PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

Size: px
Start display at page:

Download "PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME"

Transcription

1 UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim Kandidati: Belina BUDINI Drejtues shkencor Prof.dr.(Akademik) Artan FUGA TIRANË, 2013 i

2 UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim Kandidati: Belina BUDINI Drejtues shkencor Prof.dr.(Akademik) Artan FUGA TIRANË, 2013 ii

3 UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit Disertacion i paraqitur nga: Belina BUDINI Për marrjen e gradës shkencore: DOKTOR PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim Drejtues shkencor: Prof.dr.(Akademik) Artan FUGA Mbrojtur në datën Prof.Asoc. Dr. Mark MARKU (Kryetar) 2. Prof. Dr. Valentina DUKA (Anëtar, Oponent) 3. Prof. Dr. Bashkim GJERGJI (Anëtar, Oponent) 4. Prof. Dr. Zyhdi DERVISHI (Anëtar) 5. Prof. Dr. Aleksandër KOCANI (Anëtar) TIRANË, 2013 iii

4 TABELË LËNDE PARATHENIE VI HYRJE.. X PJESA E PARË 1. Fabrikimi mediatik i një subjekti ndërkombëtar në gjirin e mediave amerikane: Përqasjet metodologjike dhe teorike Prodhimi social i mediave dhe lajmeve ndërkombëtare Konstruksioni social në nivel organizativ, profesional dhe tekstual: Stuart Hall Ligjërimet mediatike ndërkombëtare Ligjërimet për Shqipërinë në spektrin e mediave perëndimore Përfundime.. 24 PJESA E DYTË 2. Profili evolues i Time : aspektet organizative, profesionale, burimet dhe audience Struktura pronësore, organizative dhe profesionale në periudhën Struktura pronësore, organizative dhe profesionale në periudhën Struktura pronësore, organizative dhe profesionale në periudhën Profili i Time në spektrin e mediave perëndimore: audienca dhe burimet Përfundime 107 PJESA E TRETË 3. Paraqitjet konstante të Shqipërisë në Time : përqasjet sasiore dhe cilësore Rezultate të analizës sasiore në periudhën e parë : Prirjet në mbulim dhe relevanca e subjektit të një shteti të ri dhe të pavarur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore Rezultate të analizës cilësore në periudhën e parë : Prirjet në përmbajtjet e tekstit dhe ndërtimi i një subjekti përjashtimor me ngjyrime ekstreme si Shqipëria 119 iv

5 3.3 Rezultate të analizës sasiore në periudhën e dytë : Konstantja e prirjeve në mbulim dhe në kuadër të Luftës së Ftohtë e marrëdhënieve me ish-brss, Kinën Rezultate të analizës cilësore në periudhën e dytë : Konstantja e prirjeve përmbajtësore si subjekt përjashtimor dhe përmes metaforës së vasalitetit shtetëror Rezultate të analizës sasiore në periudhën e tretë : Vijueshmëria e prirjeve në mbulim dhe në kuadër të rënies së regjimit komunist e afrimit me SHBA-të Rezultate të analizës cilësore në periudhën e tretë : Vijueshmëria e prirjeve përmbajtësore përmes diskursit të anormalitetit dhe rikonstruksioneve tekstuale ekstreme Përfundime PËRFUNDIME. 241 BIBLIOGRAFI 243 ANEKSE v

6 PARATHËNIE Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë dhe të analizojë sistematikisht ndërtimet dhe paraqitjet e subjektit të Shqipërisë nga ana e shtypit perëndimor, duke investiguar nga afër revistën amerikane Time si rast studimor. Është zgjedhur si objekt studimi Shqipëria në revistën amerikane me synimin që të shqyrtohet evoluimi i konstrukteve dhe paraqitjeve mediatike të subjektit të Shqipërisë në kuadër të spektrit mediatik perëndimor, respektivisht revistës amerikane Time si më e madhja ndërkombëtarisht në llojin e vet. Pyetja themelore të cilës jemi përpjekur t i japim përgjigjie në këtë punim është: Si është ndërtuar dhe paraqitur subjekti i Shqipërisë ndërmjet viteve ? Për t i dhënë përgjigjie kësaj pyetjeje kemi ndjekur paralelisht dy pista kërkimi, njëra prej të cilave lidhet me evoluimin e vetë revistës dhe tjetra me evoluimin e përmbajtjeve të saj për Shqipërinë. Kjo do të thotë që për qëllimet e këtij studimi janë evidentuar, përmes periodizimit kohor dhe historik, si evoluimi strukturor i medias Time në vetvete dhe në raport me Shqipërinë, ashtu edhe evoluimi i përmbajtjeve konkrete për subjektin e Shqipërisë në rrjedhën kohore nga viti 1923 deri në vitin Për të kuptuar se si revista e ka ndërtuar dhe paraqitur Shqipërinë në kohë dhe në periudha të ndryshme historike kemi ndjekur në rend kronologjik, së pari zhvillimet e saj si media si ato pronësore, organizative, ekonomike dhe menaxheriale, por edhe ato profesionale për sa i përket gazetarisë së ushtruar prej saj, marrëdhënieve me burimet dhe me audiencën. Së dyti, sipas të njëjtit rend kronologjik dhe periodizimi kemi marrë në shqyrtim edhe përmbajtjet tekstuale për Shqipërinë, duke qëmtuar sistematikisht artikujt e publikuar në terma sasiorë specifikë, evidentuar me tabela përkatëse të matjeve të kryera si edhe në terma cilësorë konkretë për sa u përket ligjërimeve të Time për Shqipërinë nga njëri tekst në tjetrin, si tërësi dhe në veçanti. Argumenti kryesor i studimit, mbështetur si nga analiza e agjencisë ashtu edhe nga analiza tekstuale, është se Shqipëria është ndërtuar dhe paraqitur në mënyrë konstante në revistën Time gjatë të tre periudhave të studjuara ( ; ; vi

7 2012). Megjithëse kemi të bëjmë me tre periudha të ndryshme historike si për Time ashtu edhe për Shqipërinë, qasja ndaj subjektit mbetet e afërt, po ashtu edhe trajtimi i tij. Konkretisht, pjesa e parë e punimit ndërton kornizën metodologjike dhe teorike në të cilën mbështeten kërkimet rreth objektit tonë të studimit. Raportimi ndërkombëtar në kuadër të spektrit të mediave perëndimore në përgjithësi dhe asaj amerikane në veçanti përbën vijën e horizontit për këtë punim në tërësi, por edhe të qasjeve teorike dhe metodologjike që kemi zgjedhur. Konstruksioni social i realitetit është teoria bazë e përzgjedhur për të kuptuar dhe analizuar strukturalisht dhe në pikëpamje simbolike e të përmbajtjes median Time në gjirin e mediave amerikane. Një zgjatim i kësaj teorie në fushën e mediave sugjeron se për të deshifruar përmbajtjet mediatike është e rëndësishme të analizohen vetë mediat si organizata dhe agjenci sociale, në radhë të parë. Në mënyrë të përmbledhur, pjesa e dytë e punimit analizon në rend kronologjik kohor vetë agjencinë Time për sa u përket aspekteve organizative dhe profesionale, por edhe përdorimin e burimeve të informacionit prej saj, karakteristikat e audiencës të cilës i drejtohet si edhe aspekte të zhvillimeve teknologjike, etj. Aty ku është e mundur, këto aspekte vendosen në ndërlidhje me subjektin e Shqipërisë. Kjo do të thotë, që analizat e kësaj pjese të dytë të studimit na shërbejnë për të ndriçuar raportin e Time me subjektin e Shqipërisë, por është e pamundur që ky raport të kuptohet nëse nuk ndërmerret një analizë evoluese e agjencisë per se. Kështu, qasja ndaj subjektit të Shqipërisë është e përcaktuar: në radhë të parë nga faktorë të strukturës pronësore, menaxheriale dhe organizative të revistës; në radhë të dytë, nga modeli ose profili gazetaresk; si edhe nga faktorë të tillë si audienca e revistës dhe burimet e saj të informimit. Pjesa e tretë e punimit merr në analizë përmbajtjet konkrete për Shqipërinë në të tre periudhat kohore të studjuara. Analiza mbështetet njëherësh në të dhëna sasiore dhe cilësore. Seksioni i parë i analizës ndalet pikërisht në vlerësimin e të dhënave sasiore për sa i përket: Shpeshtisë së subjektit të Shqipërisë në Time për secilën periudhë ; Ndarjes në rubrika; Gjatësisë së artikujve ; Temave më frekuente ; Kornizave të paraqitjes ; Mbulimi në raport me vende të rajonit dhe më gjerë. Për sa u përket temave që dalin më shpesh, secila periudhë ka karakteristikat e veta që lidhen me zhvillime të kohës, mirëpo vihet re prirja konstante e trajtimeve eskluzivisht të temave politike. Po kështu, përbën një konstante fakti që Shqipëria merr mbulim më tepër vii

8 në kuadër të zhvillimeve të saj të brendshme sesa nën kuadër zhvillimesh ndërkombëtare, gjë që lidhet me pozitat e saj përgjithësisht të dobëta politike ndërkombëtare. Për sa i përket gjuhës dhe kodit të të shprehurit në artikujt për Shqipërinë ndërmjet viteve , bie në sy gjithashtu prirja e ruajtjes së: disa formave të shprehuri, stilizimi dhe mjetesh shprehëse figurative nga njëra periudhë në tjetrën, megjithë evoluimet në stilin dhe kodet gazetareske të revistës. Në përfundim të kësaj parathënieje, dëshiroj të falenderoj përzemërsisht drejtuesin tim shkencor, Prof. Dr. Artan Fuga, për udhëheqjen rigoroze dhe mbështetjen e vyer që më ka dhënë gjatë gjithë etapave të përgatitjes së këtij punimi. I jam thellësisht mirënjohëse për qëmtimet tepër të kujdesshme dhe komentet e thelluara. Përkushtimi i tij profesional dhe human njëherësh kanë qenë një inkurajim i vazhdueshëm në drejtim të përmirësimit dhe realizimit me sukses të kësaj teze. Nga ana tjetër, përkushtimi dhe mirëkuptimi që kam marrë në familje nga Roberti gjatë gjithë procesit të përgatitjes së kësaj teze meritojnë një falenderim dhe dedikim të veçantë nga ana ime. Pa mbështetjen e tij emocionale dhe mentale, sensin e prakticitetit, profesionalizmit të lartë dhe pozitivitetit që e karakterizojnë, ky projekt shkencor nuk do të ishte finalizuar në kohë dhe me rezultat maksimal. Falenderoj gjithashtu kolegët e Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit për mendimet e ndara në fazat paraprake të projektit, si edhe Prof. Asoc. Mark Marku, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Bashkim Gjergji, Prof. Dr. Zyhdi Dervishi dhe Prof. Dr. Aleksandër Kocani, për rigorozitetin profesional dhe vlerësimet që i kanë bërë këtij punimi nga shqyrtimi i kujdesshëm dhe i thelluar i tij. Gjej rastin këtu të falenderoj gjithashtu strukturat drejtuese dhe kolegët e mi të Universitetit Evropian të Tiranës, për hapësirën dhe kushtet optimale të krijuara për të zhvilluar dhe përmbyllur me sukses këtë projekt. Në funksion të kësaj pune studimore, e vyer ka qenë për mua ndihma e gazetarit Altin Raxhimi, ish-bashkëpunëtor i revistës Time dhe administratores së zyrës së revistës në Vjenë, Angela Leuker, në drejtim të kontakteve dhe intervistave të realizuara me stafet e revistës. viii

9 Nuk mund të lë pa falenderuar Prof. Dr. Robert Herstein, profesor i shquar i historisë në University of South Carolina ku jep mësim, për disponibilitetin në komunikimet me të në kuadër të kontekstualizimit historik të të dhënave nga ky punim, si edhe për literaturën e dërguar. Falenderoj gjithashtu edhe Prof. Dr. Nick Couldry, udhëheqësin e punës sime të parë shkencore, për inkurajimin e vazhdueshëm në kualifikimin tim akademik, që zë fill në Goldsmiths College, University of London. Të kuptuarit tim teorik dhe analitik për mediat lidhet me emrat e dy prej profesorëve të tjerë të mi në këtë Universitet, Prof. Dr. David Morley dhe Prof. Dr. Angela McRobie si dishepuj të teoricienit të mediave dhe babait të studimeve kulturore britanike, Stuart Hall. Së fundi, kam një falenderim të madh për të vegjlit e mi, Erën dhe Tedin që kanë pak a shumë moshën e këtij projekti kërkimor, njëri 5 dhe tjetri 3 vjeç. Është e pamohueshme interferenca e tyre në punën për këtë disertacion, mirëpo jo për të ma vështirësuar, por për të ma lehtësuar atë. ix

10 HYRJE 1. Objekti i studimit Nuk është krejt e panjohur mënyra si mediat perëndimore e kanë paraqitur Shqipërinë, kryesisht paraqitjet mediatike të periudhës post-komuniste. Mirëpo, megjithë këtë njohje të përgjithshme dhe interes të treguar ndaj mënyrës si të tjerët dhe sidomos mediat perëndimore e shohin Shqipërinë, studime sistematike në lidhje me evoluimin e këtyre paraqitjeve dhe mënyrën si është parë Shqipëria në periudha të ndryshme nga ky spektër mediatik, nuk janë bërë. Ky punim përbën pikërisht një vështrim evolutiv të paraqitjeve të Shqipërisë në një media perëndimore, konkretisht në revistën Time që nga numri i saj i parë e deri në vitin që Shqipëria mbushi shekullin e themelimit si shtet i pavarur. Në funksion të kësaj teze, termi Shqipëri është përdorur jo në kuptim literal por si tërësi komponentësh ose ombrellë nënvariantesh të tjera të tilla si shtet i Shqipërisë, territor gjeografik i Shqipërisë, popull i Shqipërisë, qeverisje e Shqipërisë, politikë e jashtme e Shqipërisë, ekonomi ose financa të Shqipërisë, por edhe Shqipëria si kulturë, si traditë e zakone, etj. Shqiptarët si kategori më e gjerë, që përfshijnë edhe shtetas të subjekteve të tjera shtetërore si Kosova, Maqedonia apo vende të tjera nuk janë konsideruar në këtë studim si njësi analize e velfshme për subjektin e Shqipërisë. Kriteri i përzgjedhjes së artikujve për t u marrë në analizë ka qenë megjithatë vetëm fjala Shqipëri ose nënvariante të saj si më sipër, të përmendura në titullin, nëntitullin ose paragrafin e parë të secilit artikull të publikuar në revistë. Në spektrin e mediave perëndimore dhe më ngushtë të atyre amerikane, kemi përzgjedhur për të investiguar revistën Time për dy arsye kryesore dhe në bazë të kritereve të mëposhtme: Arsyeja e parë: Metodologjike. Për një studim të plotë dhe evolutiv të paraqitjeve të Shqipërisë nga një media perëndimore e aktualitetit. Kriteret në të cilat është bazuar kjo përzgjedhje metodologjike janë: x

11 - kriteri i një rasti studimor përfaqësues, i rëndësishëm në vetvete por edhe në spektrin e mediave perëndimore në përgjithësi. - kriteri i Shqipërisë prezente në një masë të konsiderueshme shkrimesh për t u monitoruar si edhe kriteri i relevancës së tyre. Nga kërkimet paraprake dilnin rezultate kompakte dhe të hollësishme për cdo periudhë. Edhe fakti që Time është një ndër të paktat media amerikane që ka një arkivë të plotë dixhitale të çdo artikulli të publikuar përbën një kriter që ka influencuar përzgjedhjen. - kriteri i periodicitetit të publikimit si revistë javore e aktualitetit të përgjithshëm, një cikël informativ ky më i ngadaltë, por më reflektiv, që nuk do të prodhonte rezultate sasiore të pafundme dhe përmbajtjet e të cilës priren të jenë më cilësore Arsyeja e dytë: Tipologjia e medias. Për vendin që zë në tablonë e mediave print në spektrin amerikan të mediave, por edhe atyre perëndimore në përgjithësi. Kriteret në të cilat është bazuar kjo përzgjedhje mediatike janë: - kriteri i rëndësisë, duke qenë se në spektrin e mediave perëndimore gëzon një status dhe prestigj të shprehur. Përmasat e saj të një medie ndërkombëtare justifikojnë përzgjedhjen e bërë në gjirin e mediave amerikane dhe atyre perëndimore në përgjithësi - kriteri i audiencës, duke qenë se audienca e saj totale është më e larta në botë për një revistë të aktualitetit të përgjithshëm (25 milionë: audienca totale) - kriteri i një media që i mbijeton tregut dhe konkurrencës së mediave të reja. E ka vënë teknologjinë në shërbim të saj duke u bërë nga të parat media që ka aplikuar të gjitha opsionet e platformave të reja për të qarkulluar përmbajtjet e saj edhe në formatet Blackberry, Iphone, Ipad, Tablet, etj. Një rol të rëndësishëm për sa i përket objektit tonë të studimit zë edhe ndarja e tij në njësi kohore analizimi. Rendi kronologjik kohor i shprehur në tri periudha historike na ndihmon që të marrim në konsideratë zhvillimet për sa i përket subjektit të Shqipërisë në Time në mënyrë kompakte dhe evolutive njëherazi. Periodizimi është aplikuar si në analizën e agjencisë ashtu edhe në analizën e tekstit. Saktësisht, punimi ndahet në tri periudha kohore ndërmjet vitit 1923 si vit i themelimit të revistës dhe vitit 2012 si vit përmbyllës studimor për aktualitetin e ditëve të sotme. xi

12 2. Hipotezat themelore Tre janë hipotezat kryesore që kemi ngritur në këtë punim: A. Subjekti i Shqipërisë përqaset dhe trajtohet në mënyrë konstante nga ana e mediave të spektrit perëndimor si revista Time, në një rrjedhë kohore prej afro 90 vjetësh, B. Konstantja historike e paraqitjeve të Shqipërisë përcaktohet nga raportet institucionale dhe profesionale të agjencisë Time si media amerikane me subjektin e Shqipërisë C. Rindërtimi i të njëjtës Shqipëri nga njëra etapë zhvillimesh historike në tjetrën dëshmon procesin e fabrikimit mediatik të subjektit të Shqipërisë në peisazhin perëndimor të mediave Së pari, ky punim synon të provojë tezën sipas të cilës, në kontekst evolutiv historik, tema e Shqipërisë në mediat perëndimore të përfaqësuara nga revista amerikane Time, mbetet e përqasur dhe e raportuar në mënyrë konstante për periudhën kohore ndërmjet viteve Proceset evoluese të vetë revistës që nga viti i saj i parë i publikimit 1923 deri në ditët e sotme, pra deri në vitin 2012, flasin për rimarrje të subjektit të Shqipërisë në të njëjtat raporte nga njëra periudhë historike në tjetrën. Së dyti, ky punim kërkon të provojë me anë të analizës kontekstuale të agjencisë në kohë se konstantja historike e paraqitjeve të Shqipërisë në Time mund të shpjegohet me anë të qasjes dhe raporteve institucionale organizative dhe profesionale të një media në logjikën dhe mjedisin e spektrit mediatik amerikan dhe perëndimor. Së treti, vetë teksti si dëshmi e procesit të prodhimit të tij flet për fabrikimin mediatik të subjektit të Shqipërisë në peisazhin perëndimor të mediave, duke qenë se hasim xii

13 rindërtime dhe konstruksione të pandryshuara të Shqipërisë përgjatë tri periudhave ose etapave të ndryshme në zhvillime historike. 3. Metodologjia e punimit: Përqasje teorike empirike Ky punim mbështetet në një qasje metodologjike të kombinuar brenda traditës empirike të kërkimeve dhe studimeve në media. Kombinimi konsiston në dy drejtime metodologjike siç janë: Së pari, studimi fenomenologjik në kuadër të agjencisë mediatike në vetvete dhe në raport me Shqipërinë. Së dyti, studimi tekstual për sa i përket përmbajtjes së artikujve. - Drejtimi i parë frymëzohet nga fenomenologjia si mënyrë për të kuptuar median në fushën komplekse të forcave sociale, ekonomike, politike, ku ajo është vendosur. Ky drejtim ka të bëjë me analizën e vetë agjencisë në mjedisin ose peisazhin e saj mediatik, ekonomik, politik, kulturor. Konkretisht, intervistat e realizuara me gazetarë dhe drejtues të stafit të Time mundësojnë kalimin përmes këtij shtegu metodologjik dhe konceptual në këtë punim. Me anë të intervistave gjysmë të strukturuara kemi mundur të kërkojmë rreth praktikave të punës së stafeve të revistës për prodhimin e lajmeve në përgjithësi dhe lajmeve të huaja e atyre nga Shqipëria në veçanti. Këto të dhëna të dorës së parë plotësohen me të dhëna të shumta dokumentare dhe studimore në lidhje me revistën, si literaturë në formën e studimeve, monografive shkencore, por edhe kujtimeve e biografive të vetë atyre që kanë punuar për Time, si edhe të historianëve e studjuesve të mediave amerikane që e kanë vrojtuar nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë atë. - Drejtimi i dytë metodologjik që kemi ndjekur në kuadër të traditës së kërkimeve empirike në media njihet me emrin analizë teksti. Për sa u përket përmbajtjeve të artikujve, kërkimet tona janë orientuar drejt leximit nga afër të lajmeve si narrativa të mbushura me kode dhe simbole për interpretimin e të cilave shërben në radhë të parë vetë teksti si dëshmi e procesit të prodhimit të tij. Analiza e tekstit është realizuar përmes teknikave të tipologjizimit dhe interpretimit të formateve dhe përmbajtjes së Time, identifikimit të fjalëve, fjalive dhe konstrukteve kyçe, mënyrave dhe formave të të shprehurit, me pak elementë gjuhësorë që lidhen më tepër me analizën e stilit dhe të xiii

14 strukturës së të shkruarit gazetaresk. Kjo perspektivë interesohet gjithashtu më tepër sesa të tjerat për origjinën dhe evoluimin e përmbajtjeve mediatike, ndaj i përgjigjet hipotezës sonë në mënyrë më adekuate dhe të plotë, kryesisht në terma cilësorë, por edhe në terma sasiorë. Më specifikisht instrumentat që kemi përdorur në funksion të analizës së objektit tonë të kërkimit janë: a. Matje sasiore dhe klasifikime sistematike të të dhënave përmbajtësore gjeneruar nga arkiva dixhitale. Kërkimi është realizuar përmes aksesit me pagesë dhe atij të hapur në arkivën dixhitale të Time 1. Të dhënat empirike të gjetura janë klasifikuar në tabela të veçanta, indeksuar dhe analizuar hollësisht. Kriteri i përzgjedhjes së artikujve për analizë ka qenë vetëm kur Shqipëria përbën subjektin kryesor të artikullit, që do të thotë kur fjala Shqipëri ose nënvariante të saj që përmbajnë nocionin Shqipëri, gjenden në titullin, nëntitullin ose/dhe paragrafin e parë të artikullit të publikuar në revistën Time. Më tej, artikujt e përzgjedhur janë oganizuar në tabela që tregojnë, sipas periudhave: - numrin total të artikujve të publikuar, numrin e artikujve vit pas viti, klasifikimin e artikujve sipas rubrikave, klasifikimin e artikujve sipas gjatësisë (numrit të fjalëve), klasifikimin e artikujve sipas tematikave të përgjithshme dhe specifike, klasifikimin e artikujve sipas emrave më të përmendur të personaliteteve shqiptare dhe të huaja, klasifikimin e artikujve sipas emërtimeve gjeografike më të përmendura, klasifikimin e krahasuar të artikujve për Shqipërinë në raport me artikujt e Time për vende të tjera të rajonit. Bilanci sasior i të dhënave të grumbulluara shoqërohet mandej me analizën dhe interpretimin e tyre të hollësishëm, krahasues dhe kontekstualizues. b. Dokumentim dhe evidentim i praktikave organizative dhe profesionale përmes realizimit të intervistave me gazetarë, editorë, administratorë, drejtues dhe historianë të revistës. 1 Kjo arkivë përmban çdo artikull të publikuar në versionin print të revistës, si edhe databazën e artikujve të publikuar online. Tekstet e artikujve janë të paformatuara, por të indeksuar sipas rubrikave origjinale në të cilat janë vendosur, përfshirë edhe opsionin dixhital të numrit të fjalëve për çdo artikull. Artikujt janë konvertuar online nga imazhe të skanuara përmes përdorimit të teknologjisë optike të njohjes së shkrimit (optical character recognition technology). Nga ky kalim në format dixhital kanë mbetur gabime të vogla në tekstet e artikujve, kryesisht të rendit drejtshkrimor, që nuk ndikojnë në analizën e objektit tonë të studimit. xiv

15 Një listë e të intervistuarëve dhe pozicioneve të tyre është paraqitur në tabelën e anekseve, shoqëruar me përmbajtjet e plota të tyre të përkthyera edhe në shqip, ndërsa pjesë të tyre janë përdorur gjerësisht në formën e citimeve dhe referencave për punimin në tërësi. Në funksion të analizimit sa më të plotë të agjencisë Time përkundrejt objektit tonë të studimit, kërkimet në këtë drejtim janë mbështetur së pari në: - intervista të realizuara me gazetarë, editorë, administratorë, drejtues dhe historianë të revistës. Këto kërkime janë plotësuar edhe me dëshmi të botuara në formën e kujtimeve dhe biografive nga pjesëtarë të stafeve. Janë përdorur gjithashtu studime historike, etnografike e të mediave të cilat i kushtojnë vëmendje aspekteve organizative dhe profesionale të medias Time konkretisht ose në kuadër të spektrit amerikan të mediave. Një pjesë e këtyre studimeve janë mbështetur në teknika të observimit pjesëmarrës prej nga janë përftuar të dhëna të dorës së parë gjithnjë në lidhje me aspektet organizative dhe gazetareske të kësaj medie, për të cilat jemi të interesuar edhe ne në këtë punim 2. Studime të tjera janë mbështetur në të dhëna dokumentare të dorës së parë si për shembull njoftimet dhe korrespondencat ndërmjet gazetarëve të Time dhe editorëve për sa u përket përmbajtjeve të artikujve të publikuar 3. c. Analize teksti me qëllim evidentimin dhe zbërthimin e formacioneve diskursive si edhe gjuhës së artikujve. Përmbajtjet e shkruara janë hulumtuar që nga: - titujt, nëntitujt, citimet, perifrazimet, referencat e përdorura dhe deri tek fjalët e përzgjedhura, sinonimia, metaforat e epitetet që ndeshen më shpesh si edhe disa elementë fotografikë. Këto të dhëna empirike janë interpretuar dhe zbërthyer duke mbajtur parasysh praktikat dhe kodin profesional të revistës Time. Përveç kësaj, të dhënat e gjetura me anë të kërkimit cilësor në tekstin e artikujve janë organizuar në tabela të veçanta, të indeksuara në funksion të analizës së tekstit. Këto tabela përmbajnë pra, ashtu siç janë nxjerrë nga teksti, në anglisht dhe të përkthyera në shqip: 2 Gans, Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, 'Newsweek' and 'Time'. London: Constable, Herzstein, Robert, Henry R. Luce, Time, and the American Crusade in Asia, Cambridge University Press, (Biograf i themeluesit Henry Luce, gjithashtu i intervistuar per kete punim). xv

16 - fraza dhe fjalë kyçe, të përsëritura brenda një periudhe, por edhe nga njëra periudhë në tjetrën, shprehje të figurshme e metafora, epitete dhe cilësime të ngjyrimeve të ndryshme stilistikore. Është ndërtuar kësisoj një pasqyrë e fjalorit dhe stilit të gjuhës së përdorur. Analizimi i gjuhës dhe leksikut nuk ka qenë qëllim në vetvete, por në funksion të zbulimit të formacioneve diskursive, pra ligjërimeve specifike dhe të përgjithshme. Në mënyrë të përmbledhur, dy kanë qenë rrafshet analitike të këtij punimi në pikëpamje metodologjike: Rrafshi i parë: Agjencia mediatike Time dhe aspektet kryesore të saj industriale dhe profesionale, si: - Pronësia, financimi, organizimi, gazetaria e praktikuar prej saj, raporti dhe llojet e burimeve, audienca. Në një kontekst të tillë, sipas ndarjes në periudha kohore specifike, lokalizohet edhe vendi e raportet organizative përkundrejt Shqipërisë, për aq sa ato reflektohen në tablonë e madhe të Time. Intervistat e realizuara me stafet që kanë punuar edhe për mbulimin e subjektit të Shqipërisë i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi, ashtu si edhe kërkimi më i përqendruar rreth praktikave të Time për sa i përket mbulimit ndërkombëtar dhe karakteristikave të raportimit që reflektohen në përmbajtjet e revistës Time edhe për Shqipërinë. Rrafshi i dytë: Përmbajtjet e revistës Time për sa u përket artikujve të publikuar për Shqipërinë, duke llogaritur sigurisht vetë tekstin si narrativë, por edhe: - Ndarjen sipas rubrikave, gjatësinë në numër fjalësh, shpeshtinë e artikujve, titujt dhe nëntitujt, temat dhe kornizat referuese që dalin më shpesh, metaforat, epitetet, stilet e të shkruarit dhe gjuhën e figurshme, ligjërimet mbizotëruese. Këto aspekte të përmbajtjes së Time merren në analizë sipas ndarjes në periudhat përkatëse kohore, duke bërë krahasime ndërmjet periudhash por edhe ndërmjet subjektesh të ndryshme të afërta me Shqipërinë, për sa i përket shpeshtisë dhe llojit të mbulimit. xvi

17 4. Periodizimi studimor Ndarja studimore sipas periudhave kohore është kjo: Periudha e parë: ; Periudha e dytë: ; Periudha e tretë: Në lidhje me revistën Time këto periudha shënojnë: ; e themeluar si media moderne ne kontekstin amerikan te mediave dhe te zhvillimeve botërore pas luftës së parë botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ; përgjatë viteve të turbullta dhe transformuese të gazetarisë amerikane në kontekstin historik të bumit amerikan dhe të Luftës së Ftohtë me ish BRSS ; përballë revolucionit dixhital të mediave si dhe në kontekstin e zhvillimeve historike botërore qe nga Renia e murit te Berlinit, tek sulmi terrorist i Kullave Binjake dhe në ditët e sotme Në lidhje me Shqipërinë këto periudha shënojnë: ; vend i pavarur dhe shtet i sapoformuar në kontekstin e pasluftës së Parë Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ; nën diktaturën komuniste në kontekstin e pasluftës së Dytë Botërore dhe kalimit në bllokun e lindjes ; zhvillimet pluraliste dhe demokratike në kontekstin e rënies së komunizmit dhe daljes nga izolimi si edhe të konsolidimit drejt demokracisë me anëtarësimin në NATO, liberalizmin e vizave dhe aspiratat për anëtarësim në BE. 5. Kufizimet metodologjike dhe vështirësitë e hasura gjatë kërkimit Ky studim ka kufizimet e veta për sa i përket metodës dhe instrumentave të kërkimit rreth objektit tonë të studimit. Këto kufizime dhe vështirësi reflektohen si në analizën e tekstit ashtu edhe në atë të agjencisë Time. Në lidhje me analizën e tekstit, kufizimi ka të bëjë, së pari, me aplikimin e metodës së interpretimit të tekstit në nivel diskursiv dhe gjuhësor brenda një trajektoreje historike relativisht të gjatë, ndërmjet viteve , gjë që nuk mund të jetë pa probleme, nisur nga fakti se vetë nuancat dhe të shprehurit gjuhësor ndryshojnë me kohën dhe xvii

18 kuptimi që u japim atyre në periudha të ndryshme historike, ndryshon gjithashtu. Qëllimet dhe kuptimet e ndërtuara mund të humbasin ose të fitojnë ngjyrime dhe përmbajtje të ndryshme në varësi të faktit se, pa dyshim, një studjues sot u jep fjalëve një kuptim dhe interpretim shumë të ndryshëm nga ai që mund t u kenë dhënë dhe si e kuptonin tekstin lexuesit e viteve 1920 kur Time doli në qarkullim. Së dyti, në lidhje me analizën e tekstit, për sa u përket efekteve të tij, është e pamundur të dihet me saktësi se çfarë kuptimi u kanë dhënë përmbajtjeve të Time lexuesit, çfarë impakti kanë patur këto artikuj në të kuptuarit e tyre për një vend si Shqipëria, duke patur parasysh pra vetë evoluimin e gjuhës që prej kohës historike kur nis ky studim. Ky kufizim ka të bëjë në thelb me vështirësinë për të njohur dhe përcaktuar efektin real të diskursit tek audienca ose qëndrimet ndaj këtij diskursi. Nëse publiku i ka pranuar ato tekste ashtu siç ato janë paraqitur, kjo është një e dhënë të cilën nuk mund ta kemi në këtë studim. Në lidhje me analizën e agjencisë, për sa i përket metodës së kërkimeve, një nga vështirësitë e hasura ka qenë sigurimi i intervistave dhe dëshmive të drejtpërdrejta për Shqipërinë nga stafet dhe gazetarët. Pas shumë përpjekjesh, kemi mundur të realizojmë 6 intervista të zgjeruara, por do të kishin qenë të nevojshme të realizoheshin edhe më shumë intervista, të plotësuara me vrojtime pjesëmarrëse në redaksitë e Time, gjë që ka qenë e pamundur për ne të realizohej. Së dyti, duke qenë se bëhet fjalë për një periudhë kohore të gjatë, dëshmi dhe të dhëna të dorës së parë e kemi patur të pamundur t i sigurojmë në lidhje me dy periudhat e para të studimit, atë ndërmjet viteve dhe Për shkak se janë larguar nga jeta, ose në moshë tejet të thyer, mungojnë intervistat me disa nga figurat kyçe të periudhave të mësipërme për raportet e Time me Shqipërinë si Ëhittaker Chambers për periudhën e parë dhe Bruce Nelan për periudhën e dytë, si edhe me korrespondentët e raportimit ndërkombëtar si Edëard Behr, gazetar që ka raportuar për Shqipërinë duke hyrë si turist në vitin Jemi përqendruar kësisoj tek emrat dhe figurat e periudhës së tretë, të cilët kemi mundur t i intervistojmë që nga korrespondenti senior, James Graff, që vizitoi Shqipërinë gjatë shndërrimeve demokratike në vitin 1991 dhe deri tek editorët e rinj të Time si Massimo Calabresi. Në disa aspekte të kërkimit pranë agjencisë, na ka ardhur në ndihmë fakti që studjues të tjerë kanë kryer vrojtime profesionale dhe organizative pranë medias Time, si për xviii

19 shembull, Herbert Gans, një nga studjuesit e njohur të viteve 80 që dëshmon për përvojën e tij njohëse në redaksinë e revistës në këto vite. Po kështu, për të hedhur dritë në të shkuarën pak më të largët të raportimeve të Time për Shqipërinë na ka ardhur në ndihmë edhe intervista e zgjeruar me profesorin dhe historianin e njohur amerikan, Robert Herzstein, biograf i themeluesit Henry Luce. Në pikëpamje të kërkimit sasior, rruga ka qenë e hapur, për vetë faktin se arkiva dixhitale online ofron përmbajtjen e çdo artikulli që nga viti i parë i botimit e deri në ditët tona, përkundrejt një pagese minimale. Mirëpo bëhet fjalë vetëm për tekstet e artikujve, shoqëruar me titujt dhe nëntitujt, rubrikat dhe numrin e fjalëve, por jo elementë të numrit të faqes apo pamjen e faqes në version Pdf. Po kështu, përmbajtjet e publikuara në arkivën online të revistës Time nuk janë të shoqëruara me foto për sa i përket versionit print të revistës. Në këtë punim janë marrë në konsideratë vetëm pak elementë fotografikë, që shoqërojnë versionin online të revistës, të cilët i përkasin po kështu vetëm periudhës së fundit, duke filluar nga viti 1997 kur revista del në version online e deri në vitin e fundit të marrë në analizë, Nga ana tjetër, duhet theksuar fakti që Time, sidomos versionet e saj më të hershme, është cilësuar një revistë e fjalëve, më tepër sesa revistë e fotografisë, duke përjashtuar këtu kopertinën. Kjo e fundit është e disponueshme online për çdo numër të publikuar ndërmjet viteve Së fundi, ky studim nuk ka mundur të eksplorojë të gjitha variablat e mundshme influencuese të teksteve që paraqesin Shqipërinë në Time. Me pak përjashtime, si shqyrtimi i disa dokumenteve të deklasifikuara nga shërbimet sekrete amerikane, që janë marrë në konsideratë për të diskutuar intertekstualitetin ndërmjet agjencive sekrete amerikane dhe vetë agjencisë mediatike Time, dokumentim të drejtpërdrejtë të influencave nga jashtë mbi përmbajtjet e artikujve ka qenë e vështirë të gjenden. Nga ana tjetër, tabloja e influencave mbi artikujt për Shqipërinë, është ndërtuar duke patur parasysh faktorë të tillë si pronësia, reklamat, politikat e qeverisë amerikane dhe linjën editoriale për sa i përket raportimit ndërkombëtar të revistës në përgjithësi. xix

20 FJALË KYÇE - Raportim ndërkombëtar: Term i përdorur në këtë punim duke iu referuar kronikës së lajmeve të jashtme ose nga bota, por edhe proceseve të mbledhjes dhe të përpunimit të informacioneve në lidhje me zhvillime ndërkombëtare nga redaksitë, zyrat përgjegjëse ose stafet editoriale dhe të korrespondencës së huaj. 4 - Spektër i shtypit perëndimor: Me këtë term i referohemi në tërësi gamës së mediave të tipologjisë së shkruar në vendet perëndimore, prej nga kemi veçuar si përfaqësuese revistën amerikane Time. Në kuadër të shtypit perëndimor, mbahet parasysh edhe mjedisi pronësor, organizativ, ekonomik dhe profesional që shfaq karakteristika të përbashkëta dhe një model të përbashkët mediatik, modelin liberal 5. - Revista Time: si objekt i afërt studimi, revista Time është konsideruar jo vetëm si tipologji e një medie të shkruar në spektrin e shtypit perëndimor, nën logon përkatëse, por edhe si agjenci ose organizatë burokratike, mjedis menaxherial, profesional dhe gazetaresk 6. - Paraqitje të Shqipërisë në shtypin perëndimor: Ky togfjalësh u referohet përqasjeve dhe mënyrës së ndërtimit, të vendosjes, të përpunimit tekstual dhe të stilizimit gazetaresk 7 të subjektit të Shqipërisë në shtypin perëndimor si tipologji e mediave të komunikimit masiv, duke lënë jashtë mediat audio-vizuale si radion, televizionin, kinemanë, etj. 4 Williams, Kevin, International Journalism, Sage, Hallin Daniel, Mancini Paolo, Comparing Media Systems: Three Models of Media and Politics, Cambridge University Press: Gans, Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, 'Newsweek' and 'Time'. London: Constable, Hall, Stuart, Representation : cultural representations and signifying practices, London: Sage, 1997 xx

21 - Ligjërime për Shqipërinë në shtypin perëndimor: Ky term në këtë punim u referohet formacioneve paraqitëse dhe mënyrave të të folurit 8 për Shqipërinë në spektrin perëndimor të shtypit të shkruar dhe veçanërisht atij amerikan si përfaqësues i këtij spektri. - Ligjërim i anormalitetit shqiptar: Ky term i gjeneruar nga kërkimet për këtë punim, i referohet diskursit ose ligjërimit specifik të identifikuar për Shqipërinë si mënyrë dominante të foluri dhe të paraqituri në artikujt e Time në raport me subjektin e Shqipërisë. - Konstruksion social i realitetit: Teoria sipas të cilës realiteti është i ndërtuar shoqërisht. Kjo teori sugjeron që realiteti është shoqërisht i krijuar dhe sociologjia e dijes duhet të analizojë proceset se si ndodh kjo 9. Kjo qasje teorike përbën edhe bazën konceptuale të këtij punimi për sa u përket mediave dhe mënyës si ato e paraqesin botën, me anë të përzgjedhjes dhe interpretimit dhe jo kërkimit të një realiteti të ngulitur Fabrikim social i lajmeve: Ky përcaktim i referohet në këtë punim pikërisht procesit të bërjes ose krijimit social të lajmeve nga ana e mediave 11. Nën frymën e teorisë së konstruksionit social të realitetit, koncepti i fabrikimit social të lajmeve sugjeron se lajmet në media, si të brendshme dhe ndërkombëtare, duhen parë si produkte të një sistemi ose fabrike sociale që mishërohet nga vetë organizata e medias në radhë të parë Kornizë paraqitëse e ngjarjeve në media: Ky term i referohet procesit të ndërtimit të ngjarjeve në media sipas një këndi ose kornize paraqitëse të caktuar. Këto kënde ose korniza paraqitëse përdoren nga mediat për të bërë lajmet dhe identifikimi i tyre u ka shërbyer studjuesve për të thelluar të kuptuarit e tyre për mediat McQuail, Denis, McQuail s, Mass Communication Theory, Sage: Peter L. Berger, Thomas Luckmann, The Social Construction of Reality: A Treatise in the Sociology of Knowledge, Open Road Media, Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, Fishman Mark, Manufacturing the News, Austin, University of Texas Press, Gaye Tuchman, Making News: a Study in the Construction of Reality: Free Press, Robert M. Entman, Projections of Power: Framing News, Public Opinion, and U.S. Foreign Policy, The University of Chicago Press: 2004 xxi

22 xxii

23 PJESA E PARË 1. Fabrikimi mediatik i një subjekti ndërkombëtar në gjirin e mediave amerikane: Përqasjet metodologjike dhe teorike 1

24 1.1 Prodhimi social i mediave dhe lajmeve ndërkombëtare Si mediat u japin kuptim ngjarjeve, për këtë është shkruar gjerësisht në shkencat sociale. Fabrikimi ose prodhimi social i lajmeve është një nga perspektivat dominante në këtë drejtim. Kjo perspektivë që është artikuluar si nga studjues amerikanë ashtu edhe britanikë të mediave, kërkon përgjigjie të thelluara dhe strukturore në lidhje me tekstin mediatik, duke u ndalur pikësëpari tek procesi i prodhimit të tyre. Pohimi kryesor i saj: është sistemi social ai që prodhon përmbajtjen mediatike. Sugjerimi bazë i saj i nxjerrë për këtë punim: Lajmet në media, si të brendshme dhe ndërkombëtare, duhen parë si produkte të një sistemi ose fabrike sociale që mishërohet nga vetë organizata e medias në radhë të parë, por që shtrihet edhe në mjedisin social rreth saj përmes fijesh dhe kanalesh të shumta lidhëse. Kjo do të thotë që procesi i përzgjedhjes dhe përgatitjes së lajmeve në media përcaktohet pikërisht nga faktorë organizativë të tillë si stafet profesionale dhe specializimi i tyre, vendosja e rrjetit të burimeve dhe kontakteve institucionale, si edhe nga ideologjitë profesionale ose ligjësitë e profesionit të gazetarit. Duke qenë se janë pikërisht organizatat mediatike dhe stafet e tyre ato që vendosin se çfarë përbën lajm, studimi i përmbajtjeve dhe teksteve të mediave të informacionit imponon në radhë të parë shqyrtimin e vetë organizatës apo agjencisë mediatike për të kuptuar se si vendosin në radhë të parë mediat se çfarë përbën ose nuk përbën lajm Konstruksioni social i realitetit: Teoria e Berger dhe Luckmann Ideja e prodhimit social të lajmeve është huazuar nga teoria e konstruksionit social të realitetit. Kjo teori është propozuar fillimisht nga Peter Berger dhe Thomans Luckmann në një libër të shkruar në vitin 1966 me titull The Social Construction of Reality. Sipas kësaj teorie, vetë shoqëria është një konstrukt më tepër sesa një realitet i ngulitur. Pohimi thelbësor i saj është që kuptimi i mesazheve ndërtohet shoqërisht, ndërsa sugjerimi më i gjerë që realiteti është shoqërisht i krijuar dhe sociologjia e dijes duhet 2

25 të analizojë proceset se si ndodh kjo 14. Në fakt teoria e Konstruksionizmit Social përbën një prirje mjaft influente në shkencat sociale dhe zhvendosjen më të madhe të paradigmës në shkencat humane në pjesën e dytë të shekullit njëzet 15. Studjues të tjerë të mediave nisen pikërisht nga kjo teori kur konstatojnë rolin konstruktues ose fabrikues që kanë mediat. Stuart Hall është njëri prej tyre. Teoria e tij e Representations i referohet pikërisht konceptit të konstruksionit nga ana e çdo mediumi (veçanërisht mass mediat) të aspekteve të realitetit si njerëz, vende, objekte, identitete kulturore, etj. Realiteti sipas kësaj qasje është gjithnjë i paraqitur si i tillë, pra i ndëmjetësuar përmes kodeve të perceptimit dhe gjithnjë nënkupton konstruksionin e realitetit. Kjo do të thotë se realiteti i ndëmjetësuar është pashmangshmërisht selektiv 16. Nga ana tjetër si strukturalistët ashtu edhe post-strukturalistët e shohin realitetin dhe të vërtetën si produkte të sistemeve paraqitëse specifike që do të thotë se pas këtyre sistemeve qëndrojnë motive dhe rrethana historike përcaktuese edhe pse jo statike. Nga ana tjetër, në frymën e kësaj teorie, është e pamundur që mediat ta paraqesin botën siç është, sepse mediat ndërtojnë kuptimin mbi botën, e ndryshojnë atë ose ndërmjetësojnë atë që është tanimë aty 17. Për sa u përket mediave masive të lajmeve ndërmjet studjuesve ka konsensus të gjerë se tabloja e realitetit që lajmet ndërtojnë nuk mund të jetë veçse një konstrukt përzgjedhës i përbërë nga ndërthurja e fragmenteve të informacioneve faktike me observime të cilat marrin kuptim duke u paraqitur në një kënd shikimi ose perspektivë apo kornizë specifike 18. Disa nga postulatet e konstruksionizmit social të velfshme për mediat sugjerojnë se mediat i riprodhojnë disa kuptime në mënyrë selektive ose që mediat nuk mund ta raportojnë realitetin social objektivisht pasi të gjitha faktet janë interpretime, edhe pse teoria pranon gjithashtu se kuptimet që ofrohen nga mediat mund të negocionohen, ose të refuzohen, ndërsa postulati bazë mbështetet në idenë se shoqëria është një konstrukt më tepër sesa një realitet i ngulitur Berger Peter L. Luckmann Thomas, The Social Construction of Reality: A Treatise in the Sociology of Knowledge, Open Road Media: fq Denis McQuail, McQuail s Mass Communication Theory, Sage: Hall Stuart, Representation: Cultural representations and signifying practices, London: Sage, Barthes Roland, Mythologies: France de Seuil, Paul D'Angelo, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge, McQuail Denis, McQuail s Mass Communication Theory, Sage: Fq

26 1.2 Konstruksioni social në nivel organizativ, profesional dhe tekstual: Stuart Hall Sipas Stuart Hall mediat nuk raportojnë ose pasqyrojnë ngjarje që janë natyralisht në vetvete me vlerë lajmi. Lajmet janë produkt final i një procesi kompleks që fillon me përzgjedhjen sistematike të ngjarjeve dhe temave në bazë të kategorive të konstruktuara shoqërisht 20. Me fjalë të tjera lajmi nuk është diçka të cilën e përmban vetë ngjarja, por është konsiderimi i ngjarjes si lajm. Në këtë punim i jemi referuar gjerësisht qasjes së Hall në lidhje me mënyrën si mediat e konstruktojnë realitetin. Ai identifikon tre nivele të konstruksionit social të mediave: A. Konstruksioni në nivel Organizativ Konstruksioni në nivel organizativ nënkupton: stafet, agjencinë, pronësinë, burimet njerëzore, ndarjen e punës, financat (buxhetin) zyrat: logjistikën, burimet e informacionit etj. Pra konstruksionin në nivel strukturor dhe infrastrukturor të medias. Për shembull, Një aspekt i strukturës përzgjedhëse të lajmit mund të shihet në rutinën organizative të gazetave për sa u përket tipeve dhe fushave të lajmeve. 21 Meqenëse gazetat janë të angazhuara në prodhimin e lajmeve rregullisht, këto faktorë organizativë do të influencojnë atë që përzgjidhet. Specifikisht, gazetat janë të predispozuara ndaj disa lloj ngjarjesh dhe temash në varësi të vetë stafeve dhe skuadrave të njerëzve që kanë në dispozicion si edhe në varësi të strukturës së medias (ndarja në seksione të lajmeve të brendshme, ndërkombëtare, politike, sportive, etj). Organizimi i stafit e drejton pra edhe përmbajtjen drejt disa kategorish që përbëjnë lajm. Po kaq influente janë mbi përmbajtjen edhe financat, burimet njerëzore në dispozicion, praktikat e ndarjes së punës, zyrat, logjistika, etj. Mirëpo, në këtë nivel konstruksioni, Hall identifikon një problem të rëndësishëm, që përbën edhe një temë kryesore të studimeve të tij, për të cilën është gjerësisht i referuar. Problemin e ideologjizimit mediatik për shkak të strukturës organizative. Më konkretisht, 20 Hall, Chritcher, Jefferson, Clarke, Roberts. (1978), Policing the crisis: Mugging, the State and Law and Order, Basingtoke: Macmillan Education Ltd, fq Ky botim ofron nje bilanc te qasjes se mesiperme. 21 Po aty. Fq. 76 4

27 shqetësimi i tij ka të bëjë me praktikën rutinore të referimit të burimeve të informacionit nga ana e mediave. Fakti që lajmet mbështeten gjerësisht në materiale të transmetuara në kanale formale si komunikata shtypi, konferenca për shtyp dhe dokumente e shkresa zyrtare, tregon sipas studjduesve se mbledhja e lajmeve është normalisht çështje e përfaqësuesve të një burokracie që përzgjedhin informata të parafabrikuara nga anëtarët e një burokracie tjetër 22. Në këtë mënyrë media legjitimon zyrtarët si interpretuesit e parë të ngjarjeve duke bërë që elitat politike dhe ekonomike të luajnë rol parësor në konstruktimin e universit simbolik të lajmeve të përditshme. Kjo nuk do të thotë se ka vetëm një pikëpamje konsensuale dhe unike të ngjarjeve në media, që përbën një nivel ekstrem ideologjizimi të përmbajtjeve mediatike. Mirëpo, Hall dhe studjues të tjerë flasin për një përputhje të ligjërimeve dominante në shoqëri me ideologjitë apo praktikën profesionale të mediave. Kjo nuk ka lidhje thjeshtë me faktin se mediat posedohen nga pronarë kapitalistë (pra me strukturën e pronësisë) pasi kjo do të thotë të injorosh autonominë relative të përditshme të gazetarëve dhe prodhuesve të informacionit nga kontrolli i drejtpërdrejtë ekonomik. Ajo që Stuart Hall dhe të tjerët problematizojnë në drejtim të pikëpamjeve mbizotëruese në lajme janë strukturat rutinore të prodhimit të lajmeve, që është mbështetja në burime të tjera, kryesisht të strukturave të tjera të fuqishme që ofrojnë definicione paraprake për lajmet. Kjo do të thotë, sipas Hall, që mediat nuk i krijojnë në mënyrë autonome lajmet, por shkojnë tek ato përmes burimeve zyrtare dhe institucionale që përbëjnë definuesit ose përkufizuesit e parë të ngjarjeve, duke i kthyer mediat vetë në përkufizues sekondarë të tyre 23. Disa nga këto institucione interpretojnë ose dramatizojnë rolin dhe rëndësinë e tyre përmes marrëdhënieve publike dhe agjentëve të shtypit. Institucione të tjera që gjenerojnë një vëllim të përdorshëm veprimtarie të raportueshme me intervale të rregullta janë gjykatat, qeveritë, partitë politike, parlamenti, ekipet sportive, etj që prodhojnë lajme të asimilueshëm nga shtypi. Një nga arsyet pse ndodh kështu ka të bëjë sipas Murdock me faktin se trysnia e vazhdueshme e kohës dhe problemet me alokimin e të ardhurave dhe oraret e punës në organizatat mediatike mund të reduktohen ndjeshëm nëse mbulohen ngjarje të paracaktuara që do të thotë ngjarje që janë njoftuar në avancë. Kjo praktikë 22 Schudson Michael, The Sociology of News, W W Norton & Company Incorporated, Fq Hall, Chritcher, Jefferson, Clarke, Roberts. (1978), Policing the crisis: Mugging, the State and Law and Order, Basingtoke: Macmillan Education Ltd, fq

28 bën gjithashtu që të rritet varësia e gazetarit nga burimet e lajmeve që janë të gatshëm dhe të aftë që të paracaktojnë veprimtaritë e tyre 24. Po kështu, ndarja e faktit nga opinioni si një kërkesë profesionale që Hall dhe studjues të tjerë e shohin të lidhur me mitin e objektivitetit si thelb ideologjik të punës së gazetarit, prodhon praktika profesionale të cilat kërkojnë mbështetjen e artikujve në deklarata dhe pohime autoritative dhe objektive nga burime të akredituara. Prandaj, sipas Hall, përmbajtja e mediave riprodhon simbolikisht strukturën paraekzistente të pushtetit në rendin institucional të shoqërisë. Pra janë pikërisht këto burime me status të lartë dhe të fuqishëm, që përbëjnë burime të besueshme për mediat, dhe që shndërrohen kësisoj në përkufizuesit e parë të temave dhe ngjarjeve në media. Madje sipas Hall transmetimi i ideve dominante varet më tepër nga mekanizmat jo-detyrues për riprodhimin e tyre. Nga ana tjetër qëllimi i punonjësve të informacionit nuk është që të mbështesin interesat private ekonomike ose interesat shtetërore, por për shkak të pozicionit të tyre institucional dhe praktikave organizative, ata ka të ngjarë që t u shërbejnë këtyre interesave dhe të riprodhojnë bazat e tyre strukturore dhe të pushtetit 25. B. Konstruksioni në nivel Profesional Konstruksioni në nivel profesional nënkupton: gazetarinë e praktikuar, vlerat e lajmit, kodet profesionale, faktoret profesionalë, etj. Mirëpo vendimtare mbetet çështja e përzgjedhjes brenda secilës kategori e atyre ngjarjeve që vlerësohen si me interes për lexuesit. Ligjësitë e profesionit në lidhje me atë që përbën një lajm të mirë, pra atë që gazetari konsideron si me vlerë lajmi, janë ato që përcaktojnë më tej përzgjedhjen e lajmeve. Kërkuesit e mediave Galtung dhe Ruge janë të parët që kanë analizuar lajmet ndërkombëtare për të gjetur faktorët që shpjegojnë vendosjen e tyre në krye të axhendës ndërkombëtare. Ata ndërtuan një listë të vlerave që qëndrojnë pas lajmeve, një lloj 24 Hall, Chritcher, Jefferson, Clarke, Roberts. (1978), Policing the crisis: Mugging, the State and Law and Order, Basingtoke: Macmillan Education Ltd, fq Po aty

29 sistemi matës që përcakton se cilat lajme do të jenë në hyrje të një edicioni lajmesh në TV ose në faqen e parë të gazetës 26. Sipas tyre, negativiteti është faktori i parë përcaktues i një lajmi, që do të thotë se lajmet e këqia, që kanë të bëjnë me vdekje, tragjedi, vjedhje, dhunë, fatkeqësi natyrore, revolta politike ose thjeshtë kushtet ekstreme të motit, renditen gjithnjë mbi lajmet e mira të tilla si dasmat mbretërore, ceremonitë e ndryshme, etj 27. Afërsia me vendin e ngjarjes është përcaktori i dytë më i rëndësishëm në listën e kërkuesve amerikanë, pasi është krijuar ideja se audiencat duan t ia dinë më tepër për ngjarje që ndodhin afër tyre ose që përfshijnë njerëz nga vendi i tyre, që do të thotë se rojtarët e informacionit duhet të peshojnë mirë paraprakisht interesin që paraqet një ngjarje për audiencën e tyre specifike 28. Po kështu kritere të tjera si koha e zhvillimit të ngjarjes, pra sa e freskët është ajo si ngjarje, por edhe shkalla e përhapjes ose dijenisë rreth saj, kriteri i vijimësisë, veçantisë, qartësisë (jo kompleksitet), paparashikueshmërisë, pa harruar kriterin e njerëzve të elitës të përfshira në të, por edhe personazhet e zakonshëm që i japin një kënd të interesit human, si edhe faktori i eskluzivitetit dhe përmasa e ngjarjes, janë ato që merren në konsideratë kur ndërtohet një lajm. Të gjitha këto këndvështrime gazetareske përcaktojnë edhe përmbajtjet mediatike, pra atë që raportohet dhe ndonjëherë edhe mënyrën si raportohet, duke vënë theksin në kriteret e përmendura më lart. Megjithatë, më tepër në lidhje me konstruksionin për sa i përket mënyrës së paraqitjes flet vetë teksti. Ky është edhe niveli i tretë i konstruksionit ose fabrikimit social të lajmeve a ngjarjeve në media, qofshin këto të brendshme apo të jashtme. C. Konstruksioni në nivel Tekstual Konstruksioni tekstual ka të bëjë me: kontekstualizimin përmes narracionit, tekstin, ligjërimin dhe kornizat e referimit të përdorura. Në këtë nivel konstruksioni mund të identifikohet në zinxhirin e tekstit që nga emërtimi, klasifikimi, identifikimi, lidhjet me 26 Galtung, J. & Ruge, M. Holmboe: The Structure of Foreign News, Journal of Peace Research, vol. 2, 1965: fq Galtung dhe Ruge, 1965: fq Po aty. 7

30 ngjarje të tjera, dhënia kuptim ngjarjeve dhe nxjerrja ose sugjerimi i domethënies për publikun. Në të vërtetë, dy aspektet e para që morëm në shqyrtim (organizimi burokratik i punës në media që bën ndarjen në kategori dhe tipologji specifike si edhe kriteri i vlerës së lajmit që përcakton përzgjedhjen e ngjarjeve specifike brenda këtyre kategorive) janë vetëm një pjesë e procesit. Aspekti i tretë, momenti i konstruksionit të historisë në vetvete është po aq i rëndësishëm, edhe pse më pak evident. Ai ka të bëjë me paraqitjen e ngjarjes tek audienca ose publiku i përfytyruar dhe në mënyrë që të jetë i kuptueshëm për këtë publik. Bëhet fjalë pra për një rend të paraqitjeve jo sipas kritereve kaotike dhe të rastësishme, ashtu siç ngjarjet ndodhin në botën reale, por këto ngjarje duhen emërtuar, definuar, lidhur me ngjarje të tjera të njohura për audiencën. Ky proces identifikimi dhe kontekstualizimi është ndër më të rëndësishmit për t u dhënë kuptim ngjarjeve në media. Një ngjarje merr kuptim vetëm kur vendoset në një kuadër të njohur ose të identifikuar social dhe kulturor. Pa një hartë kontekstuale shoqërore dhe sociale, gazetarët nuk mund t u japin kuptim për audiencat e tyre ngjarjeve të papritura, të pazakonta dhe të paparashikuara që përbëjnë masën e ngjarjeve me vlerë botimi. Ngjarjet kanë vlerë lajmi sepse ato paraqesin paparashikueshmërinë, ndryshueshmërinë dhe natyrën konfliktuale të botës 29. Mirëpo këto ngjarje nuk mund të dalin në bregun e rastësisë, ato duhet të futen në horizontin kuptimplotë. Ky identifikim, klasifikim dhe kontekstualizim social i lajmeve përmbyll procesin e bërjes sociale të lajmeve. Më shumë në lidhje me këtë proces flitet më tej gjatë trajtimit të kornizave të referimit në kuadër të analizës së ligjërimit që vijon më poshtë Raportimi mediatik ndërkombëtar: mbulimi dhe ligjërimet Në fushën e studimeve të mediave në përgjithësi nuk mungojnë kërkimet rreth mbulimit apo raportimit ndërkombëtar të mediave perëndimore, sidomos të atyre amerikane. Një pjesë e këtyre studimeve interesohen më tepër për fluksin ose rrjedhën e informacioneve 29 Hall, Chritcher, Jefferson, Clarke, Roberts. (1978), Policing the crisis: Mugging, the State and Law and Order, Basingtoke: Macmillan Education Ltd, fq Shih Paul D'Angelo, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge,

31 në kuadër të komunikimit transnacional ose global 31. Një pjesë tjetër e literaturës që lidhet me përmbajtjet e mësipërme trajton çështje të imperializmit mediatik ose të dominimit kulturor dhe globalizmit me argumentin se janë korporatat perëndimore ato që kanë kontrollin e rrjedhës së informacionit. Pak prej këtyre studimeve mbështeten në investigimin sistematik historik të raportimit ndërkombëtar. Ky korpus studimesh nuk ka qenë drejtpërdrejt i vlefshëm për ne dhe prek vetëm në mënyrë tangente temat për të cilat jemi të interesuar në kuadër të raportimit të jashtëm të mediave perëndimore në përgjithësi dhe atyre amerikane në veçanti. Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm studimesh trajtojnë çështje të imazhit të vendeve të huaja në vendet perëndimore, ku mediat e spektrit perëndimor përbëjnë një lokus kërkimor të rëndësishëm. Një grup tjetër studimesh merren me analizën e imazhit të vendeve të tjera në SHBA, duke u ndalur më tepër tek efektet dhe mënyra si perceptohen shtetet e huaja nga publiku amerikan 32. Ashtu si edhe për sa i përket studimeve të kësaj natyre, të kryera nga autorë shqiptarë, lidhja teorike dhe metodologjike me objektin tonë të studimit nuk është e drejtpërdrejtë. Mirëpo, duke qenë se shpesh studime të tilla thellohen edhe në aspekte të përpunimit mediatik, duke nënkuptuar proceset e influencimit të përmbajtjeve mediatike por edhe ato të kompozimit dhe paraqitjes së tyre, studime të tilla në disa aspekte kanë qenë të vlefshme si pika referimi për këtë studim 33. As në këto raste interes të drejtpërdrejtë në çështje të raportimit për vende si Shqipëria nuk ka. Një pjesë tjetër studimesh kanë për objekt të drejtpërdrejtë studimi korrespondencën e huaj dhe raportimin ndërkombëtar në vetvete. Studime të tilla, sidomos kur kanë të bëjnë me revistat amerikane por edhe mediat e shkruara amerikane në përgjithësi na kanë shërbyer mjaft si mbështetje bibliografike për këtë punim, edhe pse as këto studime nuk trajtojnë në veçanti raportimin ndërkombëtar të vendeve specifike si Shqipëria 34. Po kështu, të afërta me objektin tonë të studimit janë edhe një grup tjetër studimesh që fokusohen në aspektet organizative të mediave amerikane, duke përfshirë edhe 31 Downing, John D. H. "International Communication" 1996 ne Donsbach, Wolfgang (ed). The International Encyclopedia of Communication. Blackwell Publishing, Saleem, Noshina, U.S. Media Framing of Foreign Countries Image: An Analytical Perspective ne Canadian Journal of Media Studies, Vol. 2(1). Aksesuar online shtator 2013 ne adresen 33 Poole, Elizabeth, Reporting Islam: media representations and British Muslims, IB.Tauris, London: Hess, Stephen, International News & Foreign Correspondents, Brookings Inst Pr: 2005; 9

32 organizatën Time të cilën sociologu i njohur Herbert Gans e ka monitoruar në mjedisin e vet natyral në kuadër të një projekti kërkimor të instaluar në disa prej mediave kryesore amerikane si CBS, Time, Neësëeek 35. Në tërësi, megjithëse e pasur, literatura dhe studimet në lidhje me raportimin ndërkombëtar të mediave amerikane, nuk ndalen konkretisht në investigimin e rasteve ose subjekteve si ai i Shqipërisë, që sigurisht për ta mund të jetë një subjekt minor, edhe pse theksohet rëndësia dhe nevoja e studimeve konkrete dhe sidomos atyre krahasuese dhe evolutive për sa u përket prirjeve të mbulimeve ndërkombëtare nga ana e mediave të spektrit perëndimor në përgjithësi dhe atyre amerikane në veçanti 36. Në kuadër të analizës së ligjërimit, jemi mbështetur veçanërisht në teorinë e kornizimit të lajmeve ( Neës Framing Theory ) 37. Është e rëndësishme për të kuptuar paraqitjet e Shqipërisë nga mediat e spektrit perëndimor që të studjohet, përveç agjencisë, edhe vetë teksti si diskurs ose ligjërim. Janë studjuar kësisoj edhe elementë të tillë si tematizimi dhe këndi apo kornizat e ngjarjeve të raportuara. Në fakt, procesi i quajtur framing është i pashmangshëm për sa i përket bërjes së lajmit. Ky koncept është përdorur gjerësisht për të studjuar efektet e një diskursi, por shërben gjithashtu si një instrument i aplikuar nga mediat në bërjen e lajmeve. Entman propozon se kornizat ose këndet e përdorura nga mediat mund të identifikohen në narrativat e lajmeve përmes fjalëve kyçe, metaforave, koncepteve, simboleve dhe imazheve pamore 38. Së fundi, në kuadër të raportimit dhe ligjërimeve ndërkombëtare të mediave, i referohemi shkurtimisht edhe literaturës në lidhje me diskursin e Orientalizmit në përgjithësi dhe atë të Ballkanizmit në veçanti për vetë lidhjen që kanë me objektin tonë të studimit. Në këtë drejtim, qasja e Todorovës në lidhje me diskursin për Ballkanin hedh një farë drite edhe në lidhje me diskursin për Shqipërinë, edhe pse ajo nuk ka parasysh vetëm mediat kur flet për ndërtimin e këtij diskursi 39. Po kështu, referimi në veprën e njohur të Edward Said, 35 Gans, Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, Newsweek, and Time, Northwestern University Press; 2 edition, Tunstall, Jeremy; David, Machin, The Anglo-American Media Connection, Oxford University Press, Robert M. Entman, Projections of Power: Framing News, Public Opinion, and U.S. Foreign Policy, The University of Chicago Press: Paul D'Angelo, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge, Todorova, Maria, Imagining the Balkans,, Oxford University Press:

33 Orientalizmi, ka qenë i pashmangshëm, si një mënyrë për të kuptuar rrënjët historike të ligjërimeve perëndimore për pjesën tjetër të botës Disa prirje në mbulimin ndërkombëtar të mediave amerikane Prirja e parë: Rënia e mbulimit ndërkombëtar - Një nga prirjet për të cilat flitet më tepër në lidhje me shtypin amerikan dhe raportimin ndërkombëtar është rënia e ndjeshme në mbulim që ngjarjet botërore marrin në shtypin amerikan. Sipas një studimi në kushtet e një konkurrence të fortë për vëmendjen e lexuesve, edhe shtypi amerikan po përqendrohet në histori ose lajme me vlerë praktike më tepër sesa në ngjarje të komplikuara globale apo të vendeve të largëta 41. Po kështu, në një artikull mjaft të cituar me titull Goodbye Ëorld, Peter Arnett, korrespodent ndërkombëtar i CNN, shprehet se lajmet e huaja po zhduken gradualisht nga faqet e shtypit dhe lajmet e brendshme po e dominojnë cdo faqe të tij 42. Prirja që ai sheh në shtypin amerikan është largimi nga praktikat dhe përvoja e raportimit ndërkombëtar drejt lokalitetit praktik, atij që mund të shesë kopertinat 43. Për sa i përket rënies së mbulimit ndërkombëtar, Ëasburn shprehet, duke iu referuar një leksioni që jepte në Harvard në vitet 90 moderatori i CBC, Dan Rather që u thoshte studentëve: Mos u gënjeni; prirja në gazetarinë amerikane është largimi nga mbulimi i huaj që është shumë i shtrenjtë. Kërkon shumë vend dhe kohë pasi ke të bësh me situata të komplikuara të cilat kërkojnë shumë shpjegim. Dhe gjithnjë është dikush vërdallë që pëshpërit se njerëzit nuk duan t ia dinë fare për këto informacione nëse të duhet të shkruash diçka për kronikën ndërkombëtare, pash zotin Dan, bëje të shkurtër 44. Një studim që shqyrtonte lajmet ndërkombëtare në Time, Neësëeek dhe U.S.Neës ndërmjet 40 Said, Edward, Orientalism, Knopf Doubleday Publishing Group: Wagner, Cynthia G, U.S Press loses touch with the world : The Futurist, World Future Society: Volumi 33, Issue 3, Mars 1999: fq Peter Arnett, Goodbye Wold, American Journalism Review, Nwntor aksesuar ne 30 mars Arnett është korrespodent ndërkombëtar i CNN, ka mbuluar luftën e Gjirin Persik dhe për 10 vjet edhe Luftën e Vietnamit, ndërkohë që është fitues i Cmimit Pulitzer në vitin Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group,

34 viteve 1985 dhe 1995 tregonte gjithashtu se kishte një rënie nga 20 në 14% 45. Vetëm pas vitit 2001 vihet re një shtim i hapësirës kushtuar ngjarjeve ndërkombëtare në mediat amerikane, por sërish të lidhura me çështje të sigurisë dhe luftën ndaj terrorizmit pararojë e të cilës ishin tanimë vetë SHBA-të. Mirëpo hapësira dedikuar lajmeve ndërkombëtare nuk ka qenë e njëjtë në të gjitha kohërat për mediat amerikane. Kështu gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë vetëm një e treta e lajmeve mund të klasifikoheshin si ndërkombëtare. Gjatë viteve 1980 dhe 1990 numri i lajmeve ndërkombëtare u rrit, duke reflektuar ngjarjet e këtyre viteve. Ndërsa vitet shënojnë sërish rënie kur mbulimi ndërkombëtar përbënte vetëm 29% të kronikës së lajmeve. Në këtë periudhë lajmet iu rikthyen axhendës së brendshme në një pozicion të ngjashëm ose më të ulët mbulimi ndërkombëtar edhe krahasuar me periudhën e Luftës së Ftohtë. Për sa i përket periudhës pas ngjarjeve të 9 shtatorit 2001, të dhënat flasin për rritje të raportimit ndërkombëtar, por të përqendruara tek roli i vendeve të tjera në luftën ndaj terrorizmit të vetë Amerikës 46. Megjithatë, në një tablo në ndryshim, në ditët e sotme, kushtet e mjedisit mbeten përcaktuese për shtypin. Sfida e momentit është diferencimi i produktit. Gazetat dhe mediat e shkruara duhet të konkurrojnë jo vetëm me njëra-tjetrën dhe me agjencitë e lajmeve, por edhe me televizionin dhe internetin. Telefonët satelitorë me kosto të ulët si edhe teknologjia e internetit krijojnë imperativë të rinj në lidhje me ritmin dhe shpeshtinë e raportimit. Teknologjia ka krijuar gjithashtu edhe tipologji të reja të lajmeve të huaja si për shembull informatat e natyrës blog, etj. Çdo konflikt i ri sjell rritje të numrit të korrespodentëve; paqja sjell rënie. Debatet aktuale në lidhje me zhdukjen e lajmeve të huaja shpesh nuk e marrin në konsideratë këtë fakt 47. Megjithëse një numër i zyrave të jashtme janë mbyllur dhe hapësira e përgjithshme e mbulimeve ndërkombëtare po pëson reduktim, lajmet e jashtme mbeten ndër segmentet më të bollshme të mbulimit me lajme, edhe pse në tkurrje të vazhdueshme. Një raport i vitit 2005, për sa i përket Projektit të Ekselencës në Gazetari zbulonte se ndër gazetat e studjuara, mbulimi i ngjarjeve të jashtme përgjatë viteve 2003 dhe 2004 ishte në 45 Po aty. Fq Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, Hamilton, John Maxwell, Journalism s Roving Eye: A History of American Newsgathering Abroad. Louisiana State University Press: fq 15 12

35 pothuajse të njëjtat kuota me mbulimet e ngjarjeve të brendshme, ndërsa në vitet 1977 dhe 1987 hapësira kushtuar lajmeve të jashtme ishte nga tri herë më e lartë deri në një të tretën më e lartë sesa ajo kushtuar lajmeve të brendshme. Ndërkohë në vitin 1997 hapësira e mbulimit të ngjarjeve ndërkombëtare ishte një e herë e gjysmë më e lartë se ajo e lajmeve kombëtare, sipas të dhënave të paraqitura në studim per vitin Prirja e dytë: afërsia gjeografike, marrëdhëniet bilaterale përcaktojnë mbulimin - Në një analizë që eksploron natyrën dinamike të rrjedhës ndërkombëtare të lajmeve në kohë, tre studjues gjurmojnë vizibilitetin e shteteve të huaja në mediat amerikane 49. Ata kanë monitoruar dy media të mëdha amerikane si NYT ( ) dhe NBC Nightly Neës ( ). Ata vleësuan pesë faktorë kontekstualë që influencojnë vizibilitetin e vendeve të huaja në lajme ndër të cilët: afërsinë gjeografike, marrëdhëniet tregëtare bilaterale, zhvendosjen e trupave amerikane, të ardhurat GDP për frymë dhe popullsinë. Në përgjithësi, mediat amerikane mbulojnë vende në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë kontakte diplomatike më domethënëse. Një studim tjetër identifikon faktorët që përcaktojnë ngjarjet ndërkombëtare që mbulohen dhe ato që nuk mbulohen nga mediat e lajmeve në SHBA 50. Variabli i studjuar prej autorëve të artikullit ka të bëjë pikërisht me mbulimin mediatik të ngjarjeve ndërkombëtare. Shtatë variabla janë përzgjedhur: potenciali për ndryshim social, shmangia normative, relevanca për Shtetet e Bashkuara, distanca gjeografike, afërsia gjuhësore, liria e shtypit dhe sistemi ekonomik. Në analizën për të dalluar ndërmjet lajmeve që mbulohen dhe atyre që nuk mbulohen, autorët identifikojnë edhe disa nga diskriminuesit më të fuqishëm. Rezultatet e studimit të tyre tregojnë se funksionin diskriminues, pra në favor të ngjarjeve që raportohen dhe në disfavor të të tjerave që nuk rapotohen e luajnë: devijanca normative e një ngjarje, relevanca për Shtetet e Bashkuara, potenciali për ndryshim social dhe distanca gjeografike. 48 Project for Excellence in Journalism (2005, 2006) The State of the News Media Washington, DC, USA: Project for Excellence in Journalism Timothy M. Jones, Peter Van Aelst, Rens Vliegenthart, Foreign Nation Visibility in U.S. News Coverage A Longitudinal Analysis ( ), Communication Research June 2013 vol. 40 no Tsan-Kuo Chang, Pamela J. Shoemaker dhe Nancy Brenlinger, Determinants of International News Coverage in the U.S. Media Communication Research August 1987 vol. 14 no aksesuar nentor

36 Prirja e tretë: Ligjërimi i vijueshëm i superioritetit amerikan Korrespondenca e huaj në gazetarinë amerikanë është organizuar formalisht në fund të viteve 1830 dhe qysh prej asaj kohe qëllimi i gazetarëve amerikanë të dërguar për të mbuluar zhvillime të huaja ka qenë kontekstualizimi dhe inkuadrimi historik i këtyre ngjarjeve, pra dhënia kuptim atyre për publikun amerikan 51. Diskursi dominant në korrespodencat amerikane, sipas studjuesve, ishte ai i superioritetit amerikan, sidomos në terma politikëe, që konstruktohej rregullisht përmes propozimit se Shtetet e Bashkuara kishin një mision të shenjtë për të përmbushur ndaj pjesës tjetër të botës, që mund ta realizonin përmes ndërhyrjes shpëtimtare dhe bamirëse ose përmes iluminimit (ndaj Evropës) 52. Praktikat e zakonshme të mënyrës si siguroheshin lajmet ndërkombëtare në fillim të viteve 1900 sipas Joci Cole dhe John Maxwell Hamilton, autorë të një studimi të korrespodencës së huaj , ishte përmes strinxherëve të huaj dhe historive të ricikluara që korrespondentët i gjenin në gazetat lokale. Madje as NYT nuk kishte ende mbulim origjinal të lajmeve të jashtme 53. Të kuptuarit etnocentrik të kulturave të huaja nga ana e shtypit të hershëm amerikan është tipik për fazën e hershme të korrespodencës së huaj amerikane në botë, edhe pse me kalimin e viteve tekstet e gazetarëve amerikanë të dërguar për të raportuar nga vende të huaja nisën të ishin më ambivalentë dhe në disa raste reflektonin përpjekje për të paraqitur pamje alternative të vendeve prej nga raportonin. Ndërsa ende informacioni faktik sigurohej kryesisht nga news digests, shfaqja e korrespodentëve të huaj sinjalizoi një etapë të re kur gazetarët e dërguar jashtë transmetonin një botë të parë me sy të ndryshëm nga materialet e gatshme të ripërtypura. 51 Nuk mungojnë studimet mbi format e hershme të gazetarisë ndërkombëtare për sa u përket mediave të shkruara amerikane. Modeli i lajmeve të jashtme në gazetat e Shteteve të Bashkuara përpara vitit 1938 ishte news degest ose ripërtypja e lajmeve që konsistonte në një përmbledhje të shkurtër informacionesh, të cilës zakonisht i mungonte sfondi dhe konteksti dhe shpesh ishte një ripërtypje e materialeve të nxjerra nga gazeta të tjera të huaja. Njëkohësisht, që nga viti 1838, në gazetat amerikane u shfaq edhe një formë e re e lajmeve të huaja që ishte korrespodenca e huaj, e përgatitur sistematikisht nga reporterë amerikanë të dërguar jashtë. 52 Dell Orto, Giovanna, Giving Meaning to the World: The First US Foreign Correspondents, , Greenwood Press: Westport, Fq Cole, Jaci; Hamilton, John Maxwell, A Natural History of Foreign Correspondence: A Study of the Chicago Daily News, , Journalism and Mass Communication Quarterly, Vol. 84, No. 1, Spring

37 Lexuesit e shtypit amerikan duhet të kenë qenë të interesuar për lajmet e jashtme duke nisur nga kjo periudhë dhe gjithashtu në periudhën ndërmjet Luftërave Botëore, pasi të dhënat e kërkuesve flasin se editorët nisën të garonin me lajme të huaja, që në New Herald Tribune përbënin më shumë sesa 60% të tërësisë së lajmeve që në vitin Interesi për lajme nga ana e të gjithëve prodhoi edhe kooperativën e parë të lajmeve në botë, The Associated Press, gjë që do të thotë se të gjithë do të mund të siguronin tanimë të njëjtat lajme të huaja 54. Nga ana tjetër, lajmet e metodës news degest kishin qenë pothuajse tërësisht të varura nga gazetat evropiane. Mirëpo ky model i paraqitjes së lajmeve u bë përcaktues edhe për format e para të korrespondencës së huaj të lajmeve për sa i përket kritereve të përzgjedhjes dhe prioritetit që u jepej ngjarjeve por edhe mënyrës se si kompozohej materiali informativ. Po kështu fokusi kryesor për sa i përket territorit të mbuluar ishte i njëjtë me atë që mbulonin news digest, vendin e parë e zinte Evropa, mandej Meksika dhe Amerika Qendrore si edhe një vëmendje mjaft e lartë në konfliktet dhe ngjarjet sensacionale nga vende të huaja dhe të largëta 55. Në fakt, sensacioni dhe dhuna ishin gjithashtu mënyrat e paraqitjet për sa u përket lajmeve lokale dhe të brendshme në të ashtuquajturat penny papers. Konstruksionet e lajmeve të kohës, të formës neës degest, vizatonin kështu një botë të rrezikshme dhe të çuditshme. Nuk kishte ndonjë diferencë të madhe ndërmjet vendeve për mënyrën e paraqitjes, pasi dikotomia kryesore në këtë kohë sipas studjuesve ishte ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe gjithë pjesës tjetër të botës jo-amerikane që paraqitej e dhunshme, e çuditshme dhe kërcënuese. Kjo formë e informimit ishte bërë mjaft homogjene, e shkruar në mënyrë telegrafike, e përqendruar tek detajet, por të cilës i mungonte konteksti ose sfondi i zhvillimit të ngjarjeve për të cilat flitej. Saktësia dhe dëshmimi me sy në vendgjarje, analizimi i kulturave të huaja nuk përbënte ende një normë profesionale të gazetarisë në shekullin e XIX. Duhet thënë gjithashtu se korrespodentët në këtë kohë influencoheshin nga mënyra si bota paraqitej në analet e diplomacisë së jashtme si edhe nga rubrikat editoriale që ishin konsoliduar tanimë në shtyp. Kështu, përmbajtjet e editoriale 54 Po aty. Fq Giovanna Dell Orto, Giving Meaning to the World: The First US Foreign Correspondents, , Greenwood Press: Westport,

38 reflektonin ideologjinë dhe besimin se SHBA të kishin një pozitë dhe rol unik, të caktuar nga Fati, për të qenë udhëheqës të qytetërimit 56. Po kështu, edhe diskursi në Uashington kanalizohej nga të njëjtat parime të misionit të shenjtë. Studimet e kësaj periudhe flasin pra për një paraqitje të botës në raport me Shtetet e Bashkuara përmes një diskursi të misionit amerikan, që injoronte kompleksitetet e kulturave të huaja duke nënvlerësuar kësisoj vlerën e tyre. Kërkuesit konfirmojnë kësisoj se diskursi i superioritetit amerikan në artikujt për vende të huaja përmban edhe diskursin e të qenit amerikan në terma vetë përkufizuese. Madje ka nga ata që dalin në përfundimin se në të vërtetë lajmet e huaja janë lajme kombëtare 57. Rastet kur diskursi i etnocentrizmit sfidohet janë të rralla në fillimet e korrespodencës të huaj të llajmeve në shtypin amerikan, megjithatë nuk mungojnë. Një praktikë mjaft e përhapur në shtypin amerikan të modelit neës degest ishte përqeshja ose tallja e kulturave të huaja me anë të analizave dhe përshkrimeve, sidomos për sa u përket liderëve të huaj 58. Studjuesit flasin për fenomenin e stereotipizimit negativ të liderëve të huaj si edhe argumentin që qëndronte pas tij si shfaqje ose përforcim të ndjenjës së vecantësisë politike amerikane. Po kështu paraqitje të tilla nënkuptonin që një popull ose nacionalitet i caktuar është i paaftë për vetëqeverisje dhe për shfrytëzimin e burimeve të veta natyrore, në mbështetje të trendit imperialist. Kjo nuk do të thotë se mungonin korrespodentët që sfidonin paragjykimet dhe evidentonin stereotipet me të cilat u qaseshin kulturave të huaja. Kishte nga ata që simpatizoheshin me vendet e huaja, kulturat e tyre, njerëzit dhe betejat e tyre, si edhe nga ata që përqeshnin qasjen e SHBAve, sidomos në NYT dhe Neë York Tribune 59. Po kështu, në kontekstin e lajmeve ndërkombëtare tema e nevojës për lidership nacional shprehet edhe më fort. Liderët për të ruajtur mbështetjen e pasuesve e përqendrojnë vëmendjen në kërcënime të huaja që zhvendosin vëmendjen nga problemet e brendshme të pazgjidhura Po aty. Fq Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, Zalampas, Michael, Adold Hitler and the Third Reich in American Magazines, , Bowling Green State University Popular Press, Po aty. 60 Edelman 1988, Constructing the Political Spectacle cituar ne Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, fq 29 16

39 Po kështu, edhe për sa i përket ligjërimit që vijon të jetë dominant sot në raportimet ndërkombëtare të mediave amerikane. Në universin simbolik të ndërtuar nga mediat amerikane jo vetëm që Shtetet e Bashkuara janë qendra e ngjarjeve më të mëdha botërore, por altruizmi i demokracisë sonë dhe ekonomia jonë kapitaliste, edhe pse nuk përbëjnë më alternativën e vetme ndaj totalitarizmit komunist sic ishte që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1989, ende kuptohen sot si rendi natyral për qytetarin dhe konsumatorin amerikan 61. Nga ana tjetër, ligjërimi për tjetrin shpesh është analizuar nga studjuesit si mënyrë për të ndërtuar veten. Pra konstruksionet e tjetrit janë në thelb konstrukione të vetes. në një frymë të tillë, Dell Orto konstaton se historikisht SHBA-të e kanë definuar veten si të përkundërt me Evropën. Kështu Evropa është perceptuar si tjetri i huaj, armik kërcënues dhe nxënës potencial 62. Superioriteti amerikan shfaqet hapur në kronikat për Evropën që në shekullin e nëntëmbëdhjetë sipas saj. Diskuri i superioritetit amerikan ilustrohet sidomos me Italinë dhe Greqinë. Ligjërime të tilla flasin për kulturat e huaja si të bukura por të skllavëruara dhe të paafta për vetë-qeverisje, pra që kanë nevojë për ndërhyrjen amerikane. E bukura dhe e rrënuara është dikotomia që mbizotëron në përshkrimet për Egjiptin, Turqinë, deri tek St. Domingo 63. Prirja e katërt: etnocentrizmi, kapitalizmi, individualizmi si hitparada e amerikanizmit Në funksion të analizës dhe interpretimit të përmbajtjeve mediake, është me rëndësi që të njihen edhe vlerat që media vë në qendër të raportimeve të veta. Disa nga temat kryesore ose kodet që përshkojnë raportimet e mediave amerikane janë identifikuar nga Herbert Gans. Etnocentrizmi, individualizmi, moderacioni janë disa prej tyre. Sipas Herbert Gans, i cili ishte i pari që e shtroi këtë pyetje në vitin 1979, vlerat e qëndrueshme që përshkojnë lajmet në industrine amerikane të mediave mund të grupohen në tetë njësi: etnocentrizmi, demokracia altruiste, kapitalizmi i përgjegjshëm, pastoralizmi i qytetit të vogël, individualizmi, moderacioni, rendi shoqëror dhe lidershipi 61 Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, fq Dell Orto, Giovanna, Giving Meaning to the World: The First US Foreign Correspondents, , Greenwood Press: Westport, fq Po aty. Fq

40 nacional 64. Në krye të listës qëndron pikërisht etnocentrizmi që flet për orientimin amerikan si i kudogjendur (pra me përhapjen më të gjerë) për sa i përket kronikës së raportimeve ndërkombëtare të mediave amerikane. Etnocentrizmi manifestohet si në përmbajtjen e raportimeve ndërkombëtare, ashtu edhe në vendin ose hapësirën që u lihet atyre në raport me raportimet e brendshme. Siç është cituar të shprehet gazetarja amerikane e njohur e CNN, Christiane Amanpour, Nëse në një ngjarje nuk gjenden ushtarë amerikanë, nuk gjenden as media amerikane 65. Po kështu, vlera e individualizmit është një nga më të shprehurat në raportimet e mediave amerikane. Fokusi në aktorët individualë më tepër sesa tek strukturat apo proceset sociale, si edhe më tepër sesa tek grupet apo çështjet e politikat, është gjithashtu karakteristikë e mediave amerikane. Sipas Gans (1979) rreth 90% e lajmeve kanë të bëjnë me njerëzit dhe se çfarë bëjnë e çfarë thonë ata. Lajmet përqendrohen kryesisht në zyrtarët publikë individualë, liderët e biznesit, personalitetet e mirënjohura dhe shkencëtarët, si edhe në bëmat e historitë e njerëzve të zakonshëm. Po kështu lajmet janë të personalizuara në kuptimin që preferojnë këndet e interesit njerëzor në trajtimin e ngjarjeve duke nënvlerësuar konsideratat institucionale dhe politike që përbëjnë kontekstin e tyre social 66. Gans e sheh shprehjen e individualizmit edhe në trajtimin që media amerikane i bën komunizmit dhe socializmit. Ai argumenton se komunizmi dhe socializmi shihen me frikë pasi dobësojnë individualen, ndërsa kapitalizmi vlerësohet më pak për atë çfarë është në vetvete sesa për lirinë që u ofron të paktën disa individëve 67. Tema e individualizmit është e lidhur gjithashtu pra me atë të kapitalizmit të përgjegjshëm, si zgjatim i saj. Një nga temat e tjera që përshkon mediat amerikane është ajo e moderacionit. Gans sugjeron se lajmet janë kritikë ndaj individëve, grupeve ose ideve që shihen si ekstreme: fanatikët ateistë ose fetarë, anëtarët e kundër-kulturave, ideologët ose ata që shohin vetëm interesin e tyre vetjak, etj. Tema e fundit për sa u përket mediave 64 Gans Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, 'Newsweek' and 'Time'. London: Constable, fq Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, fq Po aty, fq Gans Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, 'Newsweek' and 'Time'. London: Constable, fq

41 komerciale amerikane është lidershipi kombëtar dhe presidenti i SHBA-ve si mbrojtësi dhe garantuesi i rendit politik dhe social, madje si lideri moral i kombit Proceset e ndërtimit të kornizave të paraqitjes në ligjërimin mediatik Procesi i quajtur framing ose kornizim apo përzgjedhje është i pashmangshëm për sa i përket bërjes së lajmit. Ky koncept mund të përdoret për të studjuar efektet e një diskursi, por edhe si një instrument i aplikuar nga mediat në bërjen e lajmeve. Këndi ose korniza e paraqitjes së një ngjarje është quajtur frame. Entman propozon se kornizat ose këndet e përdorura nga mediat mund të identifikohen në narrativat e lajmeve përmes fjalëve kyçe, metaforave, koncepteve, simboleve dhe imazheve pamore 68. Ai thekson faktin se ky proces funksionon përmes përsëritjes, përzgjedhjes dhe përjashtimit të disa temave dhe ideve përkundrejt të tjerave. Përmes këtyre proceseve, disa aspekte të realitetit të perceptuar përzgjidhen nga mediat të cilat po vetë i definojnë, i intepretojnë, i vlerësojnë në pikëpamje morale dhe i zhvillojnë ose rekomandojnë 69. Pra procesi i kornizimit të lajmit ka të bëjë pikërisht me atë se çfarë theksohet, çfarë përzgjidhet dhe çfarë përjashtohet në diskursin gazetaresk. Po kështu, korniza mund të shihet si nyja lidhëse ose linja shpjeguese e ngjarjeve. Qasja deduktive që përdoret për të nxjerrë kornizat e referimit të lajmeve përqendrohet pra pikërisht në kërkimin për fjalë kyce, fraza të qëndrueshme dhe të përsëritura, imazhe stereotipe si edhe në formulime të mbështetura në të njëjtat burime informacioni. Studjuesit e mediave në përgjithësi e kanë studjuar Teorinë e Kornizimit ose në kuadër të efekteve të lajmeve, ose në kuadër të procesit të bërjes së lajmeve 70. Për sa u përket efekteve, është studjuar influenca që kornizat e lajmeve kanë tek audiencat, ndërsa lidhur me procesin e bërjes së lajmeve është studjuar mënyra se si krijohet dhe modifikohet përmbajtja e lajmeve, duke marrë në konsideratë faktorët që influencojnë farkëtimin e lajmeve në një mënyrë të caktuar. Po kështu vetë procesi i kornizmit të lajmeve 68 Entman, R. M. (1993). Framing: Towards clarification of a fractured paradigm. Journal of Communication, 43(4), Po aty. Fq Paul D'Angelo, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge,

42 influencohet nga faktorë dhe elementë të tjerë siç janë normat dhe vlerat sociale, presionet dhe shtrëngimet organizative, trysnia e grupeve të interesit, rutinat gazetareske si edhe orientimet ideologjike dhe politike të gazetarëve 71. Po kështu përmbajtjet e lajmeve orientohen edhe nga politika e jashtme dhe interesi kombëtar. Konkretisht studjuesit flasin për disa stade të proceseve të kornizmit, prej të cilave në kuadër të këtij studimi është më me interes stadi i ndërtimit të kornizës dhe ai i vendosjes së kornizës ose paraqitjes së saj në tekst, por më pak ai i efekteve të kornizës për sa i përket nivelit individual dhe shoqëror të pasojave që ka kornizimi. Faktorët që influencojnë strukturalisht kornizimin e lajmeve janë faktorë të brendshëm të fushës së gazetarisë, që përcaktojnë se si gazetarët dhe organizatat e lajmeve i kornizojnë çështjet, si edhe faktorë të jashtëm, pra përtej fushës gazetareske. Procesi i ndërtimit të kornizës së lajmeve ndodh në ndërveprim ndërmjet gazetarëve dhe elitave. Teksti gazetaresk është produkt i këtij kornizmi ose skenari, që do të thotë se kornizat janë pjesë e diskursit gazetaresk, por edhe atij politik, institucional dhe social 72. Disa nga kriteret që studjuesit sugjerojnë për identifikimin e kornizave janë 73 : Së pari, ato duhet të jenë karakteristika të identifikueshme konceptuale dhe gjuhësore. Së dyti, ato duhet të ndeshen rëndom në praktikën gazetareske. Së treti, duhet të jetë e mundur që një kornizë e caktuar të dallohet qartë nga një kornizë tjetër. Së fundi, korniza duhet të ketë vlefshmëri paraqitëse, pra të jetë e njohur edhe nga të tjerët si e tillë. Disa prej mekanizmave me anë të të cilave mund të identifikohen dhe të maten kornizat e lajmeve janë: 1. titujt 2 nëntitujt 3 fotot 4 diçiturat 5 burimet 6 citimet, etj. Disa autorë i grupojnë kornizat në dy ndarje duke i cilësuar korniza të çështjeve specifike që lidhen vetëm me tema specifike dhe korniza të përgjithshme të cilat shtrihen gjerësisht në tema nga më të ndryshmet. Madje disa korniza kapërcejnë jo vetëm temat, por edhe periudha të ndryshme kohore e historike si edhe kontekstet e ndryshme 71 Entman Robert M, Projections of Power: Framing News, Public Opinion, and U.S. Foreign Policy, The University of Chicago Press: fq Po aty. 73 Paul D'Angelo, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge, fq

43 kulturore 74. Disa nga kornizat që më dendur identifikohen në lajme nga studjuesit në tekstet e lajmeve janë ato të konfliktit, destabilitetit, krizës, interesit njerëzor, moralitetit, pasojave ekonomike, por edhe terrorizmit ndërkombëtar, luftës ndaj terrorit, krizës botërore, interesit kombëtar, etj Ligjërimet për Shqipërinë në spektrin e mediave perëndimore Paraqitjet ose ligjërimet për Shqipërinë në mediat perëndimore qarkullohen dhe përdoren rëndom në mediat dhe në ligjërimin publik brenda vendit, por mjaft rrallë janë shndërruar në objekt analize dhe kërkimi shkencor, me fare pak përjashtime të përqendruara tek çështjet e imazhit dhe të efekteve, por rrallë në ato të prodhimit dhe të ndërtimit të këtyre përmbajtjeve mediatike që shpien në krijimin e këtyre imazheve, në radhë të parë. Fjala është gjithësesi për një numër të kufizuar punimesh të autorëve shqiptarë, kryesisht të përqendruar në krijimin e imazheve për shqiptarët dhe qarkullimin e këtyre imazheve nga mediat e vendeve fqinje si Greqia dhe Italia, por edhe të vendeve të tjera ku ka prani emigrantësh shqiptarë si për shembull të mediave britanike 75. Nga ana tjetër, nuk rezultojnë të publikuara studime që kërkojnë subjektin e Shqipërisë në mediat amerikane. Në tërësi, literatura dhe studimet në lidhje me raportimin ndërkombëtar të mediave amerikane, nuk ndalen konkretisht në investigimin e rasteve ose subjekteve si ai i Shqipërisë, që sigurisht për ta mund të jetë një subjekt minor, edhe pse theksohet rëndësia dhe nevoja e studimeve konkrete dhe sidomos atyre krahasuese dhe evolutive për sa u përket prirjeve të mbulimeve ndërkombëtare nga ana e mediave të spektrit perëndimor në përgjithësi dhe atyre amerikane në veçanti Scheufele, D. A. (2000). Agenda-setting, priming, and framing revisited. Mass Communication & Society, 3, Shih per shembull ne lidhje me mediat britanike: Alpion, Gezim, Western Media and the European Other : Images of Albania in the British Press in the New Millennium, Albanian Journal of Politics I (1): 4-25, Albanian Political Science Association, Shih gjithashtu: Isa Blumi, The commodifiation of otherness: how to think about Albanians?, East European Politics and societies (1998). Ose: Nicola Mai, Russell King, Out of Albania, From Crisis Migration to Social Inclusion in Italy, Berghahn Books: Si edhe: Ardian Vehbiu dhe Rando Devole, La scoperta dell'albania: gli albanesi secondo i mass media, Paoline Editoriale Libri, Tunstall, Jeremy; David, Machin, The Anglo-American Media Connection, Oxford University Press,

44 1.4.1 Shqipëria në ligjërimet e përgjithshme historike, gjeo-politike: Ballkanizmi Libri Imagining the Balkans i Maria Todorovës zbërthen rrënjët historike të diskursit mbi Ballkanin dhe na shërben si pikë referimi mbi mënyrat e të folurit për rajonin e Ballkanit, njësi e të cilit është edhe Shqipëria që përbën objektin tonë të drejtpërdrejtë të studimit. Todorova ndalet pikërisht në diskursin e historianëve për sa i përket Ballkanit si entitet gjeografik dhe kulturor. Ajo vetë mbështetet në literaturën e bollshme që trajton problemin dhe paraqitjen e tjetrit dhe të ndryshmes si zhanër në udhëkryq të disiplinave, nga antropologjia, në letërsi, filozofi, sociologji dhe historisë në përgjithësi, ndërsa diskutimi për orientalizmin përbën gjithashtu një nënzhanër të këtij preokupimi me tjetrin. Vendin e Orientalizmit në hapësirën akademike e ka krijuar Eduard Said me librin që mban të njëjtin titull dhe që përbën një kritikë të diskursit të orientalizmit që përbën sipas tij një stil perëndimor për të dominuar, ristrukturuar, dhe fituar autoritet mbi Orientin 77. Ai e ka studjuar orientalizmin jo vetëm në pikëpamje të gjuhës, shoqërive dhe popujve, por edhe si sistem të menduari i cili ndërton një qasje ndaj një realiteti human heterogjen, dinamik dhe kompleks kryesisht nga një perspektivë esencialiste e cila e vëzhgon Orientin nga larg, pra edhe nga lart 78. Mirëpo libri i Todorovës pretendon të jetë më tepër sesa një nënspecie e orientalizmit, pra më shumë sesa një variacion orientalist mbi temën e Ballkanit. Kategoria e Ballkanit meriton sipas saj vëmendje të vecantë dhe analizë të afërt. Në ndryshim nga Orienti si kategori analize e Said, Ballkani ka konkretësi historike dhe gjeografike, pra nuk ka natyrën jokonkrete të Orientit 79. Nga ana tjetër Said ishte i bindur se Orienti dhe Oksidenti nuk i korrespondojnë ndonjë realiteti stabël që ekziston si fakt natyral 80. Sidoqoftë, ajo për të cilën interesohet studjuesit përtej debateve mbi qasjet epistemologjike dhe statusin ontologjik të teorizimeve të tyre, është ekzistenca e një dikotomie Lindje/Perëndim dhe përmasën e hapësirës që ngërthen kjo ndarje. Sipas Todorovës Lindja është identifikuar më shpesh vetëm me prapambetjen industriale, mungesën e zhvillimit social dhe institucional që është tipik për Perëndimin e zhvilluar 77 Said, Edward, Orientalism, Knopf Doubleday Publishing Group: fq Todorova, Maria, Imagining the Balkans, Oxford University Press: 1997 : 7 79 Po aty. Fq Said, Edward, Orientalism, Knopf Doubleday Publishing Group:

45 kapitalist, si edhe për kultura irracionale dhe supersticioze të paprekura nga Iluminizmi Perëndimor 81. Po kështu, sipas saj, Ballkani ka ekzistencë konkrete historike dhe më konkretisht dy janë trashëgimitë historike të gadishullit të Evropës Juglindore: njëri është mijëvjecari i Bizantit me impaktin e vetë të thellë politik, institucional, ligjor, fetar dhe kulturor, dhe tjetri është gjysmë-mijëvjecari Otoman që i dha emrin gadishullit si edhe i dha periudhën më të gjatë të unitetit që ka njohur. Pikërisht elementët otomanë janë sipas saj edhe ato që kanë shërbyer për të ushqyer më së tepërmi stereotipet aktuale për Ballkanin. Po kështu, e përhapur sipas saj është edhe përshtypja se Ballkani nisi ta humbasë identitetin e vet kur nisi të Evropianizohej. Pikërisht një përshkrim i tillë sipas Todorovës nënvizon ndryshimin ndërmjet Ballkanit dhe Evropës. Ndërsa imazhi i Orientit ka shërbyer si arratisje nga civilizimi dhe nocioni i Orientit si një lloj utopie apo simbol i lirisë apo pasurisë, si ekses romantik apo ekstravagant; për Todorovën Ballkani ka një konkretësi joimagjinative, dhe pothuajse mungesë të plotë të pasurisë, gjë që nxiste qasje të drejtpërdrejtë ndaj tij dhe zakonisht negative, por rrallë të nuancuar, me fare pak përjashtime. Po kështu statusi tranzitor i Ballkanit është ai që i karakterizon përshkrimet rreth tij. Ndërsa Perëndimi dhe Lindja paraqiten si entitete jokompatibël, si antibotë të plota, Ballkani ka evokuar gjithnjë imazhin e një ure ose kryqëzimi. Metafora e urës shërben për të thënë gjysmë e zhvilluar, gjysmë koloniale, gjysmë e qytetëruar, gjysmë orientale. Duke iu referuar diplomatëve britanikë që i konsideronin të neveritshëm gjysmë-orientalët, Durham shkruante në vitin 1925 se Një Konsulli i dukej zgjidhje e zgjuar të mos e mësonte gjuhën lokale, pasi njohja e saj do të bënte që ta mbanin për një periudhë të gjatë në ndonjë vrimë të patolerueshme 82. Është pikërisht ambiguiteti që qëndron në përcaktime të tilla, ai që i jep edhe tiparet ose elementët e një anomalie rajonit të Ballkanit. Megjithë nuancat kuptimore ndërmjet termave anomali (devijim) dhe ambiguitet (me dy interpretime), Todorova sugjeron se ambuigiteti trajtohet si anomali. Pikërisht kjo është arsyeja pse personat dhe fenomenet në shtetet në tranzicion, ashtu si edhe në ato të margjinalizuar, konsiderohen si të rrezikshëm, pasi përbëjnë rrezik në vtevete dhe po ashtu përbëjnë 81 Todorova, Maria, Imagining the Balkans,, Oxford University Press: fq Durham, Edith M. High Albania, New York: Arno Press Inc: 1971: fq

46 rrezik edhe për të tjerët. Pra në rajonin e Ballkanit Todorova vëren një gjendje të ndërmjetme. Së fundmi, ajo që tërheq vëmendjen e studjuesve në lidhje me Ballkanin dhe mediat, është se për Ballkanin raportohet vetëm në kohë terrori dhe trazirash, ndërsa pjesën tjetër të kohës janë të injoruar. Një vizion i ngrirë i Ballkanit si produkt i rastësive, nënvlerësimit, gazetarisë bërtitëse është më shumë sesa një stereotip sipas Todorovës. Ky imazh për Ballkanin sipas parametrave të krijuar që nga Lufta e Parë Botërore është riprodhuar pothuajse pa ndryshime gjatë dekadave në vijim dhe operon si një diskurs. Ky është një versioni i epërsisë Amerikane, i farkëtuar pra sipas modelit të paradigmës së vjetër aristokratike Evropiane. Ky version manifeston besim evolucionar në superioritetin e qytetërimit të ligjit ndaj barbarisë, predispozitave arkaike, prapambetjes, zënkave, sjelljeve të paparashikueshme dhe mosdakordimit, që përbëjnë tribalizmin. Vetë përdorimi i termit tribal e lidh Ballkanin me një kategori inferiore të qytetërimit, e përdorur fillimisht ndaj Afrikanëve. Karakteristikat kryesore të një shoqërie tribale janë primitiviteti, mungesa e kompleksitetit dhe dobësia, sepse kur përballet me kërkesën për modernizim dhe sistem të sofistikuar të përfaqësimit ligjor dhe politik, kjo shoqëri bie në kolapsin e tiranisë Përfundime Analizat teorike të kësaj pjese të parë të punimit flasin për: 1. Konstruksion dhe fabrikim të përmbajteve mediatike dhe të lajmeve ndërkombëtare në spektrin perëndimor dhe atë amerikan të mediave konkretisht. 2. Konstrukti ndodh si në nivel organizativ, ashtu edhe në nivel profesional dhe tekstual. 3. Kornizat ose përzgjedhja e këndeve të raportimit ëhtë pjesë e këtij procesi. 4. Ligjërimi që mbizotëron raportimet ndërkombëtare të mediave amerikane është ende ai i superioritetit amerikan. 5. Në horizontin e shtypit perëndimor dhe atij amerikan konkretisht vihen re prirje të reja si rënia e mbulimeve ndërkombëtare, zhvendoja e fokusit drejt lajmeve me natyrë 83 Todorova, Maria, Imagining the Balkans,, Oxford University Press: fq

47 praktike dhe zbavitëse, rënie e numrit të korrespodentëve të huaj, përqendrim në vlerat e amerikanizmit si individualizmi etj. 6. Disa nga përcaktuesit ose faktorët vendimtarë në mbulimin ose jo të një vendi të huaj janë tregues të tillë si afërsia gjeografike dhe marrëdhëniet diplomatike dhe sidomos interesat amerikane atje. Në tërësi, jemi mbështetur në qasjet teorike të një korpusi autorësh dhe studjuesish që i kanë studjuar mediat nga perspektiva kulturaliste dhe sociologjike, të cilat janë bërë mjaft influente që prej viteve nën frymën e teorisë së konstruksionit social të realitetit me autorë Peter Berger dhe Thomas Luckmann. Studjuesit e sociologjisë së mediave nisen pikërisht nga kjo teori kur konstatojnë rolin konstruktues ose fabrikues që kanë mediat edhe për sa i përket raportimit ndërkombëtar. Kështu teoritë e Mark Fishman dhe Gaye Tuchman në vitet 1980 dhe 1978 flasin për manifakturim të lajmeve dhe bërje të lajmeve në kuptimin e konstruktimit mediatik të realiteteve të paraqitura. Po kështu edhe Stuart Hall që dallon tre nivele të konstruksionit social mediatik: organizativ, profesional dhe tekstual. Perspektivat e mësipërme në tërësi na shërbejnë si prozhektorë për të ndiçuar rrugëtimin metodologjik dhe kërkimin empirik që përbën boshtin e dy pjesëve të tjera të këtij punimi. Në këtë pjesë të parë të punimit kemi identifikuar gjithashtu edhe disa prirje të raportimit ndërkombëtar ndër të cilat rënien e hapësirës së mbulimeve, vlerat amerikane në qendër të lajmeve dhe shkallën e vizibilitetit të ngjarjeve dhe vendeve në kronikën mediatike ndërkombëtare. Drejtimet e mësipërme na shërbejnë gjithashtu për të hedhur dritë mbi mbulimin ndërkombëtar të Time në raport me Shqipërinë. Po kështu edhe prirjet në lidhje me diskursin dominant të mediave amerikane në raport me vende të tjera, përkatësisht diskursi i superioritetit amerikan, përvijojnë njëherësh edhe prirjen e diskursit për Shqipërinë. Për analizën teorike të objektit të studimit jemi mbështetur gjithashtu edhe në teorinë e kornizimit të lajmeve. Kjo përqasje sugjeron se për të kuptuar paraqitjet e Shqipërisë nga mediat e spektrit perëndimor është e rëndësishme që të studjohen elementë të tillë të tekstit si tematizimi dhe këndi apo kornizat e ngjarjeve të raportuara. Në këtë punim kemi ndjekur propozimin teorik të Entman në lidhje me kornizat ose këndet e përdorura 25

48 nga mediat, të cilat mund të identifikohen në narrativat e lajmeve përmes fjalëve kyçe, metaforave, koncepteve, simboleve dhe imazheve pamore. Së fundi, ky punim gjen mbështetje teorike edhe në literaturën që trajton ligjërimin e Orientalizmit në përgjithësi dhe atë të Ballkanizmit në veçanti për vetë lidhjen që kanë me objektin tonë të studimit. Në këtë drejtim, qasja e Todorovës në lidhje me diskursin për Ballkanin hedh një farë drite edhe në lidhje me diskursin për Shqipërinë, edhe pse ajo nuk ka parasysh vetëm mediat kur flet për ndërtimin e këtij diskursi. 26

49 PJESA E DYTË 2. Një analizë evoluese e agjencisë Time: aspektet organizative, profesionale, burimet dhe audienca 27

50 2.1 Struktura pronësore, organizative dhe profesionale Ka një kontekst historik për zhvillimet mediatike të revistës Time ashtu si çdo medie tjetër. Është e nevojshme që për të njohur dhe kuptuar më mirë objektin tonë të studimit, pra procesin e prodhimit dhe konstruktimit të Shqipërisë nga ana e revistës, të marrim në analizë së pari infrastrukturën mediatike me të cilën kemi parasysh formën dhe zhvillimin e saj pronësor që nga momenti i themelimit, duke qenë se Time nuk është vetëm një aktor apo agjenci sociale e kulturore, por njëherësh edhe një industri ose sipërmarrje komerciale. Do të ndalemi pra në modelin e saj ekonomik, duke shqyrtuar formën e saj të pronësisë dhe rrugët e marketingut, për të kaluar mandej në raportin e saj me sistemin politik e çështje të mprehta që lidhen me vendimet e qëndrimet e saj editoriale, pra me pozicionimin e saj si media në kontekstin demokratik dhe institucional të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si ka operuar në treg dhe cilat janë format e marketimit që karakterizojnë periudhën e parë që kemi marrë në shqyrtim, atë ndërmjet viteve 1923 dhe Si lindi Time dhe profilet e bashkëthemeluesve të saj Në fakt profili i Time është i lidhur më tepër me emrin e njërit prej themeluesve të saj, Henry Luce, një figurë legjendare në pronësinë mediatike amerikane 84. Ishte Luce ai që popullarizoi termin shekulli amerikan duke iu referuar shekullit njëzet, të cilin nga ana tjetër historianët e mediave e kanë pagëzuar edhe si shekulli i revistave duke iu referuar mjaft rolit dhe rëndësisë së revistës Time 85. Në fakt themeluesit e revistës ishin dy, Henry Luce dhe Briton Hadden. Revista që ata krijuan në vitin 1923 konsiderohet si revista që shënoi epokën moderne të periodikut javor të informacionit, si një nga revistat më inovative në Amerikën e kohës, e cila arriti të sigurojë një treg masiv, duke e shkëputur revistën e informacionit nga tradita elitiste David E. Sumner, The Magazine Century: American Magazines since 1900, Peter Lang Publishing: Po aty. Fq John Tabbel dhe Mary Ellen Zuckerman, The Magazine in America, , New York: Oxford University Press:

51 Janë të shumtë biografët dhe historianët e studjuesit e mediave që kanë shkruar për dy figurat themeluese të revistës. Në këtë punim ne u jemi referuar kryesisht studimeve të Angeletti dhe Oliva si edhe Herzstein për aksesin e tyre në arkivat dhe dokumentacionin e revistës në lidhje me themeluesit por edhe më gjerë 87. Kështu, duke u mbështetur kryesisht në historinë e të dy biografëve zyrtarë të Time, po edhe në dëshmi të publikuara të vetë stafeve të revistës, kemi ndërtuar edhe profilin e themeluesve për këtë punim 88. Kemi përzgjedhur të dhëna të cilat janë relevante për të kuptuar qëllimet por edhe prerjet e dy gazetarëve të rinj që ndërtuan një media e cila tanimë ka hyrë në histori. Henry Luce dhe Briton Hadden u njohën në Hotchkiss School në Connecticut, por ishin rritur në mjedise të ndryshme. Luce kishte lindur në Kinë dhe ishte djali i një ambasadori presbiterian që bënte punë misionare. Ai ndihmoi në drejtimin e një shkolle për kinezët që ishin konvertuar në kristianë. Në Kinë Henry ndoqi një shkollë britanike me baza të forta në edukimin moral dhe fetar. Për herë të parë të Shtetet e Bashkuara Luce udhëtoi në moshën shtatë vjecare dhe ëndërroi të jetonte aty. Ëndrra e tij u bë realitet kur iu dha e drejta e studimit në Hotchkiss School në Connecticut, ku takoi edhe Briton Hadden i cili ishte rritur në Brooklyn Heights. Ai kishte ndjekur shkolla private dhe i përkiste shtresës së mesme më në gjendje në Amerikën e kohës. Pasioni i tyre për gazetarinë ishte e vetmja gjë e përbashkët dhe u shfaq fillimisht në mjediset e shkollës ku ata drejtonin gazeta rivale të kolegjit. Gazeta e Hadden, Hotchkiss Record pasqyronte lajme ndërkombëtare në kopertinë tok me lajme të shkollës si edhe një kolonë të aktualitetit. Botimi i Luce, Literary Monthly, pasqyronte në 14 faqet e veta historitë e personaliteteve më të njohura të kohës. Në vitin 1916 ata shkuan të dy në universitetin e Yale-it dhe në vitin 1918 u bënë pjesë Kampit ushtarak Jackson në South Carolina, ku edhe më vonë janë shprehur se lindi ideja ose organizata Time. Një natë në Kampin Jackson vendosëm të punonim 87 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Ingluential Magazine: Rizzoli: 2010; Herzstein, Robert, Henry R. Luce, Time, and the American Crusade in Asia, Cambridge University Press, Robert E. Herzstein, Henry R. Luce: A political portrait of the man who created the American century : Scribner: Herztein eshte intervistuar gjithashtu per kete punim. 88 Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner:

52 sëbashku dhe aty lindi organizata jonë, - citohet të jetë shprehur Luce në librin me kujtime të një prej pionerëve të revistës ndërmjet viteve Pas përfundimit të trajnimit ushtarak Luce dhe Hadden u kthyen dhe përfunduan studimet në Yale. Luce u zhvendos fillimisht në Oksford dhe pastaj u kthye si reporter në Chicago Daily Neës në Chicago, ndërsa Hadden e nisi karrierën si gazetar në Nju Jork. Të dy u bashkuan sërish në vitin 1921 në Baltimore ku punuan për Baltimore Neës. Gjithë kohën e tyre të lirë në dispozicion e kalonin duke projektuar idenë e tyre për hapjen e një reviste. Në shkurt të vitit 1922 ata e lanë punën në Baltimore dhe u zhvendosën në Nju Jork për t iu përkushtuar nxjerrjes së revistës së lajmeve. Të ardhura kishin pak dhe ende jetonin me prindërit, pra pak para për të investuar. Me kursimet e Hadden ata morën me qira një shtëpi për 55 dollarë në muaj, të cilën e mobiluan për vetëm 48 dollarë. Hadden po bëhej 24 vjeç dhe Luce ishte vetëm gjashtë javë më i vogël se ai. Shumë pak përvojë dhe shumë pak para sigurisht nuk janë formula më e mirë për të lançuar një revistë. Por ata kishin një projekt të detajuar dhe ia treguan së pari Samuel Everitt, financier i Doubleday, Page & Company që bontonte libra dhe gazeta, por që nuk u tregua i gatshëm që ta blinte projektin. Luce dhe Hadden kërkuan atëherë mendimin e profesorit të tyre të shkrimit në Yale, Henry Seidel Canby, që tani është editor i edicionit letrar të Neë York Evening Post. Këshilla e tij ishte vendimtare për thelbësore për Luce dhe Hadden në drejtim të stilit që kërkonin për revistën. Ata vendosën të definonin së pari identitetin e revistës dhe mandej të gjenin mbështetje financiare. Po kështu dy të rinjtë ia paraqitën projektin e tyre reklamuesve. Janë ruajtur kopje të dokumentave të shtypura prej tyre, që konsiderohen si çertifikatat e lindjes së Time 90. Në atë kohë në SHBA kishte 2033 gazeta dhe një mori revistash me interes të përgjithshëm, disa prej të cilave shumë popullore. Periudha në fjalë përkon edhe me të ashtuquajturën etapë të artë të gazetës dhe të periodikut. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës statistikat flasin se tirazhi i shtypit të shkruar në fillim të shekullit njëzet (në vitin 1910) shkonte në 24 milionë për një popullsi prej 92 milionë banorë, pra 3,8 banorë për kopje. Kjo përbën edhe statitikën më të mirë të kohës, pasuar nga Franca dhe Anglia 89 Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner: fq Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli:

53 me tirazhe prej përkatësisht 6 milionë dhe pesë milionë dhe 6,5 e 8 banorë për kopje 91. Në krye të revistave me tirazhin më të lartë qëndronte The Saturday Evening Post me 2,2 milionë abonentë. Por popullore ishin edhe Litterary Digest, Atlantic, Harper s Scribner dhe Century. Qëllimi i Luce dhe Hadden ishte të dilnin me një revistë shumë të ndryshme nga të tjerat. Ata mendonin se megjithëse gazetaria e përditshme ishte shumë e zhvilluar në atë kohë në SHBA në krahasim me vende të tjera në botë dhe të huajt mahniteshin me cilësinë e periodikëve amerikanë, amerikanët ishin përgjithësisht pak të informuar dhe kjo, sepse anjë publikim nuk e kishte përshtatur veten me kohën e paktë që kanë në dispozicion njerëzit për t u informuar. Luce u frymëzua për emrin nga një afishe publicitare ku shkruhej Koha për ndryshim ose Koha për t u tërhequr dhe ajo që i mbeti në kokë ishte fjala Kohë, Time në anglisht. Time do të ishte një revistë javore lajmesh,me synimin për t i shërbyer nevojës moderne të mbajtjes së njerëzve të informuar 92. Gjykatësi Robert L/ Luce, një kushëri i largët i Henry Luce, që përpiloi dokumentat e Time, e dërgoi çekun e tij një vit përpara publikimit. Ai ishte i pari ndër 6 mijë abonentët fillestarë dhe një ish alumni i Yale University. Në fakt shokët e klasës në Yale u bënë partnerët kryesorë dhe mbështetësit e projektit të revistës. Deri në tetor të vitit 1922 Luce dhe Hadden kishin grumbulluar 85,675 dollarë, vetëm 15 mijë dollarë më pak se c kishin synuar për të lancuar projektin e tyre 93. Bashkëthemeluesit e TIME, Henry Luce dhe Briton Hadden i ndanë detyrat e tyre në funksion të revistës. Luce, që ishte më i mirë me shifrat, do të merrej me tirazhin dhe menaxhimin e produktit, ndërsa Hadden do t i përkushtohej vetëm anës editoriale. Luce nisi të mësonte teknikat postare të distribuimit, ndërsa Hadden u përqendrua në krijimin e redaksisë së lajmeve. Përpara se të hidhnin në treg revistën, ata provuan dy numra zero dhe pajtuan gazetarë me emër. Revista e parë doli në treg në 3 mars të vitit 1923 me një tirazh prej pak më shumë se 9 mijë kopje dhe me një çmim prej 15 cent për kopje. E 91 Catherine Bertho Lavenir, Historia e medias, nga Dideroi tek Interneti: ISHM: Tabela ne fq Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli: Isaiah Wilner, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal dhe the creation of Time Magazine : Harper Perennial:

54 shtypën në një shtypshkronjë të vogël të quajtur Ëiliam Printing Company ku i gjithë stafi editorial u zhvendos me taksi për të ndjekur daljen e numrit të parë Linja editoriale; qëndrimet politike, diskriminimet dhe kritikat Pavarësisht faktit se nuk kishte një seksion editorial, revistës nuk i mungonte tipari opinionist, pasi opinioni ishte i pranishëm në çdo artikull. Ajo ofronte këndvështrime të ndryshme për lajmet dhe shprehte pikëpamjen e vet. Dhe këtë e bënte në çdo seksion dhe në çdo artikull. Seksioni National Affairs, por edhe ai i Librave e kishin më të shprehur opinionin, madje shpesh në mënyrë shumë agresive. Time mbështeste hapur Republikanët në fillimet e veta, madje duke cënuar kredibilitetin dhe autoritetin e saj, gjë që konsiderohet si një nga gabimet e saj 95. Po kështu një gabim konsiderohet edhe vonesa vërtet e gjatë për t u dhënë akses grave në krye të zyrave editoriale, si edhe numri mjaft i kufizuar i njerëzve me ngjyrë në stafin e saj. Kontroversiale kanë qenë edhe vendimet e saj për t u kushtuar kopertina dhe për të pagëzuar si personazhe të vitit në rubrikën e saj të famshme Man of the Year diktatorë dhe uzurpatorë. Themeluesit e revistës besonin se historia shkruhej dhe ndryshonte vetëm nga lojtarët kyç dhe vendimmarrësit, prandaj merrte përsipër të informonte njerëzit rreth këtyre figurave. Në zyrat e Time në periudhën e luftës lindi një shqetësim i një pjesë të stafit që lidhej me mungesën e objektivitetit të revistës për shkak të ndikimit të opinioneve të themeluesit të saj, Luce. Gjatë luftës, për shembull, botohej një seksion javor Time at Ëar që shprehte më tepër idetë që kishin të bënin me mendimet e Luce sesa me vetë ngjarjet. Opinionet e Luce madje bënë që revista të dilte kundër Churchill-it, pasi Luce nuk binte dakord me objektivat e tij të luftës apo me zgjidhjen politike që ai i bënte situatës në Indi. Qëndrimet e Churchillit kritikoheshin aq fort nga Time saqë kryeministri e akuzoi revistën për qëndrim anti-mbretërisë së Bashkuar 96. Po kështu, subjektiviteti editorial në këtë kohë manifestohet më së miri edhe në mënyrën e paraqitjes së diktatorit rus Joseph Stalin, që u shpall Man of the Year ose Njeriu i vitit në 1939 dhe sërish në herën e parë ai u shfaq në një kopertinë të realizuar nga 94 Po aty. 95 Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli:

55 Ernest Hamlin Baker, që e shfaqte atë si një njeri të lig, me një shprehje fytyre tallëse, me sy gjysmë të mbyllur dhe një buzëqeshje dashakeqe. Ishte e qartë që Time e kishte zgjedhur atë sepse ishte një emër i rëndësishëm i lajmeve, edhe pse nuk binte dakord me pikëpamjet e tij. Në këtë kohë, Stalini kishte bërë një pakt me Hitlerin dhe e kishte lejuar Hitlerin të niste maratonën e tij luftarake, duke ndarë mes tyre Poloninë. Time e zgjidhi edhe një herë tjetër Man of the Year Stalinin, por këtë herë si aleat të Shteteve të Bashkuara në luftë. Sigurisht ndryshimi në mënyrën e paraqitjes ishte shumë i madh. Në kopertinën e dytë ai shfaqej si hero, i qetë, me flokë të thinjur dhe shprehje të mirë të fytyrës dhe arsyeja ishte e qartë, tanimë Stalini ishte bashkuar me forcat aleate, i tradhëtuar nga Hitleri që pushtoi Rusinë. Dy fytyrat e Stalinit ishin shprehje e qartë e subjektivitetit të Time në tajtimin e ngjarjeve dhe njerëzve gjatë periudhës së luftës. Në të vëtetë tirazhi i revistës gjatë viteve që Shtetet e Bashkuara u përfshinë në luftë u dyfishua, ndërsa në vitin 1941 ishte rreth një milion. Problemet nuk mungonin në lidhje me stafin, pasi që prej shtatorit 1942, rreth 142 punonjës lanë punën për t iu bashkuar misionit ushtarak. Po kështu një tjetër problem në këtë kohë ishte edhe reduktimi i faqeve të revistës në 104, duke kufizuar numrin e faqeve editoriale. Megjithatë Time ishte në gjendje në këtë kohë që të hidhte në qarkullim edicionin Austalian dhe atë Britanik në përpjekje për të përcjellë të rejat dhe lajmet tek trupat ushtarake atje Profili financiar dhe marketues: Promocioni; Abonimet; Reklamat Henry Luce dhe Briton Hadden krijuan në vitin 1923 jo vetëm një revistë që shënoi epokën moderne të periodikut javor të informacionit, por edhe një treg për këtë lloj krijese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reklama, abonimi dhe shpërndarja ishin pikat e forta të revistës që në vitet e saj të para të jetës. Time ishte një nga revistat më inovative në Amerikën e kohës dhe arriti një treg masiv, duke e shkëputur revistën e informacionit nga tradita elitiste, siç vërejnë studjuesit John Tabbel dhe Mary Ellen Zuckerman 98. Në fakt profili financiar i saj është i lidhur me emrin e Henry Luce, një figurë legjendare në pronësinë mediatike amerikane, njeriu që krijoi edhe Fortune në mes 97 Po aty. 98 Tebbel, John W. and Zuckerman, Mary Ellen. The Magazine in America, New York: Oxford University Press,

56 të krizës ekonomike në vitin 1930, një revistë e tëra me ngjyra, plot lustër dhe shik, të cilën e shiti një dollar për kopje në një kohë kur The Sunday Neë York Times shitej për një qindarkë. Po cila ishte strategjia e tregut dhe taktikat marketuese që përdori Luce në bashkëpunim me Hadden për të rritur Time? a. Promocioni Së pari, Luce dhe Hadden verifikuan që revista ishte shumë popullore tek të rinjtë. Ata vlerësonin më së shumti stilin e ri të informacionit që solli Time. Kësisoj themeluesit vendosën që të shkonin drejtpërdrejt tek të rinjtë duke e shpërndarë dhe promovuar revistën në kampuset e universiteteve në bregun Lindor dhe Perëndimor. Ata e promovuan atë si një produkt inovativ, modern dhe i domosdoshëm për të rinjtë me aspirata të larta. Si rezultat i reklamave të targetuara me kujdes, tirazhi i revistës tregoi shenja përmirësimi të ndjeshëm pas muajve të parë. Në vitin 1924 tirazhi i garantuar ishte 30 mijë, i cili deri në tetor të vitit 1925 mbërriti në 63,468 dhe në mbi 69 mijë deri në fund të vitit. Lexuesit nuk ishin më vetëm studentë, por përfshinin edhe biznesmenë të rinj dhe progresistë. Gjysma e abonimeve bëheshin në Nju Jork dhe në Bregun Lindor, ndjekur nga rajonet e Bregu Perëndimor, ndërsa të tjerë ishin abonentë nga Alaska, Puerto Rico dhe Havai 99. b. Abonimet Së dyti, rritja e shpejtë e abonimeve ishte rezultat i fushatave inovative të abonimit. Më efektive ishte oferta e pagimit të postës nga ana e vetë revistës për kërkesën e abonimit që do të niste klienti i interesuar. Kjo ishte ide e menaxherit të shpërndarjes Roy Edëard Larsen. Ai u postonte abonentëve të mundshëm një letër shitjeje me pullën postare të paguar. Bashkë me Larsen Luce zbuloi një mënyrë origjinale për të promovuar revistën. Ata përdorën radion si një mjet të ri që po bëhej mjaft popullor. Krijuan një lojë me pyetje dhe përgjigjie, një lloj pyetësori që konsistonte në 11 pyetje në lidhje me artikujt e publikuar në Time, i cili u bë shumë i suksesshëm. Formati The Pop Question Game, që u transmetua në një nga radiot kryesore në Nju Jork, nisi të quhej nga njerëzit Pyetësori i Time dhe u shtri edhe në stacione të shteteve të tjera 100. c. Reklamat 99 Po aty. 100 Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books:

57 Së treti, revista nisi t u drejtohej edhe reklamuesve. Inovacioni këtu konsistonte në paketën e çmimeve për reklamimet. Rritja e tirazhit solli edhe rritje të kostos së shtypjes dhe të shpërndarjes, por jo të të ardhurave nga reklamat. Në revistë reklamonin 14 kompani që e kishin blerë hapësirën në avancë. Në atë kohë ishte praktikë e rregullt në industrinë e botimeve që reklamuesit të paguanin të njëjtin çmim për çdo reklamë, pavarësisht sa herë e blenin atë. Ata paguanin gjithashtu më shumë kur hapësira ishte më e madhe dhe një faqe e potë kushtonte sa dyfishi i një gjysmë faqëshi. Mirëpo menaxheri i reklamës Robert Livingstone Johnson e rriti konsiderueshëm çmimin për një reklamë të vogël me argumentin se ku reklama vendoset pranë lajmit, ajo është më e dukshme për lexuesit. Përveç kësaj, Johnson ofroi zbritje çmimi në varësi të numrit të herëve që blihej një hapësire reklame 101. Së fundi, ndryshimi më revolucionar i Johnson ishte i ashtuquajturi tirazh i garantuar. Në vitin 1923 Time kishte një tirazh prej rreth 19 mijë kopje. Dyshja Johnson Larson u premtoi reklamuesve që do ta rrisnin tirazhin në 30 mijë abonentë deri në shtator të vitit 1924 dhe 35 mijë dei në dhjetor Shifrat verifikoheshin nga shërbimi postar, që shpërndante revistën tek abonentët. Në këmbim, reklamuesit paguanin një përqindje të shtuar për sa kohë që tirazhi i synuar arrihej, përndryshe atyre u ktheheshin paratë. Kjo ishte një lëvizje shumë e mirë dhe sistemi i tirazhit të garantuar u huazua nga kompani të tjera botuese dhe u bë normë e përdorur si atëherë ende edhe sot nga revistat amerikane. Për sa u përket taktikave të reklamimit dhe vetë-reklamimit: Në vitin 1925 Time kishte tirazh prej 70 mijë kopjesh dhe deklaronte tirazh të garantuar prej 110 mijë kopjesh deri në janar të vitit Kjo ishte një mënyrë e mirë nga ana e revistës për të gjetur më tepër reklamues dhe për të rritur me të vërtetë tirazhin. Ajo bënte shumë vetë-promovim dhe publikonte edhe reklama për veten. Në një reklamë të vitit 1928 deklaronte There is just ONE Neësmagazine në sloganin e një afisheje që shprehej se Time nuk është një gazetë opinioni, nuk është as një ripërtypje opinionesh, por është e gjitha lajm, e gjitha fakt. Ka një dhe vetëm një pasqyrë të plotë të qytetërimit ku ne jetojmë. Që është Time, e cila bën të mundur për njerëzit e zënë me punë që të lexojnë historinë e jetëve të tjera 101 Po aty. 35

58 gjithë duke jetuar historinë e tyre 102. Gjithashtu reklama njoftonte se dërgimi i kuponit bashkëngjitur reklamës u siguronte zbritje çmimi dhe garantonte marrjen e rregullt dhe të menjëhershme të kopjes javore të Time. Në një reklamë të vitit 1933 madje reklamonte pikërisht aftësitë dhe arritjet reklamuese të saj duke u shprehur se Një emër tjetër i madh i bashkohet listës së ushqimeve të reklamuara nga Time në lidhje me një markë ushqimesh të njohura të kohës, ndërsa shtonte në fund informacionin se ishte e dyta nga të gjitha revistat për sa u përket reklamave kombëtare, duke deklaruar se fitimet më të mira janë siguruar nga reklamat e ushqimeve dhe të pijeve. Me anë të kësaj reklame Time e deklaronte veten si Revista e preferuar e markave më të mira Vitrina më fitimprurëse për të gjitha ushqimet dhe pijet Profili profesional: Time si mishërim i vetë Amerikës Kur nisi të publikohej Time, në vitet 20, Lufta e parë Botërore kishte mbaruar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin shndërruar tashmë në një superfuqi. Kjo periudhë njihet gjithashtu si ajo e bumit kulturor popullor. Ishte epoka e xhazit, bluzit, Charlestonit dhe Harlem Renaissance. Ishte gjithashtu edhe epoka e lindjes së sistemit të studiove të Hollivudit, që u bë industria më e fuqishme botërore që krijonte dhe promovonte ëndrra dhe fantazi. Personalitete të tilla si Virginia Ëoolf, Charles Chaplin dhe Marx Brothers, ishin bërë të famshëm në letërsi, teatër dhe film dhe një mi i vogël me emrin Mickey, krijuar nga gjeniu Ëalt Disney do të shndërrohej në një gjigand. Amerika shënonte në këtë kohë edhe plot arritje të tjera në arkitekturë e design, ndërsa në Nju Jork ndërtesat po lartësoheshin gjithnjë e më shumë, duke marrë trajtën e gratacielave si Empire State Building ndërtimi i së cilës nisi në vitin Po kështu në 1929 u hap The Museum of Modern Art, Manhatani po bëhej një qendër kulturore ndërkombëtare dhe Nju Jorku nisi të quhej qyteti shokues i botës (shock city) 104. Themelimi i Time përkon pra me epokën e lulëzimit të arteve, filmit dhe radios, por edhe mega konstruksioneve dhe automobilave në USA. Roli i rritur i Amerikës në çështjet 102 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli: Fq Po aty. Ilustrime te vendosura ne faqet 30 dhe Tebbel, John W. and Zuckerman, Mary Ellen. The Magazine in America, New York: Oxford University Press,

59 ndërkombëtare, supremacia e saj në ekonomi, zhvillimin industrial dhe teknologjik, në sektorët artistikë dhe kulturorë nuk mund të mos reflektoheshin në faqet e revistës, që cila pasqyronte nga ana tjetër cdo arritje në shkencë, arkeologji, mjekësi, arte dhe teknologji në USA. Për shkak të këtyre zhvillimeve dhe të tjerave që pasuan në shekullin e njëzet, themeluesi i Time, Henry Luce e quante shekullin e njëzet American Century pra Shekullin Amerikan, ndërsa të tjerë të influencuar nga termi i Luce e quajnë shekullin e njëzet si Shekulli i Revistave dhe në këtë mënyrë edhe si shekullin e Time ndërsa vetë ajo si mishërim i Amerikës dhe i vetë shekullit njëzet 105. Henry Luce besonte në eksepsionalizmin amerikan dhe Time shpesh njësohet me vlerat amerikane të tilla si: të qenit i hapur, skrupulozitetin, respektin për faktet, vlerësimin e inovacionit dhe kreativitetit. Këto janë vlera të Time dhe të Amerikës pohon drejtori i përgjithshëm aktual në parathënien e historisë së ilustruar të revistës Çfarë gazetarie për kohët e reja? Në periudhën kur doli në treg, Time propozohej si një meny e re për të përmbushur oreksin e shtuar të amerikanëve për veprimtari intelektuale dhe zbavitje njëherësh, gjë që kërkonte që informacioni të servirej në mënyrë të re. Burimet tradicionale të informacionit nuk ishin më të preferuara për ta bërë këtë. Revistat ishin specializuar tepër dhe Time kërkonte të përmbushte nevojën për të ofruar lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare në një produkt editorial të vetëm, në mënyrë të përmbledhur sipas stilit që vetë ajo krijoi. Lajme të shkruara shkurt dhe në mënyrë të këndshme, me të dhëna historike dhe anektodike bashkë. Kjo ishte risia që solli. Mbulimi i politikës lokale dhe ndërkombëtare ishte një përzierje informacioni, humori dhe opinioni, me theksin tek krijimi i një përfytyrimi ose një pamje që ngulitet fort në mendjet e lexuesve, pa u marrë atyre shumë kohë për t u lexuar. 105 David E. Sumner, The Magazine Century: American Magazines since 1900, Peter Lang Publishing: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli: Fq 6. 37

60 Kur Luce dhe Hadden themeluan Time në vitin 1923 në Nju Jork kishte 14 gazeta të përditshme dhe vlerësohej se kishte 3,8 banorë për kopje gazete. 107 Një gjë mund të thuhet me siguri, që informacioni nuk mungonte. Madje kishte më tepër informacion sesa mund të përpunonte një njeri. Prandaj qëllimi i saj ishte sintetizimi dhe editimi për t i dhënë kuptim gjithë këtij informacioni për lexuesit që kishin plot halle të tjera në jetë siç shprehet Richard Stengel, drejtor ekzekutiv i Time, Stengel i quan themeluesit e Time si agreguesit origjinalë të informacionit, ata që edituan dhe filtruan informacion nga e gjithë bota për ta vendosur brenda të famshmes kornizë të kuqe. Më në detaje qasjen gazetareske të Time do ta shtjellojmë në seksionin përkatës Organizimi si newsmagazine Time konsiderohet si ajo që krijoi vetë zhanrin e neësmagazinës. Në fakt, organizimi i lajmeve ishte dallimi i parë profesional nga media të tjera. Ata i ndanë faqet në seksione artikujsh të shkurtër, të cilët renditen sipas rëndësisë. Rubrika më e gjatë ishte National Affairs. Çdo faqe duhej të përmbante dhjetë deri në dymbëdhjetë histori sipas prospektit të hartuar nga Luce dhe Hadden dhe që sot përbën një dokument historik të revistës. Ai ofron një përshkrim të detajuar të përmbajtjes si neësmagazine dhe filozofisë së saj profesionale, sipas të cilës Time ofron organizimin më të plotë të të gjitha lajmeve, duke i mbledhur ato nga cdo gazetë dhe revistë me emër në botë duke mbledhur [gjithashtu] cdo informacion për subjekte të rëndësishme dhe me interes të përgjithshëm. 109 Sipas librit të Robert T. Elson, në një memo drejtuar stafit në vitin 1933 Luce shprehej se Time është një rishkruese e lajmeve. Time i merr shumicën e lajmeve dhe informacioneve nga gazetat. Time jo vetëm që është krenare për këtë fakt, por, në fakt, gjenialiteti i Time qëndron pikërisht tek ky fakt Kërkohet punë dhe zgjuarsi për të përpunuar të gjitha faktet e trajtuara nga 10 mijë gazetarë si edhe për t i shtënë ato të gjitha bashkë në një revistë të vogël. 110 Esenca e gjithë këtij informacioni duhej të 107 Tebbel, John W. and Zuckerman, Mary Ellen. The Magazine in America, New York: Oxford University Press, Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli: Fq Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner: fq Po aty. fq

61 reduktohej në afro 100 artikuj të shkurtër, secili prej tyre jo më tepër se 400 fjalë gjatësi dhe secili prej tyre duhej vendosur në seksionin e vet logjik në revistë, sipas një rendi strikt organizimi. Revista kishte 32 faqe, përfshirë edhe kopertinën, dhe 22 seksione si National Affairs, Foreign Neës, Books, Art, The Theater, Cinema, Music, Education, Religion, Medecine, Finance, Laë, Science, Sport, Milestones, Miscelany, Imageniry Intervieës, Point ëith Pride dhe Vieë ëith Alarm. Time pretendonte të bënte një pasqyrim të lajmeve nga çdo kontinent dhe një përmbledhje të çdo aspekti të skenës politike dhe jetës amerikane Novacionet gazetareske Përveç organizimit dhe kondensimit të lajmeve, ajo e vuri gjithashtu theksin tek interpretimi i tyre. Time përmblidhte në pak rreshta atë që kishte ndodhur gjatë javës në lidhje me një ngjarje të caktuar, e interpretonte ngjarjen, vlerësonte rëndësinë e saj dhe ofronte një opinion për të. Nuk kishte një faqe editoriale të mirëfilltë, por këndvështrimi i revistës gjendej në çdo artikull si edhe në dy rubrikat Point ëith Pride dhe Vieë ëith Alarm 111. Një nga novacionet e tjera nga pikëpamja e gazetarisë si profesion është raportimi i lajmeve përmes njerëzve që përbëjnë lajm, sipas thënies se historia nuk është gjë tjetër vecse biografia e një burri të madh dhe kjo filozofi mishërohet më së miri në zhvillimin e edicionit special Man of the Year. Duke filluar nga vitit 1928 rubrika e mësipërme u shndërrua në një markë amerikane dhe nisi të diversifikohej në Gruaja e vitit apo Shkencëtari i vitit, Sportisti i vitit etj. Kontributin dhe dinamikën e zhvillimit të këtij nocioni si edhe të kësaj rubrike në vecanti do ta shtjellojmë më gjatë në pjesën e fundit të këtij seksioni. Revistës i njihet edhe një lloj revolucionarizimi në stilin e të shkruarit. Ajo është dalluar që në krye të herës për stilin e gazetarisë që krijoi, një mënyrë unike të shkruari që ende sot referohet si Timestyle (stili i Time) dhe është imituar nga gazetarë në mbarë botën. Ajo ka kontribuar edhe me krijimin e fjalëve të reja, që kanë marrë përdorim të gjerë. Tiparet dhe karakteristikat e stilit të të shkruarit do t i shohim më afër në seksionin përkatës. 111 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli: Shih faksimilet e revistes, fq

62 Po kështu, përpara publikimit, çdo numër i revistës kalonte në disa filtra. Ajo konsiderohet si revista që krijoi stukturën fact-checking, një sistem verifikimi që ndihmonte në saktësimin e informacionit. Ky proces editimi kryhej nga kontrollueset e fakteve strukturë e përbërë vetëm nga gra. Fillimisht ato ishin vetëm katër dhe përbënin një lloj zyre redaksionale brenda redaksisë duke ofruar asistencë, mbështetje dhe kontroll për artikujt e gazetarëve. Nëse ndonjë gabim mbetej në tekstin përfundimtar, përgjegjës për të ishte kontrollori i fakteve, jo autori. Madje organizohej një lloj gjyqi me të cilin ato përballeshin në këto rrethana çdo javë gjatë raportit javor të gabimeve, në të cilin merrte pjesë e gjithë redaksia 112. Kontribute të tjera janë prurjet dhe risitë në lidhje me kopertinën dhe dizajnin dhe sidomos për sa i përket realizimit të hartave gazetareske. Hartografi amerikan Robert M. Chapin Jr. revolucionarizoi hartografinë gazetareske me teknikat e tij novatore të përfshirjes së informacionit vizual në harta. Chapin nisi të punonte për Time në vitin 1937 dhe qëndroi aty për 33 vjet, kohë gjatë të cilës, u bë hartografi më i madh në botë i infografikës 113. Më shumë rreth zhvillimeve për sa i përket dizajnit dhe hartografikës do të flasim më tej gjatë këtij punimi Raportimi: teknologjia dhe burimet njerëzore Në fillimet e veta, revista mbështetej në raportimet me kabull dhe në informacionet e nxjerra nga gazetat e tjera. As Time, por as revistat e tjera të kohës si Neës Digest apo Neësëeek nuk kishin staf korespodentësh në fillimet e tyre. Ato përdornin raporte të korrespodentëve për gazeta të tjera të vendit ose të huaja mbi ngjarjet. Kjo gamë e gjerë burimesh sigurisht u lejonte atyre të krijonin një perspektivë më të gjerë mbi këto ngjarje dhe raportime, t i vendosnin ato në distancë kohore dhe të vlerësonin rëndësinë dhe saktësinë e tyre në raport me gazetat që nuk kishin kohën dhe mundësinë për ta bërë 112 Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli:

63 këtë 114. Më shumë në lidhje me burimet e informacionit do të flasim në seksionin që i trajton në raport me raportimin mbi Shqipërinë Korrespondentët e Time Periudha kur pati më tepër korrespondentë është pikërisht periudha e Luftës së dytë botërore, me pjesën më të madhe prej tyre të vendosur në fushën e betejës, pra në Evropë. Deri në vitin 1929 revista kishte megjithatë vetëm një korrespondent, David Hulburd, në Chicago. Gjatë dekadës tjetër, në vitet 30, nisi të krijonte rrjetin e korrespondentëve dhe deri në vitin 1958 ky rrjet shkoi në 435 korrespondentë. Ata mbulonin ngjarjet e papritura dhe ato ndërkombëtare nga tridhjetë e tre rajone të botës. Time krijoi kështu netuorkun më të gjerë që ka patur ndonjëherë një revistë, që u shndërrua mandej në Neës Service për Time dhe Life. Në një kohë kur televizioni nuk kishte lindur ende dhe fotografitë në gazeta ishin të cilësisë shumë të ulët, revistat përmes përdorimit të fuqishëm të imazhit, ishin sigurisht mjeti më i mirë për të mbuluar zhvillimet e kohës dhe periudhën e luftës në veçanti 115. Të parët që mbuluan luftën ishin fotografi Carl Mydans dhe gruaja e tij Shelly, gazetare. Ata e realizuan shërbimin e tyre në vitin 1939, dy javë pasi Gjermania sulmoi Poloninë. Një çift tjetër reporterësh që u shquan si korrespondentë të Time ishin Melville Jacoby dhe gruaja e tij Annalee, të cilët ishin autorizuar nga gjenerali McArthur që të mbulonin fushatën e tij në Australi. Melville u vra kur një aeroplan ushtarak doli jashtë kontrollit gjatë ngritjes në fluturim dhe shpërtheu duke vrarë njerëzit që po prisnin aeroplanin tjetër për në frontin Australian. Ai ishte gazetari i parë i Time që vritej në përmbushje të detyrës së tij. Korrespodentët e revistës ishin të pranishëm në të gjitha fushëbetejat, nga Taraëa në Sicili, nga rënia e Parisit tek pushtimi i Normandisë, nga Guadalkanali në Salerno. Puna e tyre vlerësohej dhe njihej nga kritika. Për shembull, Jogn Hesey mori cmimin Pulitzer në vitin 1945 me librin që shkroi rreth ngjarjeve në front të cilat mbuloi për Time Michael Zalampas, Adolf Hitler and thw Third Reich in American Magazines, , Bowling Green State University Popular Press: Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: Time Inc. Company Profile, Website Zyrtar: aksesuar,

64 2.1.8 Gazetaria e grupit Me krijimin e rrjetit të lajmeve e korrespodentëve dhe prodhimin e lajmeve nga vetë redaksia, nuk kishte më ankesa nga ana e editorëve në lidhje me informacionin e ndryshëm nga ai i gazetave dhe organeve të tjera të shtypit, që në krye të herës shërbente si furnizuesi dhe ushqyesi i vetëm i revistës. Në këtë kohë, pra gjatë periudhës së luftës së dytë botërore kemi edhe lindjen e një organizimi të ri të punës, që njihet gjithashtu si metoda e punës së Time, praktikë që u ndërkombëtarizua më pas. Kjo praktikë ishte gazetaria e grupit. Ky term shpjegon një proces editimi që merrej me rregullimin dhe përpunimin e informacionit që vinte përmes korrespondentëve, duke e plotësuar me atë të shkruesve, kërkuesve dhe vetë editorëve që punonin në revistë. Megjithatë, guri i themelit ishin vetë korrespodentët. Shpesh ata i shkruanin historitë e tyre duke e ditur se ato nuk do të publikoheshin në formën e shkruar prej tyre, por që do të përdoreshin nga editorët. Ata shkruanin më tepër raporte të detajuara pa patur shqetësime në lidhje me gjatësinë e artikujve ose stilin e të shkruarit. Variantet e tyre zakonisht rishkruheshin dhe shkurtoheshin. Kjo ishte arsyeja përse komunikatat e korrespodentëve ishin plot me detaje, ngjyrë dhe citime të cilat do të mund të përdoreshin më pas ngs shkruesit për t u dhënë artikujve të Time vitalitetin karakteristik 117. Cikli i kësaj metode gazetareske vazhdonte në Nju Jork ku shprehej edhe më mirë praktika e grupit gazetaresk. Aty çdo artikull editohej të paktën dy herë, ndërsa ndryshonte duar gjatë kalimit në linjë; nga shkruesi shkonte tek editori senior, i cili pasi e kishte edituar në detaj e kalonte për miratim tek editori menaxherial dhe i njëjti artikull i kthehej mandej pas kërkuesit për të kontrolluar faktet, mandej shkonte tek editori teknik që harmonizonte të gjitha komentet editoriale dhe korrektimet faktuale e stilistike për të shkuar sërish tek editori senior për rishikimin final. Editori senior e conte artikullin për t u shtypur dhe faqosur dhe që ishte gjithashtu përgjegjës për shkurtimet dhe zgjatjen e artikullit nëse dilte e nevojshme. 117 Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner:

65 Kjo metodë pune kaq e strukturuar, me dikë që ishte përgjegjësi final për punën dhe stilin e unifikuar të të shkruarit (editori menaxherial) mbeti i pandryshuar për dekada me radhë dhe i dha revistës karakter dhe personalitet Një stil të shkruari me emrin Timestyle Stili i të shkruarit konsiderohet si çelësi i suksesit. Rritja e shitjeve dhe e reklamave ishte njëri aspekt, aspekti tjetër po kaq i rëndësishëm pranohet të ketë qenë mënyra si revista i shkruante lajmet. Një stil që në fillim tingëlloi agresiv. Henry Grunsëald, gazetar i viteve 40 dhe drejtues editorial i revistës në vitet shtatëdhjetë, shkruan në kujtimet e tij se: numrat e parë të Time ishin pothuajse jo-amerikanë. Ishte antitraditë dhe shpesh cinike. Shumë e drejtpërdrejtë dhe e pamëshirshme për mënyrën si ia ofronte faktet lexuesit. Një specialitet ishte detaji me më pak ose me më shumë ngjyrë, ai që zakonisht hiqej fare nga gazetat Time e kthente përmbys fjalinë deri në pikën e vetë-parodizimit 119. Përshkrimi i detajuar i ngjarjeve deri në në një farë ekzagjerimi të realitetit dhe parodizim të tij, ishte pra qasja stilistike që zgjodhi revista në dalje të saj. Në fakt stili i të shkruarit i njohur si Timestyle, u farkëtua nën drejtimin e Hadden. Megjithëse Hadden u nda nga jeta vetëm gjashtë vjet pas themelimit, në 27 shkurt të vitit 1929, ai la pas si trashëgimi vetë stilin e të shkruarit. Ai njihej si kijuesi i formulës që i shndërroi lajmet në zbavitje kombëtare. E kishte zakon të thoshte se Time nuk ka gazetarë, ka rrëfyes historish 120. Sipas Isaiah Ëilner në librin e tij të kujtimeve nga përvoja në Time: Vetëm disa vjet pas themelimit të revistës, Hadden nisi t i kodifikonte risitë e tij në një libër stili, duke përpiluar dy lista : Fraza të ndaluara dhe Fraza të famshme ishin dy listat që porosisnin shkruesit në lidhje me përdorimin e disa fjalëve më shpesh dhe përjashtimin nga përdorimi të disa të tjerave. 121 Kishte edhe një listë tjetër të Shkeljeve të pafalshme dhe Hadden e konsideronte të pafalshme për shembull që të mos përmendej në shkrim nofka ose emri i shkurtuar i dikujt për të cilin flitet në shkrim. Hadden e rishikonte rregullisht librin e tij të stilit. Disa nga rregullat nuk 118 Po aty. 119 Henry Grunswald, One Man s America: a journalist s search for the heart of this country. Anchor: Fq Isaiah Wilner, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal dhe the creation of Time Magazine : Harper Perennial: fq Po aty, fq

66 ndryshonin asnjëherë. Ai i kishte ngjitur ato në krye të listës dhe disa prej tyre ishin të jesh specific, të jesh jopersonal, të dukesh i drejtë, të shkruash me sa më pak fjalë, etj. Stili i të shkruarit ishte një lloj shkrimi homerik. Kishte një protagonist pas çdo teksti, dhe një njeri pas çdo protagonisti, me virtyte dhe difekte, me të gjitha karakteristikat që nga manierizmat në të sjellur e deri tek stili i të veshurit dhe tiparet fizike: këmbët e gjata, barku i madh apo fytyra e rrumbullakët. Që në numrin e parë gazetarët punuan me seriozitet për të përshkruar personalitetet. Me kalimin e kohës mënyra e re e të përshkruarit të njerëzve që përbënin lajm u bë obsesion për gazetarët. Kështu personazhe si presidenti meksikan Francisco Madero ishte sy-egërsuar, ndërsa George Bernard Shaë ishte tallës, mizantrop, therës 122 Kjo karakteristikë e stilit të revistës sigurisht nuk ishte rastësore. Ishte një ide e analizuar dhe e diskutuar, e cila u vu në praktikë nga krijuesit e revistës për një arsye: Robert T. Elson, në librin e tij shkruan se Luce nuk reshte së përsërituri gazetarëve të tij se : Nuk ka asnjë ide pa kokë dhe nuk ka kokë pa flokë, fytyrë apo zë në fakt fytyra dhe gjaku janë atribute të personalitetit njerëzor Gazetaria e Time nisi me interesimin e vecantë për njerëzit, si individë që po bënin historinë, ose një pjesë të vogël të saj, nga java në javë. Ne përpiqeshim t i bënin lexuesit tanë që t i shihnin dhe madje t i nuhasnin këta njerëz për të kuptuar më mirë idetë e tyre ose mungesën e këtyre ideve Përveçse i përmbledhur dhe konçiz në maksimum, stili karakterizohej nga etiketa përshkruese, një radhë epitetesh përshkruese, që shërbente si një lloj kartvizite e hartuar nga gazetarët për secilin prej perosnazheve të artikujve të vet. Pra çdo figurë që përmendej kishte një tagline, madje edhe Jezu Krishti (evangjelisti i dikurshëm). Zëri provokativ ishte gjithashtu një strategji e themeluesve. Çdo gjë në revistë duhej të ishte provokuese, e shprehur në mënyrë provokuese 124. Krijimi i fjaëve të reja është një tjetër kontribut. Robert E. Herzstein shpjegon se Hadsen i shndërronte emrat në mbiemra, në mënyrë të atillë që emrin mësues e bënte mësuesi John Hadden parodizonte Homerin në mënyrën si i përshkruante njerëzit me terma të 122 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli: Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner: Fq Po aty. Fq

67 tillë si sy-egërshan (wild-eyed) apo leshra-gjatë (long-whiskered). Ai krijoi fjalë të reja si kudos për gradat honorifike dhe tycoon për pasanikët 125. Po kështu revistës i njihet edhe krijimi i termave popullore si socialite (shoqëlita) për të folur për aristokratët që e pëlqenin shoqërizimin. Madje edhe termi ose fjala newsmagazine ishte shkurtuar dhe gërmëzimi i saj ndryshoi sipas përdorimit që bëri Time. Isaiah Wilner në librin e tij shkruan se Hadden dhe gazetarët e tij krijuan gjithashtu fjalë në mënyrë që të kursenin vend për shkrimin e tyre në revistë. Termi neës-magazine në fillim përdorej si emër i përbërë nga dy pjesë. Në vitin 1927, kur Hadden e hoqi nga përdorimi vijën ndarëse, ai krijoi një fjalë të re për një medium të ri, neësmagazine 126. Sintaksa e përmbysur e anglishtes ishte një tjetër karakteristikë e gjuhës së përdorur. Ky rend i përmbysur i fjalisë ishte një rregull për strukturën e shkrimeve. Ndërsa stuktura e rregullt e shkrimit të fjalive në anglisht është kryefjalë, plus folje dhe kundrinor, Time e shkeli këtë rregull dhe i vërtiste pjesët e fjalisë sipas dëshirës. Për shembull, Wilner kujton se në artikuj gjeje fjali të tipit Në Versajë (150 vjet më parë) zbarkuan karavanët e purpurt princërorë me mision të fshehtë shtetëror kur struktura tradicionale e fjalisë do të kishte qenë 150 vjet më parë, karavanët princëore me ngjyrë të purpurt mbërritën në Versajë me një mision të fshehtë shtetëror 127. Krijimi i teknikave të të shkruarit jotradicional arriti kulmin e vet në seksionin Milestones ku njoftoheshin lindjet, martesat dhe vdekjet në një mënyrë mjaft të vecantë. Kështu për shembull, në një njoftim të kësaj rubrike, të publikuar në 14 shtator 1925 shkruhet: Fejuar. Monica Borglum, mbesë e Skulptorit Gutzon Borglum dhe vajzë e të riut Solon H. Borglum, po skulptor, me A.M. Davies nga Londra, dikur oficer në Forcat Ajrore Mbretërore, djalë i Sir. A.T.Davies, sekretar i përkohshëm për Arsimin e Welshit 128. Po kështu, muajin pasardhës në numrin e 19 tetorit, Time e njoftonte kështu një akt tjetër fejese: Fejuar. Georgette Cohan, 25, aktore, bija e komedianit të famshëm George M. Cohan, i ve prej 125 Robert E. Herzstein, Henry R. Luce: A political portrait of the man who created the American century : Scribner: Isaiah Wilner, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal and the creation of Time Magazine : Harper Perennial: 2007.; fq Po aty. fq Po aty. fq 47 45

68 nëntë muajsh nga J.W.Souther, me njëfarë H.Rowse, prodhues pasanik parfumesh 129. Në të njëjtin numër shkruante në këtë mënyrë një njoftim lindjeje: Lindur. Zonjës Ruth von Phul, e ashtuquajtur kampione e fjalëkryqeve, një vajzë, në Manhattan. 130 Janë të shumtë kërkuesit që kanë studjuar stilin e Time dhe strukturën e tij, të cilën Wilner e përshkruan si mjaft të suksesshëm për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Sipas tij, qëllimi i këtij stili të ri ishte që ta bënte çdo fjali zbavitëse dhe të lehtë për t u kapur, ndësa Hadden dhe gazetarët e tij i lëviznin të gjitha pjesët e historisë si të ishte një londër transformuese. Shumica e gazetarëve përpiqeshin ta thoshin gjithcka që në paragrafin e parë ose në dy paragrafët e parë. Duke nxjerrë faktet më të rëndësishme në krye, ata shkatërronin narrativën natyrale të lajmeve. Hadden u kërkonte gazetarëve të tij që të shkruanin si të ishin shkrimtarë. Ai e shihte si një paketë të gjithë historinë, përfshirë edhe titullin dhe fotografinë ilustruese. Disa pjesë të paketës përmbanin fare pak informacion. Ato shërbenin për të kapur lexuesit, për t i zbavitur ata dhe për t i inkurajuar që ta vijonin leximin 131. Po kështu artikujt ndiqnin një linjë zhvillimi të caktuar. Rrëfimi hapej me pak tension: krimineli që numëron orët në qelinë e tij ditën e fundit të jetës; ndjesia e aktores së re që pret pas kuintave të Operas Metropolitane ndërsa njerëzit nisin të dynden brenda; notarja që lyen trupin e vet me yndyrë përpara se të hidhet me not në oqean. Pastaj shfaqet momenti i krizës: thirrja për ekzekutim anullohet; aktorja del në skenë; notarja përballet me goditjen e dallgëve të egërsuara. Dhe pastaj vinte zgjidhja: ndërsa shkon drejt litarit, krimineli rrëfehet; aktorja e operas shpërthen me një arie; ndërsa i afrohet bregut, notarja bëhet gruaja e parë që kapërcen me not Kanalin Anglez 132. Edhe titujt e mëdhenj dhe mestitujt kishin rëndësinë e tyre në plotësimin e historisë. E gjithë revista editohej në mënyrë të atillë që të krijonte një ndjesi suspense. Titujt e saj nuk e jepnin asnjëherë të gjithë historinë; në vend të kësaj, ato i nxisnin lexuesit me tituj si Det revolte, Tokë gjenish, Venitje e luleve. Fjalitë nisnin me shprehje të nivelit kozmik: Yjet rrëzëllitin, hëna buzëqesh. Shpesh fillimi i një historie merrte tonin e një përralle që rrëfehet pranë oxhakut: Përtej Rusisë, një tokë e cuditshme dhe mistike. 129 Po aty fq Po aty fq Isaiah Wilner, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal and the creation of Time Magazine : Harper Perennial: 2007.; fq Po aty. fq

69 Një histori rreth Italisë mund të niste disi zvarritshëm me imazhin e një qeni që leh dhe dihat diku në pyll. Pastaj do të mbërrinin karabinierët, për të zbuluar objektin e intrigës pas të cilës ishte vënë qeni- një ministër i vrarë. Gazetarët e quanin këtë stil hyrës hapja e verbuar. Po kështu tre gazetarë gërmonin për detaje në faqet e New York Times për të gjetur atë që ishte fshehur pas rreshtave të historisë. Kur Winston Churchill humbi zgjedhjet, Time përshkroi cigaren e tij që i binte nga buza në dysheme. Kur Lenini vdiq, artikulli i titulluar Vdekje e ftohtë tregonte kortezhin mortor që zhvillohej nën një ajër aq të ftohtë sa harabelët binin të ngordhur nga pemët. Në epokën përpara televizionit, nuk kishte ende formë mediatike që t u jepte njerëzve një ndjesi më të vërtetë se si dukej dhe si tingëllonte ngjarja. Në tërësi të gjitha historitë tregoheshin në mënyrë të atillë që të formonin pamjen e madhe ose tablonë e një rrëfimi epik që synonte t i afronte amerikanët me ngjarjet më shumë se kurrë më parë. Synimi i punës së Hadden ishte që ta përfshinte çdo ngjarje në një dramë të madhe dhe të vazhdueshme, tragjike dhe komike njëherësh, të dhimbshme dhe frymëzuese, influencuese dhe turbulluese. Megjithatë, ky stil magjik i të shkruarit të lajmeve hapte shpesh probleme për revistën, sidomos kur bëhej fjalë për përshkrimet e personave. Ato jo gjithnjë mirëpriteshin dhe ngjallnin plot diskutime dhe shoqëroheshin me plot letra ankimuese. Time e quante për shembull senatorin James Eli Watson këmbë gjatë, bark-madh dhe sy-picërruar, ndërsa për senatorin e Massachussetts David Walsh shkruante I gjatë dhe i mbushur. Qafa e tij del jashtë kollares së ngushtë. Barku i tij kërcen jashtë rripit të mesit 133. Përshkrime të tilla shkonin shpesh në kufirin e mungesës së respektit për personat. Por kritikat më të forta shoqëruan përshkrimin që i bëri revista presidentit Franklin Delano Rooseveltit, i cili pas një beteje me poliemolitin nuk ishte në gjendje të ecte normalisht dhe qëndronte në karrike me rrota. Në faqen 9, të numrit të 5 dhjetorit 1932 me titull Debts Week revista shkruante se në Warm Springs javës së shkuar presidenti i zgjedhur Roosevelt nisi dy orët e tij ditor të notit në pishinën e mbyllur të ndërtesës, 133 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Ingluential Magazine: Rizzoli, Fq

70 pasuar nga një masazh këmbëve të tij të thara nga fizioterapistja Helen Lauer 134. Togfjalëshi këmbë të thara hapi shumë debate. Deri atëherë revista nuk e kishte përmendur kurrë sëmundjen e presidentit dhe as nuk e kishte shfaqur atë në karrigen me rrota. Kishte një farë marrëveshje të pafolur për të mos e bërë këtë. Kësisoj togëfjalëshi përshkrues ngjalli reagim të dyfishtë: habi dhe pakënaqësi. Disa lexues shpreheshin të indinjuar për mizorinë dhe shijen e keqe që përcillnin fjalë te zgjedhura. Skandali arriti atë përmasë saqë editorët u detyruan t u përgjigjeshin lexuesve. Ata shkruan një kolonë tek rubrika e letrave ku u përpoqën ta justifikonin shprehjen këmbë të thara duke shpjeguar se sëmundja nuk duhet injoruar si fakt dhe se Time do të vazhdonte t i përmendte këmbët e presidentit, sepse ato ishin pjesë e tij, por pa treguar mungesë respekti dhe dashakeqësi. Megjithatë Luce kuptoi se në zellin për ta diferencuar revistën nga të tjerat, editorët kishin shkuar mjaft larg me përshkrimet e tyre, shpesh duke shkuar në kufirin e fyerjes personale. Dhe kjo nuk i bënte mirë revistës, prandaj ai nxori një memo ku bënte thirrje pë ndjeshmëri dhe një sens përgjegjshmërie sidomos kur i referoheshin karakteristikave fizike të personazheve, në tekstin e memos që e publikon në librin e tij Robert T. Elson Dizajni, kopertina dhe rubrika Njeriu i Vitit Tre janë aspektet vizuale që kemi marrë në shqyrtim në këtë seksion: kopertina, dizajni dhe hartografia gazetareske, përfshirë edhe rubrikën mitike: Njeriu i Vitit për konceptimin vizual të personazhit të përzgjedhur si personaliteti numër një nga vetë Time. Rëndësia e treguar ndaj këtyre aspekteve të revistës, por edhe risitë në drejtim të tyre, si edhe ritmi i ngadaltë por i vazhdueshëm i përmirësimeve në formë dhe në dizajn, janë arsyet përse jemi ndalur në këtë punim në këto elementë të revistës. Pamja e Time nuk do të ishte e plotë pa këto elementë që përbëjnë etiketën dhe identitetin e revistës. Dëshmitë e shumta të atyre që kanë punuar pranë revistës, por edhe atyre që kanë studjuar dhe dokumentuar historikun e saj na vijnë sërish në ndihmë edhe në këtë seksion. 134 Isaiah Wilner, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal dhe the creation of Time Magazine : Harper Perennial: Robert T. Elson, Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner:

71 A. Kopertina Nga kujtimet dhe dëshmitë e atyre që jetuan ditët e krijimit të revistës mësojmë gjithashtu se themeluesit e Time i dhanë rëndësi kopertinës dhe paraqitjes së saj që në krye të herës. Ata e konsideronin kopertinën si ftesën javore dërguar lexuesve, kështu që ishin në një mendje që ajo duhej të ishte e përsosur dhe ndjellëse, si edhe duhej të shfaqte personalitetin e revistës. Në qendër të saj ishte gjithnjë një fytyrë ose portret i një njeriu të njohur, fillimisht i vizatuar me dritëhije të zeza dhe gri, duke përdorur tekniken e qymyrit. Në atë kohë fotografitë që mundësoheshin nga agjencitë ishin mediokre nga ana teknike, ndërsa teknika e vizatimit me qymyr të portreteve ishte më goditëse për sytë. Një numër i madh artistësh iu dedikuan skicave të njerëzve të njohur dhe njëri prej tyre, William Oberhardt, krijoi portretin e parë në kopertinën e Time. Oberhardt kishte skicuar kongresmenin Joe Cannon në vjeshtë të vitit 1921, në zyrën e tij në Kapitol dhe kur iu kërkua nga Henry dhe Luce e dha lejen e tij për botim një herë të portretin. I specializuar në portretet e politikanëve, ai ishte gjithashtu autori i kopertinës së dytë që paraqiste presidentin Warren G. Harding 136. Megjithatë profili i kopertinave u definua më mirë në vitin 1924 pasi punësoi Samuel Ëoolf. Stili i portreteve të tij nisi të njihej si stili kokë e shpatulla (head and shoulders). Ky ilustrues njujorkez, që ishte arsimuar në Art Student League, e nisi si artist portretesh në vitin 1920 me vizatimin e njerëzve të famshëm për New York Times Sunday Magazine. Portretet e tij, shumica e tyre me teknikën e qymyrit, karakterizoheshin nga fokusimi tek fytyra dhe përfshinte edhe shpatullat, të cilat zakonisht zbeheshin aty nga fundi i kornizës së revistës duke i theksuar edhe më tej tiparet e portretit të personazhit të paraqitur. Puna e tij e parë, një portret i Papa Piu XI u publikua në qershor të vitit Gjatë kohës që punoi për revistën, ai vizatoi rreth 200 ilustrime kopertine në dhjetë vjet. Ai ishte gjithashtu edhe autori i ilustrimeve të para me ngjyra të Time, një portret kokë dhe shpatulla i sipërmarrësit të industrisë së automobilave, Walter P. Chrysler, publikuar në Janar të vitit Përveç portreteve, vihej theksi edhe tek dizajni i kopertinës. Fjala Time zinte pjesën më të madhe të një kornize drejtkëndore në krye të revistës, ndërsa poshtë saj shkruhej revista 136 Robert E. Herzstein, Henry R. Luce: A political portrait of the man who created the American century : Scribner: Po aty. 49

72 javore me germa më të vogla. Nën këtë kornizë kishte një tjetër edhe më të rëndësishme, me shirita të tradhë dhe ornamente që dukeshin si kolona dhe vizatime filigrame, që e nxirrte më në pah duke e theksuar portretin e kopertinës. Në fund të revistës ishte vendosur rnjë kornizë tjetër më të vogël që krijonte hapësirë për diciturën e fotografisë dhe të dhënat e datës së publikimit dhe numrit të revistës. Ky dizajn kopertine mbeti i pandryshuar deri në mars të vitit 1926, pra për 150 numra të revistës. Kur arritën numrin e 70 mijë abonentëve, Hadden dhe Luce menduan ta ribënin dizajnin e kopertinës për ta bërë atë edhe më tërheqëse dhe për të rritur kështu tirazhin e saj. Sipas Isaiah Ëilner, megjithë suksesin e Time me abonentët dhe reklamuesit, asaj i duhej ende të fitonte vëmendje më të gjerë, pasi shitjet në pikat e shitjeve ishin mjaft të dobëta. Vetëm 3500 nga 60 mijë pika shitjeje e merrnin revistën. Hadden dhe Luce e nisën duke i shtuar ngjyrë kopertinës. Po kështu, ata e hoqën një nga kolonat me vizatime filigrami, atë afër T-së së logos, duke e zëvendësuar me një shirit portokalli ose jeshil, që përmbante një indeks të lajmeve në anën e majtë të revistës 138. Megjithatë, përmirësimet e kopertinës nuk i rritën shitjet në pikat e shitjeve. Sipas rrëfimit të Ëilner, atëherë Robert Johnson e pyeti një shitës gazetash se cili ishte mendimi i tij se për çfarë kishte nevojë kopertina e revistës dhe shitësi iu përgjigj për vajza të bukura, fëmijë ose ngjyrë të kuqe dhe të verdhë 139. Për vajza të bukura dhe fëmijë, as që bëhej fjalë dhe ngjyra e verdhë dukej disi e zbërdhylët. Por një kornizë e kuqe do të ishte e mirë për pamjen e revistës. Kur Johnson ua rrëfeu këtë histori skuadrës së reklamuesve në zyrën e tij në Nju Jork, miku i Hadden, Philip Kobbe, mori një laps ngjyrash dhe një kopje të Time, vizatoi rreth saj një shirit të kuq të ndezur dhe kaq ishte. Time u bë me ngjyra. Kopertina me bordurë të kuqe e datës 3 janar 1927 përbënte një përmirësim vizual në krahasim me pararendëset e saj bardhë e zi. Ky ndryshim pati impakt vizual sepse e kornizonte imazhin e portretit dhe i tërhiqte sytë e lexuesit drejt tij. Që prej atëherë korniza ose bordura e kuqe njësohet me identitetin e Time dhe kurrë nuk është hequr më prej saj (me përjashtim të pak rasteve). Për më tepër, një numër i madh revistash javore nëpër botë e kanë imituar atë. Sipas opinioneve të marra nga fokus grupet e organizuara bordura e kuqe është shenjë se revista përmban 138 Isaiah Wilner, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal dhe the creation of Time Magazine : Harper Perennial: Po aty. fq

73 informacion të rëndësishëm. Në fillim kolonat vertikale të stilit rokoko qëndronin bashkë me kornizën e kuqe, si bordure e brendshme. Por, në vitin 1940, artisti Ernest Hamlin Baker, i zëvendësoi filigramat me vija delikate që kornizonin të katërta anët e imazhit kryesor. Kjo i fokusonte më mirë sytë e lexuesve drejt imazhit në kopetinë dhe vijat shërbenin si një kornizë brenda kornizës. Kjo metodë u përdor për më shumë se një dekadë dhe pastaj u zëvendësua me korniza të formave të ndryshme. Korniza e parë ishte e bardhë, e zezë, ose ndonjëherë alternohej. Por ajo që nuk ndryshoi kurrë ishte bordure e kuqe që karakterizon revistën. Nuk ka dyshim se bordura e kuqe është tanimë një etiketë e Time. Në fakt ndryshimet në design ishin gjithnjë tepër minimaliste dhe Luce besonte se kjo tregonte luajalitet ndaj lexuesit dhe se qasja evolutive jo ajo revolucionare ishte më e drejtë, sidomos kur bëhej fjalë për ndryshime vizuale dhe ridizajnime. Po kështu edhe brenda revistës ndryshimet duket e kanë ndodhur mjaft ngadalë. Modifikimet e para në pamjen e brendshme të revistës u bënë në vitin 1938, pra 15 vjet pas daljes së saj në treg, ndryshim që kishte të bënte me fontin e përdorur të shkronjave të titullit në faqet e brendshme. Në fillim 32 faqet e revistës ishin bardhë e zi dhe revista nuk kishte drejtor artistik, ndërsa editorët i faqosnin artikujt pothuajse njëlloj si në një gazetë, ku njëra histori ndiqte tjetrën me kolona. Vetëm në vitin 1938 Luce punësoi një dizajner, Eleanor Treacy, për ta riformatuar revistën. Ishte ajo që modifikoi logon origjinale të krijuar nga Gordon Aymar (që ishte drejtor arti në një agjenci reklamash dhe që u pagua 500 dollarë për realizimin e logos). Ajo zgjodhi gjithashtu një shkronjë më të theksuar dhe vendosi trekëndësha të vegjël të zinj si shenja dekoruese që paraprinin cdo paragraf 140. Një tjetër periudhë e rëndësishme në historikun e Time konsiderohet ajo që lidhet me emrin e Dana Tasker, i cili revolucionarizoi kopertinat, vecanërisht ilustrimet dhe grafikët. Gjetja e ilustrimeve të vecanta për kopertina ishte sfida e parë e Tasker. Fotot në atë kohë, bëhet fjalë për vitet 30 dhe 40 ishin ende të teknikës së qymyrit, pra bardhë e zi. Tasker punësoi një ekip ilustruesish që krijuan bazën e të ashtuquajturës shkollë të kopertinës. Një nga kontributet kryesore të tij konsiderohet krijimi i ilustrimit të lajmit dhe porteti i lajmeve. Këto ishin emërtimet që u përdorën për paraqitjen e një portreti 140 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, 2010.Fq

74 duke përfshirë edhe një sfond që zakonisht qartësonte, plotësonte me fakte shtesë personalitetin që ishte vendosur në kopertinë. Qëllimi i kësaj formule ishte që të paraqitej një përngjasim sa më realist i personalitetit të cilit i kushtohej kopertina, plotësuar me simbole dhe detaje të sfondit që jepnin arsyet për rëndësinë dhe vlerën e subjektit si lajm, - shkruan Frederick S. Voss 141. Të punësuar nga Tasker, trioja e njohur si Trioja ABC e kopertinës së Time, përbëhej nga Boris Atrzybasheff dhe Boris Chaliapin që ishin rusë dhe nga Ernest Hamilton Baker që ishte amerikan. Të tre bashkë ata prodhuan rreth 900 kopertina dhe krijuan një stil që i dha revistës karakter, forcë, personalitet dhe impakt. Realizimi i sfondeve ilustruese ishte edhe prurja e tyre e re për kopertinat. Me ta lindi epoka e ilustrimit të lajmeve. Plotësimi me kontekst dhe interpretimi i ngjarjeve me anë të ilustrimeve u pa si domosdoshmëri në këtë kohë për kopertinën e Time, pasi portretet ishin të pamjaftueshme sado të përkryer dhe të pasur të ishin në vetvete. Ilustrimi i industrialistit të madh amerikan Henry Ford në mars të vitit 1941 me një sfond rrugësh të reja në ndërtim gjatë epokës së bumit automobilistik ishte një shembull i kësaj teknike të ilustrimit të informacionit si edhe paraqitja e Albert Einstein në korrik të vitit 1946 nga Baker, me në sfond shpërthimin e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Historia trajtonte lidhjen direkte dhe indirekte që zbulimet shkencore të Ajnshtajnit kishin patur në krijimine armëve atomike. Po kështu trioja përgatiti kopetinat e gjithë periudhës së luftës dhe fytyrat e luftës me gjeneralë, ushtaë dhe kapterrë, japonezë, gjermanë, italianë dhe britanikë, aleatë dhe kundërshtarë 142. B. Risia e hartografisë gazetareske Po kështu, një kthesë e rëndësishme në kuadër të dizajnit dhe ilustrimeve në shërbim të përmbajtjes konsiderohet edhe realizimi i hartave gazetareske. Hartografi amerikan Robert M. Chapin Jr. revolucionarizoi hartografinë gazetareske me teknikat e tij novatore të përfshirjes së informacionit vizual në harta. Chapin nisi të punonte për Time në vitin 1937 dhe qëndroi aty për 33 vjet, kohë gjatë të cilës, u bë hartografi më i madh në botë i infografikës. Tre ishin teknikat e tij revolucionarizuese: së pari, Chapin përdori një 141 Frederick S. Voss, Faces of Time: 75 years of Time Magazine Cover Portraits, Bulfinch Press: fq Po aty. 52

75 ngjyrosës me të cilin përhapte bojën mbi hartat e tij duke krijuar hije dhe sfumatura të panumëta, të cilat u jepnin maleve dhe kodrinave, pllajave dhe shtrateve të lumenjve lartësinë dhe thellësinë e tyre tredimensionale. Së dyti, duke varur në tavan dy globe, njërin të karakteristikave politike dhe tjetrin të karakteristikave fizike, ai kishte mundësi t i fotografonte dhe t i lëvizte ato për t i fotografuar nga cilado pikë e dëshiruar, kënd apo perspektivë. Së treti, ai krijoi një bibliotekë simbolesh fotografike, që përmbante shpërthime bombash, flamuj, anije, gamilje, ushtarë dhe batalionë në lëvizje. Unë përpiqem të dramatizoj lajme te javës, jo thjeshtë të prodhoj një hartë referenciale si to në një atlas 143. Disa nga kompozimet e tij më inovative infografike të kohës ishte pushtimi i Etiopisë nga trupat e Musolinit dhe çlirimi i Parisit. Hartografia gazetareske e Chapin u bë e njohur në botë, sepse ai përdorte detaje gjeografike në mënyrë rigoroze dhe përdorej dhe ende përdoret rregullisht si material referues nga Biblioteka Kombëtare Amerikane, nga NASA, si edhe nga ushtria dhe marina si edhe nga qeveritë e huaja, shkollat amerikane dhe ndërkombëtare si edhe nga botuesit e librave historikë. C. Rubrika mitike: Njeriu i Vitit Për herë të parë rubrika Man of the Year e cila ende vazhdon të ekzistojë në revistën Time, u publikua në janar të vitit Kjo rubrikë që i kushtohej Kolonelit Charles Augustus Linderbegh që kishte pilotuar përmes Atlantikut avionin e tij të vogël, shënoi një fenomen gazetaresk, i cili u imitua anekënd botës nga plot revista të tjera që një herë në vit nisën të theksonin arritjet humane në rubrika që nisën të emërtoheshin Njeriu i vitit ose Gruaja e vitit, apo Shkencëtari i vitit, Sportisti i vitit etj. Duke filluar nga vitit 1928 rubrika Man of the Year u shndërrua në një markë amerikane përzgjedhja e të cilës shoqërohej me pritshmëri, diskutime dhe kritika. Ishte zbavitëse për njerëzit të futeshin në diskutime se kush do të zgjidhej, por ishte edhe një lloj sfide intelektuale për të reflektuar rreth ngjarjve të vitit dhe atyre që kishin qenë në qendër të tyre 144. Megjithatë ideja e The Man of the Year lindi krejt rastësisht, si një mënyrë për të korigjuar një gabim të mëparshëm të revistës, e cila nuk kishte arritur ta bënte kopertinë gjatë muajit maj Linderberg, ndërkohë që ai dilte sërish si një histori mjaft interesante, 143 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, 2010.Fq Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books:

76 më e mira që kishte revista në fund të vitit, atëherë kur nuk prodhoheshin shumë ngjarje dhe informacion. Ndaj revista prodhoi ngjarjen e vet The Man of the Year. Mjaftoi ky cilësim për Linderberg që ai të shndërrohej në hero kombëtar, që shoqërohej me pritje madhështore dhe nderime të panumdërta në cdo qytet ku shkonte. Djali i gjatë, me sy blu nga Minnesota, që kishte një buzëqeshje të ndrojtur dhe lëkurë rozë, që ishte i guximshëm dhe optimist sipas përshkrimeve të Time, kishte rrezikuar jetën e tij pë të përcjellë një mesazh paqeje dhe për të bashkuar dy vende në dy kontinente, sipas historisë që rrëfente Time. Vitin pasardhës The Man of the Year vijoi me Walter Chrysler, i zgjedhur sepse në vitin 1928 kishte tronditur industrinë e automobilave të Detroitit, duke blerë Dodge dhe me lancimin e Plymouth. Në vitin 1930 ishte Oëen D. Young, sipërmarrësi që udhëhoqi Konferencën e Dytë Industriale të pasluftës, në vitin 1930 ishte Mahatma Gandhi, që ishte burgosur nga britanikët në Indi dhe që bënte thirrje për situatën dhe kërkesat e popullit të tij. Një vit më pas njeriu I vitit u përzgjodh nga Kryeministri francez Pierre Laval, që e vendosi vendin e tij në qendër të cështjeve të jashtme botërore dhe në vitin 1933 ishte Franklin Roosvelt, presidenti i sapozgjedhur që do të drejtonte Shtetet e Bashkuara gjatë krizës më të madhe ekonomike. Deri në vitin 1933 Njeriu i vitit nominohej vetëm nga editorët, që nuk ishin në dijeni të impaktit që zgjedhja e tyre kishte në publik. vetëm në vitin 1933 ata e kuptuan se sa pritshmëri ngjallte vendimi i tyre kur mësuan se banorët e Hiramit në Ohio, vinin baste se kush do të ishte Njeriu i Vitit në Luce dhe stafi i tij u ndërgjegjësuan këtë herë për impaktin e vendimit të tyre editorial. Kështuqë vitin e ardhshëm editorët vendosën që ta ndanin vendimin e tyre me lexuesit, që nisën të jepnin opinionet e tyre, duke nisur kështu edhe një nga praktikat më të konsoliduara ndërmjet mediave dhe lexuesve të tyre 145. Në vitet 30 editorët e Time menduan se duhej ta avanconin më tej strategjinë e tyre editoriale, se ajo duhej të ishte më e guximshme. Kështu në vitin 1937 Time u tregua e guximshme duke zgjedhur për herë të parë një grua si Njeriu i Vitit. Wallis Simpson, gruaja që u zgjodh Njeriu i Vitit për 1936 në edicionin e parë të vitit 1937 të Time ishte një amerikane e divorcuar me të cilën ishte dashuruar monarku britanik Edward VIII, Dukë i Windsorit, i cili pas një romance të bërë publike me amerikanen, zgjodhi të hiqte 145 Time Inc. Company Profile, Website Zyrtar: aksesuar,

77 dorë nga froni për t u martuar me të. Time shkruante se në tërë historinë e Britanisë së Madhe ka patur vetëm një mbretëror që ka abdikuar me dëshirë nga titulli dhe kjo ndodhi në vitin 1936 vetëm për shkak të një gruaje, të zonjës Simpson 146. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësit e të drejtave të grave, çështja e të cilave ishte shumë popullore në këtë dekadë, e mirëpritën lajmin e një monarku evropian që abdikonte nga froni për arsye se donte të martohej me një grua të divorcuar amerikane. Megjithatë, për shumicën konservatore, që përfshinte edhe shumë lexues të Time, kjo nuk ishte e mirëpritur të ndodhte, sidomos pasiqë revista e zgjidhte Simpson duke lënë kandidatë të tjerë të denjë pas përr nderin e Njeriut të Vitit, ndër të cilët presidentin Roosvelt, atletin me ngjyrë Jesse Oëenss që kishte fituar lojrat Olimpike duke sfiduar atletët gjermanë, autoren e E ikur me Erën Magaret Mitchell, që u bë romani i parë që shiti më shumë se një milion kopje brenda gjashtë muajsh, apo fituesin e cmimit Nobel Eugene O Neill të po atij viti. Revistës Time i duhej të jepte një shpjegim, ashtu sic kishte bërë edhe në plot raste të tjera, se përzgjedhja nuk lidhej me një njohje të bëmave më të mira të vitit. Bëhej fjalë vetëm për një njohje editoriale të figurës qendrore të lajmeve të atij viti dhe kjo përzgjedhje nuk bazohej në ndonjë interpretim moralist në lidhje me karakterin e figurës së përzgjedhur. Mirëpo vetëm në vitin 1952 do të shfaqej një femër tjetër si e përzgjedhur për Njeriu i Vitit në Time dhe kjo ishte Mbretëresha Elizabeta e II-të, ndërsa në vitin 1986 e përzgjedhura e tretë për këtë etiketim ishte Corazon Aquino. Megjithatë si pjesë të një grupi pati edhe raste të tjera kur gratë ishin pjesë e nominimit Man of the Year si për shembull në vitin 1975 kur Njeriu i Vitit u shpall American Woman pra gruaja amerikane apo The Whistleblowers të cilat denoncuan korrupsionin në kompani si Enron në vitin 2002, ndërsa Melinda Gates si pjesë e The Good Samaritans në vitin 2005 bashkë me të shoqin Bill dhe këngëtarin Bono për humanitarizmin dhe filantropinë e tyre Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: fq Time Inc. Company Profile, Website Zyrtar: aksesuar,

78 2.2 Struktura pronësore, organizative dhe profesionale në periudhën Periudha nga viti 1945 deri në vitin 1989 është një segment kohor mjaft i gjatë dhe ndonëse në rastin e Shqipërisë ajo përkon me vendosjen dhe jetëgjatësinë e regjimit komunist, për revistën Time kjo periudhë nuk ka të njëjtën kompaktësi si njësi kronologjike analize. Kjo do të thotë që në këtë pjesë të punimit që shikon zhvillimet ekonomike, politike dhe profesionale të revistës pas luftës së dytë botërore, gjatë luftës së ftohtë dhe në përfundim të saj me përmbysjen e regjimeve komuniste, kemi të bëjmë jo me një, por me të paktën dy njësi kohore kronologjike: Periudhën nga viti 1945 që shënon fundin e luftës së dytë botërore deri në vitin e trazuar 1968 dhe nga ky vit transformimesh shoqërore deri në 1989 kur nisin lëkundjet e regjimeve komuniste në atë pjesë të botës ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Për revistën datë e rëndësishme është edhe vdekja e Henry Luce në vitin 1967, që shënon mbylljen e epokës së pronësisë nën emrin e tij si edhe viti 1979 kur struktura menaxheriale rinovohet me prurje të reja në burime njerëzore Pronësia dhe zhvillimet ekonomike Periudha më e hershme ndërmjet viteve për sa i përket modelit ekonomik dhe të pronësisë së revistës nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial nga periudha pararendëse Vitet 40, 50, 60 ishin vitet e konsolidimit dhe forcimit si revista numër një në tregun amerikan të mediave të shkruara, rivalja e vetme e të cilës ishte Neësëeek, megjithëse, sa ishte gjallë Luce, Neësëeek nuk e tejkaloi kurrë Time si revistë e aktualitetit në pozicionin e saj kryesues në treg (me përjashtim të periudhës së luftës së Vietnamit për shkak të linjave kryekëput të ndryshme editoriale që ndoqën dy revistat) 148. Në fakt, nën frymëzimin e Luce dhe Hadden, revista e trajtoi luftën e Vietnamit nën perspektivën Republikane, mbështetëse e hapur e të cilës ishte, ndërsa Neësëeek mbajti qëndrim shumë më liberal pas blerjes nga 148 David Abrahamson. Magazine-Made America: The Cultural Transformation of the Postwar Periodical. Cresskill, NJ: Hampton Press:

79 Philip Graham në vitet 60 dhe kjo u reflektua edhe në mbulimin që i bëri luftës. Në listën e rivalëve të Time ishte edhe numri tre U.S. Neës & Ëorld Report, themeluar në vitin 1933 si United States Neës, e cila u bashkua në vitin 1948 me Ëorld Report. Në të gjallë të Henry Luce-s, zhvillimet pronësore dhe ekonomike të revistës mbetën të pandryshuara, me vetë themeluesin e revistës në krye të punëve në rolin e kryeredaktorit, të pronarit dhe të menaxherit, duke i alternuar këto role. Në kujtimet e tyre, reporterët e Time shkruajnë se Luce ishte mjaft aktiv në revistë dhe ishte aty 2-3 herë në javë personalisht, megjithëse në krye të revistës mbante gjithnjë një menaxher editorial, detyrën e të cilit e ushtronte vetë mjaft shpesh në vitet 40. Ndonjëherë editonte vetë për një muaj, ndonjëherë për disa javë rresht edhe kur nuk e bënte këtë, Luce gjithnjë e dinte se kush po i shkruante artikujt kryesorë të revistës dhe nëse ishte i interesuar, i ftonte artikullshkruesit për kafe që të bisedonte me ta, - kujton menaxheri editorial Roy Alexander në një intervistë Trashëgimia e Luce-s në Time Në vitet 60 vendin e Roy Alexander si menaxher editorial e zuri Otto Fuerbringer, që solli kontributin e stilit të tij editorial. Në kujtimet e tij Henry Grunëald shkruan se në Amerikë dhe në botë ishte epoka Kennedy-Johnson. Në universin e vogël të Time ishte epoka e Fuerbringer duke iu referuar autoritetit të tij dhe nofkës që mbante si Kancelari i Hekurt për shkak të origjinës gjermane dhe stilit autokratik të drejtimit 150. I diplomuar në Harvard, Fuerbringer e shihte veten si të pavaur nga pronari i tij, edhe pse kolegët e tij e kujtojnë për shumë çështje si më Luçean sesa vetë Luce. Fuerbringer ishte i fundmi nga 6 menaxherët editorialë të emëruar nga vetë Luce pas vdekjes së Hadden. Revista në këtë kohë kishte një tirazh prej më shumë se 3 milionë kopjesh dhe lexueshmëria e saj ishte në rritje. Po kështu në vitin 1964 ndodhi edhe një ndryshim tjetër thelbësor në piramidën editoriale të kompanisë: zëvendësimi i Henry Luce-s si kryeredaktor me Hedley Donovan, ndërsa shëndeti i Luce ishte përkeqësuar pas një infarkti që kishte pësuar. Luce e kishte ruajtur pozicionin e kryeredaktorit që prej vitit 1942 zyrtarisht, ndërsa ishte tërhequr nga 149 Jim Bell, Time Special Oral History, cit. ne Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, Fq Henry Grunwald, One Man s America: a journalist s search for the heart of this country. Anchor:

80 pozicionet e tjera në kompani. Arsyeja pse kam qëndruar si kryeredaktor është sigurisht se kjo punë më pëlqen 151. Mirëpo Luce ishte aktiv në kompani edhe pas daljes së tij në pension dhe i vizitonte shpesh zyrat e Time në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë për të biseduar me korrespondentët, mbante fjalime publike një herë në muaj, ashtu si edhe muajin që u nda nga jeta, në Univesity of California, Santa Barbara. Financat fillestare, me një kapital prej rreth 85 mijë dollarësh, kur Luce nisi aventurën në vitin 1923 bashkë me Hadden, pas vdekjes, në vitin 1967, kishin një vlerë prej mbi 109 milionë dollarë me dividentë vjetorë prej 2,4 milionë dollarë. Luce i la trashëgimi gruas së tij 19 milionë dollarë dhe një sërë pronash të patundshme, 15 milionë dollarë të tjera për djemtë e tij, njëri prej të cilëve ishte shefi i zyrës në Londër. Gjysma e aseteve së tij shkoi për Fondacionin Henry Luce 152. Një vit pas vdekjes së Luce-s, Fuerbringer do të zëvendësohej nga Henry Grunëald, i cili ishte i mendimit se formula e Time kishte nevojë të përditësohej, pasi gazetaria kishte ndryshuar. Gjatë nëntë vjetëve të tij në krye të Time, emigranti austriak, që kishte nisur të punonte për revistën që në rini, thuajse dyzet vjet më parë, i dha revistës një ngjyrë evropiane, duke u dhënë më tepër hapësirë në faqet e saj temave të artit, muzikës, letërsisë dhe sociologjisë apo mjedisit, si edhe një thellësi e shtrije të re artikujve. Ai u zëvendësua si editor nga Ray Cave, i pari editor i përgjithshëm që nuk dilte nga radhët e stafit të Time, por nga një tjetër revistë e famshme në vitet 70-të, Sports Illustrated, për të cilën kishte punuar që nga viti 1959 deri në Arsyet përse iu kërkua të punonte nga kryeredaktori i revistës, Hedley Donovan, Cave i shpreh vetë në një intevistë me autorët e libit historik: Një arsye ishte se Time po humbiste territor ndaj Neësëeek, aq sa shitjet e të dyja revistave ishin pothuajse në të njëjtin nivel, gjë që po bëhej shqetësuese pasi diferenca në treg ndërmjet dy revistave më parë kishte qenë e ndjeshme. Arsyeja tjetër ishte se Time po humbiste terren ekonomikisht, pra nxirrte më pak të ardhura e fitime Tirazhi dhe të ardhurat e rritura 151 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, Fq Po aty. 153 Po aty. Fq

81 Pas tetë vjetësh, Ray Cave u largua duke lënë pas një tjetër revistë nga pikëpamja e dizajnit dhe organizimit të fotove (revista përmbante 40 faqe me ngjyra tanimë), por edhe me një tirazh që ishte rritur nga 4,2 milionë kopje në vitet 70 në 4,4 milionë kopje në vitin 1981 dhe 4,6 milionë kopje në vitin Të ardhurat gjithashtu pësuan rritje, duke i tejkaluar 200 milionë dollarë në vit. Po kështu revista që la pas Cave ishte e ndryshme nga pikëpamja editoriale. Përvec një dizajni dhe logoje të re, Time ndryshoi edhe në pikëpamje të hapësirës kushtuar lajmeve të buta dhe të forta, hapësirë pothuaj e barabartë për të dy llojet e informacionit, ndërsa vëmendja ishte gjithashtu e njëjtë si për historitë e rrëfyera ashtu edhe për fotografitë. Time Inc, e cila kishte lindur me qëllimin që t i shërbente audiencës duke u kujdesur edhe për anën e biznesit, pësoi ndryshime të tjera në këtë periudhë Ekip i ri dhe formulë e re menaxheriale Në vitin 1979 kur kryeredaktori Hedley Donovan doli në pension, u larguan edhe shumë eksponentë të tjerë të stafit menaxhues dhe editorial si Roy Larsen që kishte qenë zëvendësdrejtor i bordit dhe i fundit i grupit të vogël që e kishte lancuar revistën dekada më parë, po kështu edhe presidenti i kompanisë, ndërsa një ekip i ri zuri vend. Në lidhje me këto ndryshime, Curtis Prendergast shkruan në librin e tij për historinë e kompanisë se ato sollën një ndarje me të shkuarën e Time, ndoshta më të fortën në 60 vjetët e ekzistencës së revistës Time. Stafi i deriatëhershëm kishte vijuar të njëjtën rrugë menaxheriale, ndërsa njerëzit kishin qenë në pjesën dërrmuese të punësuar nga vetë Luce 155. Në fakt kompania Time (Time. Inc.) në vitet 80 nuk ishte më vetëm revista Time por ishte diversifikuar në veprimtari të tjera biznesi si libra, video, Tv kabllor, një kompani pullash postare dhe një gazetë. Dick Munro që u bë presidenti i Kompanisë dhe CEO në vitet 80 u shkruante aksionerëve në një letër se qëllimi tani ishte një Time. Inc e re, e kthyer vetëm nga biznesi i komunikimeve 156 Megjithëse edhe më parë Time e kishte mbajtur një sy tek çështjet financiare dhe një sy tek ato editoriale, sipas kujtimeve të stafit 154 Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: fq Time Inc. Company Profile, Website Zyrtar: aksesuar,

82 në vitet 80 fokusi i Time u bënë përfitimet financiare. Menaxherët e revistës nisën të humbisnin besimin tek revista, duke iu frikësuar humbjes së lexuesve dhe duke kërkuar vazhdimisht ndryshime e transformime. Buxheti në dispozicion të revistës u reduktua gjithashtu ndjeshëm, ndërsa qëllimet dhe objektivat editoriale ishin tanimë dytësore në raport me ato të orientuara kah biznesi. Kësisoj, askush nuk u befasua kur Jason McManus, kryeredaktori i ri i revistës pohoi në fjalimin e tij të parë: Ky është biznes, nuk është religjion Linja editoriale Politikat editoriale gjatë periudhës , ashtu si edhe zhvillimet pronësore dhe ato profesionale, megjithëse paraqesin një lloj qëndrueshmërie për sa i përket viteve kur themeluesi i revistës, Henry Luce, ishte në krye të punëve, me besnikërinë republikane në linjën e brendshme apo anti-komunizmin e qartë në aspektin ndërkombëtar, karakterizohen nga vendosja e ekuilibrave të tjerë të brendshëm dhe të jashtëm që në vitet 60 dhe mandej në vitet 70 dhe 80. Qëndrime të tilla si besimi dhënë kandidatit demokrat John Kennedy përballë rreshtimit tradicional republikan të revistës deri në këtë kohë, për sa i përket politikës së brendshme amerikane, apo ndryshimi i qëndrimit ndaj luftës në Vietnam në vitet 70 duke dalë kundër saj, janë vendime editoriale që lidhen sa me pronësinë dhe axhendën vetjake të themeluesit Henry Luce, aq edhe me evoluimin e revistës dhe shkëputjen e saj graduale nga familja pronësore në kushte të reja menaxheriale. Kujtojmë këtu se kur Time bën thirrje të hapur në një editorial të firmosur nga menaxheri i përgjithshëm dhe kryeredaktori, për dorëheqjen e Niksonit, e veja e Luce-s nis letër në redaksi për të dënuar këtë qëndrim editorial, ndërsa drejtuesit e revistës e bindin të heqë dorë nga vendimi për ta publikuar letrën drejtuar revistës. Në pamundësi për të sjellë rrugëtimin e gjatë të linjës editoriale vit pas viti dhe çështje pas çështjesh përgjatë periudhës së gjatë 45-89, përzgjedhja e disa momenteve kyçe për sa u përket politikave ndërkombëtare dhe të brendshme që ka ndjekur revista përgjatë këtyre viteve do t i shërbente qëllimit të kësaj pjese të punimit për të ilustruar zgjedhjet e rëndësishme editoriale që ka bërë Time në këtë periudhë. Së fundi, nga një pamje më e përgjithshme e 157 Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: fq

83 zhvillimeve editoriale në kontekst historik, evidentohen edhe prirjet editoriale më të përgjithshme të saj si superioriteti amerikan në plan ndërkombëtar dhe ndërtimi diskursiv i mitit të ëndrrës amerikane si linjë e brendshme rrëfimi Politikat editoriale ndërkombëtare Fundi i viteve 50 ishte periudha ku Lufta e Ftohtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik ishte në kulmin e vet. Ishte koha kur çdo arritje nga ana e njërës palë shihej si dështim i vetë palës tjetër, gjë që shprehej sidomos në të ashtuquajturën garë hapsinore me rivalitetin për hedhjen në hapësirë të satelitëve dhe kërkimin e supremacisë teknologjike. Ishte koha kur Time raportonte me një ton alarmues rreth këtyre zhvillimeve si për shembull hedhja në hapësië e satelitëve sovjetikë Sputnik I dhe II. Duke qenë se lëshimi i këtyre satelitëve ishte lajmi ndërkombëtar i vitit 1957, ia dedikoi Njeriun e Vitit pikërisht kryeministrit sovjetik Nikita Krushov si njohje të arritjeve të tij në hapësirë, megjithëse përdori stategjinë e ridikulizimit të tij si personazh, duke e përqeshur keqas. Në artikullin e 6 janarit 1958, që kishte në kopertinë Krushovin, Time i jep peshë të barabartë alkolizmit si edhe karakteristikave të tjera të personalitetit të ish kryeministrit sovjetik. Njeriu i Vitit ishte në mënyrë të padiskutueshme udhëheqësi trashaluq, hokatar dhe brilant: Nikita Krushov. [Ai] ishte diktatori më i jashtëzakonshëm që ka njohur bota. Që nga Aleksandri i Madh njerëzimi nuk ka parë despot aq hapurazi, aq shpesh dhe aq dëshirueshëm tapë sa ai Tapë ose esëll, ai duket se nuk e vret kurrë mendjen për atë që thotë apo për kë është duke e dëgjuar. Ai ka pamjen e një njeriu enegjik që nuk është ndjerë ndonjëherë nervoz në jetë 158 Kjo ishte taktika e Time për t ia njohur Krushovit meritat në zhvillimet teknologjike, por duke e ironizuar dhe fshikulluar në të njëjtën kohë, si shprehje e qëndrimit ndaj tij. Edhe paraqitja vizuale në kopertinë ishte në të njëjtën linjë, pasi realizuesi i kopertinës Boris Artzybasheff e paraqiste Krushovin me sheshin e Kremlinit si kurorë mbretërore në majë të kokës, ndërsa rrotullonte një Sputnik si lodër në duar, një paraqitje që e bënte të dukej krejtësisht qesharak. Ndërkaq, në portretizimin që i bën në këtë kohë një tjetër lideri komunist, shumë më pranë SHBA-ve, linja editoriale nuk duket të ketë qenë shumë e qëndrueshme. Bëhet fjalë 158 Time Magazine, Man of the Year: Up from the Plenum, 6 janar

84 për Fidel Kastron, i cili në vitin 1956 udhëhoqi një rebelim ushtarak kundër diktatorit Batista në Kubë. Time i ndoqi nga afër këto luftime, shkoi në malet kubaneze për ta takuar Kastron, ndërsa raportonte në artikujt e saj se Kastro po vepronte si mbret, qëndrim të cilin e modifikon në vitin 1959 kur i kushton një kopertinë Kastros, kur e akuzon Kastron si njeriun që sapo kishte fituar një revolucion popullor për idealet e vjetra, për demokraci, drejtësi dhe qeverisje të ndershme dhe po ky njeri po përdorte instrumentat arrogante të diktaturës, ndërsa titulli i kopertinës ishte një lloj dyzimi i shprehur në formulimin: Vizionari hakmarrës 159. Edhe Lufta në Vietnman ishte një temë e madhe ndërkombëtare, një temë opinioni për të cilën ishte i dyzuar edhe në zyrat e Time si edhe në gjithë Amerikën e kohës. Vitneami ishte lufta më e gjatë në historinë e Amerikës, që zgjati rreth 11 vjet, gjatë mandateve të tre presidentëve, John Kennedy, Lyndon Johnson dhe Richard Nixon, një luftë e cila u mbulua nga qindra gazetarë dhe fotografë një pjesë e të cilëve ishin veteranë të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Koreane. Në vitin 1963 rrjeti i lajmeve Time-Life ishte ndër rrjetet ndërkombëtare të lajmeve me shtrirje më të madhe. Kishte një zyrë në Hong Kong dhe mbulonte jo vetëm ngjarjet në Vietnam por edhe ato të Azisë Juglindore përfshirë Indonezinë dhe Filipinet, ndërsa kishte mision të veçantë editorial mbulimin e ngjarjeve në Kinën kontinentale 160. Opinioni editorial i revistës për luftën në Vietnam ndryshoi me përshkallëzimin e konfliktit. Në fillim, i kishte dhënë mbështetje liderit anti-komunist, Ngo Dinh Diem, i cili ishte zgjedhur president i Vietnamit të Jugut në vitin Megjithatë, pjesa më e madhe e korrespodentëve nuk e mbështesnin Diem, gjë që e bënte qëndrimin e Time kontrovers. Po kështu gjatë gjithë konfliktit kishte kontrast të ndjeshëm ndërmjet pikëpamjeve të korrespodentëve dhe editorëve në Nju Jork. Shefi editorial i zyrës së Time në Hong Kong, Frank McCulloch, gjithnjë ankohej për zbutjen e artikujve, ekzagjerimin dhe notat entuziaste e optimiste që u shtonin artikujve editorët në zyrën qendrore në Nju Jork 161. Në përgjithësi, informacionet që vinin nga Vietnami konfirmoheshin edhe nga burime të tjera në Uashington ku Time kishte marrëdhënie 159 Time Magazine Man of the Year The Vengeful Visionary : Fidel Kastro, 26 janar Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: Robert Herzstein, Henry R. Luce, Time, and the American Crusade in Asia, Cambridge University Press,

85 shumë të mira me administratën Johnson dhe vështirë të mos e shohësh problemin pikërisht tek këto marrëdhënie kaq të mira për mbështetjen e hapur që Time i dha luftës në vitet e para. Sipas Washington Post mbështetja që i kishin dhënë revistat e Time Inc luftës në Vietnam lidhej edhe me interesat e përjetshme të Luce-s në Lindjen e Largët, vendi ku linja e tij e ashpër anti-komuniste shprehej më qartë se kudo 162. Megjithatë në vitin 1967 Time nisi për herë të parë të ngrejë dyshime rreth Luftës, ndërsa gjatë vitit 1970 dhe në 1971 ishte përfundimisht kundër luftës në Vietnam. Ashtu si revistat e tjera të kompanisë Time Inc, edhe Time po ushtonte presion ndaj administratës Nikson për dhënien fund të luftës me anë të editorialeve dhe eseve, të cilat nënshkruheshin gjithnjë nga kryeredaktori Hedley Donovoan i cili kishte vendosur personalisht që të mbikqyrte trajtimin editorial të luftës. Time i kushtoi kësaj lufte 50 kopertina gjatë përfshirjes zyrtare të Shteteve të Bashkuara, njëra prej të cilave, ajo e 5 dhjetorit 1969 që kishte në qendër Lejtenantin William Calley Jr., përgjegjës për masakrën e My Lai-t ku humbën jetën fëmijë dhe gra në një provincë të Vietnamit nën titullin: Masakra: Kush e ka fajin? Rreshtimi politik i brendshëm Po kështu, në vitet gjashtëdhjetë, në garën elektorale ndërmjet Niksonit dhe Kenedit, revista bëri disa përpjekje për të korrigjuar linjën e vet editoriale, e cila kishte qenë më parë hapurazi Republikane, duke u dhënë hapësirë të barabartë si Niksonit ashtu edhe Kenedit. Gjatë kësaj kohe, sipas Thomas Griffith, në mbulimin e saj Time duhej të shënonte si gjënë më të mirë që mund të thuhej për performancën e secilit prej dy politikanëve, ashtu edhe më të keqen, për secilin syresh 164. Ajo e ruajti traditën e saj republikane, por u dha hapësirë në faqet e saj të dy kandidatëve. Një historian që punonte për Kenedin në këtë kohë (Arthur Schlesinger) u shpreh se Ky është mbulimi më i mirë politik i Time që nga viti 1936, më i miri dhe më i drejti.., ndërsa vetë Kenedi e konsideronte Time të rëndësishme sepse ajo përfaqësonte kategorinë e Republikanit që 162 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, fq Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: Thomas Griffith, How True: a skeptic s guide to believing the News, Little Brown:

86 mund të arrihej përmes argumentit dhe arsyetimit 165. Time u cilësua në këtë kohë si fituesja e vërtetë e zgjedhjeve të vitit Po kështu, kandidati për president, senator Kenedi e kishte vizitua redaksinë i shoqëruar nga Luce në disa raste, ndërsa ishte e njohur miqësia ndërmjet themeluesit Luce dhe babait të Kenedit, Joe Kennedy. Nga ana tjetër, pozicioni editorial në raport me administratën Johnson dhe atë Nikson në fillimet e veta mund të konsiderohet si kompromentues. Marrëdhëniet mëse të shkëqyera me burimet e informacionit në administratën Johnson çuan në paraqitje tejet zbukuruese të Luftës në Vietnam gjatë viteve të para të zhvillimit të saj, ndërsa po kaq i butë dhe miqësor ishte edhe qëndrimi ndaj Nikson në fillim të skandalit të Ëatergatit, ku madje revista e quajti atë një bllof, edhe pse gjatë zbërthimit të përmasave të tjera që mori skandali iu dedikua me një staf dhe skuadër investigative të posatshme atij. Gjatë kësaj kohe revista i kishte dedikuar çështjes Watergate 30 kopertina, edhe pse disa prej tyre ishin përshkrime pozitive të administratës Nikson që ishte vënë nën akuzë, si për shembull kopertina e 30 prillit 1973 që përkonte me një moment kritik për administratën Nikson. Megjithatë, pas muajsh debatesh në kompani, Time mori një vendim drastik, i pari në 50 vitet e ekzistencës së vet, që të publikonte një editorial ku të kërkonte dorëheqjen e presidentit Nikson, pas implikimit të tij të rëndë në çështjen më të njohur dhe të hetuar të spiunimit politik në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Artikulli i shkruar nga Editori manaxherial Henry Grunëald dhe firmosur edhe nga kryeredaktori Henley Donovan mbante titullin Presidenti duhet të japë dorëheqjen dhe pohonte se ai kishte humbur në mënyrë të pariparueshme autoritetin e tij moral, besimin e pjesës më të madhe të vendit dhe në këtë mënyrë edhe aftësinë për të qeverisur në mënyrë efektive Dikush këtu ose jashtë vendit mund të shohë tek dorëheqja e Presidentit një shenjë të dobësisë dhe dështimit amerikan. Do të ishte shenjë për krejt të kundërtën. Do të tregonte forcë dhe shërim. Do të tregonte aftësinë e sistemit të infektuar politik për të pastruar veten. Do të tregonte fuqinë e vërtetë të ligjit mbi qeverisjen popullore në Amerikë Time, mishërim apo krijim i Amerikës? 165 Po aty. fq Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: fq

87 Herzstein, profesor i historisë në University of South Carolina e quan pronarin e revistës Time, Henry Luce-n krijues të shekullit amerikan në librin e tij kushtuar Luce-s, ndërsa e konsideron atë farkëtues të politikës së jashtme amerikane si edhe reformator për ndikimin përmes revistës Time në opinionin publik amerikan dhe në politikat amerikane. Sipas Herzstein në vitet 50 amerikanët përqafuan politika të mbështetura nga revista Time vit pas viti, të cilat do të ishin dukur të papërfytyrueshme dhjetë vjet më parë, ndërsa vetë Luce ka mjaft arsye për të qenë krenar si mbështetës i flaktë i ngritjes së një force ushtarake të përhershme; për aleancat e qëndrueshme të USA në Evropë dhe në Azi, për ndërhyrjen globale në punët dhe politikat e vendeve të largëta, për dhënien e ndihmës së huaj vendeve në zhvillim, etj. Më tej në librin e tij kushtuar Luces, historiani amerikan specifikon edhe axhendën e Luce-s që duket se e ka Amerikën në krye të prioriteteve të veta. Sipas rendit të rëndësisë angazhimet e Luce-s ishin Kristianizmi, misioni amerikan në botë, Kina, gazetaria dhe Partia Republikane Diskursi i superioritetit amerikan Kështu revista Time, të paktën për periudhën e drejtimit të saj nga Luce, vijon rrugën paralele me vetë Amerikën, duke u projektuar dhe njëjtësuar me të përmes ligjërimit të superioritetit amerikan. Ajo ndërton një pamje të USA së kësaj periudhe ( në vitet 40-50) që vjen si kontrast i gjallë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me vetë Evropën e kësaj periudhe. Supremacia amerikane është diskursi mbizotërues i artikujve në këtë periudhë, gjë që vihet re edhe në artikujt e revistës për Shqipërinë. Ja cila është tabloja e Amerikës pas luftës së dytë botërore që ndërton në një artikull të botuar më 3 janar 1949: Në një botë të trazuar si ajo e vitit 1948 Shtetet e Bashkuara kanë arsye për të qenë mirënjohëse. Në mes të urisë dhe privimit, ajo njohu begati të pazakontë. Të korrat e vitit ishin më të mëdhatë në histori. Me pak pëjashtime, të gjithë ata që deshën një punë, e patën atë. Rrogat u rritën tre herë dhe pati shumë pak greva. Cmimet u rritën dhe të gjithë u ankuan dhe folën për to, mirëpo qytetari amerikan bleu më shumë se kurrë më parë. Madje kurseu edhe ca para (kursimet familjare shkuan në 4,9 bilionë gjatë vitit Ky artikull u botua në numrin që kishte përzgjedhur Harry Truman si Njeri të Vitit. Në fakt, 167 Robert E. Herzstein, Henry R. Luce: A political portrait of the man who created the American century : Scribner: fq Time Magazine, Man of the Year: Fighter in a Fighting Year: Harry Truman, 3 janar

88 duke reflektuar rreshtimin republikan të themeluesit të vet, Henry Luce, revista ishte treguar kritike ndaj Trumanit dhe mbështeste sfidantin e tij, Deëey-in për president. Megjithatë, pas fitores së Trumanit, Time e zgjodhi atë si Man of the Year për vitin Harry Truman, megjithëse përfaqësonte politikanin e vjetër dhe makinën e diskretituar politike, ia doli të merrte një mandat të dytë për në shtëpinë e bardhë dhe gjatë dy mandateve të tij Amerika ishte në një kulm begatie dhe dominance Gazetaria dhe profili organizativ si media Gjatë periudhës që përkon me shndërrimin e Amerikës në një superfuqi botërore, edhe gazetaria e Time është ajo e ngjyrave entuziaste dhe optimizmit, ndërsa vetë revista në këtë periudhë vijon të jetë në pozicion udhëheqës në treg dhe shndërrohet në një organizatë të fuqishme mediatike me burime njerëzore dhe teknologjike të reja. Në këtë pjesë të punimit do të shohim njëkohësisht zhvillimet profesionale për sa i përket gazetarisë së ushtruar prej saj, si edhe karakteristikat e saj si media për sa i përket mënyrës së organizimit dhe praktikave të punës Organizata mediatike dhe zhvillimet në Amerikë Paralelet ndërmjet Amerikës dhe revistës Time mund të hiqen jo vetëm kur flitet për prirjet e saj editoriale dhe gazetareske, por edhe në lidhje me zhvillimet organizative të revistës, pra për sa u përket praktikave dhe zakoneve të krijuara prej saj në drejtim të prodhimit të informacionit. Organizata ishte pjesë e Amerikës së kohës dhe sic sugjerojnë teoritë e sistemit, një organizatë nuk mund të jetë e shkëputur nga zhvillimet ekonomike, sociale, kulturore të kohës së vet 169. Në këtë seksion vështrimi i zhvillimeve të mësipërme është përmbledhës, duke u ndalur më konkretisht në karakteristikat e stafeve, mënyrën e organizimit të punës në praktikat e rregullta të raportimit dhe në mënyrat e mbledhjes së informacionit, si edhe në kapacitet teknologjike të shfrytëzuara. Kështu, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të u shfaqën si superfuqi ekonomike me qytetet dhe shtetet e paprekura, me industrinë në prodhim të plotë dhe njerëzit të paduruar për t iu kthyer konsumit në kohë paqeje. Ky ishte një kontrast i fortë me vendet evropiane që dilnin të rrënuara nga lufta. Optimizmi dhe siguria për të 169 Papa, Daniels, Spiker, Komunikimi Organizativ, UET Press:

89 ardhmen solli edhe të ashtuquajturin baby-boom ndërmjet viteve kur statistikat flasin për lindjen e 76 milionë bebeve 170. Po kështu ndëmjet viteve numri i automobilave u dyfishua, duke shkuar në 52 milionë. U ndërtuan autostrada me motele anash, restorante dhe banka pranë tyre, plot teatro dhe ekrane gjigande nëpër parqe si atraksione familjare mjaft popullore në vitet 50. Po kështu këto u bënë vitet e fenomenit të superheronjve amerikanë, personazhe si Supermeni apo Batmani që mishëronin mitin e fuqisë, me fuqi të jashtëzakonshme fizike dhe moral të fuqishëm gjithashtu, personazhe që përfaqësonin triumfin e të mirës përballë të keqes, drejtësisë dhe mirësisë përkundër padrejtësisë dhe keqdashjes, personazhe rreth të cilave u zhvillua një kulturë e tërë, ajo e vlerave dhe idealeve të shoqërisë amerikane 171. Revista u dedikoi mjaft artikuj superheronjve të kohës si simbole të drejtësisë dhe fuqisë, si shprehje të krenarisë amerikane, pathyeshmërisë dhe rritjes së saj, që tregonte se gjithcka ishte e mundur 172. Përtej imagjinatës, edhe realiteti i këtyre viteve, ashtu siç raportohej nga Time, njohu emra dhe marka të mëdha që shumë shpejt u bënë simbole të fuqisë, rritjes, energjisë dhe ekspansionit. Automobili amerikan i mishëronte të gjitha këto cilësi. Në vitin 1956 Time ia dedikoi Njeriun e Vitit presidentit të General Motors duke ia atribuar një pjesë të meritës për begatinë amerikane prodhimit dhe shitjeve të produktit numër një amerikan, automobilit. Me bumin e makinave, të autostradave, dhe zhvillime te tjera teknologjike e gjithë shoqëria amerikane ndryshoi. Ajri i kondicionuar siguroi gjithashtu lëvizje më të mëdha të njerëzve drejt shteteve të konsideruara si shumë të nxehta si Florida dhe shtete të tjera në Rripin e Diellit. Bumi ekonomik i pasluftës dëshmohet gjithashtu në artikuj të tjerë si në një kopertinë të 14 qershorit 1948 që i kushtohej Ëall Street-it, simbolizuar me imazhin e demit të ri. Dy vjet më vonë, në 3 korrik 1950 raporton edhe bumin në ndërtimin e shtëpive dhe kopertinën e fitoi një 170 Termi baby boom u përdor për herë të parë nga koluminstja Sylvia Porter e Neë York Post, në maj të vitit David Abrahamson, Magazine-Made America: The Cultural Transformation of the Postwar Periodical. Cresskill, NJ: Hampton Press: Edhe shumë vite pas këtij fenomeni të njohur si ai i superheronjve, Time i dedikon një kopertinë njërit prej tyre me titullin Gëzuar Ditëlindjen Superman që pasohej nga nëntitulli Ende i pathyeshëm. Heroi numër një amerikan mbush 50 vjeç, artikull i botuar në 14 mars 1988 për të përkujtuar pra përvjetorin e 50-të të lindjes së njeriut të hekurt. 67

90 ndërtues i quajtur William J. Levitt, ndërsa artikulli trajtonte temën e shtëpive të prodhimit në masë Stuktura organizative Menaxhimi i personelit, koordinimi i veprimeve, kontrolli i financave, vendosja e hierarkisë, të gjitha këto kërkojnë një strukturë të mirë organizative, ndarje të punës dhe përcaktim të përgjegjësive. Time si media serioze e komunikimit masiv ishte e fortë në strukturën burokratike dhe formale dhe zbatonte formulën tradicionale të ndarjes së punëve. Vendimet në lidhje me përmbajtjen e revistës merreshin nga individët e vendosur në nivelet më të larta të drejtimit menaxherial dhe redaksional, ndërsa një rol të rëndësishëm në përcaktimin e pëmbajtjes së produktit final kishin edhe redaktorët senior, ndërsa grada më e ulët ishte ajo e korrespodentit ose reporterit nga terreni, që për një kohë të gjatë nuk e kishte as emrin të vendosur në revistë 174. Kësisoj Time karakerizohej nga prania e shumë gatekeepersave, individë ose grupe që ushtrojnë kontroll mbi çdo material që shkon tek publiku. Editori i përgjithshëm, kryeredaktori, redaktori senior, redaktori, fact-checkers, reporteri ose korrespodenti ishin disa nga hallkat e redaksisë. Si e tillë organizata ishte mjaft komplekse dhe gëlonte nga gatekeepersat. Time si organizatë kishte gjithashtu shpenzime të shumta operative, pronësi të konsoliduar dhe të ardhura të mira financiare nga reklamat. Ajo ruajti për një kohë të gjatë një pozicion mjaft të mirë në tregun amerikan të revistave të përjavshme. Për një kohë të gjatë kishte një redaksi të përbërë vetëm nga gazetarë meshkuj, ndërsa e vetmja strukturë krejtësisht femërore ishte ajo e fact-chekers. Fotografet e para femra në revistë u shfaqën në vitet 80. Po kështu, karakterizohej nga shumica e stafit redaksional me përbërje të bardhë, me fare pak përjashtime, të vona në kohë Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: Gans Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, 'Newsweek' and 'Time'. London: Constable, Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli,

91 Praktikat e raportimit: gazetaria e grupit dhe gazetaria me autor Fomula e ndarjes së punëve mbijetonte si mënyrë e organizimit të punës në Time që nga ditët e Luces. Ky ishte një sistem rigoroz sipas të cilit korrespodentët mblidhnin informacionet dhe materialin nga terreni, ndërsa shkrimtarët në zyrën qendrore në Nju Jorkut i shkruanin ato. Të shkruarit kishte në thelbin e vet pikërisht punën në grup. Të gjitha përpjekjet e përbashkëta shkonin në një drejtim dhe qëllim: realizimin e një produkti të mirë të shkruar, pra një artikulli të realizuar përmes punës në grup. Sigurisht puna në gup ka përparësitë dhe të metat e veta, ka sigurisht mbështetësit dhe kritikët e vet. I takoi pikërisht Henry Grunëald si editor që zëvendësoi Fuerbringer, që të mendonte dhe të gjente i pari një zgjidhje për këtë çështje. Ai e nisi me korrespodentët të cilët i mblodhi të gjithë në një takim në Paris, ku u bëri të ditur reportëreve të mbledhur lajmin e shumëpritur prej tyre se artikujt e mbështetur në infomacionin e mbledhur nga zyrat e tyre, do t u ktheheshin vetëm për komente dhe korrektime, por faktet do të mbeteshin të pandryshuara. Megjithë këtë lajm të mirë, do të ishin sërish redaktori dhe editori që do të vendosnin përfundimisht pikëpamjen e artikullit 176. Çështja e autorësisë së artikujve ishte debatuar gjithashtu shumë gjatë. Reporterët dhe redaktorët ankoheshin se kur artikujt kalonin në hallkat eprore të piramidës redaksionale, editorët seniorë i krasisnin dhe gjymtonin ato dhe kjo buronte sipas tyre nga fakti se artikujt botoheshin pa emra. Grunëald i dha pra njëfarë zgjidhje edhe kësaj çështje kur në korrik të vitit 1970 publikoi për herë të parë artikuj me emra në rubrikën Essay si edhe në seksionet e kritikës në fund të revistës, ndërkohë që pjesa e parë e saj i qëndroi traditës së vendosur, pa publikuar emra autorësh, deri në vitin Kështu roli i reporterit fitoi më tepër rëndësi, edhe pse kur bëhej fjalë për personazhe ose liderë të huaj, subjekte të tilla si Deng Xiaoping ose Mikhail Gorbachev, ndarja tradicionale e punës me redaktorin që punon mbi komunikatat e nisura nga terreni vazhdonte të mbetej forma më e përdorur e përgatitjes së artikujve Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: Henry Grunwald, One Man s America: a journalist s search for the heart of this country Anchor:

92 Burimet njerëzore: profili i gazetarëve Gazetarët që referohen më tepër si shkrimtarët e Time, si në kohën kur nuk shkruanin nën emrat e tyre, ashtu edhe kur publikonin artikujt nën emrat e tyre, ishin gjithnjë pjesë e nje grupi elitar sipas historianëve. Ata ishin origjinalë, ndonjëheë ekscentrikë dhe shpesh të shkëlqyer. Në vitet 1940 një shkrues që u shquar ishte Whittaker Chambers, ish komunist që ishte bashkuar me Time në vitin 1939 si recent librash pë t u ngritur në detyrën e editorit të rubrikës Foreign News. Shumë prej tyre u bënë autorë të njohur librash si për shembull John Hersey që shkroi 25 libra ndërmjet vtieve dhe fitoi çmimin Pulitzer në vitin Po kështu edhe korrespodenti veteran i Shtëpisë së Bardhë, Hugh Sidey, është autor i një sërë librash për presidentët Johnson dhe Kennedy 178. Po kështu edhe gjatë periudhës së viteve shkrimtarët e Time ishin të apasionuar dhe shpesh të njohur për sjellje ekscentrike, sidomos teprime me konsumimin e pijeve alkolike. Aq shumë alkol konsumohej ku afrohej afati për mbylljen e artikujve saqë Grunëald vendosi rregullin e lejimit vetëm të një shisheje scotch për seksion. Disa prej tyre ishin shkruesit e rregullt të artikujve për kopertinat e revistës. Dy pej tyre ishin autorë të më shumë se 100 kopertinave si George Church me 121 kopertina dhe Ed Magnuson me 128 kopertina, ndërsa Nancy Gibbs që iu bashkua stafit në vitin 1985 thyen rekordin me 162 kopertina deri në vitin Përdorimi i teknologjisë: agimi i epokës së fotografisë Disa nga zhvillimet dhe avancimet më të mëdha për sa i përket përdorimit të teknologjisë lidhen me fotogazetarinë. Time nuk kishte qenë pionere në drejtim të përdorimit të fotografisë, ndërsa fjalët kishin qenë gjithnjë më të rëndësishme për të. Por edhe aty në vitet 80 mbërriti epoka e fotogazetarisë, që përkon me epokën e Cave si editor menaxherial, filozofia profesionale e të cilit ishte një revistë e kundruar përveç se e lexuar. Megjithë ndryshimet që kishte sjellë Henry Grunëald në pikëpamje të paraqitjes vizuale, kishte mbetur një revistë e fjalëve. Fjalët ishin më të rëndësishme dhe figurat ishin si dekor i tyre deri në fund të viteve 70-të. Madje ishte praktikë normale që të ishte gati artikulli dhe të jepej udhëzimi shko gjej ca foto për të, - kujton Arnold Drapkin, 178 Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time: fq Po aty. 70

93 editori i fotove që u emërua në këtë post në vitin 1978, por që kishte nisur të punonte për Time që në vitin Në vitet 80 ngjarjet nisën të prodhoheshin edhe me anë të fotografive, duke dërguar fotoreporterë në vendgjarje si për shembull në lojrat olimpike, por po kështu edhe në turne fotografike të cilat paraqiteshin mandej në seksionin e foto-esesë, siç ishte fotoeseja e famshme me titull Nje udhëtim afrikan që përmbante 35 faqe bardhë e zi me pamje nga një udhëtim fotografik në Afrikë. Edhe ndiqnin praktikën e punës në grup ashtu si edhe reporterët. Një pjesë e këtyre fotoreportërve ishin më tepër në front sesa në redaksi, sidomos në kronikat e luftërave si në El Salvador, Lebanon, Bosnia, Rwanda, Gaza, etj. Sipas kujtimeve të editorit Drapkin, kontributi i tij për Time në këto vite ishte pikërisht skuadra e fotografëve që ai krijoi. Ishte një periudhë gjatë të cilës u përfshinë edhe fotografe femra. Megjithë këtë fazë zhvillimit të fotografisë, duhej të vinin vitet 90 që të mbërrinte bumi i vërtetë fotografik, periudhë gjatë të cilës revista fitoi 400 cmime për fotografitë (kohë gjatë të cilës editor fotografik ishte Jim Kelly) 181. Një shembull me të cilin mund të ilustrohet përdorimi i teknologjisë në shërbim të një gazetarie më të shpejtë dhe reaguese është ai i një kopertine që paraqiste Reganin dhe Gorbachovin në samitin e tetorit të vitit 1986 në Reykjavik, Islandë. Ishte një periudhë kur transmetimi elektronik i fotove me ngjyra nuk ishte ende punë e lehtë dhe pajisjet që e bënin këtë mjaft të rralla, ndërsa afatet për realizimin e punëve dhe përmbajtjeve gazetareske më të shkurtra sesa në ditët e sotme kur teknologjia lë shumë më tepër kohë për pjesën paraprake të përgatitjes së përmbajtjeve mediatike. Megjithatë revista ia doli që të garantonte foton finish të samitit, që dëshmonte dështimin e tij në fytyrat e dy liderëve Regan dhe Gorbaçov dhe që përbënte edhe lajmin e fundit ndërkombëtar, megjithëse revista ishte nisur për print kur lajmi për dështimin e tij mbërriti në redaksi, të dielën, ndërsa revista dilte në treg të hënën. Informimi në garë me kohën u garantua përmes transportimit nga zyrat e Time në Londër drejt samitit në Reikjavik të një makinerie 750 mijë dollarëshe që do të mundësonte skanimin dhe transmetimin e fotove me ngjyra që do të shoqëronin kopertinën e revistës me titullin Nuk ka marrëveshje. Lufta e Yjeve dështon Samitin, ndërkohë që versioni i mëparshëm i artikullit që kishte 180 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, fq Po aty. 71

94 shkuar për print me një foto të buzëqeshur të dy liderëve fliste për suksesin e samitit. Kërkimi i të gjitha rrugëve të mundshme dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive teknologjike bënë që Time ta linte pas Neësëeek të nesërmen në treg me kopertinën që kishte në qendër dy liderët botërore të qeshur, gjë që fliste për zhvillim të suksesshëm të samitit ndërkombëtar Organizimi i përmbajtjes Me disa ndryshime të vogla, botimi në vitet 60 kishte mbetur një version javor i një gazete, që përzgjidhte ngjarjet më të rëndësishme sipas metodës së paracaktuar prej saj, duke i vendosur lajmet në seksione të organizuara për lexuesit sipas kategorive fikse. Menaxheri i fundit i punësuar nga Luce, Otto Fuerbringer, i qëndroi kësaj forme, të cilën ai e konsideronte një kontratë me lexuesit, por gjithashtu këmbënguli që Time të ndryshonte dhe të përmirësohej profesionalisht. Ai kërkoi që të bëheshin ndryshime në përzgjedhjen e historive dhe në mënyrën si ato shkruheshin, me vërejtjen se revista ishte bërë disi e sheshtë, pra e njëtrajtshme. Për t iu përgjigjur shpejtësisë së re të informacionit dhe duke provuar se është ende e gjallë, Time provoi të dilte në kopertinë me lajme të orës së fundit, duke kthyer kopertinat e përgatitura më herët dhe në ndonjë rast edhe pasi ato ishin printuar, si për shembull në rastin kur një aeoplan spiun amerikan ishte goditur në Bashkimin Sovjetik dhe piloti i tij, Francis Poëers ishte burgosur, ndërsa titulli i artikullit ishte : Lufta e ftohtë bëhet e nxehtë, publikuar në 16 maj Po kështu, gjatë kësaj kohe emërtimet e rubrikave pësuan disa ndryshime të vogla me National Affairs, që bëhej thjeshtë The Nation, ndërsa rubrika Foreign Neës nën emërtimin e ri The Ëorld. Nga ana tjetë u shfaq edhe një rubikë e re, Modern Living që hap epokën e informacionit utilitar, megjithëse Luce e konsideronte si të papërshtatshme për formatin serioz që duhej të kishte revista. Në fakt, në kohën kur Luce u largua nga jeta, lajmet televizive po ndryshonin botën e informacionit duke imponuar një ritëm të ri informimi, ndaj gradualisht Time nisi t u largohej lajmeve të natyrës neës degest, pra si një përmbledhëse e lajmeve javore, duke theksuar më tepër dimensionin 182 Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum:

95 kontekstualizues të lajmeve, të rrëfyerit e historive pas perdes, eksplorimin e pyetjeve që të tjerët harrojnë t i bëjnë, kapjen e prirjeve dhe risive më parë nga të tjerët. Në vitet 60 vendin e Roy Alexander si menaxher editorial e zuri Otto Fuerbringer, që solli kontributin e stilit të tij editorial në revistën Time. Në kujtimet e tij Henry Grunëald shkruan se në Amerikë dhe në botë ishte epoka Kennedy-Johnson. Në universin e vogël të Time ishte epoka e Fuerbringer duke iu referuar autoritetit të tij dhe nofkës që mbante si Kancelari i Hekurt për shkak të origjinës gjermane dhe stilit autokratik të drejtimit 184. I diplomuar në Harvard, Fuerbringer e shihte veten si të pavarur nga pronari i tij, edhe pse kolegët e tij e kujtojnë për shumë çështje si më Luçean sesa vetë Luçe. Fuerbringer u zëvendësua mandej nga Henry Grunëald, pikërisht në vitin e pazakontë 1968, kohë kur Time u rikonfigurua, pa iu larguar shumë megjithatë formulës së vet fillestare. Në takimin e parë me reporterët dhe redaktorët, ai kërkoi një qasje të re editoriale për revistën, kërkoi që revista të bëhej më inteligjente, duke mos i thjeshtëzuar tepër situatat e komplikuara dhe duke mos përjashtuar trajtimin e cështjeve të lidhura me historinë apo filozofinë, si edhe duke zhvilluar ekspertizën në drejtime të caktuara si për shembull në seksionet e librit, të cilat në gjykimin e Grunëald ishin të cekëta deri atëherë Time në garë edhe me televizionin Po kështu konkurrenca dhe sfida me televizionin ishte bërë reale për gazetarinë e shkruar dhe për revistën Time gjithashtu. Ishte një kohë kur mendohej se njerëzit informoheshin për ngjarjet nga Time. Nuk jam i sigurtë në ka qenë e vërtetë kjo ndonjëherë, por është e sigurtë që kjo nuk ka gjasa të ndodhë më ai lloj artikulli që nuk thotë gjë më shumë sesa një radio apo lajm televiziv, që vetëm sa është pjesë e një mozaiku, pavarësisht sa tërheqës mund të jetë, që përpunon fakte të njohura tanimë, nuk mund të jetë më i pranueshëm për Time Dallimin duhet ta bëjmë me atë që mund t i shtojmë ngjarjes së njohur. 185, pohoi përpara gazetarëve Grunëald në fjalimin e tij, duke hapur kështu epokën e gazetarisë së paskuintës dhe kërkimit të fakteve të fshehura. Tekstet e artikujve u bënë më të gjatë, duke thyer kështu një traditë të të shkruarit për Time. U shtuan edhe rubrika të tilla si Behavior (Sjellja) që trajtonte çështje të sjelljes humane me natyrë 184 Henry Grunwald, One Man s America: a journalist s search for the heart of this country. Anchor: Po aty. fq

96 psikologjike, ndërsa për herë të parë nën drejtimin e Grunëald u shtuan edhe skesione të tjera si Dance, Evironment, Economy si seksion i ndarë nga ai i Biznesit, si edhe në vitin 1973 rubrika Sexes, rubrikën Energy. Në këtë kohë (1969) u përdor gjithashtu për herë të parë edhe sondazhi i opinionit publik nga Time. Po kështu në këtë periudhë u shfaqën bashkë me revistën edhe suplementet speciale që trajtonin një temë të vetme edhe më në thellësi sesa një artikull kopertine. Revista u bë kësisoj më pak e ngurtë, ndërsa në vitin 1970 ndërmori edhe një hap tjetër, duke ia kushtuar një numër të tërë një teme të vetme, Black America, ku editori në letrën e tij drejtuar publikut shkruante se problemi i racizmit ishte madhor për çështjen e mbijetesës së Amerikës dhe se kërkon përpjekje të jashtëzakonshme për t u analizuar dhe kuptuar Soft news, hard news Krejt të kundërtën e linjës editoriale të deriatëhershme instaloi Ray Cave në postin e editorit. Ai arriti të thyente mbi të gjitha obsesionin e Grunwald me të shkruarit intelektualisht që kërkonte lexim impenjativ. Ai mendonte se Time ishte shumë e vështirë për t u lexuar dhe megjithëse nuk e pati të lehtë në fillim, pasi kishte rezistencë nga stafi që e shihte si të jashtëm dhe me dyshim, me kalimin e kohës e fitoi besimin e stafit, duke krijuar një linjë të re editoriale e cila e ndante lajmin e fortë nga lajmi soft, ndarje e cila nuk ishte bërë kurrë më parë nga pikëpamja gazetareske në revistë. Kështu ndër lajmet e forta apo të rënda ishin ato që trajtonin zhvillimet në Lindjen e Mesme, çështje të Kishës Katolike, çështje të rrezikut Nuklear, Revolucionin Iranian dhe marrjen peng të njerëzve në ambasadën amerikane në Teheran 187. Ndërsa lajme të buta ose soft ishin edhe më të begata në kohën e Cave, me pothuajse gjysmën e kopertinave kushtuar pikërisht temave të lehta të tilla si Shoqëria e Kompjuterave, të një modeleje të zgjedhur Worlds Top Model, me emrin Cheryl Tiegs, ndërsa në vitin 1981 një kopertinë i kushtohej Maceve, një tjetër lukut të viteve 80, një kopertinë kushtuar akulloreve, ndërsa disa kopertina iu kushtuan gjithashtu yjeve të muzikës pop si Michael Jackson në 1984 dhe Madonës në vitin Disa nga seksionet që iu shtuan revistës në këtë kohë ishin Kompjuterat, Skena Amerikane, 186 Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: fq Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books:

97 Video, Dizajn, ndërsa në vitin 1982 revista trajtonte pasionin e të rinjve për kompjuterat me titullin Gjenerata e Kompjuterave dhe duke thyer traditën e revistës për heë të parë Njeriu i Vitit nuk ishte një njeri por një objekt: Kompjuteri 188. Karakteristikë e gazetarisë së Time në këtë periudhë ishte edhe publikimi i cështjeve speciale kushtuar tërësisht një teme të vetme si emigrimi, Japonia apo Hiroshima. Po kështu në vitet 80 u vendos norma e publikimit të artikujve me emrat e autorëve. Kështu për herë të parë edhe artikulli që shoqëronte kopertinën Man of the Year dedikuar Ronald Reagan, u publikua nën emrin e autorit Roger Rosenblatt. Deri atëherë formula e ndarjes së punëve që mbijetonte që nga epoka e Luce-s kishte qenë rregulli edhe për artikullin e kopertinës së Njeriut të Vitit. Po kështu, kjo ishte epoka e fotogazetarisë, në përputhje me filozofinë profesionale të Cave sipas të cilës revista duhet të kundrohet përveç se të lexohet. Megjithë ndryshimet që kishte sjellë Henry Grunëald në pikëpamje të paraqitjes vizuale, Time ishte ende një revistë e fjalëve. Në vitet ku ai mori detyrën e editorit të fotove ngjarjet nisën të prodhoheshin edhe me anë të fotografive, duke dërguar fotoreporterë në vendgjarje si për shembull në lojrat olimpike, por po kështu edhe në turne fotografike të cilat paraqiteshin mandej në seksionin e foto-esesë, siç ishte foto-eseja e famshme me titull Nje udhëtim afrikan që përmbante 35 faqe bardhë e zi me pamje nga ky udhëtim fotografik në Afrikë Stili i të shkruarit Deri në vitet 60 karakteristikat e stilit të të shkruarit ose gjuhës së përdorur nga Time ruanin fizionominë e krijuar nga njëri prej themeluesve, Britton Haden. Strukturë fjalie shpesh me rend të parregullt, dendësi përshkruese e lartë, figuracion i pasur, nota provokuese dhe parodizimi në paraqitjen e subjekteve dhe protagonistëve të kohës. Mirëpo i ashtuquajturi Timestyle nisi të zbehej pas viteve 60-të. Sic kujton Richard Stengel, vitet e para deri në Luftën e Dytë Botërore kishin qenë epoka e Timestyle me fjalitë e dallgëzuara, plot manierizma, epitete homerike, neologjizmat e elaboruar dhe 188 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, Po aty. 75

98 strukturën e përmbysur të fjalive 190. Po kështu gjatë viteve 50, 60, nën drejtimin e Henry Luce-s, zëri i Time ishte ai i një Amerike në begati dhe në pozicion dominant e determinant për fatet e botës mbarë. Mirëpo zëri i revistës në fund të viteve 60 nisi të bëhej më bisedues dhe më i nuancuar. Ajo që ende referohet si Timestyle ka të bëjë më tepër me funksionin sesa me formën, pasi duke ruajtur ADN-në e vet, të shkruarit e Time është i shkurtër dhe konciz, me strukturë të ngjeshur, një linjë të qartë tematike dhe detaje precize, si edhe një lloj zhdërvjelltësie pa pika ose hapësira të vdekura, - shkruan Stengel, ndërsa kujton nga vitet e tij si gazetar i ri që të shkruaje atë që mund të dukej si prozë e lehtë ishte një agoni e vërtetë për gazetarin, pasi kërkonte shumë mund dhe kohë për t u përpunuar Dizajni Ridizajnimi i parë i madh i revistës nuk erdhi pëpara fundit të viteve 70. Ai u implementua në tetor të vitit 1977 dhe kishte autorësinë e Ëalter Bernard, që punonte në atë kohë për një firmë dizajni të njohur si ËBMG dhe ishte gjithashtu drejtor artistik i Neë York magazine dhe asistent drejtor i Esquire magazine. Ndërsa Ray Cave si editor i përgjithshëm solli nga Sports Illustrated revolucionin fotografik dhe përdorimin e ngjyrave, Bernard gjatë tri viteve të tij si drejtor artistik solli revolucionin në dizajn gjatë periudhës së bashkëpunimit të të dyve. Katër ishin kontributet e tij sipas editorëve të revistës 192 : Së pari logoja, që ende mbetej e kuqe si identitet i Time por më e gjerë, ndërsa shkronjat u stilizuan. Po kështu kopertina mori më tepër pamjen e një libri sesa të një reviste, ndërsa qëllimi ishte gjithashtu që revista të binte më tepër në sy në stendat e gazetave. Së dyti, tipologjia e shkronjave. Bernard përdori Franklin Gothic e cila nuk ishte përdorur kurrë më parë nga një revistë në një titull kopertine dhe Franklin Gothic u shndërrua shumë shpejt në zërin e Time, edhe pse më vonë do të përdorej edhe nga revista e gazeta të tjera. Po kështu u përdor një font i ri edhe për titujt e brendshëm, nëntitujt e subjekteve të trajtuara. 190 Stengel ne parathenien e historise se ilustruar te Time: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, fq Po aty. 192 Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time Books:

99 Së treti u përdor edhe faqja e kthyer ose veshi i qenit siç njihet ndryshe për të emërtuar cepin e kthye të faqes që ishte paraqitja e re grafike në të djathtë të revistës dhe që përmbante një temë tjetër përvec asaj të kopertinës të njoftuar në faqen e paë të revistës. Fjalët në këtë cep të kthyer të revistës vendoseshin diagonalisht dhe forma e faqes së kthyer u identifikua fort me revistën dhe nisi të quhej Time flap (fleta e kthyer e Time). Së katërti, revista përdori një layout të ri përmes përdorimit më të mirë të imazheve dhe ngjyrave, duke fituarr impakt të ri vizual. Një theks i tillë tek imazhi ishte i pazakontë për revistat e kësaj kohe të cilat ende i kushtonin më tepër rëndësi tekstit në raport me imazhin. Një stil kinematesk i paraqitjes së fotove ishte gjithashtu risi e kësaj kohe dhe konsistonte në paraqitjen e fotove në mënyrë dinamike, jo statike përmes përdorimit të serive sekuenciale (pra një seti fotosh në lëvizje ose pamje të ndryshme sekuencë pas sekuence). Në fakt ky ridizajnim i Time e ngriti autorin e këtij revolucioni vizual, Walter Bernard në nivelin më të lartë të industrisë mediatike, pasi iu kërkua të ridizajnonte edhe publikimeve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare si The Washington Post, apo O Globo të Rio de Janeiro, La Vanguardia n e Barcelonës, etj Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time Books:

100 2.3. Struktura pronësore, organizative dhe profesionale, Dekada që nis me vitin 1990 përkon me transformime historike ndërkombëtare. Nën shenjën e kohëve të reja, edhe revista Time kaloi përmes transformimesh të njëpasnjëshme përgjatë periudhës Transformime të strukturës pronësore, të politikave editoriale si edhe transformime profesionale ose të përmbajtjes së saj gazetareske. 20 nëntori i vitit 1989 që shënon rënien e Murit të Berlinit përcaktoi një axhendë ndërkombëtare intensive si plan pune për revistën përgjatë vitit 1990 por edhe në dekadën që pasoi. Gjysmën e kopertinave gjatë vitit 1990 e morën lajmet ndërkombëtare 194. Edicioni i parë i vitit iu kushtua Mikhail Gorbaçov që u cilësua Njeriu i Dekadës, ndërsa shumë numra të tjerë u përqendruan në temën e rrëzimit të regjimeve komuniste në një pjesë të botës si edhe në temën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Vitet shënojnë agimin e një epoke të re edhe për Shqipërinë prej nga ku Time do të kishte mundësi tanimë të raportonte. Por vitet 90 lidhen gjithashtu në nivel ndërkombëtar me zhvillimin e internetit që i ndryshoi rrënjësisht zakonet dhe praktikat e mediave dhe konsumatorëve të saj. Këto ndryshime nuk mund të mos reflektoheshin edhe në praktikat organizative, siç dokumenton më tej ky punim. Në epokën e internetit revistës iu desh ta rishpikte vetveten si e përjavshme javore e aktualitetit ( newsweekly ). Struktura dhe praktikat tradicionale si media u vunë në dyshim që nga gazetaria e grupit e deri tek dizajni konservator i revistës dhe përballë energjive të reja të kohës si edhe hovit teknologjik e përmbajtësor që solli interneti, revista Time u riformatua duke iu përgjigjur ligjësive të reja të botës së informimit, duke u përshtatur me shpejtësi. Si strukturë pronësore përgjatë kësaj periudhe, duke vijuar nga viti 1989, u shkri me Warner Communications për t u shndërruar nga Time Inc në Time Warner Inc. Kjo do të thotë se revista Time tanimë do të ishte pjesë e një kompanie të madhe komunikimesh në raport me të cilën revita ishte një porcion fare i vogël pavarësisht markës ose emrit të fuqishëm. Time Warner është kompania mediatike më e madhe në botë. Por nuk mbaron me kaq. Konglomerati mediatik Time Warner në vitin 2000 do të përvetësohej nga kompania e internetit AOL (America Online), gjë që konsiderohet si një nga shkrirjet më 194 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli,

101 kontroversiale të të gjitha kohërave dhe transaksioni prej biliona dollarësh që e mundësoi atë konsiderohet si më i keqi në historinë e korporatave, pas kolapsit të bumit të internetit fill pas shkrirjes, që për një vit e zhvlerëoi kapitalin financiar nga 350 bilionë dollarë në 200 bilionë 195. Ndërsa është paralajmëruar që Time Inc. të shkëputet si e pavarur në fund të vitit 2013, kompania ka në përdorim logon Time Ëarner që në vitin 2003, duke e hequr pjesën AOL nga emërtimi Pronësia dhe zhvillimet eknomike Kompania Time Inc, kompania mëmë e revistës, u përfshi që prej vitit 1989 në një bashkim pronësor të quajtur Time Warner, që gjithashtu është bërë pjesë e një konglomerati tjetër të quajtur AOL Time Warner, Inc., mirëpo pasi këto bashkime nuk janë provuar mjaftueshmërisht të suksesshme, shkëputjet ndërmjet Time Warner dhe AOL, por edhe ndërmjet vetë Time Inc dhe Warner janë tanimë një fakt i kryer. Ndërsa pjesa AOL është hequr nga emërtimi i kompanisë pronësore të Time që në vitin 2003, duke shënjuar vetëm dy vite jetë si bashkim, Time Warner ka njoftuar në 6 mars të vitit 2013 planet për ta shkëputur gjithashtu si të mëvetësishme Time Inc., kompaninë origjinë, pasi sipas CEO Jeff Bewkes ndarja konsiderohet pozicionim më i mirë si për Time Inc ashtu edhe për Time Warner 197. Për Time Inc kjo shihet si një mundësi për të tërhequr një bazë financimi më natyrale, duke i krijuar mundësi Time Warner nga ana tjetër që të fokusohet tërësisht në bizneset e prodhimeve televizive, të filmit dhe rrjeteve Tv 198. Divizioni Time Inc publikon afërsisht 150 tituj shtypi në të gjithë botën. Ajo është publikuesja më e madhe e revistave në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare të botuesve, kjo kompani ka fitime vjetore prej 5 bilionë dollarësh. Megjithatë, nxjerrja në shitje e një numri të konsiderueshëm titujsh dhe rënia e 195 David E. Sumner, The Magazine Century: American Magazines since 1900, Peter Lang Publishing: Time Inc. Company Profile, Website Zyrtar: aksesuar, Po aty. aksesuar, Time Warner, nga ana tjetër zotëron që nga viti 1996 edhe Turner Broadcasting System të Ted Turner (themeluesi i CNN), gjë që do të thotë se ajo është në industrinë e televizionit kabllor por edhe të industrisë filmike, pasi ka rifituar të drejtat e filmave të Warner Bross, që kishin kaluar në pronësinë e Turner që nga vitet 50. Edhe pse filmat janë ende në pronësinë e Turner, Warner Bross ësshtë përgjegjës për shitjet dhe shpërndarjen e tyre. 79

102 tirazheve, si edhe reduktimi i numrit të faqeve, flet për një moment në tkurrje edhe në përmasat e kësaj kompanie dhe publikimeve të saj Audienca dhe tirazhi Edhe pse revista Time US përllogarit një audiencë totale kombëtare që shkon deri në 18 milionë, këto shifra nuk flasin drejtpërdrejt për tirazhin. Sipas të dhënave zyrtare të ABC, Audit Bureau of Circulation, anëtare e të cilës është revista Time, për 6 mujorin e dytë, që përfundon në 31 dhjetor 2011, tirazhi total i shitur i Time Magazine US, duke përfshirë abonimet dhe shitjet e lira arrin në kopje. Prej këtyre shitje të lira janë vetëm kopje, ndërsa pjesa tjetër, që përbën 97.7% janë abonime 199. Publikimi Time Europe,Middle East and Africa ka një tirazh prej rreth 500 mijë kopje, sipas të dhënave të deklaruara nga ABC, EMS Qarkullimi në Azi për versionin e publikuar atje Time Asia është mbi 250 mijë kopje, ndërsa ai në Paqësorin e Jugut, pra në Australi dhe në Zelandën e re ka një tirazh prej rreth 100 mijë kopjesh të shitura. Nga ana tjetër, të dhënat për Time.Com tregojnë se faqen e vizitojnë rreth 9 milionë përdorues unikë në muaj, ndërsa numri i shikimeve në një muaj në total është rreth 5 milionë shikime. Të dhënat përllogarisin vetëm audiencën online në Shtetet e Bashkuara 200. Të ardhurat nga revista ranë në mënyrë të konsiderueshme sidomos ndërmjet viteve 1999 dhe 2005, duke reflektuar kështu edhe performancën e dobësuar ekonomike të vendit pas sulmit të Kullave Binjake. Në dhjetor të vitit 2005 rënia e fitimeve plus frikërat nga rënia e lexueshmërisë çuan në marrjen e një vendimi për uljen e tarifës së abonimit nga 72 dollarë në 49 dollarë në vit. Po kështu në janar të vitit 2007, Stengel si drejtor i ri ekzekutiv i revistës bëri dy ndryshime të mëdha financiare. Së pari, ai e reduktoi tirazhin e garantuar të Time për rekamuesit nga 4,4 milionë kopje në 3,3 milionë, duke shkurtuar kështu tarifat e reklamimit por edhe kostot e printimit. Së dyti, duke nisur nga 20 nëntori 2006, ai e rriti çmimin e shitjeve unike të revistës nga 3,95 në 4,95 dollarë. Po kështu, një vit më pas, ky ndryshim shkoi edhe më tej, kur Time braktisi modelin e tirazhit të garantuar ose sistemit të tarifikimit bazë ligjësia e të cilit ishte sa më i lartë numri i abonentëve të garantuar, aq më e lartë tarifë pagesa për reklamat, gjë që ishte bërë 199 U.S. Audience Profile, Source: 2012 Spring GfK MRI: aksesuar 7 june Po aty. 80

103 standard në industrinë e revistave pikërisht nga vetë Time 201. Që prej këtij viti dhe aktualisht revista operon me një sistem të quajtur, audience totale që numëron njerëzit që lexojnë revistën (të abonuarit dhe blerësit unikë në pikat e shitjeve, plus lexuesit e qarkulluar (lexuesit e shtuar që e lexojnë revistën në një familje ose një zyrë) si edhe lexuesit online. Sipas këtyre matjeve, Time arrin afërsisht 19 milionë lexues, përllogaritje kjo që u paraqitet reklamuesve si dëshmi e një audience tejet të lartë që arrihet përmes Time 202. Nga pikëpamja manaxheriale, Time është një media më e vogël në përmasa në ditët e sotme, kur janë mbyllur mjaft zyra rajonale ose të ashtuquajtura Bureau si për shembull ajo në Vjenë që mbulonte edhe Evropën Lindore e bashkë me të edhe Shqipërinë 203. Ndërsa, sipas Enciklopedisë Britanike Online, në ndërrim të shekujve edhe Time bashkë me industrinë e botimeve kaloi një situatë vësshtirësish ekonomike, të cilën e përballoi duke bërë ristrukturime që përktheheshin në shkurtime të vendeve të punës ssi edhe në mbylljen e disa prej zyrave të veta 204. Po kështu, një nga ndryshimet e implementuara rishtazi lidhet me reduktimin ose minimizimin e edicioneve të specializuara në mjekësi, arsim etj, duke iu rikthyer revistës bazë si një e vetme për të gjithë lexuesit. Sakaq, edhe numri i faqeve është reduktuar. Po kështu, data e publikimit të revistës, gjë që lidhet me dinamikat e reja të botës së komunikimeve mediatike me shtrirjen e internetit. Pas një gjysmë shekulli që dilte në treg të hënave, Time kaloi në një publikim të së premtes, pasi kërkimet kishin treguar se megjithëse blihej më herët gjatë javës, revista lexohej më së shumti në fundjavë. Megjithë ristrukturimet e herëpashershme, gjithnjë sipas Enciklopedisë Britanike online, Time ka mbetur revista numër një e aktualitetit në SHBA, në pararojë të rivalëve të saj si Neësëeek e cila ka mbetur vetëm një media në version online dhe po kështu me tirazh më të lartë sesa konkurrentja tjetër U.S. News and World Report Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, U.S. Audience Profile, aksesuar 7 june Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt Rreth revistes Time: aksesuar 15 prill Po aty. 81

104 2.3.3 Politikat editoriale: Ashtu si edhe në periudhat e mëparshme, në pamundësi për të sjellë miriadën e të gjitha qasjeve editoriale të revistës, është proceduar me përzgjedhjen e disa momenteve kyçe për sa u përket politikave ndërkombëtare dhe të brendshme që ka ndjekur përgjatë këtyre viteve, gjë që i shërben qëllimit të kësaj pjese të punimit për të ilustruar zgjedhjet e rëndësishme editoriale që ka bërë Time në këtë periudhë. Megjithatë, përmes këtyre momenteve, mund të evidentohen edhe prirjet editoriale më të përgjithshme të saj si superioriteti amerikan apo epërsia amerikane si narracion bazë, gjë që është gjithashtu një konstante në kontekstin historik që nga viti i saj i parë i botimit, 1923 dhe deri në vitin 2012 kur ky punim ndalet Mbulimi ndërkombëtar: më pak, më larg Dukuria e parë që vihet re në lidhje me mbulimin ndërkombëtar, është pakësimi ose reduktimi i hapësirës për ngjarjet jo-amerikane. Nga një vështrim i shpejtë krahasues ndërmjet kopertinave deri në 1990-ën dhe në vitet 2000 mund të konstatohet ndryshimi si për sa i përket interesimit në rënie për ngjarje dhe personazhe ndërkombëtare në vetvete, ashtu edhe një ndryshim esencial për sa i përket fokusit ose kritereve në përzgjedhjen e temave ndërkombëtare që mbulohen. Duke filluar nga mesi i viteve 90 dhe duke vijuar kështu në vitet 2000 ka jo vetëm më pak lajme ndërkombëtare në Time, por edhe një kënd më të largët shikimi për to. Në fakt, revista ashtu si pothuajse të gjitha mediat e tjera amerikane, ato televizive dhe të shkruara, për periudhën e analizuar , e ka reduktuar raportimin ndërkombëtar bashkë me skuadrat e korrespodentëve të huaj. Sipas një artikulli të Los Angeless Time, kjo rënie interesi nga ana e revistës Time ka qenë graduale dhe nga një krahasim që ajo bën ndërmjet viteve 1989 dhe 2001, rezulton se Time kishte 33 korrepondentë të huaj të rregullt në 1989 dhe në 2001 kishte vetëm Nga ana tjetër, edhe këndi i shikimit të ngjarjeve ndërkombëtare ka ndryshuar, duke u bërë më distant. Për shembull, nuk gjen më në kopertinën e Time një ministër të jashtëm britanik, rus apo aktorë të tjerë të politikave ndërkombëtare të këtyre përmasave, madje edhe Tony Blair nuk ka merituar 206 Los Angeles Times, David Shaw, Foreign News Shrinks in Era of Globalization, published on Thursday, September 27, Aksesuar

105 një kopertinë për një kohë të gjatë. As zgjedhjet në vende të huaja të rëndësishme si në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Japoni, Kanada nuk marrin më vëmendjen kryesore të revistës. Megjithatë, në fund të viteve 80 situata ishte ende e favorshme për lajmet ndërkombëtare dhe vitet e kishin theksin më të lartë në zhvillimet ndërkombëtare, gjë që lidhej sigurisht edhe me transformimet demokratike në një pjesë të botës, pra rënien e regjimeve komuniste, duke nisur nga subjekti për të cilin më tepër isshte interesuar SHBA, ish- Bashkimi Sovjetik. Kështu në një kopertinë të prillit 1989 ndryshimet e thella që po ndodhnin në BRSS ishin tema e një investigimi që zuri kopertinën e Time nën imazhin e një drapri dhe çekiçi. Po kështu, pak javë më vonë, kopertina e revistës pasqyronte shenjat e para të protestës në regjimin komunist të Kinës, duke vendosur Sheshin Tianmen në Pekin, në qendër. Në qershor, kopertina pasqyronte shtypjen e përgjakshme të asaj proteste. Të njëjtin vit, Salman Rrushdie bënte lajmin kryesor ndërkombëtar kur mori kërcënime me vdekje për romanin e tij Vargjet Satanike nga qeveria e Iranit. Ndërsa ngjarja politike më e rëndësishme ndërkombëtare ishte rënia e murit të Berlinit në 20 nëntor Time e paraqiti këtë ngjarje në një kopertinë me titullin Freedom ( Liri ). Po kështu, fokusi ndëkombëtar vijoi edhe në vitin Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku ishte ngjarja tjetër e madhe ndërkombëtare që tërhoqi vëmendjen kryesore me 7 kopertina në vitin 1990 dhe 9 të tjera në fillim të vitit 1991, ndërsa në Luftën e Gjirit u përfshinë edhe vetë SHBA-të 207. Pas zhvillimeve ndërkombëtare që pasuan shembjen e murit të Berlinit, fokusi në politikën e brendshme amerikane u rikthye në vitin 1992 që ishte një vit elektoral dhe kur Partia Demokratike fitoi sërish mundësinë për të drejtuar SHBA-të. Mesi i viteve nëntëdhjetë është më tepër soft news edhe për revistën Time. Ngjarje si skandali Monika Levinski morën vëmendjen kryesore të saj. Një femër tjetër që rezonoi për lexuesit duket të ketë qenë vdekja e princeshës Dajana, kopertina përkujtimore të cilës është ndër më të shiturat e Time 208. Qasja editoriale e revistës ndaj saj reflektonte një magjepsje të hershme, që në fjalët e publikuesit në një artikull kopertine të vitit 1981 ku 207 David E. Sumner, The Magazine Century: American Magazines since 1900, Peter Lang Publishing: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli,

106 shprehej duke iu referuar princeshës Dajana si fenomen i rrallë, mishërimi i gjallë i imazhit hollivudian të një princeshe 209. Asaj iu dha nëntë herë kopertina, më tepër sesa vetë mbretëreshës Elizabeta. Për shkak të popullaritetit të saj, Time e kishte quajtur atë Princesha e Botës dhe pas vdekjes së saj, publikoi dy numra përkujtimorë njëri pas tjetrit, kushtuar asaj. 11 shtatori 2001 e bëri më komplekse tablonë e ngjarjeve ndërkombëtare relevante për SHBA-të dhe kjo u refektua edhe me një vëmendje të shtuar ndaj realiteteve të botës arabe, por sidomos një theks mbi terrorizmin dhe terroristët si një rrezik ndërkombëtar ndaj të cilit tanimë edhe vetë SHBA-të ishin të ekspozuar. Mirëpo, trajtimi që Time i bëri ngjarjes së 11 shtatorit është konsideruar më afër në seksionin që flet për mbulimin e ngjarjeve të brendshme, pasi e tillë ishte qasja nga ana e revistës ndaj kësaj ngjarjeje Linja politike e zhvillimeve të brendshme Time ka reflektuar për një kohë të gjatë pikëpamjet politike konservatore të moderuara të vetë themeluesit të saj, por që nga vitet 70 revista ka qëndrim politik më neutral dhe një qasje centriste në tonin e artikujve të saj 210. Gjithësesi, ajo referohet aktualisht si një media liberale dhe studime të bazuara në monitorimin e artikujve të saj flasin tanimë për një lloj anësie majtas të saj. Gjithashtu, sipas sondazhit të UCLA (University of California, Los Angeles), bazuar në anketime të reporterëve amerikanë, bëhet fjalë për një prirje të përgjithshme në gjirin e gazetarëve amerikanë që flet për anësië majtas të tyre, bazuar në statistika që evidentojnë se ata votojnë më tepër për Demokratët sesa për Republikanët. 211 Nga ana tjetër edhe të dhënat e mëvonshme flasin për të njëjtin trend. Bazuar në arkivën e Time, konstatohet, për shembull se në vitin elektoral 2008, Obama është 15 herë kopertinë, ndërsa McCain vetëm 5 herë, ndër të cilat tre herë paraqitet bashkë me Obamën, që do të thotë se Obama ka 12 kopertina solo, ndërsa McCain vetëm 2 solo. 209 Time Magazine, Diana Spencer, The Prince s Charmer, 20 prill aksesuar. nentor Rreth revistes Time: aksesuar 15 prill Meg Sullivan, December 14, 2005, Media Bias Is Real, Finds UCLA Political Scientist, publikuar nw aksesuar 15 prill Interviste dhene Tim Groseclose, studjues i shkencave politike ne UCLA. 84

107 Edhe përmbajtja e këtyre kopertinave flet për paraqitje të favorshme të liderit të liberalëve të majtë amerikanë, Obamës. Por një nga ngjarjet më të rëndësishme që mund të analizohen në kuaër të politikave editoriale është edhe 11 shtatori i vitit Edhe pse ajo zor se mund të klasifikohet si ngjarje e brendshme për SHBA-të, mbulimi dhe trajtimi që i dha Time, lidhur me zhvillime të brendshme në politikën amerikane duke nisur nga qasja ndaj presidentit Bush e deri tek ajo ndaj kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Giulianit, i japin asaj një pamje tjetër parë nga brenda Amerikës. Në fakt, editori që përkoi në krye të revistës me ngjarjet e 11 shtatorit 2001 dhe presidencën Bush, preferon të shprehet se janë ngjarjet më shumë sesa pikëpamjet e vecanta editoriale ato që përcaktojnë përmbajtjen e një reviste si Time, gjë që sipas tij do të thotë se po të mos kishte ngjarë 11 shtatori dhe nëse presidenca e Bush nuk do të ishte shndërruar në prioritet kombëtar për sigurinë, revista do të kishte qenë krejt e ndryshme. Kohët që jetojmë lënë gjurmën kryesore në një revistë, shprehet Jim Kelly, editor i përgjithshëm i Time për pesë vjet, deri në vitin Në fakt, kjo periudhë konsiderohet si një nga më të trazuarat nga pikëpamja editoriale që nga Lufta e Dytë Botërore. Ngjarjet tragjike dhe me impakt të lartë përcaktuan qasjet manaxheriale por edhe mënyrën si lajmet u mblodhën dhe u raportuan nga Time. Për shembull, numri special i revistës kushtuar sulmit amerikan të 11 shtatorit 2001, që u realizua në një afat kohor prej dy ditësh, numër i cili konsiderohet si një nga testamentet gazetareske të asaj dite terrori, rezulton të jetë numri me shitjet më të larta në pikat e shitjeve, me 3,3 milionë kopje. Ky numër nuk përmbante asnjë reklamë, vetëm lajme, në 52 faqe dhe është edituar në mënyrë të sofistikuar me foto dhe histori. Kopertina përbëhej vetëm nga fotoja e kullave binjake në zjarr dhe nuk kishte titull, vetëm logon e Time dhe datën 11 shtator 2001 vendosur ndërmjet dy kullave. Nancy Gibbs, autorja e artikullit të aperturës shpehet në një intervistë dhënë studjuesve të revistës se iu desh të përpunonte 950 dosje informative (nga të gjithë reporterët dhe korrespondentët që mbuluan ngjarjen), bazuar në zgjidhjen editoriale sipas të cilës historia e kopertinës do të shkruhej nga një autor i vetëm dhe të gjithë të tjerët do të raportonin për të. Çdo editor tjetër tradicional 212 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, fq

108 do ta kishte ndarë mbulimin me seksione, ndarje të tipit: Ti shkruaj për Nju Jorkun, ti për Uashingtonin dhe ti për reagimin e presidentit kështu që do të kishte 10 autorë që do të punonin me 10 editorë nën emergjencën e ngjarjeve, kujton Gibbs që është autorja e numrit më të madh të kopertinave 213. Vetëm dy muaj pas ngjarjeve të 11 shtatorit, revista do të ishte përballë një vendimi tjetër të rëndësishëm editorial, që lidhet me përzgjedhjen e Njeriut të Vitit. Diskutimi për përzgjedhjen e personit të vitit në edicionin e janarit 2002 shënon një udhëkryq editorial për Time, pasi gjatë marrjes së këtij vendimi stafit drejtues dhe editues përballej me identitetin e revistës, rolin e saj në gazetari, besueshmërinë dhe detyrimin ndaj lexuesve. Protagonisti i aktualitetit më të rëndësishëm të vitit ishte pa dyshim Osama Bin Laden, mirëpo revista, për herë të parë, ndryshoi kriterin e përzgjedhjes, duke vendosur jo njeriun e ngjarjeve, por njeriun e veprës së mirë në kopertinën e parë të vitit 2002, në këtë rast kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Gulianin. Time nuk kishte hezituar të vendoste Hitlerin si njeriun e vitit në 1938, as kur përzgjodhi Nikita Krushovin në mes të Luftës së Ftohtë si person i vitit, ashtu siç nuk kishte hezituar as në vitin 1979 kur përzgjodhi Ayatollah Khomeinin në një kohë kur diplomatët amerikanë mbaheshin ende peng në Teheran. Mirëpo asnjë prej këtyre figurave nuk e kishte sulmuar SHBA në tokën e vet, ndaj drejtori editorial i Time mori vendimin që të mos e vendoste Bin Laden si njeriun e vitit sipas kriterit të lajmit që ishte ndjekur rregullisht në përzgjedhjen e këtij personazhi. U vendosën kështu kritere të reja në përzgjedhjen e njeriut të vitit, që ishin kandidati të mos ishte anti-amerikan ose anti-shba dhe të mos ishte më dikush që përfaqëson një negativitet në historinë e njerëzimit 214. Ky vendim provokoi gjithashtu kritika nga ana e mediave të tjera disa prej të cilave e akuzuan ndërkombëtarisht Time se po tregohej subjektive dhe frikacake duke mos përzgjedhur organizatorin e sulmit terrorist si njeriun e ngjarjeve të vitit Stafi u përgjigj: Në njërën anë kishim dritën e lajmeve që përfaqësohej nga Giuliani dhe në anën tjetër kishim lajmin e errët që përfaqësohej nga terrorizmi i Bin Ladenit, ne zgjodhëm dritën 215. Por zgjedhja e tyre reflektonte edhe zgjedhjen simbolike të vetë Amerikës, të temës së qëndresës që ishte 213 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, Fq Po aty. Fq Po aty. fq

109 subjekti i artikullit për Giulianin ( Tower of strength ishte titulli në anglisht). Fotoja e kopertinës e paraqiste kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut në lartësinë e një prej kullave të Nju Jorkut, lartësi në të cilën ai vërtet ishte ngjitur për të realizuar atë foto për revistën e cila e kishte përzgjedhur si simbol të qëndresës dhe fuqisë amerikane, si simbol të së mirës, amerikane, përballë të keqes së terrorizmit të Osama Bin Ladenit Gazetaria dhe profili organizativ si media Fillimi i viteve 90 shënon transformime historike botërore, por vitet nëntëdhjetë ishin transformuese edhe për sa i përket gazetarisë për të cilën revista Time kishte shërbyer si udhëheqëse, e referuar dhe imituar gjerësisht në skenën ndërkombëtare. Vitet 90 ishin të begata për sa u përket lajmeve ndërkombëtare, por edhe për sa u përket zhvillimeve profesionale në gazetari, periudhë gjatë cilës u shfaq interneti për të transformuar përmbajtjet gazetareske në përgjigje të ligjësive të reja. Revista gjatë këtyre viteve është përditësuar me formulën e re të informacionit, duke e rishpikur veten si një media për kohët e reja, që do të thotë se përmbajtja e saj nuk u thotë më njerëzve atë që tanimë e dinë ose e mësojnë gjatë javës përpara se ajo të dalë në treg. I është dashur kësisoj të heqë dorë nga koncepti i saj origjinal për veten si e përjavshme e informacionit, duke ruajtur dhe vënë në shërbim markën që mishëron, prestigjin e emrit dhe autoritetin moral të fituar në vite, për të mbetur në tregun e mediave amerikane një pikë reference, ende domethënëse. Si? Përmes pjesëmarrjes aktive në avancimin teknologjik dhe përmbajtësor të mediave. Duke e parë internetin si mundësi për të ndërtuar një revistë javore më të mirë. Dhe përkundër të gjitha parashikimeve, Time i mbijetoi CNN, i mbijetoi edhe bumit të internetit, - sipas fjalëve të Walter Isaacson që udhëhoqi Time në kapërcyell të këtyre ndryshimeve, në vitet Rruga që ndoqi Time për t i rezistuar lëkundjeve të kohës nis pra pikërisht me rikthimin e besimit tek vetja si një emër dhe markë e fuqishme. Duket se inspiruesi ka qenë pikërisht Isaacson, i cili e përcolli këtë frymë tek stafi i tij në organizatë, sipas konstatimeve të studjuesve. Nga pikëpamja e pëmbajtjes gazetareske, revista riktheu filozofinë e saj të suksesshme të kopertinës me neësmarkers -at në epiqendër. Duke iu përgjigjur kohëve 216 Interviste e Isaacson, publikuar ne: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, Fq

110 të reja, personalitetet nuk vinin më vetëm nga bota e politikës dhe biznesit, por edhe nga bota e kompjuterave dhe internetit. Time i gjente lojtarët e mëdhenj të kësaj bote të tië si Bill Gates, Steve Jobs, Andy Grove, Jeff Bezos jo vetëm në Uashington, por edhe në Seattle, Boston, Silicon Valley. Revolucioni dixhital u bë kësisoj mjaft tërheqës dhe sipas Isaacson komponenti intelektual ishte ai që e bënte joshës këtë revolucion për revistën, duke u shndërruar në një përmbajtje të re të saj. Gjatë këtyre viteve Time u fuqizua për sa i përket gazetarisë, fitoi katër çmime kombëtare National Magazine Aëards, çmime për fotografitë në rubrikën e foto-esesë, si edhe një çmim Emmy për bashkëpunimin me ABC Neës Rindërtimi gazetaresk: Jemi në biznesin e dijes, jo të informacionit Aktualisht dhe duke filluar që nga viti 2006 editor i përgjithshëm i Time është Richard Stengel, një nga punëtorët e hershëm të revistës, ish korrespondent politik në vitet 80 dhe editor senior. Sfida e parë me të cilën u përball ai, sipas rrëfimit të tij për historikun e revistës, ishte e lidhur pikërisht me internetin 218. Mbijetesa e gazetarisë javore në botën e internetit ishte problemi që praktikisht duhej zgjidhur. Humbja e lexuesve kishte nisur dhe cikli i informacionit diktuar nga televizioni dhe interneti ishte i atillë që kishte vënë në vështirësi të përditshmet e printuara, jo më të përjavshmet. Përditësimi i lajmeve dhe informacioneve në çast e bën sakaq të vjetër median e shkruar që ende nuk ka dalë nga printi. Pyetjes A ka ende një vend për të përjavshmet e informacionit në këto kushte? Stengel i ka gjetur një përgjigjie me anë të revistës: Pikërisht për shkak të këtij pylli informativ dhe konfuzioni e zhurme që krijojnë mediat e reja, mbetet nevoja për një media shpjeguese kompakte, një lloj libri informacioni sic e kishte konceptuar edhe Luce. Dhe ky libër është Time, - shprehet Stengel në një intervistë për historikun e revistës 219. Nëse mediat e shpejtësisë së re mbeten media të informacionit, për Stengel Time nuk është në biznesin e informacionit, por në biznesin e dijes. Për të realizuar filozofinë e tij, Stengel e nisi me ristrukturimin e revistës për kohët e reja, duke i dhënë asaj për tetë muaj një dizajn të ri, një faqe të re online dhe një koncept të ri gazetaresk, shoqëruar madje 217 Po aty. 218 Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time Books: fq Po aty. 88

111 edhe me një strukturë të re narrative për të mos qenë thjeshtë pasqyra e lajmit por edhe drita ose llampa që e ndricon më mirë atë Riorganizimi i përmbajtjes Një nga shndërrimet gazetareske të revistës është përmbajtja e mbështetur në analizë, opinione dhe pikëpamje të vetë autorëve të artikujve. Reporterët e saj tanimë janë të lirë të shprehin opinionet e tyre bazuar në dije dhe ekspertizë. Për rrjedhojë komentatorët kanë fituar një status të ri brenda stafit. Revistës iu shtuan emra si profesori i historisë së Harvardit Niall Ferguson dhe kolumnisti liberal Michael Kinsley si edhe që nga viti 2010 i mirënjohuri i analizës dhe ekspertizës, Fareed Zakaria. Një nga zgjedhjet e Stengel në drejtim të gazetarisë është preferenca për temat dhe subjektet në vend të personazheve. Në vitin kur mori drejtimin e revistës, ai publikoi vetëm tre kopertina me protagonistë njerëzorë, njëra pej të cilave ishte Hillary Clinton njër presidenti Iranian Ahmedinejad dhe tjetra e Barak Obamës, ndërsa kopertina te tjera ishin të gjitha tema ose subjekte. Po kështu edhe rubrika Njeriu i Vitit për vitin 2006 nuk nxori një emër konkret në kopertinë, por një ekran kompjuteri, përzgjedhje që shpallte njeriun e thjeshtë që përdor internetin dhe kompjuterin si ngjarjen më të madhe të vitit Dizajni dhe paraqitja vizuale Ndryshime të tjera ndodhën në dizajnin, por edhe në strukturën e brendshme të rubrikave. Logoja u hollua në përmasën 20% dhe zbriti pak më poshtë për të krijuar hapësirë lart për vendosjen e dy-tre titujve të vegjël, përveç titullit të madh të aperturës. Ideja e kësaj hapësire të re të krijuar në kopertinë ishte sigurisht që të tërhiqte më shumë lexues të rastësishëm në pikat e shitjeve. Revista krijoi një seksion hyrës Briefing ose me informacione të shkurtra, që përmblidhte ngjarjet kryesore të javës në artikuj të gjallëruar jo të thatë. Ky segment ka për qëllim të përmbushë funksionin e pasqyrës së lajmeve, ndërsa seksioni pasues është Thellë që shërben si ndriçues ose prozhektor, jo si pasqyrë e informacionit Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time Books: fq Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli,

112 Po kështu një nga ndryshimet ka të bëjë me valorizimin ose paraqitjen e re të emrave të autorëve, deri në atë pikë sa emrat e atyre që shkruajnë janë më të rëndësishme se përmbajtja ose ajo për të cilën ata shkruajnë, duke u vendosur me germa të mëdha të tipit Bold Franklin Gothyc. Qëllimi ishte që revista të dukej më e zgjuar dhe këtë përpjekje e ilutrojnë edhe rubrikat e reja si Histori dhe Ligj që shkruhen nga akademikë dhe ekspertë të cilët i japin kontekst historik dhe perspektivë ngjarjeve të aktualitetit. Nga ana tjetër, fotot për kopertinë në këtë periudhë paraqesin një kënd të ri. Ato janë kryesisht të formës close up kur bëhet fjaë për foto të personazheve lajm, ndërsa fotot për tema janë zakonisht paraqitje vizuale shumë të përpunuara që lënë vend për interpretim, që duan të përcjellin një pikëpamje, një ide dhe në shumë pak raste fotot vendosen në formën e tyre origjinale Integrimi print-web Integrimi i versioneve print dhe dixhitale të Time është gjithashtu një nga shndërrimet përshtatëse të saj me rrethanat e reja. Editorët e rinj nuk e shohin revistën në dy njësi sipas mediumeve, por si një përmbajtje të vetme ku printi dhe online-i janë zgjatime të njëri-tjetrit, madje duke vë në në dispozicion një staf të vetëm për t i bërë të dyja. Ata kanë mundësuar gjithashtu edhe opsione interaktive, si edhe propozojnë paketa të formatuara për ta gjetur Time në Ipad, në Ipod, në Blackburry, në Tablete, etj. Arkiva online është gjithashtu një nga të parat dhe më të pasurat prej nga mund të hapësh të gjitha kopertinat që nga numri i saj i parë, 90 vjet më parë. Integrimi ndodh edhe në versionin print, ku për shembull seksioni tradicional i Letrave quhet tanimë Inbox. Sipas editorit të përgjithshëm Time online dhe Time print janë zgjatime të njëri-tjetrit dhe nuk e rivalizojnë ose nënvlerësojnë njëri-tjetrin 222. Për ta arritur këtë, është unifikuar edhe stafi në mënyrë që t i përgjigjej njëkohësisht medias print dhe medias online. Kështu editori i Time.Com është gjithashtu edhe zv.drejtor i përgjithshëm i Time print. Si rezultat i këtyre ndryshimeve dhe riorientimeve 222 Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time Books: fq

113 konceptuale, trafiku i Time.Com ka arritur nga 500 milionë vizita në faqen online në vitin 2006 në 1,2 bilionë vizita në vitin Stili i të shkruarit për Time print dhe Time online Një nga drejtimet ose ndryshimet kryesore të revistës Time në përputhje me filozofinë e kohëve të reja, është pra pikërisht integrimi i versioneve print dhe online të revistës. Në njërën anë kjo do të thotë se ato menaxhohen dhe përbëjnë të njëjtën markë. Mirëpo, në anën tjetër, përmbajtja e tyre organizohet dhe përcillet në mënyra të ndryshme sipas mediumit, edhe pse është një përmbajtje e unifikuar. Kjo do të thotë që artikuj shkruhen ndryshe për print dhe ndryshe për online. Në versionin print ato janë më të elaboruar, ndërsa më koncizë dhe të thjeshtë online. Po kështu, gjuha e përdorur online është më direkte dhe me formulime gjuhësore që të mund të rezultojë ose të prodhojë sa më shumë rezultate në fjalëkërkimet përmes Google dhe që ato të dalin në krye të faqes së motorrit të kërkimit. Stafi online është trefishuar me kalimin e viteve, me rreth 50 njerëz në dispozicion. Toni i gjuhës në Time.Com është më rinor dhe qasja editoriale diçka e alternuar midis informacionit, dijes dhe zbavitjes. Pra përmbajtja e lehtë zë shumë më tepër vend në Time online që nga ana tjetër ka edhe një hapësirë të pakufizuar, në ndryshim nga Time print ku numri i faqeve kërkon përzgjedhje shumë më të kujdesshme të informacionit. Titujt e Time në internet janë më tepër të qartë sesa të zgjuar. Ato janë edhe më të shkurtër. Në vend të 600 fjalëve, 250 fjalë janë mëse të mjaftueshme, shprehet editori i përgjithshëm i Time.Com. Kjo lidhet edhe me faktin se audienca e tyre ka karakteristika të ndryshme. Një pjesë e mirë e përdoruesve të ëeb-faqes së Time janë me arsim të lartë, rreth vjeç që e vizitojnë faqen e Time rreth orës 11 am dhe 2.pm, që do të thotë se janë në tryezat e tyre të punës me telefonin që u bie dhe shefin vërdallë, ndaj nuk kanë kohën e nevojshme për të lexuar një artikull me 6 mijë fjalë, gjë që do të thotë se ata duan një përmbajtje tjetër në versionin online që t i përgjigjet ritmit të tyre, - shprehet Josh 223 Matur nga Omniture, firme e marketingut online. U.S. Audience Profile, Source: 2012 Spring GfK MRI: aksesuar 7 june

114 Tyrangiel që është njëherësh editor i Time.Com dhe zëvendës editor i përgjithshëm si një dëshmi e integrimit strukturor të print dhe online Nga gazetaria e grupit tek ajo individuale, përmbysja e raportit Debati i brendshëm nëse historitë duhet të shkruheshin përmes gazetarisë në grup apo individualisht nga reporterët mbetej ende një çështje në vitet 90. Përpjekja pë ta zëvendësuar sistemin e të shkruarit kooperativ kishte rezultuar shpesh në histori të shkruara dobët të cilat mbeteshin për t u rishkruar nga editorët në Nju Jork nga e para. Isaacson që e kishte njohur dhe pranuar këtë problem, i dha një zgjidhje të re atij, duke punësuar shkrues të rinj të talentuar të cilët mund të intervistonin, të bënin kërkime dhe t i shkruanin vetë historitë e tyre. Gjatë drejtimit të tij, 80% e artikujve shkruhej nga reporterët dhe vetëm 20% nga editorët, gjë që përmbyste raportin e dikurshëm kur dominonin e artikujt e shkruar në grup. Po kështu, vitet 90 u shoqëruan edhe me shanse të shtuara për gratë që të shkruanin dhe të raportonin për Time, një media që ishte dominuar gjatë nga meshkujt në dhomat e lajmeve. Prischilla Painton, ish zëvendës drejtore e përgjithshme editoriale e e përshkruan këtë periudhë në një intervistë me autorët e librit Historia e Time si një periudhë të ridefinimit të lajmeve, në të cilën ajo kishte pa dyshim rolin e saj. Unë nuk e kam problem të them se kam ndihmuar që ta feminizoj pëmbajtjen e Time. Jam e lumtur që kam qenë pjesë e ndryshimit të definicionit për lajmet, shprehet ajo në intervistë 225. Ndryshimi për të cilin ajo flet ka të bëjë me trajtimin e lajmeve të buta dhe vendosjen e elementëve njerëzore në to Foto-Eseja Në historinë e Time ka një periudhë që etiketohet si epoka e artë e foto-esesë. Kjo periudhë përkon me drejtimin e Jim Kelly-t në fillim të viteve Foto eseja ishte një seri fotografish të plotësuara me tekst. Në këto raste materiali zinte një numër të madh faqesh, më shumë se 15 faqe ku një dukuri ose një ngjarje jepej në pamje të gjerë, me 224 Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time Books: fq Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, Fq Po aty. 92

115 fotogafi të mëdha dhe tekst shoqërues. Kjo rubrikë ishte pjesë e një bumi vizual që revista pati në këto kohë, por ndihmohej edhe nga fakti që në këtë kohë revista kishte më shumë faqe se ç ka patur ndonjëherë. Ndryshe nga pasardhësit e vet, Kelly mendonte se për të përcjellë një mesazh fotografia ishte po aq e fuqishme, në mos më e fuqishme sesa fjalët e shkruara. Mbulimi i Uraganit Katrina, një prej tragjedive amerikane të vitit 2005, u bë pikërisht me anë të foto-eseve, por edhe ngjarje e zhvillime ndërkombëtare si një tragjedi në Sudan në vitin 2004, apo tema e Sidës në Afrikë në vitin 2001, po kështu edhe raportime nga Lufta në Kosovë si edhe pasojat apo pamjet pas lufte atje, etj. 2.4 Profili i Time në kuadër të spektrit të mediave perëndimore: audienca dhe burimet Profili i audiencës Përmbajtjet mediatike e kanë audiencën një komponent të brendashkruar, arsyetim ky i njohur në studimet e mediave dhe të audiencave. Kjo do të thotë se një përbërës i artikujve të revistës për Shqipërinë është edhe vetë audienca e kësaj medie. Një analizë e hollësishme e këtyre dinamikave të komunikimit masiv shkon përtej qëllimeve të këtij punimi, mirëpo përvijimi i një profili të audiencës së Time është i nevojshëm për të kuptuar dhe shpjeguar mënyrën e ndërtimit të artikujve të saj në raport me Shqipërinë, duke iu përgjigjur dhe duke inkorporuar këtë audiencë. Kjo do të thotë që duhet të merren në konsideratë si përmasat e kësaj audience, më e larta për një revistë të aktualitetit të përgjithshëm në botë, ashtu edhe tipare të tjera të saj që nga shtetësia kryesisht amerikane dhe evropiano-perëndimore e lexuesve të saj, deri tek karakteristika që lidhen me shkollimin, profesionet, mosha, gjinia dhe të adhurat ekonomike të lexuesit Audienca totale Sipas përllogaritjeve të vetë revistës, audienca totale kombëtare e saj është afërsisht 19 milionë lexues. Sistemi në bazë të të cilit menaxherët e revistës përllogarisin këtë audiencë numëron të gjithë njerëzit që lexojnë një numër të Time duke përfshirë blerësit e abonuar, blerësit unikë në pikat e shitjeve, plus lexuesit e qarkulluar (ata që e lexojnë 93

116 revistën në familje ose zyra) si edhe lexuesit online 227. Ky sistem përllogarit megjithatë vetëm audiencën kombëtare amerikane, ndërkohë që trafiku online në vitin 2008 numëron 1,2 bilionë vizita për faqe sipas matjeve të Omniture (Internet marketing firm) 228. Kjo do të thotë se Time.com është një ëebsite i madh, edhe pse sigurisht nuk mund të krahasohet as me CNN.com as me MSNBC.com, në raport me të cilat Time mbetet një lloj butiku mediatik. Duhet thënë gjithashtu se qëllimi i këtyre përllogaritjeve është të shërbejë si dëshmi e një audience mjaft të lartë të cilën reklamuesit e interesuar mund ta arrijnë përmes revistës. Që prej vitit 2007, nën drejtimin e Richard Stengel, revista ka hequr dorë nga sistemi i mëparshëm që në industrinë e revistave është shndërruar në standard pikërisht në saje të Time, dhe që njihet si tirazhi i garantuar apo sistemi i tarifimit bazë ligjësia e të cilit ishte sa më i lartë numri i abonentëve të garantuar, aq më e lartë tarifë-pagesa për reklamat 229. Megjithëse e ka ulur tirazhin e garantuar nga 4,3 milionë kopje të shtypura në 3,3 milionë kopje që në mes të viteve 2000, me anë të sistemit të ri të përllogaritjes së audiencës totale synimi është që të sigurojë reklamuesit pikërisht pra në lidhje me këtë porcion të lakmuar audience që mund të mbërrihet pëmes saj. Kështu, ndërsa shifrat dhe të dhënat zyrtare të ABC, Audit Bureau of Circulation, anëtare e të cilës është revista, për 6 mujorin e dytë të vitit 2011 flasin për një tirazh total të shitur të Time Magazine US (duke përfshirë abonimet dhe shitjet e lira) në kopje, audienca e mbërritur përmes rrugëve të tjera dhe medias online shkon në mbi 18 milionë, sipas të dhënave të faqes zyrtare të Time 230. Ndërkaq, publikimet e tjera të Time Europe, Middle East and Africa kanë një tirazh prej rreth 500 mijë kopjesh, po sipas të dhënave të 227 Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, fq U.S. Audience Profile, Source: 2012 Spring GfK MRI: aksesuar 7 june Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Influential Magazine: Rizzoli, fq ABC (Audit Bureau of Circulations) kontrollon pjesën më të madhe të revistave të konsumit dhe jep feedback në formën e një botimi që ka marrë emrin pink sheet (fletushkë rozë) sepse raporti i saj shtypet në letër me ngjyrë rozë dy herë në vit, në qershor dhe dhjetor. Nga ana tjetër, ABC nuk mjafton për matjen e audiencës, sepse ajo mat vetëm audiencën fillestare, ndërsa të ashtuquajturën audiencë kalimtare nuk e kap dot. Ndaj të dhënat e saj plotësohen me ato të MRI (Mediamarc Research Inc, që siguron të dhëna për totalin e audiencës. Raportimet e MRI janë shumë më të detajuara. Joseph R. Dominick, Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press: Fq

117 deklaruara nga ABC, EMS Qarkullimi në Azi për versionin e publikuar atje Time Asia është mbi 250 mijë kopje, ndërsa ai në Paqësorin e Jugut, pra në Australi dhe në Zelandën e re ka një tirazh prej rreth 100 mijë kopjesh të shitura. Nga ana tjetër, të dhënat për Time.Com tregojnë se faqen e vizitojnë rreth 9 milionë përdorues unikë në muaj, ndërsa numri i shikimeve në një muaj në total është rreth 15 milionë shikime. Të dhënat në këtë rast përllogarisin vetëm audiencën online në Shtetet e Bashkuara 232. Si përfundim, megjithëse shifrat menaxheriale tregojnë se Time është një media më e vogël në përmasa në ditët e sotme, në pikëpamje të audiencës dhe influencës, ajo mbetet ende revista e aktualitetit të përgjithshëm numër një në botë. Kjo nuk do të thotë se tirazhi i saj është më i larti në botë, edhe pse në fakt është tirazhi më i lartë për një revistë të aktualitetit të përgjithshëm informues dhe analitik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një pamje më të përgjithshme dhe krahasuese sa i përket tirazheve, të dhënat e regjistrojnë atë si revistën numër një të tipologjisë së vet me 4,1 milionë kopje për vitin 2006, edhe pse revista të tipologjive të tjera si AARP The Magazine (e përdymuajshme lifestyle ), Reader s Digest (e përmuajshme familjare ) apo National Geographic (e përmuajshme kulturore-shkencore) e tejkalojnë Time në tirazh me nga 23 milionë, 10 milionë dhe 5 milionë kopje sipas monitorimit për vitin Indentikiti i lexuesve: cilët janë? Të dhënat zyrtare specifikojnë se për sa i përket lexuesve amerikanë të revistës Time mosha mesatare e tyre është 48 vjeç 234. Meshkujt përbëjnë shumicën e lexuesve në kuotën 54%, ndërsa femrat në masën 46%. Të njëjtat të dhëna (referuar vitit 2012 Spring GfK MRI) flasin për lexues me të ardhura mesatare familjare prej 73 mijë dollarësh në muaj. Për një audiencë totale kombëtare prej 17, 398, 000 lexuesish, statistikat tregojnë gjithashtu se mbi 12 milionë kanë ndjekur universitetin, ndërsa mbi 5 milionë mbajnë grada shkencore ose kanë status drejtuesi. Po kështu rreth 6 milionë kanë të ardhura familjare më të larta se 100 mijë dollarë në muaj. 231 U.S. Audience Profile, Source: 2012 Spring GfK MRI: aksesuar 7 june U.S. Audience Profile, (Source: comscore August Q1 2012) GfK MRI: aksesuar 7 june Joseph R. Dominick, Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press: Fq U.S. Audience Profile, Source: 2012 Spring GfK MRI: aksesuar 7 qershor

118 Nga një krahasim i shpejtë me të dhënat që i përkasin audiencës së Time.Com, rezulton se mosha mesatare e saj është më e re, rreth 40 vjeç, ndërsa diferenca ndërmjet meshkujve dhe femrave bëhet edhe më e vogël, me 51% meshkuj dhe 49% femra. Në veçanti, përdoruesit individualë të Time.Com përbëjnë një porcion prej 8,8 milionë lexues të audiencës totale 235. Ndërsa tirazhi i Time Europe, Middle East and Africa është mbi 500 mijë kopje, audienca totale e përllogaritur është rreth 2 milionë lexues. Ndërkaq mosha mesatare e tyre është 45 vjeç, me të ardhura personale mesatare mbi 60 mijë dollarë. 41% e tyre i përkasin botës së menaxhimit të lartë. Së fundi, të dhënat e profilit të audiencës për Time Asia, publikim i cili ka një tirazh prej 264, 033 kopjesh dhe një audiencë që përllogaritet të jetë rreth 1,5 milionë, me moshë mesatae 48 vjeçe, të ardhura personale prej afro 200 mijë dollarësh dhe ndër të cilët vendimarrësit në biznes përbëjnë 74%. Në fakt, profili i lexuesve të revistave në përgjithësi ndan karakteristika të tjera të përbashkëta. Kështu një studim demografik të cilit i referohet Joseph R. Dominic, tregon se lexuesi i revistave është më i arsimuar dhe më me influencë në shoqëri sesa ata që nuk lexojnë revista. Ata priren gjithshtu të jenë njerëz më të gëzuar. Studimet i karakterizojnë lexuesit e revistave si njerëz që u përkasin më tepër organizatave profesionale, shkencore dhe fetare Interesat e audiencës si vlerë lajmi Përfytyrimi rreth audiencave si konsumatore të mediave shpesh orienton, përcakton ose ndërton vetë përmbajtjet e këtyre mediave. Kjo do të thotë se ndërsa përpiqen të njohin publikun e tyre, pra të kuptojnë se çfarë pëlqen ai, çfarë vlerëson ai si të rëndësishme ose si e konsumon ai informacionin, mediat ndërtojnë atë listën e famshme të elementëve vlerorë mbi të cilat mbështesin lajmet dhe informacionet e tyre të tilla si interesi njerëzor, afërsia, interesi politik, dramaticiteti etj. Nga kjo ligjësi nuk bën përjashtim as revista Time. Në një intervistë dhënë për këtë punim, Massimo Calabresi, editor aktual i Zyrës së Uashingtonit, përgjegjës për Ballkanin dhe Shqipërinë në fund të viteve 90 dhe vitet 2000, shprehet se Hierarkinë vlerore të lajmeve për Time Magazine për sa i përket 235 Po aty. 236 Joseph R. Dominick, Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press: Fq

119 Ballkanit dhe Shqipërisë e kanë përcaktuar interesat e lexuesve amerikanë. Kjo nënkupton interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon, interesin humanitar dhe interesin e lidhur me shkallën e dramaticitetit ose konfliktit të dhunshëm në këtë pjesë të Evropës si një vijueshmëri historike. Brenda këtyre kategorive të mëdha, faktet e reja, figurat e rëndësishme politike dhe përvoja e trupave amerikane, diplomatëve dhe punonjësve të ndihmës humanitare përbënin interes të madh gazetaresk për ne gjatë Luftës së Kosovës 237. Pohimi i editorit Calabresi që aktualisht kryeson ekipin e korrespodentëve të Uashingtonit në revistën Time, shërben këtu për të nënvizuar pikërisht rëndësinë që ka audienca në drejtim të përmbajtjeve mediatike që janë analizuar mandej hollësisht në këtë punim. Kjo do të thotë që një aktor kryesor pas artikujve të Time për Shqipërinë është sigurisht lexuesi amerikan i kësaj reviste, ashtu siç ai është përfytyruar nga organizata Time dhe ekipi editorial e profesional i saj. Interesat e politikës së jashtme amerikane janë gjithashtu ingredienti kryesor në lajmet e Time për Shqipërinë duke qenë se përfytyrohen si interesat legjitime të audiencës amerikane përkundrejt arenës ndërkombëtare të ngjarjeve, pra edhe përkundrejt Shqipërisë për aq vend sa ajo ka në këtë sfond Profili i burimeve të informacionit Lajmet identifikohen më shpesh me mediat dhe gazetarët që i raportojnë apo i ndërtojnë historitë për publikun. Mirëpo pas këtyre historive qëndron përveç strukturës organizative dhe vetë reporterit, edhe një kategori tjetër që është ajo e burimeve të informacionit. Mediat ushqehen nga burime të tjera si raporte zyrtare, deklarata e komunikata shtypi, lajme të agjencive të tjera të lajmeve, aktorë individualë të skenës dhe të prapaskenës etj. Ligjësitë e kësaj tabloje të përgjithshme vlejnë edhe për Time, mirëpo rasti i saj paraqet gjithashtu specifikat e veta në këtë drejtim. Sidomos kur kemi të bëjmë me kronikat apo lajmet ndërkombëtare, që janë edhe fokusi i këtij studimi. Edhe pse është e vështirë të përcaktosh apo kategorizosh burimet e Time në një kohë të vetme, duke mbajtur parasysh natyrën evolutive të këtij studimi, të dhënat kërkimore nga 237 Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes ; interviste dhene per kete punim, 13 shtator 2012 (Intervista e plote ne aneks). 97

120 vetë artikujt e gjeneruar, si edhe nga intervistat e kryera me gazetarë dhe pjesëtarë të stafeve të revistës, të konsultuara me burime historike rreth revistës Time dhe mediave të tjera amerikane, kanë shërbyer për të ndërtuar një tablo të përgjithshme dhe dinamike të burimeve të saj të informacionit për sa i përket Shqipërisë. Të dhënat e mësipërme tregojnë se burimet më të rëndësishme të informacionit, të referuara prej saj, janë: A. Agjencitë dhe mediat e tjera ; B. Korrespodentët dhe të dërguarit në vendgjarje C. Burimet zyrtare D. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe shërbimet e fshehta E. Arkiva e artikujve të revistës si bazë të dhënash A. Agjencitë dhe mediat e tjera Agjencitë e tjera mediatike janë burime të rregullta informacioni për revistën që në fillimet e saj, e konceptuar pikërisht si ripërtypëse e informacionit. Ndër këto media, përveç agjencive të lajmeve, burime të para informimi janë shpesh edhe gazetat e televizionet më të rëndësishme në gjirin e mediave perëndimore, kryesisht ato anglosaksone si NYT, CNN, BBC, The Guardian, etj. Po kështu, agjencitë e lajmeve të tilla si Associated Press, Reuters, AFP përbëjnë burime informacioni të rregullta për revistën në të treja periudhat e ndara për studim nga ky punim. Ja çfarë tregon James Graff, ish drejtuesi i Zyrës së Vjenës që mbulonte Shqipërinë në fillim të viteve 90, në intervistën e dhënë për këtë punim: Ne ishim në gjendje të realizonim vetëm pak histori, ndaj duhet të ishim shumë përzgjedhës në krahasim me gazetat e përditshme dhe gjithnjë duke patur parasysh që ne punonim me stafe mjaft më të limituara sesa të përditshmet. Redaksia e caktuar për zonën për të cilën po flasim [Ballkani] është natyrisht më e vogël për një të përjavshme amerikane sesa për një përditshme evropiane dhe madje më e vogël edhe sesa e mediave të tjera amerikane si për shembull New York Times 238. Konkretisht, e përditshmja amerikane New York Times përbën një burim të rëndësishëm informacioni për revistën, sidomos për periudhën e parë të studjuar, atë ndërmjet viteve kur news digest ose ripërtypja e lajmeve nga mediat e tjera ishte qasja gazetareske e zgjedhur nga themeluesit Hadden dhe Luce (për këtë kemi folur gjerësisht 238 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

121 në seksionin që trajton periudhën e parë historike të zhvillimeve organizative dhe profesionale të revistës, ). Prestigjiozja NYT vijon megjithatë të jetë referencë influente në kuadër të mediave amerikane ose të shërbejë si burim informacioni ende edhe në periudhën aktuale, ashtu si edhe gjatë periudhës së izolimit komunist kur NYT qe ndër të parat media që depërtuan në Shqipëri, pasuar mandej edhe nga Time në dy raste, në vitin 1962 dhe Disa nga artikujt por edhe foto të publikuara në të përditshmen më të madhe amerikane bëhen rregullisht ende sot edhe subjekt i artikujve të revistës, në formë më të përmbledhur ose nën një kënd apo perspektivë të ndryshme (psh: subjekti i virgjerëshave të betuara shoqëruar me foto të publikuar fillimisht në NYT, apo subjekti i orës së vjedhur të Bush në Shqipëri që trajtohet në një blog zgjatim të diskutimit rreth kësaj teme nga NYT, shoqëruar me foto të porositur nga Time 239 ). Media televizive si CNN, Al Jazeera, BBC, etj, ushqejnë gjithashtu me raste përmbajtjet e revistës, megjithëse rrallë përdoren si burim informacioni i dorës së parë, duke u shfaqur më tepër si ndikim sesa si burim lajmi. B. Korrespodentët Sa u përket burimeve të dorës së parë, të vetë revistës, edhe pse nuk mungojnë, sidomos në periudha ngjarjesh dhe zhvillimesh kur revista dërgon korrespodentët dhe stafet e veta në terren, ato nuk kanë as shtrirjen, as bazën rutinore dhe të rregullt si gazetat, agjencitë apo rrjetet televizive amerikane. Kësisoj revista përfiton rregullisht nga shërbimet e këtyre mediave, duke prodhuar gjithësesi përmbajtjen e vet, ose perspektivën e vet mbi ngjarjet dhe zhvillimet. Ja çfarë tregon editori aktual i zyrës së Uashingtonit, ish drejtuesi i Zyrës së Vjenës që mbulonte Shqipërinë në vitet 90, në intervistën për këtë punim: Reporterët lokalë dhe freelancers që punonin në Time ishin vendimtarë për mbulimet tona, që nga arranxhimi dhe përkthimi i intervistave tek raportimi dhe me raste shkrimi i historive. Gazetarë të tjerë nga mediat amerikane dhe britanike ishin gjithashtu të 239 Shih fotot ne aneksin e punimit: Aneksi nr.5 99

122 rëndësishëm për sa kohë që ne punonim bashkë për të rritur masën tonë të sigurisë, për të ndarë kostot dhe shpenzimet si edhe për të krahasuar dhe verifikuar raportimin 240. Në lidhje me bashkëpunimin e Time me mediat e tjera dhe me mënyrën si ka operuar konkretisht me burimet e veta gjatë mbulimit të ngjarjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, Calabresi shprehet se: Edhe kur kufizimet ose shtrëngimet që buronin nga forca të jashtme, tejkaloheshin (në fakt përveç disa kufizimeve për sa i përket hapësirës dhe interesit editorial, si me çdo media tjetër print, nga ana e Time nuk kisha ndonjë interferencë ose influencë tjetër gjatë mbulimit të zhvillimeve në Ballkan), mbetej një sfidë më vete aksesi tek historitë, që përcaktohej nga aftësia për të krijuar dhe ruajtur burimet, si edhe nga aftësia ime për të punuar me gazetarët 241. Nga ana tjetër, Angela Leuker, administratore e zyrës së Time në Vjenë nga viti 1983 deri në vitin 2006 shprehet në lidhje me vështirësitë për të raportuar nga Shqipëria gjatë viteve 90 se : Linjat e komunikimeve ishin ende mjaft të pasigurta në këtë kohë dhe telefonat celularë apo kompjuterët laptopë nuk punonin gjithnjë në mënyrë eficente. Gjatë luftërave në Ballkan ne përdornim telefonë satelitorë për korrespodentët që të komunikonin me editorët e tyre dhe të dërgonin artikujt direkt në Nju Jork, gjë që ishte një opsion jashtëzakonisht i kushtueshëm 242. Në lidhje me mënyrën si revista ka operuar në mbulimet e veta nga Shqipëria për sa u përket burimeve dhe kapaciteteve të informimit si edhe statusit të korrespodentit dhe strinxherit apo fikserit, i jemi referuar rnë një intervistë të posatshme edhe gazetarit shqiptar që ka punuar për Time, Altin Raxhimi. Ai shprehet se: Ne 1999-en, gjate dhe pak pas luftes se Kosoves, isha stringer per Time. Stringer eshte nje lloj korrespondenti pa pagese fikse, por ne baze artikulli, ose qe mbahet ne nje pozicion te tille me nje retainer, rroge mujore. Time, ashtu si dhe dikur Neësëeek, punon keshtu: dikush i çon raportimin shkruesit, shkruesi ben artikullin, artikulli pastaj redaktohet. Ata qe çojne raportimet/informacionet mund te jene stringer-e ose korrespondente. Te paret mund te jene gazetare te rinj me gjuhe amtare anglishten, ose 240 Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes, qe mbulonte edhe Shqiperine, ne periudhen ; Interviste e dhene per kete punim, me 13 shtator Po aty. 242 Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt

123 gazetare nga vendi i caktuar qe kane anglishte te mjaftueshme a te mire, ne varesi nga rendesia e lajmit. Korrespondenti mund te jete shkruesi, por ndodh shpesh qe revista ka nje grup shkruesish te vetet... Pervec strinxherit dhe korrespondentit, eshte dhe fikseri: nje person qe ben te mundur marrjen e intervistave (puna sekretariale/administrative), perkthen gjate intervistave dhe nxjerrjes se materialit. Natyrisht qe keto pozicione jane te nderkembyeshme, nuk ka struktura te forta korporative kaq poshte, prandaj stringeri mund te beje dhe fikserin per nje person lart tij ne hierarki 243. Rënia e komunizmit dhe ndryshimet politike në rajonin e mbuluar nga Zyra e Evropës Lindore e shndërruar më vonë në Zyra e Vjenës, sipas Leuker sollën edhe shumë më tepër ngarkesë, e cila përkthehej edhe në diversifikim të burimeve të informacionit ose së paku në numër të shtuar burimesh. Leuker shprehet se Ne ishim një zyrë e vogël, vetëm shefi i zyrës dhe unë që bëja mbështetje të raportimin dhe administrim, por ne kishin një rrjet mjaft të gjerë me stringers të klasit të parë dhe bashkëpunëtorë të rastit në të gjitha vendet. Ne mbështeteshim tek ata në kuadër të njohjeve dhe perspektivës lokale. Kur luftërat në Balkan shpërthyen ne ishim në linjën e parë të frontit të mbulimit dhe korrespondentët e Zyrës Qendrore sic quhej zyra jonë në këtë kohë, ishin në terren duke raportuar për javë me radhë. Megjithëse historitë ndonjëherë publikoheshin në Time me emra të autorëve të Time që nuk i përkisnin zyrës sonë (dhe kjo ndodhte kur një gazetar kishte një kënd të vacantë apo në kuadër të një historie më të gjerë, ndërsa punonte për dicka tjetër, ose kur kishte kontakte me një burim të besueshëm që mund t i mundësonte informacion për sfondin e zhvillimeve), sërish edhe në këto raste zyra jonë siguronte raportimin plotësues për artikullin që do të publikohej. Periudha e krizës së Kosovës ishte edhe ajo kur korrespondentët tanë krijuan marrëdhënie dhe konktakte me shumë gazetarë shqiptarë dhe freelancers 244. Sidoqë nuk janë të shpeshta rastet kur vetë gazetarët e Time kanë vizituar Shqipërinë dhe vëzhgimet ose burimet e kontaktuara kanë qenë të dorës së parë, në të tre kohët e Shqipërisë në Time depërtimi brenda vendit ka ndodhur në një mënyrë ose një tjetër, siç e dëshmojnë edhe përmbajtjet e vetë artikujve. Ka ndodhur në vitin 1939, në vitin 1962, 243 Interviste e realizuar per kete punim me Altin Raxhimi, stringer/fikser ne Time nga Shqiperia; 5 shtator Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt

124 por edhe në vitin 1986 dhe sigurisht më shpesh pas viteve 90, fillimisht në vitin 1991 e mandej në vitin 1994, 1997 dhe gjatë zhvillimeve në lidhje me Kosovën në vitin 1999 e deri në 2011 me anë të korrespondentëve nga Shqipëria lidhur me trazirat politike pas 21 janarit. C. Burimet zyrtare Për sa u përket burimeve zyrtare nga Shqipëria, të tilla si institucione shtetërore, zyra diplomatike, agjenci lajmesh, radio apo media shqiptare, megjithëse ka raste kur janë përdorur, nuk mund të flitet për ndonjë peshë ose influencë të ndjeshme të tyre në raportet e revistës Time për Shqipërinë. Edhe në rastet kur këto burime janë përdorur, siç ka ndodhur më dendur gjatë periudhës së parë me ambasadorin e Shqipërisë në Uashington, Faik Konica, që ka shërbyer jo vetëm si një kanal ose burim informimi por edhe një subjekt lajmi në vetvete për Time, në periudhën e fundit duket se rëndësia ose ndikimi i përfaqësisë dipomatike shqiptare në SHBA është e pandjeshme, gjë që reflektohet në faktin se revista nuk i referohet pothuajse kurrë burimeve të tilla. Duke rezervuar mundësinë që ndonjë lloj ndikimi nga ana e burimeve diplomatike shqiptare, edhe pse jo i referuar, të mund të jetë prezent në paraqitjet që revista i bën Shqipërisë në periudhën e hapjes dhe të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, pra nga viti 1990 deri në vitin 2012, kjo nuk ka të ngjarë të ketë ndodhur në periudhën ndërmjet kur marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të u ndërprenë. Madje, nën etiketimin propagandë, të gjitha burimet zyrtare të informacionit nga Shqipëria klasifikoheshin të pabesueshme, siç dëshmon në një intervistë për këtë punim Angela Leuker, përfaqësuese e Zyrës së Time në Vjenë. Edhe pse teorikisht (në vitet 80) Zyra për Evropën Lindore përgjigjej edhe për mbulimin e Shqipërisë, korrespondentët tanë e kishin të pamundur aksesin në këtë vend, po kështu edhe informacioni i besueshëm nga Shqipëria mungonte. Në atë kohë u regjistruam në një numër shërbimesh të ofruara nga agjencitë e lajmeve nën kontroll shtetëror të një sërë vendesh evropiane lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, mirëpo raportet në fjalë ishin vetëm përmbajtje propagandistike, ndaj thuajse të papërdorshme nga ne, - shprehet Leuker e cila ka punuar që nga viti 1983 deri në vitin 2006 për Time, në zyrën përgjegjëse edhe për mbulimin e Shqipërisë. 102

125 Ish shefi i zyrës së Vjenës në Time në fund të viteve 90 shprehet se burimet zyrtare si ato qeveritare ose të forcave ushtarake, etj kanë qenë vendimtare në punën e tij: Kështu mbulimi i masakrës së Srebrenicës dhe raportimi ynë në lidhje me zbulimin e varreve masive në territorin e kontrolluar nga serbët u informua nga burime qeveritare. Zbulimi ynë në lidhje me sulmet serbe ndaj kosovarëve shqiptarë etinikë u informuan nga komandantët e UÇK-së 245. Po kështu, gazetari dhe editori senior i revistës Time, James Graff në intervistën e tij analizon kufizimet për sa u përket burimeve të informimit si ato qeveritare: Kufizime që buronin nga vetë qeveria nuk mbaj mend të kemi patur. Realizova një intervistë me Sali Berishën dhe një tjetër me Fatos Nanon. I intervistova në kontekstin e paraqitjes së tyre si kandidatë në zgjedhjet e atij viti {1992} dhe intervistat me ta më shërbenin për të nxjerrë disa citime në artikullin tim. Arritëm që të udhëtonim lirisht me automjetin që siguruam, gjë që m u duk e mrekullueshme. Kur u rikthyem në Shqipëri herën e dytë (përmes Durrësit dhe Tiranës në drejtim të Kukësit, për të mbuluar Luftën e Kosovës), vareshim dhe kufizoheshim shumë më tepër në lëvizjet tona nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, që na siguronte transportimin, por edhe na mundësonte aksesin tek lajmet. Rrethanat e udhëtimit të dytë në Shqipëri ishin pa dyshim shumë më shtrënguese në kuadër të lirisë së lëvizjeve tona por edhe të raportimit. Megjithatë në këtë rast historia ime nuk kishte të bënte drejtpërdejt me Shqipërinë, por Shqipëria na shërbente si një vendqëndrim për të monitoruar situatën në derën ngjitur, në Kosovë. Kufizimi ose shtrëngimi që ekzistonte në atë kohë (dhe përherë) kur bëhet fjalë për mbulimin e Ballkanit dhe bashkë me të edhe të Shqipërisë kishte të bënte më tepër me oreksin që kishin për histori nga këto anë editorët e mi 246. Megjithatë, burime diplomatike konfidenciale si edhe burime të tjera të paidentifikuara, pra në formë anonime, janë një praktikë e rregullt e Time në të tre periudhat. Kështu për shembull, shprehje të tipit sipas burimeve diplomatike janë të zakonshme në periudhën e parë të këtij punimi edhe pse shpesh këto burime nuk e kanë qendrën në Tiranë por në Beograd, ndërsa në periudhën e dytë bëhen burime të brendshme të besuara që 245 Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes, qe mbulonte edhe Shqiperine, ne periudhen ; Interviste e dhene per kete punim, me 13 shtator Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

126 sigurisht nuk duan të identifikohen dhe që sërish më tepër gjenden në Beograd sesa në Tiranë, për t u rikthyer sërish në formë anonime edhe pas viteve 90 kur i gjejmë të cilësuara ose të përgjithësuara si burime nga vendi referuar shpesh në këtë periudhë mediave të Tiranës por edhe aktorëve politikë kombëtarë të kontaktuar ose të intervistuar. Në rastet kur njerëzit e Time kanë raportuar nga Shqipëria sërish kemi të bëjmë me të njëjtën strategji burimore, që do të thotë, specifikisht sipas periudhës, mbështetje në burime konfidenciale, të besuara, që kryesisht përdoren për background information dhe që mbeten të paidentifikuar, plotësuar në të rrallë me citime nga përfaqësues të strukturës politike e shoqërore, ndërsa vrojtimet interpretative të artikullshkruesit përbëjnë boshtin kryesor. Për shembull, një intervistë me një politikan qendror shqiptar nuk prodhon për artikullin më shumë sesa një citim, siç shprehet në një intervistë për këtë punim, editori i Time në vitet 90 dhe shefi i zyrës së Vjenës, James Graff kur thotë se në artikullin mbi zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri, intervistova edhe Berishën, në kontekstin e kandidatit në këto zgjedhje. Të njëjtën gjë duhet të kem bërë edhe me Nanon, besoj, megjithëse mund ta kem miksuar atë me dikë tjetër. Në çdo rast, intervistat nuk prodhonin veçse citime për artikullin, jo më shumë se kaq 247. D. Departamenti i Shtetit dhe burime të shërbimeve të fshehta Megjithëse Departamenti Amerikan i Shtetit rrallë del si burim i cituar informacioni në përmbajtjet e revistës Time për Shqipërinë, disa nga artikujt përmbajnë referenca që direkt ose indirekt lidhen me këtë kanal ose burim informacioni. Kështu për shembull direkte është referenca e Departamentit Amerikan të Shtetit në artikujt mbi ujgurët e Guantanamos, por edhe ato mbi zhvillimet politike e luftarake në Kosovë, për sa i përket periudhës ndërmjet viteve ; ndërsa kur bëhet fjalë për periudhën përmbajtjet paraqiten më tepër të influencuara sesa me referenca direkte nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga agjenci të inteligjencës si CIA apo edhe FBI-ja. Edhe pse rrallë ndodh që në një artikull për Shqipërinë agjencitë e mësipërme të identifikohen specifikisht, përdorja e tyre si burim i llojit background information duket të jetë e vetëkuptueshme. Madje kjo reflektohet edhe në përkimet ose 247 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

127 intertekstualitetin ndërmjet përmbajtjeve të Time për Shqipërinë dhe përmbajtjeve të CIA-s, Departamentit të Shtetit apo FBI-së. Kështu për shembull për rivalitetin Hoxha- Shehu flasin njëkohësisht si dokumentat e shërbimeve amerikane të inteligjencës 248, ashtu edhe artikujt e Time në këto vite si për shembull artikulli me titull Shqipëria: Zgjedhë e re që shkruan se Partia Komuniste e ndërtuar nga Tito e Shqipërisë, ende luajale ndaj Stalinit, i thirri liderët e saj në një konklavë krize këtë javë. Ndërsa 360 delegatë u mblodhën në Tiranë (popullsia 30,800), u duk qartë se Bosi i Partisë Enver Hoxha u tejkalua nga Sekretari Gjeneral i Partisë, Mehmet Shehu. Ai që i luante telat pas të dyve ishte mejshtri i teatrit të marionetave Dimitri Chuvakhin, ambasadori sovjetik 249. Po kështu edhe një artikull me titull Shqipëria: Hoxha në rënie ngrihet mbi të njëjtën premisë të zëvendësimit të Hoxhës nga Shehu: Javën e shkuar një rivalitet që zien prej shumë kohësh ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë Enver Hoxha dhe Shefit të Policisë së Kuqe, Gjeneral Kolonel Mehmet Shehut, u ndez përsëri 250. Nga ana tjetër, një dokument i CIA-s, që mban datën 28 qershor 1955 referon gjithashtu në lidhje me skenarin e rivalitetit ndërmjet Hoxhës dhe Shehut në një nga titujt e raportit: II. Arsyet e shumta për të ndryshuar mund të sjellin një orientim të ri në politikën shqiptare kundrejt Jugosllavisë ose një zhvillim të ri në rivalitetin e gjatë midis kryeministrit Mehmet Shehu dhe Sekretarit të Parë të Partisë Enver Hoxhës. Por mund të ndodhin edhe të dyja 251. Edhe pse më tej raporti bën një pohim të ndryshëm sipas të cilit IV. Në lidhje me rivalitetin Shehu-Hoxha, të dhënat tregojnë se fakti i ngatërrimit të të parit në rivalitet me liderin e padiskutueshëm është i parëndëisshëm dhe më shumë i bazuar në thashetheme. A. Të dhënat më të sigurta thonë se njeriu që po ngrihet tani si mbështetësi i Hoxhës është Spiro Koleka. Këto ndryshime mund të sjellin lëvizje nga ana e Hoxhës për të forcuar pozicionin e tij (po aty). 248 Raporte të CIA-s, që kanë mbërritur në Arkivën Qendrore në Tiranë, të deklasifikuara, kryesisht të viteve 50, përkthyer dhe publikuar në gazetën Shekulli, Belina Budini : Rubrika Dokumente te CIA-s per Shqiperine, 28 mars - 5 prill fq 18, Revista Time: Albania: New Stooge (Shqipwria: Zgjedhw e re ), publikuar nw 1 prill Revista Time: Albania: Down goes Hoxha (Shqipwria: Hoxha nw rwnie) 2 gusht Dokument i CIA-s, 28 qershor 1955/ Raporte të CIA-s që kanë mbërritur në Arkivën Qendrore në Tiranë, të deklasifikuara, kryesisht të viteve 50, përkthyer dhe publikuar në gazetën Shekulli, Belina Budini : Rubrika Dokumente te CIA-s per Shqiperine, 28 mars - 5 prill fq 18,

128 Krahasimet tekstuale të mësipërme të përmbajtjeve të Time dhe të CIA-s në lidhje me Shqipërinë, ashtu si edhe të dhënat që gjen në artikujt e revistës amerikane për Shqipërinë referuar Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe referencat indirekte që të shpien në burime diplomatike amerikane, të Beogradit, të Athinës, apo të Tiranës që janë përdorur nga Time kur shkruan për subjektin e Shqipërisë, të gjitha këto flasin për ushqimin e revistës me këto burime, pavarësisht se i referon ose i përmend rrallë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në formën e burimeve konfidenciale, të backgroundit apo të referuara si burime zyrtare, ato përbëjnë kanale komunikimi të qëndrueshme në kohë. Historiani dhe biografi amerikan i themeluesit Luce shkruan në lidhje me profilin e një burimi mjaft influent në zyrën e lajmeve të jashtme në Time, që ishte mentori kryesor i vetë Luce-s. Ish agjent i shndërruar në anti-komunist të flaktë, Ëhitaker Chambers, ishte as më shumë e as më pak, por vetë editori kryeor i sektorit të lajmeve të huaja që nga viti 1944 në revistë: Chambers dinte mjaft të fshehta të formacioneve komuniste të Lindjes Ai ishte i vendosur që të ekspozonte komplotet komuniste si edhe të godiste komunizmin në të gjitha frontet. Kur Garda e Kuqe zbarkoi edhe në Evropën Lindore, ai kishte plot për të thënë Interpretimi i komunizmit dhe i komunistëve ishte detyrë e tij në revistë Chambers e trefishoi hapësirën dedikuar lajmeve të jashtme në Time dhe bëri që asnjë pusht komunist ose sovjetik të mos mbetej pa përmendur. Proza e tij ishte ndonjëherë melodramatike, shpesh e rëndë, por fjalët e tij tingëllonin bindshëm 252. D.Arkiva e artikujve të revistës si bazë të dhënash Nga ana tjetër, vetë revista Time përbën një burim reference për veten. Arkiva e artikujve të saj është në radhë të parë një pikë reference për vetë artikullshkruesit dhe fakti që të dhënat ose përmbajtjet e këtyre artikujve, ashtu si edhe mënyrat e ndërtimit ligjërimor transmetohen ose rimerren vit pas viti, dhe nga njëra periudhë ose kontekst historik në tjetrin, pothuajse pa ndryshime, flet pikërisht për një influencim të tillë të vetë revistës nga përmbajtja e vet, duke u vetë-referuar. Në seksionin e analizës së përmbajtjeve dukuria e mësipërme zbulohet rast pas rasti me shembuj konkretë, ndërsa shfaqet edhe 252 Robert Herzstein, Henry R. Luce, Time, and the American Crusade in Asia, Cambridge University Press, Fq

129 më gjerësisht dhe në mënyrë më evidente në atë që quhet sfondi ose backgroundi i një artikulli. Siç vërehet edhe në analizën e përmbajtjeve të artikujve referuar diskursit por edhe kodit gazetaresk e stilistikor të revistës, i njëti sfond qarkullon ose rimerret pa ndryshime në lidhje me Shqipërinë, pavarësisht ngjarjeve ose zhvillimeve që përbëjnë temën e re të artikujve. Madje ky sfond nuk qëndron në fund të artikujve por del në krye si shpjegimi i parë bazë mbi të cilin vendosen mandej zhvillimet e reja, gjë që do të thotë se relevanca e tij është më e lartë duke qenë se shndërrohet në atak të artikullit, gjithë duke ofruar në përmbajtje një lexim background të natyrës përgjithësuese PËRFUNDIME Kjo pjesë e dytë e punimit bën analizën kontekstuale të agjencisë në kohë, për t iu përgjigjur argumentit dhe një prej hipotezave themelore, sipas të cilës konstantja historike e paraqitjeve të Shqipërisë në Time mund të shpjegohet me anë të qasjes dhe raporteve institucionale organizative dhe profesionale të një media në logjikën dhe mjedisin e spektrit mediatik amerikan dhe perëndimor. Më konkretisht, ky seksion analizon në rend kronologjik kohor vetë agjencinë Time për sa u përket aspekteve organizative dhe profesionale, por edhe përdorimin e burimeve të informacionit prej saj, karakteristikat e audiencës të cilës i drejtohet si edhe aspekte të zhvillimeve teknologjike, etj. Aty ku është e mundur, këto aspekte vendosen në ndërlidhje me subjektin e Shqipërisë. Kjo do të thotë, që analizat e kësaj pjese të dytë të studimit na shërbejnë për të ndriçuar raportin e Time me subjektin e Shqipërisë, por është e pamundur që ky raport të kuptohet nëse nuk ndërmerret një analizë evoluese e agjencisë per se. Kështu, qasja konstante ndaj subjektit të Shqipërisë është e përcaktuar: - në radhë të parë nga faktorë të strukturës pronësore, menaxheriale dhe organizative të revistës; - në radhë të dytë, nga modeli ose profili gazetaresk; - në radhë të tretë nga faktorë të tillë si audienca e revistës dhe burimet e saj të informimit. 107

130 Për sa i përket analizës së burimeve të Time, në mënyrë të përmbledhur ky seksion i punimit që i merr ato në shqyrtim, flet për një konstante në llojet e burimeve të përdorura si mënyrë informimi për ngjarje dhe subjekte nga Shqipëria. Përdorimi i këtyre burimeve shpjegon edhe qasjen e ngjashme ndaj subjektit të Shqipërisë në gjirin e mediave perëndimore dhe atyre amerikane. Analiza e burimeve na shërbeu gjithashtu për të kuptuar se ruajtja e të njëjtave burime informimi nga Shqipëria në kohë ka përcaktuar edhe linjën konstante të editimit të subjektit të Shqipërisë në faqet e revistës amerikane. Përkimet ndërmjet artikujve të tyre por edhe praktikat e gatimit të informacioneve bashkërisht nga ana e stafeve profesionale e mbështesin më tej këtë opsion. Po kështu, nga pëmbajtjet e artikujve në të tri periudhat studimore të shqyrtuara, mund të shihet qartë se kur revista Time mbulon subjektin e Shqipërisë e bën këtë nën dritën e mbulimeve të tjera që i ka dhënë asaj në të shkuarën, duke u ushqyer kësisoj me mishin e vet. Në rastin e revistës ky transferim i përmbajtjes nuk është megjithatë aspak i natyrës figurative si shprehja e mësipërme, por fakt konkret që manifestohet artikull pas artikulli me anë të segmenteve tekstuale që përsëriten ose qarkullojnë në kohë, pavarësisht ngjarjeve ose zhvillimeve të reja që raportohen (sic ilustron më tej analiza e tekstit në pjesën e tretë të këtij punimi). Përvijimi i audiencës së Time ka qenë i nevojshëm në këtë pjesë të punimit si një faktor që influencon përmbajtjet e saj. Kjo do të thotë që janë marrë në konsideratë si përmasat e kësaj audience, më e larta për një revistë të aktualitetit të përgjithshëm në botë, ashtu edhe tipare të tjera të saj që nga shtetësia, kryesisht amerikane dhe evropianoperëndimore e lexuesve të saj, deri tek karakteristika që lidhen me shkollimin, profesionet, mosha, gjinia dhe të adhurat ekonomike. Karakteristikat e kësaj audience influencojnë dhe përcaktojnë mjaft përmbajtjet e revistës edhe për Shqipërinë. 108

131 PJESA E TRETË 3. Paraqitjet konstante të Shqipërisë në Time : përqasjet sasiore dhe cilësore 109

132 Pasi kemi parë nga afër zhvillimet ekonomike, organizative dhe social-kulturore të Time si media dhe protagoniste e historisë së Amerikës në të tri periudhat kohore nga viti 1923 deri në vitin 2012, sigurisht edhe objekti ynë i studimit në të njëjtën periudhë kohore del në dritë më të qartë për interpretimet dhe analizat e matjeve dhe rezultateve tona të kërkimit sasior dhe cilësor. Në fakt, prania e lartë e Shqipërisë në faqet e kësaj reviste që prej numrit të saj të parë dhe në periudha të ndryshme historike më pas, por edhe mënyra si ajo është paraqitur ka ngjallur shpesh kërshërinë e historianëve, gazetarëve dhe publicistëve, të cilët jo rrallë i referohen përmbajtjes së revistës Time në lidhje me mënyrën si ajo ka vështruar njerëz dhe figura të ndryshme shqiptare, ngjarje dhe rrethana të caktuara historike sa i përket Shqipërisë, duke e cituar revistën ose thjesht të influencuar prej saj. Mirëpo një bilanc dhe analizë e afërt e qasjes së Time ndaj Shqipërisë nuk është bërë. Periudha nga viti 1923 deri në vitin 1944 është ndarja e parë kohore në rrjedhën e të cilës kemi ndjekur paraqitjet e Shqipërisë nga ana e revistës. Është njëherësh një nga periudhat më interesante për gjetjet dhe rezultatet kërkimore të prodhuara. E rëndësishme njëherësh për Time, si periudhë e parë e jetës së kësaj reviste, dhe për Shqipërinë, si periudhë e parë e jetës së shtetit shqiptar, ndërsa si periudhë historike shënon atë pas luftës së parë botërore deri në përfundim të luftës së dytë botërore. 110

133 3.1 Rezultate të analizës sasiore në periudhën e parë : Prirjet në mbulim dhe relevanca e subjektit të një shteti të ri dhe të pavarur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore Të dhënat e gjeneruara nga kërkimi në bazën dixhitale të të dhënave të revistës Time nxjerrin 253 rezultate për Shqipërinë nën fjalë-kërkimin Shqipëria (Albania) për periudhën ndërmjet Prillit të vitit 1923 dhe Korrikut të vitit Të renditura sipas rëndësisë (relevance) të dhënat megjithatë kishin nevojë për filtrim të mëtejshëm, në mënyrë që të bëhen domethënëse dhe të vlefshme për analizë dhe interpretim. Kjo është arsyeja përse kemi përdorur një kriter tjetër klasifikimi për matjen e rezultateve të kërkimit rreth Shqipërisë, duke vendosur kriterin e përmendjes së emrit të Shqipërisë si fjalë-kërkimi ynë kryesor në titullin ose në paragrafin e parë të artikullit. Pra kemi lënë kështu jashtë interpretimit dhe analizës së hollësishme artikujt ku Shqipëria përmendet në një kontekst më të përgjithshëm ose periferik. Rezultatet e kërkimit me përmendjen e Shqipërisë në titull ose në paragrafin e parë të artikullit shfaqin 61 artikuj, ndër të cilët 42 e kanë Shqipërinë të përmendur në titull dhe 19 në paragrafin e parë. Nga këta artikuj, 31 kanë në titull ose në paragrafin e parë emrin e Ahmet Bej Zogut, të cilit ose i kushtohen tërësisht, ose i referohen gjerësisht. Pjesa më e madhe e artikujve janë vendosur në rubrikën Foreign News sipas emërtimit të kohës ose World siç është riorganizuar në arkivën online të Time. Sipas rëndësisë, artikujt për Shqipërinë janë të vendosur edhe në rubrika të tjera si Nation, War & Terrorism, Milestones, Letters, Religion, etj Shqipëria, më shumë vëmendje se vendet e rajonit Po kështu, në raport me mbulimin që marrin nga Time vende të tjera të rajonit ose më gjerë, të dhënat përforcojnë pohimin e mësipërm të një pranie relativisht të lartë të Shqipërisë në faqet e kësaj reviste. Kështu, pas një krahasimi të të dhënave, të cilat mund t i gjeni edhe në tabelën Vendet e rajonit sipas mbulimit nga Time, ndërsa Shqipëria del 253 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit. 254 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit. 111

134 e përmendur në 253 artikuj në total, Serbia del në 123 syresh, Mali i Zi në 65 artikuj, Maqedonia në 47, Kroacia në 68, edhe pse ka edhe një kontekst të përbashkët kur këto vende dalin nën emërtimin Jugosllavia që rezulton në 533 artikuj 255. Duhet theksuar se shifrat e mësipërme nuk flasin për daljen e këtyre vendeve në titujt ose në paragrafët e parë të artikujve, por në përmbajtjen më të gjerë të këtyre artikujve, pasi për këto të dhëna është përdorur kërkimi dixhital i arkivës së Time, duke qenë e pamundur të numërojmë për secilën prej këtyre shteteve daljen në tituj dhe në paragrafët e parë të artikujve për to, ndaj krahasimi është bërë në bazë më të gjerë. Vendet që marrin më shumë mbulim se Shqipëria në rajon janë Greqia që del e përmendur në 975 artikuj, Rumania në 1021 artikuj dhe Bullgaria në 464 artikuj Vitet e mbulimeve më të shpeshta: 24, 27, Edhe të dhënat e raportimeve për Shqipërinë vit pas viti tregojnë që Time e ka parë dhe trajtuar Shqipërinë e viteve si entitet domethënës dhe me vlerë lajmi. Në aspektin kohor, ky interesim ka kulmuar në vitin 1927, gjë që lidhet me kursin e ri në marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë dhe nënshkrimin e Traktatit të Tiranës me Italinë, por interesim të lartë për Shqipërinë ka treguar edhe gjatë vitit 1924 kur Shqipërisë i kushtohen 7 artikuj, gjë që lidhet vetëm me zhvillimet e brendshme dhe politike në vend 256. Deri në vitin 1929 interesimi mbetet i lartë me 7 artikuj të botuar, ndërsa vitet e stabilitetit politik në vend marrin më pak mbulim, edhe pse artikujt nuk mungojnë. Që nga viti 1938, numri i artikujve në vit për Shqipërinë është sërish në rritje dhe vitet 1939,1940, 1941 shfaqin 16 artikuj, gjë që lidhet me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore.Vitet marrin megjithatë më pak artikuj dhe zhvillimet e brendshme janë jashtë fokusit të saj, pasi revista është e përqendruar tek Shqipëria vetëm si front beteje dhe konteksti i brendshëm i zhvillimeve në vend gjatë periudhës së luftës civile nuk merr të njëjtën vëmendje, po të kemi parasysh që në kohë të qeta në arenën ndërkombëtare, Shqipërisë nuk i ka munguar interesimi nga revista dhe interpretimi i ngjarjeve të brendshme. 255 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit. Vendet e rajonit sipas mbulimit nga Time 256 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit: Vitet e mbulimeve me te shpeshta 112

135 Më shumë rreth logjikës së mbulimeve të Shqipërisë nga Time do të zbulojë edhe analiza përmbajtësore e artikujve. Siç do ta shohim më tej, nga këto përmbajtje del se revista ka operuar kryesisht sipas një logjike të brendshme dhe një linje të sajën për përzgjedhjen dhe ndërtimin e historive rreth Shqipërisë, edhe pse është influencuar nga pasqyrime të tjera gazetareske të kohës. Kështu, revista ka ndërtuar një rrëfenjë të sajën për Shqipërinë, e cila krijon vazhdimësi dhe lidhje në kohë që nga vitet 20 të shekullit të kaluar dhe përgjatë viteve 30 dhe 40, por edhe më tej në periudhat e tjera kohore, vitet e regjimit komunist dhe ato të tranzicionit drejt demokracisë. Se çfarë Shqipërie ka krijuar dhe ndërtuar, këtë do të përpiqemi ta ilustrojmë konkretisht më tej në atë pjesë të punimit ku merremi me analizën e të dhënave cilësore të përmbajteve të revistës Vendi i Shqipërisë në konfiguracionin përmbajtësor Nga ana tjetër, me rëndësi në analizën e të dhënave sasiore është të shohim vendosjen e artikujve për Shqipërinë në rubrikat dhe në konfiguracionin e revistës, gjë që flet për pozicionin e saj në hierarkinë e cështjeve dhe vendeve të tjera të mbuluara nga Time ku artikujt për Shqipërinë i gjen të vendosura edhe më lart se ato për Italinë, Japoninë apo Gjermaninë. Të dhënat tregojnë se 44 nga artikuj për Shqipërinë janë vendosur në rubrikën World, e cila vjen e dyta në hierarkinë e rubrikave, menjëherë pas National Affairs, edhe pse gjatë viteve të luftës së dytë botërore shpesh kjo rubrikë del edhe e para në rendin grafik të revistës për rëndësinë e zhvillimeve të periudhës. Duke vijuar ndarjen e artikujve sipas rubrikave, 9 prej tyre janë vendosur në rubrikën War and Terrorism, 3 në National Affairs, 3 në Also in this Issue, 2 në Milestones, 1 në Religion dhe 1 në Letters 257. Edhe pse na mungon e dhëna e numrit të faqeve ku janë vendosur artikujt që kemi marrë në shqyrtim, pozicionimi i artikujve në raport me artikuj të tjerë të së njëjtës rubrikë, është një e dhënë e cila na ndihmon për të kuptuar më shumë rreth vendit dhe rëndësisë që i kushton revista Shqipërisë. Duke qenë se Shqipëria del shpesh e vendosur në krye të cështjeve dhe temave brenda të njëjtës rubrikë, kjo e dhënë na ndihmon të vlerësojmë relevancën e Shqipërisë si subjekt artikulli në raport me subjekte të tjera, ngjarje dhe 257 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit: Ndarja sipas artikujve. 113

136 vende gjatë analizës së përmbajtjes së artikujve. Një tabelë me të dhënat sasiore në lidhje me vendin e Shqipërisë brenda secilës rubrikë të Time ku vendoset subjekti i Shqipërisë, nuk do të arrinte të evidentonte asgjë në mungesë të shpjegimeve të rastit për numrin e artikujve të botuar për cdo numër, specifikimet e mëtejshme në lidhje me cështjet që janë gjykuar më të rëndësishme dhe ato më pak të rëndësishme për vende dhe ngjarje nga më të larmishmet. Ndaj kemi gjykuar që këtë lloj vlerësimi ta bëjmë në atë pjesë të punimit që sheh më afër përmbajtjet e artikujve, duke i analizuar edhe të dhënat e mësipërme cilësisht. Vetëm një këndvështrim cilësor mund të vërë në dukje kontrastet dhe të sugjerojë interpretime, duke u nisur për shembull nga fakti që një artikull që flet për psonisjet e Zogut dhe telashet e tij financiare pas rënies nga froni, vendoset më lart në rubrikën Foreign Affairs të datës 6 maj 1940, sesa ngjarjet e Luftës në Kinë dhe vjen fill pas një artikulli që trajton një problematikë sociale në Francë si aksidentet nga tabelat në rrugë Mbulim i gjerë, artikuj të shkurtër Megjithë praninë e lartë të Shqipërisë në dhe pozicionin ose relevancën e saj në hierarkinë e çështjeve dhe vendeve të tjera të mbuluara, të dhënat tregojnë se këto artikuj janë kryesisht të shkurtër në gjatësi, gjë që lidhet sigurisht edhe me praktikat gazetareske të revistës për të cilat kemi folur gjerësisht në seksionin e profilit profesional të Time, ligjësi e të cilës ishte pra teksti sa më i shkurtër i mundshëm. Konteksti profesional, ai kohor dhe teknologjik i kohës duhen marrë gjithashtu në konsideratë në interpretimin e këtyre të dhënave. Kështu 49 nga 63 artikujt për Shqipërinë janë të shkurtër (kanë një gjatësi më pak se 400 fjalë), 8 prej tyre janë mesatarë (sipas kriterit aktual të 400 deri në 800 fjalë që revista vendos për artikujt që t i quajë mesatarë) dhe vetëm 6 prej këtyre artikujve janë të gjatë, pra shkojnë mbi njëmijë fjalë sipas një kriteri të vendosur po nga revista 259. Mirëpo ky është një kriter i sotëm i klasifikimit të të dhënave dixhitale, që i përgjigjet dinamikave të reja të revistës dhe jo atyre të kohës që ne po marrim me përparësi në shqyrtim këtu, ndaj për periudhën dhe për praktikat gazetareske të kësaj 258 Revista Time, Rubrika Foreign Affairs: ALBANIA: Zog's Furs, 6 maj 1940, aksesuar 12 qershor Shih tabelen mbi gjatesine e artikujve ne aneksin e punimit. 114

137 periudhe kufiri i numrit të fjalëve mund të mos jetë treguesi më i saktë i relevancës së subjektit. Po kështu, duhen mbajtur parasysh zhvillimet teknologjike të kohës dhe praktikat e profesionit që sigurisht ishin shumë më të ngadalta dhe më të pazhvilluara sesa sot, po të kemi parasysh që Time nuk kishte ende deri në fillim të luftës së dytë botërore rrjetin e saj të korrespondentëve dhe shpesh lajmet i merrte nga burime të dyta siç ishin media të tjera, duke u përpjekur të nxjerrë prej tyre lexime mes rreshtave ose detaje të fshehura mes lajmeve, të cilat e kishin ezauruar më parë një pjesë të informacionit me publikimin e tyre, ndonëse themeluesit e Time e quanin këtë praktikë vlerë të revistës dhe jo të metë të saj për kohën, pasi siguronte sintetizimin e informacionit. Megjithëse rezultonte në artikuj të shkurtër, kjo praktikë e mbulimit të ngjarjeve të kohës duhet vlerësuar si pozitive edhe në rastin e mbulimit të Shqipërisë, pasi siguron një gamë më të gjerë tematikash dhe çështjesh sesa ç do të kishte mundur të mbulonte një media e vetme. Kështu, shumë nga temat dhe çështjet që dalin për Shqipërinë e asaj kohe nga media të ndryshme amerikane por edhe evropiane, i gjejmë të sintetizuara dhe të interpretuara tek Time, e cila, nga ana tjetër, duke qenë organ i përjavshëm dhe jo i përditshëm, kishte më tepër kohë dhe hapësirë për t i kontekstualizuar dhe vënë këto kronika në një perspektivë të caktuar, duke bërë njëkohësisht edhe filtrimin dhe saktësimin e tyre. Së fundi, kjo praktikë e përdorimit nga Time të raporteve nga një spektër i gjerë korespondentësh kryesisht të gazetave amerikane dhe shpesh edhe më gjerë të shtypit perëndimor, shton vlerën përgjithësuese të rezultatave tona të kërkimit. Kjo do të thotë që objekti ynë i ngushtë i studimit, përkatësisht revista Time, na lejon të shohim më gjerë sesa thjeshtë dhe vetëm rastin e një medie, një reviste apo një organizate mediatike, pasi përmes saj mund të shtrijmë shikimin tonë për të rrokur edhe mirazhe të tjera si këndvështrimet dhe paraqitjet e Shqipërisë nga një spektër më i gjerë mediatik, që është ai i shtypit amerikan dhe perëndimor. Jo vetëm dhe thjeshtë pse Time është si përkatësi një media amerikane dhe perëndimore, por se reflekton dhe ndërton perspektivat e veta duke u nisur nga përdorimi faktik i këtyre mediave si burime për të ushqyer veten. 115

138 3.1.5 Temat e mbulimeve për Shqipërinë Pasi pamë si ka evoluar ose cila ka qenë kurba, intensiteti i kronikave për Shqipërinë, pra shkalla e interesimit të revistës amerikane, le të shohim më nga afër se cilat kanë qenë tematikat ose çështjet për të cilat është interesuar më tepër, bazuar konkretisht në përmbajtjet e artikujve, por gjithnjë në bazë të metodologjisë së kërkimit sasior. Në tabelën me titull Temat e mbulimit të Shqipërisë nga Time për periudhën , kemi bërë një klasifikim të temave ose çështjeve rreth Shqipërisë trajtuar për këtë periudhë kohore 260. Artikujt i kemi grupuar në dy ndarje të mëdha tematike: Njëra ndarje përfshin temat ose çështjet shqiptare që dalin në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare siç janë Lufta e Dytë Botërore, Ansambleja e Lidhjes së Kombeve apo në zhvillime gjeopolitike si diskutimet për kufijtë dhe çështje diplomatike. Ndërsa ndarja e dytë përfshin temat ose çështjet shqiptare qe dalin në kuadër të zhvillimeve të brendshme siç janë reformat qeveritare, lëvizjet opozitare në vend, konfliktet politike, tërmetet, vrasjet dhe atentatet 261. Kemi përfshirë gjithashtu në këtë ndarje edhe zhvillime të brendshme që lidhen me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me vende të tjera si Italia, Britania e Madhe, Amerika, etj. Po kështu në këtë ndarje të zhvillimeve të brendshme kemi llogaritur edhe mbulimin për çështje fetare si edhe jetën private të mbretit Zog dhe familjes mbretërore Më shumë mbulim zhvillimeve të brendshme Kështu, nga të dhënat e mësipërme rezulton se Shqipëria ka marrë më tepër mbulim në kuadër të zhvillimeve të saj të brendshme sesa në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare. Shqipëria del në 25 artikuj në kuadër raportimesh për ngjarje ndërkombëtare dhe në 38 artikuj në kuadër raportimesh për zhvillime të brendshme të Shqipërisë 263. Të dhënat më të detajuara tregojnë se është Lufta e Dytë Botërore ajo që zë pjesën më të madhe të raportimeve për Shqipërinë në kuadër të zhvillimeve të tjera ndërkombëtare me 16 artikuj, ndërsa më pak zënë zhvillimet ndërkombëtare në Lidhjen e Kombeve dhe të gjeopolitikës e të diplomacisë me nga 3 artikuj. Ndërsa në kuadër të zhvillimeve që 260 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit. 261 Shih tabelen. Po aty. 262 Po aty. 263 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit. 116

139 burojnë së brendshmi në Shqipëri, numri më i madh i tyre, 18 artikuj, i përkasin politikës së brendshme shqiptare që nënkupton siç e nënvizuam më lart raportime rreth reformave qeveritare dhe shtetërore në Shqipëri, por edhe zhvillime e konflikte politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës në vend, si edhe raportime rreth marrëdhënieve me vendet fqinje apo me USA, që dalin në kuadër të politikës së jashtme të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe 264. Kështu 7 artikuj për zhvillimet e brendshme shqiptare trajtojnë marrëdhëniet e Shqipërië më Italinë dhe 2 prej tyre ato me SHBA, ndërsa vetëm një artikull trajton cështjen e religjionit në vendit tonë. Nga ana tjetër, gjithnjë në kuadër të zhvillimeve të brendshme në vend, është shumë më i lartë numri i artikujve që u kushtohen kronikës rozë dhe jetës personale të mbretit Zog dhe familjes mbretërore. Ka 10 artikuj në këtë revistë që raportojnë rreth martesës dhe historive të dashurisë së mbretit Zog, duke përfshirë në këtë kronikë edhe raportime për personat më afër tij si mbretëreshën Geradinë, motrat e Zogut dhe ndonjë lidhje të tij intime deri tek trashëgimtari i tij i porsalindur, që gjithashtu do të bëhet pjesë e kronikave rozë dhe politike në vitet në vazhdim, gjatë periudhave dhe Mbulim politik, përmes figurave politike Nga të dhënat sasiore në lidhje me mbulimin tematik, bie gjithashtu në sy fakti që Time interesohet më tepër për figurat politike dhe për Shqipërinë si shtet apo si entitet politik. Në kontekstin më të gjerë të revistës dhe filozofisë së saj profesionale kjo e dhënë është plotësisht e justifikueshme, pasi statistikat tregojnë se, edhe në nivel botëror, figurat që kanë gjetur më tepër mbulim nga Time janë pikërisht ato politike dhe shtetet e kombet janë trajtuar më tepër si entitete politike sesa entitete sociale e kulturore 266. Ndërsa figura që merr më tepër mbulim nga Time për periudhën nga viti në rastin e Shqipërisë është ajo e Ahmet Zogut, në nivel botëror mbulimin më të madh e marrin sërish figurat politike si ajo e Rusveltit dhe e Hitlerit. Kështu sipas të dhënave që i kemi përpiluar në një tabelë krahasuese, Ahmet Bej Zogu del 33 herë në Time gjatë kësaj periudhe, ndërsa Coco Chanel vetëm 14 herë dhe Sigmund Frojdi vetëm 74 herë. Po kështu edhe figura mjaft influente të kohës si Albert Einstein apo Charlie Chaplin marrin 264 Po aty. 265 Po aty. 266 Shih tabelen me te dhena te krahasuara te figurave boterore qe mbulohen me teper nga Time 117

140 mbulim shumë periferik (238 dhe 157 përmendje) në raport me figura politike si Adolph Hitler e Benito Musolini apo Franklin Rusvelt, që përmenden përkatësisht 3953, 2392 dhe 3604 herë 267. Natyra politike e interesimit të revistës për Shqipërinë ilustrohet më tej edhe nga të dhënat e përpiluara në tabelën në lidhje me emrat shqiptarë më frekuentë 268. Sipas këtyre të dhënave, ndërsa Ahmet Zogu del i përmendur 31 herë në artikujt që e kanë Shqipërinë në titull dhe në paragrafin e parë të artikullit, e gjithë lista e përmendjeve përfshin vetëm figura politike, duke vijuar me kundërshtarin dhe opozitarin e Zogut, Fan Stilian Nolin që shfaqet 7 herë, atë të Faik Konicës që del i përmendur për funksionin e tij si ambasador në Amerikë 3 herë dhe mandej figura të tjera po kaq politike të kohës si Cena Bey si kryeministër i përmendur dy herë, Xhafer Ypi si kryetar partie një herë dhe Geraldinë Aponi në rolin e saj si mbretëreshë e re e Shqipërisë, e referuar 3 herë. Bie në sy mungesa e emrit të Enver Hoxhës, i cili nuk del i përmendur asnjëherë as gjatë periudhës drejt fundit të luftës së dytë botërore në fillim të viteve 40 dhe as në kontekstin e luftës civile në Shqipëri apo në lidhje me zhvillimet komuniste në vend deri në vitin Gjeografia politike e mbulimeve Po kështu për mbulim të natyrës administrative-politike flasin edhe të dhënat në lidhje me gjeografinë apo territorin shqiptar që del ose përmendet më tepër. Sipas të dhënave të përpiluara në tabelën e pikave gjeografike të referimit të Time për Shqipërinë nga viti , është Tirana si kryeqytet i Shqipërisë ajo që përmendet 30 herë, Durrësi si port i vendit i përmendur 15 herë dhe po kaq edhe Vlora, duke vijuar më tej me përmendje më episodike dhe të lidhura me zhvillime kryesisht të frontbetejës së Luftës së Dytë Botërore si Delvina apo Këlcyra e Lumi Shkumbin apo Liqeni i Butrintit të cilët dalin të përmendur vetëm nga një herë, ndërsa krahina të tjera që marrin më tepër mbulim janë ajo e Matit që lidhet me faktin se kjo zonë është vendi i origjinës së mbretit të 267 Po aty 268 Tabela me emrat shqiptare me frekuente ne Time 269 Po aty. 118

141 Shqiptarëve, e përmendur 5 herë 270. Po kështu e të njëjtës peshë në mbulim për nga numri i përmendjeve është edhe Gjirokastra e Tepelena. 3.2 Rezultate të analizës cilësore në periudhën e parë : Prirjet në përmbajtjet e tekstit dhe ndërtimi i një subjekti përjashtimor me ngjyrime ekstreme si Shqipëria Nuk është krejt jashtë dijenisë së publikut shqiptar mënyra si mediat perëndimore e kanë paraqitur Shqipërinë, kryesisht paraqitjet mediatike të periudhës post-komuniste, ndërsa ndonjëherë kureshtja publike është plotësuar edhe me njohjen e paraqitjeve që këto media i kanë bërë Shqipërisë gjatë periudhës komuniste përmes transmetimit të dokumentarëve televizivë dhe ndonjë artikulli të nxjerrë nga arkivat e kohës i përkthyer në shqip për konsumatorët shqiptarë të shtypit. Por e rrallë është dijenia rreth mënyrës si këto media e kanë parë Shqipërinë e mëhershme në kohë, atë ndërmjet dy luftërave botërore dhe deri në përfundim të luftës së dytë botërore. Aq më pak është studjuar nga afër dhe në mënyrë sistematike kjo periudhë e Shqipërisë në syrin e mediave perëndimore. Pasi kemi dokumentuar një pamje të plotë të mbulimeve që revista Time i ka bërë Shqipërisë së periudhës ndërmjet viteve , përmes matjeve të detajuara dhe klasifikimeve sistematike të të dhënave përmbajtësore, në këtë pjesë të punimit tonë do të shohim edhe më nga afër gjuhën e përdorur, narrativat dhe mënyrën e ndërtimit të artikujve përmes zbërthimit stilistikor dhe dekodifikimit të normave profesionale që Time ka ndjekur në paraqitjet që i bën Shqipërisë. Analizat e këtij seksioni mbështeten në të dhënat cilësore për sa u përket formulimeve dhe tekstit përshkrues në lidhje me Shqipërinë në artikujt e publikuar në revistën Time duke nisur nga viti i saj i parë i publikimit, 1923 dhe deri në vitin Këto formulime gjuhësore përshkruese i kemi nxjerrë kryesisht nga titujt dhe paragrafët e parë të artikujve të Time pë Shqipërinë gjatë kësaj periudhe kohore, duke skanuar vetëm përmbajtjet gjuhësore të vendosura pranë emrit Shqipëria (Albania) dhe shqiptarët (Albanians) 271. Pra 270 Shih tabelen e pikave gjeografike te referimit te Time per Shqiperine nga viti Shih tabelen e te dhenave cilesore te tekstit per periudhen

142 objekt analize këtu janë referencat e drejtpërdrejta leksikore për Shqipërinë dhe shqiptarët në artikuj. Kështu të dhënat e pasqyruara në tabelën Përcaktimet gjuhësore për Shqipërinë dhe shqiptarët sipas datave të publikimit në Time ( ), na shërbejnë për të ndërtuar një tablo specifike të gjuhës së përdorur nga revista kur flet dhe i referohet Shqipërisë. I ashtuquajturi Timestyle, pra ai që njihet si stili i gjuhës që ka krijuar vetë revista me tiparet e saj të forta provokuese, agresive dhe parodizuese gjen shprehjen më të plotë në përmbajtet gjuhësore të artikujve kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vetëm duke njohur më parë këtë tipar thelbësor të gjuhës dhe stilit raportues të Time për periudhën që kemi në monitorim, do të jemi në gjendje të interpretojmë në mënyrë të drejtë edhe stilin e gjuhën për Shqipërinë e të njëjtës periudhë. Shqipëria merr përshkrime me ngjyra mjaft të forta parodizuese, një gjuhë me figuracion të lartë shprehës (gjuhë metaforike) dhe që me ngjyrimet e saj krijon kontraste të forta herë simpatizuese, herë stigmatizuese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndërsa, siç do të shohim më poshtë, ligjërimi mbizotërues është ai i anormalitetit Analizë ligjërimi: Si është paraqitur Shqipëria Temat që dalin për Shqipërinë në revistën Time për periudhën që kemi në shqyrtim janë të larmishme, por nuk është e vështirë të gjesh nyje ligjërimore ndërmjet pjesës më të madhe të tyre. Një prej këtyre leximeve që lidh, në analizën tonë, shumicën e artikujve për Shqipërinë, është diskursi ose ligjërimi i anormalitetit. Ky diskurs paraqitet dominant si pamje ose lexim përgjithësues për këto artikuj, mbështetur në analizën tonë sasiore dhe cilësore (pra nga të dhënat sasiore se sa shpesh del një ligjërim i caktuar në artikuj dhe nga analiza e përmbajtjes se si është shprehur ai në këto artikuj) Konstruksionet, dikotomitë bazë të këtij ligjërimi Ligjërimi i anormalitetit mbështetet në një varg konstruksionesh dikotomike që propozon revista artikull pas artikulli. Kështu, përmes mjeteve të fuqishme shprehëse si parodia dhe 120

143 gjuha e figurshme metaforike, Time ndërton një pamje të Shqipërisë plot kontraste dhe ngjyrime ekstreme 272. Revista vizaton një Shqipëri të ekstremeve (gjë që përbën një konstante në paraqitjet për Shqipërinë në të tre ndarjet tona kohore), me reliev dhe mot esktrem, me varfëri ekstreme, me zhvillime politike ekstreme, me drejtues dhe figura drejtuese ekstremiste, me tradita dhe zakone ekstreme. Megjithëse këto konstruksione janë mjaft të pasura me figuracion stilistikor, është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me përdorim të një gjuhe esktremizuese si teprim stilistikor, por me një mënyrë specifike paraqitjeje të Shqipërisë si pjesë e diskursit të anormalitetit, qoftë ai vetëm shqiptar ose më gjerë ballkanik, diskurs i cili gjen përdorim të gjerë në mediat amerikane dhe ato perëndimore në përgjithësi në lidhje me Shqipërinë por edhe vende të tjera të Ballkanit. Ky diskurs është pra një praktikë e rregullt nga ana e revistës sa herë që i referohet Shqipërisë si shtet, si popull, si territor gjeografik apo si sistem vlerash shoqërore e kulturore. Një Shqipëri e përskajuar si anormale, pikërisht për shkak të karakteristikave të saj ekstreme, ose kontraditave të saj, del si përmbajtje kryesore e artikujve të Time në këtë periudhë kohore. Nga ekzaminimi i tërësisë së artikujve për Shqipërinë e kësaj periudhe, kemi mundur të evidentojmë edhe formulimet gjuhësore specifike, që karakterizojnë diskursin e anormalitetit për të cilin po flasim. Është e qartë se bëhet fjalë për ligjërime stigmatizuese, pasi janë të mbushura me kategorizime përkeqësuese në lidhje me vendin dhe njerëzit. Le të citojmë disa nga këto formulime që i kemi nxjerrë nga tekstet e artikujve. Kështu, për shembull, në një artikull të datës 11 janar 1937, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë cilësohet si vrima më e keqe në Evropë ( the ëorst hole in Europe ). Ky pohim del në kontekstin e vështirësisë që ka mbreti Zog për të gjetur një kandidate të denjë për mbretëreshë në Shqipëri, ku Tirana, kryeqyteti malor i mbretërisë së vogël, konsiderohet nga diplomatët si vrima më e keqe në Evropë 273. Formulimi në shkallën sipërore me e keqe në Evropë flet këtu për një konstruksion gjuhësor esktremizues, që i brendashkruhet diskursit të përgjithshëm të anormalitetit si vend i keq që përbën 272 Shih tabelen e gjuhes per Shqiperine, nenseksioni Gjuha ekstremizuese. 273 Revista Time, Albania: Fatima or Else!, 11 janar

144 edhe në këtë rast një vlerësim ekstremizues, pasi nënkupton i keq në gjithçka, pa sugjeruar asnjë element specifik në lidhje me karakteristikat që e bëjnë të keq. Ndërsa në këtë rast Shqipëria del në diskursin e anormalitetit si vrima më e keqe në Evropë, në një artikull tjetër që daton një vit më vonë, duke iu referuar sërish Tiranës, Time e vizaton atë si një kryeqytet tipik ballkanik, i trazuar dhe me erë të keqe duke e vendosur kësaj radhe në konstruktin më të gjerë të anormalitetit ballkanik për sa i përket rendit publik dhe higjenës apo kulturës së jetesës, edhe pse në këtë rast epiteti i keq është përdorur në mënyrë më specifike duke përshkruar erën e pakëndshme dhe ndotjen e ajrit të qytetit 274. Në një artikull tjetër të vitit 1927, për Tiranën flitet gjithashtu me termat maksimalizues dhe stigmatizues njëherësh kur përshkruhet si ai kryeqytet i vogël, i shëmtuar, i neveritshëm 275. Sipërorja krahasuese del edhe në formulime të tjera më realiste në dukje si kombi më i vogël në Ballkan, por që në këtë rast shërben për ta theksuar edhe më tepër përskajimin zvogëlues duke e vendosur brenda njësisë gjeografike edhe vetë të vogël dhe të trazuar, rajonit të Ballkanit 276. Në të vërtetë, ky lloj formulimi i shkallës sipërore, në këtë rast zvogëluese, jo zmadhuese, është ndër konstruksionet më të shpeshta gjuhësore që shfaqet sa herë del edhe emri i Shqipërisë, si të ishte një kartvizitë e saj, në formën mbretëria e vockël e Shqipërisë 277 apo mbretëria shumë e vogël ballkanike e Shqipërisë 278. Përshkrime të tilla evidentojnë një Shqipëri ekstreme për nga përmasat e saj. Njëlloj si për Shqipërinë, flitet në terma zvogëluese ose ekstremizuese edhe për vetë figurën e saj kryesore politike, Ahmet Zogun, i cili referohet herë si mbreti i vogël Zog, herë si një diktator vetëm 31 vjeç dhe herë të tjera si shef i fiseve më të fuqishme feudale shqiptare apo si një nga njerëzit më të varfër të Evropës në disa artikuj që nga viti 1927 deri në vitin Por të zakonshme janë edhe konstruktet gjuhësore që flasin për karakteristika të tjera gjeografike ekstreme siç është relievi ekstrem i vendit tonë, si për shembull malet e egra 274 Revista Time, Zog s Choice, 7 shkurt Revista Time, Albania: Agent Provocateur, 21 mars Revista Time, Albania: A noose for Benito, 7 qershor Revista Time, Albania: Birth and Death, 17 prill Revista Time, International: Madmen and Fools, 17 prill Revista Time, Albania: Supreme Removal, 21 mars 1932; Revista Time Albania: Piratical Dictature, 11 prill 1927; Revista Time Albania, President into King, 27 gusht 1928; Revista Time Albania: Zog s Furs, 6 maj 1940) 122

145 prapa Tiranës apo përmes maleve të thepisura të Shqipërisë, ose majat e maleve të Shqipërisë së vogël të thepisur apo kryeqyteti në majë të maleve të mbretërisë së vockël të Shqipërisë ku del se Tirana është një kryeqytet në majë të maleve të thepisura apo se është e rrethuar nga male të egra, ndërsa Shqipëria është një vend i thepisur si greminë 280. Karakteristikat e një moti ekstrem, në kontrast me përshkrimet e mësipërme të relievit gjeografik përbën një tjetër element të diskursit të anormalitetit ku flitet për Shqipërinë. Kështu në një artikull ku flitet për ceremoninë e kurorëzimit mbret të Ahmet Zogut, Time përshkruan atmosferën e brohoritjeve për Mbretin e shqiptarëve në rrugët e ngushta të Tiranës, kryeqytetit të pistë të Shqipërisë, që si zakonisht djersiste nën një diell përvëlues 281. Ndërsa në kronikat gjatë luftës së dytë botërore përshkrimet flasin më tepër për një Shqipëri të acartë nën dëborë: Javën e shkuar dëbora shtresëzohej në majat dhe lugjet e Shqipërisë së vogël të thepisur si greminë 282. Ligjërimi me ngjyra ekstreme në kuadër të diskursit të përgjithshëm të anormalitetit që dallojmë në artikujt e Time për Shqipërinë shfaqet edhe në mënyrën si paraqiten njerëzit dhe jeta sociale në vend si për shembull në një artikull të vitit 1928 që i përshkruan kështu shqiptarët: të ndotur, mjeranë, të varfëruar, të pickuar nga mushkonjat, të ngordhur urie, të troshitur nga tërmeti 283. Në të njëjtin artikull dallojmë edhe paraqitjet kontrastuese të brendshme, pra ndërmjet vetë shqiptarëve, pasi në thelb të artikullit qëndron ndërtimi i kontrastit ndërmjet shqiptarëve të thjeshtë dhe drejtuesit të tyre, që zgjedh të shndërrohet nga president në mbret në një vend ku, sipas artikullit, ai mund t i plotësojë qefin vetes të quhet, po të dojë, edhe pasha apo car, sepse në jetët e njerëzve kjo ngjarje nuk bën dallim. Edhe kur bëhet fjalë për zhvillimet politike në vend diskursi dominant është ai i anormalitetit. Madje, pikërisht anormalja përbën normën dhe të natyrshmen në zhvillimet dhe jetën e një vendi si Shqipëria, sipas pohimit të drejtpërdrejtë që bën një artikull i revistës i vitit 1924, që trajton situatën politike në vend: Nuk ka gjë më të natyrshme, sidomos në një vend të prapambetur, sesa dëshira e një kryeministri të rrëzuar që të 280 Perkatesisht ne artikujt e Time: Albania: A noose for Benito, 7 qershor 1943; Zog s Choice, 7 shkurt 1938; Balkan Theater: Children of Socrates, 9 maj 1938; Albania: Birth and Death, 17 prill Revista Time, Albania: Koran and Bible, 19 shtator Revista Time, Balkan Theatre: Children of Socrates, 9 dhjetor Revista Time, Albania, President into King, 27 gusht

146 kthehet dhe të rrëzojë pasuesin që e kishte rrëzuar 284. Në lidhje me rendin dhe qetësinë, po kështu Time vendos kriterin e lajmit duke u shprehur se një vrasje në mugëtirë nuk përbën aspak lajm në Tiranë, atë kryeqytetin e shëmtuar, të neveritshëm 285. Mirëpo diskursi i anormalitetit që dominon si temë kryesore e përmbajtjeve të artikujve të Time për Shqipërinë, edhe pse është qartazi stigmatizues, duhet lexuar ose interpretuar edhe në kontekstin e ligjërimit parodizues që karakterizon stilin e revistës, sidomos në periudhën për të cilën flasim. Dhe stili parodizues deri në kufijtë e vetë-parodizimit është karakteristika kryesore e ligjërimit në vitet pë të cilat flasim, pavarësisht se cili është subjekti i artikujve të saj, një shtet i vogël (si Shqipëria e cila merr sidoqoftë mbulim të pazakontë), presidenti i SHBA-ve ( Franklin Rusvelt të cilit revista nuk i kursen as përshkrimin e këmbëve të tij të sëmura, duke shkaktuar një skandal në USA) apo qoftë edhe ngjarje solemne sic është një ceremoni mortore (kur përshkruan varrimin e Leninit në Moskë duke parodizuar kortezhet nën motin e acartë, që i bënte zogjtë të binin të vdekur në dëborë). Një revistë si Time që nuk kursente asgjë dhe askënd, Shqipërinë e vogël e ka parodizuar gjithashtu fare lirisht Paraqitjet stigmatizuese në diskursin e superioritetit amerikan Shqipëria sipas Time është edhe një vend i vockël, edhe një vend zhvillimet e të cilës gjykohen të rëndësishme dhe me vlerë lajmi për t u mbuluar nga revista; është edhe një vend me ushtri të paorganizuar dhe kaotike, edhe në gjendje të rebelohet dhe t i shkaktojë shqetësime Musolinit; është edhe një shtet i dobët, i trazuar që mezi rri në këmbë nga brenda, edhe një mamuz me dhëmbëza të mprehta dhe kërcënuese për fqinjët jugosllavë dhe grekë nën çizmen italiane me të cilën është në aleancë. Lista e leximeve dikotomike (kontradiktore ) që mund të nxjerrim nga përmbajtja e artikujve mund të jetë e gjatë, por le të shohim konkretisht se si shprehen këto kontraste në tekstet e artikujve për Shqipërinë: Një lexim i mundshëm është ai që e sheh Shqipërinë shpesh të stigmatizuar nën këtë rrogoz parodizimi, si e neveritur, e përçmuar dhe e denigruar. Por një lexim tjetër i mundshëm është edhe ai që e sheh Shqipërinë, përkundrazi, shpesh të simpatizuar dhe të 284 Revista Time, Albania: Joust, 22 dhjetor Revista Time, Albania: Agent provocateur, 21 mars

147 marrë në mbrojtje përmes parodizimit, si relevante, tërheqëse, gjithësesi fisnike dhe ndonjëherë rebele, por që ka nevojë për mbrojtje dhe përkrahje. Të dyja leximet janë të mundshme dhe qëndrojnë si një lloj dikotomie shpjeguese në lidhje me përmbajtjet në dukje kontrastuese të parodisë për Shqipërinë, të cilën pra herë e stigmatizon, herë e simpatizon. Ndonjëherë këtë e bën në rend të përmbysur, që do të thotë e stigmatizon duke e simpatizuar dhe e simpatizon duke e stigmatizuar. Ambiguiteti për të cilin flet edhe Todorova në kuadër të diskursit të Ballkanizmit, shprehet pa ambiguitet në përmbajtjet e Time për Shqipërinë. Le të ilustrojmë se si ndodh kjo, duke sjellë disa shembuj që flasin për stigmatizim deri në kufijtë e denigrimit dhe disa shembuj të tjerë që flasin për marrje në mbrojtje përmes simpatisë për figurat, vendin, zhvillime të caktuara në vend, etj. Siç treguam edhe më lart, ndodh shpesh që stigmatizimi dhe simpatizimi të dalin në të njëjtin artikull, duke u shfaqur njëkohësisht, si ndërthurje. Në këto raste dikotomia është edhe më transparente, duke qenë pjesë e të njëjtës përmbajtje, në të njëjtin artikull. Por paraqitjet dikotomike i gjejmë edhe nga lexime më të shtrira, nëpër artikuj të ndryshëm, brenda kontekstit kohor për të cilin po flasim, pra periudhën ndërmjet viteve Në kuadër të përshkrimeve stigmatizuese për Shqipërinë, cilësimet si vrima më e keqe në Evropë dhe si kryeqytet i shëmtuar dhe i neveritshëm janë pa dyshim nga më të drejtpërdrejtët në këtë drejtim 286. Dhe meqenëse lista e klasifikimeve stigmatizuese mund të bëhet e gjatë po të shqyrtojmë edhe kontekstet stigmatizuese, le të qëndrojmë tek shprehjet ose formulimet e drejtpërdrejta gjuhësore, që përmbajnë cilësime stigmatizuese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në fakt, disa nga termat e përdorur në kuadër të stilit parodizues, nuk vënë në lojë vetëm Shqipërinë, apo kryeqytetin si në shembujt e mësipërm, por edhe shqiptarët, të cilët etiketohen si të pickuar apo të ngrënë nga mushkonjat. Terma të tillë që ndoshta fotografonin edhe një realitet objektiv të kohës po të kemi parasysh kushtet dhe rrethanat, në të vërtetë fjalorët i klasifikojnë si pjesë e terminologjisë së fyerjeve dhe sharjeve apo denigrimeve njerëzore. Të tillë janë cilësuar edhe në fjalorët e kohës për të cilën flasim. Termi konkret (fly-bitten) bën pjesë për shembull në listat e shprehjeve fyese të nxjerra 286 Revista Time, Albania: Fatima or Else!, 11 janar 1937 dhe Albania, President into King, 27 gusht

148 nga tekstet shekspiriane dhe në fakt stili i tij ka qenë shumë influent edhe për gjuhën e stilin e të shkruarit e letrarizuar të revistës Time. E dimë tanimë se ky term përbën vetëm njërin nga epitetet stigmatizuese të një vargu përshkrimesh të tjera brenda të njëjtës fjali në një prej artikujve të cilin e kemi cituar edhe më lart. Në frymën e parodisë Time i përshkruan shqiptarët si: të ndotur, mjeranë, të varfëruar, të pickuar nga mushkonjat, të ngordhur urie, të troshitur nga tërmeti 287. Le të marrim një shembull tjetër, që këtë herë nuk del në trupin e shkrimit, por në titullin e tij. Bëhet fjalë për shkrimin me titull Zog and Jerry që i referohet mbretit Zog dhe pseudonimit ose nofkës së përdorur për mbretëreshën Geraldina. Ky është një përshkrim që luan në kufijtë e parodisë dhe të fyerjes personale për mbretin dhe mbretëreshën, duke u nisur nga krahasimi si lojë fjalësh që bën mes Zog and Jerry dhe Tomi dhe Jerry ( Albania: Zog and Jerry, 9 maj 1938). Edhe pse seriali televiziv më i famshëm i të gjitha kohëve, sipas etiketimit që i bën Time kartonave të famshëm Tomi dhe Xherri në vitin 2000, ende nuk ishte një opsion filmik hollivudian në kohën kur është shkruar artikulli në fjalë për mbretin dhe mbretëreshën shqiptare, shprehja Tom dhe Jerry ishte mjaft popullore për të përshkruar ata që futeshin në grindje me njëri-tjetrin 288. Ky artikull i vitit 1938 nuk është i pari që luan dhe bën parodi me emrin e mbretit shqiptar në Time. Megjithëse shpesh edhe simpatizuese ndaj tij kur e quan finok apo kavalier dhe sqimatar në veshje dhe pamje, janë të shpeshta etiketimet parodizuese në drejtim të tij, disa prej të cilave tingëllojnë edhe stigmatizuese si për shembull cilësimet sunduesi kumarxhi i Shqipërisë dhe kukulla e Italisë 289, apo mbreti i vogël Zog 290. Kështu, në një njoftim të shkurtër të rubrikës Milestones të janarit 1936, në krye të kësaj rubrike njoftohet tekstualisht Martuar. Princesha Sanije, 27 vjeçe, motra e tretë e Mbretit Zog I, kukulla e Italisë, sunduesi kumarxhi i Shqipërisë; me Princin Mehmed-Abid të Turqisë, djalin më të ri të Sultan Abdulit ( Abdulit të Mallkuar ) Hamidi 287 Revista Time, Albania, President into King, 27 gusht Tom and Jerry ishte një shprehje mjaft e përdorur për të rinjtë që përfshiheshin në sherre dhe grindje që në Londrën e shekullit të 19-të Ky term frymëzohet nga librat Life in London ose Days and Nights of Jerry Hawthorne and his elegant friend Corinthian Tom të publikuar në vitin 1823 nga Pierce Egan, edhe pse besohet se filmi është vetëm një jehonë inkoshiente e kësaj shprehje popullore në Londrën e viteve Revista Time Milestones, 27 janar Revista Time Albania: Supreme Removal, 21 mars

149 II, dikur shtypës i shqiptarëve; në Tiranë 291. Ndërsa cilësimi kumarxhi del në fakt vetëm një herë tjetër për mbretin Zog, në një situatë gjysmë hipotetike të ndërtuar nga revista, cilësimi mbret i vogël e shoqëron si tagline apo etiketë gjithnjë emrin e Ahmet Zogut sa herë që del. Praktika e një tagline të qëndrueshëm për vendet dhe njerëzit ishte në fakt mjaft e rregullt për revistën në këtë kohë. Si edhe në rastin e Shqipërisë, por ndoshta edhe më tepër kur bëhet fjalë për një individ dhe figurë politike, cilësimi i vogël përbën një kategorizim gjithësesi stigmatizues. Stigmatizues mund të konsiderohet edhe cilësimi mbreti i lindur jugosllav i shqiptarëve, edhe pse bëhet fjalë për një lapsus ose të pavërtetë të qëllimshme, të përdorur gjithësesi vetëm një herë si cilësim, që duket se i ka shpëtuar zyrës së factchekers që kishin krijuar themeluesit në revistë pikërisht për të kontrolluar vërtetësinë e fakteve 292. Po kështu në drejtim të Ahmet Zogut, revista përdor në disa raste edhe epitete të tjera që tingëllojnë stigmatizues si Zogu i vogël zeshkan (swart little Zog), apo Zogu zë-ngjirur (në anglisht: hoarse-voiced Zog ), si edhe Mbreti i vetmuar Zog apo një diktator vetëm 31 vjeçar, etj 293. Duke qenë se përshkrimet dhe etiketimet për mbretin Zog janë mjaft të pasura, shumë prej tyre do të dalin edhe në seksionin ku do të shohim më nga afër profilin që Time ndërton për këtë figurë Paraqitjet simpatizuese në diskursin e superioritetit amerikan Nuk mungojnë formulimet gjuhësore të drejtpërdrejta që flasin për simpatizim të Shqipërisë dhe shqiptarëve në artikujt e Time, edhe pse shpesh edhe vetë shprehjet stigmatizuese për të cilat folëm më lart lidhen me një lloj simpatizimi dhe marrje në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në kontekstin që janë përdorur. Diskursi i anormalitetit të Shqipërisë del i lidhur ngushtë me diskursin e superioritetit dhe paternalizimit amerikan në këtë rast, sidomos politikisht, pasi nënteksti i këtyre artikujve është vetë Amerika në rolin dhe shembullin e saj si iluminuese në raport me një vend si Shqipëria, por edhe me Ballkanin dhe krejt Evropën, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore ku shfaqet si një misionare në shpëtimin e botës me ndërhyrjen e saj bamirëse. 291 Revista Time Milestones, 27 janar Revista Time Albania: Jugoslavs v. Greeks, 15 nentor Revista Time, Italy: Lost and Found, 3 tetor 1938; Albania: Fatima--or Else!, 11 janar 1937; Albania: Piratical Dictature, 11 prill

150 Superioriteti amerikan del në pah përmes theksimit të kontrastit ndërmjet ShBA-ve të fuqishme dhe Shqipërisë së brishtë, të vogël, të rrezikuar, që ka nevojë pra të merret në mbrojtje në përcapjet e saj. Por nga ana tjetër, Shqipëria nuk del në këtë diskurs si krejtësisht e papajtueshme me Amerikën, pra si një anti-amerikë. Si vend ballkanik, edhe në përshkrimet për Shqipërinë vihet re konsiderata për të si një vend me status tranzitor, si një botë në udhëkryq dhe në kalim nga prapambetja drejt zhvillimit, nga obskurantizmi drejt iluminizmit, nga Lindja drejt Perëndimit. Në një kontekst të tillë, Shqipëria del pra e simpatizuar për përpjekjet e saj që shkojnë në drejtimin e dukur. Si një vend i vogël, cdo fuqizim i të cilit, qoftë edhe simbolik apo verbal, shprehur në Ligën e Kombeve apo manifestuar në raportet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk kalon pa u vënë re. Duke fituar pak më shumë vëmendje dhe pak më shumë simpati mediatike. Si një shtet i brishtë apo i paformuar, cdo forcim i të cilit me rend dhe ligj, shihet si befasi e mirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për ligje të përparuara si për shembull miratimi i një kodi të ri civil që cilësohet si zviceran. Shihet me një lloj habie edhe pse përzier me qesëndi cdo reformë evropiane dhe perëndimore e ndërmarrë, si një vend me trashëgimi sociale dhe kulturore otomane 294. Mjaft domethënëse dhe simbolike si shprehje njëherazi e epërsisë amerikane por edhe përqafimit të vlerave amerikane dhe perëndimore nga një vend si Shqipëria, duke fituar kështu simpatinë e SHBA-ve dhe të Time, është paraqitja që i bëhet një zhvillimi rutinë sic është emërtimi amerikan i një porti shqiptar. Bëhet fjalë për emërtimin e një porti shqiptar me emrin e ish presidentin amerikan Ëoodroë Ëilson, propozuar nga qeveria e Nolit dhe vënë në jetë më pas nga qeveria e Zogut, gjë që konsiderohet subjekt me vlerë lajmi nga ana e revistës dhe meriton simpatinë e saj për këtë vendim që cilësohet ndryshim spastrues 295. Artikulli i mësipërm fillon me fjalët Kryeministri Noli i Shqipërisë bëri një ndryshim spastrues në vendin që ai qeveris. Në nder të ish-presidentit Ëoodroë Ëilson, porti i San Giovanni di Medua, një nga katër portet e Shqipërisë, u ripagëzua me emrin e Ëilson 296. Por nuk mungojnë rastet kur simpatia e shfaqur ndaj Shqipërisë lidhet me ngjarje më të rëndësishme si zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore, prishja e traktatit me Italinë 294 Revista Time, Albania: Swiss Laws, Geek Patriarch, 15 prill Revista Time, Albania: Wilson, 25 gusht 1924; Albania: Port Wilson, 19 shtator Po aty. 128

151 nënshkrimi i të cilit ishte kritikuar shumë nga revista. Në të vërtetë, hyrja e Shqipërisë në traktatin me Italinë ka marrë numrin më të madh të artikujve në vitet kur qëndroi në fuqi ky traktat dhe përbën nëntekstin e shumë artikujve dhe mbulimeve të tjera në dukje pa lidhje me traktatin. Edhe pse i kritikuar pasi shihej si kompromentues për Shqipërinë, në artikuj mund të lexohet edhe simbolika e fuqizimit të një shteti të vogël nga kjo marrëdhënie favorizuese me një shtet të madh si Italia. Simpatia e shprehur këtu mund të jetë gjithësesi implicite ose shprehje e paqëllimshme, megjithatë mosrinovimi nga e Shqipërisë i Traktatit të Miqësisë me Italinë, kur marrëveshja skadoi në nëntor të vitit 1931, fitoi simpatinë e hapur të Time ndaj Shqipërisë, simpati e cila vijoi edhe gjatë periudhës së Luftës për rreshtimin e Shqipërisë me aksin e duhur, duke glorifikuar kështu edhe ndonjë përpjekje rezistence nga ana e Shqipërisë si në artikullin A noose for Benito të datës 7 qershor 1943, ku Shqipëria cilësohet me simpati rebele 297. Simbolikë simpatizuese përcjellin edhe artikujt që i japin relevancë Shqipërisë dhe zërit të saj në Ligën e Kombeve. Janë disa artikujt që i kushtohen Shqipërisë në kontekstin e Lidhjes së Kombeve, si për shembull një artikull i vitit , apo një artikull tjetër i vitit 1924 që trajton rastin e një peticioni shqiptar drejtuar Lidhjes së Kombeve 299. Për sa u pëket zhvillimeve të brendshme, megjithë stigmatizimet që kemi evidentuar në këtë aspekt, Time ndërton edhe një varg konstuksionesh simpatizuese ose përkrahëse, që lidhen pikërisht me periudhën e forcimit të rendit dhe të ligjit dhe aplikimit të reformave nën drejtimin e Ahmet Zogut. Nënshkimi i një kodi të ri civil prej këtij të fundit në vitin 1929, duke shfuqizuar ligjin e vjetër islamik mbi bazën e të cilit operohej në vend, shihej më së shumti me simpati nga një media perëndimore që në titullin e artikullit të saj shpreh miratimin përzier me qesëndinë e vet karakteristike në lidhje me këtë vendim duke e etiketuar Ligje zvicerane, Patriark Grek ku ligji i vendosur çmohet pra si zviceran që do të thotë i përparuar në këtë rast, por nuk mungon qesëndia për aplikuesin e këtij vendimi që etiketohet si patriark grek për nga natyra e tij si pushtetar autoritar (revista e quan edhe diktatori mbret në këtë artikull) dhe për nga lëkura e tij e 297 Revista Time, A noose for Benito 7 qershor Revista Time, The League of Nations: Albania Accuses, 20 qershor Revista Time, The Lague of Nations: Business 29 dhjetor

152 zëshkët si e një greku (revista përdor gjithashtu epitetin sëart, që do të thotë lëkurëzeshkët, në kuptimin e racës të cilës i përket) 300. Po kështu, me vlerë lajmi dhe me sy të mirë, shihen edhe zhvillime të tjera të brendshme si mbërritja e kushtetutës në vitin 1924 si një arritje për qeverinë shqiptare 301, apo vendosja e një sistemi ndriçimi elektrik për rrugët në kryeqytetin e Tiranës dhe dalja e gazetës së parë të përditshme, zhvillime këto që Time ia njeh si meritë Ahmet Zogut, bashkë me suksesin për njohjen e Shqipërisë, edhe pse këtë të fundit përzier me nota ironie kur shprehet: Me sa duket kaq i pathyeshëm është statusi i mbretit të ri të Shqipërisë Ahmed Zogu, saqë javën e shkuar regjimi i tij u njoh më në fund edhe nga vendi më armiqësor ndaj tij- Jugosllavia 302. Në drejtim të religjionit, ka mjaft stigmatizime, por edhe shprehje simpatie kur Time gjykon se Shqipëria merr vendimet e duhura, si për shembull në artikullin e parë të Time për Shqipërinë, në vitin e saj të parë të publikimit 1923, që është një lajm i mirë në lidhje me Shqipërinë. Artikulli flet për një vendim të Shqipërisë për t u shkëputur nga Kalifati arab, për të hequr poligaminë si edhe për të hequr detyrimin për gratë që të mbajnë perçe në publik, vendim ky i Kongresit të Myslimanëve Shqiptarë të mbledhur në Tiranë 303. Në kuadër të zhvillimeve pozitive me kontekst fetar, Time i referohet edhe evoluimit ose shndërrimit në perëndimore të mbretërisë shqiptare individët e të cilës do të heqin dorë nga tradita e vjetër muhamedane e marrjes së emrit të zonës ose krahinës ku jetojnë, për të përshtatur emra të mirë evropianë në një artikull që luan me fjalët Zog, jo Skanderbeg. Ja si shkruan revista gjithnjë në stilin e saj parodizues: Javën e shkuar, zeshkani (sëart) Ahmed Bey Zogu Mati, Mbreti i Shqiptarëve, bëri një gjest të efektshëm edhe pse të pakushtueshëm drejt zhvillimit perëndimor të mbretërisë së tij të trazuar, duke dekretuar se në të ardhmen të gjithë subjektet e tij duhet të heqin dorë nga zakoni muhamedan i marrjes së emrit të qytetit ose fshatit në të cilin jetojnë, për të adoptuar emra të mirë evropianë. Mbreti i Shqipërisë ishte vetë i pari që përqafoi modën e re, duke hequr nga emri i tij pjesën e fshatit Mat dhe duke rrëzuar shkronjën u nga Zogu 304. Sigurisht notat e simpatisë që del në këto artikuj për Shqipërinë janë inherente në 300 Revista Time, Albania: Swiss Laws, Geek Patriarch, 15 prill Revista Time, A constitution coming, 11 shkurt Revista Time, Albania: Momentous Buttons, 19 nentor Revista Time, Albania: Albania, 14 prill Revista Time, Albania: Zog not Skanderbeg, 17 qershor

153 diskursin e superioritetit amerikan. Por diskursi i superioritetit amerikan karakterizon jo vetëm artikujt për Shqipërinë. Edhe aty ku flitet për Ballkanin dhe më gjerë Evropën në këto artikuj dhe më gjerë në artikujt për vende dhe kultura të tjera të huaja në këtë periudhë, diskursi mbetet ai i superioritetit amerikan. Është praktikë e zakonshme për Time në këtë periudhë që të përqeshë, për shembull, liderët e huaj dhe të ndërtojë stereotipe negative për ta, që nga Ahmet Zogu e deri tek Hitleri dhe Musolini, duke theksuar një ndjenjë të eksepsionalizmit politik amerikan. Shumë nga këto konstruksione në shtypin amerikan të kohës në përgjithësi i paraqesin popujt jo-amerikanë si të paaftë për vetë-qeverisje dhe inferiorë në pikëpamje kulturore dhe shoqërore. Shqipëria është pra vetëm njëri prej këtyre popujve të privuar nga të mirat dhe vlerat amerikane dhe që kur i synon ato dhe kur bën hapa drejt tyre, shihet me simpati. Diskursi i superioritetit amerikan del në artikujt për Shqipërinë zakonisht në formë implicite, por është mjaft i theksuar dhe pothuajse prezent në të gjithë artikujt e Time për Shqipërinë. Ngaqë revista në këtë kohë operon me zinxhir editorial dhe jo me gazetarë ose korrespondentë që publikojnë nën emrin e tyre artikujt, ka një mënyrë të unifikuar për ta parë Shqipërinë, vit pas viti. Ky këndvështrim bie pra pikërisht nën ombrellën e superioritetit amerikan në raport me vendet e botës tjetër, joamerikane dhe joperëndimore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, edhe pse përpiqet me ndrojtje t u afrohet atyre Gjuha dhe stili i të shkruarit të Time për Shqipërinë Për sa i përket stilit të raportimit dhe të shkruarit, revista njihet njëherësh si interpretuesja e zhurmshme e ngjarjeve dhe si krijuesja e një stili unik të shkruari, etiketuar si timestyle. Një gjuhë spektakolare nga pikëpamja e raportimit, me tituj kryesisht pezhorativë dhe provokues, ndërsa nga pikëpamja shprehëse mjaft e pasur dhe e ngjeshur, e karakterizuar nga shprehje slang, jo të gjuhës standarte ose formale, fjalëformime nga më të ndryshmet, si edhe nga përdorime të figurshme dhe plot metafora. Po kështu, përshkrimi i detajuar i ngjarjeve deri në një farë ekzagjerimi të realitetit dhe parodizim të tij, ishte qasja stilistike që revista kishte zgjedhur që në dalje të saj. 131

154 Në fakt, i ashtuquajturi timestyle me tiparet e forta provokuese, agresive dhe parodizuese gjen shprehjen më të plotë në përmbajtet gjuhësore të artikujve kushtuar Shqipërisë. Kështu, në përputhje me këtë stil të shkruari, Shqipëria merr përshkrime me ngjyra mjaft të forta parodizuese, një gjuhë me figuracion të lartë shprehës (mjaft përdorime metaforike të gjuhës), fjalëformime të reja si edhe me një strukturë gjuhësore të pazakontë të rendit të përmbysur sintaksor të anglishtes. Për të ndërtuar një tablo sa më specifike të gjuhës së përdorur nga revista kur flet dhe i referohet subjektit të Shqipërisë, le të marrim së pari në analizë formulimet gjuhësore përshkruese në artikujt e publikuar në revistë, duke nisur nga viti i saj i parë i publikimit, 1923 dhe deri në vitin 1944, organizuar në tabelë 305. Pra objekt analize këtu janë referencat e drejtpërdrejta leksikore për Shqipërinë. Këto formulime gjuhësore përshkruese i kemi nxjerrë kryesisht nga titujt dhe paragrafët e parë të artikujve gjatë kësaj periudhe kohore, duke skanuar vetëm përmbajtjet gjuhësore të vendosura pranë emrit Shqipëria (Albania) Parodizimi: Shqipëria e shigjetuar dhe solidarizuar përmes parodisë Parodizimi është i pranishëm pothuajse në çdo artikull, si në titujt ashtu edhe në përmbajtjet e këtyre artikujve, si kur flitet për vendin ashtu edhe për njerëzit dhe elitën politike e kulturore. Që në titujt e artikujve për Shqipërinë mund të konstatojnë ngjyrat e parodisë në përzgjedhjen e fjalëve dhe formulimet gjuhësore që bën revista. Si për shembull: Shqipëria: Beqari Zog 306, ose Shqipëria: Peliçet e mbretit 307, apo më tej Shqipëria: Kollë ndërkombëtare 308, apo Shqipëria: Ligje zvicerane; patriark grek 309, ose Shqipëria: Zogu dhe Xherri 310, apo Shqipëria, punë për mbret 311, ose Shqipëria: Qeraja e Zogut Shih tabelen me te dhenat e kerkimit per analizen e tekstit: Përcaktimet gjuhësore për Shqipërinë dhe shqiptarët sipas datave të publikimit ( ) 306 Revista Time, Albania, Footlose Zog, 19 qershor Revista Time, Albania, Zog s Furs, 6 maj Revista Time, Albania: International Cough, 8 korrik Revista Time, Albania, Swiss Laws, Greek Patriarch, 15 prill Revista Time, Albania: Zog and Jerry, 9 maj Revista Time, Albania: King Job, 7 prill Revista Time, Albania: Zog s Rent, 8 prill

155 Po kështu edhe në tekstet e atikujve, ku në gjuhë parodizuese Shqipëria është një vend i gatshëm për t u grahur (Albania: ready to be prodded) nga Italia si një kafshë e bindur, pasi ajo është si një mamuz 313 apo mekanizëm me dhëmbëza të mprehta me të cilin Duçja grah Ballkanin 314. Shqiptarët parodizohen si burra fytyrë-vrenjtur, shaluar mbi gomerë kockë e lëkurë 315, apo si burra me brekë të fryra 316 që fusin në hall Musolinin. Ndërsa në një artikull tjetër që përshkruan shoqëruesit matjanë të Mbretit, ato janë banditë të stolisur me lajle-lule 317. Shqiptarët e tjerë, ata që përbëjnë popullin, në kontrast me pompozitetin e udhëheqësit të tyre që zgjedh të shndërrohet nga president në mbret, janë të ndotur, mjeranë, të varfëruar, të pickuar nga mushkonjat, të ngordhur urie, të troshitur nga tërmeti, epitete të vendosura këto të gjitha bashkë si enumeracion brenda të njëjtës fjali në kontekstin kontrastues të shkrimit sipas të cilit në këto kushte shqiptarëve nuk u intereson edhe aq emërtimi i udhëheqësit të tyre, kur ai lirisht mund ta quajë veten po të dojë, siç sugjeron në stilin e saj parodizues revista, edhe car, sulltan apo tycoon 318. Në lidhje me përdorimin e parodisë si ngjyruese e artikujve, e dimë tashmë se ajo përbën praktikën e rregullt rrëfyese nga ana e revistës jo vetëm në raport me këtë vend, por me këdo dhe gjithkënd. Kjo nuk do të thotë se revista i ka parë të gjithë njëlloj. Përkundrazi. Prandaj, nën lëkurën e parodisë, ka ende mjaft për të kërkuar në lidhje me mënyrën si Time e sheh një vend, një ngjarje apo një figurë publike. Parodia nuk shërben këtu për të fshehur qëndrimet ose vlerësimet nga ana e revistës. Në të kundërt, përmes parodisë ato janë më të hapura. Një stil formal raportimi do të tingëllonte pa dyshim më neutral, por ky nuk është qëllimi i shkruesve të Time në këtë kohë. Tekstet e artikujve të tyre për Shqipërinë vetëm formalë dhe neutralë nuk janë. Ngjyrat parodizuese e theksojnë, por nuk e fshijnë dhe as nuk e tjetërsojnë përmbajtjen e komunikuar nga ana e revistës, pra qëndrimin dhe vlerësimin e saj për njerëzit, ngjarjet dhe vendet. 313 Revista Time, Albania: that sharp spur-wheel; International: Scared, 28 mars Konteksti i plotë nga artikulli: Forma e Italisë është një çizme pushtuesi dhe vetëm pak përtej Adriatikut, pikërisht pranë thembrës, ndodhet Shqipëria, ai mamuzi i mprehtë me të cilin Ducja grah Ballkanin. 315 Revista Time, Albania: Zog and Jerry, 9 maj 1938) 316 Revista Time, Albania: A noose for Benito, 7 qershor Revista Time, Albania: Piratical Dictature, 11 prill Revista Time, Albania, President into King, 27 gusht

156 Leksiku: Dendësi përshkruese, fjalëformime të pazakonta, lojëra fjalësh Thesari ose repertori i fjalëve që përdoren në titujt dhe në tekstet e artikujve referuar Shqipërisë dhe shqiptarëve është mjaft i pasur, specifik dhe shpesh i rrallë në përdorim, por pa dyshim origjinal dhe mjaft i kërkuar. Jo gjithnjë ky fjalor i përgjigjet regjistit të gjuhës standard, i karakterizuar nga përdorime të pazakonta dhe në zhargon ose gjuhë të folur të tilla si Footloose Zog në kuptimin e Zogut me këmbë të lira të Shqipërisë, pra që nuk është i lidhur me fejesë ose martesë 319. Ky repertor përmban gjithashtu edhe fjalë të formuara enkas për të ndërtuar përshkrime që lidhen me specifika shqiptare të tilla si pantallona-fryrë (baggy-trousered) 320. Për të përshkruar Shqipërinë gjejmë fjalë të tilla si perpendicular little Albania që kombinon dy përcaktime ekstreme në lidhje me karakteristikat e saj gjeografike të tilla si e thepisur ose e përpjetë që jepen si kuptime nga mbiemri perpendicular dhe e vogël si kuptim i fjalës little 321. Epitetin i, e vogël e gjejmë shpesh të përdorur pranë emrit të Shqipërisë në forma të tjera si very little balkan kingdom of Albania (mbretëria shumë e vogël e Shqipërisë) ose edhe më e zogëluar në përdorimin tiny kingdom of Albania (mbretëria e vockël e Shqipërisë) apo më tej the smallest Balkan nation (kombi më i vogël ballkanik), epitete këto që në shqip të gjithave u përgjigjet mbiemri i vogël, edhe pse në anglisht fjalët vijnë të nuancuara në përdorim nga little, në tiny apo small, ku little përdoret edhe për fëmijët ose frymorët në kuptimin të parritur ose të papjekur, tiny përdoret më tepër për sendet dhe në kuptimin e jashtëzakonisht e vogël ose një grimcë, ndërsa small në rastin kur përdoret për një vend përcjell kuptimin jo shumë i madh ashtu si edhe i parëndësishëm ose pa peshë 322. Ndeshemi shpesh edhe me variacione të repertorit malor ose përcaktime që lidhen me karakteristikat malore të Shqipërisë që i gjejmë në trajtën: ëild mountains behind Tirana në kuptimin e maleve të egra prapa Tiranës, ose through the jagged mountains of Albania në kuptimin e përmes maleve të thepisura të Shqipërisë, apo the small capital perched in the mountains of the tiny kingdom of Albania në kuptimin 319 Revista Time, Footlose Zog, 19 qershor Po aty. 321 Revista Time, Balkan Theater: Children of Socrates, 9 maj Revista Time, International: Madmaen and Fools, 17 prill 1939; Albania: Birth and Death, 17 prill 1939; Albania, a Noose for Benito, 7 qershor

157 e kryeqyteti i vogël në majë të maleve të mbretërisë jashtëzakonisht të vogël të Shqipërisë apo më tej sërish referuar kryeqytetit shqiptar si the mountainous little kingdom s capital në kuptimin e Tiranës si kryeqyteti malor i mbretërisë së vogël shqiptare 323. Po kështu, në tekstet e artikujve në këtë periudhë gjejmë edhe fjalëformime të veçanta të tilla si baggy-trousered clansman, i cili është vetëm një nga togfjalëshat origjinalë në anglisht që Time përdor duke iu referuar burrave me brekushe të çetave shqiptare, por për të krijuar fjalën brekushe në anglisht shkruesit të artikullit i është dashur të bashkojë dy fjalë me vijë ndarëse në mes, që së bashku japin kuptimin: mbathur me pantallona të fryra, ose të gjera 324. Fierce-faced është një tjetër fjalëformim specifik në trajtën e një epiteti përshkrues, ndërtuar posaçërisht për të tipizuar profilin e një malësori shqiptar, që i përkthyer në shqip do të përkthehej fytyrë-vrenjtur ose fytyrë-egërsuar, edhe pse kuptimi i këtij bashkimi fjalësh në anglisht është më i fuqishëm dhe ka përdorim mjaft të rrallë, zakonisht për të përshkruar njerëz të egër, të frikshëm dhe urryes, që janë gati për t u hedhur në sulm 325. Në artikujt e kësaj periudhe gjejmë edhe lojëra fjalësh ose fjalë të përdorura në mënyrë të pazakontë të tilla si Joust, që është fjala-titull e një artikulli të publikuar në 22 dhjetor 1924, artikull i cili trajton rrokadën ndërmjet Zogut dhe Nolit, duke përdorur për rivalitetin ndërmjet tyre dhe përmbysjet reciproke nga pushteti fjalën joust (rrëzim nga kali) e cila në anglisht përdoret për një garë që zhvillohet ndërmjet dy kalorësish, në përpjekje për të rrëzuar njëri-tjetrin nga kali me anë të një laku ose kamzhiku. Po kështu, në të njëjtin artikull merr një përdorim të veçantë edhe fjala oust që krijon lojë fjalësh me fjalën e vendosur si titull të artikullit: joust. Sigurisht që në këtë rast nuk bëhet fjalë për joust (pra rrëzim nga kali) siç nënkupton titulli në gjuhë të figurshme, por për oust (pra rrëzim nga pushteti), terminologji kjo më e saktë dhe e drejtpërdrejtë për të përshkruar ngjarjen, pasi ka pikërisht kuptimin e asaj që ka ndodhur, pra rrëzimit nga pushteti. Por edhe kur përdor termin më të përshtatshëm oust, revista sërish e ngarkon me më tepër fuqi shprehëse, duke e sjellë në mënyrë të stilizuar në formën e një loje 323 Revista Time: Albania, a Noose for Benito, 7 qershor 1943; Albania: Zog s Choice, 7 shkurt 1938; Albania: Birth and Death, 17 prill 1939; Albania, Fatima- or Else!, 11 janar Revista Time, Albania: a Noose for Benito, 7 qershor Revista Time, Albania, Zog and Jerry, 9 maj

158 fjalësh, në këtë mënyrë: Nuk ka gjë më të natyrshme, sidomos në një vend të prapambetur, sesa dëshira e një kryeministri të rrëzuar (ousted: në anglisht) për t u rikthyer dhe rrëzuar (oust) pasuesin që e kishte rrëzuar (oust) atë më parë 326. Dendësia në përshkrime haset edhe në artikullin që përshkruan me gjuhë mjaft të ngjeshur ambasadorin shqiptar në Shtetet e Bashkuara: Faik Konica, një beqar 60 vjeçar që di 13 gjuhë të huaja, ka një MA nga Universitetit i Harvardit dhe numëron ndër miqtë e tij bukuroshen Ann Corio, striptisten e famshme italiane 327. Një linjë të ngjashme dhe të gjatë përcaktimesh merr edhe mbretëresha Geraldinë e cila referohet në një artikull si kontesha e varfëruar, gjysmë amerikane, 22 vjeçarja Gerladinë Apponyi e Hungarisë 328. Mirëpo dendësinë më të lartë të përcaktime ose epiteteve të përdorura referuar shqiptarëve në një fjali të vetme e gjejmë në artikullin me stil të theksuar parodizues si më poshtë: Albanians: filthy, ëretched, impoverished, fly-bitten, famine starved and earthquake stricken që do të përkthehej Shqiptarët: të ndotur, mjeranë, të pickuar nga mushkonjat, të ngordhur urie, të troshitur nga tërmeti Figuracioni: Gjuha metaforike: metaforat e varësisë Tipar i rëndësishëm i gjuhës që përdor Time duke iu referuar subjektit të Shqipërisë është edhe figuracioni. Nga tekstet dhe titujt e artikujve për periudhën kemi nxjerrë një seri metaforash si kukull, mamuz kali, vrimë e keqe, etj. Kështu në një artikull Shqipëria cilësohet mamuz kali 330. Kësaj metafore në anglisht i përgjigjet fjala spurëheel, term ky që përdoret për kuajt, ndërsa në artikull jep kuptimin e ngjashmërisë me Shqipërinë, e cila grahet ashtu si edhe kali me anë të mamuzit, ndërsa gjithnjë sipas sugjerimit të revistës në një përdorim tjetër të figurshëm ( e gatshme për t u grahur, kalorësi që e grah Shqipërinë mamuz është Italia 331. Metaforës në këtë rast i është shtuar edhe përshkrimi me dhëmbëza të mprehta (në anglisht: that sharp spur-ëheel), që përdoret me sa duket për të theksuar përmasën e rrezikshme të Shqipërisë së vogël të shndërruar në mamuz të gatshëm për t u grahur nga Italia fashiste. 326 Revista Time, Joust, 22 dhjetor Revista Time, The Cabinet; Inscrutable Design, publikuar në 17 prill Revista Time, Italy: Lost and Found, 3 tetor Revista Time, Albania, president into King, publikuar nw 27 gusht Revista Time, International: Scared, 28 mars Po aty. 136

159 Një metaforë tjetër e përdorur kur flitet për Shqipërinë është vrimë e keqe 332 (në fakt vrima më e keqe në Evropë është formulimi më i plotë) që këtu e gjejmë të përdorur në kuptimin e një vendi të ngushtë, të errët dhe të mbyllur, që mban erë të keqe. Në tekstet e artikujve gjejmë të përdorura gjithashtu figurativisht edhe epitete përshkruese për Shqipërinë të tilla si sandwiched që përdoret në kuptimin e futjes si sanduiç ose në pozicion të shtypur ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë 333. Referuar mbretit Zog, revista përdor në mënyrë metaforike shprehjen i kapur për kapistalli që në tekst merr kuptimin e kapjes ose lidhjes pas kurorës së tij dhe përmes saj është i kapur për kapistalli edhe nga Duçja, sipas sugjerimit të artikullit, ndërsa kuptimi i parë i shprehjes sigurisht shpie tek figura ose metafora e kafshës për të cilën përdoret zakonisht shprehja e kapur për kapistalli 334. Po kështu, në një rast tjetër, në tekstin e një njoftimi të publikuar në rubrikën Milestones, Time përdor shprehjen e figurshme kukulla e Italisë referuar sërish mbretit Zog 335. Për qytetin e Tiranës, në një rast tjetër, përdoret shprehja ill-favoured që në anglisht ka kuptimin e pakëndshme ose e shëmtuar, por përdorimi i të cilës lidhet me fytyrën, ndaj në tekstin e artikullit për Shqipërinë, referuar Tiranës, kjo shprehje përcjell një konstruksion të figurshëm në kuptimin e një fytyre të pakëndshme ose të shëmtuar, referuar kryeqytetit shqiptar. 332 Duket se metafora e vrimës kishte në fakt përdorim në qarqet diplomatike të kohës, referuar vendeve të Ballkanit, pasi e gjejmë të përdorur në formën vrimë e patolerueshme në kujtimet e Edith Durham në 1925, e cila shkruan se diplomatët britanikë e konsideronin vrimë të patolerueshme një seli diplomatike në ndonjë vend ballkanik: Për një anglez një legatë ballkanike është një vend të cilin shpreson ta lërë sa më shpejt për një atmosferë më të pëlqyeshme në një pjesë tjetër të Evropës. Ndërsa, sa i përket një Konsulli, ai e konsideron punë më me mend të mos e mësojë gjuhën e vendit, pasiqë mësimi i saj mund të bëjë që ta mbajnë për një periudhë edhe më të gjatë në një farë vrime të patolerueshme (Durham, 1925, cit në Todorova, 1997). 333 Revista Time, Albania: Port Wilson, 19 shtator Revista Time, Footloose Zog, 19 qershor Revista Time, Milestones, 27 janar

160 Struktura: Sintaksa e përmbysur dhe struktura e pazakontë e fjalive Po kaq e lirshme dhe e pazakontë sa gjuha e përdorur, është edhe struktura e fjalive. Artikujt shpesh nisin me sfondin dhe nuk kanë formën e piramidës së përmbysur, karakteristike për raportimet gazetareske, ndërsa i vendosin ngjarjet në një rend shpesh të paparashikuar ose kronologjik, duke krijuar kombinacione nga më të papriturat. Kështu, një artikull për Shqipërinë zor se nis ndonjëherë me lajmin ose me ngjarjen që mund të ketë ndodhur. Fjalia hyrëse e artikullit mund të jetë plan detaj ose sfond i përgjithshëm, por rrallë njoftim i drejtpërdrejtë i asaj që konsiderohet ngjarje ose lajm. Shpesh fjalia hyrëse është një pohim i fortë në përpjekjen për të befasuar si në përmbajtje ashtu edhe në formë, për atë që thotë, por edhe për mënyrën se si e thotë, siç tregon qartë edhe shembulli i mëposhtëm i një fjalie hyrëse për artikullin Albania: Zog and Jerry : Mijëra burra klanesh të varfëruara shqiptare, me fytyra të egërsuara, mbathën më të pastrat këmisha të tyre të bardha, gunat skanderbegase dhe fustanellat e bardha palapala, kërcyen mbi gomerët e tyre kockë e lëkurë dhe çapuan përmes vargjeve të maleve drejt Tiranës, kryeqytetit të tyre të trazuar, me erë të qelbur. Ato zbritën nga malet për të kremtuar dasmën e Mbretit të tyre 42 vjeçar, Zogu i Parë, me një gjysmë-amerikane, 22 vjeçaren Konteshën Geraldine Apponyi të Hungarisë 336. Struktura e fjalisë është pra mjaft e ngarkuar, ashtu si edhe përmbajtja e komunikuar në këtë fillim artikulli. Në raste të tjera efekti i befasisë përcillet përmes një fjalie mjaft të shkurtër, që përbëhet nga vetëm dy fjalë, e tillë si: Zog i Vdekur (Dead Bird) 337. Në artikujt e kësaj periudhe shpesh sintaksa e fjalisë është me rend të përmbysur. Këtë lloj sintakse, që thyen rregullin kryefjalë-folje-kundrinor e gjejmë për shembull në artikullin Sëiss Laës, Greek Patriarch që nis kështu: shtrembazi, harkuar, gërvishtëse shkoi bojën mbi letër pena e zeshkanit Diktatorit të vogël-mbret Ahmet Zogut, javën e shkuar, ndërsa anullonte ligjin e vjetër Islamik të Shqipërisë, duke firmosur një kod të ri civil bazuar në atë zviceran 338. Po kështu, në një artikull tjetër pjesët e fjalisë vendosen në këtë rend përpikmërisht: Në Shkodër Arqipeshkvi i Shqipërisë, Monsinjor Mjeda, 336 Revista Time, Albania: Zog and Jerry, 9 maj Revista Time, Zog, Not Skanderbeg, publikuar në 17 qershor Revista Time, Swiss Laws, Greek Patriarch, 15 prill

161 deklaroi javën e shkuar, ex-cathedra: traktati i ri Italo-Shqiptar i Tiranës është një turp dhe e bën nul pavarësinë e Shqipërisë 339. Ndërsa në rubrikën Milestones, struktura e fjalive dhe ndërtimi sintaksor bëhet edhe më ekstavagant, sipas një mënyre origjinale të revistës për të dhënë njoftime lindje, martese ose vdekje. Ja si njoftohet në revistën Time lindja e princit Leka: Lindur. Zogut të Parë, 43 vjeç, Mbretit Muhamedan të Shqiptarëve; dhe gruas së tij, Mbretëreshës Katolike Geraldine, 23 vjeçe; një djalë; fëmija i tyre i parë dhe Princ i Kurorës së Shqipërisë; në Tiranë 340. Po kështu edhe në njoftimin për martesën e motrës së mbretit Zog, që ka këtë përmbajtje dhe strukturë: Martuar. Princesha Sanije, 27, motra e tretë e Mbretit Zogu i Parë, kukull e Italisë, sunduesit kumarxhi të Shqipërisë; dhe H.R. Mehmed-Abid i Turqisë, djali më i ri i Sulltan Abdul ( Abduli i Mallkuar ) Hamidi II, dikur sundimtar i Shqiptarëve; në Tiranë 341. Të dy artikuj kryesojnë rubrikën Milestones të datave të shënuara kushtuar njerëzve publikë me njohje dhe interes ndërkombëtar. Ja struktura e plotë narrative e një artikulli të kësaj periudhe, që reflekton karakteristikat e gjuhës dhe të ligjërimit për të cilat kemi folur në këtë seksion dhe të cilat janë nënvizuar në funksion të elementëve të evidentuar më lart: Një mëngjes, gjatë javës së shkuar, dy orë para se të agonte, zhurma e një krisme prishi qetësinë thuajse absolute rurale të Tiranës, kryeqytetit të vogël shtrirë mes maleve, në Mbretërinë e vogël të Shqipërisë. Krismë pas krisme e shpërthim pas shpërthimi derisa arritën në 101, duke e tundur qytetin e përgjumur. Një djalë e një trashëgimtar sapo lindën për Mbretin Zog I nga bashkëshortja e tij hungaro-amerikane, Mbretëresha Xheraldinë. Fëmija u quajt Skënder, sipas patriotit të madh shqiptar, i cili në shekullin e 15-të ia doli të mbante larg turqit përgjatë rreth 30 vjetëve luftimesh të ashpra. Më pak se 50 milje larg, në ngushticën e Kanalit të Otrantos, në portet italiane të Brindizit e të Barit, reparte të armatosura ishin bërë gati për aksion, thuajse në të njëjtën orë. Aty, ndërsa anije lufte, gjuajtës e mjete të tjera të motorizuara ushtarake ishin bërë gati për udhëtim, njerëz e armë të rënda gjithashtu po bëheshin gati për t u transportuar. 384 avionë luftarakë ndodheshin në aeroporte. 339 Revista Time, Albania: Blattant Accusations 17 janar Revista Time, Milestones, 17 prill Revista Time, Milestones, 27 janar

162 48 orë më vonë, Mbretëresha e sëmurë në shtratin e lindjes, po qëndronte në Pallatin e përkohshëm Mbretëror të Tiranës, e mund të dëgjonte kësisoj zhurmën e të gjitha fluturimeve të avionëve që i kalonin mbi kokë njëri pas tjetrit, duke e ditur mirë se nuk ishin të Shqipërisë, pasi vendi i saj numëronte vetëm dy të tillë. Ata nuk po hidhnin bomba, por fletushka që fluturonin ashtu të ndihmuara nga flladi pranveror, duke paralajmëruar popullin shqiptar se trupat "miqësore" italiane, po mbërrinin atë ditë për të marrë kontrollin mbi vendin e vogël për të "rivendosur rendin, paqen e drejtësinë". Në katër portet shqiptare, më i afërti prej tyre (Durrësi), vetëm 25 milje larg Tiranës u panë shpejt anije luftarake, që nisën bombardimet. Trupat kishin zbarkuar tashmë. Lufta kishte filluar. Ushtria e vogël shqiptare, e përbërë nga veta, u mobilizua shpejt, e luftëtarët trima malësorë nxorën nga shtëpitë pushkët e tyre të vjetra, pistoletat e sëpatat. Por brenda një dite, legjione fashiste të armatosura rëndë e tejkaluan këtë rezistencë fare të vogël dhe çanë rrugën përmes kodrave, duke arritur deri në kryeqytet. Brenda dy ditësh ata pushtuan të gjitha pikat e rëndësishme të vendit, me humbje që kapnin shifrën e vetëm 21 të vrarëve e 97 të plagosurve. Ushtria shqiptare u zhduk në shkretëtirat e alpeve dinarike shqiptare, ku "Bijtë e Shqipeve" (siç e thërrasin shqiptarët vetveten), janë fshehur e kanë luftuar derisa turqit dikur u morën vesh me ta. Ata pritet të organizojnë tashmë një luftë guerrile, derisa të rikthehet Mbretëria. Ministri i Jashtëm italian, Konti Galeazzo Ciano, i cili në dasmën e Zogut vitin që shkoi ishte dhe miku e i ftuari më special, mbërriti aty menjëherë për të formuar një "qeveri provizore shqiptare" dhe Duçja, me sa mundi, kurseu kohë nga takimi që kishte në "Palazzo Venezia" për të bërë tashmë të ditur në Tiranë atë që ai sapo kishte ndërmend të bënte me "pronën" e tij të re. Ajo që mund të merret me mend në rastin më të mirë, është se mund të bëhet kështu një protektorat nën sovranitetin e Madhërisë së tij perandorake, Mbretit Viktor Emanueli III të Italisë. Ndërkohë, me afrimin e rrezikut, mbreti 43-vjeçar Zog hipi në një automobil të përshtatur si autoambulancë bashkëshorten e tij 23-vjeçare dhe të birin e sapolindur, dhe i dërgoi ata me një eskortë më vete në një udhëtim prej mbi 160 miljesh, në një rrugë të ashpër malore drejt Greqisë fqinje, duke bujtur në një han të vogël primitiv në Follorinë, ndanë kufirit. Madhëria e saj, nëpërmjet gjyshes së vet hungareze, Konteshës D\ Estrelle D\ Ekna, i lëshoi një apel botës me fjalët: "Unë e lashë tim shoq duke udhëhequr trupat e 140

163 tij, ushtrinë e gjorë e të vogël shqiptare në luftë. Çfarë mund të bëjë Shqipëria kundër një ushtrie kaq të armatosur si kjo, e cila po na sulmon pabesisht"? Ndërkohë, Mbreti Zog e zhvendosi kryeqytetin e vendit në Elbasan, një qytet ky 25 milje në juglindje të Tiranës. Mbreti Zog nuk vazhdoi më të udhëhiqte "ushtrinë e tij të vogël" në betejë. Vetëm një ditë pas mbërritjes së Mbretëreshës, ai iu bashkua asaj në Follorinë. Me të shkuan edhe 115 anëtarë të oborrit të tij mbretëror dhe gjithashtu dhjetë valixhe të rënda me objekte me vlerë. Duke shkuar fillimisht në Selanik e më pas në resortin bregdetar të Vollosit, familja mbretërore shqiptare më pas mori një njoftim ku thuhej se Greqia, duke pasur frikë për strehimin e tij, nuk mund t u ofronte atyre një azil afatgjatë. Sapo Mbretëresha u përmirësua nga gjendja shëndetësore, ata u bënë gati të shkonin drejt Egjiptit, një vend mysliman ky, që është shumë i sjellshëm e i përzemërt kundrejt vizitorëve të shquar. Gjithashtu, një njeri që pritej të lëvizte pak më vonë drejt një vendi më pak të trazuar, ishte edhe bankieri J. P. Morgan dhe miku i tij, arqipeshkvi i Canterbury-it, që u prit kështu pa zhurmë në Athinë, në jahtin e Morgan-Corsair. Vendi më i prapambetur e më primitiv në Evropë, më shumë oriental se sa perëndimor, dy të tretat e banorëve të së cilit janë të besimit mysliman, Shqipëria, nuk paraqet shumë leverdi ekonomike për Perandorinë e diktatorit roman, Musolini. Eksportet kryesore (thuajse plotësisht drejt Italisë) janë lëkurët, djathi dhe duhani. Nafta shqiptare në rastin më të mirë është e cilësisë së dytë, e me shumë gjasa e aftë të mbulojë me furnizime madje as një të dhjetën e nevojave të Italisë, edhe në kohë paqeje. Për më shumë, te Mbreti Zog Duçja është dashur të mposhtte një Mbret, sikurse do të donte çdo diktator normal. Anëtar i fisit shqiptar të Matit, i biri i një kreu trashëgimtar të Luginës së Matit, Ahmet Zogu, ka trashëguar karakteristikat tipike të një politikani ballkanas, vendi i të cilit duhet të mbetet përgjithmonë peng i politikave të forcës. Një herë ai u detyrua ta linte vendin. Por u rikthye sërish, u bë President e më pas mori kurorën në vitin Për sa i përket Mbretërisë së tij, opinionet janë të ndryshme. Italianët e akuzojnë se ai paskësh qenë një tiran, e se ka abuzuar me fondet shtetërore. Për të tjerë, ai shihet si një njeri i mirarsimuar (ai shkoi në shkollë në Kostandinopojë), ku në një vend me një ekonomi fshatare, ku njerëzit janë masivisht analfabetë dhe kanë gëzuar pavarësi vetëm 141

164 27 vjet, ka bërë të pamundurën për ta reformuar e zhvilluar. Ai është përpjekur t i jepte fund gjakmarrjes, njëra ndër traditat e ngulitura thellë në atë vend. Nëse Kryeministri Neville Chamberlain tashmë ndjehet i alarmuar për sulmin e Italisë, ai për këtë nuk duhet të fajësojë tjetër në përgjithësi, përveç vendit të tij dhe në veçanti gjysmëvëllain e tij, tashmë të vdekur, Sir Austen. Në vitin 1926 Duçja po bënte presion kundrejt "interesave të zgjeruara" etiopiane. Për t i hequr vëmendjen ndaj kësaj çështjeje, sekretari i Jashtëm britanik, Sir Austen Chamberlain, i bëri me dije se Shqipëria ishte një pazar më i leverdisshëm për interesat ekspansioniste italiane dhe që rastësisht nuk interferonin aspak me interesat strategjike britanike. Duçja e pranoi këtë sugjerim, e menjëherë i dërgoi një notë Shqipërisë, ku këmbëngulte se ai bëhej kështu "garantuesi i pavarësisë së Shqipërisë". Në një rast të mëparshëm, kur italianët i paraqitën kërkesat e tyre Presidentit Zog, ky i fundit i bëri apel Britanisë së Madhe dhe mori përgjigje të menjëhershme prej saj. Asokohe, gjithsesi, ministri i Jashtëm britanik informoi Presidentin në Tiranë se "Londra priste që Shqipëria të arrinte një marrëveshje miqësore me Italinë, pa vonesa të panevojshme". Sir Austen dhe Duçja u takuan më pas në një jaht jashtë Livornos, për të konsumuar rezultatet e marrëveshjes së tyre. Pakti i Tiranës, i cili e bëri Shqipërinë një protektorat ekonomik virtual italian, u nënshkrua pikërisht më 27 nëntor Që pasojat e marrëveshjeve politike të pasluftës priren të kthehen mbrapsht e të bien në kokë, kjo ishte evidente jo vetëm në atë që ndodhi në Shqipëri, por edhe në fatin e Etiopisë, tri vjet më parë. Javën që shkoi, Shqipëria papritur u bë e rëndësishme. Përgjatë Jugut të Shqipërisë, nga Durrësi drejt Selanikut, shtrihet një rrugë antike që lidhte dikur Romën me Bizantin (tashmë Stambollin). Forcat italiane mund të avanconin sërish përgjatë kësaj rruge të vjetër imperiale, e përdorur së fundmi në Luftën e Parë Botërore), në betejën e Selanikut, tashmë pjesërisht e pajisur edhe me hekurudhë, dhe kësisoj mund të ndërpriste praktikisht edhe rrugën, nga e cila britanikët e francezët mund të dërgonin ndihmat e tyre për një Jugosllavi të rrezikuar Revista Time, Albania, Birth and Death,

165 3.3 Rezultate të analizës sasiore në periudhën e dytë : Konstantja e prirjeve në mbulim dhe në kuadër të Luftës së Ftohtë e marrëdhënieve me ish-brss dhe Kinën Nga matjet e bëra mbi bazën e të dhënave të nxjerra nga arkiva dixhitale e revistës Time për periudhën kohore nga viti 1945 deri në vitin 1989, rezultojnë saktësisht 54 artikuj që e kanë Shqipërinë në titull ose në paragrafin e parë të atikullit dhe 337 të tillë që e kanë Shqipërinë në përmbajtjen e tyre më të gjerë. Duhet thënë se e dhëna e dytë nuk është njësi e vlefshme analize për këtë punim, duke qenë se kërkohet përmendja e Shqipërisë që në titull ose në paragrafin e parë të një artikulli për ta marrë në analizë për këtë punim. Nga artikujt e përzgjedhur sipas kriterit të mësipërm, 49 syresh janë të vendosur në rubrikën Ëorld të revistës dhe në rubrika të tjera si Nation, People, Religion, To our readers dhe Arts and Entertainment ka vetëm nga një artikull për periudhën artikuj në total për një mbulim 44 vjecar të subjektit të Shqipërisë nga Time janë e dhëna e parë që do të marrin në analizë këtu 344. Po kështu do të merren në konsideratë edhe të dhënat për mbulimet vit pas viti, duke filluar nga viti 1945 dhe frekuencën prej 2 artikujsh për disa vite me radhë, me kulmin e mbulimit prej më së shumti 4 artikujsh në disa vite specifike si dhe mbylljen e mbulimeve për periudhën me vitin 1986 si edhe mungesën e mbulimeve përgjatë viteve 70, 80. Është e nevojshme t i shtojmë gjithashtu analizës edhe elementë krahasimorë me periudhën e parë që kemi analizuar, atë të viteve ndërmjet kur Shqipëria del në 63 artikuj si përmbajtje kryesore. Nga ky krahasim mund të vihet re se numri i artikujve sipas kriterit të titullit dhe paragrafit të parë ku del subjekti i Shqipërisë për periudhën , është ndjeshëm më i vogël, edhe pse periudha kohore është ndjeshëm më e gjatë. Gjatë kësaj periudhe ka 9 artikuj më pak për një kohëzgjatje 22 vjet më shumë (21 vjet mbulim nga Time për periudhën dhe 44 vjet mbulim nga Time për periudhën ). 343 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 344 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 143

166 Të gjitha të dhënat e mësipërme flasin për prani më të ulët të Shqipërinë në faqet e revistës Time për periudhën Për një periudhë realativisht të gjatë kohore, 44 vjet, Shqipëria del si përmbajtje kryesore në vetëm 54 artikuj gjë që flet për një frekuencë të ulët artikujsh si mesatare dhe shumë vite mungese të interesimit ose harrese, gjë që lidhet me një sërë faktorësh, ndër të cilët më i rëndësishmi është pa dyshim izolimi i Shqipërisë dhe mungesa e informacioneve që vijnë nga Shqipëria. Atë që shifrat nuk e thonë dot për veten e tyre, e thonë përmbajtjet e artikujve për Shqipërinë, që në shumë raste mbeten thjeshtë artikuj të tentuar, pasi i përshkon e njëjta temë dhe i njëjti shqetësim, që është pikërisht izolimi i Shqipërisë si justifikim ose arsye për mungesën dhe pamundësinë e depërtimit apo sigurimit të informacionit rreth saj për faqet e Time Magazine. Të dhënat e krahasuara nxjerrin në pah edhe një diferencë tjetër, e cila lidhet me numrin e artikujve që e kanë Shqipërinë në përmbajtjen e tyre më të gjerë, por jo në titull ose në paragrafin e parë. Ka 337 artikuj të kësaj natyre për Shqipërinë për periudhën në raport me 253 për periudhën , gjë që flet sërish për rënie të interesimit për subjektin e Shqipërisë në raport me periudhën e parë, duke patur parasysh se periudha e dytë e mbulimit të Shqipërisë nga revista ka 22 vjet më shumë. Diferenca në artikuj këtu është vetëm 84 artikuj plus për 22 vjet më tepër kohë mbulimi. Në këtë logjikë krahasimi duhet të llogarisim gjithashtu edhe sfondin ose kontekstin historik të periudhës për sa i përket subjektit të Shqipërisë, që sigurisht do të përkthehej në më shumë arsye për të raportuar rreth saj. Por duket se faktori kryesor që duhet konsideruar është ai i aksesit të limituar të Time si media tek burimet e informacionit në lidhje me Shqipërinë, gjë që ka sjellë edhe këtë mbulim të reduktuar të subjektit të Shqipërisë nga ana e revistës. Ky faktor i fundit duket të jetë edhe faktori vendimtar ose në këtë rast faktori bllokues, që ka përcaktuar në mos llojin e mbulimit, të paktën frekuencën dhe shtrirjen e mbulimit të Shqipërisë nga revista Time ndërmjet viteve Ja si shprehet në lidhje me këtë akses të kufizuar, Angela Leuker, administratorja e zyrës së Time në Vjenë nga viti 1983 deri në vitin 2006: Unë iu bashkova zyrën së Time në Vjenë në vitin Në atë kohë quhej Zyra për Evropën Lindore dhe përgjigjej për mbulimin e Bullgarisë, Cekosllovakisë, Gjermanisë 144

167 Lindore, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë. Teorikisht zyra ishte gjithashtu pëgjegjëse për Shqipërinë por aksesi në vend ishte i pamundur për korrespodentët tanë dhe informacioni i besueshëm i vështirë për t u marrë. Si rezultat Shqipëria nuk merrte ndonjë mbulim të vërtetë. Në atë kohë ne ishim abonuar në shërbimet e një numri agjencish lajmesh nën kontroll shtetëror, përfshirë edhe agjencinë shtetërore të lajmeve të Shqipërisë, por raportet ishin më së shumti propagandë, pra me pak dobi për ne. Për periudhën deri në ndryshimet e viteve 90 mbaj mend që zyra ka kontribuar vetëm me raportimin e dy ose tre historive nga Shqipëria. Njëra prej tyre ishte nekrologjia e Enver Hoxhës në vitin 1985, një tjetër ishte një histori e pëgjithshme për gjendjen e Shqipërisë në periudhën post-hoxha në vitin 1986 (që përfshinte edhe raportime nga një gazetar freelance që kishte arritur të futej në Shqipëri si pjesë e një grupi turistik) dhe një artikull tjetër në vitin 1990 që shtronte pyetjen nëse dallga politike e ndryshimeve që kishte përfshirë vendet e bllokut sovjetik do të ngrihej edhe në Shqipëri 345. Shefi i Zyrës së Vjenës në Time që u gjend në kapërcyell të epokave në drejtimin e revistës për Evropën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, bashkë me Ballkanin dhe Shqipërinë, shprehet në një gjykim restrospektiv në lidhje me arsyet e mbulimit të pakët të Shqipërisë nga ana e revitës gjatë regjimit të Hoxhës se: Ndoshta kemi të bëjmë më tepër sesa me një ndryshim të vetë Time, me një ndryshim të fokusit të interesit të vetë shoqërisë amerikane e cila e zhvendosi fokusin nga Evropa pas Luftës së Dytë Botërore, për t u përqendruar më tepër në lëvizjet e të drejtave të njeriut dhe në Luftën e Vietnamit si edhe duhet marrë në konsideratë gjithashtu rritja që pësoi industria e zbavitjes në një periudhë të mëvonshme. Po kështu edhe lexuesit e Time ndrushuan, duke kaluar nga një elitë kryesht mashkullore drejt një shtrese të mesme, më e balancuar ndërmjet meshkujve dhe femrave dhe një audiencë më tepër kombëtare sesa ndërkombëtare Interviste e realizuar per kete punim me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

168 3.3.1 Shqipëria, çfarë mbulimi në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë Megjithatë, në raport me mbulimin që marrin për periudhën ndërmjet vende të tjera të rajonit në tërësi, subjekti i Shqipërisë mbetet relativisht i trajtuar më shpesh sesa Serbia, Mali i Zi, Maqedonia apo Kroacia 347. Mirëpo, këto vende dalin më shpesh të përmendur nën emërtimin Jugosllavi që përmendet në 1580 artikuj. Madje edhe i gjithë rajoni i Ballkanit si emërtim (Balkans) nuk del në kaq artikuj sa ish-jugosllavia. Vetëm 445 artikuj të Time gjatë kësaj periudhe referojnë Ballkanin si emërtim në përmbajtjen e tyre të gjerë. E vetme Shqipëria del e përmendur relativisht shpesh në raport me gjithë Ballkanin, pasi shfaqet e përmendur në 337 artikuj përkundrejt Ballkanit që shfaqet i përmendur në 445 artikuj. Po kështu, Serbia shfaqet e pëmendur në vetëm 44 artikuj në total për periudhën, Mali i Zi në 47 artikuj, Maqedonia në 75, ndërsa Kroacia në vetëm 29 artikuj. Diferenca me vende të tjera si Rumania dhe Bullgaria me nga 921 dhe 616 artikuj është e ndjeshme, ndërsa është e pakrahsueshme me mbulimet që marrin subjektet e Greqisë apo Italisë, ndërsa vetë subjekti i Amerikës e tejkalon subjektin e Evropës me rreth 6 mijë artikuj, edhe pse Evopa është një entitet me frekuencë mjaft të lartë përmendje në raport me Amerikën gjatë kësaj periudhe që del në artikuj përkundrejt Evropës në artikuj Mbulimi sipas viteve, cilat janë tiparet: mbulim sporadik, vite mungese Edhe të dhënat e raportimeve vit pas viti për periudhën flasin për prani më të ulët të subjektit të Shqipërisë dhe për parregullsi në periudhat e mbulimit. Ndërkohë që në periudhën ndërmjet kishte vite kur Shqipëria dilte edhe në 7 apo 8 artikuj dhe vitet e mungesës së mbulimit ishin të rrallë, gjatë periudhës që kemi në shqyrtim këtu, mbulimi është kryesisht sporadik, me frekuencë të ulët. 4 artikuj në vit është maksimumi i mbulimit kryesor që i jepet Shqipërisë, përkatësisht në vitin 1948, 1957 dhe 1961, duke pësuar rënie të dukshme në vitet 70 dhe 80 kur vitet e mungesës së informacionin mbi Shqipërinë janë të gjata. Në vitet 40 vihet re përpjekja e revistës për 347 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 348 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 146

169 ta trajtuar subjektin e Shqipërisë, që është e pranishme deri në 1948 rregullisht dhe në progresion rritës interesimi. Gjatë viteve 50 ky interesim pëson rënie, edhe pse në fund të viteve 50 është sërish në rritje në kuadër të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe prishjes me të, aktualitet të cilës Time i dedikon 4 artikuj në vitin 1961, që kanë si përmbajtje të tyre kryesore Shqipërinë. Fundi i viteve 70 dhe fundi i viteve 80 janë periudha me fare pak ose aspak mbulim. Këto mungesa të gjata lidhen kryesisht me izolimin e Shqipërisë dhe pamundësinë e aksesit në burime të informacionit rreth Shqipërisë, gjë që bëhet e qartë edhe nga vetë përmbajtjet e artikujve që kanë parë dritën e publikimit, siç do të shohim në seksionin e analizës së këtyre përmbajtjeve. Ja si e shpjegon rënien e mbulimeve për Shqipërinë në vitet 70, Robert Herzstein, biograf i themeluesit të revistës, i intervistuar për këtë punim: Mendoj se rënia e mbulimit që Time i bën Shqipërisë në periudhën pas Luce-s reflekton ndryshimin në natyrën e revistës por edhe të revistave të aktualitetit në përgjithësi në periudhën që pasoi largimin e Luce-s nga jeta. Në epokën e televizionit si edhe për shkak se ndjesitë e krizës me Rusinë u shuan, revista Time iu drejtua temave më popullore sesa stereotipet e Luftës së Ftohtë. Vietnami përbënte një përjashtim, por edhe në trajtimin e çështjes së Vietnamit Time nisi gradualisht të distancohej nga qasja militante e Luce-s. Shqipëria si aleate e Kinës së Kuqe ishte interesante në vitin 1963, por kjo aleancë e humbiste simbolikën e vet kur vetë Niksoni i shtensionoi marrëdhëniet me Rusinë dhe hyri po vetë në bisedime me Kinën Vendi i Shqipërisë në konfiguracionin përmbajtësor Po cili ishte vendi i artikujve që kishin në përmbajtjen e tyre kryesore Shqipërinë? Të dhënat këtu flasin të kundërtën e shifrave, pra theksojnë relevancën e subjektit të Shqipërisë. Atëherë kur shfaqet, Shqipëria qëndron në krye të hierarkisë së çështjeve dhe tematikave të tjera të trajtuara për numrat e shqyrtuar. Subjekti i Shqipërisë është kësisoj i rrallë ndërmjet viteve , por i trajtuar si subjekt i rëndësishëm, ndoshta edhe për faktin se mundësia për ta trajtuar atë është e rrallë. Rubrika Ëorld ku janë vendosur pjesa dërrmuese e artikujve mbi Shqipërinë është e dyta për nga rëndësia në rendin e rubrikave, 349 Interviste me Prof. Dr. Robert Herzstein, Historian i Time, Biograf i themeluesit te Time dhe kryeredaktorit Henry Luce; 19 mars

170 pas rubrikës Nation. Edhe pse të dhënat sasiore të daljes së Shqipërisë në rend të parë, të dytë apo të tretë brenda rubrikës World, kërkojnë vlerësim të një tërësie elementësh të tjerë si numri i artikujve të botuar si edhe specifikime në lidhje me çështje dhe ngjarje të tjera të kronikës botërore që kanë gjetur ose nuk kanë gjetur mbulim nga Time në numrat që ne kemi marrë në shqyrtim, ato na vijnë mjaftueshëm në ndihmë për të treguar vendin dhe rëndësinë që revista i kushton subjektit të Shqipërisë kur e trajton atë si përmbajtje kryesore në një artikull të saj. Kështu kemi evidentuar mjaft raste kur artikujt për Shqipërinë dalin në krye të rubrikave përkatëse si çështje ose temë kryesore, por do të përmendim vetëm rastet kur këto artikuj dalin në rend të parë, të dytë ose të tretë brenda rubrikave ku janë vendosur. Në rend të parë të rubrikës World është një artikull i datës 27 tetor 1961 me titull Eagle s Country: The Land They Are Fighting Over. Kjo rubrikë ka gjithsej 6 artikuj dhe nis me një artikull që flet për vendet komuniste si një e treta e tokës, për të vijuar me artikullin për Shqipërinë dhe pas tij me dukuri të tjera më të përgjithshme të rendit ndërkombëtar si Çezarizmi apo feja, pasuar nga një artikull për Kinën dhe një tjetë për Vietnamin e Jugut. Artikulli është 406 fjalë. Shqipëria është e para në rend rubrike edhe në një artikull të datës 10 gusht 1962 me titull A letter from the publisher, megjithëse kjo rubrikë nuk përmban artikuj të tjerë dhe është një letër e botuesit, Henry Luce drejtuar lexuesve të revistës ku shpjegon rrethanën e një reportazhi nga Shqipëria me titull Albania: Benighted Nation të së njëjtës datë, i gjatë 1127 fjalë. I pari në rend rubrike është edhe artikulli i publikuar më 22 prill 1985 me titull Albania: Enver Hoxha: Stalin s Disciple, që raporton vdekjen e Enver Hoxhës në një artikull 385 fjalë i gjatë. Pas artikullit për Shqipërinë raportohet rreth ngjarjeve në Kinë, Meksikë, El Salvador, Pakistan, betejave me separatistët në Srilanka, regjimit të ri në Sudan, etj, në një rubrikë ku janë vendosur në total 12 artikuj. Po kështu, një artikull i zgjeruar në formë reportazhi të publikuar më 1 dhjetor 1986, shkruar nga një korrespondent i Time në Tiranë, që mban titullin Albania, The Eagle Spreads Its Ëings është vendosur në krye të rubrikës Ëorld. Nëntitulli paraqitës i artikullit njofton se liderët e rinj në Shqipëri po përgatisin me vetëdije hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme. Artikulli që ka në përmbajtjen e vet kryesore Shqipërinë 148

171 pasohet nga një artikull mbi luftën dhe ekonominë e shkatërruar të El Salvador, pandeminë e Aids që parashikohet nga ekspertët të shkojë në 100 milionë deri në vitin 1990, një artikull mbi spekulimet për vdekjen e Udhëheqësit të Madh të Koresë së Veriut, si edhe artikuj mbi vende të tjera si Afrikën e Jugut, Francën, Gjermaninë Perëndimore, Filipinet, Afganistanin, Austrinë, Kanadanë dhe Italinë. Kjo rubrikë përmban 12 artikuj në numrin e saj të radhës. Atikulli për Shqipërinë përmban 786 fjalë. Në vitin 1947 subjekti i Shqipërisë del në rend të dytë të rubrikës Ëorld, në artikullin me titull United Nations: Such Interesting People të datës 3 mars 1947, që ka si protagonist Hysni Kapon në një artikull të gjatë 743 fjalë. Rubrika përmban gjithsej 21 artikuj. Atikulli i parë i rubrikës, para artikullit ku Shqipëria është në përmbajtje si referencë kryesore, flet për armatimet ndërkombëtare, ndërsa artikulli mbi subjektin e Shqipërisë pasohet nga artikuj për paqen ndërkombëtare, për epokën e atomit, vijuar me artikuj që referojnë vende të tjera si Egjiptin, Francën, Britaninë e Madhe, Indinë, Kinën, Rusinë, Brazilin etj. Në rend të dytë rubrike del gjithashtu një artikull me titullin Communists: a swim in the Adriatic, i datës 8 qershor Në këtë rubrikë janë vendosur gjithsej 15 artikuj ndër të cilët i pari ka për subjekt Gjenevën, i dyti Shqipërinë, mandej vijon me Revolucionin e qetë të Evropës perëndimore, statusin e luftës si çështje dhe referon vende të tjera në radhë si Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën, Algjerinë, Ugandën, Singaporin, Kinën, etj. Në rend të tretë rubrike gjejmë artikullin për Shqipërinë që mban titullin Albania: Odd Man Out i datës 24 tetor Ky artikull ka për protagonist kryesor Mehmet Shehun në kuadër të vizitës së tij në Manhatan me anijen Queen Elizabeth dhe pjesëmarrjen e tij në një pritje bashkë me Nikita Krushovin. Kjo rubrikë ka 16 artikuj në total, ndër të cilët dy të parët trajtojnë Kombet e Bashkuara dhe i treti subjektin e Shqipërisë, pas tij atë të Japonisë, Turqisë, çështjen e Atomit, subjekte vendesh të tjea si Rusinë, Francën, Lindjen e Mesme dhe në fund Kubën e Guatemalën. Artikuj të tjerë si Albania: The gnat that grabbed i datës 6 mars 1964 apo Albania: Pay Now, work Later i datës 13 korrik 1970 janë vendosur në rend të tretë brenda rubrikave përkatëse Ëorld. Po kështu edhe një artikull i datës 29 dhjetor 1980 me titull world: East Bloc: Illusions of Unity vendoset në rend të tretë të rubrikës world. 149

172 Këto janë vetëm disa nga artikujt që kemi evidentuar, që e paraqesin Shqipërinë në krye të listës së temave apo çështjeve, ndërsa ka raste të tjera kur subjektet e temave mbi Shqipërinë renditen më poshtë, edhe pse rrallë qëndrojnë në fund të rubrikës ose në mes të saj Mbulim më i ulët, artikuj më të gjatë Të dhënat sasiore flasin për prani më të ulët të subjektit të Shqipërisë në artikujt e revistës për periudhën në krahasim me periudhën paraardhëse, por për sa i përket kriterit të gjatësisë ose numrit të fjalëve për artikull, të dhënat flasin për evoluim ose mbulim më të zgjeruar. Kështu ka 23 artikuj në total të gjatë nga 400 deri në 800 fjalë, që i kemi klasifikuar me gjatësi mesatare, përkundrejt 8 syresh me gjatësi mesatare gjatë periudhës pararendëse, edhe pse numri i artikujve për periudhën në fjalë ishte më i madh në total (63 artikuj). Kemi një rënie të numrit të artikujve të kategorizuar të shkurtër (për gjatësi fjalësh me më pak se 400 fjalë), përkundrejt 40 artikujsh të publikuar gjatë viteve që ishin të kësaj gjatësie. Në rritje është gjithashtu numri i artikujve të gjatë. Ka 10 artikuj me mbi 1 mijë fjalë, kryesisht të formës së reportazhit apo kronikës së zgjeruar ndërkombëtare. Për periudhën pararendëse numëruam vetëm 6 artikuj të gjatë, ndër 63 artikujt në total. Në interpretimin e këtyre të dhënave duhet të kemi parasysh gjithashtu evoluimin e praktikave profesionale ose gazetareske të kohës dhe mundësitë e reja teknologjike në raportim, megjithë vështirësitë që kishin gazetarët apo korrespodentët e Time për të mbuluar Shqipërinë në kushtet e izolimit të saj dhe rrugëve të prera të komunikimit me jashtë të Shqipërisë. Edhe pse revista kishte zyrat e saj të korrespondencës në shtete të tjera pranë Shqipërisë, reflektohet vështirësia për të depërtuar në Shqipëri. Në disa raste i gjithë artikulli ka si përmbajtje të vetën përpjekjen për të depërtuar në Shqipëri si për shembull në artikullin e datës 14 maj 1951, i gjatë 849 fjalë, me titull Albania: By Remote Control për të cilin një korrespondent i Time në Vjenë, Robert Lubar, realizon një lloj reportazhi nga matanë kufirit të ish-jugosllavisë, duke e vështruar pra Shqipërinë nga vija e kufirit përtej të cilit nuk ka mundur dot të depërtojë dhe ndalet në detaje përshkruese të Liqenit të Shkodrës për peshkatarët dhe gratë që punojnë nga ana tjetër e 150

173 kufirit me ish-jugosllavinë ku korrespodenti ka mundur të realizojë një udhëtim, por pa arritur të hyjë në Shqipëri. Albania: Lock on the Door të 26 majit 1967 është një artikull tjetër i kësaj natyre, që flet për pamundësinë për të raportuar rreth Shqipërisë si vend i kyçur sipas sugjerimit të titullit. Për herë të parë një gazetar i Time hyn për të raportuar nga Shqipëria në vitin 1962, si turist, siç shpjegon po ai vetë në artikullin e datës 10 gusht 1962 me titull Albania: Benighted Nation. Ky artikull është i gjatë 1194 fjalë dhe shoqërohet me një letër të botuesit të revistës Time, Henry Luce që shpjegon përpjekjet e korrespondentit, Edëard Behr, 36 vjeç që ka punuar si reporter për Reuters në Londër dhe Paris dhe pjesëtar i zyrës së Time në Paris, i cili ka mundur të hyjë në Shqipëri për të realizuar reportazhin në fjalë. Përpjekja tjetër e suksesshme për të shkruar një artikull nga Shqipëria daton në 1986 kur një grup korrespondentësh firmosin artikullin me titull Albania: The Eagle Spreads Its Wings, ndër të cilët dy autorët e parë Thomas A. Sancton dhe Keneth Ë. Banta raportojnë nga Mynihu, ndërsa David Schëartz nga Tirana. Artikulli i datës 1 dhjetor 1986 është i gjatë 786 fjalë dhe flet për përpjekjen e liderëve komunistë në Shqipëri, që sipas Time po përgatisnin hapjen e Shqipërisë me jashtë në këtë periudhë Temat e mbulimeve për Shqipërinë Megjithëse të vendosura kryesisht në rubrikën World ose Foreign Affairs të revistës, tematikat e artikujve mbi Shqipërinë mund të grupohen më tej në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare dhe në kuadër të zhvillimeve të brendshme. Prej këtyre të dhënave mund të identifikojmë më tej edhe temat ose nënçështjet specifike që dalin më shpesh Më shumë mbulim zhvillimeve të brendshme Nga të dhënat sasiore në lidhje me tematikat e artikujve për periudhën rezulton se, ashtu si edhe në periudhën parardhëse , Shqipëria ka marrë më tepër mbulim në kuadër të zhvillimeve të saj të brendshme sesa në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare. Kështu, në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare për periudhën Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 151

174 1989 dalin 24 artikuj, ndërsa në kuadër të zhvillimeve të brendshme dalin 30 artikuj 351. Për sa u përket zhvillimeve ndërkombëtare, 5 artikuj dalin në kuadër të Lidhjes së Kombeve, 10 artikuj në kuadër të komunizmit ndërkombëtar, 5 artikuj në kuadër të rajonit të Ballkanit dhe 3 artikuj në kuadër të zhvillimeve diplomatike ndërkombëtare dhe një tematikë del si letërsi politike. Për sa u përket zhvillimeve të brendshme, nga 28 artikuj në total, 11 artikuj janë politikë e brendshme, 9 artikuj politikë e jashtme e Shqipërisë me ish-bashkimin Sovjetik, një politikë e jashtme me SHBA, 3 politikë e jashtme me Kinën dhe 6 artikuj të natyrës jopolitike si people apo çudira shqiptare 352. Në fakt, konteksti i zhvillimeve ndërkombëtare për Shqipërinë gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft i rëndësishëm po të kemi parasysh rreshtimin e saj në kampin komunist. Kështu 10 artikuj që e kanë Shqipërinë si përmbajtje kryesore dalin në kuadër të zhvillimeve ose veprimtarive të komunizmit ndërkombëtar që nga viti 1948 me ish- Jugosllavinë, në vitet 50 me ish BRSS, në vitet 70 me Kinën dhe deri në vitet 80 në lidhje me komunizmin në Portugali. Zhvillimet në Lidhjen e Kombeve për sa i përket Shqipërisë marrin pesë artikuj duke filluar nga viti 1946 e deri në vitin 1984 kur është trajtuar fillimisht çështja e refuzimit të Shqipërisë për pranim të menjëhershëm në OKB, mandej pranimi dhe braktisja nga ana e saj e ligës së kombeve 353. Ndërsa në kuadër të zhvillimeve të brendshme, 11 artikuj kanë të bëjnë pikërisht me politikën e brendshme duke prekur çështje si rivaliteti ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në një artikull të vitit 1954 dhe duke vijuar rregullisht me trajtimin e çështjes së izolimit të Shqipërisë, që në vitin 1951 me një reportazh nga përtej kufirit me ish-jugosllavinë dhe mandej në 1962 në një reportazh ku flitet për izolimin total të vendit, sërish në 1967 kur temë kryesore del izolimi, një artikull në vitin 1970 që flet për lehtësimin e pritshëm të izolimit të Shqipërisë, dhe sërish për ndryshimet e pritshme në Shqipëri në vitin Vetëm një prej këtyre artikujve trajton temën e zgjedhjeve në Shqipëri, atyre të vitit 1946 që raportohen nga revista se kanë funksionuar në mënyrë të admirueshme dhe si zgjedhje të lira dhe të fshehta Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 352 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 353 Po aty. 354 Revista Time, Europe, Free and Secret, 10 dhjetor

175 Gjithnjë në kuadër të zhvillimeve të brendshme, 9 artikuj që datojnë nga viti 1950 deri në 1964 trajtojnë kurbën e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik për sa i përket politikës së jashtme të ndjekur nga Shqipëria. Katër prej tyre i përkasin vitit të prishjes, Tre prej tyre periudhës së afrimit të Shqipërië me BRSS (1950, 1959, 1960) dhe dy artikuj në vitin 1964 trajtojnë çështjen e marrëdhënieve të prishura me BRSS. Vetëm një artikull prek temën e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-të, në kuadër të politikës së jashtme të Shqipërisë 355. Bëhet fjalë për vitin 1946 dhe një artikull në lidhje me njohjen e Shqipërisë nga SHBA-të. Tre janë temat që prekin politikën e jashtme të Shqipërisë përkundrejt Kinës, posaçërisht dy artikuj në vitin 1970 dhe një tjetër në vitin Më e gjatë është lista e temave të lira mbi subjektin e Shqipërisë, 6 artikuj, ndër të cilët vlen të përmenden artikulli mbi një personazh të çuditshëm të quajtur Otto Ëitte që ka arritur të marrë atributet e një mbreti në Shqipëri megjithëse punonjës cirku shëtitës, siç raporton Time në një artikull të vitit 1958 me titull The man ëho ëas king. Po kështu, në rubrikën People, në kuadër të tematikave disi të çuditshme nga Shqipëria, gjen vend një artikull mbi blerjen e një vile me 60 dhoma dhe të një ferme në Long Island nga ana e ish-mbretit Zog Mbulimi i figurave dhe personaliteteve politike Interesimi nga ana e revistës për figurat politike, ashtu si edhe gjatë periudhës së parë , është karakteristikë e mbulimeve të saj ndërkombëtare në përgjithësi dhe po ashtu edhe për sa i përket Shqipërisë. Bie veçanërisht në sy fakti që në të gjithë artikujt për periudhën nuk del asnjëherë i përmendur emri i shkrimtarit Ismail Kadare, që në këtë kohë merr mbulim dendur në faqet e revistave dhe mediave evropiane, sidomos atyre franceze. Përveç Nënë Terezës, asnjë figurë tjetër jo thelbësisht politike apo figurë tjetër femërore me origjinë shqiptare ose e Shqipërisë nuk gjen mbulim në Time. Gjithësesi, edhe përballë Nënë Terezës, emri i një figure politike siç ishte ajo e diktatorit Enver Hoxha del në më shumë artikuj, 39 syresh përkundrejt 21 artikujsh për Nënë Terezën Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit. 356 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 153

176 Kontrasti ose hendeku në mbulim nga ana e revistës ndaj figurave politike dhe atyre më pak ose fare politike është i ndjeshëm edhe në nivel botëror gjatë kësaj periudhe kur konstatojmë se janë sërish figurat politike ato për të cilat raporton më shpesh revista, që nga John F. Kennedy që kryeson listën me 4021 artikuj dhe deri tek Mao Tse Tung dhe Nikita Krushov të pëmendur në përkatësisht 1079 dhe 1513 artikuj 357. Ikona e kinemasë amerikane, Merilyn Monroe gjen shumë më pak mbulim në raport me këto figura, megjithë famën dhe faktin që shfaqet disa herë në kopertinën e revistës. 506 artikuj e përmendin aktoren amerikane Monroe, ndërsa Fidel Castro del për shembull në 1030 artikuj, ndërsa Ronald Reagan, aktori i shndërruar në politikan popullor shfaqet në 3099 artikuj të Time 358. Figurat shqiptare sigurisht kanë prani shumë të ulët në raport me figura të tjera botërore. Shumë prej tyre nuk figurojnë fare dhe aq më pak në artikujt që ne kemi seleksionuar sipas kriterit të trajtimit si përmbajtje kryesore të subjektit të Shqipërisë nga ana e revistës. Në këto artikuj të përzgjedhur (54 artikuj në total) emri i Enver Hoxhës për periudhën del në 23 artikuj, ai i Mehmet Shehut në 12 artikuj dhe ka fare pak figura të tjera të përmendura si Ramiz Alia në 2 artikuj, Hysni Kapo, Panajot Plaku dhe Koci Xoxe të përmendur vetëm nga një herë, ndërsa emri i Ahmet Zogut shfaqet sërish për periudhën edhe me 3 artikuj të tjerë, ndërsa del në 33 artikuj të periudhës pararendëse gjatë të cilës edhe ka qëndruar në pushtet 359. Në këtë listë emrash kemi përfshirë edhe Nënë Terezën kur etiketohet si shqiptare dhe vetëm 4 artikuj të kësaj periudhe përmendin origjinën shqiptare të Nënë Terezës edhe pse numri i artikujve ku flitet për Nënë Terezën është gjithsej 21. Bie në sy në listën e figurave shqiptare të kësaj periudhe mungesa e atyre me profil kulturor e intelektual. Kjo ishte në fakt prirja edhe në periudhën pararendëse kur megjithëse në Time patën gjetur mbulim edhe figura kulturore shqiptare si Noli apo Konica, interesimi për ta nuk lidhej edhe aq me prerjen e tyre kulturore sesa atë politike dhe pozicionet përkatëse. Ja si shprehet në lidhje me përqendrimin tek personalitetet dhe figurat politike nga ana e revistës, editori i Vjenës, James Graff në një intervistë për këtë punim: 357 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 358 Po aty 359 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 154

177 Është gjithnjë mjaft praktike për një revistë gjeneraliste si Time që ta lidhë informacionin që ka me një person, sepse njerëzit kanë interes të natyrshëm për njerëzit e tjerë. Madje mund të thuhet se vetë bashkë-themeluesi i Time, Henry Luce, ishte një partizan i flaktë i teorisë së historisë që bëhet nga njerëzit e mëdhenj, ide sipas të cilës motorri i fateve njerëzore është vullneti i individëve më tepër sesa forcat sociale. Revista e tij shkruante shumë për Chiang Kai-Shek gjithashtu, si një mënyrë për të shkruar për Kinën dhe mandej edhe përmes Mao-s. Shqipëria është një vend i vogël dhe Enver Hoxha që pasoi Zogun nuk ishte dikush të cilin mund ta zbuloje lehtë, kështuqë duhet të ketë pasur më pak mundësi dhe interes për të më vonë. Duhet konsideruar gjithashtu fakti që ai e kishte izoluar qëllimisht veten dhe vendin e tij, duke u tërhequr nga vështrimi i botës në një farë mënyre. Nuk e di se sa ka qenë stafi i Time që mbulonte Evropën Lindore në këtë kohë, ndaj nuk mund të them nëse kishte më tepër njerëz në dispozicion për të shkruar hisoritë në Time për këtë periudhë, por mendoj se ka patur më shumë sesa në kohën time. Besoj se ka patur një zyrë në Beograf dhe jam i sgurtë se ka patur periudha kur në Vjenë kishte më tepër sesa një korrespodent Gjeografia e mbulimeve Harta gjeografike e mbulimit që Time i bën Shqipërisë është edhe më e varfër sesa ajo e emrave e personaliteteve shqiptare të periudhës Kjo gjeografi mbulimesh është gjithashtu më e varfër se gjeografia e mbulimeve për periudhën ku përveç Tiranës dalin edhe një mori qytetesh e krahinash të tjera shqiptare, gjë që lidhet në disa raste edhe me frontbetejat e Luftës së Dytë Botërore, ku Durrësi dhe Vlora dalin në 15 artikuj dhe gjeografia e mbulimeve përfshin edhe krahina si ajo e Matit, por edhe Gjirokastra e Tepelena. Ndërsa për periudhën , përveç Tiranës si kryeqyteti i vendit, qytetet dhe krahinat e tjera dalin të përmendura shumë rrallë dhe shumica prej tyre nuk shfaqen kurrë, ndërsa në tekstet e artikujve gjen referime të tipit diku në Shqipëri në lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja për të cilën Time është interesuar në artikullin e saj. Transmetuesit e fuqishëm radiofonikë të vendosur nga kinezët diku në Shqipëri, cdo ditë zbrazin rrebeshe anti-sovjetike, - është pikërisht fjalia hyrëse e 360 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

178 artikullit me titull Communists: Battle for the backyards, që daton në 4 prill Përcaktime të tilla flasin sigurisht për mungesë ose limitim të informacionit mbi Shqipërinë në kuadrin e izolimit të saj ndërkombëtar dhe pamundësinë e stafeve dhe gazetarëve për të përcaktuar vendin e ngjarjes në kushtet e mbylljes së vendit. Përveç Tiranës që përmendet në 42 artikuj, gjejmë Durrësin në 3 artikuj, Vlorën në 5 syresh, Malet e Gramozit të përmendura në 5 artikuj gjë që lidhet me luftimet greke në territorin shqiptar në fund të viteve 40. Një herë përmendet edhe krahina e Shkodrës. Qytete të tjera si Korça, Gjirokastra apo Elbasani nuk shfaqen në asnjë artikull Rezultate të analizës cilësore në periudhën e dytë : Konstantja e prirjeve përmbajtësore si subjekt përjashtimor dhe përmes metaforës së vasalitetit shtetëror Ashtu si edhe në analizën e të dhënave cilësore të periudhës së parë , në këtë pjesë të punimit që i referohet periudhës së dytë do të shohim më nga afër tekstin dhe ligjërimin e revistës për temën e Shqipërisë, duke u ndalur gjithashtu nga afër në gjuhën e përdorur, narrativat dhe mënyrën e ndërtimit të artikujve përmes zbërthimit stilistikor dhe dekodifikimit të normave profesionale që Time ka ndjekur në paraqitjet që i bën Shqipërisë. Analizat e këtij seksioni mbështeten në të dhënat cilësore për sa u përket formulimeve dhe tekstit përshkrues në lidhje me Shqipërinë në artikujt e publikuar për periudhën Këto formulime gjuhësore përshkruese i kemi nxjerrë kryesisht nga titujt dhe paragrafët e parë të artikujve gjatë kësaj periudhe kohore, duke skanuar vetëm përmbajtjet gjuhësore të vendosura pranë emrit Shqipëria (Albania) dhe shqiptarët (Albanians) 362. Pra objekt analize këtu janë referencat e drejtpërdrejta leksikore për Shqipërinë dhe shqiptarët në artikuj. Kështu të dhënat e pasqyruara në tabelën Përcaktimet gjuhësore për Shqipërinë dhe shqiptarët sipas datave të publikimit ( ), na shërbejnë për të ndërtuar një tablo 361 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 362 Shih tabelen perkatese ne aneksin e punimit 156

179 specifike të gjuhës së përdorur nga revista kur flet dhe i referohet Shqipërisë. I ashtuquajturi Timestyle, pra ai që njihet si stili i gjuhës që ka krijuar vetë revista me tiparet e saj të forta provokuese, agresive dhe parodizuese gjen gjithashtu vend në përmbajtet gjuhësore të artikujve kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sërish ligjërimi mbizotërues është ai i anormalitetit shqiptar, siç do të shohim edhe më poshtë Analizë ligjërimi: Si është paraqitur Shqipëria Nyja ligjërimore që lidh artikujt e revistës Time për Shqipërinë sa i përket periudhës ndërmjet viteve , pra diskursi mbizotërues rreth Shqipërisë në faqet e kësaj reviste, është sërish ai i anormalitetit shqiptar që del nga formulimet mbizotëruese të natyrës esktremizuese kur flitet për Shqipërinë politikisht, shoqërisht, kulturalisht dhe gjeografikisht Diskursi i anormalitetit politik Konteksti i ri i zhvillimeve botërore, me Shqipërinë e rreshtuar në kampin komunist, jo vetëm që nuk e largoi Shqipërinë nga notat e një ligjërimi të anormalitetit, por duket se ka shërbyer në këtë rast për ta thelluar edhe më tej diskursin e anormalitetit shqiptar si mënyrë e paraqitjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve nga ana e revistës Time. Përmbajtjet e artikujve të kësaj periudhe në tërësi dhe gjuha specifike e përdorur kur flitet për Shqipërinë si shtet apo njësi gjeo-politike, konfirmojnë për shembull të njëjtën mënyrë mbizotëruese paraqitjeje, të cilën e kemi quajtur diskursi i anormalitetit shqiptar dhe që del i shprehur qartë në formulime të tilla ekstremizuese si Shqipëria është vendi më i zymtë dhe i izoluar prapa Perdes së Hekurt në një artikull të datës 14 maj 1951 me titull Albania: By Remote Control. Po këto nota ekstremizuese në ligjërimin për Shqipërinë në kontekstin komunist evidentohen edhe në formulimin e mëposhtëm të një artikulli të datës 3 qershor 1957 me titull Albania, Over the Hill : Si Ferri i Dantes, Komunizmi ka nivelet e tij të ndryshme të horrorit dhe mizërisë. Në fund të humbëtirës, ngado që ta shohësh, qëndron Shqipëria. Po kaq ekstremizuese është gjuha e Time për Shqipërinë edhe në një artikull të datës 8 qershor 1959 me titull Communists: A sëim in the Adriatic ku sërish në një krahasim brenda botës komuniste del se Shqipëria është më i 157

180 vogli, më i varfri dhe më i prapambeturi i të gjithë satelitëve komunistë në Evropë, dhe e vetmja që nuk ka kufi të përbashkët me ndonjë shtet tjetër të perandorisë së B.R.S.S. Prirja është e njëjtë vit pas viti dhe në çfarëdo konteksti që të vendoset Shqipëria (Ballkan, Evropë apo kampin e Lindjes, pra atë komunist), cilësimi si rasti më i keq, esktremi ose anormaliteti më i madh përbën normën e raportimit për Shqipërinë. Aq sa Shqipëria përbën një kut matës për më të keqen siç përdoret në artikullin me titull Portugal: A Big Step to the Left, që flet për rrezikun e avancimit të forcave të krahut të së majtës ekstreme në Portugali, duke bërë krahasimin me Shqipërinë si përfaqësuesja esktreme e ideologjisë së majtë 363. Time vë në gojën e një pëfaqësuesi të moderuar të partisë komuniste portugeze që paralajmëron rrezikun nga diktatura e proletariatit shprehjen: Në këtë mënyrë, ne e kemi lënë madje edhe Shqipërinë në të djathtë, edhe pse referenca mbetet një citim pa emrin e përfaqësuesit të së majtës portugeze, i paraqitur nga revista në formë anonime 364. Të njëjtën përmasë ekstreme krahasimore përcjell edhe një formulim i nxjerrë nga një artikull i datës 10 gusht 1962 me titull Albania, Benighted Nation, sipas të cilit Shqipëria është vendi më i degraduar në Evropë. Po kështu edhe në një artikull të datës 26 maj 1967 me titull Albania, Lock on the Door, Shqipëria trajtohet sipas të njëjtës kategori përjashtimore: Shqipëria, vendi më pak i arritshëm në botën komuniste sot. Edhe në një artikull që daton në 1 dhjetor 1986 me titull Albania the Eagle Spreads Its Ëings, formulimi gjuhësor mbetet i pandryshueshëm referuar Shqipërisë kur shprehet: Shqipëria bie në sy për dy gjëra: si vendi më i varfër i Europës dhe si një relike e epokës staliniste Diskursi i anormalitetit shoqëror dhe gjeografik Paraqitjet me nota ekstreme karakterizojnë jo vetëm Shqipërinë politike, pra atë të rreshtuar në kampin komunist brenda të cilit Shqipëria nxirret si rasti më i keq, apo si delja e zezë në titullin e një artikulli të vitit 1961, por edhe Shqipërinë shoqërore dhe gjeografike, prirje të cilën e vumë re edhe në artikuj në vitet Kështu, duke iu 363 Revista Time, Portugal: A Big Step to the Left 21 korrik Po aty. 158

181 referuar karakteristikave të njerëzve, Time shkruan se njerëzit e Shqipërisë, 70% myslimanë, janë të vrazhdë dhe nacionalistë 365. Pra revista formulon një përgjithësim ekstremizues sipas të cilit del se të gjithë banorët e Shqipërisë, pra popullsia e kohës prej banorësh e saj, janë të vrazhdë dhe nacionalistë. Në një artikull tjetër gjejmë të referuar nga ana e revistës si të ishte proverb shqiptar një thënie që krahason shqiptarin me djallin dhe sipas të cilës Djalli nuk është aq i zi sa ç e bëjnë, dhe as një shqiptar Proverb shqiptar 366. Në një artikull të të njëjtit vit, duke iu referuar cilësisë së jetës në Shqipëri, edhe ajo përshkruhet me nota nga më esktremet, siç e gjejmë të paraqitur në formulimin e mëposhtëm: Jeta në Shqipërinë e vockël mund të jetë makabër, e shpifur dhe e shkurtër. 14 kampe përqendrimi dhe dhjetëra burgje të mbipopulluar, sipas të dhënave, nga 30 mijë të burgosur afro 2% e gjithë popullsisë 367. Përvec karakteristikave ekstreme politike, të personalitetit dhe psikologjisë së shqiptarit, si edhe të kushteve të tyre të jetesës, Time evidenton një karakteristikë përjashtimore që lidhet edhe me gjuhën që flitet në Shqipëri. Kështu, duke referuar gjuhën e folur nga shqiptarët, revista përdor termin obscure që ka kuptimin e errët dhe e panjohur kur shprehet se Në gjuhën e tyre obskure, shqiptarët e quajnë tokën e tyre Shqipëria (Vendi i Shqiponjave) 368. Edhe pse u referohet statistikave të përditësuara, revista bën sërish pohime ekstremizuese në lidhje me Shqipërinë, kësaj here të natyrës gjeografike, kur shprehet se 1 milionë e 700 mijë qytetarët e saj [Shqipërisë] duhet të bëjnë zgjedhjen e vështirë të të jetuarit ose në tokat moçalore malarike të bregut Adriatik, ose në luginat malore të shkëputur nga gjithçka përveç qiellit në lartësinë 6 mijë këmbë, në majat e Alpeve Dinarike 369. Edhe në një përshkrim gjeografik të vitit 1985 gjërat nuk ndryshojnë shumë, pasi Shqipëria, një vend malor, i izoluar, me popullsi prej 2,9 milionë banorë, është vend statistikash të zymta 370. Gjithashtu, cilësimi i Shqipërisë si vend i vogël për sa i përket tipareve të saj si njësi gjeografike, përbën sërish një mënyrë të shprehuri të zakontë nga ana e revistës edhe për 365 Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht Revista Time, Eagle s Country: The Little Land they are fighting over,27 tetor Revista Time, Albania: Death to the Muscovites, 28 prill Revista Time, Eagle s Country: The Little land they are fighting over, 27 tetor Po aty. 370 Revista Time, Albania: Enver Hoxha: Stalin s Disciple, 22 prill

182 këtë periudhë, si për shembull kur cilësohet Shqipëria e vogël sa për ta futur në xhep, ka qenë gjithnjë më e prapambetura e vendeve të Perdes së hekurt 371. Një artikull tjetër i vitit 1961 shkon edhe më tej duke e degdisur Shqipërinë në një cep të largët të Ballkanit sipas shprehisë së saktë të përdorur nga revista në formulimin e mëposhtëm: Vendi i vogël të cilin Rusia dhe Kina e Kuqe po e përdorin ndaj njëri-tjetrit në përleshjet e tyre ideologjike, gjendet e degdisur tutje në një cep të largët të Ballkanit 372. Janë të shumtë cilësimet ekstremizuese për Shqipërinë referuar tipareve të saj gjeografike, ndër të cilat përshkrime të tilla si vend i ashpër, apo rrugë shkëmbore Dikotomitë e diskursit të anormalitetit shqiptar Edhe pse diskursi i anormalitetit shqiptar kyesisht nxjerr në pah kontrastet ose ekstremet negative kur bëhet fjalë për Shqipërinë, në disa raste merr edhe ngjyra pozitive si për shembull në një artikull të datës 10 gusht 1962 me titull Albania: Benighted Nation që përshkruan anormalitetin pozitiv të Shqipërisë si një vend [me] plazhe të pakrahasueshme të Adriatikut dhe rrënoja arkeologjike qindra vjecare, pohim i cili del në formën e një kontrasti që ndërton artikulli ndërmjet Shqipërisë së bukur, por të mjeruar. Megjithatë, edhe artikullin në fjalë e dominojnë paraqitjet e përskajuara si anormale për keq, më tepër sesa për mirë si në rastin e plazheve apo vlerave arkeologjike. Këtë lloj diskursi të anormalitetit e ilustron më së miri titulli i artikullit që bën pohimin Shqipëria, vend i vobektë, ndërsa në trupin e artikullit gjejmë një pohim tjetër edhe më të fortë, sipas të cilit, Shqipëria është vendi më i degraduar në Evropë 374. Në formën e një kontrasti brenda diskursit të anormalitetit shqiptar vjen edhe një pohim tjetër në një artikull të vitit 1970, sipas të cilit Shqipëria është një vend me bukuri skenike të konsiderueshme, që vuan mungesën kronike të fondeve të huaja 375. Po kështu, edhe në paraqitjet e Shqipërisë në kontekstin e komunizmit ndërkombëtar, në marrëdhëniet dhe aleancat e Shqipërisë me ish-jugosllavinë, ish-brss dhe Kinën, 371 Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht Revista Time, Eagle s Country: The Little land they are fighting over, 27 tetor Revista Time, Albania, Over the Hill, 3 qershor 1957 dhe Albania, the rocky road, 19 korrik Revista Time, Albania, Benighted Nation, 10 August Revista Time, Albania: Pay now, work later, 13 korrik

183 diskursi i anormalitetit karakterizohet shpesh nga konstruksionet dikotomike e vogël, por sfiduese e Rusisë apo shtet marionetë, por homologe evropiane e Kinës. Dikotominë e parë mund ta ilustrojmë me një formulim të nxjerrë nga një artikull i vitit 1964, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me ish-brss, që pikërisht aty ku flet për një shtet të vogël si Shqipëria që merret në mbrojtje nga Rusia, flet edhe për konfiskimin nga ana e Shqipërisë të pronave të BRSS, pra aktin sfidues të konfiskimit të selive diplomatike sovjetike, pesë ndërtesave që kanë shërbyer si ambasadë e Moskës në Tiranë. Ja si e formulon revista kontradiktën e mësipërme: Moska, e rrjepur hapurazi nga aleatja e saj e dikurshme e pabindur, Shqipëria e vogël 376. Dhe në të njëjtin artikull Tirana cilësohet si kryeqyteti i drobitur shqiptar (ibid). Dikotominë e dytë që flet në njërën anë për një shtet marionetë apo shtet kukull ose shtet satelit (pohime këto të përsëritura në lidhje me Shqipërinë, ashtu si edhe pohimet shtet i vockël, mbretëri lilipute apo diktaturë e vogël ballkanike ) e gjejmë të kombinuar në anën tjetër me konsiderata vlerësuese si në formulimin e mëposhtëm: Shqipëria, homologia evropiane e Kinës së Kuqe, ka tanimë Gardën e vet të Kuqe 377, edhe pse në artikuj të tjerë gjejmë përcaktime të tipit Pekini e përdor Shqipërinë e vogël si një lloj kukulle marionetë ose Zëri javën e shkuar ishte i Pekinit, përmes shtetit kukull të tij, Shqipërisë Dikotomitë në diskursin e anormalitetit për politikanët shqiptarë Kontradiktore dhe kontrastuese paraqitet edhe figura e protagonistit kryesor të Shqipërisë së kësaj periudhe, Enver Hoxhës i cili cilësohet edhe lejues i zgjedhjeve të lira që funksionuan në mënyrë të admirueshme, edhe diktator, edhe parajonak (monomaniacal determination), edhe me fytyrë të pafajshme si një bebe (baby-faced), duke marrë nga ana tjetër edhe ndonjë kompliment si simpatiku Hoxha (handsome Hoxha), ndërsa për aktin e daljes kundër Hrushovit në mbledhjen e Partive në Moskë në vitin 1961, cilësohet edhe pasues i guximshëm (spunky felloë). Kështu në një artikull të vitit 1945 që flet për zgjedhjet në Shqipëri dhe mënyrën si i ka administruar ato Hoxha, 376 Revista Time, Albania, The Gnat That Grabbed, 6 mars Revista Time, Albania: Copycats, 3 shkurt Revista Time, Communists: Independent Dummy, 11 dhjetor 1964 dhe China: Don t fence Mao in, 28 janar

184 Time shkruan Pra ai [Hoxha] lejoi zgjedhje të lira dhe të fshehta, nën një sistem të ashpër por efektiv. Funksionoi në mënyrë të admirueshme 379. Po kështu në të njëjtin artikull e cilëson Hoxhën si Presidenti pro-komunist i Shqipërisë, me fytyrë bebeje, Enver Hoxha (shqiptohet Hoxha), artikull në të cilin lexohet njëfarë simpatie për Hoxhën, simpati e cila vjen duke u zbehur një vit më pas, kur Time shkruan me nota parodie tanimë se Diktatori riosh i Shqipërisë (38 vjeç), Enver Hoxha (rimon me got cha : të kapa) është treguar po aq plangprishës sa një djalë i vogël që mendon se vëllai i tij i madh mund ta tradhëtojë me të gjithë 380. Sidoqoftë në një artikull të vitit 1954 e komplimenton duke e quajtur Simpatiku Hoxha, edhe pse artikulli bën fjalë për mundësinë e përmbysjes së regjimit të tij 381. Ndërsa në artikullin me titull Albania: The Black Sheep, Time e cilëson Hoxhën pasues i guximshëm për aktin e rebelimit në mbledhjen e Moskës të vitit 1961, ndërsa publikon pjesë nga fjalimi i tij në këtë mbledhje. Ja si shkruan Time duke iu referuar Hoxhës: Pavarësisht epiteteve të tjera që mund të meritojë Bosi i Kuq i Shqipërisë Enver Hoxha, ai e provoi veten se është pasues guximtar. Kush tjetër do të guxonte të shkonte në mbledhjen ndërkombëtare komuniste në Moskë nëntorin e shkuar dhe ta quante Nikita Hrushovin revisionist në fytyrë? Madje, blasfemia e Hoxhës shkon edhe më tej, sipas një transkripti të fjalimit të mbajtur prej tij që u bë i njohur botërisht javën e shkuar. Kulti i personalitetit nuk lidhet vetëm me Stalinin, iu hakërrye 52 vjecari Hoxha (shqiptohet Ho-xha) delegatëve të 81 partive komuniste nga e gjithë bota. Hrushovi i ka shtrembëruar tezat e Stalinit Pas vdekjes së diktatorit, revista përdor një gjuhë më të ashpër kur flet për Hoxhën kur shkruan se Për katër dekada, Diktatori doktrinar Enver Hoxha e drejtoi vendin me vendosmëri paranojake si dhe një frymë fanatizmi e ksenofobie, gjë që reflekton sigurisht edhe zbulimin e qartë të pasojave që solli regjimi i tij për Shqipërinë 383. Në kuadër të diskursit të pëgjithshëm të anormalitetit për Shqipërinë, sigurisht edhe figura e Enver Hoxhës paraqitet si anormale, pra diskursi për të është ai i një politikani anormal. 379 Revista Time, Europe: Free and Secret, 10 dhjetor Revista Time, The Nations: Truculence, 25 nwntor 1946) 381 Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht 1954) 382 Revista Time, Albania: The Black Sheep, 23 qershor 1961) 383 Revista Time, Albania the Eagle Spreads Its Wings, 1 dhjetor

185 Mirëpo, kështu paraqiten edhe figura të tjera politike si Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe sigurisht edhe Ahmet Zogu, duke e cilësuar të parin si përjashtim (odd man out) dhe krah të hekurt të ushtrisë, të dytin si bir fshatari dhe të paarsimuar, ndërsa edhe për Ahmet Zogun në këtë periudhë kujtohet që ta pëshkruajë, tanimë si ish-mbretin e mbetur trokë të Shqipërisë së vogël. Më tej në një përshkrim përgjithësues për drejtuesit shqiptarë revista i quan ata drejtuesit e tërbuar anti-krushov të Shqipërisë 384. Konkretisht, për Mehmet Shehun shkruan se Ndër aradhët e bosëve komunistë satelitë [të BRSS] që iu qepën pas Nikita Hrushovit në Manhatan, njëri binte në sy si përjashtim. Kryeministri i Kuq i Shqipërisë, Shehu 385. Në një artikull tjetër, ku Time hedh mundësinë e përmbysjes së Hoxhës nga Shehu, ky i fundit referohet si Gjeneral Kolonel Mehmet Shehu, [krahu] i hekurt i ushtrisë 386. Nga ana tjetër për Hysni Kapon, duke evidentuar profilin e pazakontë të tij në krahasim me një profil politikani britanik të arsimuar në Oksford, shkruan: Hysni Kapo, një nga shtetarët e rinj të Komunizmit, biri i një fshatari nga katundi i vockël shqiptar i Tërbacit, që ka ndjekur shkollën e mesme në Vlorë, ka punuar si infermier në një spital dhe është ngritur në funksionin politik aktual në saje të kontributit si ushtar gjatë periudhës së luftës 387. Ndërsa, Ahmet Zogut, në një artikull që trajton peripecitë e tij financiare pas largimit nga froni, i referohet si ish Mbreti Zog Zogu i mbetur trokë Diskursi i anormalitetit shqiptar në lidhje me atë të superioritetit amerikan Siç tregojnë edhe disa prej citimeve të mësipërme, shpesh diskursi i anormalitetit që ndërton revista për Shqipërinë del i kombinuar me diskursin e superioritetit amerikan ose perëndimor në përgjithësi, kur Shqipëria trajtohet si vend i humbur në kontrast me perëndimin si vend i mundësive dhe i prestigjit. Këtë reflekton edhe formulimi i mëposhtëm që vë përballë një politikan shqiptar dhe një perëndimor duke përdorur emrat e qyteteve ku janë arsimuar për të krijuar diferencën ose epërsinë e shkollave prestigjioze në Eton College dhe Oxford përballë arsimimit të protagonistit nga Shqipëria, 384 Revista Time, Communists: Independent Dummy, 11 dhjetor Revista Time, Albania: Odd Man Out, 24 tetor Revista Time, Albania: Down goes Hoxha tw datws 2 gusht Revista Time, United Nations: Such Interesting People, 3 mars Revista Time, People; Pleasures and Palaces, 1 tetor

186 përkatësisht në Vlorë. Fjala është për Hysni Kapon si një nga politikanët komunistë shqiptarë dhe Sir Alexander George Montagu Cadogan, një diplomat britanik karriere dhe një nga figurat qendrore të politikës angleze të periudhës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore: Vlora u takua me Eton-in javën e shkuar në fushat e lojës të Lake Success. Ndeshja ishte befasuese Njëri protagonist ishte i arsimuar në Eton dhe Oxford tjetri, kishte ndjekur shkollën e mesme në Vlorë 389. Më tej artikulli flet për prejardhjen e protagonistëve, duke theksuar origjinën fisnike të të parit, dhe faktin që protagonisti shqiptar ishte i biri i një fshatari nga fshati i vockël shqiptar i Tërbacit që kishte ndjekur shkollën e mesme në Vlorë dhe kishte punuar si infermier në një spital atje Gjuha dhe stili i të shkruarit për Shqipërinë, Stili i të shkruarit të Time për periudhën ndërmjet viteve nuk është një dhe i unifikuar, pasi kemi të bëjmë me të paktën dy periudha ose etapa në drejtim të gazetarisë dhe praktikave profesionale të revistës, duke përfshirë këtu edhe transformimet për sa i përket mënyrës së të shkruarit dhe gjuhës së përdorur nga gazetarët e Time. Në një etapë të parë, të shkruarit e revistës dhe praktikat gazetareske të saj në përgjithësi nuk pësojnë ndryshime të mëdha nga vitet 20, 30, duke vijuar një frymë të njëjtë edhe përgjatë viteve 40, 50. Mirëpo në fund të viteve 60 dhe përgjatë viteve 70, 80 ndryshimet erdhën edhe në faqet e Time, pavarësisht se për transformime të thella dhe më të përgjithshme në profesionin e gazetarit duhen pritur vitet 90. Megjithë këto ndryshime në tablonë e përgjithshme, në artikujt e seleksionuar që e kanë Shqipërinë në titull ose në paragrafin e tyre të parë si përmbajtje kryesore, vihen re disa karakteristika mbizotëruese për sa i përket gjuhës që Time përdor për të raportuar rreth subjektit të Shqipërisë. Përgjithësisht, edhe përgjatë periudhës së gjatë kohore nga viti 1945 deri në vitin 1989 për sa i përket gjuhës që Time përdor në artikujt e saj për Shqipërinë, kemi të njëjtën larmishmëri dhe pasuri leksikore, si edhe mjaft përdorime të figurshme të gjuhës sic kemi vërejtur edhe në artikujt e periudhës ndërmjet viteve Revista Time, United Nations: Such Interesting People, 3 mars Po aty. 164

187 Parodizimi: stili i gjuhës së artikujve për Shqipërinë Ashtu si edhe gjatë periudhës së parë të monitoruar në këtë punim, stili i të shkruarit të Time, karakterizohet nga notat parodizuese. Parodia mbetet një mjet stilistik shpesh i përdorur edhe në vitet në vazhdim, sidomos në vitet 50, 60, ndërsa vitet 70, 80 sollën karakteristika të tjera të gjuhës 391. Ndodh që gjithë subjekti i një artikulli të jetë paraqitje parodizuese sëbashku me titullin, ndërsa mjaft shpesh parodia mbetet tek titulli apo në fragmente të tekstit. Artikulli me titull Shqipëria: a ka më perfekte se kaq?, është një shembull i konstruktimit të plotë parodik referuar zgjedhjeve në Shqipëri në vitin 1987 atëherë kur rezultatet deklaronin fituese PPSh me 100% të votave: Javën e shkuar Shqipëria komuniste arriti një rekord befasues: pothuajse zgjedhje parlamentare perfekte. Cdonjëri nga 1.830, 653 votuesit e regjistruar hodhi një votë në kuti dhe të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga Partia e Punës e Shqipërisë fituan 100% të votave të numëruara. Por ama, një votë e vetme u deklarua e pavlefshme nga zyrtarët. Të presim deri vitin tjetër 392. Po kështu një artikull parodik i kushtohet edhe ish-mbretit Zog. Ja si shkruan revista në formë parodike: Qëkurse trupat e Musolinit marshuan mbi mbretërinë e tij të vogël të Shqëiperisë, ish Mbreti Zog, ashtu si edhe shumë të tjerë është vënë në kërkim të një vendi për t u sistemuar. Javën e shkuar gjeti pikërisht atë që kërkonte: një pallat prej 60 dhomash që rrethohet nga gjysmë milje pyll të gjelbëruar, plus 100 akra tokë të pasur bujqësore në Long Island. Neë York Times raportonte se kjo ishte një blerje me shkëmbim. I mbetur pa të holla, Zogu ka hequr dorë përmes një shkëmbimi mbretëror nga një buqetë diamantash dhe rubinësh. Megjithatë një zëdhënës i Mbretit ka mohuar në mënyrë të kategorike. Mbreti sipas tij ka paguar një shumë të padeklaruar në formën e zakonshme, me çek. Sidoqoftë blerja është kryer dhe gazeta lokale Nassau Daily Revieë- Star i dha mirëseardhjen fqinjit më të ri me anë të një editoriali miqësor: Mirësevini, Mbreti Fermer Zog. Ndërsa fermerët e Kontesë së Nassau-t e kanë shitur tokën e tyre për të jetuar si mbretër duke përfituar nga prona e tyre, ja ku vjen një mbret që do të punojë në fermë në Long Island Tani që Nassau ka mbetur pa lakra, mund të llogarisë se ka 391 Pwr herw tw parw nw faqet e Time autorwt niswn tw shfaqen me emra nw krye tw artikujve tw tyre, njw opsion qw deri nw vitet 70 kishte qenw pra i pamundur pwr ta, duke mbetur nw anonimitet dhe duke e identifikuar stilin e tyre tw tw shkruarit me atw tw vetw revistws, pa krijuar dot identifikim mw personal. 392 Revista Time, Albania: What could be more perfect?, 16 shkurt

188 një mbret. Ndërkohë Mbreti është nisur për në Aleksandri për të tërhequr familjen e tij dhe 20 ndihmës fermerë 393. Mirëpo, në këtë periudhë i gjejmë notat e parodisë si mjet stilistor shprehës të shoqëruara edhe me nota ose tone dramatike dhe solemnitet. Edhe pse ky lloj stili që përzien parodinë me dramatiken dhe një lloj solemniteti nuk është i panjohur edhe në raport me subjekte të tjera dhe karakterizonte disa nga artikujt e revistës për Shqipërinë edhe gjatë periudhës , është më i theksuar dhe ndeshet më shpesh në artikujt e periudhës duke nisur që nga titujt, të cilët nuk janë thjesht dhe vetëm zbavitës ose lojë argëtuese fjalësh, por kanë edhe ngarkesë dramatike dhe solemne si për shembull Shqipëria, Zgjedhë e re 394 ose Shqipëria, vdekje moskovitëve 395 apo Shqipëria: rruga shkëmbore 396, ose më tej Shqipëria, vendi i vobektë 397 apo Shqipëria, shqiponja hap krahët e saj 398. Parodizimi mbetet gjithësesi konstant si mënyrë paraqitje e Shqipërisë, përmes gjuhës dhe përzgjedhjes së fjalëve. Kështu, duke qëndruar sërish tek titujt, gjejmë tituj të tillë parodizues si Shqipëria: Kopjacë 399, ose Frika që ruan vreshtin 400, apo më tej Shqipëria: paguaj tani, puno më vonë 401, si edhe Shqipëria: nderime Maos 402 ose Shqipëria: mushkonja që rrëmben 403 apo Shqipëria, delja e zezë 404 dhe më tej Marionetë e pavarur 405 ose Sherr 406. Në fakt, notat e parodisë janë të pranishme edhe në tekstet e artikujve, jo vetëm në titujt e sipërpërmendur. Kështu, në artikullin me titullin parodizues Sherr diktatori Hoxha përshkruhet si një riosh sherxhi dhe plangprishës duke iu referuar lëvizjeve të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare 407. Ja si shkruan Time: Diktatori riosh i Shqipërisë ( Revista Time, People: Pleasures & Palaces, 1 tetor Revista Time, Albania: New Stooge 17 prill Revista Time, Albania: Death to the Muscovites 28 prill Revista Time, Albania: The rocky road 19 korrik Revista Time, Albania: Benighted Nation 10 gusht Revista Time, Albania, The Eagle spreads its wings 1 dhjetor Revista Time, Albania: Copycats, 3 shkurt Revista Time, The fear that guards the vineyard, 6 shtator Revista Time, Albania: Pay now, work later, 13 korrik Revista Time, Albania: Emulating Mao, 23 shkurt Revista Time, Albania: The gnat that grabbed, 6 mars Revista Time, Albania: The black sheep, 23 qershor Revista Time, Independent Dummy, 11 dhjetor Revista Time, Truculence, 25 nentor Revista Time, Truculence, 25 nentor

189 vjeç), Enver Hoxha (rimon me got -cha : të kapa) është treguar po aq plangprishës sa një djalë i vogël që mendon se vëllai i tij i madh mund ta tradhëtojë me të gjithë 408. Formulimet parodizuese shfaqen si element befasues edhe aty ku më pak e pret, si për shembull në trajtimin serioz që duket se revista i bën çështjes së pranimit të Shqipërisë ose jo në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në një artikull të vitit 1947, kur, pasi shkruan se një komitet i Këshillit të Sigurimit po diskutonte çështjen e pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të një sateliti tjetër Rus, pak më poshtë artikulli vijon kështu: Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë menduar se Shqipërisë i duhet më parë të shfryjë hundën e vet politike 409. Parodizuese është edhe gjuha që përdor Time për të përshkruar fizikisht diktatorin Hoxha të cilin e etiketon rrondokop ( hulking ) dhe fytyrë-bebe ( baby-faced ) 410. Edhe në kontekst ndërkombëtar, kur përmendet Shqipëria, futen notat parodizuese si në fjalinë e parë të një artikulli që flet për kandidaturën e mundshme për postin e ministrit të jashtëm kinez: Lista e aleatëve të ngushtë të Pekinit në Evropë numëron saktësisht vetëm një: Shqipërinë, ndërsa artikulli vijon me hamendjen në lidhje me emrin e ri të ministrit të jashtëm kinez, nisur nga fakti se kryesuesi i delegacionit kinez në Shqipëri me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, mund të emërohet si Ministri i ri i Jashtëm i Kinës 411. Në artikullin me titull Albania: Emulating Mao, parodia qëndron në thelb si konstrukti bazë. I gjithë artikulli qëndron si një lloj parodie për faktin se është Shqipëria e vogël që po përhap zërin e vëllait të madh të saj në Lindje, sipas termave të përdorur nga revista. Ja teksti hyrës i artikullit parodizues: E vetme në gjirin e vendeve komunistë evropiane, e vogla Shqipëri është rreshtuar në anën e Kinës në rivalitetin e kësaj të fundit me Bashkimin Sovjetik. Tashmë duket se nuk ka kufij që nuk do të kapërcente diktatura e vogël Ballkanike për të përhapur zërin e vëllait të saj të madh në Lindje. Arsyeja gjendet tek kriza saj industriale dhe agrikulturore. Bosi i Partisë Komuniste Enver Hoxha ka dekretuar një zjarr të ri dhe të madh me qëllim farkëtimin e një zinxhiri revolucionar në të gjitha anët e atdheut me një fjalë Një Hop të Madh Përpara. Qëkurse ky 408 Po aty. 409 Revista Time, United Nations: The Gentleman is a liar, 4 gusht Revista Time, Europe: Free and Secret, 10 dhjetor Revista Time, China: the Next Foreign Minister?, 5 dhjetor

190 program është lançuar në një plenum partiak në Dhjetor, shtypi zyrtar është mbushur me artikuj që flasin për mrekullinë që po ndodh 412. Po kështu, edhe në artikullin me titullin parodizues Shqipëria: shushunja që të thith i gjithë artikulli qëndron si një parodi në lidhje me faktin se Moska është gjetur viktimë e një akti konfiskimi, kryer nga ish aleatja e saj komuniste, tanimë sfiduese e saj- Shqipëria e vogël, artikull ku bashkë me Shqipërinë parodizohet edhe Rusia, për faktin se sipas revistës është vetë Rusia ajo që u ka mësuar vendeve të vogla të pazhvilluara [si Shqipëria] që të ngrihen dhe të rrëmbejnë pronat e huaja në territoret e tyre, duke iu referuar natyrshëm vetëm pronave të Perëndimit imperialist, pa e pritur që të ishte ajo e konfiskuara një ditë Po kështu me një parodi ngjan edhe skena hapëse e artikullit Shqipëria: I përjashtuari që paraqitet kështu: Ndër aradhët e bosëve komunistë satelitë që çapuan pas thembrave të Nikita Krushovit në Manhatan, njëri syresh ishte dukshëm i përjashtuar. Kryeministri i Kuq Mehmet Shehu i Shqipërisë që nuk ishte në listën e pasagjerëve të Baltikës, mbërriti në Manhatan si pasagjer i thjeshtë me S.S. Qëeen Elizabeth. Në një pritje të komunistëve çekë, Shehu qëndroi i tërhequr në një cep, i shmangur enkas nga të gjithë me përjashtim të njeriut të sigurisë nga Departamenti amerikan i Shtetit, caktuar si bodiguard i tij. Dhe kur në një pritje që jepej nga rumunët e kuq, Hrushovi i mblodhi shokët e vet satelitë në një dhomë të veçuar për të biseduar, dera iu mbyll në fytyrë Shehut Leksiku: Dendësi përshkruese, fjalëformime të pazakonta Repertori i gjuhës së përdorur në titujt dhe në tekstet e artikujve referuar Shqipërisë dhe shqiptarëve edhe për periudhën është mjaft i pasur. Ky fjalor nuk përfshin vetëm regjistrin standard të gjuhës, por shpesh edhe atë informal në trajtën zhargon si në rastin e cilësimit copycats që përdoret në gjuhën informale në kuptimin e kopjacë dhe të tillë etiketohen komunistët shqiptarë në përpjekje për të ndjekur shembullin e Kinës për ngritjen e skuadrave të gardistëve të kuq me qëllim implementimin e 412 Revista Time, Albania: Emulating Mao, 23 shkurt Revista Time, Albania: The gnat that grabbed, 6 mars Revista Time, Albania: Odd Man Out, 24 tetor

191 detyruar të kolektivizimit, djegien e librave,vendosjen e fletërrufeve, shpalljen e shokëve si dekadentë dhe tolerantë 415. Në artikujt e kësaj periudhe që përkon me vendosjen e regjimit diktatorial komunist edhe në Shqipëri, edhe terminologjia komuniste gjen vend siç ilustron shembulli i mësipërm, edhe pse sjellë në formën e parodisë dhe mbajtjes së një qëndrimi ironizues ndaj këtij diskursi nga ana e vetë revistës Time. Në raport me zhvillimet ndërkombëtare në kampin komunist, terminologjia politike e përdorur është mjaft e pasur. Kështu Shqipërinë e gjejmë të cilësuar gjatë kësaj periudhe si trashëgimtare të Stalinit (Stalin s Heir) ose homologe evropiane të Kinës së Kuqe (Red China s European Counterpart), ndërsa në artikuj të tjerë etiketohet si sateliti më i dobët sovjetik apo e vetë-shpallur si i vetmi shtet i vërtetë maksist-leninist, të gjitha këto pjesë e një fjalori politik që buron nga zhvillimet e Shqipërisë brenda kampit komunist 416. Përveç karakteristikës së mësipërme, gjuha ose repertori leksikor i përdorur kur flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët në periudhën që kemi këtu në analizë paraqet në tërësi edhe mjaft ngjashmëri me repertorin gjuhësor të periudhës ndërmjet viteve po të kemi parasysh leksikun që lidhet me karakteristikat gjeografike dhe përmasat e Shqipërisë. Kështu cilësimi si vend i vogël vijon të jetë mbizotërues referuar Shqipërisë sa herë që ajo përmendet, ndërsa merr edhe trajtën në format xhepi (pocket-sized Albania) duke pasuruar kështu galerinë e imazheve të Time për Shqipërinë e vogël, e vockël, më e vogla, etj 417. Cilësimi vend i vogël dhe vend satelit ndeshet gjithashtu shpesh në këtë periudhë si në artikullin ku Shqipëria etiketohet small red satellite në kuptimin e sateliti i vogël i Kuq 418. Po kështu, Shqipëria vijon të citohet si më e vogla, më e varfra dhe më e prapambetura (Albania is the tiniest, the poorest and most backëard of all communist satellites) 419. Edhe forma ekstremisht e vogël (tiny Albania) si epitet për Shqipërinë vijon të përdoret në trajtën e një etiketimi shoqërues për emrin e Shqipërisë kur ajo përmendet, si në artikullin që shkruan se Jeta në Shqipërinë e vockël [tiny Albania] 415 Revista Time, Albania: Copycats, 3 shkurt Revista Time, Albania: Stalin s Heir, 22 dhjetor 1961; Albania: Copycats, 3 shkurt 1967; Albania: New Stooge, 17 prill 1950 dhe Albania, the Eagle Spreads Its Wings, 1 dhjetor Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht Revista Time, Albania: By Remote Control, 14 maj Revista Time, Communists: A swim in the Adriatic, 8 qershor 1959) 169

192 mund të jetë makabër, e shpifur dhe e shkurtër 420. Po kështu edhe epiteti i vogël (little Albania) si në shembullin Pekini e përdor Shqipërinë e vogël [little Albania] si një lloj kukulle marionetë 421. Edhe pse të gjithë këtyre epiteteve në shqip u përgjigjet mbiemri i, e vogël, e dimë tanimë edhe nga analiza e gjuhës për artikujt rreth subjektit të Shqipërisë ndërmjet viteve , se fjalët në anglisht little, tiny, small vijnë të nuancuara në përdorim, megjithëse të gjitha kanë kuptimin bazë i,e vogël 422. Për sa i përket referencave të tjera gjeografike, që lidhen me qytete ose krahina të tjera, ato nuk janë shumë të shpeshta, pasi izolimi i vendit dhe mungesa e informacionit reflektohet edhe në gjuhën e përdorur për të folur rreth karakteristikave gjeografike të Shqipërisë, që mund të konstatohen në një tekst gazetaresk. Kjo vështirësi për të referuar me saktësi territorin shqiptar reflektohet për shembullin në një artikull që e vendos ngjarjen thjeshtë diku në Shqipëri në pamundësi për ta saktësuar vendngjarjen më tej brenda territorit shqiptar 423. Megjithatë, referencat gjuhësore lidhur me disa tipare gjeografike si për shembull bukuria e bregdetit shqiptar ndeshen aty-këtu si në artikullin që e cilëson Shqipërinë si një vend me bukuri skenike të konsiderueshme 424 apo karakteristika të tjera gjeografike përgjithësuese si për shembull Shqipëria, një vend malor, i izoluar 425. Po kështu, referuar karakteristikave gjeografike gjuha më specifike që arrin të përdorë revista është kjo [me] plazhe të pakrahasueshme të Adriatikut dhe rrënoja arkeologjike qindra vjeçare, kur një reporter i Time ka mundur të hyjë si turist në Shqipëri dhe ta vizitojë atë 426. Edhe pse gjuha e përdorur është mjaft e fortë dhe esktremizuese, në përpjekje gjithashtu për të qenë sa më specifike, cilësimet ose epitetet gjuhësore të përdorura në përshkrimin që do të sjellim në vijim mbeten kryesisht përgjithësuese kur Time shprehet se shqiptarët duhet të bëjnë zgjedhjen e vështirë të të jetuarit ose në tokat moçalore malarike të bregut Adriatik, ose në luginat malore të 420 Revista Time, Albania: Death to the Muscovites, publikuar nw, 28 prill Revista Time, Communists: Independent Dummy, 11 dhjetor Mbiemri little përdoret edhe për fëmijët ose frymorët në kuptimin të parritur ose të papjekur, tiny përdoret më tepër për sendet dhe në kuptimin e jashtëzakonisht e vogël ose një grimcë, ndërsa small në rastin kur përdoret për një vend përcjell kuptimin jo shumë i madh ashtu si edhe i parëndësishëm ose pa peshë. 423 Revista Time, Communists: Battle for the Backyards, 4 prill Revista Time, Albania: Pay now, work later, 13 korrik Revista Time, Albania: Enver Hoxha: Stalin s Disciple, 22 prill Revista Time, Albania: Benighted Nation, 10 gusht

193 shkëputur nga gjithçka përveç qiellit në lartësinë 6 mijë këmbë, në majat e Alpeve Dinarike 427. Megjithatë, kujdesi për të nxjerrë në pah sa më tepër detaje nga më specifiket, duke i ngjeshtur ato njëri pas tjetrit si përshkrime mjaft të pasura, shpesh brenda të njëjtës fjali, vihet re në çdo artikull për Shqipërinë, sado i shkurtër në numër fjalësh. Madje në rastet kur artikujt janë të shkurtër, përqendrimi tek detajet është edhe më i lartë, si në një artikull relativisht të shkurtër që raporton mbi zgjedhjet e vitit 1945 në Shqipëri, vetëm 232 fjalë i gjatë dhe që ka një intensitet mjaft të lartë përcaktimesh, epitetesh dhe enumeracionet përshkruese të përdorura. Ja si e përshkruan atmosferën e zgjedhjeve artikulli në fjalë: Gra myslimane në të zeza, vajza ushtarake partizane me fustane lufte të stilit britanik, ish-luftëtarë me uniformë ngjyrë kafe dhe kapele me yll të kuq, burra me qeleshe të lidhura me turbanë dhe breza të shndritshëm rreth mesit, marshuan drejt vendvotimeve 428. I njëjti atikull ndërton një fjali hyrëse të tillë Presidenti pro-komunist i Shqipërisë, rrondokopi Enver Hoxha (shqiptohet Hoxha), me fytyrë bebeje, e dinte se zgjedhjet e konventës kushtetuese të kësaj jave i kishte në torbë 429. Ashtu siç e vumë re edhe në artikujt e periudhës 23-44, Time priret të përdorë përcaktime të forta dhe të një gjuhe specifike sidomos për profilet njerëzore, siç vihet re edhe në formulimin e mëposhtëm për Enver Hoxhën kur huazon terma të psikologjisë klinike: Për katër dekada, Diktatori doktrinar Enver Hoxha e drejtoi vendin me vendosmëri parajonake dhe frymë fanatike ksenofobie 430. Nga ana tjetër, në funksion të rritjes së fuqisë shprehëse të fjalëve janë edhe fjalëformimet e pazakonta, të ngjitura me vijë-lidhëse si për shembull Albania s Titobuilt Communist Party që mund të përkthehet Partia komuniste shqiptare-krijesë e Titos 431 ose Hoxha s ëar-born, Soviet-style regime që mund të përkthehet Regjimi i stilit sovjetik-dalë prej lufte i Hoxhës 432, ose Albania s pro-communist President, 427 Revista Time, Eagle s Country: The Little Land they are fighting over, 27 tetor Revista Time, Europe: Free and Secret, 10 dhjetor Po aty. 430 Revista Time, Albania the Eagle Spreads Its Wings, 1 dhjetor 1986) 431 Revista Time, Albania: New Stooge, 17 prill Revista Time, The Nations: Truculence, publikuar në 25 nentor

194 hulking, baby-faced Enver Hoxha që mund të përkthehet Presidenti pro-komunist i Shqipërisë, rrondokopi, fytyrë-bebe, Enver Hoxha Figuracioni: Metaforat e varësisë Tekstet dhe titujt e artikujve për Shqipërinë janë gjithashtu mjaft të pasura në gjuhë të figurshme, prej nga kemi nxjerrë një seri metaforash të cilat përdoren kur flitet për Shqipërinë si dele e zezë, rrugë shkëmbore, shtet satelit, format xhepi, etj. Një grup metaforash si marionetë, kukull dhe satelit përdoren në kuptimin e marrëdhënieve të varura ose përdorimit që i bën Shqipërisë sipas revistës Moska dhe Pekini në luftën ideologjike ndërmjet tyre 434. Metafora të tjera që karakterizojnë përmasat gjeografike dhe ashpërsinë e saj si vend janë Shqipëria format xhepi dhe Shqipëria, rrugë shkëmbore 435. Duke iu referuar Shqipërisë dhe zërit të saj kundër në mbledhjen e Moskës në vitin 1961, Time përdor metaforën delja e zezë, ndërsa në titullin e një artikulli e cilëson Shqipërinë vend i shqiponjave, edhe pse në tekst autorësinë e metaforës ua jep shqiptarëve si vetë-etiketim Struktura: Sintaksë e përmbysur dhe strukturë e pazakontë e fjalive Edhe struktura e fjalive në këtë periudhë ndan shumë nga karakteristikat e stilit të të shkruarit të periudhës së parë që kemi studjuar në këtë punim. Struktura narrative nuk është pothuajse asnjëherë ajo e piramidës së përmbysur që karakterizonte gazetat e përditshme në këtë periudhë, pra ajo që paraqiste faktet më të rëndësishme në fillim, mandej faktet plotësuese dhe kështu me radhë sipas rëndësisë, për ta lënë sfondin ose background-in e informacionit në fund. Një kronikë e Time mund të niste fare mirë nga ky i fundit, pra nga sfondi, ndërsa mënyra e të rrëfyerit ishte më tepër si për një histori sesa për një lajm. Po kështu edhe rendi sintaksor i fjalive rrallë është ai i rregullti 433 Revista Time, Europe: Free and Secret, publikuar në 10 dhjetor Revista Time, Communists: Independent Dummy, 11 dhjetor 1964; China: Don t fence Mao in, 28 janar 1966; The Mediterranean: Out of the North, 29 korrik Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht 1954 dhe Albania, the rocky road, 19 korrik Revista Time, Albania: The Black Sheep, 23 qershor 1961; Eagle s Country: The Little land they are fighting over, 27 tetor

195 kryefjalë, kallëzues, kundrinor dhe pjesët e fjalisë vendosen lirisht në një rend të çrregullt për të krijuar sa më tepër efekt dhe befasi, si edhe për të theksuar aspekte që artikullshkruesi (ende anonim deri në vitet 70) i konsideron më të rëndësishme ose me vlerë narrative. Ja si janë vendosur pjesët e fjalisë në formulimin e mëposhtëm shkëputur nga një artikull për Shqipërinë: Për thuajse çdokënd, përjashtuar Bosin e Kuq Enver Hoxha, i cili e ka mbajtur pushtetin me thonj për 20 vjet, jeta në Shqipërinë e vockël mund të jetë e ashpër, e rrezikshme dhe e shkurtër 437. Një rend të tillë të çrregullt si edhe citime në formë libreske vërejmë edhe në fragmentin e mëposhtëm që kemi nxjerrë nga artikulli Russia: The Tiddly Bear : Në një festë për nder të vizitës së Bosit Komunist të Shqipërisë Enver Hoxha, ai [Nikita Khrushchev] pikasi të gjatin, simpatikun Ambasadorin Jugosllav Veljko Miconuvic. Nuk ke pse të fshihesh në fund të sallës, thirri Krushovi: Hajde këtu. Le të ngremë një dolli Fjalitë që thyejnë më tepër rregullat janë zakonisht ato që bëjnë hyrjen e artikujve, qëllimi i të cilave është pra të befasojnë dhe të tërheqin drejt leximit, pa zbuluar ende gjithçka, por duke qëndruar tek detajet më pikante si në fjalinë hyrëse të artikullit që sapo cituam më lart, që nis kështu: Sekretari i Parë i Partisë Nikita Krushov mbushi 63 vjeç javën e shkuar dhe si një ari rus me sy të kuq (like a-red-eyed Russian bear) ai hungërinte nëpër dhomat e pritjes moskovite me pëqafime dhe tokje duarsh, shuplaka dhe rrahje shpatullash drejtuar të ftuarve të tij të zënë në befasi 439. Akoma më shpesh fjalia hyrëse është një pohim i fortë në përpjekjen për të befasuar si në përmbajtje ashtu edhe në formë, për atë që thotë, por edhe për mënyrën se si e thotë, siç tregojnë edhe shembujt e mëposhtëm të fjalive të para të disa artikujve rreth subjektit të Shqipërisë: Si Ferri i Dantes, Komunizmi ka nivelet e tij të ndryshme të horrorit dhe mizërisë. Në fund të humbëtirës, ngado që ta shohësh, qëndron Shqipëria 440 ose Shqipëria e vogël në format xhepi, ka qenë gjithnjë më e prapambetura e vendeve të Perdes së hekurt dhe për Kremlinin përbën problemin shtesë të të qenit i vetmi satelit i izoluar nga Moska që 437 Revista Time, Albania: Death to the Muscovites, publikuar nw 28 prill Revista Time, Russia: The Tiddly Bear, 29 prill Po aty. 440 Revista Time, Albania, Over the Hill, 3 qershor

196 rrethohet nga territor jomiqësor (që pas tërheqjes së Titos në Jugosllavi) 441. Megjithatë, shpesh nuk është numri i fjalëve apo gjatësia e fjalisë ajo që përcakton peshën e saj ose dozën apo forcën shprehëse dhe të befasisë që përcjell, si në fjalinë hyrëse të shkëputur nga artikulli Albania: Benighted Nation që bën këtë pohim të fortë në fare pak fjalë: Shqipëria është vendi më i këputur në Evropë 442. Për të dhënë një pamje më të plotë të strukturës narrative dhe të tekstit të Time në artikujt mbi Shqipërinë, po citojmë artikullin me titull Shqipëria; Delja e Zezë, duke bërë nënvizime lidhur me elementët që kemi evidentuar edhe më lart në këtë seksion të punimit: Sido që ta quajmë, Bosi i Kuq i Shqipërisë, Enver Hoxha, ka dimostruar se është një burrë trim. Kush tjetër do të guxonte të ecte në asamblenë e madhe ndërkombëtare komuniste në Moskë nëntorin e kaluar dhe ta quante Nikita Hrushovin një "revizionist" në fytyrë? Në të vërtetë, blasfemia e Hoxhës shkoi edhe më larg, sipas një transkripti të pjesshëm të fjalimit të tij që ka arritur botën e jashtme javën e kaluar. "Kulti i personalitetit nuk aplikohet vetëm për Stalinin," tha 52-vjeçari Hoxha, si delegat nga 81 partitë e mbarë botës komuniste."hrushovi i ka shtrembëruar tezat e leninizmit që të përputhet me qëllimet e tij!"hoxha mbështeti kategorikisht Kinën e Kuqe në betejën ideologjike për të mbajtur gjallë stalinizmin, iu vërsul Moskës për organizimin e hakmarrjes kundër Pekinit në konferencën e Bukureshtit. Hoxha zbuloi se Moska i kishte dërguar një letër shqiptarëve duke i kërkuar mbështetje për fushatën anti-kinë. Hoxha zbuloi se Moska ishte përpjekur të kërkonte taktika brutale për të detyruar Shqipërinë të kthehej në linjën e saj. Vitin e kaluar Shqipëria pësoi një krizë. "Ne kishim furnizim gruri vetëm për 15 ditë. Pas një vonese prej 45 ditësh, Bashkimi Sovjetik, na premtoi ton në vend të tonëve furnizim gruri për 15 ditë për tu dorëzuar në muajt shtator dhe tetor!" Këtë, deklaroi ashpër Hoxha, ishte një "presion i padurueshëm. Minjtë sovjetikë ishin në gjendje të hanin, ndërsa populli shqiptar ishin duke vdekur nga uria!" Kohët e fundit, tha Hoxha, - "Malinovsky [ministri sovjetik i Mbrojtjes] sulmoi qeverinë dhe partinë gjatë takimit të shefave të shtabeve të Paktit të Varshavës, dhe Grechko 441 Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht Revista Time, Albania: Benighted Nation, 10 gusht

197 [komandanti i përgjithshëm në Moskë i ushtrive të Paktit të Varshavës] bëri presion mbi ne duke kërcënuar të na përjashtojë nga Pakti i Varshavës. "Rusët gjithashtu u përpoqën të konvertonin zyrtarët e partisë së Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë zonjën Liri Belishova, një anëtare e Byrosë Politike, e cila "kapitulloi para kërcënimeve të pandershme të Bashkimit Sovjetik." Presioni nga Moska vazhdon," shpërthente Hoxha, duke nënkuptuar se Hrushovi e kishte kërcënuar për ta flakur jashtë Shqipërinë nga blloku komunist. "Por, aderimi i Shqipërisë ose përjashtimi nga kampi socialist nuk varet nga ju [nënkuptonte Hrushovi]- por nga popujt e Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë". Performanca e Hoxhës ishte një zbulim shkatërrues i qosheve brenda bllokut komunist, duke bërë që disa ekspertë perëndimorë të dyshonin se tani Shqipëria u hodh jashtë Paktit të Varshavës dhe u izolua nga pjesa tjetër e familjes së Moskës. Kohët e fundit, pesë nëndetëse sovjetike u spostuan nga Adriatiku dhe u panë të lëviznin përmes kanalit të La Manshit gjatë rrugës për në Rusi. Ekspertët perëndimorë të zbulimit nuk janë ende të sigurt për rëndësinë e lëvizjes, por ata e konsiderojnë të mundshme që rusët mund të kenë vendosur t i mbyllin bazat e tyre të mëdha të nëndetëseve dhe strehimet e ndërtuara në shkëmbinjtë e bregdetit shkëmbor të Shqipërisë Rezultate të analizës sasiore në periudhën e tretë : Vijueshmëria e prirjeve në mbulim dhe në kuadër të rënies së regjimit komunist e afrimit me SHBA-të Periudha nga viti 1990 deri në vitin 2012 që përbën ndarjen e fundit kohore të këtij punimi i cili monitoron mbulimin e subjektit të Shqipërisë nga ana e revistës Time, paraqet disa specifika të reja që lidhen kryesisht me zhvillime të vetë kompanisë mediatike amerikane siç e kemi parë edhe më lart, por edhe me zhvillime të subjektit shqiptar si faktor i ri në rajonin e Ballkanit. Për sa u përket specifikave që lidhen me zhvillimet e Time, kjo do të thotë që për këtë periudhë subjektin e Shqipërisë nuk e gjejmë vetëm në versionin e Time US, ku sigurisht vijon të jetë dhe me numrin më të madh të artikujve, por që prej vitit 1997 edhe në Time.Com, që është versioni online i revistës. Një prani të vogël të subjektit të Shqipërisë 443 Revista Time, Albania: The Black Sheep, 23 qershor

198 e kemi gjetur edhe në publikimet alternative, konkretisht në revistën Time për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën në versionin Time Europe, Middle East and Africa që prej vitit 2001 si edhe në publikimin tjetër për Azinë në versionin Time Asia që prej vitit Por as subjekti shqiptar nuk është më një i vetëm dhe i njëjti për këtë periudhë, pasi në fund të viteve 90 zhvillimet në Kosovë projektuan një subjekt të dytë shqiptar për publikun e mediave ndërkombëtare, që edhe pse nuk ishte Shqipëri në kuptimin e njësisë administrative politike, del shpesh me të njëjtin emër dhe madje me të njëjtin flamur 444. Po kështu edhe kur flitet për shqiptarët e Maqedonisë dhe faktorin shqiptar atje. Kjo do të thotë që për këtë periudhë, përveçse disa media Time, kemi edhe disa subjekte shqiptare, gjë që e bën tablonë e të dhënave sasiore që kemi në fokus këtu të duket disi e komplikuar. Me qëllim që pamja të jetë më e qartë dhe konsistente për sa i përket objektit të studimit, që është Shqipëria në revistën Time, në këtë pjesë të punimit mund të jetë e arsyeshme që të llogaritet prania e Shqipërisë për sa kohë që ajo del si përmbajtje kryesore në artikujt që trajtojnë zhvillimet në Kosovë dhe në Maqedoni, por nuk do të sillte të njëjtën qartësi një zgjerim i mundshëm i objektit të studimit për të përfshirë edhe Kosovën apo edhe faktorin shqiptar në Maqedoni. Kjo është arsyeja përse në analizën e të dhënave sasiore, do të jenë të vlefshme vetëm ato që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë, në ato raste kur subjekti i saj del si përmbajtje kryesore në titujt ose në paragrafët e parë të artikujve. Edhe pse të pasqyruara në tabela si të dhëna plotësuese, mbeten pra jashtë analizës subjekti shqiptar i Kosovës dhe ai i Maqedonisë 445. Nga ana tjetër, janë konsideruar për t u bërë pjesë e analizës së të dhënave sasiore dhe cilësore lidhur me subjektin e Shqipërisë të gjitha varietetet mediatike të Time, të cilët edhe pse dalin në treg si produkte të ndryshme mediatike, ndajnë të njëjtën logo gazetareske dhe kompani mëmë. Kësisoj subjekti Shqipëri, duke llogaritur vetëm rastet kur ky subjekt shfaqet në titullin ose në paragrafin e parë të artikullit dhe duke përjashtuar rastet kur tema kryesore lidhet me zhvillimet shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni, është i pranishëm në 46 artikuj në total, ndër të cilët 25 artikuj të Time US, në 16 artikuj të Time. Com, në 3 artikuj të Time Europe dhe në 2 artikuj të Time Asia. 444 Në të vërtetë simboli i flamurit shqiptar del mjaft shpesh në Time, jo kur flitet për Shqipërinë, por kur flitet për zhvillimet shqiptare në Kosovë ose në Maqedoni si shenjë ose simbol i shqiptarizmit. 445 Shih tabelat përkatëse në aneksin e punimit. 176

199 Përndryshe, numri i artikujve në total që trajtojnë subjektin e Shqipërisë edhe kur ai lidhet me zhvillime shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni është 127 artikuj për periudhën , nga një monitorim në të katërt horizontet e Time: Time US me 48 artikuj, Time.com me 67 artikuj, Time Europe me 10 artikuj dhe Time Asia me 2 artikuj. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh fakti që Time US mbulon gjithë periudhën nga viti 1990 deri në 2012, ndërsa Time.Com vetëm atë nga viti i krijimit 1997 deri në 2012, ndërsa Time Europe dhe Time Asia janë krijuar edhe më vonë, e para në vitin 2001 dhe e dyta në vitin Një specifikë tjetër e re e kësaj periudhe që lidhet me zhvillimet e vetë kompanisë mediatike është shoqërimi me fotografi i materialeve të publikuara në Time.Com dhe në Time Europe. Kjo do të thotë se në analizën e të dhënave për Shqipërinë gjatë kësaj periudhe do të jetë i pranishëm edhe elementi fotografik, që pak ose aspak e ka shoqëuar subjektin e Shqipërisë në periudhat e mëparshme. Kështu Shqipëria ose shqiptarët janë të pranishëm në rubrikat fotografike si subjekt i mëvetësishëm dhe me në qendër fotografinë, ndërsa në raste të tjera, fotot e vendosura kryesisht në Time.com janë për qëllime thjeshtë ilustruese, për të shoqëruar artikujt Çfarë mbulimi Shqipërisë për periudhën Të dhënat sasiore që do të trajtohen së pari janë numri i përgjithshëm i artikujve të Time për Shqipërinë, ai më specifik sipas publikimeve në Time.Com, Time US, Time Europe dhe Time Asia, por edhe vit pas viti duke nisur që nga viti 1990, viti 1997 dhe Kështu, nga matjet e bëra duke përfshirë të gjitha kategoritë e mësipërme, 46 është numri total i artikujve që trajtojnë drejtpërdrejt dhe në plan të parë subjektin e Shqipërisë, ndër të cilët 25 artikuj të Time US, 16 artikuj të Time. Com, 3 artikuj të Time Europe dhe 2 artikuj të Time Asia, ndërsa vitet me numrin më të madh të artikujve janë vitet 90-91, dhe Mirëpo, numri prej 46 artikujsh që kanë në qendër subjektin e Shqipërinë përgjatë viteve nuk mjafton si njësi matëse në vetvete për të vlerësuar hapësirën që revista Time i ka rezervuar Shqipërisë për këtë periudhë. Për të interpretuar saktësisht të dhënat sasiore që janë nxjerrë nga artikujt për Shqipërinë ndërmjet viteve , duhen bërë krahasime me të dhënat për periudhat e mëparshme si edhe me ato për vendet e tjera të 177

200 rajonit. Kështu, nga një krahasim me të dhënat e periudhës së parë , kur Shqipëria del në 63 artikuj, për një periudhë kohore pothuajse të njëjtë, prej 21 vitesh, diferenca prej 17 artikujsh më pak për periudhën e fundit në raport me periudhën e hershme flet për rënie të mbulimit të subjektit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, numri total prej 54 artikujsh për periudhën , mbulim ky 44 vjeçar i subjektit të Shqipërisë, flet për diferencë më të vogël në numër artikujsh në raport me periudhën e fundit kur Shqipëria del pra me 46 artikuj, por këtu duhet mbajtur parasysh fakti që periudha e fundit ka 22 vite më pak si kohëzgjatje dhe vetëm 8 artikuj më pak. Pra në terma sasiorë, nga një krahasim i thjeshtë numrash, duket sikur në krahasim me periudhën pararendëse ka rritje të mbulimit ose interesimit për subjektin e Shqipërisë, përkatësisht me 19 artikuj nëse barazojmë ose heqim distancën kohore 446. Mirëpo, sërish analiza nuk do të ishte e plotë, pasi këto dy periudha shoqërohen me zhvillime përcaktuese për hapësirën dhe llojin e mbulimeve që ka marrë Shqipëria. Periudha e karaterizuar nga izolimi i Shqipërisë që përkthehet në mundësi aksesi të limituar në drejtim të informacionit për subjektin e Shqipërisë, megjithë interesimin e vazhdueshëm dhe përpjekjet për të depërtuar në Shqipëri edhe nga ana e vetë reporterëve të Time, kuptohet që ka qenë arsyeja kryesore për mbulimin e ulët që ka marrë Shqipëria në këtë periudhë. Nga ana tjetër, dalja e Shqipërisë me një numër më të lartë artikujsh në raport me periudhën e ish-regjimit komunist nuk mjafton për të folur për mbulim më të lartë në tërësi të subjektit të Shqipërisë në vitet Ky vlerësim buron të paktën nga tre variabla analitike që janë marrë në konsideratë: Së pari, për periudhën e fundit nuk ekzistojnë më pengesat strukturore të tilla si ndalimi pë të hyrë në Shqipëri ose edhe pamundësia për të komunikuar me anë të linjave direkte telefonike nga jashtë me Shqipërinë, pra aksesi ose mundësia për të raportuar nga Shqipëria është e hapur. Së dyti, avancimet teknologjike që kanë sjellë mundësi më të shpejta dhe më efikase komunikimi për gazetarinë ndërkombëtare në këtë periudhë, aq më tepër në kushtet kur Shqipëria nuk përbën më një subjekt të izoluar, pritej të sillnin jo vetëm mbulim më të thellë, por edhe më të zgjeruar e më të lartë edhe për subjektin e Shqipërisë ndërmjet viteve , gjë që nuk ka ndodhur. Pra, edhe pse numri prej 46 artikujsh për një 446 Shih tabelat përkatëse në aneksin e punimit. 178

201 periudhë 21 vjecare përkundrejt numrit prej 53 artikujsh për një peiudhë 44 vjecare flet për një raport pozitiv ose progresiv në mbulimin e Shqipërisë, leximi interpretativ i shifrave tregon se nuk është ky trendi. Së treti, në analizimin e të dhënave duhet mbajtur parasysh edhe një ndryshore ose variabël tjetër në raport me periudhat e mëparshme, që lidhet me progresin teknologjik por jo në raport të drejtë, pasi ky progres i përgjithshëm ka prodhuar fragmentarizim të përmbajtjeve të Time, duke ulur numrin e artikujve për Shqipërinë në median kryesore, Time US, pasi një pjesë e artikujve janë publikuar në Time.Com dhe Time Europe. Nga ana tjetër, përballë internetit dhe mediave të reja, edhe vetë përmbajtja e revistës është transformuar, ndërsa përmasat e saj si organizatë janë zvogëluar, pasi ka patur mbyllje zyrash rajonale sic ka qenë ajo me qendë në Vjenë e cila mbulonte edhe zhvillimet nga vendet e Ballkani dhe Shqipëria. Argumentimi dhe dokumentimi i paraqitjeve konstante historike ose të vijueshme nga ana e revistës në raport me Shqipërinë nuk sugjeron këtu natyrën statike të agjencisë Time dhe as të praktikave të saj profesionale si kur është fjala për llojin, tematikat, korrespondencën, etj, ashtu edhe për mënyrat e të shkruarit dhe kodet profesionale. Shpjegimi që na jep në intervistën për këtë punim historiani Robert Herzstein, na shërben këtu për të përforcuar argumentimet e ngritura mbi bazën e të dhënave empirike dhe teorike: Evoluimi i Time është një fakt, që me sa duket nuk nënkupton evoluimin në mënyrën si e ka ndërtuar Shqipërinë në artikujt e vet. Mirëpo Time e vitit 1999 nuk i ngjan aspak revistës Time të vitit 1949, është tërësisht e ndryshme dhe ndoshta kjo është arsyeja përse Time i ka mbijetuar epokës dixhitale, duke i inkorporuar këto ndryshime te mjedisit qe e rrethon. Subjekti i pandryshuar i Shqipërisë, në mënyrë paradoksale, mund të jetë pikërisht pasojë e këtyre ndryshimeve, pra e zhvendosjes së fokusit dhe e transformimeve në interesin tematik të Time. Pra, ndërsa Time shndërrohet, konstruktet për Shqipërinë mbeten statike, të ngurtësuara, jo si pasojë e mungesës së dinamizmit historik si i tillë as për Time, as për Shqipërinë, por si pasojë e mungesës së dinamizmit në raportin ndërmjet tyre Interviste me Prof. Dr. Robert Herzstein, Historian i Time, Biograf i themeluesit te Time dhe kryeredaktorit Henry Luce; 19 mars

202 Megjithatë kjo periudhë në tërësi dhe të dhënat sasiore të mbledhura flasin për prirje të reja në drejtim të mbulimeve ndërkombëtare në përgjithësi dhe në raport me Shqipërinë gjithashtu. Vitet 90 shënojnë mjaft ngjarje dhe arsye për të raportuar edhe për revistën Time dhe vëmendje të shtuar drejt Ballkanit dhe Shqipërisë, edhe kur kjo nuk përkthehet në qasje të re ndaj saj: Ja si shprehet James Graff, drejtuesi i Zyrës përgjegjëse për mbulimin e Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist: Isha me fat që rastisa në atë kohë dhe në atë vend, sepse interesi për Evropën Qendrore dhe Lindore ishte ndoshta më i madh se ç kishte qenë ndonjëherë dhe sigurisht shumë më i madh se ç është sot. Na përshkonte një ndjesi e prekshme se historia po ndodhte përpara syve tanë. Vendet për të cilat ne raportonim ishin zona për të cilat publiku perëndimor nuk kishte shumë njohje dhe ekzistonte një lloj shprese por e përzier edhe me frikë, teksa shihnin që atje mbërrinte demokracia (ose dicka e ngjashme me të). Sot bota nuk do t ia dijë më për zgjedhjen e një kryeministri apo të një presidenti në Shqipëri, por ishte mjaft e interesuar për ta parë këtë teksa ndodhte herën e parë. Kishte interes për gjithcka që mund të shikoje si reporter, sigurisht bunkerët e famshëm dhe zonat ushtarake të rrethuara me tela me gjemba, por edhe fakti që për shembull njerëzit nuk reagonin pothuajse fare kur u afroheshin makinat, sikur të mos e kishin idenë se kjo ishte dicka e rrezikshme dhe se mund të vriteshin (kjo ishte thjeshtë përshtypja ime, sigurisht e pavërtetë 448. Graff, si ish shef i zyrës së Vjenës në Time për mbulimin e Evropës Qendrore dhe Lindore, ka raportuar edhe nga Shqipëria për zgjedhjet e para të vitit 1991, kur ka intervistuar Berishën dhe Nanon dhe ka mbuluar ngjarje nga Lufta e Kosovës në vitin Në lidhje me mundësitë e reja që u krijuan për të raportuar në terren nga Shqipëria, ai dëshmon se: Isha mëse i kënaqur kur Time më dha mundësinë, në janar të vitit 1991, që të zhvendosem në Vjenë për të mbuluar Evropën Qendrore dhe Lindore, që përfshinte edhe Ballkanin. Sic u paraqitën rrethanat, Ballkani u shndërrua në një temë kryesore për mua gjatë detyrës sime në Vjenë. Tensioni ishte i pranishëm në Jugosllavi që kur unë e mora 448 Interviste e realizuar per kete punim me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

203 këtë detyrë, por shumë shpejt ai precipitoi në luftë, ndaj u përqendrova tek zhvillimet në Ballkan. Brenda pak muajsh të qëndrimit tim në detyrë, Shqipëria shënonte zhvillimin e zgjedhjeve të saj të para të lira dhe isha mjaft i emocionuar që do të udhëtoja atje për të shkruar në lidhje me ngjarjen. Ndoshta jam i gabuar, por besoj se për dekada me radhë në Shqipëri nuk kishte vajtur ndonjë korrespondent i Time. Ishte një mundësi e artë 449. Po kështu, në lidhje me mundësitë e reja dhe tërheqjen për të raportuar nga Shqipëria flet në intervistën e saj për këtë punim edhe Angela Leuker, administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve : Rënia e regjimit komunist dhe ndryshimet politike që përshkuan rajonin që ne mbulonim përkthehej në një ngarkesë të lartë pune për zyrën tonë. Ne ishin një zyrë e vogël që përbëhej nga drejtuesi i zyrës dhe unë që bëja raportim mbështetës dhe administrim, por kishim një rrjet mjaft të gjerë strinxherësh të klasit të parë dhe kontributorë rastësorë në të gjitha vendet. Ne mbështeteshin fort tek ata për njohuritë dhe perspektivat lokale. Zyra jonë, në këtë kohë mori emrin Zyra e Evropës Qendrore, dhe prodhonte ose kontribuonte në një numër të jashtëzakonshëm historish për të gjitha aspektet e ndryshimeve që po ndodhnin në rajonin tonë. Kur shpërthyen luftërat në Ballkan ne ishin në linjën e parë të frontit të mbulimit dhe korrespodentët e Evropës Qendrore ishin në terren për javë me radhë duke raportuar historitë nga frontet. Historitë publikoheshin gjithashtu në Time nën autorësinë e gazetarëve ose shkrimtarëve të Time që nuk e kishin selinë në zyrën tonë. Kjo ndodhte zakonisht kur një gazetar ndërtonte një kënd të vecantë ose një perspektivë specifike në lidhje me ngjarjen, ndoshta ndërsa ishte duke punuar për dicka tjetër, ose kur vihej në kontakt me një burim të besueshëm që ishte në gjendje të siguronte informacion unik të sfondit të ngjarjeve. Në raste të tilla zyrës sonë shpesh i kërkohej që të siguonte raportim shtesë për historinë. Megjithëse për Shqipërinë historitë ishin të pakta, kriza e Kosovës dhe eksodi i shqiptarëve etnikë në fund të viteve 1990 e shtuan përqendrimin edhe ndaj subjektit të Shqipërisë. në këtë kohë, korrespodentët tanë krijuan 449 Po aty. 181

204 marrëdhënie dhe kontakte me gazetarë dhe freelancers nga Shqipëria si Altin Raxhimi 450. Megjithë entuziazmin e lidhur me zhvillimet e kohës në raport me mundësitë e hapura për të raportuar edhe nga Shqipëria, të dhënat tregojnë se nuk bëhet fjalë për një prirje jetëgjatë në drejtim të mbulimit të zhvillimeve në Shqipëri dhe kjo sipas Edëard Barnes, korrespondent lufte për Time gjatë Luftës së Kosovës, që ka raportuar edhe nga Shqipëria, lidhet me faktin se: E thënë thjesht, Shqipëria nuk ishte një lojëtar madhor as ndërkombëtarisht as lokalisht në rajon. Kjo duket se ka qenë një zgjedhje e vetë Shqipërisë. Por unë mund të flas vetëm për mesin e viteve nëntëdhjetë. Ka sidoqoftë një traditë izolimi Shqipëria, edhe pse mund të jetë pjesë e Evropës si politikisht ashtu edhe kulturalisht 451. Së fundi, edhe dëshmia e korrespondentit shqiptar të revistës, Altin Raxhimi është mjaft e vlefshme për të ndërtuar kornizën e raporteve të Time me Shqipërinë për periudhën që kemi këtu në shqyrtim, edhe pse prirjet që përvijohen janë të lidhura jo vetëm me këtë raport konkretisht, por me prirje të përgjithshme organizative të mediave amerikane, gazetarisë ndërkombëtare dhe sigurisht edhe me aspekte financiare e teknologjike: Time nuk ka staf te vecante për Shqipërinë, nuk ka staf te vecante ne mbulimin e ndonje gjeje nga bota ne pergjithesi, pasi kane mbyllur shume byro rajonale. Zyra e Vienes u mbyll para disa vjetesh. Evropa Lindore nuk perben ndonje fare lajmi per lexuesin amerikan. Po, mbase mund te duhet nje person nga Praga per nje artikull turistik nje here ne vit, por kjo nuk justifikon rrogen. Si rezultat, tani nuk ka mbulim te Shqiperise ne menyre sistematike, per shkak, besoj, te renies se interesit, por edhe mungeses se rendesise qe ka Shqiperia per Amerikanet. Nuk perben çeshtje sigurie, nuk eshte implikuar ne luftime dhe as ne akte dhune. Nuk gezon as ndonje status turistik te mirefillte dhe nuk ka ndonje simbol terheqes, si kulla Eiffel, per shembull Nuk e karakterizojne as zhvillime tronditese per BE-ne si ato te Greqise, per shembull. Kesaj panorame i shtohen edhe veshtiresite financiare. Shumica derrmuese e njerezve qe njihja 450 Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt Interviste me Edward Barnes, Korrespondent i Time dhe Life per lufterat ne Kosove; 10 nentor

205 qe punonin per te, nuk punojne me per arsye uljesh shpenzimesh. Po keshtu edhe brezi i stringer-ave ka ndryshuar 452. Po kështu, në lidhje me panoramën e ndryshimeve që po ndodh në organizatën Time dhe që reflektohet edhe në raportet e saj profesionale me Shqipërinë, dëshmojnë edhe editorët e revistës, Graff dhe Calabresi, ashtu si edhe ish-administratorja e zyrës së Vjenës, Leuker: Sic jam e sigurtë se ju e dini, ka një krizë të përgjithshme të gazetarisë së shkruar dhe jo vetëm në median Time. Interneti ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën si njerëzit i konsumopjnë lajmet dhe për pasojë natyra e mbledhjes së lajmeve dhe të raportimit ka ndryshuar. Zyra e Time në Vjenë u mbyll në fund të vitit 2005 dhe u zhvendos në Berlin. Kjo zyrë (në Berlin) kishte për detyrë të mbulonte Gjermaninë dhe vendet skandinave, si edhe të gjitha vendet e rajonit që më përpara i kishte mbuluar Zyra për Evropën Qendrore. Vetëm dy vjet më pas, edhe ajo u mbyll. Sot të gjitha zyrat e huaja të Time janë mbyllur dhe nuk ka më një edicion ndërkombëtar të revistës 453. Konkretisht, në lidhje me mbulimet dhe qasjen e revistës ndaj subjektit të Ballkanit dhe të Shqipërisë, Calabresi si shef i zyrës përgjegjëse në fund të viteve 90 shprehet se: Mbulimi i Ballkanit ishte një sfidë. Kur mora drejtimin e zyrës për Evropën Qendrore me seli në Vjenë në prill të vitit 1995, luftërat në Bosnje dhe në Kroaci vijonin që prej tre vjetësh dhe po përshkallëzoheshin me shpejtësi, duke u bërë edhe të përgjakshme përgjatë nëntë muajve në vijim. Kjo ishte koha kur Shtetet e Bashkuara angazhuan trupat e tyre të mbrojtjes së paqes si pjesë të një misioni të Kombeve të Bashkuara për të ndërhyrë në territorin e ish Jogusllavisë. Historitë e lidhura me ngjarjet e këtyre luftërave ishin fokusi im parësor në mbulim dhe raportim përgjatë dy viteve të mia të para si drejtues i zyrës së Vjenës. Në të vërtetë Shqipëria nuk përbënte një fokus për mbulimet tona deri në vitin 1997, atëherë kur ndodhi edhe kolapsi i sistemit bankar nacional, në periudhën shkurt-mars të vitit Po kështu, paralelisht me këto zhvillime dhe me përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë, ne e rritëm praninë tonë edhe në Shqipëri, 452 Interviste me Altin Raxhimi, stringer/fikser ne Time nga Shqiperia; 5 shtator Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt

206 duke raportuar më shumë për të. Ne morën me qera një apartament në Tiranë për të lehtësuar mbulimin e luftës në Kosovë duke filluar nga viti Së fundi, panorama që ndërton James Graff, gjithashtu editor i revistës për mbulimin e Evropës Juglindore dhe Ballkanit në fillim dhe në mes të viteve 90 shprehet se: Po mendoj se shkurtime dhe reduktime të këtij sektori ka dhe jo vetëm në Time. Unë mund të kem qenë një nga punonjësit e fundit të Time që e kam ndërtuar gjithë karrierën time si korrespodent i huaj i vazhdueshëm. Kam qenë në Oktava, në Vjenë, Bruksel, Paris dhe Londër dhe në dy prej këtyre vendeve, në Oktavë dhe në Bruksel nuk më ka zëvendësuar askush. Ka më shumë se një dekadë që zyra e Vjenës nuk është më dhe nuk do të ketë më një të tillë ndonjëherë. Madje nuk ka më as një zyrë formale në Moskë ditëve të sotme; po ashtu edhe i vetmi punonjës që ka mbetur në Paris është duke u përgatitur të largohet. Epoka e të përjavshmeve të lajmit po zvenitet në mos po mbaron përfundimisht. Tani lajmet lëvizin më shpejt dhe ekonomia dhe biznesi kanë ndryshuar krejtësisht. Ka më pak reklamues të interesuar në fashën e gjerë të reklamimit që targeton lexuesin e Time dhe ata që reklamojnë në time.com nuk paguajnë asgjë të afërt me atë që ishin të gatshëm të paguanin për reklamat e shtypura. Time ashtu si plot botime të tjera i ka shkurtuar ndjeshëm stafet e veta, jo vetëm jashtë por kudo (Unë kam qenë shef i Byrosë së Cikagos në mes të viteve 1990 dhe nuk ekziston më një zyrë e Time as atje). Ata kanë kaluar drejt një modeli me bazë gazetarët freelance, që do të thotë histori të shkruara me mungesa relative për sa i përket sfondit dhe kontekstit të zhvillimit të ngjarjeve, me më pak lidhje, etj. Megjithatë situata nuk është aq e keqe sa c e bëjnë disa ish korrespodentë të jashtëm shumë të zemëruar. Lajmet ka shumë më tepër të ngjarë që të dalin tanimë në rrugë të tjerë: përmes blogjeve, facebookut dhe tëitter-it, për shembull, si edhe përmes shërbimeve të shumta që përbëjnë sot burime lajmesh të huaja në anglisht. Pra mendoj se forma e lajmeve të jashtme po ndryshon, por nuk mendoj se do të shohim perëndimin e lajmeve të jashtme. Ashtu siç sugjeroni edhe ju me pyetjet tuaja, nuk është se Time ka bërë punë të përkryer në këtë drejtim gjatë gjithë këtyre viteve Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes ; 13 shtator Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

207 3.5.2 Shqipëria, çfarë mbulimi në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë Në rënie për këtë periudhë është mbulimi i Shqipërisë edhe në raport me disa vende të tjera të rajonit ku ka patur zhvillime të reja si për shembull në raport me Serbinë e cila del e përmendur në 835 artikuj në total (si përmbajtje e gjerë), ndërsa Shqipëria në vetëm 264 artikuj (si përmbajtje e gjerë gjithashtu) 456. Nga ana tjetë ruhet prirja e mbulimit më të ndjeshëm të subjektit të Shqipëisë si edhe në periudhat e mëparshme në raport me Malin e Zi, për shembull, që del i përmendur në 197 artikuj, ose në raport me Maqedoninë me të cilën është pothuajse në të njëjtat ujra, megjithëse ka patur rritje të raportimeve nga Maqedonia që del me 281 artikuj. Një subjekt i ri në vendet e Ballkanit që merr mbulimin më të lartë është Kosova, e cila duke filluar nga viti 1999 dominon axhendën e Time mbi Ballkanin dhe për periudhën shfaqet në 1241 artikuj, duke tejkaluar jo vetëm Shqipërinë, por edhe Greqinë, Rumaninë dhe Kroacinë. Prezencë të ulët vijon të ketë edhe Bullgaria që shfaqet në 290 artikuj në total, ndërsa Ballkani vetë si emërtim pëmendet në 938 atikuj në total, pothuajse aq sa Jugosllavia për aq sa ka ekzistuar si e tillë, me 908 përmendje. Subjekti i Amerikës është sigurisht mbizotërues në revistën amerikane, me përmendje për këtë periudhë, ndërsa Evropa del e përmendur sa gjysma e SHBA-ve, me artikuj përgjatë Rikthimi i theksit tek Amerika është i ndjeshëm për këtë periudhë në raport me periudhën pararendëse ku Evropa përmendej rreth 15 mijë herë dhe Amerika rreth 20 mijë herë, me një diferencë prej 5 mijë njësish për një kohëzgjatje prej 44 vjetësh. Në lidhje me interesin në historitë e rajonit dhe zhvillimeve në Ballkan prej nga ka marrë vëmendje dhe mbulim edhe hqipëria shpesh, gazetarët që kanë punuar për Time kanë gjithashtu versionet e tyre shpjeguese. Ja cfarë pohon në intervistën për këtë studim, korrespondenti shqiptar i revistës, Altin Raxhimi: Ka dy periudha per mbulimin e Shqiperise te cilat i di mire. Kriza e 1997-es dhe lufta e Kosoves. Ne krizen e 1997-es, mbulimi ishte i madh per shume arsye. Kishte nje grup te jashtezakonshem korrespondentesh/gazetaresh ne Ballkanin perendimor qe mbulonin luften e Bosnjes, keshtu qe transporti ne Tirane ishte i lehte. Meqe ishte lufte, rezononte 456 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 185

208 edhe me luften e Bosnjes. Dhe meqe kriza ishte per skema piramidale, kishte dhe aspektin e saj ekzotik/jashtetokesor. Nuk punoja me ta ate kohe, por di qe erdhen ne Shqiperi nga Time Calabresi dhe korrespondentja/stringerja e Bosnjes, nje gjermano-kroate e quajtur Alexandra Stieglmayr, qe tani punon me ESI-n. Te dy i pata takuar ato kohe, kur punoja fikser per Neësëeek-un. Lufta e Kosoves ishte tablo shume me e gjere. Meqe ishte lufte e Amerikes, kishte mbulim te gjithanshem, per aq sa zgjati me stringera ne terren ne çdo vend (Shqiperi/Kosove/Maqedoni/Serbi). Maqedonine e mbulonte strinxherja nga Athina. Une dhe stringeri i Prages kishim Shqiperine. Serbine e mbulonte Dejan Anastasijevic, i cili zevendesoi Alexandra Stieglmayr-in kur u shkeput te punonte me OHR ne Sarajeve. Pervec kesaj, ishte dhe byroja e Vjenes, e cila drejtohej nga Massimo Calabresi, i cili vinte here pas here ne çdo vend, dhe dy korrespondente te tjere, njeri korrespondent lufte, Edëard Barnes, dhe James Graff, qe ne kete kohe ishte shef i byrose se Brukselit. Me Barnes-in, per shembull, qe vinte nga Serbia ne Mal te Zi gjate bombardimeve, punuam ne Tropoje. Me pas brenda ne Kosove pas luftes, vinte dhe nje tjeter korrespondente madhore, Sarah McLeary. Pa llogaritur pastaj logjistet, nje dentist qe punonte shofer ne Prishtine, vila qe morem me qera e zevendesministrit per informata, Dukagjin Gorani, si fixer/stringer qe krijonte lidhje me Thacin, Vlora Citaku. Jo sa CNNi, por prape, nje lloj ushtrie ishte 457. Po kështu, intensive përshkruhet kjo periudhë për sa i përket vëmendjes ndaj Shqipërisë edhe nga si editori i Time për Ballkanin, Massimo Calabresi, i cili nënvizon nga ana tjetër edhe disa nga pengesat strukturore në drejtim të raportimeve nga rajoni: Të udhëtoja për në Shqipëri dhe brenda përbrenda saj ishin mjaft më e lehtë sesa në vendet e ish republikës Jugosllave. Në fillim të vitit 1997, në kuadër të zhvillimeve që lidheshin me kolapsin bankar, fluturova për në Tiranë, mora një makinë me qera dhe udhëtova drejt Vlorës. Hymë nga ana lindore. Rebelët e armatosur kishin vendosur postblloqe në kondrat mbi qytetin e Vlorës dhe na shoqëruan për në qytet në formën e një eskorte. Qyteti ishte praktikisht në gjendje anarkie. Përgjithësisht u ndjeva i sigurtë, edhe pse ndërsa po pija një cigare në ballkonin e hotelit pasi kisha nisur historinë time për botim natën e parë të qëndrimit tim në qytet, plumbat fluturuan mbi kokën time. 457 Interviste me Altin Raxhimi, stringer/fikser ne TIME nga Shqiperia; 5 shtator

209 Përgjithësisht mund të them se kishte më pak korrupsion dhe më pak shtrëngime për sa i përket raportimin tim në Shqipëri sesa në vende të tjera të Ballkanit Gjatë luftrave në vendet e ish federatës së Jugosllavisë pengesat më të mëdha ishin ato që kishin të bënin me ashpërsinë e luftimeve, që lidheshin me sigurinë tona, por edhe me kufizime të imponuara nga rrezikshmëria e zonave të luftimeve për të cilat do të raportonim ashtu si edhe me kufizime të vendosura nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Kështu për shembull ishte e detyrueshme që të kishim një leje të posatshme dhe kredenciale të shtypit nga UNPROFOR-i në mënyrë që të mund të lëviznim dhe të udhëtonim në vend; shumë prej zonave ku kishim interes në të shkonim nuk ishin të lejuara për gazetarët; po kështu aksesi në zona të tjera arrihej vetëm me lejen e autoriteteve përkatëse 458. Në lidhje me vështirësitë logjistike dhe pengesat organizative dhe në burime njerëzore sa i përket mbulimit të rajonit të Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti, dëshmia e ish administratores së Zyrës përgjegjëse për rajonin, Angela Leuker është gjithashtu mjaft e vlefshme: Linjat e komunikimeve ishin ende mjaft të pasigurta në këtë kohë dhe telefonat celularë apo kompjuterët laptopë nuk punonin gjithnjë në mënyrë eficente. Gjatë luftërave në Ballkan ne përdornim telefonë satelitorë për korrespodentët që të komunikonin me editorët e tyre dhe të dërgonin artikujt direkt në Nju Jork, gjë që ishte një opsion jashtëzakonisht i kushtueshëm. Korrespondentët mbanin gjithashtu zakonisht sasi të mëdha parash kesh (dollarë amerikanë) me vete, për të përballuar cdo eventualitet që paraqitej. Në raste të paparashikuara dhe në varësi të zhvillimeve në rajonin tonë ne mund të kërkonim fonde ekstra që hidheshin në llogaritë bankare të zyrës sonë në Vjenë, në mënyrë që të ishim në gjendje të financonim kërkesat për udhëtime të korrespondentëve tanë. Alokimi i fondeve dhe të ardhurave vendosjen kryesisht nga Time në Nju Jork, prandaj nuk mund të them më shumë për këtë. Ajo që ndoshte zakonisht ishte se shefi i zyrës (në vitet 90 James Graff, pasuar nga Massimo Calabresi) sugjeronte/diskutonte idetë e artikujve me editorët në Nju Jork dhe nëse caktohej mbulimi i një historie, atëherë 458 Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes ; 13 shtator

210 lëvroheshin edhe fondet për ta mundësuar realizimin e saj. Sigurisht në kohë krize kur zyra ishte e përfshirë në mbulimin e një historie të vazhdueshme ose ngjarje breaking neës, fondet dhe suporti jepeshin më me lehtësi sesa në kohë të qeta. Sapo që situata qetësohej dhe fokusi botëror kalonte në një rajon tjetër, ishte shumë më e vështirë për të siguruar një histori për revistën dhe gazetarët e zyrës duhet të jepnin argumente mjaft tërheqëse në mënyrë që të bindnin editorët. Vlen të përmendet këtu se TIME është e përjavshme dhe ne konkurronim për hapësirë në revistë edhe me zyrat e rajoneve të tjera. Zyra e Evropës Qendrore ishte në pararojë për raportime gjatë kolapsit të bllokut sovjetik, pasuar edhe me konfliktet në Ballkan. Në këtë drejtim, korrespodentët tanë ishin me fat që u angazhuan në mënyrë të plotë në raportimin e disa prej historive më të rëndësishme të lajmeve të kohës, javë pas jave 459. Në lidhje me përvojën e tij në Ballkan dhe në Shqipëri në këtë periudhë dëshmon në intervistën për këtë punim edhe gazetari veteran i Time në luftërat e rajonit dhe atë të Kosovës, Ed Barnes: Kishte raste kur ishte e rrezikshme, frustruese dhe mjaft sfiduese. Fokusi im kryesor ishin shtetet e ish Jugosllavë. Shqipëria mori vëmendje serioze vetëm kur Kosova u bë çështje. Pengesat ishin të mëdha dhe të vazhdueshme. Në Sarajevë snajperët dhe kushtet e jetesës së përditshme e bënin cdo ditë një sfidë. Snajpeët serbë ishin problemi më serioz sepse ata kishin shpallur se do të më vrisnin. Sa herë që merrja një vizë oficerët doganorë do të flisnin për kërcënimin e vdekjes duke bërë shaka. Të punoje në anën serbe ishte një përvojë e zymtë dhe gjithnjë nën kërcënim. Pati një rast kur gjetëm Gjenralin Mlladic që dejtonte një sulm me tank në Bihac, akt për të cilin qeveria e tij mohoi çdo përfshirje. Ai urdhëroi që të na arrestonin dhe të ekzekutoheshim. Ishim me fat që mbijetuam. Në Shqipëri baza ime ishte në Bajram Curri. Ishte e vetmja zonë ku serbët kalonin kufirin nga Kosova gjatë luftës. Ishte gjithashtu një zonë stacionimi për UCK-në. Vështirësia më e madhe atje ishte se mund të gjendeshe në mes të tymit të armiqësive mes klandeve kundërshtae. Pjesa më e vështirë ishte që të siguronim dicka më tepër sesa thjeshtë 459 Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt

211 masakrën e fundit, pra na kërkohej të kishim një histori pas çdo artikulli. Thjeshtë luftimet nuk rezononin diçka kuptimplote në Shtetet e Bashkuara. Bënim shaka duke thënë se loja ishte ndërmjet të pa-tregueshmes dhe të pa-pohueshmes. Mbulimi ishte gjithashtu mjaft i kushtueshëm Mbulimi sipas viteve: mbulim i përqendruar, shumë vite mungesë Me përjashtim të disa periudhave kohore kur ka patur përqendrim të numrit të artikujve për Shqipërinë si për shembull në vitin 1990 me 9 artikuj, në 1991 me 8 artikuj, si edhe në vitin 1997 me 10 artikuj në Time US dhe Time.Com, pjesën tjetër të kohës prania e Shqipërisë është e ulët, sporadike ose nuk ekziston 461. Në kuadër të Luftës në Kosovë, pra në vitin 1999, prania e subjektit të Shqipërisë mbetet e ulët, edhe pse ka 17 artikuj ku del në kontekstin e subjektit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, por jo si subjekt i mëvetësishëm. Koha ndërmjet këtyre kulmeve mbetet kryesisht me frekuencë të rrallë artikujsh. Vlen të përmendet vetëm viti 2007, kur me rastin e vizitës së Bush subjekti i Shqipërisë trajtohet si pëmbajtje kryesore në 5 artikuj dhe rubrika të zhanreve të ndryshme, tre prej të cilave fotografike: 2 Quotes of the Day dhe një Ëashington Photo Blog, ndërsa një prej artikujve publikohet në Time US dhe tjetri në Time.Com. Një lloj përjashtimi përbën edhe viti 2011 kur Shqipëria del në 3 artikuj, dy në Time.Com dhe 1 në Time US lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri Vendi i Shqipërisë në konfiguracionin përmbajtësor Për sa i përket vendit që zënë artikujt për Shqipërinë në përmbajtjen e Time, të dhënat flasin edhe në këtë periudhë për relevancën e subjektit Shqipëri. Ashtu si në periudhën pararendëse, nuk ka numër të madh artikujsh për Shqipërinë, por atëherë kur shfaqet, subjekti i Shqipërisë qëndron në krye të hierarkisë së temave të tjera të trajtuara në numrat përkatës të publikuar. Siç e dimë, rubrika Ëorld ku edhe vendosen pjesa më e madhe e artikujve për Shqipërinë, është rubrika e dytë më e rëndësishme, pas rubrikës Nation. Duke qenë se numri i artikujve për Shqipërinë në Time US nuk është i madh, ka 460 Interviste me Edward Barnes, Korrespondent i Time dhe Life per lufterat ne Kosove; 10 nentor Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 189

212 qenë e mundshme pra edhe llogaritja e të dhënave më specifike dhe të hollësishme siç është vendosja ose renditja brenda rubrikave të Time, pikërisht për të njohur relevancën ose rëndësinë e subjektit të Shqipërisë si edhe raportin ndërmjet subjektit të Shqipërisë dhe subjekteve të tjera kur ato shfaqen në të njëjtin numër të publikuar të revistës. Duhet thënë se të dhënat në fjalë ka qenë e mundur të nxirren vetëm për Time US, ndërsa vendosja ose rendi i paraqitjeve për versionin online, në kushtet e një medie me karakteristika të tjera teknologjike, nuk përbën njësi të vlefshme analize. Nga një përmbledhje e këtyre të dhënave, subjekti i Shqipërisë rezulton i vendosur kryesisht në rend të parë, të dytë ose të tretë rubrike, me pak raste kur gjendet e vendosur në rend të katërt ose në mes, por asnjëherë në fund. Edhe në rastet kur artikujt janë mjaft të shkurtër, ndërmjet 100 dhe 200 fjalë, në seksionin Ëorld Notes brenda rubrikës Ëorld ku gjejnë vend pra subjektet e trajtuara më shkurt, Shqipëria është pothuajse gjithnjë e vendosur në krye të këtij nënseksioni. Kjo prirje vihet re që në artikujt e parë që hapin periudhën e re të mbulimeve të Shqipërisë, në vitin Kështu, në rend të parë të rubrikës Ëorld është vendosur artikulli për Shqipërinë në numrin e datës 6 korrik 1990, Albania Next to Fall?, i gjatë 351 fjalë, që pasohet nga subjekti i Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite dhe Bashkimit Sovjetik, ndërsa e gjithë rubrika përmban gjithsej 11 artikuj. Të njëjtin vit, artikulli me titull Albania and then there ëere none, i gjatë 533 fjalë me autor Sally B. Donnelly që flet për mbërritjen e reformës në shtetin më stalinist të Evropës, është i vendosur në rend të dytë të rubrikës Ëorld, rubrikë e cila përmban gjithsej 11 artikuj, ndër të cilët i pari trajton një tematikë që lidhet me kontinentin afrikan, me titull Africa Continental Shift. Po kështu, të njëjtin vit, në artikullin me titull Albania: Goddbye Stalinism subjekti i Shqipërisë është vendosur i pari në Ëorld Notes ku subjektet e trajtuara janë pesë gjithsej, ndër të cilët pas Shqipërisë, ato të vendeve si Brazili, Kolumbia, Afrika e Jugut dhe Suedia. Po kështu ndodh edhe me artikullin me titullin parodizues Albania: Duty free for all, i datës 11 qershor 1990, vendosur sërish në rend të parë të Ëorld Notes, ashtu si edhe në numrin e 23 korrikut 1990, ku artikulli për Shqipërinë me titull Albania: Happy Landings megjithëse është vetëm 101 fjalë është sërish i pari në Ëorld Notes, përpara Kanadasë, Haitit dhe Afrikës së Jugut brenda kësaj rubrike. 190

213 Vendosja lart në hierarkinë e subjekteve të trajtuara në rubrikën World është gjithashtu karakteristike për zhvillimet nga Shqipëria edhe në në vitin Përgjatë këtij viti subjekti i Shqipërisë del mjaft shpesh në rend të parë rubrike si artikulli me titull Albania: Climing out of the cage i datës 4 janar 1991 me numër fjalësh 441, i vendosur pra i pari brenda rubrikës World, që përmban gjithsej 10 artikuj për këtë numër, ndër të cilët pas subjektit të Shqipërisë trajtohet Australia, Izraeli, Bashkimi Sovjetik, etj. Në numrin e datës 8 mars 1991, artikulli me titull Albania: Futile Flight on the Adriatic, i gjatë vetëm 178 fjalë, vendoset gjithashtu në krye të rubrikës World Notes. Ky është trendi artikull pas artikulli, si për shembull me Albania not foverver end Enver i datës 4 mars 1991, në rend të dytë të World Notes, ose The Balkans: Campaigning, Albanian style i datës 8 prill 1991, artikull me 866 fjalë, që vendoset në rend të tretë të rubrikës Ëorld, ndërsa Albania, se setback for the old guard, i datës 16 dhjetor 1991, vetëm 184 fjalë i gjatë, është i pari në Ëorld Notes ku subjekte të tjera të tajtuara sipas radhës janë Japonia, Meksika dhe Polonia. Prirja e mësipërme shfaqet sërish me artikujt e vitit 1997 dhe 1998 që përbën një moment tjetër pranie të shtuar të subjektit të Shqipërisë në Time. Një nga artikujt e zgjeruar të kësaj periudhe në Time US, që mban titullin No law or order in the land, i datës 24 mars 1997, i gjatë 675 fjalë, është i vendosur kështu në rend të dytë të rubrikës Ëorld, që në këtë numër përmban vetëm dy artikuj, i pari prej të cilëve trajton subjektin e Zairesë dhe i dyti atë të Shqipërisë. Më herët gjatë zhvillimeve të marsit në Shqipëri, Time e rendit gjithashtu subjektin e Shqipërisë në dytin në rubrikën Ëorld, me artikullin me titull The Ponzi Revolution të numrit 17 mars Ky numër në rubrikën Ëorld përmbante gjithashtu vetëm dy artikuj, i pari prej të cilëve për Holandën dhe i dyti pra për Shqipërinë, me një gjatësi prej 775 fjalësh. Nuk mbetet e njëjtë relevanca ose rëndësia e subjektit të Shqipërisë në vitet pasardhëse për Time US kur në vitin 2007 në artikullin mbi vizitën e Bush në Shqipëri në mtitull Albanians give Bush e hero s welcome renditet e 6 në rubrikën Dashboard dhe po kështu edhe në 2011 kur flitet për trazirat në Shqipëri me titullin Crisis in the Capital, i renditur gjithashtu në rend të 6 të rubrikës World. Nga ana tjetër temat që trajtojnë zhvillimet në Kosovë janë të renditura si më të rëndësishmet në rubrikën Ëorld dhe jo vetëm, por edhe në atë Nation, ndërsa në disa raste zhvillimet nga Kosova në periudhën e Luftës dhe pas saj përbëjnë kopertina të Time si për shembull 191

214 artikujt The Road to Hell në numri ne datës 12 prill 1999 si edhe Into the Fire të datës 5 prill Së fundi, një lloj relevance e subjektit të Shqipërisë mund të përftohet nga fakti se në këtë periudhë Shqipëria shfaqet edhe në rubrikën Verbatim, në linjën e saj Back and Forth me anë të citimeve të vëna në gojën e kryeministrit Sali Berisha si për shembull lidhur me Nënë Terezën dhe kërkesën e Shqipërisë për varrosjen e trupit të saj në vendin tonë, në numrin e datës 26 tetor 2009 ashtu si edhe gjatë vizitës së Bush në Shqipëri në vitin Tekste më të shkurtra Pavarësisht vendosjes lart në krye të rubrikave, artikujt me subjektin e Shqipërisë në Time për këtë periudhë janë kryesisht të shkurtër sa i përket numrit të fjalëve. Rreth 30 prej tyre konsistojnë në tekste prej më pak se 400 fjalësh dhe vetëm 3 artikuj janë të gjatë, dy prej të cilëve i përkasin Time.Com dhe njëri Time US. Artikujt e tjerë janë mesatarë në gjatësi, që do të thotë nga 400 deri në 800 fjalë 462. Kjo prirje ishte e kundërt në periudhën paraardhëse, ku artikujt megjithëse edhe më të rrallë, për shkak të izolimit të vendit, konsistonin në tekste më të gjata. Mirëpo, e njëjta prirje është vërejtur në periudhën e parë, atë ndërmjet viteve 23-44, ku numri i artikujve për Shqipërinë është më i lartë krahasuar me periudhat e tjera, por numri më i madh i tyre, 40 artikuj, konsistonin në tekste të shkurtra dhe vetëm 6 artikuj të gjatë. Sa i përket rasteve kur Shqipëria del në kontekstin e zhvillimeve në Kosovë, artikujt janë trajtuar shumë më gjatë: 28 është numri i artikujve të gjatë nën këtë kategorizim, ndërsa 1 prej artikujve në kuadër të zhvillimeve në Maqedoni është i gjatë, me të tjerët në kategorinë e artikuvje mesatarë 463. Sigurisht, në interpretimin e të dhënave të mësipërme duhet të mbajmë parasysh zhvillimet teknologjike dhe organizative të Time që kemi trajtuar më lart në këtë punim. Kalimi në epokën dixhitale edhe për revistën amerikane Time në raport me Shqipërinë nuk ka ardhur fort i lumtur, pasi në këtë periudhë kemi mbyllje të zyrave rajonale si ajo e Vjenës që ishte përgjegjëse edhe për mbulimet nga Shqipëria dhe më gjerë Ballkani. Pa një redaksi rajonale dhe vëmendje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë, kuptohet që 462 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 463 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 192

215 mbulimet kanë vijuar të jenë sporadike dhe të vakëta. Me pak përjashtime, që lidhen me zhvillimet në Kosovë dhe trazira politike e shoqërore të konsideruara madhore për Shqipërinë sic ishin ndyshimet demokratike në vitet 90-91, viti 1997, 1998 si edhe viti 1999 e 2011, kur tekstet e artikujve për Shqipërinë kanë qenë të gjatë dhe mesatarë, në vitet pa zhvillime pikante, mbulimi ka konsistuar kryesisht në artikuj të shkurtër Temat e mbulimeve për Shqipërinë Rubrika në të cilën dalin artikujt për Shqipërinë është kryesisht ajo e ngjarjeve nga bota, pra rubrika Ëorld. Në rubrikën e Letrave, Nga Botuesi, Zbavitje dhe Politikë ose Kombëtare dalin fare pak atikujt si për sa i përket botimit US ashtu edhe versionin të revistës në Time.Com 464. Mirëpo për këtë periudhë, në versionin online, shfaqet një risi, që janë rubrikat në foto, të cilat shoqërohen edhe më tekste shpesh herë. Në interpretimin e të dhënave që lidhen me tematikat rreth subjektit të Shqipërisë vlen kësisoj të llogariten edhe përmbajtjet fotografike. Sa u përket përmbajtjeve në video, nuk rezulton të ketë të tilla të publikuara në versionin online të Time.Com. Edhe për këtë periudhë pjesa më e madhe e artikujve, të grupuar sipas tematikave kryesore që i bashkojnë, trajtojnë zhvillime politike të brendshme. Ndryshimet demokratike në sistemin qeverisës dhe dalja e Shqipërisë nga izolimi përbëjnë në këtë aspekt temën e parë të madhe rreth subjektit të Shqipërisë, kryesisht gjatë viteve 1990 dhe është numri i artikujve që i bashkon kjo temë kryesore në kuadër të politikës së brendshme të Shqipërisë, në Time US. Po kështu, interesimi vijon të jetë në politikën e brendshme edhe më tej, si për shembull në 5 artikujt të publikuar në Time US në vitin 1997 dhe 1998, si edhe 5 artikuj të tjerë të publikuar në Time.Com. Konflikti ose kriza politike janë tema e përbashkët e 3 artikujve të tjerë që vijnë pas janarit të vitit 2012, në Time US dhe në Time.Com. Sa u përket zhvillimeve të jashtme ose rajonale, ato që i përkasin Kosovës përbëjnë temën më frekuente, sidomos në vitin 1999, por edhe zhvillimet që prekin faktorin shqiptar në Maqedoni në vitin Megjithëse numrin e artikujve që prekin subjektin e Shqipërisë në kuadër të zhvillimeve në Kosovë dhe në Maqedoni nuk e kemi inkuadruar 464 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 193

216 si trajtim të drejtpërdrejtë të temës Shqipëri, vlen të përmendet fakti që frekuenca e artikujve në fjalë është mjaft e lartë. Në secilin prej publikimeve për këtë periudhë numri i artikujve që e prekin subjektin e Shqipërisë nga këndi i zhvillimeve në Kosovë e tejkalon numrin e artikujve me temën e drejtpërdrejtë të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri. Kështu, për shembull nga 48 artikuj të Time US, vetëm 25 trajtojnë drejtpërdrejt Shqipërinë, edhe pse Shqipëria si subjekt del herë në titull, herë në paragrafin e parë të këtyre artikujve. 23 artikuj të tjerë e kanë Shqipërinë në plan të parë në kuadër të zhvillimeve në Kosovë. Po kështu, edhe në Time.Com, megjithëse numri i artikujve ku Shqipëria paraqitet si subjekt i mëvetësishëm është 67, prej këtyre 16 e shohin Shqipërinë nga Shqipëria, 36 e shohin Shqipërinë nga Kosova dhe 15 në perspektivën e zhvillimeve në Maqedoni. Megjithëse me më pak artikuj, kjo prirje vihet re edhe në Time Europe ku temat e politikës së brendshme të Shqipërisë janë në raport të barabartë me temat e zhvillimeve jashtë saj në Kosovë dhe në Maqedoni me 4 dhe 3 artikuj për secilën, si edhe me 3 artikuj për zhvillime të brendshme në Shqipëri. Ndërsa në Time Asia, subjekti i Shqipërisë në të dy artikujt që del është mjaft i kufizua në rubrika si Verbatim dhe Milestones, për të patur një optikë të zgjeruar rajonale, ndaj Shqipëria në këto dy artikuj preket drejtpërdrejt, në tema me drejtim politik. Sa i përket zhvillimeve të brendshme të Shqipërisë që marrin mbulim, si tematika mund të grupohen në temën e transformimeve demokratike, të trazirave dhe krizave politike, ku 17 është numri i artikujve në Time US për shembull që trajtojnë ndryshimet demokratike, 15 numri i artikujve që trajtojnë kriza dhe konflikte politike në Shqipëri, në vitin 1997, 1998 dhe 2011, ndërsa pjesa tjetër e artikujve të interesuar drejtpërdrejt në subjektin e Shqipërisë e bëjnë këtë nga një perspektivë sociale ose në kuadër të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë. Të pyetur në lidhje me përzgjedhjen e tematikave për mbulim nga ana e tyre, gazetarët e Time ofrojnë në intervistat e tyre për këtë punim secili perpektivën e vet. Ja çfarë thotë James Graff, që ka raportuar për Shqipërinë në vitin 1991 për faktin që është përqendruar më tepër në tema politike në artikujt e vet, por jo histori sociale apo të tjera: Mendoj se kjo ka të bëjë kryesisht me faktin se ne ishim në gjendje të realizonim vetëm pak histori, ndaj duhet të ishim shumë përzgjedhës në krahasim me gazetat e përditshme dhe gjithnjë duke patur parasysh që ne punonim me stafe mjaft më të limituara sesa të 194

217 përditshmet. Redaksia e caktuar për zonën për të cilën po flasim është natyrisht më e vogël për një të përjavshme amerikane sesa për një përditshme evropiane dhe madje më e vogël edhe sesa e mediave të tjera amerikane si për shembull Neë York Times. Për më tepër, mendoj se tema si ajo e prostitucionit, kriminalitetin, etj, u shfaqën si tema të lajmeve në mediat perëndimore pas largimit tim nga zyra e Vjenës për Time 465. Dëshmia e korrespondentit shqiptar të Time, Raxhimi shërben gjithashtu për të shpjeguar zgjedhjet editoriale të revistës në drejtim të përzgjedhjes së subjekteve që trajton në lidhje me Shqipërinë: Tema sociale si ajo e prostitucionit për shembull eshte veshtire te shitet si histori nga Shqiperia ne Amerike, kur histori te tilla lidhen me teper me vende si Rumania apo ish- Bashkimi Sovjetik, apo dhe Çekia. Shqiperia si vend i vogel, nuk perben ndonje kampion domethenes as per keto dukuri. Lidhet pastaj edhe me faktin se nuk mbajne njerez stabel ne Shqiperi, por as nuk jane te interesuar te kene, pikerisht per shkak te vogelsise. Ndaj shkrimet per Shqiperine beheshin ne kohen e Luftes se Kosoves dhe 1997-es, ne kontekste te tjera, te percaktuara mire. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh edhe elementi i narracionit. Kerkohej zakonisht nje rrefim ne strukture, nje histori qe duhet te ishte dhe interesante, edhe e re. Lufta e Kosoves e kishte kete, pasi nuk dihej perfundimi (ose te pakten trajtohej si e tille), kriza e 1997-es kishte historine e re Mbulimi i figurave shqiptare: vetëm politikanët Prirja e vërejtur në dy periudhat e para të këtij studimi për sa i përket interesimit të rregullt të revistës për figurat politike në përgjithësi, vijon të jetë e pandryshueshme edhe për periudhën Emrat shqiptarë të pranishëm, thjeshtë si përmendje, të cituar apo të referuar më gjatë, janë të gjithë ose emra të politikës shqiptare ose komentues apo diskutues të saj. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Time mbeten edhe për këtë periudhë figurat më të larta politike, edhe pse për to rrallë ka shumë fjalë, në kuptimin e ndërtimit të figurave të tyre në mënyrë të plotë dhe konsistente nga ana e revistës. 465 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor Interviste me Altin Raxhimi, stringer/fikser ne Time nga Shqiperia; 5 shtator

218 Nga një krahasim ndërmjet të treja periudhave, ndërtuar edhe në tabelën përkatëse të frekuencës së emrave shqiptare, rezulton të jetë Enver Hoxha politikani shqiptar më shumë i përmendur në Time, me 48 artikuj ndërmjet viteve Politikani i dytë në radhë për nga përmendjet, me 33 artikuj, por figura e të cilit është ndërtuar në mënyrë më të plotë dhe më të afërt nga revista është Ahmet Zogu në të gjitha funksionet e tij politike që nga viti 1924, duke vijuar të referohet edhe pas largimit nga froni si edhe pas vdekjes, deri në vitin 1999 ku përmendet së fundmi në Time. Megjithëse për ishdiktatorin Hoxha në Time informacioni nuk është aq i zgjeruar sa për ish-mbretin Zog, interesimi për të është gjithashtu mjaft i gjatë në kohë, ndërsa emri i tij vijon të pëmendet rregullisht edhe në periudhën aktuale, si gjurmë e të shkuarës ose historisë në të tashmen e Shqipërisë, duke u bërë kështu një nga elementët e pandashëm në kohë të subjektit të Shqipërisë kur ai prezantohet në median Time. Nga ana tjetër, politikanët e periudhës aktuale dalin të përvijuar jo aq qartë sa Zogu dhe Hoxha, edhe pse sërish vetëm ata gjejnë vend në Time. Kështu, Berisha del në 16 artikuj që nga viti 1991 deri në vitin 2012, si politikani numër një përgjatë gjithë epokës së re 468. Mirëpo emra si ai i ish-kryeministrit Fatos Nano apo figurave të tjera politike në krye të qeverisë dhe të shtetit shqiptar nuk shfaqen fare. Më tepër mbulim marrin figurat e politikës dhe të qeverisë shqiptare në Kosovë si ish-presidenti mitik Ibrahim Rugova me 29 artikuj, por edhe figura të tjera si Ramush Haradinaj dhe deri tek Hashim Thaci e Albin Kurti gjejnë një farë mbulimi në Time. Për shkak të implikimeve me kontekstin e zhvillimeve rajonale prezenca me nga 5 dhe 3 artikuj e Haradinajt dhe Kurtit duket e zakonshme, mirëpo në rastin e kryeministrit aktual Hashim Thaci, mbulimi prej 17 artikuj për një periudhë të shkurtër nga viti 1999 deri në 2012 duket më e lartë se norma. Thaçi duket se ka ndërtuar një lloj strategjie burimore me revistën Time, prej të cilës edhe është intervistuar në disa raste dhe është një ndër politikanët shqiptarë e parë më nga afër. Edhe pse në vetëm një rast, Edi Rama në funksionin e tij si kryetar bashkie i Tiranës, merr gjithashtu një mbulim të afërt, ndërsa rezulton i përmendur edhe në 3 artikuj të tjerë përveç artikullit që e portretizon si një histori suksesi në krye të Bashkisë së Tiranës në vitin Mbretëresha Gerladinë dhe Nënë Tereza janë figurat e tjera shqiptare që 467 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 468 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 196

219 shfaqet sërish në Time gjatë kësaj periudhe, e para me 3 artikuj të tjerë dhe Nënë Tereza me 36 artikuj të tjerë. Nga ana tjetër, edhe në nivel botëror, kjo periudhë shënon të njëjtin interesim të shpërpjestuar në mbulimin me artikuj të figurave politike përballë atyre të jetës kulturore dhe të industrisë së zbavitjes. Listën me më shumë artikuj (mbi 8500) e kryeson ishpresidenti Bill Klinton të cilit megjithëse në shumë më pak kohë në politikë, i afrohet mjaft afër presidenti Barak Obama me mbi 8300 artikuj dhe pas tij vjen ish-presidenti tjetër Bush me mbi 7000 artikuj, pasuar nga Hillary Kinton me rreth artikuj. Figura të tjera ndërkombëtare si Saddan Husein (2870 artikuj) dhe Osama Bin Laden (1966) përfaqësojnë listën e emrave më frekuentë ndërkombëtarisht, pasuar nga Slobodan Milosevic (mbi 800 artikuj) ndërsa gjejnë shumë më pak mbulim liderë të tjerë politikë, sidomos ato evropianë, si për shembull Berluskoni me vetëm 493 artikuj megjithë zërin e lartë të skandaleve të tij. Këngëtarit e muzikës pop Michael Jackson dhe Madonna, pasuar nga moderatori mitik i CNN, Larry King (715 artikuj) vijojnë listën e emrave më frekuentë, tanimë në lëmin e arteve dhe të televizionit, ndërsa shkrimtarë me reputacion të lartë dhe cmime e nderime të shumta si Toni Morrison, nuk dalin në më shumë se 100 artikuj, ndërsa regjizorë të vlerësuar gjithashtu shumë si Michael Moore dhe Ëoody Allen shfaqen në rreth 500 artikuj secili 469. Në lidhje me fokusin në temat politike nga ana e revistës në raport me Shqipërinë, gazetari Altin Raxhimi që ka punuar për Time si strinxher, po ashtu edhe për Neësëeek, shprehet se: Po eshte e vertete. Mbulim politik, por sidomos kur ka dhune. Besoj se eshte e kuptueshme. Temat sociale dhe kulturore mund te jene te veshtira per t u shitur nga vende si Shqiperia. Nuk perben shqetesim real per nje amerikan nese ne Shqiperi ka njerez pa pune nese ka te papune ne Indi a Kine, apo BE, tjeter histori. Kulturore, nuk di ç mund te shitet kulturore tek amerikanet qe t i habise (pervec subjektit te Anri Sales ndoshta, por duhet te njohesh mire zhvillimet artistike ne Paris e Evrope qe te shkruash per te). Kultura masive qe dominon ne Amerike nuk eshte se gjen pika kontakti me 469 Shih tabelën përkatëse në aneksin e punimit 197

220 kulturen tone me duket mua, perveç huazimeve qe na vijne ne prej tyre, nga radio, televizioni dhe interneti 470. Barnes, korrespondent amerikan i revistës, që ka mbuluar zhvillime nga Ballkani dhe Shqipëria shprehet se: Kjo reflekton natyrën e revistës. Zhvillimet politike janë në qendër të interesit të saj, sidomos ato që kanë të bëjnë me arenën ndërkombëtare. Audienca e Time është kryesisht amerikane. Droga, krimi, gjakmarrja mund të luhen mirë në Evropë ku ka edhe implikime ose pasoja përtej kufijve të Shqipërisë për vende të tjera. Por këto dukuri në Shqipëri kanë pak implikime në Shtetet e Bashkuara 471. Po kështu, Massimo Calabresi, shef i zyrës së Vjenës në mes të viteve 90, i intervistuar për këtë punim shprehet se: Nuk e di pse Ballkani dhe Shqipëria marrin pak vëmendje për anën kulturore dhe sociale në Time, por mund të them se në një botë të madhe, ato janë më pak influentë pjesërisht sepse janë të vegjël, dhe pjesërisht sepse duke qenë pjesë e Evropës mbeten nën hijen e traditave të fuqishme kulturore si në lindje ashtu edhe ne perëndim të saj. Praktikisht mbulimi i Time për sa i përket rajonit të Evropës Qendrore dhe Ballkanit për të cilin kam qenë edhe përgjegjës është përqendruar më tepër në ngjarje që përbëjnë lajm sesa në histori kulturore 472. James Graff, editor dhe personalitet i revistës, jep një shpjegim më të elaboruar kur vjen fjala për natyrën e mbulimeve nga Shqipëria dhe Ballkani në përgjithësi, si edhe fokusimin tek personalitet njerëzore dhe politike të revistës: Faktori njerëzor dhe humanitar ishte pa dyshim vendimtar në mbulimin që i kam bërë rajonit të Ballkanit dhe kryesisht ish-jugosllavisë. Sa i përket faktorëve si ato kulturorë apo politikë, mund të them që politika ishte gjithnjë faktor qendror, sidomos kur bëhej fjalë për zgjedhje në Shqipëri dhe gjetkë. Ndërsa faktori kulturor ishte më pak përcaktues, të paktën në kuptimin e drejtpërdrejtë. Ishte e vështirë t i bëje njerëzit të interesoheshin për artin dhe muzikën në atë kulminacion zhvillimesh politike. Sa i përket konfliktit, patjetër që ishte një faktor domethënës si në raportimet nga ish-vendet e 470 Interviste me Altin Raxhimi, stringer/fikser ne Time nga Shqiperia; 5 shtator Interviste me Edward Barnes, Korrespondent i Time dhe Life per lufterat ne Kosove; 10 nentor Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes ; 13 shtator

221 Jugosllavisë, ashtu edhe më vonë nga Kosova. Historitë që kanë konflikt brenda janë histori që do të mbulohen nga të gjithë, kështuqë duhet të jesh i pranishëm patjetër për të raportuar dhe për të shkruar versionin tënd si reporter. Emergjenca e zhvillimeve ose breaking neës ishte gjithashtu një faktor që ndikonte në përqendrimin tonë drejt një subjekti, por duke patur parasysh që ne ishim nje edicion javor. Fuqia dhe misioni i Time në këtë kohë ishte që t i jepte thellësi dhe kontekst shpjegues lajmeve dhe situatave të emegjencës së paraqiteshin në kuadër të ngarjeve ndërkombëtare. Së fundi, personalitetet pra individët ishin gjithashtu mjaft tërheqës për ne. Ishte e rëndësishme dhe e domosdoshme dhe ne kërkonim me cdo kusht që të merrnim intervista me personalitete të rëndësishme si kur bëhej fjalë për Milosheviçin, ashtu edhe për Valesën, Uoldheimin apo Berishën Gjeografia e mbulimeve Raporti ndërmjet Tiranës dhe krahinave të tjera shqiptare që përmenden në Time gjatë kësaj periudhe është edhe më i theksuar se në periudhat e mëparshme. 44 herë përmendet kryeqyteti Tiranë si vendngjarje ose prej nga raportohet rreth Shqipërisë dhe për periudhën shfaqen me nga 5 dhe 4 artikuj Vlora dhe Saranda. Në listën e qyteteve të përmendura përfshihet kësaj radhe edhe Fushë Kruja në një artikull si vendi i përzgjedhur nga presidenti Bush për këtë realizuar një takim me popullin shqiptar gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 2007, po kështu edhe Mamurrasi si vendi prej nga reporteri James Graff kishte përzgjedhur të raportonte zgjedhjet e para të lira demokratike nga Shqipëria pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin Nga ana tjetër kryeqendra shqiptare e Kosovës, Prishtina del në 110 artikuj në këtë periudhë që përkon me zhvillimet në Kosovë dhe pavarësimin e saj Edhe mbulim fotografik, tema: sërish politike Për këtë periudhë në Time.Com shfaqet edhe risia e fotove-lajm ose rubrikave që kanë në plan të parë fotografinë. Subjekti i Shqipërisë është përzgjedhur në tetë rubrika të tilla për 473 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor

222 t u trajtuar si subjekt i mëvetësishëm. Kështu, tetë është numri i rubrikave në foto që kanë Shqipërinë si subjekt kryesor, prej të cilave tre janë vendosur nën emërtimin Quotes of the Day, pra përbëjnë citime të ditës, që lidhen me aktualitete të caktuara dhe shoqërohen me fotografi të mëdha dhe thënien e vënë në thonjëza që përbën mesazhin e një figure të caktuar në raport me Shqipërinë si përmbajtje kryesore. Tre thëniet që Time ka përzgjedhur të huazojë i përkasin njëra kryeministrit Sali Berisha gjatë vizitës së Bush në Shqipërisë dhe daton në 11 qershor 2007, tjetra vetë presidentit Bush gjatë kësaj vizite. Fjalët e Berishës në Time janë Ky është miku më i madh dhe më i shquar i të gjitha kohërave që ne kemi pasur, fotoja që paraqet portretet e afërta të Berishës dhe të Bushit (në plan të parë është Berisha dhe në plan të dytë është Bush) është realizuaur nga Associated Press. Ndërsa në foton që shoqërohet me fjalët e Bush deklaruar gjatë vizitës në Shqipëri vetëm silueta e Berishs është prezente, ndërsa Bush është në plan të gjatë. Citimi i tretë është ai i një virgjëreshe shqiptare, pra një gruaje shqiptare të betuar për të qenë burrë sipas një zakoni të vjetër, që mban datën 26 qershor 2008 dhe shoqërohet me një foto të publikuar së pari në Neë York Times. Më ka pëlqyer jeta si burrë. Nuk kam pishman janë fjalët e cituara të Qamile Steme, 88 vjece në faqen online të Time.Com ku paraqitet një portret i afërt i saj i karakterizuar nga rrudhat e theksuara në fytyrë dhe një shikim i menduar, ndërsa në kokë mban një qeleshe tradicionale. Një rubrikë tjetër fotografike ku trajtohet subjekti i Shqipërisë, që mban emërtimin Washington Photo Blog, prek sërish temën e vizitës së ish presidentit amerikan Bush në Shqipëri. Në rubrikën Washington Photo Blog të datës 13 qershor 2007 gjen vend një foto e madhe detaj, e cila paraqet orën që mban në dorë presidenti Bush shoqëruar me diçiturën shpjeguese: Ende bën tik-tak. Presidenti Bush ekspozon orën e tij, duke refuzuar thashethemet dhe zhurmën e krijuar sipas të cilave ora iu vodh në Shqipëri. Fotoja është realizuar në Zyrën Ovale të Presidentit nga Christopher Morris enkas për revistën Time. Nga ana tjetër protesta e 21 janarit 2011 me makinat në zjarr në bulevardin e qytetit është subjekti i një fotoje të realizuar nga Visar Kryezeiu, vendosur në rubrikën Today in Pictures me diciturën shpjeguese Një makinë digjet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pas një proteste opozitare që kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja. 200

223 Nga ana tjetër, në rubrikën Photo Essays me temën e vendeve të shenjta përreth botës, Shqipëria shfaqet vetëm si një prej subjekteve në kuadër të një sërë vendesh të tjera në 10 shkurt Ndër 16 vendet më të shenjta në botë, Kisha e Shna Ndoit në Lac zë vendin e 7-të. Fotoja paraqet një fëmijë që prek shkëmbin e Kishës së Lacit që besohet se shëron sëmundje, sipas fjalëve të diciturës që shoqëron foton. Në kuadër të një serie tjetër fotosh, nën rubrikën Photo Gallery, publikuar online në 11 mars 2008, subjekti është eskluzivisht ai i Mitrovicës me 16 foto të realizuara. Ndërsa në rubikën Pictures of the Ëeek të datës 15 shkurt 2008 kur Kosova u deklarua e pavarur, fotoja e madhe në sfond kuqezi paraqet shqiptarë të Kosovës të reflektua në xhamin e një ditareje ku qëndron flamuri shqiptar në Prishtinë. Fotoja është realizuar nga Armend Nimani për AFP/ Getty. Këto nuk janë fotot e vetme të subjektit të Shqipërisë në Time, mirëpo janë marrë në shqyrtim duke qenë se dalin në rubrika fotografike dhe jo si shoqëruese ose ilustruese të artikujve për Shqipërinë, të cilët janë marrë në konsideratë për tematikën si një njësi e vetme. Megjithatë, mbulimi me fotogafi i subjektit të Shqipërisë nuk është nga më të pasurit, duke qenë se në përgjithësi artikujt rreth Shqipërisë janë paraqitur të pashoqëruar me fotografi, në mungesë të tyre ose duke qenë se hapësira kushtuar subjektit të Shqipërisë ka qenë shpesh e kufizuar dhe artikujt kryesisht të shkurtër për t u shoqëruar edhe me foto. Gjithësesi, përmbajtja e fotove që u evidentuan më lart flet për një qasje më njerëzore ndaj subjektit të Shqipërisë, edhe pse për nga tematikat ato janë pothuajse të gjitha politike ashtu si edhe tematikat e artikujve për Shqipërinë, me përjashtim të temës së Gruas së betuar për të mbetur burrë dhe vizitës në Kishën e Lacit si vend i shenjtë. Portreti ose plani i afërt është karakteristik për këto foto, por nuk mungojnë as pamjet e turmës dhe ato masive. Megjithëse fotografia nuk përbën këndin më të begatë të mbulimeve nga Shqipëria, i pyetur në lidhje me praktikat fotografike të revistës Time në raport me Shqipërinë, gazetari dhe korrespondenti i revistës, Altin Raxhimi shprehet se: Ne pergjithesi Time operon me agjensite (agjencite fotografike apo sherbimet fotografike te agjensive te lajmeve) dhe me fotografe te kontraktuar vete, por dhe me fotografe ne profesion te lire qe i shesin fotografite. Nga Shqiperia, ne 1997-en, vinte per shembull Gary Knight ose Christopher Norris. Knight ishte per Neësëeek si fotograf i kontraktuar. Por ne ate periudhe qarkullonin shume nga keta fotografet e luftes, qe 201

224 merrnin foto me skena te tensionuara. Ne 1999-en, gjate Kosoves, nga Tirana nuk kishim fotografi, perveç agjensive. Pati nje rasti kur na erdhi nje fotograf me porosi, atehere kur zbuluam lajmin se ushtria jone sterviste UCK-ne prapa Dajtit. Kur bera raportimin per Time.com, nuk kishte nevoje per fotografi madje bene nje gabim, vune foto Kosove ne fillim, por e korigjuan me vone Interviste me Altin Raxhimi, stringer/fikser ne TIME nga Shqiperia; 5 shtator

225 3.6 Rezultate të analizës cilësore në periudhën e tretë : Vijueshmëria e prirjeve përmbajtësore përmes diskursit të anormalitetit dhe rikonstruksioneve tekstuale ekstremizuese Analizë ligjërimi: Si është paraqitur Shqipëria Nyja ligjërimore që lidh artikujt për Shqipërinë sa i përket periudhës ndërmjet viteve , pra ai që mund të konsiderohet si diskursi mbizotërues rreth Shqipërisë për periudhën e fundit që po marrim në analizë në këtë punim, është sërish diskursi i anormalitetit shqiptar. Ky lloj ligjërimi është mbizotërues, sepse lidh përmbajtjet e pothuajse çdo artikulli për Shqipërinë e kësaj periudhe dhe sepse përbën nëntekstin ose sfondin shpjegues të pothuajse çdo dukurie, ngjarje apo profili shqiptar të paraqitur në Time, qofshin këto të natyrës politike, shoqërore, kulturore apo gjeografike, ndonëse paraqitjet politike janë ato që dominojnë ndjeshëm edhe në këtë periudhë, ndaj do të ndalemi së pari dhe më gjatë në këtë drejtim Diskursi i përgjithshëm dhe i gjithëkohshëm i anormalitetit shqiptar Periudha nga viti ofroi një tablo botërore ndryshimesh, me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e komunizmit në botën e lindjes ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Në fakt, konteksti i zhvillimeve botërore me Shqipërinë e rreshtuar në kampin komunist nuk e pati larguar subjektin e Shqipërisë nga notat e ligjërimit të anormalitetit, madje këto lloj paraqitjesh mediatike mbizotëronin edhe përpara Luftës së Dytë Botërore, siç është vërejtur konkretisht në këtë punim. Nga një këndvështrim krahasues midis këtyre dy periudhave të para, kemi vënë re se ky lloj ligjërimi i anormalitetit shqiptar është thelluar më tej gjatë periudhës së regjimit komunist. Një skenar i ngjashëm anormaliteti mbizotëron edhe në artikujt për Shqipërinë gjatë periudhës së tretë që kemi në shqyrtim këtu, atë ndërmjet viteve Ligjërimi i anormalitetit shfaqet 203

226 rregullisht dhe përgjatë gjithë kësaj periudhe, duke nisur me artikujt dedikuar Shqipësisë fill pas rënies së regjimit komunist në fillim të viteve 90, duke vijuar me mbulimin e vitit të trazuar 1997, pa përjashtuar as artikujt që prekin Shqipërinë në kuadër të Luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe deri në vitin 2011 kur sërish shfaqet skenari i krizës dhe anormalitetit politik në vend me protestën e 21 janarit në sfond. Formulimet ekstremizuese që karakterizonin mënyrën e të paraqiturit të Shqipërisë gjatë regjimit komunist, karakterizojnë gjithashtu edhe ligjërimin e anormalitetit që përbën mënyrën e paraqitjes së Shqipërisë edhe për periudhën e re, atë pas-komuniste. Kështu, ndërsa në periudhën pararendëse Shqipëria cilësohej si vendi më i zymtë dhe i izoluar prapa Perdes së Hekurt 475, të njëjtat nota ekstremizuese në ligjërim vihen re edhe në periudhën pas-komuniste, ku Shqipërria cilësohet si shteti i harruar ballkanik i Shqipërisë, një nga më të varfrit e Evropës në një artikull të vitit , ndërsa më herët, në vitin 1990 cilësohej Vendi më i varfër dhe më i prapambetur i Kontinentit 477 ; por skenari i anormalitetit mbetet aktual si ligjërim për Shqipërinë edhe në vitet 2000 kur Time e përshkruan kështu Shqipërinë: Shqipëria e vockël doli nga diktatura komuniste në 1990 vetëm për t iu përunjur një bote të ashpër gangsterësh, makinacionesh financiare mashtruese dhe qeverisjeje të paaftë, e nëpërkëmbur nga kapitalizmi pa rregulla dhe politika moskokëçarëse 478. Arsyet që gjenden për të mbuluar Shqipërinë, sidomos në fillim të viteve 90, lidhen pikërisht me karakterin përjashtimor që Time u jep ngjarjeve ose zhvillimeve nga Shqipëria, si në artikullin me titull po aq përjashtimor Shqipëria dhe pas saj nuk mbetet më asnjë, artikull që hapet me pohimin përjashtimor sipas të cilit Vetëm një qeveri komuniste në Evropë arriti ta përmbante tërmetin politik. Tani, gjashtë muaj më pas, lidershipi i Shqipërisë së vockël po e liron më së fundi darën e vet të stalinizmit ultraortodoks 479. Faktet pëjashtimore nënvizohen edhe në artikullin e korrikut 1990 me titull Shqipëria, tjetra në radhë për të rënë?, artikull i cili thekson se Kur qindra shqiptarë u përballën me të shtënat e armëve të policisë javën e shkuar për të kërkuar strehim në një dyzinë 475 Revista Time, Albania: By Remote Control, 14 maj Revista Time, Army Tries to Restore Order in Albania, 27 janar 1997 (Time.Com) 477 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (Time US) 478 Revista Time, The Trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 Maj 2011 (Time.Com) 479 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (Time US) 204

227 ambasadash të huaja në Tiranë, të paktë ishin diplomatët që e vunë në dyshim dëshirën e tyre për të braktisur bastionin e fundit të komunizmit doktrinar në Evropën Lindore. 480 Ndërsa në fund të këtij viti, në dhjetor 1990, skenari përjashtimor bëhet më i sigurtë në artikullin me titull: Shqipëria: Mirupafshim Stalinizëm, që nis kështu: Rënkimi që u dëgjua javën e shkuar ishte zëri i diktaturës së fundit marksiste të Evropës, që hyri në koshin e plehrave të historisë 481. Një vit më pas, më 1991, arsyeja për të raportuar rreth Shqipërisë lidhet me faktin tjetër përjashtimor se Pas dekadash izolimi komunist, Shqipëria mban zgjedhjet e saj të para të lira 482. Të njëjtin vit, në vazhdën e dinamikës së ngjarjeve, Time qëmton fakte të tjera përjashtimore me vlerë lajmi, si në artikullin me titull Shqipëria: Nuk ka marrë fund ende, ku nënvizohet fakti se Edhe pse komunistët fituan një shumicë prej 162 vendesh nga 250 të tilla në Asamblenë Popullore fitorja e tyre shpërtheu dhunën më të egër që vendi ka parë në më tepër se një vit trazira në rritje 483. Një periudhë tjetër e zhvillimeve nga Shqipëria që merr mbulim është ajo e vitit Edhe kësaj radhe, arsyeja për të mbuluar Shqipërinë, lidhet sërish me skenarin e anormalitetit të krijuar në vend dhe që Time e përshkruan kështu në artikullin me titull Toka pa rend dhe pa ligj : Evropa e ktheu vështrimin në juglindje të vet javën që shkoi për të parë t i zhduket qytetërimi para sysh. Shqipëria vazhdimisht e mjeruar papritur nuk ishte më një shoqëri e organizuar por në gjendje kaosi. [ ] ato që kishin nisur si revolta spontane në disa qytete të jugut e kthyen gjithë vendin në një skenë filmash lufte si ato të Mad Max: fëmijë që tundin granadat dhe tytat e automatikëve; që i nxjerrin ato në shitje me shumicë; dhe qitje frenetike, të vazhdueshme me armë- një kolaps i vërtetë i autoritetit civil. Shqipëria e vogël, e rrahur nga dielli, është shndërruar në një shtet të Anarkisë 484. Kësaj radhe skenari i anormalitetit ishte mjaft eksplicit dhe sigurisht revistës nuk i është dashur shumë mund për ta ndërtuar, pasi zhvillimet ishin në vetvete mjaft absurde, mirëpo ligjërimi vijon të jetë i karakterizuar edhe në këtë rast nga elemente përjashtimore ose ekstreme, që nuk shfaqen për herë të parë, por janë pjesë e ligjërimit të saj konstant të 480 Revista Time, Albania Next to Fall?, 16 korrik 1990 (Time US). 481 Revista Time, Albania: Goodbye Stalinism, 24 dhjetor 1990 (Time US) 482 Revista Time, Time Magazine Contents Page, 8 prill 1991 (Time US) 483 Revista Time, Albania: It s not over by a long shot, 15 prill 1991 (TIME US) 484 Revista Time, No Law or Order in the Land, 24 mars 1997 (TIME US) 205

228 anormalitetit në lidhje me Shqipërinë. Edhe për këtë periudhë shumë nga formulimet ligjërimore janë të njëjta si: shteti i harruar ballkanik i Shqipërisë, një nga më të varfërit e Evropës 485 ; apo Ky vend shpesh i harruar i Evropës Lindore 486. Skenari i anormalitetit dhe faktet përjashtimore në këtë rast lidhen edhe me rrezikun më të gjerë që mund të paraqesin këto zhvillime për krejt rajonin sipas Time. Kështu, në një artikull tjetër skenari i rrezikut që mund të burojë nga zhvillimet në Shqipëri duke e rënduar më tej situatën, paraqitet kështu: Ndërsa vendi më i varfër në Evropë zhytet thellë e më thellë në kaos, Shtetet e Bashkuara janë të preokupuara për stabilitetin e rajonit paqja e të cilit rri tashmë në fije të perit 487. Më tej në artikull, duke lexuar zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon, Time shkruan se kriza në Shqipëri mund të reflektohet negativisht edhe në vendet e tjera fqinje dhe të krijojë destabilizim për rajonin duke patur parasysh zhvillimet delikate të kësaj periudhe në Kosovë, por edhe pasojat nga një krizë refugjatësh që mund të prekë Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Në të njëjtin artikull që titullin e ka të qetë për sa kohë flet për një periudhë qetësimi në zhvillimet rreth Shqipëisë (Cool-Down Period), por përmbajtjen e ka mjaft alarmante, shefi i zyrës së Time në Vjenë, Massimo Calabresi citohet në formë prononcimi dhënë për Time.com të shprehet se Atmosfera në vend [Shqipëri] është gjithnjë e më e tensionuar dhe paranojake, dhe Tirana është në pritje të më të keqes 488. Atmosfera e frikës dhe rrezikut shfaqet edhe një vit më pas, në një artikull me titull Shqipëria sërish në zgrip ku gazetari i Time.com, Tony Karon sheh të përsëritet skenari i 1997, duke paraqitur zhvillime politike ekstreme në vend, të shkaktuara, sipas pohimit të tij që në hyrje të artikullit, nga ambiciet e një ish presidenti që e ka zhytur kryeqytetin e Shqipërisë në kaos, gjë për të cilën liderët perëndimorë janë kuptueshëm nervozë, ndërsa revista gjithashtu gjen pak arsye për optimizëm në lidhje me Shqipërinë, një vend ku politika opozitare bëhet me tanke dhe armë automatike 489. Kemi parë deri tani, ashtu si në periudhën pararendëse ( 45-89), se vit pas viti dhe në çfarëdo konteksti apo regjistri politik që të vendoset Shqipëria (Ballkan, Evropë apo brenda kampit të vendeve ish komuniste), cilësimi si rast përjashtimor, si esktrem ose 485 Revista Time, Army Tries to Restore Order in Albania, 27 janar 1997 (Time.com) 486 Revista Time, Crackdown on the Adriatic, 3 mars 1997 (Time.com) 487 Revista Time, Cool-Down Period, 6 mars 1997) 488 Revista Time, Cool-Down Period, 6 mars 1997 (Time.com). 489 Revista Time, Albania Back to the Brink, 15 shtator 1998 (Time.com). 206

229 anormalitet përbën normën e raportimit edhe për kohët e reja ose ato aktuale. Kështu, edhe në një artikull të vitit 2007 që trajton vizitën e pritshme të Bushit në Shqipëri, Time shkruan se Bush do të jetë presidenti i parë në fuqi që viziton vendin e humbur Ballkanik, më të varfrin në Evropë, dhe shqiptarët e kanë tejkaluar vetveten në pregatitjet për ta pritur: dhjetëra mijëra janë dyndur në kryeqytetin e neglizhuar, Tiranë, për të kapur një grimcë nga kalimi i çiftit të parë amerikan 490. Edhe titulli manifeston të njëjtin anormalitet që karakterizon përmbajtjen e mësipërme: Shqipëria: Ju lutem na pushtoni, kërkesë kjo sigurisht mjaft anormale si dëshirë e një shteti, vendi apo populli të pavarur, edhe pse është një titull me nota parodike. Në po këtë artikull që mban autorësinë e Andreë Purvis, Shqipëria bëhet pjesë e një morie kategorish të tjera përjashtimore të regjistrit politik, sipas pohimeve të drejtpërdrejta të revistës, e cila parashikon se Bush nuk do të mund të marrë asgjëkundi mikëpritje më të ngrohtë sesa në Shqipëri, ku është planifikuar që të zbresë të Dielën në mëngjes, duke iu referuar përgatitjeve për pritjen e Bush në Shqipëri 491. Po aty, editori i Time bën një tjetër pohim përjashtimor në lidhje me Shqipërinë si i vetmi vend në botë që mund t u japë mbrojtje të burgosurve të liruar nga Guntanamo të cilët Shtetet e Bashkuara refuzojnë t i mbajnë ende dhe që nuk mund të kthehen në vendet e tyre nga frika e persekutimit 492. Edhe kur vendoset në kontekst më të ngushtë, si për shembull në gjirin e vendeve post-komuniste, Shqipëria nuk i shpëton kategorisë tjetër përjashtimore që ndërton autori i të njëjtit artikull kur shprehet se Ndërsa Bush mund të ndihet i sigurtë për pritjen madhështore në Tiranë, e njëjta gjë nuk është më e vërtetë për të gjitha vendet e tjera post-komuniste të Evropës. [ ] Për momentin, shqiptarët janë të vetmit që po e mbështesin atë në rrugë. Në një artikull të dy viteve më vonë, përjashtimi vijon të jetë pikë reference për Time kur flitet për faktin e pranimit nga ana e Shqipërisë që t u japë strehim ujgurëve të refuzuar nga vendet e tjera, mirëpo kategoria tjetër përjashtimore, kur dukej se mund të ishte pozitive kësaj radhe, pasi përmendet fakti që Shqipëria është një vend me plazhe, është gjithashtu e disfavorshme për të, për nga mënyra si formulohet fakti përjashtimor në tekstin e artikullit. Time u kujton lexuesve të saj përjashtimin e parë se i vetmi vend që 490 Revista Time, Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007 (Time.com)) 491 Po aty. 492 Po aty. 207

230 do t i pranonte ata [ujgurët] ishte Shqipëria duke vijuar pak më tutje me përjashtimin e dytë se Nuk është se ajo është e njohur si Perla e Adriatikut, më e pakta që mund të thuhet 493. Subjekti i Shqipërisë rishfaqet me vlerë lajmi për Time sërish në vitin 2011, pas vitesh mungese raportimi, pikërisht kur në horizont shfaqet një tjetër krizë dhe skenar anormaliteti e trazirash në vend. Në artikullin mbi situatën në Shqipëri, që anormalitetin politik shqiptar e shpalos që në titull: Protestat vdekjeprurëse nuk i japin fund lojës për pushtet në Shqipëri, evidentohet edhe një tjetër e dhënë përjashtimore që i jep vlerën e lajmit ose arsyen e raportimit subjektit të Shqipërisë ku sipas revistës Skandali ishte i mjaftueshëm për të shpërthyer protestat e javës së kaluar, më të dhunshmet që vendi ka parë në pothuajse 15 vjet 494. Më tej artikulli përmend faktin se megjithëse Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s në vitin 2009, përparimi i saj drejt anëtarësimit në BE ka ndalur: Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009, por përparimi i saj drejt anëtarësisë në BE është ndaluar Tani për tani, shqiptarët shpresojnë vetëm që liderët e tyre t i japin fund lojrave të pushtetit dhe t i dalin për zot vendit të tyre përpara se të derdhet edhe më gjak 495. Skenari i anormalitetit nënvizohet edhe në një artikull tjetër që lidhet me ngjarjet e 21 janarit, edhe pse publikohet në 21 maj 2011, artikull që lexon në mënyrë kritike zhvillimet dhe stadin e demokracisë shqiptare. Artikulli sugjeon se Shqipëria e vockël doli nga diktatura komuniste në 1990 vetëm për t iu përunjur një bote të ashpër gangsterësh, makinacionesh financiare mashtruese dhe qeverisjeje të paaftë, e nëpërkëmbur nga kapitalizmi pa rregulla dhe politika moskokëçarëse 496. I njëjti artikull luan me paralajmërimin se gjërat po bëhen të rrezikshme sërish në Shqipëri si arsye për të mbuluar zhvillimet aty: Gjërat duket se po bëhen të rrezikshme sërish në kryeqytetin Tiranë 497. Po kështu, në një tablo të krizave në botë, që paraqitet në versionin TIME US, gjen vend edhe Shqipëria nën titullin Shqipëria, krizë në kryeqytet të datës 7 shkurt 2011, ku raportohet në lidhje me katër viktimat në protestën antiqeveritare të 21 janarit në Tiranë dhe në lidhje me skandalin e videos që denonconte korrupsionin dhe që shërbeu 493 Revista Time, 17 Uighurs Exiled in Limbo But with Beaches, 11 qershor 2009 (Time.com) 494 Revista Time, Deadly Protests Don t End Albania s Power Play, 28 Janar 2011 (Time.com) 495 Revista Time, po aty. 496 Revista Time, The Trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 Maj 2011 (Time.com) 497 Po aty. 208

231 për t i nxitur këto protesta opozitare. Më tej në këtë kronikë pohohet se Vite të tëra akuzash për korrupsion e kanë penguar aspiratën e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian 498. Po kështu, shqiptarët referohen gjatë kësaj periudhe herë sipas kategorisë së gangsterit, herë sipas asaj të luftëtarit dhe rebelit e herë të tjera sipas kategorisë së nacionalistit a renegatit nacionalist apo ekstremistit shqiptar që ëndërron Shqipërinë e Madhe 499. Pjesa më e madhe e këtyre kategorizimeve ose etiketimeve për shqiptarët dhe Shqipërinë përmbajnë idenë e një rreziku ose kërcënimi potencial që ata ose situatat në Shqipëri përbëjnë për fqinjët, rajonin e Ballkanit ose më gjerë. Vlen të theksohet se cilësimet që mbizotërojnë nuk janë ato të mafiozit, protektorit të prostitutave, bosit të drogës, klishe që dominojnë mediat evropiane dhe ato të vendeve fqinje në lidhje me shqiptarët. Kategoritë sipas të cilave referohen shqiptarët në Time janë kryesisht të natyrës politike të tilla si ekstremist, nacionalist apo rebel e luftëtar që përmendëm në lart, cilësime këto që nuk lidhen vetëm me shqiptarët e Shqipërisë, por edhe me ato të Maqedonisë dhe të Kosovës. Kështu në një artikull që trajton zhvillimet në Maqedoni në vitin 2001, revista amerikane jep këtë shpjegim në lidhje me situatën: Mirëpo armiku nuk ishin serbët, por një grup renegatësh shqiptarë që ëndërrojnë për një Shqipëri më të madhe dhe targetojnë me sulme serbët dhe maqedonasit që u dalin përpara. Nga Uashingtoni në Athinë, zyrtarët denoncuan ekstremizmin shqiptar si kërcënimin më të fundit, më serioz për paqen në Ballkan 500. Po kështu, në lidhje me skenarin e Shqipërisë së Madhe, Time i referohet Miloshevicit kur shprehet se Perëndimi e shpërbëu Jugosllavinë për të krijuar një Shqipëri të Madhe Revista Time, Albania, Crisis in the Capital, 7 shkurt 2011 (Time US) 499 Revista Time, Albania, Happy Landings, 23 korrik 1990; The trouble with democracy, 21 maj 2011; Democracy School, 5 korrik 1999; A Valley Full of Dangers, 19 mars 2011(Time US)) 500 Revista Time, A Valley Full of Dangers, 19 mars 2001) 501 Revista Time, Milosevic Confronts His Angry Accusers, 4 mars 2002 (Time US) 209

232 Diskursi i anormalitetit shoqëror dhe gjeografik Kemi parë tashmë, gjatë studimit dhe matjeve të periudhave pararendëse se paraqitjet me nota ekstreme ose përjashtimore karakterizojnë jo vetëm ligjërimin në Time rreth subjektit të Shqipërisë politike, pra si shtet dhe si stad zhvillimi politik, por e njëjtë është paraqitja edhe kur evidentohen ose vihen në dukje karakteristika antropologjike e shoqërore apo edhe tipare gjeografike të subjektit Shqipëri. Kështu në artikujt e parë që shoqërojnë tablonë e rënies së komunizmit në 90-ën refugjatët shqiptarë paraqiten të ndotur, të rraskapitur por triumfatorë ndërsa mbërrijnë në portin e Brindizit në Itali, por për shqiptarët nuk mungojnë as cilësimet që përmendëm më lart në kuadër të ligjërimit politik, të tilla si gangster, nacionalist apo esktremist. Nga ana tjetër, varfëria është kategoria sipas të cilës më dendur i gjen të përshkruar shqiptarët edhe në këtë periudhë, ashtu si edhe në periudhat e mëparshme. Në 1991 Time shkruan se Shqiptarët iu larguan mungesave gjithnjë e më të theksuara në furnizime me ushqime dhe bukë në atdheun e tyre të varfëruar dhe kërkuan azil përmes Kanalit të Otrantos në Adriatik Mirëpo gjendja ose statusi ekonomik e shoqëror në të cilin vendosen shqiptarët edhe dy dekada më vonë nuk ndryshon shumë nga e mësipërmja, kur në 2007 Time i referon shqiptarët dhe Shqipërinë kështu: Bush do të jetë presidenti i parë në fuqi që viziton vendin e humbur Ballkanik, më të varfrin në Evropë, dhe shqiptarët e kanë tejkaluar vetveten në pregatitjet për ta pritur: dhjetëra mijëra janë dyndur në kryeqytetin e neglizhuar, Tiranë, për të kapur një grimcë nga kalimi i çiftit të parë amerikan 503. Në formulimin e mësipërm bie sërish në sy tabloja masive që ndërtohet për shqiptarët, që ashtu si në ato pak fotografi që shoqërojnë artikujt, paraqiten si turmë, si masë njerëzish, duke parashikuar madje përpara se kjo të ndodhë si në rastin e mësipërm pikërisht mbledhjen apo gumbullimin e tyre në turma, kësaj radhe soditëse dhe admiruese të vizitorëve të rrallë amerikanë. Për sa i përket paraqitjes gjeo-fizike dhe panoramike të Shqipërisë, termat më të përdorur janë vend i humbur, tokë e harruar, vend i vockël, me një kryeqytet të rrënuar dhe të neglizhuar, etj. Kështu në vitin 2007 në artikullin që flet për ardhjen e presidentit amerikan në Shqipëri, koordinatat që Time përcakton për vendin që do të 502 Revista Time, Albania: Futile Flight On the Adriatic, 18 mars 1991(Time US) 503 Revista Time, Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007 (Time.Com) 210

233 vizitohet nga Bush janë një vend i humbur Ballkanik, më i varfri në Evropë 504. Asgjë nuk ka ndryshuar për Time në raport me Shqipërinë e dhjetë viteve më parë, kur Shqipëria cilësohej po njëlloj: Ky vend shpesh i harruar i Evropës Lindore në artikullin me titull Crackdoën on the Adriatic publikuar në 3 mars 1997 dhe Shteti i harruar ballkanik i Shqipërisë, një nga më të varfrit e Evropës 505. Përshkrimi gjeografik për Shqipërinë në vitin 1990 e pozicionon atë në një skaj të territorit ballkanik, në jug të Adriatikut 506. Po kështu, midis panoramës së vjetër dhe të re të Shqipërisë, pra mënyrës si paraqitej dhe vazhdon të paraqitet Shqipëria gjeo-fizike gjen plot elementë të pandryshueshëm në kohë, po të marrim për shembull paraqitjen që i bëhet kryeqytetit Tiranë, e cila në vitin 1928 përshkruhej si kryeqyteti i pistë shqiptar ose kryeqytet i shëmtuar, i rrënuar dhe ngjashmërisht e gjen në Time të etiketuar edhe në 2007 si Tirana, kryeqyteti i neglizhuar apo në 2005 si kryeqyteti i rrënuar i Shqipërisë 507. Po kështu, në të dy panoramat gjen elementë të tillë piktoreskë si një gomar i cili shëtit njëlloj në mes të një qyteti shqiptar edhe në 1938, edhe në 1991, ku në artikullin me titull Albania: Zog and Jerry, publikuar në 9 maj 1938, mbi gomerët kockë e lëkurë ka burra fytyrëvrenjtur dhe të varfëruar, ndërsa në artikullin me titull The Balkans: Campaigning, Albanian-Style, 8 prill 1991, mbi gomerët që çapojnë duke ardhur vërdallë më kot në mes të turmës së njerëzve në qendër të qytetit të drobitur të Mamurrasit, 19 milje në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës janë ngarkuar dru zjarri. Duke iu referuar qytetit të Mamurrasit prej nga ka zgjedhur të raportojë rreth subjektit të Shqipërisë dhe zgjedhjeve të vitit 1991 gazetari James Graff, shkruan Në Mamuras, ku Evropa duket si një kontinent i largët 508. I pyetur në lidhje me përzgjedhjen e Mamurrasit për të raportuar nga Shqipëria, në intervistën e realizuar për këtë punim, Graff shprehet se: Unë udhëtova për në Shqipëri në prill të vitit 1991 dhe jam rikthyer sërish në pranverë të vitit 1999 në kontekstin e Luftës së Kosovës. Në të dy rastet kam mbërritur me avion 504 Revista Time, Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor Revista Time, Army Tries to Restore Order in Albania, 27 janar Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (Time US) 507 Revista Time, Albania: Koran and Bible, 10 shtator 1928; Albania: Agent Provocateur, 21 mars 1927; Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007, A Mayoral Makeover, 2 tetor Revista Time, The Balkans: Campaigning, Albanian-Style, 8 prill 1991 (Time US) 211

234 dhe jam organizuar si kam mundur për të siguruar raportimin. Në vitin 1991 kisha një shofer (që më duket se punonte për një institucion shtetëror, pasi në këtë kohë ende njerëzit nuk kishin makina private në Shqipëri), i cili ngiste me shumë qetësi një Volvo të vjetër por të mirëmbajtur në destinacionin tim që ishte nga Tirana në Mamurras, pastaj në Shkodër dhe që andej në Pukë si edhe në zonat përreth Fushë-Arrëzit. Madje patëm mundësinë që në kthim të vizitonim edhe Durrësin 509. Cilësimet ekstreme në lidhje me karakteristikat gjeo-fizike të subjektit të Shqipërisë janë në fakt një zgjatim i regjistrit të vjetër të Time duke patur parasysh artikujt e periudhave të mëparshme ku Shqipëria referohet rregullisht si vend i vockël, Shqipëria në format xhepi, Shqipëria shkëmbore, e djegur nga dielli apo e zbardhur nga bora. Po kështu edhe në periudhën e fundit që kemi në analizë, kur për shembull në vitin 1990 cilësohet Shqipëria e vockël apo Shqipëria e vogël, e rrahur nga dielli në 1997, si edhe e rrethuar nga male të mbuluara me dëborë në dimër dhe të thepisura në mjaft vende pothuajse të pakalueshme në Si përmasat e saj gjeografike, ashtu edhe territori e kushtet atmosferike të Shqipërisë gjejnë sërish në Time shprehje ekstreme për periudhën Kundërshtitë e diskursit të anormalitetit shqiptar E bukur, por e mjeruar [Shqipëria]; Të rraskapitur, por triumfatorë [Shqiptarët]; E vogël, por anëtare e NATO-s ose Anëtare e NATO-s, por e padëshiruar në BE [Shqipëria]; Të shtypur, por nacionalistë [Shqiptarët]; E rreshkur nga dielli, por edhe e ngrirë nga bora [Shqipëria] Të pafuqishëm, por ekstremistë [Shqiptarët]; Këto janë disa nga kundërshtitë që hasen në ligjërimin e Time për Shqipërinë, kundërshti që shpesh dalin në formën e një ndërtimi dikotomik brenda të njëjtit artikull, ndërsa në raste të tjera konstruktet dikotomike përftohen nga leximi i kryqëzuar i dy ose më shumë artikujve. Megjithatë, duhet thënë se tablonë nuk e mbizotëron gjithnjë kjo pamje e dyzuar e Shqipërisë. Siç kemi vërejtur deri tani me anë të matjeve dhe analizave tona, paraqitjet që mbizotërojnë artikujt për Shqipërinë, nuk janë megjithatë as ato të ngjyrave neutrale. Kontrastet ose 509 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (TIME US); No Law or Order in the Land, 24 mars 1997 (TIME US); Albania: Climbing Out of the Cage, 14 janar

235 kundërshtitë, atëherë kur përdoren, duket se nuk shërbejnë për të krijuar ndonjë tablo shumëngjyrëshe apo realiste të Shqipërisë në kuptimin të balancuar apo të relativizuar. Kundërshtitë ligjërimore në paraqitjet e Time për Shqipërinë shërbejnë në fakt për të nxjerrë më në pah, ose për të theksuar më tej anormalitetin e subjektit Shqipëri, si në një tablo bardhë e zi. Ndërsa kundërshtitë Shqipëria: e bukur, por e varfëruar, Shqiptarët: të lodhur, por triumfatorë, Shqipëria: e vogël, por e guximshme apo e ngrohur nga dielli, por e ftohur nga bora i kemi konstatuar edhe në dy periudhat e para në këtë punim. Nga ana tjetër, kundërshtitë që lidhen me të qenit një vend i vogël, por një vend anëtar i NATO-s, një vend shpesh i harruar por i vetmi që pranon të strehojë ujgurët e Guantanamos ose në një version tjetër një vend që është anëtar i NATO-s, por i papranuar në BE ose një vend që është anëtar i NATO s, por në krizë politike apo më tej një vend që është anëtar i NATO-s, por i zhytur në korrupsion, janë një regjistër i ri ligjërimi në artikujt e kësaj periudhe ose më saktë asaj të viteve të fundit Kështu, në një nga artikujt e kësaj periudhe theksohet se Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009, por përparimi i saj drejt anëtarësisë në BE është ndaluar Tani për tani, shqiptarët shpresojnë vetëm që liderët e tyre t i japin fund lojrave të pushtetit dhe t i dalin për zot vendit të tyre përpara se të derdhet edhe më gjak 511. Po kështu, në një artikull tjetër, në kontekstin e krizës politike pas protestës së 21 janarit dhe pasi përmendet fakti që Shqipëria është tanimë anëtare e NATO-s, theksohet se vite të tëra akuzash për korrupsion e kanë penguar aspiratën e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian 512. Po kështu, në këtë periudhë një kundërshti tjetër e ndërtuar është ajo ndërmjet Shqipërisë së vogël, një epitet që e ka shoqëruar subjektin e Shqipërisë sa herë që është prekur apo trajtuar, dhe Shqipërisë së Madhe për të cilën flitet në kontekstin e faktorit shqiptar dhe të zhvillimeve në Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa shqiptarët e përfshirë në këto zhvillime cilësohen si ekstremistë shqiptarë, renegatë nacionalistë ose rebelë shqiptaë Revista Time, Deadly Protests Don t End Albanian Power Play, 28 janar 2011 (Time.com) 512 Revista Time, Albania, Crisis in the Capital, 7 shkurt 2011 (Time US) 513 Revista Time, A Valley Full of Dangers, 19 mars 2001(Time US); Milosevic Confronts His Angry Accusers, 4 mars 2002 (Time US)) 213

236 Nga ana tjetër, këto lloj kundështish vihen re edhe në artikujt e Time rreth subjektit të Ballkanit në përgjithësi, ose atij të Kosovës apo Maqedonisë më konkretisht. Kështu për shembull në të njëjtin artikull ku referohet Shqipëria e Madhe, Time ndërton dikotominë ose kundërshtinë për territorin ballkanik në të njëjtën mënyrë siç bën edhe me territorin shqiptar, që sigurisht është edhe pjesë e atij ballkanik, kur shprehet se Një pjesë e pasigurisë së madhe botërore për të luftuar në Ballkan buron nga gjeografia e pamëshirshme e rajonit një vend i tmerrshëm për të bërë një luftë, por vend i mrekullueshëm për përleshje relebelësh 514. Kundërshtia e dhënë në këtë paraqitje përmban përveç formave ose trajtave të ekzagjeruara ose ekstreme të të shprehurit edhe një lloj ironie, pasi bëhet fjalë për një vend që edhe kur cilësohet i tmerrshëm, edhe kur cilësohet i mrekullueshëm, është i tillë në lidhje me temën e luftimeve dhe jo atë turistike apo si peisazh idilik. Mirëpo, në një rast tjetër, kur referohet konkretisht Kosova, kundërshtitë e paraqitura janë më eksplicite dhe na shërbejnë këtu për të evidentuar klishenë e vërejtur edhe në rastin e paraqitjeve të Shqipërisë, kur refereohet kështu: E shkreta Kosovë. Ky vend me bukuri të rrallë, me fusha që flakërijnë nga lulëkuqet dhe pyje plot gjelbërim, me fortesa mesjetare në majë të maleve madhështore, është e dënuar të mbajë në kurriz epitetin Kosova e shpartalluar nga lufta 515. Kundërshtitë ndërmjet vend me bukuri të rrallë dhe vend i shpartalluar nga lufta mjaft evidente në këtë rast, të vendosura përballë njëra-tjetrës. Është gjithashtu e qartë se kundërshtitë e evidentuara në diskursin e anormalitetit shqiptar, edhe pse theksojnë më tej ose shërbejnë për të nxjerrë më në pah këtë anormalitet, kanë edhe një kah ose një drejtim sekondar më pozitiv. Disa nga kundërshtitë flasin pra pikërisht për një anë shqiptare të bukur, të ngrohur nga dielli, të guximshme, të fuqizuar si anëtare e NATO, edhe pse sugjerimi parësor mbetet ai që flet për një anë të mjeruar, të vogël, të ftohtë, të degraduar, të korruptuar, të prapambetur, jashtë BE-së, etj. 514 Revista Time, A Valley Full of Dangers, 19 mars 2011 (Time US) 515 Revista Time, Inside Kosovo: a visit to a devastated land, 7 qershor 1999 (Time US) 214

237 Dikotomitë në diskursin e anormalitetit për politikanët shqiptarë I njëjtë është ligjërimi edhe kur pjesë e subjektit ose temës shqiptare janë jo shqiptarët në përgjithësi apo Shqipëria gjeografike e politike si njësi më e gjerë, por figura ose protagonistë konkretë të jetës shqiptare. Këto figura ose personazhe apo protagonistë që shfaqen në kuadër të subjektit të Shqipërisë u përkasin vetëm radhëve të politikës. Kështu, përveç Enver Hoxhës për të cilin vazhdohet të flitet rregullisht edhe gjatë kësaj periudhe dhe Ahmet Zogut që ende referohet, disa nga emrat e tjerë shqiptarë për të cilët Time ka diçka për të thënë janë Ramiz Alia, Leka Zogu dhe mbretëresha Geraldinë si edhe Sali Berisha, Edi Rama, ndërsa duket se një nga të preferuarit politikanë shqiptarë, megjithëse i shtetit të Kosovës, është edhe Hashim Thaçi. Mirëpo nuk mund të mos bjerë në sy fakti që mungojnë krejtësisht protagonistët e jetës shpirtërore, letrare e kulturore shqiptare, që nuk dalin të përmendur për këtë periudhë. Përveç Nënë Terezës e cila vijon të jetë prezente dhe të referohet herë pas here si shqiptare ose Shqipëria të referohet si atdheu i Nënë Terezës, figura ose personalitete të tjera shqiptare me njohje ose reputacion ndërkombëtar në fushat e tyre të tillë si Ismail Kadare apo Inva Mula dalin fare pak ose aspak të përmendur. Mirëpo, edhe protagonistët shqiptarë të periudhës që përmenden, ashtu si subjekti i Shqipërisë në përgjithësi, dalin në kuadër të ligjërimit të përgjithshëm të anormalitetit shqiptar Leka Zogu dhe familja mbretërore: seguitoja historike e Time Një nga personazhet shqiptare që shfaqet si ndërlidhësi i epokave ose periudhave të ndryshme historike të mbulimit të subjektit të Shqipërisë nga Time është Ahmet Zogu, trashëgimtari i të cilit Leka Zogu shërben për të vijuar narrativën e hershme dhe interesimin e vazhdueshëm të Time për familjen e parë dhe të fundit mbretërore shqiptare të modernitetit. Në termat e mësipërm, subjekti i Leka Zogut, i etiketuar si mbreti në ekzil, mbreti i pretenduar dhe Leka, biri i të parit dhe të fundit monark vendas të Shqipërisë, Mbretit Zog është në vetvete një përjashtim. Interesimi nga ana e revistës Time për të ndjekur odisenë shqiptare të mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare e kemi dokumentuar edhe gjatë periudhave të mëparshme, përmes artikujve të analizuar. 215

238 Interesimi për subjektin në fjalë për periudhën e re rigjallërohet dhe duket se në Time është krijuar edhe eksperti ose njeriu i specializuar për temën, pasi në një letër nga botuesi, të publikuar në 12 mars 1990 referohet gazetari senior, Bruce Nelan, si njohësi më i mirë i zhvillimeve që kanë të bëjnë me familjen mbretërore shqiptare dhe njeriu që mund të ketë gjithnjë një informacion ngadoqë mund të ketë përfunduar aspiranti për mbret i Shqipërisë Leka 516. Sa u përket artikujve të shkruar, Leka Zogu është subjekti kryesor i artikullit me titullin absurd Revolucion me tullumbace, publikuar në janar 1990, artikull i cili flet për përpjekjen e Leka Zogut për të përmbysur qeverinë komuniste me anë të një komunikimit me fletushka të hedhura nga qielli, duke pëfituar nga klima e ndyshimeve të nisura në vend. Artikulli parodizues shkruan se Qëllim i përbetuar i mbretit në ekzil Leka I, siç e quan ai veten, është të përmbysë qeverinë komuniste të Shqipërisë 517. Kundërshtia ose absurdi i përftuar nga përmbajtja e mësipërme e artikullit është evidente dhe lidhet pikërisht me pretendimin e madh të Leka Zogut për të përmbysur qeverinë komuniste dhe mjeteve të përdorua për këtë qëllim që janë tullumbacet dhe fletushkat 518. Kronika rreth Leka Zogut numëron sigurisht edhe fakte të tjera përjashtimore që lidhen me të si për shembull fakti që Leka Zogu është biri i të parit dhe të fundit monark vendas të Shqipërisë, Mbretit Zog apo faktin që ai ishte vetëm tre ditësh kur babai i tij, Mbreti Zog, u detyrua të largohej nga Shqipëria nga Benito Mussolini si edhe fakte të mëvonshme që flasin për insistimin e tij për të ardhur në pushtet edhe pasi një referendum popullor në vitin 1997 i tha jo ose përfshirjen e tij në një aferë armësh pasi Autoritetet e Afrikës së Jugut e akuzuan se kishte një arsenal të madh armësh në shtëpinë e tij në Johanensburg, plotësuar me fakte të tjera shtesë nga ana e revistës sipas të cilave dyshohet se armët e ishin destinuar për të furnizuar separatistët etnikë shqiptarë në Kosovë 519. Po kështu, në një artikull të rubrikës Time Specials, faktet që përzgjidhen nga jeta e Leka Zogut si pinjoll i familjes mbretërore janë këto: biri i Mbretit të Shqipërisë Zog, u largua qysh foshnjë nga shtëpia e tij përpara pushtimit fashist të vitit Një aspirues i 516 Revista Time, From the Publisher, 12 mars 1990 (Time US) 517 Revista Time, Albania: Revolution by Balloon, 15 janar 1990 (Time US)) 518 Po aty. 519 Revista Time, Milestones, 22 shkurt 1999 (Time.com) 216

239 palodhur i fronit pavarësisht ekzilit, përpjekja e parë e Lekës për t u rikthyer në atdhe, në vitin 1993, dështoi sepse pasaporta e tij e cilësonte mbret 520. Në të njëjtin artikull, nën emërtimin Royal Factoid paraqiten këto fakte mbretërore rreth tij: Në vitet 60, mbretërori i vetë-shpallur lidhi një miqësi me Ronald Reagan. Si dhuratë, ai i dërgoi presidentit të Shteteve të Bashkuara një elefant të vogël të quajtur Gertie një emër të cilin e konsideroi jo të denjë Nancy Reagan, e cila e ripagëzoi kafshën me emrin GOP ose faktin tjetër mbretëror të përzgjedhur nga Time kur shkruan se Leka u deportua nga Spanja nën dyshimin për trafik armësh, akuzë me të cilën ai ishte arrestuar gjithashtu edhe në Bangkok 521. Po kështu edhe një citim i vënë në gojën e tij është po kaq i pazakontë sa edhe faktet e tjera mbretërore të referuara më lart, kur gazetari Alex Altman i referohet thënies mbretërore të Zogut sipas të cilit Unë jam përmbi të gjitha partitë politike, madje edhe mbi partinë time si arsyen se përse ai nuk voton 522. Ligjërimi i anormalitetit ose i përjashtimeve shqiptare që përftohet nga leximi i përmbajtjeve të mësipërme karakterizohet gjithashtu nga ndërtimi i të kundërtave ose kundërshtimeve të tilla si aspirues për mbret por nën akuzë si trafikant armësh, mëtues i palodhur i pushtetit por i deklaruar mbi partitë politike ose mëtues i fronit mbretëror shqiptar edhe pasi referendumi i vitit 1997 i preu shpresat e tij mbretërore ose furnizues me amë i separatistëve shqiptarë në Kosovë, etj. Ndërsa për mbretëreshën Geraldinë, në nekrologjinë e rubrikës Milestones i rezervon një prezantim të fundit mbretëror kur shprehet kështu për të: Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve, 87 vjeçe, e veja e Mbretit Zog [ ] e njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, kjo ish-bukuri aristokratike 523. Time e ka trajtuar rregullisht si përjashtim subjektin e saj lidhur me Shqipërinë, duke theksuar origjinën e saj aristokratike, pjesën amerikane të rrënjëve të saj, bukurinë dhe hijeshinë si edhe përkatësinë në fenë katolike dhe martesën me një mbret mysliman. Në lidhje me arsyet ose shpjegimet për këtë interesim në familjen mbretërore shqiptare dhe Leka Zogun, James Graff, editori i revistës Time që ka mbuluar Shqipërinë në 520 Revista Time, Life after the throne, 5 janar Revista Time, Life after the throne, 5 janar 2008 (Time.com) 522 Po aty. 523 Revista Time, Milestones, 28 tetor 2002 (Time Europe, Middle East and Africa) 217

240 periudhën kur drejtonte Zyrën përgjegjëse për Evropën Lindore dhe Juglindore, shprehet se: Personalisht kam pak interes për familjet mbretërore dhe kurrë nuk kam shkruar një histori për ndonjërën syresh. Në vitet 20 dhe 30 Zogu ishte një lloj personaliteti dhe mendoj se fakti që ai konsiderohej tërheqës është përdorur si mjet për të përcjellë fakte dhe të dhëna të tjera për Shqipërinë në përgjithësi. Është gjithnjë mjaft praktike për një revistë gjeneraliste si Time që ta lidhë informacionin që ka me një person, sepse njerëzit kanë interes të natyrshëm për njerëzut e tjetë. Madje mund të thuhet se vetë bashkëthemeluesi i Time, Henry Luce, ishte një partizan i flaktë i teorisë së historisë që bëhet nga njerëzit e mëdhenj, ide sipas të cilës motorri i fateve njerëzore është vullneti i individëve më tepër sesa forcat sociale. Revista e tij shkruante shumë për Chiang Kai- Shek gjithashtu, si një mënyrë për të shkruar për Kinën dhe mandej edhe përmes Mao-s. Shqipëria është një vend i vogël dhe Enver Hoxha që pasoi Zogun nuk ishte dikush të cilin mund ta zbuloje lehtë, kështuqë duhet të ketë pasur më pak mundësi dhe interes për të më vonë. Duhet konsideruar gjithashtu fakti që ai e kishte izoluar qëllimisht veten dhe vendin e tij, duke u tërhequr nga vështrimi i botës në një farë mënyre. Nuk e di se sa ka qenë stafi i Time që mbulonte Evropën Lindore në këtë kohë, ndaj nuk mund të them nëse kishte më tepër njerëz në dispozicion për të shkruar hisoritë në Time për këtë periudhë, por mendoj se ka patur më shumë sesa në kohën time. Besoj se ka patur një zyrë në Beograf dhe jam i sigurtë se ka patur periudha kur në Vjenë kishte më tepër sesa një korrespodent 524. Po kështu, gazetari Barnes, gjithashtu i intervistuar për këtë punim, në lidhje me këtë interes të vijueshëm ndaj familjes mbretërore shqiptare shprehet se: Mendoj se interesi për Zogun është pjesë e të njëjtës linjë gazetarie që fashinohet pas mbretërorëve në të gjithë botën. Revista nuk përpiqet t u shpjegonte Shqipërinë shqiptarëve. Ajo është në kërkim të historive të vecanta dhe interesante për audiencën e vet. Duket se mbretërorët gjithnjë e përmbushin këtë kriter 525. Ndërsa Robert Herzstein, historian dhe autor i disa studimeve në lidhje me revistën Time dhe themeluesin Henry Luce, i intervistuar për këtë punim shprehet se: 524 Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor Interviste me Edward Barnes, Korrespondent i Time dhe Life per lufterat ne Kosove; 10 nentor

241 Po është e vërtetë që Time i kushtonte mjaft artikuj monarkut tuaj. Më kujtohet që e quante Mbreti Zogu i Parë, mbaj mend edhe detaje karakteristike që Time vizatonte në lidhje me të, për shembull faktin që tymoste 150 cigare në ditë. Të ketë qenë e vërtetë?! Mendoj se vëmendja ndaj tij në këtë periudhë lidhet jo vetëm me tipologjinë interesante të monarkut tuaj dhe stilin e tij të jetesës, por edhe me interesimin për vetë subjektin e Shqipërisë të cilën Zogu e kishte futur në një aleancë me Italinë e Musolinit. Nga ana tjetër, ambiciet imperialite të Musolinit në rajon ishin të njohura edhe përpara vitit 1939 kur kreu pushtimin e Shqipërisë Hoxha, Alia, Berisha, Rama, si janë paraqitur Pjesë e ligjërimit të anormalitetit shqiptar është ende në këtë periudhë edhe Enver Hoxha, ndërsa vijon të referohet si stalinisti më fanatik i botës. Emri i tij del shpesh si një pikë referimi ose identifikimi për vetë subjektin e Shqipërisë si një vend i shtypur nga diktatura staliniste e Enver Hoxhës, i dalë nga izolimi diktatorial i Enver Hoxhës ose me trashëgiminë e krahut të ashpër Stalinist 527. Protagonisti tjetër i regjimit diktatorial, Ramiz Alia, del shumë pak dhe për të vështirë të gjesh ndonjë cilësim direkt për të. Presidenti Ramiz Alia është e vetmja etiketë, në një artikull të marsit 1991, i cili shkuan se Presidenti Ramiz Alia po përpiqet me vështirësi që ta ruajë qeverinë e tij nga i njëjti fat [si ai i statujave të Enver Hoxhës] 528. Ish-kryeministri Fatos Nano si eksponent i të majtës së re shqiptare nuk del asnjëherë i përmendur, në asnjë artikull. Këkimi në arkivën online të Time me emrin Fatos Nano prodhon vetëm të dhëna që lidhen me nano technology, pra terminologjinë e re të zhvillimeve teknologjike, ndërsa kërkimi me Fatos Nano Albania prodhon vetëm një artikull i cili përmban një Fatos në brendësi, por ky është Fatos Lubonja, i cili referohet nga Time për kritikat ndaj orientimit që i dha qytetit të Tiranës ish-kryetari i Bashkisë, Edi Rama. 526 Interviste me Prof. Robert Herzstein, Historian i Time, Biograf i themeluesit dhe kryeredaktorit Henry Luce; 19 mars Revista Time, Albania: Not foverver And Enver, 4 mars 1991; Remainders of the Day, 27 qershor 1994, Albania, Deadly Potests Don t End Albania s Power Play, 28 janar 2011) 528 Revista Time, Albania: Not foverver And Enver, 4 mars 1991) 219

242 Nga ana tjetër, Sali Berisha si kyetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i pranishëm që në vitin 1991 kur në një artikull me titull Albania: a setback for the old guard citohet të akuzojë partnerët qeverisës se po përpiqen të krijojnë një neodiktaturë. Më tej artikulli informon rreth aktit të tërheqjes së shtatë ministrave të tij [Berishës] nga kabineti qeveritar prej 21 ministrash 529. Mirëpo, megjithë pozicionet dhe protagonizmin e gjatë në jetën publike dhe politike në Shqipëri, as profili i Berishës nuk del i definuar qartë. Nuk mungojnë kundërshtitë në paraqitjet sporadike të tij, lidhur me zhvillimet e mbuluara, por rrallë interesimi është i drejtpërdrejtë për të. I vizatuar në mënyrë jo të favorshme në kontekstin e zhvillimeve politike të vitit 1997 dhe po ashtu edhe vitin pasardhës, paraqitja e tij në vitet 2000 është më neutrale dhe megjithë klimën politike të raportuar pas 21 janarit, nuk ka rikthim në regjistrin e vjetër të cilësimeve për të. Në të vërtetë, regjistri që lidhet me periudhën , edhe pse nuk është nga më të pasurit, nuk është as nga më të favorshmit kur e përshkuan Berishën si shkaktarin e kaosit të kësaj periudhe në Shqipëri, mirëpo as në këtë periudhë nuk gjejmë të përdorura në emër të tij cilësime të detajuara. Pohimi më i detajuar referuar Berishës është: Ambiciet e një ish presidenti e kanë zhytur kryeqytetin e Shqipërisë në kaos dhe liderët perëndimorë janë kuptueshëm nervozë 530. Në të njëjtin artikull shefi i zyrës së Time për Evropën Qendrore në këtë kohë, Massimo Calabresi, citohet të shpehet se Berisha është përpjekur të kthehet në pushtet që prej rënies. Vdekja e Adem Hajdarit është justifikimi i tij i ri për të sfiduar qeverinë 531. I referuar thjesht në bazë të pozitës së tij politike si ish-president, si lider i opozitës ose si kryeministër, vështirë të gjesh kësisoj epitete qartazi të pafavorshme në adresë të tij, nga ato që qarkullojnë në arenën publike në Shqipëri. I ftohtë është epiteti më specifik që mund të gjendet dhe ky del i formuluar më saktë në këtë mënyrë: Berisha qëndron i ftohtë ndaj këtyre kërkesave [për të formuar një koalicion me socialistët dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme] 532. Është e qartë se Berisha nuk ka ndonjë kontribut domethënës në ligjërimin e një anormaliteti shqiptar të Time. Kjo nuk do të thotë se ai nuk është pjesë e këtij ligjërimi, por jo në masën që mund të mendohej duke patur 529 Revista Time, Albania: a setback for the old guard, 16 dhjetor Revista Time, Albania Back to the Brink 15 shtator Revista Time, Albania Back to the Brink, 15 shtator Revista Time, Collapsing Piramid, 7 mars 1997 (Time.com) 220

243 parasysh jetëgjatësinë e tij në politikën shqiptare dhe vëmendjen e Time ndaj figurave politike shqiptare në përgjithësi. Nga ana tjetër, subjekti i Shqipërisë në përgjithësi, pjesë e të cilit është edhe vetë Berisha, vijon të paraqitet si përjashtim, si anormalitet, i karakterizuar nga kundërshti dhe devijime edhe përgjatë viteve të Berishës në pushtet. Po kështu, Time ndjek të njëjtën logjikë të përdorimit të shkallës sipërore, të fakteve ekstreme kur vjen fjala për të përzgjedhur realitete shqiptare që meritojnë të mbulohen ose të raportohen, madje edhe kur fjalët nuk vijnë prej saj, por prej vetë kryeministrit Sali Berisha i cili në rubrikën Thënie Dite të datës 11 qershor 2007, gjatë vizitës së presidentit amerikan George Ë. Bush në Tiranë, citohet të ketë thënë: Ky është miku më i madh dhe më i shquar që ne kemi patur në të gjitha kohërat, ndërsa fotoja e AP nga vizita shoqërohet me një diçiturë shpjeguese sipas të cilës Vendi i vockël Ballkanik e shënjoi vizitën e Bush, e para e një presidenti amerikan në detyrë, duke pagëzuar rrugën përballë parlamentit me emrin e tij dhe duke prodhuar një seri përkujtimore pullash postare në nder të tij 533. Po kështu, për sa i përket kategorisë së politikanit shqiptar apo të skenës politike shqiptare, ku edhe Berisha bën pjesë, ajo vijon të paraqitet në të njëjtat tone të anormalitetit dhe të krizës kur për shembull në një artikull të datës 28 janar 2011, pas protestës me 4 të vrarë, Time e interpreton kështu situatën: Në një nivel, kriza në Shqipëri është një luftë për pushtet ndërmjet Berishës dhe Ramës, të cilët po përleshen me njëri-tjetrin që prej Qershorit 2009, kur partia e Berishës fitoi me një diferencë të vogël një mazhorancë të dalë nga zgjedhje të diskutuara dhe të përfolura për manipulim. Socialistët nuk i kanë njohur rezultatet, ndërsa pak më tej në artikull thuhet se Zemërimi publik mund të jetë drejtuar tek Berisha dhe partia e tij për momentin, por shumë shqiptarë besojnë se të gjithë politikanët dhe institucionet e tyre janë të korruptuara 534. Edhe pse në artikullin e mësipërm që mban titullin Protestat vdekjeprurëse nuk i japin fund lojës për pushtet në Shqipëri mes Ramës dhe Berishës hiqet një paralele me dorë të sigurtë, për sa i përket përgjegjësive të të dyja palëve në situatën e krijuar të krizës në vend, Rama regjistron edhe një artikull të zgjeruar mbështetës të publikuar në edicionin 533 Po aty. 534 Revista Time, Albania, Deadly Protests Don t End Albania s Power Play, 28 janar

244 për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, edicion special me temën e Heronjve Evropianë pjesë e të cilit është bërë edhe Rama në rolin e tij si kryetar bashkie. Ky artikull i shkruar nga korrespodentja e Time Europe në Paris, Vivienne Walt në vitin 2005, është një lloj përjashtimi në vetvete. Përjashtimi nuk qëndron vetëm tek fakti i botimit të një profili përkrahës për një politikan shqiptar, apo tek fakti tjetër i trajtimit të tij si subjekt përjashtimor. Përjashtimi lidhet më tepër me faktin se ky artikull nuk shënon ndonjë moment kthese për mënyën si shihet ose trajtohet Tirana për të cilën flitet kryesisht në shkrim, vetë Edi Rama, apo subjekti i Shqipërisë në Time edhe pas këtij artikulli me nota pozitive. Në fakt, përmbajtjes së artikullit me titull Një transformim bashkiak nuk i mungojnë elementë të tjerë përjashtimorë në të cilat mbështetet për të dalë në përfundimin se Tirana ka pësuar një makeover. Këto elementë përjashtimorë që përdor artikullshkruesja janë për shembull të dhëna që lidhen me cilësitë e personalitetit dhe fizikut të ekzagjeruar ( outsized në gjuhën angleze) të Ramës, të cilat sipas Time janë përdorur prej atij vetë për ta transformuar qytetin e Tiranës dhe politikën e vendit të tij. Tekstualisht, gazetarja Vivienne Walt shkuan në artikull se [Edi Rama] e përdori personalitetin e tij të ekzagjeruar (dhe fizikun) për të transformuar qytetin e tij të lindjes dhe, bashkë me të, edhe një pjesë të mirë të politikës së vendit të tij 535. Rama vetë trajtohet gjithashtu si një subjekt përjashtimor në lidhje me Shqipërinë, si politikani që bëri të mundur atë që dukej si e pamundur, siç pohohet më tej në artikull: Ta shpëtoje kryeqytetin e rrënuar të Shqipërisë dukej e pamundur derisa Kryebashkiaku Edi Rama u kthye në qytet 536. Mirëpo, është e qartë se edhe pas këtij artikulli me nota pozitive për kryetarin e Bashkisë, Rama, asgjë nuk ndryshon në perceptimin për kryeqytetin dhe më shumë sesa krijimin e një këndvështrimi të ri për Tiranën dhe subjektin e Shqipërisë, ky artikull i veçuar përbën një përjashtim, edhe pse të dëshiruar, për mënyrën si paraqitet Shqipëria. Këtë fakt e konfirmon përmbajtja e vetë artikullit të radhës ku Tirana konsiderohet jo si kryeqyteti i shpëtuar, siç propozon korrespondentja e Time nga Parisi në artikullin për Ramën në 2005, por si kryeqyteti i neglizhuar në një artikull që publikohet vetëm dy vite pas tij, në 2007, ku thuhet 535 Revista Time, Time Europe, Middle East and Africa, A Mayoral Makeover, 2 tetor Revista Time, A Mayoral Makeover, 2 tetor 2005 (Time Europe, Middle East and Africa) 222

245 se dhjetëra mijëra janë dyndur në kryeqytetin e neglizhuar, Tiranë, për të kapur një grimcë nga kalimi i çiftit të parë amerikan 537. Po kështu, asgjë duket se nuk ndryshon në ligjërimin për subjektin e vetë Ramës, kur si lider i Partisë Socialiste dhe pas organizimit të protestës së 21 janarit cilësohet njëlloj si Berisha një lojtar pushteti 538. Nga ana tjetër, në hapësirën shqiptare një politikan që ka gjetur mbështetjen e potë të Time është Hashim Thaçi, i cili është i vetmi politikan shqiptar i intervistuar disa herë nga revista. Sigurisht konteksti i zhvillimeve në Kosovë, pra subjekti i ndërhyrjes amerikane atje është një nga arsyet për këtë interesim ndaj figurës së liderit rebel shqiptar siç e cilëson revista politikanin që aktualisht është kreyministër i Kosovës. Në një artikull, kur Thaçi sapo ishte bërë pjesë e arenës politike shqiptare, Time shkruan kështu për të: Hashim Thaçi është i pamësuar në këtë terren. Lideri rebel shqiptar, që deri dje ishte përndjekësi më i madh i forcave serbe në skutat e Kosovës, ka mbërritur triumfues në Prishtinë dhe po kryen ritualin e tij të parë të kalimit në politikë si aspirant për politikan: një darkë me TIME 539. Edhe në përshkrimin e mësipërm ajo që bie në sy është tabloja e zakonshme me elementë përjashtimorë dhe shkalla sipërore që përdoret rëndom në ligjërimin për Shqipërinë por edhe për Kosovën, kur Thaçi cilësohet si përndjekësi më i madh i forcave serbe në skutat e Kosovës, ndërsa cilëson gjithashtu darkën me Time si ritualin e tij të parë të kalimit në politikë 540. Së fundi, në lidhje me interesimin për figurat politike shqiptare dhe shumë më pak në ato kulturore dhe të fushave të tjera të veprimtarisë shoqërore e publike në raport me Shqipërinë, por edhe me mënyrën e tyre të paraqiturit nga Time, Massimo Calabresi, shefi aktual i zyrës së Uashingtonit pranë revistës shprehet se: Vlerat që Revista Time u jep lajmeve nga Ballkani dhe Shqipëria lidhen me interesat e lexuesve amerikanë. Ato përfshijnë edhe interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon, preokupimet humanitare si edhe të shkuarën historike që flet për konflikte të dhunshme në këtë pjesë të Evropës. Brenda këtyre kategorive, faktet e reja, figurat e rëndësishme politike dhe eksperiencat e trupave ushtarake amerikane, të diplomatëve dhe punonjësve të ndihmës humanitare përbënin interes të madh gazetaresk për ne... Nuk e 537 Revista Time, Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007 (Time.com)) 538 Revista Time, Albania, Deadly Protests Don t End Albania s Power Play, 28 janar 2011) 539 Revista Time, Democracy School,5 korrik Po aty. 223

246 di pse Ballkani dhe Shqipëria marrin pak vëmendje për anën kulturore dhe sociale në Time, por mund të them se në një botë të madhe, ato janë më pak influentë pjesërisht sepse janë të vegjël, dhe pjesërisht sepse duke qenë pjesë e Evropës mbeten nën hijen e traditave të fuqishme kulturore si në lindje ashtu edhe ne perëndim të saj. Praktikisht mbulimi i Time për sa i përket rajonit të Evropës Qendrore dhe Ballkanit për të cilin kam qenë edhe përgjegjës është përqendruar më tepër në ngjarje që përbëjnë lajm sesa në histori kulturore... Mund të spekuloj duke thënë se ne e mbulojmë Ballkanin jo shumë shpesh dhe priremi që të mbulojmë vetëm historitë e mëdha për të cilat amerikanët janë të interesuara në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme Diskursi i superioritetit amerikan Diskursi i superioritetit amerikan është i pranishëm si lexim mbizotërues edhe në artikujt e periudhës , edhe pse nuk është aq eksplicit sa ç ishte për shembull gjatë periudhës së parë kur gjuha e përdorur ishte më e drejtpërdrejtë në të shprehurit e paternalizmit amerikan përkundrejt Shqipërisë, sic e kemi ilustruar edhe në seksionin e këtij punimi që analizon periudhën në fjalë. Mirëpo, edhe pse përmes gjuhës denotative del më pak i shprehur, leximi konotativ i përmbajtjeve të artikujve për Shqipërinë pas 90-ës zbulon qartë linjat e të njëjtit diskurs të anormalitetit shqiptar gërshetuar me diskursin e superioritetit amerikan. Në lidhje me këtë tezë, i intervistuar për këtë punim, historiani dhe profesori amerikan Robert Herzstein, që ka studjuar revistën Time dhe themeluesin e saj, Henry Luce, shprehet se: David Halberstam më pati thënë një herë se Luce ishte zëri i kapitalizmit Kristian Amerikan dhe pa dyshim që përkrahte gjerësisht një axhendë globale të kapitalizmit dhe demokracisë amerikane. Të gjitha revistat e tij e reflektojnë këtë anësi. Mendoj se duhet të jeni dakord gjithashtu se subjekti i Shqipërisë edhe në këtë rast merrte më tepër rëndësi se ç diktonin përmasat e saj gjeografike për shkak të implikimeve me Jugosllavinë. Nga ana tjetër kuptohet që kishte një interes amerikan në përpjekjen për ta shkëputur Jugosllavinë e Titos nga Rusia Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes ; 13 shtator Interviste me Prof. Dr. Robert Herzstein, Historian i Time, Biograf i themeluesit dhe kryeredaktorit Henry Luce; 19 mars

247 Është e qartë tanimë se edhe kur trajton Shqipërinë, Time i drejtohet publikut amerikan dhe kësisoj subjekti i Amerikës është i pranishëm pothuajse gjithnjë. Kjo mbivendosje vihet re jo vetëm në artikujt me tema të përbashkëta si për shembull artikujt që trajtojnë marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë si tema e Luftës së Kosovës në të cilën përfshirja e SHBA-ve ishte e drejtpërdrejtë, apo tema që prekin çështje si transferimi nga Amerika në Shqipëri i ujgurëve të Guntanamo-s. Në këto raste supremacia amerikane është vetë subjekti. Mirëpo, Amerika dhe ligjërimi i superioritetit të saj përkundrejt subjektit të Shqipërisë është i pranishëm edhe në subjekte artikujsh ku Amerika duket se nuk hyn fare. Pikërisht verdikti ose interpretimi i ngjarjeve dhe zhvillimeve nga perspektiva amerikane është gjurma e pranisë amerikane në artikujt e revistës për Shqipërinë. Gjurmë të tilla të shprehjes së superioritetit amerikan në artikujt për Shqipërinë gjen kësisoj në çdo artikull. Sa herë që Shqipëria del nën etiketën tiny Albania dhe kjo ndodh pothuajse në cdo artikull përcaktimi si vend i vogël sigurisht që bëhet në raport me vendin e madh që është vetë Amerika prej nga referojnë gazetarët e Time. I pari lexim superioriteti përftohet kësisoj nga përdorimi i rregullt i këtij referenti të Shqipërisë së vogël përkundrejt Amerikës së madhe superioriteti i të cilës është inherent në diskursin e mësipërm. Po kështu, përmes artikujve që trajtojnë zhvillime të demokracisë shqiptare si regjim politik, lexohet qartë shqetësimi amerikan ose meraku paternalist i SHBA-ve për foshnjën shqiptare të demokracisë liberale me frymëzim amerikan. Sinjalet e alarmit për gjendjen ose zhvillimet në Shqipëri, të lidhura këto sigurisht edhe me pasqyrimin ose shtrirjen e tyre të mundshme në vendet fqinje dhe në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit, sinjale të cilat qëndrojnë pas përzgjedhjes ose vendimit nga ana e revistës për të raportuar rreth subjektit të Shqipërisë, janë gjithashtu shenja diskursive të preokupimit të SHBA-ve si kujdestare ose gardiane e demokracive të brishta ose vendeve në tranzicion drejt demokracisë ku bën pjesë edhe Shqipëria. Për të mbështetur interpretimin e mësipërm, po u referohemi titujve në tablonë e të cilëve dominojnë pra ngjyrat e merakut për subjektin e demokracisë shqiptare si në artikullin me titull Telashet me Demokracinë: Vota shqetësuese e Shqipërisë 543, ose Shqipëria, krizë 543 Revista Time, The Trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote nw 21 maj

248 në kryeqytet 544, po ashtu edhe në artikullin me titull Protestat vdekjeprurëse nuk i japin fund lojës për pushtet në Shqipëri 545. Kjo nuk është e vetmja periudhë kur në fokusin e Time janë avaritë e demokracisë shqiptare. Artikujt për Shqipërinë në Time gjatë vitit 1997 por edhe në vitet pasuese 1998 dhe 1999 kishin në qendër të njëjtin shqetësim amerikan të shprehur në titujt: Shkollë Demokracie në vitin 1999, ose Shqipëria sërish në zgrip në 1998, apo Tokë pa rend dhe pa ligj në mars të vitit Interesimi i Time për lëvizjen demokratike në Shqipërinë e fillimviteve 90 është gjithashtu i natyrshëm në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me përmbysjen e regjimeve komuniste, ndaj në këtë periudhë ndeshim edhe tituj me aspiratën e rendit demokratik gati perfekt të tillë si Shqipëria dhe pastaj nuk mbetet më asnjë, publikuar në maj të vitit 1990 ose Shqipëria, radha e saj për të rënë, publikuar në korrik Po kështu, titujt periudhës në vijim flasin për përpjekjen e brendshme në Shqipëri në drejtim të demokratizimit si për shembull titulli Shqipëria: Duke dalë nga kafazi i janarit 1991 ose shqetësimi se në Shqipëri ende mund të mos ketë marrë fund ndërrimi i pushtetit, shqetësim ky i shprehur në artikullin me titull Nuk mund të quhet e mbyllur publikuar në pranverën e të njëjtit vit 548. Të njëjtin preokupim përkthen edhe artikulli me titull Shqipëria, bllokazhi i Kastës së Vjetër që komenton situatën në Shqipëri pas një rezultati zgjedhor jo siç pritej kështu: Megjithë fitoren e vakët në zgjedhjet e para të lira në Shqipëri pranverën e shkuar, udhëheqësit e vjetër komunistë e kanë të vështirë të mbajnë pushtetin ndërsa vala e reformave përfshin vendin më të varfër dhe më të izoluar të Evropës 549. Nga ana tjetër, notat e superioritetit amerikan në raport me subjektin e Shqipërisë dalin qartë në artikullin rreth vizitës së Bush në Shqipëri në vitin 2007, i mbështetur në cilësime ligjërimore të Shqipërisë si vend i vogël, vend i harruar, vend i prapambetur të dhëna si justifikim ose arsye për nderimet e jashtëzakonshme që 544 Revista Time, Albania, Crisis in the Capital publikuar me heret ne 7 shkurt 2011, Time US 545 Revista Time, Deadly Protests Don t End Albania s Power Play, 28 Janar 2011 ne versionin online. 546 Revista Time, Democracy School, 5 korrik 1999; Albania back to the brink, 15 shtator 1998; No Law or Order in the Land, 24 mars 1997 (Time US) 547 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (Time US); Albania Next to Fall?, 16 korrik 1990 (Time US) 548 Revista Time, Albania: Climbing Out of the Cage, 14 janar 1991; Albania: It s not over by a long shot, 15 prill 1991(Time US) 549 Revista Time, Albania: A setback for the Old Guard, 16 dhjetor 1991 (Time US) 226

249 Shqipëria është e gatshme t i rezervojë një presidenti amerikan me të cilin një pjesë më e iluminuar e botës dhe vetë SHBA-të nuk ishin fort të lumtur në këtë periudhë. Përmbajtja e artikullit theksonte gjithashtu faktin që në Shqipëri nuk regjistrohej asnjë zë kritik ndaj Bush, por vetëm entuziazëm dhe fanfarë politike dhe popullore, ndërsa titulli i artikullit Shqipëria: Ju lutem na pushtoni përkthen pikërisht gatishmërinë e Shqipërisë që sipas Time bëhet me shumë dëshirë vasale simbolike e SHBA-ve. Po kështu, edhe në artikujt që prekin temën e ujgurëve të Guantanamos të cilët janë pranuar të strehohen në Shqipëri, me habi lexohet edhe gatishmëria pa kushte nga ana e palës shqiptare për t i pranuar ata në territorin shqiptar megjithë komplikacionet ndërkombëtare të çështjes, në kushtet kur nuk mund të kthehen më në vendet e tyre, kur Amerika kërkon t i largojë nga territori i vet dhe asnjë vend tjetër nuk i pranon. Megjithatë, subjekti i Shqipërisë në këtë rast trajtohet si përjashtim edhe për sa i përket guximit të saj, duke fituar ndonjë notë simpatie dhe simbolikë fuqizuese për këtë akt 550. Së fundi, për sa i përket Luftës së Kosovës ku përfshirja dhe interesimi i faktorit amerikan kanë qenë gjithashtu të drejtpërdrejta, dalja në pozita superioriteti e subjektit amerikan përballë atij shqiptar është sërish mjaft evidente. Sigurisht subjektet e Kosovës dhe Shqipërisë janë të ndryshme, mirëpo për aq sa Shqipëria ishte pjesë e subjektit të Luftës së Kosovës, edhe në faqet e Time vihet re marrja në mbrojtje e faktorit shqiptar dhe paraqitja e një tabloje thuajse të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu, për shembull në një artikull me titull Mos e vish kostumin gala në Tiranë, trajtohet pikërisht pozita tepër e mjeruar e shqiptarëve gjatë momentit të ekspodit të shqiptarëve të Kosovës, të shpërngulur nga trojet e tyre, drejt vendeve fqinje dhe Shqipërisë. Edhe pse vendi prej nga ku është shkruar artikulli ishte Kukësi dhe krahinat përreth ku kishin zbarkuar shqiptarët e Kosovës, gjithësesi në titull del Tirana e cila cilësohet si e papërshtatshme për të veshur rroba të shtrenjta dhe për t u ekspozuar me makina të luksoze 551. Në një artikull që ngjan me një thirrje nga ana e revistës për t u solidarizuar me gjendjen dhe kushtet në të cilat gjenden shqiptarët e shpërngulur nga shtëpitë dhe vendi i tyre në luftë, gazetari Frank Pellegrini shkruan se e fundit gjë që u nevojitet viktimave të eksodit është vizita e yjeve të Hollivudit me rroba të shtrenjta dhe makina 550 Revista Time, 17 Uighurs Exiled in Limbo But with Beaches, 11 qershor 2009 (Time.com); Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007 (Time.com) 551 Revista Time, Don t Wear your Tuxedo in Tirana, 20 maj 1999 (Time.com)) 227

250 luksoze, ndërsa citon një refugjate të quajtur Hatixhe Ajeti të shprehej në lidhje me vizitën e Richard Gere: Oh, një aktor i famshëm. Sa keq. Unë kam nevojë për një doktor Time, çfarë kodi paraqitjeje dhe stili të shkruari, Theksi që revista Time i vë fjalës është dokumentuar në secilën prej periudhave të analizuara në këtë punim. Edhe pse jo një i vetëm dhe i unifikuar, stili i të shkruarit të revistës mbetet i identifikueshëm dhe paraqet karakteristika të dallueshme edhe për periudhën e fundit Në ndryshim nga periudhat e mëparshme, kjo e fundit i përgjigjet edhe një zhvillimi të ri me pasoja për gjuhën dhe të shprehurit gazetaresk, që është të shkruarit për Time online si një media jotradicionale, me ligjësi të tjera organizimi dhe paraqitjeje të artikujve. Drejt një horizonti të tillë dyplanësh shohin edhe artikujt e Time për Shqipërinë në këtë periudhë. Edhe pse kemi të bëjmë në thelb me të njëjtën përmbajtje dhe me të njëjtën logo informacioni, karakteristikat e mediumit imponojnë shprehjen e saj në dy plaforma të ndryshme. Madje, duke nisur që nga viti 1997, kur u lançua Time.Com, artikujt për Shqipërinë online e tejkalojnë në parametra të frekuencës, gjatësisë dhe larmishmërisë së të shprehurit versionin print, që është bërë më përzgjedhës dhe kompakt në këtë drejtim. Ky etapizim, dhe , reflektohet në paraqitjet që Time i bën Shqipërisë edhe në pikëpamje të stilit të të shkruarit. Mirëpo etapa e parë, ajo ndërmjet vitit 1990 dhe 1997 për sa i përket përdorimit të gjuhës, fjalorit shprehës dhe figuracionit, është një lloj zgjatimi i periudhës pararendëse. Megjithë hapjen e Shqipërisë dhe vendosjen e regjimit demokratik, përmbajtjet për Shqipërinë në këtë periudhë qarkullojnë të njëjtat përshkrime gjuhësore, ngjyrime stilistikore dhe figuracion. Kjo nuk do të thotë se pamja e Shqipërisë pas vitit 1997 (shënjuar nga dalja e Time.Com dhe jo trazirat e brendshme politike) është një tjetër. Madje, pikërisht skenarë të tillë trazirash si ai i vitit 1997 dhe deri tek ujrat e turbullta politike në fund të periudhës së monitoruar, 2011, shërbejnë si nyje lidhëse të ligjërimit të Time për Shqipërinë sic është vërejtur në analizën e diskursit. I njëjti fill lidhës i përshkon tekstet në fjalë edhe nga pikëpamja gjuhësore, përpara dhe pas vitit 1997, si për 552 Po aty. 228

251 Time.Com ashtu edhe për Time print, pavarësisht karakteristikave të mediumit që imponojnë një regjistër më të pasur komunikimi, me më tepër tekst, më tepër fotografi, me një qartësi të re dhe së fundmi edhe gjuhë më të thjeshtë e të drejtpërdrejtë. Përtej regjistrave të ndryshëm, është pra e mundur që të përvijohen karakteristika të përgjithshme të gjuhës ose të stilit të të shkruarit, që shfaqen në artikujt për Shqipërinë pas daljes nga izolimi komunist. Kështu, për shembull, parodia është mjeti shprehës që karakterizon si artikujt e Time print, edhe ato të Time.Com. E përdorur dendur sidomos në periudhën e parë të këtij studimi 23-44, por edhe në vitet përzier edhe me tone dramatike, parodia ngjyros shumë nga artikujt e fillimit të viteve 90 kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ashtu si edhe artikujt e Time.Com si për shembull referuar vizitës së presidentit Bush në Shqipëri në vitin Po kështu, mbeten dominante edhe në këtë periudhë epitetet zvogëluese dhe përkeqësuese që janë evidentuar edhe në analizën e diskursit. Po kështu, pavarësisht nëse bëhet fjalë për artikuj të publikuar në Time.Com apo në Time print, metaforat dhe gjuha e figurshme mbetet mjaft e përdorur, edhe pse gjuha për Time online priret të jetë më e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtëzuar, për t iu përgjigjur karakteristikave të mediumit dhe të audiencës së vet. Një dallim që lidhet me etapat e mësipërme për sa i përket gjuhës, ka të bëjë me përdorimin e të njëjtit fjalor si përpara 90-ës për sa i përket Shqipërisë politike. Leksiku dhe figuracionet e përdoura në artikujt e Time të etapës së parë, pra në fillim të viteve 90, janë ende ato që i referohen komunizmit dhe diktaturës, në versionin e ri të largimit prej saj por edhe të trashëgimisë së saj Parodizimi: stili i gjuhës së artikujve për Shqipërinë Parodizimi rezulton konstant si mjet stilistikor në paraqitjen e Shqipërisë nga Time. Ai ka karakterizuar sidomos titujt e artikujve në dy periudhat e para, dhe vitet të periudhës pararendëse Duke qëndruar tek titujt, notat e parodisë vihen që në artikujt e parë të periudhës , ato që bëjnë fjalë për rënien e regjimit komunist ngjarje e cila kur vjen fjala tek Shqipëia prodhon pohime të tilla përqeshëse si Fushatëstil shqiptar referuar zgjedhjeve të para demokratike pas rënies së komunizmit, në një 229

252 artikull që nis po si parodi me në hyrje të tij figurën e një gomari të ngarkuar me dru që endet kuturu në mes të turmës së njerëzve 553. Parodikë janë një sërë titujsh të tjerë si Shqipëria: Revolucion me tullumbace referuar një deklarate të Leka Zogut për një gazetë Afro-amerikane, mbi opsionin e angazhimit të tij me anë të një blici nga qielli përmes fletushkave revolucionare të lëshuara me tullumbace mbi tokën shqiptare, pohim ky që bëhet subjekt humoristik i Time në rubrikën Ëorld Notes 554. Shqipëria: të gjithë pa doganë është një nga titujt e tjerë parodik të së njëjtës periudhë, ndërsa po kaq parodike është edhe pëmbajtja e artikullit në fjalë që ndalet tek një episod ndalimi i ekipit të futbollistëve shqiptarë në aeroportin Heathroë të Londrës gjatë kthimit në Shqipëri pasi ishin larguar pa paguar nga dyqanet Duty-Free të aeroportit anglez mallra me një vlerë prej 3400 dollarësh 555. Po kështu, notat e parodisë janë të pranishme edhe në artikujt e Time.Com, njëri prej të cilëve me titullin Shqipëria: Ju lutemi na pushtoni komenton në tonet e parodisë vizitën e pritshme të Bush në Shqipëri, artikull që do të analizohet hollësisht më tej në këtë punim 556. Një tjetër titull i Time online paralajmëron vizitorët VIP: Mos e vishni kostumin gala në Tiranë në një artikull që ka në qendër zhvillimet në Kosovë ku Tirana si kamp pritës cilësohet si një vend i papërshtatshëm për të veshur kostum të shtrenjtë dhe për ekspozim të yjeve të hollivudit si Richard Gere etj që mbërriti në kampin e Stenkovecit me një Audi dhe shofer personal 557. I notave parodike është edhe përshkrimi që merr qyteti i Tiranës në artikullin me titull Një shndërrim kryebashkiak që edhe pse i krediton merita kryetarit shqiptar të Bashkisë së Tiranës, e trajton qytetin si një kanavacë të kryetarit të Bashkisë, një politikan piktor që sipas Time po e transformon qytetin e tij të lindjes dhe politikën e vendit të vet me anë të personalitetit (dhe fizikut) të tij të shpërpjestuar 558. Më konkretisht, në artikullin me titullin parodizues Fushatë-stil shqiptar, gjejmë përshkrimin e mëposhtëm gjithaq parodizues në hyrje të tij: Gomerët të ngarkuar me dru zjarri çapojnë duke ardhur vërdallë më kot në mes të turmës së njerëzve në qendër të 553 Revista Time, Campaigning, Albanian style, 8 prill Revista Time, Albania: Revolution by Balloon, 15 janar Revista Time, Albania: Duty free for all, 11 qershor Revista Time, Albania: Pleasse Occupy Us, 10 qershor Revista Time, Don t Wear your Tuxedo in Tirana, 20 maj Revista Time, A mayoral Makeover, 2 tetor

253 qytetit të drobitur të Mamurrasit, 19 milje në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës 559. Në artikullin tjetër me titullin Shqipëria: Revolucion me tullumbace Time i referohet Leka Zogut të birit të mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu në tone parodike si aspiranti për mbret dhe sovrani i pretenduar : Tani, sovrani-i pretenduar, që jeton në Afrikën e Jugut, synon ta shfrytëzojë këtë rast për të realizuar ambicien e tij 560. Ashtu si artikullin e mësipërm, parodia e përshkon krejt artikullin me titull Shqipëria: të gjithë pa doganë që ndërton këtë hyrje të artikullit: Ata pretendojnë se ishte një problem gjuhe. Në qoftë kështu, lojtarët e skuadrës kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe shoqëruesit e saj duket se kanë ngatërruar fjalën pa doganë me të gjitha falas gjatë një ndalese tre orëshe në Aeroportin Heathroë të Londrës, ndërsa më tej artikulli vijon me elemente të tjera parodizuese ndërsa raporton se Grupi prej 37 vetash u largua pa paguar me mallra në vleftën 3400 dollarë nga një dyqan duty-free Policia nuk u impresionua nga pretendimi për keqkuptim për shkak të vështirësive me gjuhën dhe vuri në pranga 30 prej tyre. U deshën 24 orë që të gjendej një përkthyes 561. Nga ana tjetër, të njëjtat nota parodizuese vihen re edhe në gjuhën për artikujt online në Time.Com kur për shembull në artikullin me titull Shqipëria: Ju lutemi na pushtoni ku përshkruhet atmosfera përpara vizitës së Bush në Tiranë me tone parodizuese shkruhet se Bush do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton vendin e humbur ballkanik, më të varfërin në Evropë dhe shqiptarët e kanë tejkaluar vetvetven në përgatitje për këtë: dhjetëra mijëra janë dyndur në kryeqytetin, Tiranë, për të kapur një grimcë nga vizita e ciftit të parë amerikan 562. Po kaq parodizues është edhe toni i artikullit me titull Mos e vishni kostumin gala në Tiranë i cili ka një qasje kritike ndaj celebrities të cilët sipas Time mund të gjenden në një fushë të minuar PR kur vizitojnë kampet kosovare dhe u bëhet thirrje që të bëjnë kujdes me atë çfarë veshin dhe me mjetet me të cilat udhëtojnë (ju lutem jo audi luksoze). Kështu Tony Blair shkoi atje i veshur me një bluzë polo, që është një lloj veshje qesharake prej njeriu të thjeshtë, po nuk është ofenduese në vetvete Revista Time, Campaigning, Albanian style, 8 prill Revista Time, Albania: Revolution by Balloon, 15 janar 1990 (Time US). 561 Revista Time, Albania: Duty free for all, 11 qershor 1990 (Time US) 562 Revista Time, Albania: Pleasse Occupy Us, 10 qershor Revista Time, Don t Wear your Tuxedo in Tirana, 20 maj

254 Po kështu edhe citimet që artikulli me titull Një shndërrim kryebashkiak vë në gojën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë të notave parodike dhe me figuracion të pasur të tilla si Është sikur Tirana të jetë ngritur nga krevati pas një kohe të gjatë, si një grua e bukur ose referimi që artikulli i bën Ramës kur shprehet se ai arsyeton se stili i tij sipas mendjes së vet (i pakonsultuar) i përshtatet shumë mirë një vendi që ka dalë nga një stanjacion i gjatë: Unë kurrë nuk do të isha bërë kryetar bashkie në Zvicër kur duhet të bësh referendum edhe për të shkuar në tualet, thotë ai. Atje unë do të rrija në studion time dhe do të pikturoja Leksik i pasur, shumë epitete dhe fjalëformime të reja Repertori i gjuhës së përdorur në titujt dhe në tekstet e artikujve referuar Shqipërisë dhe shqiptarëve edhe për periudhën është mjaft i pasur. Epitet ose etiketat që i vendosen Shqipërisë janë edhe për këtë periudhë të njëjta me ato të periudhave pararendëse, që do të thotë se ruajnë tiparet e gjuhës që është analizuar për këto etapa. Kështu, në artikujt e kësaj periudhe, ato print dhe online njëherësh, vijojnë të mbijetojnë mjaft nga mbiemrat dhe epitetet e repertorit leksikor referuar regjimit komunist të tillë si paranoid Albania (Shqipëria paranojake). E përdorur gjerësisht në artikujt e Time 45-89, edhe në vitin 1997 atmosfera në vend sipas Massimo Calabresit në një intervistë dhënë Amanda Onion për Time.Com është gjithnjë e më nervoze dhe paranojake. Tirana është në pritje të më keqes 565. Në fillim të kësaj periudhe, në maj të vitit 1990 flitej gjithashtu për një Shqipëri paranojake në termat Shqipëria e izoluar, paranojake, po fillon të hapet dhe të lidhet me dikë. Shteti hapi lidhjet telefonike me 54 vende evropiane 566. Epiteti paranoid duket se është nga më të preferuarit referuar Shqipërisë, ndërsa i referohen Enver Hoxhës në një atikull të vitit 1994 sërish duke shtënë në punë epitetin paranoid në kontekstin që publiku shqiptar nuk iu përgjigj asnjëherë pasionit të qeverisë për të shtypur në qindra 564 Revista Time, A mayoral Makeover, 2 tetor 2005) 565 Revista Time, Cool-Down Period, 6 mars 1997 (Time.com) 566 Revista Time, Grapevine, 14 maj 1990 (Time US) 232

255 mijëra kopje eglendisjet paranojake të diktatorit Hoxha mbi rrugën e vetme të vërtetë të Shqipërisë drejt rendit të proletariatit 567. Po kështu, të transferuar nga regjistri i të kaluarës komuniste janë edhe epitete të tjera si vend i harruar ( this often forgotten Eastern European nation ) që në periudhën pararendëse përdorej duke iu referuar izolimit dhe vetë-mënjanimit të vendit, ndërsa në artikullin në fjalë i referohet Shqipërisë së dalë nga izolimi dhe të zhytur në trazira 568. Por e tillë cilësohet Shqipëria edhe 10 vjet më pas (this remote Balkan country) në kuptimin e vend i harruar ballkanik 569. Po kështu, po të kemi parasysh përdorimin e mbiemrave në shkallën krahasore sipërore që karakterizon repertorin leksikor kur i referohet drejtpërdrejt Shqipërisë në secilën prej periudhave të marra në analizë, të dhënat për periudhën aktuale e përforcojnë gjithashtu rregullin. Arsenalin e epiteteve të tilla mund ta gjesh madje të përdorur brenda të njëjtit atikull si në atë të shkruar nga Sally B. Donnelly ku gëlojnë terma si më e varfra e kontinentit, vendi më i prapambetur, skaji më i largët ballkanik në Adriatikun jugor dhe sigurisht nuk mungon as epiteti tiny Albania (Shqipëria e vockël) 570. Trajtat gjuhësore të shkallës sipërore si pjesë e ligjërimit ekstremizues për Shqipërinë vijojnë më tej në këtë artikull me formulime të tipit Shqipëria e vogël që po çlirohet më në fund nga dara staliniste ultra-ortodokse ose Ndërsa një nga një të gjithë regjimet e bllokut të Lindjes u tronditën nga ndryshime politike këtë vjeshtë, vetëm një qeveri komuniste në Evropë arriti ta përmbajë tërmetin politik të palëshuar, ndërkohë që edhe titulli i artikullit paraqet një formulim gjuhësor që evidenton përjashtimin ose përmasën ekstreme të zhvillimeve lidhur me Shqipërinë kur ndërtohet kështu: Pas Shqipërisë nuk mbetet më asnjë 571 ). Për më tepër, përzierja e termave të regjistrit standard të gjuhës me terma ose cilësime të natyrës më informale ose zhargon është një tipar që ndeshet dendur edhe në këtë periudhë. Etiketa ose epiteti tiny Albania (Shqipëria e vockël) si një nga cilësimet që e kanë shoqëruar përmendjen e Shqipërisë rregullisht dhe që vijon të përdoret edhe në periudhën aktuale, përbën një ilustrim edhe në këtë aspekt, epitet që flet pra pikërisht për 567 Revista Time, Remainders of the Day, 27 qershor 1994 (TIME US) 568 Revista Time, Crackdown on the Adriatic, 3 mars Revista Time, Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007 (Time.com)) 570 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj

256 një regjistër gjuhe më afër asaj të folur sesa të shkruar 572. Duke njohur këtë karakteristikë të trashëguar të gjuhës së Time, riqarkullimi i epitetit tiny Albania ndër vite referuar Shqipërisë që nga viti 1923 dhe deri në 2012 konfirmon edhe preferencën e hershme dhe të vazhueshme të Time për futjen në përdorim të termave më informalë për më tepë ngarkesë shprehëse dhe provokim 573. Përdorimi i fjalëve të tilla si devil-may care (moskokëçarëse) referuar politikës shqiptare, apo cilësime si Shqipëria në zgrip huazojnë gjithashtu fjalorin e gjuhës së folur, më informale, që është sidomos karakteristikë e teksteve online të Time.Com prej nga edhe janë nxjerrë si referenca 574. Të shkruarit për Time është i njohur gjithashtu për gjuhën mjaft specifike dhe me sa më tepër detaje dhe anektoda. Megjithëse subjekti i Shqipërisë ka paraqitur vështirësi në këtë aspekt duke qenë se në periudha të ndryshme ka qenë e vështirë për gazetarët dhe shkruesit e Time që ta përfytyronin atë, në pamundësi për ta vizituar në kushte të izolimit komunist, për periudhën e fundit mundësitë duket të kenë qenë më të shumta për të dhënë një pamje më të afërt të Shqipërisë në kushtet e hapjes dhe lirisë për ta vizituar. Edhe pse as tekstet e kësaj periudhe nuk janë më të pasura sesa ato të periudhave të mëparshme me detaje apo anektoda, hyrjet e artikujve tentojnë të jenë gjithnjë specifikë dhe të krijojnë një pamje më të gjallë. Ndonjë artikullshkrues e krijon këtë pamje dhe përdor detajet përshkruese specifike sikur të raportonte nga Shqipëria edhe pse realisht nuk ka shkelur në Shqipëri, sic është për shembull rasti i reporters Vivienne Ëalt 575, e cila jep përshkrimin fizik të kryetarit të Bashkisë së Tiranë në hyrje të artikullit të saj, edhe pse sic pohon vetë e ka realizuar bisedën me të me anë të telefonit 576. Nga ana tjetër, edhe kur udhëtohet drejt Shqipërisë për ta parë nga afër, duket se detajet që përzgjidhen për të zënë vend në artikujt e shkruar konfirmojnë regjistrin e mëparshëm ose pamjet ekzistente për Shqipërinë të tilla si në artikullin me titull The Balkans: Campaigning, Albanian-Style që vizaton Shqipërinë me anë të një gomari të ngarkuar me dru në qendrën e drobitur të qytetit të Mamurrasit, kur autorit të shkrimit i duhet të 572 Revista Time, The Trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 Maj 2011 (Time.com) 573 Revista Time, No Law or Order in the Land, 24 mars 1997: Foreigners flee as tiny Albania dissolves into Mad Max-Style Chaos. 574 Revista Time, The trouble with democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 maj 2011 dhe Albania back to the brink, 15 tetor Revista Time, shih artikullin Mayoral Makeover, 2 tetor 2005 (Time Europe, Middle East and Africa) 576 Po aty: [Edi Rama] e pwrdori personalitetin e tij tw ekzagjeruar (dhe fizikun) pwr tw transformuar qytetin e tij tw lindjes dhe, bashkw me tw, edhe njw pjesw tw mirw tw politikws sw vendit tw tij. 234

257 shkojë deri në Mamurras për të raportuar për një qytet të drobitur shqiptar si zakonisht është raportuar në Time që nga viti 1923 e deri më sot, referuar kryesisht Tiranës si e tillë. Disa nga përshkrimet që ndeshen më shpesh janë ende të tilla si underpriviledged Albania (Shqipëria e vobektë) ose small, sun-ëashed Albania (Shqipëria e vogël, e rrahur nga dielli) 577 apo the remote Balkan country, the poorest in Europe (Vendi i humbur ballkanik, më i varfri në Evropë) 578. Ashtu si në periudhat e mëparshme, edhe në këtë periudhë janë mjaft të pranishme fjalëformimet me vijë-lidhëse që përdoren në funksion të rritjes së fuqisë shprehëse nga autorët e shkrimeve për Shqipërinë, të tilla si snoë-sëept mountains of northern Albania në kuptimin e Shqipëria veriore me male të shtruara nga bora 579 apo sunëashed Albania në kuptimin e Shqipëria e larë me diell 580 ose stalinizëm ultraortodoks referuar ideologjisë më të cilën lidershipi i Shqipërisë mbante të shtrënguar popullin 581. Duke iu referuar sërish stilit të regjimit komunist në Shqipëri propozohet një strukturë e tillë si North-Korea-style isolation në kuptimin e izolim i stilit Koreano Verior 582. Nga ana tjetër, Shqipëria ka edhe stilin e vet, siç sugjeron titulli me vijë ndarëse i një artikulli që pasqyron zgjedhjet e para të lira në Shqipëri në vitin 1991, Campaigning, Albanian-Style. Gjejmë po kështu edhe ndërtime me vijë lidhëse më komplekse dhe të figurshme referuar zhvillimeve në Shqipëri të tilla si devil-may-care politics në kuptimin e politikë moskokëcarëse referuar politikanëve shqiptarë apo razor-thin-victory në kuptimin e fitore në teh të briskut referuar diferencës së vogël në rezultate mes partive politike në zgjedhje, ose get-out-the-vote campaign në kuptimin e fushatë për kërkimin e votës Figuracioni: Metaforat që u mbijetojnë kohëve të reja Nuk mungon as gjuha e figurshme në tekstet dhe titujt e artikujve, prej nga kemi nxjerrë një seri metaforash që i referohen drejtpërdrejt subjektit të Shqipërisë të tilla si kafaz, 577 Revista Time, No Law or Order in the Land, 24 mars 1997, Time US 578 Revista Time, Albania: Please, Occupy Us, publikuar nw 10 qershor 2007, Time.Com. 579 Revista Time, A desperate fight fo a key outpost, 26 prill Revista Time, No Law or Order in the Land, 24 mars 1997, Time US) 581 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (TIME US) 582 Revista Time, Deadly Protests Don t End Albanian Power Play, 28 janar 2011 (Time.com) 583 Revista Time, The trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 maj 2011) 235

258 darë e stalinizmit, shtet i anarkisë, pykë e territorit ballkanik, etj 584. Një grup metaforash si kafaz, darë e stalinizmit ultra-ortodoks, Bastion i fundit i komunizmit doktrinar përdoren ende duke iu referuar të shkuarës komuniste të Shqipërisë e cila përbën ende një pikë të rëndësishme reference edhe pas rënies së diktaturës në vend 585. Një grup tjetë metaforash karakterizojnë tiparet gjeofizike të Shqipërisë si për shembull metafora pykë e territorit ballkanik që i referohet më saktë pozicionit gjeografik të Shqipërisë që sipas Time është e vendosur në formën e një pyke në territorin ballkanik në jug të Adriatikut 586. Po kështu, referuar daljes në det të Shqipërisë Time e cilëson atë jo ekzaktësisht si Perlë të Adriatikut. Gjithë duke e përdorur metaforën Perlë e Adriatikut, por në fomën e saj të përmbysur si vijon Shqipëria ajo nuk mbahet si Perla e Adriatikut, më e pakta që mund të thuhet në artikullin që flet për transferimin e 17 ujgurëve disa prej të cilëve në tokën shqiptare 587. Dy metafora të tjera si vend që ngjan me filmat e Maksit të Çmendur dhe metafora që e cilëson Shqipërinë si shtet të Anarkisë i përkasin vitit 1997 në një artikull dramatik që përshkruan gjendjen në Shqipëri në kushtet e armatimit të popullsisë pas hapjes së depove të armëve 588. Mirëpo gjuha e figurshme ose gjuha metaforike gjen përdorim edhe më të gjerë kur referon për shembull jo drejtpërdrejt subjektin e shtetit shqiptar por atë të protagonistëve të jetës shqiptare. Kështu Time e referon mbretëreshën Geraldinë të Shqiptarëve jo vetëm si e veja e Mbretit Zog por edhe si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë 589, metaforë e njohur kjo referuar mbretëreshës Geraldinë. Të figurshme janë edhe mjaft formulime të tjera si pë shembull në artikullin Goodbye Stalinism që e paraqet diktaturën shqiptare në grahmat e fundit si një specie në zhdukje ose hedhurinë me fjalët Rënkimi që u dëgjua javën e shkuar ishte zëri i diktaturës së fundit marksiste të Evropës, që përfundoi në koshin e plehrave të historisë 590. Në një artikull tjetër të majit 1990 Time përdor metaforën e tërmetit duke iu referuar politikës shqiptare, edhe pse përshkruan një situatë që flet më tepër për një tërmet të pashpërthyer kur shprehet se Vetëm një qeveri 584 Revista Time, Albania: Climbing Out of the Cage, 14 janar 1991; Albania and then there were none, 21 maj 1990 (TIME US); No Law or Order in the Land, 24 mars 1997 (TIME US) 585 Revista Time, Albania Next to Fall?, 16 korrik 1990 (Time US) 586 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (TIME US) 587 Revista Time, 17 Uighurs Exiled in Limbo But with Beaches, 11 qershor 2009 (Time.com) 588 Revista Time, No Law or Order in the Land, 24 mars 1997 (TIME US 589 Revista Time, Milestones, 28 tetor 2002 (Time Europe, Middle East and Africa) 590 Revista Time, Albania: Goodbye Stalinism, 24 dhjetor 1990 (Time US) 236

259 komuniste në Evropë arriti ta përmbante tërmetin politik. Tani, gjashtë muaj më pas, lidershipi i Shqipërisë së vockël po e liron më së fundi darën e vet të stalinizmit ultraortodoks 591. Sërish në një artikull të marsit 1997, Shqipëria paraqitet si një lloj tenxhereje me presion përpara shpërthimit kur Time në mënyrë të figurshme shprehet se Shqipëria po zien që prej mesit të Janarit 592. Pamja që ofron Time një vit më pas për Shqipërinë është ajo e një vendi në buzë të humnerës po t i referohemi titullit të figurshëm të Time Shqipëria sërish në zgrip Struktura: Pamjet ende dramatike, struktura më pak Periudha e fundit e marrë në shqyrtim në këtë punim flet për transformime shumëplanëshe në drejtim të gazetarisë dhe sigurisht edhe të strukturës së artikujve e narracionit të saj, gjë që reflektohet edhe në artikujt e Time për Shqipërinë. Revista në përgjithësi gjatë kësaj periudhe i është larguar të famshmit Timestyle për sa i përket rendit të fjalive dhe strukturës së pazakontë të fjalive ose sintaksës së përmbysur që ishte një nga karakteristikat e të rrëfyerit të revistës të paktën deri në vitet 70 të shekullit të kaluar. Karakteristikat që kanë mbijetuar në narracionin e Time duket se janë më tepër fjalët e kërkuara dhe leksiku i sofistikuar, ndërsa teksti në përgjithësi tenton të bëhet më analitik, anipse nuk mungon vëmendja ndaj detajit në përmbushje të amanetit të bashkëthemeluesit Briton Hadden. Kalimi pothuajse i plotë në gazetarinë me autor ose gazetarinë e emrave e ka fragmentarizuar të shkruarit për Time në pikëpamje të një stili të unifikuar dhe strukturimi bazë. Nga ana tjetër të shkruarit për median online ka kontribuar në ndryshime të tjera siç është kërkimi i qartësisë, me fjali më të shkurtra dhe me gjuhë më të thjeshtë e të drejtpërdrejtë. Transformimet e pëmendura më sipër vihen re edhe në tekstet e artikujve të Time për Shqipërinë, që edhe pse ruajnë të njëjtin këndvështrim dhe qasje përmbajtësore referuar subjektit të vendit dhe të njërëzve, nuk e kanë as strukturën dhe as intensitetin shprehës të teksteve shkruar për Shqipërinë përpara viteve 90. Megjithatë, pamjet dramatike në fillim të viteve 90 mbartin ende karakteristikat e një të shkruari disi të elaboruar dhe një 591 Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (Time US) 592 Revista Time, Closing In On War, 5 mars 1997(Time.com) 593 Revista Time, Albania Back to the Brink, 15 shtator 1998 (Time.com) 237

260 lloj strukturimi fjalie më kompleks sesa ai që karakterizon periudhën pas vitit 1997 që shënohet nga kalimi online me të gjitha efektet e veta edhe në versionin print. Kështu për shembull, një artikull i kësaj periudhe me titullin e letrarizuar Shqipëria: Dalje nga kafazi, ende do të kishte një hyrje të vonuar për t i dhënë artikullit dramaticitet dhe suspansë, në formën: Të mbuluara me dëborë në dimër dhe të thepisura në mjaft vende, Malet e Pindit që lidhin Greqinë me Shqipëinë, janë pothuajse të pakalueshme. Por kjo nuk i ka ndaluar mijëra shqiptarë të dëshëpëruar që t i kapërcejnë ato për të mbërritur në Greqi javën e fundit të vitit [ ] refugjatët hynë në Greqi të penguar vetëm nga i ftohti dhe malet 594 ). Edhe pse as pas viteve 90 nuk mungojnë pamjet dramatike, sidomos në titujt dhe në hyrjet ose atakun e tekstit, mënyra e dhënies së këtyre pamjeve duket më pak e sofistikuar, për rrjedhojë tingëllon një gjuhë ende mjaft e fortë por më natyrale si për shembull në një artikull për Luftën në Kosovë që nis kështu: Lufta është ferr, por duket se edhe brenda ferrit disa pjesë përvëlojnë më tepër sesa disa të tjera 595. Po kështu artikujt për versionin online për nga struktura ngjajnë më tepër me ato të agjencive të lajmeve kur nisin për shembull në këtë formë: Tirana, Shqipëri: Rebelët e kanë refuzuar deri tani amnistinë që u ofron Presidenti Sali Berisha nëse i dorëzojnë armët 596 që mban autorësinë e Amanda Onion. Kronikat e Time.Com për trazirat e marsit 1997 kanë të gjitha këtë lloj strukture ose ndërtimi, ndërsa një strukturë dhe linjë rrëfimi më të afërt paraqesin artikujt më të zgjeruar dhe ato më specialë si për shembull artikulli dedikuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës në kuadër të dosjes speciale të Time që përzgjedh Heronjtë Evropianë të vitit 2005, që nis kështu: Pëmend Shqipërinë dhe gjithë sa mund të të kujtohet janë skenat e qindra mijëra refugjatëve që degdisen nga Kosova e shpartalluar nga lufta në Gjashtë vjet më pas, është koha për të hedhur një tjetër shikim, kryesisht falë Edi Ramës, kryebashkiakut ikonoklast të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës 597. Megjithatë, kjo periudhë e fundit kohore që studjon raportin e revistës amerikane Time me subjektin e Shqipërisë, në tërësi flet për mjaft transformime strukturore si organizimi, 594 Revista Time, Albania: Climbing Out of the Cage, 14 janar Revista Time, Grounded in Kosovo, 31 maj Revista Time, Collapssing Pyramid, 7 mars Revista Time, A Mayoral Makeover, 2 tetor 2005, (Time Europe) 238

261 teknologjia dhe operacionet e marketingut në lidhje me vetë revistën, gjë që, nga ana tjetër, reflektohet ose shoqërohet me transformime të pashmangshme edhe në sipërfaqje, pra në tekstin dhe në mënyrat e të shkruarit gazetaresk. 3.7 PËRFUNDIME Kjo pjesë e tretë e punimit mori në analizë përmbajtjet konkrete për Shqipërinë në periudhën Analiza është mbështetur njëherësh në të dhëna sasiore dhe cilësore. Këto gjetje dhe matje të bëra flasin për: - Një paraqitje konstante të subjektit të Shqipërisë ndërmjet viteve Shqipëria merr më shumë vëmendje se disa nga vendet e tjera të rajonit, prirje që përgjithësisht ruhet edhe nga periudhat e mëparshme, edhe pse ndryshimet politike në rajon influencojnë rënie të interesit për subjektin e Shqipërisë. - Vitet e mbulimeve më të shpeshta janë ato kur ka tranzicion politik por edhe trazira e konflikte në arenën e zhvillimeve politike-sociale në Shqipëri. - Vendi i Shqipërisë në konfiguracionin përmbajtësor të Time mbetet gjithashtu përgjithësisht i qëndrueshëm. Artikujt për Shqipërinë janë të vendosur zakonisht në krye të rubrikës World ose Foreign Affairs sipas emërtimeve të kohës. - Për sa u përket temave që dalin më shpesh, secila periudhë ka karakteristikat e veta që lidhen me zhvillime të kohës, mirëpo vihet re prirja konstante e trajtimeve eskluzivisht të temave politike edhe gjatë kësaj periudhe. - Po kështu, përbën një konstante fakti që Shqipëria merr mbulim më tepër në kuadër të zhvillimeve të saj të brendshme sesa nën kuadër zhvillimesh ndërkombëtare, gjë që lidhet me pozitat e saj përgjithësisht të dobëta politike ndërkombëtare. - Të dhënat flasin gjithashtu për një vijueshmëri ose prirje konstante për sa i përket trajtimit të subjektit të Shqipërisë në lidhje me marëdhëniet ndërkombëtare me subjekte të tjera nën kornizën e vasalitetit, si për shembull me Italinë gjatë periudhës së parë , apo me Moskën zyrtare gjatë periudhës së dytë (po kështu edhe në lidhje me Kinën) dhe së fundi për marrëdhëniet me vetë SHBA-të gjatë periudhës së tretë kur ish presidenti Bush viziton Shqipërinë. 239

262 - Po kështu edhe gjeografia e mbulimeve nga Shqipëria paraqitet e kufizuar dhe konstante, ku Tirana si kryeqendra politike merr vëmendjen kryesore në të tre periudhat e studjuara. Për sa i përket gjuhës dhe kodit të të shprehurit në artikujt për Shqipërinë ndërmjet viteve , bie në sy gjithashtu prirja e ruajtjes së: disa formave të shprehuri, stilizimi dhe mjetesh shprehëse figurative nga periudhat e mëparshme, megjithë evoluimet në stilin dhe kodet gazetareske të revistës, si për shembull: - Parodia, një mjet stilistikor që përshkon artikujt për Shqipërinë në Time gjatë të tre periudhave. - Metaforat. Kemi identifikuar një varg metaforash me të njëjtën rrënjë siç është: metafora e varësisë apo vasalitetit të Shqipërisë nga shtete dhe vende të tjera. Kërkimi për fjalë kyçe, figuracionin dhe shprehje e fraza të përsëritura, rezulton gjithashtu në gjetje të cilat flasin për përdorim të gjuhës në mënyra të ngjashme ose të njëjta nga njëra periudhë në tjetrën si për shembull: - Dendësi përshkruese; fjalëformime të pazakonta; lojëra të shumta të fjalëve. Megjithëse konstruksionet e subjektit të Shqipërisë janë mjaft të pasura me figuracion stilistikor, është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me përdorim të një gjuhe esktremizuese si teprim stilistikor, por me një mënyrë specifike paraqitjeje të Shqipërisë si pjesë e diskursit të anormalitetit, qoftë ai vetëm shqiptar ose më gjerë ballkanik, diskurs i cili gjen përdorim të gjerë në mediat amerikane dhe ato perëndimore në përgjithësi në lidhje me Shqipërinë por edhe vende të tjera të Ballkanit. Ky diskurs është pra një praktikë e rregullt nga ana e revistës sa herë që i referohet Shqipërisë si: shtet, popull, territor gjeografik apo sistem vlerash shoqërore e kulturore. 240

263 II. PËRFUNDIME Analizat teorike, të agjencisë dhe të përmbajtjeve të revistës Time në kuadër të paraqitjeve të subjektit të Shqipërisë nga ana e shtypit perëndimor flasin për: 1. Përqasje dhe trajtim konstant nën shenjën e ligjërimit të anormalitetit shqiptar, për një rrjedhë kohore prej afro 90 vjetësh, Raporte institucionale dhe profesionale konstante të agjencisë Time si media amerikane me subjektin e Shqipërisë 3. Fabrikim konstant të subjektit të Shqipërisë në bazë të ligjësive organizative, profesionale dhe tekstuale karakteristike në peisazhin perëndimor të mediave, respektivisht shtypi amerikan. Analiza teorike në funksion të kërkimeve rreth objektit tonë të studimit flet për: 1. Konstruksion dhe fabrikim të përmbajteve mediatike dhe të lajmeve ndërkombëtare në spektrin perëndimor dhe atë amerikan të mediave konkretisht. 2. Konstrukti ndodh si në nivel organizativ, ashtu edhe në nivel profesional dhe tekstual. 3. Kornizat tematike ose përzgjedhja e këndeve të raportimit janë pjesë e këtij procesi. 4. Ligjërimi që mbizotëron raportimet ndërkombëtare të mediave amerikane është ende ai i superioritetit amerikan. 5. Në horizontin e shtypit perëndimor dhe atij amerikan konkretisht vihen re prirje të reja si rënia e mbulimeve ndërkombëtare, zhvendoja e fokusit drejt lajmeve me natyrë praktike dhe zbavitëse, rënie e numrit të korrespodentëve të huaj, përqendrim në vlerat e amerikanizmit si individualizmi etj. 6. Disa nga përcaktuesit ose faktorët vendimtarë në mbulimin ose jo të një vendi të huaj janë tregues të tillë si afërsia gjeografike dhe marrëdhëniet diplomatike dhe sidomos interesat amerikane atje. 241

264 Përfundimet që dalin nga analiza e agjencisë Time në raport me Shqipërinë, për sa u përket faktorëve përcaktues të këtij raporti të vijueshëm dhe qasjeje konstante janë: 1. Faktorë të strukturës pronësore, menaxheriale dhe organizative të revistës kanë patur rol dhe peshë të ndjeshme në mbulimin ose jo të subjektit të Shqipërisë, në llojin e mbulimit që i jepet dhe në mënyrën e trajtimit e ligjërimin për të. 2. Modeli ose profili gazetaresk si edhe aspekte të performancës profesionale të stafeve të Time hedhin dritë në lidhje me mënyrën si janë paraqitur ngjarjet dhe subjektet. Linja editoriale, qëndrimet e saj politike, linja ndërkombëtare e raportimeve të saj, filozofia e mishërimit të Amerikës dhe vlerave të saj, janë faktorë që kanë influencuar edhe qasjen e revistës ndaj subjektit të Shqipërisë. 3. Audienca e revistës dhe burimet e saj të informimit kanë influencuar gjithashtu frekuencën e mbulimit të Shqipërisë si edhe kanë patur rol përcaktues në mënyrën e paraqitjes së këtij subjekti për t iu përgjigjur identikitit të lexuesit. Përfundimet që dalin nga të dhënat sasiore dhe cilësore në funksion të analizës së përmbajtjeve të Time mbi Shqipërinë, flasin për: 1. - Mbulim konstant dhe natyrë të njëjtë mbulimi përgjithësisht nga njëri vit në tjetrin dhe po ashtu edhe nga njëra periudhë historike në tjetrën Hapësira dhe vendi i Shqipërisë për sa i përket konfiguracionit të rubrikave, fushave të mbulimit dhe shpeshtisë së përmendjeve të subjektit nuk pëson ndryshime relevante nga njëra periudhë në tjetrën Përmbajtje tekstuale mjaft të ngjashme dhe shpesh të njëjta ose identike nga njëra periudhë historike në tjetrën Ligjërimi mbizotërues i çdo periudhe është një ligjërim i anormalitetit shqiptar ndërthurur me atë të superioritetit amerikan Temat dhe kornizat e referimit brenda formacioneve diskursive janë gjithashtu të afërta dhe shpesh të njëjta, por kështu edhe këndet e shikimit Përafri dhe ngjashmëri në terma, sinonime, metafora dhe epitete, fraza dhe forma gjuhësore të shprehuri të cilat përsëriten ose mbeten të pandryshuara që nga viti 1923 deri në vitin

265 4. BIBLIOGRAFI BOTIME DHE MONOGRAFI SHKENCORE Abrahamson David. Magazine-Made America: The Cultural Transformation of the Postwar Periodical. Cresskill, NJ: Hampton Press: Angeletti Norberto, Olivia Alberto, TIME, The Illustated History of the World s Most Ingluential Magazine: Rizzoli, 2010 Barthes Roland, Mythologies: France de Seuil, 1957 Berger Peter L. Luckmann Thomas, The Social Construction of Reality: A Treatise in the Sociology of Knowledge, Open Road Media, 2011 Bertho Lavenir Catherine, Historia e medias, nga Dideroi tek Interneti: ISHM: 2004 Curtis Prendergast, The World of Time Inc. :The Intimate History of a Changing Enterprise: , Atheneum: Dell Orto, Giovanna, Giving Meaning to the World: The First US Foreign Correspondents, , Greenwood Press: Westport, Fq 121 Dominick Joseph R., Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press: Fq D'Angelo Paul, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge, 2009 Elson Robert T., Time Inc. The intimate history of a publishing Enterprise, , Scribner: Entman Robert M, Projections of Power: Framing News, Public Opinion, and U.S. Foreign Policy, The University of Chicago Press: 2004 Editors of Time Magazine: Time, 85 years of Great Writing, Time: fq 51 Fishman Mark, Manufacturing the News, Austin, University of Texas Press, 1980 Gans Herbert, Deciding What's News: A Study of CBS Evening News, NBC Nightly News, 'Newsweek' and 'Time'. London: Constable, 1980 Goldsworthy, Vesna. Inventing Ruritania: The Imperialism of the Imagination. New Haven, CN: Yale University Press, Hall, Derek. Albania and the Albanians. London: Printer Publishers Ltd., Hall Stuart, Representation: Cultural representations and signifying practices, London: Sage, 1997 Hall, Chritcher, Jefferson, Clarke, Roberts. (1978), Policing the crisis: Mugging, the State and Law and Order, Basingtoke: Macmillan Education Ltd, fq Hallin Daniel, Mancini Paolo, Comparing Media Systems: Three Models of Media and Politics, Cambridge University Press: 2004 Henry Grunswald, One Man s America: a journalist s search for the heart of this country. Anchor: Fq

266 Hess, Stephen, International News & Foreign Correspondents, Brookings Inst Pr: 2005; Herzstein, Robert, Henry R. Luce, Time, and the American Crusade in Asia, Cambridge University Press, Herzstein, Robert, Henry R. Luce: A political portrait of the man who created the American century : Scribner: Kelly Knauer, Time , 75 Years: An Anniversary Celebration, Time Books: McQuail, Denis, McQuail s Mass Communication Theory, Sage: 2005 Manning Paul, News dhe News Sources, Sage, 2000 Said, Edward, Orientalism, Knopf Doubleday Publishing Group: 2003 Schudson Michael, The Sociology of News, W W Norton & Company Incorporated, Fq 89 Sumner David E., The Magazine Century: American Magazines since 1900, Peter Lang Publishing: 2010 Paul D'Angelo, Jim A. Kuypers (eds), Doing News Framing Analysis: Empirical and Theoretical Perspectives, Routledge, 2009 Papa, Daniels, Spiker, Komunikimi Organizativ, UET Press: 2010 Poole, Elizabeth, Reporting Islam: media representations and British Muslims, IB.Tauris, London: Philo C. Wasburn, The social construction of international news, We re talking about them, they re talking about us, London: Greenwood Publishing Group, 2002 Tabbel John dhe Mary Ellen Zuckerman, The Magazine in America, , Oxford University Press, 1991 Todorova, Maria, Imagining the Balkans,, Oxford University Press: 1997 Thomas Griffith, How True: a skeptic s guide to believing the News, Little Brown: 1974 Tuchman Gaye, Making News: a Study in the Construction of Reality: Free Press, 1978 Tunstall, Jeremy; David, Machin, The Anglo-American Media Connection, Oxford University Press, 1999 Williams, Kevin, International Journalism, Sage, Wilner Isaiah, The man Time forgot: a tale of genius, betrayal dhe the creation of Time Magazine : Harper Perennial: Zalampas, Michael, Adold Hitler and the Third Reich in American Magazines, , Bowling Green State University Popular Press, 1989 ARTIKUJ SHKENCORE Alpion, Gezim, Western Media and the European Other : Images of Albania in the British Press in the New Millennium, Albanian Journal of Politics I (1): 4-25, Albanian Political Science Association,

267 Arnett Peter, Goodbye Wold, American Journalism Review, Nwntor aksesuar nw 30 mars Cole, Jaci; Hamilton, John Maxwell, A Natural History of Foreign Correspondence: A Study of the Chicago Daily News, , Journalism and Mass Communication Quarterly, Vol. 84, No. 1, Spring 2007 Downing, John D. H. "International Communication" ne Donsbach, Wolfgang (ed). The International Encyclopedia of Communication. Blackwell Publishing, Entman, R. M. (1993). Framing: Towards clarification of a fractured paradigm. Journal of Communica-tion, 43(4), Galtung, J. & Ruge, M. Holmboe: The Structure of Foreign News, Journal of Peace Research, vol. 2, 1965: fq Hamilton, John Maxwell, Journalism s Roving Eye: A History of American Newsgathering Abroad. Louisiana State University Press: fq 15 Isa Blumi, The commodifiation of otherness: how to think about Albanians?, East European Politics and societies (1998). Nicola Mai, Russell King, Out of Albania, From Crisis Migration to Social Inclusion in Italy, Berghahn Books: Project for Excellence in Journalism (2005, 2006) The State of the News Media Washington, DC, USA: Project for Excellence in Journalism. Saleem, Noshina, U.S. Media Framing of Foreign Countries Image: An Analytical Perspective nw Canadian Journal of Media Studies, Vol. 2(1). Aksesuar online shtator 2013 ne adresen Sullivan Meg, December 14, 2005, Media Bias Is Real, Finds UCLA Political Scientist, publikuar nw UCLA-6664.aspx, aksesuar 15 prill Interviste dhene Tim Groseclose, studjues i shkencave politike ne UCLA. Scheufele, D. A. (2000). Agenda-setting, priming, and framing revisited. Mass Communication & Society, 3, Timothy M. Jones, Peter Van Aelst, Rens Vliegenthart, Foreign Nation Visibility in U.S. News Coverage A Longitudinal Analysis ( ), Communication Research June 2013 vol. 40 no Tsan-Kuo Chang, Pamela J. Shoemaker dhe Nancy Brenlinger, Determinants of International News Coverage in the U.S. Media Communication Research August 1987 vol. 14 no aksesuar nentor Vehbiu Ardian dhe Rando Devole, La scoperta dell'albania: gli albanesi secondo i mass media, Paoline Editoriale Libri, Wagner, Cynthia G, U.S Press loses touch with the world : The Futurist, World Future Society: Volumi 33, Issue 3, Mars 1999: fq 2 245

268 ARTIKUJ SHTYPI Dokumente të CIA-s, 28 qershor 1955/ Raporte të CIA-s, që kanë mbërritur në Arkivën Qendrore në Tiranë, të deklasifikuara, përkthyer dhe publikuar në gazetën Shekulli, Belina Budini : Rubrika Dokumente te CIA-s per Shqiperine, 28 mars - 5 prill fq 18,19. Los Angeles Times, David Shaw, Foreign News Shrinks in Era of Globalization, published on Thursday, September 27, Aksesuar Revista Time, Albania: Fatima or Else!, 11 janar 1937 Revista Time, Zog s Choice, 7 shkurt Revista Time, Albania: Agent Provocateur, 21 mars 1927 Revista Time, Albania: A noose for Benito, 7 qershor 1943 Revista Time, Albania: Birth and Death, 17 prill 1939 Revista Time, International: Madmen and Fools, 17 prill 1939 Revista Time, Albania: Supreme Removal, 21 mars 1932; Revista Time Albania: Piratical Dictature, 11 prill 1927; Revista Time Albania, President into King, 27 gusht 1928; Revista Time Albania: Zog s Furs, 6 maj 1940) Revista Time: Zog s Choice, 7 shkurt 1938; Balkan Theater: Children of Socrates, 9 maj 1938; Revista Time, Albania: Koran and Bible, 19 shtator Revista Time, Balkan Theatre: Children of Socrates, 9 dhjetor 1940 Revista Time, Albania: Zog's Furs, 6 maj 1940 Revista Time, Albania: Joust, 22 dhjetor 1924 Revista Time, Albania: Fatima or Else!, 11 janar 1937 Revista Time Milestones, 27 janar 1936 Revista Time Albania: Jugoslavs v. Greeks, 15 nentor 1926 Revista Time, Italy: Lost and Found, 3 tetor 1938; Revista Time, Albania: Swiss Laws, Geek Patriarch, 15 prill 1929 Revista Time, Albania: Wilson, 25 gusht 1924; Albania: Port Wilson, 19 shtator 1929 Revista Time, The League of Nations: Albania Accuses, 20 qershor 1927 Revista Time, The Lague of Nations: Business 29 dhjetor 1924 Revista Time, A constitution coming, 11 shkurt 1924 Revista Time, Albania: Momentous Buttons, 19 nentor 1928 Revista Time, Albania: Albania, 14 prill 1923 Revista Time, Albania: Zog not Skanderbeg, 17 qershor 1929 Revista Time, Albania, Footlose Zog, 19 qershor 1933 Revista Time, Albania: International Cough, 8 korrik 1929 Revista Time, Albania: Zog and Jerry, 9 maj 1938 Revista Time, Albania: King Job, 7 prill 1924 Revista Time, International: Scared, 28 mars 1927 Revista Time, International: Madmaen and Fools, 17 prill 1939; Revista Time, The Cabinet; Inscrutable Design, publikuar në 17 prill

269 Revista Time, Milestones, 27 janar 1936 Revista Time, Albania: Blattant Accusations 17 janar 1927 Revista Time, Milestones, 17 prill 1939 Revista Time: Albania: New Stooge,1 prill 1950 Revista Time: Albania: Down goes Hoxha (Shqipwria: Hoxha nw rwnie) 2 gusht 1954 Revista Time, Man of the Year: Fighter in a Fighting Year: Harry Truman, 3 janar 1949 Revista Time Man of the Year: Up from the Plenum, 6 janar Revista Time Man of the Year The Vengeful Visionary : Fidel Kastro, 26 janar 1959 Revista Time, Portugal: A Big Step to the Left 21 korrik 1975 Revista Time, Albania: Down goes Hoxha, 2 gusht 1954 Revista Time, Eagle s Country: The Little Land they are fighting over,27 tetor 1961 Revista Time, Albania: Death to the Muscovites, 28 prill 1961 Revista Time, Albania: Enver Hoxha: Stalin s Disciple, 22 prill 1985 Revista Time, Albania, Over the Hill, 3 qershor 1957 Revista Time, Albania, the rocky road, 19 korrik 1954 Revista Time, Albania, Benighted Nation, 10 August 1962 Revista Time, Albania: Pay now, work later, 13 korrik 1970 Revista Time, Albania, The Gnat That Grabbed, 6 mars 1964 Revista Time, Albania: Copycats, 3 shkurt 1967 Revista Time, Communists: Independent Dummy, 11 dhjetor 1964 Revista Time, China: Don t fence Mao in, 28 janar 1966 Revista Time, Europe: Free and Secret, 10 dhjetor 1945 Revista Time, The Nations: Truculence, 25 nwntor 1946) Revista Time, Albania: The Black Sheep, 23 qershor 1961) Revista Time, Communists: Independent Dummy, 11 dhjetor 1964 Revista Time, Albania: Odd Man Out, 24 tetor 1960 Revista Time, United Nations: Such Interesting People, 3 mars 1947 Revista Time, People; Pleasures and Palaces, 1 tetor 1951 Revista Time, Albania: What could be more perfect?, 16 shkurt 1987 Revista Time, Albania: New Stooge 17 prill 1950 Revista Time, Albania: The rocky road 19 korrik 1954 Revista Time, The fear that guards the vineyard, 6 shtator 1971 Revista Time, Albania: Emulating Mao, 23 shkurt 1970 Revista Time, Truculence, 25 nentor 1946 Revista Time, United Nations: The Gentleman is a liar, 4 gusht 1947 Revista Time, China: the Next Foreign Minister?, 5 dhjetor 1969 Revista Time, Albania: Stalin s Heir, 22 dhjetor 1961; Revista Time, Albania: By Remote Control, 14 maj 1951 Revista Time, Communists: A swim in the Adriatic, 8 qershor 1959) Revista Time, Communists: Battle for the Backyards, 4 prill 1969 Revista Time, The Nations: Truculence, publikuar në 25 nentor 1946 Revista Time, Albania, Over the Hill, 3 qershor 1957 Revista Time, Army Tries to Restore Order in Albania, 27 janar 1997 (Time.Com) Revista Time, Albania and then there were none, 21 maj 1990 (Time US) Revista Time, The Trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 Maj 2011 (Time.Com) 247

270 Revista Time, Albania Next to Fall?, 16 korrik 1990 (Time US). Revista Time, Albania: Goodbye Stalinism, 24 dhjetor 1990 (Time US) Revista Time, Time Magazine Contents Page, 8 prill 1991 (Time US) Revista Time, Albania: It s not over by a long shot, 15 prill 1991 (TIME US) Revista Time, No Law or Order in the Land, 24 mars 1997 (TIME US) Revista Time, Crackdown on the Adriatic, 3 mars 1997 (Time.com) Revista Time, Cool-Down Period, 6 mars 1997) Revista Time, Albania Back to the Brink, 15 shtator 1998 (Time.com). Revista Time, Albania: Please Occupy Us!, 10 qershor 2007 (Time.com)) Revista Time, 17 Uighurs Exiled in Limbo But with Beaches, 11 qershor 2009 (Time.com) Revista Time, Deadly Protests Don t End Albania s Power Play, 28 Janar 2011 (Time.com) Revista Time, The Trouble with Democracy: Albania s Worrisome Vote, 21 Maj 2011 (Time.com) Revista Time, Albania, Crisis in the Capital, 7 shkurt 2011 (Time US) Revista Time, Albania, Happy Landings, 23 korrik 1990; Revista Time, A Valley Full of Dangers, 19 mars 2001) Revista Time, Milosevic Confronts His Angry Accusers, 4 mars 2002 (Time US) Revista Time, Albania: Futile Flight On the Adriatic, 18 mars 1991(Time US) Revista Time, The Balkans: Campaigning, Albanian-Style, 8 prill 1991 (Time US) Revista Time, Inside Kosovo: a visit to a devastated land, 7 qershor 1999 (Time US) Revista Time, From the Publisher, 12 mars 1990 (Time US) Revista Time, Albania: Revolution by Balloon, 15 janar 1990 (Time US)) Revista Time, Milestones, 22 shkurt 1999 (Time.com) Revista Time, Life after the throne, 5 janar 2008 Revista Time, Milestones, 28 tetor 2002 (Time Europe, Middle East and Africa) Revista Time, Albania: Not foverver And Enver, 4 mars 1991) Revista Time, Albania: a setback for the old guard, 16 dhjetor 1991 Revista Time, Collapsing Piramid, 7 mars 1997 (Time.com) Revista Time, Time Europe, Middle East and Africa, A Mayoral Makeover, 2 tetor 2005 Revista Time, Democracy School,5 korrik 1999 Revista Time, Albania: Climbing Out of the Cage, 14 janar 1991 Revista Time, 17 Uighurs Exiled in Limbo But with Beaches, 11 qershor 2009 (Time.com Revista Time, Don t Wear your Tuxedo in Tirana, 20 maj 1999 (Time.com)) Revista Time, Albania: Duty free for all, 11 qershor 1990 Revista Time, Grapevine, 14 maj 1990 (Time US) Revista Time, Remainders of the Day, 27 qershor 1994 (TIME US) Revista Time, A desperate fight fo a key outpost, 26 prill 1999 Revista Time, Albania Next to Fall?, 16 korrik 1990 (Time US) Revista Time, Milestones, 28 tetor 2002 (Time Europe, Middle East and Africa) Revista Time, Closing In On War, 5 mars 1997(Time.com) Revista Time, Grounded in Kosovo, 31 maj 1999 Revista Time Diana Spencer, The Prince s Charmer, 20 prill

271 WEBSITE: Time Inc. Company Profile, Website Zyrtar: aksesuar, U.S. Audience Profile, Source: 2012 Spring GfK MRI: aksesuar 7 qershor 2013 INTERVISTA 1. Interviste me Massimo Calabresi, Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes ; 13 shtator Interviste me James Graff, Shef i zyres se Vjenes dhe korrespondent senior i Time ; 20 dhjetor Interviste me Edward Barnes, Korrespondent i Time dhe Life per lufterat ne Kosove; 10 nentor Interviste me Altin Raxhimi, stringer/fikser nga Shqiperia për Time; 5 shtator Interviste me Angela Leuker, Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve ; 3 shkurt Interviste me Prof. Dr. Robert Herzstein, Historian i Time, Biograf i themeluesit të Time dhe kryeredaktorit Henry Luce; 19 mars

272 5. ANEKSE Aneksi 1. Lista dhe bio të të intervistuarëve Aneksi 2. Pyetësorët dhe intervistat për të intervistuarit Aneksi 3. Tabela përmbledhëse të të dhënave sasiore dhe cilësore Aneksi 4. Foto të revistës Time 250

273 ANEKSI 1. LISTA DHE FUNKSIONET E TË INTERVISTUARËVE Massimo Calabresi: Editor aktual i Time ne Uashington. Ish drejtor i Zyres se Vjenes Ka mbuluar luften e Kosoves, trazirat e vitit 1997 ne Shqiperi nga Vlora James Graff: Shef i zyres se Vjenes dhe korrespodent senior i Time Ka mbuluar zgjedhjet e para pas renies se regjimit komunist ne Shqiperi ne vitin 1991 Edward Barnes: Korrespondent i Time dhe Life per lufterat ne Kosove, Korrespondent i revistës Time Altin Raxhimi: I vetmi gazetar qe ka punuar si stringer/fikser ne Time nga Shqiperia, gjate Luftes se Kosoves por edhe si freelancer deri ne vitin 2011 Angela Leuker: Administratore dhe reportere mbështetëse e zyrës së Time në Vjenë për Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit, në periudhën ndërmjet viteve Prof. Robert Herzstein: Historian i Time, Biograf i themeluesit dhe kryeredaktorit Henry Luce 251

274 ANEKSI 2. PYETËSORËT PËR TË INTERVISTUARIT 1. Pyetjet për intervistën me Massimo Calabresi: Ju keni mbuluar edhe Shqiperinë për revistën Time në përmbushje të detyrës suaj si shef i Byrosë së Vjenës, përgjegjëse për Evropën Qendrore por edhe rajonin e Ballkanit e bashkë me të edhe Shqipërinë. Në çfarë konsistonte ky mbulim? Në kuadër të këtyre raportimeve për Shqipërinë, cilat ishin pengesat strukturore ose rrethanore që mund të kufizonin punën tuaj si gazetarë? A kishit interferenca ose influenca në punën tuaj nga vetë organizata, nga kontaktet tuaja profesionale ose nga burimet tuaja? Po autoritet amerikane dhe linjat e politikës së jashtme amerikane a përbënin një reference të domosdoshme për ju ne pergatitjen e artikujve tuaj? A mund të identifikoni disa nga përparësitë e revistës për sa i përket vlerës që u jepte lajmeve nga Shqipëria dhe në përgjithësi nga rajoni i Ballkanit në kohën e mbulimit tuaj (të tilla si vlerë njerëzore, kulturore ose politike, konfliktualiteti etj). Shkurtimisht cilat ishin temat e përzgjedhura që i interesonin Time nga Shqipëria dhe pse? Të dhënat tregojnë se Shqipëria dhe bashkë me të vende të tjera të Ballkanit marrin pak vëmendje kur është fjala për aspekte kulturore dhe sociale nga revista Time. Disa emra shqiptarë ndërkombëtarisht të njohur dalin shumë rrallë ose fare në faqet e revistës. Përse mendoni se ka ndodhur kjo? Të dhënat e mbledhura nga mbulimi që revista i ka bërë Shqipërisë tregojnë gjithashtu se temat e zakonshme me drogë dhe kriminalitet, prostituta dhe trafiqe, gjakmarrje ose fenomenin e virgjëreshave të betuara nuk marrin vëmendje krahasuar me media të vendeve të tjera. Nga ana tjetër zhvillimet politike përbëjnë një temë të rregullt në axhendën e Time dhe politikanët shqiptarë janë të vetmit që shfaqen në revistë. Përse ndodh kjo sipas jush? Cili është vendi aktual i Shqipërisë dhe i Ballkanit në axhendën e Time? 252

275 2. Pyetjet për intervistën me James Graff: Ju keni mbuluar edhe Shqiperinë për revistën Time në përmbushje të detyrës suaj si shef i Byrosë së Vjenës, përgjegjëse për Evropën Qendrore por edhe rajonin e Ballkanit e bashke me të edhe Shqipërinë. Në çfarë konsistonte ky mbulim? Në çfarë rrethanash e realizuat raportimin tuaj nga Shqipëria për revistën. Jam e interesuar veçanërisht për praktikat tuaja profesionale dhe organizative si për shembull teknikat e marrjes së informacionit, por edhe detaje të tjera si pagesat, logjistikën, temat. Në kuadër të këtyre raportimeve për Shqipërinë, cilat ishin pengesat strukturore ose rrethanore që mund të kufizonin punën tuaj si gazetarë ose editor? A mund të identifikoni disa nga përparësitë e revistës për sa i përket vlerës që u jepte lajmeve nga Shqipëria dhe në përgjithësi nga rajoni i Ballkanit në kohën e mbulimit tuaj ( të tilla si vlerë njerëzore, kulturore ose politike, konfliktualiteti etj). Shkurtimisht cilat ishin temat që i interesonin Time nga Shqipëria dhe pse? Të dhënat e mbledhura nga mbulimi që revista i ka bërë Shqipërisë tregojnë gjithashtu se temat e zakonshme me drogë dhe kriminalitet, prostituta dhe trafiqe, gjakmarrje ose fenomenin e virgjëreshave të betuara nuk marrin vëmendje nga Time krahasuar me media të vendeve të tjera perëndimore. Nga ana tjetër zhvillimet politike përbëjnë një temë të rregullt dhe politikanët shqiptarë janë të vetmit që shfaqen në revistë. Përse ndodh kjo sipas jush? Të dhënat tregojnë gjithashtu se Shqipëria dhe bashkë me të vende të tjera të Ballkanit marrin pak vëmendje kur është fjala për aspekte kulturore dhe sociale nga revista. Përse mendoni se ndodh kështu? Një nga politikanët shqiptarë më të pranishëm në Time është Ahmet Zogu, ish mbret i Shqipërisë në vitet 30. Revista jep informacione të vazhdueshme për të, shpesh të paraqitura në mënyrë satirike duke u fokusuar në tiparet e tij personale, statusin e tij si beqar, etj. Mirëpo vëmendja që i jepej Zogut si monark i një vendi të vogël dhe të largët është e lartë krahasuar me politikanë të tjerë shqiptarë, madje edhe vetë diktatorin Hoxha që pati pushtetin në duart e tij për një kohë shumë më të gjatë. Përse mendoni se Time kishte këtë vëmendje ndaj monarkut shqiptar? Ndërsa hapësira dhe frekuenca e subjektit të Shqipërisë është në rënie ose ruan të njëjtat nivele (kur mund të priten më tepër mundësi për mbulim nisur nga zhvillimet teknologjike dhe lehtësitë në raportim që ato krijojnë), ky është një fenomen që shumëkush e lidh me kohët e reja dhe mbylljen ose zvogëlimin e sektorit të lajmeve të jashtme. Cfarë ka ndodhur praktikisht me Time në këtë drejtim? 253

276 3. Pyetjet për intervistën me Edward Barnes: Ju keni mbuluar edhe Shqiperinë në kuadër të zhvillimeve në Kosovë si korrespodent për Time magazine. Në çfarë konsistonte ky mbulim? Në kuadër të këtyre raportimeve për Shqipërinë, cilat ishin pengesat strukturore ose rrethanore që mund të kufizonin punën tuaj si gazetarë? Të dhënat tregojnë se Shqipëria dhe bashkë me të vende të tjera të Ballkanit marrin pak vëmendje kur është fjala për aspekte kulturore dhe sociale nga revista Time. Përse mendoni se ndodh kështu? Të dhënat e mbledhura nga mbulimi i Shqipërisë tregojnë gjithashtu se temat e zakonshme me drogë dhe kriminalitet, prostituta dhe trafiqe, gjakmarrje ose fenomenin e virgjëreshave të betuara nuk marrin të njëjtën vëmendje nga Time krahasuar me media të vendeve të tjera. Nga ana tjetër zhvillimet politike përbëjnë një temë të rregullt dhe politikanët shqiptarë janë të vetmit që shfaqen në revistë. Përse ndodh kjo sipas jush? Po kështu nga një studim evolutiv i artikujve për Shqipërinë që nga viti 1923 rezulton se një nga konstantet ka qenë përvec interesit për politikën edhe ai për disa figura politike përfshirë atë të Ahmet Bej Zogut, ish president dhe Mbret i Shqipërisë në vitet 20 dhe 30, si edhe interesi ndaj Enver Hoxhës, ish diktatorit komunist, që janë figurat me më tepër mbulim në Time. Cfarë shpjegimi mund të keni për këtë bazuar në njohuritë tuaja dhe në përvojën pranë revistës? 254

277 4. Pyetjet për intervistën me Altin Raxhimi: Cila eshte forma juaj e bashkepunimit me revisten Time? Ne dijenine tuaj a ka mbajtur revista staf te posatshem ne mbulimin e ngjarjeve dhe temave nga Shqiperia? Nese po, cila eshte forma rutine e informimit dhe raportimit rreth ketyre zhvillimeve, pra praktikat e tyre te punes, organizimi dhe ndarja e detyrave, zyra pergjegjese per raportimet nga Shqiperia dhe instancat qe kalonin per botim keto informacione? Shkurt, nëpër cilat hallka ose në c rrugë kalon informacioni per Shqiperine? Cila është struktura organizative e revistës në drejtim të mbulimit të vendeve të tjera të rajonit si Serbia, Maqedonia, po gjatë luftës së Kosovës si kanë operuar ata në mbulimin e Shqipërisë, duke qenë se ke qenë fikser/stringer për revistën gjatë kësaj periudhe? A mund të flitet për një linjë editoriale të Time kur vjen fjala për mbulime të vendeve si Shqipëria ose më gjerë të rajonit të Ballkanit? Cila do të ishte ajo? Cilat janë temat për të cilat revista është interesuar ose ka shprehur interes rreth Shqipërisë? Cila është rruga që ndiqet në këtë rast? Është revista që bën porosinë apo propozohen tema të cilat më pas miratohen për t u ndjekur nga ana e saj? Një konstatim i studimit lidhet me faktin se mbulimi politik është ai që dominon ndjeshëm artikujt për Shqipërinë. Dalin fare pak artikuj që flasin për mbulim të temave sociale dhe aq më pak kulturore. Si e shpjegon këtë interesim për aspekte politike në raport me Shqipërinë? Një tjetër konstatim i studimit për sa i përket mënyrës si është paraqitur Shqipëria lidhet me mungesën e stereotipeve që gjen rëndom në mediat perëndimore dhe kryesisht ato evropiane për Shqipërinë. Edhe pse shtypi i përditshëm evropian është plot me artikuj rreth Shqipërisë që në qendër kanë histori me trafiqe qeniesh njerëzore, prostitutash e fëmijësh, trafik armësh, kriminalitet, histori gjakmarrjeje, etj, për periudhën këto janë mjaft sporadike, në mos mungojnë tërësisht. Si mund të shpjegohet kjo prirje ne median Time? Si operon revista me fotografitë dhe imazhet që shoqërojnë artikuj nga Shqipëria? Cfarë privilegjohet më tepër në këtë drejtim? Vitet e fundit duket se interesi i Time rreth Shqipërisë është në rënie. A ka ndonjë arsye për këtë që lidhet me vetë revistën dhe gazetarinë amerikane? Cfarë ngjarje nga Shqipëria do të ishte ende me vlerë lajmi, pra do të zinte vend në faqet e saj? Çfarë subjektesh ose temash preferon Time në përgjithësi të mbulojë nga Evropa dhe rajoni i Ballkanit? 255

278 5. Pyetjet për intervistën me Angela Leuker: Zyra e Vjenës ka qenë përgjegjëse për mbulimin e rajonit të Ballkanit dhe të Shqipërisë për një kohë të gjatë dhe ju keni punuar në këtë zyrë të revistës Time në një rol kyc. A mund të na tregoni hollësisht për bazën infrastrukturore dhe organizacionale të kësaj zyre mediatike? Në kuadër të këtyre raportimeve për Shqipërinë, cilat ishin pengesat strukturore ose rrethanore që mund të kufizonin punën e zyrës suaj? Vëllimi i mbulimit që Time prodhon online është duke e tejkaluar versionin print dhe një interpretim i mundshëm është ai i krizës ekonomike të shtypit dhe të versionit të tij klasik, shoqëruar edhe me atrofizimin e sektorit të lajmeve ndërkombëtare. A ishte mbyllja e zyrës së Time në Vjenë shenjë e kësaj krize? 256

279 6. Pyetjet për intervistën me Prof. Robert Herzstein: Hapësira dhe interesi që Time tregon ndaj Shqipërisë gjatë viteve është më i lartë sesa në periudhën pas Luce-s. Rezultatet e kërkimit tim tregojnë gjithashtu se subjektit të Shqipërisë në këtë periudhë i jepej një lloj rëndësie në faqet e revistës. Edhe pse etiketohej vend i vockël, ajo figuronte shpesh në krye të rubrikave. A mendoni se kjo është e lidhur me axhendën ndërkombëtare të Luce-s në mënyë të vecantë dhe të drejtpërdrejtë apo është vetëm një nuancë e perspektivës ndërhyrëse të Luce-s ndërkombëtarisht? Një nga politikanët shqiptarë më të pranishëm në faqet e revistës është Ahmet Zogu, ish mbret i Shqipërisë në vitet 30. Revista jep informacione të vazhdueshme për të, shpesh të paraqitura në mënyrë satirike duke u fokusuar në tiparet e tij personale, statusin e tij si beqar, etj. Mirëpo vëmendja që i jepej Zogut si monark i një venddi të vogël dhe të largët është e lartë krahasuar me politikanë të tjerë shqiptarë, madje edhe vetë diktatoin Hoxha që pati pushtetin në duart e tij për një kohë shumë më të gjatë. Përse mendoni se Time kishte këtë vëmendje ndaj monarkut shqiptar? Axhenda anti-komuniste e Luce-s është në një farë mënyre transparente në mbulimin që Time i bën subjektit të Shqipërisë gjatë diktaturës komuniste, sidomos në vitet e para, Ishte Luce që reflektonte politikat ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo anasjelltas? Ju si historian që keni studjuar revistën Time, jeni gjithashtu një njohës i mirë i burimeve të saj. Megjithëse artikujt e revistës me raste i referojnë burimet e informacionit në shumë raste të tjera kur flitet për temën e Shqipërisë, sidomos në periudhën ndërmjet viteve , burimet nuk specifikohen. Disa të dhëna flasin për komunikata nga Beogradi ose burime nga biseda diplomatësh, por do të doja të dija nga kërkimet tuaja cilat mund të kenë qenë praktikat me burimet nga ana e Time në raport me vende si Shqipëria ose të rajonit të Ballkanit? 257

280 Në shkrimet e revistës për Shqipërinë, në një vështrim historik, ka patur një periudhë kur pagëzimi i portit të Durrësit me emrin e presidentit Ëilson përbënte lajm (dy herë është shkruar për këtë, në vitin 1924 dhe 1927), por sot mezi bën lajm vizita e presidentit Bush në Shqipëri (një herë, online, në vitin 2007). Çfarë do të mund ta shpjegonte më mirë sipas jush këtë largim të vëmendjes ndaj zhvillimeve në vende të largëta sic është Shqipëria për mediat amerikane? Ndërsa hapësira dhe frekuenca e subjektit të Shqipërisë në Time është në rënie ose ruan të njëjtat nivele (kur mund të priten më tepër mundësi për mbulim nisur nga zhvillimet teknologjike dhe lehtësitë në raportim që ato krijojnë), analiza e ligjërimit të përmbajtjeve tregon se mënyra se si revista e ka parë dhe e ka konstruktuar Shqipërinë mbetet përgjithësisht e njëjtë në vite. Kjo nuk do të thotë se subjekti i Shqipërisë në Time është statik nga viti 1923 deri në vitin 2012, por se nuk ka ndonjë evoluim domethënës në mënyrën e paraqitjes së Shqipërisë: qasje të ngjashme pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve në vend, gjuhë e ngjashme në lidhje me anormalitetin shqiptar dhe karakteristika ekstreme, pavarësisht ndryshimeve rrethanore. A është kjo mungesë dinamizmi historik në mënyrën se si Time e ka paraqitur Shqipërinë një kontradiktë në pikëpamje historike? 258

281 1. Përgjigjiet e pyetësorit nga Massimo Calabresi Mbulimi i Ballkanit ishte një sfidë. Kur mora drejtimin e zyrës për Evropën Qendrore me seli në Vjenë në prill të vitit 1995, luftërat në Bosnje dhe në Kroaci vijonin që prej tre vjetësh dhe po përshkallëzoheshin me shpejtësi, duke u bërë edhe të përgjakshme përgjatë nëntë muajve në vijim. Kjo ishte koha kur Shtetet e Bashkuara angazhuan trupat e tyre të mbrojtjes së paqes si pjesë të një misioni të Kombeve të Bashkuara për të ndërhyrë në territorin e ish Jogusllavisë. Historitë e lidhura me ngjarjet e këtyre luftërave ishin fokusi im parësor në mbulim dhe raportim përgjatë dy viteve të mia të para si drejtues i zyrës së Vjenës. Në të vërtetë Shqipëria nuk përbënte një fokus për mbulimet tona deri në vitin 1997, atëherë kur ndodhi edhe kolapsi i sistemit bankar nacional, në periudhën shkurt-mars të vitit Po kështu, paralelisht me këto zhvillime dhe me përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë, ne e rritëm praninë tonë edhe në Shqipëri, duke raportuar më shumë për të. Ne morën me qera një apartament në Tiranë për të lehtësuar mbulimin e luftës në Kosovë duke filluar nga viti Gjatë luftrave në vendet e ish federatës së Jugosllavisë pengesat më të mëdha ishin ato që kishin të bënin me ashpërsinë e luftimeve, që lidheshin me sigurinë tona, por edhe me kufizime të imponuara nga rrezikshmëria e zonave të luftimeve për të cilat do të raportonim ashtu si edhe me kufizime të vendossura nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Kështu për shembull ishte e detyrueshme që të kishim një leje të posatshme dhe kredenciale të shtypit nga UNPROFOR-i në mënyrë që të mund të lëviznim dhe të udhëtonim në vend; shumë prej zonave ku kishim interes në të shkonim nuk ishin të lejuara për gazetarët; po kështu aksesi në zona të tjera arrihej vetëm me lejen e autoriteteve përkatëse. Po. Kishte shtrëngime për sa i përket hapësirës dhe interesit editorial, siç ndodh me çdo media, por në përgjithësi TIME nuk interferonte ose influenconte mbulimin tim për sa i përket rajonit të Ballkanit. Megjithatë, edhe kur tejkaloheshin pengesat për sa u përket forcave të jashtme, aksesi tek historitë e vlefshme për t u raportuan varej nga aftësia ime për të vendosur dhe ruajtur burimet si edhe nga aftësia ime për të punuar me gazetarët e tjerë. Kështu për shembull mbulimi ynë për sa i përket masakrës në Srebrenicë dhe raportimi për zbulimin e varreve masive në territorin e kontrolluar nga serbët u mbështet në burimet tona qeveritare. Nga ana tjetër, zbulimet tona për sa u përket goditjeve nga pala serbe ushtruar ndaj shqiptarëve etnikë të Kosovës bazoheshin në informata që vinin nga komandatët e UCK-së. Po kështu, reporterët lokalë dhe gazetarët freelancers që punonin për Time ishin jetikë për mbulimet tona. Ata merreshin me pothuajse gjithcka që nga sigurimi i kontakteve dhe caktimi i intervistave deri tek përkthimi, duke bërë shpesh edhe raportimin dhe me raste duke shkruar vetë edhe historitë. Gazetarë të tjerë nga agjenci mediatike dhe media të 259

282 ndryshme amerikane dhe britanike ishin mjaft të rëndësishëm për ne si rrjet profesional, pasi ne punonim sëbashku edhe për të rritur sigurinë tonë dhe për sa kohë ndanim shpenzimet tona, por edhe për të krahasuar dhe verifikuar raportimet që ne bënim nga terreni. Politikat e jashtme të Shteteve të Bashkuara në lidhje me Ballkanin dhe Shqipërinë nuk përbënin një shtrëngim domethënës për këto mbulime. Në përgjithësi, mbulimi im do të kishte lexueshmëri më të gjerë nëse shihej se binte ndesh ose nuk ishte në një linjë me pozitat e qeverisë amerikane. Të udhëtoja për në Shqipëri dhe brenda përbrenda saj ishin mjaft më e lehtë sesa në vendet e ish republikës Jugosllave. Në fillim të vitit 1997, në kuadër të zhvillimeve që lidheshin me kolapsin bankar, fluturova për në Tiranë, mora një makinë me qera dhe udhëtova drejt Vlorës. Hymë nga ana lindore. Rebelët e armatosur kishin vendosur postblloqe në kondrat mbi qytetin e Vlorës dhe na shoqëruan për në qytet në formën e një eskorte. Qyteti ishte praktikisht në gjendje anarkie. Përgjithësisht u ndjeva i sigurtë, edhe pse ndërsa po pija një cigare në ballkonin e hotelit pasi kisha nisur historinë time për botim natën e parë të qëndrimit tim në qytet, plumbat fluturuan mbi kokën time. Përgjithësisht mund të them se kishte më pak korrupsion dhe më pak shtrëngime për sa i përket raportimin tim në Shqipëri sesa në vende të tjera të Ballkanit. Vlerat që Revista Time u jep lajmeve nga Ballkani dhe Shqipëria lidhen me interesat e lexuesve amerikanë. Ato përfshijnë edhe interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon, preokupimet humanitare si edhe të shkuarën historike që flet për konflikte të dhunshme në këtë pjesë të Evropës. Brenda këtyre kategorive, faktet e reja, figurat e rëndësishme politike dhe eksperiencat e trupave ushtarake amerikane, të diplomatëve dhe punonjësve të ndihmës humanitare përbënin interes të madh gazetaresk për ne. Kam lexuar nga Kadare Prilli i thyer, Ura me tre harqe dhe Dosja H ndërsa jetoja në Vjenë dhe mendoj se janë të tri libra shumë të mirë. Nuk e di pse Ballkani dhe Shqipëria marrin pak vëmendje për anën kulturore dhe sociale në Time, por mund të them se në një botë të madhe, ato janë më pak influentë pjesërisht sepse janë të vegjël, dhe pjesërisht sepse duke qenë pjesë e Evropës mbeten nën hijen e traditave të fuqishme kulturore si në lindje ashtu edhe ne perëndim të saj. Praktikisht mbulimi i Time për sa i përket rajonit të Evropës Qendrore dhe Ballkanit për të cilin kam qenë edhe përgjegjës është përqendruar më tepër në ngjarje që përbëjnë lajm sesa në histoi kulturore. Revista TIME e ka mbyllur zyrën e saj në Vjenë prej më shumë se dhjetë vjetësh si pjesë e reduktimeve të kostove tona të operimeve. Ne e mbulojmë rrallë Ballkanin dhe Shqipërinë zor se e mbulojmë. 260

283 2. Përgjigjiet e pyetësorit nga James Graff Isha mëse i kënaqur kur Time më dha mundësinë, në janar të vitit 1991, që të zhvendosem në Vjenë për të mbuluar Evropën Qendrore dhe Lindore, që përfshinte edhe Ballkanin. Sic u paraqitën rrethanat, Ballkani u shndërrua në një temë kryesore për mua gjatë detyrës sime në Vjenë. Tensioni ishte i pranishëm në Jugosllavi që kur unë e mora këtë detyrë, por shumë shpejt ai precipitoi në luftë, ndaj u përqendrova tek zhvillimet në Ballkan. Brenda pak muajsh të qëndrimit tim në detyrë, Shqipëria shënonte zhvillimin e zgjedhjeve të saj të para të lira dhe isha mjaft i emocionuar që do të udhëtoja atje për të shkruar në lidhje me ngjarjen. Ndoshta jam i gabuar, por besoj se për dekada me radhë në Shqipëri nuk kishte vajtur ndonjë correspondent i Time. Ishte një mundësi e artë. Unë udhëtova për në Shqipëri në prill të vitit 1991 dhe jam rikthyer sërish në pranverë të vitit 1999 në kontekstin e Luftës së Kosovës. Në të dy rastet kam mbërritur me avion dhe jam organizuar si kam mundur për të siguruar raportimin. Në vitin 1991 kisha një shofer (që më duket se punonte për një institucion shtetëror, pasi në këtë kohë ende njerëzit nuk kishin makina private në Shqipëri), i cili ngiste me shumë qetësi një Volvo të vjetër port ë mirëmbajtur në destinacionin tim që ishte nga Tirana në Mamurras, pastaj në Shkodër dhe që andej në Pukë si edhe në zonat përreth Fushë-Arrëzit. Madje patëm mundësinë që në kthim të vizitonim edhe Durrësin. Kisha një përkthyes të mrekullueshëm, Oltion Prifti, që fliste një anglishte të bukur edhe pse pak araike, që dukej sikur kishte më tepër lidhje me librat e Charles Dickens-it sesa kulturën popullore moderne. Nuk më kujtohet si e gjetëm Oltionin. Isha në Shqipëri bashkë me një fotograf të Time që tani jeton në Varshavë, Chris Niedenthal. Kufizime që buronin nga vetë qeveria nuk mbaj mend të kemi patur. Realizova një intervistë me Sali Berishën dhe një tjetë me Fatos Nanon. I intervistova në kontekstin e paraqitjes së tyre si kandidatë në zgjedhjet e atij viti dhe intervistat me ta më shërbenin për të nxjerrë disa citime në artikullin tim. Arritëm që të udhëtonim lirisht me automjetin që siguruam, gjë që m u duk e mrekullueshme. Kur u rikthyem në Shqipëri herën e dytë (përmes Durrësit dhe Tiranës në drejtim të Kukësit, për të mbuluar Luftën e Kosovës), vareshim dhe kufizoheshim shumë më tepër në lëvizjet tona nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, që na siguronte transportimin, por edhe na mundësonte aksesin tek lajmet. Rrethanat e udhëtimit të dytë në Shqipëri ishin pa dyshim shumë më shtrënguese në kuadër të lirisë së lëvizjeve tona por edhe të raportimit. Megjithatë në këtë rast historia ime nuk kishte të bënte drejtpërdejt me Shqipërinë, por Shqipëria na shërbente si një vendqëndrim për të monitoruar situatën në derën ngjitur, në Kosovë. 261

284 Kufizimi ose shtrëngimi që ekzistonte në atë kohë (dhe përherë) kur bëhet fjalë për mbulimin e Ballkanit dhe bashkë me të edhe të Shqipëisë kishte të bënte më tepër me oreksin që kishin për histori nga këto anë editorët e mi në Londër (për botimin ndërkombëtar) dhe ata në Nju Jork për edicionin amerikan. Po kështu u angazhova mjaft edhe në luftërat në Jugosllavi, që nga viti 1991 deri në mesin e vitit Mirëpo unë nuk mund të shkruaja gjithnjë të njëjtën histori dhe kishte plot gjëra të tjera që po ndodhnin në botë dhe kisha edhe vende të tjera që më duhej të mbuloja, vende të cilat kishin historitë e tyre tërheqëse të daljes nga komunizmi. Isha me fat që rastisa në atë kohë dhe në atë vend, sepse interesi për Evropën Qendrore dhe Lindore ishte ndoshta më i madh se ç kishte qenë ndonjëherë dhe sigurisht shumë më i madh se ç është sot. Na përshkonte një ndjesi e prekshme se historia po ndodhte përpara syve tanë. Vendet për të cilat ne raportonim ishin zona për të cilat publiku perëndimor nuk kishte shumë njohje dhe ekzistonte një lloj shprese por e përzier edhe me frikë, teksa shihnin që atje mbërrinte demokracia (ose dicka e ngjashme me të). Sot bota nuk do t ia dijë më për zgjedhjen e një kryeministri apo të një presidenti në Shqipëri, por ishte mjaft e interesuar për ta parë këtë teksa ndodhte herën e parë. Kishte interes për gjithcka që mund të shikoje si reporter, sigurisht bunkerët e famshëm dhe zonat ushtarake të rrethuara me tela me gjemba, por edhe fakti që për shembull njerëzit nuk reagonin pothuajse fare kur u afroheshin makinat, sikur të mos e kishin idenë se kjo ishte dicka e rrezikshme dhe se mund të vriteshin (kjo ishte thjeshtë përshtypja ime, sigurisht e pavërtetë). Meqenëse nuk e di nëse sa thashë më sipër i jep përgjigjie pyetjes suaj, po hyj konkretisht tek nënpyetjet: a. humanitare dhe njerëzore: Po, këto ishin pa dyshim arsye për të raportuar në rastin e Sarajevës dhe eksodit të refugjatë nga Kosova si edhe në rastet kur kishte të vrarë dhe të plagosur. Faktori njerëzor dhe humanitar ishte pa dyshim vendimtar në mbulimin që i kam bërë rajonit të Ballkanit dhe kryesisht ish-jugosllavisë. Sa i përket faktorëve si ato kulturorë apo politikë, mund të them që politika ishte gjithnjë faktor qendror, sidomos kur bëhej fjalë për zgjedhje në Shqipëri dhe gjetkë. Ndërsa faktori kulturor ishte më pak përcaktues, të paktën në kuptimin e drejtpërdrejtë. Ishte e vështirë t i bëje njerëzit të interesoheshin për artin dhe muzikën në atë kulminacion zhvillimesh politike. Sa i përket konfliktit, patjetër që ishte një faktor domethënës si në raportimet nga ish-vendet e Jugosllavisë, ashtu edhe më vonë nga Kosova. Historitë që kanë konflikt brenda janë histori që do të mbulohen nga të gjithë, kështuqë duhet të jesh i pranishëm patjetër për të raportuar dhe për të shkruar versionin tënd si reporter. Emergjenca e zhvillimeve ose breaking neës ishte gjithashtu një faktor që ndikonte në përqendrimin tonë drejt një subjekti, por duke patur parasysh që ne ishim nje edicion javor. Fuqia dhe misioni i Time në këtë kohë ishte që t i jepte thellësi dhe kontekst shpjegues lajmeve dhe situatave të emegjencës së paraqiteshin në kuadër të ngarjeve ndërkombëtare. Së fundi, personalitetet pra individët ishin gjithashtu mjaft tërheqës për ne. Ishte e rëndësishme dhe e domosdoshme dhe ne kërkonim me cdo kusht që të 262

285 merrnim intervista me personalitete të rëndësishme si kur bëhej fjalë për Milosheviçin, ashtu edhe për Valesën, Uoldheimin apo Berishën. Mendoj se kjo ka të bëjë kryesisht me faktin se ne ishim në gjendje të realizonim vetëm pak histori, ndaj duhet të ishim shumë përzgjedhës në krahasim me gazetat e përditshme dhe gjithnjë duke patur parasysh që ne punonim me stafe mjaft më të limituara sesa të përditshmet. Redaksia e caktuar për zonën për të cilën po flasim është natyrisht më e vogël për një të përjavshme amerikane sesa për një përditshme evropiane dhe madje më e vogël edhe sesa e mediave të tjera amerikane si për shembull Neë York Times. Për më tepër, mendoj se tema si ajo e prostitucionit, kriminalitetin, etj, u shfaqën si tema të lajmeve në mediat perëndimore pas largimit tim nga zyra e Vjenës për Time. Në fakt unë e kam lexuar Kadarenë dhe sigurisht që ia vlen. Kjo është një pyetje e mirë, por ju garantoj se nëse Kadare do ta kishte fituar me të vërtetë cmimin Nobel ne sigurisht do të kishim shkruar për të. Mendoj se fakti që nuk kemi shkruar për të është shenjë e limitimeve të Time dhe lexuesve të saj. Duke e parë dhe logjikuar nga ana e Time, mendoj se shpjegimi i kësaj mungese duhet të jetë fakti që zyra e Evropës Qendrore dhe Lindore ishte mjaft e vogël, ndërsa prirja e përgjithshme kohët e fundit në gazetari është kah lajmet me konflikte shoqëruar edhe me kriza politike. Ndoshta dikush mund të më bëjë edhe mua me faj për mungesë imagjinate që nuk kam gjetur një histori tërheqëse për të shkruar rreth Kadaresë, por unë kisha aq shumë vende të tjera për të mbuluar njëherësh, përfshirë edhe njërin syresh ku zhvillohej lufta më e përgjakshme evropiane që prej 50 vjetësh. Personalisht kam pak interes për familjet mbretërore dhe kurrë nuk kam shkruar një histori për ndonjërën syresh. Në vitet 20 dhe 30 Zogu ishte një lloj personaliteti dhe mendoj se fakti që ai konsiderohej tërheqës është përdorur si mjet për të përcjellë fakte dhe të dhëna të tjera për Shqipërinë në përgjithësi. Është gjithnjë mjaft praktike për një revistë gjeneraliste si Time që ta lidhë informacionin që ka me një person, sepse njerëzit kanë interes të natyrshëm për njerëzut e tjetë. Madje mund të thuhet se vetë bashkëthemeluesi i Time, Henry Luce, ishte një partizan i flaktë i teorisë së historisë që bëhet nga njerëzit e mëdhenj, ide sipas të cilës motorri i fateve njerëzore është vullneti i individëve më tepër sesa forcat sociale. Revista e tij shkruante shumë për Chiang Kai- Shek gjithashtu, si një mënyrë për të shkruar për Kinën dhe mandej edhe përmes Mao-s. Shqipëria është një vend i vogël dhe Enver Hoxha që pasoi Zogun nuk ishte dikush të cilin mund ta zbuloje lehtë, kështuqë duhet të ketë pasur më pak mundësi dhe interes për të më vonë. Duhet konsideruar gjithashtu fakti që ai e kishte izoluar qëllimisht veten dhe vendin e tij, duke u tërhequr nga vështrimi i botës në një farë mënyre. Nuk e di se sa ka qenë stafi i Time që mbulonte Evropën Lindore në këtë kohë, ndaj nuk mund të them nëse kishte më tepër njerëz në dispozicion për të shkruar hisoritë në Time për këtë periudhë, por mendoj se ka patur më shumë sesa në kohën time. Besoj se ka patur një 263

286 zyrë në Beograf dhe jam i sgurtë se ka patur periudha kur në Vjenë kishte më tepër sesa një korrespodent. Mirëpo është e rëndësishme të nënvizoj se mund të jetë e gabua të gjykojmë zhvillimin e një reviste duke u bazuar vetëm në mbulimin që i ka bërë Shqipërisë. Ndoshta kemi të bëjmë më tepër sesa me një ndryshim të vetë Time, me një ndryshim të fokusit të interesit të vetë shoqërisë amerikane e cila e zhvendosi fokusin nga Evropa pas Luftës së Dytë Botërore, për t u përqendruar më tepër në lëvizjet e të drejtave të njeriut dhe në Luftën e Vietnamit si edhe duhet marrë në konsideratë gjithashtu rritja që pësoi industria e zbavitjes në një periudhë të mëvonshme. Po kështu edhe lexuesit e Time ndrushuan, duke kaluar nga një elitë kryesht mashkullore drejt një shtrese të mesme, më e balancuar ndërmjet meshkujve dhe femrave dhe një audiencë më tepër kombëtare sesa ndërkombëtare. Po mendoj se shkurtime dhe reduktime të këtij sektoi ka dhe jo vetëm në Time. Unë mund të kem qenë një nga punonjësit e fundit të Time që e kam ndërtuar gjithë karrierën time si korrespodent i huaj i vazhdueshëm. Kam qenë në Oktava, në Vjenë, Bruksel, Paris dhe Londër dhe në dy prej këtyre vendeve, në Oktavë dhe në Bruksel nuk më ka zëvendësuar askush. Ka më shumë se një dekadë që zyra e Vjenës nuk është më dhe nuk do të ketë më një të tillë ndonjëherë. Madje nuk ka më as një zyrë formale në Moskë ditëve të sotme; po ashtu edhe i vetmi punonjës që ka mbetur në Paris është duke u përgatitur të largohet. Epoka e të përjavshmeve të lajmit po zvenitet në mos po mbaron përfundimisht. Tani lajmet lëvizin më shpejt dhe ekonomia dhe biznesi kanë ndryshuar krejtësisht. Ka më pak reklamues të interesuar në fashën e gjerë të reklamimit që targeton lexuesin e Time dhe ata që reklamojnë në time.com nuk paguajnë asgjë të afërt me atë që ishin të gatshëm të paguanin për reklamat e shtypura. Time ashtu si plot botime të tjera i ka shkurtuar ndjeshëm stafet e veta, jo vetëm jashtë por kudo (Unë kam qenë shef i Byrosë së Cikagos në mes të viteve 1990 dhe nuk ekziston më një zyrë e Time as atje). Ata kanë kaluar drejt një modeli me bazë gazetarët freelance, që do të thotë histori të shkruara me mungesa relative për sa i përket sfondit dhe kontekstit të zhvillimit të ngjarjeve, me më pak lidhje, etj. Megjithatë situata nuk është aq e keqe sa c e bëjnë disa ish korrespodentë të jashtëm shumë të zemëruar. Lajmet ka shumë më tepër të ngjarë që të dalin tanimë në rrugë të tjerë: përmes blogjeve, facebookut dhe tëitter-it, për shembull, si edhe përmes shërbimeve të shumta që përbëjnë sot burime lajmesh të huaja në anglisht. Pra mendoj se forma e lajmeve të jashtme po ndryshon, por nuk mendoj se do të shohim perëndimin e lajmeve të jashtme. Ashtu siç sugjeroni edhe ju me pyetjet tuaja, nuk është se Time ka bërë punë të përkryer në këtë drejtim gjatë gjithë këtyre viteve. 264

287 3. Përgjigjiet e pyetësorit nga Edward Barnes Po dhe për një periudhë të gjatë, më shumë se gjashtë vjet. Kishte raste kur ishte e rrezikshme, frustruese dhe mjaft sfiduese. Fokusi im kryesor ishin shtetet e ish Jugosllavë. Shqipëria mori vëmendje serioze vetëm kur Kosova u bë çështje. Pengesat ishin të mëdha dhe të vazhdueshme. Në Sarajevë snajperët dhe kushtet e jetesës së përditshme e bënin cdo ditë një sfidë. Snajpeët serbë ishin problemi më serioz sepse ata kishin shpallur se do të më vrisnin. Sa herë që merrja një vizë oficerët doganorë do të flisnin për kërcënimin e vdekjes duke bërë shaka. Të punoje në anën serbe ishte një përvojë e zymtë dhe gjithnjë nën kërcënim. Pati një rast kur gjetëm Gjenralin Mlladic që dejtonte një sulm me tank në Bihac, akt për të cilin qeveria e tij mohoi cdo përfshirje. Ai urdhëroi që të na arrestonin dhe të ekzekutoheshim. Ishim me fat që mbijetuam. Në Shqipëri baza ime ishte në Bajram Curri. Ishte e vetmja zonë ku serbët kalonin kufirin nga Kosova gjatë luftës. Ishte gjithashtu një zonë stacionimi për UCK-në. Vështirësia më e madhe atje ishte se mund të gjendeshe në mes të tymit të armiqësive mes klandeve kundërshtae. Pjesa më e vështirë ishte që të siguronim dicka më tepër sesa thjeshtë masakrën e fundit, pra na kërkohej të kishim një histori pas çdo artikulli. Thjeshtë luftimet nuk rezononin diçka kuptimplote në Shtetet e Bashkuara. Bënim shaka duke thënë se loja ishte ndërmjet të pa-tregueshmes dhe të pa-pohueshmes. Mbulimi ishte gjithashtu mjaft i kushtueshëm. E thënë thjesht, Shqipëria nuk ishte një lojëtar madhor as ndërkombëtarisht as lokalisht në rajon. Kjo duket se ka qenë një zgjedhje e vetë Shqipërisë. Por unë mund të flas vetëm për mesin e viteve nëntëdhjetë. Ka sidoqoftë një traditë izolimi Shqipëria, edhe pse mund të jetë pjesë e Evropës si politikisht ashtu edhe kulturalisht. Kjo reflekton natyrën e revistës. Zhvillimet politike janë në qendër të interesit të saj, sidomos ato që kanë të bëjnë me arenën ndërkombëtare. Audienca e TIME është kryesisht amerikane. Droga, krimi, gjakmarrja mund të luhen mirë në Evropë ku ka edhe implikime ose pasoja përtej kufijve të Shqipërisë për vende të tjera. Por këto dukuri në Shqipëri kanë pak implikime në Shtetet e Bashkuara. Mendoj se interesi për Zogun është pjesë e të njëjtës linjë gazetarie që fashinohet pas mbretërorëve në të gjithë botën. Revista nuk përpiqet t u shpjegonte Shqipërinë shqiptarëve. Ajo është në kërkim të historive të vecanta dhe interesante për audiencën e vet. Duket se mbretërorët gjithnjë e përmbushin këtë kriter. 265

288 4. Përgjigjiet e pyetësorit nga Altin Raxhimi Ne 1999-en, gjate dhe pak pas luftes se Kosoves, isha stringer per Time. Stringer eshte nje lloj korrespondenti pa pagese fikse, por ne baze artikulli, ose qe mbahet ne nje pozicion te tille me nje retainer, rroge mujore. Time, ashtu si dhe dikur Newsweek, punon keshtu: dikush i çon raportimin shkruesit, shkruesi ben artikullin, artikulli pastaj redaktohet. Ata qe çojne raportimet/informacionet mund te jene stringer-e ose korrespondente. Te paret mund te jene gazetare te rinj me gjuhe amtare anglishten, ose gazetare nga vendi i caktuar qe kane anglishte te mjaftueshme a te mire, ne varesi nga rendesia e lajmit. Korrespondenti mund te jete shkruesi, por ndodh shpesh qe revista ka nje grup shkruesish te vetet. Per shembull, kishim degjuar se ne 1999-en Romesh Ratnesari shkruante artikujt me materialet tona prej shtepise se vet ne Barcelone. Pervec strinxherit dhe korrespondentit, eshte dhe fikseri: nje person qe ben te mundur marrjen e intervistave (puna sekretariale/administrative), perkthen gjate intervistave dhe nxjerrjes se materialit. Natyrisht qe keto pozicione jane te nderkembyeshme, nuk ka struktura te forta korporative kaq poshte, prandaj stringeri mund te beje dhe fikserin per nje person lart tij ne hierarki. Statusi im ishte stringer me kontrate ne 1999-en, por me shume isha fikser sesa stringer. U mora ne pune gjate emergjences per fiksera shqiptare qe dinin anglisht ne ate periudhe. Bera nje lloj raportimi per The Sunday Times nga Kukesi ne mars. Kur kthehem pas tre ditesh ne Tirane, Massimo Calabresi (shef i zyres se Vjenes ne kete kohe) me merr ne telefon, me propozon punen. Punet i beme ne Shqiperi, por pas luftes shkova ne Kosove bashke me stringerat dhe korrespondentet e tjere per disa muaj, rreth dhjete jave. Pastaj u shkeputa, pasi interesi per Kosoven ra drastikisht. Kjo reflektohej ne uljen e shpenzimeve te menjehershme. Mund te qendroje, por me rroge te pergjysmuar, ndaj nuk pranova. Ne ate kohe, Calabresi sapo ishte kthyer ne Amerike, kishte lene punen si shef byroje per Evropen Lindore ne Vjene. Me pas, bera disa perpjekje per t u rikthyer, komunikova me e me Andrew Purvis, por nuk pata pergjigje. Ne fakt isha i lodhur nga puna me Time gjate luftes se Kosoves, kisha dhe hatermbetje, por nga ana tjeter deshiroja ta fusja edhe nje here emrin aty. Se fundi, kam shkruar diçka per 21 janarin per ta, ne faqen online te Time. U ofrova vete. Ate kohe shkrova ne disa media anglisht nese u interesonte, madje, provova edhe nga rajoni per te shkruar, tek Time kisha kontakte, dhe ma moren raportimin, dhe nxoren shkrimin. Nuk ka staf te vecante, nuk ka staf te vecante ne mbulimin e ndonje gjeje nga bota ne perjgithesi, pasi me sa di kane mbyllur shume byro rajonale, numri i sakte i te cilave nuk e di sa eshte. Zyra e Vienes u mbyll para disa vjetesh. Me sa di, Andrew Purvis-i ishte i fundit shef i asaj zyre, qe kishte, siç thashe, detyre te mbulonte Evropen Qendrore dhe Ballkanin. Vetem sa mund ta marr mend logjiken e hapjes dhe mbylljes se zyres se 266

289 Vjenes. Besoj ndodhen shume gjera, Evropa Lindore nuk perben ndonje fare lajmi per lexuesin amerikan. Po, mbase mund te duhet nje person nga Praga per nje artikull turistik nje here ne vit, por kjo nuk justifikon rrogen. Nuk e di a kane byro ne Rome me gjithashtu, nuk do habitesha nese nuk do kishin. Di qe Vivienne Walt, korrespondente me banim ne Paris, mbulonte ne te rralle Tiranen (shkroi dicka te vogel ne 2005-en, per Edi Ramen). Arsyeja: Neë Yorker kishte bere profilin e tij, ndaj Time kishte vendosur ta quante nder 50 evropianet lidera te vitit, a dicka e tille. Nuk e di, madje, nese Ëalt-i kishte vajtur ne Tirane, apo e beri me telefona. Pa dyshim qe artikujt per Shqiperine jane gjithnje e me te rralle. Historikisht, nga Time, pastaj, gjate shembjes se komunizmit di qe James Graff mbuloi ato ngjarje. Ai punoi me Oltion Priftin qe tani eshte ne Amerike, per te cilin, Graff-i thoshte se kishte anglishte dikensiane (per shkak te anglishtes qe mesohej ne shkolla ato kohe). Si rezultat, tani nuk ka mbulim te Shqiperise ne menyre sistematike, per shkak, besoj, te renies se interesit, por edhe mungeses se rendesise qe ka Shqiperia per Amerikanet. Nuk perben çeshtje sigurie, nuk eshte implikuar ne luftime dhe as ne akte dhune. Nuk gezon as ndonje status turistik te mirefillte dhe nuk ka ndonje simbol terheqes, si kulla Eiffel, per shembull Nuk e karakterizojne as zhvillime tronditese per BE-ne si ato te Greqise, per shembull. Kesaj panorame i shtohen edhe veshtiresite financiare. Shumica derrmuese e njerezve qe njihja qe punonin per te, nuk punojne me per arsye uljesh shpenzimesh. Po keshtu edhe brezi i stringerave ka ndryshuar, perveç njerit nga Beogradi. Ja per shembull ne forme anektodike mund te tregoj se korrespondenti/stringeri i Prages pasi u nda jo fort mire me Purvisin, aktualisht ka hapur nje restorant bagel-ash ne Prage, korrespondentja/stringerja e Athines nuk punon me per ta prej kohesh, ndersa korrespodenti/strinxheri i Beogradit rri ne Bruksel, nuk e di per çfare arsyeje. Ka dy periudha per mbulimin e Shqiperise te cilat i di mire. Kriza e 1997-es dhe lufta e Kosoves. Ne krizen e 1997-es, mbulimi ishte i madh per shume aresye. Kishte nje grup te jashtezakonshem korrespondentesh/gazetaresh ne Ballkanin perendimor qe mbulonin luften e Bosnjes, keshtu qe transporti ne Tirane ishte i lehte. Meqe ishte lufte, rezononte edhe me luften e Bosnjes. Dhe meqe kriza ishte per skema piramidale, kishte dhe aspektin e saj ekzotik/jashtetokesor. Nuk punoja me ta ate kohe, por di qe erdhen ne Shqiperi nga Time Calabresi dhe korrespondentja/stringerja e Bosnjes, nje gjermanokroate e quajtur Alexandra Stieglmayr, qe tani punon me ESI-n. Te dy i pata takuar ato kohe, kur punoja fikser per Neësëeek-un. Lufta e Kosoves ishte tablo shume me e gjere. Meqe ishte lufte e Amerikes, kishte mbulim te gjithanshem, per aq sa zgjati me stringera ne terren ne çdo vend (Shqiperi/Kosove/Maqedoni/Serbi). Maqedonine e mbulonte strinxherja nga Athina. Une dhe stringeri i Prages kishim Shqiperine. Serbine e mbulonte Dejan Anastasijevic, i cili 267

290 zevendesoi Alexandra Stieglmayr-in kur u shkeput te punonte me OHR ne Sarajeve. Pervec kesaj, ishte dhe byroja e Vjenes, e cila drejtohej nga Massimo Calabresi, i cili vinte here pas here ne çdo vend, dhe dy korrespondente te tjere, njeri korrespondent lufte, Edëard Barnes, dhe James Graff, qe ne kete kohe ishte shef i byrose se Brukselit. Me Barnes-in, per shembull, qe vinte nga Serbia ne Mal te Zi gjate bombardimeve, punuam ne Tropoje. Me pas brenda ne Kosove pas luftes, vinte dhe nje tjeter korrespondente madhore, Sarah McLeary. Pa llogaritur pastaj logjistet, nje dentist qe punonte shofer ne Prishtine, vila qe morem me qera e zevendesministrit per informata, Dukagjin Gorani, si fixer/stringer qe krijonte lidhje me Thacin, Vlora Citaku. Jo sa CNN-i, por prape, nje lloj ushtrie ishte. Nuk e di nese tani do mund te flitej per linje editoriale. Pjesa e sigurise se Amerikes, besoj, eshte nje linje e vazhdueshme, por edhe kjo tani sfumohet me rendesine qe ka marre bota arabe, Kina, etj. Besoj, kur ka problem ne vende si Shqiperia, mbase ndonje lajm i çuditshem, ose ndonje fjali vizite turistike, por as kjo nuk vjen shpeshs. As per Kosoven, nuk ka ndonje vemendje te madhe. Sigurisht as per Serbine, pervec ndonje lajmi me te rralle per granate te hedhur tek shtepia e Anastasijevicit ne Beograd, gje qe perkthehet ne azil politik ne Belgjike, me sa duket. Per sa i perket punes sime, nje here qe mbajta korrespondence ne 2011-en, una ua propozova si teme, dhe ata pranuan. Po eshte e vertete. Mbulim politik, por sidomos kur ka dhune. Besoj se eshte e kuptueshme. Temat sociale dhe kulturore mund te jene te veshtira per t u shitur nga vende si Shqiperia. Nuk perben shqetesim real per nje amerikan nese ne Shqiperi ka njerez pa pune nese ka te papune ne Indi a Kine, apo BE, tjeter histori. Kulturore, nuk di ç mund te shitet kulturore tek amerikanet qe t i habise (pervec subjektit te Anri Sales ndoshta, por duhet te njohesh mire zhvillimet artistike ne Paris e Evrope qe te shkruash per te). Kultura masive qe dominon ne Amerike nuk eshte se gjen pika kontakti me kulturen tone me duket mua, perveç huazimeve qe na vijne ne prej tyre, nga radio, televizioni dhe interneti. Mund te jete rastesi. Prostitucioni eshte veshtire te shitet si histori nga Shqiperia ne Amerike, kur histori te tilla lidhen me teper me vende si Rumania apo ish-bashkimi Sovjetik, apo dhe Çekia. Shqiperia si vend i vogel, nuk perben ndonje kampion domethenes as per keto dukuri. Lidhet pastaj edhe me faktin se nuk mbajne njerez stabel ne Shqiperi, por as nuk jane te interesuar te kene, pikerisht per shkak te vogelsise. Ndaj shkrimet per Shqiperine beheshin ne kohen e Luftes se Kosoves dhe 1997-es, ne kontekste te tjera, te percaktuara mire. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh edhe elementi i narracionit. Kerkohej zakonisht nje rrefim ne strukture, nje histori qe duhet te ishte dhe interesante, edhe e re. Lufta e Kosoves e kishte kete, pasi nuk dihej perfundimi (ose te 268

291 pakten trajtohej si e tille), kriza e 1997-es kishte historine e re. Megjithate ndonje artikull per keto dukuri, mund te kete patur. Ne pergjithesi Time operon me agjensite (agjencite fotografike apo sherbimet fotografike te agjensive te lajmeve) dhe me fotografe te kontraktuar vete, por dhe me fotografe ne profesion te lire qe i shesin fotografite. Nga Shqiperia, ne 1997-en, vinte per shembull Gary Knight ose Christopher Norris. Knight ishte per Neësëeek-un si fotograf i kontraktuar. Por ne ate periudhe qarkullonin shume nga keta fotografet e luftes, qe merrnin foto me skena te tensionuara. Ne 1999-en, gjate Kosoves, nga Tirana nuk kishim fotografi, perveç agjensive. Pati nje rasti kur na erdhi nje fotograf me porosi, atehere kur zbuluam lajmin se ushtria jone sterviste UCK-ne prapa Dajtit. Kur bera raportimin per Time.com, nuk kishte nevoje per fotografi madje bene nje gabim, vune foto Kosove ne fillim, por e korigjuan me vone. Konfliktualiteti ndoshta. Nese Shqiperia do arrinte nivelin e Norvegjise per te ardhura per fryme, ndonje sport ku shqiptaret dalin te paret. Vetevrasjet e vajzave te fshatit, nese te treguara mire? Dy-tre paragrafe. Si ne filma, nje femer dhe nje pushke. Ndonje gje qe qarkullon ne media te tjera per Shqiperine Nuk di te pergjigjem me hollesi, por e di qe ankohen shume ata qe paten punuar dhe ata qe punojne ende. E kam humbur entuziazmin per te perjavshmet amerikane. Di qe shpenzimet kane rene ne menyre te jashtezakonshme. Kam idene se edhe lexueshmeria ka rene, por nuk kam pare shifra te fundit. Nga pikepamja personale, mbaj mend qe e kam pase lexuar Time ne te 20-at, por pastaj nuk e lexoja me, dhe tani vone, me bezdis ne pergjithesi orientimi drejt lexuesit (te hamendesuar) amerikan. Ndoshta koha e te perjavshmeve te lajmit (Time, Newsweek, US News) ka marre fund, pjeserisht prej internetit, pjeserisht per shkak te ndryshimit sociologjik nder gazetare. Ndersa me pare kishte dhe njerez qe vinin nga shkolla jo shume te mira qe te ishin gazetare, tani shkojne vetem ata qe kane mbaruar shkollat e mira (Harvard, Yale, Stanford, etj) dhe kjo krijon nje fare kaste, sipas kritikeve, dhe jo vetem ne Time. Di gjithashtu qe Time me zi e mori veten dhe nga bashkimi i Time Mirror me AOL-ne. 269

292 5. Përgjigjiet e pyetësorit nga Angela Leuker Unë iu bashkova zyrën së Time në Vjenë në vitin Në atë kohë quhej Zyra për Evropën Lindore dhe përgjigjej për mbulimin e Bullgarisë, Cekosllovakisë, Gjermanisë Lindore, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë. Teorikisht zyra ishte gjithashtu pëgjegjëse për Shqipërinë por aksesi në vend ishte i pamundur për korrespodentët tanë dhe informacioni i besueshëm i vështirë për t u marrë. Si rezultat Shqipëia nuk merrte ndonjë mbulim. Në atë kohë ne ishin abonuar në shërbimet e një numri agjencish lajmesh nën kontroll shtetëror, përfshië edhe agjencinë shtetërore të lajmeve të Shqipërisë, por raportet ishin më së shumti propagandë, pra me pak dobi për ne. Për periudhën deri në ndryshimet e viteve 90 mbaj mend që zyra ka kontribuar vetëm me raportimin e dy ose tre historive nga Shqipëria. Njëra prej tyre ishte nekrologjia e Enver Hoxhës në vitin 1985, një tjetër ishte një histori e pëgjithshme për gjendjen e Shqipërisë në periudhën post-hoxha në vitin 1986 (që përfshinte edhe raportime nga një gazetar freelance që kishte arritur të futej në Shqipëri si pjesë e një grupi turistik) dhe një artikull tjetër në vitin 1990 që shtronte pyetjen nëse dallga politike e ndryshimeve që kishte përfshirë vendet e bllokut sovjetik do të ngrihej edhe në Shqipëri. Rënia e regjimit komunist dhe ndryshimet politike që përshkuan rajonin që ne mbulonim përkthehej në një ngarkesë të lartë pune për zyrën tonë. Ne ishin një zyrë e vogël që përbëhej nga drejtuesi i zyrës dhe unë që bëja raportim mbështetës dhe administrim, por kishim një rrjet mjaft të gjerë strinxherësh të klasit të parë dhe kontributorë rastësorë në të gjitha vendet. Ne mbështeteshin fot tek ata për njohuritë dhe perspektivat lokale. Zyra jonë, në këtë kohë mori emrin Zyra e Evropës Qendrore, dhe prodhote ose kontribuonte në një numër të jashtëzakonshëm historish për të gjitha aspektet e ndryshimeve që po ndodhnin në rajonin tonë. Kur shpërthyen luftërat në Ballkan ne ishin në linjën e parë të frontit të mbulimit dhe korrespodentët e Evropës Qendrore ishin në terren për javë me radhë duke raportuar historitë nga frontet. Historitë publikoheshin gjithashtu në Time nën autorësinë e gazetarëve ose shkrimtarëve të TIME që nuk e kishin selinë në zyrën tonë. Kjo ndodhte zakonisht kur një gazetar ndërtonte një kënd të vecantë ose një perspektivë specifike në lidhje me ngjarjen, ndoshta ndërsa ishte duke punuar për dicka tjetër, ose kur vihej në kontakt me një burim të besueshëm që ishte në gjendje të siguronte informacion unik të sfondit të ngjarjeve. Në raste të tilla zyrës sonë shpesh i kërkohej që të siguonte raportim shtesë për historinë. Megjithëse për Shqipërinë historitë ishin të pakta, kriza e Kosovës dhe eksodi i shqiptarëve etnikë në fund të viteve 1990 e shtuan përqendrimin edhe ndaj subjektit të Shqipërisë. në këtë kohë, korrespodentët tanë krijuan marrëdhënie dhe kontakte me gazetarë dhe freelancers nga Shqipëria si Altin Raxhimi. Po për këtë jam e sigurtë se kanë folur për ju James Graff dhe Massimo Calabresi. 270

293 James dhe Massimo duhet t ju kenë dhënë tashmë informacion për vështirësi në raportim për rajonin në këtë kohë. Linjat e komunikimeve ishin ende mjaft të pasigurta në këtë kohë dhe telefonat celularë apo kompjuterët laptopë nuk punonin gjithnjë në mënyrë eficente. Gjatë luftërave në Ballkan ne përdornim telefonë satelitorë për korrespodentët që të komunikonin me editorët e tyre dhe të dërgonin artikujt direkt në Nju Jork, gjë që ishte një opsion jashtëzakonisht i kushtueshëm. Korrespodentët mbanin gjithashtu zakonisht sasi të mëdha parash kesh (dollarë amerikanë) me vete, për të përballuar cdo eventualitet që paraqitej. Në raste të paparashikuara dhe në varësi të zhvillimeve në rajonin tonë ne mund të kërkonim fonde ekstra që hidheshin në llogaritë bankare të zyrës sonë në Vjenë, në mënyrë që të ishim në gjendje të financonim kërkesat për udhëtime të korrespondentëve tanë. Alokimi i fondeve dhe të ardhurave vendosjen kryesisht nga TIME në Nju Jork, prandaj nuk mund të them më shumë për këtë. Ajo që ndoshte zakonisht ishte se shefi i zyrës (në vitet 90 James Graff, pasuar nga Massimo Calabresi) sugjeronte/diskutonte idetë e artikujve me editorët në Nju Jork dhe nëse caktohej mbulimi i një historie, atëherë lëvroheshin edhe fondet për ta mundësuar realizimin e saj. Sigurisht në kohë krize kur zyra ishte e përfshirë në mbulimin e një historie të vazhdueshme ose ngjarje breaking neës, fondet dhe suporti jepeshin më me lehtësi sesa në kohë të qeta. Sapo që situata qetësohej dhe fokusi botëror kalonte në një rajon tjetër, ishte shumë më e vështirë për të siguruar një histori për revistën dhe gazetarët e zyrës duhet të jepnin argumente mjaft tërheqëse në mënyrë që të bindnin editorët. Vlen të përmendet këtu se TIME është e përjavshme dhe ne konkurronim për hapësirë në revistë edhe me zyrat e rajoneve të tjera. Zyra e Evropës Qendrore ishte në pararojë për raportime gjatë kolapsit të bllokut sovjetik, pasuar edhe me konfliktet në Ballkan. Në këtë drejtim, korrespodentët tanë ishin me fat që u ngazhuan në mënyrë të plotë në raportimin e disa prej historive më të rëndësishme të lajmeve të kohës, javë pas jave. Sic jam e sigurtë se ju e dini, ka një krizë të përgjithshme të gazetarisë së shkruar dhe jo vetëm në median TIME. Interneti ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën si njerëzit i konsumopjnë lajmet dhe për pasojë natyra e mbledhjes së lajmeve dhe të raportimit ka ndryshuar. Zyra e Time në Vjenë u mbyll në fund të vitit 2005 dhe u zhvendos në Berlin. Kjo zyrë (në Berlin) kishte për detyrë të mbulonte Gjermaninë dhe vendet skandinave, si edhe të gjitha vendet e rajonit që më përpara i kishte mbuluar Zyra për Evropën Qendrore. Vetëm dy vjet më pas, edhe ajo u mbyll. Ot të gjitha zyrat e huaja të Time janë mbyllur dhe nuk ka më një edicion ndërkombëtar të revistës. 271

294 6. Përgjigjiet e pyetësorit nga Prof. Robert Herzstein Mendoj se rënia e mbulimit që Time i bën Shqipërisë në periudhën pas Luce-s reflekton ndryshimin në natyrën e revistës Time por edhe të revistave të aktualitetit në përgjithësi në periudhën që pasoi largimin e Luce-s nga jeta. (Shih librin tim të dytë mbi Luce-n, një kopje të të cilit mund t jua nis me postë). Në epokën e televizionit si edhe për shkak se ndjesitë e krizës me Rusinë u shuan, revista Time iu drejtua temave më popullore sesa stereotipet e Luftës së Ftohtë. Vietnami përbënte një përjashtim, por edhe në trajtimin e çështjes së Vietnamit Time nisi gradualisht të distancohej nga qasja militante e Luce-s. Shqipëria si aleate e Kinës së Kuqe ishte interesante në vitin 1963, por kjo aleancë e humbiste simbolikën e vet kur vetë Niksoni i shtensionoi marrëdhëniet me Rusinë dhe hyri po vetë në bisedime me Kinën. Po është e vërtetë që Time i kushtonte mjaft artikuj monarkut tuaj. Më kujtohet që e quante Mbreti Zogu i Parë, mbaj mend edhe detaje karakteristike që Time vizatonte në lidhje me të, për shembull faktin që tymoste 150 cigare në ditë. Të ketë qenë e vërtetë?! Mendoj se vëmendja ndaj tij në këtë periudhë lidhet jo vetëm me tipologjinë interesante të monarkut tuaj dhe stilin e tij të jetesës, por edhe me interesimin për vetë subjektin e Shqipërisë të cilën Zogu e kishte futur në një aleancë me Italinë e Musolinit. Nga ana tjetër, ambiciet imperialite të Musolinit në rajon ishin të njohura edhe përpara vitit 1939 kur kreu pushtimin e Shqipërisë. David Halberstam më pati thënë një herë se Luce ishte zëri i kapitalizmit Kristian Amerikan dhe pa dyshim që përkrahte gjerësisht një axhendë globale të kapitalizmit dhe demokracisë amerikane. Të gjitha revistat e tij e reflektojnë këtë anësi. Mendoj se duhet të jeni dakord gjithashtu se subjekti i Shqipërisë edhe në këtë rast merrte më tepër rëndësi se ç diktonin përmasat e saj gjeografike për shkak të implikimeve me Jugosllavinë. Nga ana tjetër kuptohet që kishte një interes amerikan në përpjekjen për ta shkëputur Jugosllavinë e Titos nga Rusia. Time në periudhën për të cilën ju flisni mbështetej në praktikën e rishkrimit të artikujve të nxjerra nga botime të tjera, përfshirë këtu edhe gazeta ndërkombëtare, etj. Më vonë Time ngriti disa seli ose zyra të saj në Romë dhe në qytete të tjera të mëdha si Londra dhe Parisi. Materialet dhe informatat vinin nga strinxherët lokalë në zyrat e mësipërme, për t u përcjellë mandej në Byronë e Uashington DC ku rishkruheshin dhe për të kaluar edhe një proces tjetër editimi dhe shkrimi në Nju Jork. Nuk është për t u neglizhuar gjithashtu roli i Whittaker Chambers që ishte shefi i zyrës së lajmeve të jashtme në Time, i cili qe gjithashtu një anti-komunist i flaktë dhe rreth viteve grumbullonte materiale flagrante mbi komunistët e ndyrë në Evropë dhe sigurisht me miratimin e madje admirimin e Luce-s i përdorte ato në Time në lidhje me regjime staliniste si ai i Hoxhës në Shqipëri. 272

295 Besoj se ndyshimi i natyrës së gazetarisë dhe vetë tematikave të interesit të Time shërben si shpjegim për këtë largim nga trajtesat ndërkombëtare në faqet e revistës Time. Temat e Luftës së Ftohtë nuk përbënin më një obsesion për Time në këtë epokë të re të gazetarisë amerikane dhe ka një zhvendosje drejt historive me interes njerëzor, gjë që nga ana tjetër reflekton edhe zhvendosjen e vetë interesave të publikut amerikan. Evoluimi i Time është një fakt, që me sa duket nuk nënkupton evoluimin në mënyrën si e ka ndërtuar Shqipërinë në artikujt e vet. Mirëpo Time e vitit 1999 nuk i ngjan aspak revistës Time të vitit 1949, është tërësisht e ndryshme dhe ndoshta kjo është arsyeja përse Time i ka mbijetuar epokës dixhitale, duke i inkorporuar këto ndryshime te mjedisit qe e rrethon. Subjekti i pandryshuar i Shqipërisë, në mënyrë paradoksale, mund të jetë pikërisht pasojë e këtyre ndryshimeve, pra e zhvendosjes së fokusit dhe e transformimeve në interesin tematik të Time. Pra, ndërsa Time shndërrohet, konstruktet për Shqipërinë mbeten statike, të ngurtësuara, jo si pasojë e mungesës së dinamizmit historik si i tillë as për Time, as për Shqipërinë, por si pasojë e mungesës së dinamizmit në raportin ndërmjet tyre. 273

296 ANEKSI 3 TABELAT E TË DHËNAVE TË KËRKIMIT SASIOR E CILËSOR A. Tabelat e të dhënave për periudhën e parë

297 275

298 276

299 277

300 278

301 279

302 280

303 281

304 282

305 B. Tabelat e të dhënave për periudhën e dytë

306 284

307 285

308 286

309 287

310 288

311 289

312 290

313 C. Tabelat e të dhënave për periudhën e tretë

314 292

315 293

316 294

317 295

318 296

319 297

320 298

321 299

322 300

323 301

324 302

325 303

326 304

327 305

328 306

329 307

330 ANEKSI 4 Foto në lidhje me subjektin e Shqipërisë në Time.Com ( ) The Trouble with Democracy: Albania's Worrisome Vote By Altin Raxhimi / Tirana Saturday, May 21, 2011 Albanian opposition lawmakers attempt to push through a police line to get to the Central Election Commission in Tirana to protest against the delay in the release of results from recent local elections, on May 18, Gent Shkullaku / AFP / Getty Images more: 308

331 Deadly Protests Don't End Albania's Power Play By Joanna Kakissis Friday, Jan. 28, 2011 Albanian riot police clash with demonstrators protesting over alleged government corruption Hektor Pustina / AP 309

332 Fanning Flames By Visar Kryeziu Jan 21, 2011 A car burns in Albania's capital Tirana after an opposition protest calling for the government's resignation and fresh elections

333 Bartek Wrzesniowski / WpN Feb 10, 2009 Spiritual Healing Around the World Albania A boy touches a rock in the town of Lac that is believed to heal sickness. The rock's powers are linked to a Christian pilgrim named Shna Ndo, who passed through the town during a pilgrimage to Jerusalem and performed miracles. Spiritual Healing Around the World Across countries and faiths, the devout believe the power of the spirit can heal the ills of the flesh. Science may doubt them, but believers in many cultures find comfort in religion when modern medicine falls short 311

334 By Nilanjana Bhowmick Friday, Oct. 16, 2009 Gianni Giansanti / Corbis Mother Teresa was born to Albanian parents but lived and worked in India The Battle for Mother Teresa's Remains Kolkata, where Mother Teresa lived and worked for nearly seven decades, was shocked this week when Albania laid claim to the saint's remains 312

335 Thursday, Jun. 26, 2008 Quotes of the Day I liked my life as a man. I have no regrets. QAMILE STEMA, 88, of Albania, where, for centuries, to swap genders was a practical solution for a family with a shortage of men the tradition of the sworn virgin is a ritual for rural women who become patriarchs of their families Photo: Johan Spanner / NYT / Redux Source: NYTimes 313

336 Monday, Jun. 11, 2007 Quotes of the Day This is the greatest and most distinguished guest we have ever had in all times. SALI BERISHA the Albanian Prime Minister, on George W. Bush. The tiny Balkan country marked his visit, the first by a sitting U.S. President, by renaming the street in front of parliament in his honor and issuing a commemorative series of postage stamps 314

337 Washington Photo Blog: Wednesday, June 13, 2007 President of the United States of America George W. Bush Pope Vatican Christopher Morris / VII for TIME Still Ticking President Bush displays his watch, refuting rumors that it had been stolen in Albania, in the Oval Office, June 13, HeS1VF4 315

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE (1981 2000) Kandidati: Ma. Afërdita Sokolaj Udhëheqës

More information

Tel/Fax: / Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj

Tel/Fax: /   Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE Tel/Fax: +355 4 369 987/ www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Punim Doktorature Tema: Mediat e shkruara,

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: 0355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat për menaxhimin e konfigurimit dhe ndryshimeve në kontrollim Veglat për zbulim të Defekteve, per zgjerim, per qeshtje te ndryshme te gjurmimit Kur një softuerë

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION Financa e projekteve, formë alternative e investimeve infrastrukturore në vendet në zhvillim Në kërkim të gradës shkencore

More information

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri Sami Nezaj Abstrakt Gazetat e përditshme shqiptare janë në krizë. Një pjesë e saj furnizohet nga ndërhyrjet e financuesve të gazetave në

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ Punim për Gradën Doktor i Shkencave Specialiteti: Letërsia Punoi: MUSTAFA ERDEM Udhëheqës

More information

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA

More information

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18 Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2017, bazuar në nenin 122 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, nenin 7 të Rregullores për studime të doktoratës, dhe Vendimit

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi Specialiteti: Leksikologji

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Dega e Gazetarisë MEDIA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Dega e Gazetarisë MEDIA UNIVERSITETI I PRISHTINËS Dega e Gazetarisë A Prishtinë, 2009 A Revistë kërkimore Numri 1 Botues: Universiteti i Prishtinës Dega e Gazetarisë Kryeredaktor: Prof. ass. dr. Milazim Krasniqi Sekretar: Arben

More information

BULETINI MUJOR KLIMATIK

BULETINI MUJOR KLIMATIK ISSN 2521-831X BULETINI MUJOR KLIMATIK Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit Tirana 2017 ISSN 2521-831X Klima.Shqiperia@gmail.com GUSHT2017 Nr. 8 Vlerësimi

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA Botuesit: Shoqata për Zhvillim Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve Shoqata e Qytetarëve - Instituti

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI 2011-2015 STUDIM KOMBËTAR Tiranë, 2015 1 Ky botim i CRCA Shqipëri mund të citohet, fotokopjohet apo printohet, por gjithnjë duke dhënë

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova Falas! Fatmir Rrahmanaj Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i nato-s Osman D. Gashi Kush PO diskriminohet në Kosovë? Donik Sallova Identiteti shqiptar i Kosovës Prof. dr. Milazim Krasniqi Përvojat e

More information

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale polis NR 12/2013 Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale ISSN 2223-8174 Bordi Editorial Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian

More information

MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN

MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN Studim për mbrojtjen e gradës shkencore: Doktor

More information

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET REZULTATET KRYESORE NGA OPINIONET E FËMIJËVE 2012 1 "Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në

More information

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE 6 M 1-2015 6M 1-2015 Revista Ekonomike Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin. Botuar nga: Banka e Shqipërisë, Sheshi Skënderbej,

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE LIGJËRIMI POLITIK NË BALLKAN MES NACIONALIZMIT DHE INTEGRIMIT EUROPIAN

More information

this project is funded by the european Union

this project is funded by the european Union this project is funded by the european Union v Karakteristikat EKONOMIKE Economic Characteristics CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2011 POPULATION AND HOUSING CENSUS 2011 Karakteristikat Ekonomike Economic

More information

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E POLIS NR 10 / 2011 R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E Bordi Editorial Prof. Dr Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Phd. Fatos Tarifa, Universiteti

More information

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Përcaktuesit makroekonomikë

More information

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016 Janar, 2016 Punim udhëzues Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve Hyrje Demokratizimi dhe hapja e procesit të hartimit të buxheteve është një ndër fushat kryesore drejt krijimit të një shoqërie

More information

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE (1990-2009). Me aspiratat e çdo qeverie Shqiptare pas rënies së komunizmit dhe të popullit shqiptar për tu bashkuar me familjen e madhe

More information

Kontabilisti në biznes Accountant in business

Kontabilisti në biznes Accountant in business Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Kontabilisti në biznes Accountant in business P3 Nr. Zgjidhjet FLETË PROVIMI Exam

More information

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Përse merremi me BE? Rëndësia praktike Në kuadër të këtij kursi të parë bazë rreth BE duam të marrim pak kohë për të menduar rreth objektit, me të cilin kërkojmë të merremi,

More information

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI 2015 Balkan Civil Society Development Network Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) Adresa: Mitropolit

More information

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DISERTACION Në kërkim të Gradës Shkencore

More information

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Banka e Shqipërisë Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri Nëntor 2007 Vasilika Kota* -- -2- Përmbajtja Abstrakt 5 I. Hyrje 7 II. Rishikimi i metodologjive kryesore 8 II.1 Metoda

More information

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! Instituti kërkimor Demokraci për zhvillim Seria: Interesi Publik Nr. 3 Prishtinë, 2013 Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË FILLIMET E MODERNITETIT NË PROZËN ROMANORE SHQIPE Përgatiti: Ermir Nika Pranoi: Prof. Dr. Ali Xhiku 1 TRYEZA E LËNDËS

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues PRO WO+MAN Raporti Hulumtues Pro WO+MAN Raporti Hulumtues Autorët: Albulena Metaj dhe Driton Zeqiri Menaxhere e projektit: Ajete Kërqeli Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë raport janë të

More information

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS DISERTACION Për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor i shkencave ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertanti: Adrian LEKA Udhëheqësi

More information

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Prishtinë, Kosovë Shtator 2005 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA Mirënjohjet 7 I. Hyrje 11 II. Definicioni i Sektorit:

More information

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri PhD Cand. Mimoza Kotollaku mimozakotollaku@yahoo.it Fakulteti Ekonomik, Universiteti A.Xhuvani, Elbasan Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri Abstract

More information

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2016 RAPORT VLERËSIMI Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2 SCORECARD REPORT duke promuvuar zhvillimin ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë

More information

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Prof. As. Dr. Mark Marku Hyrje Edhe pse operojnë në një hapësirë të përbashkët, me vazhdimësi gjeografike dhe me popullsi që flet të njëjtën

More information

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj ABSTR TRAKT Revistë kërkimore-shkencore ABSTRAKT Nr.1, 2015 Dega Ferizaj Keshilli redaktues: Medain Hashani Bujar Tafa Lindita Jusufi Roberta Bajrami Shqipe Shaqiri Driton Sejdiu 2 Abstrakt, nr.1, 2015

More information

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College, Republika e Kosovës Republika Kosova -Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË SHPALLJE Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it,

More information

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETINGUT DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË (Në kërkim

More information

INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005

INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005 INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005 EVELINA ÇELIKU* -1- -2- PËRMBAJTJA Abstrakt 5 1. Inflacioni bazë: pjesë e inflacionit total 6 2. Metodat e matjes së inflacionit bazë:

More information

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL MAPL DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP Kjo analizë është produkt i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal MAPL,

More information

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE \NSTITUTI t STUDIME\/E EVROPIANE * U1 REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE Punim Shkencor ne Kerkim te Grades: "DOKTOR SHKENCASH" Terna: "SISTEMET ZGJEDHORE DHE

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4 PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave

More information

Fletore e Demokracisë. Etika dhe Zgjedhjet

Fletore e Demokracisë. Etika dhe Zgjedhjet Fletore e Demokracisë Etika dhe Zgjedhjet I II Fletore e Demokracisë Etika dhe Zgjedhjet III Lejohet prezantimi, kopjimi dhe shpërndarja e librit në tërësi apo në pjesë, me kusht që: (a) materialet të

More information

TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR NË GJEOPOLITIKË

TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR NË GJEOPOLITIKË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Programi i doktoraturës në MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

More information

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE I Një anëtar, një votë Një përmbledhje shkrimesh politike Përgatitur nga: Dan Redford (me Katina Drenova) III Lejohet prezantimi, kopjimi dhe shpërndarja

More information

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE TË TË DHËNAVE Qëllimet Kuptimi i instrumenteve për regjistrim dhe mbedhje të të dhënave, Njohja e llojeve të instrumenteve sipas llojit të metodës

More information

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI Raporti për Zhvillimin Njerëzor i Kosovës 2008 Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdo ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për

More information

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt KDU 314.55(496.51-2) Shqipe Shaqiri Abstrakt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt kanë qenë objekt i studimit në këtë hulumtim.

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA * Gentian ZYBERI 1 Abstrakt: Ky artikull fokusohet në çështjen e përgjegjshmërisë

More information

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE KOORDINIMI NË QENDËR TË QEVERISË: FUNKSIONET DHE ORGANIZIMI

More information

Raport Final i Vlerësimit

Raport Final i Vlerësimit WESTFÄLISCHE WILHELMS-UNIVERSITÄT MÜNSTER Institut für Politikwissenschaft Prof. Dr. Dr. h.c.mult. Reinhard Meyers Westf. Wilhelms-Universität Münster Institut für Politikwissenschaft Scharnhorststraße

More information

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 No.2, Year 2014 MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 ABSTRAKTI Ky punim fokusohet në politikat e reja në menaxhimin e riskut të

More information

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Administrimit Publik www.uamd.edu.al Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI (Menaxhimi dhe udhëheqja arsimore

More information

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së REPUBLIKA E SHQIPËRISË Universiteti i Tiranës Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Departamenti i Gjeografisë Punim Shkencor- në kërkim të gradës shkencore Doktor Përparësitë konkuruese të Shqipërisë

More information

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386

More information

Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi

Gazetaria Profesionale Vetë-Rregullimi Teksa përballen me dilema të vjetra, gazetarët duhet t u përmbahen standardeve të larta etike dhe profesionale në një mjedis të revolucionarizuar nga ndikimi i teknologjive të reja Jānis Kārkliņš, Ndihmës

More information

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK UNIVERSITETI I MITROVICËS "!SA BOLETINI" UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK Fakulteti Lëndaët për të cilat është shpallur konkursi Kandidatët

More information

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi:  2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV 2 1. Hyrje Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është burimi kryesor i të hyrave tatimore në Kosovë. Në vitin 2015, TVSH përbënte rreth 47% të të hyrave nga tatimet. 1 Në mars të vitit 2015, Qeveria e Kosovës

More information

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË NË PARTNERITET ME: PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË Anketë me investitorët aktualë dhe potencialë Raporti i përgatitur nga: Z. Kushtrim Shaipi, Menaxher iprojektit dhe bashkë-autor

More information

Siguria e fëmijëve në internet

Siguria e fëmijëve në internet Siguria e fëmijëve në internet SIGURIA E FËMIJËVE NË INTERNET Prishtinë, Qershor, 2014 Autorët: Besianë Musmurati Teuta Zymeri Editorët: Hamit Qeriqi Bedri Zymeri Liridon Latifi Implementuar nga: Qendra

More information

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE Tiranë 2018 Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung

More information

Analizë Kritike e Diskursit (De-) Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it. Violeta FERATI

Analizë Kritike e Diskursit (De-) Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it. Violeta FERATI Analizë Kritike e Diskursit (De-) Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it Violeta FERATI Prishtinë, Shtator 2012 Të drejtat autoriale Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet ose të ndryshohet

More information

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Punim për diskutim Nëntor 2017 1 Ky botim është pjesë e projektit Orteku në Arsimin e Lartë: Studimet e Doktoratës

More information

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR TEMA AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve (Rasti i SME-ve në

More information

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni Nëntor, 2013 Udhëheqës të projektit Partnerë të projektit 1 Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri,

More information

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS 331.5-053.2(497.115) C E N T R U M 5 Donjeta Morina, MSc 1 SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS ПРИЧИНИТЕ И ПОСЛЕДИЦИТЕ НА ВКЛУЧУВАЊЕТО НА ДЕЦАТА ВО ПАЗАРОТ

More information