TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR NË GJEOPOLITIKË

Size: px
Start display at page:

Download "TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR NË GJEOPOLITIKË"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Programi i doktoraturës në MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR NË GJEOPOLITIKË DINAMIKAT GJEOPOLITIKE TË BALLKANIT PERËNDIMOR DHE RRJEDHAT SHQIPTARE Kandidati: Msc. Ilirjan Çukaj Udhëheqësi shkencor: Prof. Dr. Eqerem Yzeiri Tiranë, 2016

2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Temë disertacioni e paraqitur nga: Msc. Ilirjan Çukaj në kërkim të gradës shkencore: DOKTOR në Institutin e Studimeve Evropiane Dinamikat gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhat shqiptare Fusha: Gjeopolitikë Udhëheqës Shkencor Prof. Dr. Eqerem Yzeiri Mbrohet më dt.../.../..., përpara jurisë së përbërë nga: 1... Kryetar 2... Anëtar(oponent) 3... Anëtar (oponent) 4... Anëtar 5... Anëtar

3 ...Për shekuj e shekuj me radhë popujt ballkanas notuan në një det gjaku drejt ditëve tona të nëmura e të mrekullueshme, të frymëzuar me aspiratën e demokracisë dhe të përjetuara me kokëshkretësinë e marrëzisë, mes vrasjesh të kobshme, të etur për ujin jetëdhënës të shpresës... New York Times III

4 E DREJTA E AUTORIT: ILIRJAN ÇUKAJ Ky punim shkencor është kryer e formatuar në përputhje me kërkesat e Rregullores së Programit të Studimit të Doktoratave të Institutit të Studimeve Evropiane. Asnjë material i tij nuk mund të riprodhohet, kopjohet, botohet, modifikohet, shpërndahet, i plotë apo i pjesshëm, pa autorizimin me shkrim të autorit. IV

5 DEKLARATË AUTENTICITETI Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se, të gjitha materialet e përdorura për kryerjen e këtij studimi, janë cituar e referuar në përputhje me rregullat etike dhe akademike në fuqi. Gjithashtu konfirmoj se ky studim është punuar prej meje, që do të thotë se është origjinal dhe se nuk është prezantuar apo botuar më parë. Ilirjan Çukaj V

6 MIRËNJOHJET Studimi i kësaj teme doktorature nuk do të ishte i plotë për nga standardet e kërkuara, pa mbështetjen akademike dhe konsulencën shkencore të Udhëheqësit Shkencor, Prof. Dr. Eqerem Yzeiri, të cilin e falënderoj që m i ka ofruar pa u kursyer. Falënderoj stafin e Institutit të Studimeve Evropiane, posaçërisht me mirënjohje të veçantë drejtoreshën, znj. Eva Hyskaj (Tafili), për ndihmesën që më kanë dhënë përgjatë përgatitjes, zhvillimit dhe përfundimit të studimit. Natyrisht i detyrohem shumë familjes time, e cila më ka nxitur, inkurajuar e mbështetur me të gjitha mundësitë e saj. VI

7 ABSTRAKT NË SHQIP: Studimi synon të paraqesë korrelacionin e dinamikave gjithëpërfshirëse gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor (BP) midis aktorëve veprues, duke identifikuar me theks vendin dhe rolin e atyre kombëtarë shqiptarë. BP si konfigurim gjeopolitik i përdorur vonë nga kancelaritë shtetërore evropiane dhe ato të BE, vlerësohet si rajon me avantazhe dhe me sfida, të cilat ndikojnë paqen e sigurinë rajonale e më gjerë. Shanset dhe perspektivat gjeopolitike të BP kushtëzohen nga mjedisi aktual strategjik dhe pesha gjeostrategjike e rajonit. Prania e aktorëve kushtëzues përcjell dinamika të pleksura gjeopolitike. Interferenca shpesh me kahe të kundërt e interesave të fuqive ekstra-evropiane është rritur së tepërmi, veçanërisht në vitet e fundit, prandaj angazhimi i drejtpërdrejte i një fuqie të madhe evropiane dhe lider e BE, si Gjermania, do të balanconte kundërshtitë e interesave dhe do t i adresonte më mirë përpjekjet e rajonit. Pozicionimi i ndryshëm i vendeve të Ballkanit përkundrejt institucioneve dhe angazhimeve strategjike të BE përbën një sfidë që duhet kapërcyer, si nga institucionet e BE, ashtu edhe nga elitat e këtyre vendeve. Në këtë kuadër, Shqipëria ofron dinamikat e veta në sinergjinë evropiane, të cilat, përveçse nga gjeografia dhe thellësia historike, lidhen sidomos me statusin e ri politik të faktorit shqiptar në tërësi. IN ENGLISH: The study aims to present a comprehensive correlation of geopolitical dynamics in the Western Balkans (WB) among active players, emphasizing the place and role of the Albanians one. National and EU chancelleries has used WB as a geopolitical configuration only last years. WP is considered both for the advantages and challenges that affect the peace and security in the region and beyond. WP geopolitical chances and perspectives are conditioned by the current strategic environment and geopolitical weight. But the presence of the conditional actors conveys intertwined geopolitical dynamics. The interference of the extra-evropean powers interests, often in the opposite direction, has been greatly increased, especially in recent years. Hence the direct involvement of a great Evropean power and leader of the EU, such as Germany, would balance the interest contradictions and better address the region's efforts. The different positioning of the Balkan countries against the institutions and the EU's strategic commitment is a challenge that must be overcome both from the EU institutions and the WB elites. In this regard, Albania offers its dynamics in the Evropean synergy, which, apart from the geography and historical depth, are especially associated with the new political status of the Albanian factors in general. FUSHA: FJALËT KYÇE: Gjeopolitikë Ballkan Perëndimor, Evropë, Fuqitë e Mëdha, shtet, dinamikë gjeopolitike, gjeostrategji, aktorë kushtëzues, interesa, siguri, integrim. VII

8 AFA ANE BB BE BP BS EJL ESDP EUFOR EULEX EUPOL FMN FSK GDP IAP IHD ILO IPA KFOR MSA NATO OHR OKB OSBE PFE RSH SSK SHBA TAP TEN-E UNMIK LISTA E SHKURTESAVE Akademia e Forcave të Armatosura Agjenia Ndërkombëtare e Energjisë Banka Botërore Bashkimi Evropian Ballkani Perëndimor Bashkimi Sovjetik Evropa Juglindore Evropean Security and Defence Policy (Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes) Evropean Union Force (Forcat ushtarake të Bashkimit Evropian) Evropean Union Rule of Laë Mission in Kosovo (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë) Evropean Union Police (Policia e Bashkimit Evropian) Fondi Monetar Ndërkombëtar Forcat e Sigurisë së Kosovës (ushtria së re e Kosovës) Gross Domestic Product (PBB - Produkti i Brendshëm Bruto) Ionian Adriatic Pipelines (Tubacionet Jon-Adriatik) Investim i Huaj Direkt International Labour Organization (Organizatës Botërore të Punës) Instrument for Pre-accession Assistance (Instrumenti i Ndihmës së Paraaderimit) Kosovo Force (Forcat në Kosovë) Marrëveshje Stabilizim Asociimit North Atlantic Treaty Organisation (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) Office of the High Representative (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë) Organizata e Kombeve të Bashkuara (UNO United Nations Organisation) Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE - Organization for Security and Cooperation in Evrope) Politika e Fqinjësisë Evropiane (Evropen Neighbourhood Policy) Republika e Shqipërisë Strategjia e Sigurisë Kombëtare Shtetet e Bashkuara të Amerikës Trans Adriatic Pipelines (Tubacionet Trans Adriatike) Trans-Evropean Netëorks - Energy (Rrjetit Transevropian - Energjetik) United Nation Mission Interim in Kosovo (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) VIII

9 LISTA E FIGURAVE Figura 1: Heartland sipas Mackinder fq. 38 Figura 2: Katër zonat e influencës sipas Haushofer fq. 40 Figura 3: Skema e Teorisë së hapësirës globale sipas Cohen fq. 41 Figura 4: Harta gjeorgafike e territorit të Federatës Evropiane fq. 47 Figura 5: Rajoni Federal i Evropës Baltike fq. 48 Figura 6: Thellësia e integrimit 5 skenarët gjerman fq. 50 Figura 7: Katër Evropat e Friedman fq. 52 Figura 8: Harta e rajonit Lindja e Mesme e Madhe fq. 57 IX

10 L I S T A E I L U S T R I M E V E Tabela 1: Diskurset e Gjeopolitikës fq. 27 Tabela 2: Gjeopolitika si fuqi/dije fq. 34 Tabela 3: Skema e mbrojtjes dhe e sigurisë se Rep. së Maqedonisë fq. 103 Tabela 4: Grafiku i papunësisë fq. 170 Tabela 5: Grafiku i lirisë së shtypit dhe perceptimit të korrupsionit fq. 171 Tabela 6: Grafiku i eksport-importit me BE fq. 171 Tabela 7: Grafiku i GDP fq. 172 Tabela 8: Grafiku i klimës së biznesit fq. 172 Tabela 9: Përmbledhëse e faktorëve/vektorëve të fuqisë gjeopolitike në BP fq. 174 Tabela 10: Flukset hyrëse të IHD në nivel botëror fq. 232 Tabela 11: IHD në rajonin e EJL fq. 234 Tabela 12: Rritja reale e PBB në rajonin e EJL fq. 237 Tabela 13: Tregues të energjisë elektrike prodhim-konsum të vendeve të BP fq. 244 Tabela 14: Doing Business 2015 Albania fq. 262 Tabela 15: Indeksi i konkurrencës globale 2015 Albania fq. 263 X

11 PËRMBAJTJA E LËNDËS DIZENJIMI I PROJEKTIT TË KËRKIMIT SHKENCOR fq. 4 PARATHËNIE fq. 13 KREU I - VËSHTRIM MBI GJEOPOLITIKËN, SKENARË DHE KONFIGURIME fq Fokusi dhe kuptimi fq Të mendosh në mënyrë kritike për gjeopolitikën fq Zgjedhja e shtetit si sistem referues studimi fq Diskursi dhe ekspertët fq Vizione të gjeopolitikës fq Aktorët-intelektualë kryesorë të gjeopolitikës fq Skenarë dhe konfigurime fq Ardhmëri e konfigurime fq Evropa e madhe si perandori federative? fq Fusha e shahut euro-aziatike jo e tipit klasik fq Skenarët gjeopolitikë sipas këndvështrimit gjerman fq Grupi i Vishegradit fq Lindja e Mesme e Madhe dhe Hapësira Mesdhetare fq Kaukazi Qendror-Azi: një konceptim i ri gjeopolitik fq. 57 KREU II - GJEOPOLITIKA E BALLKANIT PERËNDIMOR fq Rreth konceptit Ballkan perëndimor(bp) fq Gjeografia fq Thellësia historike fq Diversiteti kulturor fq Religjioni si faktor gjeopolitik unik në BP fq. 77 KREU III - SHTETET E VEGJËL NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE fq Shtetet e vogla: çështja e përkufizimit fq Histori e shkurtër: koncepti mbi to fq Kompleksiteti i sigurisë kombëtare fq Strategjitë e shteteve të vogla fq Strategjia e sigurisë fq Nevoja e një SSK fq A kanë nevojë për siguri të gjitha shtetet? fq Strategjitë e shteteve të vogla fq Vështrim i shpejtë i dokumenteve strategjikë të vendeve të BP fq Kroacia fq Maqedonia Libri i Bardhë fq Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës fq Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë fq

12 Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi fq Një qasje shqiptare fq Koncepti Strategjik i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës (projekt) fq Disa mendime modeste fq Më shumë vlerësim për sigurinë njerëzore fq Krijimi i një konsensusi për rreziqet ekologjike fq Inkuadrim i çështjeve ekologjike botërore fq Siguria energjetike si prioritet i sigurisë kombëtare fq Më shumë vlerësim për pasojat e fatkeqësive natyrore fq. 117 KREU IV - AKTORËT KUSHTËZUES NË GJEOPOLITIKËN E BP fq Italia fq Gjermania fq Rusia fq Kina fq Anglia fq SHBA fq Turqia fq Greqia fq NATO fq BE fq Kushtëzimet globaliste në BP fq. 153 KREU V - PËRPLASJA E DINAMIKAVE GJEOPOLITIKE NË BP REFLEKSIONE fq. 160 KREU VI - DINAMIKAT E GJEOPOLITIKE SHQIPTARE fq Gjeografia fq Thellësia historike fq Shteti dhe kombi shqiptar fq Dinamika e marrëdhënieve evropiano-shqiptare fq Dinamika italo-shqiptare fq Dinamika gjermano-shqiptare fq Dinamika greko-shqiptare fq Problemi Çam fq Dinamika amerikano-shqiptare fq Dinamika ruso-shqiptare fq Dinamika Shqipëri-BE fq Dinamika Shqipëri-NATO fq. 213 KREU VII - SFIDA, SHANSE DHE PERSPEKTIVA GJEOPOLITIKE fq Sfidë jo vetëm për Ballkanin fq Roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Evropës në Ballkan fq Gjermania drejt rolit dominues në BP fq Ardhja e Kinës dhe BE-ja fq Kriteri politik bosht përcaktues për harmonizimin e kritereve të tjera fq Siguria ekonomike si prioritet fq

13 Investimet e Huaja Direkt (IHD) si një tregues fq Investimet e huaja direkt në Evropën Juglindore (EJL) fq Vendet e EJL specifikat e këtij rajoni fq IHD-të në rajonin e EJL fq Siguria energjetike si vlera më e madhe e Ballkanit Perëndimor fq Roli parësor i Shqipërisë fq Epërsia hapësirë e korridoreve energjetike dhe sfida energjetike fq Projekti TAP - përmirësues i sigurisë energjetike fq Projekti TAP përmirëson sigurinë energjetike dhe diversifikon furnizimin me gaz të Evropës fq Përfitimet e mëdha që TAP synon të sjellë për rajonin dhe më gjerë për Evropën fq Pse u zgjodh Shqipëria? Cilat janë avantazhet? fq Shqipëria si një kundërpeshë ndaj Gazpromit Rus fq Marrëveshja Kosovë-Serbi e Brukselit si shans dhe sfidë fq Integrimi ndërkombëtar përballë interesave kombëtare fq Integrimi evropian si një proces i gjatë dhe me shumë sfida fq Integrimi mbarëkombëtar - interes kombëtar prioritar fq Sfida të EULEX-it fq Prania amerikane ende një mision i papërmbushur fq Përballë sfidave serioze rishfaqja e rrymave penguese për orientimin euroatlantik fq. 270 PËRFUNDIME DHE REFLEKSIONE fq. 276 BIBLIOGRAFIA fq

14 Qëllimi i studimit. DIZENJIMI I PROJEKTIT TË KËRKIMIT SHKENCOR Kërkimin për të shqyrtuar dinamikat gjeopolitike që e bashkëshoqërojnë Ballkanin Perëndimor dhe rrjedhimisht edhe faktorin shqiptar e shndërrova në qëllim të këtij studimi sepse gjykoj se ende jo vetëm që studimet rreth këtij koncepti janë relativisht të pakt, por edhe se perceptimi është disi i shtrembëruar. Problematikat që lidhen me mangësinë apo perceptimet rrjedhin nga fakti se në analizën e mjedisit të sigurisë e kapërcimin e paradigmave këtë rajon e cilësojnë kryesisht si një nocion gjeografik, duke krijuar kështu një hendek drejt qasjes së analizës si konfigurim gjeopolitik në një korrelacion dinamik me BE dhe aktorë të tjerë, me vet efiçiencën e strategjive integruese të BE-së për BP, me dinamikat gjeopolitike shqiptare, etj. Për rrjedhim, është e domosdoshme të identifikohen më mirë sfidat, shanset dhe perspektivat gjeopolitike, angazhimi i vendeve të rajonit drejt një kulture bashkëpunimi dhe për probleme të ndjeshme e të kapshme lidhur me kërcënime të përbashkëta që ndeshin në rajon. Interpretimet për Ballkanin Perëndimor kanë vuajtur e mendoj se ende vuajnë për shkak se nisen nga premisa herë-herë të gabuara, duke mos u nisur kryesisht nga dinamika gjeopolitike, por nga ndjenja e prirje subjektive si urrejtjet nacionale të cilat paraqiten si të dhëna njëherë e përgjithmonë. Në fakt, si në çdo rajon, por veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku përplasja e interesave, dinamikave dhe fuqive është pothuajse klasike, duhet rikonsideruar se konfliktet që e kanë përgjakur kaq shumë këtë rajon dhe që e mbajnë akoma të lidhur e kanë pasur bazën sa tek parakushtet politike, ekonomike, sociale e kulturore të vetë rajonit, aq edhe te kundërshtia e interesave sidomos të fuqive ekstrarajonale, si dhe të perandorive fetare, të cilat kanë parë në këtë rajon kufijtë e ndarjes e të influencave të tyre. Gjithë çështja që shtrohet prej kohësh është që të shmanget rruga e përgjakshme e dekadës së fundit të shekullit XX, të përballen sfidat dhe të shfrytëzohen shanset për të rritur eficencën e dyanshme të integrimit në institucionet euro-atlantike nga njëra anë si dhe kapacitetet e brendshme kombëtare demokratike e të zhvillimit nga ana tjetër, me qëllim që në të ardhmen Ballkani Perëndimor të mos jetë një rajon i largët gjeografik me BE-në, por një pjesë e pandarë e hartës politike dhe vlerave gjeopolitike të Evropës. Pikërisht ky projekt kërkimi shkencor ka për qëllim të analizojë kompleksitetin e dinamikave gjeopolitike në BP dhe rrjedhat shqiptare, duke zhvilluar analizën e mjedisit gjeografik, të thellësisë historike, të shtratit ekonomik e social, të orientimeve politike e, prej këtej, të të sigurisë. Një analizë e tillë do të identifikojë më mirë shanset dhe sfidat brenda vendeve si dhe ato të integrimit në BE, duke tentuar të hapë edhe debate lidhur me hipotezat e hulumtimit shkencor që merr në shqyrtim. Prej këtej do të burojnë rekomandime për zgjidhje afatgjata lidhur filozofinë e shfrytëzimit të dinamikave gjeopolitike, të krijimit të klimës së marrëveshjeve e të nismave rajonale mes elitave 4

15 politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me dinamikat, vlerat dhe interesat komplementare, rreziqet e kërcënimet e përbashkëta. Më në fund do të identifikohen edhe skenarë e ide të cilat do të vinin në ndihmë si të klasës politike të vendeve të rajonit, ashtu edhe të klasës politike evropiane në funksion të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Gjetje të tilla të sjelljes perspektive, të bazuara në vlera dhe standarde të përbashkëta Evropian- Perëndimore, do të ndihmonin në trupëzimin e shqetësimeve të përbashkëta në radhë të parë të zhvillimit ekonomik, por edhe të sigurisë, duke krijuar kësisoj kundërbalancën e duhur për të zbutur prirjet apo ndërsimit konfliktual shpesh të nxitur për qëllime politike apo nga elementë radikalë, terrorizmi ndërkombëtar, etj. Kjo rrugë do të lehtësonte udhëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në shtigjet e ngushta të sigurisë së plotë dhe integrimit në BE sipas meritave dhe kontributeve, për të krijuar një klimë më të favorshme për më tepër investime, projekte e kapacitete të përbashkëta sigurie rajonale, kooperim kulturor dhe luftë kundër trafiqeve ilegale, krimeve transkufitare, terrorizmit, menaxhim të fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve të rënda teknologjike. Studimi rreh të përforcojë idenë se siguria rritet nëse ajo gjen mbështetje nga politika efikase të bashkëpunimit ekonomik, të ndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve, zhvillimit të infrastrukturës komunikuese, shkëmbimet tregtare, teknologjike e kulturore, përkundër pengesave nacionaliste dhe natyrisht duke respektuar diversitetin aq shumë tipik në këtë rajon. Fokusi i hulumtimit shkencor do të jetë propozimi për gjetjen e rrugëve që kanë për qëllim shmangien e alternativave kaos-gjeneruese dhe bëjnë të mundur kuptimin më të thellë të potencialeve që mbart pozicioni gjeopolitik e gjeostrategjik i rajonit, bashkëpunimi për zhvillimin, paqen e sigurinë. Natyrisht rajoni nuk merret i shkëputur dhe, si i tillë, integrimi në strukturat euro-atlantike nuk konsiderohet si shfaqje vullneti të mirë apo të keq nga këto struktura, por si shfaqje e transformimit të mendësive, të kulturës dhe të angazhimit në projekte të përbashkëta. Njëherazi, për shqiptarët, dhe jo vetëm për ta, realizimi i këtij objektivi strategjik ecën paralel me objektivin tjetër strategjik, atë të integrimit mbarëkombëtar si prioritet dhe faktor motivues i integrimit euroatlantik, jo si ringjallje e nacionalizmit primitiv. Linja e kërkimit shkencor Në përpjekjet për të përfshirë kundërshtitë e ideve dhe mendimeve, për të analizuar të gjitha kahet dhe për të dhënë përgjigje për to, në thelb lind pyetja hulumtuese: A është parë e analizuar BP si një konfigurim gjeopolitik dhe, si i tillë, jo vetëm i kushtëzuar por edhe kushtëzues qoftë në raportet me shtetet e fuqitë e mëdha, edhe me organizatat evropiane e euro-atlantike, përkatësisht BE dhe NATO? Një pyetje e tillë hap shumë pikëpyetje të tjera të ndërvarura për hulumtime të mëtejshme: cilët janë aktorët dhe faktorët kushtëzues në BP në përgjithësi dhe në hapësirën shqiptare në veçanti? Në këtë kuadër, në ç raport do parë integrimi mbarëkombëtar me atë të integrimit evropian? A 5

16 jemi ne popujt e Ballkanit Perëndimor të vetëndëshkuar të jetojmë në konflikt e luftë me njeri- tjetrin, apo janë edhe faktorë të tjerë jashtë nesh, të cilët ose e kanë nxitur dhe mbështetur luftën mes nesh për qëllimet e tyre, ose nuk janë në nivelin e përgjegjësive të tyre historike për të përcjellë qasje të tjera sikundër do të ishte ajo e integrimit në BE të vendeve të BP? Pyetjes themelore dhe atyre shoqëruese do t i përgjigjemi duke u bazuar në studimin tonë përmes kodit gjeopolitik që ka të bëjë me funksionin e diskursit dhe fuqisë e dijes, i cili ka për qëllim të shqyrtojë BP, aktorët kushtëzues si dhe përplasjen e dinamikave gjeopolitike në këtë hapësirë për të vijuar me rrjedhat shqiptare, sfidat e shanset e integrimit si dhe perspektivat gjeopolitike e rajonit. Dihet se qëllimi final i organizatave euro-atlantike dhe gjithë aktorëve të përfshirë në proces është krijimi i një hapësire gjeopolitike të pashkëputur gjeografikisht, e cila do të bëjë të mundur funksionimin pa vakume midis qendrës dhe periferisë. Problemet themelore që do të jenë në fokus të shqyrtimit tonë lidhen me pyetje fondamentale të tipit: a e përcakton vetë BP të ardhmen e tij për të bërë të mundur futjen në klubin e BE, apo edhe ky i fundit duhet të ndjellë më me forcë dhe angazhim? Cilat janë aktorët kushtëzues dhe interesat e tyre në rajon?a lexohet përplasja e dinamikave gjeopolitike në BP me synim ridimensionimin e marrëdhënieve të të gjithë spektrit të vendeve të rajonit përmes bashkëpunimit? Cila është marrëdhënia reciproke që krijohet në këtë realitet dypolësh apo shumëpolësh? A janë të mjaftueshme institucionet integruese dhe të sigurisë e mbrojtjes të BE dhe ato të vendeve të BP, apo ka diçka për të shqyrtuar në koherencën e strategjive të tyre? E vështruar nga një qasje racionale e analizës së mjedisit të sigurisë, cilat janë shanset, sfidat dhe vet perspektivat gjeopolitike të BP? A mjaftojnë mekanizmat e BE dhe sa efiçente janë strategjitë që gjenerojnë sistemet e sigurisë Evropiane, në bashkëpunim edhe me NATO-n, OSBE-në, si dhe me aktorë të tjerë me interesa komplementare? Përmes këtij studimi kërkoj të vërtetoj që organizmat euro-atlantikë po punojnë disi ngadalë për të ardhmen e BP për ta përfshirë në hartën e vet politike dhe se ky ritëm është në proporcion me pasojat jo vetëm për rajonin e BP, por edhe për vetë kontinentin. Shenjat janë dhënë pikërisht këto kohët e fundit, kur vendet e BP u renditën ndër pritëset e valëve të para të emigracionit masiv të prodhuar nga krizat në disa vende arabe. Pikërisht kjo ngadalësi i ka lodhur vendet e rajonit dhe opinionin publik të këtyre vendeve, i cili prej një çerek shekulli është në pritje për t iu bashkuar BE. Kjo ka rritur skeptiçizmin për mundësinë e pranimit në klubin e BE. Studimi hulumton se, nëqoftëse gjendja e raporteve BE-BP qëndron e ngrirë sikurse ka qenë rasti deri tani, atëherë kriza e stërzgjatur ekonomike-monetare e BE, rrjedhat e situatës së rrezikshme në Lindjen e Mesme, emigracioni masiv që po buron prej këtyre vendeve, rreziku terrorist, etj, do të rrezikojnë të prodhojnë si hallakatjen e paadresë të vendeve të BP, ashtu edhe dezintegrimin e vetë BE. Në fund të fundit, një Evropë pa Ballkanin Perëndimor do të ishte jo vetëm e cunguar, por edhe e rrezikuar. 6

17 Në këtë linjë do të shtrohen natyrisht edhe tezat përkatëse. Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitika posaçërisht si një metodë e të menduarit rreth botës dhe e parashikimit se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kanë shumë për të ofruar në qasjet analizuese për vendet e vogla si ato të Ballkanit Perëndimor, sidomos tani në kushtet e pas Luftës së Ftohtë dhe nën ndikimet gjithnjë në rritje të globalizimit. Do të vërtetohet se BE edhe aktorë të tjerë kushtëzues ende nuk kanë një vlerësim real të identitetit të Ballkanit Perëndimor si një koncept politik e gjeopolitik të këtij rajoni, gjë që ka kultivuar një lloj sjelljeje që e harron këtë rajon për ta përfshirë plotësisht në proceset integruese. Kjo duket edhe në faktin se ka ende pak instrumente për t u përdorur në përshpejtimin e ritmeve të integrimit të vendeve të BP në organizmat euro-atlantike. Në këtë kah, do të vërtetohet se strategjitë e sigurisë të vendeve të BP nuk janë sa duhet të orientuara për nga objektiva strategjikë, të tilla që do të mund të motivonin bashkëpunimin dhe integrimin euroatlantik. Ndërkohë, edhe vetë politikat e sidomos qëndrimet e organizmave euro-atlantikë shfaqen disi të turbullta dhe jo vendimtare për të qenë efiçiente në arritjen e qëllimeve strategjike, për t i kundërqëndruar influencave dhe ndërhyrjeve shumëfijëshe të aktorëve të tjerë jashtëevropianë e jashtëeuroatlantikë. që kanë më shumë interes për një Ballkan Perëndimor të copëzuar e madje të konfliktuar përhershmërisht. Studimi do të analizojë nëse objektivat strategjikë të integrimit të vendeve të BP janë komplementare me interesat e aktorëve kushtëzues. Kjo do të na çojë në përfundimin nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në faktorë kontribues sigurie për t u bërë pjesë e natyrshme e organizmave euro-atlantike. Në kuadër të studimit dhe në funksion të temës, një vend të posaçëm do të zënë hulumtimet për rrjedhat, qasjet dhe problematikat kombëtare shqiptare. Do të na duhet të rivlerësojmë intensitetin e interesave të aktorëve kushtëzues në hapësirën shqiptare, dinamikat dhe rolin e tyre në raport me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar përgjithësisht. Variablet që përbëjnë boshtin e këtyre pyetjeve të hulumtimit shkencor janë ekzistenca e paradigmave që e shohin BP si realitet gjeografik; mungesa e perceptimit nga elita politike e e vendeve të BP lidhur me peshën dhe rëndësinë gjeostrategjike të rajonit; ekzistenca e aktorëve të shumtë kushtëzues me dinamika e vektorë gjeopolitikë të larmishëm, komplementarë por edhe të kundërt; mungesa e mekanizmave efiçientë në strukturat strategjike të BE dhe në institucionet e sigurisë së çdo vendi të rajonit, në realizimin e strategjive dhe objektivave të integrimit në të gjitha nivelet, gjë që redukton nivelin e besueshmërisë tek këto institucione, ul profesionalizmin dhe i shndërron ato në instrumente të politikave elektorale të ditës; ndërhyrja e politikës bazuar në interesa gjeopolitike nacionaliste dhe jo në objektiva të fokusuara drejt filozofisë integruese rrjedhimisht e zbeh gjithë procesin e integrimit. Në rrjedhim, rritja e peshës së aktorëve kushtëzues me interesa konfliktuale, mbajtja gjallë e ideologjive nacionaliste, etj., mbartin me vete zbehjen e qeverisjeve demokratike, çojnë në politika klienteliste, në shtimin e efekteve të ideologjive dhe kulturave agresive 7

18 mbi profesionalizmin dhe meritokracinë e institucioneve, rrjedhimisht uljen e efiçiencës së strategjive dhe instrumenteve përkatëse që janë përgjegjëse për proceset integruese në organizatat evropiane e euro-atlantike. Të tilla prirje rrezikojnë të ringjallin në vendet e rajonit sisteme qeverisjeje të tipit autoritar, të cilat, në kushtet e pamjaftueshmërisë ekonomike e financiare, të kapaciteteve të lidershipit dhe të orientimeve shumëkahëshe, bëhen lehtësisht të përthyeshëm ndaj ndërhyrjeve ekstraevropiane e ekstraeuroatlantike, siç mund të jenë ndërhyrjet ruse, kineze apo edhe terrorizmi ndërkombëtar me bazë fetare. Mbi këto konsideracione të përgjithshme, tezat themelore do të jenë: a. BP si konfigurim gjeopolitik i referuar dhe i përdorur nga kancelaritë kombëtare dhe kolegjiale të BE nga fundi i viteve 90 të shekullit të kaluar, ende nuk gjen vlerësim real si rajon me avantazhe gjeopolitike, por dhe me sfida, të cilat ende përmbajnë mundësitë e ndikimit të rrezikshëm për paqen e sigurinë në Evropë. b. Megjithëse përmasat e popullatës e të hapësirës i rreshtojnë vendet e BP si vende të vogla, bazuar në produktin ekonomik që gjenerojnë dhe fuqinë e tyre përgjithësisht, këto vende ende gjenden jashtë vëmendjes së organizmave evropiane e euroatlantike. Por pozicionimi i BP si urë lidhëse mes Kaspikut e Adriatikut, midis Mesdheut e Evropës Qendrore, midis perandorive fetare (katolicizmit, ortodoksisë dhe islamizmit) ende të ndara në vija dhe në influencë, e bëjnë këtë rajon tepër të rëndësishëm për peshën tërësore të ardhshme që pretendon si BE, edhe NATO. Ndërkohë, lënia mënjanë apo mungesa e vëmendjes ndaj BP, influencon drejtpërsëdrejti sigurinë energjetike të vetë Evropës, lë mënjanë luftën kundër terrorizmit me baza fetare, kundër trafiqeve dhe emigracionit ilegal. Eliminimi i vakumeve ku mund të gjallojë krimi i organizuar, terrorizmi dhe pastrimi i parave të pista, është i rëndësisë së dorës së parë, për të shmangur efektet katastrofike për sigurinë e vetë Evropës si e tërë. Prandaj rajoni mbetet fushë e rëndësishme e ndërveprimit të aktorëve politikë ndërkombëtarë. c. Megjithëse BE vijon të mbështesë BP, rajoni gjendet ende në periudhë tranzicioni, e cila për shumë arsye, po mbetet shumë e gjatë në kohë. Kapacitetet e pakta kombëtare për vetmenaxhim krizash, defiçiti demokratik dhe sidomos ai i zhvillimit, elitat politike jo të besueshme si për popujt e tyre, ashtu edhe për standardet evropiane, kanë bërë që rajoni të mbetet shumë lehtë i prekshëm nga ndërhyrjet politike, ekonomike, energjetike dhe financiare të fuqive ekstraevropiane e ekstraeuroatlantike. d. Procesi i zgjerimit të BE, si edhe i NATO-s, është objektiv strategjik dhe mbetet ende një opsion tërheqës për shumicën e popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por sa kohë ky proces stërzgjatet, lodhja nga tejpritja krijon efekt të kundërta, aq me tepër kur vërehet mungesë vëmendje dhe përpjekjesh të koordinuara nga ana e saj. Zgjidhja e problemeve ndëretnike midis vendeve të rajonit, harmonizimi i sistemit politik të Bosnje- Hercegovinës, njohja e plotë politike e Kosovës, zgjidhja e kontradiktës artificiale Greqi- Maqedoni, impulsi integrues i Malit të Zi në strukturat Euro- Atlantike, etj, bëjnë përgjegjëse si elitat përkatëse, ashtu edhe strategjitë jokoherente të NATO-s e BE. 8

19 ë. Dinamikat gjeopolitike shqiptare janë të kushtëzuara nga gjeografia, thellësia historike, pleksjet e aktorëve të tjerë, veçanërisht në kohët moderne. Shqipëria, një komb e shtet i vogël shtrihet në një nyje nevralgjike të BP dhe Evropës dhe, si e tillë, ka ç të ofrojë e ç t i ofrohet nga BE e NATO, si dhe nga kushtëzuesit e tjerë në rajon. Duhet kuptuar njëherë e mirë se faktori shqiptar tashmë nuk është vetëm Shqipëria. Ky nuk është një këndvështrim nacionalist, por një realitet i munguar deri tani, por që ka përfituar emancipimin në shkallë të tillë saqë kushtëzon e do të kushtëzojë shumë të ardhmen e rajonit e më gjerë. Pa faktorin shqiptar, zor se do të përfytyrohet të krijohet klima, kultura dhe filozofia e bashkëpunimit dhe integrimit si synim strategjik me interes për vendet dhe popujt e rajonit. f. Sfidat, shanset dhe perspektiva gjeopolitike e BP janë të kushtëzuara nga realiteti i mjedisit strategjik dhe pesha gjeostrategjike e rajonit. Ndoshta angazhimi i drejtpërdrejte i një fuqie të madhe të BE, siç do të ishte Gjermania, mund t i japë rajonit një hov të ri drejt përshpejtimit të integrimit në BE. Metodologjia e studimit Struktura kryesore e disertacionit është ndërtuar e bazuar në modelet konstruktiviste liberale të institucioneve funksionale perëndimore, duke e vënë theksin te një përqasje shumëdimensionale, që zë fill me trajtimin teorik e konceptual të literaturës referuar dinamikës gjeopolitike në BP dhe rrjedhave shqiptare, duke pasuar me ecurinë e momentet kryesore të saj në raport me integrimin euroatlantik. Si pjesë e qasjes metodologjike janë edhe studimet mbi zhvillimet përmes gërshetimit të shanseve e sfidave, testimet e dokumenteve strategjike dhe efiçiencës së instrumenteve të tyre gjatë zbatimit në rastet studimore në rrafshin kombëtar, si dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Më tej, për vlerësimin aktual të gjendjes së sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor do përdoren burime që nisen që nga kontaktet e bëra me ekspertë të fushës, me botimet e tyre akademike, disertacione të ndryshme të botuara në gjuhë të ndryshme rreth gjeopolitikës dhe sigurisë, aspekteve institucionale e historike, si dhe dështimeve e sukseseve të arritura nga bashkëpunimi dhe zbatimi në shtete të veçanta, qoftë anëtare të BE-se, apo jashtë saj. Mbi bazën e kësaj qasjeje, duke konkluduar me zbatimin e saj në vendet e BP, si dhe sfidat që ka hasur, kemi identifikuar opinionet dhe perceptimet e tyre mbi situatën dhe mjedisin e sigurisë në rajon, dhe, si rrjedhim, mbi efiçencën e institucioneve të sigurisë euroatlantike dhe të vetë vendeve të rajonit. Analiza do të shqyrtojë në mënyrë tematike dhe të integruar problemet, pyetjet, hipotezat dhe variablet e tyre, gjatë së cilës do të përdoret kombinimi i shembujve me argumentet, duke përshkruar, kundërshtuar apo përkrahur në konkludim të tyre, opinione dhe pikëpamje të caktuara sipas rastit e referencave të marra. Zakonisht, linja e argumenteve do të ndjekë mënyrën deduktive të logjikës së arsyetimit, duke lëvizur nga çështje të 9

20 kontekstit evropian në atë ballkanik dhe të çdo vendi specifik, duke mbajtur në konsideratë edhe aktorët e tjerë kushtëzues në dinamikat gjeopolitike në rajon. Synimi i përdorimit të referencave nga një gamë e gjerë burimesh të shkollave liberale, konservatore dhe realiste është që studimi të jetë sa më përfaqësues dhe sa më afër të vërtetës. Në studim do të përdoret kryesisht metoda analitike gjithmonë duke i trajtuar ngjarjet nga këndvështrimi diakronik, por rrjedha e punimit ndjek edhe metodën e krahasimit. I gjithë studimi shkencor ka një rrjedhë të mirëpërcaktuar dhe renditje logjike të çështjeve të trajtuara hap pas hapi. Si pasojë, do të ketë vijuëshmëri ne mendim dhe lidhje të ngushtë si midis çështjeve të trajtuara në çdo kré, ashtu edhe për sa i përket kohezionit logjik të krerëve me njeri-tjetrin. Fillimisht, duke qënë se ky disertacion i përket disiplinës së gjeopolitikës në korrelacion me sigurinë dhe më tej rajonalizohet duke u përqendruar në gjeopolitikën dhe mjedisin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor, është parë e udhës që të trajtojë në një analizë të posaçme disiplinën e Gjeopolitikës duke sjellë diskursin fillestar në lindjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj disipline. Kështu, fillohet duke bërë një analizë kritike mbi vetë diskursin gjeopolitik, aktorët dhe ekspertët kryesorë të saj. Kjo do të jetë edhe baza aksiale rreth së cilës do të sillet më vonë diskursi mbi gjeopolitikën e BP. Do të vijohet me BP si strehë e shteteve të vogla, duke i testuar përmes dokumenteve strategjike. Studimi do të vijojë me analizën e aktorëve kushtëzues në gjeopolitikën e BP. Me tej, në kre të veçantë, do të trajtohen dinamikat gjeopolitike shqiptare dhe përplasja e dinamikave gjeopolitike në BP. Pyetjes se cila është perspektiva gjeopolitike e BP do të mundohemi t i japim përgjigje në kreun përmbyllës të këtij disertacioni me anë të analizës në retrospektivë dhe pritshmërisë së shanseve dhe sfidave kryesore, si dhe në perspektivën e së ardhmes së integrimit të plotë euroatlantik të rajonit. Analiza e aktorëve dhe faktorëve, e eksperiencës se si e kanë adresuar vende të ndryshme realitetin ekzistues, mundësuan të arrihet në konfigurimin e një arkitekture shprehëse për prirjet e mundshme. Në këtë kontekst, analizohen avantazhet dhe dizavantazhet, duke e lënë kështu hapësira për diskutim alternativash të tjera në nivel ekspertësh. Në përfundim, do rrekemi të interpretojmë gjetjet nga krerët paraardhës, me synim arritjen e disa përfundimeve objektive për t i dhënë përgjigje pyetjeve tona hulumtuese, qëllimit të këtij kërkimi shkencor dhe objektivave të tij. Në analizë të mjedisit strategjik dhe peshës gjeostrategjike të rajonit, plotësojmë më mirë pikturën e gjeopolitikës e të sigurisë për BP, i japim përgjigje problemeve që lidhen me dinamikat gjeopolitike në këtë rajon, si dhe rrjedhës shqiptare. Këto do të ofrojnë edhe përfundimin e disertacionit dhe vlerat praktike e akademike të këtij studimi. Siç u shpjegua edhe më lart, synimi i disertacionit është të identifikohen përfundime që vlejnë për konceptimin e dinamikave gjeopolitike në BP, rritjen e efiçencës së institucioneve të sigurisë të BE, etj., si dhe politikave të sigurisë kombëtare të vendeve të BP. BE, nëpërmjet institucioneve të sigurisë, duhet të kthejë në realitet 10

21 koherent ambiciet e saj për veprime jashtë zonës së BE, duke thelluar dhe zgjeruar aktivitetin dhe angazhimet e saj. Sigurisht që vetë tematika, në tërësinë e vet, ka veçori të cilat lidhen me natyrën tepër të ndjeshme të dinamikave gjeopolitike të BP e rrjedhat shqiptare, si dhe të ame aspektet komplekse të tyre. Vendet e BP duhet të ndërgjegjësohen për peshën dhe rolin e pozicionit të rajonit duke marrë më shumë përgjegjësi politike individuale dhe duke rakorduar në bazë të një filozofie të përbashkët integruese me njëra-tjetrën. Rastet studimore të marra në shqyrtim për analizën e mjedisit dhe shtrirjen e dokumenteve strategjike i përkasin një grup shtetesh të BP që kanë veçoritë e tyre përkatëse e nivele të ndryshme zhvillimi dhe, si rrjedhojë, edhe treguesit e performacës dhe efektivitetit klasifikohen mbi bazën e objektivave të ndryshëm për t u arritur. Rezultatet e gjetjeve shkencore, vlerat politike dhe kufizimet Me gjendjen e tanishme të punëve dhe rënien e intensitetit të forcave centripete të Brukselit, duket se alternativa e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht integrimi i tyre në hapësirën e tij gjeo-ekonomike mbetet një perspektive e vakët edhe për dekadën e ardhshme. Realiteti përcjell se BE ka ngecur në sindromën lodhje nga zgjerimi ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duket se kanë ngecur në sindromën lodhje nga pritja e gjatë për anëtarësim. Mbi këto teza themelore, të rejat e kërkimit shkencor do të jenë: - Të analizohet në gjithanshmëri kompleksiteti i BP, si një rajon klasik ndërveprimesh shumërrathëshe. Pa këtë analizë nuk mund të kuptohet kalimi nga nocioni thjeshtë gjeografik apo historik, në nocionin gjeopolitik. - Të njihet e analizohet diskursi gjeopolitik i pas-luftës së Ftohtë që motivon vizion për hartimin e politikave dhe strategjive efikase, - të vlerësohet pesha dhe rëndësia gjeostrategjike e rajonit të BP, - të vlerësohen efiçenca dhe evoluimi i strategjive të sigurisë, burimet, mjetet (kapacitet) dhe objektivat, si dhe prioriteteve e BE e NATO për integrimin e plotë të BP, - të vlerësohet roli i aktorëve kushtëzues dhe dinamika e tyre gjeopolitike në BP dhe rrjedhat shqiptare, - të identifikohen hapësirat kyçe të përpjekjeve të aktorëve ekstraevropianë e ekstraeruatlantikë siç janë Rusia, Kina, apo rreziku terrorist që shfrytëzon baza fetare si Islamizmi, etj., me kundërobjektivat e tyre për zona influence gjeopolitike. - të analizohet kompleksiteti i sigurisë dhe të vlerësohen dokumentet strategjike të vendeve të BP, - të analizohen aktorët dhe faktorët kushtëzues gjeopolitikë në hapësirën shqiptare, 11

22 - të hulumtohet dhe provokohet debat shkencor lidhur me shanset dhe sfidat e integrimit, raporti i integrimit evropian me atë mbarëkombëtar, rreziqet dhe kërcënimet e mundshme dhe perspektiva gjeopolitike të BP, strategjitë dhe praktikat e ndryshme të zhvillimit të rajonit, me qëllim përforcimin e përpjekjeve të filluara nga institucionet e BE për një zgjidhje afatgjatë dhe pa kthim prapa në konfliktet ndëretnike mes popujve të Ballkanit, etj. Sidoqoftë, çdo metodë, pavarësisht rezultateve që ofron, ka edhe mangësitë e kufizimet e saj. Informacioni i pasqyruar në kapituj të veçantë për dinamikat gjeopolitike në BP si strehë e vendeve të vogla dhe rrjedhat shqiptare, nuk është shterues, por reflekton qasjen e zhvillimeve konkrete sipas interesave të aktorëve kushtëzues, sidomos të BE, të institucioneve të saj të sigurisë, aspekteve institucionale, organizative të saj dhe, mbi këtë premisë, si një trend optimist i shërben arsyetimit tonë mbi efektivitetin e kësaj politike edhe në të ardhmen. Me eksperiencën e krijuar e mësimet e nxjerra përmes sukseseve dhe dështimeve të aktorëve dhe faktorëve kushtëzues, krijohet një bazë e mirë analitike dhe premisë për përmirësime e zhvillime të reja në fushën e kësaj politike, veçanërisht për rritjen e kohezionit vendimmarrës mes shteteve e institucioneve, zhvillimin e kapaciteteve operacionale, si dhe kapërcimin e vështirësive në marrëdhëniet mes partnerëve. Ky punim mendoj që krijon një bazë të mirë orientuese për t i shërbyer vendimmarrësve mbi rolin dhe efiçencën e mekanizmave të institucioneve të sigurisë, dinamikave gjeopolitike dhe rrjedhave shqiptare Periudha kohore që merret në shqyrtim është ajo e pas-viteve 90. Kjo kohë është relativisht e shkurtër, sepse edhe vetë BE-ja, NATO-ja, por edhe çdo vend i BP kanë përjetuar procese transformimi në dinamikat gjeopolitike. Situatat kanë qenë të brishta, komplekse e shpesh të tensionuara. Realitetet që priten natyrisht do të shtojnë të tjera fakte e faktorë e, rrjedhimisht, edhe përfundimet do të evoluojnë më shumë. Sidoqoftë, çka shtroj në këtë punim, do të përbëjë një bazë të mjaftueshme për të thelluar më tej në të ardhmen rezultantet e politikave drejt përfshirjes së rajonit në familjen e madhe evropiane. Duke qenë se nuk ka punime e kërkime të shumta në ketë fushë, risia vjen nga fokusi i diskursit gjeopolitik në funksion të fuqisë, dijes dhe ndikimit të konfigurimit gjeopolitik të një zone të caktuar të Evropës, siç është BP, ku përjetohet përballja e fuqisë së organizmave evropianë dhe euroatlantikë dhe instrumenteve të tyre, me përpjekjet e aktorëve dhe faktorëve të tjerë kushtëzues. Punimi pritet të ketë interesim për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikës, fushës së sigurisë, botës akademike, publikut, si dhe institucioneve vendimmarrëse. 12

23 PARATHËNIE Këndshikimi gjithëpërfshirës i koncepteve dhe realiteteve gjeopolitike është një përpjekje që gjithnjë ka nevojë për përmirësime. Vetë realitetet e reja krijojnë dhe shtrojnë rrugën për rishikimin apo plotësimin e koncepteve të mëparshme. Për shembull, jo shumë larg në kohë, por as tre dekada më parë nuk mund të parashikohej ndikimi thuajse përcaktues i globalizmit si në trajtesat gjeopolitike, ashtu edhe në rrjedhat e zhvillimeve. Në këtë kuadër, dinamikat gjeopolitike të Ballkanit përgjithësisht, e atij Perëndimor veçanërisht, ku përfshihen edhe ato shqiptare dhe që përbën boshtin e kësaj teme, e kanë të domosdoshme të shikohen e rishikohen, varësisht nga ndërveprimet e reja të aktorëve e faktorëve që pleksen për nga gjeografia, thellësia historike dhe interesat. Ka ende një boshësi në kërkimet shkencore të derisotme lidhur me dinamikat gjeopolitike, sidomos në funksionet e diskursit dhe të fuqisë e dijes të BP, në analizën e mjedisit të sigurisë e kapërcimin e paradigmave që e kanë pas cilësuar këtë rajon kryesisht si nocion gjeografik, për të shkuar drejt qasjes reale së analizës si konfigurim gjeopolitik në korrelacion dinamik të BE dhe aktorëve të tjerë kombëtarë. BP është një konfigurim relativisht i ri gjeopolitik, ku pleksen aktorë të shumtë kushtëzues, kombëtarë e mbikombëtarë, ku sfidat e tij për t u integruar në komunitetin Euro-Atlantik janë ende të mëdha. Çështja është që, duke u shkëputur nga këndshikimet egocentriste apo të ngushta nacionale, të identifikohen sfidat, shanset dhe perspektivat gjeopolitike për të adresuar angazhimin e vendeve të rajonit drejt qasjeve bashkëpunuese për çështje që kushtëzojnë interesat vitale të të gjitha vendeve e kombeve që e përbëjnë këtë rajon. Jo shumë larg në kohë, vetë aktorët ballkanikë e sidomos aktorët jashtëballkanikë kanë vuajtur nga paragjykimet duke i trajtuar konfliktet karakteristike në Ballkan si të dhëna një herë e mirë dhe gati të çimentuara në ndjenjat e këtyre popujve. Kësisoj janë lënë mënjanë bazat ku zakonisht kultivohen urrejtjet, paragjykimet dhe perceptimet e gabuara: prapambetja e zhvillimit ekonomik, lënia mënjanë dhe madje ndërsimi i përplasjeve midis tyre. Si në çdo rajon tjetër të varfër dhe me kryqëzim interesash të superfuqive botërore, edhe në Ballkan konfliktet e kanë bazën tek kushtet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të rajonit, si dhe tek përplasja e interesave të Fuqive të Mëdha, të cilat tradicionalisht kanë parë në këto rajone kufijtë e influencave për hapësira gjeopolitike. Dilemat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor e kanë rënduar edhe më shumë këtë peizazh. Nuk është e rastit që, pas Luftës së Ftohtë, ishte pikërisht BP që vuri në pikëpyetje ekzistenciale jo vetëm popuj e kombe, por edhe vetë autoritetin dhe efiçiencën e organizatave mbarëevropinae e euroatlantike. Prandaj tema synon më tej të analizojë peshën, vendin dhe rolin e vendeve të BP, si dhe kompleksitetin e sigurisë dhe sfidat e gjithanshme që e shoqërojnë. 13

24 Krahas këtyre rektifikimeve kombëtare e rajonale, vetë organizatat evropianë e euroatlantike kanë se ç të ndreqin në vizionet e tyre ndaj rajonit të BP. Frikërat, paragjykimet, nënvleftësimet e, aq më keq, lënia mënjanë apo pasdore e fateve të rajonit të BP, janë premisa për pasigurinë e vetë Evropës. Kohët po e sjellin gjithnjë e më shumë në vëmendje këtë fakt, ku BP po gjendet në vijën e parë për përballimin e fluksit masiv të emigrantëve, të shtrirjes kërcënuese të ISIS, etj. Në një farë mase, paqartësitë, ngathtësia dhe mungesa e strategjive efikase të organizatave evropiane dhe euroatlantike për të riformatuar kodin e integrimit të vendeve të BP i ka lodhur këto vende, me rrezik rritjen e skeptiçizmit ndaj të ardhmes së tyre në këto organizata. BP mbetet një fushë e rëndësishme e ndërveprimit të domosdoshëm të aktorëve politikë ndërkombëtarë. Vetë BP është një ansambël interesant dhe si i tillë kërkon kulturë menaxhimi strategjik. Rajoni ka bërë përpara në rritjen e kapaciteteve qoftë ato politike në kuptimin e demokracisë, qoftë edhe në kapacitetet ekonomike e të bashkëpunimit. Gjithsesi, është ende në stade relativisht foshnjore sidomos për vetmenaxhimin e krizave sidomos atyre të brendshme. Kultura demokratike relativisht e cunguar, klasa politike e pashkëputur nga filozofia autoritare dhe korrupsioniste e ka bërë këtë rajon dhe vendet e tij lehtësisht të prekshëm nga interesat dhe influencat e faktorëve ekstraevropianë dhe ekstraeuroatlantikë. Natyrisht që një analizë shumëprizmatike e aktorëve kushtëzues si edhe e dinamikave kombëtare shqiptare na çon në identifikimin ripërcaktimit më të studiuar të krijimit të raporteve më funksionale brendakombëtarë, si dhe midis shteteve të tjerë, në të mirë të interesave afatgjata. Në këtë kuadër, perspektiva e integrimit euroatlantik të rajonit, e parë jo thjeshtë apo vetëm si një aspiratë kombëtare, por sidomos si një masë e tregues bashkëpunimi rajonal, është qasja që ende ka nevojë të shqyrtohet e rishqyrtohet, sepse historia, krahas pasurive e vlerave të jashtëzakonshme, i ka lënë edhe shumë cene sjelljeje vendeve dhe popujve të rajonit. Analiza e kompleksit ballkanik, prurja në tavolinë e aktorëve dhe e faktorëve, historikë dhe aktualë, gjeografikë dhe ekonomikë, socialë dhe fetarë, rajonalë e ekstrarajonalë, etj., nxjerrja e rezultantes së përplasjes së mendimeve dhe prirjeve në terren, është një angazhim interesant sepse normalisht duhet të prodhojë edh strategji të dobishme për të ardhmen. Pa këtë përplasje idesh, filozofish, konceptesh e praktikash, nuk mund të ngrihen filozofi të qarta lidershipi sidomos në nivelet e bashkëpunimit e të integrimit për të cilat vuan aq shumë rajoni. 14

25 KREU I - VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI GJEOPOLITIKËN, SKENARË DHE KONFIGURIME Të jetosh në një botë komplekse dhe dinamike do të thotë të përballesh me shumë paqartësi. Shpeshherë kjo ndjenjë nuk ndalet së ekzistuari dhe na shtyn në skajet e ankthit ekstrem në kohërat e trazuara. Madje edhe në kohërat e paqes dhe qetësisë ne nuk e dimë mirë se çfarë na rezervon e ardhmja dhe të mos flasim pastaj gjatë luftërave, konflikteve dhe kataklizmave të tjera madhore shoqërore, ekonomike, demografike apo politike dhe shpeshherë edhe mjedisore. Disa të tjerë preferojnë të përqendrohen në menaxhimin e emergjencave ditore, disa paralizohen nga mosveprimi apo jetojnë nën frikën e vazhdueshme të surprizave të paevitueshme strategjike, por disa thjesht zmbrapsen dhe vështrojnë në perspektivë se çfarë mund të na rezervojë e ardhmja dhe përse. Arti i strategjisë dhe aftësive politike për ndërtimin e shtetit përqendrohet më shumë në nxjerrjen e skenarëve alternativë për të ardhmen, për të sfiduar kornizat e veta mendore dhe për t u përgatitur në menaxhimin e rreziqeve të ndryshme apo kapjen e shanseve në mundësinë e së ardhmes, e cila më në fund do të materializohet. Kryerja e studimeve metodologjike mbi zhvillimin e skenarëve, parashikimin dhe teknikat e tjera, po bëhet një industri në rritje në shumë fusha, që nga biznesi e deri tek shkenca dhe që nga teknologjia tek politika. Në momentin aktual kur bota është e përfshirë në zonën e turbullimeve ekstreme, nuk është aspak e befasishme që të ketë interes në rritje për sa i përket vizioneve të ndryshme rreth së ardhmes. Të flasësh për vizion, do të thotë të fjalësh për parashikim dhe të flasësh për parashikim dhe skenarë të mundshme, kjo do të thotë të angazhosh në lojë një disiplinë, e cila quhet Gjeopolitikë. Vetë termi gjeopolitikë erdhi në vëmendje gjatë shekullit të XIX, duke iu referuar mënyrës në të cilën idetë që lidheshin me politikën dhe hapësirën, mund të përdoreshin brenda politikës kombëtare. Gjeopolitika lidhet me marrëdhëniet midis shteteve, strategjitë e jashtme të tyre dhe me ekuilibrin global të fuqisë. Ajo ka të bëjë me të kuptuarit e bazës së fuqisë shtetërore dhe me natyrën e ndërveprimeve të shteteve me njëra-tjetrën. Gjeopolitika ka qenë sfera e kristaltë në duart e gjeografëve të mbretit, madje sipas Friedman, ajo vazhdon të jetë një vizion dhe shprehje kurajoze e mendjemadhe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një metodë e të menduarit rreth botës dhe e parashikimit se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Parashikimi, siç e përmendëm, qëndron në thelb të ekzistencës së disiplinës së Gjeopolitikës. Parashikimi i të ardhmes së një shteti, zone apo rajoni, bazuar kjo në të kaluarën historike të tyre, në të tashmen, ndërthurur me orientimin gjeografik në hartë dhe synimet e politikës së jashtme. Përpjekja për të dhënë një përcaktim përfundimtar, gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë të vetë termit Gjeopolitikë është një sipërmarrje shumë e vështirë, pretencioze dhe gati-gati e pamundur. Përgjigjen për këtë janë munduar ta japin personalitete të fuqishme studimit, të cilët e trajtojnë përkufizimin e gjeopolitikës nëpërmjet analizës nga këndvështrime komplekse mbi këtë nocion nga studiues të hershëm dhe të mëvonshëm të kësaj disipline studimi. Emra si: Rudolf Kjellen, Karl Haushofer, Peter Taylor, Aymeric Chauprade, 15

26 Sauli Bernard Cohen, Yves Lacoste, Kolin Flint, Gerard Toal, David Criekemans, etj, 1 do të përpiqen të japin vizionet e tyre dhe mendimet mbi terminologjinë dhe dhënien e një përkufizimi mbi këtë disiplinë. Në kapitullin e parë diskursi, pos të tjerash, do të vazhdojë me atë se çfarë studion kjo disiplinë dhe me të menduarit në mënyrë kritike mbi gjeopolitikën. Më tej, do të përfshihen në analizë ekspertët dhe aktorët kryesorë të gjeopolitikës, vizione, skenarë dhe konfigurime gjeopolitike,etj.. Kapitulli i parë i këtij studimi do të jetë strehë e këtyre diskurseve për të kuptuar më tej thelbin e kësaj disipline.dhe sidomos filozofinë e parashikimeve e konfigurimeve si rasti i Ballkanit Perëndimor, kompleksiteti, dinamika gjeopolitike dhe kompleksiteti i sigurisë në të cilit do të jetë objekt i kësaj doktorature Fokusi dhe kuptimi Gjeopolitika është një term modern dhe nuk ka më shumë se një shekull jetë. Një jetë, veç të tjerash, e jetuar me ngashërim mes ekzaltimesh dhe tërheqjesh. Ajo është një përgjigje e saktë për ndryshimet më të rëndësishme që kanë ndodhur në shekullin e shkuar dhe që po ndodhin edhe në shekullin aktual. Shpesh herë është konsideruar si të ishte një pseudo-shkencë, por në realitetin e fakteve, ajo tenton thjesht shpjegimin e fenomeneve shoqërore të shtrira mbi hapësirën gjeografike. 2 Rëndësia e saj për të parë zhvillimet mbi këtë hapësirë është e krahasueshme me rëndësinë e mikroskopit, i cili qartëson zhvillimet në hapësirën e rrafshit të qelqtë ku ndodhen agjentët bashkëveprues në një eksperiment. Në vetvete, ajo, ashtu si mikroskopi nuk mbart faj apo detyrime, por thjesht ofron mënyra e sqarime. Gjeopolitika (greqisht: Γη - tokë dhe Πολιτική - politikë) në një kuptim të përgjithshëm, është një disiplinë e cila përshkruan lidhjen ndërmjet politikës dhe territorit, ose më saktë hapësirës. Kjo lidhje mund të jetë në nivel lokal ose në nivel ndërkombëtar. Rrathët që ajo përfshin brenda vetes, lëvizin që nga interpretimi i marrëdhënieve madhore, shtetërore dhe deri tek ato individuale të qytetarëve. Gjeopolitika është mjeshtëria dhe vënia në jetë e analizës, frenimit, parandalimit, parashikimit, largpamësisë dhe ushtrimit të fuqisë politike mbi një territor të caktuar. Në mënyrën më tipike, ajo është metoda e analizimit të politikës së jashtme, e cila përpiqet që të kuptojë, shpjegojë dhe parashikojë zhvillimet e politikës ndërkombëtare, kryesisht në ndryshoret e gjeografisë 3. Këto ndryshore gjeografike janë në përgjithësi: vendndodhja gjeografike e një vendi apo të disa vendeve që merren në analizë, madhësia e vendeve të Për më gjerë shih: Ribaj P., Perceptime gjeopolitike, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë, Jean C., Manuale di geopolitica, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006, f. 11. Shih dhe: Ribaj P. dhe Hitoaliaj A., Vështrim panoramik mbi gjeopolitikën, Gazeta Ushtria (Ministria e Mbrojtjes), Tiranë, janar Po aty. 16

27 përfshira, klima e tyre, topografia e rajonit, demografia, burimet natyrore që gjenden në territor, zhvillimi teknologjik, etj. Në një përshkrim përmbledhës, gjeopolitika rrëfen tradicionalisht lidhjet dhe marrëdhëniet shkakësore ndërmjet fuqisë politike dhe hapësirës gjeografike; në terma konkrete ajo është parë shpesh herë si një masë mendimi që analizon receta strategjike të bazuara mbi rëndësinë relative të fuqisë tokësore dhe të fuqisë detare në historinë botërore. Tradita gjeopolitike ka disa çështje të qëndrueshme, si lidhja e gjeopolitikës me fuqinë në politikat botërore, identifikimi i zonave qendrore ndërkombëtare dhe marrëdhënia ndërmjet kapaciteteve detare dhe tokësore. Në aspektin akademik, gjeopolitika përfshin analizimin e gjeografisë, historisë dhe shkencave sociale duke iu referuar hapësirës politike dhe modeleve të shkallëve të ndryshme (të cilat renditen që nga niveli shtetëror në atë ndërkombëtar) 4. Në qëllimin që ka, ajo është shumë-disiplinore dhe përfshin gjithë aspektet e shkencave shoqërore me një theksim të veçantë të gjeografisë politike 5, marrëdhënieve ndërkombëtare, aspekteve territoriale të shkencës politike dhe të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu, studimi i gjeopolitikës përfshin hulumtimin e përbashkët të marrëdhënieve ndërmjet interesave të aktorëve ndërkombëtarë të politikës, interesa të fokusuar në një rajon, hapësirë, element gjeografik apo rrugëkalime, marrëdhënie të cilat krijojnë një sistem gjeopolitik. Gjeografia fizike, si parathënia e gjurmimit të ngjarjeve njerëzore 6 në të gjithë përbërësit e saj është përcaktuesi i parë gjeopolitik ; është ai që i ka vendosur popujt atje ku ata janë, që ka bërë të mundur ndërtimin e shteteve sedentare, ose në të kundërt të lëvizjeve nomade, është ai që ka ruajtur veçoritë fetare dhe etnike. Por, ky përcaktues nuk vepron i vetëm tek grupet njerëzore dhe as nuk është i pa-rezistueshëm. 7 Faktorët e gjeografisë fizike dhe njerëzore veprojnë në kohë, përgjatë historisë së shoqërive njerëzore. Ato formojnë kuadrin e përhershëm në të cilin nënshkruhet lidhja mes të shkuarës dhe të tashmes, historisë së marrëdhënieve të njerëzve brenda shteteve (gjeopolitika e brendshme) dhe asaj të marrëdhënieve midis vetë shteteve (gjeopolitika e jashtme). Konfliktet që trazojnë botën gjejnë frymëzim thelbësor në qëndrueshmërinë e Jean C., Manuale di geopolitica, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006, f. 12. Ribaj P. dhe Hitoaliaj A., Vështrim panoramik mbi gjeopolitikën, Gazeta Ushtria, (Ministria e Mbrojtjes), Tiranë, janar Carlo Jean bën një trajtim të saktë të diferencave midis gjeopolitikës dhe të gjeografisë politike duke u fokusuar në interesin e hapësirave politike si të tilla. Ndërsa gjeopolitika studion marrëdhënien midis shteteve, gjeografia politike interesohet në përhapjen hapësinore të fenomeneve politike dhe në influencën e faktorëve gjeografikë. Gjeopolitika studion një marrëdhënie të kundërt. Për më tepër, gjeografia politike studion politikën e kaluar, kurse gjeopolitika atë të së ardhmes. Në fund Jean kujton se gjeopolitika në dallim nga gjeografia politike nuk është një shkencë, por një metafizikë që interpreton historinë e kaluar dhe që i paraprin asaj të së ardhmes. Nga Jean C., vepër e cituar, f ). Kaplan, Robert.D, The revenge of Geografy:, 2013, Random House Trade Paperback p, 30, vlerësuar nga Kisinger si tërheqës, magjepsës dhe mrekullisht shkencor që hedh dritë mbi të vërtetën e lashtë: Gjeografia ka qenë një faktor mbizotërues në përcaktimin e fatit të kombeve që nga Egjipti i faraonëve e deri tek Pranvera Arabe. Chauprade A., Géopolitique: Constantes et changements dans l histoire, Elipses, Paris,2007, f

28 linjave klanike, etnike, kombëtare, fetare, gjuhësore ose të qytetarisë dhe në zhvillimin e dinamikave demografike. 8 Por, sa e përulur është gjeopolitika ndaj historisë? Ajo i rrëmben historisë fakte për të ushqyer analizat e saj. Mbasi historia është thellësisht njerëzore; ajo është e mbushur me surpriza të rastësisë, të të paarsyeshmes dhe të kontradiktës. Përpara saj gjeopolitika mbetet skematike, e pafjalë, gjithashtu, përballë rastësisë. Përpara këtyre mungesave, sipas Fernand Braudel 9, ne i drejtohemi shkencave njerëzore për të shpjeguar botën; dialogut të nevojshëm midis disiplinave që dinë shumë: historisë, gjeografisë, shkencës politike, sociologjisë, ekonomisë. Gjeopolitika di akoma pak, shumë pak gjëra në fakt, por ajo kërkon, para së gjithash dhe mbi gjithçka, të kuptojë; gjithashtu, ajo është pozicionuar në mënyrë të tillë që të tentojë edhe njëherë përvojën gjithnjë të papërfunduar të dialogut midis shkencave njerëzore. Ushtria, marina, hekurudha, ekonomia, ideologjia, historia, etj., të gjitha janë të rëndësishme. Gjithashtu, janë dhe individët, sepse në fund të fundit, njerëzit i hartojnë raportet, vendimet dhe i japin urdhër ushtrive të lëvizin 10. Ata paraqesin interesat e tyre kombëtare, por sjellin gjithashtu pëlqimet apo mospëlqimet e tyre. Në qoftë se gjeopolitika nuk mund të kuptohej pa gjeografinë apo historinë, kjo e fundit nuk mund të kuptohej pa individët apo figura të shquara që kanë lënë gjurmë në të. Termi gjeopolitikë reflekton lidhjen ndërmjet fuqisë dhe interesave, vendimmarrjes politike strategjike dhe hapësirës gjeografike. Përdorimi bashkëkohor i kësaj fjale ndryshon kryekëput nga origjina e saj në shekullin e XIX. Fillimisht termi gjeopolitikë reflektonte një kuptim të marrëdhënieve ndërkombëtare që ishte fuqimisht e influencuar nga Darvinizmi Social. 11 Ai gjithashtu jep dhe një pikëpamje realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare, me besim të kufizuar në domethënien e multilateralizmit, normave globale apo ligjit ndërkombëtar. Gjeopolitika post-moderne, apo më saktë, ajo çka qendra Stratfor ka ndryshuar në termin e saj gjeopolitikë, tregon bashkëveprimin e burimeve natyrore, dominimit strategjik dhe dominimit të hapësirës gjeografike në njërën anë dhe aktorët e ndryshëm shtetërore ose jo shtetërorë që kërkojnë individë sikurse dhe interesa kolektive nga ana tjetër. Me gjithë lidhjen e përdorimit të kësaj fjale me historikun e saj të ndryshuar, ky botëkuptim nuk ka ndryshuar rrënjësisht dhe ende përdoret i tillë. Përdorimi në rritje i kësaj fjale në sferën publike tregon për nevojën e një termi të mirëpërcaktuar që të Po aty, f Po aty, f MacMillan M., Paris 1919, Gjashtë muaj që ndryshuan botën, Plejadë, Tiranë, 2006, f. 27. Darvinizmi Social është një term i përdorur për teoritë shoqërore që patën fillesën e tyre në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara në vitin 1870, që kërkonin të aplikonin parimet e evolucionit darvinian në lidhje me sociologjinë dhe politikën. Veçanërisht nënkupton nocionin e luftës për ekzistencë, e kryer kjo për të justifikuar politikat sociale, të cilat nuk përbëjnë dallim ndërmjet atyre që janë të aftë për të mbështetur vetveten dhe atyre që nuk janë të aftë për të bërë të njëjtën gjë. Marrë nga Enciklopedia e Përgjithshme, f

29 reflektojë rilindjen e rivalitetit të Fuqive të Mëdha dhe rritjen e shumë-polaritetit në fillimin e shekullit të XXI Të mendosh në mënyrë kritike për gjeopolitikën Të gjitha konceptet kanë si historinë ashtu edhe gjeografinë e tyre dhe patjetër që edhe termi gjeopolitikë nuk përbën përjashtim. I termëzuar fillimisht në vitin 1899 nga shkencëtari politik Suedez Rudolf Kjellen, siç e sollëm në vëmendje edhe më lart, vetë fjala gjeopolitikë ka pasur një histori të gjatë dhe të ndryshme në shekullin e XX. Por ndërsa ky term daton që prej fillimit të shek. XX-të, ideja e tij është shumë më e lashtë ashtu sikurse janë dhe ndryshimet e pikëpamjeve për vlerën dhe domethënien e përdorimit të tij. Gjeografi dhe filozofi i lashtë grek Strabon (viti 64 para Krishtit 23 pas Krishtit) 12 besonte se gjeografia ishte përcaktuesja e fatit. Madje që shumë rrethana të veçanta gjeografike drejtoheshin më pas në rregulla dhe përcaktime politike të caktuara. Aristoteli, në mënyrë shumë domethënëse ka komentuar në librin Politika (i shkruar në vitin 350 para Krishtit) mbi ndikimin e klimës në karakterin e njeriut dhe në përfundim të përcaktimit kalon deri tek ndikimi i klimës në politikë dhe kjo gjë nuk kërkon ndonjë shtrydhje të logjikës për të kuptuar se gjeografia dhe topografia si numërues të përbashkët janë dhe rezultante të klimës. Antikët ishin ekologë të vërtetë sepse ata e pranuan si të vërtetë lidhjen e fuqishme organike ndërmjet mjedisit dhe shoqërisë. Jean Bodin 13 shkruante në vitin 1566 që arsyeja siç ushtrohej dhe përdorej nga shtet-bërësit mund të kapërcente tiraninë e gjeografisë. Rreth një shekull më vonë Montesquieue zgjeroi këtë observacion të Bodin-it dhe e përdori për periudhën kur ai vetë jetoi. Jo shumë më vonë se kaq, Napoleon Bonaparte iu kthye pikëpamjes parësore duke pohuar se politika e një shteti është gjeografia e tij 14 dhe jo shumë më vonë se kaq përsëri Waterloo-ja dha idenë se gjeografia është përcaktuese e fatit dhe e mori këtë emër nga Rudolph Kjellen. Nën influencën e përgjithshme të Epokës së Arsyes 15 dhe shërbimet e veçanta nga Vico Për një trajtesë më të zhvilluar e të ndihmesës të autorëve antikë etj, të idesë së gjeopolitikës shih dhe Ribaj.P, Hitoaliaj.A.: Vështim panoramik mbi gjeopolitikën, Gazeta Ushtria, Janar Jean Bodin ( ) ishte jurist francez dhe filozof i politikës, anëtar i Parlamentit të Parisit dhe profesor i ligjit në Toulouse. Ai njihet më së tepërmi për teorinë e tij mbi sovranitetin. Shprehja e përmendur është marrë nga libri i parë i Six Books of the Commowealth, fq La politique de toutes les puissances dans leur geographie ( Politika e jashtme) e të gjitha fuqive është në gjeografinë e ntyre, Corespodence de Napoleone I, Paris 1862,X,60,N= 8170, shih dhe Myftari, Kastriot: Ballkanadolli strategjik, Buzuku, Kosovë 2011,f Epoka e Arsyes kërkimi mbi një teologji të vërtetë investigative, është një broshurë e shkruar nga radikali britanik në shekullin e 18-të dhe revolucionari amerikan Thomas Paine që kritikonte fenë e institucionalizuar dhe sfidon legjitimitetin e Biblës, tekstin e shenjtë të Krishtërimit. Marrë nga Artikulli 22- faqësh i këtij autori me titull The case of the officers of excise. 16 Giovanni Battista Vico ( ) pjesën me të madhe të jetës e kaloi si profesor i retorikës në Universitetin e Napolit. Ai ishte i diplomuar në Juridik por ishte një njohës shumë i mirë i Klasikëve të letërsisë, filiologjisë, filozofisë dhe të gjitha këto së bashku i formuan themelin e fuqishëm dhe bazat për 19

30 tek Bacon 17 dhe tek Comte 18 të cilët besonin se shkenca mund të drejtohej dhe përdorej në të mirë dhe përfitim të shoqërisë njerëzore, Kjellen kërkoi një shkencë të politikës ndërkombëtare të nxjerrë nga themeli empirik dhe cili themel do t`i qëndronte më mirë këtij qëllimi sesa gjeografia?. Kjo bindje, e parë si e balancuar ka qenë diçka jo e mirë, por më pas ndodhi diçka akoma më pak e mirë. Duke kaluar përtej kuptimit fillestar në punën e Kjellen për të treguar një interesim të përgjithshëm me gjeografinë dhe politikën (gjeo-politikë), do të përpiqemi të japim një përkufizim të veçantë për gjeopolitikën, edhe pse është e vështirë të përcaktohen kuptimet e koncepteve të tilla, të cilat kanë tendencën për të ndryshuar njësoj siç ndryshojnë periudhat historike dhe strukturat e rendit botëror. Gjeopolitika kuptohet më së miri në kontekstin diskursiv dhe historik të përdorimit të vet. Në vitet e hershme të shekullit XX, Kjellen dhe mendimtarë të tjerë imperialistë e kuptuan gjeopolitikën si një pjesë e dijes perëndimore imperiale, e cila merrej me marrëdhënien midis tokës fizike dhe politikës 19. Më vonë, e lidhur kjo me qëllimin e famshëm të politikës së jashtme naziste të Lebensraum (qëllimi i më shumë hapësire jetike për kombin gjerman ), termi nuk u preferua më nga shumë shkrimtarë dhe komentues pas Luftës së Dytë Botërore 20. Gjatë viteve të mëvonshme të Luftës së Ftohtë, gjeopolitika u përdor për të përshkruar kontekstin global midis Bashkimit Sovjetik (BS) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ndikim dhe kontroll mbi shtetet dhe burimet strategjike të botës. Ish Sekretari i Shtetit të SHBA Henry Kissinger, ndihmoi që të rigjallëronte termin në vitet 1970 duke e përdorur atë si një sinonim për lojën e superfuqisë të një politike me balancë fuqie, e cila luhej rreth e përqark hartës globale politike 21. Që atëherë, gjeopolitika ka gëzuar një rigjallërim interesi përqark botës duke qenë se bërësit e politikës së jashtme, analistët strategjikë, menaxherët ndërkombëtar dhe studime të mirfillta në fushën e historisë, historiografisë dhe kulturës. Mendimet e tij shprehen më së miri në veprën e tij më të suksesshme Shkenca e re ( La nuova Scienca ). 17 Roger Bacon ( ) i njohur gjithashtu si Doktor Mirabellis që do të thotë Mësuesi i Mrekullueshëm ishte një filozof anglez dhe prif franceskan i cili i kushtoi rëndësi të vecantë studimit të natyrës nëpërmjet metodave empirike. 18 Isodore Auguste Marie François Xavier Comte (19 Janar Shtator 1857) i njohur si Auguste Comte, ishte filozof francez, themelues i disiplinës së sociologjisë dhe doktrinës së pozitivizmit. Ai mund të konsiderohet si filozofi i parë i shkëncës në kuptimin modern të kësaj fjale. Të gjithë emrat e këtyre 3 të mëdhenjve së bashku janë përmendur në Enciklopedinë e Filozofisë së Stanford në faqen të saj, shkëputur kjo pjesë prej këtyre faqeve. 19 Projekti i aplikimit të shkencës për çështjet njerëzore kishte anën e tij të mirë por dhe anën e tij të errët në shekullin e 19-të dhe 20-të. Ana e errët ishte më e fortë se ajo e mirë e cila prodhoi dhe 2 lëvizjet më të tmerrshme politike, vrasëse dhe genocidi të kohës moderne. Fashizmi - ishte një prej tyre dhe më pas varianti i tij i Nazizmit, i cili ishte aplikimi i shtrembëruar i shkencës në fushat më të reja të atëhershme siç ishte antropologjia dhe shkencat e tjera të njohura tashmë. Kjo gjë kurorëzoi Darvinizmin e përgjithshëm Social dhe prej kësaj rrodhi dhe teoria specifike e superioritetit të racës Ariane. I dyti ishte Marksizëm- Leninizmi i cili doli si aplikimi i shtrembëruar i shkencës në sociologji dhe ekonomi. 20 O Loughlin, J. (ed.), Dictionary of Geopolitics, Greenwood Press, Westport, Conn., Hepple L., The Revival of Geopolitics, Political Geography Quarterly, n. 5 (supplement): S21 S36,

31 akademikët, kanë luftuar për t i dhënë një kuptim dinamikave të hartës politike botërore. Një nga arsyet se përse gjeopolitika u bë popullore, ka qenë fakti se ajo merret me vizione gjithëpërfshirëse të hartës politike botërore. Gjeopolitika adreson tablonë e madhe dhe ofron një mënyrë për të lidhur dinamikat lokale dhe ato rajonale në sistemin global si një i tërë. Ajo vendos kornizat për një llojshmëri të madhe dramash, konfliktesh dhe dinamikash brenda një perspektive strategjike të madhe, duke ofruar kështu një këndvështrim Olimpian, të cilin shumica e konsiderojnë si tërheqëse dhe të dëshirueshme. Për më tepër, ndërkohë që është pashmangshmërisht tekstuale, ajo prapëseprapë promovon një mënyrë të menduari hapësinore e cila përfshin aktorë të ndryshëm, elementë dhe, në të njëjtën kohë, vendndodhje në një fushë shahu globale. Ajo ka një vulë globale shumë-dimensionale globale si në kuptimin gjeografik (në mbarë botën), ashtu edhe në kuptimin konceptual (gjithëpërfshirëse dhe totale) dhe është dukshmërish më shumë vizuale sesa verbale, më tepër objektive dhe e pavarur sesa subjektive dhe ideologjike. Më tej, gjeopolitika shfaq interes për njerëz të veçantë sepse duket se premton depërtim të thellë dhe të pazakontë në drejtimin e ardhshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, si edhe të formësimit të ardhshëm të hartës politike botërore. Shumë vendimmarrës dhe analistë i afrohen gjeopolitikës në kërkim të vizioneve të sferës së kristaltë të së ardhmes, vizione të cilat mund të shkojnë përtej ngatërresës së hijezuar së saj për të ofruar vështrime të shpejta të së ardhmes atje ku të metat e konfliktit dhe bashkëpunimit janë të qarta. Në një botë të tkurrur dhe me ndryshime të shpejta, në një botë ku ngjeshja e sjellë nga revolucionet teknologjike dhe rrjetet ekonomike globale, dëshira për perspektiva të cilat ofrojnë depërtim të pacaktuar kohor është më e fuqishme se kurrë. Në kohërat e ndërlikuara post-moderne, në përgjithësi, vizionet dhe largpamësit gjeopolitikë duket se kanë lulëzuar më shumë se kurrë. Në rendin e ri botëror, veçantitë e marrëdhënies së pas Luftës së Ftohtë midis gjeografisë, fuqisë dhe rendit botëror ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që largpamësit e gjeopolitikës konkurrojnë me njëri-tjetrin për të caktuar kufijtë e gjeopolitikës së re. Për disa, fundi i Luftës së Ftohtë ka bërë të mundur daljen e një rendi gjeopolitik të mbizotëruar nga pyetjet dhe çështjet gjeo-ekonomike, një botë ku globalizimi i aktivitetit ekonomik dhe flukset globale të tregtisë, investimet, artikuj të përdorimit të gjerë dhe imazhet janë duke rindërtuar shtetet, sovranitetin si edhe strukturën gjeografike të planetit. Për të tjerët, gjeopolitika e re përshkruan një botë e cila nuk mbizotërohet tanimë nga luftërat territoriale midis blloqeve konkurruese, por me anë të shfaqjes së problemeve të tjera transnacionale si terrorizmi, përhapja e shpejtë e armëve nukleare dhe përplasja e qytetërimeve. Për të tjerë, marrëdhënia e politikës me tokën është më shumë e rëndësishme sesa shtetet dhe popujt që luftojnë për t u marrë me degradimet mjedisore, shterimin e burimeve, ndotjen transnacionale dhe ngrohjen globale. Për intelektualin dhe politikë-bërësin të orientuar nga ana mjedisore, gjeopolitika e re nuk është gjeo-ekonomia, por politika ekologjike apo ekopolitika. 21

32 Qartësisht që ekzistojnë shumë vizione konkurruese të termit gjeopolitikë e re. Do përpiqemi të japim një sërë shembujsh të gjeopolitikës së vjetër dhe asaj të re, gjeopolitikën historike herët në shekullin e XX si edhe gjeopolitikën e re shumëdimensionale të fund-shekullit që shkoi. Një kontrast i thjeshtë midis një gjeopolitike të vjetër dhe të re, apo klasike dhe bashkëkohore, është e papërshtatshme mendoj, si një mjet për kuptimin e heterogjenitetit të diskurseve gjeopolitike si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen. Duke respektuar domethënien dhe rëndësinë e dimensioneve historike të gjeopolitikës, duhet të marrim në konsideratë që pjesa më e madhe e gjeopolitikës në të kaluarën kishte të bënte me zgjerimin imperialist dhe luftërat ideologjike midis shteteve që konkurronin për territore. Ndihet që është me rëndësi të vërtetohet dhe dokumentohet përpjekja nga shumë intelektualë kritikë dhe lëvizje shoqërore përgjatë historisë për t i rezistuar gjeopolitikave ndërkombëtare nga lart të shteteve hegjemonike dhe për tu mbrojtur, në të kundërt, gjeopolitikat e tyre vendore nga poshtë. Duke qenë se gjeopolitika ka qenë për një kohë shumë të gjatë një praktikë militariste e monopolizuar nga elitat shtetërore, politikanët konservatorë dhe ekspertët e gjeopolitikës, është e rëndësishme që ne të zgjerojmë debatin dhe në të njëjtën kohë të marrim në konsideratë zëra të ndryshëm të drejtat civile të minoriteteve, të drejtat postkoloniale, indigjenët, feministët, sindikalistët, etj., duke kundërshtuar të kuptuarit dominues dhe praktikën e gjeopolitikës nga burrat e shtetit të politikës së jashtme dhe të ashtuquajturit burra të mençur 22. Sepse argumenti qendror është se prodhimi i dijes gjeopolitike është një aktivitet politik i diskutuar në thelbin e vet. Gjeopolitika, me pak fjalë, ka të bëjë me politikën! 1.3. Zgjedhja e shtetit si sistem referues studimi Për të mundësuar fillimin e punës nuk mjafton te thuhet qe gjeopolitika ka për objekt studimin e raportit te njeriut me gjeografinë -fizike apo humane- ne pasojat e tij mbi marrëdhëniet politike midis shoqërive njerëzore. Cdo studim kërkon nje sistem referues vëzhgimi, mase, krahasimi ; një kuadër te cilit i referohemi ne vazhdimësi. Çfarë kuadër referues duhet vendosur a priori për studimin gjeopolitik? Cili kuadër tjetër politik, i organizuar, i fuqishëm, lidh njeriun me territorin me shume se Shteti? Shteti 23, a nuk është ndërtimi politik i pajisur legjitimisht më shumë me ushtrimin e fuqisë dhe monopolin e dhunës ne shërbim te zotërimit te një hapësire? Nuk 22 Enloe C., (1990) Bananas, Beaches, and Bases: Making feminist Sense of International Politics, Berkeley, Calif.: University of California, 1990; Isaacson W. dhe Thomas E. (1986) The Wise Men: Six Friends and the World They Made: Acheson, Bohlen, Harriman, Kennan, Lovett, McCloy, New York: Simon and Schuster. 23 Kur flasim per shtetin, flasim per te gjitha format e tij qofte ky Shtet-komb modern, shtet perandorak i Mesjetes apo i periudhes se arte myslymane. Sistemi yne i referimit perdoret pavaresisht periudhes ku ne jetojme apo popullsise se perfshire: ai integron shumellojshmerine e modeleve shteterore me qellim qe te pozicionohet vetem ne nivel Shteti, si ndertimi politik me i larte i shoqerive njerezore i afte te prodhoje politike dhe fuqi. 22

33 është burimi kryesor i fuqisë ne bote, krijuesi kryesor i marrëdhënieve politike midis shoqërive njerëzore? Nuk është atëherë, ne mënyrë ontologjike, vete zemra e reflektimit gjeopolitik, ai qe i jep jete këtij te fundit? Te thuash këtë nuk do te thotë se pranon qe gjeopolitika kufizohet me Shtetin; aktore te tjerë joshtetërorë, duhet te integrohen ne reflektimin gjeopolitik. Por ne një mënyrë apo ne një tjetër, nga ai, me te apo pa te, gjithçka rrotullohet rreth Shtetit, gjithshka rikthehet aty. Shteti eshte forma shekullore dhe moderne njëkohësisht qe shoqëritë njerëzore kane shpikur për te prodhuar politike ashtu si brenda edhe midis tyre. Fakti qe, disa grupe individësh kundërshtojnë Shtetin e tyre dhe kërkojnë te shkëputen, emancipohen nuk duhet ngatërruar me shkëputjen nga kuadri shtetëror. Duket se prej vitesh ka nje konfuzion ne zhvillimin e tezave globalizuese qe afirmojne kapërcimin e Shtetit. Konfuzioni qëndron midis kundërshtimit te Shtetit ku ndodhemi dhe kundërshtimit të vetë Shtetit si ndërtim politik i përshtatur shoqërisë njerëzore. Grupet e individeve qe kundërshtojnë Shtetin-jashtë grupeve te interesave ekonomike transnacionale- a nuk ëndërrojnë të ndërtojnë Shtetin e tyre? Thënë ndryshe, tërësia e faktorëve te studiuar si: te etnisë, kombit, fisit, fesë, gjuhës, burimeve, teknikes dhe trans-shtetërores është trajtuar ne sistemin e referencës hapësinore dhe kohore te hartës botërore te Shteteve. Shteti nuk është pare si një faktor ne vetvete, sepse ai është referenti ; harta e Shteteve është ndërtuar dhe ne kërkojmë ta kuptojmë atë ne kohë të ndryshme, te kuptojmë transformimet e saj me ane te mobilizimit te tërësisë se faktorëve shpjegues dhe sigurisht duke ditur qe këta faktorë do te japin vetëm një element te pjesshëm te shpjegimit, pasi gjeopolitika jone nuk pretendon aspak te shpjegoje gjithë historinë botërore. Origjina e kufijve te një Shteti nuk mund te shpjegohet pa studimin ne kohëzgjatje të forcave të qenit dhe të pasurit, si dhe ndërveprimit te tyre me relievin: etni, fe, gjuhe, reliev, kërkim burimesh. Historia e Shteteve të bën atëherë te mendosh për një lëkundje te vazhdueshme midis pakësimit te sulmeve kundërshtare përgjatë linjave te vazhduara dhe zgjimit te sulmeve te reja, te cilat rrezikojnë kufijtë nëpërmjet luftës Diskursi dhe ekspertët Filozofi francez Michel Foucault pohoi dikur se ushtrimi i fuqisë përherë krijon dije dhe, anasjelltas, dija në mënyrë të vazhdueshme nxit efektet e fuqisë. 24 Përmes punëve të tij të shumta sfiduese historike dhe filozofike Foucault kërkoi të dokumentojë sesi strukturat e fuqisë në shoqëri (për shembull: ushtria, policia, sistemi shëndetësor dhe juridik) krijojnë struktura njohje, të cilat justifikojnë fuqinë dhe autoritetin e tyre mbi popullsitë e varura. Ushtria, shpjegon dhe justifikon fuqinë e vet në shoqëri duke promovuar një diskurs i cili lidhet me sigurinë kombëtare, në të cilin ai pohon të jetë autoritar dhe ekspert. Ky diskurs i rëndësishëm dhe në ndryshim të vazhdueshëm, ashtu si 24 Foucault M., Power/Knowledge, Pantheon, New York, 1980, f

34 edhe Foucault sugjeron, nxit efektet e veta të fuqisë. Nëse shumica e ekspertëve ushtarakë deklarojnë se ata kanë nevojën për të kontrolluar këtë rajon apo për të blerë atë sistem armësh për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare, atëherë ekziston një shans i mirë që institucionet ushtarake të shtetit do të marrin burime të rritura nga liderët politikë për misione të reja dhe për sisteme të reja armësh. Kjo gjë nuk ndodh shpeshherë, sepse ekspertë të tjerë mund të mos bien dakord me institucionet ushtarake, apo institucionet dhe interesat e tjera mund të kundërshtojnë shumat e parave të shpenzuara për ushtrinë me shpenzimet e nevojave urgjente të shoqërisë. Diskursi ushtarak i sigurisë kombëtare shpeshherë përplaset me diskursin e sigurisë shoqërore të intelektualëve dhe grupeve të tjera të interesit. Kontrolli i kuptimit të vetë konceptit siguri dhe përcaktimi i tij i herëpashershëm në ushtri dhe jo në terma shoqërore duke kontrolluar diskursin mbizotërues rreth tij, bëhet një mjet tejet i rëndësishëm i ushtrimit të fuqisë brenda një shteti. Monopolizimi i të drejtës për të folur në mënyrë autoritare rreth sigurisë në emër të gjithsekujt aftësia për të evokuar interesin kombëtar apo një ne universale qëndron në thelb të praktikës së fuqisë. Ushtrimi i fuqisë, siç edhe Foucault vëzhgoi mprehtësish, gjithmonë ndërthuret me gjenerimin e dijes dhe diskursit. Ideja e gjeopolitikës është nënkuptuar në shumë struktura të ndryshme të fuqisë/dijes përgjatë gjithë shekullit të XX. Edhe para se termi gjeopolitikë të termëzohej, kishte një numër intelektualësh të rëndësishëm, të cilët shkruan rreth ndikimit të gjeografisë mbi udhëheqjen e strategjisë globale në fund të shekullit të XIX. Historiani amerikan i marinës, Alfred Mahan ( ), shkroi rreth rëndësisë së gjeografisë fizike-masës territoriale dhe elementëve fizikë në lidhje me detin në zhvillimin e fuqisë detare duke zgjeruar shtetet në studimin e tij klasik Ndikimi i Fuqisë Detare në Histori, i cili u publikua fillimisht në vitin Udha drejt madhështisë kombëtare, jo çuditërisht për oficerin e marinës Mahan, ishte nëpërmjet ekspansionizmit detar. Gjeografi gjerman Friedrich Ratzel ( ) 26, gjithashtu, shkroi rreth rëndësisë së marrëdhënies midis territorit ose tokës dhe kombit në zhvillimin e fuqisë imperiale dhe fuqisë kombëtare. Në librin e tij Gjeografia Politike (1897), Ratzel i cili u ndikua thellësisht nga darvinizmi shoqëror, e konsideroi shtetin të ishte një organizëm jetësor i angazhuar në luftën për mbijetesë në krahasim me shtete të tjera. Ashtu si një organizëm jetësor, shteti ka nevojën për t u zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme apo për t u përballur me shkatërrimin dhe vdekjen. Darvinizmi shoqëror i Ratzel, lartësoi kombin gjerman dhe tokën gjermane si superiore mbi të gjithë të tjerët. Ai pohonte se Gjermania duhej të zgjerohej në kurriz të 25 Mahan A., The Influence of Seapower Upon History, Hill and Wang, New York, Shih dhe: Jean C., Manuale di geopolitica, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006 f Shih dhe Ribaj P. dhe Hitoaliaj A., Mahan, strategu dhe gjeopolitikani kryesor i fuqisë detare, Gazeta Ushtria (Ministria e Mbrojtjes), dt Shih dhe: Ribaj.P,Ratzel dhe hapësira jetësore e shteteve, Standart, Tiranë,

35 shteteve (organizmave) inferiore për të siguruar më shumë Lebensraum apo hapësirë jetësore për atë vetë. Shkrimet e Mahan dhe Ratzel nuk ishin të pazakonta. Tema e ekspansionizmit imperial ishte qendrore edhe tek shkrimet e Halford Mackinder, Karl Haushofer, Adolf Hitler dhe të tjerë. Shfaqja e gjeopolitikës si një koncept dhe më pas si një praktikë ishte fillimisht brenda diskursit imperialist. Në pjesën e hershme të shekullit të XX, gjeopolitika është një formë fuqie e diturie që ka të bëjë me promovimin e ekspansionizmit shtetëror dhe sigurimin e perandorive. Të gjithë gjeopolitikanët udhëheqës ishin burra me ngjyrë të bardhë e konservativë të cilët kërkonin, në mënyrën e tyre, të shpjegonin dhe justifikonin ekspansionizmin imperial nëpërmjet kombit, shtetit të tyre të veçantë ose, ashtu si ata edhe të tjerë shpeshherë e termëzonin, racën e tyre. Siç mund të imagjinohet, shkrimet e kësaj elite ishin përplot me arrogancë e kryelartësi perandorake dhe veçantie kombëtare: vendi i tyre përfaqësonte kulmin e civilizimit, mënyra e tyre e jetesës ishte superiore nga të tjerët; idealet e tyre ishin idealet e të gjithë njerëzimit apo racës njerëzore. Gjeopolitikanët e konsideronin veten të ishin mjeshtërit e globit. Ata mendonin në terma kontinentesh dhe bënë strategji në terma mbarë-botërore, duke i emërtuar brezat e globit me emra të tillë si: heartland 27 dhe rimland 28. Gjithashtu, në rend të ditës ishin edhe argumentet supremaciste dhe shpeshherë haptas të shprehura, por më shpesh të nënkuptuara si: epërsia e supozuar natyrale e meshkujve kundrejt grave; racës së bardhë kundrejt racave të tjera, civilizimit evropian mbi civilizimet e tjera. Një formë veçanërisht e fortë e këtij seksizmi të mbuluar, racizmi dhe shovinizmi kombëtar ishte ideologjia e Partisë Naziste në Gjermani, e cila lartësoi vizione të idealizuara të Njerëzimit Arian ndërsa persekutonte dhe shpifte mbi atë çka ajo vetë ndërtoi si Bolshevizmi Çifut. Në këtë rast, fuqia e diskursit ishte që të bëhej vrasëse për ata që u përfshinë në kategorinë e Bolshevizmit Çifut, të cilët në fillim u persekutuan dhe më pas u dërguan drejt vdekjes së tyre nëpër kampet e përqendrimit dhe fabrikat e vdekjes si Auschëitzit 29. Shpërthimi i Luftës së Ftohtë midis SHBA dhe BS siguroi një kontekst të ri për gjenerimin e fuqisë e dijes gjeopolitike në periudhën e pas luftës. Pikërisht, brenda periudhës së Luftës së Ftohtë diskursi gjeopolitik u zhvillua si në teori edhe në praktikë. Ndërsa gjeopolitika imperialiste e pjesës së hershme të shekullit të XX kishte tendencën të theksonte ndikimin kushtëzues dhe përcaktues të gjeografisë fizike mbi politikën e jashtme dhe strategjinë globale, gjeopolitika e Luftës së Ftohtë që u prodhua rreth Heartland Termëzim i Halford Mackinder: Zemra e masës së madhe tokësore, i përket pak a shumë asaj që ishte deri pak kohë më parë Bashkimi Sovjetik rëndësia strategjike e së cilës gjykohet nga autori parësore dhe ai afirmon se: Kush zotëron Evropën Lindore komandon heartland-in, kush zotëron heartland-in zotëron ishullin e botës, kush zotëron ishullin e botës komandon botën. Rimland - Spykman niset nga elementi bazë i një zone gjeopolitike me interes dominues, por ndryshe nga Mackinder, ai nuk njeh si zonë të tillë rajonin euroaziatik (heartland-in), por fashën marzhinale të cilën e quan rimland, do me thënë zonën midis heartland-it dhe zonës marine të jashtme. Spykman N., America s Strategy in World Politics, Harcourt Brace, New York, Mayer A., Why Did the Heavens Not Darken?, Pantheon, New York,

36 antagonizmit SHBA BS e ndërthuri gjeografinë aq afër me ideologjinë saqë ishte e vështirë t i ndaje nga njëra-tjetra. Halford Mackinder e përshkroi pjesën e masës territoriale të Rusisë si heartland, një rajon gjeografik dhe territorial, por për George Kennan, arkitektin e politikës së frenimit post-lufte të SHBA përkundrejt BS, Rusia nuk ishte thjesht një territor, por një rrezik i vazhdueshëm në rritje. Terminologjia gjeografike ishte gjithashtu një përshkrim i identitetit dhe ndryshimit ideologjik. Perëndimi ishte më shumë sesa një rajon gjeopolitik; ai ishte një komunitet imagjinar i shteteve demokratike që në mënyrë të supozuar përfaqësuan standardet më të larta të civilizimit dhe zhvillimit. Edhe fuqitë historikisht lindore si Japonia dhe Korea e Jugut ishin pjesë e këtij Perëndimi imagjinar dhe simbolik. Bashkimi Sovjetik u përfaqësua si Fuqi Lindore, imazhi pasqyrë i Perëndimit. Ishte vizioni i ashpër kinematikë i influencuar nga Presidenti Ronald Regan, perandoria e keqe. Rajonet dhe popujt e Evropës Lindore njiheshin si Blloku Lindor. Të gjitha shtetet brenda qeverive Komuniste i përkisnin Botës së Dytë, e cila ishte në kontrast me Botën e Parë, që pa dyshim, ishte Perëndimi. Në dallim nga Bota e Parë dhe e Dytë, ekspertët shkencorë të gjeopolitikës dhe ata shoqërorë nga vendet kapitaliste dhe komuniste, përcaktuan të ashtuquajturën Botë e Tretë të shteteve në zhvillim nga pjesa e mbetur heterogjene e cila nuk përshtatej në asnjërin nga kampet. Të dalluara jo vetëm nga tradicionalizmi dhe të qenit të pazhvilluar, Bota e Tretë u perceptua si një zonë konkurrence midis Perëndimit e Lindjes dhe një objekt studimi i dallueshëm brenda shkencës shoqërore pas-lufte 30. Përgjatë shteteve të ndryshme të Botës së Tretë, një sërë rajonesh gjeografike u shndërruan në zona konkurrence të ashpra dhe strategjike nga ana gjeopolitike. Ekspertët e gjeopolitikës nga të dyja anët në mënyrë të vazhdueshme vlerësuan dhe shqyrtuan vlerën strategjike të këtyre rajoneve si: Lindja e Mesme, Briri i Afrikës, Afrika Jugore, Indokina, Karaibet dhe Amerika Qendrore. Gjeopolitika u bë kështu një lojë e politikave të superfuqisë, të cilat luheshin rreth e përqark hartës së botës. Një arrogancë e re e Luftës së Ftohtë u zhvillua në Uashington dhe Moskë pasi ekspertët e tyre të gjeopolitikës përcaktonin hapësirat e botës sikur i përkisnin ose neve ose atyre, në botën e lirë në kundërshtim me botën totalitare në diskursin e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë Perëndimore, tek demokracitë e popujve në kundërshtim me Perëndimin kapitalist dhe imperialist në diskursin e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë sovjetike. Që të dyja palët, si amerikanët dhe sovjetikët, ishin të shqetësuar me rrëzimin e një sërë shtetesh kundërshtare. Kjo frikë ishte veçanërisht akute në SHBA pas së ashtuquajturës rënie e Kinës në kampin Sovjetik më 1949 dhe ajo shumë shpejt hodhi histerinë e McCarthyismit 31 brenda SHBA-ve. Kjo gjë ndihmoi në gjenerimin e teorisë domino, një formë e 30 Pletsch C. E., The Three Worlds, or the Division of Social Scientific Labor, circa , Comparative Studiues in Society and History, n. 23, 1981, f McCarthyism - Është praktika e bërjes së akuzave për tradhti, përmbysje, ose tradhëti pa pasur dëshmi apo evidencë. Kjo gjithashtu do të thotë "praktika e të akuzuarit të padrejtë ose duke përdorur teknika të padrejta hetimore, veçanërisht në mënyrë që të kufizojë mospajtimin apo kritikën politike". Termi e ka 26

37 arsyetimit gjeopolitik e cila i perceptoi shtetet si asgjë më shumë sesa domino të mundshme që bien në një lojë të madhe superfuqish midis Lindjes komuniste dhe Perëndimit kapitalist. Teoria e dominosë shënoi apoteozën e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë si një tip fuqie e dije që injoroi tërësisht karakteristikat e veçanta gjeografike të vendeve, popujve dhe rajoneve. Shtete të ndërlikuara si Vietnami nuk ishin më sesa piketa abstrakte në një lojë globale fuqie gjeopolitike. Tragjedia e triumfit të këtij lloj diskursi në kulturën e politikës amerikane një triumf i mundësuar nga McCarthyism-i që shkatërroi karrierat e shumë prej ekspertëve më të mirë rajonalë amerikanë mbi Vietnamin dhe Kinën ishte se ajo përfundoi me ushtarët amerikanë dhe perëndimorë të cilët luftonin një luftë civile në një shtet mbi të cilin dinin shumë pak dhe rëndësia e tyre reale strategjike ishte margjinale 32. Lufta koreane, ajo në Vietnam dhe luftërat e Reganit në Amerikën Qendrore në vitet 1980, ishin shembuj jetësorë të efekteve të fuqisë dhe pasoja vdekjeprurëse të diskursit së gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndërhyrjet sovjetike në Hungari më 1956, Çekosllovaki më 1968 dhe Afganistan më Si pasojë e fundit të Luftës së Ftohtë në fillimin e hershëm të viteve 1990, politika ndërkombëtare kishte eksperimentuar një krizë domethënie. Lufta e vjetër midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste kishte kaluar. Nuk kishte ndodhur asnjë luftë përcaktuese që të mund të lëkundte politikën ndërkombëtare. Megjithatë, shumë ekspertë ishin përpjekur të përcaktonin ato çka ata pretendonin se ishin konturet thelbësore të rendit të ri botëror. Gjeopolitika rinovohet dhe rispecifikohet si një qasje dhe praktikë pikërisht brenda diskursit mbi rendin e ri botëror. Përpara se të ndodhte rënia e BS ekspertët intelektualë si Francis Fukuyama dhe Edëard Luttëak sollën vizione të ndryshme të një rendi të ri botëror pas Luftës së Ftohtë. Duke ofruar një version të fundit të shekullit të XX të kryelartësisë së tejzgjatur Perëndimore përkundrejt pjesës tjetër të botës, Fukuyama 33 pohoi se njerëzimi kishte arritur fundin e historisë, për shkak se liberalizmi perëndimor kishte triumfuar në pjesën më të madhe të planetit. Shtetet aktuale perëndimore ishin në kulmin e historisë; shumica e pjesës së mbetur të botës, të paktën, po e kuptonin këtë. origjinën në periudhën në Shtetet e Bashkuara të njohur si Second Red Scare, që zgjati afërsisht nga dhe karakterizohet nga frika të larta të ndikimit komunist mbi institucionet dhe frika nga spiunazhi nga agjentët sovjetikë amerikane. Shpikur fillimisht për të kritikuar e ndjekjet anti-komuniste të senatorit republikan amerikan Joseph McCarthy nga Wisconsin, McCarthyism së shpejti mori një kuptim më të gjerë, duke e përshkruar ekseset e përpjekjeve të ngjashme. Termi përdoret edhe tani më shumë zakonisht për të përshkruar akuza të pamatura, të pabazuara, si dhe sulmet demagogjike mbi karakterin apo patriotizmin e kundërshtarëve politikë. 32 Halberstam D., The Best and the Brightest, Penguin, New York, Fukuyama, Francis. Ndërtimi i Shtetit - Qeverisja dhe Rendi Botëror në Shekullin e Njëzet e Një. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, f

38 Tabela1: Diskurset e Gjeopolitikës Diskursi Intelektualët kryesorë Leksiku mbizotërues Gjeopolitika Imperialiste Alfred Mahan Fridrich Ratzel Halford Mackinder Karl Haushofer Nicholas Spykman Fuqia detare Lebensraum Fuqia e tokës/heartland Fuqia e tokës/heartland Rimlandet Gjeopolitikanët e Luftës së Ftohtë Gjeopolitika e rendit të ri botëror Gjeopolitika mjedisore George Kennan Liderët politikë dhe ushtarakë Sovjetikë dhe Perëndimorë Mikhail Gorbachev Francis Fukuyama Edëard Luttëak George Bush Liderët e G7, IMF, WTO Planifikuesit strategjikë në Pentagon dhe NATO Samuel Huntington Komisioni Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin Al Gore Robert Kaplan Thomas Homer Dixon Michael Renner Përmbajtja Shtetet e Botës së Parë/Dytë/Tretë si satelite dhe shtete domino Blloku Perëndimor vs. Lindor Të menduarit e ri politik Fundi i historisë Gjeo-ekonomia shtetërore Rendi i ri botëror i udhëhequr nga Sh.B.A Liberalizmi/neoliberalizmi transnacional Shtete mashtruese, shtete nukleare jo të ligjshme dhe terroriste Përplasje qytetërimesh Zhvillimi mbështetës Iniciativa strategjike mjedisore Anarkia që po vjen Skarciteti mjedisor Siguria mjedisore Në kontrast me vizionin idealist të Fukuyama Perëndimi dhe të tjerët, Edward Luttwak parashikoi një botë ku shtetet si entitete territoriale do të vazhdonin të konkurronin me njëri-tjetrin, edhe pse tani nëpër konflikte ekonomike dhe gjeopolitike. Ai theksoi konfliktet tregtare midis SHBA-ve dhe Japonisë, në një mënyrë që sugjeronte një Perëndim të ri (Shtetet e Bashkuara) përkundrejt Lindjes (Japonisë) të cilat zhvilloheshin në tregtitë botërore. Vizioni gjeo-ekonomik i Luttwak ishte fuqimisht etatist, ndërsa vizione të tjera gjeo-ekonomike theksonin rënien relative të shteteve dhe rëndësinë e rrjedhjeve ndërkombëtare, si dhe të institucioneve. Liberalizmi ndërkombëtar apo 28

39 neoliberalizmi është një doktrinë që qendërzon teorinë se globalizimi i tregtisë, prodhimi dhe tregjet janë një zhvillim i nevojshëm dhe i dëshirueshëm në tregtinë e botës 34. Kjo artikulohet më së shumti (madje edhe me shkallë të ndryshme entuziazmi) nga liderët e shteteve të industrializuara të G7 (Kanada, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA) dhe nga ekspertët ekonomikë neoliberal në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në kundërshtim me optimizmin rreth globalizimit të artikuluar nga neoliberalët, shkencëtari Amerikan neokonservativ politik Samuel Huntington, thekson fuqinë e blloqeve gjeokulturore mbi rrjedhjet gjeoekonomike ndërkombëtare në vizionin e tij të një rendi botëror të së ardhmes. Huntington diskuton se blloqet civilizuese antike përforcojnë çështjet botërore. Të errësuara nga Lufta e Ftohtë, ato po shfaqen edhe një herë si pika të dobëta të një përplasje qytetërimesh: Perëndim kundrejt pjesës tjetër të mbetur. Gjeopolitika e emocioneve Pa u ndalur në zhvillimet teknologjike dhe impaktet në risitë e gjeopolitikës me shfaqet, gjeohapsira, gjeoinformacioni, gjeopushteti, gjeopolitika kulturore, etj, mendoj se paraqet interes perceptimi dhe trajtesa për gjeopolitikën e emocioneve. Kështu, D. Moisi, 35 veçon se gjeopolitika në ditët tona përditë e më shumë po shndërrohet në një formë emocionale, në thjeshtësinë e një emocioni. Ndoshta në pamje të parë mund të krijohet përshtypja se flitet për ndonjë teori psikologjike moderne, por edhe pse psikologjia është bazë e ndërtimit të shoqërive dhe teorive që kanë si rrënjë transformimin kulturor e shoqëror, por është më tepër se kaq. Pavarësisht teorive të ndryshme të gjeopolitikës, ku trajtohen aftësitë fizike, gjeografike, teknologjike etj, me hipotezat që tentojnë të profetizojnë të ardhmen, nëpërmjet derteminizmit të shkollës gjermane e teorive të sundimit detar, kontinental e ajror, ka edhe një dritë tjetër nën të cilën shikohen zhvillimet e identitetet e gjeopolitikës. Një prej hapësirave të cilat rreket të sundojë, sot më tepër se kurrë, gjeopolitika, është ajo emocionale. Janë pikërisht idetë e njerëzve dhe emocionet e tyre hapësira në të cilën gjeopolitika po e përqendron vëmendjen e saj, pa e ulur aspak ritmin, por duke u ndërgjegjësuar më shumë se mendimet e shoqërive të ndryshme mund të shkaktojnë përplasje idesh, emocionesh e deri qytetërimesh. Në librin Gjeopolitika e emocioneve të autorit Dominik Moisi, bëhet pikërisht një skicim i këtij mozaiku gjeopolitik global, ku elementët thelbësorë të përbërjes janë vetëm tre: frika, shpresa dhe poshtërimi. 36 Pikshikimi që Moisi sjell është fryt i punës në një drejtim të veçantë, siç është ai i gjeopolitikës, të cilën shpesh herë liderët e harrojnë dhe refuzojnë të kuptojnë ekuilibrat mbi të cilat zhvillohet zhvillimi global. Akoma më i 34 Agnew J. dhe Corbridge S., Mastering Space: Hegemony, Territory and International Political Economy,Routledge, London, Domenique Moisi, Gjeopolitika e emocioneve, shih dhe Albert Hitoaliaj:Përplasje emocionesh apo lufta e së ardhmes?! Gazeta Ushtria, Ministria e Mbrojtjes Domenique Moisi, Gjeopolitika e emocioneve,,f. f Shih dhe Albert Hitoaliaj Përplasje emocionesh apo lufta e së ardhmes?! Ushtria, Ministria e Mbrojtjes,

40 veçantë është pikshikimi i Moisit, pasi në këtë drejtim (gjeopolitik) ai tenton të prekë një terren i cili është me shumë pak dritë dije. Dominik, jep zhvillimet emocionale dhe identifikimet e tyre me gjeopolitikën. Nuk është përplasja e qytetërimeve nga Samuel Hantington, por është një tjetër pikëshikimi që ka ngjashmëri, por edhe diferencë nga mënyrat e tjera. Së bashku me këto diskurse mbi një rend të ri botëror janë edhe ato të lidhura me mendimin e një tërësie ekspertësh të cilët adresojnë politikat e ndryshimit mjedisor. Fillimisht si një çështje e dorës së dytë, mjedisi në dekadat e fundit është shfaqur si një objekt me fokus dhe vëmendje të konsiderueshme, i cili ka nevojë për studim dhe menaxhim dhe për një sistem dinamik, çka përbën edhe burimin e shumë prej diskutimeve të reja mbi kërcënimin dhe rrezikun. E ndërthurur me shumë çështje të tjera si zhvillimi, rritja e popullsisë dhe strukturat e pabarazisë brenda botës, çështja e natyrës është bërë problemi i mjedisit, ndërsa shkalla e këtij problemi fillimisht lokal dhe kombëtar është perceptuar si globale. Një objekt i ri diskursi që nuk ekzistonte para disa dekadash, mjedisi global është tani subjekt i përpjekjeve kërkimore shkencore në një botë të avancuar dhe të industrializuar, me konferenca ndërkombëtare e statute ligjore dhe me diskurse të reja në sfondin global nga një kastë intelektualësh të cilët mund t i përshkruajmë si gjeopolitikanë mjedisorë. Marrëdhënia midis tokës dhe traditës gjeopolitike po ri-negociohet brenda diskurseve mbi ndryshimet mjedisore globale dhe po krijohet kështu një gjeopolitikë mjedisore e re. Ashtu si diskurse të tjera gjeopolitike, kjo fushë e re njohurie ka sistemin e vet të veçantë të ekspertizës, institucionet e qeverisjes, kastën e vet të intelektualëve të gjelbër, vizione në perspektivë të globit, si edhe marrëdhëniet e fuqisë. Përcaktimet, kufizimet dhe dimensionet gjeografike të problemit mjedisor global janë kundërshtuar në thelbin e tyre. Dija mbi mjedisin global asnjëherë nuk është neutrale dhe pa vlerë. Shumica e masave të propozuara për të adresuar degradimin mjedisor global dhe ndotjen reflektojnë interesa dhe mbrojnë një sërë strukturash fuqie që janë shumë të ndërlikuara në krijimin dhe përjetësimin e problemeve mjedisore Vizione të gjeopolitikës Tashmë gjeopolitika e rilindur nga ndryshimet e thella politike, ekonomike dhe të sistemit në veprim në skenarin ndërkombëtar, të cilat i kanë detyruar studiuesit he opinionin publik ti drejtohen në mënyrë të dëshpëruar asaj për të menduar për botën dhe për të qartësuar mundësitë në dispozicion të çdo aktori gjeopolitik. Gjeopolitikani në rrëmujën e historisë, përpiqet të shoh rregullin, të parashikojë prirjet dhe teknologjinë që do të sjellë këtë rregull. Pra, gjeopolitika nuk është vetëm një mënyrë mendjemadhe e shprehjes marrëdhënie ndërkombëtare, është një metodë e të menduarit rreth botës dhe e parashikimit se çfarë do të ndodh në terren Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë,2010, f

41 Nuk është thjeshtë përshkrim, por mbi të gjitha parashikim. Gjeopolitika është për gjeneratat e ardhshme. Studimi i gjeopolitikës përpiqet të identifikojë ato gjëra të cilat janë të përjetshme, ato gjëra të cilat zgjasin shumë dhe ato gjëra të cilat janë kalimtare. Këtë e bën nëpërmjet prizmit të gjeografisë dhe fuqisë. Gjetjet e saj shpesh bien ndesh me logjikën e thjeshtë. Për të qenë më konciz, kërkimi gjeopolitik tenton jo vetëm të përshkruajë, por në të njëjtën kohë të parashikojë ato gjëra që do të ndodhin. 38 Studimi i gjeopolitikës nuk shikon nga ngjarjet, por ndaj cikleve të mesme dhe të gjata, në vend që të përdorë mikroskopin në të kundërt ajo përdor teleskopin. Gjeopolitikani shikon ndaj yjeve dhe nuk shikon elementët mikroskopikë të natyrës 39. Gjeopolitika na hamendëson dy gjëra: së pari, hamendëson se njerëzit e organizojnë veten në njësi më të mëdha sesa familje. Ai hamendëson se njerëzit kanë një besnikëri të natyrshme ndaj gjërave ku kanë lindur... besnikëria ndaj një fisi, qyteti apo kombi është e natyrshme. Në kohën tonë identiteti kombëtar ka shumë rëndësi; 40 së dyti, gjeopolitika hamendëson se karakteri një kombi është i përcaktuar së tepërmi nga gjeografia, ashtu siç është dhe marrëdhënia midis kombeve Për Carlo Jean ringjallja e gjeopolitikës është një domosdoshmëri dhe një kërkesë e nevojshme për të thjeshtëzuar kuadrin politik ndërkombëtar, si dhe lojën e aktorëve gjeopolitikë në skenën ndërkombëtare. Të vendosësh në tavolinë propozimet dhe të specifikosh arsyet e tyre duket në fakt thelbësore për të arritur konsensusin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje të politikave që garantojnë një vend të rëndësishëm dhe një frymëmarrje në arenën ndërkombëtare. Të dish se ku po shkohet, të përcaktosh gjurmën e një rruge për të ndjekur, për të arritur një objektiv të thjeshtë dhe të kuptueshëm, e thënë me një fjalë të kesh një vizion gjeopolitik të vetvetes në raport me botën mund të përfaqësojë një antikorp të fuqishëm kundër virusit të paqartësisë dhe të frikës fluide 41. Gjithsesi, nëse është e vërtetë ashtu siç është e vërtetë që gjeopolitika fokusohet në interesin e rivalitetit të pushtetit, detyra e saj nuk është ajo e shkaktimit të konfliktit, por përkundrazi ajo është e interesuar të prezantojë skenarët dhe mundësitë për të realizuar një paqësim dhe një ndërveprim mes marrëdhënieve midis subjekteve gjeopolitikë George Friedman, është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Strategic Forecasting Inc (Stratfor), një kompani private e cila është lider në çështjet e inteligjencës. Ai është autor i artikujve dhe librave të ndryshëm mbi sigurinë kombëtare duke përfshirë Lufta Sekrete e Amerikës dhe E ardhmja e Luftës. Dr. Friedman ka marrë pjesë edhe në shumë debate televizive në emër të Stratofor dhe në publikime ndërkombëtare si revista Time, The Wall Street Journals dhe New York Times. Mazzei F., Relazioni Internazionali, L Orientale Editrice, 2005, f. 65. Friedman, George, 100 Vitet e Ardhshme Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f. 34. Bauman Z., Frika Likuide, Laterza, Bari, 2008, f Shih dhe: Jean C., Manuale di Geopolitica, 2003, f Ndërsa frika primare është ndjesia që qoftë një njeri qoftë një kafshë kanë përrballë një kërcënimi të drejtpërdrejtë të jetës (para të cilit strategjitë e mundshme të veprimit janë dy: ose largimi ose mbrojtja), frika e dytë është tipike e qënies njerëzore, që manifestohet si një modifikim i sjelljes për shkak të ekeperiencave të kaluara që kanë kontribuar për të krijuar një papërgjegjshmëri jo ndaj rezikut që është i kalkulueshëm, por ndaj rrezikut që është nga ana e përkufizimit i paprëcaktueshëm duke krijuar një ndjesi të madhe të vulnerabilitetit. Për një thellim të kësaj çështje: Lagrange H., La Civilite a l epreuve. Crime et sentiment d insicurite,

42 Gjeopolitika në vizionin e saj demokratik merr, sipas Yves Lacoste, tiparin e saj më të rëndësishëm duke marrë në një kuadër të tillë tiparin e një instrumenti të paqes. 42 Një vizion i tillë i gjeopolitikës dhe i gjeografisë është në fakt vizioni më i përshtatshëm për skenarin bashkëkohor. Kjo nuk do të thotë që gjeopolitika ka harruar ose ka lënë pas dore vijimin e parimit të afirmuar nga Raymond Aron, sipas të cilit marrëdhëniet ndërkombëtare vazhdojnë të përfaqësojnë skenarin e referimit të analizës gjeopolitike që zhvillohen në hijen e luftës 43. Ju kujtoj gjithashtu, pohimin e Friedman se në shekullin e XXI do të ketë shumë luftëra. 44 Sipas vizionit të Lacoste 45, gjeopolitika është një krijesë demokratike me qëllime pacifiste që përmban tre detyra domethënëse, tre përgjegjësi. E thënë në një fjalë gjeopolitika shpreh tre tipare, drejtime. a) Gjeopolitika është një seri dramash në kuptimin e parë të fjalës, ose më saktë të kuptimit të veprimit. Për ta bërë më të qartë situatën konfliktuale, gjeopolitika realizon një skenë të vërtetë. Për këtë arsye, në gjeopolitikë jo rastësisht flitet për një skenar referimi nëpërmjet të cilit lexuesi ose spektatori mund të përcaktojë kontekstin e ngjarjes si dhe të vlerësojë motivacionet e autorëve dhe rolin e tyre në konflikt. b) Për të kuptuar një konflikt, një dramë, gjithsesi nuk është e mjaftueshme të ravijëzosh ose të ndërtosh një skenar për të ruajtur përqasjen duale gjeografike-teatrale në trajtën e një skenari ose të një skene. Por, mbi të gjitha duhet të përfaqësosh në mënyrën më të mirë idetë e aktorëve gjeopolitikë. Kjo përbën edhe kuptimin dhe drejtimin e dytë të gjeopolitikës. Roli i ideve edhe pse mund të jenë të gabuara është thelbësor në gjeopolitikë. Janë idetë dhe qëllimet e sakta të çdo aktori të veçantë gjeopolitik në lidhje me çështjen konfliktuale që është duke u konsumuar bashkë me të dhënat dhe me elementët materialë pra, faktorët gjeografikë, që mund të shpjegojnë veprimet dhe strategjitë të vëna në veprim nga shtetet. Kur personazhi gjeopolitik flet dhe vepron në emër dhe për llogari të një komuniteti kombëtar, lokal, politik dhe fetar, kur përfaqëson sensin e dytë të gjeopolitikës, ai kontribuon për të transformuar dramën, çështjen konfliktuale në një tragjedi. 46 Idetë dhe hipotezat gjeopolitike nuk janë neutrale dhe aq më pak objektive. Ato janë skenarët e ardhshëm që imagjinohen si alternativat e mundshme që ofrohen për të sistemuar ngjarjet sipas qëllimeve të vetë subjekteve gjeopolitikë. Gjeopolitika tenton të përcaktojë sipas një teorie të probabilitetit, politikat dhe strategjitë që duhet të ndiqen për të arritur objektivat e paracaktuara. Gjeopolitika ndjek etikën e përgjegjshmërisë dhe jo atë të njohjes shkencore të të vërtetës objektive. Gjeopolitika shkruan Friedman 47, nuk është rreth të drejtës dhe të gabuarës së gjërave, nuk është rreth virtyteve apo veseve të politikanëve, gjithashtu nuk është rreth debateve Lacoste Y., Cfarë është gjeopolitika, në Revista Limes, n. 1, 1993, f Aron R., Paix et guerre entre les nations, Botuesi Calmann-Lévy, Paris, Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f. 24. Lacoste Y., Cfarë është gjeopolitika, në Revista Limes, n. 1, 1993, f Një tragjedi është në fakt një paraqitje teatrale në të cilën çështjet konfliktuale janë të mbushura me pathos të përbërë nga sjellje aktive dhe reaktive të aktorëve të paarsyeshme, jologjike ose jo proporcionale në raport me vendin në lojë. Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f

43 të politikës së jashtme. Është rreth forcave të papërcaktuara, të cilat i ngërthejnë kombet dhe qeniet njerëzore dhe i detyrojnë të veprojnë në disa mënyra. Kështu, e vërteta dhe realiteti në politikë ashtu si në një strategji njihen vetëm në sajë të veprimit. c) Sipas Carlo Jean, kryerja e një veprimi sipas një strategjie të parapërcaktuar përbën edhe kuptimin e tretë të gjeopolitikës. Mbas nocionit të skenës dhe atij të aktorëve ky nocion përfaqëson me termat e veprimit, strategjinë ose më saktë strategjitë që subjekti politik duhet të adoptojë dhe të realizojë në praktikë për arritjen e qëllimeve dhe të objektivave të tij gjeopolitik Aktorët-intelektualë kryesorë të gjeopolitikës Në cilësimin e gjeopolitikës brenda formacioneve të gjera diskursive - diskursit imperialist, diskursit të Luftës së Ftohtë, dhe diskurseve mbi rendin e ri botëror dhe ndryshimin mjedisor global - ne kemi përmendur rëndësinë e të ashtëquajturve ekspertë në saktësimin dhe deklarimin e një sërë të vërtetash rreth politikave ndërkombëtare. Proceset me atë të cilave këto figura intelektuale bëhen ekspertë dhe promovohen apo çertifikohen nga institucione të tilla si media, akademi të ndryshme apo edhe nga vetë shteti, ndërkohë që zërat dhe perspektivat intelektuale margjinalizohen dhe ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga koha në kohë dhe rreth e përqark hapësirës globale. Në shumë raste, këto janë procese shumë të ndërlikuara të cilat përfshijnë faktorë të tillë si shkollimin dhe socializimin, gjininë dhe rrjetet sociale, vendin, personalitetin dhe besimet politike. Si një mjet kritik për të menduar rreth këtyre çështjeve, trekëndëshi i intelektualëve, institucioneve dhe ideologjisë është një trekëndësh që duhet të mbahet ndërmend kur mendohet rreth gjeopolitikës si fuqi e dije (Shih Tabelen 2). Praktika e shtet-bërjes ka prodhuar intelektualët e vet, ata teoricienë dhe praktikues të mëparshëm të cilët kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë mënyrën sesi libra rreth politikës ndërkombëtare. Një nga librat më të famshëm i mënyrës sesi është Princi i Makiavelit në të cilën ai nënvizon një sërë praktikash (shumica prej tyre kriminale) që duhet të ndjekë Princi në rast se dëshiron të mbetet në fuqi. Kjo literaturë e këshillimit të princit është specializimi i Intelektualëve të Shtet-Bërjes, të atyre intelektualëve të cilët ofrojnë rregulla normative dhe imperative për drejtimin e strategjisë dhe shtet-bërjes nga sundimtarët e shtetit. Intelektualët e shtet-bërjes përdorin një qasje zgjidhjeje problemi tek kjo teori, duke i marrë institucionet ekzistuese dhe organizatat e fuqisë shtetërore ashtu siç ata i gjejnë ato dhe duke teorizuar nga perspektiva e këtyre institucioneve dhe marrëdhënieve të fuqisë. 33

44 Qëllimi i tyre nuk është të ndryshojë organizimin e fuqisë brenda shtetit por të shtojë dhe lehtësojë funksionimin e vet të qetë. 48 Tabela 2: Gjeopolitika si fuqi/dije Akademia dhe institutet strategjike Institucionet e politikës së jashtme Organizata private të politikës së jashtme INSTITUCIONET Mitet e jashtëzakonshme kombëtare IDEOLOGJIA Gjeopolitika si fuqi/dije INTELEKTUALËT Epërsia: raciale, seksuale, kulturore Intelektualët si shtet-bërës Përgjatë viteve, literatura e prodhuar nga intelektualë ambiciozë, të vendosur dhe të veçantë të shtet-bërjes është bërë një industri botimi me të drejta të veta, me një sërë librash dhe gazetash Në shtete dominuese si Mbretëria e Bashkuar përgjatë shekullit të XIX dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, intelektualët e shtet-bërjes janë funksionarë të cilët mendojnë në mënyrë strategjike me interesat e shtetit në mendje dhe adresojnë problemet e tij të menaxhimit hegjemonik çdo vit kushtuar debatit mbi drejtimin e shtet-bërjes. Brenda këtij komuniteti të zgjidhësave të problemit për shtetin, vetëm disa personalitete zakonisht promovohen, përfaqësohen dhe trajtohen si strategjistë mjeshtra apo eminenca të hirta nga industria botuese apo nga mas media. Një personalitet i tillë është Henry Kissinger, ish-presidenti Richard Nixon. Një politikan me rëndësi në Shtetet e Bashkuara si një revoltues anti-komunist së bashku me Joseph McCarthy, Nixon pranoi kërkoi miratim si burrë i lartë shteti nga shoqëria politike e Sh.B.A dhe nga media, veçanërisht pas opinionit të keq nga dorëheqja e tij presidenciale. Për të arritur këtë qëllim, Nixon në mënyrë të rregullt botoi libra mbi gjeopolitikën dhe artikuj në të cilat 48 Cox, R. (1986) Social Forces, States and World Orders, in Keohane, R. (ed.) Neorealism and Its Critics, New York: Columbia University Press, f

45 parashikoi politikën ndërkombëtare dhe se çfarë duhej të bënte presidenti aktual. Pavarësisht krimeve e fajeve të tij (brenda vendit si edhe në arenën ndërkombëtare), Nixon arriti sukses të konsiderueshëm, duke u bërë kështu një këshilltar rastësor për Presidentin Bush madje edhe për Presidentin Klinton. Librat e tij u lexuan gjithashtu nga diplomatë me ndikim si edhe nga gazetarë. Gjeopolitika dhe gjeopolitikanët duhet të kuptohen brenda kontekstit të një tradite të gjatë të literaturës së këshillimit të princit apo gjeografit të mbretit. Historikisht, gjeopolitikanët ishin intelektualë të shtet-bërjes të cilët theksuan rolin e kufizimeve gjeografike dhe mundësive mbi drejtimin e politikës së jashtme. Ndërsa shumë gjeopolitikanë të hershëm pëlqejnë ta mendojnë veten e tyre si shkencorë dhe objektivë, ata ishin shumë larg të qenit të veçuar dhe apolitikë. Në fakt, shpeshherë ndodhte krejt e kundërta. Gjeopolitikanët dëshironin fuqi. Disa akademikë, si Halford Mackinder, i cili e kërkoi këtë gjë duke hyrë në sistemin politik, ndërsa të tjerë, si Karl Haushofer, e kënaqnin veten e tyre duke qenë profesorë dhe këshilltarë rastësorë të liderave politikë. Të tjerë gjeopolitikanë si diplomatë praktikantë dhe vendimarrës të politikës së huaj ishin tashmë brenda pozicioneve të fuqisë. Edhe pse jo në pozicione të drejtpërdrejta fuqie, intelektualët kryesorë të shtet-bërjes mund të ndikojnë debatet e politikës së jashtme dhe axhendën nga pozicioni i tyre brenda shoqërisë civile si profesorë të rëndësishëm, gazetarë dhe komentues në media. Intelektualët, pa dyshim, nuk janë mendimtarë të lirë në shoqëri por mendimtarë brenda strukturash të veçanta institucionale dhe rrjetesh shoqërore të fuqisë, privilegjit dhe aksesit. Në të menduarit kritik rreth gjeopolitikës, ne duhet të marrim në konsideratë jo vetëm intelektualët por edhe institucionet si edhe rrjeteve shoqërore të cilat i lejuan ata të bëheshin intelektualë dhe ekspertë mbi gjeopolitikën. Në shumë raste, gjenden të përfshira shtresëzime institucionesh si universitetet, institute private kërkimore mbi politikën e jashtme, media të ndryshme dhe agjenci qeveritare. Për gjeopolitikanët e hershëm imperialistë, strukturat institucionale kyçe ishin zakonisht universitetet dhe shoqëritë e edukuara. Halford Mackinder, për shembull, fitonte jetesën e tij duke u bërë një nga profesorët e parë në disiplinën e gjeografisë në Mbretërinë e Bashkuar. Karriera e tij brenda gjeografisë u bë e mundur nga lidhja e tij me RGS (Royal Geographical Society), një klub me eksplorues dhe udhëtarë tërësisht meshkuj i themeluar në Londër më 1830 që shërbente si vend për mbledhje shoqërore dhe rrjet për themelimin qeverisës të Perandorisë Britanike. Gjatë Luftës së Ftohtë, gjeopolitikanë me emër ishin zakonisht të lidhur dhe qarkullonin midis një sërë institucionesh. George Kennan, për shembull, u bë i rëndësishëm si një oficer shërbimi karriere, shkoi për të drejtuar agjensinë e Planifikimit Politik të shtetit Amerikan pas lufte dhe menjëherë u bë një historian akademik dhe shkrimtar profesionist. Si shumë anëtarë të themelimit të politikës së jashtme, ai u bë anëtar i Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë (Council of Foreign Relations), një klub privat takimi i bankierëve të New York-ut i themeluar në fillim të shekullit të XX që më pas u 35

46 zhvillua në institucionin kryesor të themelimit të politikës së jashtme në shoqërinë civile të SH.B.A 49. Këto institucione private shërbejnë për krijimin e individëve konservativë të fuqishëm, grupe interesi dhe fondacione, disa prej tyre me këndvështrime ekstremiste dhe ambicioze. Siç mund të pritet, këto institucione përfaqësojnë vetëm interesat e të fuqishmëve dhe të privilegjuarve dhe jo ato të të varfërve dhe të dobëtëve. Perspektiva e politikës së jashtme të bankierëve dhe kontraktorëve të mbrojtjes do të artikulohet nga intelektualët e shtet-bërjes që ata punësojnë; perspektiva e politikës së jashtme e fshatarëve apo punonjësve socialë nuk do të merret parasysh. Ky proces i përzgjedhjes së një sërë intelektualësh si ekspertë është, siç mund të dyshohet, krejtësisht politik dhe i politizuar. Si rregull i përgjithshëm, institucionet më të fuqishme në çdo shtet apo shoqëri do tentojnë të sponsorizojnë ata intelektualë të cilët kanë të njëjtin këndvështrim ideologjik si edhe ata. Ideologjitë janë të rëndësishme, kështu shtetet qeverisen dhe bashkëpunojnë me anë të sistemeve të caktuara besimi. Në përgjithësi, gjeopolitikanët janë zakonisht shovinistë kombëtarë të fuqishëm dhe gjithashtu konservatorë të betuar. Të paktën historikisht, ata kanë operuar dhe i kanë dhënë jetë diskurseve etnocentriste Perëndimore të fuqisë, duke artikuluar variacione kombëtare dhe personale të epërsisë raciale, seksuale dhe kulturore në emër të mendimit praktik, arsyes dhe të një perspektive objektive 50. Natyra e veçantë e këndvështrimeve botërore ideologjike, padyshim, mund të vishet me nuanca. Halford Mackinder, Karl Haushofer dhe George Kennan ishin tipa shumë të ndryshëm nacionalistësh por prapëseprapë ata ndanin një zbrapsje të përgjithshme kundrejt modernitetit industrial, edhe pse qëndrimet dhe argumentet e tyre ishin shpeshherë shumë të ndryshme. Megjithatë, mbështetja e përgjithshme për ndërmarrjet mbizotëruese ekonomike dhe kulturore të shtetit dhe shoqërisë së vet është e zakonshme për shumicën prej gjeopolitikanëve. Të sfiduarit e etnocentrizmit, racizmit dhe seksizmit të gjeopolitikanëve si historikisht ashtu dhe në ditët e sotme, është e rrezikshme, megjithatë, për shumë grupe kërkohet të ngrihet kërkimi intelektual duke e etiketuar si politikisht korrekte. Në mënyrë krejt ironike, ata të cilët e përdorin këtë emërtim punojnë në një mënyrë politikisht korrekte në interesin e më të fuqishmëve për shkak se ata kërkojnë të ruajnë diskurset e fuqisë nga çdo lloj sfide dhe skrupulli. Mund të themi se gjeopolitika nuk është një formë dije objektive e shkencore. Ajo ka të bëjë me funksionimin e diskursit dhe fuqisë e dijes, dhe ka të bëjë me atë sesi intelektualët, institucionet dhe ideologjia krijojnë struktura fuqie brenda shteteve. Shumë shpesh në të kaluarën, gjeopolitika është trajtuar jo si një diskurs, por si një përshkrim i veçuar dhe objektiv sesi bota në të vërtetë është. Duke e sfiduar këtë qasje, diskutohet se marrëdhëniet e fuqisë janë të ngulitura në diskurset gjeopolitike dhe këto janë të dukshme dhe të manifestueshme. 49 Schulzinger, R. (1984) The Wise Men of Foreign Affairs: The History of the Council on Foreign Relations, New York: Columbia University Press, f Haraway, D. (1991) Simians, Cyborgs, and Women: The Reinvention of Nature, New York: Routledge, f

47 Për Foucault: Atje ku ka fuqi, ka edhe rezistencë. Pikërisht brenda diskurseve të rezistencës, efektet e fuqisë të diskurseve gjeopolitike problematizohen. Nëse arrihet të vlerësohet kjo gjë, do të jetë ky hapi kritik drejt një kuptimi kritik të diskurseve të gjeopolitikës që aktualisht kornizojnë vendet tona, identitetet dhe botët në të cilat ne jetojmë Skenarë dhe konfigurime Sistematizimi i raportit territor/politikë nuk shteron analizën e marrëdhënies midis hapësirës dhe politikës. Duhet pranuar se gjeopolitikanët nuk e kanë konceptuar mjaftueshëm hapësirën. Lindja e gjeopolitikës u shoqërua nga gara e egër e fuqive të mëdha evropiane në fund të shekullit të XIX. Kjo nxiti shumë gjeografë dhe ushtarakë të ndriçonin mendjen e udhëheqësve të tyre për sa i takonte vendit dhe detyrimeve të vendeve të tyre në tryezën ndërkombëtare të shahut. Në këtë kah dihet se në një studim gjeopolitik hapi i parë është përcaktimi i hapësirës 51 që do të jetë nën vëzhgim, vijohet me trajtesën historike dhe më tej me objektivat dhe interesat, etj. Kështu, dihet se Rusia është një vend i cili ka një rol mjaft të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, për shkak të gjeopolitikës që ka ndjekur ky vend. Gjatë shekullit të XIX dhe atij të XX, në shkrimet e babait anglo-sakson të mendimit gjeopolitik, të autorit britanik Halford Mackinder, mund të shihet kristalizimi i vizionit gjeopolitik i cili përshkruan Rusinë si zemrën e Euroazisë dhe të sistemit ndërkombëtar. 52 Mackinder 1904 Mackinder Zhan K., Gjeopolitika, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1998, f Koulieri O., Russian Euroasianism the geopolitics of Black Sea, ( file:///c:/users/ist/downloads/04.pdf) 37

48 Figura 1: Heartland sipas Mackinder Sipas Mackinder sundimi i heartland do të garantonte sundimin e masës kontinentale, madje dhe sundimin e botës. Pikërisht në vitin 1904 dhe 1943 kufijtë u shtynë në lindje, ku Rusia u konsiderua e rrezikshme, duke u bazuar në Azinë Qendrore e në Siberi. Kurse pas Luftës së Dytë Botërore Mackinder e zhvendosi zemrën e tokës më në perëndim duke përfshirë pellgjet e Detit të Zi, të Detit Baltik dhe gjithë Evropën Qendrore- Lindore. 53 Mackinderi e përmblidhte këtë sistem zotërimi me formulën kush sundon zemrën e tokës, sundon ishullin e botës; kush sundon ishullin e botës sundon botën duke e kthyer Rusinë në vendin më të dëshirueshëm në botë. Do të ishte pikërisht kjo pozitë e Rusisë e cila do të ndikonte që Mackinder ti kundërvihej teorisë euraziste, të cilën Rusia e promovon ende. Më vonë do të ishte Karl Haushofer pas Luftës së Parë Botërore, ai i cili do të vlerësonte përsëri rolin e Rusisë, si një aktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Haushofer nuk ka si synim luftën, por dëshiron të shoh në skenën botërore një numër të caktuar shtetesh me rilevancë ndërkombëtare, ku secili mund të kontrolloj nga një zonë influence. Renditja ndërkombëtare duhet ndërtuar nëpërmjet zonave të ekspansionit të ashtuquajtura panrajone 54, ndarja e së cilës do ti përshtatej pikërisht meridianëve. Në konceptin e tij të hapësirave botërore Haushofer përcakton katër zona të mëdha: - panrajoni amerikan i dominuar nga SHBA; - panrajoni evropian i dominuar nga Gjermania; 53 Zhan K., Gjeopolitika, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1998, f Carlo J., Manuale di geopolitica, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006, f

49 - panrajoni i Azisë Qendrore dhe e subkontinentit indian i dominuar nga BS; - panrajoni i Azisë Paqësorit i dominuar nga Japonia. Haushofer ndryshe nga Mackinder ishte mbështetës i idesë së një Rusie të fuqishme, nëpërmjet një aleance ndërmjet saj dhe Gjermanisë e Japonisë, e cila do të gjunjëzonte sundimin detar anglez.në të njëjtën linjë mund të flasim për Rimlandin. Teoricienë të kohëve të sotme theksojnë se, ne elaborimin teorike te Spykman që merr parasysh elementet demografike, ekonomikë, politikë dhe historikë autori i jep një rëndësi më të madhe fashës margjinale se sa heartland-it, duke konfirmuar se kontrolli i kësaj zone është vendimtar për ekuilibrin e forcave midis marinës dhe forcave tokësore. Edhe pse ndonjëherë shume sistematikë shkruajnë Chaliand dhe Rageau (1989) 55 -kjo teori gjeopolitike është stimulante, por vetëm nëse nuk përfundon e përkufizuar në kuptimin gjeografik. Është interesante të shohësh se perballja gjeostrategjike 56 pas luftës midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik shpesh here ka qene për shkak te kësaj zone te përmendur nga autori: ndarja e Evropës ne dy zona, antagonizmi ne Lindjen e larget (me luften ne Kore dhe Vietnam), deri ne rivalitetet ne Azi. Një tjetër variant i teorise se Mackinder eshte ajo e paraqitur nga Meinig 57 (1956). Ky studiues ripohon (konfirmon) rëndësinë strategjike të fashës marzhinale por gjithashtu bën një dallim midis atyre qe kane tendence orientimi për zhvillimin e tyre ne brendësi te kontinentit dhe atyre qe kane tendence orientimi kundrejt fashave te jashtme oqeanike. Ndryshe nga Spykman autori na paraqet edhe kriterin e homogjenitetit kultural, etnik dhe historik te rajoneve gjeopolitike te rimland dhe ndan shtetet ne fashen margjinale ne tre kategori: - ata me thirrje kundrejt rajoneve te brendshëm (vendet sllave, Afganistani, Mongolia) - ata që kanë një tërheqje kundrejt zonës marine (Evropa Perëndimore, ishulli Arabik) - ata që kane një orientim të dyfishtë: një herë kundrejt kontinentit dhe here tjetër kundrejt rajoneve marine, kjo sipas evolvimit historik (Gjermania dhe Kina). 55 Ribaj.P. Perceptimme gjeopolitike, Material studimi, Akademiae Mbrojtjes, Tiranë, Bëhet fjalë vetëm për një lajmërim në terminologjinë e doktrinës apo të metodës së analizës gjeopolitike. Përkundrazi në vitet në vijim të Luftës së Ftohtë, gjeopolitika nën emrin gjeostrategjia, mbeti në jetë dhe vazhdoi të punonte duke u trasferuar nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke arritur në një mënyrë mëse konkrete të influenconte në zgjedhjet dhe në vendimevt e politikës amerikane. Dokrtrina të tilla si ajo e përmbajtjes për shembull e dobësuar nga teoritë e derivuara në lidhjen e pushtetit dominues inspiruan statregjinë fituese amerikane në Luftën e Ftohtë kundër Bashkimit Sovietitk. Në këtë luftë gjeopolitika gjeti një shmangie të vërtete edhe vetëm nga këndvështrimi kulturor si në rastin e Evropës Perëndimore në të cilën krimet e nazizmit kishin zgjeruar hendekun e thellë midis gjeopolitikës dhe ideologjive të matricave socialiste. Forcat e frymëzimit marksist panë tek gjeopoltika të pakëtn në rëniet e saj në vitet tetëqind dhe të pesëdhjetëvjecarit të parë të viteve nëntëqind një mostër në shërbim të logjikës së pushtetit dominues të forcave kapitaliste. 57 Carlo Jean, Manuale di geopolitica, Editori Laterza, Roma-Bari2006 f 41-45; Ribaj.P. Perceptimme gjeopolitike, Material studimi, Akademiae Mbrojtjes, Tiranë,

50 Figura 2: Katër zonat e influencës sipas Haushofer Sot, gjeostrategët dhe gjeopolitikanët e shohin botën në këndvështrime të ndryshme, si për shembull, në terma të kufijve kombëtar, të nocionit shtet-komb, etj. Ka edhe një grupim që e trajton botën në terma të modeleve hapësinore. Për ta, bota është një sistem i ndërvarur dhe shtetet-kombet janë një pjesë lehtësisht e kapshme e saj. Një nga ithtarët e kësaj teorie Saul B. Cohen 58, i cili ndryshe nga gjeostrategët dhe gjeopolitikanët e tjerë mendon se fuqia ndodhet e lokalizuar në pjesë të ndryshme të globit dhe bota është pjesë e një sistemi të integruar gjithnjë në ndryshim (ideohet një botë pluraliste). Në librin e tij Geography and politics in a World divided-1963 Cohen thekson se, gjeopolitika ka në thelbin e saj studimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet (1) fuqive politike ndërkombëtare dhe (2) karakteristikave gjeografike përkatëse mbi të cilat (3) zhvillohen burimet e këtyre fuqive. Për të gjeopolitika është ndërveprim ndërmjet: strukturave gjeografike, të ardhmes dhe proceseve politike. Strukturat gjeografike përbëhen nga mjedisi gjeografik i rajoneve të ndryshme të botës, ndërsa proceset politike përfshijnë forcat që veprojnë në nivel ndërkombëtar dhe që ndikojnë sjelljen ndërkombëtare. Për shumë kohë Lindja e Mesme ka qenë rajon me rëndësi strategjike. Për këtë Cohen thotë se ajo ka një pozicion tre-dimensional në marrëdhënie me kontinentet, Amerikën, Euro-Azinë dhe Afrikën. Ky është një pozicion gjithmonë i rëndësishëm nga pikëpamja gjeostrategjike dhe duhet të shërbejë si zona e frakturës, ndërmjet fuqive tregtare detare dhe euroazisë kontinentale. Cohen është një nga analizuesit e idesë së zonës së frakturës sipas të cilës do të lindte teoria domino. Nocioni (ndotës) i luftës së ftohtë ka lindur pikërisht nga teoria domino, e cila në thelb kishte mesazhin se nëse një vend i caktuar binte nën influencën ose 58 Carlo Jean, Manuale di geopolitica, Editori Laterza, Roma-Bari2006 f 45-47; Carlo, Jean, Gjeoplitika, SHBU, Tiranë, 1998 f. 38, shih dhe Ribaj.P. Perceptimme gjeopolitike, Material studimi, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë,

51 kontrollin komunist, atëherë edhe vendet fqinjë me të do të përjetonin të njëjtën gjë në një kohë të shpejtë. Ky nocion ishte gur themeli i Doktrinës Truman (12 mars 1947), e cila ishte në qendër të politikës së jashtme amerikane për rreth 50 vjet deri me rënien e sistemit komunist. 1. TEORIA E HAPËSIRËS GLOBALE - SAUL B. COHEN 2 TIPE RAJONESH GJEOSTRATEGJIKE GJEOPOLITIKE Minirajon Gjeostr. Autonom (Nën-kontinenti i Gad. Indian) BOTA TREGETARE DETARE, 3 rajone gjeopolitike Zona e frakturës Lindje e mesme+azia juglindore BOTA EUROAZIATIKE 2 rajone gjeopolitike Rajoni Anglo-amerikan dhe Karaibet Evropa kontinentale (përfshihet edhe Evropa lindore) Evropa Detare (përfshirë edhe Magreb Mesdheu afrikan) Azia Lindore (Kina) Afrika e Jugut, Afrika nën-sahariane dhe Oqeania (Japoni + Kore) Figura 3: Skema e teorisë së hapësirës globale sipas Cohen 41

52 Ardhmëri e konfigurime Gjithsesi, përballja me të ardhmen na ndesh me sfida parashikimesh dhe interpretimesh e përvijimesh të mundimshme. Skenarët dhe hipotezat janë armë të suksesshme të gjeopolitikës moderne në ndihmë të politikë-bërësve për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare. Përvoja e gjithanshme po na bind se prirjet globale dhe ato evropiane oponente janë të pashmangshme. Shumëkush këmbëngul drejt integrimit, të tjerë drejt fragmentarizmit; bota dhe vetë BE-ja duket sikur po fashitet dhe në të njëjtën kohë sikur po ndahet. Kuptueshmëria, pasiguria dhe paparashikushmëria janë shqetësimet që mbizotërojnë sot. Diçka është e sigurt, lëkundjet sizmike që po ndodhin, po sfidojnë urtësinë e besimtarëve të vjetër dhe vizionin ortodoks 59 dhe, sigurisht, të flasësh për të ardhmen sot, është e vështirë. Për më tepër, të parashikosh në mënyrë të saktë mjedisin e ardhshëm të sigurisë, duke iu referuar sidomos mjedisit të BE-së, është akoma më e vështirë. Si do të jetë mjedisi i ardhshëm i sigurisë globale? Po mjedisi i sigurisë në BE? Çfarë ofron e ardhmja në pikëpamje të sigurisë për vende të vegjël si vendi ynë? A do të jetë një e ardhme më e mirë? Të gjitha këto pyetje kanë munduar vazhdimisht analistët dhe politikë-bërësit e shteteve të mëdhenj dhe të vegjël? Përgjigja nuk është e thjeshtë për asnjë pyetje. Bëhet fjalë për të ardhmen, për atë që do të vijë më pas dhe askush nuk mund të bëjë predikuesin, aq me pak institucionet zyrtare. Por, ka disa prirje, ka edhe histori zhvillimi, pra ka një terren të gatshëm si mielli për të gatuar dhe parashikuar deri në një farë mase të ardhmen 60. Pikërisht kjo është rruga që ndjekin të gjithë analistët, institutet dhe institucionet që merren me këto probleme. Aftësia për të parashikuar më bujshëm dhe më saktë se edhe një strateg me eksperiencë në çështjet politike dhe mendësia e hapur në vlerësimin e paprecedent të fakteve të pashuara historike të së kaluarës në tabanin e së tashmes, për udhëtimin e sigurt drejt së ardhmes është pikërisht ajo çka edhe Friedman rreket të sjellë në analizën e tij të guximshme 100 vitet e ardhshme. Absolutisht jo një person në zotërim të sferës së kristaltë të falltarëve 61, por një ekspert ndër ata më kryesorët në inteligjencën e gjeopolitikës botërore dhe sfidues me qasjet e tij jo vetëm mendje-mprehta dhe të analizave të hollësishme të rasteve, vendeve, strategjive, pikëpamjeve, deri-diku edhe provokuese në arenën e shpërfaqjes së teorive të ardhmërisë për rruzullin tokësor nga një pikëpamje përplasjesh titanësh, superfuqish, supremacish, përpjekjesh e rolesh të reja në këtë teatër të kudo-ndodhur gjeostrategjik, të quajtur botë. Për Evropën, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për ndryshimet që pasuan pas Luftës së Ftohtë, duke kapërcyer rregullat e Jaltës dhe deri në zhdukjen e diafragmës, të trashëguar që nga Versaja, midis Gjermanisë dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Në një analizë disi shterës, gjeoplitikanë të ndryshëm kanë analizuar skenarë të shumtë për Kugley C,vepër e cituar, f Atalia J., Një histori e shkurtër e së ardhmes, Tiranë, f Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për Shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, 2010, f

53 konfigurime të gjithanshme për BE-në. Të tillë janë ata që parashikojnë se Evropa nuk i di kufijtë e saj lindorë, mungesën e integrimit të brendshëm të Evropës nën devizën e federalistëve për Evropën e qytetarëve, alternativa Evropa e Atdheve apo Evropa e rajoneve, deri te Evropa e bananeve duke përvijuar me skenarin Evropa e bashkimit të nënsistemeve, apo mundësia e tërheqjes së Gjermanisë së Evropës Qendrore, prirjet e lidhjeve të fuqishme të Gjermanisë me Moskën e deri tek ideja se Franca kërkon ta lidh sa më shumë të jetë e mundur Gjermaninë me Perëndimin me qëllim që ajo të mos pushtohet nga demonët e vjetër, Evropa tregtare, etj. Po kështu, mund të vijohet me skenarë të gjeopolitikanëve amerikanë, Kissinger, Huntington, Brzezinski, Fridmann apo me euroazistët rusë e deri te publikimet e qendrave prestigjioze si Stratfor, etj. Do të ndalemi tek skenari gjeopolitik Perandori apo - më drejtpërdrejt - Evropa federaliste sipas perceptimit të ish këshilltar diplomatik të Toni Blerit, Robert Cooper (2010), të Ultrih Beck dhe Edgar Grande (2004) 62, të cilët mbështesin një tezë mjaft provokatore: rikthimin e perandorive si model të rendit politik; si dhe të trajtesës së Gerard Dussoy (2001): Evropa e Madhe Federaliste Evropa e madhe si perandori federative? Gerard Dussoy vëren se duke qenë se unifikimi i plotë dhe i njëkohshëm i të gjithë Evropës duket pak i konceptueshëm, fitimi i sovranitetit komunitar apo pushtetit mbikombëtar, a do të kalonte përmes një konfigurimi të tipit perandorak, në kuptimin e vjetër të fjalës? Domethënë, një tërësi sovrane me përbërës që kanë statuse të ndryshme. Eksperienca provon se bashkimi i entiteteve është i mundur vetëm me ritme të ndryshme dhe sipas mënyrave të ndryshueshme që nuk duhet të pengojnë, ato që e dëshirojnë, të shkojnë sa më shpejt në të gjitha fushat. Parimi perandorak i kontrollit të heterogjenitetit nga gjeometria e ndryshueshme e organizuar i shpikur për të marrë parasysh pabarazitë ekonomike dhe për të propozuar një zgjidhje provizore të bashkëjetesës së tyre, paraqet interes dhe vlerë në planet politike dhe kulturore. Në mungesë të një kombi apo edhe të një kulture evropiane, do të lindte nevoja për kapërcimin e dallimeve dhe divergjencave. Pengesat linguistike janë më të qëndrueshme se ato doganore dhe pengesat psikologjike janë më të vështira për t u zbehur. Është më e lehtë të krijohet një treg sesa një komb. Por, arsyet ekonomike janë të pafuqishme për të detyruar komunitetet të bashkëjetojnë kur ato nuk e dëshirojnë ketë. Vetëm duke pranuar prioritetin e politikës dhe nën detyrimin e mjedisit botëror, heterogjenitetet e fushave të ndryshme të problematikës evropiane kanë fatin të kontrollohen. Në këtë rast, koncepti perandorak i shtetit është pa dyshim më i përshtatshmi. Ai mbështetet mbi një federalizëm me shumë nivele që bashkon sipas formulave që do të përcaktonte njësite e afta për të marrë pjesë. Kështu mund të konceptojmë që rajoni dhe bashkimet rajonale përbejnë njësitë bazë të Beck U. dhe Grande E., Das kosmopolitische Evropa, n. 13, Për më gjerë shih: Geopolitique au XXI siecle?, Paris, 2001, f

54 federalizmit ekonomik, ndërsa federalizmi kulturor vazhdon të mbështetet tek kombet. Nga njëra anë, të ekzistojë një bërthamë e rregullave të përbashkëta, përbërëse të Shtetit perandorak dhe garantues të sovranitetit të tij në fushat themelore. Një bërthamë që mund të rritet në volum dhe në intensitet sipas vullnetit të anëtarëve, duke pranuar që në disa fusha të gjithë vendet anëtare nuk marrin pjesë në mënyre të barabartë dhe mundësisht, që anëtarët e ardhshëm të shkojnë më shpejtë dhe më larg se disa anëtarë aktualë. Nga ana tjetër, të ngrihen mekanizma mbrojtës kundër mospërputhjeve midis qëndrimeve kombëtare në sferën e aktiviteteve jashtë shtetit perandorak. Thënë ndryshe, do të duhet të thellohet parimi i subsidiaritetit (ai që kufizon pushtetet e BE-së, duke i konsideruar ato si të dorës së dytë në raport me ato rajonale dhe të shteteve anëtare), në konceptimin dhe funksionimin e tij. Në këtë mënyrë bëhet e qartë se dy drejtime janë të mundshme: i pari, gjendet në kërkimin e ekuilibrit evropian midis fuqive në plakje, por të paafta të shkëputen nga disa atavizma, i cili synon të krijojë të renë me të vjetrën duke ardhur herët a vonë në marrëdhëniet e forcave ndër-evropiane që favorizojnë ndërhyrjen e fuqive ekstra-evropiane; i dyti, lidhet me thellimin e shpejtë dhe zgjerimin e rrugëtimit të filluar në Perëndim drejt një makrosistemi të Evropës së Madhe. Për të krijuar një identitet territorial dhe koherencë rajonale në shkallë kontinentale, kjo hapësirë e madhe duhet të fitojë një pavarësi reale dhe të rrisë marzhat e manovrës komunitare të përbërësve të saj. Këtu kërkohet të studiohen sërish probleme të ndryshme dhe të rishikohen disa nocione të së kaluarës, të kthyera në të tejkaluara. Së pari, në perspektiven komunitare të Evropës duhet përfunduar asimilimi (identifikimi) i sistemit evropian me një sistem ndërkombëtar dhe të bashkohen në një strukturë perandorake të vetme organizmat e shumtë shumëpalësh me aftësi shpesh të pacaktuara mirë. Së dyti, dinamika territoriale dhe ekonomike e Evropës kontinentale në formim, që sjell një ekuilibrim të ri drejt Lindjes, do të duhej të favorizonte një Evropë më të përqendruar (që të mbështetej në burimet e veta). Kjo do të arrihet nëse Rusia nuk mënjanohet. Gjithçka duhet bërë me qëllim që aksi Bruksel-Strasburg-Moskë, që kalon përmes Frankfurtit (seli e Bankës Qendrore Evropiane) dhe Berlinit, të bëhet aksi strukturues i Evropës. Së treti, përqendrimi gjeografik i Evropës do të kërkonte rrethana të tjera të përshtatshme. Përtej marzhës së madhe të manovrës në raport me tregun botëror, duhet kuptuar që kjo nuk do të bëhej pa pasoja psikologjike dhe kulturore. Në mënyre më përcaktuese, Bashkimi Evropian, që do të ndodhë njëkohësisht me zgjerimin në Lindje të tij, me përdorimin e monedhës së përbashkët nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, me afrimin e Rusisë, do të transmetohet gjithashtu edhe në strukturën ushtarake të kontinentit. Kjo do të nxiste bërjen e analizave të Brzezinskit dhe teksteve më zyrtare si raporti Wolfovitz mbi interesin e madh të Uashingtonit për të penguar shfaqjen e çdo fuqie të aftë të rivalizojë me ta, apo qëllimeve gjeopolitike që vënë në lëvizje Strategjinë e Madhe Amerikane sipas Fridmanit 64, etj. Kjo ndihmon për të theksuar se konfigurimi i imagjinuar në ketë 64 Për më gjerë shih dhe : Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f

55 kapitull nuk është aspak i konceptueshëm pa një minimum përqendrimi ndërkombëtar, përveç rastit kur ai shfaqet si mjeti i daljes nga një situatë nga më kaotiket. Në përfundim theksojmë se, duke vendosur hapësirën në qendër të teorisë politike, gjeopolitika mund të rimarrë vendin e saj në diskutimin kritik të botës bashkëkohore. Jo si një disipline unike, por në të kundërt përmes një procesi hibridizimi me shkencat e tjera shoqërore. Ne mendojmë se kemi treguar se vetëm rikombinimi i fragmenteve shkencore lejon ri-përcaktimin e kontekstit e kompleksitetit të botës, një botë kolektive dhe solidare, për të cilën shpresojmë se do të dijë të zgjidhë sfidat e mëdha të trashëguara nga dhuna dhe gabimet e së kaluarës Fusha e shahut euro-aziatike jo e tipit klasik Euroazia përfshin sipas Brezinzkit, një pjesë të mirë të pushtetit ekonomik dhe politik botëror. Kjo është arsyeja se përse, pavarësisht nga të gjitha, ajo vijon të përfaqësojë një fushe shahu në të cilën luhet ndeshja gjeostrategjike për supremacin mes fuqive globale. Fusha e shahut euroaziatike e prezantuar nga Brezinzki, nuk është e një tipi klasik, pasi lojtarët që ulen në tavolinë nuk janë vetëm dy, por janë shumë më tepër. Sipas studiuesit me origjinë polake, në mënyrë që blloku perëndimor nën udhëheqjen amerikane të ruajë fuqinë e nevojshme duhet që: të tërheqë hapësirën e ndërmjetme në orbitën e Evropës perëndimore; të evitohet që hapësira e ndërmjetme të bëhet një entitet i vetëm. Kjo e përkthyer në terma paqësor do të thotë të evitohet formimi i një blloku rus të fuqishëm; të evitohet mbizotërimi i çfarëdolloj lojtari në hapësirën jugore të fushës së shahut. Shtetet e tjera evropiane janë të orientuara sipas Brzinskit për të luajtur rolin e junior partner, të partnerëve të rinj të aktorëve gjeostrategjikë rajonalë, të balancuesve në det të hapur të quajturit ndryshe SHBA. Sipas Brzezinskit, shtetet kryesore me një rëndësi jetësore për të detyruar Rusinë të mos ndjekë një politikë imponuese me tendenca hegjemonizuese janë: Azerbajxhani (shteti korridor për gazin që mund edhe t i bëjë bypass Rusisë), Uzbekistani (shtet i madh dhe i populluar që pengon rrugët e arratisjes të imperializmit rus drejt Azisë Jugore) dhe Ukraina (që duket në një unitet etniko-territorial i botës ruse). Ballkani Euroaziatik formohet nga tre Republika të Kaukazit Jugor (Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia) dhe katër shtetet e Komonuelthit kulturor turk (Kirgistani, Kazakistani, Uzbekistan, Turkmenistan), përveç Afganistanit dhe Taxhikistanit. Rusia dhe fuqitë e tjera të pranishme në rajon (Turqia, Irani, Kina) shfaqen si aktorë strategjikë që vazhdimisht kanë rivalizuar njëra-tjetrën për arritjen e objektivit për të mbizotëruar në rajon. Për Brzezinskin, Ballkani Euroaziatik 65 është përcaktuar kështu pasi ashtu si Ballkani; ato nuk përfaqësojnë një lidership të qartë rajonal, duke qëndruar në kujdestari 65 Brzezinskin në shumë punime autoritare trajton disi shtershëm boshllëkun gjeopolitik, Ballkanin Global apo Ballkani Euroaziatik. Në librin e fundit Second Chance të përkthyer në shqip me shprehjen më të përshtatshme medituese Shansi i Fundit, ai konfirmon tezat e tij dhe i referohet detyrave globale të perëndimit me një urgjencë dramatike. Për Boshllëkut gjeoplitik shih Davutogllu A., Turqia - Thellësi strategjike, Logs-A, Shkup, 2010, f

56 të tentativave hegjemonizuese të Fuqive rajonale (duke e justifikuar me ngjashmëritë me Ballkanin e vërtetë nga hetereogjentiteti i jashtëzakonshëm etnik që kanë shtetet e rajonit dhe në praninë e përhershme të minorancave të ndërthurura në shumë shtete që mund të bëhen instrumente arti për të krijuar tensione dhe për të dobësuar shet fqinje) për të cilët hapësira përfaqëson një rëndësi gjeopolitike thelbësore duke pasur parasysh pasuritë e pafundme të gazit dhe të naftës të pranishme në nëntokën e këtij rajoni. Është e nevojshme për Shtetet e Bashkuara që të favorizojnë një shkallë pluralizmi gjeopolitik në mënyrë që Turqia, Irani, Rusia dhe Kina të jenë të përfshira në projektet e zhvillimit ekonomik, politik dhe ushtarak në hapësirë, në mënyrë që asnjëra prej tyre të mos ushtrojë një rol hegjemonizues dhe duke siguruar pavarësinë e shteteve të Ballkanit Euroaziatik. Një përjashtim i mundshëm për një nga fuqitë e shteteve nga loja në këtë hapësirë do të krijonte tensione të padurueshme në rajon duke krijuar një krizë që mund të shndërrohej në një konflikt të hapur ose në shumë konflikte me pasoja fatale për interesat perëndimore dhe për popullsinë e rajonit. Pluralizmi gjeopolitik do të favorizojë aksionin ekuilibrues të off-shore balancer ku Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol përcaktues në një zonë nevralgjike për sigurinë energjetike perëndimore. Për Brzezinskin, gjithsesi, Shtetet e Bashkuara dhe me to dhe Perëndimi, kanë shumë pak kohë për të humbur pasi tashmë numërimi mbrapsht ka filluar dhe në përfundim të tij ata nuk do dinë të veprojnë në fushën e madhe të shahut dhe atëherë do të asgjësohen. Po kështu, Massimiliano Maiello në punimin Evropa Federale të punuar në programin Master me objekt: për një botë të re 66 pohon se gjatë shekullit të XXI, BE do të përfundojë procesin e saj të integrimit si për atë që ka të bëjë me shtrirjen e saj gjeografike ashtu dhe nga pikëpamja e thjesht politiko-institucionale. Sipas tij, Evropa do të bëhet një shtet Federal, në të cilat shtetet-kombe nuk do të ketë arsye për të ekzistuar. Kjo hipotezë personale e Evropës presupozon që tërë popujt e kontinentit vënë mënjanë rivalitetin e tyre në emër të një frymë evropiane, e cila kapërcen barrierat kombëtare që marrin në konsideratë kushtet e diversitetit politik, kulturore dhe ekonomike që ekzistojnë si një pasuri e përbashkët me dëshirën për të konkurruar së bashku në mënyrë konstruktive, për realizimin e asaj që tani duket si një utopi e vështirë për t u zbatuar. Në kuadër të Federatës Evropiane popujt do të zhvillojnë plotësisht të gjitha kapacitetet e tyre të prodhimit në sektorë të ndryshëm, me lartësimin e diversitetin e tyre, duke afirmuar vlera themelore heterogjeniteti brenda një njësie politike, i formuar me qëllim kryesor të për të mbrojtur të gjithë përsosmërinë ekzistuese, me qëllim të një integrimi optimal. Konkurrentët më të mëdhenj botëror, kryesisht SHBA, Rusia dhe Kina, do të ndërveprojnë me një subjekt ndërkombëtar peshe karat të barabartë, jo vetëm nga pikëpamja komerciale, si në situatën e tanishme, por sidomos për sa i përket sfidave të mëdha politike dhe ekonomike të shekullit, veçanërisht sa i përket kërkesës për energji dhe furnizim, qëndrueshmërinë e mjedisit, terrorizmi, lëvizjet e migracionit planetar. 66 Maiello M., Evropa Federale, una visione personale, Limes, Roma,

57 Fig.4. Harta gjeografike - Territori i Federatës Evropiane. Sipërfaqja e Federatës Evropiane të re kontinentale do të shtrihet nga Ngushtica e Gjibraltarit në kufirin lindor aktual turk, nga Kepi veriut në Cape Passero (Siçili) dhe do të bëhen pjesë e sotme Ukraina dhe Bjellorusia, në një zonë që nuk do të ketë ndërprerje në të, duke përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit dhe madje edhe Zvicra. Edhe vendet tradicionalisht indiferent ndaj procesit të integrimit evropian, të tilla si Islanda dhe Norvegjia, do të bëhen pjesë e Federatës që të mos mbeten të izoluar si politikisht, ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike. Enklava ruse e Kaliningradit do të bëhet pjesë e territorit të Evropës Federale pas negociatave të gjata me Federatën Ruse, e cila nuk do të ketë asnjë interes për mbajtjen e territorit që historikisht i përket Evropës. Popullsia lokale, në pjesën shqetësuese për evoluimin e situatës në Evropë, të etur për t u kthyer në atdhe, do ti japë impuls të caktuar, duke nxitur autoritetet ruse për të pranuar negociatat e aneksimit të këtij territori nga Federata Evropiane. Autori pasi analizon kornizat institucionale si Kryesia e Federatës Evropiane, Parlamenti i Federatës, Komisionin Federal Ekonomik, Gjykatën Federale të Drejtësisë, Bankën Federale Evropiane, Tregun Federal Evropian, Ushtrinë e Përgjithshme Federale, kornizat administrative, shtjellon edhe Qarkun Federal. Me themelimin e Rajoneve Federale do të krijohet një ndarje administrative e të gjithë territorit kontinental, e cila do të bazohet në mbrojtjen e interesave të banorëve lokalë, duke marrë parasysh bashkimin e identitetit historik, identitetin kulturor, politik, gjuhësor dhe fetar, në mënyrë krijimin e një realiteti uniform, në të cilin komunitetet mund të ndihen të përfaqësuar plotësisht. Rajonet e ndryshme federale do të ndahet duke pasur parasysh gjeografinë në kontinentin 47

58 evropian, nga i cili do të marrë emrin zyrtar. Më poshtë po paraqesim listën e Rajoneve Federale të ardhshëm: 1. Rajoni Federal Evropian Perëndimore i Mesdheut; 2. Rajoni Federal Evropian i Mesdheut Lindor; 3. Rajoni Federal Evropian i Ballkanit; 4. Rajoni Federal i Evropës Atlantike; 5. Rajoni Federale i Evropës Qendrore; 6. Rajoni Federale i Evropës Lindore; 7. Rajoni Federal i Evropës Baltike. Rajonet Federale do të ndahet në rrethet federale dhe përfshijnë brenda tyre zona metropolitane, e pranishme në territorin e tyre. Koncepti i ndërkombëtar motori i procesit federal, do të jetë bazë për formimin e zonës administrative të brendshme për secilin Rajon Federal. Një model i Administratës Federale jepet në figurën e mëposhtme dhe përfaqëson Rajonin Federal të Evropës Baltike. Rajoni Federal i Evropës që përfshin territorin Baltik përfshin Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Estonin, Letonin dhe gjithë territoret e mbetura në kufi me Detin Baltik. Këto vende, si për pozicionin e tyre Figura 5: Rajoni Federal i Evropës Baltike gjeografik, ashtu edhe për historinë e tyre gjatë shekujve dhe interesat e biznesit, mund të konsiderohet si një rajon i vetëm, në të cilën popullata të ndryshme mund të zhvillojnë në mënyrë harmonike diversitetin kulturor dhe ekonomitë e tyre. Rajoni i Baltikut do të ndahet në pesë Rrethe Federale, me shtimin e dy zonave metropolitane: Kopenhagenit dhe Stokholmit. Ky është një skenar hipotetik që supozon ndryshime radikale në Bashkimin e sotëm Evropian, të cilat pavarësisht nga ndryshimi i idesë së Evropës nga udhëheqësit e vendeve anëtare, nën ndikimin Evropian, në fund të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të tyre aktiv brenda shtetet-kombe dhe si pasojë edhe tërë Evropës. Një ndryshim në mentalitet që mund të paraqitet do të ndërtojë një shoqëri universale evropiane. Evolucioni i Evropës Federale do të jetë vendimtar në mënyrë që të marrë, gjatë këtij shekulli, madhësinë e politikës botërore që shtetet evropiane kane humbur me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Në botën gjeopolitike, Evropa më në fund do të marrë një status të njëjtë ndërkombëtar me atë të fuqive të tjera të mëdha, SHBA dhe Kina në radhë të parë, duke e lënë përkufizimin e gjigantit tregtar, por xhuxh politik që deri më tani karakterizon ndërtesën komunitare. 48

59 Përgjatë mijëra vjet të ekzistencës së saj, Evropa ka kaluar nëpër periudha historike shënuar nga konflikte të përgjakshme mes fraksioneve kundërshtare, për të arritur hegjemoninë kontinentale, në një përpjekje për të bashkuar të gjithë popujt evropianë nën një uniformitet të idealeve politike, besimi, interesat fetare dhe ekonomike Skenarët gjeopolitikë sipas këndvështrimit gjerman Debati mbi të ardhme e BE-së është gjithmonë e më i pranishëm. Ky debat ndizet akoma më tepër, nëse ndonjë nga vendet anëtare ndodhet në krizë dhe përballë problemeve të mëdha ekonomike dhe politike, siç po ndodh aktualisht në Greqi. Për këtë arsye, është e nevojshme që të parashikohen edhe skenarë të ndryshëm të zhvillimit të BE-së. Qendra për studimet politike të aplikuara (CAP) në Gjermani parashikon 5 skenarë për të ardhmen e Bashkimit, të cilët klasifikohen si më poshtë 67 : Skenari 1 - Titaniku: parashikon një rrezik substancial, i cili çon deri në shpërbërjen e integrimit evropian. Bashkimi Evropian nuk është i aftë të përballojë kërkesat e brendshme dhe të jashtme. Brenda BE-së rriten divergjencat e interesave dhe raportet e kapaciteteve ndërmjet shteteve të reja dhe të vjetra anëtare të tij. Heterogjeniteti dhe lufta përçarëse ndërmjet shteteve anëtare duket se është e pakapërcyeshme. Zgjerimi ambicioz i tejskajshëm nuk mund të përballohet nga struktura e pandryshueshme dhe çon automatikisht në paaftësi veprimi. Skenari 2 - Evropa e mbyllur: shtetet anëtare nuk arrijnë në konsensus në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit. Një grup i përbërë nga disa shtete anëtare vendosin të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin jashtë kornizës së BE-së. Rruga e integrimit evropian perceptohet nga shtetet në mënyrë të ndryshme. Pavarësisht nga pritshmëria e lartë, procesi reformues i BE-së nuk jep rezultatin e duhur. Si pasojë, mendimi strategjik për një bashkim politik të madh dhe federativ humbet. 68 Skenari 3 - Metoda Monnet: Bashkimi vazhdon aktivitetin e saj sipas përvojës së krijuar deri më sot. BE arrin të kalojë me sukses vetëm në mënyrë të pjesshme sfidat e jashtme dhe të brendshme që kanë lidhje me procesin e zgjerimit dhe ndryshimet në politikën e ekonominë ndërkombëtare. Reformat e nevojshme, po ashtu si edhe më parë, dështojnë. Efektet pozitive të Konventës Evropiane të vitit 2003, si edhe të Konferencës përmbyllëse të qeverive në fund të saj, kufizohen vetëm në një spektër të ngushtë veprimi. Pra, shtetet anëtare janë të afta të kurojnë simptomat e aftësive vepruese të politikës evropiane, por nuk janë të aftë të shkojnë deri në thelb të problemit Skenari 4 - Hapësira e gravitetit të hapur: në këtë hapësirë ndiqet metoda e integrimit të vazhdueshëm. Qendrën e gravitetit e formojnë ato vende, të cilat janë më shumë të përfshira në projektet e integrimit Algieri F dhe Emmanouilidis J. A., Roman Maruhn: 5 EU Szenarien, Centrum für angewandte Politikforschung (CAP), Algieri F dhe Emmanouilidis J. A., Roman Maruhn: 5 EU Szenarien, Centrum für angewandte Politikforschung (CAP), 2003, f

60 Skenari 5 - Superfuqia Evropë: në këtë skenar, Evropa shihet si një superfuqi, e cila është e vetëdijshme për potencialin e saj. BE përdor plotësisht resurset e saj materiale dhe institucionale. Aftësitë dhe potenciali ekonomik, potenciali ushtarak dhe sistemi evropian i vlerave, krijojnë një bazë të konsiderueshme veprimi. Ndërkohë, Friedman parashikon një linjë rrëshqitje në Evropë. Sipas tij, Evropa në të ardhmen mund të paraqesë një terren rrëshqitës (njësoj si rrëshqitjet gjeologjike) për konflikte potenciale, që mund të jetë njëra nga kandidatet e mundshme për zënien e njërës prej zonave 69 në të cilat Figura 6: Thellësia e integrimit 5 skenarët gjermanë përplasjet mund të degradojnë deri në konflikt. Rasti i rrëshqitjes së Evropës mund të risjellë në skenë pretenduesen e saj kryesore, Rusinë, e cila mund të nëpërkëmbë SHBAnë dhe të jetë dritare ndezëse për konflikte të reja në rajon. Këto të fundit, sipas parashikimeve të Friedman, janë me probabilitet ngjarje relativisht të mëdha në këtë shekull që po jetojmë 70. Në të njëjtën linjë ai shkruan për perspektivën e Euroazisë. Kështu me rënien e BS fuqia gjeopolitike e Rusisë në Evropë e më gjerë, erdhi duke u ngushtuar. Gjeoekonomia e kësaj ish-superfuqie u shkatërrua nga fuqitë e huaja duke sjellë varfëri e kaos në vend. Historia ruse mbart, ndër të tjera, edhe momente shkatërruese nga të cilat mund të George Friedman në fakt rradhit pesë zona potenciale për zënie konflikti në të ardhmen, si pasojë e shkarjeve gjeopolitike. Përveç Evropës, katër zonat e tjera janë: 1. Pellgu i Paqësorit; 2. Eurazia e ardhshme; 3. Bota Islamike; 4. Marrëdhëniet Meksikano-Amerikane. Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f

61 përmendim rreshtimin e Ukrainës në një linjë të njëjtë me SHBA-në. Afrimi i kësaj të fundit dhe i një pjesë të mirë të vendeve të Evropës Lindore (me ofertën për pjesëmarrje me anëtarësi në NATO dhe BE) i dha goditje kësaj ish-superfuqie tashmë të rënduar në rrugëtimin e vet. Por, Perëndimi nuk pati sukses në dominimin e Ukrainës. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, atëherë do të kishim një copëzim e ngadalshëm të Rusisë, si një kartë e dobët për lëvizjen fitimtare të SHBA-ve, të cilat gjithmonë e kanë pritur këtë copëzim të Eurazisë pa ndonjë kundërshti e madje përplot me inkurajim. Me nuhatjen e kësaj situate, Moska vuri në lojë strategjinë tjetër: krijimi nga e para e sferës së influencës në zonat e ish-bs: Ukrainë, Azi Qendrore, Kaukaz, Perëndim, Baltik, Evropë Lindore 71. Ashtu siç edhe parashikohet deri në vitin 2020 shqetësimi kryesor i Rusisë, do të jetë rindërtimi i shtetit rus bashkëshoqëruar me një rivendosje të supremacisë në rajon e më gjerë. Një sërë ndryshimesh gjeopolitike, tashmë fillimisht në fushën ekonomike po ndihen në këtë shtet. Putin, po orienton eksportet e gazit natyror rus më shumë drejt Evropës. E jo vetëm energjia do të jetë një konstante ndihmëse, por edhe bujqësia ruse, lënda drusore, ari, diamanti dhe prodhimet e tjera. Vihet re gjithashtu një prani e Rusisë në Azinë Qendrore me përqendrim në Bjellorusi dhe sipas parashikimeve, me gjithë vështirësitë e pranisë në Kaukaz, ajo do të ketë sukses në këtë vend. Ndërsa, ndër problemet që mbeten për t u zgjidhur nga ana e saj janë pikërisht: shtetet baltike dhe Polonia. Në këtë linjë sugjerohet që ajo të lëvizë më drejt Perëndimit, për të eliminuar njëherë e përgjithmonë ata kufij historikë tronditës prej Pirenejve e deri në Shën Peterburg (tashmë historia dihet 72 ). Sido që të shkojë, parashikimet kanë gjasa të perceptojnë se rikthimi i bujshëm i Rusisë si një fuqi globale, vështirë se do të ndodhë. Mund të mos ndodhë globalisht, por se në sferën rajonale mund të jetë e mundur. E kjo e fundit nënkupton përplasje me Evropën. Përplasja nënkupton rrëshqitje, e cila mund të çojë në konflikt të padiskutueshëm për saktësimin e kufijve të mirëfilltë ruso-evropianë. Në vijim autori shkruan për katër Evropa. Përpara se të japim një listim të atyre që mendohet se do të formojnë të ashtuquajturat katër Evropa, le të themi se ka dyshime të përgjithshme se pas rënies së Perandorisë Evropiane: a do të jetë ajo një vullkan i shuar, apo në të kundërt, thjesht një vullkan i fjetur?! Krejt në mënyrë qesharake, Friedman pohon fuqishëm se Evropa nuk është një entitet. Ajo është më shumë një grumbull shtetesh-kombe grindavece 73. Megjithatë, katër Evropa të cilat përmenden nga Friedman janë si më poshtë: 1) Evropa Atlantike: zemra perandorake e botës gjatë pesëqind viteve të kaluara. Vendet përballë Oqeanit Atlantik dhe Detit të Veriut 74 ; 2) Evropa Qendrore: të ardhurit dhe sfiduesit e mëvonshëm. Gjermania dhe Italia. Këto rilindën pas fund-shekullit të XIX si komb-shtete moderne. Egoizmi në Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f Ky është pikërisht shtegu ku edhe janë zhvilluar luftrat më të mëdha të Evropës dhe ai shteg i cili u ndërmor nga Napoleoni dhe Hitleri për të pushtuar Rusinë. Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f Po aty, fq

62 mbrojtjen e interesave të tyre kombëtare çoi drejt dy luftërave botërore të shekullit XX 75 ; 3) Evropa Lindore: të ashtuquajturit viktima. Kombet nga Baltiku e deri në Detin e Zi. Këto vende kanë qenë të pushtuara nga sovjetikët në Luftën e Dytë Botërore dhe rrjedhimisht kanë humbur identitetet e tyre kombëtare 76 ; 4) Evropa e Vendeve Skandinave: kjo është më pak e rëndësishme se të parat, por gjithsesi radhitet në këtë listë 77. Figura 7: Katër Evropat e Friedman Pyetja që do të mund të bënim është si vijon: A do të ketë ndonjëherë një Federatë të Shteteve të Bashkuara të Evropës? A do të rikthehet ndonjëherë ai shkëlqim perandorak në duart e Evropianëve? Grupi i Vishegradit Në vijim të analizës së realiteteve të parashikimeve dhe krijimit të konfigurimeve gjeopolitike paraqet interes një ndër rajonet më dinamike të Evropës postkomuniste, në pikëpamje të zhvillimeve evropiane, në fushën e sigurisë. Grupi i Vishegradit ku Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë, f Po aty. Po aty. 52

63 përfshihet Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, aktualisht janë anëtare në BE dhe NATO Dikur këto vende të përfshira në kampin socialist, i kemi trajtuar në kontekstin e konceptit të Evropës Qendrore për të theksuar përkatësinë e saj në perëndim, në pikëpamje gjeografike, politike, historike e kulturore. Pas rënies së murit të Berlinit, ky grup u formua për të nxitur zhvillimin e përbashkët të normave demokratike dhe të tregut të lirë, kapitalizmit në Evropës Qendrore. Forcimi i institucioneve demokratike dhe anëtarësimi në NATO dhe BE ishte qëllimi i tij. Në dekadën e dytë të periudhës postkomuniste, veçanërisht ngjarjet në Ukrainë, Gjeorgji, përpjekjet e Rusisë për të shtrirë influencën në territoret e ish BS dhe ndalimin e zgjerimit të NATOs, u panë me shqetësim në rritje nga Vishegrad 4. Po ashtu, kriza ekonomike e vitit 2008 do të shtronte nevojën që këto vende të rrisnin bashkëpunimin e të shikonin mundësitë për përballimin e saj. Ata u fokusuan në çështjet energjetike, të sigurisë dhe të marrëdhënieve me BE. Një moment i rëndësishëm i zhvillimit të Grupit të Vishegradit shënon edhe krijimin e një force ushtarake, e cila dëshmon për rritjen e rolit të përgjegjësisë për sigurinë e tyre kombëtare. Kjo forcë do të vëzhgohet nga Forca e Reagimit të NATOs. Krijimi i saj nuk bie ndesh me konceptin evropian të mbrojtjes dhe as me konceptin strategjik të NATOs të nëntorit Në dobi të analizës ka rëndësi të theksoj se koncepti i Evropës Qendrore është i diskutueshëm dhe për këtë arsye nuk ka një përkufizim të qartë. Por, ajo që pranohet është fakti se Evropa Qendrore nuk është një nocion i përcaktuar gjeografik. Ajo që mund të themi është se ka shumë elementë që kanë formuar konceptin e Evropës Qendrore, elementë të cilët duke u kombinuar bëjnë të mundur dallimin e saj nga Evropa perëndimore dhe lindore. Evropa Qendrore, gjeografikisht, mbulon zonën midis detit Baltik në veri dhe detit Adriatik, në jug. Megjithatë, këto kufij nuk japin një pozicion të përcaktuar gjeografik, siç është fjala për vendet e Ballkanit të përfshirë në këtë territor.në këtë linjë duhet parë dhe analiza Olga Koulieri ( Bashkëpunëtore shkencore, staf i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare0 për Euroazinë ruse dhe gjeopolitika e detit të Zi Pra, termi Evropë Qendrore është bërë më i rëndësishme në përshkrimin e saj në jetën politike, socio-ekonomike dhe historike. Kështu, mund të vijmë në përfundimin se Koncepti i Evropës Qendrore është artificial. Për shembull: Paul Lewis vjen në këtë përfundim dhe nënvizon se koncepti më vonë përfshiu popujt më të zhvilluar të vendosur mes Fuqive të Mëdha Gjermanisë dhe Rusisë. Ky është një rajon që ka shtrirje në mes të Evropës, por forma e saj gjeografike nuk ka qenë karakteristika e saj më e rëndësishme. 78 Zakonisht, Evropa Qendrore është kuptuar si një njësi ekonomike historike dhe politike me disa tipare të përbashkëta, por me kufij të pasigurt. 79 Grupi i Vishegradit, veçanërisht pas vendimit të tij për krijimin e forcës ushtarake, më shumë se dyshimet mbi pasigurinë e një mbrojtje efikase nga Aleanca, apo një Lewis Paul G, Evropa Qendrore që nga viti 1945, London, Longman, 1994, f. 8;10 Kristian Gerner, A Movable Place With A Moveable Past: Perspectives on Central Evrope, Australian Journal of Politics and History, Vol. 45, No. 1, 1999, p

64 bashkëpunimi ekonomik të suksesshëm në kuadër të BE, përfaqëson një përpjekje të vetë këtyre vendeve për të marrë në dorë çështjet e sigurisë kombëtare. Ai shikohet si një përpjekje inkurajuese që vende të veçanta mund të bashkëpunojnë kundër kërcënimeve të ndryshme pa pasur nevojën e një mbrojtje nga SHBA. 80 Kjo mbetet për tu parë. Grupi i Vishegradit nuk bie ndesh me konceptin e mbrojtjes Evropiane në kuadër të ESDP dhe as të NATOs mbi efektivitetin, efikasitet dhe angazhimi i saj, të prezantuara në Samitin e nëntorit Pavarësisht përpjekjeve për të bllokuar Evropën, Vishegrad 4 shikon si jetike marrëdhëniet brenda NATO-s dhe BE-së, sjellim ndërmend këtu lobimin që këto vende bëjnë për financimin e rrugëve të ndryshme të furnizimit me energji, apo krijimin e mburojës evropiane, sistemin anti-raketë, nga kërcënimet e shteteve apo grupeve terroriste. Grupi i Vishegradit përben një bastion përballë kërcënimeve të mundshme të ardhura nga Lindja, si dhe një rajon me perspektivë ekonomike. Megjithatë, kërcënimet afatgjata të sigurisë në këtë rajon do të kenë të nevojshme ndihmën e SHBA-s, Anglisë dhe fuqive të tjera Lindja e Mesme e Madhe dhe Hapёsira Mesdhetare Vullneti amerikan për rimodelimin e botës arabe dhe myslimane, e quajtur doktrina Bush, e ndikuar fort nga këshilltarët neo-konservatorë, u zyrtarizua më 20 shtator 2002 në një dokument të quajtur Strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rithemelimi i nevojshëm i botës arabe dhe myslimane në Lindjen e Mesme të Madhe u konfirmua. Kjo doktrinë u zbatua me pushtimin e Irakut më 20 mars Qëllimi është vendosja e pushtetit demokratik pas përmbysjes së rregjimit të Saddam Hussein-it, duke synuar lehtësimin e demokratizimit të vendeve fqinje. Megjithatë, teoria e dominose përballet me realitetin e bllokimit amerikan në Irak. Imponimi i demokracisë nëpërmjet forcës ndikon në pakënaqësinë e popullsive arabe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin vjetor përpara Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, më24 janar 2004, presidenti Bush konfirmon linjën drejtuese të politikës së tij të jashtme në Lindjen e Mesme : Për sa kohë Lindja e Mesme do të mbetet vendi i tiranisë, dëshpërimit dhe zemërimit, ajo do të vazhdojë të nxjerrë njerëz dhe lëvizje që rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara tëamerikës dhe të miqve tanë. Amerika ndjek një strategji të lirisë së përparuar në Lindjen e Mesme të Madhe 81 Ambicia e SHBA qëndron në imponimin e fuqisë dhe modelit të tyre demokratik në një zonë të gjerë, heterogjene dhe komplekse. Duke mbuluar një sipërfaqe katër herë më të 80 Stratfor Analize, 29 Maj 2011, 81 Shtojca 1 : Ndarja gjeografike e projektit amerikan «Lindja e Mesme e Madhe». Kjo zonë përfshin 22 shtete të Ligës së Shteteve Arabe dhe 5 vende joarabe : Turqi, Izrael, Iran, Afganistan, Pakistan. Mesdheu, me komponentin e tij arab, është përfshirë në këtë tërësi. 54

65 madhe se Evropa e 27 vendeve dhe e shtrirë nga Mauritania në Pakistan, kjo zonë përmban respektivisht 65% të rezervave botërore të naftës dhe 30% të gazit. Kështu, kjo ndarje gjeografike lejon kontrollin e më shumë se gjysmës së burimeve botërore të naftës dhe përfshirjen e një numri vendesh armiqësore ndaj Uashingtonit, duke rrezikuar edhe aleatin strategjik Izraelin. Duhet theksuar se projekti fillestar i Lindjes së Mesme të Madhe përzien arabizmin dhe islamizmin në një tërësi gjeopolitike historish dhe kulturash të ndryshme. Gjithashtu, vizioni evropian i Mesdheut, Lindjes së Afërt dhe Lindjes së Mesme dobësohet brenda vizionit amerikan më globalizues. Në realitet, SHBA përfitojnë nga ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 për të bindur aleatët e tyre mbi drejtësinë e një projekti të përpunuar qysh prej vitit 2000 me emrin Lindja e Mesme e Madhe, projekt qe zhvillohet sipas një programi veprimi të mbështetur në shumë instrumente. Le të evidentojmë dy prej tyre. Instrumenti i parë është Middle East Partnership Initiative (MEPI) (Iniciativa e Bashkëpunimit në Lindjene Mesme) konceptuar në vitin 2002 nga Colin Powell. Objektivi i tij është të zbusë mangësitë e Lindjes së Mesme nëpërmjet masave politike, ekonomike dhe sociale që përbëjnë bazën e projektit Lindja e Mesme e Madhe. Instrumenti i dytë është Middle East Free Trade Area (MEFTA) (Zona e Tregëtisë se Lirë të Lindjes së Mesme), i cili synon krijimin e një zone të shkëmbimit të lirë midis SHBA dhe Lindjes së Mesme deri në vitin Përballë problematikave të tyre në Irak, SHBA përpiqen të ndajnë me aleatët barrën e sigurisënë Lindjen e Mesme të Madhe. Më 2004, ata zhvilluan një aktivitet të gjerë diplomatik që solli paraqitjen e projektit Lindja e Mesme e Madhe në mbledhjet ë njëpasnjëshme të G8 në Sea Island dhe Samitit të NATO-s në Stamboll, qershor Koncepti Lindja e Mesme e Madhe përmban tre komponentë: - komponenti politik dhe i sigurisë së demokratizimit, teorikisht besuar NATO-s,- komponenti ekonomik i promovimit të liberalizmit, besuar BE,- komponenti shoqëror, i cili ndikohet nga shumë faktorë. Projekti me frymëzim neo-konservator përballet me realitetin e Shteteve arabe dhe Bashkimit Evropian. Evropianet këmbëngulin të përfshijnë problematikën e konfliktit izraelo-palestinez në thelb të projektit amerikan. Mbështetur nga vendet arabe, ata kërkojnë gjithashtu të zvogëlojnë vullnetin unifikues dhe globalizues të ndarjes gjeografike të Lindjes së Mesme të Madhe. Pra ky projekt ndryshon akronimin Lindja e Mesme e Madhe qe kthehet ne «Broader Middle East and North Africa» ose Lindja e Mesme e Madhe dhe Afrika e Veriut. Ky koncept i rajonit të Lindjes së Mesme të Madhe dhe Afrikës së Veriut ofron për arabët mundësinë e të qenit më pak të dobët dhe për BE mundësinë e veçimit të Mesdheut. Koncepti u konfirmua në Samitin e NATO-s nga Iniciativa e Konferencës së Stambollit ku BE kundërshton edhe njëherë propozimin 55

66 amerikan të braktisjes së komponentit mesdhetar të NATO-s në dobi të Lindjes së Mesme të Madhe. Megjithatë, vokacioni mesdhetar i SHBA duhet rivlerësuar. Mesdheu është një det i brendshëm e i gjerë, i cili përbën një udhëkryq gjeostrategjik midis tre kontinenteve, Evropë, Afrikë, Azi (shtojca 2). Kështu, prej shek. XVIII Amerika është e pranishme në udhëkryqin tregëtar mesdhetar. Referuar transportit tregtar, ajo mbetet përsëri aktuale (shtojca 3), sidomos në drejtim te transportit të hidrokarbureve (shtojca 4-5). Prania e Flotës së gjashtë amerikane si dhe flotave të tjera të NATO-s në ujrat mesdhetare duket se konfirmon vullnetin e Washingtonit për të marrë pjesë aktivisht në sigurinë e këtij udhëkryqi detar. Për më tepër, Mesdheu përbën një bazë të gjerë logjistike për forcat e armatosura amerikane. Kështu, gjatë luftës së Gjirit, SHBA përfitojnë pikat e mbështetjes logjistike në Marok, Tunizi dhe Egjipt. Duhet theksuar se ky interes ndahet me Rusinë, e cila nuk ka reshtur së kërkuari pika të mbështetjes detare në Algjeri,Libi dhe Siri. Për këtë arsye, vizioni amerikan i Mesdheut korrespondon me triptikun e mëposhtëm: një aks strategjik Perëndim-Lindje, një korridor energjetik një rajon për tu stabilizuar. Vizioni Perëndim-Lindje i Mesdheut mbështetet sigurisht mbi vullnetin për të siguruar rrugë hyrëse në hidrokarburet e Lindjes së Mesme. Megjithatë, ai është i motivuar gjithashtu edhe nga nevoja e sigurimit të një aksi hyrës drejt Euroazisë, (shtojca 6),sfidë kjo gjeopolitike kryesore e Shteteve të Bashkuara. 82 Na duhet të presim edhe për disa kohë nëse lufta asimetrike do të vazhdojë të jetë shkaku madhor i fushës bashkëkohore të betejës. Këto konflikte do të jenë thellësisht politike në natyrën e tyre dhe do të kërkojnë përdorimin e gjithë elementëve të fuqisë kombëtare. Suksesi do të varet jo aq shumë nga kapaciteti për të imponuar vullnetin tonë sesa nga aftësia për të modeluar qëndrimet e miqve, të kundërshtarëve dhe asaj më të rëndësishmes, popullsisë 83 Ky ekstrakt,i fjalimit të mbajtur nga sekretari për mbrojtjen Robert Gates para Kongresit Amerikan më10 tetor 2007, konfirmon vullnetin e politikës së jashtme amerikane për rimodelimine botës. Projekti Lindja e Mesme e Madhe rregjistrohet në këtë kuadër të sigurisë. Mesdheu përfshihet në komponentët politik, ekonomik dhe shoqeror të këtij projekti. 82 BRZEZINSKI Zbigniew,Le grand échiquier, Pluriel, 1997, fq Gates,Robert, Fjalim i mbajtur në Kongresin amerikan, 10 tetor

67 Figura: 8: Harta e rajonit Lindja e Mesme e Madhe Kaukazi Qendror-Azi - një konceptim i ri gjeopolitik Pas shqyrtimit të korrelacionit ndërmjet interpretimeve gjeografike dhe gjeopolitike të Euroazisë ne konkludojmë se kufijtë e këtij kontinenti kanë qenë të kontraktuara nga Eurasianistë rus në përpjekjet e tyre gjeopolitike për të justifikuar qëllimet imperialiste të Rusisë në Euroazi. Sa për Euroazinë Qendrore, gjeografikisht, si rajon qendër i kontinentit të Euroazisë, në thelb përfshin tërësisht gjeografikisht Azinë Qendrore, ndërsa Evropa Qendrore nuk është e përfshirë në të. Kjo se në bazë të arsyetimit të Euroazisë gjeografike, si një kontinent, përbëhet nga dy pjesë të botës - Evropës dhe Azisëgjeografikisht Euroazia Qendrore, së bashku me Azinë Qendrore, duhet natyrisht të përfshijë edhe të Evropës Qendrore si edhe Kaukazin Qendror që i lidh ato. Rrjedhimisht, çdo interpretim i Euroazisë Qendrore, që ndryshon nga kjo provë logjike e rajonit, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është një haraç për traditën e formuar nga Euroazianismi rus. Në të njëjtën kohë, qarqet akademike si dhe forcat e tjera janë aktualisht duke treguar një interes të madh në studimin e problemeve të tre vendeve të Kaukazit Qendror (Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe) dhe pesë shtetet e Azisë Qendrore vendet aziatike (Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin) në të njëjtin kontekst. 84 Rajoni i pafund, përfaqësuar nga këto tetë shtete 84 Bertsch et al., eds., Crossroads and Conflict; Olga Oliker and Thomas S. Szayna, eds., Faultlines of Conflict in Central Asia and the South Caucasus: Implications for the U.S. Army (Santa Monica: RAND, 2003); Farian Sabahi and Daniel Warner, eds., The OSCE and the Multiple Challenges of Transition. The Caucasus and Central Asia(Aldershot: Ashgate, 2004). 57

68 tani quhet Euroazia Qëndrore. 85 E njëjti term është aplikuar si për tetë vendet më lart dhe për Afganistanin. 86 Si e përmendëm më lart, së bashku me pesë shtetet e Azisë Qendrore, Afganistan i takon Azisë së Madhe Qendrore. Ka një interpretim edhe më të gjerë të Euroazisë Qëndrore i cili përfshin Detin e Zi, Kaukazin, Kaspikun dhe rarjonin e Azisë Qendrore. 87 Kjo qasje me termin "Central Eurasia" rezulton në mbivendosje me rajonet e përmendura më lart. Pëerdorimi aktual i termit "Euroazia Qendrore" jo vetëm që nuk arrin të përshkruajë gjeografikisht rajon, por është gjithashtu një mjet tjetër i traditës perandorake ruse, bazuar në idenë se Rusia është në Euroazi. Nëse nisemi nga ky interpretim, ne duhet të pyesim veten se çfarë emri gjeografik duhet t i jepej këtij rajoni që bashkon tetë shtete dhe çfarë ata do të presin në të ardhmen? Kjo duket se një qasje gjeopolitike mund t i përgjigjet këtyre pyetjeve. Sot këto tetë shtete (Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani) janë parë si pjesë e një rajoni më të gjerë që përfshin gjithashtu edhe vende të tjera. Këto janë " Euroazia e Ballkanit " 88. Bazuar në faktin se të tetë vendet e ekzaminuara u bënë anëtarë të CIS menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, e cila nuk vjen si befasi se ata konsiderohen në kontekstin e formimit institucional të këtyre organizatave. Sipas shumë ekspertëve, CIS, si një organizatë periferike, 89 ka përjetuar vështirësi të caktuara në integrim pothuajse që nga dita e formimit. 90 Këto vështirësi janë rezultat i përpjekjeve për të 85 Amineh and Houweling, Introduction: The Crisis in IR-Theory, pp. 2-3; Fairbanks et al., Strategic Assessment of Central Eurasia, p. vii; Meyer, The Dust of Empire, p. 206; Guo Xuetang, The Energy Security in Central Eurasia: the Geopolitical Implications to China s Energy Strategy, China and Eurasia Forum Quarterly, Vol. 4, No. 4, 2006, p. 117, < CEF/Quarterly/November_2006/Guo.pdf>. Identifying this region with Russia (Vakhtang Maisaia, The Caucasus-Caspian Regional and Energy Security Agendas Past, Contemporary and Future Geopolitics: View from Georgia (Brussels-Tbilisi, Tbiliselebi, 2007), p. 16) can clearly been excluded from the generally accepted interpretations ofcentral Eurasia. Such an interpretation of this region should of course be recognized as erroneous, for if Russia is the same thing as Central Eurasia, the whereabouts of Northern Eurasia remains unclear. 86 Eldar Ismailov, Murad Esenov, Central Eurasia in the New Geopolitical and Geo-Economic Dimensions, in Central Eurasia 2005 (Analytical Annual) (Luleå: CA&CCPress, 2005). 87 Parvin Darabadi, Central Eurasia: Globalization and Geopolitical Evolution, Central Asia and the Caucasus, No. 3 (39) (2006), p Brzezinski Z., The Grand Chessboard, Basic Books, Anders Åslund and Andrew Kuchins, The Russia Balance Sheet (Washington, D.C.: Peterson Institute for International Economics, Center for Strategic and InternationalStudies, 2009), pp R.S. Grinberg, et al., 10 let Sodruzhestva Nezavisimykh Gosudarstv: illiuzii, razocharovania, nadezhdy [Ten Years of the Commonwealth of IndependentStates: Illusions, Disappointments, Hopes] (Moscow: Institute of International Economic and Political Studies, Russian Academy of Sciences, 2001); L.P. Kozik and P.A. Kokhno, SNG: realii i perspektivy [The CIS: Realities and Prospects] (Moscow: Iuridicheskii mir VK Publishing House, 2001); V.A. Shul ga, ed., Ekonomika SNG: 10 let reformirovania i integratsionnogo razvitia [The CIS Economy: Ten Years of Reform and Integration Development] (Moscow: Finstatinform Publishers, 2001); N.N. Shumskiy, Sotrudnichestvo nezavisimykh gosudarstv: problemy i perspektivy razvitia [Cooperation of the Independent States: Development Problems and Prospects] (Minsk: Tekhnoprint Publishers, 2001); Nikolai Shumskiy, Ekonomicheskaia integratsia gosudarstv Sodruzhestva: vozmozhnosti i perspektivy [Economic Integration of the Commonwealth States: Possibilities and Prospects] Voprosy ekonomiki [Economic Affairs], No. 6 (2003), pp ; Nikolai 58

69 kufizuar integrimin në kuadrin e CIS jo vetëm për bashkëpunim industrial të ngjashëm më të çdo vendi me Bashkimin Sovjetik. 91 Lufta ruso-gjeorgjiane dhe njohja e njëanshme nga Moska të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore si shtete të pavarura kanë hedhur dyshime mbi ekzistencën e kësaj organizate, pasi ajo zyrtarisht njeh paprekshmërinë e kufijve të vendeve anëtare të stateve të saj. 92 Pas fillimit të agresionit rus, Gjeorgjia njoftoi tërheqjen e tyre nga CIS, 93 i cili përveç vështirësive të tjera e vendos të ardhmen e CIS në dyshim edhe më të madh. 94 Komuniteti akademik është i lirë në përdorimin e termit "rajoni Kaspik," nga të cilat kombinime të ndryshme të nën-rajoneve janë përdorur në publikime të ndryshme. Ky term vështirë se mund të përdoret për të treguar rajonin e përbërë nga tetë republikat e përmendura më lart. Logjika sugjeron se termi duhet të përdorej për pesë shtete bregdetare - Azerbajxhani, Irani, Kazakistani, Rusia dhe Turkmenistann. 95 Interpretimet e termave megjithatë janë të panumërta. Gjithësesi, termi "rajoni i Kaspikut" nuk e përshkruan me saktësi rajonin e përbërë nga tetë shtetet e përmendura më lart. Termi " rajonit Kaukazian të Kaspikut" nuk mund të pranohet gjithashtu si një përkufizim i tetë republikave. Ata që e përdorin atë thonë se ajo mbulon tërë Kaukazin, por dështojnë të specifikojnë shkallën në të cilën rajoni i Azisë Qendrore është përfshirë në të. 96 Çfarë është më shumë, ata priren të shkruajnë " rajonet Kaukazo-Kaspikjane dhe të Azisë Qendrore", 97 e cila duhet të theksojë se Azia Qendrore është jashtë rajonit Kaukazo-Kaspikian. Në interpretimin më të gjerë dhe në këtë mënyrë të mjergullt rajoni Kaukazo-Kaspikian nënkupton gjithë pellgun e Detit Kaspik, provincat Shumskiy, Obshchee ekonomicheskoe prostranstvo gosudarstv Sodruzhestva: optimal niy format [Common Economic Space of the Commonwealth States: Optimal Format], Mirovaia ekonomika i mezhdunarodnye otnoshenia [World Economy and International Relations], No. 2 (2004), pp Bruno Coppieters, The Failure of Regionalism in Eurasia and the Western Ascendancy over Russia s Near Abroad, in Bruno Coppieters, Alexei Zverev, and Dmitri Trenin, eds., Commonwealth and Independence in Post-Soviet Eurasia (London: Frank Cass Publishers, 1998), pp ; Martha Brill Olcott, Anders Åslund and Sherman W. Garnett, Getting it Wrong: Regional Cooperation and the Commonwealthof Independent States (Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International Peace,1999). 92 Allison, Russia Resurgent? p Civil Georgia, Georgia Quits CIS, Civil.Ge, August 12, 2008, < Civil Georgia, ParliamentSupports Quitting CIS, Civil.Ge, August 14, 2008, < 94 Stephen Blank, Russia Pressures CIS Members to Approve its Policies, CACI Analyst, October 1 (2008), < org/?q=node/4949>; Joanna Lillis, Kyrgyzstan: Lack of Results Again Raises Questions about the Future of the CIS, Eurasia Insight. Eurasianet, October 14 (2008), < 95 V.I. Salygin and A.V. Safarian, Sovremennye mezhdunarodnye ekonomicheskie otnoshenia v Kaspiyskom regione [Contemporary International EconomicRelations in the Caspian Region] (Moscow: MGIMO- Universitet Press, 2005). 96 Igor Dobaev and Alexander Dugin, Geopolitical Transformations in the Caucasian-Caspian Region, Central Asia and the Caucasus, No. 5 (35) (2005), p Ibid., p

70 perëndimore të Azisë Qendrore, Kaukazin Verior, rajonet lindore të Turqisë dhe rajonet veriore të Iranit dhe një pjesë të basenit të Detit të Zi. 98 Në raste të tjera një përkufizim më shumë ose më pak të saktë të termit "Rajoni i Kaukazo-Kaspikian" para së gjithash nuk është dhënë. 99 Duket se termi " rajoni gjeopolitik Kaukaz- Azia Qendrore " 100 është shumë më i saktë. Edhe pse ajo mbulon territore të caktuara jashtë tetë vendeve, siç u tha më sipër, Kaukazi nuk është i kufizuar me Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë. Nëse nisemi nga nocioni se tetë republikat e diskutuara këtu formojnë dy nën-rajone - Kaukazin Qendror dhe Azinë Qendrore-rajoni më i madh i cili përfshin njëkohësisht të dy nën-rajonet mund të quhet Qendra e Kaukazo- Azisë, 101 apo Kaukazazia qendrore: 102 kjo ruan termin "Qendrore" si përcaktuesi kryesor për të dy rajonet, ndërsa termi i ri "KauKazo-Azi" është nxjerrë nga lidhja e dy fjalve "Kaukaz" dhe "Azia." Në rusisht termi "Kaukazo- Azi "është" Kavkaziya ", 103 por formimin e kësaj fjale në anglisht është shumë e problematike, pasi "Kaukazia" është një sinonim për fjalën "Kaukaz." Sugjerohet përdorimi i termit "Kaukazo-Azi" në anglisht. Pra rajoni mund të quhet Kaukazo-Azia Qendrore. Në qoftë se termi përdoret për të nëntë shtetet ( në të vërtetë tetë me Afganistanin), rajoni duhet të quhet më Kaukazo-Azia Qendrore e madhe. Ne nuk duhet të harrojmë se rajoni i Kaukazo-Azisë Qendrore nuk është integruar si një i vetëm sepse ai nuk ka një homogjenitet politik apo kulturor. 104 Por në të njëjtën kohë, pjesë përbërëse të tij kanë shumë të përbashkëta, që bën të mundur që ta shohim si një rajon të vetëm. 105 Të gjitha vendet e Central Caucaso-Asia filluan jetën e tyre post-sovjetike nën kushte pak a shumë të njëjta: pa institucionet shumë të nevojshme të shtetit, me një nivel mjaft të ulët të kulturës politike dhe një komandë ekonomisë. Këto tre kushte nuk janë thjesht të ndërlidhura: e ardhmja e reformave në këto vende varej në ndërlidhje e tyre të brendshme. Në të vërtetë, mungesa e institucioneve të shtetit, për shembull e bëri të vështirë për të zhvillohej një kulturë politike dhe që nga ana tjetër pengonte demokratizimin. Nga ana tjetër, mungesa e 98 Igor Muradian, Regional naia politika SShA i Velikobritanii: Turtsiia Iran Iuzhniy Kavkaz Chernoe more, [The Regional Policy of the U.S. and Great Britain: Turkey Iran the Southern Caucasus the Black Sea] (Yerevan: Antares, 2008), p Maisaia, The Caucasus-Caspian Regional and Energy Security Agendas. 100 V. Maksimenko, Central Asia and the Caucasus: Geopolitical Entity Explained, Central Asia and the Caucasus, No. 3 (2000), p Papava, Tsentral naia Kavkazia, p. 47; Papava, Central Caucasasia Instead of Central Eurasia, pp ; Vladimer Papava, Central Caucaso-Asia: Toward a Redefinition of Post-Soviet Central Eurasia, Azerbaijan in the World. The Electronic Publication of Azerbaijan Diplomatic Academy, Vol. I, No. 17, October 1 (2008),< 102 Papava, Tsentral naia Kavkazia, p. 47; Papava, Central Caucasasia Instead of Central Eurasia, pp Papava, Tsentral naia Kavkazia, p Weisbrode, Central Eurasia, p Ismailov and Esenov, Central Eurasia in the New Geopolitical and Geo-Economic Dimensions, pp ; Nazim Muzaffarli (Imanov), Reyting Azerbaydzhana v mezhdunarodnykh stravnitel nykh issledovaniiakh [Azerbaijan s Rating in International Comparative Analyses] (Baku: Kavkaz, 2006). 60

71 institucioneve të shtetit e bëri më të vështirë për të lëvizur në një ekonomi tregu, 106 duke ngadalësuar gjithashtu përparimin drejt demokracisë. Këto probleme janë reflektuar në shkallë të ndryshme në transformimet politike dhe ekonomike në vendet e Central Caucaso-Asian. Të gjitha këto vende, me përjashtim të Kazakistanit, demonstruan një lidhje të kundërt midis rezervave hidrokarbure të pasura dhe ritmit të reformave të tregut: rezervat qartësisht dështuan për të stimuluar reformën ekonomike. 107 Përveç kësaj ashtu si gjatë kohës sovjetike, ekonomia e vendeve të Central Caucaso-Asia është e politizuar. 108 Central Caucaso-Asia, për të mos thënë asgjë për Greater Central Caucaso-Asia, kanë disa nën-rajone konfliktesh në territorin e tyre. 109 Kjo ndikon, në shkallë të ndryshme ritmin e përparimit ekonomik në disa prej vendeve. Ajo gjithashtu parandalon vendet lokale nga përdorimi i burimeve lokale të lëvizin së bashku në drejtimin e dëshiruar. Është e rëndësishme të theksohet se Rusia është e përfshirë edhe ushtarakisht dhe politikisht në të gjitha konfliktet rajonale në vendet post-sovjetike. 110 Rajoni i pasur me burime hidrokarburesh 111 ka tërhequr investme 112 dhe ka provokuar fuqitë rajonale dhe botërore për të dominuar politikisht këtë sektor 113. Sot, kur politikat e energjisë janë përzier me politikën e jashtme të këtyre fuqive, kjo është thjesht e kuptueshme por e paevitueshme. 114 Në të njëjtën kohë, faktor rus 115 është ende shumë i fortë në politikën e 106 Leszek Balcerowicz, Socialism, Capitalism, Transformation (Budapest: Central Evropean University Press, 1995), p. 146; Vladimer Papava, Georgian Economy: From Shock Therapy to Social Promotion, Communist Economies &Economic Transformation, Vol. 8, No. 8 (1996), p. 252; Vladimer Papava, Necroeconomics:The Political Economy of Post-Communist Capitalism (New York: iuniverse, 2005), p. 13; Vladimer Papava, On the Theory of Post-Communist Economic Transition to Market, International Journal of Social Economics, Vol. 32, No. 1/2 (2005), p. 78; V. Papava and T. Beridze, Ocherki politicheskoi ekonomii postkommunisticheskogo kapitalizma: opyt Gruzii [Essays on the Political Economy of Post-Communist Capitalism: TheGeorgian Experience] (Moscow: Delo i servis Publishers, 2005), pp Anders Åslund, Eventual Success of Market Reform, in Kalicki and Lawson, eds., Russian-Eurasian Renaissance? U.S. Trade and Investment in Russia and Eurasia, pp Simons Jr., Eurasia s New Frontiers, p Sergey Lounev, Central Asia and the Southern Caucasus: Geopolitical Value for Russia, Central Asia and the Caucasus, No. 3 (39) (2006), p. 15;Weisbrode, Central Eurasia. 110 Simons Jr., Eurasia s New Frontiers, p Aliev, Kaspiiskaia neft Azerbaidzhana; Bernard A. Gelb, Caspian Oil and Gas: Production and Prospects, Current Politics and Economics of the Caucasus Region, Vol. 1, No. 2/3 (2008), pp ; Bernard A. Gelb and Terry Rayon Twyman, The Caspian Sea region and Energy Resources (New York: Novinka Books, 2004); David G. Victor, Amy M. Jaffe, and Mark H. Hayes, eds., Natural Gas and Geopolitics: From 1970 to 2040(Cambridge: Cambridge University Press, 2006). 112 Starr s. Frederick, The Investment Climate in Central Asia and the Caucasus., Jeffrey Mankoff, Eurasian Energy Security (New York: Council on Foreign Relations, 2009); Makni (Muhammad Aslam Khan Niazi), The New GreatGame: Oil and Gas Politics in Central Eurasia (New York: Raider Publishing International, 2008). 114 Hill, Energy Empire; Kalicki and Goldwyn, eds., Energy and Security; Eva Rakel, Paradigms of Iranian Policy in Central Eurasia and Beyond, in Mehdi Parvizi Amineh and Henk Houweling, eds., Central Eurasia in Global Politics: Conflict, Security and Development (Leiden: Brill, 2005), pp ; Daniel Sherman, Caspian Oil and a New Energy Politics, Freezerbox Magazine, May 25, 61

72 energjisë të vendeve të Azisë Qendrore ". Duket se kjo pjesë e trashëgimisë sovjetike nuk mund të eliminohet shpejt. Vendet e Kaukazit Qendrore dhe Azisë Qendrore janë reciprokisht komplementare, gjë që do të thotë se ata mund të përdorin burimet e tyre së bashku. Ndërsa Perëndimi është interesuar për naftën dhe gazin e Azisë Qendrore, Kaukazi Qendror jo vetëm që do të lëvizë naftën dhe gazin e vet për në Perëndim por edhe do të përdorë korridorin që lidh Lindjen dhe Perëndimin për transportin e energjisë dhe mallrave të tjera. 116 Kjo do të thotë se Kaukazi Qendrore mund të shërbejë si një urë në mes Azisë Qendrore, një rajon nga ana gjeopolitike i afërt me të dhe Perëndimit. 117 Ajo që duhet të thënë në këtë kontekst sipas Zbignieë Brzezinski është së, Azerbajxhani është strumbullari gjeopolitik më i rëndësishëm në kontinentin gjeografik të Euroazisë. 118 Statusi i "strumbullarit gjeopolitik" është i përcaktuar nga pozicioni gjeografik i vendit dhe dobësitë e saj të mundshme për atë që ç farë mund të ndërmarrin në lidhje me të "lojtarët aktiv gjeostrategjik". "Lojtarët aktiv gjeostrategjike "janë shtetet e fortë dhe të mjaftueshëm të vendosur për të përhapur sundimin e tyre përtej kufizimeve të tyre. 119 Udhëheqësit e këtyre vendeve të kaukazio-aziatiko Qendrore që janë duke kërkuar një kapje në fuqinë e pushtetit dhe të sovranitetit shtetëror të zhvilluar për të mos thënë asgjë për demokratizimin të drejtat e njeriut dhe një ekonomi të tregut janë të përgatitur për të përqafuar çdo teori (ose pseudo-teori) për të maskuar ose arsyetuar qëllimet e tyre të vërteta. Do të ishte naive të pranohet bota dhe fuqitë rajonale të hiqen mënjanë dhe të lënë vetëm Kaukazio-Azinë Qendrore. Realiteti dikton se këto vende duhet më me kujdes të përputhin interesat e tyre kombëtare me zgjedhjen e tyre të botës dhe fuqitë rajonale si partnerë. Euroazianizmi predikon qartë ringjallje e Rusisë si një perandori por edhe me ide shumë më të moderuara tani në Rusinë aktuale nuk e përjashtojnë alternativën "e 2000,< 115 Igor Tomberg, Energy Policy in the Countries of Central Asia and the Caucasus, Central Asia and the Caucasus, No. 4 (22) (2003), pp For example, Howard Chase, Future Prospects of Caucasian Energy and Transportation Corridor. The Role of Caucasian Energy Corridor in Evropean EnergySecurity, Georgian Economic Trends, No. 3 (2002), pp ; Kalicki, Caspian Energy at the Crossroads; Jan H. Kalicki and Jonathan Elkind, Eurasian Transportation Futures, in Jan Kalicki and David L. Goldwyn, eds., Energy and Security: Toward a New Foreign Policy Strategy (Washington, D.C.: Woodrow Wilson Center Press, 2005), pp ; Rustam Makhmudov, The Problem of Exporting Energy Resources from Central Asia, in Boris Rumer and Lau Sim Yee, eds., Central Asia and South Caucasus Affairs: 2002 (Tokyo: Sasakawa Peace Foundation, 2002), pp ; Müller, Energy Development; John Roberts, Energy Reserves, Pipeline Routs and the Legal Regime in the Caspian Sea, in Gennady Chufrin, ed., The Security of the Caspian Sea Region (New York: Oxford University Press, 2001), pp ; S. Frederick Starr and Svante E. Cornell, The Politics of Pipelines: Bringing Caspian Energy to Markets, SAISPHERE (2005), pp Janatkhan Eyvazov, Bezopasnost Kavkaza i stabil nost razvitia Azerbaidzhanskoi Respubliki [Caucasian Security and Stability in the Development of the AzerbaijanRepublic] (Baku: Nurlan Publishers, 2004), p Brzezinski, Z., The Grand Chessboard, Basic Books, 2007, p Po aty, p

73 butë" për të imponuar interesat e saj në të paktën disa nga shtetet rajonale, pavarësisht nga interesat kombëtare. Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 mësuan Shtetet e Bashkuara se si të parandalojnë kërcënimin e akteve të reja terroriste në Kaukazo-Azinë Qendrore dhe bërjen të mundur të fitores në luftën kundër terrorit. 120 Interesat amerikane në rajon nuk janë të kufizuar në çështjet e energjisë. 121 Kjo do të thotë se do të kërkojnë të ndihmojnë ish-republikat sovjetike të kapërcejnë atë që ka mbetur nga sistemi i ekonomisë sovjetik dhe promovimin e ekonomisë së tregut dhe sektorit privat si një bazë solide për rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit. Kjo gjithashtu do të ndihmojnë ata të përballen me probleme sociale dhe ekologjike dhe të përfitojnë nga resurset e tyre të energjisë... Pas pushtimit të Gjeorgjisë nga Rusia problem më urgjent për SHBA ishte mbështetja dhe zhvillimi i proceseve demokratike në rajon. 122 Përsëri, edhe pse është pranuar se interesat kryesore strategjike të vendeve të Azisë Qendrore "mund të përshkruhet si demokraci, pavarësi dhe integrimit," 123 mundësinë e riintegrimit në Euroazi-Rusi (të cilës Azia Qendrore i takonte si pjesë e Bashkimit Sovjetik), nuk është përjashtuar. 124 Duke marrë në llogari pohimin e Euroazianistëve Moska pretendon dominimin mbi Euroazinë, argumentet e mësipërme nuk e përjashtojnë (madje edhe në të ardhmen relativisht të largët) mundësinë që vendet e Azisë Qendrore do të bashkohen me Euroazi- Rusinë. Është po aq interesante se disa ekspertë nga shtetet e Azisë Qendrore nuk janë në kundërshtim me memorien nostalgjike për Bashkimin Sovjetik. Ata haptas shprehin keqardhjen për shpërbërje. 125 Vektori pro-perëndimor në anën tjetër, është shumë më i përshtatshëm për interesat e një sovraniteti më të fortë, demokratizim më të thellë dhe promovimin e parimeve të ekonomisë së tregut që kur ata kanë njohur parimet perëndimore. Në kë të linjë gjykoj se është përvijuar nga BE dhe Ballkani Perëndimor si konfigurim gjeopolitik, për të cilin do të flasim në kreun vijues. 120 Toby T. Gati and Tapio L. Christiansen, The Political Dynamic, in Kalicki and Lawson, eds., Russian- Eurasian Renaissance? U.S. Trade and Investment in Russia and Eurasia, pp For example, Amy Jaffe, US Policy Towards the Caspian Region: Can the Wish- List be Realized? in Gennady Chufrin, The Security of the Caspian Sea Region (New York: Oxford University Press, 2001), pp Adrian A. Basora and Jean F. Boone, The Georgia Crisis and Continuing Democratic Erosion in Evrope/Eurasia, Foreign Policy Research Institute E-Notes, October, 2008, < 123 Tolipov, Russia in Central Asia,, p Tolipov, Russia in Central Asia,, p Aziz Niyazi, The South of the CIS: Fundamental Problems of Development, Central Asia and the Caucasus, No. 6 (24) (2003), p. 150; Tolipov, Russiain Central Asia, pp

74 KREU II - GJEOPOLITIKA E BALLKANIT PERËNDIMOR Konceptimi i saktë i gjeopolitikës ballkanike është i domosdoshëm në kushtet aktuale të ndryshimeve të mëdha të brendshme e të jashtme, rajonale e globale. Në mijëvjeçarin e ri, problemet rajonale do të kërkojnë vëmendje të veçantë. Konfigurimi gjeopolitik i Ballkanit është akoma i papërfunduar përderisa në rajon vazhdojnë të mbeten pezull një sërë çështjesh që mund ta rikthejnë atë në vorbullën e dhunës. 126 Faktorët që ndikuan në konfigurimin e ri gjeopolitik janë rënia e sistemit komunist dhe përfundimi i Luftës së Ftohtë, të cilat krijuan premisa për ndërtimin e një Evrope të pa ndarë, të një Evrope të madhe e të lirë të stabilizuar e paqësore, demokratike dhe të begatë. Gjithashtu, rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë u pasua me shpërndarje shtetesh e federatash. Në shumë vende situata u përcoll me qetësi e me rrugë demokratike sipas vullnetit të popujve, ndryshe ndodhi në ish Federatën Jugosllave, ku që nga 1992 deri në 1999 janë zhvilluar luftëra gjatë procesit të shpërbërjes të saj. Nacionalizmi serb ka qenë shkaku i krizave dhe i luftërave në territorin e ish Federatës me rrjedhoja tepër të dhimbshme për popujt, zhvillimet demokratike dhe integrimin e rajonit te Ballkanit në strukturat euro-atlantike. Konfliktet Ballkanike të fund shekullit të XX, kërcënuan përsëri realitetin dhe balancën e brishtë të periudhës të pas rënies të komunizmit. Shpërbërja e dhunshme e ish Jugosllavisë ka ndikuar shumë në krijimin e një realiteti të ri gjeopolitik, i cili çoi në rënien e blloqeve ideologjike në rajon, e shoqëruar edhe me zvogëlimin gjithnjë e më shumë të konflikteve të mundshme të Fuqive të Mëdha (për shkak të interesave të tyre në rajon), kohë në të cilën Evropa u përfshi në mënyrë të përshpejtuar në një proces të thellë të integrimit të saj të brendshëm e të jashtëm. Por, krahas këtij fenomeni bashkëpunues në Ballkan, një fenomen tjetër negativ mbizotëroi për afro një dekade, ku shpërbërja e ish Jugosllavisë u shoqërua me tensione ndëretnike të përgjakshme që çuan në 4 luftëra, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen e parë nga NATO, duke konsumuar jo vetëm vlera materiale e monetare, por edhe mjaft iniciativa rajonale e evropiane të lodhshme diplomatike 127. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së dhunshme e ish Jugosllavisë, Ballkani paraqitet me një realitet të ri gjeopolitik, ku përveç shteteve kryesore klasike që ishin në rajon pas Luftës së Dytë Botërore, u krijuan edhe shtete te tjera si Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, të cilat kanë edhe karakteristikat e veta dalluese. Për sa i përket termit Ballkan Perëndimor, ai shpreh më shumë lindjen dhe evoluimin e një koncepti politik sesa të një koncepti gjeografik. Gjeopolitikani i njohur Carlo Jean mes të tjerash thekson se, në një studim mbi gjeopolitikën hapi i parë është përcaktimi hapësirës në vëzhgim; hapi i dytë është ekzaminimi i trajektores së zakonshme historike 126 Karakteri gjeografik i rajonit ka pasur ndikim kyç në evoluimin e grupeve etnike, kulturore, kombëtare dhe nacionaliste, të cilat kanë bërë rajonin objekt të debateve politike dhe pjesë të synimeve të gjeopolitikës rajonale dhe globale 127 http.// Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta Paqja Siguria, realitete ballkanike, Tiranë, 2015, f

75 dhe përfaqësuesit gjeopolitikë që kanë ndikim të fortë në perceptimin e grupeve të ndryshëm, në përcaktimin e interesave të tyre si dhe në situatat politike e para-politike. Ndërsa hapi i tretë është analizimi i situatës momentale në termat e objektivave dhe të fuqisë. 128 Unë do ti shtoja dhe parashikimi i skenarëve të ardhshëm, etj. Studiues të përmendur kanë argumentuar se Ballkani apo më saktë Evropa Juglindore janë përcaktuar dhe ndarë Brenda përbrenda në mënyra të ndryshme. Çdo nën-rajoni i korrespondon një projekti gjeopolitik, i formuar brenda ose jashtë. Në fillim duke i dhënë rëndësi të dorës së parë projektit të deballkinizimit, në studimin e Carlo Jean termi Ballkan i drejtohet hapësirës, e cila aludon një projekt që i referohet hapësirës të përfshirë në Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore. Kjo hapësirë përfshin 4 nga 5 republikat e ish Jugosllavisë (përjashtuar Slloveninë), plus Shqipërinë, Bullgarinë e Rumaninë. Disa herë ky projekt madhështor për evropianizimin e Ballkanit i referohet iniciativës Gjatë takimit të Këshillit të Evropës në Zagreb, nëntor 2000, u prezantua një term i ri, i cili aludon një projekt tjetër gjeopolitik, ai i Ballkanit Perëndimor. Ky emërtim i referohet vendeve të Paktit të Stabilitetit, por përjashton Bullgarinë dhe Rumaninë (iniciativa 5-1+1) 129. Me kohë, deri në pavarësimin e Kosovës, e më pas rajoni ka pasur një dinamikë komplekse. Gjithsesi, mund të themi se, nuk ka një cak kohor që të mund të referohet si pikënisje për termin Ballkan Perëndimor, por më së shumti ky koncept u bë një zonë reference kryesisht pas viteve 90, më saktë në vitin Ishte viti që ndau dy epoka dhe koha që i dha një përmbajtje tjetër të gjithë rendit botëror. 2.1 Rreth konceptit Ballkan perëndimor (BP). Është e natyrshme që një rajon si Ballkani, ashtu si çdo rajon, zonë apo vend tjetër ka referencat e tij të orientimit apo të ndarjes gjeografike. Rajonet, zonat apo vendet dallohen gjithashtu edhe për nga shkalla e zhvillimit, e veçorive kulturore apo religjionit. Edhe vendet që shtrihen në Ballkanin Perëndimor kanë një pasuri të pafund vlerash të tilla, madje unike për Evropën e më gjerë. Gjithsesi identifikimi i këtij rajoni me këtë emër duket se nuk ka ardhur aq shumë si nevojë për të identifikuar veçoritë apo pasuritë e vlerave të tilla. Më së shumti kërkesa për ta kornizuar këtë rajon ka lindur nevoja për ta menaxhuar këtë rajon relativisht të prapambetur për ta sjellë në përshtatje me rrjedhat dhe nivelet evropiane të zhvillimit. Prandaj edhe termi Ballkan Perëndimor shpreh më shumë lindjen dhe evoluimin e një koncepti historik sesa të një koncepti gjeografik. Më gjerë lexuesi mund të drejtohet tek artikulli i Carlo Jean, THE GEOPOLITICS OF THE BAL- KANS: REALITY AND PROSPECTS, Professor of Strategic Studies, LUISS Guido Carli, University, Rome, prepared on the occasion of the international conference The Balkans and the Evropean Union, 2001, October fq Shih dhe: Ribaj,P. Cami. SH. Vepër e cituar,f Carlo Jean shkruan dhe për një ndarje tjetër të brendshme të rajonit, që shfaqet interesant nga këndvështrimi gjeopolitik, i cili ndan epiqendrën e konfliktit verior nga ai jugor, problem që trajtohet i ndarë Veri-Jug, problem që trajtohet në Artikullin 4 të Aneksit B të Marrëveshjes së Dejtonit, ku Ballkani trajtohet i ndarë Veri-Jug. Ish republikat Jugosllave janë afruar historikisht me Evropën Qendrore (këtu përfshihen Kroacia, Sllovenia, Serbi + Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina). 65

76 Nuk ka një cak kohor që të mund të referohet si pikënisje për termin Ballkan Perëndimor, por më së shumti ky koncept u bë një zonë reference kryesisht pas vitit Ishte viti që ndau dy epoka dhe koha që i dha një përmbajtje tjetër të gjithë rendit botëror. Nuk ishte thjeshtë rënia e një pengese fizike siç ishte Muri i Berlinit, por rënia e sistemi të tërë që mbajti të armiqësuar për gati gjysmë shekulli dy botë përkatësisht botën demokratike dhe atë komuniste. Nuk ishte thjeshtë një përmbysje raportesh, as vendosje e një ekuilibri të ri sipas standardeve klasike, por vendosja e të gjitha vendeve në një start të ri ekonomik, politik e social. Marrëdhëniet midis vendeve u futën në një metamorfozë të re, ku pesha e rreshtimeve ideologjike kaloi në peshën e vlerave e, natyrisht edhe të interesave gjeopolitike. Evropa gjeografike filloi të gjejë veten edhe në Evropën e vlerave demokratike si politikë dhe të tregut të lirë në ekonomi. Të gjitha vendet evropiane u shkëputën nga gara e besnikërisë që i mbante lidhur pas blloqeve, për t u inkuadruar në garën e integrimit në vlerat e reja që e kishin demonstruar tashmë veten se kishin të ardhme sepse lidheshin me vlerat e lirisë e të zhvillimit. Një përmbysje e tillë do të pasqyrohej natyrisht edhe në organizimet përkatëse, në përzgjedhjen e aleancave dhe partneriteteve. Në këtë kuadër, edhe Gadishulli i Ballkanit iu nënshtrua një nga metamorfozat më domethënëse të historisë së vet. Krahas Greqisë e Turqisë aleatë tashmë tradicionalë të NATO-s e të integruar apo aspirantë për integrim në BE, do të ishin Rumania, Bullgaria, Sllovenia e Kroacia të cilat do të përkthenin më shpejt dhe më efektivisht shpresat e popujve të tyre për integrim në ekonominë, politikat, sigurinë dhe organizimet ku ishte përfshirë prej kohësh Evropa si e tërë. Për rrjedhim, shumica e tyre u anëtarësuan në NATO dhe në BE menjëherë qysh gjatë fillimeve të dhjetëvjeçarit të dytë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Tej këtij zhvillimi, shumica e vendeve që rezultuan nga shpërbërja e Ish Jugosllavisë përkatësisht Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Bosnjë Hercegovina nuk arritën dot të kapnin as ritmet e ish pjesëtarëve të tjerë të asaj Federate, siç ishin Kroacia e Sllovenia. Natyrisht arsyet janë të shumta që lidhen me kohëzgjatjen proporcionale të procesit të shpërbërjes së asaj Federate në raport me qendrën e saj, Serbinë. Kjo e fundit, e tunduar nga roli tradicional hegjemon në rajon, nga orekset shoviniste dhe nga nxitja për interesa të Rusisë, e mbajti të gjithë procesin në gjendje stanjacioni për thuajse dy dhjetëvjeçarë përmes mbajtjes ndezur të konfliktit etnik gjë që frenoi zhvillimet në kahjen e dëshiruar nga vetë popujt e asaj njësie, por edhe nga interesi më i gjerë për paqen, sigurinë e prosperitetin në rajon. Kosova ishte vendi që e pësoi drejtpërdrejtë nga mbajtja në gjëndje të ngrirë e konfliktit. Asaj iu desh që, me luftën e vet çlirimtare dhe me mbështetjen e komunitetit Euro-Alantik, të zgjidhë fillimisht çështjen e madhe të pavarësisë dhe, në vijim, të konsolidohej politikisht dhe të garantonte sigurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm. Nga ana e saj Shqipëria, edhe pse e shpallur dhe e angazhuar fuqishëm në krah të proceseve integruese brenda vendit dhe në politikën e saj të jashtme, për shumë arsye nuk menaxhoi siç duhet transformimet demokratike në fushën e ekonomisë, të stabilitetit e të 66

77 sigurisë. Ajo u vonua në këto procese dhe vetëm pak vite më parë u pranua në NATO, ndërkohë që është ende relativisht shumë prapa në proceset e integrimit në BE. Kësisoj, prej vitit 1990 në Ballkan thuajse kemi dy Ballkane : Ballkanin e suksesshëm në proceset e integrimit Euro-Atlantik dhe Ballkanin e paintegruar ose gjysmë të integruar. Ballkani i integruar është pjesa lindore dhe jugore e tij, kurse Ballkani i paintegruar është Ballkani Perëndimor, pikërisht ajo pjesë e rajonit ku përfshihen Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kësisoj nuk është aq shumë pozita gjeografike, që i ve një emër këtij rajoni sesa nevoja për një dallim thelbësor të grupit të vendeve në këtë pjesë të Ballkanit, për t i vënë një emër politikisht korrekt një nënrajoni që nuk ishte më Jugosllavi e Shqipëri, por në të vërtetë as diku tjetër. 130 Këto vende, në gjendje armiqësie historikisht dhe aktualisht me njera tjetrën për shkaqe etnike, e gjejnë veten edhe në gjendje pastabiliteti e inefiçience zhvillimi edhe brenda vendeve të tyre. Në shumë prej tyre jeta politike, në rastin më të mirë është është e tejpolarizuar, e shpesh edhe e paralizuar. Këto tipare politiko-sociale kanë sjellë pamjaftueshmëri kapacitetesh institucionale duke krijuar klimë favorizuese për lulëzimin e korrupsionit, ekonomisë informale, kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjëshme. Në fund të fundit, të gjitha këto zhvillime kanë frenuar zhvillimin e prosperitetin, duke i lënë popullsitë e këtyre vendeve të ekspozuara ndaj varfërisë dhe emigracionit masiv një zhvillim tej shqetësues jo vetëm kombëtar, por edhe evropian. Duket se ndoshta këto identitete konfliktuale dhe në këto tregues prapambetjeje në procesin e integrimit e kanë bërë edhe Evropën institucionale ta pagëzonin me emrin Ballkan Perëndimor zonën e Evropës Juglindore, e cila përfshinte pikërisht vendet që nuk ishin anëtarë të Bashkimit Evropian (Serbia, Bosnnjë-Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria apo Shqipëria plus ish Jugosllavinë, minus Slloveninë deri në zgjerimin më të fundit të BE me Kroacinë. 131 Identiteti Ballkan Perëndimor vijon të përdoret ende në kanceleritë kombëtare dhe kolegjiale të Evropës më së shumti si një koncept politik sesa përcaktim gjeografik, pikërisht për atë pjesë të rajonit të Evropës Juglindore që nuk është përfshirë plotësisht në proceset integruese të Bashkimit Evropian. Nisur nga kjo masë identitare, Kroacia, për shembull, nuk e sheh më veten pjesë të këtij rajoni, sepse ajo është pjesëtare e NATO-s prej vitit 2009 dhe pjesëtare e BE-së prej vitit Prandaj ky vend, së bashku me Slloveninë e ndjejnë veten thuajse jashtë këtij identiteti. Shqipëria është anëtare e NATOs prej vitit 2009 dhe është në prag të përftimit të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Më në fund, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kosova gjenden në 130 Grup autorësh, Unfinished Business The Western Balkans and the International Community, edited by Vedran Džihić and Daniel Hamilton, Center for Transatlantic Relations, 2012, pg Western Balkans: Enhancing the Evropean Perspective. Communication from the Commission to the Evropean Parliament and the Council Archived from the original on 9 April Retrieved

78 faza të ndryshme të përftimit të statusit të kandidatit për anëtarësim si në BE, edhe në NATO. Prej vitit 2005 Këshilli i Evropës i ka dhënë Maqedonisë statusin e vendit kandidat. Serbia ka përftuar prej vitit 2012 statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Mali i Zi ka zhvilluar në vitin 2012 negociatat për përftimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë zhvilluar në vitin 2012 takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë për të lehtësuar përgatitjet për t iu nënshtruar aplikimeve për përftimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Ndërkohë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prani të ndjeshme misionesh e personeli OKBja dhe OSBE-ja. Të gjitha këto janë zhvillime inkurajuese në rrugën e integrimit dhe të përmirësimit të statusit politik, ekonomik e social të këtyre vendeve. Gjithsesi, Ballkani Perëndimor vijon të mbetet një zonë në gjysmëkrizë, në pikëpamje të stabilitetit politik, ekonomik e të sigurisë. Ballkani Perëndimor do të mbetet me një rëndësi të madhe gjeopolitike për Evropën. Këto zhvillime nuk vlerësohet se përbëjnë kërcënime apo rreziqe për sigurinë e Evropës, por gjithsesi sfidat janë të mëdha dhe shqetësimi është i tillë. Prandaj edhe konkluzioni se Ballkani ka nevojë për Evropën, aq sa Evropa ka nevojë për Ballkanin, 132 evokon një realitet sipas të cilit Ballkani Perëndimor ka avantazhe të gjeopolitike të cilat mund të shndërrohen në avantazhe, ashtu sikurse në të kundërt, mund të shndërrohen edhe në një shqetësim të madh për prosperitetin, paqen dhe sigurinë e Evropës. Megjithëse vendet e këtij rajoni gjeografikisht rrethohen me vende anëtarë të BE-së, përsëri problemi i tyre mbetet stabiliteti. Për këto arsye Evropa ka përzgjedhur qasjen e forcimit të këtij stabiliteti përmes integrimit një etapë që vendet dhe rajonet e tjera të Evropës tashmë e kanë kapërcyer. Praktikisht, edhe pse është shënuar një progres substancial në demokratizimin dhe modernizimin e Ballkanit Perëndimor prej vitit 1990 qëkurse ky rajon u identifikua me këtë emër, prapëseprapë rajoni e gjen veten akoma në gjysmë të procesit të tranzicionit. Ai vuan nga kapacitetet e pamjaftueshme të menaxhimit dhe të kredencialeve demokratike të elitës politike. 133 Prandaj edhe koncepti Ballkan Perëndimor lidhet më së shumti me këtë identitet të nevojës që ka ky rajon të ndryshojë vlerat dhe ritmet për t i harmonizuar me ato të Evropës, sepse aktualisht mbetet rajoni apo zona më e vonuar e kontinentit, me ndikime sa kombëtare, aq edhe rajonale e kontinentale. Çdo kuptim tjetër për ta paraqitur Ballkanin Perëndimor si rajon më vete, si të veçuar nga ky këndshikimi evropian, jo vetëm do të krijonte keqkuptime, por do t u jepte dorë prirjeve për të krijuar idhuj ballkanikë. 132 Burimi: Evropa destinacioni brenda nesh, ligjëratë e Kryeministrit Edi Rama, mbajtur Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, mbi Evropën, Shqipërinë dhe Ballkanin, më 27 Maj Burimi: Balcer, Adam and Surroi, Veton, In search of a new paradigm: the Western Balkans and the EU integration, Warsaw, 2013, ( 68

79 2.2 Gjeografia Sikurse është e njohur tashmë, gjeografia është një nga faktorët determinues në formësimin e popujve, të historisë, të kaluarës të sotmes dhe të ardhmes së tyre. Brenda këtij koncepti, gjeografia ka qenë përcaktuese edhe e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor. Një pasuri proporcionalisht e madhe popujsh në krahasim me territorin relativisht të vogël që përfshihet në këtë rajon, dallohet dukshëm për nga intensiteti, larmia dhe pasuria e ngjarjeve dramatike që ka dëshmuar me pushtime, lëshime, marrje e rimarrje tokash e territoresh, të cilat, kanë prodhuar e vijojnë të provokojnë ndryshime të shpeshta e substanciale në hartën politike, ndikime dinamike të ndërsjella ekonomike, sociale, gjuhësore, fetare, kulturore, muzikore, vallesh, etj. Askund më shumë se në këtë rajon nuk mund të identifikohen aq shumë kombe e popuj: Askund më shumë sesa në këtë rajon nuk janë pleksur religjione kaq të mëdha sa kristianizmi katolik, kristianizmi ortodoks dhe Islami. Ballkani Perëndimor përfshin atë rajon të gadishullit Ballkanik, që është më pranë Detit Adriatik dhe, për këtë arësye, mbase një nga tiparet esenciale të gjeografisë së këtij rajoni dhe patjetër një kushtëzim është edhe ky det me një histori të madhe në kuadër të zhvillimeve të mëdha në të gjithë Detin Mesdhe. Ashtu sikundër Rumania e Bullgaria mund të identifikohen si Ballkani Lindor të kushtëzuara e të lidhura me Detin e Zi, apo Greqia e Turqia me Detin Egje, edhe Ballkanin Perëndimor e lidh Deti Adriatik. Një det si ai Adriatik ka edhe ai simetrinë e tij: ana lindore ngjiz Ballkanin Perëndimor ndërkohë që ana perëndimore ngjiz Gadishullin Apenin përkatësisht Venecien e famshme në historinë e njerëzimit dhe Italinë e kohëve moderne - një nga vendet më të zhvilluara të botës. Në perëndim, gadishulli italian është vetëm dyzet milje larg përtej Adriatikut nga Shqipëria dhe ndikimi nga ai ky gadishull, kultura dhe ekonomia e tij ka qenë dhe mbetet një konstante e palëvizshme. Ndërkaq, simetria e gjeografisë historike e lidh Ballkanin Perëndimor me Austro-Hungarinë - një nga perandoritë më të mëdha në zemër të Evropës që ka kushtëzuar zhvillimet më vendimtare në këtë rajon më shumë se cilado fuqi tjetër e kohërave. Gjeografia e Ballkanit Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të shkallës kontinentale. Ky fakt përbën një aset me vlera gjeostrategjike të kësaj zone: Shqipëria mban nën kontroll Ngushticën e Otrantos; Maqedonia dhe Serbia kontrollojnë kalimin strategjik përmes korridorit të luginës së Vardarit e Moravës; Sllovenia dhe Kroacia kontrollojnë së bashku me Italinë hapësirën me rëndësi të jashtëzakonshme sidomos ekonomike e tregtare të Triestes, pikërisht aty ku asnjë det tjetër takon më thellë kontinentin Evropian. Gjashtë nga dhjetë korridoret e transportit, të naftës, gazit dhe telekomunikimit, siç qenë planifikuar në Samitin e Helsinkit të vitit 1997, kalojnë pikërisht nëpërmjet Ballkanit (përkatësisht korridoret 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.)

80 Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është nyja qëndrore që lidh gjeografikisht këtë identitet Evropian. Historia dëshmon se në këtë rajon u kryqëzuan kultura nga më të shquarat e kohërave. Ky rajon ishte një nyje e pleksjes së kulturave latine e greke, të Perandorisë Romake e të perandorive nga më të mëdhatë e kohërave me Perandorinë Otomane e cila, së bashku me atë Austro-Hungareze, kushtëzuan aq shumë zhvillimet tradicionale e me pasoja aq dramatike edhe për zhvillimet e mëvonshme e aktuale. Rajoni dëshmohet si porta e hyrjes në Evropë të kulturave bujqësore, drithërave dhe bagëtive. Shumica e zonës mbulohet nga vargmale të larta që shkojnë nga veri-perëndimi në jugë-lindje. Vetë termi Ballkanˮ ka një ndër shpiegimet si zinxhir malesh të pyllëzuara duke hapur kështu perspektivë korridoresh natyrale për tregti, shkëmbime e deri edhe për nevoja marshimesh e pushtimesh. Gjithsesi rajoni ka mbetur i varfër për kultivime masive drithërash buke. Fakti që ky rajon është shquar edhe për lulëzimin e trafiqeve, në një masë të madhe krahas pamjaftueshmërisë institucionale të tij i dedikohet pikërisht edhe pozitës gjeografike udhëkryq që zotëron ky rajon për kalimet si në qendër të kontinentit, edhe në perëndim të tij. Nga ana tjetër, morfologjia gjeografike e rajonit e formësuar në njësi të vogla e të shkëputura me njera tjetrën kanë favorizuar formësimin e grupeve të ndryshme etnike të cilat përbëjnë një pasuri të rrallë të kulturës evropiane. Gjithsesi, këto masive zinxhirësh malorë kanë qenë një pengesë bëshkëpunime të fuqishme ekonomike, politike e kulturore, madje kanë favorizuar fragmentarizmin dhe jo rrallë edhe armiqësimin midis grupeve etnike. Për shkak të këtyre përthyerjeve, rajoni është shumë i varfër në pikëpamje të infrastrukturës për qarkullim të dendur. Lumenjtë e tij përgjithësisht janë të shkurtër dhe ndikimi i tyre në ekonominë e qarkullimit është zakonisht lokal. Përjashtim këtu bën vetëm Danubi për aq sa shfrytëzohet nga Serbia si pjesë e Ballkanit Perëndimor. Por karakteristikat malore të rrjedhjes së tyre favorizojnë gjithsesi shfrytëzimin e tyre intensiv si burim për energji elektrike. Gjeografia humane e Ballkanit Perëndimor flet për banim qysh nga kohët parahistorike, por edhe për grupe etnike të ardhura më vonë e të mbetura në këtë zonë përgjatë kohëve historike. Gjeografia e Ballkanit Perëndimor, në atë masë sa është larmia e tij e shquar gjeografike, në atë masë, në mos më shumë është edhe larmia e tij etnike e kulturore. Njohja e këtij fakti është një kërkesë themelore për studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Dallimet në kombësitë, gjuhët, kulturat, fetë dhe traditat e tyre përbëjnë pikërisht të përbashkëtën e këtij rajoni i cili është unik për këtë fakt. Madje pikërisht edhe për këtë fakt të diversitetit historik të kombeve dhe grupeve etnike që gëlojnë rajonin, nisin edhe dualitetet e hershmërisëˮ, të pyetjeve dhe madje luftërave e spastrimeve etnike që vihen në bazë të këtyre dualiteteve se kush ka jetuar më parë dhe ku, kur dhe për sa kohë. Ky dualitet nga i cili vuan ende rajoni, është ende pengesë për kapërcime moderne politike dhe ekonomike. 70

81 2.3 Thellësia historike I tërë Ballkani ka pas qenë sinonim me perandoritë e vjetra Turke e Bizantine, me vargmale të paqeverisura që kishin penguar zhvillimin dhe me një standard zakonisht më të ulët të jetuari që shkojnë pas dhjetëvjeçarë e shekuj krahasuar me tokat e perandorive të mëparshme Habsburgase dhe Prusiane në zemër të Evropës. 135 Kjo gjendje vijoi edhe përgjatë periudhës komuniste, sepse pothuajse të gjitha vendet e këtij rajoni u përfshinë nën perandorinë politike, ideologjike dhe ekonomike komunisto-socialiste. Për më tepër që në vendet e Ballkanit, në krahasim me vendet e tjera komuniste të Evropës Qendrore apo Lindore, komunizmi apo socializmi u ushtruan në mënyrën më të ashpër, me Shqipërinë që njihet si etalon për shtypjen e lirive dhe të drejtave njerëzore. Ballkani Perëndimor, edhe pse mjaft i vogël për t i ngjitur apo për të thurur për të histori të mëdha, ka qenë gjithsesi një kryqëzim i pashembullt politikash, perandorish, shtetesh, civilizimesh e kulturash nga më të larmishmet, të ardhura si nga perëndimi e lindja, edhe nga bota jugore e juglindore myslimane. Pushtimi thuajse pesëshekullor Otoman, luftërat e shpeshta të qëndresës ndaj këtij pushtimi, zhvendosjet e shpeshta të qendrave të gravitetit evropian (siç është ajo nga Mesdheu në Atlantik) e izoluan së tepërmi Ballkanin e posaçërisht atë Perëndimor nga zhvillimi ekonomik. Dëshmitë historike tregojnë se Popullsia e Ballkanit, sipas një vlerësimi, ra nga numri i lartë prej 8 milionë banorësh aty nga fundi i shekullit të 16-të në vetëm 3 milionë në meshekullin e 18-të dhe se ky vlerësim është në pajtim me gjetjet e para të bazuara në evidenca dokumentare Otomane. 136 Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e fituan pavarësinë në shekullin e 19-të e pak prej tyre Shqipëria midis, në fillimshekullin e 20-të. Në grahmat e fundit të Perandorisë Otomane, vitet rajoni i Ballkanit u përshi nga Luftërat Ballkanike, me dy nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përkatësisht Serbinë dhe Malin e Zi të cilat patën një rol të madh e madje vendimtar në këto luftëra, pikërisht për shkak të pozitës gjeostrategjike dhe të frymëzimeve të tjera. Rrjedhim i Luftërave Ballkanike si dhe i zgjidhjeve pragmatike të Fuqive të Mëdha, ishte fakti që Ballkanit në tërësi e veçanërisht atij Perëndimor, krahas gjeografisë e grupeve të shumta etnike, iu shtuan edhe copëzime të tjera siç qe, për shembull ndarja përgjysmë e trojeve dhe e popullsisë së kombit shqiptar për të formuar e njohur ndërkombëtarisht një shtet shqiptar, praktikisht për të kënaqur ekuacionet e perandorive dhe shteteve që rezultuan fitimtare nga ato luftëra. Si një fuqi e tillë rajonale, Serbia filloi të zgjerohet për të krijuar të ashtuquajturën Jugosllavi një krijesë artificiale popujsh, kulturash e besimesh fetare, e cila duke pasur brenda vetes pikërisht këtë strukturë artificiale dhe jo natyrale, do të shndërrohej në 135 Kaplan, Robert D., The revenge of Geography, Random House, New York, 2012, pg Suraiya Faroqhi, Bruce McGovan, Donald Quataer, An Economic and Social History of the Ottoman Empire, Volume 2, Cambridge University Press, 1994, pg

82 fund të shekullit të 20-të e në fillimshekullin e 21-të në një geto popujsh që prisnin veç orën për gjenocide nga më barbarët që ka njohur bota. Për këto e arsye do të ishte pikërisht Ballkani Perëndimor për shkak të të cilit do të zinte fill Lufta e Parë Botërore. Sikurse është e njohur, në vitin 1914, një organizatë terroriste e orkestruar më së shumti nga serbë, do të vrisnin Arkidukën Franz Ferdinand, princ trashëgimtar i Austro-Hungarisë pikërisht në hapësirat e Ballkanit Perëndimor e saktësisht në Sarajeva kryeqytet i Bosnjë-Hercegovinës, një zhvillim ky që do të inicionte konfrontimin e parë historik të përmasave globale, Luftën e Parë Botërore. Në Luftën e Dytë Botërore Ballkani Perëndimor nuk përbënte ndonjë bosht fillestar me rëndësi për fatet e saj, por në rrjedhën e saj mori një peshë gjithnjë e më të madhe. Do të ishte pikërisht nevoja e mbajtjes me çdo kusht nën kontroll ushtarak të Ballkanit Perëndimor që e shtyu disa muaj fillimin e Operacionit Gjerman për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Pa zaptimin e këtij rajoni, Gjermania naziste do të ndjehej e kërcënuar pikërisht në krahët e saj nga Mesdheu. Nga ana tjetër, mbajtja nën kontroll e këtij rajoni, jo vetëm vonoi në kohë operacionet gjermane, por edhe angazhoi forca e mjete të shumta, të cilat në një masë të caktuar ndikuan për dobësimin e goditjeve hitleriane në rajone të tjera. Për më tej, Ballkani Perëndimor do të bëhej përsëri fushë e ambicieve jugosllave, për më tepër që përgjithësisht popujt e ish Jugosllavisë u renditën fuqishëm në mbështetje të aleatëve të mëdhenj kundër nazizmit. Nën këtë flamur dhe më pas nën atë të internacionalizmit proletar e të bashkim-vëllazërimit që diktonte ideologjia marksisteleniniste, platformat historike serbe për Serbinë e Madhe do të merrnin ngjyrime të tjera për të plotësuar pikërisht ambiciet hegjemoniste e shoviniste të saj. Nën këta flamurë, Serbia do të tentonte të tërhiqte nën orbitën e saj politike, ekonomike, financiare e ushtarake të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në një gjoja Republikë Federative Jugosllave,ˮ prirje që do të deklanshoheshin dukshëm veçanërisht pas Luftë së Dytë Botërore. Shqipëria komuniste e asaj kohe ishte pjesë e kësaj strategjie. Do të ishte pikërisht kjo trashëgimi e mbarsur konfliktuale që do ta çonte Ballkanin Perëndimor të pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në një arenë përleshjesh të ashpra etnike, politike, ushtarake, sociale dhe ekonomike. Ish Jugosllavia ishte dhe mbeti i vetmi entitet i krijuar artificialisht që pas Luftës së Ftohtë u shpërbë në mënyrë të dhunshme dhe madje ekzemplare. Çlirimi nga robëria njëshekullore serbe e sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, malazezve, maqedonasve dhe shqiptarëve të Kosovës ishte dhe mbetet një mësim i madh i historisë jo vetëm Ballkanike. Në këto kushte u bë e domosdoshme ndërhyrja me dhunë e organizatave ndërkombëtare, evropiane dhe euro-atlantike, me qëllim që procesi i shpërbërjes të mos e çonte botën siç e kishte çuar pikërisht në dhe për këtë rajon, në një konfrontim me përmasa të paparashikuara botërore, si dhe për të parandaluar një gjenocid të pandërprerë që do mund të kishte rrjedhime në tërë gjeopolitikat e rajonit. 72

83 Serbia, e formësuar historikisht përmes gjenocidit herë herë të ashpër e herë herë të butë, do të përdorte të gjithë arsenalin e saj ushtarak e propagandistik për të mbajtur me çdo kusht nën zgjedhë Kosovën vendin me pasuri evidente tokësore e nëntokësore. Shfrenimi shovinist serb nuk do të njihte asnjë masë përmbajtjeje për të realizuar shpërnguljen më të egër me dhunë, terror ushtarak e policor të mëse një milionë shqiptarëve të Kosovës - një krim masiv ky me përmasa të papara në botë. Do të ishin pikërisht këto shtysa morale dhe vlerash të cilat do ta ndërgjegjësonin dhe përgjegjësonin komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të kryenin për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit evropian. Kjo ndërhyrje çoi edhe në shlyerjen e një faji të hershëm evropian ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, duke i çliruar përfundimisht shqiptarët e Kosovës nga zgjedha politike serbe, duke krijuar kushtet për një shtet kosovar më vete. Sot Kosova është në rrugën e njohjes së plotë ndërkombëtare. 137 Vendet e Ballkanit Perëndimor, të armiqësuara historikisht me njëra tjetrën për shkaqe etnike, fetare e orientimesh gjeopolitike, ndodhen ende në gjendje konfliktuale, por këtë radhë më së shumti për kredenciale të tyre të brendshme politike. Ky fakt i ka mbajtur thuajse të ngrira proceset e normalizimit të jetës së tyre politike. Sot polarizimi politik në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Bosnjë-Hercegovinë është akoma një shkak thelbësor që pengon zhvillimin e proceseve më të gjëra integruese, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Nëse shtojmë këtu edhe faktin që ky polarizim politik shtrihet apo më mirë shfrytëzon një gjendje varfërie herë herë të tejskajshme të popullsisë së këtyre vendeve, atëherë vonesa në këto procese kthehet në një pengesë shumë të vështirë për t u kapërcyer. Në fillimet e konflikteve të pas Luftës së Ftohtë, Evropa dështoi së menaxhuari problematikat e pritshme të këtij rajoni, për faktin e thjeshtë se ajo nuk kishte skenarë për të ardhmen e Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Lufta e Ftohtë kishte ngulitur në Evropë prej dy brezash një koncept të situatave të ngrira dhe nuk u parashikuan dot ose nuk u panë me shumë interes zhvillimet dinamike të pasluftës së Ftohtë. Ballkani u la jashtë vëmendjes, sepse ky standard ishte krijuar qysh gjatë Luftës së Ftohtë. Por, përkundrazi, ky rajon mbante në nënshtresat e veta të gjitha konfliktet e mundshme: etnike, ideologjike, gjeopolitike, fetare, ekonomike, të influencave dhe të orientimeve. Pikërisht këtë analizë nuk e bëri siç duhet Evropa dhe për këtë pagoi jo vetëm ajo, por edhe rajoni në fjalë, një kosto të dhimbshme njerëzore, ekonomike, financiare, ushtarake, etj. Nuk ka rajon tjetër të Evropës, ku destabilizimi e pasiguria të kenë kërcënuar kontinentin si të tërë. Shpërbërja e përgjakshme e ish Jugosllavisë 137 Deri tani e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës 106 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, nga të cilat shumica e vendeve të Bashkimit Evropian (23 nga 28), 24 anëtarë të NATOs nga njëzetetetë 28 gjithsej. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia e Kina e mbajnë ende procesin të ngrirë për shkak frikërave separatiste në vendet e tyre. 73

84 identifikoi pikërisht kufizimet e Evropës, mungesën e kohezionit të saj dhe sidomos mungesën e përgatitjeve për të përballuar apo formësuar dinamikat e reja në këtë rajon tradicionalisht problematik. U desh përsëri të aktivizohej përgjegjësia amerikane e tërë shekullit të 20-të që Ballkani Perëndimor i shekullit të 21-të të mos shndërrohej përsëri në vatër zjarri me përmasa të paparashikuara. 2.4 Diversiteti kulturor Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe mbetet pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të shumta etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij ka qenë në kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe kulturave nga më të larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore. Të gjitha kanë lënë gjurmët e tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit. Nuk ka rajon tjetër ku popullsia e një kombi të jetë pleksur aq shumë dhe aq ndërlikuar me popullsinë e kombeve të tjerë sesa në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse Ballkani Perëndimor ka një identitet gjuhësor indoevropian, karakteristikat e secilës gjuhë flasin për një diversitet të pashembullt. Shumica e popullsive të Ballkanit Perëndimor flasin gjuhën sllave ndërkohë që shqipja që nuk ka asnjë ngjashmëri me to. Nga ana tjetër edhe vetë gjuha sllave që flitet në shumicën e popullsive të rajonit, përmban një diversitet tjetër pikërisht brenda vetes. Gjuhët serbe, kroate, malazeze apo maqedonase edhe pse ngjajnë apo kanë elemente të përbashkëta me njëra tjetrën janë gjithsesi të ndryshme nga njëra tjetra. Një tipar tjetër karakteristik i rajonit është se popullsitë janë difuzuar aq shumë brenda njëra tjetrës saqë në një vend apo shtet mund të fliten edhe gjuhët e vendit apo shtetit fqinjë, jo vetëm për shkak të minoriteteve apo pakicave, por edhe për shkak të shkëmbimeve të gjata në kohë nën Perandorinë Otomane apo Ish Jugosllavinë. Kultura përbëhet nga vlerat të cilave u përmbahen pjesëtarët e një populli apo kombi, nga normat që ata vënë në bazë të jetës së tyre dhe nga të mirat materiale që ata krijojnë. Në këtë vizion të kulturës, diveristeti kulturor në Ballkanin Perëndimor është shumë afër dhe madje mund të spiegohet me termin shatterbeltˮ i përdorur për herë të parë më vitin 1961nga Gordon East - një studiues amerikan i Univeristetit Indiana. Ky term është përdorur për të karakterizuar pikërisht rezultanten e shpërbërjes së Perandorisë Otomane, sidomos në Ballkan. Ai është përdorur edhe më vonë nga studjues të ndryshëm por në thelb rreket të përshkruajë ekuilibrin e brishtë pikërisht të kësaj zone me popullsi të përzier në shekuj dhe me pejsazhe kulturorë të fragmentarizuar, të cilat nga ana e tyre kanë sjellë, në kushte të caktuara, destabilitet politik me përhapje e kërcënim më të gjerë sesa rajoni. Në këtë rajon ku është krenari pohimi i një vendi apo popullsie në kurriz të një tjetre. Pikërisht ndryshimet e vazhdueshme të kufijve politikë për shkak të këtij pohimi janë cilësuar me termin tjetër Ballkanizimˮ i cili tashmë ka marrë qytetarinë në linguistikën politike botërore. Ballkanizimi parakupton prishjen apo fragmentarizimin e 74

85 një njësie të madhe politike në njësi të shumta më të vogla, shpesh në armiqësi me njëra tjetrën. Ka pasur studiues që Ballkanin përgjithësisht, apo atë Perëndimor veçanërisht ta cilësojnë si një kazan shkrirjeje kulturash të ndryshme. Kështu, për shembull, një studiues i njohur për çështjet Ballkanike, Uotçëll, konsideron se mbipalosja në këtë rajon e katër civilizimeve nga më të mëdhatë e botës ka prodhuar një lloj dinamike si të lëndëve djegëse për të formësuar shtresa e nënshtresa të civilizimeve lokale, për shkak se asnjëra prej tyre nuk ka dominuar plotësisht. 138 Natyrisht një tezë e tillë nuk i qëndron dot realitetit sepse niset nga konsiderata të jashtme në formësimin e kombeve që janë në një farë mënyre sipërfaqësore dhe jo në konsiderata të brendshme që janë thelbësore. Kjo metaforë e një kazani shkrirës të çon në idenë sikur përbërësit e ndryshëm që shkrihen krijojnë një amalgamë uniforme me karakteristika të reja. Pikërisht kjo metaforë u referohet ballkanasve si komunitet kulturor i cili gjoja sikur del mbi kombet duke krijuar kështu një identitet ballkanik. Por tej këtij konstatimi artificial, realiteti flet krejtësisht për të kundërtën. Natyrisht që Ballkani paraqet një kompleks por asnjëherë, as në kohëra kur kombet e vegjël të tij ndrydheshin me shekuj të tërë, identitetet kombëtare jo vetëm që nuk kanë humbur apo shkrirë por janë forcuar edhe më shumë duke gjetur instrumente të mjaftueshme për t u kundërqëndruar kulturave të mëdha. Studiues të tjerë thonë se Ballkani Perëndimor ka qenë një kazan ku ziejnë rivalitetet etnike 139 As ky pohim nuk është krejtësisht i vërtetë sepse bën një shkëputje artificiale të tërë kombeve e popujve të këtij rajoni nga grupet mëmë të cilëve ata u përkasin. Është e vërtetë për shembull që perandoria otomane sundoi për thuajse pesë shekuj, por ajo nuk mundi dhe as do mundte kurrë të shkëpusë përkatësinë evropiane të popujve dhe kombeve të rajonit. Prandaj nuk mund të kemi dhe as mund të pranohet një oaz kombesh e popujsh më vete. Përkundrazi, shkencërisht dhe praktikisht Ballkani s mund të jetë ndryshe veçse një miniaturë e Evropës. Një teori e tretë është ajo e ndeshjes së civilizimeve e Huntington. A është evidente përplasja e civilizimeve në Ballkan? Huntington thotë se në Ballkan jo vetëm që ka përplasje apo ndeshje civilizimesh siç është ai midis civilizimit Islamik dhe atii Evropian por edhe midis civilizimit perëndimor dhe ati lindor (Ortodoks) dhe se përgjithësisht Ballkani është ballkanizuar përsëri sipas vijëndarjeve fetare dhe të asaj çka vëren Misha Glenny se Dy boshte janë duke u ringjallur, një i veshur me mantelin e Ortodokësisë Lindore dhe një me vellon e petkut Islamik. 140 Por zhvillimet në terren edhe pse përmbajnë elemente të fuqishme fetare apo të diferencave të tjera kulturore, përsëri nuk kanë në bazë identitetin kulturor të shprehur ndoshta në kulturën fetare, por në radhë të 138 Wachtel, Andrew Baruch, The Balkans in World History, introduction The Balkans as borderland and melting pot, Oxford University Press, Inc, 2008, pg Grumeza, Ion, The Roots of Balkanization: Eastern Evrope C.E , University Press of America, Inc., 2010, pg.xv 140 Huntington, Samuel, The Clash of Civilization and the Remaking of World Order, Simon and Schuster Paperbacks, 2003, pg

86 parë dhe kryesisht përmbajnë elemente thelbësore të një kombi siç është gjuha, tradita, zakonet, etj. Me këtë kriter marrim edhe përgjigjen se ajo çfarë i ka detyruar popullsitë e Ballkanit Perëndimor të kultivojnë diferencimin e thellë të karakteristikave kulturore, hakmarrjen dhe gjakmarrjen, apo legjendat e mitet që hymnizojnë të kaluarën sipas të cilave secili është i lavdishëm e tjetri poshtë tij, është pikërisht shtrati kombëtar. Të shtypur nga të gjitha anët midis perandorive Austro-Hungareze (gjermane), Ruse dhe Otomane ballkanasit nuk ndërtuan aleanca por skeptiçizëm ndaj të gjithëve, natyrisht sipas pëlqimeve dhe afrive shpirtërore e kulturore. Por edhe kjo nuk ishte përcaktuese. Brenda një kombi gjen edhe pëlqime gjermane, edhe italiane, edhe austriake, edhe turke e madje edhe ruse të kultivuara në epoka të ndryshme. Por pëlqimet apo mospëlqimet, afritë apo largësitë nga civilizimet dhe kulturat e tjera veçse e kanë afirmuar edhe më dukshëm identitetin kombëtar të popujve ballkanas. Në thelb, për kushtet gjeopolitike, gjeografike, fetare e historike ku janë gjendur popujt e Ballkanit Perëndimor, ka mbizotëruar kultura e mbijetesës, e cila nga ana e vet, ka kultivuar kodin e vet të etikës, po të flisnim me një term popullor, për t a dredhur apo për t ua hedhur sipas rrethanave dhe interesave. Këto kushte krijuan një kulturë të ndryshme juridike nga kodet perëndimorë duke iu dhënë çështjeve kapitale të jetës kolektive e individuale vetëzgjidhje, vetëgjyqësi deri në larjen e gjakut me gjak. Mashtrimi, frika dhe terrori konsideroheshin si efektive e të sigurta për sundimtarët despotikë për të fituar dhe mbajtur pushtetin mbi popullsinë.ˮ141 Në këtë shtresëzim gjigand kulturash, nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme në Ballkan. Urrejtja racore ushqehej vazhdimisht nga mosmarrëveshjet territoriale, fetare e kulturore si një krenari që, nga ana e saj, ushqente hakmarrjen. Prandaj edhe etnocidi dhe gjenocidi kanë qenë të përhershëm në këtë rajon. Pikërisht kjo kulturë që kishte zënë rrënjë në popujt e rajonit shfrytëzohej fare mirë nga mbretërit, carët dhe perandorët për të ndërtuar edhe këta nga ana e tyre kulturën e shtypjes e të dhunës, si brenda vendit, edhe jashtë tij. Ka dy këndshikime për çka sjell diversiteti kulturor: këndshikimi në dritën pozitive se çfarë ka qenë në shumë raste bashkëegzistenca funksionale e kulturave të ndryshme dhe këndshikimi tjetër sipas të cilit përzierja kulturore shihet si një anomali kanceroze.ˮ142 Në një gjykim të gjithëpranuar vlerësohet se diversiteti kulturor është një nga treguesit kryesorë për të matur shkallën e emancipimit demokratik të çdo shoqërie, kombi apo shteti dhe kështu ai përbën një dinamikë më vete për të gjykuar zhvillimet e kaluara apo prirjet e tyre në ardhmen. 141 Grumeza, Ion, The Roots of Balkanization: Eastern Evrope C.E , University Press of America, Inc., 2010, pg.xv 142 Michail, Eugene, The British and the Balkans: Forming Images of Foreign Lands, , Continuum International Publishing Group, 2011, pg

87 Rasti i shqiptarëve në Kosovë ka qenë jo vetëm nga më të dhimbshmit, por edhe nga më domethënësit në këtë këndshikimi. Nën regjimin nacionalist të Millosheviçit të drejtat e shqiptarëve u shtypën dhe u përçudnuan shumë më ashpërsisht se më parë deri në nivele gjenocidi e shpërngulesh masive me dhunë. Gjendja e dhunimit të të drejtave të shqiptarëve autoktonë në ato toka arriti në atë pikë saqë atyre iu mohua gjithçka që kishte të bënte me identitetin e tyre politik dhe kulturor. Nëse bota demokratike perëndimore ndërhyri për ta ndalur këtë katastrofë që përgatitej të vuloste fillimshekullin e njëzetë, kjo tregonte se edhe kultura perëndimore kishte evoluuar tashmë drejt parametrave të reja që lidhet me faktin se ajo nuk mund të pranonte të dhunoheshin popuj të tërë pa u ndëshkuar. 2.5 Religjioni si faktor gjeopolitik unik në BP. Hartës së diversitetit kulturor të Ballkanit Perëndimor i shtohet një kompleksitet akoma edhe më i madh besimesh fetare. Megjithëse përgjatë periudhës komuniste besimeve fetare iu imponuan kufizime drastike deri edhe në ndalimin e plotë të tyre sikurse ishte rasti i Shqipërisë, prapëseprapë fetë vijuan në forma të ndryshme të ekzistonin. Përballë persekutimit shtetëror që u ushtrua mbi popullatën veçanërisht gjatë kohës së komunizmit, institucionet dhe klerikët fetarë përgjithësisht morën rolin e protektorit të popujve dhe të vlerave - një rol ky që u siguronte qëndresë, unitet dhe forcë të faktorizuar. Me kolapsin e regjimeve komuniste besimet fetare u rigjallëruan në mënyrë domethënëse. Institucionet, rregullat, ritet dhe publikimet fetare dikur të çensuruara apo të shkatërruara u rishfaqën dhe tashmë janë legale. Dy nga tre degëzimet kryesore të kristianizmit janë prezente në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht ortodoksit dhe katolikët. Një minoritet protestantësh gjendet vetëm në Serbi. Ortodoksët janë predominues në Ballkanin Perëndimor. Trashëgimia Islamike është mbizotëruese në Shqipëri, Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Arsyeja e parë për krijimin e Republikës Ish Jugosllave të Bosnjë-Hercegovinës ishte popullsia e madhe myslimane, serbokroatfolëse e quajtur boshnjake. Në fillim të vitit 1990 pothuajse 44% e popullsisë së Bosnjës ishte myslimane, së bashku me serbët ortodoksë lindorë dhe kroatët katolikë romanë. Mozaiku fetar në Ballkanin Perëndimor paraqitet si më poshtë: Sipas vlerësimeve të vitit 2011, në Shqipëri deklarohen 56.7% myslimanë, 10% katolikë romanë, 6.8% ortodoksë, 2.5% ateistë, 2.1% bektashi dhe pjesa tjetër të paspecifikuar. Vlen të vihet në dukje se në Shqipëri në vitin 1967 u mbyllën të gjitha institucionet fetare, kishat e xhamijat dhe u ndalua ndjekja e riteve fetare. Në vitin 1990, institucionet, praktikat dhe ritet fetare jo vetëm që u lejuan për shkak të vakumit të pashembullt të krijuar për afro një brez njerëzor në këtë dimension të jetës sociale, në Shqipëri u krijua një lloj gare se kush të ndërtonte sa më shumë institucione të tilla. Përkundër kësaj gare, indiferentizmi ndaj fesë mbeti thuajse i pandryshueshëm, ndërkohë që një pjesë e madhe 77

88 qytetarësh (sidomos emigrantët shqiptarë në vende të tjera) u renditën në fe e besime të tjera të ndryshme nga ato të trashëguara tradicionalisht. Tabloja e besimeve fetare në Bosnjë-Hercegovina përbëhet nga 40% myslimanë, 31% ortodoksë, 15% katolikë romanë dhe 14% të tjerë. Edhe pse në nivel federal Kushtetuta e këtij vendi u njeh të drejta e liri të plota besimeve fetare, prapëseprapë, në nivele lokale shpesh autoritetet i kufizojnë këto të drejta e liri për minoritetet. Intoleranca fetare pasqyron kështu drejtpërdrejtë intolerancën etnike pikërisht për shkak të faktit të identifikimit të etnicitetit me fenë. Një një anketim të kryer në vitin 2009 nga Gallup, rezultoi që 77% e të anketuarve në këtë vend iu përgjigjën po pyetjes Është religjioni një pjesë e rëndësishme e jetës tuaj të përditshme?, ndërkohë që vetëm 21% u përgjigjën negativisht. 143 Sipas vlerësimeve të vitit 2011, në Malin e Zi shprehen se janë 72.1% ortodoksë, 19.1% myslimanë, 3.4% katolikë romanë, 1.2% ateistë dhe të tjerë të paspecifikuar. Sipas vlerësimeve të vitit 2002, në Maqedoni ka 64.7% ortodoksë, 33.3% myslimanë dhe të tjerë të paspecifikuar. Ekziston një ndërlidhje e përgjithshme mes përkatësisë etnike dhe asaj fetare shumica e besimtarëve ortodoksë janë maqedonas etnikë, kurse shumica e besimtarëve myslimanë janë shqiptarë etnikë. 144 Sipas vlerësimeve të vitit 2011, tablloja e kompozitës fetare në Serbi paraqitet si më poshtë: 84.6% ortodoksë, 5% katolikë, 3.1% myslimanë dhe pjesa tjetër të paspecifikuar. Kushtetuta serbe e mbron lirinë fetare, por të tjera ligje dhe politika e kufizojnë atë duke diskriminuar grupe me besime të tjera fetare nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila edhe pse ligjërisht nuk përbën një fe shtetërore, ajo ka një rol mbizotërues dhe preferencial në atë vend. 145 Sipas vlerësimeve të vitit 2011, kompozita kroate e besimeve fetare paraqet 86.3% katolikë romanë, 4.4% ortodoksë, 1.5% myslimanë dhe të tjerë të paspecifikuar.në këtë vend, statusi i besimeve fetare është jo vetëm i garantuar por edhe i respektuar. Popullsia kosovare i përket kryesisht fesë islame (95.7%), ndërsa pjesa tjetër Kishës Katolike Romake (2.2%) dhe Kishës Ortodokse Serbe (1.5%).Myslimanët përfshijnë shumicën e shqiptarëve, turqit, boshnjakët dhe goranët. Të krishterët shqiptarë janë katolikë, me përjashtim të një familjeje të përmendur në Prizren dhe shqiptarëve nga Shqipëria; katolikë janë edhe kroatët. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë pjesëtarët e kombësisë serbe. E parë më në gjerësi dhe në kontekst historik, konvertimi në fenë ortodokse, në dallim nga konvertimi në fetë e tjera, ka qenë i i lidhur edhe me gjuhën e shkruar, përkatësisht me alfabetin cirilik. Sot kjo linjë midis fesë ortodokse dhe gjuhës së shkruar vazhdon akoma. Në të kundërt zonat kulturore katolike përdorin alfabetin latin. Një shembull unik i këtij korrelacioni midis fesë dhe gjuhës së shkruar është fakti që serbët dhe kroatët, edhe

89 pse flasin pothuajse të njëjtën gjuhë, përdorin alfabete të ndryshme. I lidhur me fenë dhe gjuhën e shkruar është edhe identifikimi kulturor. Serbët, tradicionalisht kanë konsideruar Rusinë si protektorin dhe ideatorin e tyre kulturor, ndërsa kroatët e kanë konsideruar gjithmonë veten më afër perëndimit. Kur flasim për religjionin për qëllimet e studimit tonë është e domosdoshme të depërtohet në analizën e tij si koncept besimi dhe si koncept ligjor. Arsyeja është se varësisht nga ky status ushtrohen edhe dinamikat e tij. Përkatësia fetare në Ballkan në konceptin e fesë myslimane dhe ortodokse ka pas qenë konceptuar edhe si përkatësi kombëtare gjë që nuk ka pasur këtë ngarkesë në konceptin e fesë katolike. Për shembull, në kohën e sundimit Osman feja kishte së pari status ligjor krahas statusit të besimit apo bindjes ndaj ndërgjegjes hyjnore. Kështu, për shembull, kristianët kishin detyrime të ndryshme ligjore lidhur me pagesën e taksave dhe shërbimit ushtarak në raport me myslimanët. Për këtë arsye, në atë masë sa fetë janë identifikuar me shtetin apo me kombësinë, në atë masë ato kanë qenë më afër e madje të njëjtësuara me interesat shtetërorë apo perandorakë. Me këtë disponim ato kanë përshtatur e dhe masën e kulturave kombëtare, të shteteve apo të perandorive që u kanë dalë si mburojë. Prej këtej edhe historia e religjioneve të njëjtësuara me shtetin, pra kur feja është parë si koncept ligjor, ka dëshmuar se marrëdhëniet me religjionet e tjera janë karakterizuar nga përjashtimi i i atij tjetrit ˮ. Përkundrazi, në rastet e tjera kur një komb nuk është përfaqësuar nga shteti i vet, atëherë feja ka dëshmuar të kundërtën: përfshirjen dhe pluralitetin. Nëse shohim vetëm aspektin përjashtues, të gjitha fetë e tjera përveç fesë time klasifikohen se janë ose të pavërteta ose jo të drejta (këtej edhe termat katolik që në spiegimin gjuhësor parakupton universale, apo ortodoks që parakupton e drejtë, apo Islam që parakupton gjithësi ). Në epiqendër të të tëra kuptimeve duket se qëndron një egocentrizëm i ashpër, i cili përjashton tolerancën ndaj feve që nuk janë ne.ky koncept ka qenë në bazë të kryqëzatave, të cilat në jo pak raste kanë kaluar nëpër Ballkan apo kanë rekrutuar nga Ballkani. Ky koncept shprehet sot nëse do ta quanim kështu kryqëzatën e ISIS-it e cila synon ose ka rekrutuar proporcionalisht shumë luftëtarë nga Ballkani dhe pikërisht nga Ballkani Perëndimor. Nëse shohim më tej në përmbajtjen doktrinore apo në praktikën e aplikimit, ka një pamje tjetër, një diversitet pëlqimesh, tolerancash dhe bashkëegzistencash të cilat në thelb shprehin pranimin dhe përfshirjen e atij tjetrit. Janë pikërisht këto praktika fetare që jo vetëm nuk e kanë penguar, por madje i kanë krijuar një shtrat mbarështrues pluralitetit të grupimeve të ndryshme deri edhe te pluraliteti politik. Tipike për këtë kahje të qëndrimit ndaj besimeve fetare është shoqëria shqiptare. Sikurse shihet religjioni në Ballkanin Perëndimor përbën një diversitet unik, të pashoq. Duket sikur janë marrë kampionë nga i gjithë universi fetar. Ky është një argument më shumë se feja nuk mund të zëvendësojë kombin e nuk mund të ketë atribute kombformuese sikurse shprehen disa sociologë. Gjithsesi feja mund të luajë dhe realisht ka luajtur një rol të madh në përparimin apo frenimin e çështjeve kombëtare. Por ndikimi 79

90 i fesë është veçanërisht i ndjeshëm në trysninë që ushtron ndaj shtetit ombrellë për të përcjellë krahas interesave politike, edhe interesa fetare. Ky shqetësim është prezent në Ballkanin Perëndimor prej shekujsh por në rrethana të caktuara të konjukturave politike ka qenë shumë i madh. Kështu për shembull, Gjergj Fishta e përshkruan kështu fillimin e luftës së parë ballkanike në tetor 1912: Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në përshkrimin e tij historik, Fishta s'përmend ortodoks, por vetëm katolik e mysliman shqiptarë të masakruar nga ballkanikët. 146 Kështu është thënë edhe në një konferencë mbi rolin e religjionit në sferën publike të zhvilluar përpara disa vitesh në Kosovë. 147 Në atë konferencë ekspertë të huaj dhe analistë janë shprehur se roli i religjionit në politikë dhe në identitetin kombëtar në Ballkan, duhet të ndërpritet, me qëllim që të lejohet integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian. Obrad Saviq, profesor në Universitetin e Leedsit në Britani të Madhe dhe ligjërues në Institutin Kosovar për Komunikim Masiv dhe Gazetari, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar, duke nënvizuar edhe rolin e tij negativ: Për fat të keq, në pamje të parë dukemi si shtet laik. Por, faktikisht, ne jemi shtete fetare. Religjioni mund të jetë pjesë e krijimit të identitetit kolektiv të shqiptarëve, serbëve, maqedonasve dhe kujtdo në Ballkan, por nuk mund të bartë të drejtën e vendimmarrjes, përmes së cilës kryhet verifikimi i identiteteve kolektive. Në këtë kuptim, unë konsideroj, se roli i religjionit në Ballkan është negativ, dhe pa dyshim, edhe destruktiv, tha Saviq. Nga ana e vet analisti kosovar, Shkëlzen Maliqi tha se bota shqiptare e Kosovës karakterizohet me një tolerancë ndërfetare, e cila nuk ka mundur të ketë shtrirje në proceset ku merren vendimet, pra as në politikë. Deri më tash, nuk është politizuar në atë masë që do të ishte brengosëse, për të vetmen arsye, pasi nëse më herët është shtypur nga komunizmi, në 20 vjetët e fundit së paku, te shqiptarët kemi një trysni të madhe të çështjes kombëtare dhe ka bërë që bashkësia islame të mos politizohet dhe të mos paraqitet me ndonjë kërkesë të veçantë, është shprehur ai. U vu në dukje se ndërsa ekziston një bashkëpunim ndërfetar midis Kishës Katolike dhe Bashkësisë Islame, një gjë e tillë nuk ndodh mes këtyre dy institucioneve dhe Kishës Ortodokse Serbe. Duke qëndruar në këtë çështje, sociologia Ana di Lelio vlerësoi se Kisha Ortodokse Serbe është shumë përgjegjëse për mosintegrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, sepse ajo nuk lejon asnjë komunikim me palët e tjera. Nga analiza e më sipërme mund të përvijohet se, identiteti Ballkan Perëndimor nuk është thjeshtë një orientim gjeografik. Ai është shumë më tepër se kaq e, më së shumti formëson një koncept politik që lidhet me atë pjesë të Evropës Juglindore e cila nuk është 146 Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919), Isufi, Albana, ˮReligjioni dhe politika në Ballkan, 2007, 80

91 përfshirë ende në proceset integruese të Bashkimit Evropian. Veçanërisht pas vitit 1990 Ballkani ndahet në mënyrë figurative në dy Ballkane : Ballkanin e suksesshëm në proceset e integrimit Euro-Atlantik dhe Ballkanin e paintegruar ose gjysmë të integruar. Ky i fundit është pikërisht Ballkani Perëndimor. Ky emërtim i aqshumëlakuar veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka lindur nga nevoja për një ndërmarrje të re të Evropës, me qëllim që ta sjellë edhe këtë rajon në përshtatje me rrjedhat dhe nivelet evropiane të zhvillimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor, historikisht në gjëndje armiqësie me njera tjetrën për shkaqe etnike, sot e gjejnë veten të pastabilizuar e madje shpesh edhe të paralizuar politikisht e ineficiente në pikëpamje institucionesh brendapërbrenda vetes së tyre. Ballkani Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të shkallës kontinentale. Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është nyja qendrore që lidh gjeografikisht këtë identitet evropian. Por ky rajon, në atë masë sa është unik në larminë gjeografike, është po aq unik në mos më shumë në pikëpamje etnike e kulturore. Dallimet në kombësitë, gjuhët, kulturat, fetë dhe traditat e tyre përbëjnë pikërisht të përbashkëtën e këtij rajoni. Ky diversitet i pandryshuar historik, prapambetja relative dhe strategjitë herë agresive herë indiferente ndaj këtij rajoni kanë mbajtur gjallë apo kanë nxitur më shumë dualitetet e përjashtimet sesa bashkëpunimin e përfshirjen. Duke qenë njëherësh edhe një kryqëzim i pashembullt politikash, perandorish, shtetesh, civilizimesh e kulturash nga më të larmishmet, Ballkani Perëndimor ka formësuar kështu një trashëgimi të të mbarsur konfliktuale që, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë do ta çonte në një arenë përleshjesh të ashpra etnike, politike, ushtarake, sociale dhe ekonomike. Ish Jugosllavia ishte dhe mbeti i vetmi entitet i krijuar artificialisht që pas Luftës së Ftohtë u shpërbë në mënyrë të dhunshme dhe madje ekzemplare. Në këtë shtresëzim gjigand kulturash, nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme në Ballkan. Urrejtja racore ushqehej vazhdimisht nga mosmarrëveshjet territoriale, fetare e kulturore si një krenari që, nga ana e saj, ushqente hakmarrjen. Prandaj edhe etnocidi dhe gjenocidi kanë qenë të përhershëm në këtë rajon. Pikërisht kjo kulturë që kishte zënë rrënjë në popujt e rajonit shfrytëzohej fare mirë nga mbretërit, carët dhe perandorët për të ndërtuar edhe këta nga ana e tyre kulturën e shtypjes e të dhunës, si brenda vendit, edhe jashtë tij, gjë që u zbulua shumë ashpër veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Do të ishin pikërisht këto shtysa morale të cilat do ta ndërgjegjësonin dhe përgjegjësonin komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të kryenin për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit evropian. Të gjitha këto tipare, zhvillime, antivlera dhe vlera kanë krijuar dinamikat e tyre, si brendapërbrenda vendit, ashtu edhe midis vendeve por edhe në raportet me organizatat Evropiane. Këto dinamika kanë frenuar në një farë shkalle prosperitetin ekonomik e social. Ndërkohë, hapësirat boshe apo grindjet e konfliktet tradicionale janë shfrytëzuar nga krimi i organizuar, trafiqet e paligjëshme, ekonomia informale, etj. Prandaj Ballkani 81

92 Perëndimor vijon të mbetet një zonë në gjysmëkrizë, në pikëpamje të stabilitetit politik, ekonomik e të sigurisë. Për të gjitha këto arsye Ballkani Perëndimor do të mbetet një me një rëndësi të madhe gjeopolitike për Evropën. Këto zhvillime nuk vlerësohet se përbëjnë kërcënime apo rreziqe për sigurinë e Evropës, por gjithsesi sfidat janë të mëdha me potenciale rreziqesh e kërcënimesh. Spektri i krizave të sotme në botë është saktësisht spektri që pasqyrohet në Ballkanin Perëndimor. Krizat aktuale: agresiviteti i shfrenuar rus, organizata ekstremiste ISIS, emigrimi masiv drejt Evropës dhe penetrimi i trafiqeve, kontrabandës, krimit të organizuar, etj., gjejnë veten në Ballkanin Perëndimor ndoshta më shumë se në çdo rajon tjetër pikërisht për arësyet e mësipërme, arësye këto ndaj të cilave përgjegjësia kolektive e ballkanasve është shumë e dobët. Gjithsesi, Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe mbetet pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të shumta etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij i ndodhur në kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe kulturave nga më të larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore, ka ruajtur gjurmët e tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit. Nuk ka rajon tjetër ku popullsia e një kombi të jetë pleksur aq shumë dhe aq ndërlikuar me popullsinë e kombeve të tjerë sesa në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në gadishullin Ballkanik ekzistojnë popuj të ndryshëm, civilizime dhe fe të ndryshme. Këtë gadishull e bën të veçantë ky pluralizëm në të gjitha sferat e shoqërisë. Dikur ish Kryeministri i Italisë Monti pat thënë se Sarajeva është globalizuar para Evropës dhe se Ballkani jep shpresë se bota mund të jetojë në paqe. Gjithsesi, faktorët gjeografikë dhe ata historikë janë me rëndësi të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Prof. Jeffrey Sachs 148, i pranishëm në konferencën Ballkani Perëndimor: 15 vjet tranzicioni ekonomik vëren se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis largësisë gjeografike dhe të ardhurave për frymë. Sipas studimeve të tij, ka rezultuar se sa më larg të jenë vendet e Evropës larg Britanisë së Madhe (që është vendi i parë që ka kaluar kufirin e 2000 dollarë të ardhura për frymë në 1852), aq më shumë kohë u është dashur për të arritur këtë kufi të ardhurash. Faktori i dytë, thotë ai, është roli i historisë, duke e lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit. Faktori i tretë janë lidhjet gjeopolitike. Ballkanasit mund të jenë larg disa tregjeve, por mund të jeni afër disa të tjerëve, pra vendndodhja është shumë e rëndësishme për gjeopolitikën dhe aftësinë për të tërhequr investime të huaja. Reformat kanë vendin e tyre, por e rëndësishme është të kesh fqinjë dhe të jesh afër tyre dhe të përdorësh këto avantazhe. Prandaj ai rekomandon më shumë bashkëpunim mes Ballkanit Perëndimor. 149 Për të gjitha këto arsye Ballkani ka pasur e ka nevojë për Evropën, po aq sa Evropa ka pasur e ka nevojë për Ballkanin. Njohja e këtyre fakteve është një kërkesë themelore për 148 Drejtor i Institutit të Tokës, profesor i zhvillimit të qëndrueshëm dhe profesor i politikave të shëndetshme dhe menaxhimit në Universitetin e Kolumbias. Sachs konsiderohet gjerësisht si një nga ekspertët kryesorë në botë lidhur me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj varfërisë

93 studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. 83

94 KREU III - SHTETET E VEGJEL NE MARREDHENIET NDERKOMBETARE 3.1. Shtetet e vogla: çështja e përkufizimit Shtetet janë subjekte themelore dhe më të rëndësishme ndërkombëtare. Vendi dhe roli i tyre individualisht dhe në sistemin e MN është kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin global. Disa elementë thelbësorë gjeografikë i dallojnë shtetet nga njeri-tjetri. Pozicioni gjeografik i tyre natyrisht është i një rëndësie të madhe. Ky pozicion është relevant me pozicionin e shteteve të tjera të afërsisë gjeografike. Kështu, mund të identifikonim nëse një shtet është i mbrojtur ose jo gjeografikisht nga kërcënimet e tyre të mundshme; nëse është i komunikueshëm apo jo gjeografikisht me shtetet e tjera për të mundësuar zhvillimin e shkëmbimeve, tregtinë; nëse kontrollon apo jo nyje strategjike, kalime, etj., etj. Gjithsesi, pozita gjeografike nuk është tregues për madhësinë dhe termin që përdoret në këtë rast, shtet i vogël apo shtet i madh. Ky tregues ka të bëjë kryesisht me madhësinë e territorit (sipërfaqen) dhe numrin e popullsisë. Sipas përcaktimeve të përgjithshme që pranohen në studimet e gjeografisë politike, shtete të vegjël konsiderohen ata me sipërfaqe kilometra katrorë, ndërsa shtete shumë të vegjël konsiderohen ata me sipërfaqe deri në kilometra katrorë. Pas tyre janë mikro-shtetet, me sipërfaqe nën kilometra katrorë. Në pikëpamje të sipërfaqes, numri i shteteve shumë të vegjël sipas përcaktimeve të mësipërme, zë numrin më të madh të shteteve sesa të gjitha ndarjet e tjera. 150 Nuk ka një ndarje klasike për të përcaktuar madhësinë e shtetit nga pikëpamja e numrit të popullsisë, por ka një kërkesë që përcakton numrin ideal të banorëve për një shtet, me qëllim administrimin më të mirë të tij. Shtetet me një popullsi shumë të reduktuar kanë mungesa të dukshme, sepse nuk mund të mbështetin një gamë të gjerë prodhimesh industriale, ndërsa shpenzimet administrative duhet të mbështeten mbi një numër më të vogël kontribuuesish. Për më tepër, këto shtete janë ushtarakisht të dobëta. Vija ndarëse midis shteteve të populluara dhe atyre më pak të populluara duket e vendosur, zakonisht, midis grupit të shteteve me popullsi midis 10 dhe 15 milionë banorësh, edhe pse nuk mungojnë përjashtimet. 151 Gjithsesi, llojet dhe format e shteteve 152 në kohën tonë dallohen në mënyrë të dukshme sidomos nga parimet themelore të ngritjes e funksionimit të institucioneve të tyre publike e private, pra nga modeli i institucioneve të brendshme. Modeli i institucioneve të brendshme kushtëzohet nga vlerat themelore të identitetit kombëtar, nga traditat institucionale kombëtare, nga baza ekonomike, nga kultura, nga psikologjia e zakonet shoqërore, nga regjioni gjeopolitik i vendndodhjes dhe nga orientimet ndërkombëtare. Gjithsesi, sa herë që shqyrtohet pozicioni i shteteve të vogla në kuadrin e çdo lloj sistemi ndërkombëtar dhe kërkohet të zbatohen teoritë e MN mbi ta, problemet janë të shumta 150 Yzeiri E., Gjeografia Politike, 2011, f Po aty, f Shtet i fortë, shtet i dobët, shtet i madh, shtet i vogël, etj. 84

95 sepse teoritë janë fokusuar kryesisht për Fuqitë e Mëdha. Roli i shteteve të vogla në sistemin ndërkombëtar dhe ndikimi i tyre mbi politikat e Fuqive të Mëdha nuk është trajtuar sa duhet Probleme lindin gjithashtu edhe për sa i përket përkufizimit të shtetit te vogël, por në mënyrë tipike vlerësohet se këto shtete paraqesin një sërë tiparesh të përbashkëta: të vegjël në popullsi, të vegjël në sipërfaqe gjeografike, të dobët ekonomikisht dhe shpesh me mungesë stabiliteti politik. Për rrjedhojë, tipikisht, ata kanë një pozicion të dobët dhe jondikues në sistemin ndërkombëtar në të cilin operojnë 154. Gjithsesi, në pikëpamje të madhësisë, ndonëse madhësia e vogël zakonisht konsiderohet disavantazh, pasoi ajo mund ta bëjë shtetin e dobët, të varur nga mbështetja apo patronazhi i shtetit(ve) të fuqishëm, gjë që, për politikëbërësit në fushën e marrëdhënieve me jashtë të shtetit në fjalë, lë vend vetëm për një përqindje të vogël gabimi, ajo mund të jetë edhe avantazh. Ajo mund të ndihmojë në ushqyerjen e shpirtit dhe unitetit kombëtar, në shmangien e burokracive të mëdha. Një faktor i dytë, i rëndësishëm, për shtetet e vogla është pozicioni i tyre gjeografik dhe vlera e perceptuar strategjike e tyre nga ana e shteteve të tjera Një faktor i tretë, ashtu sikurse trajtohet edhe nga teza mbi asimetrinë e pritshmërive të Sven Holtsmark-ut, është këndvështrimi i shtetit të vogël, lidhur në çështjen kombëtare.komponenti i katërt vendimtar është pika e veçantë në ciklin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në tipin e sistemit ndërkombëtar 155. Në mendimin politik tradicional, siç reflektohet nga Jacques Rousseau apo Charles de Montesquieu, kualifikimi i një shteti si i "vogël" 156 në kontekstin e politikës së jashtme dhe të sigurisë nënkuptonte se një shtet i tillë nuk konsiderohej rrezik për shtetet fqinje. Shtetet e vogla shikoheshin si krijesa të brishta në detin e trazuar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ato nga pikëpamja e brendshme ishin të përshtatshme për regjime demokratike, por nga pikëpamja e jashtme ishin të dobëta dhe vazhdimisht të kërcënuara për t u shuar. Kjo pikëpamje për shtetet e vogla ishte pjesërisht një mit 157 që bazohej në romantizmin dhe idealizimin politik të kombeve me sipërfaqe të vogla dhe pjesërisht shpjegohej me natyrën e sistemit ndërkombëtar ekzistues në të cilin sundimi i ligjit ishte shumë më i dobët se sot. Koncepti i shtetit të vogël ka qenë gjithmonë një term relativ. Fuqia është përshkruar si një nga konceptet më themelore në shkencën politike, ku procesi politik kryesisht kuptohet si formimi, shpërndarja dhe ushtrimi i fuqisë. Rëndësia e fuqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është theksuar nga Hans Morgenthau 158, i cili supozonte se "shtetarët mendojnë dhe veprojnë nga pikëpamja e interesave të përcaktuara si fuqi". 153 Guy N., Lindja e Shqipërisë, Botime Pegi, Tiranë, 2012, f. 18; Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f Po aty, f Po aty, f Sipas një thënie, madhësia është relative. Vlerësimi i madhësisë varet nga kritere dhe pikëpamje të caktuara. Kjo është akoma më e vërtetë kur bëhet fjalë për madhësinë e vendeve të ndryshme të botës. 157 Historia e shteteve të Ballkanit është shembulli më i mirë për këtë. 158 Hans J. Morgethau, (Politics Among Nations) Politika ndërmjet kombeve, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2008, f

96 Dilema tradicionale e shteteve të vogla qëndron në kontradiktën midis influencës dhe autonomisë: shtetet e vogla do të dëshironin të rrisnin influencën e tyre, ashtu si edhe autonominë, ose të paktën ta ruanin atë. Edhe shtetet e mëdha mund të ballafaqohen me dilemën midis autonomisë dhe influencës, por në këtë rast kjo kontradiktë është shumë më e lehtë se sa për shtetet e vogla. Në këtë kah merr kuptim vlerësimi si Friedmanit për cakun e gabimeve.më saktë, për vendet e BP, veçmas për Shqipërinë, te gjendur ne hapësirat me vlera dhe njëherazi sfida e te qënurit transit, apo me sakte, te gjendur ne një zone tektonike gjeopolitike dhe gjeostrategjike, vlen ajo që shkruan G. Freedman 159, ku paralajmëron : në gjeopolitike ka një parametër kyç, si caku (margina) e gabimit. Ajo parashikon se sa hapësire ka një vend për te bëre gabime. Margjina e gabimit konsiston ne dy gjera : 1. Lloji i rrezikut me te cilin ballafaqohet një shtet dhe sasia e fuqisë që ai zotëron. Disa vende kane margjina shume te vogla gabimi.keto vende kane prirjen të jenë të obseduara edhe në detajet me te vogla te politikes se jashtme te vetëdijshme, se hapi me i vogël i gabuar mund te jete katastrofik. Ne këtë linje mund te konkludojme se vendet e BP, nuk kane margjina te mëdha gabimi, për shkak te përmasave te tyre te vogla dhe te vendndodhjes se tyre..njëherazi dihet se sfida e Lidershipit te vendeve te vogla (si rasti I vendeve te BP), e studiuesve te marrëdhënieve te MN, dhe SK, si shtylle e fuqishme e saj, bëhet me e vështirë se e homologeve te vendeve te mëdha. Ne këtë kah, studiuesit dhe ekspertet e BP, si vende me margjina te vogla gabimi, duhet te ndjekin, siç thotë Friedman, atë që është Parimi themelor i planifikimit strategjik: shpreso më të mirën, planifiko më të keqen Histori e shkurtër: koncepti mbi to. Historia e krijimit të shteteve të vogla zë fill dhe ka si referencë marrëveshjet e pasluftrave të mëdha, të cilat kanë ndikuar në historinë njerëzore, në ekuilibrat botërorë njëkohësisht, si dhe në regjimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, që ato më pas vendosen. Kështu që, Paqja e Vestfalisë e vitit 1868, e Kongresit te Vjenës, janë produkte vendimmarrëse të Fuqive të Mëdha që fituan luftërat, të cilat së bashku, nisur nga konsideratat dhe interesat e tyre gjeopolitike, ndanë zonat e influencës, si dhe mundësuan kësisoj krahas edhe në krijimin e shteteve të vogla. Lidhja e Kombeve, me sanksionimin e parimit të vetëvendosjes promovoi dhe legjitimoi përpjekjet e popujve të vegjël për krijimin dhe mëvetësimin e shteteve të tyre. Në realitetin mes dy luftërave kjo organizate globale, LK, kishte perfomuar tej larg pritshmërive të gjenezës së saj, pra, me një rezultat të parëndësishëm, duke dështuar në misionin e vet, atë të parandalimit të luftërave. Sipas Kisingerit sigurimi kolektiv u be preh e premisës se tij themelore. Asnjë akt agresioni me pjesëmarrjen e nje fuqie te madhe nuk është mposhtur ndonjëherë duke zbatuar parimin e sigurimit kolektiv.. Kështu ka ndodhur gjate sulmit te Japonisë ne Mancuri (1932), agresioni italian ne Abisini dhe me pas ne Shqipëri. Kur Austria u bashkua me force 159 Friedman G., 100 Vitet e Ardhshme Parashikim për shekullin XXI, Plejadë, Tiranë,2010, f.87 86

97 Gjermanisë dhe kur u shua liria e Çekosllovakisë, nuk pati asnjë reagim nga Lidhja. Dhe përjashtimi i Bashkimit Sovjetik pas sulmit kundër Finlandes, 1939, nuk pati efekte ne veprimet sovjetike. Gjithsesi po sipas Kissingerit, edhe sikur te kapërcente te gjitha pengesat ajo nuk mund te funksiononte, përderisa ajo përjashtonte ( ne periudhën e pare te jetes se saj) tre vendet me te fuqishme te botes : SHBA, kish refuzuar te bashkohej me Lidhjen, Gjermaninë nuk e kishin lejuar, ndërsa Rusia, qe e kishin trajtuar si te huaj, e përbuzte atë 160. Mundet me bindje te theksohet, se një nga shkaqet baze te këtij mossuksesi qëndron ne atë, qe pedagogu i qendres "Marshall", doktor Michael Mihalka e quan papajtueshmeri themelore i liberal demokracisë, fashizmit dhe komunizmit, te cilat ekzistonin ne Lidhjen e Kombeve si anëtare te saj 161. Pas Luftës së Dytë Botërore,OKB-ja, me instrumentet e saj ndikoi në shpërthimin e luftërave në vendet ish-koloniale dhe jo vetëm, si dhe ju mundësoi një mbrojtje shteteve të vogla, si dhe një prezencë të tyre si aktor dhe anëtar me të drejta të barabarta i marrëdhënieve ndërkombëtare. Lufta e Ftohtë, si shprehje e diktomisë sa ideologjike, po ashtu edhe gjeopolitike mes dy blloqeve të mëdha, relativizoi rolin e shteteve të vogla. Faktorë të tjerë, të tillë si, shpërbërja e perandorive të mëdha të kohës, qoftë Austro Hungarisë, Perandorisë Otomane, më pas dekolonizimi i Afrikës, rënia e Murit të Berlinit, shpërbërja e ish-bs, e ish-jugosllavisë, çuan në një proces desintegirmi, dhe që u shoqëruan më tej me krijimin e një morie shtetesh të vogla. Duke patur parasysh faktin e numrit të madh të shteteve të vogla sot në botë, rreth 200 të tillë, mund të themi që historia botërore është më së shumti ajo e shteteve të vogla. Procesi i integrimit Evropian ka ofruar ndaj të gjithë shteteve, përfshirë edhe atyre te vogla, nje opsion realist, dhe një vizion të qartë për të ardhmen e tyre si dhe vlerave të përbashkëta. Po kush konsiderohen shtete te vogla dhe cilat janë karakteristikat e qenësishme të tyre, dhe çfarë qasje kane ato ndaj sfidave të sigurisë në ambientin global? Këto janë pak nga shumë tezat apo dilemat që pozohen për t u trajtuar nga një përsiatje e jonë. Por, lidhur me këtë çështje,natyrshëm lind edhe kureshtja mbi qasjen metodologjike dhe studimore të tyre, dhe që ngrihet si shqetësime që kërkojnë një përgjigje rreth asaj se: Çfarë përcaktimesh dhe kriteresh janë dhe ka mbi shtetin e vogël për t u konsideruar si i tillë? Nuk ka ndonjë definicon të qartë dhe të kënaqshëm mbi kriteret e përdorura rreth asaj që kush është një shtet i vogël, apo dhe cili do të konsiderohet si i tillë. Mungesa e një kriteri të vetëm, si dhe inkoherenca jo vetëm teorike, por edhe praktikë mbi termat e përdorura për klasifikimin e tyre është karakteristike për shtetet e vogla, gjë që ka bërë që të kemi një dyzinë qasjesh në lidhje me trajtimin e tyre. 160 H.Kissinger, Diplomacia Botim Shqip, Tirane 1999, f.168, Për më gjërë shih dhe Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f R Koen, M Mihallka, Biezaapasnost Na baze Sotrudnjicestva, Qendra Evropiane per problemet e sigurise XH Marshall, 2002, Për më gjerë shih :Ribaj.P. Siguria në bazë bashkëpunimi, sistem sigurie në përsosje, AFA, Tiranë,

98 Pavarësisht ambiguititetit për të dhënë karakteristikat tipike të shteteve të vogla, si dhe për të bërë kategorizmin e tyre, më së shumti pikëpamjet e studiuesve të fushës, konvergojnë në ndarjet që bëhen mbi bazën e kritereve sasiore, cilësore dhe perceptuese. Kështu, qasja sasiore 162 nga vetë termi ngërthen elemente lehtësisht të prekshëm dhe të matshëm, si ato gjeografike, të cilët kanë të bëjnë me sipërfaqen, popullsinë, etj. Sipas kriterit të popullsisë, studiues të shumtë këtë numër e variojnë nga banorë, dhe deri syresh. Madhësia 163 e popullsisë është kriteri i më i përdorur gjerësisht. Bazuar në të dhënat paraprake të Censusit 164 të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Në ballafaqimin e qasjeve të sipërcituara, qasjeve sasiore, cilësore dhe perceptuale, vendi ynë i përshtatet kriterit të shtetit të vogël 165. Shqipëria përfshin 28,748 kilometër katror territor, 166 gjë e cila e rendit të 143-ën mes vendeve dhe territoreve të tjera në aspektin e madhësisë. 167 Qasja cilësore merr në konsideratë ndikimin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar 168 të shtetit, duke e lidhur këtë me elementin më thelbësor të tij, me ushtrimin e sovranitetit 169. Sipas kësaj qasje nuk janë burimet e kufizuar, apo limitet gjeografike, por aftësia për të ushtruar sovranitetin e tij, e bën një shtet të jetë i vogël apo jo. Kemi sovranitetin e brendshëm dhe të jashtëm, që gjegjësisht lidhen me përmbushjen e funksioneve të shtetit brenda territorit të vet, si dhe brenda të drejtës ndërkombëtare. Proçesi i globalizmit, i integrimit ka sjellë një bjerrje 170 të sovranitetit shtetëror në favor të organizatave globale apo rajonale, në të cilat shtetet janë përfshirë. (ku shtetet bëjnë pjesë) Nga ana tjetër, mënyra sesi shteti njihet edhe perceptohet 171 ndikon në përcaktimin e statusit të tij në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. 162 Tom Crowards, Defining the Category of Small States, Journal of International Development, vol. 14, no. 2, 2002, f Nicola Smith, Michelle Pace dhe Donna Lee, Pieces on Ourcraft: Size Matters: Small States and International Studies, International Studies Perspectives, vol. 6, no. 3, 2005, f. iii,tom Crowards, Defining the Category of Small States, Journal of International Development, vol. 14, no. 2, 2002, f Censusi i Popullsisise dhe banesave në Shqipëri, rezultatet paraprake, Censusus Al, Instat2011, popullsia, f Siguria e Shteteve të vogla, grup autoresh, Adademia e Mbrojtjes Spiro Moisiu, f Albania Country Profile The Economist Intelligence Unit (EIU), London, Sipas Wikipedia List of Countries and Outlying Territories by Total Area, and the List of Countries by Land Mass, Handel, op.cit., f Natyra e sistemit bipolar duke qenë ngushtësisht bipolar ose bipolar i çlirët mund të ketë gjithashtu ndikim në marrëdhëniet e shteteve të vogla me fuqitë e mëdha. Ibid., f Badakhshani, Ofran. Globalization: The end of state Sovereignty?, , Written assignment for International Relations, f 3, f 4, (Wang, 2004: 473). 170 Po aty, f Kjo përfshin gjithashtu vetë-perceptimin dhe ndërgjegjen e zakonshme. Henrikson-i argumenton që pavarësisht nga faktorët e ndryshëm, faktori i zakonshëm i masës -të qenit i vogël- mund të ishte një barrë e 88

99 Sipas Handel 172, nuk është madhësia që e bën të tillë një shtet që të jetë i vogël, por forca relative e tij, e cila e pamundëson atë që të bëjë një mbrojtje të sovranitetit të tij, arsye të cilat i sheh të lidhura me elementet e fuqisë kombëtare të tilla si: gjeografia, madhësia e popullsisë, ekonomia. Pozicioni gjeografik, rëndësia strategjike e favorshme, dhe një mbrojtje e dobët, e bën më së shumti një shtet të vogël (dhe jo vetëm) të jetë viktimë e vakumit të fuqisë 173, lehtësisht i lakmuar nga të tjerët, nga fqinjët e vet, rasti i pushtimit të Kuvajtit nga Iraku. Autorë të tjerë, termin shtet i vogël, e përdorin në lidhje me territorin e tyre, popullsinë, nivelin e të ardhurave për frymë, si dhe faktin e ekspozimit lehtësisht nga sulmet e befasishme, si dhe pamundësisë 174 për t i ndalur ato. Njohja e konceptit të shtetit të vogël, të avantazheve dhe limiteve që ai ka, si dhe ofron, na nxit të studiojmë atë, në funksion të qasjeve dhe strategjive që ai zgjedh për përballje me sfidat e dilemat e sigurisë 175 dhe pasigurisë për to. Vetëm duke bërë një analizë të tillë, ne jemi në gjendje të japim përgjigje pyetjeve të tilla si: A janë në gjendje shtetet e vogla të përballen me sukses me këto dilema të sigurisë apo pasigurisë, ku interesat e tyre kombëtare mund të përballen me sistemet e sigurisë kolektive 176? Çfarë strategjie duhet të zgjedhin ato në një botë e cila po bëhet çdo dite e më e ndërvarur, ku autonomia 177 sot është një koncept më shume teorik sesa konkret për shkak të globalizmit, integrimeve? A kanë çfarë ofrojnë shtetet e vogla në një realitet të sotëm global, në çështjet që lidhen me sfidat e sigurisë, si terrorizmi, etj? Pikërisht, këto dilema, si dhe mënyra sesi mund të kontribuojnë shtetet e vogla me instrumentet e veta në këto çështje, si diplomacinë publike, rreket ti shpjegojë në mënyrë jo shteruese dhe të thuket ky punim. Pra, duke bërë një qasje në një prej çështjeve të sigurisë, siç është terrorizmi, nisur nga perspektiva e një shteti të vogël, e strategjive që ai përdor në këtë luftë, me fokus kryesisht sigurinë, etj. do të mund të konkludojmë për të gjitha shtetet e vogla në përgjithësi, përfshirë edhe vendin tonë në veçanti. Gjithësesi në këtë rast do analizuar e vlerësuar sistemi ndërkombëtar. Kështu siç thekson dhe N. Guy, duke nisur nga viti 1999, në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare ka pasur mjaft debat lidhur me atë që do të ishte statusi i ardhshëm i provincës autonome të Kosovës. Megjithatë, duket se nuk janë analizuar sa duhet arsyet se përse Kosova (vilajeti autonom) dhe territoret e tjera me popullsi shqipfolëse (pjesë të Malit të Zi, Maqedonisë imponuar e pashmangshme e cila duhet të jetë një gjendje të ndahet gjerësisht tek shtetet e vogla. Alan K. Henrikson, A Coming of Magnesian Age? Small States, the Global System, and the International Community, Geopolitics, vol. 6, no. 3, 2001, f Michael Handel, Weak States in the International System, 1981, f a condition that exists when someone has lost control of something and no one has replaced them. Fernand Braudel, Capitalism and Material Life, New York, Harper & Row, 1967, vol. I, f Po aty, f Roe, Paul. The Intrastate Security Dilemma: Ethnic Conflict as a 'Tragedy'? Journal of Peace Research vol. 36, no.2 (Mar., 1999), f David M. Absire, US Global Policy Vol. 19, 1996, f Philippine Autonomy Act (Jones Law). 89

100 Perëndimore dhe Çamërisë në Greqinë Veriperëndimore) nuk janë bërë të pavarura apo pjesë të një shteti të pavarur shqiptar, pavarësisht rivendikimeve të së kaluarës në këtë drejtim 178. Nicola Guy, në punimin e saj Lindja e Shqipërisë, bënë një analizë të mprehtë të raportit të nacionalizmit të shteteve të vogla në sistemin e Fuqive të Mëdha. Mes të tjerash ajo thekson se, ndërloja mes forcave nacionaliste dhe atyre ndërkombëtare mund të ndryshojë natyrë, duke kaluar nga përforcuese ose mbështetëse në kontradiktore ose kundërshtuese, Ne kuptimin më të thjeshtë, nacionalizmi ka aftësitë të trazojë ose të ushtrojë ndikim mbi sistemin ndërkombëtar, veçanërisht kur ai perceptohet në pikëpamjen e ekuilibrit të forcave, pasi ai krijon mundësinë e formimit të shteteve të reja dhe të ndryshimit të forcës relative të shteteve tashmë ekzistuese, nga ana tjetër, sistemi ndërkombëtar mund të ndikojë mbi një lëvizje kombëtare në një mori formash. Ai mund të jetë kufizues ose pengues, duke mos pranuar njohjen e një nacionaliteti si mjaft të dallueshëm nga një tjetër ose si mjaft të qëndrueshëm për të qenë i mëvetësishëm, Nga ana tjetër, ai mund të jetë pozitiv, kryesisht ndërmjet mbështetjes ose miratimit të një programi kombëtar. Sot, në Kosovë, të gjitha këto përplasje janë qartazi të identifikueshme. Përplasja midis nacionalizmit serb dhe atij kosovar, eksodi i refugjatëve kosovarë-shqiptarë dhe frika e ndikimit mbi stabilitetin ndërkombëtar, do ta shtypin NATO-n në angazhimin e vitit Vonesa në zgjidhjen e çështjes kosovare ishte, pikësëpari rrjedhojë e shqetësimit të bashkësisë ndërkombëtare për sa i përket ndikimit që statusi përfundimtar, mund të kishte mbi ekuilibrin e forcave në Ballkan. Këtu e kanë burimin edhe mospranimi për t u lejuar kosovaro-shqiptarëve bashkimin e tyre me bashkëetnikët e tyre në pjesë të tjera të Ballkanit edhe vonesat në mbrojtjen e Pavarësisë së Kosovës nga frika e reagimeve dhe paqëndrueshmërisë brenda Serbisë, rrjedhojë e mundshme e një vendimi të tillë Kompleksiteti i sigurisë kombëtare Siguria konsiderohet, njëherazi një vlerë universale dhe koncept shumë kompleks, i veçantë, i përkulshëm, etj. Siguria është një term i cili zë një vend të rëndësishëm në fushën e MN, që shihet nga rryma të ndryshme në mënyra të ndryshme. Mënyra se si këto rryma e shohin botën në termat e sigurisë, krijon tek individi një përshtypje të caktuar për mjedisin e sigurisë i cili e rrethon. Në bazë të këtij perceptimi krijohen më pas politika dhe strategji të caktuara sigurie. Siguria ka ndikuar në formimin e natyrës së njerëzve si dhe të shteteve, duke qenë një faktor përcaktues në mbijetesën apo jo të tyre. Shumëkush që mendon se e njeh kuptimin e këtij termi, por pa qenë në gjendje të japë një përqasje konkrete. Siguria konsiderohet, njëherazi një vlerë universale dhe koncept shumë kompleks, i veçantë, i përkulshëm, etj. Perceptimi e realizimi i saj është tashmë detyrë e përgjegjësi e 178 Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2015, f 179 Gruy, Nicola, Lindja e Shqipërisë, Botime Pegi, Tiranë 2012, f.12 90

101 aktorëve të shumtë kombëtar e ndërkombëtar. Siguria kombëtare është garancia për integritetin kombëtar, ekzistencën e kombit dhe shtetit që realizohet nëpërmjet përdorimit të elementeve të fuqisë kombëtare, ku të tillë janë politika/diplomacia, informacioni, ekonomia dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, fuqia ushtarake. Si koncept siguria ka të bëjë me garancinë që jepet në një sistem demokratik me nivelin në rritje të paqes sociale, të shoqërisë në tërësi. Siguria në vetvete është pjesë e hierarkisë së nevojave 180 jetike për çdo qenie shoqërore, nga ku është përcaktuar natyra njerëzore, shoqërore dhe mbijetesa e tyre. Ajo ka një domethënie universale dhe është komplekse dhe dinamike në veçantinë e saj. Për rëndësinë që paraqet, ajo trajtohet gjerësisht nga teoritë e MN 181. Siguria kombëtare është gjithë përfshirëse, me një spektër të gjerë veprimi, duke filluar me integritetin territorial, stabilitetin politik, me mënyrat demokratike të ndërtimit të jetës institucioneve, me mirëqeverisjen dhe transparencën e qeverisjes. Ajo ka të bëjë me kohezion socio-kulturor, konsensusin shpirtëror dhe moral, garancinë për paqe sociale pa kërcënime të brendshme nga situata të paqëndrueshme. Gjithashtu, ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, mirëqenien dhe shëndetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme, me sistemin e edukimit të qytetarëve, me sistemin e komunikimit midis njerëzve, me ndërtimin me kujdes të një legjislacioni cilësor dhe me përzgjedhjen të lidershipit efektiv, efecient dhe cilësor për hierarkinë e shtetit, me jetë të pastër publike e private, që e duan dhe punojnë për vendin e tyre. Sfidat ndaj sigurisë detyrojnë politikbërësit që të adresojnë ndjeshmërinë e njerëzve, votëbesimin ndaj institucioneve shtetërore, si dhe për përgjegjësinë që ata duhet të kenë në çdo nivel vendimmarrës 182. Siguria kombëtare 183 lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare 184 dhe të shtetasve të vet. Gjithsesi, ndryshimi i mjedisit strategjik, rreziqet dhe kërcënimet e reja, na japin arsye të forta për të bërë përpjekje që të rishikojmë dhe të ripërcaktojmë kuptimin e konceptit të sigurisë. Për një kohë të gjatë siguria është konceptuar në përgjithësi si një çështje që i takon shtetit dhe që reflektohet dhe gjen zbatim me anë të formulimit dhe përcaktimit të politikës së jashtme e të brendshme të këtij shteti. Por, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, shumë çështje që lidhen me sigurinë i kanë kapërcyer kufijtë kombëtare të shtrirjes së tyre duke u bërë kështu gjithnjë e më ndërkombëtare. Për të përcaktuar konceptin e sigurisë, nuk ka asnjë mendim që të jetë i pranuar nga të gjithë 185. Edhe nëse 180 Maslow A. H., A Theory of Human Motivation, Psychological Review 50 (4), 1943, f Collins A., Studime Bashkëkohore të Sigurisë, UET Press, Tiranë, 2009, f Collins A., Studime Bashkëkohore të Sigurisë, UET Press, Tiranë, 2009, f Romm J. J., Defining national security: the nonmilitary aspects, New Project on America's Task in a Changed World, Council on Foreign Relations, 1993, f Interesat kombëtar i japin pushtetit politik përgjegjësi, legjitimitet dhe besueshmëri për vënien në funksionim të shtetit demokratik sipas normave ndërkombëtare. Si një sistem unik ndërvarësie mes pushtetit, shoqërisë e qytetarëve, shteti udhëhiqet në thelb nga përcaktimi dhe realizimi i interesave kombëtare. Për më gjerë shih: Ribaj P., Përcaktimi i intersave kombëtare si zgjidhja strategjike e sigurisë, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë, Më së shumti, sqarimi i këtij koncepti, na ndihmon të qartësojmë atë për të cilën ky punim flet, duke mos krijuar kështu keqkuptime apo keqinterpretime. Ashtu siç thotë edhe Felix E. Oppenheim sqarimi 91

102 marrim parasysh numrin e madh të shkrimeve që janë botuar për çështjen e sigurisë këto shtatëdhjetë vitet e fundit, ende nuk është pranuar si i mirëqenë një përkufizim i përgjithshëm për sigurinë. Disa akademikë e kanë cilësuar termin siguri si një koncept në thelb të kontestuar. 186 Por, pavarësisht ambiguitetit ose vështirësisë në përcaktimin që shfaq ky term, me siguri, kuptohet të qenit jashtë çdo rreziku, gjendje pa rrezik a të keqe të papritur 187, ose ashtu siç e quan Wolfers mungesa e kërcënimit për vlerat e fituara. 188 Koncepti i sigurisë ngelet kështu si një nga konceptet më të diskutuara. Siguria ka shumë kuptime disa prej të cilave nuk lidhen domosdoshmërish me kuptimet tradicionale që mund të na vijnë ndërmend 189. Gjithsesi, pa u ndalur në mjaft nga përkufizimet 190, pavarësisht nga përpjekjet e shumta që kanë bërë studiues të fushës së sigurisë për të dhënë një koncept koherent dhe sistematik të saj, duhet të themi siguria mbetet një koncept që gjeneron debat, gjë që nuk na lejon të arrijmë në një përcaktim që do të pëlqehet dhe do të pranohet nga të gjithë. 191 Siç thekson edhe Alan Collins, sigurinë janë rrekur ta përkufizojnë shumë studiues të kësaj fushe. Por, lajmi më i mirë është se brenda këtij përkufizimi të thjeshtë shtrihet kompleksiteti që do të zbuloni dhe, ndërsa lufta dhe kërcënimi për përdorimin e forcës janë pjesë e ekuacionit të sigurisë, ajo është më ekskluzive. Koncepti mbi kërcënimet ka ndryshuar në atë masë saqë studimet e sigurisë përfshijnë brenda tyre rreziqe që variojnë nga pandemia si HIV/SIDA dhe degradimi mjedisor, deri tek terrorizmi dhe konflikti ndërshtetëror, etj. 192 Pra mund të themi se analiza e shkurtër përcolli se mënyrat se si është konceptuar siguria në literaturën akademike dhe se si ka evoluar debati akademik në lidhje me këtë çështje gjatë periudhave të ndryshme kohore.. Të gjitha ndryshimet kanë lidhje të ngushtë me evoluimin historik të sistemit ndërkombëtar, si edhe me progresin intelektual në përpjekje për të interpretuar konceptin e sigurisë. Çdo i gjuhës (dhe i koncepteve) në Shkencat Politike, nuk është aspak një ushtrim bosh nëpërmjet semantikës gjuhësore, por në shumë raste është një mënyrë shumë efektive për të zgjidhur problemet thelbësore të hulumtimit, siç mund të jetë ambiguiteti i koncepteve ; Shih: Oppenheim F. E., The Language of Political Inquiry: Problems of Clarification, Handbook of Political Science, Volumi 1, Political Science: Scope and Theory, 1975, f Buzan B., People, States, and Peace, Power ; dhe, Little, Ideology and Change. Për formulimin original mund të shihni Gallie W. B., Essentially Contested Concepts, Proceedings of the Aristotelian Society, N.S. 56, 1956, f Fjalori i Shqipes së Sotme, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Botimet Toena, Tiranë, 2002, f Wolfers, National Security, f Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f Dalby, Contesting an Essential Concept, 1997, f Për përkufizimin e sigurisë shih dhe Collins A., Studimet bashkohore të sigurisë, UET Press, Tiranë, 2009, f ; si dhe, Ribaj P., Kompleksiteti i sigurisë, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë, Buzan B., People, States and Fear. An agenda for International Security, 1991, f Collins A., Studimet bashkohore të sigurisë, UET Press, Tiranë, 2009, f

103 konceptim i sigurisë i korrespondon vlerave të veçanta, kërcënimeve dhe aftësive për të përmbushur sfidat që perceptojmë. 193 Siguria nuk është vetëm një term i thjeshtë i cili nënkupton një aspekt të caktuar të marrëdhënieve ndërkombëtare, por ajo është më tepër një faktor vendimtar i cili ndikon jo vetëm politikën në të gjithë spektrin e saj, por i shtrin efektet e saj në psikologjinë, jetën dhe mirëqenien e çdo individi/shoqërie dhe komuniteti. Për pasojë politika e sigurimit nuk mund të merret thjesht si diçka e cila ka të bëjë vetëm me sigurinë e brendshme dhe të jashtme të BP, por si një instrument i cili ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve edhe të vendeve të BP, etj. Human Security 194 është një koncept tjetër i sigurisë. Në bazë të këtij koncepti nuk qëndron më siguria e shteteve, por njerëzit në situatat konkrete në të cilat ato jetojnë. Pra, tashmë kemi të bëjmë jo më me siguri shtetërore ushtarake apo policore por dhe me siguri të tjera si ajo ekonomike, ekologjike, politike, etj Strategjitë e shteteve të vogla Strategjia e sigurisë Strategjia kuptohet më mirë si art dhe shkencë e zhvillimit dhe përdorimit të fuqisë politike, ekonomike, socio-psikologjike dhe ushtarake të shtetit në përputhje me udhëheqjen politike me qellim krijimin e efekteve të nevojshme për mbrojtjen dhe zhvillimin me tej të interesave të shtetit në mjedisin e dhënë strategjik 196. Mjedisi strategjik është arena në të cilën lidershipi strategjik vepron me shtetet dhe aktorët e tjerë dhe mundësitë (shanset) që mund të krijohen për të zhvilluar më tej mirëqenien dhe begatinë e shtetit. Strategjia është një proces i disiplinuar gjykimi e vlerësimi që synon të zbatojë një shkallë racionaliteti dhe lineariteti në një mjedis që mund të jetë ose jo i tillë, në mënyrë që të kryhet një planëzim i efektshëm. Strategjia e bën këtë duke identifikuar qëllimet (objektivat) strategjike, mënyrat (konceptet) dhe mjetet (burimet), të cilat kur plotësohen, krijojnë ndikime të favorshme në lidhje me mirëqenien e shtetit. 193 Haftendorn H., The Security Puzzle: Theory-Building and Discipline-Building in International Security, International Studies Quarterly, volumi 35, 1991, f Dimensioni njerëzor i zhvillimit ka tërhequr vëmëndjen për herë të parë në vitin 1970, teori e avancuar nga liderat e Jugut të Botës. Siguria njerëzore ka dalë një koncept i kohëve të fundit, i cili fokusohet në mbrojtjen e individëve nga ndonjë kërcënim. Qëndra e Sigurisë Njerëzore (2006) e formoi këtë koncept të ri, i cili buron nga teoria e mendimit liberal, duke theksuar se shtet i sigurt nuk do të thotë automatikisht individ i sigurt. 195 Nga Charl. W, Kugley, JR (World Politics Trend and YTransormation) Politikat Botërore, Tendencat dhe Transformimi, UFO University Press, Tiranë, 2009, f Për më gjërë shih: Ribaj, Pajtim. Hyrje në strategji, Akademia e Mbrojtjes Spiro Moisiu, Tiranë,

104 Nevoja e një SSK Strategjia e sigurisë kombëtare është një kornizë-dokument, që përshkruan se si një vend ofron siguri për shtetin dhe qytetarët e vet, dhe shpeshherë prezantohet si një dokument i përgjithësuar. Ky dokument mund të quhet gjithashtu plan, strategji, koncept ose doktrinë. SSK-të kanë një rol për të tanishmen dhe për të ardhmen, pasi skicon interesat bazë të vendit dhe përcakton udhëzimet për trajtimin e rreziqeve dhe mundësive aktuale dhe të ardhshme. Problemi i strategëve është zhvillimi i një strategjie të qëndrueshme dhe efektive përballë një bote politike të trazuar. Pavarësisht nga vështirësitë për të kuptuar ndërveprimin e entiteteve politike, ata duhet të përpiqen të kuptojnë natyrën e problemit, të parashikojnë rrjedhojat e mundshme dhe të përcaktojnë një kurs strategjik që të mund të arrijnë objektivin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, strategët duhet të kuptojnë natyrën komplekse të këtij mjedisi dhe të jenë të përgatitur për pengesat e papritura dhe mundësitë e paparashikuara që mund të rrjedhin prej mjedisit. Në librin Disa Parime të Strategjisë Detare, botuar fillimisht në 1911, Sir Julian Corbett shkruan: Sa më i paqartë të jetë problemi që duhet të zgjidhet, aq më të vendosur duhet të jemi në kërkimin e pikënisjeve nga duhet të fillojmë të përcaktojmë një kurs veprimi, duke qëndruar gjithmonë vigjilentë për të papriturat që mund të hasim dhe të ndërgjegjshëm për shmangien e ndikimeve.... Studimi teorik i strategjisë... të paktën mund të ndihmojë në përcaktimin e asaj çka është normale. Nëpërmjet krahasimit të kujdesshëm të ngjarjeve të shkuara bëhet e qartë se disa mënyra veprimi tentojnë normalisht të lindin pasoja të caktuara. 197 Pavarësisht nga kompleksiteti i ndërveprimeve në fushën e politikës është e mundur që të evidentohen elementë të cilët janë prezentë në çdo situatë strategjike. Këta elementë përbëjnë bazën prej së cilës strategu realizon kuptimin e kushteve të një mjedisi të caktuar. Klauzeviçi thekson se mjedisi strategjik formohet nga forca të ndryshme të emocionit, shansit dhe mendimit racional. Në çdo moment, njëra nga këto forca mund të dominojë, por edhe dy të tjerat janë në veprim. Zhvillimi aktual i ngjarjeve përcaktohet nga ndërveprimi dinamik midis tyre. Strategu efektiv duhet të kuptojë veçoritë e këtij mjedisi Sir Julian Stafford Corbett ( ), autor i Some Principles of Maritime Strategy, (f. 8-9), historian dhe gjeostrateg i shquar britanik i fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Punimet e tij ndihmuan në reformimin e flotës mbretërore britanike të kohës. 198 Edward J. Villacres and Christopher Bassford, Reclaiming the Clausewitzian Trinity, Revista Parameters (Vjeshtë 1995), f

105 Siguria shtetërore është një e mire 199 publike që ofrohet nga ana e shtetit pa asnjë diskriminim ndaj qytetarëve të vet, ajo është shprehje e përgjegjësisë së tij për mbrojtjen e tyre. Shteti merr të gjitha masat dhe përgjegjësitë për të ofruar dhe garantuar këtë mire publike, por duhet theksuar se, limitet e shteteve e relativizojnë arritjen e një sigurie absolute. Për këtë ai harton politika sigurie apo strategji të sigurisë kombëtare, si dokumente strategjike. Por si është formatizuar ose si është kornizuar siguria në shtete të ndryshme? Ekziston një raport baraspeshe midis hapjes dhe fshehtësisë të synimeve në raport me sigurinë e shteteve. Ekziston edhe konflikti mes nevojës për të garantuar sigurinë kombëtare dhe kufizimeve objektive të mundësisë reale të shteteve. Disa vende përpiqen ta shmangin këtë problem duke përdorur gjuhë të paqartë vetëm përgjithësuese, duke lejuar zbatimin mekanizmave të tjerë, doktrinave dytësore të planifikimit. Ka dhe raste kur dokumenti i sigurisë kombëtare hartohet për t i dhënë një sinjal të qartë ndonjë shteti tjetër pa e përmendur me emër. Pavarësisht nga ndryshimet në dokumentin e sigurisë nga shteti në shtet, tendenca është që të jetë një dokument i vetëm ku përfshihet roli i shtetit dhe interesat kombëtare, sfidat dhe mundësitë që perceptohen brenda dhe jashtë vendit dhe përgjegjësitë e aktorëve zbatues për trajtimin e këtyre sfidave dhe mundësive Në funksionin e vet të brendshëm, SSK-ja ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm në qartësimin e interesave kombëtarë, në funksion të të cilëve duhet të vihen pjesa kryesore e burimeve të vendit, por duke vlerësuar kërcënimet e rreziqet ndaj këtyre interesave, ajo vë detyra e koordinon punën e institucioneve dhe instrumenteve të tjera të shtetit për t iu kundërvënë atyre. SSK -ja për bën kështu [... ] një bazament të përbashkët gjuhe, praktikash, shkëmbimi informacioni, aranzhimesh, standardesh tekniko-operacionale, trajnimesh e stërvitjesh, midis agjencive që kanë tradita dhe përgjegjësi të ndryshme, duke i mundësuar kështu sistemit të sigurisë, optimumin e funksionimit. Në mënyrë të përgjithshme, është një mjet për planifikimin dhe verifikimin e politikave të shtetit.në funksionin e tij të jashtëm dokumenti i SSK është një mënyrë e zyrtarizuar për t iu parashtruar vendeve aleat e, por edhe atyre kundërshtare, pozicionin e shtetit përkatës në lidhje me çështje themelore të sigurisë e prosperitetit të tij 200. Krahas rolit dhe rëndësisë që ka dokumenti i SSK-së në vetvete, një rëndësi të veçantë merr edhe vetë procesi i përgatitjes së tij. Përfshirja në këtë proces i sa më shumë institucioneve, ka një efekt të madh koheziv në njohjen e kulturës së punës të njëri-tjetrit dhe në institucionalizimin e lidhjeve të tilla, që janë vendimtare në përballimin e situatave të sigurisë. Procesi i të shkruarit të strategjisë ka rëndësi. Ai i imponon qeverisë të rivlerësojë objektivat e veta thelbësore dhe të bëjë korrigjime shumë të nevojshme të kursit. [Ky proces][...] i mundëson pjesës tjetër të shtetit, bile edhe botës, njohjen e objektivave të vendit. Në qoftë se kombinohet me vendimet për buxhetin dhe 199 For current definitions of public goods see any mainstream microeconomics textbook, eg.: Hal R. Varian, Microeconomic Analysis ISBN ; Mas-Colell, Whinston & Green, Microeconomic Theory ISBN ; or Gravelle & Rees, Microeconomics ISBN Për më gjrë shih : Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim, Çështjë Evropiane dhe të sigurisë, Nr. 28, Tiranë 2014, f

106 këtu ka një nëqoftëse të madhe, ai mund të formësojë në mënyrë efektive mënyrën si politikat marrin jetë 201. Në dokument zakonisht pasqyrohet vizioni e shtetit në raportet rajonale dhe ndërkombëtare, i cili është vizion afatgjatë dhe tregon synimet e shtetit dhe të shoqërisë në të ardhmen. Vlerësohen rreziqet dhe kërcënimet aktuale dhe të ardhshme të cilat mund të jenë rreziqet e brendshme dhe me prioritet ato të jashtme. Preferencat politike dhe mundësitë për bashkëpunim lidhen me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë. Asnjë shtet nuk mund të formulojë një strategji sigurie të pastër kombëtare sepse shtetet nuk janë të izoluara dhe të imunizuara dhe sigurisht që nuk duhet të jenë të tilla. Sipas Dr. David Law 202 janë pesë arsye pse shtetet duhet të kenë një politikë gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme të sigurisë kombëtare: që të sigurojë që qeveria do t i trajtojë të gjitha rreziqet në mënyrë gjithëpërfshirëse; të rrisë efikasitetin e sektorit të sigurisë duke optimizuar kontributet e të gjithë aktorëve të sigurisë; të drejtojë zbatimin e politikës; të ndërtojë konsensusin e brendshëm të vendit; të rrisë besimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Ndonëse SSK-të ndryshojnë nga shteti në shtet, ato kanë tendencë që të jenë një dokument i vetëm, i cili trajton të paktën tri tema bazë: rolin e shtetit në sistemin ndërkombëtar, sfidat dhe mundësitë që perceptohen brenda dhe jashtë vendit, si dhe përgjegjësitë e aktorëve zbatues për trajtimin e këtyre sfidave dhe mundësive. Për sa i përket sfidave kryesore për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, politologët pajtohen me kërkesat se: SSK-të duhet të barazpeshojnë hapjen dhe fshehtësinë e nevojës për të ruajtur lirinë e veprimit dhe kufizimeve të vendosura në veprimet e drejtuesve, nevoja për shqyrtime të politikës së sigurisë kombëtare duhet të baraspeshohet kundrejt kostos së tyre, qoftë në aspektin njerëzor, qoftë edhe në atë material dhe se strategjia e sigurisë kombëtare duhet të barazpeshojë debatin publik me kontribut të ekspertëve. Ndërsa debati publik është i nevojshëm për pronësinë, në qoftë se ka një perceptim se dokumenti është bërë peng i interesave politike, kjo mund ta minojë dobinë e tij A kanë nevojë për strategji të gjithë shtetet? Bota asnjëherë nuk ka qenё një vend i sigurt për vendet e vogla. Ajo ka qenë akoma më pak e sigurt me lindjen e rivalitetit midis superfuqive, konflikteve ideologjike dhe terrorizmit ndërkombëtar gjatë dekadave të pas Luftës II Botërore. Historia jep të dhëna të shumta 203 që tregojnë se me sa lehtësi fuqitë e mëdha kanë manipuluar dhe gllabëruar vendet e vogla e të dobëta si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht. 201 Smith dhe Stokes, 2014, Obamës i duhet një Strategji e re Sigurie. 202 Dr. David Law Ekspert i lartë DCAF, cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 Shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, BOTIMET TOENA, Tiranë, Historia e vendeve të BP është bindëse për këtë. 96

107 Megjithatë, ka mjaft raste kur kjo nuk ka ndodhur, kur disa shtete të vogla kanë arritur jo vetëm të mbijetojnë si entitete të pavarura dhe sovrane, por edhe të realizojnë një zhvillim ekonomik dhe politik duke qenë të rrethuar nga shtete shumë më të mëdha. Në lidhje me pyetjen e mësipërme mund të dallojmë dy raste: në se një shtet ka nevojë për një strategji dhe në se ka nevojë për një strategji të vetën. Për pjesën e parë, strategjia mund të mos duket absolutisht e domosdoshme për një shtet që jeton në një mjedis pa kërcënime dhe në rrethana të stabilizuara sigurie, sidomos në qoftë se ka një sistem qeverisje efikas dhe të aftë për veprim të shpejtë të bazuar në konsensus. Sigurisht ky është një rast teorik që rrallë vërehet në praktikë, sepse shumica e shteteve kanë probleme sigurie për të cilat shqetësohen, detyra sigurie për të cilat duhet të përgatiten dhe probleme në koordinimin e të gjithë aktorëve (shtetëror, partiak, civil, ushtarak dhe të sektorit privat) kontributet e të cilëve janë të domosdoshëm për qëllimet e sigurisë kombëtare. Strategjia e sigurisë kombëtare të një vendi të vogël si rasti i vendeve të BP nuk mund të jetë e njëjtë me strategjitë e sigurisë së fuqive të mëdha. Në rast kopjimi të këtyre strategjive, rezultati do të ishte një strategji imituese, por jo funksionale. Krijimi i një force mbrojtje të besueshme mbetet një nga mjetet më të mira me përdorimin e së cilës mund të garantohet siguria ndaj kërcënimeve të jashtme. Arsyetimi për krijimin e një force të tillë mund të shpjegohet thjesht me termin strategjia e karkalecit helmues Strategjitë e shteteve të vogla Është shkruar shumë për strategjitë e ndryshme që adoptojnë shtetet e vogla për të kompensuar defiçitin e fuqisë së tyre. Rreth dy dekada më parë dukej normale të theksohej se qëllimi kryesor i politikës së jashtme të shteteve të vogla ishte zgjidhja e punëve të tyre në mënyrë sa më të pavarur dhe sigurimi i mbijetesës së shoqërive, ekonomive dhe territoreve të tyre, si dhe i identiteteve të tyre kombëtare. Strategjitë e këtyre shteteve kanë variuar nga izolimi mbrojtës, në strategjitë e ndryshme të adaptimit deri në strategjitë e politikës së jashtme aktive që synonin modifikimin e mjedisit ndërkombëtar për ta bërë atë më të përshtatshme për interesat e shteteve të vogla. Për të kuptuar se si politikat e ndryshme të jashtme dhe të sigurisë mund të ndjekin në parim qëllime të njëjta është e nevojshme një reflektim mbi natyrën e sovranitetit. Koncepti i sovranitetit të shtetit modern, i lindur nga Paqja e Vesfalisë, sipas Morgenthau kuptohet si autoriteti legal suprem i kombit për të bërë dhe detyruar zbatimin e ligjeve brenda një territori të caktuar dhe, si pasojë, pavarësia nga autoriteti i çdo kombi tjetër dhe barazia me të sipas ligjit ndërkombëtar. 204 Kështu, sovraniteti ka një komponent të brendshëm dhe një të jashtëm. Sovraniteti i brendshëm do të thotë predominim i shtetit 204 Morgethau, Hans J. (Politics Among Nations) Politika Ndërmjet Kombeve, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2008, (1967: 305). 97

108 brenda territorit të tij. Sovraniteti i jashtëm nuk përfshin të drejtën për predominim ndërkombëtar, por përfshin pavarësinë nga fuqitë e huaja. Ky koncept tregon qartë mbrojtjen nga intervencioni, trajtimin e barabartë sipas ligjit ndërkombëtar dhe ndjekjen e një politike të jashtme autonome. Reflektimet për natyrën e sovranitetit ndihmon në kuptimin e politikave të ndryshme të jashtme dhe të sigurisë. Në lidhje me sovranitetin e jashtëm, ato mund të shikohen si kombinim i autonomisë dhe influencës. Shtetet mund të vendosin të hyjnë në marrëveshje bashkëpunimi të ngushtë për të maksimalizuar sovranitetin e tyre. Influenca konsiderohet si shoqëruese e pavarësisë (autonomisë) dhe identitetit njëkohësisht. Një shtet nuk mund të ruajë pavarësinë (autonominë) dhe njëkohësisht identitetin e tij pa pasur një ndikim tek të tjerët. Gjërat ndryshojnë akoma më shumë në rastin e proceseve të integrimit rajonal. Një shtet i vogël mund të ballafaqohet nga një dilemë integrimi : Ose shteti duhet të lëshojë një pjesë të rëndësishme të sovranitetit duke u kufizuar në lirinë e veprimit dhe rrjedhimisht në mundësinë për të ndjekur interesat e tij, ose shteti duhet të insistojë në pavarësinë e tij duke rrezikuar të abandonohet, d.m.th. Të mos përfshihet në proçesin e integrimit dhe të ballafaqohet me pasojat shoqëruese. Në librin e fundit Ndërtimi i shtetit, Fukuyama përpiqet të shpjegojë sfidat e ndërtimit të shteteve të reja e demokratike, kryesisht të dekadës së fundit. Argumentimet e Fukuyam-ës për sfidat e ndërtimit të shteteve, forcimit të demokracisë liberale, fitimit të legjitimitetit ndërkombëtar dhe mos aftësia për të hyrë në marrëdhëniet ndërkombëtare, janë të bazuara në shumë shembuj të përditshëm. Pavarësisht ndihmës së aktorëve botërorë, argumenton profesori i njohur amerikan, demokracitë nuk mund të eksportohen por ato duhet të burojnë aty - brenda shoqërisë. Pa ndihmën dhe vullnetin e njerëzve nga poshtë - popullit, demokracia edhe mund të vendoset por është e predispozuar të dështojë. Duke e përcaktuar një shtet të vogël nga kapacitetet për të ndikuar dhe kapacitetet për t u mbrojtur, ajo përfshin si realitetet fizike edhe perceptimet psikologjike në të njëjtin definicion. Ky definicion mund të zgjerohet lehtë duke zëvendësuar fjalët interesa sigurie me fjalët interesa ekonomike për të kuptuar realitetet e ekonomisë kapitaliste të bazuar në treg. Sipas të gjitha përcaktimeve të mësipërme, shtetet e BP janë të vogla. Nga pikëpamja e madhësisë së sipërfaqes te popullsia e përbashkët e deri te ekonomitë e tyre së bashku janë të dobëta, etj. Përsa i përket forcave të armatosura shohim se Serbia dhe pse ishte për 10 vite në luftë dhe në fund pati përballje me fuqinë më të madhe ushtarake të kohës NATO-në, ajo prapë paraqet forcën më të madhe ushtarake regjionale në krahasim me shtetet e dala nga shpërbërja e ish-jugosllavisë. Pas vitit 1999 industria e saj ushtarake e fuqishme doli e padëmtuar dhe menjëherë 98

109 vazhdoi me përsosjen e armatimit dhe teknikës ushtarake 205 sipas standardeve të NATOs. Ajo vazhdon të eksportojë armatim në Lindje dhe Perëndim me vlerë afro 1 miliard USD. Sipas Amnesty International në periudhën , Serbia ka qenë eksportuesi më i madh i armëve në Izrael, kurse Iraku edhe në kohën e Sadam Hyseinit por edhe pas tij ka qenë më shumë i interesuar për armatimin serb. 206 Panairi ndërkombëtar i armatimit në Beograd paraqet panairin më të madh në Ballkan. Populli serb ushtrinë e tij e përmend në afro 2000 këngë dhe poezi, dhe pas kishës gëzon respektin më të madh si institucion. Gjatë vitit 2011 parashihej profesionalizimi i plotë i saj. Ushtria profesionale do i ketë pjesëtarë nga ata 45% ushtarë profesionistë (16.000), 25 % nënoficerë dhe 15% oficerë dhe civilë Vështrim i shpejtë i dokumenteve strategjike të vendeve të BP Strategjitë e sigurisë dhe dokumente të tjerë të sigurisë, që janë në fuqi në vendet e Ballkanit Perëndimor 208, janë miratuar vitet e fundit, por mënyra, institucioni miratues, dhe vetë tipat e dokumenteve përfaqësojnë variante nga më të ndryshmet. Në Shqipëri, Strategjia e Sigurisë Kombëtare, u miratua në nëntor 2004 nga Parlamenti, ndërsa në vitin 2005 u miratua Strategjia Ushtarake si variant i rishikuar i asaj të miratuar në Gjithashtu ekziston edhe një Libër i Bardhë për Mbrojtjen, miratuar në Në Bosnjë dhe Hercegovinë, për herë të parë një dokument i Politikës së Mbrojtjes u miratua nga Presidenca e B-H në maj 2001, më pas një Libër i Bardhë mbi Mbrojtjen u miratua nga Presidenca në mars 2005, e cila u ndoq nga një dokument mbi Politikën e Sigurisë në Shkurt të vitit pasardhës miratuar nga i njëjti institucion. Në Kroaci, Parlamenti miratoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në Mars të Në të njëjtën kohë, u miratua edhe Strategjia e Mbrojtjes, ndërkohë, Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes (Strategic Defence Review) u hartua nga Ministria e Mbrojtjes në Koncepti i Sigurisë dhe i Mbrojtjes Kombëtare të Maqedonisë u miratua në shkurt 2003, ndërsa si një dokument me karakter rajonal ne vlerësuam dhe morëm në konsideratë Librin e Bardhë mbi Mbrojtjen e Maqedonisë (Tetor 2005) si dhe Kuadrin e Politikave për 205 Autoblinda Llazar, sistemi artilerik vetëlëvizës Nora-B/52, raketahedhësi shumë-tytësh Pllamen, raketahedhësi Sora 122mm, raketahedhësi Bumbar, fluturakja e vogël pa pilot Vrabac, gjenerata e re e tankut М-84А në atë të modernizuar М-84АB1, si dhe pushka M-21. Faqja zyrtare e Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë Afera e shitblerjes së armëve në mes Qeverisë Irakiane dhe Serbisë, Risi në ushtrinë serbe paraqet edhe inkuadrimi i femrës si pjesëtare e forcave të armatosura dhe aktualisht numri i tyre sillet rreth 500. Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë Shih dhe: László Póti. Kërkues i vjetër shkencor, Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes Zrinyi Miklós, Qendra për Studime Strategjike dhe të Mbrojtjes, Budapest cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, BOTIMET TOENA Tiranë,

110 Buletinin Strategjik të Mbrojtjes (Tetor 2003) mbi të cilin ai u bazua. Në Mal të Zi, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në Qershor 2006 qeveria miratoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Serbia ende nuk ka një strategji specifike të sigurisë, vetëm se aty ekzistojnë tri dokumente që janë ende në fuqi si: Strategjia e Mbrojtjes së Unionit Shtetëror Serbi & Mal i Zi (2005) miratuar nga parlamenti, Libri i Bardhë mbi Mbrojtjen e këtij Unioni, hartuar nga Ministria e Mbrojtjes (2005), si dhe Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, gjithashtu miratuar nga kjo ministri në 2006, në 2009 është miratuar Strategjia e Sigurisë. Më 15 Tetor 2010, një nga pikat e rendit të ditës së mbledhjes së qeverisë së Kosovës ka qenë Miratimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Strategjia e sigurisë së Republikës së Kosovës, është dokumenti i parë për sigurinë kombëtare të Kosovës i hartuar nga institucionet e shtetit dhe i miratuar nga Këshilli i Sigurisë. Kryeministri Thaçi ndër të tjera thekson se: Në debatin për Strategjinë e sigurisë kanë qenë të involvuar shumë faktorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. 209 Ky lajm na bën me dije me disa elementë: së pari Kosova është një shtet i ri, së dyti dokumentet strategjike miratohen me konsulencën ndërkombëtare si BE dhe NATO, së treti sfidat e lidërshipit i takojnë së ardhmes. Këto dokumente të sigurisë së 7 vendeve të Ballkanit Perëndimor 210 dëshmojnë në një masë të konsiderueshme njëkohësisht edhe afërsi edhe diversitet ndërmjet tyre. Numri i madh i dokumenteve krijon përshtypjen gjithashtu se vendet e rajonit kanë zhvilluar tashmë një sistem të zhvilluar të dokumenteve të sigurisë Kroacia Në këtë analizë të shkurtër të dokumentit të Strategjisë për Sigurinë Kombëtare të Republikës së Kroacisë e vitit 2002 dhe Draft dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë të Republikës së Kroacisë e vitit 2010, synohet të jepet një përshkrim i strukturës dhe përmbajtjes të këtyre dy dokumenteve 212. Mund të konsiderohet e pabesueshme për Kroacinë fakti që ajo aktualisht ka në përdorim Strategjinë për Sigurinë Kombëtare të Republikës së Kroacisë të miratuar me ligj në 19 Mars 2002 nga Parlamenti Kroat. Ky është një dokument dymbëdhjetë vjeçar që shpreh aspiratën e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në Duke marrë në konsideratë ndryshimet e shpejta në mjedisin e sigurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe progresin në proçesin e përafrimit të tyre me NATO dhe BE, shumica e këtyre dokumenteve të vendeve të rajonit, megjithëse të miratuara rishtazi, janë nën rishikim dhe dokumente të reja. 211 Të gjitha shtetet kanë nga 1-3 dokumente të lidhura me sigurinë që përfshijnë nivele të ndryshme. Sipas terminologjisë së përdorur, gjithkush mund të dallojë tri tipa dokumentesh të niveleve të ndryshme. 212 Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f

111 aspektin gjeopolitik akoma ekziston Republika Federale e Jugosllavisë dhe në të njëjtën kohë Kosova është ende pjesë e Serbisë. Pra, në aspektin e përshkimit të mjedisit të sigurisë, gjeopolitikës, një pjese të konsiderueshme të sfidave, rreziqeve, kërcënimeve dhe elementëve të tjerë, Strategjia Kombëtare e 2002 nuk i përgjigjet zhvillimeve aktuale të vendit. Anëtarësimi i Kroacisë në NATO në 2009, ndryshimet politike dhe sociale të ndodhura në vend, zhvillimet rajonale, nxorën nevojën e miratimit të një strategji të re bashkëkohore dhe praktike. Në 2010, Qeveria Kroate krijoi një komision të gjerë ndërdikasterial dhe shumë-institucional për të hartuar strategjinë e re. Pavarësisht punës voluminoze Kroacia nuk arriti të finalizojë miratimin e strategjisë së re. Ekzistojnë shume arsye, por argumenti kryesor është ndryshimi i mjedisit të sigurisë, me anëtarësimin e Kroacisë në 1 Korriku 2013 në BE dhe hyrja e vendit në 2015 në marrëveshjen Schengen. Ekzistojnë edhe faktor të tjerë jo plotësisht të shfaqur, ku ndër më kryesorët është qëndrimi i institucioneve të ndryshme gjatë procesit të hartimit të draftit. Kjo mund të shpjegohet edhe me transferimin e kryesimit të komisionit nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian. Aktualisht, procesi i hartimit të strategjisë së re akoma është në situatë ngërçi. Pavarësisht se strategjia e re është në statusin e draftit dhe jo plotësisht aktuale me mjedisin e sigurisë së Kroacisë, ajo mund të konsiderohet një dokument i vlefshëm. Kjo jo vetëm se do të shërbej si bazë për draftin e ri, por edhe për përmbajtjen, strukturën dhe trajtimin e çështjeve kryesore. Draft strategjia përfshin ruajtjen e interesave jetik kombëtar, merr në konsideratë të gjitha kapacitetet kombëtare të vendit dhe aleatëve, vlerëson pozicionin e ri ndërkombëtar me anëtarësimin në NATO dhe procesin e anëtarësimit në BE (faktikisht i përmbushur). Si përfundim, ky dokument në pikëpamje të strukturës dhe përmbajtjes është i vlerësueshëm pasi është i qartë, i thjesht, praktik, nuk është i ndikuar nga teorizmi dhe konceptet e përgjithshme teorike dhe është tentuar të shpreh çështjet më të rëndësishme për Kroacinë e viteve Drafti i strategjisë mbështet të gjitha përpjekjet kryesore të Konceptit të ri Strategjik të NATO-s, si mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave, siguria bashkëpunuese. Ky dokument është analizuar nga Komanda e Aleancës për Transformimin (ACT, Norfolk) dhe është vlerësuar si dokument i shkëlqyer që integron mirë politikën e NATO-s. Pra, në pikëpamje të kontributit, dokumenti është rezultat i angazhimit të shumë aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar, institucional dhe publikut të gjerë Maqedonia - Libri i Bardhë Që në hyrje veçon për Maqedoninë:Vendi i të barabartëve,vend midis të barabartave në NATO dhe BE 213. Libri i Bardhë për Maqedoninë është dokument themelor dhe paraqet e 213 Librin i Bardhë të Mbrojtjes së Maqedonisë, 2012, botim anglisht Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f

112 Konceptin e Mbrojtjes e Sigurisë.. Me Librin e Bardhë të Mbrojtjes 2012 riafirmohen vlerat dhe interesat nacionale për realizimin e plotë të qëllimeve me prioritet, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me qasjen sa më të shpejtë ndaj anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE, duke përfshirë këtu edhe kontributin në sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik dhe rajonal. Aleanca e respekton përkushtimin e Maqedonisë ndaj vlerave të NATO-s, si dhe kontributin tonë për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik dhe rajonal. Libri i Bardhe i Mbrojtjes, në përgjithësi, përfaqëson rezyme të të gjitha segmenteve të cilat e përbëjnë politikën nacionale të sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë:. Për mjedisin e sigurisë në dokument theksohet se Republika e Maqedonisë nuk ballafaqohet me kanosje të drejtpërdrejtë konvencionale ndaj sigurisë së saj nacionale, por këto lloje kanosjesh nuk mund të anashkalohen apo injorohen.. Për Interesat kombëtare të sigurisë shkruhet se janë rezultat i vlerave bazike të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Interesa të përhershme kombëtare janë: ruajtja e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit unitar të shtetit, si dhe karakterit të tij multi-etnik dhe multi-kulturor Tabela 3: Skema e mbrojtjes dhe e sigurisë se Rep. së Maqedonisë Kompetencat në sigurinë dhe mbrojtjen zbatohen në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Ligji për mbrojtje i përcakton kompetencat në pjesën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjykoj se Libri i Bardhë i Maqedonisë është një dokument i përafërt me Strategjinë Kombëtare të saj, por më shumë i afrohet strategjisë ushtarake. 102

113 Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës I vitit 2005, është dokumenti që informon qytetarët e BiH mbi statusin e forcave të armatosura të BiH. Ky dokument shpreh në mënyrë të qartë arritjet e reformave të mbrojtjes deri në vitin 2005 si dhe vizionin e Bosnje Hercegovinës për të ardhmen në sektorin e mbrojtjes. Bosnje-Hercegovina synon të aplikojë praktikat dhe përvojat më të mira të ndjekura nga vende me demokraci të përparuara për zhvillimin e forcave ushtarake profesionale. Pa u zgjatur, dokumenti Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Bosnje Hercegovinës paraqet në mënyrë të qartë të arriturat dhe vizionin në sektorin e mbrojtjes në të ardhmen. Procesi i reformave të mbrojtjes është bashkëkryesuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësuesit më të lartë të NATO-s dhe OSBE në Sarajevë të mbështetur nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe të përfaqësive të huaja në vend. FA të BiH do jenë më të vogla në numër, të mirë pajisura, të lëvizshme, të mirë trajnuara, me ushtarë të motivuar e të drejtuar nga oficerë e nënoficerë të kualifikuar dhe të mbështetur nga personel civil të aftë e profesional. Këto forca përfshi dhe rezervat do jenë të afta për të vepruar dhe ndërvepruar si brenda vendit ashtu edhe me forcat e NATO-s Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë. Për një refleksion më real të mjedisit të sigurisë dhe sidomos impaktit të mundshëm në hapësirën shqiptare për këtë dokument po përcjell informacion më të zgjeruar. Për mjedisin global mes të tjerash theksohet se konfliktet rajonale dhe lokale, ekstremizmi etnikë dhe fetarë, terrorizmi, krimi i organizuar, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë dhe migrimi ilegal, ndryshimet klimatike dhe defiçitet në rritje të burimeve të energjisë kërcënojnë stabilitetin e vendeve të veçanta dhe rajone të tëra dhe sigurinë globale. Tipar thelbësor i këtyre sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve është se ato bëhen më të paparashikueshme, asimetrike dhe kanë karakter transnacional. Bota po përballet me sfidat e imponuara nga shkelje të rënda të Kartës së OKB-së dhe normave të përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, sidomos ndërhyrjet në punët e brendshme të shteteve sovrane si dhe koncepti i praktikës së sulmeve parandaluese dhe ndërhyrjeve ushtarake. Përpjekjet për t'i dhënë legjitimitet krijimit të shteteve të reja në territoret e shteteve sovrane, anëtare të OKB-së, shkel rendin ekzistues juridik ndërkombëtar dhe rrezikojnë situatën e përgjithshme të sigurisë në botë. Politika e Jashtme e Përbashkët e BE-së dhe përfshirja e forcave të mbrojtjes evropiane në zgjidhjen e problemeve të sigurisë tregojnë një rol të rëndësishëm të BE-së në harmonizimin e marrëdhënieve dhe interesave të vendeve evropiane dhe duke marrë një pjesë të përgjegjësisë së përbashkët në krijimin e sigurisë evropiane dhe globale. Për mjedisin rajonal shkruhet se vendet e rajonit të Evropës Juglindore pranojnë të promovojnë vlerat e demokracisë, stabilitetit ekonomik dhe social dhe të sigurisë. Në 103

114 historinë e kohëve të fundit problemet e trashëguara nga e kaluara, kontradiktat historike, konfliktet mes kombeve dhe shteteve të rajonit të Evropës Juglindore dhe veçanërisht në Ballkan, ndikojnë në situatën e sigurisë në rajon. Pozita gjeostrategjike e Evropës Juglindore, përmes të cilës kalojnë linjat e energjisë dhe komunikimit që lidhin vendet e zhvilluara të Evropës me rajonet e Kaukazit, basenin e Kaspikut, Lindjen e Mesme dhe Mesdheun, ndikojnë në situatën e sigurisë të shteteve në kontinentin evropian. Interesat kontradiktore të shteteve në përdorimin e rrugëve tranzite dhe burimeve çojnë në krijimin e krizave dhe kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Tentativa e shkëputjes e një pjese të territorit të Republikës së Serbisë në bazë të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga institucionet e përkohshme të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë është një problem veçanërisht i shquar. Njohja e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës në territorin e Republikës së Serbisë, nga një numër të vendesh në botë, reflekton negativisht në forcimin e besimit dhe të bashkëpunimit dhe ngadalëson procesin e stabilizimit në rajon 214. Terrorizmi dhe zgjerimi i krimit të organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike dhe armëve, qenieve njerëzore, më të theksuara në Kosovë dhe Metohi, ngarkojnë situatën e sigurisë në Evropën Juglindore. Kthimi i refugjatëve, të zhvendosurve në ish-jugosllavi dhe statusi i tyre social e bëjnë gjendjen e sigurisë në rajon edhe më komplekse. Marrëdhëniet mes shteteve në rajon janë të ngarkuara me kthimin e refugjatëve dhe kthimin e pronës, problemet e kufijve, integrimi pamjaftueshëm i komuniteteve minoritare. Vazhdimësia e mbështetjes ndërkombëtare dhe prania ushtarake e sigurisë me mandatin e OKB-së në rajon kontribuon në stabilizimin dhe parandalimin e shfaqjes së konflikteve në shkallë të gjerë. Ndërtimi i mekanizmave të përbashkëta për parandalimin e rreziqeve e kërcënimeve dhe menaxhimi i krizave, janë parakusht për tranzicion demokratik të vendeve të rajonit. Edhe në sythin Siguria e Republikës së Serbisë. Theksohet se Republika Serbisë përballet me sfida, rreziqe dhe kërcënime që rrezikojnë sigurinë e saj. Kërcënimi kryesor për sigurinë është tentativa për shkëputje e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe Metohi e ngarkuar me akte me motive etnike të dhunës i kontribuojnë pasigurisë dhe frikës në mesin e pjesëtarëve të popullit serb dhe të komuniteteve pakicë etnike. Republika e Serbisë si dhe vendet e tjera të rajonit, janë përballur me terrorizmin, format e ndryshme të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit të narkotikëve, aktivitetet shkatërruese të sekteve të caktuara fetare, trafikimin e njerëzve, dhe krimit financiar dhe të teknologjisë së lartë. Zhvillimi i ngadalshëm i institucioneve demokratike, kultura politike, demokratike, marrëdhëniet në Kosovë dhe Metohi, mosrespektimi i të drejtave njeriut, mohimi i lirisë së lëvizjes, zgjerimi i krimit të organizuar, uzurpimi dhe shkatërrimi i pronës private, trashëgimisë kulturore historike dhe procesi i vështirë i kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit 214 Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë Botim anglisht. dnosti_rs_eng.pdf 104

115 si dhe probleme me dimensione rajonale, janë kthyer në burimin kryesor të jostabilitetit në Republikës së Serbisë. Shpallja e paligjshme e pavarësisë së Kosovës dhe dështimi i pranisë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë dhe Metohi në krijimin e një shoqërie civile multi-etnike, multi-fetare dhe multi-kulturore kontribuon negativisht në sigurinë e Republikës së Serbisë 215. Situata e përgjithshme e sigurisë në Republikën e Serbisë është prekur ndjeshëm nga pasojat e luftës civile e zhvilluar në territorin e ish Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, të izolimit ndërkombëtar dhe bombardimeve të NATO-s, si dhe problemet e tranzicionit.. Sfidat, rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë e Republikës së Serbisë kanë karakter kompleks në nivel global, rajonal dhe kombëtar... Zgjidhja e njëanshme në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare i kontribuon rajonit për t'u bërë faktor afatgjatë i jostabilitetit. Gjendja e sigurisë dhe zbatimi i "Propozimit gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës" (Plani i Ahtisaarit), i cili nuk është pranuar në KSKB, mund të shkaktojë shkallëzim të dhunës në Kosovë dhe Metohi dhe të bëhet një burim i rreziqeve për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe destabilizimit të rajonit 216. Forca paramilitare e ashtuquajtura FSK, paraqet një kërcënim serioz për regjimin ekzistues të kontrollit të armëve rajonal dhe kërcënon sigurinë në rajon. Siguria e Republikës së Serbisë mund të kërcënohet nga rebelimi i armatosur, si një formë të veçantë të konfliktit të armatosur dhe e dhunshme për të ndryshuar kufijtë. Terrorizmi është një nga rreziqet më të mëdha dhe kërcënimeve globale, rajonale dhe sigurisë kombëtare. Përhapja e armëve të shkatërrimit në masë është potencialisht kërcënimi më i madh për sigurinë globale dhe evropiane dhe për sigurinë e Republikës së Serbisë. Ekstremizmi kombëtar dhe fetar, i cila i ka rrënjët në konfliktet mbi baza etnike dhe fetare në të kaluarën, është një faktor rreziku dhe një kërcënim për sigurinë. Këto problem përvijohen dhe te sythet për interesat e Republikës së Serbisë si shprehje e vlerave dhe nevojave të qytetarëve, kombeve të përcaktuara me Kushtetutë. Si përfundim në Serbi, SSK është një shprehje e përputhshmërisë së faktorëve relevante politikë të institucioneve qeveritare, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në qasjen e përgjithshme dhe në mënyra për arritjen e mbrojtjes së interesave kombëtare, në përputhje me sfidat aktuale duke vlerësuar, rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë e Republikës së Serbisë.. SSK duhet të përshtatet menjëherë me kushtet në të cilat do të zbatohet, për mbrojtjen e interesave kombëtare 215 Po aty 216 Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë Botim anglisht. dnosti_rs_eng.pdf 105

116 Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi Është dokumenti që përcakton zhvillimin dhe funksionimin e sistemit të sigurisë kombëtare të Malit të Zi dhe kjo është shprehje e angazhimit të saj për të qenë pjesë e sigurisë rajonale dhe globale te sistemeve 217. Strategjia adreson interesat kombëtare, objektivat e sigurisë, rreziqet e sigurisë dhe sfidat, reagimet e mundshme të shtetit të Malit të Zi ndaj këtyre rreziqeve dhe sfidave, si dhe strukturën e sistemit të sigurisë kombëtare; ajo gjithashtu fokusohet në kapacitetet e shtetit të Malit të Zi dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme për t'u përshtatur me ndryshimet globale dhe për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Strategjia konfirmon angazhimin e Malit të Zi për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të plotësojnë kushtet për integrimin e saj në strukturat e tjera ndërkombëtare të sigurisë euroatlantike. Në këtë kontekst, qëllimi strategjik i Malit të Zi është që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt që është e mundur. Duke pasur këtë qëllim në mendje, Mali i Zi kërkon të bashkohet me programin Partneritet për Paqe të NATO-s. Strategjia është dokument publik. Politika e Sigurisë e Malit të Zi është e fokusuar në ruajtjen e interesave të saj kombëtare dhe shtetërore dhe të kërkuar për të përmbushur plotësisht objektivat e saj të sigurisë, bazuar në parimet e një demokracie të zhvilluar, shtetit të së drejtës dhe orientimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me respekt të plotë të ndërkombëtare ligji dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe me respektimin e mjedisit. Do të ndalesha sidomos te perceptimi kërcënimeve. Në dokument theksohet se Kërcënimet Konvencionale ushtarake: numri i këtyre kërcënimeve është zvogëluar ndjeshëm, koha paralajmërim për operacionet në shkallë të gjerë me armë konvencionale është rritur dhe ndikimi i drejtpërdrejtë ushtarake e operacioneve të mundshme konvencionale është e kufizuar deri në rajone relativisht të vogla. Megjithatë, një përshkallëzim gjeografike që përfshin Malin e Zi direkt mund kurrë të përjashtohet krejtësisht. Rreziqet potenciale të krizave në rajon nuk janë eliminuar krejtësisht. Terrorizmi Global dhe ekstremizmi i dhunshëm: kjo kategori e sfidave të sigurisë aktualisht përbën një nga kërcënimet më të rëndësishme globale, rajonale dhe kombëtare për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe lidhje me krimin e organizuar. Të gjitha format e krimit të organizuar - të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve, armëve, agjentë kimikë, biologjikë dhe bërthamore-radiologjike, qenieve njerëzore, kontrabandës dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë mund të zhvillohet në kërcënimet më serioze ndaj shoqërisë, shtetit dhe ekonomisë. 217 Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f

117 Korrupsioni në të gjitha format e saj, abuzim me pushtetin, institucionet e dobëta dhe mungesa e përgjegjësisë mund të prish shtetin nga brenda dhe të kontribuojnë në destabilizimin dhe pasigurisë rajonale Një qasje shqiptare Gjatë një gjysmë shekulli, shume vende pas Luftës se Dyte Botërore i përkushtuan një vëmendje te veçante sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare duke u bazuar ne një koncept qe ne themel vinte çdo gjë ne shërbim te mbrojtjes. Edhe strategjitë kombëtare e shprehnin qe ne termat e titujve te tyre tendencën e një mbrojtje te çdo pjese te territorit me te gjithë resurset kombëtare e me çfarëdo lloj çmimi për kombin. Ne këtë rast përshkrimi i modelit te Shqipërisë është shume domethënës për Mbrojtjen Totale. Shqipëria përjetoi jo vetëm një ndër sistemet më të egra komuniste por edhe u vetizolua totalisht, pasi doli e zhgënjyer nga aleancat e saj të pasuksesshme me Bashkimin Sovjetik e më pas me Kinën. Duke u nisur nga ideja vetëizoluese dhe besimi se mund t ia dilte vetëm me forcat e veta ajo hoqi dorë nga çdo lloj mbështetjeje nga jashtë. Çuditërisht forca politike e kohës, besonte se Shqipëria pavarësisht se ishte një vend i vogël e me resurse njerëzore dhe ekonomike të kufizuara mund t ia dilte të përballonte, madje edhe të fitonte kundrejt një armiku të mundshëm edhe shumë më të madh në numër dhe fuqi. I gjithë ky besim, bazohej në idenë se ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria po formonte një Ushtri Popullore me unitet dhe ndjenjë të lartë atdhedashurie. Qëllimet strategjike të Shqipërisë, mbrojtja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut në atë kohë nuk mbështeteshin në ndihmën e jashtme ose në konjukturat ndërkombëtare, por tërësisht në faktorin e brendshëm, në forcën, në atdhetarinë, në trimërinë e popullit tonë, në armatosjen dhe përgatitjen e tij të gjithanshme, në gatishmërinë e lartë dhe të përhershme të Forcave të Armatosura 218 Nën psikozën e Luftës së Ftohtë dhe në përputhje me konceptin politik të kohës, vetizolimit, Ushtria Shqiptare ndërmori një sërë ndryshimesh të cilat kryesisht kishin të bënin me përmasat e saj tejet të mëdha. Kështu, deri në fillim të viteve 90 vetëm Ushtria, numëronte ushtarakë aktivë ose mbi 2 % të popullsisë, rezervistë dhe mbi forca vullnetare territoriale, pa folur për formacionet e rinisë studentore e shkollore të armatosura. Ndërsa, në përputhje me parimet kryesore të mbrojtjes së vendit pëllëmbë për pëllëmbë, ushtria përveç kazermave dispononte edhe pika hapjeje e garnizone në të gjithë sipërfaqen e vendit. 219 Nën okelion Çdo gjë për mbrojtjen, çdo gjë për fitoren 220 në vitin 1975 filloi fortifikimi i Shqipërisë i cili vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Përfundimi i Luftës së Ftohtë, solli ndryshime thelbësore në agjendën e çështjeve të 218 Arti Ushtarak I Luftës Popullore, (1985) Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Tiranë 1985, fq Prof. Dr. P. Ribaj; Prof. Dr P. Hasani Forcat e Armatosura- 95 vjet histori, AFA, Cituar në Arti Ushtarak i Luftës Popullore, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Tiranë 1985, fq

118 sigurisë, duke e zgjeruar gamën e problematikës me të cilën përballej arena ndërkombëtare. Në Shqipëri, pas rivendosjes se sistemit demokratik dhe me rivendosjen e marrëdhënieve SHBA Shqipëri, siguria do të filloje rimëkëmbjen dhe do të vërehen hapat e para të rritjes, duke vazhduar progresin e vet me oshilacione në 20 vite tranzicion. Gjithsesi, dokumentet strategjike shqiptare, përfshi ato për sigurinë, janë cilësuar shpesh si teorike dhe që nuk përmbushin sa duhet standardin e të qenit njëkohësisht dokumente pune, pra të udhëheqin reformat. Hyrja e Shqipërisë në rrugën e transformimeve demokratike, pas vitit 1991, ishte e natyrshme që do të reflektohej edhe në fushën e sigurisë. Kjo u pa si te konceptet e reja, ashtu edhe në hapat konkrete (sidomos të natyrës politike/diplomatike) për sigurinë. Dokumenti i parë shqiptar i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK) u miratua në vitin Në periudhën vijuese, SSK-ja u rishikua edhe dy herë të tjera (në vitin 2000 e 2004). Aktualisht është hedhur për diskutim projekti i ri i SSK-së, ndërsa miratimi pritet të bëhet nga Kuvendi i Shqipërisë gjatë muajit Shtator (2014). Projekt dokumenti mbi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë pasqyron në tërësinë e tij mendimin më të plotë dhe cilësor shqiptar të deritanishëm mbi perspektivën e sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe interesave të saj në mjedisin e sotëm global të sigurisë dhe si pjesë integrale e këtij mjedisi. Karakteristikat thelbësore të saj deklarohen qartë- proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja, të cilat materializohen mjaft mirë në të gjithë përmbajtjen e dokumentit, pavarësisht disa vërejtjeve. Pikëinsja e brendshme për garantimin e sigurisë kombëtare përshtatet drejt me mjedisin aktual të sigurisë, e cila del qartë në analizën e këtij mjedisi, që përbën çelësin e logjikës që përshkon gjithë dokumentin, Analiza e mjedisit të sigurisë shqyrton objektivisht situatën e sigurisë në të cilën gjendet sot vendi ynë, është transparent, por vlerësojmë se cilësia e saj do të ishte më e mire, nëse për këtë kapitull do të kishte në dispozicion të përpiluesve studime të vërteta strategjike, produkte analitikë gjithëpërfshirës mbi këtë çështje. Mendësia e re në fushën e sigurisë, nëpërmjet arkitekturës së re të sigurisë që shpall kjo strategji përbën një qasje të pranueshme, të cilën sot e kanë përqafuar pjesa më e madhe e shteteve demokratikë e të përparuar të globit. Në tërësi mendoj se SSK është një shprehje e përputhshmërisë së faktorëve relevante politikë të institucioneve qeveritare, OJQ-ve dhe qytetarëve në qasjen e përgjithshme dhe në mënyra për arritjen e mbrojtjes së interesave kombëtare, në përputhje me sfidat aktuale duke vlerësuar, rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë e RSH-së. Strategjia është e orientuar nga njohuritë bashkëkohore teorike në fushën e sigurisë, përvojën kombëtare dhe nevojat e sigurisë, si dhe përvojat e vendeve të tjera në krijimin e sistemeve të tyre të sigurisë kombëtare dhe zgjidhjen e rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë. Projekti i ri i SSK është një dokument në të cilin qëllimet kryesore strategjike për forcimin e sigurisë kombëtare janë vënë në mënyrë transparente për publikun ndërkombëtar dhe vendas dhe 108

119 është shprehur angazhimi i RSH për të kontribuar në mënyrë aktive në ndërtimin dhe përmirësimin e sigurisë rajonale dhe globale. Zbatimi i trajtesave të përfshira në strategji kërkon përfshirjen e koordinuar të gjitha organeve shtetërore dhe të subjekteve të tjera që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, në këtë mënyrë arrihet integrimi i plotë i sistemit të sigurisë kombëtare të RSH. Projekti i ri i SSK mundëson një dokument bazë në të cilin janë dhënë bazat për organizimin dhe realizimin e funksioneve të sigurisë të shtetit,shoqërisë dhe individit përmes aktiviteteve në të gjitha nivelet e organizimit shoqëror. Mendoj se projekti i ri i SSK siguron një pikënisje për zhvillimin e strategjive mbështetëse në fushat kryesore shtetërore dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore si dhe për rregullimin normativ të aktiviteteve në kuadër të sistemit të sigurisë kombëtare. Në tërësi, projekt-dokumenti në formatin e tij dallohet qartë se është veshur me një tis teorik, që përfaqëson nivelin aktual modern të ndërtimit të strategjive e përshtatur me mjedisin shqiptar, gjendjen dhe nevojat e tij. Çështja është që, një komb i cili pretendon të cilësohet i civilizuar, duhet, midis të tjerash, të ndërtojë dhe të ecë me parashikime realiste, të paktën për dy breza njerëzorë. E këto gjejnë gjithmonë shtrat në dokumente strategjike si SSK. Për këtë arsye, do të ishte e domosdoshme që, varësisht nga skenarët që parashikohet se do të mund të operojë Evropa dhe SHBA, të ndërtohen edhe skenarët tanë kombëtarë. Në të kundërtën, veç të kaluarës, do të humbasim edhe të ardhmen. Në këtë kah theksoj se meriton vëmendje e përgjegjshmëri hartimi i dokumenteve strategjike. Përgatitja e dokumentit të ri të SSK-së të RSH (SSK-2014) është pa dyshim një zhvillim mjaft pozitiv në aspektin e sigurisë të vendit, pasi është cilësisht më i arrirë dhe përmbush një boshllëk konceptual për institucionet e sigurisë të vendit. Ndërkohë dihet se, një dokument i mirë i SSK-së duhet të përcaktojë: 1)vizionin për kombin, si një objektiv final, si qëllimi më vital ( The end ) për ekzistencën e prosperitetin e një vendi; 2) interesat më të rëndësishme që burojnë prej këtij qëllimi e janë të lidhura me të: 3) kërcënimet që mund ta vënë në rrezik përmbushjen e tij; 4) masat që duhen marrë (pa rënë në detaje teknike) për të shmangur/mposhtur këto kërcënime; 5) institucionet, strukturat e larta që ngarkohen me vendimmarrjen strategjike për sigurinë dhe zbatimin e detyrave kryesore të sigurisë. Në SSK-2014 ai vizion për kombin, për të cilin në fund të fundit formulohet strategjia, jepet pjesërisht në preambulë (por edhe këtu disi indirekt, duke iu referuar Kushtetutës, aspiratës së popullit e lidershipit politik) dhe pjesërisht tek kapitulli për interesat kombëtarë të Shqipërisë, por mungon një paragraf i sintetizuar, produkt ekskluziv i kësaj Strategjie, i përshtatshëm për t u referuar sa herë që nevojitet, nga institucionet, politikanët, studiuesit etj. Aspirata shekullore mund të jetë shtrati shekullor në të cilin lëvizin strategjitë e mëdha. Sidoqoftë, kjo aspiratë shekullore e përmendur në Kushtetutë nuk është e përmendur në SSK, të paktën në versionin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dimensioni i parë historik i strategjisë sonë është relativisht i thjeshtë, i qartë, dhe 109

120 jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ky dimension, është bindja se interesat më themelore të sigurisë kombëtare të SHBA-së do të rrezikoheshin, nëse një shtet ose një grup shtetesh kundërshtare do të dominonin masën kontinentale Euroaziatike - ajo zonë e globit të cilës i referohen shpesh si heartland ( zemër e dheut ). Ne luftuam dy luftëra botëror e për ta penguar që të ndodhë kjo. Dhe, që nga viti 1945, ne jemi përpjekur të frenojmë Bashkimin Sovjetik që të mos e zgjerojë avantazhin e tij gjeostrategjik për të dominuar fqinjët e vet në Evropën Perëndimore, Azi e Lindjen e Mesme dhe të ndryshonte në këtë mënyrë rrënjësisht ekuilibrin global të fuqisë në Eurazi. Për sa I përket strategjive tona dhe mendësisë gjeopolitike shtetërore është thuajse i panjohur, por nuk është kështu për partnerët tanë strategjikë. Po përmend veç një emër të njohur për opinionin publik shqiptar, z. Philip Reeker, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Funksioni i tij flet qartë për hapësirën strategjike në të cilën ndodhet Shqipëria. Kjo hapësirë ka vulën e pashlyeshme të gjeografisë, e cila do të ndikojë përherë strategjitë tona. Për tu kthyer edhe një herë te çështja fillestare e një emri për SSK. Natyrisht që SSKRSH 2014 sjell një frymë optimizmi dhe shfaq seriozitet në pika të ndryshme. Ajo ka mangësi, por koha do të tregojë nëse emri i saj është apo nuk është: SSKRSH, një dokument thjesht sa për tu pasur 221.Vetë interesat dhe vlerat kombëtare janë trajtuar shumë shkurt (gjithsej rreth tetë rreshta) në një kohë që ato duhet të përbëjnë parakushtet/pikënisjen e gjithë shtjellimit të mëtejshëm të dokumentit të SSK. Si të tilla ato kërkojnë formulim të qartë, mundësisht të paraqiten të listuara e të identifikuara dallueshëm njëri nga tjetri, gjë që SSK-2014 nuk ia ka arritur plotësisht. Në SSK-në e ShBA ato zënë pjesën më të madhe të dokumentit, rreth 30 faqe. Faktori shqiptar në rajon, me zhvillimet politike të viteve të fundit, nga njëra anë paraqet një element tepër të rëndësishëm sigurie (për Shqipërinë dhe për rajonin) nga ana tjetër po kërkon me ngulm një rol e mbështetje më të madhe prej shtetit amë, Shqipërisë. Në këtë aspekt SSK-2004 është më konkrete, pasi qartazi, jo vetëm e deklaron popullsinë shqiptare që jeton në trojet e veta, jashtë kufijve të RSH, si një faktor të rëndësishëm stabiliteti e sigurie rajonale, por deklaron edhe pozicionin mbështetës të RSH ndaj tij. Edhe dokumentet e SSK të vendeve të tjera mbajnë pozicione të qarta në raport me atë pjesë të popullsisë së vet që jeton jashtë kufijve shtetërorë. Kështu, në SSK të Serbisë (2009) deklarohet: Interesi i Republikës së Serbisë është mbajtja dhe forcimi i vijueshëm i lidhjeve të atdheut amë me Serbët që jetojnë e punojnë jashtë atdheut, promovimi i bashkëpunimit kulturor, ekonomik, apo formave të tjera dhe mbështetja për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar e kulturor. Në SSK të Britanisë së Madhe nënvizohet fakti që një në çdo dhjetë britanikë 222 tani jeton jashtë kufijve të vendit, si 221 Për më gjrë shih : Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim, Çështje Evropiane dhe të sigurisë, Nr. 28, Tiranë 2014, f Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Britanisë së Madhe Botim anglisht. ta/file/61936/national-securitystrategy.pdf 110

121 dhe roli që një prani e tillë në botë, me cilësitë individuale që zotëron, së bashku me rolin e gjuhës angleze, bëjnë që influenca e Britanisë në botë të tejkalojë përmasat fizike të saj Koncepti Strategjik i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës (projekt) Sipas trajtesës së Agim Çeku 223,Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Projekt- Koncepti i Mbrojtjes së Republikës se Kosovës është dokument planifikimi i politikave për periudhën , që përshkruan parimet themelore strategjike të mbrojtjes kombëtare, prioritetet dhe masat për sigurimin e mbrojtjes kombëtare. Ky konceptdokument është ende i paautorizuar dhe i padiskutuar deri më tani në institucionet e Kosovës, i cili paraqet përmbledhje të mendimeve, përvojave, praktikave dhe mësimeve të nxjerra. Po ashtu paraqet përmbledhje të analizave, të gjeturave dhe rekomandimeve të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe do të shërbejë si bazë për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes. Mes të tjerash në dokument në sythin Mjedisi Strategjik i Sigurisë për mjedisi global i sigurisë shkruhet se kërcënimet konvencionale të luftës shteti kundër shtetit janë zvogëluar në masë të konsiderueshme në shekullin XXI. Në ditët e sotme, mjedisi i sigurisë globale është bërë më i paparashikueshëm dhe më sfidues. Në një botë të ndërvarur, Kosova përballet me rreziqe të ngjashme si shumë vende të tjera: rreziqet dhe kërcënimet që dalin nga pabarazia ekonomike; aktivitetet terroriste; krimet ndërshtetërore; armët bërthamore dhe të shkatërrimit në masë; përhapja e armëve të vogla; krimit të organizuar, përfshirë trafikimin dhe krimit kibernetik. Te mjedisi rajonal i sigurisë Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë një mjedis të sigurisë shumë më të favorshëm se sa pesë vjet më parë. Rajoni ynë tani përbëhet nga vendet aleate dhe shtetet, të cilat janë ose aspirojnë të jenë anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Bashkëpunimi rajonal pritet që gjithnjë e më shumë të zgjerohet dhe në vend të rreziqeve konvencionale, sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballet rajoni në ditët e sotme janë si në vijim: përhapja e armëve të vogla; ekstremizmi etnik dhe fetar; krimi i organizuar, përfshirë trafikimin; krimet ekonomike; armët e përhapjes së shkatërrimit në masë; paqëndrueshmërinë politike rajonale; epidemitë dhe fatkeqësitë natyrore. Ndërsa për mjedisin e brendshëm i sigurisë veçohet se për arsye të marrëveshjes së arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, mjedisi i sigurisë në Kosovë ka përparuar më shumë pas vitit Nga ana tjetër, në një botë që është vazhdimisht globalizuese, Kosova nuk është imune nga rreziqet dhe kërcënimet që lidhen me këtë dukuri. Bazuar në kontekstin aktual strategjik, rreziqet e brendshme të identifikuara janë: ekstremizmi etnik dhe fetar; terrorizmi; fatkeqësitë natyrore;..; përhapja e armëve të vogla; krimi i organizuar; mungesa e zhvillimi ekonomik; papunësia; institucionet e dobëta të sigurisë / drejtësisë; korrupsioni; kontestet rreth përcaktimit te kufirit; dhe keqpërdorimi i burimeve natyrore. Po kështu trajtohen 223 Për më gjërë shih : Revista Ushtarake,Tiranë, Gusht 2014, f

122 interesat kombëtare, forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, ku theksohet se Forcat e Armatosura të Kosovës të përgatitura në mënyrë profesionale dhe të trajnuara në mënyrë shumë funksionale...forcat e Armatosura të Kosovës përbëhen nga: Forcat Tokësore, Komanda e Gardës Kombëtare, Komanda e Logjistikës dhe Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës. FAK përbëhet nga pjesëtarë aktiv dhe pjesëtarë rezervë.. Paraqet interes në dokument dhe sythi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal 3.5. Disa mendime modeste Më shumë vlerësim për sigurinë njerëzore Elementë të sigurisë njerëzore, siç u theksua dhe më sipër, ndeshen dhe në dokumentet ekzistuese. Por çështja është se si mund të orientohen dhe të theksohen me mirë këto elementë, duke i dhënë dhe frymën vetë përmbajtjes së dokumentit, apo si mund të operacionalizohet në mënyrë konkrete agjenda për sigurinë njerëzore (ndryshe nga siguria shtetërore që perceptohet shumë më thjesht, të paktën në variantin tradicional). Pavarësisht, nga rezultati i vështirë i këtij operacionalizimi, siguria njerëzore, mbetet të sfidojë në një mënyrë apo tjetrën konceptin tradicional të sigurisë kombëtare, duke u bërë paralelisht dhe pjesë inherente e sigurisë ndërkombëtare. Dhe në këtë kuptim krahas mekanizmave institucionalë kombëtarë e ndërkombëtarë, ku përfaqësimet janë shtetërore, një rol në rritje duhet të marrin aktorë të tjerë, si NGO-të, media, etj., sidomos ata me shtrirje tejshtetërore e tejkombëtare. Po ashtu, ky koncept i sigurisë njerëzore, i shtrirë në një nivel rajonal e ndërkombëtar, duhet të përmbajë kontributin tonë modest dhe në fusha të tjera si në ndërhyrjet humanitare, kontrollin e armëve, eliminimin e minave kundër njeriut, reagimin ndaj abuzimit nga jashtë të mjedisit, shfrytëzimit të padrejtë të fuqisë punëtore, abuzimit me fëmijët, reduktimin e ndarjes teknologjike, që ka zëvendësuar atë ideologjike, etj. Nuk mund të mohohet se nëpërmjet një përpunimi të drejtë në nivel vendor, rajonal e global të sigurisë njerëzore mund të bëhet më e suksesshme lufta kundër trafiqeve të ndryshme, krimit ekonomik e terrorizmit, por dhe të rriten kontributet vendore kundër ngrohjes globale, për shfrytëzimin me nikoqirllëk të rezervave energjetike, ujore, etj. Prandaj, krahas problematikës së prekur më sipër mbi theksimin e aspiratave njerëzore për liritë dhe të drejtat e njeriut 224, konsolidimin e infrastrukturës institucionale demokratike, kontrollin dhe kufizimin demokratik të pushtetit ekzekutiv, zgjerimin e peshës specifike të shoqërisë civile dhe të pjesëmarrjes qytetare, rritjen e rolit të 224 Për më gjërë shih dhe: Mejdani, Rexhep, cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, BOTIMET TOENA Tiranë,

123 konsumatorit dhe të përkujdesjes ndaj tij, etj., mendojmë se po aq thelbësor është për dokumentin e strategjisë dhe ridimensionimi i vetë konceptit të sovranitetit, dobësimi apo reduktimi, nga pikëpamja teorike e praktike, i mjaft përbërëseve të tij, në favor të rritjes së përbërëseve të ndërvarësisë Krijimi i një konsensusi për rreziqet ekologjike. Kur autorë elitarë si Charl Kegley 226 shtrojnë pyetjen se cili është kërcënimi më i madh botëror, përgjigjet e mundshme janë të shumta 227. Sfidat botërore të mjedisit dhe studimi i reagimeve për to është quajtur ekopolitikë, bashkimi i rastësishëm mes ekologjisë dhe politikave. Ekologjia ka të bëjë me lidhjen mes njerëzve dhe organizmave të tjera të gjalla dhe kushteve të mjedisit. Politika ka lidhje me ushtrimin e pushtetit. Ekopolitika, si pasojë heton se si aktorët politikë bëjnë zgjidhje për të menaxhuar impaktin e dëmshëm të sjelljes njerëzore në mjedisin në të cilin të gjithë njerëzit e Tokës jetojnë Inkuadrim i çështjeve ekologjike botërore Siguria mjedisore është një koncept i dobishëm që zgjeron definicionin kombëtar të sigurisë duke shtyrë vizionet përtej kufijve dhe mbrojtjes së tyre. Ajo fokusohet në karakterin ndërkufitar të sfidave për ruajtjen e mjedisit botëror, duke pranuar se kërcënimet nga fenomene të tilla si ngrohja globale, shterimi i ozonit, dhe humbja e pyjeve tropikale dhe habitateve ujore, mund të kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit po aq sa kërcënimi për luftë me armë të shkatërrimit në masë. Mbi të gjitha burimet e kërcënimeve ekologjike janë të pranishme për bashkësinë globale. Keni vënë re ndonjëherë se njerëzit kudo, janë shumë të ngjashëm? E vërteta është se njerëzit dhe grupet sillen shumë ndryshëm. Megjithëse, duket se janë disa vlera që çdokush ushqen dhe që e bëjnë atë esencialisht të ngjashëm. Këto vlera janë universale, të mbrojtura në hapësirë dhe kohë. Nuk ka rëndësi se cila është feja, nacionaliteti, gjuha, vendi apo ngjyra e lëkurës, kush dëshiron të thithë ajër të pastër? Kush dëshiron të jetojë me të drejtën për ujë të freskët dhe të pastër? Kush dëshiron të ketë furnizim me ushqime të përshtatshme? Kush dëshiron të jetojë aty ku natyra ka siguruar një peizazh të bukur? Kush dëshiron të provojë gëzimin e një klime të përshtatshme për një habitat njerëzor? 225 Për më tepër, në këtë rishikim, krahas kësaj ndërvarësie të kuptueshme, në rritje në të gjitha fushat, duhen analizuar e përfshirë, të paktën si frymë, edhe disa koncepte të tjera. Ndoshta duhen mishëruar në tekstin e dokumentit të strategjisë koncepte të tillë janë si p. sh.: koncepti i sistemit të hapur, relativiteti i hapësirë-kohës, binomi ndërvarësi-sovranitet, pakthyeshmëria e proceseve makroskopike,etj. Përfshirja e tyre veçse e pasuron përmbajtjen e këtyre dokumenteve, duke krijuar terrenin e duhur për rishikime më cilësore në një të ardhme të afërt. 226 Shih, nga Charl. W, Kugley, JR. (World Politics Trend and YTransormation) Politikat Botërore, Tendencat dhe Transformimi, UFO University Press, Tiranë, 2009, f Ju, shkruan Kegley, mund t i përgjigjeshit ndryshe nëse do të ishit banues në Bagdat e ndryshe nëse do të banonit në Pekin, në Bombei, Boston apo Buenos Aires, nëse ju jini mashkull apo femër, etj. 228 Toka siguron mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e çdo njeriu, por jo lakminë e çdo njeriu, thotë Mohandar Gandhi, activist Indian i paqes. 113

124 Çdokush! Në të njëjtën linje për kërcënimet mjedisore vijon analizën dhe autori i njohur Robert Kapllan në veprën e tij Anarkia që po na troket 229. Ka ardhur koha të kuptojmë mjedisin për atë që është në të vërtetë: çështje e sigurisë kombëtare e fillim shekullit të XXI. Pasojat politike dhe strategjike të popullsive në rritje, përhapjes së sëmundjeve, shpyllëzimit dhe erozionit të dheut, mungesës së ujit, ndotjes së ajrit, etj., do të jenë sfida kryesore e politikës së jashtme prej së cilës do të rrjedhin shumë sfida të tjera. Këto do të rrëmbejnë interesin publik dhe do të bashkojnë grupe interesi të shpërndara dhe të lëna pas dore që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Homer-Dikso 230 ka integruar me më shumë sukses se analistët e tjerë dy fusha që paramendoheshin të ndara: studimet e konfliktit ushtarak me studimet e mjedisit fizik. Për një kohë tepër të gjatë, ne kemi qenë të burgosurit e një teorie social-sociale, shkruan autori, e cila presupozon se ka vetëm shkaqe sociale për ndryshimet sociale e politike dhe nuk ka shkaqe natyrore. Kjo mendësi social-sociale lindi së bashku me Revolucionin Industrial, i cili na ndau nga natyra. Por natyra po kthehet hakmarrëse dhe e lidhur me rritjen e popullsisë. Kjo do të ketë pasoja të pabesueshme të lidhura me sigurinë. Po hyjmë në një botë të dyzuar 231. Një pjesë e rruzullit është e banuar nga Njeriu i Fundit i Hegeli dhe i Fukuyamas, i shëndetshëm, i mirë-ushqyer dhe i llastuar nga teknologjia. Pjesa tjetër, që është më e madhe, është e banuar nga Njeriu i Parë i Hobbes-it, i dënuar të jetojë një jetë që është e varfër, e poshtër, e pistë dhe e shkurtër. Megjithëse të dyja të dyja pjesët do të kërcënohen nga trysnia mjedisore, Njeriu i Fundit do ta ketë atë nën kontroll, ndërsa Njeriu i Parë jo 232. Vendet objektiva të sulmeve, shkruan ai, duhet të kuptojnë se bota përballet me shumë sfida të cilat janë më të rënda se terrorizmi në shumë aspekte. Numri i jetëve të humbura në sulmet terroriste ndërkombëtare që prej vitit 2001 ka qenë mesatarisht 583 në vit sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së 233. Kjo duket shumë e vogël përballë përqindjeve të vdekshmërisë nga SIDA, malaria, kequshqyerja apo aksidentet automobilistike. 229 Kaplan, Robert. (The Coming Anarchy) Anarkia që po na troket, Bibloteka e Mardhënieve Ndërkombëtare dhe Historia, Tiranë, 2008 f Artikulli i publikuar në vjeshtë të vitit 1991 nga Thomas Fraser Homer-Dikson, Drejtor i Programit të Studimeve të Paqes dhe të Konfliktit të Universitetit të Torontos, titullohej Në prag: Ndryshimet e mjedisit si shkaqe të një konflikti të mprehtë, marrë nga Kaplan, Robert, vep. e cituar 231 Mendoni për një limuzinë të madhe në rrugët me gropa të New York City, ku jetojnë të pastrehët dhe lypsarët. Brenda në limuzinë me ajër të kondicionuar, vijon ai, janë rajonet post-industriale të Amerikës së Veriut, Evropës, Bregut të Paqësorit në rritje dhe disa vende të tjera të izoluara, së bashku me samitet e tyre të tregëtisë dhe autostradat e informacionit kompjuterik. Jashtë saj është pjesa tjetër e njerëzimit që ecën në një drejtoim të kundërt, marrë nga Kaplan, Robert, vep. e cituar, f Gjithësesi këto rreziqe, bile dhe terrorizmi, sipas Bjorm Lomberg, Drejtor i Qendrës së Konsesusit, Qendër që analizon sfidat më të mëdha botërore dhe identifikon zgjidhjet efektive, nuk janë rreziqet e kërcënimet kryesore. 233 Sipas shifrave të MIPT-it (Memorial Institute for Prevention of Terrorism). 114

125 Siguria energjetike si prioritet i sigurisë kombëtare Theksuam se BP është korridori energjetik. Në këtë kah lidershipi i Ballkanit Perëndimor ka shumë sfida për të përballuar pothuajse në të gjitha elementët e Sigurisë Kombëtare, por preferova që të konsideroj për efekt studimi pikërisht sfidat në fushën e Sigurisë energjetike 234. Ky lloj rajonizimi gjeografik, përfshin shtete 235 me fuqi, strategji dhe histori të ndryshme, pjesë e luftërave ballkanike dhe atyre botërore, vatra të nxehta konflikti dhe problemesh të pazgjidhura edhe sot e kësaj dite. Në këtë lloj gjendje Gjeopolitike, lidershipet ndodhen para sfidave të mëdha historike. Një vështrim i shpejtë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe i Web-siteve të institucioneve dhe aktorëve të tjerë, botimeve të kësaj fushe apo financimit të studimeve, rezulton se problemet e sigurisë në përgjithësi dhe ato të Sigurisë Energjetike në veçanti nuk janë prioritete pavarësisht qëndrimeve dhe agjendës së kryeministrit në fushën e energjisë. Siguria Energjetike nuk analizohet si e tillë por në kuadrin e sigurisë ekonomike. Miratimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Kosovës na bën me dije se: së pari Kosova është një shtet i ri, së dyti dokumentet strategjike miratohen me konsulencën ndërkombëtare si BE dhe NATO, së treti sfidat e lidershipit i takojnë së ardhmes. Ndaj në vlerësimet ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike, Kosova nuk përfshihet, por trajtohet në kuadrin e UNMIK ose EULEX. Sidoqoftë sipas raportit të Qendrës Kosovare për studime të Sigurisë Dhjetor dhe Raport Progresit të gjashtë organizatave joqeveritare, mbështetur nga Fridrich Ebert Stiftung, Tetor , del e qartë që Siguria Energjetike nuk është akoma në agjendën e Lidershipit Kosovar, sidoqoftë sipas IEA (International Energy Agency): Kroacia ka qenë e ngadaltë në zhvillimin e politikave dhe strategjive të saj energjetike afatgjata për sigurinë dhe efektshmërinë energjetike dhe në krijimin e institucioneve të përshtatshme për të zbatuar reforma të qëndrueshme të tregut energjetik sesa shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe ato Baltike. Ajo ka akoma nevojë për të zhvilluar strategji të shëndosha energjetike dhe sisteme të besueshme të dhënash me qëllim që të arrijë kërkesat themelore të tregut. 238 Sipas të dhënave të IEA, raport i vitit 2008, Kroacia ka numrin më të madh të popullsisë, treguesit më të lartë të GDP dhe numrin më të vogël të të papunëve. Ky shtet zë vëndin e dytë në Ballkanin Perëndmor për prodhimin e energjisë pas Serbisë, etj. 234 Për më gjërë shih dhe: Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, rast studimi BP, Akademia e Mbrojtjes Spiro Moisiu, Tiranë, Dhjetor BP për kujtesë të auditorit përbëhet nga shtatë shtete si: Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia %20QKSS-2.pdf Tetor

126 Cilat institucione kanë për detyrë të prodhojnë, miratojnë dhe të zbatojnë politika në fushën e energjisë dhe të sigurisë së saj në Kroaci? Parlamenti Kroat ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit të Sektorit të Energjisë në vitin Aktorë të tjerë janë: Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit,Instituti i energjisë Hrvoje Pozar, Agjencia Kroate e rregullimit të energjisë, etj. Bosnja dhe Hercegovina është një thesar i burimeve të energjisë së ripërtëritëshme, shumica e tyre të paprekur. 239 Vendi vuan nga një mungesë e legjislacionit të qartë në nivelin shtetëror dhe asnjë ministri qeverie nuk është e ngarkuar posaçërisht me këtë çështje, thekson Ljiljana Smiljaniç për Southeast Evropean Times më 31 Janar të vitit të kaluar. Po kështu, raporti i IEA për BiH evidenton mjaft probleme në hartimin e politikave të sigurisë energjetike si dhe të institucioneve që do t`i zbatojnë ato. Sistemi politik konfuz me tri presidentë, tri kryeministra, tri qeveri brenda një shteti nuk prodhon Siguri Kombëtare jo të bëhet fjalë për Siguri Energjetike. Sidoqoftë edhe BiH duke qenë e angazhuar për integrim në BE ka bërë përpjekje për investime në energjetikë por pa një strategji të mirëfilltë. Më 27 Nëntor 2008, parlamenti i Malit të Zi, miratoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, veprim i cili shoqëron firmosjen e MSA nga ana e Malit të Zi më 15 Tetor Gjithashtu, sipas raportit të IEAs të vitit 2008: Mali i Zi adoptoi një Dokument të ri të Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë deri 2025 (EDS 2025) në Dhjetor 2007, të parën si vend i pavarur. Strategjia e Malit të Zi shquhet për koordinimin e saj me Strategjinë e Pakësimit të Varfërisë dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm. 240 Këta tregues flasin për një përgjegjësi më të madhe të Lidershipit Malazes, në drejtim të Sigurisë Energjitike. Sipas raportit të IEAs 2008, Politika e Sigurisë Energjitike në Maqedoni është bazuar në integrimin dhe implementimin në tregun rajonal nëpërmjet marrëveshjeve rajonale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Në vitin 2010, Ministria e Ekonomisë ka miratuar Strategjinë për zhvillimin e Energjitikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2030, një dokument i cili paraqet jo vetëm një panoramë të gjendjes ekzistuese dhe të konsumit të energjisë, por parashtron edhe nevojat për të siguruar energji deri në vitin 2020 dhe mbështetja e nevojshme financiare për realizimin e strategjisë kombëtare të energjisë. Kjo strategji, e hartuar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Maqedonisë ka bërë një analizë SËOT të këtij sektori duke bërë publike përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet, shoqëruar me 14 rekomandime të rëndësishme Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Ekonomisë, Strategji për zhvillimin e energjitikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2030, Shkup

127 Më shumë vlerësim për pasojat e fatkeqësive natyrore Rreth dy vite më parë, Bosnjë-Hercegovina,Serbia dhe vitin e kaluar (gusht) Maqedonia përjetuan reshjet më të dendura që shënuan rekord në 120 vitet e fundit, të cilat sollën si rrjedhim përmbytje masive në të dyja vendet me pasoja shkatërrimtare të shtëpive, rrugëve dhe linjave elektrike, të të korrave e gjësë së gjallë, deri në humbje në jetë njerëzore si në Tetovë, Vetëm në pak ditë, përmbytjet shkaktuan dëmtime dhe humbje të përllogaritura në 15 për qind të të ardhurave kombëtare në Bosnjë- Hercegovinë dhe thuajse 5 për qind në Serbi 242. Përmbytjet zhdukën përkohësisht të gjitha pritshmëritë për rritje ekonomike në të dyja vendet dhe zhytën me mijëra njerëz në varfëri. Dëme të konsiderueshme shkaktuan këtë pranverë përmbytjet edhe në Shqipërinë Jugore, sidomos në bujqësi, blegtori dhe infrastrukturë. 243 Vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë gjendur në rreziqe të ngjashme, dhe jo vetëm nga përmbytjet. Sasia e pakët e ujit në verë ka sjellë po aq pasoja në vendet e tjera të rajonit: si p.sh. thatësira e vitit 2012 në Shqipëri ndikoi në furnizimin e vendit me energji elektrike dhe rëndoi tej mase deficitin financiar, në mënyrë që të mbuloheshin importet emergjente të energjisë. Thatësira dhe valët e të nxehtit sollën humbje të mëdha të prodhimit bujqësor në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitet dhe Shqipëria është një vend me probabilitet relativisht të lartë të goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Rreth 86% e territorit të saj ku gjenerohen 88.5% e PPB, është e ekspozuar nga dy a më shumë fatkeqësi natyrore. Humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis janë llogaritur mesatarisht në 68,7 milionë USD në vit. Ose rreth 2,5% e PPB 244. Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 41 për rrezikun ndaj rrëshqitjeve të dheut, të 43-tin për tërmetet dhe të 58 për thatësira. 245 Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të përgatitura mirë për fatkeqësi të tilla natyrore dhe shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimaterike do t i rëndojnë e përkeqësojnë edhe më tej gjërat. Këto vende kanë nevojë të mendojnë që tani se si të krijojnë shoqëri me robuste për të ecur përpara. Në kushtet e një ngrohjeje globale, tashmë prej afro 1.50C më shumë se në kohët paraindustriale të lëna pas, si dhe me rreth 40% mundësi për të rritur atë edhe me 40C të tjera përpara vitit 2100, nëse nuk ndërmerret asnjë veprim tjetër, raporti i fundit i Bankës Botërore: Ulni ngrohjen! Përballimi i normalitetit të ri klimatik nxjerr përfundimin se ekstremet e motit që shfaqen një herë në 100 vjet, mund të kthehen së shpejti në normalitetin e ri. 242 Ellen Goldsten, Fatkeqësitë natyrore në normalitetin e ri klimatik, 15 Maj,2015, Panorama ( Autori është Drejtor për Evropën Juglindore në Bankën Botërore) 243 Nëshkurt 2015 u përmbytën rreth 3000 dhe mbi 600 banesa në pjesën perndimore e jugperndimore të vendit Nga këto përmbytje u prekën persona dhe rreth 600 familje u desh të evakuoheshin.për më gjërë shih: Instituti për demokraci dhe ndërmjtsim,çështje Evropiane të sigurisë, Tiranë, qershor 2015,f Instituti për demokraci dhe ndërmjtsim, Çështje Evropiane të sigurisë, Tiranë, qershor 2015,f OKB(KADRI), Vlerësimi i kapaciteteve të RFE (Reduktim i rrezikut të fatkeqësive), 2011,f.5 117

128 Raporti thellohet në perspektivat klimatike për Ballkanin Perëndimor. Ekstremet në sasinë e ujërave, përfshirë thatësira e tejzgjatura në muajt e verës dhe përmbytjet në dimër apo pranverë, pritet të intensifikohen në rajon, duke ndikuar bujqësinë, energjinë, si dhe shëndetin dhe sigurinë e popullsisë. Në një botë 40C më të ngrohtë, Ballkani Perëndimor do të kthehej në një zonë të ndjeshme (hot spot) me valë të shpeshta të nxehti që përfshijnë rreth 80 për qind të muajve të verës dhe 20 për qind rritje të ditëve të thatësirës. Duke i shtuar kësaj edhe shqetësimet për sasitë e ujit dhe shëndetin e popullsisë, me një rritje prej 20 për qind të vdekshmërisë nga i nxehti. Në të njëjtën kohë, rreziqet nga përmbytjet e dimrit dhe pranverës, përfshirë edhe ato që ndodhin një herë në 100 vjet, do të rriteshin përgjatë lumenjve Danub, Sava dhe Tisza për shkak të shkrirjes së sasive më të mëdha të reshjeve të dëborës gjatë muajve të dimrit. Një botim i fundit i Bankës Botërore, Profili i riskut të përmbytjeve dhe tërmeteve në Evropë dhe Azinë Qendrore, tregon se dëmet potenciale ekonomike dhe humbjet nga përmbytjet e llojit një herë në 100 vjet, në Ballkanin Perëndimor, kanë gjasa të shkojnë nga 3 për qind në 20 për qind të të ardhurave kombëtare në vende të ndryshme. Studimi gjithashtu tregon se rreziku i ngjarjeve sizmike dhe humbjet ekonomike që mund të rezultojnë prej tyre në këto vende, është përherë i pranishëm, dhe sidomos në rritje. Me shumë se gjysma e të ardhurave kombëtare të Shqipërisë dhe ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë do të ishin subjekt i dëmeve dhe humbjeve nga tërmete të fuqishme sikurse mund të dëshmojnë ata me memorie të fortë në ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë 246. Në përgjigje të këtyre kërcënimeve natyrore, vendet e Ballkanit Perëndimor lipset të kalojnë nga një qasje pasive ndaj emergjencave në një qasje proaktive të menaxhimit të riskut, përpara se të ndodhë një fatkeqësi. Lançimi i fundit i Programit Kombëtar të Serbisë për Menaxhimin e Riskut është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim 247. Ndërkohë, disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë krijuar tashmë një njësi sigurimi rajonal të rrezikut nga katastrofat, të njohur si Evropa e Re. Nën pronësinë e qeverive të Shqipërisë, ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë, Evropa e Re ofron sigurim për pronësitë rezidenciale, ndërmarrjet e vogla dhe bujqësinë në raste katastrofash të shkaktuara nga përmbytjet dhe tërmetet. Është për të ardhur keq që sigurimi i rrezikut nga katastrofat nuk është ende shumë i kërkuar nga familjarë, pronarët e bizneseve dhe fermat në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh se fatkeqësia e madhe natyrore e mundshme do të sillte dëme 246 Goldstein, Ellen, Fatkeqësitë natyrore në normalitetin e ri klimatik, 15 Maj,2015, Panorama 247 I mbështetur me një fond fillestar nga Bashkimi Evropian, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim e Zhvillim, Programi Austriak për Partneritetin Urban, si dhe Banka Botërore, ky Program krijon një platformë në Serbi për reduktimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga forma të ndryshme të fatkeqësive. Nga përmbytjet te thatësirat e deri te tërmetet, Programi siguron një hapësirë të hapur dhe neutrale për koordinimin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore përmes agjencive qeveritare, sektorëve dhe partnerëve. 118

129 shkatërrimtare dhe të pakompensueshme, si dhe humbje jetësh njerëzore. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të përpiqen për ta bërë të detyrueshëm sigurimin nga rreziku i katastrofave për shembull duke e lidhur me regjistrimin dhe transferimin e pronësive. Vendet si Turqia e kanë bërë këtë, duke ndihmuar miliona banesa dhe biznese të vogla të mbrohen nga dëmi dhe humbja kur goditen nga fatkeqësia e radhës. Është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë syçelët ndaj ndryshimit klimatik dhe të përshtaten ndaj një bote me katastrofa edhe më të shpeshta e më të fuqishme. Ne në Bankën Botërore jemi gati të mbështesim përpjekjet e këtyre vendeve për të ndërtuar shoqëri më të përshtatura. 119

130 KREU IV - AKTORET KUSHTEZUES NE GJEOPOLITIKEN E BP Nuk ka rajon ku të pleksen kaq shumë aktorë globalë si Ballkani Perëndimorë. Nga shtatë-tetë aktorët më me peshë të krejt globit, vetëm Japonia nuk është e involvuar në zhvillimet e këtij rajoni e ndoshta jo aq shumë Franca. Ndërkaq, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Gjermania SHBA e deri edhe Kina e largët kanë jo vetëm interesa e influencë tradicionale por edhe vijimësi për formësime interesash e influence të reja. Në një nivel më poshtë, por jo më pak të rëndësishëm janë edhe aktorët e tjerë si Turqia e Greqia, të cilët tradicionalisht por edhe aktualisht vijojnë të ruajnë interesa e influencë të fortë që kushtëzon zhvillimet në Ballkan. Si dy shtete me fe të ndryshme përbëjnë së bashku një ansambël kushtëzues duke konkurruar apo zëvendësuar hapësirat e njëra tjetrës. Kjo konkurrencë veç të tjerash është një nga faktorët e armiqësimit të vazhdueshëm midis tyre. Ndërkaq, aktorët kolektivë më me autoritet në botën e sotme, përkatësisht NATO dhe BE janë absolutisht të lidhura me zhvillimet në Ballkan, pavarësisht faktit që vendet e këtij rajoni janë përfshirë apo jo tërësisht në strukturat e integruara të këtyre dy organizatave. Ndoshta njeri prej tyre është më influent se tjetri në rajon, por kjo nuk do të thotë se detyrimi për influencë është më i pakët. Përkundrazi, është aftësia e tyre për formësim influence ajo që bën dallimin. 4.1 Italia Interesi i Italisë për Ballkanin në tërësi dhe për Ballkanin Perëndimor në veçanti fillon qysh me bashkimin e Mbretërisë Italiane më 20 shtator të vitit Në atë kohë dualiteti midis Perandorisë Otomane dhe Perandorisë Austro-Hungareze do të ashpërsohej pikërisht për një çështje të Ballkanit Perëndimor: aneksimit nga këta të fundit I Bosnjë Herzegovinës. Sipas Traktatit të Berlinit të vitit 1878, Austro-Hungaria përfitonte të drejta specifike që përfshinin pushtimin dhe administrimin mbi provincat ku shtrihej Bosnjë-Hercegovina dhe Sanxhaku deri atëherë nën sovranitetin e Perandorisë Otomane. Interesimi italian lidhej sa me gjeografinë shtrirjen kufitare me Bosnjë-Hercegovinën, aq edhe me politikën një prani e re e Austro-Hungarisë në Ballkan krijonte një raport të ri forcash në këtë rajon në dëm të sigurisë së Italisë. Çka kodifikoi më 1878 Kongresi i Berlinit për Bosnjë-Hercegovinën, në fakt kishte filluar qysh më parë me kryengritjen e popullsisë së këtyre provincave kundër Perandorisë Otomane. Duke qenë se popullsia kryengritëse ishte kryesisht e besimit kristian dhe e familjes sllave, atëherë në atë rajon lindi edhe rreziku i interesimit dhe të përfshirjes së Perandorisë Ruse. Do të ishin pikërisht këto dy zhvillime që tensionuan nervin Italian të politikës Ballkanike. Për më tej, të gjitha zhvillimet që pasuan rënien e dalëngadaltë të Perandorisë Otomane, do të ndiqeshin me vëmendje nga Italia. Çka e acaroi Italinë ishte 120

131 mospërfshirja e saj në bisedimet rreth të ardhmes së territoreve dhe popullsisë boshnjake që u organizuan midis Gjermanisë, Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Brenda kësaj vëmendjeje ishin edhe e ardhmja e territoreve dhe popullsive malazeze, shqiptare e kroate, si vijë e përparuar e sigurisë italiane. Në vlerësim të rëndësisë së këtyre territoreve për sigurinë e Gadishullit Apenine, Italia e refuzoi edhe kompensimin që i propozoi Austro-Hungaria duke i ofruar si shkëmbim Tunizinë, për më tepër që një angazhim I mundshëm Italian në Tunizi do të tërhiqte mbi vete armiqësimin e Francës. Duke u nisur edhe nga fakti që fuqia e Italisë e asaj kohe nuk mund të matej me ato të Perandorive të mëdha, asaj i mbetej vetëm të angazhohej kryesisht në armën diplomatike, përkatësisht në Kongresin e Berlinit. Për këtë arsye angazhoi Ministrin e Jashtëm Konti dhe Francesko Krispin një nga figurat më të shquara të politikës së saj, ish ambasador e më vonë kryeministër i Italisë. Në traktativat e atij Kongresi, Bismarku i propozoi Krispit që për kundërofertën e Bosnjë-Hercegovinës për Austro-Hungarisë, Italia të mund të kompensohej me Shqipërinë. Natyrshëm që Shqipëria hynte në sferën e ndikimit nevralgjik për Italinë, por në kushtet kur rreth e rrotull viseve shqiptare përplaseshin dy fuqi të mëdha e konkurrente të kohës, sikurse ishin Perandoria Ruse dhe Perandoria Austro-Hungareze, atëherë Italia u tërhoq nga pranimi kësaj oferte, duke shpallur. Në këto kushte dhe për të fituar kohë, politikën e neutralitetit për rajonin e Ballkanit. Përveç lëshimeve për Austro-Hungarinë në Bosnjë-Hercegovinë, Sanxhak e Novi Pazar, Kongresi i Berlinit i dha asaj edhe Dalmacinë, kurse Malit të Zi I dha portin e Tivarit me thellësitë e periferive rreth tij. Prandaj Italia ndiqte me vëmendje dhe angazhim kryesisht diplomatik të gjitha zhvillimet që mund të precipitonin për të këto e të tjera rirregullime zotërimesh territoriale në Ballkan. Në këtë kuadër, Italia ndiqte sidomos trajtat që mund të merrte çështja shqiptare në këtë Kongres. Në një letër dërguar nga konsulli italian në Vlorë jepej ideja se nuk duhej lejuar që territori shqiptar të copëtohej sepse, në rast të kundërt, do të pasonte një asimilim i territoreve shqiptare nga fqinjët. Ndërsa konsulli italian në Shkodër shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë lidhur me Shqipërinë: Shqipëria është e harruar dhe duket e pafuqishme. Ajo nuk ka ekzistencë sepse në kufijtë ku e kanë vendosur është e pamundur. Shqipëria është viktima e parë e sllavizmit Shqipëria do të pranonte gjithçka, veçse jo të bëhej sllave sepse historia e saj është e mbushur me luftën kundër sllavëve... Për të shpëtuar prej tyre Shqipëria mund të pranojë një protektorat austriak. 248 Kësisoj Austro-Hungaria arriti të përfitojë nga Kongresi i Berlinit për të rritur ndikimin e saj në Ballkan. Ajo, përveçse siguronte hapje në drejtimin kryesor tokësor e detar për interesat ekonomike-tregtare të saj, krijonte njëherësh edhe një barrazh të mjaftueshëm për të ndalur influencën ruse në këtë rajon. 248 Cituar nga Jashari, Ardian, Politika e Italisë në Kongresin e Berlinit (2),

132 Gjithsesi Italia ishte një fuqi po rritje dhe do të qe e vështirë në mos e pamundur çdo rregullim sidomos në Ballkan pa përfshirjen e Italisë. Prandaj me largimin e Rusisë nga Aleanca e Tre Perandorëve 249 Italia u bë menjëherë pjesë e kësaj Aleance duke e kthyer atë në Aleancë Trepalëshe. Aleanca Trepalëshe u formësua më 20 shkurt Në dokumentin zyrtar u përcaktua për herë të parë një politikë lidhur me Ballkanin midis Italisë dhe Austro-Hungarisë. Përmes këtij dokumenti Italisë i njihej e drejta për t u angazhuar plotësisht në çështjet ballkanike e madje, edhe e drejta tjetër lidhur me të parën, që kur Austro-Hungaria zgjerohej në hapësirat Ballkanike, t i kompensonte Italisë përkundrejt të njëjtave hapësira. Ky ishte një status i ri i Italisë. Për herë të parë ajo ngjitej në nivele të barabarta me fuqitë më të mëdha të kohës. Madje për herë të parë ajo fitoi statusin e partnerit për të ndarë influencën në një rajon me të cilin lidhej siguria kombëtare si dhe një nga boshtet tregtare të saj. Gjithsesi, edhe kjo nuk aleancë nuk zgjati shumë. Në fund të fundit, me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e balancave, vendin e partneritetit e zuri rivaliteti. Ky rivalitet midis Italisë dhe Austro-Hungarisë nuk kish ku të zhvillohej më qartë e më ashpër përveçse në Ballkan nga ku zuri fill edhe Lufta e Parë Botërore. 250 Shkallë e këtij rivaliteti ishte edhe një marrëveshje tjetër midis Gjermanisë dhe Rusisë e përfunduar në qershor të 1887 përmes të cilës kësaj të fundit i njiheshin të drejtat historike në Ballkan. Pavarësisht se cilat ishin qëllimet e Kancelarit të Hekurt të Gjermanisë me këtë lëvizje, fakti është pranohej, madje legalizohej ndikimi i një fuqie tjetër të madhe në Ballkan e cila kishte interesa të kundërta me Italinë. Lufta e Parë Botërore nisi në dhe për Ballkanin jo aq shumë sa i vihet shkaku vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand, trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë, por veçanërisht për motivet dhe rezultatet e pritëshme të Luftrave Ballkanike të viteve Nga ana tjetër, në dhe për Ballkanin ishin të interesuara drejtëpërsëdrejtë gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, Austro-Hungaria, Italia, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania. Secila kishte përllogaritjen e vet ose të territoreve, ose të influencës. Në këtë kontekst, njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në korrik 1913 formësoi një spektër thelbësisht të ndryshëm të balancave në Ballkan. Mosnjohja hipotetike e Shqipërisë, e lidhur me shpërbërjen e Perandorisë Otomane dhe Perandorisë Austro-Hungareze do të thoshte më shumë Rusi në Ballkan për shkak të nevojave të saj për dalje në Mesdhe, të lidhjeve me familjen sllave dhe bashkësisë fetare ortodokëse që është sunduese në këtë rajon. Më shumë Rusi në Ballkan do të thotë që bregu lindor i Adriatikut apo Ballkani Perëndimor të shndërrohej në një zotërim të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Kjo nuk ishte as më pak, as më shumë veçse një lexim 249 Aty nga fillimi i vitit 1873 kancelari gjerman Bismark i propozoi Austro-Hungarisë dhe Rusisë të lidheshin me një marrëveshje politiko-ushtarake që njihet në histori si "Aleanca e Tre Perandorëve, e cila në thelb, synonte të dobësonte influencën e Anglisë dhe Francës në Evropë. Çka e lidhte më shumë këtë aleancë ishte pikërisht e ardhmja e Ballkanit. Mosmarrëveshjet dhe frikërat nga njera tjetra dhe nga zhvillimet e papritura në Ballkan, e detyruan Rusinë të dilte nga kjo Aleancë në vitin Aleanca Trepalëshe u prish pak përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore 122

133 kërcënimi për Italinë. Ky do të ishte ndër motivet kryesor pse Italia do t i trashte aq shumë marrëdhëniet me Shqipërinë gjitha fushat, e sidomos në fushën ushtarake, sidomos përgjatë kohës midis dy luftërave botërore. 251 Interesimi italian për Ballkanin përgjithësisht dhe për Ballkanin Perëndimor në veçanti do të vijonte përgjatë gjithë shekullit të njëzetë. Por midis dy luftërave botërore ky interesim do të bëhej shumë i ndjeshëm. Ishin kohët kur Italia një fuqi në rritje aspironte të merrte një rol në kuadër të aleancës me Gjermaninë dhe Japoninë dhe të sfidonte supremacinë angleze e franceze në këto zona. Nuk është e rastit që objekt i vërsuljes së parë (dhe për ironi, të fundit!) frontale italiane në kuadër të Luftës së Dytë Botërore do të ishte i gjithë gadishulli i Ballkanit me bosht Shqipërinë. Shqipëria përfaqësonte një territor të cilin Italia e vlerësonte si një hapësirë jetike për të lehtësuar mbipopullimin e Italisë si dhe për të vënë mirë këmbë prej këtej që të zhvillonte ambiciet e mëtejshme ekspansioniste në Ballkan. 252 Varësisht nga koniukturat ndërkombëtare, Italia do të ndiqte më vëmendje zhvillimet në Ballkanin Perëndimor edhe gatë Luftës së Ftohtë. Por kësaj here e frenonte fakti që tashmë ajo ishte pjesë e NATO dhe nuk do mund të delte jashtë strategjisë së Aleancës, si dhe fakti tjetër që Ballkani Perëndimor ishte rreshtuar në kampin apo në ideologjinë komunisto-socialiste, gjë që parakuptonte aleanca apo partneritete të kundërta apo të ndryshme nga ato të Italisë. 253 Kësisoj, interesi dhe influenca italiane për Ballkanin Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë kanë marrë më shumë karakterin e sigurisë sesa atë ekonomik e tregtar. Vitet e para të pasluftës së Ftohtë e gjetën Italinë, ashtu si krejt Evropën, të lidhur me skemat e ngurta të Luftës së Ftohtë. Për këtë arsye, por edhe për arsye të tjera 254 u përshtat me vonesë në mjedisin e ri gjeopolitik për të gjetur veten në Ballkanin Perëndimor. Gjithsesi, stabiliteti në këtë pjesë të Ballkanit, parandalimi i konflikteve të reja, katastrofave njerëzore, emigracionit masiv e kriminalitetit që burojnë nga ky rajon ose shfrytëzojnë atë, nevojat reciproke për shkëmbime tregtare e investime, etj., e sollën dalëngadalë Italinë në një angazhim përherë në rritje në Ballkanin Perëndimor. Kjo nisi qysh me marrjen e rolit të saj udhëheqës në Operacionin Paqeruajtës në Shqipëri gjatë krizës së vitit 1997, pjesëmarrjen aktive përmes ofrimit të hapësirave ajrore, detare e tokësore, si dhe të forcës njerëzore e mjeteve luftarake për ndëshkimin e gjenocidit që ndërmori Millosheviçi, etj. Për këtë flasin edhe ndërtimi i partneriteteve ekonomike të 251 Për këtë do të flitet në kreun përkatës 252 David T Zabecki, World War II in Evrope: An Encyclopedia, Garland, New York and London Publication, 1999, fq Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria u lidh fillimisht me Jugosllavinë, pastaj me Bashkimin Sovjetik, më tej me Kinën për të përfunduar ciklin e eksperimenteve të saj me izolimin total nga bota. Ndërkohë, edhe Jugosllavia e atëhershme, eksperimentoi jo pak si me Lindjen, edhe me Perëndimin, duke përfunduar pastaj në botën e paangazhuar. 254 Konfliktet gati dhjetëvjeçare që pllakosën Ballkanin përgjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të, dimensioni i ri sigurisë Evropiane, potencialet e vakëta për një kompeticion të ri në kushtet e pas Luftës së Ftohtë, ve egzistenca e një partie komuniste italiane - më e madhja ndër simotrat në Evropë, etj. 123

134 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Italia zë 51% dhe 31 % të eksporteve dhe importeve të Shqipërisë, përbën partnerin kryesor të Kroacisë dhe një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. etj. Kësisoj dinamikat italiane në Shqipëri janë dinamika sigurie, dinamika në kuadër aleancash, dinamika ekonomike-tregtare, e madje edhe dinamika fetare. 255 Natyrisht që në kohë e në etapa të caktuara, ka marrë përparësi herë njëra - herë tjetra nga dinamikat, porse konstante ka qenë fakti që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta vendi më i interesuar për këtë rajon të Ballkanit. Gjeografia fizike e përligj këtë, por në një masë proporcionale përligjen interesat e mësipërme gjeopolitike. 4.2 Gjermania Bashkimi kombëtar i Gjermanisë më 1871 ishte një nevojë gjeopolitike që u kuptua dhe u krye nga një gjeni politik i pazakontë, Kancelari i Hekurt, Bismark, i cili mbizotëroi diplomacinë Evropiane përgjatë thuajse tërë çerekut të fundit të shekullit të 19-të. Bashkimi i Gjermanisë, aq sa kërkonte vullnetin e jashtëzakonshëm individual të Bismarkut, po aq përfaqësoi edhe një nevojë imperative gjeopolitike të kohës. Bashkimi kombëtar Gjerman hodhi themelet për ndërtimin e një shteti e madje të një perandorie të fuqishme mu në zemër të Evropës. Nga fillimshekulli i 20-të fuqia ekonomike gjermane filloi të barazohej me atë të Britanisë së Madhe, veçse me një dallim thelbësor ndërsa ekonomia angleze bazohej në sistemin e kolonive në të gjithë botën, përkundrazi Gjermania as nuk e kishte pasur këtë mundësi, por as nuk e ushqente si strategji politike. Gjermania e arriti këtë fuqi në sajë të rritjes së brendshme dhe eksporteve mbi baza konkurrence. 256 Gjermania nuk kishte alternativa të tjera. Në lindje kishte Rusinë dhe në perëndim Francën, të dyja fuqi të mëdha konkurruese, madje aleate me njëra tjetrën. Në jugë të saj, Austro-Hungaria i kufizonte zonat e mundshme të influencës. Kësisoj të paktën deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore, Gjermania nuk do mund të kishte asnjë interes për Ballkanin. Prej këtej edhe shprehja e famshme e Bismarkut se Ballkani nuk e vlente as gjakun e vetëm një granadieri Pomeranian. 257 Interesi i Gjermanisë për Ballkanin formësohet kryesisht në kuadër të Luftës së Dytë Botërore. Ky interes përcaktohet nga disa faktorë: 255 Ka patur një dualitet të hershëm midis Italisë dhe Austro-Hungarisë për të mbajtur skeptrin e protektorit fetar të popullsisë katolike të Ballkanit. Këtë e pretendonte fillimisht Austro-Hungaria falë edhe fuqisë së saj në kuadër të balancave Evropiane. Pas shpërbërjes së Perandorisë dualiste, ky rol i kaloi përfundimisht Italisë, ku është edhe Selia e Shenjtë. 256 Friedman, George, Borderlands: The New Strategic Landscape, May, 6, 2014, "<a href=" The New Strategic Landscape</a> is republishedwwith permission of Stratfor." 257 Ristelhueber, René, A History of the Balkan Peoples, Twayne Publishers, inc.,1971, pg

135 1. Aleanca e ardhshme e Luftës së Dytë Botërore do ta rreshtonte Gjermaninë përkrah me Italinë. Ndërlikimi italian në Ballkan është i njohur Objektivat e luftës. Sikurse dihet, njeri nga objektivat e luftës së shpallur nga Hitleri ishte pushtimi i Rusisë dhe skema e pushtimit nuk mund të shkëputej nga Ballkani. Është një konkluzion i madh historik dhe me rrjedhime të rëndësishme e madje edhe vendimtare vonesa prej disa muajsh e fillimit të Operacionit Barbarossa për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Kjo vonesë erdhi pikërisht për shkak të devijimit të vëmendjes, si dhe të një numri të konsiderueshëm forcash e mjetesh gjermane nga fronti rus në frontin ballkanik. Krahu Ballkanik i Operacionit Barbarossa ishte shumë i rrezikshëm sepse mundësonte goditjen në brinjë të armatave gjermane që do të mësynin drejt lindjes. 3. Në prag të Luftës së Parë Botërore, shumica e vendeve ballkanike qeveriseshin nga diktatura apo mbretëri të cilat kishin afeksion dhe interesa ose progjermane, ose proitaliane. Veçanërisht pas aventurës Italiane në Shqipëri dhe Greqi, prania gjermane në Ballkan u bë e domosdoshme, prandaj aty nga fundi i gjashtëmujorit të parë të vitit 1941 i tërë rajoni i Ballkanit u vu nën pushtimin gjerman. Nevoja e këtij pushtimi do të lindte sidomos për shkak të disfatës së turpshme italiane në frontin grek dhe frikës se mos Ballkanin e kapnin anglezët. Musolini shpresonte për një fitore të shpejtë kundër Greqisë por planet e tij dështuan me pasoja të rënda jo vetëm për ushtrinë italiane, por për të ardhmen e Ballkanit në kuadër të Luftës së Dytë Botërore. Italianët jo vetëm u thyen keqas, por me thyerjen e tyre u krijuan mundësi grekëve të realizonin planet e tyre të Megali-Idesë, ku përfshihej edhe pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Frika se mos Italia do kishte sukses futi në lojën ballkanike Anglinë si garante e Greqisë, ndërkohë që fakti i thyerjes së ushtrisë italiane, futi në këtë lojë Gjermaninë si aleate e Italisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania shfrytëzoi mirë pikërisht pasionet e vjetra ballkanike: ëndrrat për të mbritur në kufijtë të cilat secili nga kombet ballkanike i paraqiste si kufij natyralë, përçarjet fetare e racore, përçarjet e sapolindura ideologjike midis partizanëve të ideologjisë komuniste që kishte hedhur rrënjë edhe në Ballkan dhe grupeve politike që përfaqësonin statukuonë tradicionale, etj. Duke shfrytëzuar këto pasione e kontradikta, pushtimi gjerman u ushqeu këtyre popujve, veçanërisht kroatëve dhe shqiptarëve, ëndrrën e pavarësisë e të madhështisë. Roli i Gjermanisë në Ballkan ndërpritet përsëri më ndarjen e saj në dy pjesë që u bë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, për të rifilluar menjëherë pikërisht pas rënies së Murit të Berlinit. Në çastet kur fantazia e shfrenuar e shovinizmave Ballkanikë gjeti terren menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në ato çaste kur Evropa si e tërë ishte akoma në gjumin e skemave të ngrira të Luftës së Ftohtë, pikërisht atëherë do të ishte Gjermania që do të merrte rol vendimtar në zhvillimet e mëtejshme në Ballkan. 258 Shih nënkreun 4.1 të këtij punimi. 125

136 Gjermania u angazhua fuqimisht në zgjidhjet politike për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Konfliktet e periudhës në ish-jugosllavi rikrijuan fantazmën dhe trashëgiminë klasike të Ballkanit: duhet të gjykoheshin krimet e luftës; shoqëritë duhej të rimësoheshin dhe të përballonin riintegrimin e viktimave, refugjatëve, ish të burgosurve dhe veteranëve; duhej të kalohej tranzicioni i dyfishtë nga lufta tek paqja dhe nga komunizmi/socializmi në demokraci dhe në ekonominë e tregut. Duhej të krijohej një kulturë e re, kultura e integrimit, e pranimit, e bashkëpunimit midis kombeve, popujve e shteteve, deri edhe për çështje serioze si ndasitë kufitare, etj. Gjermania përbënte një pikë reference e udhëheqëse edhe me shembullin e saj të pajtimit kombëtar e të rindërtimit. Në këto kushte, Gjermania do të kishte kurajën e mjaftueshme që e para të njihte zyrtarisht Republikën e re të saposhpallur të Kroacisë dhe Republikën e Sllovenisë. Nga një pozitë ku amtarët e BE-së ishin 11 me 1 në favor të ruajtjes së unitetit të Jugosllavisë, Gjermania arriti të imponojë miratimin e njohjes së Kroacisë dhe Sllovenisë si shtete të pavarura. 259 Ribashkimi i Gjermanisë që prodhoi një vend me mbi 80 milionë banorë, solli njëherësh edhe një riformatim të hierarkisë së fuqisë në BE: Për herë të parë bie roli i Francës si lider i BE-së për t u zëvendësuar nga roli i Gjermanisë. Fuqizimi ekonomik i saj solli edhe fuqizimin e jashtëzakonshëm politik. Gjermania renditet sot në në vend të dytë për pozitën në tregtinë botërore, në vend të tretë lidhur me investimet në vendet e tjera dhe në vend të katërt pas SHBA, Kinës dhe Japonisë për PPB. Marka është shndërruar tashmë menjëherë pas dollarit në pikëpamje të monedhës së rezervave. Me këtë fuqizim, Gjermania detyrimisht udhëheq, midis të tjerash, edhe listë-detyrat e pakryera të BE-së, ndër të cilat është edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor. Por ky rol drejt Ballkanit është njëherësh një interes i madh kombëtar i vetë Gjermanisë. Gjermania e ka një drejtim të kahershëm drejtimin e zgjerimit ekonomik në lindje e juglindje. Sot në kushtet e ekonomisë globale dhe të balancave që krijohen në thellësi të mëdha strategjike, Gjermania është jashtëzakonisht e interesuar të hapë tregje të reja eksporti në drejtim të Turqisë, të Azisë Qendrore e deri në Kinë. Në këtë kuadër është edhe marrja e lidershipit gjerman në operacionet paqeruajtëse në Afganistan e Kosovë. Përgjatë gjithë krizës ballkanike Gjermania u përfshi në të gjitha vendimet dhe proceset e mëdha për të qetësuar zonat e konfliktit në këtë rajon. Gjermania ishte anëtare e Grupit të Kontaktit së bashku me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Rusinë për të monitoruar konfliktet në Jugosllavi. Më 1999 mori pjesë fuqishëm në fushatën e NATO-s për të ndëshkuar gjenocidin e Millosheviçit kundër popullit të Kosovës. Por, në krahasim me orientimet disi preferenciale të aktorëve të tjerë të mëdhenj në Ballkan, Gjermania është pozicionuar më e balancuar në rajon, duke ideuar e nxitur jo vetëm iniciativa gjithëpërfshirëse, por edhe konstante e madje në rritje në pikëpamje të intensitetit. Ballkani përfshihet në një interes komplementar gjerman qoftë në funksion të 259 Carr, T.W. German and us involvement in the Balkans: a careful coincidence of national policies?, Associate Publisher, Defense & Foreign Affairs Publications. London,

137 ekonomisë kombëtare si rajon relativisht i fuqishëm eksporti dhe perspektivash shtrirjeje, qoftë edhe në synimet e saj si lidere e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit. Ndaj është në këtë kuadër gjeopolitik që kohët e fundit Gjermania nxiti dhe institucionalizoi iniciativën e konferencës mbi perspektivën ekonomike dhe Evropiane të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e drejtpërdrejtë të kancelares së Gjermanisë Angela Merkel. Konferenca bëri bashkë politikanët më të lartë nga Gjermania, BE-ja dhe Ballkani. Madje, Konferenca e Ballkanit Perëndimor vendosi që takimet të vijojnë në mënyrë të rregullit në baza vjetore. 260 Roli udhëheqës politik i Gjermanisë dhe ndikimi kyç i saj në BE, pritet të japë nxitjen e dëshiruar për kryerjen e reformave të thella në rajon përgjatë viteve të ardhshme, pikërisht në një kohë që vendet anëtare të BE-së janë paraqitur skeptike dhe të lodhura me zgjerimet e shkuara. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe bashkëkryesues i Konferencës së Ballkanit Perëndimor vlerëson se Falë Gjermanisë së madhe jemi pjesë e Evropës së madhe dhe bashkim i forcave drejt BE-së, është një shtysë entuziazmuese. Duke bashkuar forcat tona me Gjermaninë kemi vetëm për të fituar. Përveç udhërrëfyese në ecjen përpara të një Ballkani që është në paqe, por që paqen e ka shumë të brishtë, Gjermania është dhe një garanci për një Evropë që ndodhet e sfiduar në kufijtë e vet nga ambicie të natyrave të ndryshme vendesh që po e testojnë në mënyrë dramatike fuqinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërive të hapura dhe Evropës së Bashkuar, vijoi më tej ai. 261 Në një vlerësim të përgjithshëm e përfundimtar, dinamikat gjermane në Ballkanin Perëndimor janë dinamika gjeopolitike, dinamika në kuadër organizatash rajonale, por edhe dinamika ekonomike e sigurie. 4.3 Rusia Rusia ka një interesim historik për Ballkanin Perëndimor që lidhet me shumë faktorë. Nga më kryesorët janë: Interesi rus për të krijuar akses në ujra të ëmbla. Sikurse dihet, Rusia është e varfër në ujera të lundrueshme. Në këto kushte një nga opsionet për të dalë apo për të krijuar akses në këto ujra është Mesdheu, e në këtë kuadër, Deti Adriatik, pjesa lindore e të cilit, sikurse e kemi prekur edhe më lartë në këtë punim, kontrollohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është njëra nga dinamikat ruse në Ballkanin Perëndimor. Ky mund të përkthehet si një interes në radhë të parë sigurie. Marrëdhëniet e ngushta ushtarake Rusi- Serbi i shërbejnë pikërisht këtij kuadri. Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë për të lejuar ushtarët rusë të përdorin si bazë ushtarake aeroportin e Nishit, i cili ka pas shërbyer për inkursionet serbe kundër Kosovës. Serbia dhe Rusia kanë një marrëveshje 15 vjeçare të bashkëpunimit ushtarak që përfshin shkëmbime në fushën e inteligjencës, shkëmbime të tjera ushtarake dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake. Moska është aktive në përpjekjet për të penguar Bosnjë-Hercegovinën nga integrimi në komunitetin euro-atlantik duke shfrytëzuar për këtë ndarjet e brendshme etnike e fetare, 260 Takimi tjetër i radhës do të mbahet në Austri gjatë vitit

138 veçanërisht të ashtuquajturën Republika Srbska e cila ka marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë, duke gëzuar statusin e një shteti të pavarur dhe jo të një entiteti federal në kuadër të Bosnjë-Herzegovinës. 262 Rusia, duke pasur mundësinë dhe të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kohët e fundit abstenoi për zgjatjen e mandatit të misionit paqeruajtës në Bosnjë- Hercegovinë, duke kërkuar njëherësh të hiqej nga deklarata shprehja perspektiva Euro- Atlantike e Bosnnjë-Hercegovinës. 263 Në përpjekjet për të lidhur në pikëpamje operacionale bazën e vet në Mesdhe (Siri) me një bazë të mundshme në Adriatik dhe për çdo rast të paparashikuar në këtë të fundit për shkak të zhvillimeve të paqarta në Siri, Rusia ka kërkuar akses për flotën e saj në portet e Malit të Zi për furnizim dhe mirëmbajtje/riparime. Megjithëse kjo kërkesë nuk është pranuar nga qeveria e Malit të Zi pas presioneve nga NATO për shkak të sigurisë së hapësirave të Aleancës, fakti që Rusia iu drejtua Malit të Zi tregon shumë për boshtet se ku lëviz politika e jashtme dhe ajo e sigurisë së Rusisë. Për më tepër, nëse do të bëhej një lëvizje e tillë, do të kishte një ndikim rëndues në vlerësimet e kritereve për anëtarësim në NATO të Malit të Zi. Interesi sllavo-rus për popullsitë sllave në Ballkanin Perëndimor. Sikurse dihet pjesa dërmuese e popujve të Ballkanit përgjithësisht dhe sidomos e Ish Jugosllavisë përbëhet nga popuj të familjes sllave. Është e natyrshme që interesimi rus të jetë i pranishëm dhe kjo përbën një dinamikë më vete. Serbia ka qenë gjithnjë një kryeurë e Rusisë në Ballkan. Rusia e ka mbështetur gjithnjë kundërshtimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, madje Rusia e përdor rastin Kosova si një argument për të justifikuar pushtimin e Krimesë. Një interes specifik rus për Ballkanin Perëndimor buron edhe nga fakti i bashkësisë ortodokse me pothuajse pjesën dërmuese të popullsisë së të gjithë Gadishullit, duke përfshirë popuj sllave por edhe josllavë, siç janë grekët apo rumunët. Interesimi fetar për këta popuj është edhe një faktor me histori të thellë në kohë, që buron nga fakti që ish Perandoria Ruse i atribuonte vetes rolin e mbrojtësit të fesë ortodokse. Kjo është një dinamikë tjetër që përforcon interesimin e madh rus për influencë në Ballkan në tërësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Një dinamikë tjetër është dinamika ekonomike. Ballkani Perëndimor nuk është një treg kaq i madh sat ë luajë rol të rëndësishëm në ekonominë ruse, porse ka disa zëra ku me të 262 Kur Presidenti Putin vizitoi Serbinë në Tetor 2014, Milorad Dodik-President I Republikës Srbska u trajtua si një kryetar shteti dhe u ftua në Beograd për ta takuar atë. (Luke Coffey: The U.S. Must Counter Russian Influence in the Balkans ). 263 Djukanovic: Sanctions Against Russia Are Wrong, InSerbia News, November 27, 2014, rbia+news%29 (accessed December 5, 2014). (Cit. nga Luke Coffey: The U.S. Must Counter Russian Influence in the Balkans ). (Luke Coffey është partner i Qendrës Margaret Thatcher për Liri, i Institutit Kathryn dhe Shelby Cullom Davis për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në Fondacionin Heritage). 128

139 vërtetë ky rol është i madh. Vitin e fundit (2013) Serbia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje të partneritetit strategjik për çështje ekonomike. Investimet e brendshme të Rusisë do të bëhen në sektorët e transportit dhe të energjisë. Të vlerësuar me kujdes, në fakt të dy sektorët aq sa janë të karakterit ekonomik, po aq janë edhe të karakterit strategjik të sigurisë. Përveç shteteve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura që dirizhohet nga Rusia, Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka marrëveshje tregëtie të lirë me Rusinë. Edhe pse impakti i rënies së projektit të South Stream mbi Serbinë do të jetë i madh, përsëri Serbia do të jetë një aleat i ngushtë me zgjidhje alternative për Rusinë. Një dinamikë favorizuese për influencën ruse në Ballkan vjen nga vetë Evropianët, për shkak të mungesës së kohezionit të vendeve perëndimore për të formuluar e ndjekur një politikë të përbashkët ndaj interesave ruse në rajon. Për më tepër që angazhimi përherë e më i madh Evropian apo amerikan për çështje të tjera të vlerësuara më madhore (Ukraina, ISIS, milionat e refugjatëve, terrorizmi, etj.), ka larguar ose mund të ndikojë për largimin e vëmendjes nga Ballkani Perëndimor. Siç vënë në dukje edhe institute të specializuara, Ballkani është shndërruar në një fushë betejë konflikti të ri gjeopolitik, i cili po simbolizohet nga një rritje gjithnjë e më e madhe e aktiviteteve diplomatike dhe propagandistike ruse. 264 Është një realitet që SHBA dhe Evropa patën një zë të përbashkët politik e ushtarak lidhur me qëndrimin e tyre ndaj gjenocidit etnik që u ushtrua në Kosovë rreth 15 vjet më parë. Një politikë e përbashkët është ndërtuar dhe po zë vend tashmë në të gjitha çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor gjithashtu. Gjithsesi nuk ka një strategji afatgjatë për zhvillimin e marrëdhënieve të BE-së me Serbinë. Po kështu nuk ka një politikë të përbashkët për tu marrë seriozisht me kërcënimet ndaj sigurisë rajonale anë e mbanë Ballkanit, përfshirë edhe mundësinë e anëtarësimit në NATO të vendeve që aspirojnë apo që janë penguar qëllimisht për një anëtarësim të tillë. Lëkundjet politike duken edhe mungesën për hartimin dhe zhvillimin e një politike të përbashkët energjetike Evropiane, në të cilën të përfshihen edhe vendet kandidate për në BE dhe në NATO. Një angazhim më serioz dhe jo mëdyshës politik dhe ekonomik i Perëndimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm për të minimizuar influencën ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë ruse në rajonin e Ballkanit. Në të kundërtën, nëse Perëndimi nuk e bën këtë, atëherë do të jetë Rusia që do të plotësojë vakumin që ekzisto në një farë mase sot për sot, në kushtet kur vëmendja e NATO-s dhe e Evropës përgjithësisht është përqendruar në konfliktin ruso-ukrainas. Dinamikë jo pa peshë dhe që ndjell influencën ruse është edhe ritmi shumë i ngadaltë i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE. Natyrisht klasa politike e vendeve të Ballkanit ka përgjegjësitë e veta sepse është mbërthyer nga barra e korrupsionit, e interesave oligarkike, nga përdorimi i parasë së popullit për të shtypur apo 264 Bodo Weber and Kurt Bassuener, Democratization Policy Council, The Western Balkans and the Ukraine crisis a changed game for EU and US policies?, Sarajevo, 2014, pg

140 për të blerë politikanët, grupet mediatike dhe gjyqësorin. Ky fakt përbën një terren të favorshëm që ndihmon e madje mbështet interesat ekonomike dhe diplomatike të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Gjendja e stanjacionit apo e zhvillimit tepër të ngadaltë të reformave të nevojshme lidershipi politik i vendeve të rajonit, mund të pasqyrojë gjithashtu edhe mungesën e një vullneti më serioz politik dhe diplomatik të vendeve të Bashkimit Evropian që shtetet e kësaj zone të integrohen më shpejt në organizmat euroatlantike. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë stanjacioni, aq më shumë hapësira boshe krijohen për t u mbushur nga interesat diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Rusisë. 265 Kësisoj humbasin vetë vendet Ballkanike, por humb edhe influenca perëndimore, prosperiteti, paqja dhe siguria në Evropë. Rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë një zonë e destabilitetit në Evropë. Edhe pse sigurisë në rajon është përmirësuar në mënyrë dramatike që nga vitet 1990, ndarjet sektare mbeten dhe janë përkeqësuar nga ekonomitë e ngadaltë, normat e larta të papunësisë dhe korrupsionit endemik politik. Moska i ka shfrytëzuar këto tensione në një përpjekje për të çuar përpara një agjendë pro-rusi me qëllim të mbajtjes së vendet e rajonit larg nga komuniteti transatlantik. Rusia dhe Serbia janë vende ortodokse, dhe Rusia jep ndikim të madh politik në Serbi. Serbia ka shërbyer gjatë si pikëmbështetje të Rusisë në Ballkan. Moska vazhdon të interpretojë pavarësinë e Kosovës për të justifikuar veprimet e veta në Krime, Osetinë Jugore, dhe Abkhazi. Kohë më parë Serbia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik, me theks çështjet ekonomike, kryesisht në sektorët e transportit dhe energjisë. Jashtë Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Marrëdhënia ushtarake ruso-serbe janë gjithashtu të afërta. Rusia ka një marrëveshje me Serbinë për të lejuar ushtarët rusë të bazohen në aeroportin e Nishit, që është përdorur nga Serbia për t u përzier në veri të Kosovës. Serbia ka privilegjin e statusit të vëzhguesit në Traktatin e Sigurisë Kolektive. Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar gjithashtu një marrëveshje 15-vjeçare ushtarake bashkëpunimi që përfshin shkëmbimin e inteligjencës, shkëmbimet në fushat e arsimimit ushtarak, si dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake. Moska e di se mënyra më e lehtë për të parandaluar Bosnje-Hercegovinën nga hyrja e komunitetit transatlantik është duke shfrytëzuar ndarjet e brendshme etnike dhe fetare midis popullatave kroate e serbe dhe boshnjake. Rusia është veçanërisht aktive në rajon etnikisht serbe, Republika Srpska, një nga dy entitete nën-shtetërore brenda Bosnjës dhe Hercegovinës që dolën nga lufta civile në atë vend në vitet Republika Srpska ka gëzuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me Kremlinin. Ngjarjet e fundit në Ukrainë, 265 Sipas vlerësimeve, në Malin e Zi, ka shenja që opinion publik është duke humbur durimin me Perëndimin pas vonesave shumë të gjata në procesin e bashkimit me NATO-n dhe BE-në. Rusia ka një influencë me peshë shumë të madhe ekonomike në Malin e Zi, duke qenë investitori I brendshëm më i madh i vendit: mbi një të tretat e të gjitha ndërmarrjeve investuese zotërohen nga kompani ruse. (David Clark and Dr. Andrew Foxall, Russia s Role in the Balkans Cause for Concern? The Henry Jackson Society, June 2014, p. 10, Balkans.pdf (accessed December 5, 2014). 130

141 veçanërisht aneksimi i Krimesë, kanë frymëzuar retorikë separatiste në Republikën Srpska. Në një farë mënyre, marrëdhëniet e Rusisë me Republikën Srpska duken si një marrëdhënie me një shtet tjetër sovran. Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KSKB), kohët e fundit ka abstenuar gjatë votimit vjetor për të zgjatur misionin paqeruajtës në Bosnje Hercegovinë. Ishte pikërisht hera e parë që nga fillimi që Rusia nuk kanë votuar në mbështetje të rezolutës. Interesante është gjithashtu që Rusia në këtë Këshill, kërkoi që të mos përmendet perspektiva euro-atlantike e Bosnje-Hercegovinës. Rusia dhe Mali i Zi kanë pasur marrëdhënie të ngushta për shekuj me radhë dhe sot Mali i Zi ecën në një linjë duke luajtur njëherësh edhe me perëndimin. Veçanërisht i ndjeshëm është ndikimi Rus në ekonominë e Malit të Zi, duke u shndërruar në disa fusha si investitori më i madh i vendit. I tërë arti i Rusisë është që të krijojë varësi infrastrukturore në Ballkan me ekonominë e sotme të Rusisë. Si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, janë të gjitha në linjën e zjarrit. Kështu u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një dëshmie të kohëve të fundit në Kongresin Amerikan Kina Nuk është as në gjeografinë, as në shtrirjen e interesave historike të Kinës të ndërtojë interesa në Ballkan. Vetëm e thjeshtë në pikëpamje ideologjike, aty nga fundi i vitit 1970 Kina komuniste e kohës ndërtoi një urë lidhëse në Ballkan përmes miqësimit me Shqipërinë komuniste të kohës. Në fakt, oferta shqiptare i vinte në takim edhe me synimin për t u paraqitur si një kundërpeshë ndaj Bashkimit Sovjetik me të cilin konkurronte në atë kohë për rol udhëheqës në lëvizjen komuniste botërore. Nga ana e saj Shqipëria shfrytëzoi koniukturat si dhe një mbështetje më të hershme që pat dhënë me mbrojtje parimore dhe me votë në pranimin e Republikës Popullore të Kinës në OKB dhe si anëtare e Këshillit t Sigurimit. Që nga ajo kohë filloi edhe një fushatë kineze për të ndërtuar ndikimin në një rajon më të gjerë, duke shfrytëzuar disponimet antiruse, disponimet antiamerikane apo nevojat për mbështetje ekonomike e ushtarake. Sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, Kina u lidh gjerësisht me Ish Jugosllavinë dhe me Rumaninë. Përmes së parës aspironte të ndikonte të ashtuquajturën Botë e Paangazhuar, kurse përmes së dytës, të ndikonte sa më shumë vende komuniste të Evropës Juglindore. Shndërrimet e pas Luftës së Ftohtë prishën gjithçka që qe ndërtuar sipas skemës së vjetër dhe për rreth dy dhjetëvjeçarë sa situata në Ballkan u qartësuan politikisht, Kina nuk pati ndonjë ndikim në këtë rajon. Tanimë që Ballkani dhe përgjithësisht Evropa Juglindore ka marrë trajta të qarta politike dhe kur vetë Kina ka evoluuar drejt ekonomisë së tregut, 266 VOA, 20 Mars

142 pavarësisht se në pikëpamje politike ruan sistemin njëpartiak të drejtimit të shtetit, ajo është rihedhur fuqishëm në këtë rajon. Këtë herë, nuk është vetëm Ballkani që ajo aspiron ta ndikojë. Përkundrazi, Ballkani është pjesë e një ndërmarrjeje më të fuqishme kineze për të ndërtuar influencë në një zonë shumë më të gjerë, duke përfshirë edhe ndaj shteteve të fuqishme përreth Ballkanit përmes tregtisë në rritje, investimeve në energjinë e pastër dhe aleancave politike embrionike 267. Në këtë kuadër, Kina ka rritur përgjithësisht volumin e marrëdhënieve tregtare me tërë Evropën, duke e katërfishuar atë në vitin 2010 në krahasim me vitin Projekti më i madh infrastrukturor është interkontinentali Kina Perëndimore - Evropa Perëndimore, një korridor tranzit që njihet historikisht si Rruga e Mëndafshit. Duke marrë parasysh që vetëm një përqind e mallrave kineze vjen në Evropë me rrugë tokësore përmes vendeve Aziatike, Kina ka iniciuar dhe po zhvillon projektin e autostradës Kinë - Evropë përmes Kazakistanit e Taxhikistanit, me vlerë qindra milionë dollarë, e duke punësuar dhjetëra mijëra punëtorë vendas e kinezë. Projekti tjetër është investimi në pika strategjike portuale në Mesdhe, gjë që ka filluar në Greqi më Me modernizimin e porteve në rajonin e Ballkanit, natyrshëm do të zhvillohet rrjeti i autostradave dhe hekurudhave në shërbim të rrjetit të transportit tregtar Kinë-Evropë me qëllim të shkurtojë kohën dhe për të rritur volumin e transportit të mallrave. Për këtë, Pekini është i interesuar menjëherë në portet, autostradat dhe hekurudhat. Pika e fillimit të depërtimit kinez në Ballkan është, pa dyshim, port i Pireut. Në vitin 2009, kompania kineze Cosco fituar 50% të të drejtave komerciale të këtij Porti, duke paguar rreth 500 milionë euro për atë që është bërë investimi më i madh kinez në Evropë të të gjitha kohërave. 270 Realisht në vendet e Ballkanit Perëndimor Kina është partner i menjëhershëm pas vendeve të Bashkimit Evropian. Shkëmbimet bilaterale me Serbinë u rritën në 325 milionë euro në vitin 2010, duke ruajtur kuotën e rritjes prej 20 përqind çdo vit, me Maqedoninë u rritën në 107 milion euro, etj. Kina vlerëson se vendet e Ballkanit kanë potenciale të mëdha për të thithur eksportet e lira kineze si dhe për shfrytëzimin e rajoneve minerale në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, etj. 267 Poulain, Loïc, China s new Balkan strategy, Center for Strategic&International Studies, Volume 1, Number 2, August Po aty 269 Kina ka investuar fillimisht 1.5 miliardë dollarë në portin e Pireut duke shtuar 11 krahë të rinj shkarkimi. Në krahasim me vitin 2008, sot në Portin e Pireut përpunohen mbi 3.2 milionë ose mbi 8 herë më shumë konteinerë me mallra kineze krahasuar me Porti i Pireut renditet ndër portet më të mëdha Evropiane, me qindramijëra vetë të punësuar. Parashikohet që kapaciteti portual i Pireut të rritet deri 6 milionë konteinerë më 2016 gjë që do të kërkojë krejt natyrshëm infrastruktura të tjera lehtësuese (autostrada, porte, hekurudha) në të gjithë Ballkanin sidomos në atë Perëndimor. Po kështu, punohet edhe në Portin e Selanikut me synim për të pushtuar Evropën Qëndrore e Lindore me mallra e investime kineze. Këto zhvillime natyrshëm do të konkurojnë polin tjetër të Evropës, Portin e Roterdamit. 270 Rodolfo Toè, Balcani, l'amico cinese, 132

143 Në gjithë këtë kuadër, Kina ka shprehur interes të madh në financimin dhe ndërtimin e një hekurudhe me kosto prej 4.5 miliardë eurosh që kalon përmes Serbisë deri në Adriatikun jugor. Një sinjal të tillë ajo e dha duke ndërtuar Urën Zemun-Borča prej 170 milion euro, e ashtuquajtura Ura e Miqësisë Serbo-Kineze. Ndërkohë, ajo po investon në Ballkan në fushën energjetike, duke përfituar nga fakti që është lider në këtë fushë dhe madje më e lira. Kështu psh., në Prill 2011, Korporata Greke e Energjisë nënshkroi një marrëveshje me Korporatën e famshme Sinovel Wind të Kinës për të zhvilluar një kompleks MW. Ndërkohë, China International Water and Electric Corporation ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qeverinë e Maqedonisë për të ndërtuar një superprojekt prej 1.5 miliardë euro ku përfshihen 12 hidrocentrale përgjatë lumit Vardar, nga Kosova në kufirin me Greqinë. Çka verehet është përzgjedhja kineze për të patur Serbinë dhe Greqinë si të përkëdhelurat e saj në Ballkan. Më lartë përmendëm investimet e saj në Greqi, ndërsa lidhur me Serbinë mjafton të evidentohet se pesë vendet kryesore të origjinës së importeve të Serbisë janë: Gjermania (11%), Rusia (9.5%), Italia (8.6%), Kina (6.5%) dhe Hungaria (5.7%). 271 Në total, Belgradi dhe Pekini kanë nënshkruar 13 memorandume dhe marrëveshje... Sidoqoftë kjo do të thotë shumë për Ballkanin Perëndimor, sepse ekonomia kineze është një ekonomi globale dhe nuk mund të kufizohet thjeshtë në një shtet apo në një rajon. Si e tillë ajo nuk mund të niset as vetëm nga preferencat, por nga nevoja globale e shtrirjes, nga interesi dhe nga fitimi që të sigurojë të ardhmen e një popullsie të stërmadhe. Ndoshta ajo mund të ketë rezerva për shembull, për njohjen e Kosovës sepse i trembet faktit që vetë Kina përbëhet nga rreth 56 minoritete të njohura, për të cilat, shembulli i Kosovës mund të ndjehet si presion, por prapëseprapë, interesi ekonomik i saj është shumë më i madh sesa ky shqetësim politik. Do të ketë pra, një dualitet në të ardhmen midis prirjes gjeopolitike agresive kineze për të shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos Ballkanin Perëndimor si një trampolinë për të kapur tregjet e Evropës Qendrore e Lindore me ritmin jo agresiv me të cilin ecën BE-ja në këtë rajon. Ndoshta investimet e para nuk do t i japin kundërshpërblimin Kinës për një të ardhme të afërt. Por në një të ardhme të largët ky kundërshpërblim është i siguruar. Natyrisht Kina ka edhe synimet e saj jo vetëm tregtare. Por çështja nuk është të shikohet ky ekspansion ekonomik si një dukuri ndaj të cilit do të duhen ndërtuar mure pengesash, sepse kjo jo vetëm që nuk është e mundur, por as me interes. Çka e zgjidh problemin është që të rritet gara, kompetitiviteti i ekonomive të fuqishme Evropiane, të cilat duhet të çlirohen nga paragjykimet apo frikërat e pabaza, duke qenë njëherësh edhe të vëmendshëm. Ajo që duhet të shqetësojë Evropën është se shkalla e influencës në Ballkan do të ndikohet së tepërmi nga shkalla e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe investimeve në fusha nevralgjike të ekonomisë

144 4.5 Anglia Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe perandoria ku nuk perëndonte dielli, që zotëroi botën për më se një shekull, nuk do mund të bëhej e tillë pa zotëruar detrat dhe oqeanet. Prandaj edhe shqetësimi e interesi më i madh i saj kanë qenë e mbeten pikat strategjike që sigurojnë rrugëkalimet detare e oqeanike, përkatësisht ngushticat, ishujt, gjiret detare,etj. Mesdheu përbën kockën e kësaj strategjie, për vetë pozitën gjeostrategjike që ka si nyje lidhëse si midis dy oqeaneve, edhe midis tre kontinenteve. Çdo fuqi tjetër që do të rrezikonte apo kërcënonte Mesdheun nxirrte jashtë lojës gjeopolitike Anglinë dhe për këtë arsye ishte e patolerueshme nga kjo e fundit. Natyrisht, me konceptin Mesdheu kuptohen të gjitha detet që e përbëjnë atë. Ndër këta të fundit Deti Adriatik ka të veçantat e tij për dy arsye themelore: - Në brigjet e Detit Adriatik kanë lindur, janë rritur e lulëzuar Perandoria Romake, Perandoria Austro-Hungareze dhe Mbretëria e Venecias tre nga entitetet që i kanë dhënë vulë njerëzimit. - Deti Adriatik është deti që futet më thellë në kontinent gjë që siguron frymëmarrjen e mjaftueshme tregtare të tërë Evropës qendrore e juglindore. Mbetet qartazi përfundimi se kush zotëron Detin Adriatik, zotëron zemrën e kontinentit Evropian. Këtë fat apo këtë të drejtë e kanë pasur, sipas gjeografisë, Italia e sotme, Ish Jugosllavia me shtetet e saj përbërëse dhe Shqipëria. Natyrisht secili nga këta shtete ka peshën e vet qoftë për nga pozicioni gjeostrategjik, qoftë edhe për nga kapacitetet që ka patur apo ka për ta ushtruar rolin që i jep pozita gjeografike. Por për çka shtjellojmë në këtë punim, e rëndësishme është të shprehet se gjeografikisht Detin Adriatik e sundojnë nga njëra anë Italia dhe nga ana tjetër Ballkani Perëndimor. Nga ana tjetër, fuqia që ka pasur dhe ka interes të rëndësishëm për të dalë në Detin Adriatik, është Rusia. Prandaj edhe interes i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë që të mbahen nën kontroll zhvillimet në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe të mbahet sa më larg Rusia. Për këto arsye, Mbretëria e Bashkuar do të bënte kujdes gjatë gjithë kohërave të kishte dorë në zhvillimet në Itali, ish Jugosllavi dhe Shqipëri. Italia dhe Mbretëria e Bashkuar do të nënshkruanin një Pakt aleat qysh në vitin 1915 duke ruajtur në vijimësi të njëjtin status të aleatit, edhe pse me lëkundje, siç ishin vitet e para të Luftës së Dytë Botërore. Mbretëria e Bashkuar krijoi, ruajti marrëdhënie veçanërisht të ngushta Me Jugosllavinë, fillimisht duke pranuar në Londër dhe duke njohur qeverinë në mërgim të Mbretit Pjetër i Dytë të Jugosllavisë qysh më 1941, kur forcaty e Boshtit pushtuan këtë vend. Në Janar 1942 ruajalisti Drazha Mihailoviç u bë Ministër i Luftës i Jugosllavisë së kohës pikërisht nën mbështetjen e anglezëve. Por në vitin 1943, Kryeministri anglez Uinston Çërçill vendosi të tërhiqet nga mbështetja për Mihailoviçin e Çetnikët serbë duke e kaluar atë për forcat partizane të Ish Jugosllavisë të cilat, nën udhëheqjen e Titos, ishin rreshtuar 134

145 bindshëm në krah të Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1944, Ish Kryeministri Çërçill do të delegonte pranë Shtabit të Titos pikërisht të birin, Randolph Churchill në një mision ushtarak e diplomatik - pjesë e mbështetjes britanike për forcat partizane antifashiste. E rëndësishme në këtë sjellje elastike të Britanisë së Madhe ndaj Ish Jugosllavisë së Luftës së Dytë Botërore nuk është as disponimi antikomunist i njohur i Çërçillit, as afërsia Evropiane apo ndonjë motiv tjetër përveç faktit që Jugosllavia duhej ndikuar me çdo kusht jo vetëm apo thjeshtë në pikëpamje ushtarake si pjesë e koalicionit antifashist, por sidomos për të ardhmen e saj për shkak të pozitës kontrolluese që kishte në brigjet lindore të Adriatikut. Për më tepër që prirja dukej qartë se e ardhmja e pushtetit në atë vend po gatuhej për forcat partizane e komuniste të drejtuara nga Tito. Në vlerësim të kësaj të ardhme, do të ishte vetë Ish Kryeministri Anglez, i cili me idenë e famshme të përqindjeve, do ta fiksonte Ish Jugosllavinë në drejtpeshimin 50 me 50 përqind të influencës lindje-perëndim. Kjo zgjidhje e ktheu Ish Jugosllavinë në një zonë tampon ( buffer zone ) midis dy blloqeve për gati gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë një zgjidhje që fakt favorizonte pikërisht perëndimin sepse i linte të lirë Detin Adriatik. Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perëndimor, ka zënë një vend të rëndësishëm në agjendën Britanike e cila fillon sidomos që me themelimin e shtetit shqiptar. Në Konferencën e Londrës të vitit 1913 që u thirr për të zgjidhur çështjet që patën lindur në Ballkan gjatë luftërave ballkanike e në vijim të tyre, Shqipëria u shpall e pavarur por thuajse me gjysmën e popullsisë dhe territoreve të mbetura jashtë saj. Po në të njëjtin vend (në Londër) në 2015, sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë, Rusisë) dhe Italisë Shqipëria do të fshihej përfundimisht nga harta. Çka shohim në këto ngjarje, duket qartë boshti i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar: nuk ka rëndësi se si rregullohen balancat në një zonë apo në një tjetër, por e rëndësishme është që të shtetet që kontrollojnë detet (në këtë rast, Detin Adriatik) të jenë miq të Britanisë së Madhe. Tradicionalisht Greqia është një mik i tillë, ndërsa për Jugosllavinë, Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka me qëllim që të kishte të pranishme influencën e saj. Historiani Paskal Milo vlerëson se në Konferencën e Teheranit të tri Fuqive të Mëdha, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik të vitit 1943, Çërçilli, për herë të parë, ka ngritur idenë e hapjes së frontit të dytë në Ballkan dhe aty është përplasur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Rusinë, të cilat nuk donin që frontin e dytë ta hapnin në Ballkan, por në Evropë, sepse atje ishte teatri më i madh i luftimeve. Por Çërçillit aty i është dhënë e drejta, për shkak të interesave që Britania e Madhe kishte në Ballkan, pasi Ballkani ishte ura lidhëse e Lindjes së Afërt me Lindjen e Mesme, ku Britania kishte interesa të mëdha dhe ku Britania ishte perandori e deteve dhe ku donte që Mesdheun Lindor ta kontrollonte, atëherë asaj iu dha si prioritet të merrej me Ballkanin dhe që në 1943-shin, asaj i është thënë që Greqinë e ke totalisht nën kontroll. Kjo ishte një nga arsyet pse anglezët u futën shumë fort në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas luftës. Në ndarjen që u bë 135

146 midis Çërçillit dhe Stalinit, zona e influencës u la 90 për qind influencë britanike dhe 10 për qind influencë sovjetike. Dhe kur u bë lufta civile në Greqi, komunistët grekë nuk e dinin këtë fakt dhe ushqenin mbështetje më të madhe nga Stalini, mirëpo Stalini e kishte bërë marrëveshjen, por askush nuk e dinte. 272 Këtë konkluzion veçse e përforcon qëndrimi i Anglisë ndaj Shqipërisë përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ku ajo shpalosi të njëjtin qëndrim mbështetës ndaj Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Shqipërisë si edhe ndaj partizanëve të Jugosllavisë, duke ofruar ndihma logjistike, këshilltarë e vëzhgues ushtarakë, etj. Lidhur me shkallën e interesimit të Anglisë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Historiani Milo, sjell këtë hollësi interesante lidhur me Konferencën e Jaltës do të ndahej me përqindje:...duke qenë se Shqipëria u harrua ditën e parë në ndarjen që bënë me përqindje, janë mbledhur dy ministrat dhe unë kam gjetur relacionin në arkivin e "Foreign Office" (të Zyrës së Jashtme), i cili thotë që, meqenëse Shqipëria u harrua në ndarjen e datës 9, të dy ministrat më datë 11 kanë rënë dakord që edhe Shqipëria të ndahet 50% me 50%. 273 Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në nëntor të vitit 1945, tre fuqitë e mëdha e njohën qeverinë komuniste të Shqipërinë dhe në mbështetje të kësaj njohjeje, filloi procesi i vendosjes së misioneve përkatëse diplomatike e ushtarake. Gjithsesi, pala angleze nuk mbriti në nivel ambasadori, sepse pas disa kërkesave që ajo bëri për varret e oficerëve e të ushtarëve britanikë të vrarë në Shqipëri, për kufirin me Greqinë 274, etj., si dhe dy pas incidenteve të Kanalit të Korfuzit me anijet britanike, ajo e pezulloi çështjen e shkëmbimit të në nivel ambasadorësh apo, siç thuhej deri atëherë, ministrave fuqiplotë. Në vijim, gjatë Luftës së Ftohtë, anglezët, në bashkëpunim me amerikanët bënë përpjekje për ta minuar regjimin komunist në Shqipëri, në planin politik, diplomatik dhe me forcë diversioniste, sidomos përgjatë viteve Gjithsesi, kur konjukturat ndryshuan, veçanërisht pas prishjes së Shqipërisë komuniste me Ish Bashkimin Sovjetik më 1960 e në vijim një prishje që i interesonte Perëndimit, anglezët ashtu si dhe amerikanët u përpoqën të kërkonin kanale të tjera komunikimi me Shqipërinë, por asgjë e rëndësishme 272 Arkiva mediatike shqiptare, Shqipëria dhe Perëndimi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Po aty. 274 Profesor Xhelal Gjeçovi vlerëson se anglo-amerikanët nuk mund të pajtoheshin me një regjim komunist në Shqipëri. Që në Konferencën e Jaltës u la e hapur rruga e Shqipërisë dhe u la që fati i saj do të vendosej nga zhvillimet e brendshme. Kështu që ka një aktivitet të gjithanshëm politik, diplomatik, për të ndryshuar situatën në Shqipëri. Sidomos anglezët (se amerikanët ishin më të përmbajtur) mbështetën edhe rivendikimet greke ndaj vendit tonë në Konferencën e Paqes për çështjen e kufijve. Pra, këto përpjekje për të vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë, përpjekjet për të rrëzuar regjimin e ligjshëm komunist, krijuan një shije të hidhur tek opinioni shqiptar. Kjo bëri që Shqipëria t i shohë me dyshim marrëdhëniet me aleatet pas luftës dhe kështu u përpoqën të gjejnë mbështetje te Lindja. (Po aty) 136

147 dhe e hapur nuk u zhvillua me Shqipërinë, përveç zgjidhjes së çështjes së arit që u mbyll përfundimisht më Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Mbretëria e Bashkuar ka qenë një mbështetës i fortë i të ardhmes në institucionet Evropiane e euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka mbështetur reformat e procesit të anëtarësimit në BE të këtyre vendeve sidomos ato që lidhen me programet në fushën juridike dhe lirinë e mediave, me 3 milionë sterlina angleze. Këto reforma vlerësohen se promovojnë një mjedis më të mirë për interesat e biznesit britanik. Mbretëria e Bashkuar mbështet gjithashtu përpjekjet për parandalimin e konflikteve duke ofruar për këtë një shumë prej rreth 10 milionë sterlina angleze. Mbretëria e Bashkuar mori një rol vendimtar sidomos politik përgjatë krizës së Kosovës, duke u bërë, së bashku me SHBA mbështetësi kryesor në ndalimin e gjenocidit masiv ndaj shqiptarëve që ndërmori regjimi i Millosheviçit. Në vijim ajo ka mbështetur fuqimisht pavarësimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Aktualisht ajo punon ngushtë me BE për të krijuar një Kosovë multietnike të qëndrueshme dhe me prosperitet, me qëllim që të bëjë progres drejt anëtarësimit eventual në BE dhe NATO SHBA Kur flasim për dinamikat e SHBA lidhur me Ballkanin Perëndimor është e natyrshme që do të duhet të kemi parasysh se ajo është më së pari një fuqi globale, madje e vetme, të paktën sot për sot në rendin ndërkombëtar. Në këtë këndvështrim edhe interesat e saj janë globale. Është gjithashtu po kaq e natyrshme që interesat dhe angazhimet për një fuqi globale nuk janë gjithnjë të njëjta, qoftë për nga gjeografia, ashtu edhe për nga intensiteti. Në këtë ekuacion do të duhet të marrim parasysh edhe këndvështrimin gjeografik e historik. SHBA nuk është një fuqi Evropiane, edhe pse me Evropën ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht në atë shkallë sa koncepti Euro-Atlantik është një koncept thuajse organik. Gjithsesi, SHBA ka realisht një gjeografi tjetër dhe sidomos një histori që nuk është kjo e sotmja. SHBA është një fuqi e vonë krahasimisht me aktorët e tjerë të sistemit klasik ndërkombëtar. Nisur nga këto konsiderata parimore, edhe interesimi apo dinamikat e SHBA lidhur me Ballkanin Perëndimor duhen parë pikërisht në të gjitha këto prerje. 275 Paskal Milo, historian dhe Ministër i Jashtëm në vitin 1998, kujton se në atë kohë diskutohej nëse duheshin vendosur më parë marrëdhënie diplomatike dhe pastaj të flitej për çështjen e arit apo të flitej për arin dhe pastaj të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike. Këto diskutime janë bërë veçanërisht në fillim të viteve 80. Ka pasur në Paris një numër takimesh ku është diskutuar deri në detaje. Përfundimisht nuk ranë dakord dhe kjo çështje u shty deri në vitin Pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri, diskutimet rifilluan dhe në 1992 u nënshkrua një memorandum, sipas të cilit u plotësuan kërkesat e britanikëve të cilët kërkonin dëmshpërblim për incidentin e Kanalit të Korfuzit, po ashtu edhe amerikanët, të cilët kërkonin dëmshpërblim për shpronësimin e pronave të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe anglezët, edhe amerikanët morën nga 2 milionë dollarë, pjesën që mbeti e morëm ne. Në atë vit ne kemi marrë mbeturinat e fundit. Janë marrë në atë kohë rreth 120 mijë sterlina. (Po aty.) 276 Promoting stability throughout the Western Balkans, 137

148 Në kontekstin historik, një interesim amerikan për Ballkanin dhe, në këtë mes, edhe për atë perëndimor, do të shfaqej qysh midis luftërave botërore. Një vështrim në atë periudhë do të na parashtrojë se katër nga katërmbëdhjetë pikat që shtroi Presidenti Amerikan Uillson në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, kishin të bënin drejtëpërsëdrejtë më Ballkanin Perëndimor. 277 Në bazë të tyre, por edhe në interesimin e mëtejshëm amerikan për këtë rajon do të viheshin studimet gjeografike e historike. Gjatë Luftës së Ftohtë, Ish Jugosllavia ishte në vëmendjen amerikane për të mos lejuar çbalancimin e saj nga sa u vendos në Konferencën e Jaltës për një asnjanësi apo prani 50% me 50% në të, etj. Në këtë kuadër, prania e SHBA në Ish Jugosllavi dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor, ishte më tepër vepër e shërbimeve inteligjente dhe vepër financiare në kuptimin e huave, sidomos për Ish Jugosllavinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore udhëheqjen për të influencuar Ballkanin e kishte marrë përsipër Britania e Madhe. Por pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me fillimin e Luftës së Ftohtë, anglezët ia dorëzuan çelësin amerikanëve. SHBA, veçanërisht kur Ish Jugosllavia u gjend e armiqësuar me Ish Bashkimin Sovjetik në vitin 1948, lëvizi më afër Beogradit, duke e mbështetur regjimin diplomatikisht dhe ekonomikisht, me qëllim që t a mbante Jugosllavinë jashtë orbitës Sovjetike. Marrëveshja e asistencës ushtarake e vitit 1951 e përfshiu shtetin komunist në planet e mbrojtjes të NATO-s për Evropën. 278 Momenti që përcaktoi përfundimisht një raport të ri të SHBA-së me Ballkanin Perëndimor ishte ai pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Pas kësaj lufte, Ballkani mbeti përkohësisht rajoni që u la më shumë jashtë vëmendjes. Kjo buronte nga klishetë e Luftës së Ftohtë, kur rreziku më i madh i pritshëm supozohej se vinte drejt Evropës Qendrore. Në fillimet e vitit 1990 Evropa dështoi të menaxhonte konfliktet e ngrira që u zgjuan në Ballkanin Perëndimor. Evropa i kishte si kapacitetet, edhe fuqinë e vlerave për ta ndikuar të ardhmen politike, të sigurisë dhe të prosperitetit të këtij rajoni, por ajo tregoi, siç kishte treguar përgjatë të gjithë shekullit paraardhës, se mbeti e varur nga SHBA për të ndërtuar e zbatuar strategji vepruese. Shpërbërja e dhunshme e Ish Jugosllavisë zbuloi pikërisht kufizimet e Evropës si në pikëpamje të vullnetit të saj për të marrë përgjegjësi, ashtu edhe në futjen në veprim të kapaciteteve për të ndaluar gjakderdhjen. Qëndrimi zyrtar i SHBA pas kësaj lufte pati një metamorfozë në rritje për të mbritur në përfundimin se për Amerikën stabiliteti i Ballkanit është një pjesë e rëndësishme e një interesi vital të saj në sigurimin e një Evrope si e tërë, e lirë dhe në paqe. 279 Ndërkohë, rajoni i Ballkanit si i tërë, vlerësohet se mund të ketë një profil më të lartë strategjik po të merret parasysh çka ofron përdorimi i bazave ushtarake në Rumani e Bullgari, të cilat mund të jenë të dobishme për operacionet e SHBA në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, 277 Grup autorwsh, Western Balkans Policy Review 2010, Editor Janusz Bugajski, 2010, pg Po aty, pg Woehrel, Steven, Future of the Balkans and U.S. Policy Concerns, Congressional Research Service, CRS Report for American Congress,

149 rajoni tërheq vëmendjen Amerikane si shumë i domosdoshëm për të çrrënjosur rrjetet terroriste ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin. 280 Angazhimi amerikan në Ballkan supozon një sërë objektivash, të cilat do të ishin sa në të mirë të paqes e prosperitetit të popujve të rajonit, ashtu edhe të interesave amerikane. Objektiva të tilla janë stabilizimi i rajonit, instalimi dhe forcimi demokracisë dhe sundimit të ligjit, reformat ekonomike dhe përmirësimi i standardit të jetesës, mbushja e një vakumi të mundshëm në sigurinë e rajonit, vendosja e tij në rrugën e integrimit në institucionet Euro-Atlantike, ristrukturimi i pranisë ndërkombëtare dhe i roleve përkatëse dhe sigurimi i rolit drejtues të Evropës në rajon, për të lehtësuar SHBA për angazhime të tjera që ajo ka si fuqi globale në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, stabilizimin e shteteve ku ajo u angazhua. Programet e asistencës dhe ndihmës të dhëna nga SHBA synojnë promovimin e qeverisjes së mirë, luftën kundër korrupsionit, forcimin e shoqërisë civile dhe mediave te pavarura, forcimin e reformave të ekonomisë së tregut, pakësimin e rrezikut të armëve të dëmtimit në masë, parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore dhe kontrabandës dhe promovimi i të drejtave njerëzore në të gjithë rajonin. Veçanërisht pas 11 Shtatorit 2001, SHBA e nënvizoi së tepërmi rëndësinë e rajonit të Ballkanit dhe rriti vëmendjen, investimet dhe praninë për të mos lejuar që terrorizmi ndërkombëtar të shfrytëzonte avantazhet e këtij rajoni për të vënë në rrezik sigurinë e Evropës e përgjithësisht të interesave amerikane në Evropë. Ekspertët amerikanë vlerësojnë se rajoni mund të luajë një rol në planet e terroristëve si pikë tranzit për ta, e po ashtu edhe si pikë frymëmarrjeje e rekuperimi për veprime të mëtejshme. Këtë e favorizojnë sidomos problemet e vazhdueshme të rajonit që mbetet i prekshëm ndaj grupeve terroriste 281. Ka pra një dinamikë të lidhur e komplementare midis interesave të mësipërm amerikanë me interesin e vetë rajonit për t u shkëputur nga e kaluara konfliktuale, për të zhvilluar ekonominë dhe garantuar sigurinë e stabilitetin. Çdo përpjekje dhe ecje përpara në këto drejtime, do të ngushtonin sferën e veprimit të terrorizmit. Përkundrazi, destabiliteti politik, institucionet e dobëta politike e ligjzbatuese si dhe varfëria janë një ushqim për terrorizmin e terroristët. Prania e trupave ushtarake amerikane dhe e agjencive të inteligjencës, asistenca kundërterroriste, forcimi i regjimit të kontrollit të eksporteve dhe importeve, inkurajimi i iniciativave të bashkëpunimit rajonal kundër terrorizmit, etj., janë disa nga masat dhe kontributet konkrete të SHBA-së në rajon. Krijimi i këtyre dinamikave në raportet SHBA-Ballkan Perëndimor nuk ka qenë i lehtë. Tradicionalisht në politikën e jashtme të SHBA janë ndeshur dy rryma mendimi e veprimi: rryma e të kufizuarit brendapërbrenda Amerikës dhe rryma tjetër e angazhimit global. Në këtë kuadër, edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor janë përplasur dy rryma mendimi e veprimi: njëra prej tyre është mbërthyer në idenë se përfshirja Amerikane në Ballkan është vetëm një interes periferik i SHBA-së që duhet të shkojë në rastin më të 280 Po aty. 281 Po aty 139

150 mirë në interesim e ndihma humanitare dhe në suksesin e NATO-s si e tërë. Rryma tjetër është se angazhimi Amerikan në Ballkan pasqyron interesa thelbësore të SHBA-së që janë pazgjidhshmërisht të lidhura me praninë e vazhdueshme të saj në pjesën tjetër të Evropës. 282 Çuditërisht, në qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit, James A. Baker i përshkroi lëvizjet Sllovene dhe Kroate për pavarësi si ilegale dhe të paligjëshme. 283 Rryma e parë dominoi sidomos përgjatë katër-pesë vjetëve të parë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. ndryshe nga Gjiri Persik, interesat tona vitale kombëtare (në Ballkanin Perëndimor shënimi im.) nuk ishin në rrezik. Konflikti në Jugosllavi...ishte sidoqoftë një mosmarrëveshje rajonale. Millosheviçi e kishte oreksin e Sadamit, por Serbia nuk kishte kapacitetet e Irakut apo aftësinë për të afektuar interesat vitale Amerikane. 284 Por aty nga viti 1995 kur konflikti në Bosnjë mori përmasa dramatike, SHBA nuk mund të mos ndryshonte mendim dhe vlerësim për interesat e saj vitale. Sidomos dështimi Evropian për ta përfunduar atë konflikt e shndërroi edhe interesin Amerikan. U vunë në provë kredibiliteti i NATO-s, por edhe vlerat ndaj të cilave është angazhuar SHBA qysh nga themelimi i saj. Të lejoje në mes të Evropës një fushatë tiranike si ajo në Bosnjë, apo si ajo në Kosovë, ishte absolutisht kundër vlerave Amerikane e, rrjedhimisht, kundër interesave të saj. Për më tepër që nëse situata e agravuar e Ballkanit e atyre viteve do të mbetej për një kohë të gjatë e paadministruar, atëherë Ballkani do të bëhej një burim konflikti me përmasa të paparashikuara deri në shkallë kontinentale, për vetë faktin e kompozitës aq të pleksur të aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të interesuar në dhe për Ballkanin Perëndimor. Për aq sa Ballkani mbetet një burim lufte dhe dhune, nacionalizmi dhe urrejtjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi, pjesa tjetër e Evropës nuk mund të bëhet një zonë e bashkuar paqeje dhe demokracie që duan dhe meritojnë popujt e saj, e cila nga ana e saj, është në themel të interesave të Amerikës. 285 Ndërkaq, edhe sikur vetë çështjet e Ballkanit të mund të përballoheshin nga vetë Evropianët, përsëri SHBA do të ndante pjesën e saj me të. Prandaj SHBA u angazhua më fuqimisht si në rrugë diplomatike, edhe me pjesëmarrje ushtarake në kuadër të NATO-s. Pastaj, është e natyrshme që vetë angazhimi parakuptonte interes dhe ky interes lindi interesin tjetër: atë të suksesit në operacione. Pikërisht suksesi i domosdoshëm në operacione kërkonte të formësohej një spektër më i 282 Daalder Ivo H. The United States, Evrope, and the Balkans, The Brookings Institution, December 2000 ( 283 Grup autorwsh, Western Balkans Policy Review 2010, Editor Janusz Bugajski, 2010, pg James A. Baker, III, The Politics of Diplomacy: Revolution, War, and Peace, , (New York: G.P. Putnam, 1995), p See also Warren Zimmermann, Origins of a Catastrophe (New York: Times Nooks, 1996); and David Gompert, The United States and Yugoslavia s Wars, in Richard Ullman, ed., Wars (New York: Council on Foreign Relations Press, 1996). 285 Daalder Ivo H. The United States, Evrope, and the Balkans, The Brookings Institution, December 2000 ( 140

151 gjerë sesa vetëm ushtarak: humanitar, logjistik, institucionesh, diplomatik, etj. Në vijim, ky interes do të merrte trajtën e ndërhyrjes së ashpër kundër spastrimit etnik të kosovarëve nga Millosheviçi, duke zhvilluar kështu të parën luftë tej kufijve të mbrojtjes Evropiane, apo siç quhet, jashtë zone. Në përfundim, SHBA do të vijojë të mbetet e interesuar dhe e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, sepse interesat amerikane në këtë rajon janë reale dhe themelore si pjesë e interesit më të madh për të ruajtur një Evropë paqësore, të pandashme dhe demokratike. Prandaj edhe dinamikat amerikane në Ballkanin Perëndimor lidhen me aspektet politike, me standardet demokratike e të ekonomisë së tregut, me sigurinë rajonale e madje edhe me sigurinë globale atribute këto të cilave u është përkushtuar edhe fuqia Amerikane. 4.7 Turqia Turqia e sotme trashëgimtarja e Perandorisë jetëgjatë Otomane, u shkëput përfundimisht prej saj më Presidenti i parë i saj Mustafa Qemal Ataturku, me të cilin është identifikuar Turqia, ndërmori reforma të shumta në fushat sociale, ligjore dhe politike duke sybuar të vendosë një kulturë evropiane. Për një një kohë të gjatë Turqia ruajti sundimin njëpartiak, për të kaluar në sistemin shumëpartiak vetëm pas pas afro 40 vjetësh (në vitin 1950,) pas të cilit u krye transferimi paqësor i pushtetit. Gjithsesi, edhe pse formalisht ka funksionuar sistemi shumëpartiak, zhvillimi demokratik është kërcënuar gjithnjë nga roli tradicional vendimtar i ushtrisë. Për rrjedhim, që nga ajo kohë e deri më sot janë kryer tre grushte shteti të mirëfillta ushtarake (në vitet 1960, 1971 dhe 1980) dhe një tjetër i katërt disi më i moderuar në vitin 1997, për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e atëhershme të orientuar nga islamizmi. Më 1974 Turqia ndërhyri ushtarakisht në Qipro për të parandaluar manipulimin grek për të marrë nën kontroll të gjithë ishullin dhe për të legalizuar krijimin e Republikës Turke të Qipros Veriore, të cilën e njeh vetëm Turqia. Ndërkohë prej afro 30 vjetësh ka shtypur me dhunë rebelimin separatist të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Turqia moderne iu bashkua OKB-së në vitin Në vitin 1952 ajo pranohet anëtare e NATO-s, ndërsa në vitin 1964 Turqia pranohet si anëtar i asociuar i Komunitetit Evropian për të mbetur e diskutuar ende në ditët e sotme nëse duhet apo nuk duhet të bëhet pjesë e këtij komuniteti. Përveç gjeografisë, është pikërisht pozita e BE-së përballë Turqisë që përcakton edhe shkallën e interesave turke. Natyrshëm gjeografia e bashkon Turqinë sa me Evropën, aq edhe me Azinë, sa me Veriun orotodoks, aq edhe me jugun mysliman. Turqia ka përzgjedhur vlerat dhe institucionet Evropiane për t u integruar, por ajo nuk mund të lejë pas dore, përkundër, e ka interes kombëtar të integrojë popullsinë gati turqishtfolëse të Turkmenistanit, Azerbaxhanit, etj. Ndërkohë, pozitat klasike gjeostrategike dhe interesat ekonomike e lidhin sa me Azinë, edhe me Evropën. Mjafton të sjellim në vëmendje se partnerët kryesorë të Turqisë në eksporte janë: Gjermania me 8.6%, Iraku me 7.1%, Irani me 6.5%, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe me 5.7%, Emiratet e Bashkuara Arabe me 5.4%, Rusia me 4.4%, 141

152 Italia me 4.2% dhe Franca me 4.1%. Ndërsa partnerët kryesorë në importe janë: Rusia me 11.3%, Germania me 9%, Kina me 9%, US 6%, Italy 5.6%, Iran 5.1%. 286 Pas dyshimeve të Evropës për pranimin ose jo të Turqisë në BE dhe sidomos pas spektrit të ri të krijuar në botën arabe në saje të ndërhyrjes amerikane dhe të komunitetit ndërkombëtar në Afganistan e Irak, si dhe pas të ashtuquajturës Pranverë Arabe përkatësisht përmbysjeve të mëdha të statukuosë në Tunizi, Egjypt, Siri, etj., roli i Turqisë është ridimensionuar. E frustruar përgjatë që nga viti 1923 e deri në fillimshekullin e 21-të si vend pa fqinjë miq, tanimë Turqia ka vënë në themel të politikës së saj të jashtme parimin zero probleme me fqinjët 287. Politika e jashtme turke vlerëson se pozita gjeostrategjike e vendit është pikërisht aty ku ndërpriten dinamika të ndryshme të politikës së jashtme; se në kuadër të kësaj pozite dhe të mundësive që ofron globalizmi, Turqia shpreson dhe po punon për një mjedis të ri që do të përcillte një paq afatgjatë; ku mundësitë e mëdha ndërthuren gjithsesi edhe me rreziqe të shumta; se në këto kushte Turqia është bërë në fakt një vend lider që punon për të zgjeruar sferën e paqes dhe prosperitetit në rajon; që gjeneron stabilitet dhe siguri; se aspiron për anëtarësim të plotë në BE dhe është gati për çfarëdo sfide që do të përballojë NATO në shkallë globale, por ndërkohë ajo zhvillon dhe kompenson forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare me marrëdhënie bilaterale, rajonale e globale. Në këtë kuadër, Turqia ka rreth dhjetë vjet që ka dalë nga pozita e saj e mbyllur edhe në rapport më vendet e Ballkanit përgjithësisht dhe veçanërisht në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në politikën e saj të jashtme Ballkani është një prioritet për Turqinë jo vetëm nga perspektivat politike, ekonomike dhe gjeografike, por gjithashtu falë edhe lidhjeve të saj historike, kulturore dhe humane me rajonin. 288 Për politikën e jashtme turke, Ballkani vlerësohet si një nyje lidhëse midis Turqisë dhe pjesës tjetër të Evropës, një rajon që ka një rëndësi të madhe me pozitën e veçantë që kishte në procesin historik që formoi kombin Turk dhe potencialeve të ardhme që ai brendapërbrenda kontekstit të integrimit rajonale dhe objektivit të pranimit në BE që është i përbashkët me të gjitha vendet e rajonit ballkanik. Dialogu politik i nivelit të lartë, siguria për të gjithë, integrimi më i madh ekonomik dhe ruajtja e mbrojtja e strukturave sociale multietnike, multikulturore dhe multifetare në rajon përbëjnë boshtet kryesore të politikës së Turqisë për Ballkanin... me objektiv... rritjen e bashkëpunimit ekzistues përmes krijimit të zonave me interes të përbashkët midis vendeve të rajonit dhe arritjes së një integrimi rajonal ekstensiv. 289 Vlerësohet se ka një lidhje historike midis popujve të Turqisë dhe vendeve të rajonit që u ka rezistuar kohërave. Ka minoritete dhe komunitete turke në rajon ashtu sikurse ka qytetarë turq me origjinë nga vendet e Ballkanit. Kështu që çfarëdo krize në Ballkan afekton ngushtësisht Turqinë, prandaj ruajtja e paqes dhe 286 CIA Factbook, sipas statistikave të vitit Faqja zyrtare e MPJ te Turqisw: Po aty 289 Po aty 142

153 stabilitetit në Ballkan përmban një rëndësi vitale për Turqinë. Sipas Davutoglu 290 regjioni i Ballkanit është tampon zonë në mes të Evropë dhe Azisë, Baltikut kah Mediterani, nga Jugu në Veri, Lindja në Perëndim, si gjeopolitikë. Është regjion i transaksioneve dhe tranzicioneve ekonomike, si gjeoekonomi. Është regjion i interaksioneve gjeokulurore. 291 Prandaj kontributi Turk në prezencën ndërkombëtare në Kosovë dhe Bosnnjë- Hercegovinë, vlerësohet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm si për forcimin e strukturave shtetërore në këto vende, ashtu edhe për stabilitetin rajonal. Në këtë kuadër, Turqia, si vend themelues i Southeast Evropean Cooperation Process (SEECP) i jep rëndësi këtij procesi si e vetmja iniciativë rajonale që buroi nga vetë rajoni. Ndërkohë Turqia ka iniciuar dhe zhvilluar edhe inisiativa takimesh më të ngushta rajonale sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku përmendet veçanërisht Iniciativa Trepalëshe ku përfshihen Bosnjë-Hercegovina, Serbia e Kroacia. Synimet e Turqisë në këtë fillimshekull lidhen me faktin se ajo e gjen veten si një fuqi ekonomike dhe ushtarake e madhe. Ato lidhen gjithashtu edhe me faktin tjetër se për mëse pesë shekuj ajo ishte përfaqësuesja e botës Islame. Madje, ardhja në fuqi e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim - AKP, udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, në vitin 2002 e ka përforcuar këtë perceptim të fundit duke e shndërruar edhe në një bosht aktual të politikës së jashtme dhe duke marrë mbi vete edhe koston e perceptimit se po rikthehet Perandoria Otomane. AKP si forcë politike mbështet dhe kërkon përkrahjen nga elementet më konservativë e fetarë, ndërkohë që inkurajon bizneset që bashkëpunojnë me tregjet dhe ekonomitë e Lindjes së Mesme. Këtë vizion e ndihmon gjithashtu edhe fakti tjetër që gjeografia e saj kushtëzon kthimin e saj në një nyje të rrjedhave energjetike duke e kthyer në një qendër të ardhshme ndërkontinentale. Për Turqinë, vendet kyçe në Ballkanin Perëndimor janë Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Bosnjën dhe Hercegovinën Turqia e konsideron pak a shumë si një protektorat politik dhe kulturor. Ministri i Jashtëm Davutoglu pat deklaruar dikur se Sarajeva është trashëgimia otomane në miniaturë dhe se për të kuptuar Perandorinë Otomane duhet kuptuar Sarajevën. Për ne integritetit territorial i Bosnjës dhe Hercegovinës është njësoj i rëndësishëm sa integriteti i Turqisë Dr. Ahmet Davutogllu, ish Ministër i Jashtëm dhe sot Kryeministër i Turqisë është arkitekti i strategjive aktuale afatgjata turke, të paraqitura sidomos në veprën e tij Thellësia Strategjike. Zoti Davutoglu mendon se Turqia bëri një gabim të amdh që injoroi për një kohë të gjatë vendet rretherrotull saj dhe se duhet një strategji e re për të siguruar interesat e saj, si në rajon, edhe në botë, duke e bërë vendin më tërheqës, sipas motos që Turqia nuk është një çështje, por një aktor (The Davutoglu effect The Economist, (Dnevni List Mali i Zi ). 292 E përditshmja Dnevni List Crne Gore,

154 Turqia e konsideron Shqipërinë si një vend strategjikisht të rëndësishëm për instalimin e një paqeje dhe stabiliteti të qëndrueshëm në Ballkan. Karakteristikat e përgjithshme të marrëdhënieve bilaterale midis të dy vendeve janë miqësia, besimi dhe solidariteti i ndërsjellët. Turqia është partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë. Institucionet zyrtare turke vlerësojnë se Turqia dhe Kosova kanë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera që burojnë nga lidhjet e përbashkëta historike dhe vëllazërore 293. Turqia i jep rëndësinë më të madhe ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe krijimit të marrëdhënieve konstruktive me fqinjët e saj në bazë të miqësisë. Turqia vijon të mbështesë Kosovën në sferat politike, ushtarake, humanitare dhe ekonomike. Rëndësia e Serbisë për Turqinë shikohet më shumë në planin ekonomik dhe gjeopolitik. Në periudhën shkëmbimi Turqi-Serbi është rritur nga 328 milionë USD në 587 milionë USD dhe është të rritje. Tabloja që ka ndërtuar Turqia në politikën e saj të jashtme për vendet e Ballkanit duket edhe në perceptimin publik të këtyre vendeve në qëndrimin ndaj Turqisë. Sipas një vëzhgimi publik nga Gallup Ballkan Monitor më 2010, 75.1 për qind të njerëzve në Shqipëri, 60.2 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë, 93.2 për qind në Kosovë dhe 76.6 për qind në Maqedoni, e shikojnë Turqinë si vend mik. Gjithsesi, çështja ndryshon në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku popullata myslimane është relativisht më e vogël. Vetëm 26.7 për qind e njerëzve në Kroaci, 33.5 për qind në Malin e Zi dhe 18.2 për qind në Serbi e shohin Turqinë si vend mik. 294 Me sa duket, komunitetet e myslimanëve që përbëjnë 12 për qind të të gjithë popullsisë në rajonin e Ballkanit janë ata që bëjnë më së shumti ndryshimin dhe kësisoj përbëjnë një dinamikë më vete në këndvështrimin e raporteve të Turqisë me Ballkanin Perëndimor. 4.8 Greqia Ka një rrethanë fillestare gjeopolitike që lidhet me Greqinë: shteti modern grek është themeluar më 1821 gjë që përkon me kalkulimet që u konturuan në Kongresin e Vjenës më 1815 për rendin ndërkombëtar. Ai Kongres do të vendoste një ekuilibër të ri midis pesë fuqive të mëdha të kohës: Francës, Anglisë, Prusisë, Rusisë dhe Austrisë një ekuilibër force e paqeje që do të zgjaste pothuajse përgjatë tërë shekullit të nëntëmbëdhjetë e që ndryshe do të cilësohej si Koncerti i Evropës. 295 Kjo periudhë përkon me zhvillime të mëdha politike në Ballkan, ku fillon të gjallërohet nacionalizmi dhe lufta për shtetformim. Në një kuadër më të gjerë, këtij nacionalizmi i dhanë hov zhvillimet e mëdha evropiane: Rusia fillon të fuqizohet, Perandoria Otomane filloi rënien, Gjermania dhe Italia formësohen si shtete të bashkuara. Ky ekuacion i madh 293 Faqa zyrtare në web site e MPJ të Turqisë 294 Si perceptohet politika e jashte turke në Ballkan?, gazeta SHQIP, 6 maj Kissinger, Henry, Diplomacia, Laert, 1999, fq

155 gjeopolitik do të nxiste, sipas interesave, ekuacionet ballkanike. Përgjatë atij shekulli, të gjitha fuqitë e mëdha do të ushqenin klientelizamt e tyre në përshtatje me këto interesa dhe për të mos humbur ekuilibrat. Pikërisht kjo klimë do të ishte që i dha fuqi lëvizjes greke për pavarësi. Lëvizja për pavarësinë e Greqisë duket sikur binte në kundërshtim me Koncertin që kishte vënë në thelb të paqes ruajtjen e statukuosë dhe legjitimitetin. Por, për Evropën, aq sa ishte legjitime Perandoria Otomane, po aq legjitime ishte edhe mbrojtja e popullsisë së krishterë. Ndërkohë, interesat e Evropës shkonin më larg se kaq: atyre u vinte për mbarë pavarësimi i Greqisë, sepse përshpejtonte rënien e Perandorisë Otomane. Për shkak të gjeografisë detare do ta ushqente Anglia; për shkak të interesit kundër Perandorisë Otomane dhe për shkak të identitetit të njëjtë fetar do ta ushqente Rusia. Fitorja e grekëve u shërbente shumë interesave të Rusisë, sepse Rusia parashikonte se do mund të përfitonte shumë më tepër se të tjerët nga shpërbërja e Perandorisë Osmane, pikërisht duke marrë nën zotërim Ballkanin. Vetë Perandorisë Otomane që e kishte nën juridiksion politik popullin grek, dalëngadalë po i soseshin fuqitë. Natyrisht që interesat ndryshonin nga një fuqi në një tjetër. Perspektiva e një Greqie të pavarur por të ndikuar apo të kontrolluar nga Rusia do të ishte e papranueshme për Austrinë sepse i priste duart Perandorisë Dualiste në Ballkan, pikërisht atje ku ajo kishte drejtimin më të rëndësishëm të interesave. Por një zhvillim i tillë shqetësonte shumë edhe Britaninë e Madhe, sepse vihej në diskutim epërsia e saj në Mesdhe. Britanikët i frikësoheshin me këtë rast edhe një depërtimi rus në Lindjen e Mesme e më tej në Indi. Britanikët do ta dëshironin një dobësim të Perandorisë Osmane, por me kusht që Britania të siguronte monopolin e ndikimit mbi shtetin e pavarur grek. Gjithsesi, Austria e Britania së bashku do të bënin çdo përpjekje për të shmangur një luftë ruso-turke sepse kjo do të vinte në provë tërë ekuilibrin evropian. Në këto kushte, Greqia merrte mbi vete një interesim të madh ndërkombëtar, natyrisht secili nga kënde të ndryshme. Çfarëdo zhvillimi që lidhej me Greqinë krijonte efekte të ndryshme mbi secilën nga fuqitë e mëdha. Dhe, jo për paradoks, por për këto interesa që në shtrat më të gjerë lidheshin me të ardhmen e Perandorisë Otomane si e tërë, zgjidhja greke kalonte nga Ballkani. Këtë do ta tregonin, midis të tjerash, edhe bisedimet angloruse që përfunduan me nënshkrimin e një protokolli më 4 prill 1826, ku Britania dhe Rusia ndanin rolet në Ballkan duke i dhënë Rusisë të drejtat të rregullonte vetë çështjen danubiane dhe Britanisë të vepronte lirshëm në Mesdhe, duke shërbyer si ndërmjetëse mes Portës së Lartë dhe kryengritësve grekë - një përpjekje kjo që do të mbështetej edhe nga Rusia. 296 E ndodhur nën këtë interesim, si dhe nën frymën e nacionalizmit që buronte nga misioni i vetëshpallur për të rivendosur trashëgiminë e perandorisë bizantine ndaj së cilës grekët pretendonin vizionin grek kishtar e kulturor përballë popujve latinë e kishës katolike. Në 296 Clair, William St., That Greece Might Still be Free: The Philhellenes in the War of Independence, Open Book Publishers, 2008, pg

156 kuadër të këtij koncepti, shteti-komb i sapo formuar u ideua se duhej të shtrihej në një perimetër të gjerë Mesdhetar e Ballkanik. Këtej do të buronin pretendimet greke mbi Shqipërinë Jugore, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Këto pretendime, në forma të hapura dhe të fshehta, kanë mbetur e mbeten platforma të palëvizshme të politikës greke. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të dhe gjysmës së parë të shekullit të 20-të ajo e zhvilloi praktikisht këtë ide, të quajtur ndryshe nga vetë grekët, Megáli Idéa 297 Interesat e sigurisë dhe ato ekonomike e kanë dashur që këtë platformë Greqia ta zhvillojë herë herë me forcë dhe herë herë me diplomaci, ose duke gërshetuar të dyja instrumentet dhe duke u mbështetur, sipas rastit, edhe nga Britania e Madhe, edhe nga Rusia. Në kushtet e kompozimit të ri të arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore, Greqisë iu desh të bashkohej me NATO-n në 1952 dhe me BE-në në 1981 organizma demokratike këto që sidoqoftë do t ia lidhnin duart e forcës. Në këto kushte asaj i ka mbetur të zhvillojë kryesisht instrumentet diplomatike, ato ekonomike dhe fetare e kulturore për të zhvilluar më tej të ashtuquajturën Ide e Greqisë së Madhe. Greqia shfrytëzon ndërkohë mundësitë politike për votë e integrim që ka përftuar përmes anëtarësimit të hershëm në NATO e BE për të kushtëzuar zhvillimet në vendet fqinjë dhe ato Ballkanike përgjithësisht. Politika e jashtme greke konsideron se në këto vende, ashtu sikurse edhe në rajone të tjera të përfshira në të ashtuquajturën Megáli Idéa, Greqia ka më shumë sesa një marrëdhënie gjeografike: prania Greke në këto zona ka rrënjë të thella historike e kulturore dhe duket akoma më shumë kudo në termat politikë dhe ekonomikë. Për këto arsye, Greqia po zhvillon dhe implementon një politikë rajonale kohezive, qëllimi i fundit i së cilës është të konsolidojë paqen dhe sigurinë dhe të përhapë prosperitetin në të gjithë fqinjësinë e afërt. 298 Në këtë kuadër, në krye të agjendës greke të politikës së jashtme janë çështjet e interesit më të madh politik, siç janë marrëdhëniet Greko-Turke, çështja e Qipros, perspektiva e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, çështja e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Minoriteti Kombëtar Grek në Shqipëri. Historia e Greqisë është e pleksur me historinë e Ballkanit, një zonë në të cilën Greqia ka luajtur një rol të madh nëpër shekuj. 299 Nisur më shumë nga zhvillimet faktike dhe jo aq nga deklarimet zyrtare, partnerët më të rëndësishëm të Greqisë në fushën e eksporteve janë Turqia me 11.6%, Italia me 9.9%, Gjermania me 6.5%, Bullgaria me 4.9%. Ndërkohë, partnerët më të rëndësishëm të 297 Përmbajtja e nacionalizmit grek të të gjitha kohërave që synon krijimin e një shteti grek që do të përfshinte shumicën e hapësirave të ish Perandorisë Bizantine nga Deti Jon në Azinë e Vogël, Detin e Zi, Thrakë, Maqedoni, Epir, Kretë, Qipro, etj., me Konstandinopojën (Stambollin e sotëm) për kryeqytet. Termi referohet se është përdorur për herë të parë gjatë debateve të Kryeministrit grek Ioannis Kolettis me Mbretin Otto dhe që u shpall në Kushtetutën e vendit të vitit Në sajë të kësaj ideje, shteti grek është zgjeruar pesë herë më shumë qysh nga themelimi i tij më 1921, përmes pushtimeve ushtarake, ose përmes diplomacisë (shpesh me mbështetjen angleze). (Shih Encikopedinë Britanike, fq.27 në Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë 299 Po aty. 146

157 Greqisë në fushën e importeve janë: Rusia me 13.8%, Gjermania me 9.5%, Italia me 7.9%, Iraku me 7.8%, Holanda me 4.7%, Franca me 4.5%, Kina me 4.5% (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2013). 300 Sikurse shihet, Greqia ruan një ekuilibër gjeopolitik në marrëdhëniet dypalëshe midis të gjitha fuqive të mëdha rajonale. Ky ekuilibër i shërben që, nga njëra anë të përfitojë nga të gjitha drejtimet dhe nga ana tjetër, të ketë një zë politik në vendimmarrje në nivele aleancash një armë që e përdor për presione politike mbi vendet ku ajo ka interesa apo kontradikta që nuk i shkojnë sipas këtyre interesave. 301 Brenda kësaj filozofie, politika rajonale e Greqisë ka pasur për bosht përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në sa më shumë platforma rajonale të udhëhequra nga ajo vetë, pleksja e sa më shumë misioneve greke të natyrave politike, ekonomike, diplomatike, fetare dhe ushtarake në këto vende, kushtëzimi i marrëdhënieve me shtetet e Ballkanit Perëndimor sipas objektivave të politikës greke në këto vende, etj. 4.9 NATO Roli i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, normalisht do parë si rol i pas Luftës së Ftohtë. Përpara kësaj Lufte, kornizat ishin të prera dhe nuk mund të bëhej fjalë për ndikim, apo për dinamika, përveçse përfshirje në planet e luftës. Pas Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë, vlerësohet se NATO luajti rol vendimtar në proceset e transformimit të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Në kushtet e një mjedis të ri të sigurisë ndërkombëtare, kur në kufijtë e NATO-s nuk rezultonin më aleanca armiqësore, por gjithsesi një mjedis që ndillte, në rastin më të mirë, paqëndrueshmëri e, në rastin më të keq, përplasjen e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë me interesa konfrontuese në këtë rajon, Aleanca nuk mund të mos ishte e ndjeshme për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga viti 1992 deri në vitin 1995, NATO mbështeti me forca, mjete e logjistikë përpjekjet e OKB-së për ndalimin e luftimeve në Bosnje e Hercegovinë. Goditjet ajrore që iu dhanë forcave serbe të Bosnjës në vitin 1995 krijuan një raport të ri forcash në terren gjë që i detyroi palkët ndërluftuese të ulen në bisedimeve zyrtare nga ku rezultoi Marrëveshja e Dayton-it në fund të atij viti. Nën mandatin e OKB-së, Aleanca vendosi menjëherë një forcë shumëkombëshe në Bosnje e Hercegovinë për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes (Implementation Force IFOR), e cila kishte për detyrë ruajtjen e armëpushimit, ndarjen e forcave ushtarake të njësive administrative të sapokrijuara (Federata Boshnjake dhe Republika Serbe), kontrollin e transferimit të territoreve ndërmjet këtyre dy njësive, si dhe marrjen në ruajtje të armëve të rënda. Me arritjen e objektivave kryesore, në dhjetor 1996, IFOR-i u zëvendësua me Forcën Stabilizuese SFOR. Përveç sigurisë së mjedisit për vazhdimin pa pengesa të procesit të paqes, SFOR-i u përkushtua edhe për 300 CIA Factbook, Greece. 301 Tipik është përdorimi i kësaj arme në rastin e mosnjohjes së Maqdonisë me emrin e saj, gjë që ka penguar integrimin e kësaj të fundit në organizatat Evropiane e euro-atlantike. 147

158 mbështetjen e një sërë organizatash civile që ishin angazhuar në forcimin e paqes në Bosnje-Hercegovinë. SFOR-i ndihmoi gjithashtu në kthimin e refugjatëve e të popullsisë së zhvendosur në shtëpitë e tyre, në reformën e forcave të armatosura të Bosnjës dhe në procesin e kapjes së atyre njerëzve që ishin akuzuar për krime lufte dhe të dorëzimit të tyre në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi (ICTY). Me garantimin e sigurisë në këtë vend, personeli i SFOR u pakësua dalëngadalë derisa përfundoi misionin në fund të vitit 2004, për t ia kaluar atë misionit ushtarak të Bashkimit Evropian Althea. NATO përdori ndërhyrjen ushtarake si mjetin e fundit në Kosovë pas një viti dhunë që ushtronte regjimi i Millosheviçit dhe që përshkallëzohej duke shpërfillur rezolutat e Këshillit të Sigurisë së OKB-së që kërkonin ndalimin e shtypjes dhe shpërnguljes së popullsisë shqiptare. Pasi NATO i konsumoi të gjitha mjetet diplomatike në mars të vitit 1999, vendosi të ndërhyjë ushtarakisht përmes sulmeve ajrore kundër strukturave ushtarake e paraushtarake jugosllave. Pas fushatës ajrore prej 78 ditësh, u arrit marrëveshje ushtarake ndërmjet NATO-s e komandës jugosllave. Nën një mandat të OKB-së, NATO vendosi atje forca ushtarake të emërtuara Forca e Kosovës KFOR, me detyrë të parandalonte rrezikun e mundshëm të rifillimit të konfliktit luftarak, të çarmatoste, reformonte e transformonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të mbështeste operacionet humanitare të OKB-së dhe të organizatave të tjera joqeveritare ndërkombëtare. Menjëherë pas Luftës së Ftohtë, roli i NATO-s do të fillonte me afrimin e vendeve të sapodala nga regjimi komunist drejt vlerave dhe institucioneve të Aleancës. Ky afrim mori trajtat e instrumenteve të partneritetit përmes Programit të Partneritetit për Paqe ( Partnership for Peace - PfP). Ky program promovon reformat e forcave të armatosura të vendeve partnere si dhe krijonte bazat për interoperabilitetin e tyre me NATO-n. Në vijim, për thellimin e arritjeve të PfP u krijua instrumenti tjetër Plani i Veprimit për Antarësim (Membership Action Plan - MAP), i cili ishte një proces që përgatiste vendet për anëtarësim të mundshëm në NATO sipas arritjeve individuale, duke iu dhënë atyre udhërrëfyesin e nevojshëm dhe të hollësishëm për të përmirësuar cilësitë e tyre. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrësit në MAP, përkatësisht Shqipëria dhe Kroacia u pranuan në NATO si anëtarë me të drejta e detyrime të plota në Në kushte të barabarta, i pritshëm ishte edhe pranimi i Maqedonisë, por që u tërhoq për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë-vend anëtar i hershëm i NATO-s, lidhur me emrin zyrtar të Maqedonisë. Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk u pranuan menjëherë në instrumentet e partneritetit për shkaqe të ndryshme, midis tyre edhe për faktin që dështuan të bashkëpunojnë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë për kapjen dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës. Sidoqoftë ato arritën të bëheshin pjesë e këtij programi në vitin Në Samitin e NATO-s 2008 Bosnjë-Hercegovinës iu ofrua statusi i Dialogut të Intensifikuar që është një hap nga statusi i MAP. Ndërkohë Aleanca u shpreh se do të 148

159 konsideronte edhe Serbinë nëse kjo e fundit do të ofrohej për të përftuar një status të tillë. Në fakt, Serbia është deklaruar se nuk aspiron për anëtarësim në NATO duke ruajtur kështu të përbashkët me NATO-n vetëm instrumentin e bashkëpunimit në kuadër të Planit të Veprimit të Partneritetit Individual një term specifik ky vetëm për Serbinë, i pranuar në Janar Gjithsesi për NATO-n, Kosova mbetet një subjekt kyç i dialogut të saj me Serbinë. 302 Lidhur me Kosovën, në Samitin e Wellsit, u vlerësua përmirësimi i situatës së sigurisë dhe progresi i arritur në dialogun e zhvilluar me Serbinë nën kujdesin e BE. Angazhimi i shprehur në Marrëveshjen Beograd-Prishtina për Normalizim që është përfunduar në Prill 2013 inkurajohet të vijojë të funksionojë dhe të zbatohet plotësisht. Ndërkohë, çfarëdo hapi në përmirësimin e statusit të Kosovës do të lidhet me njohjen e pavarësisë së saj edhe nga vetë disa nga shtetet anëtare të NATO-s, të cilat ende nuk e kanë njohur zyrtarisht. Ndërkohë, bashkëpunimi i NATO-s me Malin e Zi është përqendruar në reformat demokratike, institucionale, të sigurisë dhe mbrojtjes me synim që pas partneritetit të përfituar në vitin 2006 dhe MAP të përfituar në 2009, të hapen bisedime të intensifikuara që do të vlerësojnë nga fundi i vitit 2015 nëse Malit të Zi do t i jepet ftesa për t iu bashkuar Aleancës. Sot 303 afërsisht 4,500 trupa të KFOR nga 30 vende të udhëhequr nga NATO vijojnë të punojnë për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë. Strategjia e NATO-s dhe e organizatave të tjera Evropiane në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor përveç angazhimit në instrumentet e partneritetit, synon edhe krijimin e forcimin e instrumenteve të bashkëpunimit dhe të një farë gare drejt integrimit. Të tilla iniciativa janë ato të Kartës së Adriatikut, Nisma për Bashkëpunim e Evropës Juglindore, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, Pakti i Stabilitetit, etj. Në këtë kuadër është edhe zhvillimi e ruajtja e partneritetit strategjik me Bashkimin Evropian (BE) në menaxhimin e situatave në rajon. Duke pasur interesa strategjike të përbashkëta, NATO dhe BE-ja bashkëpunojnë në Ballkanin Perëndimor për çështje me karakter të përbashkët lidhur me menaxhimin e krizave, zhvillimin e kapaciteteve dhe konsultimet politike. Ekzistojnë mendime të ndryshme mbi rolin e Aleancës, disa janë për një rol më të madh të NATO-s, të tjera janë kritike. Mirëpo të gjithë bashkohen në atë që NATO akoma ka punë për të mbaruar në Ballkan. Sot nuk janë më aq shumë të pranishëm aktorët me interesa konfrontuese porse pëlqimet e simpatitë mbeten gjithsesi konfrontuese. Në këtë rajon pleksen rreziqe e kërcënime nga më të ndryshmet, konvencionale e jokonvencionale të shkallëve e intensiteteve të ndryshme, pavarësisht se janë strukur nga prania thelbësore e NATO-s në të gjithë Ballkanin. Prandaj NATO mbetet një dinamikë 302 NATO-s relation with Serbia, 11 Shkurt 2015, NATO ëeb site, Janar

160 vepruese në rajon, sepse siguria e këtij rajoni është ende e rrezikuar nga faktorë dhe aktorë të ndryshëm. Sikurse ka deklaruar edhe Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen më 22 Maj 2014, NATO është angazhuar në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si një pjesë natyrale e familjes Euro-Atlantike BE BE është një është një bashkësi e shteteve evropiane e themeluar si një treg i përbashkët në mbështetje të lirisë së qarkullimit të mallrave. Ajo është një strukturë kontinentale pa precedent të mëparshëm e megjithatë i ka qëndruar kohës. Qëllimet e pranuara të BE-së janë mbrojtja e parimeve të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, e të drejtave fundamentale dhe të drejtave të njeriut. Këto vlera mbeten dhe duhet të jenë synim edhe i shteteve që duan të bashkohen në BE në të ardhmen. Në shekullin e fundit, dy luftëra botërore lanë pasoja në Evropë dhe pikërisht në vendet që tani përbëjnë kockën e Bashkimit Evropian. Prandaj politika për Evropë të Bashkuar është njëkohësisht dhe kryesisht një politikë për paqe. Themelimi i BE-së krijoi thelbin e kornizës për paqen në Evropë, e cila pamundëson luftën midis Shteteve Anëtare. Provë për këtë janë më shumë se gjashtëdhjetë vjet paqe në Evropë diçka unike në historinë e kontinentit aq shumë të lodhur nga luftërat. Sa më tepër shtete evropiane të anëtarësohen në BE, aq më e fuqishme do të jetë kjo kornizë e paqes. Zgjerimet e fundit të BE-së, duke përfshirë 13 shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, nga të cilat nëntë vende ish-komuniste kanë dhënë kontribut të madh në këtë aspekt. Aktualisht Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 28 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë. Por termi parakupton pikërisht një Evropë si e tërë, që nuk bën dallime midis pjesëve të ndryshme të saj, nuk përjashton askënd. Pikërisht kjo ide u përforcua dhe u legalizua me një kuadër shumë më të plotë në Samitin e Selanikut të vitit 2003 të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku udhëheqësit e BE-së i patën vlerësuar e zyrtarizuar vendet e këtij rajoni si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Aktualisht BE-ja e ka pranuar tashmë Kroacinë dhe i ka dhënë statusin e kandidatit Maqedonisë. Gjithsesi, edhe pse është arritur njëfarë stabiliteti rajonal, si dhe një nivel përparimi ekonomik, gjendja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndërlikuar. Gjeografia politike është ende për t u identifikuar me statusin përfundimtar të Kosovës të papranuar pikërisht nga disa nga shtetet e vetë BE-së. Bosnje-Hercegovina është ende e përfshirë në pastabilitet dhe në dyshim për mundësitë e ekzistencës së saj si një njësi politike, ndërkohë që është mjaft e brishtë ekonomikisht për shkak të varësisë së saj të skajëshme nga ndihma e mbështetja ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e rajonit vazhdon

161 të vuajë prej papunësisë së lartë. Largimi i trurit një dukuri pothuajse tipike në këtë rajon, është një hap tjetër prapa në përparimin e rajonit. Niveli i krimeve vijon të mbetet i lartë dhe korrupsioni një dukuri mbizotëruese. BE-ja tashmë ka një prani të shumanshme në rajon, duke përfshirë role paqeruajtëse, role trajnuese dhe forcimi institucionesh. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë sidomos për për institucione të forta, të cilat janë një parakusht për qeverisje të efektshme të sektorit privat e publik. Rajoni ka nevojë për asistencën e BE-së për krijuar politika sa më efikase në uljen e papunësisë, luftën ndaj korrupsionit, shëndoshjen e kohezionit social dhe uljen e kriminalitetit. Ndihma financiare duhet të planifikohet më mirë, të shoqërohet me marrëveshje tregtare të përshtatshme (marrëveshje të preferencës), projekte të infrastrukturës rajonale (rrugë, ura, rrjete të energjisë elektrike dhe aeroporte) dhe masa për të stimuluar investimet e huaja. BE-ja duhet të motivojë, nxisë e udhëheqë mqë shumë iniciativa për bashkëpunim rajonal e ndërrajonal sidomos në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit. Duam t i shohim vendet e Ballkanit Perëndimor së fundmi, të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Ky është synimi ynë i jashtëzakonshëm politik, ekonomik e gjeostrategjik, është udha e duhur për të mbrojtur prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian, të mbrojmë gjithashtu, stabilitetin e Bashkimit Evropian kjo është kredoja e shprehur e lidershipit të BE-së. 305 Por sikurse u theksua në atë Konferencë, anëtarësimi i mëtejshëm do të varet nga shpejtësia e reformave të vetë këtyre vendeve. Duhet instaluar një proces me kërkesa të forta e të qarta anëtarësimi. Forcimi i sundimit të ligjit, shteti i së drejtës, përmirësimi i situatës ekonomike janë thelbësore në këtë këndvështrim. Natyrisht, përgjegjësia për reformat kyçe është në duart e vetë këtyre vendeve. Në dallim nga e kaluara, BE-ja tani e ka kuptuar më mirë dobinë e iniciativave të bashkëpunimit rajonal. Konferenca e fundit e Ballkanit Perëndimor ishte një hap i madh përpara në këtë drejtim, madje thelbësor 306, sepse bashkëpunimi rajonal do të tejkalojë ato pengesa ekzistuese në rajon, që në fakt janë rrjedhojë e mungesës së këtij bashkëpunimi. Bashkëpunimi do ta bëjë anëtarësimin më të shpejtë në terma praktikë dhe politikë. Politikisht, do të krijojnë stabilitet, praktikisht, do të shmangin pengesat e do të përmirësojnë kushtet për zhvillime ekonomike, të cilat do të çojnë edhe në nxitjen e një mjedisi të parashikueshëm biznesi. 307 Instalimi i një bashkëpunimi të tillë Sot kemi diskutuar kryesisht sesi Ka shumë hallka që mungojnë sa i përket rrugëve, rrjeteve hekurudhore apo rrjeteve energjetike. Ka rëndësi thelbësore, për rrjedhojë, që vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fortë ndërkombëtare Evropiane të kenë një bashkërendim të fortë mes tyre dhe me Bashkimin Evropian, për të shpejtuar investimet. Këtu, ne duhet që të marrim edhe fonde nga 305 Fjala e Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, Po aty. 307 Po aty 151

162 instrumentet e paraanëtarësimit, por nuk do të ketë vetëm grante, duhet të ketë edhe hua nga Banka Evropiane e Investimeve që është aktive në rajon, gjithashtu edhe BERZH-i që është aktiv dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare. Ky është një hap mjaft konkret, që t i afrojmë sa më shumë këto vende me njëri-tjetrin. Duke qenë më afër me njëri-tjetrin, ata janë edhe më afër me Bashkimin Evropian. 308 Nuk është e rastit, madje është shumë domethënëse që vendi i mikpritjes por edhe i lidershipit të kësaj iniciative është Gjermania. Me disiplinën institucionale që e karakterizon historikisht këtë vend, në Konferencë u vendos që kjo iniciativë do të vijojë rregullisht përmes takimeve që do të zhvillohen periodikisht, ndër të cilat katër vjet nën kujdesin e dhe ndjekjen e drejtpërdrejtë të Gjermanisë. Pas një viti, kjo Konferencë do të zhvillohet në Austri, pra do të ketë një vazhdimësi, do të ketë një proces pune, e padyshim në këtë proces ka shumë për të bërë. Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve politike, sidomos për sa i përket atyre mes Serbisë dhe Kosovës, ku duhet thënë se kohët e fundit janë bërë përparime të dukshme, por edhe në Bosnje Hercegovinë, edhe këto vende në të ardhmen mendoj se do të ecin akoma më tej. 309 Ka pasur një paragjykim (dhe madje është ende prezent në aktorë të caktuar në BE) lidhur me praninë në Evropën e Bashkuar të vendeve e popujve gjeografikisht disi larg nga qendra e Evropës apo me besime fetare jokristiane. Rasti është me Turqinë, për shembull, për pranimin e së cilës në BE ka dy rryma mendimi. Rryma e parë është çfarë ofron Turqia në pikëpamje gjeostrategjike, politike e ekonomike për Evropën, kurse rryma e dytë është ajo se çfarë e pengon Turqinë të përfshihet në Evropë. Është pikërisht kjo ndeshje rrymash që e mban pezull prej mëse një çerekshekulli pozitën e Turqisë në BE. Pranimi i Turqisë në BE, në jo pak raste lidhet, midis të tjerash, edhe me besimin sundues fetar....ka shqetësime themelore të padeklaruara brendapërbrenda shteteve anëtarë të BE-së. Këto lidhen ashtu siç ka argumentuar edhe Casanova, me identitetin kolektiv Kristian (por jo sekular), i cili tani duhet të përballojë pranimin e mundshëm të pothuajse 70 miljonë myslimanëve në BE. Është e qartë se një kërkesë e tipit kulturor e madje e specifikuar fetare është një tjetër pengesë në rrugën e Turqisë drejt antarësimit. 310 Lëvizjet ekstreme që gjalluan Bashkimin Evropian veçanërisht pas krizës së fundit ( ) priren që këtë kërkesë ta kthejnë në një pengesë të pakapërxyeshme, duke identifikuar me këtë rast si të tillë jo vetëm Turqinë, por edhe Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, etj. Prandaj edhe është e nevojshme të këmbëngulet se Vlerat e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë midis vendeve, besimeve dhe feve sot 308 Në këtë Konferencë u deklarua se Bashkimi Evropian do të luajë rolin e vet udhëheqës me ndihmën që do të japë dhe mbështetjes nëpërmjet instrumentit të paraanëtarësimit, me një shumë prej 12 miliardë euro, e parashikuar për periudhën Nga Fjala e Angela Merkel në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, Hughes Edel, Turkey s Accession to the Evropean Union: The Politics of Exclusion?, Routledge, 2011, pg

163 nevojiten më shumë se kurrë...ne së bashku po përballemi me sfidën për ta mbrojtur këtë harmoni fetare në zemër të Evropës nga kërcënime të qarta në dyert e Evropës. 311 Nga ana tjetër dinamika e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor nuk duhet marrë si njëkahëshe, sikur vetëm BE-ja ndihmon dhe Ballkani vetëm pret. Përkundrazi,...ashtu sikurse Evropa mund të na ndihmojë, edhe ne mund ta ndihmojmë Evropën. Ne jemi një rajon i rëndësishëm gjeo-politikisht dhe gjeo-ekonomikisht. Ne jemi një rajon që e ka të qartë se ku shtrihet e ardhmja jonë. Dhe besoj se kjo siguri mund të ndihmojë në stimulimin dhe rigjallërimin e idealit Evropian, në një kohë kur bota po përjeton kaq shumë turbullira. 312 Prandaj edhe Shqipëria, me cilësinë e kryesimit të ardhës, ka qarkulluar një dokument pune, i cili parashtron ide për nisma të përbashkëta në shkallë të gjerë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në fusha të mundshme siç janë projektet e infrastrukturës, sigurimi i energjisë, mbështetje për ndërmarrjet e vogla e të mesme, financimin dhe edukimin e kapitalit njerëzor dhe projektet turistike rajonale. Angazhimi në këto e të tjera fusha në vijimësi, jo vetëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por këto ekonomi mund e duhet të bëhen edhe konkurrues e, si të tillë, më të gatshëm për t'u bërë anëtarë produktivë të BEsë Kushtëzimet globaliste në BP Globalizmi është një korrent apo lëvizje gjithëbotërore drejt integrimit ekonomik, financiar, tregëtar dhe të komunikimit, që nënkupton hapjen e perspektivave lokale dhe kombëtare ndaj një horizonti më të gjerë të një bote të ndërlidhur e të ndërvarur me transferime të lira kapitali, mallrash e shërbimesh midis kufijve kombëtarë. Sidoqoftë, globalizmi nuk përfshin lëvizje të lirë pune e punësimi, sepse kjo mund të dëmtojë ekonomitë më të vogla dhe më të brishta nëqoftëse ky lloj globalizmi zbatohet pa asnjë lloj ndalimi. Çka duhet plotësuar në këtë kontekst konceptual, është se sot globalizmi nuk është më një koncept akademik apo një mundësi zhvillimi, por ai është shndërruar në një prirje të pakthyeshme, sepse shkaqet që e nxisin janë në zhvillim, në përmirësim e në shumim gjithnjë e më të madh: integrimi është shndërruar tashmë në një proces jo vetëm ekonomik, tregtar e financiar por tentohet madje të shndërrohet edhe në një fakt politik; komunikimi është kryefjala e ditës në mbarë njerëzimin; perspektivat lokale apo kombëtare po kushtëzohen gjithnjë e më shumë nga globalizimi në nivel rajonal e global dhe në të gjitha fushat; bota, shtetet dhe njerëzit janë bërë më të ndërvarur nga njeri tjetri; kufijtë kombëtarë tanimë në të shumtën e rasteve janë thjeshtë simbolike, sepse pengesat më të shumta të qarkullimit midis dy anëve të kufirit janë hequr. Nisur nga këto premisa, rajonit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u vijnë ndikime të fuqishme, qoftë edhe parimisht, por sidomos nga gjeografia e tyre që e bën akoma edhe 311 Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, Po aty. 153

164 më të ndjeshëm këtë fenomen globalist. Më lartë 313 pamë se rajoni është tejet i pasur për nga larmia fizike e natyrore. Për më tepër, ky rajon kontrollon gjeografikisht Detin Adriatik i cili ka një veçori specifike në raport me kontinentin: e takon atë më thellë sesa çdo det tjetër. Rajoni ka nën kontroll gjithashtu kalime strategjike të niveleve kontinentale siç janë Ngushtica e Otrantos, apo rrugëkalimet horizontale që lidhin dy kontinente (Azinë me Evropën). Veç gjeografisë e larmisë, në një masë të madhe globalizmin në rajon e sjell edhe thellësia historike e tij: turqit janë të pranishëm në rajon me historinë e tyre rreth 500 vjeçare; Italia është pranishme për shkak të trashëgimisë romake; Rusia e sotme dikur perandori e koncepton përgjithnjë veten të familjes sllave bashkë me shumicën e popullsive të Ballkanit. Dy fetë më të mëdha të njerëzimit feja katolike dhe ajo ortodokse takohen apo ndahen në Ballkanin Perëndimor. Feja tjetër e madhe Islami nuk ka rajon tjetër të Evropës ku të jetë shtrirë më shumë në popullsi të autoktone siç është Ballkani Perëndimor. Sikur të nisemi qoftë edhe vetëm nga kjo konvergjencë gjeografi - histori, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veç aktorëve lokalë, kryqëzohen veçanërisht aktorë rajonalë e kontinentalë. Në Ballkan ata kanë qenë të detyruar të kalojnë e të zgjerohen, në Ballkan janë përplasur, kanë fituar apo humbur për të lënë në përfundim trashëgiminë e tyre e prej këtej, interesat e tyre. Ky është njëri nga shkaqet që e globalizon rajonin e Ballkanit edhe pa u lançuar globalizmi modern. Globalizmi modern i ka shtuar rrathët e këtij globalizmi, madje me një përmbajtje të re: pothuajse tërë vendet e rajonit janë tashmë të lidhura jo me një, por me shumë organizata rajonale e ndërkombëtare gjë e papërfytyrueshme as në të kaluarën e afërt. Vetëm Kosova shteti më i ri në Ballkanin Perëndimor, është antare në 35 organizata ndërkombëtare. 314 Shqipëria është anëtare në të paktën 46 organizata ndërkombëtare, 315 Serbia në 56 të tilla, 316 Mali i Zi në 43, 317 etj. Nga ana tjetër, në Ballkanin Perëndimor kemi një fenomen tipik të kohës moderne: Për rreth dy breza në këtë rajon u kultivuan idetë marksiste të politikës dhe të ekonomisë së përqendruar tek shteti komunist. Brenda këtij kuadri, kishim madje dy tipat ekstreme të ekonomisë: atë vetadministruese jugosllave dhe kolektivizimin absolut në Shqipëri. E gjitha ishte një kulturë lindore. Pas rënies së Murit të Berlinit, Ish Jugosllavia u shpërbë për të krijuar entitete të tjera politike të cilat u futën menjëherë në startin e ekonomisë së tregut, me Kroacinë e Slloveninë të arrijnë nivele të krahasueshme Evropiane. Po kështu edhe ekonomia e Shqipërisë, megjithë terapinë e ashpër për të shkatërruar çdo gjë komuniste, është futur gjithsesi në binarët e kulturës perëndimore të prodhimit e të shpërndarjes. 313 Shih nënkreun 2.2 të këtij punimi. 314 KOHA.net, 15 Tetor

165 Ndërkohë, me shpërbërjen e Ish Jugosllavisë dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës, praktikisht çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka në kufi komunitete e madje entitete shtetformuse bashkëkombëtare. Kështu, psh, Shqipëria ka në kufi Kosovën një shtet thuajse pastërtisht shqiptar, si dhe Maqedoninë një shtet të përbërë nga dy struktura themelore, nga të cilat njera është shqiptare. E njëjta qëndron me Serbinë e Kroacinë në raport me Bosnjë-Herzegovinën, e po ashtu e njëjta qëndron me Shqipërinë e Serbinë në raport me Malin e Zi. Qoftë edhe ky fakt i vetëm i ka kthyer kufijtë në vija krejt simbolike, ku qarkullimi i mallrave, kapitaleve dhe njerëzve midis dy shteteve nuk ka asnjë dallim nga qarkullimi brenda një shteti. Bota globaliste ka hapur gjithashtu kufijtë e emigrimit. Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ka një emigrim gati klasik përnga pesha e popullsisë së emigruar, ku tipike janë Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia me gati gjysmën e popullsisë së tyre të përbëjnë diasporën dhe emigracionin në shtetet e Evropës Perëndimore, në SHBA dhe në Kanada. Shifra në vetvete, ashtu sikurse edhe fenomeni, janë unikë. Kjo parakupton një shkëmbim të pashembullt kulturash, ekonomie e financash, sociale e arsimore. Vetëm për Shqipërinë, për shembull, remitancat e ardhura nga emigrantët kryesisht nga Italia dhe Greqia zinin deri para pak kohësh rreth 12-15% të GDP (2012) dhe përbënin një katalizator të fuqishëm për rritjen e ekonomisë së vendit. Ndërkohë, partneriteti shqiptar i eksportit dhe importit shkon thelbësisht për nga Italia (51 dhe 32%). 318 Një fakt tjetër që stimulon globalizmin apo integrimin është edhe fakti që shtetet e Evropës Perëndimore janë formuar e funksionojnë prej shekujsh si shtete kombe, ndërkohë që popullsitë e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar jetën e tyre në kuadër të perandorive. Sot këto vende shkojnë drejt forcimit të shtetit komb, por kulturën e bashkëjetesës e kanë të zhvilluar. Pra ballkanasit nuk e kanë të vështirë të akomodohen me shpejtësinë e Evropës, me komunalitetin, shkrirjen e pengesave kufitare, shkëmbimin e vlerave, mallrave dhe njerëzve. Ky është një avantazh i madh sepse krijon mundësi si për ruajtjen e diversitetit të kulturave, ashtu edhe për bashkëjetesën, miqësimin e integrimin midis tyre. Në Ballkanin Perëndimor, janë angazhuar relativisht shumë aktorë ndërkombëtarë e euroatlantikë, sidomos pas vitit 1990, duke u përpjekur të komplementojnë njeri tjetrin nga pozitat e përgjegjësive të tyre. Kështu u angazhuan, për shembull, Bashkimi Evropian, Kombet Bashkuara, NATO, OSBE, etj. Ballkani përgjithësisht, dhe ai Perëndimor në veçanti, e ka patur të domosdoshme praninë e tyre për të stabilizuar institucionet dhe për të të krijuar një klimë paqeje e prosperiteti. Kjo prani shkolle ndërkombëtare ka krijuar mjedis shumë më të favorshëm për integrimin e përshpejtuar të këtyre vendeve qoftë midis njeri tjetrit, qoftë edhe në organizatat ndërkombëtare ku ata aspirojnë të anëtarësohen. Përshpejtimi i integrimit të këtyre vendeve, është një proces që ndihmon edhe vetë Evropën sepse nga njëra anë do të zgjerohet tregu i përbashkët Evropian, por nga ana tjetër do të instalojë të njëjtat norma e standarde të cilat do të bëhen pengesë si 318 CIA Factbook 155

166 ndaj trafiqeve e krimit të organizuar që e kanë munduar këtë rajon, ashtu edhe ndaj aktorëve të tjerë që rivalizojnë për tregje influence në këtë rajon. Në rajon tashmë janë hapur fusha të pafund bashkëpunimi. Nevoja e bashkëpunimit është kuptuar tashmë si themeli i vetëm për realizimin e një të ardhmeje paqësore e me prosperitet. Mentaliteti tradicional i bashkëpunimit që kufizohej kontakte diplomatike, bisedime apo shkëmbimet kulturore, thuajse është tejkaluar. Biznesi privat nuk pyet më për kufijtë e vjetër. Ai s kërkon veçse siguri e klimë, sepse të tjerat i zgjidh vetë. Dikur punët e biznesit duhet t i zgjidhte shteti, sot ka rënë edhe kjo pengesë. Prandaj edhe marrëdhëniet midis shteteve tanimë kanë shkuar tej modelit tradicional, duke e adresuar bashkëpunimin atje ku ai është me rrjedhime nevralgjike: në ekonomi. Ky korrelacion midis ekonomisë dhe politikës në kuadër të ndërvarësisë së domosdoshme që po hyjnë shtetet me njëra tjetrën, do të hapë të tjera perspektiva zhvillimi. Kjo klimë e përshtatshme do të krijojë dhe forcojë edhe institucionet e përbashkëta, instrumente të përbashkëta, zyrtare dhe jozyrtare, të cilat nga ana e tyre, kushtëzojnë zhvillime më të gjera dhe lloje të ndryshme ndërveprimesh ekonomike që bashkojnë njerëzit, shoqëritë, kulturat e popujt. Globalizmi i ka hapur edhe Ballkanit perspektivën e përfshirjes në tregun botëror si të ekonomisë, edhe të politikës, edhe atë ushtarak e social. Më lartë folëm për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat ndërkombëtare, të cilat janë të natyrave të ndryshme, ekonomike, politike, tregtare, ushtarake, etj. Pra Ballkani nuk është më i dënuari për të mbetur në periferi të Evropës, por një aktor aktiv me përmasa të gjera. Mjafton të përmendim se deri fare pak kohësh Ballkani ishte konsumator forcash ushtarake paqeruajtëse. Sot ka ende forca paqeruajtëse në Ballkan, por ka edhe një dukuri tjetër mjaft komplementare me këtë: pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, për herë të parë në historinë e tyre, kanë forca ushtarake paqeruajtëse në kuadër më të gjerë aleancash apo koalicionesh në të gjitha anët e botës ku ka nevojë për kontribute për paqen. Kështu psh., Serbia, pas atij izolimi të madh të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të njëzetë, qysh prej vitit 2002 është angazhuar në mënyrë të qëndrueshme në trupat paqeruajtëse të udhëhequra në OKB-ja në tetë operacione. Personel ushtarak nga Serbia është angazhuar gjithashtu në EUNAVFOR Somalia dhe EUTM Somalia qysh nga viti Ndërsa Shqipëria qysh nga fillimet e shndërrimeve demokratike ka rritur gradualisht kontributet e saj në operacione ndërkombëtare në mbështetje të paqes. Angazhimi shqiptar qysh në fillim ka ndërtuar një simetri të arsyeshme ndaj të gjitha organizatave ndërkombëtare, duke angazhuar trupa edhe në kuadër të OKB-së, edhe në kuadër të NATO-s, BE-së, Forcës shumëkombëshe të Evropës Juglindore, etj. Nga 1996 në 2013, Shqipëria ka kontribuuar me 6,033 trupa në operacione ndërkombëtare 319 Prof. Timothy Edmunds, University of Bristol, Marko Milošević Belgrade Centre for Security PolicySerbia - Providing for Peacekeeping, 21 September

167 paqeruajtëse, duke filluar që nga SFOR në Bosnjë Hercegovinë, duke vijuar pastaj në Afganistan, Irak, Gjeorgji, Çad në Afrikë, etj. 320 Globalizmi ndoshta bëhet më i dukshëm sidomos me efektet e turizmit. Turizmi në Ballkanin Perëndimor është një fushë me potenciale të mëdha si për nga ana historike, ashtu edhe të mjedisit të pastër e të ekonomisë që burojnë prej tyre. Ballkani Perëndimor ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur, me një folklor e veshje tradicionale që bëhen atraktive për turistët e studiuesit. Më në fund një Ballkan me rreth 80 milionë banorë është një treg atraktiv edhe për ekonominë e Evropës, të Turqisë e të vendeve të tjera të mëdha. Vetë infrastruktura ekzistuese dhe ajo e projektuar do të ndikojë akoma më shumë për të globalizuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Qysh prej vitit 2000 ka nisur projekti i rrugës ndërkombëtare Adriatik Jon prej 1150 km me pikënisje Triesten (në veri të Italisë) dhe q përfundon në Kallamata të Greqisë. Kjo rrugë lidh shtatë shtete: Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Nga ana tjetër, projekti i rrugës ndërkombëtare që lidh tashmë Shqipërinë me Kosovën, mund të shndërrohet në një rrjet akoma më të gjerë duke shërbyer edhe si interkoneksion në Nish (Serbi) në funksion të Korridorit X Pan-Evropian. Do të kemi kështu, arterie të mëdha që lidhin vendet e BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor e të Mesdheut tre rajone gjigande tregtie e shkëmbimesh. Politikanë të guximshëm të vendeve Ballkanike, apo studiues të paanshëm, kanë hedhur në tavolinë edhe idenë e një Shengeni Ballkanik apo propozimin për një Plan Marshall për Ballkanin. Iniciativa më e fundit e Kancelares Merkel që Gjermania të jetë lokomotiva e një zhvillimi të tillë, edhe pse në fillimet e saj, pritet të marrë përmasat e të tilla planeve. Për herë të parë ka një gatishmëri të Evropës dhe një vullnet të klasës politike të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar këtë ide. Lëvizja e lirë e qytetarëve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa procedura të komplikuara apo të paragjykuara sikurse kanë qenë deri tani, do të ishte një shtysë e madhe në bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat. Vendet e rajonit të Ballkanit, duke qenë të lidhura me njeri tjetrin historikisht dhe me pothuajse të gjithë me minoritete nga kombet apo vendet fqinjë, i kanë të gjitha mundësitë të shndërrohen në një mjedis Shengeni, i cili nga ana e vet, do të shërbente si një hap më shumë në funksion të stabilitetit e sigurisë rajonale. Nga kjo analizë komplekse vijohet se, dinamikat kushtëzuese nga aktorët në Ballkanin Perëndimor janë të shumta dhe të larmishme. Ato përcaktohen nga gjeografia, historia, fetë, kulturat, por sidomos nga interesat dhe konjukturat apo balancat rajonale e ndërkombëtare. Aktorët e shumtë kanë të përbashkëtat, por edhe veçoritë e tyre. Dinamikat italiane, për shembull, janë kulturore e historike, fetare e aleancash politike e ushtarake, por dinamikat e sigurisë dhe ato ekonomike-tregtare natyrshëm që janë në 320 Dr. Gëzim Visoka, Institute for International Conflict Resolution and Reconstruction Dublin City University, Ireland, Contributor Profile: The Republic of Albania, 10 June

168 boshtin e interesave italiane. Ndoshta në etapa të caktuara historike ka dalë në plan të parë herë njëra e herë tjetra dinamikë, porse fakti që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta vendi më i interesuar gjeopolitikisht për Ballkanin Perëndimor përbën një konstante të pandryshueshme. Në një kah të kundërt me këtë dinamikë italiane është dinamika ruse. Interesimi rus për Ballkanin Perëndimor lidhet me nevojën për akses në ujra të ëmbla; me krijimin dhe ruajtjen e influencës në këtë zonë përmes kohezionit sllavo-rus e ortodoks me popullsitë me shumicë dërmuese të këtyre familjeve në këtë rajon; me zgjerimin e hapësirave të sigurisë nga Aleanca e NATO-s të cilën Rusia e percepton si aleancë armiqësore; me nevojat për të zgjeruar tregun ekonomik edhe në këtë rajon, etj. Për më tepër, vlerësohet se Ballkani përbën një pikë takimi të rrezikut të radikalizmit islamik dhe ndikimit rus. Kjo aleancë favorizohet së tepërmi nga paqendrueshmëria politike, tensionet etnike që flenë dhe varfëria ekonomike. Në këtë kuadër, vlerësohet se popujt në të cilët myslimanët përbëjnë shumicën (Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria) si dhe lidhjet historike e fetare me Rusinë (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia) i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto rreziqe. 321 Si identitete më vete interesash, por edhe të lidhura me boshtin italian, janë dinamikat e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e SHBA. Të dyja janë fuqi detare dhe nuk mund të kenë rol e as të përcjellin interesa globale apo rajonale nëqoftëse iu bllokohen akseset në dete e oqeanet. Deti Adriatik që kontrollon Ballkani Perëndimor është një det nevralgjik për Mesdheun sepse e takon këtë të fundit me Evropën Qendrore, vendet e së cilës përbëjnë një kyç të menaxhimit të tërë kontinentit Evropian. Prandaj si Mbretëria e Bashkuar, edhe SHBA-ja kanë dinamikat e interesave të tyre në këtë drejtim. Ndërkohë, të dyja fuqitë si bartëset ndër më kryesoret e sistemit perëndimor të vlerave, janë të interesuar për sigurinë e prosperitetin e këtij rajoni për ta plotësuar hartën demokratike të Evropës si e tërë. Por çka e bën akoma më të rëndësishëm interesimin anglo-amerikan për Ballkanin Perëndimor është mbajtja nën kontroll e zhvillimeve në këtë rajon, të mbahet sa më larg Rusia dhe të çrrënjosen rrënjët e të ndërpriten rrugët e rrjeteve terroriste ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin. Në një dimension të një natyre tjetër dinamikash paraqitet rasti i Gjermanisë dhe Kinës. Kahu drejt Ballkanit në kuadër të kahut të madh drejt lindjes e juglindjes është një interes i madh sidomos ekonomik i Gjermanisë. Në kushtet e ekonomisë globale dhe të balancave që krijohen në thellësi të mëdha strategjike, Gjermania është e interesuar të hapë tregje akoma më të mëdha eksporti në thellësi strategjike në drejtim të Turqisë, të 321 Referohet se që kur filloi konflikti në Siri në vitin 2011, në këtë vend kanë shkuar mbi 20 mijë luftëtarë të huaj, nga mbi 90 vende, të paktën 3,400 prej tyre nga Perëndimi, sipas Raportit për Kërcënimet Globale të komunitetit amerikan të zbulimit. Numri i luftëtarëve nga Ballkani është të paktën një mijë, nga të cilët 500 nga Bosnja, 300 nga Kosova, nga Shqipëria dhe rreth 100 nga Maqedonia, sipas të dhënave zyrtare nga Ballkani dhe burime të tjera. (Frank Wisner, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara dhe ish-i dërguar i posaçëm për bisedimet e statusit mes Kosovës dhe Serbisë, 158

169 Azisë Qendrore e deri në Kinë. E kjo rrugë kalon nga Ballkani, prandaj kohët e fundit Gjermania paraqet interes të veçantë për të vagonizuar Ballkanin Perëndimor drejt vlerave e integrimit Evropian. Në kah të kundërt por jo si kundërshti, por si komplementaritet vjen dinamika kineze për të shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos Ballkanin Perëndimor si një trampolinë për të kapur tregjet e Evropës Qendrore e Lindore. Në dallim disi nga dinamikat e mësipërme, dinamika turke e kërkon Ballkanin Perëndimor jo vetëm nga perspektivat politike, ekonomike dhe gjeografike, por gjithashtu falë edhe lidhjeve të saj historike, fetare, kulturore, të sigurisë dhe humane me rajonin. Vetvetiu, një analizë e aktorëve kushtëzues si më sipër pleks NATO-n dhe BE-në. NATO nuk mund të ndjehet e sigurt në misionin e saj pa plotësuar të gjitha vakumet e hapësirave euro-atlantike. Një vakuum i tillë është edhe Ballkani Perëndimor, i cili është pjesë natyrale e familjes Euro-Atlantike. Sot në Ballkanin Perëndimor nuk janë aq shumë të pranishëm aktorët me interesa konfrontuese, por pëlqimet e simpatitë mbeten konfrontuese. Ndërkohë, në këtë rajon pleksen rreziqe e kërcënime nga më të ndryshmet, konvencionale e jokonvencionale të shkallëve e intensiteteve të ndryshme. Prandaj NATO mbetet një dinamikë vepruese në rajon. Ndërkaq këtyre ligjësive, por në një fushë tjetër, atë ekonomike iu nënshtrohet edhe Bashkimi Evropian. BE-ja është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 28 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre, por ajo është e cunguar dhe madje e rrezikuar kur Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj. 159

170 KREU 5 - PËRPLASJA E DINAMIKAVE GJEOPOLITIKE NË BP - REFLEKSIONE Pamë kështu se në Ballkanin Perëndimor gumëzhin një kompleks tejet interesant dinamikash kushtëzuese në gjeopolitikën e këtij rajoni: dinamika e gjeografisë, thellësia historike, diversiteti kulturor, religjioni, aktorë të brendshëm e të jashtëm rajonalë e ekstrarajonalë, si dhe globalizmi si dukuri botërore nga i cili nuk shpëton dot as Ballkani Perëndimor. Më në fund, përballë këtyre dinamikave qëndron dinamika aktuale gjeopolitike, e cila edhe pse nuk i ndryshon tërësisht dinamikat e mëparshme apo tradicionale, formëson sidoqoftë tipare, fuqi e vektorë të rinj. Gjeografia është një nga faktorët determinues në formësimin e popujve, të historisë, të kaluarës të sotmes dhe të ardhmes së tyre dhe si e tillë, ajo ka qenë përcaktuese edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon përbën një pasuri proporcionalisht të madhe popujsh të shtrirë pikërisht në territore relativisht të vogla. Ballkani Perëndimor shquhet për intensitet, larmi dhe pasuri ngjarjesh dramatike që janë dëshmuar përmes pushtimesh, tërheqjesh, marrje e rimarrje tokash e territoresh, të cilat, në të kaluarën e largët e të afërt kanë prodhuar ndryshime të shpeshta e substanciale në hartën politike, ndikime dinamike të ndërsjella ekonomike, sociale, gjuhësore, fetare, kulturore, muzikore, vallesh, etj. Ndryshime të tilla vijojnë të provokohen edhe sot në kushte krejt të tjera globale e rajonale. Askund më shumë se në këtë rajon nuk mund të identifikohen aq shumë kombe e popuj, nuk janë pleksur religjione kaq të mëdha sa kristianizmi katolik, kristianizmi ortodoks, Islami e madje edhe oaze besimesh të tjera fetare. Ballkani Perëndimor, duke qenë gjeografikisht i lidhur në një njësi me Detin Adriatik, mbart, për këtë arsye, kushtëzimet dhe dinamikat që e kanë shoqëruar e që e shoqërojnë këtë Det dhe akoma më gjerë, aortën e tij të madhe, Detin Mesdhe. Ashtu sikundër Rumania e Bullgaria mund të identifikohen si Ballkani Lindor për shkak të kushtëzimeve nga Deti i Zi, apo Greqia e Turqia nga Deti Egje, edhe Ballkani Perëndimor mund të kushtëzohet po aq natyrshëm nga Deti Adriatik. Ndërkohë, Deti Adriatik ngjiz Ballkanin Perëndimor po ashtu sikurse në të njëjtën masë ngjiz edhe Gadishullin Apenine domethënë Venecian e famshme, e cila ka lënë gjurmë të thella në historinë e njerëzimit si dhe Italinë e kohëve moderne një nga shtatë vendet më të industrializuara të botës. Në perëndim, gadishulli italian është vetëm dyzet milje larg përtej Adriatikut nga Shqipëria dhe ndikimi nga ai ky gadishull, kultura dhe ekonomia e tij ka qenë dhe mbetet një konstante e palëvizshme. Ndërkaq, simetria e gjeografisë historike e lidh Ballkanin Perëndimor me Austro-Hungarinë - një nga perandoritë më të mëdha në zemër të Evropës që ka kushtëzuar zhvillimet më vendimtare në këtë rajon më shumë se cilado fuqi tjetër e kohërave. Gjeografia e Ballkanit Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të shkallës kontinentale. Ky fakt përbën një pasuri të pashoqe vlerash gjeostrategjike të kësaj zone: Shqipëria mban nën kontroll Ngushticën e Otrantos; Maqedonia dhe Serbia 160

171 kontrollojnë kalimin strategjik përmes korridorit të luginës së Vardarit e Moravës; Sllovenia dhe Kroacia kontrollojnë së bashku me Italinë hapësirën me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike e tregtare të Triestes, pikërisht aty ku asnjë det tjetër takon më thellë kontinentin Evropian. Sot, nuk është e rastit që gjashtë nga dhjetë korridoret Evropiane të transportit, naftës, gazit dhe telekomunikimit, kalojnë pikërisht nëpërmjet Ballkanit. Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është nyja qendrore që lidh gjeografikisht këtë identitet Evropian të Ballkanit me Evropën. Historia dëshmon se në këtë rajon u kryqëzuan kultura nga më të shquarat e kohërave. Ky rajon ishte një nyje e pleksjes së kulturave latine e greke, të Perandorisë Romake e të perandorive nga më të mëdhatë e kohërave me Perandorinë Otomane e cila, së bashku me atë Austro-Hungareze, kushtëzuan aq shumë zhvillimet tradicionale e me pasoja aq dramatike edhe për zhvillimet e mëvonshme e aktuale. Rajoni dëshmohet si porta e hyrjes në Evropë të kulturave bujqësore, drithërave dhe bagëtive nga kontinenti Aziatik e Kina e largët. Shumica e zonës mbulohet nga vargmale të larta që shkojnë nga veri-perëndimi në jugë-lindje, duke hapur kështu perspektivë korridoresh natyrale për tregëti e shkëmbime ashtu sikurse në të kaluarën pati hapur rrugë për nevoja pushtimesh. Morfologjia gjeografike e rajonit e formësuar në njësi të vogla e të shkëputura me njëra tjetrën ka favorizuar krijimin e identiteteve të ndryshme etnike - një pasuri e rrallë e kulturës Evropiane, por njëherësh, një pengesë për të kultivuar kulturën e bashkëpunimit të fuqishëm ekonomik, politik e kulturor, duke inkurajuar fragmentarizmin dhe jo rrallë edhe armiqësimin midis grupeve etnike. Njohja e këtyre realiteteve është kërkesë themelore për studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Dallimet në kombësitë, gjuhët, kulturat, fetë dhe traditat e tyre përbëjnë pikërisht të përbashkëtën e këtij rajoni, i cili është unik për këtë fakt. Këtu zënë fill edhe dualitetet e hershmërisë mbi të cilat janë ngritur teoritë e luftërave e spastrimeve etnike që vihen në bazë të këtyre dualiteteve. Këto dualitete nga të cilat vuan rajoni, janë ende pengesë për harmonizimin me prirjet moderne politike dhe ekonomike. Pushtimi thuajse pesëshekullor Otoman, luftrat e shpeshta të qëndresës ndaj këtij pushtimi, çvendosjet e shpeshta të qendrave të gravitetit Evropian (siç është ajo nga Mesdheu në Atlantik) e izoluan së tepërmi Ballkanin e posaçërisht atë Perëndimor nga zhvillimi ekonomik. I tërë Ballkani ka qenë në një farë mënyre sinonim me perandoritë e vjetra Turke, Bizantine, Ruse e Austro-Hungareze. Kjo gjëndje vijoi edhe përgjatë periudhës komuniste, sepse pothuajse të gjitha vendet e këtij rajoni u përfshinë nën perandorinë politike, ideologjike dhe ekonomike komunisto-socialiste të Ish Bashkimit Sovjetik. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e fituan pavarësinë në shekullin e 19-të e pak prej tyre Shqipëria midis, në fillimshekullin e 20-të. Në grahmat e fundit të Perandorisë Otomane e Austro-Hungareze, rajoni i Ballkanit u përshi nga Luftërat Ballkanike rrjedhim i të cilave ishin edhe zgjidhjet pragmatike të Fuqive të Mëdha, të 161

172 cilat koklavitën posaçërisht pikërisht vendet dhe popujt e këtij rajoni. Ballkanit në tërësi e veçanërisht atij Perëndimor, krahas gjeografisë e grupeve të shumta etnike, iu shtuan copëzime apo bashkime të tjera krejt arbitrare. E tillë ishte midis të tjerash, ndarja përgjysmë e trojeve dhe e popullsisë së kombit shqiptar, ndërkohë që Serbisë iu dha favori i ombrellizimit të të gjithë kombeve të tjerë të këtij rajoni nën petkun e Ish Jugosllavisë një krijesë artificiale popujsh, kulturash e besimesh fetare, e cila duke pasur brenda vetes pikërisht këtë strukturë artificiale dhe jo natyrale, do të shndërrohej në fund të shekullit të 20-të e në fillimshekullin e 21-të në një geto popujsh që prisnin veç orën për gjenocide nga më barbarët që ka njohur bota. Për këto e arsye do të ishte pikërisht Ballkani Perëndimor për shkak të të cilit do të zinte fill Lufta e Parë Botërore. Ndërkohë, në Luftën e Dytë Botërore Ballkani Perëndimor nuk përbënte ndonjë rajon apo drejtim me rëndësi për fatet e kësaj Lufte, por gjithsesi, në rrjedhën e saj, rajoni mori peshë gjithnjë e më të madhe. Nevoja e mbajtjes me çdo kusht nën kontroll ushtarak të Ballkanit Perëndimor e shtyu disa muaj fillimin e Operacionit Gjerman për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Pa zaptimin e këtij rajoni, Gjermania naziste do të ndjehej e kërcënuar pikërisht në krahët e saj nga Mesdheu. Nga ana tjetër, mbajtja nën kontroll e këtij rajoni, jo vetëm vonoi në kohë operacionet gjermane, por edhe angazhoi forca e mjete të shumta, të cilat në një masë të caktuar ndikuan për dobësimin e goditjeve hitleriane në rajone të tjera me rëndësi vendimtare. Ballkani Perëndimor do të bëhej përsëri fushë e ambicieve jugosllave, e cila nën petkun e internacionalizmit proletar e të bashkim-vëllazërimit që diktonte ideologjia marksisteleniniste, inkurajoi platformat historike serbe për Serbinë e Madhe për të plotësuar ambiciet hegjemoniste e shoviniste të saj. Nën këta flamurë, Serbia do të tentonte të tërhiqte në orbitën e saj politike, ekonomike, financiare e ushtarake edhe Shqipërinë komuniste e asaj kohe. Në fillimet e konflikteve të pas Luftës së Ftohtë, Evropa dështoi së menaxhuari problematikat e pritshme të këtij rajoni, për faktin e thjeshtë se ajo nuk kishte skenarë për të ardhmen e Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Lufta e Ftohtë kishte ngulitur në Evropë prej dy brezash një koncept të situatave të ngrira dhe nuk u parashikuan dot ose nuk u panë me shumë interes zhvillimet dinamike të pasluftës së Ftohtë. Ballkani u la jashtë vëmendjes - një standard i krijuar që nga Lufta e Ftohtë. Ndërkohë rajoni mbante të ngrira në nënshtresat e veta të gjitha konfliktet e mundshme: etnike, ideologjike, gjeopolitike, fetare, ekonomike, të influencave dhe të orientimeve. Shpërbërja e përgjakshme e ish Jugosllavisë identifikoi pikërisht mungesën e këtyre analizave dhe rrjedhimisht edhe mungesën e kohezionit të saj dhe sidomos mungesën e përgatitjeve për të përballuar apo formësuar në rrugën e duhur të dinamikave të reja në këtë rajon. Vetëm ndërhyrja dhe përgjegjësia amerikane e shpëtoi Ballkanin Perëndimor të mos shndërrohej përsëri në një vatër zjarri me përmasa Evropiane botërore. Kjo trashëgimi e mbarsur konfliktuale do ta çonte Ballkanin Perëndimor të pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në një arenë përleshjesh të ashpra etnike, politike, 162

173 ushtarake, sociale dhe ekonomike. Ish Jugosllavia ishte dhe mbeti i vetmi entitet i krijuar artificialisht, e cila pas Luftës së Ftohtë u shpërbë në mënyrë të dhunshme dhe madje ekzemplare. Pikërisht këtej lindi nevoja e domosdoshme e ndryshimit të kahes së dinamikës gjeopolitike botërore e Evropiane: ndërhyrja me dhunë e organizatave ndërkombëtare, Evropiane dhe euro-atlantike, me qëllim që procesi i shpërbërjes të mos e çonte botën siç e kishte çuar pikërisht në dhe për këtë rajon, në një konfrontim me përmasa të paparashikuara botërore, si dhe për të parandaluar një gjenocid të pandërprerë që do mund të kishte rrjedhime në tërë gjeopolitikat e rajonit. Objekt i kësaj ndërhyrjeje do të bëhej natyrisht Serbia e cila, e formësuar historikisht përmes gjenocidit herë herë të ashpër e herë herë të butë, do të përdorte të gjithë arsenalin e saj ushtarak e propagandistik për të mbajtur me çdo kusht nën zgjedhë Kosovën vendin me pasuri evidente tokësore e nëntokësore. Shfrenimi shovinist serb nuk do të njihte asnjë masë përmbajtjeje për të realizuar shpërnguljen më të egër me dhunë, terror ushtarak e policor të mëse një milionë shqiptarëve të Kosovës - një krim masiv ky me përmasa të papara në botë. Këto do të ishin shtysat morale dhe të vlerave të cilat do ta ndërgjegjësonin dhe përgjegjësonin komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të kryenin për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit Evropian. Kjo ndërhyrje çoi edhe në shlyerjen e një faji të hershëm Evropian ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, duke i çliruar përfundimisht shqiptarët e Kosovës nga zgjedha politike serbe. Vendet e Ballkanit Perëndimor, të armiqësuara historikisht me njëra tjetrën për shkaqe etnike, fetare e orientimesh gjeopolitike, ndodhen ende në gjendje konfliktuale, por këtë radhë më së shumti për efekt të kredencialeve të tyre të brendshme politike. Ky fakt i ka mbajtur thuajse të ngrira proceset e normalizimit të jetës së tyre politike. Sot polarizimi politik në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Bosnjë-Hercegovinë është akoma një shkak thelbësor që pengon zhvillimin e proceseve më të gjëra integruese, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Nëse shtojmë këtu edhe faktin që ky polarizim politik shtrihet apo më mirë shfrytëzon një gjendje varfërie herë herë të tejskajshme të popullsisë së këtyre vendeve, atëherë vonesa në këto procese kthehet në një pengesë shumë të vështirë për t u kapërcyer. Ballkani ka ende një ekuilibër të brishtë në kushtet e një popullsie të përzier në shekuj dhe me pejsazhe kulturorë të fragmentarizuara, të cilat nga ana e tyre kanë sjellë, në kushte të caktuara, destabilitet politik me përhapje e kërcënim më të gjerë sesa rajoni. Në këtë rajon është krenari pohimi i një vendi apo popullsie në kurriz të një tjetre. Pikërisht ndryshimet e vazhdueshme të kufijve politikë për shkak të këtij pohimi janë cilësuar me termin tjetër Ballkanizimˮ i cili tashmë barazohet me mungesën e qytetarisë në politikë, fjalë për fjalë, prishjen apo fragmentarizmin e një njësie të madhe politike në njësi të shumta më të vogla, shpesh në armiqësi me njëra tjetrën. Në këtë shtresëzim kaq të madh kulturash, nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme në Ballkan. Urrejtja racore ka qenë ushqyer vazhdimisht nga mosmarrëveshjet 163

174 territoriale, fetare e kulturore si një krenari që, nga ana e saj, ushqente hakmarrjen. Prandaj edhe etnocidi dhe gjenocidi kanë qenë të përhershëm në këtë rajon. Pikërisht kjo kulturë që kishte zënë rrënjë në popujt e rajonit shfrytëzohej fare mirë nga mbretërit, carët, perandorët e madje vijon të përdoret apo më mirë të abuzohet edhe sot me të, për të ndërtuar edhe këta nga ana e tyre kulturën e shtypjes e të dhunës, si brenda vendit, edhe jashtë tij. Hartës së diversitetit kulturor të Ballkanit Perëndimor i shtohet një kompleksitet akoma edhe më i madh besimesh fetare. Megjithse përgjatë periudhës komuniste besimeve fetare iu imponuan kufizime drastike deri edhe në ndalimin e plotë të tyre sikurse ishte rasti i Shqipërisë, prapëseprapë fetë vijuan në forma të ndryshme të ekzistonin. Përballë persekutimit shtetëror që u ushtrua mbi popullatën veçanërisht gjatë kohës së komunizmit, institucionet dhe klerikët fetarë përgjithësisht morën rolin e protektorit të popujve dhe të vlerave - një rol ky që u siguronte qëndresë, unitet dhe forcë të faktorizuar. Me kolapsin e regjimeve komuniste besimet fetare u rigjallëruan në mënyrë domethënëse. Institucionet, rregullat, ritet dhe publikimet fetare dikur të censuruara apo të shkatërruara u rishfaqën dhe tashmë janë legale. Por një trashëgimi interesante vjen nga e kaluara e largët dhe tashmë edhe ajo e afërt lidhur me besimet fetare në Ballkan. Përkatësia fetare në Ballkan në konceptin e fesë myslimane dhe ortodokse ka pas qenë konceptuar edhe si përkatësi kombëtare. Feja katolike nuk e ka pasur këtë ngarkesë. Në kohën e sundimit Osman feja kishte së pari status ligjor krahas statusit të besimit apo bindjes ndaj ndërgjegjes hyjnore. Kështu, për shembull, kristianët kishin detyrime të ndryshme ligjore lidhur me pagesën e taksave dhe shërbimit ushtarak në raport me myslimanët. Për këtë arsye, në atë masë sa fetë janë identifikuar me shtetin apo me kombësinë, në atë masë ato kanë qenë më afër e madje të njëjtësuara me interesat shtetërorë apo perandorakë. Me këtë disponim ato kanë përshtatur edhe masën e kulturave kombëtare, të shteteve apo të perandorive që u kanë dalë si mburojë. Prej këtej edhe historia e religjioneve të njëjtësuara me shtetin, pra kur feja është parë si koncept ligjor, ka dëshmuar se marrëdhëniet me religjionet e tjera janë karakterizuar nga përjashtimi i i atij tjetrit ˮ. Përkundrazi, në rastet e tjera kur një komb nuk është përfaqësuar nga shteti i vet, atëherë feja ka dëshmuar të kundërtën: përfshirjen dhe pluralitetin. Historia dhe aktualitetet e kombit shqiptar në këtë pikëpamje janë tipike për një shpjegim të tillë. Religjioni në Ballkanin Perëndimor përbën një diversitet unik, të pashoq, me kampione nga i gjithë universi fetar. E identifikuar shpesh edhe politikisht, feja në Ballkanin Perëndimor ka luajtur rol të madh në përparimin apo frenimin e çështjeve kombëtare. Por ndikimi i fesë është veçanërisht i ndjeshëm në trysninë që ushtron ndaj shtetit ombrellë për të përcjellë krahas interesave politike, edhe interesa fetare. Vendet e Ballkanit Perëndimor, historikisht në gjendje armiqësie me njëra tjetrën për shkaqe etnike, sot e gjejnë veten të pastabilizuar e madje shpesh edhe të paralizuar politikisht e ineficiente në pikëpamje institucionesh brendapërbrenda vetes së tyre. Të 164

175 gjitha këto tipare, zhvillime, vlera e antivlera kanë krijuar dinamikat e tyre, si brendapërbrenda vendit, ashtu edhe midis vendeve por edhe në raportet me organizatat Evropiane. Këto dinamika kanë frenuar në një farë shkalle prosperitetin ekonomik e social. Ndërkohë, hapësirat boshe apo grindjet e konfliktet tradicionale janë shfrytëzuar nga krimi i organizuar, trafiqet e paligjëshme, ekonomia informale, etj. Prandaj Ballkani Perëndimor vijon të mbetet një zonë në gjysmëkrizë, në pikëpamje të stabilitetit politik, ekonomik e të sigurisë. Për të gjitha këto arsye Ballkani Perëndimor do të mbetet një me një rëndësi të madhe gjeopolitike për Evropën. Këto zhvillime nuk vlerësohet se përbëjnë kërcënime apo rreziqe për sigurinë e Evropës, por gjithsesi sfidat janë të mëdha me potenciale rreziqesh e kërcënimesh. Spektri i krizave të sotme në botë është saktësisht spektri që pasqyrohet në Ballkanin Perëndimor. Krizat aktuale: agresiviteti i shfrenuar rus, organizata ekstremiste ISIS, emigrimi masiv drejt Evropës dhe penetrimi i trafiqeve, kontrabandës, krimit të organizuar, etj., gjejnë veten në Ballkanin Perëndimor ndoshta më shumë se në çdo rajon tjetër pikërisht për arsyet e mësipërme, arsye këto ndaj të cilave përgjegjësia kolektive e ballkanasve është shumë e dobët. Gjithsesi, Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe mbetet pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të shumta etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij i ndodhur në kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe kulturave nga më të larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore, ka ruajtur gjurmët e tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit. Nuk ka rajon tjetër ku popullsia e një kombi të jetë pleksur aq shumë dhe aq ndërlikuar me popullsinë e kombeve të tjerë sesa në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në gadishullin Ballkanik ekzistojnë popuj të ndryshëm, civilizime dhe fe të ndryshme. Këtë gadishull e bën të veçantë ky pluralizëm në të gjitha sferat e shoqërisë. Gjithsesi, faktorët gjeografikë dhe ata historikë janë me rëndësi të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Ka një lidhje të natyrshme midis largësisë së qendrave humane gjeografike dhe të ardhurave për frymë të popullsisë së këtyre qendrave. Normalisht, sa më larg të jenë vendet nga tregjet e mëdha të Evropës, aq më shumë kohë u është dashur për të arritur nivelin Evropian të të ardhurave. Faktorët e tjerë janë historia dhe nxitja ose jo e bashkëpunimit. Ndërsa historia i ka mbajtur të ndarë kombet e Ballkanit, vetëm kuptimi i nevojës për bashkëpunim do mund të kapërcejë largësitë nga tregjet e mëdhenj. Është shumë e rëndësishme të kuptohet komplementariteti midis fqinjëve për të përfituar nga avantazhet reciproke. Prandaj edhe dinamika më produktive gjeopolitike është nxitja e një bashkëpunimi sa më të gjerë në mes vendeve e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Për të gjitha këto arsye Ballkani ka pasur e ka nevojë për Evropën, po aq sa Evropa ka pasur e ka nevojë për Ballkanin. Njohja e këtyre fakteve është një kërkesë themelore për studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. 165

176 Nga ana tjetër, këtë duhet ta kërkojmë pikërisht nga aktorët aktualë në Ballkan: Italia, Gjermania, Rusia, Kina, Anglia, SHBA, Turqia, Greqia, NATO, BE. Aktorët e shumtë kanë të përbashkëtat, por edhe veçoritë e tyre. Dinamikat italiane, për shembull, janë kulturore e historike, fetare e aleancash politike e ushtarake, por dinamikat e sigurisë dhe ato ekonomike-tregtare natyrshëm që janë në boshtin e interesave italiane. Ndoshta në etapa të caktuara historike ka dalë në plan të parë herë njëra e herë tjetra dinamikë, porse fakti që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta vendi më i interesuar gjeopolitikisht për Ballkanin Perëndimor përbën një konstante të pandryshueshme. Në një kah të kundërt me këtë dinamikë italiane është dinamika ruse. Interesimi rus për Ballkanin Perëndimor lidhet me nevojën për akses në ujera të ëmbla; me krijimin dhe ruajtjen e influencës në këtë zonë përmes kohezionit sllavo-rus e ortodoks me popullsitë me shumicë dërmuese të këtyre familjeve në këtë rajon; me zgjerimin e hapësirave të sigurisë nga Aleanca e NATO-s të cilën Rusia e percepton si aleancë armiqësore; me nevojat për të zgjeruar tregun ekonomik edhe në këtë rajon, etj. Për më tepër, vlerësohet se Ballkani përbën një pikë takimi të rrezikut të radikalizmit islamik dhe ndikimit rus. Kjo aleancë favorizohet së tepërmi nga paqëndrueshmëria politike, tensionet etnike që flenë dhe varfëria ekonomike. Në këtë kuadër, vlerësohet se popujt në të cilët myslimanët përbëjnë shumicën (Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria) si dhe lidhjet historike e fetare me Rusinë (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia) i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto rreziqe. Si identitete më vete interesash, por edhe të lidhura me boshtin italian, janë dinamikat e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e SHBA. Të dyja janë fuqi detare dhe nuk mund të kenë rol e as të përcjellin interesa globale apo rajonale nëqoftëse iu bllokohen akseset në detra e oqeanet. Deti Adriatik që kontrollon Ballkani Perëndimor është një det nevralgjik për Mesdheun sepse e takon këtë të fundit me Evropën Qendrore, vendet e së cilës përbëjnë një kyç të menaxhimit të tërë kontinentit Evropian. Prandaj si Mbretëria e Bashkuar, edhe SHBA-ja kanë dinamikat e interesave të tyre në këtë drejtim. Ndërkohë, të dyja fuqitë si bartëset ndër më kryesoret e sistemit perëndimor të vlerave, janë të interesuar për sigurinë e prosperitetin e këtij rajoni për ta plotësuar hartën demokratike të Evropës si e tërë. Por çka e bën akoma më të rëndësishëm interesimin anglo-amerikan për Ballkanin Perëndimor është mbajtja nën kontroll e zhvillimeve në këtë rajon, të mbahet sa më larg Rusia dhe të çrrënjosen rrënjët e të ndërpriten rrugët e rrjeteve terroriste ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin. Në një dimension të një natyre tjetër dinamikash paraqitet rasti i Gjermanisë dhe Kinës. Kahu drejt Ballkanit në kuadër të kahut të madh drejt lindjes e juglindjes është një interes i madh sidomos ekonomik i Gjermanisë. Në kushtet e ekonomisë globale dhe të balancave që krijohen në thellësi të mëdha strategjike, Gjermania është e interesuar të hapë tregje akoma më të mëdha eksporti në thellësi strategjike në drejtim të Turqisë, të Azisë Qendrore e deri në Kinë. E kjo rrugë kalon nga Ballkani, prandaj kohët e fundit Gjermania paraqet interes të veçantë për të vagonizuar Ballkanin Perëndimor drejt 166

177 vlerave e integrimit Evropian. Në kah të kundërt por jo si kundërshti, por si komplementaritet vjen dinamika kineze për të shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos Ballkanin Perëndimor si një trampolinë për të kapur tregjet e Evropës Qendrore e Lindore. Në dallim disi nga dinamikat e mësipërme, dinamika turke e kërkon Ballkanin Perëndimor jo vetëm nga perspektivat politike, ekonomike dhe gjeografike, por gjithashtu falë edhe lidhjeve të saj historike, fetare, kulturore, të sigurisë dhe humane me rajonin. Vetvetiu, një analizë e aktorëve kushtëzues si më sipër pleks NATO-n dhe BE-në. NATO nuk mund të ndjehet e sigurt në misionin e saj pa plotësuar të gjitha vakumet e hapësirave euro-atlantike. Një vakum i tillë është edhe Ballkani Perëndimor, i cili është pjesë natyrale e familjes Euro-Atlantike. Sot në Ballkanin Perëndimor nuk janë aq shumë të pranishëm aktorët me interesa konfrontuese, por pëlqimet e simpatitë mbeten konfrontuese. Ndërkohë, në këtë rajon pleksen rreziqe e kërcënime nga më të ndryshmet, konvencionale e jokonvencionale të shkallëve e intensiteteve të ndryshme. Prandaj NATO mbetet një dinamikë vepruese në rajon. Ndërkaq këtyre ligjësive, por në një fushë tjetër, atë ekonomike iu nënshtrohet edhe Bashkimi Evropian. BE-ja është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 28 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre, por ajo është e cunguar dhe madje e rrezikuar kur Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj. Tej këtij realiteti rajonal e Evropian, është realiteti global nga i cili Ballkani nuk mundet e madje nuk duhet të shkëputet. Veç gjeografisë e larmisë, në një masë të madhe globalizmin në rajon e sjell edhe thellësia historike e tij: turqit janë të pranishëm në rajon me historinë e tyre rreth 500 vjeçare; Italia është pranishme për shkak të trashëgimisë romake; Rusia e sotme dikur perandori e koncepton përgjithnjë veten të familjes sllave bashkë me shumicën e popullsive të Ballkanit. Dy fetë më të mëdha të njerëzimit feja katolike dhe ajo ortodokse takohen apo ndahen në Ballkanin Perëndimor. Feja tjetër e madhe Islami nuk ka rajon tjetër të Evropës ku të jetë shtrirë më shumë në popullsi të autoktone siç është Ballkani Perëndimor. Sikur të nisemi qoftë edhe vetëm nga kjo konvergjencë gjeografi - histori, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veç aktorëve lokalë, kryqëzohen veçanërisht aktorë rajonalë e kontinentalë. Në Ballkan ata kanë qenë të detyruar të kalojnë e të zgjerohen, në Ballkan janë përplasur, kanë fituar apo humbur për të lënë në përfundim trashëgiminë e tyre e prej këtej, interesat e tyre. Ky është njëri nga shkaqet që e globalizon rajonin e Ballkanit edhe pa u lançuar globalizmi modern. Globalizmi modern i ka shtuar rrathët e këtij globalizmi, madje me një përmbajtje të re: pothuajse tërë vendet e rajonit janë tashmë të lidhura jo me një, por me shumë organizata rajonale e ndërkombëtare gjë e papërfytyrueshme as në të kaluarën e afërt. Nga ana tjetër, në Ballkanin Perëndimor kemi një fenomen tipik të kohës moderne: Për rreth dy breza në këtë rajon u kultivian idetë marksiste të politikës dhe të ekonomisë së 167

178 përqendruar tek shteti komunist. Brenda këtij kuadri, kishim madje dy tipet ekstreme të ekonomisë: atë vetadministruese jugosllave dhe kolektivizimin absolut në Shqipëri. E gjitha ishte një kulturë lindore. Pas rënies së Murit të Berlinit, Ish Jugosllavia u shpërbë për të krijuar entitete të tjera politike të cilat u futën menjëherë në startin e ekonomisë së tregut, me Kroacinë e Slloveninë të arrijnë nivele të krahasueshme Evropiane. Po kështu edhe ekonomia e Shqipërisë, megjithë terapinë e ashpër për të shkatërruar çdo gjë komuniste, është futur gjithsesi në binarët e kulturës perëndimore të prodhimit e të shpërndarjes. Ndërkohë, me shpërbërjen e Ish Jugosllavisë dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës, praktikisht çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka në kufi komunitete e madje entitete shtetformuse bashkëkombëtare. Kështu, psh, Shqipëria ka në kufi Kosovën një shtet thuajse pastërtisht shqiptar, si dhe Maqedoninë një shtet të përbërë nga dy struktura themelore, nga të cilat njera është shqiptare. E njëjta qëndron me Serbinë e Kroacinë në raport me Bosnjë-Herzegovinën, e po ashtu e njëjta qëndron me Shqipërinë e Serbinë në raport me Malin e Zi. Qoftë edhe ky fakt i vetëm i ka kthyer kufijtë në vija krejt simbolike, ku qarkullimi i mallrave, kapitaleve dhe njerëzve midis dy shteteve nuk ka asnjë dallim nga qarkullimi brenda një shteti. Një fakt tjetër që stimulon globalizmin apo integrimin është edhe fakti që shtetet e Evropës Perëndimore janë formuar e funksionojnë prej shekujsh si shtete kombe, ndërkohë që popullsitë e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar jetën e tyre në kuadër të perandorive. Sot këto vende shkojnë drejt forcimit të shtetit komb, por kulturën e bashkëjetesës e kanë të zhvilluar. Pra ballkanasit nuk e kanë të vështirë të akomodohen me shpejtësinë e Evropës, me komunalitetin, shkrirjen e pengesave kufitare, shkëmbimin e vlerave, mallrave dhe njerzve. Ky është një avantazh i madh sepse krijon mundësi si për ruajtjen e diversitetit të kulturave, ashtu edhe për bashkëjetesën, miqësimin e integrimin midis tyre. Në Ballkanin Perëndimor, janë angazhuar relativisht shumë aktorë ndërkombëtarë e euroatlantikë, sidomos pas vitit 1990, duke u përpjekur të komplementojnë njeri tjetrin nga pozitat e përgjegjësive të tyre. Kështu u angazhuan, për shembull, Bashkimi Evropian, Kombet Bashkuara, NATO, OSBE, etj. Ballkani përgjithësisht, dhe ai Perëndimor në veçanti, e ka pasur të domosdoshme praninë e tyre për të stabilizuar institucionet dhe për të të krijuar një klimë paqeje e prosperiteti. Kjo prani shkolle ndërkombëtare ka krijuar mjedis shumë më të favorshëm për integrimin e përshpejtuar të këtyre vendeve qoftë midis njeri tjetrit, qoftë edhe në organizatat ndërkombëtare ku ata aspirojnë të anëtarësohen. Përshpejtimi i integrimit të këtyre vendeve, është një proces që ndihmon edhe vetë Evropën sepse nga njëra anë do të zgjerohet tregu i përbashkët Evropian, por nga ana tjetër do të instalojë të njëjtat norma e standarde të cilat do të bëhen pengesë si ndaj trafiqeve e krimit të organizuar që e kanë munduar këtë rajon, ashtu edhe ndaj aktorëve të tjerë që rivalizojnë për tregje influence në këtë rajon. 168

179 Globalizmi i ka hapur edhe Ballkanit perspektivën e përfshirjes në tregun botëror si të ekonomisë, edhe të politikës, edhe atë ushtarak e social. Globalizmi ndoshta bëhet më i dukshëm sidomos me efektet e turizmit. Turizmi në Ballkanin Perëndimor është një fushë me potenciale të mëdha si për nga ana historike, ashtu edhe të mjedisit të pastër e të ekonomisë që burojnë prej tyre. Ballkani Perëndimor ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur, me një folklor e veshje tradicionale që bëhen atraktive për turistët e studiuesit. Më në fund një Ballkan me rreth 80 milionë banorë është një treg atraktiv edhe për ekonominë e Evropës, të Turqisë e të vendeve të tjera të mëdha. Politikanë të guximshëm të vendeve Ballkanike, apo studiues të paanshëm, kanë hedhur në tavolinë edhe idenë e një Shengeni Ballkanik apo propozimin për një Plan Marshall për Ballkanin. Iniciativa më e fundit e Kancelares Merkel që Gjermania të jetë lokomotiva e një zhvillimi të tillë, edhe pse në fillimet e saj, pritet të marrë përmasat e të tilla planeve. Për herë të parë ka një gatishmëri të Evropës dhe një vullnet të klasës politike të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar këtë ide. Lëvizja e lirë e qytetarëve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa procedura të komplikuara apo të paragjykuara sikurse kanë qenë deri tani, do të ishte një shtysë e madhe në bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat. Vendet e rajonit të Ballkanit, duke qenë të lidhura me njeri tjetrin historikisht dhe me pothuajse të gjithë me minoritete nga kombet apo vendet fqinjë, i kanë të gjitha mundësitë të shndërrohen në një mjedis Shengeni, i cili nga ana e vet, do të shërbente si një hap më shumë në funksion të stabilitetit e sigurisë rajonale. Zhvillohet kështu një përplasje forcash e vektorësh të gjeopolitikës gjeografike, historike e aktuale. Çfarë trashëgon Ballkani Perëndimor gjeografikisht e historikisht është tashmë një e dhënë që meriton vetëm analiza e këndvështrime, por gjithsesi mbetet konstante. Çfarë zhvillohet e ndodh aktualisht dhe çfarë ngjyrimesh po marrin etalonet e vjetra gjeopolitike, kjo është një madhësi variabël që do ta shohim përmes pasqyrave si më më poshtë: Tabela 4: Grafiku i papunësisë 169

180 Vendin e parë për papunësinë më të lartë në Rajon e mban Kosova me 30%, duke u ndjekur nga Maqedonia me 29%, Bosnjë-Hercegovina 27.5%, Serbia 22.1%, Mali i Zi 19.5%, dhe Shqipëria me vetëm 15.6%. Ndërkohë që papunësia në BE-28, renditet në nivelin prej 10.8%. Në lidhje me perceptimin ndaj korrupsionit Shqipëria së bashku me Kosovën renditen më ulët nga të gjithë vendet e rajonit, përkatësisht në vendin e 110. Ndërkohë që më sipër renditen Bosnja në vendin e 80, Serbia në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 76 dhe Maqedonia në vendin e 64. Për sa i përket lirisë së shtypit, Shqipëria renditet diku nga mesi në krahasim me vendet e tjera të rajonit, në vend të 85. Kryesimin mbi lirinë e shtypit e mban Serbia (54), pas saj renditet Bosnja (66), Kosova (80), Mali i Zi (114) dhe në vend të fundit Maqedonia (123). Tabela 5: Grafiku i lirisë së shtypit dhe perceptimit të korrupsionit Në lidhje me eksportet dhe importet nga BE, duket se Shqipëria renditet e para me nivelin më të lartë, në fushën e eksporteve me 76.7% dhe të importeve me 64.2%. Pas saj vjen në vend të dytë, Bosnja në fushën e eksporteve me 73.6%, e ndjekur nga Maqedonia me 72.6%, Serbia me 62.7%, Kosova me 43.5% dhe Mali i Zi me vetëm 41%. Ndër sa në fushën e importeve Shqipëria ndiqej nga Maqedonia me 62.6%, Serbia me 61.9%, Bosnja me 60%, Kosova me 44.8% dhe Mali i Zi me 44.1%. Tabela 6: Grafiku i eksport-importit me BE 170

181 Ndërsa në lidhej me GDP, e shprehur në standardin e pushtetit të blerjes, Shqipëria zë vendin e fundit në listë (28) dhe sipër saj, renditen menjëherë Bosnja (29), Maqedonia (36), Serbia (37), dhe Mali i Zi që kryeson (40). Ndërkohë që GDP e BE-28 shprehet në nivelin 100. Tabela 7: Grafiku i PBB (GDP) Në lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit dhe mjedisit të favorshëm për ndërmarrjet, duket se Maqedonia (30) dhe Mali i Zi (36) kryesojnë, duke u ndjekur nga Shqipëria (68), Kosova (75), Serbia (91) dhe me renditjen në fund të Bosnjës (107). 322 Tabela 8: Grafiku i klimës së biznesit 322 Të dhënat janë verifikuar në Eurostat, Perceptimi i Korrupsionit nga Transparency International, Liria e Shtypit nga Reporterët pa Kufi dhe Banka Botërore. (Botuar edhe në Gazetën DITA, 13 Mars, 2015) 171

182 Tabela 9: Përmbledhëse e faktorëve/vektorëve të fuqisë gjeopolitike në BP* Shteti /Kom bi Përhapja etnike në Ballkan Shqip. 1+5 Turqi a Orientimi kyç ndërkombëtar në: Histori Politikë Ekonomi Besim fetar SHB A, Koso vë Itali, Greqi Serb 1+3 Rusia Rusia Gjerma ni, Rusi, Itali Maqe donia Mali Zi E ndarë në dy pjesë Rusia Pro Evrop iane 1+0 Rusia Pro Evrop iane E ndarë në tre pjesë E përzie r 1+1 Rusia, Austri Pro Evrop iane Struktura Bosnja Kroacia Gjermania, Gjerma nia, Italia, Serbia Serbi, Kroaci Kroaci, Slloveni,Itali, Gjerma ni Itali, Slloveni, I përzier Ortodo ks E përzier Ortodo ks E përzier Katolik 172 Kultu rë shqipt are Në aleanca NA - TO B E Banorë (në miljonë) Popullsia Fuqia Po Po 3,029,278 Thuajse unike Sllave Jo Po 7,176,794 Thuajse unike Sllave + shqipt are Po Po 2,096,015 E përzier Sllave Po Po 647,073 E përzier Turke + sllave Sllave + italian Po Po 3,867,055 Shumë e përzier Po Po 4,464,844 Thuajse unike Renditj a botë. GDP për frymë

183 Koso va 1+1 Turqi a a Italia Gjerma ni SHB A, Shqip ëri Itali, Shqipëri, Serbi, Maqedo ni Myslimane e Shqip -tare *CIA Fact Book, 2015 * World Development Indicators database, World Bank, 14 April 2015 Po Po 1,870,981 Thuajse unike, me nje minorite t Serb 144 Analiza e treguesve të mësipërm na çon në disa përfundime: - Spektri historik i përcaktuar sipas rreshtimeve tradicionale kulturore apo fetare i ka lënë vendin dalëngadalë një spektri më të larmishëm politik e ekonomik. Kombet dikur në Ballkan identifikoheshin me fetë, kurse sot jo vetëm që janë identifikuar me shtetet kombe, porse gjithnjë e më shumë me hapësira më të mëdha gjeografike, kulturore e sidomos politike e deri edhe ushtarake. - Evropa që tradicionalisht pothuajse ka qenë jashtë Ballkanit, tanimë është në Ballkan dhe kësisoj, Ballkani merr frymë si njësi Evropiane e madje Euro- Atlantike. Të gjitha vendet e Ballkanit janë anëtare ose aspirantë për Bashkimin Evropian. Po ashtu të gjitha janë anëtare ose aspirantë për NATO-n me vetëm Serbinë që luan me dy porta. - Me dezintegrimin e Ish Jugosllavisë, në Ballkanin Perëndimor është krijuar një spektër politik që favorizon bashkëpunimin në kushte ekuilibri, jo në raporte force. Në këtë kuadër, është rritur ndjeshëm pasha dhe roli i Shqipërisë. Shqiptarët janë kombi më i përhapur në shtete dhe kombe të tjerë në Ballkan e për këtë arsye janë edhe kushtëzues në zhvillimet e dinamikat gjeopolitike të rajonit. Ky është zhvillimi më kulmor në historinë e njësimit të tij. Është një moment që politikanët e të gjithë faktorëve shqiptarë duhet ta kapin që të mos iu shpëtojë nga duart dhe ta promovojnë për interesat afatgjatë të tij. - Të tëra vendet e Ballkanit Perëndimor janë në kufijtë të ardhurave që mund të quhen të varfër, prandaj zgjidhja nuk qëndron në nacionalizmat dhe armiqësitë, por në bashkëpunimin e frytshëm ekonomik. Në rajon tashmë janë hapur fusha të pafund bashkëpunimi. Nevoja e bashkëpunimit është kuptuar tashmë si themeli i vetëm për realizimin e një të ardhmeje paqësore e me prosperitet. Mentaliteti tradicional i bashkëpunimit që kufizohej kontakte diplomatike, bisedime apo shkëmbimet kulturore, thuajse është tejkaluar. Biznesi privat nuk pyet më për kufijtë e vjetër. Ai s kërkon veçse siguri e klimë, sepse të tjerat i zgjidh vetë. Dikur punët e biznesit duhet t i zgjidhte shteti, sot ka rënë edhe kjo pengesë. Prandaj edhe marrëdhëniet midis shteteve tanimë kanë shkuar tej modelit tradicional, duke e adresuar bashkëpunimin atje ku ai është me rrjedhime 173

184 nevralgjike: në ekonomi. Ky korrelacion midis ekonomisë dhe politikës në kuadër të ndërvarësisë së domosdoshme që po hyjnë shtetet me njera tjetrën, do të hapë të tjera perspektiva zhvillimi. Kjo klimë e përshtatshme do të krijojë dhe forcojë edhe institucionet e përbashkëta, instrumente të përbashkëta, zyrtare dhe jozyrtare, të cilat nga ana e tyre, kushtëzojnë zhvillime më të gjera dhe lloje të ndryshme ndërveprimesh ekonomike që bashkojnë njerëzit, shoqëritë, kulturat e popujt. - Ballkani Perëndimor ka gjithsesi dy njësi (Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë) që përbëjnë ende njësi gri për nga strukturat e popullsisë dhe ato politike. Pikërisht për këtë arsye kërkohet edhe një ridimensionim marrëdhëniesh të të gjithë spektrit të vendeve dhe kombeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që ndër dy rrugët, të promovohet fort rruga e bashkëpunimit e integrimit dhe jo rruga e ndarjes dhe e konfliktit. - Sikurse shihet edhe nga tabela, aktorët në Ballkan janë më të shumtë se në çdo rajon tjetër, prandaj duhet edhe një dorë për t i sinkronizuar, prandaj për këtë arsye edhe inisiativa Gjermane për ta ndërmarrë këtë rol është jetike. Më 1991, politologu francez Jacques Rupnik pat thënë se Dikush duhet të Evropianizojë Ballkanin, në mënyrë që të shmangë Ballkanizimin e Evropës. Rajoni mbetet shpërthyes dhe një realitet konfuz, me mundësi për të kërcënuar stabilitetin e Evropës, i cili edhe pa të, është i rrezikuar e i kërcënuar nga aventurizmi rus në Ukrainë e Siri. Mëdyshjet për perspektivën e zgjerimit e rrezikojnë akoma më shumë sigurinë. Mëdyshjet veçse reflektojnë dështimin e mendimit vizionar të udhëheqësve të kontinentit. Shpesh kërkesat politike të brendshme kanë shtyrë shumë udhëheqës Evropianë të theksojnë vështirësitë dhe dështimet e zgjerimit. Në këto kushte vizioni Evropian ka filluar të humbasë terren duke ringjallur nostalgjitë e vjetra sikurse po shohim në Turqi dhe në Serbi. Por siç e thekson edhe Dominique Moisi, Në një kohë krize ekonomike të rëndë, idealet Evropiane mbeten, pavarësisht të gjithave, antidota e vetme eficente ndaj gripit nacionalist. Për Ballkanin, ashtu si edhe për pjesën tjetër të Evropës, BE-ja është e vetmja alternativë për një të ardhme ndoshta të keqe, por jo aq të keqe sa e shkuara Maj, 2015, TemA Online 174

185 KREU VI - DINAMIKAT GJEOPOLITIKE SHQIPTARE 6.1 Gjeografia Vendi që zë në hapësirën rajonale, kontinentale e globale, largësitë nga qendrat kushtëzuese politike, tregtare, ekonomike, fetare, etj., si dhe format e shpërndarja morfologjike brendapërbrenda hapësirës kombëtare përbëjnë elementët nga të cilët formësohet pozita gjeostrategjike dhe në fund të fundit, që përcaktojnë edhe gjeopolitikën e Shqipërisë. E shikuar ngushtë si formë fizike, duket sikur gjeografia nuk lëviz.ˮ Natyrisht nuk mund të lëvizin malet e detet objekte madhore të dhëna një herë e mirë. Por lidhjet midis tyre, veprimi në to, shfrytëzimi i tyre në efekt të historisë, tregtisë, popullsisë e zhvillimit, është, po kaq natyrshëm, një lëvizje e përjetshme, e pandalshme. Në thelb të gjeografisë për qëllime gjeopolitike janë raportet hapësinore prandaj evidentimi i këtyre raporteve është i domosdoshëm kur bëhet studimi për çdo vend. Raporti i parë hapësinor i Shqipërisë është raporti me Evropën. Evropa ka një gjeografi, apo një unitet si e tillë. Si kontinent, mbështetet në hapësirë tokësore me Azinë, por nuk është Azi, dallohet shumë gjeografikisht e akoma më shumë në historinë e saj. Evropa kufizohet me Azinë përgjatë një vije prej rreth 3000 km, që kalon nëpër malet Urale, lumin Ural, liqenin Kaspik, në veri të maleve të Kaukazit, nëpër Detin e Zi, grykën e Bosforit, detin Marmara, grykën e Dardaneleve, detin Egje dhe lindjen e detit Mesdhe. Në jugë Evropa ndahet nga Afrika me Detin Mesdhe për t u afruar vetëm 14 km në grykën e Gjibraltarit. Brenda këtyre raporteve hapësinore, Shqipëria gjendet thuajse në baraslargësi nga Marseja, Vjena e Stambolli. Një raport apo qark hapësinor më i afërt përbën largësitë nga Roma, Beogradi e Athina. Sikurse do të shohim më tej, janë pikërisht edhe këto raporte gjeografike që kanë kushtëzuar historinë e popullit shqiptar. Më së pari në këto raporte është raporti gjeografik i Shqipërisë me Evropën si e tërë. Kontinenti Evropian nuk është një zgjedhje, por një formësim i përbashkët, natyrë e përbashkët, cilësi, dallim për nga format, nga raportet mes vetës dhe rajoneve të tjera, mes vetes si tokë me detin e oqeanet, mes vetes e pozitës globale si e tërë. Pra është një rajon apo një kontinent unik për nga këto raporte. Shqipëria që sikurse thamë është në zemër të pjesës jugore e mesdhetare të kontinentit, merr e përfshin këto tipare të kontinentit mëmë, është pjesë e tij, madje ka tiparet e tij sepse është po aq i pasur dhe i larmishëm sa kontinenti me dete, me male, me liqene, kodra e fusha, lumenj e madje njeri prej tyre i lundrueshëm. Potencialisht, ashtu si tërë Evropa Shqipëria i ka në pikëpamje gjeografike të gjitha asetet për të gëzuar një kualitet të lartë jetese, sepse i ka fushat për një bujqësi të mbarë e madje të virgjër, kodrat e shumta për një blegtori të pasur dhe malet e shumtë për pasuri të shumta minerare. Ka det me një sipërfaqe e kufij si shtetet më me fat të këtij kontinenti, pozitë të lakmueshme gjeostrategjike dhe natyrë e tradicionalitet nga më të pasurat për turizëm. Shqipëria gjendet pikërisht në zemrën e pjesës mesdhetare të Evropës, të atij deti që ka bërë historinë e njerëzimit, sepse Mesdheu është një udhëkryq shumë i vjetër për 175

186 komunikimin midis kulturave, qytetërimeve dhe tregjeve të njerëzimit. Mesdheu është një rrjet i tërë rrugësh e komunikimesh midis tre kontinenteve tre feve nga më të mëdhatë e njerëzimit, midis dy kryeqendrave më të hershme dhe më autoritare të të gjitha kohrave, Romës e Bizantit për t u qarkuar pastaj nga një varg i tërë qendrash të mëdha të kulturës, qytetërimit e tregtisë rajonale e kontinentale si Venecia e Gjenova, Marseja e Aleksandria, Athina e Levanti. Mesdheu është deti më i mbërthyerˮ me ngushtica në krahasim me çdo det tjetër të botës: Ngushticat e Gjibraltarit, e Suezit, e Bosforit dhe e Otrantos përbëjnë një sistem të tërë për nga vendvendosja duke i shtuar Mesdheut pozitën e lakmuar gjeostrategjike në botë. Shqipëria ka fatin të jetë zotëruese e njërës nga këto ngushtica. Shqipëria gjendet në një pjesë nevralgjike të Gadishullit të Ballkanit. Ballkani përbën një ndër tre gadishujt e mëdhenj të që hyjnë thellë në Mesdhe dhe që i japin takimin Detit klasik me kontinentin Evropian. Por vetëm njërit prej tyre dhe pikërisht Ballkanit i referohen zakonisht edhe si Evropë Juglindore. Gadishulli konsiderohet klasik se laget nga katër dete (Deti Adriatik, Deti Jon, Deti Marmara dhe Deti Egje) dhe është i vetmi që lidh Evropën me një kontinent tjetër, Azinë. Ai krijon një raport unik me Azinë pikërisht me një gadishull tjetër të këtij kontinenti, Gadishullin e Azisë së Vogël apo më hershëm i njohur me emrin Gadishulli i Anadollit. Në asnjë pjesë tjetër të Evropës nuk krijohet një raport i tillë midis dy gadishujve. Raporti midis tyre është një raport strategjik pasi pleks dy kontinente, dy kultura, dy fe të të ndryshme e prej lidhjes së këtyre dy gadishujve kanë rezultuar lëvizje historikisht vendimtare e me rrjedhime strategjike për njerëzimin. Persia e dikurshme, Perandoria Osmane e deri edhe Kina sot të gjithë aktorë strategjikë për kohën e me shtrirje kontinentale, erdhën e vijnë pikërisht nga boshti që krijojnë dy gadishujt. Dy të tjerët janë thjeshtë pjesë e Evropës. Gadishullit Ballkanik është mjaft karakteristik për nga relievi ku zotëron relievi malor përkundrejt atij fushor. Një karakteristikë unike e tij është edhe vija bregdetare jashtëzakonisht e gjatë dhe shumë e përthyer me shumë ishuj, gadishuj, gjire, etj., gjë që e bën atë të jetë në kontakt me detin më shumë se çdo gadishull tjetër e kësisoj të favorizohet për tregti, turizëm, etj. Shqipëria gjendet pikërisht në atë pjesë të tij që e lidh edhe me Gadishullin Apenine me vetëm 70 km largësi në Ngushticën e Otrantos. Më në fund, Shqipëria gjendet në pjesën më nevralgjike të Ballkanit Perëndimor. Ndër raportet e hapësirave brenda vetes, Shqipëria, një vend malor që nis nga pjesa jugore e Alpeve Dinarike për të vijuar përsëri me sisteme alpesh e malesh shumë të larta pothuajse në të tre të katërtat e saj. Në këto raporte hapësinore brenda popullit shqiptar, mjaft me interes është raporti me gjeografinë e popullsisë me fqinjët. Populli shqiptar pothuajse kufizohet me vetveten kur është fjala për të evidentuar identitetin e popullsive në kufijtë e afërt të saj: Kosova tashmë një shtet më vete, është më së shumti si i tillë një shtet shqiptar. Maqedonia, tashmë një shtet me kompozitë jo vetëm etnike por edhe shtetërore maqedono-shqiptare. 176

187 Një pjesë e mirë e qyteteve, fshatrave e zonave të Malit të Zi që shtrihen në kufi me Shqipërinë janë pastërtisht të etnisë shqiptare. Fusha e ngushtë përgjatë brigjeve të Detit Adriatik është pikërisht ajo hapësirë që siguron prodhimin bujqësor të vendit. Fusha përshkohet nga lumenjtë kryesorë të vendit, Drini, Mati, Shkumbini, Semani dhe Vjosa një pasuri kolosale në krahasim me sipërfaqen e Shqipërisë për nga prurjet dhe diferencat e lartësive. Më në thellësi fushat lidhen me malet me një sistem të tërë kodrash të cilat nga ana e tyre përbëjnë një pasuri më vete për të mundësuar mbajtjen e gjësë së gjallë në shifra të bollshme për nevojat e popullsisë dhe për eksporte. Dimensioni në lartësi i hapësirave malore të vendit pasurohet me dimensionin në thellësi të tyre ku potencialisht dhe në shfrytëzim gjenden pasuri të mëdha minerale. Këto raporte morfologjike kanë kushtëzuar edhe raportet me popullsinë. Shumica e përqendrimeve masive të popullsisë gjendet pikërisht aty ku bashkohen masivet malore me sistemet kodrinore, sikurse janë Tirana, Berati, Lushnja, Elbasani, Korça, etj. Ndërkohë edhe bregdeti ka tërhequr një pjesë të mirë të popullsisë për të krijuar qytetet Shkodër, Durrës, Vlorë e Sarandë, nga të cilat, tre të parat shumë të rëndësishme për tregtinë në Adriatik, ku tregtarët e Venecias së famshme e të republikave të tjera të Gadishullit Apenine, për një pjesë të madhe të historisë së tyre e pasqyronin këtë fakt edhe në emërtimet italiane që u kishin vënë këtyre qyteteve. 324 Janë pikërisht këto raporte që qëndrojnë në themelin e krijimit dhe zhvillimit të historisë. Sikurse e ka thënë edhe Herder, historia është gjeografia që vihet në lëvizje 325, prandaj çfarëdo shpjegimi historik do të ishte i cekët, madje i pakuptimtë pa kuptuar mirë dhe në rrënjë këto raporte hapësinore. Është klima mesdhetare që ka ndikuar fuqishëm në formësimin e njerëzve mesdhetarë, të temperamenteve të tyre, të prirjes së dialogut që ata kanë me njerëzit e racave të tjera, ashtu si vetë Mesdheu që ka kryqëzuar kultura, fe, qytetërime të ndryshme më shumë se çdo rajon tjetër i botës. Këtij fati i është nënshtruar edhe historia shqiptare Thellësia historike Raporti i parë i thellësisë historike është raporti më vendin, me gjeografinë dhe me kohën. Populli shqiptar nuk është rastësisht në këtë gjeografi të Evropës. Të gjithë shkencëtarët besojnë dhe argumentojnë se shqiptarët janë banorët më të vjetër të rajonit të datuar me shekuj përpara Sllavëve fqinjë.ˮ326 Siç vërehet edhe në..., Shqipëria është unike në shumë këndshikime. Ky vend i vogël malor në anën Perëndimore të Gadishullit 324 Scutari, Durazzo, Valona, shih: Encyclopedia of World Geography, Volume 1, edited by R. W. Mccoll, pg Rao, B.V. World history from early times to A D 2000, Sterling Publishers Private Limited, 2007, pg Encyclopedia of World Geography, Volume 1, edited by R. W. Mccoll, pg

188 të Ballkanit ka një gjuhë dhe një kulturë që ndryshojnë thelbësisht nga nga ato të fqinjëve të tij. Raporti i dytë është raporti me gjuhët e tjera. Gjuha përbën shtyllën vertebtore të një kombi. Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve indoevropiane dhe përgjithësisht besohet se është gjuha më e përhapur në Ballkan deri në pushtimin romak. Gjuha shqipe, lashtësia dhe karakteri origjinal i saj përbënte interesimin e një filozofi të madh, si Gotfrid Vilhelm Lerbnitz e bashkatdhetari i tij dijetari gjerman Franz Bopp, të cilët vlerësonin këtu e dy shekuj më parë se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tyre, studiues të tjerë me emër si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, hodhën dritë akoma më shumë mbi lashtësinë e shqipes, aq sa G. Meyer do të hartonte madje edhe një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe 327, i pari fjalor i këtij lloji i gjuhës shqipe. Brenda familjes indoevropiane shqipja përbën një degë me vete. Sigurisht ajo ka marrë e ka dhënë sidomos nga latinishtja një ligjësi kjo e njohur për të gjitha gjuhët, por ajo ka ruajtur gjithsesi identitetin e saj, edhe pse e dënuar për t u shkruajtur shumë vonë në krahasim me gjuhë të tjera. Kontaktet kulturore me grekët, bullgarët, serbët e turqit kanë lënë gjithashtu gjurmët e tyre ku e ku të dukshme në fjalorin e gjuhës shqipe. Gjithsesi gjuha shqipe, sipas vlerësimeve, hyn ndër dhjetë gjuhët themelore të Evropës dhe nga më të suksesshmet në përkthimin e kryeveprave botërore. Kadare ve në dukje në këtë kuadër, se Shekspiri, pas gjermanishtes, ndoshta më mirë se në çdo gjuhë tjetër të përkthyer, tingëllon më ëmbël në shqip, gjë që ilustron fuqinë e shqipes. 328 Raporti i tretë, tej raportit të përkatësisë, është raporti me mbrojtjen e vlerave Evropiane dhe atyre kombëtare. Ky raport plotësohet më së miri në shekullin e 15-të, me qëndresën antiosmane te Skënderbeut, për jo pak, por thuajse dy breza njerëzorë, dy breza sakrifica, pakësim popullsie e rrudhje territori, pikërisht për të mbrojtur këto vlera. Këtej dalim te raporti i katërt i thellësisë historike ai i mbijetesës. Heroi ynë kombëtar mund të ndërtonte edhe një tjetër politikë e strategji përkundër asaj të qëndresës atë të vasalitetit, ashtu siç bënë mbretëritë serbe apo kisha greke e asaj kohe. Por shqiptarët nuk kishin formësuar një një kulturë me ekuacion të plotë siç kishin formësuar grekët përmes helenizmit e rrënjëve të forta fetare që trashëgonin dy vjega ku u mbajt fort kombësia greke. Shqiptarët nuk e kishin arritur gjithashtu një bashkim të fuqishëm kombëtar rreth dinastive mbretërore e Kishës siç kishin instaluar në shekuj serbët. Përkundrazi, para ardhjes së Skënderbeut shqiptarët ishin të ndarë në ngastra feudale, me orientime të ndryshme politike varësisht dhe kryesisht nga gjeografia. Shqiptarët nuk e patën një Kishë të vetën e rrjedhimisht as liturgji në gjuhën shqipe, edhe pse qenë një popull i krishterë. Instrumenti kryesor i identitetit kulturor shqiptar ishte gjuha gjithsesi e pashkruar dhe i vetmi instrument fuqie që do të mund të identifikonte kombin shqiptar për ta shpëtuar nga shuarja ishte vetëm lufta. Nga ky kënd dhe, për shkak të krahasimit Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg,

189 këndi apo përzgjedhja e vetme shpëtimtare, Skënderbeu, edhe pse nuk la trashëgim një unitet politik shqiptar, la gjithsesi një simbol, një frymë kombëtare e madje Evropiane që i mungonte apo do t i mungonte kombit Shqiptar nëse nuk do të shfaqej siç u shfaq. Skënderbeu dhe qëndresa e tij u futën në kujtesën kombëtare. Kështu, ekuacionit identitar shqiptar, veç gjuhës shqipe e autoktonisë shqiptare, iu shtua edhe fryma e simboli i bashkimit, dobia e qëndresës, kujtesa kombëtare atribute të domosdoshme këto për një identitet më të plotë kombëtar. Kur ideja kombëtare rilindi në shekullin XIX, u kuptua se Skënderbeu i kishte dhënë një bazë historike Shqipërisë, i kishte dhënë nyjën e kreut ku mund të lidhej filli i saj për në kohët moderne. Ndryshe - edhe sikur ta zëmë se do të kishte pasur një ndjenjë shqiptare - historia e Shqipërisë do të paraqitej si një legjendë e çthurur, pa lidhje e pa krye, si një përrallë e venitur në mjegullinën e shekujve. Deri Evropa, me gjithë shtrembërimet e armiqve, nuk mundi t'ia mohojë historinë e tij kombit shqiptar, mbasi qëndresa e Skënderbeut kishte hyrë në historinë e përbotshme. 329 Raporti tjetër është raporti me veten. Shqipëria u bë e vetmja provincë e Perandorisë Otomane në të cilën shumica e banorëve të saj u konvertuan në Islam dhe se Shqipëria kontribuoi me peshë të rëndësishme në zhvillimin e shtetit Otoman 330 me shumë bij të saj që u rritën në rangje për t u bërë vezirë të mëdhenj, kryeministra të Sulltanit. Sot shqiptarët ende njihen se, në Gadishullin Ballkanik, janë i vetmi popull me shumicë myslimane. Ky fakt është disi intrigues, nëse në të njëjtën kohë pranohet botërisht që po ky popull i ka bërë qëndresën më të madhe pushtuesit Otoman i identifikuar me Kalifatin Islam. Perandoria Osmane si shtet islamik pranonte të drejtën e ushtrimit të besimeve të tjera jo islamike brenda kufijve perandorake, me kusht që këto të fundit të njihnin pushtetin e sulltanit dhe të paguanin taksën përkatëse si kompensim për mbrojtjen që gëzonin nën pushtetin e sovranit osman. Një peshë të madhe në këtë kanë pasur mekanizmat politikë përkatësisht tërheqja e fisnikërisë feudale joturke në hierarkinë ushtarako-administrative osmane. Mekanizma të tjerë ishin marrja e pinjollëve të familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti në Stamboll, tërheqja në sistemin e timarit (si timariotë të krishterë dhe më pas të islamizuar), etj. Ajo pjesë e popullsisë që nuk u pajtua me këto kushte zhvilloi qëndresë të armatosur, por me mbarimin e burimeve të qëndresës, ose u detyrua të braktisë vendin ose pranoi islamizmin, rrjedhimisht sistemin politik osman. Siç vënë në dukje të gjithë studiuesit seriozë, populli shqiptar, i shtrirë në skajin perëndimor të perandorisë në një pozitë të lakmuar gjeostrategjike si dhe tradicionalisht e për shkak të gjeografisë një popull luftarak, e pranoi Islamin si një instrument dhe jo si një besim. Këtë e favorizoi edhe klasa ushtarako-administrative e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare, e cila ishte tërësisht etnikisht shqiptare, dmth., me të njëjtën kombësi me të qeverisurit. Kjo klasë që zotëronte jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik dhe si e tillë ndikoi që Islami të pranohet të si rregullator i jetës shpirtërore, por më së 329 Ermenji, Abaz, Historia e Shqipërisë, Çabej, 1996, fq Po aty, fq

190 shumti formalisht. Në një popull ku sundonte varfëria për shumë arsye, ishte e pamundur të paguheshin taksat e shumta që rriteshin çdo vit, prandaj shpesh herë si zgjidhje shpëtimi gjëndej braktisja e besimit ekzistues dhe kalimi në fenë islame. Shqiptarët në këto kushte e gjetën më të udhës që prirjet dhe zotësitë luftarake të tyre t i ofronin për nevojat ushtarake të perandorisë duke pretenduar menjëherë pas lufte apo shërbimi shanset e shumta për shpërblime. Kësisoj, feja vlente më pak sesa mbijetesa dhe prandaj raporti i shqiptarëve me fenë duhet parë jo si një fenomen kombëtar, jo si një qëllim strategjik, por si një instrument apo zgjidhje taktike. Pas themelimit të shtetit të pavarur shqiptar rifillon një raport i ri me historinë për popullin shqiptar, raporti politik me Evropën dhe me veten, këtë herë mbi baza institucionale të vetat. Ky është një raport që sot e ka kaluar një shekull, por me shumë metamorfoza brenda tij, duke shijuar edhe periudha të destabilizuara, edhe periudha monarkike, edhe periudha komuniste, e tani prej vitit 1990, periudhën demokratike me të gjitha ngjyrimet e deformimet e tyre. Shqipëria e shqiptarët u rikthyen në familjen e tyre dhe kjo është një lëvizje e madhe, edhe pse u bë pas 500 vjetësh. Madje është historike pikërisht sepse, pas një mungese të tillë, diti të ruajë vetëdijen Evropiane e kjo është një dinamikë e jashtëzakonshme, një energji e brendshme e këtij populli. Natyrisht ripërshtatja politike me Evropën ishte një problem i madh si për Evropën, edhe për shqiptarët. Kishin ndryshuar shpejtësitë: Evropa ishte shumë përpara, shqiptarët kishin mbetur prapa, edhe pse një popull thellësisht identitar Evropian në të gjitha dimensionet. Pikërisht ky hendek duhej kapërcyer, madje në një luftë me anti-evropën, me korrentet që vinin prej Lindjes për ta mbajtur Shqipërinë ose të shkëputur nga Evropa, ose të paktën të izoluar nga të gjithë një qasje që fatkeqësisht zuri vend në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, kur Shqipëria nën regjimin komunist, u vetëizolua në mënyrë të pashembullt për të ndrydhur energjitë e një populli kaq vital. Raporti tjetër që vjen nga thellësia historike është raporti me aleatët. Raporti Evropian është më së shumti një raport identiteti dhe natyrisht edhe aleance në kushtet e sotme, kur Evropa vepron si e tërë, e organizuar në organizata identitare si NATO dhe BE. Por thellë në histori Evropa nuk ka qenë siç është sot. Edhe Evropa ka vuajtur nga ndasitë e konkurrencat. Do të ishte pikërisht kontinenti plak ku u ideuan dhe u zhvilluan dy luftëra botërore me rrjedhime shekullore për tërë njerëzimin. Në këto kushte edhe Shqipëria e shqiptarët kanë bërë diferencimet e tyre, duke qenë konfuzë gjithsesi në përzgjedhjen apo rreshtimin e duhur në kohën e duhur. Qeveritë e para-luftës së Dytë Botërore përkatësisht Mbretëria e Zogut do ta lidhte atë ngushtësisht vetëm pas qerres italiane gjë i kushtoi shumë njohjes ndërkombëtare të Shqipërisë në prag të asaj Lufte. Ndërkohë, edhe pse përgjithësisht u bë rreshtimi në krahun e duhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, përsëri frytet e saj u komprometuan keqas për sa kohë objektivat e luftës u shndërruan në objektiva të pushtetit komunist. Regjimi komunist nga ana e tij ndërtoi aleanca pragmatiste, jo strategjike, pra vetëm në funksion të pushtetit, për të kaluar pastaj në aleanca të zgjedhura keq, sipas ngjyrimeve 180

191 ideologjike apo interesave të pushtetit. Ai u shkëput nga korpusi perëndimor i Aleancës Antifashiste, për t u lidhur me korpusin lindor, duke flirtuar edhe me lindorët sipas rastit e konjukturave, gjoja duke u mbështetur në parime. E gjitha kjo lojë izolacioniste e konjukturale i kushtoi shumë Shqipërisë në të gjitha pikëpamjet, por sidomos në largimin nga vlerat Evropiane të politikës e të ekonomisë. Vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt, edhe në Shqipëri, transformimit të regjimit iu përgjigjën aleancat e përzgjedhura sipas interesave kombëtare dhe vlerave politike e identitare. Shqipëria rigjeti përsëri Evropën e Perëndimin vlerat të cilave iu përkiste, porse tashmë shumë vonë. Për më tepër që klasa politike e saj, për shumë arsye, e ka të vështirë të shkëputet nga praktikat komuniste e deri autoritare të qeverisjes, duke e shndërruar regjimin politik aktual pas 25 vjetësh thjeshtë në një regjim hibrid. Realisht nuk dëshmohet një tranzicion që shpreh kalimin nga një sistem politik komunist në sistemin politik demokratik siç pretendohet politikisht, sepse kolonat kryesore që i dallojnë këto sisteme, kryesisht institucionet e pavarura (gjyqësori, mediat, e zgjedhjet e lira Shqipëria nuk i ka arritur dot. Diktatura shqiptare e komunizmit në kohët demokratike përgjithësisht dhe fare thjeshtë, në më të shumtën e kohës, është shndërruar në formën e totalitarizmit apo të pushtetit personal absolut të një njeriu. Populli shqiptar ka kaluar dalëngadalë nga raporti me veten, në raportet me fqinjët. Ky raport ka shkuar përpara në atë masë sa ka shkuar përpara edhe identiteti politik i vendit dhe identiteti politik i shqiptarëve në vendet e tjera fqinjë. Kur identiteti politik mbetej vetëm në kufijtë e Shqipërisë shtetërore të njohur nga Fuqitë e Mëdha që nga viti 1913, raporti i Shqipërisë me fqinjët ishte tretur bashkë me tretjen apo, në rastin më të mirë, të ardhmen e dyshimtë të gjysmës së shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë. Kur pas 100 vjetësh Shqipëri shqiptarët tej kufijve u identifikuan më së fundi edhe politikisht, atëherë edhe raportet e Shqipërisë me fqinjët e vjetër ballkanikë janë formësuar ndryshe: pesha e Shqipërisë tashmë ka ndryshuar. Le ta ilustrojmë këtë me Kosovën. Gjatë luftërave ballkanike të viteve Kosova, e cila deri atëherë ishte thuajse një vilajet osman, u mor peng nga serbët, sepse gjoja prej fillimit të shekullit të 13-të deri nga mesi i shekullit 15-të sundohej nga dinastia serbe e Nemanjiçëve. Për këtë arsye Kosova, sipas instrumentit fetar të politikës serbe përkatësisht Kishës Ortodokse Serbe, përbën tokën e shenjtë të Serbisë mesjetare, madje zemrën e saj. Brenda kësaj strategjie politike, në atë kohë patriarku serb e kishte ngritur selinë e tij pikërisht në Kosovë, në Pejë. Për ta shndërruar plotësisht Kosovën në shenjtëri serbe, nacionalizmi, historiografia dhe politika serbe shenjtëron edhe gjakun e derdhur në Betejën e Fushë Kosovës, të cilin ua atribuon vetëm serbëve, duke mohuar në mënyrë tinëzare karakterin shumëkombësh të asaj beteje. Duke shkuar në këto thellësi historike, e drejta e popullimit zanafillor që u përket ekskluzivisht shqiptarëve nuk mund të tjetërsohet në mënyrë artificiale nga e drejta shtetërore e projektuar me djallëzi nga serbët. Me këtë logjikë serbe, Kosovën do mund ta pretendonin edhe Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, 181

192 Perandori Bullgare dhe më në fund edhe Perandoria Osmane! As fakti që Kosova është shfaqur si e besimit mysliman nuk mund të bartet si parim universal juridik që të mund të mbështetesh për pretendim territorial. Furra e doktrinave të tjera se gjoja shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet e prandaj duhen mbajtur të përçarë, të ndarë e të copëtuar, ka qenë thjeshtë një platformë ideologjike për të mbështetur platformat e tjera. S ka nevojë të përmendet se shteti shqiptar është i vonë por kjo nuk përbën argument se shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë shtet. Pjesëmarrja vendimtare e shqiptarëve në momente dhe pozita kyçe në historinë e vetë fqinjëve tanë e më gjerë, është e mjaftueshme për të pohuar të kundërtën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fuqitë pushtuese, Italia e Gjermania, u premtuan shqiptarëve Shqipërinë e Madhe, domethënë duke përfshirë edhe Kosovën. Në këto kushte, ishte e pritshme që një pjesë e shqiptarëve të Kosovës u treguan të gatshëm të gatshëm të bashkëpunojnë me pushtuesit e rinj, sepse ata i frikësoheshin më shumë pushtimit të egër historik serb. Në fund të vitit 1941 në Shqipëri u themelua Partia Komuniste Shqiptare, me mbështetjen vendimtare të komunistëve jugosllavë. Në luftën e saj për pushtet Partia Komuniste mbeti e varur nga përkrahja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe çmimi ndaj kësaj përkrahjeje ishte heqja dorë nga kërkesat për trajtim shtetëror të barabartë të Kosovës, qoftë edhe në kuadër të Ish Jugosllavisë. Natyrisht që nuk ishte në dorën as të Ish Jugosllavisë, as të Shqipërisë për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë, sepse kjo politikë, nëse duhej, vendosej nga Fuqitë e Mëdha dhe për arsye të mëdha. Tanimë Kosova është një njësi politike gati e njohur nga bashkësia ndërkombëtare me të drejtat e plota të shtetit pjesëtar të OKB-së. Kosova ka ardhur tek vetvetja. Tanimë nuk kemi një raport të thjeshtë Serbi-Shqipëri, por një faktor ekstra që kushtëzon marrëdhëniet e të dy palëve. Nëse Serbia do të vijojë me të drejtat shtetërore e hyjnore, atëherë ajo gjithnjë e më shumë do të margjinalizohet jo vetëm në marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe me tërë komunitetin ndërkombëtar. I njëjti raport, edhe pse në forma të tjera, qëndron edhe me grekët. Qëndrimi ndaj Çamërisë dhe problematikave të krijuara për shkak të asaj çështjeje, është një raport relativisht i ri i ngritur midis dy shteteve, i cili jo vetëm që nuk mund të injorohet, porse përbën e duhet të përbëjë një nga kushtëzimet e marrëdhënieve dypalëshe. 331 Raporti i fundit thellësisë historike është raporti me të ardhmen. Shqipëria ka qenë e izoluar nga bota e jashtme në pjesën më të madhe të historisë së saj, në fillim për shkak të pakalueshmërisë fizike të terrenit të saj dhe më vonë për shkak të regjimeve që e kanë sunduar (regjimi Otoman për 500 vjet, regjimi komunist për 50 vjet). Sidomos përgjatë regjimit komunist Shqipëria ishte vendi më i izoluar ndoshta në botë, politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Duke filluar që nga viti 1990 ajo filloi të luftojë të kapë ritmet e pjesës tjetër të Evropës, por gjithsesi mbetet prapa në pikëpamje ekonomike, 331 Një shembull i trajtimit të një çështjeje analoge është këmbëngulja e Shtetit Armen për të klasifikuar trajtimin turk të popullsisë armene në fillimshekullin e 19-të. 182

193 politike, etj. Kalimi në regjimin demokratik u bë pa plan kalimi përveçse me interesa klanesh e ndoshta shtetesh të huaja, me interesa miqësore por edhe jomiqësore ndaj vendit e popullit tonë. Kështu u dëmtuan shumë vlera materiale nën petkun se ishin produkte komuniste, për t u hapur rrugë e krijuar kushte tregjeve të huaja. Shqipëria ishte guri i fundit komunist i lojës domino që shembi komunizmin në vendet e Evropës Lindore. Nuk kishte pasur një lëvizje më të gjerë përpara përveç një disidence që regjimi e pati shtypur qysh në djep. Rrymat e nëndheshme të disidencës ndaj regjimit më tiran dhe që e la vendin më të prapambetur, më të izoluar dhe më të shtypur se çdo vend tjetër komunist, nuk mundën të organizoheshin për të ndërmarrë opozitë të qëndrueshme. Në përfundim, Shqipëria raj o aq shumë nga ndonjë lëvizje e gjatë dhe e fortë disidente, por nga shembulli frymëzues nga çka po ndodhte në Evropën Lindore dhe sidomos nga varfërimi i tejskajshëm ekonomik. Sidomos përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit të viteve 80 ekonomia e Shqipërisë vuajti shumë më rëndë kufizimet që i kishte vënë ideologjia kolektiviste dhe politika do rrojmë edhe me bar, por parimet nuk i shkelim. Shqiptarët në Shqipëri vuajtën ndoshta më shumë se çdo popull tjetër në Evropën Lindore, sepse komunizmi i atrofizoi energjitë individuale, goditi kulturën tradicionale që lidhej me pronën private dhe klasat që e përfaqësonin. Kështu që popullsia e zhveshur nga prona për gati dy breza njerëzorë, u bë e huaj për vlerat e tregut privat. Për të mbijetuar në këtë kazan varfërie e izolimi u kultivua një propagandë nacionaliste që në thelb ishte e zhveshur nga kontributi i vërtetë kombëtar, gjë që u manifestua menjëherë pas shndërrimeve demokratike me shterimin pothuajse drastik të vendit nga popullsia me moshë të re dhe ajo më e arsimuar. Do të ishte pikërisht kjo klimë politike, ekonomike dhe sociale nga ku Shqipëria do të niste rrugëtimin demokratik Shteti dhe kombi shqiptar Raporti komb-shtet është një çështje e shumëdiskutuar. Autorë të ndryshëm i mëshojnë idesë që kombi është parakusht i domosdoshëm për krijimin e shtetit. Kështu, filozofi gjerman Fichte mbështet idenë që shteti përulet përpara vizionit dhe dashurisë për këtë zhvillim të përjetshëm, 332 domethënë kombit. Për Hegelin, shteti është zhvillimi përfundimtar në lindjen e një sërë komunitetesh etike përgjatë evolucionit social me të tjerët që janë familja dhe shoqëria civile. 333 Duke cituar sa më sipër, vetë Giddens thotë se Me komb unë i referohem një kolektiviteti ekzistues brenda një territori qartësisht të përcaktuar, i cili është subjekt ndaj një administratë unitare...një komb ekziston vetëm 332 Fichte, Johann Gottlieb, Addresses to the German Nation, 1922, Open court publishing Company, pg Cituar nga Anthony Giddens The Nation-state and Violence: A Contemporary Critique of Historical Materialism, 1987, University of California Press, pg

194 kur një shtet arrin përmes një administrate të bashkuar në të gjithë territorin mbi të cilin pretendohet sovraniteti i tij 334 Kemi kësisoj, dy nocione të ndryshme, madje të kundërta lidhur me raportin e përparësive në kohë dhe në fuqi midis kombit dhe shtetit. Një grup tjetër autorësh që njihen si modernistë bëjnë faktor proceset e industrializimit, të kapitalizmit dhe përgjithësisht të progresit teknologjik si faktorë kryesorë që sjellin lindjen e kombit (Gellner 1983). Këta autorë e interpretojnë kombin si një dukuri e kohëve moderne me fillesa, e shumta, nga Revolucioni Francez. Brenda këtij grupi autorësh, Hobsbaun Terence O. Ranger kanë titulluar madje një libër të tërë për ta cilësuar kombin si një traditë të shpikur 335. Të tjerë si Benedict Anderson (1991), vlerësojnë se pothuajse të gjitha format komunitare kanë të përbashkët idenë se janë të imagjinuara më tepër sesa të shpikura. Sipas tij, identitetet kombëtare, fjalë për fjalë kombi është një ndjesi që imagjinohet nga shumica absolute e pjesëtarëve të tij... Unë propozoj përcaktimin e mëposhtëm të kombit: ai është një komunitet politik i imagjinuar Nga ana e tij, përcaktimi i famshëm i Ernest Renan shkon më shumë për nga përcaktimi i kombit si plebishit i përditshëm 337 në funksion të ruajtjes së kësaj familjeje të madhe tej familjes së vogël, fisit apo formave të tjera komunitare. Kemi kështu, dy këndshikime të ndryshme ku secila pretendon përparësinë. Në fakt, secili nga këndshikimet e mësipërme ka vlerat e veta dhe për asnjërin prej tyre nuk mund të thuhet se qëndron pas apo përpara tjetrit. Problemi me të dyja këto këndshikime qëndron pikërisht në shkëputjen e rrethanave për kë komb apo shtet shkruhet dhe në funksion të rrethanave, e vërteta del kur analizohen edhe interesat e autorëve që i shkruajnë. Le të marrim rastin e kombit amerikan. Më përpara vitit 1776 nuk kishim një komb amerikan. Pas këtij viti, kontinenti i populluar qysh më parë nga flukse të panumërta emigrantësh të ardhur fillimisht e kryesisht nga Evropa e pastaj nga e gjithë bota - një përzierje e pafund gjuhësh, zakonesh e vlerash të sjella nga të gjitha anët e globit, falë udhëheqësve vizionarë si Xhorxh Uashington e Abraham Linkoln, filloi të kompaktësohet si popullsi përmes institucioneve dhe vlerave të përcaktuara në Kushtetutën e Parë Amerikane. Me formësimin dhe konsolidimin e institucioneve, u formësua dhe konsolidua një gjuhë e përbashkët e vlerat e përbashkëta. Përmes rritjes së rolit të shtetit jo vetëm brenda vendit, por edhe të ambicieve të tij globale, vlerat e përbashkëta u farkëtuan më mirë në përpjekje të përbashkëta për të forcuar ekonominë. Rritja e tregtisë globale duke u angazhuar edhe në luftëra në rajone të ndryshme të botës e unifikoi edhe më shumë popullin amerikan duke e homogjenizuar atë në gjuhë, në vlera, në krenari dhe të ardhme, duke krijuar kësisoj pikërisht atributet themelore 334 Po aty, fq Eric Hobsbawm, Terence O. Ranger, The Invention of Tradition, Cambridge University Press, Anderson, Benedict, Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism, Quebecor World, 1983, pg Renan, Ernest, Qu est-ce qu une nation?, Conférence faite en Sorbonne, le 11 mars 1882 Calmann Lévy, 1882 (pp. 30). 184

195 kombëtare. Në këtë rast studimi kemi argumentin e mjaftueshëm për t u mbajtur në idenë kur shteti krijon kombin. Sot e kemi një komb amerikan, madje, nga më të njohurit e botës. Këtij mendimi i qëndron edhe një nga studiuesit e mëdhenj gjermanë, Gellner sipas të cilit shteti mund të sigurojë përmes sistemit edukativ dhe gjuhës zyrtare, llojin e personave të kulturuar të cilët i kërkon procesi i industrializimit. Në thelb ai beson se kombi e prej këtej nacionalizmi i ka rrënjët e tij në rendin e ri industrial dhe asgjë përpara kësaj periudhe nuk mund të barazohet me nacionalizmin sepse njësitë politike nuk ishin të përcaktuara në terma kufijsh kulturorë. 338 Nga ana e tij Miroslav Hroch mbron idenë se komb-formimi vjen përpara shtet-formimit, sado e kufizuar të jetë koha që i ndan këto dy procese. Hroch e ndan në tre faza procesin e kombformimit. Faza e parë është ajo fillestare, kur elita studimore e një populli bëhet e interesuar për rrënjët historike, gjuhësore dhe kulturore apo atribute të tjera të komunitetit të tyre etnik, përpjekje këto që mbeten gjithsesi akoma shumë të shkëputura dhe shumë të pakta për të formuluar kërkesa politike. Faza e dytë konsiston në angazhimin më të gjerë jo vetëm të elitës por edhe të qytetarëve që janë të interesuar në përhapjen e njohurive të përftuara në fazën e parë. Ata punojnë me padurim për të krijuar një komb të bazuar në atribute historike, kulturore dhe linguistike të grupit të tyre etnik. Në fazën e tre politike. Sikurse shihet qartazi, Hroch i qëndron idesë që lëvizjet kombëtare sjellin mobilizimin gradual të shtresave shoqërore deri në nivelin e ndërgjegjësimit të përgjithshëm për njësinë kombëtare për të kaluar pastaj në kërkesa politike e në mekanizma shtetformimi. Duke hulumtuar këto tema, studiuesi shqiptar Prof. Servet Pëllumbi, vëren se me konceptin popull, duhet të kuptohet një bashkësi njerëzish që përbëjnë një njësi jetësore të qëndrueshme, që rrjedh nga nevoja për të qenë pjesë e një sistemi të pavarur juridik. Në këtë rast, lidhjet juridike janë ato që shprehin dhe realizojnë stabilitetin dhe sigurinë, që ua ndjejnë nevojën si individi i veçantë ashtu dhe një bashkësi njerëzish. Kurse shteti bashkon formimet e ndryshme etnike në bashkësi politiko-juridike dhe, falë universalizmit që shpreh dhe normave juridike mbi të cilat mbështet veprimtarinë e vet, arrin të mbrojë interesat dhe të drejtat e qytetarit pavarësisht nga përkatësia sociale, nacionale, racore, fetare etj. Shteti detyrimisht përfshin në vetvete edhe idenë e sovranitetit shtetëror, ide e përpunuar që në periudhën e formimit të shtetit-komb nga Zh. Boden, që sintetizoi në të kuptimin që shteti është pushteti sovran mbi të gjithë qytetarët dhe mbi gjithçka që i përket atij. Prej këtej rrjedh në mënyrë logjike se shteti formohet e bëhet legjitim atëherë kur anëtarët e bashkësisë, që jetojnë në një territor të caktuar, bashkohen nën një pushtet politik, pra nën sovranitetin e tij. Njëherësh, shteti duke qenë subjekt i së drejtës dhe i universalitetit bazohet mbi pandashmërinë e territorit, paprekshmërinë e kufijve territorialë dhe ndalimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të tij. Realisht, tipare të tilla mund të vlerësohen edhe si kritere për të dalluar organizimin 338 Leoussi, Athena S. Encyclopaedia of Nationalism, Transaction Publishers, 2001, pg

196 politik shtetëror nga format parashtetërore të organizimit. Jo rastësisht është ruajtur në thelb që nga koha e Aristotelit kuptimi i konceptit politikë, që për këtë filozof të shquar do të thoshte shtet, drejtim i shumicës. Në këtë kontekst, Profesor Pëllumbi saktëson se koncepti komb, përkundrazi, shpreh një stad tjetër zhvillimi që kalon përmes kapërcimit dhe nënshtrimit të lidhjeve fisnore, arkaike, patriarkale etj., për të arritur në formimin në një territor të caktuar të bashkësive njerëzore të qëndrueshme, me gjuhë, kulturë, psikologji e tradita të përbashkëta, por që jo gjithmonë përputhen me lidhjet shtetërore apo politike. E megjithatë, sipas Xh. Mill, fati i përbashkët politik, historia dhe kujtesa e përbashkët e bazuar në këtë, kanë rëndësi të veçantë për kuptimin e kombit (Xh. S. Mill, Predstavitelnoe pravlenie, SPb, 1907, s. 275). Kuptohet, kombi duke qenë forma etnike më e lartë mundi të formohej si i tillë kryesisht gjatë shekujve XVIII- XX-të, kur industrializimi kapitalist u dha vlerë proceseve përbashkuese dhe ndodhi formimi i vrullshëm i kombeve dhe kombësive. 339 Duke krahasuar tanimë dy këndshikime në funksion të rastit shqiptar, mund të thuhet pa asnjë ekuivok se formimi i etnosit shqiptar, elementët e vetëdijes së përbashkët kombëtare të tij vijnë nga një kohë shumë më e hershme sesa çasti i krijimit të shtetit shqiptar. Në fund të fundit krijimi i shtetit është një çast edhe pse mund të bëhet në disa vite. Kurse kombi nuk krijohet kurrë në disa vite. Kombi është një proces i gjatë, shumëshekullor që ngjiz komunitetin në vlera dhe sidomos gjuhë të përbashkët që është në themel të cilësimit të një kombi. Nuk mund të bëhej dot qëndresa kundërosmane e udhëhequr nga Heroi ynë Kombëtar pa këto vlera të përbashkëta. Ndërkohë, vetë përpjekja e përbashkët siç ishin luftërat kundër turqve, e ngjiz akoma më shumë kombin. Qëndresa e përpjekje të tilla vijuan përgjatë gjithë sundimit Otoman, derisa u arrit në krijimin e shtetit shqiptar në vitin Akti historik i patriotëve shqiptarë të kryesuar nga I. Qemali më 28 nëntor 1912, ishte me rëndësi jetike, sepse e shpëtoi kombin shqiptar nga një mundësi asimilimi të mëtejshëm. I gjithë ky është një proces dhe sipas akademikut Kristo Frashëri, kjo është si lindja e një fëmije, është rezultat i një procesi të gjatë ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor. Pra, është dalja e një populli në arenën e historisë si një popull i pavarur me vlerat, meritat dhe dobësitë e veta 340 Akti historik i shpalljes së pavarësisë nuk arriti dot vendoste sovranitetin shtetëror mbi të gjitha trojet shqiptare, por gjithsesi ndaloi një proces në rrjedhë të kundërt: rrënimin e mëtejshëm të Kombit Shqiptar, i cili fatmirësisht mbeti unik në tiparet e tij themelore. Është pranuar përgjithësisht se shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë. Biologjia dhe studimet gjenetike do t'u japin të drejtë shqiptarëve që të quhen popullsia më autoktone e Ballkanit. Niveli më i lartë i prejardhjes së përbashkët të identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 2000 vjet më 339 Pëllumbi, Servet, Aktualiteti i filozofisë politike mbi kombin, Gazeta TELEGRAF, datë 30 Gusht Gazeta Tema,

197 parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve modernë kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1500 vitet e fundit. 341 Kemi kështu një dinamikë kombëtare shqiptare karakteristike dhe e plotëpranuar nga historiografitë serioze. Çfarëdo interpretim tjetër, përveçse i pasaktë, fsheh qëllime të errëta sikur s ka pasur kurrë komb shqiptar, sikur këtë komb e bëri Evropa kur kjo e fundit bëri shtetin shqiptar, etj. etj. Me të tilla pohime, do t u hapej më kollaj rruga ëndrrave shoviniste të fqinjëve ballkanikë të Shqipërisë. Ndërkohë, krijimi i shtetit shqiptar, edhe pse më vonë nga fqinjët tanë ballkanikë, është arritja më e madhe pikërisht e kombit shqiptar, në dy këndvështrime: a. Sepse shtetin shqiptar e bëri kombi shqiptar. Pa kombin shqiptar, çfarëdo dëshire e mirë Austro-Hungareze apo leje turke do të ishin ireale, nuk do të hidhnin rrënjë se nuk kish ku të hidhnin rrënjë pa një bazë të mëparshme e madje të shëndoshë, historike kombëtare b. Shteti Shqiptar i themeluar nga Kombi Shqiptar, domethënë ai i 28 Nëntorit të vitit 1912 është një fryt mbarëkombëtar, jo i Shqipërisë së sotme. Shteti Shqiptar u themelua si një Shtet-Komb, pavarësisht që Evropa, për të kënaqur ekuacionet gjeopolitike e sakatoi atë për ta prurë në kufijtë dhe popullsinë shqiptare të përgjysmuar të Shqipërisë së sotme shtetërore. Por a është i mjaftueshëm ky fakt i përparësisë së kombit shqiptar ndaj shtetit shqiptar një avantazh, një dinamikë që mund ta përparojë i vetëm kombin shqiptar? Jo. Sapo shteti krijohet, ai bëhet e duhet të bëhet një instrument i fuqishëm, madje instrumenti më i fuqishëm i kombit për përparimin kombëtar. Përparimi duhet kërkuar në politikë, në historinë e përbashkët, në biologji ose në gjeografi 342. Çfarëdo lidhje e një niveli më poshtë se kombi (lidhje gjaku, fisi, krahine, feje, etj.) mund t i mbajë ato të bashkuara e këto lidhje mund t u kundërqëndrojnë kohërave, por kombin nuk ka instrument ta përparojë më shumë sesa shteti. Shteti, ndryshe nga fisi, feja, populli apo kombi, është pranuar të mbajë dhe të përdorë institucione force dhe edukimi, të afta për të imponuar një vijë sjelljeje kombëtare, vlera kombëtare, ekonomi e diplomaci kombëtare, mbrojtje e siguri kombëtare, shkurt, përparim kombëtar Dinamika e marrëdhënieve Evropiano - shqiptare Shqipëria një vend Evropian në gjeografi, në histori dhe në kontribute ka qenë dhe është nën peshën e dinamikave Evropiane. Por këto dinamika nuk kanë qenë dhe as nuk mund të jenë uniforme, qoftë midis shteteve e forcave, qoftë edhe midis periudhave kohore historike të një shteti apo force. SHBA, për shembull, ka qenë shumë larg 341 Studim i Universitetit të Kalifornisë, H. Ortega & Gasset - Vostanie mass, VF, 1989, Nr

198 influencës në Shqipëri e për shqiptarët përpara një shekulli, por sot është fuqia më e pyetur për zhvillimet mbarëshqiptare. Ndërkohë, dinamikat e aktorëve Evropianë herë-herë kanë qenë komplementare, por herë herë edhe përplasëse midis tyre për shkak të këndshikimeve të interesave. Psh., NATO i bashkon interesa reciproke greko-shqiptare, por vetë Greqia zhvillon agjendën e vet kombëtare për të ndikuar zhvillimet shqiptare sipas rrjedhës së interesave greke. Italia, për shembull, ishte fuqi pushtuese në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, por sot ajo është partneri determinant ekonomik ndaj Shqipërisë dhe një nga partnerët determinantë politikë ndaj vendit tonë Dinamika italo-shqiptare Italia zë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare në përgjithësi. Gjeografia përbën kockën natyrale që lidh dy vendet. Italia përbën një forcë për specifike për Mesdheun, por Ngushtica e Otrantos që e ballafaqon atë me Shqipërinë përbën natyrshëm një nga avantazhet gjeostrategjike të saj, jo vetëm sot por në të gjithë historinë e dy vendeve e të dy popujve. Dikur nën Perandorinë Romake dhe në kushtet kur ende detaria nuk ishte arti i sundimit, territoret shqiptare ishin zgjatimi i natyrshëm i saj. Nuk është e rastit që komunikimi strategjik midis dy qendrave më të rëndësishme të asaj kohe, Romës dhe Konstandinopojës (Stambollit të sotëm) kalonte nëpër Shqipëri (Rruga Egnatia). Sisdoqoftë, Adriatiku dhe territoret shqiptare mbetën një interes strategjik për Italinë ishte kjo arësyeja që armiku kryesor i para Luftës së Parë Botërore për Italinë, ishte Austro-Hungaria. Do të ishte pikërisht fitorja mbi austriakët që do t i jepte të drejtën Italisë të pretendonte territoret e premtuara nga kjo luftë në marrëveshjen e vitit Lufta e Parë Botërore qe rasti për klasën drejtuese italiane për të kërkuar realizimin e një projekti ekspansioni që ishte kultivuar prej dhjetëra vjetësh. Traktati i Londrës i prillit 1915 e shpalli qartazi këtë program pushtimesh. Zotërimi i Dalmacisë dhe i Shqipërisë u rivendikuan mbi bazën e një perceptimi të ekuilibrit të ardhshëm të fuqisë në Evropën Qendrore dhe në Ballkan, për t i siguruar Italisë një pozicion force në përballimet e saj. 343 Italia kishte pranuar sfidën e hyrjes në luftë në krah të aleatëve duke u nisur saktësisht nga premtimi për të përfituar territore shqiptare, midis tyre, portin dhe rrethinat e Vlorës. Traktati i fshehtë i Londrës i jepte ekskluzivitet Italisë për mbajtjen nën kontroll të plotë të nyjës nevralgjike të Kanalit të Otrantos. Duke bllokuar këtë Ngushticë, Italia problematizonte një rajon shumë më të gjerë, por që në zemër të të cilave qëndronin rajonet shqiptare: Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me rradhë rastet për të 343 Monzali, Luciano, "La politica estera italiana nel primo dopoguerra Sfide e problemi", 2011, p

199 shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur i sëmuri i Lindjes do të varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikëpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shumë e paarsyeshme sepse, nëse do të kishte nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km larg bregut italian në mes të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë il mare nostro, sikurse italianëve iu pëlqen ta thonë. Në anën tjetër, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë 344. Në periudhën midis dy luftërave botërore, Italia e shpalli, e zhvilloi dhe e mbështeti me të gjitha mjetet konceptin e saj strategjik për të përcaktuar Ballkanin si drejtimin kryesor strategjik ushtarak dhe ekonomik të zgjerimit të saj dhe, në këtë kuadër, Shqipëria do të ishte kryeura. I gjithë arsenali politik, ekonomik, ushtarake dhe diplomatik u derdh mbi Shqipërinë dhe fryt i këtij agresioni paraprak të butë ishte agresioni ushtarak i 7 Prillit 1939, ku Shqipëria u bë viktima e parë e planeve fashiste. Në planin e marrëdhënieve diplomatike, më shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, krijohen edhe marrëdhëniet e para diplomatike me Italinë. Qeveria e Ismail Qemalit, për shumë arsye nuk arriti dot për të vendosur një përfaqësi diplomatike me Italinë dhe kështu i takoi qeverisë së Princ Vidit të ishte e para që do të krijonte kuadrin e nevojshëm dhe vendosjen e një përfaqësuesi të vetin atje, pikërisht Myfid Bej Libohova. Me largimin e Libohovës, pati një ndërprerje marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe Italisë, kjo për arsye dhe të Luftës së Parë Botërore. Një vit pas Kongresit të Lushnjës, rifilloi përsëri vendosja e përfaqësive diplomatike me Italinë. Kështu themelohet dhe legata e parë shqiptare në Romë dhe bashkë me të edhe krijimi i disa konsullatave që do të zgjeroheshin me ardhjen e Zogut në pushtet. Gjatë gjithë regjimit të Ahmet Zogut deri në 7 prill 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia, ka funksionuar rregullisht komunikimi midis dy vendeve nëpërmjet përfaqësive të tyre në vendet respektive. Pas Luftës së Parë Botërore, me Italinë u nënshkrua Traktati i Paqes në shkurt 1947 në Paris dhe hyri në fuqi më 15 shtator Në maj 1949 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike në nivel legate. Me 2 shkurt 1954 i Dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministri Fuqiplote i Republikës Italiane në Tiranë paraqiti letrat kredenciale. Fakti i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të ndërprera gjatë Luftës së Dytë Botërore është shoqëruar me një politikë institucionale nga pala Italiane e cila e ka dënuar agresionin fashist te 7 prillit 1939, duke ia atribuuar atë fashizmit dhe duke e konsideruar atë vetëm një fakt historik. 344 Williams, George Fred, Ish Ministër-Ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës, në shkrimin: Shqyptarët. 189

200 Pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës në vitin 1968 pala italiane, ashtu si shumë vende të tjera Evropiane, bënë përpjekje të afroheshin me qeverinë shqiptare të kohës, por këto mbetën kryesisht në nivele shkëmbimesh delegacionesh të ndryshme. Gjithsesi pati një rritje të volumit të shkëmbimeve tregtare dhe kulturore. Gjatë viteve 90, veçanërisht pas ndryshimeve politike demokratike në Shqipëri, marrëdhëniet midis dy vendeve u zhvilluan në përmasa të fuqishme. Nga politika shqiptare Italia u konsiderua dhe u evidentua si një prej partnerëve strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë, duke u angazhuar menjëherë dhe duke kontribuar në reformat e institucioneve, ato ekonomike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Mbështetja italiane u bë parësore pothuaj në të gjitha fushat, duke e shndërruar Italinë në donatorin dypalësh kryesor të Shqipërisë. Italia ka qenë donatori i parë dypalësh gjatë këtyre njëzet vjeteve të fundit, është partneri kryesor tregtar, një investitor i rëndësishëm dhe mirëpret një ndër komunitetet shqiptare më aktive që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në vazhdën e këtyre marrëdhënieve u nënshkrua në Romë më 12 shkurt 2010 Deklarata për Zbatimin e Bashkëpunimit Strategjik mes të dy vendeve. Marrëveshja midis dy Qeverive fokusohet në shtatë aspekte kyçe të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë, aspekte këto që përditësohen në mënyrë të vazhdueshme. Rëndësi të veçantë paraqet mbështetja e Italisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe përkrahja e vendosur e Vendit tonë ndaj aspiratave euro-atlantike të Shqipërisë. Aktualisht Italia është një nga mbështetësit më të fuqishëm të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, mes tyre dhe të Shqipërisë, duke e e renditur këtë një nga prioritetet e politikës së saj të jashtme. Qysh nga fillimi Italia ka mbështetur bindshëm këtë proces. 345 Italia e mbështet Shqipërinë në zbatimin e reformave strukturore që kërkon integrimi Evropian, në mënyrë të veçantë përsa i përket riorganizimit dhe përforcimit të sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar, që përbëjnë një angazhim të vazhdueshëm drejt konsolidimit të shtetit të së drejtës. Një fushë tjetër bashkëpunimi është lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, duke zhvilluar ato forma të ndihmës dhe bashkëpunimit të ndërmarra nga të dyja qeveritë në rrafshin juridik, penal dhe ushtarak, ndër të cilat marrëveshja për bashkëpunimin gjyqësor në lidhje me ekstradimin. Në tre vektorë kryesorë të menaxhimit të influencës dhe interesave Italiane (vektori i Evropës Qendrore, vektori i Afrikës dhe vektori Lindor), Shqipëria përfshihet në influencën dhe interesin e vektorit Lindor. Brenda kësaj influence dhe këtij interesi Lindor, Italia ka drejtimin e Triestes, drejtimin e Mesdheut për në Azinë e Vogël dhe drejtimin qëndror përkatësisht atë të brigjeve të Adriatikut ku përfshihet Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia e më thellë Serbia, Rumania, etj. Në këtë kuadër, Shqipëria përbën drejtimin

201 më të shkurtër dhe natyrisht një drejtim komplementar për kontrollin e Detit Adriatik përmes Ngushticës së Otrantos. Është për këtë arsye interesimi i madh ekonomik e ushtarak Italian për Shqipërinë përgjithësisht dhe për rrethinat që qarkojnë Otranton veçanërisht. Por ky interesim mbetet potencial nëse vetë Shqipëria nuk kapacitete thithëse e të përpunimit, nuk zhvillon infrastrukturën portuale e aeroportuale, me qëllim lëvizjen masive të mallrave e njerëzve. Një rol të madh do mund të luante Durrësi si pikë nyje që ushqen pothuajse tre të katërtat e popullsisë me afërsinë e tij (Tirana, Durrësi, Elbasani, etj), duke përfshirë kryeqytetin e vendit me tërë avantazhet që bart një fakt i tillë. Nga ana tjetër një Port me kapacitete të mëdha në Durrës do të shndërrohej në një mundësi më të madhe lëvrimi për Kosovën, Serbinë, Maqedoninë. Në kushtet e korridoreve e sidomos të TAP ky Port merr rëndësi e mundësi akoma më të mëdha. Ndërkohë, infrastruktura horizontale që pothuajse i mungon Shqipërisë, do të faktorizonte pikërisht biznesin Italian për të lakmuar rrugët e shkurtra për në Detin e Zi. Janë pikërisht këto arsyet që dinamikat Italo-shqiptare edhe pse potencialisht janë të shumta, praktikisht janë ende shumë prapa mundësive. Në këtë linjë vizionare, politika shqiptare do të duhet të përcaktojë drejt objektivat e partneriteteve strategjike dhe mbështetjen përkatëse politike dhe financiare. Në fund të fundit, dinamika shqiptaroitaliane, në dallim nga dinamikat me shtetet e tjerë është kryesisht ekonomike. Natyrisht që është e rëndësishme edhe mbështetja politike Italiane për integrimin Evropian, por në radhë të parë forcë lëvizëse është hapësira e përbashkët për një volum shumë më të madh investimesh afatgjata të nivelit strategjik Dinamika gjermano-shqiptare Nuk mund të thuhet se ka pasur një interes të drejtpërdrejtë gjerman për Shqipërinë përpara Luftës së Parë Botërore, për arësye se në plan të parë në raportin Evropë Qendrore Ballkan, pra edhe me Shqipërinë, ishte Austro-Hungaria. Interesimi sa vinte e rritej sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe në kuadër të aleancës Gjermano- Italiane për pushtimet që do të ndërmerrnin në Lindje gjatë kësaj Lufte. Natyrisht që interes të drejtpërdrejtë do të ruante Italia, porse hapat aventureske të hedhura prej saj në atë kohë në Ballkan përkatësisht pushtimi i Shqipërisë do të tërhiqnin thellë vëmendjen dhe shqetësimin e Gjermanisë. Shqetësimi lidhej jo aq me vetë aktin e pushtimit Italian mbi Shqipërinë, sesa me çastin e parakohshëm të përzgjedhur nga aleati i Gjermanisë në këtë luftë. Çasti nuk ishte i përshtatshëm në pikëpamje strategjike, pasi Gjermania kishte në plan së pari goditjen rrufe mbi Bashkimin Sovjetik, duke synuar të mos kishte asnjë shqetësim nga krahët prej Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë, përkatësisht SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Në kushtet e agresionit të parakohshëm të Italisë mbi Shqipërinë, zhvillimit të mëtejshëm të këtij agresioni me pushtimin e Greqisë dhe disfatës së rëndë të Italisë në këtë ndërmarrje aventureske, Gjermania u detyrua të vonojë planet e saj për 191

202 goditjen rrufe të Bashkimit Sovjetik dhe të angazhonte forca e mjete relativisht të shumta në krahun Jugor e Juglindor, përkatësisht në Itali e në Ballkan. Këtu zë fill një interesim më i madh gjerman edhe për Shqipërinë. Sidoqoftë, Lufta e Dytë Botërore kishte përmasa shumë të mëdha për të vlerësuar apo analizuar një interesim gjerman për Shqipërinë. Pas Luftës së Dyte Botërore deri në vitin 1987, e deri në vitin 1985 ish Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Ka një fakt historik gjithsesi që Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës qe shprehur për bashkimin gjerman dhe kjo, pavarësisht nga kundërshtitë ideologjike, ishte një investim në një organizatë ndërkombëtare me emër siç ishte OKB-ja për një komb të ndarë gjerman. Ky fakt dhe era e re që kishte filluar të frynte për të sinjalizuar rënien e sistemit komunist në shkallë botërore, i nxitën politikanët gjermanë të shikonin me vizion zhvillimet e pritshme ku do të zhyteshin ish vendet komuniste. Pikërisht në këtë kuadër ishte edhe vizitat e atëhershme në Shqipëri të politikanit të shquar gjerman, Kryeministrit të Landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, përkatësisht në gusht 1984, maj 1986 dhe nëntor Vizitat e Shtraus, edhe pse të mbuluara me petk turistik, ishin në fakt vizita me motive politike. Vizita të kësaj natyre turistike Shtrausi kishte bërë më parë edhe në vende të tjera ish-komuniste si në R D Gjermane, Çekosllovaki, Hungari, BS, madje edhe në Kinë. Këto vizita, ndonëse jo-zyrtare, ndihmuan në njohjen më të mirë të vendit tonë në RF Gjermane dhe shpejtimin e hapave për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike. Por politikanët vizionarë i shqetësonte e nesërmja, prandaj ata përllogarisnin praninë e domosdoshme në zhvillimet e pritshme. Shtrausi u shpreh se ne jemi që prej orës së parë të pranishëm në Shqipëri. Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme lëndësh të para, që për ne janë të domosdoshme, si për shembull krom. Shqipëria nga ana tjetër ka nevojë për mallra industrialë, ka nevojë për modernizimin e bujqësisë, për modernizimin e transportit. Ka nevojë edhe konsulencë teknike për shfrytëzimin e lëndëve të para. Edhe nëse tregu është i vogël - që të thuash se ne qëndrojmë të rezervuar për madhësi të vogla, se nuk preokupohemi për to - kjo do të ishte mënyrë e gabuar të menduari. 346 Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në prill 1985, kur regjimi nisi të zbuste disa nga dogmat e kohës, nisën përpjekje dypalëshe për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike të cilat rezultuan në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vjeshtën e vitit Në këtë kuadër, me një rëndësi të jashtëzakonshme ishte vizita njëditore e Ministrit të Jashtëm Hans-Dietrich Genscher në Tiranë më 23 tetor Pikërisht në atë kohë u diskutua edhe çështja e dëmshpërblimeve me gjermanët, e cila u mbyll përfundimisht në vitin 1987, me vendosjen e marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. U bë një marrëveshje që është diskutuar shumë gjatë në bazë të së cilës gjermanët më në fund ranë dakord që të nënshkruhej një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik në dy nivele, në atë financiar dhe në investime. Niveli financiar do t i jepte qeverisë shqiptare rreth

203 milionë marka gjermane në vit dhe do t i jepeshin lehtësira në fushën e investimeve siç ishte për të marrë fabrika të gatshme etj. Në vitin e parë nisi të zbatohej, por në fillim të viteve 90, kur regjimi ndryshoi, kjo u ndërpre. 347 Ambasada e Gjermanisë do të ishte një nga ambasadat më të sulmuara në 1990 nga fluksi masiv i azilantëve shqiptarë të atij viti: rreth 3200 shqiptarë një për njëmijë banorë të vendit vërshuan në oborrin e ambasadës gjermane, shumica të rinj, të shtyrë nga dëshira të kërkonin fatin e tyre në perëndim. Pas vitit 1991, formati diplomatik i marrëdhënieve u zhvillua dalëngadalë në formatin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e arsimimit, ekonomisë dhe madje edhe në fushën ushtarake. Aktualisht marrëdhëniet politike gjermano-shqiptare janë në nivele të larta partneriteti, ndihme e mbështetjeje. Gjermania është donatori i dytë më i madh në nivel dypalësh në kuadër të ndihmës për zhvillim, veçanërisht në sektorët me rëndësi qendrore të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike dhe të mbështetjes në ndërtimin e demokracisë dhe si kanalizimeve. Ajo gëzon respekt të madh si nxitëse e procesit të reformave në Shqipëri. Është zhvilluar në mënyrë të pandërprerë dialogu politik në nivel dypalësh. Për Shqipërinë është e rëndësishme në këtë kontekst që siguron mbështetjen gjermane në përpjekjet e saj për integrimin në Evropë si dhe të garantojë vazhdimësinë e gatishmërisë së treguar gjatë procesit të transformimit për kontribute të konsiderueshme në ndryshimin e strukturave ekonomike. Ndërsa në interesin e Gjermanisë është që përmes mbështetjes së procesit të transformimit demokratik të kontribuojë në nivel dypalësh dhe si partner i BE për raporte të qëndrueshme në Shqipëri dhe rajon. Ky objektiv, i bazuar mbi parimin e vazhdimësisë, shënoi një dimension të ri me zhvillimet në Ish-Jugosllavi, të cilat arritën kulmin në marsin e vitit Sidomos qysh nga ai vit, Shqipëria dhe vendet e saj fqinje u vunë në qendër të interesit politik gjerman. Sektorët e bashkëpunimit kanë qenë e janë të shumtë, si për shembull Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, Porti Detar të Durrësit, Tirana Business Park, që menaxhohet nga Lindner Group, angazhimi në një projekt shumë të rëndësishëm, siç është ai TAP, në sektorët e ujësjellës kanalizimeve, të menaxhimit të mbetjeve, të energjisë etj. Me përfundimit të luftës në Kosovë motivimi i Shqipërisë ka marrë një rëndësi të veçantë për Gjermaninë, me qëllim që Shqipëria të vazhdojë të japë kontributin e saj thelbësor për stabilitetin e rajonit. Sidomos ky rol i Gjermanisë është përforcuar kohët e fundit në kuadër të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor hyn në një proces katërvjeçar të bashkëpunimit dhe asistencës së ngushtë nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjermania, Austria dhe Franca janë shtetet që do ta menaxhojnë dhe monitorojnë këtë proces. Ky është dhe përfundimi i deklaratës zyrtare të Konferencës së Berlinit më 28 Gusht 2014 që u zhvillua me pjesëmarrjen e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Kancelarit të Austrisë, Uerner Faymann, Kreut të Komisionit Evropian, 347 Paskal Milo, Shqipëria dhe Perëndimi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, intervistë, 193

204 Hose Manuel Barroso dhe krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në atë Konferencë u ra dakord që të sigurohet një kuadër për një periudhë 4 vjeçare, gjatë së cilës vendet e angazhuara në të do t i çojmë më tej përpjekjet për të bërë një progres real në procesin e reformave, zgjidhjen e çështjeve kryesore dypalëshe dhe të brendshme. U vendos që të takohen bashkërisht në të njëjtin format çdo vit gjatë katër viteve të ardhshme në mënyrë që të zbatohet agjenda e miratuar në atë takim. U vendos që këto takime të mbështeten me projekte të tjera specifike. Kancelari Federal i Austrisë u ofrua të mirëpresë Konferencën e në vijim në vendin e tij në vitin Ky vullnet do të ofrojë një mundësi për të matur rezultatet fillestare. Qeveria gjermane shprehu mbështetjen e saj për perspektivën e integrimit Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të hyjnë në BE nëse plotësojnë kushtet e anëtarësimit. Gjermania njeh përgjegjësinë e saj për një të ardhme të paqtë, të qëndrueshme dhe demokratike të bazuar në shtetin e së drejtës dhe do të vazhdojë të mbështesë rajonin në rrugën e tij drejt kësaj të ardhme. Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, duhet të jetë themeli esencial i kësaj rruge. Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan nevojën e zgjidhjes ë çështjeve të rëndësishme dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur në interesin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rritjes së stabilitetit në rajon. Si rrjedhim vendet e Ballkanit Perëndimorë, theksojnë vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Organizatat rajonale si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Bashkëpunimi rajonal, do të shtrihet dhe në nivelin e shoqërisë civile. Në këtë kuadër, shtetet pjesëmarrëse shprehin unanimisht dëshirën e tyre për të zgjeruar shkëmbimin ndërshtetëror veçanërisht mes të rinjve. Vendet pjesëmarrëse kanë rënë dakord se masa të mëtejshme duhet të merren për të zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor theksojnë vullnetin e tyre për të kryer reforma të mëtejshme me qëllim për të rritur besimin tek drejtësia në vendet e tyre për të mbështetur dhe forcuar pavarësinë e gjyqësorit të tyre dhe për të punuar së bashku më intensivisht përtej kufijve në struktura rajonale dhe dypalëshe. Në një demokraci shumëpartiake, opozita duhet gjithashtu duhet të jetë në gjendje të luajë rolin e saj në kuadrin parlamentar dhe gjithashtu duhet të jetë e gatshme të marrë këtë rol. Një shoqëri civile politikisht aktive mund të sigurojë mbështetje konstruktive në forcimin e mëtejshëm të komuniteteve demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor duke i sjellë këto shtete më afër BE-së. Kushtet që çojnë drejt saj përfshijnë një panoramë mediatike pluraliste, sindikata të pavarura dhe një ekonomi që mund të përmbushë rolin e saj si pjesë e komunitetit e çliruar nga ndërhyrjet politike. Gjermania mbetet e angazhuar në forcimin e lirisë së medias në rajon. Për këtë qëllim Ministria e Jashtme Federale (e 194

205 Gjermanisë) do të zhvillojë një seminar për 12 gazetarë të shquar nga të gjitha vendet e rajonit, si pjesë e programit kuadër të konferencës. Bizneset gjermane do të mbështesë përmirësimin e fuqisë së eksportit në rajon nëpërmjet një iniciative blerëse për Ballkanin Perëndimor në Në këtë kuadër iniciativa e komunitetit të biznesit gjerman për të zhvilluar konferencë rajonale në Mal të Zi në shtator 2014 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në këtë zonë ishte një kontribut konkret. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord se politika Evropiane për energjinë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal në kuadër të komunitetit të energjisë për Evropën Juglindore është një komponent i rëndësishëm, veçanërisht përsa i përket sigurisë energjetike, synimeve të eficencës energjetike dhe mbrojtjes klimatike. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të punojnë intensivisht për zhvillimin e komunitetit të energjisë dhe zgjidhjen e problemeve gjatë zbatimit. Shtetet pjesëmarrëse ndanë mendimin se një komunitet për transportin në Ballkanin Perëndimor do të jepte një nxitje pozitive zhvillimit ekonomik, duke përmirësuar lidhjet logjistike të rajonit me tregjet Evropiane ku kërkesa është e lartë. Kështu do të jetë dhe përsa i përket zgjerimit të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në kushte të besueshme. Shtetet pjesëmarrëse besojnë se arsimimi akademik dhe profesional i mbështetur në nevoja është thelbësor për uljen e papunësisë së të rinjve. Projektet e komunitetit gjerman të biznesit për të mbështetur arsimin profesional në vendet e Ballkanit Perëndimor po japin një ndihmesë në këtë drejtim. Gjermania u shpreh e gatshme të marrë masa të mëtejshme në kuadrin e programeve ekzistuese për bashkëpunimin ekonomim dhe zhvillimin me qëllim mbështetjen e vendeve të rajonit në përdorimin sa më efektiv të masave Evropiane për afrimin e atyre me BE-në nëpërmjet instrumentit të asistencës së paraaderimit IPA. 348 Dinamika Gjermano-Shqiptare është një dinamikë relativisht e re që buron nga realitetet e reja. Gjermania tashmë ka një rol vendimtar për fatet e Evropës, një rol që nuk e ka patur dikur. Por nëse ky rol politik dhe fuqie ka simetri të ndryshme për rajone e shtete të ndryshme. Franca është natyrisht një hallkë vendimtare e kësaj simetrie. Por Franca nuk mund të tërheqë dot Ballkanin në lëvizjen e madhe integruese ekonomike e të standardeve që duhet të arrijë ky rajon për t iu bashkuar Evropës. Gjeografia është një pengesë, por edhe afërsitë e tjera kanë rolin e tyre vendimtar. Ndërkohë, është njëherësh edhe një interes gjerman që në lindje e juglindje të Gjermanisë të ketë një treg të hapur, të qëndrueshëm e dinamik mallrash, njerëzish e kapitalesh. Në këtë kuadër përfshihet edhe Ballkani e në mes edhe Shqipëria. E kaluara historike, disponimet kombëtare e kulturore 348 Deklarata përfundimtare e Samitit të Berlinit, 195

206 natyrisht që luajnë një rol shtesë në këtë drejtim. Angazhimi që klasa jonë politike duhet ka marrë duke u bërë partnerë të denjë në angazhimin gjerman për Ballkanin është një sinjal optimist për pritshmëri të mëdha. Gjermania ofron mbështetjen e saj për Shqipërinë me projekte zhvillimi, që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe në arritjen e standarteve Evropiane. Bashkëpunimi dypalësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë po vazhdon prej 25 vitesh dhe në një nivel jashtëzakonisht të lartë, me një angazhim të forte, po të kemi parasysh numrin e popullsisë prej 3 milion banorësh. Ka projekte që shkojnë përtej marrëdhënieve dypalëshe dhe këtu është fjala për infrastrukturën, për autostradën Adriatik- Jon dhe komunikacionin hekurudhor. Shqipëria deri më sot nuk është e lidhur me sistemin hekurudhor evropian. Sistemi shqiptar i hekurudhave është në një gjendje mjaft të keqe. Lidhja me sistemin hekurudhor evropian është në krye të prioriteteve gjermane ndaj Shqipërisë dhe një opsion tërheqës. Projekti për autostradën Adriatik- Jon është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë rajonit, sepse ka një boshllëk të madh Dinamika greko-shqiptare Gjatë luftërave ballkanike kundër Perandorisë Otomane që po jepte shpirt, Greqia u rreshtua me aleatët kundërosmanë. Nisur nga kjo përzgjedhje, ajo arriti të përdorë të gjitha instrumentet për të zmadhuar e madje dyfishuar territoret e njohura ndërkombëtarisht deri atëherë. Në këto kushte, ajo rriti në mënyrë natyrale por edhe artificiale popullsinë, e sidomos burimet. Do të ishin pikërisht ato kohë kur ideologjia ekspansioniste do të merrte jetë përmes të ashtuquajturës Megali Idea, fjalë për fjalë miti i Greqisë së Madhe. Nën këtë skeptër ideologjik u vunë të gjitha mekanizmat, politika, feja, shkollat, etj., për të përfituar sa më shumë territore, popullsi e burime. Kjo platformë politike tashmë u vu në lëvizje të ethëshme për të sakatuar sa të ishte e mundur shtetet e popujt fqinjë, midis tyre Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Për këtë ajo bëri ç është e mundur për të sabotuar krijimin e shtetit të ri shqiptar, apo së paku, për t a cunguar atë sa më shumë, duke i zhvatur krahinat jugore. Madje ajo nuk do të pranonte kurrë as Protokollin e Firences të vitit 1913, duke i qëndruar pretendimit konstant të saj për të marrë Shqipërinë e Jugut. Pavarësisht nga oshillacionet hipokrite dhe trajtat që ka marrë raporti i saj me Shqipërinë, zanafilla mbetet pikërisht ky moment: ndërsa pranon marrëdhënie me Shqipërinë dhe lidh lloj-lloj marrëveshjesh me të, Greqia vijon të mbetet në pretendimin zanafillë pikërisht në mosnjohjen e këtij Protokolli. Në këtë kuadër, qysh atëherë ajo nxiti lëvizjen për autonominë e të ashtuquajturit Vorio Epir duke e shpallur madje këtë në vitin Platforma ideologjike e politike u shoqërua me barbari të panumurta ndaj popullsisë shqiptare të krahinave të jugut të Shqipërisë. U shkatërruan rreth 400 fshatra shqiptare. Popullsia shqiptare e atyre krahinave u masakrua nga njësitë ushtarake greke dhe nga hordhi kriminelësh të organizuar posaçërisht për këtë qëllim. Kjo veprimtari e hapur synonte krijimin e faktit të 196

207 kryer për ta përfituar çka pretendonin në moment, apo në rastin më të keq, të mbahej ndezur çështja e këtij pretendimi përjetësisht në formën e një pretendimi për minoritetin grek, një pretendim që do të mbetej përjetësisht një kushtëzues grek ndaj të gjitha marrëdhënieve me Shqipërinë dhe në të gjitha kohërat. Ndërkaq Greqia studioi me kujdes raportin e forcave në Luftën e Parë Botërore dhe diti të rreshtohej në krahun me më shumë interes për të. Edhe pse nga fundi i kësaj lufte, aty nga viti 1917 Greqia, megjithë luhatjet, u gjend përfundimisht në anën e aleatëve perëndimorë një zgjidhje kjo që do ta ndihmonte shumë për të marrë pjesë në bisedime nga pozitat e forcës dhe të fitimtarit për të zhvilluar edhe më tej Megali Idenë. Rasti erdhi në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 ku Greqia shpalli pa doreza, midis të tjerash, edhe pretendimet e saj për Shqipërinë Jugore. Nga pozitat e fitimtarit por edhe të spastrimit të popullsisë, ajo bëri një shkëmbim makabër popullsie me Turqinë, nga e cila thithi grekët e rrethinave të Izmirit dhe duke i dhënë Turqisë gjoja si turq popullsinë shqiptare të Çamërisë. Shqipëria në asnjë kohë dhe nga asnjë regjim politik nuk i ka cenuar të drejtat e minoritetit grek për të gëzuar statusin e krahasuar ekonomik, politik dhe social. Nuk është e rastit që Shqipëria në të gjitha regjimet politike dhe në çdo kohë ka garantuar arsimimin e popullsisë minoritare në gjuhën e vet amtare. Shqipëria, qysh në 1921, aderoi në Marrëveshjen Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve dhe këtë e ka respektuar në çdo kohë, pavarësisht ideologjive apo politikave që ka jetuar e vuajtur popullsia. Në çdo kohë minoriteti grek është përfaqësuar plotësiht, madje me tepri në pozita ministrash, deputetësh, etj. Por politika dhe kisha greke si krah ideologjik i saj, kanë vazhduar zhvillimin e platformave të tyre ekspansioniste. Të dyja këto krahë, jo vetëm që nuk e pranuan autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare të themeluar nga Noli, por bënë ç është e mundur ta injoronin këtë fakt një sfidë ndaj shtetit dhe shoqërisë shqiptare, sa fyese moralisht, aq edhe e rrezikshme institucionalisht e që mbetet ende e gjallë ende sot. Gjatë Luftës së Ftohtë Greqia nuk mund të ushtrojë me forcën që do të donte ndikimin e saj mbi Shqipërinë, natyrisht për shkak të konjukturave të kohës. Por menjëherë pas ndërrimit të regjimit në vitin 1990, Greqia u vërsul me të gjithë arsenalin e saj ekonomik, fetar, ideologjik nacionalist e me çfarëdo mjeti të mundshëm për të asfiksuar ekonominë e vendit dhe për ta shndërruar atë në një treg grek. Duke përfituar edhe nga lehtësirat që i dhanë politikat e kohës, prania greke në Shqipëri u bë esenciale duke pushtuar plotësisht ekonominë dhe bankat, duke kushtëzuar thellësisht politikën dhe duke u pleksur në të gjitha institucionet e vendit. Parimet bazë politike që ka ndjekur Greqia me Shqipërinë kanë qenë parimi i kushtëzimit të marrëdhënieve dhe parimi i shkëmbimeve politike në funksion të interesave të saj dhe në kurriz të sovranitetit shtetëror të Shqipërisë. Instrumenti kryesor i saj kushtëzues ka qenë vota saj për pranimin në NATO apo në BE. Duke pasur parasysh që klasa politike 197

208 shqiptare, të gjitha krahët e saj, ca për interesa kombëtare por edhe për kapital politik kanë aspiruar gjithnjë të marrin të parët flamurin e integrimit në NATO apo në BE, këtë fakt Greqia e ka shndërruar në një monedhë shkëmbimi për të fituar sa më shumë prani në Shqipëri, sidomos për të grekëzuar Shqipërinë e Jugut. E gjithë kjo duket qartazi edhe në formulimet zyrtare të qëndrimeve politike greke ndaj Shqipërisë Problemi Çam Duke u mbështetur në të dhënat e shtetit osman të vitit 1908, popullsia e përgjithshme e truallit shqiptar të Çamërisë ishte vetë, nga të cilët 92 % ishin shqiptarë çamë, ndërsa pjesa tjetër ishin grekë, vlleh dhe romë. Por pas përfundimit të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, përqindja e lartë e shqiptarëve came 92 %, u tkurr në numrin 84 %. (Gjenocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 74). 350 Origjina e problemit çam vjen pikërisht me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e la këtë krahinë pothuajse pastërtisht shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë shtetërore. Në kushtet kur sovraniteti grek u shtri edhe mbi këtë popullsi ndërkohë që shteti shqiptar i sapokrijuar ishte ende i brishtë, Greqia, në vijim të platformave të saj dhe duke i pasuruar ato, filloi zbatimin e planit për shkombëtarizimin e plotë të kësaj krahine nga elementi shqiptar. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat me efekt shkombëtarizues, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i shqiptarëve nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë, etj. Viti që ndau Shqipërinë, ishte njëherësh viti i zi për popullsinë shqiptare çame. Në atë vit u kryen masakra si ajo në Paramithi me pushkatimin e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve. Aty nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Greqia zyrtare vuri në jetë Ligjin e Reformë Agrare, përmes të cilit u mori shqiptarëve tokat dhe si popullsi e lirë e kategorizuar si turke i nisi për në Turqi në kuadër të shkëmbimit të popullsive. Kjo përpjekje e dhunshme do të arrinte kulmin në vitin 1923 duke shënuar një tragjedi të vërtetë ndaj popullsisë shqiptare shqiptarë çamë, të cilët nuk mund t i duronin më mizoritë e shtetit grek, emigruan në rrafshnaltën e Anadollit, në Turqi, pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe turko-greke mbi shkëmbimin e ndërsjellët të popullsisë mes këtyre dy shteteve Marrëdhënjet bilaterale Greqi-Shqipëri dallohen për kuadrin e gjerë shumëdimensional si dhe për shkëmbime të shpeshta vizitash në të gjitha nivelet. Ekziston një vullnet i shprehur politik i Qeverive të të dy vendeve për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve dypalëshe, për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Greqia mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe mbështet ecurinë e saj drejt Evropës. Njeh përparimin që ka bërë deri më sot në fusha të ndryshme dhe njëkohësisht inkurajon Tiranën për të vazhduar reformat e domosdoshme, në mënyrë që të përshpejtohet proçesi integrues i Shqipërisë. Plotësimi i kritereve për ecurinë integruese të Shqipërisë dhe zbatimi i standarteve Evropiane, janë të një rëndësie jetike edhe për mbrojtjen e të drejtave të Minoritetit Etnik Grek (Faqja zyrtare e Ambasadës greke në Tiranë, Ayhan, Demir, Mizoritë greke dhe genocidi çam, Tema, 26 Qershor Genocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 69), cituar nga Ayhan, Demir, Mizoritë greke dhe genocidi çam, Tema, 26 Qershor

209 Ndërkohë vazhdoi në mënyrë sistematike përçarja e popullsisë çame të krishterë me atë me besim mysliman. Krahas ndalimit të arsimimit në gjuhën amtare për shqiptarët u shpërngulen me forcë apo nga varfëria e shqiptarëve çamë, me efekte shkombëtarizimi ishte ndryshimi i emrave të fshatrave për t i greqizuar ato. 352 Lufta e Dytë Botërore shënon goditjen më të madhe greke ndaj çështjes çame dhe ndaj çështjes kombëtare shqiptare përgjithësisht. Pak kohë përpara fillimit të veprimeve luftarake italiane në Greqi, qeveria fashiste e gjeneralit Metaksa organizoi burgosjen dhe dëbimin e të gjithë meshkujve çamë nga vjeç, rreth 5000 vetë, nga të cilët rreth 350 vetë u masakruan e qindra të tjerë vdiqën më vonë në kushte internimi. Gjenerali famëkeq Napoleon Zervas, i cili ishte udhëheqësi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe EDES, i cili gjatë luftës civile greke, kishte krijuar frontin antikomunist dhe që fillimisht mbështetej në ideologjinë republikane dhe më pas në atë monarkiste, kreu dëbime, përdhunime, masakra, terror, mizori dhe gjenocid të pashembullt kundër popullsisë shqiptare çamë. Shqiptarët çamë që nga data 27 qershor 1944, u gjendën të vetëm ballë përballë mizorive të egra të ushtrisë shoviniste greke. Vetëm në qytetin çam të Paramithisë, u masakruan mbi 600 shqiptarë çamë brenda një dite. Ndërsa deri në muajin mars të vitit 1945, në qytetin çam të Filatit u masakruan shqiptarë çamë. Në rrethinat e qytetit çam të Igumenicës u masakruan 192 shqiptarë çamë, ndërsa në qytetet çame të Margëlliçit dhe të Pargës u masakruan 626 shqiptarë çamë. Nga muaji qershor 1944 deri në vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrënoi 68 fshatra dhe shtëpi dhe xhami çame. Ushtarët shovinistë grekë masakruan 214 gra, 96 fëmijë, gjithsej civilë çamë. Ushtarët shovinistë grekë përdhunuan 745 gra, rrëmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nën moshën3 vjeç. 353 Është një e vërtetë historike që Italia përdori, midis të tjerash, edhe gurin çam për t i shpallur luftë Greqisë, gjoja me petkun e mbrojtësit të Shqipërisë. Ndoshta ka një arsye për të besuar se një pjesë e popullsisë çame, e ndodhur nën trysninë shkombëtarizuese greke, të kenë aspiruar një mbështetje nga pushtuesit italianë. Por realiteti nuk foli kështu. Italia jo vetëm që shqiptarët nuk i mbështeti dhe as mund të mendohet që një pushtues të kishte këtë mision, por ajo nuk arriti dot të shpëtojë as veten nga disfata e turpshme dhe me kosto të madhe njerëzore në frontin grek. Ashtu si edhe në Luftën e Parë Botërore, grekët ditën ta shfrytëzonin me mjeshtëri situatën e shthurjes totale të krijuar në frontin italian. Fitorja greke mbi forcat italiane u shndërrua në një fitore jo vetëm mbi Çamërinë, por mbi krejt Shqipërinë e Jugut. Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, ishte e pritshme që popullsia çame të ripozicionohej për t u hakmarrë kundër forcave greke. Por, në të kundërt, është një fakt historik që lëvizja çlirimtare e popullit shqiptar kundër pushtuesit gjerman përfshiu në një masë të madhe edhe popullsinë çame. Personalitete të popullsisë çame si Musa 352 Kështu, psh., fshatrave Spathar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë, iu vunë emra grekë duke i sjellë në emërtimet: Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos, Perdhika. 353 Doracaku Ballkanik, Vëllimi i Dytë, Murat Hatipoğlu, Faqe 453, cituar nga Ayhan, Demir, Mizoritë greke dhe genocidi çam, Tema, 26 Qershor

210 Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku, Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo, Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu, etj., fare mirë mund të ishin organizuar kundër grekëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje, por, përkundrazi, ata zgjodhën rrugën e bashkëpunimit me forcat greke antinaziste për çlirimin nga zgjedha gjermane. Madje në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili në shtator 1943 zhvilloi betejën e njohur të Konsipolit kundër gjermanëve. Është e njohur se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Segmentet politike greke, duke shfrytëzuar mirë si gjithnjë kaosin që mbolli dështimi italian, ndarja e vetë popullsisë greke në dy kampe lufte midis të majtës dhe të djathtës, e cila bashkëpunoi respektivisht me dy blloqet kundërshtare përgjatë Luftës së Dytë Botërore, propaganduan gjoja bashkëpunimin e çamëve me gjermanët. Duke e formalizuar këtë me sa më shumë mjete propagandistike, mbi popullsinë çame u organizua një terror i vërtetë për të detyruar shpërnguljen e tyre nga tokat stërgjyshore. Në këtë rrjedhë, do të shfrytëzoheshin edhe disponimet e paqarta angleze për të cilët Greqia mbetej e përkëdhelura e kohërave. Dihet mirë që Churchill u kthye në një sponsor të vendosur të planeve të së djathtës greke për aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, dhe jo më kot deklarata e qeverisë britanike për Shqipërinë në vitin 1942 e linte të hapur çështjen e kufijve jugorë të Shqipërisë. 354 Këto janë pikat nevralgjike mbi të cilat Greqia krijoi të ashtuquajturin Ligj Lufte me Shqipërinë: përdorimi nga Italia i tokës shqiptare për të sulmuar Greqinë, bashkimi i kurorës shqiptare me Italinë, pjesëmarrja gjoja e njësive shqiptare në luftë në krah të italianëve dhe angazhimi çam në mbështetje të gjermanëve. Natyrisht që pretendimet greke janë të pathemelta, por sidoqoftë ato janë ndërtuar djallëzisht për të justifikuar Ligjin e Luftës, i cili, në thelb, veç të tjerash, ka pikërisht legalizimin e shuarjes përfundimtare të të drejtave të pronësisë së çamëve (dhe jo vetëm) mbi tokat dhe pasuritë stërgjyshore që gjenden jo vetëm në Çamëri, por edhe në Greqinë Qendrore e gjetkë. Prandaj çështja çame është një çështje e interesit të lartë kombëtar. Kështu e kanë trajtuar atë në kohëra personalitete të mëdha si Mithat Frashëri, Fan Noli apo Ahmet Zogu. Falë angazhimit të tyre, në një ballafaqim të ashpër me diplomacinë greke deri në tribunën e lartë të Lidhjes së Kombeve, u bë e mundur mbrojtja e çështjes çame, me rezultate konkrete e të rëndësishme. 355 Pas humbjes fatale të Çamërisë, më 1913-n, një fitore historike ishte shkatërrimi i planeve të Athinës për të shpërngulur popullsinë çame 354 Shih: Pëllumb Xhufi 100 vitet e problemit çam, histori/ vitet-e-problemit-cam.html. 355 Po aty 200

211 myslimane në kuadrin e Traktatit të Lozanës, Në atë rast shkëlqeu nervi patriotik e klasi diplomatik i personaliteteve si Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, apo i Benedikt Blinishtit, Konsull i Përgjithshëm në Gjenevë. Falë tyre u shpëtua ajo çka mund të shpëtohej pas aneksimit të dhunshëm të 1913-s: u evitua shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, në kuadrin e marrëveshjes turko-greke për shkëmbimin e popullsive. Është fakt se edhe qeveria shqiptare e dalë nga Lufta e Dytë Botërore, u detyrua ta trajtojë problemin çam në rrugë diplomatike. Më 19 mars 1945 u thirrën në takim përfaqësuesit e fuqive aleate në Tiranë, të cilëve iu shpreh protesta për krimet e forcave greke mbi popullsinë civile çame dhe u kërkua ndërhyrja e qeverive përkatëse. Pas një viti, në qershor 1946, Shqipëria i paraqiti Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të katër fuqive fituese në Paris kërkesën për riatdhesimin e popullsisë çame, sigurimin e garantimin e të drejtave të saj civile, kulturore e politike, kthimin e kompensimin e pasurive, rindërtimin e shtëpive dhe dënimin e autorëve të krimeve të kryera ndaj saj. Një protestë me trajtat e mësipërme paraqiti Tuk Jakova, në vjeshtë të vitit 1946, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithsesi, qeveria komuniste e la në heshtje problemin çam. Vetëm pas rënies së komunizmit edhe në Shqipëri, udhëheqësi i fundit komunist, Presidenti Alia, gjatë takimit që pati me Kryeministrin grek Micotaqis, në Tiranë më 13 janar 1991, nxori për diskutim përsëri çështjen çame, pikërisht kur Kryeministri grek i kohës paraqiti midis të tjerash, kërkesën e vendosjes së një kleriku grek në krye të KOASH! Duket qartazi që në çfarëdo kohë, edhe kur është shtruar çështja çame, Greqia ka kërkuar patjetër shkëmbime. Por për fatkeqësinë tonë, edhe kur ajo i ka marrë çka dashur, asgjë nuk ka bërë nga çka premtuar. Në fakt, në takimin e parë të Komisionit të përbashkët Shqiptaro-Grek, mbajtur në Sarandë më 9 prill 1993, ku zv.mpj Cuderu përforcoi kërkesën e bërë dy vite më parë nga Micotaqis, për njohjen e kombësisë greke për ata qytetarë shqiptarë që ndiheshin të tillë, zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Starova, rishtroi problemin e respektimit të të drejtave të minoritetit çam. Është e kuptueshme që Cuderu, bijë e një ish-ministri grek të angazhuar shumë për çështjen e Vorio-Epirit, replikoi me të njëjtat argumente mbi gjoja implikimin e çamëve me pushtuesit gjatë Luftës II Botërore. Por ajo lëshoi në një pikë, pasi e la të hapur mundësinë për të shqyrtuar në mënyrë institucionale problemin e pasurive të çamëve. Lindte kështu mundësia për të futur në rrugën e diskutimeve dhe eventualisht të zgjidhjeve konkrete njërin nga kapitujt e çështjes çame. Për fat të keq ky argument nuk u ngacmua më nga pala shqiptare dhe çështja e pronave u përmend edhe ndonjëherë tjetër, por vetëm kaq. Më 3 maj 1993, Kryeministri Micotaqis, erdhi përsëri në Tiranë ku takoi Kryeministrin e parë demokrat, Aleksandër Meksi. Pas debatit të shurdhët me Ramiz Alinë në janar 1991, grekët kishin korrur fitoret e para në marrëdhëniet me fqinjin e dobët, duke filluar nga imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH. Edhe në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Serreqi, aktiv në bisedime, pala shqiptare e rishtroi me 201

212 forcë çështjen çame, në tre komponentët e saj: lejimi i qytetarëve shqiptarë nga Çamëria të vizitojnë vendin e tyre, kthimi i pronave dhe rikthimi i çamëve në trojet e tyre. Kundërshtimeve të Micotaqis për të diskutuar më tej për këtë problem, Kryeministri Meksi iu përgjigj se pala shqiptare nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Shpërthimi i histerisë antishqiptare nga ana e Athinës zyrtare pas dëbimit të priftit grek Krisostomos Maidonis, propagandist i Vorio-Epirit, ndeshi në një reagim po aq të ashpër të qeverisë shqiptare. Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur më 14 korrik 1993 nga Kryeministri grek Micotaqis, Kryeministri Meksi, në një deklaratë publike të 18 korrikut, shprehej mes të tjerash: Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë e ortodoksë, si dhe të arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi Kërkesës së z. Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me dëshirën për t i zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Por në qoftë se palës greke i mungon ky vullnet i mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe për të kërkuar njohjen e të drejtës së popullsisë çame për t u kthyer në trojet e veta në Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e terrori nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në atë vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme. 356 Në datat dhjetor 1995, Mbledhja e Përgjithshme të Katërt, e Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, në qytetin Hagë të Holandës mori këta vendime: Lejimi i rikthimit në atdheun e tyre në Çamëri i popullsisë shqiptare çame. Rikthimi i të drejtave të nënshtetësisë të popullsisë shqiptare çame në Çamërinë e pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i të drejtave të marrëveshjeve të njohura ndërkombëtare, pranimi dhe njohja e çështjes çame nga shteti grek. Hedhja e hapave seriozë nga ky i fundit, në zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të popullit shqiptar çam. 357 Ndonëse kanë kaluar plot 20 vjet që nga vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme të Katërt, të Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, ende në ditët e sotme shteti grek këmbëngul në mospranimin e njohjes së gjenocidit çam. Shteti grek, nuk pranon as që t i paguajë shqiptarëve çamë, dëmshpërblimin e gjenocidit çam në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve. Edhe në ditët e sotme shteti grek, në mënyrë të hapur dhe të tërthortë, nxit armiqësinë dhe urrejtjen kundër shqiptarëve në shoqërinë greke. Sidoqoftë, ende politika shqiptare nuk është e aftë dhe e vullnetshme të balancojë qëndrimet e saj me presionet e shurdhërinë greke ndaj çështjes çame. Politika shqiptare ende vuan nga kompleksi i inferioritetit ndaj politikës greke, duke u mjaftuar vetëm me kapitalin politik që ka ofruar apo ofron vota greke për pranimin në NATO e BE, duke sakrifikuar, nga ana tjetër, interesa të mëdha kombëtare, sikurse është edhe interesi për problemin çam. 356 Po aty. 357 Ayhan, Demir, Mizoritë greke dhe genocidi çam, Tema, 26 Qershor

213 Cilat mund të jenë hapat më vendimtarë për zgjidhjen e problemit çam? Së pari, çështja çame duhet të përkthehet në agjendë politike të përhershme të politikës shqiptare e jo të shndërrohet në një çështje elektorale siç është shndërruar deri tani. Së dyti, duhet të ketë një agjendë ligjore, nëpërmjet së cilës çështja çame të gjejë shprehje në njohjen dhe mbrojtjen e saj me ligj deri edhe në ligje themelore. Këtu nuk është fjala të ngatërrohen marrëdhëniet dypalëshe me një të drejtë legjitime të një minoriteti të përzënë me forcën e armëve. Në këtë kuadër, çdo marrëdhënie me Greqinë duhet të kalojë nga abrogimi i ligjeve të kohëve të tjera për t u zëvendësuar me ligje të kohëve moderne dhe të detyrimeve ndërkombëtare (BE, NATO, OKB, etj.) ku jemi palë. Së treti, duhet të ketë një reciprocitet në marrëdhëniet greko-shqiptare: në atë masë sa me të drejtë respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, në atë masë duhet të kërkohet të respektohen të drejtat e minoritetit çam që është përzënë me dhunë. Së katërti, Shqipëria nuk duhet të ndruhet që çështjen çame t ia paraqesë një gjykate ndërkombëtare, sigurisht pas një përgatitjeje shumë shumë serioze juridike. Një kërcënim i tillë i është bërë Greqisë qysh më , por ky ka mbetur vetëm i tillë Dinamika amerikano-shqiptare SHBA është një fuqi globale dhe natyrshëm ka interesa globale. Por ka disa boshte të këtyre interesave ku tradicionalisht gjen veten të përfshirë edhe Shqipëria e shqiptarët. SHBA, sidomos prej një shekulli e këtej është zonjë e oqeaneve dhe e deteve. Në këtë kuadër, Mesdheu, për vetë pozitën strategjike globale që zotëron, do të ishte dhe do të mbetej përjetësisht interes krucial amerikan. Kur bëjmë fjalë për Mesdheun po kaq natyrshëm SHBA është e interesuar të ketë aleancë apo partneritet me të gjitha shtetet që gjeografikisht dhe në pikëpamje fuqie kontrollojnë rrugëkalimet për dhe nga Mesdheu. Shqipëria realisht ka privilegjin natyral të jetë një nga këto shtete. Së dyti, SHBA është kampione e lirisë dhe e të drejtave kombëtare e njerëzore, sidomos të kombeve të vegjël. Shqiptarët kanë qenë një komb i shtypur dhe nuk e ka merituar nëpërkëmbjen e disa aktorëve Evropianë dhe aziatikë. Prandaj, për SHBA-në lind një interes vlerash, nga ku Shqipëria e shqiptarët dalin të interesuarit e SHBA-së. Do të ishin këto vlerësime e interesa që do të shtynin SHBA të vendoste marrëdhëniet diplomatike 358 Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur më 14 korrik 1993 nga Kryeministri grek Micotaqis, Kryeministri Meksi, në një deklaratë publike të 18 korrikut, shprehej mes të tjerash: Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë e ortodoksë, si dhe të arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi Kërkesës së z. Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me dëshirën për t i zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Por në qoftë se palës greke i mungon ky vullnet i mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe për të kërkuar njohjen e të drejtës së popullsisë çame për t u kthyer në trojet e veta në Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e terrori nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në atë vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme. (Pëllumb Xhufi, 100 vitet e problemit çam, 203

214 me Shqipërinë që më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm ndërhyrjes së pakomromis që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë. Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor Ulysses Grant Smith nuk ishte thjeshtë një diplomat por një emër i madh që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë. Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij - shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë. 359 Ndërkohë, ka edhe një interes tjetër që e lidh SHBA-në me Shqipërinë e shqiptarët. Shteti Amerikan është i interesuar që në asnjë pjesë të globit të mos formësohet polarizim fuqie në një shtet apo aleancë të caktuar. Një aleancë shtetesh që vënë veton në një rajon e aq më tepër kur disponimet e shteteve që e përbëjnë janë antiamerikane, mund të ndërpresë liritë e komunikimit rajonal apo të adresojnë zhvillimet sipas parapëlqimeve të tyre, gjë që cenon një nga parimet themelore të politikës së jashtme amerikane: lirinë e lëvizjes e të qarkullimit të vlerave, njerëzve, kapitaleve dhe ideve. Kështu, edhe në Ballkan, SHBAja nuk mund të pranojë që ligjin ta bëjnë sikurse janë përpjekur ta bëjnë, Greqia me Serbinë. Midis të tjerash, edhe në këtë kuadër mund të lexohet mbështetja amerikane për forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon e veçanërisht shtytja e fuqishme e SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës si dhe faktorizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni ishin e mbeten thelbësore. Sidoqoftë, deri në vitin 1939 Shqipëria ishte më së shumti një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë erdhën në Shqipëri si diplomatë, biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë dhe ekspeditorë për të zbuluar pasuritë e vlerat e vendit. 360 Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 50 e ca vjet interesimi amerikan do të merrte trajtat e angazhimeve të pjesshme së bashku me shtete të botës demokratike për të mundësuar rrëzimin e diktaturës komuniste, por pa ia arritur gjithsesi qëllimit. Nga ana e tij, regjimi komunist e cilësonte Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e përcaktonte si xhandarin e botës, duke i dhënë kështu trajta ideologjike edhe misionit të natyrshëm global amerikan. 359 Historia e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kujtojmë themelimin e një nga shkollave më me emër në Shqipëri, Shkollës Teknike Harry Fullz. 204

215 Më 15 mars të vitit 1991 u rivendosën përsëri marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin Skënderbe duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve. Ndërsa kulmin e tyre marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta arrinin me vizitën historike të Presidentit George W Bush më 10 Qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri. Kjo vizitë përbënte miratimin, vlerësimin dhe mbështetjen e ndërsjellët politike dhe ushtarake që tashmë prej vitit 1990 kanë pasur të dy vendet, sidomos me angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të SHBA në luftë kundër Terrorizmit Ndërkombëtar. Marrëdhëniet Shqipëri-Shtetet e Bashkuara mbeten të forta në komunitetin ndëratlantik, në një kohë kur ky komunitet po goditet si nga krizat ekonomike, ashtu edhe nga tendencat apo xhelozitë antiamerikane që gëlojnë jo pak në Evropë. Sikurse vë në dukje edhe një diplomat i lartë Amerikan, 361 në rrafshin ndëratlantik, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, në mos po distancohen më tepër, me siguri nuk po ringjallin një imazh të ambicies së përbashkët dhe të angazhimit të ripërtërirë. Dhe vërtet, të dyja, si SHBA si BE, kanë kokëçarjet e tyre me fatkeqësitë përkatëse ekonomike dhe me prioritetet e tjera në rajonet jashtë viseve të Atlantikut të Veriut. Takimi i Samitit të NATO-s në maj në Çikago nuk e përkeqësoi situatën, por as nuk iu përgjigj me efikasitet këtyre shqetësimeve. Në këto rrethana vlerëson diplomati Amerikan, nuk duhet nënvleftësuar vlera që marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mund t u japin përpjekjeve që nevojiten për të përforcuar stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor si dhe për rigjallëruar marrëdhëniet ndëratlantike. Sidomos qysh nga kriza e Kosovës e këtej, marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur zhvillim gjithnjë e më të madh. Gjatë dy dekadave të fundit, forcat e armatosura shqiptare i janë nënshtruar një modernizimi intensiv. Asistenca financiare dhe këshillimi i Shteteve të Bashkuara kanë qenë kyç dhe ky investim ka prodhuar të ardhura fort të vyera. Ushtria shqiptare ka qenë gjithnjë ndër ushtritë e para që ka qëndruar në krah të Shteteve të Bashkuara në operacione sfiduese jashtë viseve të rajonit, përfshirë Irakun dhe Afganistanin. Sot, në teatrin afgan të luftimeve, ushtarët shqiptarë operojnë jashtë bazave në operacione luftimi, një dëshmi kjo jo vetëm e guximit të tyre, por gjithashtu, edhe e evoluimit të profesionalizmit dhe zotësive të tyre. Një punë e madhe është ndërmarrë për të zhvilluar aftësitë e vendeve të Ballkanit për të monitoruar dhe kontrolluar territoret e tyre detare dhe hapësirën detare. Disa vite më parë Shqipëria bëri përpjekje që të krijonte kapacitete të reagimit ndaj krizave ndërmjet vendeve të Adriatikut. Kjo nismë është në proces ringjalljeje në partneritet me SHBA, Bashkimin Evropian, NATO-n apo me të tre bashkë. Adriatiku do të ishte më i sigurt nëse do të përfitonte nga kapacitetet e ndërthurura shumëkombëshe për kërkim e shpëtim, për 361 Ian J. Brzezinski/ Marrëdhëniet Shqipëri- SHBA: Një shtyllë stabiliteti në një botë përherë e më të pasigurt, 205

216 reagim ndaj rreziqeve mjedisore dhe, ndoshta, në sundimin e ligjit. SHBA ka mbështetur fuqimisht rritjen e rolit strategjik të Shqipërisë sidomos me përfshirjen e saj në sigurinë e energjisë përmes Gazsjellësit Trans Adriatik TAP, NABUCO dhe të tjerë që po planifikohen apo që janë në zhvillim e të cilat do të plotësojë mbrojtjen dhe demokracinë si një shtyllë kryesore në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Këto objektiva shtyllë duhet përfshijnë nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe garantimin që interesat e sigurisë së Shqipërisë të justifikohen në evoluimin e infrastrukturës energjetike të Ballkanit. Po kështu, SHBA e shohin si të domosdoshëm një raport sa më të mirë marrëdhëniesh të Shqipërisë me Turqinë, sepse përfitimet janë jo vetëm të të dy vendeve, por edhe të SHBA-së për vetë rolin dhe interesat që ajo ka në sigurinë e rajonit të Evropës Juglindore. 362 Në përfundim, kemi arsye të plota për të pohuar se politika dhe interesat amerikane në Shqipëri paraqiten se janë interesa stabiliteti, faktorizimi, identiteti dhe vlerash. Këto interesa përputheshin me interesat vitale të kombit shqiptar prandaj mbështetja tek SHBA ishte mbështetja tek një aleat natyral. Është për këto arsye që SHBA ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mos lejuar e për të mos u krijuar kushte për devijimin e proceseve demokratike. Përkundrazi, nëpërmjet të gjitha formave e organizimeve, politika Amerikane në Shqipëri nxit faktorizimin e mëtejshëm rajonal të Shqipërisë, shëndoshjen e sistemit politik, gjyqësor, ushtarak, financiar e të shoqërisë civile për të mundësuar që fatet e vendit të menaxhohen në kahen e forcimit të shtetit dhe të prestigjit kombëtar shqiptar si faktor shumë i rëndësishëm balancash në Ballkan Dinamika ruso-shqiptare Rusia, për vetë gjeografinë e saj ka pasur, ka e do të ketë një interes strategjik kapjen e daljeve në dete e oqeane një mungesë që i ka kushtuar jo pak ekonomikisht. Në këto kushte, interes imediat dhe më i mundshëm është dalja e saj në Mesdhe. Këtu ajo ka terren më shumë, ka botën ortodokse e sllave me vete, nuk ka pengesa të forta sepse rajoni nga ku niste Rusia për të dalë në Mesdhe, përkatësisht Ballkani përbëhet nga shtete të vegjël, të dobët dhe madje një pjesë edhe me lidhje farefisnie me rusët. Shtetet që mund ta pengojnë apo ta lehtësojnë Turqinë për të dalë në Mesdhe janë vetëm Turqia, Greqia dhe Shqipëria. Prandaj të tria këtyre shteteve Rusia u kaardhur rrotull me njëmijë e një mënyra për t i tërhequr apo për t i goditur. Këtë fat ka pësuar edhe Shqipëria dhe pikërisht këtu fle dinamika Ruso-Shqiptare. Në frymën dhe peshën e Rusisë, fuqitë e tjera të mëdha evropiane të fillimshekullit të kaluar, kërkuan apo lehtësuan fshirjen nga harta të Shqipërisë. Ja si do të shkruante Sergej Sazonov, ish-ministër i jashtëm i Rusisë cariste prej vitit 1910 deri në vitin 1916 lidhur me këto plane: 362 Po aty. 206

217 Që në ditët e fundit të tetorit (viti 1912), i dërguari ynë në Beograd më njoftonte për planin që aleatët kishin hartuar për ndarjen e territoreve të pushtuara. Duke marrë parasysh informacionin e tij, mund të druheshe se në dëshirat e zjarrta serbe për të dalë në bregdetin shqiptar të Detit Adriatik, diplomacia austro-hungareze do të gjente shkaqe më se të mjaftueshme për të kundërshtuar Për këtë arsye, nuk kishte asgjë për t u habitur me fjalët që më shkruante N.G. Hartvig (ambasadori rus në Beograd), se mes kërkesave që ishin shtruar nga qeveritë aleate, figuronte edhe copëtimi i Shqipërisë mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, madje Serbia llogariste si pjesë të présë së vet Shqipërinë e Veriut, me përjashtim të krahinës së Shkodrës, që i aneksohej Malit të Zi, bashkë me vijën bregdetare, që nga Shëngjini deri në Shkumbin, duke i lënë Greqisë Shqipërinë e Jugut. Këto kërkesa, më shkruante Hartvigu, fitimtarët ballkanikë kanë vendosur t i mbrojnë me forcën e armëve Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal. Qëndrimi i zjarrtë ndaj këtij problemi i opinionit mbarëshoqëror serb, nuk vonoi të gjente jehonë edhe në Rusi. Disa qarqe të Petrogradit, shumë të afërta me oborrin e carit, dhe mbarë shtypi i kryeqytetit me kahe nacionaliste nisën një fushatë të bujshme, të shoqëruar me demonstrata nëpër rrugë dhe me mitingje, ku mbaheshin fjalime patriotike, në të cilat kërkohej fillimi i luftës në mbrojtje të interesave sllave 363 Dhe më poshtë vazhdon: Konferenca e Ambasadorëve në Londër, pa ndonjë siklet të veçantë, ra në një mendje për lënien në shfrytëzim të Serbisë të njërit nga portet shqiptare, me të drejtën e importimit dhe të eksportimit pa doganë të mallrave të saj, por, me këmbënguljen e qeverisë ruse, edhe të çdolloj furnizimi ushtarak dhe armatimi, si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte. Për këtë qëllim, kihej parasysh që porti i parashikuar të lidhej me Serbinë me një rrugë hekurudhore, madje kjo rrugë hekurudhore duhej të ishte, gjithashtu, nën kontrollin e fuqive të mëdha 364 Ismail Qemali, duke përshkruar ngjarjet e vitit 1912, e ka identifikuar qartë urrejtjen e Rusisë kundër Shqipërisë, e cila do të përballej me tekat e Rusisë, pasi ishte një ligj i pashkruar rus për të mos përkrahur asnjë shtet jo-sllav në Ballkan. 365 Ndërkaq, diktatori rus, Stalin, do ta jepte fare shkoqur idenë ruse mbi Shqipërinë: Në Shqipëri ne nuk kemi interesa të veçanta. Ne jemi dakord që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë! - Dhe ai mblodhi gishtat e dorës së djathtë dhe i afroi te goja, sikur po kapërdihej. Mua më çuditi, pothuajse më turbulloi kjo mënyrë shprehjeje e Stalinit dhe gjesti i tij Unë përsëri fillova t i shpjegoj: - Nuk duam ta gëlltisim, por të bashkohemi. - Këtu ndërhyri Molotovi: - Po, kjo do të thotë ta gëlltisni. - Ndërsa Stalini - përsëri me 363 Sergej Dmitrijeviç Sazonov. Vospominanjija. Harvest. Minsk, 2002, f Po aty, f Intervistë për gazetën amerikane Christian Science Monitor me qendër në Boston, dhënë në Paris më 18 mars Citohet sipas gazetës Tirana Observer, 04 mars 2009, f

218 gjestin e tij: - Po, po, ta gëlltisni. Dhe ne jemi dakord me këtë, ju duhet ta gëlltisni Shqipërinë dhe sa më shpejt, aq më mirë 366 Në të gjitha epokat e llojet e regjimeve politike, Rusia është udhëhequr gjithnjë nga të njëjtat parime sjelljeje ndaj kombit shqiptar, pra ose ta tërhiqte në orbitën e vet politike sikurse ndodhi sidomos përgjatë gjysmës së parë të Luftës së Ftohtë, ose të ndikonte që faktori shqiptar të defaktorizohej duke e goditur me të gjitha mjetet, si dhe ta mënjanonte nga skena e zhvillimeve dhe ta bënte pre më të lehtë për farefisin e saj serbo-sllav në Ballkan. Në këtë kuadër shtrohet pyetja: a ka pasur Rusia përkatësisht ish Bashkimi Sovjetik plane për pushtimin e Shqipërisë? Një pohim mund të bëhet me siguri: Gjatë Luftës së Ftohtë, të dy palët, si Traktati i Varshavës, edhe NATO kishin plane lufte ndaj njeri tjetrit, prandaj ajo kohë u quajt Luftë pavarësisht se nuk plasi. Pra njeri nga treguesit e Luftës ishte se të dyja palët kishin plane lufte, jo plane bashkëpunimi. Me këtë logjikë, por edhe në një vëzhgim e informacion më të thellë, jo vetëm kishte plane, por ishte krijuar e gjithë mbështetja për realizimin e tyre, sigurisht nga këndvështrimi strategjik i secilës palë. Në këto vlerësime planesh, Traktati i Varshavës do mund ta jepte goditjen kryesore përgjatë pllajave të Evropës Veriore e Qendrore dhe goditjen ndihmuese do ta jepte në drejtim të Ballkanit. Pra, një sulm sovjetik vetëm ndaj Shqipërisë ishte absurditet, për më tepër që kishim hapësira të ndërmjetme vendesh të paangazhuara siç ishte Ish Jugosllavia. Por kishte instrumente të tjera me të cilën Rusia e bënte punën në Shqipëri, edhe pse pa ushtri. Një nga këta instrumente dhe madje ai me kohëzgjatje e e me rreze më të gjatë veprimi ishte pushtimi ideologjik komunist që e kishte selinë drejtuese pikërisht në Moskë. Një instrument tjetër ishte shërbimi i fshehtë. Një fakt historik është që, sa herë që çështja shqiptare ka marrë iniciativa ngritjeje, aq herë është goditur që në rrënjë ose këtu në Shqipëri, ose në Kosovë dhe pikërisht këtu ka qenë dora ruse. Këto kanë qenë e janë dinamikat e përhershme ruso-shqiptare tej fasadës diplomatike apo nostalgjive të mbetura nga ajo kohë e gjatë marrëdhëniesh mbi baza komuniste. Sidoqoftë, një diplomaci efektive kërkon mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit edhe me Rusinë. Dinamika e marrëdhënieve dypalëshe duhet ruajtur në nivelet më të mira të mundshme, sepse Rusia është sidoqoftë një fuqi me peshë sidomos për të ardhmen energjetike të Evropës e po ashtu në Këshillin e Sigurimit ku kemi interesa kombëtare për të promovuar siç është njohja e Kosovës, etj Dinamika Shqipëri-BE Nuk është një temë diskutimi e pikëpyetjesh që Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë integrale e familjes së popujve të kontinentit Evropian. Gjithçka flet për këtë: qenësia, përkatësia, gjeografia, fryma, përpjekjet, orientimi, kuadri gjenetik, historik dhe tradicional. Të gjitha këto atribute që mund të përmblidhen në termin e vetëm identiteti 366 Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati). Tiranë 2007, f

219 Evropian përbëjnë një dinamikë më vete, sepse, si rregull, familja, bashkësia, identiteti janë një magnet natyral që tërheq njerëzit e popujt për t u zhvilluar. Këmbëngula në këto atribute e jo thjeshtë apo vetëm pranimi i tyre si pasaportë apo si mëshirë, duhet të shndërrohet në një kërkesë të përhershme, të pandryshueshme, të panegociueshme. Ky është një kriter parimor, me të cilin nuk duhet dhe nuk mundet kurrë të ngatërrohen apo të interferohen çështje të dorës së dytë sikurse janë përkatësitë fetare apo të tjera atribute të kësaj kategorie. Vetë këmbëngula në këtë drejtim përbën një dinamikë më vete. Evropa, orientimi Evropian është shpëtimi i kombit shqiptar. Çfarëdo orientim tjetër se nuk është natyral e madje pikërisht pse nuk është i tillë, shkon për nga humbja e kombit. Këtej, nga kjo filozofi kombëtare, buron edhe një qëndrim i domosdoshëm politik që tashmë është në rrugë të mbarë: integrimi në organizatën e kombeve Evropiane, Bashkimin Evropian. Përkatësia apo identiteti për të cilën u fol më sipër, është natyrisht një dinamikë, por mund të renditej në dinamikën pasive. Që kjo dinamikë pasive të shndërrohet në një aset jetësor duhet pikërisht një angazhim i përditshëm me të gjitha instrumentet për t u ngritur në lartësinë e vlerave dhe të standardeve, të sjelljes dhe ambicieve Evropiane. Në rastin shqiptar të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe me Evropën në tërësi, mund të vërehen dy kurse interesante komplementare: Së pari, kursi që përzgjodhën vetë njerëzit, shqiptarët menjëherë pas rënies së regjimit të vjetër e madje mund të themi se orientimi Evropian në atë kohë u shpall me forcën më të madhe pikërisht gjatë ndryshimit të regjimit. Vetë parulla kryesore e shndërrimeve demokratike E duam Shqipërinë si gjithë Evropa përbënte thelbin e ndryshimit, të orientimit të ri. Në plotësim të kësaj, emigrimi masiv i shqiptarëve i asaj kohe nuk pati alternativë tjetër veç Evropës. Asnjë shqiptar, edhe pse të inkluduar dashakeqësisht nga klane të caktuara Evropiane se gjoja shqiptarët janë të orientimit mysliman, nuk përzgjodhi të emigrojë në vende të tjera lindore apo të botës islame. Përkundrazi, pa përjashtim të gjithë emigruan në vendet Evropiane ku sot, pas një brezi, shumica dërmuese janë përshtatur e madje integruar plotësisht e pa asnjë pengesë shpirtërore në kulturën, vlerat dhe madje e dhe besimin fetar kristian, duke u rikthyer kështu thjeshtë tek vetja e tyre historike. Qysh në vitet e para të shprehjes së vullnetit politik, shqiptarët ishin dhe mbeten një komb entuziast lidhur me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në këto njëzet e pesë vjet, 87 për qind e shqiptarëve shprehen se është e domosdoshme që Shqipëria të jetë e të bëhet pjesë e BE-së. Ky orientim nuk ka ndryshuar asnjëherë edhe kur Bashkimi Evropian ka kaluar apo kalon vështirësi, përçarje apo korrente dyshuese. Së dyti, kursi politik, i qeverive që lindën pas zgjedhjeve demokratike. Partitë politike dhe qeveritë që kanë dalë në këto 25 vjet post-komuniste kanë pasur natyrisht shumë problematika dhe mungesa konsensusi, gjë që ka krijuar vështirësi ë zhvillimin e vendit. Por për disa orientime bazë, midis të të cilave orientimi Evropian, ato kanë pasur konsensus absolut, pavarësisht nga retorika apo orientimet politike. 209

220 Shqipëria u njoh si kandidat potencial qysh në Samitin e Zagrebit më 24 nëntor Që nga ajo kohë, Shqipëria i është nënshtruar proceseve të shumta në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian. Mbyllja e negociatave në Qershor 2006 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit (MSA) midis Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Evropian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat patën filluar më 31 janar 2003, shënon fillimin e një stadi të ri në këtë drejtim duke përfshirë treguesit institucionalë, ligjorë, ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë, me synim harmonizimin e tyre me vlerat dhe standardet Evropiane. Nënshkrimi i MSA-së krijoi kushte institucionale për një kuadër të ri marrëdhëniesh Shqipëri-BE, i cili do të vinte përpara detyrash progresi për të dy palët. Pikërisht matja e këtij progresi u shndërrua në atë që quhet Progress Report një vlerësim tërësor vjetor dhe periodik të cilit i nënshtrohen të gjitha vendet aspirantë. Në vlerësim të këtyre progreseve, në 1 Prill 2009 u arrit mbyllja e marrëveshjes së procesit të liberalizimit të regjimit të vizave dhe në 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi kalimi pa nevojën e vizës së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen. Kjo do të thotë që, prej afro 5 vjetësh, shqiptarët janë në kontakt të barabartë me Evropën, me mundësi të mëdha komunikimi e shkëmbimi vlerash e idesh. Në 28 prill 2009, Shqipëria aplikoi për anëtarësimin në familjen e madhe të Evropës së Bashkuar dhe në 5 dhjetor 2013 Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën i bënte thirrje shteteve anëtare që, në procesin e aplikimit të Shqipërisë, formalisht ta pranonin Shqipërinë si një vend kandidat dhe si rrjedhojë t i jepnin statusin e vendit kandidat. Sikurse është e njohur, disa shtete si Danimarka dhe Holanda, shfaqën kundërshtitë e tyre ndaj dhënies së statusit të vendit kandidat, për aq sa Shqipëria të demonstrojë se është e aftë të çojë më tej kërkesat e shtruara në Raportet e Progresit. Duke marrë parasysh që organizmi Evropian vepron me vullnet absolut të të gjithë amtarëve, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi shtyrjen e vendimit lidhur me statusin kandidat të Shqipërisë deri në qershor të vitit Më 27 Qershor 2014, liderët e Bashkimit Evropian gjatë Samitit në Bruksel miratuan statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Ky hap ndoqi atë të ministrave të jashtëm të BE të cilët më 24 Qershor 2014 ranë dakord në Luksemburg për t i dhënë unanimisht statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Në përputhje me konkluzionet e 17 dhjetorit 2013, Këshilli mirëpriti raportin e Komisionit Evropian të 4 Qershorit dhe, pas shqyrtimit të tij në lidhje me progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi t i akordojë Shqipërisë statusin kandidat. Pas dhënies së statusit kandidat, Këshilli nënvizoi se Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri në përputhje me të gjitha rekomandimet e bëra në raportin e Komisionit dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe koherent të prioriteteve kyçe, kryesisht për sa i takon reformës në administratën publike, në gjyqësor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe politikave antidiskriminuese, duke përfshirë rajonet minoritare, trajtimit të barabartë të tyre dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë. Këshilli 210

221 theksoi rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe zbatimin e strategjisë dhe planveprimit në luftën ndaj korrupsionit, gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligj-zbatuese dhe krijimit të një historiku të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar në emigracion, përdorimin e dokumenteve false, pastrimin e parave, kultivimin e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Këshilli gjithashtu nënvizon rëndësinë për Shqipërinë që të forcojë pavarësinë, transparencën dhe besueshmërinë e gjyqësorit, duke përfshirë garantimin e sigurive ligjore më të mëdha për operatorët ekonomikë dhe të rrisë besimin për investitorët. Këshilli gjithashtu pret që Shqipëria të intensifikojë mbështetjen e saj për reduktimin në kohë të presionit imigrator ndaj BE-së, përfshirë vazhdimin e përpjekjeve të saj në përmbushjen e të gjitha kushteve për planit të veprimit të regjimin e vizave dhe duke ndërmarrë hapa shtesë për adresimin e çështjeve të kërkimit të azilit nga shtetasit shqiptarë. Këshilli përshëndeti Planveprimin mbi prioritetet kyçe që Shqipëria ka ndërmarrë në lidhje me proceset e reformave strukturore në vazhdimësi dhe ndërtimin e një historiku të zbatimit të tyre. Bazuar në këtë planveprim ftoi Komisionin të intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e proceseve reformuese të Shqipërisë, përfshirë kontekstin e dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe dhe përmes bashkëveprimit të ngushtë me shtetet anëtare (të BE-së). Kjo duhet të përqendrohet në garantimin e rezultateve konkrete për të gjitha çështjet e sipërpërmendura, të bazuara në rezultate të besueshme, të matshme në një fashë kohore të caktuar dhe të dhëna e statistika të verifikueshme. Në këtë drejtim, Këshilli ftoi Komisionin që të raportojë si faktor shtesë e paketës së zgjerimit dhe po ashtu mbi bazë rezultatesh të arritura nga dialogu i Nivelit të Lartë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar, mbi progreset e Shqipërisë në prioritetet kyçe. Këshilli përshëndet angazhimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në përputhje me Politikën e Përbashkët të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian. Këshilli përsëriti se dialogu i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës mbi reformat në lidhje me BE-në do të mbetet një faktor i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian. 367 Shqipëria ka mbritur tashmë në një moment kyç të marrëdhënieve të saj me BE-në: ajo ka përfituar statusin e vendit kandidat. Integrimi Evropian do të garantojë më tej stabilitetin dhe prosperitetin e vendit, të cilat krahas përpjekjeve të brendshme, do të mbështeten edhe me asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të cilat do të ofrojnë oportunitete të rja në fushën e biznesit për investimet e huaja në Shqipëri të tilla si, heqja e kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve, lëvizja e lirë e kapitaleve në lidhje me investimet direkt, liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive tregtare në 367 Statusi: konkluzionet e plota për Shqipërinë, 211

222 vendet respektive të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve. Përafrimi me standardet Evropiane, të cilat tanimë janë një detyrim i padiskutueshëm, do të sjellë përmirësime të mëdha në fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit, administrimin e financave publike, mbrojtjen sociale, sigurinë ushqimore e mjedisore, etj. Aktualisht Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, në vendet e të cilit shkojnë rreth 80% e eksporteve shqiptare. Ndërkohë, 65% e importeve për në Shqipëri vijnë nga BE-ja. Sa më i plotë të jetë integrimi shqiptar në BE, aq më shumë produktet shqiptare do të kenë akses në tregjet e mëdha Evropiane, sepse integrimi sjell automatikisht heqjen e të gjitha detyrimeve doganore, kufizimeve sasiore dhe masave me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke stimuluar në këtë mënyrë inovacionin, sipërmarrjen dhe diversifikimin e ekonomisë shqiptare. Integrimi Evropian do t iu ofrojë qytetarëve shqiptarë mundësi shumë më të mëdha shkëmbimesh, arsimimi e, në mënyrë të planifikuar, edhe punësimi për në vendet e BE. Por pranimi i çdo vendi është njëherësh një efekt i ndërsjellët. Kjo do të thotë që edhe BE-ja do të ketë përfitimet e veta kur Shqipëria i bashkohet asaj. Shqipëria është një vend i vogël dhe jo me shumë kapacitete, por ajo gjithsesi mund të ofrojë shumë për vendet dhe qytetarët e BE-së në fushën e turizmit, në fushën kulturore dhe sidomos mundësi punësimi e hapje tregjesh në vend ku Shqipëria, një popull me moshë mesatare të re dhe relativisht të kualifikuar me profesione të ndryshme, ofron shumë për kompanitë dhe investitorët e huaj. 368 Një përfitim më i madh akoma është fakti se Shqipëria, një vend tashmë anëtar i NATO-s prej vitit 2009, është shndërruar në një partner të sigurt e të besueshëm të Evropës Perëndimore në një rajon me problematika të shumta sigurie sikurse është Ballkani Perëndimor. Shqipëri është shndërruar tashmë në një faktor pozitiv në fushën e sigurisë dhe të bashkëpunimit bilateral e multilateral, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes, të sigurisë e atë ushtarake. Ndërkohë, toleranca dhe harmonia midis komuniteteve fetare në 368 Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2 milionë turistë, nga në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të Bashkimit Evropian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet kryesore turistike në botë për t u vizituar nga prestigjozia Lonely Planet. Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Natyra i ka falur Shqipërisë një faunë dhe florë të larmishme ku çdo vit e vizitojnë turistë të huaj kryesisht nga Evropa Lindore, si nga Polonia dhe Republika Ceke. Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit dhe të të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është një tjetër sektor që zë një vend mjaft të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë një Shqipëri konkurruese në Evropë me anë të produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë standardeve Evropiane, përsa i përket sigurisë si të produktit ashtu edhe të konsumatorit. Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Evropë, ku shqipja është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të vjetra të familjes indo Evropiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala, qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura nga UNESCO (Ardi Meci, Eseja Fituese e Konkursit në Kuadër të Ditës së Evropës 2014, 212

223 Shqipëri, përveçse është një pasuri kombëtare, përbën edhe një shembull paqeje, mirëkuptimi, mirëbesimi dhe sigurie jo vetëm në kontinent, por edhe më gjerë, sidomos me trajtat e rrezikshme që kanë marrë segmentet ekstreme të Islamizmit në botë. Sikurse e vlerëson edhe Kadareja, shqiptarët pas një shkëputjeje të gjatë, po rikthehen më në fund në kontinentin e tyre... ai është kahu i vetëm. Çdo kah tjetër nuk do të ishte veçse një rrugë pa krye, një moskah Dinamika Shqipëri-NATO Ndër aktet e para ta politikës postkomuniste shqiptare ishte aplikimi për antarësim në NATO, organizatën më të madhe dhe më përfaqësuese të sigurisë e të mbrojtjes jo vetëm në Evropë. Në Qershor të vitit 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. Më 19 Mars 1993, viziton Shqipërinë për herë të parë një Sekretar i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner dhe po atë vit Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut. Në Janar 1994, NATO lëshoi dokumentin ftesë të Partneritetit për Paqe (PfP), duke e përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe një mekanizëm praktik për të transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të Bllokut Lindor, që nuk përfshiheshin nën ombrellën e sigurisë sipas artikullit 5 të saj. Në këtë kuadër, Shqipëria do të ishte e para që do të aplikonte për të përftuar këtë status partneri duke nënshkruar Dokumentin Kuadër të PfP dhe duke e kthyer Shqipërinë zyrtarisht një anëtare të kësaj iniciative. Në mbështetje të këtyre hapave zyrtarë, në 3 Qershor 1994 u krijua Shoqata e Atlantikut të Veriut në Shqipëri në të cilën morën pjesë rreth 80 intelektualë të fushave të ndryshme që do të shërbenin si një urë lidhjeje për të kuptuar e shpjeguar më mirë dobitë dhe përfitimet e pranimit në NATO dhe për të sensibilizuar më shumë dhe në kahjen e duhur opinionin publik shqiptar, i cili nga e kaluara komuniste kishte trashëguar lloj-lloj aleancash artificiale. 370 Më 22 Shtator 1994, Shqipëria paraqiti në NATO dokumentin e prezantimit të Shqipërisë në PfP, ku deklaroi kapacitetet dhe kuadrin e bashkëpunimit si vend partner dhe më 25 Janar 1995 u miratua programi i parë individual i partneritetit (IPP) të Shqipërisë me NATO. Pas gati dy vjetësh përvoje njohjeje dhe bashkëpunimi me NATO-n, më 9 Qershor 1995 Shqipëria hodhi një hap më tej në procesin e integrimit në NATO, duke u përfshirë zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe (PARP), proces i cili krijoi kushte për të përfituar dhe aplikuar eksperiencën e NATO në fushën e planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet periodike të PARP, Shqipëria nisi Publiku shqiptar mbetet në treguesit më të lartë të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në NATO dhe pjesëmarrjes në misione të drejtura nga NATO jashtë rajonit. Sondazhet zyrtare nxjerrin një mbështetje rreth 89% të shqiptarëve për NATO. (Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, Historiku i marrëdhënieve NATO-Shqipëri. 213

224 dhe zhvilloi shkëmbime të domosdoshme me NATO-n në fushat e informacionit dhe marrjes më të hollësishme të ekspertizës për tërë fushat e mbrojtjes siç ishin politika e mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, forcat që Shqipëria do të duhet të ofronte në dispozicion të NATO/PfP, planet përkatëse financiare, etj. Më 7 Korrik dhe 11 Tetor 1996, në selinë e NATO, u zhvilluan dy sesione të dialogut individual NATO-Shqipëri. Më tej, në 30 Maj 1997, në Sintra të Portugalisë, Shqipëria mori pjesë në takimin e parë të organizmit të ri që zëvendësoi NAÇ dhe që u quajt Këshilli i Partneritetit Euroatlantik (EAPC). Në këtë takim, pala shqiptare shprehu vullnetin që NATO të kontribuonte në procesin delikat të rindërtimit të ushtrisë shqiptare sipas standardeve e koncepteve moderne bashkëkohore. Viti 1998 do të ishte koha kur NATO u angazhua për herë të parë pas Luftës së Ftohtë në një operacion luftarak tej zonës së saj të përgjegjësisë dhe pikërisht në një çështje që lidhej me fatin kombëtar të shqiptarëve. Duke filluar nga muaji mars i atij viti Aleanca shndërrohet në boshtin kryesor të koordinimit të përpjekjeve politike-ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës kosovare, duke përfshirë edhe opsionin e përdorimit të forcës. Në këtë kuadër, pala shqiptare, këtë herë jo thjeshtë në pikëpamje të hallit, por të partnerit serioz, u paraqiti vendeve të NATO shqetësimet dhe qëndrimet e saj pas përkeqësimit të situatës në Kosovë. NATO, duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, vendosi zbatimin e një sërë masash konkrete ku u përfshi në mënyrë të fuqishme edhe Shqipëria sidomos me vullnetin e fuqishëm politik, duke ofruar hapësirat e saj tokësore, detare e ajrore, si dhe kapacitetet e mundshme operacionale (zbulimit e informacionit), etj. Në këtë kuadër u organizua dhe u zhvillua një stërvitje e përbashkët ajrore e NATO-s mbi Shqipëri e Maqedoni. Ndërkohë, u hap edhe një zyrë e NATO/PfP në Tiranë. Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, koordinuar me gatishmërinë e forcave tokësore të saj në Mqedoni si dhe me ato në terren të UÇK-së, arriti të ndalojë fushatën kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit. Pikërisht ky operacion, përbën një pikë kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës. Gjatë krizës së Kosovës, Shqipëria, praktikisht, mishëroi vullnetin politik dhe angazhimin operacional sikur të ishte një vend antar i NATO-s. Do të ishte pikërisht ky kulm marrëdhëniesh kur NATO do të instalonte në Shqipëri një nënkomandë (KOMMZË Durrës) për mbështetjen e mëtejshme të misionit të saj në Kosovë. Shtabi i saj u integrua në strukturën e KFOR dhe përbënte forcën e parë operacionale të NATO të dislokuar në Shqipëri. Pas Samitit të Washingtonit prill 1999, Shqipëria u pranua si vend aspirant për anëtarësim në NATO. Në këtë kuadër, ajo paraqiti në Nëntor 1999 për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP). Për ta materializuar edhe më tej këtë vullnet politik si dhe angazhimin konkret të saj në terren, në Gusht 2002, Shqipëria dërgon misionin e parë në Afganistan (ISAF), me një kontigjent prej 23 vetash nga njësia elitare e saj, regjimenti 214

225 komando. Në vitin 2003, ajo dërgon misionin e vet të parë edhe në Irak, duke e trefishuar kontributin me një kompani komando. Në Samitin e Stambollit të vitit 2003, kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën Shqipërinë për progresin e ndjeshëm në reforma, rolin e saj konstruktiv në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen konkrete të dhënë për Aleancën. Në atë vit Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia së bashku me SHBA nënshkruajnë Kartën e Adriatik 3 SHBA, e cila, sipas shembullit të Grupit të Vilnusit, u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e të tre vendeve në NATO. Gjatë viteve , Shqipëria vazhdoi procesin e konsultimeve me NATO-n në takime të përvitshme në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj. Për herë të parë për Shqipërinë u përcaktuan objektiva konkrete partneriteti (43 të tilla) të cilat përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të vepruar e ndërvepruar operuar së bashku me forcat e Aleancës. Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO në Samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008 dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, më 2 prill 2009, finalizoi aspiratën, përpjekjet, angazhimet dhe kontributet shqiptare për anëtarësim në NATO. Me marrjen e ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare. Në themel të kësaj arritjeje madhore, qëndroi klima e favorshme që ekzistonte në vendin tonë, si rezultat i mbështetjes masive të opinionit publik për aspiratën e anëtarësimit, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve tona në të gjitha fushat: politike, të mbrojtjes, ekonomike, etj. Menjëherë pas anëtarësimit, një proces tjetër u nisu për të bërë integrimin e plotë të sigurisë e mbrojtjes në standardet e NATO-s, me qëllim ndërveprimin e plotë me Aleancën. Pjesë e këtij plani është paketa me 49 objektiva force, të cilat përcaktojnë detyrime konkrete për Forcat e Armatosura dhe struktura të tjera lidhur me kapacitetet operacionale të cilat duhet të vihen në dispozicion të NATO për misionet aktuale dhe të ardhshme. Kapaciteti kryesor që kërkohet është një Grup batalioni i lehtë i cili përfaqëson një Task Forcë me përbërje rreth 1000 vetë, thelbi i të cilit është një batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe me njësi më të vogla (nivel kompanie apo toge) për shërbime zbulimi, mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim policie ushtarake etj. Aktualisht, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë marrë e marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me kontingjentin amerikan) etj. Në total Shqipëria përfaqësohet me rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona të ndryshme të Afganistanit. Në zbatim të angazhimit politik të Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është angazhuar edhe në operacione të tjera të NATO-s, si ato kundër terrorizmit në Mesdhe, etj. 215

226 Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë përbën një dinamikë të fuqishme sigurie e prej këtej një dinamikë që krijon klimën e nevojshme për zhvillim më të madh të ekonomisë, tregtisë, turizmit, investimeve të huaja, etj. Më konkretisht përfitimet lidhen me faktin që Shqipëria bëhet pjesë e aleancës me te suksesshme të kohëve moderne; forcohet roli i vendit në arenën ndërkombëtare; Shqipëria fiton më shumë peshë lobingu; Vendi bëhet më i sigurt; jep garanci për investitorët e huaj; mundëson rritjen e investimeve të huaja në vend; reformat për NATO-n ndikojnë fuqishëm edhe për objektivin tjetër atë të afrimit me BE-në; në kushtet kur je anëtar i NATO-s, BE të konsideron si një partner më serioz në negociata dhe në besim. Ndërkohë, vetë pranimi në NATO është një obligim më shumë për të konsoliduar demokracinë në vend, për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar institucionet, zhvillimin ekonomik, për të zhvilluar reforma të thella në të gjitha drejtimet, për të zhvilluar biznesin vendas dhe për të rritur buxhetin e mbrojtjes si një kusht serioz për të përmbushur angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit në NATO. 216

227 KREU VII - SFIDA SHANSE DHE PERSPEKTIVA GJEOPOLITIKE 7.1. Sfidë jo vetëm për Ballkanin Në kohën e Luftës së Parë Ballkanike, Princi Gorcakov, Ministër i Jashtëm i Rusisë, duke u përballur me ndjenjat Pan-Sllave i shkroi Bismark-ut se problemet e Ballkanit "nuk janë as probleme të Gjermanisë dhe as probleme të Rusisë, por probleme Evropiane". Bismark-u iu përgjigj me një shënim: "Qui parle Evrope a tort c est un notion géographique (të flasësh për Evropën... është një nocion gjeografik)." Në kohën e kësaj lufte pan-sllavizmi rus dhe shovinizmi Britanik ishin fryrë nga rrëfimet e barbarizmave të motivuara etnikisht. Megjithatë në territoret e Ballkanit të kontrolluar nga Perandoria Otomane zonat me besime fetare të përziera shpesh karakterizoheshin nga toleranca dhe shekuj bashkëjetese afër njëri-tjetrit 371 Ashtu sic thekson shkrimtari i madh Ismail Kadare:..është e qartë për gjithkënd se stabiliteti në gadishullin ballkanik varet nga dy faktorë kryesorë: e para, nga vete popujt e Ballkanit, dhe e dyta, nga Evropa (me saktë Evropa atlantike) 372.Pra, kur fati i diçkaje varet nga dy pale, mirëkuptimi ose moskuptimi i të dyja palëve kthehet në faktor bazë për zgjidhjen ose jo të problemeve. Shpesh thuhet se Ballkani nuk kuptohet nga Evropa, gjë të cilën e thonë si evropiane, por edhe vetë ballkanasit. Popujt e Ballkanit kanë nostalgji për Evropën, por bashkë me nostalgjinë ndjejnë nervozizëm e zemërim. Nervozizëm për fajet e tyre, që s duan t i pranojnë, zemërim për harresën e gjatë të nënës kontinentale, Evropës. Ajo gjithashtu, për një kohë të gjatë i është shmangur përgjegjësisë së saj. Nga sa më sipër, mund të nxjerrim përfundimin se është vështirë të gjesh njerëz që të flasin mirë për Gadishullin e Ballkanit. Evropa, e lodhur me Ballkanin ka bërë dhe bën përpjekje ta përfshije atë në organizmat e saj. Në mbarë Ballkanin nga analistë të sferave të ndryshme, shtrohen disa pyetje normale për këtë rajon: Çfarë statusi gëzojnë aktualisht shtetet e këtij gadishulli?. Cila është pozita e tyre në hartën e re politike të Evropës?, dhe më e rëndësishmja, cila do të jetë e ardhmja e tyre?. Kjo sot duket qartë pasi, të gjitha shtetet e rajonit kanë nisur udhëtimin drejt proceseve të pakthyeshme të demokracisë së vërtetë dhe Bashkimit Evropian. Sot popujt e Ballkanit përpiqen të rivendosin marrëdhëniet e vjetra që i lidhin ata me kulturën, zakonet, doket, marrëdhënie me rrënjë të thella në vendin ku jetojnë, por të shkatërruar nga luftërat e pafundme. Mirëpo, sado e habitshme të duket, marrëdhëniet Evropë Ballkan, sot duam apo nuk duam ne, përsërisin diçka nga kjo lojë e vjetër. Në politikën e Evropës ndaj Ballkanit ka patjetër rikujtime te vjetra, qofte romako bizantine, qoftë otomano-habsburge. Nga gjithë ky realitet mijëvjeçar ka mbetur ende ideja e paluajtshme, ajo e arbitrazhit. Arbitrazhi euro-atlantik, megjithë mungesat që mund të ketë një arbitrazh, nuk është fyes, përkundrazi është shpëtimtar. Për më se një shekull, rajoni i Ballkanit ka qenë aty ku 100 Braude dhe Levis, 1982; kampbell, Kadare I. Ballkani i Jugut Tirane 2005 F

228 Evropa projektoi pushtetin dhe diferencimet e veta, aty ku nisën luftrat evropiane 373. Paaftësia për të kontrolluar forcat centrifugale në ish Jugosllavi dhe për ti dalë para ose, për të ndaluar shpërbërjen etnike të dhunshme të Jugosllavisë e shqetësoi seriozisht BEnë, duke treguar kështu se NATO-ja mbetet i vetmi organizëm vërtet i besueshëm i sigurisë në kontinent. Ballkani mund t i ofrojë Evropës një dhe të vetmin shans për të zhvilluar politika të jashtme jetëgjata, rregullime në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes. Në librin Ballkani Imagjinar ndër të tjera thuhet se:... në klasifikimet gjeografike dhe politike mbas Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e Ballkanit kishte siguruar një vend të padiskutueshëm në Evropën Lindore, të perceptuar nga Perëndimi si apendiks homogjen i BRSS, një pjesë tjetër përfshihej vullnetshëm në Evropën Perëndimore, diçka e pakonceptueshme kjo, përveçse në sajë të paranojës antikomuniste mbizotëruese. Me zhdukjen e botës bipolare mbas 1989 Ballkani filloi të shfaqej sërish me etnicitet më vete, ndonëse nën një emërtim që dukej si më neutral: Evropa Juglindore Më tej vazhdon se,... Ballkani është në Evropë, është i bardhë, është kryesisht i krishterë Akoma më bindshëm dhe më konkretisht e shpreh këtë fakt, autori i librit Historia e Ballkanit i cili ndër të tjera thekson se.. Evropa pa shqiptaret, bullgarët, grekët, rumunët, turqit, jugosllavët do të ishte e mangut, pra më e varfër 376 Fitorja e Përendimit në Luftën e Ftohtë ka tejkaluar jo vetëm rregullin e vendosur në Jaltë, por edhe sulmin që funksiononte sipas paqes së Versajës. Ai përcaktonte krijimin e një brezi kushinetë midis Gjermanisë dhe Rusisë, i siguruar nga fuqitë Perëndimore Evropiane, nga Franca dhe Anglia. Tani Evropës Lindore pothuajse nuk i shkon ndërmend të mbrohet, por megjithatë, është fakt i njohur se shpesh herë, ndonëse jashtë vëmendjes së të mëdhenjve të botës dhe jashtë tryezave vendimmarrëse, për fatet e tyre, popujt dhe vendet e Ballkanit, gjithsesi kanë pasur, si për mirë ashtu edhe për keq mpakte të padiskutueshme prej Fuqive Botërore, bile dhe Rajonale. Pas Luftës së Dytë Botërore në vendet komuniste të gadishullit tonë, u vendos një sistem i ri i diktuar nga Stalini dhe murtaja e tij komuniste. Dhe, përpjekjet për demokraci sollën përmbysjen e diktaturës që kishte përfshirë të gjithë Ballkanin me përjashtim të Greqisë 377. Vetë pozicioni gjeografik dhe ekonomik nga njëra anë, si dhe lidhjet dhe afrimitetet e shumta me popuj dhe vende të ndryshme të Evropës dhe Botës nga ana tjetër, e bëjnë rajonin e Ballkanit që të mos i shmanget kurrsesi prirjeve politike e gjeopolitike që përfshijnë Evropën dhe mbarë botën. Si duket, objektivi kryesor i perëndimit në Ballkan është stabilizimi i rajonit në një mënyrë të tillë që të mos kërkojë ndërhyrjen direkt të forcave të drejtuara nga NATO apo 373 Cimic Pedrag, Ballkani i Jugut F Todorova Maria. Ballkani imagjinar F Po aty. F Carstellan Georges Historia e Ballkanit 1991 F Carstellan Georges Historia e Ballkanit 1996 F

229 prani civile ndërkombëtare dhe kanalizimin e saj drejt integrimit në institucionet Euro- Atlantike. Qysh nga vendosja e trupave amerikane në Kosovë më 1999, zyrtarët amerikanë kanë mbajtur pozicionin se SHBA dhe forcat paqeruajtëse të saj hynë së bashku me ato Evropiane në këtë rajon dhe do të largohen së bashku me to. Është vënë re gjithashtu se me përmirësimin e situatës SHBA dhe aleatët e saj kanë ulur ndjeshëm numrin e trupave të tyre. SHBA mund të jenë prezent në këtë rajon kryesisht nëpërmjet NATO-s dhe ndihmës bilaterale në fusha të caktuara. 378 Prandaj, me arsye shtrohet pyetja e sigurisë në Ballkan pas largimit të forcave të SHBA (NATO) dhe atyre evropiane. Një problem i madh në Ballkan aktualisht është nëse ka dhe kush do të plotësojë detyrat e sigurisë që aktualisht po realizohen nga forcat ushtarake aleate. Në Bosnjë, policia evropiane EUPOL, monitoron, inspekton dhe siguron këshillim ndaj promovimit të forcave policore multietnike dhe profesionale që veprojnë sipas standardeve evropiane. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) që është trupi (organi) drejtues ndërkombëtar civil në Bosnjë është përpjekur të rrisë kontrollin qendror qeveritar mbi policinë, duke reduktuar rolin e entiteteve gjysmë-autonome brenda Bosnjës. Progresi drejt këtij qëllimi ka qenë i ngadalshëm, për shkak të rezistencës nga Republika Serbe e Bosnjës, etniteti më i madh serb. Udhëheqësit e saj e shikojnë policinë si fortesën më të madhe të fuqisë së tyre dhe nuk dëshirojnë ta lëshojnë këtë kontroll mbi të. Drejtuesit evropianë janë duke menduar një reduktim drastik të EUFOR-it madje qëndrimi i vetëm një numri të vogël vëzhguesish. 379 Forcat që do të ngelen duhet të mbështesin reformën në fushën e mbrojtjes dhe mund të mos kenë më një rol paqeruajtës. Gjermania, Franca dhe mbështetës të tjerë të kësaj lëvizje, theksojnë se pakësimi i forcave kërkohet për të plotësuar dislokimet në Afganistan apo ndonjë vend tjetër. Ata vlerësojnë se rreziku i konfliktit në Bosnjë është i vogël. Vendet e tjera evropiane janë më të kujdesshme, duke thënë se tërheqja e EUFOR mund të jetë një sinjal i keq kur situata politike në Bosnjë shihet jo shumë e qëndrueshme. Në Dhjetor 2008, EULEX zëvendësoi policinë e OKB-së në Kosovë. Aktualisht EULEX ka për mision kryesor sundimin e ligjit dhe atë në sfera më të ndjeshme siç është për shembull korrupsioni dhe krimet e luftës, por edhe monitorimin dhe këshillimin e organeve gjyqësore dhe Policisë së Kosovës. Ky mision sikurse edhe ai para tij UNMIK, në vend se të merret me çështje konkrete dhe praktike që përputhet me misionin e tij ai merret më shumë me çështje politike, kështu që lufta kundër korrupsionit e trumpetuar me të madhe që nga ardhja e tyre në Kosovë nuk ka dhënë as për së afërmi rezultatet e pritura. 380 Prezenca e KFOR-it frenon një agresion të mundshëm ushtarak apo provokim ushtarak kundër Kosovës, megjithëse një pushtim ndaj Kosovës nga ana e Serbisë duket të jetë pak 378 Ribaj.P Pujo, I Mjedisi i ardhshëm i sigurisë dhe ndikimet ndaj vendit tonë, Akademia e Mbrojtjes Spiro Moisiu, 2010, f

230 i mundshëm. Sidoqoftë, KFOR ka marrë pjesë në përballimin e dhunës apo trazirave në pika të tilla të nxehta si në qytetin e ndarë të Mitrovicës në Kosovën Veriore, edhe pse kontributi i tyre në situatën e tashmë në lidhje me bllokadat e rrugëve nga ana e serbëve lokalë nuk është për lëvdata. KFOR mbikëqyr krijimin e ushtrisë së re të Kosovës FSK, siç është parashikuar në planin Ahtisari. Shkurtime të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it po bëhen vazhdimisht e kjo si rezultat i një stabiliteti të rritur dhe gjithashtu si rezultat i aftësimit të forcave vendore të sigurisë në marrjen e kompetencave shtesë në këtë sferë. Ndërkohë, Forcat e Sigurisë së Kosovës do t i arrijnë kapacitetet e plota operacionale (më 2012) dhe pritej që nga viti 2013 kjo forcë definitivisht të marrë detyrat të cilat tani i kryen KFOR-i. Gjithashtu, në bazë të vlerësimeve të përgjithshme edhe Policia e Kosovës ka avancuar në arritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit në punën e saj 381. Dy forcat kryesore NATO dhe BE duhet të kenë qartësisht një rol drejtues në rajon, por kjo do të duhej të bëhej nëpërmjet këshillimit dhe ndihmës, dhe jo nëpërmjet ushtrimit të autoritetit direkt. Ballkani po dëshmon se ka ndryshuar aktualitetin e vet gjeopolitik, ka shënuar përparime të dukshme në disa aspekte të mentalitetit jetik dhe te fqinjësisë e të insistimit për përfundimin e proceseve të nisura e të miratuara. Në këtë të vërtetë ballkanasit aktualisht kanë të drejta dhe detyrime më të shtuara para Evropës, e cila fatmirësisht nuk është më ajo e Dejtonit, por e Brukselit. Historia e re e Ballkanit po e kapërcen epokën e filozofisë secili në pus të vet dhe ka të gjitha premisat për të sfiduar me pakthyeshmëri sentencën se prodhon histori më tepër nga ç konsumon. Kjo histori e re ballkanike nuk nis nga imazhi i ri gjeopolitik, por nga rrjedha e re e raporteve më të emancipuara të së drejtës qytetare brenda tërësisë gadishullore. Për këtë arsye dhe vetëm përmes këtij thelbi, e sotmja ballkanike duhet parë si linjë ku mund të prosperojë e ardhmja ballkanike pa konflikte drejt Evropianizimit te te gjithë rajonit. E sotmja është vetëm në hapat e para pasi janë shumë pengesa deri në realizimin e fundmë të saj. Sot, kryeçështja ballkanike mbetet Kosova. Papërcaktueshmëria e statusit të saj ose më saktë, identiteti administrativ i saj, është thembra e Akilit për integrimin e Ballkanit në Evropë. Aktualisht janë krijuar kushtet për të ndryshuar. Ky opinion është jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë ku ka një klimë besimi lidhur me perspektivat e reja të saj, për të qenë një kontinent në paqe dhe bashkekzistence miqësore në një komunitet me të gjitha kombet. Ndarjet tashme pothuajse kanë përfunduar dhe duhet të mendojmë për një Evropë nga pozita të reja, sepse Ballkani para se gjithash është një pjesë integrale e Evropës. S ka dyshim. Me një Ballkan të pastabilizuar Evropa do të ishte jo e plote Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike Vëllimi II, Tiranë( Në proçesin e botimit), 2016, f Puto Arben. Analisti i Ballkanit Nr1 F

231 7.2. Roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Evropës në Ballkan: Zhvillimet e fundit të shekullit vërtetuan se rajoni ka nevojë parësore për investime të mëdha ekonomike të cilat do të ndihmojnë në integrimin e tij në bashkëpunimin evropian. Zhvillimi ekonomik është rruga më e mirë për të parandaluar të gjitha ato rreziqe të sigurisë që e kanë bazën e tyre tek varfëria. Rruga më e mundshme e investimeve është ajo dypalëshe dhe me iniciativa rajonale, me donatorë dhe organizma të specializuara si: FMN, BB e BE. Marrëveshjet dhe paktet do të kanalizojnë investime në zbatim të projekteve kombëtare e rajonale. Në Qershor 2003, në Samitin e BE në Selanik të Greqisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, Drejtuesit e BE njohën vendet e rajonit me perspektivën e tyre evropiane. BE garantoi kandidimin për anëtarësim në BE të Kroacisë dhe Maqedonisë. Kroacia ka bërë progres të mirë dhe iu bashkua BE-së në Problemet jo të vogla ekonomike dhe një mosmarrëveshje për një periudhë të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, ka qenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm që ka mbajtur procesin të ngrirë. BE ka realizuar Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Mali i Zi e nënshkroi këtë Marrëveshje në 2007 dhe u pranua për aplikim në anëtarësim në BE në vitin Po ashtu, BE nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Serbinë në prill Lëvizja u realizua me qëllim mbështetjen e forcave pro-perëndimore dhe pro-evropiane në Serbi në zgjedhjet parlamentare të Majit Pasi Parlamenti Evropian aprovoi reformën ligjore policore në prill 2008, BE deklaroi se mund të nënshkruante një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit me Bosnjën në qershor të po këtij viti. Para se Kosova të bëhej e pavarur, ajo mori pjesë në një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit si një mekanizëm që siguron më shumë këshillim dhe mbështetje, me qëllim afrimin e Kosovës më afër BE-së. Tashmë që Kosova është e pavarur dhe mund të merret në konsideratë një Marrëveshje e Stabilizim Asociimit. Kriza globale ekonomike mund të ngadalësojë anëtarësimin e mundshëm në BE për të gjitha vendet e rajonit më shumë për shkak të rritjes së rezistencës politike për zgjerim të vendeve kryesore evropiane. BE vazhdon të ketë një interes thelbësor në stabilitetin e Ballkanit. Problemet rajonale kanë një ndikim të rëndësishëm në vendet e BE-së në fusha të tilla si: trafiku i drogës dhe njerëzve 383. Por, kohë pas kohe, BE i bën me dije rajonit se ka perspektivë evropiane, kjo bëhet nganjëherë vetëm me deklarata, por nganjëherë edhe me ndihmë konkrete. Kritikët theksuan zemërgjerësinë e BE-së ndaj vendeve të Evropës Qendrore në ndihmën paraprake të dhënë, si dhe vendeve si Rumanisë dhe Bullgarisë, si një model, që duhet të shërbente edhe për vendet e Ballkanit për rindërtimin e ekonomive të tyre dhe sistemin gjyqësor me hapa më të shpejtë për të kapur kërkesat e anëtarësimit dhe përafrimin e standardeve të jetesës me këto vende. Ndërkohë, trazirat ekonomike në 383 Efekti mund të jetë përkeqësues nëse rajoni përkeqësohet nga situata e sigurisë në drejtim të kaosit dhe konfliktit. Disa ekspertë evropiane kritikojnë politikën aktuale të BE-së, për mungesë vizioni në politikën e saj ndaj Ballkanit. 221

232 Greqi vetëm kanë nxjerrë në pah dobësitë dhe sfidat ekonomike të rajonit. Janë pikërisht inbalancat makroekonomike të këtyre vendeve që i bëjnë ato të dobëta ndaj rreziqeve përçuese të ekonomisë greke. Efektet direkt dhe indirekte të krizës greke prekin në veçanti sektorin bankar, tregtinë, investimet e huaja direkt dhe remitancat e emigrantëve. Gjatë dy dekadave të fundit, bankat greke kanë ngritur një numër të konsiderueshëm degësh në vendet e Evropës Juglindore. Bankat greke përfaqësojnë pothuajse 20% të tregut financiar dhe bankar të rajonit. Ato luajnë një rol të rëndësishëm sidomos në Bullgari (20%), Maqedoni (20%), Shqipëri (16%), Serbi (14%) dhe Rumani(12%) 384. Nëse diskutojmë për tregtinë midis Evropës Juglindore dhe Greqisë, ajo ka rënë gjatë viteve të fundit, dhe Greqia nuk është më midis destinacioneve kryesore për eksportet e rajonit. Megjithatë, Greqia mbetet importuesi i dytë në vendet e rajonit. Kjo ka përkeqësuar edhe më tej bilancin tregtar të vendeve. Recensioni ekonomik në Greqi ka pasur një impakt negativ edhe te dërgesat e emigrantëve drejt vendeve të rajonit, duke prekur sidomos Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë. Për më tepër, rikthimi i emigrantëve ekonomikë në vendet e tyre të origjinës është një tjetër risk, që shton presionin ndaj ekonomive të varfra të rajonit. Për Evropën Juglindore, kriza greke do të ndikojë në prospektet dhe kohëzgjatjen e integrimit të vendeve aspirantë në Bashkimin Evropian, dhe madje mund ta vërë atë edhe në dyshim. Drita e gjelbër për integrimin Evropian Evropës Juglindore i është premtuar në Samitin e Selanikut, në vitin Do të ishte ironike nëse kriza greke do të çonte në një proces më të gjatë integrimi për vendet aspirantë të rajonit të vogël. Sot, gjeopolitika quhet një instrument i domosdoshëm në duart e politikanëve, strategëve ushtarakë dhe diplomatëve. Si një koncept i përafërt me të mbahet edhe gjeostrategjia. Ajo mund të përkufizohet si zbatim i gjeopolitikës në planifikimin ushtarak të nivelit të lartë dhe si një përdorim sa më i mirë i mbrojtjes kombëtare e i burimeve luftarake. BE ndjek një politik gjeopolitike sa i përket Evropës, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin, duke u munduar që të fus në gjirin e tij edhe shtetet e Ballkanit, por një politik gjeostrategjike duke u bazuar edhe në aspektin ushtarak mungon ende. BE nuk zotëron ende një ushtri të përbashkët përkundër faktit të lartpërmendur dhe zotimeve ushtarake, kështu që ajo në këtë aspekt është e varur nga gjeostrategjia e NATO-s e cila udhëhiqet nga SHBA. Në anën tjetër, diskutimet lidhur me pranimin e Turqisë në BE tregon, se ende nuk është e përcaktuar si duhet, se ku janë saktë kufijtë e Evropës dhe se cilat shtete duhet të pranohen në Bashkim. BE pretendon marrjen e më shumë përgjegjësive në botë pa zotëruar mjetet e nevojshme institucionale, financiare dhe ato ushtarake. Mbi të gjitha, duhet që BE të jetë e aftë të konkurrojë ekonomikisht me shtetet e tjera, siç janë SHBA 384 Për më gjërë shih: Valbona Zeneli, Impakti i krizës greke në Evropën Juglindore, publikuar në Modern Diplomacy, dërguar për Panorama, shtator

233 dhe Kina. BE duhet që të përcaktojë strategjinë e sajë lidhur me zgjerimin, si dhe zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Në Luftën e Ftohtë, Evropa ishte përgatitur ta priste në qendër të kontinentit një përballje strategjike me ish BS, pikërisht aty ku ndaheshin ish Gjermania Lindore me atë Perëndimore. Jo në Ballkan. Por, e kundërta ngjau. Pikërisht kalimi i vështirë nga koncepti i ngrirë i mbrojtjes i Luftës së Ftohtë, në konceptin e sigurisë jashtë zone, është një nga arsyet e përvojave të hidhura që përjetuan organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në Ballkan. Për sa kohë që Ballkani është lënë jashtë vëmendjes, po aq i ka kushtuar shtrenjtë, jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Historia tregoi se Ballkani kishte qenë dhe aktualisht vijoi të mbetet poligoni i testimit të Evropës për të ardhmen e sigurisë rajonale e më gjerë. Nuk ka rajon tjetër të Evropës, ku rreziqet e destabilizimit e të pasigurisë, deri në nivel strategjik, të kenë qenë kaq të mprehta. Shthurja e përgjakshme e ish Jugosllavisë zbuloi kufizimet e Evropës dhe provoi sesa e dobët ishte ajo në mungesën e unitetit dhe në paaftësinë e saj për të ndaluar luftën. Natyrisht që Ballkani është i vështirë për arsyet që njihen. Por, këto vështirësi duket se i amplifikon mungesa e vëmendjes, anashkalimi deri edhe paragjykimi apo mosbesimi ndaj vendeve të tij. Shprehje e dukshme e këtyre komplekseve, është qëndrimi ndaj plotësimit të nevojave të vendeve të rajonit me gaz e naftë, nga të cilat ekonomia e tyre e varfër varet në masë të ndjeshme. Moska, historikisht e ka konsideruar Ballkanin pjesë të zonës së saj të interesit. Sot, edhe pse Perandoria Ruse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë gjeografike me rajonin, sikurse ka pasur në të kaluarën, vijon dhe do të vijojë të luajë me kartën e pansllavizmit - përkatësisht të serbëve, si dhe kartën e promovimit të varësisë ekonomike të vendeve të rajonit, duke përdorur burimet e energjisë, huat shtetërore, blerjen e tokave dhe investimet në biznes për të fituar influencë politike. Historia e Ballkanit ka treguar se kur çështjet e sigurisë së rajonit i kanë marrë në dorë Fuqi të Mëdha demokratike, në bashkërendim me organizatat ndërkombëtare, atëherë situatat e sigurisë janë mbajtur nën kontroll. Këtë e vërtetoi këmbëngulja amerikane në rastin e Bosnjës në 1994, Kosovës në 1999; angazhimi Italian në Shqipëri në 1997, etj. Ballkani është stabilizuar vetëm kur ka pasur gjithë-përfshirje të aktorëve kryesorë të interesuar për këtë qëllim. Aktualisht, organizatat ndërkombëtare të angazhuara në Ballkan, kanë gjuhë të përbashkët në nivele konsultimi politik dhe në atë operacional në terren. Ajo që mungon, megjithatë, është bashkërendimi efektiv në nivel strategjik, do me thënë, vendosja e objektivave afatgjata për t u arritur dhe përcaktimi i instrumenteve që duhen përdorur për këtë qëllim Gjermania drejt rolit dominues në BP Dihet se lufta e Kosovës shënoi rikthimin e fuqishëm të Gjermanisë në parketin e diplomacisë ndërkombëtare dhe rritjen e rolit të saj në Ballkan, respektivisht ishte fillimi asaj, çfarë më vonë kancelari Gerhard Shrëder e quante detabuizmi ushtarak. Pesha e 223

234 veçantë e diplomacisë gjermane, pos të tjerash, u evidentua në çështjet e definimit të statusit të Kosovës përmes pranisë së saj në krye të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë Ndërsa gjermani Joachin Ryker ndodhej në krye të UMNIK-ut, diplomati tjetër gjerman, Wolfgang Ishinger, ishte figure kyçe e përfaqësuese e politikës së jashtme Evropiane në treshen negociuese për definimin e statusit të Kosovës Berlini zyrtar gjithashtu kishte një detyrë të ndjeshme që në koordinim me Uashingtonin dhe Brukselin që të përgatisë terrenin diplomatik për njohjen e pavarësisë së Kosovës 385.Po kështu roli I Gjermanisë mbetet esencial për suksesin e misionit Evropian EULEX në Kosovë dhe për sigurinë e shtetit të Kosovës me praninë e saj ushtarake në kuadër të KFOR-it, etj. Ndërkohë, organizimi i Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor më 28 gusht 2014 nën udhëheqjen e Kancelares gjermane, Angela Merkel, në përvjetorin e Luftës së Parë Botërore përben një moment të ri politik për vendet e rajonit në kuptimin e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit Evropian 386 Konferenca e Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Gjermanisë është një lëvizje plot maturi e largpamësi e Gjermanisë, që sot përbën lokomotivën drejtuese të Bashkimit Evropian dhe shtetin më të fuqishëm të Evropës. Një lëvizje e tillë ka impaktin e saj pozitiv si në rolin udhëheqës që Gjermania do të ruajë dhe forcojë në Evropë, por është edhe një lëvizje e nevojshme për rajonin e Ballkanit, i cili akoma nuk po arrin të integrohet plotësisht dhe në kohë me familjen Evropiane. Stadi i integrimit të vendeve të këtij rajoni tregon qartë jo vetëm për problemet e funksionimit të demokracisë, korrupsionit, krimit të organizuar, por edhe për tendencat e pushteteve autoritare për të gjetur zgjidhje pragmatiste në interes të zgjatjes së pushtetit të tyre. Ballkani është rajoni ku Gjermania mund të vazhdojë dhe të tregojë lidershipin e saj në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e BE dhe sigurimit Evropian... Prioritetet e Gjermanisë ndaj Ballkanit tregojnë që vizioni i saj në Evropë është i gjithanshëm dhe me një logjikë vazhdimësie. Një rajon i pakonsoliduar, historikisht nën influencat ruse, austro-hungareze e italiane, në një periudhë të gjatë kohe pjesë e Perandorisë Osmane, i cili shfaq tendenca për të bashkëpunuar me çdo fuqi që i mundëson përkrahje. Projekti Evropian si i tërë nuk mund të lejojë vrima të zeza në hapësirën e tij gjeografike, Gjermania hedh një hap më tej në çështjet e sigurimit Evropian, të cilat treguan që nuk janë të zgjidhura përfundimisht pas konfliktit në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë. Duke qenë se procesi i integrimit të plotë të këtij rajoni në Evropë do të vonojë për mëse një dekadë, Gjermania nuk do të lejojë krijimin e zonave vulnerabël nga presionet në rritje të fuqive të reja botërore, të cilat duan të rikrijojnë zonat e tyre të influencës. Fluktualiteti në vendimmarrjen politike-ekonomike, nisur nga interesat e ditës, e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë parë qartë në takimin e Bukureshtit, në rritjen e bashkëpunimit me 385 Për më gjërë shih:sylë Ukshin, Roli I Gjermanisë së ribashkuar, Shqip, Tiranë, 2015,f Në konferencën e Berlinit morën pjesë kryeministrat dhe ministrat e jashtëm e të ekonomisë të të gjitha shteteve të rajonit si dhe përfaqesuesit e Komisionit Evropian si dhe vendet e ardhshme mikëpritëse Austria dhe Franca, përbën formën më të mirë të kremtimit të 100-vjetorit të LIB, e cila në Ballkan hapi zinxhirin e luftrave e të konflikteve deri në shpërbërjen e plotë të Jugosllavisë së Versajës. 224

235 Republikën e Kinës. Investimet në rritje të Rusisë janë prezentë edhe në shumë zona të tjera të Evropës Lindore dhe Jugore. Interesi për rajonin e Ballkanit vjen edhe si rezultat i një strategjie të re energjetike për BE, duke qenë se ky rajon jo vetëm është i pasur me rezerva energjetike, por dhe përbën një nyje gjeostrategjike për kalimin e gazit dhe naftës nga Azia Qendrore dhe shërben si një urë lidhëse me Lindjen e Mesme. Nëpërmjet rajonit të Ballkanit, Gjermania bëhet aktori i rëndësishëm në iniciativën e Mesdheut, deri tani nën autoritetin zhvillues të Francës, Spanjës dhe Italisë, duke mundësuar praninë e tyre në Mesdhe, si një pikë strategjike e interesave të Fuqive të Mëdha të këtij shekulli... Lëvizjet në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, po tregojnë se rajoni potencialisht mund të jetë një subjekt i prekur në të ardhmen nga lëvizjet sociale. Nga ana tjetër, rreziku i terrorizmit ndërkombëtar është një tjetër vëmendje që Evropa ka ndaj Ballkanit. Influencat fetare ekstremiste, rekrutimi i të rinjve për të luftuar në Siri dhe Irak me organizata terroriste si ISIS, rrisin shqetësimin për rikthimin e terrorizmit në Ballkan dhe nëpërmjet tij në të gjithë Evropën. Prandaj Gjermania po merr këtë rol drejtues në Ballkan, për t u mundësuar vendeve të këtij rajoni një të ardhme Evropiane, të evidentojë të ardhmen Evropiane kundrejt të gjitha alternativave të tjera ataviste sllavo-ortodokse apo neo-otomane, të realizimit të aspiratave të popujve të Ballkanit për t u bërë pjesë e Evropës, që klasat politike akoma nuk ua kanë bërë të mundur. Në fund të fundit është moment kur nga Gjermania kërkohet më shumë angazhim politik në fushën e jashtme, dhe ky është një moment kur Gjermania si jashtë ashtu dhe Brenda BE-ka një ndikim vendimtar në procesin e integrimit Evropian. Ky nuk është vetëm një rol I ri I Gjermanisë, por është dhe një përgjegjësi e re ndërkombëtare që ka marrë përsipër, dhe që po u kërkohet nga Evropianët, siç thotë Kissinger, këtij shteti 25 vjet pas ribashkimit Ardhja e Kinës dhe BE-ja Takimi i dhjetorit 2014 në Beograd i nivelit të lartë i udhëheqësve ekzekutivë të Ballkanit së bashku me Kryeministrin kinez, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme në planin gjeopolitik dhe për të do vazhdojë të flitet shumë...në një këndvështrim historik, kemi një riafirmim të rolit ndikues në planin ekonomik të Kinës në Ballkan, duke i njohur Serbisë një lloj roli qendror, megjithëse jokoordinues. Kur Kina e Mao Ce Dunit tentoi ta bënte këtë në vitet 70, Enveri reagoi jo thjesht në ditarët e vet, por dhe në komunikimin me kinezët 388. Ai nuk pranoi ta njihte këtë rol të rëndësishëm të Jugosllavisë së Titos dhe as të përfshihej në kurrfarë aleance ekonomike apo ushtarake me të. Sot kur barrierat ideologjike kanë rënë, drejtimi strategjik i politikës së jashtme kineze tregon vijimësi si çdo shtet i madh i rëndësishëm në rrafsh botëror. 387 Po aty 388 Shih dhe: Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë, Botime Klean, Tiranë, 2015,f

236 Pse kjo vijimësi? Me gjasë pse në Ballkanin si një zonë unike, në veçanti në hapësirat e banuara nga shqiptarët në Maqedoni dhe Shqipëri, do të kalojnë rrugët e rëndësishme botërore. Prej kohësh po flitet për një angazhim dhe të vendeve të Gjirit, pra dhe të Kinës për të ndërtuar një korridor hekurudhor në gjurmët e rrugëve të famshme historike që lidhin Azinë me Evropën. Do të përfaqësonte një ulje të madhe kostosh eliminimi i detit në transportet e mëdha botërore dhe Kina po shfaqet si aktore e madhe globale me gjasë pikërisht në këtë perspektivë. Së dyti, Kina praktikisht është duke zëvendësuar Bashkimin Evropian në atë që do duhet të ishte roli i vet: jo thjesht mbështetje për qeverisje të mirë, por ndihmë për zhvillim ekonomik nëpërmjet mbështetjes infrastrukturore me kredi me interes të ulët që favorizon pikërisht ndërlidhjen midis vendeve të Ballkanit në funksion të valorizimit pikërisht të atij Korridori, pjesë e të cilit do të ishte dhe Korridori 8. Thuajse të gjitha projektet më të rëndësishme që u prezantuan ngjanin se ishin në këtë funksion, megjithëse Shqipëria prezantoi dhe projekte të tjera në vaditje, bujqësi etj 389. Kina me ndikimin e vet, megjithëse fuqi e largët gjeografikisht, favorizoi me takimin e Beogradit afrimin më të madh të vendeve të rajonit, edhe ky një mision tipik i Bashkimit Evropian. Midis tyre u duk një relaksim i marrëdhënieve, siç ndodhi dhe mes Shqipërisë e Serbisë, u firmosën marrëveshje bashkëpunimi ekonomik etj. Kina zëvendësoi Bashkimin Evropian dhe në aspekte të tjera organizative. Në fund të fundit, pa marrë parasysh se sa kohë dhe fuqi e jashtme politike është investuar në Ballkan, suksesi varet nga prania e qeverisjes, së fortë dhe të qëndrueshme. Por, qeveritë e Ballkanit janë tejet të dobëta. Në Bullgari, trazirat sociale në vitin 2013 e detyruan qeverinë të japë dorëheqjen. Që atëherë, vendi ka kaluar nëpër disa probleme, qeveri jetëshkurtër që kanë qenë të rrethuara nga mosmarrëveshjet e brendshme. Ndërkohë në Bosnje-Hercegovinë, paraliza politike ka penguar bërjen e shumë reformave ekonomike dhe politike. Politika ballkanike u mundëson Fuqive të huaja të rrisin ndikimin e tyre nëpërmjet mbështetjes financiare dhe politike për qeveritë lokale. Por, brishtësia e shteteve të Ballkanit i pengon ato që të orientohen me vendosmëri drejt një Fuqie të caktuar. Shumë nga vendet e Ballkanit janë përpjekur të ruajnë një shkallë neutraliteti. Rivalitetet gjeopolitike dhe konfliktet lokale në rajon kanë formuar historikisht një kombinim shpërthyes, duke nxitur konflikte ushtarake si Lufta e Parë Botërore dhe disa luftëra të tjera në Ballkan. Sot, një konkurrencë më e nuancuar po zhvillohet, me Fuqitë e Mëdha që përdorin ndikimin ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen politike për të çuar përpara qëllimet e tyre në rajon. 389 Për më gjërë shih: Nazarko, Panorama e Shtunë, 20 Dhjetor,

237 7.3. Kriteri politik bosht përcaktues për harmonizimin e kritereve të tjera Përpara vitit 1993 që përkon me vendosjen e kritereve të Kopenhagës, për pranimin e një vendi të ri në gjirin e BE-së mjaftonte që ai thjesht të vlerësohej se ishte Evropian dhe demokratik që të çmohej se plotësonte kësisoj kërkesat më të mjaftueshme për t u bërë antar i klubit. Kriteret dhe kërkesat ekonomike vinin pas atyre politike edhe pse thuhej që anëtarët e rinj duhet të ishin të aftë dhe në pajtim me të ashtuquajturin acquis communautaire. 390 Në kriteret e Kopenhagës 391 përfshihen tashmë tre blloqe kriteresh: politike, ekonomike dhe ato të aftësisë për t u përshtatur me detyrimet e anëtarësimit. Nga ana e tyre, kriteret politike të cilat rreshtohen në krye të listës përfshijnë kërkesën që vendet anëtare duhet të jenë demokratike, të përdorin sundimin e ligjit, të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të ruajnë e mbrojnë minoritetet. Kemi kështu një kompozitë shumë më të skanuar jo vetëm si lloje fushash, por edhe brendapërbrenda çdo fushe. Kriteri i shprehur politik për pranim përcaktohet pak a shumë qysh me Deklaratën e identitetit Evropian (1973) ku thuhet: Ndërtimi i një Evrope të bashkuar...është i hapur për vendet e tjera Evropiane të cilat ndajnë të njëjtat ideale dhe objektiva (Neni 4). Ndërsa në nenin 1 thuhet se Nëntëshja është e vendosur të mbrojë parimet e demokracisë përfaqësuese, mbretërimin e ligjit, drejtësisë sociale...dhe respektimin e të drejtave njerëzore. Sidoqoftë, edhe pse këto formulime përcaktojnë disa kufij për pranim, prapëseprapë mbeten kritere të përgjithshme. Për këtë arsye, edhe kuptimet e tyre për integrim anëtarësh të rinj lënë hapësira për interpretime. Përkundrazi, në Këshillin e Kopenhagenit të vitit 1993 kriteret u përpunuan në atë mënyrë që të bënin të mundshme dy arsyetime themelore, njeri prej të cilëve kishte të bënte me diferencat ekonomike e politike midis vendeve kandidatë me ato anëtarë dhe që lidhej me nevojën që kandidatët të silleshin më afër standardeve qysh përpara pranimit 392. Rëndësinë e kritereve politike e shpreh edhe fakti se në të gjitha traktatet e mëparshme Evropiane nuk është shprehur asnjë klauzolë e shkruar për rastin nëse njeri nga anëtarët dëshiron apo duhet të largohet nga Bashkimi Evropian. Vetëm në Traktatin e fundit, në atë të Lisbonës (2007) për herë të parë në historinë e BE u përfshinë edhe procedurat e divorcimit të mundshëm me organizatën, duke shprehur shqetësimin e BE-së se ndonjë apo disa shtete anëtarë në të ardhmen mund të vendosin të tërhiqen nga anëtarësimi 390 Acquis communautaire është një term francez që i referohet korpusit përmbledhës të ligjeve, objektivave, rregullave themelore, politikave të cilat përgjithësisht formësojnë rendin ligjor të BE-së, që përfshin të gjitha traktatet, rregulloret dhe direktivat e kaluara nga institucionet Evropiane, ashtu si edhe gjykimet e bëra nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. 391 (Doc/93/3): 392 Sarah Kahn-Nisser Drawing the line: the eu s political accession criteria and the construction of membership, NYU School of Law New York, NY 10011, The Jean Monnet Working Paper Series, pg

238 nëqoftëse ata nuk janë në gjendje të përballojnë kompleksin e acquis communautaire. 393 Sikundër shihet, kriteri politik mbisundon, por gjithsesi ai është i pazgjidhshëm me të ashtuquajturin acquis communautaire që në vetvete përmbledh të gjitha kriteret në kompleks. Madje po të shihen me vëmendje, ndërsa blloku politik përbën njërën nga fushat me tre kërkesa themelore, dy fushat e tjera parashtrojnë 35 (tridhjetë e pesë) kërkesa themelore, që lidhen me ekzistencën dhe funksionimin e ekonomisë së tregut, kapacitetet për të shkuar krahas me presionin kompetitiv të forcës së tregut të BE-së, aftësive për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit (lëvizja e lirë e mallrave, kapitaleve dhe e punëtorëve, si dhe kërkesa e standarde të tjera ligjore, ekonomike, financiare, sociale, media, transport, energji, taksa, mjedisi e deri politikat rajonale e politikat e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes, etj.) Nga ana e tyre, vetë kriteret e grupit të dytë e të tretë përbëjnë prerrogativa dhe kontribute për përmbushjen e kritereve politike. Vetë fakti që BE-ja funksionon si ekonomi në mbarë botën duket sikur nuk pyet shumë për kriterin politik. Por në situata të caktuara kur cenohet e gjithë Evropa, del në plan të parë gjithnjë qëndrimi politik, siç ishte rasti për qëndrimin ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën. Natyrisht zgjerimi i BE-së lidhet me interesa ekonomike, me tregje të mëdha, siç do të mund të ishte, për shembull Turqia. Por pavarësisht nga interesat, në lojë futet jo vetëm ekonomia, por edhe gjeografia, siguria e standardet politike Evropiane. Për këtë arsye, edhe pse Turqia ka afro një çerek shekulli që ka aplikuar, përsëri në plan të parë dalin pikërisht rezervat e mësipërme. Më në fund, dara e kërkesave është shtrënguar edhe në procedurë. Sot, një vendi të shpallur kandidat i duhen mesatarisht rreth 10 vjet që të negociojë e të rinegociojë, të japë prova pas provash deri në momentin e pranimit anëtar me të drejta të plota Siguria ekonomike si prioritet Siguria ekonomike po bëhet një shprehje gjithënjë dhe më e përdorshme, por dhr një koncept pak i teorizuar në literaturën politiko-sociale. Ajo ka zgjeruar dimensionin e sigurisë dhe përkon kryesisht me periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Ajo rrjedh nga zhvendosja respektive prej gjeopolitikës drejt gjeoekonomisë Siguria ekonomike nuk është një shqetësim i ri. Ky koncept ka ekzistuar për një kohë të gjatë, megjithatë është ripërkufizuar si rrjedhojë e shpejtësisë së globalizimit. Sipas Organizatës Botërore të Punës(ILO), siguria ekonomike përbëhet nga siguria sociale, që është aksesi në infrastrukturën e nevojave bazike të lidhura me shëndetësinë, edukimin dhe mbrojtjen sociale, si dhe siguria e lidhur me punësimin. 393 Laermans Huguette, Dr. Paul Roosens, THE ENLARGEMENT OF THE EVROPEAN UNION, 2009, pg. 403, file:///c:/users/user/downloads/15_laermans_roosens%20(1).pdf 394 Për më gjerë shih dhe : Allan Collins, Studimet bashkohore të sigurisë, UET/Press, Tiranë,f

239 Në rajonin e trazuar të Ballkanit, siguria konsiderohej më parë në lidhje me rreziqet që vinin përtej kufijve dhe konfliktet me shtetet e tjera. Sot, për shumicën e njerëzve në rajon, siguria është shumë më e drejtpërdrejtë. Sfidat kryesore që rrezikojnë qytetarët çdo ditë në Evropën Juglindore (EJL), janë varfëria, papunësia dhe korrupsioni. Njerëzit janë të shqetësuar për sigurinë e të ardhurave personale, sigurinë shëndetësore dhe atë të edukimit të fëmijëve të tyre. Ekonomitë e EJL janë ende shumë larg ekonomive perëndimore. Të ardhurat dhe standardet e jetesës janë shumë të ulëta. Të ardhurat mesatare të rajonit janë vetëm 36% e vendeve të Bashkimit Evropian (BE). Papunësia është më e larta në Evropë, me një mesatare prej 24 për qind në 2012-n, në disa vende i kalon 30 për qind. Më problematike është papunësia te të rinjtë, që si mesatare kalon 50%, por në Kosovë kap 70%. 395 Pabarazia në EJL është e frikshme; sidomos për disa vende, ku përqindja e popullsisë që jetojnë me më pak se 5$ në ditë është në shifra alarmuese. Përkatësisht, 58% e popullsisë në Shqipëri, 40% në Maqedoni, 30% në Kosovë, dhe vetëm 0.6% në Kroaci. Por, pas një dekade rritjeje ekonomike, ajo erdhi në një fund të papritur në vitin EJL vuajti nga reaksionet e krizës së eurozonës përmes rënies së tregtisë, investimeve, financave dhe remitancave. PBB-ja rajonale u kontraktua me 5.9% në 2009-n, duke u ndjekur nga një recesion i dyfishtë në vitin 2012, me një tjetër rënie prej 1.2%. 396 Më domethënësi ndër kanalet përçuese të krizës në Ballkan ka qenë reduktimi prej 30% i investimeve të huaja direkt (IHD), duke u ndjekur nga rënia e tregtisë me BE-në, sidomos Italinë dhe Greqinë. Edhe rënia e dërgesave pati konsekuenca të dukshme për ekonomitë e vogla të rajonit, duke rënduar situatën sociale. Modeli i vjetër ekonomik në EJL është sfiduar tashmë. Zhvillimi ka qenë i udhëhequr nga akumulimi i kapitalit fizik dhe financiar, duke neglizhuar atë njerëzor. Rikthimi në ritmet ekonomike pozitive është më i komplikuar tashmë, kur ndryshimet strukturore duhet të ndodhin në kohë shtrëngesash financiare. Tërheqja e investimeve. Vendet e EJL nuk konsiderohen të jenë ekonomi që udhëhiqen nga inovacioni dhe ky i fundit është i shtrenjtë. Papunësia në rajon po shton barrën fiskale dhe rëndon sigurinë sociale dhe ekonomike. Siguria e punës është e lidhur me të ardhurat, përfaqësimin, mundësitë dhe punësimin produktiv.. Institucionet ndërkombëtare argumentojnë se politikëbërësit nuk duhet të fokusohen vetëm te rritja ekonomike, por te zhvillimi njerëzor, duke konsideruar njerëzit, mjetet dhe qëllimin e këtij procesi. Investimet kryesore të qeverive për të mbështetur zhvillimin duhet të jenë në edukim dhe infrastrukturë. Statistikat tregojnë se punësimi rritet me nivelin e edukimit. Në mesatare rajonale, papunësia ndër personat me edukim universitar është 50% e atyre me edukim të ulët. Por edhe edukimi i lartë mbetet problematik në 395 Valbona Zeneli, Profesore ne George C. Marshall Evropean Center for Security Studies. Artikulli eshte perkthyer dhe marre me shkurtime nga Revista e Studimeve Evropia ne te Sigurise dhe mbrojtjes per Concordiam Po aty 229

240 rajon, në sasi dhe cilësi. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2012, vetëm 15% e popullsisë në rajon kishte edukim universitar krahasuar me 35% të niveleve të BE-së 397. Cilësia është gjithashtu shumë e ulet, jo vetëm për shkak të shpenzimeve të ulëta të qeverive për edukimin, por edhe strategjive jo të qarta. Një vizion rajonal, jo shumë kohë më parë, shumë njerëz në Ballkan do të shikonin integrimin rajonal si rrezik më shumë se mundësi. Sigurisht ky mentalitet provincial ka ndryshuar. Vizioni i rindërtimit të rajonit, me rrënjët e tij në Planin Marshall të pas Luftës së II botërore, shikon moszhvillimin dhe instabilitetin ekonomik si burimet më të mëdha të instabilitetit rajonal. Siguria ekonomike dhe prosperiteti janë kritike për të krijuar ura midis vendeve dhe lehtësuar mosbesimin midis fqinjëve. Bashkëpunimi stimulon prosperitet ekonomik dhe ul shanset për konflikt. Historia e Evropës Perëndimore ka treguar se ndërvarësia e tregtisë dhe investimeve ka fuqinë të zvogëlojë dhe eliminojë përplasjet nacionalistike. Liderët rajonale duhet të jenë vizionare për të kuptuar avantazhet e bashkëpunimit ekonomik. Joshja e një të ardhmeje të përbashkët në BE i motivon vendet për t u zhvilluar, duke e parë Evropianizimin si një ndryshim modernizues. Por, bashkëpunimi rajonal është edhe parakusht për integrimin në BE. Megjithëse rruga e integrimit Evropian ka qenë me pengesa për disa nga vendet, sidomos për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimi me BE-në në këto procese ka qenë vendimtar për ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Bashkëpunimi më i mirë rajonal do të zvogëlonte instabilitetin në Ballkan, një nga shqetësimet kryesore të investitorëve. Por, rindërtimi i rajonit mbi baza të forta dhe të qëndrueshme kërkon mbi të gjitha investim në edukim dhe njohuri për zhvillim ekonomik rajonal. Veprimi ndryshe thjesht do të bënte që popullsia e rajonit të humbte një mundësi të vlefshme dhe të zvarritej në tranzicion Investimet e Huaja Direkt (IHD) si një tregues Investimet e Huaja Direkt janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka pasur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkt luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Çështja e Investimeve te Huaja Direkt, është një çështje me shume rëndësi, jo vetëm ne kontekstin global, por ne veçanti për vendet e BP, sidomos Kosovës, shpesh here edhe e trumbetuar si çështje politike. Gjithësesi, rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive.stabiliteti politik dhe ai makroekonomik është një nga çështjet kyç përsa i përket vendimit lidhur me investimet e huaja potenciale. Mospatja e një stabiliteti politik e bën një vend shumë pak 397 Po aty 230

241 tërheqës ndaj investitorëve të huaj, pavarësisht avantazheve të tjera që mund të ofrojë ai 398. Treguesit e flukseve të IHD-ve të paraqitur grafikisht Grafiku i parë ka marrë si indikator për nivelin botëror flukset hyrse të IHD-ve në varësi të periudhave kohore, një grafik tjetër që është pasqyruar nga UNCTAD ka marrë si element fluksin e IHD-ve në varësi të llojit të ekonomisë së vendit të tilla si vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Tabela 10: Flukset hyrse të IHD-ve në nivel botëror Në bazë të këtij grafiku të nxjerr nga OCED për flukset hyrëse të IHD-ve ndër vite nga viti 1990 deri në vitin 2013 ajo që vëmë re është fakti që këto flukse në botë gjatë segmenti kohorë ka pësuar variacione duke pësuar rritje dhe ulje në varësi të periudhave vjetore. Pavarësisht se flukset hyrëse të IHD-ve u rritën në 2011 në bazë të statistikave të OECD në vitin 2012 ulje sërish të nivelit të përgjithshëm botëror të IHD-ve dhe në 2013, IHD-të nuk kanë vazhduar me ulje të pasuar nga viti 2012 por janë rimëkëmbur pasi vija e kurbës është përmirësuar duke u rritur. Në bazë të këtij grafiku kemi të pasqyruar edhe situatën fluksit hyrëse të IHD-ve në EU, kjo kurbë është e njëjtë në shumë vite me kurbën e flukseve hyrëse të IHD-ve në botë por me disa ndryshime të vogla Investimet e huaja direkt në Evropën Juglindore Vendet e EJL - specifikat e këtij rajoni Në vijim, para se të fillojmë me analizën po japim disa informacione pasqyrues përsa i përket Evropës Juglindore, eksplorimin dhe determinimin e investimeve të huaja direkte (IHD) brënda tetë ekonomive në tranzicion të Evropës Juglindore (EJL) : gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimorë të tilla si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, 398 Schneider, F. and Frey, B. (1985) Economic and Political Determinants of Foreign Direct Investment, Ëorld Development, vol. 13, pp

242 Serbia, Kosovë dhe Mali i Zi 399, gjithashtu Bullgaria dhe Rumania. Këto vende si Bullgaria dhe Rumania në krahasim me vendet e tjera të tranzicionit u bënë anëtare të BE në vitin 2007, ndërsa në vendet e BP kemi edhe Kroacinë që është bërë pjes e BE më 1 qershor 2013 Ecuria makroekonomike ishte mjaft e paqëndrueshme, e ndikuar thellë nga konfliktet dhe luftërat civile gjatë pjesës më të madhe të periudhës së tranzicionit. Duke theksuar faktin që këto vende kanë një sektor privat në nivelet minimale të zhvillimit dhe nga ana tjetër një sektor publik jo të reformuar sa duhet në stabilitetin e brendshëm të organizimit. Një problem tjetër me të cilat hasen këto vendet është përhapja në një shkallë të gjerë e ekonomisë informale dhe problem mjaftë të theksuara në ekzekutimin dhe zbatimin e ligjit në teren. Duke i marrë këto pikëpamje si plotësuese të njëra-tjetrës dhe si ide përfaqësuese në botën akademike, krahasimi i tyre me realitetet politike në shoqëritë ish-komuniste të Evropës Juglindore krijon një fushë të zgjeruar studimi, me dallime midis vendeve të ndryshme. Ideja se, ndryshimi demokratik i vitit 1990 ishte i barabartë me demokracinë, rezultoi të ishte utopike. Në praktikë, dallimi midis Lindjes dhe Perëndimit nuk janë vetëm në këndvështrimin politik; ky dallim ekziston në këndvështimin ekonomike, sociale, strukturore dhe në mënyrën e mendimit dhe sjelljes politike. Ky është dhe shkaku që kjo periudhë transitore ka sjellë shpeshherë kriza politike, të panjohura prej kohësh në pjesën perëndimore. Luftërat etnike në Jugosllavi, krizat politike dhe ekonomike në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni apo edhe Rumania, problemet e mëdha të rotacionit normal politik në këto vende, si dhe në Kroaci, Serbi, etj, janë tiparet lindore që këto vende janë duke i përjetuar pas viteve të 90, ndërkohë që këto tipare që vendet lindore i kalojnë sot shtetet perëndimore i kanë tejkaluar pas Luftës II Botërore. Themi se nga vitet ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të shpejtë, inflacion modest, dhe rritje të stabilitetit makro-ekonomik. Fillimi i krizës ekonomike botërore, megjithatë, pësoi një rënie të mprehtë në tregtinë e jashtme dhe në prodhimin industrial në të gjithë rajonin. Kriza nënvizoi faktin se rritja e gjallë para vitit 2008 është mbështetur në një masë të madhe në llogaritë rrjedhëse të jashtme financiare - veçanërisht llogaritë rrjedhëse të IHD dhe transferuat ndërkombëtare të kapitalit që kompensuan tregtinë e madhe dhe të paqëndrueshme dhe defiçitet e llogarisë aktuale. Prandaj, kriza ekonomike e es i detyroi qeveritë në rajon për të bërë zgjedhje të politikave të cilat do të kenë implikime për konkurrencën e tyre afat-gjate. Për të ndihmuar qeveritë e Ballkanit Perëndimor në hartimin dhe zbatimin e atyre politikave, Marrëveshja për Investime e OBEZH për Evropën Juglindore (MI OBEZH) ka 399 Mali i Zi dhe Serbia dikur ishte pjesë e Republikës Federale të Ish- Jugosllavisë, në bazë të kushtetutës së vitit 1992 pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, u bë shndërimi në Bashkimin Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 2003; Në qershor 2006 Serbia dhe Mali i Zi u bënë dy shtete të pavarura nga njëra tjetra. Provinca Jugore e Serbisë, Kosova, mbeti zyrtarisht pjesë e Serbisë pas konfliktit të vitit 1999 (sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së), por në shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë politike. 232

243 implementuar një projekt tre vjeçar të financuar nga BE të quajtur Iniciativa Rajonale për Konkurrencë (IRK). Qëllimi i IRK është për të ndihmuar qeveritë në rajon me hartimin e politikave të qëndrueshme ekonomike për të mbështetur inovacionin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Midis viteve 2010 dhe 2013, IRK ka udhëhequr projekte pilot në shtatë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Gjithësesi, investimi i huaj direkt (IHD) është vendimtar për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, në veçanti për një ekonomi të vogël që ende nuk ka arritur standardet teknologjike botërore. Pas fillimit të krizës globale financiare në vitin 2008 dhe shkurtimeve të mprehta në hyrjet e IHD, në shumicën e ekonomive të Ballkanit Perëndimor, një rimëkëmbje modeste filloi në vitin 2011 (shih Figurën 1.9). Kosova ka dëshmuar një rritje në IHD prej 311 milion euro në vitin 2010, e cila është e barabartë me 5.6% të BPV-së. Kjo përfaqëson një rritje prej 10% në 2009 Tabela 11: IHD në rajonin e EJL IHD-të në rajonin e EJL Investimet e huaja direkt janë bërë gjithnjë edhe më të rëndësishme si një nga format bazë në rritjen financiare dhe investimin në vendet pritëse. IHD konsiderohen të dëshirueshme për disa arsye ndër të tjerat për faktin se ai është një mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik p.sh. nëpërmjet ndikime pozitive në bilancin e pagesave, promovimin e eksporteve, duke rritur nr e të punësuarve dhe transferimin e një grup të madh të burimeve - financiare, teknologjike, organizative etj, një promotor i stabilitetit ekonomik. Duke i dhënë një rëndësi të madhe investimeve të huaja direkt vendet e EJL hynë në një konkurs për ti tërhequr këto investime. Si e theksuam edhe më lartë vendet e EJL të cilat, 233

244 deri në fillim të viteve 1990 ishin të mbyllura për IHD, tani janë ndër ekonomitë më proaktive në zhvillim përsa i përket politikat të formave të ndryshme për tërheqjen e IHD-ve, dhe po shfaqin veten e tyre si lojtar të rëndësishëm në Garën e Unionit Evropian për IHD-të. Aksionet e IHD-ve në nivelin botëror në vitin 2006 ishte pothuajse $ në krahasim me vetëm $ në vitin Brenda kësaj periudhe, pesha e vendeve në zhvillim dhe vendeve në tranzicion në nivelin global rezervat e IHD-ve janë rritur (nga 20.5% në 1990 në 30% në vitin 2006) (UNCTAD, 2007). Aktiviteti ekonomik në nivel global gjatë vitit 2012 kishte zhvillime pozitive por se të kufizuara si rezultat i zhvillimeve të ngadalshme në eurozonë. Gjatë vitit 2012, ekonomia e SHBA-ve u karakterizua me performancë pozitive dhe me rritje më të lartë se në vitin Në anën tjetër ekonomia e eurozonës gjatë kësaj periudhe u ballafaqua me recesion prej 0.6 përqind si pasojë e dobësimit të konsumit të brendshëm dhe investimeve, shtrëngimit të politikave fiskale dhe papunësisë në rritje. Rrjedhimisht, rritja ekonomike në nivel global gjatë vitit 2012 ishte 3.2 përqind, rritje kjo e nxitur kryesisht nga vendet në zhvillim dhe SHBA-të. Këto zhvillime u reflektuan edhe në vendet e EJL-së duke ndikuar në tkurrje të kërkesës së brendshme si dhe rënie të eksporteve. Përveç këtyre, rajoni gjatë vitit 2012 u ballafaqua me rënie substanciale të Investimeve të Huaja Direkt (IHD), por edhe zvogëlim të dërgesave të emigrantëve. Si rezultat i këtyre zhvillimeve por edhe kujdesit të shtuar të bankave në kreditim, aktiviteti ekonomik në EJL shënoj rënie prej 0.2 përqind 400. Gjatë viteve , vendet e Evropës Juglindore, si grup, kanë tërhequr shumë më pak IHD sesa vendet në tranzicion të Evropës Qendrore. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, dhe ish-republika Jugosllave e Maqedonisë janë pothuajse në të njëjtin nivel, me ecurinë më të dobët në rajon përsa i përket IHD-së Në pjesën më të madhe të rasteve, vendet e Evropën Juglindore kanë shpenzime të larta publike, administratë shtetërore joefikase, investime të dobëta në punët kërkimore dhe të zhvillimit dhe probleme serioze në lidhje me cilësinë e arsimit. Një shkak që ka ndikuar në uljen e prodhimit të brendshëm bruto(gdp-se), në rritjen e nivelit të papunësisë, rritjen e defiçitit, mungesës së likuiditetit në sektorin real në të gjithë Ballkanin Perëndimor është si pasojë e krizës globale ekonomike. Kriza globale ekonomike ka rezultuar vetëm në ulje të mëtejshme të prodhimit të brendshëm bruto (GDP-së), rritjen e deficitit, papunësisë, mungesën e likuiditetit në sektorin real në të gjithë Evropën Juglindore. Shembulli më dramatik është Kroacia, e cila ka pasur problemin e borxhit të jashtëm për vite me radhë. Ne 2009 GDP kroate arriti në rreth 39 miliardë euro/borxhi i jashtëm në fund të vitit 2008 arriti në 39.1 bilionë euro, dhe për herë të parë në histori ishte më i madh se GDP vjetore Raporti vjetor 2012, Banka Qendërore e Kosovës 401 Report of Croatian National Bank

245 Në fund të vitit 2009 pesha e investimeve të huaja direkt (IHD) ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) në Shqipëri ka qenë më e larta në rajon (8.1%), e ndjekur nga Kroacia (4.61%), Serbia (4.5%), Maqedonia (2.7%) dhe Bosnja dhe Hercegovina (1.4%). Vihet re se rritja e IHD-ve gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri, është shoqëruar me uljen e IHD-ve për vendet e tjera të rajonit. Gjatë kësaj periudhe përllogaritje që është marrë në shqyrtim vlerën maksimale të IHD-ve ndaj PBB-së e ka arritur Serbia në 2006 me shifrën (17%) dhe po ky vend ka arritur vlerën minimale të IHD-ve ndaj PBB-së në vitin 2000 me shifrën (0.85 %). Investimet e huaja direkt janë një nga treguesit më të rëndësishëm dhe me mjaftë rëndësi për të treguar vlerën e besimit të investitorit të huaj kundrejt vendit pritës dhe janë në raport të drejt të uljes në kushtet e krizave ekonomike dhe politike dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambientit ekonomik dhe politik 402. Maqedonia 5 herë më pakë investime se Shqipëria. Investimet në Maqedoni janë zvogëluar dhe as në vitet e ardhshme nuk mund të paralajmërohet ndonjë farë rritje ekonomike por pritet të ketë trend rënie. Ky konkluzion është nxjerrë nga ekspertët e ekonomisë duke u bazuar në mosinteresimin e vendit për të tërhequr investitor të huaj edhe pse në vend ka një numër të madh të zonave industriale. Sipas tyre, investimet e huaja direkt në vend por edhe më gjerë bazohen në përmirësimin e mjedisit të biznesit, krijimin e sigurisë në shtet dhe privatizimin e kompanive të mëdha që më parë ishin në pronësi të shtetit. Të dhënat tregojnë se investimet në Maqedoni llogariten si më të varfrat dhe më të paktat në krahasim me vendet e rajonit për arsyen se në vitin 2009 në Maqedoni janë investuar vetëm 181 milionë euro, në Shqipëri janë investuar rreth 565 milion euro dhe po në të njëjtin vit në Kosovë janë investuar 310 milion euro. Në Shqipëri gjatë vitit 2009 Investimet e Huaja Direkt (IHD) u rritën për 45 % në krahasim me vitin 2008, kurse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2009 në Shqipëri janë investuar 565 milionë euro nga 351 milionë euro që ishin një vit më parë. Edhe në Kosovë situata qëndron shumë më mirë se në Maqedoni pasi që investimet gjatë vitit 2009 ishin rreth 310 milionë euro edhe pse një vitë më parë ishin 30 % më të larta që do të thotë rreth 355 milionë euro. Kemi lënë mbrapa një 2013 me probleme te theksuara ekonomike. Për qëllim të këtij punimi do të trajtojmë gjendjen e investimeve të huaja direkt ne vendet e Evropës Juglindore 403. Vendet e Evropës Juglindore kanë qenë jo vetëm të prekur nga krizat e ndryshme politike, ekonomike dhe sociale por edhe ndajnë ndërmjet tyre karakteristika të tjera të përbashkëta të ekonomive në tranzicion të tilla si, niveli dhe ritmet e zhvillimit dhe shtrembërimi i ekonomisë së tregut. Kushtet ekonomike që ka tani Evropa po pengojnë përsëri aktivitetin ekonomik dhe po kufizojnë të ardhurat e qeverive në këto vende.. Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore të Bankës Botërore, u 402 Slavica Penev, Matija Rojevc Foreing Direct Investment and the Investment Climate in South- East Evrope, Belgarde, September 25, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mali I Zi, Bullgari, Maqedoni, Rumani, Kosovë. 235

246 pohua se ekonomia e Evropës Juglindore filloi të rimëkëmbej nga recesioni i 2012 duke u rritur mesatarisht në 2.2 % në Ky raport u shpreh edhe për parashikimet në të ardhmen, duke thënë se ekonomia do të rritet me 1.9 % në 2014 dhe 2.6 % në 2015 falë rritjes së kërkesës së jashtme. Përmbytjet e fundit që ndodhën në rajon e zbehën paksa shpresën për këtë rritje ekonomike. Përmbytjet që ndodhën në Bosnje dhe në Serbi për shkak të reshjeve në Maj 2014, shkaktuan krizë humanitare me dhjetëra të vdekur. Padyshim kjo situatë, humbjet në njerëz dhe dëmet ekonomike e ngadalësuan ritmin e rritjes ekonomike. Në vitin 2013, secili nga të shtetet e Evropës Juglindore shënoi ritme pozitive rritjeje. Rritje në nivelin 3 përqind ose më shumë u shënua në Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Malin e Zi. Viti i mbarë bujqësor dhe rritja e industrisë kanë mbështetur aktivitetin ekonomik të rajonit në të gjitha shtetet. Tabela 12: Rritja reale e PBB në rajonin e EJL Shtetet e Evropës Juglindore gjenden përballe disa fakteve, niveli i borxhit publik shumë i lartë, presionet e financimit, të dyja këto fakte të çojnë në një drejtim, Evropa dhe të adaptoje programe të gjëra të konsolidimit fiskal për të ndryshuar situatën me borxhet. Faktorë të tjerë që ndikojnë në nivelin ekonomik të këtyre vendeve janë krizat ekonomikë të Greqisë. Sigurisht kjo lloj krize do të bëjë që autoritetet tju kërkojnë bankave që të rrisin rezervat e tyre dhe ta bëjnë sektorin më rezistent. Në vitin 2013, Evropa Juglindore filloi të rimëkëmbej nga recesioni, Rritja ekonomike u bë e mundur falë kërkesës në rritje për eksportet e rajonit nga shtetet me të ardhura të larta, veçanërisht nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Evropën Juglindore. 236

247 Sipas raportit, eksportet janë rritur me afro 17 përqind në vitin 2013, të kryesuara nga një rritje e shpejtë në eksportet serbe. Rritja kryesore në vitin 2013 ka ardhur nga eksportimi i makinerive dhe i pajisjeve të transportit, kryesisht nga Serbia dhe nga Maqedonia. Ndërkohë mineralet e djegshme të eksportuara nga Shqipëria dhe Mali i Zi ishin shumë domethënëse për këto dy vende, ndërsa metalet bazë zunë rreth çerekun e eksporteve nga Kosova në vitin Në kontrast, kërkesa e brendshme e rajonit u tkurr në vitin Një problem tjetër në këtë drejtim është që niveli i papunësisë dhe varfërisë janë më të larta në Evropën Juglindore se në çdo vend tjetër të Evropës. Kërkesa e brendshme është vënë më shumë nën trysni nga ulja e remitancave në rajon në vitit 2013, duke reflektuar një rimëkëmbje ekonomike ende të plogësht dhe mbizotërim të papunësisë së lartë në shtetet e BE-së. Me pak vende të reja pune të hapura, ulje të remitancave dhe kreditim të kufizuar në ekonomi, të ardhurat e familjeve dhe fitimet e kompanive nuk ishin në gjendje të nxisnin konsumin e brendshëm ose investimet në rajon. Në tërësi, ndërsa rimëkëmbja ka sjellë rritje, shtetet në rajon kanë akses të kufizuar në përkthimin e rimëkëmbjes ekonomike në vende të reja pune, 405 Papunësia ka qenë shumë e lartë në rajon, me nivel mesatar prej mbi 24 përqind në vitin Nivelet e vazhdueshme të larta të papunësisë dhe papunësia kronike kanë mbizotëruar ndërmjet grupeve të cenueshme, të tillë si të rinjtë, gratë, dhe personat me aftësi të ulëta. Sipas raportit, sfidat janë ende të pranishme dhe kërkojnë veprime në sektorët financiarë dhe fiskalë. Zbutja e huave të këqija të larta dhe në rritje, rifillimi i rritjes së kreditimit për bizneset huamarrës, vendosmëria për përpjekje konsoliduese për të ruajtur bilancin fiskal dhe ulja e borxhit publik do të çonin në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik. Për të mbështetur rritjen në rajon, vendet duhet të forcojnë më tej themelet e brendshme makroekonomike që ndihmojnë prodhimin dhe rrisin rezistencën ndaj trazirave të jashtme. Për më tepër, rimëkëmbja ekonomike e kohëve të fundit përbën një mundësi për të rinisur reformat strukturore të nevojitura prej shumë kohe. Përparësitë për rritje dhe për hapjen e vendeve të reja të punës përfshijnë stabilizim makro-ekonomik dhe fiskal, përmirësim të konkurrueshmërisë dhe të konektivitetit, rritje të aftësive dhe të produktivitetit të punës, dhe forcim të qeverisjes dhe të antikorrupsionit. Paralelisht me rimëkëmbjen, ka ardhur koha që vëmendja të përqendrohet në krijimin e një klime investimesh nxitëse të rritjes së mbështetur në eksporte dhe konektivitetit Siguria Energjetike si vlera më e madhe e Ballkani Perëndimor Konflikti në Ukrainë përpos krizës së gazit minon dhe një çështje të rëndësishme të BEsë, - Politikën e Fqinjësisë Evropiane (Evropen Neighbourhood Policy). PFE e krijuar në 2004 është konsideruar si alternativa e gjeopolitikës tradicionale duke përfshirë 16 vendet 405 Gallina A Vincelette, Ekonomiste Kryesore dhe një ndër autoret e RRrE-së EJL-në. 237

248 e Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore vjet më vonë PFE është në prag dështimi. Në lindje, PFE ka krijuar konkurrencë me Rusinë dhe është e qartë se BE nuk po fiton pasi po dëshmojmë shtete/krahina që po ngrihen, pavarësohen sipas dëshirës së Rusisë. Në jug gjithashtu, ndryshimet dramatike politike dhe ngritja e aktorëve të rinj si ISIl, ISIS kërcënojnë fuqimisht angazhimin e pakët të BE-së në këto shtete dhe objektivin e saj për një rajon të sigurt në kufijtë e saj. Në këtë kontekst të gjerë është e qartë që BE nuk dëshiron në Ballkanin Perëndimor xhepa pasigurie sipas fjalëve të Janusz Bugajski-t në librin Kthimi i Ballkanit. 407 Prandaj, Konferenca BE-Ballkani Perëndimor në Berlin me pjesëmarrjen e shteteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Kancelares Gjermane Merkel, Kancelarit Austriak, Presidentit të Komisionit Evropian Barroso dhe Komisionerit të Energjisë Oettinger merr rëndësi të veçantë dhe në këtë prizëm. 408 Moto-ja kryesore e konferencës ishte ndryshim përmes kontakteve në tre kolona kryesore e shprehur dhe ne deklaratën përmbyllëse: forcimi i qeverisjes së mirë (lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit), bashkëpunimi rajonal dhe rritja e prosperitetit përmes rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm. 409 Jude Dempsey nga Carnegie Evrope duke lavdëruar Kancelaren Merkel për thirrjen e konferencës BE-Ballkani Perëndimor shprehet se:...nëse do të braktisej agjenda e reformave, niveli i lartë i papunësisë në rajon (mesatarisht 25 përqind), korrupsioni endemik, qeverisja e dobët do të forconin pozitat e populistëve dhe nacionalistëve. Destabiliteti do të pasonte. Kjo nuk është ajo çka BE-ja ka nevojë në oborrin e saj duke marrë në konsideratë se çfarë po ndodh në qoshet lindore dhe jugore të BE-së. 410 Në fakt, destabiliteti të cilit i referohet Dempsey ka të bëjë më frikën e zhvendosjes së aksit të konfliktit nga Ukraina drejt Ballkanit, ku ekzistojnë çështje bilaterale dhe territoriale. Por për të kuptuar konferencën e Berlinit është e rëndësishme të kuptohet Samiti i Minskut i mbajtur në 26 Gusht mes Rusisë dhe Ukrainës. Në Minsk palët shpalosën pretendimet e tyre për çështje si: i) embargo e ushqimeve; ii) strategjia zgjeruese e Rusisë; iii) dhe sovraniteti i Ukrainës. 411 Qëndrimet e kundërta, ashtu si pritej, mes Putin dhe Poroshenko nuk sollën ndonjë rezultat. Takimi i Minsk-ut pati dhe fitues, veçse fituesi nuk ndodhej në takim. Roli asnjanës dhe i qetë i Turqisë përgjatë krizës së Ukranës u shfaq nga Ahmet Davutoglu kryeministri i ardhshëm i Turqisë, i cili 406 EUEA, Evropen Neighbourhood Policy 2004 ; 407 J. Bugajski, Return of the Balkans: Challenges to Evropean Integration and US Disengagement, Strategic Studies Institute, May 2013, fq German Federal Foreign Ofice, Western Balkan Conference in Berlin: Committment to the Evropean Perspective, 28 August 2014; The German Federal Governemnt, Final Declaration by the Chair of the Conference on the Western Balkans, Press Release No.288/2014, 28 August Jude Dempsey, Don t forget Western Balkan, CarniegeEvrope, 28 August 2014; Euroactiv, Putin shakes hand with Poroshenko but no solution found, 26 August 2014; 238

249 do të shprehej një ditë pas takimit të Minsk-ut për rëndësinë e takimit dhe oportunitetet që i paraqiteshin Turqisë për furnizimin me energji të BE pas mosmarrëveshjeve të mëdha mes Ukrainës dhe Rusisë. 412 Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe planet për ndërtimin e Unionit Euroaziatik janë të papranueshme për BE, rrjedhimisht Rusia do të kërkojë anashkalimin e Ukrainës si vend transit i energjisë. Turqia përbën aksin kryesor Jug Lindje të korridorit të energjisë dhe Turqia do të mbajë kartën kryesore si me Perëndimin ashtu dhe Lindjen. Koridori Jugor i Gazit që kalon përmes hapësirës anadolliane do të jetë nyja kryesore për transitin e energjisë nga Kaukazi drejt Evropës dhe si mënyra e vetme e diversifikimit të energjisë për BE 413. Në këtë kontekst merr rëndësi Ballkani Perëndimor dhe pozicioni i tij gjeo-strategjik do të shërbejë për tranzitin e energjisë dhe tubacioneve që rrjedhin nga Kaukazi, Kaspiku përmes Turqisë drejt BE-së. Kjo u nënkuptua dhe në deklaratën përmbyllëse të samitit BE-Ballkani Perëndimor ku u konkludua se:...shtetet pjesëmarrëse bien dakord që politika energjetike Evropiane është e rëndësisë së lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal brenda kuadrit të Komunitetit të Energjisë për Evropën Juglindore është një komponent i rëndësishëm, veçanërisht përsa i përket sigurisë energjetike, efiçencës energjetike dhe mbrojtjes së klimës. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të punojnë intensivisht në avancimin e mëtejshëm të Komunitetit të Energjisë dhe në tejkalimin e pengesave në zbatim. 414 Por, pavarësisht pranimit apo kandidimit për pranim në BE, Ballkani Perëndimor është i përçarë përsa i përket energjisë dhe punon kundra vlerave dhe rregullave të BE-së. Mosfunksionimi ligjor, proteksionizmi dhe korrupsioni i madh i mbartur nga komunizmi janë si nja magnet kundra BE-së. Ky problem shtohet më tepër, kur marrim në konsideratë rolin e Rusisë në rajon që ka zotëruar një sërë asetesh dhe privatizimesh që lidhen me infrastrukturën energjetike në rajon. Treguesi më i drejtpërdrejt është projekti South Stream. Ballkani Perëndimor mund të shërbejë si një alternativë e fuqishme për diversifikimin e furnizimit me energji të BE-së duke marrë në konsideratë: - krijimin e një terminali LNG Krk në Kroaci i cili do të mundësonte futjen në treg të një sasie prej 5 miliardë metra kub në vit (mmk/v) me mundësi zhvillimi deri në 15 mmkv; - ndërtimi i tubacionit ndërlidhës dykrahësh mes Kroacisë-Hungarisë që do të mundësonte transportin e një sasie prej mmkv më mundësi zgjerimi deri në 6.5 mmkv; Dr.Cemil Etem, Russia, EU and Davutoglu s term in Turkey, Turkey Agenda, 28 August 2014; Për më gjrë shih dhe : Revista Marrëdhënie Ndërkombëtare, Qëndra Hapsirë, Tiranë, Nr,11. F The German Federal Governemnt, Final Declaration by the Chair of the Conference on the Western Balkans, Press Release No.288/2014, 28 August 2014 fq OSW. A Croatian-Hungarian Gas Interconnector has been put into operation, Center for Eastern Studies, (2011) Warsaw 239

250 - zbulimi i rezervave të reja në tokë dhe det si në; - hapja e korridorit energjetik përmes TAP i cili do të transportojë 10 mmkv përmes Greqisë-Shqipërisë-Italisë me potencial zgjerimi në 20 mmkv në ardhmen nga burimet që mund të vijnë nga Azerbajxhani dhe Iraku; ndërtimi i tubacionit IAP që mund të siguronte 5 miliardë metra kub etj. Por situata në fakt është përkeqësuar nga dy faktorë të rëndësishëm. Së pari, interesat ruse shfrytëzojnë sistemin e korruptuar dhe ligjin e dobët, e cila e gërshetuar me interesat tregtare të tyre kërkojnë ta mbajnë rajonin të varur në furnizimin me burimet ruse. Së dyti, sistemi i korruptuar dhe mungesa e ligjit promovojnë proteksionizmin në sistemin energjetik dhe nuk lejojnë hapjen e tregut energjetik ndaj BE-së, ku firmat dhe bizneset mund të investojnë për lidhjen e rrjetit me atë të BE-së. Megjithëse vendet e rajonit janë anëtarë të Komunitetit të Energjisë duke përfshirë Ukrainën dhe Moldavinë, vendet janë gjithmonë në shkelje te legjislacionit të traktatit dhe nuk zbatojnë detyrimet që rrjedhin prej tij. Rast flagrant është ai i Serbisë ku megjithëse paketa e tretë energjetike përcakton qartë sistemin e unbundling për infrastrukturën energjetike dhe tubacionet, nuk merren masa për ndalimin e ndërtimit të Southstream. Për më tepër marrëveshja e Serbisë me Gazprom në 2008, ku i kaloi 51% të aseteve të kompanisë shtetërore Serbiagas është i vetmi rast në rajon ku asnjë shtet tjetër i përfshirë në South Stream se ka pranuar. Pyetja është si ka mundësi që një vend aspirant për anëtarësim në BE, edhe pse veç kandidat nuk respekton legjislacionin e BE, duke rritur në këtë mënyrë varësinë energjetike të vendit të vet dhe në këtë mënyrë varësinë energjetike të bllokut ku kërkon të bëjë pjesë? Ndërsa Kroacia akoma nuk ka filluar ndërtimin e terminalit të LNG në Krk i cili do të mundësonte transportin e 5 miliardë metra kub gas në vit. Kroacia konsumon vetëm 3 mmkv kështu pjesa tjetër do të ishte e disponueshme për vendet e Evropës Qendrore përmes linjës Hungari-Kroaci nëse do funksiononte në të dy kahet. Kjo do ishte një rrugë e re furnizimi për BE dhe mund të furnizonte dhe Ukrainën së bashku me Sllovakinë, por vendet e ish-jugosllavisë në Ballkanin Perëndimor kërkojnë të aplikojnë shkollën e vjetër diplomatikë të Titos Vendosim perëndimin kundër Rusisë, por në rastin konkret kjo s mund të funksionojë pasi kanë bërë zgjedhjen e tyre me Perëndimin. Prania e Komisionerit të Energjisë Gunther Oettinger mes ministrave të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor gjatë samitit të BE-Ballkani Perëndimor dëshmoi qartë se rëndësia e zhvillimit ekonomik të rajonit është integrimi energjetik i saj në Strategjinë Energjetike Evropiane. Një Ballkan i ndërlidhur energjetikisht është më i sigurt, më i zhvilluar dhe është më afër BE-së. 416 Ribaj, P., dhe Qendro, E. (2011), fq

251 Gjatë pjesëmarrjes në Inaugurimin e hapjes së Programit për Qeverisjen e Burimeve Resource Governance Programme, në Universitetin e Calgary-it, Collier do ti përgjigjej pyetjes A mund të bëhet Afrika si Kanadaja?, - prej zyrtarëve Ganez si më poshtë:... çështja nuk është a mundet Afrika të bëhet si Kanadaja, por a do Afrika të bëhet si Kanadaja. 417 Është në dorën e tij nëse Ballkani kërkon të integrohet në BE, do të shprehej Merkel në konferencën e shtypit me Presidentin Barroso dhe kryeministrin Rama Roli parësor i Shqipërisë Strategjia e Sigurisë Energjetike Evropiane (2014) parashikon 24 projekte infrastrukturore për gazin dhe 6 për elektricitetin, kryesisht në Evropën Lindore. Shqipëria ndodhet në një pozicion gjeostrategjik, ku gërshetohen akset e korridoreve lindje-perëndim, jug-veri dhe një portë detare në ngushticën e Otrantos. Kalimi i Projektit të shumëpërfolur TAP dhe lidhja e tij me projektin IAP e vendos vendin tonë në qendër të interesit për Unazën Ballkanike të Gazit. 418 Nëse shtojmë këtu dhe potencialin që paraqesin fushat e gazit të shfrytëzuar të Dumresë si depozita për stoqet e gazit në rast krizash, atëherë piktura është e plotë sesi vendi shndërrohet në një pjesë të rëndësishme t% arkitekturës energjetike evropiane sidomos në kohë krizash. Nga ana tjetër, kontratat e firmosura në fushën e hidrokarbureve me kompanitë e shumta shtrojnë një vlerësim potencial pozitiv. Nga të dhënat e paraqitura nga Bankers Petroleum, Stream Oil and Gas dhe potencialet e Petromanas mund, ta çojnë prodhimin e naftës në Shqipëri diku rreth fuçi në ditë deri në 2015 ( milionë tonë në vit). 419 Kjo shifër do të rezultonte në prodhimin më të madh që ka arritur ndonjëherë vendi ynë, edhe përtej kulmit të vet në 1974, ku Shqipëria prodhonte për konsumin e vet dhe arrinte të eksportonte balancën prej fuçi në ditë ose ton/vit. Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme hidrokarbure në Ballkan, përveç Rumanisë e cila megjithëse prodhon rreth fuçi/ditë rezervat e saj janë në tkurrje dhe rënie, ndërsa Turqia prodhon rreth fuçi/ditë, por me nivelin e konsumit të saj është një sasi e papërfillshme. Në këtë kontekst të bëhesh një vend eksportues i hidrokarbureve në Ballkan, sadopak qoftë kjo sasi, është një mjet shumë i rëndësishëm dhe do ti japë Shqipërisë një levë politike si aktor i rëndësishëm në rajon. 417 Konferenca Resource Governance, organizuar nga Universiteti i Calgary-it, Kanada, Maj Ribaj P. dhe Qëndro E., Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Energjetike: Vështrim mbi Ballkanit Perëndimor dhe implikimet për Shqipëria, në Konferenca Kombëtare Shkencore Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Kombëtare: Qasje ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëri, Botimi i Qendrës Hapësirë, Tiranë, Bankers Petroleum, Annual Financial and Operational Results 2013 ; Stream Oil & Gas, Annual Financial and Operational Results 2013 ; Trans Oil Group, Annual Financial and Operational Results 2013 ; Petromanas Energy Inc, Financial Statement

252 Gjatë, prodhimi i naftës mund të ketë shtuar rreth milionë dollarë në ekonominë shqiptare, duke përfaqësuar rreth 4% të GDP së vendit. 420 Nëse çmimi i naftës Brent (bursa me të cilën vlerësohet nafta Shqiptare) do të kishte vlerë prej dollarë për fuçi për vitet në vijim, rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të kontribuonte rreth 1 miliardë dollarë ose diku ke 7-8 % të GDP së vendit deri në vitet Rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të ndikonte në pozicionimin e vendit, strukturën rajonale të fuqisë, zhvillimin ekonomik dhe mundësisht suksesin dhe dështimin e projekteve të tjera në rajon siç mund të jenë kërkimet në det apo tokë. 421 Rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të rriste eksportin drejt Italisë, ndërsa Greqia, mund të ishte e interesuar në importin e një sasie të konsiderueshme nafte nga Shqipëria tani që projekti Burgas-Aleksandropoulus është jashtë loje dhe për më tepër që Greqia ka ndërprerë importet nga Irani për pasojë të sanksioneve. Po kështu, nëse roli i Shqipërisë rritet kur flasim dhe për Gazsjellësi Ionian-Adriatik që është një zgjatim i projektit Trans Adriatik drejt vendeve të rajonit. Ai nis në Fier dhe duke përshkuar vijën bregdetare drejt veriut, arrin në Malin e Zi e më pas përfundon në Split të Kroacisë. Sipas studimit të fizibilitetit, gazsjellësi do të jetë rreth 511 km i gjatë dhe do të kushtojë milionë euro. Në pjesën shqiptare shuma e investimit është parashikuar të jetë rreth 170 milionë euro dhe do të realizohet përgjatë periudhës Më 6 qershor 2015, ministrat e Energjisë së katër vendeve të rajonit (Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kroacisë), ranë dakord ta kualifikojnë projektin në listën e prioriteteve që do t i propozohen BE-së për financim. Arsyeja lidhet me përfitimet që projekti ka për ekonomitë përkatëse. Për Malin e Zi dhe Bosnjën, gazsjellësi krijon qasje në rrjetet e gazit. Për Shqipërinë, veç investimeve në masën 170 milionë euro dhe krijimit të 250 vendeve të reja të punës, ai mundëson shtrirjen e rrjetit të gazit në zonat më të populluara të vendit. Gazsjellësi Trans Adriatik ndalon në Fier duke vazhduar drejt Italisë, ndërsa linja Ionian-Adriatik bën të mundur që tubacioni të shtrihet edhe në qytetin e Durrësit, atë të Tiranës dhe Shkodrës. Paralelisht, ndërtimi i këtij gazsjellësi rrit edhe më shumë pozitat gjeostrategjike të Shqipërisë në rajon, duke e shndërruar atë në nyje të rrjetit rajonal të gazit. Sipas studimit, gazsjellësi do të transportojë 5 mmk gaz në vit, prej të cilave 1 mmk do të konsumohen në Shqipëri, 0.5 mmk në Mal të Zi dhe pjesa tjetër në Bosnje e Kroaci. Së bashku me autostradën Durrës-Nish, gazsjellësi Ionian-Adriatik është projekti më i rëndësishëm që vendet e rajonit do i propozojnë BE-së. Të dy këto vepra vijnë pas nismës së Berlinit, e cila kanalizon fondet e BE-së për të mbështetur zhvillimin e ekonomive të Ballkanit. Në këtë panoramë, Shqipëria i ka të gjithë potencialet, mundësitë dhe shanset për tu shndërruar në një nyjë të rëndësishme të arkitekturës energjetike rajonale dhe asaj evropiane. 420 AlbEITI Report 2010, 2011, Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur një program të gjerë tenderimi në det për kërkim hidrokarburesh, duke u bazuar në vijimin e gjeologjisë dhe morfologjisë së shelfit të tyre me lidhje të ngjashme me gjeologjinë e Patos-Marinzës në Shqipëri. 242

253 Epërsia hapësirë e korridoreve energjetike dhe sfida energjetike Ndërsa flasim për BP si vlerë si hapësirë e korridoreve energjetike, njëherazi vendet e rajonit përballen me sfidë të energjisë energjetike. Ekspertë të energjisë dhe studiues autoritarë kanë argumentuar se dy nga problemet madhore me të cilat përballet njerëzimi aktualisht janë rritja e mirëqenies nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimi i sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Dihet se të dy problemet ndërthuren mes tyre, si edhe me shumë faktorë të tjerë me ndikim në zhvillimin socio ekonomik të çdo vendi; por ndër faktorët kryesorë dhe problematikë mbetet sigurimi i energjisë elektrike. reduktimi i varfërisë, rritja e nivelit të jetesës, rritja e produktivitetit industrial e bujqësor, modernizimi i transportit, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, zhvillimi i turizmit, i artit, i kulturës, i sportit; të gjitha këto kanë kusht dhe domosdoshmëri furnizimin e pandërprerë me energji elektrike; të tërë janë të varura nga potenciali energjetik i vendit. Siç argumenton dhe Prof. Fuga 422, të dhënat statistikore tregojnë se vetëm për periudhën gjatë së cilës popullsia botërore është dyfishuar, prodhimi i energjisë për të plotësuar nevojat e kësaj popullsie në rritje është trefishuar. Shifrat tregojnë edhe se ka një korrelacion të qartë mes rritjes së popullsisë së një vendi, GDP së tij dhe konsumit të energjisë elektrike; madje ato tregojnë se për të rritur një herë GDP e një vendi, kërkohet një rritje thuajse prej 10 herësh e prodhimit të energjisë elektrike në atë vend. Në Ballkan, prodhues të mëdhenj të energjisë elektrike janë Rumania dhe Greqia, që gjatë vitit 2009 kanë prodhuar nga rreth 60 TWh secila; Serbia e Bullgaria me rreth TWh, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina me rreth 16 TWh, Kroacia me rreth 13 TWh, për të vazhduar me prodhues të vegjël të energjisë elektrike si Maqedonia me rreth 6.8 TWh dhe Shqipëria me rreth 5.2 TWh të prodhuar gjatë vitit Të dhënat për prodhimin dhe konsumin vjetor për frymë të popullsisë të energjisë elektrike për vendet e Ballkanit janë pasqyruar në Tabelën 1. Këto të dhëna tregojnë se disa nga vendet e Ballkanit përballojnë nevojat aktuale për energji elektrike, e cila kryesisht është prodhuar nga djegia e lëndëve fosile (Serbia, Maqedonia dhe Bosnja & Hercegovina) ose nga energjia bërthamore (Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia e Kroacia) si dhe kanë mundësi për eksport. Gjithsesi, shkalla e konsumit të energjisë për frymë në këto vende është më e ulët se në vendet e BE. 422 Prof. Dr. Perparim Fuga, Energjia elektrike- që nesër most ë jetë tepër vonë, Universiteti Evropian i Tiranës,

254 Tabela 13: Tregues të energjisë elektrike prodhim-konsum të vendeve të BP Shtetet Energjia elektrike e prodhuar (TËh) Energjia elektrike e konsumuar (TËh) Energjia e konsumuar (KËh/frymë vit) Greqia Rumania Bullgaria Serbia Bosnja & Hercegovina Sllovenia Kroacia Maqedonia Shqipëria Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE) raporton se gjatë vitit 2009, në shkallë botërore, konsumi vjetor për frymë i energjisë elektrike ka qenë rreth 2800 kwh, ndërsa disa nga vendet e zhvilluara të botës kanë pasur një konsum shumë më të lartë vjetor të energjisë elektrike, ku mes tyre dallohen Islanda me rreth kwh/frymë, Norvegjia me rreth kwh/frymë dhe vende të tjera si Kanadaja, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një konsum vjetor mbi kwh/frymë. Situata është ndryshe për vendet e Ballkanit, ku konsumi i energjisë elektrike është rreth 2 herë më i ulët në raport me vendet e BE 423 dhe ndryshon thellë nga njëri vend në tjetrin. Në vlerë mesatare, në Ballkan ky konsum ka qenë rreth 3800 kwh/frymë ku spikasin Sllovenia dhe Greqia me një konsum vjetor të energjisë elektrike gjatë vitit 2009 mbi 5500 kwh/frymë, të pasuara nga Greqia Bullgaria dhe Serbia me mbi 4000 kwh/frymë e më tej me Kroacinë, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën dhe Rumaninë me mbi 2800 kwh/frymë 424. Për sa i përket Shqipërisë, ANE raporton se gjatë vitit 2009, konsumi vjetor i energjisë elektrike ka qenë rreth 1750 kwh/frymë. Një vlerë thuajse e njëjtë jepet edhe nga Instituti i Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSAT), i cili për vitin 2010 raporton se 423 Një përdorim intensiv i energjisë elektrike raportohet nga ANE edhe për vendet e Bashkimit Evropian (BE), të cilat gjatë vitit 2009 kanë pasur një konsum mesatar vjetor për frymë prej rreth 8000 kwh. 424 Të dhënat e raportuara janë marrë nga publikime të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Bankës Botërore, INSTAT-it dhe burime të tjera me të dhëna për këtë problem; ato i referohen përgjithësisht viteve , që gjithsesi nuk ndryshojnë shumë me të dhënat e vitit të fundit e për pasojë nuk ndryshojnë ecurinë e raporteve që analizoumë. 244

255 prodhimi vjetor i energjisë elektrike në Shqipëri ka qenë rreth 8 milion MWh, nga të cilat rreth 4.6 milion MWh janë përdorur nga konsumatorët dhe rreth 2.1 milion MWh janë humbjet në rrjet. Sipas INSTAT, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rreth 50 60% e energjisë elektrike të përdorur në Shqipëri ka shkuar për konsum nga familjarët, rreth 18% për plotësimin e nevojave të industrisë, rreth 1% për nevojat e bujqësisë dhe rreth 20% për qëllime të tjera, ku të konsiderueshme janë humbjet në rrjet. Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë se në Shqipëri, prodhimi i energjisë elektrike dhe konsumi i saj është i vogël; është rreth 2 3 herë më i ulët në krahasim me mesataren e prodhimit dhe të konsumit vjetor të energjisë për frymë në shkallë botërore; rreth 4 5 herë më i ulët në krahasim me mesataren e konsumit për vendet e Bashkimit Evropian dhe rreth 2 3 herë më e ulët në raport me mesataren përkatëse për vendet e Ballkanit. Problemi i sigurimit të energjisë elektrike është parësor për çdo komb dhe kërkon një vështrim më largpamës, pasi ndërtimi i sistemeve për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike kërkon financim të fuqishëm, kërkon njerëz të ditur dhe teknologji të përparuar në shumë sfera të ekonomisë, por mbi të gjitha kërkon kohë, pasi zhvillimi i energjetikës nuk mund të zhvillohet sot për nesër. Njëherazi, fuqizimi i potencialit energjetik të vendit është dhe detyrim për plotësimin e kërkesave të brezave që do të vijnë. Duke e parë situatën në këtë kontekst, planifikimi i rritjes së prodhimit dhe të konsumit të energjisë elektrike në Shqipëri me ritme 3 5 % është i pamjaftueshëm. Një planifikim i tillë mbase na shpëton nga shqetësimi se a do kemi drita sot apo nesër? dhe nga meraku nëse do të ketë apo jo reshje këtë vit, që të mos mbetemi në errësirë vitin që vjen? ; por një rritje e tillë e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike nuk i përgjigjet aspak synimit për një zhvillim të gjithanshëm, të shpejtë dhe të qëndrueshëm, me objektiv afrimin gjithmonë e më shpejt të vendit me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës, që kërkon një rritje me disa herë të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike. Të gjitha këto tregojnë për një hendek energjetike të krijuar në prodhimin dhe konsumin e energjisë elektrike. Mungesa e investimeve në sigurimin e burimeve të mëdhenj të energjisë pas mesit të viteve 80 të është shkaktari kryesor i këtij hendeku të madh mes nesh dhe vendeve të tjera të zhvilluara, që sot na lidh këmbët për t u zhvilluar me ritme të shpejta. Kemi humbur kohë, kemi humbur shumë kohë në drejtim të fuqizimit të potencialit energjetik të vendit. Është një pakujdesi që brezi ynë ka treguar, të cilën nuk duhet ta vuajnë pasardhësit tanë. Një zhvillim me ritme të larta në fushën e energjisë kërkon hartimin e një strategjie të hartuar në mënyrë shkencore e largpamëse, e cila merr në konsideratë tërë alternativat e potencialet ekzistuese në vend si dhe dinamikën e zhvillimeve në politikën botërore në përgjithësi dhe në këtë fushë në veçanti. Shqipërisë sot i duhet të investojë fuqishëm në fushën e energjisë, ndoshta edhe duke sakrifikuar në disa drejtime. Duke mbajtur këtë 245

256 parasysh, kërkohet një konsensus i gjerë me publikun për nevojën e një sakrifice të tillë. Por, në radhë të parë kërkohet një konsensus i gjerë politik në zbatimin e një strategjie në fushën e energjetikës, për të mundësuar një zhvillim energjetik të Shqipërisë, një konsensus ndoshta i po asaj shkalle dhe i asaj rëndësie si ai që nevojitet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian Projekti TAP - përmirësues i sigurisë energjetike Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), duke e vlerësuar atë si me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i cili do të përfitojë i gjithë rajoni. 425 Hillari Klinton, Sekretarja Amerikane e Shtetit Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) u përzgjodh në Qershor 2013 nga konsorciumet ndërkombëtare të kompanive energjetike që operojnë në fushat me gaz natyral të Shah Denizit në brigjet detare të Azerbajxhanit. Aprovimi erdhi pas një kohe të gjatë konkurrence intensive ndërmjet disa propozimeve potenciale tubacionesh të tjera. Nëse e shohim në pikëpamje të diversifikimit të burimeve të gazit natyral në Evropë dhe reduktimit të varësisë nga tubacionet e kontrolluara nga Rusia, TAP paraqet një përmirësim thelbësor për sigurinë energjetike Evropiane. Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) është një tubacion i propozuar brenda Korridorit Jugor, i cili sjell gaz nga burime të reja në zonën e Detit Kaspik drejt Evropës Perëndimore dhe Juglindore. Tubacioni prej 520 km do të lidhë rrjetet ekzistuese të gazit në Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik dhe do të përfundojë në brigjet e Italisë Jugore, duke lejuar gazin që të rrjedhë drejtpërdrejt nga baseni i Kaspikut drejt tregjeve evropiane. Aksionerët e TAP janë kompania zvicerane EGL (42.5%), kompania norvegjeze (42.5%) dhe kompania gjermane E.ON Ruhrgas (15%). TAP do të kontribuojë në sigurinë dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për transportin e gazit nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan, përmes rrugës së drejtpërdrejtë drejt Evropës Jugore, sapo të fillojë prodhimi i kësaj fushe në fillim të vitit Projekti nuk do të kërkojë fonde nga subvencione apo nga qeveritë e vendeve pritëse. TAP mund të sjellë përfitime të rëndësishme përsa u përket investimeve të mëdha dhe punësimit në vendet ku ai kalon. Hapja e Korridorit Jugor sjell përfitime potenciale për Evropën dhe veçanërisht për vendet e rajonit nëpër të cilat do të kalojë TAP: Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë. 425 Gazeta Panorama

257 Projekti TAP përmirëson sigurinë energjetike dhe diversifikon furnizimin me gaz të Evropës. Përzgjedhja e TAP-it mund të shënojë fundin e tubacionit Nabuco, një projekt më i gjatë dhe më ambicioz që do të transportonte një vëllim më të madh nga baseni i Kaspikut, përmes Turqisë dhe Evropës Qendrore në drejtim të Vjenës. Nabuco, i cili ka gëzuar një mbështetje të fortë prej BE-së dhe SHBA-së, me shumë gjasa e humbi davanë thjesht për arsye treguesish ekonomikë - ai është shumë i shtrenjtë Por megjithë modestinë e projektit Nabucco West, prapëseprapë ai kushton 6.6 miliard euro, pra 50% më shumë se TAP-i. TAP gjithashtu, afron 11.5% më pak qira transiti. Në, Këshillin e Atlantikut për Energjinë dhe Samitin Ekonomik të Nëntorit 2012 në Stamboll, Al Cook, Zv/President i BP-së që kryesonte fushën e zhvillimit të Shah Denizit, theksoi nevojën e balancimit të kosto-efektivitetit dhe stabilitetit në përzgjedhjen e opsioneve të tubacioneve. Cook tha se TAP është shumë më efektiv se Nabucco-West, përsa i përket çmimit të gazit në pikëpamje të tarifave. Për pasojë, asnjë projekt - qoftë Nabucco apo South Stream - nuk mund të japë një zgjidhje të shpejtë për nevojat në rritje të Evropës dhe strategjisë së saj për diversifikim burimesh energjetike. 426 TAP gjithashtu do të sigurojë benefite ekonomike për vendet nëpër të cilat kalon. Sipas faqes elektronike të Global Risk Insight, Greqia do të përfitojë 1.5 miliard euro dhe do të krijojë rreth 2700 vende pune nga ndërtimi dhe përfitime të tjera nga miliardat e qirave transite gjatë pritshmërisë gati 50-vjeçare të jetës së këtij tubacioni. Turqia mund të përfitojë më shumë. Përveç 6 milion eurove të investuara në kompanitë Turke, shpërndarja e gazit Turk do të ndihmojë në reduktimin e varësisë ndaj gazit Rus dhe atij të vendeve të Lindjes së Mesme dhe do ta lidh atë më afër me vendet e BE-së. Duhet theksuar se kërkesa për energji e Turqisë është rritur më shpejt se sa në vendet e tjera, përjashto Kinën. 427 Komisioni Evropian parashikon se BE do të importojë më shumë se 80% të gazit të saj natyror deri në vitet Diversifikimi është një domosdoshmëri për sigurinë energjetike. Korridori jugor është kritik, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike e tregtare, por gjithashtu nga pikëpamja strategjike, theksoi Richard Morningstar, ambasadori i SHBA-së në Azerbajxhan gjatë zhvillimit të punimeve të samitit të Këshillit Atlantik për energjinë në Nëntor Në fund të ditës, ajo që është më e rëndësishme për Evropën është të ketë një treg konkurrues dhe sa më shumë burime për furnizim me energji të jetë e mundur, shtoi ai. Më 28 qershor 2013, konsorciumi Shah Deniz njoftoi zgjedhjen e gazsjellësit Trans Adriatik (Trans Adriatic Pipeline TAP) si hallkën e fundit në zinxhirin e platformave, 426 P.Ribaj, E.Qendro. Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq B.Lami, Alket Jaupi. Roli i Turqisë në sigurinë evropiane të energjisë. P.Ribaj, E.Qendro Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq

258 stacioneve të pompave dhe gazsjellësve që do të sjellin gaz në Evropë nga fusha gjigante e Shah Deniz në Azerbajxhan. Ky njoftim ishte i rëndësishëm për shumë arsye. Së pari, bëri të mundur përcaktimin për herë të parë të hartës së Korridorit Jugor. Së dyti, njohu punën e madhe të bërë për projektin nga pronarët e TAP-it dhe qeveritë e disa vendeve. Dhe së fundi, shënoi një nivel të ri bashkëpunimi ndërmjet Shah Deniz dhe TAP, pasi disa nga palët e Shah Deniz, përfshi BP, po bëhen pronarë në TAP. Korridori i jugut është një projekt, i cili tenton të diversifikojë përcjellësit e gazit dhe ta bëjë rajonin e Evropës Juglindore më pak të prekshëm nga tensionet gjeopolitike. 428 Koncepti i Korridorit Jugor lindi nga nevoja e Bashkimit Evropian për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror, zgjerimin e bashkëpunimit energjetik me vendet fqinje dhe krijimin e një tregu energjie të integruar dhe konkurrues. Parë në pikëpamje të reduktimit të varësisë nga tubacionet e kontrolluara nga Rusia, TAP paraqet një përmirësim thelbësor për sigurinë energjetike Evropiane. 429 Objektivat e Korridorit Jugor u parashtruan për herë të parë në deklaratën politike të Samitit të Pragës për Korridorin Jugor të mbajtur në vitin Në Samitin e Pragës u formuluan angazhimet e para zyrtare nga shtetet konsumatore, prodhuese dhe të transitit për kushtet e nevojshme që duheshin përmbushur për realizimin e Korridorit Jugor. Samiti deklaroi se qëllimi kryesor i Korridorit të Jugut ishte mundësimi i furnizimit të Bashkimit Evropian me burime energjie nga rajoni i Kaspikut dhe i Lindjes së Mesme. Gjithashtu, deklarata e krahasoi Korridorin Jugor si një rrugë moderne të mëndafshit për lidhjen e vendeve dhe popujve nga rajone të ndryshme dhe krijimin e kuadrit të duhur, të nevojshëm për inkurajimin e tregtisë, këmbimit të shumanshëm të njohurive, teknologjive dhe përvojës. Gazi i ri në Evropë do të shpërndahet nëpërmjet një gazsjellësi stabël dhe me kapacitet të zgjerueshëm. TAP do të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e suksesshëm të Korridorit Jugor dhe në forcimin e sigurisë së energjisë në Evropë. Për të bërë të mundur furnizimet afatgjata me gaz nëpërmjet këtij Korridori është me rëndësi që i gjithë zinxhiri i operacioneve të bazohet në zgjidhje të qëndrueshme dhe jetëgjata teknike, ligjore dhe tregtare. Kuadri tregtar, rregullator dhe teknik i përcaktuar mirë, si edhe mbështetja e qeverive, ndër faktorët e tjerë, krijojnë mundësinë që TAP të bëhet një hallkë e fortë në këtë rrugë komplekse transporti. TAP-i do të promovojë zhvillim ekonomik dhe hapje vendesh pune përgjatë korridorit të tubacionit dhe është i vetmi tubacion në Korridorin Jugor të Gazit i cili nuk është në varësi të fondeve publike. 430 Aksionerët e TAP janë shoqëri energjetike udhëheqëse në industri. Aksionerëve të parë, zviceranët e Axpo, norvegjezët e Statoil dhe gjermanët e E.ON, u janë bashkuar 428 R.Kuko. Gjepolitika energjitike e Greqisë dhe implikimi mbi Shqipërinë. P.Ribaj, E.Qendro Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq Journal of Evropean Security and Defense Issues. Exporting Caspian Gas, volume 5, 2014, pg

259 azerët e Socar, francezët e Total, belgët e Fluxys dhe britanikët e BP. Një nga avantazhet e TAP-it duket të jetë fakti që Statoil është një pronar me 25% të burimeve në Shah Deniz. 431 Këto shoqëri kanë rezultate për t u pasur zili në ndërtimin dhe menaxhimin e gazsjellësve Përfitimet e mëdha që TAP synon të sjellë për rajonin dhe më gjerë për Evropën. TAP synon t i sjellë Evropës përfitime të mëdha. Përfitimet që rrjedhin nga realizimi i TAP mund të kategorizohen si më poshtë: Diversifikimi i furnizimeve të gazit natyror Kërkesa për furnizime të reja gazi përgjatë rrugës së TAP është e lartë. Italia, tregu i tretë më i madh i gazit në Evropë, është tregu kryesor i synuar për TAP. Gjatë dekadës së fundit, prodhimi i brendshëm i Italisë ka pësuar rënie të vazhdueshme që do të thotë se do të vazhdojë nevoja për importe të mëtejshme. Shumë ekonomistë parashikojnë që, në dekadën e ardhshme, kërkesa për gaz në Itali të rritet gradualisht ose të paktën të mbetet e stabilizuar. Sipas strategjisë së saj kombëtare të energjisë, Italia synon të transformohet në qendrën e gazit për Evropën Jugore dhe në një treg edhe më likuid. Kështu, futja e burimeve të reja të furnizimit nëpërmjet TAP është një mundësi për Italinë për sigurimin e diversifikimit të furnizimeve të saj dhe për rritjen e likuiditetit të tregut të saj të energjisë. Hapja e një burimi të ri gazi për tregun grek është po aq e rëndësishme, pasi Greqia është aktualisht shumë e ekspozuar ndaj importit me gazsjellës nga një furnizues i vetëm (rreth 58% e importeve totale në 2012-n) dhe furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm (LNG). Përveç kësaj, kapaciteti i TAP për ndryshimin e drejtimit të rrjedhjes bën të mundur që gazi të kalojë nga Italia drejt Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar kështu mundësinë për marrjen e gazit nga burime të tilla si Afrika e Veriut. Kjo gjë jo vetëm rrit konkurrencën në tregun grek, por rrit edhe sigurinë e furnizimit në rast të ndonjë ndërprerjeje të furnizimit. TAP krijon gjithashtu një mundësi unike për Shqipërinë për zhvillimin e industrisë së saj të gazit dhe për arritjen në të ardhmen të një eficience më të lartë në prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur gaz natyror. TAP vazhdon të mbështesë qeverinë shqiptare në misionin e saj për përdorimin e gazit si një burim të rëndësishëm energjie. Zgjerimi i integrimit të tregut 431 F.Dako. Politika ekonomike në tranzitin e tubacioneve. P.Ribaj, E.Qendro Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq

260 Aksionerët e TAP paraqesin një linjë furnizimi me gaz më të shkurtër dhe me një kosto më efektive për të plotësuar tregjet e Italisë dhe ato evropiane. 432 TAP synon të zgjerojë integrimin e tregut në Evropë duke krijuar lidhje të transportit të gazit ndërmjet Evropës Juglindore dhe Perëndimore nëpërmjet Italisë. Me rrjetet ekzistuese, si edhe me zgjerimin e planifikuar të tyre, Italia ofron potencial të madh për transportimin e gazit natyror më tej në Evropën Perëndimore. Në pikën e mbërritjes së tij në Italinë e Jugut, TAP lidhet me rrjetin kombëtar italian me operator Snam Rete Gas. Paskëtaj gazi do të jetë në gjendje të arrijë pikën qendrore të tregtimit në Itali, prej së cilës mund të qasen gazsjellësit Transitgas (kthimi mbrapsht fizikisht i rrjedhjes së gazit pritet të realizohet kur TAP të fillojë operimin) dhe Trans Austria Gas (TAG). Bashkëpunimi me Transitgas mund të forcohet si rezultat i pozicionit të pronësisë që Fluxys mban në atë gazsjellës. Këta gazsjellës kanë potencialin për të bërë ndërlidhjen e sistemit të transmetimit italian me Zvicrën dhe Austrinë, e prej këtej me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, dhe madje edhe me Mbretërinë e Bashkuar. Projekti TAP mund kështu të transportojë gaz më tej në vende të tjera Evropiane dhe të mbështesë BE-në në krijimin e një tregu Evropian energjie plotësisht funksional dhe konkurrues. Përmirësimi i ndërlidhjes në Evropën Juglindore TAP do të mundësojë rritjen e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Ndërtimi i infrastrukturës shtesë në vendkalimet kufitare do të bëjë të mundur që gazi Kaspik të arrijë tregjet në zhvillim në Ballkan dhe më tej. Zhvillimet e infrastrukturës së mundshme përfshijnë: - Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP) që mund të dërgojë gaz në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, si edhe në projektet e Unazës së Ballkanit Perëndimor. Realizimi i TAP dhe gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP) është mbështetur më tej nga memorandumi ndërqeveritar i mirëkuptimit të 23 majit 2013 i nënshkruar nga Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe i njohur nga Këshilli i Jonit dhe Adriatikut më 27 maj Lidhjen me Bullgarinë: mund të bëhet e mundur që gazi të transportohet nga Greqia në Bullgari si nëpërmjet ndërlidhësit Greqi-Bullgari (NGB) ashtu edhe duke kthyer mbrapsht rrjedhjen e gazit nëpërmjet pikave ekzistuese ndërlidhëse ndërmjet Kula-s dhe Sidirokastro-s. Mbështetja e energjisë më të pastër Shah Deniz përfaqëson një burim të ri të rëndësishëm të gazit të pastër natyror për Evropën. Duke e lëvizur balancën e energjisë mikse në Evropë drejt gazit natyror, karburanti fosil djegës më i pastër, ne mund të ndihmojmë vendet për të reduktuar emetimet e tyre të dioksidit të karbonit. Në fakt, gazi natyror prodhon 43 për qind më pak 432 F.Dako. Politika ekonomike në tranzitin e tubacioneve. P.Ribaj, E.Qendro. Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq

261 emetim karboni në krahasim me qymyrin, dhe nivele shumë më të ulëta të oksideve të nitrogjenit dhe dioksideve të sulfurit. Operatorët e gazsjellësve të Korridorit Jugor synojnë standarde të larta mjedisore të njohura ndërkombëtarisht për ndërtim dhe operim. Gjatë dekadave, gazsjellësit kanë provuar se janë metoda të sigurta, të pazhurmshme dhe ndonjëherë pothuaj të padukshme për transportin e gazit, si kur kalojnë nëpër dete, ngjiten nëpër male apo mbulohen thellë nën tabanët e qyteteve dhe fshatrave. Ato gjithashtu emetojnë më pak karbon se format e tjera të transportit të gazit: gazsjellësit kërkojnë përgjithësisht më pak përdorim intensiv energjie se sa gazi natyror i lëngshëm, që përfaqëson alternativën kryesore për transportin e gazit. Nxitja e zhvillimit ekonomik TAP synon të sjellë investime të reja thelbësore në Shqipëri, Greqi e Itali dhe të krijojë vende të reja pune në ndërtim në këto vende. Mirëmbajtja dhe operimi i gazsjellësit do të ketë nevojë për burime financiare dhe njerëzore për dekada. TAP mendohet të jetë investitori i drejtpërdrejtë më i madh i huaj që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Pritet që ky projekt të nxitë veprimtarinë ekonomike duke krijuar vende të reja pune dhe zhvilluar aftësitë profesionale dhe mundësitë në vend. Me fillimin e operimit, TAP mund gjithashtu të krijojë të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Gjithashtu, shpresojmë që gazsjellësi të ndihmojë Shqipërinë në procesin e integrimit në Evropë nëpërmjet rritjes së rolit të saj gjeostrategjik dhe rajonal dhe nxitjes së stabilitetit të vazhdueshëm. Në Greqi, veçanërisht, kosto e TAP llogaritet të jetë 1.5 miliardë euro. Projekti pritet gjithashtu të krijojë rreth 2000 vende pune që lidhen direkt me projektin dhe vende pune që lidhen indirekt me të. Ne besojmë që investimet e TAP mund të japin një sinjal pozitiv për investitorët e huaj dhe mbështetje për rritjen e besimit të biznesit në vend. TAP parashikon të sjellë përfitime thelbësore edhe për Italinë. Në një studim të kohëve të fundit të ndërmarrë nga konsulentë të pavarur, kontributi potencial direkt dhe indirekt i TAP në rajonin e Pulias gjatë ndërtimit të gazsjellësit është llogaritur të jetë 290 milionë euro. Përveç kësaj, mund të krijohen disa qindra vende pune. Përfitimet financiare mund të vazhdojnë edhe kur projekti të vihet në punë. Dhe këto shifra nuk përfshijnë investimet që Snam Rete Gas, operatori italian i rrjetit të gazit, duhet të bëjë për të rritur kapacitetin e rrjetit të tij në mënyrë që të përballojë transportin e gazit shtesë që vjen nga TAP. Një përfitim i fundit i rëndësishëm potencial për të gjitha vendet që marrin gaz nga Shah Deniz ka të bëjë me konkurrencën në furnizim. Ndërkohë që volume gjithnjë e më të mëdha gazi nga një burim krejt i ri mbërrijnë në Evropë, pritet që konkurrenca të rritet. Kjo konkurrencë, dhe efekti i saj në çmimet e energjisë, mund të sjellin përfitime të mëdha për familjet, bizneset dhe industrinë. 251

262 Kështu, TAP ka potencial të japë një kontribut të ndjeshëm në rritjen ekonomike të këtyre vendeve dhe të rolit të tyre si hallka të qëndrueshme dhe të forta në Korridorin Jugor me rëndësi strategjike Pse u zgjodh Shqipëria? Cilat janë avantazhet? Për sjelljen e gazit në tregun e Evropës Perëndimore në mënyrë më efikase, me kosto më minimale dhe me përfitime, Shqipëria ofron përparësitë e saj: - Pozicion të favorshëm gjeostrategjik, që mund të shërbejë si nyje rajonale e rrjeteve të gazit - Treg të mundshëm për konsumin e gazit natyror, në dy vitet e para mund të jetë Bcm, me një perspektivë të madhe deri në miliardë Bcm - Kapacitete të konsiderueshme për depozitimin nëntokësor të gazit, të cilat shkojnë deri në disa miliarda m³ - Legjislacion tërësisht në pajtueshmëri me atë të Bashkimit Evropian - Sigurinë e duhur dhe stabilitetin e nevojshëm politik Investimi për këtë projekt është një investim tepër serioz dhe i parashikuar të sjellë përfitime në shumë aspekte për të gjitha vendet nëpër të cilat kalon Çfarë përfitimesh do të sjellë projekti TAP për Shqipërinë, përveç integrimit në tregun rajonal të gazit? Përfshirja e Shqipërisë në këtë treg rajonal është shumë e rëndësishme, pasi aksesi i gazit natyror është më i lirë dhe më pak i ndjeshëm ndaj mjedisit në përdorim. Së pari, Shqipëria do të përfitojë financiarisht nga renta që do të paguhet çdo vit, nga Konsortiumi për kalimin e gazsjellësit nga Shqipëria, që ka të ardhura të konsiderueshme vjetore për një vend të vogël si Shqipëria. Së dyti, ardhja e gazit të lirë në Shqipëri mund të përdoret për prodhim energjie në një formë më të lirë, nga TEC-i i ri Fierit që do të fillojë së funksionari së shpejti dhe, duke pasur akses në gaz, mund të prodhojë energji mjaft të lirë dhe të rrisë të ardhurat e saj në mënyrë të ndjeshme. Së treti, konsumatorët mund të fillojnë të përdorin gazin për përdorim shtëpiak si për ngrohje dhe për gatim më shumë dhe mund të kushtojë shumë më pak. Së katërti, industri të ndryshme mund të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë formë të lirë të burimit të energjisë. Së pesti, Shqipëria në zonën e Dumresë ka gropa të mëdha nëntokë nga dunat e kripës, që mund të përdoren si depozita natyrore për të mbajtur rezerva të konsiderueshme gazi, të cilat kursejnë shpenzimet për ndërtimin e cisternave, por edhe shërbejnë si depozita për një periudhë afatgjatë, si pjesë e rezervave për Sigurinë e Energjisë, në rast krizash apo 433 P.Ribaj, E.Qendro. Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq

263 mungese furnizimi të qëndrueshëm. Është ekzaminuar zbatueshmëria e 50 milion/m³ rezervash gazi në Shqipëri. 434 Ndër vendet e Ballkanit vetëm Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë të lidhura me rrjetet Evropiane të furnizimit me gaz. Por ndërtimi i gazsjellësit TAP do të hapë perspektiva të reja edhe në këtë drejtim. Mendohet të ndërtohet një gazsjellës tjetër, Ionian-Adriatic Pipeline që do të lidhë pikën e daljes së TAP në Shqipëri me rrjetin e gazit të Kroacisë. Një tjetër projekt mund të jetë ai Shqipëri Maqedoni Kosovë Serbi ose direkt Shqipëri Kosovë Serbi. Këto projekte potenciale mundësohen nga ndërtimi i TAP dhe do të gazifikojnë rajonin. Ndërkohë Shqipëria duke ofruar depozitat nëntokësore të gazit në zonën kripore të Dumresë, në të cilat ka vendburime gazi të boshatisura, teknologjikisht është shumë e përshtatshme për të ndërtuar zgavra të thella nëntokësore për të depozituar gazin në periudhën e verës, kur konsumi i tij është më i vogël dhe për ta përdorur në dimër, përveç sasisë që vjen nga gazsjellësi Shqipëria, si një kundërpeshë ndaj Gazpromit Rus Në një artikull të së përditshmes turke Hurriyet Daily News, Borut Grgic, drejtor i projektit transcaspian, analizon pozicionimin e Shqipërisë kundrejt më të fortëve të këtij tregu. Ai shkruan: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë një lojtare kaq e fuqishme në tregun energjetik të Ballkanit, por me projektin TAP, Shqipëria ka shansin që të kthehet në fuqinë kryesore të gazit në rajon. Duke pasur nën kontroll tregun e gazit natyror në Serbi, Gazprom po ndjek një strategji agresive zgjerimi rajonale, të mbështetur edhe nga projekti South Stream (Rrjedha e Jugut). Gazsjellësi është i destinuar që të kalojë në tërë rajonin e Ballkanit, nga Bullgaria nëpërmjet Sllovenisë për në Itali dhe do të mbushë tregun ballkanik me gazin rus. Ky segment konsiderohet gjeostrategjik për Serbinë, sipas drejtorit të përgjithshëm të Serbijagaz, pasi do të shërbejë edhe për diversifikimin dhe importin e gazit që vjen nga Hungaria përmes Ukrainës. 435 Lufta e gazit Ukrainë Rusi është një shembull i mirë që shpjegon se çfarë do të thotë të bësh biznes afatgjatë gazi me monopolin e shtetit rus: në fund ka një çmim politik që duhet paguar, ose në të kundërt çmimet e gazit do të rinegociohen në mënyrë të njëanshme apo tubacionet mund të mbyllen. Kjo është një perspektivë aspak e favorshme për konsumatorët e Ballkanit dhe industritë që duan të konkurrojnë në nivel global. Për këtë, ato kanë jo vetëm nevojë për energji të qëndrueshme, por edhe me çmim në bazë të tregut. Përpjekjet që bëhen nga qeveritë ballkanike për të ofruar stimujt me anë të taksave për të tërhequr industrinë Evropiane në rajon nuk do të shërbejnë për asgjë, në qoftë se 434 Concordiam. Journal of Evropean Security and Defense Issues. Exporting Caspian Gas, volume 5, 2014, pg Revista Monitor. Serbi, së shpejti fillon ndërtimi i Rjedhës së Jugut, 16 Tetor

264 furnizimi me energji është i pasigurt dhe çmimi është fiksuar politikisht. Rajoni i Ballkanit ka nevojë për një alternativë përballë Gazprom dhe zhvillimi i Shqipërisë, si një qendër e qëndrueshme për gazin rajonal, është një objektiv strategjik që duhet të mbështetet nga Bashkimi Evropian. Kjo do të ishte një strategji e mirë për energjinë afatgjatë dhe konkurrencën e çmimeve në Ballkan. Por që kjo të funksionojë në rastin e Shqipërisë është e nevojshme që vendi të ketë qasje në tregun global të gazit të lëngshëm dhe gazit Kaspik. Kjo do të thotë se me kalimin e kohës, Shqipëria do të duhet të ndërtojë një terminal të LNG-së, si një strukturë e konsiderueshme magazinimi të gazit, një tubacion që do të krijonte edhe lidhjen e Shqipërisë me pjesën tjetër të rajonit: Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi dhe Kroaci. Përveç kësaj, plani duhet të parashikojë ndërtimin e termocentraleve me gaz, por edhe për linja të dedikuara për autostradat e energjisë, si në detin Adriatik për në Itali dhe nga Shqipëria me rrugë tokësore drejt Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë. Projekti për krijimin e shpërndarësit të gazit shqiptar është këtu dhe Evropa duhet të përfitojë nga zhvillimet e reja të energjisë rajonale dhe për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet një kundërpeshë në Ballkan për Gazpromin e Rusisë. Kjo është në përputhje me objektivat e përgjithshme të energjisë të Evropës dhe do të ndihmojë në parandalimin e rajonin të bëhet viktimë e çmimeve të fiksuara të energjisë dhe dominimit politik nga Moska. Tashmë dihet se, Serbia është objektivi kryesor i politikës së jashtme ruse në Ballkanin Perëndimor si dhe objektivi strategjik kryesor i saj për të parandaluar integrimin evropian të Ballkanit dhe të Evropës Lindore në tërsi. Në këtë kontekst, duke e mbajtur Serbinë jashtë NATO-s dhe BE-së Moska ruan pozitat e ndikimit rus dhe përjetëson statusin aktual të pazgjidhur në ish-jugosllavi, më së shumti në lidhje me Kosovën. Ndërkohë që Serbia përfiton nga tregtia dhe investimet ruse po ashtu ajo bëhet edhe më e varur nga instrumentet e politikës ruse, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit luftojnë për tu shkëputur nga Moska. Edhe pse instrumenti kryesor i politikës së jashtme ruse mbetet ai ekonomik që lidhet me burimet energjetike dhe gazsjellësit, vizita e fundit e presidentit serb Tomislav Nikoliç në Rusi tregoi se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ka filluar të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me Rusinë. Nikoliç qartësisht ishte në kërkim të një ndihme nga Rusia lidhur me situaten e saj aktuale ekonomike të vështirë dhe sipas të gjitha të dhënave ai arriti të sigurojë atë 436. Duke shikuar në detaje marrëveshjet e Serbisë me Rusinë ato tregojnë se Serbia po shkon gjithnjë e më shumë drejt një varësie më të madhe gjë që duket nga varësia energjetike dhe investimet në industrinë ushtarake, në një kohë kur shtetet e tjera kanë filluar të shkëputen apo të çlirohen nga këto lloj investimesh. Akoma më keq, këto investime i sjellin jo vetëm varësinë, por e frenojnë edhe më tej profilin konkurrues të Serbisë në sektorin e mbrojtjes. Gjithashtu Serbia nuk do të fitojë mbështetjen e Rusisë për kthimin e Kosovës dhe as zgjidhjen e problemit. Përsiatjet egoiste të Moskës lidhur me parimet e OKB-së tashmë janë një taktikë e njohur. Në fund të fundit është e vështirë për të kuptuar se çfarë 436 Tanjug, 10 shtator,

265 tjetër fiton Serbia nga partneriteti strategjik me Rusinë përveç prapambetjes së vazhdueshme dhe izolimit 437 Se në fund të fundit në krizën e Ukrainës nuk është fjala vetëm për politikë, por edhe për gaz. Rusia është një ndër prodhueset më të rëndësishme të gazit dhe furnizon një të tretën e gazit që konsumohet në Evropë. Një pjesë e madhe e gazit transportohet përmes tubacioneve ukrainase. Në vijim mund të themi se, TAP mendohet të jetë investitori i drejtpërdrejtë më i madh i huaj që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Mirëmbajtja dhe operimi i gazsjellësit do të ketë nevojë për burime financiare dhe njerëzore për dekada. Është krijuar tashmë ideja që TAP do të sjellë përfitime si për vendet nëpër të cilat kalon ashtu edhe për Evropën në tërësi. Nëse historia është udhërrëfyese për të ardhmen, TAP përfaqëson vetëm hapin e parë në zhvillimin e Korridorit Jugor, pjesë e rëndësishme e së cilës është rajoni ynë, pra Ballkani. Hapja e një rruge të re të parë transporti gazi, pasohet me zhvillim të mëtejshëm të tregut, me infrastrukturë dhe gaz shtesë. Unë besoj që burimet shtesë të gazit në Azerbajxhan do të shtojnë në të ardhmen eksportet e gazit në Evropë. TAP do të jetë në gjendje të përballojë këto furnizime nëpërmjet rritjes së kapacitetit të tij, ku siguria është kryefjala për rajonin tonë edhe në rast se rrugë të tjera gazsjellësi, do ta çojnë gazin e Kaspikut në tregje të reja. Parashikimet për konsumin e energjisë në Evropë tregojnë se një prej sfidave më të rëndësishme të sigurimit të energjisë në rajonin tonë gjatë 25 viteve të ardhshme do të jetë aftësia për të diversifikuar burimet dhe mënyrat e kalimit të importeve të energjisë. Varësia në rritje e saj nga Rusia dhe gatishmëria e kësaj të fundit për të përdorur burimet energjetike për qëllime politike, e bëjnë të domosdoshme këtë strategji. E ardhmja varet në një masë të madhe nga fakti se kush i zotëron këto resurse dhe kush do t i hedhë ato në treg. Duke parë se gjeografia e vendeve me burimet kryesore të energjisë pothuajse përputhen me rivalitetet gjeostrategjike, ku qendra kryesore e gravitetit mbetet lufta për sferat e influencës mes Rusisë, SHBA-së (NATO-s) në disa rajone aksesi për tek këto burime mund të agravojë konfliktet dhe në disa raste mund të bëhet edhe shkaku i drejtpërdrejtë i tyre. NATO pritet të ketë një rol më aktiv në garantimin e sigurisë energjetike të vendeve anëtare. Përfshi këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Sfida e saj e së ardhmes pritet të jetë përplasja me Rusinë për kontrollin e rajonit të pasur me burime të pashfrytëzuara të Arktikut. Për vetë pozicionin e tij në kryqëzimin e korridoreve kryesorë të energjisë, rajoni i Ballkanit do vazhdojë edhe për një kohë të gjatë e në mënyrë të pashmangshme të tërheqë vëmendjen e vendeve perëndimore përfshirë aspektet ekonomike, politike dhe ato 437 Marrë nga Euroasia Daily Monitor, Vëllimi 9, Nr.179, 2 Tetor

266 ushtarake. Parë nga këndvështrimi gjeostrategjik, SHBA duke rritur ndikimin e saj në Ballkan do i hiqte Rusisë mundësinë e kontrollit mbi gjithë fluksin tregtar e energjetik të drejtuar në Evropë. Tashmë, e orientuar drejt politikisht dhe anëtare e NATO-s, Shqipëria po luan një rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sigurisë. Ky mjedis sigurie garanton edhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme të energjisë sic është projekti TAP, pjesë e të cilave është edhe vetë. Realizimi me sukses i tyre do të garantonte një zhvillim edhe më të madh ekonomik dhe më e rëndësishmja, do të rriste rëndësinë strategjike të vendit në rajon dhe më gjerë. Në këtë kuadër, me politikën e tyre komunitare, shtetet e rajonit të Ballkanit ndodhen në pozita të ndryshme në rrugën e gjatë të integrimit dhe secili prej tyre ka standard të ndryshme mjedisore dhe energjetike. Ecuria e përshtatjes brenda rajonit, me praktikat dhe legjislacionin e BE-së, sidomos në nivelin e liberalizimit, ndërlidhjes së tregut të gazit dhe energjisë elektrike, si dhe transformimit rregullator të tregut lënë shumë për të dëshiruar. Edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe fqinjë të tjerë nuk kanë një dokument kuadër të përbashkët, ku të parashikojnë sfidat e sigurisë energjetike dhe përballimin e pasojave rajonale. Të dy këta faktorë mund ta çojnë Serbinë në një rol lider të pretenduar me sigurinë energjetike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Fakti që Italia ka interesa të ngushtë me Gazpromin rus, të kontrolluar nga qeveria ruse, e bën edhe më shqetësuese çështjen e politikave energjetike jo vetëm në kuadër rajonal, por edhe evropian. Për këtë arsye mendoj se vendet e rajonit tonë do të duhet të fokusohen në dy drejtime: së pari, harmonizimi i politikave energjetike të rajonit në vështrim edhe të burimeve alternative, përveç burimeve ruse; së dyti, përsosja e bashkëpunimit dhe planifikimit strategjik të vendeve të veçanta, duke e trajtuar problemin si një çështje jetike të sigurisë kombëtare. Jo vetëm në kuadër kombëtar, por edhe rajonal gazi, nafta, energjia elektrike dhe derivatet e tyre, krahas të qenit burime jetike të ekzistencës dhe zhvillimit, po bëhen një kërcënim pasigurie nëse nuk menaxhohen drejt. Për këtë qëllim duhet të orientohemi të paktën në dy drejtime. Së pari, duhen ngritur grupe pune studimore në nivel kombëtar, për të pasur një pasqyrë të pastër e të plotë të shkallës së ndikimit të krizës energjetike në cështjet e sigurisë së brendshme. Së dyti, duhen ngritur grupe pune të përbashkëta edhe në nivele rajonale për të planifikuar masa të përbashkëta antikrizë të sigurisë kolektive. Mendoj se në zhvillimet perspektive të rajonit do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm dy aktorë shumë të rëndësishëm, të cilët janë NATO(SHBA), ku në rajonin tonë Kroacia dhe Shqipëria janë tashmë anëtarë dhe Rusia, e cila nëpërmjet Serbisë në një formë a në një tjetër shpreh interesat e saj në këtë rajon. Në një farë mënyre, në këtë këndvështrim kemi një konfigurim të Luftës së Ftohtë të vendeve të Ballkanit midis NATO(SHBA) dhe Rusisë(Serbisë). Perceptimi i prezencës ruse në Serbi, si dhe implikimet e saj dhe 256

267 mundësia e rritjes së shpejt të këtij implikimi nëpërmjet bërjes së saj një nyje energjetike, është një nga sfidat e së ardhmes së këtij rajoni Marrëveshja Kosovë-Serbi e Brukselit si shans dhe sfidë Shkrimtari Vuk Drashkoviç, në një intervistë të tij për radion Evropa e Lirë të datës 25 mars 2012, thoshte se koalicioni parazgjedhor Ndryshimi, kërkon të ndalohet vrasja e Serbisë për hir të ruajtjes së asaj që është vetëm mirazh, duke shtuar gjithashtu të vërtetën tjetër se nuk mund të ndërtohet një Serbi evropiane mbi themelet e Serbisë së Millosheviçit 438. E thoshte këtë të vërtetë të pamohueshme një prej ish-anëtarëve të kabinetit të diktatorit Milosheviç. Vetëm dy muaj më vonë, shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, në një intervistë për revistën beogradase NIN thoshte në substancë të njëjtën gjë: Më parë në një pjesë të Ballkanit përdorej shprehja çlirimi i Kosovës nga Serbia. S është ndonjë çudi që tani të thuhet çlirimi i Serbisë prej Kosovës. Dhe deri në këto momente mendjet ballkanike qenë kapur fort pas idesë fikse se E mira e jote është e keqja ime e për pasojë palët qenë të ndara në qëndrimet e tyre për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë konfliktin shqiptaro-serb. Në kët kuadër për atë që u quajt Marrëveshja e Pajtimit për Veriun e Kosovës..erdhën një e nga një dhjetë raunde bisedimesh midis Kosovës dhe Serbisë. Këto bisedime i udhëhoqi e ndërmjetësoi Bashkimi Evropian, përmes shefes së Diplomacisë e të Sigurisë, baroneshës britanike Catherine Ashton. Pa u zgjatur në histori të tilla, ne shohim tashmë të jetë arritur dhe nënshkruar një marrëveshje, të cilën e kanë miratuar me shumicë votash të dy parlamentet. Sipas kësaj marrëveshjeje është krijuar Asosacioni/Bashkësia me shumicë serbe në Kosovë, në të cilën bëjnë pjesë katër komunat e Veriut të Mitrovicës, përkatësisht vetë komuna e re e Mitrovicës së Veriut si dhe komunat e Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Është lënë hapësirë juridike që në këtë bashkësi të bashkohen gjithashtu komunat e tjera me shumicë serbe në jug të Ibrit. Sipas Marrëveshjes, strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohen në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe.... Megjithatë parashihet që Bashkësia e Komunave të Serbëve në Veri të ketë njëkohësisht kompetenca të caktuara në fushën e rendit e të ligjit. Pika gjashtë e marrëveshjes shprehet se Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.. Në të vërtetë Marrëveshja e Brukselit eviton krijimin e një autonomie të tillë, e cila të mund të bllokojë Kosovën në vendimmarrjen e saj. Pikërisht kjo e bën atë të shihet si një sukses, së pari të Bashkësisë Ndërkombëtare, para së gjithash të SHBA-së e Gjermanisë, si promotorë të saj, por edhe të qeverisë dhe institucioneve të Prishtinës. Megjithatë duhet 438 Sipas Dr. Enver Bytyçi Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore, Tiranë 257

268 thënë se marrëveshja le hapur mundësinë e interpretimeve e keqinterpretimeve dhe kjo do ta vështirësojë ndoshta zbatimin e saj në terrenin konkret... Kështu që nuk bëhet fjalë për një pajtim final midis shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve. Problematikat do të jenë të natyrave të ndryshme. Pajtimi në fund të fundit nuk është e nuk mund të jetë një akt, ai është një proces relativisht i gjatë. Më së fundi pajtimi do të arrihet kur qeveria e Serbisë të hedhë hapa të tjerë në këtë drejtim. Para së gjithash ajo duhet të kërkojë ndjesë për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë dhe duhet të angazhohet për të ndihmuar ndriçimin e të vërtetës, sado e hidhur të jetë ajo për palën serbe. Vetëm dënimi publik i këtyre krimeve mund të rikthejë frymën e besimit midis të dy palëve. Ndërkohë riformulimi i Kushtetutës së Serbisë dhe heqja nga preambula e saj e definicionit se Kosova është Serbi do të ishte hapi i parë praktik për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Njohja reciproke është dhe mbetet akti final i normalizimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve në konflikt. Shumë personalitete ndërkombëtare, midis tyre edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle si dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Barrosso, e kanë konsideruar nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga kryeministrat, Thaçi dhe Daçiç, si një ngjarje historike. Ndoshta kjo është e tillë sa i përket kthesës që do të marrë qëndrimi politik dhe orientimi evropian i Serbisë. Përfundimisht ajo do të kyçet në integrimet evropiane e më pas edhe ato atlantike. Autonomia e serbëve në veri të Mitrovicës është e një modeli të ri, specifik dhe unik, sepse bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të minoritetit serb në Kosovë. Prandaj Prishtina dhe Tirana do të duhet tani të fillojnë të bëjnë presion mbi qeverinë e Beogradit e në Bashkësinë Ndërkombëtare, që të drejtat, të cilat i kanë fituar 40 mijë serbët e veriut të Kosovës, të mbarten te 70 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve kudo në rajon u lind e drejta që të këmbëngulin të realizojnë pa kushte së paku aq të drejta sa kanë serbët në veri të. Para së gjithash të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni ka nevojë të rivlerësojnë dhe ridimensionojnë marrëdhëniet me shtetin Maqedon dhe të kërkojnë kompetenca lokale të nivelit të Marrëveshjes së Brukselit. Ndërkaq këto klauzola shkojnë edhe në favor të myslimanëve të sanxhakut, të hungarezëve të Vojvodinës dhe pakicave të tjera në Serbi e në Ballkan. Në këtë kuptim, Marrëveshja e Brukselit mund dhe duhet konsideruar si një marrëveshje historike, sepse krijon modelin dhe precedentin e parë të ndërtimit të marrëdhënieve të shteteve ballkanike e më gjerë me minoritetet, sado pak të jenë ato në numër. Përtej Serbisë, këtë Marrëveshje mund ta përdorin shqiptarët e Malit të Zi, ata të Çamërisë, si dhe minoriteti maqedon e turk në vendin më jugor të rajonit, anëtaren e BE-së, Greqinë Integrimi ndërkombëtar përballë interesave kombëtare. Shqipëria, Kosova, faktori Shqiptar në tërësi, përgjatë historisë, e kanë vuajtur shumë lënien mënjanë, mospërfilljen, mosmirënjohjen apo më keq, dëbimin a fyerjen e tyre. 258

269 Shkrimtari i madh i kombit, Kadare, e përcjell kështu këtë mallkim :...shkëputja prej Evropës ka qenë për Shqipërinë ngjarja më e dhimbshme... edhe pse...shqipëria e Kastriotit u gjend në kohën e duhur në qendër të historisë, në ndërlikimin e saj më të madh me kontinentin mëmë Vendet tona kanë interes jetësor transformimin përmes projektit të integrimit të këtij rajoni të prekshëm dhe të pastabilizuar ekonomikisht e politikisht. Ky është interesi i Evropës gjithashtu. Evropa, sidomos në kushtet e krizës dhe të perspektivave relativisht të zymta të ekonomisë e të financave të saj, nuk do të mund t a mbante dot barrën e një krize të tejzgjatur, apo më keq, të rifillimit të ciklit të rigrupimeve. Më në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, çështja e Bashkimit Evropian është edhe çështje identiteti: Identiteti Evropian përballë identiteteve kombëtare. Identitetet kombëtare janë pjesë e qenësishme e kombeve Evropiane, me diferencat natyrale historike, kulturore, fetare, gjuhësore, etj, që rrjedhin nga ky fakt. Mjafton të përmendim vetëm diferencat në kulturën e vendeve të Evropës Veriore me kulturën e vendeve të Evropës Jugore apo Mesdhetare, e cila pasqyrohet dukshëm në nivelin e ekonomisë informale masive të këtyre të fundit. Nuk mund të flitet për një komb apo shtet Evropian. A do t i lëshojnë pé identitetet dhe interesat kombëtare, identitetit dhe interesit Evropian, apo këto të fundit do të tërhiqen në pozicione të tjera? Fuqia në gjeopolitikë i ngjan një lavjerrësi sahati, mbase jo me rregullshmërinë kohore e hapësinore që ofron simetrikisht ky mekanizëm, por, gjithsesi, normalisht respekton të njëjtën dinamikë. Nuk ka fuqi të përjetshme. Rregulli nuk është fuqia në vetvete, por lëvizja, zhvendosja e saj. Në vitet bota ndryshoi mënyrën se si funksiononte, paçka se kjo matej me shekuj apo me breza.. Ajo përcaktoi ndryshimin afatgjatë të pozicionit të rojës ku Amerika e Veriut zëvendësoi Evropën si qendër e sistemit ndërkombëtar 440. Por brezat shkojnë e vijnë dhe tani ne jemi në mesin e një kapërcimi brezash qysh nga kolapsi i fuqive Evropiane - një kapërcim që filloi në 2008, por që vetëm tani po punon më shkoqur. Ajo çfarë ngjau në 2008 ishte një nga momentet e panikut financiar që vuan herë pas here sistemi global kapitalist. Sikurse ndodh shpesh, këto momente paniku fillimisht gjenerojnë kriza politike brendapërbrenda shteteve, pastaj ndiqen nga ndryshime në marrëdhëniet midis shteteve. Nga këto ndryshime, ajo që drejtpërdrejtë është e lidhur me krizën e vitit 2008, është kriza financiare e Evropës dhe transformimi i saj në krizë politike Vizioni Evropian u shkatërrua në të pastajmen e vitit 2008, kur themeli i paqëndrueshëm i eksperimentit Evropian zbuloi vetveten. Ai vizion ishte ndërtuar të mbështetej përreth Gjermanisë, eksportuesit të dytë më të madh në botë, por periferia e Evropës mbetej shumë e dobët për të përballuar krizën. Kjo krizë nuk ishte e pjesshme apo e veçantë: Evropa nuk ishte ndërtuar për t i kundërqëndruar ndonjë krize financiare. Shpet a vonë, 439 Ismail Kadare, Mosmarrëveshja - Mbi raportet e Shqipërisë me vetvehten, ONUFRI, 2010, fq George Friedman Stratfor, 21 shkurt

270 diçka do të bëhej sebep dhe uniteti i Evropës do të tensionohej ashpërsisht kur secili shtet, i nxitur nga realitete të ndryshme sociale dhe ekonomike, do të manovronte më shumë në interes të vet sesa në interes të Evropës Integrimi Evropian si një proces i gjatë dhe me shumë sfida Nga shumë analistë,por dhe nga raporte institucionesh përgjegjëse vlerësohet se integrimi Evropian I Shqipërisë është një proces i gjatë dhe i vështirë 441. Gjatë procesit të integrimit Evropian konstatohet se pas çdo hapi konkret drejt anëtarësimit në BE, disa nga parakushtet bëhen më të rrepta dhe sfidat më të vështira 442. Vendet e Vishegradit u anëtarësuan në BE në vitin 2004 nëpërmjet një procesi politik, ndërsa vendet e Ballkanit po integrohen nëpërmjet një procesi teknik. Për anëtarësimin e tyre në BE u (i) krijua një model i veçantë, ai i Stabilizim Asocimit, (ii) u krijuan instrumente financiare të veçanta dhe (iii) që nga vitit 2002 nëpërmjet progres raportit u vendos një sistem monitorimi e vlerësimi. Gjithsesi, pas rreth 25 vitesh pas rënies së Murit të Berlinit Shqipëria ka arritur të jetë vetëm vend kandidat për në BE. Zhgënjimi publik për vonesat në procesin e integrimit vjen edhe për shkak se veç mbështetjes së lartë publike për integrimin Evropian (mbi 90%), Shqipëria ka edhe tre avantazhe thelbësore, që mund ta kishin përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së. Së pari vendi nuk ka konflikte etnike; së dyti nuk ka konflikte fetare dhe së treti - opinioni publik dhe institucionet politike nuk janë të influencuar nga qëndrime hezituese apo bllokues për bashkëpunim me dhe midis të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zhvillimet e brendshme politike kanë prodhuar kriza dhe vonesa. Kultura politike ku fituesi i zgjedhjeve i merr të gjitha, jo vetëm qeverisjen e vendit, por edhe kontrollin e institucioneve të pavarura, dëmtimi i parimit të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve si dhe kultura e mosdënimit të korrupsionit, konsiderohen pengesat kryesore. Prandaj në dinamikën e proçesit të integrimit, Shqipëria shpesh është kushtëzuar me parakushte. Në progres raportin e vitit 2011 BE përcaktoi 12 prioritete/parakushte përpara dhënies së statusit të vendit kandidat. Aktualisht vendi ka 5 kushte specifike nga BE për ti plotësuar përpara çeljes së negociatave. Sa më shumë i afrohemi BE-së, aq më të rrepta dhe të detajuara bëhen kushtet për plotësimin e kritereve të Kopenhagenit. Ky leksion vlen për vendet që aspirojnë ti bashkohen BE-së. Në këtë kah shumica e analistëve, por dhe raportet e institucioneve kryesore, pos të tjerash, evidentojnë Tre janë sfidat kryesore në zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendit: 441 Për më gjërë shih dhe Raportin e projektit: Ndarja e eksperiencës së shteteve të Visegrad-it në Integrimin Ekonomik në BE dhe në Reformat Institucionale të suksesshme të Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe Kosovën, Tiranë, mars nga: Raportin e projektit: Ndarja e eksperiencës së shteteve të Visegrad-it në Integrimin Ekonomik në BE dhe në Reformat Institucionale të suksesshme të Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe Kosovën, Tiranë, mars

271 a. Konsensusi dhe bashkëpunimi politik për integrimin si prioritet kombëtar Edhe pse në dokumentet strategjike integrimi vlerësohet interes kryesor kombëtar dhe në strategjitë zhvilluese vlerësohet prioritet kombëtar, shpesh ai është penguar dhe vonuar nga krizat politike. Në shumë raste ndërprerja e tyre dhe rifillimi i bashkëpunimit është arritur nga kushtëzimet e BE-së për hapat e mëtejshme të integrimit. Në këtë kontekst procesi i integrimit ka përshpejtuar daljen nga krizat politike dhe ka arritur miratimin e reformave të kërkuara. Cilësia e implementimit të tyre dëmtohet jo rrallë nga interesa partiake apo nepotike. b. Reforma strukturore për mjedisin e biznesit Skanimi i zhvillimeve ekonomike dhe politike nëpërmjet disa indekseve ndërkombëtare, krahasimi me vendet e tjera dhe në dinamikë me vetveten, lehtëson identifikimin e problemeve dhe vështirësive me Kështu, sipas Prof. A. Malaj 443 për treguesin Liria Ekonomike 2015,Shqipëria vlerësohet përgjithësisht e lirë, në nivelin 65.7 nga maksimumi 100. Vendi renditet në vendin e 63 në nivel global dhe në vendin e 29 nga 43 vende Evropiane. Funksioni i shtetit ligjor mbetet prioritet. Indeksi i lirisë së pronës është vetëm 30 nga 100 dhe Shqipëria renditet në vendin e 94/186. Liria nga korrupsioni është 31/100, renditja 118/186. Edhe për indeksin e perceptimit të korrupsionit te ne tregon një përhapje të gjerë të tij duke cenuar cilësinë e shërbimeve publike dhe ambientin e biznesit. Strategjia kombëtare kundër korrupsionit po mbështetet me projekte konkrete të mirëqeverisjes dhe ndërgjegjësimit publik. Platforma elektronike të luftës kundër korrupsionit janë vënë në shërbim të qytetarëve. Monitorimi i strategjive dhe projekteve të antikorrupsionit duhet të bëhen nga OJQ me kredibilitet publik. Kjo mund të rritë besimin e publikut dhe ti bëjë pjesë të suksesit Po kështu sipas Malaj e dhe sipas Doing Business 2015 Shqipëria ka bërë përparime gjatë vitit të fundit. Në vitin 2015 përmirësimi ishte i konsiderueshëm me rreth 40 shkallë, nga vendi 108 në vendin e 68. Mbeten shqetësuese disa elementë të rëndësishëm siç janë: Dealing ëith Construction Permits (157), Getting Eletricity (152), Paying taxes (132) dhe Registring Property (118). 443 Arben Malaj, President, IPPM (Shqipëri), anëtar për Raportin e projektit: Ndarja e eksperiencës së shteteve të Visegrad-it në Integrimin Ekonomik në BE dhe në Reformat Institucionale të suksesshme të Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe Kosovën, Tiranë, mars

272 Tabela 14: Doing Business 2015, Albania Ndërsa përsa i përket sipas i ndeksit të Konkurrencës Globale 2015 vendi ka disa pengesa serioze për të qenë konkurrues ku më kryesoret janë cilësia e institucioneve (103/144); ambienti makroekonomik (122/144), moszhvillimi i tregjeve financiare (114/144) dhe shkalla e ulët e lidhjeve midis universiteteve, kërkimit shkencor dhe sfidave të ekonomisë së vendit (114/144). Ndërsa vetë biznesi privat ka identifikuar si pengesë kryesore korrupsionin, mungesën e aksesit në burime financimi, burokracinë jo efiçente të qeverisë dhe nivelin e taksave. Tabela 15: Indeksi i konkurrences globale 2015, Albania 262

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE Tiranë 2018 Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s. ~ 1 ~ Bordi Shkencor: Prof. Dr. Rexhep Meidani (kryetar) Dr. Pëllumb Qazimi (anëtar) Dr. Elona Dhembo (anëtar) MA Arjan Dyrmishi (anëtar) Dr. Foto Duro (anëtar) Redaktor përgjegjës: Elira Hroni MA Ndihmuan

More information

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr. ÇËSHTJE TË SIGURISË 1 ÇËSHTJE TË SIGURISË Security Issues Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Nr. 1, vjeshtë 2006 2 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM Bordi

More information

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund? DOKUMENT I SHKURTËR I POLITIKAVE NGA QKSS 07/2016 DOKUMENT I SHKURTËR I POLITIKAVE Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund? 2 DOKUMENT I SHKURTËR I POLITIKAVE NGA QKSS Botues: Qendra Kosovare

More information

Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor

Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor PUNIM I POLITIKAVE Nr. 3/14 Shtator 2014 Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor Ky projekt është përkrahur nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme Përmbajtja dhe

More information

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale

Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale PUNIM I POLITIKAVE Nr. 5/14 Tetor 2014 Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale 1 Ky projekt është përkrahur nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme Përmbajtja dhe pikëpamjet të shprehura

More information

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE ngrejmë aftësitë, përmirësojmë mjedisin Tiranë 2010 Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri Rreth REC QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC) SHQIPËRI, është

More information

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës Dokument i Politikave nga QKSS 03/2014 Kosovar Center for Security Studies Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale të sigurisë Shtator 2014 Kosovar Center for Security Studies Anëtarësimi

More information

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Përse merremi me BE? Rëndësia praktike Në kuadër të këtij kursi të parë bazë rreth BE duam të marrim pak kohë për të menduar rreth objektit, me të cilin kërkojmë të merremi,

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni Nëntor, 2013 Udhëheqës të projektit Partnerë të projektit 1 Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri,

More information

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Muhamet Mustafa * Alban Zogaj ** Përmbledhje Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga

More information

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të POLICY BRIEF SECURITY POLICY RESEARCH CENTER SPRC 07/2017 Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE LIGJËRIMI POLITIK NË BALLKAN MES NACIONALIZMIT DHE INTEGRIMIT EUROPIAN

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit QENDRA PËR KONSERVIM DHE ARKEOLOGJI E MALIT TË ZI Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit Projekti

More information

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23 ÇËSHTJE EUROPIANE DHE TË SIGURISË - 23 1 Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23 2 ÇËSHTJE EUROPIANE DHE TË SIGURISË - 23 3 ÇËSHTJE EUROPIANE DHE TË SIGURISË EUROPEAN

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Punëve të Jashtme / Ministarstvo Inostranih Poslova / Ministry of Foreign Affairs STRATEGJI PËR ARRITJEN E

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: 0355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

More information

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore (From Fragmentation to Cooperation: Tertiary Education, Research and Development in South Eastern Europe)

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

Policy Paper. Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Janar 2011

Policy Paper. Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Janar 2011 Policy Paper Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian Janar 2011 Lëvizja Europiane në Shqipëri është një organizatë think tank e cila synon

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta e Unionit Evropian Niveli: Master Statusi lëndës: O Viti i studimeve: I, semestri

More information

REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE

REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE POLIS NR 7/2008 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE Bordi Editorial Prof. As. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Dr. Ermal Hasimja, Universiteti Europian i Tiranës

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN DIASPORA SHQIPTARE DHE RRUGETIMI I SAJ NDER MOTE Disertant

More information

Planifikimi i projektit/programit

Planifikimi i projektit/programit Planifikimi i projektit/programit Doracaku Udhëzues Versioni Final (draft 5) Janar 2010 Doracaku udhëzues për planifikimin e projektit/programit. Versioni final Janar 2010 Faqe 1 nga 50 Planifikimi i projektit/programit

More information

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë dhe Kosovës Prishtinë dhe Tiranë 2015 Botuar nga: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

More information

D I S E R T A C I O N

D I S E R T A C I O N UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING TURIZËM D I S E R T A C I O N TURIZMI NË KOSOVË DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I TIJ RAST STUDIMI RAJONI TURISTIK I ALPEVE SHQIPTARE NË

More information

3 / ACTA SCIENTIARUM

3 / ACTA SCIENTIARUM 3 / ACTA SCIENTIARUM Ç lloj BASHKIMI? Mbi hapësirën e përbashkët ekonomike Shqipëri -Kosovë Akte të forumit akademik Nën kujdesin e z.behgjet PACOLLI ish-president i Republikës së Kosovës 4 Ç lloj bashkimi?

More information

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016 RESUME OF EDUCATION FAIR 2016 Summary and information from 10 th Edition of Education Fair 21-22 April 2016 Exhibitors of Education Fair Visitors of Education Fair Statistics Video Documentary Photo Gallery

More information

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës RAPORT POLITIKASH NGA GSJP DHE KPMJ NR. 07 TETOR 2013 Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës -Një perspektivë e politikash Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Një

More information

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT Luljeta KODRA* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë

More information

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI 2015 Balkan Civil Society Development Network Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) Adresa: Mitropolit

More information

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Departamenti i Sistemeve të Pagesave Datë: 18 Tetor 217 Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Tab 1. Tabela krahasuese e numrit të terminaleve

More information

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet

More information

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO UDC 355.45(497.115 17) Fisnik Sadiku, MA 226 Besnik Lokaj, MA 227 Fitim Ibrahimi, MA 228 SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE (1990-2009). Me aspiratat e çdo qeverie Shqiptare pas rënies së komunizmit dhe të popullit shqiptar për tu bashkuar me familjen e madhe

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

Çështje të sigurisë - 4

Çështje të sigurisë - 4 ÇËSHTJE TË SIGURISË - 4 1 Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Çështje të sigurisë - 4 2 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM ÇËSHTJE TË SIGURISË - 4 3 ÇËSHTJE TË SIGURISË Security Issues Revistë

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË FORUMI për SIGURI PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË Prishtinë, Tetor 2013 Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

More information

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE KOORDINIMI NË QENDËR TË QEVERISË: FUNKSIONET DHE ORGANIZIMI

More information

Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119

Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119 Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119 Iris Kuqi Dritan Shutina 1. Përmbledhje Asnjë bashkësi, përfshirë edhe Komunitetin Europian, nuk mund të jetë e qëndrueshme, nëse

More information

RIMËKËMBJE E BRISHTË

RIMËKËMBJE E BRISHTË Raporti numër: 87962-ECA EVROPA JUGLINDORE RAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.6 RIMËKËMBJE E BRISHTË maj, 214 Falënderim Ky Raport i Rregullt Ekonomik (RRrE) mbulon zhvillimet ekonomike, perspektivat dhe politikat

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION Financa e projekteve, formë alternative e investimeve infrastrukturore në vendet në zhvillim Në kërkim të gradës shkencore

More information

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore Hasan Saliu Përmbledhje Aksi kryesor teorik i punimit do të përqendrohet në shpjegimin e nocioneve të cilat janë sot të pranishme në diskursin

More information

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës Prishtinë, Korrik, 2008 1 Publikuar nga: QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË HULUMTIM për Gjendjen e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Prof. As. Dr. Mark Marku Hyrje Edhe pse operojnë në një hapësirë të përbashkët, me vazhdimësi gjeografike dhe me popullsi që flet të njëjtën

More information

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Perspektiva e Shoqërisë Civile Shtator 2009 PARATHËNIE Gjatë hulumtimit në projektin për monitorimin dhe

More information

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013 Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare 2013 Perceptime 2013 Tiranë, 2013 Editor: Shkrimi dhe analiza: Përkthimi: Redaktimi anglisht: Redaktimi shqip: Grafika: Albert Rakipi,

More information

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së REPUBLIKA E SHQIPËRISË Universiteti i Tiranës Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Departamenti i Gjeografisë Punim Shkencor- në kërkim të gradës shkencore Doktor Përparësitë konkuruese të Shqipërisë

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2 Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2 Njësia për Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Banka Botërore 5 qershor 212 Përmbajtja I. EJL6 ZHVILLIMET

More information

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri.

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri. # 0 101 0213 Aktualisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian zhvillohen të bazuara në Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit, e cila ka hyrë në fuqi, më 1 dhjetor 1992. Kjo marrëveshje, që

More information

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM DISERTACION ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM RAST

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Disertacion për Gradën DOKTOR në Marrëdhënie Ndërkombëtare POLITIKA E JASHTME E SHBA-VE DHE

More information

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR TEMA AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve (Rasti i SME-ve në

More information

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI Raporti për Zhvillimin Njerëzor i Kosovës 2008 Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdo ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për

More information

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore ISSN 2222-5846 Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore Viti XIX, Nr. 1 (74) (Janar Mars 2013) Tiranë,

More information

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETINGUT DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË (Në kërkim

More information

DËBIMI I SHQIPTARËVE

DËBIMI I SHQIPTARËVE DËBIMI I SHQIPTARËVE (Memorandumi i Çubrilloviqit bazë mbi spastrimin etnik të shqiptarëve) Dr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik,

More information

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT PLATFORMA E-LEARNING DHE KURSET KURSET E-LEARNING Platforma E-learning është një mjet bazuar ne platformen web vendosur në

More information

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo Murat MEHA, Kosovo, Joep CROMPVOETS, Belgium, Muzafer ÇAKA and Denis PITARKA, Kosovo Keywords: National Spatial Data Infrastructure,

More information

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: MUSTAFA 2. Emri: Isa 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetwsia: Kosovar 5. Data e lindjes: 15.05.951 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: isamustafa@hotmail.com; isa.mustafa@uni-pr.edu

More information

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry Departamenti i

More information

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë, Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë, Vlerësimi i përgatitur nga një ekip ekspertësh i përbërë nga Prof. Dr. Dr. h.c.mult.

More information

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Prof.Dr. Ermelinda Meksi 1 Auron PASHA 2 Shënim Bërja e një prezantimi me këtë titull nuk është një gjë e lehtë. Tema është mjaft e gjerë

More information

Vlerësimi i Korrupsionit dhe Ekonomisë së Fshehur në Evropën Juglindore

Vlerësimi i Korrupsionit dhe Ekonomisë së Fshehur në Evropën Juglindore Vlerësimi i Korrupsionit dhe Ekonomisë së Fshehur në Evropën Juglindore Fuqia e Fshehtë Vlerësimi i Korrupsionit dhe Ekonomisë së Fshehur në Evropën Juglindore 2016 Lidershipi i Evropës Juglindore për

More information

Projekti Lista e Bardhë e Shengenit

Projekti Lista e Bardhë e Shengenit Projekti Lista e Bardhë e Shengenit Tekstet e zgjedhura nga webfaqja www.esiweb.org/whitelistproject Procesi i liberalizimit të vizave i BE-se me vendet e Ballkanit Perëndimor në një shikim Bruksel, dhjetor

More information

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë

More information

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVO MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME MINISTARSTVO UNUTRAŠNJIH POSLOVA MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive është projekt i financuar

More information

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENI I FINANCËS DISERTACION Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor Në kërkim të gradës shkencore

More information

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi Specialiteti: Leksikologji

More information

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2016 RAPORT VLERËSIMI Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2 SCORECARD REPORT duke promuvuar zhvillimin ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë

More information

Kostoja e ciklit të jetës

Kostoja e ciklit të jetës Udhëzimi 34 Shtator 2016 Prokurimi publik Kostoja e ciklit të jetës PËRMBAJTJA Hyrje Çfarë është Kostoja e Ciklit të Jetës (LCC) dhe pse përdoret ajo? Çfarë thotë Direktiva për LCC-në dhe si duhet të zbatohen

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertacion për marrjen e gradës

More information

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Prishtinë, Kosovë Shtator 2005 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA Mirënjohjet 7 I. Hyrje 11 II. Definicioni i Sektorit:

More information

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government Zyra e Kryeministrit - Ured Premijera - Office of the Prime Minister Zyra për Qeverisje të Mirë/Kancelarija za Dobro Upravljanje/Office

More information

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues PRO WO+MAN Raporti Hulumtues Pro WO+MAN Raporti Hulumtues Autorët: Albulena Metaj dhe Driton Zeqiri Menaxhere e projektit: Ajete Kërqeli Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë raport janë të

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

Analizë politikash 05/2016

Analizë politikash 05/2016 Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë

More information

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTARE

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTARE Msc. Sylejman Selimi PhD Kandidate Liljana Kola PhD Kandidat Burim Qorri PhD Kandidat Nijazi Halili Msc. Margarita Muho PhD Kandidat Gjon Keka PhD Kandidate Belfjore Qose PhD Kandidat Naim Kadolli PhD

More information

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo Curriculum Vitae Personal information Surname(s) Firast name(s) Birthday Address Drita A. KRASNIQI 26.12.1966 Zahir Pajaziti 45/4, Prizren, Republic of Kosovo Mobile +377 44 301 114 E-mail dritakrasniqi@yahoo.com

More information