapëlqyer në këtë rast fshatrat fushorë, pranë qëndrave të mëdha ose të vogla urbane. Në rrethin e Korçës fshatrat e preferuara kanë qënë ato të fushës së Maliqit, Bulgarec, Rrëmbec, etj. Kurse në Tiranë janë fshatrat Kashar, Paskuqan, ashtu si dhe qendrat urbane Kamëz, Vorë, etj. Përqëndrimi më i madh i flukseve migratore në zonën rurale të rrethit të Korçës, në krahasim me atë urbane, lidhet me dy arsye kryesore. E para ndër to është se niveli i kapitaleve të tyre nuk u lejon blerjen e një shtëpie në qytet. Ndërsa arsyeja e dytë lidhet me koston më të ulët të jetesës së përditshme në fshat. Tabela 4.7 Migrimi i brendshëm sipas rretheve dhe fshat-qytet (në %) Rrethet Migrimi në % ndaj totalit Korçë 41.5 Tiranë Durrës 11.8 Elbasan 2.22 Fier 1.63 Vlorë 4.06 Burimi: INSTAT, Migrimi sipas destinacionit në % ndaj totalit Qytet Fshat Sikurse shihet në krahasim me rajonet e tjera të Shqipërisë, rajoni i Korçës zë përqindjen më të madhe të migrimit ndaj totalit, ndërkohë që në këtë rajon migrimi në fshat zë një përqindje të konsiderueshme përqind ndaj totalit. Në shumë raste flukset e migracionit janë të ndërsjellta dhe për këtë arsye ndodh shpesh që popullsia e komunës/fshatit të ndryshojë shumë pak në numër. 131 De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 131

132 Tabela 4.8 Popullsia në zonën rurale të rajonit të Korçës Komunat Viti 1990 Viti 2001 Viti 2010 Bulgarec Drenovë Gorë Lekas Libonik Liqenas Moglicë Mollaj Pirg Pojan Vithkuq Voskop Voskopojë Vreshtas Burimi: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë Pas vitit 1997 intensiteti i migrimit të brendshëm në zonën rurale të qarkut të Korçës, kryesisht nga fshati në qytet, ka rënë. Ndërsa migrimi nga fshatrat malore drejt fshatrave kodrinorë ose fushorë vazhdon, megjithëse me një ritëm shumë më të vogël. Kjo shpjegohet me dy arsye kryesore. E para ndër to, është se vazhdon bashkimi familjar dhe i familjeve që rrjedhin nga i njëjti fis, proçes që realizohet gradualisht. Arsyeja e dytë është se në disa fshatra numuri i familjeve të mbetura është aq i vogël, sa që po ndodh degradimi i shërbimeve të tilla publike si shkollat, qendrat shëndetësore, infrastruktura, etj. Kjo shpjegohet me ndërprerjen, me paksimin e investimeve për këto shërbime ose me mbylljen e detyruar të këtyre institucioneve, si pasojë e numrit të kufizuar të popullsisë. Kjo i detyron edhe familjet e mbetura në fshat të migrojnë. Migrimi i brendshëm në zonën rurale ka krijuar disa probleme me karakter ekonomik e social që kërkojnë zgjidhje nga pushteti vendor. Si rezultat i flukseve të mëdha migratore në drejtim të zonave të tjera, disa fshatra malorë në qarkun e Korçës janë braktisur thuajse tërësisht nga familjet. Fshatrat Bozdovec, Opar dhe Lavdar para tranzicionit kanë patur 36, 14 dhe 18 familje, ndërsa tani aty kanë mbetur 1 deri 4 familje. Ndërkaq, një pjesë e familjeve që migrojnë në fshatrat fushorë blejnë shtëpitë e atyre që janë larguar nga këto fshatra, bashkë me një pjesë të vogël toke rreth shtëpisë. Por në fshat nuk është përhapur ende fenomeni i shitblerjes së tokës. Në këto rrethana një pjesë e familjeve të ardhura nga zonat malore nuk kanë tokë bujqësore dhe rrjedhimisht anëtarët e tyre janë të papunë. Kjo e thellon problemin e papunësisë në fshat. Pjesa më e madhe e familjeve të ardhura 53 për qind nuk kanë tokë bujqësore. Ndërsa pjesa tjetër kanë më pak tokë se mesatarja e familjeve autoktone të fshatit, duke e bërë më të theksuar papunësinë e fshehtë. Në mungesë të të ardhurave nga bujqësia, këto familje kërkojnë ndihmë ekonomike nga komunat. Në raste të tjera në marrëdhëniet midis të ardhurve dhe popullsisë vendase krijohen diferenca dhe kontradikta, për shkak të mentaliteteve të 132

133 ndryshme ose të problemeve që lidhen me të drejtat e pronësisë. Kjo ka ndikuar negativisht në shkallën e besimit reciprok midis banorëve të vjetër dhe të rinj të fshatit dhe në dendësinë e kapitalit social. Një burim i rëndësishëm të ardhurash për familjet e migruara nga fshatrat malore në fshatrat fushorë është migrimi ndërkombëtar ose punët e rastit në fshat apo në qytet. 47 për qind e familjeve të ardhura nga fshatrat malore kanë pjestarë të tyre të migruar në Greqi. Pjestarë të tjerë të këtyre familjeve punojnë si argatë në ekonomitë bujqësore të fshatit. Rreth 6 për qind e familjeve kanë migruar nga fshatrat malore dhe janë vendosur në fshatrat kodrinorë/fushorë të qarkut kryesisht gjatë viteve të para të tranzicionit. Ata kanë ardhur nga fshatrat malorë të së njëjtës komunë ose nga fshatrat malorë të komunave të tjera. Në komunën e Bulgarecit, familjet fshatare kanë ardhur nga fshatrat malorë të Gjonomadhit, Panaritit, Shtyllës, Lozhanit, Moçanit dhe Moglicës. Në komunën Pirg ata kanë ardhur nga fshati Osnat i Pogradecit. Ndërsa në komunën Mollaj ata kanë ardhur nga Gjonomadhi, Lëncka dhe Shtylla. Rreth 76 për qind e tyre kanë migruar në një fshat tjetër me shpresën për të përmirësuar gjendjen ekonomike në përgjithësi, 12 për qind për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me objekte pronësie, si toka ose shtëpia, 6 për qind për të filluar një punë të re dhe 6 për qind për t u afruar me të afërmit e fisit Migrimi ndërkombëtar Në zonën rurale të qarkut të Korçës vërehen të dy format e migrimit ndërkombëtar, afatgjatë dhe afatshkurtër. Migrimi ndërkombëtar afatgjatë përgjithësisht është legal, ndërsa ai afatshkurtër ose sezonal është edhe legal edhe jo legal. Pjesa më e madhe, 90 për qind e migrantëve shkojnë në Greqi, ndërsa pjesa tjetër në SHBA, Itali, etj. Pjesa më e madhe e migrantëve që shkojnë në Greqi janë afatshkurtër dhe qëndrojnë aty disa muaj, kryesisht gjatë periudhës së mbjelljes ose vjeljes së produkteve bujqësore. Ndërsa në fshatrat e komunës Liqenas, ku jeton grupi i etnisë maqedonase, fshatarët migrojnë legalisht në Maqedoni për periudha që zgjatin nga disa ditë në disa muaj. Gjatë periudhës së tranzicionit, migrantë nga komunat e qarkut të Korçës kanë migruar jashtë vendit mesatarisht 4 deri 5 herë. Ata kanë qëndruar në migrim mesatarisht 38 muaj gjithsej. Ky intensitet dhe kohëzgjatje e migrimit ndërkombëtar është më e lartë në komunën e Mirasit, në rrethin e Devollit, fshatrat e së cilës janë më afër kufirit me Greqinë. Në këtë komunë, pjesa më e madhe e të rinjve të gjinisë mashkullore migrojnë në Greqinë e Veriut (Maqedoni ose Thesali) gjatë periudhës mars-prill dhe kthehen në vendlindje në muajt shtator-tetor132. Arsyeja kryesore e migrimit është punësimi dhe sigurimi i të ardhurave nëpërmjet tij. Niveli i të ardhurave të migrantëve shqiptarë përcaktohet nga statusi i tyre (legal apo ilegal), nga tipi i migrimit (afatgjatë apo afatshkurtër) dhe nga lloji i punës që bëjnë. Pjesa më e madhe e migrantëve kryejnë punë të thjeshta dhe të pakualifikuara në 132 De Rapper G., Deslondes O., Roux M., Dimanche a Miras, lundi a Dipotamia. La frontiere Albano Grecque dans la region de Bilisht et de Castoria, Cahiers d etudes sur la Mediterranee orientale et le monde turco-iranien, N. 29, janvier-juin

134 vendin e migrimit, si në bujqësi, blegtori, ndërtim, mirëmbajtje, shërbime, etj. Rrjedhimisht edhe niveli i pagës është i ulët ose nën pagën minimale të vendit. Migrimi ndërkombëtar ka ndikuar pozitivisht në jetën ekonomike dhe sociale të qarkut të Korçës në disa aspekte kryesore: Ndikime në punësimin/papunësinë. Migrimi ka pakësuar numurin e të papunëve, qoftë drejtëpërdrejt (të papunët që migrojnë) ose tërthorazi (migrimi i të punësuarëve krijon vende të lira pune për të papunët). Veç kësaj pagat lokale mund të rriten, ndërsa remitancat mund të krijojnë vende të reja pune. Ndikime në zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Migrimi siguron mbijetesën e shumë familjeve ose i nxjerr ato nga varfëria qoftë nëpërmjet migrimit të të gjithë familjes, ose kur një ose disa anëtarë të saj migrojnë dhe me të ardhurat e tyre ndihmohet e gjithë familja. Remitancat e migrantëve krijojnë kushte më të mira jetese për familjen në vendlindje, duke ndikuar në përmirësimin e ushqimit, të veshmbathjes, të strehimit, të shëndetit, të arsimimit, etj133. Ndikime financiare. Remitancat mund të përbëjnë, në kushte të caktuara, një faktor të rëndësishëm zhvillimi ekonomik e social. Në nivel lokal remitancat mund të investohen në aktivitete prodhuese dhe shërbime sociale. Ndikime në kapitalin human e social. Migrantët që kthehen në vendlindje kanë fituar gjatë qëndrimit dhe punës në vendin e migrimit mentalitete, sjellje dhe eksperiencë prodhuese të re. Ky kapital i ri human e social, së bashku me kursimet financiare të migrantëve të kthyer, mund të përdoret në dobi të vendit të origjinës Remitancat e migracionit Remitancat e migrantëve përfaqësojnë ndikimin më të madh pozitiv të migrimit ndërkombëtar në nivel kombëtar dhe lokal. Ato kanë qënë dhe janë një nga faktorët për zbutjen e varfërisë dhe stabilizimin makroekonomik të vendit134. Pjesa më e madhe e migrantëve dërgojnë para dhe mallra për familjet e tyre në vendlindje për qind e migrantëve dërgojnë para, 3.6 për qind dërgojnë mallra, 16.4 për qind dërgojnë edhe para edhe mallra, dhe vetëm 10.9 për qind nuk dërgojnë as para e as mallra135. Një anketë e realizuar në fillim të vitit 2003 me 90 migrantë legalë nga qarku i Korçës, nga një ekip i CESS, tregoi se 88.9 për qind e tyre u dërgojnë remitanca familjeve në vendlindje. Ata dërgojnë mesatarisht rreth Euro në vit136. Thuajse 55 për qind e migrantëve afatgjatë u dërgojnë para prindërve, 37.5 për qind u dërgojnë para gruas dhe fëmijëve, 17.5 për qind u dërgojnë motrave dhe vëllezërve, 7.5 për qind të afërmve dhe vetëm 2.5 për qind miqve në vendlindje. Përqindja më e vogël e migrantëve që u dërgojnë para gruas dhe 133 De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., Gëdeshi I., Uruci E., (2003). Roli i Remitancave në zhvillimin Social ekonomik të vendit, Ekonomia Shqiptare: Sfida të performancës dhe politikës 135 Anketa socio-ekonomike, CESS, UNDP The encouragement of social-economic development in relation to the growth of the role of the remittances (Soros, UNDP, 2002) 134

135 fëmijëve shpjegohet me faktin se një pjesë e tyre janë të pamartuar (22.5 për qind) ose kanë realizuar bashkimin familjar (38.8 për qind) në vendin e migrimit. Migrantët që kanë gruan dhe fëmijët në vendlindje dërgojnë mesatarisht Euro në vit. Ndërsa migrantët që kanë vetëm prindërit në vendlindje dërgojnë rreth Euro në vit. Ndërsa migrantët legalë dhe ilegalë afatshkurtër sjellin me vehte ose dërgojnë mesatarisht Euro në vit137. Rrjedhimisht modeli i përdorimit të remitancave në zonën rurale të qarkut të Korçës tregon se ato destinohen, së pari dhe kryesisht, për mbijetesën e përditshme (ushqim, veshje, etj) të familjes, pastaj për përmirësimin e cilësisë së kushteve të jetesës (paisje elektroshtëpijake, orendi shtëpijake, tualeti dhe uji i pijshëm brenda shtëpisë, etj) dhe së fundi për zgjerimin ose ndërtimin e një shtëpie të re. Krahas këtyre prioriteteve një pjesë e remitancave përdoren edhe për vazhdimin e traditave familjare (ceremonitë e fejesave dhe martesave, e lindjes, e vdekjes, etj), ndërsa një pjesë tjetër depozitohet në sistemin bankar ose ruhet në shtëpi. Vetëm në pak raste remitancat përdoren për investime në bujqësi ose sektorë të tjerë. Ky përdorim i remitancave të migracionit ndërkombëtar, zbut varfërinë e shumë familjeve të zonës rurale të qarkut të Korçës, por nuk krijon vende të reja pune që mund të gjenerojnë të ardhura në rritje nëpërmjet investimeve në bujqësi. Në këtë mënyrë krijohet në planin lokal dhe individual një varësi nga remitancat, gjë që do të thotë se proceset e migrimit ndërkombëtar nxisin rrjedha të reja migrimi. Aktualisht një numër i vogël migrantësh ndërkombëtarë janë kthyer në vendlindje. Ky proces filloi nga mesi i viteve 90, me valën e parë të migrantëve në Greqi dhe Itali, por u ndërpre nga kriza e skemave piramidale dhe kaosi politiko-social që përfshiu vendin në vitin Sipas intervistave me zyrtarë të pushtetit vendor në komunat e qarkut të Korçës aktualisht vërehen përsëri shenja të rikthimit të migrantëve, kryesisht nga Greqia. Por këtu duhet dalluar rikthimi definitiv nga rikthimi i përkohshëm, meqënëse në shumë raste migrantët nga Greqia bëjnë pauza midis dy periudhave të qëndrimit jashtë vendit. Kthimi i migrantëve ndërkombëtarë, kur ekzistojnë disa kushte të caktuara ekonomike, politike e sociale, ka rëndësi për zhvillimin lokal, sepse ata mund të investojnë kapitalet e tyre financiare dhe përvojën e re prodhuese të fituar në vendin e migrimit. Disa nga migrantët e kthyer në komunat e qarkut të Korçës, i kanë investuar një pjesë të kursimeve të tyre në pemëtari, në blerjen e pajisjeve të reja të mekanikës bujqësore, në baxho për përpunimin e qumështit, në mullinj bloje, në ndonjë punishte, në tregti me pakicë, në shërbime dhe për nevoja social-kulturore të fshatit. Remitancat janë një mjet zhvillimi, që frenon rrjedhat e reja të migrimit. Kjo ndodh kur migrantët e kthyer janë në gjendje të financojnë iniciativa të reja, të tilla si përmirësimi i mjeteve mekanike të fermës, hapjen e dyqaneve dhe shërbime të tjera138. Një përfundim i tillë, nuk vërehet në zonën rurale të qarkut të Korçës ku kërkohet krijimi i disa kushteve paraprake ekonomike, lidhur me rolin nxitës të remitancave si faktor për zhvillimin lokal. 137 The encouragement of social-economic development in relation to the growth of the role of the remittances (Soros, UNDP, 2002) 138 Nicholson B., From migrant to micro-entrepreneur: do-it-yourself development in Albania, SouthEast Europe Review, 4(3),

136 Mungesa e investimeve dhe e krijimit të vendeve të reja të punës është faktori kryesor që nxit një pjesë të forcave aktive të familjes fshatare ti drejtohen migrimit ndërkombëtar. Rreth 89.6 për qind e familjeve që kanë pjestarë të tyre në migrim mendojnë se ka mundësi që ata të kthehen përgjithmonë në Shqipëri. Në shumë raste ky vlerësim shpreh dëshirën e prindërve (dhe jo të migrantëve) se fëmijët e tyre do të kthehen dhe ndoshta do të investojnë për një biznes të vogël për qind e migrantëve afatgjatë dëshirojnë të kthehen në vendlindje, 18.9 për qind nuk kanë vendosur dhe 20 për qind nuk dëshirojnë të kthehen139. Pjesa më e madhe e investimeve mbetet brenda rrethit familjar, gjë që nuk mund tu përgjigjet nevojave në perspektivë të zhvillimit ekonomiko-social të zonës rurale. Deri tani migrantët kanë investuar në ndërtimin e shtëpive dhe në pemëtari. Por do të ishte mirë që të investohej edhe në infrastrukturën për grumbullimin dhe ruajtjen e frutave, ashtu si dhe në njësi për përpunimin e tyre. Kjo tendencë mund të kapërcehet nëpërmjet bashkimit të kursimeve të migrantëve me kreditin bankar të destinuar për fshatin ose me institucione ndërkombëtare që investojnë për zhvillimin e bujqësisë, etj. Kjo gjë do të rriste përmasat e kapitaleve që duhen për investime me karakter prodhues e social. Disa eksperienca botërore, duke i përshtatur me kushtet lokale, mund të merren si modele140. Si konkluzion mund të themi se: Burimi kryesor i punësimit në zonën rurale të qarkut të Korçës është bujqësia. Një nga drejtimet për të ulur papunësinë e hapur dhe të fshehtë në këtë sektor është diversifikimi i prodhimit bujqësor dhe zhvillimi i një bujqësie intensive. Një tip i tillë bujqësie do të rritë të ardhurat e familjes, sidomos nëpërmjet rritjes së prodhimit për treg. Potenciale të pashfrytëzuara diversifikimi zona rurale ka në zgjerimin e frutikulturës, për të cilën ekziston një traditë dhe kushte të përshtatshme klimaterike. Diversifikimi i prodhimit bujqësor duhet të shoqërohet me përmirësimin e infrastrukturës (kryesisht rrugëve dhe kanaleve ujitëse), marketingun, depozitimin dhe konservimin e produkteve bujqësore, me nxitjen e kooperimit për të krijuar ekonomi optimale për treg, etj. Ai mund dhe duhet të synojë edhe zhvillimin e një bujqësie organike, sidomos për perimet, të destinuara për tregun lokal dhe për eksport. Rritja dhe diversifikimi i prodhimit bujqësor duhet shoqëruar edhe me ngritjen e njësive të vogla e të mesme industriale për përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Përpunimi duhet të synojë edhe trajtimin industrial, të gatshëm dhe gjysëm produkt, të frutave (lëngje frutash, fruta të konservuara) etj. Në këtë mënyrë do të realizohet edhe një gërshetim optimal i prodhimit bujqësor me atë industrial, i cili krahas punësimit të forcave të reja të punës do të rrisë edhe të ardhurat e familjeve fshatare. Një nga mundësitë e punësimit, sidomos për gratë e papuna, në një pjesë të fshatrave të zonës rurale të qarkut të Korçës përbën zhvillimi i turizmit 139 The encouragement of social-economic development in relation to the growth of the role of the remittances (Soros, UNDP, 2002) 140 Mazzali A., Stocchiero A., Zupi M., Rimesse degli emigrati e sviluppo economico. Rassegna della letteratura e indicazioni per la ricerca. Laboratorio CeSPI, n. 02/

137 familjar141 (rural, liqenor, malor dhe kulturor). Disa fshatra si Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, Liqenasi, Lini, Piskopat, Pojskë, Tushemisht, Drilon, etj të këtij qarku kanë edhe një traditë në turizmin familjar. Turizmi familjar do të jetë edhe një nga elementët për zhvillimin ekonomiko-social të qarkut. Ai krijon vende të reja pune, rrit të ardhurat familjare, zbut varfërinë e një pjese të familjeve fshatare dhe mund të zgjerojë bazën e të ardhurave për pushtetin vendor, nëpërmjet vjeljes së taksave lokale. Gjithashtu turizmi në dinamikën e tij mund të integrojë e të zhvillojë edhe degë të tjera të ekonomisë rajonale142, siç janë bujqësia, agro-industria, artizanati, shërbimet, ndërtimi143, etj. Në fshatrat që kanë potenciale për zhvillimin e turizmit familjar duhen organizuar kurse trajnimi me gratë për pritjen e turistëve. Një burim i rëndësishëm financiar për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin lokal janë remitancat e migracionit ndërkombëtar. Në këtë rast duhet nxitur dhe motivuar transferimi i remitancave nëpërmjet kanaleve formale dhe nxitja e përdorimit të tyre më shumë për investime në sektorët prodhues e social144. Për këtë qëllim, veç sistemit bankar, këto remitanca mund të mobilizohen edhe nëpërmjet shoqatave, si ato të kursim-kredisë145. Përdorimi i remitancave në aktivitete me karakter prodhues kërkon krijimin e disa kushteve ekonomike, politike e sociale, siç janë infrastruktura, organizimi i tregut lokal, përmirësimin e shërbimeve sociale, forcimin e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, etj. Në perspektivën afatmesme një pjesë e migrantëve ndërkombëtarë mendojnë të kthehen në vendlindje dhe në këtë rast ata do të sjellin me vete mjete financiare dhe kapitalin e tyre human të akumuluar në vendin e migrimit. Pushteti lokal duhet të ndihmojë migrantët e kthyer për ti investuar kursimet e tyre në aktivitete të reja bujqësore dhe jo bujqësore. Lidhur me orientimin dhe leverdinë e investimeve duhen krijuar edhe disa agjensi të specializuara për informacion dhe konsulencë. Gjithashtu, forcimi i kapitalit social do ti nxiste migrantët për të bashkuar kursimet e tyre për të ndërmarrë projekte me interes për komunitetin. Ndërsa bankat, pushteti vendor dhe donatorë të huaj, nga ana e tyre, mund të nxisin realizimin e këtyre projekteve duke marrë pjesë me kredi, grante ose mjete buxhetore. Një mundësi tjetër punësimi dhe burim të ardhurash për familjet fshatare është edhe zhvillimi i peshkimit në zonën rurale rreth liqenit të Ohrit, të Prespës dhe të rezervuarit të Gjançit. Zhvillimi i këtij aktiviteti kërkon marrjen e masave për ruajtjen dhe shumëzimin e pasurisë peshkore, krijimin dhe forcimin e shoqatave të peshkimit, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit për këtë aktivitet, trajnimin e peshkatarëve, si dhe pajisjen e shoqatave me mjete efikase peshkimi. 141 Developing cultural and family tourism in the Korce area, Soros Foundation, 2002 Samson I., Albania s experience among transition countries, Working paper, Grenoble Gedeshi I., Bensahel L., Le tourisme peut-il etre un moteur de développement de l Albanie du Sud, International Workshop: Perspectives et Problemes du Développement du Tourisme dans les Pays en Transition, Septembre 1997, Grenoble, France 144 Gedeshi I., Mara H., Preni Xh., The encouragement of social-economic development in relation to the growth of the role of the remittances, UNDP, Soros Foundation, Mazzali, A., Stocchiero, A., & Zupi, M. (2002). Rimesse degli emigranti e Sviluppo Economico: Rassegna della Letteratura e Indicazioni per la Ricerca. Laboratorio CeSPI

138 Një mundësi tjetër punësimi janë edhe disa aktivitete si përpunimi i lëndës drusore nga fondi i pyjeve të caktuara për shfrytëzim, mbledhja e bimëve medicinale, prodhimi i gëlqeres, prodhimi i gurëve dhe materialeve të tjera inerte për ndërtim, etj. Ndërkaq, nxitja e grumbullimit të bimëve medicinale do të kërkonte edhe krijimin e disa pikave tregtare dhe gjysëm përpunimi në shkallë lokale. Një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e social të zonës rurale ka dhe duhet të ushtrojë pushteti vendor nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një strategjie të qartë për zhvillim perspektiv të fshatrave dhe komunave, në përputhje edhe me Objektivat e Mijëvjeçarit, dhe të kanalizojë iniciativat e individëve dhe të shoqatave që kontribuojnë në realizimin e strategjisë. Për këtë qëllim duhet të harmonizohet më mirë edhe bashkëpunimi institucional midis pushtetit qendror dhe atij vendor, sidomos kur është fjala për projekte të zhvillimit dhe të punësimit. Problemet e punësimit dhe mundësitë e hapjes të vendeve të reja të punës në qarkun e Korçës, duhen parë veçmas, fshat për fshat, komunë për komunë, dhe jo vetëm në mënyrë globale. Në përputhje me këtë pasqyrë duhen hartuar edhe projekte zhvillimi dhe punësimi. 138

139 KAPITULLI I PESTË V. SFIDA TË PRODHUESVE FERMERË DHE AGROPËRPUNUES TË RAJONIT TË KORÇËS NË RRUGËN DREJT KONKURRUESHMËRISË (SURVEJIM) 5.1 Koncepti i manaxhimit të zinxhirit furnizues ushqimor 5.2 Metodologjia e kërkimit Specifikimi i objekteve të kërkimit Mjetet Marrja e kampionit 5.3 Analiza e të dhënave dhe prezantimi i gjetjeve Gjetjet për specialistët e bujqësisë e blegtorisë në DRBU Gjetjet për insitucionet e pushtetit lokal (bashki, komunë) Gjetjet për institucionet financiare (bankare dhe jobankare) Gjetjet për fermerët Gjetjet për agropërpunuesit Analiza e rezultateve të survejimit dhe vërtetimi i hipotezave Hyrje Po jetojmë në një situatë ekonomike kur gjithnjë e më tepër tregjet po hapen e për rrjedhojë ekonomia jonë po ndien gjithnjë e më shumë konkurrencën e mallrave të huaj. Në sektorin e agrobiznesit qëllimi imediat është përmirësimi i prodhimit bujqësor dhe ushqimor në sasi dhe cilësi. Për këtë, metodat e fermave duhet të modernizohen dhe të shtohen prodhimet organike. Në prirjen e sotme të tregjeve europiane produktet bio po konkurrojnë me lehtësi. Kjo kërkon veprime konkrete si: lehtësim i investimeve me qëllim përmirësimin e produktivitetit të tokës në përdorim, përmirësime të njohurive dhe të aftësive të fermerëve si dhe nxitja e dëshirës për të formuar grupe për marketingun dhe furnizimin me inpute. Nga ana tjetër firmat agropërpunuese duhet të përmirësojnë operacionet dhe efiçencën e tyre. Duke mbajtur në fokus situatën dhe vështirësitë me të cilat ndeshen prodhuesit fermerë dhe agropërpunuesit e rajonit të Korçës si dhe rëndësinë që ka rritja e prodhimit dhe e cilësisë së tij, është kryer survejimi përkatës. Në vijim arsyetohet metodologjia e kërkimit dhe prezantohen të dhënat dhe gjetjet. Ky kapitull synon: të pasqyrojë situatën aktuale dhe vështirësitë me të cilat ndeshen fermerët dhe agropërpunuesit në rajonin e Korçës të nxjerrë në pah karakteristikat e përgjithshme të zinxhirit furnizues ushqimor në rajon të analizojë sfidat e sotme dhe të ardhshme me të cilat përballen partnerët në zinxhirin furnizues të përcaktojë faktorët kyç të suksesit të këtij zinxhiri 139

140 5.1 Koncepti i manaxhimit të zinxhirit furnizues ushqimor146 Kërkimi në fushën e manaxhimit të zinxhirit furnizues është rritur në mënyrë të konsiderueshme nga shumë akademikë, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre për manaxhimin e zinxhirit furnizues. Në parim ky koncept duhet parë në dy drejtime kryesore: ose i bazuar në një bashkëpunim të ngushtë midis subjekteve të përfshira në zinxhirët furnizues, ose në një kontekst më të gjerë të një rrjeti të marrëdhënieve të biznesit147. Zinxhiri furnizues ushqimor është një komplet i kompanive të ndërvarura që punojnë së bashku për të manaxhuar fluksin e të mirave dhe shërbimeve përgjatë zinxhirit të vlerës së shtuar të produkteve bujqësore dhe ushqimore në mënyrë që të realizojnë vlerë të lartë për konsumatorin me koston më të ulët të mundshme148. Pavarësisht faktit se zinxhiri furnizues ushqimor paraqitet si një model linear, në realitet komponentë të ndryshëm të tij janë shumë të ndërlidhur. Ndryshimet në një pjesë të tij do të kenë ndikimin e tyre në të gjithë zinxhirin. Zhvillimi i një zinxhiri furnizimi fillon me vullnetin e aktorëve për t u angazhuar në një partneritet. Është e rëndësishme që faktorët e përfshirë të kenë njohuritë e duhura mbi zinxhirin dhe aktivitetet e tij. Njohuritë mbi të kanë të bëjnë me funksionimin e zinxhirit si një i tërë, gjetjen e partnerëve të përshtatshëm që plotësojnë njëri-tjetrin, duke siguruar një marrëdhënie funksionale afatgjatë biznesi. Për të gjithë zinxhirin është e rëndësishme që partnerët të përfshihen në mënyrë aktive dhe mjaft fleksibile për t'iu përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimeve të tregut. Kjo përgjigje e shpejtë ndaj ndryshimeve të tregut kërkon zhvillimin e një strategjie të përbashkët, bashkëpunimi të fuqishëm, integrimi zinxhir, komunikimi dhe rrjedhjes së aktiviteteve dhe proçeseve të biznesit. Një pozicion strategjik dhe konkurrues në treg kërkon që partnerët në zinxhirin furnizues t i bazojnë aktivitetet e tyre në një strategji të bashkëvendosur për gjithë zinxhirin të fokusuar në të kuptuarit e konsumatorëve dhe mjedisin e biznesit. Besimi dhe angazhimi janë gjithashtu elementë të rëndësishëm për arritjen e zhvillimit të suksesshëm të partneritetit dhe integrimit midis partnerëve në zinxhirin furnizues, si një marrëdhënie që bazohet në ndërvarësinë, komunikimin e hapur dhe përfitimet reciproke. Në mënyrë që të veprojnë në mënyrë efektive dhe t u përgjigjen shpejt kërkesave të konsumatorit dhe sfidave të tregut, subjektet duhet të angazhohen në marrëdhënie brenda zinxhirit të furnizimit. Zhvillimi i një zinxhiri furnizues ushqimor efektiv jo vetëm që gjeneron përfitime për firmat e përfshira, por sjell përfitime edhe më të gjera: sociale, ekonomike në aspektin e zhvillimit kombëtar dhe më gjerë. Përfitimet e pjesëmarrjes në një zinxhir furnizues shpesh lidhen me reduktimin e kostos totale, që mund të jetë për shkak të iniciativave të ndryshme psh reduktimi i kostove si rezultat i më pak inspektimeve, në qoftë se ekziston një lidhje e ngushtë dhe besim midis partnerëve. Për më tepër përfitimet mund të jenë në aspektin e 146 Figura 1. Aneksi 1 Fritz and Schiefer, Folkers, H and Koehorst, H Challenges in international food supply chains: vertical coordination in the European agribussines and food industries

141 mundësive më të mëdha investuese dhe një performance më të mirë në sigurimin e standarteve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore149. Me rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor në dekadat e fundit është e nevojshme që subjektet që përfshihen në këto aktivitete të orientohen më tepër drejt tregut, duke u përqëndruar kryesisht në preferencat e konsumatorëve, aktivitetet fleksibël, përmirësime në prodhim, përpunim dhe sistemet e shpërndarjes. Një përgjigje efektive e kësaj konkurrence në rritje do të ishte përfshirja brenda zinxhirit furnizues. Nga ana tjetër përfshirja në një zinxhir furnizues do të kërkonte në radhë të parë një shqyrtim të kujdesshëm të kostove të prodhimit dhe shërbimit nga të gjithë aktorët dhe më pas përshtatjen e sistemeve të prodhimit dhe shërbimit me strategjinë e përgjithshme të zinxhirit të furnizimit. 5.2 Metodologjia e kërkimit Metodologjia për realizimin e kërkimit ka këto dimensione kryesore: specifikimi i subjekteve të kërkimit, mjetet, marrja e kampionit (mostrës), rezultatet e vlerësimit Specifikimi i objekteve të kërkimit Për të marrë informacion mbi situatën dhe vështirësitë që ndeshen prodhuesit e vegjël, identifikuam: Disa grupe fermerësh të cilët ndahen në: fermerë të fermave blegtorale dhe fermerë të fermave bujqësore Sipërmarrësit e ndërmarrjeve agropërpunuese dhe aktorë të tjerë të zinxhirit. Për survejimin tonë këto subjekte janë konsideruar aktorë të rëndësishëm Mjetet Me qëllim që të sigurohen të dhëna të rëndësishme nga aktorët kryesorë, janë përdorur një shumëllojshmëri mjetesh, duke filluar nga pyetësorët e strukturuar, vrojtimet në terren, intervistat e strukturuara dhe të pastrukturuara. Pyetësorët nga ana tjetër, u ndërtuan në varësi të grupeve të aktorëve që do të përfshiheshin në studim (pyetësorët i janë bashkangjitur studimit). Pyetësorët janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të identifikojnë karakteristikat, mundësitë, sikurse dhe sfidat dhe zgjidhjet e mundshme me të cilat ballafaqohet manaxhimi i zinxhirit furnizues ushqimor në rajonin e Korçës. Nga analiza i informacionit të mbledhur kemi konkluduar për shkallën e përgjithshme të njohjes së situatës si dhe për mundësitë e fermerëve për të rritur prodhimin. Analiza u zhvillua në kontekst rajonal. Synimi 149 Handfield and Nichols 1999; Roekel et al

142 ishte të konkludohej se si si efektiviteti i aktiviteteve ekonomike, sektorëve apo njësive varej në nje masë të madhe në aftësinë e tyre për të shfrytëzuar mundësitë e tregjeve të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Në varësi të aktorëve që u përfshinë në studim, u ndërtuan dy pyetësorë. Një pyetësor i adresohej fermereve, dhe si i tillë u hartua duke mbajtur parasysh faktin që pyetjet u drejtohen një kategorie njerëzish me një nivel mesatar njohurish150, prandaj duhet të jenë të thjeshta, të qarta. Gjatë hartimit të pyetësorit del në pah një kontradiktë tipike. Nga njëra anë, për të arritur në konkluzione sa më të sakta, duhet të kemi edhe përgjigje sasiore, nga ana tjetër, vetë natyra e problemit që do të analizohej e kishte të domosdoshme përfshirjen e pyetjeve cilësore, dhe si rezultat të përgjigjeve cilësore. Për të kapërcyer këtë kontradiktë u përdoren tre kategori pyetjesh. Në kategorinë e parë përfshihen pyetjet e hapura ku pjesëmarrësve u kërkohet të japin opinionin e tyre nëpërmjet përgjigjeve cilësore. P.sh., A keni vështirësi për sigurimin e lëndës së parë? Nëse po, çfarë vështirësish janë? Ju lutem komentoni. Në kategorinë e dytë, pjesëmarrësve në studim u kërkohej të përdornin një shkallë matje. Personi i pyetur përballet me disa alternativa dhe i kërkohet që të vlerësojë secilin opsion në tre apo më tepër nivele,.. P.sh., Cila është shkalla e teknologjisë që përdorni? E ulët, e mesme, e lartë (Vlerësojeni me 1, 2, apo 3, sipas rëndësisë). Në kategorinë e tretë, janë përfshirë pyetje që kërkojnë vetëm përgjigje sasiore, të tilla si: Sa ha tokë përfshin ferma juaj? Sa është numri i bagëtive që keni? Sa është mesatarisht prodhimi që merrni? Pyetësori i dytë i adresohej specialistëve, eksperteve dhe sipërmarrësve. Ky pyetësor u strukturua sipas shkallës Likert151, me qëllim vlerësimin e shkallës së marrëveshjes, shkallës së performancës dhe shkallës së rëndësisë (vlerësimi nga 1-5) për secilën nga çështjet e lidhura me zinxhirin furnizues ushqimor. Instrumentat e tjerë që u përdorën ishin: Takimet dhe diskutimet me specialistë të bujqësisë e blegtorisë, me ekonomistë etj Tryezat e rrumbullakta, në kompani të ndryshme, pushtetin lokal, doganat, Dhomën e Tregtisë, Bankat, Universiteti, Prefektura etj Marrja e kampionit Marrja e një kampioni, duhet bërë saktësisht për të maksimizuar saktësinë e të dhënave që do të grumbullohen. Për këtë janë marrë në konsideratë kampionë për popullatën e vrojtuar: Ferma bujqësore Ferma blegtorale Tabela 10, Aneksi 1 Shkalla Likert është një shkallë me pesë (apo shtatë) pikë, e cila përdoret për t u dhënë mundësi të intervistuarve të shprehin se në ç masë ata pajtohen ose jo me një deklaratë të veçantë 142

143 Përzgjedhja e kampionit, u bë duke u bazuar në numrin e fermave bujqësore dhe blegtorale në qarkun e Korçës dhe përfaqëson rreth 14% të tyre. Kampioni i parë u formua prej një zgjedhjeje të qëllimshme dhe konkretisht 50 ferma bujqësore e 50 ferma blegtorale, e kombinuar kjo me një zgjedhje rastësore. Nga 50 fermat blegtorale 62% e tyre janë ferma të vogla, 24% ferma të mesme dhe 14% ferma të mëdha me mbi 100 krerë bagëti, ndërsa nga fermat bujqësore 58% janë ferma që kanë deri në 5 ha, 42 % ferma mbi 5 ha. Kampioni i dytë u formua prej totalit të sipërmarrësve agropërpunues të rajonit dhe një zgjedhjeje të ekspertëve të përbërë nga akademikë, zyrtarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj përbërje u bazua në njohuritë e vlefshme, përfshirjen dhe rëndësinë e këtyre aktorëve në zinxhirin furnizues ushqimor në rajonin e Korçës. Organizimi qe i tillë që të pakësonte kohën e intervistave dhe koston në përgjithësi. Informacioni i grumbulluar nga pyetësorët e plotësuar, u përpunua me programin SPSS. Analiza e rezultateve shërbeu për të evidentuar sfidat dhe problemet me të cilat ndeshen prodhuesit në rajonin e Korçës dhe për të nxjerrë konkluzione dhe rekomandime për përballimin e tyre nga ana e prodhuesve (fermerë) dhe agropërpunuesve në këtë rajon. Për specialistët e bujqësisë dhe blegtorisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, institucioneve të pushtetit lokal (bashki, komunë), Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, institucionet financiare (bankare dhe jobankare), doganat etj. analizimi i të dhënave është bërë bazuar nga të dhënat e marra si prej diskutimeve personale me specialistët përkatës, ashtu edhe prej tryezave të rrumbullakta. 5.3 Analiza e të dhënave dhe prezantimi i gjetjeve Në këtë paragraf parashtrohen dhe analizohen gjetjet Konkretisht keto gjetje i kemi grupuar si më poshtë: kryesore të kërkimit. 1. Gjetjet për specialistët e bujqësisë e blegtorisë nga DRBU në lidhje me fermerët 2. Gjetjet për institucionet e pushtetit lokal (bashki, komunë) në lidhje me fermerët 3. Gjetjet për institucionet financiare (bankare dhe jobankare) në lidhje me fermerët 4. Gjetjet nga pyetësorët e shpërndarë në fermat bujqësore dhe blegtorale 5. Gjetjet nga pyetësorët e shpërndarë për ekspertët dhe agropërpunuesit Gjetjet për specialistët e bujqësisë e blegtorisë në DRBU në lidhje me fermerët Pasi janë mbledhur të dhënat nga takimet dhe diskutimet me specialistët e DRBU, ato janë analizuar dhe gjetjet janë klasifikuar në katër drejtime kryesore: Përsa i përket infrastrukturës së shërbimeve specialistët mendojnë se ajo është e papërshtatshme, si p.sh. për dhënien e kredive, të inputeve të tilla si farërat, plehërat 143

144 dhe kimikatet si dhe për tregëtimin e produkteve. Ka vështirësi dhe kosto të lartë ngritja e një sistemi në kushtet e ekonomive të vogla. Kjo bën që jo të gjitha fermat të përdorin plehra kimike dhe kështu nuk realizohen rendimente të larta në bimët e arave. Lidhur me furnizimin me farëra e fidanë dhe racat e përdorura të bagëtive nga ana e fermerëve, specialistët mendojnë se megjithëse është rigjallëruar sektori i prodhimit të farërave, nevoja për fara të kontrolluara është shumë e madhe. Shoqata e Prodhuesve të Farërave në Korçë prodhon fara të çertifikuara për grurin, jonxhën dhe kultura të tjera por nuk plotëson dot të gjithë kërkesën, prandaj importet e farërave janë akoma të rëndësishme. Prodhimi i farave i ka kaluar sektorit privat, por sektori publik duhet të luajë rol në çertifikimin e tyre. Gjithashtu pranohet nevoja e përmirësimit të strukturës varietore për pemëtarinë e vreshtarinë në përshtatje me mikrozonat e me drejtim prodhimin për treg, si dhe përmirësimin racor të bagëtive. Lidhur me mekanizimin e fermave bujqësore pranohet që niveli i mekanizimit është i ulët sepse fermat janë shumë të vogla për të justifikuar blerjen e traktorëve dhe të pajisjeve të tjera dhe kontraktorët privatë ofrojnë pjesën më të madhe të shërbimeve të makinerive duke u caktuar fermerëve çmime shumë të larta. Megjithëse gradualisht, nëpërmjet kredive dhe rrugëve të tjera ka filluar rritja e numrit të traktorëve dhe është përmirësuar struktura e tyre në përshtatje me kushtet e fermës, ekzistojnë përsëri mënyrat tradicionale si tërheqja me kafshë ose punimet me krahë sidomos në zonat e thella. Specialistët janë shprehur se ekziston shërbimi i ekstensionit në bujqësi që është në varësi të DRBU-së dhe janë krijuar qëndra këshillimore private (6 të tilla në rrethin e Korçës). Më të zhvilluara janë shërbimet veterinare dhe më pak i aplikueshëm është shërbimi i mbrojtjes së bimëve. Stafi që punon për këto shërbime është i vogël në numur, një pjesë të tij i mungon kualifikimi i nevojshëm dhe ka mungesa të theksuara në logjistikë e për pasojë cilësia lë për të dëshiruar. Shërbimet e këshillimit për fermerët e mëdhenj realizohen kryesisht nga sektori privat (shoqata të fermerëve/prodhuesve, tregtarëve, furnizuesve të inputeve dhe burime të tjera informacioni), ndërsa shërbimi publik fokusohet në një shkallë të gjërë në fermerët e vegjël e të mesëm, veçanërisht ata me orientim tregun. Për përmirësimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit pranohet nga specialistët e DRBUsë se duhet të ndërgjësojnë fermerët për të paguar kontributin për fillimin dhe përfundimin e rehabilitimit të sistemeve të ujitjes në rajon. Shoqata e Përdoruesve të Ujit shikohet si një instrument i mirë për të manaxhuar infrastrukturën ujitëse dhe shpërndarjen e ujit në nivel lokal. Brenda skemave të ujitjes fermerët prodhojnë kultura me cilësi më të mirë dhe janë në gjendje të të arrijnë fitime më të mëdha me tokën e tyre Gjetjet për insitucionet e pushtetit lokal (bashki, komunë) në lidhje me fermerët Përsa i përket këtyre institucioneve është diskutuar me specialistë të ndryshëm që kishin njohje për problemet me të cilat ndeshen prodhuesit fermerë, në rajonin e Korçës. Nga diskutimet me këta specialistë ka rezultuar : 144

145 Të gjithë personat e përfshirë në diskutim pranojnë rëndësinë që ka shërbimi marketing por theksojnë se strukturat e organizuara për marketingun e produkteve janë ende në fillimet e tyre. Gjithashtu vihen re mangësi të theksuar në informacionin në lidhje me kërkesën e tregut, nivelin e çmimeve etj. sidomos për fermerët e vendosur larg qëndrave konsumatore. Prodhuesit pengohen nga mungesa e njohurive dhe aksesit në informacionin e nevojshëm për të marrë vendime mbi prodhimin dhe shitjet si dhe vendime mbi investimet, eksportet etj. Shumë prodhues vazhdojnë të marrin vendime për mbjelljen e produkteve bazuar në supozimin që do të shitet lehtësisht në treg. Faktorë si kërkesa, çmimet e tregut dhe veçanërisht cilësia e produkteve shpesh nuk vlerësohen sa duhet. Kështu prodhuesit dhe përpunuesit shpesh e gjejnë veten përballë konkurrencës me importues më të mirëinformuar dhe të orientuar drejt tregut. Lidhur me strukturat grumbulluese të produkteve pranohet që kanë ndikim tek fermerët duke u rritur sigurinë që produktet e prodhuara prej tyre do të shiten ( si prodhim i freskët apo do të përpunohen nga industria). Rritja e sigurisë do të japë mundësi fermerëve të rrisin prodhimin për treg dhe si rredhojë edhe të ardhurat e tyre. Por njëkohësisht theksohet se megjithëse janë marrë masa duke ndërtuar tregje rurale fermerët nuk janë të interesuar të bashkëpunojnë në tregun e produkteve ushqimore dhe atë të inputeve. Nga të pranishmit në tryezat e rrumbullakta të organizuara pranohet se ka mangësi të theksuara në standartizimin dhe paketimin e produkteve. Produktet bujqësore vazhdojnë të kenë cilësi të ulët në krahasim me ato të importuara në drejtim të paraqitjes, kategorizimit dhe paketimit. Kjo i vendos ato në disavantazh, në një kohë kur shpenzimet nga ambalazhi një përdorimësh po rriten dhe konsumatorët janë bërë më të ndjeshëm. Po ashtu ka mangësi dhe siguria e cilësia ushqimore që është një aspekt i rëndësishëm i mirëqënies së konsumatorit. Krahas miratimit dhe zbatimit të rregullave në këtë drejtim ajo kërkon gjithashtu investime nga prodhuesit e përpunuesit që do të thotë kosto më e lartë e rrjedhimisht çmime më të larta për konsumatorët. Po ashtu pranohet se zhvillimi tregjeve të tokës bujqësore është një element i rëndësishëm, pasi do të ndihmojë që burimet e tokës të orientohen drejt përdorimeve më të mira të mundshme dhe është i rëndësishëm për lehtësimin e ndërmjetësimit financiar, por akoma ka probleme me regjistrimin e tokës dhe shpesh azhornimet në terren janë të pasakta. Megjithëse janë hequr pengesat për shitblerjen dhe qeramarrjen e tokës, tregu është akoma inaktiv. Kjo pengohet në një masë të madhe nga pronësia familjare mbi tokën. Të gjithë personat e përfshirë në diskutim pranojnë që dërgesat nga emigracioni luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e rajonit të Korçës, sepse numri i emigrantëve është i madh ndikuar kjo dhe nga pozita gjeografike që rajoni ka. Ky emigrim shoqërohet me largimin e forcës aktive të punës në zonat rurale dhe kufizon kapacitetin drejtues në bujqësi sepse mosha e fermerëve të mbetur është e madhe. Por kjo ka edhe anën tjetër të saj, anën pozitive. Paratë që vijnë nga emigracioni mund të përdoren për të investuar në zonat rurale në sektorin e bujqësisë dhe në sektorë me orientim jobujqësor. 145

146 5.3.3 Gjetjet për institucionet financiare (bankare dhe jobankare) në lidhje me fermerët Përsa u përket institucioneve financiare është diskutuar me specialistë të kredisë në banka të ndryshme që operojnë në rajonin e Korçës si dhe me specialistët e kredive në institucionet financiare jobankare që operojnë këtu. Nga diskutimet me ta kanë rezultuar gjetjet e mëposhtme: Të gjithë specialistët bien dakord në atë që mungesa e financimeve rurale është është një nga pengesat kryesore për zhvillimin e bujqësisë e të zonave rurale në përgjithësi. Megjithatë pranohet se strukturat për dhënien e kredisë, mobilizimin e kursimeve dhe shërbimet financiare e ato të asistencës teknike për këto zona janë të pamjaftueshme. Nisur nga kjo shumë fermerë përdorin burime financimi nga shokët dhe miqtë etj. dhe kanë pak akses në kredinë bankare. Specialistët e kredive mendojnë se niveli i ulët i kredive për zonat rurale lidhet me kostot e larta të transaksioneve, risqet që i shoqërojnë ato dhe se nuk ka një informacion të plotë për klientët potencialë në këto zona. Këto pengesa kanë bërë që bankat të fokusohen më shumë në financimin urban duke ngadalësuar zhvillimin e shërbimeve financiare në zonat rurale. Pengesë gjithashtu shikohet përdorimi i kolateralit si garanci sepse pronësia familjare mbi tokën e vështirëson përdorimin e saj si kolateral. Pranohet nga të gjithë se sistemi jobankar ka qënë më i prirur për t u zhvilluar dhe për të ofruar kredi që synojnë zhvillimin e zonave rurale, por sistemi bankar është më i fuqishëm financiarisht. Aktualisht degë bankash po shfaqen në zonat rurale si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm të tregjeve financiare shqiptare. Kjo ndihmon më shumë komunitetin bujqësor nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet kredive, të paktën nëpërmjet një ndërmjetësimi më cilësor financiar Prezantimi i gjetjeve nga pyetësorët e shpërndarë në fermat bujqësore dhe blegtorale Pas shpërndarjes së pyetësorëve nëpër ferma të ndryshme dhe mbledhjes së të dhënave, me to u ndërtuan baza të dhënash të cilat shërbyen për realizimin e analizave. Gjetjet e këtij kërkimi kanë mbështetur hipotezën e parë të hedhur në fillim të këtij studimi. Më poshtë është paraqitur analiza për fermat bujqësore dhe fermat blegtorale, ku përqindjet e gjetura janë pasqyruar edhe në grafikë të ndryshëm. Nga 50 fermat blegtorale 62% e tyre janë ferma të vogla, 24% ferma të mesme dhe 14% ferma të mëdha me mbi 100 krerë bagëti. Pra pjesa më e madhe e fermave janë ferma të vogla. Kampioni i fermave bujqësore përbëhet nga 50 ferma nga të cilat: 58% ferma të vogla (deri në 5 ha), 42 % ferma të mëdha ( mbi 5 ha). Fermerët që kanë krijuar ferma me mbi 5 ha, përveç tokës së tyre kanë marrë edhe me qera. Kampioni i fermave blegtorale pyetjes: Me ç kapital e krijuat fermën?, 46% iu përgjigj me kursimet vetjake, 26% me të ardhurat nga emigracioni, 16% me kredi 146

147 bankare dhe 12% me kursimet vetjake dhe emigracioni. Kjo përgjigje mbështet faktin se kredidhënia bankare për këtë shtresë prodhuesish është shumë e ulët. Kampioni i fermave bujqësore të njejtës pyetje iu përgjigj 53% me kursimet vetjake, 29% më të ardhurat nga emigracioni dhe 18% me kredi bankare. Edhe për fermat bujqësore burimi kryesor i investimit janë kursimet vetjake ndërsa kredia bankare është në një përqindje më të ulët. Grafiku 5.1 Burimet e investimeve në fermë Në kampionin e fermave blegtorale për pyetjen Cila është shkalla e teknologjisë që përdorni? përgjigjet qëndrojnë: e ulët 60%, e mesme 32% dhe e lartë 8%. Shkallë të lartë teknologjie kanë fermat e mëdha. Kjo mbështet faktin e përmendur që në fermat e vogla nuk ka mundësi të përdoret teknologji e lartë. Ndërsa për kampionin e fermave bujqësore të njëjtës pyetje 24% i janë përgjigjur e ulët, 47% e mesme dhe 29% e lartë. Shkallën më të lartë të teknologjisë e kanë kryesisht fermat që kanë 10 ha e më tepër tokë, ndërsa fermat e tjera kanë shkallë më të ulët mekanizimi. Kjo mbështet faktin se në fermat e vogla është e pamundur përdorimi i një teknologjie te lartë. Grafiku 5.2 Shkalla e teknologjisë së përdorur në fermë 147

148 Pyetjes A keni vështirësi në sigurimin e lëndës së parë? nga kampioni i fermave blegtorale 36% i janë përgjigjur pozitivisht dhe 64% negativisht. Fermerët e vegjël nuk kanë vështirësi për sigurimin e lëndës së parë pasi atë e sigurojnë nga tokat e tyre, ndërsa fermerët e mëdhenj ndeshin vështirësi në sigurimin e ushqimeve proteinike dhe në çmimet e larta me të cilat tregëtohet ushqimi i kafshëve. Nga kampioni i fermave bujqësore të njejtës pyetje 65% i janë përgjigjur pozitivisht dhe 35% negativisht. Ekzistojnë struktura për shitjen e farërave dhe plehrave kimike por vështirësia lidhet me çmimin e lartë që ato kanë dhe që për fermerët konsiderohet i papërshtatshëm. Grafiku 5.3 Vlerësimi i fermerëve mbi vështirësinë në sigurimin e lëndës së parë Pyetjes A e shisni të gjithë prodhimin? nga kampioni i fermave blegtorale 84% i janë përgjigjur pozitivisht dhe 16% e përdorin për konsum vetjak dhe nuk e shesin të gjithë prodhimin. Ndërsa pyetjes se Ku e shisni?, 34% i janë përgjigjur se e shesin në qëndrat e grumbullimit, 42% në tregun e qytetit dhe 8% edhe në qëndrat e grumbullimit edhe në tregun e qytetit. Megjithëse një përqindje e madhe e fermerëve pranojnë se e shesin prodhimin e tyre, nuk mund të themi se orientimi i tyre drejt tregut është i plotë pasi bëhet fjalë për sasira të vogla (kryesisht qumësht). Aktualisht ekzistojnë në shumë komuna qëndra grumbullimi për qumështin i cili merret e përpunohet në baxhot dhe nga fabrika e përpunimit të qumështit. Megjithatë një pjesë e konsiderueshme e fermerëve pranojnë se e shesin atë në tregun e qytetit dhe jo në qëndrat e grumbullimit. Pyetjes se Ku i shisni prodhimet? nga kampioni i fermave bujqësore, 18% i janë përgjigjur në qëndrat e grumbullimit, 24% në tregun e qytetit, 29% në qytetet e tjera dhe 29% në të gjitha këto alternativa. Në qëndrat e grumbullimit shitet kryesisht fasulja e cila eksportohet në Greqi e pa paketuar. Ndërsa prodhimet e tjera fermerët i shesin në tregun e qytetit ose në qytete të tjera se çmimi që ofrojnë qëndrat e grumbullimit sipas tyre është shumë i ulët. Vështirësi ndeshin fermerët edhe në shitjen e grurit. Këto përgjigje tregojnë se fermerët kanë vështirësi në gjetjen e tregut për prodhimet e tyre. 148

149 Grafiku 5.4 Destinacioni i prodhimeve të fermës Nga kampioni i fermave blegtorale pyetjes A i përpunoni produktet tuaja (paketim, amballazhim etj)?, 84% i janë përgjigjur negativisht dhe vetëm 16% pozitivisht. Kësaj pyetje nga kampioni tjetër 18% i janë përgjigjur pozitivisht dhe 82% negativisht. Kjo mbështet faktin se fermerët nuk kanë njohuri për marketingun dhe se sa i rëndësishëm është ai për rritjen e cilësisë së produktit e të vlerës së tij. Grafiku 5.5 Përbërja e fermerëve mbi bazën e përpunimit të produkteve Për pyetjen A bashkëpunoni me fermerët e tjerë si ju? përgjigjet e kampionit të fermave blegtorale janë 16% po dhe 84% jo. Kjo mbështet faktin se fermerët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë midis tyre si për tregun e lëndëve të para ashtu edhe për atë të produkteve të tyre. Për ata që i janë përgjigjur pozitivisht ky bashkëpunim është në formën e shkëmbimit të eksperiencës dhe në kullotjen e bagëtive në tufa të përbashkëta. Nga kampioni tjetër të njejtës pyetje 29% i janë përgjigjur po dhe 71% i janë përgjigjur jo. Për ata që përgjigjur pozitivisht ky bashkëpunim qëndron kryesisht në përdorimin e përbashkët të mekanikës bujqësore dhe në sistemin e ujitjes. Pra, kjo 149

150 tregon se nuk bashkëpunohet për të siguruar lëndën e parë apo dhe në tregun e prodhimeve të tyre. Grafiku 5.6 Përbërja e fermerëve sipas shkallës së bashkëpunimit me fermerët e tjerë Pyetjes A keni parë ferma si e juaja në ndonjë vend tjetër jashtë Shqipërisë? 64% e kampionit të parë iu përgjigjën jo dhe vetëm 36% po. Ata që u përgjigjën pozitivisht kishin parë ferma kryesisht në Greqi kur kishin qënë emigrantë dhe pak në Maqedoni. Ndërsa për të tjerët që nuk kishin parë, arsyeja kryesore ishte fakti se nuk pajiseshin dot me vizë. Kjo tregon se fermerët nuk njihen me kushtet e fermave të tjera më të zhvilluara, me kërkesën e tregjeve të tjera potenciale, me çmimet e tyre etj, pra pjesa më e madhe nuk e dinë se cili është niveli ku duhet të arrijnë. Ndërsa nga kampioni i dytë të njejtës pyetje 47% i janë përgjigjur po ndërsa 53% i janë përgjigjur jo. Për ata që nuk kanë pasur këtë mundësi vështirësi kryesore qëndron në pajisjen me viza. Të tjerët përgjithësisht kanë qënë emigrantë dhe kanë parë në Greqi. Mbizotërues përsëri janë ata që nuk njohin kushtet e fermave të tjera të zhvilluara. Grafiku 5.7 Përbërja e fermerëve në bazë të njohurive mbi fermat në vendet fqinje 150

151 Përgjigjet e marra nga pyetësorët drejtuar fermerëve vërtetojnë faktin se infrastruktura e shërbimeve është e pamjaftueshme dhe e papërshtatshme. Si rezultat i volumeve të vogla të prodhuara nga ekonomitë fshatare dhe i kushteve të vështira të transportit, kosto e lëndëve të para përgjithësisht është e lartë. Megjithëse një numër i madh fermerësh janë të orientuar nga tregu, vërehen teprica të pakta të produkteve bujqësore e blegtorale. Aty ku tepricat janë më të mëdha ka probleme me sigurimin e tregjeve për shitje. Pjesa më e madhe e prodhimit shitet në tregjet e rajonit të Korçës dhe një pjesë më e vogël në tregjet e tjera të vendit. Është pozitiv fakti që mallra të caktuara kanë depërtuar në tregje të tjera sidomos në tregjet e mëdha si në Tiranë, Durrës, Vlorë etj. Vështirësia në shitjen e prodhimeve të tilla si grurë, qepë, patate lidhet me mungesën e hapësirave të përshtatshme për ruajtje dhe magazinim dhe me mungesën e informacionit mbi kërkesën e tregut. Prodhimet që eksportohen janë të pakta. Kërkimi vërteton hipotezën e parë që prodhuesit e kanë të vështirë të organizohen për të përfituar si në tregun e inputeve ashtu edhe në atë të produkteve për t i përpunuar për treg dhe aq më pak për t i eksportuar me leverdi. Vështirësitë që ndeshin fermerët në këtë drejtim lidhen me numrin e madh të tyre dhe pamundësinë për të arritur në marrëveshje, ndryshimet në kushtet e tyre ekonomike, kontrollin e pakët që ata kanë mbi prodhimin dhe aktivitetin e tyre prodhues, sepse ky prodhim vjen nga shumë njësi të vogla që veprojnë në mënyrë të pavarur, mungesa e njohurive etj. Mungesa e kapitalit për të investuar në bujqësi dhe jo vetëm, është një nga faktorët kryesorë që pengon zhvillimin. Përgjigjet e marra tregojnë se fermerët si burime kryesore financimi përdorin kursimet vetjake, hua nga shokë e miq, të ardhurat nga emigracioni dhe pak kredinë bankare. Kjo bëhet pengesë për të investuar në teknologji moderne prandaj shkalla e teknologjisë së përdorur është përgjithësisht e ulët. Krahas vështirësive në sigurimin e kapitalit pengesë në këtë drejtim është dhe sipërfaqja e vogël e fermave, vështirësia për të përdorur tokën si kolateral, mungesa e njohurive që fermerët kanë mbi burimet e furnizimit me teknologji dhe mbi formën më të përshtatshme të kësaj teknologjie për kushtet e fermave të tyre. Njohuri të pakta kanë prodhuesit edhe mbi marketingun e rëndësinë e tij në kushtet kur duam jo vetëm të shesim prodhimin në tregun e brendshëm, por edhe të eksportojmë. Informacioni për tregjet potenciale është i pamjaftueshëm. Këtë boshllëk e mbushin grupet dhe shoqatat e prodhuesve. Duke mos qënë të organizuar në shoqata apo grupe të tilla prodhuesit shpesh herë e kanë të vështirë të njihen me kushtet e kërkesat që kanë tregjet drejt të cilave synojmë të shkojmë. Shpesh ju mungon modeli ku duhet të arrijnë, model që duhet ta kenë parasysh për të përcaktuar ku dhe si do t i bëjnë investimet, çfarë diferencimi do t i japin prodhimit të tyre, me çfarë cilësie do të prodhojnë, që të kënë mundësi të shesin prodhimet e tyre jo vetem në tregjet brenda vendit por edhe jashtë tij. Përgjigjet e marra tregojnë se një pjesë e madhe e prodhuesve ndodhen në këto kushte Prezantimi i gjetjeve nga pyetësorët e shpërndarë tek ekspertët dhe sipërmarrësit agropërpunues 151

152 Janë identifikuar një sërë çështjesh të rëndësishme që janë përdorur në pyetësorin e strukturuar sipas shkallës Likert, për të matur shkallën e marrëveshjes, shkallën e performancës dhe shkallën e rëndësisë për secilën prej këtyre çështjeve. Pas shpërndarjes së pyetësorëve dhe mbledhjes së të dhënave, u ndërtuan baza të dhënash që u përdorën për realizimin e analizave. Për manaxhimin e të dhënave u adaptua një analizë hibride e kombinimit të metodave sasiore dhe cilësore që mundësuan bërjen e krahasimeve dhe identifikimin e problemeve. Për përpunimin e të dhënave sasiore u përdor programi statistikor SPSS. Edhe gjetjet e këtij kërkimi kanë mbështetur gjithashtu hipotezat e përgjithshme të ngritura në fillim të studimit. Më poshtë paraqitet analiza e vlerësimeve të bëra, ku përqindjet e gjetura janë pasqyruar në grafikë të ndryshëm. Në seksionin e parë të intervistuarit shprehin vlerësimin e tyre nga aspak dakord, jodakord, i lëkundur, dakord dhe plotësisht dakord, lidhur me disa përcaktime si karakteristika të zinxhirit furnizues ushqimor: ekzistenca e shumë fermerëve të vegjël dhe të diversifikuar, biznese agropërpunuese të mesme dhe të vogla, ushqime relativisht të shtrenjta për konsumatorët, dhe çmime të ulta për fermerët. Sipas vlerësimeve të bëra zinxhiri furnizues ushqimor në rajonin e Korçës karakterizohet nga një numër i madh i prodhuesve-fermerë të vegjël, nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme agropërpunuese, nga ushqime relativisht të shtrenjta për konsumatorin final dhe nga çmime të ulta për prodhuesit-fermerë. Të intervistuarit mbështesin faktin e ekzistencës së një numri të madh të prodhuesvefermerë të vegjël. 56% e tyre janë plotësisht dakord dhe 44% dakord. Njëkohësisht më shumë se gjysma e tyre janë dakord me faktin që ndërmarrjet e agropërpunimit në rajon janë të vogla dhe të mesme. 52% janë dakord dhe 29% plotësisht dakord. Vetëm një përqindje e ulët 19% janë të lëkundur. Kjo vërteton faktin që pjesa më e madhe e ndërmarrjeve tona agropërpunuese janë të vogla dhe impakti i tyre në marketing është tepër i lokalizuar. Grafiku 5.8 Pranueshmëria e ekzistencës së numrit të madh të fermerëve të vegjël dhe bizneseve agropërpunuese të mesme dhe të vogla Më shumë se 50% mbështesin faktin se produktet ushqimore janë relativisht të shtrenjta për konsumatorët. Kjo bëhet duke pasur parasysh çmimet e produkteve ushqimore të importit. Më konkretisht 50% janë dakord dhe 26% janë plotësisht dakord. 17% janë të lëkundur dhe vetëm një pjesë e vogël 7% nuk janë dakord. 152

153 Grafiku 5.9 Pranueshmëria e ekzistencës së produkteve relativisht të shtrenjta për konsumatorët Edhe përsa i takon përcaktimit të katërt sipas të cilit çmimet për prodhuesit-fermerë janë të ulta vlerësimet në pyetësorë janë pozitive. Fermerët mund ta gjejnë ose jo me lehtësi lëndën e parë, ajo është me një çmim të lartë, i papërshtatshëm për ta. Kjo është vërtetuar edhe nga gjetjet për fermerët. Megjithatë nga vlerësimet e marra çmimet për këta prodhues janë të ulta. Kjo shpjegohet me faktin e ekzistencës së kostove të larta të prodhimit dhe konkurrencës së madhe nga produktet e importit. Pra Siç shihet 70% e të intervistuarve e sigurojnë me pikë të larta këtë përcaktim. Grafiku 5.10 Pranueshmëria e ekzistencës së çmimeve të ulta për fermerët Në seksionin e dytë të pyetësorit janë vlerësuar disa elementë të zinxhirit furnizues: aftësitë konkurruese të produkteve ushqimore vendase krahasuar me produktet e importit, zbatimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe kontrolli i ecurisë së produkteve ushqimore nga prodhimi deri tek konsumatori përfundimtar, sipas shkallës e dobët, nën mesataren, mesatare, e mirë, shumë e mirë. Ajo që bie në sy në këtë seksion është që agropërpunuesit nuk japin një vlerësim pozitiv në lidhje me elementët e poshtëshënuar. 153

154 Aftësitë konkurruese të produkteve ushqimore, krahasuar me ato të importit janë vlerësuar nën mesataren nga 51% e të intervistuarve. Ky rezultat reflektohet edhe në bilancin tregtar të produkteve bujqësore dhe blegtorale të përpunuara. Grafiku 5.11 Vlerësimi i aftësive konkurruese të produkteve ushqimore Një vlerësim i ngjashëm është bërë edhe për dy elementët e tjerë të zinxhirit furnizues. Zbatimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe kontrolli i ecurisë së produkteve nga prodhimi deri tek konsumatori janë vlerësuar në nivel mesatar. Kjo do të thotë që mbetet akoma shumë për të bërë në drejtim të këtyre dy elementëve. Përsa i takon zbatimit të standarteve 43% i japin një vlerësim mesatar, 19% një vlerësim nën mesataren dhe 18% një vlerësim të dobët. Vetëm 20% japin një vlerësim relativisht të mirë. Kontrolli i ecurisë së produkteve nga prodhimi deri tek konsumatori përfundimtar është vlerësuar nga 48% e agropërpunuesve mesatar, nga 17% nën mesataren dhe 12% i dobët. 23% e tyre kanë dhënë një vlerësim të mirë. Zbatimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore si dhe kontrolli përgjatë të gjitha fazave i produkteve ushqimore, përbën një detyrë immediate për manaxhimin e zinxhirit furnizues. Përmirësimet e mundshme në këto aspekte do të ndikonin pozitivisht në përmirësimin e aftësive konkurruese të produkteve të këtij zinxhiri. Grafiku 5.12 Vlerësimi i zbatimit të standarteve dhe kontrollit të produkteve ushqimore 154

155 Në seksionin e tretë është vlerësuar shkalla e bashkëpunimit të të gjithë pjesëmarrësve (prodhues-fermerë, përpunues, shitës me pakicë, shoqata konsumatore dhe institucione mbështetëse) në zinxhirin furnizues sipas shkallës prej 5 nivelesh: e dobët, nën mesataren, mesatare, e mirë dhe shumë e mirë. Duhet të përmend që 8 prej të intervistuarve nuk e plotësuan këtë seksion të pyetësorit. Siç rezulton nga përpunimi i të dhënave niveli i bashkëpunimit të stakeholders në zinxhirin furnizues është relativisht i ulët. Pikërisht ky nivel i ulët bashkëpunimi midis stakeholders në zinxhirin furnizues, ndikon drejtpërsëdrejti në nivelin e aftësive konkurruese të produkteve të tij. Sikurse shihet prodhuesit janë më pak bashkëpunues se stakeholders të tjerë. Kjo mungesë bashkëpunimi u vërtetua edhe më lart dhe lidhet kryesisht me numrin e madh të tyre dhe pamundësinë për të arritur në marrëveshje, ndryshimet në kushtet e tyre ekonomike, kontrollin e pakët që ata kanë mbi prodhimin dhe aktivitetin e tyre prodhues, sepse ky prodhim vjen nga shumë njësi të vogla që veprojnë në mënyrë të pavarur, mungesa e njohurive etj. Rezultatet e reflektuara duhet të nxitin përpjekjet nga ana e tyre për të rritur nivelin e bashkëpunimit për ta bërë këtë zinxhir më konkurrues. Grafiku 5.13 Vlerësimi i bashkëpunimit të stakeholders në zinxhirin furnizues Seksioni i katërt i pyetësorit kërkon vlerësimin sipas rëndësisë që kanë faktorë të tillë si: integrimi i planeve dhe strategjive marketing, specializimi në një gamë më të vogël produktesh, parashikimi për të siguruar përputhjen kërkesë-ofertë, manaxhimi i përkushtuar në përmirësimin e operacioneve dhe efiçiencës dhe rritja e klientëve të rinj dhe futja në tregje të reja, që mendohet ta çojnë drejt suksesit zinxhirin furnizues, sipas rëndësisë që këta faktorë mendohet se kanë. Shkalla e vlerësimit të përdorur varion nga i parëndësishëm, pak i rëndësishëm, mesatarisht i rëndësishëm (neutral), i rëndësishëm deri në shumë i rëndësishëm. Të gjithë faktorët e përmendur më lart janë konsideruar të rëndësishëm nga pjesa më e madhe e të intervistuarve. E rëndësishme është që njihet shkalla e rëndësisë së këtyre faktorëve që do të bëjnë të mundur suksesin e zinxhirit. Sipas vlerësimeve të bëra nga të intervistuarit rezulton se 56,7% e të intervistuarve vlerësojnë shumë të rëndësishëm manaxhimin e përkushtuar për përmirësimin e operacioneve dhe efiçencës, 49% e tyre vlerësojnë gjithashtu shumë të rëndësishëm klientët e rinj dhe tregjet e reja dhe 41% vlerësojnë po aq të rëndësishëm 155

156 edhe nevojën e parashikimit për të siguruar përputhjen kërkesë-ofertë. Dy faktorët e tjerë janë vlerësuar më tepër mesatarisht të rëndësishëm. Grafiku 5.14 Vlerësimi i rëndësisë së integrimit të planeve marketing dhe specializimit në një gamë më të vogël produktesh Siç shihet në grafikun e mëposhtëm (grafiku 5.15), parashikimi për të siguruar përputhjen e kërkesës me ofertën, manaxhimi i përkushtuar në përmirësimin e operacioneve dhe efiçencës si dhe rritja e klientëve të rinj dhe futja në tregje të reja përbëjnë faktorët e një rëndësie shumë të madhe në suksesin e zinxhirit furnizues. Duke pasur parasysh që kërkesa për produkte bujqësore dhe ushqimore nuk përballohet nga prodhimi vendas, rrit rëndësinë e parashikimit, si një faktor që do të sigurojë përputhjen e kërkesës me ofertën. Gjithashtu përmirësimi i operacioneve dhe efiçencës së kapacitetit prodhues të firmave do t u sjellë atyre përfitime dhe një përfaqësim dinjitoz jo vetëm në tregjet e brendshshme, por dhe ato ndërkombëtare. Grafiku 5.15 Vlerësimi i rëndësisë së parashikimit, përkushtimit të manaxhimit dhe zhvillimit të klientëve të rinj 156

157 Seksioni i pëstë i pyetësorit kërkon vlerësimin e një sërë çështjesh sipas një shkalle nga aspak dakord, jo dakord, i lëkundur, dakord deri në plotësisht dakord si sfida me të cilat përballen partnerët e zinxhirit furnizues. Të gjitha përcaktimet e identifikuara si sfida me të cilat përballet zinxhiri furnizues ushqimor u pranuan si të tilla nga pjesa më e madhe e të intervistuarve, duke bërë një përjashtim për mungesën e tregut bujqësor funksional, përcaktim ky që nuk u pranua si sfidë e këtij zinxhiri furnizues nga 75% e të intervistuarve. Pra, mund të themi se sfidat me të cilat përballet sot zinxhiri furnizues ushqimor në rajonin e Korçës janë investimet e ulta në kërkim-zhvillim, konkurrenca e madhe nga produktet e importit, vështirësitë në sigurimin e produkteve të sigurta dhe cilësore, pamjaftueshmëria e mjeteve të përshtatshme, barrierat rregullatore, mospërputhja e lëvizjes së mallrave dhe shkëmbimit të informacionit midis pjesëmarrësve në zinxhir dhe së fundi ngjarjet e jashtme që lidhen me krizat ekonomike etj. Vlerësimi i tyre nga ana e të intervistuarve paraqitet në pamjet grafike të mëposhtme: Grafiku 5.16 Pranueshmëria e mungesës së investimeve në kërkim-zhvillim dhe konkurrencës së madhe nga produktet e importit Siç shihet, të intervistuarit shohin si sfidat kryesore të zinxhirit furnizues ushqimor mungesën e investimeve në kërkim-zhvillim dhe konkurrencën e madhe nga produktet e importit, duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e tyre janë plotësisht dakord me këto përcaktime. Kjo për faktin që rajoni i Korçës lë shumë për të dëshiruar në drejtim të investimeve për kërkim-zhvillim në gjithë zinxhirin furnizues. Nga ana tjetër duke qenë se jemi një rajon kufitar konkurrenca nga produktet e importit, sidomos nga Greqia, bëhet akoma më e ndjeshme dhe më e dukshme. 157

158 Grafiku 5.17 Pranueshmëria e pamjaftueshmërisë së mjeteve, vështirësisë në sigurimin e produkteve cilësore dhe mospërputhjes së lëvizjes së mallrave me informacionin në zinxhir Grafiku i mësipërm (grafiku 5.17) tregon se pavarësisht se ka një numër të konsiderueshëm të intervistuarish që janë të lëkundur pjesa më e madhe e tyre vlerësojnë si sfida të zinxhirit furnizues edhe vështirësitë në sigurimin e produkteve të sigurta dhe cilësore, pamjaftueshmërinë e mjeteve të përshtatshme si psh dyqaneve, teknologjisë së re, aftësive përpunuese, paketimit etj si dhe mospërputhjen midis lëvizjes së mallrave dhe shkëmbimit të informacionit midis aktorëve në zinxhir. Grafiku 5.18 Pranueshmëria e mungesës së tregut bujqësor funksional Seksioni i gjashtë i pyetësorit kërkon një vlerësim sipas rëndësisë që kanë për zinxhirin furnizues ushqimor tipe të ndryshme të mbështetjes qeveritare për ta bërë atë më konkurrues. Kjo si në seksionin e katërt bëhet sipas një shkalle vlerësimi nga jo i rëndësishëm, pak i rëndësishëm, mesatarisht i rëndësishëm, i rëndësishëm deri në shumë i rëndësishëm. Sikurse shihet nga paraqitja grafike e mëposhtme të gjitha tipet e mbështetjes qeveritare janë konsideruar të rëndësishme nga pjesa më e madhe e të intervistuarve. Pavarësisht se ka disa iniciativa nga qeveria për të kontribuar në 158

159 konkurrueshmërinë e zinxhirit furnizues rezultatet tregojnë se ka ende nevojë për të stimuluar zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në këtë perspektivë. Grafiku 5.19 Vlerësimi i rëndësisë së kontributeve të qeverisë në zinxhirin furnizues ushqimor Seksioni i shtatë dhe i fundit i pyetësorit kërkon vlerësimin sipas shkallës së rëndësisë të një sërë çështjeve që do të ndikojnë në zinxhirin furnizues në 5-10 vitet e ardhshme. Duke iu referuar rezultateve të pyetësorit, të gjitha përcaktimet janë zhvillime të rëndësishme me të cilat do të përballet zinxhiri furnizues në një periudhë afatmesme. Paraqitja grafike e mëposhtme e tregon këtë. Grafiku 5.20 Vlerësimi i çështjeve më të rëndësishme në lidhje me zinxhirin furnizues për 5-10 vitet e ardhshme Sikurse shihet nga grafikët e mësipërm (grafiku 5.20; 5.21) çështjet më të rëndësishme të së ardhmes në lidhje me zinxhirin furnizues ushqimor janë politikat e sigurisë ushqimore, efiçenca dhe efektiviteti i kapacitetit prodhues, përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjeve të transportit, zhvillimi i kanaleve të reja marketing, teknologjitë e prodhimit, ndërmarrjet e përbashkëta midis firmave vendase dhe të huaja. Kjo si rezultat i konkurrencës së lartë që pritet nga produktet e BE së si pasojë e proçeseve integruese të vendit tonë në BE. 159

160 Grafiku 5.21 Vlerësimi i rëndësisë së ndryshimit të fuqisë blerëse, konkurrencës së lartë me produktet e BE-së dhe rritjes së investimeve të huaja Ndryshimi i fuqisë blerëse dhe qëndrimi i konsumatorit, konkurrenca e lartë me produktet e BE-së dhe rritja e investimeve të huaja në rajon janë zhvillime të tjera të rëndësishme për zinxhirin furnizues ushqimor për një periudhë afatmesme Analiza e rezultateve të survejimit dhe vërtetimi i hipotezave Pas vlerësimit të përcaktimeve të pyetësorit sipas mesatares dhe deviacionit standart eshtë bërë analiza e këtij vlerësimi dhe vërtetimi i hipotezës së dytë dhe të tretë. Nga rezultatet e treguara në tabelë152 duket qartë se në përgjithësi, pjesa më e madhe e përcaktimeve të pyetësorit kanë pikë të larta, që do të thotë që ato janë me rëndësi të madhe për manaxhimin e zinxhirit furnizues ushqimor në rajonin e Korçës. Çështjet e identifikuara si më të rëndësishme analizohen më poshtë. [1] Karakteristikat strukturore të manaxhimit të zinxhirit furnizues ushqimor Rajoni i Korçës karakterizohet nga një numër i madh i prodhuesve-fermerë të vegjël dhe të diversifikuar (mesatarja 4.6). Kjo situatë mund të shpjegohet me faktin që sasia e prodhuar ka për qëllim të përmbushë nevojat bazë për ushqim duke u fokusuar më pak tek tregu. Një tjetër arsye që mund të shpjegojë ekzistencën e prodhuesve të vegjël dhe të diversifikuar mund të ketë lidhje me çështjet e rrezikut. Mospëlqimi i rrezikut është një qëndrim i përbashkët i prodhuesve që sillen në mënyrë konservative dhe shmangin rreziqet përmes rritjes së llojshmërisë së produkteve brenda së njëjtës zonë prodhimi. Ky prodhim i diversifikuar favorizohet gjithashtu nga shkalla e lartë e fragmentarizimit të fermës. Një tjetër karakteristikë e identifikuar si e rëndësishme është dominimi i bizneseve të vogla dhe të mesme agropërpunuese në rajon (mesatarja 4.1) si dhe çmimet e ulta për fermerët (mesatarja 3.9). Kjo e fundit mendohet e tillë për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe efikasitetit të ulët si dhe konkurrencës së lartë nga produktet e importit që në të shumtën e rasteve dominojnë tregjet e 152 Tabela 11 Përcaktimet e pyetësorit dhe vlerësimi i tyre sipas mesatares dhe deviacionit standart. Aneksi 1 160

161 brendshme. Nga ana tjetër çmimi i produkteve ushqimore për konsumatorët është konsideruar relativisht i shtrenjtë (mesatarja 3.9) për shkak të shumë stadeve dhe ndërmjetësve nëpër të cilat kalojë ato derisa të arrijnë tek konsumatori final. Ajo që bie në sy gjatë analizës është vlerësimi i ulët i performancës së zinxhirit furnizues ushqimor. Zbatimi i standarteve nën nivelin e kërkuar (mesatarja 2.6) si dhe një performancë e dobët e sistemeve të kontrollit të ecurisë së produkteve në të gjitha fazat e përpunimit deri tek konsumatori final (mesatarja 2.8) përbëjnë një disavantazh në cilësinë e këtyre produkteve përballë produkteve të importit. Nga ana tjetër kosto e lartë e prodhimit të këtyre produkteve e përmendur më lart që reflektohet dhe në çmimet e tyre përbën një disavantazh tjetër përballë produkteve të importuara. Kjo vërteton faktin që aftësitë konkurruese të produkteve të sektorit (mesatarja 2.5) janë vlerësuar nën mesataren. Të gjitha këto që u përmendën vërtetojnë edhe hipotezën e dytë, sipas të cilës aftësia konkurruese e produkteve të sektorit mbetet e varur nga kosto e lartë, cilësia relativisht e ulët dhe mosplotësimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë në nivele të kërkuara. Në lidhje me bashkëpunimin, nga rezultatet e përpunuara mund të shihet se prodhuesit janë më pak bashkëpunues krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë si përpunuesit apo shitësit me pakicë. Kjo mund të jetë për shkak të besimit të prodhuesve që një përpjekje për të rritur bashkëpunimin mund të rritë kostot totale të operacioneve derisa ka një shkallë të lartë të fragmentarizimit të tokës dhe nivel të ulët të specializimit të prodhimit. [2] Iniciativat private dhe angazhimi për përmirësime Angazhimi i manaxhimit për të përmirësuar operacionet dhe efikasitetin është vendosur i pari në listë në lidhje më rëndësinë që ka për të drejtuar operatorët e biznesit drejt suksesit (mesatarja 4.5). Ashtu si në rang kombëtar edhe në rajonin e Korçës nuk janë shfrytëzuar potencialet që ky rajon ka si dhe mundësitë e tregjeve ekzistuese. Përmirësimet e efiçencës dhe efektivitetit në sektorin agro-ushqimor duhet të shihen në sinergji me mënyra të reja në të gjitha aspektet: në prodhimin bujqësor, përpunimin ushqimor, strategjitë e marketingut, planifikimin e operacioneve dhe në manaxhimin e zinxhirit ushqimor si një i tërë153. Programet për përmirësimet e efikasitetit dhe efektivitetit të kapacitetit prodhues (mesatarja 4.5) qëndrojnë në qendër të transformimit dhe rindërtimit të sektorit agro-ushqimor. Në të njejtën kohë ato duhet të bëhen për të përfituar avantazhet e ekonomive të shkallës në prodhim. Në këtë mënyrë do të sigurohet avantazhi i kostove dhe çmimeve të ulta për produktet e sektorit, të cilat do të fitojnë pjesë të reja të tregut të brendshëm, por njëkohësisht do të krijohet mundësia e depërtimit të tyre dhe në tregjet e jashtme. Të gjitha këto që u përmendën vërtetojnë edhe hipotezën e tretë, sipas së cilës programet aktive për përmirësimin e operacioneve dhe efiçencës së kapacitetit prodhues të firmave brenda sektorit, mbështesin pjesëmarrjen e tyre në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Një parashikim më i mirë për përputhjen e kërkesës dhe ofertës (mesatarja 4) është tepër i nevojshëm, sepse mospërputhja e tyre shkakton shumë ndërprerje në zinxhirin furnizues ushqimor. Zhvillimi i klientëve të rinj dhe futja në tregje të reja (mesatarja 153 Bojnec and Ferto, Agro-food trade sustainability in Central and Eastern Europe

162 4.2) si dhe investimet në teknologji (mesatarja 4.2) janë konsideruar po aq të rëndësishme. [3] Roli i qeverisë në zhvillimin e zinxhirit agro-ushqimor. Në këtë pjesë janë identifikuar çështjet më të rëndësishme nëpërmjet të cilave qeveria mund të kontribuojë për ta bërë më konkurrues zinxhirin furnizues ushqimor. Së pari, mbështetja për zbatimin e sistemeve të manaxhimit të informacionit në industrinë ushqimore duket të jetë shumë e rëndësishme (mesatarja 4.3). Një veprim konkret mund të jetë krijimi i organizmave çertifikues apo qendrave të sistemit të informacionit të cilat mund të ndihmojë në sigurimin e cilësisë së ushqimit, të operacioneve mbështetëse dhe planifikimit të proçeseve. Së dyti, mbështetja e normave të përballueshme të kredisë (mesatarja 4.2) është parë shumë e nevojshme, sepse siç u përmend dhe më lart rajoni dominohet nga biznese të mesme dhe të vogla, të cilat kanë mundësi të kufizuara investimi dhe vështirë se mund të përmbushin kërkesat e larta të kritereve për marrjen e kredive. Pavarësisht se ka disa iniciativa nga qeveria për të mbuluar një pjesë të normave të interesit ose për të subvencionuar disa sektorë rezultati tregon se ka ende nevojë për të stimuluar zhvillimin e sektorit agroushqimor në këtë perspektivë. Shërbimet shtesë (mesatarja 4) janë parë gjithashtu të rëndësishme. Shembuj të disa çështjeve kyçe këtu janë: trajnim dhe mbështetje si të aplikohet për fonde, trajnim në çështjet e sigurisë ushqimore, si dhe trajnim mbi metodat e reja të prodhimit. Për më tepër zhvillimi i një sistemi njohurish përmes institucioneve kërkimore mbështetëse apo programeve do të lehtësonte aktivitetet e tregut të partnerëve të zinxhirit furnizues duke rritur mundësinë e kërkimit dhe informimit. Përveç faktorëve të përmendur më lart një element kritik është zbatimi i politikave të qeverisë në bujqësi dhe produktet ushqimore (mesatarja 3.9), meqë në shumë raste sfida shikohet më tepër në drejtim të zbatimit të politikës. [4] Zhvillimet e rëndësishme që priten në një periudhë afatmesme Përsa i takon rëndësisë që do të kenë në një periudhë afatmesme (5-10 vjeçare), faktorë të ndryshëm për zinxhirin furnizues ushqimor, politikat e sigurisë ushqimore duket që janë shumë të rëndësishme (mesatarja 4.4). Kjo vjen si rezultat kërkesave ligjore në rritje mbi standartet e sigurisë dhe të një rritje në vetëdijen dhe pritjet e konsumatorëve. Gjithashtu në një periudhë afatmesme pritet një ndryshim në fuqinë blerëse dhe qëndrimin e konsumatorit (mesatarja 4.2), i cili ka nevojë për një përgjigje nga operatorët e biznesit dhe institucionet në lidhje me standartet e cilësisë dhe sigurisë. Garantimi i sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produktit aktualisht shihet si një sfidë (mesatarja 3.8), për shkak të zhvillimit të ngadalshëm të sistemeve të manaxhimit të cilësisë ushqimore si dhe për shkak të performancës së dobët (nën mesataren) të sistemeve të kontrollit të produkteve nga prodhimi deri në shpërndarjen e tyre tek konsumatori final. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm që kërkohet në periudhë afatmesme është përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjeve të përshtatshme të transportit. Situata e tanishme sjell shumë sfida për aktivitetet operacionale të manaxhimit të zinxhirit furnizues duke ndikuar në cilësinë e produkteve, kohën e 162

163 dorëzimit dhe shpenzimet e përgjithshme. Zhvillimi i infrastrukturës së brendshme është konsideruar po aq i rëndësishëm sa edhe zhvillimi i lidhjeve të jashtme (mesatarja 4.3), zhvillim ky që pritet të lehtësojë dhe përmirësojë performancën e operacioneve të zinxhirit furnizues. Të tjerë elementë që pritet të jenë të rëndësishëm janë zhvillimi i kanaleve të reja marketing dhe strategjive të produktit (mesatarja 4). Kjo si rezultat i konkurrencës më të lartë që pritet nga produktet e BE-së (mesatarja 4.2) për shkak të marrëveshjeve të përgjithshme me vendet e BE-së dhe avancimin e proceseve të integrimit në BE të vendit tonë. Ndërsa rritet presioni konkurrues nga forcat e brendshme dhe të jashtme pritet një nivel në rritje i ndërmarrjeve të përbashkëta midis firmave lokale dhe të huaja dhe një rritje e përqëndrimit në shitjen me pakicë (mesatarja 4.1). Sektori i shitjes me pakicë zhvillohet dhe karakterizohet nga një rol domonues i supermarketeve, të cilat po bëhen kanalet më të rëndësishme tregtare. Investimi në kërkim-zhvillim është konsideruar si një sfidë e madhe që i ka munguar rajonit. Investitorë të tanishëm dhe të ardhshëm mund ta shohin si një rajon që ofron mundësi, po të kemi parasysh dhe angazhimin e qeverisë për të mbështetur kapërcimin e pengesave të përmendura më lart dhe për të fituar avantazh nga kostot e ulta të punës, disponueshmëria e lëndëve të para vendase dhe klima tërheqëse për investimet përmes regjimeve fiskale konkurruese. Për të vërtetuar hipotezën e katërt të studimit jemi mbështetur tek analiza e regresionit duke përdorur programin statistikor SPSS. Analiza e regresionit si një analizë statistikore është përdorur për të zbuluar marrëdhënien midis një variabli të varur që në rastin tonë është aftësia konkurruese e produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe një variabli të pavarur që është shkalla e bashkëpunimit midis stakeholders në zinxhirin furnizues ushqimor (y = a + bx). Kjo marrëdhënie është analizuar për çdo stakeholder të zinxhirit furnizues. Autputi që rezulton nga përpunimi i të dhënave për çdo rast përfshin koefiçientët e korrelacionit, vlera e të cilëve përcakton marrëdhënien midis variablave të zgjedhur. 1) 2) 3) 4) Aftësia konkurruese = a1 + b1shkalla e bashkëpunimit të prodhuesve Aftësia konkurruese = a2 + b2shkalla e bashkëpunimit të përpunuesve Aftësia konkurruese = a3 + b3shkalla e bashkëpunimit të shitësve Aftësia konkurruese = a4 + b4shkalla e bashkëpunimit të shoqatave konsumatore 5) Aftësia konkurruese = a5 + b5shkalla e bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse ku a përfaqëson konstanten dhe b përfaqëson koefiçientin e regresionit Analiza e rezultateve statistikore: [1] Aftësia konkurruese = a1 + b1 Shkalla e bashkëpunimit të prodhuesve Rezultatet (tabela 5.1) tregojnë një marrëdhënie pozitive sinjifikative midis aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe shkallës së 163

164 bashkëpunimit të prodhuesve me stakeholders të tjerë në zinxhirin furnizues ushqimor. (koefiçienti i regresionit 0.639) Tabela 5.1 Auputi nga përpunimi i rezultateve mbi aftësinë konkurruese dhe shkallën e bashkëpunimit të prodhuesve (1) Standardized Unstandardized Coefficients B 1 (Constant) 3_1 Std. Error Coefficients Beta t Sig Shënim: 2_1 Variabli i varur: Aftësia konkurruese 3_1 Variabli i pavarur: Shkalla e bashkëpunimit të prodhuesve me stakeholders të tjerë Grafiku i mëposhtëm (grafiku 5.24) tregon që sa më shumë rritet shkalla e bashkëpunimit të prodhuesve me stakeholders të tjerë aq më e lartë do të jetë aftësia konkurruese e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Marrëdhëniet bashkëpunuese në zinxhir midis prodhuesve dhe partnerëve të tjerë përmirësojnë shërbimet ose bëjnë të arrihen kushte më favorizuese. Grafiku 5.22 Marrëdhënia e aftësisë konkurruese dhe shkallës së bashkëpunimit të prodhuesve me stakeholders të tjerë 164

165 [2] Aftësia konkurruese = a2 + b2shkalla e bashkëpunimit të përpunuesve Rezultatet (tabela 5.2) tregojnë një marrëdhënie pozitive sinjifikative midis aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe shkallës të bashkëpunimit të përpunuesve me stakeholders të tjerë në zinxhirin e furnizimit ushqimor. (koefiçienti i regresionit 0.547) Tabela 5.2 Autputi nga përpunimi i rezultateve mbi aftësinë konkurruese dhe shkallën e bashkëpunimit të përpunuesve (2) Standardized Unstandardized Coefficients Model 1 (Constant) 3_2 B Std. Error Coefficients Beta t Sig Shënim: 2_1 Variabli i varur: Aftësia konkurruese 3_2 Variabli i pavarur: Shkalla e bashkëpunimit të përpunuesve me Stakeholders të tjerë Grafiku i mëposhtëm (grafiku 5.25), ashtu si në rastin e parë tregon se sa më e lartë të jetë shkalla e bashkëpunimit të përpunuesve me stakeholders të tjerë të zinxhirit, aq më e lartë do të jetë dhe aftësia konkurruese e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Bashkëpunimi nxit zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, ofrimin e sasive më të mëdha të produkteve për shitje, marketing të përbashkët etj. Këmbimi i informacionit, eksperiencës dhe mundësisht edhe i makinerive dhe pajisjeve midis përpunuesve në zinxhir janë forma të frytshme bashkëpunimi për rritjen e avantazheve krahasuese të produkteve që ofrohen. Grafiku 5.23 Marrëdhënia e aftësisë konkurruese me shkallën e bashkëpunimit të përpunuesve 165

166 [3] Aftësia konkurruese = a3 + b3shkalla e bashkëpunimit të shitësve Rezultatet (tabela 5.3) tregojnë një marrëdhënie pozitive sinjifikative midis aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe shkallës të bashkëpunimit të shitësve me stakeholders të tjerë në zinxhirin e furnizimit ushqimor. (koefiçienti i regresionit 0.605) Tabela 5.3 Autputi nga përpunimi i rezultateve mbi aftësinë konkurruese dhe shkallën e bashkëpunimit të shitësve (3) Standardized Unstandardized Coefficients Model 1 (Constant) 3_3 B Std. Error Coefficients Beta t Sig Shënim: 2_1 Variabli i varur: Aftësia konkurruese 3_3 Variabli i pavarur: Shkalla e bashkëpunimit të shitësve me stakeholders të tjerë Grafiku i mëposhtëm (grafiku 5.26) tregon se sa më e lartë të jetë shkalla e bashkëpunimit të shitësve me stakeholders të tjerë në zinxhirin furnizues aq më e lartë do të jetë dhe aftësia konkurruese e produkteve bujqësore dhe ushqimore, përfundim ky që është i njejtë edhe me dy rastet e tjera të përmendura më sipër. Avantazhi i këtij bashkëpunimi konsiston në përmirësimin e furnizimit dhe në krijimin e faktorëve të prodhimit nëpërmjet tij. Grafiku 5.24 Marrëdhënia e aftësisë konkurruese me shkallën e bashkëpunimit të shitësve 166

167 [4] Aftësia konkurruese = a4 + b4shkalla e bashkëpunimit të shoqatave konsumatore Rezultatet (tabela 5.4) tregojnë një marrëdhënie pozitive sinjifikative midis aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe shkallës të bashkëpunimit të shoqatave të konsumatorëve me stakeholders të tjerë në zinxhirin e furnizimit ushqimor. (koefiçienti i regresionit 0.698) Tabela 5.4 Autputi nga përpunimi i rezultateve mbi aftësinë konkurruese dhe shkallën e bashkëpunimit të shoqatave të konsumatorëve (4) Standardized Unstandardized Coefficients Model 1 B Std. Error (Constant) _ Coefficients Beta t Sig Shënim: 2_1 Variabli i varur: Aftësia konkurruese 3_4 Variabli i pavarur: Shkalla e bashkëpunimit të shoqatave të konsumatorëve me stakeholders të tjerë Edhe nga ky grafik (grafiku 5.27) kuptojmë qe lidhja midis aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe shkallës së bashkëpunimit të shoqatave të konsumatorëve me stakeholders të tjerë paraqitet e njejtë si në rastet e mësipërme. Sa më shumë të bashkëpunojnë shoqatat e konsumatorëve me stakeholders të tjerë, aq më e lartë do të jetë aftësia konkurruese e produkteve. Informacioni që ato përcjellin në zinxhir iu jep mundësi partnerëve të tjerë të rritin përpjekjet për të kënaqur preferencat e konsumatorëve. Grafiku 5.25 Marrëdhënia e aftësisë konkurruese me shkallën e bashkëpunimit të shoqatave të konsumatorëve 167

168 [5] Aftësia konkurruese = a5 + b5shkalla e bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse Rezultatet (tabela 5.5) tregojnë një marrëdhënie pozitive sinjifikative midis aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe shkallës të bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse me stakeholders të tjerë në zinxhirin e furnizimit ushqimor. (koefiçienti i regresionit 0.583) Tabela 5.5 Autputi nga përpunimi i rezultateve mbi aftësinë konkurruese dhe shkallën e bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse (5) Standardized Unstandardized Coefficients Model 1 (Constant) 3_5 B Std. Error Coefficients Beta t Sig Shënim: 2_1 Variabli i varur: Aftësia konkurruese 3_5 Variabli i pavarur: Shkalla e bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse me stakeholders të tjerë Sikurse shihet dhe nga grafiku i mëposhtëm (grafiku 5.28), ekziston një marrëdhënie pozitive sinjifikative midis aftësisë konkurruese dhe shkallës së bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse në zinxhirin furnizues ushqimor. Infrastruktura për trajnim dhe përmirësim, kërkim dhe zhvillim, prezantim të zhvillimit ekonomik etj, bëhen të mundura nga institucionet mbështetëse. Qëllimi i përbashkët i këtyre institucioneve duhet të jetë jo vetëm mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve në zinxhir, por edhe bashkëpunimi i tyre me këta partnerë. Grafiku 5.26 Marrëdhënia e aftësisë konkurruese me shkallën e bashkëpunimit të institucioneve mbështetëse 168

169 Konkurrenca nënkupton që firmat e një sektori mund të mbrojnë me sukses vetveten në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Kjo konkurrencë rritet nëpërmjet një politike të duhur strukturore, një politike konkurruese funksionale, infrastrukture të përshtatshme, faktorëve të prodhimit të cilësisë së lartë, firmave efiçente, klientelës kërkuese si dhe manaxhimit fleksibël dhe kopetent. Rritja e konkurrueshmërisë brenda dhe jashtë kufijve nxjerr në pah nevojën e kooperimit dhe bashkëpunimit efiçent midis partnerëve në gjithë zinxhirin e vlerës. Sa më e lartë të jetë shkalla e bashkëpunimit midis tyre, aq më e lartë do të jetë dhe aftësia konkurruese, duke vërtetuar kështu edhe hipotezën e katërt të studimit. Si konkluzion mund të themi se: Konkurrenca ne rritje e tregjeve ushqimore kohët e fundit në Shqipëri dhe në rajonin e Korçës në veçanti, ashtu sikurse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka sjellë mjaft sfida dhe mundësi për partnerët në zinxhirin furnizues ushqimor. Ajo i ka bërë thirrje aktorëve në zinxhirin e furnizimit të orientohen nga tregu duke u fokusuar kryesisht në preferencat e konsumatorëve, në aktivitete fleksibile, në përmirësimin e prodhimit, përpunimit dhe sistemeve të shpërndarjes, duke u përpjekur në të njëjtën kohë të minimizojnë kostot totale përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Stimujt e përgjithshëm për përmirësime në zinxhirin furnizues ushqimor duhet të shihen në përputhje me pritjet e konsumatorëve, me rrugë të reja të prodhimit bujqësor, përpunimit ushqimor dhe strategjive marketing. Sfidat e identifikuara për sektorin privat kanë të bëjnë me një presion në rritje për të përmirësuar operacionet dhe efiçencën, standartet e cilësisë dhe sigurisë së produkteve, shkëmbimin e informacionit dhe investimet në teknologji të reja. Kontributi i institucioneve (qeverisë) drejt një zinxhiri furnizues ushqimor më efektiv shihet në drejtim të mbështetjes së zbatimit të sistemeve të manaxhimit, mbështetjes në çështjet financiare si subvencionet dhe normat e përballueshme të interesit të kredive, zbatimit rigoroz të politikave qeveritare në produktet bujqësore dhe ushqimore dhe rritjes së investimeve në kërkim dhe zhvillim. Zhvillimi i infrastrukturës së brendshme konsiderohet aq i rëndësishëm sa dhe zhvillimi i lidhjeve rajonale për përmirësimin e performancës së aktiviteteve operacionale përmes gjithë zinxhirit furnizues. Rritja e aftësive konkurruese të produkteve bujqësore dhe ushqimore nxjerr në pah nevojën për rritjen e bashkëpunimit të të gjithë stakeholders në zinxhirin furnizues. Çështjet e diskutuara më lart prezantojnë jo vetëm sfidat dhe kërcënimet e prodhuesve, përpunuesve dhe stakeholder-ve të tjerë në zinxhirin furnizues ushqimor për shkak të rritjes së presioneve në konkurrencë dhe nevojës për t u përshtatur me kërkesat e reja të tregut, por në të njëjtën kohë prezantojnë dhe mundësi të mëdha nëse konsiderohen dhe vlerësohen siç duhet. 169

170 KONKLUZIONE Duke u mbështetur në analizën e bërë dalim në përfundimin se : Fermerët shqiptarë akoma nuk janë të përgatitur për të përballuar problemet dhe për t u orientuar me tregjet, për më tepër me ato ndërkombëtare, sepse iu mungon informacioni i nevojshëm mbi tregjet. Duke mos qënë të organizuar në shoqata apo grupe, prodhuesit shpesh herë e kanë të vështirë të njihen me kushtet e kërkesat që kanë tregjet drejt të cilave synojmë të shkojmë. Shpesh ju mungon modeli ku duhet të arrijnë, model që duhet ta kenë parasysh për të përcaktuar ku dhe si do t i bëjnë investimet, çfarë diferencimi do t i japin prodhimit të tyre, me çfarë cilësie do të prodhojnë, që të kënë mundësi të shesin prodhimet e tyre jo vetem në tregjet brenda vendit por edhe jashtë tij. Fermerët në përgjithësi nuk janë të aftë të përballojnë financiarisht dhe profesionalisht sfidat e hapjes së ekonomisë. Fermat tona krahasuar me ato të rajonit e për më tepër me vendet e BE-së, janë të pakonsoliduara, më pak të pajisura dhe të mbështetura, më pak të manaxhuara në nivelin e kërkesave të tregut etj. Produktet e fermave tona janë të pamjaftueshme dhe rrjedhimisht importet sidomos për produkte të veçanta zënë pjesë të konsiderueshme të tregut. Shkak për këtë janë përmasat e vogla dhe fragmentarizimi i fermave tona që nuk lejojnë përdorimin e metodave efiçente të prodhimit, duke bërë që prodhimi i tyre të karakterizohet nga rendimente të ulta, kosto të larta prodhimi dhe cilësi relativisht e ulët. Megjithëse klima shumë e favorshme e rajonit ndikon në rendimentet e larta të disa produkteve bujqësore dhe përdorimi i kufizuar i plehrave kimike dhe pesticideve i bën ato të jenë më së shumti organike, fakti që nuk etiketohen apo çertifikohen si të tilla, nuk i lejon ato të depërtojnë në tregjet e tjera brenda vendit dhe aq më pak në tregjet e huaja. Prodhuesit-fermerë e kanë të vështirë të organizohen për të përfituar si në tregun e inputeve ashtu edhe në atë të produkteve për t i përpunuar për treg dhe aq më pak për t i eksportuar me leverdi. Vështirësitë që ndeshin fermerët në këtë drejtim lidhen me numrin e madh të tyre dhe pamundësinë për të arritur në marrëveshje, ndryshimet në kushtet e tyre ekonomike, kontrollin e pakët që ata kanë mbi prodhimin dhe aktivitetin e tyre prodhues, sepse ky prodhim vjen nga shumë njësi të vogla që veprojnë në mënyrë të pavarur, mungesa e njohurive etj. Megjithëse një numur i madh fermerësh janë të orientuar nga tregu, vërehen teprica të pakta të produkteve bujqësore e blegtorale. Aty ku tepricat janë më të mëdha ka probleme me sigurimin e tregjeve për shitje. Pjesa më e madhe e prodhimit shitet në tregjet e rajonit të Korçës dhe një pjesë më e vogël në tregjet e tjera të vendit. Prodhimet që eksportohen janë të pakta. Mungesa e kapitalit për të investuar në bujqësi dhe jo vetëm, është një nga faktorët kryesorë që pengon zhvillimin. Fermerët si burime kryesore financimi përdorin kursimet vetjake, hua nga shokë e miq, të ardhurat nga emigracioni 170

171 dhe pak kredinë bankare. Kjo bëhet pengesë për të investuar në teknologji moderne prandaj shkalla e teknologjisë së përdorur është përgjithësisht e ulët. Krahas vështirësive në sigurimin e kapitalit pengesë në këtë drejtim është dhe sipërfaqja e vogël e fermave, vështirësia për të përdorur tokën si kolateral, mungesa e njohurive që fermerët kanë mbi burimet e furnizimit me teknologji dhe mbi formën më të përshtatshme të kësaj teknologjie për kushtet e fermave të tyre. Njohuri të pakta kanë prodhuesit edhe mbi marketingun e rëndësinë e tij në kushtet kur duam jo vetëm të shesim prodhimin në tregun e brendshëm, por edhe të eksportojmë. Zhvillimi i sektorit të agrobiznesit shoqërohet nga një sërë barrierash ku më të rëndësishmet janë performanca e dobët e zinxhirit të vlerës e karakterizuar nga një nivel i ulet operacionesh, kosto të larta, mungesë e cilësisë dhe mungesë e besueshmërisë. Kjo rezulton në një konkurrueshmëri të ulët të sektorit. Analiza e konkurueshmërisë dhe stadi aktual i aktiviteteve të përbashkëta tregon se rritja e bashkëpunimit midis firmave, si një mundësi për formimin e strukturave të clusterit, është një përgjegjësi adekuate e industrisë agropërpunuese përballë sfidave që rezultojnë nga globalizimi i tregjeve dhe rritja e fuqisë së konsumatorëve në treg. Zhvillimi në zinxhirin e vlerës dhe përdorimi i përbashkët i burimeve rezulton në efektet e sinergjisë, të cilat çojnë në uljen e kostos, rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e shitjeve permes diversifikimit të tregut dhe zgjerimit të shitjeve në tregjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Prodhimi primar relativisht i vogël kërkon proçese konsolidimi efiçiente dhe efektive në drejtim të zinxhirit të vlerës që bazohet në vlerën e shtuar. Në shumicën e degëve të sektorit ka një element të dobët që pengon prodhimin efektiv dhe performancën ekonomike të përpunuesve të produkteve ushqimore. Përdorimi i lëndeve të para të importuara shpeshherë është mundësia më e mirë e biznesit. Bizneset dhe hartuesit e politikave të tyre janë të vetëdijshëm për nevojën e stimulimit të kooperimit vertikal dhe horizontal, duke përfshirë dhe konsolidimin. Shumica e firmave përpunuese punojnë për tregun e brendshëm dhe lokal dhe sipas standarteve që përputhen me nevojat e këtyre tregjeve. Por duhet përmendur që këto tregje nuk janë shumë transparente. Roli i strukturave informale dhe aktiviteteve të tregut informal është i rëndësishëm. Për të huajt, por dhe për marrëdheniet midis bizneseve dhe investitorëve, mungesa e transparencës përbën një pengesë të rëndësishme për hyrje. Bilanci tregtar për produktet bujqësore dhe ushqimore në rajonin e Korçës, ashtu si në rang kombëtar paraqitet me defiçit, pra importet janë mbizotëruese ndaj eksporteve me gjithë prirjen e tyre në rënie për pjesën më të madhe të produkteve. Kjo vjen si rezultat i mungesës së mallrave në treg, i rritjes së kërkesës së brendshme dhe i pamundësisë së prodhimit të brendshëm për të plotësuar këtë kërkesë ose si rezultat i prodhimit të mallrave me kosto më të lartë brenda vendit. 171

172 Shumë kompani të rëndësishme të sektorit të agrobiznesit përqëndrohen në bashkëpunimin ndërkombëtar. Disa prej tyre praktikojnë në mënyrë të suksesshme modelin import-eksport të biznesit: importojnë lëndet e para, i përpunojnë në Shqipëri dhe i eksportojnë produktet përfundimtare. Arsyet kryesore për suksesin e këtij modeli biznesi janë kombinimi i pagave të ulta, kostove të ulta të planifikimit të operacioneve dhe operacionet efiçente. Me zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të biznesit çështja e sigurimit të cilësisë së produktit bëhet tepër e rëndësishme. Perceptimi ndërkombëtar i praktikave të bizneseve shqiptare e bën sigurimin e cilësisë një çështje delikate duke i vënë ato përballë sfidave të mëdha. Sektori i mishit karakterizohet nga investime modeste në një numër të kufizuar firmash. Nevojiten investime të mëdha kryesisht në drejtim të thertoreve, përpunimit dhe planifikimit të operacioneve. Përshtatja më e mirë është me kompanitë e huaja të një madhësie mesatare në sektorin e mishit që do të krijojnë mundësi rritjeje të tregut shqiptar të mishit. Sektori i perimeve dhe frutave është një sektor me një numër i kufizuar i mundësive të mira në pak kompani. Në princip kushtet e rritjes së perimeve janë shumë të mira, por ka probleme strukturore që duhet të kapercehen për të garantuar një furnizim të rregullt të cilësisë adekuate të prodhuar. Investimet janë të nevojshme për të përmirësuar planifikimin e operacioneve dhe konsolidimin, në mënyrë që të përputhen furnizimi i brendshëm me kapacitetin e përpunimit dhe për të stimuluar zvendësimin e importit. Sektori i frutave ka një potencial më të vogël për shkak të madhësisë modeste të prodhimit të brendshëm. Sektori i prodhimeve të qumështit karakterizohet nga një nivel i ulët investimesh. Ky sektor është tepër i fragmentuar, gjë e cila ka çuar në kosto relativisht të larta dhe mungesë transparence. Mundësite më të mira për investime janë në sektorin e djathit, një segment tregu në zhvillim. Konkurrenca ne rritje e tregjeve ushqimore kohët e fundit në Shqipëri dhe në rajonin e Korçës në veçanti, ashtu sikurse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka sjellë mjaft sfida dhe mundësi për partnerët në zinxhirin furnizues ushqimor. Ajo i ka bërë thirrje aktorëve në zinxhirin e furnizimit të orientohen nga tregu duke u fokusuar kryesisht në preferencat e konsumatorëve, në aktivitete fleksibile, në përmirësimin e prodhimit, përpunimit dhe sistemeve të shpërndarjes, duke u përpjekur në të njëjtën kohë të minimizojnë kostot totale përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Stimujt e përgjithshëm për përmirësime në zinxhirin furnizues ushqimor duhet të shihen në përputhje me pritjet e konsumatorëve, me rrugë të reja të prodhimit bujqësor, përpunimit ushqimor dhe strategjive marketing. Sfidat e identifikuara për sektorin privat kanë të bëjnë me një presion në rritje për të përmirësuar operacionet dhe efiçencën, standartet e cilësisë dhe sigurisë së produkteve, shkëmbimin e informacionit dhe investimet në teknologji të reja. 172

173 Kontributi i institucioneve (qeverisë) drejt një zinxhiri furnizues ushqimor më efektiv shihet në drejtim të mbështetjes së zbatimit të sistemeve të manaxhimit, mbështetjes në çështjet financiare si subvencionet dhe normat e përballueshme të interesit të kredive, zbatimit rigoroz të politikave qeveritare në produktet bujqësore dhe ushqimore dhe rritjes së investimeve në kërkim dhe zhvillim. Zhvillimi i infrastrukturës së brendshme konsiderohet aq i rëndësishëm sa dhe zhvillimi i lidhjeve rajonale për përmirësimin e performancës së aktiviteteve operacionale përmes gjithë zinxhirit furnizues. Rritja e aftësive konkurruese të produkteve të zinxhirit nxjerr në pah nevojën për rritjen e bashkëpunimit të të gjithë stakeholders në zinxhirin furnizues, në kushtet kur ky bashkëpunim rezulton në nivele të ulta. 173

174 REKOMANDIME Proçesi i rritjes së konkurrueshmërisë së sektorit të agrobiznesit duke shfrytëzuar avantazhet krahasuese të rajonit, është një proçes i vështirë dhe i shoqëruar me mjaft sfida. Disa rekomandime modeste teorike dhe praktike që do të ndihmonin në këtë drejtim do të ishin: Rruga e vetme e zhvillimit për sektorin bujqësor është krijimi i fermave të mëdha. Nëpërmjet organizimit të bashkësive të fermerëve, shkëmbim paracelash midis tyre, mbjellje e kulturave të njëjta në parcelë, shitblerje dhe qeramarrje e tokës të konsolidohet përdorimi dhe zhvillimi i tregut të tokës. Për të krijuar kushtet e përshtatshme në këtë drejtim mund të nxitet kreditimi për blerjen e tokës e të lehtësohen proçedurat për shitblerjen e saj. Për tokën e blerë për qëllime bujqësore, fermeri mund të përjashtohet nga tatimi për një periudhë kohe. Fermerët duhet të hyjnë në marrëdhënie kontraktore ose të formojnë grupe për furnizimin me lëndë të para dhe tregtimin e produkteve duke përfituar çmime më të ulta për lëndët e para dhe siguri më të madhe për shitjen e prodhimeve të tyre. Tregjet rurale duhet të shikohen prej tyre si një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim dhe jo të injorohen. Për këtë duhet të rrisin cilësinë e punës dhe të informacionit që u jepet fermerëve, si institucionet publike DRBU, pushteti lokal etj, por edhe shoqatat private që janë krijuar. Në këtë proçes të vështirë të rritjes së konkurrueshmërisë qeverisja vendore duhet të luajë një rol aktiv dhe të bashkëpunojë gjerësisht me prodhuesit duke krijuar rregulla transparente dhe të zbatueshme pasi ka marrë më parë mendimet e tyre. Pushteti lokal mund të investojë në zonat rurale për t u krijuar kushte më të përshtatshme prodhuesve për magazimin apo përpunimin e produkteve të tyre, por këto investime duhen bërë më kujdes. Qëllimi duhet të jetë nxitja e investimeve të sipërmarrësve privatë në këto drejtime. Disa nga kushtet lehtësuese që pushteti lokal duhet të krijojë për fermerët lidhen me mënyrën e manaxhimit të tregjeve rurale që edhe vetë të interesuarit të marrin pjesë në manaxhimin dhe funksionimin e tyre, si dhe me ngritjen e qëndrave të reja në komunat e tjera të rajonit. Në këto qëndra të shikohet mundësia që mallrave t u bëhet edhe marketingu, standartizimi e paketimi ku të theksohet origjina për produkte të veçanta që janë karakteristike për zona e mikrozona. Krahas pushtetit vendor një partner tjetër i rëndësishëm për prodhuesit në rrugën e tyre drejt rritjes së konkurrueshmërisë janë edhe institucionet financiare. Që ato të luajnë si duhet rolin e tyre ndihmës kërkohet ndryshim në praktikat e biznesit të bankave në zonat rurale si psh. promovim i bankave për t u futur me shërbime financiare në zonat rurale dhe mbase krijimi i një Banke Bujqësore mund të ishte një zgjidhje e përshtatshme. Diversifikimi i prodhimit bujqësor dhe zhvillimi i një bujqësie intensive është i nevojshëm për të ulur papunësinë e hapur dhe të fshehtë në këtë sektor. Një tip i tillë bujqësie do të rritë të ardhurat e familjes, sidomos nëpërmjet rritjes së prodhimit për treg. Diversifikimi i prodhimit bujqësor duhet të shoqërohet me përmirësimin e infrastrukturës (kryesisht rrugëve dhe kanaleve ujitëse), 174

175 marketingun, depozitimin dhe konservimin e produkteve bujqësore, me nxitjen e kooperimit për të krijuar ekonomi optimale për treg, etj. Ai mund dhe duhet të synojë edhe zhvillimin e një bujqësie organike, sidomos për perimet, të destinuara për tregun lokal dhe për eksport. Rritja dhe diversifikimi i prodhimit bujqësor duhet shoqëruar edhe me ngritjen e njësive të vogla e të mesme industriale për përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Përpunimi duhet të synojë edhe trajtimin industrial, të gatshëm dhe gjysëm të gatshëm, të frutave (lëngje frutash, fruta të konservuara) etj. Në këtë mënyrë do të realizohet edhe një gërshetim optimal i prodhimit bujqësor me atë industrial, i cili krahas punësimit të forcave të reja të punës do të rrisë edhe të ardhurat e familjeve fshatare. Rritja e nivelit të mekanizimit është një nga rrugët kryesore për të arritur rezultatet e dëshiruara të prodhimit bujqësor. Por, ekzistenca e makinerive bujqësore të përshtatshme përbën një problem, i cili mund të zgjidhet me marketingun e pajisjeve të vogla bujqësore të përshtatshme për kushtet e fermave lokale. Ky marketing duhet të bëhet nga sektori publik, ndërsa sektori privat duhet të nxitet për të krijuar parqe të makinerive që do të ofrojnë shërbime private të qeradhënies së tyre. Çelja e linjave të kredisë të leverdisshme për grupet e fermerëve do të ndikonin shumë në këtë drejtim. Metodat dhe teknikat e reja të marketingut do të përmirësonin gjithashtu edhe pozitën e produkteve agro-ushqimore në treg. Normat e larta higjenike, ambalazhet moderne dhe tërheqëse, etiketimi jo vetëm i dizenjuar bukur, por dhe sa më shumë informues që të jetë i mundur, do të përmirësonin imazhin e konsumatorëve për këto produkte. Një element kritik është zbatimi i politikave të qeverisë në produktet bujqësore dhe ushqimore, meqë në shumë raste sfida shikohet më tepër në drejtim të zbatimit të politikës. Mbështetja e qeverisë për zbatimin e sistemeve të manaxhimit të informacionit në industrinë ushqimore duket të jetë shumë e rëndësishme. Një veprim konkret mund të jetë krijimi i organizmave çertifikues apo qendrave të sistemit të informacionit të cilat mund të ndihmojë në sigurimin e cilësisë së ushqimit, të operacioneve mbështetëse dhe planifikimit të proçeseve. Në të njejtën kohë mbështetja e normave të përballueshme të kredisë është shumë e nevojshme, sepse siç u përmend dhe më lart rajoni dominohet nga biznese të mesme dhe të vogla, të cilat kanë mundësi të kufizuara investimi dhe vështirë se mund të përmbushin kërkesat e larta të kritereve për marrjen e kredive. Pavarësisht se ka disa iniciativa nga qeveria për të mbuluar një pjesë të normave të interesit ose për të subvencionuar disa sektorë rezultati tregon se ka ende nevojë për të stimuluar zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në këtë perspektivë. Shërbimet shtesë janë gjithashtu të rëndësishme. Shembuj të këtyre shërbimeve janë trajnimi dhe mbështetja si të aplikohet për fonde, trajnimi në çështjet e sigurisë ushqimore si dhe trajnimi mbi metodat e reja të prodhimit. Për më tepër zhvillimi i një sistemi njohurish përmes institucioneve kërkimore mbështetëse apo programeve do të lehtësonte aktivitetet e tregut të partnerëve të zinxhirit furnizues duke rritur mundësinë e kërkimit dhe informimit. Një rol të rëndësishëm në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit në kushtet e sotme luan manaxhimi, i cili duhet të angazhohet në nivein maksimal për të 175

176 përmirësuar efiçencën dhe efektivitetin e kapacitetit prodhues me qëllim përfitimin e avantazheve të ekonomive të shkallës në prodhim. Manaxhimi gjithashtu duhet të përqëndrohet në strategjinë e zhvillimit të produktit për të rritur gamën e artikujve në një kategori të caktuar produkti. Kjo duhet të bëhet për ngushtimin e hapësirave të produkteve të importuara në tregun lokal dhe atë kombëtar. Për të gjithë zinxhirin furnizues ushqimor është e rëndësishme që partnerët të përfshihen në mënyrë aktive dhe mjaft fleksibile për t'iu përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimeve të tregut. Kjo përgjigje e shpejtë ndaj ndryshimeve të tregut kërkon zhvillimin e një strategjie të përbashkët, bashkëpunimi të fuqishëm, integrimi zinxhir, komunikimi dhe rrjedhjes së aktiviteteve dhe proçeseve të biznesit. Kjo është tepër e rëndësishme në një kohë kur politikat e BE-së për të rritur konkurrencën brenda vendeve antare si dhe për të modernizuar ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore janë bazuar në idenë e bashkëpunimit ndërmjet niveleve mikro, meso dhe makro. 176

177 ANEKSI 1 Tabela 1 Kapaciteti prodhues i Shqipërisë krahasuar me vendet fqinjë Kullotë e përhershme ( 000 ha) Shqipëria 400 Maqedonia 630 Bullgaria 1800 Hungaria 1100 BE Burimi: FAO, të dhëna 2008 Tabela 2 Nr I II Tokë bujqësore ( 000 ha) Tokë bujqësore gjithësej ( 000 ha) Tokë e ujitur (%) Eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore (në 1000 lekë) Emërtimi Eksportet Bujqësia Perime të freskëta Domate Trangull Qepë të njoma Perime leguminoze Bostan Patate Bimë e fidana Bimë medicinale Fruta Rrush Grurë Misër Blegtoria Kafshë të gjalla Mish shpendi Të brendëshme Vezë Mjalt Stomaqe kafshësh Njësia Sasia ton ton ton ton ton ton ton 000 ton ton ton ton ton ton ton ton 000copë ton ton Vlera

178 III Agroindustria Sallam Vaj ulliri Vaj vegjetal e etj Peshk i konservuar Perime përpunuara Salcë e lëng domate Reçel Makarona + bukë Miell Përg. ushqimore Lëngje frutash Pije alkolike Uje mineral -Me sheqer Duhan Birrë Verë Ushqime kafshësh Lëkurë papërpunuar ton ton ton ton ton ton ton ton ton ton ton Hl Hl Hl ton Hl Hl ton ton Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

179 Tabela 3 Nr Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore në (1000 lekë) Emërtimi Importet Bujqësia Bimë, fidana Bimë medicinale Perime Domate Trangull Qepë të njoma 4 Perime të thara 5 Fasule 6 Patate 7 Fruta Mollë Rrush 8 Bostan 9 Kafe, çaj, erëza 10 Grurë e thekër 11 Misër 12 Oriz 13 Fruta të thara II Blegtoria 1 Gjedhë 2 Shpendë 3 Derra 4 Njëthundrakë 5 Kafshë të tjera 6 Mish gjedhi 7 Mish derri 8 Mish të imtash 9 Mish shpendi 10 Të brendshme 11 Stomaqe kafshësh 12 Vezë 13 Mjaltë III Agroindustria 1 Qumësht Qumësht pluhur 2 Prodhime qumësht 3 Gjalp 4 Djath 5 Miell I Njësia Sasia Vlera

180 Malto Niseshte Yndyrë ushqimore Vaj vegjetal Vaj ulliri Margarinë Sallam Sheqer Melase Makarona Kakao Prodhime sheqeri Konserva perime Konserva peshku Lëngje frutash Salcë domate Ujë mineral Me sheqer Birrë Verë Pije alkoolike Ushqime kafshësh Cigare Duhan Lëkurë Hl Hl Hl Hl Hl Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave 180

181 Tabela 4 Importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore sipas shteteve Shtetet Italia Emërtimi Njësia Sasia Fruta Makarona Birrë Ushqim kafshësh Verë Lëngje frutash Mish shpendi Qumësht Vaj ulliri Hl Hl Hl Hl Hl Fruta Birrë Puro, cigare Makarona Perime të konservuara Ujë Sallam Mish shpendi Perime Peshk i konservuar Hl Hl Grurë Vaj luledielli Alkool etilik Hl Sheqer Mish derri Mish shpendi Mish gjedhi Kafe Prodhime sheqeri Puro, cigare Miell Akullore Makarona Perime Birrë Fruta Hl Prodhime sheqeri Vaj luledielli Fruta Greqia Rusia Brazili Turqia Bullgaria 181 Vlera

182 Misër Makarona Grurë Përgatitje ushqimore Puro, cigare Djathë Alkool etilik Birrë Qumësht Hl Hl Grurë Vaj luledielli Qumësht Misër Puro cigare Përgatitje ushqimore Çokollata Sallam Makarona Qumësht Vaj luledielli Grurë Misër Qumësht Makarona Fruta Gjermania Hungaria Polonia Ukraina Maqedonia Fruta Vaj luledielli Verë Hl Rrush Birrë Hl Burimi: Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave,

183 Tabela 5 Investimet e huaja në degët e sektorit të agrobiznesit Kodi NACE154 Numri i bizneseve Burimi: NACE, të dhëna 2008; INSTAT, Shoqata Kombëtare e Ekzekutimit të Furnizimit të Ushqimit 183

184 Tabela 6 Investimet në agroindustri sipas aktiviteteve (milion lekë) Nr Aktiviteti 1 Produkte me bazë mishi Konservimi i peshkut Përgatitje konserva fruta e perime Prodhimi i vajit Qumësht dhe produkte qumështi Miell nga drithërat Prodhim buke dhe ëmbëlsira Prodhimi i biskotave Prodhim çokollate dhe ëmbëlsirash Prodhimi i pijeve alkolike Prodhimi i verës Prodhimi i birrës Prodhimi i ujit mineral dhe pijeve freskuese Duhan i përpunuar Të tjera Republika Burimi : Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve 184

185 Tabela 7 Importet e produkteve ushqimore dhe bujqësore për rajonin e Korçës ( në sasi ) Njësia matëse Viti Fruta-Perime ton , , ,8 Fasule 2.077, ,0 775 Patate 422,8 247,9 32,5 Oriz ,5 734 Prodhime qumështi Makarona ton 1.007, , Ullinj 1.909,1 697,3 356, , , , , , ,96 Prodhime sheqeri & melase Vaj Pije alkoolike Kripë Hl 1.548, , , ,8 479,7 104 Maja buke ton 1.562, , ,1 Burimi: Llogaritjet e bëra në bazë të të dhënave të marra nga doganat, Qarku Korçë 185

186 Tabela 8 Përpunimi i produkteve kryesore bujqësore dhe blegtorale Nr Emërtimi 1 5 Sallam proshutë Komposto + reçel Konserva perimesh Salcë domate Vaj 6 2 Njësia e matjes + ton ton ton ton ton Vaj ulliri ton Qumësht hl Gjalp ton Djath ton Kos ton ton ton Prodhime sheqeri Konserva peshku Miellra ton Bukë ton Birrë hl Verë hl Pije alkolike Pije freskuese Ujë mineral + i gazuar Lëngje frutash Akullore hl hl hl hl ton Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 186

187 Tabela 9 Vitet Popullsia gjithsej Meshkuj Femra Popullsia në moshë pune Meshkuj Femra Forcat e punës gjithsej Meshkuj Femra Përqindja e pjesëmarrj es në punë të forcave të punës Meshkuj Femra Niveli i punësimit Meshkuj Femra Papunësia e regjistruar (%) Meshkuj Femra Bilanci i forcave të punës (në mijë) Burimi: INSTAT, Sipas Anketës së Forcave të Punës, 2007 \ 187

188 Tabela 10 Shkollimi i fermerëve Nr Qarku Berat Dibër Durrës Elbasan Fier Gjirokastër Korçë Kukës Lezhë Shkodër Tiranë Vlorë Republika % Pa arsim Niveli arsimor 8E mesme & E vjeçare lartë Fillore Burimi: Vjetari statistikor, MBUMK, Totali

189 Tabela 11 Përcaktimet e pyetësorit dhe vlerësimi i tyre sipas mesatares dhe deviacionit standart Mesatarja Deviacioni standart Vlerësimi i shkallës prej 5 nivelesh nga aspak dakord në plotësisht dakord (1-5) 1. Ekzistenca e një numri të madh të fermerëve të vegjël dhe të diversifikuar 2. Biznese të vogla dhe të mesme agropërpunuese 3. Produkte ushqimore të shtrenjta për konsumatorët 4. Çmime të ulta për prodhuesit fermerë 5. Pamjaftueshmëria e mjeteve të përshtatshme 6. Vështirësi në sigurimin e produkteve të sigurta dhe cilësore 7. Mungesa e një tregu bujqësor funksional 8. Investime të ulta në kërkim-zhvillim 9. Mospërputhja 10. Barrierat rregullatore 11. Konkurrencë e madhe nga produktet e importit 12. Ngjarjet e jashtme Vlerësimi i shkallës prej 5 nivelesh në performancë, e dobët-e shkëlqyer, (1-5) 13. Aftësia konkurruese e produkteve ushqimore 14. Zbatimi i standarteve 15. Kontrolli i ecurisë së produkteve 16. Bashkëpunimi i prodhuesve me stakeholders të tjerë 17. Bashkëpunimi i përpunuesve me stakeholders të tjerë 18. Bashkëpunimi i shitësve me stakeholders të tjerë 19. Bashkëpunimi i shoqatave konsumatore me stakeholders të tjerë 20. Bashkëpunimi i institucioneve mbështetëse me stakeholders të tjerë Vlerësimi i shkallës prej 5 nivelesh në rëndësi, e parëndësishme-shumë e rëndësishme, (1-5) 21. Integrimi i planeve, strategjive marketing 22. Specializimi në një gamë më të vogël produktesh 23. Parashikimi 24. Manaxhimi i përkushtuar për përmirësimin e operacioneve 25. Rritja e klientëve të rinj dhe futja në tregje të reja 26. Subvencionet për prodhuesit dhe manifakturuesit 27. Zbatim rigoroz i politikave qeveritare 28. Mbështetje për përballimin e kredive 29. Sisteme mbështetëse manaxhimi (organizmat çertefikues) 30. Vazhdim i shërbimeve shtesë 31. Politikat e sigurisë ushqimore

190 32. Ndryshimi në fuqinë blerëse dhe qëndrimin e konsumatorit 33. Zhvillimi i kanaleve të reja marketing dhe strategjive të reja të produktit 34. Efiçenca dhe efektiviteti i kapacitetit prodhues 35. Teknologjitë e prodhimit 36. Konkurrencë e lartë me produktet e BE-së (marrëveshjet me BE) 37. Rritja e investimeve të huaja në rajon 38. Përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjeve të transportit 39. Ndërmarrjet e përbashkëta Burimi: Llogaritjet e bëra mbi përgjigjet e pyetësorit

191 Kombinimi 2_1 * 3_2 3_2 1 2_ Total Total Kombinimi 2_1 * 3_1 3_1 1 2_ Total Total Kombinimi 2_1 * 3_3 3_3 1 2_1 Total Total

192 Kombinimi 2_1 * 3_4 3_4 1 2_ Total Total Kombinimi 2_1 * 3_5 3_5 1 2_ Total Total Rezultatet e përpunimit statistikor ANOVA 1 Model 1 Sum of Squares df Mean Square Regression Residual Total a. Predictors: (Constant), 3_1 b. Dependent Variable: 2_1 192 F Sig..000 a

193 ANOVA 2 Model 1 Sum of Squares df Mean Square Regression Residual Total F Sig..000 a a. Predictors: (Constant), 3_2 b. Dependent Variable: 2_1 ANOVA 3 Model 1 Sum of Squares df Mean Square Regression Residual Total F Sig..000 a a. Predictors: (Constant), 3_3 b. Dependent Variable: 2_1 ANOVA 4 Model 1 Sum of Squares df Mean Square Regression Residual Total F Sig..000 a a. Predictors: (Constant), 3_4 b. Dependent Variable: 2_1 ANOVA 5 Model 1 Sum of Squares df Mean Square Regression Residual Total a. Predictors: (Constant), 3_5 b. Dependent Variable: 2_1 193 F Sig..000 a

194 Proçeset Fig 1: Aktorët Modeli bazë i zinxhirit furnizues ushqimor (adaptuar nga Hawkes, 2009) 194

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË Prill 2014 2 PËRMBAJTJA Hyrje... 5 Metodologjia... 7 Analizë e përgjithshme e sektorit të agrobiznesit... 10 Rëndësia ekonomike... 10

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS Kooperativa si mjet i rritjes ekonomike & instrument politik Authors Entrepreneurial Farmer s Initiative Adriatik Kotorri Rezart Prifti Cooperatives as a mean to growth

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2 Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2 Njësia për Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Banka Botërore 5 qershor 212 Përmbajtja I. EJL6 ZHVILLIMET

More information

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016 RAPORT I I GJ E L BË R 2 0 1 6 Raporti i Gjelbër i Kosovës 2016 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016 Fjala hyrëse Është evident fakti se zhvillimi ekonomik është i mangët

More information

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Nr. raportit 34597-AL Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës maj 2006 Njësia e Sektorit

More information

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR BUJQËSIA PRODHIMI I TEKSTILIT TIK 2016 PËRPUNIMI I USHQIMIT NDËRTIMTARIA An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo Implementuar nga: POTENCIALET

More information

this project is funded by the european Union

this project is funded by the european Union this project is funded by the european Union v Karakteristikat EKONOMIKE Economic Characteristics CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2011 POPULATION AND HOUSING CENSUS 2011 Karakteristikat Ekonomike Economic

More information

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi

More information

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry Departamenti i

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA MSc FIDAN BEGOLLI Fjala konsum ka shumë kuptime. Por në këtë punim do të përmendet kuptimi ekonomik dhe ai social që

More information

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi Malva Govori Abstrakt Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë të mallrave me Turqinë, në

More information

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Muhamet Mustafa * Alban Zogaj ** Përmbledhje Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga

More information

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit: Strategjia e Zhvillimit të Turizmit: 2017-2022 me mbeshtetjen e pergatitur nga Struktura e Dokumentit Kapitulli I: Kushtet aktuale Kapitulli II. Vizioni, politikat dhe qëllimet strategjike Kapitulli III.

More information

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm RAPORT I I GJ E L BË R 2 0 1 4 Dh j e t o r, 2 0 1 4 Fjalë hyrëse Bujqësia dhe zhvillimi rural janë sektorë kryesor të cilët mund të kontribuojnë dukshëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

More information

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural RAPORT I I GJ E L BË R 2 0 1 5 Dh j e t o r, 2 0 1 5 Raporti i Gjelbër i Kosovës 2015 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Prishtinë, Dhjetor 2015 1 Fjala hyrëse Raporti i Gjelbër është

More information

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017 Raporti i Gjelbër i Kosovës 2017 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017 Fjala hyrëse Bujqësia dhe zhvillimi rural janë ndër sektorët më të rëndësishëm, që kontribojnë në

More information

ABSTRAKTI. Fjalët kyçe: mikrofinancë, bujqësi, kredi, kërkesa, oferta. - i -

ABSTRAKTI. Fjalët kyçe: mikrofinancë, bujqësi, kredi, kërkesa, oferta. - i - ABSTRAKTI Zhvillimi i mikrofinancës gjatë dekadave të fundit ka qënë i madh dhe në rritje. Mikrofinanca mund të përkufizohet si oferta e shërbimeve financiare të tilla si kursime, kredi dhe produkte të

More information

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TURIZMI DHE NDIKIMI I TIJ NË TREGUESIT MAKROEKONOMIKË PËR EKONOMINË SHQIPTARE Disertacion në marrjen e gradës Doktor Udhëhoqi:Prof.

More information

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave MAJ 2016 2 1. Hyrje Sektori i pemëve të imta (mjedër, manaferrë dhe dredhëz) dhe sektori i pemëve frutore (mollë, kumbull, vishnje, dardhë) janë ndër sektorët

More information

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË,

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË, BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË, 2002-2005 Dhjetor 2006 A. PËRVOJA E RRITJES EKONOMIKE. Që nga tranzicioni Shqipëria ka një histori mbresëlënëse të rritjes ekonomike. Rritja

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore (From Fragmentation to Cooperation: Tertiary Education, Research and Development in South Eastern Europe)

More information

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike Mars, 2016 CONTENTS The mechanical engineering skill sector at a glance... 4 1. Introduction... 6 Methodology... 6 Glossary of terms used in the sector profile...

More information

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK TEMA : EKONOMIA INFORMALE NE SHQIPERI PUNOI: UDHEHOQI : Elton HAKA Msc. Gentiana KRAJA

More information

BULETINI MUJOR KLIMATIK

BULETINI MUJOR KLIMATIK ISSN 2521-831X BULETINI MUJOR KLIMATIK Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit Tirana 2017 ISSN 2521-831X Klima.Shqiperia@gmail.com GUSHT2017 Nr. 8 Vlerësimi

More information

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN FADN 2014 Shtator,2015 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada - Government Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva

More information

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi:  2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV 2 1. Hyrje Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është burimi kryesor i të hyrave tatimore në Kosovë. Në vitin 2015, TVSH përbënte rreth 47% të të hyrave nga tatimet. 1 Në mars të vitit 2015, Qeveria e Kosovës

More information

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT Faqe 564-593 TEORIA E TREGTISË NDËRKOMBËTARE DHE STRATEGJIA E ZHVILLIMIT Teoria

More information

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve Republika e Kosovës Republika Kosova- Republic of Kosovo Qeveria- Vlada- Govenrment Ministia e Financave Ministarstvo za Finansije Ministry of Finance Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2016-2018 Prill, 2015

More information

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018 4 12 1 8 6 2 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Ekonomia e eurozonës, sipas të dhënave preliminare, në tremujorin e tretë (TM3) 218 është karakterizuar me një rritje të ngadalësuar të aktivitetit ekonomik (rreth 1.9 përqind)

More information

Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade

Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade Banka e Shqipërisë Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade Vëllimi I Periudha 1998-2000 Dhjetor, 2007 2 Artikujt e paraqitur në këtë botim, nuk shprehin gjithmonë

More information

Komuna e Prizrenit Opština Prizren Prizren Belediyesi. Strategjia Komunale për Bujqësi /20

Komuna e Prizrenit Opština Prizren Prizren Belediyesi. Strategjia Komunale për Bujqësi /20 Komuna e Prizrenit Opština Prizren Prizren Belediyesi Strategjia Komunale për Bujqësi 2017-2019/20 Dhjetor, 2016 Financues i projektit: Komuna e Prizrenit Opština Prizren Prizren Belediyesi Implementues

More information

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016 REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI 2016 1 ISSN: 2308-6491 REVISTA DEMOGRAFIA Nr. 1 Viti 2016 Tiranë, 2016 2 REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI 2016 Botues Shoqata Shqiptare e Demografëve Kolegjiumi i redaksisë: Prof.

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës Tema: STRATEGJITË E MARKETINGUT TË NDËRMARRJEVE NË SEKTORIN USHQIMOR NË KOSOVË

More information

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Departamenti i Sistemeve të Pagesave Datë: 18 Tetor 217 Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Tab 1. Tabela krahasuese e numrit të terminaleve

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së REPUBLIKA E SHQIPËRISË Universiteti i Tiranës Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Departamenti i Gjeografisë Punim Shkencor- në kërkim të gradës shkencore Doktor Përparësitë konkuruese të Shqipërisë

More information

Tranzicioni ekonomik në vendet e ish-bllokut socialist: përmbledhje punimesh

Tranzicioni ekonomik në vendet e ish-bllokut socialist: përmbledhje punimesh Tranzicioni ekonomik në vendet e ish-bllokut socialist: përmbledhje punimesh Qershor 2017 Përmbajtja 1. Tranzicioni ekonomik: elementet bazë... 4 1.a. Mbi tranzicionin ekonomik... 4 1.b. Edhe një vështrim

More information

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Ministarstvo Trgovine i Industrije Ministry of Trade and Industry KOSOVO MANAGEMENT

More information

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DISERTACION Në kërkim të Gradës Shkencore

More information

FUNKSIONI I PRODHIMIT

FUNKSIONI I PRODHIMIT FUNKSIONI I PRODHIMIT Prodhimi Funksioni i prodhimit Qëllimi i funksionit të prodhimit Zonat e prodhimit Modeli i funksionit të prodhimit Elasticiteti i zëvendësimit Prodhimi në Kosovë Përmbajtja 1. Prodhimi

More information

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Bekë Kuqi - Turizmi kushtet për zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Fakulteti Biznesit MSc Bekë Kuqi Abstrakt Turizmi është aktivitet

More information

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Disertacion Zhvillimi dhe Problematikat e Tregut të Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Përgatiti

More information

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO Raporti i Stabilitetit Buletini i Financiar Sektorit Financiar D H J E T O R 2 0 1 0 CBK Working

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE Draft STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE (2013-2020) Prill 2013 TABELA E PËRMBAJTJES

More information

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë Venera Llunji* Abstrakt Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t i sigurojë secilit

More information

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES (Metali, Tekstili, Druri dhe Përpunimi i ushqimit) Prishtinë, 2014 Mirënjohje Financimi është siguruar nga Ministria

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,,

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,, BANKA A E SHQIPËRISË KONFERENC ONFERENCA III KOMBËT OMBËTARE BANKA A E SHQIPËRISË NË DEKADËN E DYTË TË TRANZICIONIT ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,, 2002-1- Botuar nga Banka e Shqipërisë, Sheshi Skënderbej, Nr.1

More information

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018 Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike 4 Nr. 23, Tremujori II/2018 12 10 8 6 2 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Ekonomia e eurozonës, sipas të dhënave preliminare, në tremujorin e dyte (TM2) 2018 është karakterizuar

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj ABSTR TRAKT Revistë kërkimore-shkencore ABSTRAKT Nr.1, 2015 Dega Ferizaj Keshilli redaktues: Medain Hashani Bujar Tafa Lindita Jusufi Roberta Bajrami Shqipe Shaqiri Driton Sejdiu 2 Abstrakt, nr.1, 2015

More information

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Afrim Selimaj & Bedri Millaku - Kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit rural në Republikën e Kosovës KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 227 Dr. sc. Afrim

More information

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4 PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave

More information

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Përse merremi me BE? Rëndësia praktike Në kuadër të këtij kursi të parë bazë rreth BE duam të marrim pak kohë për të menduar rreth objektit, me të cilin kërkojmë të merremi,

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Raporti Vjetor 2006 Fjala e guvernatorit I nderuar zoti Kryetar, Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Është privilegj i veçantë, që në zbatim të detyrimit ligjor

More information

RIMËKËMBJE E BRISHTË

RIMËKËMBJE E BRISHTË Raporti numër: 87962-ECA EVROPA JUGLINDORE RAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.6 RIMËKËMBJE E BRISHTË maj, 214 Falënderim Ky Raport i Rregullt Ekonomik (RRrE) mbulon zhvillimet ekonomike, perspektivat dhe politikat

More information

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020 TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020 RAPORTI Maj 2013 Prishtina Ky raport është hartuar duke

More information

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3 evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3 Nga Recesioni i Dyfishtë në Reforma të Përshpejtuara 7 6 5 4 3 2 1-1 -2-3 Rritja ekonomike EJL6 (%, majtas) Papunesia e EJL6 (%, djathtas) 27 28

More information

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENI I FINANCËS DISERTACION Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor Në kërkim të gradës shkencore

More information

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 2 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 3 LISTA E SHKURTESAVE...7 HYRJE...8 1. SEKTORI PRIVAT NË KOSOVË...11 1.1. Roli dhe struktura sektoriale e NVM-ve nё

More information

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Prof.Dr. Ermelinda Meksi 1 Auron PASHA 2 Shënim Bërja e një prezantimi me këtë titull nuk është një gjë e lehtë. Tema është mjaft e gjerë

More information

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT LIGJI

More information

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized SERIA E RAPORTEVE PËR VENDET E PUNËS Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË A l e x a n d

More information

PROFILI I SEKTORIT TIK

PROFILI I SEKTORIT TIK Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË MINISTARSTVO ZA TRGOVINU I INDUSTRIJU MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY PROFILI I

More information

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 No.2, Year 2014 MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 ABSTRAKTI Ky punim fokusohet në politikat e reja në menaxhimin e riskut të

More information

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë Nr. 5, Tremujori IV/213 12 1 8 6 4 2 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Indikatorë të zgjedhur Rritja Reale e PBB (%) 3.5 3.2 4.4 2.5 3.1 (e) PBB (mln EUR) 47.8 4291.1 4769.8 4916.4 Inflacioni

More information

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË NË PARTNERITET ME: PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË Anketë me investitorët aktualë dhe potencialë Raporti i përgatitur nga: Z. Kushtrim Shaipi, Menaxher iprojektit dhe bashkë-autor

More information

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Banka e Shqipërisë Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Nëntor 2007 Vasilika Kota* -- -2- Përmbajtja Abstrakt 5 I. Hyrje 7 II. Rishikimi i metodologjive kryesore 8 II.1 Metoda

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri PhD Cand. Mimoza Kotollaku mimozakotollaku@yahoo.it Fakulteti Ekonomik, Universiteti A.Xhuvani, Elbasan Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri Abstract

More information

TREGAN PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT KOMUNA TREGAN ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

TREGAN PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT KOMUNA TREGAN ALBANIAN DEVELOPMENT FUND PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT K ALBANIAN DEVELOPMENT FUND KOMUNA TREGAN PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL KOMUNA Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit Punët P në komunitet III,

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

Çështjet që do të trajtohen

Çështjet që do të trajtohen Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Sektori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë Prishtinë 2018 1 Çështjet që do të trajtohen

More information

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore ISSN 2222-5846 Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore Viti XIX, Nr. 2 (75) (Prill Qershor 2013) Tiranë,

More information

BPK RAPORT VJETOR 2005 Prishtinë, maj 2006

BPK RAPORT VJETOR 2005 Prishtinë, maj 2006 BANKING AND PAYMENTS AUTHORITY OF KOSOVO AUTORITETI BANKAR DHE I PAGESAVE TË KOSOVËS BANKARSKI I PLATNI AUTORITET KOSOVA BPK RAPORT VJETOR 2005 Prishtinë, maj 2006 Prishtinë, maj 2006 2 3 PËRMBAJTJA Fjala

More information

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë U N D P Albania Qarku Lezhë Strategjia Rajonale e Zhvillimit Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit Qarku Lezhë Strategjia Rajonale e Zhvillimit Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit Qarku Lezhë 2005

More information

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës 39 Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës Bedri Peci * Përmbledhje Sot kur nga fillimi i procesit të tranzicionit në shtetet ballkanike

More information

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE) Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE) 2017-2019 Dhjetor 2016 1 Përmbajtja 4. Prioritetet e reformave strukturore

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË 2013-2020 Tiranë, Prill 2012 PASQYRA E LËNDËS NR. PËRMBAJTJA Hyrje SITUATA AKTUALE E SEKTORIT TË

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE DREJTIMET E ZHVILLIMIT Zhvilimi Njerëzor Aftësi, jo thjesht Diploma Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore Lars Sondergaard dhe Mamta Murthi me Dina Abu-Ghaida, Christian

More information

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP Përmbajtja 4 Përmbledhje ekzekutive 5 Historik i shkurtër i projektit 6 Pikat kryesore të kontratës për ndërtimin

More information

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR Energjia Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët Garantimi i energjisë së sigurt me çmime të përballueshme është një nga sfidat më të mëdha me të

More information

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave

More information

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë Raporti i politikave Nr.38, Janar 2017 1. Hyrje Zakonisht fjalë si në hije, e fshehtë, informale, e padeklaruar,

More information

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1 Kapitulli 5 Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. cgraw-hill/irwin 5-1 acroeconomics, 1e 28 The cgraw-hill Companies, Inc., All Rights Reserved. 5-2 HYRJE Kapitujt e mëparshëm kanë detajuar modelet

More information

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA THE KOSOVO MUNICIPAL COMPETITIVENESS INDEX REPORT 2012 RAPORTI I KOSOVËS PËR INDEKSIN E KONKURRENCËS NË KOMUNA 2012 KOSOVSKI IZVEŠTAJ O INDEKSU KONKURENCIJE U OPŠTINAMA

More information

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS An PROJEKT EU funded I FINANCUAR project NGA BE DHE I MENAXHUAR managed by the European NGA ZYRA E BASHKIMIT Union EVROPIAN Office NË KOSOVË in Kosovo POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS 2015 IMPLEMENTUAR

More information

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS 331.5-053.2(497.115) C E N T R U M 5 Donjeta Morina, MSc 1 SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS ПРИЧИНИТЕ И ПОСЛЕДИЦИТЕ НА ВКЛУЧУВАЊЕТО НА ДЕЦАТА ВО ПАЗАРОТ

More information

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007 Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Vlerësimi i varfërisë në Kosovë 39737 v. 2 Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat

More information