PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

Size: px
Start display at page:

Download "PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË Studim për mbrojtjen e gradës shkencore: Doktor i Shkencave në Gazetari dhe Komunikim Kandidati Gjylie REXHA Udhëheqësi shkencor Prof. Asoc. Dr. Bashkim GJERGJI Tiranë, Mars 2017

2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË Studim për mbrojtjen e gradës shkencore: Doktor i Shkencave në Gazetari dhe Komunikim Kandidati Gjylie REXHA Udhëheqësi shkencor Prof. Asoc. Dr. Bashkim GJERGJI KOMISIONI I VLERËSIMIT (Kryetar) (Oponent) (Oponent) (Anëtar) (Anëtar) Tiranë, Mars 2017

3 Deklarata e autorësisë Ky punim doktoral i paraqitur pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës është kryer në përputhje me të gjitha normat, rregullat dhe kriteret akademike. Deklaroj me përgjegjësi se u jam përmbajtur me rigorozitet të gjitha rregullave akademike përsa i përket referencave, citimeve dhe çdo materiali të përdorur për punim. Të gjitha palët e përfshira në studim kanë qenë të informuara dhe janë përfshirë në këtë punim me vullnet të plotë.

4 COPYRIGHT: Gjylie REXHA Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, 2017

5 Përmbajtja 5 Pasqyra e tabelave 8 Hyrje x-xxvii Kapitulli i parë Politika dhe transmetuesit publikë Mediat si aktor në komunikimin politik Gazetari në raportin media politikë Roli i transmetuesve publikë në sistemet mediatike Modele të transmetuesve publikë Karakteristika të transmetuesit publik të Kosovës 43 Kapitulli i dytë RTK media e protektoratit për Kosovën Nga plani për ringjalljen e RTP-së në themelimin e RTK-së Koncepti i shumetnicitetit në transmetuesin publik Kosovarizimi i RTK-së Pasojat e shmangies nga koncepti politik Rikthimi në media me mision politik RTK-ja e financuar nga parapagimi Trashëgimia e UNMIK-ut për RTK-në 71 Kapitulli i tretë Ligji si instrument për ndikim politik mbi RTK-në RTK media me ligj të veçantë në sistemin mediatik Nga pavarësia financiare në varësinë nga buxheti shtetëror Financimi i RTK-së përmes buxhetit të shtetit 81

6 3.4. Opsione për arritjen e pavarësisë financiare Centralizimi politik i përzgjedhjes së bordit të RTK-së Praktika e përzgjedhjes së bordit të RTK-së Ligji si instrument për ndikim në politikën editoriale 90 Kapitulli i katërt Politika në lajmet e RTK-së Politika në hierarkinë e lajmeve Raportimi i balancuar pro politikës Pushteti dhe opozita në lajmet e RTK-së Parafushata si marketing politik në lajme Përfaqësimi i barabartë gjatë fushatat elektorale Anshmëria në raportimin për krizat politike Qasja e RTK-së ndaj kritikave politike RTK si palë ndaj kritikave të Vetëvendosjes 115 Kapitulli i pestë RTK-ja ndërmjet politikës dhe publikut RTK si shërbim i politikës për publikun RTK si pasqyruese e pjesshme e realitetit politik Anashkalimi i realitetit socio-ekonomik Financimi dhe llogaridhënia ndaj publikut Mungesa e aleancës së RTK-së me publikun Mundësia e përafrimit të RTK-së me publikun Perspektiva e raportit të RTK-së me publikun 135

7 Kapitulli i gjashtë Statusi i gazetarit të politikës në RTK Gazetarët në Kosovën me liri të pjesshme të shtypit Mënyrat e punësimit dhe pozita e gazetarëve ne RTK Autonomia profesionale e redaksive dhe gazetarëve të lajmeve Kundërshtimet e brendshme ndaj politikës editoriale E ardhmja e gazetarëve në RTK 157 Kapitulli i shtatë Gjetje dhe përfundime 161 Rekomandime 170 Bibliografia 173 Anekse 189 Aneks 1: Memorandum of understanding between the Organization for Security and Cooperation in Europe Mission in Kosovo and the European Broadcasting Union 189 Aneks 2: Përcaktimet për modelin e financimit dhe zgjedhjen e organeve drejtuese sipas ligjit nr. 02/L-47 për Radiotelevizionin e Kosovës, të vitit Aneks 3: Përcaktimet ligjore për financimin, zgjedhjen e organeve udhëheqëse dhe politikën editoriale të RTK-së, sipas ligjit 04/L-46, të vitit Aneks 4: Pjesë nga dokumenti: Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës 221 Aneks 5: Pjesë nga hulumtimi për treguesit e mediave në Kosovë, Aneks 6: Pyetjet për intervistat e strukturuara për gazetarë dhe redaktorë 239 Aneks 7: Pyetësori për anketat me qytetarë 241 Aneks 8: Pyetësori për anketat me studentë të gazetarisë dhe komunikimit 242

8 Abstrakt në shqip 244 Abstrakt në anglisht 245 Pasqyra e tabelave dhe figurave Tabela 1. Modeli i variacionit në katër dimensionet e sistemit të medias 29 Tabela 2: Paanshmëria e gazetarëve të politikës në mediat e Kosovës 36 Tabela 3: Shikueshmëria e tre televizioneve nacionale në Kosovë në vitin Tabela 4: Përqindja e të hyrave të RTK-së në vitin Tabela 5: Përqindjet e të hyrave të RTK-së në vitin Tabela 6: Burimet e të hyrave të hyrave të RTK-së në vitin Tabela 7: Struktura e të hyrave të RTK-së në vitet Tabela 8: Struktura e të hyrave të RTK-së gjatë vitit Tabela 9: Të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së në vitet 2009 dhe Tabela 10: Shikueshmëria e emisioneve qendrore të lajmeve në televizionet nacionale 94 Tabela 11: Përmendja e partive politike në informacionin e RTK-së gjatë vitit Tabela 12: Krahasimi për praninë në lajmet qendrore të krerëve shtetëror 100 Tabela 13: Pushteti dhe opozita në titujt e lajmeve të RTK-së 103 Tabela 14: Shembull i edicionit qendror të lajmeve gjatë parafushatës Tabela 15: Përmendja e subjekteve politike në lajme në periudhën e krizës politike 109 Tabela 16: Titujt e Lajmeve 19:30, 10 qershor Tabela 17: Vlerësimi për RTK-në si media ndërmjet politikës dhe publikut 120 Tabela 18: Pavarësia e udhëheqësve, gazetarëve, redaktorëve të RTK-së 121 Tabela 19: Vlerësimi për vërtetësinë dhe paanshmërinë e informacionit për politikën 122 Tabela 20: Kërkesat e audiencës për fushat prioritare në lajmet e RTK-së 124 Tabela 21: Gatishmëria e qytetarëve për të paguar taksë parapagimi për RTK-në 127 Tabela 22: Vlerësimet e qytetarëve për mënyrat e financimit të RTK-së 128 Tabela 23: Burimet e informacionit për të rinjtë në Kosovë 133

9 Tabela 24: Besueshmëria e RTK-së krahasuar me mediat private 134 Tabela 25: Rëndësia e transmetuesit publik në sistemin e mediave të Kosovës 135 Tabela 26: Vlerësimi për RTK-në si shërbim ndërmjet politikës dhe publikut 136 Tabela 27: Arsyet e moszbatimit të bazës ligjore për lirinë e shprehjes në Kosovë 141 Tabela 28: Preferenca e studentëve për karrierë në median publike 159 Figura 1: Faksimili i letrës së shefit të OSBE-së dërguar Kuvendit të Kosovës 88 Figura 2: Vlerësimi për lirinë e shprehjes me legjislacionin në Kosovë 234 Figura 3: Liria e shprehjes sipas llojeve të mediave 234 Figura 4: Liria e shprehjes sipas përkatësisë etnike 235 Figura 5: Arsyet për mos garantimin e lirisë së shprehjes 235 Figura 6: Niveli i zbatimit të garancive ligjore për lirinë e shprehjes 236 Figura 7: Zbatimi i garancive ligjore sipas fushës së veprimit 236 Figura 8: Vlerësimi për garantimin e lirisë së informacionit 237 Figura 9: Tabelim i kryqëzuar për zbatimin e lirisë së informacionit 237 Figura 10: Zbatimi i lirisë së informacionit sipas llojit të mediave 238 Figura 11: Vlerësimi për pavarësinë e RTK-së nga politika 238

10 Hyrje Radiotelevizioni i Kosovës është kompania e vetme mediatike në Kosovë, të cilës i është përcaktuar përgjegjësia e dyfishtë ligjore: që audiencës t i ofrojë përmbajtje programore me cilësitë e shërbimit publik, ndërsa politikës t i sigurojë kanalin e komunikimit me qytetarët. Me statusin e transmetuesit publik, RTK-ja paraqitet në sistemin mediatik të Kosovës si institucion me ndikim shoqëror, por edhe i ndikuar nga faktorët vendimmarrës politikë. Në hierarkinë mediatike të Kosovës ajo zë vendin kryesor 1, në një mjedis shoqëror që është dominuar nga proceset politike. Në programin informativ të RTK-së, politika ka qenë dhe mbetet, ashtu siç e përcakton, Stephan Russ Mohl, fusha më e rëndësishme në hierarkinë e sektorëve. 2 RTK-ja është pjesë e sistemit të mediave që është formësuar nga konteksti më i gjerë historik, politik dhe kulturor. Karakteristikat e sistemit politik që mund të ndikojnë strukturën e institucioneve mediatike, dalin si faktorë ndikues mbi median publike të Kosovës. 3 Ky studim përqendrohet në trajtimin e raportit që ka ndërtuar pushteti politik me transmetuesin, në vitet e para të funksionimit si media publike e një shteti të pavarur. RTK-ja është rast i veçantë ndërmjet transmetuesve publikë sepse ajo nuk është krijuar si shërbim publik i shtetit dhe nga shteti, por nga faktorë të huaj dhe në periudhën e protektoratit të OKB-së. Kjo karakteristikë dalluese e bën RTK-në shembull të transmetuesit publik që ka hyrë në raporte komplekse me disa faktorë politikë njëkohësisht në të dyja periudhat e zhvillimit të saj: si media publike në protektorat dhe në vitet e para të shtetit të pavarur. Pushteti politik, fillimisht ai ndërkombëtar e pastaj ai kosovar, kanë përdorur aktet ligjore, si instrumente të politikës zyrtare, për të ndikuar mbi politikën editoriale të RTKsë. Në rastin e kësaj mediaje, si mjet për të ndikuar mbi politikën editoriale, janë zbatuar instrumentet e fuqishme të varësisë 4, përkatësisht: kontrolli i emërimeve të organeve udhëheqëse të RTK-së dhe paqartësia e vazhdueshme për financimin afatgjatë e të qëndrueshëm të saj. Në studimet për transmetuesit publikë në vende të ndryshme, këto dy elemente nuk lidhen gjithnjë me pavarësinë e transmetuesit publik, por varen edhe nga faktorë të tjerë shoqëror, që burojnë nga niveli i përgjithshëm i demokracisë dhe zhvillimit të mediave. 1 Radiotelevizioni i Kosovës është media kryesore në Kosovë për numrin e kanaleve të transmetimit (katër kanale televizive dhe dy kanale të radios), për diversitetin gjuhësor programor ( RTK-ja transmeton në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e pakicave), për numrin e punëtorëve ( në vitin 2015 numri i përgjithshëm i punëtorëve ka arritur në rreth 1 000) dhe për ndikimin në sistemin mediatik për shikueshmërinë e programeve të lajmeve. Emisioni më i rëndësishëm për shikueshmëri në RTK është Lajmet 19:30. Sipas sondazheve, ky emision është më i shikuari në Kosovë. Ngjarjet politike zënë hapësirën kryesore të këtë emision. 2 Mohl, S., Gazetaria, K&B, Tiranë, 2010, fq Hallin, D., Mancini P., Comparing Media Systems Three models of media and politics, Cambridge University Press, UK 2004, fq 46 4 Blumler, G. J., Gurevitch, M., The Crisis of Public Communication Taylor & Francis e-library, 2001 fq 63 x

11 Në këtë studim argumentohet se Kosova hyn në mesin e vendeve në të cilat politika krijon lidhjen e saj me transmetuesin publik, duke e vendosur në raport varësie ndaj saj, fillimisht përmes akteve ligjore, me të cilat përcakton funksionimin dhe mënyrën e përzgjedhjes së organeve udhëheqëse të tij. Instrumentalizimi i transmetuesit publik të Kosovës nga politika realizohet përmes legjislacionit, që nuk ofron zgjidhje afatgjate për financimin dhe që centralizon procesin e zgjedhjes së organit udhëheqës të RTK-së vetëm në instanca vendimmarrëse politike. 5 RTK-ja është shembull i transmetuesit publik për të cilin financimi nga shteti ngre pyetjen se si mund të sigurohet pavarësia e tij 6 dhe mbi të cilin ushtrimi i ndikimit të pushtetit politik realizohet përmes organeve udhëheqëse, të cilat dalin nga procesi i përqendruar vetëm në përzgjedhjen politike dhe që përjashton mekanizmat shoqërore jopolitik. Nën këtë ndikim, ajo nuk arrin që të jetë organizatë mediatike që paraqitet si aktor i barabartë në procesin e komunikimit politik, siç vlerësohen mediat nga studiuesit, 7 por vetëm si elementi i tretë i komunikimit politik (organizatat politike, qytetarët dhe mediat ndërmjet tyre), pa rolin vendimtar që McNair vlerëson se e kanë mediat. 8 Si media masive ajo merr rolin e amplifikatorit dhe altoparlantit 9 që në procesin e komunikimit u shërben faktorëve me pushtet politik për të përcjell mesazhet e tyre tek publiku, sipas modelit në të cilin informacioni kryesor buron nga mbulimi i detajuar dhe promovues i aktiviteteve të përditshme të institucioneve shtetërore dhe forcave kryesore politike. RTK-ja ushtron rolin e përcjellësit pasiv të mesazhit të politikës zyrtare, duke i mundësuar lidershipit politik që programin e saj ta përdor si platformë për promovimin e aktiviteteve. 10 Duke analizuar modelin e zbatueshëm nga RTK-ja për mbulimin zhvillimeve politike, ky studim arrin të argumentojë reflektimin në program të raportit të varësisë që ka RTK-ja si organizatë mediatike nga faktorët politikë. Rezultatet e analizës së modelit të raportimit për politikën, e nxjerrin Radiotelevizionin e Kosovës media publike në të cilat ndikimi vendimmarrës i politikës për çështjet strategjike të saj, shndërrohet në ndikim mbi politikën editoriale dhe veprimtarinë e përditshme të transmetuesit Autorët David Hallin dhe Paolo Mancini, në librin Comparing Media Systems Three models of media and politics, vlerësojnë se dukuria e kontrollit të medias përmes emërimeve është e përhapur në vendet e Modelit të Mesdheut. Në funksionimin e RTK-së gjenden karakteristika të funksionimit sipas këtij modeli. 6 Doyle, G., Understanding media economics, Second edition, SAGE Publication Ltd, London 2013, fq 98 7 Shih: Blumler & Gurevitch, The Crisis of Public Communication; Kuhn, R., Broadcasting and politics in Western Europe; Willis, J., The media effect etj. 8 McNair vlerëson se në sistemet politike demokratike, media funksionon edhe si transmetues i komunikimit politik që lind jashtë organizatës mediatike në vetvete, edhe si dërgues i mesazhit politik të formësuar nga gazetarët. Shih:McNair, B., Hyrje në komunikimin politik, Botimi i katërt, UET Press, Tiranë 2009, fq 25 9 Mohl, S., Gazetaria, K&B, Tiranë 2010, fq Nga monitorimi i edicionit qendror të lajmeve në RTK, Lajme 19:30, në periudhën shtator qershor 2015, del se temë kryesore e edicionit janë aktivitetet ditore të liderëve politikë. Hapësira që zë në edicion ky lloj informacioni varet nga aktivitetet që kanë zhvilluar brenda ditës udhëheqësit e institucioneve dhe forcave kryesore politike. Në raste të aktiviteteve të shumta politike ai zë deri në 20 minuta, brenda edicionit që zgjat 30 minuta. 11 Shih: Hanretty C., Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, ISBN: , 2011, fq xi

12 Politika mbi transmetimin si karakteristikë e Modelit të Polarizuar Pluralist, në rastin e Radiotelevizionit të Kosovës, përcillet në të gjitha nivelet e funksionimit të brendshëm dhe reflektohet në raportin e saj me audiencën. Edhe pse në legjislacionin për të, që nga themelimi, gjenden elemente të modeleve të transmetuesve publikë të Modelit Korporatist Demokratik dhe Veri Atlantik, mënyra e funksionimit të kompanisë dhe e mbulimit të politikës, e profilizon RTK-në si media publike me karakteristikat e Modelit të Polarizuar Pluralist. 12 Parametrat dhe karakteristikat e këtij sistemi, në transmetuesin publik të Kosovës, përcillen nga niveli vendimmarrës politik në organet udhëheqëse të medias dhe ndikojnë mbi veprimtarinë e përditshme të të punësuarve në programin informativ si dhe reflektohen në mënyrën e vlerësimit të RTK-së nga audienca. Studimi argumenton se instrumentalizimi i kompanisë nga politika shoqërohet me krijimin dhe zhvillimin e lidhjeve klienteliste të saj brenda kompanisë. Të dyja dukuritë dëmtojnë autonominë profesionale të prodhuesve të informacionit politik në RTK, të cilën e kanë të përcaktuar me standardet profesionale të vet kompanisë. Statusi ligjor i RTK-së u mundëson gazetarëve të cilët mbulojnë zhvillimet politike dhe redaktorëve të lajmeve autonominë profesionale, por mospërputhja ndërmjet statusit të medias si shërbim publik dhe mënyrës së funksionimit të përditshëm, pamundëson realizimin e plotë të kësaj autonomie. Ndikimi i politikës në majën hierarkike të medias bartet në nivelet e mesme menaxheriale, përmes emërimeve të eprorëve të drejtpërdrejt të gazetarëve dhe redaktorëve në redaksitë e lajmeve. Gazetari dhe redaktori i lajmeve në këtë studim trajtohen si statuse profesionale dhe elementë përbërës të raportit që ndërton media publike me faktorët vendimmarrës politik. Si aktor i veçuar gazetari nuk ka ndikim mbi aktorët tjerë në procesin e komunikimit të ndërmjetësuar nga transmetuesi publik. Realizimi i autonomisë profesionale të gazetarit të RTK-së do të mundësohej si rrjedhojë e ri konceptimit të raportit politikë-transmetues publik, në funksion të largimit të RTK-së nga ndikimi i politikës dhe afrimit të saj me audiencën. Studimi ofron dy alternativa kryesore, por në drejtime të kundërta për afrimin e RTK-së me audiencën. Alternativa e parë parasheh krijimin e parakushteve për rritjen e nivelit të pavarësisë së RTK-ja nga vendimmarrja politike, përmes reformimit të legjislacionit dhe krijimit të mekanizmave të mbikëqyrjes së zbatimit të tij në veprimtarinë e përditshme të RTK-së nga trupa jo politike. Funksionimi i tillë do të krijonte bazën për rritjen e nivelit të pavarësisë së transmetuesit publik nga politika, si çështje me rëndësi për shkak të kontributit të këtij transmetuesi në demokraci 13 dhe do të mundësonte transformimin gradual të RTK-së në transmetues të mirëfilltë publik. 12 Modeli i Polarizuar Pluralist karakterizohet nga transmetuesit publikë historikisht të varur dhe të ndikuar nga forcat politike, sidomos ato në pushtet. Modeli Korporatist Demokratik karakterizohet nga transmetues publikë të organizuar, në mënyrën që t i shërbejnë interesit të përgjithshëm dhe të izoluar nga ndikimi politik. Modeli Veri Atlantik ofron variacione të transmetuesve publikë, për ndikimin dhe mënyrën e organizimit. Shih: Hallin, D., Mancini P., Comparing Media Systems Three models of media and politics, Cambridge University Press, UK Hanretty C., Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, ISBN: , 2011, fq 6 xii

13 Alternativa e dytë përqendrohet në forcimin e lidhjes së RTK-së me audiencën përmes përmbajtjes programore me karakteristikat e informacionit si e mirë dhe shërbim publik. Ashtu siç thotë Benson mediat publike duket se janë më të fuqishme kur qytetarët e ndjejnë se media iu përgjigjet atyre më tepër se sa politikanëve apo reklamuesve, pra kur ato janë vërtetë publike. 14 Në rastin e RTK-së një lidhje e tillë do të mund të ndikonte edhe në zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme për të, sidomos atij të financimit të qëndrueshëm përmes parapagimit. Kjo mënyrë e financimit, si njëri nga parakushtet, por jo i vetmi, për pavarësinë e transmetuesit nga politika, 15 do të mund të gjente përkrahjen e qytetarëve në rastin kur ata të shihnin tek RTK-ja shërbimin për të cilin ia vlen të paguajnë. Ashtu siç del nga anketat e zhvilluara për këtë studim, RTK-ja nuk i bind qytetarët se është shërbim që ia vlen të paguhet, por ndoshta do të paguanin për të, nëse ajo bëhet e tillë. Aktualisht, qytetarët nuk e shohin si media që i shërben publikut, por e konsiderojnë media që i shërben pushtetit politik dhe subjekteve politike. Në programin e lajmeve të RTK-së ata kërkojnë më shumë çështje që lidhen drejtpërdrejt me problemet me të cilat përballen, se sa kronika për aktivitetet e politikanëve. Ky trend është në përputhje me ndryshimet në mjedisin shoqëror në Kosovë. Në vitet e pas pavarësisë, probleme kryesore nga qytetarët në Kosovë shihen ato ekonomike dhe sociale 16 dhe rrjedhimisht qytetarët kërkojnë më shumë informacione të tilla nga transmetuesi publik. Afrimi i RTK-së me audiencën, në këtë rrafsh, nënkupton reformimin e politikës editoriale duke reduktuar hapësirën për marketing të subjekteve kryesore politike dhe duke shtuar hapësirën dhe përsosur cilësinë e raportimit për çështjet shqetësuese për qytetarët. Hipotezat e studimit Hipoteza 1: Politika krijon varësinë e transmetuesit publik të Kosovës duke përdorur bazën ligjore si instrument ndikimi mbi çështjet strategjike dhe veprimtarinë e përditshme të RTK-së. Përfshirja e mekanizmave shoqëror jo politik në procesin e përzgjedhjes së organeve udhëheqëse të RTK-së do të reduktonte ndikimin e politikës mbi RTK-në dhe do të ndikonte në transformimin gradual të saj në media të mirëfilltë publike. Hipoteza 2: Instrumentalizimi i RTK-së nga politika reflektohet në përmbajtjen e programit informativ, përmes krijimit të hapësirës për promovim të pushtetit dhe forcave kryesore politike, në dëm të informacionit të dobishëm për qytetarët. Ndryshimi i 14 Benson Rodney, Powers Matthew, Public Media and political independence: Lessons for the Future of Journalism from Around the World, nga New York University, Department of Media, Culture and Communication, february Radiotelevizioni i Kosovës ka pasur një periudhë pesë vjeçare të financimit nga parapagimi, në kohën e protektoratit të OKB-së. Ajo periudhë ka dëshmuar se pavarësia financiare nuk është element i mjaftueshëm që në vetvete garanton pavarësinë e transmetuesit publik të Kosovës nga politika. 16 Shih: raportet e UNDP-së Matja e pulsit publik në Kosovë, sipas të cilave probleme kryesor nga kosovarët konsiderohen papunësia, varfëria, korrupsioni etj. xiii

14 politikës editoriale në përputhje me realitetin shoqëror, do të vendoste lidhjen ndërmjet RTK-së dhe audiencës dhe do ta shndërronte informacionin për forcat politike në informacion për realitetin politik. Hipoteza 3: Gazetari i politikës dhe redaktori i lajmeve në RTK ndodhet ndërmjet autonomisë profesionale dhe ndikimit politik. Përmbushja e standardeve profesionale si gazetar i medias publike mund të arrihet në kuadër të forcimit të RTK-së si aktor në komunikimin ndërmjet politikës dhe qytetarëve. Pyetjet kërkimore Mbi cilat modele është ngritur transmetuesi publik i Kosovës si media e protektoratit e themeluar nga faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë? Si ka ndikuar periudha e protektoratit zhvillimin e transmetuesit publik në periudhën e pas pavarësisë? A garanton legjislacioni zhvillimin strategjik dhe pavarësinë editoriale të transmetuesit publik të Kosovës? A ka varësi editoriale të transmetuesit publik të Kosovës nga faktorët kryesorë politikë? Cili është modeli i raportimit të RTK-së për politikën dhe a ofrohet përmes tij informacion për realitetin politik? Çfarë statusi profesional ka gazetari i zhvillimeve politike në transmetuesin publik të Kosovës? Si sillet gazetari i RTK-së si pjesë përbërëse e komunikimit që ndërton kompania me politikën dhe me audiencën? Cilat janë alternativat për afrimin e RTK-së me audiencën? A mund të jetë edhe më tutje politika, sektori kryesor i lajmeve të RTK-së? Metodologjia RTK-ja vendoset ndërmjet faktorëve me ndikim politik dhe audiencës dhe si i tillë studimi shtjellon ndërveprimin dhe lidhjen ndërmjet dy aktorëve të komunikimit me qëllime të ndryshme: faktorëve politikë dhe medias me cilësinë juridike të transmetuesit publik, në një shtet të ri dhe pa demokraci të konsoliduar. Për të shtjelluar lidhjen dhe raportin që vendosin dy aktorët e komunikimit në raport me njëri tjetrin dhe në raport me qytetarët, në kërkimin cilësor përdoren disa metoda njëkohësisht, ose të ndara varësisht nga struktura e kapitujve. Pjesa teorike e studimit strukturohet mbi bibliografinë e përzgjedhur nga dy lëmi kryesore: komunikimi politik dhe modelet e transmetuesve publikë. Bibliografia nga këto xiv

15 dy lëmi shërben për të përcaktuar modelin, apo modelet mbi të cilat është ngritur dhe funksion transmetuesi publik i Kosovës në raport me politikën. Në anën tjetër, bibliografia nga lëmi i komunikimit politik shërben për të trajtuar raportin që ndërtojnë faktorët me ndikim politik me transmetuesin publik të Kosovës në funksion të përcjelljes së mesazhit politik tek qytetarët, të cilët janë audiencë e RTK-së. Për të shtjelluar funksionimin e RTK-së në ndërvarësi të mjedisit shoqëror, politik dhe në kontekstin e veçantë historik të Kosovës, në studim përdoret bibliografi edhe nga lëmi i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Dokumentet bazike që ndikojnë në funksionimin dhe zhvillimin e RTK-së interpretohen në pjesë të veçanta të studimit. Varësisht nga kapitujt, përdoren dokumente arkivore të institucioneve vendimmarrëse për RTK-në: ndërkombëtare dhe kosovare (UNMIK-u, misioni i OSBE-së në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Kosovës). Reagimi i opinionit publik për RTK-në gjendet në dokumente, raporte, vlerësime dhe qëndrime të publikuara të organizatave dhe mekanizmave tjerë të Kosovës dhe të huaja. Interpretimi i tyre është në funksion të trajtimit të raportit të RTK-së me opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar. Një pjesë e dokumentacionit origjinal është siguruar drejtpërdrejt nga aktivitetet e këtyre organizatave dhe komunikimi i tyre me publikun, gjatë kohës sa ka zgjatur hulumtimi empirik për të studim. Dokumentacioni që lidhet me rregullimin ligjor të veprimtarisë së RTK-së është siguruar nga arkivat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa aktet nënligjore dhe rregulloret tjera, që rregullojnë funksionimin e brendshëm të kompanisë, nga faqja zyrtare e RTK-së në internet. RTK-ja si kompani publike është e obliguar që të publikojë të gjitha aktet ligjore mbi të cilat e zhvillon veprimtarinë e saj, duke përfshirë raportin për punën brenda vitit. Ky dokument diskutohet dhe votohet në parlament dhe konsiderohet dokumenti kryesor zyrtar për veprimtarinë vjetore. Raportet e viteve 2013, 2014 dhe 2015, janë të vetmet që nuk janë miratuar nga parlamenti sepse nuk kanë siguruar votat e mjaftueshme. Përveç arkivave të institucioneve dhe organizatave, në studim përdoren edhe materiale origjinale të incizuara nga takime, diskutime, mbledhje komisionesh parlamentare, seancash parlamentare, debateve publike e televizive, deklarata të palëve që konsiderohen me interes për objektin e studimit etj. Metoda e krahasimit Zbatimi i kësaj metode ka disa funksione. Duke identifikuar ngjashmëritë dhe dallimet me transmetuesit tjerë publikë, përcaktohet modeli brenda të cilit funksionon RTK-ja. Si krahasim përdoren modelet e transmetuesve publikë në Evropën Perëndimore, për arsye se RTK-ja është ngritur mbi këto modele. Mirëpo, nuk lihen anash as modelet e transmetuesve publikë në vende të Evropës Juglindore, për shkak të karakteristikave të kontekstit historik dhe shoqëror. Metoda e krahasimit po ashtu shërben për të përcaktuar nëse funksionimi, zhvillimi strategjik, legjislacioni përkatës, politika editoriale dhe raportimi i RTK-së janë në përputhje me konceptet dhe parametrat e funksionimit të mediave, që në sistemet mediatike janë transmetues publikë. Analiza e përmbajtjes - shërben për të shtjelluar reflektimin në politikën editoriale dhe në programin e lajmeve të RTK-së të lidhjes së transmetuesit publik me faktorët politikë xv

16 në Kosovë. Analiza cilësore bazohet në monitorimin e edicioneve qendrore të lajmeve të RTK-së (Lajme 19:30), si emisioni kryesor dhe më i shikuar nga audienca. Monitorimi shtrihet në periudhën , por duke u përqendruar në nën-periudha të karakterizuara nga zhvillime të ndryshme politike. Monitorimi në muajt e veçantë gjatë vitit 2014, ofron mundësinë që të shtjellohet politika editoriale e RTK-së për zhvillimet politike në kohën kur koalicioni qeverisës fillon të humb përkrahjen e shumicës parlamentare (shkurt, mars), në muajt e parafushatës (prill, maj), në periudhën e fushatës zyrtare zgjedhore (28 maj-6 qershor 2014) dhe atë të krizës politike, duke përzgjedhur edicione të ditëve kur ka pasur zhvillime dhe aktivitete të rëndësishme në dy grupet politike që synonin pushtetin, nga 10 qershori Gjithsejtë gjatë vitit 2014 janë monitoruar 160 edicione të lajmeve. Në vitin 2015 monitorimi është në funksion të shtjellimit të linjës që ndjek politika editoriale e RTK-së ndaj ndryshimeve në pushtetin politik. Gjatë këtij viti janë monitoruar 40 edicione qendrore të lajmeve, të përzgjedhura në varësi të rëndësisë së zhvillimeve politike, që lidhen me 6 muajt e parë të koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Monitorimi i edicioneve të lajmeve gjatë vitit 2016, shërben për të shtjelluar zbatimin e parimit të paanshmërisë së RTK-së për përfaqësimin në lajme të pushtetit dhe të opozitës, në periudha kur Kosova udhëhiqet nga koalicion i gjerë qeverisës. Në funksion të analizës cilësore janë monitoruar edicione të lajmeve ku raportohet për kundërshtitë ndërmjet koalicionit qeverisës dhe forcave kryesore opozitare lidhur me proceset politike. Gjithsejtë, gjatë këtij viti janë monitoruar 50 edicione të lajmeve qendrore, prej të cilave 30 janë gjatë muajve gusht dhe shtator. Analiza cilësore nga monitorimi mbështetet nga ajo sasiore, për të cilën përdoren edhe të dhënat statistikore të RTK-së për hapësirën në lajme të subjekteve dhe liderëve politikë si dhe statistika nga raporte vlerësimi të institucioneve dhe organizatave të pavarura kosovare dhe ndërkombëtare. Anketa Vlerësimet dhe kërkesat e publikut për RTK-në sillen përmes rezultateve të anketave të realizuara me qytetarë të punësuar mbi moshën 25 vjeç dhe studentë të gazetarisë, mediave e komunikimit. Në muajt prill korrik 2016, janë anketuar 202 qytetarë, sipas përzgjedhjes rastësore, por bazuar në kriteret e moshës, profesionit, shtrirjes gjeografike të komunave dhe sipas madhësisë së tyre. Radiotelevizioni i Kosovës është i obliguar që të ofrojë informacion gjithëpërfshirës si shërbim për audiencën në mbarë territorin e Kosovës. Në pamundësi të realizimit të sondazheve të shtrira në gjithë territorin shtetëror, për këtë studim si kampionë janë përzgjedhur 3 komuna, me të cilat mbulohet shtrirja gjeografike dhe të cilat reflektojnë kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve. Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë përzgjedhur: Prishtina si kryeqytet dhe si komuna me numrin më të madh të popullsisë dhe gjeografikisht e vendosur në pjesët qendrore të Kosovës (në fund të vitit 2015, Prishtina ka pasur 204,721 banorë); Peja si qendër në rajonin e Dukagjinit, në perëndim të Kosovës, por edhe si komunë me numër të banorëve nën (Peja, në fund të vitit 2015 ka pasur 97,890 banorë). xvi

17 Komuna e tretë e përzgjedhur është Vitia, në pjesën jug-lindore të Kosovës dhe si komunë me numër të popullsisë nën 50 mijë banorë (Vitia ka pasur 46,742 banorë në fund të vitit 2015). Shpërndarja e numrit të të anketuarve është bazuar në numrin e banorëve nëpër këto komuna, duke u përqendruar në Prishtinë, gjithsejtë 102 të anketuar. Në Pejë janë anketuar 60 veta dhe në Viti 40 veta. Çështjet ku janë përqendruar pyetjet e anketës lidhen me grup moshën mbi 25 vjeç, sepse ato kanë të bëjnë edhe me aspektet ekonomike të raportit ndërmjet medias publike dhe audiencave. Nga të anketuarit, në veçanti janë mbledhur të dhëna për modelin e financimit të RTK-së, që do të ishte i pranueshëm për qytetarët e Kosovës. Rezultatet nga kjo anketë nuk mund të konsiderohen si parametër për matjet e audiencës, por shërbejnë si tregues që ofron mundësi për analizën e qasjes së audiencës ndaj transmetuesit publik për: besueshmërinë, informacionin me dobi shoqërore që kërkojnë prej saj, përmbajtjen e lajmeve dhe mënyrën e financimit. Kategoria e dytë e të anketuarve, ajo e studentëve të gazetarisë, mediave e komunikimit, është në funksion të përcaktimit të trendit që mund të ndjek zhvillimin e medias publike në të ardhmen, në peizazhin mediatik të Kosovës. Përcaktimi i kampionit, brenda kësaj kategorie shoqërore, është bërë sipas metodës rastësore, 17 por duke zbatuar kriterin e barazisë në numrin e studentëve të anketuar në institucion publik dhe privat të arsimit të lartë. Në muajt prill maj 2016, janë anketuar 61 studentë të gazetarisë, medias dhe komunikimit, të ndarë të mënyrë proporcionale sipas përkatësisë së tyre në institucione arsimore publike dhe private në Kosovë. Përzgjedhja e studentëve sipas fushës së tyre të studimit është bazuar në vlerësimin paraprak se kjo kategori është më e afërt me dallimet konceptuale ndërmjet medias publike dhe atyre private. Studentët trajtohen edhe si audiencë edhe si punonjës të ardhshëm në lëmin e mediave dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia që të parashikohen karakteristikat e informacionit të kërkuar nga audienca në të ardhmen si dhe interesimi i të rinjve për t u bërë pjesë e stafit të RTK-së. Për të siguruar sa më shumë informacion që lidhet drejtpërdrejt me objektin e studimit, kujdes i veçantë i është kushtuar përgatitjes së pyetësorëve. Numri i pyetjeve është i kufizuar në 10 për anketën me studentët dhe në 6 për qytetarët, ndërsa janë strukturuar në formën e atillë që të jenë të qarta dhe të kuptueshme nga të anketuarit. Disa nga pyetjet janë të njëjta për të dyja kategoritë e të anketuarve, në funksion të analizës krahasuese ndërmjet grup moshave të audiencave të RTK-së. Pyetje të tjera u janë përshtatur dallimeve që kanë dy kategoritë e të anketuarve. Kështu për shembull, të anketuarve mbi 25 vjeç u është kërkuar që të përgjigjen për modelet e financimit të RTKsë, sepse ata janë të punësuar dhe përfshihen në financimin e kësaj kompanie, pavarësisht nga modeli i përdorur. Studentëve u është kërkuar që të përgjigjen nëse veten e shohin në 17 Balle, F., Mediat & shoqëritë, botimi i 15, Papirus, Tiranë 2011, fq xvii

18 të ardhmen si pjesë të RTK-së dhe të bëjnë krahasime profesionale ndërmjet medias publike dhe atyre private, në lëmin e paanshmërisë dhe lidhjeve me grupet e interesit. Në tërësi, anketat ofrojnë mundësinë për analizën dhe interpretimin e raportit që ka ndërtuar RTK-ja me audiencën, në lëmit e besueshmërisë së informacionit, përmbushjes së kërkesave editoriale për informacion të dobishëm dhe transparencës së kompanisë ndaj qytetarëve. Rezultatet e anketave, të kombinuara me vlerësimet nga intervistat e strukturuara dhe gjysmë të strukturuara me aktorë publikë, me analizën e dokumenteve bazike të transmetuesit publik dhe analizën e përmbajtjes së lajmeve, shërbejnë për të zgjeruar trajtimin dhe shtjelluar në mënyrë të detajuar përmbushjen e funksioneve të medias publike ndaj qytetarëve të Kosovës. Intervistat e strukturuara dhe gjysmë të strukturuara Metoda e intervistës përdoret në këtë studim për të sjell qëndrimet e palëve të ndryshme të përfshira në objektin e studimit. Ato janë në funksion të analizës dhe nxjerrjes së rezultateve sepse forca kryesore e intervistës si metodë është kapaciteti i saj që të sjell perspektiva të shumta për çështjen e caktuar, të cilat mund të përdoren për të shtuar informacionin dhe për të zgjeruar pikëpamjet. 18 Për këtë studim janë realizuar 35 intervista të strukturuara dhe gjysmë të strukturuara si dhe janë zhvilluar biseda të orientuara me përfaqësues të palëve me interes për objektin e studimit. 20 intervista të strukturuara janë zhvilluar me gazetarë që mbulojnë zhvillimet politike dhe redaktorë të lajmeve në Radiotelevizionin e Kosovës, si kategoria përgjegjëse e të punësuarve për përgatitjen e informacionit politik në RTK dhe e cila ndodhet ndërmjet aktorëve tjerë në procesin e komunikimit. 15 intervista gjysmë të strukturuara shërbejnë për të sjell vlerësimet dhe perspektivën e: faktorëve politikë, udhëheqësve të RTK-së, studiuesve të mediave, ekspertëve të çështjeve ppolitike, legjislacionit si dhe gazetarëve të politikës e redaktorëve nga mediat tjera. Vëzhgimi autorja është e punësuar në kompaninë mediatike në të cilën fokusohet studimi dhe në sektorin që lidhet drejtpërdrejt me objektin e tij. Me këtë element, pjesërisht, ky është studim për kompaninë nga brenda kompanisë dhe kjo ka ndihmuar procesin e hulumtimit cilësor. Megjithatë, procesi është shoqëruar me sfida. Në raste të caktuara, kompania është treguar e mbyllur dhe ka kufizuar qasjen në informacione të nevojshme për studimin. Këto vështirësi janë tejkaluar duke kërkuar burime alternative zyrtare. Sfida tjetër që evidentohet nga studiuesit në rastet e hulumtimeve nga brenda kompanisë dhe që lidhet me dozën eventuale të subjektivitetit, është tejkaluar duke zgjeruar kërkimin tek faktorë jashtë RTK-së. Tema e studimit e përcakton RTK-në si kompani në ndërveprim me faktorët dhe mjedisin shoqëror dhe rrjedhimisht vëzhgimi i kompanisë nga brenda, ndihmon vetëm pjesërisht shtjellimin e saj. 18 Newcomb M.H., Media institutions - the creation of television drama, A Handbook of Qualitative Methodologies for Mass Communication Research, Taylor & Francis e-library 2002, fq 101 xviii

19 Në tërësinë e tij, kërkimi është parë si projekt që është mjaftueshëm kompleks për të ruajtur vëmendjen ndaj tij, por edhe mjaftë i thjeshtë për të mos u tronditur dhe frustruar, 19 gjatë viteve të përgatitjes së tij. Struktura e studimit Për të shtjelluar mënyrat e realizimit të ndikimit politik dhe pasojat e tij në funksionimin e RTK-së, studimi është i ndarë në dy pjesë kryesore, ku RTK-ja vendoset ndërmjet politikës dhe audiencës dhe trajtohet si aktori mediatik në komunikimin politik. Tre kapitujt e parë të studimit shtjellojnë ndikimin e aktorëve politikë mbi zhvillimin strategjik të RTK-së, si kompani që zhvillon veprimtarinë e saj brenda sistemit mediatik dhe politik, në periudhën e protektoratit të OKB-së dhe në vitet e para të shtetësisë së Kosovës. Në tre kapitujt e pjesës së dytë të studimit trajtohen efektet e raportit ndërmjet RTK-së me faktorët politikë, në zhvillimin e brendshëm të medias masive dhe në marrëdhënien e saj me audiencën. Kapitulli i parë Politika dhe transmetuesit publikë Në këtë kapitull shtjellohen aspekte teorike të lidhjeve që ndërtojnë faktorët politikë me mediat. Kapitulli përqendrohet veçanërisht në raportin ndërmjet politikës dhe transmetuesve publikë, si kategori e veçantë brenda sistemeve mediatike dhe politike. Bibliografia e përzgjedhur kryesisht nga lëmi i komunikimit politik dhe sistemeve të mediave, ofron mundësinë që të përcaktohen modelet e transmetuesve publikë me të cilët krahasohet RTK-ja dhe për të identifikuar instrumentet që përdorin komunikuesit politikë për të shfrytëzuar transmetuesin publik si kanal komunikimi me qytetarët/votuesit. Kapitulli nxjerr në pah karakteristikat e RTK-së krahasuar me transmetues publikë të Modelit të Mesdheut dhe elementet e Modelit Demokratik Korporatist dhe Veri Atlantik. Përcaktimi i modeleve mbi të cilat është ngritur RTK-ja hap perspektivën e trajtimit të saj si rast i veçantë studimor në mesin e transmetuesve publikë të vendeve me rrethana specifike politike dhe shoqërore. Kapitulli i dytë RTK media e protektoratit për Kosovën Radiotelevizioni i Kosovës është media publike e veçantë krahasuar me transmetuesit e vendeve të tjera, që në themelimin e saj. Ajo nuk është krijuar nga institucione shtetërore, por nga faktorë vendimmarrës të huaj, në vendin që ka qenë protektorat i OKB-së. Ajo është përcaktuar si media e protektoratit, për t i shërbyer konceptit politik të misionit të OKB-së për Kosovën shumetnike. Ngritja e medias me këtë karakteristikë brenda sistemit mediatik të një vendi të sapo dal nga lufta, ka paracaktuar lidhjen e saj të fortë me 19 Tracy, S., Qualitative research methods, John Wiley & Sons, Ltd., Publication, Chichester UK 2013, fq 12 xix

20 faktorët vendimmarrës politikë. Kjo lidhje e definuar qartë që në periudhën e protektoratit, është përcjell edhe në vitet e para të funksionimit të RTK-së si transmetues publik në shtetin e pavarur. Duke shtjelluar në këtë kapitull funksionimin e RTK-së në periudhën e protektoratit identifikohen shkaqet që ndikojnë mbi çështjet e pavarësisë editoriale dhe financiare të saj edhe në vitet e funksionimit si media publike e shtetit të pavarur. Kapitulli i tretë Ligji si instrument për ndikim politik mbi RTK-në Në këtë kapitull shtjellohet baza ligjore me të cilën është e rregulluar veprimtaria e transmetuesit publik të Kosovës. Që nga themelimi i saj, organet themeluese të RTK-së e kanë ndryshuar tri herë legjislacionin për të. Analiza në këtë kapitull përqendrohet në dispozitat ligjore që lidhen me dy komponentë që nga studiuesit e modeleve të sistemeve të mediave, konsiderohen si parametra me ndikim në zhvillimin strategjik të transmetuesve publikë: mënyrës së financimit dhe emërimit të organit udhëheqës të transmetuesit. Në kapitull analizohen dy ligjet për RTK-në të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, në vitet 2006 dhe Asnjëri prej tyre nuk ka krijuar mundësinë që RTK-ja të financohet në afat të gjatë nga publiku, edhe pse parimisht kjo parashihet si mënyrë kryesore e financimit. Ndërkohë, ligji i vitit 2012 ka ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të bordit, duke e përqendruar zgjedhjen vetëm në Kuvendin e Republikës së Kosovë dhe duke përjashtuar nga procesi organe tjera me peshë publike (Komisioni i Pavarur i Mediave, Akademia e Shkencave të Kosovës etj.). Në këtë kapitull argumentohet se si pushteti politik e përdor legjislacionin për të krijuar varësinë e transmetuesit publik. Kapitulli i katërt Politika në lajmet e RTK-së Pas argumentimit në kapitullin e tretë për ndikimin e legjislacionit në krijimin e varësisë së transmetuesit publik, në këtë kapitull shtjellohet reflektimi i këtij raporti në politikën editoriale të RTK-së. Subjektet politike në Kosovë, përfaqësuesit shtetëror dhe komunikuesit tjerë politikë e kanë të garantuar me ligj përfaqësimin në transmetuesin publik të Kosovës. RTK-ja nga ana e saj e bazon në të dhëna statistikore mbrojtjen për zbatimin e parimit të paanshmërisë në pasqyrimin e aktiviteteve të subjekteve politike. Përmes analizës cilësore argumentohet se ky parim nuk realizohet as ndaj subjekteve politike e as në raport me realitetin politik. Në këtë kapitull, të dhënat statistikore shërbejnë për analizën cilësore për përfaqësimin e subjekteve politike në raport me njëri tjetrin dhe informacionin mbi politikën në raport me hapësirën për informacione nga fusha të tjera. Analiza e strukturës së lajmeve ofron mundësinë që të jepen përgjigje për (pa) varësinë editoriale, karakteristikat kryesore të informacionit politik në RTK, modelin e raportimit për politikën dhe qasjen e RTK-së ndaj subjekteve kryesore politike, varësisht nga pozita xx

21 e tyre në pushtet, apo opozitë dhe në periudha të: krizave parlamentare dhe politike, fushatave zgjedhore, ndërrimit të pushtetit dhe në periudha kur koalicioni qeverisës ka përkrahjen e shumicës parlamentare. Kapitulli i pestë RTK-ja ndërmjet politikës dhe publikut Në këtë kapitull shtjellohet ndikimi i lidhjes së RTK-së me politikën në raportin e saj me audiencën. Përmes rezultateve të anketave të realizuara me qytetarët dhe studentët, qëndrimeve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të medias, interpretimit të raporteve të organizatave ndërkombëtare e kosovare si dhe krahasimit të RTK-së me modelet e transmetuesve publikë, sillet këndvështrimi i opinionit publik për RTK-në si media, që obligohet të përmbush standarde për ofrimin e informacionit të dobishëm për qytetarin. Kapitulli trajton rëndësinë e vendosjes së aleancës ndërmjet transmetuesit dhe publikut, si element që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve strategjike me të cilat përballet RTK-ja dhe reformimin e politikës editoriale. Çështjet kryesore në të cilat jepen përgjigje në këtë kapitull janë: mbi çfarë parametrash dhe modelesh mund të ndërtohet raporti i aleancës ndërmjet RTK-së dhe publikut? A mund të jetë edhe më tutje politika, sektori kryesor i lajmeve të RTK-së? A do të paguanin qytetarët e Kosovës, taksë parapagimi për RTK-në? Përgjigjet në këto pyetje ofrojnë mundësinë e parashtrimit të alternativave për afrimin e RTK-së me audiencën dhe reformimin e raportit të saj me politikën. Kapitulli i gjashtë Statusi i gazetarit të politikës në RTK RTK-ja është kompani tërheqëse për gazetarët në tregun mediatik të Kosovës për shkak të statusit të saj juridik dhe stabilitetit ekonomiko-financiar që ofron. Në këtë konstatim arrihet duke u nisur nga karakteristikat kryesore të tregut mediatik në Kosovë dhe gjendjes së lirisë së shtypit, sipas organizatave ndërkombëtare dhe kosovare. Duke shtjelluar mënyrën e rekrutimit të stafit të lajmeve në RTK, arrihet të përkufizohen motivet që i shtyjnë gazetarët për t u bërë pjesë e RTK-së dhe pastaj fushëveprimi i tyre brenda kompanisë. Shtjellimi përqendrohet në pozitën e tyre si pjesëtarë të kompanisë publike, nivelit të autonomisë profesionale dhe raportit me hierarkinë udhëheqëse të medias. Në vitet brenda RTK-së ka pasur kundërshtime dhe protesta të grupeve të gazetarëve dhe redaktorëve, kryesisht të lajmeve, kundër politikës editoriale të përcaktuar nga redaktorët përgjegjës dhe kryeredaktorët e emëruar nga menaxhmenti i kompanisë. Ky fakt shërben për të hedhur dritë mbi autonominë profesionale, klientelizmin dhe instrumentalizimin, në nivelet e ndryshme të veprimtarisë dhe komunikimit organizativ brenda kompanisë. xxi

22 Kapitulli i shtatë Gjetje dhe përfundime Në kapitullin e fundit të këtij stuimi, në mënyrë të përmbledhur, ofrohen gjetjet dhe konkluzionet nga hulumtimi. Duke u bazuar në shtjellimin e faktorëve me ndikim mbi RTK-në dhe pasojave të ndikimit të tyre në përmabjtjen e lajmeve dhe raportin e saj me publikun, në këtë kapitull arrihet në përfundimet se RTK-ja e ka të domosdoshme fillimin e procesit të reformimit të saj në tre nivele: në raportin me politikën, përmbajtjen programore dhe në raportin me qytetarët. Në këtë kapitull ofrohen dy alternative kryesore për procesin e reformimit të RTK-së dhe skemës së informacionit politik në lajmet e saj. Alternativa e parë parasheh krijimin e bazës ligjore që garanton pavarësinë e medias publike dhe kërkon edhe përfshirjen e faktorëve politikë. Alternativa e dytë parasheh fillimin e reformave brenda RTK-së dhe forcimin e raportit të saj me publikun përmes përmbajtjes, si mundësi e faktorizimit të saj në raport me politikën. Anekset Punimi përmban anekset për të cilat janë përzgjedhur materiale të rëndësishme gjatë procesit të hulumtimit. Në mesin e tyre janë edhe materiale origjinale në formën e dokumenteve, të pa publikuara deri tani, edhe pse janë dokumente të rëndësishme për median publike të Kosovës. Në anekse gjithashtu publikohen gjerësisht pjesë nga legjislacioni dhe raportet e organizatave të ndryshme për shikueshmërinë, besueshmërinë dhe pozitën e RTK-së në tregun mediatik. Fokusimi i punimit në periudhën e pas pavarësisë së Kosovës Vitet e para të funksionimit të RTK-së si media publike e një shteti të pavarur paraqesin objekt me interes të veçantë për kërkime shkencore për këto arsye: Nga 17 shkurti i vitit 2008 institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Kuvendin si themelues i RTK-së, kanë marrë përgjegjësitë e plota edhe për zhvillimin e institucioneve publike. Periudha pas vitit 2008, e njohur si periudha e pas pavarësisë, ofron mundësinë që të sqarohet përfaqësimi politik dhe shtetëror në informacionin e RTK-së, si media e krahasueshme me modelet e transmetuesve publikë në vendet tjera. Deri në vitin 2008 bëhej fjalë për transmetues publik të një vendi që ende nuk e kishte të definuar statusin politik. Kosova administrohej nga Kombet e Bashkuara dhe RTK-ja ishte transmetues publik, që vepronte në kuadër të sistemit mediatik të zhvilluar në protektorat. 20 Transmetuesit publikë zakonisht funksionojnë si media brenda shtetit të caktuar dhe hyjnë në marrëdhënie me transmetuesit tjerë publikë në kapacitetin e medias 20 UNMIK-u ka bartur gradualisht kompetencat për menaxhimin e RTK-së tek stafi dhe institucionet vendore. Në vitin 2006, Kuvendi i Kosovës si institucion i vetëqeverisjes së përkohshme është bërë institucioni themelues i RTK-së me Ligjin Nr. 02/L-47, por ai ligj nuk është zbatuar asnjëherë plotësisht. xxii

23 përfaqësuese të një shteti. Kjo veçanti e tyre është reflektuar në funksionimin e RTK-së në raportet që ka ndërtuar me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU). Edhe pse EBU ka qenë pjesëmarrës aktiv në themelimin dhe ngritjen e RTK-së, prapëseprapë ende nuk ekziston një raport i partneritetit të barabartë. 21 Me pavarësimin e Kosovës është dashur që të ndryshojë edhe ligji mbi të cilin ka funksionuar RTK-ja. Kjo çështje është zvarritur deri në vitin 2012 dhe për katër vjet transmetuesi publik i shtetit të pavarur të Kosovës, ka funksionuar sipas legjislacionit nga periudha e protektoratit, edhe pse dispozitat e tij për dy nga çështjet e rëndësishme, ose nuk janë zbatuar, ose janë shfuqizuar. 22 Kjo periudhë paraqet mundësinë për të sqaruar rrethanat që ndikuan në rikthimin e skemës së financimit nga shteti për transmetuesin publik dhe ushtrimin e ndikimit të klasës politike të shtetit të ri në zgjedhjen e organeve udhëheqëse të RTK-së. Përveç zvarritjes në miratimin e ligjit të ri për RTK-në, kjo periudhë është e rëndësishme edhe për raportet e reja që janë ndërtuar ndërmjet RTK-së dhe forcave kryesore politike të entitetit të ri shtetëror. Në periudhën përkatëse subjektet më të mëdha politike sipas numrit të votave në zgjedhje 23, kanë qenë herë bashkë si koalicion qeverisës e herë tjera në raportet pozitë opozitë. Subjekti tjetër i rëndësishëm në skenën politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka qenë gjithnjë në opozitë, kurse një subjekt tjetër i rëndësishëm, Lëvizja Vetëvendosje, është përfshirë në skenën politike dhe jetën parlamentare. Janë këto katër subjekte politike të cilat i trajton studimi për shkak të rëndësisë politike dhe qasjes së dallueshme që ka ndjekur RTK-ja në mbulimin e aktiviteteve të tyre, varësisht nga korrelacionet politike ndërmjet tyre. Fokusimi në kohë, ofron mundësinë që të shtjellohet dhe analizohet politika editoriale e RTK-së për përfaqësimin e subjekteve politike në informacionin e saj në tri periudha të rëndësishme: atë të pushtetit të PDK-së, të periudhave të krizave politike dhe periudhën pas ndërrimit të pushtetit politik me fillimin e udhëheqjes së qeverisë nga LDK-ja. Bazuar në zhvillimet politike në Kosovë që nga viti 2008, ngjarjet më intensive gjenden në vitet Gjatë këtyre dy vjetëve, Kosova kaloi periudhën e mospajtimeve 21 RTK ende nuk mund të jetë pjesë e EBU-së, për shkak se Statuti i EBU-së parasheh se pa qenë shteti anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), transmetuesi publik i tij nuk mund të anëtarësohet në EBU. 22 Parapagimi për RTK-në është hequr me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009, ndërsa bordi i RTK-së nuk është zgjedhur deri në vitin Arsyet e funksionimit me ligjin e vitit 2006 deri në vitin 2012 trajtohen në kapitullin e tretë. 23 Në janar të vitit 2008, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën marrëveshjen e koalicionit. PDK-ja mori kryeministrin, një zëvendëskryeministër dhe 7 ministri, kurse LDK-ja presidentin, një zëvendëskryeministër dhe 5 ministri. Koalicioni ka zgjatur deri në tetor të vitit Nga ky vit, PDK-ja ka qeverisur partnerët e vegjël nga subjekte shqiptare dhe pakicat. Me zgjedhjet e vitit 2014 dhe krizën politike e institucionale gjashtëmuajshe, formula qeverisëse ndryshoi. Në dhjetor të vitit 2014, PDK-ja dhe LDK-ja arritën sërish marrëveshje për koalicion, por për dallim nga viti 2008, LDKja kishte kryeministrin, liderin e saj Isa Mustafa. Lideri i PDK-së Hashim Thaçi mori pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm, ndërsa zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli u zgjodh kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Koalicioni i madh ka në përbërjen e tij edhe përfaqësuesit e pakicave që jetojnë në Kosovë. xxiii

24 ndërmjet subjekteve kryesore politike për procese të rëndësishme për vendin, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, krizës politike dhe udhëheqjes së vendit nga koalicioni i dy partive më të mëdha. Me këto karakteristika, kjo periudhë ofron mundësinë për të dhënë përgjigje në çështjen nëse RTK-ja me politikën e saj editoriale përkrah një subjekt të fuqishëm politik, apo përkrah pushtetin e koalicionit qeverisës. Studimi analizon edhe periudhat që zyrtarisht janë të shpallura ditë të fushatave zgjedhore, për të treguar luhatjet në politikën editoriale. Në këto periudha, RTK-ja respekton me përpikëri kërkesat ligjore për përfaqësim të barabartë në kohë transmetimi, për secilin subjekt, gjë që dokumentohet me raportet e Komisionit të Pavarur për Media për mbulimin e fushatave elektorale nga transmetuesi publik. Fushatat zyrtare janë të vetmet periudha kur mund të flitet për situatë ideale, në përfaqësimin politik, por vetëm sipërfaqësisht sepse raportimi për fushatat zgjedhore është vetëm protokollar dhe marketing politik për secilin subjekt. Anshmëria e RTK-së evidentohet në periudhën e parafushatave elektorale, 24 kur ajo shfrytëzon zbrazëtinë ligjore për të promovuar në lajme aktivitetin parazgjedhor pa respektuar standardet profesionale për mbulimin e tij. Studimi nuk trajton përfaqësimin e subjekteve të tjera më të vogla, bazuar në rezultatet zgjedhore, pasi ky përfaqësim është minor dhe del në sipërfaqe vetëm gjatë fushatave parazgjedhore. Gjithashtu, studimi kufizohet vetëm në analizën e politikës editoriale dhe raportit me subjektet përfaqësuese të shumicës shqiptare e jo edhe të subjekteve të pakicave. Në kuadër të RTK-së funksionojnë programe dhe kanale të veçanta transmetimi në gjuhët e pakicave dhe shtjellimi i raporteve të tyre me politikën brenda dhe jashtë Kosovës, konsiderohet se paraqet objekt të veçantë studimi. Qëllimi i kërkimeve empirike RTK-ja ndodhet ndërmjet politikës dhe publikut. Qëllimi i kërkimeve empirike për këtë studim është që të sqarohen kushtet dhe rrethanat shoqërore-politike, që i kanë kufizuar mundësinë RTK-së të zhvillohet në veprimtarinë e saj në përputhje me statusin e medias publike. Përmes studimit synohet që të shtjellohen faktorët që kanë ndikuar në krijimin e lidhjeve simbiotike ndërmjet transmetuesit publik dhe politikës dhe efektet që këto raporte kanë për transmetuesin publik dhe marrëdhënien e tij me audiencën shqiptare. Rekomandimet për ndryshimet e nevojshme si pjesë e transformimit konceptual dhe përmbajtjesor të informacionit politik të RTK-së, që dalin nga studimi, kanë për qëllim që të ndihmojnë RTK-në në shndërrimin e saj në media të mirëfilltë publike. 24 Termi parafushatë elektorale në këtë studim përdoret për periudhat kur zgjedhjet nuk janë shpallur zyrtarisht, por paralajmërohet mbajtja e zgjedhjeve nga subjektet politike dhe institucionet shtetërore. Periudha karakterizohet nga aktivitete parazgjedhore të liderëve dhe subjekteve politike, në formën e takimeve me votuesit dhe shpalosjes së programeve partiake. Një situatë e tillë ka ndodhur në Kosovë në vitin 2014, pasi koalicioni qeverisës ka humbur shumicën parlamentare dhe zgjedhjet e parakohshme shiheshin si zgjidhje për krizën politike. xxiv

25 Rëndësia shoqërore e studimit Veprimtaria e RTK-së dhe lidhjet e saj me politikën, nuk janë vetëm çështje e marrëdhënies dypalëshe media politikë. Ato kanë ndikim të gjerë shoqëror për shkak të statusit juridik të RTK-së si transmetues publik. Studimi shkencor i këtij raporti hedh dritë mbi funksionimin e përgjithshëm të medias publike në kuadër të sistemit mediatik dhe politik të Kosovës. Si i tillë, studimi fillimisht i shërben vet RTK-së. Trajtimi shkencor që i bëhet mënyrës së deritashme të veprimtarisë dhe raportit me politikën, mund të shërbejë si bazë për procesin e reformimit të domosdoshëm të politikës editoriale dhe qasjes ndaj faktorëve politikë, nga ana e transmetuesit publik. Studimi mund t u shërbejë edhe faktorëve politikë si pikë reference për domosdoshmërinë e ndryshimit të qasjes ndaj RTK-së. Pra, rekomandimet e studimit mund t u shërbejnë të dyja palëve për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor dhe profesional në funksion të transformimit të kësaj kompanie mediatike në transmetues të vërtetë publik. Studimi ka rëndësi edhe për opinionin e gjerë publik. Ai i shërben audiencës (qytetarëve të Kosovës) që të kuptojnë në thellësi shkaqet dhe faktorët që ndikojnë mbi RTK-në dhe që reflektohen në perceptimin e publikut për të si media në shërbim të politikës së pushtetit. Qytetarët e Kosovës në raste të veçanta e kanë kundërshtuar parapagimin për RTK-në me arsyetimin se ajo nuk paraqet shërbim publik që ia vlen të paguhet pasi nuk ofron përmbajtje të dobishme për ta. Reformimi i brendshëm dhe ndryshimi i politikës editoriale të RTK-së si dhe krijimi i bazës së mirëfilltë ligjore nga politika, që do të garantonte dhe mbronte pavarësinë e RTK-së, do të mund të ndikonin në ndryshimin e perceptimit qytetar për kompaninë që është e paracaktuar për të ofruar informacion me cilësinë e të mirës publike. Organizatave të ndryshme jo qeveritare, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile, studimi mund t u shërbejë si referencë për të dëshmuar rëndësinë që ka presioni publik, në zhvillimin e transmetuesit publik të Kosovës. RTK-ja deri në vitin 2016, nuk i ka marrë parasysh rekomandimet dhe interesimin e shoqërisë civile për të, mirëpo në rast të intensifikimit të interesimit publik, RTK-ja, por edhe politika do të duhet të kenë parasysh sugjerimet nga shoqëria civile. Në nivelin shkencor, punimi u shërben studiuesve shqiptarë dhe të huaj. Duke marrë parasysh se RTK-ja, si transmetues i ri dhe rast specifik, ende nuk është bërë pjesë e studimeve të gjera dhe të thelluara, ky studim, mund të jetë pikë reference për studimet e ardhshme për transmetuesin publik dhe komunikimin politik për rastin e Kosovës. Studimi u shërben edhe aktorëve të ardhshëm të komunikimit, të rinjve, sidomos studentëve të tanishëm të gazetarisë, mediave e komunikimit dhe të shkencave politike. Ata do të jenë pjesëtarët e ardhshëm të palëve të përfshira në marrëdhëniet media politikë, qoftë si punonjës të transmetuesit publik, apo qoftë si komunikues politikë. xxv

26 Gjendja në studimet e deritashme dhe risitë që sjell studimi Tema që trajton ky studim është pjesë e debatit të gjerë shoqëror në Kosovë. Aspekte të marrëdhënies ndërmjet pushtetit politik dhe RTK-së janë pjesë e raporteve të ndryshme të organizatave jo qeveritare kosovare dhe ndërkombëtare, që trajtojnë lirinë e medias dhe lidhjet e saj me grupe të interesit, përshirë grupet politike. Në dokumentet zyrtare të rëndësishme për Kosovën, përfshirë Raportet e Progresit të Komisionit Evropian, sidomos që nga viti 2009, shprehet shqetësimi për qasjen e pushtetit politik ndaj transmetuesit publik. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjendja në transmetuesin publik është debatuar në rastet kur janë trajtuar raportet vjetore të RTK-së, apo në rastet kur subjektet opozitare kanë ngritur shqetësimet për gjendjen në të. Gjatë hulumtimit për bibliografinë për këtë studim, janë gjetur publikime nga teza doktorature ku është analizuar veprimtaria e përgjithshme e RTK-së dhe procesi i transformimit të saj në periudha të ndryshme, që nga viti Mirëpo, në studimet e deritashme në Kosovë nuk janë gjetur studime, që në mënyrë shkencore trajtojnë në veçanti dhe në thellësi përfaqësimin politik në informacionin e RTK-së në periudhën që trajton ky studim. Prandaj, ky studim vlerësohet se do të sjell këto risi: Përmes kërkimit shkencor cilësor me metodologjinë e prezantuar më lartë, studimi ofron mundësinë e njohjes së thelluar për lidhjet shumëdimensionale ndërmjet aktorëve politikë dhe mediatik të komunikimit, në rastin e transmetuesit publik në Kosovë. Risia e dytë e studimit është analiza cilësore e reflektimit të përfaqësimit politik në përmbajtjen e lajmeve të RTK-së. Në raportet e institucioneve të ndryshme në Kosovë, matja e zbatimit të parimit të paanshmërisë për mbulimin mediatik të aktiviteteve politike, përqendrohet në periudhat e fushatave elektorale dhe vetëm në kohën e dedikuar për to. Ky studim ofron analizën cilësore të përfaqësimit politik në informacionin e transmetuesit publik, edhe për periudhat tjera të rëndësishme: të parafushatës elektorale, krizës politike dhe qeverisjes së koalicionit. Analiza cilësore nga këto periudha ofron mundësinë e përgjigjeve në pyetjet: a është i paanshëm Radiotelevizioni i Kosovës në raportimin për aktivitetet politike dhe a reflekton në lajme realitetin politik objektiv në Kosovë. Risia e tretë është analiza cilësore dhe substanciale e rolit dhe statusit të gazetarit të politikës dhe redaktorit të lajmeve në RTK. I gjithë debati shoqëror i deritashëm është ngritur mbi RTK-në si kompani, por deri tani nuk është trajtuar roli i gazetarit si element i rëndësishëm, i ndodhur në qendër dhe ndërmjet komunikuesve të mëdhenj ( politikanëve, kompanisë mediatike dhe qytetarëve). Risia e katërt është analiza krahasuese e RTK-së me transmetuesit tjerë publikë, në çështjen e marrëdhënies së tyre dhe faktorëve politikë. Risia e pestë janë rezultatet e kërkimit empirik, të cilat mund të shërbejnë si bazë, apo pikë reference për reformimin strukturor të raportit ndërmjet politikës dhe transmetuesit xxvi

27 publik dhe të RTK-së me qytetarët, në funksion të shndërrimit në transmetues me karakteristikat e shërbimit publik. xxvii

28 KAPITULLI I PARË POLITIKA DHE TRANSMETUESIT PUBLIKË Mediat me statusin ligjor të transmetuesve publikë paraqiten si institucione të organizuara, me obligime dhe përgjegjësi të ndryshme nga mediat komerciale në kuadër të sistemit mediatik ku veprojnë. Të krijuara kryesisht nga organe shtetërore, por me përgjegjësinë ligjore që t i shërbejnë publikut, ato ndodhen ndërmjet dy ndikimeve të kundërta: faktorëve politikë, që në forma të ndryshme përcaktojnë veprimtarinë e tyre dhe qytetarëve, të cilëve janë të obliguara edhe me legjislacion që t u ofrojnë të mira meritore. Raporti që ndërtojnë faktorët vendimmarrës shtetëror dhe politikë me këtë kategori të mediave, reflekton karakteristikat e sistemit politik të vendit përkatës. Duke marrë për bazë këtë premisë, analizës krahasuese për modelet e transmetuesve publikë, i paraprinë shqyrtimi i shkurtër teorik mbi marrëdhëniet që ndërton politika me mediat masive dhe me gazetarin si status profesional në kuadër të komunikimit politik. Studimet e autorëve si: Hallin dhe Mancini, McNair, Blumber dhe Gurevitch, Benson, Bell, Bourdieu, Beqaj, Fuga, Hanretty, Kunczik dhe Zipfel, Kuhn dhe Neveu, Russ Mohl, McChesney dhe Pickard, Willis etj,. trajtohen këtu, në funksion të kapitujve vijues për rastin e transmetuesit, që është objekt studimi. Ato shërbejnë si bazë teorike për të analizuar faktorët dhe shkaqet që përcaktojnë zhvillimin e raportit ndërmjet politikës dhe medias publike në Kosovë. Analiza krahasuese e transmetuesve publikë në sisteme të ndryshme politike, ndihmon për të përcaktuar modelin brenda të cilit funksionon RTK-ja dhe për të identifikuar veçantitë e saj krahasuar me transmetues publikë të vendeve të tjera Mediat si aktor në komunikimin politik Politika dhe mediat ndërtojnë raporte të shumëfishta në veprimtarinë e përditshme si dy aktorë komunikimi që synojnë të arrijnë qytetarët, por duke pasur qëllime të ndryshme: politika duke e parë qytetarin si votues, ndërsa media si audiencë. Raporti që ndërtohet ndërmjet tyre, mund të jetë i varësisë së medias nga politika, i ndërvarësisë, apo i varësisë së qasjes së institucioneve politike dhe aktorëve politikë në opinion nga mediat. 25 Se çfarë raporti do të ndërtohet varet nga sistemi politik, brenda të cilit ngrihet sistemi mediatik i vendit përkatës. Ashtu siç e përcaktojnë Hallin dhe Mancini, zhvillimi i mediave është i lidhur ngushtë me sistemin shoqëror dhe me sistemin politik në veçanti. Historikisht mediat kanë ndjekur zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe për të studiuar mediat, duhet marrë në konsideratë elementet shoqërore: traditën, kulturën, zhvillimin politik të vendeve përkatëse etj. Përmes analizës krahasuese të sistemeve të mediave, këta autorë ofrojnë mundësinë që të shtjellohen veçantitë e raportit politikë 25 Shih: Schatz 1982, Oberreuter 1989, Kepplinger 1983 a, cituar nga: Kunczik, M., Zipfel, A., Uvod u znanost o medijima i komunikologiju, Zaklada Friedrich Ebert, Zagreb 2006, fq

29 media dhe anasjelltas, në varësi të rrethanave dhe zhvillimeve politike, edhe për vende që nuk analizohen në libër, por të cilat mund të përfshihen në modelet e trajtuara prej tyre: Modeli i Polarizuar Pluralist, apo i Mesdheut Modeli i Evropës Veriore/Qendrore ose Demokratik Korporatist Modeli Veri Atlantik ose Liberal Për secilin nga modelet, autorët analizojnë katër dimensione të mëdha, përmes të cilave argumentojnë se sistemet në këto vende mund të krahasohen me sukses, edhe pse dallimet në disa raste janë substanciale, ndërsa në raste të tjera gjenden elemente të përbashkëta. Dallimet lidhen drejtpërdrejt me raportin që ndërton politika me institucionet mediatike dhe ndikimin e përfshirjes së saj në zhvillimin e mediave. Nga Tabela 1 shihet se ndikimi në formën e ndërhyrjes së shtetit është i ndryshëm varësisht nga karakteristikat e modelit, që burojnë nga veçoritë e sistemit politik. Edhe pse në vendet e Modelit Demokratik/Korporatist ndërhyrja e shtetit është e lartë, profesionalizmi i mediave po ashtu është i lartë. Mirëpo, të njëjtat dimensione nuk kanë të njëjtin rezultat në sistemin pluralist, ku ndërhyrja e lartë e shtetit nuk shoqërohet me profesionalizëm të lartë dhe zhvillim të shtypit masiv. Tabela 1. Modeli i variacionit në katër dimensionet e sistemit të medias Pluralist Demokratik Korporatist Liberal Zhvillimi i shtypit masiv I ulët I lartë I lartë Paralelizmi politik I lartë I lartë I ulët Profesionalizmi I ulët I lartë I lartë Ndërhyrja e shtetit E lartë E lartë E ulët Burimi: Comparing Media Systems Three Models of Media and Politics, fq 299 Në të gjitha sistemet, politika gjithsesi ndikon mbi zhvillimin e sistemit mediatik, qoftë përmes kornizës ligjore, qoftë përmes angazhimit të përditshëm të ekipeve përgjegjëse për marrëdhëniet me mediat dhe publikun. Ndikimi lidhet me kapacitetin që ka media në rolin e përcjellësit të mesazhit tek publiku i gjerë, që faktorët politik e shohin si votues. Raporti bëhet aq kompleks sa studiuesi McNair arrin në konkluzionin se tani më tepër se kurrë, mediat janë politikë dhe politika është media. 26 Me këtë kapacitet mediat 26 McNair, B., Journalism and democracy, an evaluation of the political public sphere, Taylor & Francis e- Library, 2002, ISBN , fq 29 29

30 paraqiten si njëri ndër aktorët kryesorë të komunikimit, që hynë në raporte me aktorët tjerë politikë dhe ndërton raport ndërvarësie me ta. Ashtu siç theksojnë autorët Blumler dhe Gurevitch procesi përmes të cilit formësohet konstruksioni mediatik për çështjet politike, është delikat dhe kompleks. Ai përfshin ndërveprimin e ngushtë ndërmjet avokatëve politikë dhe profesionistëve të mediave, në kuptimin që për të dyja palët, virtualisht, mund të thuhet se në mënyrë subtile kompozojnë tërësinë. Kjo nuk do të thotë se ato shkrihen dhe formojnë një tërësi të re në të cilën kanë humbur identitetet e tyre. Përkundrazi, secila palë, deri në njëfarë mase, mban qëllimet e veta, distancën nga pala tjetër dhe herë pas here madje edhe qëndrimin kundërshtues ndaj tjetrës. 27 Blumler dhe Gurevitch hyjnë në mesin e autorëve të cilët argumentojnë raportin e ndërvarësisë ndërmjet politikës dhe mediave. Lidhjet e shumëfishta që krijohen ndërmjet dy aktorëve përcillen në përmbajtjen që transmetohet për publikun dhe e cila përmban ndikimin e të dy aktorëve të komunikimit dhe si e tillë ka burim me strukturë të përbërë. Mesazhet politike që zënë fill në modelet dominuese të ndërvarësisë ndërmjet dy palëve, në njëfarë mënyre kanë burim me strukturë të përbërë. Në fakt, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë që të zbulohet, kontributi i veçantë në formësimin e çfarëdo mesazhi politik, nga njëra apo pala tjetër. Ato janë të ndërthurura në mënyrë të pazgjidhshme. 28 Politika ka nevojë për mediat, për të përcjell tek publiku mesazhet dhe aktivitetin e përditshëm, përmes të cilit synon të sigurojë përkrahjen për realizimin e qëllimeve dhe misionit politik. Mediat masive në anën tjetër, kanë kapacitetin unik për t i ofruar politikanit audiencë, të cilën në madhësi dhe në përbërje, nuk mund ta arrijë me çfarëdo mjeti tjetër. 29 Ato bëhen pjesë e komunikimit politik, në rolin e mesazh-dërguesit, ndërmjetësit dhe krijuesit të opinionit për sferën politike. Të dyja palët hyjnë fillimisht në procesin e komunikimit të ndërsjellë, përmes të cilit synojnë të arrijnë qëllime shpesh të ndryshme. Derisa opinioni ka nevojë dhe interes për informacion objektiv, pushteti ka interes që informacioni të fillojë nga kulmi i pushtetit e jo nga problemi jetik i qytetarit. 30 Kompleksiteti i ndërveprimit ndërmjet dy aktorëve, rezulton me atë që Fuga e cilëson proces i ndërsjellë interesash që racionalizohen në mënyrë instrumentale. Nuk dihet bile nëse është politika që i përdor dhe i robëron mediat, apo është industria e medias që i përdor dhe i gllabëron politikanët. Më tepër kemi një proces të ndërsjellë interesash që racionalizohen në mënyrë instrumentale, sesa një mbisundim të njërit aktor kundrejt tjetrit. 31 Në këtë proces të ndërvarësisë të dy aktorët arrijnë synimet e tyre, pavarësisht se kanë role të ndryshme shoqërore. Pushteti dhe faktorët tjerë me ndikim politik, e kanë të domosdoshëm komunikimin në funksion të përpjekjes për të bindur çdo qytetar me 27 Blumler, G. J., Gurevitch, M., The Crisis of Public Communication Taylor & Francis e-library, 2001, ISBN , fq Po aty, fq Po aty, fq Beqaj, B., Lidershipi, Universum Press, Prishtinë 2010, fq Fuga, A., Komunikimi në shoqërinë masive, botimet Papirus, Tiranë 2014, fq

31 qëllim që të përligjen vendimet dhe të arrihet efikasiteti i tyre më i lartë i mundshëm. 32 Për të arritur këtë, faktorët politikë përdorin instrumentet që u ofron pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, për të ndikuar mbi mediat dhe për t i vënë ato në shërbim të arritjes së objektivave të veta, si kanal i rëndësishëm për përcjelljen e mesazhit politik. Mediat masive posedojnë mjetet, burimet njerëzore dhe zotërojnë teknikat raportuese, që mesazhin e bëjnë lehtësisht të kuptueshëm dhe të depërtueshëm tek masa e qytetarëve. Marrëdhënia simbiotike ndërmjet politikës dhe mediave në këtë situatë, funksionon ashtu siç e përshkruan Willis: Në një shoqëri demokratike ku zgjedhjet janë aq të rëndësishme, politikanët bëhen pjesë e rëndësishme në media dhe koha e transmetimit bëhet vendimtare për politikanët. 33 Me kapacitetin që kanë për të ofruar audiencën, që politikanët e shohin si trup elektorale, mediat bëhen pjesë e rëndësishme dhe e barabartë në komunikimin politik. McNair i cilëson, me të drejtë, aktorë politikë, përmes të cilave realizohet komunikimi që kryesisht është një komunikim i ndërmjetësuar, nga media e shkruar dhe ajo elektronike. 34 Autorë të tjerë e vendosin median në kuadër të komunikimit që zhvillojnë faktorët e ndryshëm politikë. Përfaqësuesit e teorisë së instrumentalizimit nisen nga premisa se mediat janë bërë më të rëndësishme për përbërjen politike, por ky zhvillim ka shkuar paralelisht me humbjen e autonomisë së përbërjes mediatike dhe mediat janë bërë të varura nga politika. Herbert Schatz e cilëson teori e orientimit, sepse politika përpiqet që të orientojë mediat dhe funksionet e tyre politike në drejtim të dobisë politike. 35 Për të arritur qëllimet e saj, politika përdor instrumentet që burojnë nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, përmes të cilave instrumentalizon mediat dhe i shndërron ato në amplifikatorë. Në këtë rast, Rus Mohl e vendos median në kuadër të komunikimit që zhvillojnë faktorët e ndryshëm politikë. Politikanët e partitë, qeveria dhe opozita komunikojnë ditë për ditë me njëra-tjetrën në mënyrë publike; ato i përdorin dhe i instrumentalizojnë mediat dhe gazetarët si amplifikatorë dhe altoparlantë, për të vënë në zbatim programet e tyre, interesat dhe mëtimet e tyre pushtetore. 36 Gjendja që përshkruan Rus Mohl del si karakteristikë sidomos në sisteme mediatike të vendeve në tranzicion dhe me demokraci të brishtë, siç është Kosova, ku rrethanat historike dhe politike kanë kushtëzuar zhvillimin e një sistemi mediatik në funksion të agjendave politike. Në këtë sistem identifikohen karakteristikat që Hallin dhe Mancini 32 Balle, F., Mediat dhe shoqëritë, Botimi i 15, Botimet Papirus, Tiranë 2011, fq Willis, J., The media effect how the news influences politics and the government, Praeger Publishers, Westport 2007, fq McNair, B., Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë 2009, fq Schatz, H., cituar në: Uvod u znanost o medijima i komunikologiju, Zaklada Friedrich Ebert, Zagreb 2006, fq Mohl, S., Gazetaria, K &B, Tiranë 2010, fq 26 31

32 përcaktojnë për vendet e Evropës Juglindore në të cilat tranzicioni i gjatë dhe konfliktuoz, ka prodhuar sistem të medias të lidhur ngushtë me botën e politikës. 37 Mediat masive në këto vende kanë qenë gjerësisht të përfshira në konfliktet politike që shënojnë historinë e rajonit dhe ekziston një traditë e fortë për t i konsideruar ato si mjete të shprehjes ideologjike dhe mobilizimit politik. Historikisht mediat kanë qenë të politizuara dhe paralelizmi politik ka qenë relativisht i lartë, ndërsa në periudha të caktuara, kanë pasur rol aktiv në mobilizimin e publikut në mbështetje të kauzave politike. Instrumentalizimi në këto raste, është dukuri e përhapur në të gjitha kategoritë e mediave dhe ai reflektohet drejtpërdrejt në procesin e realizimit të funksioneve të mediave. Hallin dhe Mancini e përkufizojnë instrumentalizimin si kontroll të mediave nga faktorë të jashtëm: parti, politikanë, grupe ose lëvizje shoqërore, por edhe aktorë ekonomikë, që kërkojnë ndikim politik dhe të cilët i përdorin mediat për të ndërhyrë në botën e politikës. Varësisht nga niveli i instrumentalizimit në mënyrën e definuar më lartë, profesionalizimi do të jetë i ulët: gazetarët do të humbin autonominë, kriteret politike më tepër se sa ato gazetareske do të udhëheqin gazetarinë dhe mediat do t iu shërbejnë interesave të veçanta, më tepër se sa të funksionojnë si besim publik. Instrumentalizimi mund të jetë edhe për qëllime komerciale dhe autorët mbajnë qëndrimin se profesionalizmi mund të rrezikohet qoftë nga instrumentalizimi politik, qoftë nga komercializimi dhe në këtë mënyrë, në shumë raste, instrumentalizimi bëhet nga të dyja njëherësh. Paralelisht me instrumentalizimin, klientelizmi politik ka karakterizuar mediat e vendeve të Evropës Jugore dhe trashëgimia e tij, sipas këtyre autorëve, është e rëndësishme për të kuptuar sistemet e mediave në këtë rajon. Klientelizmi është dukuri kryesisht për vende në të cilat autoriteti legal racional është i ultë dhe është i përhapur si në mediat publike ashtu edhe në ato private. Në rastin e mediave publike emërimet synohet të bëhen më shumë bazuar në besnikërinë politike sesa mbi kritere të pastra profesionale. Por, edhe pronarët e bizneseve private kanë lidhje politike, që janë vendimtare për ruajtjen e kontratave dhe koncesioneve qeveritare, duke përfshirë licencat për transmetim. Dukuria nuk mbetet vetëm në nivelin e mediave dhe pronarëve, por shtrihet edhe tek gazetarët, si nivel profesional ndërmjet aktorëve tjerë të komunikimit Gazetari në raportin media politikë I vendosur ndërmjet aktorëve tjerë të fuqishëm, gazetari si status profesional ndodhet në qendër të komunikimit ndërmjet politikës dhe publikut. Pavarësisht nëse vepron në sistem të instrumentalizuar dhe klientelist, apo në sistem të mediave me funksione të 37 Hallin, D., Mancini, P., Comparing Media Systems Three models of media and politics, Cambridge University Press, UK 2004, fq

33 përgjegjësisë shoqërore, ai ndodhet në mes të interesave të kundërta të aktorëve tjerë të fuqishëm, të cilët e bëjnë gazetarinë ndërmarrësi disa-paleshe 38. Në veprimtarinë e tij, ndërmjet këtyre faktorëve, gazetari ndërton raporte komplekse me disa aktorë njëkohësisht dhe zhvillon veprimtarinë profesionale në kuadër të kompanive dhe kornizave administrative, që jo gjithnjë sigurojnë autonominë profesionale të tij. Kompleksiteti përfshin sidomos raportet që ndërtohen ndërmjet gazetarit të politikës dhe aktorëve politikë. Statusi i tij e bën që të ndërtojë raporte të shumëfishta dhe komplekse me të gjithë faktorët tjerë: punëdhënësit, burimet e informacionit dhe audiencën. Me mënyrën e trajtimit të çështjeve politike, gazetari ndikon që t i jepet kuptim aktivitetit politik dhe konsiderohet i aftë për të ndryshuar shoqërinë në mënyrë radikale. 39 Kjo karakteristikë, parimisht paracakton profilin e gazetarit, i cili është në gjendje të zhvillojë strategji pro aktive në marrëdhënien me audiencat dhe burimet politike. Kuhn dhe Neveu vlerësojnë se gazetarët e politikës nuk janë as viktimat e pafuqishme të profesionalizimit të politikës dhe as elementë pasivë në një makineri komunikimi. 40 Ata marrin pjesë aktive në formësimin e realitetit politik që përcjellin tek publiku, përmes interesimit për të pazakonshmen, që mund të ketë efekte politike po aq sa edhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta politike ose vet-censurimi i frymëzuar nga frika e humbjes së pozicionit. 41 Bourdieu e cilëson gazetarinë si njërën nga mjeshtëritë ku gjen njerëzit më të shqetësuar, më të pakënaqur, më të revoltuar ose cinikë, ku shprehet shumë hapur zemërimi, dëshpërimi ose dekurajimi përballë realitetit të një pune e cila vazhdon të jetohet, ose të shpallet si një punë jo si gjithë të tjerat. Roli që kanë gazetarët në procesin e përcjelljes së mesazhit dhe ndikimi në krijimin e opinionit publik mund t i vendos ata në pozita konflikti brenda redaksive dhe t i përshijë në konflikte ndërmjet kompanisë mediatike dhe faktorëve tjerë politikë dhe ekonomikë. Përmes instrumenteve që ka në dispozicion, politika mundohet që me gazetarin të ndërtojë raporte, që herë janë të partneritetit e mirëkuptimit e herë të ndikimit, presionit apo joshjes. Raporti është i mbushur me kompromise nga të dyja palët, por i brishtë në thelbin e tij, për shkak të qëllimeve dhe misioneve të ndryshme të gazetarit dhe komunikuesve politikë. Raporti që ndërtohet varet nga sistemi i përgjithshëm i medias në vendin përkatës. 42 Derisa në sisteme mediatike të vendeve të zhvilluara, gazetari në marrëdhëniet e tij të ndërvarësisë me qeverinë nuk mund të paraqitet thjesht si bashkëpunëtor i vullnetshëm, apo si viktimë pasive, 43 në modele të sistemeve mediatike të vendeve në tranzicion, autonomia e tij profesionale ngushtohet nën ndikimin e 38 Blumler, G. Jay, Gurevitch, Michael The Crisis of Public Communication Taylor & Francis e-library, 2001, ISBN , fq Kuhn, R., Neveu, E., Gazetaria politike - sfida të reja, praktika të reja, Instituti Shqiptar i Medias, ISBN , fq Po aty, fq Bourdieu, P., Rreth televizionit dhe gazetarisë, Polis 8, Tiranë, dimër 2009, fq Analizat krahasuese të realizuara me gazetarë nga vende perëndimore nxjerrin në pah perceptimet e ndryshme të tyre për rolin që kanë në mbulimin e cështjeve politike dhe mënyrën e raportimit për to. Të dhënat janë cituar në librin: Uvod u znanost o medijima i komunikologiju, Zaklada Friedrich Ebert, Zagreb 2006, fq Shih: Kuhn, R., Neveu, E., Gazetaria politike, Instituti Shqiptar i Medias, ISBN

34 faktorëve tjerë që paraqiten në cilësinë e aktorëve të komunikimit. Mediat e këtyre vendeve, duke mos qenë institucione autonome, por të udhëhequra nga forca të jashtme, përcaktojnë në masë të madhe modelin e gazetarit i cili vetëm pjesërisht arrin të realizojë autonominë profesionale. 44 Edhe në rastet kur liria e gazetarit dhe e mediave formalisht është e garantuar me ligjet në fuqi, ajo nuk realizohet për shkak të mos plotësimit të kushteve të tjera të nevojshme dhe në këtë situatë liria e garantuar me ligj e mediave dhe liria e gazetarëve, paraqiten ashtu siç argumenton Fuga: dy anë të ndryshme, shpesh kontradiktore. Liria e gazetarit për të kryer detyrën dhe misionin e tij është një vlerë që kërkon një sërë kushtesh për t u realizuar. Është fjala që gazetari të ketë mundësinë dhe sigurinë politike, juridike profesionale që të bëjë një gazetari të mbështetur në vlerat e veta më të mira, pra të mbështetur tek saktësia e informacioneve që i jep publikut, te balanca e informacionit, pra duke dhënë e interpretuar të gjitha pikëpamjet e shprehura rreth një ngjarjeje, te paanshmëria e tij, si dhe te objektiviteti që kërkon të ndriçohen të gjitha anët thelbësore të një ngjarjeje apo situate. 45 Sistemet e tilla mediatike kufizojnë rolin e gazetarit si ndërmjetës pro aktiv, të cilit për të ndikuar mbi procesin e komunikimit i nevojitet hapësira dhe liria për të vepruar. Në Kosovë, si vend ku përqendrohet hulumtimi empirik për këtë studim, kjo liri është e pjesshme 46 dhe e lidhur ngushtë me raportin që ndërtojnë mediat me faktorët politikë dhe ekonomikë. Megjithëse legjislacioni garanton lirinë e të shprehurit, qasjen në dokumentet zyrtare dhe kërkon nga kompanitë që të zbatojnë marrëdhëniet kontraktuare, prapëseprapë gazetarët ndodhen nën ndikimin e raportit që ndërtojnë pronarët e mediave me faktorët politikë dhe grupet tjera të interesit. 47 Udhëheqësit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e identifikojnë lidhjen e pronarëve të mediave me faktorë tjerë të pushtetshëm, si element që cenon lirinë e gazetarëve. Mungesa e burimeve të qëndrueshme financiare të mediave ka bërë që shumë media, përfshirë edhe ato që i njohim si më serioze dhe tradicionale, të vënë politikat e tyre redaktuese në shërbim të grupeve të caktuara të interesit, kryesisht politike ose bizneseve të lidhura me politikën. Kjo ka ndikuar, në shumë raste, që gazetarët të censurohen ose të vet-censurojnë punën e tyre. 48 Kjo mënyrë e lidhjes ndërmjet mediave dhe faktorëve politikë, në njërën anë redukton hapësirën për realizimin e profesionalizmit të gazetarëve dhe në anën tjetër, i përfshin ata 44 Hallin dhe Mancini sjellin shembullin përshkrues të gazetarit italian Pansa ( 1977 ) i cili kishte përdorur shprehjen giornalista dimezzato, me të cilën nënkuptojnë se gazetari italian vetëm përgjysmë i përkiste vetes, ndërsa gjysma tjetër u përkiste forcave të tjera: pronarëve të medias, mbështetësve financiarë dhe politikanëve. 45 Fuga, A., Komunikimi në shoqërinë masive, botimet Papirus, Tiranë 2014, fq Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, Kosova renditet në mesin e vendeve me liri të pjesshme të lirisë së shtypit. 47 Sipas të dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të muajit prill 2016, në procese gjyqësore në atë kohë, kanë qenë 11 raste në të cilat gazetarët kanë raportuar për presion nga pronarët e mediave. 48 Nga intervista me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Zekirja Shabani.. 34

35 në procesin e instrumentalizimit të mediave nga faktorët politikë dhe klientelizmit, si dukuri që synon të thyej format horizontale të organizimit shoqëror, përfshirë profesionalizmin e gazetarëve. Dukuritë janë të lidhura me njëra tjetrën dhe ato ndikojnë në minimizimin e rolit të gazetarit si aktor aktiv në procesin e komunikimit, duke e shndërruar në përcjellës pasiv të mesazheve të faktorëve tjerë të fuqishëm. Ashtu siç thotë njëra nga studiueset e mediave në vendet e Evropës Juglindore, përfshirë edhe Kosovën, mediat dhe institucionet kanë krijuar marrëdhënie klienteliste me ndikimin e dyfishtë në lirinë e gazetarëve: Varësia e mediave nga institucionet vjen si rezultat i mungesës së konkurrencës demokratike dhe ekonomike. Mirëpo, marrëdhënia klienteliste në mes të mediave dhe institucioneve nuk është një varësi stabile, por ajo varet nga ndërrimet në pushtet dhe qasja në resurse. Ndikimi i kësaj marrëdhënieje në lirinë e gazetarëve është e dyfishtë. Nga pozicioni klientelist organizatat mediale iu ofrojnë padronëve politikë shërbimet e tyre në qasje dhe mbulim të favorshëm në shkëmbim të plotësimit të qëllimeve ekonomike të pronarëve medial. Padronët politikë, në anën tjetër çmojnë lojalitetin e klientëve medial, duke shtypur në këtë mënyrë pavarësinë profesionale të gazetarëve. 49 Ky model funksionimi ka efektet e tij negative në të dyja nivelet. Ai e cenon lirinë profesionale të gazetarit dhe njëkohësisht e pengon median që të veprojë si institucion i fuqishëm në raportet me faktorët tjerë në kuadër të sistemit politik. Të instrumentalizuara dhe klienteliste, mediat veprojnë si pjesë përbërëse e sistemit politik, por nuk arrijnë fuqinë që Rus Mohl e konsideron element të nevojshëm për të mos u bërë zëdhënëse të politikës. Politikanët gjithmonë përpiqen që t i angazhojnë redaksitë në qëllimet e tyre, madje edhe t i bëjnë zëdhënëse të vetat. Kjo gjë bëhet e vështirë kur mediat janë të organizuara me pavarësi ekonomike dhe të distancuara prej shtetit. 50 Në rastin e Kosovës, politika ka arritur që të angazhojë redaksitë në arritjen e qëllimeve të saj, deri në nivelin sa ka dëmtuar edhe besimin e qytetarëve në gazetarët të cilët mbulojnë zhvillimet politike (shih tabelën 2). Në shoqërinë e politizuar të Kosovës, gazetari vlerësohet si aktor në procesin e komunikimit, i cili anon kah shërbimi për grupet e interesit, por që ende përpiqet të ruajë paanshmërinë profesionale. 49 Intervistë me Assistent Professor Dr. Lindita Camaj, Universiteti i Hjustonit. 50 Mohl, S., Gazetaria, K &B, Tiranë 2010, fq

36 Tabela 2: Paanshmëria e gazetarëve të politikës në mediat e Kosovës Burimi: Rezultatet e anketës me studentë të gazetarisë, medias dhe komunikimit, maj 2016 Duke ndjekur qasjen sipas të cilës zhvillimi i mediave është pjesë përbërëse e sistemit politik, ndryshimet pozitive për gazetarët në Kosovë dhe largimi i tyre nga klientelizmi, mund të priten në kuadër të rritjes së nivelit të demokratizimit të brendshëm të shteteve përkatëse dhe si rrjedhojë e përmbushjes së kushteve në procesin e integrimit evropian. Hallin dhe Mancini argumentojnë se në vendet e Modelit të Mesdheut që ata shqyrtojnë (Greqi, Itali, Spanjë, etj.) klientelizmi i mediave është minuar nga shumë forca, që nga rritja ekonomike, integrimi evropian (që imponon standarde të zakonshme të autoritetit racional ligjor ) e deri tek ngritja e edukimit gazetaresk, që synon të zëvendësojë lidhjet partikulariste dhe nën-kulturat me kulturën e zakonshme profesionale dhe rrjetin e rekrutimit. 51 Ky proces i fuqizimit të mediave në kuadër të ndryshimeve të përgjithshme shoqërore, mund të jetë premisë për shndërrimin e tyre në institucione të ngjashme me ato në modelet tjera të vendeve të zhvilluara demokratike. Përfshirja e shtetit dhe e faktorëve tjerë politikë në çështje të zhvillimit të mediave, bazuar në Modelin Korporatist, nuk nënkupton cenimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të mediave, por përgjegjësinë shtetërore për të garantuar lirinë e tyre. Zbatimi i elementeve të këtij modeli do të mund të kishte efekte pozitive në kufizimin e ndërhyrjes së institucioneve shtetërore në veprimtarinë e përditshme të mediave masive, sidomos të mediave publike, të cilat me statusin e tyre dhe përgjegjësitë shoqërore që kanë, hyjnë në mesin e kritereve që këto vende obligohen të zbatojnë në procesin e përgjithshëm të demokratizimit. 51 Hallin, D., Mancini, P., Comparing Media Systems Three models of media and politics, Cambridge University Press, UK 2004, fq

37 1.3. Roli i transmetuesve publikë në sistemet mediatike Transmetuesit publikë paraqiten si media me funksione dhe përgjegjësi të veçanta në kuadër të sistemeve mediatike të vendeve ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Ato konsiderohen media që shihen si zgjidhje e preferuar për të shqetësuarit rreth kufizimeve të transmetimeve komerciale dhe atyre shtetërore, për shkak të funksioneve dhe rolit që kanë për të ofruar mundësinë e qasjes dhe pjesëmarrjes në jetën publike, për secilin qytetar. Përkrahësit e këtij modeli, i shohin si transmetues të bazuar në idenë se as tregu dhe as shteti nuk mund të përmbushin në mënyrë të përshtatshme objektivat e shërbimit publik të transmetimit. Mandati që u jepet për realizimin e tre funksioneve me dobi shoqërore: informim, edukim dhe argëtim, shihet i lidhur me qëllimet për të krijuar mundësinë për secilin qytetar që të jetë i informuar dhe të kërkojë dije për një varg çështjesh. 52 Përgjegjësia që iu ngarkohet, për të realizuar këtë mandat lidhet me pritjet për përmbajtje cilësore, të paanshme dhe të shumëllojshme në interesin e përgjithshëm shoqëror. Mbi këto parime, modeli i transmetimeve publike, njihet dhe pranohet si komponent i rëndësishëm i zhvillimit demokratik të vendeve përkatëse dhe lidhet drejtpërdrejt me nevojat demokratike, sociale, kulturore dhe sigurimit të pluralizmit mediatik në shoqëri. 53 Duke marrë parasysh këtë status që u jepet në sistemet mediatike, çështja që shtrohet është se sa përcillen dhe realizohen këto kërkesa në cilësinë përmbajtjesore që ofrojnë transmetuesit publikë. Analizat krahasuese nga studiuesit, arrijnë në përfundimet se si rezultat i politikave që ndiqen ndaj tyre, transmetuesit publikë nga modele të vendeve perëndimore, jo vetëm që kanë vazhduar të ofrojnë program të cilësisë së lartë, por kanë qenë edhe përgjegjës për transmetimin e hulumtimeve kritike ndaj performancës së qeverisë. 54 Sipas hulumtimit të Benson dhe Methew, mediat publike në vendet e Evropës Perëndimore dhe demokracitë tjera, ofrojnë program më cilësor se sa mediat komerciale. 55 Koncepti i tyre programor në shërbim të interesit të përgjithshëm dhe trajtimi i paanshëm e i thelluar i çështjeve, sidomos atyre politike, i bën media që veprojnë si forum në të cilin shprehen lirshëm idetë dhe ku qarkullojnë informacioni, opinionet dhe kritikat. 56 Të ngritura mbi 6 vlerat themeltare, që i bëjnë media të dallueshme dhe të vlerësuara, në vendet e zhvilluara demokratike, ato e perceptojnë rolin e tyre në përputhje me synimin 52 Public broadcasting: Why? How?, UNESCO and Conseil mondial de la Radio&vision (CMRTV) 2001, 53 Review of the Communication from the Commission on the application of State aid rules to public service broadcasting (Broadcasting Communication, OJ 2001 C 320/5, European Broadcasting Union 2009, EN_Contribution% pdf 54 Benson R., Powers M., Public media and political independence, Lessons for the future of journalism from around the world, Freepress, New York University Studimi i Benson dhe Mathew përfshin 14 vende: Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. 56 Public broadcasting: Why? How?, UNESCO and Conseil mondial de la Radio&vision (CMRTV) 2001, 37

38 për krijimin e sferës publike në të cilën të gjithë qytetarët do të mund të krijojnë opinionet dhe idetë e veta. Me universalitetin, pavarësinë, shkëlqyeshmërinë, diversitetin, përgjegjësinë dhe risitë, ky lloj i mediave është i dizajnuar të veprojë si balancë në mjediset mediatike të udhëhequra nga interesat komerciale dhe ndikimet politike mbi mediat. 57 Ato vlerësohen si platforma të hapura për opinionet dhe perspektivat relevante, që janë në interes të audiencës dhe ku vendimet editoriale bazohen vetëm mbi parimet profesionale. Mirëpo, arritja e cilësisë së tillë programore, buron dhe varet nga niveli i përgjithshëm i garantimit dhe respektimit të pavarësisë së transmetuesve publikë si institucione në kuadër të sistemeve politike të vendeve ku veprojnë. Ashtu siç argumentojnë studiuesit, pavarësia, si njëri ndër parimet kryesore të funksionimit të transmetuesve publikë, kushtëzohet nga masat dhe mekanizmat mbrojtës që janë parakushte për realizimin e saj. Muret mbrojtëse për mediat publike zakonisht janë të bëra nga materiale të forta siç janë bordet mbikëqyrëse të pavarura dhe financimi i garantuar paraprakisht shumëvjeçar që të garantojnë se asnjë media e financuar nga publiku nuk do të vuajë nga presioni politik apo mungesa e fondeve, për shkak të mbulimit kritik të lajmeve. 58 Muret mbrojtëse që përmendin studiuesit, dalin si njëri ndër elementet kryesore që përcaktojnë marrëdhënien ndërmjet institucioneve shtetërore dhe faktorëve politikë me këtë lloj të mediave. Që në përkufizimin e tyre ato janë media që krijohen nga institucione shtetërore, financohen në masë të madhe nga shteti përmes të hyrave të përgjithshme nga taksat, ose nga taksa e parapagimit dhe institucionet shtetërore janë të përfshira në emërimet e organeve më të larta të tyre. Të gjitha këto karakteristika argumentojnë lidhjen e ngushtë që ekziston që në themelim ndërmjet këtyre transmetuesve me institucionet shtetërore dhe me faktorët politikë. Përfshirja e shtetit dhe ndikimi i kësaj përfshirjeje në realizimin e pavarësisë së transmetuesit, është e ndryshme dhe varet nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit demokratik të shteteve dhe tradita e zhvillimit të mediave në shtetet përkatëse. 59 Zhvillimi i konceptit të medias si shërbim publik, është i lidhur kryesisht me vende me demokraci të zhvilluar, ndërsa në vende të tjera funksionimi i tyre karakterizohet nga ndërhyrjet shtetërore dhe politike si në nivelin e zhvillimit strategjik ashtu edhe në çështjet e veprimtarisë së përditshme Modele të transmetuesve publikë Transmetuesit publikë nuk paraqiten si përjashtim nga rregullat e përgjithshme që ndërtohen në raportin ndërmjet shtetit dhe sistemit mediatik. Roli i shtetit paraqitet si kompleks në të gjitha modelet e transmetuesve publikë dhe reflekton kombinimin e 57 Public service values editorial priciples and guidelines, EBU Operating Eurovision and Euroradio, 58 Benson, R., Public funding and journalistic independence: What does the research thell us?, në: Will the last reporter please turn out the lights. The collapse of journalism and what can be done to fix it, fq Shih: Hanretty C. Public broadcasting and political interference; Benson R., Powers M., Public media and political independence. 38

39 traditave autoritare të ndërhyrjes dhe traditave demokratike të shtetit të mirëqenies sociale të ngjashme me ato që mbizotërojnë në vendet Demokratike Korporatiste. 60 Niveli i zbatimit të parimeve të përgjithshme që i kategorizojnë si media të dallueshme në mjedisin mediatik, zbehet ose fuqizohet varësisht nga konteksti historik dhe sistemi politik. Duke i vendosur në kuadër të marrëdhënies së përgjithshme që ndërtohet në raportin politikë media, krijohet mundësia e trajtimit të shkaqeve që përcaktojnë nivelin e zbatimit të pavarësisë së tyre nga faktorët politikë. Politika mbi transmetuesin del si karakteristikë e vendeve të Modelit të Polarizuar Pluralist, ku transmetuesit publikë historikisht janë varur dhe ndikuar nga forcat kryesore politike, sidomos nga ato që kanë qenë në pushtet. Ushtrimi i ndikimit të politikës në këtë model realizohet kryesisht përmes instrumentit politik, që realizohet me kontrollimin e procesit të emërimeve në pozitat udhëheqëse të transmetuesve publikë. Brenda vet modelit, zbatohen mënyra të ndryshme për arritjen e realizimit të ndërhyrjes përmes emërimeve të pozitave udhëheqëse të transmetuesit. Në Francë, si vend që Hallin dhe Mancini e konsiderojnë se ndodhet në vijën ndarëse ndërmjet dy modeleve, në kohën e De Golit, është zbatuar modeli qeveritar, ku De Goli e konsideronte vendimtar kontrollin e televizionit për efikasitetin e qeverisë. Udhëheqësit më të lartë të kompanisë publike transmetuese, Radio Television Française (RTF), deri në vitin 1964, emëroheshin drejtpërdrejt nga Ministri i Informacionit. Edhe në periudhat e mëvonshme ndikimi i qeverisë përmes emërimeve ka mbetur i lartë deri në vitin 1989 kur në Francë është krijuar Conseil Superieur de l Audiovisuel (CSA). Për emërimet në këtë Këshill zbatohet e njëjta formulë si për Gjykatën Kushtetuese: një e treta e anëtarëve të CSA-së emërohen nga Presidenti i Republikës, një e treta nga presidenti i Senatit dhe një e treta nga presidenti i Asamblesë. Në vende të tjera të Modelit të Polarizuar Pluralist, shumica politike ka kontroll efektiv mbi transmetuesit publikë. Në Greqi, kontrolli është i drejtpërdrejt dhe emërimi i drejtorëve të kompanisë shtetërore ( ERT), është nën autoritetin e Ministrit të Shtypit dhe Mediave Masive. Në Këshillin Nacional të Radiotelevizionit, që ka autoritet mbikëqyrës, partitë politike në parlament emërojnë anëtarët e tyre, sipas parimit të prezantimit proporcional. Në Portugali televizioni publik është korporatë, kapitali i të cilës mbahet nga shteti, ndërsa qeveria emëron drejtorët e kompanisë. Në Spanjë, procesi i emërimeve të drejtuesve të RTVE-së është në përputhje me sistemin mazhoritar, duke emëruar trupën qeverisëse të Grupit Radio Television Espanola ( RTVE ) me dy të tretat e votave të partive në parlament. Në Itali, mënyra e ndikimit politik ka ndryshuar disa herë që nga vitet 1950 a, por ende ruan elemente të formulës së zbatuar që në vitet 1970 a e njohur si lottizzazione, ku partitë ndajnë pushtetin dhe burimet, edhe pse partitë në pushtet ruajnë pozitën dominuese. Sistemi ishte përzierje komplekse e pluralizmit të jashtëm, në kuptimin që forca të ndryshme politike kishin kanalet e tyre, ndërsa RAI nga brenda drejtohej nga një trupë e përbashkët. Që nga vitet e 1990 a, RAI udhëhiqej nga bordi me 60 Hallin, D. & Mancini, P., Comparing Media Systems, Cambridge University Press, UK 2004, fq

40 pesë anëtarë, tre nga shumica dhe dy opozita, ndërsa drejtorët njihen për lidhjet e tyre me partitë politike. 61 Hallin dhe Mancini vlerësojnë se në të gjitha vendet e Mesdheut, politika synon të ketë rol të gjerë, sidomos, por jo ekskluzivisht, në mediat publike dhe në mënyrë të veçantë në lajme si dhe në programet për çështjet publike. Për shkak të ndikimit të politikës, në vendet e këtij modeli nuk janë zhvilluar transmetues publikë të fuqishëm krahasuar me vendet e dy modeleve të tjera. Në analizën krahasuese transmetuesit më të pastër dhe më të izoluar nga politika gjenden në vendet e Modelit Demokratik Korporatist. Vendet e këtij modeli karakterizohen nga transmetues publikë të organizuar, në mënyrën që t i shërbejnë interesit të përgjithshëm dhe me këtë karakteristikë janë brenda parimeve të përgjithshme për këtë kategori të mediave. Por, brenda këtij modeli ka variacione për mënyrën e udhëheqjes së transmetuesve publikë, edhe pse e përbashkëta është se të gjitha vendet kanë zhvilluar mekanizma për të izoluar transmetuesin publik nga kontrolli i shumicës politike. 62 Autonomia relative e transmetuesve publikë në këto vende është e qëndrueshme dhe lidhet me karakterin e pavarësisë së institucioneve publike. Karakteristikë e veçantë e këtij modeli është ndikimi i institucioneve legale mbi zhvillimin e sistemit mediatik. Shembull i mirë është Gjermania, ku Gjykata Federale Kushtetuese ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së sistemit të transmetimit publik, në rastet kur politikanët në nivelin federal apo të landeve kanë provuar të shtrijnë kontrollin e tyre mbi transmetuesit. Megjithatë, ky model nuk e përjashton politikën, pasi në vendet Demokratike/Korporatiste pluralizmi garantohet duke u siguruar se diversiteti i forcave politike dhe sociale është i përfshirë në qeverisjen e transmetuesit. Organizatat e transmetuesve publikë të landeve në Gjermani, udhëhiqen nga borde që janë të pavarura nga shteti, por në të cilat përfshihen përfaqësuesit edhe të partive politike, të emëruar përmes përfaqësimit proporcional si dhe përfaqësuesit e grupeve relevante sociale, ku hyjnë unionet e tregtisë, asociacionet industriale dhe profesionale etj. Sistemi gjerman është shembull klasik i sistemit që Hallin dhe Mancini e cilësojnë sistem civil i transmetimit, që bazohet jo vetëm në përfaqësimin e partive politike, por edhe të shoqërisë së organizuar civile. Në këtë formë, ky model krijon lidhjen e domosdoshme ndërmjet transmetuesve publikë dhe mekanizmave shoqëror dhe legal, të cilët kontrollojnë ndikimin politik. Komponenti i dytë i rëndësishëm në këtë model është mënyra e financimit të transmetuesve publikë. Derisa në vendet e Modelit Korporatist gjenden transmetuesit publikë më të qëndrueshëm dhe më të pastër, në modelin Veri Atlantik gjenden disa variacione të këtyre transmetuesve. Tek ky model është BBC-ja si transmetues publik inspirues për vende të tjera, por edhe modeli i vërtetë liberal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku transmetuesi publik ka pak ndikim. BBC është shembulli klasik i asaj që autorët e cilësojnë modeli profesional i qeverisjes së transmetuesit publik. Në mënyrën e emërimeve në pozitat udhëheqëse, nuk ka ndonjë dallim thelbësor nga sistemet e kontrolluara nga qeveria, apo parlamenti. Drejtori i Përgjithshëm dhe Bordi i 61 Hallin, D. & Mancini, P., Comparing Media Systems, Cambridge University Press, UK 2004, fq Po aty,

41 Guvernatorëve emërohen nga Queen in Council që në realitet nënkupton se emërohen nga kryeministri në konsultim me opozitën. Ashtu siç argumentojnë studiuesit, dallimi thelbësor në këtë rast gjendet tek kultura e qeverisjes dhe tek tradita shoqërore për respektimin e pavarësisë së transmetuesit publik. Normat e fuqishme kulturore kanë përcaktuar se guvernatorët duhet të jenë burra dhe gra të shquara të kalibrit më të lartë, të zgjedhur jo si përfaqësues të partive politike, por të shoqërisë si tërësi dhe të vullnetshëm për të mbajtur pavarësinë e transmetuesit britanik kundër presionit politik 63. Në historinë e zhvillimit të BBC-së gjithsesi ka pasur raste, që janë vlerësuar presion politik, mirëpo e vendosur në mjedisin e traditës për mbrojtjen e pavarësisë së transmetuesit dhe autonomisë së lartë profesionale të gazetarëve të saj, presioni nuk ka rrezikuar pavarësinë editoriale të saj. 64 Karakteristikat e modelit të BBC-së gjenden edhe në transmetuesit tjerë publikë brenda modelit Veri-Atlantik. Sistemet e transmetuesve publikë në Kanada dhe në Irlandë janë modeluar sipas BBC-së, ndërsa në sistemin e transmetimit publik në SHBA, Korporata për Transmetimin Publik, është e ngjashme në formën e vet institucionale me sistemet britanike, kanadeze dhe irlandeze një korporatë e pavarur publike me drejtorët e emëruar nga presidenti dhe me përcaktimin se duhet të jenë persona të pavarur politikisht. Rregullativa shtetërore ndikon mbi këtë sistem në disa forma, duke përfshirë atë për ripërtëritjen e licencave çdo tre vjet dhe me kërkesa tjera për mbajtësit e licencave. Sistemi i transmetimit publik është krijuar në vitin 1967 dhe ka strukturë të komplikuar për shkak të karakterit të decentralizuar dhe për arsye se bazohet mbi donacionet private si dhe mbi financimin publik. Mënyra e financimit të transmetuesve publikë, sipas studiuesve të ndryshëm, del po ashtu si komponent i rëndësishëm dhe me ndikim në përmbushjen e misionit që këta transmetues kanë në shoqëri. Ashtu si nuk ka model të unifikuar për mënyrën e zgjedhjes dhe emërimeve të organeve udhëheqëse të transmetuesve publikë, njëjtë nuk ka as model unik për financimin e tyre. Në parim, mënyra e financimit vlerësohet se është element me ndikim në lidhjen që krijohet ndërmjet transmetuesit dhe qytetarëve, të cilëve është i përcaktuar që t u shërbejë, pasi që burimi i financimit mund të forcojë ose të zvogëlojë aftësinë e transmetuesit për të kryer mandatin dhe misionet që ka. 65 Historikisht, modeli evropian i shërbimit publik e ka konsideruar gur themeltar financimin nga publiku, si mjet që garanton pavarësinë editoriale dhe diversitetin sektorial. 66 Unioni Evropian i Transmetimeve e lidh qëllimin e financimit publik me 63 Hallin, D. & Mancini, P., Comparing Media Systems, Cambridge University Press, UK 2004, fq Hallin dhe Mancini veçojnë rastin e vitit 1985, kur qeveria e Margareth Thatcher kërkoi nga Bordi i Guvernatorëve që të mos transmetohet intervista e liderit të Sinn Fein-it, në Real Lives. Bordi anuloi transmetimin e programit të planifikuar, gjë që shkaktoi 24 orë grevë të gazetarëve të BBC-së. Programi më vonë u transmetua i modifikuar. Ata vlerësojnë se kufizimet më të rëndësishme politike për transmetuesin gjenden jo në ndërhyrjet politike nga jashtë, por brenda komunitetit të profesionistëve të transmetuesit, në përkushtimin e tyre qendror dhe qëndrimin konsensual për transmetim profesional të përgjegjshëm. 65 Public broadcasting: Why? How?, UNESCO and Conseil mondial de la Radio&vision (CMRTV) 2001, 66 Review of the Communication from the Commission on the application of State aid rules to public service broadcasting (Broadcasting Communication, OJ 2001 C 320/5, European Broadcasting Union 2009, 41

42 krijimin e mundësisë për transmetuesit publikë që të ofrojnë program të dallueshëm në shumëllojshmëri, cilësi dhe paanshmëri. Megjithatë, edhe në vende të modelit Korporatist dhe atij Veri-Atlantik gjenden transmetues, që kanë burime të përziera të financimit, publike dhe komerciale si dhe burime që vijnë drejtpërdrejt nga fondet shtetërore. 67 Çështja që shtrohet është nëse varësia e financimit nga të hyrat shtetërore dhe burime tjera komerciale, reflektohet në pavarësinë editoriale dhe nëse ajo e largon transmetuesin nga lidhja e tij me publikun. Studime mbi mediat publike në vende të Evropës Perëndimore argumentojnë se mbështetja nga shteti nuk ka ndikuar në rënien e cilësisë së përmbajtjes mediatike, përkundrazi mediat e tilla kanë trajtuar më në thellësi dhe në mënyrë më të gjithanshme problemet e rëndësishme. 68 Në këto raste megjithatë, bëhet fjalë për vende me traditë të zhvillimit demokratik dhe pavarësisë së mediave, si faktorë shoqëror që ndikojnë mbi mediat. Në modele të vendeve me traditë të ndërhyrjes së shtetit në punën e mediave, kontrollimi i mënyrës së financimit të transmetuesve mund të shihet, jo si ndihmesë, por si njëri nga instrumentet që shfrytëzon pushteti politik për të krijuar varësinë editoriale të transmetuesve publikë. Kur politika kontrollon edhe financimin edhe emërimet në organet udhëheqëse të transmetuesit publik dhe kur ky raport varësie shtrihet në politikën editoriale, ndikimi i politikës mund të shihet në pasojën që shkakton në raportin e transmetuesit me qytetarët. Për shkak të karakteristikave dhe parimeve mbi të cilat janë të ngritura, nga transmetuesit publikë pritet që të udhëhiqen nga stafe menaxheriale që gëzojnë besimin e publikut dhe të zbatojnë politikë editoriale që përfaqëson interesin e përgjithshëm shoqëror. Në kuadër të konceptit të tyre për t i shërbyer publikut, këto media kanë përgjegjësinë e llogaridhënies ndaj publikut dhe për ta arritur këtë, disa vende të zhvilluara, zbatojnë praktikën e krijimit të mekanizmave shoqëror me të cilat mbikëqyret veprimtaria e transmetuesve publikë dhe përmes të cilëve provohet që të krijohen lidhje më të ngushta me publikun. Mekanizmat e tillë që shërbejnë si zona tampon në raportin e transmetuesit me politikën, por që rrisin përfshirjen shoqërore në përgjegjësinë publike të transmetuesit, mund të jenë ndihmesë edhe për transmetues në vende me praktikë të ndërhyrjes politike. Në këto raste, ato mund të shërbejnë si shtysë për transmetuesit që të largohen nga ndikimi politik dhe njëkohësisht t u ndihmojë që të përballen me presionin eventual politik, duke pasur mbështetjen e publikut. EN_Contribution% pdf 67 Shih: Benson R., Powers M., Public media and political independence, Lessons for the future of journalism from around the world, Freepress, New York University Shih: Benson, R., Public funding and journalistic independence: what does the research thell us?, në: Will the last reporter please turn out the lights. The collapse of journalism and what can be done to fix it, fq

43 1.5. Karakteristika të transmetuesit publik të Kosovës Me statusin juridik të transmetuesit publik, Radiotelevizioni i Kosovës është e vetmja media në Kosovë që ofron mundësinë e trajtimit të marrëdhënies që ndërtojnë institucione të huaja dhe shtetërore si dhe faktorët politikë vendorë, me median që parimisht është krijuar prej tyre si shërbim publik për qytetarët. Faktorët vendimmarrës politikë i kanë përcaktuar RTK-së karakteristika tipologjike, në përputhje me parimet e transmetuesve publikë për përmbajtje që përmbush kriteret dhe pritshmërinë nga media si shërbim publik dhe me rol për të luajtur në zhvillimin demokratik të shoqërisë. Roli i RTK-së është përcaktuar si media gjeneraliste me përgjegjësinë që të prodhojë program për një gamë çështjesh në lëmin informativ, edukativ dhe argëtues. Në mënyrë specifike, RTK-së i është përcaktuar roli i shërbimit publik për të gjitha komunitetet, 69 që jetojnë në Kosovë dhe në këtë mënyrë është kategorizuar si media me program të dallueshëm nga të tjerat në diversitet përmbajtjesor e gjuhësor. Këto kërkesa të faktorëve vendimmarrës politikë janë në përputhje me misionin që parimisht kanë transmetuesit publikë për ofrimin e përmbajtjes së shumëllojshme dhe shoqërisht të dobishme. 70 Në anën tjetër, bazuar në rrethanat politike në Kosovën e pasluftës, këto karakteristika përmbajtjesore të transmetuesit publik janë në përputhje edhe me konceptin politik për Kosovën shumetnike. 71 Transmetuesi publik i Kosovës është themeluar në bashkëpunim të faktorëve politikë (UNMIK/OSBE) dhe atyre profesionalë ndërkombëtarë (EBU) dhe rrjedhimisht unifikimi i konceptit politik me atë programor dhe editorial, është karakteristikë që zë fill që në periudhën e parë të funksionimit të RTK-së. Ai është pjesë përbërëse e raportit të përgjithshëm ndërmjet politikës dhe transmetuesit publik të Kosovës dhe kjo reflektohet në parametrat në bazë të të cilëve studiuesit përkufizojnë transmetuesit publikë brenda sistemeve mediatike dhe raportet e tyre me faktorët politikë. Emërimi i organit udhëheqës të Radiotelevizionit të Kosovës, në vazhdimësi ka mbetur pjesë e vendimmarrjes politike, pavarësisht se procesi ka pësuar ndryshime me bartjen e kompetencave për transmetuesin publik nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tek institucionet e Kosovës. Ndryshimet kanë rrjedhur si pjesë e procesit të kosovarizimit të RTK-së dhe kanë vazhduar në kuadër të legjislacionit të ri për RTK-në në shtetin e pavarur të Kosovës. Deri në vitin 2006, bordi emërohej nga shefi i UNMIKut dhe kishte përbërje të përzier, kosovare dhe ndërkombëtare. Me miratimin e ligjit të parë për RTK-në nga Kuvendi i Kosovës, në vitin 2006, kompetencat për zgjedhjen e bordit kanë kaluar tek institucionet e Kosovës. Ky ligj e ka bërë Kuvendin e Kosovës institucion themelues të transmetuesit publik me kompetencat dhe përgjegjësinë për rregullimin e veprimtarisë së RTK-së. Ligji ka sjell ndryshime në përbërjen dhe strukturën e organit udhëheqës të RTK-së dhe njëkohësisht ka krijuar bazë për përfshirjen edhe të institucioneve shoqërore, të pavarura nga politika në këtë proces. 69 Në dokumentet zyrtare politike dhe legale, termi komunitet përdoret si sinonim për bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë, shumicën shqiptare dhe pakicat. 70 Hanretty C. Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, ISBN: , 2011, fq 4 71 Kërkesat për programet e pakicave janë shtuar në periudhën e pas Pavarësisë së Kosovës kur RTK-ja sipas planit të Ahtisarit është obliguar të hap kanal të veçantë televiziv në gjuhën serbe. 43

44 Me karakteristikat e tij, në dispozitat për bordin e RTK-së, ligji i vitit 2006, kishte elemente të modelit Demokratik/Korporatist. Por, vështirësitë në zbatimin e tij në praktikë, kanë dëshmuar, edhe në këtë rast se procesi i vendimmarrjes për çështjet e transmetuesit publik mbetet brenda kontekstit politik dhe varet nga tradita demokratike e vendeve ku zbatohet. Proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit, kanë dështuar deri në vitin 2009, kryesisht për shkak të mospajtimeve ndërmjet mekanizmave shoqëror të përfshira në proces dhe atyre politikë, të cilët gëzonin të drejtën e votimit përfundimtar. Mospajtimet e tilla nuk dalin si karakteristikë tek ligji i vitit 2012, që paraqet edhe ligjin e parë të institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës për transmetuesin publik. Arsyeja për këtë është se nga procesi i përzgjedhjes është hequr komisioni paraprak që bënte përzgjedhjen dhe në përbërje të të cilit ishin përfaqësues të mekanizmave shoqëror (Komisioni i Pavarur i Mediave, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës etj.) dhe i gjithë procesi i përzgjedhjes është bartur vetëm në Kuvendin e Kosovës. Anëtarët e bordit të RTK-së zgjidhen drejtpërdrejt dhe vetëm nga përfaqësuesit politikë dhe për zgjedhjen iu mjaftojnë vetëm votat e deputetëve të shumicës parlamentare, çfarë nënkupton se në proces mund të mos jetë e përfshirë as opozita. Edhe pse dispozitat e ligjit përcaktojnë se ata duhet të jenë personalitete të njohura dhe të pavarura, proceset e zgjedhjeve me ligjin e vitit 2012, në vijimësi kanë ngjallur kritika, për shkak të sjelljes në bordin e RTK-së të anëtarëve të afërt me subjektet politike në pushtet. Me mënyrën e zgjedhjes së bordit në vitet pasuese, RTK-ja është larguar nga elementet, të paktën formale, të modelit Korporatist/Demokratik dhe është vendosur në modelin e Polarizuar Pluralist. Lidhja vetëm me pushtetin politik që del si karakteristikë në procesin e emërimeve të organit udhëheqës, në rastin e RTK-së shtrihet edhe në komponentin e modelit të financimit, që nga studiuesit dhe nga Unioni Evropian i Transmetuesve vlerësohet parakusht për pavarësinë editoriale të transmetuesit publik. RTK-ja ka karakteristikën dalluese të transmetuesit publik si media që financohet në masë të madhe nga shteti përmes të hyrave të përgjithshme nga taksat, ose nga taksa e parapagimit, 72 mirëpo mënyrat e përdorura për garantimin e të hyrave vjetore nuk kanë ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për financimin e saj. RTK-ja është ngritur bazuar në donacione ndërkombëtare, ndërsa në periudhat e mëvonshme ka pasur si burim kryesor të financimit herë taksën e parapagimit dhe herë të tjera financimin e drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Parimisht, parapagimi është përcaktuar si mënyra e synuar në legjislacionin për RTK-në, por ajo është realizuar vetëm në një periudhë pesë vjeçare, që përkon me vitet e fundit të protektoratit dhe vitin e parë të funksionimit si transmetues i shtetit të pavarur. Problemet që kanë karakterizuar procesin e mbledhjes së taksës në periudhën e parapagimit, kanë nxjerr në sipërfaqe dallimet konceptuale dhe mungesën e konsensusit ndërmjet faktorëve politikë, ekonomikë e shoqëror, të përfshirë në vendimmarrjen për çështjet strategjike të zhvillimit të transmetuesit publik. Parapagimi është realizuar si rrjedhojë e vendimmarrjes dhe kërkesave të UNMIK-ut, si autoritet i huaj me pushtet legjislativ dhe ekzekutiv. Në këtë formë parapagimi për RTK-në nuk del si element që 72 Hanretty C. Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, ISBN: , 2011, fq 17 44

45 tregon lidhjen ndërmjet transmetuesit publik dhe qytetarëve, si karakteristikë e transmetuesve në vendet e zhvilluara, por si fakt që lidh modelin e financimit për RTK-në me forcën imponuese të pushtetit politik. Reduktimi i pushtetit të UNMIK-ut, është përcjell me periudha të pakënaqësisë qytetare dhe faktorëve ekonomikë për mbledhjen e taksës për transmetuesin publik si dhe me mungesën e gjetjes së alternativave nga parlamenti i Kosovës, në cilësinë e institucionit themelues të RTK-së. Në mungesë të konsensusit ndërmjet faktorëve të përfshirë në proces, çështja është finalizuar me vendim të institucioneve legale, për heqjen e parapagimit të taksës për RTK-në. Që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009, RTK-ja ka kaluar në modelin e transmetuesve publikë që financohen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, edhe pse parapagimi ka mbetur alternativa e përcaktuar në aktet legale, si forma afatgjate e financimit. Periudha 5 vjeçare e parapagimit ka mbetur në historinë e zhvillimit të RTK-së si periudha e vetme gjatë së cilës kompania ka arritur pavarësinë financiare, mirëpo në kontekstin shoqëror, politik dhe ekonomik, pavarësia financiare nuk ka siguruar edhe shndërrimin e transmetuesit në pushtet mediatik, që hyn në raporte të barabarta me aktorët tjerë të komunikimit politik. Në rastin e RTK-së, modeli i financimit, njëjtë si edhe procesi i emërimeve në organin udhëheqës, del si komponent përbërës i lidhjes simbiotike të medias publike me faktorët politikë. Kjo lidhje, karakteristike për modele me ndikimin e politikës në sistemin mediatik, shtrihet nga nivelet e strukturës dhe organizimit të medias, në nivelin e politikës editoriale dhe në procesin e raportimit për politikën. Muret mbrojtëse, që përmend Benson, në rastin e RTK-së, janë të dobëta dhe ato lejojnë depërtimin e ndikimit të politikës mbi transmetuesin, në nivelet e politikës editoriale dhe të raportimit. Politikanët arrijnë që të angazhojnë programin e transmetuesit publik në realizimin e qëllimeve të tyre dhe në periudha të caktuara ta bëjnë zëdhënës të tyre, 73 si rrjedhojë e instrumentalizimit që kanë arritur me kontrollimin e komponentëve që paraqesin parakushte për pavarësinë e tij: kontrollit mbi procesin e emërimeve të organit udhëheqës dhe mos përcaktimit të alternativës që ofron garanci për financim të pavarur dhe afatgjatë. Nga analiza e përmbajtjes së lajmeve në Televizionin e Kosovës, del se në periudha të rëndësishme për faktorët e fuqishëm politikë, edicionet e lajmeve shndërrohen në altoparlantë dhe në platformën kryesore për përcjelljen e qëllimeve të këtyre aktorëve tek publiku. Nëse në përgjithësi cilësia e lajmeve për shoqërinë moderne është indeks për organizimin e saj, 74 atëherë në rastin e Kosovës ajo pasqyrohet përmes modelit në të cilin institucionet shtetërore dhe subjektet politike me më shumë pushtet përpiqen që ta orientojnë median publike dhe funksionet e saj në drejtim të dobisë politike. 75 Në cilësinë e vendimmarrësve, faktorët politikë i kanë siguruar vetes hapësirën promovuese në programin informativ të RTK-së, duke i përcaktuar medias publike rregulla editoriale në bazë të të cilave ajo obligohet me aktet ligjore që të mbulojë rregullisht aktivitetet e tyre. Nën ndikimin e politikës mbi parametrat strategjik për 73 Benson, Hallin dhe Mancini, Russ Mohl të cituar në pjesën e parë të kapitullit. 74 Lippmann, W., Public opinion, Transaction Publishers, New Brunswick USA Schatz, H., cituar në: Uvod u znanost o medijima i komunikologiju, Zaklada Friedrich Ebert, Zagreb 2006, fq 58 45

46 funksionimin e saj dhe me rregullat editoriale që e kufizojnë misionin e saj të medias publike, RTK-ja në parim ka ndërtuar politika editoriale dhe mënyra raportimi, duke kombinuar elemente nga të tre modelet sipas Hallin dhe Mancinit. Për mënyrën e raportimit, RTK-ja ka deklaruar dhe ka miratuar në formën e dokumentit zyrtar për standardet profesionale, parimet e raportimit faktik, që burojnë nga Modeli Liberal, mirëpo praktika e zbatimit të tyre në rastin e RTK-së është sipërfaqësore dhe e ndikuar nga përfshirja e RTK-së në kuadrin e koncepteve politike. Modeli i raportimit është ngritur që në kohën e themelimit të saj sipas standardeve që kanë përcaktuar faktorët ndërkombëtarë për transmetuesin publik, në një mjedis shoqëror të pasluftës. Ai ka qenë në funksion të misionit të RTK-së, si media që i kontribuon konceptit politik për Kosovën si mjedis i karakterizuar nga tensione ndëretnike e politike dhe ku sapo kishte filluar ndërtimi i institucioneve demokratike, nën protektoratin e OKB-së. Karakteristikat e raportimit të vendosura në atë periudhë kanë mbetur të pandryshuara edhe në periudhat e mëvonshme, pavarësisht nga ndryshimi i rrethanave politike dhe shoqërore dhe nevoja e përshtatjes së raportimit të transmetuesit publik me to. Raportimi faktik që ka ngritur programi informativ i RTK-së, përgjithësisht bazohet në përcjelljen e mesazhit të përzgjedhur nga ngjarjet dhe aktorët pjesëmarrës në to, sipas hierarkisë së pozitave shtetërore, politike apo shoqërore. Objektiviteti dhe paanshmëria në modelin e raportimit në lajme ndërtohet mbi përfaqësimin në materialin për transmetim të palëve të përfshira, në rastet kur janë pjesëmarrëse në aktivitetin që mbulohet. Në rastet tjera, kronikat një burimore nga aktivitetet e përditshme të paralajmëruara politike, janë praktikë që zbatohet kryesisht për ngjarjet ku protagonistë janë krerët shtetëror dhe liderët kryesorë politikë. 76 Kjo mënyrë e raportimit është brenda konceptit të politikës editoriale të transmetuesit publik të Kosovës, që i jep prioritet informacionit për faktorët me pushtet dhe fuqi politike, por ajo e largon RTK-në nga misioni i transmetuesit publik që të shërbejë si forum ku qarkullojnë lirshëm idetë e shumëllojshme të faktorëve të ndryshëm shoqëror. Gazetari, sidomos ai që ngarkohet për mbulimin e çështjeve politike, 77 brenda kornizës editoriale, ka rolin e përcjellësit të mesazhit ndërmjet aktorëve tjerë të fuqishëm të komunikimit, por pa arritur që të shndërrohet në faktor të rëndësishëm në këtë proces. Gazetari i cili mbulon politikën në RTK, ndodhet në mes të interesave të ndryshme të faktorëve me ndikim dhe autonomisë profesionale, që formalisht ia garanton statusi i transmetuesit publik. Zhvillimi i strategjive pro-aktive në komunikimin me aktorët tjerë të komunikimit politik kufizohet brenda kornizave që ka ndërtuar media me këta faktorë dhe si e tillë cenon autonominë profesionale të gazetarit të transmetuesit publik. Roli i gazetarit të RTK-së brenda redaksisë dhe në raportin e kompanisë me aktorët tjerë, del i ngjashëm me atë të gazetarëve në modelin e Mesdheut, ku tradita e ndërhyrjes politike në media shtrihet në të gjitha nivelet e strukturës organizative dhe profesionale të saj. 76 Karakteristikat kryesore të raportimit dhe politikës editoriale të RTK-së, trajtohen gjerësisht në kapitullin IV. 77 Në organogramin dhe sistematizimin e vendeve të punës, RTK-ja nuk ka të përcaktuar pozitë gazetar i politikës dhe brenda redaksive të lajmeve përcaktimi i gazetarëve të cilët mbulojnë zhvillimet politike bëhet bazuar në vlerësimet e redaktorëve të redaksive dhe atyre përgjegjës të informacionit. 46

47 Radiotelevizioni i Kosovës, megjithatë është shembull i transmetuesit publik që ilustron kompleksitetin e përcjelljes së ndikimit politik përmes kreut të medias në nivelet profesionale të saj. Raporti i medias me politikën është përcjell me kundërshtime të brendshme dhe protesta të nivelit profesional ndaj politikave editoriale të përcaktuara nga niveli menaxherial i kompanisë. Kundërshtimet e tilla dalin si karakteristikë në vitet dhe përkojnë me periudhën e parë të funksionimit të RTK-së sipas ligjit të parë për transmetuesin publik, të miratuar nga parlamenti i shtetit të pavarur të Kosovës. Protestat e organizuara brenda medias kundër menaxhmentit të kompanisë dhe politikave editoriale të transmetuesit publik ilustrojnë përplasjen ndërmjet koncepteve të ndryshme për rolin dhe misionin që ka transmetuesi publik në sistemin mediatik të Kosovës. RTKja si media me rolin që t i shërbejë publikut vepron brenda një sistemi mediatik që në tërësinë e tij karakterizohet nga nivel i pjesshëm i lirisë së shtypit, për shkak të ndikimit që kanë faktorët jashtë mediatik, duke përfshirë politikën dhe grupet tjera të lidhura me politikën. Karakteristikat e përgjithshme të sistemit ndikojnë edhe mbi këtë media, edhe pse asaj i përshkruhet rol dhe mision i dallueshëm nga pjesët tjera përbërëse të sistemit. Ndikimi i sistemit mbi të është element që nuk mund të mos merret në shqyrtim gjatë trajtimit të pozitës së RTK-së në raportin me faktorët politikë dhe shkaqet e varësisë së saj nga këta faktorë, sepse me këtë ndikim është i lidhur kontributi që transmetuesi publik është i përcaktuar që të jap për demokracinë e një vendi. Duke qenë se pavarësia e transmetuesit publik është e rëndësishme për shkak të kontributit të tij në demokraci, 78 atëherë sistemi politik mbahet përgjegjës për t i siguruar transmetuesit publik parakushtet për të përmbushur misionet që ka. Mirëpo, ndërhyrja nga sistemi politik nuk mund të trajtohet si element i vetëm ndikues mbi nivelin në të cilin transmetuesi publik përmbush misionet shoqërore. Ashtu siç argumenton Hanretty, pavarësia e transmetuesit publik është e lidhur, por dallon nga presioni politik, ndërsa mungesa e presionit politik me kalimin e kohës është kusht i mjaftueshëm për pavarësinë, por jo i domosdoshëm. Përparësia e transmetuesit publik në procesin e arritjes së pavarësisë së tij dhe largimin nga ndikimi politik, është statusi i tij i veçantë në kuadër të sistemit mediatik dhe funksionet për t i shërbyer interesit shoqëror. Transmetuesit e vendeve të zhvilluara karakterizohen nga përkrahja e publikut, të cilën e arrijnë përmes përmbajtjes programore dhe përgjegjësisë e llogaridhënies ndaj publikut. Në rastin e Radiotelevizionit të Kosovës përmbajtja programore e bazuar në politikën editoriale që favorizon politikën dhe mungesa e mekanizmave jo politikë që mbikëqyrin veprimtarinë e saj, dalin si elemente që e distancojnë RTK-në nga publiku. Media publike e Kosovës i përgjigjet Kuvendit të Kosovës për veprimtarinë vjetore të saj, përderisa nuk ka ndonjë trupë tjetër të pavarur përmes së cilës do të vendoste komunikimin e dyanshëm me audiencën. Në këtë formë RTK-ja mbetet media masive që shërben si kanal komunikimi për përcjelljen e mesazheve, por e cila nuk bashkëvepron me marrësit e mesazhit. Moskomunikimi i transmetuesit publik me audiencën, reflektohet në perceptimin e audiencës për të si media që përfaqëson interesin e faktorëve politikë dhe jo interesin e përgjithshëm shoqëror. Anketat me qytetarë të zhvilluara për këtë studim nxjerrin në pah se lidhja e tërësishme me faktorët politikë dhe mos trajtimi në përmbajtjen programore të problemeve të qytetarëve, e bëjnë RTK-në media që nuk shihet si shërbim për publikun. Edhe ky 78 Hanretty C. Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, ISBN: , 2011, fq 19 47

48 element e klasifikon RTK-në në mesin e transmetuesve të modelit të Mesdheut, që gjen shtrirjen e tij edhe në transmetues të vendeve të rajonit të Ballkanit. Elementet e ngjashme me transmetuesit e këtyre vendeve megjithatë gjenden vetëm në mënyrën e funksionimit që është konsoliduar me kalimin e viteve dhe nuk burojnë nga procesi i transformimit të përgjithshëm të transmetuesve si rrjedhojë e ndryshimeve të sistemeve politike të këtyre vendeve. 79 Radiotelevizioni i Kosovës nuk ka kaluar procesin e reformimit nga transmetues shtetëror në publik dhe paraqet rast unik në rajon, pasi transmetuesi publik nuk ka dal si vazhdimësi e ish transmetuesit shtetëror. 80 RTK-ja është themeluar në kushte specifike në periudhën e pasluftës dhe juridikisht nuk konsiderohet pasardhëse e Radiotelevizionit të Prishtinës, edhe pse është e vendosur në objektet e RTP-së dhe ka angazhuar një pjesë të stafit të dikurshëm të saj. Ajo është themeluar nga ndërkombëtarët dhe me përfshirjen e unionit profesional të transmetuesve publikë evropian, si parakusht për zhvillimin e saj në media të mirëfilltë publike. Mirëpo, përcaktimi fillestar për të ngritur një media publike që i shërben një koncepti politik ndërkombëtar, në periudhat e mëvonshme është transformuar në kontroll të medias nga faktorët dhe nga pushteti politik kosovar. 79 Për krahasim shih: Hrvatska Radiotelevizija, O HRT-u, Radiotelevizija Srbije, Ko upravlja RTS-om? Radiotelevizija Crne Gore Istorija 80 Miftari, N., Starting from scratch: The role of media assistance in the establishment of independent media institutions in Kosovo, Democracy for development, ANALITIKA, Sarajevo / Prishtina 2013, _rrpp_kosovo_wp04_3dec2013_final_for_publishing.pdf 48

49 Kapitulli i dytë RTK MEDIA E PROTEKTORATIT PËR KOSOVËN Radiotelevizioni i Kosovës është media e krijuar nga protektorati i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në periudhën e menjëhershme të pas luftës në Kosovë. Ky fakt ofron mundësinë e trajtimit të zbatimit të modeleve të transmetuesve publikë, në një kontekst të veçantë historik dhe politik, në vendin pa status të definuar politik dhe si kompani mediatike e ngritur nga autoritete të huaja e jo nga institucione shtetërore. Transmetuesi publik shihej si media që me konceptin e përgjegjësisë shoqërore, siguron gjithëpërfshirjen dhe i kontribuon vendosjes së komunikimit ndërmjet komuniteteve, pas periudhës së gjatë të armiqësive. Me qëllimin e paracaktuar që të shërbejë si kanal komunikimi për shumetnicitetin, RTK-ja paraqitet si pjesë përbërëse e sistemit politik dhe mediatik, që ka ndërtuar UNMIK-u në periudhën e administrimit të Kosovës. E ngritur nën fuqinë e pushtetit politik të UNMIK-ut, por me përfshirjen e mekanizmave ndërkombëtarë profesionalë, RTK-ja paraqet modelin e medias që synonte të ndërtonte misioni civil ndërkombëtar në vendin e posa dal nga lufta dhe të përfshirë nga bumi mediatik 81. Autoriteti i UNMIK-ut, edhe në rastin e RTK-së, njëjtë si me institucione tjera që nga viti 1999, është shprehur përmes vendimeve dhe rregulloreve me fuqinë e ligjeve, si e drejtë e këtij misioni që buronte nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vendimet politike pasqyrojnë raportin që ka ndërtuar administrata e OKB-së me transmetuesin publik që në themelimin e tij, shtrihen në të gjitha fazat e zhvillimit deri në përfundimin e periudhës së protektoratit dhe reflektohen në funksionimin e RTK-së në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Raporti ka pësuar ndryshime, që e kanë burimin te procesi i bartjes graduale të përgjegjësive dhe kompetencave të UNMIK-ut tek institucionet e reja të Kosovës, por ai ka ruajtur karakteristikat e përgjithshme të vendosura në fillim për RTK-në, si në lëmin e strukturës organizative ashtu edhe të politikës editoriale. Parimet bazë dhe struktura programore e RTK-së e vendosur në atë periudhë, janë bartur edhe në periudhën e pas pavarësisë, prandaj shqyrtimi i zhvillimit të RTK-së gjatë protektoratit është i nevojshëm për të përcaktuar shkaqet dhe burimet e 81 Në fillimin e vjeshtës 1999 skena mediatike vlerësohej e mbushur me: 6 gazeta të përditshme, revista të ndryshme dhe rreth 40 stacione të radios, por me mangësinë në këtë skenë të televizioneve. Deri në fillim të vitit 2000, rreth 24 projekte televizive prisnin për licenca, apo pajisje për të filluar punën. Shih: Thompson, M., International Assistance to Media. A report to the OSCE representative on Freedom ofthe Media, Vienna 2000, Ndëkohë, një vit pas luftës, në Kosovë kishte mbi 100 transmetues, rreth 10 gazeta ditore, disa javore, dhjetëra dy javore dhe publikime tjera mujore. Shih: Berisha, I., Media Ownership and its impact on media independence and pluralism, 49

50 formës së përfaqësimit politik dhe raportit të tërësishëm ndërmjet transmetuesit dhe politikës pas 2008-ës Nga plani për ringjalljen e RTP-së në themelimin e RTK-së Themelimi i transmetuesit publik të Kosovës lidhet me realitetin specifik historik dhe politik, të muajve të parë të protektoratit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ndërhyrja ushtarake në Kosovë, e njohur si lufta e parë humanitare e NATO-s, i kishte dhënë fund periudhës së okupimit nga regjimi i Millosheviqit dhe kishte hapur rrugën për zhvillimin e institucioneve të reja, por nën autoritetin e misionit të OKB-së. Kompetencat që buronin nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 82 i jepnin UNMIK-ut dhe shefit të tij mundësinë dhe përgjegjësitë që të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin e këtyre institucioneve të periudhës kalimtare, të njohura më vonë si institucione të përkohshme të qeverisjes. Në pikën 10 të kësaj rezolute, Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizonte Sekretarin e Përgjithshëm, që me ndihmën e organizatave të tjera relevante ndërkombëtare, të krijonte një prani civile ndërkombëtare në Kosovë në mënyrë që të vendoste një administratë të përkohshme për Kosovën nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzonte autonomi përmbajtjesore në kuadër të RFJ-së, 83 dhe e cila do të siguronte administrim kalimtar gjersa themelonte dhe mbikëqyrte zhvillimin e institucioneve të përkohshme demokratike vetëqeverisëse për të siguruar kushte për një jetë normale dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës. Shefi i UNMIKut 84 e ka adresuar çështjen e autoritetit që i jepte rezoluta 1244 që në rregulloren e parë me fuqinë e ligjit sipas rregullave të protektoratit, të shpallur më 25 korrik UNMIK/REG/1999/1, në seksionin e parë, për autoritetin e administratës së përkohshme përcaktonte që: I gjithë autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, përshirë gjyqësorin i bartej UNMIK-ut dhe ushtrohej nga përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm. 85 Me këtë pushtet, shefi i UNMIK-ut shndërrohej në autoritetin kryesor vendimmarrës në fushën legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Ashtu siç vlerësojnë ekspertë të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë fazës së parë të sundimit ndërkombëtar nga përfaqësuesi special i OKB-së (PSSP), Bernard Kouchner, aktorët kosovarë kryesisht kishin fuqinë e konsultimit. 86 Në lëmin e mediave, marrja e kontrollit të të gjitha funksioneve shtetërore përfshinte edhe menaxhimin e aparatit shtetëror radioteleviziv dhe 82 Rezoluta 1244 është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 10 qershor 1999, pas fushatës 78 ditëshe të sulmeve ajrore të NATO-s dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Që nga miratimi i saj rezoluta 1244 u bë dokumenti themelor mbi të cilin u rregullua sfera publike në Kosovë. 83 Republika Federative e Jugosllavisë 84 Bazuar në pikën 6 të rezolutës 1244, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së emëroi diplomatin brazilian Sérgio Vieira de Mello si shef të parë të UNMIK-ut, mirëpo ai ka qëndruar në atë pozitë për vetëm rreth 1 muaj. Pasardhësi i tij, francezi Bernard Kouchner mori detyrën më 15 korrik 1999 dhe shërbeu deri më 12 janar të vitit shikuar për herë të fundit më: 20 shkurt Weller, M., Shtetësia e kontestuar, KOHA, Prishtinë

51 ushtrimin e pushtetit rregullator që lidhet me to. 87 Mirëpo, në një mjedis të karakterizuar nga mosmarrëveshjet ndërmjet faktorëve politikë shqiptarë dhe tensioneve ndëretnike në raport me pakicën serbe, 88 vendosja e kontrollit dhe pushtetit rregullativ në sistemin mediatik, është shoqëruar me mosmarrëveshje në të dyja nivelet: në raportin e UNMIK-ut me mediat që kishin nisur apo prisnin të fillonin funksionimin në Kosovë dhe ndërmjet instancave ndërkombëtare që vepronin si pjesë përbërëse e misionit të OKB-së. 89 Mospajtimet në nivelin e zyrës së shefit të UNMIK-ut dhe kreut të shtyllës së tretë të misionit (OSBE-së), lidheshin me ndarjen e kompetencave dhe mënyrat e rregullimit të sistemit të mediave, duke përfshirë çështje të autoritetit përgjegjës për dhënien e licencave, emërimeve në krye të Komisionit të Përkohshëm për Media dhe mënyrës së rregullimit të kodeve të sjelljes së mediave 90. Propozimet e zyrtarëve të UNMIK-ut për vendosjen e kodit të sjelljes së mediave janë kundërshtuar si nga misioni i OSBE-së ashtu edhe nga përfaqësuesit e mediave në Kosovë, të cilët kanë përkrahur sistemin e vetrregullimit dhe e kanë cilësuar imponim vendosjen e kodit të sjelljes nga UNMIK-u. Megjithë kundërshtimet e mediave në Kosovë, gjatë vitit 2000, UNMIK-u ka nxjerr rregullore të cilat kanë paraparë sanksione për mediat, sidomos në rastet kur autoritetet ndërkombëtare mund të vlerësonin se mediat nxisin urrejtje dhe mungesë tolerance. 91 Në raportet ndërkombëtare theksohet se konfuzioni dhe mospajtimet për kontrollin mbi rregulloret për mediat ka qenë pengesë e madhe jo vetëm për mediat lokale në gjetjen e një kornize të qartë legale, por ka ndikuar edhe mbi çështjen e transmetuesit publik. 92 Në një mjedis të tillë të pasluftës, UNMIK-u synonte ngritjen e një transmetuesi publik, që do të shërbente si media publike, por ashtu siç e karakterizon Prof. Dr. Rrahman Paçarizi: UNMIK, përmes OSBE-së, ka bërë një punë shumë të rëndësishme me rastin e themelimit të Radiotelevizionit të Kosovës, mirëpo këtu ka pasur një hile, sepse janë përpjekur të ndërtojnë një medium publik që nuk ka paradigmë nacionale. Mediumi i tillë 87 Sullivan, S, Restructuring the media in post-conflict societes, Kosovo, Cardozo online journal of conflict resolution, A Background Paper for the UNESCO World Press Day Conference in Geneva May 2000, 88 Shih: Madeleine, A., Zonja sekretare; Capusella, L.A., Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan, Cohen J. Lenard, Living an illusion: political transition in Kosovo etj. 89 Puna e UNMIK-ut ishte e ndarë në katër lëmi të njohura si shtylla ( pillars ): shtylla e parë policia dhe drejtësia; shtylla e dytë administrimi civil; shtylla e tretë demokratizimi dhe ngritja e institucioneve dhe shtylla e katërt rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik. Dy shtyllat e para udhëhiqeshin nga OKB-ja, e treta nga OSBE-ja dhe e katërta nga Bashkimi Evropian. Të gjitha bashkëpunonin dhe i përgjigjeshin Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë. 90 Thompson, M., International Assistance to Media. A report to the OSCE representative on Freedom of the Media, Vienna 2000, 91 UNMIK/REG/2000/4 on the Prohibition Against Inciting to National, Racial, Religious or Ethnic Hatred, Discord or Intolerance; UNMIK/REG/2000/36 on the licensing and regulation of the broadcast media in Kosovo; UNMIK/REG/2000/37on the conduct of the print media in Koosovo 92 How to build Public Broadcast in Post-Socialist Countries, Experiences and Lessons learnt in the former Yugoslav Area, Case studies. d) Kosovo, Medienhilfe, Zurich 2002, 51

52 është shumë heterogjen dhe nuk siguron koherencë veprimi dhe kohezion të zhvillimit të politikave editoriale. 93 Edhe zyra e shefit të UNMIK, edhe shtylla e tretë e kësaj administrate, OSBE-ja, që në korrik të vitit 1999, kanë deklaruar qëllimin e njëjtë për zhvillimin e një transmetuesi me karakteristikat e medias që bart konceptin e tyre, por me qasje të ndryshme. Krijimi i transmetuesit fillimisht parashihej si rezultat i procesit të transformimit të Radiotelevizionit të Prishtinës, si media që për shqiptarët barte në vete traditën e zhvillimit të sistemit radioteleviziv në Kosovë, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në fillim të viteve të 90-a të shekullit XX, RTP-ja ishte përfshirë në masat represive për suprimimin e autonomisë së Kosovës nga ana e regjimit të Millosheviqit dhe ishte shndërruar në mjet propagande për politikat anti shqiptare. 94 Më 5 korrik 1990, forcat policore kishin larguar me dhunë nga ndërtesat e televizionit dhe të radios punonjësit shqiptarë. Në korrikun e vitit 1999, OSBE-ja parashihte transformimin e këtij institucioni në transmetues të mirëfilltë publik, në mënyrë graduale dhe si masa të përkohshme propozonte krijimin e një shërbimi emergjent për transmetimin e informacioneve të rëndësishme nga UNMIK-u. 95 Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner paralajmëronte se transmetimi do të riniste së shpejti, përmes një plani për ringjalljen e RTP-së. Edhe pse nuk përmendte propozimet e OSBE-së, Kouchner nuk e përjashtonte këtë mekanizëm nga procesi, përkundrazi e shpallte si udhëheqëse të procesit, që qëllim përfundimtar do të kishte krijimin e RTP-së moderne, me staf dhe menaxhment profesional kosovar. 96 Ngutja në adresimin e çështjes së RTP-së nga ana e shefit të UNMIK-ut, që në javën e parë të mandatit, del e ndikuar edhe nga kërkesat e punëtorëve shqiptarë të RTP-së për t u kthyer në vendet e tyre të punës. Por, UNMIK-u, përmes shtyllës së OSBE-së, ka marrë në konsideratë vetëm pjesërisht kërkesat e grupeve të punëtorëve, duke i përfshirë ato në konceptin për ngritjen e transmetuesit që do të shërbente si rele për programet informative publike të UNMIK-ut dhe si bërthamë për transmetuesin e ardhshëm publik. 97 Në fillim të korrikut, grupe të punëtorëve ishin mbledhur para objektit të Radio Prishtinës dhe të shoqëruar nga ushtarët e KFOR-it kishin vizituar për kohë të shkurtër objektin nga ku ishin larguar me dhunë para 9 vjetësh dhe ku u ishte thënë se do të ktheheshin së shpejti Intervistë me Prof. Dr. Rrahman Paçarizi 94 Shih: Dujaka, E., Vitet e Rilindjes, Jalifat Publishing-Houston, Faik Konica- Prishtinë, Thompson, M., International Assistance to Media. A report to the OSCE representative on Freedom of the Media, Vienna 2000, 96 UNMIK/PR/13, 21 July 1999, shikuar për herë të fundit më: 20 qershor International Assistance to Media. A report to the OSCE representative on Freedom of the Media. 98 Nga bisedat me ish punonjës të RTP-së, pjesëmarrës në tubimin e 5 korrikut 1999 te ndërtesa e Radio Prishtinës. 52

53 Brenda muajit, UNMIK-u ka dal me strategjinë për shndërrimin e RTP-së në transmetues publik, sipas konceptit ndërkombëtar dhe nën mbikëqyrjen e OSBE-së. Deri në shtator 1999, bazuar në këtë koncept, kanë filluar programet e kufizuara në dy orë transmetimi në radio dhe në televizion. Fillimisht, më 28 korrik 1999, me emërtimin radio Prishtina e re, është lansuar programi radiofonik, i udhëhequr nga një drejtor shqiptar amerikan, që zyrtarisht konsiderohej staf ndërkombëtar, ndërsa shumica e të angazhuarve në grupin e parë ishin punëtorë nga radio Prishtina e dikurshme. Në transmetimin televiziv zgjidhja ka qenë më e ndryshme pasi ndërkohë, në proces është përfshirë Unioni Evropian i Transmetimit (EBU) si trupë profesionale ndërkombëtare si dhe për shkak të tërheqjes së UNMIK-ut nga paralajmërimi për ringjalljen e RTP-së. Komunikata e UNMIK-ut për fillimin e transmetimit radiofonik është dokumenti i fundit i gjetur në arkivën e kësaj administrate, në të cilën përmendet RTP-ja. Nga ky paralajmërim është kaluar në themelimin e shërbimit emergjent televiziv satelitor, me përshirjen e EBU-së dhe nën autoritetin e UNMIK/OSBE-së, si media e re ashtu siç e përshkruan Dr. Ferid Selimi, e jo si vazhdimësi e RTP-së: RTK është themeluar në vitin 1999 dhe si medium është i ri. Sipas dokumentacionit ligjor, RTK nuk ka të bëjë me RTP-në e atëhershme. Ani se është vendosur në hapësirat e RTP-së. Ani se ka punësuar ish punëtorë të RTP-së, por nuk është vazhdimësi e RTP-së... Janë aktet ligjore, ato që e sqarojnë këtë gjë. 99 Në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe EBU-së, që konsiderohet dokumenti themeltar i transmetuesit publik të Kosovës, 100 vihen kornizat organizative dhe editoriale të transmetuesit publik të Kosovës, si media e re dhe jo si pasardhëse e RTP-së. EBU-së i jepeshin kompetenca të gjera për fazën e parë të zhvillimit të medias që përcaktohet si transmetues i pavarur i shërbimit publik me emërtimin Radiotelevizioni i Kosovës: EBU do të mbikëqyr dhe menaxhojë operacionet e Radiotelevizionit të Kosovës (në të ardhmen RTK), zgjerimin e tyre me përfshirjen e të dyjave: radios dhe televizionit dhe do ta zhvillojë atë si transmetues të pavarur i shërbimi publik, për radio dhe televizion. Shërbimi radioteleviziv do të ofrojë programe të informacionit, edukimit dhe argëtimit për popullsinë e Kosovës. 101 Memorandumi i Mirëkuptimit ka zyrtarizuar veprimtarinë e transmetuesit publik, që si projekt emergjent kishte nisur transmetimin që në vitin Më 19 shtator 1999 ka filluar programi dy orësh televiziv satelitor me emërtimin Televizioni i Kosovës, ndërsa Radio Prishtina e Re ka ndërruar emërtimin në Radio Kosova, më 1 nëntor Në këtë strukturë organizative të transmetuesit, emërtimi Radiotelevizion i Kosovës reflektonte misionin dhe funksionet e medias që i përcaktohej roli për t i shërbyer gjithë popullatës në territorin e Kosovës. Ky rol i saj, në fazën emergjente udhëhiqej nga menaxhmenti ndërkombëtar, por ushtrohej nga stafi kosovar, që përbëhej nga gazetarët e rinj dhe nga 99 Intervistë me Dr. Ferid Selimi 100 Shih faqen zyrtare të RTK-së në internet Memorandum of Understanding between the Organization for Security and Cooperation in Europe mission in Kosovo and the European Broadcasting Union, neni 2. Shih: Aneks 1 53

54 ish punonjës të RTP-së. 102 Problemi kryesor për ish punonjësit e RTP-së ishte përshtatja me teknologjitë e reja, duke marrë parasysh vitet e shkëputjes nga puna. Ashtu siç vlerëson gazetari dhe redaktori Azem Brovina, muajt e parë ishin periudhë e përshtatjes me kushtet e reja në procesin e punës, në median që kjo kategori e punëtorëve e konsideronte vazhdimësi e Radio Prishtinës: Drejtori Agim Fetahu, na ka dhënë vetëm një javë kohë për të mësuar teknikat e punës me kompjuter dhe ka kërkuar largimin e përhershëm nga përdorimi të makinave të dikurshme të shkrimit. Në muajt e parë, lajmet i siguronim nga gazetarët e paktë që kishte Radio Kosova. Shërbeheshim edhe me informacione nga emisione të lajmeve të radiove të ndryshme ndërkombëtare dhe të mediave tjera... Medias, emrin mund t ia ngjitesh si të duash, por unë e kam përjetuar si vazhdimësi të punës në Radio Prishtinë e jo si fillim në një vend të ri pune. 103 Derisa emri nuk kishte ndikim në perceptimin e punonjësve të RTP-së për RTK-në, parimet editoriale të përcaktuara me Memorandumin e Mirëkuptimit, paraqitnin koncepte të reja, jo vetëm për këtë media por edhe për sistemin mediatik që po ndërtohej në një vend, ku lufta kishte përfunduar vetëm disa muaj më parë. Të ishe pjesë e stafit gazetaresk dhe editorial të RTK-së, nënkuptonte që të veprosh në median që po ngritej nga autoritete të protektoratit, të cilat ishin në funksion të realizimit të qëllimit kryesor të ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë, që ishte krijimi i Kosovës shumetnike Koncepti i shumetnicitetit në transmetuesin publik Multietniciteti (shumetniciteti) është koncept i ri politik, zbatimi i të cilit në sistemin mediatik të Kosovës, i është përcaktuar Radiotelevizionit të Kosovës. Qëllimi për të ndërtuar një transmetues për Kosovën, që do t i shërbejë këtij koncepti, paraqet kërkesën kryesore të faktorëve vendimmarrës politikë në memorandumin me Unionin Evropian të Transmetimit. Në aktin themeltar të RTK-së, bashkërendimi me interesat dhe konceptet politike të protektoratit, ka rezultuar me zgjidhje të kompromisit për akomodimin e parimeve mbi të cilat funksionojnë transmetuesit publikë me konceptet politike që zbatonte UNMIK-u. Në Memorandumin e Mirëkuptimit janë ndërthurur dispozitat që transmetuesit i caktonin rolin e dyfishtë: të vendos standardin e medias që është shërbim transmetues për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe t i shërbejë politikës zyrtare. Që në nenin e parë të këtij dokumenti, transmetuesi i pavarur publik definohej si: Shërbim transmetimi i bazuar në rekomandimet e Këshillit të Evropës, në interes të të gjithë kosovarëve, përfshirë bashkësitë e ndryshme nacionale dhe në mënyrën që 102 Deri në shkurt të vitit 2000, numri i punonjësve të RTK-së ka arritur në rreth 100, shumica prej të cilëve ish punonjës të RTP-së. Shih: Thompson, M., International Assistance to Media. A report to the OSCE representative on Freedom of the Media. 103 Intervistë me Azem Brovinën, gazetar dhe redaktor i Radio Prishtinës nga viti 1970 dhe i Radio Kosovës nga viti 1999 deri në vitin Cohen J. L., State building before statehood, Kosovo s evolution from an interim polity to conditional independence, Interim governments Institutional bridges to peace and democracy? United States Institute of Peace Press, Washington 2007, fq

55 mbështeste dhe promovonte objektivat politike të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të zbatuara nga UNMIK-u. 105 Me këtë rol që i përcaktonte RTK-së, pushteti politik ndërkombëtar vendoste kornizat e modelit të mediave që synonte të instalonte në Kosovën e administruar nga OKB-ja dhe të cilën do ta realizonte përmes transmetuesit publik. Nga EBU kërkohej që të siguronte se përmbajtja programore do të reflektonte grupet e ndryshme kulturore dhe religjioze dhe do të ishte në linjë me rezolutën Edhe pse dokumenti i referohet fazës emergjente për ngritjen e transmetuesit publik, këto përcaktime paraqesin bazën e modelit të përfaqësimit programor të pakicave në transmetimin radioteleviziv publik, në fazat e ardhshme të protektoratit dhe në legjislacionin e institucioneve kosovare. Për radion, memorandumi ofronte zgjidhjen që UNMIK-u e kishte modeluar përmes radiostacionit Blue Sky, si projekt i tij, i krijuar paralelisht me transmetuesin publik, në tetor të vitit Ajo ishte konceptuar si radio shumetnike, në të cilën UNMIK-u mbante përgjegjësinë editoriale për programin që prodhohej nga stafi i gazetarëve kosovarë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. 106 UNMIK-u e kishte deklaruar si shërbim publik të radios, që synonte promovimin e zhvillimit të mediave të pavarura, pluraliste dhe të përgjegjshme. Radio ishte krijuar me fonde të qeverisë zvicerane, ndërsa në Memorandumin e Mirëkuptimit parashihej që kanali i dytë i radios publike të korrespondojë me atë të Radios Blue Sky 107 dhe në kuadër të këtij koncepti, ajo është bërë pjesë e transmetuesit publik më 1 shtator të vitit 2000, duke sjell aty të pandryshuar edhe programin në gjuhën serbe. 108 Në televizion, programet në gjuhët e pakicave janë zhvilluar gradualisht fillimisht si emisione të lajmeve e pastaj si programe të zgjeruara, 109 duke e profilizuar RTK-në në mesin e institucioneve të para publike në Kosovën e pasluftës që kultivonte multietnicitetin. Transmetuesi publik që nga themelimi i tij konceptohej si media e dallueshme në sistemin e mediave pasi përmes statusit të saj i përcaktohej roli për gjithpërfshirjen në program të kategorive shoqërore. RTK në cilësinë e shërbyesit publik ka për obligim të ndajë kohë për të gjitha grupet shoqërore, në mënyrë që ata të shfrytëzojnë të drejtën e komunikimit me këtë shërbyes, qoftë në mënyrë aktive e qoftë në mënyrë pasive, e veçmas për minoritetet që jetojnë në Kosovë. Transmetuesi publik, RTK, ka për obligim të vendos ekuilibër mes skemës 105 Memorandum of Understanding between the Organization for Security and Cooperation in Europe mission in Kosovo and the European Broadcasting Union, neni UNMIK/PR/60, 1 October 1999, Memorandum of Understanding, neni 15, Shërbimi i radios. 108 Që në vitin 1999 Radio Kosova transmetonte program edhe në gjuhën turke. Në vitin 2005 radio ka nisur me programin në gjuhën boshnjake dhe në vitin 2006 me programin në gjuhën rome. 109 Në vitin 2000 në TVK filloi transmetimi i magazinës informative në gjuhën serbe si plotësim i lajmeve ditore në këtë gjuhë si dhe lajmet dhe magazina informative në gjuhën turke. Në vitin 2001filloi transmetimi i lajmeve në gjuhën boshnjake, ndërsa në vitin 2002 edhe magazina informative javore në këtë gjuhë. Në vitin 2003 televizioni filloi me transmetimin e magazinës javore në gjuhën rome. Shih: 55

56 programore me interes të përgjithshëm dhe programeve të veçanta, të cilat i plotësojnë nevojat e shikuesve-dëgjuesve të ndryshëm. 110 Me obligimet legale për krijimin e hapësirës së transmetimit për pakicat dhe me standardet editoriale për promovimin e pajtimit ndëretnik, RTK-ja bëhej kanali përmes së cilit UNMIK-u realizonte kulturën e re mediatike në periudhën kur mediat tjera kundërshtonin masat që i cilësonin të imponuara me rregulloret për mediat. Ky model konsistonte në qasjen pozitive dhe promovuese si dhe në shmangien e çfarëdo deklarimi, që nga palët do të mund të konsideroheshin gjuhë e nxitjes, apo e urrejtjes. Politika editoriale e ngritur mbi këto parime shndërrohej në komponent mediatik në procesin e realizimit të strategjisë ndërkombëtare për vendosjen e komunikimit me dhe ndërmjet komuniteteve etnike, pas periudhës së armiqësive. Por, njëkohësisht media vendosej si aktor me rol komunikimi në kuadër të një procesi ku aktorët e tjerë vendimmarrës kishin interesa diametralisht të kundërta me njëri tjetrin dhe manifestonin mungesë tolerance në mjedisin e pasluftës. Ashtu siç thotë njëra nga gazetaret e programit në gjuhën serbe, në vitet e para, nuk ka qenë e lehtë që të përshtatej politika editoriale me gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë. Ajo evidenton dy elemente kryesore që vështirësonin përshtatjen: Ka qenë e vështirë për redaksinë që të përshtatemi duke marr parasysh se ne ishim radio e RTK-së dhe duke marr parasysh se audienca jonë ishte serbe dhe e kthyer me sytë dhe zemrën nga Beogradi. 111 Pavarësisht nga vështirësitë, nën autoritetin e pushtetit politik të UNMIK-ut, programet e komuniteteve janë bërë pjesë e përhershme e strukturës organizative dhe programore të transmetuesit publik të Kosovës. Bazuar në parimet nga Memorandumi i Mirëkuptimit, me aktin pasues legal për RTK-në është detajizuar hapësira që duhej të zinin në programin e tërësishëm dhe rregullat për shpërndarjen gjuhësore të programit të radios dhe të televizionit. Transmetuesi publik obligohej që të ofronte mbulim prime time të lajmeve, prej të cilave jo më pak se 15 % do të ishin në gjuhët e komuniteteve tjera në Kosovë, nga gjuha e komunitetit shumicë. 112 Pavarësisht kritikave se thyerja programore që ndodhte në prime time të programit në gjuhën shqipe, segmentonte audiencën duke larguar atë shqiptare dhe njëkohësisht duke arritur që me vështirësi të tërhiqte audiencën e pakicave, kjo skemë ka mbetur e pandryshuar Kërkesa e imponuar nga ana e UNMIK-ut është bartur në ligjin e parë për RTK-në të vitit 2006, kurse në ligjin e vitit 2012, kjo kërkesë është zgjeruar, duke përfshirë provizionet nga plani i Ahtisarit për kanal të veçantë në gjuhën serbe në kuadër të RTK-së. 113 Roli i faktorëve ndërkombëtarë ka ndryshuar nga vendimmarrëse në mbikëqyrëse të zbatimit të standardeve të përcaktuara për përfaqësimin e pakicave në programin e RTK-së, por duke ruajtur në vijimësi konceptin e shumetnicitetit për këtë institucion. Vet RTK-ja i ka 110 Selimi, F., Transmetuesi publik, JEHONA, Prishtinë 2016, fq Rexha, Gj., Multietniciteti si komponent programor në radion publike në Kosovë, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë 2015, fq UNMIK/REG/2001/13, Kapitulli II, seksioni 1, pika 1.3 c dhe e, 15 qershor Kanali RTK 2 funksionon si njësi e veçantë në kuadër të RTK-së dhe transmeton program vetëm në gjuhën serbe. 56

57 deklaruar këto programe si pjesë të obligimeve që dalin nga statusi i saj dhe me realizimin e të cilave pasurohet përmbajtja programore: 114 Programi ynë multietnik është një element i fuqishëm i asaj që e bën RTK-në një projekt të suksesshëm. RTK-ja është transmetues për Kosovën. Ne transmetojmë në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe boshnjake, sepse besojmë në një Kosovë ku duhet të kultivohet llojllojshmëria etnike dhe religjioze. E kaluara nuk mundet dhe nuk duhet të harrohet, por ajo duhet gradualisht t'ia lëshojë rrugën të ardhmes përplot shpresa për një përparim të përbashkët. RTK-ja është pjesë e këtij procesi. 115 Këto programe burojnë nga vendimet për zhvillimet politike dhe në vijimësi kanë dal si kërkesa të vendimmarrësve politikë dhe si të tilla, ato janë komponent programor që reflekton ndikimin e politikës mbi përcaktimin e rolit dhe funksioneve të transmetuesit publik, i cili vihet në pozitën e zbatuesit të strategjisë së caktuar politike. Në rastin e RTK-së, programet e komuniteteve, paraqesin vetëm njërin nga komponentët që i përcakton politika, pasi që lidhja e transmetuesit me vendimmarrjen politike, që në vitet e para të funksionimit, është konsoliduar edhe në komponentët tjerë që përkufizojnë zhvillimin strategjik të medias publike, pavarësisht nga ndërrimi i faktorëve dhe pushtetit politik Kosovarizimi i RTK-së Realizimi i plotë i projektit për kompaninë mediatike të cilës i është përcaktuar roli për t i shërbyer tërë popullatës së Kosovës, është formësuar në kuadër të procesit të bartjes së pjesshme të pushtetit të UNMIK-ut tek institucionet e reja kosovare. Procesi i kosovarizimit ka ndryshuar strukturën organizative të transmetuesit, përmes reduktimit të menaxhimit dhe pranisë ndërkombëtare në organet udhëheqëse, por duke rezervuar për UNMIK-un vendimet përfundimtare për çështjet e zhvillimit strategjik të RTK-së. Procesi i bartjes së kompetencave menaxheriale, është përqendruar në çështjen e emërimit të organeve drejtuese, mënyrës së financimit dhe në përcaktimin e parimeve editoriale për përfaqësimin politik në informacionin e RTK-së. Rreth dy vjet pas fillimit të transmetimit nga RTK-ja, shefi i UNMIK-ut, ka miratuar rregulloren përmes së cilës zyrtarisht është themeluar Radiotelevizioni i Kosovës. Rregullorja 2001/13, e shpallur më 15 qershor 2001, përkon me periudhën kur pritej të përmbyllej zyrtarisht periudha e caktuar për menaxhimin ndërkombëtar dhe si e tillë paraqiste bazën legale për kalimin nga faza emergjente në zhvillimin e RTK-së si kompani mediatike me statusin e transmetuesit publik. Rregullimi i bazës legale për RTK-në, megjithatë nuk paraqet rast të veçuar në realitetin politik të vitit Pas dy vjetësh të sundimit ndërkombëtar nga ana e shefit të UNMIK-ut, ajo periudhë përkonte me fillimin e fazës tjetër të protektoratit gjatë së cilës pushteti ndahej me institucionet që do të dilnin nga zgjedhjet e para parlamentare. 116 Rregullorja 2001/13 reflektonte këtë kontekst politik, në dispozitat e saj 114 Shih: raportet vjetore të RTK-së, në Raporti vjetor i RTK-së për vitin 2001, i publikuar në faqen në internet të RTK-së, Shefi i UNMIK Hans Haekkrup, më 15 maj 2001 kishte shpallur rregulloren për hyrjen në fuqi të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme që parashihte krijimin e institucioneve qendore të 57

58 ku prioritet i jepte rolit të UNMIK-ut në emërimin e organit udhëheqës të RTK-së dhe në procesin e llogaridhënies së transmetuesit ndaj këtij misioni. Rregullorja ruante praninë ndërkombëtare në organin udhëheqës të RTK-së, që parashihej të themelohej, duke përcaktuar përbërjen e tij prej 6 kosovarëve dhe 3 të huajve. Kompetenca e rezervuar e UNMIK-ut për vendimmarrje rreth RTK-së realizohej në këtë organ, përmes të drejtës për emërim të të gjithë anëtarëve, vetëm nga ana e shefit të UNMIK-ut, duke marr në konsideratë vetëm rekomandimet e zëvendësit të përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm për ndërtimin e institucioneve, që ishte shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë. 117 Emërimi e jo zgjedhja si dhe përqendrimi i të drejtës për vendime rreth organit kryesor të transmetuesit publik, tregonte se UNMIK-u ishte vetëm në fillim të fazës së bartjes së përgjegjësive për median publike tek kosovarët dhe se për RTK-në po zbatonte model të transmetuesit të lidhur ngushtë me pushtetin politik. Përqendrimi i të drejtës për emërim të organit kryesor udhëheqës të RTK-së vetëm tek dy institucione politike vendimmarrëse, edhe pse pas një procesi të konsultimeve nga ana e shefit të OSBE-së me faktorë jashtë politikës, paraqiste instrumentin përmes të cilit pushteti politik ndërkombëtar në Kosovë ushtronte ndikimin mbi median që e kishte themeluar vet, por që e deklaronte shërbim publik të Kosovës. Megjithatë, si hap i parë drejt kosovarizimit të vendimmarrjes për RTK-në, rregullorja e bëri transmetuesin me bordin e udhëhequr nga një shqiptar dhe me drejtorin e parë të përgjithshëm, i cili po ashtu ishte shqiptar. 118 Në procesin e llogaridhënies nga ana e transmetuesit, UNMIK-u i ndante kompetencat me mekanizmat kosovarë, pasi bordi ishte i obliguar që pas konsultimeve me drejtorin e përgjithshëm, të përgatiste dhe të paraqiste tek Këshilli Tranzitor i Kosovës 119 dhe tek përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, brenda dy muajsh nga përfundimi i çdo viti kalendarik, raportin vjetor, me detajet për situatën financiare të RTK-së, oraret programore, politikën editoriale dhe aktivitetet vjetore, përfshirë informacionet për përmbushjen e mandatit të definuar të RTK-së, inter alia, sipas parimeve udhëzuese të shërbimit transmetues publik të përcaktuara në seksionin 1.3 të rregullores. 120 Duke përfshirë në procesin e llogaridhënies së transmetuesit edhe zbatimin e parimeve editoriale, lidhja ndërmjet politikës dhe medias përhapej nga niveli udhëheqës menaxherial në nivelin profesional të saj si dhe në politikën editoriale. Baza ligjore e UNMIK-ut u siguronte aktorëve politikë ndërkombëtarë dhe institucioneve të reja vetëqeverisëse në Kosovë, përfaqësim promovues në programin e medias publike, duke obliguar RTK-në që t i jepte përparësi në informacionin e saj mbulimit të aktiviteteve politike të faktorëve ndërkombëtarë dhe atyre kosovarë. Edhe pse në themelin e modelit të raportimit vendoseshin parimet e paanshmërisë, pavarësisë dhe objektivitetit, 121 ato Kosovës, përgjegjësitë e rezervuara për PSSP-në etj. Zgjedhjet e para parlamentare janë mbajtur më 17 nëntor UNMIK/REG/2001/13, Kapitulli III, Seksioni 4, Pika Kryetar i parë i bordit të RTK-së ka qenë Adem Demaci, ndërsa drejtor i përgjithshëm Agim Zatriqi. 119 Këshilli Tranzitor i Kosovës ishte organ i përbërë nga përfaqësues politikë të Kosovës, deri në formimin e Kuvendit të Kosovës. 120 UNMIK/REG/2001/13, Kapitulli III, Seksioni 3, pika 3.4, 15 qershor Po aty, Kapitulli II, seksioni 1, pika 1.3 a 58

59 shoqëroheshin me obligimin për mbulim të përshtatshëm për mbledhjet ( takimet ) e organeve kryesore vendimmarrëse politike. 122 Çështja e përkufizimit të mbulimit të përshtatshëm, paraqitet si veçanërisht e rëndësishme për shkak të interpretimit që i kanë bërë dhe qasjes që kanë ndjekur ndaj RTK-së faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë, por edhe organet e përkohshme të qeverisjes vendore në Kosovën e administruar nga UNMIK-u. Për të përmbushur këtë kërkesë, RTK-ja ishte e obliguar që të transmetonte drejtpërdrejt, ose të mbulonte gjerësisht veprimtaritë e UNMIK-ut, faktorëve tjerë ndërkombëtarë, Këshillit Tranzitor të Kosovës dhe nga viti 2002 seancave të Kuvendit të Kosovës, por edhe veprimtari të tjera të liderëve të veçantë politikë. Duke zbatuar këtë kërkesë ligjore dhe duke vazhduar me parimet e përcaktuara që në fillimin e veprimtarisë për program që promovonte objektivat politike, në një mjedis shoqëror të politizuar të viteve të para të pasluftës, RTK-ja kultivoi gazetarinë dhe raportimin protokollar, në formën siç e përshkruan nga gazetarët i cili mbulonte zhvillimet politike në televizion, në periudhën e protektoratit: RTK-ja zbatonte praktikën e raportimit për zhvillimet politike që bazohet kryesisht në deklaratat e politikanëve, si mënyrë për të arsyetuar objektivitetin dhe raportimin e balancuar. Raportimi ishte i thjeshtë dhe ngrihej mbi përgjigjet në pyetjet themelore: kush, ku, kur, çfarë. 123 Kjo mënyrë e raportimit shmangte trajtimin në thellësi të problemeve, duke e bërë RTKnë platformë mediatike të UNMIK-ut dhe të përfaqësuesve më të rëndësishëm politikë kosovarë për përcjelljen e mesazheve të tyre politike tek opinioni i gjerë. Ndikimi i njëkohshëm i disa faktorëve politikë kundërshtarë, e ka çuar RTK-në drejt një modeli të medias përcjellëse pasive të porosive politike, që si kriter kryesor për vlerësimin e peshës së ngjarjeve ka fuqinë politike të protagonistëve. Njëri nga politikanët kosovarë të asaj kohe e përshkruan raportin me RTK-në dhe qasjen e saj editoriale në këtë formë: RTK-ja ishte e obliguar që të përcjell aktivitetet tona dhe ne e kishim shumë lehtë që përgjegjësve aty t u kërkonim dërgimin e gazetarëve. Avantazhi tjetër ishte se me RTK-në ndiheshim të sigurt se aktiviteti do të pasqyrohej në mënyrë të duhur. 124 Siguria e politikanëve me transmetuesin publik de facto shpërfaqte raportin e varësisë të transmetuesit të ri publik, të cilin e shihnin si kanalin që mund ta kontrollonin për shkak të statusit të tij juridik, por edhe si median që po zinte vendin e saj në sistemin mediatik. Në Kosovë funksiononin vetëm tre televizione me shtrirje nacionale përmes frekuencave analoge tokësore dhe tregu mediatik me numër kaq të vogël televizionesh rrit apetitet për ndikime politike mbi politikën redaktuese të televizionit publik. 125 Projekti emergjent dy orësh i RTK-së, i nisur në shtatorin e vitit 1999, deri në vitin 2002 ishte zgjeruar në program 15 orësh në ditë, 65% e të cilit ishte prodhim origjinal dhe transmetohej në rrjetin satelitor dhe terresterial. Në fund të vitit 2003 kanali televiziv 122 UNMIK/REG/2001/13, Kapitulli II, seksioni 1, pika 1.3 g 123 Nga intervistat me gazetarë të RTK-së nga periudha e protektoratit 124 Nga biseda me një ish deputet dhe zyrtar qeveritar të Kosovës, në periudhën e protektoratit, e realizuar në maj Saliu, H., Kuadri ligjor i televizioneve në Kosovë, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë

60 publik ka filluar me programin 24 orësh, ku lajmet qendrore ishin emisioni kryesor dhe më i shikuar i lajmeve krahasuar me dy kanale tjera ekzistuese televizive në Kosovë. 126 Për politikanët, të përcilleshe nga RTK-ja nënkuptonte që të kishe mundësi promovimi të aktiviteteve politike, pa vështirësi dhe pa qasje kritike. Edhe pse RTK-ja, në periudha të caktuara, ka provuar që të shkëputet nga kjo qasje e politikës ndaj saj, në afat të gjatë përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme. Me konsolidimin e menaxhimit kosovar, në vitin 2003, RTK-ja e konsideronte prioritet kryesor gazetaresk dhe editorial heqjen dorë nga koncepti i gazetarisë pasive dhe kalimin në konceptin e mbulimit aktiv të ngjarjeve, mirëpo që ishte realizuar vetëm në masë të caktuar, 127 pasi për 4 vjet funksionimi ishte shndërruar në institucion të rëndësishëm mediatik, por jo në nivelin e pavarësisë ku do të realizonte synimin e përhershëm të stafit editorial dhe menaxhues. 128 I ngritur sipas modelit ku politika nuk ia kufizon vetes mundësitë për ndërhyrje, transmetuesi i ri publik i Kosovës nuk ka arritur që ta realizojë synimin e tij për gazetarinë aktive, përmes së cilës ndikimin politik do të mund ta shndërronte në presion eventual politik. Gjatë protektoratit evidentohet vetëm periudha e trazirave të marsit 2004, si ngjarje gjatë të cilave RTK-ja ka tentuar të sfidojë modelin e instaluar në raportin me politikën zyrtare dhe ka sprovuar kapacitetet e saj për t u përball me ndikimin dhe presionin e faktorëve politikë Pasojat e shmangies nga koncepti politik Nga mbrëmja e 16 marsit 2004 dhe në ditët pasuese, RTK-ja cenoi konceptin editorial të përcaktuar nga politika zyrtare, që ishte në përputhje me projektin politik për Kosovën pas vitit Duke mbuluar gjerësisht ngjarjet në terren dhe duke kundërshtuar kërkesat e përfaqësuesve të UNMIK-ut për maturi në raportim, ajo tejkaloi funksionin e medias që është përcjellëse pasive e mesazheve politike, përmes gazetarisë protokollare. Ditët e trazirave dëshmuan se kundërshtimi i menjëhershëm i praktikës së vendosur për qasje editoriale favorizuese ndaj faktorëve vendimmarrës politikë në programin e saj, nuk ishte mënyra e duhur për realizimin e gazetarisë aktive që ajo deklaronte se e kishte synim të përhershëm. Periudha e rebelimit të parë që nga themelimi, nxori në sipërfaqe mos tolerancën e faktorëve politikë ndaj medias që e konsideronin kanal për përcjelljen e mesazheve të tyre, në rast se ajo largohej prej këtij qëllimi të paracaktuar politik. Për mbulimin e gjerë të ngjarjeve, që nisi në mbrëmjen e 16 marsit 2004 me programin dhe lajmet speciale për ngjarjet në Çabër, në veri të Kosovës, 129 RTK-ja u cilësua media nxitëse e dhunës ndëretnike, në Kosovën si mjedis ku shumetniciteti paraqiste objektivin kryesor politik. Komisionari i Përkohshëm për Media Robert Gillette e cilësoi RTK-në 126 Shih: raportet e RTK-së për vitet 2002 dhe 2003 në: dhe si dhe histori e shkurtër për RTK-në në: Raporti vjetor i RTK-së 2003, Po aty 129 Në lajmet e RTK-së u transmetua deklarata e adoleshentit të mbijetuar i cili rrëfente se një grup i serbëve me qenin e tyre i kishin ndjekur duke i detyruar fëmijët të hidheshin në lum. Po ashtu u transmetua intervista në studio gjatë edicionit të lajmeve Blic me përfaqësuesin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë Halit Barani, i cili fajësonte serbët për rastin. Ai e përshkroi rastin si sulmin e fundit nga shumë sulme të banditëve serbë kundër shqiptarëve të Kosovës. ( Fakte të cituara në raportet e organizatave ndërkombëtare për mbulimin e Trazirave të Marsit nga RTK-ja ) 60

61 katalizatore të dhunës, sepse ajo emetoi pothuajse vazhdimisht përmes lajmit të titruar dhe edicioneve speciale, duke krijuar atmosferë eksplozive të histerisë patriotike. 130 Në edicione speciale të lajmeve dhe me ndryshimin e skemës programore u transmetuan të gjitha zhvillimet ashtu siç ndodhnin, në natën ndërmjet 16 e 17 marsit, ndërsa të nesërmen kur trazirat u shtrinë nëpër komunat tjera të Kosovës, media publike transmetoi edicione speciale të lajmeve dhe vetëm muzikë klasike. Konteksti politik në të cilin RTKja zbatoi këtë formë të mbulimit mediatik, ishte ai i situatës së tensionuar, nga disa ngjarje njëkohësisht. Rrethanat e përgjithshme politike në ditët kur shpërthyen trazirat ishin ato të tensioneve politike dhe etnike në Kosovë. Në ditët paraprake ishte hedhur një bombë para shtëpisë së kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova në Prishtinë, ndërsa nëpër qytete të Kosovës kishte protesta kundër arrestimeve të ish pjesëtarëve të UÇK-së, si të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte. Rruga në Çagllavicë (lokalitet i banuar kryesisht nga serbët, në afërsi të Prishtinës) ishte e bllokuar nga banorët serbë në shenjë proteste ndaj plagosjes së një të riu serb. Gjendjes së rënduar politike, në mbrëmjen e 16 marsit 204, iu shtua lajmi për mbytjen në lum të dy fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër në veri të Kosovës, pasi, siç raportohej në media, përshirë raportimin e transmetuesit publik, ishin ndjekur nga pjesëtarë të pakicës serbe me një qen. Në dy ditët e ardhshme trazirat përfshinë gjithë Kosovën, me shpërthimin e revoltës që pushteti i UNMIK-ut, por edhe segmentet ndërkombëtare të sigurisë, nuk arrinin ta kontrollonin. Me tepër se sa shpërthim i pakënaqësisë me rastet e ditëve të marsit, trazirat dukej se ishin shpërthim i pakënaqësive të grumbulluara gjatë viteve të administrimit ndërkombëtar të Kosovës, por motivet dhe përgjegjësit për organizimin e tyre nuk janë zbardhur asnjëherë plotësisht. Duke marr në konsideratë faktin se motivet dhe përgjegjësia për këto ngjarje nuk është adresuar asnjëherë në tërësi nga institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe gjyqësisë, ky studim kufizohet në përcjelljen e vlerësimeve që trazirave u kanë bërë organizata ndërkombëtare dhe kosovare, që kanë dal me qëndrime për to. Organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave ( ICG ), në raportin Kolapsi në Kosovë vlerësoi se trazirat ishin më shumë spontane sesa të organizuara dhe në të cilat përfituan ekstremistët dhe grupet kriminale, sidomos në ditën e dytë të tyre. ICG përcaktonte disa faktorë që ndikuan në shpërthimin e trazirave: Ishin ndjenja e dështimit dhe frikës përball qëllimeve të ndërkombëtarëve rreth Kosovës, paaftësia e UNMIK-ut për të hapur zhvillimin e ekonomisë dhe suspendimi i procesit të privatizimit, suksesi i Beogradit gjatë muajve të fundit në tendosjen e nervave të shqiptarëve, që akumuluan një tension i cili u shndërrua në një forcë eksplozive që pati për pasojë incidentet fillestare të 16 marsit vjet pas trazirave të marsit 2004, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, konsideronte se rrethanat dhe shkaqet e tyre nuk janë zbuluar plotësisht nga sistemi i drejtësisë dhe kërkonte përgjigje për mos hetimin e vrasjeve të shqiptarëve në ditët e trazirave. Siç deklaronte KMDLNJ 8 nga të vrarët ishin serbë, ndërsa 13 të tjerë ishin shqiptarë: 130 Faktet dhe rekomandimet lidhur me RTK-në sipas raportit ndërkombëtar, cituar nga Beqaj, B., Çfarë ishte roli i RTK-së në Trazirat e Marsit 2004?, mbështetur nga RTK, N.SH. Studio Forma, Prishtinë 2007, fq Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Trazirat e Marsit 2004 në Kosovë, 61

62 Në mesin e të vrarëve shqiptarë ishin edhe dy fëmijë: një me të meta mentale i cili është shkelur me autoblindë në Ferizaj nga ushtarët e KFOR-it grek, ndërsa një shqiptar ishte ekzekutuar nga një police e UNMIK-ut në Pejë nga një afërsi prej 2-3 metrash... Pas këtyre ngjarjeve hetimet u zhvilluan vetëm ndaj shqiptarëve që akuzoheshin për vrasjen e serbëve. Disa prej tyre edhe u dënuan me burgim afatgjatë. Ndërkaq, nuk është zhvilluar edhe një hetim i vetëm për vrasjen e shqiptarëve dhe askush nuk është arrestuar apo dënuar për vrasjen e tyre. 132 Në lëmin mediatik, mbulimi i ditëve të trazirave tregoi se UNMIK-u nuk kishte arritur të siguronte zbatimin e rregulloreve përmes të cilave që në vitin 2001, ishte përpjekur të administronte sistemin mediatik. Nga zyra e Komisionarit të Përkohshëm për Media kanë marrë kritika pothuajse të gjitha mediat shqiptare në Kosovë, mirëpo vëmendja kryesore e zyrtarëve ndërkombëtarë është përqendruar tek RTK-ja. Vlerësimet e pushtetit ndërkombëtar për mbulimin e trazirave nga ana e RTK-së, pasqyronin qasjen e pranueshme nga ata për politikë editoriale të RTK-së, si përcjellëse e zërit të politikës zyrtare dhe mungesën e pranimit të realitetit në të cilin transmetuesi publik mund të mos i shërbejë interesit politik. Duke vlerësuar se ky ishte një rast i rrallë, nëse jo i vetmi, në të cilin deklaratat zyrtare nga njerëzit siç janë kryetari dhe kryeministri, nuk u prezantuan si lajme të para në lajmet e mbrëmjes, 133 institucionet ndërkombëtare për rregullimin e sistemit të mediave në Kosovë dëshmuan se niveli i pavarësisë që mund t i lejonin transmetuesit publik, nuk tejkalonte pragun e funksionit të saj si media që promovon politikën zyrtare.rtk-ja kishte transmetuar ngjarjet ashtu si kishin ndodhur dhe në mbrëmjen e 16 marsit, pasi nuk ka pasur deklarata të zyrtarëve ndërkombtarë dhe kosovarë, nuk ka pasur mundësi që të transmetohen, deri në pasditen e 17 marsit. Ky koncept i gazetarisë së RTK-së, për zyrtarët ndërkombëtarë ishte rast i medias si cinema verite, duke pasqyruar në mënyrë pasive dhunën që kamerat e tyre e kishin zënë, pa një përgjegjësi profesionale për të ofruar kontekst apo komente të arsyeshme, derisa udhëheqësit politikë e bën një gjë të tillë. Mirëpo, në këtë rast nuk adresohej shkaku që kishte prodhuar një praktikë të tillë raportimi. UNMIK-u kishte ndërtuar sistem të atillë që kufizonte qasjen e gazetarëve në informacionin dhe me këtë, në raste të caktuara, ndikonte që raportimi të ishte jo i plotë dhe sipas standardeve profesionale. Ashtu siç deklaronte transmetuesi publik në vlerësimet pas trazirave: Njëri ndër problemet kryesore të funksionimit të RTK-së ishte mos transparenca e institucioneve, veçanërisht e atyre ndërkombëtare, e cila në shumicën e rasteve e pengonte dhe në disa raste e pamundësonte informimin e plotë të audiencës, duke sjellë gazetarët në situata konfuze, ndërsa redaktorët në situata që të plasonin informacion jo të plotë shikuar për herë të fundit më 16 shtator Faktet dhe rekomandimet lidhur me RTK-në sipas raportit ndërkombëtar, cituar nga Beqaj, B., Çfarë ishte roli i RTK-së në trazirat e marsit 2004?, fq Vlerësimet e RTK-së për mbulimin e ngjarjeve të marsit 2004, konkluzat dhe rekomandimet, cituar nga Beqaj, B., Çfarë ishte roli i RTK-së në Trazirat e Marsit 2004?, Prishtinë 2007, fq

63 Në një mjedis të tillë mediatik, RTK-ja nuk ka qenë casus beli, nxitëse e protestave dhe trazirave të marsit 2004, 135 por në mjedisin e tensionuar politik dhe ndëretnik, ajo ka kërkuar realizimin e misionit elementar për informim për ngjarjet ashtu si ndodhnin. Në kontekstin më të gjerë, qasja e ndërkombëtarëve ndaj transmetuesit publik, tejkalonte kërkesat për raportim cilësor e të përgjegjshëm dhe vendosej në rrafshin e funksioneve të transmetuesit në kuadër të sistemit politik. Kryeministri i asaj kohe Bajram Rexhepi ka konfirmuar se pas ngjarjeve të marsit 2004 ka pasur presion mbi institucionet vendore dhe se RTK-ja ka qenë pjesë e kërkesave të faktorëve politikë të huaj. Në deklarimet për mediat në Kosovë, Rexhepi ka thënë se në takimet me përfaqësues të Grupit të Kontaktit, ishte kërkuar vendosja e disa masave që mund të konsideroheshin të dhunshme dhe të cilat ai i kishte refuzuar. 136 Të trajtuara në retrospektivë dhe bazuar në deklaratat e Rexhepit del se kundërshtimi dhe kompromiset e mëpastajme të RTK-së ishin pjesë përbërëse e raportit të përgjithshëm ndërmjet institucioneve të reja kosovare dhe protektoratit të OKB-së, në fazën e bartjes së kompetencave dhe përgjegjësive tek institucionet e Kosovës në lëmin: legjislativ, ekzekutiv dhe menaxhues. Në rastin e RTK-së, Komisioneri i Përkohshëm për Media fillimisht kishte kërkuar kthimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në organet udhëheqëse të saj. Pas betejës disa mujore çështja u mbyll me marrëveshjen e kompromisit në të cilën RTK-ja pranoi se ka bërë gabime gjatë mbulimit të trazirave të muajit mars 2004 dhe u zotua se gabimet e tilla nuk do të përsëriteshin në të ardhmen. Nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje janë pajtuar se RTK-ja njeh autoritetin ligjor të KPM-së si rregullator për transmetim dhe licencim dhe tutje pranon se RTK-ja, në programin e saj më mars, si dhe rrethanat sociale që mbizotëronin në atë kohë, dështoi në arritjen e standardeve të pranueshme profesionale dhe shkeli disa parime të pasqyruara në Kodin e Sjelljes për Mediat Elektronike. 137 Tërheqja e RTK-së në rastin e hapur ndaj saj dëshmon se në vitin 2004, ajo nuk kishte arritur nivelin e konsolidimit si media që është në gjendje t i bëjë ballë presionit të faktorëve politikë. Me kundërshtimin e ndërhyrjes politike në çështje editoriale gjatë ditëve të trazirave, ajo kishte sprovuar fuqinë e pushtetit mediatik që barte si media publike, në raport me pushtetin politik themelues, por sprova ka nxjerr në sipërfaqe dobësinë e saj në raport me pushtetin politik ndërkombëtar Rikthimi në media me mision politik Politika editoriale e programit informativ, e përqendruar tek lajmet, paraqet sektorin kryesor, që ka bartur pasojat e rebelimit të RTK-së në trazirat e marsit Pjesa qendrore e programit, ku reflektohet lidhja dhe ushtrohet ndikimi i pushtetit politik, u kthye brenda kornizave të modelit të para trazirave, si formë e përshtatshme për të mos nxitur reagime dhe sanksione të tjera të pushtetit. Edhe pse RTK-ja e paraqiste vitin 135 Beqaj B., Çfarë ishte roli i RTK-së në trazirat e marsit 2004?, Prishtinë 2007, fq Intervistë me ish kryeministrin Bajram Rexhepi, Emisioni Rubikon në KTV, 19 mars Marrëveshja ndërmjet Komisionerit të Përkohshëm për Media dhe RTK-së, e dëshmuar nga OSBE-ja është nënshkruar më 15 dhjetor Me atë marrëveshje, KPM-ja mbylli rastin 5/2004 kundër RTK-së. Publikuar nga: Beqaj, B., Çfarë ishte roli i RTK-së në Trazirat e Marsit 2004? 63

64 pasues, si periudhë të reformave në këtë program, ato kanë konsistuar kryesisht vetëm në vizualitetin e lajmeve, të realizuar përmes ndryshimeve sipërfaqësore në skemën programore, e jo edhe në qasjen editoriale. Gazetarët e redaksive të lajmeve janë përfshirë në procese të trajnimeve, si pjesë e obligimeve që merrte RTK-ja për të mos përsëritur më gabimet e së kaluarës dhe njëkohësisht për të mos dal sërish nga korniza editoriale e përcaktuar me kornizën legale në fuqi. Pas sfidës më të rëndë programore gjatë vitit 2004 dhe konstatimeve të menaxhmentit se gjatë mbulimit të ngjarjeve të marsit janë shfaqur disa lëshime të caktuara 138, RTK-ja e gjente sigurinë e saj në ruajtjen e përputhshmërisë programore me konceptet politike dhe kodet e vendosura nga politika për sjelljen e mediave. RTK-ja ka miratuar në atë kohë edhe standardet profesionale, 139 si kod i brendshëm i kompanisë për gazetarët dhe stafin editorial, që ishte në përputhje me parimet profesionale të transmetuesve të vendeve të zhvilluara, por nuk përputhej me mundësitë që ofronte mjedisi politik dhe legal në të cilin vepronte RTK-ja. Parimisht, raportimi në RTK duhej t i shmangej çdo gjëje që do të shkaktonte dyshim të arsyeshëm lidhur me paanshmërinë e gazetarit apo të transmetuesit publik, apo ndaj raportimit që do të mund të krijonte idenë se gazetari apo transmetuesi janë nën ndikimin e ndonjë grupi të caktuar, qoftë ai i natyrës ideologjike, politike, financiare, sociale, religjioze apo kulturore. Me qëllim të arritjes së balancimit dhe paanshmërisë, RTK-ja duhet të sigurojë paraqitjen e një spektri sa më të gjerë të mundshëm të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme. Emisionet e RTK-së duhet të jenë politikisht neutrale, që do të thotë se gazetarëve dhe redaktorëve nuk u lejohet të paraqesin preferenca personale për ndonjë pikëpamje politike, apo ideologjike. 140 Paanshmëria e përcaktuar si vlerë themelore e programeve të RTK-së shoqërohej me vendosjen e komunikimit në nivel të barabartë me institucionet tjera, duke përfshirë ato ndërkombëtare dhe institucionet vetëqeverisëse, me përkufizimin se gazetarët bashkëpunojnë me këto organe, por nuk marrin e as nuk zbatojnë urdhrat ose udhëzimet e tyre. 141 Në këtë mënyrë, dokumenti krijonte bazën për gazetarët dhe redaktorët e RTK-së që në të ardhmen të mos mund të fajësoheshin për mungesë bashkëpunimi siç kishte ndodhur në ditët e trazirave të marsit 2004 dhe të ruanin distancën e pavarësinë nga pushteti politik. Në afat më të gjatë, funksionimi në përputhje me kërkesat e këtij dokumenti do të mund të ishte pikënisje për transformim e raportit të RTK-së me politikën, pasi që dokumenti adoptohej në periudhën kur po përgatitej baza për bartjen e plotë të kompetencave të menaxhimit të RTK-së tek kosovarët dhe kur transmetuesi publik, po shndërrohej në kompani të pavarur financiarisht. Zbatimi i parimeve të dokumentit do të mund të 138 Raporti vjetor 2004 i RTK-sw, Dokumenti i emërtuar Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës, dhe është miratuar nga bordi i RTK-së, më 25 janar Dokumenti i njëjtë ka mbetur në fuqi deri në dhjetor të vitit 2015, kur është plotësuar dhe modifikuar. 140 Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës, 2. Shumëllojshmëria dhe balancimi i raportit, 2.3. Balancimi i informatave 141 Po aty, 6. Raportet ndaj autoriteteve shtetërore ndërkombëtare dhe të përkohshme/organeve qeveritare 64

65 krijonte bazën për autonominë profesionale brenda transmetuesit publik dhe realizimin e funksioneve shoqërore të medias publike, megjithatë këto mundësi mbesin në nivelin e shqyrtimit teorik, pasi zbatimi i tij në periudhën e parë pas miratimit lidhet me procesin për definimin e statusit politik të Kosovës, gjatë të cilit RTK-ja e ka zbatuar dokumentin kryesisht në pikat e tij për prezantimin programor të të gjitha palëve të përfshira në procesin politik. Ky proces i nisur me emërimin e të dërguarit të posaçëm Kai Aide nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për përgatitjen e raportit gjithëpërfshirës për nivelin e përmbushjes së standardeve për Kosovën, 142 paraqiste zhvillimin më të rëndësishëm politik për Kosovën në protektorat. 143 Në aspektin mediatik procesi nënkuptonte mbulimin gjatë një periudhe 3 vjeçare të takimeve diplomatike në Kosovë dhe në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare, vizitave të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë në Prishtinë dhe në vendet e rajonit, 144 takimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë si dhe përcjelljen e zhvillimeve tjera ekonomike, sociale etj. në të cilat reflektohej procesi. 145 RTK-ja në atë periudhë ka kryer funksionin e saj primar për informim, siç e vlerëson Dr. Ferid Selimi, pavarësisht se mund të ngritet çështja e pavarësisë së saj: RTK ishte një promotor i përcjelljes së ngjarjeve, me të cilat i ka mbajtur të informuar atëherë banorët e Kosovës, tani shtetasit e saj. Mediat janë ato që ndikojnë në mbarëvajtjen e politikave të ndryshme të një shteti, e RTK si medie elektronike audiovizuele ka qenë gjithnjë në krye të detyrës, duke informuar qytetarët për të rejat që ndodhnin dita ditës. Tjetër është se a ka qenë e pavarur dhe autonome në transmetimin dhe ndjekjen e të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë dhe përreth Kosovës Në dhjetor të vitit 2003, përmes shefit të UNMIK-ut në Kosovë, OKB-ja përcolli tek institucionet e përkohshme të qeverisjes në Kosovë, dokumentin me 8 pika, në formën e standardeve që kërkohej të plotësoheshin si kusht për hapjen e çështjes së definimit të statusit politik të Kosovës. 8 standardet ishin: Institucionet demokratike funksionale, Sundimi i ligjit, Liria e lëvizjes, Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre, Ekonomia, Të drejtat pronësore, Dialogu dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës 143 I dërguari Kai Aide rekomandonte hapjen e diskutimeve për statusin politik të Kosovës, me vlerësimin se shtyrja nuk do të sillte rezultate të prekshme. Vendimi për të filluar procesin e statusit të ardhshëm do ta çojë Kosovën dhe rajonin në një fazë të re dhe të vështirë. Bashkësisë ndërkombëtare do t i duhet forcë që të shtyjë përpara procesin e statusit. Burimi: shikuar herën e fundit më: 7 mars I Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari dhe zëvendësi i tij Albert Rohan zhvilluan vizitat e para në Prishtinë dhe në Beograd, por edhe në Tiranë, Podgoricë e Shkup, në nëntor të vitit Në Kosovë u krijua Ekipi i Uninetit, me përfshirjen e liderëve kryesorë politikë dhe i udhëhequr nga presidenti Fatmir Sejdiu. Gjatë dy vjetëve të diskutimeve për statusin politik të Kosovës, në proces u përfshinë edhe Grupi i Kontaktit, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, NATO-ja, OSBE-ja dhe aktorë tjerë ndërkombëtarë. Burimi: I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari propozonte si zgjidhje pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. Propozimi u refuzua nga Beogradi dhe u pranua nga Prishtina. Në pamundësi të miratimit të një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në proces u përfshi Grupi i Kontaktit. Procesi i takimeve të Treshes së Grupit të Kontaktit me liderët në Prishtinë dhe në Beograd, përfundoi pa rezultat konkret, më 10 dhjetor Palët mbanin qëndrimet e tyre të mëhershme dhe marrëveshje nuk u arrit. Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj. 146 Intervistë me Dr. Ferid Selimi 65

66 Në vitet 2006 dhe 2007 diskutimet për statusin politik të Kosovës ishin temë qendrore e programit informativ të RTK-së. Vetëm gjatë vitit 2007, Televizioni i Kosovës ka realizuar rreth 800 tema për këtë proces dhe ka mbuluar pothuajse 100% ngjarjet nga bisedimet për statusin politik të Kosovës. 147 Drejtuesit e RTK- së këtë intensitet të punës e lidhnin me misionin që transmetuesi kishte në shërbim të projektit për pavarësimin e Kosovës, si institucion që ndante fatin me proceset në dhe lidhur me Kosovën. 148 Për shkak të fuqisë mediatike që kishte në tregun e televizioneve nacionale në Kosovë (shih tabelën 3), përgjegjësisë shoqërore që buronte nga statusi juridik i saj 149 dhe si rrjedhojë e politikës editoriale që kultivonte, RTK-ja vlerësohej nga klasa politike e Kosovës dhe nga faktorët perëndimorë përkrahës të pavarësisë si media që shërbente si kanal komunikimi për projektin që çonte drejt krijimit të shtetit. Tabela 3: Shikueshmëria e tre televizioneve nacionale në Kosovë në vitin 2007 Burimi: Raporti Vjetor i RTK-së për vitin 2007 Periudha e diskutimeve për statusin politik të Kosovës karakterizohet nga unifikimi i qëllimeve politike me funksionet shoqërore të transmetuesit publik, që realizohej përmes modelit të standardizuar të raportimit promovues për projektin e pavarësisë. Në rrjedhën e zhvillimit të RTK-së, ajo periudhë shënonte përmbylljen e procesit të kalimit të transmetuesit publik, të krijuar për t i shërbyer projektit të ndërkombëtarëve në transmetues publik të entitetit të shtetëror të Kosovës. 147 Raporti vjetor i RTK-së 2007, Nga fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së në raportin e vitit Në vitin 2006 Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin e parë për RTK-në, përmes të cilit kompetencat për median publike barteshin tek legjislativi kosovar. Me këtë ligj, Kuvendi i Kosovës u bë institucion themelues i transmetuesit publik, ndërsa udhëheqja e RTK-së kalonte plotësisht në duart e institucioneve të Kosovës. Shih: kapitullin e tretë. 66

67 2.6. RTK-ja e financuar nga parapagimi Fundi i procesit të kosovarizimit të medias publike të ngritur nga protektorati, do të mund të shënonte fillimin e funksionimit të pavarur financiar të saj. UNMIK-u kishte mundësuar realizimin e modelit të financimit për RTK-në sipas parimeve të EBU-së, të përcaktuara në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 1999, duke e vendosur si normë ligjore financimin përmes parapagimit në Rregulloren 2001/13. Nën përkujdesjen e autoritetit politik të UNMIK-ut, RTK-ja kishte kaluar nga financimi fillestar përmes donatorëve në financim të kombinuar deri në gjenerimin e të hyrave kryesore nga taksa për RTK-në. E themeluar si projekt ndërkombëtar, në sigurimin e mjeteve financiare për vitet e para të funksionimit kanë kontribuar organizata dhe qeveri të vendeve me traditë në lëmin e transmetuesve publikë. Sipas të dhënave nga raporte ndërkombëtare, asistenca kryesore financiare është dhënë nga Japonia, përmes projektit të UNDP-së, në vlerë të përgjithshme prej 15.2 milionë dollarësh për pajisjet e studiove të RTK-së dhe për transmetuesit për KTTN-në. 150 Ndër donatorë të tjerë kanë qenë: Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) që ka dhënë ndihmë direkte për mbështetjen e RTK-së në vitin 2001 prej 2.5 milionë euro dhe në vitin 2002 në shumë prej 1.5 milion eurosh. Korporata Zvicerane ka ndihmuar stacionet e radios, Radio Kosova dhe Radio Blue Sky, në pesë faza deri në vitin 2005, në vlerën e përgjithshme 5 milion CHF. Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) ka mbështetur kryesisht programet e RTK-së për pakicat (në vitet shuma ka qenë euro për vit, ndërsa në vitin 2003 nuk ka pasur financim për këto projekte sepse RTK-ja nuk ka paraqitur propozime). 151 Tabela 4: Përqindja e të hyrave të RTK-së në vitin 2001 Burimi: Raporti vjetor i RTK-së për vitin Kosovo Terrestrial Telecommunications Network 151 Burimi: Kaufman, Joshua, Kosovo media assessment, Final Report 2004, USAID, Washington, 67

68 Në vitin e fillimit të bartjes së kompetencave për menaxhimin e RTK-së nga EBU-ja tek organet kosovare, transmetuesi kishte si burim kryesor mbështetjen nga donatorët, mirëpo paralelisht me bartjen e përgjegjësive, UNMIK-u gjatë atij viti vendosi edhe bazën për modelin e ardhshëm të financimit, si mënyrë për të mos lejimin e zbrazëtirës që mund të shoqëronte rënien e mbështetjes nga donatorët. Rregullorja e UNMIK-ut 2001/13 zyrtarizonte synimin për modelin afatgjatë të financimit të RTK-së me burim kryesor parapagimin dhe duke lejuar edhe mbledhjen e të hyrave të tjera nga transmetuesi. Ajo krijonte mundësinë që kjo skemë e financimit fillestar të RTK-së të transformohej gradualisht dhe duke mos e dëmtuar zhvillimin e transmetuesit. Në kapitullin e katërt, Rregullorja përcaktonte burimet dhe parimet e lëmit financiar të RTK-së, sipas të cilave kompania do të siguronte fondet nga tarifa e transmetimit publik, por e linte të hapur përcaktimin e lartësisë së tarifës ashtu si edhe mënyrën e mbledhjes së saj. 152 Këto çështje do të caktoheshin me udhëzim administrativ të përfaqësuesit special të Sekretarit Përgjithshëm të OKB-së. Ky do të ishte burimi kryesor i të hyrave për RTKnë, derisa ajo kishte të drejtë që të krijonte edhe të hyra shtesë sipas parimeve dhe limiteve që po ashtu do të përcaktoheshin me një rregullore tjetër, ose udhëzim administrativ nga përfaqësuesi special. 153 Me këto specifika, efikasiteti i financimit përmes taksës së parapagimit lidhej me autoritetin legjislativ dhe ekzekutiv që kishte shefi i UNMIK-ut. Në lëmin e sigurimit të bazës financiare ishte autoriteti i shefit të UNMIK-ut dhe kjo dëshmon rëndësinë që ka organi vendimmarrës politik në përcaktimin dhe ekzekutimin e vendimeve për modelin e financimit të transmetuesit publik, në rrethana specifike si ato të Kosovës. Autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv i UNMIK-ut i ka shërbyer RTK-së që të vendos marrëdhënien kontraktuare me kompaninë që do të mblidhte taksën dhe ka qenë vendimtar në suksesin e mbledhjes së saj, në vitet e para. Ashtu siç kishte angazhuar në ngritjen e RTK-së shtyllën e tretë (misionin e OSBE-së në Kosovë ), në gjetjen e zgjidhjes për mbledhjen e taksës, UNMIK-u ka përfshirë shtyllën e katërt të tij, që ishte përgjegjëse për zhvillimin ekonomik në Kosovë. Grupi i veçantë punues për financimin e RTK-së, i udhëhequr nga shtylla e BE-së në Kosovë, në janar të vitit 2002, ka arritur në përfundimin se RTK-ja do të duhej të përkrahej nga pagesa për transmetuesin publik dhe se Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) do të duhej të ishte agjencia mbledhëse e parapagimit. 154 Në periudhën e ndërmjetme RTK-së do t i ndaheshin mjete financiare nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, mirëpo me kushtin që transmetuesi publik në kërkesën për lejimin e buxhetit të përfshinte vlerësime të qarta vjetore për të gjitha të hyrat që priste, nga të gjitha burimet. Si rrjedhojë e bashkërendimit ndërmjet transmetuesit dhe autoritetit politik, skema e financimit për vitin 2002 ishte nga tre burime kryesore: nga pjesa e rezervuar e Buxhetit të Kosovës, nga përkrahja e donatorëve si dhe nga të hyrat komerciale (reklamimi gjatë transmetimit, sponzorimet e programeve të caktuara, shërbimet e tjera komerciale). 152 UNMIK/REG/2001/13, Kapitulli IV, seksioni 11, pika 11.2, 15 qershor Po aty, pika Raporti vjetor i RTK-së për vitin 2001, i publikuar në faqen në internet të RTK-së, Raportet vjetore, 68

69 Tabela 5: Përqindjet e të hyrave të RTK-së në vitin 2002 Burimi: Raporti Vjetor i RTK-së për vitin 2002 Rënia e nivelit të të hyrave nga donatorët për 41 % brenda një viti, e ka burimin te përfundimi i fazës emergjente të ngritjes së RTK-së nga ndihmat e jashtme dhe fillimin e procesit të marrjes së përgjegjësive për zhvillimin e saj nga institucionet kosovare, të cilat vepronin nën autoritetin e UNMIK-ut. Përfshirja e ndihmës nga buxheti i konsoliduar i Kosovës ka pasur efekt pozitiv sepse ka pamundësuar krizën financiare që mund të krijohej në periudhën e ndërmjetme deri në fillimin e mbledhjes së taksës së parapagimit. Në këtë formë, ndihma e kufizuar dhe e përkohshme nga buxheti nuk e shndërronte RTKnë në kompani të varur financiarisht nga pushteti politik, por vetëm e ndihmonte drejtë arritjes së pavarësisë financiare. Zbatimi i parapagimit për RTK-në ka filluar nga , në vitin kur 50 % e qytetarëve të Kosovës e dinin se RTK-ja është transmetues publik 155 dhe në një mjedis ekonomik në të cilin KEK-u kishte vështirësi në mbledhjen edhe të hyrave vetanake për furnizimin me shërbimin që nuk e ofronte në masën 100%. Në një mjedis të tillë, mbledhja e parapagimit del si vendim i imponuar nga vendimet e pushtetit politik, mirëpo në zhvillimin e RTK-së ai ndikoi në ndërrimin e skemës së financimit që në vitin e parë të mbledhjes së taksës, kur RTK-ja ka siguruar 4,800, euro nga parapagimi, në buxhetin e përgjithshëm prej 7,979, eurosh. 155 Në vitin 2003 RTK-ja ka zhvilluar fushatën RES PUBLICA për informimin e qytetarëve për transmetuesin publik. RTK-ja konsideronte se edhe si rezultat i kësaj fushate, mbi 50% e të anketuarve në hulumtimin e qendrës për studime humanistike Gani Bobi, e dinin se RTK-ja është medium publik. 69

70 Tabela 6: Burimet e të hyrave të hyrave të RTK-së në vitin 2004 Burimi: Raporti Vjetor i RTK-së për vitin 2004 Në vitin e pestë të veprimtarisë dhe në vitin e parë me të hyra primare nga parapagimi, RTK-ja ka filluar procesin e konsolidimit si kompani që do ta çonte drejtë pavarësisë së plotë financiare në vitin Me këtë mënyrë financimi, UNMIK-u i kishte dhënë transmetuesit publik të Kosovës karakteristikat e transmetuesve nga vendet e Modelit Veri-Atlantik dhe Korporatist Demokratik, 156 por zbatimi i saj ishte vendosur në një mjedis pa kushtet ekonomike dhe pa traditën e demokratike të këtyre vendeve. Si e tillë, ajo realizohej vetëm bazuar në përkrahjen dhe imponimin e pushtetit politik ndërkombëtar dhe jo si mënyrë që reflekton lidhjen ndërmjet transmetuesit dhe publikut. Viti Nga buxheti i Kosovës Tabela 7: Struktura e të hyrave të RTK-së në vitet Nga parapagimi Burime tjera Gjithsejtë 2001 Donatorët 72%, të hyrat tjera 28% 11,938,488 DEM % Donatorët 31%, të hyrat komerciale 29% 4,827, 398 Euro % 28% Marketingu 17%, të hyrat nga donatorët 11%, spozorimet 8%, të hyra të tjera 8% % 60% Marketingu 17 %, donatorët 2 %, të hyrat tjera 8% 6,927, Euro 7,979, Euro % 70% Marketingu 16%, donatorët 1%, të hyrat 7,353, Euro 156 Hallin, D. & Mancini, P., Comparing Media Systems, Cambridge University Press, UK

71 tjera 5% % Reklama 16.21%, donacione 0.45%, rimbursime 1.37%, të hyra tjera 1.84% % Marketingu 16%, ri-embursimet 2%, donatorët 1%, të hyra të tjera 1% 8,837, Euro 9,812,282 Euro Burimi: Raportet vjetore të RTK-së të viteve Financimi përmes parapagimit ka vazhduar me vështirësi deri në vitin 2009, kur është hequr me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe është zëvendësuar me mënyrën e financimit përmes buxhetit të shtetit. Në vitet e fundit të protektoratit, autoriteti i UNMIK-ut ka rënë dhe kompetencat për RTK-në janë bartur plotësisht tek Kuvendi i Kosovës. Në lëmin e financimit UNMIK-u u barti institucioneve të Kosovës kompetencat por edhe përgjegjësitë për një kompani mediatike publike e cila e mbante veten dhe gjeneronte të hyra për zhvillimin e veprimtarisë së saj, mirëpo njëkohësisht ishte kompani që nuk kishte autoritet legal për ta mbledhur taksën e parapagimit pa mbështetjen e pushtetit politik Trashëgimia e UNMIK-ut për RTK-në Periudha e protektoratit të OKB-së është vendimtare për themelimin dhe zhvillimin e transmetuesit publik të Kosovës, si kompani që reflekton karakteristikat e sistemit të mediave që synonte të ndërtonte administrata e OKB-së në mjedisin e pasluftës. Me misionin shoqëror që i përcaktohej RTK-së, që në Memorandumin e Mirëkuptimit si akti themeltar i saj, faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë krijuan brenda sistemit mediatik të Kosovës të cilin UNMIK-u nuk arrinte ta kontrollonte, median publike që i shërbente konceptit dhe projektit politik për Kosovën shumetnike. Ky koncept politik është bartur tek transmetuesi publik me krijimin e strukturës programore multietnike dhe politikën editoriale favorizuese për pushtetin politik të administratës së OKB-së dhe faktorëve politikë kosovarë. Me përkufizimet ligjore të rregullores së UNMIK-ut 2001/13, pushteti politik ndërkombëtar i krijonte vetes dhe faktorëve kryesorë politikë të Kosovës, hapësirën e përfaqësimit të favorshëm në programin e transmetuesit publik, duke i përcaktuar RTK-së obligime editoriale për mbulimin e gjerë dhe me prioritet të zhvillimeve dhe protagonistëve kryesorë politikë. RTK-ja është larguar nga koncepti i përcaktuar editorial vetëm në ditët e trazirave të marsit 2004, por rebelimi nxori në sipërfaqe mos tolerancën e faktorëve politikë ndaj medias që e konsideronin kanal për përcjelljen e mesazheve të tyre. Reagimi i faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë ndaj RTK-së pas trazirave të marsit, tejkalonte kërkesat për raportim cilësor e të përgjegjshëm dhe vendosej në rrafshin e funksioneve të transmetuesit në kuadër të sistemit politik gjatë periudhës së protektoratit. Masat e vendosura ndaj transmetuesit publik ishin pjesë përbërëse e raportit të përgjithshëm ndërmjet institucioneve të reja kosovare dhe protektoratit të OKB-së, në fazën e bartjes së 71

72 kompetencave dhe përgjegjësive tek institucionet e Kosovës, në kuadër të të cilit media e krijuar nga politika nuk ishte aktor i barabartë në procesin e komunikimit politik. Tërheqja e RTK-së në rastin e hapur ndaj saj, dëshmon se në vitin 2004 ajo nuk kishte arritur nivelin e konsolidimit si media që është në gjendje t i bëjë ballë presionit të faktorëve politikë, pasi kishte sprovuar fuqinë e pushtetit mediatik që barte si media publike, në raport me pushtetin politik themelues. Në periudhën e diskutimeve për statusin politik të Kosovës RTK-ja ka shërbyer si kanali kryesor i përcjelljes së qëllimeve të unifikuara politike të faktorëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, që përkrahnin procesin e pavarësimit të Kosovës. Ajo ka përcjell me prioritet zhvillimet e këtij procesi përmes modelit të standardizuar të raportimit promovues për bartësit e procesit politik. Në lëmin e zhvillimit të brendshëm, në fazën e fundit të protektoratit, kompania mediatike publike ka përmbyllur procesin e kosovarizimit në aspektin menaxhues dhe financiar. UNMIK-u barti përgjegjësinë tek Kuvendi i Kosovës, në periudhën kur ajo ishte kompani që po arrinte pavarësinë e plotë financiare përmes parapagimit, por që realizohej përmes mbështetjes nga autoriteti politik. Në tërësi, UNMIK-u i ka lënë Kosovës kompaninë e dallueshme me statusin dhe funksionet shoqërore në sistemin e ri të mediave. Ajo dallonte nga të tjerat për statusin e medias publike, por me politika editoriale që u shërbenin koncepteve politike dhe me pavarësi të paqëndrueshme financiare, që rrezikohej nga vullneti i faktorëve politikë. Baza ligjore e UNMIK-ut u siguronte aktorëve politikë ndërkombëtarë dhe institucioneve të reja vetëqeverisëse në Kosovë, përfaqësim promovues në programin e medias publike, duke obliguar RTK-në që t i jepte përparësi në informacionin e saj mbulimit të aktiviteteve politike të faktorëve ndërkombëtarë dhe atyre kosovarë. Ndikimi i njëkohshëm i disa faktorëve politikë kundërshtarë, e ka çuar RTK-në drejt një modeli të medias përcjellëse pasive të porosive politike, që si kriter kryesor për vlerësimin e peshës së ngjarjeve ka fuqinë politike të protagonistëve. I ngritur sipas modelit ku politika nuk ia kufizon vetes mundësitë për ndërhyrje, transmetuesi i ri publik i Kosovës nuk ka arritur që ta realizojë synimin e tij për gazetarinë aktive, përmes së cilës edhe ndikimin politik do të mund ta shndërronte në presion eventual politik. Gjatë protektoratit evidentohet vetëm periudha e trazirave të marsit 2004, si ngjarje gjatë të cilave RTK-ja ka tentuar të sfidojë modelin e instaluar në raportin me politikën zyrtare dhe ka sprovuar kapacitetet e saj për t u përball me ndikimin dhe presionin e faktorëve politikë. 72

73 Kapitulli i tretë LIGJI SI INSTRUMENT PËR NDIKIM POLITIK MBI RTK-NË Politika përdor ligjin si instrumentin kryesor për të rregulluar veprimtarinë e transmetuesit publik, por edhe për të ushtruar ndikimin në çështjet themelore që përcaktojnë raportin e faktorëve vendimmarrës politik me këtë kategori të mediave. Shembujt e transmetuesve më të pavarur publikë gjenden në vendet ku politika ka miratuar dhe ku zbatohen ligje që kufizojnë mundësitë e politikës për të ushtruar ndikim mbi komponentët kryesorë, që paraqiten si parakushte për pavarësinë e transmetuesve publikë. Në rastin e Radiotelevizionit të Kosovës, politika ka dështuar të ndjek këto praktika, pavarësisht se bëhet fjalë për transmetues të ngritur sipas modelit Demokratik-Korporatist dhe atij Veri Atlantik. Pushteti politik në Kosovë e përdorë ligjin si instrument që krijon lidhje varësie të medias publike ndaj tij, në dy parametrat kryesorë që reflektohen në politikën editoriale: modelin e financimit dhe mënyrën e përzgjedhjes së bordit si organ udhëheqës. RTK-ja hyn në radhën e transmetuesve për të cilët faktorët vendimmarrës politikë nuk kanë siguruar model të financimit që do t i garantonte qëndrueshmëri ekonomike dhe në kategorinë e transmetuesve të cilët udhëhiqen nga bord, që del si produkt i procesit të përzgjedhjes së centralizuar në instancat politike. Në këtë kapitull shtjellohen instrumentet që zbaton pushteti politik, për ta vendosur në lidhje varësie transmetuesin publik të Kosovës, duke përdorur bazën ligjore për rregullimin e këtyre dy komponentëve të fushë-veprimtarisë së tij. Në kapitull, shtjellohen dy periudha të ndryshimeve ligjore për financimin dhe përzgjedhjen e bordit: periudha me funksionimin sipas ligjit të vitit 2006 dhe periudha 4 vjeçare e zhvillimit të RTK-së me ligjin e vitit Krahasimi ndërmjet këtyre ligjeve, shërben për të analizuar kalimin e RTK-së nga transmetues i financuar nga taksa e parapagimit në modelin e kompanisë publike të financuar nga buxheti i shtetit dhe me organ udhëheqës, të përzgjedhur vetëm nga përfaqësuesit politikë në Kuvendin e Kosovës RTK media me ligj të veçantë në sistemin mediatik Radiotelevizioni i Kosovës është e vetmja media masive në Kosovë funksionimi i së cilës rregullohet me ligj të veçantë. Që nga fillimi i funksionimit, faktorët vendimmarrës politikë e kanë vlerësuar RTK-në për rëndësinë e saj në kuadër të sistemit mediatik dhe këtë rëndësi e kanë shprehur duke e veçuar si kompani me statusin e transmetuesit publik, të cilit i kanë përcaktuar përgjegjësi të ndryshme nga mediat tjera. Baza ligjore ka shërbyer si mbështetje për RTK-në duke i mundësuar mbijetesën financiare në një treg të dominuar nga mediat private, por në anën tjetër, ka ndikuar në 73

74 profilizimin e saj si media e pushtetit politik, pavarësisht nëse bëhet fjalë për periudhën e protektoratit apo të Kosovës së pavarur. Legjislacioni për të, ka krijuar lidhjen e pushtetit politik përmes dispozitave për komponentët kryesorë që lidhen me çështje të zhvillimit strategjik të medias publike. Në të gjitha fazat e zhvillimit, legjislacioni parasheh funksionimin e pavarur të saj dhe sipas standardeve të transmetuesve të modeleve të vendeve perëndimore, por faktorët vendimmarrës politikë nuk kanë arritur që të sigurojnë mekanizmat përmes të cilëve do të zbatoheshin në praktikë parimet ligjore. Ashtu si e përcakton Dr Fisnik Korenica: Legjislacioni aktual është relativisht në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, sepse vendos standardin që RTK nuk duhet të financohet nga buxheti shtetëror dhe nuk duhet të bëhet pre e diskrecionit politik të qeverisë dhe të parlamentit. Por, një gjë e tillë nuk zbatohet dhe vegëza e financimit të RTK-së po shfrytëzohet nga parlamenti si instrument për kontrollin e politikës së saj redaktuese. 157 Faktorët vendimmarrës politikë kanë ndryshuar 3 herë legjislacionin për rregullimin e veprimtarisë së RTK-së, por asnjëherë nuk kanë zgjidhur çështjet kryesore, që paraqesin parakushte për zhvillimin e pavarur dhe të qëndrueshëm të saj. Në vitin 2001, UNMIK-u miratoi Rregulloren 2001/13, me fuqinë e ligjit në sistemin juridik dhe politik të periudhës së protektoratit, përmes të cilës RTK-së i njohu statusin e transmetuesit publik dhe me të cilën përcaktoi përgjegjësitë dhe obligimet e saj si kompani në sistemin mediatik të Kosovës. Zhvillimet politike në Kosovë dhe procesi i bartjes së kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet e reja të vetëqeverisjes në Kosovë, ka përfshirë RTK-në në një proces 5 vjeçar të bartjes së kompetencave dhe përgjegjësive për zhvillimin e saj, gjatë së cilës ajo është shndërruar në kompani të pavarur financiarisht, por duke ruajtur dhe konsoliduar lidhjen e saj me faktorët vendimmarrës politikë. Në vitin 2006, UNMIK-u barti të gjitha kompetencat tek Kuvendi i Kosovës, pasi ky institucion miratoi ligjin përmes së cilit bëhej institucioni themelues i RTK-së dhe me këtë merrte edhe përgjegjësitë për zhvillimin e ardhshëm të RTK-së. Në kapitullin e parë për statusin e Radiotelevizionit të Kosovës, ligji përcaktonte se: Themelues i institucionit publik të RTK-së është Kuvendi i Kosovës. Do të jetë detyrë e themeluesit që të mbrojë autonominë institucionale dhe pavarësinë editoriale të RTK-së dhe të sigurojë financim adekuat për realizimin e misionit të shërbimit publik të RTKsë. 158 Bartja e kompetencave tek Kuvendi i Kosovës ishte arritje e madhe në procesin e kosovarizimit të plotë të transmetuesit publik të Kosovës, mirëpo zbatimi i këtij ligji, për shkak të zgjidhjeve afatshkurtra që ofronte dhe gjendjes së përgjithshme politike në Kosovë, u shoqërua me probleme që në periudhën e para pavarësisë, ndërsa u problematizua edhe më tepër pas 2008-ës. Që nga viti 2009, ky ligj ka qenë i pazbatueshëm në pjesët e tij për mënyrën e financimit, gjë që RTK-në e vendoste në 157 Intervistë me Dr. Fisnik Korenica 158 Ligji Nr. 02/L-47 i Kuvendit të Kosovës, Kapitulli i parë, neni 1, pika 1.2, 20 janar Shih: Aneks 2 74

75 gjendje alarmante financiare. 159 As ky ligj, njësoj si edhe rregullorja e vitit 2001 dhe ligji i mëvonshëm i vitit 2012, nuk kanë ofruar zgjidhje për çështjet që paraqesin parakushte për zhvillimin e pavarur dhe të pa ndikuar nga faktorë të jashtëm mbi median publike. Prof. Dr. Rrahman Pacarizi i veçon çështjet e rëndësishme në të cilat kanë dështuar partitë politike, në cilësinë e tyre si subjekte vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës: Nuk kanë siguruar financim të qëndrueshëm për RTK-në, nuk kanë siguruar pronë për RTK-në dhe nuk kanë arritur të bëjnë një ligj që do ta mbronte RTK-në, duke krijuar mekanizma për ta mbrojtur nga ndikimet politike si dhe nuk kanë krijuar mundësi për dixhitalizimin e RTK-së. 160 Me legjislacionin për RTK-në, të gjitha këto çështje janë në përgjegjësi të Kuvendit të Kosovës si institucion themelues dhe kjo gjendje nuk ka ndryshuar, pavarësisht nga ndryshimet në bazën ligjore. RTK-ja ka mbetur transmetues pa pronë të përcaktuar, e vendosur në objekte të ish RTP-së, por që ligjërisht nuk llogaritet kompani që e trashëgon ish kompaninë nga periudha e paraluftës. Në lëmin e financimit, ajo ka lëvizur nga parapagimi në modelin e financimit nga buxheti i shtetit, ndërsa si synim në legjislacion ka mbetur modeli i parapagimit. Në komponentin e përzgjedhjes së organit udhëheqës, legjislacioni ka ndryshuar mënyrën e zgjedhjes, por duke mos krijuar bazën dhe duke mos ofruar garancitë se procesi i përzgjedhjes do të jetë parakusht për zgjedhjen e bordit profesional dhe të pandikuar nga politika. Përmes legjislacionit, 3 pushtetet tjera kanë arritur atë që studiuesi Chris Hanretty, e cilëson ndikim të rregullave ligjore, të cilat përcaktojnë se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk mund të bëjnë në raport me transmetuesit publikë. 161 Në rastin e RTK-së, ligji si instrument i pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, është përdorur nga këto pushtete për të përkufizuar fushë-veprimtarinë e medias publike, por nuk i ka krijuar asaj bazën për t u zhvilluar në përputhje me funksionet shoqërore dhe publike të transmetuesit publik. Përtej konsensusit të përgjithshëm se Kosova ka nevojë për transmetues publik, si media e rëndësishme në procesin e plotësimit të standardeve demokratike, klasa politike nuk ka arritur që përmes bazës ligjore të krijojë mundësitë reale për zhvillimin e një transmetuesi të tillë. Politika është marrë me bazën ligjore për RTK-në vetëm në periudha kur domosdoshmërish është detyruar që të adresojë çështjet që lidhen me të, në kuadër të obligimeve për standarde të mediave demokratike dhe shumetnike, të përcaktuara nga faktorët ndërkombëtarë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Në vitin 2006 miratimi i ligjit ishte në kuadër të procesit të përmbushjes së standardeve për Kosovën, të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare dhe procesit të bartjes së kompetencave nga UNMIK-u te institucionet kosovare të vetëqeverisjes. Miratimi i ligjit të këtij viti me 159 Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të EBU-së, drejtuar kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, më 28 tetor 2009, publikuar në mediat në Prishtinë 160 Intervistë me Prof. Dr. Rrahman Pacarizi 161 Hanretty, C., Public broadcasting and political interference, ISBN

76 dispozita nga transmetues të vendeve të zhvilluara, por në një mjedis pa traditë të respektimit të funksioneve të transmetuesit publik. Në vitet e para pas pavarësimit të Kosovës është përsëritur e njëjta situatë, pasi faktorët politikë janë marrë me ligjin për RTK-në, për të adresuar kërkesat që dilnin nga plani i Martti Ahtisaar-it për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. Në kuadër të këtyre obligimeve, qeveria dhe parlamenti kanë arritur që në mars të vitit 2012 të miratojnë ligjin e parë për RTK-në në shtetin e pavarur, me të cilin adresonin komponentin e shumetnicitetit në transmetuesin publik, por nuk ofronin zgjidhje për modelin afatgjatë të financimit. Që në propozimin e saj, qeveria e ka bërë të qartë se hartimi dhe miratimi i projektligjit do të rezultojë me përmbushjen e obligimeve të caktuara në ndërlidhje me pakon e Ahtisaarit, aneksi 2, neni 3, pika j dhe neni 3, pika k te propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës si dhe raportin e progresit për Kosovën. 162 Në procesin e diskutimeve për ligjin e propozuar nga zyra e kryeministrit, kanë qenë të përfshirë faktorët politikë e shtetëror të Kosovës si dhe ata ndërkombëtarë, (komisionet parlamentare funksionale, Zyra Civile Ndërkombëtare, Komisioni Evropian, organizata të shoqërisë civile në Kosovë) megjithatë diskutimet në seancat parlamentare për të, nxirrnin në sipërfaqe mungesën e qëndrimeve të harmonizuara për çështjet kryesore: financimin dhe funksionimin e kanalit të dytë në gjuhën serbe në RTK. Për financimin, Kuvendi nuk ka marr parasysh propozime të shoqërisë civile 163 dhe e ka lënë me zgjidhje të përkohshme nga buxheti i shtetit, ndërsa deputetët kanë miratuar krijimin e një kanali të posaçëm në gjuhën serbe, edhe pse me pakënaqësi dhe me paqartësi që kanë shoqëruar procesin e votimit përfundimtar. Ligji është miratuar me 42 vota për, 36 kundër dhe 3 abstenime, nga gjithsejtë 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës dhe pas një procesi të diskutimit të amendamenteve, ku Kryetari i Kuvendit disa herë iu drejtohej deputetëve me vërejtjen se nuk po dinë çfarë po votojnë dhe ku kërkonte që për projektligjin të ndiqej procedura e shqyrtimit të tretë. 164 Kjo mënyrë e adresimit të çështjes së legjislacionit për transmetuesin publik, dëshmon se faktorët politikë në Kosovë e trajtojnë RTK-në si pjesë të obligimeve që kanë në kuadër të proceseve politike të imponuara nga ndërkombëtarët, e jo si institucion me rëndësi në procesin e demokratizimit të brendshëm të shoqërisë. Kjo qasje është e pranishme sidomos në trajtimin që politika i ka bërë modelit të financimit të RTK-së, pas periudhës 5 vjeçare të mbledhjes së taksës nga parapagimi, kur politika e ka përfshirë RTK-në në skemën e financimit të drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. 162 Nga ekspozeu i ministrit Bedri Hamza, gjatë prezantimit të projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, transkripti i seancës plenare të 29 korrikut 2011, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qëndrueshmëria financiare e RTK-së: Gjetja e alternativave për financim të transmetuesve publik, Instituti GAP, tetor Transkripti i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 29 dhe 30 mars dhe 5 e 6 prill 2012, 76

77 3.2. Nga pavarësia financiare në varësinë nga buxheti shtetëror Radiotelevizioni i Kosovës është shndërruar në kompani publike mediatike të financuar drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, me vendim gjykate, në një proces të mosmarrëveshjeve dhe mungesës së gatishmërisë së palëve për të zbatuar modelin e financimit nga parapagimi. Subjektet politike në Kuvendin e Kosovës nuk kanë arritur që ankesave të qytetarëve për pagesën e taksës prej 3.5 eurosh, t i përgjigjen me zgjidhje të re për mënyrat e mbledhjes së taksës së parapagimit, pasi çështja ishte ngritur në Gjykatën Kushtetuese nga një pensionist, i cili e konsideronte shkelje të të drejtave qytetare pagesën e saj. Në kapitullin e tretë, për financimin e RTK-së, Ligji i vitit 2006, Nr. 02/L-47, obligonte institucionin themelues, pra Kuvendin e Kosovës, që të siguronte kornizë financiare të përshtatshme, të sigurt dhe transparente, që mund të përfshinte edhe mbështetjen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, për t i garantuar RTK-së mjete të nevojshme që ta përmbush misionin e saj. 165 Neni 19 i ligjit përcaktonte financimin e RTK së kryesisht nga parapagimi dhe parashihte vazhdimin e parapagimit si burim kryesor të financimit, por ligji i kishte lënë të hapur mundësinë Kuvendit të Kosovës që të ndryshonte lartësinë e taksës. Në ligjin, që është më i detajuari, lidhur me mënyrën e pagesës dhe lartësinë e taksës, megjithatë mungonte zgjidhja afatgjate për zbatimin e këtij modeli. Kuvendi i Kosovës merr vendim mbi caktimin e parapagimit për transmetuesin publik. Lartësia e parapagimit për transmetimin publik do të jetë 3.5 në muaj dhe do të zbatohet për së paku një vit nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. Pas kësaj periudhe, lartësia e parapagimit mund të ndryshohet nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të propozimit nga Bordi i RTK-së, pasi që të jetë konsultuar me KPM-në ( Komisioni i Pavarur për Media v.j.). 166 Në vitin e parë të funksionimit të RTK-së me ligjin e ri, nuk ka pasur ndryshime në lartësinë e taksës prej 3.5 eurosh dhe të agjentit të arkëtimit. Ndryshimet filluan në vitin 2007, pas kalimit të fazës një vjeçare nga hyrja në fuqi e ligjit (Korporata Energjetike e Kosovës -KEK). Sipas ligjit, ndryshimet në formën e vendimeve duhej të buronin nga Themeluesi (Kuvendi i Kosovës) dhe nga RTK-ja, siç krijohej mundësia me Nenin 20, pikat 20.1 dhe Në pikat vijuese të nenit 20, ishin të përcaktuara raportet ndërmjet RTK-së dhe agjentëve të arkëtimit të mjeteve nga parapagimi. Ky nen nuk e përjashtonte mundësinë e ndryshimit të agjentit të mëhershëm të arkëtimit, 167 duke i lënë mundësinë bordit të RTK-së që të vendoste se cilën organizatë do ta konsideronte si më të përshtatshme, përfshirë edhe agjentin e deriatëhershëm, apo edhe ndonjë kompani tjetër 165 Mbledhja e taksës për RTK-në kishte filluar që në periudhën kur RTK-ja funksiononte sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/13, në vitin Rregullorja e përcaktonte financimin përmes parapagimit si mënyrën që do të zbatohej nga RTK-ja pas fazës së parë të zhvillimit, kur RTK-ja varej financiarisht nga donacionet dhe nga mjetet që i ndaheshin nga buxheti i Kosovës. Mirëpo, Rregullorja nuk kishte përcaktuar juridikisht mënyrën e mbledhjes së taksës, agjentin e arkëtimit dhe lartësinë e taksës. 166 Ligji Nr. 02 / L 47, Kapitulli III, Neni 20, pikat 20.1 dhe 20.2, 20 janar Korporata Elektroenergjetike e Kosovës ( KEK ) ka qenë agjenti i parë dhe i vetëm i mbledhjes së taksës së parapagimit për RTK-në. 77

78 që do të ofronte shërbimet e nevojshme lidhur me arkëtimin e parapagimit. 168 Përcaktimi apo ndonjë agjenci tjetër i krijonte mundësinë RTK-së që të ndryshonte agjentin e arkëtimit, KEK-un, në rastin e problemeve me mbledhjen e taksës, por kjo mundësi ligjore nuk është shfrytëzuar nga RTK-ja dhe as nga Kuvendi i Kosovës në periudhën e mëvonshme kur KEK-u kërkoi shkëputjen e kontratës me RTK-në. Nga analiza e dokumentacionit përkatës të institucioneve vendimmarrëse të asaj periudhe del se arsyet për mos shfrytëzimin e kësaj mundësie lidheshin me raportet politike ndërmjet aktorëve të përfshirë në gjetjen e zgjidhjes, gjendjen e kompanive ekonomike, të cilat mund t i kontraktonte RTK-ja për mbledhjen e taksës dhe me cilësinë e programit që ofronte RTK-ja. Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, ishte kompani që kishte probleme në mbledhjen e të hyrave për shpenzimin e energjisë elektrike nga qytetarët. Në dekadën e parë të pasluftës, në Kosovë ka pasur shumë probleme në furnizimin me energji elektrike dhe refuzim të qytetarëve që ta paguajnë shërbimin të cilin nuk e kishin rregullisht. Kësaj gjendjeje i ishte shtuar edhe taksa për RTK-në, gjë që përcillej me pakënaqësi të qytetarëve, të cilët refuzonin të paguanin faturën me arsyetimin se nuk donin që të paguajnë bashkërisht me të edhe taksën për RTK-në. Në raste të veçanta, edhe në media edhe përmes deklarimeve të përfaqësuesve të kompanisë, KEK-u e kishte përmendur parapagimin për RTK-në si arsye për mos pagesën e faturave të rrymës. Pakënaqësitë lidheshin edhe me programin e RTK-së, me kërkesën që ky program të jetë pa pagesë edhe me faktin se RTK-ja nuk mbulonte me sinjal gjithë territorin e Kosovës. 169 KEK-u filloi të vonojë transferimin e mjeteve të mbledhura në emër të parapagimit, gjë që ishte në kundërshtim me kontratën e nënshkruar në vitin 2003, ndërsa në korrik të vitit 2007 e ndërpreu njëanshëm kontratën me RTK-në. Në gjetjen e një zgjidhjeje u përfshin faktorët politikë, por jo drejtpërdrejt Kuvendi i Kosovës. Shtylla e katërt e UNMIK-ut (përgjegjëse për ekonominë) këmbëngulte që KEK-u të mos vazhdonte të mblidhte taksën, ndërsa EBU-ja rekomandonte që KEK-u të mbete agjent i arkëtimit. RTK-së iu dhanë gjashtë muaj afat për të gjetur një kompani tjetër për mbledhjen e taksës, ndërsa KEK-u detyrohej të vazhdonte me mbledhjen e parapagimit për RTK-në deri në maj të vitit Në situatën kur RTK-ja kishte arritur që të bëhej kompani e pavarur financiarisht dhe kur Kosova kalonte procesin e zgjidhjes së statusit politik, në të cilin nga RTK-ja kërkohej mbulim gjithëpërfshirës, ajo përballej me kërcënimin më të madh për qëndrueshmërinë financiare dhe pavarësinë në historinë tetëvjeçare të funksionimit, pasi vendimi i bordit të KEK-ut, mund të rrezikonte ekzistencën e transmetuesit publik Ligji Nr. 02 / L 47, Kapitulli III, pika Transmetuesi publik nuk kishte arritur që të shtrinte sinjalin e transmetimit terresterial në 90 % të territorit të Kosovës, ashtu si kërkohej me legjislacionin në fuqi 170 Fakte dhe të dhëna të prezantuara në Raportin Vjetor të RTK-së për vitin 2007, të publikuar në faqen zyrtare të RTK-së në internet 171 Fjala e kryetares së Bordit të RTK-së Vjosa Dobruna, në Raportin Vjetor të RTK-së për vitin

79 Me problemet financiare që mund t i shkaktonte ndërprerja e burimit kryesor të të hyrave, RTK-ja bëhej më e ndjeshme ndaj presionit politik dhe grupeve të ndryshme të interesit duke përfshirë edhe UNMIK-un, ashtu siç theksonte kryetarja e bordit Vjosa Dobruna në raportin vjetor. Dy prej anëtarëve të bordit të KEK-ut ishin ministra të qeverisë së Kosovës dhe RTK-ja vendoste lidhjen ndërmjet kundërshtimit të tyre dhe synimeve politike. Në fakt, ndalimi i parapagimit do të godiste kompaninë kryesore në tregun e mediave, e cila në vitin 2007, siguronte veprimtarinë në masën rreth 100% nga të hyrat vetanake, e cila ishte larguar nga ndikimi vendimmarrës i UNMIK-ut dhe e cila me fuqinë e saj në sistemin mediatik do të mund të zhvillonte politika të pavarura editoriale. Ashtu siç theksohej në raportin vjetor të RTK-së të vitit 2007, duke goditur vetëfinancimin e transmetuesit publik goditej drejtpërdrejt pavarësia editoriale e tij në periudhën më vendimtare të procesit politik për pavarësimin e Kosovës. Tabela 8: Struktura e të hyrave të RTK-së gjatë vitit 2007 Burimi: Raporti Vjetor i RTK-së për vitin 2007 Pagesa me vonesë e mjeteve të inkasuara nga parapagimi, nga ana e KEK-ut, ka qenë problemi kryesor, që e ka rënduar RTK-në dhe e ka përcjellë gjatë gjithë vitit Nga muaji janar 2007 e deri në dhjetor 2007, pagesa e mjeteve të mbledhura nga parapagimi nga ana e KEK-ut, është bërë me vonesë prej së paku 45 ditësh dhe deri në tre muaj e gjysmë (109 ditë). Borxhet e KEK-ut ndaj RTK-së, në emër të mjeteve të inkasuara nga parapagimi, më ishin 2,263, euro. 172 Paqartësia dhe diskutimet për gjetjen e zgjidhjes vazhduan edhe në periudhën pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. KEK-u, megjithë kërkesat e mëhershme për ndërprerjen e kontratës, e ka vazhduar atë deri në skadimin e afatit më 30 nëntor 2009, 172 Të dhëna për të hyrat gjatë vitit 2007 të RTK-së, të prezantuara në Raportin Vjetor 79

80 por nuk e ka përtërirë më. Në vitin 2009 në gjetjen e zgjidhjes u përfshi edhe Kuvendi i Kosovës, duke u përpjekur që të diskutojë dhe të bëjë ndryshimet në Ligjin për RTK-në, mirëpo pa sukses dhe duke e lënë të vetme RTK-në në përballjen e saj me pushtetin gjyqësor, që përmes Gjykatës Kushtetuese ndërpreu parapagimin. Çështja u parashtrua në Gjykatën Kushtetuese nga një qytetar nga Prishtina, Tomë Krasniqi i cili pohonte se imponimi i pagesës mujore prej 3.5 eurove, e inkasuar nga Korporata Energjetike e Kosovës për shërbime të Radiotelevizionit të Kosovës, është jo kushtetues. Ai deklaronte se gjendja e tij financiare, si pensionist me të ardhura shumë të kufizuara, bën që imponimi i pagesës të jetë barrë e madhe për të dhe ia shkel të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë. 173 Më 16 mars 2009, parashtruesi paraqiti kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, pasi më herët nuk kishte marr përgjigje dhe zgjidhje nga nivelet tjera të sistemit të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Komunale në Prishtinë. RTK-ja në përgjigjen e saj theksonte se parapagimi në përputhje me nenin 20 të Ligjit për RTK-në ishte mënyra adekuate e financimit, pasi familjet që ishin në listën e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale si kategori të veçanta, përfshirë edhe ato që janë nën asistencë sociale do të liroheshin nga parapagimi i kësaj shume (pika 20.9 e ligjit). Prandaj, RTK-ja konsideronte se parashtruesi nuk i kishte shfrytëzuar mjetet juridike që i garantoheshin me ligjin për RTK-në, mirëpo KEK-u deklaronte se nuk ishte i interesuar që të vazhdonte me inkasimin e mjeteve të parapagimit për RTK-në. Më 16 tetor 2009, Gjykata Kushtetuese vendosi masën e përkohshme ndaj zbatimit të mëtejshëm të nenit 20.1, të ligjit mbi Radiotelevizionin e Kosovës, ndërsa Kuvendit të Kosovës iu rekomandua që të rishikojë natyrën e nenit 20.1 dhe praktikat e bazuara në të, jo më larg se deri më 1 dhjetor Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2008, 2009 dhe 2010, ka mbajtur disa takime, kryesisht në nivel të Komisioneve Parlamentare, të grupeve të ekspertëve dhe me përfaqësues të RTK-së, por pa ofruar një zgjidhje, që do të konkretizohej me ndryshime ligjore dhe të cilat do të zgjidhnin çështjen e mënyrës së financimit të RTK-së. Në tërësinë e saj, çështja e financimit të RTK-së nuk ka qenë prioritet për Kuvendin e Kosovës, kurse në atë periudhë po ashtu nuk ka pasur as reagime apo alternativa për rrugëzgjidhje të ofruara nga shoqëria civile në Kosovë. Mungesa e reagimit të opinionit publik për zhvillimet rreth RTK-së dëshmon se si kompani mediatike, ajo nuk kishte arritur që të bindte ende as shoqërinë civile e as audiencën se është shërbim dhe e mirë publike. RTK-ja nuk kishte arritur të largohej nga perceptimi fillestar për të si kompani që frymonte nga dhe për të huajt dhe përtej arritjes së pavarësisë financiare nuk kishte arritur të krijonte aleancën e nevojshme me publikun që do ta përdorte në përballjen me presionin politik. Në këtë situatë, pushteti politik e ka pasur të lehtë që të ndryshojë modelin e saj të financimit dhe përmes tij të krijojë varësinë e transmetuesit publik nga vullneti politik. Mungesa e gatishmërisë në Kuvendin e Kosovës, për të gjetur zgjidhje në periudhën e masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e parapagimit 173 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, Vendim për heqjen nga lista të kërkesës në Rastin, Nr. KI 11/09, Nr. ref.: VHL112/11, 30 maj 2011, Po aty 80

81 për RTK-në, i ka ndërprerë asaj mundësinë që të vazhdojë trendin e zhvillimit në transmetues që financiarisht mund të funksionojë i pavarur nga vullneti i faktorëve politikë. Në vitin e fundit të parapagimit, 2009, RTK-ja kishte të hyra të përgjithshme në vlerë 9,785,042 eurosh, prej të cilave 7,080,276 euro nga parapagimi. Pas përfundimit të kontratës me KEK-un dhe ndërprerjes së parapagimit për RTK-në, Kuvendi i Republikës së Kosovës, filloi ndarjen e mjeteve çdo gjashtë muaj për financimin e RTK-së, të paraparë me vendimin e 28 janarit 2010, Nr. 03'237 për financimin e përkohshëm të RTK-së prej 1 janarit 2010 deri më 30 qershor 2010, por ky financim i quajtur i përkohshëm është përsëritur periodikisht deri në miratimin e ligjit të ri për RTK-në, në vitin Financimi i RTK-së përmes buxhetit të shtetit Në vitet e para të shtetit të Kosovës, pushteti politik e ka renditur atë në kuadër të modelit të financimit që transmetuesin publik e bën të varur financiarisht nga vullneti i koalicionit qeverisës. Në vitin 2010 skema e financimit të RTK-së ka ndryshuar plotësisht nga ajo e mëhershmja, sepse financimi tani varej nga vullneti politik i shumicës parlamentare. Tabela 9: Të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së në vitet 2009 dhe 2010 Burimi: Raporti vjetor i RTK-së i vitit 2010 Me ndryshimin e mënyrës së financimit RTK-ja kaloi nga Modeli Korporatist Demokratik në Modelin e Mesdheut. Mangësitë e këtij modeli për RTK-në janë evidentuar në periudha të krizës brenda koalicionit qeverisës, kur qeveria i ka ndarë mjete financiare RTK-së pa vendimin paraprak të Kuvendit, siç parashihej me vendimin e Kuvendit. Deputetë të pakënaqur, kanë vlerësuar se qeveria në ato raste, i ka ndarë mjete financiare transmetuesit publik, që është vënë në shërbim të qeverisë, duke mos i trajtuar me paanshmëri subjektet tjera politike në programin e vet Emisioni Click në RTV 21, debat për gjendjen në RTK pas largimit nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të SPRTK-së, 27 mars 2015, 81

82 Financimi i quajtur i përkohshëm i transmetuesit publik me ndarjen e parave nga buxheti i shtetit çdo 6 muaj, në kohën kur Gjykata Kushtetuese në realitet i kishte shfuqizuar dispozitat e ligjit për financim nga parapagimi, paraqitet si elementi përcaktues në raportin ndërmjet faktorëve vendimmarrës politikë dhe medias publike në shtetin e pavarur të Kosovës. RTK ishte në prag të bankrotimit dhe është dashur të shpëtohet nga financimi emergjent nga buxheti i Kosovës 176 mirëpo, në vend të krijimit të bazës ligjore për izolimin e kompanisë mediatike publike nga mundësia e ndërhyrjeve, institucioni themelues e ka përdorur këtë element për të forcuar lidhjen e RTK-së me pushtetin politik. Fakti se Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka lënë në fuqi për rreth 4 vjet ligjin Nr. 02/L 47, edhe pas ndërprerjes së parapagimit për RTK-në, dëshmon neglizhencën dhe mungesën e vullnetit të pushtetit politik për të krijuar bazën ligjore të mirëfilltë, si parakusht për pavarësinë e transmetuesit publik. Kuvendi nuk iu është përgjigjur kërkesave të organit udhëheqës të RTK-së dhe kërkesave ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen për modelin afatgjatë të financimit jashtë buxhetit të shtetit, si parakushti themelor për të siguruar pavarësi editoriale, që është njëri nga obligimet themelore të Radiotelevizionit të Kosovës. 177 Mbetja e RTK-së në vullnetin e projeksioneve buxhetore të qeverisë, pasi ajo kishte mundësinë e sigurimit të votave të shumicës parlamentare për ndarjen e mjeteve për RTK-në, 2 herë në vit, shndërrohej në instrumentin kryesor përmes të cilit pushteti politik arrinte të mbante nën presion median publike përmes paqëndrueshmërisë financiare për të cilën nuk ofronte zgjidhje. Pavarësisht nga propozimet e RTK-së dhe diskutimet publike dy vjeçare, ligjvënësit nuk kanë arritur që të harmonizojnë qëndrimet për mënyrat e kthimit të modelit të financimit nga parapagimi, siç kërkohej dhe rekomandohej nga faktorët ndërkombëtarë. I vetmi harmonizim që arritën ligjvënësit me ligjin 04/L 046 të vitit 2012 ishte ndryshimi në mënyrën e ndarjes së mjeteve për Radiotelevizionin e Kosovës, por duke ruajtur financimin e transmetuesit publik nga buxheti shtetëror, për një periudhë deri në tre vjeçare. Për një periudhë transitore, deri trevjeçare, deri në sigurimin e financimit nga parapagimi, çdo vit RTK-së i ndahet 0.7 % e të hyrave nga buxheti i Kosovës duke përjashtuar të hyrat nga proceset e privatizimit, të hyrat e njëhershme për buxhetin e Kosovës dhe të hyrat vetanake të nivelit qendror dhe lokal. 178 Forma e tillë e financimit, deri në tre vjetët e ardhshme, ishte mundësi që palët ndërkohë të gjenin modelin e duhur të financimit të bazuar në parapagim. Mirëpo, ajo dëshmonte po ashtu se aktorët e përfshirë në diskutimet për këtë ligj ende nuk kishin harmonizuar qëndrimet dhe nuk kishin arritur pajtueshmëri për skemën e financimit të RTK-së, ku burim kryesor i të hyrave do të ishte rikthimi i parapagimit. Deputetët në deklarimet e tyre përgjithësisht kanë përkrahur financimin nga parapagimi, mirëpo nuk janë pajtuar për mënyrën se si do të mblidhej taksa. Zgjidhja transitore për financimin ka qenë mënyra 176 Kosovo 2010 Progress Report, Brussels 9 November 2010, Nga fjala e kryetarit të Bordit të RTK-së, marrë nga Raporti Vjetor i RTK-së 2010, faqja zyrtare e RTKsë në internet, Raportet Vjetore, Ligji Nr. 04 / L 046, Kreu IV, neni 21, pika 4, Shih: Aneks 3 82

83 më e lehtë për të kryer obligimet ndërkombëtare për miratimin e ligjit për RTK-në. 179 Megjithatë me ligj u përcaktuan disa kritere që duheshin zbatuar në momentin kur të fillonte financimi përmes parapagimit. Që në pikën e parë të nenit 21 për burimet e financimit, ligji i mundësonte RTK-së model të përzier të financimit, duke përcaktuar se për zhvillimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të saj ligjore, RTK, financohet nga: parapagimi, themeluesi, nga vetëfinancimi përmes veprimtarisë së tij ekonomike; nga burimet tjera që mund të përfshijnë: kontratat me palë të treta për shërbime transmetuese, duke shfrytëzuar kapacitetet teknike në dispozicion, në pajtim me ligjin si dhe botime, veprimtari koncertale etj. 180 Derisa e linte financimin në buxhetin e shtetit, ligji u ofronte palëve mundësinë që brenda periudhës 3 vjeçare të gjenin zgjidhjet për financimin përmes parapagimit. Themeluesit, Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akordohej e drejta që të vendoste për lartësinë e taksës për RTK, por bordi i RTK-së gëzonte të drejtën që të propozonte lartësinë e saj. Taksa duhej të ishte fikse, të paktën për 3 vjet dhe mekanizmi për mbledhjen e tarifës nga abonimi, duhej të miratohej nga Kuvendi, por bordi i RTK-së obligohej që të bënte propozimet. Këto veprime duhej të kryheshin brenda 12 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit dhe pas miratimit të mekanizmit për mbledhjen e taksës dhe lartësisë së saj, parlamenti do të rishikonte financimin nga buxheti i Kosovës. 181 Ky ndryshim nuk u bë asnjëherë deri në qershor të vitit 2015, kur ka përfunduar periudha transitore e ligjit dhe as në periudhën pasuese kur RTK-ja ka kaluar në modelin tjetër të përkohshëm të financimit, përmes ndarjes së mjeteve çdo tre muaj nga buxheti i shtetit. Bordi i RTK-ja, gjatë kësaj periudhe ka ofruar alternativat për financimin, duke u përqendruar në dy opsione kryesore, por për të cilat ka kërkuar garanci nga qeveria për realizimin e mbledhjes së taksës. RTK-ja ka propozuar kthimin e mbledhjes së taksës përmes faturave të rrymës, por që në ambientin e ri ekonomik do të realizohej përmes kompanisë private (KEDS), ose përmes akcizës në importin e cigareve Opsione për arritjen e pavarësisë financiare Për rreth 3 vjet, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të tejkalojë pragun deklarativ se për RTK-në duhet të gjendet mënyrë e financimit afatgjatë, ndërsa RTK-ja nuk ka dëshmuar këmbëngulësi në realizimin e propozimeve, ose ndërmarrjen e nismave konkrete për kthimin e parapagimit. Derisa deputetët e partisë në pushtet e kanë pranuar nëpër komisione parlamentare se nuk i kanë kryer obligimet ndaj RTK-së, zhvillimet politike dhe ato brenda kësaj kompanie e kanë zhvendosur vëmendjen nga trajtimi i kësaj çështjeje. Në kontekstin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe atyre brenda RTK-së, mos realizimi i parapagimit iu atribuohet disa faktorëve, të cilët me ndikimin e tyre e kanë shndërruar parapagimin në çështje vështirë të realizueshme dhe pa prioritet për palët e përfshira. Pas problemeve dhe pakënaqësive me agjentin e arkëtimit (KEK-un) në periudhën e ligjit paraprak, RTK-ja e kishte problem që të gjente kompani që do të mblidhte taksën për të, sepse, ashtu siç e përcaktojnë qytetarët në anketat e realizuara, ajo nuk perceptohet si media publike, që përmbush pritjet e audiencës me programin e saj. 179 Shih: Raportet e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitet , planin gjithëpërfshirës për të Marti Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe rekomandimet e EBU-së drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. 180 Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës, Nr. 04 / L 046, Kreu IV, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 7 / 27 prill 2012, Prishtinë 181 Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës, Nr. 04 / L 0 46, Kreu IV, Neni 21, pika 4 83

84 Në periudhën , RTK-ja në vijimësi është kritikuar nga opozita për qasjen e saj në politikën editoriale si media pro koalicionit qeverisës, ndërkohë koalicioni qeverisës (PDK AKR-pakicat) në atë periudhë, ka pasur probleme të vazhdueshme me sigurimin e shumicës parlamentare. Brenda RTK-së, ajo periudhë është karakterizuar nga pakënaqësitë dhe kundërshtimet sindikale dhe editoriale ndaj menaxhmentit, që është vlerësuar si i lidhur me pushtetin politik. Vet menaxhmenti i RTK-së nuk e ka konsideruar çështje me prioritet kalimin e financimit nga buxheti i Kosovës tek parapagimi. Në deklarimet publike, menaxhmenti ka fajësuar politikën që nuk po i ofron zgjidhje, por nuk e ka kundërshtuar zyrtarizmin e financimit përmes buxhetit, si forma më e sigurt e financimit, pasi ajo nuk e lë asnjëherë transmetuesin pa financim. 182 Gjatë viteve Kuvendi i Kosovës nuk e ka lënë pa financim RTK-në, mirëpo gjatë periudhës së financimit nga buxheti i shtetit janë rritur borxhet, që në vitin 2016 arrinin në rreth 6 milionë euro. Anëtari i parë i bordit të RTK-së i zgjedhur nga fusha e ekonomisë, Naim Gashi e lidh këtë gjendje me keqmenaxhimin e kompanisë si shkak që reflektohet në procesin e sigurimit të përkrahjes për gjetjen e zgjidhjeve për financim të qëndrueshëm: Duke pasur një menaxhment skajshmërisht të korruptuar dhe të ndikuar politikisht, RTK nuk mund të sigurojë përkrahje në Kuvend për financim. Në dy vjetët e fundit (2014, 2015 v.j.) Kuvendi nuk i ka miratuar raportet financiare të RTK-së dhe në kundërshtim me ligjin, askush nga menaxhmenti nuk është thirrur në përgjegjësi. Në RTK duhet të kthehet ligji, të japin përgjegjësi ata të cilët kanë bërë shkelje, të thirret një auditim nga Auditori i Përgjithshëm dhe më pas të flitet për financim. Një kompani me një menaxhment të tillë nuk mundet dhe nuk do të gjejë përkrahje për financim afatgjatë. 183 Në të njëjtën linjë, Sindikata e Pavarur e RTK-së, në reagimet e saj ka identifikuar shkaqet që RTK-në e kanë shndërruar në kompani me borxhe që burojnë nga lidhja e kontratave milionëshe pa procedura të tenderimit, punësimeve pa kritere e pa konkurse, në kohën kur punonjësit përballen me mungesë të kushteve elementare të punës përkundër derdhjes së miliona eurove të taksapaguesve kosovarë. 184 Si e tillë, gjendja financiare e RTK-së paraqitet si element që nuk varet vetëm nga modeli i përzgjedhur për të siguruar anën ekonomike të medias, por si faktor që ndihmon mbijetesën e një kompanie publike të pakontrolluar dhe që funksionon pa iu nënshtruar llogaridhënies për menaxhimin e parasë publike. Krijimi i parakushteve për ndryshimin e gjendjes mund të arrihet pas adresimit të shkaqeve të jashtme dhe të brendshme, si rrjedhojë e të cilave RTK-ja është bërë kompani e varur nga buxheti i shtetit dhe me borxhe financiare. Ndryshimi i modelit të financimit dhe largimi nga efektet e tij të dëmshme, si faktor që minon pavarësinë 182 Miftari, N., Starting from scratch: The role of media assistance in the establishment of independent media institutions in Kosovo, Democracy for development, ANALITIKA, Sarajevo / Prishtina 2013, _rrpp_kosovo_wp04_3dec2013_final_for_publishing.pdf 183 Intervistë me anëtarin e bordit të RTK-së, Naim Gashi 184 Reagim i Sindikatës së Pavarur të RTK-së i datës 8 dhjetor 2016, i shpërndarë për punonjësit e RTK-së dhe mediat në Kosovë, përmes postës elektronike. 84

85 editoriale 185, mund të realizohet në kuadër të veprimeve dhe vendimeve të koordinuara për transformimin e RTK-së në media të mirëfilltë publike. Institucioni themelues do t i ofronte bazën ligjore, për të mbledhur të hyra për funksionimin e veprimtarisë së saj, përmes përzgjedhjes së sistemit që do të përcaktohej bazuar në marrëveshje kontraktuare me një kompani që mund të mbledh taksën për RTK-në, në kuadër të pagesave publike për shërbime të tjera. Gjatë vitit 2016 dhe në muajt e parë të vitit 2017, nga Kuvendi i Kosovës ka nisma për ndryshimin e ligjit për RTK-në, që përqendrohen në modelin e financimit për të. Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Xhevahire Izmaku vlerëson se ligji në disa nene të tij, përfshirë financimin, nuk garantoi qëndrueshmëri për transmetuesin. Kryetarja e komisionit që është nga Partia Demokratike e Kosovës thekson se këtë proces duhet pasur parasysh kushtet ekonomike të Kosovës. Ne nuk mund të marrim asnjë shembull komplet nga një shtet duke ditur kushtet tona ekonomike. Neve na duhet financim i qëndrueshëm dhe i kombinuar, ku qytetari nuk ngarkohet shumë dhe transmetuesi funksionon pa presione politike. 186 Organizata joqeveritare në Kosovë, që në kohën e diskutimeve për ligjin për RTK-në i kanë ofruar alternativat që do të mund të përdoreshin, që nga rikthimi i pagesës përmes faturave të rrymës, apo pagesa përmes tatimeve të ndryshme. 187 Parapagimi në këtë rast, do të mund të shërbente si burimi kryesor i financimit, por duke marrë parasysh kërkesat specifike nga RTK-ja nuk është e thënë që të jetë burimi i vetëm. Pasi RTK-së i janë përcaktuar obligime të veçanta në kuadër të përgjegjësive ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Kosovë, atëherë zhvillimi i programeve të tilla do të mund të ndihmohej nga linja buxhetore shtetërore, sepse edhe funksionet e këtyre programeve janë të përcaktuara t i shërbejnë konceptit kushtetues për realizimin e të drejtave të pakicave. Ndihmë financiare përmes linjës buxhetore shtetërore për RTK-në mund të jepet edhe për emisionet edukative si pjesë e obligimeve programore që ka RTK-ja. Mirëpo, arritja e nivelit të pavarësisë financiare si parakusht për pavarësinë e kërkuar editoriale në raport me politikën, mund të realizohet në rastin kur modeli i financimit të jetë element përbërës i procesit të transformimit të përgjithshëm në raportin ndërmjet politikës dhe medias publike, gjë që do të determinonte shndërrimin e RTK-së në kompani karakteristikat e mediave të zhvilluara publike. Por, ashtu siç thotë Dr. Fisnik Korenica në një demokraci tranzicionale sikur Kosova, një mision i tillë duket vështirë i mundshëm dhe kërkon disa parakushte: Parakushti themelor për këtë është ndërtimi i një sistemi financimi për RTK-në që nuk bëhet pre e diskrecionit politik të kuvendit dhe qeverisë. Njëjtë është edhe vendosja e një 185 Unfettered and professional media key for democratic development of Kosovo, 3 maj 2015, shikuar për herë të fundit më 1 gusht 2015; Kosovo 2013 Progress Report, Intervistë me deputeten e PDK-së Xhevahire Izmaku. 187 Nga analiza: Qëndrueshmëria financiare e RTK-së: Gjetja e alternativave për financim të transmetuesve publikë, e përgatitur nga Instituti për Studime të Avancuara, GAP, Prishtinë, tetor 2011, 85

86 sistemi të përzgjedhjes së menaxhmentit përmes një vlerësimi dhe vendimmarrjeje të brendshme dhe jo nën sistemin aktual ku kuvendi ruan kontrollin mbi zgjedhjen dhe shkarkimin e bordit të saj. 188 Mënyra e financimit del si element i rëndësishëm në lidhshmëri me komponentin e strukturës menaxhuese dhe udhëheqëse të medias publike, pasi pavarësia financiare nuk do të garantonte arritjen e synimit për pavarësi editoriale, në rastin kur pushteti politik do të arrinte të ruante ndikimin mbi përzgjedhjen e organeve udhëheqëse të RTK-së Centralizimi politik i përzgjedhjes së bordit të RTK-së Baza ligjore mund të përdoret nga pushteti politik si instrument për të ushtruar ndikim në media specifike, siç janë transmetuesit publikë që themelohen nga institucioni shtetëror dhe ku kontrolli mbi emërimet mund të jetë instrument i fuqishëm i varësisë. 189 Në rastin e Radiotelevizionit të Kosovës, ligji Nr. 04/L 046, u krijoi mundësinë përfaqësuesve të zgjedhur politikë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të ushtrojnë ndikimin e drejtpërdrejt në përbërjen e organit udhëheqës, sepse ndryshoi mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të transmetuesit publik, krahasuar me ligjin e mëparshëm, duke përqendruar të gjithë procesin në parlament. Nga procesi i përzgjedhjes u përjashtua Komisioni i Pavarur për Media dhe komisioni ad hoc i tij, ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 190 dhe të gjitha kompetencat për procesin e zgjedhjes së bordit ua barti deputetëve. Ligji paraprak i vitit 2006, minimizonte mundësinë e ndërhyrjes së subjekteve politike në zgjedhjen e anëtarëve të bordit të afërt me subjektet e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetët kishin mundësi që vetëm në fund të procesit të përzgjedhjes të votonin për kandidatët, të cilët më herët kishin marrë përkrahjen e një komisioni jashtë politikës. 191 Me dispozitat e tij, ligji Nr. 02/L 47 garantonte pavarësi dhe paraqiste bazë juridike për RTK-në që të mund të udhëhiqej nga një bord me integritet dhe i paanshëm politikisht, për dallim nga ligji Nr. 04/L-046 i vitit 2012, që përmes procedurës së përzgjedhjes së bordit, krijonte hapësirën për ndikimin politik mbi të: Brenda nëntëdhjetë ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të bordit apo pas shpalljes së vendit të lirë për arsye të tjera, RTK bënë shpallje publike brenda një periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj. Pesë ditë pas mbylljes së shpalljes publike, të gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad hoc për shqyrtimin e tyre. 192 Kjo formë e përzgjedhjes së cilitdo nga 11 anëtarët e bordit e ka thjeshtëzuar procesin në aspektin teknik, por në aspektin cilësor ajo ka krijuar bazën ligjore që pavarësia e anëtarëve të bordit të RTK-së të humb që në procesin e përzgjedhjes në detyrë. Prof. Dr. 188 Intevistë me Dr Fisnik Korenica 189 Blumler J., Gurevitch M., The Crisis of Public Communication Taylor & Francis e-library, fq Ligji Nr. 02/L-47, në pjesët e tij për zgjedhjen e udhëheqjes së RTK-së Organet drejtuese të RTKsë), i publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Kosovës, Nr. 34/ Ligji Nr. 02/L 47, Kapitulli V, Neni 22, pika Ligji Nr. 04 / L 0 46, Neni 26, pika

87 Rrahman Pacarizi ka qenë në dy mandate anëtar dhe kryetar i bordit të RTK-së dhe ai e përshkruan në këtë mënyrë ndryshimin që ka ndodhur: Metoda e dytë është shumë më politike sepse duhet të konkurrohet direkt në Kuvendin e Kosovës dhe një komision ad hoc i Kuvendit bën përzgjedhjen për përshtatshmërinë e kandidatëve në bazë të ligjit. Pastaj duhet të bëjë intervistimin, sigurisht me një shkallë të lartë të inkompetencës, sepse një pjesë e mirë e atyre njerëzve mund të mos kenë përgatitjen e duhur për aspekte të ndryshme të medias. 193 Me këtë mënyrë të përzgjedhjes, çështja e bordit bëhet njëri ndër problemet kryesore për RTK-në, pasi ligji hap rrugën që partitë politike të merren vesh mes vete dhe t i ndajnë pozitat, për njerëz të afërt me to. Në një vend me demokraci të brishtë dhe në një mjedis të politizuar, njerëzit e pavarur nga politika, obligohen që t i nënshtrohen vlerësimit politik, për të marrë një detyrë gjatë së cilës kërkohet që të veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe të mos përfaqësojnë asnjë interes jashtë RTK-së, përveç interesit të publikut. Ne rastin e RTK-së ndodh ajo që Dr. Hasan Saliu e vlerëson si politizim që në krye të transmetuesit publik të Kosovës, pasi bordi vjen nga politika: Transmetuesi publik në Kosovë është nën menaxhimin e fuqishëm të politikës duke u nisur që nga zgjedhja e bordit. Vetëm me mbështetje të politikës mund të bëhesh anëtar bordi. Matjet dëshmojnë se në zgjedhjet e deritanishme të anëtarëve të bordit drejtues, kanë fituar njerëz të cilët krahasimisht me ata të cilët janë refuzuar, kanë qenë të afërt me politikën dhe nuk i kanë plotësuar kriteret profesionale. 194 Praktika e realizimit të përzgjedhjes është shoqëruar me probleme në periudha kur koalicioni qeverisës është ballafaquar me vështirësi në sigurimin e shumicës parlamentare dhe me votime të lehta, por të kontestuara, në rastet e koalicioneve të qëndrueshme politike Praktika e përzgjedhjes së bordit të RTK-së Në praktikën e proceseve përzgjedhëse të anëtarëve të bordit të RTK-së, evidentohen raste kur votat e deputetëve nuk kanë arritur t i sigurojnë kandidatë të cilët njihen nga opinioni publik si profesionistë të fushave të caktuara dhe si personalitete politikisht të paanshme, ndërsa janë bërë anëtarë persona të cilët nuk njihen për kredibilitetin profesional, por për afërsinë me subjektet politike në pushtet. Në njërin nga rastet më të diskutueshme, në korrik të vitit 2015, Kuvendi përzgjodhi 4 anëtarë të bordit, në një proces që kishte ngjallur reagime publike për shkak të lidhjeve partiake që kishin shumica e kandidatëve të përzgjedhur nga komisioni ad hoc parlamentar për t u votuar në seancë, ndërsa nuk arritën të siguronin vota emra të njohur të jetës publike dhe profesionale. 195 Shumica parlamentare nuk mori në shqyrtim as rekomandimet që i vinin nga OSBE-ja, gjë që nuk është praktikë e zakonshme në jetën parlamentare në Kosovë. Në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës më Intervistë me Prof. Dr. Rrahman Pacarizi 194 Intervistë me Dr. Hasan Saliu 195 Transkripti i seancës plenare më 30 dhe 31 korrik

88 korrik 2015, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë ia përkujtonte kuvendit kushtet ligjore që duhej të përmbushnin anëtarët e bordit të RTK-së dhe obligimin e parlamentit që të siguronte një proces transparent me rezultate të përshtatshme Figura 1. Faksimili i letrës së shefit të OSBE-së dërguar Kuvendit të Kosovës, më 28 korrik 2015 Në këtë letër, ambasadori Jean Claude Schlumberger ua kujtonte deputetëve se misioni i OSBE-së në Kosovë vlerëson se paanshmëria është njëri nga elementet kryesore për bordin profesional, që punon për një transmetues të vërtetë publik, që i shërben publikut. 196 OSBE-ja nuk është i vetmi faktor ndërkombëtar që ka ngritur çështjen e problemeve që shkaktojnë dispozitat ligjore për zgjedhjen e bordit të RTK-së. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e vendoste zgjedhjen e anëtarëve të bordit në bazë të kompetencës dhe profesionalizmit të kandidatëve e jo sipas preferencave politike, si njërin ndër parakushtet e kërkuara nga parlamenti për transmetues të pavarur dhe transparent. 197 Reagimet e përfaqësuesve të mekanizmave në Prishtinë pasqyronin shqetësimet që kishte ngritur që nga viti 2009 Komisioni Evropian në raportet e progresit për Kosovën, ku çështja e bordit veçohej si njëri ndër problemet kryesore për RTK-në. Ndryshimi para dhe pas miratimit të ligjit të vitit 2012 qëndronte në mënyrën e realizimit të ndërhyrjes politike, pasi në vitin 2009 ligji nuk zbatohej në mënyrë adekuate dhe një anëtar i qeverisë merrte pjesë në komisionin parlamentar përgjegjës për përzgjedhjen e bordit të RTK-së që duhej të emërohej, 198 ndërsa në vitet pas miratimit të ligjit të ri bordi ishte kompletuar, por përmes një procesi ku kriter kryesor kishin qenë preferencat 196 Nga letra e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovës dërguar Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli më 28 korrik Letra është siguruar për këtë punim nga deputetët, të cilëve u ishte shpërndarë 197 Letra e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Žbogar drejtuar Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës për shqetësimet e sindikatës lidhur me mënyrën se si menaxhohet transmetuesi publik, e datës 16 prill 2015, publikuar në mediat në Prishtinë. 198 Kosovo under UNSCR 1244, 2009 Progress Report, Brussels , 88

89 politike. 199 Vërejtjet dhe kërkesat e mekanizmave ndërkombëtarë nuk janë adresuar nga subjektet politike që kanë qenë, ose janë pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës, pasi siç thotë deputetja Xhevahire Izmaku: Standardet që kërkohen për të qenë një anëtar bordi i këtij transmetuesi, janë të njëjtin nivel me vendet e Bashkimit Evropian. Se sa këta anëtarë rezistojnë të mos tundohen nga grupe interesi qoftë nga politika e qoftë nga lëmi të tjera, s'ka të bëjë tutje me kualitetin profesional sa ka të bëjë me kategoritë morale dhe përgjegjësitë. Mirëpo, në Kuvendin e Kosovës nuk ka konsensus për këtë qasje të koalicionit qeverisës. Në radhët e opozitës në Kosovë, mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit, është parë nga i njëjti këndvështrim me atë të shoqërisë civile. Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina e arsyeton kundërshtimin e këtij subjekti 200 me praktikën që në bordin e RTK-së ka njerëz të cilët nuk janë aty për shkak të profesionalizmit, por për faktin se në bord i kanë dërguar subjektet politike për t iu shërbyer atyre. Ajo konsideron si zgjidhje zbatimin e mënyrës së përzgjedhjes nga propozimet e organizatave të ndryshme: Kuvendi si themelues duhet t i zgjedh në fund anëtarët e bordit të RTK-së, por propozimet nuk duhet të vijnë siç vijnë tani. Ato duhet të vijnë nga organizata të ndryshme, për shembull: nga Asociacioni i Gazetarëve, nga auditorët, nga asociacione të kontabilistëve etj. Pra, bordi duhet të ketë përfaqësim të shumë sferave. Në bord ka njerëz që janë plotësisht të lidhur me një apo një subjekt tjetër. 201 Zbatimi i një forme të tillë do të mund të ndikonte në ngritjen e cilësisë së përfaqësimit të grupeve me interes shoqëror në krye të medias publike dhe njëkohësisht do të shërbente si mekanizëm për reduktimin e mundësisë së ndikimit politik mbi RTK-në. Zbatimi i një mënyre të re të zgjedhjes së bordit, ku do të reduktohej ndikimi i politikës, do të mund ta bënte RTK-në me bord që i shërben si tampon zonë ndërmjet saj dhe pushtetit politik. Me ligjin e vitit 2012 RTK-ja është bërë me bord që ndodhet në pozitë të dobët në raport me shumicën parlamentare, e cila kontrollon dhe vendos për zgjedhjen e tij dhe njëkohësisht ka kompetenca për shkarkimin e secilit anëtar, në rrethana që shumica e thjeshtë parlamentare mund t i përdor. Në Nenin 28 të ligjit, parashihet që: Për shkarkimin dhe dorëheqjen e anëtarit të bordit, Kuvendi i Kosovës do të vendos me shumicë të thjeshtë (Pika 2.2) pas propozimit që vjen nga bordi i RTK-së me kërkesën e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve të bordit, ose të ndonjë iniciative tjetër nga jashtë sipas kushteve të përcaktuara nga paragrafi 3. i këtij neni ( Pika 2.1). Përkufizimi iniciativë tjetër nga jashtë, as nuk e përjashton dhe as nuk e përcakton një subjekt politik si nismëtar për shkarkimin e anëtarit të bordit dhe lë të hapur mundësinë që subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, të kërkojnë shkarkimin e anëtarit të bordit, në cilindo rast të vlerësimit se është përmbushur ndonjëri nga kushtet e pikës 3 të 199 Kosovo 2014 Progress Report, Brussels, , Transkripti i seancës plenare të 29 korrikut 2011, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Intervistë me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina 89

90 ligjit, ndërsa për ta realizuar nismën për shkarkim, nevojitet vetëm shumica e thjeshtë parlamentare. Parimisht, subjektet e koalicionit qeverisës këtë mundësi ligjore mund ta shfrytëzojnë edhe në rastet kur anëtari i bordit nuk pranon varësinë ndaj tyre. Në anën tjetër, mundësia e propozimit për shkarkim nga brenda bordit mund të krijojë mundësinë për anëtarët e lidhur me subjekte politike, që të nisin procedurën e shkarkimit të anëtarëve të tjerë të cilët nuk i përkasin grupit të caktuar të interesit. Në praktikën e funksionimit të bordit asnjëra nga këto mundësi, që do të mund të konsiderohej formë e presionit, nuk është përdorur, por ajo është zëvendësuar me atë që përshkruhet si praktikë e joshjes: Vetë mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të bordit nga kuvendi është njëfarë ndikimi politik, por në thelb ka mundësi që të punohet profesionalisht, nëse ke gatishmëri...në bord nuk ka presione, por joshje, që bëhet duke i punësuar në RTK të afërmit e anëtarëve të bordit ose duke iu dhënë kontrata disa prej të preferuarve të tyre. 202 Derisa vepron i varur nga politika në procesin e përzgjedhjes, brenda RTK-së bordi është organi që paraqitet si instanca më e lartë në hierarkinë udhëheqëse dhe me ndikim në çështje të zhvillimit strategjik. Bordi, përveç tjerash emëron dhe shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së; emëron dhe shkarkon zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e njësive të RTK-së, miraton strukturën organizative dhe konceptin programor të RTK-së, e shqyrton dhe e miraton buxhetin vjetor, mbikëqyr paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programin e RTK-së, miraton kriteret kryesore profesionale për punësimin e personelit etj. Me këto kompetenca, legjislacioni i përcakton bordit kompetenca dhe përgjegjësi udhëheqëse dhe me këtë e rendit RTK-në në mesin e transmetuesve, ku bordi nuk ka vetëm rol mbikëqyrës, por është instanca e fundit hierarkike vendimmarrëse për çështjet e zhvillimit strategjik të kompanisë. Pavarësisht nëse i ushtron apo jo kompetencat e tij, rëndësia e bordit në median publike të Kosovës është e rëndësisë vendimtare, prandaj edhe funksionimi i tij i pavarur dhe i përbërë nga anëtarë me kompetenca profesionale është element që do të ndikonte në izolimin dhe pavarësimin e medias publike nga ndikimi politik Ligji si instrument për ndikim në politikën editoriale Politikanët gjithnjë kanë një varg të opsioneve ligjore për të ndërhyrë në transmetues dhe fakti se përse një opsion nuk është përdorur mund të ndodh sepse: nuk ka qenë relevant, ka qenë jo efikas, ose ka qenë inferior ndaj opsioneve tjera më efikase. 203 Në rastin e RTK-së, subjektet politike me më shumë pushtet, e kanë zgjedhur legjislacionin si opsion efikas për të shtrirë ndikimin nga aspektet e zhvillimit strategjik (financimi dhe mënyra e zgjedhjes së bordit) në aspektet profesionale të kompanisë mediatike publike. Institucionet shtetërore dhe subjektet kryesore politike e kanë shfrytëzuar fuqinë vendimmarrëse për t i siguruar vetes përfaqësimin në informacionin e 202 Intervistë me anëtarin e bordit të RTK-së Naim Gashi 203 Blumler J., Gurevitch M., The Crisis of Public Communication Taylor & Francis e-library, 2001, ISBN , fq

91 RTK-së edhe përmes përcaktimeve rreth politikës editoriale. Në Nenin 18, ligji Nr. 04/L 46, përcakton parametrat e politikës editoriale të RTK-së me 10 pikat që në mënyrë të përgjithsuar përmbajnë parime të njohura ndërkombëtare editoriale e mediatike. Në pikën 3 për shembull, përkufizohet se RTK udhëheq, zhvillon dhe kultivon politikë redaktuese me përmbajtje të shëndosha, pozitive, asnjanëse, kreative, perspektive, qytetëruese, profesionale dhe humane. Vetëm në pikën 8, nga 10 pikat e Nenit 18, ligji përcakton se: Politika redaktuese e RTK-së duhet të jetë e pavarur, korrekte, profesionale, objektive, e balancuar dhe asnjanëse. 204 Në renditjen sipas rëndësisë për një transmetues publik, këto parime do të meritonin të ishin më lartë, pasi ato lidhen me funksionin primar të medias publike dhe si të tilla i shërbejnë asaj për të realizuar edhe dy funksionet tjera. Por, përtej mesazheve që përcjell renditja e këtyre parimeve në kuadrin ligjor, kërkesat e pikës 8 paraqesin kundërthëniet që ekzistojnë brenda ligjit për RTK-në. Nga media të cilës faktorët vendimmarrës politikë nuk i ofrojnë mundësinë e qendrueshmërisë ekonomike-financiare dhe mbi të cilën ushtrojnë ndikimin e tyre në krye të hierarkisë menaxhuese, kërkohet që të zhvillojë politikë redaktuese të pavarur, profesionale, korrekte. Në situatën në të cilën është vënë përmes përcaktimeve ligjore, RTK-ja mund të realizojë vetëm sipërfaqësisht kërkesat editoriale për barazpeshë dhe asnjanësi në trajtimin e palëve të prezantuara në informacionin e saj. Mënyra që ka zgjedhur për zbatimin e këtyre parime është ajo e prezantimit në program të të gjitha palëve, por duke u dhënë përparësi institucioneve shtetërore, deri në nivelin që informacionet zyrtare të këtyre institucioneve transmetohen pa vonesë dhe të pandryshuara. 205 Përmes kësaj mënyre dhe përgjegjësie që i ka përcaktuar vetes me dokumentet e brendshme, RTK-ja shndërrohet në kanalin e transmetimit dhe përcjelljes së mesazheve të lidershipit tek audienca, duke e kufizuar të drejtën e saj për redaktim dhe seleksionim të pjesëve të porosisë së bartësve të pozitave shtetërore. RTK-ja e ka përkthyer pikën 8 të nenit 18 të ligjit, si pikë që përcakton parimet mbi të cilat mbulohet sfera politike si mundësi ofrim i mundësisë së pakufizuar në program për udhëheqësinë shtetërore, por edhe për shumicën e përfaqësuesve të zgjedhur në organin legjislativ, që është themelues i RTK-së. Transmetuesi e ka shndërruar në standard profesional dhe etik, mbulimin me prioritet të aktiviteteve të kuvendit, qeverisë, presidentit dhe instancave të niveleve tjera të institucioneve shtetërore. Pavarësisht nga ndryshimet që janë bërë në standardet profesionale për gazetarët, pas hyrjes në fuqi të ligjit të vitit 2012, RTK-ja e ka bartur nga dokumentet e periudhës së protektoratit, kërkesën për transmetimin e plotë nga: Seanca e konstituimit të parlamentit, zgjedhja e kryetarit të parlamentit, zgjedhja e kryeministrit, zgjedhja e qeverisë, interpelanca ose padia kushtetuese kundër 204 Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës, Nr. 04 / L 46, Neni 18, pika Statuti i Radiotelevizionit të Kosovës, 91

92 kryeministrit, padia kushtetuese kundër kryetarit të republikës, seancat festive të parlamentit. 206 Në praktikë, kjo pikë e pandryshuar që nga dokumenti i 25 janarit të vitit 2005, është interpretuar nga RTK-ja si kërkesë për transmetimin e drejtpërdrejt të të gjitha seancave parlamentare, pavarësisht se kjo nuk nuk kërkohet me standardet profesionale. Redaktorë të angazhuar në lajme, në periudhën e protektoratit, e arsyetojnë këtë praktikë me faktin se ajo ka qenë mënyrë mbrojtëse nga subjektet të ndryshme politike, të cilat kanë këmbëngulur që RTK-ja të transmetojë seancat ku ato kishin më shumë interes: Deputetët nga secili subjekt kanë dashur që deklarimet e tyre në seanca plenare të përcillen në transmetimin televiziv. RTK-ja ka qenë media e vetme me të drejtën e transmetimit të seancave dhe për ne ka qenë e vështirë t i seleksionojmë. Elementi tjetër që ka përcaktuar këtë politikë editoriale ka qenë fakti se në cilëndo seancë ka ekzistuar mundësia që të ngriten çështje të rëndësishme, prandaj transmetimi i drejtpërdrejt ka kryer disa funksione njëherësh. 207 Në vitet e fundit, me zgjerimin e orëve të programit dhe kanaleve televizive, transmetimi i seancave parlamentare nuk paraqet ngarkesë për median publike të Kosovës, por është e nevojshme që vendimi për transmetim të burojë nga gjykimi editorial i medias dhe të mos lidhet me kërkesat politike. Pasi RTK-ja nuk hyn në mesin e transmetuesve të vendeve me politikanë të cilët sinqerisht dëshirojnë pavarësi më të madhe për transmetuesin dhe veprojnë rreth kësaj dëshire duke miratuar legjislacion që i jep transmetuesit mbrojtje më të madhe ligjore, 208 atëherë është e nevojshme që ajo të kalojë nga faza e zbatimit pasiv të kërkesave të politikanëve, në kultivimin e politikës editoriale që do ta shndërronte në aktor aktiv në raportin e saj me faktorët politikë. 206 Standardet profesionale dhe parimet etike në programet e Radiotelevizionit të Kosovës, Mbulimi i çështjeve politike, parlamentit dhe politikanëve, pika 4.1., Shih: Aneks Nga intervistat me redaktorë të RTK-së 208 Hanretty C. Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, fq

93 Kapitulli i katërt POLITIKA NË LAJMET E RTK-SË Roli vendimmarrës i institucioneve shtetërore dhe forcave kryesore politike mbi çështjet e zhvillimit strategjik të Radiotelevizionit të Kosovës, i ka shndërruar ato në faktorë me ndikim edhe mbi politikën editoriale të medias publike. Ndikimi është i përqendruar mbi përmbajtjen programore që lidhet me funksionin primar për informimin e qytetarëve mbi realitetin, në të cilin si protagonistë kryesorë dalin faktorët vendimmarrës për RTK-në. Në sistemin shoqëror të Kosovës në të cilin zhvillimet politike paraqesin sektorin kryesor në hierarkinë e lajmeve, RTK-ja zbaton politikë editoriale që i jep përparësi mbulimit të aktiviteteve të faktorëve politikë, por duke favorizuar në aspektin cilësor disa prej tyre. Hapësirën kryesore në transmetim e zënë protagonistë të veshur me më shumë pushtet dhe qasja editoriale ndaj faktorëve tjerë pjesëmarrës në skenën politike varet nga relacioni që kanë ata me subjektin kryesor politik. Parimet e zbatuara editoriale nga RTK-ja e kanë shndërruar në standard profesional mënyrën e raportimit protokollar, që sipërfaqësisht i ofron mundësinë RTK-së të mbrojë paanshmërinë ndaj subjekteve kryesore politike, por që në realitet e largon nga standardet profesionale dhe përgjegjësia për informacion me cilësi të lartë dhe të dobishëm për publikun. Gjetjet nga analiza e përmbajtjes së informacionit, interpretimi i dokumenteve bazë që përcaktojnë parimet e politikës editoriale si dhe qëndrimet e palëve të përfshira, të mbledhura përmes intervistave me ta, në këtë kapitull, shërbejnë për të shtjelluar mënyrën e përfaqësimit politik në informacionin e RTK-së dhe ndikimin e raporteve të faktorëve politikë me Radiotelevizionin e Kosovës në lëmin e politikës editoriale të kësaj kompanie mediatike Politika në hierarkinë e lajmeve Proceset politike zënë hapësirën kryesore në hierarkinë e sektorëve në përmbajtjen e informacionit të medias publike në Kosovë. RTK-ja iu është përgjigjur fazave të tranzicionit nga protektorati në shpalljen e pavarësisë dhe fillimin e konsolidimit të subjektivitetit shtetëror të Kosovës, me politikë editoriale që i jep prioritet përcjelljes së mesazheve të politikës zyrtare tek audiencat e saj. Ajo ruan modelin e konsoliduar nga periudha e protektoratit të OKB-së, në segmentet kryesore të politikës editoriale dhe të raportimit për zhvillimet politike, pavarësisht se ky model ngre çështjen nëse qëllimi i informacionit të saj është informimi i audiencës, apo propagandimi i objektivave të pushtetit politik. Realiteti politik pas vitit 2008 karakterizohet nga ndasitë, mosmarrëveshjet, koalicionet e paqëndrueshme qeveritare, krizat politike e institucionale, ri pozicionimet e forcave politike dhe përfshirja në sistemin politik të subjekteve të reja. Në këtë realitet, RTK-ja 93

94 është gjetur përball sprovës që buron nga përgjegjësia shoqërore e saj për të ofruar informacion të dobishëm për audiencën dhe përmbajtje që siguron dije njohëse duke informuar për atë që ndodh, por edhe duke klasifikuar dhe strukturuar realitetin politik, përmes përcaktimit nëse ngjarjet janë më pak apo më shumë domethënëse në bazë të pranisë ose mungesës së tyre në programin e medias. 209 Në mjedisin e polarizuar politik, RTK-ja ka arritur që të ruajë pozitën e medias me lajmet më të ndjekura nga audienca, por njëkohësisht ka vënë në pikëpyetje misionet që dalin nga funksionet e saj si shërbim publik. Tabela 10: Shikueshmëria e emisioneve qendrore të lajmeve në televizionet nacionale Burimi: NOVUS Consulting, janar Sprova profesionale e ka shndërruar median e vetme në Kosovë me përgjegjësi shoqërore për ofrimin e informacionit me cilësi të lartë dhe llogaridhënie vetëm ndaj publikut, e jo faktorëve të tjerë, 211 në institucionin më të kritikuar mediatik, si nga opinioni publik ashtu edhe nga vetë subjektet politike. Ajo kritikohet për politikën editoriale që kompenson me lajme të mira mungesën e aftësive të lidershipit politik të vendit, siç e përshkruan në mënyrë të përmbledhur Dr. Belul Beqaj: 209 McNair, B. Hyrje në komunikimin politik, UET Press 2009, Tiranë, fq Rezultatet e sondazhit të kompanisë NOVUS Consulting janë publikuar nga RTK-ja në edicionin qendror të lajmeve. 211 Public Service Values Editorial Principles and Guidelines, EBU Operating Eurovision and Euroradio, 94

95 E keqja është heshtur, e mira është stërmadhuar. Transmetuesi publik nuk e ka reflektuar realitetin, por i ka reflektuar projeksionet e lidershipit për realitetin, pavarësisht se ai kurrë nuk është përputhur me të vërtetën. 212 E ndodhur ndërmjet përgjegjësive formale shoqërore dhe ndikimit të pushtetit politik mbi parakushtet për garantimin e pavarësisë editoriale, RTK-ja ka zhvilluar parime editoriale përmes të cilave është përpjekur të krijojë përshtypjen e paanshmërisë dhe objektivitetit në raportimin për politikën, brenda kornizave të raportimit protokollar, ku saktësia e lajmit matet me saktësinë e citimit të deklaratave të politikanëve. Në veprimtarinë e përditshme, RTK-ja ndjek ngjarjet e paralajmëruara nga politikanët dhe u krijon hapësirë promovuese në lajmet e atyre ngjarjeve që politikanët dëshirojnë t i ekspozojnë tek publiku. Që me përcaktimin për t u fokusuar tek ngjarje të paralajmëruara nga institucionet dhe forcat kryesore politike, RTK-ja i ka përcaktuar vetes rolin e medias bartëse pasive të mesazheve politike tek elektorati, që janë audiencë e saj. Në vijimësi, RTK-ja u jep pjesën e parë të edicioneve të lajmeve kronikave apo informacionit që burojnë nga aktivitetet e paralajmëruara më herët nga protagonistët politikë. Në këtë mënyrë, ajo u krijon mundësinë politikanëve që të shfrytëzojnë median publike për të propaganduar aktivitetet e tyre, duke u bërë pjesëmarrëse në kufizimin e qasjes në mjedisin e vërtetë, para se të krijohet pseudo-mjedisi i dëshirueshëm. 213 Praktika e konsoliduar e politikës editoriale nga periudha e protektoratit për fillimin e edicionit me aktivitetet e përditshme të krerëve të institucioneve, apo politikanëve të pushtetshëm, ka vazhduar edhe në periudhën e pas pavarësisë, kur këto aktivitete kanë humbur peshën e lajmit. Edicioni qendror i lajmeve ruan skemën e pandryshuar dhe me strukturë të thjeshtë, sipas të cilës renditja e informacionit varet nga aktiviteti ditor i liderëve institucionalë nga partia në pushtet. Kjo skemë ndryshon vetëm në raste të jashtëzakonshme kur ka një sukses të madh për t u promovuar, siç janë rastet e sukseseve të sportistëve kosovarë, ose në rastet e rralla të ngjarjeve të jashtëzakonshme nga bota. Hapësira që iu rezervohet aktiviteteve të liderëve të institucioneve dhe atyre politikë si dhe zyrtarëve tjerë të nivelit qendror dhe lokal, varet nga numri i aktiviteteve ditore që ata kanë dhe mund të arrijë deri në 25 nga 30 minuta sa ka edicioni. Në praktikën e lajmeve qendrore të RTK-së, si emisioni kryesor dhe më i shikuar, gjenden edhe raste të edicioneve kur e gjithë përmbajtja ka vetëm kronika dhe informacione nga aktivitetet ditore politike. Në këtë strukturë të lajmeve, ku burimi kryesor i informacionit janë pseudo ngjarjet, RTK-ja iu ofron mundësinë protagonistëve politikë që ta përdorin për marketing të objektivave politike hapësirën e transmetimit publik. Në lajmet e medias publike ata dalin si komunikues të aftë për të shfrytëzuar hapësirën mediatike me synimin që të bindin qytetarët/ votuesit për vërtetësinë e realitetit që prezantojnë, sepse RTK-ja nuk shkon përtej deklarimeve të tyre në kërkimin e së vërtetës për çështjet që ata prezantojnë. Ashtu siç e përshkruan njëri nga gazetarët e politikës në RTK, prania e politikanëve është kriteri kryesor që përcakton rëndësinë e ngjarjes: 212 Intervistw me Dr. Belul Beqaj 213 Lippman, W., Public opinion, Transaction Publishers, New Brunswick USA 1991, fq 43 95

96 Në ndarjen e detyrave në mbledhjet e mëngjesit, prioritet u jepet ngjarjeve ku janë të pranishëm kryeministri, ministri i jashtëm, kryetari i kuvendit, etj. Mbulimi i ngjarjes nuk ka të bëjë me rëndësinë e saj, por me praninë e figurave të forcave kryesore politike në atë ngjarje. Madje, edicionet e lajmeve fillojnë me ato ngjarje të kota protokollare, duke anashkaluar temat që mund të paraqesin interes më të gjerë për publikun. 214 Modeli i raportimit të RTK-së nga ngjarjet e paralajmëruara për mediat është i ngritur mbi kronikat një burimore që realizohen nga konferencat për shtyp, deklaratat e aktorëve politikë nga aktivitetet promovuese të projekteve ku marrin pjesë, njoftimet për aktivitetet e tyre përmes komunikatave për media, deklaratat pas takimeve protokollare, fjalimet dhe deklarimet e tyre nëpër rrjete sociale. Në rastet kur këto deklarime bëhen nga figurat kryesore shtetërore dhe të partive në pushtet, RTK-ja i shndërron në lajme, bazuar në parimin e saktësisë që e realizon duke përcjell mesazhet nga deklaratat, pa shkuar më tutje në hulumtimin gazetaresk për vërtetësinë e tyre Raportimi i balancuar pro politikës Realizimi i raportimit të balancuar, përmes kërkimit të qëndrimit të palës tjetër, është praktikë që RTK-ja e përdor në rastet kur protagonistët e ngjarjeve mediatike janë nga radhët e forcave të caktuara opozitare, ose kur atakohen përfaqësuesit politikë në pushtet dhe në raste të rralla për deklarimet e pushtetarëve. Monitorimi i edicioneve të lajmeve të TVK-së nxjerr në pah atë që njëri prej redaktorëve të lajmeve aty, e cilëson mjaftueshmëri në raportim në momentin kur në edicion përfaqësohen të gjitha subjektet kryesore politike: RTK e tejkalon masën e informimit duke e bombarduar shikuesin me ngjarje politike. Ajo vetë-mjaftohet në momentin kur brenda edicionit ka arritur t'i ketë të përfshira të gjitha partitë politike. 215 Mirëpo, me këtë mënyrë raportimi RTK-ja vihet në shërbim të lidershipit shtetëror dhe liderëve me pushtet politik, sepse ajo bëhet pjesë e mekanizmave që përdoren për krijimin e opinionit publik rreth çështjeve që liderët i paracaktojnë si të rëndësishme. Duke raportuar për realitetin e ngritur mbi opinione për opinionet e të tjerëve, në vend të opinioneve të bazuara mbi atë që ndodh vërtetë në shoqëri, RTK-ja i kufizon vetes rolin shoqëror pë trajtim të çështjeve me interes për qytetarët me ndershmëri dhe sinqeritet, ashtu siç i parasheh EBU për transmetuesit publikë: për të gjitha çështjet, përfshirë tensionet dhe mosmarrëveshjet politike, pasqyrimin real të gjendjes ekonomike dhe çështjeve tjera që shoqërojnë zhvillimin e shoqërisë. 216 Udhëheqësit e RTK-së e pranojnë se politika e ka zënë hapësirën për zhvillimet tjera, mirëpo këtë e arsyetojnë me faktorëtë të jashtëm që ndikojnë mbi politikën editoriale. Jam ithtar që edicioni të fillojë me një temë që e prek qoftë edhe një individ, por fatkeqësisht, situata në të cilën është Kosova prej pasluftës e deri tash e ka imponuar në 214 Nga intervistat me gazetarë të RTK-së 215 Nga intervistat me redaktorë të RTK-së 216 Public Service Values Editorial Principles and Guidelines, EBU Operating Eurovision and Euroradio, 96

97 njëfarë forme pasqyrimin e temave politike, edhe para edhe pas shpalljes së pavarësisë. E dyta: gazetaria në Kosovë është e ndërtuar keq. Fatkeqësisht, një gazetar i mirë konsiderohet vetëm ai i cili e mbulon politikën. 217 Në këtë mënyrë, hapësira publike e përcaktuar për informacionin e dobishëm për qytetarët, në modelin e zbatuar nga RTK-ja merret nga grupi i politikanëve të pushtetshëm, të cilët përmes ndikimit në zhvillimin e RTK-së sigurojnë praninë në përmbajtjen programore të saj. Media publike vihet në shërbim të komunikimit të ndërsjellë ndërmjet protagonistëve kryesorë politikë, pasi që i shndërron në lajme për audiencën qëndrimet e tyre për njëri tjetrin, por nuk i shërben funksionit primar të saj për informim të drejtë të audiencës. Përqendrimi i informacionit në deklarimet e politikanëve, pavarësisht nga pozita e tyre në pushtet apo opozitë, e bën RTK-në media që nuk pasqyron ngjarje në kontekstin e tyre dhe si rrjedhojë ndihmon në kamuflimin e fakteve të drejtpërdrejta. Në vend që të hap hapësirën publike transmetuese për faktet e të gjitha palëve të përfshira dhe të ndikojë në avancimin e dialogut shoqëror për çështjet me rëndësi për audiencën, RTK-ja u del në krah grupit të politikanëve të pushtetshëm dhe qeveritarëve të cilët synojnë të përdorin median publike për të orientuar qytetarët në drejtimin e dëshirueshëm për ta. Hapësira publike që posedon RTK-ja vihet në shërbim të përcjelljes së mesazheve të faktorëve të fuqishëm politikë të cilët e shfrytëzojnë fuqinë e tyre për ta bërë publikun që t i shoh çështjet ashtu siç duan ata që të shihen 218. RTK-ja përcjell si lajm të përsëritur pseudo ngjarjet e bazuara në deklaratat e njëjta të politikanëve për çështje që nuk gëzojnë përkrahje të gjerë dhe që përcillen me pakënaqësi qytetare, duke u shërbyer pushtetarëve si mekanizëm për krijimin e pseudo mjedisit, në të cilin do të realizojnë qëllimet e tyre. Në fund të vitit 2013 RTK-ja prodhonte raporte për mbështetjen dhe mirëpritjen e informacionit të pa konfirmuar se kryeministri do të nominohej për çmimin Nobel për paqe, për kontributin në procesin e dialogut me Serbinë, së bashku me kryeministrin e Serbisë dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së. Në muajt prill dhe maj 2014, RTK-ja përsëriste në lajmet qendrore si kryetitull thirrjen e kryeministrit Hashim Thaci për nevojën e votimit nga Kuvendi i Kosovës i rezolutës për themelimin e Gjykatës Speciale edhe pse deklaratat dhe arsyetimet e tij politike nuk sillnin argumente të reja, por i shërbenin përpjekjes së tij për krijimin e pseudo mjedisit që do të pranonte themelimin e institucionit për gjykimin e krimeve eventuale të luftës të kryera nga ish pjesëtarët e UÇK-së. Në krizën e emigrimit ilegal nga Kosova për në vendet e BE-së, në muajt dhjetor 2014 dhe janar 2015, RTK-ja nuk ka trajtuar në lajmet e saj kontekstin social dhe ekonomik si pjesë e realitetit për ikjet masive, por e ka fokusuar këtë proces vetëm nga këndvështrimi i zyrtarëve të cilët theksonin vetëm efektet negative që kishte emigrimi në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave. Në muajt e vendimeve për shtyrjet e afateve për liberalizimin e vizave në vitet , RTK-ja i cilësonte lajme me rëndësi arsyetimet e politikanëve në pushtet për shtyrjet, por minimizonte zërat nga opinioni publik që kritikonin politikanët për shtyrjet. Në rastet e promovimit të 217 Intervistë me drejtorin e Televizionit të Kosovës, Lorik Arifaj 218 Lippman, W., Public opinion, Transaction Publishers, New Brunswick USA 1991, fq 42 97

98 projekteve të politikanëve për qëllime elektorale, RTK-ja nuk merret me trajtimin e mundësive për realizimin e tyre, por promovon këto plane duke kamufluar faktet për pasojat që sjellin premtimet politike pa mbulesë. Në muajt mars dhe prill 2014, RTK-ja neglizhonte problemet në realizimin e premtimeve të kryeministrit për një fond të veçantë prej 5.5 milionë eurosh për trajtimin jashtë Kosovës të fëmijëve me leukemi, edhe pse premtimin e kishte raportuar si lajm me rëndësi. Rolin e medias publike për të ndjekur procesin e realizimit të premtimeve të qeveritarëve dhe efektet, apo pasojat e tyre nga mos realizimi, në këtë rast e kryenin mediat private, të cilat në vijimësi raportonin për problemet me alokimin e mjeteve financiare për këtë fond. 219 RTK-ja i është kthyer kësaj teme vetëm në kohën kur ka filluar shpërndarja e pjesshme e mjeteve, duke fokusuar deklarimet e prindërve të fëmijëve të përzgjedhur për trajtim dhe të ministrave përkatës. 220 Këtë mënyrë trajtimi në programin e saj publicisti Halil Matoshi e cilëson përdorim të shërbimit publik për nevoja politike: PDK-ja dhe ish kryeministri Hashim Thaçi objektivisht e kanë përdorë servisin publik për nevoja politike madje deri në atë masë sa njerëzit e kësaj partie e kanë "redaktuar" lajmin, renditjen, masën dhe çdo gjë tjetër. Tash, duket se nuk i duhet më askujt dhe kanë për ta braktisur që të gjithë. LDK-ja realisht kurrë nuk ka qenë e interesuar për ndikim në këtë televizion sepse e konsideron të parëndësishëm, kurse për opozitën kosovare RTK-ja është vetëm një nga mundësitë e shumta për të plasuar idetë e tyre, edhe ashtu shterpe. 221 Me politikën e tillë editoriale, televizioni publik u krijon hapësirë propagandimi pushtetarëve dhe i ndihmon për të bërë marketing politik, në dëm të parimeve të përgjithshme të transmetuesve publikë për saktësi, relevancë, drejtësi, kontekst dhe llogaridhënie ndaj publikut. Këto parime janë të përcjella tek standardet profesionale të RTK-së, 222 mirëpo vetëm formalisht,përderisa nuk zbatohen në procesin e përgatitjes së informacionit dhe përderisa lajmet e medias publike në Kosovë nuk sigurojnë diversitetin e temave, por mbesin platformë për mesazhet e një grupi të politikanëve Pushteti dhe opozita në lajmet e RTK-së Radiotelevizioni i Kosovës është media që paanshmërinë, synon ta realizojë përmes kohës së transmetimit, që u ofron subjekteve politike për prezantimin e aktiviteteve të tyre. Ajo e mat dhe e mbron zbatimin e parimit kryesor të politikës editoriale, duke u bazuar në kohën e transmetimit publik, në kuadër të modelit që përqendrohet tek respektimi i renditjes së lajmeve sipas hierarkisë shtetërore dhe renditjes së subjekteve sipas rezultateve zgjedhore. Rezultati i matjeve të tilla del ashtu siç e përshkruan Prof. Dr. Rrahman Paçarizi: Nga monitorimi i edicioneve të lajmeve të RTK-së. Shih edhe: Intervistë me publicistin Halil Matoshi 222 Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës, Shih: Aneks 4 98

99 Në kuptimin sasior RTK-ja është shumë e balancuar në përfaqësimin e subjekteve politike, d.m.th. nëse bëhet një matje rezultatet dalin se gjithçka është në rregull. Mirëpo, edhe tek RTK-ja edhe tek mediat tjera, hilja pastaj është cilësore në kuptimin e përballjes së aktorëve me sfonde dhe lidhje të ndryshme politike. 223 Matjet e bëra publike nga RTK-ja bazohen në kriterin e pranisë përmes përmendjes në lajme të liderëve dhe partive, por ky kriter i vendos subjektet politike në pozita të pabarabarta dhe si i tillë shndërrohet në element të pamjafueshëm për RTK-në në synimin e saj për të argumentuar paanshmërinë dhe balancën në raportimet politike. Tabela 11: Përmendja e partive politike në informacionin e RTK-së gjatë vitit 2015 Burimi: Raporti vjetor 2015 i RTK-së 224 Matjet që ngritën mbi kriterin e pranisë përmes përmendjes në lajme të liderëve dhe partive e nxjerrin opozitën si më të pranishme në programin e lajmeve, mirëpo ashtu siç e vlerëson Shqipe Pantina, deputete e subjektit kryesor opozitar (Lëvizja Vetëvendosje), nga kjo mënyrë e matjeve rezulton se jo gjithçka është tek sasia, por tek cilësia: Është shumë normale që subjektet në opozitë të kenë më shumë hapësirë mediale sepse partitë në pushtet aktivitetin e tyre e kryejnë në qeveri. P.sh. kryeministri deklarohet për një çështje dhe pastaj opozita e kundërshton. Në këto situata nuk mund të thuhet se LDKja nuk tha asgjë, sepse kryeministri vjen nga ai subjekt dhe natyrisht që opozitës i duhet dhënë mundësia që të shpreh qëndrimin e saj. Pra, matjet nuk duhet të bëhen në këtë formë. 225 Në lajme, RTK-ja i përcjell liderët në të dy kapacitetet: edhe si bartës të pozitave shtetërore edhe si udhëheqës të partive, pa bërë gjithnjë ndarjen e qartë ndërmjet funksioneve të tyre shtetërore dhe atyre partiake. Në renditjen e lajmeve fillimisht pasqyrohen aktivitetet e udhëheqësve shtetëror dhe pas tyre ato të liderëve opozitarë, apo zyrtarëve tjerë të cilët deklarohen në emër të partive. Zbatimi i këtij modeli për mbulimin e politikës, pasqyron skemën e thjeshtë të lajmeve të RTK-së, me edicione uniforme të 223 Intervistë me Prof. Dr. Rrahman Paçarizi 224 Vërejtje: Raporti vjetor 2015 nuk është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të vërejtjeve që kanë pasur deputetët për të, njëjtë si edhe për raportet e viteve 2014 dhe Intervistë me deputeten e Vetëvendosjes Shqipe Pantina 99

100 përqendruara tek të njëjtit protagonistë dhe tek çështjet që përcaktohen si prioritete nga ata e jo nga kompania mediatike. Udhëheqësit e institucioneve qendrore (president, kryeministër dhe kryetar i kuvendit) zënë hapësirën kryesore duke u paralajmëruar në tituj dhe duke i transmetuar aktivitetet e tyre si lajme, apo kronika të para. Renditja e ngjarjeve brenda edicioneve të lajmeve bëhet bazuar në peshën politike të liderit dhe pas kësaj bazuar në pozitën që mban në institucionet shtetërore. Por, në dy periudha të ndryshme kjo reflektohet në veçimin e aktiviteteve apo deklaratave të tyre në titujt e lajmeve dhe renditjen që u bëhet brenda edicionit. Në krahasimin e periudhave para dhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2014, del se përqendrimi i lajmeve tek udhëheqësit shtetëror ndryshon varësisht se nga cili subjekt vijnë dhe fuqia e tyre politike. Tabela 12: Krahasimi për praninë në lajmet qendrore të krerëve shtetëror Pozita shtetërore Kryeministri 13 herë 9 herë Kryetari i Kuvendit 8 herë 9 herë Presidenti 5 herë 6 herë Burimi: Nga monitorimi i Lajmeve 19:30 në periudhat: 15 prill 15 maj 2014 dhe 15 prill 15 maj 2016 Në periudhën e parë protagonisti kryesor në të cilën ka qenë i fokusuar informacioni i RTK-së ka qenë kryeministri, ndërkohë në periudhën nga 2015-a hapësira dhe vëmendja kryesore është shpërndarë ndërmjet kryetarit të kuvendit, presidentit dhe kryeministrit a ishte viti i krizës politike dhe institucionale dhe kryeministri i asaj kohe si lider i forcës kryesore politike imponohej në agjendat mediatike edhe me premtimet paraelektorale edhe për proceset e rëndësishme politike. Në anën tjetër brenda partisë së tij, PDK, kishin filluar ndasitë dhe kryetari i kuvendit kishte kaluar në një subjekt tjetër politik. Zhvendosja e vëmendjes së RTK-së nga ai pavarësisht nga pozita shtetërore që mbante është tregues se RTK-ja në politikën editoriale i jep përparësi fuqisë së liderit politik e jo pozitës shtetërore. Në mbulimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të vitit 2014 RTK-ja e ka kthyer vëmendjen ndaj pozitës së kryetarit të kuvendit deri në nivelin sa ajo është pozita kryesore shtetërore që mbulohet në lajmet e saj. Në krye të parlamentit në këtë periudhë është vendosur lideri politik i forcës kryesore, të cilin RTK-ja e kishte përcjell edhe gjatë kohës sa ishte zëvendëskryetar i PDK-së dhe i cili prodhon lajm për RTK-në në modelin e mbulimit të pseudo ngjarjeve nga lëmi i politikës. Në periudhën e koalicionit 100

101 qeverisës nga dhjetori i vitit 2014, në informacionin e RTK-së kjo pozitë shtetërore barazvlerësohet dhe madje tejkalon edhe atë të kryeministrit, që me sistemin parlamentar të Kosovës paraqet pozitën kryesore vendimmarrëse për çështje që lidhen me zhvillimin e vendit. Hapësira për kryetarin e kuvendit në varësi të peshës politike të personit që është bartës i kësaj pozite paraqitet si tregues i lidhshmërisë që zhvillon RTK-ja me subjektin, apo subjektet politike që qëndrojnë më gjatë në pushtet. Në gjashtë muajt e parë të koalicionit ndërmjet dy forcave kryesore politike ( PDK-LDK) media publike ka vazhduar me politikën editoriale sipas të cilës u ka dhënë prioritet në renditjen e informacionit në lajme figurave udhëheqëse të PDK-së, si bartës të pozitave shtetërore të kryetarit të kuvendit dhe të zëvendëskryeministrit e ministrit të jashtëm, ndërsa aktivitetet e kryeministrit liheshin më vonë në renditjen e informacionit në edicionet e lajmeve, pavarësisht nga rëndësia e temës që trajtonin. Kryeministri i kësaj periudhe Isa Mustafa kërkonte profesionalizëm nga njerëzit të cilët punojnë në RTK, por duke e potencuar obligimin e këtij televizioni që të respektojë hierarkinë, pavarësisht nëse një gazetari, apo redaktori i pëlqen dikush apo jo. 226 Mirëpo, argumentimi i kryeministrit se profesionalizmi i medias publike matet me faktin se kryeministri lihet pas minutës 15-të në lajme është tregues i qasjes së njëjtë të liderëve politikë të Kosovës pavarësisht se vijnë nga subjekte të ndryshme. Me kalimin e kohës në pushtet, kryeministri është ngritur në hierarkinë e lajmeve të RTK-së, për të arritur në vitin 2016 në nivelin kur aktivitetet e tij barazvlerësohen me aktivitetet e kryetarit të kuvendit dhe të presidentit. Mustafa ka pushuar me kritikat e tij që ka pasur ndaj RTK-së sa ka qenë në opozitë dhe në gjashtë muajt e parë si kryeministër dhe njëkohësisht nuk ka ndërmarrë masat e premtuara për zgjidhjen e problemeve afatgjate të RTK-së: modelit të financimit dhe pronës së saj. Në prill maj të vitit 2016 ai paraqitet krahas dy pozitave tjera shtetërore si në tituj ashtu edhe në brendinë e edicioneve të lajmeve, edhe pse gjykimi editorial i RTK-së për renditjen sipas pozitës shtetërore vazhdon t i jap përparësi kryetarit të kuvendit. Në lajmet e RTK-së, në këtë periudhë, ata paraqiten krahas njëri tjetrit në informacionet nga politika dhe vetëm në raste të veçanta gjykimi editorial e zhvendos kryeministrin pas kryetarit të kuvendit edhe pse pesha e ngjarjes do të përcaktonte renditje të kundërt. 227 Qasja e ndryshme e politikanëve varësisht nga pozitat e tyre në pushtet apo opozitë dhe paqja e arritur me qasjen editoriale të RTK-së përmes krijimit të hapësirës për ta në program, i shndërron të dyja palët në aktorë të një komunikimi të dyanshëm dhe të ndërsjellë, por të mbyllur dhe në dëm të funksioneve publike që kanë në shoqërinë e Kosovës. Pavarësisht se drejtuesit dhe hierarkia vendimmarrëse për programin informativ në RTK e mohon praninë e presionit të drejtpërdrejt të pushtetarëve në çështje profesionale të politikës editoriale, në mënyrë indirekte ai paraqitet si element që buron nga raporti i tërësishëm i RTK-së me pushtetin. Në vendimmarrjen për rutinën e përditshme të procesit të planifikimit dhe përgatitjes së lajmeve, vetë korniza e përgjithshme që përcakton si ngjarje me prioritet aktivitetet ditore 226 Deklarata të kryeministrit Isa Mustafa në debat me qytetarë në Prishtinë më 4 mars Burimi: Audio incizim origjinal nga debati i lëvizjes FOL, Forumi: Fol Hapur me kryeministrin Isa Mustafa. 227 Edicioni Lajme 19:30 i datës 12 tetor 2016, në 101

102 të krerëve shtetëror dhe ato të faktorëve të fuqishëm politikë, paracakton epërsinë e udhëheqësve të institucioneve shtetërore në raportin me protagonistët tjerë politikë të cilët nuk janë të veshur me pushtet institucional. Në informacionin e RTK-së ata e kanë hapësirën e tyre pas pushtetarëve të cilët paraqiten në të dy kapacitetet: si udhëheqës institucionesh dhe të partive në pushtet. Skema e lajmeve të RTK-së, e ngritur sipas hierarkisë së protagonistëve varësisht nga pushteti institucional dhe politik, paraqet praktikë redaktoriale që në periudhën e parë të funksionimit dhe ajo zbatohet si kriter përmes të cilit media publike synon të sigurojë paanshmërinë në raport me forcat politike. Mirëpo, synimi për paanshmëri të bazuar në renditjen sipas hierarkisë shtetërore dhe jo sipas rëndësisë së ngjarjes, kthehet në element që përcakton varësinë ndaj pushtetit në rastet kur ai vihet përball rivalëve nga radhët e opozitës. Në procesin e renditjes brenda edicionit të lajmeve zbatimi i hierarkisë ndihmon procesin e fuqizimit të zërit të pushtetit, që zë minutat e para të edicionit, ndërsa në strukturën e kronikave zbehet zëri i protagonistëve opozitarë, duke i lënë pas në renditje, ose vetëm duke i përmendur si pjesëmarrës në ngjarje. Në raportimet nga seancat parlamentare dhe komisionet parlamentare gjenden kronika në të cilat renditja ndjek hierarkinë politike pavarësisht se protagonisti kryesor në ngjarje është opozita, minimizohen qëndrimet e subjekteve politike në rastet kur pushteti dhe opozita paraqiten me qëndrime të përafërta, ose raste kur zhvillimet politike zhvendosen në brendi të edicionit kur nuk janë të përshtatshme për pushtetin dhe për vetë RTK-në. 228 Anshmëria në këto raste paraqitet në aspektin cilësor dhe jo sasior, si mënyrë me të cilën RTK-ja argumenton trajtimin e barabartë të të gjitha subjekteve dhe protagonistëve politikë. Mënyra e raportimit dhe struktura e raporteve në këto raste, ndjek skemën hierarkike të lajmeve, ku çështjet janë kryesisht të organizuara sipas skemës abstrakte të përbërë nga kategoritë konvencionale, që specifikojnë çfarë është funksioni i përgjithshëm i temës së tekstit. 229 Përmes veçimit të mesazheve në titujt e edicionit, renditjes së raportit në edicion dhe të palëve brenda raportit, përcillet rëndësia që u jep media publike palëve të prezantuara në informacionin e saj. Veçimi i pushtetit në titujt e lajmeve, në fillimin e edicioneve dhe vlerësimi i tyre si faktori kryesor në brendinë e raporteve, i bën ata faktorin kryesor në superstrukturën e skemës së lajmeve të RTK-së. Në rastin e kryetitujve, si në shembujt vijues, opozita vendoset aty kur kundërshton pushtetin, por nuk veçohet promovimi i qëndrimeve të saj, si praktikë që ndiqet me pushtetin. 228 Shih arkivin elektronik të lajmeve qendrore të RTK-së, në kronikat nga séanca e jashtëzakonshme parlamentare të datës 11 tetor 2016 në kronikën e datës 12 tetor 2016, nga seanca plenare në: dy kronika (për deklaratën për vizat dhe raportimin e Ministrit të Brendshëm në komisionin parlamentar) dhe informacionin për diskutimet rreth raportit financiar të RTK-së në komisionin për media, në edicionin e datës 19 tetor 2016 në: Teun A.van Dijk,The Interdisciplinary study of news as discourse, nw: A Handbook of Qualitative Methodologies for Mass Communication Research, Taylor & Francis e-library 2002, fq

103 Tabela 13: Pushteti dhe opozita në titujt e titujve të lajmeve të Televizionit të Kosovës Përsërit kryeministri: do ta dërgojmë për votim në kuvend demarkacionin me Malin e Zi. AAK e Nisma nesër protestojnë kundër. Opozita nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme. Kryeministri Mustafa dha porosinë se sivjet nuk ka zgjedhje dhe ftoi opozitën në dialog. Burimi: Nga monitorimi i lajmeve të Televizionit të Kosovës 230 Në këtë mënyrë, standardi i paanshmërisë së RTK-së humbet, pasi edhe kur sasia në kohë të tërësishme të transmetimit apo përmendja e palëve të ndryshme në lajme është e barabartë, ose në favor të opozitës, nuk ka balancim në përfaqësimin cilësor në informacion. Paanshmëria në sasi transformohet në anshmëri dhe favorizim të subjekteve më të pushtetshme, të cilave iu krijohet mundësia që të përcjellin mesazhet e tyre, derisa subjektet më të vogla paraqiten si element plotësues për tërësinë kuptimore të raportimit të balancuar Parafushata si marketing politik në lajme Prania e politikanëve udhëheqës të subjekteve kryesore politike në informacionin e RTKsë, shtohet në periudha të ofrimit të zgjedhjeve të rregullta, por edhe të atyre të shkaktuara nga krizat politike. Si kërkues të votave, liderët i shndërrojnë në ngjarje mediatike takimet me elektoratin, ndërsa media publike bëhet platforma kryesore duke përshtatur skemën e edicioneve të lajmeve me mbulimin e aktiviteteve politike. Në periudhën e parafushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014, RTK-ja ka liruar deri në 2/3 e hapësirës së edicioneve të lajmeve, për takimet elektorale të liderëve të subjekteve kryesore politike shqiptare në Kosovë, edhe pse nuk ka pasur obligime ligjore për mbulimin e tyre. Në muajt prill dhe maj 2014, të dyja palët, kanë shfrytëzuar zbrazëtirën që krijon legjislacioni në fuqi për RTK-në dhe ai për zgjedhjet, 231 duke e transformuar hapësirën transmetuese publike në hapësirë të propagandimit të projekteve elektorale. Në kërkimin e tyre për maksimizimin e numrit të votave në zgjedhjet që shiheshin si rrugëdalje nga kriza politike dhe institucionale, udhëheqësit e partive kryesore kanë përdorur pozitat shtetërore, për të tërhequr vëmendjen e medias publike, e cila në praktikën editoriale i trajton me prioritet aktivitetet e krerëve të institucioneve. Por, paralelisht me aktivitetet e kryeministrit, RTK-ja ka mbuluar edhe aktivitetet elektorale të 5 subjekteve tjera (LDK, Vetëvendosje, AAK, Nisma për Kosovën dhe AKR), duke u përqendruar në ngjarjet për media ku të pranishëm kanë qenë liderët e tyre (shih shembullin nga tabela 14). Duke mos lënë anash as subjektet opozitare dhe duke raportuar pjesërisht sipas modelit që përdoret për mbulimin e fushatave zgjedhore, RTKja ka ndihmuar subjektet më të fuqishme politike që të shfrytëzojnë mangësitë ligjore për 230 Lajmet 19: 30, 13 maj 2016 dhe Lajmet 19:30, 19 prill Shih: Ligji Nr. 0/L-073, për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Gazeta Zyrtare 31/2008 dhe Ligji Nr. 03/L-256 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i publikuar në Gazetën Zyrtare më

104 të zgjeruar mbulimin mediatik promovues elektoral, pa iu nënshtruar standardeve profesionale për raportimin e paanshëm dhe objektiv. Tabela 14: Shembull i strukturës së edicionit qendror të lajmeve gjatë parafushatës 2014 Përshkrimi i kronikës/informacionit Kategoria Koha në min/sec. Ndeshja në futboll Kosovë Senegal Informacion ngjarje për media Arrijnë vëzhguesit epe-së Kronikë ngjarje për media Votohet në zgjedhjet për PE Kronikë ngjarje për media Lideri i PDK-së në Kievë dhe Istog Kronikë aktivitet elektoral 3.30 min. PDK-VATRA me marrëveshje Kronikë aktivitet elektoral 1.40 min. Lideri i LDK-së në Lipjan Kronikë aktivitet elektoral 2.00 min Lideri i LDK-së në Prishtinë Deklaratë-aktivitet elektoral 45 sec. Lideri i AAK-së në Rahovec Kronikë aktivitet elektoral 2.30 min Lideri i Vetëvendosjes në Mitrovicë Kronikë aktivitet elektoral 2.10 min. AKR politikat për rininë Kronikë aktivitet elektoral 1.30 min. Zëvendëskryetari i PDK-së në Gjakovë Deklaratë-aktivitet elektoral 1.35 min. Nisma për Kosovën në Podujevë Kronikë-aktivitet elektoral 1.50 min. Tentim-mashtrim rreth shitjes së naftës Informacion nga komunikata Kongresi i sindikatave në Berlin Kronikë ngjarje për media 15 vjetori i dëshmorëve në Strellc Kronikë ngjarje për media 13 vjetori i rënies së komandant Lleshit Kronikë ngjarje për media Nga zgjedhjet lokale në Mal të Zi Kronikë ngjarje për media Shoqata e Katarit ndihmon Kosovën Kronikë ngjarje për media Vdes një i mbijetuar i Masakrës së Tivarit Njoftim Burimi: Nga monitorimi i emisionit Lajmet 19:30, edicioni i datës 25 maj 2014 Me skemën e përdorur për mbulimin e kësaj periudhe RTK-ja iu ka mundësuar protagonistëve kryesorë në cilësinë e liderëve politikë që të shfrytëzojnë edicionin qendror të lajmeve në Kosovë, për të bërë fushatë elektorale, në dëm të funksionit primar të informimit nga ana e medias publike. Duke i përqendruar lajmet vetëm tek një grup i vogël i politikanëve të pushtetshëm, të cilët imponojnë agjendat mediatike në pseudo mjedisin e krijuar prej vetë atyre, RTK-ja ka privuar qytetarët nga e drejta e tyre për diversitet në informacion dhe gjithpërfshirje të temave, si pjesë e përgjegjësisë së medias publike. Orientimi i diskutimeve politike dhe publike në çështjen nëse RTK-ja u ka ofruar mbulim të barabartë të gjitha subjekteve dhe në anën tjetër, arsyetimet e udhëheqësve të lajmeve të RTK-së, tregojnë se asnjëra nga palët nuk janë parimore në qasjen ndaj funksionit të 104

105 informimit si e mirë publike. Subjektet opozitare vetëm kanë këmbëngulur në kërkesat për hapësirë transmetimi për aktivitetet e tyre, 232 ndërsa RTK-ja shfajësohet duke arsyetuar hapësirën e dhënë me peshën e aktiviteteve dhe pasojat që krijon mungesa e përcaktimeve ligjore. Sipas drejtorit të Televizionit të Kosovës Lorik Arifaj, i cili në kohën e parafushatës 2014 ka qenë ushtrues detyre i kryeredaktorit në televizion: Shpesh ndodh të ballafaqohemi me situata kur p.sh. kryeministri viziton një zonë problematike apo zonë ku ka përkrahës. Ftesa në këto raste vjen nga zyra e kryeministrit d.m.th. nuk është ftesë nga selia e partisë dhe kjo na obligon në njëfarë forme që të përcjellim aktivitetin e kryeministrit duke mos e pasur parasysh qëllimin që ata e kanë menduar në fillim. Në rastet kur kemi ftesa të tilla ne nuk mund t i anashkalojmë sepse jemi televizion publik dhe kemi obligim më të madh që të mbulojmë aktivitetet institucionale. 233 I pyetur se pse në edicionin qendror të lajmeve ka pasur mbi 20 minuta informacion për aktivitetet elektorale, ai përgjigjet: Të gjitha institucionet i kanë pezulluar aktivitetet dhe nuk ka pasur asnjë zhvillim tjetër. Ne jemi munduar të bëjmë përmbledhje me një kryeparalajmërim dhe t i transmetojmë si kronika. Por, nuk kemi mundur të mos i përcjellim sepse kanë qenë zhvillimet kryesore, sepse prej tyre është ditur se kush do të qeveris vendin në të ardhmen. Jemi munduar të shohim përafrimet që kanë subjektet me subjekte të tjera dhe normalisht që e kanë diktuar përmbajtjen e edicioneve. Ajo që kemi bërë mirë se i kemi balancuar edhe pse nuk ka qenë fushatë dhe nuk kemi pasur obligim ligjor që t i përcjellim. 234 Në arsyetimet e udhëheqësve të RTK-së evidentohen probleme që pasqyrojnë mungesën e parimeve editoriale të medias publike, për situata të hirta, kur media publike parimisht do të mund të identifikohej si bartëse e profesionalizmit në sistemin mediatik të Kosovës. Këtyre situatave, ajo iu përgjigjet me vendime ad hoc dhe lejon që të vihet në lajthitje nga politikanët të cilët kanë interes për të, ashtu siç vlerësojnë studiuesit: vetëm derisa ajo ndikon, ose derisa perceptohet se ndikon në votat e tyre. 235 Pa standarde profesionale të cilat do t i garantonin pavarësinë editoriale, RTK-ja u ka ofruar mundësinë liderëve dhe partive më të fuqishme që të keqpërdorin sferën publike, duke përcaktuar agjendën e lajmeve të saj. Analiza e EU EOM 236 e periudhës së parafushatës ka gjetur se të gjashtë partitë e mëdha shqiptare janë mbuluar në edicionet e lajmeve të mbrëmjes në RTK dhe totali i informacionit për aktivitetet e partive, në ditët e fundit ka arritur deri në 20 minuta (brenda edicionit 30 minutësh v.j.), megjithëse më 232 Deklarata nga konferenca për shtyp e LDK-së e datës 26 maj 2014, transmetuar në Lajmet 19:30 në RTK, marrë nga arkivi i lajmeve në kanalin youtube të RTK-së; Deklaratë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, më 3 maj 2014, publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook Nga intervista me drejtorin e Televizionit të Kosovës Lorik Arifaj 234 Nga intervista me drejtorin e Televizionit të Kosovës 235 Shih: Kuhn, R., Broadcasting and politics in Western Europe, Frank Cass and Company Limited, London EU EOM European Union Election Observation Mission 105

106 shumë mbulim i është dhënë PDK-së. 237 Në përqindje, sipas raportit, koha e mbulimit të aktiviteteve politike në Lajmet 19:30, në periudhën ndërmjet 8 dhe 27 majit (20 ditët e fundit të parafushatës ) është: PDK 34%, LDK 21%, AAK 15%, Vetëvendosje 13%, AKR 9%, Nisma 6%. 238 Në aspektin cilësor, renditja dhe raportimi janë karakterizuar nga përzierja ndërmjet parimeve të përcaktuara ligjore për mbulimin e fushatave zyrtare parazgjedhore me shfrytëzimin e zbrazëtirës juridike për favorizimin në lajme të partisë së kryeministrit. RTK-ja ka zbatuar parimet për raportim promovues, që karakterizohet nga nxjerrja në pah e pjesëve që bartin thelbin e mesazhit elektoral të folësit në kapacitetin e liderit, ose zyrtarëve tjerë të lartë partiakë si dhe mbështetjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të subjekteve politike. Në strukturën e raporteve, elementi kryesor është fjalimi i liderit partiak, ose në mungesë të tij, i zyrtarit më të lartë të pranishëm dhe përqendrimi tek premtimi kryesor elektoral, edhe kur premtimi përsëritet në takime dhe gjatë gjithë fushatës. Raportet ruajnë formatin e njëjtë për të gjitha subjektet politike, por dallimi është bërë në renditjen e tyre në edicionin e lajmeve. Për dallim nga periudha e fushatave, në parafushatë renditja deri në subjektin e tretë është bërë sipas fuqisë së votave nga zgjedhjet e kaluara: PDK, LDK, ndërsa tek subjekti i tretë gjykimi editorial e ka prishur renditjen, duke i dhënë përparësi AAK-së edhe pse Vetëvendosje ka qenë subjekti i tretë bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të mëhershme. Kjo mënyrë renditjeje është tregues se RTK-ja ka seleksionuar parimet për mbulimin e kësaj periudhe, në varësi të marrëdhënies që ajo ndërton me subjekte të caktuara. Arsyetimi se të gjitha subjektet kanë pasur trajtim të barabartë, del i paqëndrueshëm përderisa në renditjen e raporteve favorizohet partia kryesore në pushtet dhe pasi me renditjen e kronikave brenda edicionit bëhet përzgjedhja e subjekteve opozitare, duke mos respektuar edhe për to parimin e fuqisë politike bazuar në votat nga zgjedhjet e mëhershme. Paanshmëria dhe drejtësia ndërmjet subjekteve politike del e mangët edhe në elementet tjera përbërëse të trajtimit të tyre sipas parimeve të raportimit të balancuar, që promovon RTK-ja në standardet profesionale. Gjatë parafushatës, nuk është zbatuar parimi i ndarjes ndërmjet pozitës së kryeministrit dhe të liderit partiak, pasi premtimet e tij me ndikim të menjëhershëm në çështje buxhetore shtetërore janë raportuar sipas parimeve për mbulimin e fushatave elektorale zyrtare. RTK-ja nuk i ka trajtuar si tema që kërkojnë analizë të thelluar për ndikimet buxhetore që kanë premtimet elektorale (fondi 5.5 milionësh për shërimin jashtë Kosovës të fëmijëve të prekur nga leukemia dhe premtimet për rritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik) duke u shmangur edhe nga standardet e saj profesionale edhe nga përgjegjësia publike, për hir të ofrimit të mundësisë transmetuese për lidershipin politik. 237 European Union Election Observation Mission, Final Raport Kosovo 2014, European Union Election Observation Mission, Final Raport Kosovo 2014, 106

107 Në kuadër të ofrimit të hapësirës për lidershipin, ajo ka ngushtuar hapësirën për palët tjera me interes, përfshirë edhe subjektet e vogla e pa ndikim në skenën politike, që nuk arrijnë të imponohen në fushatat mediatike. Ato arrijnë të depërtojnë në informacionin e RTK-së vetëm në fushata zyrtare parazgjedhore, kur RTK-ja obligohet ligjërisht të zbatojë barazinë në përfaqësimin politik në informacionin e saj. Në periudhat e tilla, RTK-ja ofron situatën ideale në aspektin e analizës sasiore, ndërsa në analizën cilësore ofron zbatimin e qasjes së balancuar në raportimin promovues për të gjitha subjektet njësoj Përfaqësimi i barabartë gjatë fushatat elektorale Si në zgjedhjet komunale 2013 ashtu edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014, RTK-ja është vlerësuar nga ana e Komisionit të Pavarur për Media për mbulimin korrekt dhe sipas rregullave të të gjitha subjekteve garuese në zgjedhje. Në zgjedhjet komunale, në debatet dhe intervistat e transmetuara gjatë periudhës monitoruese, RTK ka prezantuar 38 subjekte politike të certifikuara, me mbulim të gjithanshëm dhe ka pasqyruar atmosferën elektorale në të gjitha komunat e Kosovës edhe pse ka ofruar hapësirë pak më të madhe për PDK-në. 239 Hapësira më e madhe për këtë subjekt, në periudhën e fushatës zyrtare, arsyetohet me numrin më të madh të aktiviteteve të saj, përmes të cilave kishte arritur që të tërhiqte vëmendjen edhe të shumicës së mediave tjera në gjuhën shqipe, në të cilat po ashtu kishte siguruar mbulimin më të gjerë. Pavarësisht nga epërsia në përqindje të mbulimit (PDK-së ishte 27% krahasuar me subjektin e dytë, LDK me 22%, duke mbuluar shumë më tepër ngjarje nga fushata e PDK-së, gjithsejtë 248 se sa të LDK-së, gjithsejtë 187; koalicioni AAK LDD ishte mbuluar në masën 15% dhe Lëvizja Vetëvendosje 12%), misioni monitorues i Bashkimit Evropian (EUEOM ) vlerësonte se të gjitha partitë kryesore ishin prezantuar kryesisht në mënyrë pozitive, pasi kanali televiziv ka mbuluar fushatën në programin e lajmeve kryesisht mbi bazën e mundësive dhe çështjeve të ofruara për media nga garuesit, me redaktim minimal. 240 Në fushatën zyrtare për zgjedhjet parlamentare 2014, Komisioni i Pavarur i Mediave vlerësonte se raportimi ishte korrekt dhe i paanshëm ndërsa, hapësira e ofruar ishte mjaftë e balancuar dhe në përgjithësi pasqyronte aktivitetet elektorale të subjekteve politike, ndërsa RTK-ja i ka kushtuar vëmendje edhe renditjes në prezantimin e fushatave të kandidatëve të subjekteve politike. 241 Edhe në këto zgjedhje, EUEOM konstatonte epërsinë e lehtë të prezantimit të fushatës së PDK-së në kuadër të kronikës përmbledhëse 239 Komisioni i Pavarur për Media, Monitorimi i shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhje lokale 2013, publikuar në shikuar për herë të fundit 16 qershor European Union Election Observation Mission, Final Raport Kosovo 2013, Komisioni i Pavarur për Media, Monitorimi i shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2014, publikuar në shikuar për herë të fundit 20 qershor

108 brenda edicionit qendror të lajmeve me 28%, ndërsa LDK-ja kishte 21% në hapësirën e tërësishme të kronikës përmbledhëse brenda edicionit për ditët e fushatës zyrtare. 242 Ndryshimi i menjëhershëm që bën RTK-ja në mënyrën e përfaqësimit të subjekteve politike në ditët e fushatave zyrtare krahasuar me parafushatat, është tregues se RTK-ja me qëllim kombinon parimet editoriale karakteristike për procese dhe zhvillime të ndryshme politike, sa herë që ato mund t i shërbejnë mbështetjes mediatike për lidershipin politik. Politika e saj editoriale i kthehet lidershipit, sapo kalojnë periudhat e përcaktuara me legjislacion për përfaqësim të balancuar të të gjithë aktorëve politikë, duke dëshmuar se nuk ka arritur nivelin e medias me parime të bazuara në përgjegjësitë publike Anshmëria në raportimin për krizat politike Përfundimi i fushatave zyrtare parazgjedhore shënon edhe përfundimin e përfaqësmit të balancuar të subjekteve politike në informacionin e Radiotelevizionit të Kosovës. Modeli i përqendrimit të informacionit tek protagonistët dhe subjektet kryesore politike, bazuar në rezultatet zgjedhore dhe relacionet ndërmjet tyre, si palë në formimin e qeverisë së re, kthehet si karakteristikë e politikës editoriale, për mbështetjen e subjektit që i ka dhënë më shumë hapësirë gjatë procesit zgjedhor. Në vitin 2014, RTK-ja ruante mbështetjen me inercion për subjektin kryesor nga koalicioni i kaluar edhe në periudhën e kalkulimeve për krijimin e shumicës parlamentare, nga ana e rivalëve politikë të cilët synonin pushtetin. Në periudhën kur procesi zgjedhor nuk u finalizua me fitues të qartë dhe Kosova u përfshi nga kriza politike (qershor dhjetor 2014), RTK-ja ka favorizuar në lajmet e saj partinë që më herët ka qenë në pushtet (PDK) dhe këtë e ka bërë përmes përmbajtjes së lajmeve. Në kohë transmetimi RTK-ja në atë periudhë ka ofruar më shumë hapësirë për bllokun opozitar (gjithsejtë 79% për Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, krahasuar me 21% për Partinë Demokratike të Kosovës), por anshmëria ndaj PDK-së është realizuar në mënyrën e raportimit për momentet më të rëndësishme gjatë periudhës së krizës

109 Tabela 15: Përmendja e subjekteve politike në lajme në periudhën e krizës politike Burimi: Raporti vjetor i RTK-së i vitit 2014 Në rastin e raportimeve për zhvillimet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014, është treguar se parimi i paanshmërisë së medias publike në raportin ndaj forcave politike, nuk mund të matet me sasinë kohës së përfaqësimit që u ofrohet atyre në lajme, por me raportimin e balancuar dhe të drejtë, që është i obligueshëm për RTK-në. Hapësira më e madhe për bllokun opozitar është përdorur si mbulesë për të arsyetuar favorizimin që i është bërë PDK-së në raste vendimtare, kur RTK-ja ka dalë hapur me qëndrimin e saj editorial duke u shmangur nga mënyra e zakonshme e raportimit, sa herë që përkrahja mediatike është parë si instrument ndikimi në krijimin e opinionit publik për këtë subjekt. Në pasqyrimin e zhvillimeve politike për krijimin e koalicionit opozitar përball PDKsë, 243 RTK-ja që në titujt e lajmeve të saj e fajësonte subjektet rivale për provokim të zgjedhjeve të reja, pasi kishin arritur marrëveshje për krijimin e shumicës parlamentare. 243 Më 10 qershor 2014, tri subjekte shqiptare: LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, shpallën marrëveshjen për koalicion, që sipas nënshkruesve, Kosovës do t i jepte qeverinë e kthimit të shpresës. PDK-ja ndërkaq deklaroi se qeverinë mund ta themelonte vetëm partia fituese e zgjedhjeve dhe paralajmëroi përdorimin e mjeteve ligjore e demokratike. Shih: Komunikata nga Marrëveshja LDK, AAK, Nisma për Kosovën e nënshkruar nga liderët: Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, e shpërndarë për media, më 10 qershor 2014, në Prishtinë; Deklaratë e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, më 10 qershor 2014, incizim origjinal; Deklarata të nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi në televizionin Klan Kosova, më 10 qershor 2014, 109

110 Tabela 16: Titujt e Lajmeve 19:30, të datës 10 qershor 2014 Titulli I Titrat Titulli II Titrat Titulli III Titrat Titulli IV Titrat Opozita bën përpjekje për provokim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Bën marrëveshje për qeveri të re. Provokohen zgjedhje të reja Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vetëm partia fituese ose koalicioni i krijuar para zgjedhjeve mund ta krijojë qeverinë. Interpretimi i Kushtetutës Vazhdon numërimi i votave. KQZ-ja shpall rezultatet pas përfundimit të të gjitha procedurave në QNR Vazhdon numërimi Pezullohet vala e 60-të e privatizimit. Shkak pakënaqësitë e ofertuesve dhe pretenduesve të tokave. Pezullohet vala e 60-të Burimi: Nga monitorimi i Lajmeve 19:30 në Televizionin e Kosovës Në praktikën e përditshme të titujve të lajmeve, RTK-ja nuk del me qëndrime në formë komentesh, por kufizohet në sqarimin e lajmit, ose përdor qëndrimet e palëve duke atribuuar informacionin (shih titujt 3 dhe 4). Në lajmet e ditës kur subjektet rivale bashkohen për të krijuar qeverinë e re, RTK-ja renditet krah rivalit të tyre (PDK-së) duke u përpjekur që të imponojë në sferën publike versionin e këtij subjekti. Që në tituj, opozita e bashkuar cilësohet si faktori që bart përgjegjësinë për krijimin e një gjendjeje që de facto nuk deklarohej si synim i saj, kurse në brendinë e edicionit vëmendja synohet të përqendrohet tek theksimi dhe përsëritja e interpretimit të situatës nga PDK-ja. Në kuadër të edicionit RTK-ja tejkalonte raportimin faktik të ngritur mbi sigurimin e saktësisë nga interpretimi i deklaratave të folësve, për t u siguruar se te audienca ka arritur mesazhi se e drejta është në anën e një subjekti, kurse të tjerat po veprojnë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën. Hapësirën qendrore të edicionit e zënë zyrtarët e PDK-së, (kryetari dhe 2 nënkryetarë), të cilët përsërisin të njëjtin qëndrim dhe interpretimi i kushtetutës nga vetë RTK-ja, që ishte në përputhje me qëndrimin e PDK-së, por në kundërshtim me praktikën editoriale të RTK-së sepse për situatat politike ajo zakonisht nuk del me interpretimet e tilla. 244 Në këtë rast, paraqitet si dytësor elementi i renditjes si kronikë e parë të marrëveshjes për koalicion të partive rivale, sepse ai bie në hije nga rrëfimi i përsëritur në kronikat pasuese që e kontestojnë dhe del i ndarë nga qëndrimi i lëvizjes Vetëvendosje, që në gjykimin editorial do të duhej renditur pas konferencës LDK-AAK-Nisma për Kosovën. Në edicionet e ditëve në vazhdim janë përcjell në vijimësi zhvillimet ashtu si kanë ndodhur, duke përfshirë qëndrimet edhe të bllokut opozitar edhe të subjektit fitues të zgjedhjeve. Edicionet e kësaj periudhe përshkohen nga pseudo ngjarjet, që buronin kryesisht nga takimet protokollare dhe ku rëndësi u është kushtuar deklaratave të 244 Edicioni Lajme 19:30, i datës 10 qershor 2014, në kanalin e RTK-së në youtube, 110

111 përfaqësuesve ndërkombëtarë, sidomos atyre që inkurajonin krijimin e shpejtë të qeverisë së re dhe stabile. 245 Edicionet e periudhës deri në sprovën për konstituimin e kuvendit më 17 korrik 2016 karakterizohen nga linja e pandryshuar editoriale, brenda modelit standard të RTK-së për mbulimin e ngjarjeve ditore 246 ashtu siç ndodhin dhe pa mbajtur qëndrim për palët e përfshira. Mirëpo, RTK-ja ndjek parime editoriale lineare vetëm deri në rastet që konsiderohen momente vendimtare për t u renditur për krah subjektit që favorizon. RTK-ja ka pasqyruar përmes transmetimit të drejtpërdrejt, edhe pse me ndërprerje, si dhe mysafirëve në studio të kanalit RTK3 seancën në të cilën sprovohej forca e dy blloqeve për marrjen e drejtimit të parlamentit dhe të drejtës për propozimin e mandatarit për kryeministër. 247 Në edicionin qendror të lajmeve, ajo balanconte në titullin e parë dy grupacionet kryesore politike, pasi theksonte faktin se 65 deputetë kanë votuar pro Isa Mustafës për kryetar të kuvendit dhe se PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Por, menjëherë në titullin e dytë ajo përforconte vetëm qëndrimin e PDK-së e cila i cilësonte ngjarjet dhunim të institucionit më të lartë të Kosovës. Animi i krijuar që në tituj përcillet në strukturën e edicionit, me transmetimin si kronikë e parë të reagimeve të PDK-së për zhvillimet në kuvend dhe zhvendosjen në brendi të edicionit të kronikës për ngjarjet që kanë shkaktuar reagimin. RTK-ja mundohej ta arsyetonte renditjen e ndryshuar me njoftimin nga regjia për moderatoren se kronika është në përgatitje e sipër dhe do të transmetohej sapo të jetë gati, për një material që kishte përfunduar përpara reagimeve dhe që kishte autore të njëjten gazetare e cila kishte përgatitur edhe kronikën me reagimin e PDK-së. 248 Në punën e përditshme edhe të medias publike, gabimet dhe vonesat në përgatitje të kronikave konsiderohen si raste normale, deri në rastet kur ato përdoren si arsyetime për të kamufluar animin politik, ndaj një subjekti të caktuar. Arsyetimet me gabime teknike kanë vazhduar edhe ditën pasuese, por kësaj radhe kronika është transmetuar dy herë brenda të njëjtit edicion. Kronika për paraqitjen e ankesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese është transmetuar si kronikë e parë dhe pas disa minutash gjatë bisedës me një analist në studio kronika është paralajmëruar sërish, madje me ngatërresa nga moderatorja, dhe është ritransmetuar, por 245 Nga monitorimi i edicionit qendror të lajmeve gjatë muajit qershor 2014, Ngjarje ditore në këtë studim përdoret përdoret për të përshkruar kronikat që ngriten mbi aktivitete të paralajmëruara me karakteristikat e pseudo ngjarjeve. 247 Seanca e 17 korrikut është përshkuar nga mosmarrëveshje ndërmjet deputetëve të subjekteve kryesore shqiptare. Partitë opozitare kërkonin të drejtën që ata të propozojnë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, pasi PDK-ja nuk kishte numrin e mjaftueshëm të votave për zgjedhjen e tij. Kuvendi sipas Kushtetutës, në këtë seancë kryesohet nga deputeti më i vjetër. Pas zgjedhjeve, këtë të drejtë e kishte deputetja e PDK-së Flora Brovina. Pasi ajo refuzoi votimin për kandidatin e LDK-së, seanca u ndërpre. Gjatë ditës, deputetët e partive opozitare e kanë vazhduar seancën dhe kanë votuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Kuvendit. Të nesërmen, çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja. Më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese vendosi masën e përkohshme, pas ankesës së deputetëve të PDK-së, Shih edicionin Lajme 19:30 të dates 17 korrik 2014, në: eureo9 111

112 në një version më të zgjeruar. 249 Reagimet e tilla në situata kur sprovohen parimet editoriale dhe standardet profesionale të medias, e paraqesin RTK-në si transmetues që në funksion të klientelizmit është në gjendje që të përdor çfarëdo metode dhe forme propaganduese për të kryer shërbimin mediatik ndaj një force të caktuar politike. Dukuria e tillë nuk është e shtrirë në të gjithë muajt e krizës politike, pasi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lajmet e RTK-së raportohet në mënyrë të balancuar dhe korrekte për të dyja blloqet rivale. Gjykata Kushtetuese i njihte të drejtën PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe pozita e saj në kalkulimet për koalicionin qeverisës ishte përmirësuar, megjithëse në krahun tjetër, Vetëvendosje ishte përfshirë në koalicionin opozitar. RTK raportonte në mënyrë të balancuar për përfshirjen e Vetëvendosjes në koalicionin LDK-AAK-Nisma (10 shtatorit 2014), 250 duke iu përmbajtur parimeve për renditjen sipas rëndësisë së informacionit në tituj dhe në strukturën e edicionit dhe kronika që përcillnin informacion, sfond dhe reagime të palëve tjera. Periudha ndërmjet 10 shtatorit deri më 19 nëntor, kur dy partitë kryesore PDK dhe LDK arritën marrëveshjen për koalicionin qeverisës, në lajmet e RTK-së përshkohet nga përfaqësim i drejtë dhe korrekt i subjekteve politike nga të dy krahët dhe me gjithpërfshirjen në informacion edhe të faktorëve tjerë, si aktivitetet e presidentes Atifete Jahjaga në përpjekjet për ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet tyre. Aktivitetet politike kanë ruajtur praninë e tyre në pjesën kryesore të lajmeve 19:30, por duke u fokusuar vetëm në informacionet zyrtare nga të dy krahët dhe duke shmangur raportimin e bazuar në burime anonime, si karakteristikë e raportimit nëpër mediat private për periudhën e lëkundjeve brenda bllokut opozitar dhe pakënaqësive brenda dy subjekteve të mëdha në lidhje me koalicionin e pritshëm. Për dallim prej mediave private, politika editoriale e RTK-së është përqendruar në raportimin për aktivitetet dhe vendimet e liderëve e jo zërave tjerë kundërshtues brenda subjekteve politike, ndaj qëndrimeve të tyre. Kundërshtimet brenda subjekteve të koalicionit që do të qeveriste Kosovën, gjenden vetëm në edicionet e 8 dhe 9 dhjetorit, në ditët e zgjedhjes së institucioneve të reja. 251 Në edicionin e 8 dhjetorit, është raportuar për reagimin dhe largimin e nënkryetares së PDK-së Margarita Kadriu nga partia dhe si pasojë edhe nga grupi parlamentar, kurse në edicionin e 9 dhjetorit, është raportuar për kundërshtimet e një grupi të deputetëve të LDK-së ndaj koalicionit të subjektit të tyre me PDK-në Shih edicionin Lajme 19:30 të dates 18 korrik 2014, në: x= Shih: edicioni Lajme 19:30, i datës 10 shtator 2014, në: eureo9 251 Më 8 dhjetor 2014, u konstituua Kuvendi i Kosovës. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Kadri Veseli nga PDK-ja, që kundërshtohej nga disa deputetë të LDK-së. Në seancën e 9 dhjetorit, Isa Mustafa u zgjodh kryeministër i Kosovës. Kryeministri i deriatëhershëm Hashim Thaçi u zgjodh zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i jashtëm. 252 Edicionet Lajme 19:30, të datës 8 dhe 9 dhjetor 2014, marrë nga kanali i RTK-së në youtube, 112

113 Mbulimi i periudhës së krizës politike nga RTK-ja vlerësohet si arritje në ruajtjen e profesionalizmit në aspektin editorial dhe kjo argumentohet me hapësirën që u është dhënë subjekteve rivale në program. Por, hapësira për subjektet që krijuan bllokun kundër PDK-së buron kryesisht nga modeli i raportimit për politikën që zbaton RTK-ja, për përfaqësimin në informacion të atyre aktiviteteve të cilat janë të paralajmëruara si ngjarje për media. Në periudhën e krizës politike, blloku LAN dhe VLAN janë imponuar në skenën politike me deklarime të përditshme, ndërsa në anën tjetër PDK-ja ka qenë e rezervuar në reagimet e saj dhe si rrjedhojë ato dalin më të përfaqësuara në informacionin e RTK-së. Si të tilla, përqindjet më të larta të përfaqësimit të bllokut opozitar në informacion nuk nënkuptojnë ndryshim cilësor në politikën editoriale të RTK-së për periudha të zhvillimeve të rëndësishme politike Qasja e RTK-së ndaj kritikave politike Radiotelevizioni i Kosovës është media që del si aktor në komunikimin politik, jo vetëm duke raportuar për politikën, por edhe sa herë që me politikën editoriale lë të pa kënaqur faktorët politikë. Në Kosovë, si vend ku niveli i ulët i vetëdijes politike të qytetarëve dhe dëshira e madhe lidershipit, për t u imponuar si faktor me ndikim, paraqesin dy rrethanat kryesore, të cilat i kanë shndërruar mediat në instrumente të politikëbërjes 253, transmetuesi publik paraqet median ndaj së cilës protagonistët politikë kanë kërkesa specifike dhe mundësi për adresimin e këtyre kërkesave. Si kompani me status të veçantë në sistemin mediatik, RTK-ja bëhet shënjestër e kritikave të subjekteve politike, në rastet kur ato konsiderojnë se nuk marrin hapësirën e transmetimit dhe trajtimin që pretendojnë se u takon, bazuar në ndikimin që kanë në sistemin politik të Kosovës. Pakënaqësitë ndaj politikës editoriale të RTK-së evidentohen kryesisht nga subjektet opozitare dhe në periudha të karakterizuara nga mosmarrëveshjet dhe polarizimet në skenën politike. Organet udhëheqëse të RTK-së përfshihen në diskutimet dhe debatet e nxitura nga politika, përmes reagimeve zyrtare të bordit dhe të menaxhmentit dhe në raste të caktuara përmes kronikave kritike ndaj veprimtarisë së subjekteve që e kritikojnë. Në këtë mënyrë, edhe faktorët politikë edhe RTK-ja përpiqen që ta shndërrojnë në çështje të rëndësishme të debatit publik, raportin e ndërsjellë, që në thelbin e tij pasqyron problemet që burojnë nga mënyra se si konceptohen funksionet e medias publike në Kosovë. Me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kritikat dhe debati i ndërsjellë zhvillohet përmes reagimeve politike dhe kundërpërgjigjeve të organeve udhëheqëse të RTK-së, në rastet kur këto dy subjekte e përfshijnë median publike në diskursin e tyre, në kontekstin e zhvillimeve politike që përkojnë me periudhën e luhatjeve në koalicionin qeverisës, parafushatat dhe periudhat e pakënaqësive të grupeve të gazetarëve brenda Radiotelevizionit të Kosovës. 254 ex=246; ex= Intervistë me Dr. Belul Beqaj 254 Shih: Komunikatë për media e Zyrës për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e shpërndarë përmes postës elektronike për mediat në Kosovë, e datës 8 shkurt 2014; Deklarata nga konferenca për shtyp e LDK-së e datës 26 maj 2014, transmetuar në Lajmet 19:30 në RTK, marrë nga arkivi i lajmeve në kanalin youtube të RTK-së; Reagim i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, i 113

114 LDK-ja si subjekti kryesor opozitar në vitin 2014, premtonte se RTK-në do t ia kthente publikut dhe brenda 100 ditësh të qeverisjes do të zgjidhte cështjen e financimit 255, mirëpo as dy vjet pas qeverisjes së saj asnjëri nga zotimet nuk është përmbushur. Megjithë vërejtjet ndaj politikës editoriale dhe mënyrës së menaxhimit të RTK-së, në tetor 2016, përfaqësuesit e LDK-së hezitonin të ofronin mbështetje për nismat e opozitës për krijimin e komisionit hetimor për veprimtarinë e RTK-së me arsyetimin se komisioni i tillë nuk shihej si rrugëzgjidhje për problemet në RTK: Komisioni hetimor parlamentar mund të debatojë, por nuk mund të zgjidh probleme. Nëse ka bazë për hetime, janë organet kompetente. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që edhe në një komision të tillë të kemi përfaqësues, por për momentin nuk e kemi parë si çështje urgjente. 256 Ndaj kritikave të LDK-së, RTK-ja ka mbajtur pothuajse të njëjtin qëndrim, edhe për periudhën kur LDK ka qenë në opozitë edhe pasi ka marrë kreun e qeverisë. Përmes reagimeve të bordit dhe të menaxhmentit, RTK-ja ka potencuar faktin se pavarësia e saj editoriale është e garantuar me ligj dhe se asnjë parti apo subjekt politik nuk kanë asnjë të drejtë ligjore që të përfshihen në vendimmarrjen, apo në vlerësimin a komentimin e përgjithshëm të funksionimit të RTK-së. Nga Kuvendi i Kosovës, si themelues i RTK-së është kërkuar që të mbështes RTK-në në përpjekjet e saj për përmbushjen e misionit dhe obligimeve që dalin nga Ligji i RTK-së i miratuar nga ky institucion. 257 Mirëpo, kur kërkesat parimore të udhëheqjes së RTK-së ndaj vendimmarrëse politikë, nuk shoqërohen me përmbajtje mediatike të paanshme dhe llogaridhënie publike, ato nuk i shërbejnë qëllimit fillestar dhe nuk ndikojnë në zgjidhjen e çështjeve të zhvillimit strategjik të kompanisë. Subjektet kryesore parlamentare e shtyjnë marrjen e vendimeve për çështjen të cilat janë parakushte për pavarësinë editoriale, ndërsa RTK-ja i përgjigjet shtyrjes me produkt mediatik që i shërben procesit të sigurimit të mbështetjes së nevojshme nga pushteti, por që njëkohësisht e largon nga funksionet shoqërore për trajtim të barabartë të të gjitha subjekteve politike. Ashtu siç vlerësojnë gazetarë dhe redaktorë të mediave në Kosovë: Televizioni publik është një miniaturë e klasës politike kosovare, në të cilën ka gërshetime tepër të theksuara, që ndikojnë në masë të madhe edhe në transmetimin dhe editimin e informacionit. Polarizimet politike reflektohen skajshmërisht në RTK, si në lajme ashtu edhe në emisionet tjera. Protestat e opozitës në RTK janë transmetuar si një kronikë e rëndomtë që jep një televizion jashtë Kosovës. 258 shpërndarë nga AAK-ja përmes postës elektronike, në formë komunikate për media, për mediat në Kosovës, më 8 shkurt Deklaratë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, më 3 maj 2014, publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook Incizim origjinal nga deklarimi për media i shefit grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, më 10 tetor Reagim i Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së i shpërndarë përmes postës elektronike për mediat në Kosovë, i datës 8 shkurt 2014; Deklaratë e drejtorit të Televizionit të Kosovës Mufail Limani, më 3 maj 2014, publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook Nga intervistat me gazetarë të mediave private 114

115 Me politikën editoriale selektive ndaj subjekteve politike, RTK-ja e keqpërdor hapësirën publike duke i shndërruar lajmet në instrument për t iu kundërvënë kritikave të subjekteve opozitare, që e rendisin në mesin e institucioneve të instrumentalizuara nga pushteti. Seleksionimi është i përqendruar sidomos tek Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti kryesor opozitar pas zgjedhjeve të vitit RTK si palë ndaj kritikave të Vetëvendosjes Edhe si subjekt i veçantë edhe si pjesë e opozitës, Vetëvendosje e ka kritikuar RTK-në për politika editoriale në kundërshtim me ligjin, për keqmenaxhim të buxhetit të qytetarëve dhe për menaxhment që e ka cilësuar vegël të partisë që ka shumicën (PDK). Në aksionet simbolike, si karakteristikë e veprimit opozitar të saj, Vetëvendosje ka publikuar lista të të punësuarve të RTK-së të afërt me PDK-në, ndërsa në protestat e opozitës së bashkuar RTK-ja është paraqitur si njëri ndër institucionet kryesore të pavarura të kapura nga shteti. Në veprimin institucional, në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje ka iniciuar krijimin e komisioneve hetimore për veprimtarinë e RTK-së, kurse në periudhën e protestave për çështje politike në muajt gusht shtator 2016, ka kritikur mënyrën e mbulimit të tyre nga media publike. Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina, e cila është anëtare e Komisionit Parlamentar për Media, e arsyeton interesimin për RTK-në me statusin e RTK-së në sistemin e mediave: Ne shohim dy probleme brenda RTK-së: e para është mënyra se si ajo menaxhon me buxhetin, që është buxhet i qytetarëve të Kosovës dhe e dyta është politika editoriale që ajo ka dhe e cila shpeshherë është edhe në kundërshtim me ligjin. RTK ka lajme dhe kronika jashtë çdo kriteri profesional dhe që anojnë plotësisht politikisht...ajo nuk është as në shërbim të qeverisë dhe shtetit, por është në shërbim të grupeve të interesit brenda PDK-së. 259 RTK-ja nga ana e saj, ka përdorur hapësirën transmetuese publike për të kundërshtuar vlerësimet e Vetëvendosjes përmes përmbajtjes së lajmeve, duke shkelur standardet profesionale dhe etike për raportimin e paanshëm, korrekt dhe të drejtë për të gjitha subjektet. Në njërin nga rastet, aksioni simbolik për nepotizmin dhe klientelizmin në RTK, pasqyrohej në lajmet qendrore pa respektuar parimin e vërtetësisë, sepse aksioni për vendosjen e një pllakate me emrat e punëtorëve të afërt me zyrtarët e PDK-së në rrethojat e objektit të televizionit, interpretohej si hyrje e dhunshme në oborrin e RTK-së, pa pamje video dhe vetëm me fotografi që nuk tregonte mjedisin. 260 Teksti i lajmit: Në orët e pasdites, anëtarë të subjektit politik Vetëvendosje kanë hyrë dhunshëm në oborrin e RTK-së duke i shqetësuar kështu punonjësit e televizionit publik. Sidoqoftë, menaxhmenti dhe punëtorët e RTK-së pavarësisht presioneve politike, që sot shkuan përtej arsyes, do të vazhdojnë të punojnë mbi bazën e ligjit dhe profesionalizmit. 259 Intervistë me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina 260 Edicioni qendror i lajmeve 19:30, i RTK-së, i datës 11 shtator 2014, i publikuar në kanalin youtube: O9 115

116 Parimi i trajtimit të barabartë të të gjitha subjekteve në lajme, është shkelur në rastet kur RTK-ja prodhon lajm nga zhvillimet e brendshme në Vetëvendosje p.sh. largimet ose mosmarrëveshjet ndërmjet zyrtarëve të saj dhe ndryshimet e qëndrimeve politike të liderit të saj, pasi të njëjtën mënyrë trajtimi nuk e zbaton edhe për subjektet dhe liderët tjerë, të cilët në vijimësi i ndryshojnë qëndrimet. 261 Parimi kryesor i standardeve profesionale të RTK-së, ai i paanshmërisë është shkelur në rastet kur RTK-ja minimizon qëndrimet e këtij subjekti edhe pse ai paraqet objektin kryesor të temave të trajtuara në lajme. Më 1 dhe 2 shtator 2016, për shembull, RTKvendoste lidhshmëri të pakonfirmuar zyrtarisht ndërmjet Vetëvendosjes dhe rasteve të sulmeve ndaj institucioneve, ndërsa kalonte sipërfaqësisht qëndrimet e saj. Titujt e lajmeve të 1 shtatorit dhe përmbajtja e edicionit, janë shembull i përjashtimit nga praktika e zakonshme në lajmet e mbrëmjes, që përdoret në situatat kur RTK-ja vihet në shërbim të subjekteve në pushtet për të krijuar opinion pro tyre, duke goditur opozitën: Titulli 1: Lista Serbe pamundësoi votimin e demarkacionit. Vetëvendosje e sheh si fitore të saj. Titulli 2: Protesta e Vetëvendosjes kaloi e qetë me disa të arrestuar. Policia konfiskoi 50 çanta me koktej molotovi. 262 Muaji shtator 2016 paraqet periudhën në të cilën pakënaqësitë dhe kritikat e ndërsjella ndërmjet RTK-së dhe Vetëvendosjes kanë kaluar në nivelin e konfrontimit të hapur mediatik dhe akuzave publike. Brenda disa ditësh (më 22 dhe më 29 gusht 2016) kishin ndodhur dy sulme me mjete shpërthyese, njëri ndaj objektit të Televizionit të Kosovës dhe tjetri ndaj shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm dhe në edicionet e lajmeve si dhe nga deklarimet e udhëheqësve të RTK-së, në mënyrë indirekte disa subjekte që kishin ashpërsuar gjuhën ndaj RTK-së paraqiteshin si nxitëse të këtyre sulmeve. 263 Drejtori i Televizionit të Kosovës Lorik Arifaj e përshkruan atë periudhë si në vijim: 261 Shih si shembull kronikën për qëndrimet e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti për dialogun me Serbinë, në edicionin qendror të lajmeve 19:30, të datës 13 shtator 2014, i publikuar në kanalin youtube: seureo9 262 Shembujt në edicionet qendrore të lajmeve të RTK-së për datat 1 dhe 2 shtator 2016, në kanalin në youtube: dhe index= Lajmet 19:30 tw datës 29 gusht 2016, SXhWv6A0NU&index=68&list=PLRrFsdYF5HhJpjsE_tg8Y82KaTseurEO9, eureo9 116

117 Vetëvendosje e cila ka bërë, mund të them, presion të tmerrshëm ndaj RTK-së, duke na vendosur në shënjestër të njerëzve të pakënaqur qoftë me zhvillimet qoftë me informimin, të cilat më vonë kanë shkaktuar edhe sulme ndaj RTK-së dhe shtëpisë së drejtorit, jo nga pjesëtarët e tyre por nga fryma që kanë krijuar për RTK-në. 264 Mirëpo, shfrytëzimi i hapësirës publike transmetuese për të shndërruar në temë debati mediatik raportin me një subjekt të veçantë politik dhe thyerja e parimeve profesionale në trajtimin e tij, e largon RTK-në nga roli dhe funksionet e saj të transmetuesit të veçantë për nga rëndësia dhe standardet që obligohet të zbatojë në sistemin mediatik. RTK-ja në këto raste, del si palë në diskutimet me subjektet politike, ashtu siç e cilëson profesor Rrahman Paçarizi: RTK-ja në raport me partitë politike ndodh që po rrëshqet nga funksionet dhe obligimet e saj themelore, që janë për të informuar dhe po shndërrohet në palë. Pavarësisht se sa sulmohet RTK-ja, e meqë është medium publik normalisht që është cak i sulmeve dhe llogari kërkimit, fakti që RTK komunikon me partitë politike përmes komunikatave etj., e shndërron atë në palë debati duke ia bërë më të rrëshqitshëm truallin në të cilin duhet të qëndrojë një medium, sidomos një medium publik. Mirëpo, gjithashtu RTK është e sulmuar padrejtësisht dhe në vazhdimësi nga subjekte të caktuara politike të cilat kush më shumë e kush më pak, pretendojnë se kanë të drejtë që t i vlerësojnë dhe t i imponojnë edhe politikat editoriale ndonëse për një gjë të tillë nuk janë të kualifikuara. 265 Në mjedisin e tillë mediatik, mundësia e RTK-së në procesin e përballjes me kritikat dhe në rastet tjera me pretendimet e subjekteve politike, është në përmbajtjen e informacionit të saj. Përmbajtja cilësore dhe politika editoriale sipas standardeve profesionale karakteristike për transmetuesit publik të vendeve të zhvilluara, do t i ndihmonte asaj që të tejkalonte pragun e polemikave të bazuara mbi deklarata dhe thirrje për respektim të pavarësisë editoriale, por që nuk gjejnë mbështetje në përmbajtjen programore që ofron. Mbijetesa e transmetuesve varet nga etosi i tyre dhe arritja e pavarësisë editoriale është elementi kryesor që përcakton nivelin e zhvillimit të përgjithshëm të zhvillimit të tyre dhe kontributin që japin në shoqëri. 264 Intervistë me drejtorin e Televizionit të Kosovës, Lorik Arifaj 265 Intervistë me Prof. Dr. Rrahman Paçarizi 117

118 Kapitulli i pestë RTK- JA NDËRMJET POLITIKËS DHE PUBLIKUT Radiotelevizioni i Kosovës është media që zhvillon veprimtarinë e saj ndërmjet ndikimeve të faktorëve nga dy drejtime të kundërta. Faktorët politikë ushtrojnë kontrollin mbi vendimmarrjen strategjike për të, ndërsa opinioni publik kërkon që ajo të arsyetojë statusin e institucionit me përgjegjësi shoqërore. Ndërmjet këtyre ndikimeve, RTK-ja është e obliguar që në veprimtarinë e përditshme, të realizojë funksionet shoqërore të medias publike për informacion që përmbush kriteret e shërbimit publik. Në periudhën e polarizimeve në skenën politike dhe opinionit kritik ndaj klasës aktuale politike, RTK-ja është shndërruar në institucionin mediatik më të kritikuar në Kosovë, për mënyrën se si kryen funksionin primar për informim të pavarur dhe objektiv të qytetarëve. Reagimet kritike të opinionit publik ndaj RTK-së janë shtuar gradualisht me kalimin e viteve që nga shndërrimi i saj në media publike të shtetit të pavarur dhe janë intensifikuar në periudhën e krizave politike dhe institucionale, sidomos që nga viti Në këtë kapitull Radiotelevizioni i Kosovës vendoset përball kërkesave të publikut, si media e vetme në Kosovë që ka përgjegjësinë shoqërore për t u shërbyer qytetarëve, pavarësisht përpjekjeve të faktorëve politikë që ta përdorin si platformë mediatike. Përmes vlerësimeve të dy kategorive të audiencës së RTK-së, shtjellohet mënyra e ndikimit të raportit dy palësh: politikë transmetues publik, në aleancën e paracaktuar me audiencën, që buron nga statusi legal i saj. Kapitulli ofron perspektivën e audiencës për pasojat e zhvillimit të medias publike nën ndikimin e faktorëve me pushtet politik në Kosovë, si vend në tranzicion dhe pa traditë demokratike në lëmin e medias publike RTK si shërbim i politikës për publikun Përcaktimi ligjor: RTK është person juridik jo profitabil me status të institucionit të pavarur publik me rëndësi të posaçme, i cili i ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë së mediave 266, e bën Radiotelevizionin e Kosovës media me përgjegjësi të veçanta në lëmin e informacionit me karakteristika të të mirës publike në sistemin mediatik dhe politik të Kosovës. Duke e detajuar këtë përcaktim ligjor me aktet e brendshme të kompanisë, në parime gazetareske karakteristike për mediat publike, RTKja paraqet kompaninë e vetme mediatike në Kosovë, e cila obligohet ligjërisht që të zbatojë politika editoriale në përputhje me interesat e publikut. Në kontekstin e statusit ligjor, parimi i paanshmërisë i përcaktuar si parim kryesor me standardet profesionale të RTK-së, del si obligim gazetaresk dhe mediatik jo vetëm për trajtimin e subjekteve politike, por edhe për cilësinë e informacionit që përcjell për to tek qytetarët. Me këto karakteristika, cilësia e informacionit të RTK-së për realitetin shoqëror 266 Ligji Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, Neni 3, Pika 2 118

119 dhe politik, pritet të tejkalojë kufirin e raportit dy palësh ndërmjet kompanisë mediatike dhe faktorëve politikë dhe të shndërrohet në çështje me interes publik. Parimisht, RTK-së i përcaktohen tre nga funksionet e medias së komunikuar që informon qytetarët, edukon për sa i përket kuptimit dhe domethënies së fakteve dhe siguron platformë për diskutim publik për ta lehtësuar krijimin e opinionit publik. 267 Në rastet kur si transmetues publik, RTK-ja favorizon një ose disa faktorë politikë, çështja shtrohet e ndërlidhur ndërmjet veprimit në kundërshtim me statusin ligjor dhe pasojave që shkaktohen në raportin me qytetarët, përmes mos kryerjes së funksioneve të përcaktuara për të. Si media e vetme publike në Kosovë dhe për shkak të rëndësisë që ka pasur në sistemin mediatik, RTK-ja në vijimësi ka paraqitur kompaninë mediatike në të cilën është përqendruar vëmendja e opinionit publik. Interesimi i opinionit është i përqendruar në lajme, si pjesa programore që është bartëse e funksionit primar të saj për informimin e paanshëm të audiencës, por edhe si pjesa që tërheq interesimin e grupeve politike më me ndikim. Qasja e opinionit publik ndaj lajmeve të RTK-së ka ndjekur ecurinë e proceseve dhe zhvillimeve politike në Kosovë që nga viti Në dekadën e parë të veprimtarisë interesi primar i publikut dhe i grupeve politike të shumicës shqiptare ka qenë i njëjtësuar rreth procesit të pavarësimit të Kosovës dhe RTK-ja ka arritur që të ruajë balancën ndërmjet interesit të publikut dhe të politikës. 268 Përderisa RTK-ja në periudhën e protektoratit ishte media e krijuar me misione dhe funksione mbështetëse për proceset politike që unifikoheshin me interesat e shumicës së publikut, në periudhën pas shpalljes së pavarësisë është paraqitur nevoja e transformimit të saj në përputhje me përgjegjësitë shoqërore të medias publike, ashtu siç parashihet me legjislacion: Të përgatis dhe emitojë programe të tilla, që përshkohen më vlera, më të arritura profesionale dhe etike e që janë në përputhje të plotë me standardet dhe kodekset etike të gazetarisë hulumtuese, objektive, të lirë dhe të pavarur; t i kontribuojë avancimit të demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të harmonisë e koekzistencës në Kosovë dhe më gjerë. 269 Mirëpo, duke vepruar si kompani me funksione publike në mjedisin e karakterizuar nga ndërhyrjet e pushtetit politik në funksionimin e kompanive legalisht të pavarura, RTK-ja nuk ka arritur të transformohet në transmetues që kryen funksionet e parapara me legjislacion. Gjendja e përgjithshme në sistemin mediatik i ka ndihmuar që të ruajë shikueshmërinë e lajmeve, megjithatë për shkak të mungesës së vazhdueshme të 267 McNair, B., Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë 2009, fq Shih: Raportet vjetore të RTK-së për periudhën , të publikuar në faqen zyrtare të RTK-së në internet 269 Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës, Neni 9, Pikat 1.3 dhe

120 gazetarisë profesionale, ndërhyrjeve politike, njëanshmërive dhe problemeve tjera endemike, ky transmetues nuk arrin t i shërbejë qëllimit për të cilin ekziston. 270 Publiku e konsideron si media që vetëm pjesërisht ofron informacionin për realitetin politik në Kosovë dhe si media që funksionon si pjesë e sistemit politik në të cilin sektori publik përdoret për arritjen e qëllimeve politike. Tabela 17: Vlerësimi për RTK-në si media ndërmjet politikës dhe publikut Burimi: Nga anketat me qytetarë të realizuara në vitin 2016 Faktori kryesor që cenon besueshmërinë që ka RTK-ja tek publiku është lidhja e saj me faktorët politikë, sidomos me ata që janë në pushtet. RTK-ja shihet si institucion që u shërben forcave në pushtet dhe kjo e largon atë nga audienca të cilës është e përcaktuar që t i shërbejë. Vlerësimi i qytetarëve se RTK-ja është media në shërbim të politikës (36%) dhe në shërbim të forcave kryesore politike (31%), është tregues se me ndërhyrjet e saj në procesin e instalimit të varësisë së transmetuesit, politika e ka shkëputur RTK-në nga realizimi i funksioneve primare shoqërore dhe publiku nuk e sheh si shërbim dhe si institucion që i shërben interesit të tij (7% e të anketuarve vlerësojnë se RTK-ja i shërben publikut dhe 23% e shohin si kompani të ndarë në shërbimin ndaj publikut dhe politikës). RTK-ja shihet nga publiku si kompani në të cilën lidhja me politikën është shtrirë nga niveli udhëheqës e menaxherial edhe në nivelin profesional dhe kjo karakteristikë ka pasoja për besueshmërinë, si parim dhe vlerë dalluese e transmetuesve publikë. Nga audienca RTK shihet si kompani e përbërë nga staf gazetaresk, editorial e menaxherial ku 270 Instituti për Politika Zhvillimore, Gjendja e mediave në Kosovë 2015, 2015/04, %20Gjendja%20e%20mediave%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB% pdf 120

121 vetëm disa janë të pavarur nga politika (53% e qytetarëve), por ku opsioni i përgjigjes po është 0% ( shih tabelën18). Ky tregues është shqetësues për median e destinuar t i shërbejë publikut, në lëmin e lidhjes së nevojshme me qytetarët, në situatat komplekse të polarizimeve politike dhe shoqërore, në të cilat RTK-ja do të paraqitej si media me kredibilitet në peizazhin mediatik. Tabela 18: Pavarësia e udhëheqësve dhe gazetarëve/redaktorëve të RTK-së Burimi: Nga anketat me qytetarë të realizuara në vitin 2016 Si media që konsiderohet e varur nga faktorët politikë, në të gjitha nivelet e saj, për RTKnë vështirësohet procesi i krijimit të besueshmërisë tek audienca. Ajo paraqitet si kompani mediatike publike, me këto karakteristika të transmetuesve të vendeve të Modelit të Mesdheut, që nuk arrin të përmbush pritjet dhe nevojat e audiencës për informacion real dhe objektiv për realitetin politik në Kosovë RTK si pasqyruese e pjesshme e realitetit politik Ndërmjet politikës dhe publikut, por në shërbim të pushtetit politik dhe të një grupi të forcave me ndikim politik, RTK-ja arrin që pjesërisht të përmbush nevojat e publikut për informacion rreth realitetit politik. Në procesin e bashkëveprimit ndërmjet mesazheve të ndërmjetësuara nga media masive dhe audiencave të saj, 271 media publike e Kosovës nuk arrin që të bind qytetarët se përmbush funksionin publik për informacion të vërtetë dhe të paanshëm, që do të shërbente si ndihmesë për të njohur dhe krijuar opinion mbi realitetin politik. 271 Jensen B.K., Jankowski W. N., A Handbook of Qualitative Methodologies for Mass Communication Research, Taylor & Francis e-library

122 Me formën e saj të konsoliduar të raportimit protokollar për aktivitetet e përditshme të protagonistëve kryesorë politikë, RTK-ja paguan çmimin e besueshmërisë tek publiku dhe njëkohësisht nuk kryen as shërbimin ndaj politikës, sepse audiencës të cilën politikanët e shohin si elektorat, nuk i ofron informacion relevant për ta. Matja e paanshmërisë vetëm me hapësirë transmetimi për subjektet dhe protagonistët kryesorë në skenën politike, si praktikë që përdor RTK-JA, 272 del si mënyrë jo bindëse për audiencën, që e njeh dhe është pjesë e realitetit objektiv që tematizohet në informacionin e medias publike. Tabela 19: Vlerësimi për vërtetësinë dhe paanshmërinë e informacionit për politikën Burimi: Nga anketat me qytetarë të realizuara në vitin 2016 Vlerësimet që 49% e audiencës konsideron se informacioni i RTK-së përcjell pjesërisht realitetin politik në Kosovë, ndërsa 34% nuk gjejnë aty informacionin e vërtetë dhe të paanshëm, janë tregues se RTK-ja funksionon si media që transmeton në mënyrë të njëanshme mesazhet politike, tek audienca që e refuzon përmbajtjen, duke e konsideruar se nuk është në përputhje me realitetin e përshkruar. Ajo përmbush parimet kryesore të funksionit të informimit vetëm për 17% të audiencës, gjë që e bën kompani mediatike pa lidhje të qëndrueshme me qytetarët, sepse nuk arrin që në përqindje të lartë të konsiderohet burim i informacionit të vërtetë, real dhe të besueshëm. Kur 49% të qytetarëve i shtohen edhe 34% të tjerët, të cilët përgjigjen jo, atëherë media publike del si kompani që nuk arrin të arsyetojë me cilësi të përmbajtjes funksionin primar për informacion të paanshëm, të vërtetë dhe objektiv, që e ka të përcaktuar me statusin legal dhe përgjegjësitë publike. Kjo gjendje paraqitet si pasojë e ndikimit të gjithanshëm të faktorëve politikë mbi të, pasi gjatë procesit të thellimit të varësisë nga politika ajo ka 272 Shih: Raportet vjetore të RTK-së të viteve 2014 dhe

123 lejuar që polarizimet politike të reflektohen në përmbajtjen e programit, sidomos në lajme, por edhe në emisionet tjera. 273 Media publike nuk ka arritur që të ruajë distancën nga politika në periudhën e konsolidimit të shtetit të Kosovës, që është shoqëruar me përçarje të spektrit politik dhe kriza të njëpasnjëshme politike dhe institucionale. Përçarjet politike janë bartur edhe në nivelin mediatik, duke u fokusuar në median publike me të cilën faktorët politikë kanë ndërtuar ose raport kontrolli, ose kundërshtimi, varësisht nga pozita e tyre në pushtet apo opozitë. Nën ndikimin e tyre RTK-ja e ka pasur të vështirë që të mbajë neutralitetin dhe të rris besueshmërinë e saj tek publiku. Ashtu siç thotë Dr. Fisnik Korenica: Dy skajet ekstreme bëjnë që RTK të paguajë çmimin e lartë për kredibilitetin e saj, meqë nga njëra anë qeveria tenton ta fus nën kontrollin e saj, kurse nga ana tjetër, RTK ndodhet në thumbin e kritikës së skajshme të opozitës për anshmërinë e saj. 274 Kritikat ndaj saj, jo vetëm nga faktorët politikë në opozitë, por edhe nga opinioni publik sa herë që në Kosovë ka zhvillime dhe procese politike për të cilat nuk ka konsensus të gjerë publik, janë pasojë e shkaktuar nga mos realizimi i përgjegjësive që burojnë nga statusi i medias publike. Me politikën editoriale dhe mënyrën e raportimit për politikën, RTK-ja nuk e ka shndërruar përgjegjësinë për paanshmëri në pasqyrimin e aktiviteteve të subjekteve të ndryshme politike, në produkt mediatik me dobi publike. Audienca që më së pakti vlerëson se informacioni i RTK-së është i vërtetë dhe i paanshëm ndodhet në Prishtinë (53% përgjigjen jo ), aty ku edhe janë të përqendruara lajmet e RTK-së, çfarë tregon krizën e besimit tek audienca e mirinformuar dhe e njohur nga afër me realitetin që synohet se prezantohet në lajme Anashkalimi i realitetit socio-ekonomik RTK-ja është themeluar për t u shërbyer koncepteve politike dhe në periudhat e proceseve politike për krijimin e shtetit, funksioni kryesor i saj ka qenë përcjellja e zërit të politikës zyrtare tek qytetarët, shumica e të cilëve kanë përkrahur konceptet e politikës zyrtare. Me ruajtjen e të njëjtës politikë editoriale dhe mënyrë raportimi edhe në periudhën pas realizimit të koncepteve politike mbi të cilat është themeluar, RTK-ja nuk ka arritur që t iu përgjigjet kërkesave të reja të publikut. 275 Duke mbetur e përqendruar në përpjekjen për të pasqyruar në mënyrë të balancuar aktivitetet e subjekteve politike, qoftë në pushtet ose në opozitë, RTK ka lënë anash pasqyrimin e realitetit që paraqet interes për rreth 60% të popullsisë së moshës madhore, që nuk merr pjesë në procesin elektoral. Me informacionin që fokusohet kryesisht në pasqyrimin e aktiviteteve të përditshme politike të protagonistëve kryesorë politikë, informacioni i RTK-së përcjell imazhin e realitetit inekzistent për qytetarët, të cilët në 273 Intervistë me gazetarin dhe redaktorin e gazetës Zëri Milaim Shefkiu 274 Intervistë me Dr. Fisnik Korenica, nga Qendra për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë 275 Në vitin 2015, vetëm 21% e kosovarëve ishin të kënaqur me institucionet kryesore. Më pak se 24% e kosovarëve ishin të kënaqur me punën e kryeministrit dhe vetëm 19% e kosovarëve ishin të kënaqur me punën e parlamentit. Burimi: Raporti i pulsit publik 2015 i UNDP-së, 123

124 masën 79% i konsiderojnë probleme kryesore ato ekonomike dhe sociale. 276 Tejngopja e publikut me informacionin protokollar nga politika, që i shërben komunikimit të ndërsjellë ndërmjet aktorëve kryesorë politikë, pasqyrohet në kërkesat e qytetarëve për më shumë informacion nga lëmit që paraqesin shqetësimet e përditshme të tyre: problemet sociale dhe ato ekonomike. Tabela 20: Kërkesat e audiencës për fushat prioritare në lajmet e RTK-së Burimi: Nga anketat me qytetarë të realizuara në vitin 2016 Kërkesat e audiencës së RTK-së (43% kërkojnë më shumë lajme sociale, 19% më shumë lajme nga ekonomia, 16% më shumë lajme nga lëmi të tjera, si arsimi, kultura etj.) reflektojnë shmangien e medias publike në përgjegjësinë për reflektimin e realitetit socioekonomik të Kosovës. Në këtë mënyrë RTK-ja nuk përmbush përgjegjësinë e medias publike që qytetarëve t u ofrojë mundësinë e informimit për atë që vërtetë ndodh në fushat që më së shumti i preokupojnë ato. Përderisa ajo funksionon si media që paraqet platformë për përcjelljen e zërit të klasës politike, çështja nuk shtrohet më nëse RTK-ja është e paanshme dhe e balancuar në raportimin për protagonistët politikë, por në % e kosovarëve mendojnë se problemet më të mëdha lidhen me gjendjen socio-ekonomike. 52% e respondentëve kanë zgjedhur papunësinë si problemin më të madh, të pasuar me 27% që kanë zgjedhur varfërinë. Rreth 70% e respondentëve mbesin të pabindur se në sektorin publik praktikohet punësimi i bazuar në merita. Burimi: Raporti i pulsit publik 2015 i UNDP-së, 124

125 rishikimin e parimeve editoriale në përputhje me realitetin shoqëror. Ashtu siç thotë njëri nga redaktorët në RTK: Të kuptohet njëherë e përgjithmonë se lajmi duhet kërkuar edhe jashtë rrethojave të institucioneve qendrore (Presidencë, Parlament e Qeveri ); të kuptohet se jetë ka edhe jashtë Prishtinës e po ashtu të dihet se është obligim i RTK-së ta mbulojë çdo pjesë të territorit të Kosovës, ashtu siç e ka misionin. 277 Në përgjigjet e të anketuarve, ky konstatim editorial nga brenda RTK-së pasqyrohet në ndarjen ndërmjet interesimit të publikut në Prishtinë dhe atij nëpër komuna të tjera. E përbashkëta e interesimit të qytetarëve në Prishtinë me ata nëpër komuna tjera është se nga RTK-ja nuk kërkohen më me prioritet lajmet politike, ndërsa dallimi vërehet në përcaktimin e fushës së dytë prioritare. Përderisa publiku në Prishtinë veçon interesimin për çështjet sociale dhe ekonomike, publiku jashtë Prishtinës, veçon edhe prioritetin e dytë duke kërkuar më shumë lajme nga komunat tjera (28% e të anketuarve në Pejë dhe 50% në Viti kërkojnë më shumë lajme nga komunat, krahasuar me ata në Prishtinë ku këto lajme kërkohen me prioritet nga 2%). Në praktikën e saj të raportimit, RTK-ja i fokuson çështjet nëpër komuna kur atje shkojnë zyrtarë të lartë shtetëror apo kur deklarohen si prioritete të politikës, në ditët kur ka më pak informacione në Prishtinë, siç janë ditët e fundjavës, ose në situatat e jashtëzakonshme, të krijuara nga reshjet atmosferike. Centralizimi i informacionit të saj vetëm në kryeqytet, ndikon që RTK-ja të humb në raportin me qytetarët edhe komponentin e dytë të nevojshëm në lëmin e ofrimit të informacionit cilësor. Ajo nuk ofron informacionin e besueshëm, sepse nuk është e pavarur nga politika dhe njëkohësisht nuk iu përgjigjet interesave të qytetarëve, sepse nuk trajton me prioritet problemet kryesore me të cilat ata përballen. Në këtë mënyrë, RTK-ja del si kompani që me informacionin e saj nuk arsyeton përcaktimin e medias së hapur ndaj kërkesave të publikut dhe të gatshme që të transformojë politikën editoriale dhe standardet e raportimit në përputhje me ndryshimin e realitetit shoqëror në Kosovë. Njëra nga gazetaret e RTK-së që në vitin e parë të veprimtarisë e përshkruan në këtë mënyrë transformimin e nevojshëm të parimeve editoriale të medias publike, në kohën e ndryshimeve shoqërore dhe politike në Kosovë: Më tepër ka raportim të ngjarjeve ditore politike, sesa raportim mbi obligimet e institucioneve ndaj qytetarëve. Aktualisht në Kosovë ka shumë probleme që prekin jetën e qytetarëve dhe RTK-ja duhet t i ketë ato më shumë në fokus. Si medium publik, RTK-ja duhet t iu shërbejë qytetarëve dhe jo grupeve, apo interesave të caktuara 278. Ndjekja e linjës së pasqyrimit të aktiviteteve të protagonistëve politikë duke pasqyruar pjesërisht realitetin politik dhe duke lënë anash trajtimin e problemeve tjera të qytetarëve, krijon mospërputhje ndërmjet konceptit të lajmeve të RTK-së me kërkesat dhe pritjet e audiencës. Kjo linjë vazhdon të ndikojë që lajmet e RTK-së t i ngjasojnë më shumë një zëdhënësi të qeverisë, opozitës dhe deri diku shoqërisë civile, i cili veçse përçon te 277 Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të RTK-së 278 Nga intervistat me gazetarë të RTK-së 125

126 publiku atë që këto tri dikastere e thonë. 279 Me lajme të protokollit, 280 të përqendruara tek promovimi i politikës dhe kryesisht në zhvillimet në Prishtinë, RTK-ja nuk arrin që të sigurojë mbështetjen e publikut për çështjet më të rëndësishme të zhvillimit strategjik të saj, në veçanti në çështjen e sigurimit të mbijetesës së saj në tregun mediatik të Kosovës Financimi dhe llogaridhënia ndaj publikut Radiotelevizioni i Kosovës është transmetues publik që zhvillon veprimtarinë e vetë me mbështetjen e institucioneve shtetërore, pa përfshirjen e drejtpërdrejt të opinionit publik dhe qytetarëve. Ajo ka funksionuar për mbi një dekadë pa pasur një strukturë të qëndrueshme dhe të pavarur të financimit, si parakusht që do të krijonte besimin te qytetarët se iu përgjigjet atyre, e jo politikës apo reklamuesve. Mungesa e kompromisit politik, menaxhues dhe publik për modelin afatgjatë të financimit të RTK-së, e ka bërë RTK-në shembull të transmetuesit publik që vepron në një shoqëri ku demokratizimi i vonuar dhe ndërhyrjet e forcave politike në ekonomi dhe në media, krijojnë pasoja në raportin ndërmjet saj dhe audiencës. Politikat ekonomike, që pasqyrohen përmes modeleve të financimit të zbatuara për RTK-në e kanë larguar atë nga arritja e objektivave shoqërore dhe kulturore, që bazohen në të kuptuarit e mediave si kontribuuese në mirëqenien publike, si element që në mënyrë indirekte mund të shkaktojë mirëqenie ekonomike përmes krijimit të baraspeshës për konfliktet brenda shoqërisë. 281 Si kompani me financim të drejtpërdrejt nga buxheti shtetëror dhe që me kalimin e viteve ka grumbulluar miliona euro borxhe, RTK-ja ka krijuar tek qytetarët përshtypjen e medias që nuk arsyeton shpenzimin e taksave të mbledhura prej tyre, përderisa nuk ofron përmbajtjen programore që presin. Ajo perceptohet si media që prioritet parësor ka shërbimin dhe llogaridhënien ndaj institucioneve shtetërore dhe forcave politike, e jo parimet e transmetuesve publikë si media të dallueshme në sistemin mediatik për pavarësinë dhe paanshmërinë. Vlerësimi i tillë për kompaninë mediatike publike përcillet me mungesën e gatishmërisë së 58% të të anketuarve që të paguajnë taksë për financimin e saj, në raport me 16% të cilët deklarohen se do të paguanin taksën e tillë, ndërsa 26% përgjigjen me ndoshta. 279 Monitorimi i programit informativ të Radiotelevizionit të Kosovës, raport i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave institutit KIPRED, Prishtinë, janar Sfida RTK, raport i publikuar nga KIPRED, Prishtinë, dhjetor 2011, pdf 281 Nowak, E., Autonomy and Regulatory Frameworks of Public Service Media in the Triangle of Politics, the Public and Economy: A Comparative Approach, Working Paper, University of Oxford, Reuters Institute for the study of journalism,

127 Tabela 21: Gatishmëria e qytetarëve për të paguar taksë parapagimi për RTK-në Burimi: Nga anketat me qytetarë të realizuara në vitin 2016 Përqindja e ulët e atyre që janë të gatshëm të paguajnë taksë parapagimi për RTK-në, fillimisht mund t iu atribuohet faktorëve të përgjithshëm ekonomikë në Kosovë, standardit të ulët të jetesës, shkallës së lartë të papunësisë dhe të varfërisë. Mirëpo, të anketuarit janë përzgjedhur nga kategoria e të punësuarve, si kategori e familjarizuar me pagesën e taksave për shërbimet shtetërore dhe publike, prandaj arsyet për mungesën e gatishmërisë që të paguajnë për RTK-në dalin nga përgjigjet pasuese të anketës. 49% e të anketuarve e shohin financimin e RTK-së të lidhur me buxhetin e shtetit dhe këtë e arsyetojnë me përmbajtjen programore, kryesisht të lajmeve. 25% vlerësojnë si model financimi parapagimin, kurse 26% deklarojnë se për RTK-në nevojitet mënyrë tjetër e financimit, duke specifikuar vetëfinancimin nga reklamat, burimet tjera vetanake, shitjen e produkteve mediatike etj. 127

128 Tabela 22: Vlerësimet e qytetarëve për mënyrat e financimit të RTK-së Burimi: Nga anketat me qytetarë të realizuara në vitin 2016 Përgjigjet në alternativat për mënyrat e financimit pasqyrojnë mënyrat e konceptimit të RTK-së nga publiku dhe reflektojnë problemet që ka RTK-ja që në identifikimin e saj si media publike me funksione të veçanta në tregun mediatik. Arsyetimet e kategorisë që konsideron se RTK-ja duhet të financohet nga buxheti i shtetit, burojnë nga vlerësimi i qytetarëve se RTK-ja iu shërben forcave në pushtet dhe për shkak të kësaj lidhjeje, financimi i saj logjikshëm lidhet me buxhetin shtetëror. Disa nga arsyetimet në përgjigjet e kësaj kategorie të të anketuarve në nën pyetjen pse të pyetjes për alternativat e financimit të RTK-së janë si më poshtë: Është instrumentalizuar shumë nga pushteti. Nuk më bind me programin që ofron. Ka program shumë të dobët dhe të njëanshëm. RTK është medium shtetëror. Përgjigjet reflektojnë lidhjen që krijon audienca për konceptin e medias publike si media shtetërore e Kosovës, bazuar në përmbajtjen që ajo ofron. Prandaj, mënyra e financimit nga buxheti i shtetit del natyrshëm si përgjigje tek kjo kategori, sepse edhe RTK-ja konceptohet si institucionet tjera shtetërore që financohen përmes buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit. Në këtë logjikë, mënyra e deritashme e financimit, duket si model që do të mund të shndërrohej nga zgjidhje e përkohshme në zgjidhje afatgjate për RTK-në, por në këtë rast do të pranohej si fakt i kryer funksionimi i saj sipas parimeve aktuale, që nuk është në përputhje me kërkesat e publikut. Vendosja e lidhjes me audiencën edhe përmes mënyrës së financimit, gjendet tek kategoria e qytetarëve të cilët vlerësojnë se RTK-ja do të duhej të financohej përmes parapagimit. Kjo kategori e sheh marrjen e përgjegjësisë së financimit nga publiku, si mënyrë që do të ndikonte në shkëputjen e RTK-së nga politika dhe kthimin e saj tek 128

129 publiku. Qytetarët të cilët e shohin parapagimin si model financimi e vlerësojnë atë si parakusht që do të ndikonte në raportin e saj me audiencën: Që të jetë e pavarur nga ndikimi politik dhe të rris kualitetin e programeve. Që të jetë në shërbim të qytetarëve e jo në shërbim të politikës. Mediat paguhen edhe në vendet tjera. Do të paguaja në rast se RTK-ja do të pavarësohet nga politika dhe nga grupet tjera të interesit. Kjo kategori e audiencës pasqyron kërkesën që RTK-ja t iu kthehet funksioneve primare të saj, përmes angazhimit qytetar si faktor që mund ta mbështes RTK-në në procesin e ndërtimit të raportit të ri me politikën. Në rast se RTK-ja do t i përgjigjej kësaj kategorie të audiencës, atëherë ajo do të siguronte edhe për veten identitetin e munguar në sistemin mediatik, ku që nga themelimi është parë si njëri nga tre transmetuesit nacionalë, konkurrues me njëri tjetrin dhe ku ajo nuk e ka arsyetuar pozitën e favorizuar në treg. Arsyetimet e kategorisë së tretë të audiencës, pasqyrojnë problemet që ka ende RTK-ja në përcaktimin e elementeve dalluese editoriale nga mediat tjera private. Duke e parë si media të njëjtë me të tjerat, një kategori e qytetarëve e konsideron atë media që e siguron mbijetesën bazuar në aftësitë e mbijetesës në treg: Le t i sigurojnë vetë paratë si mediat tjera. Le të mbijetojë nga reklamat dhe burimet tjera vetanake. Pse të paguajmë për një televizion që është njëlloj si të tjerët? Kjo është kategoria të cilën RTK-ja nuk ka arritur ende ta bind me veprimtarinë e saj se ajo është media me funksione të dallueshme shoqërore dhe ajo reflekton perceptimin që ka krijuar RTK-ja në përpjekjet e saj për të siguruar shikueshmëri, në dëm të standardeve e parimeve profesionale, që i janë paracaktuar si media publike. Në tërësi, të tria kategoritë pasqyrojnë lidhjen e dobët të RTK-së me publikun. Si institucion që funksionon sipas mënyrës ne e dimë çfarë është më e mirë për publikun, ajo nuk ka vendosur dialog me qytetarët, si njëri nga elementet kryesore që forcon mirëbesimin e tyre ndaj transmetuesit publik Mungesa e aleancës së RTK-së me publikun Mungesa e komunikimit të Radiotelevizionit të Kosovës me publikun e bën atë media që vazhdon të përcjell informacion në formë të mesazheve, kryesisht politike, pa marrë parasysh kërkesat e audiencës për informacion të dobishëm dhe që do të ndikonin në krijimin e aleancës ndërmjet saj dhe qytetarëve. Duke funksionuar si transmetues që vetëm emrin e ka publik, por nuk është në shërbim të publikut 282 RTK-ja nuk arrin që përmes marrëdhënies së partneritetit me qytetarët të fuqizojë veten në raport me faktorët ndikues politikë mbi të. Në rastet kur protagonistët dhe forcat politike kanë kritikuar mbulimin e tyre në informacionin e RTK-së, ajo u është kundërpërgjigjur duke u thirr në pavarësinë e saj të garantuar me ligj dhe ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në çështje 282 Intervistë me anëtarin e bordit të RTK-së Naim Gashi 129

130 editoriale. 283 Por, përderisa ajo ka vazhduar me të njëjtën politikë editoriale, që kombinon favorizimin e subjekteve politike përkrahëse me konfrontimin me subjekte kritike, RTKja nuk arrin që të përballet me presionin dhe ndërhyrjet politike përmes fuqizimit të lidhjes që krijohet ndërmjet medias publike dhe qytetarëve. Me konceptin e saj editorial, të konsoliduar nën ndikimin e përhershëm të politikës, RTK-ja nuk e ka sprovuar veten në mënyrën e funksionimit sipas të cilës: Mediat publike duket se janë të fuqishme kur qytetarët e ndjejnë se media u përgjigjet atyre më tepër se sa politikanëve ose reklamuesve, pra kur ato janë vërtetë publike. Strukturat e financimit dhe organizatat mbikëqyrëse që krijojnë lidhje direkte ndërmjet mediave publike dhe audiencave të tyre forcojnë angazhimin qytetar, përfshirjen dhe përgjegjësinë. 284 Me legjislacionin për RTK-në parashihet krijimi i një trupe që pranon dhe adreson kërkesat e audiencës tek organi udhëheqës i RTK-së. I përfshirë në ligj, sipas modeleve të transmetuesve publikë të vendeve perëndimore, Grupi Këshillues për Publikun, parashihet të këshillojë bordin e RTK-së, duke shërbyer si mekanizëm që ndihmon në krijimin e lidhjes ndërmjet medias dhe audiencës. Ky grup ka për detyrë që të shqyrtojë vërejtjet dhe sugjerimet e shikuesve dhe dëgjuesve ndaj RTK-së, 285 gjë që në parim i siguron RTK-së një mundësi shtesë të komunikimit me qytetarët. Ky trup profesional i përbërë nga personalitete të njohura publike, të dëshmuar profesionalisht dhe të paanshëm politikisht, 286 do të mund të shërbente si mekanizëm i dytë i pavarur, që në bashkërendim me bordin, nuk do të lejonin ndërhyrjet nga jashtë RTK-së, do të siguronin zbatimin e pavarësinë editoriale të transmetuesit publik si dhe do të ndihmonin në ndërtimin e perceptimit për RTK-në si transmetues publik i hapur dhe transparent ndaj qytetarëve. Mirëpo, ligji dhe statuti i RTK-së e lënë në përgjegjësi të bordit krijimin e grupit dhe ky element e bën atë mekanizëm të varur nga lidhja ndërmjet politikës dhe RTK-së, përmes procesit të përzgjedhjes së bordit. Në procesin e themelimit dhe përzgjedhjes së tij, njëjtë si edhe për bordin e RTK-së nuk përfshihet asnjë mekanizëm tjetër i pavarur me ndikim shoqëror, qoftë nga shoqëria civile, institucionet shkencore, universitare etj. Në këtë formë funksionimi, grupi këshillues nuk paraqet mekanizëm që garanton forcimin e angazhimit dhe përfshirjen e qytetarëve në çështjet që lidhen me RTK-në. Ai 283 Shih: Komunikatë për media e Zyrës për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e shpërndarë përmes postës elektronike për mediat në Kosovë, e datës 8 shkurt 2014 dhe reagim i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së i shpërndarë përmes postës elektronike për mediat në Kosovë, i datës 8 shkurt 2014; Deklaratë e drejtorit të Televizionit të Kosovës Mufail Limani, më 3 maj 2014, publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook Reagim i menaxhmentit të RTK-së, sdicioni qendror i lajmeve 19:30, më 18 prill 2015, i publikuar në kanalin në youtube, eureo9 284 Benson, R., Powers M., Public media and political independence, Lessons for the future of journalism from around the ëorld, Freepress, New York University Ligji për RTK-në, Nr. 04/L-046, Neni 36; Statuti i RTK-së, neni Anëtarë të Grupit Këshillues të Publikut nuk mund të bëhen personat të cilët nuk mund të bëhen anëtarë të Bordit të RTK-së, në bazë të Nenit 27 të Ligjit për RTK-në. Statuti i Radiotelevizionit të Kosovës, neni 29, pika 6 130

131 nuk mund të luajë rolin e një zone tampon, përderisa del si produkt i një organi që pasqyron lidhjen dhe ndikimin e drejtpërdrejt të politikës mbi transmetuesin publik. Por, pavarësisht nga ndikimi që mund të ketë në përzgjedhjen e 5 anëtarëve të grupit këshillues, bordi i RTK-së nuk e ka konsideruar prioritet themelimin e tij, pasi vetëm në gusht të vitit 2016 (3 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit) ka shpallur konkursin e parë për themelimin e tij. Në të ardhmen, ky organ mund të shërbejë si mekanizëm plotësues, por që nuk do nuk mund të ndikojë si i vetëm në procesin e hapjes së RTK-së ndaj publikut. Praktika e funksionimit të RTK-së si kompani transparente dhe e cila merr në konsideratë kërkesat e qytetarëve, është e mundur të nis atëherë kur ajo do të vendos komunikimin me qytetarët përmes përmbajtjes së informacionit. Anketat me qytetarët e konfirmojnë se publiku i RTK-së e di se çfarë kërkon nga media publike dhe identifikon shkaqet përse kjo media nuk përmbush funksionet e saj publike. Përmes kërkesave që në përmbajtjen e informacionit të RTK-së të gjejnë problemet më shqetësuese të qytetarëve të Kosovës dhe refuzimit të informacionit politik në formën aktuale, audienca kërkon që RTK-ja të kryejë funksionet e paracaktuara për të, pra të transformohet në media që u shërben atyre. Këto kërkesa e vendosin RTK-në përball nevojës për transformim të raportit të saj me faktorët vendimmarrës politikë, gjë që nuk është lehtësisht e arritshme bazuar në ndikimin që ka instaluar politika në të gjitha nivelet e strukturës vendimmarrëse dhe profesionale të medias publike. Ashtu siç vlerësojnë organizata joqeveritare në Kosovë: Presioni politik, publiciteti negativ, konfliktet e brendshme dhe mungesa e raportimit profesional dhe të paanshëm janë duke gërryer rëndë besimin e këtij institucioni, duke e rrezikuar edhe humbjen e besimit publik. 287 Në rast se RTK-ja do të arrinte që të eliminonte shkaqet që varen drejtpërdrejtë prej saj, pavarësisht se janë krijuar nën ndikimin e politikës (konfliktet e brendshme dhe mungesën e raportimit profesional), atëherë ajo do të mund të ushtronte presion mbi politikën për ri-definimin e raportit që ka me të dhe njëkohësisht do të përmirësonte raportin e saj me audiencën. Përmirësimi i përmbajtjes në përputhje me funksionet e parashkruara të medias publike, paraqet elementin parësor në procesin e nevojshëm të reformës programore në RTK. Ndryshimi i koncepteve editoriale në përputhje me kërkesat e publikut dhe realitetin shoqëror, do ta largonte RTK-në nga perceptimi si media të cilës nuk i besojnë as ata që janë duke punuar në të 288 dhe do të ndikonte në procesin e krijimit të aleancës me audiencën, si element që RTK-ja do të mund ta shfrytëzonte për t u përballur me ndikimin nga politika Mundësia e përafrimit të RTK-së me publikun RTK-ja është media që nuk e ka sprovuar veten në kundërshtimin e presionit dhe ndikimit të faktorëve të jashtëm, të cilët e mbajnë larg publikut. Ajo është ngritur duke zbatuar kërkesat e protagonistëve politikë të cilët në vijimësi e kanë trajtuar si kanalin më 287 Instituti për Politika Zhvillimore, Gjendja e mediave në Kosovë 2015, 2015/04, %20Gjendja%20e%20mediave%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB% pdf 288 Nga intervista me Dr Belul Beqaj 131

132 të sigurt për të përcjell dhe krijuar opinion pozitiv për objektivat e tyre. Procesi i rënies së besimit të qytetarëve në klasën politike ka krijuar realitetet e reja shoqërore, që kanë shtruar nevojën e ri-definimit të marrëdhënies së RTK-së me forcat dominuese mbi të. RTK-ja do të mund të ishte bartëse e këtij procesi, në rast se do të bindte audiencën se nga media e instrumentalizuar po transformohet në media që i shërben të mirës publike. Përafrimi i saj me publikun përmes programit cilësor, mund ta ndihmojë RTK-në që të ketë rolin kryesor në procesin e transformimit dhe të tejkalojë traditën e funksionimit sipas rregullave të përcaktuara nga të tjerët. Përparësia paraprake e RTK-së është se në procesin e transformimit mund të hyjë bazuar në kompromisin shoqëror dhe politik për statusin e saj si media publike dhe nevojën që Kosova të ketë transmetues publik. Ky kompromis i përgjithshëm edhe pse karakterizohet nga mospajtimet për çështjet vendimtare për RTK-në, i obligon palët e përfshira që të ndërmarrin veprime të cilat garantojnë ekzistencën e RTK-së dhe përfundimin e periudhave të zgjidhjeve të përkohshme me të cilat ka funksionuar RTK-ja. Mirëpo, ashtu siç e thotë gazetari dhe redaktori Agron Halitaj, procesi kërkon që RTK-ja të largohet nga praktikat e deritashme të cilat dëmtojnë rolin dhe pozitën e transmetuesit publik në sistemin e mediave në Kosovë. Kuvendi i Kosovës, si themelues, është i obliguar që këtij televizioni t ia sigurojë pavarësinë financiare, mirëpo menaxhmenti i tij duhet në mënyrë imediate ta ndërpres praktikën e punësimeve pa nevojë, t i shfrytëzojë kapacitetet e stafit profesional dhe ta kthejë RTK-në jo vetëm në dritare të informacionit të besueshëm, por edhe në faktor me ndikim në demokratizimin e shoqërisë. 289 Procesi i tillë do të prodhonte efekte në dy drejtime: fillimin e krijimit të parakushteve për reduktimin e ndikimit politik dhe përafrimin e RTK-së me qytetarët, të cilët tek ajo do të shihnin transmetuesin publik i cili përpiqet të ndërtojë me ta një marrëdhënie të bazuar në besim të ndërsjellë si element vendimtar për ekzistencën e mediave të lira dhe funksionimin e demokracisë. 290 Në këtë proces RTK-ja mund të hyjë duke u bazuar në përparësitë që ka në tregun dhe në sistemin mediatik, pasi posedon dy platformat që janë burime kryesore të informacionit për moshat e reja, në peizazhin mediatik ku gazetat e printuara dhe radiot nuk konsiderohen më burim kryesor i informacionit (nën 1% e studentëve të anketuar i shohin ato si burim kryesor të informimit). RTK-ja ka televizionin, që është burim kryesor i informacionit dhe ueb faqen, që në formën e portalit, tërheq popullsinë nën 25 vjeç, në një vend ku mosha mesatare është 28 vjeç. 289 Intervistë me gazetarin dhe redaktorin Agron Halitaj 290 Public Service Broadcasting: A best practices sourcebook, UNESCO 2005, 132

133 Tabela 23: Burimet e informacionit për të rinjtë në Kosovë Burimi: Rezultate nga anketat me studentë të gazetarisë, medias dhe komunikimit Në mjedisin ekonomik dhe social të Kosovës, mbulimi i gjithë territorit shtetëror dhe depërtimi tek të gjitha kategoritë e shoqërisë, nuk është më çështje e mbulimit me sinjal, por çështje e përmbajtjes së dallueshme në cilësi dhe vlerave që përcjell. Objektivi i arritshëm lehtësisht i medias publike që të depërtojë tek të gjitha kategoritë e shoqërisë të cilës i drejtohet në dy platformat ekzistuese, televizion dhe internet, megjithatë e vendos RTK-së para sfidës së transformimit programor dhe editorial, për të siguruar dhe mbajtur audiencën, në tregun e ndryshuar nga interneti dhe procesi i dixhitalizimit. Mbi 15 vjet RTK-ja ka ruajtur pozitën prijëse në mesin e mediave elektronike në Kosovë, në lëmin e informimit, por duke vepruar në konkurrencën prej tre kanaleve televizive nacionale. Mundësitë e procesit të dixhitalizimit dhe përhapja e internetit në të gjitha trevat e Kosovës, e vendos RTK-në përball sfidës të cilën ajo mund ta shndërrojë në përparësi, ose në të kundërtën t i humb pozitën, që ashtu siç vlerëson Dr Hasan Saliu e ka siguruar në një konkurrencë të kufizuar. Ka disa mekanizma që si në kor veprojnë për të favorizuar televizionin publik dhe prandaj ai është i fuqishëm në shoqëri. Unë nuk besoj se zgjidhje do të bëhen nga klasa politike sepse secili kërkon që të ketë ndikim aty. Zgjidhja shpresëdhënëse tek e cila besoj, mund të jetë ajo e dixhitalizimit. 291 Megjithë vërejtjet që i bëhen dhe pakënaqësitë e qytetarëve, në tregun me konkurrencën e kufizuar dhe të dominuar nga media private, RTK-ja shihet si media të cilës krahasuar me të tjerat ende i besohet më shumë (55% e studentëve të anketuar i besojnë më shumë medias publike, krahasuar me 45% të cilët besojnë më shumë tek mediat private). Këtë element, ajo ka mundësi që ta shfrytëzojë për të tërhequr audiencën edhe në të ardhmen 291 Nga intervista më Dr. Hasan Saliu 133

134 mirëpo, arritja e këtij objektivi lidhet me ofertën programore dhe besimin që do të krijojë përmes saj tek qytetarët. Tabela 24: Besueshmëria e RTK-së krahasuar me mediat private Burimi: Rezultate nga anketat me studentë të gazetarisë, medias dhe komunikimit Bashkërendimi ndërmjet kompromisit të përgjithshëm se Kosovës i nevojitet transmetuesi publik me transformimin e brendshëm të RTK-së ofron mundësinë e shndërrimit të saj në media me pozitë të konsoliduar dhe të dallueshme për audiencat, të cilat paraqiten gjithnjë e më kërkuese ndaj medias publike. Me shndërrimin në prioritet të vlerës karakteristike të transmetuesve të zhvilluar publikë për prodhimin e përmbajtjes origjinale me cilësi të lartë, RTK mund të arrijë tek kategoritë e popullsisë të cilat në shumësinë e kanaleve nuk gjejnë informacionin me vlera të dallueshme në treg. Zbatimi i parimeve të transmetuesve publikë me traditë 292 i përgjigjen më së miri mjedisit mediatik të karakterizuar nga trendi i rënies së gazetarisë cilësore dhe me përmbajtje të bazuar në trajtimin e opinioneve si lajme të besueshme. 293 Në rastin e cilësisë përmbajtjesore të RTK-së, kjo nënkupton kalimin nga mënyra e raportimit të bazuar në sigurimin e saktësisë vetëm nga pasqyrimi i deklaratave sipërfaqësore, në hulumtimin dhe trajtimin e thelluar të çështjeve. Transformimi i tillë konceptual i politikës editoriale dhe mënyrës së raportimit e ndihmon RTK-në që të shndërrohet në platformë mediatike në të cilën qarkullojnë lirshëm idetë dhe trajtohen në thellësi çështjet dhe proceset e rëndësishme për qytetarët PSB Review, An investigation into changing audience needs in a connected world conducted by Ipsos MORI for Ofcom 293 Copps J. M., What about the news? An interest in the public, Will the last reporter turn out the lights, The New Press, New York 2011, fq

135 Hapja e programit informativ për trajtimin e paanshëm të dukurive shoqërore i ofron mundësinë RTK-së që të ushtrojë rolin e medias me ndikim në krijimin e opinionit publik dhe në procesin e demokratizimit të shoqërisë. Në këtë mënyrë, procesi i transformimit editorial përmes trajtimit të thelluar dhe të hapur do të ndihmonte vetë procesin e transformimit të RTK-së nga bartës pasiv i mesazheve në një drejtim, në media që prodhon përmbajtje të bazuar në realitetin shoqëror Perspektiva e raportit të RTK-së me publikun Pavarësisht instrumentalizimit nga politika, kritikave të opinionit publik dhe politik në raste të veçanta, krizës financiare si pasojë e keqmenaxhimit, problemeve të brendshme të shkaktuara nga rrjetet klienteliste, RTK-ja mund të jetë media alternative dhe balancuese në sistemin e mediave të dominuar nga mediat që udhëhiqen nga interesat komerciale. Nevoja për gazetari cilësore dhe program që ndërthur informacionin e besueshëm me rolin edukativ të medias publike, paraqitet si nevojë shoqërore në entitetin shtetëror që përballet me sfidat e tranzicionit dhe konsolidimit të demokracisë. Mjedisi shoqëror dhe politik paraqitet si përparësi për transmetuesin publik, sepse ai shtron nevojën që Kosova të ketë një media me rol aktiv në procesin e demokratizimit të shoqërisë. Përparësia kryesore e RTK-së krahasuar me mediat tjera për ushtrimin e këtij roli është pozita juridike dhe vendi që zë në peizazhin mediatik. Mbi një dekadë RTK-ja ka qenë media kryesore në Kosovë, ndërsa me fragmentarizmin e audiencave dhe shtimin e kanaleve transmetuese, ajo ende kategorizohet si media e rëndësishme edhe nga të rinjtë, gjë që i mundëson RTK-së nisjen e transformimit programor nga pozita e medias që konsiderohet emër i rëndësishëm në sistemin mediatik. Ajo mbetet media e rëndësishme në sistemin mediatik të Kosovës, por ka humbur statusin e medias më të rëndësishme që e kishte në dekadën e parë të funksionimit të saj (77% e studentëve e konsiderojnë media të rëndësishme, 9% e shohin si median më të rëndësishme dhe 14% e konsiderojnë media të parëndësishme në sistemin mediatik të Kosovës). Tabela 25: Rëndësia e transmetuesit publik në sistemin e mediave të Kosovës Burimi: Nga anketa me studentë të gazetarisë, medias dhe komunikimit Vlerësimi në masën 77% si media e rëndësishme është tregues se ajo ka mundësinë që të kalojë procesin e reformës programore duke ruajtur pozitën e favorshme në treg, por, kjo 135

136 pozitë rrezikohet në rast se në të ardhmen RTK-ja nuk i përcakton vetes si objektiv strategjik zhvillimor ofrimin e produktit mediatik që përmbush kërkesat e audiencës për informacion me dobi publike. Vlerësimi i audiencave të reja se ajo është media që ndodhet në nivelin e ndërmjetëm të dy faktorëve ndikues mbi të (54% e studentëve vlerësojnë se ajo i shërben edhe politikës edhe publikut) dhe vlerësimi i profilizuar i audiencave tradicionale se ajo ka kaluar nga ky nivel në shërbim të politikës, është edhe një element shtesë që shtron nevojën e rishqyrtimi të koncepteve editoriale dhe përmbajtjesore të RTK-së. Tabela 26: Vlerësimi i studentëve për RTK-në si shërbim ndërmjet politikës dhe publikut Burimi: Nga anketa me studentë të gazetarisë, medias dhe komunikimit Përderisa të mos profilizohet qartë për të gjitha kategoritë e audiencës si media që ka prioritet kryesor ofrimin e shërbimit ndaj publikut, ajo rrezikon që të përforcojë pozitën e transmetuesit të cilin qytetarët e shohin si shërbim të politikës. Audienca e re e RTK-së ka të njëjtën vlerësim me audiencën tradicionale për parimin kryesor të informacionit që ofron RTK-ja, duke e cilësuar si informacion që vetëm pjesërisht pasqyron realitetin politik. Vazhdimi me trendin e njëjtë sipas të cilit vetëm 20% e audiencave të reja e vlerësojnë si media që pasqyron realitetin politik dhe 62% si media që pjesërisht e pasqyron këtë realitet, rrit shkallën e rrezikut për humbjen e mëtejshme të kredibilitetit tek qytetarët. Përqindja e lartë e audiencës tek alternativa pjesërisht, në të ardhmen mund të kalojë tek cilado prej dy alternativave të tjera: RTK-ja mund të vazhdojë trendin e humbjes së besueshmërisë tek qytetarët, por mund edhe ta kthejë gjendjen në favor të saj, në rast se përfshihet në procesin e reformimit programor në përputhje me kërkesat e qytetarëve. 136

137 Në tërësinë e tyre, përgjigjet e qytetarëve për RTK-në dëshmojnë se audiencat e dinë se çfarë kërkojnë nga transmetuesi i tyre publik dhe e vlerësojnë media që mund t iu shërbejë atyre. Përgjigja e RTK-së ndaj këtyre kërkesave i parashtron asaj nevojën e reformimit programor dhe rritjen e nivelit të përgjegjshmërisë e llogaridhënies menaxheriale ndaj publikut. RTK-ja mund të sigurojë pozitën afatgjatë të medias së rëndësishme në peizazhin mediatik, nëse tregon gatishmërinë e transformimit të brendshëm deri në nivelin e shndërrimit në media të dallueshme përmes informacionit gjithëpërfshirës, si vlerë e shtuar e transmetuesve të zhvilluar publikë. Reforma përmbajtjesore nënkupton ndryshimin e qasjes së deritashme të RTK-së ndaj kërkesave të qytetarëve, ku ajo mund të jetë bindëse në rastin kur paralelisht me produktin cilësor dhe origjinal mediatik manifeston vullnetin për të funksionuar si kompani e hapur për ndryshimin e qasjes editoriale dhe mënyrës së menaxhimit. Me qasjen e re editoriale RTK-ja nuk mund të dal para publikut me modelin e vjetër të funksionimit si kompani që nuk komunikon dhe nuk jep llogari për investimet që bëjnë për të taksapaguesit kosovarë. Si kompani publike mediatike ajo nuk mund të raportojë realitetin politik e shoqëror të karakterizuar nga përhapja e dukurive negative në institucionet kryesore shtetërore 294, pa reflektuar modelin e një institucioni të dallueshëm nga të tjerët. Në vitin 2016 RTK-ja ishte kompani me rreth 6 milionë euro borxhe dhe me raporte vjetore të pa miratuara nga institucioni themelues e të pa diskutuara paraprakisht me publikun, siç parashihet me ligjin për të. Ashtu siç deklaron anëtari i bordit të RTK-së Naim Gashi, në RTK fillimisht nevojitet kthimi i zbatimit të ligjit dhe ndërmarrja e masave që do të paraqitnin parakushte për transformimin e saj në media sipas standardeve perëndimore për transmetuesit publikë: Për të kthyer RTK-në në rrugë të mbarë nevojitet që të thirret Auditori i Përgjithshëm për të mësuar të vërtetën për RTK-në; të thirren në përgjegjësi ata që punësuan pa kriter 400 veta dhe shkaktuan 6 milionë euro borxhe, ata që bën kontraktime të drejtpërdrejta (një burimore) në kundërshtim me ligjin, por edhe ata që mbyllën sytë para keqpërdorimeve si dhe të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së e të shpallet një konkurs i jashtëm për të gjitha pozitat drejtuese në RTK. 295 Hapja, transparenca dhe llogaridhënia do të ndihmonin RTK-në në vendosjen e komunikimit me qytetarët si element kryesor për ndërtimin e aleancës me ta. Në lëmin e zhvillimit strategjik komunikimi me qytetarët do t i ndihmonte RTK-së që të faktorizohej si kompani mediatike në raportin e saj me pushtetin politik dhe aktorët tjerë me ndikim të jashtëm mbi veprimtarinë e saj. Procesi i vendosjes së aleancës me qytetarët, nuk e përjashton pjesëmarrjen e politikës në çështje që lidhen me zhvillimin e RTK-së, por vetëm e redukton ndikimin e deritashëm kufizues në zhvillimin e saj si institucion i pavarur. Roli i politikës në zhvillimin e RTK-së do të përqendrohej në krijimin e kushteve ligjore dhe administrative për zhvillimin e saj si institucion me rëndësi nacionale dhe si pjesë e identitetit dhe diversitetit kulturor. Kufizimi i ndikimit të 294 Qeveria, kuvendi, gjykatat, prokuroria vlerësohet nga qytetarët si institucionet më të korruptuara në Kosovë. Burimi: Raporti: vlerësimi i korrupsionit në Kosovë 2016, Instituti Riinvest, Prishtinë Intervistë me anëtarin e bordit të RTK-së Naim Gashi 137

138 politikës mbi RTK-në do të ishte favorizues edhe për vetë aktorët politikë, sepse vetëm një transmetues që i shërben fillimisht objektivit të tij primar si shërbim publik, i ndihmon procesit të demokratizimit të shoqërisë, si prioritet i deklaruar i forcave kryesore politike në Kosovë. 138

139 Kapitulli i gjashtë STATUSI I GAZETARIT TË POLITIKËS NË RTK Gazetarët e lajmeve të Radiotelevizionit të Kosovës janë kategoria e të punësuarve të cilët ndodhen ndërmjet ndikimit të faktorëve politikë dhe përgjegjësisë shoqërore që u përcaktojnë funksionet e transmetuesit publik. Edhe pse autonomia e tyre profesionale është e garantuar nga statusi ligjor i medias, realizimi i saj varet nga hierarkia e kompanisë, që është produkt i vendimmarrjes politike. Efektet e instrumentalizimit nga politika, përhapen nga niveli menaxherial në nivelin profesional të redaksive të lajmeve, të cilat bazuar në praktikat e punësimit, përbëhen nga strukturë e përzier e gazetarëve dhe redaktorëve. RTK-ja paraqitet në tregun mediatik si media e kërkuar nga gazetarët në Kosovë, për shkak të kushteve konkurruese që ofron në tregun e dominuar nga mediat private, por brenda kompanisë gazetarët përballen me presionin e autoritetit hierarkik për zbatimin e politikave editoriale në favor të pushtetit politik. Duke trajtuar gjendjen e përgjithshme të gazetarëve në sistemin mediatik të Kosovës, në pjesën e parë të kapitullit, ofrohet mundësia që të shtjellohen motivet që i shtyjnë gazetarët drejtë RTK-së dhe gjendja e tyre brenda medias publike, krahasuar me mediat private. Në pjesën e dytë të kapitullit shtjellohet pozita profesionaleve e gazetarëve në redaksitë e lajmeve dhe reagimi i kategorive të ndryshme të të punësuarve si gazetarë dhe redaktorë lajmesh ndaj politikave editoriale të përcaktuara nga hierarkia udhëheqëse e medias. Trajtimi i rolit të gazetarëve në veprimtarinë e përditshme të redaksive, ndihmon për të identifikuar dhe sqaruar faktorët që përcaktojnë nivelin e autonomisë gazetareske, pranisë së autocensurës, rasteve të censurës dhe të klientelizmit në kuadër të redaksive të lajmeve. Në periudha të caktuara ( ) niveli i pakënaqësive brenda redaksive të lajmeve ndaj politikave editoriale, është pasuar me shprehjen e organizuar të kundërshtimeve brenda kompanisë dhe me protesta publike. Megjithatë, pakënaqësitë me institucionin nuk paraqiten si faktor me ndikim në interesimin e gazetarëve për të mbetur pjesë e tij, apo për t u bërë pjesë e tij në të ardhmen, derisa RTK-ja të ketë statusin aktual në treg dhe në sistemin mediatik të Kosovës Gazetarët në Kosovën me liri të pjesshme të shtypit Gazetarët e Radiotelevizionit të Kosovës, dallohen nga gazetarët e mediave të tjera para së gjithash sepse janë të punësuar në median me karakteristika të veçanta, në kuadër të sistemit mediatik të Kosovës, si vend me liri të pjesshme të shtypit. 296 Me këtë veçori, RTK-ja paraqet media atraktive për gazetarët, për shkak të përgjegjësive ligjore që ka ndaj të punësuarve, në një mjedis ku të bërit gazetari po bëhet gjithnjë e më e 296 Freedom House Freedom of the press 2015, prill 2015, 139

140 vështirë. 297 Duke vepruar në mjedisin ku liria e informacionit, si shtyllë e demokracisë, që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, është e garantuar me legjislacion, por e pazbatuar plotësisht në praktikë, 298 gazetarët tërhiqen nga media që ligjërisht obligohet të zbatojë standarde profesionale dhe ekonomike ndaj tyre. Mirëpo, praktika e ushtrimit të gazetarisë brenda RTK-së, tregon se transmetuesi publik nuk është i izoluar nga ndikimi i faktorëve ndikues mbi sistemin e përgjithshëm mediatik dhe politik të Kosovës. Edhe mbi gazetarët e RTK-së veprojnë faktorë të jashtëm, që burojnë nga sistemi shoqëror dhe niveli i zbatimit të legjislacionit. RTK-ja është transmetues i shtetit në të cilin aktet ligjore, që nga Kushtetuta, garantojnë lirinë e shtypit, mirëpo problemet paraqiten në zbatimin e tyre. Në ushtrimin e gazetarisë, mos zbatimi i ligjeve realizohet përmes ndërhyrjeve në punën e gazetarëve nga ana e grupeve të interesit, politike dhe të tjera, kërcënimeve, apo mos lejimit të qasjes në dokumentet zyrtare. Rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve realizohen nga tri kategori kryesore shoqërore: institucionet, kërcënimet nga bizneset dhe nga individët. 299 Në vitet 2014 dhe 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka evidentuar nga 27 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, që tregon se numri i rasteve të kërcënimeve po rritet krahasuar me vitet paraprake kur mesatarja ishte nga 15 deri në 18 raste brenda vitit. Ashtu sic thotë kryetari i AGK-së Zekirja Shabani, Kosova vazhdon të mbetet shtet gjysmë i lirë, me liri të pjesshme të të shprehurit dhe me ambient të pafavorshëm për ushtrimin e profesionit të gazetarisë. Derisa gazetarët kërcënohen e sulmohen për shkak të hulumtimit dhe raportimit për abuzimin me paranë publike, krimin, korrupsionin dhe dhunën; fyhen e nuk respektohen për shkak të informimit të qytetarëve mbi atë se çfarë ndodh në të vërtetë në vend, nuk mund të flasim për përmirësim të lirisë së të shprehurit. Gazetarët, vënë jetën në rrezik për të raportuar të vërtetën dhe shumë herë atyre iu cenohet liria e shprehjes. 300 Faktorët të cilët cenojnë lirinë e gazetarëve në Kosovë, lidhen me sistemin politik dhe bizneset të cilat ndërtojnë lidhje me faktorët politikë (shih tabelën 27). Në Kosovë, si shtet në të cilin sektori publik vazhdon të mbetet punëdhënësi dhe kontraktori më i madh, lidhja e afërt ndërmjet biznesit dhe qeverisë përcillet në nivelet e organizimit të brendshëm të mediave, duke cenuar autonominë profesionale të gazetarëve dhe të redaktorëve. Qeveria identifikohet si faktor dhe si institucion që ka ruajtur ndikimin e saj në formë të ndërhyrjes në punën e gazetarëve, në 5 vjetëve fundit, pavarësisht nga 297 Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të mediave private dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. 298 Anketa "Treguesit e Mediave 2015", e bazuar në 27 tregues të Këshillit të Evropës për lirinë e të shprehurit, konfirmuan se për gazetarët në Kosovë nuk paraqiten si problem baza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, por zbatimi i bazës ligjore. Në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thotë "nuk janë zbatuar garancitë ligjore" dhe 10 do të thotë "janë zbatuar plotësisht," mesatarja është nën pikën e rentabilitetit - 4,53. Burimi: Glocal Kosovo 2.0, Treguesit e mediave në Kosovë, publikuar në Prishtinë, 3 maj Nga vlerësimet e Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), i cili që nga viti 2012 boton raportet vjetore për gjendjen e mediave në Kosovë. Raportet merren me analizimin e problemeve të cilët ndikojnë në lirinë e fjalës dhe veçanërisht në sektorin e medias në Kosovë. Instituti për Politika Zhvillimore, Gjendja e mediave në Kosovë 2015, 2015/04, %20Gjendja%20e%20mediave%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB% pdf 300 Intervistë me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekerija Shabani 140

141 ndryshimet partiake në përbërjen e saj. 301 Në vitin 2011 gazetarët e vlerësonin qeverinë si institucionin që cenon lirinë e tyre, ndërsa në vitin 2016 janë evidentuar raste kur gazetarët kanë raportuar për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tyre edhe nga niveli i kryeministrit, për shkak të raportimeve gazetareske. 302 Tabela 27: Arsyet e moszbatimit të bazës ligjore për lirinë e shprehjes në Kosovë Ndërhyrje nga individë nga politika Ndërhyrje nga pronarë mediash Vet-cenzurë Ndërhyrje nga Qeveria Mungesë e vetqëndrueshmërisë financiare Ndërhyrje nga individë nga biznesi Ndërhyrje nga redaktorë përgjegjës Ndërhyrje nga EULEX Ndërhyrje nga Gjykatat Ndërhyrje nga Prokuroria Ndërhyrje ndërkombëtare Ndërhyrje nga Policia 4% 4% 4% 3% 3% 7% 9% 13% 12% 12% 11% 18% Burimi: Raporti "Treguesit e Mediave 2015", nga Kosovo Glocal - Kosovo 2.0, Prishtinë 3 maj Ndërhyrjet nga nivelet menaxhuese të mediave, të cilat veprojnë duke krijuar lidhje me faktorë të pushtetshëm nga politika, shtrihen edhe në nivelin profesional të redaksive. Vetcensura si njëra nga arsyet për mos zbatimin e bazës ligjore për lirinë e shprehjes në Kosovë, del si mjet mbrojtës i kategorisë së gazetarëve, të cilët ushtrojnë profesionin nëpër mediat që e bazojnë veprimtarinë të varura nga faktorët politikë dhe nga bizneset. Në Kosovë si vend ku sektori publik është punëdhënësi kryesor dhe ku ka vetëm disa media që ende e ruajnë pavarësinë dhe luftojnë për qëllime të së mirës kolektive, 304 niveli i lirisë dhe autonomisë profesionale në gazetari është i ndërvarur nga media në të cilën punon dhe nga vetitë e parimet profesionale që kultivon vet ai. Ashtu siç konfirmohet nga intervistat me gazetarë, redaktorë dhe ekspertë të medias e komunikimit, 301 Në një raport për lirinë e shtypit në Kosovë, të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës nga viti 2011 shumica e gazetarëve vlerësonin se pozita e tyre është e keqe, ndërsa identifikonin qeverinë si institucionin që cenonte më së shumti lirinë e shprehjes. Burimi: Raport i AGPK-së me rezultatet e anketës të realizuar me 101 gazetarë dhe të mbështetur nga UNDEF, Gazetarët evropianë të gatshëm të reagojnë për Kajtazin, 20 mars 2016, Tregues të tjerë në aneksin Vlerësime nga intervista me Ass. Prof. Dr. Lindita Camaj 141

142 sistemi politik dhe ekonomik në Kosovë e vendos gazetarin në pozitat e përballjes me presionin, apo joshjen nga faktorët tjerë të cilëve detyrohet t iu përgjigjet përmes zgjedhjes nga vet-perceptimi për misionin dhe funksionet shoqërore. Gazetari i politikës dhe redaktori i gazetës Zëri, (që në Kosovë vlerësohet ndër gazetat e pavarura), Milaim Shefkiu e përshkruan në këtë mënyrë pozitën e gazetarëve përballë ndërhyrjeve, sidomos nga politika: Ndërhyrjet gjithnjë janë evidente, por varet nga gazetari dhe nga media sa i pranojnë ato. Gjithmonë njerëzit që drejtojnë institucionet mundohen të gjejnë alternativa për ndaljen e skandaleve, kur ato gjurmohen nga gazetarët. Por, në shumicën e rasteve ndërhyrjet nuk japin rezultate, sepse gazetarët e gjejnë mundësinë për publikimin e tyre. 305 Ky model që krijon hapësirën për funksionimin e gazetarit si figurë e identifikuar mirë, që i përket një grupi reference, i pajisur me dije dhe aftësi teknike dhe që duhet të ushtrojë për komunitetin një rol të dyfishtë informimi asnjanës dhe të paanshëm si dhe kundër pushteti (mbrojtës i angazhuar i interesit publik), 306 është karakteristik për mediat që janë të pavarura financiarisht nga faktorët politikë dhe tek të cilat pavarësia financiare është bazë për pavarësi editoriale. Ekzistenca edhe e kësaj kategorie të mediave të pavarura private në sistemin e mediave në Kosovë, krijon mundësinë që gazetarët e tyre t i kundërvihen presionit dhe t i shmangen ndikimit nga faktorët e pushtetshëm politikë. Por, sistemi i mediave në periudhën e tranzicionit që pason atë të protektoratit të OKB-së, ka prodhuar vetëm disa media të tilla, që nuk paraqesin kategori dominuese në Kosovë. Sistemi me strukturë të përzier (mediat private dhe transmetuesi publik), dominohet nga media të cilat krijojnë lidhje varësie dhe ndërvarësie me pushtetin dhe faktorët me ndikim politik dhe ekonomik si dhe karakterizohet me përcjelljen e kësaj lidhjeje klientelizmi edhe në nivelin profesional. 307 Gazetarët krijojnë lidhje klienteliste me grupet e ndryshme të interesit, qofshin politike apo ekonomike, duke shfrytëzuar mundësitë që krijohen nga sistemi për të realizuar qëllimet personale, nën petkun e funksioneve profesionale. Shkaqet kryesore që ndikojnë mbi gazetarët në Kosovë që të hyjnë në lidhje klienteliste lidhen me gjendjen ekonomike, e cila ndikon me joshjen nga ofertat politike dhe të bizneseve si dhe me atë që gazetari Agron Halitaj e cilëson shkak misionar: Grupet e interesit piketojnë gazetarët profesionistë në mediat serioze dhe u bëjnë oferta tunduese. Sot, kemi plotë gazetarë që kanë krijuar pasuri të mëdha brenda një kohe të shkurtër, prejardhja e të cilës është e dyshimtë. Në anën tjetër, kemi grupin që lidhjen klienteliste e ndërton për mision: së pari për të përmbushur detyrimin ndaj grupit duke e shfrytëzuar median ku punon dhe së dyti për ta përmbushur ambicien personale për t u bërë person me ndikim në shoqëri, si i emëruar politik Inervistë me gazetarin dhe redaktorin Milaim Shefkiu 306 Maigret, E., Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Papirus, Tiranë 2010, fq % e gazetarëve besojnë se në Kosovë ka media politikisht të paanshme nga aspekti i politikave redaktuese, 38 % besojnë se jo, ndërsa 13% janë përgjigjur nuk e di. Burimi: Glocal Kosovo 2.0, Treguesit e mediave në Kosovë, publikuar në Prishtinë, 3 maj Intervistë me gazetarin dhe redaktorin Agron Halitaj 142

143 Mediat dhe komuniteti i gazetarëve në shoqërinë kosovare nuk paraqesin përjashtim nga sektorët tjerë, në lëmin e lidhjeve klienteliste. Dukuria në media dhe tek gazetarët, del si reflektim i veçorive të sistemit të përgjithshëm shoqëror të ngritur në Kosovë, që nga viti Që në periudhën e protektoratit të OKB-së në Kosovë është ngritur sistem politik dhe ekonomik i karakterizuar nga ndikimi i grupeve të interesit, në të cilin klientelizmi paraqitet si njëra nga karakteristikat kryesore. 309 Lidhjet dhe përkatësia në grupin e interesit, shihet si mundësi për arritjen e mirëqenies ekonomike e financiare si dhe për realizimin e synimeve të karrierës, në tregun e punës në Kosovë, në të cilin veprojnë edhe kompani që nuk zbatojnë kërkesat e ligjit të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të të punësuarve. Disa nga mediat nuk ofrojnë marrëveshje kontraktuare për gazetarët në mënyrë që t iu shmangen obligimeve që dalin nga ligji i punës, ndërsa të tjera, për shkak të problemeve me financimin dështojnë t i kryejnë me kohë pagesat, duke përkeqësuar gjendjen e gazetarëve. 310 Kjo gjendje në tregun mediatik privat në Kosovë, paraqet faktor ndikues mbi përcaktimin e gazetarëve që të bëhen pjesë e medias publike, e cila për çështjet e mësipërme ofron anën tjetër të realitetit mediatik në Kosovë Mënyrat e punësimit dhe pozita e gazetarëve ne RTK Veçoria e transmetuesve publikë si lloj i organizatave mediatike me strukturën më të organizuar 311 në rastin e Radiotelevizionit të Kosovës shprehet përmes akteve normative dhe administrative që rregullojnë çështjet e zhvillimit strategjik dhe funksionimin e brendshëm të kompanisë. Parimisht, si kompani publike, RTK-ja obligohet që të zbatojë legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe përgjegjësitë që dalin nga marrëveshjet kontraktuare me të punësuarit, duke filluar që nga kriteret dhe kërkesat e ligjit të punës për pranimin e stafit. Në tregun e punës në Kosovë, përfshirë tregun mediatik, kjo kërkesë ligjore paraqet motivin kryesor për gazetarët që të bëhen pjesë e transmetuesit publik. Megjithë problemet në ushtrimin e ndikimit të faktorëve politikë mbi të, të realizuara përmes modelit të financimit nga buxheti i shtetit, RTK-ja paraqet kompaninë që ofron pagat e rregullta dhe konkurruese në tregun mediatik të karakterizuar nga problemet financiare tek mediat private. Stabiliteti financiar dhe obligimet ligjore për garantimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarisë gazetareske dalin si motive kryesore nga të cilat udhëhiqen gazetarët, të cilët janë bërë pjesë e RTK-së në dhjetëvjetëshin e fundit, apo të rinjtë të cilët përgatiten për tregun mediatik në Kosovë Shih: King, I., Mason, W., Paqe me cdo kusht Si dështoi bota në Kosovë?, KOHA, Prishtinë 2006 dhe Capusella, L. A., Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan, KOHA, Prishtinë Instituti për Politika Zhvillimore, Gjendja e mediave në Kosovë 2015, 2015/04, %20Gjendja%20e%20mediave%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB% pdf 311 Hanretty, C., Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e-library, fq Në muajt maj shtator të vitit 2015 janë realizuar 20 intervista të strukturuara me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve në televizion dhe në radio, të cilët përfaqësojnë strukturën e përzier të stafit gazetaresk shqiptar sipas viteve të punës në RTK, moshës dhe përvojës paraprake gazetareske. Pyetjet e intervistave për këtë studim u janë drejtuar edhe 10 të punësuarve të tjerë, të cilët paraqiten rregullisht në programin e lajmeve në kanalet televizive në gjuhën shqipe dhe në Radio Kosovë. Prej tyre, dy kanë thënë se do të përgjigjen dhe pastaj janë arsyetuar se këtë nuk mund ta bëjnë pasi nga zyra ligjore e RTK-së u është thënë se e kanë të ndaluar të japin deklarime publike për RTK-në, njëri është përgjigjur se për shkak të gjendjes në RTK 143

144 Motivi për t u përfshirë në strukturën gazetareske dhe redaktoriale të RTK-së është transformuar nga periudha e themelimit të saj në vitin 1999 e deri në vitin 2015, në varësi të zhvillimit të kompanisë, si pjesë e sistemit të përgjithshëm shoqëror, politik dhe ekonomik. Intervistat me gazetarë dhe redaktorë të redaksive të lajmeve në televizion dhe në radio nxjerrin në pah dallimet në perceptimin për institucionin dhe motivimin për t u bërë pjesë e tij tek kategoritë e ish gazetarëve të RTP-së, gazetarëve të rinj të pranuar në RTK në vitet e para dhe gazetarëve të cilët janë bërë punonjës të RTK-së në periudhat e mëvonshme. Derisa ish punonjësit e RTP-së e kanë perceptuar përfshirjen në RTK si kthim në vendet e tyre të punës prej nga janë larguar me dhunë nga regjimi serb, gazetarët e rinj të periudhës së pasluftës e kanë konsideruar statusin juridik të medias publike si motivim kryesor, ndërsa gazetarët e pranuar pas vitit 2008 theksojnë si motiv stabilitetin financiar dhe përgjegjësitë ligjore të medias publike ndaj të punësuarve. Në pyetjen për motivin që i ka shtyrë të bëhen pjesë e RTK-së gazetarët e pranuar në RTK pas vitit 2008 (periudhë kur RTK-ja është bërë transmetues publik i shtetit të pavarur) dhe ata të cilët janë pranuar në vitet e para të funksionimit janë përgjigjur në mënyra të ndryshme. 10 gazetarët/redaktorët e pranuar aty pas vitit 2008, si pjesë e grupit prej 20 të intervistuarve, veçojnë stabilitetin financiar të kompanisë. Nga 10 gazetarët dhe redaktorët e pranuar në RTK në vitet , 4 ish punonjësit e RTP-së thonë se RTK-në e shihnin si vazhdimësi të RTP-së, 4 gazetarë të rinj në atë e kohë e vlerësonin për kredibilitetin në tregun mediatik dhe 2 e shihnin si mundësi për të gjetur një vend pune. Njëri nga të punësuarit që ka kaluar angazhimin në tre nivele profesionale: korrespondent, gazetar dhe redaktor i lajmeve, e përcakton kështu arsyen e përfshirjes në RTK në vitin 2001: RTK-ja kishte 4 përparësi krahasuar me mediat tjera: shtrirja gjeografike e shikueshmërisë dëgjueshmërisë; prestigji që të punosh në RTK atë kohë ishte jashtëzakonisht i madh për shkak të besueshmërisë dhe shikueshmërisë e dëgjueshmërisë që kishte TV dhe radio; siguria e vendit të punës dhe pagës; respektimi i të drejtave të punëtorëve ishte më i lartë krahasuar me mediat tjera. 313 Te kjo kategori e gazetarëve del në sipërfaqe ndryshimi që ka ndodhur me perceptimin fillestar të udhëhequr nga motivet profesionale gjatë viteve të angazhimit brenda kompanisë. Nga kompani që i tërhiqte profesionalisht, RTK-ja është shndërruar në vend më të sigurt të punës në tregun e paqëndrueshëm. Në kohën kur kam filluar punë brenda kompanisë mediatike RTK, ishte emri por edhe shkalla e profesionalizmit motivi kryesor. Zhvillimet e viteve të fundit kanë bërë që motivi kryesor i punës të jetë paga dhe përfitimet për të punësuarit, që dalin nga ligji i punës i aplikueshëm në Kosovë. 314 nuk mund të përgjigjet në pyetjet e intervistës, dy prej tyre, fillimisht kanë premtuar se do të përgjigjen por nuk i kanë kthyer përgjigjet. Pjesa tjetër, nuk ka kthyer asnjë përgjigje në kërkesat me shkrim të cilat u janë dërguar përmes ave të tyre zyrtar në rtklive.com. 313 Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve 314 Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve 144

145 Kategoria e gazetarëve të cilët janë pranuar në RTK, në vitet e fundit dhe pas përvojës nëpër mediat private, ofron mundësinë për analizën krahasuese ndërmjet sektorit privat dhe publik të mediave në Kosovë. Tërheqja për t u bërë pjesë e transmetuesit publik në mjedisin mediatik buron nga pozita që ka kjo kompani mediatike e favorizuar me statusin juridik dhe me mbështetjen shtetërore për të, si faktorë që i vendosin gazetarët në pozitën kur duhet të bëjnë kompromise ndërmjet synimeve profesionale dhe mundësive që ofron tregu për arritjen e këtyre synimeve. Ashtu siç e vlerëson njëri nga gazetarët dhe redaktorët e lajmeve në Televizionin e Kosovës: Fatkeqësisht apo fatmirësisht, RTK mbetet mediumi që gazetarët e shohin si mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën. Gazetarët që zgjedhin të punojnë në RTK, janë të vetëdijshëm se po i lënë anash ambiciet për të qenë shumë profesionalë, por zgjedhin këtë media për një siguri më të madhe në punë, e cila nuk ekziston në mediumet tjera. 315 Pozita prijëse dhe e privilegjuar, e siguruar nga statusi juridik dhe gjendja ekonomike, formalisht i ofron mundësinë RTK-së që të përzgjedh profesionistët e dëshmuar në mjedisin mediatik të Kosovës. Por, mënyrat e përzgjedhjes së stafit ndikohen nga lidhja hierarkike ndërmjet medias publike dhe faktorëve politikë e grupeve të interesit dhe këto lidhje e kanë shndërruar RTK-në në kompani me strukturë heterogjene të të punësuarve. Struktura e gazetarëve është produkt i ndryshimeve ligjore për mënyrat e pranimit të stafit në institucionet publike, e praktikave të instaluara nga RTK-ja që në vitet e para të funksionimit në periudhën e protektoratit të OKB-së dhe e ndikimeve që krijon varësia e transmetuesit publik nga faktorët tjerë jashtë mediatik. Të gjitha menaxhmentet e RTK-së e kanë arsyetuar rritjen e numrit të të punësuarve me nevojat programore, mirëpo në praktikën e funksionimit institucioni ka instaluar praktikën e krijimit të mbingarkesës në redaksitë dhe programet, duke krijuar hapësirë për përfshirjen në strukturën e të punësuarve të personave të afërt me subjektet kryesore politike dhe grupet tjera të interesit. 316 Duke mos pasur standard të përcaktuar qartë për pranimin e stafit, si shërbim emergjent në vitet e para të veprimtarisë, RTK-ja ka krijuar disa kategori të të punësuarve të cilët kanë krijuar strukturën që reflekton parime të ndryshme për funksionet editoriale dhe profesionale të medias publike. Kategoria e ish punonjësve të Radiotelevizionit të Prishtinës, në disa raste janë pranuar me konkurs e në disa të tjera jo. Kategoria e dytë e të punësuarve përbëhej nga gazetarët e rinj, të cilët pranoheshin përmes konkursit. Kategoria e tretë e të punësuarve është krijuar nga mënyra e punësimit përmes praktikantëve dhe kontratave mbi vepër, për të cilat nuk ka pasur konkurse, por pranimet janë bërë bazuar në pëlqimin dhe vullnetin e organeve drejtuese të RTK-së. 315 Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve 316 Në raportin e parë zyrtar vjetor të RTK-së, transmetuesi publik njoftonte për 297 të punësuar në televizion dhe në radio. Në shkurt të vitit 2015 udhëheqësit e RTK-së raportonin në Komisionin për 872 të punësuar, nga të cilët 638 me kontrata të rregullta pune dhe 234 të angazhuar me kontrata mbi vepër. Në fund të vitit 2015, RTK ka deklaruar 701 të punësuar të rregullt, mirëpo raporti vjetor 2015 nuk është miratuar në Kuvend dhe të dhënat e tij nuk mund të konsiderohen zyrtare. Në debate parlamentare për RTK-në në vitin 2015 deputetët kanë vlerësuar se qindra persona janë punësuar pa nevojë. Deputetja Alma Lama e LDK-së në debatin e 26 marsit 2015, deklaronte se më shumë se 900 veta punojnë në RTK, 300 nga të cilët janë futur vetëm dy vitet e fundit. 145

146 Edhe pse që nga viti 2010, me hyrjen në fuqi të ligjit të punës, konkursi është shndërruar në mënyrën kryesore të pranimit të stafit në RTK, 317 ai nuk ka ndikuar në transformimin e praktikës së pranimit të të punësuarve në RTK. Praktikat e ndjekura nga RTK-ja me shpalljet e konkurseve formale sipas kërkesave të ligjit, kanë krijuar mundësinë e legalizimit dhe shtrirjes së lidhjeve klienteliste të organeve drejtuese të medias ndaj grupeve politike dhe ekonomike të interesit. Brenda kompanisë, konkurset e kontrolluara dhe vetëm formale kanë ndikuar në shtrirjen e ndikimit të grupeve të interesit në të gjitha nivelet e organizimit menaxherial dhe profesional të kompanisë, duke e shndërruar atë në organizatë punësimi për të afërmit e politikanëve, kryesisht të atyre në pushtet. 318 Sindikata e Pavarur e RTK-së në reagimet e saj publike ka evidentuar raste konkrete kur përmes keqpërdorimit të konkurseve janë bërë pjesë e RTK-së të afërm të politikanëve, duke përfshirë deputetë anëtarë të Komisionit Parlamentar për Media, si dhe të anëtarëve të bordit të RTK-së. Disa të pranuar në punë nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara me konkurs, si niveli i shkollimit, përvoja, kualifikimi adekuat etj., ndërsa konkurset shpalleshin me muaj pasi personat e caktuar ishin të punësuar në RTK. SPRTK e cilësonte të turpshme që një institucion që ka për obligim të promovojë ligjshmëri e transparencë, të provokojë ndjenjat e të papunëve, duke u dhëne atyre shpresa të rrejshme se po e merituan, mund të punësohen në RTK. 319 Reagimet sindikale dhe të punonjësve të RTK-së për rastet e keqpërdorimeve të konkurseve, kanë arritur që në vitet , të kthejnë në shqyrtim zgjedhjen e kryeredaktorëve në kanalet e televizionit dhe në Radio Kosovë. 320 Redaktorët e lajmeve, gazetarët dhe SPRTK-ja kundërshtonin përzgjedhjen dhe mënyrën e emërimit të tyre pasi në vijimësi ishin përballur me presion, censurë dhe propagandë të zbatuar prej tyre. 321 Bordi i RTK-së, më 3 mars 2015 i kërkoi drejtorit të përgjithshëm që të shfuqizojë konkursin për kryeredaktorë me arsyetimin se janë tejkaluar procedurat gjatë procesit të konkursit. 322 Mirëpo, rasti nuk ka cenuar praktikën e vendosur për mënyrat e organizimit të konkurseve dhe deri në vitin 2016 është dëshmuar se reagimet e brendshme të kundërshtimit nuk arrijnë të shtyjnë përpara vendosjen e praktikës afatgjatë për kritere profesionale dhe të pandikuar nga faktorët jashtë RTK-së. Nga ana e forcave kryesore politike, punësimet pa kriter në RTK janë adresuar vetëm në raste të veçanta, kryesisht në debate të nxitura nga kundërshtitë brenda RTK-së dhe në 317 Ligji i Punës obligon punëdhënësit në sektorin publik që të shpallin konkurs publik, sa herë që pranojnë një punëmarrës dhe themelojnë marrëdhënie të punës. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi. Burimi: Ligji i Punës, Nr. 03/L-212, Neni 8, pikat 1 dhe 2, i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Nr. 90, 1 dhjetor Shih: 4 mijë euro ryshfet për një vend pune në RTK, Gazeta Koha Ditore, 22 shkurt 2014; RTK e balldëskave të Thaçit, Gazeta Zëri, 24 shkurt 2014, Prishtinë; Komunikatë për media e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, datë 22 shkurt 2014, shpërndarë për mediat përmes postës elektronike; 319 Reagimi i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, rreth parregullsive në punësime, shpërndarë përmes postës elektronike, datë 24 dhjetor 2014, Prishtinë 320 Menaxhmenti kishte shpallur konkurs për pozitat më të larta në hierarkinë programore në njësitë e RTKsë, në dhjetor të vitit 2014 dhe kishte konfirmuar si kryeredaktorë personat të cilët që nga mesi i vitit 2013 kishin qenë ushtrues detyre të kryeredaktorëve në televizion dhe në radio. Me Ligjin për RTK-në kryeredaktorët e njësive zgjidhen me konkurs publik. Emërimi i tyre në fazën e fundit, pas përzgjedhjes nga paneli vlerësues, bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së. 321 Njoftimi për protestë i grupit të redaktorëve të pakënaqur në TVK, cituar në gazetën Koha Ditore, të datës 4 mars Vendimi i Bordit të RTK-së i pulikuar në gazetën Koha Ditore, më 4 mars

147 komisionet përkatëse parlamentare në rastet e shqyrtimeve të raporteve vjetore. Lëvizja Vetëvendosje e ka përfshirë këtë çështje edhe në kuadër të aksioneve kundër instrumentalizimit të institucioneve publike nga pushteti politik, ndërsa në protestat me partitë tjera opozitare (AAK dhe Nisma) RTK-ja është renditur ndër institucionet që konsideroheshin të kapura nga shteti. 323 Në reagimet parlamentare edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ngritur këtë çështje në takimet e komisioneve parlamentare dhe debatet parlamentare 324. Ndërkohë, nga Partia Demokratike e Kosovës si më e sulmuara për kontrollin e RTK-së, reagimet kanë qenë të pakta, mbështetëse për RTK-në dhe vetëmbrojtëse duke akuzuar partitë tjera se kanë përkrahësit e tyre në RTK. RTK nuk është themeluar në kohën kur PDK mori pushtetin. Brenda një numri aq të madh punëtorësh, ne kemi përkrahës të të gjitha partive aty... PDK asnjëherë nuk ka ushtruar ndikim në transmetues. Është tjetër gjë elementi që gazetarë të caktuar duan koketime me politikën, jo vetëm me PDK-në por edhe me parti të tjera politike. 325 Mënyra e tillë e reagimit të subjekteve politike ndaj politikave të punësimit në RTK dhe strukturës së stafit, nuk dallon nga praktika e reagimeve për institucionet e tjera publike me të njëjtat probleme. Por, RTK-ja dallon nga kompanitë tjera publike për shkak të ndikimit të politikave të punësimit në përgjegjësitë specifike shoqërore që ka dhe për refleksionin që krijohet nga afërsia e strukturës hierarkike me faktorët politikë mbi redaksitë e lajmeve dhe pjesën e stafit gazetaresk, përgjegjës për mbulimin e aktiviteteve politike Autonomia profesionale e redaksive dhe gazetarëve të lajmeve Redaksitë e lajmeve paraqesin njësitë e strukturës organizative të medias publike në Kosovë, në të cilat ndikimi i politikës bartet nga hierarkia menaxheriale në nivelin profesional të saj. Ndërhyrjet e faktorëve politikë mbi çështjet strategjike dhe organizative, arrijnë tek gazetarët e redaksive të lajmeve në televizion dhe në radio, në formën e ndikimit nga strukturat e brendshme hierarkike të kompanisë, të cilat burojnë nga lidhjet e kompanisë me politikën. Faktorët të cilët kushtëzojnë autonominë organizative gjithashtu ndikojnë mbi autonominë e gazetarëve, 326 duke i vendosur ata nën ndikimin e bashkërenduar të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, në kuadër të procesit të varësisë së medias publike nga pushteti politik. Redaksitë e lajmeve të RTK-së, janë shembuj të krahasueshëm me praktikën e mediave në vendet ku dimensioni i jashtëm i ndikimit lidhet me forcat shtrënguese që reduktojnë autonominë politike të organizatës së lajmeve, duke përfshirë politikat dhe legjislacionin, ndërkohë që kufizimet e brendshme lidhen me lirinë e gazetarëve që të marrin vendime 323 Njëra nga katër temat e protestës së opozitës (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën) të mbajtur në Prishtinë më 18 prill 2015 ka qenë ajo kundër kontrollit të pushtetit mbi RTK-në. 324 Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Media, më 20 maj Materiali origjinal nga mbledhja, incizuar nga Radio Kosova; Transkripti i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës më 26 mars Intervistë me deputeten Xhevahire Izmaku 326 Sjøvaag Helle, Journalistic Autonomy Between Structure, Agency and Institution, Nordicom Review 34, Special Issue, , 2013, fq

148 pa presionin e menaxhmentit. 327 Brenda kompanisë, redaksitë e lajmeve dhe vendi i punës, paraqesin nivelin e katërt dhe të pestë në strukturën organizative të kompanisë dhe si të tilla janë në varësi të niveleve më të larta hierarkike, të cilat përcaktojnë rregullat e funksionimit të tyre. 328 Në këto nivele, autonomia profesionale e gazetarëve si liri individuale për të zgjedhur informacionin dhe mënyrat e raportimit, reduktohet nga faktorët e jashtëm të cilët kushtëzojnë autonominë organizative të institucionit dhe nga faktorët e brendshëm në hierarkinë e medias, që zbatojnë ndikimin e jashtëm. Në linjën hierarkike, menaxhmenti i lidhur me politikën përcakton nivelin e mesëm menaxhues brenda kompanisë dhe emëron eprorët e njësive programore dhe të redaksive. Ky ndikim i strukturuar dhe i organizuar në nivelin hierarkik shkakton tek gazetari presionin e dyfishtë, të cilin Dr. Hasan Saliu e përshkruan në këtë mënyrë: Gazetarët në median publike përballen me dy lloje presionesh: i jashtëm nga politika redaktuese dhe i brendshëm d.m.th autocensurë për të arritur disa qëllime. Të dyja këto presione e bëjnë gazetarin në median publike që ai të jetë kryesisht i afërt me politikën. Presioni nga lartë- poshtë nuk diskutohet, sepse ai dihet botërisht, ndërsa presioni i brendshëm, autocensura, kacavjerrja pas politikanëve, është një presion tjetër në dëm të objektivitetit gazetaresk. Shpesh këta gazetarë ofrohen me politikën pasi politika ka ndikim shumë të madh edhe në emërimet e menaxhmetit profesional në transmetuesin publik. 329 Ndikimi zbret nga lartë poshtë në formën e piramidës, deri tek strukturat me dy kategori të gazetarëve dhe redaktorëve: profesionistët të cilët angazhimin në RTK e perceptojnë në kuadër të funksioneve të medias publike për produkt mediatik me dobi shoqërore dhe gazetarët misionarë, të cilët përmes angazhimit në median publike realizojnë shërbimin ndaj grupeve të interesit jashtë saj. Kategoria e parë e gazetarëve, në këtë skemë, ndodhet nën presionin e koordinuar të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, që të veprojë në kundërshtim me funksionet shoqërore dhe legale të medias publike. Në veprimtarinë e përditshme gazetareske, autonomia profesionale e tyre, reduktohet nga kompetencat e nivelit të mesëm dhe të lartë menaxhues, për ndërhyrje në çështjet profesionale të trajtimit të temave, përzgjedhjes së burimeve, hapësirës për palët e përfshira në temat e trajtuara, përcaktimit të ngjarjeve që do t u jepet përparësi në program dhe çështje tjera të rutinës së veprimtarisë gazetareske. Niveli më i lartë i autonomisë i hierarkisë së përbërë nga shefat e redaksive, shefat e departamenteve të informacionit dhe kryeredaktorët, ndikon mbi nivelin e autonomisë së redaktorëve të lajmeve dhe të gazetarëve. Mënyra e organizimit të departamenteve të informacionit u përcakton redaksive të lajmeve në RTK karakteristika të ngjashme burokratike krahasuar me institucione të tjera, në të cilat përgjegjësia është e ndarë, autoriteti i strukturuar dhe niveli më i lartë i 327 Reich, Z., Hanitzsch, T., Determinants of Journalists Professional Autonomy: Individual and National Level Factors Matter More than Organizational Ones, Mass Communication and Society 16(1), , 2013, fq Rregullore për organizimin e brendshëm të shërbimit publik të transmetimeve, e miratuar nga bordi i RTK-së më , Intervistë me Dr. Hasan Saliu 148

149 shpërblyer. 330 Në kuadër të strukturës organizative të RTK-së, redaksitë e lajmeve e vënë gazetarin e lajmeve, përball redaktorëve të emëruar, të cilët synojnë që përmes ndikimit të tyre mbi redaksinë të realizojnë politikën editoriale favorizuese për aktorë me ndikim politik dhe grupe tjera të interesit, por e cila si e tillë bie ndesh me parimet profesionale të gazetarit dhe funksionet e medias publike. Struktura hierarkike vepron përmes instalimit në redaksi të praktikave, që ndikojnë në kultivimin e autocensurës nga ana e gazetarëve dhe në rastet kur ajo nuk arrihet atëherë materialet e tyre censurohen. Njëra nga gazetaret e televizionit e cila mbulon zhvillimet politike në redaksinë e lajmeve e përshkruan në këtë mënyrë ndikimin e strukturës së redaksisë mbi gazetarin: Në informacionin politik të RTK-së janë të pranishme censura, autocensura dhe shpeshherë edhe presionet e etiketimet. Autocensura fillon me diskutimet ndër-kolegjiale për tema të caktuara, kur ka raste që për disa tema gazetarët hapur deklarohen se kjo temë nuk shkon në RTK, prandaj nuk ia vlen as të fillohet me trajtimin e saj. Censura është e pranishme sidomos pas trajtimit të temave të ndryshme, të cilat më vonë nuk e shohin dritën e transmetimit. Ndërkohë, për shumë tema të propozuara e të cilat prekin forcat politike në Kosovë ose edhe grupe të interesit, gazetari etiketohet nga mbikëqyrësi si person tendencioz gazetarët e intervistuar në televizion dhe në radio, e evidentojnë ekzistencën e rasteve të censurës nëpër redaksi dhe siç do të shtjellohet në vazhdim të studimit, kundër saj kanë reaguar edhe publikisht. Mirëpo, dëmet më të mëdha për ta i paraqet instalimi i autocensurës, si karakteristikë e funksionimit brenda redaksive që nga themelimi i RTKsë në vitin 1999, në kuadër të raportit të përgjithshëm të RTK-së me faktorët politikë ndërkombëtarë dhe kosovarë. Praktika e ndikimit të politikës mbi institucionin deri në nivelet e redaksive të lajmeve përmes njerëzve të afërt me të, e ka shndërruar autocensurën në pjesë të kompromisit profesional që gazetarët bëjnë, në kohën kur vendosin që të angazhohen në RTK. Ashtu siç thotë njëra nga gazetaret dhe redaktoret e lajmeve, brenda medias ka pak gatishmëri për të sfiduar politikën redaktuese ose për të raportuar përtej urdhrave dhe politikës së imponuar nga lartë: Forma e parë e autocensurës është frika e gazetarëve dhe redaktorëve për të raportuar lirisht për faktin se mediumi kontrollohet nga partitë në pushtet. Në këtë pjesë hyn kërcënimi dhe presioni direkt ndaj gazetarëve që vjen drejtpërdrejt nga struktura menaxhuese, me porosi nga jashtë. Forma e dytë është grupi i interesit, së pari politik i njerëzve brenda medias, sidomos në menaxhmentin e lartë, të cilët shpesh, për të luajtur rolin që kanë marrë, ose për të përfituar në forma të ndryshme nga njerëzit në pushtet, ushtrojnë censurë ose ndikojnë që gazetarët të censurojnë veten. Ky është dëmi më i pariparueshëm që i është shkaktuar mediumit. 332 Si formë e kufizimit të vetes në trajtimin e temave, nën presionin e faktorëve që paraqiten si pushtet politik dhe grupe të tjera të interesit, autocensura shmang konfliktin ndërmjet gazetarëve dhe eprorëve brenda redaksive të lajmeve dhe të redaksive me faktorët e 330 Esser, F., Editorial structure and work principles in British and German newsrooms, European Journal of Communication, 1998, fq Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve 332 Intervistë me gazetaren dhe redaktoren Serbeze Haxhiaj 149

150 jashtëm. Në këtë mënyrë, gazetari del aktor pa ndikim në politikën editoriale, e cila e redukton rolin e tij vetëm në përcjellës të mesazheve të aktorëve të komunikimit përmes informacionit që ai përgatit. Shërbimi i redaksisë ndaj politikës realizohet përmes gazetarit i cili bëhet pjesë e procesit të instrumentalizimit të medias nga politika, duke mos i ofruar tij mundësinë që të ketë ndikim mbi procesin. Tendenca për reduktimin e rolit të gazetarit drejtohet vetëm ndaj kategorisë së gazetarëve të cilët nuk janë të lidhur me subjektet politike në pushtet, apo me grupe të tjera të interesit. Autocensura te kjo kategori është pasojë e presionit që ushtron hierarkia e medias e lidhur me politikën. Në anën tjetër, praktika e funksionimit të redaksive të lajmeve, tregon se brenda tyre krijohet hapësirë për kategorinë e gazetarëve të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejta interesi me faktorët e fuqishëm politikë. Hierarkia e medias nuk i cenon lidhjet e tilla të gazetarëve, në rastet kur ato janë në përputhje me forcat e jashtme me të cilat është e lidhur edhe udhëheqësit e medias. Brenda kompanisë, kjo kategori e gazetarëve avancohet dhe vlerësohet nga udhëheqësia, duke e bërë klientelizmin instrument për realizimin e ambicieve personale në dëm të kritereve profesionale në median publike. Në funksionimin e përditshëm, reflektimi gjendet në programin informativ, ku gjatë analizës së edicioneve të lajmeve gjenden raste kur i njëjti gazetar në vijimësi realizon kronika promovuese për aktivitetet e vetëm një politikani apo subjekti dhe përcjell vizitat jashtë shtetit të të njëjtit lider si dhe aktivitetet tjera të tij. 333 Në këtë praktikë, gazetarët e përdorin transmetuesin publik për të arritur synimet e ngritjes në karrierë brenda medias publike. Ashtu siç e sqaron njëri nga gazetarët e intervistuar në televizion: RTK-ja ofron mundësinë që gazetarët të kultivojnë lidhjet e tyre me faktorët politikë dhe grupe të tjera të interesit, por duke përjashtuar grupet që janë kundërshtare të pushtetit. Në praktikën e avancimeve brenda medias, këta kolegë ngrihen shpejtë në pozita dhe gëzojnë mbështetje brenda medias. 334 Radiotelevizioni i Kosovës nuk zbaton kritere të përcaktuara në mënyrë strikte për avancimin e gazetarëve në pozita më të larta redaktoriale. Avancimet bëhen bazuar në vlerësimet e performancës, që realizohen nga eprorët të cilët po ashtu janë të emëruar apo të zgjedhur në procese të diskutueshme dhe të kundërshtuara brenda kompanisë. Në këtë mënyrë klientelizmi që në raste të caktuara nis nga punësimi, zhvillohet edhe më tutje gjatë procesit të punës përmes mënyrës së avancimit në pozita, të gazetarëve të cilëve iu ngarkohet mbulimi i zhvillimeve politike. Përmes tyre, struktura udhëheqëse e kompanisë krijon dhe forcon grupe të interesit brenda redaksive, të cilat duke funksionuar sipas parimit të forcës 335 tentojnë të zbatojnë politikën editoriale të përcaktuar nga udhëheqësia. Në periudhën , kjo praktikë funksionimi ka shkaktuar reagime të pjesës së stafit nga kategoria tjetër e gazetarëve në redaksitë e lajmeve dhe është shtrirë në pjesët tjera programore. 333 Gjatë monitorimit të edicioneve të lajmeve të RTK-së në periudhën , janë gjetur raste të gazetarëve të cilët në vijimësi përcjellin aktivitetet e të njëjtit lider politik dhe shtetëror, pavarësisht nga ndryshimi i posteve nëpër institucione. 334 Nga intervistat me gazetarë në televizion 335 Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve në radio dhe televizion 150

151 5.4. Kundërshtimet e brendshme ndaj politikës editoriale Praktikës mediatike sipas të cilës në redaksi shfaqen kurdoherë prirje centralizuese, sikurse edhe tema e trajtime që tentojnë të kapërcejnë ledhin kufizues, që pason politikat editoriale apo kufizimet e brendshme, 336 kategoritë e ndryshme të gazetarëve dhe redaktorëve të transmetuesit publik të Kosovës i përgjigjen në mënyra të ndryshme. Në periudha të caktuara, përplasja e interesave që përfaqëson secila kategori e gazetarëve dhe redaktorëve, shkakton reagime brenda redaksive, me efekt të dyanshëm, ku asnjëra palë nuk realizon plotësisht qëllimet e saj: autoriteti hierarkik realizohet me vështirësi, ose pamundësohet, ndërsa në anën tjetër reduktohet autonomia profesionale e gazetarëve dhe redaktorëve të lajmeve. Derisa në aktivitetin e përditshëm të redaksive, në vijimësi evidentohen raste të pakënaqësive individuale të gazetarëve dhe redaktorëve, ndaj hierarkisë dhe kërkesave editoriale të saj, reagimet e organizuara brenda RTK-së ndaj praktikës rutinore ku secili ose grupe të caktuara e shtyjnë linjën e tyre duke mos ia zënë shumë për të madhe njëri tjetrit dhe ku secili grup e ka kontrollin e vet, 337 gjenden në periudhën Në këtë periudhë, mosmarrëveshjet e gazetarëve dhe redaktorëve të lajmeve me eprorët, të përcjella me reagime publike dhe protesta, kanë nxjerr në pah problemet që shkakton modeli i organizimit hierarkik të transmetuesit publik, kur karakterizohet nga mënyra e funksionimit që bazohet mbi grupe që brenda kompanisë krijojnë kategori të të punësuarve me qëllime të ndryshme. Reagimet e organizuara kanë ndodhur fillimisht në redaksinë e lajmeve në televizion dhe kanë pasuar reagimet individuale të gazetarëve e redaktorëve ndaj kërkesave të eprorëve të tyre, për mënyrën e përfaqësimit të subjekteve politike në lajmet dhe emisionet tjera politike. Në fazat e mëvonshme, gjatë vitit 2014 dhe në gjysmën e parë të vitit 2015, reagimet dhe protestat kanë përfshirë edhe redaksinë e lajmeve në radio si dhe punonjës të njësive tjera programore të medias. Gazetarët dhe redaktorët e lajmeve kanë evidentuar dhjetëra raste të ndërhyrjeve të eprorëve të drejtpërdrejt nga hierarkia e medias, në autonominë editoriale dhe gazetareske brenda redaksive të lajmeve, në funksion të realizimit të politikës editoriale favorizuese për partinë kryesore politike në pushtet në Kosovë, që në atë kohë ka qenë Partia Demokratike e Kosovës. Grupi i parimeve profesionale 338 ka kundërshtuar praktikën e ndërhyrjeve në autonominë e gazetarëve dhe redaktorëve, që realizohej përmes vendimmarrjes së imponuar të hierarkisë së medias në cilësinë e shefave të redaksive, redaktorëve përgjegjës dhe kryeredaktorëve. Nga gazetarët dhe redaktorët janë bërë publike rastet kur hierarkia ka vendosur për heqjen nga kronikat të deklaratave që paraqesin zë kundër politikës në pushtet, heqjes së plotë të lajmeve nga edicionet, mos transmetimin e materialeve që bien ndesh me parimet editoriale favorizuese për pushtetin dhe deri në rastet kur me vendimin e eprorëve është 336 Gjergji, B., Nevoja për rigjallërimin e diskutimit etik, tek: Media në demokratizim, Botimet Papirus, Tiranë ISBN , fq Emisioni Click në RTV 21, Debat për gjendjen në RTK pas largimit nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të SPRTK-së, 27 mars 2015, shikuar për herë të fundit më: 29 korrik Nocion i përdorur nga nënkryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe redaktori Arsim Halili në emisionin Click në RTV 21, Debat për gjendjen në RTK pas largimit nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të SPRTK-së, 27 mars 2015, shikuar për herë të fundit më: 29 korrik

152 ndërprerë transmetimi i emisioneve të lajmeve, për shkak se nuk përmbanin lajmin që ata prisnin për politikanët e favorizuar. 339 Forma e kundërshtimit fillimisht ka qenë individuale dhe duke kërkuar zgjidhje për problemet brenda institucionit, përmes adresimit të problemeve në udhëheqjen e RTK-së, ndërsa kur nuk kanë gjetur përkrahje aty, redaktorët e lajmeve kanë vendosur që të mos i nënshkruajnë edicionet e lajmeve për të cilat kanë vlerësuar se si pasojë e ndërhyrjeve të eprorëve kanë humbur paanshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet profesionale të medias publike. Në bisedat me redaktorët e lajmeve dhe materialet arkivore të tyre nga komunikimi i brendshëm me instancat udhëheqëse të kompanisë del se atyre u është cenuar autonomia editoriale dhe edicionet e lajmeve nuk kanë qenë produkt i gjykimit editorial të stafit përgjegjës për përgatitjen e tyre. Rastet që argumentojnë cenimin e statusit të redaktorit të lajmeve dhe paanshmërisë së gazetarëve të zhvillimeve politike brenda redaksisë së lajmeve në televizion, tregojnë se këto nivele profesionale nuk kanë ndikim në vendimmarrjen editoriale kur udhëheqësia vendos të realizojë shërbime për pushtetin politik në lajmet e medias publike të Kosovës. Në njërin nga rastet, në nëntor 2013, RTK-ja kishte marrë madje video nga KTV-ja 340 për çështjen e përfshirjes së djalit të liderit të LDK-së Isa Mustafa në, siç deklarohej, blerjen e votave. Redaktorët e lajmeve në TVK deklarojnë se ky ka qenë rasti i parë që RTK ka marrë material për lajme nga KTV dhe këtë e ka bërë me qëllim dëmtimin e Mustafës para balotazhit në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, ku Mustafa ishte në garë me kandidatin e Vetëvendosjes Shpend Ahmeti. 341 Në raste të tjera, nga fundi i vitit 2013, redaktorëve u është kërkuar që të transmetojnë kronika favorizuese për kryeministrin Hashim Thaçi pas shkrimeve në media të ndryshme për mundësinë e nominimit të për çmimin Nobel për Paqe. 342 Megjithëse rasti ishte ashtu siç e konsiderojnë redaktorët e intervistuar të lajmeve propagandë e pastër për Thaçin, në edicionet e dhjetë ditëve të fundit të dhjetorit 2013 ka kronika nga shumë treva shqiptare dhe të tjera se si mirëpritet nominimi eventual i tij. Kërkesat për transmetimin e kronikave të tilla janë intensifikuar nga ana e eprorëve në kohën e parafushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe paralelisht me to edhe kundërshtimi i redaktorëve të lajmeve. Ndër rastet e rënda, kur redaktorët e lajmeve në televizion kanë përdorur formën e kundërshtimit përmes mos nënshkrimit të edicioneve, ishte mënyra e trajtimit nga TVK-ja e fushatës së kryeministrit për krijimin e fondit për shërimin e fëmijëve me leukemi, në formën e kronikave propaganduese në 339 Letra e 60 gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së drejtuar Reporterëve pa Kufij, e publikuar në faqen zyrtare të SPRTK-së në Facebook dhe nga mediat në Prishtinë, më 12 prill / /?type=1&theater 340 Kohavizion është televizion nacional i grupit Koha në Kosovë. RTK-ja e konsideron media konkurrente dhe në raste të veçanta ka transmetuar edhe kronika jo profesionale dhe jo etike për të, si kundërpërgjigje ndaj materialeve të transmetuara nga mediat e kompanisë Koha për gjendjen në RTK. 341 Nga bisedat e zhvilluara për këtë punim me redaktorë të lajmeve në Televizionin e Kosovës. 342 Gjatë dhjetorit 2013, në media të ndryshme kanë filluar të përhapen lajme për mundësinë e nominimit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi,atij të Serbisë Ivica Dacic dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Kethrin Eshton për çmimin Nobel për Paqe, për kontributin dhe angazhimin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 152

153 favor të kryeministrit para zgjedhjeve parlamentare. 343 Në raste të tjera, redaktorët e lajmeve në televizion, disa herë kishin ngritur tek udhëheqësit e televizionit çështjen e ndërhyrjeve nga redaktori përgjegjës dhe të tjerë, përmes kërkesave për transmetimin e kronikave që anonin nga një subjekt politik dhe drejtues të tij. Në njërin nga rastet e edicioneve, atë të datës 17 prill 2014, njëri nga redaktorët përmendte tri ndërhyrje nga redaktori përgjegjës, për transmetimin e kronikave favorizuese për PDK-në dhe krerët e saj. Ndërhyrjet dëshmojnë qasjen selektive të RTK-së në publikimin e rezultateve të sondazheve pa autorësi, kur favorizohet partia në pushtet, që bie ndesh me parimet profesionale të transmetuesit publik për parimet mbi të cilat publikohen rezultate të sondazheve; përcjelljen e vizitave të nënkryetarit të PDK-së në biznese private që i jepte ngjyrime politike edicionit dhe kronika për rritjen e pagave në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, e cila në vend të trajtimit të problemit të pagave aty, realizohej si kronikë që përcillte falënderimet e punonjësve për kryeministrin, edhe pse vendimet për pagat në ndërmarrjen publike merren nga bordi e jo nga qeveria. Në letrën e tij redaktori Shkumbin Ahmetgjekaj, 344 vlerësonte se edicioni më shumë ishte propagandë për partinë në pushtet sesa informim i drejtë dhe i paanshëm dhe në pamundësinë që të kishte ndikim editorial mbi edicionin e lajmeve, paraqiste kërkesën për t u larguar nga lajmet qendrore. Kundërshtimi i redaktorëve të lajmeve është bërë më intensiv dhe më i hapur në muajt e parë të vitit 2015, kur nga niveli i shprehjes së pakënaqësive brenda medias, redaktorët dhe gazetarët e lajmeve kanë kaluar në kundërshtimin publik të censurës. Ata kundërshtonin kërkesat e redaktorëve përgjegjës që në edicionet e lajmeve të kishte qasje favorizuese ndaj përfaqësuesve të PDK-së në koalicionin qeverisës, sidomos të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ministrave nga radhët e kësaj partie, duke përfshirë ish kryeministrin Thaçi, i cili në qeverinë Mustafa kishte pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm. Nga niveli i ndërhyrjeve në autonominë e redaktorëve të lajmeve, redaktorët përgjegjës kanë kaluar në zbatimin e mënyrës së ndalimit të transmetimit të kronikave dhe në këtë periudhë janë evidentuar raste të heqjes, apo ndalimit të transmetimit të kronikave, apo edhe ndërprerjes së edicioneve të lajmeve vetëm pse në lajme nuk ishin përfshirë disa fotografi nga facebook-u për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, gjë që në gjykimin editorial të redaktorëve të TVK-së nuk do të duhej të ndodhte as në televizionet lokale. 345 Në fakt, muajt mars dhe prill të vitit 2015, janë më të bujshmit në historikun e përplasjeve ndërmjet instancave menaxhuese dhe profesionale brenda RTK-së dhe ato kanë dëshmuar se bërja publike e përplasjeve ndërmjet niveleve të ndryshme hierarkike brenda kompanisë, përcillet me reagim të forcave tjera shoqërore, sidomos në nivelin politik dhe atë të organizatave të gazetarëve, por jo edhe të qytetarëve si publik i RTK-së. Ndër karakteristikat e asaj periudhe është kalimi nga kundërshtimi i brendshëm në protesta dhe në adresimin e problemeve menaxheriale dhe gazetareske të RTK-së për çështje të profesionalizmit gazetaresk në instanca politike dhe në organizata ndërkombëtare të 343 Nga bisedat me redaktorë të lajmeve në televizion 344 Redaktori i lajmeve Shkumbin Ahmetgjekaj u kishte dërguar këtë letër përmes postës elektronike drejtorit të Televizionit dhe kryeredaktorit të Televizionit të Kosovës, më datën 18 prill Letra përdoret dhe publikohet në këtë punim me lejen e Ahmetgjekajt. 345 Nga letra e redaktorëve të lajmeve të Televizionit të Kosovës për udhëheqësinë e medias, e publikuar Gazetën Koha Ditore, më 4 mars

154 gazetarëve. Redaktorët e lajmeve kundërshtonin edhe mënyrën e organizimit dhe konfirmimit nga ana e menaxhmentit të kryeredaktorëve në kanalet e televizionit dhe në Radio Kosovë, 346 pasi në vijimësi ishin përballur me presion, censurë dhe propagandë të zbatuar prej tyre. 347 Ndërkohë, forcat opozitare në Kuvendin e Kosovës, kishin këmbëngulur që për RTK-në të diskutohej në seancë plenare dhe të krijohej komision hetimor për gjendjen në RTK, por në ditën e seancës (26 mars 2015) menaxhmenti i RTK-së largoi nga puna kryetarin dhe nënkryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, duke shkaktuar protesta të punëtorëve. Deputetët e të gjitha subjekteve parlamentare, me përjashtim të një pjese të deputetëve të PDK-së, e cilësuan këtë rast shkelje që dëshmonte gjendjen e rëndë në transmetuesin publik. 348 Gjithsesi, në afat të shkurtër ky vendim arriti që të zhvendos diskutimet dhe vendimet që pritej të merreshin nga Kuvendi si institucion themelues i RTK-së, vetëm në largimin e krerëve sindikalë. Në rekomandimet e tij, Kuvendi nuk miratoi themelimin e një komisioni hetimor për gjendjen në RTK, siç ishte propozuar nga një pjesë e opozitës, por vetëm miratoi kërkesa për bordin dhe menaxhmentin lidhur me raportin vjetor dhe kthimin në punë të të larguarve. 349 Në nivel ndërkombëtar, vendimi u kundërshtua nga organizatat për mbrojtjen e lirisë së shtypit, përfshirë organizatën Reporterët pa Kufij. Në letrën e saj, organizata më e madhe ndërkombëtare për lirinë e shtypit, vlerësonte se Fadil Hoxha dhe Arsim Halili ishin larguar nga puna pasi ata denoncuan rastet e censurës dhe parregullsitë tjera në emër të Sindikatës së RTK-së. Organizata vlerësonte se gjatë 15 vjetëve të ekzistencës, RTK-ja ka shmangur në mënyrë të përsëritur mbulimin e problemeve endemike me të cilat ballafaqohet vendi, duke përfshirë krimin e organizuar, korrupsionin dhe keq-qeverisjen, ndërsa dy sindikalistët kishin tërhequr vëmendjen për censurë dhe praktika të tjera që meritonin një hetim të plotë, që do të mund të vinte në pikëpyetje të drejtën që Mentor Shala të vazhdonte me pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. 350 Në përgjigjen e tij për organizatën profesionale ndërkombëtare të gazetarëve, drejtori i përgjithshëm i RTK-së e kalonte çështjen tek lidhjet dhe ndërhyrjet që, sipas tij, ndërtonte politika me gazetarët e medias publike, kur në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve i ndërlidhte protestat dhe kundërshtimin e punonjësve me kontaktet e tyre me deputetët dhe me debatet parlamentare për RTK-në. Në pyetjet se a është në rregull që deputetët e partive politike, nga pozita e opozita, ose më konkretisht politikanët të bëhen gardianë të gazetarëve dhe a është në rregull që gazetarët dhe punëtorët e një mediumi të bëhen instrument të politikës dhe të bashkërendojnë veprimet e tyre në dëm të transmetuesit 346 Menaxhmenti kishte shpallur konkurs për pozitat më të larta në hierarkinë programore në njësitë e RTKsë, në dhjetor të vitit 2014 dhe kishte konfirmuar si kryeredaktorë personat të cilët që nga mesi i vitit 2013 kishin qenë ushtrues detyre të kryeredaktorëve në televizion dhe në radio. Me Ligjin për RTK-në kryeredaktorët e njësive zgjidhen me konkurs publik. Emërimi i tyre në fazën e fundit, pas përzgjedhjes nga paneli vlerësues, bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së. 347 Njoftimi për protestë i grupit të redaktorëe të pakënaqur në TVK, cituar në gazetën Koha Ditore, të datës 4 mars Transkripti nga seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës e datës 26 mars 2015, Po aty 350 Letra e Reporterëve pa Kufij, Concern about state broadcaster s decision to fire two employees, 4 prill 2015, shikuar për herë të fundit më 25 gusht

155 publik, Shala përgjigjej se si profesionist mendonte që jo. 351 Mirëpo, letra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së nuk adresonte çështjen e lidhjeve të menaxhmentit me subjektet politike në pushtet dhe si e tillë ajo është pasuar nga hapi tjetër në kundërshtimin e stafit gazetaresk dhe editorial. Për herë të parë në formë të përmbledhur rastet e ndërhyrjeve në punën e tyre nga eprorët janë paraqitur në adresë të Reporterëve pa Kufij, me nënshkrimet e 60 gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së. 352 Në një rast tjetër, në korrik 2015, në Radio Kosovë, eprorët ndaluan transmetimin e një materiali hulumtues për listat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të qasjes kritike të tij. 353 Në të njëjtën kohë, eprorët nuk kishin reaguar ndaj kërcënimeve që kishte marrë gazetarja/redaktorja gjatë hulumtimit, edhe pse bëhej fjalë për gazetare e cila njihej për hulumtimet e bëra për të cilat ishte shpërblyer me çmime nga organizata të gazetarëve dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ndalesa e transmetimit të materialit dëshmonte se menaxhmenti dhe redaktorët e emëruar në pozita udhëheqëse as nuk nxisnin e as nuk dilnin në mbrojtje të gazetarëve hulumtues edhe pse në deklarimet publike, ashtu siç ishte rasti i letrës për Reporterët pa Kufij, drejtori i përgjithshëm inkurajonte këtë lloj gazetarie. Edhe në këtë rast reaguan faktorë jashtë RTK-së: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe SEEMO (South East Europe Media Organisation). Kjo organizatë u bënte thirrje autoriteteve në Prishtinë që të reagojnë menjëherë dhe të gjejnë personat përgjegjës për kërcënimet. 354 Mirëpo, mbrojtja në rastin e përballjes së gazetares me grupe jashtë institucionit ka munguar, me përjashtim të reagimit të SPRTK-së dhe grupit të redaktorëve në radio dhe në televizion. Ky rast nxirrte në pah se gazetari në transmetuesin publik mbetet i ekspozuar ndaj ndikimit të grupeve jashtë RTK-së dhe tregonte se si kompani mediatike i ka më të rëndësishme mbrojtjen e interesave të grupeve me ndikim mbi të se sa standardeve profesionale që formalisht obligohet të ndjek. Me këtë praktikë, RTK-ja i vendos gazetarët e saj në pozita që të veprojnë në kundërshtim me obligimet profesionale që formalisht ua ka përcaktuar vet kompania me dokumentet e brendshme për standardet dhe parimet që duhet të ndjekin gjatë angazhimit të tyre në median publike. Derisa në njërën anë gazetarëve u kërkohet që të zbatojnë parimet e saktësisë dhe paanshmërisë si vlerë themelore e të gjitha programeve të RTK- 351 Letra e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Mentor Shala drejtuar Reporterëve pa Kufij, publikuar më 8 prill 2015, nga mediat online në Prishtinë, shikuar për herë të fundit më 15 gusht Letra e 60 gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së drejtuar Reporterëve pa Kufij, e publikuar në faqen zyrtare të SPRTK-së në Facebook dhe nga mediat në Prishtinë, më 12 prill / /?type=1&theater 353 Procesi i publikimit të listave përfundimtare të veteranëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në luftën e fundit në Kosovë ishte shtyrë disa herë nga ana e komisionit qeveritar për përpilimin e tyre. Listat që ishin publikuar kishin shkaktuar reagime të shumta, për shkak të përfshirjes në to të emrave për të cilët thuhej se asnjëherë nuk kishin qenë pjesë e UÇK-së shikuar për herë të fundit më 18 gusht

156 së, që duke qenë transmetues publik ka për mision informimin objektiv të publikut, 355 në përditshmërinë e veprimtarisë brenda redaksive, këto kërkesa profesionale dhe legale u kufizohen kur nuk përshtaten me interesat e grupeve jashtë RTK-së. Në këtë strukturë të funksionimit, gazetarët e RTK-së veprojnë si punonjës të vetëdijshëm se nuk kanë se ku t i adresojnë presionet eventuale nga pushteti politik. Përderisa politika ushtron kontrollin e saj mbi institucionin (RTK-në), atëherë nuk mund të jam i mbrojtur nga ndonjë presion eventual që vjen nga politika. Edhe presioni censurohet, pra gazetari nuk ka se ku t i paraqes presionet që vijnë nga politika, kryesisht nga forcat në pushtet. 356 Të pyetur nëse gëzojnë mbrojtje nga kompania në rastin e përballjeve me grupe interesi jashtë saj, siç ka ndodhur në rastin e mësipërm, 15 nga 20 gazetarët dhe redaktorët e intervistuar janë përgjigjur jo, ndërsa 5 janë përgjigjur pjesërisht. Vlerësimi i gazetarëve për mbrojtjen nga institucioni buron nga kuadri organizativ i kompanisë dhe lidhet me raportin e saj me politikën. Në një transmetues të instrumentalizuar nga politika dhe me lidhje klienteliste me të, nuk ofrohet mbrojtje e as nuk garantohet zbatimi i standardeve profesionale dhe autonomisë së gazetarëve, pavarësisht se çfarë dokumentesh ka miratuar institucioni. Ashtu siç e përkufizon Haxhiaj: RTK-ja mbetet një transmetues i politikës së partive në pushtet e cila shpërndan pastër propagandën politike... Janë njerëzit e partisë që përkujdesen se çfarë duhet të transmetohet në televizion dhe në radio, prej agjendës ditore të saj e deri tek interesat personale të politikanëve të caktuar. Kriteri profesional mbetet periferik. 357 Në këtë mënyrë të funksionimit të medias, gazetarët dalin si faktor i pafuqishëm për të ndryshuar pozitën brenda redaksisë dhe si të punësuar pa autonomi profesionale brenda institucionit publik. Mbi ta veprojnë struktura organizative dhe hierarkike të cilat e minimizojnë fushëveprimin e tyre profesional dhe të cilat i kufizojnë mundësitë që të jenë të pavarur në punën e tyre dhe të ruajë autonominë e profesionit të gazetarit, 358 ashtu siç u përcaktohet me statusin juridik dhe standardet profesionale të RTK-së. Presioni nga poshtë-lartë, në formën e kundërshtimit të organizuar gazetaresk dhe editorial për të ndryshuar këtë gjendje, në historinë e zhvillimit të RTK-së ka dëshmuar se mund të arrihen rezultate në përmirësimin e gjendjes, por ato janë afatshkurtra dhe realizohen përmes kompromiseve të pjesshme që bën hierarkia menaxhuese. Kundërshtimet brenda medias dhe protestat kanë ndikuar që hierarkia e kompanisë të tërheq vendime të saj për emërimet në pozitat drejtuese në programet dhe redaksitë, mirëpo menaxhmenti ka arritur që në afat më të gjatë të risistemojë në pozita udhëheqëse eprorët e shkarkuar dhe të reduktojë pakënaqësitë e redaksive të lajmeve. Ish udhëheqësit programorë, ndaj të cilëve ishin të drejtuara reagimet e gazetarëve dhe redaktorëve në vitet , janë legjitimuar nga menaxhmenti i njëjtë në pozita udhëheqëse në 355 Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës, Nga intervistat me gazetarë të RTK-së 357 Intervistë me gazetaren dhe redaktoren e lajmeve, Serbeze Haxhiaj 358 Standardet profesionale dhe parimet etike, 1.4., Besueshmëria 156

157 televizion dhe në radio, në proceset e plotësimit të pozitave drejtuese menaxheriale në pjesën e parë të vitit 2016 dhe pa reagime të punëtorëve. Mënyra e tillë e amortizimit të pakënaqësive dhe reagimeve të niveleve të ulëta në strukturën hierarkike të kompanisë buron nga ndërthurja e faktorëve, të cilët përcaktojnë mënyrën e funksionimit hierarkik nga lartë-poshtë në veprimtarinë gazetareske brenda medias publike në Kosovë. Faktori kryesor është shtrirja e autoritetit nga nivelet më të larta në të tjerat, në formën e piramidës normale ku efekti politik shtrihet si rrjet i merimangës deri poshtë. 359 Në kuadër të kësaj strukture organizative dhe profesionale, gazetarët profesionistë veprojnë si faktorë të vetëdijshëm për pamundësinë e ndikimit mbi vendimmarrjen për çështje të përditshme në redaksi dhe politikën editoriale të kompanisë. Në rastet e shkeljeve të rënda, si në vitet , ata reagojnë duke kundërshtuar publikisht ndikimin e strukturave udhëheqëse të kompanisë, por pa arritur që të ndryshojnë praktikën e trajtimit të tyre brenda RTK-së E ardhmja e gazetarëve në RTK Radiotelevizioni i Kosovës është media e cila nga gazetarët profesionistë prodhon kategorinë e punonjësve të pakënaqur, por që me statusin e saj në tregun mediatik të Kosovës arrin t i mbajë si pjesë përbërëse të kompanisë. Në radhët e gazetarëve të RTKsë janë të pranishme kontradiktat ndërmjet motivit që i shtyn për t u bërë pjesë e RTK-së, pakënaqësisë që kanë gjatë procesit të punës aty, por edhe mungesa e gatishmërisë për t u larguar nga RTK-ja edhe pse janë të pakënaqur me rrjedhat në RTK. Këto kontradikta për pozitën e gazetarëve si të punësuar dhe nivelin e autonomisë së tyre profesionale, i japin RTK-së karakteristikat e medias kur gazetaria është siç e përkufizon Bourdieu: Një nga mjeshtëritë ku gjen njerëzit më të shqetësuar, më të pakënaqur, më të revoltuar ose cinikë, ku shprehet shumë hapur (sidomos nga ana e të dominuarëve, sigurisht) zemërimi, dëshpërimi ose dekurajimi përballë realitetit të një pune e cila vazhdon të jetohet ose të shpallet si një punë jo si gjithë të tjerat. 360 Gazetarët e RTK-së veprojnë si të punësuar të vetëdijshëm për ndikimin që ushtrojnë mbi ta faktorët dekurajues për ushtrimin e profesionit në kuadër të medias publike dhe veprimtaria e përditshme e tyre karakterizohet nga: shqetësimi, zemërimi e revolta e shprehur edhe përmes protestave për pozitën e tyre. Kategoria e stafit që nuk është pjesë e prurjeve klienteliste në RTK, karakterizohet nga vetëdija se politikat editoriale të vendosura nga udhëheqësia nuk ofrojnë mundësinë e realizimit të plotë të rolit të tyre profesional, si pjesë e misionit të medias publike në shoqëri. Ndikimi që ushtrohet përmes udhëheqësisë së lidhur me grupe politike, sidomos me forcën kryesore politike në pushtet, identifikohet si faktor që kufizon autonominë e tyre dhe obligimin profesional për përgatitjen dhe përcjelljen e informacionit me karakteristikat e së mirës publike. 361 Mirëpo, pavarësisht nga kufizimet profesionale, për gazetarët e saj RTK-ja paraqitet si alternativa më e mirë në tregun mediatik të Kosoës. 359 Intervistë me Dr. Hasan Saliu 360 Bourdieu, P., Rreth televizionit dhe gazetarisë, Polis 8, Tiranë, dimër 2009, fq Nga intervistat me gazetarë dhe redaktorë të lajmeve në RTK 157

158 Statusi i saj i medias publike, në një treg të dominuar nga mediat private, të cilat po ashtu janë nën ndikimin e grupeve të interesit dhe të cilat nuk janë konkurruese me median publike për kushtet e punës për gazetarët, janë elemente përcaktuese në vendimin për të qenë pjesë e RTK-së, edhe pse ajo nuk paraqet median që përmbush plotësisht përgjegjësinë e saj shoqërore. Të pyetur nëse RTK-ja është media ku planifikojnë të vazhdojnë karrierën e tyre, apo mendojnë edhe largimin nga aty për në ndonjë media tjetër, 11 nga të intervistuarit e lidhin vendimin për të qëndruar në RTK me krahasimin që i bëjnë asaj me mediat private. Njëri prej gazetarëve e arsyeton kështu vendimin për të qenë pjesë e RTK-së edhe në të ardhmen: Mediat private qëndrojnë më keq si në aspektin profesional ashtu edhe në atë financiar. Në aspektin profesional edhe mediat private janë të varura, nëse jo nga ndonjë subjekt politik, shpeshherë janë të varura, deri në ekstrem, nga grupet e ndryshme të interesit. Në aspektin financiar, qëndrojnë më dobët me të ardhura dhe nuk i respektojnë kontratat, madje shumë gazetarë punojnë edhe pa kontrata. 362 Kjo pozitë e medias publike në tregun mediatik në Kosovë paraqitet si faktor përcaktues në rastin e vendimmarrjes së gazetarëve për t u bërë, apo për të vazhduar si pjesë e saj. Në zhvillimin e tërësishëm ekonomik të Kosovës, sektori publik është më i favorshëm në lëmin e pagesave, zbatimit të obligimeve kontraktuare dhe të drejtave të punëtorëve se sa sektori privat. Në rastin e RTK-së gazetarët tërhiqen nga statusi i institucionit publik, që në veprimtarinë e përditshme nënkupton liri edhe në shprehjen e pakënaqësive dhe kundërshtimeve ndaj strukturave hierarkike dhe garanci për realizimin e obligimeve kontraktuare të punëdhënësit. 363 Në lëmin editorial ata kanë mundësi të kufizuar në realizimin e synimeve profesionale, por shprehja e pakënaqësisë nuk rrezikon vendet e tyre të punës, siç mund të ndodh në mediat private. Në perspektivë, në rast të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në mënyrat e funksionimit të medias publike, këto rrethana mund të jenë parakushte për përmirësimin edhe të gjendjes së gazetarëve. 5 nga të intervistuarit e theksojnë në argumentimin e përgjigjeve të tyre përcaktimin se pavarësisht nga instrumentalizimi aktual politik dhe pasojat e këtij procesi për autonominë e gazetarëve, RTK-ja është media publike dhe ky status u ofron mundësinë që brenda medias të këmbëngulin në realizimin e kërkesave profesionale. Njëra nga gazetaret përgjigjet si më poshtë: Aktualisht nuk shoh ndonjë alternativë tjetër përveç RTK-së. Konsideroj se unë si gazetare duhet të jap kontributin tim dhe të vazhdoj të insistoj në cilësi e profesionalizëm, duke u munduar që të shmang presionet dhe shantazhet eventuale. 364 Kjo mënyrë e perceptimit të vazhdimit të angazhimit në RTK, është indikator se në varësi të rrethanave në mjedisin mediatik të Kosovës, media publike edhe në të ardhmen do të vazhdojë të tërheq gazetarët me përvojë të cilët paraprakisht kanë zhvilluar karrierën në 362 Nga intervistat me gazetarë të RTK-së 363 Shembuj për këtë janë rastet e vendimeve për largim nga puna të udhëheqësve të sindikatës së punëtorëve në RTK në mars të vitit Vendimi i menaxhmentit të RTK-së është shfuqizuar nga organet për mbikëqyrjen e zbatimit të të drejtave të punëtorëve. 364 Nga intervistat me gazetarë të RTK-së 158

159 mediat private, apo mund t i humb ata në periudhën e ndryshimit eventual të kushteve të tregut mediatik. Lidhja që i bëhet qëndrimit në RTK me zhvillimet në mediat private dhe statusit të medias publike është indikator që reflekton mundësinë e ndryshimit të qasjes së tyre, në rast të ndryshimit të trendit në tregun mediatik. 4 nga të intervistuarit në vitin 2015, theksonin se e shqyrtojnë mundësinë e largimit nga RTK-ja, por vetëm dy prej tyre theksonin politikën editoriale dhe pakënaqësitë me institucionin si shkaqe për shqyrtimin e kësaj mundësie. Njëri është përgjigjur se mund të largohet për shkak të planeve tjera profesionale jashtë fushës mediatike, kurse njëri ka thënë se do të largohet në momentin që e sheh se një media private ofron kushte, mundësi dhe hapësirë më të madhe për punë. Nëse kategorisë së punonjësve të cilët shqyrtojnë mundësinë e largimit, iu shtohen të tjerët nga ata që e lidhin qëndrimin në RTK me gjendjen në tregun mediatik, atëherë RTK-ja rrezikon që të kalojë nga media tërheqëse për gazetarët në media që i humb gazetarët e saj, në rast të ndryshimit eventual të pozitës së gazetarëve në tregun mediatik të Kosovës. Kategoria e gazetarëve profesionistë në kuadër të RTK-së reagojnë si të punësuar të cilët në mënyrë racionale bëjnë përzgjedhjen e medias ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, duke u udhëhequr nga parimet që ndërthurin aspektin profesional me atë ekonomik. Mënyra e perceptimit për angazhimin në median publike në Kosovë reflekton trendin që ndjek zhvillimi i saj në tregun mediatik dhe kjo pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ashtu siç e deklarojnë studentë të gazetarisë, mediave dhe komunikimit në Kosovë, përparësitë që ofron angazhimi në sektorin publik do të mbesin faktor përcaktues edhe në të ardhmen (shih tabelën: 28). Edhe pse në mesin e grupit shoqëror që mund të shndërrohet në staf të ardhshëm gazetaresk, është e pranishme preferenca për mediat private dhe besueshmëria ndaj tyre, prapëseprapë në zgjedhjen ndërmjet mediave private dhe asaj publike, shumica vendosin për median publike (56% parapëlqejnë median publike, 30% ato private dhe 15% asnjërën). Tabela 28: Preferenca e studentëve për karrierë në median publike Burimi: Anketa me studentë të gazetarisë, medias e komunikimit 159

160 Preferenca për t u bërë pjesë e medias publike që nuk buron nga besueshmëria dhe statusi i saj i medias publike, por si alternativë për kushtet ekonomike që ofron, pasqyron vazhdimin e trendit sipas të cilit transmetuesi publik i Kosovës fillimisht shihet si mundësi për të siguruar një vend pune dhe si e tillë ajo do të vazhdojë të jetë media në të cilën gazetarët pranojnë kompromiset profesionale që në momentin kur bëhen pjesë e stafit. Në këtë model të funksionimit ndërvarësia e krijuar ndërmjet komponentit ekonomik dhe atij profesional gazetaresk, do të vazhdojë të ndikojë edhe mbi pozitën e gazetarëve brenda redaksive dhe nivelin e autonomisë së tyre profesionale. Pozita e tyre si punonjës të medias publike do të vazhdojë të jetë në varësi të raportit të kompanisë në raportet me faktorët tjerë politikë, ekonomikë e shoqëror, që kanë ndikim mbi zhvillimin strategjik të saj. 160

161 Kapitulli i shtatë GJETJE DHE PËRFUNDIME Kompanitë mediatike me statusin ligjor të transmetuesve publikë, janë pjesë e rëndësishme e sistemit mediatik dhe me funksione të veçanta në sistemin politik. Ato përkufizohen si media që kanë për qëllim të deklaruar ofrimin e një game të gjerë të përmbajtjes shoqërisht të dobishme. Të ngritura mbi 6 vlerat themeltare, që i bëjnë media të dallueshme dhe të vlerësuara, në vendet e zhvilluara demokratike, roli i tyre perceptohet në përputhje me synimin për krijimin e sferës publike në të cilën të gjithë qytetarët do të mund të krijojnë opinionet dhe idetë e veta. Me universalitetin, pavarësinë, shkëlqyeshmërinë, diversitetin, përgjegjësinë dhe risitë, ky lloj i mediave është i dizajnuar të veprojë si balancë në mjediset mediatike të udhëhequra nga interesat komerciale dhe ndikimet politike mbi mediat. Ato vlerësohen si platforma të hapura për opinionet dhe perspektivat relevante, që janë në interes të audiencës dhe ku vendimet editoriale bazohen vetëm mbi parimet profesionale, por realizimi i pavarësisë, varet nga komponentët që paraqiten si parakushte për izolimin e tyre nga ndikimi politik. Radiotelevizionet publike paraqiten si media të strukturuara dhe kompani të organizuara, por, edhe të ndjeshme ndaj ndikimit politik, posaçërisht në vende me nivel të ulët të zhvillimit demokratik, ku modeli i financimit dhe mënyra e zgjedhjes së organeve udhëheqëse ndikojnë mbi nivelin e pavarësisë editoriale. Ndikimi i institucioneve shtetërore mbi zhvillimin strategjik të kësaj kategorie të mediave ushtrohet fillimisht përmes legjislacionit, si bazë për rregullimin e statusit dhe fushë-veprimtarisë së tyre dhe si instrument që përcakton nivelin e pavarësisë së transmetuesve. Legjislacioni, megjithatë, nuk është elementi i vetëm përcaktues për zhvillimin e pavarur të transmetuesve publikë. Zhvillimi i mediave është i lidhur ngushtë dhe reflekton karakteristikat e sistemit shoqëror dhe politik prandaj niveli i pavarësisë së transmetuesve publikë varet nga karakteristikat e sistemit politik, kushtet historike dhe tradita demokratike e vendit përkatës. Në periudhën kur mediat janë politikë dhe politika është media, faktorët me pushtet politik dhe kompanitë mediatike hyjnë në raporte të shumëfishta, pavarësisht se mund të udhëhiqen nga interesa e synime të ndryshme, në orientimin ndaj aktorit tjetër të komunikimit: qytetarëve. Transmetuesit me nivelin më të lartë të pavarësisë gjenden në vendet me traditë demokratike, ku politika miraton legjislacion i cili krijon parakushtet për izolimin e tyre nga mundësia e ndërhyrjeve të pushtetit politik. Në këto vende, kjo kategori e kompanive mediatike, paraqitet si pjesë përbërëse e sistemeve të zhvilluara të mediave, me funksione dhe përgjegjësi për produktin mediatik si shërbim publik. 161

162 Në vende të Modelit të Polarizuar Pluralist, transmetuesit publikë veprojnë si kompani të lidhura me strukturat e pushtetit dhe si të tilla janë të kufizuara në mundësinë për të dhënë kontributin në zhvillimin demokratik. Lidhja me pushtetin dhe reflektimi i saj në politikat editoriale dhe produktin mediatik, i bënë media pa aleancë me audiencën, pavarësisht se për shkak të rrethanave në tregun mediatik, mund të jenë kompani prijëse në matjet për shikueshmërinë/dëgjueshmërinë. Të mbyllura për adresimin programor të problemeve dhe interesave të qytetarëve, ato kategorizohen si media zëdhënëse dhe kanale për përcjelljen në mënyrë pasive të mesazheve të faktorëve me ndikim mbi funksionimin e tyre. Raporti i varësisë në të cilin i vendosin faktorët politikë transmetuesit e vendeve të Modelit të Mesdheut buron nga ushtrimi i ndikimit të politikës mbi çështjet që lidhen me zhvillimin strategjik të medias: modelin e financimit, kontrollin mbi procesin e përzgjedhjes së organeve udhëheqëse dhe shtrihet në hierarkinë e brendshme të kompanisë, deri në nivelin profesional të redaksive të lajmeve dhe gazetarëve. Te rasti studimor i këtij punimi, Radiotelevizioni i Kosovës, lidhja ndërmjet faktorëve politikë dhe medias publike, paraqitet si faktori kryesor në procesin e zhvillimit të saj dhe si elementi që pengon ofrimin e informacionit me karakteristikat e shërbimit publik për qytetarët. Duke u përgjigjur në pyetjet kërkimore, studimi vërteton se si faktorët vendimmarrës politik ndikojnë në reduktimin e mundësisë së RTK-së që të kryejë funksionet publike të përcaktuara nga statusi i saj juridik dhe se si instrumentalizimi nga politika ndikon mbi raportin e saj me qytetarët. Edhe pse është ngritur bazuar në elemente të modeleve të zhvilluara të transmetuesve publikë, nën kontrollin e politikës ndërkombëtare dhe kosovare, RTK-ja është profilizuar si media e pushtetit dhe si shërbim i grupeve politike, në një mjedis mediatik ku politika ka qenë sektori kryesor i lajmeve. - Radiotelevizioni i Kosovës, me karakteristikat e funksionimit si kompani dhe si përmbajtje mediatike, radhitet në mesin e transmetuesve që kanë kaluar nga raste të përziera në raste të Modelit të Mesdheut, ku transmetuesi funksionon si i instrumentalizuar dhe mbi bazë të klientelizmit ndaj pushtetit politik. Edhe pse RTK-ja është themeluar dhe ngritur bazuar në parimet e transmetuesve të vendeve të Modelit Korporatist-Demokratik dhe atij Veri-Atlantik, pushteti politik ndërkombëtar dhe kosovar, duke përdorur aktet ligjore dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta nuk e ka lejuar që të zhvillohet në transmetues që kryen funksionet publike të cilat i paracaktohen me statusin juridik. Radiotelevizioni i Kosovës është themeluar dhe ngritur në rrethana specifike shoqërore dhe politike dhe paraqet rast sui generis, pasi është transmetues i themeluar nga një autoritet i huaj, në periudhën e pasluftës dhe me misionin që t i shërbej konceptit politik të protektoratit të OKB-së. I shpallur si medium i ri, pavarësisht se, pjesërisht, është ngritur mbi bazën logjistike të ish Radiotelevizionit të Prishtinës, de jure, RTK-ja është rast sui generis në rajon, sepse nuk ka kaluar procesin e transformimit nga transmetues shtetëror në atë publik. 162

163 Në periudhën e parë të funksionimit, me aktet ligjore të administratës së OKB-së, RTK-ja kategorizohet si rast i përzier, sepse në parametrat e financimit, zgjedhjes së organeve udhëheqëse dhe parimeve të përcaktuara të politikës editoriale, janë përfshirë elemente nga të tre modelet e sistemeve të mediave. Me misionin shoqëror që i përcaktohej RTKsë, që në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe EBU-së, faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë, krijuan brenda sistemit mediatik të Kosovës, median publike që i shërbente konceptit dhe projektit politik për Kosovën shumetnike. Ky koncept politik është bartur tek transmetuesi publik me krijimin e strukturës programore multietnike dhe politikën editoriale favorizuese për pushtetin politik të administratës së OKB-së dhe faktorëve politikë të Kosovës. - Baza ligjore për RTK-në është miratuar pas fillimit të funksionimit të saj si kompani mediatike në vitin Memorandumi i Mirëkuptimit OSBE-EBU është nënshkruar në qershor të vitit 2000, ndërsa më 5 qershor 2001 UNMIK-u ka miratuar rregulloren 2001 / 13, si dokument, i cili legjitimoi kërkesat e vendimmarrësve politikë ndërkombëtarë për një media të Kosovës me statusin juridik të organizatës transmetuese jo fitimprurëse të shërbimit publik, e cila obligohej të promovonte zhvillimin kulturor dhe të reflektonte diversitetin kulturor në Kosovë. Me këtë rregullore UNMIK-u i përcaktoi RTK-së rolin e medias që përcjell mesazhin e politikës zyrtare në një vend me status të pa definuar politik dhe të administruar nga OKB-ja. Në lëmin e udhëheqjes dhe parimeve të politikës editoriale, gjatë periudhës së protektoratit, RTK-së i janë paracaktuar funksione politike dhe obligime programore për përfaqësimin me prioritet në program të aktiviteteve dhe të aktorëve vendimmarrës politikë. Që në atë periudhë RTK-ja ka kultivuar raportimin protokollar si dhe politika editoriale që përkrahin faktorët politikë në pushtet, elemente këto, të cilat kanë mbetur të pandryshuara edhe në periudhën e funksionimit si transmetues publik i shtetit të pavarur të Kosovës. Autoriteti ndërkombëtar është zëvendësuar me kontrollin e zhvillimit strategjik të kompanisë nga institucionet e Kosovës, ndërsa raporti i varësisë është përqendruar te komponentët që paraqesin parakushte për pavarësinë e RTK-së. Në komponentin tjetër të rëndësishëm për pavarësinë e transmetuesit, rregullorja 2001/13 ndryshoi formën e financimit të RTK-së, duke transformuar gradualisht strukturën e burimeve të të hyrave deri në shndërrimin e saj në kompani financiarisht të vet qëndrueshme. Megjithatë, 5 vjetët e financimit përmes parapagimit kanë dëshmuar se pavarësia financiare si element i vetëm, nuk mjafton për garantimin e pavarësisë editoriale. Mbledhja e të hyrave përmes parapagimit është realizuar e imponuar nga pushteti i UNMIK-të dhe pa mbështetjen e gjerë të qytetarëve. Si e tillë, pavarësia financiare nuk ka arrit të shndërrohet në element ndikues në pavarësinë editoriale dhe realizimin e funksionit parësor të RTK-së, për ofrimin e informacionit si një e mirë publike. - Në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, institucioni themelues i RTK-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës, e ka lënë pa zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme transmetuesin 163

164 publik në lëmin e financimit, pasi në periudhën e masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009, nuk ka ofruar alternativë për vazhdimin e parapagimit për të. Duke mos e konsideruar prioritet dhe duke e shndërruar zgjidhjen e përkohshme për ndarjen e mjeteve nga buxheti i shtetit në model financimi për RTK-në, Kuvendi ka instaluar praktikën e funksionimit të transmetuesit publik, i cili, i ka të sigurta burimet financiare në këmbim të krijimit të hapësirës për përfaqësim të gjerë të aktiviteteve politike dhe favorizimit në program të subjekteve politike në pushtet. Në lëmin e udhëheqjes, RTK-ja ka kaluar nga transmetues me bord të emëruar nga shefi i UNMIK-të në bord të varur nga vullneti politik, bazuar në legjislacionin që centralizon procesin e përzgjedhjes vetëm në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht se baza ligjore për RTK-në ka ndryshuar tri herë deri në vitin 2016, ajo asnjëherë nuk ka ofruar zgjidhje e cila do të krijonte parakushtet për zhvillimin e një transmetuesi me rol të posaçëm në sistemin mediatik dhe demokratizimin e shoqërisë. Ligji i vitit 2006, përmes të cilit bartej kompetenca për zhvillimin e RTK-së tek institucionet e Kosovës, është zëvendësuar në vitin 2012 me ligj që e rrit ndikimin e politikës mbi organin udhëheqës të saj dhe që e bën kompani të varur financiarisht nga buxheti shtetëror. Në këtë formë, legjislacioni përdoret si instrument për të shtrirë ndikimin mbi RTK-në nga niveli vendimmarrës politik në nivelin e udhëheqjes së medias dhe në formën e rrjetit te struktura menaxhuese dhe profesionale e kompanisë. - Ndikimi i politikës mbi financimin dhe procesin e përzgjedhjes së bordit rrit mundësinë e instrumentalizimit të medias publike nga ana e koalicionit qeverisës dhe shumicës parlamentare dhe reflektohet në politikën editoriale. Në programin e lajmeve, instrumentalizimi përcakton përmbajtjen dhe hapësirën që u kushtohet subjekteve dhe liderëve të forcave përbërëse të koalicionit qeverisës. Promovimi i aktiviteteve ditore të tyre dhe marketingu politik për liderët kryesorë, zë hapësirën e destinuar për çështje me interes të përgjithshëm publik. Proceset dhe aktivitetet politike janë sektori kryesor në hierarkinë e lajmeve të Radiotelevizionit të Kosovës, por hapësira transmetuese që ofrohet për protagonistët politikë nuk nënkupton edhe përmbushjen e funksionit parësor të medias publike dhe realizimin e parimeve të përcaktuara me standardet profesionale të RTK-së. Edhe pse është përcaktuar si parimi kryesor profesional, paanshmëria nuk arrihet në asnjërën nga periudhat kur RTK-ja do të mund të veçohej si medie cilësore, me informacionin me karakteristikat e shërbimit publik. Në lajmet e RTK-së paanshmëria nuk realizohet në dy lëmi kryesore: në raportet ndërmjet subjekteve politike në pushtet dhe opozitë dhe në raport me qytetarët, të cilëve nuk iu ofrohet informacion i nevojshëm për realitetin socio-politik në Kosovë. Me politikën editoriale që favorizon pushtetin përmes shndërrimit në lajme kryesore të pseudo ngjarjeve dhe modelit të raportimit faktik që ngrihet mbi saktësinë e siguruar nga deklaratat e zyrtarëve, RTK-ja i mundëson lidershipit politik që të keqpërdor hapësirën publike transmetuese në funksion të objektivave politike. Lajmet e RTK-së i shërbejnë 164

165 lidershipit politik si kanal transmetimi, përmes të cilit kompenson me lajme të mira, mungesën e aftësive qeverisëse. Prania e politikanëve në lajmet e RTK-së rritet në periudha kur ofrohen zgjedhjet dhe kur të dyja palët shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për të shndërruar hapësirën transmetuese publike në platformë të marketingut politik, në dëm të informacionit të dobishëm për qytetarët. RTK-ja krijon hapësirë për promovimin e projekteve elektorale edhe për partinë në pushtet edhe për opozitën, duke favorizuar në kohë transmetimi partinë më të madhe gjatë parafushatave dhe në periudha të qeverisjes së koalicionit. Në periudhat e krizave politike pas zgjedhore kur nuk ka një fitues të qartë, RTK-ja luhatet ndërmjet mbështetjes për subjektin kryesor nga koalicioni i mëhershëm dhe balancimit të raportimit për subjektet që eventualisht mund të marrin pushtetin. Mirëpo, në momentet vendimtare të periudhave të krizave, ajo prodhon lajme me përmbajtjen e të cilave synon të krijojë opinion pro subjektit me ndikimin më afatgjatë mbi të. Me të dhëna statistikore lidhur me krijimin e hapësirës për subjektet politike, RTK-ja mbron realizimin e parimit kryesor, paanshmërisë, por as ajo as faktorët politikë nuk shtrojnë çështjen nëse, favorizimi i forcave politike në program e bënë RTK-në të paanshme ndaj realitetit politik në Kosovë. Edhe në rastet kur kronikat e edicionit qendror përmbushin parimin e neutralitetit dhe objektivitetit, ato janë sipërfaqësore, pasi që në to, nuk ka kërkim për realitetin objektiv të zhvillimeve që pasqyrojnë. Edicioni qendror i lajmeve është përcjellës dhe amplifikator i mesazhit politik, që konstruktohet nga pushteti politik, por që shpesh nuk është në përputhje me realitetin shoqëror politik. Që në titujt e edicionit qendror të lajmeve, RTKja i jep përparësi aktivitetit të krerëve të institucioneve dhe madje përsërit për ditë me radhë si titull, mesazhin e njëjtë politik të liderëve të fuqishëm, në rastet kur ata zhvillojnë fushata promovuese për projektet politike. -Radiotelevizioni i Kosovës zbaton modelin e raportimit protokollar për mbulimin e zhvillimeve politike, të ngritur mbi pseudo ngjarjet dhe pseudo mjedisin ku protagonistët kryesorë janë faktorët vendimmarrës politikë. Kjo e bënë RTK-në media që vetëm sipërfaqësisht zbaton parime të raportimit faktik. Me kronikat përshkruese të aktivitetit të mbuluar dhe saktësinë e ngritur mbi transmetimin e deklaratave të folësve pjesëmarrës në ngjarje, RTK-ja nuk arrin që të ofrojë informacion, i cili do të shërbente si dije për temën që trajtohet. Zbatimi i hierarkisë institucionale në strukturën e kronikave dhe përqendrimi i raportimit vetëm tek figurat e rëndësishme si, liderëve dhe zyrtarëve tjerë të lartë, e shndërron atë në promovuese për zyrtarët e veshur me pushtet, ndërsa ngushton hapësirën për tematizimin e çështjeve që ngriten. Modeli i pandryshuar i raportimit që nga periudha e parë e funksionimit të RTK-së, cungon mundësinë e transmetuesit publik që të raportojë paanshëm, drejtë dhe në mënyrë objektive për ngjarjet që mbulohen. Në periudhën e protektoratit, ky model raportimi i ndihmonte transmetuesit publik që sipërfaqësisht të siguronte neutralitetin në një mjedis 165

166 që karakterizohej me tensione të pasluftës dhe të ruante raportin me faktorët politikë, ndërkohë që në mjedisin e ndryshuar shoqëror të periudhës së konsolidimit të shtetit, është i tejkaluar dhe nuk u shërben funksioneve të transmetuesit për trajtimin në thellësi dhe tematizimin e çështjeve që paraqesin shqetësime publike. - Gazetari si zbatues i modelit të raportimit dhe brenda kornizave editoriale të përcaktuara nga hierarkia, vepron si bartës i mesazheve të aktorëve të komunikimit, por pa mundësinë e realizimit të statusit profesional sipas standardeve të medias publike. Statusi i medias publike në tregun e dominuar nga mediat private në Kosovë, si vend me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik dhe probleme në zbatimin e të drejtave të punëtorëve, i mundëson Radiotelevizionit të Kosovës që të jetë kompani konkurruese në treg dhe media tërheqëse për gazetarët. Ajo tërheq kategorinë e gazetarëve profesionistë, të cilët e konsiderojnë alternativën më të mirë në një treg të paqëndrueshëm dhe në të cilin mediat janë të lidhura me grupe të interesit, të cilat ndikojnë në cenimin e mundësisë për realizimin e autonomisë profesionale dhe të të drejtave si punonjës mediatik. Kategoria tjetër e të punësuarve si gazetarë në RTK, buron nga lidhjet klienteliste të kompanisë me faktorët me ndikim politik mbi RTK-në, në kuadër të procesit të instrumentalizimit të medias publike nga pushteti politik. Me politikat e rekrutimit të stafit, RTK-ja krijon struktura të përziera të redaksive të lajmeve, në të cilat autoriteti hierarkik i kompanisë realizon politikën editoriale pro pushtetit politik përmes kategorisë së gazetarëve klientelist dhe duke cenuar autonominë profesionale të gazetarëve profesionistë. Ndikimi i politikës i realizuar me të drejtën e vendimmarrjes rreth çështjeve strategjike të zhvillimit të RTK-së dhe përzgjedhjes së organeve udhëheqëse, kalon nga niveli menaxhues në nivelin profesional të redaksive të lajmeve, përmes parimit të forcës, që realizohet nga niveli i mesëm menaxhues në strukturën organizative të kompanisë. Gazetarët profesionistë vendosen përballë kontradiktave që krijon statusi ligjor i medias publike, me kërkesat e hierarkisë së medias që të zbatojnë politikë editoriale në kundërshtim me përgjegjësitë shoqërore profesionale të medias publike. Autonomia e tyre cenohet dhe kufizohet nga hierarkia e medias e cila duke zbatuar ndikimin e jashtëm politik mbi kompaninë redukton brenda redaksive të lajmeve rolin e kategorisë së gazetarëve, të cilët nuk janë të lidhur me pushtetin politik. Por, edhe pse të pakënaqur, gazetarët e lajmeve të RTK-së, reagojnë si të punësuar të cilët me racionalitet vendosin për përzgjedhjen e kompanisë ku do të ushtrojnë profesionin, duke ndërthurur parimin ekonomik me statusin e medias publike. Me ndryshimin eventual të rrethanave dhe kushteve në tregun mediatik, RTK-ja rrezikon që të shndërrohet nga alternativa më e mirë në media jo tërheqëse për gazetarët. - Modeli i instaluar i raportimit dhe politikat editoriale të vendosura nga hierarkia e medias, që është produkt i vendimmarrjes politike, e bëjnë gazetarin aktor pa ndikim në procesin e komunikimit politik. Ai shihet si përcjellës i mesazheve në mënyrë pasive dhe sipërfaqësore, pa rol ndikues në mjedisin e punës të kontrolluar nga hierarkia e medias. 166

167 Gazetarët e RTK-së kultivojnë autocensurën si masë mbrojtëse nga presioni i hierarkisë, ndërsa përballen me censurën dhe mungesën e mbrojtjes nga media publike, në rastet kur i kundërvihen politikës editoriale pro pushtetit. Kundërshtimi i organizuar brenda medias dhe denoncimet publike të rasteve të censurës sjellin vetëm rezultate të pjesshme dhe afatshkurtra, të cilat nuk ndikojnë në ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe politikës editoriale të RTK-së. Efektet afatgjate të presionit nga poshtë-lartë për përmirësimin e pozitës së gazetarëve në redaksi dhe ngritjen e nivelit të autonomisë profesionale, janë të pritshme në kuadër të ristrukturimit eventual të raportit të përgjithshëm të kompanisë me faktorët e jashtëm ndikues mbi të dhe të rrethanave në tregun mediatik të Kosovës. Kufizimet për autonominë profesionale të gazetarëve vijnë nga niveli i mesëm menaxhues i kompanisë, që përbëhet nga redaktorë të redaksive dhe redaktorë përgjegjës, të cilët emërohen nga hierarkia e medias, pa zbatuar kritere të përcaktuara profesionale. Nën varësinë e hierarkisë së medias, gazetari i zhvillimeve politike, është pjesë përbërëse e komunikimit që ndërton kompania me faktorët politikë, mirëpo pjesëmarrës pa ndikim në këtë raport. Ai ndodhet ndërmjet instrumentalizimit të medias nga politika dhe kërkesave të audiencës për t i shërbyer asaj në përputhje me funksionet e medias publike. Në këtë proces, ai vepron si i punësuar i vetëdijshëm për pamundësinë e realizimit të rolit që ka me statusin dhe standardet profesionale të kompanisë mediatike, por reagon si i punësuar realist që i përshtatet tregut dhe mjedisit mediatik në Kosovë. Redaksitë e lajmeve të RTK-së, përbëhen nga dy kategori të gazetarëve të cilët mbulojnë zhvillimet politike: profesionistët, të cilët janë të vetëdijshëm se për shkaqe objektive nuk arrijnë të kryejnë funksionet që u përcaktohen me statusin e medias publike dhe klientelistët, të cilët me mbështetjen e hierarkisë, shfrytëzojnë median publike për realizimin e objektivave të grupeve të interesit jashtë RTK-së. Ndërmjet interesave të ndryshme, pa rol vendimmarrës dhe me autonomi të reduktuar nga hierarkia, gazetari nuk ka ndikim në raportin e përgjithshëm të kompanisë me audiencat, pavarësisht se ai bëhet pjesë e vlerësimit të qytetarëve për median publike. Vlerësimi i qytetarëve se RTK-ja u shërben faktorëve politikë, shtrihet deri në nivelin e gazetarëve të saj, pasi si të punësuar ata identifikohen me kompaninë dhe vetëm disa vlerësohen nga audienca se kanë arritur të ruajnë pavarësinë profesionale. - Vlerësimet e audiencës për RTK-së si media që pjesërisht, përmbush kërkesat për përmbajtje në interes të qytetarëve, është tregues i profilizimit të RTK-së si media e forcave politike dhe pa aleancë me qytetarët. RTK-ja funksionon si media e largët nga publiku, bazuar në modelin se ajo e di çfarë informacioni kërkon publiku, pa komunikuar me audiencat e saj. Ajo nuk ka reformuar politikat editoriale dhe modelin e raportimit, pavarësisht nga ndryshimet në Kosovë dhe si e tillë pasqyron pjesërisht realitetin sociopolitik në programin e saj. Publiku e sheh si medium që me përmbajtjen e lajmeve favorizon forcat kryesore politike dhe i shërben pushtetit politik. Në lajmet e saj nuk pasqyrohen dhe nuk trajtohen problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët, sidomos ato ekonomike dhe sociale, pavarësisht se audienca i kërkon me prioritet. 167

168 Me përmbajtjen e lajmeve, RTK-ja vlerësohet kompani publike, por që nuk ka aleancë me publikun dhe kjo ndikon që audienca t i përgjigjet me mungesën e gatishmërisë për ta mbështetur në përballjen eventuale me politikën si dhe në realizimin e modelit të financimit të synuar përmes parapagimit. Ndryshimi i politikës editoriale dhe përmirësimi i përmbajtjes në lëmin e funksionit primar të medias publike, mund ta ndihmoj RTK-në që të ketë rolin kryesor në procesin e transformimit dhe të tejkaloj traditën e funksionimit sipas rregullave të përcaktuara nga të tjerët. Përmbajtja cilësore dhe informacioni gjithëpërfshirës, që adreson problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës, do të ndihmonte RTK-në që të ndërtonte marrëdhënie të bazuar në besim të ndërsjellë dhe aleancë me publikun, që do të reflektohej në realizimin e rolit të saj si media me ndikim në demokratizimin e shoqërisë. Përparësia paraprake e RTK-së është se në procesin e transformimit mund të hyjë bazuar në kompromisin shoqëror dhe politik për statusin e saj si media publike dhe nevojën që Kosova të ketë transmetues publik. Në mjedisin ekonomik dhe social të Kosovës, mbulimi i gjithë territorit shtetëror dhe depërtimi tek të gjitha kategoritë e shoqërisë, nuk është më çështje e mbulimit me sinjal, por çështje e përmbajtjes së dallueshme në cilësi dhe vlerave që përcjell. RTK-ja mund të ruaj pozitën e saj në tregun mediatik të Kosovës duke reformuar përmbajtjen e saj dhe duke ia përshtatur atë kërkesave të moshave të reja, nga të cilat vlerësohet kur krahasohet me mediat tjera dhe gjendjen në tregun mediatik të Kosovës. Në mjedisin e karakterizuar nga trendi i rënies së gazetarisë cilësore dhe me përmbajtje që do të reflektonte realitetin shoqëror, RTK do të shndërrohej në platformë mediatike, ku qarkullojnë lirshëm idetë dhe ku trajtohen thellësisht çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Programi i besueshëm për çështjet me interes publik, lajmet cilësore që reflektojnë nevojat e qytetarëve dhe garancitë profesionale se me politikën e saj editoriale RTK-ja favorizon interesin publik, paraqesin shtyllat kryesore mbi të cilat transmetuesi publik mund të sigurojë pozitën në sistemin mediatik si medie e dallueshme dhe e nevojshme. Përmirësimi i përmbajtjes në përputhje me funksionet kryesore informues dhe edukativ do të kishte efektin e dyfishtë për RTK-në: në njërën anë do të reduktonte ndikimin e politikës mbi të, sepse me përmbajtjen sipas standardeve profesionale protagonistët politikë nuk do ta kishin më RTK-në si platformë kryesore për promovimin e aktiviteteve të tyre, ndërsa në anën tjetër, RTK-ja do t i siguronte vetes statusin e transmetuesit që ofron gazetarinë për të cilën ka nevojë shoqëria, sepse tregu mediatik i Kosovës nuk e ofron me cilësinë dhe sasinë e kërkuar nga qytetarët. - Çështja kryesore që shtrohet si nevojë në reformimin e politikës editoriale, nuk është më arritja e paanshmërisë në program për forcat bartëse të proceseve politike, por përcaktimi i ekonomisë dhe problemeve sociale si fusha me prioritet në lajmet e RTK-së. Në procesin e reformës programore, politikës editoriale dhe modelit të raportimit, politika nuk mund të mbetet sektori kryesor në hierarkinë e lajmeve. Ndryshimi i kërkuar nga qytetarët për më shumë tema nga lëmi i ekonomisë, çështjeve sociale dhe zhvillimeve jashtë kryeqytetit, shtron nevojën që transmetuesi publik të ripërcaktoj prioritetet në lajme dhe të reformoj modelin e raportimit mbi çështjet ku janë të përfshirë aktorët 168

169 politikë. Në vendin ku qytetarët i vlerësojnë probleme kryesore: papunësinë, varfërinë, krimin e organizuar, korrupsionin etj., përqendrimi i medias publike te aktivitetet e përditshme protokollare të faktorëve politikë, është tregues i varësisë së saj nga politika dhe njëkohësisht i diskrepancës ndërmjet përmbajtjes mediatike dhe realitetit. Hapja e lajmeve edhe për këto lëmi, ashtu si e kërkojnë qytetarët, është në përputhje me parimet dhe funksionet e transmetuesit publik. Ajo nuk nënkupton largimin nga përmbajtja të ngjarjeve dhe proceseve politike, por kalimin nga skema uniforme e lajmeve bazuar në fuqinë politike të liderëve, në skemë ku prioritetet përcaktohen bazuar në rëndësinë e ngjarjeve. Ndryshimi i programit të lajmeve të RTK-së nënkupton fillimin e procesit të shkëputjes nga mënyra e funksionimit që nga themelimi i saj dhe largimin gradual nga ndikimi i faktorëve me pushtet politik mbi të, mirëpo për transformimin në kompani sipas parimeve të medias publike nevojitet veprim i bashkërenduar i disa faktorëve dhe nga disa drejtime. Në këtë studim është vërtetuar se politika krijon varësinë e transmetuesit publik të Kosovës duke përdorur bazën ligjore si instrument ndikimi mbi çështjet strategjike dhe veprimtarinë e përditshme të RTK-së ( Hipoteza 1). Nga ana e politikës, ndryshimi do të duhej të fillonte me hapjen e proceseve të përzgjedhjes së organeve udhëheqëse të RTKsë, si hap që do të ndikonte në reduktimin e ndikimit të politikës mbi RTK-në dhe në efektin zinxhir në procesin e transformimit gradual të saj në media të mirëfilltë publike. Në funksionimin e RTK-së, instrumentalizimi nga politika reflektohet në përmbajtjen e programit informativ, përmes krijimit të hapësirës për promovim të pushtetit dhe forcave kryesore politike, në dëm të informacionit të dobishëm për qytetarët ( Hipoteza 2). Në studim është vërtetuar se hapësira që zënë aktivitetet protokollare të përditshme të liderëve politikë, dëmton cilësinë e lajmeve dhe redukton mundësinë e qytetarëve që në lajmet e RTK-së të gjejnë informacionin për fushat me interes për ta. Prandaj, ndryshimi i politikës editoriale në përputhje me realitetin shoqëror, do të ndikonte në vendosjen e lidhjes ndërmjet RTK-së dhe audiencës dhe do ta shndërronte informacionin për forcat politike në informacion për realitetin politik. Ndryshimet në nivelin e faktorëve vendimmarrës për RTK-në dhe në lëmin e politikës editoriale, përcillen me ndryshime në nivelin profesional, redaksive të lajmeve dhe gazetarëve, sidomos atyre të cilët mbulojnë zhvillimet politike. Në kapitullin e gjashtë është vërtetuar hipoteza 3, sipas të cilës, gazetari i politikës dhe redaktori i lajmeve në RTK ndodhet ndërmjet autonomisë profesionale dhe ndikimit politik. Intervistat e strukturuara me ta dhe analiza e reagimeve të organizuara të gazetarëve të RTK-së, vërtetojnë hipotezën se ndryshimi i pozitës së tyre brenda kompanisë dhe krijimi i hapësirës që ata të përmbushin standardet profesionale si gazetarë të medias publike, mund të arrihet në kuadër të forcimit të RTK-së si aktor në komunikimin ndërmjet politikës dhe qytetarëve. 169

170 Rekomandime Transformimi i Kosovës nga protektorati në periudhën e konsolidimit të shtetësisë ka ndikuar në ndryshimin e sektorëve që trajtohen me prioritet nga mediat. Në programin informativ të Radiotelevizionit të Kosovës ky ndryshim nuk ka ndodhur, përderisa përfaqësimi i subjekteve dhe liderëve politikë zë hapësirën kryesore të lajmeve. Modeli i mbulimit të politikës nga RTK-ja ndikon në raportin e saj me audiencën pasi ajo shihet si kompani në shërbim të forcave politike e jo qytetarëve. Me këtë ndikim që ka, përfaqësimi politik në cilësinë e lajmeve, bëhet pjesë e transformimit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës nga kompani mediatike në shërbim të faktorëve politikë në media publike, gjë që shtron nevojën për reformë gjithëpërfshirëse të raportit ndërmjet pushtetit politik dhe kësaj kompanie. Reformimi mund të nis si rezultat i vendimmarrjes institucionale shtetërore, ose si rezultat i reformave të brendshme përmes përmirësimit të cilësisë programore dhe ndryshimit të raportit të RTK-së me audiencat. Nga analiza e ndikimit që kanë faktorët politikë mbi zhvillimin strategjik të RTK-së dhe pasojave programore që shkakton mënyra aktuale e përfaqësimit të tyre në programin e medias publike, nxirren alternativa që do t i shërbenit shndërrimit gradual të RTK-së në një medie që përmbush funksionin e saj shoqëror në lëmin e informimit. Radiotelevizioni i Kosovës fillimisht ka nevojë për bazë të re ligjore. Izolimi i transmetuesit publik nga ndikimi i pushtetit politik në Kosovë, nis nga baza ligjore përmes së cilës politikanët do të dëshmonin vullnetin për sigurimin e parakushteve që krijojnë mundësitë për zhvillimin e pavarur të medias publike. Amendamentimi i ligjit aktual nuk do të ishte i mjaftueshëm sepse ndryshimet janë të domosdoshme në të gjitha pjesët e rëndësishme të ligjit. Në përgatitjen e ligjit të ri për median publike në Kosovë, është e nevojshme të përfshihet shoqëria civile dhe ekspertë të medias, pasi që bëhet fjalë për ligj specifik i cili rregullon funksionimin e një kompanie me përgjegjësi të veçanta në procesin demokratik të shoqërisë. Për kufizimin e mundësisë së ndikimit politik mbi transmetuesin publik, nevojitet që ligji të garantojë njëkohësisht tre komponentët kryesorë: pavarësinë financiare, udhëheqjen profesionale dhe njohjen e së drejtës së transmetuesit për politika të pavarura editoriale. Modeli i financimit sipas të cilit RTK-ja do të mblidhte të hyrat kryesore nga parapagimi, me proces të kontrollit dhe llogaridhënies menaxheriale, si dhe, me mbështetje buxhetore për programe specifike, do të krijonte bazën që kjo kompani të pavarësohet nga buxheti shtetëror dhe të shndërrohej në kompani që arsyeton statusin e shërbimit publik. Baza ligjore nevojitet që të saktësoj afatet e RTK-së për arritjen e marrëveshjeve kontraktuale për agjentin e arkëtimit dhe lartësinë e taksës. Mirëpo, për shkak të obligimeve që ka për programe të pakicave, është e nevojshme që institucionet shtetërore të ofrojnë mbështetje financiare buxhetore për këto programe. Decentralizimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së përmes përfshirjes në proces të institucioneve dhe organizatave të pavarura, do të depolitizonte organin udhëheqës të kompanisë. Bordi i pavarur dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve, do të mund të përmbushte rolin e tij si tampon zonë ndërmjet faktorëve politikë dhe interesit publik për media kontribut-dhënëse në procesin e zhvillimit demokratik të 170

171 Kosovës.Vendimmarrja përfundimtare do të mbetej në Kuvendin e Kosovës, por në proces është e nevojshme të përfshihen edhe institucione të rëndësishme shoqërore. Pavarësimi i RTK-së në këto dy parametra do të reflektohej në nivelin profesional të kompanisë, duke krijuar bazën për reformimin e politikës editoriale, si pjesë e raportit të përgjithshëm të transmetuesit me faktorët politik. Stabiliteti financiar dhe udhëheqja profesionale do ta bënin RTK-në kompani të gatshme për të nisur procesin e shndërrimit nga kanal promovimi për faktorët politikë, në media, e cila me përmbajtjen programore do t u shërbente qytetarëve të Kosovës. Në lëmin e politikës editoriale, legjislacioni nevojitet të garantojë parimisht lirinë e medias publike për të kultivuar parime në përputhje me funksionet e saj. Ndryshimi i politikës editoriale për mbulimin e proceseve dhe zhvillimeve politike, është çështje që nevojitet të buroj nga struktura e brendshme e RTK-së dhe përshtatja me kërkesat e audiencës. RTK-ja nevojitet të kalojë nga transmetues që përcjell mesazhe dhe kryen funksione të kanalit në shërbim të politikës, në media që prodhon përmbajtje të dobishme për fushat me interes për qytetarët. Ndryshimi i të konceptuarit të parimeve të paanshmërisë, kërkimit të së vërtetës dhe ofrimit të informacionit si dije, do t i ndihmonin RTK-së të kryej funksionin e saj primar për informim dhe të ofrohet me audiencën. Reforma e programit të lajmeve nënkupton kalimin nga struktura që promovon aktivitetet ditore dhe prodhon lajm nga pseudo ngjarjet, në përmbajtje që është në përputhje me interesat e publikut. Në këtë mënyrë, RTK-ja do të mund të ishte e paanshme në pasqyrimin e realitetit politik në Kosovë dhe do të tejkalonte praktikën e funksionimit sipas të cilës realizimi i paanshmërisë kërkohet në shpërndarjen e hapësirës për secilin subjekt dhe lider politik. Në këtë linjë, RTK-së i takon që të përcaktoj standardet editoriale edhe për mbulimin e periudhave problematike siç janë ato të parafushatave, të papërcaktuara me legjislacion si dhe periudhat e krizave politike, kur RTK-ja mund të identifikohet si medium me besueshmëri dhe paanshmëri. Radiotelevizioni i Kosovës nuk mund të pres që publiku ta përkrah dhe ta shoh si shërbim publik, përderisa ai nuk i ofron program me përmbajtje dhe cilësi të dallueshme dhe të dobishme. Ndryshimi i qasjes ndaj publikut dhe hapja e programit informativ për trajtimin e çështjeve me prioritet për qytetarët, do ta bënte RTK-në media që i shërben dialogut ndërqytetar dhe me kontribut në procesin e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë. Zhvendosja e interesimit të qytetarëve nga zhvillimet politike në sektorin e ekonomisë dhe problemeve sociale, që reflektojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve, e vë RTK-në përball kërkesës për ndryshimin e prioriteteve të politikës editoriale. Lajmet e RTK-së, nevojitet që t i përgjigjen kërkesës së audiencës në përputhje me funksionet që ka, por edhe si hap drejt vendosjes së lidhjes me qytetarët. Përmbajtja e programit të saj do të ishte argumenti më bindës për fillimin e reformimit të brendshëm të RTK-së dhe kalimin nga shërbimi i politikës në shërbim të publikut. Ndryshimet në nivelin e politikës editoriale, shtrojnë nevojën për ndryshime edhe në procesin e përzgjedhjes së stafit dhe ngritjes në pozitat menaxhuese të redaksive të 171

172 lajmeve dhe njësive tjera të programit informativ. Në kuadër të redaksive të lajmeve, në njësitë e RTK-së është e nevojshme që të bëhet profilizimi i gazetarëve në sektorë, duke përfshirë lëmin e politikës, mirëpo, kategorizimi duhet të bëhet duke u bazuar në performancën dhe aftësitë profesionale të gazetarëve dhe jo sipas praktikës së përshtatjes së tyre me afërsinë me grupe interesi jashtë RTK-së. Konkursi, si formë e përzgjedhjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta, është e nevojshme të transformohet nga mekanizëm që legalizon përfshirjen në RTK të stafit të afërt e klientelist me grupe interesi jashtë medias, në instrument përmes të cilit media publike do të bëjë pjesë të saj gazetarët profesionistë. Kjo është e arritshme në kuadër të reformës së brendshme të institucionit në nivelet e mesme dhe të larta menaxheriale të kompanisë. Në efektin zinxhiror reformimi në nivelet e udhëheqjes së njësive programore do të përcillej në nivelet e gazetarëve dhe redaktorëve nëpër redaksitë e lajmeve. Shtrirja e përzgjedhjes, bazuar në kriteret profesionale, gradualisht do të ndikonte në reduktimin e ndikimit të grupeve klienteliste brenda redaksive të lajmeve dhe rritjen e nivelit të autonomisë së gazetarëve. Profesionalizimi i redaksive do të forconte edhe rolin e gazetarit në kuadër të procesit të komunikimit duke e shndërruar atë nga përcjellës pasiv të mesazheve në pjesëmarrës aktiv në proces. Rritja e nivelit të profesionalizmit brenda redaksive gradualisht do të ndikonte edhe në ndryshimin e perceptimit të RTK-së si kompani mediatike në radhët e komunitetit të gazetarëve. Nga media tërheqëse për shkak të stabilitetit ekonomik, ajo do të shndërrohej në kompani tërheqëse për vlerat identifikuese të transmetuesit të mirëfilltë publik dhe realizimit të statusit të gazetarit në përputhje me përgjegjësitë shoqërore. Me ndryshimet e brendshme strukturore dhe përmbajtjesore, RTK-ja mund të dal përballë audiencës së saj si kompani e gatshme për transformim dhe e hapur për ndërtimin e raportit të aleancës me qytetarët. Profesionalizmi, paanshmëria dhe transparenca ndaj publikut, do të arsyetonin RTK-në në përgjegjësitë e saj për të ofruar shërbim publik. Radiotelevizioni i Kosovës mund të transformohet nga kompani me statusin juridik të medias publike, në media të vërtetë publike dhe të largohet nga varësia e politikës, por për këtë nevojitet përfshirja edhe e faktorëve të tjerë publikë, ndërsa suksesi i transformimit varet nga ethosi i RTK-së. 172

173 BIBLIOGRAFIA Monografi dhe studime të botuara Albright Madeleine, Zonja sekretare, Botimet DUDAJ, ISBN Balas R. Glenda, Recovering a public vision for public television, Rowman & Littlefield Publishers, Lanham 2003 Balle Francis, Mediat dhe shoqëritë, Botimi i 15, Botimet Papirus, Tiranë 2011 Beqaj Belul, Çfarë ishte roli i RTK-së në trazirat e marsit 2004?, mbështetur nga RTK, N.SH. Studio Forma, Prishtinë 2007 Beqaj Belul, Lidershipi, Universum Press, Prishtinë 2010 Beširević Nataša, Vanjska politika Europske unije i zapadni Balkan, Fakultet Političkih Znanosti, Zagreb 2013 Briggs Asa, The BBC: The First Fifty Years, Oxford University Press, Oxford 1985 Boydstun J. Amber, Making the news, politics, the media& agenda setting, (e-book), ISBN: , 2013 Brovina Azem, 1282 transmetime dhe komentime në RTP & RTK, MASCA, Prishtinë 2015 Blumler G. Jay, Gurevitch Michael, The Crisis of Public Communication Taylor & Francis e-library, 2001, ISBN Caplan Richard, Europe and the recognition of new status in Yugoslavia, Cambridge University Press, Cambridge 2005 Capussela Andrea, Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan, Botimet KOHA, Prishtinë 2015 Craig Geoffrey, The Media, Politics and Public Life, Allen & Unwin, Crows Nest 2004 Cook E. Timothy, Governing with the News, The news media as a political institution, University of Chicago Press, Chicago 1998 Couldry Nick, Media, shoqëria, bota Teori sociale dhe praktika e mediave digjitale, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë ISBN Drucker F. Peter, Praksa rukovodjenja, Privreda, Zagreb 1961 Doyle Gillian, Understanding media economics, Second edition, SAGE Publication Ltd, London 2013 Dujaka Esad, Vitet e Rilindjes, Jalifat Publishing Houston & Faik Konica, Prishtinë

174 Eadie F. William, 21st Century Communication, Volume 1, SAGE Publications Inc., Thousand Oaks, California 2009 Forster Anthony, Cottey Andrew, Reshaping defence diplomacy, Oxford University Press, Oxford 2004 Fuga Artan, Media, politika, shoqëria ( ), Botimet DUDAJ, Tiranë 2008 Fuga Artan, Komunikimi në shoqërinë masive, botimet Papirus, Tiranë 2014 Gans J. Herbert, Democracy and the News, Oxford University Press, New York 2004 Habermas Jürgen, The Structural Transformation of the Public Sphere: An Inquiry Into a Category of Bourgeois Society, MIT Press, Cambridge 1991 Hajrullahu Arben, Paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor përmes integrimit në BE, Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung Kosovë, Prishtinë 2015 Hallin David, Mancini Paolo, Comparing Media Systems Three models of media and politics, Cambridge University Press, UK 2004 Hanretty Chris, Public broadcasting and political interference, Taylor & Francis e- Library, ISBN: , 2011 Hargrave Andrea, Shaw Colin, Accountability and the Public Interest in Broadcasting, Palgrave Macmillan, Hampshire 2010 Humphreys Peter, Mass media and media policy in Western Europe, Manchester University Press, 1996 King Ian, Mason Whit, Paqe me çdo kusht-si dështoi bota në Kosovë?, KOHA, Prishtinë 2006 Klaus Jensen Bruhn, Jankowski W. Nicholas, A Handbook of Qualitative Methodologies for Mass Communication Research, Routledge, London 1991 Kllokoqi Sylejman, Me kamerë në shtatë luftëra, Botimet KOHA, Prishtinë 2014 Kovach Bill, Rosenstiel Tom, FLU Si të njohësh të vërtetën në epokën e mbingarkesës së informacionit, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë ISBN Kuhn Raymond, Broadcasting and politics in Western Europe, Frank Cass and Company Limited, London 1985 Kuhn Raymond, Neveu Erik, Gazetaria politike - sfida të reja, praktika të reja, Instituti Shqiptar i Medias, ISBN Kunczik Michael, Zipfel Astrid, Uvod u znanost o medijima i komunikologiju, Zaklada Friedrich Ebert, Zagreb

175 Lindlof R. Thomas, Taylor C. Bryan, Qualitative communication research Methods, third edition, SAGE Publications, Inc 2011 Lippmann Walter, Public opinion, Transaction Publishers, New Brunswick USA 1991 Maigret Eric, Sociologjia e komunikimit dhe mediave, UET Press & Papirus, Tiranë ISBN McNair Brian, Journalism and democracy, an evaluation of the political public sphere, Taylor & Francis e-library, 2002, ISBN McNair Brian, Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë 2009 Mcluhan Marshall, Intrumentat e komunikimit, Media si një zgjatim i njeriut, Instituti i Dialogut&Komunikimit, Tiranë ISBN McChesney W Robert, Pickard Victor, Will the last reporter please turn out the lights the colapse of journalism and what can be done to fix it, The new press, New York 2011 Mohl Stephan, Gazetaria, K &B, Tiranë 2010 Price E. Monroe, Raboy Marc, Elektronički mediji kao javni servis u tranziciji, Press Data, Medijska agencija HND, Zagreb 2003 Rozell J. Mark, Media Power, Media Politics, Rowman & Littlefield Publishers Inc., Maryland 2003 Oaetes Sarah, Introduction to media and politics, SAGE Publication Ltd 2008 Ollivier Bruno, Shkencat e komunikimit teori dhe arritje, Papirus, Tiranë 2015 Schwartz Stephen, Kosovo background to a war, Anthem Press, London 2000 Siebert Fred, Peterson Theodore, Schramm Wilbur, Four theories of the press, University of Illinois Press 1956 Selimi Ferid, Transmetuesi publik, JEHONA, Prishtinë 2016 Surroi Veton, Këmbët e gjarprit, KOHA, Prishtinë, tetor 2014 Street John, Masovni mediji, politika i demokratija, Fakultet Politickih Znanosti, Zagreb ISBN Stuart Allan, News culture, Third Edition, Open University Press, Berkshire 2010 Tracy Sarah, Qualitative research methods, John Wiley & Sons, Ltd., Publication, Chichester UK, 2013 Udovicić Radenko, Informatori sa razlicitim ciljevima, Media plan institut, Sarajevo

176 Veljanovski Rade, Javni RTV servis u službi građana, Clio, Beograd 2005 Weber Max, Politika si profesion, shkenca si profesion, tre tiparet e pastër të sundimit legjitim, Fan Noli, Tiranë ISBN Weller Marc, Shtetësia e kontestuar, KOHA, Prishtinë, mars 2009 Willis Jim, The media effect how the news influences politics and the government, Praeger Publishers, Westport 2007 Wimmer D. Roger, Dominick R. Joseph, Mass media research An introduction (tenth edition), WADSWORTH, CENGAGE Learning, Boston ISBN-13: Artikuj shkencorë: BBC Breadth of Opinion Review, Content Analysis, Cardiff School of Journalism, Media and Cultural Studies, nalysis.pdf Benson Rodney, Powers Matthew, Public Media and political independence: Lessons for the Future of Journalism from Around the World, New York University Department of Media, Culture and Communication, february 2001 Berisha Isuf, Media Ownership and its impact on media independence and pluralism, Peace Institute, edicioni online, Bourdieu Piere, Rreth televizionit dhe gazetarisë, Polis 8, Tiranë, dimër 2009 Camaj Lindita: Media Use and Political Trust in an Emerging Democracy:Setting the Institutional Trust Agenda in Kosovo, International Journal of Communication 8, 2014 Catherine Happer, Greg Philo, The Role of the Media in the Construction of Public Belief and Social Change, Cohen J. Lenard, State building before statehood, Kosovo s evolution from an interim polity to conditional independence, Interim governments Institutional bridges to peace and democracy? United States Institute of Peace Press, Washington 2007 Esser Frank, Editorial structure and work principles in British and German newsrooms, European Journal of Communication, 1998 Esser Frank, Tabloidazation of news. A comparative analysis of Anglo-American and German press journalism, European Journal of Communication, 1999 Fetoshi Arben, Roli i RTK-së në shtetndërtimin e Kosovës, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë

177 Gordy Eric, Independent and citizen media, post war and post print, Uloga medija u normalizaciju odnosa na Zapadnom Balkanu, Filozofski Fakultet Novi Sad, 2014 Gjergji Bashkim, Nevoja për rigjallërimin e diskutimit etik, tek: Media në demokratizim, Botimet Papirus, Tiranë ISBN Marku Mark, Diversiteti etnik dhe kulturor në Ballkan ( studim krahasues i agjencive publike të informacionit në vendet ballkanike ), Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë 2014 McCombs Maxwell, Shaw Donald, The agenda-setting functions of mass media, The public Opinion Quarterly, Vol. 36, No. 2, 1972 Miftari, Naser, Starting from scratch: The role of media assistance in the establishment of independent media institutions in Kosovo, Democracy for development, ANALITIKA, Sarajevo / Prishtina 2013, _rrpp_kosovo_wp04_3dec2013_final_for_publishing.pdf Mekuli Gëzim, Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike, Nelku Rajmonda, Diversiteti kulturor në transmetuesin publik audiovizuel, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë 2014 Pfetsch Barbara, Esser Frank, Comparing Political Communications: Reorientations in a Changing World. In F. Esser & B. Pfetsch (Eds), Comparing Political Communication. Theories, Cases, and Challenges, pp New York: Cambridge University Press 2004 Reich Zvi, Hanitzsch Thomas, Determinants of Journalists Professional Autonomy: Individual and National Level Factors Matter More than Organizational Ones, Mass Communication and Society 16(1), , 2013 Rexha Gjylije, The role of media in the political communication: the case of Kosovo, Procedings, 3-rd International conference in political science, media and communication, UBT, November 2014, ISBN Rexha Gjylije, Multietniciteti si komponent programor në radion publike në Kosovë, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë 2014 Rexha Gjylie, Law as an Instrument for Political Influence over Kosovo's Public Broadcaster, Universal Journal of Applied Science, Vol 4, 2016 Saliu Hasan, Kuadri ligjor i televizioneve në Kosovë, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë

178 Sjøvaag Helle, Journalistic Autonomy Between Structure, Agency and Institution, Nordicom Review 34, 2013, Sullivan Stacy, Restructuring the media in post-conflict societes, Kosovo, Cardozo online journal of conflict resolution, A Background Paper for the UNESCO World Press Day Conference in Geneva May 2000 Yoshiko Nakamura, Ritsu Yonekura, Public Broadcasting and Changing Audiences in the Digital Era: Services and Social Mission, NHK broadcasting studies 2008, No. 6 Weldon Michele, The Changing Nature of News, 21st Century Communication, Volume 2, SAGE Publications, Inc., Thousand Oaks, California 2009 Wulfemeye Tim, Reporting, Story Development, and Editing, 21st Century Communication, Volume 2, SAGE Publications, Inc., Thousand Oaks, California 2009 Intervista të realizuara për këtë studim: Prof. Dr. Rrahman Paçarizi, profesor i gjuhësisë dhe gazetarisë, kryetar i Bordit të RTKsë në vitet Intervistë e incizuar, tetor 2016 As. Prof. Dr. Lindita Camaj, profesor i gazetarisë dhe komunikimit masiv, Universiteti i Hjustonit. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në maj 2016 Dr. Belul Beqaj, ligjërues dhe ekspert i çështjeve politike dhe mediatike. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në gusht 2015 Dr. Fisnik Korenica, Qendra për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në prill 2016 Dr. Ferid Selimi, ligjërues dhe ekspert i çështjeve të komunikimit. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në nëntor 2016 Dr. Hasan Saliu, ligjërues dhe ekspert i çështjeve të komunikimit. Intervistë e incizuar, gusht 2016 Xhevahire Izmaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetare e Komisionit Parlamentar për Media. Intervistë e realizuar perms postës elektronike, në shkurt 2017 Shqipe Pantina, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtare e Komisionit Parlamentar për Media. Intervistë e incizuar, tetor 2016 Naim Gashi, ekonomist, anëtar i bordit të RTK-së. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në maj 2016 Lorik Arifaj, drejtor i Televizionit të Kosovës. Intervistë e incizuar, tetor

179 Halil Matoshi, publicist. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në gusht të vitit 2015 Azem Brovina, ish gazetar dhe redaktor në RTP dhe në RTK. Intervistë e incizuar, e realizuar në qershor 2015 Zekirja Shabani, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, deri në maj Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në maj 2016 Milaim Shefkiu, gazetar i politikës dhe redaktor përgjegjës në gazetën Zëri, deri në shkurt Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në maj 2016 Agron Halitaj, gazetar i politikës dhe shef i informacionit në televizionin Tribuna Chanel, deri në janar Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në maj 2016 Serbeze Haxhiaj, gazetare dhe redaktore e lajmeve në Radio Kosovë, Serbeze Haxhiaj. Intervistë e realizuar përmes postës elektronike, në maj 2015 Arkivi i Radiotelevizionit të Kosovës Arkivi i Televizionit të Kosovës për Lajmet 19:30 në kanalin në Youtube, Edicione të veçanta të emisionit Lajmet 19:30 të analizuara në studim: pjse_tg8y82katseureo9 KaTseurEO9&index=347 pjse_tg8y82katseureo9 KaTseurEO9&index=246 KaTseurEO9&index=245 KaTseurEO9&index=

180 6pQtCTqq34&list=PLRrFsdYF5HhJpjsE_tg8Y82KaTseurEO9&ind ex=243 jse_tg8y82katseureo9 KaTseurEO9&index=497 g8y82katseureo9 pjse_tg8y82katseureo9 pjse_tg8y82katseureo9 Materiale tjera nga arkivi i RTK-së: Dokumentari Radio nga vitet 1970 i RTP-së, i ritransmetuar në emision Arkiv të RTKsë, më 19 shkurt 2015 Nga arkivi i Radio Kosovës, Intervistë me ish spikerin, redaktorin e Radio Prishtinës dhe drejtorin e produksionit në Televizionin e Kosovës, Radio Kosova, 19 shkurt 2015 Debati i lëvizjes FOL me të ftuar kryeministrin Isa Mustafa, 4 mars Material origjinal nga debati, incizuar nga Radio Kosova. Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Media, më 20 maj Materiali origjinal nga mbledhja, incizuar nga Radio Kosova. Dokumente të Radiotelevizionit të Kosovës Ligji Nr. 02/L-47 për Radiotelevizionin e Kosovës, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 janar 2006 Ligji Nr. 04 / L 046, Ligji për Radiotelevizionin e Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 7 /27 prill 2012, Prishtinë Statuti i Radiotelevizionit të Kosovës, i miratuar në mbledhjen e Bordit të datës 7 nëntor 2012, 180

181 Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës, 25 janar 2005, Rregullorja për organizimin e brendshëm të transmetimeve, 18 prill 2013, Raportet Vjetore të RTK-së: Raporti Vjetor 2001, Raporti Vjetor 2002, Raporti Vjetor 2003, Raporti Vjetor 2004, Raporti Vjetor 2005, Raporti Vjetor 2006, Raporti Vjetor 2007, Raporti i Auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare 2009, Raporti Vjetor 2010, Dokumente të tjera: Ligji i punës, NR. 03/L-212, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 19, dhjetor 2010 Ligji Nr. 0/L-073, për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Gazeta Zyrtare 31/2008 dhe Ligji Nr. 03/L-256 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i publikuar në Gazetën Zyrtare më Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Regulation No. 2000/36, On the licensing and regulation of the broadcast media in Kosovo, 17June 17, 2000, UNMIK Official Gazette, 181

182 Regulation No. 2000/37, On the conduct of the print media in Kosovo, 17 June 2000, UNMIK Official Gazette, UNMIK/PR/13, 21 July 1999, UNMIK/PR/19, Radio Pristina Resumes Broadcasts, Press Release, 28 July 1999, UNMIK/PR/60, 1 October 1999, UNMIK/REG/2001/13, on the establishment of Radio Television Kosovo, 15 june 2001, pdf Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, Vendim për heqjen nga lista të kërkesës në Rastin, Nr. KI 11/09, Nr. ref.: VHL112/11, 30 maj 2011, Transkripti nga seanca parlamentare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e datës 14 dhe 15 nëntor 2013, 11_14_10_5230_al.pdf Marrëveshja LDK-AAK, Nisma për Kosovën, 10 qershor 2014, e shpërndarë për media në Prishtinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimet në Kuvendin e Kosovës më 17 korrik 2014, Marrëveshja LAN Vetëvendosje, 10 shtator 2014 e shpërndarë për media në Prishtinë. Procesverbali nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media dhe raportimi i Bordit e Menaxhmentit të RTK-së, 27 shkurt 2015 Transkripti nga seanca parlamentare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e datës 26 mars 2015, s al.pdf Rekomandimet e Kuvendit të Kosovës për RTK-në, prill 2015, Transkripti nga seanca e Kuvendit të Kosovës, e datës 18 dhe 20 qershor 2015, Transkripti nga seanca e Kuvendit të Kosovës, e datës 30 korrik 2015, 182

183 Raporte dhe publikime tjera: Analysis of Government Support for Public Broadcasting and Other Culture in Canada, Nordicity, Prepared for CBC Radio-Canada 2013, Analiza: Qëndrueshmëria financiare e RTK-së: Gjetja e alternativave për financim të transmetuesve publikë, e përgatitur nga Instituti për Studime të Avancuara, GAP, Prishtinë, tetor 2011, European Union Election Observation Mission, Final Raport Kosovo 2013, European Union Election Observation Mission, Final Raport Kosovo 2014, Freedom House Freedom of the press 2015, prill 2015, Glocal Kosovo 2.0, Treguesit e mediave në Kosovë, publikuar në Prishtinë, 3 maj 2015 How to build Public Broadcast in Post-Socialist Countries, Experiences and Lessons learnt in the former Yugoslav Area, Case studies. d) Kosovo, Medienhilfe, Zurich 2002, Instituti për Politika Zhvillimore, Gjendja e mediave në Kosovë 2015, 2015/04, %20Gjendja%20e%20mediave%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB% pdf Jusić Tarik, Unaprijediti zakonodavstvo na polju radiodifuzije: Javni servis i komercijalne TV i radio stanice, Media Online 2001, VSTVA%20NA%20POLJU%20RADIODIFUZIJE:%20JAVNA%20I%20KOMERCIJA LNE%20RTV Kaufman, Joshua, Kosovo media assessment, Final Report 2004, USAID, Washington, Komisioni i Pavarur për Media, Monitorimi i shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhje lokale 2013, publikuar në Komisioni i Pavarur për Media, Monitorimi i shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2014, publikuar në Kosovo under UNSCR 1244, 2009 Progress Report, Brussels , 183

184 Kosovo 2010 Progress Report, Brussels 9 November 2010, Kosovo 2011 Progress Report, Brussels , df Kosovo 2012 Progress Report, Brussels , n.pdf Kosovo 2013 Progress Report, Brussels, Kosovo 2014 Progress Report, Brussels, , Media Sustainability Index Kosovo, Mekuli Gëzim, Mediat dhe Politika, Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike, POLITIKA-Roli-i-mediave-ne-ndermjetesimin-e-agjendave-politike Mekuli Gëzim, Charlie Hebdo për gazetari, RTK për parti, Mytton Graham, Handbook on radio and television research, BBC World Service Training Trust, UNICEF and UNESCO, ISBN , 1999, Nowak Eva, Autonomy and Regulatory Frameworks of Public Service Media in the Triangle of Politics, the Public and Economy: A Comparative Approach, Working Paper, University of Oxford, Reuters Institute for the study of journalism, 2014 "Njohja e MSA së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre", Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupi për Studime Politike dhe Juridike, Prishtinë Producers guidelines, The BBC s editorial values and standards, BBC Public broadcasting: Why? How? UNESCO and Conseil mondial de la Radio&vision (CMRTV) 2001, Public Service Broadcasting: A best practices sourcebook, UNESCO 2005, Public and private broadcasters across the world the race to the top, BBC, December 2013, _public_and_private_broadcasting_across_the_world.pdf 184

185 Public Service Broadcasting in Transition / Croatia, Montenegro, Slovenia, The IFJ Conference, Budapest, February 15, Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për trazirat e marsit 2004 në Kosovë, Raport i OSBE-së, Misioni në Kosovë, Gjendja e institucioneve të pavarura në Kosovë, korrik 2012 Raport i AGPK-së, i vitit 2011, me rezultatet e anketës të realizuar me 101 gazetarë dhe të mbështetur nga UNDEF, Raport i botuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave KIPRED, Sfida RTK, Prishtinë, dhjetor 2011, pdf Raport nga hulumtimi: Vlerësimi i nivelit të shikueshmërisë dhe penetrimit të mediave sensibilizimi, Komisioni i Pavarur për Media, Prishtinë 2011, Raport nga KIPRED për analizën e lajmeve në RTK, janar 2011, Raporti i pulsit publik 2015 i UNDPsë, Vlerësimi i korrupsionit në Kosovë 2016, Instituti Riinvest, Prishtinë 2016 Review of the Communication from the Commission on the application of State aid rules to public service broadcasting (Broadcasting Communication, OJ 2001 C 320/5, European Broadcasting Union 2009, Position-EN_Contribution% pdf Thompson, Mark, International Assistance to Media. A report to the OSCE representative on Freedom of the Media, Vienna 2000, Letra, reagime dhe komunikata për media: Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të EBU-së Jean Reveillon, drejtuar kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, më 28 tetor Komunikatë nga takimi ndërmjet udhëheqësve të RTK-së dhe EBU-së 8 mars

186 Komunikatë për media e Zyrës për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e shpërndarë përmes postës elektronike për mediat në Kosovë, e datës 8 shkurt Reagim i Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së i shpërndarë përmes postës elektronike për mediat në Kosovë, i datës 8 shkurt Reagim i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, i shpërndarë nga AAK-ja në formë komunikate për media, përmes postës elektronike, për mediat në Kosovës, më 8 shkurt Letra e Drejtoreshës së Përgjithshme të EBU-së Ingrid Deltenre, drejtuar kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe deputetëve, e datës 11 shkurt Reagim i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së Mentor Shala ndaj shkrimit të Kohës Ditore, shpërndarë përmes postës elektronike për mediat, më 22 shkurt 2014, Prishtinë Komunikatë për media e SPRTK-së, datë 22 shkurt 2014, shpërndarë për mediat përmes postës elektronike. Letra e redaktorit të lajmeve në Televizionin e Kosovës Shkumbin Ahmetgjekaj, dërguar përmes postës elektronike, Drejtorit të Televizionit dhe Kryeredaktorit të Televizionit të Kosovës, më datën 18 prill Deklaratë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, më 3 maj 2014, publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Deklaratë e drejtorit të Televizionit të Kosovës Mufail Limani, më 3 maj 2014, publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Letra e Sindikatës së Pavarur të RTK-së drejtuar Drejtoreshës së Përgjithshme të EBU-së Ingrid Deltenre, më 10 shtator 2014, shpërndarë për opinion përmes postës elektronike. Reagimi i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, rreth parregullsive në punësime, shpërndarë përmes postës elektronike, datë 24 dhjetor 2014, Prishtinë. Video deklaratë e zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijancic, publikuar në: më 5 mars 2015 Letra e Reporterëve pa Kufij, Concern about state broadcaster s decision to fire two employees, 4 prill 2015, Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së Mentor Shala drejtuar Reporterëve pa kufijë, publikuar më 8 prill 2015, nga mediat online në Prishtinë, shikuar për herë të fundit më 15 gusht

187 Letra e 60 gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së drejtuar Reporterëve pa Kufij, më 12 prill Letra e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar drejtuar Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës për shqetësimet e sindikatës lidhur me mënyrën se si menaxhohet transmetuesi publik, e datës 16 prill 2015, publikuar në mediat në Prishtinë. Jean Claude Schlumberger, Unfettered and professional media key for democratic development of Kosovo, 3 maj 2015, Sindikata e Pavarur e RTK-së për diskutimet parlamentare për RTK-në, komunikatë e shpërndarë përmes postës elektronike, 25 qershor 2015, Prishtinë Reagim nga South East Europe Media Organisation ( SEEMO ), për rastin Haxhiaj në Radio Kosovë, në korrik 2015, Faksimili i reagimit të redaktorëve dhe gazetarëve të Radio Kosovës për rastin Haxhiaj, korrik 2015 Letra e shefit të misionit të OSBE-së për Kuvendin e Kosovës, e datës 28 korrik 2015, e siguruar nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. Faqe të institucioneve dhe organizatave në internet: European Union Office in Kosovo / European Union Special Representative in Kosovo, European Commision, European Broadcasting Union ( EBU ), Freedom House, Hrvatska Radiotelevizija, O HRT-u, Human Righs Watch, Index Kosova LLC, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës Komisioni Pavarur për Media Kuvendi i Republikës së Kosovës OSCE Mission in Kosovo, Office of the Special Envoy of the Secretary General of the United Nations for the future status process for Kosovo, 187

188 Reporters Without Borders, United Nations Interim Administration Mission in Kosovo, Publikime në mediat e shkruara, elektronike dhe online: Radiotelevizija Srbije, Ko upravlja RTS-om? Gazeta Koha Ditore, Nr. 5984, 22 shkurt 2014, Prishtinë Gazeta Zëri, Nr. 4521, 24 shkurt 2014, Prishtinë Gazeta Koha Ditore, Nr. 6350, 4 mars 2015 Intervistë me ish kryeministrin Bajram Rexhepi, Emisioni Rubikon në KTV, 19 mars 2015 Emisioni Click në RTV 21, debat për gjendjen në RTK pas largimit nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të SPRTK-së, 27 mars 2015, shikuar për herë të fundit më: 29 korrik 2015 Klan Kosova Deklarimet e eurodeputetes Ulrike Lunacek gjatë konferencës për media në Prishtinë, më 21 prill 2015, RTK

189 ANEKSET 1. MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT NDËRMJET MISIONIT TË OSBE- SË NË KOSOVË DHE UNIONIT EVROPIAN TË TRANSMETIMIT 189

190 190

191 191

192 192

193 193

194 194

195 195

196 196

197 197

198 198

199 199

200 2. PËRCAKTIMET PËR MODELIN E FINANCIMIT DHE ZGJEDHJEN E ORGANEVE DREJTUESE SIPAS LIGJIT NR. 02/L-47 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS, TË VITIT 2006 Kapitulli III FINANCIMI I RTK-së Burimet e financimit Neni Kuvendi i Kosovës do të sigurojë një kornizë financiare të përshtatshme, të sigurt dhe transparente që mund të përfshijë mbështetje nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, e cila i garanton mjete të nevojshme RTK-së për ta përmbushur misionin e saj. RTK ja financohet kryesisht nga parapagimi Burimet e tjera të financimit mund të përfshijnë edhe : a) kontratat me palë të treta për shërbime transmetuese, duke shfrytëzuar kapacitetet teknike në dispozicion, b) shërbime të tjera programesh, c) botimet e prodhimeve muzikore, video, audio, librave, gazetave, revistave që lidhen me programet, d) veprimtaritë koncertale dhe shfaqjet publike, e) reklamat dhe publikimet e mesazheve të tjera të paguara, f) sponzorimet dhe donacionet në pajtim me ligjin, g) shitja e programeve të RTK-së, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës mund të mbështes : a) programet për minoritetet; b) programet për kosovarët që jetojnë dhe punojnë në shtetet tjera; c) shpenzimet për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe punën e rrjetit për transmetimin e programit të RTK-së; d) projektet e veçanta kulturore, shkencore dhe me përmbajtje të përgjithshme arsimore, të cilin e ka propozuar ministria kompetente. Parapagimi Neni Kuvendi i Kosovës merr vendim mbi caktimin e parapagimit për transmetuesin publik. Lartësia e parapagimit për transmetimin publik do të jetë 3.5 (tre euro e pesëdhjetë cent) në muaj dhe do të zbatohet për së paku një vit nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji Pas kësaj periudhe, lartësia e parapagimit mund të ndryshohet nga Kuvendi I Kosovës, në bazë të propozimit nga Bordi i RTK-së, pasi që të jetë konsultuar me KPMnë Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve tё Kosovёs në të cilat mungon sinjali 200

201 cilësor televiziv i rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së Të gjitha subjektet fizike dhe juridike në territorin e Kosovës janë të obliguar të paguajnë parapagimin për transmetuesin publik. Si një subjekt i tillë do të konsiderohen njësitë të cilat kanë një faturë për rrymë apo ndonjë faturë tjetër publike Bordi i RTK-së është i autorizuar që të vendosë se cilën organizatë do ta konsiderojë si më të përshtatshme, duke përfshirë Korporatën Energjetike të Kosovës apo ndonjë Agjension tjetër, për të ofruar shërbime të nevojshme lidhur me arkëtimin e këtij parapagimi. Agjentët e tillë për arkëtim do të jenë të autorizuar për të arkëtuar pagesën nga entitetet fizike dhe juridike. Parapagimi do të faturohet përmes mjeteve të përcaktuara na Bordi i RTK-së dhe agjenti i arkëtimit. Metodat llogaritëse dhe procedurat për të zbatuar ligjin do të zhvillohen së bashku nga Bordi i RTK-së dhe agjenti arkëtues. Bordi i RTK-së dhe agjenti për arkëtim janë të autorizuar të përcaktojnë mekanizma të përbashkëta për arkëtimin e parapagimit e cila do të sigurojë arkëtim efektiv të parapagimit për RTK-në Si RTK-ja ashtu edhe agjenti i arkëtimit duhet të mbajnë shënime adekuate për faturat individuale dhe shumat e arkëtuara dhe të bartura si parapagim mujore. Të dhënat e RTK-së duhet t i vihen në dispozicion publikut si pjesë e kërkesave të raportimit të rregullt publik të RTK-së. RTK-ja, ka të drejtë t i shqyrtoj të dhënat e llogarimbajtjes dhe afariste të agjentit për arkëtim, sipas nevojës për të, për të përcaktuar saktësinë e këtyre të dhënave për arkëtim dhe derdhjen e mjeteve Kontratat komerciale ndërmjet RTK-së dhe agjentit të arkëtimit nuk guxojnë në asnjë mënyrë të cenojnë pavarësinë redaktuese të RTK-së RTK-ja duhet t i paguajë agjentit të arkëtimit shpenzimet administrative për arkëtimin e parapagimit dhe për derdhjen e mjeteve RTK-së në përputhje me një marrëveshje në mes të RTK-së dhe agjentit për arkëtim Familjet që janë përfshirë në listën e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale si kategori të veçanta përfshirë edhe ato që janë nën asistencë sociale do të lirohen nga parapagimi i kësaj shume. Statusi për lirimin e cilësdo familje mbetet në fuqi për një periudhë dymbëdhjetë mujore (12) pas regjistrimit, ose deri në momentin kur asaj familjeje i pushon statusi i kategorisë së liruar, Përkatësisht cilado që do të ndodhë më përpara. Çdo familje që ka regjistruar statusin e saj të përjashtimit nga parapagimi duhet ta informojë menjëherë Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale nëse ajo familje nuk i plotëson më kriteret e kategorisë së lirimit nga parapagimi RTK-ja është e autorizuar t i sjell rastet e mos-përputhjes me kërkesën për parapagim para një gjykate me juridiksion kompetente, bazuar në dispozitat e ligjit të aplikueshëm, për qëllime të zbatimit të arkëtimit të parapagimit. Kapitulli IV ORGANET DREJTUESE DHE MENAGJUESE TË RTK-së Struktura Neni 21 RTK-ja do të: a) Drejtohet nga Bordi i RTK-së dhe b) Menaxhohet nga Drejtori i Përgjithshëm. 201

202 Kapitulli V BORDI I RTK -së Përbërja e Bordit Neni Bordi i RTK-së do të përbëhet prej personaliteteve publike me kualifikime profesionale të fushave të ndryshme si: kultura, arti, kinematografia, gazetaria, drejtësia, biznesi dhe menaxhmenti financiar, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, universiteti, media dhe teknikës. Ata duhet të kenë demonstruar paanshmëri politike Anëtarët e Bordit do të emërohen dhe do të veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe nuk do të përfaqësojnë asnjë interes jashtë RTK-së përveç interesit të publikut. Ata nuk lejohet të kërkojnë apo pranojnë asnjë instruksion në lidhje me aktivitetet e Bordit nga asnjë interes jashtë RTK-së. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Neni Organi drejtues i RTK-së do të jetë Bordi i RTK-së, i përbërë prej 9 anëtarëve të cilët janë të emëruar nga Kuvendi i Kosovës Kandidatët për Bordin të RTK-së do të propozohen sipas procedurave të mëposhtme: a) KPM do të bëjë një ftesë publike për propozime, për plotësimin e pozitave në Bordin e RTK-së. b) Në konsultim me Bordin aktual të RTK-së, KPM do të përcaktojë dhe publikisht do ti shpall kriteret për zgjedhjen e kandidatëve për secilën pozitë. c) Këshilli i KPM-së do të thërrasë një komision ad-hoc të përbërë prej tre anëtarëve të saj, tre anëtarëve aktual të Bordit të RTK-së dhe një anëtar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i cili njëkohësisht duhet të jetë edhe kryesues I këtij komisioni, për të përcaktuar me shumicë të thjeshtë votash nga dy candidate më të kualifikuar për secilën pozitë. Qëllim i këtij procesi do të jetë që të zgjedhë një grup të kandidatëve me aftësi profesionale të ndryshme dhe integritet personal që kërkohen për të drejtuar një transmetues publik. d) Ky komision do t ia paraqes kandidatët e saj Kuvendit. Një komision special ad-hoc i Kuvendit i përbërë nga një përfaqësues i secilës subjekt politik i përfaqësuar në Kuvend do të zgjedh me shumicë të thjeshtë njërin prej dy kandidatëve për secilën pozitë, emërimet e të cilëve për anëtarë të Bordit do të konfirmohen me akt pro forma të të gjithë Kuvendit Së paku dy anëtarë të Bordit të RTK-së do të jenë nga komunitetet jo-shqiptare, dhe të paktën dy anëtarë do të jenë femra. Të paktën dy anëtarë të Bordit do të kenë kualifikime profesionale në fushën e financimit dhe të menaxhimit biznesor Mandati i anëtarëve të Bordit do të jetë tri vjet. Mandati i anëtarëve të Bordit të përbërjes së parë do të jetë si në vijim : Një e treta e anëtarëve të Bordit të RTK-së do të emërohen me mandat dy vjeçar, një e treta me mandat tri vjeçar dhe një e treta me mandat 4 vjeçare, dhe përcaktimi i kohëzgjatjes së mandatit nga secili grup do të bëhet 202

203 me lotari publike. Anëtarët e Bordit mund të ri-emërohen vetëm edhe për një mandate tjetër tre vjeçar Mandati i kryetarit dhe nënkryetarit të Bordit të RTK-së është dy vite, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat, me shumicë të thjeshtë votash nga anëtarët e Bordit të RTK-së. Pamundësia për të qenë anëtarë i Bordit Neni Anëtarë të Bordit të RTK-së nuk mund të jenë deputet, ministra, zyrtarë të lartë të pushtetit qendrorë apo lokal, apo anëtarë të forumeve drejtuese të subjekteve politike apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy viteve të fundit Anëtarë të Bordit të RTK-së nuk mund të jenë punonjës të RTK-së dhe nuk duhet të kenë qenë të punësuar në RTK-së 3 vitet e fundit Pronarët e plotë apo të pjesërishëm të mediave transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre apo edhe të punësuarit në këto media, nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të RTK-së Anëtarë i Bordit të RTK-së nuk mund të jetë anëtari i familjes së ngushtë të punëtorëve drejtues të RTK-së, siç janë drejtori i përgjithshëm i RTK-së dhe punëtorët tjerë të RTK-së, të cilët Statuti i RTK-së i përkufizon udhëheqës Anëtari i Bordit ose anëtari i ngushtë i familjes së tij nuk guxon të ushtroj veprimtari afariste me institucionin publik të RTK-së. Shkarkimi i anëtarit të Bordit Neni Shkarkimi i anëtarit nga Bordi i RTK-së bëhet kur konsiderohet se ka ndonjë bazë për largim që parashihet me nenin 25.3, 25.4 dhe 25.5 e që mund të zbatohet për anëtarin Shkarkimi i një anëtari nga Bordi do të bëhet sipas procedurës në vijim: a) Propozimi për shkarkim vie nga Bordi i RTK-së me kërkesën e 2/3 të numrit të anëtarëve të Bordit. b) Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendosë për shkarkimin ose jo të anëtarit të Bordit Anëtarët e Bordit duhet ti përmbahen ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe e kanë të ndaluar që të kërkojnë dhe pranojnë udhëzime gjatë përmbushjes së detyrave të tyre prej cilitdo autoritet tjetër Anëtarëve të Bordit u ndalohet keqpërdorimi i pozitës së tyre për përfitim personal apo të familjes së tij të ngushtë, të ndonjë pale tjetër apo entiteti Shkarkimi i anëtarëve të Bordit mund të bëhet sipas këtyre kushteve: a) nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 24 të këtij ligji; b) nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 25.3 dhe 25.4, c) nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon ti përmbushë detyrat e anëtarit të Bordit. 203

204 Kapitulli VI KOMPETENCAT E BORDIT TË RTK-së Kompetencat Neni 26 Bordi i RTK-së: 1. E aprovon statutin e RTK-së; 2. E aprovon rregulloren e punës; 3. Në mbledhjen e parë Bordi i RTK-s, me shumicë të thjeshtë votash, zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e tij nga radha e anëtarëve të Bordit; 4. Drejtori i përgjithshëm merr pjesë në mbledhjet e Bordit të RTK-ës si anëtarë pa të drejtë vote; 5. Emëron dhe shkarkon drejtorët dhe redaktorët përgjegjës të Radios dhe Televizionit me shumicë të thjeshtë votash, sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm; 6. Miraton strukturën organizative dhe konceptin programor të RTK-së; 7. E shqyrton dhe e miraton buxhetin vjetorë dhe skemën për pagat e menaxhmentit dhe të personelit tjetër dhe siguron që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare. Buxheti vjetorë do të jetë një dokument publik. 8. Shqyrton dhe publikon më së largu deri më 30 mars të çdo viti raportin financiar vjetorë të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak të përgatitur nga menaxhmenti i RTK-së i cili do ti nënshtrohet një auditimi të jashtëm të pavarur, 9. Miraton plan programin vjetorë, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me këtë Ligj. 10. Miraton kodin gjithëpërfshirës të mirësjelljes për RTK-në dhe siguron zbatimin efektiv të saj. 11. Mbikëqyrë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programin e RTK-së; 12. Miraton kriteret kryesore profesionale për punësimin e personelit, politikave dhe procedurave të vlerësimit të përmbushjes së detyrave, 13. Siguron që janë ndërmarrë masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij ose KPMsë se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme. 14. Në pajtim me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave paraqet raport për veprimtarinë vjetore të RTK-ës në përputhje me kushtet e licencës, një raport financiar të detajuar dhe informacione tjera të cilat nga Komisioni i Pavarur I Mediave konsiderohen të nevojshme. Raportet vjetore për vitin paraprak paraqiten jo më vonë se data 30 mars e vitit kalendarik. 15. Vendosë për çështjet tjera, të përcaktuara me ligj dhe statut. Kapitulli VII PROCEDURAT E BORDIT TË RTK-së Procedurat Neni Anëtari më i vjetër i Bordit të ri të RTK-së e konvokon mbledhjen e parë të Bordit të RTK-së sa më parë që është e mundur, e më së voni 15 ditë nga dita e emërimit të 204

205 anëtarëve të Bordit Bordi i RTK-së konsiderohet se është konstituar nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm së paku dy të tretat e anëtarëve të Bordit Kryetari i thërret një herë në muaj mbledhjet e rregullta të Bordit të RTK-së. Mbledhjet e Bordit të RTK-së mund të konvokohen edhe me kërkesën e së paku pesë anëtarëve të Bordit. Sipas nevojës kryetari mund të thërret edhe mbledhje të tjera Kuorumi i mbledhjeve të Bordit të RTK-së është pesë anëtarë, duke mos përfshirë drejtorin e përgjithshëm Mbledhjet e Bordit i udhëheqë kryetari apo nënkryetari në pajtim me statutin dhe rregulloren e RTK-së Votimi në Bordin e RTK-së është i hapur. Kapitulli VIII DREJTORI I PËRGJITHSHËM Kushtet për emërim dhe shkarkim Neni Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së e emëron Bordi i RTK-së në bazë të një procedure të hapur të konkursit publik Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë person me përvojë të gjërë të menaxhimit të mediave apo fushave tjera relevante. Drejtorin e përgjithshëm e ndihmon zëvendësdrejtori i përgjithshëm me përvojë relevante menaxhuese. Drejtori dhe zëvendësdrejtori duhet të jenë banorë të Kosovës Drejtori i përgjithshëm i RTK-së emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit. Mandati i tij do të jetë 3 vjet me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit Asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i menaxhmentit të lartë, përfshirë drejtorin e përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizionit dhe kryeredaktorët nëse ai: a) është i (e) punësuar në shërbimin civil të Kosovës; b) ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri viteve të fundit; c) ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e mediave dhe reklamave ose d) është dënuar pas procesit të rregullt, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare, për ndonjë vepër penale që ka të bëjë me dhunën ose ndonjë veprim të pandershëm Anëtarët e menaxhmentit të RTK-së të zgjedhur nga Bordi mund të shkarkohen kur: a) një menaxher e humb të drejtën sipas kushteve të nenit 28.4, b) dështon në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive ose vepron në kundërshtim me këtë ligj ose ligjet e marrëdhënies së punës. Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm Neni 29 Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së ka këto autorizime dhe detyra: 205

206 1. Menaxhon veprimtarinë e RTK-së në pajtim me këtë ligj dhe me statutin e RTK-së si dhe me Kodin Etik të RTK- së; 2. Zgjedh dhe shkarkon personelin e RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së; 3. Merr vendim lidhur me çështjet e organizimit, financave dhe pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-ës; 4. E përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit; 5. Bashkërendon punën e njësive administrative të sistemit të RTK-ës dhe zgjidh, brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre; 6. Përgatit dhe i paraqet një plan program vjetor i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me këtë Ligj; 7. Ndërmerr masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij ose KPM-së se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme. 206

207 3. PËRCAKTIMET LIGJORE PËR FINANCIMIN, ZGJEDHJEN E ORGANEVE UDHËHEQËSE DHE POLITIKËN EDITORIALE TË RTK- SË, SIPAS LIGJIT 04/L-46, TË VITIT 2012 KREU III PARIMET PROGRAMORE TË RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS Neni 7 Obligimet e RTK-se ne lidhje me përmbajtjen, kanalet dhe shërbimet 1. Obligimet e shërbimit publik të RTK-së në lidhje me përmbajtjen, kanalet dhe shërbimet që ofron ai në mënyrë të veçantë duhet të përfshijnë si vijon: 1.1. promovimin e kulturës së dialogut qytetar dhe ofrimin e një arene të gjerë për diskutim publik; 1.2. ofrimin e përmbajtjes me cilësi të lartë e cila ofron informata për ngjarjet në vend, në zonat ndërkufitare, në Evropë dhe në botë; 1.3. ofrimin e përmbajtjes edukative- arsimore të cilësisë së lartë; 1.4. ofrimin e përmbajtjes kulturore të cilësisë së lartë; 1.5. prodhimin e programeve të dramave; 1.6. ofrimin e prodhimeve të brendshme televizive të cilësisë së lartë për fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit; 1.7. ofrimin e përmbajtjes argëtuese të cilësisë së lartë për të gjitha grupmoshat; 1.8. realizimin e të drejtave kushtetuese të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera kombëtare në lidhje me ofrimin e informimit publik dhe shpërndarjen e përmbajtjes s ofruar nga RTK 1.9. përfshirjen e arritjeve kulturore dhe dhe arritjeve të tjera të komuniteti serb dhe të komuniteteve të tjera në kanalet e radiove kombëtare dhe përmbajtjes në televizionet kombëtare në gjuhën shqipe; në pajtim me traktatet ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me korporatat transmetuese radiotelevizive të vendeve të tjera, ofron mbështetje për krijimin dhe zhvillimin e projekteve ndërkufitare për radio, televizion dhe projekte të tjera; 207

208 1.11. ofrimin e përmbajtjes për personat me aftësi të kufizuara shqisore, duke përdorur teknologjitë e përshtatura për nevojat e tyre vëmendje e veçantë i kushtohet personat me aftësi të kufizuara sa i përket programeve dhe ofrimit të informatave; vëmendje të veçantë do t i kushtohet fëmijëve dhe familjes; paraqitja dhe promovimi i kulturës së Kosovës, kreativitetit kulturor dhe lirisë së shprehjes artistike; paraqitjen dhe promovimin e shkencës; vëmendje e veçantë duhet t i kushtohet pozitës shoqërore dhe aktiviteteve të komuniteteve të regjistruara fetare; vëmendje e veçantë duhet t i kushtohet historisë dhe identitetit të Kosovës dhe vendit të saj në arenën ndërkombëtare, dhe promovimit të bashkëpunimit universal, mirëkuptimit dhe njohjes së historive, kulturave dhe identiteteve; promovimin e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të sportit, rekreacionit dhe mënyrës së shëndoshë të jetës; vëmendje e veçantë do t i kushtohet përmbajtjes për shëndetësi, mbrojtje të mjedisit dhe mbrojtje të konsumatorëve; vëmendje e veçantë do t i kushtohet çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e njerëzve, mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera dhe me mbrojtjen kombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare anëtare e të cilave është Kosova, dhe ofrimi i njoftimeve urgjente në lidhje me rreziqet për njerëzit, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin; konsideratë e duhur do t i jepet çdo interesi të veçantë dhe legjitim të grupeve të tjera të shikuesve, dëgjuesve dhe shfrytëzuesve të tjerë të përmbajtjes së ofruar nga RTK në ndonjë formë ose përmes ndonjë mënyre të transmetimit ose platforme të shpërndarjes në Kosovë; promovimin dhe, në pajtim me obligimet e detyrueshme të rrjetit të radiotelevizionit publik, duke siguruar prodhimin dhe performancën e punimeve audiovizuele lokale, punimeve audiovizuele evropiane dhe punimeve audiovizuele të producentëve të pavarur; promovimin e produksionit të filmit kosovar. 2. Në kuadër të strukturës së përmbajtjes, kanaleve dhe shërbimeve të ofruara nga RTK- ja si pjesë e performancës së shërbimit publik, RTK duhet t ia kushtojë një pjesë shumë të madhe të kohës së transmetimit javor në secilin kanal apo shërbim tjetër për përmbajtjen kulturore, artistike, informative, dokumentare apo edukative/arsimore. 208

209 3. Drejtori i Përgjithshëm, një herë në vit, do të hartojë një raport mbi ofrimin e përmbajtjes kulturore, artistike, informative, dokumentare apo edukative/arsimore të cilinpastaj do t ia paraqes Bordit të RTK-së për miratim. Nëse Bordi i RTK-së nuk e miraton ose aprovon raportin, ai do të fillojë procedurën e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm. 4. RTK do të kryej aktivitetet e veta transmetuese, do të punojë në pajtim të plotë me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe me të gjitha rregullat, rregulloret dhe dispozitat e KPM-së, përfshirë edhe ligjin e KPM-së dhe strategjinë e KPM-së për digjitalizim. RTK do të veprojë në bazë të licencës për kanalet e autorizuara të radiotelevizionit të vet. RTK siguron dhe garanton që të ruajë dhe arkivojë në mënyrë adekuate dhe profesionale programet e saja, ashtu siç parashihet me ligj. Neni 18 Politika redaktuese dhe e përmbajtjeve programore 1. Përgjegjësitë parësore të RTK-së, që burojnë nga misioni i tij i përcaktuar me këtë ligj, në mënyrë të veçantë përfshijnë përgatitjen, prodhimin dhe transmetimin e programeve të ndryshme audiovizuale për nevojat e qytetarëve të Kosovës, rajonit, diasporës dhe mbarë botës së lirë e demokratike e interesuar për ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë përgatitjen, prodhimin dhe transmetimin e programeve të veçanta, me përmbajtje specifike dhe tematike; 1.3. përforcimin, rikonstruktimin dhe ndërtimin e ri të transmetuesve radioteleviziv dhe stacioneve e nënstacioneve të ritransmetimit; 1.4. përgatitjen teknike e profesionale dhe transmetimin e shërbimeve të teletekstit; 1.5. inkorporimin e teknologjive të reja në prodhimin dhe transmetimin e programeve radiotelevizive; 1.6. përgatitjen dhe ofrimin e shërbimeve në zbatimin e veprimtarive dhe aktiviteteve komerciale-biznesore, që lidhen me prodhimin audioviziv, duke përfshirë këtu edhe eksportin dhe importin; 1.7. inkurajimin e veprimtarive programatike artistike, letrare, shkencore, kulturore dhe edukative e shëndetësore; 1.8. kultivimin e gjuhëve zyrtare dhe të gjuhëve të komuniteteve të tjera në Kosovë si dhe përhapjen e njohurive të tyre edhe jashtë vendit. 209

210 2. Programet e RTK-së nga paragrafi paraprak i këtij neni, duhet të udhëhiqen kryesisht nga: 2.1. ndjenja e përgjegjësisë, vëmendjes dhe kujdesit për përmbajtjen e mesazhit të çdo lajmi, informacioni apo të çdo fjale të transmetuar, në të mirë të mbrojtjes së emrit, autoritetit dhe reputacionit të RTK-së, si institucionit të vetëm publik në Kosovë: 2.2. të ofrojnë informacione të besueshme përkitazi me larushinë ndërllojore të ngjarjeve, rasteve, proceseve dhe dukurive që ndodhin në Kosovë dhe jashtë saj; 2.3. të inkurajojë, stimulojë dhe nxitë me korrektësi dhe profesionalizëm kulminant avancimin e vazhdueshëm të pikëpamjeve, mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve drejt formimit të opinionit publik; pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kontribut dhënëse në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit; 2.4. të respektoj, ta vë në pah dhe ta avancojë sistemin tradicional dhe autentik të vlerave tona dhe vlerave universale etike dhe morale te njerëzimit; 2.5. të shërbej dhe ndihmoj procesin e forcimit koheziv të familjes, solidaritetit kosovar dhe avancimin e procesit të shtet ndërtimit në Kosovë; 2.6. të kontribuojë në akceptimin e njohurive me të reja për ruajtjen e shëndetit dhe të ambientit jetësor, si dhe të vejë theks informimi në luftën institucionale dhe ligjore kundër patologjive sociale; 2.7. t i trajtojë dhe vejë në spikamë problemet, kërkesat dhe nevojat elementare dhe vitale të qytetarëve të Kosovës,veçmas të pjesëtarëve të komuniteteve dhe grupeve me nevoja të veçanta. 3. RTK udhëheqë, zhvillon dhe kultivon politikë redaktuese me përmbajtje të shëndosha, pozitive, asnjanëse, kreative, perspektive, qytetëruese, profesionale dhe humane. 4. RTK nuk do të transmetojë asnjë material, i cili me përmbajtjen, nëntekstin, dykuptimësinë, aludimin ose edhe me tonin, nxit diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. 5. RTK i respekton dhe zbaton standardet e pranuara gjerësisht të mirësjelljes në përmbajtjen e programit apo skemës programore, duke u përkujdesur veçanërisht për mbrojtjen e zhvillimit fizik, mental dhe moral të fëmijëve, por edhe respektimin e dinjitetit, shëndetit, pozitës dhe gjendjes së grup moshave të tjera në shoqëri dhe përcjelljen e mesazheve për publikun, përmes transmetimit të programeve, reportazheve dhe modaliteteve të tjera të informimit për ta. 6. RTK kujdeset në mënyrë të veçantë, që të mos emitojë programe me përmbajtje dhe ose porosi të cilat mund të kenë përmbajtje në kundërshtim me moralin publik, jo - etik, jo - edukativ, jo - social, të pandershme, pornografike, me sjellje të panatyrshme; 210

211 që propagojnë ose që ngashënjejnë në dhunë, kriminalitet, dezorientim, depresion dhe në fenomene të të tjera psikopatologjike dhe sociopatologjike. 7. RTK nuk do të transmetojë asnjë material, që është i pavërtetë, dezinformues, shantazhues, përgënjeshtrues, përdhosë ose mashtrues apo për të cilin me një hetim rutinor dhe të arsyeshëm, do të mund të përcaktohej se është i pavërtetë, dezinformues apo mashtrues. 8. Politika redaktuese e RTK-së duhet të jetë e pavarur, korrekte, profesionale, objektive, e balancuar dhe asnjëjëse. 9. RTK, në suaza të skemës dhe hapësirës programore, transmeton informacione zyrtare të institucioneve shtetërore, pa vonesë dhe të pandryshuar. 10. RTK, nuk bartë përgjegjësi për përmbajtjen, rrjedhimisht saktësinë dhe origjinalitetin e informatës së emituar zyrtare. KREU IV FINANCIMI I RTKsë Neni 21 Burimet e financimit 1. Për zhvillimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të saj ligjore, RTK, financohet nga: 1.1. parapagimi; 1.2. themeluesi; 1.3. nga vetëfinancimi përmes veprimtarisë së tij ekonomike; 1.4. nga burimet tjera që mund të përfshijnë: kontratat me palë të treta për shërbime transmetuese, duke shfrytëzuar kapacitetet teknike në dispozicion në pajtim me ligjin; shërbime të tjera programesh; botimet e prodhimeve muzikore, video, audio, librave, gazetave, revistave që lidhen me programet; veprimtaritë koncertale dhe shfaqjet publike; reklamat dhe publikimet e mesazheve të tjera të paguara në pajtim me ligjin; 211

212 sponzorimet dhe donacionet në pajtim me ligjin; përgatitja, prodhimi dhe shitja e programeve të RTK-së. 2. Fondet e RTK-së, duke përfshirë parapagimin për transmetuesin publik dhe burimet tjera të financimit të parapara me këtë nen, si para publike, depozitohen në një llogari te vetme zyrtare ne pajtim me rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar. 3. Të gjitha fondet publike, përfshirë edhe fondet e BK-së, të pranuara nga RTK dhe të depozituara plotësisht në një llogari të vetme zyrtare pajtim me paragrafin 2. te këtij neni do të shfrytëzohen vetëm për performancën e shërbimit publik e jo për ndonjë lloj aktiviteti komercial. 4. Për një periudhë transitore, deri trevjeçare, deri në sigurimin e financimit nga parapagimi, çdo vit RTK-së i ndahet zero pikë shtatë përqind (0.7 %) e të hyrave nga Buxheti i Kosovës duke përjashtuar të hyrat nga proceset e privatizimit, të hyrat e njëhershme për Buxhetin e Kosovës dhe të hyrat vetanake të nivelit qendror dhe lokal çdo vit kalendarik RTK do të ndajë dhjetë përqind (10%) të buxhetit të vet të përgjithshëm të pranuar nga të gjitha burimet për Kanalin në gjuhën serbe. RTK do të vazhdojë të ndajë dhjetë (10%) të buxhetit të vet të përgjithshëm për kanalin e dytë të RTK-së në gjuhën serbe pasi të pushojë financimi nga Buxheti i Kosovës dhe nga Themeluesi ndarja e dhjetë përqind (10%) të fondeve siç përcaktohet në paragrafin më lartë nga buxheti i RTK-së për kanalin e dytë të RTK-së në gjuhën serbe do të bëhet jo më vonë se një javë pas pranimit fondeve nga Buxheti i Kosovës dhe nga themeluesi, pavarësisht mënyrës se si është marrë financimi. Dhjetë (10%) e fondeve të mbledhura nga parapagimi do t i transferohen kanalit të dytë të RTK- së në gjuhën serbe jo me vonë se në fund të muajit kur ato pranohen. Dhjetë (10%) e të gjithë të ardhurave të tjera buxhetore të RTK-së do t i transferohen kanalit të dytë të RTK-së në gjuhën serbe jo me vonë se në ditën e fundit të secilit muaj shuma prej dhjetë përqind (10%) e buxhetit të RTK-së që i transferohet kanalit të dytë të RTK-së në gjuhën serbe fillimisht do të përdoret për të filluar punën e këtij të fundit duke siguruar objektet, pajisjet e ndryshme teknike dhe pajisjet për zyrë dhe mobile për zyrë, si dhe për punësimin e stafit të duhur. Pasi RTK 2 në gjuhën serbe të jetë bërë funksional, atëherë dhjetë (10%) përqind e buxhetit të RTK-së do të përdoret për të mbuluar shpenzimet rrjedhëse për funksionimin e RTK 2 në gjuhën serbe, përfshirë edhe për prodhimin e programeve specifike në gjuhën serbe të çfarëdo lloji. Ndarja prej dhjetë përqind (10%) e fondeve nga buxheti i RTK-së për kanalin RTK 2 në gjuhën serbe nuk duhet të përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç funksionimit administrativ, teknik, dhe redaktues të kanalit RTK 2 në gjuhën serbe. 5. Menaxhmenti i RTK-së duhet të fillojë përgatitjet për zbatimin e mekanizmit për mbledhjen e parapagimit, dhe do t ia propozojë atë për shqyrtim të brendshëm dhe aprovim Bordit të RTK-së, jo më vonë se gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 212

213 6. Fondet për RTK-në që vijnë nga buxheti i Kosovës dhe nga Themeluesi do të ndahen dhe përcaktohen çdo vit pas paraqitjes së raportit vjetor për aktivitetin e RTK-së dhe aprovimin e propozimit të buxhetit për vitin pasues të hartuar nga RTK RTK-ja i a dorëzon Kuvendit raportin e saj vjetor të aktiviteteve jo më vonë se 31 mars dhe propozimin e saj për buxhetin e vitit vijues jo më vonë se 30 tetor. Neni 22 Prapagimi 1. Themeluesi me propozimin e Bordit te RTK-se duhet të vendosë për nivelin e taksës për transmetuesin publik. Taksa do të jetë fikse për periudhën të paktën tre vjet. 2. Bordi i RTK-së do t ia propozojë Kuvendit mekanizmin për mbledhjen e tarifës së abonimit, përfshirë nivelin e tarifës, jo më vonë se dy (2) javë pas marrjes nga menaxhmenti i RTK-së. Kuvendit do ta miratojë mekanizmin për mbledhjen e tarifës së abonimit, përfshirë nivelin e tarifës, sa më parë që nga koha e pranimit nga Bordi i RTK- së, mirëpo jo më vonë se dymbëdhjetë (12) muaj nga hyrja e ligjit të tanishëm në fuqi. Menaxhmenti i RTK-së do ta zbatojë mekanizmin për mbledhjen e tarifës së abonimit menjëherë pas miratimit nga Kuvendi. 3. Pas fillimit të mbledhjes së tarifës së abonimit dhe bazuar në raportin vjetor mbi mbledhjen e tarifave, financimi nga Buxheti i Kosovës sipas paragrafi 4. të nenit 21 të këtij ligji do të rishikohet dhe zvogëlohet për shumën e mbledhur përmes mekanizmit të abonimit. 4. Të gjitha ekonomitë familjare dhe subjektet juridike në territorin e Kosovës janë të obliguar të paguajnë parapagimin për transmetuesin publik. 5. Ekonomitë familjare që janë shfrytëzuese të ndihmave sociale dhe invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve te UÇK, sipas ligjit në fuqi lirohen nga parapagimi për transmetuesin publik. 6. Me qëllim të verifikimit të numrit të këtyre familjeve Ministria përkatëse për punë dhe Mirëqenies Sociale në fund të çdo viti RTK i dërgon një regjistër me numrin e saktë të përfituesve të këtyre kategorive. 7. Të gjitha objektet religjioze në Republikën e Kosovës përjashtohen nga parapagimi. 8. Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve të Kosovës në të cilat mungon sinjali me cilësi te pranueshme televizive të rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së. 9. RTK-ja është e autorizuar t i sjell rastet e mos-përputhjes me kërkesën për parapagim para një gjykate me juridiksion kompetente, bazuar në dispozitat e ligjit të aplikueshëm, për qëllime të zbatimit të arkëtimit të parapagimit. 213

214 10. Gjykata kompetente obligohet që në rastet e mospagesës, respektivisht mospagesës së rregullt të parapagimit të RTK-së ti trajtojë me përparësi dhe urgjencë. 11. RTK, mban evidencë të saktë të gjendjes dhe ecurisë së parapagimit dhe të gjendjes së përgjithshme financiare të tij. Neni 23 Financimi nga themeluesi Për sigurimin e bazave të veprimtarisë së pacenuar, aktiviteteve të rregullta dhe pavarësisë editoriale të RTK-së, si institucion i pavarur publik, themeluesi në varësi të mundësive buxhetore siguron mjete financiare. KREU V ORGANET E RTK Neni 24 Organet drejtuese dhe të udhëheqjes të RTKsë 1. Organet drejtuese dhe udhëheqëse të RTK-së janë: 1.1. Bordi i RTK-së; 1.2. Drejtori i Përgjithshëm. Neni 25 Përbërja e Bordit 1. Bordi i RTK-së është organ kolegjial drejtues i RTK-së 2. Bordi i RTK-së përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë. 3. Anëtarët e bordit të RTK-së janë personalitete të dalluara të fushave të ndryshme si: kultura, arti, kinematografia, gazetaria, drejtësia, biznesi dhe menaxhmenti, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, universiteti, media dhe teknikës. 4. Anëtarët e bordit duhet të jenë individë me kredibilitet dhe autoritet të lartë njerëzor, profesional dhe moral. Gjatë punës së tyre, anëtarët e bordit duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, objektiv dhe të paanshëm. 214

215 5. Anëtarët e Bordit emërohen dhe veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes jashtë RTK-së përveç interesit të publikut. Ata nuk lejohet të kërkojnë apo pranojnë asnjë instruksion në lidhje me aktivitetet e Bordit nga asnjë interes jashtë RTK-së. 6. Përbërja e Bordit të RTK-së pasqyron karakterin shumetnik dhe gjinor të Kosovës. Së paku dy (2) anëtar të Bordit të RTK-së emërohen nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar emërohet nga komunitetet tjera jo shumice dhe së paku dy (2) anëtar të jenë të gjinisë femërore. Të paktën dy(2) anëtarë të Bordit do të kenë kualifikime profesionale në fushën e financimit, menaxhimit biznesor dhe të drejtësisë. 7. Anëtarët e Bordit duhet ti përmbahen ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe e kanë të ndaluar që të kërkojnë dhe pranojnë udhëzime gjatë përmbushjes së detyrave të tyre prej cilitdo autoritet tjetër. 8. Anëtarëve të Bordit u ndalohet keqpërdorimi i pozitës së tyre për përfitim personal apo të familjes së tij të ngushtë, të ndonjë pale tjetër apo entiteti. Neni 26 Zgjedhja e anëtarëve të Bordit 1. Anëtarët e Bordit të RTK-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës në bazë të procedurave të hapura dhe transparente. 2. Kandidatët për Bordin të RTK-së propozohen sipas procedurave të mëposhtme: 2.1. brenda nëntëdhjetë (90) ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të Bordit apo pas shpalljes së vendit të lirë për arsye të tjera, RTK bene shpallje publike brenda një periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj pesë (5) dite pas mbylljes se shpalljes publike, te gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad hoc për shqyrtimin e tyre brenda periudhës kohore prej tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK-së bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. 3. Mandati i anëtarëve të Bordit do të jetë si në vijim: Katër (4) anëtarë të Bordit të RTK- së do të emërohen me mandat dy (2) vjeçar, katër (4) anëtarë me mandat tri 215

216 (3) vjeçar dhe tre (3) anëtarë me mandat katër (4) vjeçare, dhe përcaktimi i kohëzgjatjes së mandatit nga secili grup do të bëhet me short. 4. Mandati i kryetarit dhe nënkryetarit të Bordit të RTK-së është dy (2) vite, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat. 5. Anëtarët e Bordit, mund të ri-emërohen vetëm edhe për një mandat tjetër tre (3) vjeçar. Neni 27 Pamundësia për të qenë anëtarë i Bordit 1. Anëtar i Bordit të RTK-së nuk mund të jenë: 1.1. anëtarët e familjes së ngushtë të stafit menaxhues 1.2. ish punonjësit të punësuar në RTK në dy (2) vitet e fundit; 1.3. personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe te emëruar (funksionaret publik) apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 1.4. është anëtar i organit udhëheqës të një partie politike apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit; 1.5. është anëtar i organit udhëheqës të ndonjë ndërmarrje publike; 1.6. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose përfaqëson këtë interes, punon ose ka punuar në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit dhe në RTK në dy (2) vitet e fundit;1.7. të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj; 1.8. pronarët apo bashkëpronaret e medieve transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre apo edhe të punësuarit në këto media; 1.9. është i/e angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim dhe paraqesin konflikt të interesit siç është përcaktuar me ligjin në fuqi për parandalimin e konfliktit te interesit. 2. Anëtari i Bordit ose anëtari i ngushtë i familjes së tij nuk guxon të ushtroj veprimtari afariste me institucionin publik të RTK-së. 216

217 Neni 28 Shkarkimi dhe dorëheqja e anëtarit të Bordit 1. Shkarkimi i anëtarit nga Bordi i RTK-së bëhet kur vërtetohet se ka ndonjë bazë për largim që parashihet me nën-paragrafët 3.3, 3.4 dhe 3.5 të paragrafit 3. të këtij neni dhe që mund të zbatohet për anëtarin. 2. Shkarkimi i një anëtari nga Bordi do të bëhet sipas procedurës në vijim: 2.1. propozimi për shkarkim vie nga Bordi i RTK-së me kërkesën e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve të Bordit ose të ndonjë iniciative tjetër nga jashtë sipas kushteve të përcaktuara nga paragrafi 3. i këtij neni Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendosë për shkarkimin ose jo të anëtarit të Bordit. 3. Shkarkimi i anëtarëve të Bordit mund të bëhet sipas këtyre kushteve: 3.1. paaftësisë profesionale - nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon ti përmbushë detyrat e anëtarit të Bordit; 3.2. paaftësisë mentale apo fizike për të kryer detyrat e anëtarit; 3.3. nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 26 të këtij ligji ka dështuar në realizimin e detyrave të tij/saj për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi; 3.5. nëse anëtari është dënuar për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg;3.6. nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nën-paragrafëve 1.3, 1.4 dhe 1.5 të paragrafit 1. të nenit 27 të këtij ligji mungesës në punë mbi një (1) muaj pa arsye; 3.8. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit 4. Anëtaret e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre (3) muaj përpara. 217

218 Neni 29 Kompetencat e Bordit të RTKsë 1. Bordi i RTK-së, punon dhe vepron në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të statutit të RTK-së. 2. Kompetencat e Bordit të RTK-së janë: 2.1. e aprovon statutin e RTK-së; 2.2. e aprovon rregulloren e punës së bordit si dhe rregulloret tjera të përcaktuara me statut; 2.3. shqyrton dhe miraton programet, bazat dhe standardet programore në përputhje me politikën programore, ligjin dhe standardet ndërkombëtare të informimit publik sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm; 2.4. shqyrton dhe miraton projekt programin e produksionit të RTK-së i cili duhet të jetë në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së; 2.5. shqyrton dhe miraton skemën e përgjithshme programore; 2.6. Emëron dhe shkarkon, drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, 2.7. emëron dhe shkarkon zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e Radiove dhe Televizioneve dhe udhëheqësin e shërbimeve të përbashkëta me shumicë të thjeshtë votash, sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm; 2.8. miraton strukturën organizative dhe konceptin programor të RTK-së; 2.9. e shqyrton dhe e miraton buxhetin vjetor dhe skemën për pagat e menaxhmentit dhe të personelit tjetër dhe siguron që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare. Buxheti i RTK-së, është dokument publik i cili pas shqyrtimit në bord i adresohet themeluesit për shqyrtim dhe miratim; shqyrton dhe publikon më së largu deri më 31 mars të çdo viti raportin financiar vjetor të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak të përgatitur nga menaxhmenti i RTK-së i cili i nënshtrohet një auditimi të jashtëm të pavarur. Raporti në fjalë më pas i dërgohet Themeluesit për trajtim dhe veprim; miraton plan programin vjetor, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me këtë ligj; miraton kodin e mirësjelljes për RTK-në dhe siguron zbatimin efektiv të saj; mbikëqyrë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programin e RTK-së; 218

219 2.14. miraton kriteret kryesore profesionale për punësimin e personelit, politikave dhe procedurave të vlerësimit të përmbushjes së detyrave; siguron që janë ndërmarrë masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij ose KPM-së se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme; vendos edhe për çështje të tjera të rëndësishme në përputhje me autorizimet dhe kompetencat që ka me ligj dhe statut; Neni 31 Kushtet për emërim dhe shkarkim të menaxhmentit të RTKsë 1. Asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i menaxhmentit të lartë, përfshirë drejtorin e përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizioneve nëse ai: 1.1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik); 1.2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë (3) tri viteve të fundit; 1.3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose 1.4. është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg;. 2. Anëtari i menaxhmentit të lartë të RTK-së nga paragrafi 1. i këtij neni, mund të shkarkohet në rast se: 2.1. e humb të drejtën sipas kushteve të paragrafit 1. të këtij neni; 2.2. dështon në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive dhe 2.3. vepron në kundërshtim me këtë ligj ose ligjet e marrëdhënies së punës. Neni 32 Kushtet për emërim dhe shkarkim të Drejtorit të përgjithshëm 1. Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së e emëron Bordi i RTK-së në bazë të ligjit e sipas procedurave të caktuara, të parapara me konkurs publik. 219

220 2. Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë shtetas i Republikës Kosovës dhe person me përvojë të menaxhimit të medieve apo fushave tjera relevante. 3. Drejtori i përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit. Mandati i tij do të jetë tri (3) vjet me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit, vetëm edhe për një mandat pasues. Neni 33 Kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të përgjithshëm 1. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së ka këto kompetenca, përgjegjësi dhe detyra: 1.1. menaxhon veprimtarinë e RTK-së në pajtim me këtë ligj dhe me statutin e RTKsi dhe me Kodin Etik të RTK- së; 1.2. zgjedh dhe shkarkon personelin e RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së; 1.3. merr vendim lidhur me çështjet e organizimit, financave dhe pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së; 1.4. e përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit; 1.5. bashkërendon punën e njësive administrative të sistemit të RTK-ës dhe zgjidh, brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre; Drejtori i Përgjithshëm i RTKse i raporton Bordit se paku një here ne muaj;1.6. përgatit dhe i paraqet Bordit një plan program vjetor i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me këtë ligj; 1.7. ndërmerr masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme, 220

221 4. PJESË NGA DOKUMENTI: STANDARDET PROFESIONALE DHE PARIMET ETIKE TË GAZETARISË NË PROGRAMET E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS 221

222 222

223 223

224 224

225 225

226 226

227 227

228 228

229 229

230 230

231 231

232 232

233 233

234 5. PJESË NGA HULUMTIMI PËR TREGUESIT E MEDIAVE NË KOSOVË, 2015 Figura 2. Sipas jush, a garantohet liria e shprehjes me legjislacionin (Kushtetutën) e Kosovës 52.6% 25.7% 8% 8% 5.7% Po Deri në një masë po Deri në një masë jo Jo Nuk e di Figura 3. Sipas jush, a garantohet liria e shprehjes me legjislacionin (Kushtetutën) e Kosovës? Përgjigje Po, plotësisht. Tabelim i kryqëzuar me llojet e mediave 68% 59% 52% 39% Gazeta Portale TV Radio 234

235 Figura 4. Sipas jush, a garantohet liria e shprehjes me legjislacionin (Kushtetutën) e Kosovës? Përgjigje të kombinuara. Tabelim i kryqëzuar bazuar në etnicitet Figura 5. Ju lutem a mund të tregoni arsyen se pse ju mendoni se liria e shprehjes nuk garantohet plotësisht ose nuk garantohet aspak? 31% 36% 23% 10% Mungesë e legjislacionit direkt (për lirinë e fjalës dhe informimit) Legjislacion i pakompletuar Zbatim jokorrekt nga autoritetet përgjegjëse Zbatim jokorrekt nga organet e drejtësisë 235

236 Figura 6. Sa janë duke u zbatuar garancitë ligjore për sa i përket lirisë së shprehjes? [Ju lutem vlerësoni nga 1 deri në 10, ku 1 do të thotë aspak dhe 10 plotësisht] Tabelimi i kryqëzuar me llojet e mediave Portal Gazetë TV Radio Figura 7. Sa janë duke u zbatuar garancitë ligjore për sa i përket lirisë së shprehjes? Prej 1 deri 10, 1 = aspak dhe 10 = plotësisht. Tabelimi i kryqëzuar në fushën kryesore të veprimit. 236

237 Figura 8. Sipas jush, a garantohet liria e informacionit me legjislacionin (Kushtetutën) e Kosovës? Figura 9. Sa janë duke u zbatuar garancitë ligjore për sa i përket lirisë së informacionit? Vlerëso nga 1 tek 10, ku 1 = aspak dhe 10 plotësisht. Tabelimi i kryqëzuar me llojet e mediumeve. 237

238 Figura 101. Sa janë duke u zbatuar garancitë ligjore për sa i përket lirisë së informacionit? Vlerëso nga 1 tek 10, ku 1 = aspak dhe 10 plotësisht. Tabelimi i kryqëzuar me llojet e mediave bazuar në fushën kryesore të veprimit Figura 11. Në aspektin e politikave redaktuese dhe funksionimit të përditshëm, a është transmetuesi publik (RTK-ja) i pavarur nga ndërhyrjet politike? 59% 15% 20% 6% Po, tërësisht Deri në një masë po Deri në një masë jo Jo, aspak 238

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë Roli i të Rinjve në Subjektet Politike në Kosovë Korrik 2016 Roli i Rinisë në Subjektet Politike Të drejtat e autorit 2016 Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES). Të gjitha të drejtat e rezervuara.

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA * Gentian ZYBERI 1 Abstrakt: Ky artikull fokusohet në çështjen e përgjegjshmërisë

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE SISTEMI ZGJEDHOR

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2016 RAPORT VLERËSIMI Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2 SCORECARD REPORT duke promuvuar zhvillimin ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me 26.10.2018 1 PËRMBAJTJA Lista e akronimeve... 4 1. Hyrje... 5 2. Zhvillimi i Raportit te Vetëvlerësimit

More information

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim Mission d Administration Administration Mission Intérimaire des Nations Unies au in Kosovo UNMIK Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Departamenti i Sistemeve të Pagesave Datë: 18 Tetor 217 Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Tab 1. Tabela krahasuese e numrit të terminaleve

More information

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Savet Kosova za Kulturno Nasledje / Kosovo Council for the Cultural Heritage PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS

More information

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL MAPL DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP Kjo analizë është produkt i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal MAPL,

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: MUSTAFA 2. Emri: Isa 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetwsia: Kosovar 5. Data e lindjes: 15.05.951 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: isamustafa@hotmail.com; isa.mustafa@uni-pr.edu

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386

More information

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë

More information

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë? Instituti kërkimor Demokraci për Zhvillim Seria: Interesi publik Nr. 11 Prishtina, 2017 Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë? Një vështrim më nga afër i Autoriteteve Rregullatore në Konkurrencë,

More information

Tel: 044/

Tel: 044/ CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Devolli 2. Emri: Ardita 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 04.04.1968 6. Gjinia: Femër 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email:

More information

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Art. 17.1 f) dhe ndryshimet e Ligjit për Mbeturina në vitin 2012, komunat në Kosovë kanë marrë kompetenca të reja për menaxhimin e

More information

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE Prishtinë, Qershor 2012 Republika e Kosovës Repubika Kosovo

More information

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Telecommunications Regulatory Authority Regulativni Autoritet Telekomunikacije SEKTORI I SHËRBIMIT POSTAR

More information

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA Botuesit: Shoqata për Zhvillim Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve Shoqata e Qytetarëve - Instituti

More information

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Savet Kosova za Kulturno Nasledje / Kosovo Council for the Cultural Heritage PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS

More information

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura gap qershor 2017 analizë BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura Ky hulumtim u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Qendra për Hulumtime në të Drejta të Njeriut dhe Integrime Evropiane Research Centre for Human Rights and European Integration SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Armend M. Shkoza Filloreta

More information

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07 Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon Prishtinë, korrik 2011 Ky publikim është përkrahur nga Qeveria e Mbretërisë së

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: 0355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

More information

Raporti i Performancës së Komunave

Raporti i Performancës së Komunave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration 2016 Raporti i Performancës së Komunave PËRDOR TË DHËNAT E PERFORMANCËS

More information

Reforma e administratës publike në Kosovë

Reforma e administratës publike në Kosovë Reforma e administratës publike në Kosovë Mirlinda Batalli * Përmbledhje Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE 1.1 PERSHKRIMI I MODULIT Titulli dhe numri i Modulit Titulli dhe Numri i Lendes

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/RREG/2003/4 21 shkurt 2003 RREGULLORE NR.

More information

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES? Kosovo Local Government Institute Kosovo Local Government Institute KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES? - NJË KONTRIBUT NË FORCIMIN E LLOGARIDHËNIES INSTITUCIONALE DHE TRANSPARENCËS NË NIVELIN

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë Kosovar Center for Security Studies QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË (QKSS) Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë Florian QEHAJA Mentor VRAJOLLI Prishtinë,

More information

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta e Unionit Evropian Niveli: Master Statusi lëndës: O Viti i studimeve: I, semestri

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ / OFFICE OF THE PRIME MINISTER/ URED PREMIJERA AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE / AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST

More information

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

TRANSPAROMETRI KOMUNAL TRANSPAROMETRI KOMUNAL PRIZREN, SUHAREKË, RAHOVEC, MALISHEVË, DRAGASH, MAMUSHË JANAR - QERSHOR 2015 KORRIK 2015, PRIZREN. TRANSPAROMETRI KOMUNAL PRIZREN, SUHAREKË, RAHOVEC, MALISHEVË, DRAGASH, MAMUSHË

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI 2011-2015 STUDIM KOMBËTAR Tiranë, 2015 1 Ky botim i CRCA Shqipëri mund të citohet, fotokopjohet apo printohet, por gjithnjë duke dhënë

More information

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE \NSTITUTI t STUDIME\/E EVROPIANE * U1 REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE Punim Shkencor ne Kerkim te Grades: "DOKTOR SHKENCASH" Terna: "SISTEMET ZGJEDHORE DHE

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;

More information

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË Kjo analizë është pjesë e angazhimit të Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST nga Platforma CIVIKOS me qëllim të përmirësimit

More information

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE ngrejmë aftësitë, përmirësojmë mjedisin Tiranë 2010 Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri Rreth REC QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC) SHQIPËRI, është

More information

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Prishtinë, Kosovë Shtator 2005 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA Mirënjohjet 7 I. Hyrje 11 II. Definicioni i Sektorit:

More information

RAPORTI VJETOR PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS PËR VITIN 2013

RAPORTI VJETOR PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS PËR VITIN 2013 RAPORTI VJETOR PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS PËR VITIN 2013 PËRMBAJTJA FJALA E KRYETARIT TË BORDIT... 4 FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM... 6 TELEVIZIONI I KOSOVËS RTK TV1... 8 HYRJE... 9 PROGRAMI INFORMATIV...

More information

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM PËRGJEGJËSI EFEKTIVITET DHE EFIKASITET PAVARËSI BESIM QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM TRANSPARENCË VULLNET POLITIK MONITORIM NDERSHMËRI QEVERISJA KORPORATIVE NË NDËRMARRJET PUBLIKE NË KOSOVË Përmirësimi i

More information

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo Curriculum Vitae Personal information Surname(s) Firast name(s) Birthday Address Drita A. KRASNIQI 26.12.1966 Zahir Pajaziti 45/4, Prizren, Republic of Kosovo Mobile +377 44 301 114 E-mail dritakrasniqi@yahoo.com

More information

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj ABSTR TRAKT Revistë kërkimore-shkencore ABSTRAKT Nr.1, 2015 Dega Ferizaj Keshilli redaktues: Medain Hashani Bujar Tafa Lindita Jusufi Roberta Bajrami Shqipe Shaqiri Driton Sejdiu 2 Abstrakt, nr.1, 2015

More information

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT Pjesëmarrja e grave në sindikata dhe respektimi i të drejtave të tyre në tregun e punës në Kosovë Autore: Nida Krasniqi Përmbledhje Ekzekutive Kjo analizë e shkurtër e

More information

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike 1. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Fejza 2. Emri: Ejup 3. Kombësia: Shqiptar 4. Data e lindjes 17.05.1966 5. Gjinia: M 6. Detajet kontaktuese: Email: ejup.fejza@uni-pr.edu Tel: +377 44 505 662 7. Thirrja

More information

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Përcaktuesit makroekonomikë

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

Përtej retorikës politike

Përtej retorikës politike Përtej retorikës politike Kthimi i Komisionit Parlamentar për Integrim Europian në udhëheqës të vërtetë të integrimit Komentarët e KCSF-së janë punime të shkurta, të orientuara drejt zgjidhjeve që shqyrtojnë

More information

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt KDU 314.55(496.51-2) Shqipe Shaqiri Abstrakt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt kanë qenë objekt i studimit në këtë hulumtim.

More information

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim Menaxhim Shëndeti 2012 Eksperti i vlerësimit Prof. Asc.Dr. Edmond Pistulli M AJ 2012 1 SHKURTIME ShLUPUMSH - Shkolla e Larte Universitare

More information

Çështje të sigurisë - 4

Çështje të sigurisë - 4 ÇËSHTJE TË SIGURISË - 4 1 Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Çështje të sigurisë - 4 2 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM ÇËSHTJE TË SIGURISË - 4 3 ÇËSHTJE TË SIGURISË Security Issues Revistë

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit Republika e Kosovës - Republika Kosovo - Republic of kosovo AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT - KOSOVSKA AGENCIJA ZA PRIVATIZACIJU - PRIVATISATION AGENCY OF KOSOVO Agjencia Kosovare e Privatizimit Raport

More information

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE (1981 2000) Kandidati: Ma. Afërdita Sokolaj Udhëheqës

More information

PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT

PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT ДРЖАВНА КОМИСИЈА ЗА СПРЕЧУВАЊЕ НА КОРУПЦИЈАТА PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT I Hulumtim dhe analiza Република Македонија ДРЖАВНА

More information

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës Instituti kërkimor Demokraci për Zhvillim Seria: Interesi publik Nr. 9 Prishtina, 2017 Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës Rritja e

More information

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI Raporti për Zhvillimin Njerëzor i Kosovës 2008 Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdo ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për

More information

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2013 RAPORT SIPAS ANALIZËS SË TË DHËNAVE TË RAPORTUARA NGA OPERATORËT POSTAR PERIUDHA; JANAR - DHJETOR 2013 PRISHTINË, QERSHOR 2014 PËRMBAJTJA

More information

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI 2015 Balkan Civil Society Development Network Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) Adresa: Mitropolit

More information

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive është

More information

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014 KËRKIME PEDAGOGJIKE Përmbledhje punimesh Prishtinë, 2014 3 Botues: Instituti Pedagogjik i Kosovës Kryeredaktor: Nezir Çoçaj Redaksia (Këshilli Shkencor i IPK-së): Islam Krasniqi Merita Shala Ganimete Kulingja

More information

Analizë politikash 05/2016

Analizë politikash 05/2016 Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë

More information

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (2005 2009) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore Drejtuar: Komitetit të të Drejtave të Fëmijëve të OKB-së, Gjenevë, ZVICËR Prill

More information

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit QENDRA PËR KONSERVIM DHE ARKEOLOGJI E MALIT TË ZI Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit Projekti

More information

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013 Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare 2013 Perceptime 2013 Tiranë, 2013 Editor: Shkrimi dhe analiza: Përkthimi: Redaktimi anglisht: Redaktimi shqip: Grafika: Albert Rakipi,

More information

Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Përgatitur nga:

Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Përgatitur nga: Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë Përgatitur nga: Mytaher Haskuka Udhëheqës ekipi Njësia për politika, hulumtim, çështje gjinore dhe komunikim, UNDP Iris Duri Statisticiene Njësia për politika,

More information

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Muhamet Mustafa * Alban Zogaj ** Përmbledhje Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION ZHVILLIMI PERSPEKTIV TURISTIK I KOSOVË DHE REFLEKTIMI RAJONAL I TIJ Specialiteti:

More information

SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI

SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I I EKONOMISË DEPARTAMENTI I STATISTIKËS DHE INFORMATIKËS SË ZBATUAR SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI Kandidati Valbona ÇINAJ Udhëheqës: Prof. Dr. BASHKIM

More information

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË NË PARTNERITET ME: PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË Anketë me investitorët aktualë dhe potencialë Raporti i përgatitur nga: Z. Kushtrim Shaipi, Menaxher iprojektit dhe bashkë-autor

More information

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim

More information

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Administrimit Publik www.uamd.edu.al Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI (Menaxhimi dhe udhëheqja arsimore

More information

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë RAPORTI VJETOR 2015 Janar 2016 Fushë Kosovë Përmbajtja 01 Fjala hyrëse për aksionarin Fjala hyrëse e kryesuesit të bordit të drejtorëve Fjala hyrëse e kryeshefit ekzekutiv 1 2 02 Raporti i kryesuesit

More information

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 No.2, Year 2014 MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2 ABSTRAKTI Ky punim fokusohet në politikat e reja në menaxhimin e riskut të

More information