MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN

Size: px
Start display at page:

Download "MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN Studim për mbrojtjen e gradës shkencore: Doktor i Shkencave në Gazetari dhe Komunikim Kandidati Alban TARTARI Udhëheqësi shkencor Prof. Dr. Briseida MEMA Tiranë, Tetor 2015

2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN Studim për mbrojtjen e gradës shkencore: Doktor i Shkencave në Gazetari dhe Komunikim Kandidati Alban TARTARI Udhëheqësi shkencor Prof. Dr. Briseida MEMA KOMISIONI I VLERËSIMIT (Kryetar) (Oponent) (Oponent) (Anëtar) (Anëtar) Tiranë, Tetor 2015

3 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Deklarata e autorësisë Ky punim doktoral i paraqitur pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës është kryer në përputhje me të gjithë normat, rregullat dhe kriteret akademike. Deklaroj me përgjegjësi se u jam përmbajtur me rigorozitet të gjithë rregullave akademike përsa i përket referencave, citimeve dhe çdo materiali të përdorur në punim. Të gjitha palët e përfshira në studim kanë qenë të informuara dhe janë përfshirë në këtë punim me vullnet të plotë. iii

4 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI COPYRIGHT: Alban TARTARI Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, 2015 iv

5 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI TABELA E PËRMBAJTJES Deklarata e autorësisë... iii Figurat e punimit... ix Tabelat e punimit... xiii Parathënie... xiv Kapitulli 1 HYRJE... 1 Qëllimi i studimit... 2 Baza teorike... 3 Objekti dhe terminologjia e studimit... 4 Metodologjia Kërkimi empirik i zhvilluar Intervistat Analiza e përmbajtjes... 9 Rëndësia e punimit Vështirësitë e hasura Pjesa e patrajtuar Kapitulli 2 KONCEPTE TEORIKE Media dhe Komunikimi Ndërkulturor Komunikimi Ndërkulturor Kritik Studimet Kulturore sipas Dagllas Kellner (Douglas M. Kellner) Produksionet kulturore mediatike nën këndvështrimin e Durham dhe Kellner Përqasja e vetkomunikimit masiv të Manuel Kastels Multikulturalizmi sipas Kastels Protokollet e komunikimit në një botë multikulturale, sipas Kastels Audienca Kreative e Kastels Barrierat kulturore të produksioneve ndërkombëtare sipas Ulrike Rohn Media dhe ndërtimi i imazhit të dëshiruar kombëtar Kapitulli 3 HISTORIK I SHKURTËR I MEDIAS TURKE Fillimet Periudha e Tanzimatit Periudha e Konstitucionalistëve (Mbështetësve të Kushtetutës) Shemsettin Samiu (Sami Frashëri) Periudha pas vitit Periudha e Përpjekjes Kombëtare të Mustafa Qemalit Periudha e Republikës Turke Media turke në ditët e sotme Media Ndërkombëtare në Turqi Kriza ekonomike turke dhe ndikimi në media v

6 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Diskutim mbi lirinë e medias në Turqi Radio dhe TV Gazeta dhe revista Agjenci lajmesh Mediat e Internetit Serialet televizive dhe produksione të tjera Rrjetet sociale Gazetaria e lagjes Reklama në median turke Organizatat e Medias Kapitulli 4 MEDIA TURKOFONE NË BALLKAN Pakica Turke në Ballkanin Perëndimor Transmetues të Pakicës Turke në Kosovë Historik Radio Televizioni i Kosovës RTK Radio Prizreni Gazeta Tan Gazeta dhe radio Yeni Dönem (Epoka e Re) Gazeta të tjera TV Balkan Radio "Kent FM Revista Türkçem (Turqishtja ime) Revista Paradigma Revista BAY (Balkan Aydınları ve Yazarları) Revista İmza Revista Energy Info Revista Fly Inn Radio Gora Mediumet turkofone të Kosovës në Internet Portali i lajmeve Kosova Haber Përmbajtja e edicionit në gjuhën shqipe Faqja e lajmeve KosovaPort Faqja e lajmeve KosovaTime Mediat Turke në Maqedoni Historik Gazeta Birlik Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) Gazeta Zaman Maqedoni Faqja e Zaman Shqip Zaman në gjuhën turke në Maqedoni Gazeta Yeni Balkan Revista Ufuk (Horizonti) Revista Kardelen (Lulebora) Revista Köprü (Ura) Revista Hikmet (Urtësia) vi

7 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Mediumet në Shqipëri Mediume të ALBtelecom dhe Eagle Mobile ALBtv Eagle Radio Revista Eagle Mag Televizioni Channel One Revista Hapësirë Radiot Radio Tirana Televizionet Mediat në Malin e Zi Kapitulli 5 MEDIAT PUBLIKE TË TURQISË NË BALLKAN Tre institucionet publike të informimit Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe Informacionit (BYEGM) Agjencia e lajmeve Anadolu Përmbajtja e botimeve në gjuhën shqipe në faqen e internetit të AA AA në shqip Radio Televizioni i Turqisë, TRT Historik i shkurtër TRT në ditët e sotme TRT World TRT në Shqip BYEGM, AA dhe TRT në rrjetet sociale dhe platformat celulare Aspekti financiar dhe reklama Media është (vetë) mesazhi Kapitulli 6 PRODUKSIONET TELEVIZIVE TURKE NË BALLKAN Zhvillimi global i industrisë së serialeve në botë Telenovelë apo serial? Serialet perëndimore Industria e produksioneve televizive në Turqi Shtrirja aktuale Serialet turke në Ballkan Serialet turke në Maqedoni Serialet turke në Kosovë Serialet turke në Shqipëri Serialet turke në Mal të Zi Specifika të përmbajtjes së tre serialeve më të ndjekur në Ballkan Ezel Sulejmani i Madhërishëm Shtëpiake të Dëshpëruara (Umutsuz Ev Kadınları) vii

8 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Cili është ndikimi i serialeve turke? Ndikimi social në Turqi Ndikimi ekonomik në Turqi Ndikimi në Ballkan Sondazhe lidhur me shikueshmërinë e serialeve turke në Ballkan Sondazhe të televizioneve AlsatM dhe Sitel TV në Maqedoni Sondazhi i kryer lidhur me shikueshmërinë e serialeve turke Përse kanë shikueshmëri të lartë? Kapitulli 7 DIPLOMACIA PUBLIKE E TURQISË Lindja e një diplomacie te re publike Mekanizmi zyrtar Strategjia turke e ndikimit në Ballkan Institucionet e diplomacisë publike turke në arenën ndërkombëtare Kompania e fluturimeve Turkish Airlines (THY) Imazhi ndërkombëtar Botimet e THY Agjencia e ndihmave TİKA Botimet e TİKA-s Instituti Yunus Emre Botimet e IYE Revista.tr Buletini Yunus Emre dhe katalogët promovues Librat e gjuhës turke Gjysmëhëna e Kuqe Turke (TürkKızılayı) Kapitulli 8 PËRFUNDIME Nevoja për media minoritare Nevoja për media publike gjithëkombëtare Nevoja për një treg televiziv rajonal BIBLIOGRAFIA SHTOJCA Shtojca 1, Anketë /Pyetësor Shtojca 2, Intervista Intervista lidhur me mediat turkofone në Ballkan Intervista lidhur me mediat publike Intervista lidhur me serialet turke Shtojca 3, Përmbledhje fotosh Shtojca 4, Rezultate të sondazhit ABSTRAKT ABSTRACT viii

9 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Figurat e punimit Figura 1: Radiot dhe televizionet në Turqi Figura 2 Përqindja e produksioneve vendase dhe të huaja në Turqi Figura 3: Faqja e dedikuar në gjuhën turke e RTK Figura 4: Zyrat e Radio Prizreni Figura 5: Një kopje e gazetës Yeni Dönem Figura 6: Një kopje e faqes së parë të gazetës Tan Haber Figura 7: Faqja zyrtare e KentFM Figura 8: Faqja e parë dhe e fundit e një kopjeje të revistës Türkçem Figura 9: Revista Paradigma Figura 10: Revista BAY Figura 11: Revista Imza Figura 12: Revista Energy Info Figura 13: Faqja e Kosova Haber Figura 14: Faqja Kosova Port Figura 15: Faqja e lajmeve KosovaTime Figura 16: Gazeta Zaman Shqip në Maqedoni Figura 17 Faqja e gazetës Zaman Makedonya në turqisht Figura 18: Faqja e gazetës Yeni Balkan Figura 19: Versioni i shtypur i gazetës Yeni Balkan Figura 20: Revista Ufuk Figura 21: Revista Kardelen Figura 22 Revista Köprü (Ura) Figura 23: Faqja e AA në gjuhën shqipe Figura 24: Faqja e TRT në gjuhën shqipe Figura 25: Transmetimet në shqip në aplikacionin e TRT Figura 26: Audienca e 3 TV, data 26 Mars 2015, orari: 20:00 23: Figura 27: Audienca e 4 TV, data 28 Mars 2015, orari: 20:00 23: Figura 28 Audienca e 3 TV, data 8 maj 2015, orari: 20:00 24: Figura 29: Audienca e 3 TV, data 9 maj 2015, orari: 20:00 23: Figura 30: Audienca e 3 TV, data 10 maj 2015, orari: 20:00 23: Figura 31: Audienca e 6 TV, data 13 maj Maj, orari: 19:00 01: ix

10 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Figura 32: Audienca e 6 TV, data maj 2015, orari: 19:00 01: Figura 33 Audienca e 6 TV, data 15 maj 16 Maj 2015, orari: 19:00 01: Figura 34: Shikueshmëria e programeve në AlsatM në Maqedoni Figura 35: Shikueshmëria e Serialeve në TV AlsatM Figura 36: Shikueshmëria e Serialeve Turke, në televizionet e Maqedonisë Figura 37: Shikueshmëria e Serialeve Turke, në televizionet e Maqedonisë Figura 38: Cili është shkollimi juaj? Figura 39: A i ndiqni serialet/telefilmat/telenovelat nga Turqia? Figura 40: Nëse nuk i ndiqni serialet turke, çfarë serialesh televizive ndiqni? Figura 41: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve Nëse po, cila është arsyeja që i ndiqni serialet turke dhe pyetjes Cila është gjinia juaj? Figura 42: Ndërthurje e të dhënave mes pyeteve: Nëse po, cila është arsyeja që i ndiqni serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Figura 43: Ndërthurje e të dhënave mes pyeteve: Cili është seriali turk që ju ka ndikuar më shumë? dhe Cila është gjinia juaj? Figura 44: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ka ndryshuar perceptimi juaj mbi Turqinë pasi i keni ndjekur serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Figura 45: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ka ndryshuar perceptimi juaj mbi Turqinë pasi i keni ndjekur serialet turke? dhe Cila është gjinia juaj? Figura 46: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ju është rritur interesi për të vizituar Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke? dhe Në cilin shtet jetoni? Figura 47: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ju është rritur interesi për të vizituar Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Figura 48: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A mendoni se keni mësuar më shumë mbi gjuhën dhe kulturën turke duke ndjekur serialet turke dhe Cila është gjinia juaj. 170 Figura 49: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A mendoni se keni mësuar më shumë mbi gjuhën dhe kulturën turke duke ndjekur serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Figura 50: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Shqipëri sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Figura 51: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Kosovë sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Figura 52: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Malin e Zi sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) x

11 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Figura 53: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Maqedoni sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Figura 54: Aktori Kenan İmirzalıoğlu ( Ezel, Karadayı, Jetë e Hidhur ) si imazh i një prej kompanive turke Figura 55: Aktorja Beren Saat ( Dashuri e Ndaluar, Fatmagyl ) si imazh i një produkti në Turqi Figura 56: Aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj këngëtari Kenan Dogulu si imazhe reklamues të një kompanie turke në një citylight në një rrugë të Stambollit, Turqi Figura 57: Aktorja Fahrije Evxhen (Fahriye Evcen) si imazh prezantues i një produkti ndërkombëtar në një billboard në një rrugë të Stambollit, Turqi Figura 58: Aktorja Xhansu Dere (Cansu Dere), e njohur te serialet Ezel dhe Sulejmani i Madhërishëm, si imazh i një kompanie ndërkombëtare në një citilight në një rrugë të Stambollit, Turqi Figura 59: Aktori Tunxhel Kurtiz (Tuncel Kurtiz, i njohur me rolin e Dajës në Ezel, si imazh në rrjetet sociale shqiptare. Numrohen disa dhjetra faqe në gjuhën shqipe me këtë personazh Figura 60: Dy aktorët e serialit Diamante dhe Dashuri (Kara Para Aşk) Engin Akjyrek (Engin Akyürek) dhe Tuba Byjykystyn(Tuba Büyüküstün), të promovuar nga agjenci mediatike shqiptare në internet Figura 61: Revista Class në Tiranë boton një artikull rreth aktores Tuba Byjykystyn (Tuba Büyüküstün) Figura 62: Gazeta Panorama në Tiranë boton intervista të aktorëve turq të serialeve Figura 63: Intervistë me regjisorin e serialit Lugina e Ujqve, botuar në gazetën SOT Figura 64: Shpjegime lidhur me ngjarjet në serialin Karadayı, botuar në gazetën Paloma Figura 65: Shpjegime lidhur me serinë pasardhëse të serialit Karadayı, botuar në gazetën Intervista Figura 66: Një ndër lajmet e shumtë botuar në faqen e TV Klan, një ndër kanalet e Shqipërisë që trasmeton seriale turke. Lajmet ofrojnë më shumë informacione lidhur me personazhet e filmave që transmetohen në këtë kanal televiziv Figura 67: Lajmi promovues i serialit Karadayı në faqen zyrtare të TV Vizion Plus, në Tiranë Figura 68: Lajmi promovues i serialit Dila, transmetuar nga TV Alsat M, në Maqedoni. 261 Figura 69: Shkrim në median kosovare, lidhur me serialet turke xi

12 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Figura 70: Shkrim në median e Shqipërisë lidhur me serialet turke Figura 71: Prezantimi me poster në fasadat e Stambollit të serive të reja të Sulejmanit të Madhërishëm, me titullin Kosem Sulltan Figura 72: Promovimi i serialit Ringjallja me temë ngritjen e Perandorisë Osmane në fasadën e kanalit publik turk TRT1 në Stamboll. Gjithashtu më tej edhe promovimi i një seriali tjetër (Filinta) Figura 73: Promovimi i serialit 1001 Netë me anë të një posteri në qendrën tregtare Citypark, në Tiranë Figura 74: Artikull i botuar në gazetën MAPO, lidhur me serialet turke Figura 75: Artikull i botuar në gazetën SOT në Tiranë, lidhur me serialet turke Figura 76: Një analizë e BBC lidhur me serialet turke, botuar në gazetën Shqip në Tiranë Figura 77: Njoftim publicitar ne Gazetën Telegraf në Tiranë, lidhur me Figura 78: Gazeta Telegraf, Kosovë Figura 79: Reklama në shtyp Figura 80: Shikueshmëria e Serialeve në Maqedoni, 26 Tetor Figura 81: Shikueshmëria e Serialeve në Maqedoni, 28 Tetor xii

13 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Tabelat e punimit Tabela 1: Lista e intervistave nga mediat turkofone në Ballkan. Intervistues: Alban Tartari... 8 Tabela 2: Lista e intervistave nga mediat e Turqisë. Intervistues: Alban Tartari... 9 Tabela 3: Intervista lidhur me serialet turke... 9 Tabela 4 Gazetat dhe revistat në Turqi Tabela 5: Lexueshmëria e lajmeve të Kosova Haber Tabela 6: Opinionet-Editorialet (Op-Ed.) Tabela 7: Radiot e minoriteteve në Shqipëri Tabela 8: Programet e Radio Tiranës në gjuhën turke Tabela 9 Kanalet televizive të TRT-së Tabela 10: Kanalet radiofonike të TRT-së. Faqja në internet: trt.net.tr Tabela 11: Revistat e TRT-së Tabela 12: Numri i pushuesve nga katër vendet sipas viteve në Turqi Tabela 13: Cila është gjinia juaj? Tabela 14 Në cilin shtet jetoni? Tabela 15: Fluturimet e THY në vite Tabela 16: Ndihma e TİKA-s ndaj vendeve të Ballkanit në përqindje xiii

14 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Parathënie Në fillim gjithmonë mendoja se kultura nuk është një sferë autonome më vete. Dhe ajo që Studimet Kulturore përpiqen të bëjnë, është të kuptojnë ansamblin e lidhjeve mes ekonomikes, politikes, kulturores, ideologjikes dhe sociales. 1 Stuart Hall Shpesh, ne punonjësit e fushës së komunikimit harrojnë se endemi në kulturë. Dhe jo vetëm ne. Çdokush, sot endet gjatë gjithë ditës së saj/ të tij nga njëra kulturë në tjetrën, bazuar në atë që i thonë ekranet që e rrethojnë, ai i celularit, ai i kompjuterit, ai i televizorit. Shoqëritë po enden më shpejt se kurrë më parë përmes kulturave dhe komunikimeve ndërkulturore, që media na i shfaq përballë kudo ku ndodhemi. Është e njohur në Turqi rrëfenja se diku në skajet arabe të Perandorisë Osmane të asaj kohe, predikimi (hutbeja) i së premtes në xhaminë e këtij vendi nisi me një lavd për një prej sulltanëve! Çështja ishte që sulltani kishte muaj që kish vdekur; një tjetër sulltan kish ardhur në krye të shtetit, por edhe atë e kishin rrëzuar. Pra, në krye të shtetit osman të kohës ishte sulltani i tretë për nga radha, por drejtuesit dhe banorët në tërësi të asaj zone as që e kishin marrë vesh, sepse shtypi nuk ekzistonte. Globi, sot është bërë edhe më i vogël se fshati i McLuhan-it dhe në këtë kanë luajtur rol teknologjitë e reja që transformuan komunikimin tonë edhe median si dhe transporti ndërkombëtar. Për të takuar e folur me fqinjin duhen bërë ca hapa, duhet dalë deri në ballkon, ndërsa për të takuar dikë në Australi apo Argjentinë mjaftojnë, dy ose tre klikime në pajisjet tona kompjuterike. Nisur nga ky turravrap mediatik ndërkombëtar, jam frymëzuar për të studiuar që të kuptoj vetë fillimisht e më pas nëse mundem ta ndaj me të tjerë, atë që media sot mund të bëjë në arenën ndërkombëtare. Të kuptoj atë që shtetet mund të bëjnë me këtë mjet të fuqishëm dhe mënyrat sesi e përdorin këtë mjet. Të kuptoj se përse ne ende në Shqipëri dhe hapësirën shqipfolëse në Ballkan nuk po mundemi, sipas gjykimit tim, ta përdorim siç duhet, sa duhet dhe ku duhet këtë mjet të komunikimit publik. Dhe nga ana tjetër, të kuptoj se çfarë ndodh kur ne çelim derën e shtëpisë dhe bujtim brenda media dhe përmbajtje mediatike që na vijnë nga larg. Si ekspozohemi ndaj tyre dhe çfarë ndikimi mund të kenë në jetën tonë? 1 Hall, Stuart Stuart Hall: Cultural Studies and Marxism (Intervistë me Sut Jhally). 19 Shkurt. Qasja 10 Shtator xiv

15 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Studimet për median në shkallë ndërkombëtare nuk janë të reja. Studimet mbi mediat e minoriteteve, mediat publike kombëtare dhe mbi-kombëtare, përmbajtjet filmike seriale televizive janë të vjetra po aq as vetë këta elementë të medias. Ajo që jam përpjekur të kuptoj është sesi këto, të ndërthurura mund të kthehen në një vitrinë e cila ka një efekt të caktuar te ata që i kalojnë përballë. Jam përpjekur të njoh veten përmes tjetrit. Të kuptoj problematikat tona dhe arsyen përse ne ekspozohemi ndaj vitrinave të të tjerëve, shpesh pa e kuptuar ndikimin që ato kanë mbi ne. Duke kuptuar këtë, ne jemi më të qartë lidhur me median që kemi dhe mënyrën sesi e përdorim atë. Ky punim ka synimin e qartë të sjellë një kontribut modest për median shqiptare në tërësi. Vetëm në këtë mënyrë mendoj se do të ishte i vlefshëm ky punim. Në të kundërt, çdo lloj gërmimi teorik apo praktik në kuadër të këtij punimi që nuk do të gjente jehonë në përditshmërinë e sektorëve të trajtuar do të ishte i pavlerë, si një gropë që është hapur në tokë, por nuk është mbjellë asnjë pemë në të. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata drejtues të mediave, agjencive dhe subjekteve të studiuara që u bënë pjesë dhe ndihmuan për kryerjen e këtij hulumtimi mëse tre vjeçar. Janë shumë, që nga Kosova në Maqedoni, nga Shqipëria në Malin e Zi dhe në Turqi, kolegë të etnive të ndryshme, turq, shqiptarë, maqedonas dhe malazezë. Një mirënjohje e veçantë shkon për Akademik Prof. Dr. Artan Fuga, drejtuesin dhe frymëzuesin e shkollës shqiptare të komunikimit dhe gazetarisë. Pa punën, durimin dhe angazhimin e tij, unë personalisht, nuk do të isha në këtë rrugë. Falënderim me përulje për udhëheqësen e kësaj teme doktorale, gazetaren e palodhur Prof. Dr. Briseida Mema, e cila me dijen, eksperiencën dhe vitalitetin e saj më ka treguar rrugën dhe më ka bërë të shoh më qartë qëllimin e këtij udhëtimi shkencor. Falënderime nga zemra për pedagogët e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, veçanërisht Prof. As. Dr. Mark Markun, Prof. As. Dr. Bashkim Gjergjin, Prof. As. Dr. Genta Skurën, të cilët kanë qenë çdo herë në dispozicion për të ndihur këtë punim doktoral me mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Një falënderim shkon për kolegët e mi të shkëlqyer në vende të ndryshme: Ramadan Çipuri, Ferdinand Gjana në Shqipëri, Ismet Kallaba në Malin e Zi, Mehdi Cibo në Kosovë, Fejzi Hajdari në Maqedoni. Mirënjohje për kolegët e mi të punës, Shpendi Gjana, Ledina Ferhati, Foriana Proko dhe Ilindena Sotirofksi, për mbështetjen e tyre dhe mirëkuptimin që kanë treguar përherë gjatë punës sonë, nisur nga ngarkesa e madhe e këtij punimi. xv

16 Mediat turkofone në Ballkan Pasqyra e përmbajtjes, Parathënia Alban TARTARI Përulem përballë dy prindërve të mi, Ferziletes dhe Muhametit, dy gjigantëve të palodhur, dhe ju them se kam bërë gjithçka t jua shpërblej të paktën me kënaqësi, investimin e tyre të madh, sakrificën, mundin dhe djersën që bënë për mua. Jam te këmbët e tyre, si në klasën e parë. Falënderoj ata që më së shumti u kam munguar mbrëmjeve dhe për fundjava të tëra, fëmijët e mi, Esra, Adli dhe Daris, këta tre motorë të gëzimit dhe lumturisë së jetës sime. Kur të rriten do ta lexojnë dhe kuptojnë që çdo gjë e arritur pa mund dhe djersë, nuk u takon atyre. Dhe në përmbyllje, dëshiroj të falënderoj njeriun që më ka mbështetur dhe më mbështet në çdo hap të jetës sime. Mirënjohje pafund për shoqen time të rrugës së gjatë, Elda Tartari. Ky punim, i dedikohet asaj! xvi

17 Kapitulli 1 HYRJE Mediat kanë qenë përherë mjete në duart e zotëruesve të tyre, qofshin këto institucione publike në pronësi të shtetit dhe politikës, individë me sipërmarrje private, apo grupime të mëdha biznesi. Siç e thotë studiuesi Stjuart Hall (Stuart Hall) [d]ikush ka interes në formësimin e pronësisë dhe kontrollit të medias. 2 Mund të kemi modele të ndryshme sipas shteteve dhe kulturave në zona të ndryshme të globit, por gjithsesi ky interes mbetet prezent. Debati lidhur me marrëdhënien mes pronarëve të medias, politikanëve dhe bizneseve ka qenë një temë që ka marrë një vëmendje në rritje. 3 Përherë ka pasur një diskutim lidhur me rolin e mediave në tërësi, dhe veçanërisht nëse ato janë në shërbim të publikut siç pretendojnë, apo janë në shërbim të zotëruesve dhe kontrolluesve të tyre. Duke qenë se ato janë mjete që u flasin masave të gjëra të shoqërive në nivele kombëtare, rajonale dhe globale, interesat që përplasen lidhur me to janë të mëdha. Në këtë punim doktoral do të trajtohen ato që i kemi klasifikuar si mediume turke në Ballkan, veçanërisht në zonën me interes për shqiptarët në katër shtete: Shqipëri, Kosovë 4, Maqedoni 5 dhe Mali i Zi. Në kategorizimin si mediume turke hyjnë tre grupime mediash: a) mediat e minoriteteve turke dhe të bizneseve turke në vendet e sipërpërmendura; b) mediat publike të Turqisë që kryejnë transmetime/emetime/botime në gjuhën shqipe në këtë hapësirë; c) si dhe serialet televizive nga Turqia që transmetohen në kanalet televizive të këtyre katër vendeve. 2 Hall, Stuart Stuart Hall: Cultural Studies and Marxism (Intervistë me Sut Jhally). 19 Shkurt. Qasja 10 Shtator Londo, Ilda «Media Ownership and its impacts on media independence and pluralism -"Albania.» Albanian Media Institute. Qasja 30 gusht Republika e Kosovës, ndonëse e panjohur ende nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si shtet i pavarur, do të citohet me emërtesën Republika e Kosovës ose thjesht Kosova siç është njohur nga Shteti Shqiptar. 5 Emri i këtij shteti, (zyrtarisht sipas OKB-së: Republika ish jugosllave e Maqedonisë- FYROM), pavarësisht mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, do të citohet si Republika e Maqedonisë apo Maqedonia siç është njohur nga Shteti Shqiptar.

18 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI Në kategorinë e parë, të mediave të minoriteteve turke, ose quajtur ndryshe mediat turkofone bëjnë pjesë gazeta, revista, radio, televizione dhe faqe lajmesh në internet. Të gjitha këto media janë trajtuar në specifikat e tyre. Në kategorinë e dytë, të mediave publike turke janë trajtuar tre agjenci të informimit, Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të Turqisë (BYEGM), Agjencia publike e lajmeve Anadolu (AA) dhe Radio Televizioni Publik i Turqisë, (TRT). Ndërsa agjencia e parë ka një qëllim koordinues, dy agjencitë e tjera janë prezente në rajonin tonë me produkte mediatike në gjuhën shqipe. Në kategorinë e tretë, trajtohen serialet televizive turke që transmetohen aktualisht më së shumti në gjuhën origjinale, turqisht dhe të titruara në gjuhën shqipe dhe po ashtu respektivisht në gjuhët maqedonase dhe malazeze në televizionet në rajonin e Ballkanit. Në këtë punim, i është dhënë vend edhe një historiku të shkurtër të medias në Turqi. Për të pasur një tablo më të qartë të prezencës së Turqisë në Ballkan janë trajtuar edhe disa instrumente të diplomacisë publike të Turqisë në Ballkan dhe më gjerë, të cilat funksionojnë në mënyrë paralele me instrumentat mediatikë të Turqisë në këto zona. Të tre këto grupime, përbëjnë prezencën mediatike të Turqisë në Ballkan. Kjo prezencë është shtuar nisur nga vitet , e shoqëruar edhe me një prezencë të bizneseve të Turqisë. QËLLIMI I STUDIMIT Studimet e ndërmarra nga studiues shqiptarë lidhur me mediat rajonale tej-shqiptare janë të pakta. Të fokusuar përgjithësisht mbi mediat shqiptare, vihet re një mungesë e studimeve të thelluara për aktorë të tjerë mediatikë të rëndësishëm në rajon, që formësojnë identitetet, qëndrimet dhe veprimet e shteteve dhe shoqërive përkatëse dhe kanë një ndikim në marrëdhëniet mes kombeve. Qëllimi i këtij studimi është të sjellë modelin turk të përdorimit të mediave nën zotërim dhe/ose nën ndikim në tërësi dhe produksioneve të prodhuara në Turqi në veçanti. Qëllimi nuk është të shihet nga ana teorike balanca mes shërbimit që mediumet turke i bëjnë pronarit të tyre apo publikut në tërësi. Ky punim synon të trajtojë vijën e hollë ndarëse mes qëllimit të transmetuesve/botuesve/emetuesve dhe ekspozimin që bëjnë audiencat në vendet përkatëse. Nisur nga një shtrirje e gjerë e këtyre mediave dhe përmbajtjeve mediatike të Turqisë pas vitit 2010 në rajonin tonë, prezenca dhe ndikimi i tyre janë ende të panjohur, të pandjeshëm dhe rrjedhimisht të pastudiuar. Qëllimi i këtij punimi nuk është trajtimi gjeopolitik i kësaj prezence mediatike, apo roli gjeopolitik i Turqisë në rajonin e Ballkanit, gjë e cila do ta kategorizonte punimin mirëfilli në fushën e studimeve ndërkombëtare, pra diplomacisë. Një ndër qëllimet është evidentimi i rolit 2

19 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI të medias në mënyrë direkte, por edhe në mënyrë të ndërthurur me media të tjera, mbi zonën të cilën shënjeshtron me mesazhet e saj. Pra, ky është një studim për agjencitë e komunikimit mediatik të Turqisë në katër vendet e Ballkanit. Një qëllim tjetër është kryerja e një ekspozeje të prezencës së mediave minoritare turke. Nëse shihet me kujdes në hartë, pakica turke në Kosovë jeton e vendosur mes shqiptarëve dhe po ashtu edhe pakica turke në Maqedoni. Pra, turqit në këtë zonë janë në një interaktivitet të përditshëm me shqiptarët, më shumë se me çdo etni tjetër në rajon. Tjetër qëllim është evidentimi i prezencës së produksioneve televizive turke në televizionet e katër vendeve në fokus të këtij studimi. Këto produksione që duket se kanë zëvendësuar ato latino-amerikane janë të shumëshikuara nga publiku në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Sondazhet, e kryera nga agjencitë e monitorimit të mediave, flasin për dominancë të serialeve turke edhe përballë produksioneve televizive shqiptare. BAZA TEORIKE Ky punim doktoral në kuadrin teorik do të bazohet më së shumti në autorë që i përkasin shkollës së studimeve kulturore britanike. Koncepte si komunikimi ndërkulturor, multikulturalizmi dhe përmbajtja mediatike si ndërtues imazhi janë trajtuar në hollësi. Disa nga autorët mbi punimet e të cilëve është ndërtuar ky studim: Manuel Kastels, Dagllas Kellner, Tomas Nakajama, Rona Halualani, Ulrike Rohn, Raka Shome, Kathrin Sorrels, Minkshi Durham, Simon Anholt, Xhon Kuelç, Katerinë Joç, Jan Melissen, Uendi Lids Hurvitz si dhe studiues të tjerë. Nga studiuesit shqiptarë në këtë punim mund të gjenden të cituar Artan Fuga, Hamit Boriçi, Mark Marku, Milazim Krasniqi. Nga studiuesit turq janë përdorur punime të studiuesve si Uluç Gyrkan, Orhan Kolollu, Onur Ojmen, Ibrahim Oztyrkçy, Hifzi Topuz. Përmes elaborimit teorik vijnë këndvështrime lidhur me përçimin e kulturës përmes komunikimit mediatik ndërkombëtar. Tashmë Shqipëria, hapësira shqipfolëse dhe Ballkani në tërësi, ekspozohen ndaj agjencive mediatike të vendeve dhe kulturave të ndryshme. Por kjo nuk është një risi. Shtetet më të fuqishëm të botës me mediumet e tyre, kanë dekada që përçojnë mediatikisht elementët e tyre kulturore përqark globit. Për këtë arsye, ky punim në aspektin teorik bazohet në studimin e komunikimit ndërkulturor kritik, një nocion i elaboruar më së shumti në 5 vitet e fundit. Përmes kësaj optike, mund të analizohen më qartë përmbajtjet kulturore që serviren në rang rajonal apo global nga agjencitë mediatike të komunikimit. Në këtë mënyrë, mund të kuptohen qartë disa modele ndërkombëtare të këtij komunikimi. 3

20 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI OBJEKTI DHE TERMINOLOGJIA E STUDIMIT Objekti i këtij studimi vendoset qartësisht në grupin e mediave turke, ose mediave të lidhura, manaxhuara, mbështetura, të furnizuara nga Turqia në rajonin e Ballkanit. Në këtë studim, ato do të quhen edhe mediat turkofone në rastin e mediave minoritare, mediat/agjencitë turke, mediat publike turke në rastin e mediave publike të Turqisë dhe serialet turke në rastin e produksioneve televizive. Ato marrin edhe emërtesën mediumet turke, ku bëjnë pjesë të gjitha kategoritë e sipërpërmendura. Në këtë punim doktoral fokusi do të jetë mbi prezencën e këtyre mediave në Ballkan dhe arsyet e kësaj prezence. Nga këndvështrimi gjeografik, studimi shtrihet në një rrafsh të gjerë nga Turqia drejt Ballkanit. Me hapësirën Ballkan, siç u evidentua më sipër do të kuptojmë katër shtetet në fokus, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Pra, bëhet fjalë për prezencën mediatike të Turqisë në këto vende. Gjithashtu, një pasqyrë lidhur me këto media, burimet e tyre të prodhimit, kanalet e shpërndarjes, agjencitë manaxhuese etj. do të bëhet edhe për Turqinë. Termi hapësirë gjeografike e humbet kuptimin kur bëhet fjalë për transmetimet/ emetimet/botimet në internet. Siç dihet, ato mund të ndiqen në çdo vend të botës dhe në çdo kohë, nëse zotërohen pajisjet elektronike përkatëse dhe është siguruar lidhja me internetin. Në këtë pikëpamje, mund të thuhet se mediat publike turke që emetojnë përmes internetit në gjuhën shqipe, nuk kanë në fokus të mesazheve të tyre vetëm shqiptarët në katër vendet e marra në studim, por të gjithë shqiptarët në botë që janë në dijeni të ekzistencës së këtyre mediave dhe janë të interesuar që t i ndjekin ato. METODOLOGJIA Në këtë punim doktoral, është aplikuar një ndërthurje e qasjes cilësore dhe asaj sasiore. Qasje cilësore përputhet me qëllimet e ngritura për të patur një tablo të qartë të funksionimit të mediumeve turke në Ballkan. Përmes saj, bëhet i mundur hulumtimi në detaje i konstrukteve mediatike, të cilat janë sa ballkanase me specifikat e çdo vendi, aq edhe të frymëzuara nga modelet mediatike të Turqisë. Ndjekja nga afër, vizita në agjencitë mediatike, hulutimi i përditshëm i produksioneve të tyre mundëson ndërtimin e një koncepti për funksonimin e tyre. Gjithashtu, në punim janë prezentë edhe elementë të qasjeve sasiore si: sondazhet e shikueshmërisë së serialeve të serviruara nga agjencitë e monitorimit të audiencave, apo të dhëna statistikore të servirura nga vetë mediat në shqyrtim, siç është rasti i faqeve në internet. Po ashtu doktoranti ka zhvilluar një sondazh në katër vendet në fokus të këtij studimi ku morën pjesë gjithsej 1059 persona nga katër vendet në fokus të këtij studimi. Përmes këtyre 4

21 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI sondazheve, përpiqet të jepet informacioni lidhur me shikueshmërinë e përmbajtjeve mediatike si dhe arsyet pse ndodh kjo gjë. Dy pyetjet qendrore të ngritura gjatë këtij punimi janë: Përse Turqia emeton në mediat minoritare në rajon, në mediat e saj publike në gjuhët dhe vendet e rajonit dhe përse transmeton seriale televizive në Balkan? Përse kjo prani mediatike që po vjen në rritje në rajonin tonë? Por edhe përse publiku shqiptar i ndjek (dhe a i ndjek) ato në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi? Hipoteza e këtij punimi është: Përmbajtja e informacioneve, si edhe transmetimi i përmbajtjeve, apo i telenovelave artistike të prodhuara nga Turqia drejt Ballkanit, e konkretisht drejt Shqipërisë dhe publikut shqiptar është pjesë e një strategjie të diplomacisë politike turke për të përmirësuar imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare, për të rritur ndikimin dhe influencën e shtetit turk dhe të ekonomisë turke në hapësirën tonë gjeografike, për ta bërë Turqinë një qytetërim dhe vend i pranueshëm nga ana e Perëndimit dhe Europës veçanërisht, duke e paraqitur atë si një vend të hapur drejt modernitetit global bashkëkohor, progresit teknologjik dhe kulturës laike, bashkëkohore. Të qenurit pjesë e kësaj strategjie që ka parametrat, teknikat dhe qëllimet e veta strategjike si pjesë e diplomacisë publike që ndjekin sot gjerësisht shtetet në kushtet e rritjes të shkëmbimeve kulturore dhe e zhvillimit të teknologjive të telekomunikacionit dhe të mediave elektronike, përcakton në një shkallë të gjerë edhe përmbajtjen e transmetimeve dhe programeve, aspektet e tyre financiare, intrigën artistike të telenovelave, si edhe ritmin dhe volumin e prodhimit artistik turk në këtë fushë. Që ky operacion strategjik të ketë sukses kërkon që edhe operatorët receptues, kanalet televizive shqiptare, mediat shqiptare, dhe pastaj audiencat e tyre, të jenë të gatshme për ta konsumuar dhe për të qenë të ekspozuar ndaj kësaj strategjie mediatiko-televizive-kinematografike, çka duket se ka qenë në një shkallë të konsiderueshme. Nën hipotezat operacionale të këtij punimi doktoral janë: E para, Turqia përdor mediumet e saj audio-vizive për të ndërtuar një imazh të ri ndërkombëtar, ndryshe nga ai që perceptojnë audiencat vendase dhe liderët vendas të opinionit publik në Turqi, duke ja përshtatur strategjisë për t'u parë pozitivisht nga audiencat europiane apo të ndikuara nga vlerat e kulturës perëndimore. E dyta, Turqia përdor mediumet e saj si reklamues për të ndihmuar në rritjen ekonomike, duke ndikuar në sektorë si turizmi dhe tregtia. Pra, diplomacia publike ndikon në promovimin e vlerave materiale dhe turistike si edhe të ekonomisë turke në tërësi, duke bërë 5

22 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI që ekspansioni ekonomik të shkojë paralelisht me atë të rritjes të produksionit mediatik dhe artistik në botë. E treta, midis serialeve për jashtë dhe filmave turq brenda vendit ka ndryshime të caktuara. Serialet që transmetohen vetëm në Turqi kanë një frymë më kombëtare, janë të lidhura kulturalisht me traditat dominuese të vendit dhe përqendrohen mbi tema që specifikisht janë probleme të shoqërisë turke. Serialet që transmetohen jashtë Turqisë, më së shumti trajtojnë tema universale si dashuria, familja, historia apo fenomene si hakmarrja, zakonet e vjetra etj., parë kryesisht nën optikën e një shoqërie të hapur ndaj kulturave liberale perëndimore. E katërta, Turqia ndërton një imazh të ri modern ndërsa meremeton imazhin e vjetër historik osman, përmes shtrirjes mediatike në Ballkan dhe më gjerë. Duket se edhe pas një vetërefuzimi të të shkuarës historike osmane, Turqia po përpiqet ta shohë periudhën osmane si pjesë të sajën. Pra, ka një lloj paqeje në Turqi me të kaluarën historike, që vjen e strukturuar si një mesazh mediatik. E pesta, operatorët televizivë shqiptarë dhe audiencat shqiptare kanë pranuar të ekspozohen ndaj këtyre mediumeve dhe telenovelave pavarësisht se kemi të bëjmë me një popullsi të orientuar drejt Perëndimit. Kjo hapje përcaktohet jo aq nga interesi për Turqinë në nivelin gjeopolitik, fetar, apo artistik, por nga faktorë që kanë të bëjnë me sjelljen e audiencave ndaj një produkti artistik çfarëdo por që plotëson pritshmëritë saj. Këta faktorë janë: mbushja e programacionit në kohë të përshtatshme; kriza e mediave shqiptare, e cila nuk po prodhon përmbajtje, veçanërisht produksione të këtij zhanri; Dështimi i kinematografisë shqiptare, pamundësia financiare për të prodhuar përmbajtje televizive edhe për shkak të mungesës së tregut; Mbingopja me filmin dhe lajmin perëndimor, veçanërisht me serialet amerikanolatine; Afërsia kulturore, tradicionale që shfaqen në telenovela, afërsia linguistike në leksikun e gjuhës etj. Pra hipoteza kryesore e këtij punimi është se Turqia prodhon dhe shpërndan përmbajtje mediatike në kuadrin e një strategjie të diplomacisë publike, ndërtimit të një imazhi të ri dhe çeljen e fushave të reja të ndikimit ndërkombëtar, kurse audiencat shqiptare ekspozohen për arsye jashtë gjeopolitike, por si konsumatorë përmbajtjesh mediatike, duke u sjellë në bazë të standardeve që përcaktojnë sjelljen e këtyre audiencave. 6

23 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI Kërkimi empirik i zhvilluar Ky punim bazohet në një monitorim konstant të mediumeve turke në Ballkan, në periudhën mëse tre vjeçare, shkurt 2012 tetor Monitorimi është kryer bazuar në disa faza. Janë kryer disa udhëtime në Turqi (6 herë), në Maqedoni (2 herë), në Kosovë (4 herë) dhe në Malin e Zi (1 herë) me qëllim kontaktimin direkt me subjektet, mbledhjen e literaturës, vizitat në mjediset mediatike, ndjekja nga afër e botimeve, transmetimeve dhe emetimeve të këtyre mediave. Gjithashtu janë vizituar disa sete xhirimi të serialeve dhe janë monitoruar aktorët kryesorë të tyre, veçanërisht në interaktivitetin e tyre si imazhe marketingu të biznesve turke. Përmes këtyre udhëtimeve, janë kryer intervista dhe biseda me ekspertë, por edhe qytetarë të zakonshëm në të pesë vendet lidhur me mediumet turke në hapësirën e tyre. Fillimisht janë monitoruar mediat e pakicës turke në Kosovë dhe në Maqedoni. Këto media janë ndjekur përmes internetit, por edhe duke i vizituar redaksitë e tyre, duke marrë dhe arkivuar numrat e botuar të gazetave dhe revistave, si dhe duke ndjekur radiot dhe televizionet që kryejnë transmetime për këtë pakicë në këto vende. Arkivimet mediatike janë fizike dhe po ashtu edhe dixhitale. Ato media që kanë transmetime në internet janë monitoruar në mënyrë të përhershme për të kuptuar transmetimet dhe ndryshimet në to. Me tej janë monitoruar mediat e bizneseve turke, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë ku ato gjenden, për të kuptuar se çfarë sjellin dhe mënyrën sesi operojnë në tregjet përkatëse. Duke qenë se studimi bazohet specifkisht te mediumet turke në Ballkan, janë përzgjedhur, monitoruar dhe studiuar të gjitha ato media që bëjnë transmetime të plota, apo të pjesshme në gjuhën turke. Këtu nuk ka qenë kriter nëse zotëruesi i medias, apo shumica e punonjësve kanë qenë të një etnie tjetër, kryesisht shqiptarë. Pas çeljes së zyrave të Agjencisë Anadolu dhe shtimit të prezencës së Radios Zëri i Turqisë dhe gjallërimit të faqes së TRT-së në shqip nga i njëjti shërbim, janë monitoruar në mënyrë të përditshme edhe këto media publike të Turqisë. Krahas botimeve të tyre në gjuhën shqipe, janë monitoruar edhe faqet bazë në gjuhën turke për të krahasuar përmbajtjet mediatike dhe atë që synohej të jepej ndryshe në faqet në gjuhën shqipe. Lidhur me mediume publike, është punuar me literaturën, raportet dhe vëzhgimet e botuara në Turqi. Gjithashtu pas monitorimeve, janë kryer edhe vëzhgime lidhur me përmbajtjen programore të tyre. Përveç disa studimeve të autorëve turq, mungojnë studimet lidhur me mediat publike turke dhe rolin e tyre në arenën ndërkombëtare. Lidhur me serialet, në funksion të këtij punimi janë ndjekur të gjitha transmetimet e serialeve turke në televizionet e rajonit. Një lehtësi për këtë ka qenë fakti që thuajse të gjitha kanalet shqiptare që i transmetojnë këto seriale ndodhen të grupuara në njërën nga platformat 7

24 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI televizive dixhitale të Shqipërisë. 6 Gjithashtu një kanal që i transmeton ato ndodhen në platformën e dytë dixhitale në Shqipëri. 7 Është preferuar ndjekja e serialeve gjatë transmetimit të tyre të parë në televizione për të kuptuar kohëzgjatjen e tyre, reklamëdhënësit në hapësirat publicitare, përballë cilëve programe në televizione të tjerë transmetoheshin etj. Gjithashtu janë monitoruar edhe njoftimet që vetë televizionet kanë transmetuar lidhur me serialet, parapërgatitjet për serinë e radhës si dhe janë ndjekur lajmet që vetë këta televizione bënin lidhur me aktorët kryesorë. Nga ana tjetër, janë ndjekur përmes internetit me orë të tëra, të gjitha ato seriale që janë transmetuar para vitit 2012, kur nisi ky studim doktoral. Këto seriale mund të gjenden në internet ose edhe në faqet zyrtare të agjencive prodhuese. Duke qenë se pjesa më e madhe e serialeve nuk arrijnë të dalin nga Turqia për tu marketuar në tregun ndërkombëtar, është kryer edhe një monitorim lidhur me disa seriale të transmetuara vetëm në Turqi. Në këtë mënyrë, është bërë krahasimi me produksionet të cilat janë marketuar në tregun ndërkombëtar dhe veçanërisht në Ballkan Intervistat Lidhur me mediat e pakicës turke në Ballkan, është synuar të merret zëri i të gjithë këtyre mediave për të pasur një tablo më të qartë në analizën e tyre. Me të gjithë drejtuesit e këtyre mediave janë kërkuar intervista informative, duke u përqendruar në analizën e organizimit, funksionimit dhe prodhimit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre i janë përgjigjur pozitivisht pjesëmarrjes në këtë studim. Tabela 1: Lista e intervistave nga mediat turkofone në Ballkan. Intervistues: Alban Tartari Për Mediat Turkofone I intervistuari Detyra Radio Prizreni, Kosovë Mehdi Ülkücibo Drejtor i Radios Revista Türkçem, Kosovë Zeynel Beksaç Drejtor i Revistës Revista Paradigma, Kosovë Esin Muzbeg Drejtor i Revistës Gazeta Tan Haber, Kosovë Ibrahim Arslan Botues, Kryetar i Unionit të Gazetarëve Turq të Kosovës Kosova Haber, Kosovë Raif Kırkul Drejtor i Portalit Radio Gora, Kosovë Refki Alija Gazetar RTV i Maqedonisë Eran Hasip Shef i Departamentit të Gjuhës Turke Gazeta Yeni Balkan, Mürteza Sulooca Drejtor i gazetës Maqedoni Balkan FM,Maqedoni Furkan Pürde Kryeredaktor Revista Köprü, Maqedoni Mehmed Arif Editor i revistës Revista Ufuk, Maqedoni İlhan Rahman Kryetar i Qendrës Ufuk Radio Tirana, Shqipëri Aida Vishko Gazetare e transmetimeve në turqisht 6 Në platformën Digitalb mund të gjenden këto kanale që transmetojnë seriale turke: TV Klan, TV Albanian Screen, RTV21, TV KohaVizion, TV AlsatM, TV Era. 7 Në platformën Tring mund të gjendet kanali Vizion Plus. 8

25 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI Lidhur me serialet janë kryer disa intervista me agjencitë turke të shpërndarjes, me drejtuesit e programeve në televizionet në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi. Kompanitë prodhuese në Turqi, nuk u janë përgjigjur kërkesave për intervista, dhe po ashtu edhe dy televizione të Kosovës që transmetojnë seriale turke. Producentët, regjisorët dhe aktorët e serialeve megjithë përpjekjen nuk kanë preferuar të flasin për këtë punim doktoral. Gjithashtu është synuar sjellja e mendimeve nga kineastë dhe regjisorë të filmit televiziv, disa prej të cilëve kanë refuzuar të flasin lidhur me serialet turke. Tabela 2: Lista e Intervistave nga mediat e Turqisë. Intervistues: Alban Tartari Mediat e Turqisë I intervistuari Detyra CNN Turk Serialet Turqi Mustafa Kuşata Ish drejtor kreativ i CNNTurk Regjisor Gazeta Zaman Turqi, Celil Sağır Editor Maqedoni Radio Kontakt Shqipëri Jolanda Lila Drejtore Tabela 3: Intervista lidhur me serialet turke Lidhur me Serialet I intervistuari Detyra Intervistuesi Agjencia Global Şenay Filiztekin Drejtore e Shitjeve Alban Tartari TV Klan Shqipëri Albert Dumani Drejtor i Programeve Alban Tartari TV Vizion Plus Shqipëri TV AS Shqipëri Jerina Lalaj Drejtore e Marketingut Ish- Drejtore e Marketingut Alban Tartari TV Alsat Maqedoni Hamdi Rashiti Drejtor i Programeve Admir Qose TV Sitel Maqedoni Risto Samardziev Drejtor i Programeve Alban Tartari TV Alfa Maqedoni Ljubomir Nikolovski Drejtor i Programeve Alban Tartari TV Cannal 5 Maqedoni Eleonora Atanasofska Drejtore e Programeve Alban Tartari TV Publik i Malit te Zi Vuk Perovic Drejtor i Programeve dhe Alban Tartari filmit TV Vjesti Marijana Bojanic Zv/Drejtore e Televizionit Alban Tartari RTSH Ylli Pepo Regjisor i serialit të parë Alban Tartari shqiptar Njerëz dhe Fate Lugina e Ujqerve Osman Sınav Regjisor Julia Vrapi Analiza e përmbajtjes Në këtë punim doktoral u kryen analiza të përmbajtjes së mediave të marra në shqyrtim. U analizuan përmbajtjet e të gjitha mediave turkofone në Ballkan për përiudha të caktuara të specifikuara në studim. Përmes këtyre analizave bëhet e qartë fusha e temave të mbuluara si dhe tematikat e trajtuara nga këto media. Gjithashtu u analizuan edhe përmbajtjet e transmetimeve të mediave publike të Turqisë në Ballkan, si radios Zëri i Turqisë si dhe të 9

26 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI faqeve në internet të AA dhe TRT. Një analizë e përmbajtjes për të kuptuar specifikat, është kryer edhe për tre seriale të ndjekura në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu analiza të përmbajtjes janë kryer edhe për disa seriale që kanë qenë ose janë të ndjekura nga shikuesit në katër vendet, sipas sondazheve të kryera. Përmes analizave, dalin në pah edhe mesazhet e përcjella nga këto seriale drejt audiencave në vendet e Ballkanit. RËNDËSIA E PUNIMIT Vendet e Ballkanit dhe veçanërisht katër shtetet në fokus të këtij studimi, krahasuar me Turqinë, mund të konsiderohen si shtete të vegjël si për nga hapësira gjeografike, numri i popullsisë, fuqia ekonomike dhe ushtarake dhe rrjedhimisht edhe ndikimi ndërkombëtar. Turqia, një vend me 74 milionë banorë, e ka shfaqur veten si një fuqi rajonale. Në këtë punim, është trajtuar kjo shfaqje e Turqisë, që rezulton tashmë edhe në një shfaqje mediatike në rajonin tonë dhe në disa rajone të tjerë. Duke qenë se kemi tashmë një prezencë të Turqisë, ushtarake, ekonomike, politike, mediatike dhe sociale (përmes projekteve të bamirësisë) ky studim mbart rëndësi për të kuptuar rolin aktual dhe në vijim të këtij shteti në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu e rëndësishme është mënyra sesa ky vend, e shfaq veten në arenën ndërkombëtare përmes medias dhe përmbajtjeve mediatike. Ky është një model që praktikisht është studiuar edhe më parë në raste të vendeve të tjerë me prezencë të madhe ndërkombëtare. Tashmë Turqia, i bashkohet dy shteteve që kanë punuar për të shtrirë zonat e tyre të infuencës në Ballkan, Italisë dhe Greqisë. Studimi merr rëndësi edhe për faktin se në një kohë kur dy vendet e sapopërmendura po përjetojnë kriza ekonomike, që padyshim ndikojnë edhe në performancën e tyre rajonale, Turqia ka përjetuar ngritjen më të madhe ekonomike të gjithë historisë së saj republikane. Vihet re se është kjo rritje ekonomike që i ka dhënë Turqisë një lloj vetëbesimi për të qenë më aktive në Ballkan dhe gjeografi të tjera. Nga ana tjetër, një rëndësi të madhe ka edhe fakti se tashmë është shtuar një aktor i ri mediatik në Ballkan. Më parë, mediat turke kanë qenë tërësisht të panjohura, dhe jo të pranishme në rajonin e Ballkanit. Tashmë, këto media kthehen në aktorë të rëndësishëm që ndikojnë në përcjelljen e informacioneve dhe përmbajtjeve mediatike. Kjo prezencë mediatike nuk mund të qëndrojë e vetme edhe pa një prezencë të biznesit të këtij shteti. Një rëndësi të veçantë merr ky studim, nëse e gjithë kjo prezencë e Turqisë shihet në këndvështrimin historik. Turqia nuk mund të konsiderohet si një shtet i çfarëdoshëm për Ballkanin, pasi ajo është pasardhësja e Perandorisë Osmane, që e manaxhoi gadishullin e Ballkanit përmes pushtimit për mëse 500 vjet. Për këtë arsye, prezenca mediatike e Turqisë në 10

27 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI Ballkan, duke parë në një kënd më të gjerë, ndonëse kjo nuk ka të bëjë me shkencat e komunkimit, mbi nocionet e të cilave është ndërtuar ky punim. Një tjetër element i rëndësishëm i studimit veçanërisht të mediave publike turke, është fakti që ato tashmë i drejtohen të gjithë hapësirës shqiptare në Ballkan. Faqet e internetit dhe transmetimet në gjuhën shqipe, tashmë mund të ndiqen nga të gjithë shqiptarët duke krijuar kështu një treg të gjerë mbarë-shqiptar. Vihet re se mediat shqiptare në tërësi, e kanë fragmentuar tregun e tyre në bazë të vendit se ku ato operojnë. Ndryshe nga kjo përqasje, mediumet turke, e shohin në tërësi tregun shqiptar në Ballkan dhe veprojnë në këtë kuadër. Ky studim është fokusuar edhe në kuptimin e ecurisë së këtyre mediumeve. Pra, përse qytetarët në këto vende zgjedhin të shohin serialet turke? Sepse atë ofrojnë televizionet dhe nuk kanë zgjedhje tjetër? Apo sepse ato kanë njëlloj cilësie krahasuar me serialet latine? Ky studim përpiqet të japë arsyet se përse këto seriale janë të ndjekura në rajonin tonë. VËSHTIRËSITË E HASURA Trajtimi shkencor i një teme të gjerë si kjo kishte padyshim vështirësitë e veta. Vështirësia e parë është fakti që studimi shtrihet në pesë shtete të ndryshme: Turqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Ky fakt bëhet i vështirë për shkak të realiteteve të ndryshme që ekzistojnë në këto vende si dhe strukturave të ndryshme mediatike që ekzistojnë te secili. Nisur edhe nga faktori gjuhësor në Maqedoni dhe Malin e Zi, studimi më së shumti është fokusuar në hapësirën shqiptare në këto dy vende. Vështirësia e dytë është gama e gjerë e mediave të marra në shqyrtim. Në këtë studim janë trajtuar thuajse të gjitha llojet e mediave tradicionale: gazetat, revistat, radiot, televizionet si dhe mediat e reja në internet. Një gamë kaq e gjerë, nevojit në radhë të parë instrumentat e duhura për studimin si dhe më pas një kujdes për të trajtuar secilin lloj të medias sipas specifikave që e karakterizojnë. Vështirësia e tretë është fakti që mediat publike turke por edhe serialet, janë ende të reja për nga koha e paraqitjes përballë publikut shqiptar. Serialet turke nisën të transmetohen në rajon duke nisur që nga viti 2008 ndërsa mediat publike nisën botimet në shqip në mënyrë aktive pas vitit 2012 me çeljen e zyrave të Agjencisë Anadolu në rajonin e Ballkanit. Mungon një literaturë studimore lidhur me këto media në veçanti, por edhe me median turke jashtë Turqisë në përgjithësi. Turqia, nuk ka patur një histori të shtrirjes mediatike në botë përmes mediave tradiconale apo përmbajtjeve mediatike siç mund të kenë patur shtete të tjersë si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia etj. 11

28 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 1 Hyrje Alban TARTARI PJESA E PATRAJTUAR Ndershmëria në studim është një nga cilësitë e padiskutueshme në një punim doktoral. Duhet pranuar se studimi nuk mund të përfshijë gjithçka lidhur me një subjekt të caktuar. Për këtë arsye, duhet thënë se ky punim nuk ka të trajtuar në detaje ndikimin që kanë këto mediume të Turqisë, apo të lidhura me Turqinë, mbi qytetarët, elitat dhe drejtuesit e shteteve në Ballkan. Ky element i rëndësishëm, bën të nevojshëm një studim të dytë, në një kohë në të ardhmen e afërt, për të kuptuar ndikimin që kanë këto media dhe rrjedhimisht edhe ndikimin e përgjithshëm të Turqisë në rajonin tonë. Me rëndësi është fakti që të matet, apo të evidentohet përmes instrumentave shkencorë ndikimi mediatik i Turqisë mbi hapësirën shqipfolëse në Ballkan. Por me interes do të ishte edhe ndikimi i këtyre mediumeve edhe mbi etnitë e tjera, fqinjë dhe bashkëjetues me shqiptarët, siç janë maqedonasit, malazezët, serbët, boshnjakët dhe kroatët të cilët gjithashtu janë ekspozuar në mënyrë aktive ndaj këtyre mediave dhe përmbajtjeve mediatike. Ndikimi i Turqisë nuk synon vetëm shqiptarët. Siç do të shihet në vijim të këtij punimi, janë disa zona si Lindja e Mesme (dhe bota arabe në tërësi), Azia qendrore dhe Kaukazi të cilat u prezantuan më parë se Ballkani me serialet turke dhe shërbimet në gjuhët e tyre të mediave publike të Turqisë. Në këtë kuadër është zhvilluar edhe një anketë që fokusohet specifikisht mbi serialet turke. Por nga kjo pikënisje, nevojitet një studim më i thelluar për të kuptuar pikërisht se si dhe sa supozohet të ketë ndryshuar perceptimi i shqiptarëve lidhur me Turqinë. 12

29 Kapitulli 2 KONCEPTE TEORIKE Në këtë trajtim teorik do të qëndrohet mbi dy koncepte. Koncepti i parë është komunikimi ndërkulturor. Duke qenë se mediat e minoriteteve janë elementë thelbësorë të komunikimit ndërkulturor (dhe ndërkombëtar), do bëhet përpjekje për sjelljen e literaturës që na ndihmon të shohim më qartë mënyrën sesi konceptohen këto media, fushën e tyre të veprimit, vështirësitë, detyrat e përftuara bazuar në emërtesën e tyre parimore, por edhe detyrat që ato kryejnë realisht. Ka disa terma që janë thuajse të njëjtë, të afërt ose të ngjashëm me komunikimin ndërkulturor. Dhe këto terma, që sigurisht përmbajnë edhe kuptimet e tyre specifike, janë multikulturalizmi dhe interkulturaliteti. Nisur nga vetë përbërja e fjalëve do të duhet të shohim veçmas, por edhe nën një optikë të përbashkët komponentë si kultura dhe komunikimi. Në këtë kuadër, ky këndvështrim do të vijë më së shumti përmes optikës së shkollës së studimeve kulturore britanike, që siç e thotë edhe studiuesi shqiptar Artan Fuga, i ka trajtuar me theks këto probleme, duke na dhënë një përqasje kulturaliste të mediave dhe funksionimit të tyre, si në shoqëritë multikulturore ashtu edhe në ato pak a shumë homogjene kulturalisht. 8 Koncepti i dytë është media si ndërtues imazhi. Në këtë punim, në vijimësi, trajtohen mediat publike, por edhe përmbajtjet televizive si p.sh.: serialet, të cilët shërbejnë si agjentë të ndërtimit të imazhit të një vendi të caktuar, konkretisht Turqisë. Edhe në këtë hapësirë qëndrohet sërish në fushën e komunikimit ndërkulturor, duke qenë se kemi një kulturë të një vendi ishperandorak, e cila duket se po bën përpjekje të afrohet sërish me kulturat e vendeve ku ka sunduar dikur, duke u shfaqur dominante përballë këtyre kulturave. Kjo vjen e parë sërish nga këndvështrimi i studimeve kulturore britanike, që siç e thonë edhe Katz, Peters, Liebes dhe Orlof [...] adoptuan trajtimin neo-marksist Gramshian, sipas të cilit, praktikat e marra si të mirëqena nuk janë natyrale, por janë të ndërtuara dhe, si të tilla, i shërbejnë interesave të elitës sunduese. 9 Pra, praktikat kulturore të sjella përmes medias si një mesazh më vete dhe përmes përmbajtjes mediatike 8 Fuga, Artan Komunikimi në shoqërinë masive. Tiranë: Papirus. f Katz, Elihu, John Durham Peters, Tamar Liebes, dhe Avril Orloff «Studimet Kulturore Britanike.» Në Tekste Kanonike të Kërkimit në Media, redaktuar nga Elihu Katz, John Durham Peters, Tamar Liebes dhe Avril Orloff, Tiranë: ISHM. F

30 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI si një mesazh i dytë, janë konstrukte të cilat i shërbejnë dhënësit të këtyre mesazheve. Gjithashtu, në këtë hapësirë do të qëndrohet në mënyrë të paevitueshme edhe mbi mendimet e studiuesve për fushën e marketingut, që mund të shpjegohet sesi edhe shtetet në kohët e sotme, mund ta shohin emrin e tyre si një markë që nuk ka ndryshim nga një produkt dhe që kërkon të ketë një perceptim pozitiv nga audiencat (që janë edhe konsumatorë) në vendet përkatëse. MEDIA DHE KOMUNIKIMI NDËRKULTUROR Media është ndër aktorët kryesorë të jetës sonë të përditshme. Siç e thonë Durham dhe Kellner, "po bëhet edhe më e qartë se media dhe kultura sot janë të një rëndësie qendrore për mirëmbajtjen dhe riprodhimin e shoqërive bashkëkohore. 10 Pra, media është një ndër nxitësit dhe prodhuesit e komunikimit ndërkulturor. Me termin ndërkulturor në këtë punim nënkuptohet jo vetëm komunikimi mes kulturave të kombeve të ndryshme, por edhe komunikimi mes shtresave dhe grupimeve etnike kulturalisht të ndryshme të së njëjtës shoqëri në një shtet të caktuar. Mediat kanë në dorë të sjellin komunikimin mes kulturave, apo ta pengojnë atë, duke folur vetëm brenda një kulture ose grupimi kulturor. Mediat e minoriteteve, përgjithësisht, marrin përsipër detyrën të jenë agjentët e komunikimit të pakicës që i përkasin, por edhe të jenë interlokutorë komunikativë mes kulturave të ndryshme. KOMUNIKIMI NDËRKULTUROR KRITIK Një ndër emrat e konsideruar si themelues i studimeve kulturore është studiuesi britanik Stjuart Holl (Stuart Hall). Holl me studimet e tij në vitet 1970 e në vijim, në Qendrën për Studime Kulturore Bashkëkohore në Universitetin e Birmingamit, Angli, do të hapte një perspektivë të re të studimeve mbi komunikimin ndërkulturor. Me të nis edhe mendimi kritik, lidhur me komunikimi ndërkulturor që u pasua më vonë, jo vetëm nga studiues britanikë të ndikuar nga shkolla e studimeve kulturore britanike, por edhe nga emra të njohur të studimeve shkencore në universitetet amerikane e në vende të tjerë. Studimi i komunikimit ndërkulturor mori një hov veçanërisht pas viteve Me rritjen e komunikimit ndërkombëtar, veçanërisht me zhvillimin e teknologjisë, por edhe me mundësitë e transportit ndërkombëtar, kultura të ndryshme nisën të kenë një interaktivitet më të madh. Këtu nis edhe roli i mediave të njohura ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe ka patur disa 10 Durham, Meenkshi Gigi, dhe Douglas M. Kellner «Adventures in Media and Cultural Studies: Introducing the KeyWorks.» Në Media and Cultural Studies, Keyworks, redaktuar nga Meenkshi Gigi Durham dhe Douglas M. Kellner, Oxford dhe Massachusetts: Blackwell. 14

31 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI studime siç janë: Komunikimi Ndërkulturor, një qasje diskursive nga Ron Skollon (Ron Scollon) dhe Suzane Uong Skollon (Suzanne Wong Scollon), Komunikimi Ndërkulturor, një guidë praktike nga Trejsi Novinger (Tracy Novinger), Komunikimi Ndërkulturor, Lexime nga Leri Samovar (Larry A. Samovar) dhe Riçard Porter (Richard E. Porter), Komunikimi ndërkulturor, një libër i kërkimeve të avancuara nga Adrian Hollidej (Adrian Holliday), Martin Hajd (Martin Hyde) dhe Xhon Kullman (John Kullman), Lexuesi Global i Komunikimit Ndërkulturor nga Molefi Kete Asante, Yoshitaka Miike dhe Jing Yin, Dialogu në Komunikimin Ndërkulturor nga Klaudio Baraldi (Claudio Baraldi) etj. Por në vitet e fundit, tej studimeve për komunikimin mes kulturave të ndryshme, janë vërejtur probleme, të cilat janë studiuar dhe janë grupuar në studimet e komunikimit ndërkulturor kritik. Përqasja kritike e sheh nga një këndvështrim tjetër komunikimin mes kulturave të ndryshme dhe analizon disa aspekte që ndikojnë në mënyrë specifike në procesin e komunikimit ndërkulturor, qëllimin, përmbajtjen dhe ndikimin që ai sjell. Në vijim, disa autorë në fillim të viteve 2010, argumentojnë dhe analizojnë nga kjo pikëpamje këtë komunikim mes kulturave. Dy autorë që e kanë shtjelluar në mënyrë shteruese komunikimin ndërkulturor kritik janë Rona Tamiko Halualani 11 dhe Tomas Nakajama (Thomas K. Nakayama) 12, në botimin ku janë pjesëmarrës dhe editorë, Manuali i Komunikimit Ndërkulturor Kritik. Këta dy autorë nuk e fshehin ndikimin nga Stjuart Holl. Studimet e komunikimit ndërkulturor kritik mund të thuhet se i kushtojnë vëmendje dhe ndjekin sesi kushtet makro dhe strukturat e fuqisë (autoriteti i Historisë, kushtet ekonomike dhe ato të tregut, sfera politike formale, arenat institucionale dhe ideologjitë) luajnë dhe ndajnë mikroakte/procese të komunikimit mes/ndër grupeve kulturore dhe anëtarëve. 13 Autorët argumentojnë se perspektiva kritike ka qenë gjithmonë e përshtatur mirë për të zbuluar të madhen, të fshehurën (poshtë sipërfaqes) dhe të dukshmen (atë që ne shohim, por e marrë si e mirëqenë nisur nga aparenca natyrale) aspekte të fuqisë që konstituojnë takimet dhe marrëdhëniet e komunikimit ndërkulturor. 14 Në këtë këndvështrim, Nakayama dhe Halualani analizojnë tre komponentë, kulturën, 11 Rona T. Halualani është profesore e Studimeve të Komunikimit në Universitetin San Hoze (San Joze) në Kaliforni të ShBA. 12 Thomas K. Nakayama është profesor dhe Kryetar i Studimeve të Komunikimit në Universitetin e Verilindjes (Northeastern University), në Boston të ShBA. Ai është editori themelues i revistës Journal of International and Intercultural Communication. 13 Nakayama, Thomas K., dhe Rona Tamiko Halualani «Critical Intercultural Communication Studies: At a Crossroads.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F Po aty. 15

32 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI komunikimin dhe ndërkulturalizmin (interculturality). 15 Për kulturën, duke u bazuar edhe te Halualani, Drzeuiecka, dhe Mendoza (2003), autorët argumentojnë se [ ] perspektiva ndërkulturore kritike e riteorizon kulturën si një luftë [në anglisht struggle që në shqip mund të përkthehet edhe përpjekje] ideologjike mes dhe ndër interesat e veshura konkurrente, një lëvizje që na kërkon ne të shkojmë përtej shpjegimeve empirike, duke llogaritur kushtetueshmërinë e ndërveprimeve ndërkulturore brenda kufizimeve të marrëdhënieve historike të pushtetit. 16 Pra, lëvizet tej karakterizimit të kulturës si diçka e dhënë apo natyrale/e brendshme, për të shkuar drejt ndikimeve të jashtme, nga individë dhe grupe të tjerë, ku komunikimi thuret bazuar në qëllimet dhe dëshirat e tyre. Në këtë mënyrë, duke u bazuar gjithashtu edhe te të tre autorët e sipërpërmendur, Nakajama dhe Halualani, e cilësojnë të nevojshme një lëvizje teorike, nga kultura tek ideologjia, ose nga kuptimi i kulturës si neutrale, një vend i pafajshëm [inoçent] në një vend ku gjithmonë e tashmë janë implikuar marrëdhëniet e pushtetit, ku subjektet e pozicionuar në mënyrë të ndryshme dhe entitetet sociale (p.sh. shteti komb) konkurrojnë për avantazhe dhe kontroll në procesin e prodhimit të kuptimeve. 17 Ndërsa flasin për komponentin e dytë të rëndësishëm, atë të komunikimit, autorët e vendosin këtë proces nën ndikimin e kulturës, e parë padyshim si një ideologji. Kultura si një vend i luftës e mbush komunikimin jo si një kanal i shprehjes i barabartë dhe neutral gjë që gjerësisht riprodhohet në fushën e studimeve për komunikimin; komunikimi nuk është vetëm një mënyrë e të folurit, një set shprehjesh. Komunikimi përfshin krijimin, konstituimin, dhe gërshetimin e kuptimeve situative, praktikave sociale, strukturave, diskurseve dhe asaj që nuk është diskursive. Nisur nga kjo, kultura është një formacion më i madh social, i konsituuar nga praktikat komunikative të kuptimbërjes (ose shkëmbimeve dialektike mes kuptimeve, praktikave dhe strukturave). Komunikimi, në këtë mënyrë, qarkon proceset dhe praktikat e artikulimit. 18 Ky këndvështrim i hap udhën mendimit se mediat në tërësi si mjete të komunikimit masiv dhe mediat minoritare në veçanti, nuk bëjnë thjesht komunikim, pra nuk janë neutrale. Ato, mbartin mbi të gjitha kuptimet kulturore të zotëruesve të tyre. Autorët bazohen edhe te eseja e Stjuart Hollit, Kodimi, dekodimi. Holl, siç e cilëson edhe Simon During, vazhdon me 15 Po aty. 16 Nakayama, Thomas K., dhe Rona Tamiko Halualani «Critical Intercultural Communication Studies: At a Crossroads.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F Po aty. 18 Po aty, f. 7 16

33 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI argumentimin, se mesazhet kanë një strukturë komplekse të dominancës, sepse në çdo skenë ato janë të ngulitura nga lidhjet pushtetore institucionale. 19 Sipas During, Holl sugjeron një teori katërplanëshe të komunikimit: prodhimin, qarkullimin, përdorimin (të cilin ai e quan shpërndarje ose konsum), dhe riprodhimin. Për Hollin, çdo plan është relativisht autonom nga të tjerët. 20 Për t u kthyer sërish te Halualani dhe Nakayama, krahas nocioneve të kulturës dhe komunikimit ata shohin si të rëndësishëm edhe interkulturalitetin (ndërkulturalizmin). Nocioni i interkulturalitetit mund të përngjasojë shumë me një pamje tradicionale të një linje të barabartë shkëmbimesh mes grupeve kulturore një nocion që perspektiva kritike e sfidon me shpejtësi dhe e demistifikon. Në vend të kësaj, perspektiva kritike rikoncepton termat ndërkulturor [intercultural] dhe brendakulturor [intracultural] si metafora të gjera hapësinore, përmes të cilave të analizohet plotësisht marrëdhënia mes kulturës, identitetit dhe fuqisë. 21 E thënë ndryshe, kur flasim për ndërkulturalizmin, nuk flasim vetëm për shkëmbimin e kulturës si një vlerë e gjithëpranuar shoqërore, por më gjerë se kaq, i shtojmë komunikimit elementë të identitetit të pjesëmarrësve dhe fuqisë, pushtetit që ata rrezatojnë. Një tjetër studiuese që së bashku me Nakajamën dhe Halualanin e trajton komunikimin ndërkulturor është Kathrin Sorrells (Kathryn Sorrells) 22. Në esenë e saj, Ri-imagjinimi i Komunikimit Ndërkulturor në Kontekstin e Globalizmit, Sorrels e përkufizon globalizmin si një rrjet kompleks të forcave ekonomike, politike dhe teknologjike që i kanë sjellë njerëzit, kulturat, produktet kulturore dhe tregjet, ashtu si edhe besimet, praktikat dhe ideologjitë në një afërsi më të madhe në rritje, por edhe shkëputje me njëra-tjetrën brenda marrëdhënieve të pabarabarta të pushtetit. 23 Autorja analizon vendin që ka komunikimi ndërkulturor kritik në kuadër të globalizmit, në një botë që ndryshon dhe është bërë më e shpejtë. Globalizmi ka ndryshuar dramatikisht kontekstit për kuptimin, teorizimin dhe përfshirjen në komunikimin ndërkulturor During, Simon «The Cultural Studies Reader.» Në The Cultural Studies Reader, redaktuar nga Simon During. Londër dhe Nju Jork: Rountledge. F Po aty. 21 Nakayama, Thomas K., dhe Rona Tamiko Halualani «Critical Intercultural Communication Studies: At a Crossroads.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F Kathryn Sorrells është profesore në departamentin e Studimeve të Komunikimit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në ShBA. 23 Sorrells, Kathryn «Re-imagining Intercultural Communication in the Context of Globalisation.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F Sorrells, Kathryn «Re-imagining Intercultural Communication in the Context of Globalisation.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F

34 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI Sorrells e ripërkufizon kulturën, duke u bazuar edhe te studiuesi Xhorxh Judis (George Yudice, 2003). Judis e përkufizon kulturën në epokën e globalizmit si një burim. Në shekullin e 21-të, kultura është një burim për shfrytëzim ekonomik dhe politik, agjenci dhe fuqi që mobilizohet dhe instrumentalizohet për qëllime dhe përfundime të një rangu të gjerë. 25 Kultura, sipas Judis dhe e cituar nga Sorrels, në formën e të mirave simbolike siç janë filmat, muzika dhe turizmi në të njëjtën kohë edhe si pronësi intelektuale, po bëhet në burim në ngritje i tregtisë globale dhe një burim për rritjen ekonomike. Industritë e kulturës masive janë një kontribues i madh në Prodhimin Kombëtar Bruto. 26 Në këtë mënyrë, Sorrells shpjegon se qëllimi qëndror i përqasjes kritike të komunikimit ndërkulturor përfshin edhe sfidimin e sistemeve të dominimit, duke kritikuar hierarkitë e fuqisë dhe duke u konfrontuar me diskriminimin për të krijuar një botë më të barabartë. 27 Studiuesja Uendi Lids-Hurvitz (Wendy Leeds- Hurwitz) 28, duke shkruar për historinë intelektuale në komunikimit ndërkulturor, ngre katër supozime: Realiteti është i ndërtuar nga ana sociale, dhe njerëzit janë interpretuesit aktivë të mjedisit të tyre social, Vetvetet [un-et personale] dhe marrëdhëniet janë dinamike, koncepte emergjente që ruhen apo ndryshojnë përmes komunikimit në situata sociale të shumëllojshme, Kulturat rezultojnë nga kreativiteti i negociuar dhe përdorimi i përbashkët i simboleve dhe kuptimeve, Komunikimi ndërkulturor ndodh kur individët që përdorin simbole dhe kuptime të ndryshme kulturore ndërveprojnë; kështu që komunikimi ndërkulturor shpesh përfshin një mospërputhje të kodeve. 29 Në këtë mënyrë, Lids-Hurvitz e vendos kështu në një plan më të gjerë komunikimin ndërkulturor, duke e nisur nga individët si interpretues të mjediseve të tyre, te ndryshimet e tyre dinamike që ata pësojnë. Kultura po ashtu shihet si një marrëdhënie mes atij që Lids- Hurvitz e cilëson kreativitet i negociuar dhe përdorimit të përbashkët të simboleve dhe kuptimeve. Ajo sheh një problem në pikën e katërt, ku thekson se mund të ketë mospërputhje 25 Po aty. F Po aty. 27 Po aty. F Wendy Leeds- Hurwitz është profesore e komunikimit në Universitetin e Uiskonsinit-Parksajd (University of Wisconsin-Parkside), në Uiskonsin, ShBA. 29 Leeds-Hurwitz, Wendy «Writing the Intellectual History of Intercultural Communication.» Në Handbook of Critical Interpersonal Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F

35 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI të kodeve të komunikimit dhe sjelljes, pra të kulturës së njerëzve nga kultura të ndryshme. Pra, gjithçka është e lidhur në një rrjet ku individët, shoqëritë, kodet dhe realitetet ndërveprojnë për të sjellë komunikimin ndërkulturor. Studiuesja Raka Shome, 30 e sheh komunikimin ndërkulturor kritik nga perspektiva e studimeve post koloniale. Ajo që studimet e komunikimit post kolonial i shtojnë studimeve të komunikimit ndërkulturor kritik është se ato insistojnë në rëndësinë e njohjes së lidhjeve mes fuqisë kulturore dhe marrëdhëniet e mëdha gjeopolitike me historitë ndërkombëtare siç ato vijnë për të kumtuar marrëdhënie fuqie të pabarabarta mes grupeve dhe identiteteve kulturore të ndryshme, praktikave dhe imagjinatave të tyre. 31 Për sa më sipër, komunikimi ndërkulturor në kohët që jetojmë nuk mund të jetë një proces i dyanshëm i barabartë. Në këtë proces, siç na sugjerojnë edhe studiuesit, sjellin nocione si aspektet e fuqisë/pushtetit në komunikimin ndërkulturor, kultura si luftë/përpjekje ideologjike, marrëdhënia mes kulturës, identitetit dhe fuqisë, marrdhënie të pabarabarta të pushtetit etj. Nga ky këndvështrim, mund të shihen transmetimet/emetimet/botimet mediatike që ndërmerren nga një kulturë/vend, drejt një kulture/vendi tjetër. STUDIMET KULTURORE SIPAS DAGLLAS KELLNER (DOUGLAS M. KELLNER) 32 Një ndër autorët që ka e ka studiuar komunikimit ndërkulturor është Dagllas Kellner. Ai në esenë Studimet Kulturore, Multikulturalizmi dhe Kultura e Medias, analizon së pari lindjen e studimeve kulturore britanike, duke i cilësuar ato si të vlefshme, dhe që ofrojnë disa mjete që mundësojnë dikë të lexojë dhe intepretojë kulturën e dikujt tjetër në mënyrë kritike. 33 Ato gjithashtu shkatërrojnë ndarjen mes kulturës së lartë dhe të ulët, duke konsideruar një vazhdimësi të gjerë të artefakteve kulturore nga romanet te televizioni dhe duke refuzuar të mbledhë ndoca hierarki specifike kulturore dhe kanone. 34 Në vijim, Kellner sjell një këndvështrim të ri në studimet kulturore kritike. Ai e cilëson këtë një përqasje shumëperspektivëshe që e ndan në 30 Raka Shome është profesore në Universitetin Kombëtar të Singaporit. Ka lektruar në disa universitete amerikane. 31 Shome, Raka «Internationalizing Critical Race Communication Studies Transnationality, Space, and Affect.» Në Handbook of Critical Interpersonal Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. F Douglas M. Kellner është emri shkencor i Profesor George F. Kneller, Kryetar i Studimeve të Filozofisë së Edukimit në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Autor i një sërë librave mbi teoritë sociale, politikën, historinë, kulturën, median etj. 33 Kellner, Douglas M Cultural Studies, Multiculturalism, and Media Culture. Qasja 20 Shtator Po aty. 19

36 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI tre pika, (a) diskutimi i produksioneve dhe ekonomisë politike, (b) përfshirja në analizat tekstuale, dhe (c) studimi i recepsionit dhe përdorimit të teksteve kulturore. Kellner e sheh këtë si një kalim drejt studimeve kulturore që tashmë sipas tij janë kritike, shumëkulturore dhe shumëperspektivëshe. Sipas tij është e rëndësishme që studimet kulturore, të mos analizohen vetëm në brendinë e tyre, por pikë së pari të analizohet sistemi i tyre i prodhimit dhe i shpërndarjes, shpesh i referuar si ekonomia politike e kulturës. Vendosja e teksteve brenda sistemit të kulturës në të cilën ato janë prodhuar dhe shpërndarë mund të ndihmojë në shpjegimin e tipareve dhe efekteve të teksteve, të cilat mund të humbin apo lihen në plan të dytë vetëm në analizat tekstuale. 35 Kellner thekson se sistemi i prodhimit shpesh përcakton çfarë lloj artefaktesh do të prodhohen, cilët kufij strukturorë do të jenë në atë se çfarë mund të thuhet e tregohet dhe çfarë jo, dhe çfarë lloj efektesh mund të gjenerojë teksti mbi audiencën. Kellner tërheq vëmendjen se në epokën e globalizmit duhet të jemi në dijeni të rrjeteve globale që prodhojnë dhe shpërndajnë produkte kulturore në interes të përfitimit dhe hegjemonisë korporative. Por, sërish ekonomia politike nuk e ka çelësin e studimeve kulturore sipas tij. Kellner qëndron mbi pikën e dytë, analizat tekstuale. Produksionet kulturore mediatike kërkojnë lexim tekstual të afërt, shumëplanësh që të mund të analizohen format e ndryshme të diskurseve, pozitave ideologjike, strategjive narrative, ndërtimit të imazhit dhe efektet e tyre. Ai thotë se pasi është lënë pas kriticizmi formalist në leximin e produksioneve kulturore, pas viteve 1960 këto lexime janë bazuar te semiotika. Që do të thotë se nuk ka më një përqendrim te tekstet e shkruara apo thjesht të folura, por te të gjitha kodet joverbale, gjuhët pamore të auditorëve, ku zhvillohen ngjarjet në filma dhe në televizion. Kellner flet se ka disa metoda të leximit tekstual si kritika ideologjike marksiste, feminizmi apo psikanaliza që çojnë në konkluzione të ndryshme. Ai bazohet te Stjuart Holl, kur thotë se ka një ndarje edhe mes kodimit tekstual dhe dekodimit të audiencës. Pika e tretë që Kellner analizon është perceptimi i audiencave dhe përdormi i kulturës së medias. Sipas tij të gjitha tekstet janë subjekt i perspektivave të ndryshme në lexim, ndërkohë që audiencat i shohin ato bazuar në gjininë, klasën, rracën, kombin, besimin fetar, preferencat seksuale dhe ideologjitë politike që këto audienca zotërojnë. Por ndonëse e vlerëson këtë, Kellner thotë se ka kufizime dhe probleme me standardizimin e përqasjeve studimore kulturore të audiencave. Problemi i parë, veçanërisht në SHBA është rreziku që roli i klasës mund të minimizohet si një variabël domethënës që strukturon dedkodimin e audiencave. Sipas Kellner, studimet kulturore në Angli janë veçanërisht të ndjeshme ndaj diferencave të klasave, ashtu si 35 Po aty. 20

37 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI edhe ndaj diferencave nënkulturore. Kellner thotë se po ashtu ekziston edhe rreziku i kundërt, ku duke e ekzagjeruuar me forcën e klasës, mund të minimiziohen apo injohorohen variabla të tjera si gjinia apo etnia. Më tej, Kellner paralajmëron kundër një tendence për të romantizuar ato që quhen audienca aktive duke pretenduar se të gjitha këto audienca prodhojnë kuptimet e tyre e duke mohuar që kultura e medias mund të ketë efekte të fuqishme manipulative. Kellner vijon të tërheqë vëmendje edhe për një aspekt tjetër që është përgëzimi i rezistencës në studimet kulturore, por pa përcaktuar cilat lloje të rezistencës. Ai jep shembuj duke thënë se shpesh filmat, [ai sjell filmin Die Hard, ku luan aktori Brus Uillis-Bruce Willis] përforcojnë sjelljen maskiliste brutale dhe manifestojnë dhunë fizike për t i zgjidhur problemet. Kellner beson se studimet kulturore kanë mbivlerësuar analizat perceptive dhe tekstuale, dhe kanë nënvlerësuar nga ana tjetër prodhimin e kulturës dhe ekonominë politike. Dagllas Kellner, jep shembul të analizave dhe veçanërisht të analizave tekstuale mbi tituj të ndryshëm të produksioneve amerikane. Një ndër këto produksione është edhe seriali televiziv X-Files Dosjet X. Studimin e këtyre produksioneve, Kellner e vijon edhe në librin e tij Spektakli i Medias ku qëndron mbi shembuj specifikë të produksioneve televizive amerikane. PRODUKSIONET KULTURORE MEDIATIKE NËN KËNDVËSHTRIMIN E DURHAM DHE KELLNER Dagllas Kellner së bashku me studiuesen Minkshi Durham (Meenkshi Gigi Durham) 36 në një botim të eseve sipas tyre kyçe të studimeve të medias dhe kulturës, qëndrojnë mbi studimin e produksioneve mediatike. Format e kulturës mediatike si televizioni, filmi, muzika pop, revistat, dhe reklamat ofrojnë role dhe modele gjinore, aludime lidhur me modën, imazhe të mënyrave të jetesës dhe ikona të personalitetit. 37 Studiuesit theksojnë se narrativa e kulturës së medias ofron modele të sjelljeve të përshtatshme dhe të papërshtatshme, mesazhe morale, kushtëzime ideologjike, ëmbëlsim të ideve sociale dhe politike me format joshëse të argëtimit popullor. 38 Durham dhe Kellner vënë në dukje se [k]riticizmi bashkëkohor i ka detyruar studentët dhe arsimtarët të shohin se nuk ekzistojnë tekste të pafajshme, se të gjitha artefaktet, 36 Meenakshi Gigi Durham, është profesore e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv në Universitetin e Ajovas (University of Iowa) në ShBA. Ajo ka publikuar studime në fushën e studimeve feministe të medias. 37 Durham, Meenkshi Gigi, dhe Douglas M. Kellner «Adventures in Media and Cultural Studies: Introducing the KeyWorks.» Në Media and Cultural Studies, Keyworks, redaktuar nga Meenkshi Gigi Durham dhe Douglas M. Kellner, Oxford dhe Massachusetts: Blackwell. F. ix 38 Po aty. 21

38 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI të cilët themelojnë kulturën dhe shoqërinë janë të lidhura me kuptime, vlera, paragjykime dhe mesazhe që përparojnë marrëdhëniet e fuqisë dhe vartësisë. 39 Sipas Durhan dhe Kellner nuk ka argëtim të pastër që nuk përmban prezantime zakonisht paragjykuese në mënyrë ekstreme, të klasës, gjinisë, racës, seksualitetit dhe një mori kategorish sociale dhe grupimesh. Duke udhëtuar në këtë analizë përmbledhëse të studimeve kulturore të medias, dy autorët qëndrojnë edhe mbi Marksizmin klasik, sipas të cilit klasa sunduese punëson intelektualët dhe producentët kulturorë, e të dy palët prodhojnë ide që lavdizojnë institucionet dominuese dhe mënyrat e jetesës dhe propagandojnë këto ide qeverisëse në forma kulturore si letërsia, shtypi, ose në ditët tona filmi dhe televizioni. 40 Durham dhe Kellner qëndrojnë gjatë edhe mbi studimet kulturore britanike, duke i vlerësuar si studimet e para të cilat u thelluan në ndikimet e gazetave, radios, televizionit, filmit dhe të tjera forma të kulturës popullore mbi audiencat. 41 Por autorët e shohin me sy kritik këtë shkollë duke evidentuar se studimet kulturore britanike në çdo moment kanë qenë të përcaktuara nga përplasjet e konjukturës politike aktuale [të atij momenti], dhe se puna e tyre kryesore ishte krijuar si ndërhyrje politike. 42 Pra, ato kanë qenë të lidhura me zhvillimet në çdo kohë, dhe nuk mund të konsiderohen të shkëputura nga pika kohore dhe realiteti politik, ekonomik dhe kulturor i asaj pike kohore. Durham dhe Kellner analizojnë edhe nocionin e ekonomisë politike. Referencat e termave politik dhe ekonomi tërheqin vëmendjen në faktin se prodhimi dhe shpërndarja e kulturës ndodhin brenda një sistemi specifik ekonomik dhe politik, i konstituuar nga marrëdhëniet mes shtetit, ekonomisë, institucioneve dhe praktikave sociale, kulturës dhe organizatave si media. 43 Sipas Durham dhe Kellner, sistemi i prodhimit shpesh përcaktonte çfarë lloj artefaktesh do të prodhohen, çfarë kufijsh strukturorë do të vendosen, çfarë mund dhe nuk mund të thuhet dhe tregohet, dhe çfarë lloj efektesh mbi audiencën këto artefakte kulturore mund të gjenerojnë. Studimi i kodeve të televizionit, filmit ose muzikës pop, për shembull, është rritur duke ekzaminuar formulat dhe konventat e prodhimit të kulturës së medias. 44 Autorët duke analizuar tregun amerikan argumentojnë se për shkak të kontrollit nga korporatat gjigante mediatike, produksioni i filmit dhe i televizionit në SHBA është i dominuar nga disa gjini specifike siç janë: spektaklet e lojrave apo bisedave, telenovelat [në anglisht soap 39 Durham, Meenkshi Gigi, dhe Douglas M. Kellner «Adventures in Media and Cultural Studies: Introducing the KeyWorks.» Në Media and Cultural Studies, Keyworks, redaktuar nga Meenkshi Gigi Durham dhe Douglas M. Kellner, Oxford dhe Massachusetts: Blackwell.. F. xii-xiv 40 Po aty. F. xv 41 Po aty. F. xxiv 42 Po aty. F. xxv 43 Po aty. F. xxvi 44 Po aty. F. xxvii 22

39 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI operas], komeditë situative [sit-coms], spektaklet e aksionit dhe aventurës etj. Ky faktor ekonomik sipas autorëve, shpjegon përse ekzistojnë cikle të disa gjinive të caktuara dhe nëngjini, ato që Durham dhe Kellner i quajnë mania e vijimësisë [në anglisht sequelmania] në industrinë e filmit, mbikalesa siç e quajnë ata të filmave popullorë në serialet televizive. Duke parë se si konkurrenca përcakton cilat spektakle janë prodhuar gjithashtu ndihmon për të shpjeguar përse ka një homogjenizim të produksioneve, të ligjëruara brenda sistemeve të produksionit me kode të përcaktuara gjenerike, konventa formulore dhe me kufij të mirëpërcaktuar ideologjikë. 45 Autorët propozojnë një konceptim të ekonomisë politike që shkon tej përqasjes tradicionale, e cila ka në qendër ekonominë dhe fokusohet me përpikëri në çështje ekonomike si pronësia, kontrolli, prodhimi dhe shpërndarja e kulturës. Në vend të kësaj, Durham dhe Kellner sugjerojnë që kjo përqasje të përfshijë lidhjet mes ekonomisë dhe politikës, kulturës dhe njerëzve si dhe ndërlidhjen mes produksioneve dhe konsumit, shpërndarjes dhe përdorimit. 46 Në këtë mënyrë ata mendojnë se kështu do të përftoheshin nocione më të pasura, sesa nocionet e përqasjes me dimension ekonomik. Durman dhe Kellner e mbyllin esenë e tyre duke folur për studime kulturore të orientuara nga e ardhmja, të cilat sipas tyre duhet të fokusohen nga afër te zhvillimet e industrive teknologjike të argëtimit dhe informacionit, ku bashkimet dhe sinergjitë po ndodhin, sinteza të kompjuterit dhe kulturës mediatike po planifikohen apo janë zbatuar tashmë dhe në teknologjitë e reja pa kabëll. 47 PËRQASJA E VETKOMUNIKIMIT MASIV TË MANUEL KASTELS Duke analizuar komunikimin në epokën dixhitale, Manuel Kastels (Manuel Castells) 48 sjell të argumentuara ndikimet e teknologjisë mbi komunikimin në tërësi dhe komunikimin ndëraktiv në veçanti. Ai sjell nocionin e vetkomunikimit masiv 49 (mass self-communication) duke e argumentuar se çdokush tashmë mund të transmetojë përmes platformave si YouTube në të gjithë botën, mund të postojë lidhje në faqe interneti ose të dërgojë matëriale përmes listave të mëdha të postave elektronike. Në këtë mënyrë, ka përfunduar epoka e komunikimit 45 Po aty. F. xxvii - xxviii 46 Po aty. F. xxx 47 Po aty. F. xxxvii 48 Manuel Castells është profesor i sociologjisë. Mban detyrën President i Komisionit Shkencor të Open University in Katalanja, në Barcelonë. Është lektor në disa universitete të botës Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press F

40 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI masiv, me një drejtim, dhe kemi tashmë vetkomunikimin masiv ku edhe audienca është një aktore e mirëfilltë në këtë proces. Kastels qëndron mbi korporatat e mëdha botërore dhe thekson se konglomeratet më të mëdha mediatike janë të rrënjosura në Perëndim, por shumica e bizneseve mediatike siç i quan ai, mbeten kombëtare dhe / ose të fokusuara lokalisht. 50 Asnjë organizatë e medias nuk është vërtetësisht globale dhe një numër në ulje i mediave është veçanërisht një fenomen lokal. Ato që janë globale, janë rrjetet që lidhin financimin e mediave, produksionet dhe shpërndarjen brenda vendeve apo mes vendeve. 51 Sipas Kastels, transformimi më i madh organizativ i medias është formimi i rrjeteve globale të bizneseve multimediale të ndërkyçura, përmes parneriteteve strategjike. Bazuar edhe në këto strategji, mund të flitet më pas edhe për përmbajtjet mediatike të shpërndara në rang global. Rezultati i këtyre trendeve të larmishme dhe i ndëraktivitetit të tyre është formimi i një sistemi të ri global multimedial. 52 Kastels thotë se për të kuptuar komunikimin e shekullit të 21-të është e nevojshme të identifikohet struktura dinamike e sistemit multimedial. Kastels qëndron mbi atë që e quan përqendrim i pronësisë, gjë të cilën nuk e cilëson si diçka të re në praktikën mediatike botërore që prej fillimeve të saj. Më tej ai flet për diversifikim të platformave të ndryshme. Në këtë pikë media ka ndryshuar, duke mos u paraqitur më në planin linear dhe vetëm në ekranin e televizorit, në letër apo në radio. Ndërthurja e agjencive mediatike me sistemet kompjuterike dhe kompanitë e telekomunikacionit e ka ndryshuar tashmë peisazhin. Në ditët e sotme, thotë Kastels, integrimi vertikal i kompanive mediatike përfshin edhe internetin. Organizatat mediatike po lëvizin për në internet, ndërkohë që kompanitë e internetit po krijojnë partneritete me organizatat e medias dhe po investojnë në funksionalitete si rrymëzimi [streaming] i videove dhe audiove. 53 Kastels analizon specifikisht rrjetet mediatike globale të korporatave të mëdha. [...] kompanitë globale po detyrojnë partneritete dhe ndër-investime me kompani kombëtare, rajonale dhe lokale për të lehtësuar zgjerimin e tregut dhe anasjelltas. Lojtarët rajonalë aktualisht importojnë përmbajtje globale dhe e lokalizojnë atë, ndërsa mediat globale po i ndjekin partnerët lokalë që të furnizojnë audiencat me përmbajtje te dedikuar Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press. F Po aty. 52 Po aty. F Po aty. F Po aty. F

41 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI Kastels, së pari, thotë se një shembull i ndikimit global në tregjet lokale të medias është importimi i drejtpërdrejtë i programeve dhe kanaleve si: CNN, Fox, ESPN, HBO dhe kanale të tjera mediatike transnacionale. 55 Ai, së dyti, citon studiues të tjerë si: Thussu (1998) për difuzimin e formateve korporative dhe kulturore nga sfera globale në atë lokale. Kastels citon Thussu-në kur ai flet për Murdokizimin e medias në Indi një process që përfshin kalimin e fuqisë mediatike nga publiku te privati, ku korporata transnacionale multimediale kontrollojnë edhe sistemet e shpërndarjes dhe përmbajtjen e rrjeteve informative globale. 56 Kastels, së treti, thekson faktin që lojtarët mediatikë globalë eksportojnë programe dhe përmbajtje të cilat janë prodhura ppër formate lokale, por që tipikisht janë bazuar rreth formateve standarde të popullarizuara në Perëndim. Kastels citon Ivabuçin (Iwabuchi, 2008:148) që i referohet këtij procesi i kamuflazhi lokal. 57 Shembujt për këtë janë programe si Pop Idol, Survivor, Kush do të bëhet Milioner etj. Kastels analizon edhe atë që e emërton si influencë lokale mbi globalen. Pra, ka një rrjedhë në të kundërt, e cila lejohet në mënyrë që të mund të garantohet frymëmarrje në këtë treg. Një shembull është India. Kastels citon Murdokun (Rupert Murdoch), i cili thotë se influksi i globalizmit në trajtën e kulturës perëndimore është më i ulët në Indi, krahasuar me rrjedhjen e produksioneve indiane në botë. 58 Programet tashmë të njohura ndërkombëtarisht si: Pop Idol, dhe Top Model janë programe me origjina të ndryshme. Gjithashtu edhe programi Big Brother e ka origjinën nga një produksion i pavarur i kompanisë hollandeze Endemol. Kastels, përmend edhe telenovelën kolumbiane Betty la Fea, ose siç është transmetuar në Shqipëri E shëmtuara Beti, e cila ka qarkulluar në 70 tregje përreth botës e parapaketuar si një program, por edhe si një format. Duke parë suksesin e telenovelës e E shëmtuara Beti në tregun amerikan, Televizioni Disney- ABC International bëri marrëveshje transmetimi me 130 territore përreth botës, duke e bërë këtë serial më të shikuarin në botë. 59 Kastels shkruan se ashtu siç kompanitë globale të medias po përpiqen të futin përmbajtjet e tyre në tregjet lokale, organizata të tjera mediatike po bëjnë strategji si të gjejnë rrugë për të qarkulluar përmbajtjen e tyre globalisht, zakonisht përmes korporatave më të mëdha globale të medias. Si një shembull, Kastels jep karakteret e filmit të animuar të 55 Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press. F Po aty. F Po aty. 58 Po aty. F Po aty. F

42 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI kompanisë Disney, Mbreti Luan, (i dubluar dhe në shqip), të cilët në formën e tyre origjinale janë shfaqur në botimet komike japoneze Manga. Në shumë tregje ka një përcaktim-axhende ndër-mediale në të cilin axhendat e medias si pronë janë të influncuara nga organizata të tjera. 60 Kastels citon Gloan (2006) që thotë se axhendat e lajmeve të kanaleve CBS, NBC dhe ABC në mbrëmje janë të varura nga artikujt që gazeta The New York Times boton në mëngjes. Kastels shkon në përfundimin se identiteti ka rëndësi. Ndonëse tregu ndërkombëtar është ashtu siç u theksua më lart, sipas Kastels dominohet nga më të mëdhenjtë, sërish janë një grup mediash kundër kësaj rryme. Kastels i quan rrjete thuajse paralele dhe një nga këta është edhe rrjeti Al Xhazira (Al Jazeera) që përfshin transmetime ndërkombëtare në arabisht dhe anglisht. Ky kanal sipas Kastels, sjell konkurrencë direkte me kanale si: CNN, BBC, CNBC në Lindjen e Mesme dhe në popullatat ku flitet arabisht si dhe krijon lidhje me rrjete të tjera ndërkombëtare, duke qenë prezent edhe në kontinentin afrikan. 61 Gjithashtu, Kastels flet edhe për dy tregje të tjerë prodhues të përmbajtjeve që shiten ndërkombëtarisht, Bollivudin indian si dhe Nollivudin nigerian. India dhe Nigeria zënë vend kështu në mënyrë rajonale dhe globale me produksisionet e tyre televizive. Ato mbeten efektive në tregjet rreth tyre. Kastels qëndron specifikisht mbi disa lloje përmbajtjesh mediatike. Një nga këto janë edhe telenovelat. Kastels citon Sinclair, La Pastina dhe Martinez, të cilët thonë se telenovelat, serialet melodramatike për televizionin, produksionet me origjinë nga Amerika Latine, më së shumti në Venezuelë, Meksikë, Brazil dhe Kolumbi, janë eksportuar përqark botës, nganjëherë si produksione të konservuara, vetëm të përkthyera, disa herë të prodhuara nga fillimi apo të riformatuara në bazë të shijes së çdo kulture. 62 Telenovelat u afruan me audiencat ndërkombëtare më shumë se serialet amerikane (soap operas) në vende aq të ndryshme si: Rusia, India, Italia dhe Gjermania dhe po ashtu edhe në vende me gjuhë të afërt si: tregjet në Amerikën Latine dhe në Spanjë. Kastels thotë se telenovelat e suksesshme, pasi provohen në tregun e tyre të brendshëm, blihen, riprodhohen dhe shpërndahen nga kompani globale, shpesh me qendër në Shtetet e Bashkuara. Pika e kthesës në suksesin e tyre ishte seriali E Shëmtuara Beti (e përmendur edhe më lart) në vitin Kastels citon Xhejd Miller (Jade Miller), e cila ka kryer një kërkim lidhur me fenomenin E shëmtuara Beti, ku ajo konkludon se telenovelat 60 Po aty. F Po aty. 62 Po aty. F

43 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI mund të kuptohen më së miri si produkte kulturore të lokalizueshme, të cilat i flasin universales, duke tejkaluar rrjetet globale të shqetësimeve kulturore kapitaliste. 63 Duke e përmbledhur këtë aspekt, Kastels thotë se industria globale e argëtimit, e cila mbështetet nga reklama është kanali kryesor për ndërtimin e një kulture të branduar konsumi. Krahas kësaj industrie, që më së shumti përbëhet nga kompleksi industrial në Hollivud, në audiencat ndërkombëtare nuk shpërndahet vetëm kultura amerikane, por çdo produkt kulturor që shet në të dy nivelet, në atë global dhe në atë specifik, bazuar në specifikat kulturore Multikulturalizmi sipas Kastels Manuel Kastels në punimin e tij Fuqia e Komunikimit ka qëndruar edhe mbi nocionin e multikulturalizmit shumëkulturësisë. Sipas tij multikulturalizmi është më shumë një normë sesa një përjashtim në botë. 65 Pra, ka një diversitet të jashtëzakonshëm të produksioneve kulturore dhe shpërndarjes së përmbajtjeve. Kastels jep modele si ai i Nigerisë, një vend që ka arritur një shikueshmëri të lartë në Afrikë. Gjithashtu ai qëndron sërish mbi rastin e Indisë si një fenomen në fushën e produksioneve televizive. Por thotë se janë edhe shumë vende të tjerë që sot punojnë fort për të qenë prezent në produksionet që ai i quan përmbajtje të prodhuara në shtëpi. Duke cituar edhe Abrahamson (2004), Kastels thotë se këto vende janë : Kina, Japonia, Korea e Jugut, Rusia Amerika Latine, Evropa etj. Në këtë këndvështrim, mund të flitet edhe për produksionet televizive dhe përmbajtjet mediatike që vijnë nga Turqia. Ky vend, i është bashkuar grupit të vendeve dhe zonave të lartëprmenduara me programe të prodhuara në vend dhe të shpërndara në gjeografi të ndryshme. Kastels thotë se një studim i Tubella-s (2004) ka treguar se rëndësinë kyçe të televizionit në ndërtimin e një identiteti kombëtar nën kushtet e dominimit kulturor nga një komb tjetër. Kjo shfaqet si një shembull i rëndësishëm në televizionin Katalan në Spanjë, pas rënies nga pushteti të Frankos dhe ku regjimi demokratik i dha autonomi politike Katalonjës në vitin Në këtë kuadër, Kastels sjell nocionin e kulturës së individualizmit të rrjetëzuar. [...] Kultura e individualizmit të rrjetëzuar, e gjen platformën e saj në zgjedhjen në një univers divers të vetkomunikimit masiv: interneti, komunikimi pa kabëll, lojrat në rrjet, dhe rrjetet dixhitale të prodhimit kulturor, ri-miksimi dhe shpërndarja. 67 Kastels thekson se kultura e 63 Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press. F Po aty. F Po aty. F Po aty. 67 Po aty. F

44 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI individualizmit të rrjetëzuar mund ta gjejë formën më të mirë të shprehjes në një sistem komunikimi të karakterizuar nga autonomia, rrjetëzimi horizontal, interaktiviteti, dhe rikombinimi i përmbajtjeve nën iniciativën e individit dhe rrjeteve të saj/të tij Protokollet e komunikimit në një botë multikulturale, sipas Kastels Manuel Kastels ngre pyetjen se si ndodh komunikimi në këtë botë të globalizuar e të karakterizuar nga modele të dallueshme kulturore. Ai vijon duke pyetur se a fragmentohet kultura apo integrohet në procesin e komunikimit. Kastels arrin në përfundimin se në realitet ndodhin të dyja. Komunikimi, sipas tij, fragmentohet gjatë procesit të dhënies së mesazheve dhe integrohet në prodhimin e kuptimeve përmes një seri protokollesh të komunikimit që e bëjnë të mundshme kuptueshmërinë në një kulturë që ai e quan të qendërzuar nga komunikimi (communication centered culture). 69 Kastels flet për protokolle të komunikimit, duke ju referuar praktikave dhe platformave organizative të mbështetjes që bëjnë të mundur shkëmbimin e mes fushave kulturore të shoqërisë globale të rrjetëzuar (konsumi, individualizmi i rrjetëzuar, kosmopolitanizmi dhe multikulturalizmi). 70 Sipas Kastels protokollet kryesore janë: - Reklama, si shtylla kurrizore e rrjeteve të mëdha mediatike, globale dhe lokale (Gluck and Roca-Sales, 2008). Reklama është prezente kudo, në të gjitha modelet kulturore, përdor të gjitha platformat që nga TV dhe radio e deri në internet dhe telefonat e lëvizshëm. - Ndërtimi i një gjuhe mediatike të përbashkët që do të thotë riformatim i formulës së tregimit të ngjarjeve dhe integrimit të gjinive. Kastels jep shembull termin infotainment që vjen nga bashkimi i information (informacioni) dhe entertainment (argëtimi). Kjo gjuhë bëhet e mundshme me dixhitalizmin. - Brandimi (që mund të jetë komercial apo i ndonjë lloji tjetër) strukturon lidhjen mes individëve dhe kolektivave përballë modeleve të ndryshme mediatike. - Konstituimi i një hiperteksti dixhital të rrjetëzuar, i përbërë nga përmbajtje shumëdrejtimshe të gjithçkaje dhe bazuar në modelet ndëraktive të lidhjes nga çdokush te çdokush dhe që sjell një kulturë të përbashkët: kultura e bashkëprodhimit të përmbajtjes që është konsumuar, pavarësisht nga përmbajtja specifike Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press. F Po aty. 70 Po aty. F Po aty F

45 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI Pra e parë në këtë optikë, Kastels thekson se tashmë në shoqërinë njërëzore, protokollet e komunikimit nuk janë të bazuara në shpërndarjen e kulturës, por në kulturën e shpërndarjes. Për këtë arsye, sipas Kastels, së fundmi protokollet e komunikimit nuk janë të jashtme por procese të komunikimit aktiv. Ai thekson se këto protokolle janë ndërtuar në mendjen e njerëzve përmes një ndërveprimi mes shumë pikave lidhëse në sistemin e komunikimit dhe konstruksionin mendor të njerëzve në shumëfuknsionalitetin e tyre komunikativ Audienca Kreative e Kastels Manuel Kastels sjell një këndvështrim të ri lidhur me ndjekjen e medias nga publiku duke shpjeguar se procesi i komunikimit masiv është keqndërtuar rreth nocionit artificial të audiencës. Kjo sipas tij vjen nga mendësia e industrisë së medias dhe reklamëdhënësve që e mbështesin atë, që kanë nevojë të përkufizojnë konsumatorët e tyre të mundshëm, duke i parë si shënjestra pasive. Kastels bazohet të Neuman (1991) kur thotë se janë kryer studime në psikologjinë e komunikimit që tregojnë se njerëzit i modifikojnë mesazhet e shënjuara që ata marrin duke i intepretuar ato sipas fragmenteve të tyre kulturore, duke i miksuar me mesazhet që marrin nga një burim i veçantë me morinë e praktikave të tyre komunikative. Pra, sipas Kastels ka marrë fund nocioni i audiencës së pashpresë që vetëm qëndron në pritje. Kastels vijon logjikën e studimeve të mëparshme nga Rasëll Neuman (Russell Neuman) dhe Umberto Eko (Umberto Eco), lidhur me proceset e komunikimit masiv dhe receptimeve të audiencave. Kastel sjell modelin e tij të një komunikimi shumë më të gjerë, ku një rol të madh luan tashmë teknologjia. Kjo teknologji ka ndryshuar rregullat e lojës dhe realiteti i marrëdhënies komunikative nuk mund të jetë i njëjtë. Individë dhe organizata specifike nuk është domosdoshmërisht e mirëqenë që korrespondojnë me njëri tjetrin: një dërgues/i adresuar nuk është e thënë se merr mesazhe nga një dërgues/i adresuar, të cilit i ka dërguar mesazh. Por, kur flitet për procesin komunikativ si rrjet shumëdrejtimësh dhe i ndarë me të tjerë, të gjithë janë dërgues dhe të adresuar dhe anasjelltas. 73 Kastels thotë se komunikimi në kuadrin teknologjik është shumëkanalësh dhe shumëmënyrësh, ku me shumëmënyrësi (multimodality) fjala është për teknologjitë e komunikimit. Ndërsa termi shumëkanalësh u referohet rregullimeve organizative të burimit të komunikimit. Nëse mesazhi është shumëmënyrësh, ai mbartet përmes internetit (me ose pa kabëll), pajisjet pa kabëll, televizionit (me teknologjitë e ndryshme të transmetimit), radios, librave, shtypit etj. Më tej, shumëmënyrësia mund të lidhet me procese të veçanta të komunikimit siç janë: IPTV, spektaklet televizive interaktive, gazetat në rrjet etj. 72 Po aty. 73 Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press. F

46 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI Sipas Kastels, secila nga këto mënyra, dhe përbërsit e tyre, organizohen në një kod të veçantë komunikimi, që të mund të indetifikohen specifikisht në çdo kontekst dhe proces. Komunikimi përparon përmes shumë kanalesh si televizionet, radiot, interneti, dhe sipas Kastels të gjitha këto përfaqësojnë një kod komunikmi. Në modelin e propozuar nga Kastels, dërguesi / i adresuari duhet të intepretojë mesazhet që merr nga shumë mënyrat dhe kanalet e komunikimit, duke angazhuar kodin e vet të ndërveprimit me kodin e mesazheve me origjinë nga dërguesi dhe të procesuar me nënkodet e mënyrave dhe kanaleve. Krahas kësaj, marrësi duhet të diskutojë kuptimet e veta si i adresuar edhe bazuar në eksperiencën si dërgues. Kastels thotë se në fund të procesit ekziston një kuptim i vetëpërzgjedhur që punon me materiale të ndryshme të procesit të komunikimeve. Kastels shpjegon se subjektet komunikative nuk janë entitete të izoluara, në të kundërt ata ndërveprojnë mes njëri-tjetrit, duke formuar rrjete të komunikimit që të prodhojnë kuptimin e ndarë së bashku. Kastels thotë se tashmë kemi ndryshuar nga komunikimi masiv adresuar drejt një audience, në mesazhe adresuar ndaj një audience aktive që i ndërton kuptimet në kontratë me eksperiencën e saj, me rrjedha njëdrejtimëshe të informacionit që ajo merr. Në këtë mënyrë, vëzhgohet një rritje e prodhimit interaktiv të kuptimeve. Kjo është ajo që Kastels e quan audiencë kreative, një burim i kulturës së rimiksuar që e karakterizon botën e vetkomunikimit masiv. BARRIERAT KULTURORE TË PRODUKSIONEVE NDËRKOMBËTARE SIPAS ULRIKE ROHN Studiuesja Ulrike Rohn 74 në studimin e saj doktoral në Universitetin e Këlnit, më pas i botuar si një vëllim në vitin 2009, analizon produksionet mediatike veçanërisht ato amerikane, të cilat marketohen në rajone të ndryshme të botës. Ajo më së shumti ka qëndruar mbi efektet e produksioneve amerikane në vende si: Japonia, Kina dhe India. Nisur nga studimi i saj, Rohn vlerëson se diferencat kultrurore mes vendit të origjinës dhe vendit të shënjestruar, e ndikojnë përzgjedhjen e materialeve televizive. 75 Vlerat kulturore sipas Rohn, ndikojnë sjelljen e biznesit dhe luajnë një rol në marrëdhëniet e biznesit, mes bashkëpunëtorëve në një kompani, por edhe mes të punësuarve në kompani të ndryshme që janë në ndërveprim me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, mund të flitet për një sinergji, e cila do të sillte edhe përgatitjen e produksioneve dhe një shpërndarje më të gjerë. 74 Ulrike Rohn është një studiuese nga Estonia. Është profesore në Universitetin e e Shkencave të Aplikuara Arkada në Helsinki të Finlandës. Gjithashtu është Zv/Presidente e Shoqatës Evropiane të Manaxhimit të Mediave. 75 Rohn, Ulrike Media Companies and Their Strategies in Foreign Television Markets. Punim Doktoral, Këln, Gjermani: Instituts für Rundfunkökonomie an der Universität zu Köln. F

47 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI Rohn thekson se kompanitë përgjithësisht tentojnë që fillimisht të hyjnë në vende që janë kulturalisht të ngjashme me vendet e tyre të origjinës. Manaxherët kanë më shumë vetëbesim në kapacitetet e tyre për të ndërmarrë operacione në vendet e shënjestruara që janë kulturalisht të ngjashme me vendet e tyre dhe për këtë arsye dëshirojnë më shumë të zgjedhin produksionet me ndikimin më të madh. Rohn shton se distanca kulturore zakonisht fryn në mënyrë të padëshirueshme kostot e blerjes së informacionit. Nëse një kompani, themelon një kompani më të vogël, kompania e re duhet të jetë e familjarizuar me sjelljen e biznesit në vendin respektiv. Ndërkohë, një sipërmarrje e përbashkët e lejon kompaninë shitëse të përdorë familjaritetin kulturor të partnerëve lokalë. Pra, në këtë shkallë të shpërndarjes së produksioneve kulturore të medias, ndihet largësia dhe diferencat kulturore mes publikut të shënjestruar dhe kompanive shpërndarëse, të cilat sidoqoftë i përkasin kulturës së vendit prodhues. 76 Zakonisht supozohet se një program televiziv është i suksesshëm në një treg të huaj kur ai transmeton vlera kulturore që janë familjare për audiencën e huaj. 77 Ulrike Rohn thekson se diferencat kulturore mes kompanisë mediatike dhe vendit pritës, sidoqoftë, kërkojnë ekspertizën kulturore të partnerëve vendas. 78 Kjo do të thotë se nëse produksionet nuk kalojnë nga një filtër kulturor, ato përjetojnë një mospërputhje me pritshmëritë e publikut, ose ofrojnë vlera të tjera kulturore që janë të panjohura, të papranuara ose tërësisht në kundërshti me vlerat e shoqërisë në të cilët shfaqet kjo përmbajtje. Siç do të shihet në vijim të këtij punimi, një problem të tillë shfaqin edhe shumë produksione turke, të cilat janë marketuar në tregun tonë, pa një konsultim paraprak me ekspertë vendorë dhe shpesh përmbajtje të ndryshme nuk përputhen me shoqëritë e katër vendeve në studim. Vihet re se nuk mjafton vetëm fakti se këto produksione kanë qenë të suksesshme përballë publikut të Turqisë, i cili edhe në vetvete zotëron vlera dhe norma të ndryshme kulturore. Rohn, flet për disa strategji të shpërndarjes së përmbajtjeve kulturore të medias në tregun ndërkombëtar, të cilat janë: strategjia ndërkombëtare, strategjia shumëkombëshe, strategjia globale dhe strategjia transnacionale. Strategjia ndërkombëtare karakterizohet nga një adaptim i ulët, por edhe një standardizim global i ulët. Rohn thekson se një kompani, e cila ndjek një strategji globale është shumë e përqendruar nga ana gjeografike. Pra, programet televizive që janë prodhuar për tregun vendas, nëse krijohen mundësitë, mund të eksportohen 76 Rohn, Ulrike Media Companies and Their Strategies in Foreign Television Markets. Punim Doktoral, Këln, Gjermani: Instituts für Rundfunkökonomie an der Universität zu Köln. F Po aty. F Po aty. F

48 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI me pak apo aspak adaptime në tregjet e jashtëm. 79 Strategjia shumëkombëshe karakterizohet nga një standardizim i ulët dhe adaptim i lartë lokal. Kompanitë prodhuese dhe /ose shpërndarëse hyjnë në tregje të tjerë duke investuar në këto tregje. Në këtë mënyrë ato marrin për bazë edhe informacionin lidhur me kërkesat që ka tregu në fjalë. 80 Strategjia globale, karakterizohet nga një standardizim i lartë ndërkombëtar dhe nga një adaptim i ulët lokal. Kjo strategji synon të maksimizojë performancën në gjithë botën përmes shpërndarjes dhe integrimit. Kur përmbajtja transferohet në tregje të jashtëm, idealja është të arrihet një produkt bazë i standardizuar që kërkon shumë pak ndryshime lokale, ose nuk kërkon ndryshime. Kjo do të thotë se formula të mirëmenduara universale, trajtohen me kujdes në mënyrë që të jenë të pranuara në të gjitha rajonet e globit, me përjashtime të vogla. Këto produksione më së shumti duket se përdorin edhe suksesin në zona të ndryshme për të ndërtuar një imazh ndërkombëtar dhe për të ndikuar edhe tregje të tjerë. 81 Strategjia transnacionale është një kombinim i strategjisë shumëkombëshe dhe strategjisë globale. 82 Mund të përkufizohet si një strategji globale në kushtet e tregut kur standartizimi është i pamundur ose i padëshirueshëm siç janë shijet lokale apo rregullimet lokale të tregjeve nga autoritetet e atyre vendeve. 83 Rohn në studimin e saj flet për një nevojë të madhe ndërkombëtare për përmbajtje. Shumë kanale kombëtare tashmë janë të bazuara në blerje relativisht jo të shtrenjta dhe veçanërisht në programet e importuara. 84 Rohn thotë se të gjitha studimet tregojnë që Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë eksportues në botë, duke shpërndarë më shumë programe se çdo vend tjetër. 85 Rohn, përjashton vendet e vogla nga mundësia për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare dhe konkretisht jep shembullin e televizioneve greke dhe hollandeze. Sipas saj, televizionet me audienca të vogla e kanë të pamundur të prodhojnë për arenën ndërkombëtare. Një element i suksesit të prodhimeve amerikane është edhe fakti se programet janë në anglisht, një gjuhë e folur botërisht dhe veçanërisht në Britaninë e Madhe, Australi, Kanada dhe Irlandë. 86 Rohn thekson se shumë qeveri, e konsiderojnë industrinë e medias si shumë të rëndësishme për qëllime të zhvillimit kombëtar. 87 Sipas Rohn, këta shtete mund të mund të shfaqin një pronësi të pjesshme, duke e kthyer pozicionin konkurrues të kompanive të 79 Rohn, Ulrike Media Companies and Their Strategies in Foreign Television Markets. Punim Doktoral, Këln, Gjermani: Instituts für Rundfunkökonomie an der Universität zu Köln.F Po aty. F Po aty. F Po aty. 83 Po aty. 84 Po aty. F Po aty. F Po aty. F Po aty. F

49 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI brendshme kundër kompetitorëve të huaj. Në këtë rast, sipas Rohn, eksporti dhe liçencimi janë vendime më të zgjuara sesa rrezikimi me një investim financiar të madh. E parë nga ky këndvështrim, prezenca e produksioneve të Turqisë në Ballkan dhe zona të tjera gjeografike, mbart një rëndësi të veçantë. Ndonëse zyrtarisht shteti turk nuk ka pronësi mbi prodhimet e serialeve televizive, sërish ato subvencionohen nga institucione të ndrryshme. Një element i rëndësishëm është edhe prodhimi privat për t u transmetuar në kanalet publike të vendit. MEDIA DHE NDËRTIMI I IMAZHIT TË DËSHIRUAR KOMBËTAR Studiuesi shqiptar Artan Fuga, në një analizë për identitetin dhe komunikimin ndërkulturor, e cilëson të gabuar pyetjen çfarë identiteti kemi ne shqiptarët pasi kjo pyetje kërkon një përgjigje që s mund të jepet. Pyetja e saktë do të ishte tjetër: çfarë identiteti kemi dashur ne shqiptarët të paraqesim për veten tonë si një konstruksion ideologjik i përpunuar nga elita kulturore dhe politike? 88 Kjo pyetje lidhur me identitetin nuk është një temë diskutimi vetëm për shqiptarët, por të gjithë kombet që dëshirojnë të qasen në arenën ndërkombëtare. Një pyetje e tillë do të ishte e gabuar padyshim edhe në rastin e Turqisë, dhe po e njëjtë do të ishte pyetja e duhur: çfarë identiteti - imazhi ka dashur elita kulturore dhe politike të ndërtojë për Turqinë në arenën ndërkombëtare? Dhe jo vetëm elita turke, por edhe faktorët e tjerë të shoqërisë turke si organizatat mediatike, të cilat më së shumti kanë karakter privat. Zhvillimi i një sektori të rëndësishëm të medias siç janë prodhimet televizive, shtrirja e mediave publike të Turqisë në Ballkan dhe më gjerë, furnizimi i mediave minoritare turke me përmbajtje të televizioneve turke janë disa elementë që të çojnë drejt konkluzionit se ky vend, pra Turqia po punon për të ndërtuar një imazh të ri në hapësirën ndërkombëtare. Kuptohet që Turqia nuk është as shteti i parë dhe as i fundit që punon në këtë drejtim. Studiuesi Jan Melissen 89, shkruan se [d]rejt fundit të Mesjetës, Venedikasit e kishin prezantuar tashmë shpërndaren sistematike të letrave të lajmeve [newsletter] brenda shërbimit të tyre diplomatik, por do të ishte shpikja e Gutenbergut që pastroi udhën për pionierët e vërtetë të marrëdhënieve publike ndërkombëtare, si Kardinali Rishelje në hyrje të shekullit të shtatëmbëdhjetë në Francë. 90 Melisen analizon ecurinë e ndërtimit të imazhit ndërkombëtar të disa vendeve të Evropës. Ai analizon edhe Turqinë e dekadës së tretë të shekullit të njëzetë. Qemal Ataturku 88 Fuga, Artan Komunikimi në shoqërinë masive. Tiranë: Papirus. F Jan Melissen është Drejtor i Programit të Studimeve Diplomatike Clingendael, Instituti i Vendeve të Ulëta për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. 90 Melissen, Jan «The New Public Diplomacy: Between Theory and Practice.» Në The New Public Diplomacy, Soft Power in International Relations, redaktuar nga Jan Melissen, Londër: Palgrave MacmillanF

50 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI kishte marrë përgjegjësisë e as më pak e as më shumë se të plotësonte ndryshimin e makiazhit të fytyrës së vendit dhe identitetit të tij, pa të cilin perspektiva aktuale e Turqisë për integrim në Evropë nuk do të ishte në axhendën politike të Bashkimit Evropian. 91 Siç do të shihet edhe në vijim të këtij studimi, Turqia ka ndryshuar imazhin e saj nga kalimi si pasardhëse e Perandorisë Osmane në republikën e re që përqafoi parimet perëndimore. Por çfarë është brandi? Studiuesi Simon Anholt i jep tre kuptime fjalës brand, i pari identiteti i dizenjuar i produktit, pra forma, ngjyra logoja dhe emri, i dyti, kuptimi i kulturës organizative pas produktit dhe i treti kuptimi i produktit apo korporatës në sytë e publikut që e përdor. 92 Studiuesi Filip Kotler (Philip Kotler) thotë se çdo gjë është një brand, pija Coca-Cola, posta FedEx, qyteti i Nju Jorkut, Shtetet e Bashkuara, këngëtarja Madonna madje edhe çdo individ. Sipas Kotler, çdo brand është një etiketë që mbart kuptime dhe asosacione. 93 Studiuesi dhe profesionisti i marketingut Ualli Olins (Wally Olins) 94 duke analizuar Evropën e shekullit të nëntëmbëdhjetë në esenë e tij Bërja e një brandi kombëtar, thotë se pothuajse të gjitha vendet evropiane duke nisur nga ky shekull si Gjermania nën Bismarkun apo Turqia e shekullit të njëzetë nën Ataturkun kaluan nga procese të ngjashme brandimi por se askush nuk e ka quajtur kurrë kështu. 95 Pra, emri i këtij vendi dhe i çdo vendi tjetër, është një markë dhe nuk ka ndonjë ndryshim nga një mall që duhet të shitet në treg. Sa më i mirë imazhi i kësaj marke, aq më shumë vlerë merr ajo në hapësirën ku shfaqet. Shtetet e kanë kuptuar këtë. Dhe ata, krahas imazhit që zotërojnë dhe janë të ndërgjegjshëm, dëshirojnë të kenë imazhe të tjera, shumë më të mirë krahasuar më atë që kanë. Këtu, ndërhyjnë edhe produktet kulturore të medias, fushatat e dedikuara të marketingut, fushatat për të tërhequr turistë etj. Olins jep shembullin e Britanisë së Madhe gjatë qeverisjes së Toni Blerit. Ai thotë se në fund të viteve 1990, ky shtet doli me parrullën Cool Britanica (Britanika Tërheqëse) që u lavdërua, por edhe u kritikua. 96 [...] e vërteta është se kombet përherë janë munduar të krijojnë dhe të modulojnë reputacionin e tyre në mënyrë që të krijojnë besnikëri të brendshme dhe koherencë dhe të promovojnë fuqinë e tyre dhe ndikimin në 91 Po aty. F Anholt, Simon «Beyond the Nation Brand: The Role of Image and Identity in International Relations.» Në Brands and Branding Geographies, redaktuar nga Andy Pike, UK: Edward Elgar Publishing. F Kotler, Philip Marketing Insights from A to Z 80 Concepts Every Manager Needs To Know. Hoboken, New Jersey: John Wiley & Sons, Inc. F Wally Ollins ka qenë president i Saffron Brand Consultans, kompani me bazë në Londër, Madrid dhe Lima Olins, Wally «Making a National Brand.» Në The New Public Diplomacy, Soft Power in International Relations, redaktuar nga Jan Melissen, Londër: Palgrave Macmillan. F Po aty. F

51 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI vendet fqinje. 97 Olins thotë se nuk ka asnjë të re për brandimin kombëtar përveç fjalës brand, dhe teknikat që përdoren tani, të cilat derivojnë nga teknikat klasike të brandimit dhe të marketingut. 98 Olins qëndron gjatë mbi rastin e Francës, duke e cilësuar si vendi që ndoshta ka qenë më ndikuesi për brandimin dhe ribrandimin mes kombeve të tjerë. 99 Arsyeja pse kombet vazhdojnë haptas e nganjëherë fshehtas të formësojnë e riformësojnë identitetet e tyre, ose e thënë ndryshe të rishfaqin vetveten haptas ose jo është sepse realiteti i tyre ndryshon dhe ata duhet ta projektojnë simbolikisht këtë ndryshim të vërtetë për të gjithë auditorin me të cilin kanë të bëjnë. Ata duan me aq sa ata munden të afrojnë perceptimin me realitetin. 100 Ualli Olins thekson tre fusha përmes të cilave projektohet brandi kombëtar: eksportet, investimet e huaja direkte dhe turizmi. Ai vlerëson se SHBA është vendi me më shumë ndikim në hapësirën ndërkombëtare, duke përmendur edhe markat e ndryshme teknologjike amerikane si: Apple, Hewlett Packard, Intel, Google, të cilat shihen si marka të këtij shteti në botë. 101 Studiuesit e Universitetit të Harvardit, Xhon Kuelç (John A. Quelch) dhe Katherine Joç, (Katherine E. Jocz) kanë analizuar sesi kombe të ndryshme prezantojnë vetveten në hapësirën ndërkombëtare. Fytyra që një komb prezanton në botë ka një rëndësi në rritje në epokën e globalizmit dhe partneriteteve shumëkombëshe. Por edhe fytyra që u paraqet qytetarëve të tij është po aq e rëndësishme. Në një përpjekje për tu anëtarësuar në BE, Turqia, për shembull duhet të balancojë identitetin shekullar, një trashëgimi tradicionale islame, dhe kërkesën e BEsë për më shumë demokraci, përfshi këtu të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave dhe një ekonomi të tregut të lirë. 102 Autorët shprehen se nëse kombet duan të dalin jashtë turmës, ata duhet të mbledhin dhe të strukturojnë informacionin lidhur me tregjet dhe nevojat e blerësve potencialë, ose kombeve të tjerë, organizatave dhe individëve. Pra sipas Kuelç dhe Joç, atyre u nevojitet një strategji e plotë marketingu. 103 Krahas kësaj, zhvillimi i qëndrueshëm duket se përfiton nga një shoqëri civile aktive e shënuar me pjesëmarrje dhe pjesëmarrje të lartë të qytetarëve. Pra në këtë mënyrë, zgjerohet rrethi i kontribuesve që tashmë nuk janë vetëm shtetërorë. Kombet konkurrojnë që të shesin eksportet e tyre, të tërheqin turistë, punëtorë, studentë dhe pensionisë. 97 Po aty. 98 Po aty. 99 Po aty. F Po aty. 101 Po aty. F Quelch, John A., dhe Katherine E. Jocz Greater Good: How Good Marketing Makes for Better Democracy. Boston: Harvard Business Press. F Po aty. F

52 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 2 Koncepte teorike Alban TARTARI Ata konkurrojnë për fuqi, prestigj dhe aftësi për të influencuar ngjarjet botërore. 104 Kuelç and Joç, argumetojnë se kombet ndërmarrin dy lloj komunikimesh në kuadër të ndërtimit të një imazhi të dëshiruar, komunikimin me jashtë, por edhe komunikimin me qytetarët e tyre brenda. Ata përpiqen të instalojnë një kuptim të përgjithshëm të qëllimit kombëtar dhe shënjojnë aspiratat e kombit. 105 Autorët thonë se manaxhimi i imazhit të përgjithshëm të një kombi është i ngjashëm në parim me manaxhimin e një brandi korporativ. Një imazh kombëtar i fortë e diferencon një komb nga të ngjashmit bazuar në një substancë pozitive, ndryshe nga paragjykimi dhe injoranca. 106 Ata i grupojnë në dy kategori karakteristikat që ka imazhi i një vendi. Kategoria e fortë ka të bëjë më së shumti me prodhimet, por edhe me ushtrinë. Si për shembull Gjermania me makinat e saj, apo Finlanda dikur me prodhimin e telefonave Nokia. Këtu mund të shquhen edhe Shtetet e Bashkuara për fuqinë e tyre ushtarake. Nga ana tjetër, karakteristika e butë janë burimet e tjera, siç thonë studiuesit Italia krenohet me Rilindjen e saj, apo historinë romake... mund të jetë edhe mënyra e jetesës, moda, kuzhina, apo vendet simbolike si Kulla Ejfel për rastin e Francës. Ndërsa është venë re prania ushtarake turke në Ballkan, por edhe zona të tjera është evidente tashmë dhe fuqia ushtarake është shfaqur, veçanërisht në vitet 1990 e në vijim, Turqia po punon tashmë edhe me fuqinë e butë. Siç e thonë edhe Kuelç e Joç, janë elementët e kulturës ata që ndërtojnë një imazh pozitiv. Dhe ashtu si në shembullin e Italisë, e cila krenohet me kulturën e Perandorisë Romake, duket se ekziston tashmë një krenari e Turqisë për kulturën e kaluar të Perandorisë Osmane. Gjithashtu edhe elementë të tjerë si kuzhina, vendet turistike, por edhe vendet historike janë elementë përcaktues në ndërtimin e një imazhi. 104 Po aty. F Po aty. F Quelch, John A., dhe Katherine E. Jocz Greater Good: How Good Marketing Makes for Better Democracy. Boston: Harvard Business Press. F

53 Kapitulli 3 HISTORIK I SHKURTËR I MEDIAS TURKE Shoqëria turke edhe sot ndodhet në një debat të madh lidhur me median dhe veçanërisht historinë e saj. Ndërsa klasa republikane e bazuar në idealet qemaliste të Mustafa Qemal Ataturkut kritikon ashpër represionin ndaj shtypit nën Perandorinë Osmane, rrymat konservatore ia dinë pikërisht asaj për nder zhvillimin e shtypit. Ky debat ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Turqinë. Ky është një debat që mbetet aktiv në të gjithë hapësirën që përjetoi sundimin osman. Zhvillimi i shtypit nuk është vonuar vetëm për Turqinë aktuale, por edhe për të gjithë këtë hapsirë dhe popujt që jetonin/jetojnë aty. Zhvillimi më vonesë i shtypit dhe më pas zhvillimi i një shtypi tërësisht të kontrolluar nga Stambolli perandorak deri në vitin 1908, nuk lejoi edhe zhvillimin intelektual dhe përparimin e ideve ndër këta popuj dhe brenda tyre. Në vijim të këtij kapitulli do të trajtohet nga ana historike zhvillimi i medias turke, që në periudha të ndryshme kohore bashkohet e ndahet me Ballkanin. FILLIMET Shtypi turk e nisi rrugëtimin zyrtar në vitin 1727, kur në Stamboll u ngrit shtypshkronja e parë në historinë e vendit nga Ibrahim Myteferrika (Ibrahim Müteferrika), një shtetas osman me origjinë hungareze. 107 Më saktë, që nga ky vit mund të thuhet se nisi epoka e materialeve të shtypura, pasi paraardhësja e Republikës së Turqisë, Perandoria Osmane do të duhej të priste edhe 105 vjet të tjerë për të parë të botuar gazetën e parë. Studiuesi dhe gazetari turk Hifzi Topuz shkruan se në kryeqendrën e Perandorisë, në Stamboll, më 11 Nëntor 1831 u botua gazeta e parë Takvimi-i Vakayi [Kalendari i Ngjarjeve]. 108 Gjithësesi, kjo mund të quhet një hyrje e vonuar e shtypit të shkruar në Perandori krahasuar me Evropën dhe mbetet edhe sot e kësaj dite një prej kritikave të mëdha të elitave turke, duke argumentuar se gazeta e parë erdhi plot 277 vjet pasi Gutenbergu shpiku shtypshkronjën në vitin Madje kjo shihet edhe si 107 Oymen, Onur Bir propaganda silahı olarak basın, Dünyada ve Türkiye de sansür, baskı ve yönlendirme, (Shtypi si një armë e propagandës, censura, presioni dhe orientimi në botë dhe në Turqi). Sramboll: Remzi. F Topuz, Hıfzı II Mahmut tan Holdinglere Türk Basın Tarihi, (Që nga Mahmuti i Dytë deri te Holdingët, Historia e Shtypit Turke). Stamboll: Remzi Kitabevi.

54 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI një nga arsyet kryesore të prapambetjes së Perandorisë Osmane nga zhvillimet që solli shtypshkrimi në Evropë. 109 Kemi afërsisht 400 vjet vonesë (në botimin e gazetave). Elementi kryesor është pranimi i vonuar i shtypshkronjës 110. Interesant është fakti që disa mileteve 111 (popujve) nuk iu ndalua ngritja e shtypshkronjave. Perandoria Osmane ishte e konceptuar sipas mileteve popujve, në bazë fetare dhe jo kombëtare. Pra, muslimanët ishin një prej mileteve, të krishterët dhe katolikët konsideroheshin dy milete të ndryshme. Më pas edhe hebrenjtë u konsideruan një prej mileteve të perandorisë. Hebrenjve, të cilët u arratisën nga Spanja më 1493 dhe u vendosën në hapësirën osmane nuk iu mohua e drejta e ngritjes së shtypshkronjave. Po ashtu ngritën shtypshkronja edhe armenët në 1567, arabët maruni më 1610, si dhe grekët më Sipas studimit të Topuz-it, rezulton se para këtij botimi të Stambollit, Perandoria Osmane u njoh me dy gazeta jetëshkurtra: Vakayi-i Mısiriye (Ngjarjet e Egjiptit) në vitin 1828 dhe Vakayi-i Giridiye (Ngjarjet e Kretës) në vitin 1830, kjo e fundit një gazetë e botuar në ishullin e Kretës, në atë kohë zonë e pushtuar nga Perandoria Osmane. 113 Gjithësesi Takvim-i Vakayi pranohet si gazeta e parë në historinë e shtypit turk. Ajo u botua me urdhër të Sulltan Mahmutit II në periudha të ndryshme dhe kishte karakterin e një buletini zyrtar. Interesant është fakti se kjo gazetë kishte botime edhe në gjuhë të tjera të popujve nën Perandorinë Osmane si në arabisht, persisht, armenisht dhe greqisht. 114 Po ashtu është botuar një variant i kësaj gazete në gjuhën frënge me emrin Le Moniteur Ottoman. Takvim-i Vakayi nuk ka patur ndonjë numër të gazetës të botuar në gjuhën shqipe. Në studime të tjera vlerësohet se në fakt ishin diplomatët e huaj ata që botuan të parën gazetë në Stamboll. Uluç Gyrkan (Uluç Gürkan) shkruan se Gazeta e parë në Stamboll u botua në vitin 1795 nga Ambasada Franceze me emrin Bulletin des Nouvelles. 115 Por, kjo gazetë botohej në gjuhën frënge dhe nuk i fliste opinionit të gjerë. Ajo lexohej më së shumti 109 Oymen, Onur Bir propaganda silahı olarak basın, Dünyada ve Türkiye de sansür, baskı ve yönlendirme, (Shtypi si një armë e propagandës, censura, presioni dhe orientimi në botë dhe në Turqi). Sramboll: Remzi.F Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif. F Shënim: Në Perandorinë Osmane klasifikimi i popullsive bëhej bazuar në nocionin e mileteve, pra popujve, e parë kjo në këndvështrimin fetar dhe jo atë kombëtar. 112 Po aty. F Topuz, Hıfzı II Mahmut tan Holdinglere Türk Basın Tarihi, (Që nga Mahmuti i Dytë deri te Holdingët, Historia e Shtypit Turk). Stamboll: Remzi Kitabevi. F Po aty. F Gürkan, Uluç «Media and Politics.» A brief history of Turkish Media. Qasja 10 Janar Politics/(7)%20Journalism%20in%20Turkey.doc. 38

55 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI nga diplomatët apo politikanët e lartë në Stamboll, siç e thotë edhe gazetari dhe studiuesi turk Orhan Kolollu (Orhan Koloğlu). Gjatë periudhës së Revolucionit Francez, ambasada franceze në Stamboll botoi gazetën Bulletin des Nouvelles (Buletini i Lajmeve) dhe më pas Gazette Française Costantinople (Gazeta Franceze e Stambollit). Këto dhe gazeta të tjera të botuara në kohën kur Napoleoni pushtoi Egjiptin (1789) ndikuan në jetën politike në Stamboll, por nuk u morën si shembull 116. Akeksanër Blak (Alexander Blacque), një kundërrevolucionar që ishte arratisur nga Franca pas Revolucionit Francez, publikoi të parën gazetë private në Izmir me emrin Spectateur Oriental (Spektatori i Lindjes) 117. Po ashtu gazeta e parë private në gjuhën turke u botua nga një i huaj; një tregtar britanik me emrin Uilliam Çurçhill (William Churchill). Gazeta Ceride-i Havadis (Kronika e Ngjarjeve) e Çurçillit u botua më 3 korrik 1840 dhe arriti të shesë 10 mijë kopje në ditë në vitet Gjatë një periudhe 30 vjeçare mes viteve ka një sërë tituj gazetash të botuara në hapësira gjeografike të ndryshme të Perandorisë. Botimet janë në gjuhën turke apo të shoqëruara edhe nga një gjuhë e dytë (në bazë të etnisë së vendit ku botoheshin), por më së shumti ato kanë qenë në gjuhët armene, arabe dhe greke. Kjo periudhë e parë klasifikohet si periudha para reformave të Tanzimatit. PERIUDHA E TANZIMATIT Një gjallërim i botimeve u ndje gjatë periudhës së Tanzimatit mes viteve Hifzi Topuz, duke pasqyruar këtë periudhë jep një listë të këtyre gazetave që dukej qartë që ishin forma zyrtare të botimit si buletine informative, apo gazeta zyrtare të shtetit osman: Gazeta Suriye, (Damask, turqisht-arabisht 1865); gazeta Gadis el Firat (Alepo, turqishtarabisht, 1867); gazeta Lübnan (Liban, arabisht-frëngjisht, 1867); gazeta Girit (Kretë, turqishtgreqisht, 1867); gazeta Edirne (Adrianopojë, turqisht-greqisht, 1868);Gazeta İshkodra (Shkodër, turqisht, 1868); gazeta Yanya (Janinë, turqisht-greqisht, 1868); gazeta Firat, (Alepo, turqishtarabisht, 1869); gazeta Konya (turqisht-greqisht, 1869); gazeta Selanik (Selanik, turqisht- 116 Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në 117 Po aty. F Po aty. shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif.F Oymen, Onur Bir propaganda silahı olarak basın, Dünyada ve Türkiye de sansür, baskı ve yönlendirme, (Shtypi si një armë e propagandës, censura, presioni dhe orientimi në botë dhe në Turqi). Sramboll: Remzi. 39

56 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI greqisht, 1869); gazeta Trabzon (turqisht-greqisht, 1869); gazeta Prizren (turqisht-serbisht, 1871); gazeta Kastamonu (turqisht, 1872); gazeta Adana (turqisht-greqisht, 1872); gazeta Yemen (Jemen, turqisht-arabisht, 1872); gazeta Rumeli (Manastir, turqisht, 1873); gazeta Ankara (Ankara, turqisht, 1874); gazeta Aydin (Izmir, turqisht, 1874); gazeta Neretva (Hercegovinë, turqisht-serbisht, 1876). 120 Siç vihet re, interesant është fakti që ndonëse edhe në vilajetet shqiptare si: Shkodra, Kosova, Manastiri dhe Janina ka gazeta, por mungojnë tërësisht botimet në gjuhën shqipe ose të alternuara në dy gjuhë turqisht-shqip, siç shfaqet në vende të tjerë. Gazetat Prizren, Kosova, Salnam-i Vilayet-i Kosova janë trajtuar edhe nga studiuesit shqiptarë Hamit Boriçi dhe Mark Marku, të cilët japin një pasqyrë të detajuar lidhur me shtypin mbi shqiptarët në Perandorinë Osmane. 121 Gazeta Yanya (Janina) jep në mënyrë të detajuar ceremonitë e diplomimit të gjimnazit Zosimea, duke botuar deklaratat e drejtuesve të shkollës dhe atyre ushtarakë. Disa nacionalistë grekë dhe shqiptarë dihet që kanë dalë nga kjo shkollë 122. PERIUDHA E KONSTITUCIONALISTËVE (MBËSHTETËSVE TË KUSHTETUTËS) Periudha e tretë në historinë e shtypit turk është ajo e Konsitucionalistëve (Meşrutiyet Dönemi), Kjo periudhë karakterizohet nga një censurë e rreptë shtetërore mbi gazetat, ndërsa në vitin 1877 kemi edhe ligjin e parë osman mbi shtypin. Pra, shteti osman rregulloi në njëfarë mënyrë funksionimin e botimeve periodike në Stamboll dhe kryeqendrat e tjera të perandorisë. Në këtë kohë një ndër gazetarët më të spikatur të perandorisë është Shemsettin Samiu siç njihet në Turqi, rilindasi shqiptar Sami Frashëri Shemsettin Samiu (Sami Frashëri) Emri Shemsetin (Şemsettin) mund të përkthehet në gjuhën shqipe si dielli i fesë dhe në një kohë kur në Perandorinë Osmane nuk kishte një ligj për mbiemrin ai ka mbajtur dy emra Shemsetin Sami. Ka dy variante të emrit të parë, njëri më i fortë, i turqizuar Shemsetin dhe i dyti me artikulimin e butë arab Shemsedin. 123 Nuk ka një shpjegim të qartë se kur e ka marrë këtë emër Sami Frashëri. 120 Topuz, Hıfzı II Mahmut tan Holdinglere Türk Basın Tarihi, (Që nga Mahmuti i Dytë deri te Holdingët, Historia e Shtypit Turke). Stamboll: Remzi Kitabevi. F Boriçi, Hamit, dhe Mark Marku Historia e Shtypit Shqiptar 1. Tiranë: Ufo University Press. F Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif. F Shënim: Në citimet nga turqishtja për Sami Frashërin do të lihen variantet që kanë përzgjedhur autorët. 40

57 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI Studiuesi turk Agah Sërrë Levend (Agah Sırrı Levend) në një monografi të botuar fillimisht në vitin 1969 nga Instituti Turk i Gjuhës, (dhe më pas ribotuar në vitin 2010) thekson se gazeta e parë që Sami Frashëri në vitin 1873 ka punuar është gazeta Sirac asr [ose thjesht Sirac] e botuar nga Ebyzija (Abüzziya). 124 Levend thotë se kjo mësohet nga vetë Ebyzija, pasi në gazetë nuk është gjetur emri i Samiut. Jeta gazetareske e Shemsettin Samiut nis në gazetën Hadika, pronësia e së cilës ishte në dorë të dikujt me emrin Ashir. 125 Kjo gazetë nis të botohet në vitin 1873 për rreth 1 vit me 43 kopje. Shemseddin Samiu, në këtë mënyrë pa mbushur një vit në fushën e gazetarisë arrin të marrë përsipër drejtimin e një gazete. 126 Sipas Levend një vit më pas, më 1874, Sami Frashëri dërgohet në Tripoli (të Libisë) për të botuar aty gazetën lokale që mban emrin e këtij qyteti në gjuhën turke Trablusgarp. 127 Por Kolollu thotë se ky ishte një internim. [...]Shemsetin Samiut, në kohën kur ishte i internuar në Tripoli iu dha detyra për të drejtuar gazetën lokale atje 128. Në këtë kohë shumë gazetarë të njohur u larguan të detyruar nga Stambolli për të shkuar në qendra periferike të Perandorisë. Levend përmend edhe një periudhë të shkurtër të punës së Sami Frashërit si i interrnuar në Rodos më 1876, ku ai drejtoi një revistë me titullin Muharrir (Shkrimtari). 129 E botuar për herë të parë në vitin 1875 në mënyrë të pasuksesshme, gazeta Sabah (Mëngjesi) rinis në vitin 1882 nën drejtimin e Mihran Efendiut dhe me kryeredaktor Shemsettin Samiun [Frashëri] dhe kthehet në një gazetë me shumë ndikim 130. Mihran Efendi (Nakashjan) ka qenë një ndër intelektualët armenë më të njohur të kohës. Boriçi dhe Marku qëndrojnë gjatë mbi rolin e Sami Frashërit dhe kontributin e tij në gazeta të rëndësishme për kohën si: Sabah, Tercuman-i Hakikat (Përkthyesi i së Vërtetës) dhe Tercuman-i Shark (Perkthyesi i Lindjes). 131 Levend përmend edhe dy revista në të cilat Sami Frashëri ishte themelues dhe drejtuesi i tyre. Këto revista janë: Aile (Familja) në vitin 1879 dhe Hafta (Java) në vitin Revista Aile kishte të bënte më së shumti me çështjet sociale dhe veçanërisht me jetën në familje, ndërsa Hafta kishte një karakter letrar. Siç e thotë edhe studiuesi Bulent Bilmez botimet në shqip të Sami Frashërit në Stamboll si: Drita dhe Dituria janë neglizuar nga studiuesit turq dhe ato janë 124 Levend, Agah Sırrı Şemsettin Sami. Stamboll: Can Yaşam. F Po aty. 126 Öztürkçü, Ibrahim Şemseddin Sami, Emsal,Doğu - Batı Filozof Edebiyatçılarından Özdeyişler ( Ngjashmëria. Parime të Filozofëve nga Lindja - Perëndimi, përgatitur nga Sami Frashëri). Stamboll : Selis. F Levend, Agah Sırrı Şemsettin Sami. Stamboll: Can Yaşam. F Koloğlu. F Levend, Agah Sırrı Şemsettin Sami. Stamboll: Can Yaşam. F Koloğlu. F Boriçi, Hamit, dhe Mark Marku Historia e Shtypit Shqiptar 1. Tiranë: Ufo University Press. F Levend, Agah Sırrı Şemsettin Sami. Stamboll: Can Yaşam. F

58 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI studiuar në Turqi pas viteve 2000 të marra përmes studiuesve shqiptarë si: Ahmet Kondo, Dilaver Sadikaj dhe Falma Fshazi. 133 Sami Frashëri, më së shumti vlerësohet në Turqi gjerësisht si një gjuhëtar, përkthyes dhe kontribues për formësimin e gjuhës moderne turke (ndryshe nga osmanishja që përbëhej nga një përzierje e turqishtes, arabishtes dhe persishtes). Ende në Turqi nuk ka botime që të studiojnë në imtësi kontributin e tij për gazetarinë moderne turke. PERIUDHA PAS VITIT 1908 Në vitin 1908 u krijua Lidhja e Shtypit Turk. 134 Në vitin 1911 u themelua Agjencia Telegrafike Osmane si dhe u shtua numri i gazetave xhonturke që kundërshtonin sulltanin. Studiuesja Eleanor Oksford (Eleanor Oxford) vlerëson rolin e gazetarëve në zhvillimin e shoqërisë osmane e më pas të asaj turke. Gazetarët kanë qenë përgjegjës për prezantimin e modernitetit në shoqërinë turke si në periudhën osmane, po ashtu edhe në atë republikane. 135 Shtypi i kohës, megjithë presionet dhe censurën mbi të, sërish ishte një dritare e hapur dhe burim informacioni dhe dijeje për shoqërinë. Gazetat e para turke në Evropë janë ato të lëvizjes xhonturke, apo ndryshe turqve të rinj. Kjo ishte një lëvizje politike nacionaliste në periudhën më të fundit të Perandorisë Osmane. Nisur nga diktatura e sulltan Abdulhamitit, periudha mes viteve shënoi një prani të gazetave turke në Paris, Londër, Napoli, Gjenevë etj. Kolollu thotë se grupi i dytë i gazetave në mërgim përbëhej nga nacionalistë që kërkonin pavarësinë e tyre nga Perandoria Osmane siç ishin arabët, grekët, armenët, shqiptarët etj. PERIUDHA E PËRPJEKJES KOMBËTARE TË MUSTAFA QEMALIT Periudha e katërt është ajo që në historinë turke quhet si Përpjekja Kombëtare (Milli Mücadele) mes viteve Udhëheqësi i ri ushtarak i Turqisë, më pas president i vendit Mustafa Qemali, i cili më tej u quajt si Ataturku nga Asambleja Kombëtare Turke, i kushtoi 133 Bilmez, Bülent «Sami Frashëri Or Şemseddin Sami? Mythologization Of An Ottoman Intellectual In The Modern Turkish And Socialist Albanian Historiographies Based On "Selective Perception".» Balkanologie VII F BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj F Oxford, Eleanor «History of Turkey s media and poëer relations.» Todays Zaman, 2 Gusht. Qasja Janar 2,

59 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI një rëndësi të veçantë shtypit. Vetë Mustafa Qemali u shfaq në kopertinën e revistës amerikane TIME në numrin e 24 marsit Gjatë këtyre viteve u krijua Drejtoria e Shtypit dhe Informimit pranë Kryeministrisë turke dhe në vitin 1920 u themelua Agjencia e Lajmeve Anadolu (Anadolu Ajansı), e cila edhe sot është agjencia publike e lajmeve në Turqi. 137 Uluç Gyrkan (Uluç Gürkan) thotë se Mustafa Qemali e themeloi Agjencinë e Lajmeve Anadolu gjatë viteve të luftës çlirimtare që të shërbente si një rrjet komunikimi i lëvizjes Qemaliste. Motoja e saj ishte Që bota të dëgjojë Anadollin 138. Mustafa Qemali, më 10 janar 1920 themeloi dhe botoi në Ankara gazetën Hakimiyet-i Milliye (Vendimi i Popullit), kjo për të rritur ndikimin dhe ulur impaktin e gazetave që ishin opozitare ndaj tij dhe botoheshin në Stamboll 139. Në kapitullin e pestë do të flitet gjerësisht për këtë agjenci, e cila për dekada me radhë ka qenë si shtylla kurrizore e shtypit turk dhe që në ditët e sotme është një zëdhënës i Republikës Turke në rajon dhe Evropë. PERIUDHA E REPUBLIKËS TURKE Periudha e pestë është ajo e republikës turke që nga viti 1923 deri në ditët e sotme. Kjo mund të ndahet në disa faza për të njohur zhvillimet që kanë sjellë gjendjen aktuale të medias turke. Në vitin 1924 u themelua gazeta Cumhuriyet (Republika), një gazetë e bazuar në idetë e Mustafa Qemal Ataturkut, që edhe sot vijon të jetë aktive. E veçanta e kësaj gazete është se zyrtarisht nuk ka një pronar; ajo zotërohet nga mijëra lexues aksionerë të saj që paguajnë përmes kontributeve dhe abonimeve për vijimin e botimit të gazetës. Një zhvillim i rëndësishëm është themelimi i radios publike turke në vitin 1927 që në atë kohë njihej me emrin Radio e Ankarasë. Në vitin 1928 ndodhi një ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtypit turk, kalimi nga shkrimi me alfabetin arab në atë latin. Kolollu thotë se procesi i kalimit të gazetave nga njëri alfabet te tjetri mori rreth 4 muaj. 140 Studiuesja Bejbin Kezhanllëollu (Beybin Kejanlıoğlu) e konsideron këtë proces si shumë të vështirë, që ndryshonte rrënjësisht perceptimin ndaj medias. Në vitin 1928, 136 Çevikalp, Mesut News Magazines of Turkish Press History in the 20th Century. Teze Master, Stamboll: Fatih University. 137 BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj F Gürkan, Uluç «Media and Politics.» A brief history of Turkish Media. Qasja 10 Janar Politics/(7)%20Journalism%20in%20Turkey.doc. 139 Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif. F Po aty. F

60 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI u vendos përdorimi i alfabetit të ri latin dhe publikimi i librave me alfabetin e vjetër ishte i ndaluar rreptësisht. Ato ishin kohë të vështira për botuesit dhe shtypshkruesit. 141 Gazeta e parë me germa latine u quajt Türkçe Gazete, pra gazeta turke dhe ishte një buletin thuajse zyrtar. Kjo gazetë botohej dy herë në javë, në ditën e hënë dhe të enjte dhe kishte katër faqe. 142 Gazetat pritën me vite derisa për të siguruar lexuesit e rinj, duke qenë se shumica e njerëzve dinin të shkruanin e lexonin vetëm me alfabetin arab dhe nuk e njihnin atë latin. Vështirësi kishte edhe për pronarët e shtypshkronjave që tashmë duhet të bënin investime të reja për germat e alfabetit të ri. Periudha e dytë e shtypit në kohën e republikës turke është ajo mes viteve , kohë kur nisi edhe pluralizmi politik në Turqi. Në këto vite përjetohet një shtrirje e madhe e shtypit dhe radioja publike humbi terren në publik përballë gazetave. 143 Në vitin 1952 nisën transmetimet e para televizive nga Universiteti Teknik i Stambollit, zhvillim ky që i hapi udhën krijimit të transmetuesit publik të Turqisë. Gjithsesi Televizioni publik turk TRT 1 u organizua pas grushtit ushtarak të shtetit të vitit Gjatë viteve 60 dhe 70 të shekullit të kaluar u themeluan disa agjenci lajmesh. Periudha e tretë republikane e shtypit turk është ajo mes viteve Në këtë kohë gazetat nisën të botoheshin edhe në Gjermani, duke i folur kështu emigrantëve turq që në vitet të shekullit të kaluar lanë Turqinë për një punë e jetë më të mirë në Gjermani, por edhe vende të tjera të Evropës. Gjashtë gazeta ndërtuan shtypshkronjat e tyre në Gjermani në atë vite. 145 Periudha nga vitet 1980 e deri në ditët e sotme është periudha e fundit. Vija ndarëse është televizioni, që pas vitit 1981 përjetoi një shtrirje të madhe në Turqi, duke lënë kështu në hije shtypin. Në vitin 1984 Radio Televizioni i Turqisë, TRT nisi transmetimet me ngjyra. Një historik i shkurtër i radios publike dhe televizionit publik turk do të trajtohen specifikisht 141 Kejanlıoğlu, D. Beybin «Turkey since 1970.» Në Turkey since 1970 Politics, Economics and Society, nga Debbie Lovatt, New York: Palgrave. F Şimşek, Derya «Cumhuriyet Dönemi'nde Yeni Türk Harfleri ile Yayınlanan ilk Türkçe Gazetesi; "Türkçe Gazete" (Gazeta e parë turke me gërmat e reja turke në periudhën e republikës; "Gazeta Turke").» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nëntor: F Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif. F Gürkan, Uluç «Media and Politics.» A brief history of Turkish Media. Qasja 10 Janar Politics/(7)%20Journalism%20in%20Turkey.doc. 145 Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif. F

61 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI në kapitullin e pestë. Zhvillimi i teknologjisë solli mëse 10 vite më vonë, në mesin e viteve 90 një erë të re, atë të kompjuterëve dhe internetit. MEDIA TURKE NË DITËT E SOTME Që në ditët e para të republikës turke ndeshen familjet e para që themeluan gazetat e tyre. Këto familje mediatike bazoheshin më shumë te grupimet ideologjike e politike. Në Turqi, ndërtimi klasik i pronësisë tradicionale në fushën e gazetarisë do të thoshte që gazeta ishte një biznes familjar ku analisti kryesor në të njëjtën kohë ishte edhe pronari dhe kishte një status prej gazetari e padroni. 146 Këto familje kanë qenë mbështetëse të hapura të ideologjisë shtetërore të Turqisë, Qemalizmit, sipas parimeve qeverisëse të Mustafa Qemalit. Që nga vitet 1980 gazetat kaluan në dorë të kapitalistëve dhe u kthyen në kompani përfituese. 147 Në këtë mënyrë, grupet e biznesit që kishin investime në energjetikë, sektorin bankar, financë, turizëm e ndërtim nisën të futen fillimisht në sektorin e shtypit, e më pas në vitet 90 me heqjen e monopolit shtetëror u futën edhe në transmetimet televizive dhe nisi të formësohet një industri moderne e medias që bazohej në një konkurrencë të ashpër që vinte nga rregullat e kapitalizmit neoliberal botëror. 148 Sot, mediat turke janë të organizuara nën çatinë e korporatave të ndryshme (të quajtura Holding) dhe funksionojnë si biznese të mirëfillta. Këto korporata në përgjithësi zotërojnë biznese të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Pra, ndonëse organizatat mediatike në Turqi kanë disa dekada që përpiqen të funksionojnë sipas modelit të biznesit ato sërish nuk kanë mundur të kenë një pavarësi financiare dhe shpesh financonen nga biznese të tjerë të të njëjtit grup. Në fillim të viteve 1990 me nisjen e transmetimeve televizive, vëmendja popullore shkoi më shumë për median elektronike. Sot, media turke është shumë e zhvilluar dhe e shtrirë në çdo zonë të vendit. Gazetari amerikan Andrew Finkel, i cili jeton e punon prej vitesh për mediat ndërkombëtare në Turqi, jep një pamje të gjendjes aktuale të shtypit të shkruar dhe asaj elektronike. Sipas tij, në Turqi ekzistojnë rreth 35 gazeta kombëtare që megjithatë kanë një qarkullim të ulët për një vend me këtë madhësi 4.5 milionë kopje, ose e barabartë me tirazhin e një tabloidi në Londër 146 Aydın, U.Uraz «Neoliberal militarizmden otoriter muhafazakarlığa Türk medyasının otuz yılı (Nga militarizmi drejt konservatorizmit autoritar, 30 vjet te medias turke).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Konservatore Neoliberale), nga U.Uraz.(ed.) Aydın, Stamboll: Ayrıntı Yayınları. F Ilgaz, Ceyda «Türkiye de 1980 Sonrası Dönem ve Türk Basını.» İletişim Fakültesi Dergisi F Aydın, U.Uraz «Neoliberal militarizmden otoriter muhafazakarlığa Türk medyasının otuz yılı (Nga militarizmi drejt konservatorizmit autoritar, 30 vjet te medias turke).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Konservatore Neoliberale), nga U.Uraz.(ed.) Aydın, Stamboll: Ayrıntı Yayınları. F

62 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI apo Nju Jork. Atje funksionojë edhe dy dyzina me kanale lajmesh, tokësorë apo kabllorë. Këto krahas një numri të lartë të kanaleve lokale me buxhete të ulëta dhe kanaleve të panumërta radiofonike. Ekzistojnë gjithashtu edhe portale në internet të ndërtuara shumë mirë. 149 Në mesin e viteve 1990 nisi edhe modernizimi i teknologjisë së shtypshkrimit. Gazeta e parë që përdori teknologjinë kompjuterike është Sabah-u, e cila transferoi me paga të larta drejtues dhe analistët/editorialistët nga konkurrentët e saj dhe rriti tirazhin në mënyrë të shpejtë, duke u vendosur kështu në një pol dominues. 150 Gazetat investuan shumë edhe në materialet promocionale që dhuronin në atë kohë për të evituar humbjen e lexuesve në konkurrencën e ashpër me televizionet. Studiuesit Ajshe Gynesh Ajata (Ayse Günes Ayata) dhe Senxher Ajata (Sencer Ayata) vlerësojnë se televizioni zë vendin qëndror në vëmendjen e turqve pas viteve Në një periudhë 5-6 vjeçare numri i kanaleve private arriti në mbi 20 dhe në një shoqëri ku media e shkruar është e kufizuar, media vizive është shfaqur si institucioni me ndikimin më të madh në formësimin e opinionit publik. 151 Sipas studiuesve, media në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 ka funksionuar në mbështetje të politikave ekonomike neo-liberale duke u shërbyer më shumë interesave të biznesit se sa interesave të publikut. Efekti i masmedias në politikë është shumë i dukshëm në çështjen e politikave ekonomike; çështje si pagat reale në ulje, rritja e të ardhurave dhe shpërndarja e pasurisë, si dhe reduktimet në praktikat sociale, praktikisht censuroheshin dhe partitë politike që tentonin të kritikonin pasojat negative të këtyre politikave ristrukturuese neo-liberale liheshin nën hije nga grupet e fuqishme mediatike. 152 MEDIA NDËRKOMBËTARE NË TURQI Në fundin e viteve 1990 nisi edhe interesi i mediave ndërkombëtare për tregun turk. Mustafa Kushata (Mustafa Kuşata), ekspert i medias turke, thotë se me daljen në treg të kanalit të parë tematik të lajmeve NTV, drejtuesit e mediave gjeneraliste nisën të mendojnë për shtrirje të reja. Në fund të vitit 1997 u mendua të krijohej një kanal i ri lajmesh Eco24, më pas Turner Group kërkoi të hynte në Turqi në partneritet me sipërmarrësit vendas. 153 CNN në atë kohë nisi të shtrihet në zona të tjera të globit, në gjuhë si: spanjishtja, arabishtja etj. Në këtë kuadër u mendua 149 Finkel, Andrew Turkey, What Everyone Needs to Know. New York: Oxford University Press. F Aydın, U.Uraz «Neoliberal militarizmden otoriter muhafazakarlığa Türk medyasının otuz yılı (Nga militarizmi drejt konservatorizmit autoritar, 30 vjet te medias turke).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Konservatore Neoliberale), nga U.Uraz.(ed.) Aydın, Stamboll: Ayrıntı Yayınları. F Ayata, Ayse Günes, dhe Sencer Ayata «Turkey s Mainstream Political Parties on the Centre-Right and Centre-Left.» Në Turkey since 1970 Politics, Economics and Society, nga Debbie Lovatt, New York: Palgrave. F Po aty. F Kuşata, Mustafa, intervista nga Alban Tartari Themelimi i CNN Türk (17 Maj). 46

63 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI të krijohej edhe CNN Türk. Takimet zgjatën dy vjet. Në shkurt të vitit 1999 u arrit marrëveshja mes dy palëve. 154 Sot, CNN Türk është një ndër mediat e rëndësishme të Turqisë. Kjo zgjoi më tej edhe interesin e mediave ndërkombëtare për tregun turk dhe hapësirën turkofone rreth Turqisë. Televizioni TGRT pjesë e grupit Ilhas që nga themelimi në vitin 1993 në vitin 2006 iu shit një prej grupeve më të mëdha mediatike në botë, News Corporation. 155 Kështu News Corporation, pronë e manjatit ndërkombëtar Rupert Murdok (Rupert Murdoch) nisi të konkurojë edhe në Turqi me Turner Coorporation. Studiuesit Çam dhe Jyksel shkruajnë se edhe televizioni CNBC u bë pjesë e grupit Doğuş në vitin Aktualisht edhe rrjeti televiziv i Katarit, Al Jazeera ka çelur studiot në Stamboll dhe ka nisur transmetimet në gjuhën turke. Interesant është fakti se Al Jazera Turk ka hapur edhe një filial në Bosnje Hercegovinë, duke mbuluar kështu edhe Ballkanin me transmetime në gjuhën serbo-kroato-boshnjake. Fillimisht grupet mediatike ndërkombëtare lejoheshin të zotëronin jo më shumë se 49 për qind të aksioneve mediatike, por pas vitit 2011, me miratimin e ligjit 6112 Për transmetimet e radiofonike dhe televizive të vitit 2011, korporatat mediatike ndërkombëtare mund të zotërojnë rreth 50 për qind të një medie në Turqi. Në çdo rast, ato nuk mund të kenë shumicën e aksioneve të një mediaje, dhe nuk mund të bëjnë partneritete vetëm me korporata të huaja për të zotëruar një media në Turqi. Ligji e specifikon që këto media ndërkombëtare duhet të bëjnë partneritete me biznese apo shoqata vendase. Si rezultat i këtij ligji, rrjeti televiziv i Katarit, Al Jazeera në vitin 2011 dhe rrjeti kinez GB Times në vitin 2013 janë dy aktorët më të fundit që investuan në fushën mediatike në Turqi. KRIZA EKONOMIKE TURKE DHE NDIKIMI NË MEDIA Turqia u përball me një krizë të madhe ekonomike në fillim të viteve 2000 që përveç sektorëve të tjerë pati ndikim të drejtpërdrejtë edhe në atë të medias. Shumë korporata të biznesit dhe banka falimentuan, duke çuar në nxjerrje jashtë sektorit edhe mediat që zotëronin. Një rënie drastike pati edhe në sektorin e reklamave. Shpenzimet e reklamave në vitin 2000 ishin 1.1 miliardë dollarë, në vitin 2001 kjo shifër zbriti në 550 milionë dollarë, që do të thotë 154 Po aty. 155 Çam, Aydın, dhe İlke Şanlıel Yüksel «Türkiye'de Medyanın 2002 sonrası Dönüşümü: Ekonomi Politik bir Yaklaşım (Ndryshimi i medias turke pas vitit 2002, Një) qasje politiko-ekonomike).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Neoliberale Konservatore), nga U. Uraz Aydın, Stamboll: Ayrıntı. F Po aty. F

64 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI se pati në rënie prej 51 përqindësh. 157 Kjo e rëndoi edhe më shumë gjendjen e medias. Disa grupe mediatike për shkak të borxheve dhe falimenteve dhe u morën në administrimin e një agjencie shtetërore, Fondi i Sigurisë së Depozitave dhe Kursimeve (TMSF). Mediat u riprivatizuan në vitet në vijim, duke i dhënë një rol të rëndësishëm shtetit në manaxhimin e tyre. Në këtë proces që zgjati më shumë se 10 vjet, aktori kryesor ka qenë TMSF. 158 Kjo agjenci shtetërore ndikoi në konfigurimin e pronësisë së medias në Turqi gjatë kësaj periudhe. DISKUTIM MBI LIRINË E MEDIAS NË TURQI Turqia është një republikë parlamentare demokratike, por një ndër debatet më të rëndësishme në këtë vend lidhet me lirinë e medias dhe sidomos në vitet e fundit me përdorimin e rrjeteve sociale. Çam dhe Jyksel, thonë se ushtria, por edhe qeveritë e ndryshme janë përgjegjëse për këtë. Më herët, media tradicionale hezitonte të bënte lajme pa miratimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ndërsa sot është në një gjendje që nuk bën dot lajme pa miratimin e pushtetit. 159 Alev Skot (Alev Scott) kritikon jo vetëm pushtetin. por edhe mediat që bëhen palë me të, madje edhe kur këto janë media ndërkombëtare. Sipas tij, censura mediatike në Turqi shpesh shfaqet si vetëcensurë nga editorët dhe pronarët e medias që duan të mbajnë marrëdhënie të mirë me qeverinë Protestat në Gezi e sollën këtë të vërtetë të dhimbshme në dritë. Gjatë ditëve të para të protestës, CNN Türk, në vend që të mbulonte protestat transmetonte dokumentarë për natyrën dhe më i famshmi ishte një program për pinguinët. Ka patur thirrje të gjerë në adresë të CNN që të mbyllte divizionin e vet në gjuhën turke ndërkohë që memet me pinguinë nisën si një zjarr i egër në median sociale. 160 Finkel shkruan se media turke nuk ka ruajtur siç duhet liritë e saj. Media turke, për shkak të aleancës jo të shenjtë me qeverinë ka dhënë prova që është një qen roje i dobët i lirive të veta. 161 Organizata Reporterë pa Kufi në indeksin e lirisë së mediave në botë për vitin 2013 e rendit Turqinë në vend të 154-t me një rënie prej 6 vendesh. Në emër të luftës kundër terrorizmit, Turqia demokratike është sot burgu më i madh për gazetarët Aydın, U.Uraz «Neoliberal militarizmden otoriter muhafazakarlığa Türk medyasının otuz yılı (Nga militarizmi drejt konservatorizmit autoritar, 30 vjet te medias turke).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Konservatore Neoliberale), nga U.Uraz.(ed.) Aydın, Stamboll: Ayrıntı Yayınları. F Çam, Aydın, dhe İlke Şanlıel Yüksel «Türkiye'de Medyanın 2002 sonrası Dönüşümü: Ekonomi Politik bir Yaklaşım (Ndryshimi i medias turke pas vitit 2002, Një) qasje politiko-ekonomike).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Neoliberale Konservatore), nga U. Uraz Aydın, Stamboll: Ayrıntı. F Po aty. F Scott, Alev Turkish Awakening, A personal discovery of modern Turkey. Londer : Faber&Faber. F Finkel, Andrew Turkey, What Everyone Needs to Know. New York: Oxford University Press. F RSF «Reporters Without Borders.» World Press Freedom Index. Qasja 2 Gusht F

65 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI RADIO DHE TV Turqia shihet si një vend me numër të lartë të mediave në proporcion me popullsinë e vendit. Raporti vjetor i Drejtorisë së Shtypit dhe Informacionit pranë Kryeministrisë Turke, jep këto shifra lidhur me mediat turke: Sot në Turqi numërohen afërsisht 6800 gazeta, 263 televizione dhe 1058 kanale radiofonike 163 Këto shifra përfshijnë të tre kategoritë e shtrirjes së mediave, kombëtare, rajonale dhe lokale. Një numër kaq i lartë mediash mund të shpjegohet me faktin se ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Turqia ka një popullsi mbi 75 milionë banorë. Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) në raportin për vitin 2013, jep një numër të unifikuar të radiove dhe televizioneve 1188 në rang vendi. 164 Nga këto 83.4 përqind janë transmetime tokësore dhe 16.6 përqind transmetime në satelit, rrjete kabllore dhe internet. 165 Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2013 transmetuesit radio-televizivë në Turqi kanë emetuar orë transmetimi. Grafiku më poshtë ilustron përqindjet e orëve të transmetimeve në radio, TV dhe në të dy këto mediume së bashku. Figura 1: Radiot dhe televizionet në Turqi Burimi: TurkStat Turqia zotëron dy platforma dixhitale radio-televizive: DigiTurk dhe D-Smart që bëjnë transmetime në formatin e definicionit të lartë të figurës dhe zërit, HD. DigiTurk për vitin 2012 zotëronte 3.3 milionë abonentë familjarë dhe biznese, ndërsa D-Smart 1.7 milionë abonentë BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj F Institute, Turkish Statistical Radio and Television Institution Statistics. Qasja Dhjetor 24, Po aty 166 BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj F. 7 49

66 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI GAZETA DHE REVISTA Instituti Turk i Statistikave jep një shifër më të lartë lidhur me gazetat dhe revistat në Turqi. Duke integruar në këto shifra edhe botimet e shtypura të institucioneve qendore dhe vendore, shoqatave të ndryshme, bizneseve, etj. në të gjithë vendin, TurkStat raporton aktivitetin e 3100 gazetave dhe 4058 revistave në të gjithë vendin. Siç vihet re edhe në tabelën më poshtë ka patur një rritje të lehtë të numrit të gazetave dhe rënie të numrit të revistave krahasuar me vitin Rritja e numrit të gazetave të shtypura është interesant në një kohë kur ka një shtim të ndjekjes së mediave dhe informacionit përmes internetit. Tabela 4 Gazetat dhe Revistat në Turqi Lloji periodikëve Totali Gazetat Revistat Viti Totali Lokale Rajonale Kombëtare # % # % # % # % , Burimi: TurkStat AGJENCI LAJMESH Në Turqi ushtrojnë aktivitetin e tyre 14 agjenci lajmesh të cilat operojnë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndër këto më të mëdhatë në vend renditen katër prej tyre, Agjencia Anadolu (AA), Agjencia Dogan (DHA), Agjencia Cihan (CHA) dhe Agjencia Ihlas (IHA). Agjencitë e lajmeve janë motori kryesor i informacionit në Turqi dhe kanë rolin e furnizuesve me informacion të mediave turke dhe atyre ndërkombëtare që kanë në fokus Turqinë. Agjencitë e lajmeve në Turqi zotërojnë departamente për lajmet audio-vizive që do të thotë se janë furnizues edhe të televizionieve dhe radiove në vend. Shtrirja e madhe gjeografike e këtij vendi e bën të pamundur mbulimin me korrespodentë nga televizionet dhe gazetat që përherë e më shumë u drejtohen agjencive për shërbime të ndryshme. Një element i rëndësishëm i agjencive turke është edhe fakti që ato janë furnizueset parësore të mediave ndërkombëtare që operaojnë në Turqi, apo mediave që bëjnë lajme për Turqinë. Këto media, duke qenë në një konkurrencë të hapur me televizionet në Turqi, preferojnë të përdorin agjencitë si burime lajmi. Agjencitë kanë korrespondentët e tyre edhe në qendrat më të mëdha botërore si dhe rajonin e Ballkanit. 50

67 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI MEDIAT E INTERNETIT Turqia mbetet poshtë mesatares evropiane të përdorimit të internetit. Institucioni i Statistikave të Turqisë, për vitin 2014 vlerëson se 53.8 për qind e qytetarëve të Turqisë përdorin internetin 167. Megjithatë, ky raport vëren se ka një rritje të përqindjes së qytetarëve që e përdorin internetin në mënyrë konstante. Ndërkohë 60.2 për qind e familjeve turke përdorin internet në banesat e tyre. Gazeta Zaman (Koha) cilësohet si gazeta e parë e internetit në Turqi, në vitin Të gjitha mediat tradicionale turke zotërojnë faqen e tyre zyrtare, madje disa prej tyre kanë preferuar që krahas faqeve të gazetave dhe revistave të shtypura, të themelojnë edhe portale të tjerë në internet për të diversifikuar kanalet e mesazhit mediatik, por edhe për të servirur marka të reja mediatike krahas atyre tradicionale. Nuk ka një shifër të të gjitha faqeve të lajmeve në Turqi. Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (Parlamenti) në faqen zyrtare rendit 19 faqe lajmesh në internet, të cilat botojnë dhe mbulojnë me rrjetet e tyre të korrespodentëve hapësirën e Turqisë 169. Këto faqe janë të akredituara pranë këtij institucioni për të mbuluar lajmet dhe punimet e parlamentit. SERIALET TELEVIZIVE DHE PRODUKSIONE TË TJERA Turqia, nisur edhe nga numri i popullsisë rezulton të jetë një treg i madh mediatik. Në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar, me zhvillimin e transmetuesit publik TRT, nisën të shfaqen edhe produksionet e para mediatike si: seriale, telefilma, videoklipet e këngëve etj. Ky sektor nisi të zgjerohej pas viteve 90 me hyrjen në treg të televizioneve privatë dhe zgjerimit e modernizimit të rrjetit të kinemave në të gjithë Turqinë. Ndonëse të dominuara fillimisht nga produkisonet amerikane dhe ato amerikano-latine, në fillim të viteve 2000 pati një bum të serialeve turke. Sot, ato janë elementi më i ndjekur në rrjetet televizive të Turqisë. Ky vend prodhon mesatarisht çdo vit 100 deri në 150 telenovela të cilat tregtohen edhe në vende të tjerë, sidomos në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Afrikën e Veriut dhe Ballkan. Për më shumë lidhur me këtë temë do të flitet në kapitullin e gjashtë, ku do të trajtohen serialet e transmetuara në hapësirën shqipfolëse në Ballkan. Raporti vjetor i TurkStat për vitin 2013 jep përqindjet e 167 TUIK, Turkish Statistical Institut «Hanehalkı Bilişim Teknolojileri Kullanım Araştırması (Hulumtim lidhur me përdorimin e teknologjisë nga familjarët).» Qasja Maj 13, Zaman Historiku, Arkivi në rrjet i gazetës Zaman,, vizituar: mars Qasja Mars 7, Turqisë, TBMM Parlamenti i Lista e mediave të akredituara. Qasja Mars 12,

68 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI produksioneve në radotelevizionet turke përqind e kohës mediatike është furnizuar me produksione vendase. Figura 2 Përqindja e produksioneve vendase dhe të huaja në Turqi Burimi: TurkStat RRJETET SOCIALE Turqia është një ndër vendet më aktivë në botë në përdorimin e rrjeteve sociale, ose mediave sociale siç quhen ndryshe. Në një studim të botuar së fundmi nga Igi Global në Shtetet e Bashkuara evidentohet përparësia që qytetarët turq i japim rrjeteve sociale. Në hulumtimet e kryera është vënë re se në përdorimin e mediave sociale, njerëzit në Turqi janë në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara, duke kaluar Brazilin, Rusinë, Indonezinë, Indinë dhe Anglinë. 170 Ky evidentim flet për një popullaritet të madh dhe nevojë të turqve për t u informuar dhe komunikuar me njërin-tjetrin. Sipas këtij studimi, Turqia është vendi i parë në Evropë për përdorimin e Facebook-ut. Turqia është në vend të parë në botë përsa i përket përdoruesve të Twitter-it, e dyta në qasjen në Foursquare, dhe në listën e qasjes në Facebook, Turqia është në vend të tretë në botë dhe në vend të parë në Evropë Sarıtaş, Ahmet, dhe Elif Esra Aydın «Elections and Social Media. An overview.» Në Public Affairs and Administration: Concepts, Methodologies, Tools, and Applications, Hershey PA, USA: Information Resources Management Association USA. F Po aty. F

69 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI Media turke e ka shtuar ndjeshëm praninë në rrjetet sociale. Facebook dhe Twitter janë dy platformat kryesore ku mediat turke promovojnë lajmet e tyre. Po ashtu, rrjetet sociale janë kthyer në burime lajmesh, duke patur parasysh përdorimin e tyre nga njerëz të politikës, biznesit, diplomacisë, shkencës, artit dhe sportit. Shpesh, mediat turke furnizohen me lajme nga rrjetet sociale pasi shumë liderë turq, por edhe individë realë apo anonimë përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me publikun mesazhe të tyre. Një debat aktiv në Turqi ka qenë mbyllja kohë pas kohe e rrjeteve sociale si: YouTube apo Twitter nga ana e agjencive zyrtare të shtetit turk. Këto kufizime kanë sjellë debate brenda dhe jashtë Turqisë lidhur me lirinë e shtypit dhe të informacionit në vend. GAZETARIA E LAGJES Edhe në median turke, vetë gazetarët dhe drejtuesit shpesh shkruajnë për të ardhmen e këtij profesioni nisur nga zhvillimet teknologjike dhe ndryshimit të gazetarisë klasike. Vetë popullariteti i rrjeteve sociale flet për një zbehje të ndjekjes së mediave tradicionale në vend. Gazetari Serdar Turgut, shkruan për atë që e quan Media e Re, impaktin e madh të teknologjisë në botë, por edhe në Turqi. Ai jep shembullin e asaj që mund të quhet gazetari e lagjes, ku faqe interneti dhe blogje me emra të lagjeve dhe rrugëve të Stambollit tashmë shërbejnë për çdo lloj informacioni në atë zonë. Një shembull është faqja e lagjes NişanTaşı, Po ashtu, ka edhe shembuj të tjerë ku faqe informative me emra rrugësh apo lagjesh mund të gjenden në hapësirë turke në internet. Reporterët e rasteve të publikuara aty janë vetë banorët e asaj lagjeje, si në rastin e faqes NisanTasi.com.tr. Temat e trajtuara janë të ndryshme dhe të lidhura me interesat e komunitetit, si për shembull: mjedisi, shkolla, nismat sociale, festat kombëtare dhe ato fetare, uljet që bëhen në restorantet, kafenetë, promocionet e dyqaneve të lagjes etj. REKLAMA NË MEDIAN TURKE Të ardhurat nga fusha e marketingut janë shtylla kryesore që mban në këmbë median turke. Ndonëse shumica e këtyre mediave zotërohet nga grupimet e biznesit, sërish ato funksionojnë bazuar në sektorin e reklamimit. Sektori i reklamës në Turqi, mendohet se arrin 172 Turgut, Serdar Yeni Medya (Media e re). Stamboll: Destek Yayınları. F

70 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 3 Historik i shkurtër i medias turke Alban TARTARI një vlerë prej 2.5 miliardë dollarë në vit 173. Raporti mediatik për vitin 2012 jep këto shifra: 57 për qind e të ardhurave shkojnë për televizionet, 22 për qind për gazetat, 8 për qind për internetin, 7 për qind për reklamat në natyrë (billboard, citylight), 3 për qind në radio, 2 për qind në revista dhe 1 për qind në sallat e kinemave 174. ORGANIZATAT E MEDIAS Turqia ka një larmi të shoqatave dhe unioneve të gazetarëve. Sipas Drejtorisë së Shtypit dhe Informacionit pranë Kryeministrisë Turke janë të regjistruara 183 shoqata të tilla, shumica e të cilave janë lokale thuajse në të gjitha rajonet e Turqisë. Numërohen rreth 40 shoqata të gazetarëve me karakter kombëtar, ndërkohë që 80 të tjera kanë një profil rajonal. Këto organizata kanë si qëllim mbrojtjen e profesionit të gazetarit, ruajtjen e të drejtave themelore dhe ato të punës së gazetarëve si dhe trajnimin e mëtejshëm të tyre. 173 BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj F Po aty. F

71 Kapitulli 4 MEDIA TURKOFONE NË BALLKAN Në këtë kapitull do të trajtohen mediat e pakicave turke në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe mediat e bizneseve me origjinë turke, apo të zotëruara nga sipërmarrës nga Turqia në Shqipëri dhe Malin e Zi. Këto media janë zbuluar dhe përzgjedhur pas një kërkimi tre vjeçar në këtë hapësirë gjeografike, kontakte me drejtues dhe botues të tyre në të katër vendet. Thuajse 90 përqind e drejtuesve të këtyre mediave u janë përgjigjur intervistave lidhur me këtë punim. Mediat janë trajtuar në bazë të një vije kronologjike të botimeve/emetimeve/ transmetimeve të tyre. Lidhur me botimet historike është punuar edhe në bibliotekat qendrore të këtyre vendeve. Në këtë kapitull trajtohen mediat tradicionale si gazetat, revistat, radiot dhe televizionet. Gjithashtu janë trajtuar edhe mediat e reja në internet, duke qenë se janë prezentë në këtë hapësirë. Hulumtimet, referencat bibliografike, intervistat por edhe orë të tëra të ndjekjeve të transmetimeve radiofonike dhe televizive në vendet përkatëse dhe përmes internetit, kanë sjellë punimin në vijim. PAKICA TURKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR Në katër vendet e marra në fokus të këtij studimi, Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedoni, vetëm në dy të fundit ka një pakicë turke. Në këtë kapitull do të merret në shqyrtim media e pakicave turke në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe do të flitet për mediat e bizneseve në Shqipëri dhe Malin e Zi. Në këtë punim, Republika ish-jugosllave e Maqedonisë do të emërtohet me titullin Maqedoni, ashtu siç e ka njohur edhe shteti shqiptar (pavarësisht mosmarrëveshjeve lidhur me këtë emër mes Maqedonisë dhe Greqisë). Gjuha turke është pranuar si gjuhë zyrtare në Jugosllavi për herë të parë në vitin Kjo i ka hapur udhën njohjes së të drejtës së pakicës turke në këtë hapësirë për tu informuar në gjuhën e tyre. Që nga ai vit dhe në vijim, mund të flitet për praninë e mediave që kanë transmetuar dhe botuar në gjuhën turke në periudha të ndryshme kohore dhe kryesisht në dy zona, Kosovë dhe Maqedoni. 175 Cibo, Mehdiülkü, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i Radio "Prizrenit" në Kosovë (13 Prill).

72 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Gazetari turk i Kosovës Mehdiylky Xhibo (Mehdiülkü Cibo), thekson se në vitin 1951 nisën edhe mësimet në gjuhën turke në zonën e Kosovës. Republika e Kosovës e kategorizon popullsinë në grupe etnike dhe kulturore në Atlasin e Regjistrimit. Turqit e Kosovës i përkasin grupit të katërt etnik në vend pas shqiptarëve, serbëve dhe boshnjakëve. Sipas censusit të vitit 2011, 18,738 persona janë deklaruar si pjesëtarë të etnisë turke në Kosovës, që përkthehet në 1,1 për qind të popullsisë së Kosovës. 176 Rreth 67 për qind e tyre jetojnë në zonat urbane dhe 33 për qind në zonat rurale. Turqit jetojnë të shpërndarë thuajse në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës, por shumica e tyre ndodhet e përqendruar në qytetin e Prizrenit (9,091 persona), në qytetin e Mamushës (5,128 persona), në qytetin e Prishtinës (2,156 persona) 177 etj. Komuna e Prizrenit e ka shpallur gjuhën turke si gjuhë zyrtare të punës së saj, ndërsa komuna e Mamushës, e cila përbëhet nga komuniteti turk, drejtohet nga një pjesëtar i kësaj etnie. Edhe vetë faqja zyrtare e internetit e komunës së Mamushës është në gjuhën turke. 178 Pakica turke në Kosovë gëzon ligjërisht të gjitha të drejtat e saj të shkollimit në gjuhën amtare, të drejtën e shprehjes së lirë dhe informimit. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dy vende të rezervuar për deputetët e kësaj pakice, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka rezervuar vendin e një ministri dhe të dy zëvendësministrave, si dhe drejtuesve të ndryshëm në rangje të tjerë të qeverisjes. Me kushtetutën e vitin 1974 të ish-jugosllavisë, Turqit njohën liri të plota si një komunitet etnik. Këtu lindin edhe të drejtat e tyre për të patur media në gjuhën amtare. Studiuesja turke Meshkyre Jellmaz (Meşküre Yılmaz) shkruan për një organizim dhe faktorizim të pakicës turke në Kosovë në fillim të viteve Turqit e Kosovës themeluan në Prizren partinë e tyre të parë politike më 19 Korrik 1990, me emrin Partia Bashkimi Demokratik Turk me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre. 179 Numri i partive politike ka ndryshuar gjatë 25 viteve të fundit, por ndikimi i Bashkimit Demokratik Turk ka qenë dhe mbetet i madh sidomos pas luftës dhe ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, në vitin Qeveria turke duke nisur që nga viti 1992 ka akorduar çdo vit 30 bursa studimi për pakicën turke në Kosovë, bursa të cilat shpërndahen nga kjo parti politike ASK Regjiistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave Census, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. F ASK Regjiistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave Census, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. F Komuna, Mamushë Kosova Cumhuriyeti, Mamuşa Belediyesi. Qasja 13 Gusht Yılmaz, Meşküre Türklerin Dünyası ve Türkiye'nin Dış Türkler Politikası (Bota e Turqve dhe Politika e Turqisë për turqit jashtë vendit). Stamboll: Kripto Yayınları. F Po aty, F

73 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Pas luftës dhe ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999, një pjesë e turqve qëndruan në Turqi për shkak të kushteve ekonomike, ndërsa një pjesë tjetër u kthye në Kosovë. Turqit bëhen pjesë e ndërtimit të shtetit të Kosovës duke marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset shtetndërtuese. Partitë politike janë pjesë e sistemit politik të këtij vendi dhe të përfaqësuara në pushtetin qendror dhe atë vendor. Në Maqedoni sipas censusit të vitit 2002, që është edhe i fundit i kryer në këtë vend, komuniteti turk është i treti për nga madhësia pas maqedonasve dhe shqiptarëve. Pakica turke përbëhej në atë kohë nga 77, 959 persona në të gjithë vendin, më së shumti në Shkup (8595 persona), Gostivar (7991 persona), Çair (4500 persona) dhe qytete të tjerë. 181 Meshkyre Jëllmaz shkruan se në vitin 1999 në Maqedoni numëroheshin 170 mijë persona si pjesë e pakicës turke në këtë vend. 182 Kjo përkthehej në 5 për qind të popullsisë së Maqedonisë në atë kohë. Turqit e Maqedonisë, shpesh e kanë parë vetën në mes të dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve. Ata e konsiderojnë vetën të afërt me shqiptarët për shkak të fesë dhe disa traditave të rëndësishme, dhe po ashtu të afërt me shumicën maqedonase në funksionimin e shtetit të Maqedonisë. Turqit e Maqedonisë, kanë qenë të integruar në shtetin ish-jugosllav gjatë viteve 1970 dhe në periudhën më pas. Ata kanë patur shkollat, teatrot dhe organet e tyre mediatike. Me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë në fillim të viteve 1990 nga Jugosllavia, turqit nisën të organizohen politikisht për të qenë më të përfaqësuar në shtetin e ri. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1994, Partia Demokratike Turke e Maqedonisë mori pjesë me 54 kandidatë, nga të cilët 8 kaluan në raundin e dytë dhe vetëm një prej tyre u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë. 183 Turqit kanë qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë në të gjitha legjislaturat dhe të përfaqësuar në pushtetin qendror dhe vendor bazuar në aleancat politike para dhe pas zgjedhore. Gjithsesi duhet theksuar se numri i pjesëtarëve të komuniteteve turke në Kosovë dhe Maqedoni ka ardhur në rënie për shkak të migrimit veçanërisht drejt Turqisë për arsye ekonomike në 25 vitet e fundit. Konfliktet etnike në hapësirën ish-jugosllave, por edhe krizat ekonomike kanë ndikuar që shumë të rinj të pakicës turke të nisen me qëllim shkollimin në Turqi, duke u integruar më pas në këtë vend. 181 SSO Census of Population, Households and Dwellings in the Republic of Macedonia. Census, Shkup: State Statistical Office. F Meşkure Yılmaz, Türklerin Dünyası ve Türkiye'nin Dış Türkler Politikası, Kripto Yayınları 2010, faqe Po aty. 57

74 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Konfirmimi i këtyre pakicave turke në Kosovë dhe Maqedoni, por edhe fakti që një pjesë e mirë e shqiptarëve, ndonëse nuk ka statistika, e njohin gjuhën turke, bëri që së bashku me angazhimin e tyre publik të shtohet edhe numri i mediave në gjuhën turke. Mediat më së shumti u mbështetën edhe nga partitë politike, por edhe shoqatat jofitimprurëse, kryesisht të karakterit kulturor dhe edukativ. Në vijim do të trajtohen në mënyrë të detajuara këto media, fillimisht tradicionale si gazetat, revistat dhe më pas radiot, televizionet për të mbërritur te teknologjia e kohës që jetojmë, interneti. TRANSMETUES TË PAKICËS TURKE NË KOSOVË Historik Siç edhe u theksua në kapitullin e tretë, historia e shtypit në hapësirën shqiptare është e lidhur me shtypin e Perandorisë Osmane. Gazeta e parë zyrtare turke Prizren dhe vjetarët e dy provincave panë dritën e botimit në vitin Pas themelimit të provincës [vilajetit] të Kosovës në vitin 1877, gazeta si "Kosova"; "Enva-i Hurriyet", "Sar" dhe "Yildiz", "Yeni Mektep" "Hak", "Mücadele", "Hak Yolu", "Top", "Sosyalist Fecri" u botuan në shtëpitë botuese në Prizren dhe Shkup 184. Këto gazeta kanë patur karakter zyrtar dhe janë botuar në disa raste me miratimin e në disa raste me mbështetjen financiare të shtetit osman të kohës. Ato ishin një mënyrë komunikimi në një kohë që jo vetëm në Kosovë (nënkupto: Republika e Kosovës), por edhe në gjithë hapësirën shqiptare nuk ka një botim në gjuhën shqipe. Gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore nuk ka evidenca për gazeta turke në Kosovës dhe e njëjta situatë vijon edhe për mëse 30 vitet në vijim. Nuk ka të dhëna nëse shtypi turk ka ekzistuar gjatë regjimit të monarkisë në Jugosllavi. Pas Luftës së Dytë Botërore turqit në Kosovë duhet të përfitonin nga lehtësitë e shtypit dhe medias ofruar për turqit në Maqedoni një vitin 1944, me qëllim për të plotësuar nevojat e tyre që lidhen me shtypin dhe median. Në vitin 1950 filloi transmetimi në gjuhën turke, në Radio Prishtina. Në po të njëjtin vit u themelua Orkestra turke e Radio Prishtinës dhe asokohe transmetohej 7 orë program në gjuhën turke në ditë. 185 Rexhepollu (Recepoğlu) shkruan se: Gjatë viteve në Kosovë funksionuan 39 shoqata, dy parti politike, 14 gazeta, 16 revista, 2 kanale televizive, 14 stacione radiofonike, 7 teatro, 6 shkolla të mesme, 17 shkolla fillore që jepnin mësim në gjuhën turke. Në vitin 2001 në Kosovë, funksiononin Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Soros, dhe RINVEST Forum 2015, Ethnic Minorities - Challegnes and Obstacles for a Sucessful Integration. Prishtinë: Instituti per Hulumtime Zhvillimore. F Po aty. 58

75 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI shoqata dhe 1 parti politike. Periodikisht dhe në mënyrë javore botoheshin dy gazeta, 4 revista mujore dhe 8 të tjera me frekuenca të tjera periodike, 3 kanale radiofonike në bandën FM, ndërkohë që 12 kanale të tjera radiofonikë transmetojnë në gjuhën turke nga 300 minuta deri në 8 orë në total Radio Televizioni i Kosovës RTK Transmetimet e para në hapësirën jugosllave në gjuhën turke janë kryer nga Radiotelevizioni shtetëror në Beograd. Më pas këto transmetime vijuan në radiotelevizionin e Kosovës në Prishtinë. 187 Në Kosovë transmemtimet radiofonike në turqisht kanë nisur në vitin 1951, ndërsa transmetimet televizive në vitin Me ndërhyrjen e shoqërisë civile, RTK pranoi të transmetonte 5 minuta në ditë lajme në turqisht dhe në fundjave 40 minuta programe në gjuhën turke. 188 Transmetimet radiofonike në gjuhën turke rinisën menjëherë pas riçeljes së RadioTelevizionit të Kosovës në vitin 1999 dhe kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë. Ferid Selimi, në punimin e tij doktoral pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, mes te tjerash, jep një tablo të transmetimeve radiofonike dhe televizive në gjuhën turke të RTK-së, si në radiot publike ashtu edhe në televizion. Aktualisht, dy radiot publike, Radio Kosova dhe Radio Blue Sky transmetojnë nga një orë në ditë në gjuhën turke. Studiuesit Ferid Selimi dhe Gjylie Rexha i interpretojnë ndryshe transmetimet radiofonike të RTK-së në gjuhën turke. Sipas raporteve vjetore të RTK-së, programi në gjuhën turke në Radio Kosovë (nga ora 14:00 deri në 15:00) dhe në Radion Blue Sky (nga ora 16:00 deri në 17:00) ka realizuar të gjitha parashikimet programore me planin e punës nëpër vite, e RTK ka përmbushur obligimin ligjor që kishte ndaj minoritetit turk. 189 Programet në gjuhë turke, boshnjake dhe rome janë emetuar në brezin frekuentor FM në frekuencën 99.2 Mhz; që mbulon rajonin e Prishtinës dhe në brezin frekuencor AM në frekuencën 549 KHz. Transmetimi në këto frekuenca nuk ka siguruar mbulueshmëri të plotë dhe cilësore për të gjitha 186 Po aty. F Receboğlu, Altay Suroy «"Kosova nın Önemli Bir Unsuru Türkler" (Turqit, një element i rëndësishëm i Kosovës).» Në Tarih Boyunca Avrupa Kavşaında Kosova (Kosova, përgjatë historisë në udhëkryqin e Evropës), nga Osman Baymak (Ed.), 231. Prizren: BAY. F Akgün, Sibel «Kosova Türklerinin Tarihten Bugüne Kimlik Mücadelesi (Përpjekja e Turqve të Kosovës për identitet).» Karadeniz Araştırmaları F Selimi, Ferid Transformimi i RTK-së nga medie shtetërore në medie publike. Punim Doktoral, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Filologjise-Departamenti-i-Gazetarise.pdf. F

76 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI rajonet ku jetojnë pjesëtarët e këtyre komuniteteve. 190 Pra, ndërsa flitet për përmbushje të detyrimeve ligjore, flitet për një mungesë të përmbushjes së standardeve teknike të këtyre transmetimeve. Programet e hulumtuara që mund të ndiqen edhe në internet përmes faqes zyrtare të RTK-së, përmbajnë lajme në gjuhën turke, mini-programe kulturore dhe edukative si dhe muzikë dhe folklor. 191 Aty mund të gjenden edhe në formatin podcast. Transmetimet televizive ditore bazohen kryesisht te lajmet. Në lajmet ( Haber ) që emetohen 5 ditë në javë, do të thotë nga dita e hënë deri të premten, duke informuar turqit e Kosovës me ngjarjet dhe ndodhitë e ndryshme në Kosovë, rajon dhe në botë. Këto lajme transmetohen në orën Në programin e përgatitur në gjuhën turke, në Televizionin e Kosovës transmetohet çdo të shtunë rubrika debatuese Mozaik, e cila zgjat 40 minuta, dhe ka përsëritje të nesërmen. 193 Ibrahim Arslan, gazetar turk i Kosovës, njëherazi Kryetar i Lidhjes së Gazetarëve Turq të Kosovës e cilëson të pamjaftueshme këtë hapësirë që i është lënë në dispozicion pakicës turke në median publike kosovare. 194 Kërkohet më shumë hapësirë dhe sidomos programe social-kulturore që do të ruanin kulturën dhe traditat e kësaj pakice dhe do ta afronte atë me komunitetet e tjera në Kosovë. Të gjitha programet në gjuhën turke të RTK-së, shprehin më së shumti pikëpamjet e shtetit të Kosovës dhe janë një element komunikues i këtij shteti me pakicën turke në këtë vend. Nga ana tjetër turqit e Kosovës përpiqen ta përdorin këtë hapësirë për të komunikuar pikëpamjet, qëndrimet dhe kërkesat e tyre drejtuar shtetit të Kosovës. Gjithashtu, nga vrojtimi i kryer për mëse tre muaj, 195 rezulton që këto programe kanë qenë edhe një mënyrë që qeveria e Kosovës t i jepte mesazhe dhe shtetit të Turqisë, duke qenë se transmetimet janë të monitoruara nga ambasada turke në Kosovë dhe agjencitë e këtij shteti. Siç e thotë edhe Rexha: Zhvillimi i programeve në gjuhën e komuniteteve në radion publike në Kosovë është i imponuar nga politika Rexha, Gjylije «Multietniciteti si komplonent programor në radion publike në Kosovë.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media (UT, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit) VII: F KentFM Kent Radyo. Qasja 12 Janar Selimi, Ferid Transformimi i RTK-së nga medie shtetërore në medie publike. Punim Doktoral, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Filologjise-Departamenti-i-Gazetarise.pdf. F Po aty. F Arslan, Ibrahim, intervista nga Alban Tartari Mediat Turke në Kosovë (13 Prill). 195 Vrojtim i kryer nga doktoranti mes muajve Janar-Mars Rexha, Gjylije «Multietniciteti si komplonent programor në radion publike në Kosovë.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media (UT, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit) VII: F.84 60

77 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Figura 3: Faqja e dedikuar në gjuhën turke e RTK Burimi: Radio Prizreni Radio Prizreni është themeluar në vitin 1975 dhe fillimisht ka transmetuar në pesë gjuhë: në shqip, serbisht, turqisht, gjuhën boshnjake dhe rome. Ajo ka qenë ndër radiot e pakta në Kosovë dhe rajon për nga numri i gjuhëve në atë kohë. Transmetimet kishin karakter social dhe kulturor. Në vitin 1991, pushteti serb largon të gjithë redaktorët shqiptarë si dhe shefin e gjuhës turke Mehdiylky Xhibo (Mehdiülkü Cibo). Pas ndërhyrjes ushtarake NATO-s në Kosovë radio nis sërish transmetimet në gjuhën shqipe. Më pas rinisin edhe transmetimet në gjuhën turke. Radio Prizreni mbulon rajonin e Prizernit në Kosovën jugore në frekuencën 88.4, në valë të mesme. E hapur si një radio publike, ky status i saj ka vijuar edhe pas largimit të trupave serbe nga Kosova e vënë menjëherë më pas nën kontrollin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara përmes misionit të UNMIK. Në vitin 2002 u vendos që kjo radio të privatizohet. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) mori pjesë në këtë proces dhe në vitin 2002, Radio Prizreni është në pronësi dhe manaxhohet nga organizata jo fitimprurëse Shadërvani. Në Radio Prizreni punojnë vetëm dy gazetarë të shërbimit në gjuhën turke. Fillimisht në vitin 1975 radio transmetonte 3 orë në ditë programe në këtë gjuhë. Për shkak të problemeve financiare kjo hapësirë është reduktuar 1 orë në ditë. Gjithsesi radio transmeton kohë pas kohe këngë dhe programe të regjistruara në gjuhën turke. Radio Prizreni financohet nga shoqata jofitimprurëse Shadërvani përmes projekteve të ndryshme që synojnë mbështetjen nga shoqëria civile dhe organizmat ndërkombëtarë të kësaj fushe. 61

78 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Gjithsesi, radio nuk i ka shpëtuar krizës ekonomike si rrjedhojë e mungesës së reklamave. Mungesa e reklamave ka ardhur si pasojë e rënies së dëgjueshmërisë së radiove në përgjithësi dhe fokusimi sidomos i të rinjve te interneti. 197 Për më tepër siç shkruan edhe studiuesi Mark Marku, mediat minoritare në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë probleme financiare, pasi ato u flasin komuniteteve të vogla. Mungesa e rentabilitetit ekonomik ndikon në mungesën e burimeve njerëzore, në nivelin teknologjik si dhe në pavarësinë editoriale, apo cilësinë profesionale të tyre. 198 Figura 4: Zyrat e Radio Prizreni Burimi: Foto nga Alban Tartari Në periudha të caktuara ka patur programe të financuara nga organizmat ndërkombëtarë: Mes muajve prill 2005-Mars 2006 OSBE ka mbështetur programin në gjuhën rome në Radio Prizreni. Në periudhën gusht 2006-korrik 2007, KFOR ka financuar programin Fuqizmi i Komunitetit Turke dhe Integrimi në Shoqërinë e Kosovës. Përgjatë vitit 2009 është financuar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës programi Prezantimi i Komunitetit Turk në Shoqërinë e Kosovës. Në vitin 2013, Ministria e Komuniteteve dhe e Rikthimit ka mbështetur programin Fuqizimi i Komunitetit Turk dhe luajtja e një roli aktiv në shoqëri 199. Që prej themelimit, Radio Prizreni ka mbuluar thuajse 75 për qind në materialeve ditore me transmetime të drejtpërdrejta. Qëllimi i radios ka qenë komunikimi me të gjithë komunitetet 197 Cibo, Mehdiülkü, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i Radio "Prizrenit" në Kosovë (13 Prill). 198 Marku, Mark «Diversiteti Etnik dhe Kulturor në Ballkan.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media (UT, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit) VII: F Cibo, Mehdiülkü, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i Radio "Prizrenit" në Kosovë (13 Prill). 62

79 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI etnike që jetojnë në zonën e Prizrenit dhe rrethinat e tij. Në qendër të informacionit aktual janë lajmet që kanë të bëjmë me vendimet e qeverisë qendrore në Prishtinë, pushtetit vendor në Prizren por edhe qëndrimet dhe aktivitetet e KFOR, Eulex, forcave ushtarake paqeruajtëse turke të vendosura në Kosovë etj. Një rëndësi e veçantë u jepet programeve sociale që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetin, kulturën, sportin, të drejtat e grave apo barazia gjinore si edhe fenomenet negative për shoqërinë si lufta kundër drogës, çështjet sociale, lufta kundër racizmit etj. Radio ka në fokus si jetesën në qytet, po ashtu edhe jetesën në zonat rurale në rrethinat e Prizrenit. Radio Prizreni sot transmeton vetëm në gjuhët shqipe dhe turke. Për gjuhët boshnjake dhe rome, janë çelur dy radio të reja në Prizren të cilat u drejtohen këtyre komuniteteve Gazeta Tan Në Kosovë, botimi i parë në gjuhën turke është gazeta Tan (Agimi). Gazeta Tan nisi të botohet në vitin 1969 me një periodicitet dy herë në muaj (dhe një vit më pas do të vinte në formatin javor), e shoqëruar nga revista e përtremuajshme sociale, shkencore, letrare dhe kulturore Çevren dhe revista mujore për fëmijë Kuş 200. Këto botime që dilnin në Prishtinë, kishin mbështetjen financiare dhe organizative të shtetit të atëhershëm jugosllav. Në vitin 1971 nisi të botohet gazeta Doğru Yol (Rruga e Drejtë) që më pas do të emërtohej Esin 201. Kjo gazetë u botua nga Shoqata Turke e Kulturës dhe Arteve të Bukura me të njëtin emër në qytetin e Prizrenit. Studiuesi dhe juristi turk nga Kosova Altaj Suroj Rexhepollu (Altay Suroy Recepoğlu) shkruan se në fillim të viteve 90, me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë dhe politikat shtypëse të qeverisë së Sllobodan Millosheviçit, turqit e Kosovës u ndanë përfundimisht nga turqit e Maqedonisë. 202 Turqit e kësaj treve, kishin një marrëdhënie të gjatë e natyrale, që nuk mundi më të vijonte deri në vitet Regjimi i Millosheviçit lejoji vetëm botimin e kontrolluar të gazetës Tan, ndërsa revistat e tjera u mbyllën. Një nga kërkesat e komunitetit turk në Kosovë në vitet 90 ishte që Turqia të çelte një qendër informative në Kosovë dhe të kryente transmetime satelitore nga kjo trevë drejt Turqisë. 203 Kjo gjë nuk u arrit asnjëherë. Pas konflikteve të ashpra në Kosovë dhe ndërhyrjes së NATO-s në 200 Receboğlu, Altay Suroy «"Kosova nın Önemli Bir Unsuru Türkler" (Turqit, një element i rëndësishëm i Kosovës).» Në Tarih Boyunca Avrupa Kavşaında Kosova (Kosova, përgjatë historisë në udhëkryqin e Evropës), nga Osman Baymak (Ed.), 231. Prizren: BAY. F Po aty. 202 Po aty. 203 Receboğlu, Altay Suroy «"Kosova nın Önemli Bir Unsuru Türkler" (Turqit, një element i rëndësishëm i Kosovës).» Në Tarih Boyunca Avrupa Kavşaında Kosova (Kosova, përgjatë historisë në udhëkryqin e Evropës), nga Osman Baymak (Ed.), 231. Prizren: BAY. F

80 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI vitin 1999, me heqjen e gjuhës turke si gjuhë zyrtare, gazeta "Tan" në përvjetorin e saj të 30-të u mbyll për shkak se nuk përkrahej nga administratat vendore dhe ndërkombëtare të kohës Gazeta dhe radio Yeni Dönem (Epoka e Re) Që nga viti 1999 e më pas u botua gazeta e parë e pavarur: Yeni Dönem 205. Më pas i njëjti grup mediatik do të hapte radion me të njëjtin emër. Nisur nga ky emërtim, kuptohet që pakica turke në Kosovë dëshironte të çelte një epokë të re të bashkëjetësës në Kosovë, kësaj here jo më më pushtetin jugosllav/serb, por me pushtetin shqiptar. Sllogani i gazetës ishte Gazeta e parë e pavarur e turqve të Kosovës, duke e cilësuar gazetën Tan si një botim zyrtar jugosllavo-serb. Gazeta dhe radio Yeni Dönem funksionuan për 7 vjet në mënyrë aktive. Gazeta dilte në formatin javor dhe kishte një çmim prej 50 centësh 206. Figura 5: Një kopje e gazetës Yeni Dönem Burimi: Shoqata turke Shadërvan, Prizren, Kosovë 204 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Soros, dhe RINVEST Forum 2015, Ethnic Minorities - Challegnes and Obstacles for a Sucessful Integration. Prishtinë: Instituti per Hulumtime Zhvillimore. F Akgün, Sibel «Kosova Türklerinin Tarihten Bugüne Kimlik Mücadelesi (Përpjekja e Turqve të Kosovës për identitet).» Karadeniz Araştırmaları F Shënim: Republika e Kosovës përdor monedhën euro 64

81 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Gazeta Yeni Dönem funksionoi si zëdhënësi kryesor mediatik i pakicës turke në Kosovë 207. Gazeta trajtoi thuajse të gjithë axhendën politike dhe ekonomike të Kosovës. Yeni Dönem ka shfaqur një politikë të qartë editoriale në sferën politike duke mbështetur pavarësinë e Kosovës. Faqja e parë e Yeni Dönem përbëhej nga shtatë lajme qendrore. Me një vëzhgim të imtësishëm vihet re se gjysma ose në disa raste pak më shumë se gjysma (tre ose katër lajme të faqes së parë) janë promotorë të ngjarjeve, aktiviteve, opinioneve apo vëzhgimeve që kanë të bëjnë me pakicën turke në Kosovë apo qëndrimet e kësaj pakice. Që nga viti 2003 Radio Yeni Dönem bëri transmetime në 4 gjuhë: 21 orë në turqisht, 3 orë në shqip, boshnjakisht dhe gjuhën rome. Yeni Dönem ishte radio e parë që bëri transmetime në 4 gjuhë në Kosovë. 208 Kjo solli më pas edhe çeljen e një televizioni të vogël me të njëjtin emër. Yeni Dönem punoi për të mbuluar të gjitha problematikat e pakicës turke në Kosovë. Ky grup mediatik u shit në vitin 2008 për shkak të problemeve financiare, ndërkohë që gazeta YeniDönem dhe radioja me të njëjtin emër u mbyll ndërsa televizioni u tranformua duke marrë emrin Ballkan TV Gazeta të tjera Tre gazeta që u botuan për një periudhë shumë të shkurtër kohore janë Demokrasi Ufuğu (Horizonti i Demokracisë), Tan Haber (Lajmi i Agimit), dhe Ballkan. Po ashtu për një kohë të shkurtër u botua edhe revista Gerçek (E vërteta) dhe revista Bahar (Vera). Këto gazeta dhe revista u botuan si një domosdoshmëri e komunikimit publik dhe informimit të pakicës turke në Kosovë. Gazeta Tan Haber ishte një botim i Lidhjes së Gazetarëve Turq të Kosovës. Ajo u botua vetëm në tre numra për tu mbyllur për shkak të pamundësisë financiare. Këto media nuk mund të mbijetonin pa mbështetjen e shtetit. 210 Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve Turq të Kosovës (KTGD) Ibrahim Arslan vlerëson se pavarësisht daljes së faqeve të lajmeve në internet, gazetat e shtypura i nevojitet cilitdo komuniteti në Kosovë pasi ato janë mbi të gjitha edhe një memorje kolektive e jetës së këtyre komuniteteve. Gazeta e shtypur është memorje, është histori dhe për këtë arsye është më e nevojshme se sa një faqe interneti për një komunitet Vëzhgim i kryer në arkivin e Prizrenit për periudhën mes datave: 1 janar-1 maj Akgün, Sibel «Kosova Türklerinin Tarihten Bugüne Kimlik Mücadelesi (Përpjekja e Turqve të Kosovës për identitet).» Karadeniz Araştırmaları F Po aty. 210 Arslan, Ibrahim, intervista nga Alban Tartari Mediat Turke në Kosovë (13 Prill). 211 Po aty. 65

82 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Figura 6: Një kopje e faqes së parë të gazetës Tan Haber Burimi: Ibrahim Arslan Demokrasi Ufuğu dhe Ballkan po ashtu kishin një jetë të shkurtër duke u botuar vetëm disa muaj. Revista Bahar, një revistë letrare për fëmijë, u botua në 51 numra në një hark kohor prej 5 vitesh. Po ashtu edhe kjo revistë u mbyll për shkak të problemeve financiare. Një radio e rëndësishme, e cila ishte aktive për një dekadë ishte edhe Mehmetçik FM (Radio Ushtari). Kjo radio ishte themeluar dhe menaxhuar nga batalioni turk i vendosur në Prizren në kuadër të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare KFOR. Radio u themelua në vitin 2001, dhe u kthye shpejt në një radio të ndjekur jo vetëm nga ushtarakët turq me shërbim në Kosovë, por edhe nga pakica turke në këtë vend. Me mbylljen në vitin 2011 për arsye personeli, pakica turke reagoi duke kërkuar vijimin e punës së saj 212, gjë e cila nuk ndodhi. 212 DHA Kosova'da yayın yapan 'Mehmetçik FM' 10 yaşında (Radio Mehmetçik FM që ben transmetime në Kosovë bëhet 10 vjeçe). 30 Janar. Qasja 11 Shkurt

83 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI TV BALKAN Televizioni Ballkan është vijimësi e grupit Yeni Dönem, i cili u shit në vitin 2008 për arsye financiare. TV Balkan transmeton në valë tokësore në Prizren, Mamushë dhe rrethina dhe po ashtu edhe në platformën televizive të operatorit celular IPKO në Kosovë. Gjithashtu TV Balkan transmeton përmes faqes në internet. Ky televizion ka një frymë shumë kulturore dhe shumë gjuhësore pasi nuk përqëndrohet vetëm te gjuha dhe kultura turke, pra duke mos qenë kështu specifikisht një media e minoritetit turk. Me transmetimet dhe profilin mediatik të krijuar në këta vite, TV Ballkan u jep vend në transmetimet e tij kulturave të pakicave ashtu si edhe kulturë shqiptare. Një hapësirë kohore mjaft të madhe zënë edhe programet që janë të importuara nga Turqia si filmat, muzika, spektaklet etj. Një vend të veçantë në programet informative zë Turqia dhe zhvillimet në këtë vend. I monitoruar në periudhën janar qershor 2015, TV Balkan u ka dhënë vend në përmbajtje serialeve nga Turqia, programeve muzikore nga vendet e Ballkanit (veçanërisht në gjuhën turke, shqipe dhe boshnjake), programeve fetare dhe kinematografisë së vjetër turke. Gjithashtu në hapësirat muzikore i jepet vende edhe produksioneve nga vendet turkofone të Azisë Qendrore. Një ndër serialet është Bizim Aile (Familja jonë), i prodhuar nga rrjeti publik turk TRT në vitin Programe sociale që trajtojë çështje të moshës së tretë, një ndër këta programe është edhe programi Detaje në gjuhën shqipe. Në këtë program trajton çështje të pakicave dhe po ashtu edhe të familjeve të mërguara kosovare në Turqi. Programi në gjuhën shqipe i titulluar Take Care lidhur me problemet shëndetësore është ndër programet sociale të televizionit. Në aspektin financiar, TV Ballkan bazohet në sektorin e marketingut, duke u dhënë vend reklamave të kompanive kosovare, veçanërisht ato që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Turqi. Kompani si Turkish Airlines, TEB, Acibadem, Medicine Hospital dhe të tjera, janë reklamëdhënës në televizion dhe po ashtu edhe në faqen e internetit të këtij televizioni. 213 TV Balkan në orët e mbrëmjes transmeton më së shumti programe të prodhuara në Turqi. Një hapësirë e veçantë i kushtohet kinemasë së vjetër turke Radio "Kent FM Radio Kent (Qyteti) është një ndër mediat turke që u themelua në vitin 2001, dy vite pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kjo radio nisi transmetimet në Prishtinë në frekuencën 213 Shënim: Megjithë përpjekjet për të mësuar më shumë rreth këtij televizioni nga ana e doktorantit, nuk ka qenë i mundur kontakti me drejtuesit e tij. RTV Ballkan transmeton edhe përmes internetit në faqen balkanrtv.com. 67

84 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI 95.2 FM. Kent FM është radio e vetme turke në Kosovë e cila transmeton 24 orë në gjuhën turke dhe kjo theksohet edhe në sloganin e saj Kent FM, radioja e vetme turke në Kosovë. Qëllimi është ndërgjegjësimi dhe trajnimi i dëgjuesve turq në Kosovë dhe të gjithë atyre që flasin gjuhën turke. Vizioni i radios është promovimi i gjuhës turke dhe përdorimi i saj në mënyrë letrare e të rrjedhshme 214. Kjo për shkak se turqit e Kosovës kanë dialektin e tyre dhe tendenca e shkollave dhe e mediave turke në Kosovë është mësimi i turqishtes standarde. Misioni i radio është t i drejtohet pikë së pari pakicës turke në Kosovë dhe të gjitha komuniteteve të tjera etnike, për ruajtjen dhe promovimin e traditave turke. Ndryshe nga mediat turke në Prizren që më sëshumti i drejtohen pjesës jugore të Kosovës, Kent FM ka targetuar veriun e saj. Radio mbulon tërësisht me sinjal rajonin e Prishtinës, rajonin e Vushtrisë dhe atë të Mitrovicës. 215 Kent FM shfaqet si një radio e pavarur nga grupet ekonomike dhe politike të interesit në Kosovë. Radio ka ndërtuar një profil social dhe artistik. Figura 7: Faqja zyrtare e KentFM Burimi: kentfm.com 214 KentFM Kent Radyo. Qasja 12 Janar Shënim: Doktoranti e ka testuar radion Kent FM në automobilin e tij në zonën Prishtinë-Mitrovicë, 18 Qershor 2015, për të konfirmuar mbulimin me sinjal të kësaj zone. 68

85 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Përmbajtja programore Kent FM ashtu si shumica e radiove në rajonin e Ballkanit bazohet në transmetimet muzikore. Pjesa dërrmuese e këtyre materialeve muzikore janë këngë turke të rrymave të ndryshme muzikore të prodhura në Turqi. Kent FM nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga një radio që transmeton në Turqi. Artistët e promovuar në Kent FM janë këngëtarët më të njohur në Turqi. Radioja u jep vend rrymave të ndryshme si muzika popullore turke, muzika artistike turke, turk-pop, turk-rock etj. Kent FM ashtu si Radio Kontakt në Tiranë dhe Radio Jehona në Shkodër, transmeton çdo ditë lajmet e Radios Zëri i Turqisë, në gjuhën shqipe. Kent FM e thekson se në këtë mënyrë afrohen kulturat dhe popujt dhe përmes valëve të kësaj radioje shpërndahen në zonë edhe pikëpamjet e Turqisë lidhur me Kosovën dhe rajonin e banuar nga shqiptarët në Ballkan. Në funksion të këtij qëllimi, transmetohen: programe direkte për çështjet kulturore, programe muzikore bazuar në kërkesat e dëgjuesve, programe informative në gjuhën turke, programe informative në gjuhën shqipe. Kent FM transmeton lajme në gjuhën turke çdo orë dhe pas 30 minutash transmetohet ediconi i lajmeve në gjuhën shqipe. Brendia e lajmeve është tërësisht e ndryshme. Përveç lajmeve që kanë të bëjnë me axhendën politike dhe ekonomike në Kosovë, lajmet në gjuhën turke më së shumti janë një përmbledhje e lajmeve në Turqi. Ndërsa lajmet në gjuhën shqipe kanë të bëjnë me shqiptarët e Kosovës dhe rajonin tonë. Ndonëse Kent FM transmeton edhe në zonën e Mitrovicës, ajo nuk bën transmetime në gjuhën serbe. Kent FM i drejtohet një hapësire ku jetojnë mëse 300 mijë shtetas të Kosovës. Ndonëse në tekstin shpjegues lidhur me radion në faqen zyrtare në internet theksohet se Kent FM nuk e ka prioritare marrjen e reklamës duket qartë se reklama/mesazhet promocionale janë elementi qendror në funksionimin e radios. Ndonëse programet janë në gjuhën turke, reklamëdhënësit janë të etnive të ndryshme. Shumica e reklamuesve në Kent FM janë kompani turke që operojnë në Kosovë 216. Këto kompani janë të sektorëve të bankingut, ndërtimit dhe turizmit. Ka një lidhje organike mes radios dhe mesazheve promocionale për të vizituar Turqinë gjatë pushimeve verore apo dimërore. Kent FM transmeton reklama si në gjuhën turke ashtu edhe në gjuhën shqipe. Kjo do të thotë që radio targeton të dy etnitë në Kosovë Vëzhgim i kryer mes datave 25 Prill 1 Maj Reklamuesit janë BKT, Kompania Kosova e Re, Fibulla Travel, Banka TEB. 217 Shënim: Në faqen zyrtare në internet të Kent FM, gjendet vetëm një mesazh promocional nga kompania turke e fluturimeve Turkish Airlines. 69

86 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Radio Kent FM transmeton në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në internet përmes faqes zyrtare në internet nga ku mund të dëgjohet kudo në botë. Ky transmetim nisi në korrik të vitin 2009, pra rreth 8 vite nga nisja e transmetimeve tokësore të radios. Për këtë arsye, drejtues të radios theksojnë se kjo radio u drejtohet mëse 1 milionë dëgjuesve. Ata pranojnë se shumica dërrmuese e dëgjuesve të programeve të Kent FM janë pjesëtarë të komuniteteve të tjera etnike në Kosovë që e njohin ose jo gjuhën turke. Kjo do të thotë që Kent FM dëgjohet dhe ndiqet edhe nga shqiptarët e Kosovës për shkak sepse muzika turke është e njohur dhe e pëlqyer edhe nga shqiptarët. Një nga qëllimet e Kent FM është të jetë në urë mes Kosovës dhe Turqisë dhe promovimi i pikave të përbashkëta të dy kulturave. Radio Kent FM po ashtu zotëron një studio për përgatitjen e reklamave radiofonike dhe jep shërbime jo vetëm për kompanitë që promovojnë shërbimet e tyre në transmetimet e radios por edhe për transmetime në kanale të tjerë Revista Türkçem (Turqishtja ime) Revista Türkçem është themeluar në vitin 1999 dhe botohet në qytetin e Prizrenit në Kosovë dhe është e vetmja revistë për fëmijë në këtë zonë të Kosovës. Prej 17 vjetësh revista Türkçem ka botuar 173 numra në formatin mujor. 218 Revista drejtohet nga poeti dhe shkrimtari turk i Kosovës Zejnel Beksaç (Zeynel Beksaç). Në kopertinën e saj shkruhet, Të përjetojmë së bashku kënaqësinë e gjuhës së nënës, duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me mbrojtjen e gjuhës turke për pjesëtarët e këtij komuniteti. Revista botohet në 24 faqe. Duke analizuar rubrikat dhe përmbajtjen në tërësi, vërehet që revista Türkçem nga ana financiare nuk bazohet në botimin e reklamave. Në numrin 137, revista përmban vetëm një reklamë në faqen e fundit, një kompani ajrore të Turqisë. 219 Mbështetje sporadike jepen nga agjencitë turke të ndihmave dhe mbështetjes. Agjencia turke e ndihmave TIKA i ka dhuruar kësaj reviste pajisje teknologjike me qëllim mbështetjen në punën e përditshme përmbledhjen dhe përpunimin e shkrimeve, poezive, fotove etj që vijnë në redaksi nga fëmijët e pakicës turke dhe familjet e tyre. Revista nuk ka një strukturë solide të rubrikave, por ndërthur informacionin me letërsinë dhe artet, shkrimet historike me shkrimtarët turq të Kosovës dhe letërsinë, pjesë letrare nga poetë e shkrimtarë nga rajoni i Ballkanit (jo turq), shkrime letrare lidhur me ngjarjet 218 Beksaç, Zeynel, intervista nga Alban Tartari Revista për fëmijë "Türkçem" (20 Maj). 219 Shënim: Revista Türkçem është monitoruar në tre numrat e saj Janar - Korrik

87 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI e mëdha historike të Turqisë, poezi dhe prozë nga lexuesit, portrete të emrave të njohur të gazetarisë dhe letërsisë turke në Kosovës dhe rajon. 220 Në revistë janë të angazhuar me kohë të plotë dhe të pjesshme shtatë punonjës, ndërkohë që është ngritur edhe një bord këshilltarësh nga vende të ndryshme. Revista Türkçem jep një çmim ndërkombëtar të përvitshëm për shkrimtarë nga rajoni dhe më gjerë, emra të njohur të letërsisë dhe artit. 221 Figura 8: Faqja e parë dhe e fundit e një kopjeje të revistës Türkçem Burimi: Faqja në Facebook e revistës Türkçem Revista Paradigma Revista Paradigma është një revistë me karakter gjeopolitik në gjuhën turke që botohet në Prizren. Kjo revistë botohet me frekuencë mujore dhe ndonëse nuk botohet në Prishtinë ajo shpërndahet në institucionet më të rëndësishme publike të Kosovës. Paradigma është botim i Qendrës së Studimeve Paradigma në Prishtinë, themeluar nga një grup gazetarësh dhe studiuesisht turq të Kosovës. Paradigma botohet në 32 faqe me ngjyra. Paradigma nisi të botohet në vitin 2011 në formatin mujor 222. Qëllimi themelues i revistës është kryerja e studimeve sociale dhe gjeopolitike. Ajo trajton tema politike, ekonomike dhe diplomatike. 220 Beksaç, Zeynel, intervista nga Alban Tartari Revista për fëmijë "Türkçem" (20 Maj). 221 Po aty. 222 Muzbeg, Esin, intervista nga Alban Tartari Revista "Paradigma" në Kosovë (7 Prill). 71

88 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Revista ka trajtuar të gjitha çështjet politike të Kosovës, marrëdhëniet e këtij shteti me fqinjët, marrëdhëniet me Turqinë etj. Çdo muaj Paradigma mbart një temë qendrore, si arsimi, marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët, ecuria e njohjeve të Kosovës në botë, kriza ekonomike dhe efekti në Kosovë etj. Figura 9: Revista Paradigma Burimi: paradigmarc.org Paradigma është themeluar nga një grup studiuesish që veprojnë kryesisht në mënyrë vullnetare. Ky grup prej 15 personash të fushave të ndryshme trajton temat çdo muaj dhe në fokus është edhe statusi dhe eventet e pakicës turke në Kosovë. Themeluesi Esin Muzbeg thotë se [r]evista botohet me kontribut vullnetar. 223 Në disa raste ka patur edhe mesazhe promocionale, por formati i revistës duket se nuk e pranon këtë. Ka patur shumë lexues dhe qarqe të biznesit që kanë kontribuar financiarisht me dëshirë për vijimin e këtij projekti. Paradigma u është drejtuar edhe organizmave ndërkombëtarë për të siguruar mbështetje financiare me qëllim vijimin e punës së Qendrës Paradigma dhe revistës me të njëjtin emër. Paradigma nuk bashkëpunon me asnjë media në Kosovë ose Turqi. Kjo revistë luan një rol të dyfishtë në informim dhe krijimin e opinionit. Ky botim sjell të analizuar proceset politike, ekonomike dhe social-kulturore të Kosovës për lexuesit turq në Kosovë, Maqedoni dhe Turqi. Po ashtu, revista është një zëdhënëse e qëndrimeve të këtij komuniteti 223 Po aty. 72

89 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI dhe gjithashtu edhe një përçuese e mesazhit të Turqisë në Kosovë. Revista me mesazhet e saj ka si target institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare në Prishtinë Revista BAY (Balkan Aydınları ve Yazarları) Revista BAY e merr emrin nga një anakronim në gjuhën turke që mund të përkthehet Shkrimtarët dhe Intelektualët e Ballkanit. Është pjesë e shtëpisë botuese me të njëjtin emër. Revista BAY është themeluar në shtator të vitit 1994 si një përpjekje e një grupi intelektualësh turq për të mbrojtur dhe promovuar gjuhën dhe kulturën në minoritetin turk në Kosovë. Gazeta Zaman në një artikull të 4 tetorit 1994, shkruan: Revista BAY në numrin e parë trajtoi tema si: bota turke në Prizren, vetëdija kombëtare e turqve të Kosovës, zhvillimi i arsimimit turk në Kosovë, mendime mbi poezinë etj. Po ashtu në dy faqe është trajtuar edhe letërsia për fëmijë. 224 Gazeta shkruan se revista tërhoqi një vëmendje të madhe pavarësisht presionit serb në Kosovë. Së bashku me revistën BAY u botuan edhe dy revista të reja, revista për fëmijë İnci dhe revista për të rinj Genç Bay, të dyja në formatin mujor, si dhe nisën të botohen libra të intelektualëve turq. 225 Figura 10: Dy numra të Revistës BAY Burimi: Osman Baymak 224 Gazeta Zaman, Altay Suroy Receboğlu, faqe

90 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Revista BAY ka trajtuar edhe tema politike dhe ato të aktualitetit që kanë të bëjnë me komunitetin turk në Kosovë dhe në rajon. Revista mban marrëdhënie edhe më grupe të tjerë botuesish turq në rajon dhe në Turqi Revista İmza Revista İmza (Firma) është një botim letrar i Shoqatës së Shkrimtarëve Turq të Kosovës. Është themeluar në Prizren në vitin 2012 dhe në një hark kohor katër vjeçar ka botuar 25 numra. Kjo revistë botohet edhe me mbështetjen zyrtare të shtetit të Kosovës përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve. Revista Imza bashkëpunon edhe me botime të tjera letrare në Turqi siç është Eliz Edebiyat me qendër në Bursa. Figura 11: Revista Imza Revista Imza është një botim me 32 faqe, ku kopertina është me ngjyra, ndërsa pjesa tjetër në formatin bardhë e zi. Një rëndësi e veçantë i jepet letërsisë, artit pamor, muzikës dhe aktiviteteve të pakicës turke në Kosovë. Thuajse gjysma e faqeve të revistës i lihet letërsisë së vjetër dhe asaj të re të turqve kosovarë dhe po ashtu edhe letërsisë që vjen nga Turqia. Poezia zë një vend të dukshëm, duke u ndjekur nga gjini të tjera të letërsisë. Po ashtu, Imza i jep rëndësi edhe përkthimit në gjuhën turke dhe botimit të poezive dhe prozës së autorëve shqiptarë që jetojnë në Kosovë. Revista promovon edhe botime në gjuhën turke të poetëve shqiptarë siç është rasti i disa antologjive të poezisë shqipe botuar në Turqi. Gjithashtu, Imza u jep një vend të zgjeruar edhe aktiviteteve të agjencive zyrtare të Turqisë në Kosovë. Në planin ekonomik, revista 74

91 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI nuk bazohet në marrjen e mesazheve promocionale. Në një vëzhgim të kryer gjatë numrave të botuar mes viteve , nuk vihet re asnjë reklamë e botuar në këtë revistë Revista Energy Info Revista Energy Info është botim i kompanisë kosovare KEDS, kompani e cila është shpërndarësja e energjisë elektrike në Kosovë. Kompania KEDS zotërohet nga dy grupe turke biznesi, Çalik Holding dhe Limak Holding me vlerë aksionesh 50 përqind secila. 226 Revista botohet në tre gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht. Energy Info synon të promovojë punën e kompanisë KEDS dhe të informojë publikun për aktivitetin e kësaj kompanie. Është botim me ngjyra me 40 faqe dhe botohet me një format mujor. Kjo revistë nuk ka një redaksi; ajo përgatitet nga drejtoria e komunikimit dhe marrëdhënies me publikun në KEDS dhe shpërndahet falas në të gjitha pikat e shitjeve të KEDS në Kosovë. Figura 12: Revista Energy Info Burimi: Kompania KEDS, Kosovë Revista Fly Inn Revista Fly Inn është një botim i Aeroportit të Prishtinës Adem Jashari. Ky aeroport është rikonstruktuar dhe manaxhohet nga kompania turke Limak Holding. Revista Fly Inn 226 KEDS About KEDS. Qasja 26 Gusht

92 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI është një botim promovues për punën e Aeroportit të Prishtinës, dhe shpërndahet falas për të gjithë udhëtarët që e vizitojnë këtë aeroport. Revista është në gjuhën shqipe dhe atë angleze Radio Gora Radio Gora është një radio gorane në Dragash, në rajonin e Prizrenit në Kosovë. Kjo radio më së shumti me transmetimet e saj i drejtohet pakicës gorane-boshnjake në Kosovë. Radio Gora ka transmetuar gjatë vitit 2011 një orë program në gjuhën turke. 227 Ky program është përgatitur nga forcat ushtarake turke të KFOR-it në Kosovë dhe është sponsorizuar nga kjo trupë. Ky program quhej Mehmetçik (Ushtari). Por pas përfundimit të kontratës ky program u ndërpre. Gazetari dhe drejtuesi boshnjak i radios Refki Alija thotë se sot Radio Gora transmeton një deri në dy orë program me këngë turke. Këto këngë merren përmes internetit nga Turqia. MEDIUMET TURKOFONE TË KOSOVËS NË INTERNET Portali i lajmeve Kosova Haber Kosova Haber (Lajmet e Kosovës) u themelua në vitin 2006 në Prishtinë. Themeluesit thonë që guxuan duke botuar edhe gazetën e shtypur me të njëjtin emër, Kosova Haber disa muaj (nëntor Janar 2007), por duke mos gjetur mbështetje financiare, ky projekt u ndërpre dhe burimet mbështetën botimin online të Kosova Haber. 228 Nisi të botojë lajme në internet në tre gjuhë, turqisht, shqip dhe në gjuhën boshnjake. Lajmet në gjuhën boshnjake u botuan deri në vitin 2013 dhe më pas u ndërprenë për shkak të pamundësisë financiare. Në Kosova Haber janë të punësuar aktualisht 6 persona, katër të punësuar bazuar në një rrogë mujore dhe dy vullnetarë; prej tyre një editor, tre gazetarë, dhe dy punonjës të sektorit të marketingut. Marrin shërbime të jashtme për financën, shërbimet kompjuterike dhe faqosjen dhe mirëmbajtjen e faqes së lajmeve Kosova Haber. Kosova Haber, në matjen e përgjithshme vjetore mes datave 1 janar 31 dhjetor 2014 regjistroi mbi 365 mijë vizitorë në total, apo mëse 132 mijë vizitorë unikë, që do të thotë mesatarisht 1000 vizitorë në ditë. Statistikat vjetore tregojnë se lexuesit kanë shfletuar mbi 1.1 milionë faqe të këtij portal lajmesh në të tre gjuhët. Regjistrohen mbi 174 mijë vizitorë nga Kosova, pasuar nga Turqia me 96 mijë etj. Pra, interesant është fakti që faqet e lajmeve në gjuhën turke në Kosovë ndiqen edhe në vendin e origjinës në Turqi. Drejtuesi i Kosova Haber gazetari Raif Kırkul thotë se ka marrëdhënie me mediat në Turqi, të cilat citojnë lajme nga 227 Alija, Refki, intervista nga Alban Tartari Transmetimet e Radio Goras (15 Mars). 228 Kirkul, Raif, intervista nga Alban Tartari Portali i lajmeve "Kosova Haber" (31 Mars). 76

93 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Kosova Haber apo në raste ngjarjesh e zhillimesh politike, gazetarët e Kosova Haber raportojnë edhe për këto media në Turqi. 229 Figura 13: Faqja e Kosova Haber Burimi: Kosovahaber.net Tabelat e mëposhtme tregojnë numrin e lajmeve dhe opinioneve të botuara nga Kosova Haber. 230 Tabela 5: Lexueshmëria e Lajmeve të Kosova Haber VITI Lajmet Turqisht Lajmet Shqip Lajmet Boshnjakisht Totali Burimi: Raif Kirkul Tabela 6: Opinionet-Editorialet (Op-Ed.) VITI Op-Ed Turqisht Op-Ed Shqip Op-Ed Boshnjakisht Totali Burimi: Raif Kirkul Siç edhe vihet re, lajmet në gjuhën turke kanë përbërë numrin më të madh të lajmeve dhe nga viti në vit ka patur një rritje që kulmon në vitin 2012 me lajme në total. Por, 229 Kirkul, Raif, intervista nga Alban Tartari Portali i lajmeve "Kosova Haber" (31 Mars). 230 Shënim: Tabelat janë dërguar përmes postës elektronike nga drejtori i Kosova Haber, Raif Kirkul. 77

94 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI me ndërprerjen e botimeve në gjuhën boshnjake ka gjithsesi një rënie të totalit në vitin Drejtuesit e Kosova Haber thonë se ky trend ka vijuar dhe gjatë vitin Kosova Haber funksionon bazuar në reklamat që zënë vend në seksione të ndryshme të portalit. Rreth 80 përqind e të ardhurave të kësaj agjencie informative në internet vijnë nga reklama. 231 Kjo do të ishte e pamundur në rast se Kosova Haber do të ishte gazetë e shtypur. Me gjithë këtë tablo, Kosova Haber ka patur probleme financiare në dy vitet e fundit. Në këtë portal informativ gjendet edhe një njoftim publik, nga Agjencia Publike e Promovimit të Investimeve në Kosovë, e cila përmes kësaj faqeje në tre gjuhë synon tërheqjen e investitorëve të huaj në vend 232. Po ashtu edhe zyra e shtypit e Kryeministrit të Kosovës kohë pas kohe boton njoftime publike në këtë agjenci lamesh në internet. Gjithësesi sipas bilanceve të paraqitura, Kosova Haber duket se ka patur probleme financiare në dy vitet e fundit. Një mbështetje e vogël në terma financiarë ka ardhur edhe nga agjencitë turke të ndihmës që operojnë në Kosovë. Përmbajtja e edicionit në gjuhën turke Kosova Haber bazohet më së shumti te botimi i lajmeve dhe çështjeve te aktualitetit në tërësi. Një rëndësi e veçantë u jepet informacioneve që kanë të bëjnë me punësimin, shkollimin, kulturën dhe artin e pakicës turke në Kosovë. Në rubrikat e publikuara mbizotëron politika, ekonomia, kultura dhe arti, arsimi, intervista, fotografia dhe video si dhe nënrubrika të tjera. Një ndër rubrikat e rëndësishme janë edhe Njoftimet. Në këtë nënndarje gjenden njoftime të ndryshme të agjencive publike të Kosovës dhe Turqisë, por ashtu edhe të shoqatave turke në Kosovë. Në pjesën e lajmeve politike u jepet rëndësi e veçantë axhendës politike të ditës në Kosovë 233, duke nisur me pasqyrimin e aktiviteteve të krerëve të shtetit të Kosovës dhe po ashtu edhe të drejtuesve turq në institucionet e Kosovës. Po ashtu edhe lajmet ekonomike, kanë një karakter shtetëror, duke qenë të lidhura me zhvillime dhe ngjarje që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik të Kosovës. Lidhur me gjendjen ekonomike të pakicës turke në Kosovë më së shumti mund të gjenden opinione dhe editoriale, apo qëndrime të politikanëve turq të Kosovës. 231 Shënim: Në këtë faqe gjenden më së shumti të afishuara mesazhe promocionale që vijnë nga kompanitë turke siç janë Ülker, Limak, Turkish Airlines, Spitali Bahçeci, BKT. Por krahas këtyre gjenden edhe mesazhe promocionale të kompanive vendase në Kosovë si Atlantik Group, Moto Kompani etj. 232 Shënim: Vëzhgim i kryer nga doktoranti më datë 21 prill Shënim: Vëzhgimi është kryer nga doktoranti mes datave 1 Prill - 1 Maj

95 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Një rubrikë e rëndësishme në Kosova Haber është ajo e kulturës dhe e artit. Kjo pjesë është e dominuar nga të reja që janë të lidhura ngushtësisht me zhvillimet kulturore të pakicës turke në Kosovë. Rëndësi e veçantë u jepet ngjarjeve historike, aktiviteteve kulturore dhe letrare dhe veçanërisht promovimit të librave në gjuhën turke. Po ashtu festat e fëmijëve, koncertet me raste të festave kombëtare në Kosovës dhe Turqisë si dhe kremtimet e ditëve të shenjta fetare, gjejnë një pasqyrim të gjerë në Kosova Haber. Një rëndësi e veçantë u kushtohet edhe aktiviteteve të artistëve, apo trupave artistike që vijnë nga Turqia për të performuar në Kosovë. Vihet re se shumica e lajmeve ditore të botuara në Kosova Haber i përkasin kësaj kategorie duke theksuar kështu qëllimin e kësaj agjencie lajmesh në internet, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës së pakicës turke Përmbajtja e edicionit në gjuhën shqipe Edicioni në gjuhën shqipe është thuajse identik me atë në gjuhën turke. Këtu u jepet vend lajmeve kryesore nga zhvillimet politike dhe ekonomike dhe ndëretnike të Kosovës. Kosova Haber duket se merr rolin e një zëdhënësi të pakicës turke në rubrikën e kulturës dhe artin pasi aty gjenden të gjitha eventet që kanë të bëjnë me këtë pakicë. Po ashtu në këtë seksion gjenden të botuara në gjuhën shqipe edhe takimet, aktivitetet apo qëndrimet në tërësi të politikanëve dhe drejtuesve të tjerë turq të Kosovës. Gjatë përgatitjes së këtij punimi, është monitoruar në mënyrë konstante nënfaqja në gjuhën shqipe. Por, edhe ky shërbim nuk mund të vijonte për arsye financiare. Me një njoftim më datën 1 Tetor 2015 Kosova Haber njoftoi ndërprerjen pa afat të botimit të lajmeve në gjuhën shqipe. 234 Në këtë mënyrë ndërpritet jo thjesht një faqe lajmesh në gjuhën shqipe, por një kanal komunikimi mediatik mes pakicës turke në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në këtë vend Faqja e lajmeve KosovaPort Kosova Port është një faqe lajmesh në internet që boton lajme vetëm në gjuhën turke. Kjo faqe është themeluar në mars të vitit 2010 si një kanal alternativ informimi për komunitetin turk në Kosovë dhe ka sloganin Portali i Lajmeve të Kosovës. Ka një rifreskim të përditshëm të lajmeve, ku mesatarja është botimi nga pesë deri në dhjetë lajme çdo ditë. KosovaPort ka funksionuar bazuar në mesazhet promocionale të publikuara në këtë faqe KosovaHaber Nga 1 tetori ndërpritet për kohë të pacaktuar edicioni në gjuhën shqipe. 1 Tetor. Qasja 10 Tetor Shënim: Gjenden të publikuara nëntë reklama që më së shumti u përkasin kompanive turke apo me kapital turk që operojnë në Kosovë, si Spitali Medicine, BKT, Ülker, Limak, Spitali Bahçeci, Prishtina Stars, Ephesus Travel, 79

96 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Rubrika e parë është Lajmet e Kosovës ku pasqyrohen zhvillimet politike dhe ekonomike kryesore të ditës. Gjithashtu në menunë e faqes gjenden rubrikat: politika, arsimi, kultura dhe arti, ekonomia, Ballkani, editorialet, lajmet me video dhe kontakti i faqes. Një rubrikën e arsimit gjenden lajme që lidhen me zhvillimet arsimore në Kosovë, por veçanërisht me çështjet arsimore të pakicës turke në Kosovë. Në rubrikën e kulturës dhe të artit gjenden të botuara lajme që kanë të bëjnë tërësisht me jetën kulturore dhe artistike të komunitetit turk, duke promovuar në këtë mënyrë. Figura 14: Faqja Kosova Port Burimi: Kosovaport.com Në rubrikën e ekonomisë vihet re një mbulim i lajmeve kryesore ekonomike të Kosovës. E njëjta logjikë vlen edhe për lajmet nga Ballkani ku rëndësi u jepet fqinjëve të Kosovës dhe po ashtu edhe lajmeve që kanë të bëjnë me Turqinë dhe marrëdhëniet e saj me vendet e Ballkanit. KosovaPort jep gjithashtu mundësinë e abonimit falas duke regjistruar adresën e postës elektronike në këtë faqe, për të marrë lajmet më të fundit përmes kësaj poste Faqja e lajmeve KosovaTime KosovaTime është një faqe lajmesh e botuar në zonën e Mamushës, rajoni i Prizrenit, Kosovë. KosovaTime botohet vetëm në gjuhën turke. Kjo faqe informative në internet shfaq Isa etj. Po ashtu Agjencia publike e Investimeve në Kosovë bën thirrje përmes mesazhit të saj promocional për investitorët e huaj, veçanërisht ata turq, që duan të investojnë në Kosovë. Po ashu gjenden të botuara në KosovaPort edhe mesazhe promocionale të kompanive vendore të Kosovës. 80

97 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI një politikë editoriale të afërt me partinë turke e cila drejton edhe pushtetin vendor, komunën e Mamushës në këtë zonë. Kjo faqe u jep vend lajmeve të ndryshme, sidomos aktualitetit të përgjithshëm në Kosovë. KosovaTime ka një menu të thjeshtë ku jepen lajmet qendrore, lajmet me foto dhe video si dhe një seksion i veçantë për reagimet dhe mendimet e qytetarëve. Faqja ka një frekuencë freskimi lajmesh prej dy deri në tre lajme të reja në ditë. Figura 15: Faqja e lajmeve KosovaTime Burimi: Kosovatime.com MEDIAT TURKE NË MAQEDONI Historik Profesori i Universitetit Kirili Metodiy në Shkup Aktan Ago, shkruan se gazeta Rumeli e vitit është organi i parë i shtypit turk botuar në Maqedoni. 236 Ago citon disa gazeta zyrtare osmane e më pas fetare të komunitetit turk si Manastir, Kurşun, Süngü, Hak, Mücadele etj. Një pjesë e mirë e këtyre botimeve kanë qenë jetëshkurtra. Ato kanë qenë të dominuara nga çështjet politike dhe etnike të kohës Gazeta Birlik Në datën 23 dhjetor të vitit 1944 kur ende vijonte Lufta e Dytë Botërore, në Shkup doli numri i parë i gazetës Birlik (Bashkimi) dhe është një e vërtetë historike që ky botim 236 Ago, Aktan «Makedonya'daki Türk Kültürün gelişmesinde Türkçe Basın Araçların Katkısı (Ndikimi i mjeteve të shtypit turk në zhvillimin e kulturës turke në Maqedoni).» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nentor: F.81 81

98 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI ndezi një dritë shpresë për të ardhmen në këto troje të turqve të Maqedonisë 237. Sipas Aktan Agos, kjo gazetë është botuar së bashku me gazetën shqipe në Shkup, Flaka e Vllaznimit. 238 Gazeta Birlik u bë një zëdhënës i komunitetit turk në Maqedoni, sidomos në aspektin gjuhësor dhe atë letrar 239. Studiuesja Sibel Akgün thotë se Birlik [...] në të njëjtën kohë u drejtohej edhe turqve të Kosovës. 240 Kjo gazetë ka qenë për një kohë të gjatë tribunë e mendimit të turqve të Maqedonisë. Siç mund të kuptohet edhe nga emri, Birlik ishte një gazetë që promovonte bashkëjetesën sipas sistemit politik të Jugosllavisë. Ajo trajtonte të gjitha çështjet që kishin të bënin me komunitetin turk në këtë vend, si arsimi, kultura, arti, shkenca, letërsia, çështjet politike, marrëdhëniet me Turqinë etj. Ndër mbështetëset më të mëdha të letërsisë [turke] në Shkup ka qenë gazeta Birlik dhe në Prishtinë ka qenë gazeta Tan. 241 Gazetari turk në Maqedoni, Furkan Purde thekson se media turke ka ardhur duke u rrudhur në Maqedoni. Në vitet është botuar Revista Yeni Kadın, (Gruaja e Re), gazeta Pioneri në 1951, Revista Sevinç (Gëzimi) në vitin 1951, revista Tomurcuk (Fara) më 1957, revista Sesler, (Zërat) më 1970, revista kulturore artistike Izler, (Shenjat) më 1967, revista Vardar më 1994, gazeta Zaman (Koha) më 1994 etj. 242 Furde thekson se gazeta Birlik dhe revistat Sevinç dhe Tomurcuk e ndërprenë botimin e tyre në vitin Ai thekson se sot punojnë rreth 100 gazetarë të etnisë turke në Maqedoni. Në një studim lidhur me mediat turke në Maqedoni, Purde thekson se edhe radiot në gjuhën turke nuk kanë mundur të mbijetojnë në tregun mediatik të këtij vendi. Në vitin 1994 në Gostivar u çel radio Rumeli FM dhe turqit i shtuan gjallëri sektorit të radiove private në Maqedoni, ndërsa në vitet në Shkup u çel Super FM, në Istip u çel Dost FM, në Vrapçishtë u çel Radio Turka, por transmetimet e Habesh FM dhe Vrapçishte FM zgjatën shumë pak. 243 Këto radio u mbyllën me kohën të gjitha për arsye financiare. 237 KTB «Çağdaş Makedonya Türk Edebiyatı" (Letërsia Bashkëkohore Turke në Maqedoni).» Kültür ve Türizm Bakanlığı. Qasja 4 Mars F Ago, Aktan «Makedonya'daki Türk Kültürün gelişmesinde Türkçe Basın Araçların Katkısı (Ndikimi i mjeteve të shtypit turk në zhvillimin e kulturës turke në Maqedoni).» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nentor: F Po aty. F Akgün, Sibel «Kosova Türklerinin Tarihten Bugüne Kimlik Mücadelesi (Përpjekja e Turqve të Kosovës për identitet).» Karadeniz Araştırmaları Güçlütürk, Taner «Kosova'da Türkçe Eğitim ve Basın-Yayım Etkinlikleri (Veprimtaritë Arsimore dhe Botuese në turqisht në Kosovë).» BAL-TAM Türklük Bilgisi Dergisi, 2010, nr. 12, F Purde, Furkan, intervista nga Alban Tartari Mediat Turke në Maqedoni (2 Maj). 243 Purde, Furkan 'den günümüze Makedonya Türkleri (Turqit e Maqedonisë që nga vitet 2001 deri në ditët e sotme). Shkup: (Libër elektronik). Qasja 1 Korrik F.26 82

99 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Radio Vrapçishte vijon edhe sot të transmetojë muzikë turke 24 orë. Nga një monitorim i kësaj radioje nuk është vërejtur asnjë program tjetër përveç muzikës që thuajse e gjitha vjen nga Turqia. 244 Krahas kësaj radioje, në vitin 2015 u themelua edhe Vardar TV por ende ky TV nuk ka shfaqur ndonje aktivitet. Në raportin më të fundit të Agjencisë shtetërore për Shërbime Mediatike në Maqedoni nuk rezulton e regjistruar asnjë radio private turke apo televizion i këtij lloji në Maqedoni. 245 Radiot turke më së shumti kanë qenë të paliçensuara dhe u janë drejtuar komuniteteve lokale në zona të caktuara të Maqedonisë. Nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me radiot shqiptare. Një media shqiptare, TV Çegrani ka vendosur të transmetojë edhe në gjuhën turke, por këto transmetime ende nuk kanë nisur Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) Radio Televizioni i Maqedonisë transmeton aktualisht 6 orë në gjuhën turke në ditë në kanalin e dytë televiziv, MTV2. Programet në turqisht të MTV kanë nisur në 16 Prill Fillimisht këto transmetime kanë qenë 15 minutëshe, më pas 30 minutëshe, duke u rritur gradualisht në 60 dhe 150 minuta në ditë në vitet Në fakt, më të hershme janë transmetimet radiofonike. Në Maqedoni transmetimet në gjuhën turke kanë nisur në vitin 1945, tre vjet më parë se transmetimet në gjuhën shqipe. 248 Aktualisht Radio Shkupi në kanalin e tretë transmeton dy orë e 30 minuta program në gjuhën turke. Programet mund të dëgjohen edhe drejtpërdrejtë përmes internetit. 249 Drejtuesi i redaksisë turke në MTV gazetari Eran Hasip, thotë se në këtë ekip janë të angazhuar 12 gazetarë dhe 4 teknikë. MTV2 transmeton çdo ditë mes orëve 15:30-18:00, një programacion me disa pjesë ku mund të veçohen lajmet, programet kulturore, muzikore, dokumentarët etj. Hasip thotë se zona e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit është e mbuluar me gazetarë dhe bashkëpunëtorë. Një problem mbetet fakti që shumë zona të Maqedonisë ku jeton komuniteti turk janë të pambuluara me gazetarë. 250 Rrjedhimisht edhe problemet e tyre 244 Shënim: Radio Vrapçishte FM mund të ndiqet këtu: vëzhgim i doktorantit pergjate muajit gusht Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ASHMAA Regjistri i Televizioneve. Qasja 20 Gusht Çegrani, Emrulla, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhë turke të TV Çegrani (12 Prill). 247 Hasip, Eran, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhën turke në RTV të Maqedonisë (22 Prill). 248 Hamza, Aktan Makedonya - Arnavutuk ilişkilerinde Arnavut sorunu (Problemi shqiptar në marrëdhëniet Maqedoni-Shqipëri). Shkup: Logos-A. F Shënim: Transmetimet e kanalit të tretë të Radio Shkupit mund të dëgjohen në këtë link: Në këtë link gjithashtu transmetohen edhe programe në gjuhën shqipe. 250 Hasip, Eran, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhën turke në RTV të Maqedonisë (22 Prill). 83

100 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI ekonomike, social-kulturore dhe arsimore mbeten të pambuluara nga trajtimi i transmetuesit publik në Maqedoni dhe të papërcjella drejt ligjvënësve dhe ekzekutivit. Ndryshe nga RTK në Kosovë që ka një faqe aktive në internet edhe për komunitetin turk, RTVM ka vetëm një faqe në internet në gjuhën maqedonase nga ku mund të ndiqen drejtpërdrejtë të gjitha programet. Një raport i vitit 2013 përgatitur nga Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve në Maqedoni, evidentohet se Radio Televizioni i Maqedonisë duhet të përditësojë në mënyrë të rregullt faqen zyrtare Gazeta Zaman Maqedoni Gazeta turke Zaman (Koha) është themeluar në Stamboll në vitin 1986 nga Feza Publications Inc. Ajo bën pjesë në grupin mediatik privat Feza Inc. që ka në përbërje revistën Aksyon (Aksioni), Agjencinë e Lajmeve Cihan (Bota), gazetën në gjuhën angleze Today s Zaman (Koha e Sotme), televizionin Irmak TV, radion Cihan dhe një agjenci të shpërndarjes së shtypit në Turqi. Pas rënies së komunizmit në Evropën lindore, Zaman ishte e para dhe e vetjma gazetë turke që u shtri me korrespondentë në këto vende dhe më pas çeli degët e saj. Zaman përveç botimit në Turqi, është botuar ndër vite në këto vende: Australi, Azerbajxhan, Rusi (në Bashkurdistan dhe në zonën Tartare), Bullgari, Kanada, Qipro, Gjermani, Rumani, Kazakistan, Kirgistan, Maqedoni, Turkmenistan dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. 252 Aktualisht në grupin mediatik Zaman punojnë 4 mijë persona, nga të cilët 650 janë gazetarë 253. Tirazhi i gazetave Zaman dhe Today s Zaman në Turqi është 900 mijë kopje 254 duke u renditur ndër gazetat më të mëdha në këtë vend. Gazeta Zaman dhe gazeta në gjuhën angleze Today s Zaman kanë një vizitueshmëri në internet që varion nga 700 mijë deri në 800 mijë klikime nga IP unike në ditë. Gazeta Zaman në Maqedoni u çel në vitin Fillimisht botimi i gazetës Zaman në këtë vend u mendua si një gazetë që i fliste kësaj pakice, duke tentuar të bëhet zëdhënëse e saj me botimin në gjuhën turke. Drejtuesit thonë se në muajt në vijim pas kërkesës së shqiptarëve, Zaman nisi të botohet edhe në formatin e revistës mujore edhe në gjuhën shqipe duke iu drejtuar kështu shqiptarëve etnikë në Maqedoni. 255 Më pas u hap edhe faqja në internet, duke e nxjerrë kështu 251 Tuneva, Marina Makedonya Cumhuriyeti nde medya alanında etnik topluluklar hakkında bildirimler ve haklarının analizi (Analiza e të drejtave dhe deklaratave të grupeve etnike në fushë e medias në Republikën e Maqedonisë). Raport Zyrtar, Shkup: AOPZ. F Zaman About Us (Rreth nesh, informacion rreth gazetës Zaman). Qasja 16 SHkurt Sagır, Celil, intervista nga Alban Tartari Intervistë lidhur me Zaman Media Group (12 Shkurt). 254 Po aty. 255 Sagır, Celil, intervista nga Alban Tartari Intervistë lidhur me Zaman Media Group (12 Shkurt). 84

101 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI gazetën Zaman nga kufijtë e këtij vendi për të komunikuar me të gjithë shqiptarët në rajon dhe më gjerë. Botimi në internet bazohet në një logjikë rajonale të raportimit të ngjarjeve, zhvillimeve politike, ekonomike e sociale të shqiptarëve, që me kohën është bërë edhe forma e revistës mujore të Zaman në gjuhën shqipe. Grupi mediatik planifikon botime edhe në gjuhën maqedonas, duke u bërë kështu e para media në Maqedoni që botohet në tre gjuhë të komunteteve etnike të këtij vendi, si dhe çeljen e një kanali televiziv që do të transmetonte në tre gjuhë, turqisht, shqip dhe maqedonisht. 256 Aktualisht në Zaman Maqedoni punojnë 11 persona, me kohë të plotë, të pjesshme dhe në statusin e stazhierit. Gazeta javore në gjuhën turke ka një tirazh prej 1600 kopjesh, ndërsa revista mujore në gjuhën shqipe ka një tirazh prej 3250 kopjesh. 257 Botimi në shqip i Zaman në Maqedoni përmban 52 faqe me ngjyra. Ky botim del nga shtypi në krye të çdo muaji dhe shpërndahet në të gjithë Maqedoninë dhe në disa qytete të Kosovës. Zaman Shqip nuk shpërndahet në Shqipëri. Zaman në shqip ka formatin e revistës, duke marrë modelin e revistës Aksyon, pjesë e grupit Zaman në Turqi. Nga një vëzhgim i të 12 numrave të botuar në vitin 2014, temat e trajtuara më së shumti janë: politika, ekonomia, arsimi, kultura, tradita, feja, politika ndërkombëtare, rubrika e fëmijëve dhe argëtimi. Mund të thuhet se nuk ka një strukturë solide dhe të pandryshueshme të revistës. Kryeartikulli në çdo numër, mund t i përkasë secilës prej fushave të lartpërmendura. Pra, ndryshe nga shumë botime në Shqipëri, Kosovë por edhe Turqi, Zaman Shqip në Maqedoni nuk e ka politikën si element të parë të servirur në botimet e saj. Në edicionin shqip të Zaman ka një prani të theksuar të faktorit shqiptar në Maqedoni. Fillimisht kjo revistë ka shfaqur karakter lokal, bazuar në zhvillimet e hapësirës shqiptare dhe pakicës turke në Maqedoni. Më pas me daljen e dy botimeve në këto gjuhë, botimi shqip është thelluar në trajtimin e aspekteve politike, ekonomike e social-kulturore të shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Më çeljen e faqes në internet, Zaman Shqip, ka nisur të targetojë të gjithë shqiptarët në rajon që kanë mundësi ta aksesojnë atë përmes internetit. 256 Po aty 257 Të dhëna të marsit

102 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Figura 16: Gazeta Zaman Shqip në Maqedoni Burimi: zaman.com.mk Faqja e Zaman Shqip Fryma e Zaman Shqip shfaqet të jetë pro shqiptare. Në ditët e shënuara si për shembull 28 Nëntori, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht se ky është një botim i një grupi mediatik turk, trajtimi është kryer duke u bazuar tërësisht në historinë zyrtare të shqiptarëve 258. Trajtimi i temave historike, bëhet bazuar në këndvështrimin gjithëshqiptar. 259 Në rubrikat e ndryshme gjen të cituar më së shumti zyrtarët shqiptarë, apo personazhe të njohur të këtij komuniteti në Maqedoni. Po ashtu një rëndësi e veçantë u jepet axhendave politike (në kuadër informativ) të të gjithë liderëve kryesorë të Maqedonisë, qofshin këta të etnisë maqedone apo shqiptare. Në Zaman Shqip gjen pak ose aspak elementë të pakicës turke në Maqedoni. Një unifikim me qëndrimin e grupit mediatik Zaman shfaqet në rubrikën e fesë. Zaman në tërësi ruan linjën e islamit sunit, dhe në të nuk gjen te reklamuar apo të promovuar pijet alkolike dhe duhanin, pjesë kjo e politikës së marketingut të grupit mediatik Zaman në gjuhën turke në Maqedoni Zaman Makedonya boton edhe në gjuhën turke një gazetë javore materialet e së cilës mund të gjenden edhe në faqen e internetit. Gazeta Zaman Makedonya trajton në mënyrë të 258 Azizi, Berat «28 Nëntori 1912 Shpallja e mëvetësisë së shtetit shqiptar.» Zaman Shqip Maqedoni, Nëntor: Zaman «Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe ishte orientim drejt Evropës.» Zaman Shqip Maqedoni, 11 Nëntor:

103 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI veçantë çështjet që kanë të bëjnë me pakicën turke në Maqedoni. Formati i gazetës është 32 faqe me ngjyra. Në këtë botim elaborohen të gjitha kategoritë që mund të gjenden edhe në faqen në gjuhën shqipe. Edicioni në gjuhën turke në internet, anonçohet përmes faqes qendrore në Turqi me parashtesën mk, pra Maqedoni. Figura 17 Faqja e gazetës Zaman Makedonya në turqisht Burim: mk.zaman.com.tr Të dy edicionet e gazetës Zaman në Maqedoni, në gjuhën turke dhe në gjuhën shqipe, zhvillojnë një promovim të lajmeve dhe artikujve të ndryshëm përmes rrjeteve sociale. Gazeta zotëron dy adresa të ndryshme për secilën gjuhë dhe lajmet promovone më së shtumti në rrjetet Facebook dhe Twitter Gazeta Yeni Balkan Gazeta Yeni Balkan (Ballkani i Ri) u themelua në vitin 2004 me qëllimin për të qenë zëri i turqve të Maqedonisë. Ky është edhe slogani i gazetës që mund të gjendet i shkruar së bashku me logon e saj. Gazeta fillimisht u botua në Kosovë së bashku me gazetën Yeni Dönem. Dy vjet më pas, në vitin 2006, Yeni Balkan nisi të botohet në Shkup. Po atë vit nis gjithashtu edhe botimi në faqen e internetit. Në vitin 2010 çelet edhe një shtëpi botuese me të njëjtin emër. Në vitin 2011 themelohet Agjencia e Lajmeve Maqedonia (Makedonya Haber Ajansı) si pjesë e grupit mediatik Yeni Balkan. 260 Kjo agjenci krahas teksteve dhe fotove ofron edhe sot lajme edhe në formatet video dhe audio. 260 Sulooca, Mürteza, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i gazetës "Yeni Ballkan" (Ballkani i Ri) (15 Prill). 87

104 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Në vitin 2012, grupi mediatik Yeni Balkan zgjerohet edhe me një studio të produksioneve televizive, si programet televizive, dokumentarë, filma prezantues etj. Në grupin Yeni Balkan janë të punësuar 30 gazetarë, reporterë, teknikë etj. Gazeta botohet në formatin javor dhe ka një tirazh prej dy mijë kopjesh. 261 Shpërndahet edhe përmes abonimeve brenda Maqedonisë. Ndërkohë që lajmet janë të aksesueshme edhe në faqen në internet. Po ashtu, gjatë javës në faqen e internetit të Yeni Balkan mund të gjendet edhe gazeta e shtypur në formatin PDF. Gazeta ka një bashkëpunim zyrtar me dy mediat publike turke TRT Avaz dhe Agjencinë e Lajmeve Anadolu. Logot e tyre mund të gjenden në faqen e Yeni Balkan. Gazeta Yeni Balkan funksionon bazuar në shërbimet mediatike që ofron. Përgatitja dhe shpërndarja e lajmeve, përgatitja e produksioneve televizive janë një ndër shtyllat ekonomike të kësaj medie. Në faqen e internetit të Yeni Balkan mund të gjenden edhe videot e Agjenicsë së Lajmeve Maqedonia që serviren për të gjithë median e interesuar në Maqedoni, rajon dhe Turqi. Gazeta gjithashtu publikon mesazhe promocionale, duke u bazuar kështu në të ardhurat nga reklamat. Drejtuesit e Yeni Balkan thonë se gazeta gjithashtu punon edhe me sponsorizime nga lexuesit e gazetës që mblidhen në formë donacionesh nga personat e interesuar. Gazeta Yeni Balkan përbëhet nga 16 faqe me ngjyra. Rubrikat kryesore janë politika, ekonomia, arsimi, sporti dhe kultura. Gazeta u jep një vend të veçantë edhe temave si çështjet e grave, të rinjve dhe fëmijëve. Figura 18: Faqja e gazetës Yeni Balkan Burimi: yenibalkan.com 261 Po aty. 88

105 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Yeni Balkan gjendet në internet me një faqe që freskohet përditë me lajme të reja. Drejtuesi i këtij grupi mediatik Myrteza Sulooxha (Mürteza Sulooca) vlerëson se gazeta ka 10 mijë lexues unikë çdo javë në këtë faqe lajmesh. Së bashku me vizitat që vijnë nga rrjetet sociale, gazeta Yeni Balkan numëron rreth 15 mijë klikime çdo javë. Lajmet e Yeni Balkan merren edhe nga media të tjera brenda, apo jashtë Maqedonisë në disa raste duke u treguar si burim i lajmit. Gazeta Yeni Balkan ka botuar edhe revista si Bahçe (Kopshti) dhe Gençlik (Rinia) mes viteve Po ashtu edhe revistën mujore në gjuhën boshnjake Behar (Vera) në vitin Duke filluar nga viti 2010, Shtëpia Botuese Yeni Balkan me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë nisi të hedhë të treg edhe botime të tjera. 263 Shtëpia Botuese Yeni Balkan ka botuar mëse dhjetë libra dhe është në proces për gjashtë të tjerë. 264 Gjithashtu Yeni Balkan ka botuar edhe libra për fëmijë, që nga formatet e mëdha dhe formatet e thjeshtë për ngjyrosje. Këta libra kanë qenë në tre gjuhë, turqisht, maqedonisht dhe shqip, apo në secilën gjuhë specifikisht. Figura 19: Versioni i shtypur i gazetës Yeni Balkan 262 Sulooca, Mürteza, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i gazetës "Yeni Ballkan" (Ballkani i Ri) (15 Prill). 263 Ago, Aktan «Makedonya'daki Türk Kültürün gelişmesinde Türkçe Basın Araçların Katkısı (Ndikimi i mjeteve të shtypit turk në zhvillimin e kulturës turke në Maqedoni).» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nëntor: F Po aty. 89

106 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Revista Ufuk (Horizonti) Revista Ufuk (Horizonti) u themelua në 1 janar 2009 në Shkup nga shoqata turke me të njëjtin emër. Fillimisht revista Ufuk botohej një herë në tre muaj, ndërsa në vitin 2010 nisi të botohej një herë në dy muaj si një organ promovues i aktiviteteve të kësaj qendre. Në revistë trajtohen tema që i interesojnë më së shumti komunitetit turk në Maqedoni. 265 Kjo revistë ka një tirazh prej 1000 kopjesh, por ky tirazh dyfishohet në raste festash ose aktivitetesh të rëndësishme që Qendrës Ufuk. Në revistë janë të angazhuar pesë punonjës që gjithashtu janë punonjës të kësaj qendre dhe një hartues faqesh. Qendra Ufuk ka përfaqësi në shtatë qytete të Maqedonisë, në të cilat shpërndahet edhe kjo revistë. Revista nuk bazohet tek reklamëdhënësit pasi botohet tërësisht me fondet e qendrës si dhe nga të ardhurat e abonimeve. Nuk ka ndonjë mbështetje nga qeveria turke, apo nga qeveria maqedonase. 266 Drejtuesi i Qendrës Ufuk, Ilhan Rahman thekson vështirësinë që ekziston për vijimin e këtij botimi, duke qenë se nuk kanë buxhete për këtë. 267 Figura 20: Revista Ufuk 265 Rrahman, İlhan, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i revistës "Ufuk" (Horizonti) në Maqedoni (4 266 Po aty. 267 Po aty. Maj). 90

107 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Revista Kardelen (Lulebora) Revista Kardelen, nisi të botohet në vitin Kjo revistë i përket qendrës së fëmijëve Kardelen. Kjo qendër organizon seanca mësimore për nxënësit e shkollave fillore në gjuhën turke. Kjo është një punë tërësisht vullnetare, ku nuk paguhet për shkrimet, por vetëm për dizenjimin dhe shtypjen e revistës. Figura 21: Revista Kardelen Revista shpërndahet falas në shkollat fillore ndërkohë që një pjesë e financimit të saj mbulohet edhe nga projekte të ndryshme. Letërsia për fëmijë dhe veçanërisht mësimi dhe mbrojtja e gjuhës turke për fëmijët e kësaj etnie në Maqedoni, janë qëllimet kryesore të punës së kësaj reviste. Shteti maqedonas ka mbështetur vetëm botimin e tre numrave në këta 6 vite. Për shkak të këtyre problemeve financiare revista e ka ndaluar botimin për një vit. Revista Karedelen është e vetmja revistë e fëmijëve në gjuhën turke në Maqedoni. Letërsia për fëmijë dhe veçanërisht mësimi dhe mbrojtja e gjuhës turke për fëmijët e kësaj etnie në Maqedoni, janë qëllimet kryesore të punës së kësaj reviste Revista Köprü (Ura) Revista Köprü u çel në vitin 2002 në Shkup nga qendra kulturore me të njëjtin emër, qendër e cila boton edhe revistën për fëmijë Kardelen. Është një revistë në gjuhën turke e fokusuar mbi letërsinë, artin, dhe kulturën në tërësi. Revista fillimisht u botua nga studentët e 91

108 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI degës së gjuhës dhe letërsisë turke në Shkup, por një grup shkrimtarësh profesionistë më pas u bënë pjesë e saj 268. Një rëndësi e veçantë nga ana e kësaj reviste i jepet poezisë turke në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu një rëndësi të veçantë i jepet lidhjes së kësaj letërsie me letërsinë në Turqi. Revista boton shkrime lidhur me letërsinë, artet, poezinë si dhe teza shkencore universitare. Një rëndësi i veçantë i kushtohet trashëgimisë osmane në Maqedoni. Figura 22 Revista Köprü (Ura) Editori Mehmed Arif, thekson se revista merr mbështetje financiare dhe morale nga institucionet e Republikës së Turqisë dhe nga disa organizata jo qeveritare Revista Hikmet (Urtësia) Revista Hikmet është një botim akademik i qendrës ADEKSAM. Revista nisi të botohej në vitin 2003 në qytetin e Gostivarit me një periodicitet dy herë në vit. Deri më sot janë botur 25 numra të kësaj reviste në formatin bardhë e zi me një madhësi prej 200 faqesh çdo numër. 270 Revista Hikmet botohet në gjuhën turke dhe atë angleze. Përveç tre numrave (1,3 dhe 11) në çdo numër ka patur edhe botime në gjuhën angleze. 271 Me anë të këtyre artikujve në revistën Hikmet janë afruar edhe akademikë jo tuqishtfolës të rajonit tonë. Revista ka në 268 Arif, Mehmed, intervista nga Alban Tartari Botimi i revistës "Köprü" në Maqedoni (16 Shtator). 269 Po aty. 270 "Hikmet" Hikmet Dergisi (Revista Hikmet - Urtësia). Qasja 22 Gusht Yıldız, Ipek «Makedonya'dan Gelen Türk Sesi: Hikmet Dergisi (Zëri turk që vjen nga Maqedonia- Revista Hikmet).» Zeitschrift für die Welt der Türken, ZfWT F

109 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI këshillin e saj drejtues dhe në atë të bashkëpunëtorëve, akademikë të njohur të rajonit, jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja, Serbia, Azerbajxhani etj. Revista Hikmet shihet si një vijim i revistës Sesler (Zërat) 272, një revistë e botuar nga intelektualët turq në vitin MEDIUMET NË SHQIPËRI Në Shqipëri nuk ekziston një pakicë etnike turke dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për media turkofone në vend. Në censusin e fundit, të vitit 2011 numri total i shtetasve shqiptarë, të cilët mbajnë njëherazi nënshtetësinë shqiptare dhe atë turke është 1593, nga të cilët 1124 meshkuj dhe 469 femra 273. Sipas këtij regjistrimi të popullsisë, në tabelën ku jepet popullsia banuese në Shqipëri sipas gjuhës amtare, numri i personave që kanë deklaruar turqishten si gjuhën e tyre amtare është 714, ose 0,025 për qind e popullsisë së Republikës së Shqipërisë 274. Turqia është një nga vendet më pak të frekuentuara nga shtetasit e Republikës së Shqipërisë pas vitit 2001 në migrimet e tyre politike, ekonomike, apo arsimore. Sipas censusit kombëtar të vitit 2011 gjithësej 1,496 shtetas të Shqipërisë kanë jetuar në Turqi 275 mes viteve Pra, interaktiviteti gjuhësor në rang kombëtar gjatë kësaj dekade rezulton të jetë shumë më i ulët krahasuar me Italinë (86,417 persona) dhe Greqinë (34,524) 276. Për këtë shkak nuk mund të flitet për media turkofone në Shqipëri. Pavarësisht një të kaluare thuajse 500 vjeçare nën sundimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria nuk ka patur një prani të theksuar të produksioneve mediatike turke. Janë shumë pak filmat turq të transmetuar në kohën e sistemit komunist në Shqipëri ashtu siç janë shumë pak edhe botimet nga letërsia turke. Këtu mund të citohet vetëm tre filma, Shamikuqja, Biçikleta e Bardhë si dhe filmi për fëmijë Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat të transmetuara në Televizionin Shqiptar. Po ashtu janë botuar romane si Mehmet Imcaku i shkrimtarit Jashar Qemal (Yaşar Kemal), një përmbledhje me tregime nga Azis Nesin si dhe një përmbledhje me poezi të poetit Nazim Hikmet. Një pjesë e mirë e këtyre botimeve kanë ardhur në gjuhën shqipe përmes gjuhëve të tjera si: rusishtja, frengjishtja apo italishtja dhe shumë rrallë drejtpërdrejtë nga origjinali në 272 Ago, Aktan «Makedonya'daki Türk Kültürün gelişmesinde Türkçe Basın Araçların Katkısı (Ndikimi i mjeteve të shtypit turk në zhvillimin e kulturës turke në Maqedoni).» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nentor: F INSTAT Censusi i Popullsisë dhe Banesave. Census, Tiranë: INSTAT. F Po aty. F Po aty. F Po aty. F

110 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI turqisht. Këta shkrimtarë kanë qenë të zgjedhur, sepse nuk binin ndesh me moralin e sistemit politik të asaj kohe. Botimi i letërsisë turke në gjuhën shqipe pati një jehonë të veçantë në vitit 2006, kur shkrimtari turk Orhan Pamuk mori çmimin Nobel në letërsi për atë vit. Disa libra të tij e më pas të shkrimtarëve të tjerë si Elif Shafak (Şafak), Orhan Kemal, etj. u botuan në gjuhën shqipe në Tiranë. Pas vitit 2011 telefilmat turq filluan të zinin vend në disa kanale televizive në Tiranë. Kjo do të trajtohet gjerësisht në kapitullin e gjashtë. Gjithashtu në Shqipëri operojnë edhe dy mediat publike turke Radio Televizioni i Turqisë- TRT dhe Agjencia e Lajmeve Anadolu AA, të cilat selinë qendrore e kanë në Ankara, por kanë zyrat dhe korrespodentët e tyre në Tiranë. Ato do të trajtohen në kapitullin e pestë të këtij punimi. Në Shqipëri mund të veçojmë disa mediume që janë të lidhura me Turqinë, në vijimësi të investimeve ekonomike të këtij shteti në vendin tonë, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Këto media nuk kanë transmetime në gjuhën turke përveç një rasti të veçantë që do të trajtohet më poshtë Mediume të ALBtelecom dhe Eagle Mobile ALBtv Investimi i parë është shërbimi ALBtv. Ky shërbim jepet nga kompania ALBtelecom Sh.a., aksionet e së cilës zotërohen 76 përqind nga konsorciumi turk Çalik Holding - TurkTelekom dhe 24 përqind nga Qeveria Shqiptare (dhe Posta Shqiptare). ALBtelecom, një kompani shtetërore e themeluar në vitin 1992 për shkak të ndarjes nga Posta Shqiptare (të dyja më parë pjesë e PTT-së), u privatizua në vitin 2007 nga ky konsorcium. Shërbimi ALBtv është shërbim televiziv që shpërndahet tek abonentët përmes internetit. Francis Balle thotë se [m]e mbërritjen e shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë dhe gjithë IP, interneti po bëhet rrjeti universal, duke ia kaluar dora-dorës rrjetit telefonik klasik, rrjetit telefonik me central (RTC) 277. Pra, me zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e shpejtësisë së shpërndarjes së të dhënave përmes internetit në Shqipëri kishte ardhur koha që edhe përmbajtjet televizive të mund të shpërndahen përmes këtij rrjeti. Ai quhet TV përmes IP (Television over Internet Protocol), ose thjeshtësisht IPTV (Internet Protocol Television). Po ashtu në disa raste është quajtur edhe Broadband TV, televizioni me bandë të gjerë. 278 Balle jep shembullin e 277 Balle, Francis Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15-të. Tiranë: Papirus. F Benoit, Herve Digital Television, Satellite, Cable Terrestrial, IPTV, Movile TV, in the BVB Network. Oxford: Elsevier. F

111 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI operatorit Free në Francë që e jepte shërbimin IPTV në vitin Edhe Herve Benoit thekson se në Evropë, Franca ishte i pari vend që nisi më parë se fqinjët e saj këtë shërbim. Duke adoptuar në tregun shqiptar atë që Balle e cilëson si lufta për përmbajtjet mediatike, ALBtelecom e nisi projektin ALBtv në vitin 2011 dhe e përfundoi atë në vitin Zonat e para pilot në zbatimin e tij ishin Pogradeci dhe Korça 280. Më pas ky shërbim u shtri në të gjitha zonat urbane të Shqipërisë. Shërbimi ALBtv nuk është një shërbim televiziv prodhues, por shpërndarës. Aktualisht 281, ALBtv mund të merret përmes një shërbimi të vetëm kabllor të ALBtelecom, së bashku me shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit fiks. Në këtë paketë gjenden dy platformat mediatike kabllore private të Shqipërisë, Digitalb dhe Tring. Të gjithë të abonuarit mund të zgjedhin njërën nga dy platformat. Kështu, kemi një konvergjim mes shërbimeve të telekomunikacionit dhe atyre mediatike. Francis Balle shkruan se [...] konvergjenca mes botës së operatorëve të telekomunikacioneve dhe botës së mediave ilustrohet edhe nga lindja e televizionit në rrjetin celular të brezit të tretë 282. Shqipëria e kaloi këtë brez që ndryshe cilësohet me akronimin e vet në anglisht 3G (Third Generation). Gjatë vitit 2015, Shqipëria u prezantua edhe me brezin e katërt të telefonisë celulare 4G, që do të përshpejtojë edhe më shumë kalimin e mediave në celularët me ekranë të mëdhenj. Gjithësesi ky është një shërbim tërësish i ri në Shqipëri, ku edhe përdoruesit shpesh e kanë të vështirë ta kuptojnë sesi funksionon. 283 James W.Cortada duke analizuar publikun amerikan të fillimviteve 2000 përballë këtij trendi të bashkimit të televizionit me telekomunikacionin shkruan: Ndërkohë që shumë në industrinë e televizionit dhe në komuitetin më të madh të teknologjisë së informacionit janë të shqetësuar për konvergjencën e televizionit me internetin, publiku në shumë raste ka përqasjen e tij. Njerëzit i trajtojnë të dy burimet e argëtimit dhe informimit si të ishin dy opsione të ndryshme që ata sipas dëshirës së tyre mund të përdorin një kundrejt tjetrës Balle, Francis Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15-të. Tiranë: Papirus. F ALBtelecom explains details of its innovative service, IPTV to the citizens of Korça and Pogradec, Faqja zyrtare e ALBtelecom,vizituar 31 Maj 2015, Maj, Balle, Francis Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15-të. Tiranë: Papirus. F Ramizi, Sokol, intervista nga Alban Tartari Shërbimi "ALBtv" i ALBtelecom (13 Maj). 284 Cortada, James W The Digital Hand. New York: Oxford University Press. F

112 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Kjo duket e vërtetë edhe për Shqipërinë e vitit , ku ALBtelecom, operatori i shërbimeve të telekomunikimit fiks dhe celular në vend sipas AKEP, po bashkon në një shërbim televizionin dhe shërbimin e internetit. E vetmja pikë ku ALBtv mund të lidhet me Turqinë është fakti që në paketet televizive mund të gjenden katër kanale turke. Këto kanale janë ATV, Euro D, Euro Star dhe NTV. Këto janë kanale të mëdha televizive turke që transmetojnë përmes satelitit nga Stambolli. Tre të parat janë kanale që kanë një transmetim specifik për turqit jashtë Turqisë, pra ndryshe nga transmetimet bazë që kryhen në Stamboll për popullatën vendase në Turqi. Kanali NTV është një televizion i profilizuar në fushën e lajmeve dhe programacioni është ndërtuar tërësisht sipas modelit informativ. Transmetimet e tyre janë tërësisht në gjuhën turke. Pra, këto kanale nuk kanë ndonjë element në programacionin e tyre që mund të lidhet me Shqipërinë apo hapësirën shqip-folëse në tërësi në rajonin e Ballkanit. Këto kanale private turke janë vendosur në këtë platformë për ta bërë atë më tërheqëse për turqit që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri dhe për shqiptarët që e njohin këtë gjuhë. Krahas këtyre kanaleve, ALBtv ka edhe disa kanale italiane, franceze, angleze dhe të vendeve të tjera evropiane. ALBtv është një projekt i ALBtelecom dhe fuksionion sipas një modeli të mirëfilltë biznesi. ALBtelecom zotëron marrëveshje me Digitalb dhe Tring për të shitur përmes paketave të veta edhe shërbimin televiziv. Shërbimi i televizionit është kështu vetëm një ndër katër shërbimet që jep ALBtelecom. Francis Balle e quan këtë quadruple play. Këto shërbime janë telefonia fikse, interneti fiks, telefonia dhe interneti celular dhe televizioni. Shërbimi televiziv ka një pjesë të vogël në vlerën e përgjithshme që shitet një paketë të ALBtelecom Eagle Radio Kompania celulare Eagle Mobile, fillimisht partnere dhe më vonë pjesë e ALBtelecom, ka zotëruar një radio, Eagle Radio si dhe një revistë Eagle Mag 286. Data e nisjes së transmetimeve të radios është 10 dhjetori Këto mediume kanë qenë një mundësi marketimi e shërbimeve që ofronte Eagle Mobile e më pas ALBtelecom. Eagle Radio fillimisht quhej BE94 dhe transmetonte në frekuencën 94 FM në Tiranë dhe rrethina. Eagle Mobile me një kontratë në vitin 2009 mori me qera radion e cila ndyshoi edhe emrin duke u 285 Ramizi, Sokol, intervista nga Alban Tartari Shërbimi "ALBtv" i ALBtelecom (13 Maj). 286 Faqja zyrtare e Eagle Mag, 96

113 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI konvertuar në Eagle Radio. Fusha e mbulimit u zgjerura në të gjithë ultësirën perëndimore të Shqipërisë, nisur nga Shkodra deri në Sarandë. Fillimisht Eagle Radio transmetonte vetëm muzikë për të rinjtë, më pas zhanret muzikore të transmetuara u shtuan duke i dhënë radios një karakter gjeneralist që u fliste të gjitha moshave. Kjo radio më pas nisi të transmetonte edhe edicione lajmesh dhe një program mëngjesi me informacione dhe lexim të faqeve të para të gazetave të ditës. Eagle Radio u transmetua për disa vjet edhe përmes internetit në faqen e Eagle Mobile e më pas në faqen e ALBtelecom, si një mundësi për ata abonentë që e vizitonin këtë faqe. Radio nuk ka patur ndonjë transmetim të gjuhën turke, përveç disa këngëve që transmetoheshin në një program me muzikë ballkanike ditëve të enjte në mbrëmje. Transmetimet e emisioneve janë tërësisht në gjuhën shqipe. Studiuesi Arben Muka shkruan se Më shumë se 2500 fansa ndjekin versionet online të programeve [të kësaj radioje], duke dërguar njëkohësisht edhe mesazhe vlerësuese dhe sugjeruese në ëebsite Revista Eagle Mag Eagle Mag është një revistë e botuar një herë në tre muaj, pra me katër numra të botuar çdo vit. Nisi të botohet në vitin 2010 duke u financuar tërësisht nga Eagle Mobile e më pas nga ALBtelecom. Revista ka një karakter gjeneralist të përmbajtjes, ku trajtohen zhanret kryesore të gazetarisë së shkruar si editorialet/opinionet, intervistat, reportazhet, fotot që flasin, teknologjia, turizmi etj. Revista ka si qëllim promovimin e kompanisë zotëruese dhe shërbimeve që jepen nga kjo kompani. Ka një tirazh prej 8 mijë kopjesh për çdo numër, pra me një total prej 24 mijë kopjesh në vit. Ky tirazh e bën Eagle Mag një ndër revistat më të mëdha në vend. Përsa i përket modelit ekonomik të funksionimit, Eagle Mag jepet falas në të gjitha pikat e shitjeje të ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Revista nuk u jep hapësire publicitare kompanive të tjera përveç atyre të Grupit Çalik, ALBtelecom dhe Banka Kombëtare Tregtare. Të gjithë numrat e revistës në formatin PDF mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të ALBtelecom si një mundësi informative Televizioni Channel One Channel One është një kanal rajonal që transmeton në zonën e Tiranës dhe në rrethina. Ky kanal i përkiste grupit mediatik Ora Neës. Ky grup bëri një marrëveshje me kompaninë turke Kürüm International, duke i shitur 60 përqind të aksioneve kompanisë turke 287 Muka, Arben Dinamika e Transmetimeve Radiofonike në Shqipëri, Tiranë: Instituti Shqiptar i Medias. 97

114 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI në dhjetor të vitit Channel One ka një karakter gjeneralist transmetimesh ku në programacionin televiziv gjenden elementë të programeve të të gjitha zhanreve si edicionet informative, programet politike, programet për të rinj, intervistat me të ftuar në studio etj. Televizioni nuk ka transmetime në gjuhën turke apo një politikë editoriake specifike ndaj Turqisë. Ajo që bie në sy është një lloj përqasjeje pozitive ndaj bizneseve turke në vend, apo vizitave të zyrtarëve turq në Shqipëri. Channel One funksionon bazuar në financimin e dy grupeve zotëruese Kürüm International dhe Ora News dhe si në marketingun televiziv. Ky televizion u ka dhënë vend hapësirave publicitare ku më së shumti reklamojnë bizneset në vend. Një ndër reklamuesit kryesorë është Kürüm International. Po ashtu, ky televizion ofron hapësirë publicitare në faqen zyrtare që posedon në internet Revista Hapësirë Revista Hapësirë është një botim i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). Kjo bankë është pjesë e Grupit Çalik. Revista Hapësirë është në vitin e 12-të të botimit dhe ka një frekuencë tre mujore. Revista ka një karakter promovues për BKT-në. Ka botuar gjithsej 36 numra, ku janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë tërësisht me sektorin bankar, e veçanërisht me BKT. Revista trajton shkrimet, intervistat, vëzhgimet, raportet financiare, profilet e punonjësve etj. Në planin ekonomik, revista financohet tërësisht nga BKT dhe shpërndahet falas për lexuesit në degët e kësaj banke në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu kjo revistë shpërndahet edhe në Kosovë duke qenë se BKT jep shërbime aty. Shkrime, artikuj, intervista dhe profile që kanë të bëjnë me Kosovën zënë vend gjerësisht në revistë Radiot Në Shqipëri nuk ekziston asnjë radio e minoriteteve. Gazetari dhe studiuesi Arben Muka, shkruan për tre radio të minoriteteve maqedonase dhe greke në Shqipëri, të cilat u hapën thuajse një dekadë pas rënies së komunizmit dhe në vijim janë mbyllur për arsye të pamundësive financiare Nënshkruhet bashkëpunimi. KURUM blen 60% të aksioneve në Channel One. Ndroqi dhe KURUM firmosin marrëveshjen e suksesit, Faqja e Channel One, vizituar 15 Maj 2015, Muka, Arben Radio, Simbioza me Internetin. Tiranë: Instituti Shqiptar i Medias. F

115 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI Tabela 7: Radiot e minoriteteve në Shqipëri Stacioni Vendndodhja Fillimi Mbyllja Radio Alfa Livadhja/Sarandë 10 maj dhjetor 2001 Radio Prespa Pustec/Korçë 7 shtator mars 2011 Radio Armoni Buarat/Gjirokastër 20 maj mars 2011 Po ashtu dy radiot publike rajonale në Korçë dhe Gjirokastër (pjesë e rrjetit të RTSHsë ) transmetojnë çdo ditë nga 30 minuta respektivisht në gjuhën maqedone dhe atë greke, por fatkeqësisht për shkak të problemeve teknike këto programe nuk dëgjohen në zonat minoritare në Pustec dhe Dropull Radio Tirana Radio Tirana ka qenë media e parë shqiptare që ka transmetuar në gjuhën turke. Transmetimet në gjuhët e huaja kanë nisur në vitet 1940, duke u strukturuar kohë pas kohe në bazë të programeve. Gjatë kohës së komunizmit, Radio Tirana transmetonte në 21 gjuhë mes të cilave edhe në gjuhën turke. 291 Pas ndryshimit të sistemit politik, transmetimi në shumicën e këtyre gjuhëve u reduktua dhe aktualisht Radio Tirana transmeton në 7 gjuhë të huaja, mes të cilave edhe gjuha turke që ka vijuar e pandërprerë. 292 Deri në vitin 2010, transmetimet në këtë gjuhë zgjatnin 15 minuta në ditë nga e hëna deri të shtunën, por pas mbështetjes financiare të Agjencisë Turke të Ndihmave TIKA, Radio Tirana nisi të transmetonte 30 minuta në ditë program në gjuhën turke. 293 RTSH ka patur një bashkëpunim të shtrirë ndër vite me Radio Televizionin Turk, TRT, dhe ka patur shkëmbime delegacionesh, por edhe projektesh mes palëve. Një ndër projektet ka qenë edhe trainimi i një grupi teknikësh dhe gazetarësh të RTSH pranë TRT në Ankara. Gjithashtu, disa radio në Shqipëri si: Radio Kontakt dhe Radio Jehona kanë bashkëpunime me Radion Zëri i Turqisë. Tabela 8: Programet e Radio Tiranës në gjuhën turke 294 Dita E Hënë E Martë Programi Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Zhvillimet kryesore të javës paraardhëse, Rubrika e Aktivitete kulturore. Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Figura të shquara të kombit shqiptar. 290 Po aty. F Muka, Arben Dinamika e Transmetimeve Radiofonike në Shqipëri, Tiranë: Instituti Shqiptar i Medias. F Vishko, Aida, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhën turke të Radio Tiranës (3 Qershor). 293 Po aty. 294 Po aty. 99

116 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 4 Media turkofone në Ballkan Alban TARTARI E Mërkurë E Enjte E Premte E Shtunë Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Shqipëria në rrugën e integrimit europian, program me muzikë të lehtë shqiptare Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika ekonomike dhe Rubrika Ju njohim me Shqipërinë Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Kuzhina Shqiptare Lajme nga Shqiperia, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Mozaik, program me muzikë popullore shqiptare Televizionet Po ashtu, në Shqipëri nuk ekziston asnjë TV i minoriteteve, dhe asnjë kanal televiziv që transmeton në gjuhën turke. Numri i ulët i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, bën që edhe mediat më të vogla dhe me më pak shpenzime si gazeta apo radiot të mos mbijetonin. Kjo vlen padyshim edhe për kanalet televizive në vend. Më së shumti minoritetet në Shqipëri u ndikuan pas viteve 1992 edhe nga transmetimet satelitore e tashmë nga interneti, duke ndjekur kështu në njëfarë mënyrë mediat e vendeve amë, Greqisë dhe Maqedonisë. Radio dhe TV të ndryshëm transmetojnë kohë pas kohë muzikë turke dhe përveç telenovelave që transmetohen me titra në shqip në disa kanale televizive, nuk kemi prezantime të tjera. MEDIAT NË MALIN E ZI Ashtu si Shqipëria, edhe Mali i Zi nuk ka një pakicë turke. Censusi i zhvilluar në vitin 2011 jep shifrën e 104 qytetarëve të Malit të Zi që janë deklaruar të etnisë turke. 295 Rrjedhimisht, edhe në këtë vend nuk mund të flitet për media turkofone. Mali i Zi e shpalli pavarësinë në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë ka krjuar dhe zhvilluar një marrëdhënie ekonomike me Turqinë. Një raport i DEIK flet për një prani modeste të sipërmarrjeve turke në Malin e Zi në fushën e ndërtimit dhe të përpunimit të metaleve. 296 Bizneset turke ose ato të zotëruara nga kompani në Turqi nuk kanë botime, apo transmetime në Malin e Zi. 295 MONSTAT Census of Population, Households and Dwellings in Montenegro. Podgorica: Statistical Office of Montenegro. F DEIK «DEIK- Foreign Economic Relations Board.» Karadağ ülke bülteni. Qasja 26 Gusht F

117 Kapitulli 5 MEDIAT PUBLIKE TË TURQISË NË BALLKAN Mediat publike të Turqisë kanë ndryshuar jo vetëm që nga periudha e themelimit të tyre dhe në vijim, por më së shumti në dekadën e fundit mes viteve Këto media janë rikonceptuar dhe u është zgjeruar hapësira e mbulimit gjeografik dhe gjuhësor duke dalë nga formati klasik i televizionit/radios/agjencisë shtetërore. Ato kanë marrë një format ndërkombëtar dhe tashmë nuk paraqiten si konkurrente me aktorët mediatikë privatë në Turqi, por me aktorët mediatikë ndërkombëtarë. Të përballur me krizën e ekzistencës së tyre dhe një humbje të madhe të audiencave në fillim të viteve 1990 si pasojë e daljes së fuqishme të mediave private, mediat publike të Turqisë kanë rikonceptuar ekzistencën e tyre në vitet e fundit. Ato kanë përcaktuar objektiva dhe qëllime të reja, që kanë ndikuar thellësisht edhe në përmbajtjet e tyre. Këto media janë monitoruar në mënyrë konstante për rreth tre vite në funksion të këtij studimi. Ajo që duket qartë është vijimi i një transformimi të tyre dhe përpjekjes për tu adoptuar me rregullat e konkurrencës mediatike ndërkombëtare. Të konceptuara si media shtetërore, ku mbizotëronte përqasja burokratike si në strukturën e medias ashtu edhe në përmbajtjen e ofruar, tashmë vihet re një ndryshim në këtë drejtim. Ndonëse këto agjenci mediatike e ruajnë fort profilin e tyre si media në funksion të shtetit, pra ndryshe nga termi media shtetërore siç njiheshin më parë, mund të vihet re një përqasje e re në strukturimin dhe përmbajtjen e tyre. Ato nuk i flasin më një audience, por kanë përcaktuar disa të tilla, përgjithësisht të fragmentuara sipas zonave gjeografike por edhe të përcaktuara sipas zonave gjuhësore. Përmbajtjet e ekspozuara mund të jenë të ndryshme në transmetimet/botimet/emetimet që shenjtërojnë Lindjen e Mesme dhe hapësirën arabe në tërësi, ashtu siç janë të ndryshme mesazhet që shenjtërojnë Ballkanin apo Azinë Qendrore. Ky kapitull është i përqendruar në tre institucione mediatike publike të Turqisë, prezente tashmë në rajonin e Ballkanit. TRE INSTITUCIONET PUBLIKE TË INFORMIMIT Turqia zotëron tre institucione publike të informimit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit (BYEGM), Agjencinë e lajmeve Anadolu (AA) dhe Radio

118 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Televizionin e Turqisë (TRT). Të tre këto institucione e kanë qendrën e tyre në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. BYEGM, AA dhe TRT kanë detyrimin ligjor për të informuar shtetasit e republikës së Turqisë si dhe për të përçuar mesazhet e këtij vendi në botë. Të tre këto institucione publike janë të lidhura nga ana hierarkike shtetërore me institucionin e Kryeministrisë së Republikës Turke dhe me manaxhimin e tyre është i ngarkuar specifkisht zëvendës Kryeministri. Këto institucione ose agjenci publike mediatike janë përfshirë tashmë në një proces të komunikimit ndërkulturor dhe ndërkombëtar në rajonin tonë. Sipas studiuesit Hasan Saliu, [...] komunikimi ndërkulturor nënkupton komunikimin ndërmjet individëve të kulturave të ndryshme, komuniteteve, etnive, komunikimeve ndërfetare, sekseve të ndryshme, gjuhëve, grupeve identitare; komunikimin me vlerat e tyre, paragjykimet, personalitetet, sjelljet, stilet, identitet etj. Pra, një botë e ndërvarur nga shkëmbimet e mesazheve ndërkulturore. 297 Saliu i klasifikon në tre grupe mediat që japin mesazhe në rang ndërkombëtar mes kulturave: media nacionale, media transnacionale apo rajonale dhe mediat globale. 298 TRT dhe AA, dolën nga profili i tyre kombëtar dhe po përpiqen të zënë një vend në tribunën mediatike transnacionale dhe specifikisht rajonale. Ka një tendencë për të shkuar drejt rangut global, pasi këto media kanë transmetime dhe botime të plota edhe në gjuhët e mëdha botërore si gjuha angleze dhe ajo frënge. TRT çeli në vitin 2015 një kanal të ri tërësisht në gjuhën angleze dhe që shënjestrën publikun ndërkombëtar me emrin TRT World. 299 Të dy këto media kanë faqet e tyre në gjuhën shqipe në internet që i flasin jo vetëm Shqipërisë po të gjithë hapësirës shqiptare në rajon. Në vijim do të trajtohen pikërisht këto shërbime. Studiuesi Bruno Ollivier thotë se televionet kombëtare bëhen mbi kombëtare për arsye njëkohësisht teknike (shfaqja e satelitit) dhe ekonomike (lindja e grupeve me përmasa botërore: CNN, BBC, Al Jazeera...). 300 TRT dhe AA, janë bërë mbi kombëtare edhe për faktin se vetë zotëruesi i tyre, shteti turk, duket ka nisur t i konceptojë si të tilla. Sigurisht që këtu ndikon teknologjia si satelitët dhe interneti ashtu siç ndikon edhe zhvillimi ekonomik i Turqisë, si një prej 20 vendeve më të zhvilluara të botës Saliu, Hasan «Roli i mediave në komunikimet ndërkulturore në epokën e globalizmit.» Në ICCMS, International Conference on Media Studies, Media Industry; Trends, Dynamics and Challenges. Proceeding s Book. Tiranë: Universiteti Bedër. F Po aty. F TRTWorld Qasja 2 Shtator Ollivier, Bruno Shkencat e Komunikimit, Teori dhe Arritje. Tiranë: Papirus. F G G20. Qasja 1 Mars

119 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Turqia në mënyrë konforte ka vendin e saj në samitet e G20-ës. Bazuar në rankimin e fundit është ekonomia e 17-të në botë dhe e teta në Evropë dhe me zhvillimin më të shpejtë. 302 Kjo rritje ekonomike ka sjellë edhe një rritje mediatike. Këto tre agjenci mediatike të Turqisë, përveç kanaleve të tjera tradicionale (si transmetimet tokësore e satelitore të TRT-së, botimi i buletineve të shtypura nga BYEGM dhe shpërndarja e lajmeve ende me faks nga AA ), operojnë në rajonin tonë kryesisht përmes internetit. Studiuesja Gillian Doyle duke analizuar funksionimin ekonomik të mediave evidenton rëndësinë e internetit. Gjithëprania e internetit dhe e funksioneve internet-dashëse të kompjuterëve, televizorëve, celularëve dhe tabletëve ka krijuar kushtet për forma të reja lidhjeje ndërmjet furnizuesve dhe audiencave ose përdoruesve. 303 TRT dhe AA, të cilat sjellin produktet e tyre mediatike për publikun, kanë zgjedhur pikërisht këtë rrugë, pra të shkojnë te lexuesit/shikuesit përmes internetit dhe specifikisht përmes pajisjeve të lëvizshme që lidhen me internetin. Në faqet e AA dhe TRT në shqip mund të gjenden edhe aplikacionet për këto pajisje. Shumica e kompanive mediatike të rëndësishme dhe, në industrinë televizive, si operatorët publikë edhe aktorët komercialë i kanë mëshuar pikëpamjes se biznesi i ofrimit të materialeve mediatike duhet parë si një multiplatformë dhe jo si veprimtari e njërës platformë. 304 Pra, mediumet publike turke kanë ndërtuar disa platforma për transmetimet e tyre, duke targetuar dhe segmentuar shoqëri të ndryshme me produkte mediatike të ndryshme. Vihet re një konvergjencë e shërbimeve mediatike në këto media publike turke. Konvergjenca ndodh si pasojë e kalimit te teknologjive dixhitale të përbashkëta në industrinë e komunikacioneve dhe në të gjitha etapat e prodhimit dhe të zhvillimit të përmbajtjes mediatike. 305 Pra, në faqet e tyre gjen të ndërthurura të gjitha shërbimet klasike të përmbajtjeve mediatike si teksti, zëri, dhe pamjet (foto dhe video). Këto media lejojnë shpërndarjen e përmbajtjes së tyre përmes rrjeteve sociale, madje e inkurajojnë këtë, duke vendosur linket e rrjeteve sociale në fund të lajmeve, por janë të mbyllura për interaktivitet me lexuesit/shikuesit/ dëgjuesit pasi në fund të përmbajtjeve nuk japin të drejtën e komentimit. Një e drejtë e tillë jepet për shembull nga edicioni ndërkombëtar i BBC-së, BBCWorld. 302 Finkel, Andrew Turkey, What Everyone Needs to Know. New York: Oxford University Press. F Doyle, Gillian Ekonomia e Medias. Tiranë: Papirus. F Po aty. F Po aty. F

120 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT (BYEGM) BYEGM, është themeluar më 7 qershor 1920 me urdhër të Mustafa Qemal Ataturkut dhe ka qenë një ndër institucionet e para të shtetit të ri turk. 306 Ky institucion është ristrukturuar disa herë duke iu ndryshuar edhe emri. Detyrat kryesore të BYEGM janë informimi i qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore lidhur me zhvillimet mediatike në Turqi dhe në botë si dhe koordinimi i strategjivë mediatike të Turqisë në botë. Kjo drejtori, që aktualisht në hierarkinë shtetërore raporton te zëvvendës kryeministri, është institucioni kryesor që punon për ndërtimin e imazhit mediatik të Turqisë. BYEGM ka 17 zyra brenda Turqisë, thuajse në të gjitha rajonet kryesore. Këto zyra, ndjekin të gjitha zhvillimet mediatike dhe rapotojnë në zyrën qendrore në Ankara. BYEGM është institucioni akreditues për gazetarët turq dhe të huaj në Turqi. BYEGM ka mbajtur rekordet elektronike që nga viti 1991 dhe dhe të dhënat tregojnë një rritje të numrit të korrespodentëve në Turqi 307. Gazetari Andrew Finkel, tregon për një interes të rritje që nga vitet 2000 e deri më sot për Turqinë dhe çështjet rajonale të lidhura me këtë shtet. Ai shkruan: [...] jo shumë kohë më parë shtypi perëndimor i mbulonte lajmet turke nga Athina apo Roma. Tashmë, më shpesh se kurrë, janë korrespodentët e vendosur në Stamboll që mbulojë krizën në Greqi, pushtimin rus të Gjeorgjisë, ose zhvillimet në Bagdat dhe Islamabad. 308 Gjithashtu kjo drejtori ka përfaqësues në 39 vende të botës. Në rajonin e Ballkanit përfaqësuesit e BYEGM ndodhen të stacionuar në Athinë, Sofje, dhe Sarajevë. Pra, BYEGM nuk ka përfaqësi në asnjë nga vendet që janë në fokus të këtij studimi. Zyra e BYEGM në Sarajevë të Bosnjes, është përgjegjëse edhe për hapësirën shqipfolëse në Ballkan. BYEGM nuk ka një strategji të shpallur për të kuptuar përse është pëzgjedhur një vend dhe jo një tjetër për të çelur zyrat e përfaqësimit. Por rasti i çeljes së zyrës së BYEGM në Sarajevë, mund të analizohet edhe në kuadrin e gjerë të prezencës mediatike të Turqisë në rajon. Do shohim që edhe mediat e tjera publike kanë përzgjedhur fillimisht Sarajevën dhe më pas qendrat e tjera në Ballkan. 306 DGPI Deneral Directorate of Press and Information. 16 Gusht Yanardağoğlu, Eylem, dhe L. Doğan Tılıç «Foreign Correspondents in Turkey.» Në Mapping Foreign Correspondence in Europe, nga Georgios Terzis, New York: Rountledge. 308 Finkel, Andrew Turkey, What Everyone Needs to Know. New York: Oxford University Press. F

121 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Në këtë institucion janë të punësuar 1043 persona 309, nga të cilët 761 punonjës në qendër, 228 në zyrat rajonale në Turqi dhe 54 në zyrat në botë. Numri i punonjësve tregon rëndësinë që shteti turk i jep informacionit dhe përpunimit të tij. BYEGM përpunon të gjitha informacionet mediatike lidhur me Turqinë brenda dhe jashtë vendit. Të gjitha publikimet ndërkombëtare janë të fokus të punës së kësaj drejtorie dhe në të njëjtën kohë çdo dalje publike mediatike e Turqisë në botë koordinohet nga ajo. Siç u evidentua më lart, roli i BYEGM nuk ndihet drejtpërdrejtë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Nga ana tjetër kjo drejtori nuk jep shifra të gazetarëve nga këto vende që janë të akredituar në Turqi. AGJENCIA E LAJMEVE ANADOLU Agjencia Anadolu (AA) u themelua më 6 prill 1920 gjatë Luftës Çlirimtare turke, me një urdhër direkt të Mustafa Qemalit (Ataturkut). 310 Po ashtu edhe emri i agjencisë u përcaktua nga Ataturku i cili kishte dy synime: prezantimin e qëllimit të përpjekjes kombëtare në atë kohë, sidomos në arenën ndërkombëtare, dhe informimin e publikut turk. Studiuesi dhe politikani turk Onur Oymen shkruan se AA u themelua 17 ditë para se Parlamenti Turk të mblidhej për herë të parë Pra, sipas tij dhënia e lajmeve të duhura sidomos për opinionin ndërkombëtar ishte e rëndësishme që në ditët e para të shtetit turk. Institucionet e reja turke kishin nevojë për tu njohur nga shoqëria turke dhe më gjerë. Studiuesit vlerësojnë se AA ka qenë elementi mjeti kryesor i informimit publik. Agjencia Anadolu e cila është më e vjetra dhe më madhja agjenci e lajmeve, është nën kontrollin e shtetit. 312 AA, për rreth 8 dekada ka qenë furnizuesja kryesore e medias turke, dhe zëdhënësja kryesore e shtetit turk. AA është një ndër agjencitë më të vjetra në botë dhe me hapat e ndërmarrë në vitët e fundit renditet ndër 10 agjencitë më të mëdha në botë. Me ristrukturimin në Ballkan, vendet arabe, Kaukaz dhe Azinë Qendore, AA synon që në vitin e 100-të të 309 BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj MEB «Türk Basının Doğuşu ve Gelişimi (Lindja e dhe Zhvillimi i Shtypit Turk).» Milli Eğitim Bakanlığı. Qasja Oymen, Onur Bir Propaganda Silahı Olarak Basın, Dünyada ve Türkiye de sansür, baskı ve yönlendirme. (Shtypi si një armë e propagandës censura, presoni dhe drejtimi në botë dhe Turqi). Stamboll: Remzi Kitabevi. F Kızılbay, Ismail «Difficulties Regarding Reporting in Turkish Media.» International Review of Turkology / V: III - N: 5, Winter: F

122 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI themelimit të renditët ndër 5 agjencitë më të mëdha në botë. 313 Personeli i AA përbëhet nga 653 punonjës. Agjencia sot ka 19 zyra koordinuese rajonale, dhe ka përfaqësinë e vet në çdo qytet të Turqisë. Mund të cilësohet si media më e madhe në Turqi për nga mbulimi territorial. AA ka sot aktive përfaqësi në 39 vende të botës dhe synon që në vitin 2020 kjo shifër të arrijë në Aktualisht, AA boton/transmeton lajme me tekst, video dhe zë dhe po ashtu edhe fotografi në 8 gjuhë të botës përveç turqishtes. Këto gjuhë janë anglishtja, frëngjishtja, arabishtja, gjuha kurde, gjuha boshnjake, rusishtja, persishtja dhe shqipja. Numëron mëse 1200 abonentë në të gjithë botën dhe AA servir mesatarisht në ditë 700 lajme, 950 fotografi dhe 160 video. 315 AA, i zotëron dhe i servir sot të gjitha produksionet e informimit mediatik, duke nisur që nga teksti, zëri dhe figura (video dhe foto) duke e kompletuar kështu gamën e shërbimeve të informimit mediatik. Agjencia themeloi zyrën rajonale për Ballkanin në vitin 2012 në Sarajevë. 316 Kjo qendër rajonale nisi koordinimin e rajonit, duke sjellë edhe çeljen e zyrës në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo agjenci është akredituar tashmë pranë institucioneve qendrore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Ndryshe nga agjenci të tjera ndërkombëtare që në përgjithësi kanë ofruar produksionet e tyre më së shumti në gjuhën angleze e në gjuhën frënge, AA ka nisur të marketojë produksionet e saj në gjuhën shqipe për median shqiptare në këto katër vende si dhe në gjuhen boshnjake (për Malin e Zi). Faqja në gjuhën shqipe ofron falas një sërë lajmesh, disa me përmbajtje të shkurtër. Në të njëjtën kohë, AA i marketon lajmet për të gjitha mediat shqiptare në rajon duke i folur një tregu më të gjerë Përmbajtja e botimeve në gjuhën shqipe në faqen e internetit të AA Në një vëzhgim të imtë të produksioneve mediatike të AA në gjuhën shqipe mes periudhës 1 Janar-30 qershor 2015, mund të arrihet në përfundimin se agjencia mbulon fushat kryesore të aktualitetit dhe i servir ato për abonentët në hapësirën tonë. Këta abonentë janë mediat, bizneset ndërkombëtare por edhe institucionet publike. Faqja në shqip e AA ka disa menu nga ku mund të përzgjidhen lajmet. Në menunë qendrore, kemi lajmet kryesore, sportin, 313 BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj F Po aty. F Po aty. 316 AA AA Arnavutça yayına başladı (AA nis transmetimet në gjuhën shqipe). Qasja 1 Shtator

123 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI galerinë e fotografive, galerinë e videove dhe produktet e AA-së. Në produktet mund të numëron lajmet me tekst, pamjet, fotografitë dhe intervistat zanore. Më poshtë afishohen lajmet më të fundit shoqëruara me foto. Titulli i parë është Turqia, ku janë të renditura lajmet që kanë të bëjnë me këtë vend. Më pas vijohet me politikën, botën, ekonominë, sportin, jetën, arsimin, shëndetin, kulturën dhe artin, shkencën dhe teknologjinë. Gjithashtu në të majtë të faqes, mund të gjendet sërish e afishuar galeria e fotove dhe më poshtë aktualiteti sportiv dhe lajmet e institucioneve. Në këtë mënyrë AA, funksionon si një agjenci lajmesh ku vendin kryesor e zënë lajmet nga vendi i origjinës Turqia. Ajo i përngjan një portali ku mund të gjenden specifikisht lajmet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet e tjerë të rajonit. Një vend i veçantë u jepet lajmeve nga Lindja e Mesme dhe qëndrimeve zyrtare dhe pikëpamjeve të Turqisë për ngjarje të ndryshme në arenën ndërkombëtare. Portali në shqip i AA ka edhe një avantazh krahasuar jo vetëm me mediat turke por edhe me mediat shqiptare të internetit, rrjetin e korrespondentëve në kryeqendrat shqiptare si Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Tetova. Figura 23: Faqja e AA në gjuhën shqipe Burimi: aa.com.tr/sq Ky rrjet furnizon përditë faqen e AA në shqip që freskohet përgjatë gjithë ditës. AA në gjuhën turke ofron rreth 500 lajme rutinë në ditë për abonentët. Ndërkohë, në faqen në gjuhën shqipe serviren falas nga 15 deri në 20 lajme të ndryshme në ditë. Ky numër është më i lartë për mediat, institucionet, bizneset dhe individët që dëshirojnë të abonohen në këtë shërbim të AA-së. 107

124 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI AA në shqip AA në shqip po luan një rol të trefishtë mediatik dhe një rol ekonomik: a) Aspekti i parë i rolit të AA, është botimi në shqip i lajmeve dhe realitetit politik, ekonomik dhe social-kulturor të Turqisë. Në këtë mënyrë, në lajmet e botuara shfaqet qartë ashtu si në mediat publike perëndimore (VOA, BBC dhe DW), qëndrimet zyrtare të Turqisë dhe pikëpamjet e qeverisë në Ankara lidhur me zhvillime të ndryshme rajonale apo globale. Përmes kësaj hapësire, shteti turk bën të ditura qëndrimet e tij për çështje politike, ekonomike, sociale-fetare, kulturore dhe fusha të tjeta. Vihen re qartësisht mesazhet që japin krerët e shtetit turk. AA, i shërben komunikimit politik të dyfishtë me lajmet e Presidencës, Asamblesë Kombëtare, Kryeministrisë, qeverisë dhe burokratëve, domethënë në lidhjen mes qeverisësve dhe të qeverisurve. 317 Nëse më parë, këto qëndrime mund të mbërrinin në mediat dhe në qarqet politike të rajonit tonë përmes rrjeteve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, me AA këto qëndrime vijnë në mënyrë direkte. Këto mesazhe nuk humbasin asgjë pasi edhe përkthimi është i drejtpërdrejtë nga gjuha turke në atë shqipe. Pra, AA po kthehet në një dritare zyrtare të Turqisë, pasi ka hequr tashmë edhe pengesën e madhe të gjuhës. AA flet në gjuhët e komuniteteve të mëdha në Ballkan, rrjedhimisht këto mesazhe mund supozohet të kenë një efekt më të madh dhe më të shpejtë. b) Aspekti i dytë është se lajmet e Shqipërisë, Kosovës dhe lajme të tjera lidhur me shqiptarët në rajon, pasi botohen në gjuhën shqipe në portalin e agjencisë, përkthehen në gjuhën boshnjake dhe në anglisht duke iu servirur rajonit tonë dhe më gjerë. Në këtë mënyrë AA, bëhet në mënyrë direkte një informuese dhe opinion-bërëse lidhur me Shqipërinë dhe hapësirën shqipfolëse në rajon. Ky rol ka qenë për dekada në dorën e agjencive të mëdha të lajmeve të rangut ndërkombëtar si: Reuters, AFP, AP e të tjera. AA mund të renditet tashmë së bashku me këto agjenci në përpjekje për të krijuar hapësirën e saj. c) Aspekti i tretë është transmetimi direkt dhe servirja e lajmeve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Malit të Zi për median turke. Për dekada të tëra, media turke ka patur fare pak ose aspak lidhje dhe informacion për këtë rajon të Ballkanit. Rrjedhimisht realiteti shqiptar bëhen prezent edhe në mediat e Turqisë, duke u përcjellë direkt e jo më vetëm në raste krizash dhe i transmetuar nga agjencitë 317 Şahin, Muzaffer «Siyasal İletişimde Anadolu Ajansın rölü (Roli i Agjencisë Anadolu në komunikimin politik).» İletişim ve Diplomasi Qasja 1 Shtator F

125 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI perëndimore. Ashtu si edhe në kahun e kundërt, agjencitë e mëdha ndërkombëtare të lajmeve kanë qenë për vite me radhë burimi i informacionit lidhur me rajonin e Ballkanit. Duke qenë se mediat publike, por edhe ato private më pas nuk e kanë patur fuqinë financiare t i flisnin rajonit, këto agjenci ishin e vetmja rrugë për shpërndarjen e informacionit. Edhe në këtë pikë, AA u është bashkuar këtyre agjencive. d) Prania e AA në rajonin tonë shoqërohet edhe me një aspekt ekonomik. Fakti që produktet mediatike shiten dhe nuk serviren falas është një element i rëndësishëm që i jep vlerë punës së agjencisë. Pra, kjo agjenci publike turke, praktikisht shet një mall dhe bën biznes në rajonin tonë. Nuk ka të dhëna të ofruara nga AA lidhur me abonentët e saj duke qenë që kjo është një marrëveshje kontraktuale dypalëshe. 318 RADIO TELEVIZIONI I TURQISË, TRT Historik i shkurtër Si çdo radiotelevizion publik edhe TRT ka dy datëlindje. E para është ajo e vitit 1927 kur u themelua radioja publike, ose Radio e Ankarasë siç njihej në atë kohë. Kjo radio do të ishte zëdhënësja e dytë pas Agjencisë Anadolu që në mënyrë të shpejtë do rriste popullaritetin e saj sëbashku me teknologjinë në 3 dekadat pasardhëse. Studiuesja turke Ozden Xhankaja (Özden Cankaya) në monografinë lidhur me radiotelevizionin e Turqisë shkruan se [s]hteti, kërkonte një mjet për të shpërndarë, pranuar dhe fuqizuar ideologjinë e vet. 319 Xhankaja shkruan se transmetimet e para radiofonike janë kryer nga shërbimi telegrafik turk, pra nga Postë Telegrafa, e cila zhvilloi edhe një tender ku u paraqitën dy kompani, gjermania Siemens dhe francezja T.S.F. dhe ku fituese u shpall kompania e dytë. 320 Transmetimet radiofonike kalojnë tërësisht nën manaxhimin shtetëror në vitin 1938 kur radio e Stambollit dhe ajo e Ankarasë mbyllen për t i lënë vendin Radios Kombëtare të Turqisë. Xhankaja thekson se burimi kryesor i informacionit në atë kohë ka qenë AA e më pas edhe BYEGM. Studiuesi Orhan Kolollu (Orhan Koloğlu) shkruan se gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas, radioja publike me shpejtësinë që të jep teknologjia shkonte më shpejt në shtëpitë e turqve duke ndikuar në uljen e tirazhit të gazetave. 321 Ky trend vijoji në Turqi deri në momentin kur transmetimet televizive në fillim të viteve 1970 do të ulnin ndikimin si të radios ashtu edhe të kinemasë. 318 Shënim: Në funksion të këtij studimi u pyet AA lidhur me një intervistë të mundshme me doktorantin. Përgjigjia e drejtonte atë vetëm në informacionet publike që serviren në faqen e internetit të AA. 319 Cankaya, Özden. Ankara. TRT, Bir kitle iletişim kurumun tarihi, (TRT, historia e një institucioni të masmedias, ). 2015: İmge Kitabevi. F Po aty. F Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.Yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit Turk nga Osmanllinjtë në shekullin e 21-të). Istanbul: Pozitif. F

126 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Ndërsa transmetimet radiofonike nuk vonuan të nisnin në Turqi, transmetimet televizive kanë patur një vonesë të madhe. 322 Në vitin 1952 nisin transmetimet e para televizive nga Universiteti Teknik i Stambollit, zhvillim që i hap udhën krijimit të transmetuesit publik të Turqisë. Gjithsesi [t]elevizioni publik turk TRT 1 do të organizohej pas grushtit ushtarak të shtetit të vitit Ligji i vitit 1963 do t i hapte udhë themelimit një vit më vonë nisjes së transmetimeve televizive të TRT. Televizioni i Ankarasë, transmetimin e parë testues do ta kryente më 31 Janar 1968 në orën 19: Në vitin 1984 TRT, nis transmetimet me ngjyra ndërsa në vitin 1990 lindi televizioni i parë Magic Box Star. Në fund të viteve 90, TRT hyri në një fazë transformimi konceptual dhe teknologjik. 325 Pa këtë ndryshim rrënjësor dhe përshtatje me tregun mediatik dhe rihyrje në tortën e reklamës në Turqi, TRT do ta kishte të pamundur të riniste një marrëdhënie të re me shikuesit që tashmë ishte mësuar me këto modele nga transmetuesit privatë TRT në ditët e sotme TRT edhe me mbështetjen shtetërore, në dekadën e fundit është përpjekur të zërë vendin dominues të kanaleve privatë në Turqi. Kalimet në formatin HD, transmetimet e drejtpërdrejta në rrjet si dhe shtrirjen me transmetime në gjuhën kurde, arabe dhe angleze janë disa nga hapat e hedhur. Në vitin 2014, TRT ka patur të regjistruar 1412 punonjës. 326 TRT ka shtatë zyra rajonale brenda vendit. 327 Ky transmetues publik numëron sot 15 kanale televizive të kategorive dhe zhanreve të ndryshme dhe po ashtu 16 kanale radiofonike. 328 Një pjesë e tyre janë kombëtare dhe disa janë rajonale. Transmetimet kryhen në të gjitha platformat e mundshme të kohës që jetojmë, në formatin tokësor, tokësor dixhital, satelitor, në teletekst, në formatin kabllor në të gjitha platformat turke, në formatin IPTV dhe përmes internetit në faqen zyrtare trt.net.tr. 322 Cankaya, Özden. Ankara. TRT, Bir kitle iletişim kurumun tarihi, (TRT, historia e një institucioni të masmedias, ). 2015: İmge Kitabevi. F Gürkan, Uluç «A Brief History of Turkish Media.» 2 Janar. Default/Ders%2520Notlar%25C4%25B1/Odt%25C3%25BC/Media%2520and%2520Politics/%287%2 9%2520Journalism%2520in%2520Turkey.doc+&cd=1&hl=en&ct=clnk&gl=al. 324 Cankaya, Özden. Ankara. TRT, Bir kitle iletişim kurumun tarihi, (TRT, historia e një institucioni të masmedias, ). 2015: İmge Kitabevi. F Shënim: Doktoranti ka qenë dëshmitar në vitet pasi është angazhuar si stazhier pranë TRT-së gjatë kohës së studimeve universitare në degën e gazetarisë në Ankara. 326 GerçekGündem TRT'de çalışan sayısı açıklandı (TRT publikon numrin e punonjësve). Qasja 29 Gusht TRT Kurumsal Yapı (Struktura Organizative). Qasja 2 Shtator BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj

127 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI TRT zotëron studio transmetimi në 8 vende të botës, por ende nuk ka një zyrë koordinimi në Ballkan. Në një lajm të fundit në faqen zyrtare të TRT-së në shqip flitet për çeljen e një zyre në Shkup. 329 Po ashtu TRT boton tre revista, dy për fëmijë dhe një me profil aktualiteti (revista Vizyon). Kjo revistë synon të promovojë produksionet televizive dhe radiofonike të TRT-së në Turqi. Siç e tregojnë edhe tabelat e një raporti të BYEGM, disa nga kanalet televizive kanë edhe adresat e tyre të veçanta në internet. Ndërsa disa kanale të tjerë janë thjesht pjesë e faqes qendrore të TRT-së në internet. Ndonëse bën transmetime në dy satelitë, TurkSat dhe Eutelsat, TRT i jep më tepër rëndësi transmetimeve në internet ku mund të gjenden thuajse të gjitha produksionet që transmetohet në kanalet e transmetuesit publik. Tabela 9 Kanalet televizive të TRT-së Kanalet Viti i Televizive themelimit Përmbajtja Mënyra e Faqja në Slogani transmetimit internet TRT E Satelitor, Kanali numër një i trt.net.tr përgjithshme kabllor, tokësor Turqisë TRT 1 HD 2012 E Satelit, dixhital, - - përgjithshme IPTV TRT LAJME 2010 Lajme Satelitor, Në çdo vend TRT trthaber.com kabllor, tokësor Haber TRT SPORT 1989 Sport Satelitor, kabllor, tokësor Ylli i ri i fushave trtspor.com.tr TRT FËMIJËT 2008 Programe për Satelitor, Mënyra ime trtcocuk.com fëmijë kabllor, tokësor Televizioni im TRT SHKOLLA 2011 Arsim Satelitor, Mësim përgjatë gjithë trtokul.com.tr kabllor, tokësor jetës TRT AVAZ 2009 E Satelitor, Zëri i hapësirës së trt.net.tr/trtavaz përgjithshme kabllor përbashkët TRT TÜRK 2009 E Satelitor, Ndiqeni turqisht trtturk.com.tr përgjithshme kabllor, tokësor botën TRT HD 2010 E Satelitor, Qartësia është trthd.com përgjithshme kabllor, tokësor gjithçka TRT ARABISHT 2010 E Satelitor, - arabic.tv përgjithshme kabllor, tokësor TRT MUZIKË 2009 Muzikë Satelitor, kabllor, tokësor Çdo gjë për muzikën trt.net.tr TRT 2009 Dokumentar Satelitor, Gati të bëheni trt.net.tr DOKUMENTAR kabllor, tokësor dëshmitar? TRT ŞEŞ 2009 E Satelitor, - trt.net.tr përgjithshme kabllor, tokësor TRT ANADOLL 2009 E Satelitor, Një ekran njëqind trtanadolu.net.tr përgjithshme kabllor, tokësor ekranë TRT Ëorld 2015 Lajme Satelitor, Kabllor, IPTV Ku lajmet frymëzojnë trtëorld.com ndryshimin Burimi: trt.net.tr 329 TRT SHkup 111

128 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Tabela 10: Kanalet radiofonike të TRT-së. Faqja në internet: trt.net.tr Kanalet Radiofonike Viti i Përmbajtja Mënyra e Slogani themelimit transmetimit TRT RADIO /1987 E përgjithshme Satelitore, internet, tokësore TRT FM (RADIO 2) - Muzikë - Radio që të afron TRT RADIO 3 - Muzikë, lajme - Emri i muzikës cilësore TRT RADIO 4 - Muzikë, lajme - Vendi ku merr fund malli TRT TÜRKÜ 2009 Muzikë - TRT NAĞME 2009 Muzikë - TRT RADIO LAJME - Lajme - RADIO E ANTALJAS 1962 Muzikë, lajme - RADIO E DIJARBAKIRIT 1964 Muzikë, lajme - RADIO E ÇUKUROVAS 1968 Muzikë, lajme - RADIO E ERZURUMIT 1960 Muzikë, folklor - RADIO E TRABZONIT 1968 Muzikë, lajme - RADIO TRT EVROPA FM 2010 Muzikë, lajme - RADIO ZËRI I TURQISË-VOT 1937 E përgjithshme - Burimi: trt.net.tr Tabela 11: Revistat e TRT-së Revistat e TRT-së Përmbajtja Në internet Revista Vizion Lajme, aktualitet trt.net.tr Revista e Fëmijëve e TRT-së Shkrime për fëmijë trt.net.tr Revista Pepee Përmbajtje për fëmijë peppe.com.tr Burimi: trt.net.tr TRT World Kanali më i ri i TRT-së është TRT World. Ky kanal u bashkohet kanaleve si BBC World, France 24, DW English, RT English etj. Në këtë mënyrë ky kanal publik do të emetojë bazuar në një politikë redaksionale që paraqet pikëpamjet e shtetit të Turqisë lidhur me çështjet ndërkombëtare. Siç edhe kuptohet, roli i kanalit është të promovojë Turqinë dhe për këtë arsye edhe në faqen zyrtare në internet që është e ndarë nga faqja zyrtare e TRT-së, Turqia zë vendin e parë në menunë e ofruar. Më pas jepen të gjitha zonat e botës, duke nisur nga Evropa, TRT World shpërndan përmbajtjen e saj edhe përmes rrjetit Twitter. 330 Slogani i TRT-së në këtë hapësirë është: Ku lajmet frymëzojnë ndryshimin. 330 TRTWorld Qasja 2 Shtator

129 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI TRT në Shqip Figura 24: Faqja e TRT në gjuhën shqipe Burimi: trt.net.tr/shqip TRT ka zgjedhur një model që Zëri i Amerikës (VOA), rrjeti britanik BBC apo rrjeti gjerman Deutsche Welle (DW) e kanë aplikuar prej kohësh. Me ndërtimin e një portali shumëgjuhësh, ku mund të gjenden të gjitha përmbajtjet e regjistruara apo transmetime e drejtpërdrejta, TRT synon një audiencë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Çdo gjë në TRT lidhur me Shqipërinë apo shqiptarët nis në studiot e Radios Zëri i Turqisë (VOT). Radio nisi transmetimet e saj në gjuhën shqipe më 1 korrik Transmetimet në atë kohë bëheshin në valë të shkurtra. Një nga themeluesit e këtij shërbimi ishte shqiptari i Turqisë, Nexhip Alpan, studiues dhe gazetar. VOT, ashtu si edhe i gjithë institucioni i TRT-së, nisi të reformohet dhe të ndryshojë në fillim të viteve Kjo radio nisi transmetimet në satelit dhe që prej vitit 2000 u themelua një faqe interneti e TRT për lajmet në gjuhë të tjera dhe mes tyre edhe në gjuhën shqipe. Së fundi kjo faqe u integrua në faqen qendrore të internetit të TRT, duke iu bashkuar edhe 37 gjuhëve të tjera botërore në të cilat serviret informacioni 331. VOT në shqip transmeton programin e saj drejtpërdrejtë në valë të mesme dhe përmes internetit një orë çdo ditë në gjuhën shqipe mes orëve 15:00-16:00 me orën e Shqipërisë (14:00-15:00 me orën e Turqisë). Ky program mund të gjendet i plotë në formatin podcast në faqen shqip të TRT, por edhe i copëzuar sipas kategorive. Në këtë program me karakter informativ, trajtohen rubrika si: 331 Shënim: Transmetimet e Zërit të Turqisë bëhen në gjuhët; Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht, Bullgarisht, Dari (Persishtja e Afganistanit), Armenisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Gjeorgjisht, Hungarisht, Italisht, Kazakistanisht, Kinezisht, Kirgizisht, Kroatisht, Maqedonisht, Pashtu, Persisht, Rumanisht, Rusisht, Serbisht, Spanjisht, Shqip, Tatarisht, Turqisht, Turqishte e Azerbajxhanit, Turkmenisht, Ujgur Urdu, Uzbekisht, Uzbekishte e Afganistanit, dhe Greqisht. 113

130 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI lajmet, intervistat, pjesëzat historike etj. Lajmet kanë një karakter informativ dhe përmbajnë tërësisht pikëpamjet e shtetit turk dhe sjellin informacione lidhur me zhvillimet më të fundit politike, ekonomike dhe social-kulturore në Turqi. Një rëndësi e veçantë u jepet edhe lajmeve lidhur me rajonin e Ballkanit dhe specifikisht hapësirën shqipfolëse. Paraqiten të gjitha lajmet protokollare të Ankarasë, si dhe lajmet protokollare që kanë të bëjnë me shtetet dhe unionet e mëdha si: SHBA, BE, Rusia, Kina etj. Programet e VOT në Shqip 332 Dita Programi Dita Programi E hënë Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Marrëdhëniet Turko-Shqiptare Interval muzikor Historia Filloi me Ëattar-in Konkursi i Muajit Interval muzikor E enjte Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Agjenda Ballkanike Interval muzikor Udhëtarët e Dikurshëm Interval muzikor Konkursi i Muajit E martë E mërkurë Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Sulltanët Osmanë Interval muzikor Udhëtim në Turqi Interval muzikor Konkursi i Muajit Interval muzikor Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Pasqyra e Shtypit Botëror Mësojmë Turqisht Interval muzikor Marrëdhëniet Ekonomike Kosovë-Turqi Interval muzikor Konkursi i Muajit Interval muzikor E premte E shtunë E diel Interval muzikor Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Agjenda Botërore dhe Turqia Interval muzikor Një Turk në Shqipëri Interval muzikor Konkursi i Muajit Interval muzikor Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Të Njohim Turqit Interval muzikor Deti i Diturisë së Anadollit Konkursi i Muajit Interval muzikor Lajmet Pasqyra e Shtypit Turk Interval muzikor Kronikë nga Anadolli Interval muzikor Muzika Pop Turke Dje dhe Sot Interval muzikor Konkursi i Muajit Interval muzikor 332 Programet e periudhës 1 Korrik 1 Shtator 2015 mund të gjenden në këtë lidhje: Qasja: 2 Mars

131 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI VOT ashtu si edhe VOA ka bërë përpjekje për të qenë edhe në transmetimet lokale në Shqipëri. Çdo ditë nga ora ;56, Radio Kontakti transmeton programin e TRTsë në gjuhën shqipe, një program informativo-kulturor. 333 Duke u përpjekur të ketë informacion direkt nga Tirana në rastet kur ka zhvillime të rëndësishme në Shqipëri, gazetarët e lajmeve të Radio Kontakt, krijojnë lidhje direkte për të raportuar informacione direkte për programin e Zërit të Turqisë. 334 Po ashtu, TRT ka marrëdhënie edhe me radio të tjera lokale që bëjnë transmetime në frekuencën FM në Shkodër, Prishtinë dhe Tetovë. Radio Jehona në Shkodër transmeton gjithashtu programin në gjuhën shqipe të VOT. Radio Jehona e transmeton këtë program në orën 15:30-16:30 çdo ditë dhe e ritransmeton këtë program një ditë më pas në orën 07:30-08:30 të mëngjesit. Gjithashtu kjo radio, transmeton çdo ditë një lajm nga Turqia dhe burimi është faqja në internet e TRT-së. 335 Transmetimet e VOT në shqip përmes Radio Kent në Prishtinë u trajtuan shkurtimisht në kapitullin e katërt. Duke qenë se VOT ka vetëm transmetime radiofonike, aktualisht transmetohet vetëm përmes radiove në rajonin tonë. Duke filluar që nga 10 gushti i vitit 2010, në kanalin televiziv TRT AVAZ në orën 24:00 (me orën e Turqisë) transmetohen buletine lajmesh në gjuhën shqipe 336. TRT AVAZ nisi transmetimet në vitin 2009 me programe në gjuhën azere, turkmene, kazake, uzbeke, kirgize dhe boshnjake. Kanali kryen transmetime sporadike edhe në gjuhën shqipe apo me titra në shqip. Krahas transmetimeve radiofonike, TRT në shqip ofron falas në menunë e faqes këto kategori lajmesh: Turqia Ballkani Bota Ekonomia Kultura dhe Arti Sporti Jeta dhe Shëndeti 333 Lila, Jolanda, intervista nga Alban Tartari Transmetimet e përbashkëta të Radio Kontakt dhe Radios Zëri i Turqisë (30 Prill). 334 Po aty. 335 Vezhgim i doktorantit. Shkoder, 3 Gusht Shënim: Transmetimet e TRT AVAZ mund të ndiqen në këtë adresë: qasja: 2 Mars

132 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Një hapësirë e veçantë i jepet Ballkanit nën ndarjen Agjenda Ballkanike. Në këtë ndarje, trajtohen çështje që kanë të bëjnë me vendet e Ballkanit, kryesisht me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Interesant është fakti që brenda rubrikave ka edhe mësime të gjuhës turke, guida turistike, si dhe dokumentarë historikë siç është: Marrëdhëniet shqiptaro-turke në kohën e Ataturkut. Pikërisht në atë kohë, dy vendet, Shqipëria dhe Turqia, kanë përjetuar periudhën më të vështirë të marrëdhënieve mes tyre, për shkak se Ataturku kundërshtonte kthimin e Shqipërisë nga republikë në monarki nga Ahmet Zogu. Gjithashtu, TRT Shqip, ofron edhe pasqyrën e shtypit turk dhe lajmet për Turqinë në shtypin botëror. Gazetat turke janë shumë pak ose aspak të njohura në hapësirën shqiptare (përveç zonave të minoriteteve turke në Kosovë dhe Maqedoni) dhe sjellja e titujve të tyre në shqip është një risi. Përgjithësisht në transmetimet e jashtme janë shfaqur politikat shtetërore. 337 Kjo do të thotë se këto transmetimet shihen si një mundësi për të dhënë mesazhet e shtetit për publikun ose publikët që i ndjekin këto transmetime. TRT e konsiderohen veten Televizioni i Turqisë, Radioja e Turqisë, fuqia globale e Turqisë. 338 Dokumentarë dhe produksione të tjera televizive ndonëse janë në gjuhën turke ose angleze, janë të nën-titruara në gjuhën shqipe. Në disa raste këto përmbajtje mund të gjenden edhe të dubluara në gjuhën shqipe. Vihet re qartësisht se në përmbajtjen e lajmeve dhe informacioneve të ndryshme në faqen në internet në TRT Shqip gjenden përmbajtje të marra nga AA. Të dy këto institucione mediatike bashkëpunojnë mes tyre në fushën e shkëmbimit të informacionit. TRT po pozicionohet si një aktor mediatik rajonal, pozicion që nuk e ka patur më parë. Transmetimi në gjuhët e rajonit të Ballkanit dhe gjuhët kryesore të Evropës e kategorizon këtë rrjet radioteleviziv në mediat rajonale me prirje globale. Kjo mund të vihet re në faktin që TRT mbulon me transmetime gjuhën angleze (TRT World), gjuhën arabe (TRT Arabic), gjuhë të rajonit të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, si dhe gjuhët e Ballkanit. TRT shfaq në një mënyrë më të detajuar dhe me pamje agjendën politike, ekonomike dhe social-kulturore të Turqisë. Transmetimet janë në formë kronikash televizive, raportimesh radiofonike apo formate teksti të thjeshtuar për konsum në internet. Përmes këtyre transmetimeve ndërtohet edhe politika e jashtme e komunikimit mediatik të Turqisë. Në këtë 337 Cankaya, Özden. Ankara. TRT, Bir kitle iletişim kurumun tarihi, (TRT, historia e një institucioni të masmedias, ). 2015: İmge Kitabevi. F TRT Fuqia Globale e Turqisë. Qasja 2 Shtator

133 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI pikë vërejmë një afrimitet në rolin që ka TRT me atë të AA në këtë rajon. Deklaratat e liderëve të Turqisë serviren në kontekstin global dhe jo thjesht në atë kombëtar. Turqia shfaqet si një aktor i fortë ekonomik, një vend prodhues dhe modern. Kjo tablo ekonomike gjendet e shfaqur në hapësirat informative të TRT-së në internet dhe në transmetimet televizive. Ka një kujdes për t i përkthyer këto mesazhe ekonomike dhe servirur ata edhe për publikë të tjerë. Shërbimet e TRT-së në shqip ndryshe nga AA, janë tërësisht falas dhe çdokush që zotëron një antenë satelitore ose lidhje në internet mund t i ndjekë. Kjo do të thotë se ndryshe nga AA, e cila kërkon një abonim, përmbajtja e TRT-së mund të merret, duke u cituar, edhe nga media të tjera rajonale. Siç u specifikua më lart, TRT përdor të gjitha platformat e mundshme transmetuese, dhe kjo bën që të përfshijë një spektër më të gjerë të audiencës në rajonin tonë. Kryqëzimi mes transmetimeve tokësore, satelitore, kabllore dhe ato të internetit kanë mundësinë të ndiqen më shumë nga publiku. BYEGM, AA DHE TRT NË RRJETET SOCIALE DHE PLATFORMAT CELULARE Siç u shtjellua më lart, AA dhe TRT i ofrojnë përmes internetit shërbimet e tyre mediatike në rajonin tonë. Doyle flet për flukset e produksioneve mediatike dhe kjo shihet qartë edhe në mediat që janë fokus i këtij studimi. Zhvillimi i internetit dhe i funksioneve të tij ka krijuar flukse dy dhe shumëdrejtimëshe mes operatorëve dhe konsumatorëve të përmbajtjes mediatike, dhe si rrjedhim kanë dalë lloje të reja rrjetesh. 339 Interneti dhe shtrirja në rritje në rajonin tonë, sjell edhe mundësinë e një interaktiviteti më të madh me përmbajtjet e servirura aty nga mediat në studim. BYEGM, AA dhe TRT, përveç faqeve zyrtare për kompjuterë të zyrës apo portabël, zotërojnë edhe versione të faqeve të tyre për telefonët e mençur. Krahas këtyre dy versioneve, në vitet e fundit janë zhvilluar edhe aplikacionet për platformat celulare si ios i kompanisë Apple, Android i kompanisë Google dhe Windows i kompanisë Microsoft. Këto agjenci mediatike turke, zotërojnë edhe aplikacionet e tyre. Më së shumti këto aplikacione servirin përmbajtje në gjuhën turke dhe atë angleze. Ndonëse në gjuhën turke, në aplikacionin e TRT-së mund të dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë radio Zëri i Turqisë në gjuhën shqipe. 339 Doyle, Gillian Ekonomia e Medias. Tiranë: Papirus. F

134 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Gjithashtu, në këtë aplikacion mund të gjenden në formatin podcast edhe programet më të fundit në gjuhën shqipe. Figura 25: Transmetimet në shqip në aplikacionin e TRT BYEGM ka një prezencë aktive në rrjetet sociale dhe sidomos në rrjetin Twitter ku zotëron dy profile, në gjuhën turke dhe atë angleze. Përmes këtyre profileve, publikohen të rejat më të fundit për Turqinë, veçanërisht aktivitetet e zyrës së Diplomacisë Publike të Turqisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme etj. BYEGM në Twitter ka vendosur sloganin Monitorojmë botën, tregojmë historinë e Turqisë. 340 Krahas faqeve te tyre zyrtare, një kanal i rëndësishëm i këtyre mediumeve publike turke janë edhe rrjetet sociale, apo siç quhen ndryshe mediat sociale. Youtube, Twitter dhe Facebook janë më të përdorurat në mënyrë që të tërheqin sa më shumë audiencë në hapësirën ndërkombëtare që shenjtërojnë. Twitter 341 përdoret gjerësisht për shkak edhe të formatit të thjeshtë të mundësisë së njoftimit të lajmeve më të fundit me link-et e faqeve zyrtare që vendosen aty. Ndërkohë faqja e videove Youtube emeton kohë pas kohe video të kategorive të ndryshme me apo pa koment në shqip të produksioneve të TRT 342. Shërbimet në të gjitha gjuhët të AA dhe TRT kanë llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Shërbimi shqip i AA dhe i TRT, publikojnë çdo ditë lidhje, përmes të cilave mund të vizitohen lajmet më të fundit të publikuara në faqet zyrtare. Në këtë mënyrë synohet rritja e lexueshmërisë/dëgjueshmërisë në këto faqe. BYEGM nuk ka një faqe në rrjetet sociale në gjuhën shqipe. Kjo drejtori ka dy profile, në gjuhën turke dhe atë angleze. 340 BYEGM Twitter. Qasja 2 Shtator Shënim: Mund të vizitohen këto faqe: dhe vizituar: Mars Shënim: Mund te vizitohet në këtë faqe: vizituar: Mars

135 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 5 Mediat publike të Turqisë në Ballkan Alban TARTARI Aspekti financiar dhe reklama AA dhe TRT në edicionet në gjuhën shqipe nuk kanë të afishuar asnjë përmbajtje promocionale (reklamë). Të dy këto mediume funksionojnë bazuar në fonde të buxhetit të shtetit të Turqisë si dhe të ardhurat nga abonimet (për AA ) dhe shitja e produkteve televizive si filmat, serialet, DVD-të muzikore etj (për TRT ). Ato nuk pranojnë reklama për shërbimet e jashtme apo financime nga palë të tjera përveç agjencive publike të Turqisë. Kjo i bën këto mediume të pandjeshme ndaj krizave financiare, uljeve të buxheteve të reklamave, rënie të shitjeve apo abonimeve, konflikte në zonat ku operojnë në rajonin tonë dhe bën që të ruajnë politikën e tyre redaksionale të përcaktuar në qendrat e tyre në Ankara, apo të deleguar në Sarajevë në rastin e Agjencisë Anadolu. Në faqen e TRT shqip gjendet një rubrikë që ka të bëjë me shëndetin, dhe specifikisht me turizmin shëndetësor. 343 Por gjithsesi, kjo reklamë ka si qëllim promovimin e një fushe që do t i sillte të ardhura ekonomisë turke (e kombinuar me turizmin) dhe nuk paraqet promocionin e një kompanie të caktuar. Ajo që vihet re është se të dy mediumet janë pozitivisht të hapura ndaj zhvillimeve të biznesit dhe sidomos sipërmarrjeve turke në rajon duke promovuar modelet e suksesit Media është (vetë) mesazhi Siç e thotë Marshall McLuhan, media është mesazhi. Kjo padyshim vlen sidomos në rastet kur këto media jo thjesht japin/ofrojnë/shesin produksione mediatike, por kur ato përfaqësojnë një fuqi dhe imazh më të madh se kaq, atë shtetëror. BYEGM, AA dhe TRT janë edhe media edhe mesazhi, pra janë edhe mediume që informojnë, dhe nga ana tjetër edhe ambasadorë të komunikimit të Republikës Turke me shqiptarët dhe kombet e tjerë. Ato, janë mesazhi i Turqisë, prezenca e saj në rajonin tonë. Fuqizimi i tyre është fuqizimi i Turqisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. 343 TRTshqip Turizmi Shëndetësor në Turqi. Qasja 12 Mars

136 Kapitulli 6 PRODUKSIONET TELEVIZIVE TURKE NË BALLKAN ZHVILLIMI GLOBAL I INDUSTRISË SË SERIALEVE NË BOTË Tregimi i historive, ngjarjeve, përrallave në formë serie është një fenomen i vjetër njerëzor. Përrallat arabe të Një mijë e Një Netëve, mund të cilësohen si një ndër serialet e para të përcjella përmes kulturës orale e më pas edhe në formë të shkruar. Studiuesi Roger Hagedorn në një studim për historikun e serialeve thotë se [s]humë më parë se zhvillimi i serialeve të trilluara, shumë tregime përmbanin elementë të ngjashëm me serialet. 344 Hagedorn thotë se gazetat ishin të parat që në shekullin e XIX-të nisën t i përdornin këto histori me pjesë për të tërhequr lexuesit dhe për t i mbajtur ata. Ky trend vijoi dhe u forcua për gazetat me lindjen e kinemasë. [...] përfshirja e industrisë së shtypit në prodhimin e filmave u rrit kur ata kuptuan se filmat mund të ishin një mjet domethënës për të shtuar qarkullimin e gazetave. 345 Më shumë se 15 seriale u prodhuan në vitin 1915, dhe numri erdhi në rritje në vitet në vijim. 346 Këta dy mediume vijuan të mbështeteshin te njëri tjetri për shikueshmëri/ lexueshmëri, derisa një medium i tretë do të përcaktonte fatin e serialeve në gjysmën e parë të shekullit XX. Ky medium ishte radioja. Serialet u kthyen në një trend radiofonik. Studiuesi Xhim Koks (Jim Cox) në një botim të detajuar lidhur me serialet radiofonike, shënon serialin The Smith Family (Familja Smith) si të parin e këtij lloji transmetuar në SHBA në vitin 1926 dhe të fundit në vitin 1960, të titulluar The Romance of Helen Trent (Romanca e Helen Trent). 347 Një ndër emrat më të njohur të radios në gjysmën e parë të shekullit, Orson Uelles (Welles), do të ndikonte në rritjen e popullaritetit të serialeve radiofonike. Më 30 tetor [1938] seriali transmetoi një punim 344 Hagedorn, Roger «Doubtless to be continued: A brief history of serial narrative.» Në To be continued... Soap operas around the world, nga Robert C. Allen, Londër: Taylor & Francis e-library. F Po aty. F Po aty. F Cox, Jim The A to Z of American Radio Soap Operas. Maryland: The Scarecrow Press, Inc. F. xvii - xxi

137 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI të romanit së H.G. Uells (H.G Wells) të titulluar Lufta e Botëve, që solli një panik të gjerë te dëgjuesit që kujtuan se një sulm i Marsianëve kishte filluar kundër Amerikës. 348 Eksperimentimi me serialet televizive nisi në fund të viteve Që nga ajo kohë e deri më sot, këto produksione televizive do të jenë prezente jo vetëm në SHBA, por në çdo vend ku televizioni ka mbërritur. Hagedorn shkruan se që nga viti 1978 me seriale si Dallas etj., këto produksione kaluan nga orët e pasdites në orët e mbrëmjes duke dominuar në këtë mënyrë transmetimet televizive. Ien Ang do ta cilësonte serialin Dallas si një trillim televiziv pa një fund. 350 Në çdo episod, në një linjë tregimore kryesore mund të shquhet nga tregimet dytësore. 351 Kjo është ajo që ndryshoi perceptimin për serialet duke i sjellë ato në kohën parësore televizive -primetime. Dallas nuk ishte thjesht një histori pa fund, por një histori e ndarë në pjesë të veçanta dhe në këtë mënyrë çdo seri e afronte këtë produksion serial me filmin. Në vitet 1970 dhe në vijim krahas produksioneve amerikane do të lindnin edhe produksionet e vendeve të tjera. Amerika Latine, dhe në veçanti Brazili, dhe India janë dy zona ku prodhimi i serialeve nisi të kthehej në një sektor të televizionit. TV Globo i Brazilit në mënyrë efektive ndërkombëtarizoi një nga serialet duke e eksportuar në Portugali në vitin Bielby dhe Harrington thonë se me rritjen e kërkesës për përmbajtje nga televizionet në botë për shkak të transmetimeve satelitore dhe kabllore, producentët latino-amerikanë dhe veçanërisht Meksika dhe Brazili përfituan në mënyrë sinjifikative, dhe telenovelat u kthyen në një mall eksporti dominues të Amerikës Latine. 353 Në vitet 1990 dhe 2000, serialet do shënonin klasifikime të ndryshme të llojeve dhe nënllojeve të tyre, por në thelb ato synonin kënaqësinë e shikuesve duke u kthyer në një produksion të pazëvendësueshëm të transmetimeve televizive. Në ditët e sotme, këto seriale vijojnë të jenë dominuese dhe agjencitë prodhuese dhe televizionionet i marketojnë ato jo thjesht përmes transmetimeve televizive, por edhe në internet. Seriale të kohëve të fundit si: Prison Break (Arratisje nga Burgu), Lost (Të humbur), Game of Thrones (Loja e Fronit), Desperate Housewives (Shtëpiake të 348 Welles, Orson, dhe Mark W Esterin Orson Welles: Interviews. Mississipi : University Press of Mississipi. F. xxix 349 Hagedorn, Roger «Doubtless to be continued: A brief history of serial narrative.» Në To be continued... Soap operas around the world, nga Robert C. Allen, Londër: Taylor & Francis e-library. F Ang, Ien Watching Dallas, Soap Opera and Melodramatic Imagination. New York: Mathuen. F Po aty. F D. Bielby, Denise, dhe C. Lee Harrington Global TV: Exporting Television and Culture in the World Market. New York: New York University Press. F Po aty. 121

138 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Dëshpëruara) etj., janë transmetuar në kanalet më të mëdha botërore dhe kombëtare me një audiencë të gjerë. TELENOVELË APO SERIAL? Produksionet televizive turke janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të transmetimeve të televizioneve jo vetëm në Turqi por edhe zona të tjera gjeografike përreth këtij shteti. Këto zona fillimisht ishin tre, Azia Qendrore / Kaukazi, Lindja e Mesme, dhe Ballkani. Në vitin 2001, seriali i parë turk Deliyürek (Zemërluani), u shit jashtë vendit (në Kazakistan) nga Calinos Entertainment. 354 Kjo hapësirë është zgjeruar edhe drejt zonave të tjera shumë të largëta gjeografikisht. Kjo do të trajtohet në vijim të këtij kapitulli. Para se të shqyrtohet në detaje shtrirja e këtyre produksioneve filmike televizive, nevojitet fillimisht një diskutim mbi emërtesën e tyre në Shqipëri dhe rajon. Në shumë burime publicistike apo mediatike ato mbajnë emërtesa të ndryshme. Disa preferojnë t i quajnë telenovela, të tjerë telefilma, por edhe seriale. Profesori i Universitetit La Sapienza, në Romë, Mario La Torre i ndan produksionet filmike televizive në këto kategori: Produksionet me një episod; këtu mund të hyjnë filmat [movie] dhe filmat televizivë. Të parët janë të përcaktuar për tu shfaqur në kinematë, dhe mund të transmetohen në televizion pas prezantimit në kinema. Filmat televizivë mund të shihen vetëm në televizion. Produktet seriale, kompozuar nga seri të episodeve, të cilat kanë një narrativë të vazhdueshme dhe karaktere të qëndrueshëm; produktet seriale janë gjithmonë të dizenjuar për tu shfaqur në TV. Ka shumë lloje të produksioneve seriale: Telefilmat dhe komeditë situative (sit-coms), në të cilat karakteret janë të qëndrueshëm, por çdo episod ka një skenar të ndyshëm; Dramat, telenovelat (soap operas), me narrativë konstante dhe karaktere të qëndrueshëm. 355 Pra produksionet bazuar në këto klasifikime kanë ndryshime të dukshme në format dhe përmbajtje. Ka një tendencë në median shqiptare në tërësi por edhe atë rajonale, të ndikuara 354 Karlıdağ, Serpil, dhe Selda Bulut «The Transnational Spread of Turkish Television Soap Operas.» Istanbul Üniversitesi, Iletişim Fakültesi Dergisi F La Torre, Mario The Economics of the Audiovisual Industry: Financing TV, Film and Web. Londer: Palgrave Macmillan. f.9 122

139 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI nga produksionet latino-amerikane, që këto produksione të quhen telenovela. Kjo emërtesë, duket sikur ul rëndësinë e tyre, ndonëse ato transmetohen në kohën më të çmuar televizive, në primetime. Robert C. Allen shkruan se [fjala] Soap në soap opera aludon për përdorimin e formës së serialeve që në ditët e para për t u prezantuar si një mjet reklamues për detergjentët dhe produktet për pastrimin e shtëpisë. 356 Studiuesja Ana M. Lopez, i cilëson në këtë mënyrë këto produksione: Si një lloj i tregimtarisë televizive me pjesë, telenovelat Latino-Amerikane bëjnë pjesë në historinë e përbashkët që bëri të lindin edhe modelet e tjera të tregimtarisë me pjesë siç janë soap opera-t e Shteteve të Bashkuara. 357 Pra termi telenovelë është latinoamerikan ndërsa soap opera është amerikano-verior. Pra, telenovelat janë ato programet televizive të pasdites që më së shumti shënjojnë si shikuese, shtëpiaket që duan të mbushin kohën e tyre të lirë dhe të lajnë rrobat dhe enët. Pas një hulumtimi një vjeçar 358, pothuaj të gjitha mediat shqiptare, gazetat, revistat dhe faqet në internet, përdorin termin telenovelë. Madje edhe vetë televizioni kryesor në vend që ka transmetuar disa prej tyre, TV Klan, i ka klasifikuar si telenovela. 359 Emërtesa ndryshon në televizionin Vizion Plus në Shqipëri, Koha Vizion dhe RTV 21 në Kosovë dhe Alsat M në Maqedoni, të cilat i transmetojnë dhe ku këto produksione klasifikohen si seriale. Në fakt, produksionet televizive turke në tërësi dhe ato të cilat janë transmetuar në katër shtetet e marra në shqyrtim në këtë punim, mund të cilësohen fare mirë si seriale në formatin e telefilmit. Kjo për disa arsye. Nëse do të kthehemi sërish te La Torre, ai specifikon se serialet janë telefilma dhe komedi situative (sit-coms), në të cilat karakteret janë të qëndrueshëm, por çdo episodë ka një skenar të ndyshëm. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi nuk ka patur komedi situative turke (sitcom), ndonëse këto prodhohen e transmetohen në masë në Turqi. Kjo për shkak se janë më të vështira për tu kuptuar nga publiku i këtyre vendeve pasi ato përmbajnë specifikisht zhargonin e gjuhës turke, e cila vjen e titruar në serialet që transmetohen në këto vende. Ndikimi i batutave të ndryshme do të ishte i pamundur pasi nuk bëhet fjalë për dublim por për titrim si dhe për audienca që u përkasin kulturave të ndryshme kombëtare. Pra, ne kemi seriale të cilat përbëhen nga skenarë të veçantë në çdo seri, por me karaktere të qëndrueshëm të pandryshueshëm- ose të ndryshueshëm në plan afatgjatë, që do 356 Robert, Allen. C To be continued Soap Operas around the world. Londer: Taylor & Francis e-libra. F Lopez, Ana M «Our welcomed guests Telenovelas in Latin America.» Në To Be Continued... Soap operas around the world, nga Robert C. Allen, Taylor & Francis e-library: Rountledge. F Hulumtim i doktorantit, 1 Shtator Shtator KLAN TV Klan. Qasja 11 gusht

140 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI të thotë nga një sezon i transmetimit në tjetrin. Ajo që i kategorizon këto produksione si seriale është fakti që ato kanë logjikën e filmit artistik dhe trajtojnë një temë të caktuar në çdo seri 90 minutëshe me një transmetim në javë që është standardi në Turqi. Kjo është edhe një risi tjetër e serialeve turke. Standardi ndërkombëtar i gjatësisë kohore të një serie është 60 minuta. Serialet turke arrijnë në 90 minuta dhe përgjithësisht transmetohen një herë në javë në Turqi. Kjo fashë ndryshohet në televizionet e katër vendeve të trajtuara, pasi ndodh shpesh që seritë shkurtohen në 45 apo 50 minuta dhe ndahen në disa ditë të javës, duke mbushur kështu programin dhe duke mbajtur ritmin e lartë të shikueshmërisë. Përjashtim bëjnë rastet kur një seri 90 minutëshe apo më shumë se kaq transmetohet në fundjavë me qëllim tërheqjen e audiencës. TV Klan e ka aplikuar këtë metodë me disa nga serialet e transmetuara, madje duke konkurruar me produksione vendore si Big Brother Albania, apo Portokalli në TV Top Channel. Gjithsesi, këto seriale e ruajnë logjikën e një filmi javor, dhe në këtë studim janë marrë në shqyrtim tre seriale, Ezel dhe Sulejmani i Madhërishëm, ndër më të ndjekurit dhe të debatuarit në Ballkan dhe më gjerë si dhe seriali Shtëpiake të Dëshpëruara, varianti turk. Allen thotë se [a]snjë formë e fiksionit televiziv nuk ka mundur të tërheqë më shumë shikues në më shumë vende e në mënyrë kaq të rregullt gjatë një periudhe të gjatë kohe sa serialet. Duke dhënë këtë fakt, është ironike që, deri së fundmi, serialet më së shumti janë injoruar në literaturën serioze lidhur me televizionin dhe tipikisht janë konsideruar me një përbuzje eliminuese në shtypin popullor. 360 Kështu, edhe në literaturën shqipe mbi televizionin mungon një trajtim i këtyre nocioneve të produksioneve televizive dhe përdorimi i tyre bëhet bazuar në mënyrën sesi televizionet dhe gazetat i emërtojnë ato. Madje, tej gazetave informative me karakter politikoekonomik, këto seriale janë shtyrë drejt skajeve mediatike siç janë gazetat rozë të fundjavës apo revista të ndryshme dhe faqet e internetit. Një tjetër arsye pse serialet turke, kanë më shumë tendencë të shihen si telenovela (soap opera) është se seritë e para që u eksportuan jashtë Turqisë, më së shumti ishin histori dashurie ose seri që trajtonin tema shumë të thjeshta me karakter universal, specifikisht marrëdhënien mes dy njerëzve, një mashkulli dhe një femre, duke përngjasuar në pamje të parë në format dhe në brendi me telenovelat latino-amerikane. Madje në fillim, në vitin 2011, në Shqipëri, u tentua që këto telenovela të transmetohen në oraret e pasdites. Por shumë shpejt, ato ndryshuan fashë, duke mbërthyer oraret primetime, një lëvizje që do të trajtohet në detaje. 360 Robert, Allen. C To be continued Soap Operas around the world. Londer: Taylor & Francis e-library. f

141 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Arsyeja e tretë ka të bëjë me shtetin e origjinës. Turqia në rajonin e Ballkanit, njihet më së shumti për të kaluarën e saj perandorake osmane por edhe si një shoqëri e komb i identifikuar me fenë islame. Kjo për vetë faktin se shteti paraardhës i Turqisë, Perandoria Osmane, ishte shteti që e solli fenë islame në Ballkan. Pra, ky vend nuk ka një imazh ndërkombëtar në fushën e produkisoneve televizive dhe kinematografike, siç mund të shquhen për shembull SHBA, Brazili apo India, nëse përjashtohen këtu çmime sporadike në festivalet ndërkombëtarë të filmave për produksione specifike turke. Allen shton se [n]ë disa kultura televizive (Rusia, Kina, Italia, Gjermania), serialet janë relativisht një fenomen i ri. Në të tjerët (SHBA, Britania e Madhe, Australi dhe disa vende të Amerikës Latine), ato kanë qenë elementë kryesorë të transmetimeve programore që në ditët e hershme të radios. 361 Po të shihet me kujdes, në këtë botim të Allen fillimisht të vitit 1995 e ribotim në vitin 2001 Turqia nuk citohet aspak. Sepse në atë kohë, ky vend prodhonte një dorë serialesh vetëm për tregun e brendshëm dhe nuk shquhej në fushën e produksioneve televizive ndërkombëtare. Pra, Turqia është një lojtar i ri në këtë fushë, dhe do t i duhet të përballet me skepticizmin e shikuesve, elitave dhe studiuesve, por edhe me konkurrencën e madhe ndërkombëtare dhe peshën e rëndë të ndryshimit konstant. SERIALET PERËNDIMORE Në Shqipëri nuk ekziston një studim lidhur me transmetimin dhe ndikimin e produksioneve të huaja në televizionet shqiptare. Në shumë vende, përfshi edhe Turqinë siç do të shihet në vijim të këtij studimi, janë matur dhe studiuar efektet që ka patur seriali Dallas, seriale më të vonshme si: Beautiful, Friends, Beverley Hills, ose serialet latinoamerikane të fundit të viteve 1990 dhe përgjatë viteve 2000 etj. në vendet respektive. Shqipëria është njohur me serialet gjatë periudhës së sistemit komunist; produksioni brazilian Skllavja Izaura, produksoni italian Oktapodi, produksioni australian Të gjithë lumenjtë rrjedhin, të transmetuara në Televizionin Shqiptar gjatë pjesës së dytë të viteve Ndërsa produksoni i parë ishte një prezantim latino-amerikan mbi skllavërinë, i dyti la gjurmë të thella dhe konsolidoi ndikimin e produksioneve televizive italiane, që edhe sot vijojnë të jenë prezente për teleshikuesin shqiptar. Dukej qartë se seriali Oktapodi, tej argëtimit të masave në atë kohë, kishte si qëllim nga sistemi politik i kohës që të tregonte një realitet të zi të vendeve kapitaliste, ku sundonte krimi, mafia, korrupsioni, dekadenca etj. Pavarësisht 361 Robert, Allen. C To be continued Soap Operas around the world. Londer: Taylor & Francis e-library. f

142 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI dëshirës së propagandës së asaj kohe, dhe pavarësisht edhe mungesës së një sondazhi për ndikimin e këtij seriali, nuk mund të mohohet se teleshikuesit mësojnë nga këto konstruksione sociale të realitetit, teori kjo e Peter L. Berger dhe Thomas Lucmann sipas të cilëve: Sociologjia e dijes kupton realitetin njerëzor si një realitet të konstruktuar nga ana sociale. 362 Mili Bonano (Milly Buonanno) citon Xhorxho Bokan (Giorgio Bocca) nga një shkrim i tij në gazetën La Republica në vitin 1994 ku ai thotë se Çdokush që ka dijeni rreth Mafias e di se seriali La Piovra [Oktapodi] është një program i mirë, por mbi të gjitha është edukim i mirë. 363 Ky ishte një edukim që shteti italian dëshironte tua mësonte teleshikuesve dhe po ashtu edhe opinionit ndërkombëtar se lufta kundër mafias ishte një realitet tashmë. Pra, mesazhet e vendosura, realitetet sociale të ndërtuara në këto produkisone janë të rëndësishme dhe përbëjnë thelbin e ndikimit të tyre tek teleshikuesit, pavarësisht se këta në rastin e serialeve turke ndoshta nuk e kanë parë asnjëherë Bosforin, Portën e Lartë apo Shën Sofinë nga afër. Ndërkohë shqiptarët në hapësirën ish-jugosllave, konkretisht në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi kanë qenë më të ekspozuar ndaj produksioneve perëndimore të asaj kohë për shkak të një lloj lirie më të madhe që e karakterizonte Jugosllavinë. Në këtë hapësirë janë transmetuar seriale si: Dinastia, Dallas etj. Ka pasur seriale, por kryesisht prodhim jugosllav (me së shumti serbe e kroate) si: "Të Çregjistruarit" dhe "Kthimi i të Çregjistruave" mbi luftën partizane e komuniste kundër fashizmit, seriali "Teatri në Shtëpi", pastaj seriali mbi Vuk Karaxhiçin, mbi Betejën e Kosovës, etj. 364 Në Shqipëri edhe në të gjitha vendet e rajonit tonë, në fillim të viteve 2000, dy serialet e diskutuara kanë qenë Kur ti të jesh e imja dhe Kloni, ose Paloma dhe Zhadja siç njiheshin nga publiku sipas emrave respektivë të personazheve kryesore femra. Aq ndikim të madh pati e para saqë pak më vonë një gazetë rozë javore me emrin Paloma nisi të botohet dhe vijon edhe sot daljen në treg në Shqipëri. Ndërsa debatet lidhur me Klonin ishin më të ndryshme, pasi ai ndërthurte një histori mes Brazilit dhe Marokut, pra mes dy botëve dhe feve të ndryshme. INDUSTRIA E PRODUKSIONEVE TELEVIZIVE NË TURQI Pyetja që bëhet më së shumti në Ballkan lidhur me serialet turke është përse ato shikohen kaq shumë? A janë moda në kalim e këtyre viteve siç ishin telenovelat latino- 362 Berger L., Peter, and Thomas Luckmann The Social Construction of Reality A Treatise in the Sociology of Knowledge. Londer: Penguin Books. F Buonanno, Milly, Italian TV Drama and beyond, Stories form the soil, stories from the sea. New York: Intellect, The University of Chicago. F Krasniqi, Milazim, intervista nga Alban Tartari Transmetimet seriale në hapsirën ish-jugosllave (6 Shtator). 126

143 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI amerikane një dekadë më parë? Në përfundim të këtij studimi tre vjeçar mund të thuhet se arritja e serialeve turke në këtë shkallë transmetimi ka lidhje me historinë e gjatë të kinematografisë turke dhe me pritshmërinë e shikuesve në rajonin tonë. Kinematografia turke ka një të kaluar historike të gjatë dhe i është drejtuar një tregu shumë të madh në Turqi, sa dyfishi i popullsisë së Ballkanit, e marrë së bashku. Ndonëse siç u tha më lart pikëtakimet me tregun ndërkombëtar kanë ndodhur vetëm për filma specifikë, shpesh të leauruar me çmime ndërkombëtare në Kanë, Berlin apo Londër, kinematografia turke ka patur të gjithë komoditetin e zhvillimit të produksioneve me karakter ndërkombëtar gjithëpërfshirës. Studiuesi turk i kinematografisë Agah Ozgyç (Agah Özgüç) shkruan se kinemaja turke ka lindur në vitin 1914, në vitet e fundit të Perandorisë Osmane. Në ditët e para kur hymë në Luftën e Parë Botërore, më datë 14 nëntor 1914, oficeri rezervist i ushtrisë Fuat Uzkënaj (Fuat Uzkınay), njëherazi një turk i apasionuar pas kinemasë, ka filmuar lapidarin e ngritur nga rusët gjatë luftës osmano-ruse në Shën Stefan (Yeşilköy), dhe ky është filmi i parë turk. 365 Özgüç shkruan se pas vitin 1918, pra pas përfunimit të Luftës së Parë Botërore, Uzkınay, por edhe kineastë të tjerë siç është polaku me origjine hebreje Sigmund Uiberg (Sigmund Wieberg) nisën të bëjnë filmat e parë. Kjo valë filmash do të vijonte pas shpalljes së Republikës Turke nga Mustafa Qemal Ataturku më Më pas, Ozgyç specifikon se në fushën e kinematografisë do përfshihen edhe emra të njohur të letërsisë turke dhe asaj botërore si Nazim Hikmet, Aziz Nesin etj. Në vitet 1950 kemi nisjen e rrymës që quhet Yeşilçam (Jeshilçam) që mund të përkthehet në shqip rrapi i gjelbër. Një rrugë në Stamboll ku bëheshin shpesh xhirime të filmave të asaj kohe mbante këtë emër dhe ky i ngeli një rryme të tërë. Savash Arslan (Savaş Arslan) ka studiuar në thellësi kinematografinë turke, duke e kategorizuar atë. Historia e kinemasë në Turqi mund të ndahet në tre periudha: para-yeşilçam kohë para viteve 1950; periudha e Yeşilçam mes viteve ; dhe periudha pas Yeşilçam që nga vitet Kjo periudhë vijon ende në ditët e sotme. Mustafa Kushata (Mustafa Kuşata), regjisor dhe ekspert i medias turke, e lidh shtrirjen dhe ndikimin e serialeve aktuale me prodhimtarinë kinematografike turke deri në vitet Nisja e transmetimeve televizive në fund të viteve 1960 dhe shtrirja e madhe e tyre në vitet 1970 i dha fund kinemasë turke. Njerëzit nisën të mos 365 Özgüç, Agah filmde başlangıcından günümüze Türk Sineması. Stamboll : Bilgi. F Arslan, Savaş Tootsie Meets Yeşilçam, Narratetion in Popular Turkish Cinema,. Vëll. i I, në Storytelling in World Cinemas, nga Lina H. Khatib (ed), New York: Columbia University Press. F

144 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI shkonin më në kinema. 367 Pra, transmetuesi publik TRT është një nga shkaktarët kryesorë të fundit të kinemasë Jeshilçam dhe nisjes së një ere të re, transferimit të filmave nga perdja e bardhë e kinemasë në ekranin e televizorit. Atëherë kishte një treg të madh dhe kineastët thonë se ky treg duhej mbushur. Ata nisin të prodhojnë filma për televizionin dhe në mesin e viteve 1970 nisin serialet e para turke që bazohen kryesisht në vepra të letërsisë turke. 368 Por përpara se serialet dhe filmat televizivë turq të shfaqeshin në ekran, në Turqi hynë produksionet e huaja. Në vitin 1972 nisën të transmetohen telefilma e seriale angleze, amerikane, gjermane dhe shumë pak franceze. 369 Në këtë mënyrë, tregu turk u çel ndaj produkteve të huaja, dominim që vijoji deri në fund të viteve Vetëm dy vite pasi serialet e huaja do të shfaqeshin në ekranin turk, do nisnin edhe produksionet e para turke. Televizioni në vitin 1974 duke u bazuar në vepra të letërsisë turke, nisi të prodhojë filma televizivë. 370 Kineasti turk Halit Refig ishte pioneri i kësaj lëvizjeje. Në vitin 1974 produksioni më i madh televiziv ishte seriali Dashuri e Ndaluar. 371 Seriali bazohej në romanin e Halit Zija Ushaklëgil (Halit Ziya Uşaklıgil) i botuar në Stamboll në vitin Një version i ri i këtij seriali do të prodhohej sërish në vitin 2008 dhe pasi të transmetohej në Turqi në dy vitet në vijim pas vitit 2010 u transmetua në shumë vende duke u kthyer në një fenomen ndërkombëtar. Ozden Xhankaja (Özden Cankaya) shkruan se duke nisur që nga viti 1974 e në vijim, numri i telefilmave turq në formatin e serialeve televizive sa vjen e shtohet. Baza ishin veprat e letërsisë turke. Seriali i titulluar Vjehrrat, ishte një ndër më të ndjekurit. 372 Ky sektor u zgjerua edhe në vitet 1980 së bashku me rritjen ekonomike të Turqisë dhe modernizimin infrastrukturor të Stambollit dhe qyteteve kryesore turke. Ndryshimi i sistemeve politike në vendet e Evropës Lindore, pati ndikim edhe në Turqi. Në vitin 1991 u themelua televizioni i parë privat, Magic Box Star. Ata nisën të transmetojnë filma të vjetër turq për të mbushur fashat 24 orëshe. Këtu u ndie nevoja për seriale dhe filmi turk lindi sërish. 373 Fillimisht kanalet private transmetuan të gjithë filmat e vjetër turq, por pas një kohe nisën të përsëritnin të njëjtat programe. Sipas Kushata, në fund të viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000, agjencitë filmike turke investuan në modernizimin setet e tyre ndërsa kineastët e rinj turq ndoqën shkolla dhe 367 Kuşata, Mustafa, intervista nga Alban Tartari Early Days of Turkish Cinema (17 Maj ) 368 Po aty. 369 Cankaya, Özden Bir kitle iletişim kurumun tarihi. Ankara: Imge. F Po aty. F Po aty. F Po aty. F Kuşata, Mustafa, intervista nga Alban Tartari Early Days of Turkish Cinema (17 Maj ) 128

145 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI programe përgatitore në perëndim, sidomos në Shtetet e Bashkuara. 374 Kjo ishte në njëfarë mënyre faza përgatitore për gjendjen aktuale të sektorit filmit në Turqi Shtrirja aktuale Turqia është një nga vendet me numrin më të lartë të prodhimeve televizive në Evropë. Në Turqi janë të regjistruara rreh 171 kompani filmike 375. Këto kompani ose ndryshe agjenci, ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në zonën e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, por gjithashtu edhe në qytete të tjera të Turqisë. Kryesisht janë të stacionuara pranë qyteteve të mëdha duke qenë se edhe mundësitë e punës në terren dhe burimet njerëzore janë më të volitshme. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Kinematografisë, këto agjenci prodhojnë përmbajtje filmike të llojeve e zhanreve të ndryshme. Turqia prodhon çdo vit rreth 100 produksione filmike televizive. Ato janë të kategorive si sit-com, spektakle televizive, programe mësimore-shkollore, filma për fëmijë apo telefilma/seriale për të rritur. Fillimisht këto produksione u ofrohen televizioneve bazuar në marrëveshjet dypalëshe. Të gjitha këto seriale transmetohen në televizionet e Turqisë, duke kaluar provën e vështirë të shikueshmërisë. Televizionet turke nuk kanë të drejtë t i transmetojnë këto seriale të përkthyera në një gjuhë tjetër apo të titruara në një gjuhë tjetër, por vetëm në gjuhën turke. Një pjesë e vogël e serialeve, sidomos ato që kanë treguar sukses përballë publikut në Turqi, eksportohen në vende të tjerë. Por ky nuk është një kusht vendimtar, pasi ka produksione si komeditë situative shumë të ndjekura të cilat nuk shiten jashtë Turqisë. Një nga këto produkisone është seriali Çocuklar Duymasın (Mos ta dëgjojnë fëmijët). Pas çertifikimit të suksesit në kanalet turke, agjencitë e prodhimit u japin të drejtën e shpërndarjes agjencive mediatike për shitjet jashtë Turqisë. Këto agjenci mund të lidhen me agjenci të tjera në vendet përkatëse të interesuara për serialet turke, ose mund të lidhen edhe në mënyrë direkte me televizionet siç ka ndodhur në të gjitha rastet në rajonin e Ballkanit. Agjencitë e shesin një serial vetëm një herë për çdo vend. Këtu bëjnë përjashtime vende shumëgjuhëshe ku seriali shitet specifikisht për çdo gjuhë. Një rast i tillë është Maqedonia, që do të trjtohet në vijim. Televizionet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, nuk kanë të drejtë t i rimarketojnë këto produksione por vetëm t i transmetojnë në rrjetet e tyre, në televizion ose/dhe në internet (si në rastin e serialit Sulejmani i Madhërishëm i publikuar edhe në faqen e internetit të TV Albanian Screen ). 374 Po aty. 375 a.d. Sinema Genel Müdürülüğü (Drejtoria e Përgjithshme Kinematografike e Turqisë). Qasja 1 Korrik

146 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Në fillim të viteve 2000, agjencitë turke të shpërndarjes provuan të shesin këto produksione fillimisht në zonat ku jetojnë popullsi turkofone në rajonet gjeografike rreth Turqisë. Republikat ish-sovjetike ose turkofone siç quhen nga Turqia në Azinë Qendrore, si Azerbajxhani, Turkmenistani, Kazakistani, Kirgistani etj. ishin ndalesa e parë e këtyre agjencive për të shitur produksionet turke. Gjatë 15 viteve të fundit ka patur një ngritje progresive të produksioneve televizive turke. Ndonëse telefilmat e marrin fuqinë e suksesit nga listat e matjeve të shikueshmërisë [rating], matja më e mirë është përballja e tyre me ndeshjet e fubollit që transmetohen drejtpërdrejtë. Nëse këta seriale kanë kaluar shikueshmërinë e ndeshjes së kombëtares turke të futbollit apo të tre skuadrave të Stambollit në ligat evropiane [Gallatasaraj, Fenerbahçe dhe Beshiktash], do të thotë se janë në krye të preferencës së shikuesve 376. Pikërisht përballja e quajtur kokë më kokë, pra në të njëjtën kohë me ndeshjet e futbollit tregoi se telefilmat e viteve 2000 po kapnin kohën qendrore televizive të ditës. Ata tashmë nuk transmetohen më në oraret e pasdites së vonë, por kalojnë në segmentin primetime. Sigurisht, që ka edhe produksione të pasdites, por ato janë thellësisht të strukturuara për gratë shtëpiake dhe fëmijët. Periudha kohore televizive më e çmuar në primetime iu hoq programeve të aktualitetit dhe programeve të tjera dhe ju lëshua telefilmave. Prestigji i kanaleve televizive tashmë dukej jo tek edicionet e lajmeve, por te telefilmi që do transmetohej pas këtyre edicioneve 377. Pra, nëse në fillim të viteve 1990, kishte një dyndje të programeve politike në kohën parësore televizive, tashmë vendin e tyre e zunë serialet. Telefilmi Asmali Konak [Vila me Lule të Varura], solli edhe modelin e transmetimit të dy telenovelave në primetime 378. Pra, televizionet kryesisht me seli në Stamboll, nisën të konkurronin jo vetëm me edicionet e lajmeve, programet e aktualitetit si debatet në studio apo me produksionet perëndimore, kryesisht filma dhe serialë amerikanë, por më së shumti me serialin vendas që kishin përcaktuar për në kohën parësore në mbrëmje. Personazhet e filmave ishin në vëmendje të medias që e transmetonte telefilmin. Ata kishin tendencën të transmetonin edhe lajme rozë në edicionet e lajmeve në mënyrë që të përgatitnin terrenin për atë që do të transmetoj pas edicionit informativ, telefilmin. 376 Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut me Telenovelat). Stamboll: Profil Yayıncılık. F Po aty. F Po aty. F

147 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Këta telefilma ishin deri diku edhe barometri social, sepse trajtonin edhe tema që ishin aktuale. Një telefilm i njohur që është transmetuar edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, është Lugina e Ujqve. Kompania prodhuese, por edhe televizionet turke që e kanë transmetuar ndër vite (pasi ka ndërruar disa herë kanalin televiziv ku është transmetuar), nuk e fshehin faktin që telefilmi ushqehet me fakte reale nga jeta e përditshme. Në këtë mënyrë, duket se ato luajnë edhe një rol informativ apo analizues të situatave përmes të cilave kalon vendi. Duke analizuar telefilmin Lugina e Ujqve, studiuesja Sema Karabëjëk (Sema Karabıyık) thotë se [u] ndërtua një rënie besimi serioze tek të rinjtë, pasi u empozua mendimi që nuk po qeverisemi nga këta që janë në krye të shtetit, por po qeverisemi nga fuqi dhe duar sekrete të orientuara nga SHBA dhe Izraeli 379. Berfin Emre Çetin thotë se [ ] personazhi kryesor i VoW [Lugina e Ujqrve]- veçanërisht protagonisti, familja e tij, miqtë e tij dhe e dashura, operojnë si një metaforë për Kombin Turk dikush që është Turk nga ana etnike dhe një besimtar musliman sunit. 380 Ala Sivas Gulcur flet për një strategji në vijim të mbartjes së historisë dhe ideologjisë nga filmat e kinemasë turke në serialet televizive. Në mënyrë përfundimtare, sot riprodhimi i ideologjisë dominuese që tashmë ishte prezantuar në filmat epikë historikë, vijon edhe në serialet televizive në Turqi. 381 Sema Karabëjëk duke analizuar këto produksione televizive thotë se Telefilmat janë edhe një produkt i kulturës popullore dhe po ashtu edhe prodhues i kësaj kulture. 382 Telefilmat aq sa janë pasqyra e shoqërisë në të njëjtën kohë janë edhe drejtuesit e saj. 383 Pra, ato nisën rolin e dyfishtë, të marrësit dhe dhënësit kulturor. E veçanta e tyre është se ato bazohen më së shumti në vepra të njohura e të suksesshme të letërsisë turke. Kjo mbështetje te letërsia sjell një popullaritet më të madh në shoqëri dhe i bën të veçanta këto produksione nga produksionet televizive që kanë lindur vetëm në televizion. Zyra e Koordinuese e Diplomacisë Publike (ZKDP) pranë Kryeministrisë së Republikës Turke jep të dhëna financiare lidhur me telefilmat. Sipas një studimi të kryer Telefilmat turq deri në vitin 2014 janë transmetuar në 74 vende të botës. Të ardhurat nga shitja e këtyre produksioneve është 200 milionë euro 384. ZKDP thekson se aktualisht në vitin 2015, 379 Po aty. F Çetin, Berfin Emre The Paramilitary Hero on Turkish Television: A Case Study on Valley of the Wolves. Newcastle: Cambridge Scholar Publishing. F Gulcur, Ala Sivas «Historical Epic as Genre in Popular Turkish Cinema.» Në Handbook of Research on the Impact of Culture and Society on the Entertainment Industry, nga Gulay Ozturk, Hershey PA, ShBA: Igi-Global. F Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut). Stamboll: Profil Yayıncılık. F Po aty. F a.d. T.C. Başbakanlık, Kamu Diplomasisi Kördinatörlüğü, Türkiye nin dizi film ihracatı 200 milyon dolara ulaştı. Qasja

148 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI këta telefilma transmetohen në televizionet e 54 shteteve të ndryshme 385. Sipas të dhënave nga Asambleja e Eksportuesve Turq dhe Unionit të Transmetuesve Televizivë të Turqisë, me viteve , Turqia eksportoi orë transmetimi të serialeve dhe programeve në 76 shtete. Në vitin 2012, serialet e Turqisë në 75 shtete kaluan orë me një të ardhur totale prej 150 milionë dollarë. 386 Telefilmat ndikojnë në politikën e jashtme dhe ekonomi. Ndikojnë sepse ato shiten e në të njëjtën kohë janë edhe një ndikues në turizmin e këtij vendi 387. Agjencia francez e lajmeve AFP transmetoi në vitin 2009 një reportazh ku tregonte interesin e turistëve të huaj, veçanërisht atyre arabë, të ndikuar nga seriali Gymysh për të vizituar pikërisht vendet e ekspozuara në këtë serial në Stamboll. 388 Agjencitë turke të turizmit kanë ndërtuar programe që përmbajnë vizita në vendet ku xhirohen apo janë xhiruar këto seriale. Ministria Turke e Kulturës e pranon zyrtarisht që i ka dhënë një mbështetje këtij sektori. Eksportimi i telefilmave në rang botëror ka patur një rritje prej 4,54 përqind, ndërsa në Turqi në fund të vitit 2013 kjo shifër është më e lartë se 20 përqind 389. Në raportin e Zyrës Koordinuese për Diplomacisë Publike thuhet se janë transmetuar mëse 12 mijë orë telefilma turq në 75 shtete të botës. Ministri i Kulturës së Turqisë tregon synimin se në vitin 2004 ky sektor nuk e arrinte shifrën e 10 mijë dollarëve, në fund të vitit 2012 arriti në 200 milionë dollarë. Turqia në kuadër të vizionit të vitit 2023 [Viti i 100-të i Republikës Turke] ne synojmë që në këtë sektor të ri dhe kreativ të arrijmë në 1 miliardë dollarë 390. Studiuesja Alev Skot (Alev Scott), hulumton mënyrën sesi edhe vetë shteti turk është përfshirë në mënyrë indirekte në procesin e shtrirjes dhe popullarizimit të serialeve në botë, ndonëse ato janë produksione tërësisht private pa lidhje me transmetuesit publikë të Turqisë. Ky turizëm televiziv është aq fitimprurës saqë në tetor 2012 Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit vendosi të ndalojë taksimin e disa vendeve për të drejtat e transmetimit të serialeve, duke specifikuar një dëshirë për të kapur audienca aq të largëta si për shembull Kirgistani duke mundësuar falas programe të suksesshme si: Aşk-ı Memnu (Dashuri e Ndaluar), Ezel 385 Afganistani, Gjermania, Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Algjeria, Republika Çeke, Kina, Indonezia, Estonia, Maroku, Gjeorgjia, Kroacia, Iraku, Irani, Suedia, Zvicra, Japonia, Mali i Zi, Katari, Kazakistani, Koreja e Jugut, Kosova, Kuvajti, Letonia, Libia, Lituania, Libani, Hungaria, Maqedonia, Malajzia, Egjipti, Ozbekistani, Pakistani, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Siria, Tailanda, Tajvani, Tajlanda, Tunizi, Ukrainë, Omani, Jordania, Vietnami, Jemeni, Greqia. 386 Karlıdağ, Serpil, dhe Selda Bulut «The Transnational Spread of Turkish Television Soap Operas.» Istanbul Üniversitesi, Iletişim Fakültesi Dergisi F Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut me Serialet). Stamboll: Profil Yayıncılık. f AFP TV soap lures Arabs to Istanbul. Qasja a.d. T.C. Başbakanlık, Kamu Diplomasisi Kördinatörlüğü, Türkiye nin dizi film ihracatı 200 milyon dolara ulaştı. Qasja Po aty. 132

149 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI (Pafundësia), Muhteşem Yüzyıl (Sulejmani i Madhërishëm). Duke konsideruar që të ardhurat vjetore nga transmetimi arriti në njëqind milionë lira turke [afërsisht 33 milionë euro] të një totali prej 150 serialesh të shitura në 73 shtete, ky është një testament goditës për potencialin me vlerë në rritje të dizi-turizm [turizmi i serialeve] dhe në rritjen e pritshme të tregtisë. 391 Kjo konfirmohet gjithashtu edhe nga agjencitë e shitjes së serialeve jashtë Turqisë, të cilat janë aktive në këtë drejtim. Ka një mbështetje nga Ministria e Ekonomisë me qëllim promovimin e serialeve turke. 392 Skot, thekson se këto seriale po konkurrojnë në çdo drejtim me produksionet e atyre zonave, dhe konkretisht në Azinë qendrore ato kanë përballë produktet ruse. Në Azi dhe Evropën Lindore, serialet turke lënë në hije konkurrentët më të afërt të televizioneve ruse dhe ngrenë volumin e televizionit turk që flet në arenën ndërkombëtare për progres dhe prosperitet. Serialet kanë një audiencë të kapur rregullisht, dhe media që udhëhiqet vazhdimisht nga një audience që rriten online [në internet] e ndikuar nga yjet turq të serialeve. Sfera e influencës shtrihet nga Omani në Uzbekistan e në Bullgari; është një rilindje dixhitale e Perandorisë Osmane. 393 Serialet kanë ngjallur kështu debate lidhur me rolin e ndikimin e Turqisë, dhe konceptimin e këtyre serialeve që t i flasin më së shumti gjeografisë që ka qenë nën sundimin osman. Tregues është fakti që nga këto gjeografi, në mënyrë konstante po përzgjidhen aktorë, emra të njohur ose të rinj, të cilët luajnë në këta seriale. Ky është një tregues i qartë se serialet tashmë ndërtohen dhe prodhohen bazuar në logjikën e shitjes ndërkombëtare, sidomos në zonat nga vijnë këta aktorë. Një element tjetër është fakti që përfshirja e këtyre aktorëve, përçon edhe mesazhe të reja përmes pranisë, pamjes dhe gjuhës së tyre trupore që është shumë e ndryshme nga ajo e aktorëve turq. Komnikimi i tyre është gjithashtu një risi edhe për shoqërinë turke, e cila është mësuar të endet në kallëpet klasike të kinematografisë së këtij vendi. Aktori britanik Martin Tërnër (Martin Turner) është një nga këta emra, që luajti rolin e papërcaktuar të një agjenti mes Turqisë dhe Iranit në serialin Fundi ( në origjinalin turqisht SON) që u transmetua edhe në Shqipëri nga TV Klan. Alev Skot thotë se një serial turk nuk do të thotë asgjë për karrierën e mirë të Tërnërit në Britaninë e Madhe, por përgjigja e pranisë së tij në këtë serial është paraja. 394 Producentët turq paguajnë për këta aktorë shuma të larta, gjë që i bën ato tërheqëse për aktorët perëndimorë. Mes këtyre aktorëve, mund të përmenden 391 Scott, Alev Turkish Awakening, a personal discovery of modern Turkey. Londer: Faber&Faber. f Filiztekin, Şenay, intervista nga Alban Tartari Shitja e produksioneve turke nga The Global Agency (2 mars). 393 Scott, Alev Turkish Awakening, A personal discovery of modern Turkey. Londer : Faber&Faber. F Po aty. F

150 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI edhe dy emra nga Shqipëria, Nik Xhelilaj dhe Almeda Abazi dhe aktori shqiptar nga Maqedonia Luran Ahmeti. Nëse me Martin Turner synohet që seriali Fundi të transmetohet në vendet përëndimore, siç edhe ndodhi në SHBA (Fox TV), Gjermani (RTL), France (TF1), Suedi (Stv 2) etj, aktorët në vendet e rajonit të Ballkanit, Rusisë, Kaukazit dhe botës arabe janë integruar në serialet turke me qëllim bërjen më tërheqëse të tyre përballë audiencave të këtyre vendeve. Nik Xhelilaj ka luajtur në serialet Her Sevda Bir Veda (Çdo Dashuri është një Lamtumirë), Kayıp Şehir (Qyteti i Humbur), Fakir Gencin Romanı (Romani i Djalit të Varfër). Është interesante që asnjë nga këta seriale nuk është transmetuar në Ballkan. Almeda Abazi ka luajtur në serialin shumë të debatuar nga mediat dhe historianët në Ballkan, Sulejmani i Madhërishëm. Studiuesi serb Gjorgje Tomiç (Djordje Tomic) duke analizuar këto produksione, flet për popullaritetin e lartë të tyre në Serbi, një vend që nuk njihet për afrimitetin politik dhe fetar me Turqinë. Kulmi i lidhjes Ballkan-Turqi arriti në telenovelën Lëndina e Tulipanëve (Lale Devri), ku merrte pjesë këngëtarja serbe e muzikës pop Emina Jahovic, (një myslimane nga rajoni serb i Sanxhakut). 395 Tomiç shkruan edhe lidhur me një prej serialeve që ishin ndër të parët që u shfaqën në Serbi dhe kanale të tjera të Ballkanit, 1001 netë. I ndërtuar që në emër sipas kulturës orientale, ky serial u transmetua gjatë viteve Bazuar në një raport shikueshmërie të televizioneve në Ballkanin perëndimor, kampioni absolut popullor është telenovela turke 1001 Net, e rishkruar, me një version të kohëve moderne të një historie klasike të sakrificës dhe dashurisë. Shehrazade, një grua e re në një lidhje të vështirë por pasionante me një burrë të pasur, bëhet një yll brenda natës, duke tërhequr një audiencë të gjerë në vendet ishjugosllave. Një anketë e publikuar në korrik 2010 ka treguar se ky program ka qenë lideri absolut i rejtingut televiziv në Serbi, me rreth 40 për qind të shikueshmërisë. 396 Valerija Krasteva (Valeriya Krasteva) jep një pamje të ngjashme edhe në Bullgari. [...s]apo Bullgarët u mësuan me latinet, Një mijë e një net u shfaq në kanalin privat bullgar Nova TV, e ndjekur menjëherë nga Gymyş që u transmetua në kanalin televiziv btv. Të dyja seritë nuk ishin një dallgë, por një cunami i telenovelave turke në vend. 397 Një poster i madh i këtij 395 Tomic, Djordje. a.d. «The 1001 episodes: A diplomatic perspective to Turkish tv series in the Western Balkans.» Cultural Diplomacy. Qasja 1 maj Episodes-A-Diplomatic-Perspective-to-Turkish-TV-Serie. F Po aty, f Krasteva, Valeriya «Turkey's 'Invasion' of Bulgaria.» Sofia News Agency. 20 Janar. Qasja 13 Maj

151 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI seriali ndodhet ende në një nga hapësirat e një qendre tregtare në Tiranë. 398 Televizioni Albanian Screen që e transmetoi ndërmori një fushatë të gjerë për promovimin e këtyre serialeve me reklama në revista, gazeta dhe hapësira publike. 399 Agjencitë turke të shpërndarjes së serialeve në rajon dhe më gjerë konfirmojnë shtrirjen e mëtejshme. Şenay (Shenaj) Filiztekin, drejtuese e sektorit të shitjeve në një prej këtyre agjencive të mëdha, flet ende për sukses të serialit Një mijë e një net. Lindja e Mesme është zona me tërheqjen më të madhe. Maqedonia ka blerë thuajse të gjitha produksionet turke. Atë e ndjekin Kroacia dhe Serbia. Aktualisht jemi duke u shtrirë në Amerikën Latine ku seriali Një mijë e një net po thyen rekorde. 400 Amerika Latine ishte për rreth tre dekada furnizuesja konstante e pjesës tjetër të botës me produksione televizive, kryesisht me seriale e telenovela. Tashmë, Turqia po eksporton në këtë zonë. Ajo që është interesante është se Turqia ka gjetur formulën e duhur dhe çdokush kërkon akses në këtë. Tej sferës së influencës në ish hapësirat osmane, ka një interes edhe për vende më të largëta Lindja e Largët ose Amerikat, në mënyrë më domethënëse. MIPCOM është një festival televiziv që mbahet në Kanë në çdo vjeshtë. Në vitin 2012, kompanitë prodhuese turke u prezantuan në MIPCOM dhe tërhoqën interesimin që nga Kina e Koreja e deri të kompania prodhuese amerikane NBC Universal e cila bleu të drejtat e transmetimit të Aşk-ı Memnu [ Dashuri e Ndaluar] në mënyrë që të mund ta tregtonte në Amerikën Latine, një herë e një kohë eksportuesi më i madh i serialeve në botë. Duket se Turqia tashmë e ka marrë në mënyrë triumfuese atë titull. 401 Edhe Ramadan Çipuri në një punim të botuar pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, sheh një rol të shtetit turk në ndërtimin e këtyre serialeve. [...] produksionet turke janë mbështetur edhe nga politikat shtetërore turke, duke i kthyer ato në një industri më vetë dhe në një burim të ardhurash për vendin. 402 Në vitin 2015 Unioni i Eksportuesve të Turqisë, vlerësoi me çmime producentët, regjisorët dhe aktorët e serialeve që janë shitur më shumë jashtë vendit, duke treguar kështu dëshirën për një shtrirje 398 Vëzhgim në Qendrën Tregtare City Park në Tiranë bërë nga doktoranti në gusht Fotografia e posterit mund të gjendet në anekset e këtij punimi. 399 Shënim: Për më gjerë mund të gjendet informacion në Shtojcat në fund të këtij punimi. 400 Filiztekin, Şenay, intervista nga Alban Tartari Shitja e produksioneve turke nga The Global Agency (2 Mars). 401 Scott, Alev Turkish Awakening, A personal discovery of modern Turkey. Londer : Faber&Faber. F Çipuri, Ramadan «Diversiteti Kulturor përmes telenovelave në TV Klan dhe Top Channel TV.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media F. 135

152 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI më të madhe në rajon. 403 Gazetari Andrew Finkel, flet për atë që duket se është tashmë evidente, fuqinë e butë të këtyre produksioneve televizive. Mini-seritë dhe argëtuesit popullorë u kthyen në një makinë të fuqisë së butë, duke vendosur kështu influencën turke në një rajon më të gjerë. 404 SERIALET TURKE NË BALLKAN Serialet turke në Maqedoni Maqedonia është vendi i parë që nisi të transmetojë serialet turke në Ballkan. Një ndër arsyet është fakti që mëse 5 për qind e popullsisë së Maqedonisë i përket pakicë turke, ndërsa një pjesë e mirë e shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e kuptojnë këtë gjuhë. Hamdi Rashiti, drejtor i programeve në kanalin televiziv shqiptar AlsatM duke folur për këtë punim, thotë se ky televizion ishte i pari që nisi transmetimet që në vitin Prej vitit 2009 ne kemi patur një serial në ditë, dhe më pas këtij i është bashkëngjitur edhe një serial i dytë, në primetime. Sot kemi katër seriale në ditë. 405 Rashiti konfirmon se Maqedonia është një nga vendet e veçantë ku asgjencitë turke i shesin dy herë serialet, një herë për kanalet maqedonase dhe një herë tjetër për kanalet shqiptare. Alsat M, në gjithë rajonin e Ballkanit ka të veçantë dublimin e serialeve turke në gjuhën shqipe, duke iu dhënë atyre një karakter më shqiptar. Kuptohet që shqipja e përdorur i përket dialekti gegë, specifikisht zonës së shqiptarëve etnikë në Maqedoni. AlsatM ka tre deri në katër orë në ditë transmetime të serialeve turke pa ritransmetimet. 406 Së bashku me ritransmetimet në ditën pasardhëse, janë rreth 7 deri në 8 orë transmetime në ditë të serialeve turke. Nga një hulumtim një mujor del se ky kanal transmeton serialin Dila ditën e hënë dhe të dielë në orën 19:45, Karadayi të shtunën në orën 20:30, Flaka e Maleve të hënën dhe të shtunën në orën 22:00 dhe Njerëz të Veçantë thuajse çdo ditë në orën 19:00. Rashiti e shpjegon këtë me kërkesën nga shikuesit. Ka arritur pikun e shikueshmërisë, seriali Gümüş, Lugina e Ujqrve, ndërsa Ezel ka bërë bujë të madhe. 407 Maqedonia me gjithë numrin e ulët të popullsisë, shënon edhe shifrat më të larta të shpenzimit në blerjen e serialeve. Şenay Filiztekin na jep edhe emrin e serialin më të shtrenjtë. Deri më sot, seriali i shitur me çmimin 403 MedyaRadar Yurt dışına satılan Türk dizileri ödüllendirildi (Marrin çmime serialet turke të shitura jashtë vendit). 9 Mars. Qasja 2 Shtator Finkel, Andrew Turkey, What Everyone Needs to Know. New York: Oxford University Press. F Rashiti, Hamdi, intervista nga Admir Qose Serialet turke në TV Alsat M (16 Qershor). 406 Po aty. 407 Po aty. 136

153 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI më të lartë ka qenë Sulejmani i Madhërishëm. 408 Rashiti jep shifra edhe për serialë të tjerë të transmetuar në Maqedoni dhe në vendet e tjera në fokus të këtij studimi. Ka raste që një serial blihet së bashku nga një kanal shqiptar dhe një maqedonas më qëllim uljen e kostove. Serialet më të shtrenjti në Maqedoni i ndarë në dy TV janë Ezel apo Karadayı, me çmim eruo për 90 minuta. Sot TV i ndajnë në 45 apo 50 minuta. Blerja bëhet me këste, dhe pas pagesave vijnë materialet. Ka seriale që i kemi blerë edhe në vetë dhe do kemi të drejtë që t i transmetojmë me titra në maqedonisht. Kemi bërë dy transmetime, me gjuhën origjinale turke e titra në maqedonisht ndërkohë që transmetimi tjetër ishte e dubluar në shqip. 409 Rashiti konfirmon që nuk ka ndonjë ligj që të detyrojë televizionet që të dublojnë produksione, ato mund të transmetohen edhe të titruara, praktikë që AlsatM e ndjek për disa seriale. Serialet nuk kanë qëndruar thjesht në ekranet të cilët i kanë blerë. Ato janë bërë pjesë e fushatave promocionale dhe po ashtu edhe lajmeve rozë lidhur me aktorët e tyre. Në vitin 2011, gazeta shqiptare Koha në Maqedoni, reklamonte në faqe të parë serialin Ezo Gelin, që transmetohej në orën 21:50 në Alsat M. Ndërsa në pjesën e komunitetit shqiptar dhe atij turk në Maqedoni nuk ka patur reagime negative, përfaqësues të palës maqedonase janë shprehur skeptikë lidhur me një numër kaq të lartë të serialeve turke. Shpesh ato shihen si kërcënim të identiteteve kombëtare në Ballkan. Në nëntor 2012, Ministri i Informacionit dhe Shoqërisë në Maqedoni, deklaroi se transmetimi i telenovelave turke do te reduktohej në kanalet kombëtare, në një kohë kur programet maqedonase po shtyheshin për pas mesnatës, në të njëjtën kohë kur Turqit po merrnin kohën e çmuar primetime. Të jesh 500 vjet në sundimin turk është mëse mjaftueshem deklaroi ai. 410 Gjithashtu seriale janë transmetuar edhe në dy kanale të tjerë të shqiptarëve në Maqedoni, TV Era dhe TV Koha. Agjencia Anadolu do të rendiste serialet më të ndjekura në Maqedoni. 411 Seriali më i ndjekur nga femrat është Një mijë e një net, ndërsa nga meshkujt Lugina e Ujqve. Gjithashtu të ndjekur kanë qenë edhe serialet Gymysh, Nga buza te zemra, Kur themi lamtumirë dhe Rënia e gjetheve. Transmetuesi publik i Maqedonisë RTM transmeton seriale në kanalin e dytë ku kryen transmetime në gjuhën shqipe dhe turke. Serialet transmetohen gjatë fashës orare të transmetimeve për pakicën turke në Maqedoni. 408 Filiztekin, Şenay, intervista nga Alban Tartari Shitja e produksioneve turke nga The Global Agency (2 Mars). 409 Rashiti, Hamdi, intervista nga Admir Qose Serialet turke në TV Alsat M (16 Qershor). 410 Scott, Alev Turkish Awakening, A personal discovery of modern Turkey. Londer : Faber&Faber. F Haber Makedonya'da büyük ilgi gören 7 Türk dizisi (7 serialet turke më të ndjekura në Maqedoni). 21 Nentor. Qasja 4 Gusht

154 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Kanalet maqedonase u japin një vend të veçantë serialeve turke, përgjithësisht në oraret e tyre më të shikuara. Tre kanale private, TV Sitel, TV Kanal 5 dhe TV Alfa transmetojnë seriale turke në primetime, dhe një pjesë të tyre i dublojnë edhe në gjuhën maqedonase. Risto Samardziev, drejtor i programeve në TV Sitel thotë se ky kanal ka trensmetuar rreth 40 seriale turke duke nisur që nga viti Ai thekson se serialet janë transmetuar të gjitha mes orës 19:30 deri në orën 23:00, dhe janë programet më të shikuara të këtij kanali. 413 Samardziev thotë se serialet dublohen në gjuhën maqedonase dhe kanë një ndikim më të madh te shikuesit që e kuptojmë më mirë serialin. TV Sitel ka një ekip prej 20 aktorësh të cilët punojnë për dublimin e serialeve turke në gjuhën maqedone. Një ndër drejtuesit e TV Alfa në Maqedoni, Ljubomir Nikolovski, thotë se ky kanal transmeton rreth minuta në ditë me seriale turke. 414 Ka dy fasha orare që TV Alfa transmeton seriale turke; ato janë 18:15-20:00 dhe 22:00-23:00, orare të cilat përfshijnë edhe hapësirat publicitare. 415 Nikolovski thekson se serialet me një skenar të thjeshtë dhe ngjarje të kuptueshme, janë më të preferuara nga publiku maqedonas. Ai e sheh si natyral suksesin e serialeve turke krahasuar me ato latine, pasi Maqedonia dhe Ballkani në tërësi kanë ngjashmëri gjuhësore dhe të kostumeve e traditave. 416 Eleonora Atanasovska, drejtuese e TV Kanal 5, thotë se ky kanal transmeton tre seriale turke, dy prej të cilëve janë premierë dhe një është përsëritje. 417 Po ashtu si kanalet e tjerë televizivë, edhe Kanal 5 i transmeton serialet premierë në primetime, ndërkohë që serialin përsëritës në orët e pasdites. 418 Siç mund të vihet re, edhe kanalet maqedonase konkurrojnë mes tyre me serialet turke Serialet turke në Kosovë Kosova është shteti i dytë në Ballkan pas Maqedonisë që nisi të transmetojë serialet turke. Një ndër serialet e parë është Jetë e hidhur, i transmetuar më pas edhe nga TV Klan në Shqipëri. Interesant është fakti që personazhi kryesor quhej Mehmet Kosovalı (Mehmet Kosovari) dhe kjo ngjalli interesin e teleshikuesve në këtë vend. Faqja kosovare e internetit Ripost që mbulon matjen e temave më të kërkuara apo të shpërndara në internet në Kosovë, ka renditur 7 serialet turke më të ndjekur në vend. Ato janë: Jetë e hidhur, Fatmagyl, 412 Samardziev, Risto, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in Sitel TV in Macedonia (22 Shtator). 413 Po aty. 414 Nikolovski, Ljubomir, intervista nga Alban Tartari Turkish TV serials in Alfa TV in Macedonia(9 Tetor). 415 Po aty. 416 Po aty. 417 Atanasovska, Eleonora, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in Kanal5 TV in Macedonia (11 Shtator). 418 Po aty. 138

155 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Sulejmani i Madhërishëm, Ezel, Lale, 1001 Netë, Karadayi. 419 Këto seriale transmetohen në gjuhën turke më nën-titra në gjuhën shqipe. Dy kanale i transmetojnë këto produksione në Kosovë, RTV 21 dhe Koha Vizion TV. Kanali publik RTK ka transmetuar herë pas here seriale të tilla. Nga ana tjetër RTK testuar tregun edhe duke prodhuar dhe transmetuar dy seriale të saj. RTV 21 ka tërhequr seriale si Silla që është transmetuar çdo ditë të javës në orën 20:00, ndërsa TV Koha Vizion ka transmetuar këtë sezon serialin Dila, çdo ditë të javës në orën 21:30. Televizionet kosovare janë treguar të kujdesshëm të mos transmetojnë seriale në të njëjtën fashë orari, me qëllim të mos humbin shikueshmëri. TV Klan Kosova, ndryshe nga kanali zotëruar TV Klan në Shqipëri, nuk transmeton seriale turke. Edhe Kosova nuk u ka shpëtuar serialeve specifike turke që i drejtohen shoqërisë turke. Gjatë vitit 2012 në kanalet televizive të Kosovës u transmetuan Sulejmani i Madhërishëm, Dashuri dhe Ndëshkim, Epoka e Shndritur, Dhëndri i huaj. 420 Edhe libraritë u ndikuan nga këto seriale dhe lexuesit shfaqën interes lidhur me librat historikë Serialet turke në Shqipëri Shqipëria ishte vendi i fundit i Ballkanit që importoi serialet turke. Televizionet shqiptare ishin të dominuara nga produksionet italiane, amerikane dhe ato latine. Seriali i parë turk në Shqipëri është Gümüş, i transmetuar në TV Klan dhe ishte në formatin e telenovelave braziliane. 422 Ky serial transmetohej fillimisht në orën 17:00 në mbrëmje, por më pas nisi të transmetohej në orën 20:00. Telenovela e dytë ishte Canan në TV Vizion Plus. Të dy këto seriale u përzgjodhën duke qenë se ngjasonin me formatet latine, për më tepër edhe titujt e serialeve ishin emrat e personazheve kryesorë femra. TV Klan, Albanian Screen dhe Vizion Plus nisën të konkurrojnë në fashën orare primetime me këto produksione. Njëherazi këto produksione konkurruan edhe programe të prodhuara në Shqipëri, shpesh marka të patentave të mëdha ndërkombëtare. TV Klan solli në Tiranë në një festival të këngës protagonisten kryesore të filmit Gymysh, aktoren Songyl Oden (Söngül Öden) e cila prezantoi një pjesë të spektaklit me prezantuesin Ardit Gjerbrea Ripost Kosovë, 7 serialet turke më të famshme në. 27 Maj. Qasja 10 Gusht AA Kosova Haber -Kosova'da Türk Dizileri Rüzgarı Esiyor. 24 Mars. Qasja Po aty. 422 Kuşata, Mustafa, intervista nga Alban Tartari Early Days of Turkish Cinema (17 Maj ) 423 Albeu Gymysh sot në Tiranë (FOTO LAJM). 19 Nëntor. Qasja 20 Shtator

156 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Transmetuesi publik në Shqipëri TVSH nuk ka transmetuar asnjë serial turk. Gjatë vitit 2012 u njoftua për publikun se një seriali ri me titull Vite të Vrullshme do të transmetohej, por kjo nuk u realizua. Një tjetër televizion që ka refuzuar t i transmetojë këto produksione është Top Channel, që duhet më i vendosur në produksionet amerikane dhe ato italiane. Ramadan Çipuri e sheh si një tregues të diversitetit kulturor, pasi Top Channel vijon të transmetojë seriale latine, italiane apo amerikane, ndërsa Klan bazohet më së shumti në serialet turke dhe indiane. 424 Enriketa Sogytly (Söğütlü) dhe Erol Sogytly (Söğütlü) kanë studiuar shikueshmërinë e serialeve në Shqipëri. [...] rezultatet tregojë se aktualisht telenovela turke më e ndjekur në Shqipëri është Sulejmani i Madhërishëm me 60 shikues nga 107 të pyetur (56.1%), e ndjekur nga Ezel me 58 shikueas nga 108 të pyetur (54.2). Në vend të tretë vjen Gymysh me 47 nga 107 të pyetur (43.9 %). 425 Kjo anketë analizon periudhën kur në transmetim kanë qenë 10 seriale të ndryshme turke në tre kanale televizive. Jerina Lalaj, drejtuese e marketingut dhe e shitjeve në disa televizione shqiptare, vlerëson se seriali Sulejmani i Madhërishëm ishte një sukses nga ana komerciale. Benefitet e këtij seriali ishin të shumfishtë dhe ndryshuan vëmendjen e audiencës, duke e kanalizuar drejt një televizioni të ri ambicioz që duhet të bënte një vend në tregun mediatik shqiptar [Albanian Screen]. "Sulejmani i Madhërishëm" ishte një serial i destinuar të bënte bujë, ishte seriali më i shtrenjtë për episod, skenari më i mirë, fotografi mbresëlënëse, kast aktoresh fantastikë dhe mbi të gjitha bazuar në histori, element ky që më vonë do ta kthente dhe në serialin më të debatuar në Turqi dhe jo vetëm. 426 Lalaj thotë se më pas, TV Albanian Screen bleu dhe transmetoi edhe dy seriale të tjerë Fatmagyl dhe Një mijë e një Net që gjithashtu patën shikueshmëri të lartë. Për sa i përket serialeve në TV Vizion Plus, në fashën orare të mbrëmjes kanë qenë Lugina e Ujqve dhe Karadayı. "Lugina e Ujqve" i cilësuar si seriali më afatgjate dhe i suksesshëm i të gjithë prodhimeve turke ju ofrua publikut shqiptar si një dritare për të kuptuar më shumë mbi trafiqet e paligjshme dhe marrëdhënien e rrezikshme mafia - shtet. Mes serialeve hit të viteve të fundit "Karadayi" nuk ngelet prapa në shifra dhe arritje audience Çipuri, Ramadan «Diversiteti Kulturor përmes telenovelave në TV Klan dhe Top Channel TV.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media Söğütlü, Enriketa, dhe Erol Söğütlü «Reasons for the Popularity of Turkish Soap Operas in Albania.» Beder Journal of Education Sciences (Universiteti Hëna e Plotë Bedër) 4, no F Lalaj, Jerina, intervista nga Alban Tartari Serialet turke në TV Albanian Screen dhe TV Vizion Plus (5 Gusht). 427 Po aty. 140

157 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Gjatë vitit 2015 TV Vizion Plus planifikon serialet "Dashuri dhe Ndëshkim", "Perandoria Osmane" dhe "Sezoni i Qershive". Jerina Lalaj konfirmon se këto seriale janë mbështetur nga biznesi turk në Shqipëri, por jo nga agjencitë shtetërore turke. Drejtori i programacionit në TV Klan, Albert Dumani në fillim të transmetimeve të serialeve turke në Shqipëri do ta cilësonte këtë si një zhvillim normal i diktuar nga kërkesa dhe ofertat në tregun mediatik. Prodhimet televizive janë një treg i mirëfilltë kërkesë-ofertë, kështu që kontaktet dhe përzgjedhja e titullit konkret bëhet disa muaj përpara se të finalizohet një kontratë për blerjen e të drejtave televizive. Pas hulumtimeve në bazën e të dhënave për kërkime, në shtete të ndryshme, panaire, korrespodenca etj., arrihet në një prodhim konkret për t u blerë. E veçanta qëndron në atë çfarë zgjedh dhe sa përkon nuhatja me atë që do të pëlqehet nga publiku. Për shkak të konkurrencës, menduam për një titull të ri dhe risi në tregun televiziv shqiptar. Kështu, nisën kërkimet për një telenovelë turke, e cila të ishte testuar si e suksesshme në vende të tjera, duke qenë se në Shqipëri po vinte për herë të parë një telenovelë e tillë. Mes disa titujve përzgjodha 5, pastaj 2 dhe në fund vendosëm për Gymyshin e famshëm. Kjo ishte risi për Shqipërinë dhe pak eksperiment për mua personalisht, por kisha parandjenjën se do të kishte sukses. Po të flasim në përgjithësi, serialet apo telenovelat turke janë shndërruar në bum shikueshmërie në 2-3 vitet e fundit në të gjithë Ballkanin. 428 Media e shkruar shqiptare dhe ajo në internet, është vetë-përdorur si një përgatitës i terrenit për ndjekjen e serialeve turke, duke i bërë aktorët turq pjesë e lajmeve rozë. Revista Story shkruan se: Omeri te Diamante dhe Dashuri : Me femrat preferoj ta hedh hapin i pari, s dua të jem preja e tyre. 429 Gazetat rozë të fundjavës, Paloma dhe Intervista në çdo numër të tyre u japin vend artikujve lidhur me serialet. Shpeshherë ato zbardhin edhe serinë e radhës. Revista Anabel në faqe e saj të vizituar në internet, u ka dhënë vend në mënyrë periodike lajmeve lidhur me serialet turke apo aktorët kryesorë. Faqja e lajmeve Balkanweb do ta cilësonte aktorin kryesor të serialit Diamante dhe Dashuri si mashkullin më të adhuruar në Turqi. Gjithashtu televizionet që i transmetojnë ato, e kanë mbështetur këtë transmetim edhe me lajme të ndryshme lidhur me aktorët kryesorë Serialet turke në Mal të Zi Siç është shprehur edhe në kapitullin e katërt në Malin e Zi për shkak se nuk ka një pakicë turke, nuk ekzistojnë media turkofone. Dhe po ashtu siç u evidentua në kapitullin e pestë Mali i Zi, është nën një ndikim të kryqëzuar të mediave publike turke me transmetimet e tyre në Ballkan. 428 Monitor Moda e telenovelave turke. 21 Maj. Qasja 10 Shtator Story «Omeri te Diamante dhe Dashuri : Me femrat preferoj ta hedh hapin i pari, s dua të jem preja e tyre.» Revista Story nr 44,

158 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Në një anë transmetimet dhe botimet në internet të TRT dhe AA në gjuhën serbe dhe malazeze e nga ana tjetër ato në gjuhën shqipe, duke u folur kështu të gjithë komuniteteve aty. Serialet janë mediumi i vetëm i drejtëpërdrejtë i Turqisë në Malin e Zi. Pas një hulumtimi, vihet re se transmetuesi publik i Malit të Zi, TVCG 1 ka transmetuar serialin e shumëdiskutuar në rajonin tonë, Sulejmani i Madhërishëm. Por gjatë vitit 2014, është transmetuar për të tretin sezon gjatë ditëve të javës (nga e hëna deri të premten) në orën 20.00, kurse ritransmetimi në orën të ditës pasardhëse. Siç vihet re, ky serial historik ka zënë çdo mbrëmje fashën më të rëndësishme të kohës televizive atë të orës 20, duke spostuar të gjitha produksionet vendase apo edhe të importuara nga vende të tjerë. Gazetari dhe studiuesi shqiptar në Mal të Zi, Ismet Kallaba, i vlerëson si programet më dominante televizive në këtë vend këto seriale 430. Në televizionin Vijesti gjatë vitit 2014 është transmetuar seriali turk Igrom ćutanja - Suskunlar, në gjuhën shqipe Me lojën e heshtjes. Është transmetuar në orën nga e hëna në të premte. Në mars 2015 ka filluar transmetimi i serialit turk Crna ruža - Karagül, në gjuhën shqipe Trëndafili i zi. Ky serial transmetohet pas lajmeve kryesore të orës Në Televizionin Pink Montenegro me seli në Beograd, por ka filial në Mal të Zi transmetohet seriali Zehra - Küçük Gelin, nga e hëna deri të premten, në orën 17.06, ritransmetimi në orën 1.27, Sulejmani i Madhërishëm - Muhteşem Yüzyıl, nga e hëna deri të shtunën, në orën 18.45, ritransmetimi në orën 2.12, Dila - Dila hanım, nga e hëna deri të premten, në orën dhe ritransmetimi në orën Seriali Ljubav na silu në shqip Dashuria me forcë transmetohet gjatë verës, në oraret më të frekuentuara të televizionit. Në televizionin Prva TV Crna Gora transmetohet seriali turk Ljubav, vjera, nada ( Yer gök Aşk në gjuhën shqipe Dashuria, besimi, shpresa. Transmetohet në orën gjatë ditëve të javës, kurse ritransmetimi në orën 7.30 të ditës së nesërme. Në dy televizionet tjera, Atlas TV dhe Montena, nuk transmetohet për momentin ndonjë serial turk. Transmetimi i filmave bëhet me përkthim të titruar në gjuhën malazeze (serbe). Asnjë nga kanalet nuk ka përkthim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Vuk Peroviç, drejtor i programeve dhe serialeve në Radio Televizionin Publik të Malit të Zi, thotë se ky kanal ka transmetuar serialin Sulejmani i Madhërishëm për tre sezone me radhë në fashën orare të orës 20:00 të mbrëmjes. 431 Ky serial sipas Peroviç, ka qenë dy herë më i shtrenjtë sesa një serial i mirë perëndimor. 432 Sulejmani i Madhërishëm është 430 Kallaba, Ismet, intervista nga Alban Tartari Seriale Turke në Malin e Zi (10 Korrik). 431 Perovic, Vuk, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in the Public TV of Montenegro (14 Shtator). 432 Po aty. 142

159 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI transmetuar në kanalin publik të Malit të Zi mes viteve Është e qartë se serialet televizive turke kanë shikueshmëri të mirë. Çdo TV komercial në rajon ka patur seriale turke dhe ka ende. Në këtë treg, shikuesit mund të identifikohen me karaktere të serialeve televizive turke. Qindra vjet nën sundimin turk do të thotë që ne këtu ndajmë vlera të ngjashme dhe stereotipe kulturore. 433 Zv/drejtorja e përgjithshme e televizionit privat Vijesti në Mal të Zi, Marijana Bojanic, thotë se që prej vitit 2008 në këtë kanal janë transmetuar 11 seriale, pra më shumë se 1500 orë komerciale. 434 Bojaniç e argumenton transmetimin si rrjedhojë e popullaritetit të këtyre serialeve në rajon. Sipas saj serialet marrin rreth 20 deri në 30 pikë në shikueshmërinë në kohën parësore në mbrëmje, që është një vlerë shumë e lartë. Bojaniç vlerëson se TV Vijesti do vijojë të blejë seriale turke ndonëse thekson se ato janë më të shtrenjta se produksionet e vendeve perëndimore. 435 Përmbajtjet që kanë një skenar dramatik dhe zgjidhje, e nga ana tjetër ngjashmëria e mentalitetit tonë dhe atij turk, janë arsyet për shikueshmëri të lartë. 436 SPECIFIKA TË PËRMBAJTJES SË TRE SERIALEVE MË TË NDJEKUR NË BALLKAN Duke analizuar një tjetër telefilm të fillimviteve 2000, Sema Karabëjëk thotë se [a]jo që nisi turizmin e telenovelave është Asmalı Konak (Konaku i Varur) krijoji modelin e saj me mbulesën e kokës së Zonjës Symbyl, veshjet e Baharit dhe makjazhin e Dixhles. 437 Veshja, sjellja, makjazhi, fjalët, komunikimi me gjuhën trupore etj. kanë një ndikim të caktuar mbi shikuesit. Pyetja që edhe vetë studiuesit turq ngrenë është: produksionet televizive do të bëjnë art apo tregti? Duket se duke përdorur të parën po synohet e dyta. Dy janë serialet që kanë spikatur dhe kanë shkaktuar debate për shikueshmërinë, ndikimin mbi teleshikuesit dhe rigjallërimin e diskutimeve me sfond etnik dhe fetar, Ezel dhe Sulejmani i Madhërishëm. 438 Të dy janë prodhuar nga dy studiot më të mëdha filmike në Turqi, AyYapım dhe Tims. Gjithashtu një serial i tretë, Shtëpiake të Dëshpëruara do të analizohet për shkak sepse ky produksion amerikan është blerë nga producentët turq dhe është ndryshuar dhe rixhiruar në Turqi duke targetuar shoqërinë turke, bazuar në vlerat kulturore të kësaj shoqërie. 433 Po aty. 434 Bojanic, Marijana, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in TV Vijesti in Montenegro (24 Shtator). 435 Po aty. 436 Po aty. 437 Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut me Telenovelat). Stamboll: Profil Yayıncılık. F Këta dy seriale rezultojnë si më të ndjekurit në Shqipëri bazuar në një sondazh të doktorantit. Tetor,

160 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Ezel Seriali Ezel është një produkison i kompanisë Ay Yapım mes viteve Ka 71 seri dhe secila zgjat 90 minuta. Është telefilmi më i vlerësuar me 12 çmime kombëtare në Turqi si seriali më i mirë i vitit Ky telefilm u transmetua në Klan TV mes datave 16 janar- 4 gusht Seriali është ritransmetuar edhe gjatë vitit 2013 po në TV Klan në orët e vona të mbrëmjes. Seritë u sistemuan në formatin 60 minutësh në mënyrë që të shtohej numri i ditëve të transmetimit. Ezel ishte një histori klasike e një dashurie të pamundur. Personazhi kryesor, tradhëtohet nga e fejuara dhe shokët e ngushtë, dhe burgoset duke iu ngarkuar një krim që nuk e ka ka kryer. Më pas ai del nga burgu, me ndihmën e një mafiozi të moshuar, ndërron pamjen me anë të një operacioni plastik si dhe identitetin dhe nis hakmarrjen. Ezel është deri diku një histori e njohur. Kjo për shkak se ngjarja ngjan shumë si një ndërthurje mes tre veprave të mëdha të letërsisë botërore: Konti i Monte Kristos i Aleksandër Dyma, Romeo dhe Zhuljeta i Uilliam Shekspirit dhe Kumbari i Mario Puzos. Të tre këto vepra kanë parë dhjetra herë sallat e teatrove dhe kinematë. Ezel duket si një histori sa perëndimore aq edhe lindore në mënyrën sesi ngjarja është ndërtuar dhe zhvillohet më së shumti mes pamjeve më të bukura të zgjedhura enkas të Stambollit, automobilave e veshjeve të shtrenjta, kazinove dhe botës së biznesit e mafies. Personazhi kryesor është Ezel Bajraktar (Ezel Bayraktar), i transformuar me ndihmën e një mafiozi të vjetër e babaxhan, që thirret Daja dhe që ka vrarë shumë njerëz por edhe di të lexojë poezi. Prezenca e Dajës nuk është rastësi në një serial turk. Thuajse në çdo serial, ekziston një i moshuar, i ditur, një personazh karizmatik që gjithmonë qëndron pranë personazhit kryesor e mbështet me ide dhe i tregon udhën. Kjo mënyrë e narrativës vjen nga kultura turke e të treguarit, ku tradicionalisht të moshuarit kanë patur të drejtën për të folur dhe udhëhequr. Historia e pamundur e dashurisë mes Ezelit dhe Ejshanit përfundon ashtu siç përfunduan edhe Romeo dhe Zhuljeta, ndërkohë që edhe Daja mbetet i vrarë duke lexuar poezi për Stambollin (ndërsa kishin tentuar ta vrisnin edhe njëherë më parë duke blerë portokalle, një përngjasim me filmin Kumbari ). E keqja dënohet, por edhe e mira nuk fiton. Ky trend i fundit të palumtur i bën të ndryshme serialet turke nga ato latino-amerikane apo edhe atyre amerikane. Happy end mungon thuajse në të gjitha serialet duke i bërë ato më realiste. Seriali Ezel ndërton një imazh të ri të Turqisë, si një vend modern problemet e të cilit nuk kanë ndryshim nga problemet në Paris apo Londër. Qiellgërvishtësit, rrugët e bukura dhe metoda amerikane e vendosjes së flamurit (turk) në çdo seri, është pjesë e një strategjie për ta 439 AyYapım Ezel. Qasja 10 Janar Klan Faqja Zyrtare. Qasja 11 Janar

161 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI treguar Stambollin si qendër të botës. Turistët kërkojnë të shkojnë në kafen ku çifti Ezel dhe Ejshan takoheshin dhe ndaheshin në mënyrë të pafundme. 441 Nga ana tjetër me një hulumtim të imtësishëm, vihet re se xhamitë përdoren si objekte kulturore arkitekturore. 442 Në 71 seri nuk ka asnjë pamje nga brenda një xhamie, ndërkohë që ndonëse rituali i ceremonive mortore është i ndryshëm me atë në Perëndim, hoxhës i janë hequr disa funksione dhe i janë dhënë të njëjtat detyra si të priftit. Po ashtu në një përpjekje për të balancuar imazhin e Turqisë si një vend mysliman, Ezel qëndron shpesh duke pirë çaj në tarracën e pallatit të tij, ku ndodhet edhe një ndër kambanat e kishave të vjetra bizantine të Stambollit. Ezel ndërton një imazh që nuk ekziston në Turqi. Tendeca për të fshehur fenë dhe për të konsumuar alkool, është një element që nuk ekziston në këtë mënyrë në shoqërinë turke. Turqia shfaqet si një vend shumë i zhvilluar ku nuk ka probleme ekonomike dhe se ku gjithkush jeton një jetë të mirë. Një element i tillë flet edhe për imazhin që Turqia dëshiron të krijojë në botë. Një element i kritikuar në këtë serial ka qenë dhuna. Shikuesi nuk mund të vendosë një distancë me paraqitjen e dhunës që lihet të shihet në TV. Madje nuk lejohet as ta vendosë këtë distancë e ta mbrojë. Madje, krejt e kundërta, krijohet një lidhje dhe empati dhe i jepet mendimi që edhe unë po të isha do të bëja të njëjtën gjë lidhur me dhunën 443. Pra, legjitimohet hakmarrja dhe vendimmarrja personale, dhe jo ligjore. Krahas imazhit materialist, në skenar një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe botës shpirtërore, por jo në mënyrën tradicionale fetare. Poezia është pjesë e serialit që nga seria e parë deri në serinë e fundit. Teleshikuesit në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Ballkan nuk ishin të mësuar të dëgjonin poezi në serialet latine, amerikane apo italiane. Daja, (Ramiz Karaeski) reciton vargjet e Xhelaledin Rumiut, Oskar Uajldit (Oscar Wilde) dhe Edip Xhanseverit (Cansever). Këto poezi dhe një pjesë e mirë e serialit ishin ndërtuar në formën e videoklipeve të shkurtra që më pas të prera nga pjesa tjetër e filmit shiheshin me mijëra herë në rrjetet sociale në internet, duke u shpërndarë në mënyrë virale. Ende dhe sot në rrjetet sociale, postohen foto të aktorit Tunxhel Kurtiz (Tuncel Kurtiz), i cili luan personazhin e Ramiz Karaeski (Daja) me thënie nga ai apo poezi. Janë me dhjetra faqet në gjuhën shqipe në Facebook me emërtesën Ezel Daja që tregon për ndikimin e këtij personazhi dhe serialit në tërësi. Gjithashtu, një vend të veçantë zënë edhe fjalët e urta; Daja në çdo situatë në film flet për qëllimin dhe i analizon situatat përmes fjalëve të urta dhe historive të vjetra, më së shumti 441 Gjoni, Erion, intervista nga Alban Tartari Pushuesit Shqiptarë në Turqi (10 Shtator). 442 Vëzhgim i doktorantit. 443 Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut me Telenovelat). Stamboll: Profil Yayıncılık.f

162 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI nga Lindja. Ndërveprimi mes audiencave dhe serialeve televizive mbështeten kështu me ndihmën e medias sociale. 444 Pra, Ezel, i përket asaj kategorie serialesh që përpiqen të ndërtojnë imazhin e një Turqie të re, si fuqi brenda saj; fuqi e cila shtrihet edhe drejt zonave ku këto seriale transmetohen Sulejmani i Madhërishëm Është e dokumentuar historikisht se Sulltan Sulejmani ka udhëtuar disa herë në Ballkan, dhe çdo herë për fushata ushtarake. Por kësaj here, sulltani që zotëroi hapësirën më të madhe gjeografike në historinë osmane, erdhi në Ballkan në mënyrë dixhitale përmes filmit. Seriali Sulejmani i Madhërishëm, me emrin origjinal në turqisht Muhteşem Yüzyıl (Shekulli i Mrekullueshëm) u prodhua nga agjencia Tims dhe u transmetuara mes viteve në Turqi, dhe me një diferencë shumë të vogël pas çdo viti edhe në vende të tjerë të botës, përfshi edhe Ballkanin. I gjithë seriali ka 139 seri me kohëzgjatje 90 minuta secila. Seriali u transmetua në Shqipëri nga Albanian Screen TV, në Kosovë nga RTV 21, në Maqedoni nga Alsat M dhe në Malin e zi nga TV publik si dhe TV Pink Montenegro (me qendër në Beograd). Albanian Screen i siguroi një shikueshmëri të gjerë serialit duke e mbartur të titruar në shqip në faqen zyrtare të televizionit në internet, ku ky produkison qëndroi rreth tre vite. Seri të ndryshme në titrua në shqip nga ky televizionin mund të gjenden ende në faqet në internet si: Youtube etj. Muhteşem Yüzyıl [Sulejmani i Madhërishëm], seriali më popullor në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Republikat Turkofone ka arritur në sigurojë 210 milionë shikues në 45 vende. 445 Ky serial solli debate që në vendin e origjinës në Turqi. Studiuesja Sema Karabëjëk shkruan lidhur me këto debate. Muhteşem Yüzyıl [Sulejmani i Madhërishëm] vazhdon të vendosë firmën në rekorde të reja. Duket se do ta mbrojë gjatë emrin si telefilmi më i shtrenjtë. Që në serinë e dytë theu rekodet e shikueshmërisë por edhe rekordet e ankesave. Që në fragmentet e para erdhën në RTÜK [Këshillin Kombëtar Turk të RTV] 75 mijë telefonata, në total u arrit në 200 mijë telefonata, që e bën këtë telefilm rekordmen në ankesat kundër tij 446. Pra, para se të shkaktonte debate dhe të akuzohej në Ballkan për restaurim të imazhit të Perandorisë Osmane, vetë turqit reaguan ndaj një sulltani që rrinte vetëm mes femrave dhe intrigave në haremin e tij. Në fakt reagimet arritën deri te disa drejtues të shtetit që kritikuan shfaqen e një sulltani në 444 Gülgen, Uygarer, dhe Efe Özad «Social Media's influence on the content of Turkish TV Serials.» International Conference on Communication, Media, Technology and Design F Karlıdağ, Serpil, dhe Selda Bulut «The Transnational Spread of Turkish Television Soap Operas.» Istanbul Üniversitesi, Iletişim Fakültesi Dergisi F Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut me Telenovelat). Stamboll: Profil Yayıncılık. F

163 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI mënyrë të tillë. Pas këtyre kritikave, është interesante sesi sulltani nisi të lexonte më shumë Kuranin, sesi gratë nisën të visheshin pak më shumë dhe të bënin vepra bamirësie. Lidhur me debatet historike që më së shumti u bënë në Ballkan, Karabëjëk pyet kineastët turq se përse i trajtojnë këto tema historike. Cili është qëllimi i atyre që bëjnë telefilma historikë? Të riprodhojnë sërish historinë? Të kuptojnë të sotmen nisur nga historia? Apo të këputin një copë nga shikueshmëria? Edhe nëse është qëllim ripërjetimi i historisë, edhe kuptimi i të sotmes, edhe marrja e një cope nga shikueshmëria, ajo që tregohet duhet të jetë fryt i një pune të madhe kërkimore dhe të përpunuar mirë 447. Sulejmani i Madhërishëm ka qenë seriali më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në Turqi me një buxhet prej 3.5 milionë lirash [afërisht 1.2 milionë euro]. 448 U ndërtua enkas si set xhirimesh një pallat 2100 metra katrorë, kostume të shtrenjta, shpata e mjete të tjera lufte të asaj kohe dhe u importuan kuaj të racës që përdoreshin në atë periudhë. Interesante është që të gjitha këto, në përfundim të serialit u shfaqen në një ekspozitë që u çel për publikun. Në këtë serial është interesant fakti që i është mëshuar shumë prejardhjes së personazheve, ashtu si në jetën e tyre të vërtetë, thuajse të gjithë nga vendet e Ballkanit dhe nga Kaukazi. Pra, duket se qëllimisht producentët dëshironin ta evidentonin vezirin e madh Ibrahim Pargaliun, nga Parga e Çamërisë, Ajaz Pashën nga Shkodra, Rustem Pashën nga Kroacia apo vetë Rokselanën rusoukrainase, ose siç njihet nga turqit Hyrrem Sulltan. Përmes këtyre karaktereve duket sikur kërkohet të jepet ideja se Perandoria Osmane ka qenë një fuqi shumëkombëshe e kohës, ku të gjithë kanë patur pjesën e tyre për mirë apo për keq. Sulejmani i Madhërishëm nuk i shpëtoi dot frymës orientale, duke e përmbledhur një serial historik në harem dhe në intrigat, tradhtitë dhe hakmarrje brenda tij. Vihet re një përpjekje për ta treguar njerëzor sulltanin, dhe për të ndërtuar një imazh të ri të perandorisë. Pavarësisht ngjarjeve në harem, ky serial ndërtoi sërish në mendjen e miliona shikuesve në botë një imazh të ri për Perandorinë Osmane. Ndonëse varri i vërtetë i princ Mustafait në Stamboll u mbush me njerëz që luteshin një ditë pasi ai u mbyt në serial me urdhër të të atit, sulltanit, sërish figura e sulltan Sulejmanit shfaqet babaxhane dhe pozitive. Ai nuk heziton të recitojë poezi, t i lutet Allahut me zë të lartë, apo të vendosë drejtësi ashtu siç edhe turqit e kanë emërtuar Kanuni Sultan Suleyman Sulltan Sulejman Ligjvënësi. 447 Po aty. F Radikal Tüm zamanların en pahalı dizi projesi Qasja 2 Gusht

164 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Me shitjen paralele të serialit në vende të tjerë ndërsa transmetohej në Turqi dhe suksesit në këto vende, skenaristët nisën të futin në sezionin e dytë e më pas më shumë politikë, luftë dhe diplomaci. Marrëdhënia e tij me arabët, persët, ballkanasit dhe evropianët u bë më e sofistikuar dhe fillimisht manaxhohej përmes vezirit të madh Ibrahim Pashë Pargaliut. Pas mbytjes së Ibrahim pashës me urdhër të sulltanit, figura e Sulejmanit u bë më dominante në përballje me diplomatët e asaj kohe apo me pushtimet në Ballkan. Sulejmani i Madhërishëm duket se përpiqet të konfirmojë Turqinë në mënyrë të tërthortë si vijimësia e një fuqie të madhe rajonale e madje globale. Nga ana tjetër Sulejmani shfaqet si një njeri dhe burrë shteti, që edhe mund të gabojë. Ai tregohet brutal kur urdhëron mbytjen e të birit Mustafait, por ky imazh balancohet me atë anën ligjore të Sulejmanit. Ky sulltan njihet me emrin Kanuni Sulltan Sulejman, që do të thotë Sulltan Sulejman Ligjvënësi. Pra, del në pah fakti që ishte pikërisht koha e Sulejmanit që themeloi ligjërisht Perandorinë Osmane dhe e ktheu atë në fuqinë më të madhe të botës Shtëpiake të Dëshpëruara (Umutsuz Ev Kadınları) Seriali Shtëpiake të Dëshpëruara, versioni turk, është një variant i serialit me të njëjtin titull i prodhuar në SHBA, Desperate Housewives. Interesant mbetet fakti që në Shqipëri, varianti amerikan është transmetuar nga TV Top Channel ndërsa varianti turk nga TV Klan. Ky serial, nisi të prodhohej në vitin 2004 e në vijim në SHBA, u ble nga producentët në Turqi në vitin 2011 dhe skenari u rishkrua bazuar në personazhe turq. 449 Kjo nuk është hera e parë në historinë e serialeve dhe produksioneve të tjera televizive që një program të blihet e të formatohet sipas shoqërisë në të cilën do të shfaqet. Në vjeshtën e vitit 2006, u bënë dy përpjekje për të përkthyer telenovelat [latine] në programe televizive amerikane 450. Një nga produksionet latine të amerikanizuara ishte edhe seriali E shëmtuara Beti, varianti origjinal kolumbian i së cilit është transmetuar edhe në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara, në kulm të popullaritetit të serialeve turke, hynë në tregun e Lindjes së Mesme përmes versioneve turke të serive të tyre. 451 Kështu mendojnë studiueset turke Serlip Karllëda (Serlip Karlıdağ) dhe Selda Bulut. Në këtë mënyrë, produksionet amerikane që duket se janë të refuzuara në Lindjen e 449 TodaysZaman ABC hit Desperate Housewives goes Turkish with local version. 2 Shtator. Qasja 1 Shtator Nasser, Jaime J «Giving Soaps a Good Scrub ABC s Ugly Betty and the Ethnicity of Television Formats.» Në Ford, Sam; De Kosnik, Abigail; Harrington, C. Lee, nga The Survival of Soap Opera: Transformations for a New Media Era, University Press of Mississippi. F Karlıdağ, Serpil, dhe Selda Bulut «The Transnational Spread of Turkish Television Soap Operas.» Istanbul Üniversitesi, Iletişim Fakültesi Dergisi F

165 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Mesme, do të shfaqen tashmë përmes produksioneve turke, që janë më të pranueshme për këtë zonë për shkak të afrimitetit kulturor. Shtëpiakët e Dëshpëruara është një produksion i cili mund t i çelë rrugën një studimi të mirëfilltë lidhur me përmbajtjet e serialeve televizive. Interesant është fakti sesi përthyhen mesazhet dhe si ndërtohet komunikimi në një serial amerikan dhe një turk bazuar në të njëjtën temë. Ky serial transmetohet nga dy kanale televizive në Turqi, Fox Türkiye, pjesë e grupit mediatik ndërkombëtar News Corp dhe nga Kanal D. Seriali nisi të transmetohej në Shqipëri nga TV Klan në vitin 2014, duke ngjallur interes te shikuesit. Seriali Shtëpiaket e Dëshpëruara sjell jetën e katër grave turke që jetojnë në një lagje të Stambollit, mes problemeve si xhelozitë, tradhëtitë, intrigat, vrasjet etj. Seriali ka ruajtur vetëm formatin qëndror amerikan, ndërsa çdo gjë tjetër në përmbajtje është tërësisht turke. Ndryshimi i vënë re në këtë serial është fakti se një imazh perëndimor ndryshe nga të gjithë serialet e tjerë turq është i dukshëm në çdo seri. Me anë të këtij seriali, duket sikur u jepet një shembull, një model grave turke sesi ndërtohet jeta në perëndim dhe kjo përmes personazheve turke. Nga ana tjetër, kur ky serial transmetohet në vende të tjerë, ai përthyen mesazhin dhe tregon sesi jetojnë dhe me çfarë përballen katër gra turke që jetojnë në Stamboll. Një realitet i ri, modern dhe i përparuar i jetës turke serviret në këtë serial, duke e treguar sërish Turqinë si një vend perëndimor. Seriali ndërton kështu një imazh të dëshiruar, lidhur me jetën dhe të drejtat e grave në përgjithësi në Turqi. CILI ËSHTË NDIKIMI I SERIALEVE TURKE? Ndikimi social në Turqi Serialet turke në përgjithësi kanë një frymë të theksuar laike, moderne dhe properëndimore. Këtu mund të veçohen disa seriale historike të prodhura për llogari të transmetuesit publik TRT. Serialet në tërësi, ndërtojnë një imazh të ri të individit turk, të jetës së tij dhe perceptimit për botën që e rrethon. Shpesh, serialet janë kritikuar nga publiku i gjerë sepse ato nuk shfaqin shoqërinë e vërtetë turke. Ndonëse një vepër letrare, Dashuri e Ndaluar, pra dashuria e një të riu me gruan e xhaxhait të tij, konsiderohet një tabu, jo vetëm për shoqërinë turke, por edhe për kultura të tjera. Kjo tregon se serialet turke dëshirojnë të ndërtojnë një imazh të ri, të hapur dhe modern dhe pikë së pari ato targetojnë shoqërinë turke, që është konsumuesja e parë e tyre. Në këtë mënyrë serialet trajtojnë edhe problematika sociale, duke vënë në pikëpyetje rolin e patriarkal dhe të fortë të babait në familje dhe specifikisht ndikimin e tij mbi jetën e fëmijëve. Pra, serialet në njëfarë mënyrë bien ndesh me kulturën konservatore turke dhe ndërtojnë modele të reja të një shoqërie më të hapur dhe ku çdo individ ka të drejtë vetë të 149

166 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI vendosë për jetën e tij. Një element i trajtuar me forcë janë martesat e vajzave që ende nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, një fenomen i njohur në Turqi. Njëherazi, në disa seriale si Sila, vihet në pikëpyetje roli i fisit (sidomos në Turqinë lindore dhe juglindore) mbi jetën e fshatrave të tërë të asaj zone. Roli i fisit mbetet ende vendimtar në shumë zona dhe serialet duket se janë në një luftë të hapur me atë që quhet töre (zakoni) në Turqi. Serialet ndërtojnë figurën e një qytetari turk, i cili shpesh nuk ka asnjë ndryshim nga një qytetar në shtetet e perëndimit si Italia, Franca apo Britania e Madhe. Siç u evidentua, ritualet fetare islame janë thellësisht të reduktuara. Ndonëse të vdekurit (që janë të shumtë në këto seriale për shkak të shtimit të dramaticitetit) në praktikën islame duhet të përcillen me nje falje (namaz), në të gjitha serialet zbatohet vetëm një ritual lutjeje njëlloj si në praktikën e krishterë, specifikisht katolike. Serialet qëndrojnë më tepër mbi elementë tokësorë dhe shumë rrallë kanë spiritualitet fetar brenda tyre. Kjo, duket se synon në njëfarë mënyrë të ndikojë shoqërinë turke që t i largohet fesë dhe t i shohë me një këndvështrim tjetër me laik ngjarjet dhe botën përreth. Studiuesi turk i teologjisë Ramazan Biçer thekson se në seriale ka edhe karaktere që shfaqen me identitetin e tyre fetar. [...] serialet prezantojnë tërësisht një imazh të një Turqie moderne muslimane, si një shtet musliman shekullor. Ata që pinë alkol, që është i ndaluar në islam, mund të praktikojnë edhe detyrat e tyre si besimtarë. 452 Por kjo siç u shpreh më sipër, balancohet me angazhimin e poezisë në seriale. Poezia mund të recitohet nga një sulltan, nga një vezir, nga një grua apo edhe nga një mafioz Ndikimi ekonomik në Turqi Një imazh tjetër është ai i Turqisë moderne dhe të pasur nga ana ekonomike. Tej xhamive të vjetra, hamameve, çezmave dhe kalldrëmeve osmane, qiejgërvishësit, vilat në Bosfor, kafenetë moderne, automobilët e llojeve të fundit janë një imazh i ndërtuar me kujdes për tu treguar fillimsht turqve dhe të tjerëve potencialin e Turqisë. Në shumë seriale ka vendosje produktesh komerciale, si për shembull automobilët. Në serialin Ezel promovohen pesë lloje automobilësh të përdorur gjatë gjithë serialit, të cilët gjenden të promovuar edhe në faqen zyrtare. 453 Serialet turke ndërtojnë edhe një lloj mode në sektorin e veshmbathjeve. Shpesh veshjet e aktorëve diskutohen gjatë në median turke, veçanërisht në faqet e lajmeve në rrjet, duke u treguar si modele për qytetarët në përgjithësi. Në këtë mënyrë, serialet shfaqen edhe si një mjet social që 452 Biçer, Ramazan. December, «The Importance of the TV on the Religious Understanding of Turkish People.» Electronic Journal of Vocational Colleges F Llojet e automobileve jane: Maserati, Shelby, Bentley dhe BMW

167 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI ndikon edhe në ndryshimin e pamjes së jashtme përmes veshjes të shoqërisë turke. Njëherazi, ajo ndikon edhe në sektorin e prodhimit të veshmbathjeve që tashmë eksporton edhe jashtë Turqisë. Serialet turke kanë ndikuar pozitivisht në ekonominë turke dhe specifikisht në sektorin e turizmit. Gazeta më e madhe turke Zaman do të shkruante të shkojnë serialet, të vijnë turistët. 454 Serialet i kanë sjellë Turqisë rreth 200 milionë dollarë në 5 vitet e fundit. 455 Agjencitë turke të shpërndarjes synojnë ta rritin këtë shifër me një prezencë më të madhe me seriale në vendet e prekura tashmë apo edhe në vende të tjerë që ende nuk i kanë përzgjedhur ato. 456 Këto seriale ndikojnë mbi shtetasit e vendeve ku ato transmetohen. Alev Skot i quan arabët teleturistë. Teleturistë entuziastë, më së shumti arabë, kanë shtegtuar në Stamboll për të vizituar pikat e familjarizuara nga telefilmat e tyre të preferuar, gjithë familjet përfshihen në një pelegrinazh mendjelehtë të kulturës popullore. 457 Në vitin 2002 numri i vizitorëve nga Lindja e Mesme që shkonin në Turqi ishte 975 mijë, ndërsa kjo shifër arriti në 3,6 milionë në vitin Pra, ndikimi më i madh i serialeve është në mënyrë direkte në fushën e turizmit në Turqi. Agjencitë turistike në Shqipëri konfirmojnë se shumë pushues dëshirojnë të shkojnë pikërisht në zonat që kanë parë në seriale, qofshin këto historike apo thjesht turistike. 459 Një ndikim real është shtimi i fluturimeve drejt Turqisë të kompanisë shtetërore turke. Kjo kompani deri në vitet ka patur vetëm një fluturim në ditë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe nuk ka patur fare fluturime në Podgoricë. Aktualisht, kjo kompani fluturon dy herë në ditë në tre destinacionet e para (në mëngjes dhe në mbrëmje) dhe një herë në javë në Podgoricë. Fluturimet drejt Podgoricës shtohen nga shtatë në dhjetë në javë gjatë sezonit turistik veror. Gjithashtu, në dy vitet e fundit kemi edhe prezencën e një kompanie tjetër fluturimesh turke në Tiranë dhe Prishtinë në katër ditë të javës, kompani e cila i ofron shërbimet e saj me kosto të ulët (low cost). Siç mund të shikohet kemi më shumë se trefishim të fluturimeve drejt Turqisë në tetë vitet e fundit. Në këto përllogaritje që bazohen në të dhënat e aeroporteve të katër shteteve, nuk futen fluturimet e dedikuara (charter) të kompanive turistike që variojnë bazuar në fluksin e pushuesve, veçanërisht gjatë muajve të verës. Pushuesit janë më të informuar lidhur me vendet se ku shkojnë dhe kjo nuk ndodh thjesht nga interneti, por 454 Zaman Diziler gitsin, türisler gelsin (Të shkojnë serialet, të vijnë turistët). 13 Janar. Qasja shtator KDK Türkiye nin dizi film ihracatı 200 milyon dolara ulaştı (Eksporti i serialeve të Turqisë arrin në 200 milionë dollarë). Qasja 3 Gusht milyon-dolara-ulasti/ Po aty. 457 Scott, Alev Turkish Awakening, A personal discovery of modern Turkey. Londer : Faber&Faber. F Dinçer, Osman Bahadır, and Mustafa Kutlay Türkiye nin Ortadoğu daki Güç Kapasitesi (Kapaciteti i Fuqisë së Turqisë në Lindjen e Mesme). Ankara: Karinca. F Gjoni, Erion, intervista nga Alban Tartari Pushuesit Shqiptarë në Turqi (10 Shtator). 151

168 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI nga fakti që ata i kanë parë këto vende në seriale pasi e shprehin këtë. 460 Nurullah Gyr (Gür) e sheh turizmin turk si një fuqi të butë (soft power) të Turqisë. Ai jep shifra konkrete sesi në vitin 2000 Turqinë e vizitonin 10 milionë turistë, shifër që arriti në 30 milionë në vitin 2010, dhe në 36 milionë në fund të vitit 2012 ndërsa kurba vijon në rritje. 461 Ministria e Turizmit të Turqisë, jep shifrën 32.7 milionë turistë të huaj për vitin 2012 ndërsa kjo shifër rritet në 36.8 milionë në vitin 2014, pra më një ndryshim prej 8.9 përqind. 462 Po sipas shifrave zyrtare të kësaj ministrie, kemi një rritje të ndjeshme të pushuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi drejt Turqisë. Shifrat kanë qenë në rritje në dekadën e fundit, por veçanërisht pas vitit 2010 kemi fluks më të madh pushuesish që vizitojnë Turqinë, dhe veçanërisht Stambollin. Tabela 12: Numri i pushuesve nga katër vendet sipas viteve në Turqi Vendi/Viti Shqipëria Mali i Zi Maqedonia Kosova Burimi: Ministria e Kulturës dhe e Turizmit të Turqisë Ndikimi në Ballkan Sociologët dhe ekspertët e komunikimit ndërkulturor ndoshta duhet të studiojnë ndikimet e këtyre produksioneve televizive mbi kultura të ndryshme. Por mund të thuhet qartësisht se serialet turke nuk kanë të njëjtin ndikim apo perceptim në hapësirën arabe, në Azinë qëndrore apo në Ballkan. Vendet e Ballkanit, prej më shumë se një shekulli të shkëputura nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i kulturës osmane/turke, i shohin këto seriale nisur nga një perceptim perëndimor. Ndonëse nuk ka një studim të detajuar për këtë, supozohet që edhe në katër vendet në fokus të këtij studimi, ndikimi i tyre është i ndryshëm. Kanali EuroNews në një reportazh të vitit 2012 ngre pyetjen se mos ndoshta produksionet televizive turke janë një mjet për ndryshim social në botën arabe? 464 Nëse në botën arabe synimi është shekullarizimi (një shoqëri më laike), në Ballkan dhe më gjerë në 460 Po aty. 461 Gür, Nurullah «Yeni Türkiye'nin Yumuşak Güç Unsuru: Turizm (Fuqia e Butë e Turqisë së re: Turizmi).» Seta Perspektif, Korrik: 1-5. F KTB Kültür ve Türizm Bakanlığı, Sınır Giriş-Çıkış İstatistikleri ( Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Statistikat e Hyrje-Daljeve në Kufi). Qasja 2 Shtator Po aty. 464 EuroNews Turkish TV - a device for social change in the Arab world? 29 Qershor. Qasja 5 Gusht

169 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Evropë mesazhi i serialeve turke duket se është imazhi i ri i një Turqie evropiane. Ateshollu (Ateşoğlu) dhe Andaç thonë se fakti që serialet promovojnë kulturën laike, mund të shihet si anë negative nga arabët që mendojnë se ky është një sulm ndaj vlerave të tyre kulturore. 465 Jo rrallë serialet janë pritur me çudi, pasi Turqia nuk është shquar si një vend modern, ose shoqëritë arabe dhe ballkanase nuk e kanë ditur këtë. Këto seriale duket se synojnë të shfaqin një imazh të ri të individit dhe shoqërisë turke në Perëndim. Ky është një imazh i dëshiruar. Studiuesi Clayton Thomas vëren një mesazh në këto produksione veçanërisht për Lindjen. Ky imazh i Turqisë më së shumti pasqyron edhe fushatat e reklamave [të turizmit kombëtar]: imazh modern, tolerant dhe Perëndimor që prezanton tërësisht një pamje oksidentaliste për të kapur në karrem vizitorët e Lindjes së Mesme. 466 Një ndikim tjetër ka të bëjë me ekonominë. Gjithashtu serialet kanë ndikim edhe në zgjerimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë turke në këto vende. Serialet turke kanë hapur dyert për një prej sektorëve më të rëndësishëm të Turqisë, atë të tekstilit në Gjirin Persik. 467 Pra, ato kanë ndërtuar një imazh të ri, modern dhe të zhvilluar të Turqisë në këtë zonë. Çdo investitor do të pritej shumë më ndryshe sesa 20 vjet më parë në këtë zonë apo zona të tjera ku serialet kanë dhënë efektin e tyre. Jeshim Kaptan (Yeşim Kaptan) e lidh ngritjen e serialeve me ngritjen e Turqisë. Kështu, popullariteti i serialeve televizive turke në Lindjen e Mesme dhe Ballkan u rrit krahas nocionit të Turqisë si një lider rajonal. 468 Në një vëzhgim të kryer gjatë muajit korrik 2015 në Stamboll, një pjesë e madhe e markave kryesore turke përfaqësoheshin si imazh me një nga aktorët që luajnë në këto seriale. Madje, një aktor mund të shfaqet edhe në më shumë se një produkt, duke treguar kështu popullaritetin e tyre individual që buron nga popullariteti i serialeve në të cilët luajnë. Köksal dhe Gjana, evidentojnë ndikimin pozitiv që kanë serialet në përqasjen e qytetarëve në Shqipëri 465 Ateşoğlu, Irfan, dhe Ahmet Andaç «Yumuşak Güç Pazarlaması Kapsamında Türk TV Dizilerin Uluslararası Pazarlaması (Shitja e Serialeve Turke në kuadër të shitjes së fuqisë së butë).» 20. Ulusal Pazarlama Kongresi. Eskişehir: Anadolu Eskişehir Üniversitesi F Thomas, Clayton «Tourism as Politics: Destination, Branding, National Identity, and assessing Turkey's Supposed Reorientation.» Imes Capstone Paper Series, The Institute For Middle East Studies, The Elliott School Of International Affairs, The George Washington University, F Akkaya, Gülşah Neslihan Körfez İşbirliği Konseyi: Krallar Kulubü ve Değişen Bölgesel Düzen. Stamboll: SetaV. F Kaptan, Yesim «Proximity or Difference: The Representation of Turkish Melodramas in the Middle East and Balkans.» GMJ: Mediterranean Edition 8(2), _or_difference_pp_1-10.pdf. F.2 153

170 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI ndaj Turqisë dhe produkteve turke. Rreth 50.8 përqind e pjësëmarrësve [në sondazh] thonë se serialet televizive turke janë faktori kryesor që ata kanë vendosur të blejnë produkte turke. 469 Një ndër pikat që mund të shihet si problematike është marrja e një mesazhi dhe përmbajtjeje pa asnjë lidhje me zonën ku transmetohen. Nëse do të analizohen të gjitha serialet e transmetuara në katër vendet në fokus të këtij punimi, vihet re se një pjesë e tyre trajtojnë thellësisht çështje të brendshme të Turqisë. Për shembull, Lugina e Ujqve mund të cilësohet lehtësisht si një film propagandistik që ka të bëjë me çështjet politike në Turqi, luftën kundër organizatës PKK, e konsideruar terroriste nga Turqia. Po ashtu edhe seriale si Flaka e Maleve trajton pikërisht atë që shteti turk e quan terror në zonën juglindore të vendit. Njerëz të Veçantë trajton problemin e vajzave të mbuluara me shami gjatë kohës së shkollimit të tyre në universitetet turke në fund të viteve 1990 dhe fillimin e viteve Këto janë tema politike, etnike dhe sociale që kanë të bëjnë thelbësisht me shoqërinë turke dhe transmetimi i tyre në vende të tjerë duket si një propagandë nga ana e Turqisë. Këto seriale më së shumti janë prodhuar për tregun e brendshëm por janë blerë pa u filtruar nga kanalet në Ballkan. Një pikë tjetër ku synohet ndikim, është meremetimi i imazhit historik të Perandorisë Osmane. Sulejmani i Madhërishëm nuk duket thjesht si një serial historik, por edhe një meremetim i madhështisë së Perandorisë Osmane në kohën e Sulltan Sulejmanit që pikë së pari synon të kthejë në mendjen e publikut në Turqi madhështinë e asaj kohe. Nga ana tjetër, seriali duket se synon të ndikojë mbi kombet e tjerë kur transmetohet në kanalet e tyre, për të ndryshuar perceptimin mbi perandorinë, një të kaluar historike përgjithësisht të kritikuar nga këto kombe. Ky serial është veç një shembull mes dhjetra serialeve historikë që trajtojnë faza të ndryshme të historisë osmane. Seriale të tillë, që nuk kanë marrë asnjë kritikë nga zyrtarët shtetërorë si në rastin e Sulejmanit të Madhërishëm janë transmetuar edhe në rrjetin publik TRT. Një nga shembujt konkretë është seriali Njëherë e një kohë Ngritja Osmane (Bir Zamanlar Osmanlı Kıyam). 470 Pjesët e këtij seriali mund të gjenden në faqen e internetit të TRT-së. Një ndikim tjetër është edhe familjarizimi i gjuhës turke në vendet ku këto seriale transmetohen. Ndikimi në këtë drejtim në Lindjen e Mesme është thuajse zero sepse shtetet arabe i dublojnë madje edhe në disa dialekte të arabishtes sipas vendit të transmetimit. Por në Ballkan 469 Yüksel, Köksal, dhe Nihal İçöz Gjana «Soap Opera Effect on Product Preferences in Terms of Country Image: A Case of Turkish TV Serials in Albanian Market.» Journal of Economic and Social Studies, Volume 5, Number F TRT Bir Zamanlar Osmanlı Kıyam (Njëherë e një Kohë Ngritja Osmane). Qasja 1 Shtator c215ada1f&sg=85373fcb-3f70-42f2-90af-88367df54872&sm=ae228eae-6e3c-4551-a149- a9465c

171 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI kjo ndodh pjesërisht siç u tha më lart vetëm në Maqedoni. Televizionet e shteteve të vogla të Ballkanit e kanë të pamundur nga ana financiare të ngrenë stafe për dublimin në gjuhët shqipe, maqedone, malazeze dhe serbe. Në Tiranë, Qendra Kulturore Turke Yunus Emre ka marrë shumë kërkesa për mësimin e gjuhës turke. 471 [...] Siç e zbuloi një artikull investigues i agjencisë serbe te lajmeve Tanjug, interesi në mësimin e gjuhës turke është në rritje në vitet e fundit në shkollat e gjuhëve të huaja në Beograd, dhe janë shënuar edhe raste të fëmijëve që u janë dhënë emra të yjeve të serialeve (në popullsinë rome). 472 Në sajë të importimit të serialeve turke, në popujt e tjerë ka lindur një interes dhe identifikim me shoqërinë turke. 473 SONDAZHE LIDHUR ME SHIKUESHMËRINË E SERIALEVE TURKE NË BALLKAN Revista e përjavshme me karakter ekonomik që botohet në Tiranë, Monitor, bazuar në të dhënat e agjencisë së matjes së audiencave Telemetrix, ka botuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 çdo javë artikuj lidhur me shikueshmërinë e televizioneve kryesore sipas agjencisë. Këta televizione janë TV Top Channel, TV Klan dhe TV Vizion Plus. Siç mund të shihet edhe në figurën 26 që paraqet shikueshmërinë e datës 26 mars, 2015, [...] në fashën orare nga 20:00-22:00, më e ndjekura ka rezultuar telenovela Karadayı në Vizion Plus dhe Fiks Fare në Top Channel. 474 Pra siç mund të vihet re ka një konkurrencë jo vetëm mes produkisoneve të huaja të transmetuara në kanalet televizive të Shqipërisë, por edhe mes produksioneve të huaja siç janë në rastin konkret serialet turke me produksione shqiptare siç është emisioni Fiks Fare, një prodhim i TV Top Channel. 471 Dibra, Fatos, intervista nga Alban Tartari Mësimi i Gjuhës Turke në Qendrën Kulturore Yunus Emre (Maj). 472 Tomic, Djordje. a.d. «The 1001 episodes: A diplomatic perspective to turkish tv series in the western Balkans.» Cultural Diplomacy. Qasja 1 maj Episodes-A-Diplomatic-Perspective-to-Turkish-TV-Serie. F Ateşoğlu, Irfan, dhe Ahmet Andaç «Yumuşak Güç Pazarlaması Kapsamında Türk TV Dizilerin Uluslararası Pazarlaması (Shitja e Serialeve Turke në kuadër të shitjes së fuqisë së butë).» 20. Ulusal Pazarlama Kongresi. Eskişehir: Anadolu Eskişehir Üniversitesi F Monitor Ja fituesi i debatit të së enjtes mbrëma. 27 Mars. Qasja 10 Shtator

172 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Figura 26: Audienca e 3 TV, data 26 Mars 2015, orari: 20:00 23:59 Burimi: Revista Monitor Revista Monitor e bazuar në të dhënat e agjencisë Telemetrix, ofron edhe rezultatet e saj të monitorimit të shikueshmërisë për datën 28 mars Siç mund të shihet qartë në diagramën më poshtë, TV Klan (vija treguese me ngjyrë të kuqe) rezulton më i ndjekuri mes orës 20:15 deri në 21:00. Në këtë orar është transmetuar seriali turk Diamante dhe Dashuri. 475 Figura 27: Audienca e 4 TV, data 28 Mars 2015, orari: 20:00 23:59 Burimi: Revista Monitor 475 Monitor Audienca e fundjavës, mes Big Brother e Portokalli dhe telenovelave turke. 31 Mars. Qasja 10 Shtator

173 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Në të dhënat e datës 8 maj 2015 Monitor vlerëson se nga ora , gara ka qenë e fortë mes telenovelave turke në Klan e Vizion Plus dhe Fiks Fare në Top Channel. 476 Figura 28 Audienca e 3 TV, data 8 maj 2015, orari: 20:00 24:00 Burimi: Revista Monitor Një ditë më pas, në të dhënat e datës 9 maj 2015, [e]misionit i humorit, Al Pazar në Vizion Plus ka kryesuar deri në orën 21:20, më pas vëmendja ka qenë te Top Channel dhe te Klan, që transmeton telenovelën turke Diamante dhe Dashuri, kjo e fundit me një rating maksimal prej 17.3%. 477 Figura 29: Audienca e 3 TV, data 9 maj 2015, orari: 20:00 23:00 Burimi: Revista Monitor 476 Monitor Audienca e fundjavës: të shtunë të diel kryesoi Top Channel, të premten Tv Klan. 11 Maj. Qasja 10 Shtator Po aty. 157

174 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Një ditë më pas më 10 maj 2015 Monitor vlerëson se [n]ga ora 20:00-21:00 e mbrëmjes të së dielës, vëmendja e shikuesve ka qenë në telenovelën Diamante dhe Dashuri. 478 Konkurrenca e drejtpërdrejtë e këtij produksioni ka qenë me spektaklin e humorit të Tv Top Channel, Portokalli, një produksion televiziv vendas. Figura 30: Audienca e 3 TV, data 10 maj 2015, orari: 20:00 23:00 Burimi: Revista Monitor Në këtë mënyrë, siç vihet re qartë si gjatë mbrëmjeve të javës ashtu edhe ato të fundjavës, serialet turke konkurrojnë me produksionet shqiptare dhe ato të vendeve të huaja, në disa raste duke zënë vendin e parë në shikueshmëri dhe në disa raste duke qenë të dytat. 479 Figura 31: Audienca e 6 TV, data 13 maj Maj, orari: 19:00 01:00 Burimi: Revista Monitor 478 Po aty. 479 Për më gjerë të dhëna mund të gjenden në faqen 158

175 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Telenovela turke Karadayi, e transmetuar në Vizion Plus, rezulton më e ndjekura pas orës 21:00 të mbrëmjes, megjithëse me një rating me të ulët sesa konkurrentja Dashuri e Ndaluar. 480 Gjithashtu, serialet turke janë shfaqur si një konkurrent i fortë edhe për futbollin. Ndeshja finale e Europa League, mes Benfikës dhe Seviljes, ka marrë padyshim audiencën maksimale në orarin e gjatë që u transmetua, por sërish nuk ka arritur rating e Dashuri e Ndaluar, ndonëse të dy programet janë në orare të ndryshme. 481 Figura 32: Audienca e 6 TV, data maj 2015, orari: 19:00 01:00 Burimi: Revista Monitor Në ditën e enjte, revista Monitor vlerëson se seriali Karadayı në TV Vizion Plus ka konkurruar denjësisht emisionin Opinion në TV Klan. Figura 33 Audienca e 6 TV, data 15 maj 16 Maj 2015, orari: 19:00 01:00 Burimi: Revista Monitor 480 Monitor Audienca e mbrëmjes e hënë-e enjte: mes telenovelave turke, ndeshjes dhe avionit me drogë. 16 Maj. Qasja 10 Shtator Po aty. 159

176 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI SONDAZHE TË TELEVIZIONEVE ALSATM DHE SITEL TV NË MAQEDONI Dy kanalet të cilët shënojnë numrin më të lartë të serive turke në Maqedoni janë TV Sitel në gjuhën maqedonase dhe Alsat M në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Të dy kanalet pretendojnë të jenë më të mëdhenjtë për nga audienca respektivisht në dy etnitë, atë maqedonase dhe shqiptare në Maqedoni. Siç u shpjegua më herët nga Hamdi Rashiti, AlsatM, u jep një vend të konsiderueshëm serialeve turke. Siç mund të shihet edhe në figurën 34 seriali turk Më Fal, ka një shikueshmëri absolute, shumë afër edhe me edicionion qëndror të lajmeve në gjuhën shqipe të këtij kanali në orën 19:00. Gjithashtu vërehet një shikueshmëri e lartë edhe e serialeve të tjera turke si: Dila dhe Flaka e Maleve. Figura 34: Shikueshmëria e programeve në AlsatM në Maqedoni Burimi: Alsat M dhe AGB Nielsen Gjithashtu, AlsatM analizon edhe serialet mes tyre për nga koha e transmetimit dhe të ardhurat që ato sjellin përmes reklamës. Seriali Më Fal ka një shikueshmëri absolute thuajse 66 përqind. Interesant është fakti që ndiqet nga seriali indian Uteran dhe më pas 160

177 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI renditen seriale të tjera turke si: Dila, Një Tregim nga Stambolli apo Flaka e Maleve. Disa prej ketyre serialeve janë të dubluara në gjuhën shqipe dhe disa janë në origjinalin turqisht me titra në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë, AlsatM është televizioni i vetëm shqiptar që i dublon serialet turke në gjuhën shqipe. Figura 35: Shikueshmëria e Serialeve në TV AlsatM Burimi: Alsat M dhe AGB Nielsen TV Sitel, ka transmetuar thuajse të njëjtat seriale turke, por të dubluara në gjuhën maqedonase, apo të titruara në këtë gjuhë. Gjithësesi konkurrenca e këtij televizioni është me kanalet e tjerë maqedonas që po ashtu transmetojnë seriale turke. Televizioni ofron pasqyrat e shikueshmërisë të një muaji specifik, në rastin konkret shtatori dhe tetori pra nisja e sezonit të ri televiziv mes viteve Në këto sondazhe janë krahasuar 8 televizione të Maqedonisë. 161

178 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Figura 36: Shikueshmëria e Serialeve Turke, në televizionet e Maqedonisë Burimi: TV Sitel (dërguar përmes postës elektronike nga Risto Samardziev) Siç vihet re, seriali Dila është seriali më i ndjekur në Maqedoni. 482 Në thuajse të njëjtën kohë një vit më parë në krye të shikushmërisë ka qenë seriali Sila. Figura 37: Shikueshmëria e Serialeve Turke, në televizionet e Maqedonisë Burimi: TV Sitel (dërguar përmes postës elektronike nga Risto Samardziev) 482 Shënim: Pasqyrat për vitet e tjerë do të jepen në hapësirën e anekseve, në fund të këtij punimi. 162

179 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI SONDAZHI I KRYER LIDHUR ME SHIKUESHMËRINË E SERIALEVE TURKE Për të patur një këndvështrim më të qartë lidhur me serialet turke, në kuadër të këtij punimi u ndërmor një sondazh në katër vendet në fokus të studimit. Ky sondazh u zhvillua përmes internetit mes datave 20 shtator 14 tetor 2015 dhe në të u përfshinë 1058 individë nga të katër vendet. Një grup profesionistësh të komunikimit në këto vende dhanë kontributin e tyre konkret për të shtrirë përmes internetit këtë sondazh dhe për të mundësuar plotësimin e tij. 483 Tabela 13: Cila është gjinia juaj? Frekuenca Përqindja Përqindja e Përqindja Vlefshme Kumulative Femër Mashkull Total Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim nga doktoranti Tabela 14 Në cilin shtet jetoni? Frekuenca Përqindja Përqindja e Përqindja Vlefshme Kumulative Kosovë Mali i Zi Maqedoni Shqipëri Total Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim nga doktoranti Siç mund të vihet re nga të dhënat, shumica e të anketuarve janë femra. Ndërsa lidhur me ndarjen e të anketuarve në shtete, Shqipëria kryeson me diferencë përballë vendeve të tjerë. Përqindja e Malit të Zi mbetet shumë e ulët dhe nuk mund të pretendohet se është përgjithësuese për komunitetin shqiptar në këtë shtet. Të pyetur lidhur me shkollimin e tyre, shumica i përkasin kategorisë së shkollimit universitar (627 individë) dhe pasuniversitar (299 individë), një shkallë e pritshme kjo po të kihet parasysh fakti që sondazhi zhvillohet përmes internetit. Në sondazh kanë marrë pjesë edhe individë me shkollim 8/9 vjeçar dhe të mesëm. 483 Këta profesionistë të fushës së komunikimit janë: Ismet Kallaba në Malin e Zi, Mehdi Cibo dhe Mustafa Erdem në Kosovë, Fejzi Hajdari dhe Ömer Yürekten në Maqedoni, Ramadan Çipuri dhe Erlis Çela në Shqipëri. Gjithashtu një grup vullnetarësh mundësuan plotësimin e sondazhit në qytete të ndryshme të Shqipërisë si: Kseanela Sotirofski në Durrës, Briland dhe Ndriçim Ciroka në Shkodër, Gentian Çekrezi në Elbasan, Ines Stasa në Vlorë dhe Koçi Meço në Korçë. 163

180 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Figura 38: Cili është shkollimi juaj? 2.93% 59.26% 9.55% 28.26% 8/9vjeçar I mesëm Pasuniversitar Universitar Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim nga doktoranti Një ndër qëllimet e këtij punimi është edhe evidentimi i shikueshmërisë së produksioneve turke. Ndryshe nga mediat minoritare apo nga transmetimet informative të mediave publike turke në Ballkan që u flasin grupimeve të ndryshme, serialet kanë veçantinë se mund tu drejtohen të gjitha pjesëve të shoqërisë. Për këtë arsye, pyetja e radhës e ngritur në sondazh është se a i ndjekin shqiptarët këto seriale. Figura 39: A i ndiqni serialet/telefilmat/telenovelat nga Turqia? 68.15% 31.85% Jo Po Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim nga doktoranti Për arsye se produksionet turke kanë emërtesa të ndryshme në publikun e rajonit tonë, në pyetjen lidhur me shikueshmërinë janë përmendur serialet, telenovelat dhe telefilmat. Siç vihet re, serialet turke shihen nga pak më shumë se 68 përqind e të anketuarve (721 individë) kundrejt mëse 31 përqind të të anketuarve që janë përgjigjur negativisht, (327 individë). Kjo është një shifër e lartë po të kihet parasysh se 87 përqind e atyre që i ndjekin këto seriale janë mes moshës vjeç. Numri i personave më të moshuar, që supozohet se janë edhe ndjekësit më besnikë të këtyre serialeve është i ulët në këtë anketë. 164

181 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Figura 40: Nëse nuk i ndiqni serialet turke, çfarë serialesh televizive ndiqni? 3.28% 7.34% 15.06% 34.17% 40.15% Asnjë Serialet Amerikane Serialet Amerikano-Latine Serialet Evropiane Serialet indiane Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim nga doktoranti Individëve që nuk i ndjekin serialet turke u është parashtruar pyetja se serialet e cilit vend apo zonë të botës shikojnë. Shumica e tyre tyre pohon se nuk ndjekin seriale fare (40.15 për qind) ndërkohë që grupi ndjekës është ai i shikuesve të serialeve amerikane me (34.17 për qind). Të tretët në radhë janë serialet nga vendet evropiane, më pas ato amerikano-latine dhe indiane. Ndonëse ishte specikuar si kategori Serialet Indiane, disa të anketuar e kanë shkuar te opsioni të tjera emrin e seralit Bidai, një serial indian që transmetohet në TV Klan. Figura 41: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve Nëse po, cila është arsyeja që i ndiqni serialet turke dhe pyetjes Cila është gjinia juaj? Përshtatet orari Pa arsye Nuk ndjek Ngjashmëritë kulturore Mungojnë produksionet tjera për t'u ndjekur Më tërheq gjuha Më pëlqen Turqia/njoh gjuhën turke Më pëlqejnë aktorët Janë të arrira artistikisht % 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90%100% Femër Mashkull 165

182 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Duke e parë në këndvështrimin gjinor shikueshmërinë e serialeve turke, vihet re që edhe femrat edhe meshkujt i ndjekin ato për arsye të njëjta. Pra së shumti ata mendojnë se këto seriale janë të arrira nga ana artistike. Në të dy grupimet elementi i njohjes së Turqisë apo gjuhës turke është përcaktuar në ndjekjen e këtyre përmbajtjeve. Përveç disa pikave të anketuarve u është dhënë e drejta të shkruajnë edhe arsye të tjera. Ka patur të anketuar që nuk kanë dhënë asnjë arsye ose që kanë shtuar se thjesht orari i tyre i lirë përshtatet me serialet dhe për këtë arsye ata i ndjekin. Nëse bëjmë një ndarje të re krahasuese mes pyetjes lidhur me arsyen e shikueshmërisë dhe vendit të banimit vihen re ndryshimet mes vendeve. Siç mund të vërehet në figurën 42 në vijim, arsyeja kryesore se përse i ndjekin serialet të anketuarit në Shqipëri ndryshon nga ajo në vendet e tjerë. Të anketuarit në Shqipëri kanë si vlerë të parë opinionin që këto seriale janë të arrira artistikisht. Në fakt me një diferencë të vogël një opinion i tillë qëndron edhe për rastin e Malit të Zi. Interesant është fakti që në Kosovë dhe Maqedoni, vlera kryesore e dhënë për serialet ka të bëjë me opinionin që të anketuarit në këto vende i shohin serialet sepse pëlqejnë Turqinë, ose sepse njohin gjuhën turke. Këtu duket që ka të bëjë fakti i bashkëjetesës së këtyre komuniteteve shqiptare me pakicën turke, rrjedhimisht edhe më gjuhën dhe kulturën e këtij kombi. Në Shqipëri dhe në Kosovë evidentohet gjithashtu edhe fakti që mungojnë produksionet e tjera që mund të ndiqen nga teleshikuesit. Gjithsesi ky nuk është opinioni i parë në asnjë nga vendet në fokus të studimit. Në tre vendet e tjerë përveç Shqipërisë, shohim edhe opinione si ngjashmëria kulturore me Turqinë dhe tërhqja ndaj gjuhës turke. Figura 42: Ndërthurje e të dhënave mes pyeteve: Nëse po, cila është arsyeja që i ndiqni serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Janë të arrira artistikisht Më pëlqen Turqia/njoh gjuhën turke Mungojnë produksionet tjera për t'u ndjekur Nuk ndjek Përshtatet orari Më pëlqejnë aktorët Më tërheq gjuha Ngjashmëritë kulturore Pa arsye Kosovë Mali i Zi Maqedoni Shqipëri Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti 166

183 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Rëndësi mbart edhe fakti sesi dy gjinitë bëjnë përzgjedhjen brenda kategorisë së serialeve turke. Të pyetur lidhur me serialin e tyre të preferuar, ose që mund të ketë patur ndikimin, dy gjinitë japin përgjigje të ndryshme. Te femrat shohim të parën melodramën Dashuri e Ndaluar. Kjo temë e thjeshtë e një dashurie të ndaluar mes nipit të shtëpisë dhe bashkëshortes së xhaxhait ka tërhequr më shumë femrat. Ky serial ndiqet në pëlqyeshmëri nga seriali Ezel dhe Sulejmani i Madhërishëm. Ndërkohë që meshkujt më së shumti kanë ndjekur serialin Ezel, po ashtu një melodramë, por që në fokus është një mashkull i fortë që kthehet të marrë hak për padrejtësinë e bërë, ashtu si Konti i Monte Kristos. Interesant është fakti që te meshkujt seriai i dytë më i ndjekur është Lugina e Ujqve, serial i zhanrit aksion, i ndjekur nga Sulejmani i Madhërishëm. Figura 43: Ndërthurje e të dhënave mes pyeteve: Cili është seriali turk që ju ka ndikuar më shumë? dhe Cila është gjinia juaj? Asnjë Dashuri dhe diamante Dashuri e ndaluar Ezel Karadayi Lugina e Ujqërve Menekshe dhe Halil Shtëpiake të dëshpëruara Sujejmani i Madhërishëm Tjetër % 20% 40% 60% 80% 100% Femër Mashkull Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti Për të kuptuar më tej ndikimin e serialeve turke në rajon është ndërtuar pyetja A ka ndryshuar perceptimi juaj për Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke. E ndërthurur me vendin nga janë të anketuarit, vihet re se në Shqipëridhe në Maqedoni shumica e të anketuarve i janë përgjigjur pozitivisht kësaj pyetjeje. Pra, ata kanë ndryshuar perceptim për Turqinë. Nuk ndodh e njëjta gjë në Kosovë dhe në Malin e Zi, ku shumica përkatëse në këto vende thotë se nuk ka ndryshuar perceptim për Turqinë. Sidoqoftë, nëse do të shohim me kujdes edhe opinionin e tretë asnjëanës nuk e di, mund të thuhet se shumica e të anketuarve nuk kanë ndryshuar perceptim për Turqinë. 167

184 Numri Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Figura 44: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ka ndryshuar perceptimi juaj mbi Turqinë pasi i keni ndjekur serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Jo Nuk e di Po Kosovë Mali i Zi Maqedoni Shqipëri Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti Duke ndërthurur të dhënat lidhur me ndryshimet e perceptimit lidhur me Turqinë dhe gjinisë, vihet re se ka femrat janë më të ndikuarat. Vihet re edhe një konfuzion te të dyja gjinitë, duke zgjedhur opsionin nuk e di. Figura 45: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ka ndryshuar perceptimi juaj mbi Turqinë pasi i keni ndjekur serialet turke? dhe Cila është gjinia juaj? Jo Nuk e di Po Femër Mashkull Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti Një pyetje e ngritur është se sa kanë ndikuar këto seriale në rritjen e interesit për Turqinë te të anketuarit që i kanë ndjekur ato. Një shumicë thuajse absolute pranon se pasi kanë ndjekur serialet u është shtuar interesi për të vizituar Turqinë. Siç mund të shihet edhe në vijim në figurën 45, Shqipëria dhe Maqedonia janë të vendet ku qartësisht vihet re kjo tendencë. Në rastin e Kosovës dhe të Malit të Zi, ky interes shfaqet në një nivel më të ulët. 168

185 Numri Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI Figura 46: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A ju është rritur interesi për të vizituar Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke? dhe Në cilin shtet jetoni? Jo Nuk e di Po Kosovë Mali i Zi Maqedoni Shqipëri Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti Duke e parë këtë pyetje në këndvështrimin gjinor, vihet re se femrat në shumicë janë shprehur se kanë një rritje interesi për të vizituar Turqinë pasi kanë parë serialet turke. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt, ndonëse qëndrimi i tyre është më i moderuar. Një pyetje për të matur ndikimin e serialeve është edhe ajo nëse të anketuarit e kanë vizituar ose jo Turqinë, pasi i kanë ndjekur ato. Shumica dërrmuese shprehet që jo; pra serialet nuk kanë qenë një shtysë direkte për të udhëtuar drejt Turqisë. Vetëm në rastin e Maqedonisë kemi një shumicë të atyre të cilët e kanë vizituar Turqinë pasi kanë ndjekur serialet turke. Këtu duhet theksuar edhe njëherë fakti që Maqedonia është nga vendet e para në rajon që ka nisur transmetimet e serialeve. Figura 47: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A e keni vizituar Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Jo Po Kosovë Mali i Zi Maqedoni Shqipëri Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti Të pyetur nëse serialet u kanë mundësuar të mësojnë më shumë rreth gjuhës dhe 169

186 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI kulturës turke, shumica e të anketuarve është përgjigjur pozitivisht. Kjo vlen për të dyja gjinitë, por duke qenë së shikueset femra janë në numër më të lartë, rrjedhimisht ato përbëjnë shumicën e atyre që thonë se kanë mësuar. Përmes kësaj pyetjeje, mund të kuptohet qartë se ekspozimi më i gjatë i femrave përballë këtyre serialeve, rrjedhimisht sjell në ndikim më të madh mbi to. Figura 48: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A mendoni se keni mësuar më shumë mbi gjuhën dhe kulturën turke duke ndjekur serialet turke dhe Cila është gjinia juaj Jo Nuk e di Po Femër Mashkull Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti Kur këtë pyetje e vendosim në lidhje me shtetin që i përkasin të anketuarit, në të katërta vendet përgjigja është pozitive. Pra, shumica dërrmuese e të pyeturve në këto vende thotë se ka mësuar më shumë për kulturën dhe gjuhën turke. Në rast se do të bëhet një krahasim mes shteteve (proporcionalisht) vihet re se ndikimi më i madh i serialeve është në Shqipëri. Duket se Kosova dhe Maqedonia nuk kanë mësuar shumë ose tashmë e kanë ditur atë që ofrohet përmes telenovelave për shkak të bashkëjetesës së tyre me komunitetet turke, por edhe sepse shumë prej tyre kanë të afërm të emigruar për vitesh në Turqi. Një realitet i tillë nuk ekziston për Shqipërinë, që do të thotë se serialet kanë shërbyer si një informator lidhur me kulturën, gjuhën, zakonet e traditat e Turqisë. Figura 49: Ndërthurje e të dhënave mes pyetjeve: A mendoni se keni mësuar më shumë mbi gjuhën dhe kulturën turke duke ndjekur serialet turke dhe Në cilin shtet jetoni Jo Nuk e di Po Kosovë Mali i Zi Maqedoni Shqipëri Burimi: nga përpunimi i anketës së realizuar për këtë punim, nga doktoranti 170

187 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI PËRSE KANË SHIKUESHMËRI TË LARTË? Një ndër debatet që bëhet sot në Ballkan lidhur me këto produksione televizive është se përse ato kanë arritur të kenë shikueshmëri kaq të lartë? Regjisori shqiptar Ylli Pepo vlerëson se [ ] kineastët turq kanë gjetur ndërthurjen e duhur, pra harmoni të plotë mes mjeteve shprehës artistikë që filmi i ka me shumë bollëk. 484 Pra, sipas tij të gjithë elementët përbërës të filmit duhet të shihen në tërësi. Pepo i sheh serialet turke si produksione origjinale të llojit të tyre. Turqit nuk duan të kopjojnë dhe kjo i ka shpëtuar ata nga rutina dhe globalizmi, ju ka hapur tregun. 485 Regjisori Pepo, duke bërë një krahasim me produkisonet perëndimore nxjerr në pah edhe ndryshimet. Produksioni perëndimor, prej vitesh, për fat të keq, ka hyrë në rrugë "industriale", jo vetëm në realizim (gjë që është normale, e vlefshme dhe ekonomike), por edhe në ide, skenar, zhvillim e kreativitet artistik, me pak fjalë në shabllone mendore e krijuese që janë kanceri vdekjeprurës i këtij zhanri. 486 Pepo i sheh serialet turke jashtë këtij sistemi, ndërsa shton edhe një risi tjetër, faktin që ato futën temat historike në rajonin tonë. Kjo ndikoi edhe në popullarizimin e tyre në rajon. Tej anës artistike në serialeve turke, duket se ekzistojnë një sërë arsyesh te tjera të popullaritetit të tyre. Pas një studimi të detajuar mëse tre vjeçar në këto vende mund të arrihet në këto përfundime: E para, vendet e Ballkanit sot nuk zotërojnë një industri të konsoliduar kinematografike e televizive. Nisur edhe nga tregjet e vogla dhe numri i ulët i popullsisë, produksionet televizive në këto vende janë të pakta, të dobëta dhe të fragmentuara. Numri i lartë i kanaleve televizive në treg si dhe konkurrenca mes tyre për audiencë, bën që këto kanale t u drejtohen pa hezituar serialeve televizive turke. E dyta, siç e thotë edhe Shenaj Filiztekin (Şenay Filiztekin): Cilësia e produksionit, është shumë më e mirë se e vendeve të tjera që i blejnë. Krahas kësaj edhe skenarët janë të veçantë, tërheqës së bashku me aktorët. 487 Pra, kineastët turq e kanë kuptuar se nuk mund të ketë sukses një produksion mbi të cilin nuk është punuar mirë, nuk është përdorur teknologjia, muzika, aktorët më të mirë, por edhe aktualiteti politik, social dhe ekonomik. Pra, kanë një skenar të mirë, kanë xhirime profesionale, kanë një vijë logjike të ngjarjes. Në këtë pikë ato ndryshojnë nga situatat artificiale të telenovelave latine. Madje kanë më tepër konture 484 Pepo, Ylli, intervista nga Alban Tartari Serialet turke në Shqipëri dhe rajon. Ana artistike dhe kreative. (14 Shtator). 485 Po aty. 486 Po aty. 487 Filiztekin, Şenay, intervista nga Alban Tartari Shitja e produksioneve turke nga The Global Agency (2 Mars). 171

188 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 6 Produksionet televizive turke në Ballkan Alban TARTARI dramaticiteti, sepse në shumë prej serialeve nuk ka patur fund të lumtur, por mbyllja është bërë me ndarje, vdekje apo vrasje. E treta është afërsia e kulturës turke me gjeografinë që e rrethon, për shkak të sundimit shumë të gjatë mëse 500-vjeçar të Perandorisë Osmane në këto hapësira. Një produksion turk, sado i veçantë dhe bazuar specifikisht të kultura turke të jetë, është i mbushur me simbole kulturore, të cilat janë të njohura për popujt në Ballkan. E katërta është përzgjedhja. Çdo vit në Turqi prodhohen nga 60 deri në 100 seriale të rinj. Por vetëm pak prej tyre dalin jashtë kufijve të Turqisë dhe edhe më të paktë janë ata seriale që shkojnë në vende specifike. Pasi zgjidhen tema që mund të pranohen nga shoqëria e atij vendi. Në fund të këtij studimi vihet re se ka ndryshime të mëdha edhe në titujt e transmetuar në Maqedoni me ata të transmetuar në Shqipëri, ndonëse këta vende janë shumë pranë njëri tjetrit gjeografikisht dhe kulturalisht. E pesta ka të bëjë me modën e kohës që jetojmë. Mund të thuhet se serialet turke janë "moda e momentit". Ashtu siç për vite me radhë telenovelat latino-amerikane ishin më të ndjekurat, tashmë vendin e tyre e kanë zënë telenovelat turke. E gjashta ka të bëjë me shoqëritë ku ato shfaqen. Shpesh të ngopur me produksionet hollivudiane, të gjithë duket se kërkojnë diçka ekzotike dhe këto seriale përpiqen të jenë të tilla. Kjo është edhe një nga arsyet pse ndiqen edhe serialet indiane pa asnjë lidhje kulturore me zonën tonë, sepse ato janë të veçanta dhe ekzotike. 172

189 Kapitulli 7 DIPLOMACIA PUBLIKE E TURQISË LINDJA E NJË DIPLOMACIE TE RE PUBLIKE Për të patur një ide më të qartë lidhur me diplomacinë publike të Turqisë, nevojitej kryerja e një analize e një sërë institucionesh publike dhe jo publike të këtij vendi. Funksionet e këtye institucioneve, hapësira e tyre e veprimit, e detyrave konkrete në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, ndër-aktiviteti me institucione të tjerë dhe prania e tyre mediatike kanë qenë disa nga indikatorët që kanë përcaktuar se cilët janë këto institucione. Pas një studimi rreth 3- vjeçar, vihet re se shteti turk bazohet në disa institucione publike, të cilat përdoren si instrumenta të diplomacisë publike. Gjatë kësaj kohe është vënë re edhe një mbipërcaktim funksionesh, pra nuk ekzistonte një vijë e qartë e ndarë mes funksioneve të një institucioni dhe të një tjetri për çështje që kishin të bënin me aktivitetet në arenën ndërkombëtare. Vështirësi paraqet fakti se këto institucione publike të Turqisë, kanë ndërtuar politika të ndryshme për shtete të ndryshëm, që e komplikon edhe më tej studimin në detaje. Pra, është tjetër përqasja e një agjencie ndihmash ekonomike në Turkmenistan dhe tjetër në Maqedoni. Madje, interesant është fakti që kjo politikë, siç do shihet edhe me shembuj konkretë në vijim të këtij kapitulli, është ndryshe në Maqedoni dhe ndryshe në Shqipëri. Një tjetër element që e vështirëson studimin e tyre është fakti që këto agjenci janë edhe aktorë ekonomikë. Pra, ato funksionojnë si biznese të mirëfillta, dhe rrjedhimisht u nënshtrohen ligjeve të tregut të lirë ekonomik ndërkombëtar, ndërkohë që në punën e tyre gjejmë edhe diplomacinë, komunikimin mediatik, dhe studimet sociologjike lidhur me shoqëritë në të cilat operojnë. Nganjëherë nuk përputhet logjika ekonomike me prezencën e kompanive fitimpruresë në këto vende, siç është rasti i Turkish Airlines që i mbulon këto vende më disa fluturime në ditë, ndonëse kjo nuk është përfituese nga ana ekonomike. Ajo që vihet re është se Turqia ka një diplomaci të re publike ndërkombëtare. Kjo vështirëson edhe më tej studimin e instrumentave të diplomacisë publike, sepse vihet re një jomaturim i punës së tyre. Në botimet e shtypura, lajmet në televizione, gazeta apo botimet në internet, vihet re një trajtim thuajse shpirtëror i marrëdhënies së Turqisë me ish- hapësirat osmane, veçanërisht me Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Vihet re një lloj populizmi, dhe bashkëngjitje e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare, me tema si: feja, gjuha,

190 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI kultura etj. Fjala vëllazërore përdoret në shumë aspekte dhe merr disa kuptime, duke komplikuar analizën lidhur me atë që quhet real politic, pra me politikën reale që ndjek një shtet në një hapësirë të caktuar dhe me qëllim të përcaktuar qartë. Gjithsesi, diplomacia publike turke, duket se ka disa avantazhe. Avantazhi i parë është fuqia ekonomike e një vendi të madh si Turqia. Kjo fuqi ekonomike është fuqi edhe e instrumentave që operojnë në rajon. Avantazhi i dytë është fakti i të qenurit një shtet i madh për nga popullsia. Kjo duket se i jep një epërsi Turqisë përballë të gjithë fqinjëve, veçanërisht atyre në Ballkani, të cilët janë disa herë më të vegjël. Dhe avantazhi tretë i vërejtur është përdorimi i këtij spiritualiteti nga Turqia mbi shoqëri, të cilat nuk janë të huaja ndaj disa normave, traditave, zakoneve të përditshme, elementëve fetarë, strukturave familjare të Turqisë. Avantazhi i katërt është se Turqia duket se insiston ta ndërtojë diplomacinë publike përmes institucioneve-aktorë publikë, pra jo përmes atyre privatë. Në këtë pikë përjashtohen agjencitë filmike që prodhojnë dhe shpërndajnë serialet turke. Më së shumti kemi të bëjmë më institucione/kompani/fondacione aksionet e të cilave janë tërësisht në duart e shtetit. Ndoshta në këtë mënyrë, edhe kontrolli i mesazhit dhe i ndërlidhjes me vendet përkatëse është më i thjeshtë për shtetin turk. Duke patur parasysh të gjithë këtë tablo, janë përzgjedhur vetëm katër institucione publike dhe është analizuar roli i tyre në të paktën 8 vitet e fundit. Sigurisht është evidentuar se si rrodhi e gjithë politika e Turqisë në ndërtimin e një komunikimi ndërkombëtar të butë, të pranueshëm, dhe që mbi të gjitha duket se përpiqet të ndryshojë atë perceptim të vjetër të Turqisë si një fuqi perandorake pushtuese. Ndërthurja e një sërë planesh, atij diplomatik, ekonomik, social dhe kulturor e ka bërë edhe më të vështirë trajtimin në detaje të kësaj teme, e cila nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me komunikimin si proces. Thellime të mëvonshme do të ishin të nevojshme për të kuptuar ndikimin e vërtetë të këtyre institucioneve. MEKANIZMI ZYRTAR Që të mund të flitet për diplomaci publike, duhet që më parë të ekzistojnë disa instrumente konkretë dhe të mirëstrukturuar në mënyrë që t i mbijetojnë shfaqjes në arenën ndërkombëtare. Turqia ngriti më 30 Janar 2010 Zyrën e Diplomacisë Publike, një zyrë koordinative në vartësi të kryeministrit të vendit. Në dekretin e botuar në Gazetën Zyrtare turke lidhur me këtë institucion shpjegohet nevoja e koordinimit të diplomacisë publike turke. Siç thuhet në këtë dekret, institucionet publike të caktuara dhe fondacionet u janë ngarkuar detyra për të dhënë informacion lidhur me Turqinë jashtë vendit, në mënyrë që të rritet respektimi i 174

191 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Turqisë në komunitetin ndërkombëtar 488. Diplomati dhe politikani turk, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) 489 e shpjegon këtë hap të Turqisë me termin soft power fuqi e butë bazuar në konceptin e studiuesit amerikan Xhosef Naje (Joseph Nye). [Fuqia e butë] është aftësia për të marrë atë që dëshiron përmes tërheqjes dhe jo përmes shtrëngimit, apo pagesës. Ajo lind nga atraktiviteti i kulturës së një vendi, ideve politike, dhe masave. 490 Kjo fuqi e butë nuk mund të jetë thjesht pjesë e organeve të diplomacisë, por më së shumti e institucioneve të tjera të lidhura me shtetin, por që operojnë ndërkombëtarisht me mbështetjen e shtetit. Nye, e vlerëson veçanërisht median si një fuqi e butë. Kur qeveria e Talebanëve ra në Afganistan në vitin 2001, ministri i jashtëm indian fluturoi në Kabul jo duke çuar armë apo ushqim, por duke çuar video-kaseta me filma dhe muzikë të Bollivudit që u shpërndanë me shpejtësi nëpër qytet. 491 Turqia, ka legjitimuar në këtë mënyrë një strategji gjeopolitike për t u folur jo vetëm zyrtarëve shtetërorë të vendeve fqinje e më gjerë, por edhe shoqërive të këtyre vendeve. Siç e thotë edhe Nye [t]ë fitosh zemrat dhe mendjet ka qenë përherë e rëndësishme, por është edhe më e rëndësishme në epokën e informimit global. Informacioni është fuqi, dhe teknologjia moderne e informimit po e shpërndan këtë informacionin më gjerësisht se kurrë më parë në histori. 492 Pas vitit 2010, institucioni i Koordinatorit të Diplomacisë Publike të Turqisë, është shfaqur në mënyrë konstante si një aktor aktiv në formësimin e një imazhi të Turqisë në kombet e tjerë. Ky institucion nuk punon drejtpërsëdrejti me median, por ndërton një kornizë veprimi dhe komunikimi të një sërë institucionesh të Turqisë, të cilat shtrijnë aktivitet e tyre në botë. Kjo kornizë veprimi dhe komunikimi, më pas promovohet në rrjetin mediatik të ndërtuar nga Turqia në arenën ndërkombëtare. Siç vijon më tej Kallën, [d]isa faktorë e ushqejnë fuqinë e butë: kultura, shkollimi, artet, media e shtypur dhe vizive, filmi, poezia, letërsia, arkitektura, shkollimi i lartë (universitetet, qendrat kërkimore, etj.), organizatat jo-qeveritare, shkenca dhe teknologjia, kapaciteti për inovacion, turizmi, platformat për bashkëpunim ekonomik dhe diplomacia. Fuqia e butë lind si një kombinim i këtyre elementëve dhe na jep neve idenë rreth pasurisë sociale dhe kulturore të vendit 493. Nisur nga Ballkani në Kaukaz dhe më tej në Lindjen e Mesme, Turqia shfaqet e vendosur për një politikë shumë aktive të fuqisë së butë, e cila vjen përmes institucioneve të diplomacisë publike. 488 Kalın, Ibrahim "Soft Power and Public Diplomacy in Turkey." Perceptions F Ibrahim Kalın, Prof.Dr., ish këshillëtar i Kryeministrit, Këshilltar i Presidentit të Turqisë (Shtator 2015) 490 Nye, Joseph S. Jr Soft Power, The Means to Success in the Ëorld Politics. Neë York: Public Affairs.F.x 491 Po aty. F Po aty. F Kalın, Ibrahim "Soft Power and Public Diplomacy in Turkey." Perceptions F

192 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI STRATEGJIA TURKE E NDIKIMIT NË BALLKAN Turqia, një vend me më shumë se 74 milionë banorë, 494 është pasardhësja e Perandorisë Osmane. E themeluar si republikë parlamentare në vitin 1923 nën udhëheqjen e Mustafa Qemalit (Ataturku), ky vend ka patur si devizë kryesore në arenën ndërkombëtare thënien e Ataturkut paqe në vend, paqe në botë. 495 Ende edhe sot, kjo shprehje qëndron e gdhendur në një nga ndërtesat në qendër të kryeqytetit Ankara. Me mbartjen e kryeqytetit nga Stambolli osman në Ankaranë republikane, Turqia edhe me anë të devizës së mësipërme qartësoi faktin se nuk synonte më shtrirjen ushtarake dhe politike drejt gjeografive të tjera, por promovonte paqen në vend dhe në botë, bazuar në kufijtë e njohur në Marrëveshjen e Lozanës. Për këtë arsye, Turqia nuk u rreshtua me asnjë nga palët luftuese në Luftën e Dytë Botërore. Turqia, me qeverisjen e Ataturkut, u shfaq dhe u shpall si një shtet evropian, që vepronte në harmoni me fuqitë e mëdha të asaj kohe e në vijim. Kjo është parë edhe si një mbyllje në vetvete e Turqisë. Kjo shprehje thelbësisht bëri të qartë nisjen e epokës së izolimit në politikën e jashtme dhe kundërshtimin ndaj pretendimeve të lëvizjes pan-turkiste për më shumë lidhje me turqit jashtë (turqisht-folësit në Kaukaz dhe Azinë Qendrore). 496 Studiuesi Alexander Murinson, thekson se kjo periudhë zgjati deri në fillim të viteve 1990, kur në krye të Turqisë ishte Turgut Ozali, i cili nisi një politikë të re të jashtme të quajtur neo-otomanizëm. 497 Sipas Murison, ky term u prezantua nga analisti dhe gazetari turk Xhengiz Çandar (Cegiz Çandar). 498 Turqia, fillimisht anëtare e Kombeve të Bashkuara, më pas e NATO-s (në vitin 1952), Këshillit të Evropës dhe po ashtu edhe e Organizatës së Konferencës Islamike, tashmë renditet mes 20 ekonomive më të zhvilluara të botës. 499 Duke nisur nga vitet 1990 e në vijim Turqia u shfaq sërish si një aktor fillimisht rajonal e më pas kontinental. Në më se 25 vjet, Turqia ka ecur drejt asaj që ky shtet sot e shpreh përmes pranisë së saj në tre rajonet kryesore, Ballkan, Kaukaz (Azi Qendrore) dhe Lindje e Mesme. Ideologu i kësaj pozite të Turqisë është profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) 500. Në librin e tij Thellësia Strategjike, Pozita Ndërkombëtare e 494 TUIK Population And Housing Census, janar. Qasja 2 Shtator ATAM ATAM Yurtta Sulh, Cihanda Sulh (Qendra Zyrtare për Kërkime mbi Ataturkun). Qasja 1 Shtator Murinson, Alexander. November «The Strategic Depth Doctrine of Turkish Foreign Policy.» Middle Eastern Studies Vol. 42, No. 6, Rountledge F Po aty. 498 Po aty. 499 G G20. Accessed March 1, Ahmet Davutoğlu, prof.dr. Këshillëtar i Kryeministrit për çështjet ndërkombëtare ( ), Ministër i Punëve të Jashtme ( ) dhe Kryeministër i Turqisë (2014-në vijim). 176

193 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Turqisë botuar në vitin 2001, Davutollu ka përcaktuar një rrugë të qartë sipas tij të rritjes së rëndësisë dhe pranisë së Turqisë, veçanërisht në zonat ku ka sunduar Perandoria Osmane. Republika turke e dalë në krye të shekullit nga trashëgimi historik osman si një shtet kombëtar mbështetur në përkufizime të reja, në fund të shekullit mbeti e detyruar të ballafaqohet sërish me përgjegjësitë gjeokulturore dhe gjeopolitike të këtij trashëgimi. Këto përgjegjësi të cilat, bashkë me ngarkesat, i kanë përftuar edhe horizonte dhe mundësi të reja politikës së jashtme turke, në periudhën e ardhshme do të hyjnë në veprim si elementët më përcaktues në formësimin pikë së pari të mendësisë dhe identitetit strategjik turk. 501 Pra, Davutollu e sheh këtë hapje të Turqisë si një përgjegjësi, duke e justifikuar me krizat rajonale siç ishin luftërat në Bosnje dhe Kosovë në vitet Davutollu i drejtohet pikë së pari vetë shoqërisë turke dhe veçanërisht elitës së vendit, katedrave universitare, medias dhe organizatave jo qeveritare duke tërhequr vëmendjen se sipas tij nevojitet një mendësi për ta kthyer Turqinë në pozita ndërkombëtare. Mendësia strategjike e një populli është produkt i një vetëdijeje-produkt i përbashkët i përvojës historike që përbën në vetvete edhe botën e vlerave kulturore, psikologjike, fetare dhe shoqërore, dhe i fushës jetësore gjeografike ku formohet dhe reflektohet kjo përvojë, është produkt i përcaktimit të mënyrës së vështrimit të atij populli mbi vendin e vet në botë. 502 E thënë në këtë mënyrë, Davutollu kërkon që turqit ta shohin veten në këtë këndvështrim dhe perspektivë. Koncepti i popujve mbi hapësirën, i cili ka për bosht pozitën e tyre gjeografike dhe konceptualiteti i tyre mbi kohën, i cili ka për bosht përvojën e tyre historike, përbëjnë nënstrukturën mentale, e cila ndikon në orientimin dhe strukturën e politikës së jashtme të tyre. 503 Pra, ai evidenton faktin e një hapësire gjeografike rreth Turqisë, në të cilën ky vend mund të synojë ndikimin e vet nisur mbi përvojën historike, faktin që këto hapësira kanë qenë dikur pjesë e Perandorisë Osmane. Në librin e Davutollu nuk mungojnë edhe paralelizmat me Commonwealth-in britanik, apo me zonat e influencës së Rusisë dhe Japonisë, duke treguar se ish perandoritë, vijojnë të jenë aktive dhe prezente në hapësirat që qeverisnin dikur. Në fillim të shekullit të 21-të, Davutollu do të piketonte dy kombet më të rëndësishme për Turqinë në lindje dhe perëndim të këtij vendi. Në politikën turke të Mesdheut Lindor dhe Adriatikut, ka peshë specifike Shqipëria, kurse në politikën e Kaspikut, ka peshë përcaktuese Azerbajxhani. 504 Në një lexim të imtësishëm të librit Thellësia Strategjike, Pozita e Ndërkombëtare e Turqisë, vihet re se me termin Shqipëri nuk nënkuptohet vetëm Republika 501 Davutoğlu, Ahmet Thellësia Strategjike, Pozita Ndërkombëtare e Turqisë. Shkup: Logos-A. F Po aty. F Po aty. F Po aty. F

194 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI e Shqipërisë. Davutollu e thekson praninë e dendur të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Pra, ai flet për një rol të veçantë të shqiptarëve në rajon, ndërsa nuk neglizhon edhe një shtet tjetër të rëndësishëm për Turqinë në Ballkan, Bosnjën. Gjithsesi, ai sërish qëndron brenda kontureve të mirëpërcaktuara ndërkombëtare që nga koha e Ataturkut kur thotë se në rajonin e Ballkanit [...] Turqia duhet të përpiqet për t i realizuar llogaritë e veta zonale që kryqëzohen me ato të SHBA, pa u kundërvënë me Gjermaninë dhe Rusinë dhe pa i ndërprerë kontaktet me këto vende. 505 Pra, nuk bëhet fjalë për dalje nga grupi i vendeve perëndimore, por për një politikë të butë, që do të bënte evidente prezencën e Turqisë, pa u përplasur/konfliktuar diplomatikisht me vendet tashmë me peshë në rajonin e Ballkanit. Davutollu, parë nga këndvështrimi i vitit 2001 i sheh të pamjaftueshme mjetet e Turqisë për një prezencë të tillë rajonale. Duhen formësuar mjete reale diplomatike që të sigurojnë pjesëmarrjen e Turqisë në zonë. 506 Ai e vlerëson Ballkanin si hapësirën më të rëndësishme të hapësirës ish-osmane dhe e sheh atë si derë drejt ndikimit ndërkombëtar të Turqisë. Nuk duhet harruar se fati i Shtetit Osman u përvijua në Ballkan. Është e pamundur që një Turqi, e cila nuk ngre dot fusha ndikimi tejkufitare në Ballkan, të bëhet aktive as në marrëdhëniet e përgjithshme ndërkombëtare, as në ekuilibrat zonale. 507 Për shkak të këtyre qëndrimeve, por edhe për shkak të deklaratave të mëvonshme si ministër i jashtëm i Turqisë, Davutollu është kritikuar nga pjesëtarë të elitës në vendet e Ballkanit për idetë neo-osmaniste, një periudhë që këto shtete e shohin si një kohë pushtimi. 508 Në dekadën pas këtyre tezave të Davutollu të thellësisë strategjike të Turqisë, studiues të tjerë turq si: Ibrahim Kallën, Muharrem Ekshi (Muharrem Ekşi), Bylent Aras (Bülent Aras) etj. i elaboruan këto teza, duke i ndarë edhe sipas fushave dhe duke përcaktuar prioritete konkrete. Në këta vite është vënë re një politikë e jashtme më aktive dhe më e përfshirë me të gjitha problemet gjeopolitike në këtë hapësirë. Turqia ka qenë e përfshirë në çështjen palestineze, në një paqe të vështirë me armenët dhe në ndërmjetësimin mes boshnjakëve dhe serbëve. E përfshirë përmes fuqisë së fortë, pra forcave ushtarake në misione paqeruajtëse në Bosnjë, Kosovë, Afganistan dhe Irak, Turqia zhvilloi edhe institucionet e fuqisë së butë, pra ato të diplomacisë publike. Kujdes i veçantë në Ballkan është bërë për të ndërtuar një marrëdhënie me shqiptarët dhe boshnjakët. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Turqisë, 505 Po aty. F Po aty. F Po aty. F Xhaferi, Arbën «Sfida Osmane.» Shekulli, 31 Tetor; Misha, Pirro «Neo-otomanizmi dhe Shqipëria.» Shekulli, 22 Shkurt. 178

195 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI ishte një zhvillim pozitiv për marrëdhëniet mes vendeve dhe pati një ndikim edhe më të madh në mënyrën sesi shqiptarët e perceptojnë Turqinë. 509 Kallën, duke e kategorizuar diplomacinë publike si nga shteti të publiku dhe nga publiku te publiku thekson: Aktivitetet nga shteti të publiku synojnë të shpjegojnë politikat shtetërore dhe aktivitetet përmes përdorimit të mjeteve zyrtare dhe kanaleve drejt atij publiku. Kurse në aktivitete nga publiku te publiku janë të përfshira elementë civilë siç janë OJQ-të, qendrat kërkimore, studimet e opinionit publik, media, liderët e opinionit, universitetet, programet e shkëmbimit, shoqatat dhe fondacionet. 510 Kallën flet për ndryshimin e perceptimeve negative të Turqisë në botë që sipas tij kanë ardhur si rezultat i aktivitete propagandistike kundër Turqisë, por edhe nga politikat e pakujdesshme që qeveritë turke kanë ndjekur në të kaluarën. 511 Turqia, nisi të prodhojë mjetet që do të shfaqeshin aktive veçanërisht pas vitit U krijuan organe të reja shtetërore, apo u ri-përkufizuan funksionet e institucioneve të vjetra, ndërsa disa të tjera u zgjeruan apo u riformuluan. Në këtë pikë duket se u mor parasysh edhe fakti i një popullsie të madhe në Turqi, që në terma ekonomikë përkthehet si një treg i madh. Davutollu shkruan se [...] elementi njeri është forca strategjike më themelore e një vendi. 512 Siç është folur edhe në kapitujt pararendës, lidhja e Turqisë me pakicat e saj në Ballkan, marrëdhënia me mediat e tyre atje, shtrirja e aktiviteteve dhe zonës së mbulimit të mediave publike, por edhe serialet televizive janë produkt i kësaj strategjie të Turqisë. Por, këta elementë të fuqisë së butë, do ta kishin të pamundur punën dhe prezencën nëse nuk do të mbështeteshin nga institucione të tjerë me impakt ekonomik, humanitar, social dhe kulturor që do të trajtohen në vijim. INSTITUCIONET E DIPLOMACISË PUBLIKE TURKE NË ARENËN NDËRKOMBËTARE Turqia zotëron disa institucione që sot operojnë ndërkombëtarisht që e lidhin me zona të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Këto institucione janë linja ajrore publike turke Turkish Airlines (THY), agjencia e ndihmave TIKA, Instituti Kulturor Yunus Emre, organizata humanitare Gjysmëhëna e kuqe. Gazetari Gyrkan Zengin (Gürkan Zengin) flet për tre aktorë të rëndësishëm elementë që mbështesin politikën e jashtme turke. Këta elementë 509 Üzgel, İlhan «Balkanlarla İlişkiler (Lidhjet me Ballkanin).» Në Türk Dış Politikası, Vol 3, , (Politika e Jashtme Turke, Vol 3, ), nga Baskın Oran, Stamboll: İletişim. F Kalın, Ibrahim "Soft Power and Public Diplomacy in Turkey." Perceptions F Kallën i rreshton kështu: Vrasje jashtë gjyqësore, tortura në burgje, ndjekja e këshillave të dëmshme për çështjen kurde, abuzime me të drejtat e njeriut, minoritetet fetare, liria e mendimit dhe besimit dhe problem të tjera të ngjashme kanë përforcuar shumë një imazh negativ për Turqinë brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare. Në disa qarqe jashtë, Turqia prezantohet si një vend që pushtoi Qipron, që vret armenët, dhe ekzekuton operacione ushtarake në territoret e vendeve fqinjë në emër të luftës kundër PKK-së. F Davutoğlu, Ahmet Thellësia Strategjike, Pozita Ndërkombëtare e Turqisë. Shkup: Logos-A. F

196 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI sipas tij janë: TİKA, THY dhe TRT. 513 Që nga fillimi i viteve 1990 krijimi i një institucioni të ri si Drejtoria e Turke e Bashkëpunimit dhe Rimëkëmbjes (TİKA), apo edhe ripozicionimi i institucioneve aktuale si TRT u bë një përpjekje që këto institucione t i jepnin mbështetje përpjekjeve diplomatike. Me perceptimin e rolit që mund të luante në këtë fushë edhe drejtuesit e Turkish Airlines nisën të punojnë për caktimin e destinacioneve të reja të fluturimit Kompania e fluturimeve Turkish Airlines (THY) Turkish Airlines është një kompani publike e Turqisë, e themeluar në vitin Ashtu si kompanitë e tjera shtetërore të fluturimeve, THY 515 ka kaluar përmes disa fazave, por më e rëndësishmja është periudha pas viti 1993 kur ajo nisi fluturimet ndërkontinentale dhe pas vitit 2003 kur e ripërcaktoi veten si një markë globale. 516 Në përfundim të vitit 2014 kompania numëron 261 destinacione në 108 shtete të botës. 517 Në raportin e vitit 2014, theksohet se THY është kompania më e madhe në botë përsa i përket numrit të destinacioneve të fluturimit. 518 Tabela 15: Fluturimet e THY në vite Viti Kombëtare Ndërkombëtare Gjithsej Zengin, Gürkan Hoca, Türk Dış Politikası nda Davutoğlu Etkisi (Profesori, "Ndikimi Davutoglu" në Politikën e Jashtme Turke, ). Stamboll: İnkılap. F Po aty. 515 Kompania përdor akronimin në gjuhën turke THY (Türk Hava Yolları) 516 THY THY Turkish Airlines signed sponsorship contract with Maroussi Basketball Club Mars. Qasja 1 Shtator THY Raporti Vjetor Qasja ThyInvestorRelations/doënload/yillik_raporlar/2014_Annual_Report_EN.pdf. 180

197 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Burimi. Faqja zyrtare e THY Siç mund të vihet re, prezenca e THY në tregun ndërkombëtar të fluturimeve është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Ajo që është më e rëndësishme është se fluturimet ndërkombëtare janë thuajse trefishuar në një dhjetëvjeçar mes viteve Njëherazi kemi edhe një rritje të fluturimeve të brendshme, si një kërkesë jo vetëm e qytetarëve turq, por dhe atyre të huaj që kanë vizituar zonat turistike dhe historike të Turqisë. Gjatë vitit 2014, THY ka transportuar 54.7 milionë pasagjerë. Numri ka ardhur në rritje krahasuar me vitin 2013 kur me THY kanë udhëtuar 48 milionë pasagjerë Imazhi ndërkombëtar THY pas vitit 2003 nisi një prezencë aktive në mediat ndërkombëtare, duke ndërtuar imazhin e një kompanie që jep shërbim në nivel botëror. Në vitin 2009 kompania përzgjodhi si imazh ndërkombëtar aktorin amerikan Kevin Kostner (Kevin Costner). Në vitet në vijim kompania kërkoi një prezencë më të madhe me emra të njohur dhe në vitin 2010 lidhi një kontratë me tenisten profesioniste Kartolinë Vozniacki (Caroline Wozniacki), në vitin 2011 nisi bashkëpunimin me basketbollistin amerikan Kobi Brajant (Cobe Bryant), në vitin 2012 nënshkroi me futbollistin e Barcelonës dhe Argjentinës Lionel Messi dhe në vitin 2014 me futbollistin e nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba. THY ka qenë sponsor edhe i ekipeve të futbollit Mançester Junajted (Manchester United) dhe Barcelona si dhe sponsori i përgjithshëm i kombëtares turke të basketbollit. Në Ballkan, THY ka sponsorizuar edhe klubin e basketbollit të Maroussi-t në Greqi. 519 Përmes këtyre emrave dhe ekipeve të njohur ne arenën ndërkombëtare, THY ka synuar të forcojë markën e saj dhe të jetë kompania e përzgjedhur jo vetëm nga turqit, por edhe qytetarë të vendeve të tjerë. Eksperti shqiptar i turizmit Erion Gjoni, vlerëson se taktika e THY është që të tërheqë qytetarët e vendeve ku fluturon drejt Turqisë, si destinacion turistik, biznesi dhe shkollimi. Por, tej kësaj THY synon që t i tërheqë qytetarët e Ballkanit drejt destinacioneve botërore, duke kaluar përmes Stambollit. 520 Një tjetër qëllim i kompanisë i shprehur qartë në publikimet e saj është fluturimi i biznesmenëve, politikanëve dhe njerëzve të shoqërisë civile nga Turqia drejt destinacioneve të THY. Përmes, kësaj politike, THY u jep mundësi veçanërisht njerëzve të biznesit të shkojnë përmes një fluturimi edhe në destinacione që më parë do të duhej një rrugë dhe kohë më e gjatë. 519 THY, Turkish Airlines signed sponsorship contract with Maroussi Basketball Club. 17 Mars. Qasja 1 Shtator Gjoni, Erion, intervista nga Alban Tartari Pushuesit shqiptarë në Turqi (10 Shtator). 181

198 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI THY është një faktor i rëndësishëm i imazhit të Turqisë, pasi ajo reklamon biznesin e saj edhe në vendet ku operon. Konkretisht në Shqipëri, THY reklamon në televizionin OraNews. Gjithashtu, siç u theksua edhe në kapitullin e pestë THY reklamon edhe në mediat e pakicës turke në Kosovë dhe Maqedoni, veçanërisht në mediat në internet Botimet e THY THY boton revistën SkyLife. Kjo revistë e përmuajshme është botim dy gjuhësh, në turqisht dhe anglisht dhe variant i printuar mund të gjendet falas në çdo fluturim të kësaj kompanie si dhe në zyrat-përfaqësi të kompanisë kudo në botë. Krahas botimit në variantin elektronik në faqen e THY, SkyLife botohet në internet edhe përmes faqes së saj që ka dy variante, në gjuhën turke dhe angleze. 521 Kjo revistë ka një karakter tërësisht promovues të kompanisë kryesore dhe kompanive të tjera të këtij grupi. SkyLife promovon destinacionet turistike dhe historike në Turqi. Gjithashtu në revistë promovohen edhe destinacionet jashtë Turqisë ku THY fluturon. Emra të njohur të politikës, biznesit, botës së spektaklit dhe sportit mund të gjenden në faqet e revistës që është një promotore e imazhit të Turqisë në vendet ku fluturon Agjencia e ndihmave TİKA Ndihma ndërkombëtare është një praktikë e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër rastet më të njohura është Plani Marshall, një plan amerikan për ringritjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore (LDB). Tashmë ndihma e jashtme ekonomike, mbetet një element i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe praktikisht të gjitha vendet e zhvilluara, e madje edhe disa vende në zhvillim, administrojnë programe ndihmash të rëndësishëm dhe /ose kontribuojnë në institucionet ndërkombëtare ose shumëpalëshe të dhënies së ndihmave. 522 SHBA është vendi i parë që themeloi agjencinë e ndihmave ndërkombëtare, USAID (United States Agency for International Aid). Banka Botërore dhe USAID, dy donatorë të mëdhenj janë bërë zëdhënës në mbrojtjen e çështjes së programeve kundër varfërisë. 523 Të nisura më së shumti si programe kundër varfërisë, në dekadat në vijim pas LDB, programet e ndihmave 521 SkyLife Verisoni në gjuhën angleze. Qasja 3 Shtator Wood, Robert E From Marshal Plan to Dept Crisis, Foreign Aid and Developement Choises in World Economy. Los Angeles: University of California Press. F Thorbecke, Eric «The evolution of the development doctrine and the role of foreign aid, » Në Foreign Aid and Development, Lessons Learnt and Directions for the Future, nga Finn Tarp dhe Peter Hjertholm, Londër: Rountledge

199 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI morën trajta të ndryshme në zona të ndryshme të globit. Ndihmat morën edhe karakter teknik, arsimor, kulturor dhe social. Agjencia Turke e Koordinimit dhe Bashkëpunimit (në turqisht, TİKA), u themelua në vitin 1992, me qëllimin kryesor t u vinte në ndihmë ish-republikave sovjetike të Kaukazit dhe Azisë Qendrore. 524 Fillimisht kjo agjenci ishte në vartësinë strukturore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por në vitin 1999, ajo kaloi në vartësi të kryeministrit, duke marrë kështu një rol më të rëndësishëm në ndërtimin e një marrëdhënieje të shtetit turk me shtetet dhe shoqëritë e tjera. TİKA e ka qendrën në Ankara. Aktualisht është e shtrirë në 48 vende të botës me 50 zyra koordinuese. Më së shumti, këto përfaqësi ndodhen në Ballkan, Azinë qëndore dhe juglindore, Afrikë dhe Meksikë. Agjencia ka zyrat e saj në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë. Në vitin 2002, ndihma ndërkombëtare e Turqisë ishte 85 milionë dollarë amerikanë, ndërsa në vitit 2011 kjo shifër arriti në 1 miliardë e 273 milionë dollarë amerikanë. 525 Agjencia ka të afishuar edhe fushat e në të cilat kryhen këto ndihma. Ato janë fushat e arsimit, shëndetësisë, ujitjes dhe pastrimit, kulturës, bujqësisë, restaurimit, ndërtesave dhe bujtinave si dhe infrastrukturës civile dhe zyrtare. Në raportin e vitit 2013, një nga vendet që ka përfituar nga projektet e TİKA-s është Mali i Zi, me 4 përqind të shpenzimeve të këtij viti. 526 Figura 50: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Shqipëri sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Burimi: Raporti Vjetor i TİKA-s. Faqe TIKA Tarihçemiz (Historiku). Qasja 1 Shtator TIKA, Rreth Nesh. Qasja: 13 Shtator TIKA, Raporti i vitit F

200 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Figura 51: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Kosovë sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Burimi: Raporti Vjetor i TİKA-s. Faqe 49 Figura 52: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Malin e Zi sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Burimi: Raporti Vjetor i TİKA-s. Faqe 41 Figura 53: Shpenzimet në ndihma të TİKA-s në Maqedoni sipas viteve (përqindje e shpenzimit total) Burimi: Raporti Vjetor i TİKA-s. Faqe

201 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Siç mund të vihet re nga tabelat TİKA për vitin 2013, ka akorduar shifrën më të lartë të ndihmës në Malin e Zi (ndër katër shtetet në fokus të këtij studimi). Por përqindjen më të lartë të ndihmës në rajon e ka përfituar Bosnja me 4.5 përqind të shumës totale të shpenzuar nga TİKA. Serbia, renditet më lart se Kosova me 1.1 përqind. Zona që ka përfituar më shumë gjatë vitit 2013 nga TİKA kanë qenë Territoret Palestineze me 18.2 përqind. 527 Tabela 16: Ndihma e TİKA-s ndaj vendeve të Ballkanit në përqindje Vendet Maqedonia Mali i Zi Kosova Shqipëria Gjithsej Ndihma mes viteve e TİKA-s (nga buxheti i përgjithshëm) 29,09 për qind 16,26 për qind 13,54 për qind 7,5 për qind 66,39 për qind Burimi: Raporti i TİKA-s Nëse do shihen vitet e ndryshme, Maqedonia është vendi që ka tërhequr më shumë fonde nga TİKA mes viteve e ndjekur nga Mali i Zi, Kosova dhe në fund Shqipëria. Vihet re se Maqedonia është preferuar më shumë në projektet e TİKA-s, ndoshta edhe nga fakti që një pakicë e konsiderueshme e turqve jeton në këtë vend. Njëherazi, Mali i Zi, një vend që nuk shquhet për lidhje të forta me Turqinë, rezulton i dyti dhe kjo mund të shihet si një përpjekje e Turqisë për tu afruar më këtë vend. Kosova ka një buxhet të konsiderueshëm, dhe duket se i është dhënë rëndësi nga shteti turk. E fundit, Shqipëria, një shtet i orientuar më së shumti drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ka përfituar përqindjen më të vogël të kësaj ndihme. Me një përllogaritje të thjeshtë të shifrave të ofruara nga TİKA në raportin e saj zyrtar vihet re se totali i ndihmës së dhënë nga kjo organizatë për katër vendet e Ballkanit është 66,39 për qind e gjithë buxhetit të saj, për periudhën mes viteve Pra, kjo shifër tregon qartë rëndësinë që Turqia i jep kësaj zone me fuqinë e saj të butë të ndihmës ekonomike. Duke kondibouar në këtë mënyrë, edhe roli dhe rëndësia e Turqisë në rajon rriten, ashtu siç ndryshon edhe imazhi i saj në sy të publikut të këtyre vendeve. Një ndër elementët kryesorë në punën e TİKA-s siç e thonë edhe Kardes dhe Erdag, është meremetimi i ndërtesave historike osmane, ndërtesave fetare, apo objekteve të tjera që kanë të bëjnë më historinë turke si Monumentet e Orhunit, Türbja e Sanxhar Sulltanit në 527 Në raport është shënuar emri Palestinë. Duke qenë se ende nuk është njohur nga OKB me këtë emër në studim përdoret emërtesa zyrtare, Territoret Palestineze. 185

202 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Turkmenistan dhe simboli i shtrirjes në Ballkan, turbja e Sulltan Muratit [në Fushë Kosovë]. 528 Projekte të tilla janë ndërmarrë në të gjitha vendet e Ballkanit, ku në fokus kanë qenë xhamitë. Shtimi i projekteve dhe aktiviteteteve të TİKA-s në kohët e fundit dhe rritja e numrit të vendeve ku ato zhvillohen, mund të shpjegohet bazuar në iniciativën shumëplanëshe, kulturore dhe sociale që është përftuar në politikën e jashtme. 529 Duket qartë se qëllimi është restaurimi i asaj kulture, qoftë monumentale, infrastrukturore apo etno-kulturore që e mban të lidhur Turqinë me këto vende Botimet e TİKA-s TİKA boton dy revista, TİKA nın Dünyası TİKA s World dhe Avrasya Etüdleri (Studimet e Euroazisë). TİKA nın Dünyası është një revistë dygjuhëshe që botohet katër herë në vit, në gjuhët turke dhe angleze. Revista promovon të gjitha projektet e TİKAs dhe politikat e Turqisë lidhur me ndihmat dhe projektet ndërkombëtare. Revista u jep vend të zgjeruar edhe vizitave të zyrtarëve të Turqisë në të gjitha projektet e sponsorizuara nga TİKA. Një vend te konsiderueshëm zënë edhe aktivitetet gjatë këtyre projekteve ky synohet të përfshihen edhe zyrtare të shteteve përkatëse dhe qytetarët. Revista e dytë, Avrasya Etüdleri është një botim akademik. TİKA ka themeluar një kolegj akademikësh nga universitete të ndryshme turke, të cilët shkruajnë më së shumti për çështje të politikës ndërkombëtare. Pra, TİKA studion të gjitha zonat ku më pas shtrihet me zyrat e saj dhe më tej me projekte dhe fushata ndihmash. Gjithashtu, kjo revistë bën parashikime veçanërisht për hapësirën ish-osmane dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale. Një element tjetër promovues janë edhe broshurat që TİKA i boton për zona të ndryshme të globit ku operon. Këto broshura që synojnë të informojnë shtetet ku zhvillohen aktivitetet janë në gjuhët: turke, angleze, frënge, arabe dhe spanjolle. Një tjetër botim i TİKA-s janë edhe albumet, botimet për fëmijë dhe enciklopeditë lidhur me ngjarje të rëndësishme historike të Turqisë, takime ndërkombëtare dhe reportazhe në vendet ku zhvillohen projektet. 530 Ashtu si THY, edhe TİKA ndërton një imazh të Turqisë në vendet ku operon. Kudo ku TİKA ndërmerr operacione ndihme, projekte restaurimi, projekte infrastrukturore etj., 528 Kardaş, Tuncay, dhe Ramazan Erdağ «TIKA as a Foreign Policy Tool.» Akademik İncelemeler Dergisi (Journal of Academic Inquiries) F Po aty. F TİKA Lista e Publikimeve. Qasja 2 Shtator

203 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI mund të gjendet logoja e saj. Një shembull i thjeshtë është Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli në rrugën e Elbasanit në Tiranë, që u rikonstruktua nga TİKA. Në hyrje të këtij institucioni social mund të gjendet logoja e TİKA-s së bashku me flamurin turk dhe shpjegimin përkatës lidhur me këtë donacion Instituti Yunus Emre Instituti Yunus Emre 531 (IYE) mban emrin e një poeti turk të mesjetës që në Shqipëri përmendet nga rapsodët me emrin Jonuz Emre. Ky institut u themelua në vitin 2007 në Ankara, dhe ka statusin juridik si një fondacion publik dhe operon në varësi të zëvendës kryeministrit të Turqisë. Qëllimi kryesor është mësimi i gjuhës turke jashtë Turqisë, promovimi i letërsisë dhe artit turk në arenën ndërkombëtare. Që nga viti 2009 kur ka nisur aktivitetin, ky institut ka vijuar të shtrihet me qendra në vende të ndryshme. Në vitin 2015 IYE numëron prezencë në 30 shtete të ndryshme duke filluar që nga Japonia e deri në Afrikën e Jugut dhe në shumë vende të Evropës dhe Azisë. Përqendrimi më i madh me qendra është zona e Evropës, Azisë Qendrore, dhe Lindjes së Mesme. 532 IYE është prezentë veçanërisht në Ballkan, dhe ka qendra në të katër vendet në fokus të këtij studimi. Të vetmet shtete në botë ku IYE ka 3 qendra janë Kosova dhe Bosnja. Në Kosovë qendrat e IYE ndodhen në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Në Shqipëri, IYE ka dy qendra, në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa në Maqedoni dhe në Malin e Zi nga një qendër, respektivisht në Shkup dhe Podgoricë. Ky institut funksionon si një promotor i gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke në përgjithësi. Pra, shërben si një përçues i mesazheve të Turqisë drejt vendeve të tjerë. Por, ajo që e bën këtë istitucion një fuqi të butë është fakti se edhe shumë shkrimtarë, poetë, artistë nga këto vende marrin pjesë në aktivitetet e qëndrave jashtë Turqisë, por edhe në Turqi. Pra, IYE mundëson një komunikim të ndërsjellët me elitat e vendeve ku operon, duke punuar për ndërtimin e një imazhi sa më pozitiv për Turqinë. Në faqen qendrore të IYE në internet gjenden edhe nën-faqet e të gjithë qendrave në botë. Në këto nën-faqe promovohen aktivitetet e veçanta në çdo vend si dhe jepen kalendarët e aktiviteteve të radhës. 531 Yunus Emre është poet mistik turk që i përket rrymës sufiste dhe ka jetuar në zonën e Eskishehirit dhe Konjas në Turqinë e sotme. 532 YEE Harta e shtrirjes. Qasja 10 shtator

204 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Botimet e IYE Revista.tr Revista.tr, siç vihet re ka marrë si emërtesë, kodin e Turqisë në internet. Në këtë mënyrë, revista ashtu edhe si institucioni që e boton, shpreh haptas qëllimin për të qenë promotore e Turqisë në botë. Kjo revistë botohet një herë në dy muaj në dy gjuhë, turqisht dhe anglisht dhe shpërndahet në të gjitha qendrat e IYE në botë dhe po ashtu mund të gjendet falas në faqen e institutit në internet. Revista promovon edhe të gjitha aktivitetet kulturore që zhvillohen në Turqi, veçanërisht ato programe që ndërmerren nga apo me mbështetjen e institucioneve publike të Turqisë..tr u jep vend artikujve historike që e shohin në një ditë pozitive periudhën osmane 533, por edhe periudhave të tjera historike të kombit turk. Gjithashtu një vend të veçantë zënë shkrimtarët dhe poetët, që më së shumti trajtohen në intervista apo reportazhe. Revista publikohet me fonde të institutit por njëherazi ajo i jep vend marketingut. Më së shumti kompanitë publike turke si Turkish Airlines, Halk Bank, Vakif Bank 534 publikojnë mesazhet e tyre promocionale në revistë Buletini Yunus Emre dhe katalogët promovues Buletini Yunus Emre promovon në mënyrë specifike çdo muaj aktivitetet e kryera dhe njofton lidhur me aktivitetet e planifikuara të këtij instituti në Turqi dhe vende të tjerë. Ashtu edhe si katalogët promovues, këto dy botime synojnë që të informojnë publikun në këto vende lidhur me institutin dhe veprimtarinë e tij. Të gjitha këto botime janë në gjuhën turke dhe angleze. Disa katalogë janë botuar edhe në gjuhën e vendeve përkatëse Librat e gjuhës turke Duke qenë së mësimi i gjuhës turke është një nga qëllimet kryesore të institutit, i jepet përparësi botimit të librave metodikë lidhur me mësimin e kësaj gjuhe. Librat janë të niveleve të ndryshme dhe shërbejnë për mësuesit e gjuhës turke në të gjitha këto qendra. IYE i jep falas të gjitha kurset e mësimit të gjuhës turke. 533 Karakılıç, Selçuk «Fatih, a man who changed the destiny of Europe. Fatih was an intellectual emperor who went beyond his own time.» Revista ".tr", Shtator- Tetor: F Revista.tr, Shtator-Tetor F. 2, 4-5,

205 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 7 Diplomacia publike e Turqisë Alban TARTARI Gjysmëhëna e Kuqe Turke (TürkKızılayı) Gjysmëhëna e Kuqe Turke, (GjKT) është një institucion humanitar i Turqisë. Është themeluar në vitin 1868, si një shoqatë humanitare në ndihmë të ushtarëve të plagosur në luftëra. Kanë ndërruar disa emra dhe funksione gjatë periudhës së fundit osmane, dhe po ashtu edhe përgjatë periudhës republikane. Emrin aktual e ka marrë në vitin 1935 me një udhëzim të Mustafa Qemal Ataturkut. Kjo organizatë ka qenë aktive që nga Lufta Ruso-Turke e vitit 1876 dhe deri në luftën e Qipros më Qëllimi parësor është dhëna e ndihmës së parë për zonat e luftës, zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore, strehimi dhe ushqimi i popullsive të shpërngulura etj. Gjysmë Hëna e Kuqe fillimisht ka punuar në mënyrë aktive dhe vijon të punojë brenda Turqisë. Por pas vitit 1990, kjo organizatë humanitare ka nisur të ndërtojë një profil ndërkombëtar. Veçanërisht që nga viti 2002, Gjysmë Hëna e Kuqe Turke është shfaqur aktive në rajonin e Ballkanit. Në këtë drejtim, ka bashkëpunuar edhe me Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe ndan të njëjtat parime humanitare me këtë organizatë. GjKT është një institucion i rëndësishëm i Turqisë në arenën ndërkombëtare. Ky institucion tregon anën sociale dhe njerëzore të shtetit të Turqisë, duke u ardhur në ndihmë njerzve dhe shteteve të prekur nga fatkeqësitë. GjKT ka kontribouar vitet e fundit për përmbytjet në Ballkan si dhe për zonat më të ardhura të ulëta. 535 Kızılay Historiku i Gjysmë-Hënës Turke (Kızılay). Qasja 3 Gusht

206 Kapitulli 8 PËRFUNDIME NEVOJA PËR MEDIA MINORITARE Siç u pa në kapitullin e pestë, mediat minoritare turke në Ballkan janë sporadike dhe deri simbolike dhe pa ndikim qoftë në jetën e vetë minoritetit që përfaqësojnë ashtu edhe në komunikimin ndërkulturor me komunitetet më të mëdha si shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Mediat turkofone, përbëhen nga një grup revistash, gazetash, radiosh dhe televizionesh të cilat përpiqen të operojnë në tregun mediatik të Kosovës dhe Maqedonisë për të përmbushur misionin e tyre në shërbim të pakicës turke. Ky studim, evidenton se këto media nuk kanë thuajse asnjë mbështetje nga shtetet përkatëse. Kosova dhe Maqedonia në rastin konkret, por edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, duhet të mbështesin mediat e minoriteteve që janë realitete të përbërjes së këtyre shteteve. Mos-mbështetja e shteteve përkatëse, në rastin konkret për minoritetet turke, në rastin e Shqipërisë për minoritetet greke dhe maqedonase dhe në rastin e Malit të Zi për minoritetin shqiptar, i detyron këto media të falimentojnë. Falimentimi dhe mbyllja e mediave të minoritetit, nuk është një ngjarje thjeshtë ekonomike. Ky proces është një zhvillim me pasojë për komunikimin ndërkulturor dhe ndëretnik në aspektin social, kulturor dhe politik. Në anën tjetër, dobësimi, mosfunksionimi dhe mbyllja e mediave minoritare bën që vëmendja e këtyre minoriteteve të drejtohet tërësisht nga shtetet amë. Është realitet tashmë që pjesëtarët e komunitetit turk në Maqedoni dhe Kosovë e kanë kthyer vështrimin nga mediat e Turqisë. Jetojmë në një kohë kur transmetimet satelitore dhe ato përmes internetit nuk janë më një risi. Siç e shprehin edhe drejtuesit e mediave turkofone në Kosovë dhe Maqedoni, të gjitha familjet e këtij minoriteti ndjekin kanalet e Turqisë përmes transmetimeve satelitore. Nga ana tjetër, me shtrirjen e internetit, është shumë e thjeshtë ndjekja e mediave dhe e realiteteve në Turqi me një klikim që nga Prizreni apo Shkupi. Këtu mund të vërehet një problem tjetër. Këto pakica, jetojnë dhe punojnë fizikisht në Kosovë dhe Maqedoni. Por, nisur nga realieti mediatik e kulturor të cilit ato i ekspozohen përditë, ato jetojnë në Turqi. Pra, në vend të kemi një integrim dhe interaktivitet në shoqëritë ku jetojnë, kemi një shkëputje më të madhe dhe lidhje me shtetin amë që fizikisht është pak mijë kilometra larg.

207 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 8 Përfundime Alban TARTARI Kjo mund të jetë e vlefshme edhe për minoritetet greke dhe maqedonase në Shqipëri. Vështrimi i tyre është i kthyer nga vendet fqinje, rrjedhimisht shkëputja informative dhe kulturore e këtyre minoriteteve me shtetin ku jetojnë e punojnë bëhet e paevitueshme. Një tjetër element i rëndësishëm lidhur me mediat e pakicës turke në Kosovë është lidhja e tyre e plotë nga ana e përmbajtjes me Turqinë. Profesor Artan Fuga flet për mediat lokale dhe në njëfarë mënyrë këto agjenci janë në statusin e mediave lokale në dy vendet përkatëse. Media lokale do të kishte qenë, veç të tjerave edhe një instrument që do të ndihmonte edhe demokracinë lokale. Pushteti lokal ka nevojë, sikurse ndodh me pushtetin qendror, që të veprojë nën dritën e projektorëve të mediave. 536 Pra, bëhet fjalë për probleme të përditshme, shqetësime, aktivitete, kërkesa apo ankesa të komuniteteve lokale, dhe në rastin e këtij studimi të pakicës turke. Duke qenë se mediat e këtij komuniteti aktualisht shumicën e përmbajtjes së tyre të servirur e marrin të gatshme nga Turqia, anashkalohet apo nuk jepet realiteti në të cilat ato jetojnë. Problemet e tyre të përditshme nuk mund të zgjidhen nëse lajmet lidhur me këto komunitete anashkalohen duke iu dhënë vend lajmeve nga Turqia, që tej shuarjes së kuriozitetit të momentit nuk u sjell asgjë këtyre njerëzve. Gjithashtu, trajtimi i çështjeve gjeopolitike të diktuara nga Turqia për një komunitet kaq të vogël, ndonëse e bën atë të duhet i rëndësishëm, në fakt lë në hije nevojat konkrete të këtij komuniteti. Pra, ka nevojë që mediat e minoriteteve turke në Kosovë dhe Maqedoni të funksionojnë si media të komuniteteve lokale atje. Këto media nevojitet të mbështeten në misionin e tyre të pasqyrojnë problematikat që përballen përditë pjesëtarët e këtij komuniteti siç janë: punësimi, arsimi, mësimi i gjuhës amtare, pjesëmarrja politike etj. Kjo nuk ndodh sepse këto media nuk e kanë mundësinë financiare të përballimit të burimeve njerëzore. Është një realitet që gazetarët turq të Kosovës dhe Maqedonisë, përgjithësisht punojnë edhe si korrespondentë të mediave të mëdha të Turqisë, apo për media të tjera publike apo private në këto vende. Pra, ata e konsiderojnë bërjen e një medie minoritare si një punë të dytë. Një tjetër aspekt është përmbajtja në mediat turkofone. Duke transmetuar përmbajtje nga Turqia, i bëhet një dëm i madh edhe kulturës lokale të turqve në Kosovë dhe Maqedoni. Ata kanë nevojë që të prodhojnë dhe transmetojnë këngët dhe folklorin e tyre, të përgatisin vetëm apo në bashkëpunimin me komunitete të tjerë filma dhe dokumentarë. Aktualisht disa media të pakicës turke, nuk kanë asnjë ndryshim nga një radio apo televizion në Stamboll, pasi 536 Fuga, Artan Komunikimi në shoqërinë masive. Tiranë: Papirus. F

208 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 8 Përfundime Alban TARTARI transmetojnë përmbajtje kulturore dhe artistike nga Turqia dhe jo nga zona ku ato operojnë. Në emër të kontaktit me kulturën mëmë, dëmtohen ata elementë komunikativë kulturorë që për dekada janë formuar mes turqve dhe komuniteteve të tjerë në rajon. Në këtë pikë, edhe mediat në Stamboll nuk u japin vend programeve lidhur me turqit në Kosovë apo Maqedoni. Në kushte ideale, do të ishte e udhës që mediat minoritare turke të kryenin misionin e tyre si përfaqësuese të komunitetit turk, duke pasqyruar vlerat, kulturën dhe problematikat e këtij komuniteti, ndërsa media turke të ishin pasqyrues të kulturës së Turqisë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të sigurohej një balancë mes dy kaheve. Një element tjetër i rëndësishëm është fakti që shpesh këto media e shohin veten si një lidhës të Turqisë me Kosovën dhe Maqedoninë. Në fakt, këto media do të ishte e udhës të lidhnin komunitetin turk me komunitetet e tjerë në këto vende. Nevojitet një komunikim i drejtpërdrejtë me shqiptarët dhe jo komunikim me shqiptarët përmes Turqisë. Kjo është ajo që ndodh aktualisht në mediat e pakicës turke. Këto media shpesh shfaqen si avokatë të Turqisë në rajon. Kjo kontribuon që ato të shihen si media të huaja, në një kohë kur ato janë po aq vendase sa edhe mediat shqiptare, maqedonase apo serbe në këtë hapësirë. Fuqizimi i mediave turkofone, do t i shkëpuste ato nga përdorimi për interesa gjeopolitike të çastit. Përdorimi në këtë mënyrë, shpesh ul reputacionin e tyre dhe i çon drejt mbylljes këto media. Ato duhet të vetëpërdoren në të mirë të komunitetit që i përkasin, për një komunikim më të mirë me komunitetet e tjerë dhe mbi të gjitha si një shkollë për të rinjtë, të cilët kanë tendencën të shkojnë drejt mediave në internet. Nevojitet një angazhim më i madh nga mediat publike në Kosovë dhe Maqedoni, tej përmbushjes së detyrimeve të tyre ligjore, në kuadër të informimit, argëtimit dhe edukimit të pakicave në këto vende. Siç e thonë edhe vetë drejtuesit e transmetimeve në gjuhën turke, këto redaksi arrijnë të kenë informacione dhe interaktivitet vetëm me pak zona gjeografike të këtyre vendeve. Ndoshta këtu, ka të bëjë edhe vështirësia që po transmetuesit publikë po hasin në sektorin e informimit masiv. Gjithsesi, edhe koha mediatike në dispozicion të pakicave në këto kanale është e pamjaftueshme. NEVOJA PËR MEDIA PUBLIKE GJITHËKOMBËTARE Në kuadër të këtij punimi u qëndrua gjatë mbi mediat publike të Turqisë. Nga konkurrenca për shikueshmëri brenda Turqisë dhe deri në shfaqen e tyre në rajon, mund të thuhet se puna e tyre është ridimensionuar. Këto media janë kthyer në media rajonale duke tentuar për të shkuar drejt një profili ndërkombëtar në shkallë kontinentale dhe globale. 192

209 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 8 Përfundime Alban TARTARI Në Shqipëri dhe Kosovë, por kjo analizë vlen edhe për kanalin e dytë të RTV të Maqedonisë, ndihet nevoja për ndryshimin e perceptimit të mediave publike. Mediat publike ende konceptohen si aktorë mediatikë që konkurrojnë dhe më së shumti kanë humbur audienca përballë mediave private. Siç e tregon edhe rasti i Turqisë, mediat publike nuk kanë detyrën të konkurrojnë mediat private. Ato kanë si qëllim të përçojnë mesazhet, të të gjitha llojeve dhe mënyrave që parashikon ligji, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë arsye, nevojitet që mediat publike të ngrihen në një rang gjithëkombëtar që t u sigurojnë shqiptarëve komunikimin me njëri-tjetrin, komunikimin me institucionet dhe nga institucionet si dhe elementë si edukimi, mbrojtja e gjuhës, pomovimi i vlerave kombëtare, promovimi i historisë etj. TRT dhe AA në Turqi, janë edhe dy promotorë ekonomikë të këtij vendi, veçanërisht nga ana turistike duke e treguar këtë vend si një pikë tërheqëse për të huajt. Mediat publike duhet të mbështesin edhe mediat e vogla shqiptare në rajon, ashtu siç TRT vepron me produksionet e saj që më së shumti jua ka dhuruar televizioneve të pakicave në rajonin tonë. Pra, këto media dalin nga kuadri i tyre i ngushtë ligjor për të shkuar në një kuadër praktik. NEVOJA PËR NJË TREG TELEVIZIV RAJONAL Siç u evidentua në këtë punim, serialet turke aktualisht përmbajnë një element të rëndësishëm të programacionit të televizioneve në Ballkan. Kjo ndodh për disa arsye të shpjeguara shkurtimisht në kapitullin e dytë dhe që do të trajtohen me gjerësisht në këtë kapitull. Në katër vendet në fokus të këtij studimi nuk mund të flitet për një treg të konsoliduar televiziv. Kemi dy elementë në mbushjen e programacionit: programet e prodhuara nga vetë televizionet, dhe programet e blera nga vende të tjerë. Në përgjithësi, ngaqë kanë kosto më të ulëta, tendenca është të shkohet drejt programeve të aktualitetit politik me biseda e të ftuar në studio. Edhe ato pak spektakle që prodhohen, televizionet preferojnë t i prodhojnë me burimet e veta si dhe me mbështetjen e sponsorave, kryesisht nga biznesi. Pra, në Ballkan nuk mund të flitet për agjenci të mëdha prodhimi, si në rastin e Turqisë që janë të shkëputura nga televizionet dhe prodhojnë më vete për këto televizione, por edhe për audiencën ndërkombëtare. Një agjenci në Maqedoni ka prodhuar spektakle si: Kush do të bëhet Milioner, bazuar në një patentë ndërkombëtare. Por, nuk ka prodhuar seriale televizive. Ashtu siç vite më parë një tjetër agjenci në Shqipëri prodhonte programin Histori Dashurie. Mungesa e këtyre agjencive bën që Ballkani përherë t i hedhë sytë drejt tregjeve më të mëdha për të blerë përmbajtje. Kjo ka ndodhur edhe në rastin e serialeve turke. Në televizionet 193

210 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 8 Përfundime Alban TARTARI shqiptare aktualisht transmetohet vetëm një serial, i titulluar O sa mirë. Ky serial është prodhuar në Kosovë dhe transmetohet në një kanal të platformës Digitalb, pra në një shërbim me pagesë që nuk është i hapur për publikun e gjerë. Duke parë këtë zbrazëti, tregu u mbush fillimisht me produksione amerikane, latino-amerikane dhe italiane. Së fundi, po bëjnë vend në treg edhe produksionet turke. Duket se është i nevojshëm krijimi i një tregu të përbashkët televiziv mes katër vendeve, për të mundësuar prodhime të përbashkëta që do të konkurronin me produksionet nga vende të tjerë. Në këtë kuadër, ndoshta do të ishte e udhës të mendohej për kompani të mëdha produksioni, të cilat të ndara nga televizionet dhe më të çliruara nga komplekset e tregjeve të ngushta mediatike, do të mund të prodhonin përmbajtje për t i folur kësaj gjeografie. Nisur edhe nga logjika ekonomike, asnjë nga vendet në fokus të këtij studimi nuk mund të prodhojë i vetëm duke u bazuar vetëm në tregun e brendshëm dhe padyshim nuk mund të konkurrojë me produksione që vijnë nga shtetet me tregje të mëdha sipër nga ana e popullsisë ashtu edhe të treguesve ekonomikë. Produksionet mediatike në tërësi dhe ato televizive në veçanti nuk mund të trajtohen vetëm si përmbajtje argëtuese. Ato janë mbi të gjitha mesazhe kulturore, kode, që jepen, ofrohen dhe serviren nga prodhuesit e tyre, të cilët gjithashtu bazohen në logjikën dhe kulturën e vendit përkatës. Në rastin konkret, tej vlerave të tyre artistike që shpesh debatohen, produksionet televizive turke janë një pasqyrë e kulturës dhe identitetit të Turqisë. Prodhuesit e tyre, duket se synojnë të ndërtojnë një imazh të ri, të dëshiruar të Turqisë në rajon dhe botë. Janë disa arsye që ndodh kjo. Arsyeja e parë është ndërtimi i imazhit të një vendi të fortë dhe të zhvilluar, të një kulture dominante dhe tërheqëse për të tjerët. Arsyeja e dytë është paraqitja e Turqisë si një vend modern, evropian dhe perëndimor. Ky mesazh shkon paralelisht me aspiratën e Turqisë për t u pranuar si anëtare në Bashkimin Evropian. Njëherazi, serialet ndërtojnë një imazh të zhvilluar të Turqisë që i vlen këtij vendi si një element tërheqës për turistët. Pra, siç mund të shihet, përmbajtjet mediatike nuk janë thjesht elementë argëtues, por janë elementë informativë, imazh-ndërtues, që kanë një ndikim të caktuar dhe përmes të cilëve ndërtohen strategji të qarta komunikimi me qëllime të caktuara. Këtu mund të flitet për mungesën e një tregu kinematografik shqiptar, që do të mundësonte krijimin e një sektori të tillë për produksionet televizive. Shqipëria dhe Kosovë do të duhej të mendonin për një treg të tillë, që duket se është në interes të kulturës kombëtare, por edhe të mbushjes së hapësirave televizive në kanalet e shumtë privatë. Siç e thotë edhe Artan Fuga, [s]hoqëria tradicionale ka qenë e mbështetur më shumë në tekstin e shkruar, pra, ka 194

211 Mediat turkofone në Ballkan Kapitulli 8 Përfundime Alban TARTARI qenë një shoqëri e alfabetizuar. Kurse shoqëria e sotme, për shkak të mediave të saj interaktive bazohet gjithmonë e më shumë në mediat audiovizive. 537 Gjithashtu, duhet theksuar se këto produksione janë edhe një element ekonomik, pra një mall i cili shitet në treg. Është interesante sesi televizionet në Ballkan paguajnë në njëfarë mënyre edhe për të bërë një reklamë të Turqisë. Shtimi i kanaleve televizive private, shtrirja e tyre në transmetime satelitore, kabllore dhe internetore e ka bërë emergjente nevojën për përmbajtje. Shumica e kanaleve shqiptare, qoftë në transmetime falas apo përmes shërbimeve kabllore me pagesë, shumicën dërrmuese të programeve i mbulojnë me produksione nga vende të tjerë, veçanërisht amerikane, britanike dhe italiane. 537 Fuga, Artan Komunikimi në shoqërinë masive. Tiranë: Papirus. F

212 BIBLIOGRAFIA "Hikmet" Hikmet Dergisi (Revista Hikmet - Urtësia). Qasja 22 Gusht AA AA Arnavutça yayına başladı (AA nis transmetimet në gjuhën shqipe). Qasja 1 Shtator Faqe e Agjencisë Anadolu në gjuhën shqipe. Qasja 3 Mars Kosova Haber -Kosova'da Türk Dizileri Rüzgarı Esiyor. 24 Mars. Qasja AFP TV soap lures Arabs to Istanbul. 28 Gusht. Qasja 3 Gusht Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ASHMAA Regjistri i Televizioneve. Qasja 20 Gusht d=343&lang=sq. Ago, Aktan «Makedonya'daki Türk Kültürün gelişmesinde Türkçe Basın Araçların Katkısı (Ndikimi i mjeteve të shtypit turk në zhvillimin e kulturës turke në Maqedoni).» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nentor: Akgün, Sibel «Kosova Türklerinin Tarihten Bugüne Kimlik Mücadelesi (Përpjekja e Turqve të Kosovës për identitet).» Karadeniz Araştırmaları Akkaya, Gülşah Neslihan Körfez İşbirliği Konseyi: Krallar Kulubü ve Değişen Bölgesel Düzen. Stamboll: SetaV. Albeu Gymysh sot në Tiranë (FOTO LAJM). 19 Nëntor. Qasja 20 Shtator ALBtelecom ALBtelecom explains details of its innovative service, IPTV to the citizens of Korça and Pogradec. 31 Maj. Qasja 15 Qershor Alija, Refki, intervista nga Alban Tartari Transmetimet e Radio Goras (15 Mars). Ang, Ien Watching Dallas, Soap Opera and Melodramatic Imagination. New York: Mathuen. 196

213 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Anholt, Simon «Beyond the Nation Brand: The Role of Image and Identity in International Relations.» Në Brands and Branding Geographies, redaktuar nga Andy Pike, UK: Edward Elgar Publishing. Arif, Mehmed, intervista nga Alban Tartari Botimi i revistës "Köprü" në Maqedoni (16 Shtator). Arslan, Ibrahim, intervista nga Alban Tartari Mediat Turke në Kosovë (13 Prill). Arslan, Savaş Tootsie Meets Yeşilçam, Narration in Popular Turkish Cinema,. Vëll. i I, në Storytelling in World Cinemas, nga Lina H. Khatib (ed), New York: Columbia University Press. ASK Atllasi i Regjistrit të Popullsisë Kosovë. Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. ASK Regjiistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave Census, Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. ATAM ATAM Yurtta Sulh, Cihanda Sulh (Qendra Zyrtare për Kërkime mbi Ataturkun). Qasja 1 Shtator Atanasovska, Eleonora, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in Kanal5 in Macedonia (11 Shtator). Ateşoğlu, Irfan, dhe Ahmet Andaç «Yumuşak Güç Pazarlaması Kapsamında Türk TV Dizilerin Uluslararası Pazarlaması (Shitja e Serialeve Turke në kuadër të shitjes së fuqisë së butë).» 20. Ulusal Pazarlama Kongresi. Eskişehir: Anadolu Eskişehir Üniversitesi Ayata, Ayse Günes, dhe Sencer Ayata «Turkey s Mainstream Political Parties on the Centre-Right and Centre-Left.» Në Turkey since 1970 Politics, Economics and Society, nga Debbie Lovatt, New York: Palgrave. Aydın, U.Uraz «Neoliberal militarizmden otoriter muhafazakarlığa Türk medyasının otuz yılı (Nga militarizmi drejt konservatorizmit autoritar, 30 vjet te medias turke).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Konservatore Neoliberale), nga U.Uraz.(ed.) Aydın, Stamboll: Ayrıntı Yayınları. AyYapım Ezel. Qasja 10 Janar Azizi, Berat «28 Nëntori 1912 Shpallja e mëvetësisë së shtetit shqiptar.» Zaman Shqip Maqedoni, Nentor: 8-9. Balle, Francis Mediat dhe Shoqëritë, Botimi i 15-të. Tiranë: Papirus. Beksaç, Zeynel, intervista nga Alban Tartari Revista për fëmijë "Türkçem" (20 Maj). Benoit, Herve Digital Television, Satellite, Cable Terrestrial, IPTV, Movile TV, in the BVB Network. Oxford: Elsevier. Berger L., Peter, and Thomas Luckmann The Social Construction of Reality A Treatise in the Sociology of Knowledge. Londer: Penguin Books. 197

214 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Biçer, Ramazan. December, «The Importance of the TV on the Religious Understanding of Turkish People.» Electronic Journal of Vocational Colleges Bilmez, Bülent «Sami Frashëri Or Şemseddin Sami? Mythologization Of An Ottoman Intellectual In The Modern Turkish And Socialist Albanian Historiographies Based On "Selective Perception".» Balkanologie VII Bojanic, Marijana, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in TV Vijesti in Montenegro (24 Shtator). Boriçi, Hamit, dhe Mark Marku Historia e Shtypit Shqiptar 1. Tiranë: Ufo University Press. Buonanno, Milly, Italian TV Drama and beyond, Stories form the soil, stories from the sea. New York: Intellect, The University of Chicago. BYEGM «Bir Bakuşta Türk Medyası (Një shikim mbi median turke).» Buletin i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe e Informacionit të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Qasja 20 Maj Çam, Aydın, dhe İlke Şanlıel Yüksel «Türkiye'de Medyanın 2002 sonrası Dönüşümü: Ekonomi Politik bir Yaklaşım (Ndryshimi i medias turke pas vitit 2002, Një) qasje politiko-ekonomike).» Në Neoliberal Muhafazakar Medya (Media Neoliberale Konservatore), nga U. Uraz Aydın, Stamboll: Ayrıntı. Cankaya, Özden Ankara. TRT, Bir kitle iletişim kurumun tarihi, (TRT, historia e një institucioni të masmedias, ). 2015: İmge Kitabevi. Castells, Manuel Communication Power. New York: Oxford University Press. Çegrani, Emrulla, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhë turke të TV Çegrani (12 Prill). Çetin, Berfin Emre The Paramilitary Hero on Turkish Television: A Case Study on Valley of the Wolves. Newcastle: Cambridge Scholar Publishing. Çevikalp, Mesut News Magazines of Turkish Press History in the 20th Century. Tezë Master, Stamboll: Fatih University. Cibo, Mehdiülkü, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i Radio "Prizrenit" në Kosovë (13 Prill). Çipuri, Ramadan "Diversiteti Kulturor Përmes Telenovelave në TV Klan dhe Top Channel TV." Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Tiranë: Universiteti i Tiranës. 96. Ramadan Çipuri, Diversiteti kulturor përmes telenovelave në TV Klan dhe Top Channel TV, Studime Albanologjike, Nr VII, Diversiteti kulturor në Media, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Cortada, James W The Digital Hand. New York: Oxford University Press. 198

215 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Cox, Jim The A to Z of American Radio Soap Operas. Maryland: The Scarecrow Press, Inc. D. Bielby, Denise, dhe C. Lee Harrington Global TV: Exporting Television and Culture in the World Market. New York: New York University Press. Davutoğlu, Ahmet Thellësia Strategjike, Pozita Ndërkombëtare e Turqisë. Shkup: Logos-A. DEIK «DEIK- Foreign Economic Relations Board.» Karadağ ülke bülteni. Qasja 26 Gusht DGPI Deneral Directorate of Press and Information. 16 Gusht. DHA Kosova'da yayın yapan 'Mehmetçik FM' 10 yaşında (Radio Mehmetçik FM që ben transmetime në Kosovë bëhet 10 vjeçe). 30 Janar. Qasja 11 Shkurt yasinda_ html. Dibra, Fatos, intervista nga Alban Tartari Mësimi i Gjuhës Turke në Qendrën Kulturore Yunus Emre (Maj). Dinçer, Osman Bahadır, and Mustafa Kutlay Türkiye nin Ortadoğu daki Güç Kapasitesi (Kapaciteti i Fuqisë së Turqisë në Lindjen e Mesme). Ankara: Karinca. Doyle, Gillian Ekonomia e Medias. Tiranë: Papirus. Durham, Meenkshi Gigi, dhe Douglas M. Kellner «Adventures in Media and Cultural Studies: Introducing the KeyWorks.» Në Media and Cultural Studies, Keyworks, redaktuar nga Meenkshi Gigi Durham dhe Douglas M. Kellner, Oxford dhe Massachusetts: Blackwell. During, Simon «The Cultural Studies Reader.» Në The Cultural Studies Reader, redaktuar nga Simon During. Londër dhe Nju Jork: Rountledge. EuroNews Turkish TV - a device for social change in the Arab world? 29 Qershor. Qasja 5 Gusht Filiztekin, Şenay, intervista nga Alban Tartari Shitja e produksioneve turke nga The Global Agency (2 Mars). Finkel, Andrew Turkey, What Everyone Needs to Know. New York: Oxford University Press. Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Soros, dhe RINVEST Forum 2015, Ethnic Minorities - Challegnes and Obstacles for a Sucessful Integration. Prishtinë: Instituti për Hulumtime Zhvillimore. Fuga, Artan Komunikimi në shoqërinë masive. Tiranë: Papirus. G G20. Accessed March 1,

216 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI GerçekGündem TRT'de çalışan sayısı açıklandı (TRT publikon numrin e punonjësve). Qasja 29 Gusht Gjoni, Erion, intervista nga Alban Tartari Pushuesit shqiptarë në Turqi (10 Shtator). Güçlütürk, Taner «Kosova'da Türkçe Eğitim ve Basın-Yayım Etkinlikleri (Veprimtaritë Arsimore dhe Botuese në turqisht në Kosovë).» BAL-TAM Türklük Bilgisi Dergisi, 2010, nr. 12, Gulcur, Ala Sivas «Historical Epic as Genre in Popular Turkish Cinema.» Në Handbook of Research on the Impact of Culture and Society on the Entertainment Industry, nga Gulay Ozturk, Hershey PA, SHBA: Igi-Global. Gülgen, Uygarer, dhe Efe Özad «Social Media's influence on the content of Turkish TV Serials.» International Conference on Communication,Media, Technology and Design. Dubai: Gür, Nurullah «Yeni Türkiye'nin Yumuşak Güç Unsuru: Turizm (Fuqia e Butë e Turqisë së re: Turizmi).» Seta Perspektif, Korrik: 1-5. Gürkan, Uluç «A Brief History of Turkish Media.» 2 Janar. urkan.net/media/default/ders%2520notlar%25c4%25b1/odt%25c3%25bc/media %2520and%2520Politics/%287%29%2520Journalism%2520in%2520Turkey.doc+&c d=1&hl=en&ct=clnk&gl=al. Haber Makedonya'da büyük ilgi gören 7 Türk dizisi (7 serialet turke më të ndjekura në Maqedoni). 21 Nentor. Qasja 4 Gusht Hagedorn, Roger «Doubtless to be continued: A brief history of serial narrative.» Në To be continued...soap operas around the world, nga Robert C. Allen, Londër: Taylor & Francis e-library. Hamza, Aktan Makedonya - Arnavutuk ilişkilerinde Arnavut sorunu (Problemi shqiptar në marrëdhëniet Maqedoni-Shqipëri). Shkup: Logos-A. Hasip, Eran, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhën turke në RTV të Maqedonisë (22 Prill). Ilgaz, Ceyda «Türkiye de 1980 Sonrası Dönem ve Türk Basını.» İletişim Fakültesi Dergisi INSTAT Censusi i Popullsisë dhe Banesave. Census, Tiranë: INSTAT. Institute, Turkish Statistical Radio and Television Institution Statistics. Qasja Dhjetor 24, Kalın, Ibrahim "Soft Power and Public Diplomacy in Turkey." Perceptions Kallaba, Ismet, intervista nga Alban Tartari Seriale Turke në Malin e Zi (10 Korrik). 200

217 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Kaptan, Yesim «Proximity or Difference: The Representation of Turkish Melodramas in the Middle East and Balkans.» GMJ: Mediterranean Edition 8(2), Kaptan_Proximity_or_Difference_pp_1-10.pdf. Karabıyık, Sema Türk ün dizi ile imtihanı (Provimi i Turkut me Telenovelat). Stamboll: Profil Yayıncılık. Karakılıç, Selçuk «Fatih, a man who changed the destiny of Europe. Fatih was an intellectual emperor who went beyond his own time.» Revista ".tr", Shtator- Tetor: Kardaş, Tuncay, dhe Ramazan Erdağ «TIKA as a Foreign Policy Tool.» Akademik İncelemeler Dergisi (Journal of Academic Inquiries) Karlıdağ, Serpil, dhe Selda Bulut «The Transnational Spread of Turkish Television Soap Operas.» Istanbul Üniversitesi, Iletişim Fakültesi Dergisi Katz, Elihu, John Durham Peters, Tamar Liebes, dhe Avril Orloff «Studimet Kulturore Britanike.» Në Tekste Kanonike të Kërkimit në Media, redaktuar nga Elihu Katz, John Durham Peters, Tamar Liebes dhe Avril Orloff, Tiranë: ISHM. KDK Türkiye nin dizi film ihracatı 200 milyon dolara ulaştı (Eksporti i serialeve të Turqisë arrin në 200 milionë dollarë). Qasja 3 Gusht KEDS About KEDS. Qasja 26 Gusht Kejanlıoğlu, D. Beybin «Turkey since 1970.» Në Turkey since 1970 Politics, Economics and Society, nga Debbie Lovatt, New York: Palgrave. Kellner, Douglas M Cultural Studies, Multiculturalism, and Media Culture. Qasja 20 Shtator KentFM Kent Radyo. Qasja 12 Janar Kirkul, Raif, intervista nga Alban Tartari Portali i lajmeve "Kosova Haber" (31 Mars). Kızılay Historiku i Gjysmë-Hënës Turke (Kızılay). Qasja 3 Gusht Tuzla Şubesi nden Kosova ya Adet Kıyafet (10 mijë copë veshmbathje për Kosovën nga dega e Tuzlas). 30 Janar. Qasja 3 Shtator Kızılbay, Ismail «Difficulties Regarding Reporting in Turkish Media.» International Review of Turkology / V: III - N: 5, Winter: Klan Faqja Zyrtare. Qasja 11 Janar KLAN TV Klan. Qasja 11 gusht

218 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Koloğlu, Orhan Osmanlı dan 21.yüzyıla Basın Tarihi (Historia e Shtypit që nga Osmanllinjtë deri në shekullin e 21-të). Stamboll: Pozitif. Komuna, Mamushë Kosova Cumhuriyeti, Mamuşa Belediyesi. Qasja 13 Gusht KosovaHaber Nga 1 tetori ndërpritet për kohë të pacaktuar edicioni në gjuhën shqipe. 1 Tetor. Qasja 10 Tetor Kotler, Philip Marketing Insights from A to Z 80 Concepts Every Manager Needs To Know. Hoboken, New Jersey: John Wiley & Sons, Inc. Krasniqi, Milazim, intervista nga Alban Tartari Transmetimet seriale në hapësirën ishjugosllave (6 Shtator). Krasteva, Valeriya «Turkey's 'Invasion' of Bulgaria.» Sofia News Agency. 20 Janar. Qasja 13 Maj KTB «Çağdaş Makedonya Türk Edebiyatı" (Letërsia Bashkëkohore Turke në Maqedoni).» Kültür ve Türizm Bakanlığı. Qasja 4 Mars Kültür ve Türizm Bakanlığı, Sınır Giriş-Çıkış İstatistikleri ( Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Statistikat e Hyrje-Daljeve në Kufi). Qasja 2 Shtator Kuşata, Mustafa, intervista nga Alban Tartari Early Days of Turkish Cinema (17 Maj ). Kuşata, Mustafa, intervista nga Alban Tartari Themelimi i CNN Türk (17 Maj). La Torre, Mario The Economics of the Audiovisual Industry: Financing TV, Film and Web. Londër: Palgrave Macmillan. Lalaj, Jerina, intervista nga Alban Tartari Serialet turke në TV Albanian Screen dhe TV Vizion Plus (5 Gusht). Leeds-Hurwitz, Wendy «Writing the Intellectual History of Intercultural Communication.» Në Handbook of Critical Interpersonal Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. Levend, Agah Sırrı Şemsettin Sami. Stamboll: Can Yaşam. Lila, Jolanda, intervista nga Alban Tartari Transmetimet e përbashkëta të Radio Kontakt dhe Radios Zëri i Turqisë (30 Prill). Londo, Ilda «Media Ownership and its impacts on media independence and pluralism - Albania.» Albanian Media Institute. Qasja 30 gusht

219 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Lopez, Ana M «Our welcomed guests Telenovelas in Latin America.» Në To Be Continued... Soap operas around the world, nga Robert C. Allen, Taylor & Francis e-library: Rountledge. Marku, Mark «Diversiteti Etnik dhe Kulturor në Ballkan.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media (UT, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit) VII: MEB «Türk Basının Doğuşu ve Gelişimi (Lindja e dhe Zhvillimi i Shtypit Turk).» Milli Eğitim Bakanlığı. Qasja sinin_dogusu.pdf. MedyaRadar Yurt dışına satılan Türk dizileri ödüllendirildi (Marrin çmime serialet turke të shitura jashtë vendit). 9 Mars. Qasja 2 Shtator Melissen, Jan «The New Public Diplomacy: Between Theory and Practice.» Në The New Public Diplomacy, Soft Power in International Relations, redaktuar nga Jan Melissen, Londër: Palgrave Macmillan. Misha, Pirro «Neo-otomanizmi dhe Shqipëria.» Shekulli, 22 Shkurt. Monitor Audienca e fundjavës, mes Big Brother e Portokalli dhe telenovelave turke. 31 Mars. Qasja 10 Shtator Audienca e fundjavës: të shtunë të diel kryesoi Top Channel, të premten Tv Klan. 11 Maj. Qasja 10 Shtator Audienca e mbrëmjes e hënë-e enjte: mes telenovelave turke, ndeshjes dhe avionit me drogë. 16 Maj. Qasja 10 Shtator Ja fituesi i debatit të së enjtes mbrëma. 27 Mars. Qasja 10 Shtator Moda e telenovelave turke. 21 Maj. Qasja 10 Shtator MONSTAT Census of Population, Households and Dwellings in Montenegro. Podgorica: Statistical Office of Montenegro. Muka, Arben Dinamika e Transmetimeve Radiofonike në Shqipëri, Tiranë: Instituti Shqiptar i Medias Radio, Simbioza me Internetin. Tiranë: Instituti Shqiptar i Medias. Murinson, Alexander. November «The Strategic Depth Doctrine of Turkish Foreign Policy.» Middle Eastern Studies Vol. 42, No. 6, Rountledge

220 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Muzbeg, Esin, intervista nga Alban Tartari Revista "Paradigma" në Kosovë (7 Prill). Nakayama, Thomas K., dhe Rona Tamiko Halualani «Critical Intercultural Communication Studies: At a Crossroads.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. Nasser, Jaime J «Giving Soaps a Good Scrub ABC s Ugly Betty and the Ethnicity of Television Formats.» Në Ford, Sam; De Kosnik, Abigail; Harrington, C. Lee, nga The Survival of Soap Opera: Transformations for a New Media Era, University Press of Mississippi. Nikolovski, Ljubomir, intervista nga Alban Tartari Turkish TV serials in Alfa TV in Macedonia (9 Tetor). Nuroğlu, Elif «Dizi turizmi: Orta Doğu ve Balkanlar dan gelen turistlerin türkiye yi ziyaret kararinda türk dizileri ne kadar etkili? (Turizmi i serialeve: Sa ndikim kanë serialet turke në vizitimin e Turqisë nga turistët e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit).» Research Gate Nye, Joseph S. Jr Soft Power, The Means to Success in the World Politics. New York: Public Affairs. Olins, Wally «Making a National Brand.» Në The New Public Diplomacy, Soft Power in International Relations, redaktuar nga Jan Melissen, Londër: Palgrave Macmillan. Ollivier, Bruno Shkencat e Komunikimit, Teori dhe Arritje. Tiranë: Papirus. Oxford, Eleanor «History of Turkey s media and power relations.» Todays Zaman, 2 Gusht. Qasja Janar 2, Oymen, Onur Bir propaganda silahı olarak basın, Dünyada ve Türkiye de sansür, baskı ve yönlendirme, (Shtypi si një armë e propagandës, censura, presioni dhe orientimi në botë dhe në Turqi). Sramboll: Remzi Bir Propaganda Silahı Olarak Basın, Dünyada ve Türkiye de sansür, baskı ve yönlendirme. (Shtypi si një armë e propagandës censura, presoni dhe drejtimi në botë dhe Turqi). Stamboll: Remzi Kitabevi. Özgüç, Agah filmde başlangıcından günümüze Türk Sineması. Stamboll : Bilgi. Öztürkçü, Ibrahim Şemseddin Sami, Emsal,Doğu - Batı Filozof Edebiyatçılarından Özdeyişler ( Ngjashmëria. Parime të Filozofëve nga Lindja - Perëndimi, përgatitur nga Sami Frashëri). Stamboll : Selis. Pepo, Ylli, intervista nga Alban Tartari Serialet turke në Shqipëri dhe rajon. Ana artistike dhe kreative. (14 Shtator). Perovic, Vuk, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in the Public TV of Montenegro (14 Shtator). 204

221 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Purde, Furkan 'den günümüze Makedonya Türkleri (Turqit e Maqedonisë që nga vitet 2001 deri në ditët e sotme). Shkup: (Libër elektronik). Qasja 1 Korrik Purde, Furkan, intervista nga Alban Tartari Mediat Turke në Maqedoni (2 Maj). QeveriaTurke G20.org. 21 Mars. Qasja 22 Mars member-map/. Quelch, John A., dhe Katherine E. Jocz Greater Good: How Good Marketing Makes for Better Democracy. Boston: Harvard Business Press. Radikal Tüm zamanların en pahalı dizi projesi Qasja 2 Gusht Ramizi, Sokol, intervista nga Alban Tartari Shërbimi "ALBtv" i ALBtelecom (13 Maj). Rashiti, Hamdi, intervista nga Admir Qose Serialet turke në TV Alsat M (16 Qershor). Receboğlu, Altay Suroy «"Kosova nın Önemli Bir Unsuru Türkler" (Turqit, një element i rëndësishëm i Kosovës).» Në Tarih Boyunca Avrupa Kavşaında Kosova (Kosova, përgjatë historisë në udhëkryqin e Evropës), nga Osman Baymak (Ed.), 231. Prizren: BAY. Rexha, Gjylije «Multietniciteti si komplonent programor në radion publike në Kosovë.» Studime Albanologjike, Diversiteti Kulturor në Media (UT, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit) VII: Ripost Kosovë, 7 serialet turke më të famshme në Kosovë. 27 Maj. Qasja 10 Gusht Robert, Allen. C To be continued Soap Operas around the world. Londer: Taylor & Francis e-library, Rountledge. Rohn, Ulrike Media Companies and Their Strategies in Foreign Television Markets. Punim Doktoral, Këln, Gjermani: Instituts für Rundfunkökonomie an der Universität zu Köln. Rrahman, İlhan, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i revistës "Ufuk" (Horizonti) në Maqedoni (4 Maj). RSF «Reporters Without Borders.» World Press Freedom Index. Qasja 2 Gusht Sagır, Celil, intervista nga Alban Tartari Intervistë lidhur me Zaman Media Group (12 Shkurt). Şahin, Muzaffer «Siyasal İletişimde Anadolu Ajansın rölü (Roli i Agjencisë Anadolu në komunikimin politik).» İletişim ve Diplomasi Qasja 1 Shtator %C5%9Eahin.pdf. Saliu, Hasan «Roli i mediave në komunikimet ndërkulturore në epokën e globalizmit.» Në ICCMS, International Conference on Media Studies, Media 205

222 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Industry; Trends, Dynamics and Challenges. Proceeding s Book. Tiranë: Universiteti Bedër. Samardziev, Risto, intervista nga Alban Tartari Turkish TV Serials in Sitel TV in Macedonia (22 Shtator). Sarıtaş, Ahmet, dhe Elif Esra Aydın «Elections and Social Media. An overview.» Në Public Affairs and Administration: Concepts, Methodologies, Tools, and Applications, Hershey PA, USA: Information Resources Management Association USA. Scott, Alev Turkish Awakening, A personal discovery of modern Turkey. Londer : Faber&Faber. Selimi, Ferid Transformimi i RTK-së nga medie shtetërore në medie publike. Punim Doktoral, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. content/uploads/2014/03/doktoratura-ferid-selimi-fakulteti-i-histori-filologjise- Departamenti-i-Gazetarise.pdf. Shome, Raka «Internationalizing Critical Race Communication Studies Transnationality, Space, and Affect.» Në Handbook of Critical Interpersonal Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, West Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. Şimşek, Derya «Cumhuriyet Dönemi'nde Yeni Türk Harfleri ile Yayınlanan ilk Türkçe Gazetesi; "Türkçe Gazete" (Gazeta e Parë Turke me gërmat e reja turke në periudhën e republikës; "Gazeta Turke").» 3rd International Conference on Language and Literature "Turkish in Europe", UDEK, 1 Nëntor: a.d. Sinema Genel Müdürülüğü (Drejtoria e Përgjithshme Kinematografike e Turqisë). Qasja 1 Korrik SkyLife Versioni në gjuhën angleze. Qasja 3 Shtator Söğütlü, Enriketa, dhe Erol Söğütlü «Reasons for the Popularity of Turkish Soap Operas in Albania.» Beder Journal of Education Sciences (Universiteti Hëna e Plotë Bedër) 4, no Sorrells, Kathryn «Re-imagining Intercultural Communication in the Context of Globalisation.» Në The Handbook of Critical Intercultural Communication, redaktuar nga Thomas K. Nakayama dhe Rona Tamiko Halualani, Sussex: John Wiley & Sons, Ltd. SSO Census of Population, Households and Dwellings in the Republic of Macedonia. Census, Shkup: State Statistical Office. Story «Omeri te Diamante dhe Dashuri : Me femrat preferoj ta hedh hapin i pari, s dua të jem preja e tyre.» Revista Story nr 44, Sulooca, Mürteza, intervista nga Alban Tartari Aktiviteti i gazetës "Yeni Ballkan" (Ballkani i Ri) (15 Prill). 206

223 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI a.d. T.C. Başbakanlık, Kamu Diplomasisi Kördinatörlüğü, Türkiye nin dizi film ihracatı 200 milyon dolara ulaştı. Qasja 3 Maj Thomas, Clayton «Tourism as Politics: Destination, Branding, National Identity, and assessing Turkey's Supposed Reorientation.» Imes Capstone Paper Series, The Institute For Middle East Studies, The Elliott School Of International Affairs, The George Washington University, Thorbecke, Eric «The evolution of the development doctrine and the role of foreign aid, » Në Foreign Aid and Development, Lessons Learnt and Directions for the Future, nga Finn Tarp dhe Peter Hjertholm, Londër: Rountledge. THY Raporti Vjetor Qasja 2 Shtator aporlar/2014_annual_report_en.pdf Turkish Airlines signed sponsorship contract with Maroussi Basketball Club. 17 Mars. Qasja 1 Shtator TİKA Hakkımızda (Rreth nesh). Qasja 1 Shtator Lista e Publikimeve. Qasja 2 Shtator TIKA Tarihçemiz (Historiku). Qasja 1 Shtator TodaysZaman ABC hit Desperate Housewives goes Turkish with local version. 2 Shtator. Qasja 1 Shtator Tomic, Djordje. a.d. «The 1001 episodes: A diplomatic perspective to turkish tv series in the western Balkans.» Cultural Diplomacy. Qasja 1 maj papers/eu/djordje-tomic-the-1001-episodes-a-diplomatic-perspective-to-turkish- TV-Serie. Topuz, Hıfzı II Mahmut tan Holdinglere Türk Basın Tarihi, (Që nga Mahmuti i Dytë deri të Holding-ët, Historia e Shtypit Turke). Stamboll: Remzi Kitabevi. TRT About TRT (Rreth TRT). Qasja 17 Shkurt Bir Zamanlar Osmanlı Kıyam (Njëherë e një Kohë Ngritja Osmane). Qasja 1 Shtator ef-421c215ada1f&sg=85373fcb-3f70-42f2-90af df54872&sm=ae228eae-6e3c-4551-a149-a9465c

224 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Kurumsal Yapı (Struktura Organizative). Qasja 2 Shtator TRTshqip Fuqia Globale e Turqisë. Qasja 2 Shtator Radio Televizioni i Turqisë, Faqja në shqip. Qasja 10 Mars Turizmi Shëndetësor në Turqi. Qasja 12 Mars TRTWorld Qasja 2 Shtator TSR Historik i dërguar me postë elektronike nga Redaksia Shqipe e Radios "Zëri i Turqisë". Ankara, 3 Shkurt. Historik i dërguar me postë elektronike nga Seksoini Shqip i Radios Zëri i Turqisë, shkurt TUIK Population And Housing Census, janar. Qasja 2 Shtator TUIK, Turkish Statistical Institut «Hanehalkı Bilişim Teknolojileri Kullanım Araştırması (Hulumtim lidhur me përdorimin e teknologjisë nga familjarët).» Qasja Maj 13, Tuneva, Marina Makedonya Cumhuriyeti nde medya alanında etnik topluluklar hakkında bildirimler ve haklarının analizi (Analiza e të drejtave dhe deklaratave të grupeve etnike në fushë e medias në Republikën e Maqedonisë). Raport Zyrtar, Shkup: AOPZ. Turgut, Serdar Yeni Medya (Media e re). Stamboll: Destek Yayınları. Turqisë, TBMM Parlamenti i Lista e mediave të akredituara. Qasja Mars 12, Twitter BYEGM. Qasja 2 Shtator Üzgel, İlhan «Balkanlarla İlişkiler (Lidhjet me Ballkanin).» Në Türk Dış Politikası, Vol 3, , (Politika e Jashtme Turke, Vol 3, ), nga Baskın Oran, Stamboll: İletişim. Vishko, Aida, intervista nga Alban Tartari Transmetimet në gjuhën turke të Radio Tiranës (3 Qershor). Welles, Orson, dhe Mark W Esterin Orson Welles: Interviews. Mississipi : University Press of Mississipi. Wood, Robert E From Marshal Plan to Dept Crisis, Foreign Aid and Developement Choises in World Economy. Los Angeles: University of California Press. Xhaferi, Arbën «Sfida Osmane.» Shekulli, 31 Tetor. 208

225 Mediat turkofone në Ballkan Bibliografia Alban TARTARI Yanardağoğlu, Eylem, dhe L. Doğan Tılıç «Foreign Correspondents in Turkey.» Në Mapping Foreign Correspondence in Europe, nga Georgios Terzis, New York: Rountledge. YEE Harta e shtrirjes. Qasja 10 shtator Yıldız, Ipek «Makedonya'dan Gelen Türk Sesi: Hikmet Dergisi (Zëri turk që vjen nga Maqedonia- Revista Hikmet).» Zeitschrift für die Welt der Türken, ZfWT Yılmaz, Meşküre Türklerin Dünyası ve Türkiye'nin Dış Türkler Politikası (Bota e Turqve dhe Politika e Turqisë për turqit jashtë vendit). Stamboll: Kripto Yayınları. Yüksel, Köksal, dhe Nihal İçöz Gjana «Soap Opera Effect on Product Preferences in Terms of Country Image: A Case of Turkish TV Serials in Albanian Market.» Journal of Economic and Social Studies, Volume 5, Number Zaman About Us (Rreth nesh, informacion rreth gazetës Zaman). Qasja 16 SHkurt Diziler gitsin, türisler gelsin (Të shkojnë serialet, të vijnë turistët). 13 Janar. Qasja shtator Historiku, Arkivi ne rrjet i gazetes Zaman,, vizituar: mars Qasja Mars 7, «Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe ishte orientim drejt Evropës.» Zaman Shqip Maqedoni, 11 Nëntor: Zengin, Gürkan Hoca, Türk Dış Politikası nda Davutoğlu Etkisi (Profesori, "Ndikimi Davutoglu" në Politikën e Jashtme Turke, ). Stamboll: İnkılap. 209

226 SHTOJCA SHTOJCA 1, ANKETË /PYETËSOR Shikueshmëria e Serialeve Turke në Ballkan Ky pyetësor ndërmerret në kuadër të punimit doktoral me titull Mediat Turkofone në Ballkan, me autor doktorantin Alban Tartari. Ky punim doktoral zhvillohet pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti Histori Filologji, Universiteti i Tiranës. Ju lutemi, lexoni me vëmendje të gjitha pyetjet dhe shënoni përgjigjen/përgjigjet që përfaqësojnë mendimin tuaj personal. Ju lutemi plotësoni opsionin others në rastet kur përgjigja juaj nuk përputhet me opsionet e dhëna. Ju falënderojmë për bashkëpunimin. 1) Cila është gjinia juaj? a) Femër b) Mashkull 2) Cila është mosha juaj? a) Nën 20 vjeç b) vjeç c) vjeç d) vjeç e) Mbi 51 vjeç 3) Në cilin vend jetoni? a) Shqipëri b) Kosovë c) Maqedoni d) Mali i Zi 4) Cili është shkollimi juaj? a) 8/9 Vjeçar b) Shkollë e mesme c) Universitar d) Pasuniversitar 5) A i ndiqni serialet/telefilmat/telenovelat nga Turqia? a) Po b) Jo 6) Nëse jo, çfarë serialesh televizive ndiqni: a) Serialet Amerikano-Latine b) Serialet Amerikane c) Seriale Evropiane d) Seriale Indiane e) Nuk ndjek fare seriale f) Tjetër specifiko 7) Nëse po, cila është arsyeja që i ndiqni serialet turke? a) Nuk ka produksione të tjera për t u ndjekur b) Janë të arrira nga ana artistike c) Më pëlqen Turqia / njoh gjuhën turke d) Janë me cilësore sesa produksionet e vendeve të tjera e) Tjetër specifiko 8) Cili është seriali turk që ju ka ndikuar më shumë? a) Dashuri e Ndaluar b) Ezel c) Sulejmani i Madhërishëm d) Lugina e Ujqve e) Tjetër specifiko 210

227 Mediat turkofone në Ballkan Abstrakt Alban TARTARI 9) A iu është rritur interesi për të vizituar Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke? a) Po b) Jo c) Nuk e di 10) A e keni vizituar Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke? a) Po b) Jo 11) A mendoni se keni mësuar më shumë mbi gjuhën dhe kulturën turke duke ndjekur serialet turke? a) Po b) Jo c) Nuk e di 12) A ka ndryshuar perceptimi juaj mbi Turqinë pasi keni ndjekur serialet turke? a) Po b) Jo c) Nuk e di 211

228 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI SHTOJCA 2, INTERVISTA Intervista me drejtues dhe gazetarë të mediave të pakicës turke, mediave të Turqisë, mediave publike në rajon, agjencive të shpërndarjes së serialeve dhe televizioneve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi Intervista lidhur me mediat turkofone në Ballkan Ibrahim Arslan, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të pavarur Turq të Kosovës Intervistë zanore, Prishtinë, 13 Prill ) Si e shihni median turke në Kosovë? Ka dy periudha. Periudha e parë është ajo e kohës jugosllave. E dyta është ajo pas çlirimit të Kosovës. Ka patur një vonesë pas Luftës së Dytë Botërore. Të tjerëve iu dha e drejta më parë se neve. Turqve iu dha në vitin 1951, me transmetimet në radio. Në fakt kur flasim për media, në atë kohë kanë ekzistuar vetëm gazetat dhe radiot. Kur flasim për media turke, duhet të përmendim edhe gazetat me alfabetin arab në gjuhën osmane, siç ka qenë gazeta Prizren, e cila ka dalë në vitin Më pas ka patur edhe gazeta me alfabetin latin. Gazeta e parë është gazeta Tan (Agimi) në vitin 1969, në maj, dhe kjo gazetë u botua me mbështetjen e shtetit. Kjo ishte një gazetë javore. Kanë dalë edhe revista sociale dhe kulturore, apo edhe botime për fëmijë. Për shembull revista Kuş (Zogu). Gazeta Tan u mbyll në vitin Pas asaj nuk ka patur asnjë gazetë që të ketë mbështetjen e shtetit. Pas vitit 1999 kemi mbështetje të shtetit për mediat e pakicave të tjera, por jo për mediat tona. Mos ta quaj diskriminim, por një qëndrim i afërt me të. Në atë kohë doli në Prizren gazeta Yeni Dönem (Epoka e Re). U botua për rreth 8 vjet. Pastaj u mbyll për arsye financiare. Këto gazeta nuk mund të jetojnë pa mbështetjen e shtetit. Gazetat jetojnë me reklama. Dhe ai që e jep reklamën zgjedh televzionin apo radion apo një gazetë shumë të lexuar. Gazetat e minoriteteve dihet sa të mëdha janë, sa lexohen dhe ndiqen dhe në anën ekonomike nuk merr dot mbështetje as nga sektori privat. Këto mund të rrinë në këmbë vetëm me mbështetjen e shtetit. Ka patur mbështetje nja 1-2 vjet për këto media nga shteti i Kosovës. Por me aq pak buxhete është shumë e vështirë. Në vitin 2006 u krijua Asocacioni i gazetarëve të Pavarur Turq të Kosovës, më mirë të themi se nisi punë në atë vit se u themelua një vit më parë. Ky asocacion kishte qëllim 212

229 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI organizimin e gazetarëve turq, mbrotjen e të drejtave të tyre, por edhe kjo varet nga të ardhurat. S kemi shumë media, por kemi shumë gazetarë turq që punojnë në treg. Ne bëmë edhe një konferencë ndërkombëtare për median. Në qershor të vitit Qëllimi ynë ishte që të kishim dialog me mediat në turqisht në Ballkan. Tema ishte kontributi i mediave turke në integrimet evropiane. Morën pjesë përfaqësues nga të gjitha shtetet e rajonit. 2) Cilat janë aktivitetet e shoqatës suaj? Menduam që të si asocacion të nxjerrim një gazetë të re meqë Yeni Dönem u mbyll. Në vitin 2011 me fuqinë e paratë tona nxorën gazetën Tan Haber (Lajmi i Agimit). Por e botuam vetëm 3 numra dhe hoqëm dorë pasi nuk kishim mundësi financiare. Po ashtu kemi edhe shoqatën Gerçek (E Vërteta) që merret me folklor dhe kulturë. Kjo qendër u mundua të nxirrte një revistë me të njëjtin emër për kulturën dhe po ashtu edhe një revistë për të rinjtë me emrin İlke (Parimi). Por edhe kjo nuk mundi të mbijetonte. Duket patjetër mbështetja e shtetit në të kundërt asgjë nuk mund të bëhet për botimet e gazetave. Gjithashtu kemi transmetime në turqisht në RTV të Kosovës. Transmetimet janë edhe në TV edhe në radio. Në radio janë në valët FM dhe kapin një zonë të caktuar. Mendoni që edhe transmetimet në shqip nuk shkojnë në çdo vend. Transmetimet vijojnë, por punonjësit turq në këto shërbime nuk mund ta mbulojnë këtë nevojë. Në RTK janë 4-5 gazetarë dhe redaktorë. Kemi radio Prizrenin, ku punon Mehdi Cibo, po merr pak mbështetje nga bashkia. 3) A kemi media të tjera? Kemi radion Kent në Prishtinë. Dhe këto transmetime bëhen nga dëshira që kanë miqtë tanë këtu për radion se në të kundërt nuk funksionon. Radio bën transmetime në turqisht dhe në shqip. Kosova sot është më demokratike. Dhe po zhvillohet. Por transmetimet në turqisht janë shumë të pakta. Po zhvillohet interneti. Por nuk ka si gazetat e botuara. Ato janë arkiva për të ardhmen. Ato janë dokumente. Në internet çdokush mund t i bllokojë përmbajtjet. Gazeta ka vendin dhe rëndësinë e vetë. Ne këtu si gazetarë turq, kërkojmë më shumë mbështetje nga shteti për çështje të medias. Kjo vlen edhe minoritetet e tjerë në Kosovë. Serbët për shembull kanë një kanal televiziv RTK2 dhe një kanal radiofonik në funksion të tyre. Këto janë në gjuhën serbe. Është një lloj diskriminimi për dëgjuesit e tjerë për fëmijët e tjerë. Duket që është politike. 4) Janë disa revista si Türkçem 213

230 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Revista Türkçem është një model i mirë. Ka qenë edhe revista Sofra në Mamushë, pastaj edhe revista Derya. Ato nuk dalin. Tashmë është vetëm revista Türkçem. Ka disa muaj që botohet edhe revista Imza. Ka të bëjë me kulturën dhe artin. 5) Cilat janë aktivitetet tuaja si asocacion? Ne si shoqatë punojmë më së shumti përmes internetit në emët të Asocacionit i Gazetarëve Turq të Pavarur të Kosovës (KTGD). Kemi një bashkëpunim të mirë me Shoqatën e Gazetarëve të Trakisë me qendër në Edrene të Turqisë. Po ashtu kemi bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Evropës Juglindore, gjithashtu edhe kjo ne Edirne. Mediat e botës sot po shkojnë të gjitha drejt internetit. Mendoni që në Kosovë ka rreth 10 gazeta të mëdha shqiptare. Tirazhi i tyre nuk është më shumë se 15 mijë kopje në ditë. Po humbet tradita e leximit të gazetës. Çdokush e gjen gjithçka në Facebook. Ne kemi dy portale të mëdha në turqisht: KosovaHaber dhe KosovaPort. Ndërkohë u provua edhe një faqe tjetër, YeniKosova, por edhe kjo faqe nuk mundi të mbijetonte. 6) Si e shihni të ardhmen e medias turke në Kosovë? Jemi të detyruar të pranojmë që sot transmetimet turqisht nga satelitët, na plotësojnë një pjesë të nevojave mediatike. Me lajmet. 7) A ndiqen këtu transmetimet nga Turqia? Patjetër, shumë. Na plotëson disa kërkesa. Por ato media nuk flasin nga Grandi [hotel në Prishtinë], ato flasin nga Hiltoni [në Turqi] nuk flasin nga kjo rrugë këtu në Prishtinë. Nuk na plotëson nevojën për lajme. Nuk e di çfarë ka ndodhur në Gjilan, në Drenicë! 8) Do me thënë i bie që turqit që jetojnë këtu, mediatikisht nuk jetojnë këtu? Po. Shumë e drejtë. Është një gabim i madh për politikën e qeverisë. Kur njerëzit këtu nuk e dinë çfarë ka ndodhë te komshinjtë! Kjo ndikon shumë, në pikëpamje politike dhe strategjike duhet që t i kemi parasysh. Nëse ju nuk arrini diku, dikush tjetër arrin aty. Nëse ti nuk i edukon fëmijët e tu, dikush tjetër do t i edukojë. Kjo vlen edhe për qytetarët e tu. Kemi edhe problem të tjera. Në ato që në i quajmë media vëllazërore, pra në mediat shqiptare, turqit shihet e tregohen si armiq. Me raste ka lajme që kanë doza urrejtje në TV, radio, gazeta. Këto qëndrime mund të jenë edhe kundër të tjerave, por konkretisht po flasim për turqit. Unë si kosovar, mendoj që këto duhet të lihen pas. Ardhmëria nuk ndërtohet në themelet e të kaluarës. Nuk mundeni që në themele të vjetra të ndërtoni shtëpi të re, sepse ajo rrëzohet. 214

231 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Kjo reflektohet edhe në marrëdhëniet mes dy popujve, sepse edhe në histori po të lexoni duhen parë që gjërat nuk janë ashtu. Sot shpërngulja vazhdon (nga Kosova). 9) Shpërngulje drejt Turqisë? Po. Janë disa probleme. Probleme punësimi. Po ikin njerëzit. Unë kam dhënë mësim edhe në gjimnaz dhe i dëgjoj të rinjtë turq. Duan të ikin. Është një humbje për këtë vend. Nga shumë aspekte, sociologjike e strategjike. Kjo qeveri duhet të ulet mirë për këto probleme. Nga një ana mburremi që në kohën e osmanlinjve kemi patur 33 sadrazama [kryeministra] sot ne si turq nuk kemi mundësi. Dhe ky është standard i dyfishtë; mburremi për atë kohë, por sot ne nuk mund të mburremi dot. Ne merremi me historinë. Bota sot nuk merret me historinë. Unë personalisht kam studiuar për histori në Prishtinë dhe për gazetari në Beograd. Mendoj që historinë duhet t jua lemë historianëve. Mehdiülkü Cibo Drejtor i Radio Prizrenit, Kosovë Intervistë zanore e regjistruar si dhe përmes mailit, 30 Mars 2015 Historiku Radio Prizren është themeluar në Maj të vitit 1975 si një stacion radioje rajonal. Që prej themelimit ka transmetuar në gjuhët shqipe, serbe, turke, boshnjake dhe rome. Në fillim të vitit 1991 punonjësit e redaksisë së gjuhës shqipe të kësaj radioje janë pushuar nga puna nga ana e shtetit serb për arsye tashmë të qarta. Me përfundimin e luftës në Kosovë dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor të vitit 1999 punonjësit e Radio Prizren u kthyen menjëherë në punë dhe filluan transmetimet me radhë të programeve; në fillim vetëm në gjuhën shqipe, më pas në atë turke dhe boshnjake, që prej vitit 2004 filluan edhe tranmetimet në gjuhën rome. Sot Radio Prizren transmeton programe në gjuhën shqipe dhe turke, sepse sot në Prizren transmeton një radio në gjuhën boshnjake dhe një radion në gjuhën rome. Statusi Statusi i radio Prizren deri në muajin shkurt 2002 nuk ishte i përcaktuar. Pas shumë përpjekjeve për privatizim të kësaj radioje e cila e kishte treguar veten, drejtuesit e Radio Prizren iu kundërvunë kësaj ideje, duke parandaluar humbjen e vlerës sociale të kësaj radioje. Prej muajit shkurt 2002 radio Prizrenit i është dhënë një certifikatë nga ana e OSBE nën emrin e Shoqatës për Përparimin e Mediave Shadërvani. Programet dhe Politika e transmetimit 215

232 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Radio Prizren transmeton në valën e mesme 88.4 MHz. qysh prej themelimit të radios e në vazhdim programi i radio Prizrenit është transmetuar 70% në mënyrë të drejtpërdrejtë. Transmetimet e lajmeve përfshijnë lajme në lidhje me qeverisjen vendore, administratën qendrore dhe lokale, gjykatat, KFOR-in, EULEX-in, OSBE-ne, PK, FS, qeverinë, institucionet qeveritare dhe organizatat dhe shoqatat jo-qeveritare. Një rëndësi dhe vend i veçantë i jepet programeve për mjedisin, rininë, gruan dhe barazinë gjinore, arsimin, shëndetin, kulturën, sportin, programeve për luftën kundër ngjarjeve negative (korrupsioni, trafikimi i njerëzve, lëndët narkotike, varësia e drogës, prostitucioni, problemet sociale, abuzimi i fëmijëve, etj.) Janë duke u përgatitur programe të veçanta për problemet e komunitetit, më saktë programet në lidhje me të gjitha format e pjesëmarrjes në jetën dhe punën e komunitetit në qytet dhe rreth tij. Dëgjueshmëria Edhe pse nuk kemi bërë një punë të re në lidhje me dëgjueshmërinë në Radion Prizren, ne mendojmë se jemi midis radiove më të dëgjuara në rajon. Kërkimet e bëra nga ana e OSBE dhe disa organizatave të huaja përbëjnë bazën e mendimit tonë. Këto institucione kanë bërë përpjekje në këtë drejtim në periudhën ndërmjet viteve , sipas të dhënave të këtyre punimeve radio Prizreni ishte radio më e dëgjuar në Prizren dhe për rreth, ndërsa në rang Kosove është radioja e 7 më e dëgjuar. Arritjet Që prej vitit 1999 e në vazhdim janë realizuar disa projekte të rëndësishme të cilat patën jehonë pozitive tek qytetarët e të gjithë grupeve etnike. Përveç sukseseve të shumta të arritura këtu duhet të theksojmë se radio Prizren që prej dhjetorit të vitit 2007 ka filluar transmetimin drejt për drejt të programeve në faqen e internetit Përsa i përket pjesëmarrjeve nëpër festivale, Radio Prizreni ka marrë pjesë në festivalin e radiove Radiofest 2007 në Cakova në 24 dhjetor 2007, ku në një garë të ashpër me pjesëmarrjen e 20 radiove nga Kosova dhe rajoni, vlen për tu përmendur si arritja më e madhe, fitorja e çmimit të parë në degën e radio reportazhit. Në këtë festival radio Prizreni mori pjesë me reportazhin me titull Prizreni Qyteti i Zanateve të Vjetra, zgjoi interes të madh nga dëgjuesit. Në vitin 2011 në muajin mars radio Prizreni shënoi një arritje tjetër të ngjashme: fitoi çmimin special David Charter dhe fitoi çmimin e parë në festivalin e radiove me cilësi kombëtare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia dhe zonat e tjera Shqiptare. Aksesi i Komuniteteve Radio Prizreni që prej themelimit të vet e në vazhdim i ka dhënë rëndësi të veçantë të gjitha komuniteteve, të cilat jetojnë në Bashkinë e Prizrenit dhe ka transmetuar programe në 216

233 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI gjuhët e tyre mëmë. Pas vitit 1999 përveç programeve në gjuhën shqipe, janë transmetuar programe në gjuhët turke, boshnjake dhe rome, lidhur me këtë ka realizuar disa projekte: Programi në gjuhën rome në radion Prizren ( Prill 2005-Mars 2006) është financuar nga OSBE Forcimi i komunitetit turk dhe integrimi me komunitetin e Kosovës (Qershor Qershor 2006) është financuar nga KFOS Integrimi në media i komunitetit rumun (Gusht 2006-Korrik 2007), është financuar nga SOROS-KFOS. Prezantimi i komunitetit turk me popullsinë (2009), (Zyra e Kryeministrisë) Forcimi i komunitetit turk dhe marrja e rolit aktiv në shoqëri (2013) Ministria për Komunitete dhe Kthim. Shënim: Drejtori i radios Prizren në vitet ka qenë pjesëtari i popullatës turke Mehdiülki Cibo. Me fillimin e zbatimit të dhunës nga ana e shtetit serb, ai u pushua nga vendi i punës si drejtor dhe së bashku me punonjësit e tjerë shqiptarë u largua nga puna. Me përfundimin e luftës, me saktë në qershor të vitit 1999 të gjithë punonjësit e pushuar nga puna në radio u kthyen përsëri në punë. Me kthimin në punë, Mehdiulki Cibo u emërua redaktor i transmetimeve turqisht, nga nëntori 2015 e në vazhdim është përsëri në detyrën e drejtorit të radios, në anën tjetër që prej vitit 2002 është në detyrën e kryetarit të bordit të Shoqatës së përparimit të medias Shadërvani. Zeynel Beksaç (Zejnel Beksaç) Themelues dhe Drejtor i revistës Türkçem (Turqishja ime), Prizren, Kosovë Intervistë zanore dhe përmes postës elektronike, 20 Maj ) Kur u hap revista Türkçem (Turqishtja ime)? A mund të na thoni në lidhje me aktivitetet? Revista Turqishtja ime është e vetmja revistë për fëmijë në Kosovë për të cilën kemi hedhur hapat në vitin e 17 në Janar 2015 dhe ka përshëndetur lexuesit e vet me botimin e 170 të. Jemi duke përjetuar lumturinë dhe krenarinë në të njëjtën kohë. Në janar te vitit 1999, dmth dy muaj përpara shpërthimit të luftës në Kosovë ka nisur rrugëtimin si një kusht. Në vitin 1999 së bashku me luftën është mbyllur gazeta Tan, e cila kishte 30 vite që botohej, bashkë me këtë edhe revista Kuş Çocuk (Zogu Fëmijë), e cila u krijua në strukturën e gazetës u bashkua me 217

234 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI kujtimet. Në një kohë të tillë me qëllim që fëmijët të cilët ndiqnin mësimin turqisht në Kosovë të mos mbeten të privuar, me përpjekjet tona nxorëm revistën Turqishtja ime. Kështu arritëm në botimin e 170 të. Duke kapërcyer barrierat e këndshme, duke përballuar vështirësitë e këndshme me ndihmën e shokëve shkrimtarë dhe poetë të botës Turke, të fëmijëve e ministrave, e sollëm revistën Turqishtja ime në ditët e sotme. Ashtu siç e kemi përsëritur, arsyeja kryesore e nxjerrjes së revistës Turqishtja ime është dashuria që kemi për gjuhën mëmë, për të luajtur rolin e shkëndijës, duke i dhënë kurajo për poezi e shkrim, plus për të mbajtur në rend dite letërsinë turke që ka jetuar dhe është zhvilluar në këto toka. Puna e revistës edhe pse mbart veçori tërheqëse, të çuditshme, të përhershme në plan të dytë, është me dhimbje në fazën e përgatitjes. Përveç vështirësive financiare, jeni gjithmonë në pritje të diçkaje. Deri në momentin e fundit jeni në ndekje të veprave origjinale. Është pikërisht kjo që i jep krahë revistës. Pasi arrini këtë, lodhja dhe mundimi mbaron dhe kënaqësia nuk ka të sharë. Turqishtja ime që nga botimi i parë e në vazhdim e ka konsideruar si detyrë të qenurin pranë mësimit turqisht në Kosovë. Kontributin tonë me forcë dhe njohuri në eliminimin e problemeve (në kushtet e mungesës së teksteve ndihmëse) në një farë mase, të gjithë ndoshta e kemi parë si një borxh në kurrizin tonë. Revista Turqishtja ime, gjatë gjithë këtyre viteve, ka përcjellë në faqet e veta shembuj nga letërsitë vëllazërore të Kosovës dhe Ballkanit, ka treguar interes të veçantë për krijimin e urave letrare. Në vitet e fundit gjithmonë e më shumë i ka dhënë vend shembujve nga letërsia e botës turke, duam të theksojmë se kemi shijuar së tepërmi lundrimin në thellësinë e turqishtes. Në revistën Turqishtja ime e cila hap pas hapi arriti në vitin e 17-të ka publikuar veprat e nxënësve të mirë në poezi, tregime, shkrim e fusha të ndryshme. Është revista e vetme për fëmijë në turqisht në Kosovë, e cila lexohet me kureshtje nga nxënës, mësues, letrarë dhe përgjithësisht dashamirës letërsie. Një tjetër traditë të rëndësishme që ka krijuar revista Turkçem është gjithashtu çmimi vjetor për ata që kontribuojnë në aspekte të ndryshme të letërsisë për fëmijë. Një tjetër vlerë e këtij çmimi, është se vitet e fundit është hapur në botën e letërsisë turke. Që nga viti 1999, në mesin e atyre që kanë marrë çmime deri tani janë: Mustafa Ruhi Şirin, Mustafa İsen, Mevlüt Kaplan, Yalvaç Ural, Ali Akbaş, Gülten Dayıoğlu, Fatih Erdoğan, Elçin İsgenderzadeh, Mevlana İdris Zengin, Fahri Kaya dhe İlhami Emin. Vitin e kaluar çmimin e mori autori i famshëm për fëmijë nga Uzbekistani, Tursunbay Adaşbayev, duke u hapur në hapësirën turke. Ndërsa këtë vit çmimi iu dha poetes dhe producente televizive nga Çuvashia (Çuvaşistan), Marina Karyagdi. Kështu, çmimi i dhënë më parë në Azerbajxhan, u është dhënë tre herë në total poetëve turqishtfolës në botë. 218

235 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Duhet të falënderoj të gjithë miqtë që kanë dhënë mbështetje gjatë gjithë këtyre viteve, të gjithë miqve që mbajtën në jetë revistën Türkçem. Të gjithë bashkë do të përveshim krahët për t u hapur në hapësira të reja me revistën Türkçem, për të hedhur spirancë në dete të reja, për t u bërë shkak për të vazhduar të ruajmë literaturën origjinale dhe për t u dhënë zemër më tej nxënësve të letërsisë, dhe për t u hapur rrugën çdo gjëje tjetër të bukur. Do ta vazhdojmë rrugën tonë në Kosovë dhe Ballkan për të arritur më parë botimin e 200-të, të 300-të e shumë më tepër. 2) Sa punonjës ka në këtë revistë? Pesha më e madhe qëndron mbi mua. Më pas mbi kolegët e dizajnit dhe grafikës. Siç mund ta shikoni më poshtë kemi bord editoriali dhe anëtarë të bordit konsultativ. Edhe nga ata herë-herë kemi mbështetje. Dikush jep edhe këshilla Meqë nuk kemi burime monetare, për fat të keq nuk kemi konkretisht një mënyrë për të marrë ndihmë në këtë çështje. Megjithatë, ne jemi duke bërë më të mirën. 3) Në Kosovë cilat zona mbuloni? Ne përpiqemi të mbërrijmë çdo vend ku ka nxënës që lexojnë turqisht. Por kryesisht në Prizren dhe Prishtinë vazhdojmë bashkëpunimin tonë më aktiv. 4) Financimi i revistës bëhet zakonisht nga reklamat? A keni vështirësi në këtë drejtim? Të marrësh reklamë në Kosovë, veçanërisht nëse jeni pjesëtar i një komuniteti të caktuar, është shumë e vështirë. Në 17 vite numri i reklamave që kjo revistë nuk ka marrë as sa gishtat e dy duarve. Kjo është arsyeja që ne kemi qenë në rrethana shumë të vështira për të sjellë këtë revistë në ditët e sotme. Nganjëherë jemi gjendur pranë mbylljes së revistës. Megjithatë, nevojat e nxënësve na kanë bërë më të durueshëm. Dhe ne po qëndrojmë në këmbë siç mund të shihet. Revistat zakonisht i shpërndajmë falas, mjafton që studentët turq që studiojnë në Kosovë të mos privohen nga një revistë e tillë. 5) Çfarë lloj artikujsh/kapitujsh përgatisni? Revista Türkçem është kryesisht një revistë me bazë në letërsi. Pra kryesisht, qoftë në Kosovë apo Maqedoni, qoftë në Ballkan e Turqi, ne publikojmë shembuj nga letërsia. Ne bëjmë kujdes të madh që të kemi vepra origjinale. Ne gjithashtu u japim vend shembujve nga literatura e popujve të tjerë. Revista Türkçem mbron paqen dhe frymën vëllazërore. 6) Si e matni reagimin e lexuesve tanë? Lexuesit tanë janë kryesisht studentë, miqtë tanë poetë e shkrimtarë që bashkëpunojnë me revistën. Kjo revistë besoj se e luan rolin e saj plotësisht. Ka 17 vjet me radhë që botohet pa pushim. Kjo është revista e domosdoshme për studentët që studiojnë në turqisht në Kosovë. 219

236 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Faqet e revistës sonë janë gjithmonë të hapura për ta. Ne marrim kënaqësi të madhe nga postimi i çdo lloj shkrimi të tyre. Nga ata marrim e dhe letra të shkruara që shprehin kënaqësinë për këtë revistë. 7) A e përdorni faqen e internetit? (Ku mund të shihet revista)? Revista Türkçem është në Facebook. Të interesuarit mund ta shohin revistën duke shkruar Türkçem Dergisi. 8) A ka dhënë ndonjë mbështetje Republika e Turqisë? U bënë rreth 2 vjet që marr mbështetje. Nuk e di nëse do të vazhdojë, por në fakt kam shumë nevojë për mbështetje. Në fakt, deri sot përgjithësisht kam kërkuar vetëm paratë e printimit. Revista Türkçem nuk është ka për qëllim të sigurojë të ardhura. 9) A bashkëpunoni me media të tjera turke? Unë kam qenë për shumë vite në bashkëpunim me Bashkimin e Shkrimtarëve të Turqisë dhe Bashkimin e Shkrimtarëve (Avrasya) Euroaziatikë, unë jam gjithashtu në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë letrare KIBATEK. Në Kosovë dhe Maqedoni, si rrjedhojë edhe në Ballkan kam të njohur shkrimtarë e poetë të mëdhenj. Pra është një bashkëpunim që mund ta quaj se është në një nivel të kënaqshëm. 10) Qeveria e Kosovës a po ju jep ndonjë mbështetje apo lehtësi? Revista Türkçem ka 17 vjet që botohet. Mbështetja që kam marrë deri tani ka qenë rreth 1,300 Euro për projekt. Përveç kësaj nuk kam marrë asnjë ndihmë tjetër. Njohuri Teknike rreth revistës Revista Türkçem ka 24 faqe, dhe printohet në formatin A4 me letër të veshur dhe me ngjyra. Revsita printohet në shtypshkronjën Allcoa Impex në Prizren. Esin Muzbeg Drejtor dhe Botues i Revistës Paradigma Intervistë përmes postës elektronike, 7 Prill 2015 Pyetjet e dërguara: 1) Kur u çel revista Paradigma? A mund të na flisni pak për aktivitetin e saj? 2) Sa punonjës ka kjo revistë? 3) Në cilën zonë shpërndaheni në Kosovë? 4) Si bëhet financimi i revistës, përmes reklamës? Keni vështirësi në këtë drejtim? 5) Çfarë rubrikash përgatitni? 6) Si e matni reagimin e lexuesve? 220

237 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 7) A e përdorni faqen në internet? 8) A ju jepet ndonjë mbështetje nga Republika e Turqisë? 9) A bashkëpunoni me ndonjë media tjetër turke? 10) A ju jep ndonjë mbështetje shteti i Kosovës? A ju bën ndonjë lehtësi? 11) Diçka tjetër për të shtuar Përgjigjja nga Esin Muzbeg: Sa për pyetjet tuaja, ne mund t i përmbledhim kështu: Revista Paradigma, është një botim i Qendrës së Kërkimeve Paradigma. Kjo qendër është themeluar në vitin Revista Paradigma gjithashtu nisi të botohet në këtë kontekst. Aktiviteti kryesor i saj është të bëjë analiza sociale dhe politike dhe të kryejë kërkime. Paradigma është një organizatë vullnetare, e gjithë puna e bërë deri më tani është bërë në baza vullnetare. Kështu, numri i punonjësve të përfshirë në hulumtimet aktuale përbëhet nga një ekip rreth 15. Aktualisht jemi duke punuar me një ekip prej 5 persona në dosjen e arsimit. Të gjitha këto studime janë duke ecur në baza vullnetare. Ne nuk kemi asnjë kufizim territorial në Kosovë. Por, organizata e ka qendrën në Prizren. Lidhur me financimin e revistës ne kemi filluar me kontributin tonë. Kemi patur mbështetje dhe nga lexuesit. Po ashtu kemi marrë pjesërisht edhe reklama. Sigurisht, ne jemi duke kërkuar mbështetje për projektin për të kaluar në strukturën korporative. Planifikojmë të aplikojmë në institucionet e Kosovës por edhe në organizatat ndërkombëtare që merren me këtë fushë. Por pikë së pari donim të ndërtonim infrastrukturën dhe të bënim një kornizë të punës sonë. Nuk jemi në bashkëpunim me ndonjë media tjetër. Më parë kërkonim lajme dhe analiza. Që nga viti 2015 e pamë të arsyeshme dhe vendosëm të fokusohemi në disa fusha. Kemi përgatitur një dosje lidhur me median. Aktualisht po punojmë për arsimin. Kemi edhe tema si identiteti dhe emigracioni. Mundohemi ta mbajmë të gjallë edhe faqen tonë në internet. Punimet tona mund të gjenden në adresën paradigmarc.org. Mürteza Sulooca (Myrteza Sulooxha), Drejtor i Grupit Mediatik Yeni Balkan, Shkup, Maqedoni Intervista përmes postës elektronike, 15 Prill ) Kur e ka filluar veprimtarinë e botimit Yeni Balkan (Ballkani i Ri)? Mund të na flisni për veprimtarinë e gazetës? 221

238 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Grupi Yeni Balkan Doel Skopje është themeluar në Shkup vitin 2004 me qëllim botimin e gazetës Yeni Balkan (YB). Gazeta YB filloi aktivitetin botues së bashku me gazetën Yeni Dönem (Epoka e Re) të botuar në Kosovë më 1 Korrik. Gazeta YB në 3 Qershor, 2006 filloi të botohej në Shkup. Në 2006 filloi të ketë shërbimin edhe në rrjetin e internetit me faqe web. Shtëpia botuese YB filloi veprimtarinë e botimit të librave. Në 2011, në strukturën e YB, Agjenisa Maqedonase e Lajmeve MHA, duke sjellë një risi në Maqedoni, filloi transmetimin direkt të lajmeve me pamje si agjensi lajmesh. Në 2012, YB, u krijua me qëllim veprimtaritë si shfaqje programe televizive, dokumentarë, filma prezantues etj. 2) Sa vetë punojnë në këtë gazetë? Cila është shpeshtësia e botimit? Sa është tirazhi? Ka rreth 30 vetë që kontribuojnë. Gazeta del cdo javë. Tirazhi është 2000 kopje. 3) Cilën zonë përfshini në Maqedoni? Shpërndahet gazeta juaj në shtete të tjera? Të gjithë Maqedoninë. Të interesuarit jashtë vendit e marrin në versionin pdf. 4) Financimi i revistës bëhet përgjithësisht nga reklamat? Hasni vështirësi në këtë aspekt? Gazeta jonë qëndron në këmbë nga shitjet e gazetës, reklamat dhe sponsorizimet. 5) Mund të na jepni informacion të shkurtër mbi pjesët kryesore të gazetës? Gazeta jonë e përbërë nga 16 faqe, fillimisht përmban faqe në lidhje me poltikën, ekonominë, arsimin, sportin, kulturën, pra tema për të cilat popullata është e interesuar nga afër, por gjithashtu ka edhe faqe në lidhje me femrat, të rinjtë dhe fëmijët. 6) Si e matni reagimin e lexuesve? Reagimin e lexuesve kryesisht e matim nga rrjetet sociale, por për arsye të ndryshme edhe në mënyrë të veçantë nga lexuesit. 7) E përdorni faqen e internetit? Cili është numri i lexuesve? Faqja jonë e cila është aktive, vizitohet nga dhjetëmijë lexues në javë. Gjithashtu, lajmet sociale marrin mbi 15 mijë klikime në javë. Në analizat e bëra, në shumë faqe internetiose adresa të medias sociale lajmet tona pasqyrohen si referenca duke përdorur ose jo autorësinë. 8) Ju jep mbështetje shteti turk? Në periudha të caktuara, merret mbështetje e bazuar në projekte nga institucione të Turqisë. 9) Keni bashkëpunim me media të tjera turke? Po, gazeta jonë në këtë fushë është aktive duke bashkëpunuar me institucione dhe institute të gazetarisë. 10) Ndonjë gjë që dëshironi të shtoni 222

239 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Gazeta jonë ka edhe veprimtari botuese: Revistë për fëmijë: 1 Numra të veçantë: 3 Revistë mujore në bashkëpunim me qendrën kulturore boshnjake Kemi botuar deri tani 10 libra. Në botim e sipër 4 libra. Në pritje për botim 6 libra. Libra për ngjyrosje 8. Mehmed Arif Editor i Revistës Köprü (Ura), Shkup, Maqedoni Intervistë përmes postës elektronike, 6 Shtator ) Kur është çelur Revista Köprü (Ura)? Mund të flisni mbi veprimtarinë e saj? Numri i parë i revistës Ura është botuar në vitin Revista e cila fillimisht doli me përpjekjet e studentëve të degës gjuhë-letërsi, me kalimin e viteve e zgjeroi stafin e saj. Revista jonë, është një revistë kulturore, artistike dhe letrare. 2) Sa vetë punojnë në këtë revistë? Në revistën tonë punojnë 8 vullnetarë; drejtuesja e përgjithshme e revistës Leyla Şerif Emin, editori Mehmed Arif, dizenjuesi Adnan Salih dhe anëtarët e komitetit botues Hüsrev Emin, Ahmet Lökçe, Seyhan Yakup, Nagihan Daut dhe Seyyid Emin. 3) Cilën zonë mbuloni në Maqedoni? Edhe pse revista jonë botohet në Shkup, ka shtrirë politikën e saj origjinale të botimit vecanërisht në Maqedoni dhe përgjithësisht në zonën e Rumelisë. 4) Financimi i revistës bëhet përgjithësisht nga reklamat? Hasni vështirësi në këtë aspekt? Për financimin e revistës përfitojmë nga burime të ndryshme. Sigurisht, në këtë aspekt kemi vështirësi. 5) Çfarë shkrimesh/seksionesh përgatisni për botim? Në revistën tonë botojmë artikuj, proza, vjersha, histori, kërkime, teza të përfunduara. Seksionet e revistës tonë janë: Vlerat e pahumbura ku flitet për veprat e arkitekturës osmane që kanë mbijetuar, ato që janë shkatërruar dhe demoluar. Seksioni Hasbihal me reportazhe, Përzgjedhje nga zërat me pjesë të marra nga revista Sesler (zërat), seksioni Fidanishtja e 223

240 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Artit ku botohen shkrimet dhe poezitë e shkrimtarëve të rinj, seksioni Lajme nga Kultura ku botohen lajme mbi aktivitetet në zonë dhe në faqen e fundit kemi një seksion të titulluar Fjalë të vyera në të cilin botohen fjalë të mendimtarëve të mëdhenj. 6) Si e matni reagimin e lexuesve? Nga komentet e bëra në mediat sociale, pyetësorët dhe kritikat të cilat na drejtohen direkt ne, arrijmë të matim impulsin e lexuesve. 7) Keni një faqe internet? Në këtë moment revistën tonë mund ta arrini nga adresat e facebook dhe twitter. Faqja e internetit është në ndërtim. 8) Ju jep ndonjë mbështetje shteti turk? Kryesisht nga institucionet shtetërore turke dhe nga shoqata sociale turke të ndryshme marrim ndihma morale dhe materiale. 9) Keni bashkëpunim me institucione të tjera turke të medias? Nuk kemi asnjë lidhje direkte me asnjë media vendase ose të huaj. 10) Ju jep ndonjë mbështetje shteti maqedonas? Ju krijon lehtësi? Shteti maqedonas deri sot nuk ka dhënë asnjë mbështetje dhe nuk ka krijuar asnjë mbështetje të vlerësueshme. 11) Ndonjë gjë që dëshironi të shtoni Qëllimi ynë si revistë është të krijojmë vazhdimësinë e pasurisë kulturore dhe ta mbajmë gjallë atë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi vazhdimësi të ekzistencës kombëtare. Të rinjtë janë masa që ne kemi përcaktuar si qëllim dhe punëve tona i japim formë sipas këtij qëllimi. Revista jonë e cila e nisi rrugëtimin me qëllimin e krijimit të urave nga zemra në zemër, me kalimin e viteve i ofron terren shkrimtarëve, poetëve dhe krijimtarive të rinj për të shprehur veten. Furkan Purde Gazetar, Drejtues i disa mediave turke, Gostivar, Maqedoni Intervistë përmes postës elektronike, 02 Maj ) Sa institucione të shtypit Turk veprojnë në Maqedoni dhe veçanërisht në Gostivar aktualisht? Prej vitit 2015 në Maqedoni është prezent Radio Televizioni Maqedonia si shtyp vizual dhe i shkruar. Ajo që për herë të parë ka filluar në vitin 1969 me kusht që të shfaqen 224

241 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI vetëm 15 minuta dy herë në muaj, sot është bërë shtatë ditë të javës me 150 minuta. Përveç kësaj deri më sot nuk është bërë asnjë tentativë për të hapur ndonjë televizion privat. Por nga e kaluara deri më sot ka pasur tentativa serioze në sektorin e radios. Për herë të parë në vitin 1944 në Vranovca, i cili është një fshat turk në qytetin e Velesit kanë filluar transmetimet 15 minutëshe në maqedonisht dhe turqisht. Kjo ka vazhduar edhe në radion shtetërore të themeluar në vitin Në vitin 1967 është themeluar departamenti i turqishtes në Radion Shtetërore të Shkupit në krye të së cilës është vendosur Ilhami Emin. Në vitet transmetimet në turqisht janë rritur nga 15 minuta në 30, 45, 210 dhe 300 minuta. Gjatë kësaj periudhe kohore në krye të departamentit të turqishtes pas Ilhami Emin në vitin 1974 është sjellë Emine Adem dhe në vitin 1992 Nedim Abbas. Bashkë me themelimin e Rumeli Fm në vitin 1994 në Gostivar sektori i radios së Turqve në Maqedoni, është rivitalizuar në sektorin privat. Me ardhjen e viteve u krijuan radiot Süper Fm në Shkup, Dost Fm në İstip dhe Radyo Turka, Habeş Fm e Vrapçişte Fm në Vrapçiste, por nuk e patën jetën të gjatë. Gjatë procesit i cili fillon me Rumeli Fm e deri në vitin 2005, Gostivari dhe rajoni nuk kanë mbetur asnjëherë pa radio. Nga , turqit ishin të privuar nga radiot turke. Në vitin 2007 me sipërmarrjen time në radion Pro Fm, e cila është një radio shqiptare dhe ushtron aktivitetin e vet në Gostivar bëra marrëveshje me drejtuesit për të dhënë transmetim në turqisht 5 orë në ditë për 7 ditët e javës. Unë u emërova Kryeredaktor i Përgjithshëm i transmetimeve turqisht. Këto transmetime vazhduan deri në mbylljen e radios në vitin 2009 për shkak të borxhit tatimor. Vitet kaluan pa bërë transmetim në radio në rajon. Në dhjetor të vitit 2012 me sipërmarrjen e Ilker Yusuf, i biri i letrarit dhe gazetarit të ndjerë Sabit Yusuf u krijua Balkan Fm. Balkan Fm është duke i vazhduar transmetimet e veta edhe sot e kësaj dite. Aktualisht jam në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetimeve të Balkan FM në Bendeniz. Ndërsa shtypi i shkruar i Turqve të Maqedonisë ka filluar për herë të parë me publikimin e gazetës Birlik (Bashkimi) në vitin Në krye të gazetës ndodhej letrari Şükrü Ramo. Më pas ndërmjet viteve ka filluar gazeta Gruaja e Re, ndërmjet viteve gazeta Pioner, 1951 revista Gëzimi, 1957 revista Burbuqe, 1960 revista Zërat, ndërmjet viteve revista Gjurmët e Kulturës dhe Artit, 1994 revista Vardar, 1994 gazeta Koha. Me ardhjen e viteve 2000 konkretisht në vitin 2003 gazeta Birlik (Bashkimi) Së bashku me revistat Gëzimi dhe Burbuqe u ndërprenë nga publikimi. Më pas filloi printimin gazeta Yeni Balkan (Ballkani i Ri), e cila vazhdon ende të jetë aktive. Në vitet 2000 u publikuan revistat Turka dhe Namik Efendi. Revistat të cilat vazhdojnë të publikohen janë revistat Ura, Horizonti dhe revista e Kërkimit Shkencor Dituria. 2) Sa gazetarë janë të punësuar në këto media? 225

242 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Në shtypin e shkruar, vizual dhe të dëgjuar të përmendur më sipër dhe të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim aktiv janë të punësuar mbi 100 anëtarë të shtypit. Përveç Radio Televizionit Maqedonas dhe gazetave Yeni Balkan Zaman shumica e punonjësve të organizatave të tjera të shtypit-transmetimit janë duke punuar për median turqisht në mënyrë vullnetare pa kërkuar asnjë pagesë. 3) A mund të marrin reklama apo sponsorizim? Përveç gazetave Ballkani i Ri dhe Koha organizatat e tjera të shtypit përjetojnë vështirësi serioze në lidhje me reklamat. Arsyeja kryesore për ndalimin e transmetimeve të shumë radiove, revistave apo gazetave është problem financiar. Organizatat e shtypit për shkak se nuk mund të marrin reklama nuk janë në gjendje të përballojnë veten e tyre për këtë arsye janë hequr nga transmetimi një nga një dhe ato të cilat janë aktive aktualisht janë duke i vazhduar transmetimet me vështirësi serioze ekonomike. 4) A bëjnë publikime edhe në internet institucionet e shtypit turk? Bashkë me përhapjen e shpejt të internetit nga vitet 2000 deri më tani edhe institucionet tona të shtypit kanë filluar publikimet nëpërmjet internetit. Cilido që dëshiron mund të ndjekë televizionin, radion, gazetën dhe revistat me anë të internetit. Me këtë mënyrë bëhet e mundur arritja pranë një audience më të madhe. 5) Çfarë nevojitet për t u rregulluar? Për shkak të numrit shumë të vogël të lexuesve të gazetave dhe radio-televizionit, punonjësit e institucioneve të shtypit nuk kanë fushë të specializimit të përgjithshëm sektorin e medias. Është pikërisht kjo çështja kryesore që duhet rregulluar. Kemi nevojë për më tepër të diplomuar nga departmenti i radio televizionit dhe Gazetarisë. Kjo lidhet me të ardhmen e medias turke në Maqedoni. 6) A i jep mbështetje shteti maqedonas këtij lloji të institucioneve të shtypit? Absloutisht jo. Përkundrazi pothuajse të gjitha radiot e mbyllura i kanë dhënë lamtumirë jetës së transmetimeve për shkak të presionit të ushtruar nga shteti. Aplikimet e frekuencave të radiove janë refuzuar apo janë lënë në pritje dhe gjatë kësaj kohe radiove me anë të inspektorëve i janë prerë gjoba serioze dhe në rastet kur frekuencat nuk janë mbyllur janë munduar t i mbajnë sipërmarrësit nën presionin se do të aplikojnë sanksione të rënda. 7) A vjen ndihmë nga Turqia? Përveç radio televizionit shtetëror për institucionet private të sektorit të shtypit turk në Maqedoni nga Turqia fatkeqësisht nuk vjen asnjë lloj ndihme. TRT ka qenë një mbështetje shumë të madhe financiare dhe shpirtërore për MRTV-në. Kërkesa për ndihmë pranë TIKA-s nga ana e turqve të Maqedonisë është refuzuar vazhdimisht me përgjigjen Është e 226

243 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI ndaluar të investojmë dhe mbështesim median. Përveç kësaj politikanët dhe artistët të cilët vizitojnë Maqedoninë nga Turqia dhe kanë vizituar organet e shtypit të turqve të Maqedonisë janë bërë burim prestigji në rang kombëtar dhe e kanë interpretuar atë si temë mbështetjeje. 8) A i ndjek mediat Turke popullsia Turke në Maqedoni? Popullsia turke në Maqedoni, 90% të nevojës për median e plotëson me anë të mediave në Turqi. Faktori më i madh në moszhvillimin e mediave turke në Maqedoni ka qenë media në Turqi. Pamundësia nga ana e turqve të Maqedonisë për arritjen e cilësisë së radiove dhe televizioneve në Turqi, ka bërë që popullata turke të integrohet tërësisht me median e Turqisë. Që prej vitit 2010 e në vazhdim edhe media Shqiptare dhe Maqedonase në Maqedoni janë duke përdorur produkte të medias në Turqi si: seriale dhe programe të importuara nga Turqia. Në rrjedhën e transmetimit 24 orësh vetëm pjesa një orësh përdoret për lajmet në lidhje me Maqedoninë, pjesa tjetër prej 23 orësh shihet nëpërmjet mediave Turke. Së fundi dëshiroj të shtoj se, që prej vitit 1940 e në vazhdim aventura e medias së Turqve të Maqedonisë ka kaluar në periudha shumë të vështira e të trazuara, e nga shumë gazeta, revista dhe radio sot vazhdojnë vetëm një numër i vogël i tyre. Kjo ka efektet e veta politike, sociale, kulturore dhe sigurisht ekonomike. Pavarësisht këtyre vështirësive, turqit e Maqedonisë do të vazhdojnë të jenë pjesë e medias vizive, e dëgjuar dhe e shkruar. Ju përgëzoj edhe një herë për këtë punë tuajën, jam i bindur se do të krijojë një mundësi të rëndësishme me qëllim që të mund t i tregojmë më mirë veten tonë Turqisë dhe botës Turke. Shpresoj që përgjigjet e mia t ju hyjnë në punë. Ju uroj punë të mbarë. Ilhan Rahman Drejtor i Përgjithshëm i Revistës Ufuk (Horizonti) Maqedoni Intervistë përmes postës elektronike, 5 Maj ) Kur është hapur Revista Ufuk (Horizont) Mund të na tregoni për aktivitetin? Revista Ufuk (Horizont) është një revistë, e cila ka ekzistuar si një organ shtypi zyrtar i Shoqatës Horizonti në Maqedoni. Shoqata jonë është e para dhe e vetmja shoqatë rinore e organizuar në zona të ndryshme të Maqedonisë. Shoqata jonë është themeluar në vitin 2008 me qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Ndërsa revista Horizont ka filluar publikimin në vitin Aktiviteti i shoqatës përfshin arsimin, kulturën dhe politikën në veçanti i adresohet çështjeve të demokracisë dhe të drejtave e njeriut. Më tepër në lidhje me aktivitetet tona mund të mësoni nga adresa 227

244 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 2) Sa persona punojnë në këtë revistë? Revista jonë duke qenë se është një organ publikimi i shoqatës është duke u përgatitur nga një ekip amatorësh dhe jetën e publikimit është duke e vazhduar në këtë mënyrë. Nuk kemi punonjës profesionistë. Kështu redaksia jonë përbëhet nga pesë persona gjithashtu nga një dizajner dhe një përgjegjës për shpërndarjen. Punët e reviztës mbështeten në shpatullat e këtyre 7 personave. 3) Cilën zonë të Maqedonisë mbuloni? Revista jonë ka filial në 7 qytete të Maqedonisë dhe përfaqësi në dy rajone. Duke lënë mënjanë këtë ndihmë logjistike Revista Horizont shpërndahet në çdo zonë të Maqedonisë. Tirazhi qysh prej fillimit e në vazhdim është të paktën 1000 copë dhe në raste të veçanta është printuar në 2000 kopje. 4) Financimi i revistës kryesisht realizohet nëpërmjet reklamave? A hasni vështirësi në këtë pikë? Burimi kryesor i financimit të revistës sonë janë abonimet. Me abonimet vjetore jemi duke përballuar pjesën më të madhe të shpenzimeve të revistës. Përveç kësaj kemi edhe reklamat, por të ardhurat nga reklamat fatkeqësisht janë të ulëta. Vështirësitë financiare i kemi të shumta, me zor jemi duke qëndruar në këmbë. Por më një ekip i cili beson në atë që ben ne do të mundohemi t ia dalim kësaj pune. 5) Çfarë lloj artikujsh/kapitujsh përgatisni? Në revistën tonë mundohemi që si fillim të trajtojmë tema të cilat interesojnë Turqit e Maqedonisë. Natyrisht që rëndësi i japim aktualitetit. Ekipi jonë i shkrimit përbëhet nga të rinjtë por njerëz me përvojë. Trajtojmë kryesisht tema si politika dhe arsimi. Gjithashtu ato që shkruhen ne revistën tonë nuk është e mundur të shihen në asnjë organ tjetër publikimi. Jemi revistë e dhënë pas ideve dhe mendimeve te lira dhe e pacensuruar. Përveç këtyre temave trajtojmë edhe tema të cilat kane lidhje me Botën Turke. 6) Si e matni reagimin e lexuesve tuaj? Pjesën më të madhe të shpërndarjes (përveç organizatave dhe institucioneve) e bëjnë personalisht punonjësit e revistës. Për këtë arsye sa herë bëhet shpërndarja e çdo numri krijohet mundësia e takimit një më një me lexuesit. Me anë të shpërndarësve të revistës ne mësojmë reagimet e mëdha, mbështetje, mendime dhe idetë e secilit. 7) A e përdorni faqen tuaj të internetit? (Përse duhet ta shikoj revistën? Në faqen tuaj të internetit pashë vetëm kopertinat)? Një pjesë të vogël të artikujve të revistës sonë e publikojmë në këndin e opinionit të faqes së internetit. Për shkak të veçantisë dhe origjinalitetit të shkrimeve publikimin e tyre në 228

245 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI internet e mbajmë të kufizuar. Së afërmi do të mund të lexoni shkrimet tona në një platformë të re në internet. 8) A jepet ndonjë ndihmë nga ana e Republikës së Turqisë? Nga Republika e Turqisë nuk jepet asnjë lloj ndihme. 9) A keni bashkëpunime me institucione të tjera të Medias Turke? Duke qenë se këtë pune e drejtojmë vullnetarisht më një shpirt amator nuk mund të kemi bashkëpunime as me mediat Turke as me media të tjera. 10) A ju ofron mbështetje shteti Maqedonas? Ju krijon lehtësira? Në lidhje me revistën nuk marrim asnjë mbështetje. Ndërsa përsa i përket punëve tona në shoqatë kemi hasur me pengesa nga ana e shtetit Maqedonas. Anëtarët e shoqatës sonë deri më sot kanë qene nën presion dhe kërcenim serioz politik. Si përfundim edhe pse ka shumë gjëra për të shtuar do të ishte mirë të mos e zgjasnim për të mos ju bezdisur më tepër. Nëse keni tema të tjera për të cilat do të donit më tepër informacion mund të na shkruani. Duke ju uruar suksese me punën tuaj ju shpreh respekte. Milazim Krasniqi, Profesor i Universitetit të Prishtinës Intervistë përmes postës elektronike, 19 Prill, ) Si e vlerësoni median kosovare në tërësi? Media në Kosovë pas vitit 1999 ka përjetuar një shkëputje nga tradita e gazetarisë së mëhershme, qoftë asaj të dirigjuar të viteve 45-90, qoftë asaj patriotike të viteve nëntëdhjetë. Media në Kosovën e administruar nga UNMIK-u u dizajnua që të ishte në shërbim të prezencës civile dhe ushtarake ndërkombëtare, për ta zbatuar rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Rregullimi ligjor me rregulloret 2000/4, 2000/36 dhe 2000/37 po edhe me Rregulloren 1999/13 për RTK-në që më vonë u bë ligj për RTK-në, ishte një rregullim tipik neokolonial. Mediet duhej të ishin në shërbim të prezencës ndërkombëtare, të shkëputura nga tradita shqiptare dhe larg çdo prirjeje të afirmimit të identitetit nacional shqiptar. Ndërsa, mediet e pakicave janë përjashtim, ato ishin dhe janë në funksion të afirmimit të multientcitetit të Kosovës, përmes afirmimit të identitetit nacional të pakicave. Në vitin 2004 ndodhën trazira të dhunshme të shqiptarëve, të cilat e kompromentuan prezencën ndërkombëtare dhe filloi një proces i ashtuquajtur i kosovarizimit të medieve, që do të thotë një afrim i tyre me problemët e komunitetit, në këtë rast të shqiptarëve. Por, ky proces ende nuk ka përfunduar. Ende mediet 229

246 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI shqipe kanë një kompleks inferioriteti ndaj të huajve dhe një agresivitet tipik neokolonial ndaj vlerave nacionale e fetare vendore. Kjo sa u përket medieve në gjuhën shqipe. Kjo shkëputje nga tradita e gazetarisë shqiptare, nga vlerat kulturore shqiptare dhe nga ideologjia nacionale, ka prodhuar mercenarizëm dhe një gjuhë të urrejtjes të frikshme në disa prej tyre, kryesisht në portale. Gjendja e medies është shumë e keqe, si nga ana materiale ( tregu i vogël i reklamave) ashtu edhe nga aspekti i keqpërdorimit të tyre prej pronarëve për qëllime politike e financiare, po edhe ndikimit të grupeve kriminale në medie. Rrjedhimisht, ka autocensurë, presione dhe prej këndej gazetari të keqe. 2) Cilat janë arritjet dhe problemet e medias ne Kosove sipas jush? Arritje e madhe ka qenë krijimi i një skene prulare të medies. Një numër i medieve janë ngritur në kuadër të projektit ndërkombëtar për rimëkëmbjen e Kosovës pas luftës. Si rezultat janë ngritur rreth 100 radistacione, mbi njëzet televizione rajonale dhe tre me frekuenca nacionale. Po ashtu dalin tetë gazetat ditore, me dhjetëra revista dhe funksionojnë me qindra portale. Por, ky diversivikim i skenës mediale, nuk është përcjellë edhe me ngritjen e nivelit profesional dhe etik. Ka ndodhur e kundërta, veçmas për shkak të portaleve: një kontaminim i frikshëm medial. Ky është problemi kryesor sot, sepse dekontaminimi do të zgjatë dhe do të kushtojë shumë. 3) Si e vlerësoni paraqitjen e pakicave ne mediat e Kosovës? Pakicat kanë pozitë të favorizuar, diskriminim pozitiv, në transmetuesin publik. Pakica serbe tashmë ka edhe kanal të vetin në kuadër të Radiotelevizionit Publik të Kosovës. RTK transmeton program edhe në gjuhën boshnjake, turke, rome dhe si për paradoks edhe në gjuhën e ashkalijve që në fakt është në shqip, por si program i komunitetit ashkali. Me Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, i cili është në themelet e shtetit të Kosovës, pakicat kanë pozitë shumë të avancuar. Kjo reflektohet edhe në politikat mediale. 4) Publiku ka më shumë tendencë të përzgjedhë shtypin e shkruar apo atë viziv? Shtypi është në kolaps. Tash dominon prirja e konsumimit të infomatave nga portalet dhe rrjetet sociale, e pas kësaj nga televizioni. Kjo e zbulon histerizmin, sipërfaqësinë dhe injorancën e pjesës së madhe të publikut. Nuk duan gazetari të mirë e të përgjegjshme, po kërkojnë senzacion, kronika të zeza dhe thashetheme. 5) Si e gjykoni zhvillimin e medias në internet? Zhvillimi është i shpejtë, marramendës, por lufta për raportim në kohë reale, implikimi në rrjete spiunazhi e kriminale dhe pasioni për më shumë klikime, po e kërcënon gazetarinë profesionale. Në këtë rast teknologjia e lartë, paradoksalisht, po shfaqet si kërcënues i gazetarisë së mirëfilltë. 230

247 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 6) Nëse keni informacion si e vlerësoni median ne gjuhen turke në Kosovë? Nuk e njoh gjuhën, prandaj nuk kam ndonjë vlerësim. Shpresoj të mos jetë infektuar nga agresiviteti që përshkon medien në gjuhën shqipe në Kosovë. 7) Në rast se jeni ndjekës apo i informuar, si e vlerësoni transmetimin e telenovelave turke në televizionet e Kosovës? Jo, nuk ndjek asnjë telenovelë, as turke as në ndonjë gjuhë tjetër. Madje as ato në gjuhën shqipe. Intervista lidhur me mediat publike Aida Vishko Gazetare e Radio Tiranës për transmetimet në gjuhën turke Intervistë përmes postës elektronike, 3 Qershor 2015 Pyetjet e dërguara: 1) Kur kane nisur transmetimet e Radio Tiranës në gjuhën turke? 2) Mund të na thoni diçka për historikun e këtyre transmetimeve? 3) Aktualisht sa minuta ne dite transmetohen Radio Tirana ne Turqisht? Nëse mund ta kem si informacion edhe në sa gjuhë të tjera transmeton Radio Tirana aktualisht... 4) Keni marrëveshje partneriteti me ndonjë media publike turke? 5) Çfarë programesh përgatitni? Dmth çfarë rubrikash? Keni komunikim me dëgjuesin? 6) Diçka për të shtuar... Përgjigjja: 1) Transmetimet e para të Radio Tiranës datojnë me 1938-ën. Fillimisht emisionet në gjuhë të huaj, përfshi gjuhën turke ishin eksperimentale. Pas vitit 1940-të nisen transmetimet e rregullta të emisioneve në gjuhën turke. (Këtë info kemi nga koleget tanë të dikurshëm). 2) Ne vitet e komunizmit në Shqipëri edhe në emisionet e gjuhës turke propagandoheshin sukseset e regjimit. deri para viteve 90 të emisionet kalonin nëpërmjet një kontrolli të jashtëzakonshëm. Në atë periudhë transmetoheshin dy emisione në gjuhën turke me kohëzgjatje nga 30 minuta. 231

248 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Deri pas viteve 90 të Radio Tirana transmetonte në 21 gjuhë të huaja. Pas shembjes së komunizmit në Radio Tirana nisi mbyllja graduale e transmetimeve në disa gjuhë të huaja, ndërsa gjuha turke vijoi pa ndërprerje. Deri para vitit 1998-të transmetoheshin dy emisione të gjuhës turke nga e hëna në të shtunë në valë të shkurtra dhe te mesme. Pas disa viteve Radio Tirana do të transmetonte vetëm në 7 gjuhë të huaja, përfshi dhe gjuhen turke. Emisionet e gjuhës turke, greke dhe serbe u reduktuan ne 15 minuta. 3) Aktualisht emisionet e gjuhës turke zgjasin 30 minuta dhe trasmetohen nga e hëna ne te shtune. Më 19 mars të vitit 2010 të falë financimit të TİKA-s u realizua krijimi i një studioje të re e para studio dixhitale në Radio Tirana. Deri në mars 2010 të emisioni i gjuhës turke zgjaste vetëm 15 minuta. Pas këtij investimi të TİKA-s Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi të shtojë minutazhin e gjuhës turke nga 15 në 30 minuta në ditë. Aktualisht Radio Tirana transmeton në gjuhët: anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, turqisht, greqisht dhe serbisht. Gjuha angleze zgjat 45 minuta, të tjerat nga 30 minuta, vetëm greqishtja dhe serbishtja nga 15 minuta. 4) Radio Televizioni Shqiptar pas viteve 90 të ka marrëdhënie me TRT-në. Në bazë të protokolleve të bashkëpunimit të cilat janë rinovuar herë pas here, shumë gazetare dhe teknikë të RTSH-së kanë patur mundësi të trajnohen pranë TRT-së. Emisionet e gjuhës turke përmbajnë: E hënë: Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Zhvillimet kryesore te javës paraardhëse, Rubrika Aktivitete kulturore; E martë: Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Figura te shquara te kombit shqiptar; E mërkurë: Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Shqipëria në rrugën e integrimit europian, program me muzike te lehte shqiptare; E enjte: Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika ekonomike dhe Rubrika Ju njohim me Shqipërinë; E premte: Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Kuzhina Shqiptare; E shtune: Lajme nga Shqipëria, Pasqyra e Shtypit, Rubrika Mozaik, program me muzike popullore shqiptare. Emisionet e gjuhës turke aktualisht transmetohen në valë të shkurtra në në frekuencën 1458 KHz 206 m. Para rreth 3 viteve emisionet e gjuhës turke transmetohen edhe në faqen e internetit të Radio Tiranës radiotirana.de. Përsa u takon 232

249 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI dëgjuesve vazhdimisht ka letra në të cilat në përgjithësi jepen raporte dëgjimi mbi emisionin. Eran Hasip Redaktor i Programeve Turke, RTV Publik i Maqedonisë, Shkup Intervistë përmes postës elektronike, 22 Prill 2015 Programi Turqisht MTV Programi Turqisht i MTV ka filluar transmetimet e veta në 16 Prill Transmetimi Turqisht ka filluar me 15 minuta, më pas 30 minuta, më pas 60 minuta dhe në fund në vitin 2000 u shtua në 150 minuta. Në mes të vitit 2015 u vendos që transmetimet Turqisht në MTV2 të bëheshin 5 orë. Programi Turqisht i MTV i cili transmeton çdo ditë në orarin 15:30-18:00 përbëhet nga tre pjesë dhe ka 12 gazetarë e 4 teknikë. Pjesët e Programit Turqisht të MTV i cili në vitin 2013 kaloi nga Redaksi në Radio janë paraqitur më poshtë: 1) Redaksia e Lajmeve dhe Dokumentarëve 2) Redaksia e Arsimit dhe Kulturës 3) Redaksia e Argëtimit dhe Muzikës Shënim: Në institucionin MRTV njësitë e punës sipas nivelit janë radhitur në këtë mënyrë: publikim, redaksi, program, servis (kanal). Zhvillimet e kohëve të fundit: Përparimi më i madh ka qenë ngritja e transmetimeve Turqisht në nivel programi. Programi Turqisht i cili për një kohë të gjatë bënte transmetim njësoj si redaksitë e tjera të gjuhëve të pakicave të tjera, e mori statusin që meritonte pas ndryshimeve të bëra në rregulloren e brendshme të institucionit. Në këtë mënyrë departamenti i Turqishtes i cili kishte vetëm një redaksi, jo vetëm që realizoi ristrukturimin më të lartë brenda një kanali, por u bë edhe me tre redaksi. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është tejkalimi i vështirësive të transportit që përjetuam për regjistrimin e ngjarjeve të fundit në kryeqytetin Shkup. Sot nuk përjetojmë asnjë vështirësi në transport për të ndjekur zhvillimet në Shkup dhe për rreth. Nuk është zgjidhur akoma problemi i daljes jashtë Shkupit edhe pse shpenzimet përballohen pjesërisht nga ana e stafit administrativ të Programit Turqisht. 233

250 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Problemet në njësitë e punës (Zyrë, Studio) të Programit Turqisht të MTV janë zgjidhur të gjitha. Programi Turqisht zotëron të gjitha mundësitë teknike dhe fizike (kamera, njësi e montimit). Fitorja më e madhe e kohëve të fundit e Programit Turqisht të MTV është pavarësia në lidhje me transmetimet. Përveç personelit administrativ të programit transmetimet nuk kanë asnjë ndërhyrje. Problemet Kryesore: Programi Turqisht i MTV u ndikua në kuptim të përgjithshëm në masë të madhe nga paqëndrueshmëria financiare e Radio Televizionit Maqedonas. Programi Turqisht ashtu sikurse nuk ka një buxhet të vetin, është duke përfituar në masë të limituar nga mundësitë aktuale të institucionit. Pamjaftueshmëria e stafit, transporti, pamjaftueshmëria teknike janë problemet kryesore që mund të përmenden. Problemet parësore: Pamjaftueshmëri në staf Të 12 gazetarët të cilët punojnë Brenda Programit Turqisht të MTV janë të gjithë të përhershëm dhe përkasin kategorisë së parë të gazetarëve ( në institucion gazetarët janë kategorizuar me numrat 3,2,1). Tre gazetarë kanë nivel arsimor të mesëm ndërsa pjesa tjetër edhe pse janë të diplomuar nga universiteti mesatarja e madhe e moshës ndikon negativisht punët për Programin Turqisht të MTV. Nga ana tjetër për shkak të rregullores në një njësi pune në nivel programi duhet të ketë të punësuar 30 punonjës. Për këtë arsye problem kryesor I cili del në pah I Programit Turqisht të MTV është personeli (gazetarët). Transporti Programi Turqisht I MTV 10 vitet e fundit nuk mund të realizojë xhirime jashtë Shkupit. Xhirimet jashtë qytetit të cilat u hoqën për shkak të krizës financiare të Institucionit MRTV akoma nuk mund të realizohen. Pas ndryshimit të ekipit menaxhues në vitin 2008 te Programit Turqisht në MTV, pavarësisht xhirimeve të pakta jashtë Shkupit të cilat janë mundësuar me ndërhyrjet e veçanta të drejtuesve (duke I dhënë paratë nga xhepi) ky problem vazhdon të mbetet deri më sot. Nëse do të marrim në konsideratë që më tepër se gjysma e Turqve të Maqedonisë jetojnë jashtë Shkupit, mosarritja deri tek atdhetarët tanë e ka vënë në diskutim nevojshmërinë e Programit Turqisht të MTV. Studio Është e favorshme e Institucionit MRTV dhe automatikisht e Programit Turk në MTV janë studio me infrastrukturë të jashtëzakonshme. Studioja e Programit Turqisht të MTV e cila në periudhat e kaluara është rinovuar vazhdimisht edhe pse i disponon kushtet minimale të 234

251 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI nevojshme për realizimin e transmetimit të drejtpërdrejtë, me qëllim për t iu përgjigjur nevojave në ndryshim të vazhdueshëm të ditëve të sotme rinovimi i studios së Programit Turqisht në MTV është një çështje mjaft e rëndësishme nga pikëpamja e cilësisë së transmetimit. Shënim: Programi Turqisht në MTV studion numër 4 e përdor së bashku me pakicat e tjera (Boshnjakce, Rumanisht, Serbisht, Gjuha Vllahe). Pakicat e tjera, transmetojnë çdo ditë nga 30 minuta ndërmjet orës 14:30-15:30. Qëllimet: Tre qëllimet më të rëndësishme të Programit Turqisht të MTV i cili ndodhet në pozicion historik në strukturën e Institucioni MRTV i cili aktualisht transmeton në tre stacione (MTV1, MTV2, Kanali i Parlamentit) janë: 1) Rritja e numrit dhe cilësisë së punonjësve; 2) Rritja e mundësive financiare; 3) Rritja e kohës së transmetimit (së paku 5 orë në ditë). Intervista lidhur me serialet turke Şenay Filiztekin Turan (Shenaj Filiztekin Turan), Drejtore e Shitjes së Serialeve, Global Agency, Stamboll, Turqi Intervistë përmes postës elektronike, 12 Mars ) Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi), si e ka nivelin e interesit për serialet televizive turke? Ata janë të interesuar për çdo projekt të ri që kemi në dorë dhe këto seriale i vënë të transmetohen në primetime dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pas lajmeve kryesore të mbrëmjes që e quajmë ndryshe edhe Primetime janë orët me shikueshmërinë më të lartë për të gjitha kanalet televizive dhe të ardhurat më të mëdha vijnë nga kjo fasho orari. 2) Cili vend ka zgjedhur më shumë nga produktet tuaja televizive? Për këtë mund të them se Lindja e Mesme kryeson. Maqedonia ka marrë pothuajse të gjitha produktet turke. Kroacia dhe Serbia vijnë pas saj. Aktualisht është hapur edhe tregu për Amerikën Latine dhe po thyer record telenovela Një mijë e një netë. 3) Cili serial u bë më popullori? A mund të më jepni disa shembuj? 235

252 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Aktualisht Muhteşem Yüzyıl (Sulejmani i Madhërishëm) dhe Binbir Gece (Një mijë e një netë) janë serialet më popullore. Aşk ve Ceza (Dashuri dhe Ndëshkim), Gümüş, Sila, İffet dhe znj. Dila janë serialet e tjera që e ndjekin. 4) Cili serial është shitur me çmimin më të lartë (në qoftë se mund ta themi) Deri tani Muhteşem Yüzyıl (Sulejmani i Madhërishëm) është seriali më i shtrenjtë. 5) Gjatë procesit të shitjeve a keni pasur ndonjë mbështetje nga qeveria turke? Për promovimin e serialeve turke kemi patur mbështetje nga ministria e Ekonomisë. 6) Sipas jush, pse këto seriale janë mirëpritur kaq shumë? Cilësia e prodhimit është shumë më e lartë se e vendeve që kanë kërkesa për serialet turke. Përveç kësaj, skenarët janë shumë të larmishëm dhe të ndryshëm dhe në nivel të kënaqshëm, po ashtu edhe aktrimi. Si përfundim, vendet me ngjashmëri kulturore më të lartë (si për shembull Lindja e Mesme) kanë treguar kërkesë më të kartë të këtyre transmetimeve. Traditat, zakonet dhe struktura e familjes sonë tregojnë një ngjashmëri me Lindjen e Mesme, prandaj dhe kërkesa për seriale turke në këtë zone është e lartë. 7) A keni kërkesa të veçanta nga kanale televizive në Ballkan? Rusia kërkon më shumë seriale periodike. Nga Ballkani nuk ka kërkesa të veçanta. Por ato telenovela që kanë intrigë brenda dhe zhvillohet në fshat pëlqehen më shumë. Për shembull, sot seri në Ballkan, seriali Dila Hanim ka më shumë interes se sa Kurti dhe Sura. 8) Si e mendoni të ardhmen e këtij tregu? Ne parashikojmë se interesi në serialet televizive turke do të zgjasë të paktën edhe 4-5 vjet të tjera. Jerina Lalaj Drejtore e Marketingut dhe e Shitjeve në TV Vizion Plus, Ish- Drejtore e Marketingut në TV Albanian Screen, Tiranë, Shqipëri Intervistë përmes postës elektronike, 5 Gusht ) Sa telefilma nga Turqia ka transmetuar AS TV, kanali ku ju keni drejtuar marketingun dhe blerjet me pare dhe aktualisht Vizion Plus TV? Ne fillimet e suksesit te serialeve turke ne rajon Albanian Screen nisi te studioje me shume vëmendje të gjithë titujt qe ofroheshin, por idetë i kishim te qarta dhe kërkonim seriale me përmbajtje, me domethënie. Nuk donim te sillnim ne ekran vetëm seriale qe te kalohej koha siç edhe ishte mësuar publiku deri atëherë. Sapo në tavoline u hodh titulli i "Sulejmani i 236

253 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Madhërishëm" kurioziteti për ta parë çfarë seriali do të ishte përfshiu çdo departament. Ishte një serial qe vetëm tani mund të them jam shumë e kënaqur profesionalisht që e përzgjodhëm. Benefitet e këtij seriali ishin të shumëfishtë dhe ndryshuan vëmendjen e audiencës duke e kanalizuar drejt një televizioni të ri ambicioz që duhet te bënte një vend në tregun mediatik shqiptar. "Sulejmani i Madhërishëm" ishte një serial i destinuar të bënte buje, ishte seriali më i shtrenjte per episod, skenari me i mire, fotografi mbresëlënëse, kast aktoresh fantastik dhe mbi te gjitha bazuar ne histori, element ky qe me vone do ta kthente dhe ne serialin me te debatuar ne Turqi dhe jo vetëm. Albanian Screen TV pas blerjes se ketij seriali ishte i detyruar të bënte blerje inteligjente dhe kështu vijoi me serialin "1001 Net" një tjetër sukses absolut ne audience. Me pas vijoi me "Fatmagyl" duke i qëndruar besnike filozofisë se përmbajtjes. Dhe kjo ishte lehtësisht e arritshme me serialet turk, pasi mentaliteti i tyre është shumë i afërt me atë shqiptar. Ky trend suksesi i serialeve turke nuk mund te linte indiferent as ekranin e Vizion Plus TV, ku aktualisht drejtoj Departamentin e Shitjeve dhe Marketingut. Seriale qe kane shënjuar dhe vete tregun turk u bënë pjesë e këtij ekrani duke kthyer në sukses absolut në audiencë "Lugina e Ujqve" bazuar në historinë e vërtete te luftës kundër mafies. "Lugina e Ujqve" i cilësuar si seriali më afatgjatë dhe i suksesshëm i të gjithë prodhimeve turke ju ofrua publikut shqiptar si një dritare për të kuptuar më shumë mbi trafiqet e paligjshme dhe marrëdhënien e rrezikshme mafia - shtet. Mes serialeve hit të viteve të fundit "Karadayi" nuk ngelet prapa në shifra dhe arritje audience. Me një natyre totalisht të ndryshme nga "Lugina e Ujqve" ku notat e marrëdhënies së dashurisë mbizotërojnë mbi intrigat dhe korrupsionin ne Turqinë e viteve 70'. Një tjetër eksperience me serialet turke në ekranin e Vizion Plus u shënua me serialin "Xhanan" që ktheu vëmendjen në problematiken familjare dhe e beri këtë serial aq të dashur për audiencën. Pas përfundimit të "Karadayi" i cili transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në ekranin tonë jemi duke u përgatitur për transmetimin e një tjetër seriali turk prodhim i viteve të fundit. Jemi të sigurtë që audienca do të vazhdojë të na ndjekë me aq besnikëri, sa edhe tani, por fillimisht duhet të shijojnë një finale të pazakontë deri tani në serialet turke. 2) A kanë qenë këto telefilma më të shtrenjte apo me te lire ne çmim krahasuar me produksionet amerikane apo italiane? Kanë qenë absolutisht më të shtrenjtë, madje në disa raste me diferencë shumë të madhe. Tregu amerikan është prodhues prej shumë kohësh produktesh televizive dhe me një gamë shumë më të gjerë e të larmishme se ai turk, por ngjashmëria jonë e madhe me mentalitetin dhe gjetjet në skenarët e përdorura favorizuan produktin turk kundrejt atij amerikan dhe atij italian. Megjithatë si çdo risi dhe kërkese fillestare që mbërrin në një stad 237

254 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI normaliteti edhe çmimet e serialeve turke tashmë janë më të unifikuara me konceptin kërkesë/ofertë. 3) A bëni anketa dhe sondazhe lidhur me shikueshmërinë e tyre? Në Vizion Plus behën periodikisht anketime për të kuptuar ecurinë dhe trendin e produkteve që ofrojmë për teleshikuesin. Shikueshmëria e serialeve turke ka tejkaluar çdo pritshmëri që kishim fillimisht mbi këto produkte edhe pse serialet vazhdojnë të jenë produkti më i pëlqyer nga audienca dhe automatikisht nga marketuesit. Tashme te gjithë televizionet janë te interesuar te informohen me tepër mbi ecurinë e produkteve të tyre pasi eficenca e tyre duhet të jetë në nivele të larta. 4) Sipas jush pse janë kaq të ndjekur, çfarë i bën të veçantë? Ashtu siç edhe e përmenda disa herë më sipër, pa dashur te përsëritëm mendoj qe ngjashmëria e kulturës, mentalitetit dhe zakoneve kane qene pikat e forta të serialeve turke. Ishin pak si seriale shqiptare ku aktoret flisnin turqisht. Historia ka lënë gjurmët e veta dhe detajet e skenarëve shume më të perceptueshme se sa ato latino - amerikane që ishin ofruar deri më tani. 5) A mendon Vizion Plus dhe rrjeti Tring të sjellë produksione të tjera turke? Platforma Tring edhe nga vete natyra dhe shumëllojshmëria e kanaleve tematike ka me shume tituj ne transmetim dhe ne fasha orare te ndryshme. Ashtu si edhe Vizion Plus planet janë për të vijuar me tituj te rinj përveç atyre aktual si "Dashuri dhe Ndëshkim", "Perandoria Otomane" dhe "Sezoni i qershive" ne sezonin e ri televiziv do te vijnë me tituj te rinj prodhime të vitit ) Në cilat orare transmetohet më së shumti këto seriale? Për shkak të kostos së lartë të blerjes së këtyre serialeve edhe trajtimi në orare trasnmetimi ndryshoi pak konceptin me të cilin ishim mësuar të konsumonim seriale ne televizion. Ne varësi te përmbajtjes, ne shumicën e rasteve këto janë seriale qe transmetohen ne prime-time. Kjo fashe orare është me e përzgjedhura për shume arsye, eshte momenti maksimal i audiencës dhe përthithja e audiencës është e sigurte. Kjo e kthen këtë fashe orare dhe me te kërkuarën për hapësira publicitare pasi është edhe me eficentja. 7) A ka kërkesë nga bizneset për të sponsorizuar transmetimin e tyre? Në vitet e fundit marketingu dhe shitjet kanë pësuar shumë ndryshime dhe në terma profesionale. Nëse më parë ishte në fokos sponsorizimi i një produkti, kohët e fundit e rëndësishme është te jesh pjese reklamuese brenda këtij produkti te suksesshëm. Bizneset gjithmonë interesohen te shpenzojnë në mënyrën e duhur dhe te marrin maksimumin e hapësirës se investuar dhe serialet turke ja kane arritur këtij qëllimi. 238

255 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 8) A ka kërkesa të veçanta nga shikuesit lidhur me to? Po, që serite të jene gjithmonë e më të gjata. Shaka, shikuesit do dëshironin ta shihnin serialin e tyre të preferuar pa ndërprerje dhe kjo është një prej kërkesave kryesore. Ka kërkesa nga më të ndryshmet deri tek kontaktet që do donin të krijonin me protagonistet deri tek zbulimi i serise së fundit... 9) A keni menduar që t i bëni me dublim në gjuhën shqipe? Jo, vetëm është menduar, por edhe janë studiuar të gjitha hapat. Duke e parë në prizmin e një plani biznesi kjo ka qenë e pamundur për t u realizuar për shkak të kostove të larta që duke ju shtuar atyre të blerjes do ta kthenin produktin në të pashitshëm. Pavarësisht kostove edhe cilësia nuk ka arritur në pritshmëritë e duhura ndaj ende tani qe flasim ka ngelur ne projekt. 10) A keni patur ndonjë mbështetje, ftesë apo lehtësi nga shteti turk, apo agjencitë e këtij vendi lidhur me blerjen dhe transmetimin e serialeve? Në dijeninë time në gjithë këto vite profesion, nuk ka patur asnjë mbështetje, lehtësi apo ftesë nga shteti turk për transmetimin e serialeve. Ka qenë mbështetja e bizneseve turke prezentë në tregun shqiptar që e kanë shfrytëzuar të parët këtë hapësirë si marketuese për aktivitetin e tyre. Mund të themi se agjencitë turke kanë gjetur një treg ari në Shqipëri për shitjen e serialeve të tyre. Ylli Pepo Regjisor, Radio Televizioni Shqiptar, Tiranë, Shqipëri Intervistë përmes postës elektronike, 14 Shtator ) A i ndiqni serialet turke të transmetuara në Shqipëri? Natyrisht, si njeri i profesionit, ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në fushën e filmit dhe të televizionit. Aq më tepër që gjininë e serialit televiziv e kam lëvruar i pari në Shqipëri, e kjo më lidh më fort me "dashurinë time të parë". Dëshira ime është që të mos lë pa parë asnjë serial të ri televiziv. Kuptohet se kjo është e pamundur në përmbytjen dhe në vërshimin e paprerë të tyre në ekranet shqiptare. Janë të shumta dhe vinë nga një cep i botës në tjetrin: nga India e largët në lindje e deri në Argjentinën e hemisferës tjetër. Në këtë treg të pamasë, të duket se është e pamundur që të hysh, e jo vetëm të hysh, por të zësh një vend nderi, ashtu siç ndodhi e vazhdon të ndodhë me filmat seriale turke. Unë i ndjek ata, ta them drejt, jo rregullisht, thjesht për arsye kohe, por kam vënë re një gjë të veçantë, 239

256 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI që ndodh edhe me kolegë e miq të mi: Shpesh të gjithë bëjmë "zamping", ndërrojmë kanalet për të gjetur diçka që na pëlqen. E, gjithnjë, nëse has një serial turk, do të ndalosh patjetër e do ngulesh aty. Pse ndodh kjo, është e lehtë të kuptohet. 2) A sjellin ato diçka të re sipas jush? Nëse po, çfarë? Pikërisht kjo ndalesë e shtypjes së butonave të telekomandës, flet se has diçka të re. Nuk është vetëm loja e aktorëve, as kamera apo montazhi, dialogu, muzika, skenografia e shumë elementë të tjerë që përbëjnë një film. Jo, ka diçka tjetër të veçantë. Për mendimin tim është harmonia mes tyre, secili përbërës ka vendin e vet, ai "flet" sipas radhës dhe nevojës. Njësoj si në një orkestër, herë dalin në plan të parë violinat, pastaj tunxhet, etj., e këtë ndërthurje e bën dirigjenti, që të sjell botën e tingujve të pastonuar dhe të kënaq estetikisht. E njëjta gjë ndodh edhe me një serial të mirë, kineastët turq kanë gjetur ndërthurjen e duhur, pra harmoni të plotë mes mjeteve shprehës artistikë që filmi i ka me shumë bollëk. Kjo është e para. E dyta, jo më pak e rëndësishme, është origjinaliteti i tyre. Turqit nuk "duan " të kopjojnë dhe kjo i ka shpëtuar ata nga rutina dhe globalizmi, ju ka hapur tregun. Ata janë fanatikë e besnikë ndaj ndodhive, personazheve (historike ose jo) të tyre, problemeve specifike turke, nuk vuajnë nga moda dhe skemat e gatshme. Për ta kuptuar më mirë: askush nuk është në gjendje të dallojë një serial meksikan nga një brazilian apo argjentinas, janë të gjithë filma pa identitet kombëtar, thellësisht rozë dhe sentimentalë. Tek ata mungon ekuilibri tematik dhe mungon pothuaj fare problematika aktuale e vendit, që e prodhon serialin. Kjo nuk ndodh me filmat televizivë turq. Mendoj se kjo është një risi absolute në nivel botëror që i jep një drejtim te ri këtij zhanri kaq popullor, duke e shkëputur atë nga" niagarat" e lotëve. 3) Çfarë i diferencon ato, sipas jush, krahasuar me produksionet perëndimore? Diferenca mes produksionet perëndimore fillon që në zanafillë: Produksioni perëndimor, prej vitesh, për fat të keq, ka hyrë në rrugë "industriale" jo vetëm në realizim (gjë që është normale, e vlefshme dhe ekonomike), por edhe në ide, skenar, zhvillim e kreativitet artistik, me pak fjalë në shabllone mendore e krijuese që janë kanceri vdekjeprurës i këtij zhanri. Tani në Perëndim në këtë fushë po veprohet si me emisionet, kuizet, spektaklet, formatet e reality shows etj., që janë formate të gatshëm e udhëtojnë lirisht nga një vend në tjetrin (kujto Big Brother, "Dancing with the stars" e qindra të tjerë). Po kjo gjë ndodh tani edhe me serialin (kujto: "Sarano famosi", "Klinika Shvarcwald", "Family", "Sopranos" e shumë e shumë të tjerë). Për fat të mirë prodhuesit e serialeve në Turqi kanë mendjen e tyre. 4) Përse po gjejnë kaq hapësirë në televizionet shqiptare? 240

257 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Më falni, t'ju korrigjoj pyetjen: Seritë turke kanë gjetur hapësirë ndoshta edhe më gjerë në shumë vende të botës. Nuk është vetëm Shqipëria që i ndjek. Harta e përhapjes së tyre po zgjerohet me shpejtësi. Ndoshta kjo vjen për arsyet që thashë më lart. Qenia njerëzore e kërkon dhe e pëlqen origjinalitetin, të renë, të pakopjueshmen. 5) A është në gjendje sektori në Shqipëri dhe në rajon të bëjë produksione të tilla? Producentët e serialeve në Turqi sjellin edhe një risi tjetër: Janë të parët që në serialet e gjatë, futën temën historike. Pavarësisht polemikave, "Sulejmani i Madhërishëm" prej një kohe të largët, trokiti dhe hyri në ekranet e botës me vlerat e tij aktuale, por edhe me nivelin ambicioz artistik. Mbi të gjitha ai është një shembull se si televizioni mund të përballojë tema, ku ideja e parë që të shkon në mend janë shpenzimet (kostot) e larta. Në fakt nuk është kështu: Me specifikat e dallueshme që ka gjinia televizive siç janë dialogu (prioritar) dhe plani i afërt (i domosdoshëm për një ekran të vogël) të shfrytëzura me shumë mend nga realizuesit e filmit, e bënë "Sulejmanin..." një vepër të çmuar më tërë kohën e tij, atmosferën historike etj. Përsa i përket pyetjes tuaj, ky sektor mund të lulëzojë në këtë pjesë të botës. Popujt e Ballkanit kanë një histori të përbashkët, tradita e zakone të afërta. Çuditërisht edhe sot kanë probleme të njëjta. Të gjitha këto mund të bashkojnë produksionet tona. Kështu edhe shpenzimet nuk janë të mëdha, ato pjesëtohen. Por në fund të fundit, nuk është këtu halli. E para është mendja, që me sa duket, nuk i ka munguar filmit të sotëm turk. Hamdi Rashiti Regjisor, Drejtor i Programeve, TV AlsatM, Shkup, Maqedoni Intervistë zanore e regjistruar, 20 Shtator ) Sa telefilma nga Turqia ka transmetuar Alsat M? TV Alsat ka nisur me serialet turke që nga viti Do të thotë që 6 vitet e fundit i mban serialet turke dhe ato e mbajnë serialin. Këto janë shtyllat kryesore. Janë më të mëdhajat edhe për shpenzimet edhe për përfitimet. Jo çdo herë një serial i justifikon shpenzimet që janë bërë. Fatkeqësisht ky është realiteti. Shtylla të tjera janë emisionet e produksionet e veta si spektaklet apo emisionet politike, debatet etj. Prej vitit 2009, kemi nisur me një serial në ditë, më pas është shtuar edhe një i dytë. Të dy këta seriale kanë qenë në kohën parësore në mbrëmje. Sot Alsat M ka 4 seriale në ditë; një është në orën 18:00, një në 18:45, një në 19:45, dhe i fundit në orën 22:00, që zgjat

258 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI minuta, por gjithsesi është një serial. Kemi edhe seriale në fundjavë. Por kemi planifikuar që në shtator të ulim numrin e këtyre serialeve nga Turqia. 2) Përse bëhet reduktimi? TV Alsat ka në plan që nga shtatori të bëjë ndryshime programacioni, të fusë pak më shumë prodhim vendor, ta pasurojë programin me prodhimet e veta. 3) Sa orë u kushtohet serialeve turke në ditë? Në këto gjashtë 6 vitet e fundit kemi transmetuar nga e hëna në të premte, nuk kemi patur të shtunën dhe të dielën. Vetëm dy muajt e fundit kemi patur edhe në fundjavë. Kemi patur mesatarisht 3 orë transmetime të serialeve turke në ditë, duke mos llogaritur këtu ritransmetimin. Ka disa seriale që nuk kemi të drejtë të ritransmetojmë ditën dhe i transmetojmë natën. Gjatë 24 orëve mund të themi se janë në total 6 orë transmetime të këtyre serialeve turke. 4) Ju përmendni orare 18:00, 19:00, përse këto orare? Kur janë oraret më të favorshme dhe përse? Kuptohet që është koha primetime. Primetime te ne llogaritet nga ora 19:00 deri në orën 23:00. Ne, me futjen e serialeve vërejtëm që shikueshmëria arriti një nivel më të lartë. Agjencitë e marketingut e ndjekin këtë se kanë sondazhet e përditshme dhe natyrisht vijnë e sjellin sponsor. Dhe të gjithë sponsorat kërkojnë terminin më të shikuar. Dhe ne detyrohemi të lidhim sponsorat me emisionet e shikuara. Ne kemi edhe serial spanjoll, por është pesëfish më i dobët se serialet turke. 5) A bëjnë presion agjencitë për të përzgjedhur telenovelën ku duan të jenë të pranishëm? Absolutisht. Ato e kanë atë fuqi. Ata kërkojnë. Dhe ne duhet t jua plotësojmë dëshirën e tyre. Ata kërkojnë edhe reklama specifike që në ndërprerjen e parë të reklamave. 6) Sa reklama kemi në një telenovelë të caktuar? Ligji na obligon që të kemi 12 minuta brenda 60 minutëshe. Ndodh që nuk e mbushim dot këtë e nganjëherë e mbushim. Ka edhe tolerancë. Kur është e mbushur me reklama, kërkojmë që t i futim këto reklama në një kohë tjetër. 7) Kompanitë rendin pas telenovelave, lajmeve apo programeve të caktuara? Ku e shohin ato përfitimin? Agjencitë shohin sondazhet. Alsat edhe lajmet i ka në një nivel shumë të lartë. Dhe ne kemi reklama para dhe pas lajmeve. Nisur nga situatat politike janë lajmet më të kërkuarat për reklama. 8) Cilat telenovela kemi transmetuar dhe kush ka arritur pikun e shikueshmërisë? 242

259 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Ka qenë seriali Gymysh, po ashtu edhe Lugina e Ujqve, seriali Ezel bëri bujë të madhe dhe pati shikueshmëri të lartë... 9) Janë të titruara në shqip apo janë edhe në maqedonisht? Kompanitë turke, fatkeqësisht për neve dhe fatmirësisht për ato, i shesin dy herë. Në një shtet një TV e blen të drejtën autoriale për atë vend. Në Maqedoni ka një keqkuptim. Kompanitë turke e shesin dy herë një serial. Ne ashtu i mësuam me gabimin tonë. Ne në negociata themi që jemi TV shqiptar. Publiku ynë është shqiptar. Këtë e bëmë për t i blerë sa më lirë. Por ata na e shitën neve për në gjuhën shqipe te ne dhe për gjuhën maqedonase ua shesin kanaleve maqedonase. Kjo është një thikë me dy presa. Ne kemi bashkëpunim sot me një TV maqedonas dhe e blejmë së bashku serialin, ne duke paguar më pak. Së bashku me këto TV ne negociojmë pastaj me agjencitë. 10) A mundet Alsat TV të transmetojnë seriale në Maqedonisht? Jo ne nuk kemi të drejtë të transmetojmë në gjuhën maqedonase. Ne i mësuam turqit të veprojnë kështu. Kjo ndodhi edhe sepse ata kërkonin buxhete të mëdha. 11) Si janë çmimet e blerjes së serialeve? Kush ishte seriali më i shtrenjtë? Është një serial që është ndarë në dy TV. Kjo vlen për serialet e mëdha si Ezel, Lugina e Ujqve. Çmimi për një episod arrin prej 2500 euro në 4000 euro. Ne fillimisht i kemi transmetuar të plotë episodet nga 90 minuta, siç ne bëmë me Luginën e Ujqve. Aktualisht transmetojmë episode nga 45 minuta, të gjithë televizionet e bëjnë këtë dhe kjo është në interes të tyre. Mesatarja e çmimeve është diku te 3500 euro për një episod 90 minutësh. 100 episode bëjnë 300 mijë euro. Serialet e mira kanë këtë gjatësi dhe këtë vlerë. Ne paguajmë këstet dhe pastaj vijnë materialet. Ka seriale që i kemi blerë edhe vetëm duke mos i ndarë me TV tjetër. Për këto kemi patur të drejtën që t i transmetojmë në maqedonisht. Për shembull ka qenë seriali Një Tregim nga Stambolli. Por e kemi arritur teknikisht që të lëshojmë gjatë një transmetimi dy sinjale zanore, një në turqishten origjinale dhe një në shqip ndërkohë që titrat ishin në maqedonisht. Pra shikuesi mund ta ndiqnin sipas dëshirës. 12) A ka patur më shumë shikueshmëri nga kjo? Nuk mund ta them. Por ne synojmë që nga sezoni i ri në vjeshtën e 2015 ose që nga viti i ri të transmetojmë seriale turke me dublim shqip dhe më titra në maqedonisht. 13) Ka ndodhur ndonjëherë që të përplaset AlsatM me ndonjë TV maqedonas gjatë transmetimit të të njëjtit serial? Për shkak se maqedonasit janë më shumë në numër dhe për detajin tjetër të rëndësishëm që të gjithë shqiptarët këtu e kuptojnë maqedonishten, ne kemi një marrëveshje me TV 243

260 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI maqedonas që të shkojmë ne të parët në transmetim, ndonëse ata kanë paguar ndoshta më tepër për serialin. 14) Nga shikuesit shqiptarë në Maqedoni, preferohet që seriali të jetë i dubluar apo në gjuhën origjinale? Detyrimi ligjor i TV kombëtare siç është Alsat, është që prodhimet e huaja të jenë të përkthyer, qoftë me dublim qoftë me titra. Ky është detyrimi. Një transmetim s mund ta lëshosh bruto në turqisht. Dublimi është zgjedhja jonë. Ne kemi nisur me titrim. TV maqedonase kanë qenë që në fillim të dubluara në aspektin e serialeve turke. Pastaj e nisëm edhe ne. Kjo tërhoqi më shumë shikues. Seriali i dubluar është edhe si një radio. Nuk e sheh, por e dëgjon. Një amvisë në shtëpi duke bërë një punë mund edhe të dëgjoj. Po ashtu edhe të fëmijët dhe të moshuarit. Ka edhe prej atyre që reagojnë e thonë që duhet t i lëmë në origjinal, disave nuk ju pëlqejnë zërat e disave dialekti, ka edhe nga ata që e njohin turqishten. Statistika e sondazheve tregon që dublimi tërheq më shumë. 15) Në kampin maqedonas po ashtu dublohen serialet. A ka më shumë shikueshmëri? Po, patjetër që ka më shumë shikueshmëri. Ka patur raste që edhe shikuesit shqiptarë i kanë parë në TV maqedonase të dubluara duke qenë se i kuptonin me lehtë se serialet e AlsatM që ishin të titruara. 16) Si ndodh dublimi? Sa është i rregulluar dublimi? Nuk është i rregulluar. Unë jam personi që e organizoj dublimin. Unë e bëj këtë si AlsatM me një grup profesionistësh. TV paguan produksionin dhe aktorët. Unë përpiqem që të përputhen zërat, karakteret dhe të dalë një punë sa më profesionale. Ne në këtë drejtim kemi marrë edhe lëvdata, sepse jemi pak më mirë në sinkronizim sesa maqedonasit. Nuk e di pse jemi më të mirë. Por ndoshta sepse ata kanë shumë më tepër seriale. Ne kemi katër seriale, dy me dublim dhe dy me titra. Ata kanë katër të dubluar dhe ndërkohë po punojnë edhe për dy të rinj. Ata e bëjnë punën më shpejt. Ne kemi deficite në këtë drejtim. Kemi edhe aktorë profesionistë kemi edhe amatorë. Kemi patur amatorë shumë të mirë që kanë marrë edhe zërat e roleve kryesore. Kemi zbuluar aktore të reja. 17) A ka tendencë Alsat M të vijojë të blejë seriale turke? Po. S duhet të ndalet ky proces. Ndoshta s duhet të jenë katër seriale, por të jenë dy. Është çështje mentaliteti dhe traditash, janë shumë të afërta me turqit. Respekti që ata i bëjnë familjes, prindërve, ka sjellë reagime pozitive në kanalet shqiptare. Ka shumë familje që u thonë fëmijëve shikoni që të mësoni. 244

261 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Në serialet spanjolle erotika është pjesë e tyre. Serialet turke në këtë pikë janë ndryshe. Serialet spanjolle po bien në kategorinë e tretë në Maqedoni, transmetohen pas orës 10 një darkë. Mbaj mend se unë si fëmijë personalisht në Maqedoni, shikoja filma e seriale turke si Kara Murati. Ne bënim shaka me to. Pistoleta shtinte nga ana e djathtë e thyhej xhami nga ana e majtë. Aktualisht, ka ndryshuar çdo gjë, sepse ata kanë investuar shumë në këtë drejtim. Kanë çuar regjisorë, skenaristë, producentë në Amerikë në shkollë, madje shteti vetë e ka bërë këtë. Ata janë shumë të mirë në historinë e tyre. Shihni serialin Karadayı është në nivel hollivudian. Disa efekte nuk i kanë arritur si amerikanët. Për shembull filmat aksion apo me karate. Ato i kanë pak të zbehta. 18) A është element suksesi fakti që shumë shqiptarë e flasin turqishten në Maqedoni? Nuk e besoj. Unë mendoj që ata që e njohin gjuhën turke i shohin përmes satelitit në kanalet e Turqisë. Ka persona që më thonë se i dinë serialet, pasi i kanë parë para se në ti transmetojmë. Ka nga ata që më bëjnë propozime pse nuk e merrni këtë apo atë serial. Ka ndodhur që unë kam qenë në bisedime për blerje. 19) A ka reagime nga pakica turke lidhur me serialet? Po, reagime poztive. Ata e vlerësojnë faktin e transmetimit të këtyre serialeve. Shënim: Intervista u zhvillua nga gazetari Admir Qose në Shkup (gazetar dhe prezantues emisionesh në AlsatM ), në kuadër të këtij punimi doktoral. Osman Sinav Regjisor i serialit Lugina e Ujqve transmetuar në Vizion Plus Intervistë për gazetaren Julia Vrapi, gazeta SOT, 3 Tetor 2015 Osman Sinav: Shqipëria sot si Turqia e viteve 70, pse vendosa që Lugina e Ujqve të niste me UÇK Regjisori i mirënjohur turk gjithashtu edhe skenaristi i serialit të njohur "Lugina e Ujqve", Osman Sinav, përpara publikut shqiptar u prezantua edhe me filmin Histori e Gjatë. Në vizitën dy ditore që zhvilloi në Shqipëri, skenaristi dhe regjisori i njohur ishte në vëmendjen e mediave dhe publikut. Seriali Lugina e Ujqve prej 13 vitesh shfaqet në televizionin turk, duke pasur suksesin e njëjtë si në fillimet e tij. Për publikun shqiptar, ky serial ka 4 vjet që shfaqet dhe mbetet me një audiencë të madhe. Në një intervistë dhënë për gazetën, regjisori i 245

262 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI njohur turk, serialet dhe filmat e të cilit tashmë kanë merituar suksesin, flet për realizmin e serialit televiziv Lugina e Ujqve, duke shtuar që me këtë prodhim kinematografik ka dashur ti tregojë popullit, që ka një sistem drejtësie brenda shtetit të Turqisë. Studimet e regjisorit të njohur Sinav në fillim kanë qenë në pikturë, por ai tregon se kaloi te kinematografia për të ndarë me njerëzit histori të ndryshme. Në intervistën dhënë për gazetën, regjisori Osman Sinav flet dhe për industrinë e filmit në Turqi, ku sipas tij suksesi qëndron dhe në faktin që të ndash me njerëzit një ndjenjë dhe një ngjarje të rëndësishme. Me ftesë të Institutit Yunus Emre u shfaq edhe filmi Histori e Gjatë në Shkodër. Në filmin turk përshkruhet historia e Aliut (luajtur nga aktori i shumëpëlqyer edhe në Ballkan, Kenan Imirzalıoglu i njohur si Ezel), i cili në vitet 1940 vendoset në lagjen Ejup të Stambollit, pasi emigron me gjyshin e tij nga Bullgaria. Afërsisht 10 vite pas emigrimit në Stamboll, Aliu tashmë adoleshent dashurohet dhe largohen së bashku me Myniren (Tugçe Kazaz), vajzën e kineastit të Ejupit. Falë bindjeve të thella të Aliut për barazinë shoqërore dhe drejtësinë, Mynirja, Aliu dhe djali i tyre Mustafa e gjejnë veten mes aventurash të ndryshme që i presin në vendet ku ata shkojnë. 1) Jeni një nga emrat më të vlerësuar në kinematografinë turke, ndërsa në Shqipëri jeni shumë i njohur dhe si skenarist dhe regjisor i serialit televiziv Lugina e Ujqve. Ndër serialet më popullor turk, i cili ka shënuar shifra rekord audience krahasuar me serialet e tjerë televiziv dhe është cilësuar si një ndër serialet me numrin më të madh të shikuesve në historinë e kinemasë turke. Duke u rikthyer në vitet e para të tij, çfarë keni dashur të tregoni përmes tij? Qëllimi i filmit Lugina e Ujqve, është që ai tregon historinë e Turqisë përpara viteve, e cila ishte një e vërtetë, që të ardhurat e shtetit nuk deklaroheshin. Dhe duke qenë se ishte gjithmonë populli ai që paguante taksat, por nuk merrte shërbime nga këto taksa, doja të tregoja dhe ti jepja popullit turk një gjë, që të mendonin që ka një sistem drejtësie brenda shtetit të Turqisë. 2) Pse seriali televiziv, i cili tashmë ka një sukses me audiencën, nis në fakt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës? Unë e njihja UÇK, e dija se çfarë misioni të shenjtë ka ajo. Unë e dua shumë këtë ushtri dhe misionin e saj, ndaj dhe doja që dhe filmin ta filloja me një skenë të tillë. 3) Çfarë mund të na thoni mbi kritikat në shoqërinë turke, duke paraqitur një të vërtetë apo e kanë marrë si trillim? 246

263 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Sigurisht që filmi ka marrë kritika në Turqi, por patjetër që është një trillim i imi. Por jam i bindur se e rëndësishme është ta lexosh mirë mendjen e shoqërisë, dhe ta dish ta shfaqësh atë. 4) U bënë më shumë se dhjetë vjet që seriali televiziv Lugina e Ujqve ka sukses në Turqi dhe jo vetëm? Në Turqi është prej 13 vitesh dhe po vazhdon të ndiqet. Kur unë e kam filluar këtë serial nuk e mendoja se do të zgjaste kaq shumë. Por ndërkohë që me të njëjtën shikueshmëri vazhdon prej 13 vitesh. Kjo tregon që është ndërtuar mbi reflekset dhe pulsin e shoqërisë. Prandaj ecën paralelisht me shoqërinë, dhe prandaj ka kaq shumë shikueshmëri të madhe. Mendoj se dhe në Shqipëri ka një përshtatje me reflekset e shoqërisë shqiptare, prandaj pëlqehet dhe në Shqipëri. Flas për reflekse të tipeve pak mafioze. 5) Jeni këto ditë në Shqipëri, cilat janë përshtypjet tuaja? Kam ardhur në vonë në mbrëmje dhe vetëm në ditën time të dytë arrita të shikoj pak Shqipërinë gjatë ditës. Isha i ftuar në një program televiziv, më pas kishim takimin në Qendrën Kombëtare të Filmit, dhe nuk e di nëse sa e saktë është që ta ngjasoj Shqipërinë me Turqinë e viteve 1970, por jam i bindur se duke pasur njerëz kaq të gjallë, Shqipëria do të ecë shumë përpara. 6) Filmi juaj Histori i gjatë shfaqet në Shkodër. Në vëmendjen tuaj si regjisor, cila ka qenë historia në film dhe pse Shkodra për prezantimin e tij? Tema kryesore e këtij filmi është një shtetas ballkanas që emigron në Turqi dhe rritet në Anadoll, duke treguar jetën dhe dashurinë e tij. Filmi është në Shkodër si një ftesë e Institutit të Kulturës Yunus Emre në Shkodër. Pas promovimit të filmit, do të jetë dhe një bashkëbisedim me artdashës të filmit si dhe studentët. 7) Aktorin e njohur turk Kenan Imirzalıoglu që në Shqipëri njihet dhe si Ezel, ju e vlerësoni, ndërsa e keni dhe protagonist në filmin tuaj Histori e gjatë. Cili është personazhi, që ju si regjisor i keni besuar atij? Kenan Imirzalioglu është dhe në filmin Histori e gjatë. Është një personazh shumë pozitiv në këtë film. Është një personazh me gene ballkanase, që vrapon pas dashurisë së tij. 8) I ftuar në Tiranë në një emision televiziv, mes të tjerave u shprehët se kinematografia turke po prodhon më shumë filma komedi, dhe seriale dashurie. Ju si e shikoni këtë? Kjo është një gjë e mirë, jo e keqe, e them këtë sepse populli ka nevojë që të qeshë, shoqëria ka nevojë që të qeshë, dhe duke marrë iniciativë, duke marrë shkas nga ngjarje komike 247

264 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI janë krijuar dhe komeditë, të cilët i kanë veshur popullsisë dhe shoqërisë një pamje më të qeshur. 9) Në studimet tuaja ju keni nisur pikturën, por si kaluat te regjia? Ashtu siç e thatë dhe ju kam filluar edukimin tim në pikturë, më pas kam kaluar në dizajnim tekstili dhe më pas në fushën e kinemasë. Më pyetët pse kam kaluar në fushën e kinemasë? Kam kaluar në kinema, sepse e doja të merresha me kinemanë. Doja që të ndaja me njerëzit histori të ndryshme. 10) Kinematografia turke tashmë po njihet për suksesin e saj. Duke qenë se jeni pjesë e saj, në gjykimin tuaj, çfarë ndikon që të ketë kaq vlerësim kinemaja turke me filmat dhe serialet që realizon, dhe si e shikoni këtë vlerësim të kinematografisë turke përballë asaj të shteteve të tjera në Europë? Ne këtë e kemi filluar me serialet turke. Është shumë e rëndësishme industria e serialeve televizive turke, dhe është shumë e rëndësishme dhe e fuqishme që të ndash me njerëzit një ndjenjë dhe një ngjarje të rëndësishme. 11) Në Tiranë ju u pritët dhe në takim me drejtues të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë shqiptare. Në këtë takim, a biseduat për ndonjë projekt me filmin? Mora informacion rreth një projekti, i cili është shumë frytdhënës qoftë për kinemanë shqiptare dhe për kinematë e tjera në Ballkan. Unë shpresoj që të realizohet ky lloj projekti. Ndërkaq që i shpreha përfaqësuesve të QKK në Tiranë, që unë do të jap ndihmën time sa të jetë e mundur që ky projekt të zhvillohet. 12) Sa jeni në dijeni të kinematografisë shqiptare, sa e njiheni atë? Nuk kisha informacione më parë mbi kinematografinë shqiptare. Këto informacione rreth filmit shqiptar i mora nga drejtuesit e QKK në Shqipëri. Por shpresoj që me këtë projekt që duan ta realizojnë do shtohen shumë edhe bashkëpunimet me vendet e ndryshme. 13) Në Shqipëri jeni për filmin Histori e gjatë realizuar më 2012, çfarë mund të na zbuloni mbi projektet e tjera që mbajnë emrin tuaj? Pas filmit Histori e gjatë, që prezantohet në Shkodër unë kam bërë dhe disa projekte të tjera kinematografike. Ndërkaq që janë dhe 3 seriale televizive që jepen në kanalet më të famshme në Turqi. Por kam bërë dhe një film tjetër që titullohet Dashuria është e kuqe, seriali Dashuri për inat, etj. 248

265 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Risto Samardziev Drejtor i Programeve, Sitel TV, Shkup, Maqedoni Intervistë përmes postës elektronike, 22 Shtator ) Sa seriale televizive turke transmetohen në Sitel TV? Në Sitel TV serialet televizive turke filluan transmetimet që nga viti 2011, dhe deri më sot ne kemi transmetuar rreth 40 seri. Seria e parë televizive që u transmetua në kanalin tonë ishte një nga serialet më të suksesshme në Turqi në atë kohë, emri i saj është Gumus. Atëherë kemi vendosur edhe Achi Hayat, Dudaktan Kalbe (From the lips, to the heart). Të gjitha këto seri janë transmetuar në gjuhën e tyre origjinale me strisha në gjuhën Maqedonase. 2) Në cilën orare janë transmetuar këto seriale? Të gjitha këto seri që kemi transmetuar ishin në mes të orës 19:30 dhe 23:00. Serialet televizive që kemi blerë nga Turqia janë shumë të shtrenjta dhe për shkak se ne nuk i përballonim dot nuk mund ti transmetonim ne orare te tjera. Serialet televizive turke janë rritur në mënyre eksponenciale dhe për katër vjet rresht nuk gjenim një program që mund t i zëvendësonte. 3) Cilët janë titujt e serialeve? Janë shumë të tilla, por do t ju tregoj emrat e serialeve më të suksesshëm. Gümüş, Aci Hayat, Dudaktan kalbe, Yaprak dokumu (vetëm sezoni i fundit ), Kutlar Vadisi" ( vetëm një sezon), Yabanci Damat, Ask ve Ceza, Ezel, Oyle bir gece zamanki, Asi, Aila, Fatmagul, Küçük Aga, Karadajı, Elveda Rumeli,... 4) Në bazë të informacionit tuaj, a janë këto seriale të shikuara nga publiku i Maqedonisë? Ne matim programet tona me bazat e të dhënave përkatëse të Agjencisë AGB Nilsen dhe serialet turke janë programet më të shikuar në televizionet tona. Mund të bëjmë përjashtime për reality show si: Survivor ose X FACTOR, ose kur kemi lojrat sportive por kjo ndodh shumë radhë. 5) AlsatM bën dublim në gjuhën shqipe. A bën Sitel TV dublim në maqedonisht? Po, edhe Sitel Tv bën dublim. Për këtë proces ne kemi dy ekipe me 20 aktorë profesionistë. Ne kishim pothuajse të njëjtin sukses, kur këto seriale ishin në gjuhën e tyre dhe kishim titra, por pas dublimeve ata u bënë më të afërt me publikun, sepse edhe në qoftë se ju nuk po e ndiqni atë me sy, ju prapë mund ta dëgjoni ndërkohë që po bëni diçka tjetër. Pra, kemi pasur sukses të madh me zëvendësimin e zërave. 249

266 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 6) Cili është mendimi juaj për serialet televizive turke? Unë mendoj se kur diçka ka sukses, dhe serialet turke patjetër që e kanë atë, atëherë askush nuk mund të flasë për cilësinë, por sigurisht që suksesi nuk mund të arrihet nëse nuk ka cilësi. Kur ju i merrni të gjitha këto bashkë dhe plus që mes gjuhës sonë dhe të atyre ka ngjashmëri dhe zakonet ngjasojnë shumë, atëherë nuk është aspak çudi që këto seriale të kenë arritur sukses të tillë në Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin. Kjo është arsyeja që serialet turke janë të natyrshme dhe kanë tani më shumë sukses se sa serialet latine dhe spanjolle. Tani ju mund të shihni në kanale televizive më shumë seriale turke se spanjolle. Eleonora Atanasovska Drejtore e Programeve në TV Kanal5, Shkup, Maqedoni Intervistë përmes postës elektronike, 11 Shtator ) Sa seriale televizive turke transmetohen në TV tuaj? Në Maqedoni në Kanalin5 po transmetohen tre seriale televizive turke. Dy janë premiera dhe 1 përsëritje 2) Serialet transmetohen në primetime apo në kornizat e tjera kohore? Dy premierat transmetohen në 5 ditë të javës në primetime. E treta, përsëritja transmetohet pasdite. 3) Cilët janë titujt e serialeve? Asla vazgeçmem (Mos e ler të ikë) në maqedonisht: Ne se otkazuvam - premierë Osmanlıda (Në Perandorinë Osmane) në maqedonisht: Imperia - premierë Elif (persëritje) Ljubomir Nikolovski Drejtor i Programeve në TV Alfa, Shkup, Maqedoni Intervistë përmes postës elektronike, 9 Tetor ) Sa seriale turke transmetohen në ALFA TV? Alfa TV filloi me një serial turk një vit më parë, si kanali i katërt televiziv me licensë kombëtare tokësore që transmeton seriale turke në Maqedoni. Për momentin është vetëm një kanal tjetër kombëtar televiziv tokësor, i cili ende nuk transmeton seriale turke. 250

267 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Kemi pasur shikueshmëri të qëndrueshme me serialin e parë dhe nxitëm shikueshmëri të madhe me serialet turke në kanale të tjera televizive. Kohët e fundit shtuam kohën e transmetimit me të tjera seriale turke. Së pari kemi shtuar edhe një serial me episode prej 45 minutash në vazhdim të të parit, i cili gjithashtu është 45 minuta dhe pastaj nisëm transmetimin e dy episodeve njëri pas tjetrit të serialit të parë dhe episodin e serialit të dytë e shtymë në një fasho kohore të mëvonshme. Pra, gjithsej po transmetojmë rreth minuta çdo ditë. 2) Në cilën kohë janë transmetuar këto seriale? Dy episode nga seriali i parë janë transmetuar nga 18:15-20:00 (përfshirë kohën komerciale), seriali i dytë me një episod është transmetuar nga ora 22:00-23:00 (përfshirë kohën komerciale). 3) Cilët janë titujt e serialeve? Seriali i parë ka një titull origjinal si "Beni Afet", e cila është e përkthyer këtu "Më fal". Ne jemi duke transmetuar dy episode të këtij seriali çdo ditë pune. Ajo është një nga seritë më të gjata turke me më shumë se 600 episode. Serilai i dytë "Fatih Herbiye" transmetohet nga ora 22:00 çdo ditë pune. Jemi duke transmetuar këtë serial me titull "Zemra Plagosur". Ky është një produksion i ri i vitit 2014 dhe ka cilësi shumë të mirë. 4) Sipas informacionit tuaj, a janë këto seriale të shikuar nga publiku Maqedonas? Në bazë të matjeve të medias nga AGB Nielsen, unë mund t'ju them se seriali i parë, "Më fal", ka një përqindje mesatare prej 7%, që është i mirë. Seriali i dytë ka një përqindje mesatare prej 8%. Por, pasi të gjitha stacionet televizive në Maqedoni kane dyshime në lidhje me rezultatet e AGB Nielsen, unë mendoj se serialet televizive turke në ALFA TV kanë një shikueshmëri më të lartë. 5) AlsatM bën dublim në gjuhën shqipe. A bën ALFA TV dublim në maqedonisht? Patjetër që edhe ne bëjmë dublime në gjuhën maqedonase. 6) Cili është mendimi juaj për serialet televizive turke? Unë personalisht nuk jam një tifoz i madh i serialeve turke, por e respektoj shijen e audiencës. Disa seriale kanë një cilësi shumë të lartë të prodhimit. Disa jo. Unë mendoj se të gjitha varen nga historitë. Ajo ç ka është interesante në lidhje me këtë është se ato jo domosdoshmërish janë të bazuara në librat apo romanet më të mirë. Duhet vetëm të jetë të kuptueshme, mes të mirës dhe të keqes, mes traditës dhe lirisë, midis të varfërve dhe të pasurve... dhe do te funksionojë me një shikueshmëri të lartë të atij 251

268 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI seriali. Seriali ynë i parë turk "Calikusu" (Zogu i Stepës), ishte një serial i shkëlqyer, i shtrenjtë, me një cilësi shumë të produksionit, me aktorë të talentuar, e bazuar në një libër, i cili ka marr çmime, por nuk pati një shikueshmëri te lartë. Nga ana tjetër "Candan Öte" (Tej Shpirtit) kishte një cilësi shumë të ulët të prodhimit por shikueshmëria ishte më e lartë. Kështu që, unë besoj nëse një serial televiziv është i thjeshtë, i lehtë për tu kuptuar do ketë patjetër një audiencë të madhe. Vuk Peroviç Drejtor i Programeve dhe Filmit në RTV Publik të Malit të Zi, Podgoricë Intervistë përmes postës elektronike, 14 Shtator ) Sa seriale televizive turke transmetohen në TV tuaj? Nga fundi i vitit 2013 deri në vitit 2014 ne kemi transmetuar vetëm një serial televiziv Sulejmani i Madhërishëm. Kemi transmetuar 96 episode (III sezonet) 2) Pse i keni zgjedhur ato? Ishte e qartë se serialet televizive turke kanë shikueshmëri të mirë. Pothuajse çdo televizion komercial në rajon kishte serialet televizive turke dhe vazhdojnë të kenë akoma. Në këtë treg shikuesit mund të identifikohen me karaktere nga serialet televizive turke. Qindra vjet nën sundimin turk do të thotë se ne këtu ndajnë vlera të njëjta dhe stereotipet kulturore. Por, ne jemi stacion televiziv publik dhe qëllimi ynë nuk është vetëm shikueshmëria. Ne gjithashtu jemi në kërkim të cilësisë së produktit. Jo vetëm teknik. Unë akoma mendoj se kjo është e rrezikshme për ne por vendosëm për Sulejmani i Madhërishëm, për shkak të popullaritetit të tij dhe për shkak të rëndësisë historike që Sulejmani i Madhërishëm kishte në rajon. Ne gjithashtu mendonin se ky serial ishte është pak më i mirë në aspektin e karakterizimin dhe zhvillimin historinë se serialet tjera turke televizive me prodhime të jashtëzakonshme. Gjithashtu stacioni televiziv që ka të drejtat për Sulejmanin e Madhërishëm në Malin e Zi i ka humbur ato dhe ne kemi marrë ofertën nga distributori. 3) Cili është vlerësimi juaj në kohën kur serialet transmetohet? E kemi transmetuar në primetime në orën 20:00 në ditët e javës, shikueshmiëria ishte Ritransmetimi është dhënë në orën 18:00 ditën tjetër dhe ka patur shikueshmëri Këto rezultate vijnë nga anketa ditore që u zhvillua një javë mes datave 9-15 dhjetor Gjithasht, ka patur shikueshmëri më të ulët sesa sezoni i parë i të njëjtave seri në një TV tjetër komercial. 252

269 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 4) A do të bleni seriale të tjera nga Turqia? Ne jemi gjithmonë të hapur për të gjitha tregjet dhe nga të gjitha territoret. Por ne kemi nevojë, si televizion publik, për një produkt pak të ndryshëm. Pas kësaj përvoje, ne mendojmë se publiku ynë nuk pret seri të tilla në primetime. Ata preferojnë t i shikojnë ato në Televizione komerciale. 5) A janë ato më lirë ose më shtrenjtë se produksionet perëndimore? Sulejmani i Madhërishëm ishte më i shtrenjtë se produksionet perëndimore. Dy herë me shtrenjtë se një seri e mirë perëndimore. Marijana Bojanic Zv/Drejtore e Përgjithshme e TV Vijesti, Podgoricë, Mali i Zi Intervistë përmes postës elektronike, 24 Shtator ) Sa seriale televizive turke transmetohen në TV tuaj? Që nga viti 2008 ne transmetojmë 11 seriale turke më shume se 1,500 orë promocionale. 2) Përse i keni zgjedhur ato? Për shkak të popullaritetit dhe shikueshmërisë së mirë në rajon. Seritë turke kanë më shumë vlerësime të mira sesa seritë e shteteve të tjera. 3) Cili është shikueshmëria në kohën kur serialet trasmetohen? Shikueshmërie aktuale është mes përqind. Më përpara ka qenë më e lartë. 4) Do të blinit një tjetër serial televiziv turk? Po, në qoftë se arrijmë një marrëveshje për çmimet që janë të qëndrueshme për tregun tonë (me kosto-efektive nga perspektiva e reklamuesit). 5) Janë më shumë apo më pak të shtrenjta këto seriale sesa produksionet perëndimore? Po, janë më të shtrenjta. 6) Diçka për të shtuar? Serialet turke kanë përmbajtje, e cila është shumë interesante për auditorin tonë të gjerë. Kanë përmbajtje dramatike pastaj ngjashmëria e turke dhe mentaliteti ynë janë arsyet për shikueshmëri të mirë. Por, përmbajtjet turke janë më të shikuar nga shikuesit më të vjetër dhe më pak nga popullsia e punësuar femra (grupit të synuar jo-urban). Por, prirje në rënie e popullaritetit nuk ndjek reduktimin në çmimet e prodhuesve turq për tregun tonë, gjë e cilamund të jetë arsyeja e kërkesës më të ulët nga stacionet tona televizive. 253

270 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI SHTOJCA 3, PËRMBLEDHJE FOTOSH Përmbledhje fotosh lidhur me aktorët e serialeve turke, lajme të botuara në shtypin shqiptar dhe në rrjetet sociale shqiptare, njoftime zyrtare për serialet në faqet e televizioneve si dhe disa sondazhe për shikueshmërinë e serialeve në Maqedoni. Figura 54: Aktori Kenan İmirzalıoğlu ( Ezel, Karadayı, Jetë e Hidhur ) si imazh i një prej kompanive turke Figura 55: Aktorja Beren Saat ( Dashuri e Ndaluar, Fatmagyl ) si imazh i një produkti në Turqi Burimi: Foto e marrë nga revista Brand Age në Stamboll Burimi: Marrë nga revista Brand Age, Stamboll. 254

271 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 56: Aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj këngëtari Kenan Dogulu si imazhe reklamues të një kompanie turke në një citylight në një rrugë të Stambollit, Turqi. Figura 57: Aktorja Fahrije Evxhen (Fahriye Evcen) si imazh prezantues i një produkti ndërkombëtar në një billboard në një rrugë të Stambollit, Turqi. Burimi: Foto nga Alban Tartari, 12 shtator 2015 Burimi: Foto nga Alban Tartari, 12 shtator

272 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 58: Aktorja Xhansu Dere (Cansu Dere), e njohur te serialet Ezel dhe Sulejmani i Madhërishëm, si imazh i një kompanie ndërkombëtare në një citilight në një rrugë të Stambollit, Turqi. Figura 59: Aktori Tunxhel Kurtiz (Tuncel Kurtiz, i njohur me rolin e Dajës në Ezel, si imazh në rrjetet sociale shqiptare. Numrohen disa dhjetra faqe në gjuhën shqipe me këtë personazh. Burimi: Foto nga Alban Tartari, 12 shtator 2015 Burimi: Facebook.com 256

273 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 60: Dy aktorët e serialit Diamante dhe Dashuri (Kara Para Aşk) Engin Akjyrek (Engin Akyürek) dhe Tuba Byjykystyn(Tuba Büyüküstün), të promovuar nga agjenci mediatike shqiptare në internet. Figura 61: Revista Class në Tiranë boton një artikull rreth aktores Tuba Byjykystyn (Tuba Büyüküstün) Burimi: Facebook.com Burimi: Revista Class, 1 Maj

274 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 62: Gazeta Panorama në Tiranë boton intervista të aktorëve turq të serialeve Figura 63: Intervistë me regjisorin e serialit Lugina e Ujqve, botuar në gazetën SOT. Burimi: Gazeta Panorama. E shtunë, 19 prill 2014, faqe 21 Gazeta SOT, 3 tetor

275 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 64: Shpjegime lidhur me ngjarjet në serialin Karadayı, botuar në gazetën Paloma Figura 65: Shpjegime lidhur me serinë pasardhëse të serialit Karadayı, botuar në gazetën Intervista. Burimi: Gazeta Paloma, 15 Gusht 2015 Burimi: Gazeta Intervista, faqe 11, 22 Gusht

276 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 66: Një ndër lajmet e shumtë botuar në faqen e TV Klan, një ndër kanalet e Shqipërisë që trasmeton seriale turke. Lajmet ofrojnë më shumë informacione lidhur me personazhet e filmave që transmetohen në këtë kanal televiziv. Figura 67: Lajmi promovues i serialit Karadayı në faqen zyrtare të TV Vizion Plus, në Tiranë. Burimi: TV Klan, faqja zyrtare, foto më 12 tetor 2015 Burimi: TV Vizion Plus, faqja zyrtare, foto, 12 Tetor

277 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 68: Lajmi promovues i serialit Dila, transmetuar nga TV Alsat M, në Maqedoni. Figura 69: Shkrim në median kosovare, lidhur me serialet turke. Burimi: Gazeta Jeta në Kosovë. 1 Maj 2013 Burimi: TV AlsatM, faqja zyrtare, foto, 12 Tetor

278 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 70: Shkrim në median e Shqipërisë lidhur me serialet turke. Figura 71: Prezantimi me poster në fasadat e Stambollit të serive të reja të Sulejmanit të Madhërishëm, me titullin Kosem Sulltan. Foto nga Alban Tartari, 2 tetor 2015 Burimi: Gazeta Shekulli, 1 Maj

279 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 72: Promovimi i serialit Ringjallja me temë ngritjen e Perandorisë Osmane në fasadën e kanalit publik turk TRT1 në Stamboll. Gjithashtu më tej edhe promovimi i një seriali tjetër (Filinta). Figura 73: Promovimi i serialit 1001 Netë me anë të një posteri në qendrën tregtare Citypark, në Tiranë. Foto nga Alban Tartari, 1 gusht 2015 Foto nga Alban Tartari, 2 tetor

280 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 74: Artikull i botuar në gazetën MAPO, lidhur me serialet turke. Figura 75: Artikull i botuar në gazetën SOT në Tiranë, lidhur me serialet turke. Burimi: Gazeta Sot Burimi: Gazeta Mapo, 19 Shkurt

281 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 77: Njoftim publicitar ne Gazetën Telegraf në Tiranë, lidhur me transmetimin e serialit Sulejmani i Madhërishëm Figura 76: Një analizë e BBC lidhur me serialet turke, botuar në gazetën Shqip në Tiranë Burimi: Gazeta Shqip, 30 Qershor

282 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 78: Gazeta Telegraf, Kosovë Figura 79: Reklama në shtyp Burimi: Revista Java, 15 Nëntor

283 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 80: Shikueshmëria e Serialeve në Maqedoni, 25 Tetor 2013 Burimi: Dërguar përmes postës elektronike nga Risto Samardziev, TV Sitel Figura 79: Shikueshmëria e Serialeve në Maqedoni, 26 Tetor 2012 Burimi: Dërguar përmes postës elektronike nga Risto Samardziev, TV Sitel 267

284 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI Figura 80: Shikueshmëria e Serialeve në Maqedoni, 28 Tetor 2011 Burimi: Dërguar përmes postës elektronike nga Risto Samardziev, TV Sitel 268

285 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI SHTOJCA 4, REZULTATE TË SONDAZHIT Rezultate të sondazhit të kryer lidhur me shikueshmërinë e serialeve turke (të pa përfshira në punim). 269

286 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 270

287 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 271

288 Mediat turkofone në Ballkan Shtojca Alban TARTARI 272

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Prof. As. Dr. Mark Marku Hyrje Edhe pse operojnë në një hapësirë të përbashkët, me vazhdimësi gjeografike dhe me popullsi që flet të njëjtën

More information

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016 RESUME OF EDUCATION FAIR 2016 Summary and information from 10 th Edition of Education Fair 21-22 April 2016 Exhibitors of Education Fair Visitors of Education Fair Statistics Video Documentary Photo Gallery

More information

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore Hasan Saliu Përmbledhje Aksi kryesor teorik i punimit do të përqendrohet në shpjegimin e nocioneve të cilat janë sot të pranishme në diskursin

More information

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë

More information

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT Tel/Fax: 0355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry Departamenti i

More information

Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit

Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit Ervin Goci Abstrakt Operatorët mediatikë shtohen, konkurrenca për hapësira në media rritet, nevoja për përmirësimin e komunikimit

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE Tiranë 2018 Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung

More information

Tel/Fax: / Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj

Tel/Fax: /   Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE Tel/Fax: +355 4 369 987/ www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Punim Doktorature Tema: Mediat e shkruara,

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike 1. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Fejza 2. Emri: Ejup 3. Kombësia: Shqiptar 4. Data e lindjes 17.05.1966 5. Gjinia: M 6. Detajet kontaktuese: Email: ejup.fejza@uni-pr.edu Tel: +377 44 505 662 7. Thirrja

More information

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2 ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS KANGAROO K O S O V Ë TESTI 2017 Testi për Klasat 1-2 Emri dhe mbiemri: Datëlindja: Math Kangaroo Contest Kosovo (MKC-K) www.kangaroo-ks.org

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi

More information

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET REZULTATET KRYESORE NGA OPINIONET E FËMIJËVE 2012 1 "Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në

More information

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop A.U.K Training and Development Institute OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop Rreth Trajnimit Menaxhimi i marketingut është disiplina organizative e cila fokusohet në zbatimin praktik të marketingut,

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

Tel: 044/

Tel: 044/ CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Devolli 2. Emri: Ardita 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 04.04.1968 6. Gjinia: Femër 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email:

More information

PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi Malva Govori Abstrakt Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë të mallrave me Turqinë, në

More information

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi Specialiteti: Leksikologji

More information

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertacion për marrjen e gradës

More information

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE (1981 2000) Kandidati: Ma. Afërdita Sokolaj Udhëheqës

More information

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI 2015 Balkan Civil Society Development Network Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) Adresa: Mitropolit

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 2 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 3 LISTA E SHKURTESAVE...7 HYRJE...8 1. SEKTORI PRIVAT NË KOSOVË...11 1.1. Roli dhe struktura sektoriale e NVM-ve nё

More information

BULETINI MUJOR KLIMATIK

BULETINI MUJOR KLIMATIK ISSN 2521-831X BULETINI MUJOR KLIMATIK Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit Tirana 2017 ISSN 2521-831X Klima.Shqiperia@gmail.com GUSHT2017 Nr. 8 Vlerësimi

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së REPUBLIKA E SHQIPËRISË Universiteti i Tiranës Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Departamenti i Gjeografisë Punim Shkencor- në kërkim të gradës shkencore Doktor Përparësitë konkuruese të Shqipërisë

More information

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Departamenti i Sistemeve të Pagesave Datë: 18 Tetor 217 Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Tab 1. Tabela krahasuese e numrit të terminaleve

More information

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri Sami Nezaj Abstrakt Gazetat e përditshme shqiptare janë në krizë. Një pjesë e saj furnizohet nga ndërhyrjet e financuesve të gazetave në

More information

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E POLIS NR 10 / 2011 R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E Bordi Editorial Prof. Dr Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Phd. Fatos Tarifa, Universiteti

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

3 / ACTA SCIENTIARUM

3 / ACTA SCIENTIARUM 3 / ACTA SCIENTIARUM Ç lloj BASHKIMI? Mbi hapësirën e përbashkët ekonomike Shqipëri -Kosovë Akte të forumit akademik Nën kujdesin e z.behgjet PACOLLI ish-president i Republikës së Kosovës 4 Ç lloj bashkimi?

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

Program Edukimi I Individualizuar

Program Edukimi I Individualizuar Emri I Distrktit Shkollor: Adresa e Distriktit Shkollor : # I Telefonit të Personit Kontaktues të Distriktit Shkollor: Program Edukimi I Individualizuar Datat e PEI-së: nga Emri i Studentit: Data e Lindjes:

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO #SHQIPËRIA n/2 >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.al TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO Copyright InfoAlbania 2015. All rights reserved. PUBLIKUAR: SHKURT

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION ZHVILLIMI PERSPEKTIV TURISTIK I KOSOVË DHE REFLEKTIMI RAJONAL I TIJ Specialiteti:

More information

Tel:

Tel: CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Maxhuni 2. Emri: Albert 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 6. Gjinia: M 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email: albert_maxhuni@yahoo.com

More information

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ Punim për Gradën Doktor i Shkencave Specialiteti: Letërsia Punoi: MUSTAFA ERDEM Udhëheqës

More information

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK UNIVERSITETI I MITROVICËS "!SA BOLETINI" UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK Fakulteti Lëndaët për të cilat është shpallur konkursi Kandidatët

More information

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA Botuesit: Shoqata për Zhvillim Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve Shoqata e Qytetarëve - Instituti

More information

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt KDU 314.55(496.51-2) Shqipe Shaqiri Abstrakt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt kanë qenë objekt i studimit në këtë hulumtim.

More information

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07 Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon Prishtinë, korrik 2011 Ky publikim është përkrahur nga Qeveria e Mbretërisë së

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës Tema: STRATEGJITË E MARKETINGUT TË NDËRMARRJEVE NË SEKTORIN USHQIMOR NË KOSOVË

More information

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE ngrejmë aftësitë, përmirësojmë mjedisin Tiranë 2010 Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri Rreth REC QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC) SHQIPËRI, është

More information

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Muhadri 2. Emri: Besim 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 20.3.1964 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: Email: besimmuhadri@yahoo.com,

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE LIGJËRIMI POLITIK NË BALLKAN MES NACIONALIZMIT DHE INTEGRIMIT EUROPIAN

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës RAPORT POLITIKASH NGA GSJP DHE KPMJ NR. 07 TETOR 2013 Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës -Një perspektivë e politikash Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Një

More information

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike Feja, laiciteti dhe hapësira publike Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike Shtator 2011 - Qershor 2012 Ky studim u mundësua në saj të mbështetjes financiare të fondacionit

More information

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova Falas! Fatmir Rrahmanaj Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i nato-s Osman D. Gashi Kush PO diskriminohet në Kosovë? Donik Sallova Identiteti shqiptar i Kosovës Prof. dr. Milazim Krasniqi Përvojat e

More information

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund? DOKUMENT I SHKURTËR I POLITIKAVE NGA QKSS 07/2016 DOKUMENT I SHKURTËR I POLITIKAVE Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund? 2 DOKUMENT I SHKURTËR I POLITIKAVE NGA QKSS Botues: Qendra Kosovare

More information

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë Venera Llunji* Abstrakt Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t i sigurojë secilit

More information

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA * Gentian ZYBERI 1 Abstrakt: Ky artikull fokusohet në çështjen e përgjegjshmërisë

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN DIASPORA SHQIPTARE DHE RRUGETIMI I SAJ NDER MOTE Disertant

More information

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL MAPL DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP Kjo analizë është produkt i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal MAPL,

More information

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi:  2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV 2 1. Hyrje Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është burimi kryesor i të hyrave tatimore në Kosovë. Në vitin 2015, TVSH përbënte rreth 47% të të hyrave nga tatimet. 1 Në mars të vitit 2015, Qeveria e Kosovës

More information

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale polis NR 12/2013 Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale ISSN 2223-8174 Bordi Editorial Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian

More information

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT) AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT) THIS FORM CAN BE USED TO LODGE A COMPLAINT WITH AN AIRLINE AND/OR A NATIONAL ENFORCEMENT BODY. KY FORMULAR

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Dega e Gazetarisë MEDIA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Dega e Gazetarisë MEDIA UNIVERSITETI I PRISHTINËS Dega e Gazetarisë A Prishtinë, 2009 A Revistë kërkimore Numri 1 Botues: Universiteti i Prishtinës Dega e Gazetarisë Kryeredaktor: Prof. ass. dr. Milazim Krasniqi Sekretar: Arben

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE Edmond Beqiri & Ermira Kelmendi & Napolon Beqiri - Bileta elektronike dhe modeli i Sistemit të informacionit për rezervimin online BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN

More information

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETINGUT DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË (Në kërkim

More information

Pengmarrja e lajmit (newsjacking) - teori konspirative apo taktikë për konsumin e mediave ndërkombëtare, Krimeja dhe Kosova

Pengmarrja e lajmit (newsjacking) - teori konspirative apo taktikë për konsumin e mediave ndërkombëtare, Krimeja dhe Kosova Pengmarrja e lajmit (newsjacking) - teori konspirative apo taktikë për konsumin e mediave ndërkombëtare, Krimeja dhe Kosova Eva Londo Abstrakt Në mars të vitit 2014-të, kur mediat ndërkombëtare po reagonin

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4 PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave

More information

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Përse merremi me BE? Rëndësia praktike Në kuadër të këtij kursi të parë bazë rreth BE duam të marrim pak kohë për të menduar rreth objektit, me të cilin kërkojmë të merremi,

More information

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore (From Fragmentation to Cooperation: Tertiary Education, Research and Development in South Eastern Europe)

More information

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Tema Revista shkencore Impact factor/issn CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes 26.05.1991 5. Vendi i lindjes: Gjakovë 6. Kontakti: Femër Email: vula.elsa@gmail.com elsa.vula@uni-gjk.org Tel:

More information

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr. ÇËSHTJE TË SIGURISË 1 ÇËSHTJE TË SIGURISË Security Issues Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Nr. 1, vjeshtë 2006 2 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM Bordi

More information

DËBIMI I SHQIPTARËVE

DËBIMI I SHQIPTARËVE DËBIMI I SHQIPTARËVE (Memorandumi i Çubrilloviqit bazë mbi spastrimin etnik të shqiptarëve) Dr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik,

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Punëve të Jashtme / Ministarstvo Inostranih Poslova / Ministry of Foreign Affairs STRATEGJI PËR ARRITJEN E

More information

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN Republika e Kosovës - Qeveria e Kosovës Ministria e Zhvillimit Ekonomik POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN 2013 2020 Mars 2013 Përmbajtja Akronimet... 2 1. Përmbledhje

More information

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore ISSN 2222-5846 Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore Viti XIX, Nr. 1 (74) (Janar Mars 2013) Tiranë,

More information

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENI I FINANCËS DISERTACION Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor Në kërkim të gradës shkencore

More information

this project is funded by the european Union

this project is funded by the european Union this project is funded by the european Union v Karakteristikat EKONOMIKE Economic Characteristics CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2011 POPULATION AND HOUSING CENSUS 2011 Karakteristikat Ekonomike Economic

More information

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Raport nga: Qendra për Teknologjinë e Biznesit dhe Drejtim Janar 2015 1 Ky studim u mundësua nga mbështetja e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri

More information