TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA

Size: px
Start display at page:

Download "TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA DREJTUES SHKENCOR: PROF. DR. HAMIT BORIÇI Tiranë, 2016

2 Parathënie e Falenderim Para së gjithash, dëshiroj të shpreh falënderimin për të drejtuesin tim, Prof. Dr. Hamit Boriçi akademik, i cili më ka udhëhequr në përpjekjet e mia për realizmin e këtij punimi me volumin e madh të njohurive, përvojës dhe ekspertizës në gazetari. Pa ndihmën e tij të vazhdueshme dhe interesin, ky studim nuk do të kishte qenë i mundur. Redaksitë dhe drejtuesit e programacioneve të televizioneve të ndryshme kanë qenë një mbështetje e madhe në realizimin e këtij studimi. Respekt dhe falenderim për A. Dumani, A. Manushi, A. Maltezi, A. Nathanaili, E. Çaushi, E. Qinami, Gj. Memo, I. Tare, V. Dedei, të cilët në morinë e punëve të përditshme në televizionet e tyre, gjenin gjithnjë kohë t i përgjigjeshin kërkesave të mia për më shumë informacion në realizimin e këtij punimi. Mbështetja e Departamentit të Gazetarisë, në Fakultetin e Filologjisë, të Universitetit të Tiranës ka qenë shumë e çmuar gjatë të gjitha viteve të studimit tim dhe realizimit të kësaj doktorature. Kjo mbështetje ka qenë sa në planin teorik, me informacione të pasura, literaturë, prezantimet dhe lidhjet me pedagogë, studiues dhe kërkime të huaja, ashtu edhe gjatë komunikimeve individuale për realizmin e këtij punimi. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falenderoj Akademik, Prof. Dr. Artan Fuga për komentet dhe mbështetjen e dhënë në të gjithë procesin e kryerjes së doktoraturës. Gjithashtu falenderim edhe për Prof. Assc. Dr. Mark Marku, Prof. Assc. Dr. Bashkim Gjergji, Prof. Assc. Dr. Genta Skura dhe Dr. Zylyftar Bregu. Tema ka qenë veçanërisht e rëndësishme në planin personal, si një sfidë e vjetër, shprehje e pasionit për punën dhe përkushtimin profesional si gazetare aktive televizive për një kohë të gjatë dhe menaxhere televizive, në hapa të ndryshme të karrierës personale. Përvoja e marrë në hartimin e këtij punimi do të jetë një themel i ri për punime të tjera të lidhura me median dhe në veçanti televizionin. Sigurisht, nxitja e familjes sime është burimi i përhershëm i këmbënguljes dhe vullnetit për të realizuar një punë të tillë. Mirënjohja më e thellë është për prindërit e mi, që më kanë ushqyer me dashurinë për librin, leximin dhe dijen, me kuriozitetin dhe dëshirën për të mësuar gjithnjë, në çdo moshë. Një dedikim i veçantë për Rein dhe Keidin, kureshtarë për punën time gjatë gjithë kohës, nxitës e sfidues me pyetjet e tyre të shumta, me urimin për arritje të tyre gjithnjë e më të mëdha. ii

3 PASQYRA E LËNDËS Hyrje Synimi i temës në peizazhin e sotëm të medias 1 Hipotezat e punimit 2 Metodologjia 4 Skedat programore televizive dhe ndërvarësia me menaxhimin e televizionit 6 Përmbledhja e studimit sipas kapitujve 9 Pjesa e parë: Aspekte të menaxhimit të televizioneve, tregjet dhe rregullimet në prag të kalimit në transmetimin numerik tokësor Menaxhimi dhe programacioni Televizioni si biznes dhe si reflektohet kjo në programin televiziv Programacioni i televizioneve dhe audienca Menaxhimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë programacionin Audienca e televizioneve, efektiviteti i matjeve të saj, a është menaxhimi i shifrave të audiencës mbizotërues mbi programacionin TV Programacioni i televizionit publik e atij privat, problematika kulturore apo diferenca menaxheriale dhe ekonomike Një krahasim me vendet e afërta të rajonit, me status të përafërt me Shqipërinë, në prag të kalimit në transmetim numerik tokësor, DTT Përmbledhja e kapitullit Ekonomia e televizionit në prag të kalimit në transmetimet numerike tokësore dhe ndikimi në gazetari Historiku i zhvillimit të transmetimeve televizive numerike në Shqipëri Aspekte të modelit të menaxhimit të biznesit televiziv në Shqipëri në prag të kalimit në transmetime numerike Karakteristika menaxhuese të biznesit TV dhe tri format e tregut Si ndryshon struktura e kostos së prodhimit televiziv në kalimin në transmetime numerike Ndikimi i faktorëve të tregut mbi menaxhimin televiziv dhe roli i autoritetit rregullator në proces Roli i gazetarit në televizionin në transmetim numerik dhe prodhuesit e tjerë të programit televiziv Vlerat themelore të prodhimit televiziv me kalimin në transmetim numerik Analiza e strukturave organizative televizive dhe analiza SWOT për tregun televiziv në prag të kalimit në transmetim numerik (maj 2015) Përmbledhja e kapitullit dhe përfundime fillestare 140 iii

4 3 Pjesa e dytë: Programacioni televiziv, Studimi empirik dhe metodologjia Përzgjedhja e mediave dhe kategoritë e shqyrtuara Periudha kohore që përfshin studimi Veçoritë e programacionit individual të televizioneve TVSH, Televizioni Publik Shqiptar TV KLAN TOP Channel VIZION Plus TVA, Televizioni Arbëria AS Albanian Screen TV AGON Channel Televizionet informative (A1 Report, ABC News, News 24, ORA News, SCAN TV, UTV News) Vështrim tërësor i punimet, përfundime dhe perspektiva Konkluzionet kryesore dhe kontributi i punimit Perspektiva për studime të mëtejshme 268 Anekse: 1. Lista e grafikëve, tabelave dhe terminologjia Lista e grafikëve dhe tabelave 1.2. Lista e shkurtimeve dhe e koncepteve, terminologjia 1.3. Lista e shpjegimeve terminologjike dhe shkurtimeve 2. Programe, dokumente informative, struktura organizative Njoftimi nga shërbimi i lajmeve i London Stock Exchange për kompaninë Apache Media PLC., e cila bleu televizionin TVA 2.2. Struktura Organizative e RTSH, Përllogaritjet për javën programore për AGON Channel TV, TOP Channel TV, TV KLAN, TVSH, Vizion Plus TV. 3. Pyetësorët Pyetjet e hapura për orientim gjatë intervistave 3.2. Pyetësori me drejtuesit e programacioneve në televizione 4. Lista e të intervistuarve Bibliografia Abstrakt 308 iv

5 Hyrje Synimi i temës në peizazhin aktual të medias Industria e medias realizon dy produkte kryesore të cilat janë mjaft të ndryshme, por njëkohësisht, edhe të ndërvarura nga njëra tjetra. Mediat prodhojnë së pari një përmbajtje e cila ka si konsumator të saj audiencën. Nga ana tjetër, kjo audiencë si konsumatore e prodhimit mediatik, është njëkohësisht edhe vetë produkti tjetër i medias, i cili u shpërndahet dhe synon reklamuesit. 1 Nisur nga këto karakteristika dhe ndërvarësi të produkteve mediatike, edhe menaxhimi i medias qëndron më vete, duke ndërthurur si elementët e menaxhimit të biznesit në tërësi ashtu edhe elementë specifikë. Këto elementë zotërohen edhe nga menaxherët e medias për të njohur edhe dinamikën e veçantë të tregjeve, faktorët ndikues dhe hapat për vendimmarrje efektive menaxheriale. Kompanitë mediatike kanë edhe një tjetër karakteristikë që lidhet me vendin dhe ndikimin që këto biznese, të një natyre të veçantë kanë në shoqëri, në dallim nga mjaft kompani të tjera biznesi. Mediat kanë ndikim në kulturën, jetën politike dhe shoqërore në vendin ku veprojnë. Ato ndikojnë edhe te mënyra se si vendet i shohin pakicat e ndryshme, kulturore, fetare, ideologjike, kombëtare, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet midis shteteve. Siç edhe është përcaktuar nga disa studiues ndër vite, bizneset mediatike janë shumë më tepër sesa njësi ekonomike (economic entities). 2 Bizneset e medias kanë aftësinë dhe në disa raste, sikurse janë transmetuesit televizivë publikë, edhe detyrimin për të pasur ndikim në sjelljet kulturore dhe politike, opinionet e audiencës që i konsumon produktet e tyre. Në Shqipëri, misioni informues, edukues, argëtues dhe rëndësia që ka përmbajtja programore e transmetuesit publik është e sanksionuar edhe në Ligjin nr. 97/2013 e shprehur në qëllimet kryesore të veprimtarisë së RTSH- së kur cilësohet se: [...] programet e tij duhet të pasqyrojnë larminë kulturore, argëtojnë, informojnë dhe edukojnë publikun, sigurojnë mbulimin e pasqyrimit të veprimtarive sportive, fetare e kulturore dhe plotësojnë pritshmërinë e publikut në përgjithësi, si dhe të individëve, që i përkasin pakicave shoqërore, duke respektuar në çdo rast dinjitetin njerëzor; si edhe të ndihmojë dhe të lehtësojë shprehjen e kulturës 1 Napoli, P. M. Audience economics: Media institutions and the audience marketplace. New York: Columbia, University Press, 2003, f Napoli, P. M. A principal agent approach to the study of media organizations: Toward a theory of the media firm, Handbook of Media Management and Economics, 2006, f.14, (Gjithashtu edhe në Cook,T. Governing with the news: The news media as a political institution. Chicago: University of Chicago Press, Sparrow, B. H. Uncertain guardians: The news media as a political institution. Baltimore: Johns Hopkins University Press, ) 1

6 bashkëkohore dhe nxitjen e risive dhe eksperimentimit në fushën e transmetimeve. Këto shërbime ajo i realizon duke informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare. 3 Tema trajton vetëm një prej produkteve mediatike, prodhimin e përmbajtjes televizive, specifikisht të programeve dhe emisioneve (jo edicioneve informative të lajmeve) dhe e analizon atë në një shtrirje kohore më shumë se 10-vjeçare. Ajo fokusohet në rrethanat e veçanta të zhvillimit të televizioneve në Shqipëri, në kohën kur planifikohej kalimi në transmetimin numerik televiziv. Tema studion tendencat ndër vite të zhvillimit të programacionit kryesisht për televizionet gjeneraliste. Programacioni i tyre studiohet kryesisht për televizionet me shtrirje kombëtare, ndërsa në periudha më të shkurtra kohore është studiuar edhe për televizionet rajonale. Kjo e fundit edhe për faktin se ato kanë ndryshuar shpesh menaxhimin dhe pronësinë duke bërë kështu ndryshime të mëdha edhe në strukturën programore, megjithëse pa ruajtur përcaktime dhe dokumentime të sakta të kësaj përmbajtje në të shkuarën, apo të asaj që çfarë ka qenë themeli i përmbajtjes programore të tyre, në vite të ndryshme. Hipotezat e punimit Nisur nga synimet kryesore të temës, për të prezantuar një panoramë të asaj që ka përbërë përmbajtjen e programore televizive në një periudhë mbi 10-vjeçare, deri në pragun e kalimit në transmetimin televiziv numerik tokësor, janë ndërtuar disa pyetje kërkimore: 1. Si ka evoluar programacioni i televizioneve përgjatë 10 viteve të fundit dhe cilat gjini të prodhimit televiziv kanë mbizotëruar? 2. Cilët janë faktorët ekonomikë, socialë, teknologjikë që kanë ndikuar programacionin e televizioneve në Shqipëri dhe a kanë çuar ato në më shumë diferencim apo ngjashmëri e imitim të programeve (gjerësisht, të programacioneve) televizive me njëri-tjetrin? 3. A ka ndryshime midis programacionit televiziv në transmetuesin publik krahasuar me transmetuesit televiziv privat dhe a po shkojnë këto diferenca drejt zvogëlimit apo thellimit? 4. Cili është ndikimi i procesit të kalimit në transmetim tokësor numerik mbi programacionin e televizioneve? 3 Ligji Nr. 97/2013, miratuar me Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni nr

7 5. A është televizioni një biznes i një natyre të veçantë dhe cili është modeli i tij? Si ka ndikuar ekonomia e televizionit në kohën e transmetimeve numerike mbi vlerat e gazetarisë? A po drejtojnë më shumë shifrat, raportet e reklamave dhe audiencës, apo fjalët, përmbajtja programore? Analiza, informacioni dhe diskutimet që sjellin këto pyetje kanë formësuar edhe Hipotezën Kryesore në këtë punim doktorature: Programacioni televiziv materializon të gjithë faktorët zhvillimorë të televizionit. Në kushtet e konkurrencës nga Interneti si dhe në prag të kalimit në transmetime digjitale tokësore, të gjithë këta faktorë janë ngurtësuar në programacionin televiziv. Kjo sjell domosdoshmërinë për një menaxhim programor të ndryshuar, më pak linear, të zhdërvjellët e të diversifikuar për të reflektuar ndryshimin e mënyrës sesi audiencat e ndjekin televizionin, në formë dhe përmbajtje. Prej kësaj hipoteze kryesore rrjedhin disa nënhipoteza operacionale në këtë punim doktorature. A. Programimi televiziv ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të rritjes sasiore dhe cilësore gjatë një periudhe 10-vjeçare, por ende është i mbizotëruar nga këndvështrimi top-down drejt audiencës, e cila vazhdon të jetë pasive. Televizionet ende, imitojnë njëri-tjetrin në strukturat e tyre programore. B. Televizioni publik nevojitet ta riformulojë rolin e tij në shërbim të publikut, edhe më tej në periudhën e kalimit në transmetimet numerike, duke u përpjekur të sjellë llojshmëri në programacion, pa imituar televizionet private. C. Kalimi në transmetimin numerik tokësor e përforcon nevojën për rregullimin e përmbajtjes së programit televiziv dhe koncepti interes publik duhet të mbështetet më tej dhe të bashkëshoqërohet me rritje të funksionin rregullator të autoriteteve mbikëqyrëse në tregun televiziv. Ndërkohë, format e reja të gazetarisë dhe roli i ndryshuar i gazetarit digjital është ende në embrion në gazetarinë televizive shqiptare në prag të kalimit në transmetimet numerike. D. Menaxhimi i televizioneve është një degë e menaxhimit të biznesit me karakteristika të veçanta. Format më të dukshme të këtij menaxhimi shprehen në menaxhimin e përmbajtjes, nëpërmjet përqindjes programore që zë secili nga zhanret televizivë në strukturën e transmetimit të programeve televizive. E. Ekonomia e televizioneve është pothuajse mbizotëruese mbi programacionet televizive edhe në prag të kalimit në transmetim numerik. Modeli i biznesit mediatik televiziv, në prag të kalimit në transmetimet numerike, nuk ka ende ndryshime të dukshme nga modeli aktual i biznesit të televizioneve analoge. Ai vazhdon të jetë thuajse në pozita pritëse, dhe shumë i ndikuar nga faktorë dhe sistemeve që veprojnë edhe jashtë tregut të medias televizive. 3

8 Metodologjia Perceptimi i pyetjeve të shtruara në nisje të këtij studimi dhe hartimi i hipotezave përcaktoi metodologjinë e përdorur në gjetjen e të dhënave dhe përpunimin e rezultateve në studim. Për realizmin e këtij punimi u ndërthur si mbledhja e të dhënave sasiore ashtu edhe të dhënave cilësore. Të dhënat sasiore shërbenin në përcaktimin e raporteve proporcionale midis gjinive të ndryshme televizive. Të dhënat janë në seri statistikore kohore të krahasueshme midis televizioneve të marra në shqyrtim. Këto të dhëna sasiore ndihmuan edhe në ngushtimin e fokusit të kërkimit dhe në testimin e disa aspekteve të hipotezave të ngritura. Ndër metodat statistikore të përdorura janë ato të statistikave descriptive, duke përshkruar ecurinë e gjinive të ndryshme të prodhimit dhe transmetimit televiziv për një periudhë të caktuar kohore dhe për secilin televizion. Nga ana tjeter, për të arritur në disa konkluzione dhe për të testuar nënhipotezat operacionale u shfrytëzuan statistikat inferential-e sipas të cilit informacionet dhe të dhënat e marra bazuar në një kampion të studimit, na ndihmuan për të nxjerrë tendencën e ecurisë së këtyre variablave të shtrirë në kohë. Nga ana tjetër, kërkimi cilësor, duke ofruar një mjet të fuqishëm për të realizuar kuptimin dhe marrëdhëniet midis të dhënave sasiore, lidhjen e tyre me kontekstin social dhe historik 4 në të cilin ato veprojnë, i shërbeu mjaft analizave të brendisë dhe përmbajtjes së transmetimeve televizive. Burimi i informacioneve është në disa plane: 1. Skedat e programacionit të televizioneve me shtrirje kombëtare TV Klan , Top Channel , TVSH dhe rajonale me transmetim në zonën që përfshin Tiranën Vizion Plus, Albanian Screen, Agon Channel, TVA, News 24, Ora News, ABC News, etj; 2. Studimi dokumentar i materialeve bazë, raporteve të Këshillit Drejtues të RTSH, të Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit (KKRT), Kuvendit të Shqipërisë, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Unionit të Transmetuesve Televizivë, (EBU), studime të kryera nga Instituti Shqiptar i Medias, Studime të Fondacionit SOROS për median në Shqipëri; 3. Dokumentet e stacioneve të tjera televizive, jashtë vendit, për të krahasuar strukturat dhe veçoritë programore; 4. Pyetësor për kërkimin e veçantive të programacionit, (pjesërisht i strukturuar); 4 Daymon, Ch., Holloway, Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communication, 2 nd ed. By Routledge, 2011, f. 6. 4

9 5. Intervista për tematika të veçanta sidomos për çështjet e politikës programore, editoriale dhe menaxheriale, me personalitete të fushave përkatëse. Studimi i materialeve të programacionit ndihmon për të parë ecurinë e secilës kategori programi, tendencat në vite si edhe për të bërë krahasimin midis televizioneve të ndryshme në vend. Në përzgjedhjen e televizioneve në studim kategorizimi së pari është sipas natyrës së medias: televizione gjeneraliste apo tematike (informative); dhe së dyti, përzgjedhja është bazuar në shtrirjen e licencës së transmetimit të tyre, kombëtare apo rajonale. Kriter përcaktues është edhe përzgjedhja e atyre stacioneve televizive që ishin në transmetim deri në vitin 2014 dhe që si mbulim kishin edhe zonën e Tiranës. Televizioni Telearbëria, (TVA), përjashtimisht u përfshi në studim (në periudhë të kufizuar kohore) për arsye se ka qenë televizion me shtrirje kombëtare. Nga televizionet tematike janë përfshirë vetëm ato me përmbajtje informuese, ndërsa ato në të cilat mbizotërojnë programe të natyrës komerciale, muzikë, vetëm argëtuese dhe platformat digjitale të transmetimit nuk janë përfshirë në studim. Në përzgjedhjen e televizioneve është përfshirë edhe televizioni Agon Channel, për arsye të ndikimit që ai pati në tregun mediatik në një periudhë të shkurtër dy vjeçare të ekzistencës. Ai është përshirë edhe për të dokumentuar një investim të huaj të drejtpërdrejtë në median në vend. Mbështetja me literaturë teorike për këtë studim është specifike, pasi nevojitet ndërthurja e disa disiplinave shkencore si studimet e shkencave të komunikimit, shkencave sociale dhe e shkencave ekonomike, specifikisht menaxhimit dhe marketimit. Për këtë arsye janë përdorur ndërthurje të disiplinave të ndryshme dhe instrumente të veçanta të huazuara nga secila disiplinë më vete. Konceptet teorike bazë u morën nga shkencat e komunikimit. Nga shkencat politike dhe sociale u huazuan instrumentet për të shpjeguar ndikimin në gazetari dhe në menaxhim në periudhën e tranzicionit drejt transmetimeve numerike. Teoritë ekonomike të menaxhimit, sidomos të autorëve Alan B. Albarran, Eli M. Noam, Peter Drucker, Robert G. Picard, Mark Bourreau janë përdorur për t i dhënë mbështetje teorike kërkimeve dhe bazë hipotezave në këtë punim. Kufizimet dhe vështirësitë në këtë kërkim Realizimi i këtij punimi ka pasur edhe vështirësi të lidhura sidomos me mbledhjen e informacionit dokumentar dhe statistikor për programacionet e televizioneve të ndryshme. Kjo ka qenë më shumë e shprehur në televizionet me shtrirje lokale dhe sidomos tek ato të cilat ndër vite kanë ndryshuar shpesh pronësi. Ndryshimet në pronësi kanë krijuar edhe paqëndrueshmëri të ekipeve realizuese televizive dhe atyre në nivelet e menaxhimit të mesëm, si të programacionit, por edhe të menaxhimit ekonomik. Mungesa e këtij dokumentacioni statistikor të programeve të transmetimit ndjehet edhe pranë Autoritetit të Medias Audiovizive, (AMA, dikur Këshilli Kombëtar i Radios dhe 5

10 Televizionit) i cili vetëm pas vitit 2009 ka filluar të dokumentojë e të monitorojë programacionin e disa prej televizioneve. Informacionet mbi ecurinë financiare të treguesve të veçantë, që mundësonin hartimin e saktë të kostove të prodhimit televiziv, janë thuajse të pamundura për t u marrë nga televizionet private. Nga pikëpamja metodologjike, intervistat e marra i kanë shërbyer vendosjes së lidhjes midis të dhënave statistikore të programacionit, me kuptimin dhe filozofinë e secilit stacion televiziv. Këto intervista e bëjnë këtë informacion e mbledhur të përmbajë edhe disa zbehtësi subjektivizmi, varësisht nga burimet e informacionit. Kjo çështje është përpjekur të tejkalohet nga marrja e të dhënave nga disa burime të ndryshme dhe kombinimi i tyre me të dhënat statistikore. Skedat programore televizive dhe ndërvarësia me menaxhimin e televizionit Audienca: Dhe Telekomanda vendos, Mbyllet Faktor Plus, Adi Krasta largohet nga Vizion Plus, Njerëz të humbur ikën nga Klan, Big Brother transmetohet të premten, Mbyllet Shqip në Top Channel e të tjera të ngjashme janë tituj lajmesh mbi industrinë televizive në vend, që në vitet e fundit janë dëgjuar gjithnjë e më shpesh. Audienca ndeshet me lëvizje programesh nga një televizion në tjetrin, lëvizje gazetarësh e moderatorësh, ndryshime të titujve dhe orareve të transmetimit. Cilët janë shkaqet, cili është arsyetimi pas këtyre lëvizjesh? Një proces vendimmarrje i shoqëron të gjithë ato, si në planin personal, si krijues aktive, gazetarë e producentë, po ashtu edhe në nivel të programacionit televiziv dhe menaxhimit të tij. Faktorët që ndikojnë këtë proces janë të lidhur jo vetëm me aspektet ekonomike të veprimtarisë së biznesit-televizion, menaxhimin e kostove të prodhimit dhe të blerjes së programeve, por janë po aq në varësi të menaxhimit të burimeve njerëzore, strategjive të zhvillimit, profilit të dëshiruar për televizionin dhe zhvillimeve teknologjike dhe digjitalizimit me të cilat po përballet media në tërësi e sidomos televizioni. Të gjitha këto forca e shpërfaqin ndikimin e tyre, dhe materializojnë së fundmi, në formën e një skede konkrete programore, programacionit televiziv. Skedat programore ndikohen nga profili i stacionit televiziv, strategjitë menaxhuese të prodhimit televiziv, kostove të lidhura me to, teknologjive të rejave që i ofrohen prodhimit dhe shpërndarjes së televizionit. Televizionet në strategjitë e tyre të biznesit vendosin disa objektiva qendrorë që lidhen me profilin që do të ketë televizioni, nëse ai do të jetë gjeneralist, pra do të synojë një audiencë të përgjithshme, familjare dhe për rrjedhojë do të prodhojë të gjitha zhanret e programeve apo do të jetë televizion tematik dhe në varësi të saj do të synojë vetëm një grup të caktuar të audiencës. Në Shqipëri, televizionet me shtrirje kombëtare janë gjeneraliste. Ndër format e televizioneve tematike, në vend ka vetëm televizione informative dhe vetëm një televizion lokal është tematik, me profil ekonomik. Por këto profile televizive, kanë influencën e tyre në atë çfarë prodhon televizioni, nëse ai do të prodhojë ose jo programe për fëmijë, spektakle argëtuese, programe shkencore. Dhe më tej kjo linjë vendimmarrje për profilin televiziv lidhet me format e transmetimit dhe kostot e lidhura me to, nëse televizioni do të transmetojë drejtpërdrejtë ose jo, sa të fuqishme do ta ketë ai sektorin e 6

11 post-produksionit, sistemit të montazhit, grafikës, art-design, apo vendimmarrjet për kostot e prodhimit apo të blerjes së të drejtave sportive të transmetimit, etj. Nga ana e tyre të gjithë këta elemente kanë ndikimin e tyre në kostot e prodhimit televiziv. Skedat programore ndikohen nga objektivat e menaxhimit dhe shërbimit të audiencave. Skeda e programit televiziv ditor grupohet në fasha orare dhe secila prej tyre ka strategji të veçanta programimi. Në secilën nga to ndikojnë faktorë të ndryshëm dhe u shërbehet audiencave të ndryshme. Këto fasha orare mund të ndahen gjatë ditëve të javës në: Mëngjesi i herët 07: 00 10:00; Dita 10: 00 16:00; Pasdite 16:00 19:00; Mbrëmja e parë 19: 00 21:00; Prime time (Mbrëmja kryesore) 21:00 23:00; Mbrëmja e vonë :00; dhe nata 01:00 07:00. Në fundjavë fashat orare janë pak a shumë të ngjashme në darkë, por mëngjesi është pak më i shtrirë dhe i ndërthurur me programet e ditës: Mëngjesi 08:00 13:00; Dita 13:00-19:00; Mbrëmja e parë 19: 00 21:00; Prime time (Mbrëmja kryesore) 21:00 23:00; Mbrëmja e vonë :00; dhe nata 01:00 07:00. Programuesit televizivë janë të interesuar në një synim qendror: të arrijnë audiencën më të madhe të mundshme tek e cila mund të shitet. Ata e ndajnë audiencën sipas kategorive të përcaktuara në varësi të moshës, shpërndarjes gjeografike, gjinisë, preferencave programore, por pavarësisht klasifikimeve të ndryshme, synimi është që secili program të ketë audiencën më të madhe të mundshme. Meqenëse televizionet shesin kohën televizive, bazuar në një audiencë të parashikuar që do t i ndjekë programet, kjo shpjegon edhe faktin se pse kërkimi lidhur me programin dhe audiencën është i rëndësishëm për shëndetin financiar dhe të televizionit dhe në fund menaxhimin e suksesshëm të tij si biznes. Televizionet zgjedhin t u shërbejnë ndryshe audiencave në fasha orare duke konsideruar se cilët janë ata që do të ndjekin programet në këto fasha. E kuptueshme është që televizionet nuk do të transmetojnë programe për fëmijë në orën 21:00, ashtu sikurse nuk do të transmetojnë emisione shkencore në orën 08:00. Prandaj arritja e objektivave të menaxhimit të audiencës kërkon studimin e skedës programore në detaje shumë më të hollësishme. Skedat programore ndikohen nga menaxhimi i burimeve njerëzore, talenteve televizive. Televizioni është biznesi ku talenti krijues i punonjësve është nga elementët kritikë që i shton vlerë përmbajtjes së prodhuar dhe rrit ndjeshëm audiencën. Ky është një ndryshim i madh nga llojet e tjera të biznesit ku kreativiteti i punonjësve nuk është aq i nevojshëm. Televizionet në oraret prime-time përdorin më shumë strategjitë konservatore, duke shikuar dhe përzgjedhur me shumë kujdes talentet televizive, drejtues programesh, moderatorë të provuar që kanë dëshmuar se sjellin audiencë dhe i japin më pak hapësirë talenteve të rinj. Këto të rinj dalin më shumë në fashat orare jashtë primetime, aty ku edhe kostot e prodhimit janë me të ulta. Për rrjedhojë strategjitë e kërkimit dhe mbajtjes së talenteve televizive janë mjaft të rëndësishme dhe reflektohen në transmetimin në ekran. Ky aspekt është i lidhur edhe me 7

12 vlerësimin dhe ruajtjen e të drejtave të autorit, si një pjese mjaft e rëndësishme e legjislacionit që reflektohet në ekran. Skedat programore ndikohen nga menaxhimi i reklamave dhe burimeve të tjera financiare. Televizioni është gjithnjë përpara një dileme: ai përpiqet t i shërbejë audiencës ndërkohë që ia shet këtë audiencë reklamuesve. Fuqia e reklamueseve ndodhet në mundësinë që kanë atë për ta hequr mbështetjen ndaj programeve. Në se reklamuesit e ushtrojnë këtë pushtet në formë kapriçoze atëherë ata kërkojnë të ndërhyjnë edhe në përmbajtjen e programeve. Në një treg reklame të institucionalizuar synohet siguria që reklamuesit të veprojnë bazuar në interesat e biznesit dhe jo të interesave të ngushta të momentit. Përzgjedhja e programeve dhe përfshirja e tyre në strukturën e televizionit ndikohet pra nga një grup i madh faktorësh. Nga krahasimi midis tyre dhe për fasha orare të ndryshme vihet re se sukseset e të kaluarës, tradita ka peshë më të madhe se origjinaliteti; kostot e prodhimit peshojnë më shumë se shfaqja e talenteve të reja dhe origjinaliteti; konkurrenca peshon më shumë se shërbimi ndaj audiencave të vogla. Industritë televizive përdorin forma të ndryshme për të vlerësuar programin e tyre, nëpërmjet kërkimeve sasiore dhe cilësore. Programuesit përdorin informacionin sasior për të përzgjedhur dhe përmirësuar programet. Ato i përdorin këto të dhëna edhe për të kuptuar reagimin e audiencave ndaj përmbajtjes programore. Këto të dhëna sasiore dhe këtë analizë bën edhe ky studim, duke synuar jo thjesht programacionin në vetvete, porse aty shpalosen të gjitha problemet e menaxhimit televiziv dhe përmbajtjes që i jepet shikuesit. Studimi i programacionit është veçanërisht i rëndësishëm në pragun e kalimit në transmetimet digjitale dhe tendencave të reja teknologjike kur: - Rrëfimi i lajmeve dhe i përmbajtjes televizive do të evoluojë për të përdorur më mirë mjedisin aktual, me platforma të transmetimit televiziv kudo, në shtëpi, makinë, celular; - Ekranet televizive të kudo ndodhura do të kërkojnë mundësinë e transferimit të përmbajtjes televizive nga një platformë në tjetrën; - Hyrjet e reja të prodhuesve televizivë jo tradicionale, siç mund të jenë kompanitë e mëdha të telefonisë celulare ose të Internetit, rrisin konkurrencën dhe do të sjellin risi teknologjike përtej studiove tradicionale prodhuese. Duke ndikuar kështu prodhimin e përmbajtjes, ndikimi shkon edhe tek menaxhimi dhe modeli i biznesit televiziv. 8

13 Përmbledhja e studimit sipas kapitujve Tema trajton aspekte të menaxhimit të televizioneve e më specifikisht të përmbajtjes programore. Më ngushtësisht shikohen edhe aspekte të rregullimeve për mediat si biznese në prag të kalimit nga transmetimi analog në transmetim numerik. Krahas analizimit teorik të koncepteve të menaxhimit jepet mënyra se si janë reflektuar këto koncepte në rastin e televizione shqiptare. Punimi është i ndarë në dy pjesë, duke pasqyruar, në pjesën e parë, karakteristikat e tregut mediatik televiziv në tërësi dhe programacionin televiziv. Pjesa e dytë përmban të dhëna të detajuara sipas gjinive për programacionin e televizioneve gjeneraliste, duke analizuar edhe prioritetet programore të secilit televizion. Kapitujt e temës janë ndarë mbi bazën e problematikave dhe brenda tyre është ndjekur rrjedha kronologjike. Kapitulli i parë prezanton televizionin si biznes dhe mënyrën se si reflektohet kjo në ekranin televiziv, e shprehur në skaletën e programit. Në sythin e parë jepen karakteristikat e veçanta që e dallojnë produktin mediatik, duke vendosur edhe në rend kronologjik mënyrën se si ka evoluar ky produkt nga periudha pas aprovimit të Ligjit nr. 8410, gusht 1998, lindjes së televizioneve private dhe deri në prag të kalimit në transmetime digjitale. Nëpërmjet treguesve ekonomikë e zhvillimorë, të vlerësuar edhe nga organizma të huaj, jepet ecuria e bizneseve televizive në Shqipëri. Krahasim i treguesit tërësor të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Medias (Eng. Media Sustanaibility Index ) dhe treguesit të Menaxhimit të Biznesit Mediatik (Eng. Business Managment ) si element përbërës i këtij treguesi bëhet për t i dhënë mbështetje argumenteve të përdorura më pas gjatë kapitullit. Faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, që influencojnë programacionin, renditen në kapitullin e parë. Kjo shërben si hartë bazë për të ndërtuar dhe për të analizuar në pjesën e dytë duke u përgjigjur edhe pse televizionet kanë të tillë programacion. Gjithashtu, në këtë kapitull jepen elementët që e përbëjnë procesin e ndërtimit të programit. Audienca me karakteristikat e veçanta, dhe rëndësia e matjes efektive të saj, konkurrenca mediatike reflektohen kryesisht në punim nëpërmjet intervistave me gazetarë të ndryshëm në tregun televiziv shqiptar, por edhe nga këndvështrimi teorik. Megjithëse, duhet shënuar, se shifrat e audiencës nuk janë të gjithëpranuara njësoj nga të gjitha televizionet në vend. Kapitulli bën dallimin midis programacionit të televizionit publik (TVSH) dhe televizioneve private, si nga pikëpamja teorike, ashtu edhe duke parë krahasimin e TVSH-së me televizionet private në fillim të viteve Dallimi bëhet i bazuar edhe në kuadrin rregullues, legjislativ dhe zhvillimin kulturor. Në punim bëhen krahasime midis strukturës programore të televizioneve (publike) në disa vende, si Bullgaria, Hungaria, e Sllovenia, të cilat sapo kanë kaluar në transmetimin numerik, apo Rumania janë paralelisht në të njëjtën fazë si Shqipëria. Ecuria në procesin e kalimit në transmetim numerik jepet për vendet e Evropës Juglindore (Bosnje- Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia). 9

14 Në kapitullin e dytë diskutohet ekonomia e televizioneve e lidhur me fazën e kalimit në transmetim numerik tokësor dhe zhvillimet rreth afatit të fikjes së transmetimeve analoge (Eng. ASO), që për Shqipërinë ishte 17 qershor Në mënyrë kronologjike, kapitulli jep ecurinë e transmetimeve digjitale në Shqipëri dhe përpjekjet e rregullatorit për ta standardizuar, rregulluar dhe legalizuar procesin. Duke analizuar modelin e biznesit dhe format e tregut në Shqipëri, në këtë kapitull jepen edhe elementët që përbëjnë koston e prodhimit dhe të shpërndarjes së televizionit (sipas shembullit të televizionit publik). Gjithashtu analizohet se si ndryshon kostoja e prodhimit televiziv me kalimin në transmetim digjital dhe cilat nga gjinitë e prodhimit televiziv kanë kosto më të lartë, në raport me audiencën e siguruar. Ky kapitull ka një syth të veçantë për mënyrën se si ka ndryshuar roli i gazetarit krahas progresit teknologjik dhe kalimit gradual në transmetim numerik dhe se cilat janë vlerat e themelore që do të prodhojë televizioni digjital. Kapitulli mbyllet me analizë SWOT, (Eng. Strength, Weakness Opportunity, Threat) anët e dobëta, të forta, mundësitë dhe kërcënimet për disa prej televizioneve në prag të kalimit në transmetim numerik tokësor. Në kapitullin e tretë detajohet më tej metodologjia e kërkimit empirik statistikor, duke bërë edhe prezantimin e kategorive ndarëse sipas gjinive dhe klasifikimit në to të programeve televizive. Më pas, për secilin nga televizionet objekt i studimit, analizohen rezultatet e klasifikimit statistikor, treguesit e përpunuar dhe informacioni cilësor i marrë. Punimi jep karakteristikat e programacionit të televizioneve në Shqipëri duke parë peshat specifike që zë secili nga zhanret televizivë në strukturën programore të televizioneve. Krahasime bëhen edhe midis televizioneve në vend, për të treguar diferencat, karakteristikat individuale, duke parë nëse televizionet kanë një qasje imituese apo përballjeje kundërshtuese në skaletat e tyre të programit. Në përfundim, bëhet një përmbledhje e gjetjeve nga punimi, duke bashkuar rezultatet e analizave sasiore dhe cilësore të programacioneve televizive në Shqipëri. Gjithashtu, jepen edhe perspektivat që ky studim hap për analiza të mëtejshme në vazhdimësi, me seri kohore të tjera, ashtu edhe në thellim të koncepteve të analizuar në këtë punim. 10

15 Pjesa e parë: Aspekte të menaxhimit të televizioneve, tregjet dhe rregullimet në prag të kalimit në transmetimin numerik tokësor 11

16 KAPITULLI I PARË MENAXHIMI DHE PROGRAMACIONI 1.1. Televizioni si biznes dhe si reflektohet në programin në ekran Koncepti i medias si biznes, që ka nevojë të menaxhohet duke ruajtur natyrën e saj specifike, ka filluar rreth fundit të shekullit të 20-të. Kjo përkonte me lindjen e konglomerateve të para të medias në industrinë e gazetave dhe më pas në radio dhe në televizion. 5 Studiues të ndryshëm kanë folur për karakteristika të dyfishta të produkteve mediatike sikurse i përshkruan Robert G. Picard duke i cilësuar produktet e medias si produkte me shumë përdorime ose dual goods 6, për arsye se ato janë të përbëra nga dy produkte, që synojnë dy tregje të ndryshme: përmbajtja për audiencën dhe koha që audienca i dedikon përmbajtjes, për rrjedhojë, edhe reklamuesve. Ky koncept është rimarrë më pas edhe nga të tjerë studiues, që kanë identifikuar karakteristika të cilat e dallojnë median si biznes nga llojet e tjera të biznesit. Kështu, J.M. Lavine dhe D.B. Wackman 7 kanë përshkruar disa dallime si: (i) Karakteristikat e veçanta të produktit mediatik, i cili nuk është material, por transformohet në eter; (ii) Punonjësit duhet të kenë nivel të lartë krijueshmërie (karakteristikë jo aq e nevojshme në bizneset e tjera); (iii) Struktura organizative, e ndryshme nga bizneset e natyrave të tjera; (iv) Roli social i medias, aftësia që ajo ka për të ndërgjegjësuar, për të ndikuar dhe për të sjellë efekte të shumta, në popullsinë e gjerë. Koncepti është përpunuar më tej nga Sylvia M.Chan-Olmsted, në 2006 në specifikimet për shtatë karakteristikat e produkteve të medias. 8 Sipas saj, dallimet kryesore midis produkteve të medias dhe produkteve jo mediatike janë: 1. Kompanitë mediatike ofrojnë dy produkte, komplementare më njëra tjetrën, përmbajtjen dhe shpërndarjen. (dallimi im, D.K.) Përmbajtja është një mall, jo material,e cila është e pandashme nga produkti tjetër, që është kanali i transmetimit; 5 Albarran, Arran B, Handbook of Media Management and Economics, Historical trends and patterns in Media Management Research, Lawrence Erlbaum Associates, Inc., Publishers, London 2006, Picard R.G. Media economics: Concepts and issues, Beverly Hills, CA: Sage, 1989, Lavine, J.M., & Wackman, D.B.. Managing media organization. New York: Longman, Sylvia M.Chan-Olmsted 2006, Handbook of Media Management and Economics, Issues in strategic management, Lawrence Erlbaum Associates, Inc., Publishers, London 2006,173 12

17 2. Shumica e produkteve mediatike janë të mira publike, të tilla që konsumi nga një konsumator nuk ndikohet nga konsumatori tjetër, (pra nuk mbarohet oferta - dallimi im, D.K.), por shkon në favor të ekonomisë së shkallës; 3. Të ardhurat e shumë kompanive mediatike ndikohen nga dy burime kryesore, nga konsumatorët dhe nga reklamuesit; 4. Shumica e produkteve mediatike përdorin si forma marketimi të tjera produkte mediatike (marketohet një prodhim mediatik, përmes një prodhimi tjetër mediatik - dallimi im, D.K.). Kështu që të ardhurat e mundshme për një lloj përmbajtjeje varen edhe nga këto forma marketimi; 5. Kufijtë midis llojeve të ndryshme të produkteve të mediave po shkrihen me njëritjetrin më shumë për arsye të përparimeve teknologjike. (Pra, këto produkte po zëvendësojnë njëri-tjetrin - dallimi im, D.K.); 6. Secili produkt i medias është unik, i pastandartizuar dhe vlerësohet nga shijet personale të konsumatorëve; 7. Produktet mediatike u nënshtrohen preferencave kulturore dhe infrastrukturës ekzistuese të komunikimit, sipas hapësirave të veçanta gjeografike të vendit [...] dhe rregullimet e tyre nga një vend në tjetrin, ndryshojnë mjaft. Të gjitha karakteristikat e mësipërme të produkteve mediatike, si edhe teoritë klasike të menaxhimit, gjejnë përdorim në menaxhimin mediatik, duke i dhënë natyrë të veçantë biznesit mediatik. Në Shqipëri, studimet e veçanta për menaxhimin e medias janë thuajse në nivelin e fillesave, me pak përjashtime të autorëve të huaj, që kanë bashkëpunuar me projekte specifike dhe për periudhë kohore të shkurtër. Kjo është e lidhur, nga njëra anë, me kohën e shkurtër që bizneset mediatike private kanë në treg dhe, nga ana tjetër, me studimet përgjithësisht të pakta që kërkuesit shkencorë kanë bërë për skemat dhe format e menaxhimit të bizneseve në Shqipëri. Deri në fund të viteve 80, modeli ekonomik i zhvillimit kishte në qendër ekonominë e planifikuar, të centralizuar socialiste, pa njohur konceptet perëndimore të menaxhimit. Menaxhimi i njësive ekonomike, apo siç quheshin, para viteve 90 ndërmarrjet industriale, duke përfshirë këtu edhe gazetat dhe televizionin e vetëm të kohës, nuk bazohej në mekanizmat e tregut ekonomik, raportin kërkesë-ofertë. Në media, shikueshmëria televizive, apo lexueshmëria e gazetave nuk matej dhe as nuk ishte faktor që mund të ndikonte në brendinë, përmbajtjen e prodhuar nga media. Koncepti i fitimit ekonomik, që mund të ishte edhe rezultat i konkurrencës mediatike, nuk kishte rëndësi dhe nuk ndikonte në hartimin e përmbajtjes. Ato ishin leva të politikës së partisë së vetme në pushtet dhe mjete propagandës së kohës, ku më e rëndësishme ishte përhapja e politikës dhe propagandës së partisë në pushtet. 9 Duke iu referuar zhvillimit të medias para viteve 90, gazetari Bledi Fevziu shkruan se organet e shtypit u bënë organe të partisë, ose levave të saj dhe drejtoheshin nga e 9 Ky koncept ka qenë i përfshirë edhe në mjaft nga dispensat shkollore të studiuara në Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, siç ishte Organizimi dhe planifikimi i ekonomisë socialiste, 1983, 13

18 njëjta zyrë. [...] shkalla e suksesit të gazetave qe e detyruar. 10 Nga ky përshkrim i shkurtër kuptohet roli i munguar i menaxhimit të mediave para viteve 90, si edhe diferenca e madhe me konceptet e sotme të menaxhimit ekonomik. Pas vendosjes së sistemit politik shumë partiak dhe zhvillimeve demokratike, edhe konceptet në drejtimin e njësive ekonomike ndryshuan tërësisht. Lejimi i ekzistencës së pronës private ndryshoi edhe parimet bazë të drejtimit, duke vënë raportet kërkesë-ofertë dhe mekanizmat e fitimit në qendër të parimeve menaxhuese. Kjo u reflektua edhe në veprimtarinë e bizneseve mediatike, fillimisht në shtypin e shkruar dhe më pas me lindjen edhe të televizioneve private. Vëmendja më e madhe në media iu kushtua përmirësimit të cilësisë së shkrimit, raportimit të lajmit si edhe elementëve të tjerë të gazetarisë profesioniste. Kjo ishte e kuptueshme, pasi në parimet themelore të raportimit të lajmit, iu dha rëndësi e madhe raportimit me objektivitetit, mbështetjes në burimet ndryshme të informacionit, duke u bërë përpjekje për t u larguar nga propaganda. Në këto periudha të para, çështjet e menaxhimit të medias si biznes, konsideroheshin anë teknike. Probleme të tjera të rëndësishme të shtypit mbetën ato teknike. Taksat e larta dhe domosdoshmëria e importit të lëndëve të para, shtoi mjaft koston e prodhimit dhe si rrjedhim edhe çmimin. [...] Shpërndarja mbetet një problem themelor. [...] Shitja e gazetave vijon të bëhet në mënyrë primitive, duke rënduar financat e tyre. 11 Në vitet që pasuan, edhe me ndihmën donatorëve, të cilët ndihmonin forcimin e medias në Shqipëri, shumica e asistencës shkoi për profesionin e gazetarit dhe fare pak për menaxhimin e medias. Tematikat e menaxhimit në programet e trajnimit ishin, në rastin më të mirë, vetëm një seksion i veçantë në një program të plotë trajnimi për gazetarët. Akoma më e paktë ishte kjo asistencë ishte për menaxhimin në televizione, të cilat filluan të ndërtohen në formën e biznesit të ligjshëm vetëm pas vitit 1998, me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 8410, datë Për radion dhe televizionit publik e privat në Republikën e Shqipërisë dhe ngritjen e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT). Ishte pikërisht ky organizëm, i cili filloi licencimin e televizioneve edhe pse disa prej tyre kishin vite në transmetim. Ndër tematikat e trajnimit të trajtuara nga Instituti Shqiptar i Medias 12 në periudhën nga rreth 100 aktivitete trajnimi, që bëheshin mesatarisht në vit, më pak se 5% ishin ato që lidheshin me tematikat e menaxhimit, e aq me pak të menaxhimit për televizioneve. Pas viteve 2000, u krijua edhe rrjeti rajonal i Evropës Jug-Lindore për profesionalizëm në media (South East European Network for Profesionalization in the Media, SEENPM, me pjesëmarrjen e 17 qendrave të medias, instituteve kërkimore dhe trajnuese nga këto vende, ku edhe Shqipëria ishte anëtare. Ky 10 Fevziu, B, Historia e shtypit shqiptar, Shtëpia botuese Marin Barleti 1996, f Po aty, f Studimi personal nga arkiva e Institutit Shqiptar të Medias, nga autori, D. Kalaja 14

19 rrjet kishte si objektiv të lehtësonte bashkëpunimin rajonal në fushën e trajnimit të gazetarëve dhe përmirësimin e standardeve të profesionistëve të medias, ashtu sikurse edhe për të hapur mundësi për një bashkëpunim në fushën e monitorimit dhe kërkimit në media. Aktivitetet e këtij rrjeti krijuan mundësi për trajnime edhe në fushën e menaxhimit të medias. Përpjekja e parë për t i dhënë një bazë teorike menaxhimit të televizioneve në Shqipëri u bë nga programi IREX në Shqipëri, me botimin e librit Menaxhimi krijues i televizionit. 13 Libri solli më tepër përvojën amerikane në menaxhim, duke përshkruar hapat në formatin e një manuali për menaxhimin e televizionit. Megjithatë ajo nevojitet të përshtatet me kushtet e vendit dhe hapat e parë në të cilat ndodhej zhvillimi i medias televizive në Shqipëri. Libri përmban tema të tilla si menaxhimi strategjik, përgatitja e buxhetit, menaxhim i burimeve njerëzore, menaxhimi i shitjeve si dhe aspekte të tjera menaxheriale. Libri është më tepër një manual për kohën e prodhimeve dhe transmetimeve në formatin analog. Ky libër jepte për herë të parë, për median në vend konceptin e planit të biznesit, duke e cilësuar atë jo thjesht të shpjeguarit e efektshmërisë së të ardhurave në tre vite, [...] një plan duhet të përfshijë shpjegime të gjera se ku kanë qenë stacioni juaj televiziv dhe tregu, ku i shihni të shkojnë dhe çfarë duhet të bëjë stacioni për të arritur atje. 14 Për analizën e zhvillimeve mediatike në periudhën 15-vjeçare në Shqipëri, janë bërë klasifikime të medias bazuar në kritere të ndryshme. Në klasifikimin e mediave në vartësi të sistemit dhe rregullimit ligjor, Artan Fuga e ndan zhvillimin e medias në vitet dhe pas vitit Për televizionet kjo lidhet edhe me aprovimin nga Kuvendi i Shqipërisë i Ligjit nr datë Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj shënoi një pikë të rëndësishme në legalizimin e zhvillimeve të medias elektronike në vend. Kuadri legjislativ për median elektronike u plotësua, më pas, në vitin 2007, me Ligjin nr datë Për transmetimet numerike në Republikën e Shqipërisë i cili ndryshoi Ligjin nr Në vitin 2013 të dy këto ligje u shfuqizuan me miratimin në të Ligjit nr. 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë. 16 Një tjetër klasifikim i mediave, duke përdorur si kriter pronësinë bën autori Sami Neza. Ai e ndan në dy faza dhe pas Në fazën e parë, mbizotëron pronësia partiake dhe kryesisht, pronësia e mbështetur me idealizmin e gazetarëve, iniciativën e tyre për të themeluar media dhe që, në një moment të caktuar, u shndërruan në pronarë të medias. Në fazën e dytë, mbizotëron pronësia e bizneseve mbi median. Ky kalim 13 Markoff, Sh. Menaxhimi krijues i televizionit, IREX/Pro Media, USAID, 2000, f Po aty. 15 Fuga, Artan. Media, Politika dhe Shoqëria, Shtëpia Botuese, Dudaj, Ky ligj është përafruar plotësisht me direktivën 2010/13/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 2010 Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë dhe figurë (Direktiva për Shërbimin Mediatik me Zë dhe Figurë, versioni i kodifikuar), Numri CELEX: 32010L0013, Fletore Zyrtare e BE-së, Seria L 95, datë Neza, Sami. Tregu i medias në këndvështrimin e marrëdhënieve mes aktorëve të komunikimit, Studime Albanologjike Nr. 3, Tiranë, UT,

20 pronësie vihet re fare mirë në disa prej gazetave të përditshme dhe, më pas, edhe në disa televizione. Këto klasifikime japin disa karakteristika të biznesit mediatik, ndërsa lidhja e mëtejshme e tij me sistemin e menaxhimit shqyrtohet edhe nga disa tregues të tjerë si: (i) objekti i regjistrimit si biznese; (ii) audiencat e synuara dhe të arritura; (iii) burimet e financimit, rezultatet financiare dhe lidhja me pronësinë; (iv) indeksi i zhvillimit të qëndrueshëm të medias, (studiuar në nivel tregu). (i) Në studimin e objektit të aktivitetit si biznes, në kohën kur televizionet u regjistruan për herë të parë në gjykatë shihet lidhja me pronësinë, menaxhimin dhe rolin e lidershipit në media. Në një vështrim të përgjithshëm shihet se ngritja e biznesit të televizionit, sidomos në fillimet e viteve 2000, është e lidhur me të tjera aktivitete biznesi, mediatike ose edhe më gjerë. Në Shqipëri nuk kishte profile të përcaktuara menaxheriale të televizioneve. Shumë prej atyre që aktualisht janë menaxherë të nivelit të mesëm në televizione, kanë qenë dikur gazetarë, më pas u promovuan si kryeredaktorë e në disa raste, edhe drejtues të televizioneve. Kjo është një prirje e përgjithshme, e vërejtur edhe në vende të tjera. Tabela 1: Televizionet gjeneraliste dhe objekti i tyre si biznese në momentin fillestar të regjistrimit në QKR. 18 Emri i TV TOP CHANNEL Forma ligjore Shoqëri Anonime Objekti në datën e parë e regjistrimit si biznes Objekti veprimtari televizive lokale që përfshin prodhimin, transmetimin dhe ritransmetimin e programeve dhe informacioneve të çdo lloji me anë të zërit dhe figurës, sinjaleve të koduara, shkrimit, të destinuara për publikun nëpërmjet valëve elektromagnetike, kabllove, përsëritësve, sateliteve apo me çdo mjet tjetër. Aksionaret, anëtarët e Data e parë e Këshillit Mbikëqyrës në regjistrimit si kohën e krijimit biznes Dritan Hoxha TV Klan Shoqëri Anonime, MEDIA 6 sh.p.k Botim i revistave, gazetave, libra, tregtimi i tyre, botimi i revistës Klan, import eksport mallrave dhe materialeve që i shërbejnë aktivitetit prodhues, shpërndarës dhe tregtues të botimeve të mësipërme, aktivitet në fushën e mediave elektronike etj. Aleksander Frangaj Marsel Skendaj Julien Roche TV Arbëria Shoqëri Anonime Kryerja e veprimtarisë televizive dhe veprimtarive të tjera që lidhen direkt ose indirekt me veprimtarinë televizive Ardian Takaj Roke Koro Perikli Karavella Bardhyl Martiniani Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Ekstraktet Historike në faqen online të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, shikuar më prill 2014, për secilin nga subjektet televizive. 16

21 TVSH Televizioni Shqiptar 19 Vizion Plus Albanian Screen Shoqëri kolektive Shoqëri Anonime, MEDIA VIZION Shoqëri Anonime, ALSAT Ushtrim i veprimtarisë radio televizive e cila konsiston në krijimin e një rrjeti radio televiziv me shtrirje në të gjithë vendin. Veprimtaria radiotelevizive, e cila përfshin transmetimin dhe ritransmetimin e programeve dhe informacioneve të çdo lloji me anë të zërit, figurës, sinjaleve të koduara, shkrimit të destinuara për publikun nëpërmjet valëve elektromagnetike, kabllove, përsëritësve sateliteve apo me çdo mjet tjetër. Qemal Sakajeva Agim Buxheli Artan Dulaku Genc Dulaku Fondacioni Velia, Network Technology Consulting LLC, Mira Meksi, ITC Trade Corp. Këshilli Mbikqyrës: Mira Meksi Remzi Lani Teodor Keko Agon Channel Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, AGONSET Kryerjen e veprimtarisë radiotelevizive, përfshirë, por pa u kufizuar në konceptimin, përgatitjen, financimin, realizimin, prodhimin, transmetimin e produkteve të ndryshme audiovizive si dokumentare, emisione, filma, telefilma, spektakle, evenimente sportive, reklamime produktesh e shërbimesh, etj. Mauro De Renzis "COSTRUZIONI" S.r.l "INVESTIME të RINOVUESHME" sh.p.k Me kalimin e viteve, siç dëshmojnë edhe ndryshimet me vendime gjykate dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, objekti i veprimtarisë së këtyre bizneseve është fokusuar kryesisht në veprimtarinë televizive. (ii) Në fillim të viteve 2000 vihet re tendenca për studimin të audiencës së mediave në Shqipëri, me mbështetjen e një projekt pilot për evidentimin e sasisë së reklamave në gazeta. Në vitin 2001, Instituti Shqiptar i Medias mbështeti një projekt pilot për matjen e audiencës së televizioneve kryesore në vend. Projekti ishte në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Bashkëkohore. 20 Një studim më i thelluar i audiencës televizive u ndërmor nga Instituti i Sondazheve dhe Opinioneve, fillimisht në maj 2001 dhe u vazhdua në shtator 2002 dhe prill Studimi u krye në 14 rrethe të Shqipërisë dhe, si njësi studimore, kishte familjen. Metodologjia përfshiu mbajtjen e një ditari për preferencat e familjeve ndaj televizioneve dhe programeve të tyre në formën e një ditari për të ndjekur edhe shikueshmërinë. 22 Vëzhgimet përfshinë rreth televizione që ishin aktivë në treg në disa rrethe (Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lushnje, 19 Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Informacioni në faqen zyrtare të QKR është i paplotë për subjektin TVSH, i cili nuk e ka të përcaktuar statusin ligjor, shikuar në prill Audience Research Testing in Some Main TVS Instituti Shqiptar i Medias mbështeti iniciativën e Institutit të Studimeve Bashkëkohore për të filluar një projekt pilot, i cili synonte kërkimin mbi audiencën e televizioneve kryesore në vend, Shih në sythin në këtë punim. 21 Instituti i Sondazheve dhe Opinioneve, ISO Media 2002 dhe ISO Media 2003 me mbështetjen financiare të IREX/USAID 22 Pici, A. Media 2002 botim i Instituti i Sondazheve dhe Opinioneve, 2002, 7. Më gjerësisht shpjegohët në sythin

22 Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë) të cilët përbënin vendbanimet me numrin më të madh të popullsisë. Sipas këtij sondazhi, televizioni ishte media që jepte informacionin më të besueshëm, me mbi 70% të përgjigjeve. Pas vitit 2004 ky sondazh u ndërpre. (iii) Ndonëse shifra e aseteve të televizioneve, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vend nuk është e përcaktuar ende në vitin 2013, investimet që kompanitë mediatike kanë bërë ndër vite në teknologji dhe në burime njerëzore janë të ndjeshme. Krahasimet e teknologjisë së përdorur në fillim të viteve 2000, me studiot e prodhimit dhe transmetimit me teknologjinë HD (High Definition) dhe digjitale në vitin 2013 janë tregues i progresit dhe financimit të madh në televizione. Në tregun televiziv në vend ende mungojnë informacionet qartësuese për format e financimit. Kjo ka bërë që analistë të ndryshëm të mos e cilësojnë ende tregun mediatik në kuptimin që ka kjo fjalë, dhe se [...] duket sikur vepron në një fazë para-tregut, duke marrë parasysh faktin se termi treg nënkupton edhe ekzistencën e një sistemi i cili në fakt mungon. 23 Analistë të tjera e cilësojnë median në Shqipëri si një biznes i cili që prej fillimeve, nuk është fitimprurës, ose nuk është fitimprurës i drejtpërdrejtë, por në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet ndikimit për të kthyer në fitimprurës bizneset e tjerë, të cilët janë të lidhur me të. Mediat bëhen fitimprurëse, vetëm si një mjet për të marrë lejet e ndërtimit dhe favore të tjera nga qeveria. Me fjalë të tjera, në llogaritjet e tyre, bilanci i përgjithshëm është pozitiv. 24 Një trajtim i bërë nga eksperti i njohur i medias dhe drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, Remzi Lani në artikullin e tij Ballkan media: Lost in transition ai e karakterizon si një aleancë të pa-shenjtë media, biznes dhe politikë, duke e cilësuar se kështu media është, [...] nga njëra anë, një zgjatim i politikës dhe, nga ana tjetër, një aneks i bizneseve të ndryshme. 25 Po kështu e vlerëson edhe Nikoll Lesi, gazetar prej vitesh dhe botues i së përditshmes Koha Jonë si [...] Mediamania e disave që nuk kanë asnjë lidhje me median, por që e përdorin atë si mburojë të bizneseve të tyre ilegale [...] ka sjellë një kaos jo vetëm në media, por edhe në publik Lani, R. Balkan Media: Lost in transition?. In UNESCO (ed), Professional journalism and self regulation. New media and old dilemmas in South East Europe and Turkey, Paris In fact, the media in the Balkans seem to be operating in a pre-market phase, given the fact that the term market implies the existence of a system, which is in fact lacking 24 Democracy in Albania, Publicaciones FRIDE (20/04/2010) The media are not profitable, but they are seen as indirectly profitable. The media only become profitable as a tool to get construction permits and other favours from the government. In other words, in their calculations, the balance is positive overall 25 Lani, R. Balkan Media: Lost in transition?. In UNESCO (ed), Professional journalism and self regulation. New media and old dilemmas in South East Europe and Turkey, Paris Lesi, N, MediaMafia e Mafio Politika Koha Jonë, 8 janar

23 Një këndvështrim i lidhjes midis pronësisë dhe zhvillimeve të subjekteve televizive, e jep edhe studiuesi Tonin Gjuraj në analizën e medias në procesin e tranzicionit shqiptar kur thotë se: [ ] Po t i referohemi procesit të politikëbërjes gjatë tranzicionit shqiptar, [ ] grupe elitare pronarë mediash, në bashkëpunim me elitat politike në pushtet, u shfaqën në periudha të caktuara të tranzicionit si të vetmit aktorë kryesorë, me një përqendrim të madh të pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik në duart e pak njerëzve. 27 Në pothuajse të njëjtin përfundim ka arritur edhe një studim për mediat në rajonin e Ballkanit. Studimi e lidh pronësinë e medias me mbështetjen që këta pronarë kërkojnë të sigurojnë për linjat të tjera të bizneseve të tyre. Ky studim thekson se tregjet e medias në Ballkan nuk udhëhiqen në radhë të parë nga faktorët ekonomikë. 28 Dhe duke vazhduar më tej thekson [...] disa pronarë blejnë media me synim për të siguruar mbështetje për të tjera tipe biznesesh. Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) është autoriteti rregullator në fushën e shërbimeve të transmetimeve audiovizive, i rregulluar nga Ligji nr. 97/2103 si vazhdimësi e KKRT-së në funksion deri në vitin Në bazë të legjislacionit 29 operatorët radiotelevizivë kanë qenë të detyruar të hartojnë bilancet e tyre vjetore në përputhje me legjislacionin për kontabilitetin dhe një kopje ta depozitojnë pranë KKRTsë, me treguesit financiarë kryesorë. Nga raportet vjetore të paraqitura në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat e para të deklarimit të aktivitetit financiar të subjekteve televizive, deri në vitin 2008, përqindja e subjekteve që deklaronin rezultatet pranë KKRT ka qenë mjaft e ulët. Raporti Vjetor i KKRT 2006 shënon se vetëm 39 subjekte radio dhe televizive kanë depozituar rezultatet në KKRT. Kjo situatë është edhe më e vështirë për subjektet radio televizive që veprojnë në rrethe, larg Tiranës, ku vetëm 30% e tyre kanë bërë deklarimeve të rezultateve financiare të aktivitetit të tyre Gjuraj, Tonin., Media dhe tranzicioni, Gazeta Mapo, 16 dhjetor Hrvatin, S. B. and Petkovic, B Media Ownership and its Impact on Media Ownership and Pluralism, Ljubljana, SEENPM-Peace Institute. 2004, Ligji nr. 8410, datë Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, neni 48 dhe Ligji nr. 7661, dt Për kontabilitetin. Operatorët radiotelevizivë publikë e privatë janë të detyruar të hartojnë bilancet e tyre vjetore në përputhje me legjislacionin për kontabilitetin, të cilat i depozitojnë pranë KKRT-së. Në mënyrë të veçantë në to pasqyrohen të dhëna për programet e transmetuara, çmimet e tyre kur ato janë blerë ose shuma e harxhuar kur ato janë programe origjinale, të dhëna për reklamën e transmetuar ose veprimtari të tjera dhe të ardhurat përkatëse, sponsorizimet, si dhe lista e financuesve apo dhuruesve me shumën përkatëse dhe çdo shpërblim tjetër në favor të subjektit radioteleviziv publik ose privat 30 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor , f

24 Tabela 2: Deklarimet e rezultateve financiare të aktivitetit nga mediat elektronike 31 Vitet Gjithsej të licencuar (në numër) Subjekte raportuese (në %) Me rezultat humbje (në numër) Me rezultat 0 Me rezultat fitim (në numër) (në numër) Raporti i KKRT për veprimtarinë në vitin 2006 pasqyronte se operatorët radio dhe televizivë, përgjithësisht rezultojnë me rezultat financiar zero, ose jorentabël e nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet me të ardhurat. Edhe për ata pak operatorë, të cilët kanë rezultat financiar pozitiv, treguesin e fitimit e kanë relativisht të ulët. 32 Gjatë analizës së treguesve të tre viteve të fundit, rezulton se një pjesë e operatorëve të cilët operojnë në Tiranë, rezultojnë me humbje. Kështu, TV kombëtar Arbëria, për tre vite radhazi rezulton me rezultat financiar humbje, respektivisht -25 milionë, -59 milionë. TV kombëtar Klan për tre vjetët ka rezultuar me fitim, respektivisht 0.8 milionë lekë, 6.5 milionë lekë dhe 2 milionë lekë. TV Top Channel për vitin 2003 rezulton me humbje, - 33 milionë, kurse për vitin 2004 me fitim 4.5 milionë; për vitin 2005 me fitim në masën 28 milionë. Po kështu TV Vizion Plus rezulton me humbje, respektivisht -6 milionë, -3.4 milionë lekë, ndërsa për vitin 2005 rezulton me fitim 7 milionë. TV Telesport rezulton me humbje: -36 milionë lekë për vitin 2004, - 41 milionë për vitin TV Koha paraqitet me humbje prej rreth milionë për vitin 2003 dhe rreth - 53 milionë lekë për vitin 2004; -41 milionë për vitin Nga kjo analizë vërehen devijime të konsiderueshme në treguesit financiarë, nga një vit në tjetrin, në raportimin e të ardhurave e të shpenzimeve, gjë që shton dyshimet tona për raportim fiktiv të këtyre treguesve. 33 Tabela 3: Të ardhurat nga reklamat për televizionet 34 (milionë euro ) Vitet Të ardhurat e televizioneve nga reklamat (sipas ABACUS) Në këtë tabelë janë përfshirë të gjithë operatorët e licencuar, radio, televizione dhe platforma digjitale. Informacioni është marrë nga Raportet Vjetore të KKRT 2009, 2010, 2011, 2012, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor , f Po aty. F Goga. Th., The era of cross-platform media and its impact on the market 2013, 2. Në këtë tabelë janë përfshirë të dhëna nga ABACUS. 20

25 Ligji nr. 97/2013 përcakton që AMA ka të drejtë të ushtrojë kontroll të veprimtarisë programore, financiare, teknike dhe organizative te mbajtësit të një licence ose autorizimi. 35 Treguesi i të ardhurave financiare, që televizionet siguronin nga reklamat ka qenë gjithnjë i debatueshëm dhe i veshur me problematika për burimet e informacionit për një përllogaritje të saktë. Me Vendimin nr. 33 të datës , KKRT miratoi projektin e monitorimit të reklamave të operatorëve televizivë, që u realizua për periudhën prill-maj 2005, për 28 ditë, nga ora 08:00 24:00. Sikurse tregonte raporti, Monitorimi kishte për qëllim përcaktimin e kohës televizive që zënë reklamat tregtare në raport me kohën e përgjithshme të transmetimit, të ardhurat e përafërta të realizuar nga reklamat si e ardhura kryesore e operatorëve radio televizive, si edhe ballafaqimi me të ardhurat e deklaruara në bilancet kontabël nga subjektet. 36 Edhe vetë KKRT, në raportin e saj nënvizon se, megjithë këmbënguljen, informacioni për përllogaritje mundi të mblidhej vetëm nga Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH) dhe Albtelekomi. Kompanitë e telefonisë celulare dhe disa shoqëri të mëdha tregtare nuk dhanë informacione për buxhetet e tyre për reklamat televizive. Kështu që përllogaritjet u bazuan vetëm në dy informacionet e mbledhura nga RTSH dhe Albtelecom. Sipas monitorimit të bërë nga KKRT në vitin 2005, treguesi i kohës së reklamës në përqindje, ndaj orëve të transmetuara gjithsej, luhatet nga 2.9% për TVSH, 11.7% për TVA, 10.9% për TV Vizion Plus, 10% për Top Channel, në 22.4% për televizionin Klan. Një tjetër tregues nga studimi i KKRT i vitit 2005 ishte se tarifa mesatare për një transmetim për një spot prej 30 sekondash arrinte rreth 7,066 lekë. Edhe ky tregues kishte ndryshueshmëri midis televizioneve të ndryshme; TV Klan me tarifë mesatare 8,462; TV Koha 5,162; TeleSport 3,380 lekë dhe një tarifë mjaft e ndryshme për TOP Channel me 16,765 lekë. Në studimin e KKRT jepet një shifër për vlerën e përllogaritur mbi bazë të koeficienteve për të gjithë tregun e reklamave në vend, me një shifër totale prej 21 milionë euro, por që vetë KKRT e cilëson se ajo është e mbështetur në shkallën e njohjes dhe informacionin e disponuar. 37 Ndërkohë që në vitin 2008, sipas të dhënave nga McMonitoring, e cila monitoronte tetë media kryesore televizive, tregu i reklamave në televizione arrinte në afro 58 milionë euro. 38 Studimi thekson se bankat dhe kompanitë e telefonisë celulare vazhdojnë të jenë reklamuesit kryesorë. Studimi paraqet edhe përqindjet e kohës së transmetimit të reklamave ndaj totalit të kohës në transmetim: 35 Ligji 97/2013 Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë neni Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit, Departamenti Ekonomik, Llogaritja e të ardhurave nga monitorimi i reklamave, Po aty faqe Liperi, Ornela. Publiciteti, tregu arrin 60 milion euro Revista Monitor nr. 23 (382), 15 qershor

26 Tabela 4: Koha e reklamave për televizionet, Klan TV Shijak TV Ora News Top Channel News 24 TV Koha TVSH Vizion Plus ALSAT Minuta reklamë në një orë transmetimi 07:00-24:00 (minuta/orë) Koha reklamë ndaj totalit të kohës së transmetimit 07:00-24:00) ( %) (iv) Zhvillimi i qëndrueshëm i medias në nivel tregu përllogaritet nga IREX Media Sustainability Index. Ky tregues është i përbërë nga pesë faktorë, me tregues zhvillimi të fushave specifike të medias, të tilla si: Liria e fjalës; Gazetaria profesioniste; Pluralizmi i burimeve të informacionit; Menaxhimi i biznesit; Mbështetja institucionale. Grafik 1: Ecuria e kategorive përbërëse të treguesit "Media Sustanaibility, Liria e Fjalës Gazetaria Profesioniste Pluralizmi i Burimeve të Informacionit Menaxhimi i Biznesit Mbështetja Institucionale (IREX. Media Sustainability Index. në: ) Treguesi Menaxhimi i Biznesit, ndonëse konsideron si shtypin e shkruar, ashtu edhe median elektronike, shqyrton nëse: 1. Kompanitë mediatike veprojë me efikasitet dhe si biznese që vetëmbështeten; 2. Mediat marrin të ardhura nga burimeve të ndryshme; 3. Agjencitë e reklamave dhe industritë e lidhura me to, mbështesin tregun e reklamave; 4. Të ardhurat nga reklamat, në përqindje ndaj të ardhurave totale janë në përputhje me standardet e pranuara; 39 Liperi, Ornela. Publiciteti, tregu arrin 60 milion euro Revista Monitor nr. 23 (382), 15 qershor 2009, f

27 5. Mbështetja dhe reklamat qeveritare shpërndahen në mënyrë të drejtë, sipas ligjeve dhe nuk ndikon në ndryshimin e politikës editoriale dhe nuk e deformon tregun; 6. Hulumtimi i tregut përdoret për të formuluar plane strategjike, për të rritur të ardhurat nga reklamat, dhe për t ia përshtatur produktet nevojave dhe interesave të publikut; 7. Të dhënat mbi shikueshmërinë (Ratings) e televizioneve, shifrat e qarkullimit të gazetave dhe statistikat nga Interneti janë prodhuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur. Ecuria në vite e treguesit të Menaxhimit të Biznesit, e krahasuar me atë të treguesit të plotë të Qëndrueshmërisë në Media (Media Sustanaibility) 40 apo edhe treguesve të tjerë përbërës, tregon gjithnjë vlerë më të vogël dhe reflekton natyrën ende të paqëndrueshme të medias si biznes në Shqipëri. Grafik 2: Ecuria e treguesit "Media Sustanaibility" dhe Menaxhimit të Biznesit", Business media management Media Sustanaibility (IREX. Media Sustainability Index. në: ) Indeksi, Menaxhimit të Biznesit" jep një pasqyrë të mënyrës se si është menaxhuar biznesi i medias në Shqipëri sipas perceptimin e një grupi analistësh të fushës së medias që intervistohen. Sipas tyre, në vitin 2005, edhe televizionet me mbulim kombëtar, e kishin të vështirë të balancojnë shpenzimet me të ardhurat, kjo është më shumë e lidhur me tregun e reklamave. E ngjashme është edhe situata edhe në periudhën [ ] Madje edhe televizionet e mëdha kanë vështirësi në balancimi e të ardhurave me shpenzimet. 41 Situata ka pësuar pak ndryshime për biznesin e medias, edhe në vitet , dhe efikasiteti i saj dhe rezultatet me fitim si biznese, janë ende në pika delikate. 40 Treguesi në vlerën maksimale arrin në IREX Media Sustainability Index në: parë në 25 qershor

28 Kjo situatë është rënduar nga kriza e fundit ekonomike. Shumica e mediave janë të mbështetura nga bizneset e tjera në konglomeratin e tyre të pronësisë, të cilat përdorin mediat që zotërojnë për të promovuar dhe për të mbrojtur interesat e tyre. Vetëm disa media, të tilla si grupi i Top Channel apo TV Klan, kanë arritur të bëhen kompani fitimprurëse. 42 Informaliteti në sektorit të reklamës shihet si një nga arsyet pse shumica e mediave mbeten biznese joefikase. Çmimet në këtë nivel ende nuk janë të rregulluara në bazë të madhësive të audiencës televizive. 43 Mediat publike apo private, duke përfshirë edhe ato në Internet, nuk kanë ende burimet dhe fondet e nevojshme të përshtatshme për të parandaluar ndërhyrjet politike. Juristi Gent Ibrahimi thekson se [ ] hulumtimi i tregut është përdorur vetëm në mënyrë sporadike, dhe rezultatet janë kontestuar zakonisht nga "humbësit". 44 Karakteristikat e biznesit mediatik dhe treguesit e shpjeguar më lart si: (i) objekti i tyre si biznese; (ii) audiencat që synojnë dhe arrijnë; (iii) pronësia dhe rezultatet financiare; dhe (iv) indeksi i menaxhimit të biznesit në nivel tregu, provojnë natyrën e veçantë që biznesi mediatik ka në Shqipëri, si edhe evidentojnë pse ekonomia e këtyre bizneseve është ende delikate dhe jo tërësisht e qëndrueshme Programacioni i televizioneve dhe audienca Menaxhimi i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë programacionin Studimi më i fundit statistikor nga INSTAT, në nivel kombëtar, tregon se pothuajse çdo familje në Shqipëri ka të paktën një aparat televiziv në shtëpi. 45 Ndërkohë që, sipas studimeve pjesorë, shqiptarët harxhojnë mesatarisht 3 orë në ditë, duke ndjekur programet televizive. Kjo është një shifër e konsiderueshme e cila tingëllon për mundësi reklamimi të produkteve nga ofertuesit në treg, dhe, nga ana tjetër, mundësi të ardhurash për stacionet televizive, që, si mall të tyre të parë, kanë kohën, të ndarë në segmente, ndërmjet programeve dhe gjinive të ndryshme televizive. Struktura programore është ndërlidhja e të gjithë këtyre elementëve në tregun mediatik, në një format. Studimi i strukturave programore dhe i preferencave të audiencës për programe televizive ndikohet nga mjaft faktorë të cilët do të trajtohen të përzgjedhur në këtë nënkapitull. 42 IREX. Media Sustainability Index gjendet tek: (parë më 26 nëntor 2012.) 43 Po aty 44 IREX. Media Sustainability Index 2013 gjendet tek (parë më 26 nëntor 2012.) Gent Ibrahim Market research is used only sporadically, and the results are usually contested by the losers 45 INSTAT, CENCUS 2011 i popullsisë dhe banesave censusit_t popullsis dhe_banesave_2011_n shqip_ ri.pdf, Shikuar më (2011:16) rreth 92.4 % e njësive ekonomike familjare kanë një aparat TV 24

29 Në një këndvështrim të parë dhe të thjeshtëzuar, për secilin shikues, mund të matet preferenca për kategori të veçanta programi, ndërkohë që variabël i ndryshueshëm mund të jetë nëse kemi një televizion të vetëm, pra një strukturë monopoliste; apo kemi shumë aktorë mediatikë në treg, pra ka entitete televizive konkurruese me njëri-tjetrin për shikueshmërinë. Ky kategorizim bazohet në studimin e bërë edhe nga Eli M. Noam 46, i cili u referohet studimeve të mëparshme, duke nisur që në vitet 60, mbi strukturën e programacionit në radio e më tej. Rasti i parë, shprehet tek ekzistenca e vetëm një televizioni në Shqipëri, deri në vitin 1997 dhe krahasimi i tij me mundësitë e zgjedhjes, pas vitit 1998, kur me Ligjin nr filloi procesi i licencimit të televizioneve private, të krijuara në kushtet e një boshllëku legjislativ. E. Noam ka përdorur teknikën e zgjedhjes publike 47 (Eng. A public and private-choice model of broadcasting) për të ofruar një model të tjetër të zgjedhjes së programit. Ai e a ka konceptuar shumëllojshmërinë e programit si një spektër, duke filluar nga programet e nivelit të poshtëm kulturor, në programet kulturore të niveli të lartë. Modeli supozon se çdo shikues ka një preferencë të veçantë kulturore dhe se këto preferenca janë shpërndarë normalisht në të gjithë spektrin, nga niveli i ulët në atë të lartë të kulturës. Në studimet e mëvonshme, E. Noam ka përdorur teknikën e zgjedhjes publike për të studiuar procesin dhe dinamikën e zgjedhjes së një programi të caktuar në një treg televiziv me shumë kanale. Në masën më të madhe, shikuesit do të grumbullohen në mes të këtyre dy niveleve kulturore të programit. Përqendrimi i shikuesve në mes të këtij spektri do të bëjë që stacionet konkurruese që veprojnë në treg, të jenë më shumë të interesuara të ofrojnë programe për këtë kategori shikuesish dhe më këtë nivel të mesëm kulturor. Sipas këtij modeli të studiuar më lart synimi për të ofruar programe në nivelin e mesëm të spektrit kulturor, do të sjellë heqjen dorë të stacioneve nga dëshira për t u diferencuar nga njëri-tjetri me larmi programore. Kjo do të bëjë që audienca e stacioneve të vendoset relativisht afër njëri-tjetrit, duke tentuar edhe mbivendosjen. I gjithë ky proces, mbivendosjeje për të njëjtën audiencë, do të sjellë për rrjedhojë rënie të të ardhurave për televizionet. Hyrja në tregun televiziv shqiptar të Agon Channel, në , solli përpjekje për diferencim të programeve dhe konkurrencë të shtuar me ato ekzistuese. 48 Në kushtet e një tregu mediatik konkurrues, me shumë stacione televizive, ku audienca bën përzgjedhjen e programeve jo thjesht brenda një televizioni, në fasha të ndryshme orare, por edhe midis larmisë së kanaleve televizive konkurrente me njëri-tjetrin, 46 Noam, Eli. M., A public and private-choice model of broadcasting, Martinus Nijhoff Publishers kluwer, Dordrecht- Printed in the Netherland, 1987, 47 Po aty 48 Karakteristikat e programacionit të Agon Channel, ndikimi i tij në tregun televiziv studiohen gjerësisht në pjesën e dytë,

30 ekuacionit që shikuesi kërkon të zgjidhë nëpërmjet zgjedhjes së tij, i shtohen edhe variabla të tjerë me mjaft ndikim. Disa nga këta faktorë janë: interesi i biznesit televiziv në prodhim; kostot e prodhimit të programeve; zhvillimet teknologjike që influencojnë në prodhimin dhe në shpërndarjen e programeve; influencat politike e sociale në sistemin e transmetimeve televizive me anë të rregullatorëve dhe legjislacionit; sjellja e ndryshme e audiencës në fasha të ndryshme orare, në vendndodhje të ndryshme, me përkatësi të ndryshme sociale, psikologjike, etnike etj. Faktorët jashtë televizionit, me ndikim në programacionin e tij janë si (i) Zhvillimet ekonomike; (ii) Ndryshimet teknologjike; (iii) Përcaktimet rregulluese, legjislative (duke përfshirë edhe respektimin e të drejtave të Autorit dhe vendimet e tjera etike në media). Të dhëna statistikore, të zhvillimit në një periudhë kohore 10-vjeçare në programacionin e televizioneve në Shqipëri, provojnë ndikimin që këta faktorë kanë në prodhimin dhe transmetimin e përmbajtjes programore. Faktori i zhvillimeve teknologjike është mjaft i rëndësishëm në përcaktimin e strukturës programore të televizioneve dhe procesi i kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike, e provon ndikimin e tij. Programacioni mund të përshkruhet si një rezultat final, por edhe si një proces pune. Të dy këto elementë studiohen në vazhdim, në rastin e disa televizioneve në Shqipëri. Si audiencë, secili shikues mund të shijojë ose jo një program të caktuar në fasha orare të ndryshme të një televizioni. Si proces pune, ai përfshin procesin e seleksionimit, skedulimit, promovimit dhe vlerësimit të programeve që vendosen në një kanal të caktuar televiziv. Programimi i përmbajtjes televizive ka nevojë edhe për saktësi në llogaritjen e fashave orare, minutazhit, krahas përzgjedhjeve me karakter social, sipas audiencës. Programimi televiziv është edhe aftësi edhe art, shprehen Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. 49 Duke u shprehur për ndërtimin e programit televiziv, Markoff 50 e cilëson se në këto vendime askush nuk ka gjithnjë të drejtë dhe programimi nuk është një shkencë e saktë, vendimmarrësi mbështetet tek ajo që ndjen në stomak, tek instinkti i tij. Por vendimi duhet të jetë edhe i mirë-informuar. Ai e cilëson transmetimin si një biznes në gjendje ndryshimi. Aq sa, siç e cilëson Sh. Markoff, [...] e vetmja konstante në këtë biznes është ndryshimi. 51 Programacioni në vetvete përmbledh tërësinë e programeve të përfshirë në fasha ndryshme orare. Secili nga programet është i veçantë dhe unik në përmbajtjen dhe formim e tij. Programe të vogla dhe, në dukje të thjeshta, kanë filluar të tilla dhe, gradualisht, e kanë rritur audiencën e tyre. Në shembullin shqiptar, emisioni me jetëgjatë, ndër televizionet private, sot është Koha për t u zgjuar i drejtuar nga Bashkim Hoxha, i cili ka filluar në 21 mars 1997 dhe vazhdon ende deri sot. Në Televizionin Shqiptar 49 Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas, Media Programming, Strategies and Practices,9 th ed. By Wadsworth Publishing Company, 2013, f Markoff, Sh., Menaxhimi krijues i televizionit, IREX/Pro Media, USAID, 2000, f Po aty 26

31 (TVSH), i pari në treg që në vitet 60, janë disa emisione si Trupi dhe Shëndeti që i ka fillimet në vitet 70 dhe është ende në transmetim. Programimi i televizionit është unik edhe për një tjetër veçanti, pasi nuk ka kosto të drejtpërdrejtë për audiencën që ndjek televizionin. Në fakt, janë reklamuesit, bizneset, ato që paguajnë për të vendosur mesazhet e tyre promovuese në brendësi dhe në hapësirat mes programeve televizive. Ndonëse në mënyrë të tërthortë, konsumatorët janë ata që paguajnë koston e reklamimit, aftësia që kanë marketuesit e produktit për të rritur audiencën dhe për rrjedhojë edhe shitjen, redukton koston për njësi, për arsye të asaj që quhet ekonomia e shkallës, shpërndarja e të njëjtit prodhim në më shumë shikues. Shikuesi i programeve në TV është tërthorazi konsumatori i produktit televiziv, pasi televizioni kërkon të tërheqë vëmendjen e drejtpërdrejtë të reklamuesve, bizneseve që kërkojnë kohën televizive. Çfarë e shet programin te reklamuesit? Elton Kadisi, drejtor i marketimit në RTSH shprehet se është cilësia e programit, orari i transmetimit, grupmosha, bëjnë që një program të marrë reklama. Një tjetër faktor thekson Kadisi është edhe marrëdhënia historike ndërmjet medias dhe reklamuesit e cila ndikon te shitja e programit. 52 Ndërsa Bashkim Hoxha, duke bërë diferencën midis realizmit të emisionit në fillesat e tij para vitit 2000 dhe pas 15 vitesh, mendon se ajo që e shet emisionin te marketuesit është pikërisht publiku, audienca. Para vitit 2000, nuk kishte matje të audiencës, thjesht perceptime, ndërsa tani kanë filluar matjet, dhe është pikërisht kjo ndjekje nga audienca, që e shet programin tim te reklamuesit. 53 Në tregun shqiptar të reklamës ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë. Siç përshkruhet nga pjesëmarrësit në diskutimin për treguesin vjetor të Media Sustainability, [...] kompanitë e mëdha, sidomos ato të telefonisë mobile nuk reklamojnë për shkak se ata kanë nevojë për të zgjeruar tregun, por për të mbajtur mediat që të kritikojnë taksat e larta monopol nga këto kompani të telefonisë celulare. 54 Tërheqja e vëmendjes së audiencës ka rëndësi për të marrë sa më shumë reklama, por, në të vërtetë, shijet e kërkesat e audiencës mbartin me vete edhe ndryshimin e brezave, ndryshimet e teknologjisë dhe të mënyrës së perceptimit të informacionit dhe të kanaleve të komunikimit. Referencat drejt televizionit publik të Britanisë së Madhe, BBC, kanë qenë shpesh modeli drejt të cilit synojnë televizionet shqiptare, dhe kjo jo vetëm për televizionin publik. Mark Thompson, Drejtori Ekzekutiv i BBC-së, në një fjalim përpara ekipit 52 Intervistë me Elton Kadisi, Drejtor i Drejtorisë së Marketingut, RTSH. 20 dhjetor Intervistë me Bashkim Hoxha, Drejtues i emisionit Koha për t u zgjuar News 24, Ish-drejtor i televizionit TV Teuta 18 mars IREX, Indeksi i Qëndrueshmërisë në media gjendet tek (parë më 26 nëntor 2012.) [...] advertise not because they need to expand the market but to keep the media quiet from criticizing the high monopoly fees these two mobile telephony companies charge in the market. 27

32 krijues, në prill 2006 duke folur për përmbajtjen dhe strategjitë e programit televiziv, theksoi se ka një kërkesë të madhe [...] jo thjesht për autoritetin dhe ekselencën e BBC, por edhe për programe që janë të përshtatshme, emocionuese, argëtuese dhe për pjesëmarrje. 55 Diskutimi ishte i lidhur me një fushatë të gjerë E ardhmja krijuese (Eng. Creative Future) që televizioni BBC kishte bërë, duke përfshirë jo vetëm një pjesë shumë të madhe të stafit të saj, por edhe mijëra njerëz nga publiku. Dhe është pikërisht audienca dhe ndryshimet që ajo po pëson, një nga arsyet që e detyruan BBC të ndërtojë një ekip për t ju përgjigjur këtyre ndryshimeve me programe. Pas shikimit të ndryshimeve dhe efektit që ato do të kenë në gazetarinë dhe të gjitha gjinitë e tjera të programeve, pas procesit E ardhmja krijuese, BBC ka formuluar pesë tema kryesore 56 të së ardhmes së saj programore: 1. Martini Media 57 - pra një media që është e vlefshme kudo dhe kurdo që audienca e dëshiron atë, me një përmbajtje që mund të lëvizë lirisht në platforma të ndryshme dhe pajisje marrëse të ndryshme; 2. Më shumë përkushtim drejt argëtimit; 3. Të rinjtë; 4. Lehtësia në gjetjen e programeve dhe të dhënave (motor kërkimi dhe portale të kategorizuara edhe sipas tematikave); 5. Audienca aktive. Televizionet në Shqipëri, ato gjeneraliste, me një program të plotë, kanë veçori të raporteve të tyre programore, midis gjinive të ndryshme. Dhe këto raporte kanë ecur ndryshe në kohë. Krahasimi, më poshtë, është për periudhën për TVSH, Klan TV dhe Top Channel, për përqindjet e programeve news dhe current affairs të mbledhur së bashku dhe më pas për programet argëtuese, pa përfshirë filmat. 55 Thompson, Mark. BBC Director-General Creative Future Speech with the staff, 25 prill Po aty 57 Journalism Glosary - Martini Media - Media e cila mund të arrihet kudo e kurdo any time, any place, any where. 28

33 Grafik 3: Ecuria e gjinive informative dhe politike në televizionet kombëtare, (si mesatare javore) (%) Struktura programore (në %) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II TOP CH KLAN TVSH (Përpunim i të dhënave të programacioneve televizive, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, si përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Grafik 4: Ecuria e programeve argëtuese në televizionet kombëtare, (si mesatare javore) (%) Programet argëtuese ndaj totalit (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II TOP CH KLAN TVSH (Përpunim i të dhënave të programacioneve televizive, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, si përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 58 Për të marrë një pasqyrë më të saktë të raporteve kohore për secilën gjini televizive, në secilin vit janë studiuar periudhat në mars dhe në tetor, kohë kur skedat programore të sezoneve të reja televizive janë formuar dhe nuk ndryshojnë më. Shpjegimi i detajuar jepet në pjesën e dytë. 29

34 Duke vëzhguar këto raporte vërehet një tendencë në rritje e programeve që janë informative dhe politike. Ritmi i rritjes së emisioneve politike është shumë më i shpejtë, sesa ai i rritjes së programeve argëtuese. Kjo dukuri është më e shprehur në programacionin e TVSH. Gjithashtu, vërehet është se krahas rritjes së orëve të transmetimit, është rritur edhe hapësira kohore në transmetim e spektakleve dhe e formateve argëtuese. Një tjetër faktor, që ndikon në programacionin e televizioneve, është konkurrenca midis tyre. I kushtëzuar nga madhësia e audiencës totale, ashtu edhe nga fuqia ekonomike për të reklamuar produkte, tregu mediatik televiziv i vendit u zhvillua nga pikëpamja sasiore, me hyrjet e reja në treg, në periudhën Pas kësaj periudhe, zhvillimet e tjera ishin më shumë shfrytëzim i potencialeve të brendshme dhe për rrjedhojë, ashpërsim i konkurrencës midis mediave. Konkurrenca midis televizioneve, ka efekte në shumë drejtime në zhvillimin e biznesit televiziv. Në programacionin e televizioneve ajo mund të çojë në diferencim më të madh midis programeve apo në ngjashmërinë e shumë programeve me njëri-tjetrin. Ky ndikim është debatuar pak në Shqipëri. Studiues të huaj, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe ata që merren gjerësisht me median televizive, e kanë studiuar këtë ndikim si nga pikëpamja teorike, ashtu edhe në kushte praktike në vende e rajone të tjera. Për disa autorë, konkurrenca në tregun e televizioneve i bën televizionet të zbatojnë më shumë strategjinë e imitimit dhe, pra, të prodhojnë gjini televizive dhe programe që janë shumë të ngjashme. Nga ana tjetër, industria e televizioneve ka përdorur prej shumë kohësh strategjitë e kundër programeve për të qenë të dallueshëm nga konkurrentët e tjerë që veprojnë në treg. Studimet më të hershme e kanë ndarë vëzhgimin e tregut mediatik kur ai është në kushtet e një monopoli apo oligopoli. Ndër këta studiues ka qenë Peter O. Steiner 59, i cili më tepër ka studiuar radion, por modelet e tij të programacionit dhe sesi ndikon konkurrenca në nivelin makroekonomik janë të përshtatshme edhe për televizionin. Studiues të tjerë e kanë rimarrë këtë temë, ndër ta edhe Jack H. Beebe. 60 Sipas këtyre dy studiuesve dhe autorëve të tjerë, që u thelluan në këtë fushë, varieteti i programeve është më i madh kur shikuesit ndodhen në një treg monopoli sesa kur kanë stacione televizive konkurruese. Kjo arsyetohet nisur nga vlerësimi se në një treg me dy televizione, shumica e shikuesve shohin një program popullor dhe vetëm një minoritet do të shikojnë programin tjetër të specializuar. Nëse dy stacionet televizive do të konkurronin për shikues, atëherë do të ishte më ekonomike për secilin të merrte një pjesë nga shikuesit e programit që ishte popullor, sesa t i jepte edhe një program tjetër asaj audience të specializuar. Ndërsa në kushtet kur do të kishim pronësi monopol mbi të dy stacionet televizive, atëherë ky monopol do të ishte i interesuar t i kishte të dy programet që të rriste sa më shumë audiencën. Studiuesit e mëvonshëm i shtuan edhe faktorë të tjerë influencues në këto 59 Peter O. Steiner, Program Patterns and Preferences, and the Workability of Competition in Radio Broadcasting, Quaterly Journal of Economics, 1952, 66, Jack H. Beebe, Institutional Structure and Program Choices in Television Markets, 91 Quaterly Journal of Economics 1977, 15,

35 llogaritje, ku hyjnë në veprim edhe numri i shtuar i televizioneve në tregun e medias, sjellje të ndryshme të audiencës, zhvillimet ekonomike, rregullimet legjislative, etj. Në vazhdimësi të këtyre studimeve, në 2002, Mark Bourreau ka veçuar evoluimin në shekullin 21 -të struktura programore në televizionet e mbështetur nga reklamat dhe të atyre me abonim. Sipas Bourreau, shkalla e diferencimit të programeve të dy televizioneve konkurruese, në momentin e tyre të ekuilibrit, varet shumë nga cilësia e konkurrencës. Modeli i sugjeruar nga Bourreau tregon se në televizionet që mbështeten nga reklamat, pamundësia e tyre për të konkurruar me çmimet mund të ketë një ndikim të madh në strategjitë e programit. Sipas tij, [...] së pari, strategjitë imituese janë më të dallueshme dhe veprojnë më shumë në televizionet që mbështeten nga reklamat, sesa në ato me abonime të shikuesve. Dhe kjo është më e dukshme kur të ardhurat nga reklamat janë të ulta, ose kur kostoja për cilësinë në produksione është e lartë. [...] Së dyti, faktorët që mbështesin konkurrencën mund të çojnë në një konkurrencë shumë të fuqishme për cilësinë midis televizioneve, që mbështeten nga reklamat. 61 A gjen dot pasqyrim ky studim dhe përfundim i M. Bourreau në tregun shqiptar të medias? A ka çuar konkurrenca në televizionet shqiptare në përdorimin më shumë të strategjisë së imitimit të programeve të njëra-tjetrës apo të vendosjes së programeve të kundërta të njërit televizion përballë tjetrit? Në raportimet e saj në Kuvendin e Shqipërisë, KKRT, që në vitin 2010, vlerëson kështu: [...] kompeticioni i vazhdueshëm dhe cilësia e transmetimit nuk janë gjithnjë në përpjesëtimet e duhura me kërkesat e publikut dhe deontologjinë e mediave. Sigurimi i audiencës me çdo kusht është lëshimi i parë profesional që i bëhet përmbajtjes e cilësisë së programeve. Dukuria më e ndjeshme është uniformiteti i programeve,( dallimi im) dallimet nga një media në tjetrën janë, shpesh, formale, jo konceptuale e përmbajtësore. Ky uniformitet shfaqet në programet informative, në emisionet që kanë në qendër debatin e analizën politike, madje edhe në programet kulturore e argëtuese. Për vetë specifikën e saj, veprimtaria radiotelevizive është e tillë që, edhe nëse formalisht e zbaton ligjin, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mund të mos plotësojë standardet etike dhe profesionale. 62 Në tregun televiziv në Shqipëri ka një spektër mjaft të gjerë televizionesh si nga strukturat programore, shtrirja gjeografike e mbulimit, format e pronësisë, dy televizione private me shtrirje kombëtare, televizionin publik me dy kanale po me shtrirje kombëtare, si edhe mjaft televizione rajonale, me format vetëm lajmi, etj. Televizionet kombëtare private, përgjithësisht, kanë përdorur strategjinë e imitimit të programacionit të tyre dhe kjo është më e dukshme tek bisedat politike dhe te programet argëtuese. E enjte, ora 61 Mark Bourreau. Mimicking vs. Counter-Programing Strategies for television programs., 2002, po ashtu edhe në 62 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit - Raporti vjetor 2010, f.18 31

36 21:00-23:00 është dita e debatit kryesor politik në të dy stacionet private kombëtare. Dhe përgjithësisht debati politik është në orën 21:00 në të gjitha televizionet me shtrirje kombëtare dhe rajonale, në të gjitha ditët e javës, nga e hënë në të premte. Këto tendenca imitimi të programeve kanë ardhur në rritje me ashpërsimin e konkurrencës televizive. Në mars dhe në tetor 2013 skedat programore në prime time të televizioneve jepen më poshtë. Top Channel - ndaj Klan - ndaj Vizion Plus - ndaj Albanian Screen - ndaj TVSH ishin: E hënë: E martë: E mërkurë: E enjte: E premte: E shtunë: E diel: Shqip ndaj Opinion ora 22:00 ndaj Zonë e ndaluar ndaj Prizëm ndaj Ndiq programin; 100 milionë ndaj Opinion ora 22:00 ndaj Film ndaj Film ndaj Duel Film ndaj Opinion - 22:00 ndaj Film ndaj Film Bypass show Opinion ndaj Top Story ndaj Konica ndaj Dacing with the stars ndaj Film ndaj Duel Voice of Albania ndaj Zonë e lirë ndaj Film ndaj Film ndaj Film Big Brother ndaj Film ndaj Al Pazar ndaj Film ndaj Film Portokalli ndaj Film ndaj Apartament 2XL ndaj Film ndaj Film Këtyre skaletave duhet t u shtohen edhe mundësitë e tjera programore që ofronin televizionet e formateve informative të tilla si Ora News, UTV News, Scan TV, News 24, të cilat po ashtu kishin filluar programet dhe bisedat kryesisht me të ftuar në studio me politikanë, në oraret prime-time pothuajse në të gjitha ditët e javës. Të tilla emisione mund të përmendim Tonight, Ilva Tare - Ora News; Studio e Hapur - News 24, nga Eni Vasili; Të bësh ekonomi - News 24, nga Aurora Sulce; Fakt - UTV News nga Çim Peka; Biznes Scan TV, Pesë pyetje nga Babaramo - A1 Report. Këto formate janë pothuajse të ngjashme, me pak ndryshime, në vitet Këtij formati nuk i ka shpëtuar as televizioni më i ri Agon Channel, në transmetim prej mars 2013, i cili ka bisedë politike të martë dhe të enjte në prime-time Watching. Tabela 5: Përballja e formateve të ngjashme të programeve televizive 63 Televizioni Titulli i programit Ora dhe data e transmetimit Klan TV E diela Shqiptare E diel, 13:30 19: Top Channel E diell E diel, 13:30 19: Agon Dita e Shtatë E diel, 14:30 19: Channel Klan TV X-Faktor 64 E diel, 21: Transmetimi i parë 63 Ngjyrimi në tabelën e programeve, shpreh në të njëjtën ngjyrë programet që përballen me njëri tjetrin në fashat orare. 64 Edicioni i parë i X-Faktor Albania përfundoi transmetimin në qershor 2012 dhe ka vazhduar çdo vit. Në vitin 2015 ishte edicioni i tij i pestë. 32

37 Top Channel Voice of Albania 65 E premte, 21: Klan TV Gjeniu i vogël E shtunë, 20: TVSH Akademia e yjeve 2005 Klan TV Dance with me 66 E hënë, 20: Vizion Plus Dancing with the stars 67 E hënë, 21: Klan TV Takimi i pasdites E hënë e premte, 18:15 19:30 Top Channel Pasdite në Top Channel E hënë e premte, 17:00 19:00 Prill Një tjetër element mjaft i rëndësishëm që ndikon në programacionin e televizioneve, është pronësia e medias. Ndikimi i saj shtrihet në politikën editoriale, e shprehur jo vetëm në edicionet e lajmeve, por edhe në ndërthurjen strukturore të skedave programore ditore e javore në tërësinë e programacionit televizive. 68 Me ndryshimin e pronësisë vihen re ndryshime në strukturën programore të televizioneve, lëvizje të emisioneve, nga një televizion në tjetrin, si edhe ndryshime të formateve televizive. Tabela 6: Pronësia e stacioneve televizive kryesore ( me mbulim kombëtar e rajonal) sipas të dhënave të KKRT-së, Media Pronësia Zona e mbulimit sipas licencës Viti i themelimit 70 TV KLAN Media 6 sh.a. Në të gjithë territorin 1998 TV Arbëria Arbëria sh.a. Në të gjithë territorin 1996 Top Channel Top Channel sh.p.k. Rajonale 2001 Vizion Plus Media Vizion sh.a. Rajonale 1999 TV News 24 Edisud, Radio-TV sh.p.k. Rajonale 2002 Shijak TV Media Plus sh.a. Rajonale 1995 TVSH Media publike Në të gjithë territorin Edicioni i parë i Voice of Albania, TOP Channel, nisi transmetimin në tetor 2011 dhe ka vazhduar çdo vit. Në dhjetor 2014 ishte edicioni i tij i katërt. 66 Edicioni i parë i Dance with me TV Klan, nisi transmetimin në shtator 2014 dhe ka vazhduar edhe në vitin Edicioni i parë i Dancing with the stars Vizion Plus, nisi transmetimin në shtator Në dhjetor 2014 ishte edicioni i tij i pestë. 68 Ky punim merr në shqyrtim strukturën programore të televizione pa përfshirë studimin editorial të përmbajtjes programore të edicioneve të lajmeve. Në pjesën e dytë të këtij studimi jepen më tepër detaje për programacionin ndër vite të televizioneve, lëvizjet e programe të veçanta nga njëri televizion në tjetrin edhe nën influencën e pronësisë së medias. 69 Londo, Ilda. Pronësia e medias dhe ndikimi i saj në pluralizmin dhe pavarësinë e medias, Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, Ky vit nuk përkon me vitin e licencimit nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, por fillimin e aktivitetit radio-televiziv në disa raste edhe si studio prodhimi televiziv. 33

38 Që prej vitit 2004, ndryshimet më të spikaturat të pronësisë lidhen me bashkëpunim e Vizion Plus me grupin mediatik WAZ Meddien Gruppe, korrik 2008; kalimin në maj të vitit 2011, të televizionit informativ News 24 (së bashku me "Gazeta Shqiptare", "Radio Rash" dhe portali në Internet i lajmeve "BalkanWeb"), nga Edisud Radio-TV sh.p.k. në pronësi të Focus Group sh.p.k., si edhe ndryshim i pronësisë së ALSAT TV nga Fondacioni Velia, në vitin 2010 televizionin Albanian Screen, AS, nën administrimin e Rezart Taçi. Me fillimin e bashkëpunimit të Media Vizion Plus me grupin mediatik gjerman WAZ Meddien Gruppe, në korrik 2008, u shënua hyrja e re e kapitalit të huaj në tregun mediatik në Shqipëri. Pjesëmarrësit e shtuar në kapital ishin "OST Holding GmbH", me % në kapital, si edhe "Spot AG", me 19,76% në kapital. 71 Por ky bashkëpunim nuk zgjati aq sa të jepte efekte në tërësinë e programit televiziv. Emisionet e reja të kësaj periudhe përkojnë me një format të ri Nga e para, i ngjashëm me formatin e huaj Makeover, që u shtua në transmetim përgjatë viteve Po ashtu u shtuan dy emisione politike: ditën e mërkurë, me një intervistë dhe të premten, me debat politik, nga gazetari Alfred Peza, në Ndërkohë që ishte mbyllur një emision tjetër i natyrës politike Faktor Plus i gazetarit Mero Baze. 72 (Emisioni nisi në vitin 2008 dhe u mbyll në maj 2010). Kalimi i pronësisë së ALSAT TV nga Fondacioni Velia në 2010, nën administrimin e Rezart Taçit (administrator i mjaft bizneseve në vend, në sektorin e hidrokarbureve, etj, pa lidhje të drejtpërdrejta me median) solli mundësi financiare, si edhe ndryshim në emërtimin e televizionit, në Albanian Screen, AS. Nga pikëpamja programore, televizioni nisi t i japë më shumë hapësirë prodhimeve të veta, sidomos në çështje ekonomike, me biseda në studio dhe xhirime. 73 Kështu veçohen programet Target - program i përditshëm, me tema social-ekonomike Orkidea - program i pasdites, më tema sociale, si edhe programi debat politik Prizëm. Por diferencën e madhe në programacionin e televizionit e bëri përfshirja e telenovelave turke në transmetim 74, me blerjen e serialit televiziv Sulejmani i madhërishëm. Telenovelat kanë qenë një gjini e preferuar për publikun shqiptar, pas viteve 90. Në ndryshim nga serialet amerikanolatine, deri atëherë në transmetim në televizionet e tjera, këto prodhime turke, për afërsinë gjeografike dhe të mentalitetin, ishin një vendimmarrje programore menaxheriale që 71 Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Ekstraktit historik i shoqërisë marrë nga faqja web më Baze, Mero., Berisha mbylli një ekran kritik, Gazeta Shekulli, 31 maj 2010 [...] më 25 maj na dërguan një letër ku thuhet që emisioni Faktor Plus ndërpritet dhe Drejtori i Lajmeve ndryshohet. Është diçka flagrante që bie ndesh jo vetëm me kontratat tona të punës, por dhe me Memorandumin që grupi WAZ ka nënshkruar me OSBE-në, lidhur me mënyrën se si veprohet kur tentohet që të ndryshohen pikat kyçe të një media që ndikojnë në politikën editoriale. Por më flagrante është reagimi i tyre pas ankesës sonë. Nëse i hidhni një sy përgjigjes e vetmja fjali e qartë, është fjalia e parafundit ku thuhet shprehimisht se "Interesat tona të biznesit janë ato që përcaktojnë të gjitha politikat, përfshirë këtu dhe aktivitetin redaksional". 73 Intervistë me Enkela Qinami, ish drejtore e programacionit Albanian Screen, AS, 12 shtator Telenovelat turke nisën transmetimin për herë të parë në Shqipëri në 2011, ndërkohë që në vende të rajonit të Ballkanit kishin filluar pak vite me parë. 34

39 krijoi solli tendencë në orientimin e audiencës. (Tërheqja e audiencës ndaj tyre ishte e provuar më parë në vendet e Ballkanit, dhe rezultoi e tillë edhe në Shqipëri.) Përfshirja e këtyre telenovelave i solli këtij televizioni shikueshmëri dhe imazh tek audienca, siç shprehet edhe Enkela Qinami, drejtore e programacionit, në atë kohë, në AS. Sulejmani i Madhërishëm është produkti i dëshiruar nga kompanitë. Për këtë serial u mendua dhe një plan marketingu i përshtatshëm. Nisja e transmetimit të tij në të njëjtën kohë në të gjitha vendet, u shoqërua me një premierë në kinema, që ndihmoi sponsorët të njihen me produktin dhe cilësinë e tij. Publiciteti gjatë transmetimit të serialit është ekskluzivitet i sponsorëve dhe është vepruar në këtë mënyrë: së pari, që të mos bëhet i mërzitshëm nga ndërprerjet e gjata publicitare dhe, së dyti, të përkonte me strategjinë që televizioni ka dashur t u japë klientëve. Është produkti më i shtrenjtë, momentalisht në transmetim. 75 Ndikimi tjetër i madh në programacion, si pasojë e ndryshimit të pronësisë, u vërejt në televizionin News 24, me kalimin nga Edisud Radio-TV sh.p.k. te Focus Group sh.p.k. Ky televizion kishte kronikën si pikën e tij të fortë dhe ajo vazhdon ende të jetë përparësi e këtij televizioni. Por, nga njëri sezon në tjetrin, televizioni ka shtuar emisionet, duke e ndryshuar profilin nga tërësisht lajme, në shikime edhe më të thella të problematikave. Sikurse shprehet drejtori i News 24, [...] video është bërë prioriteti i lajmeve [...]megjithatë nuk ka emision pa pasur brenda lajmin. Emisionet dosier, kulturore, sociale apo investigative janë të gjitha që prodhojnë informacion. 76 Televizioni ka tashmë programe të tilla si Diplomatikus, Njerëz në fokus, Të bësh ekonomi, Panteon, Në Tempull, Klinika 24, Natë me Xhaxhiun, Kështu ka ndodhur që nuk i ka pasur para se të ndryshonte formën e pronësisë, por që janë formate të ngjashme me ato të një televizioni gjeneralist. Programi është shtuar dhe është zgjeruar, duke ruajtur edhe emisionet e tjera të mëparshme si Xhungël, Arratia e peshkut të kuq, Vila 24, etj. [...] tani është e vështirë të gjesh kohë transmetimi e ritransmetimi për të gjitha këto. Në raport midis lajmeve dhe emisionet, gati gjysma e programit janë lajmet, edhe emisionet janë në një format lajm i zgjeruar, me temat kryesore të kronikave të ditës që kanë sjellë në vëmendjen e gazetarëve. Televizioni ka përfshirë edhe programe të huaja, por të përshtatura për natyrën e programacionit tonë, të tilla si emisionet e lajmeve të Deutche Welle si edhe emisionin ditor Ditari të Zërit të Amerikës Moda e Telenovelave turke Revista MONITOR, , gjithashtu edhe në faqen online 76 Intervistë me Kasem Hysenbelliu, Drejtor i Përgjithshëm, News 24, 15 mars Intervistë me Anduena Manushi, Drejtore e Programacionit, News 24, 16 mars

40 Televizioni News 24 ka sot rreth 23 programe, ku 60% e tyre janë të reja, krahasuar me vitin 2011, kur ndryshoi struktura programore. E gjithë kjo u lidh me thithjen edhe të figurave të afirmuara në televizion, por nga ana tjetër ne jemi përpjekur të krijojmë edhe fytyrën e re të News 24, me gazetarë të rinj dhe të përpiqemi t i mbajmë ata, duke krijuar një frymë shumë pozitive bashkëpunimi me stafin. 78 News 24 ndryshoi edhe formatin dhe faqosjen e ekranit të transmetimit, duke shtuar pjesën e shfrytëzueshme për lajme, [...] pasi nga formati i ekranit dhe paraqitjes grafike, duke vendosur tre rreshta për leximin e lajmeve dhe duke bërë diferencimin e tyre në ekran. TV kur ne e morëm nuk ishte format i kohës. Po kështu, News 24 është sot televizioni që është tërësisht në formatin High Definition (full HD), në sajë të një investimi mjaft të madh në teknologji që ne bëmë. 79 Duke e vlerësuar prodhimin e programeve në televizionet shqiptare, Adi Krasta, një prej drejtuesve të njohur televizivë, shprehet se, Një pjesë e mirë e programeve janë dukshëm të varfër financiarisht. Nuk kalojnë sitën e vlerësimit paraprak. Nuk praktikojnë regjistrimet pilot dhe vlerësimin e kritikës. Programet në Shqipëri janë të rrëmujshëm, pa shije të kolauduara dhe me vendime pothuaj diktatoriale personale të atyre që japin apo gjejnë financimin. 80 Elementët e programimit Përvoja e hartuesve të programacioneve në televizionet në vend në këto vite ka sjellë edhe disa praktika që, siç shprehet Pandi Laço, një prej drejtuesve të parë të programacionit të televizioneve private në Shqipëri, janë më tepër ndjeshmëri në raport me tregun mediatik dhe reklamuesit sesa të vërteta shkencërisht të provuara Disa formate programesh kanë humbur në tregun mediatik komercial, me stacionet televizive, që mbështeten nga reklamat. Të tilla, si formatet e dikurshme të emisioneve shkencore, reportazhi, etj nuk janë më në tregun mediatik dhe ende nuk dihet nëse do të rinisin. Ky është perceptimi i pothuajse një pjese të madhe të hartuesve të programacionit televiziv dhe i gazetarëve të njohur në tregun 78 Intervistë me Kasem Hysenbelliu, Drejtor i Përgjithshëm, News 24, 15 mars Po aty. 80 Godole, Jonida, Nuk jam entuziast për TV në Shqipëri - Intervistë me Adi Krasta, European Journalism Observatory, parë më 15 janar Informacion nga intervistat me pjesëmarrësit në studim. Shih listën e intervistave anekset në fund të punimit. 36

41 mediatik në vend. Enkela Qinami, ish drejtore e programacionit në Albanian Screen, shprehet: Blemë nga RAI rreth 30,000 euro programe opera, por asnjëra nuk u shit në marketing. Sulejmani i Madhërishëm ishte i pari që u shit dhe mbuloi shpenzimet e veta. Ndonëse duke e menduar me kohën, në fillim të vitit 2010, ne mendonim që nuk do të merrnim telenovela, megjithëse Sulejmani i Madhërishëm nga kompanitë prodhuese turke nuk konsiderohet telenovele, por një film-serial Debatet politike janë gjithnjë të suksesshme, ato ndiqen, thithin audiencë dhe çdo televizion ka nevojë, patjetër, të ketë një debat të tillë. Megjithëse, është pothuajse i njëjti grup të ftuarish në të gjitha debatet politike. 3. Emisionet për fëmijë, të pakombinuar me elementë të gjinive të tjera, përgjithësisht nuk shesin, siç shprehet Enkela Qinami, ish drejtore e programacionit në Albanian Screen. Ne u përpoqën të fusnim disa emisione për fëmijë, madje edhe me lojëra si mënyrë për të tërhequr audiencën dhe, bashkë me të, edhe reklamën, por programet për fëmijë nuk shiten. Programi Agjenti sekret Easy, që ishte një program loje, u ble si patente dhe fëmijët bënin prenotime. Kishte pa fund telefonata për të luajtur, kishte radhë për fëmijët që të merrnin në telefon në emision dhe të luanin me lojën, por nuk kishte mundësi sepse nuk kishte marketues që të shisnin. Prandaj emisioni u mbyll. Kjo lidhet edhe me faktin që vendimet për blerje i bëjnë mamatë e fëmijëve dhe jo vetë fëmijët. 83 Trajtimi këtu nuk përfshin emisione si Gjeniu i vogël, i TV KLAN apo 1001 Pse, i Top Channel, sepse ato janë klasifikuar më tepër në gjininë e spektaklit për fëmijë. Përzgjedhja programore dhe struktura e programeve të televizioneve përcaktohet edhe nga disa faktorë rregullativë apo administrativë. Kjo është më e ndjeshme në televizionin publik, për shkak të misionit të veçantë, megjithatë, edhe televizionet private influencohen në strukturat e tyre programore nga legjislacioni për median, për kategori të veçanta programesh, për grupe të margjinalizuara etj. Studiues të ndryshëm kanë dhënë analizat e tyre, duke argumentuar sesi zhvillohet realisht programimi i televizionit. Përgjithësisht, ata bien dakord në faktin se ai është proces kompleks i vendimmarrjes përmes përzgjedhjes, skedulimit, promocionit dhe i modifikuar nga procesi i vlerësimit. 82 Intervistë me Enkela Qinami, ish drejtore e programacionit Albanian Screen, AS, 12 shtator Po aty 37

42 Siç e cilëson Eastman dhe Ferguson 84, përzgjedhja e programeve është ndër faktorët kryesorë që influencon programacionin televiziv. Ajo lidhet me ofertën që tregu mediatik ka për produkte të gatshme televizive, formate që mund të prodhohen duke ndjekur një shembull, si edhe atë që është më kryesore, për talente televizive. Këto të gjitha kanë një kosto dhe nën to ekziston gjithnjë rreziku financiar, që mund të sjellë testimi i ideve për programe të reja dhe rritja e vazhdueshme e kostos për orë të një prodhimi televiziv kur synohet të prodhohen programe cilësore. Përzgjedhja lidhet edhe me zakonet e audiencës, mundësia për të thithur talente të reja, për të eksperimentuar me tendencat dhe risitë, si edhe diferencimi i programacionit. Audienca, që ndjek programet e një fashe të caktuar orare, p.sh. programet kryesore të darkës, prime-time, në një televizion të caktuar, në zgjedhjen e saj ndikohet nga programet e televizioneve konkurruese, nga numri i shikuesve që janë trashëguar nga programet e mëparshme, nga vazhdimësia dhe ngjashmëria që kanë programet njëri pas tjetrit. Të gjithë këta faktorët analizohen kur bëhet skedulimi i programeve, sipas ditëve dhe orëve të caktuara. Disa nga faktorët ndikues në skedulimin e programeve, sipas Eastman dhe Ferguson 85 janë: (i) Në se programi vendoset midis dy programeve të caktuara, duhet studiuar tipologjia e këtyre dy programeve; (ii) Në se programi vendosen njëri pas tjetrit, atëherë cilat janë shifrat e audiencës së programit të mëparshëm; (iii) A është programi i përshtatshëm me strukturën ditore, kohore të transmetimit; (iv) Çfarë transmetojnë televizionet konkurrente në këtë fashë orare. Nga autorët e huaj cilësohet teknika Hammocking 86, që e ndërton skedën e programit kur një program jopopullor, jo shumë i ndjekur, vendoset në skedë midis dy programeve shumë të suksesshme, me shpresën se shikuesit që njohin oraret dhe ndjekin programin e parë, do të vazhdojnë të ndjekin edhe programin e dytë, ndërkohë që e dinë që, pas tij, vjen një tjetër program i suksesshëm televiziv. Kjo teknikë cilësohet mjaft e përshtatshme për t u përdorur nga televizioni publik, për programet me vlera edukuese, por me pak audiencë. Duke i vendosur ato midis dy programeve me shikueshmëri të lartë, atëherë shikuesit do të ndjekin edhe këtë program. Teoritë për sjelljen e audiencës nisen nga perceptimi se audienca përgjithësisht e ka të vështirë të ndërrojë kanalin vetëm për një program, për një fashë orare dhe, për rrjedhojë, qëndron në të njëjtin kanal. Studimet tregojnë se audienca trashëgohet më shumë në zonën prime-time dhe, shumë më pak, jashtë kësaj zone. Rëndësinë e audiencës që trashëgohet në emisione e pranon edhe producenti dhe drejtuesi i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu 87, kur thotë se [...] kam kërkuar nga TV Klan që emisioni para meje, pararendës, të jetë i mirë, me 84 Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. Media Programming, Strategies and Practices, 9th ed. By Wadsworth Publishing Company, Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. Media Programming, Strategies and Practices, 9th ed. By Wadsworth Publishing Company, Sipas origjinalit në anglisht: Hammocking, Blocking, Compatibiliy, Ranking, Inherited viewing, Competition (sipas origjinalit në anglisht, 2012:26) 86 Danesi, Marcel, Dicionary of Media and Communication (2009) M.E. Sharpe Inc. London UK. Gjithashtu edhe në Dictionary of video and television technology (2002) Elsevier Science USA http 87 Intervistë Blendi Fevziu, 26 dhjetor

43 shifra të larta të audiencës. Kjo pasi ulja e audiencës nga një emision jo fort i ndjekur, i kërkon emisionit tim minuta që të marrë ritmin e audiencës normale të emisionit. Efektivitetin e promocionit në rritjen e audiencës e ndjejnë edhe hartuesit e programeve televizive shqiptare. Në pothuajse të gjitha ndërprerjet e programeve, për reklamat komerciale, ka disa promocione për prodhimet e vetë televizionit ose transmetime programesh të blera. Promocionet... pas pak ;... sonte ;... këtë javë ;... së shpejti. Në një javë të zakonshme të sezoneve televizive, Vizion Plus TV ka rreth 60 mesazh promocionale për programet e saj gjatë ditëve të javës dhe në fundjavë ato shkojnë në mbi 90 mesazhe promocionale. Fillimi i transmetimit të promocioneve të emisioneve premierë nis minimalisht 45 ditë më parë me afërsisht 4 promo në ditë, dhe rritet progresivisht me afrimin e kohës së transmetimit. 88 Faktorët për një promovim të suksesshëm janë, ndër të tjera, edhe koha kur jepet spoti në program, sa shpesh transmetohet ai, sa tërheqës është ky spot, mënyra e ndërtimit të tij, grafikët, sa kohë më parë se të fillojë programi jepet spoti. Në tregun mediatik në vend, me lindjen e televizioneve të reja, janë evidentuar edhe mënyra të reja promovimi të programeve televizive, të panjohura në Shqipëri deri në atë kohë. Ilva Tare emisionin e saj Tonight, në Ora News e promovoi në mënyrë shumë të ndryshme. Ajo kthehej në ekran, te publiku shqiptar pas një mungese prej 4 vitesh. Siç thekson I. Tare [...] Kështu që promovimi vetëm brenda kanalit televiziv, nuk do të ishte shumë efektiv dhe duhej një shfaqje më e gjerë për publikun. 89 Promovimi i saj për mbi një muaj, në shumë billborde nëpër qytet dhe reklama në fasadën e jashtme të autobusëve urbanë në Tiranë duket se e dha rezultatin e saj. Kjo varet edhe nga buxheti i promocionit që televizioni cakton, por për emisionin që unë fillova ishte shumë rezultativ. 90 Televizioni Agon Channel, përpara fillimit të transmetimit të tij, nisi një fushatë promovuese me portretet e figurave kryesore televizive, që do të ishin pjesë e strukturës së tij programore. Këto shfaqeshin në billborde, në makinat e tij dhe me mjete lëvizëse, që promovonin stacionin televiziv në periudhën Televizioni hynte për herë të parë në një treg mediatik që ishte i mbushur me media dhe natyrisht, duhej të shfaqej dhe të reklamohej se cili ishte televizioni, cilët do të ishin figurat e tij kryesore, që do të shfaqeshin në ekran. 91 Një promovim të ngjashëm zhvillon televizioni A1 Report në linjat e autobusëve urbanë në qytetin e Tiranës. Sipas Arjan Filopani kjo është një metodë e mirë për të tërhequr vëmendjen e audiencës dhe madje pa kosto. 92 Monitorët në brendësi të autobusëve urbanë, në disa linja japin pjesë nga videot me kuriozitete apo lajme shkencore, të cilat 88 Intervistë me Ilir Dyrmishi, Drejtor Promocioni Vizion Plus, tetor Intervistë me Ilva Tare, realizuese dhe moderatore e Tonight Ora News, 18 dhjetor Po aty 91 Intervistë me Drini Jasa, Drejtor i Programacionit në Agon Channel 10 mars Intervistë me Arjan Filopani, menaxheri i reklamës A1Report, 12 janar

44 mbajnë edhe logon e A1 Report. Këto video janë transmetuar më parë edhe në emisionin World Report të këtij televizioni dhe audienca e identifikon lehtësisht nëpërmjet logos së televizionit që shfaqet në ekran. Vlerësimi është gjykimi për cilësinë dhe audiencën e arritur nga një program i caktuar, pasi, siç e cilëson Eastman dhe Ferguson 93, industria televizive është gjithnjë në gjendje ndryshimi dhe lëvizje të vazhdueshme. Programuesit kanë vërejtur se, sidomos audienca rinore, mjaft e preferuar për producentët e programeve tenton të mërzitet shpejt me një format dhe kërkon gjithnjë gjëra të reja, formate televizive, etj. Kështu, cilado qoftë arsyeja e këtyre nevojave për ndryshim, feedback, pra, marrja e mendimeve nga procesi i vlerësimit është shumë i nevojshëm për hartuesit e programeve televizive. Hartuesit dhe producentët e mediave televizive në Shqipëri, të televizioneve kombëtare dhe disa prej televizioneve rajonale me audiencë të konsiderueshme, vlerësojnë se, ndër të katër pjesët kryesore në modelin e hartimit të programit, përzgjedhja dhe promovimi përbëjnë pjesët më të rëndësishme në hartimin e tij. Kështu, Anduena Manushi, drejtuese e programacionit në News 24 vlerëson se në skedulimin e programeve ndikon më shumë konkurrenca me të kanalet e tjera dhe profili i emisionit. News 24 promovon emisionet e tij jo vetëm brenda televizionit, në programet informative, por edhe me marketing të kryqëzuar në faqen online Balkanweb dhe gazetën Panorama, pjesë e të njëjtës kompani mediatike. Në dy ditët në prag të transmetimit të programit, ne bëjmë promo 5 herë në ditë për programet, duke arritur në 12 minuta promocion ditor të programeve. 94 Gjergj Mema, drejtues i programacionit në TV Vizion Plus, në raportet për ndikim në audiencë i jep shumë më tepër rëndësi përzgjedhjes dhe rendit: Përzgjedhja 50%, Skedulimi 25% dhe Promovimi 25%. 95 Albert Dumani, drejtues i programacionit në Klan TV, ruan të njëjtin raport duke i dhënë përsëri përzgjedhjes ndikim më të madh në audiencë. Ai thekson se promovimi i prodhimeve të vetë televizionit, apo edhe i blerjeve të reja të huaja, nis që rreth 40 ditë më parë. Televizioni Klan ka 20 blloqe promocioni në ditë dhe një promocion programi zgjat deri në 45 sekonda. 96 Edhe televizioni SCAN, megjithë natyrën e tij të dedikuar më shumë programeve ekonomike ka të njëjtën renditje të elementëve: Përzgjedhja 50%, Skedulimi 25% dhe Promovimi 25%. Albana Qirjako, drejtuese e programacionit shprehet se përzgjedhja e programeve bëhet nga grupi drejtues dhe është pjesa më e rëndësishme në suksesin e programacionit tonë Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. Media Programming, Strategies and Practices, 9th ed. By Wadsworth Publishing Company, Sipas origjinalit në anglisht Design Styles, Tolerance level, Audience share, Gendre trendes, Stock value, Technology, 2012, f Intervistë me Anduena Manushi, Drejtore e programacionit, News 24, 16 mars Intervistë me Gjergji Memo, drejtor programacioni, Vizion Plus 11 mars Intervistë me Albert Dumani, drejtor programacioni, KLAN TV 18 mars Intervistë me Albana Qirjako, drejtore e programacionit, SCAN TV, 12 mars

45 Në grafikun më poshtë shihet se pothuajse të gjithë televizionet i japin një rëndësi mjaft të madhe përzgjedhjes së programeve, por ato ndryshojnë shumë te pesha specifike që i japim skedulimit dhe promocionit të programeve televizive. Grafik 5: Raportet midis elementëve të programimit në disa televizione shqiptare. 98 (%) Përzgjedhja Skedulimi Promovimi 10 0 TV Klan SCAN TV News 24 A1 Report TVSH Vizion Plus Në një total ku të tre faktorët përzgjedhja, skedulimi dhe promocioni përbëjnë 100%, TVSH i kushton vetëm 20% promovimit të programeve të veta brenda strukturës së saj programore, që është edhe përqindja më e ulët krahasuar me televizionet e tjera gjeneraliste apo informative. Ky është edhe një tregues i konkurrencës për audiencë dhe i mënyrës së thithjes së publikut drejt programeve televizive. Kjo shpreh edhe diferencat në fizionominë e programacioneve televizive. Pirateria e programeve televizive Në strukturën e programeve televizive në Shqipëri, ndikim të madh ka edhe respektim i ligjit në mbrojtje të së drejtës së autorit dhe transmetimi i programeve të piratuara. Kjo ka qenë më e pranishme sidomos në vitet e para të fillimit të transmetimeve televizive të televizioneve private, sidomos me shtrirje lokale dhe, më pas, edhe të televizioneve me licence kabllore. Ekzistenca e programeve televizive të transmetuara, pa blerje të ligjshme të të drejtave të transmetimit, pranohet pothuajse nga të gjitha televizionet private në fillesat e transmetimit të tyre. Kjo dukuri ishte shumë e shfaqur sidomos për programet muzikore dhe filmat e huaj, që në vitet e para të transmetimit, zinin edhe pjesën më të madhe të kohës në transmetim. Përqindja mesatare javore e filmit dhe e dokumentarit të huaj në vitet , për dy televizionet kombëtare private luhatej deri në rreth gjysmën e kohës totale të transmetimit. 98 Sipas intervistave të zhvilluara me drejtues të programacionit në disa televizione në vend gjatë vitit 2014 (respektivisht A. Dumani, A. Qirjako, A. Manushi, A. Filopani, E. Kadisi, Gj. Memo sipas listës në anekse) 41

46 Në Ligjin nr. 8410, datë , Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, në nenin 40/1 Detyrimi për depozitimin e dokumentacionit të së drejtës së transmetimeve", parashikohet jo thjesht transmetimi i programeve të blera në mënyrë të ligjshme, por edhe depozitimin e dokumentacionit përkatës në KKRT. 99 Duke u bazuar mbi këtë ligj, në vitin 2003, KKRT aprovoi një rregullore, e cila përcakton procedurat dhe mënyrat e dorëzimit të dokumentacionit, lidhur me të drejtat e transmetimit pranë KKRT-së. 100 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit në fillimet e punës së tij kishte mungesa në elementët e nevojshëm për të luftuar transmetimin e programeve pirate. Përpjekjet e KKRT-së për të minimizuar fenomenin e piraterisë në transmetimet televizive u zgjeruan pas miratimit të Ligjit nr. 9124, datë , Për disa shtesa në Ligjin nr. 8410, datë , Për radion dhe televizionin publik dhe privat në RSH. Siç evidentohet në Raportin Vjetor 2004 të KKRT, 101 ajo mori një grup masash për: Hartimi dhe miratimi i rregullores për depozitimin e dokumentacionit përkatës për të drejtat e transmetimit; Organizimi i monitorimit të vazhdueshëm të programeve radiotelevizive në Studion e Monitorimit dhe nëpër rrethe; ndërgjegjësimin për luftën kundër piraterisë televizive me njoftime, spote, intervista publike në media, etj. Siç raporton vetë KKRT në Kuvend [ ] Ndoshta në kohën e daljes së ligjit për të drejtën e transmetimit ende operatorët radiotelevizivë në Shqipëri nuk qenë aq të përgatitur për të sjellë programe të vetat konkurruese dhe atëherë u shfaq një lloj boshllëku. Përpjekjet e para të KKRT lidheshin sidomos me operatorët televizivë me sinjal transmetimi në Tiranë dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2004, [ ] pjesa më e madhe operatorëve transmetuan programe të ligjshme. Disa raste përjashtimore u përballën me sanksione dhe gjendja u stabilizua. 102 Një tjetër drejtim i programeve televizive pirate, ishin operatorët televizivë të licencuar nga KKRT si transmetime kabllore. Funksioni i 99 Ligji nr. 8410, datë , Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, neni 40/1: "Operatorët radiotelevizivë transmetojnë programe të prodhuara nga ata vetë, në bashkëprodhim me të tjerë, me marrëveshje me kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi. Operatorët radiotelevizivë detyrohen të identifikojnë, me figurë ose me zë, si dhe të dokumentojnë programet e përcaktuara në paragrafin e parë, duke përcaktuar llojin e programit, realizuesin dhe zotëruesin e pronësisë mbi programin. Operatorët radiotelevizivë të licencuar detyrohen të depozitojnë pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dokumentacionin që vërteton se zotërojnë të drejtën e transmetimit të programeve me marrëveshje me kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi" 100 Vendimin nr. 165, datë Rregulloren Mbi depozitimin e dokumentacionit për të drejtën e transmetimit : Të gjithë subjektet radiotelevizivë të depozitojnë pranë KKRT-së dokumentacionin e të drejtës së transmetimeve të programeve radiotelevizive, qofshin këto programe të prodhuara vetë, në bashkëprodhim me të tjerë apo me marrëveshje (kontrate shitje, shkëmbimi, dhurimi). Kur është e nevojshme, duhet të depozitohet dhe marrëveshja origjinale nga e cila buron e drejta e shitjes, shkëmbimit apo dhurimit. 101 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor Po aty 42

47 tyre nuk ishte të konkurronin me televizionet në transmetim tokësor, por ato arrinin t u merrnin televizioneve tokësore programet dhe t i transmetonin pa asnjë lloj marrëveshje, dhe kjo edhe për [ ] mjaft programe të blera, pra me të drejta ekskluzive transmetimi 103 nga televizionet e licencuara në transmetim tokësor. Pirateria u vërejt në fillim me futjen në treg të shërbimeve radiotelevizive numerike tokësore dhe satelitore, të paparashikuara në ligj dhe të paautorizuar sipas ligjit, duke krijuar një reagim negativ nga disa operatorë [ ] deri atje sa të dalë në transmetim në kanalin 29, më , edhe një operator i panjohur, kuptohet i paligjshëm, me logon kundrapunt Digital Pirat. 104 Miratimi, në prill 2005, i Ligjit Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të shtoi bazën ligjore për të mbështetur përpjekjet kundër piraterisë së programeve televizive. Në këtë vit KKRT filloi krijimin e një baze të dhënash për të gjithë kontratat që operatorët radio-televizivë lidhnin me distributorë të ndryshëm, duke bërë të mundur krahasimin e të dhënave dhe ndjekjen e zbatimit të kushteve të kontratave. Deri në fund të dhjetorit 2006 në KKRT u depozituan kontratat për të drejtën e transmetimit të 3955 filmave artistikë dhe televizivë, për 800 dokumentarë, rreth 60 telenovela dhe 170 kontrata për transmetim ndeshjesh apo veprimtari sportive. Pjesa e kontratave të filmave artistikë dhe televizivë përbën rreth 70% të të gjithë numrit të kontratave të depozituara. 105 KKRT e quajti këtë një arritje, duke e cilësuar se: [ ] nga të gjithë operatorët televizivë qendrorë janë eliminuar transmetimet e paligjshme. Pirateria ekziston ende në programet e transmetuara nga subjektet që operojnë në periferi, e që janë larg mbikëqyrjes dhe monitorimit të KKRT-së. 106 KKRT bashkëpunoi me Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit, e cila duhej të regjistronte dhe certifikonte prodhimet televizive të blera nga transmetuesit televizive dhe, më pas, ato të depozitoheshin në KKRT. Por me gjithë përpjekjet e të dy institucioneve, situata e piraterisë televizive ka vazhduar edhe më tej. Edhe në vitin 2009, kur fenomeni pirateri në ekranet radiotelevizive mbetet ende i pranishëm, sidomos në operatorët radiotelevizivë kabllorë dhe operatorët radiotelevizivë analogë vendorë, sinjali të cilëve nuk kapet nga studioja e monitorimit në KKRT. Pjesa dërrmuese e programeve që transmetohen nga operatorët radiotelevizivë kabllorë janë pa të drejta transmetimi. Aktivitetet sportive ndërkombëtare (Champions League, si dhe kampionatet Seria A, Bundesliga, Premier League, Primiera Divizion etj), janë programe televizive që piratohen më së shumti nga operatorët kabllorë dhe për të cilat subjekte të tjera në Republikën e Shqipërisë gëzojnë të drejtat e transmetimit të tyre Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor Po aty 107 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor

48 Pas vitit 2009, KKRT rriti kontrollet e inspektimet dhe, për rrjedhojë, edhe sanksionet e marra për shkeljet e konstatuara në të drejtat e transmetimit. Tabela 7: Sanksioni Sanksionet e vendosura nga KKRT për mosrespektim të të drejtave të autorit (numër) Gjobë Paralajmërim Megjithatë, edhe në vitin 2013, problemi i transmetimit me shkelje të respektimit të të drejtave të autorit, ka vazhduar. Studioja e monitorimit në AMA, me kapacitetet e saj nuk mund të monitorojë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari radio dhe televizive. Kjo studio monitoron vetëm subjektet që operojnë në zonën Tiranë-Durrës. 108 Në vitin 2013 puna për të drejtat e autorit është shtrirë edhe për pjesë të programeve, jo vetëm për emisione të plota. KKRT vazhdon t u kërkojë subjekteve, që ushtrojnë veprimtari radiotelevizive, nënshkrimin e kontratave me agjencitë e licencuara të administrimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilat janë përfaqësuese të ligjshme të autorëve/titullarëve të së drejtës Audienca e televizioneve, efektiviteti i matjeve të saj, a është menaxhimi i shifrave të audiencës mbizotërues mbi programacionin televiziv Eastman & Ferguson kanë vlerësuar se janë pesë grupe të mëdha të teknikave që përbëjnë bazën për arritjen e audiencës, në një ambient mediatik që është në ndryshim të vazhdueshëm: Përputhshmëria; (ii) Krijimi i zakoneve rutinë; (iii) Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve që audienca bën në një program të caktuar; (iv) Ruajtja e burimeve të programit; dhe (v) Gjerësia e audiencës së cilës i drejtohet programi Autoriteti i Medias Audiovizive, Raporti Vjetor Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. Media Programming, Strategies and Practices, 9th ed. By Wadsworth Publishing Company, Sipas origjinalit në anglisht Design Styles, Tolerance level, Audience share, Gendre trendes, Stock value, Technology, 2012, f. 26. Përputhshmëria Përcaktimi i orareve të programeve në mënyrë që ato të përshtaten me oraret e aktiviteteve të ditës që audienca ka. Vendosja e programeve në fasha të ndryshme orare, tenton të synojë sa më saktësisht përputhshmërinë më oraret ditore të aktivitetit jetësor të individëve dhe familjes si bërthamë e audiencës. Krijimi i zakoneve rutinë Janë disa orare që janë bërë rutinë, dhe audienca është e mësuar me këto tashmë. Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve që audienca bën në një program të caktuar - kjo bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi shikuesit kanë një liri të madhe për zgjedhje. Kur shikojnë programet televizive në shtëpi audienca është më shumë e ndikuar nga inercia e telekomandës. Kjo do të thotë se njerëzit përgjithësisht i ndryshojnë kanalin televiziv nëse ky veprim stimulohet nga ndonjë kategori e veçantë për ndryshim. Studiuesit kanë përcaktuar disa emërtime të mënyrës se si audienca e përdor telekomandën e televizionit në përzgjedhjen e programeve: Grazing = gjuetia me lëvizjen e butonave lart e poshtë deri sa diçka të kapë vëmendjen; 44

49 Në Shqipëri, ndjeshmëria dhe përpjekjet për matjen e audiencën kanë filluar pas viteve 2000 dhe sidomos pas zgjerimit të tregut televiziv edhe me patentat e blera nga programet ndërkombëtare. Studimit të audiencës i është kushtuar gjithnjë e më shumë vëmendje edhe nga televizionet publike. Për disa kohë televizionet publike nuk i kushtuan rëndësi numrave që studimet e audiencës prezantonin, duke e lënë garën e shifrave vetëm te stacionet private. Por, siç e cilëson Eastman & Ferguson, ky pikëvështrim nuk është realist. Blendi Fevziu, ndër gazetarët e parë, që bëri kalimin nga shtypi i shkruar, në një program javor politik, E diela debat, në 1997, në televizionin shtetëror të kohës, e vlerëson mungesën e konkurrencës në atë periudhë kur shprehet: Televizioni ishte shtetëror në atë kohë dhe nuk kishte konkurrencë. Në shtypin e shkruar ne kishim konkurrencë të fortë, kush do të kishte një shkrim më të mirë, si do të bënim një titull që do ta shiste gazetën, kurse në televizion, koncepti i shitjes së emisionit nuk ishte akoma, nuk vlente ky koncept, mjaftonte të hyje në studio dhe çdo gjë ishte atje. 110 Studimet e audiencës dhe matjet e shifrave të shikueshmërisë ende në 2013 nuk janë të standardizuara dhe të pranuara nga të gjitha mediat. Por fillesat e matjeve janë mjaft herët në vitin 2002, me një studim të Institutit të Sondazheve dhe të Opinioneve të mbështetur nga USAID. Studimi u krye në 14 rrethe të Shqipërisë. 111 (Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lushnje, Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë,). Studimi kishte në bazë, familjen, dhe si njësi kohore, javën. Metodologjia ishte mbajtja e shënimeve në një ditar për kanalet e ndjekura, sipas ditëve dhe fashave orare. Lista përmbante 47 stacione televizive, duke përfshirë edhe ato që ishin lokale. Tabela 8: Shikueshmëria e televizioneve, sipas kampionit për të gjitha rrethet, shtator Televizionet Shikueshmëria (në %) TV Arbëria 8.2 Gjeli Vizion 1.3 TV Klan Flipping = ndryshimi midis vetëm dy kanaleve sa nga njëri tek tjetri; - Zapping = ndryshimi i kanalit për të shmangur reklamat; - Zipping = kalimi me shpejtësi i një programi të regjistruar për të arritur tek pjesa më interesante apo shmangur reklamat. Ruajtja e burimeve të programit Televizioni harxhon shumë shpejt materialet e prodhuara, dhe për këtë arsye duhen ruajtur këto programe dhe mundësi. Për këtë arsye herë pas herë televizionet propozojnë ripërdorime të disa materialeve, Ndonjë herë në formatet e përmbledhjeve të përzgjedhura (eng. the best of) Gjerësia e audiencës së cilës i drejtohet programi koncepti shoqërohet me brezat sociale të shoqërisë të cilët kanë interesa për programet e caktuara televizive. 110 Intervistë Blendi Fevziu, 26 dhjetor Pici, Adlej, Media 2002, Botim i Instituti i Sondazheve dhe Opinioneve, 2002, faqe Po aty 45

50 TV Koha 1.0 News Shijak TV 2.7 Telesport 3.2 Teuta TV 2.2 Telenorba Shqiptare 11.3 Top Channel 11.9 TVSH 17.1 Vizion Plus 3.4 Ndonëse treguesit e mësipërm kishin të përmbledhur të gjitha rrethet dhe janë të mesatarizuar, sërish japin një pasqyrë të përgjithshme si ishte e shpërndarë audienca në vitin Sipas shifrave të publikuara në studim, në varësi të fashave orare, vërehet se në programet e mëngjesit, sidomos në fashat orare 07:00 08:00, përqindjet më të larta të shikuesve i merr TV Teuta në ato rrethe ku sinjali i saj arrin, respektivisht Tirana e Durrësi që në vartësi të ditëve të javës luhatet nga 25-40% të të gjithë shikuesve. Ndërsa në rrethet e tjera shikueshmëria ndahet midis TV Klan, TVSH dhe TOP Channel. Sërish, kjo varet edhe nga rrethet ku arrin sinjali i këtyre dy stacioneve private. Televizionet kanë shikueshmëri më të lartë të tyre në fashat orare të edicioneve të lajmeve. Televizioni TVA, ndonëse është një televizion me shtrirje kombëtare ndiqet më pak se TOP Channel, që ishte televizion me shtrirje rajonale në vitin 2002, dhe kjo tendencë është e shprehur në të gjitha fashat orare. Rezultatet janë pak a shumë të ngjashme edhe në vitin 2003, tendenca është e njëjtë. Një tregues për t u konsideruar është se televizionet lokale të rretheve, nuk arrijnë të afrohen në shifra shikueshmërisë së televizioneve kombëtare private apo edhe TVSH-së i cili është ende mjaft i shikueshëm. Kështu, në Berat, televizioni lokal Onufri ka një shikueshmëri prej 1-3% dhe vetëm pas orës 20:30 ka shikueshmëri 6-7%. E njëjta situatë është për televizionet Dardan, Egnatia apo Skampa në Elbasan, që kanë audiencë disa herë më të ulët se TVSH, Klan dhe Top Channel. Lidhja e medias me audiencën ka edhe një krah tjetër, ndikimin e medias mbi audiencën nëpërmjet konceptit të njohur si krijimi i axhendave (Eng. agenda settings) i diskutuar nga mjaft studiues. Kjo përcaktohet si ideja që temat e rëndësishme janë ato për të cilat flet media. Pikat themelore të konceptit të ndërtimit të axhendave u dhanë në librin e Walter Lippman Opinioni Publik, të botuar fillimisht në vitin Një kapitull të veçantë ai e titullon Bota jashtë dhe imazhi në mendjen tonë (Eng. The world outside and the pictures in our heads. ) Ashtu siç vëren ai, ajo çfarë ne dimë për botën është kryesisht ajo çfarë media na thotë. Media është burimi parësor i këtij imazhi në mendjen tonë, për botën që është jashtë nesh, një botë e cila për shumë prej njerëzve [ ] është jashtë mundësisë për ta prekur, ta parë apo për ta kuptuar, siç thotë W. Lippman Lippmann, Walter, Public opinion. New York: Macmillan, 1922, f.29 out of reach, out of sight, out of mind. 46

51 Edhe në televizionet shqiptare është krijuar një rreth vicioz, në edukimin e audiencës kryesisht me informacione politike, debate. Ndërsa audienca nga ana e saj, i bën presion medias (nëpërmjet shifrave të audiencës dhe shitjes së spoteve) që të vazhdojë po më këto natyra programesh. Mustafa Nano, raportin e medias me audiencën televizive, e vlerëson kështu: Ne e kemi politizuar audiencën dhe kemi 25 vjet që e bëjmë këtë. [ ] Edhe kur kam folur me redaktorët e gazetave, ata me thonë se këto shesin në publik. [ ] Një tjetër argument është se emisionet politike janë të lehta për t u bërë, pa shpenzime. Dhe programe të tilla nuk janë gazetari, duhet reportazhi real në program, lidhje direkt, por gazetaria e vërtetë kushton, [ ] jo vetëm financiarisht. 114 Në 2013, konkurrenca për audiencën nëpërmjet emisioneve televizive, është e drejtpërdrejtë, në oraret e njëjta të transmetimit. Këtë e ndjejnë sidomos gazetarët e emisioneve politike në oraret prime-time, të cilët, siç shprehet Rudina Xhunga e Shqip, në Top Channel, e ndjekin audiencën jo vetëm në treguesit që mund të jepen nga televizionet, por edhe nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale. [ ] mua më është dashur të përballem me konkurrencë shumë të madhe. Në kohë të ndryshme të transmetimit kam pasur konkurrentë të ndryshëm. Konkurrenti im i drejtpërdrejtë është ajo çfarë në orarin tim kanë televizionet e tjera, dhe në muaj të caktuar përballem me konkurrentë që janë edhe spektaklet. Kanalet e tjera kanë spektakle që marrin një audiencë të jashtëzakonshme dhe mua më është dashur ta ndryshoj totalisht emisionin, të formatoj tema si energjia, pronat, pensionet, kjo edhe për hir të audiencës, ndryshe emisioni bie. 115 Të njëjtin refererim bën edhe Blendi Feziu kur deklaron se interesi dhe matja që ai i bën audiencës janë madje edhe në kohë reale, duke influencuar edhe ritmin gjatë emisionit të tij dhe se konkurrenca është me orarin në të cilën është njëkohësisht në transmetim. Ai thekson se ai e mat audiencën në pjesën më të madhe të vendit, e cila përbën edhe 60% të popullsisë e jeton në zonën urbane. Audienca vlen për të kuptuar se cilat tema kanë më shumë ndjekje, cilët personazhe kanë më shumë ndjekje, të vlen për të kuptuar se brenda emisionit cila vlen. P.sh. ka raste që unë dhe konkurrenti kemi të njëjtën temë dhe ti e sheh si trajtohet, më mirë apo ndryshe. Konkurrencën e kam p.sh. edhe me Dancing with the stars, nuk e zgjedh unë, është ajo që ndodhet në orar të njëjtë me mua Intervistë me Mustafa Nano, drejtues i emisionit Jame Vu 6 dhjetor Intervistë Rudina Xhunga, drejtuese e emisionit Shqip 18 dhjetor Intervistë Blendi Fevziu, drejtues i emisionit Opinion, 26 dhjetor

52 Përzgjedhja e temave, për të debatuar në emisionet politike, referohet nga B. Fevziu është ngjarje e ditës, por edhe më gjerë se kaq. [ ] por, natyrisht ka edhe emisione që bëhen edhe duke e ditur më parë se kanë një audiencë të limituar. Dhe kjo bëhet për seriozitetin e programit dhe të prestigjit të tij. Natyrisht, nuk mund t i bësh këto programe në ditët që ka një ngjarje madhore në vend dhe këtu është sërish roli i audiencës në përcaktimin e tematikave. 117 Ndërsa R. Xhunga thekson se konkurrenca e ka shtyrë të zgjerojë tregun edhe përtej kufijve të Shqipërisë, sidomos në Kosovë. Pas përballjes konkurruese, jo vetëm me emisionin tjetër politik të televizionit tjetër kombëtar Klan, por edhe brenda TOP Channel, kur, siç shprehet ajo, në 2005 me ardhjen e një tjetër emisioni politik në TOP, konkurrenca kishte forma edhe të brendshme. [ ] atëherë mendova një zgjidhje pak më të zgjuar që është riformatimi dhe gjeografia. Në 2005 i kam dhënë gjeografi emisionit, pikërisht për këtë. E çova emisionin në Kosovë. U krijua një treg i ri, pata audiencë tjetër, u shtri gjeografikisht. Mendoj dhe besoj se kjo e çoi edhe televizionin në Kosovë. Unë krijova gjeografi audience dhe ky është sukses, krijon treg dhe e zgjeron atë. 118 Studimi i audiencës në televizionet shqiptare është një dukuri e cila ka ecur edhe paralelisht me rritjen e industrisë së marketingut. Nga kjo industri, televizioni është ai që merr pjesën më të madhe të buxhetit të reklamimin. Të dhënat e Abacus Research tregojnë se në vitin 2004 industria televizive merrte 86.3% të fondit total të reklamimit, ndërsa në vitin 2011, fondi që merrnin televizionet ishte 66.8%, me një rënie më shumë se 20%. Megjithatë industria e reklamave vazhdoi ta rrisë buxhetin e saj në total deri në vitin 2010, kur arriti në 57.4 milion euro në total 119 (si për reklamat në media, ashtu edhe format e tjera të reklamimit me postera, billborde (outdoors). Pas vitit 2011 filluan të shfaqen shenjat e para të krizës edhe në tregun e reklamës, që sollën zvogëlim të buxhetit. Tregu i reklamës, por edhe tregu mediatik tashmë janë në fazën kur duhet të gjejnë një monedhë të përbashkët shkëmbimi për të tregtuar së bashku 120. Matësit e deritanishëm të audiencës në Shqipëri, ndonëse janë të dhëna për të gjitha emisionet e mëdha dhe sidomos ato në prime-time, nuk janë ende të standardizuara dhe të pranueshme njëlloj nga të gjitha mediat. Audienca e tanishme matet në disa forma, nëpërmjet telefonatave, me të cilat vëzhguesit deklarojnë se cilin stacion po ndjekin, apo me një numër mjaft të kufizuar matësish, të vendosur specifikisht në një target grup, që nuk e kalon numrin 350 të matësve Intervistë Blendi Fevziu, drejtues i emisionit Opinion, 26 dhjetor Intervistë Rudina Xhunga, drejtuese e emisionit Shqip, 18 dhjetor Goga. Thanas, The era of cross-platform media and its impact on the market, 2013, faqe Po aty 121 Liperi, Ornela, Si ndahet torta e audiencës në tv shqiptare, Revista Monitor, 28 prill 2014, Tiranë: 48

53 Mungesa e matësve të saktë dhe të vazhdueshëm, me një kampion të mirëfilltë shkencor që do të përfaqësonte pjesën më të madhe të audiencën në vend, ka bërë që edhe programuesit të kenë informacion të pamjaftueshëm në vlerësimin e përmbajtjes dhe, strukturës së tyre programore televizive. Më gjerësisht këtë e cilëson edhe Mustafa Nano, kur shpjegon se matja e audiencës televizive ka për të ndikuar në mbylljen e atyre televizioneve periferikë, lokalë apo televizioneve, që nuk kanë shikueshmëri. Pierre Bourdieu, 122 duke iu referuar si beteja të arbitruara nga audimati, vëren ndikimin e thellë që ka matja e audiencës në të gjithë prodhimtarinë televizive. Ai thekson edhe një anë tjetër që ka sjellë rëndësia e madhe që kanë marrë të dhënat nga matësit e audiencës dhe interpretimit të tyre. Audimati (matësi i audiencës) ka krijuar efektin e veçantë të urgjencës në formë presioni mbi televizionin. Ndikimin dhe presionin e vlerëson edhe M. Nano, duke folur për programet që mungojnë në tregun mediatik dhe tematikat që nuk trajtohen kur thotë se: [...] mungon pikërisht ajo që duket sikur e kemi me shumicë, talk show i vërtetë, që të merret me problemet reale të vendit. Pra kamera në pikat e jetës që ndikojnë të përditshmen e shqiptarëve. Po flas për prime-time, ndërsa për oraret e tjera mund të jenë programe të ndryshme. Por ora 9-11 duhet të ketë problemet më të mëdha, të jetës shqiptare. [ ] Këtu nuk bëhet talk show, që të ketë statistika, të ketë tabela me të dhëna, krahasime me vendet e tjera. Pra s ka gazetari, ka vetëm llafe, është i njëjti rreth, qark i komentatorëve, në studiot televizive, por kjo nuk është gazetari, kjo është një show, që po bëhet gjithnjë e më shumë banal. 123 Vlerësim të njëjtë ka edhe Aleksandër Furxhi, kur thekson se [ ] Besoj se nuk ka programe që nuk janë në televizion. Ajo që mungon është cilësia. Ndërsa një tjetër pikëvështrim ka A. Furxhi, për audiencën dhe konkurrencën. Konkurrentet e mi janë emisionet e natyrës sime, pra, nuk është konkurrent vetëm ai që është në orarin tim të transmetimit, por ai që është emision i natyrës si programet e mia. 124 Ndërkohë, duke vlerësuar fragmentarizmin e audiencës dhe krijimin e audiencave të vogla, jo më masive, Adi Krasta vlerëson se edhe në kemi shkuar drejt saj. Telemetrix ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati. Brenda vitit 2014, Telemetrix do të zgjerojë panelin e tij me 250 familje të tjera, për të arritur një panel përfaqësues Urban për territorin e Shqipërisë. Në këtë drejtim, në muajin Prill, fillon një proces rekrutimi të familjeve, në qytetin e Korçës., thotë Ermal Çela, Drejtor Operacional i Telemetrix. Edhe në Bourdieu, Pierre, Rreth televizionit dhe gazetarisë, përkthyer në shqip nga Belina Budini, Revista Polis Nr. 8. UET, Tiranë.2009 F Intervistë me Mustafa Nano, drejtues i emisionit Jame Vu 6 dhjetor Intervistë me Aleksandër Furxhi, drejtues i emisionit Kapital Vizion Plus, 18 nëntor

54 [ ]mbas pothuajse 27 vjet në televizion, jam pothuajse në kontakt të drejtpërdrejt me audiencën më thelbësore timen dhe kam kontakt privatisht. Pra jemi të detyruar të shkojmë drejt saj. 125 Nevojën për të studiuar dhe për t u orientuar nga audienca e pranon edhe drejtoresha e Televizionit Publik (TVSH) Mirela Oktrova, kur thekson se: Audienca jonë ka tre probleme: së pari, kemi një audiencë disi të thyer; [ ] së dyti, kemi një audiencë më shumë mashkullore, sesa femërore; dhe, së treti, (kjo është pozitive dhe nuk mund të quhet problem), audienca jonë është më e konsoliduar në skajet e vendit apo në zonat rurale më shumë, sesa në metropol dhe në qytetet kryesore. 126 Ndryshimet teknologjike kanë ndikuar edhe në sjellje të reja të medias, duke tërhequr gjithnjë e më shumë konsumatorët e rinj (18-24 vjeç) dhe ky nuk është një lajm shumë i mirë për mediat tradicionale, siç e përshkruan edhe S. Smith dhe J. A. Hendricks. 127 Këto ndryshime në sjelljen e audiencave i ka ndjerë edhe BBC, televizioni që konsiderohet model për televizionet publike. Drejtori i Përgjithshëm i saj, Mark Thomson, e cilëson studimin e audiencës si një proces që do të synojë t i japë asaj më shumë zgjedhje: [ ] është audiencë aktive ajo që nuk do thjesht të ulet, por të jetë pjesëmarrëse, të debatojë, të krijojë, të komunikojë. Kjo do të ngrejë disa pyetje në planin editorial për ne, [ ] ne do të përpiqemi ta angazhojmë audiencën për të shtuar përmbajtje dhe idetë e saj në një numër të madh fushash, që nga natyra deri tek shëndeti, [ ] në gazetari ne do të zhvillojmë faqen interaktive më të mirë për të përfshirë dhe lidhur audiencën më editorët, korrespondentët tanë, për të diskutuar vendimet tonë, dilemat dhe për të raportuar me synimin për të qenë organizata e lajmeve më e hapur e transparente. 128 Studjuesit e lidhin interaktivitetin dhe nxitjen e përdorimit të televizionit digjital edhe me ndikimin që ai do të ketë në marketimin online dhe ndihmën që ai do të japë në blerjet online 129. Në këtë shpejtim të përdorimit të televizionit digjital, studjuesit përfshijnë jo vetëm përdorim për blerjet online, por edhe zhvillimet e vrullshme të setrorit financiar e pagesave. Kjo lidhje bashkëvepruese e televizioneve në Shqipëri, me audiencën, aktualisht, është e limituar në ndjekjen e faqeve online, rrjeteve sociale, për disa kanale televizive. Kalimi 125 Intervistë me Adi Krasta, drejtuesi A show, në Agon Channel, 15 janar Mirela Oktrova. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Procesverbal, datë Diskutimi i raportit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar për vitin Diskutimi i Drejtores së TVSH-së. f Smith S. and Hendricks John. A., New Media: New Technology, New Headaches në The twenty-first-century media industry, Edited by John Allen Hendricks, Lexington Books, 2010, Thomson, Mark. BBC Director-General Creative Future Speech with the staff, 25 prill parë më 10 prill Fill, Chris (2009). Marketing Communications: Interactivity, Communities and Content, FT Prentice Hall, Botimi i parë. Pearson Education Limited, Botimi i pestë 2009, f

55 në televizionin interaktiv është ende në hapat e para dhe, natyrisht, do të ndikohet edhe nga kalimi në transmetime numerik Programacioni i televizionit publik e atij privat, problematika kulturore apo diferenca menaxheriale ekonomike Debatet mbi modelet më të përshtatshme për zhvillime sociale dhe ekonomike midis shkollave klasike, atyre liberale apo neoliberale kanë përfshirë edhe shkencat e komunikimit, për t u reflektuar edhe në tregun mediatik. Siç shprehet studiuesi Roberto Suárez Candel, shpesh ka zënë vend ideja se politikat neoliberale të vetërregullimit dhe konkurrenca e lirë janë mekanizmat e vetëm që duhet të sundojnë dhe rregullojnë tregun e komunikimit. 130 Në tregun mediatik veprojnë edhe televizionet publike, me mision të veçantë, për të cilët Bashkimi Evropian, me anë të mekanizmave të tij, ka treguar kujdes, duke vendosur disa objektiva të përbashkët zhvillimi në vendet anëtare. Hallin & Mancini përshkruan disa modele të zhvillimit të mediave në Evropë, si: Modeli Liberal që mbizotëron në UK, në Irlandë dhe në Amerikën e Veriut, Modeli Demokratik Korporatist i zbatuar në pjesën veriore të Evropës kontinentale dhe Modeli Pluralist i Polarizuar që shfaqet më shumë në rajonet e Mesdheut e të Evropës Jugore. 131 Grafik: 6 Modelet e kulturës së gazetarisë në Evropë sipas Hallin & Mancini (Përshtatur sipas Hallin / Mancini 2004, nga Tobias Eberwein, Susanne Fengler, Epp Lauk në Mapping Media Accountability in Europe and Beyond Keln, Halem, 2011, f. 19 ) 130 Suárez Candel, R. (2007). Governing the transition to digital terrestrial television: challenges for public policy and the role of public service broadcasters. Pompeu Fabra University Barcelona, Spain, Hallin, D.C., & P. Mancini, Comparing Media Systems. Cambridge University Press, 2004 Në klasifikimin e mësipërm nuk janë përfshirë ende një pjesë e vendeve me demokracitë e reja pas

56 Gjatë dekadave të kaluara kudo në Evropë, siç i cilëson edhe Unioni i Transmetuesve Televizivë, EBU, disa nga vlerat më të rëndësishme në qendër të programeve të televizioneve publike janë interesi publik, diversiteti, cilësia, paanëshmëria dhe universaliteti. Ato kanë evoluar duke u bazuar në kontekstin politik dhe në karakteristikat e zhvillimit të sistemeve të komunikimit në vende të ndryshme. Në Deklaratën e tij, televizioni BBC liston gjashtë qëllime kryesore publike (BBC Charter) 132 : 1. Mbështetje për qytetarinë dhe shoqërinë civile; 2. Promovimi i edukimit dhe i të mësuarit; 3. Nxitja e kreativitetit dhe e ekselencës kulturore; 4. Përfaqësimi i vendit, i rajonit dhe i komuniteteve; 5. Shpalosja e Anglisë në botë dhe përcjellja e vendeve të botës tek audienca në Angli; 6. Duke promovuar qëllimet e tjera, ndihmohet edhe në prezantimin tek publiku i përparësive të teknologjive të reja të komunikimit dhe, më tej marrja e një roli udhëheqës në kalimin drejt transmetimeve numerike. Ndërsa, para viteve 2000, edhe në Evropë, roli i televizionit publik kuptohej se ishte vetëm ai i një edukuesi jokomercial (Eng. noncomercial education broadcasting), sot programacioni i televizionit publik dëshiron e synon edhe të zgjerojë audiencën. Televizionet publike janë gjithashtu në ndjekje të shifrave të audiencës, sikurse televizionet komerciale private. Këndvështrimi i ndryshuar dhe synimi për shikueshmëri të lartë, pasi një program duhet të shikohet, pra të ketë audiencë, në mënyrë që të vlerësohet. Struktura e programit të televizionit publik lidhet mjaft edhe me misionin e tij. Duke u përpjekur t i përgjigjet pyetjes se çfarë e legjitimon ekzistencën dhe misionin e televizionit publik në ditët e sotme, Karol Jakubowicz në analizoi tri përgjigje shumë të ndryshme që i jepen kësaj pyetje nga shkolla të ndryshme mendimi. Së pari, është përgjigja që jepet nga mbështetësit e teorive neoliberale se asgjë nuk e përligj ekzistencën e televizioneve publike. Sipas kësaj linje mendimi, është tregu mekanizmi i përshtatshëm për të kënaqur nevojat si të individëve, ashtu edhe të shoqërisë. Përfshirja e shtetit apo e institucioneve publike është e panevojshme dhe, për rrjedhojë, jo e mirëpritur. 132 BBC Charter and Agreement, at parë më 15 dhjetor The Royal Charter for the continuance of the British Broadcasting Corporation of October 2006 ( Charter ) and An Agreement between Her Majesty's Secretary of State for Culture, Media and Sport and the British Broadcasting Corporation of July 2006 ( Agreement ); parë tek Detailed information on the PVT process is contained in Clauses 23 to 33 of the Agreement. The BBC Public Purposes are set out in Article 4 of the Charter and Section 5 of this guidance 133 Jakubowicz, Karol, Public service broadcasting: a new beginning, or the beginning of the end?, 2007 parë në në 17 mars

57 Sipas linjës së dytë të mendimit, vetëm një pjesë e kufizuar e shërbimeve tradicionale të transmetuesit publik janë të përligjura. Edhe sipas këtij mendimi, tregu duhet të mbizotërojë, por, meqë ai nuk i përmbush të gjitha nevojat, atëherë lind nevoja për mediat publike. Megjithatë, institucionet publike nuk duhet në asnjë rrethanë të konkurrojnë me organizmat private, në asnjë lloj veprimtarie që sipërmarrësit privatë dëshirojnë të ndjekin. Pra, në një farë mënyre, transmetuesit publik duhet të ofrojnë vetëm atë lloj përmbajtje e cila nga transmetuesit privatë është dukur e papërshtatshme, sipas qëllimeve të tyre tregtare. Linja e tretë e mendimit nënvizon dhe çdo gjë është e përligjur, për sa kohë që i shërben misionit të këtij transmetuesi publik dhe është e përshtatshme për publikun. Kjo pikëpamje mbështetet më shumë në idenë se pavarësisht asaj që tregu mund të ofrojë, ka ende vend që komunitetit/publikut t i shërbehet dhe t i ofrohen ato shërbime që janë të pastruara nga motivet e fitimit, një përmbajtje e përshtatur nevojave specifike të grupeve dhe interesave specifike. Ndjekësit e kësaj pikëpamje besojnë më shumë te vlerat dhe të tilla nuk janë vetëm ato që lidhen me mekanizmat e tregut dhe me motivet e fitimit. Pikërisht për këto arsye, nevojitet edhe shërbimi i transmetuesit publik. Në Shqipëri, analizimi i strukturës së programacionit të televizioneve është pjesë e punës dhe e raporteve që rregullatori dhe licencuesi AMA (ish KKRT) bën çdo vit në Kuvend. Duke u nisur nga parimi themelor i zhvillimit të veprimtarisë radiotelevizive, që kjo të jetë e lirë, të respektojë paanshmërinë dhe të drejtën për informim dhe pluralizëm të informacionit, AMA i kushton vëmendje më të madhe analizës së raporteve në edicionet informative, midis pozitës dhe opozitës, në minutazh dhe me sinkrona (intervistat me zë e figurë). Këto analiza janë më të detajuara në kohën rreth fushatave elektorale dhe shpesh, objekt debatesh politike. Përtej edicioneve informative, analiza e programacionit të televizioneve publike dhe private, analiza e raporteve midis gjinive programore, pak vend zinte në raportet e KKRT-së dhe nuk ka vlerësuar prirjet apo mundësitë e zhvillimit. Në fillim të viteve 2000, këto analiza të munguara lidhen me fillesat e televizioneve private, me programacion të paformatuar saktë dhe ku synimi parësor i KKRT-së ishte minimalizimi i piraterisë së programeve televizive. Sipas Raportit Vjetor 2006, KKRT ka punuar në respektimin e të drejtave të transmetimit dhe të drejtave të autorit në programet e transmetuara, si një aspekt i rëndësishëm i garantimit të konkurrencës së ndershme në fushën e medias elektronike. Instituti Shqiptar i Medias, ka bërë shpesh grumbullim të dhënash mbi ecurinë e programeve televizive sipas gjinive, në periudhën , për televizionet kryesore me shtrirje kombëtare sinjali i të cilëve ndiqej në Tiranë. Siç pasqyrohet edhe në tabelën më poshtë, dokumentarët dhe filmat, kryesisht të huaj, zinin pjesën më të madhe të kohës së transmetimeve, duke kaluar nga 30-60% të programit televiziv. Ky tregues ishte i tillë edhe për televizionet me shtrirje kombëtare. 53

58 Tabela 9: Shpërndarja e gjinive televizive përgjatë një jave në televizionet kryesore TV Transmetim javor Lajme Politikë tema sociale Argëtim Edukim, rinia, fëmijët Dokumentarë Filma Muzikë Reklamë Art Kulturë Sport (në minuta) % % % % % % % % % Vitet TVSH Vizion Plus Teuta TV TV Arbëria Shijak TV Top Channel Tele Sport TNSH KLAN TV n.a na na na 8 12 na 8 12 na na 12 0 na 6 0 na 8 0 na n.e n.e n.e 6 3 n.e 0 9 ne 0 8 n.e n.e n.e 2 18 n.e 0 5 n.e 7 2 n.e n.e 5 12 n.e 0 0 n.e 0 6 ne 0 0 n.e 0 18 n.e 0 0 n.e 0 0 n.e 0 0 n.e na na 10 5 na na 0 8 na na 0 5 na 6 7 na 134 Tabela ka të pasqyruar vetëm televizionet me shtrirje kombëtare dhe rajonale, sinjali i të cilave mbulonte Tiranën. Shifrat janë nga vetë deklarimet e televizioneve dhe llogaritjet e përafërta nga sondazhet e Institutit Shqiptar të Medias në vitet respektive Shënimi n.e. tregon se televizioni nuk ka ekzistuar në atë vit. Shënimi n.a. tregon se nuk janë dhënë informacion për atë gjini, në atë periudhë. 54

59 Ndërkohë, një tjetër tregues me përqindje specifike të ndjeshme në transmetim janë edicionet informative të lajmeve. Vitet përkojnë me vitet e para të lindjes së televizioneve private dhe forca e televizioneve matej me bollëkun e lajmeve edhe si kohëzgjatje. Për të konkurruar me njëri-tjetrin, siç e cilëson Rezar Xhaxhiu, në atë kohë kryeredaktor i lajmeve në TVA, shpesh pronarët na udhëzonim t i bënim lajmet edhe 50 min, le t i kemi ne më të gjata se ata. 135 Siç dallohet nga tabela, përqindjet e mbulimit të gjinive të ndryshme televizive kanë një disballancim në midis tyre. Ky disballancim në tematikat ka ardhur duke u zvogëluar, megjithatë ka vazhduar edhe në vitet e tjera. Strukturave programore dhe mbulimit të problematikave sociale të grupeve të veçanta të popullsisë iu kushtua rëndësi vetëm pas vitit 2009, kur në raportet e saj KKRT dallonte: Në strukturat programore të operatorëve kombëtarë duhet të gjejnë më shumë hapësirë, emisionet që trajtojnë probleme sociale, si respektimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, programet për përfshirjen dhe integrimin e minoriteteve etnike dhe kulturore, si dhe trajtimi i problematikës së njerëzve në nevojë dhe të personave me aftësi të kufizuara. Po kaq i rëndësishëm është edhe realizimi i programeve që trajtojnë problematikën e jetës shoqërore, kulturore, gjuhësore të emigrantëve tanë, si dhe përmbushja e standardeve mediatike të domosdoshme për proceset e përshpejtuara integruese që po kalon vendi ynë. 136 Në vitin 2010, tregu televiziv mbizotërohej nga televizionet tematike të llojit informativ dhe ato muzikore, (10 të tilla vetëm në kryeqytet), ndërkohë që edhe në televizionet gjeneraliste mungonin programet e formateve të tjera, mirëfilli shkencore, edukative, artistike apo sportive. Në këtë vit kishin filluar transmetimin edhe televizionet e profilizuar në ekonomi, SCAN TV, apo disa programe të UFO EDUCATION. Megjithatë, KKRT vërente më të theksuar mungesën e programeve për fëmijë. KKRT [...] e konsideron mangësi të theksuar të panoramës mediatike shqiptare faktin e mungesës së një operatori radioteleviziv për fëmijë e të rinj. Këtë boshllëk të ndjeshëm e të pamotivuar, me gjithë përpjekjet pozitive, nuk mund ta plotësojnë as emisionet e veçanta të Televizionit Publik, as spektaklet për fëmijë, sado të suksesshme, në televizionet private kombëtare dhe as kanalet për fëmijë e të rinj në platformat numerike Digital e Tring, që transmetojnë kryesisht filma të huaj të përkthyer Intervistë me Rezar Xhaxhiu, ish kryeredaktor i lajmeve në televizionin kombëtar TVA, 15 janar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2009, faqe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor , faqe 17 55

60 Grafik 7: Ecuria e programeve për fëmijë në televizionet kombëtare, (si mesatare javore) (%) TOP CH KLAN TVSH mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor mars tetor (Përpunim i të dhënave të programacioneve televizive, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, si përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Siç lexohet edhe nga grafiku, 138 prirja e përgjithshme edhe për televizionet me shtrirje kombëtare ishte zvogëlimi kohës së programeve për fëmijë në strukturat e tyre programore. Kjo ishte e dukshme, sidomos në periudhën , edhe në TVSH që megjithëse televizion publik, nisi të ndiqte shembullin e televizioneve private, duke renduar pas programeve që shisnin, ofronin reklama. Kjo vihet re edhe në Raportin Vjetor 2011 të KKRT-së në Kuvend, kur vlerësonte se problemi i raporteve jo të drejta në trajtimin e tematikave vihet re në programacionin e TV më të rëndësishme në vend, e madje, edhe të televizionit publik. [...]theksojmë, në mënyrë të përsëritur, se programacioni për fëmijë është ende i mangët, rastësor, i pjesshëm e fragmentar, duke mos arritur të përmbushë kërkesat e teleshikuesve të vegjël e të rinj. Dy-tre shembuj realizimesh cilësore si Gjeniu i vogël (Televizioni Klan ), 1001 pse (televizioni Top Channel ), apo Perform fest (në TVSH) janë tepër pak për të përmbushur detyrimin dhe përgjegjësinë e madhe, profesionale dhe qytetare, që kanë televizionet kombëtare (dhe jo vetëm ato) kundrejt formimit dhe edukimit të shëndetshëm moral e mendor të fëmijëve. 139 KKRT tërhiqte vëmendjen që, pa cënuar lirinë në përzgjedhjen e programeve të transmetimit, nga strukturat programore nevojitej një qasje më të përgjegjshme, [...] pasi vendin kryesor në programacionin për fëmijë e zënë ende filmat e animuar, shpesh të përsëritur në ritransmetime të shumta, të vjetra e të njohura, pa interes për grupmoshat e fëmijëve që i kanë parë nga viti në vit, nga njëri ekran në tjetrin Përllogaritjet janë të autores mbi bazën e skemave programore të televizioneve, sic shpjegohet edhe në pjesën e dytë. 139 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2011, faqe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2011, faqe 21 56

61 Në të gjitha këto konstatime theksohet roli më i madh që televizioni publik nevojitet të këtë në larminë e programeve televizive për grup-mosha të caktuara. Në periudhën e tranzicionit shqiptar të medias, studiuesit e vlerësojnë pak dhe e kritikojnë ashpër rolin e televizionit publik. Tonin Gjuraj (2013) e karakterizon [...] një TV gjoja publik, në shërbim të qeverive, të pushtetit politik, pra media shtetërore, shumë pak e hapur, e besueshme dhe demokratike ndaj të gjithë aktorëve të shoqërisë. 141 Në televizionin publik, një ndër faktorët me influencë në programacion është struktura e Këshillit Drejtues dhe e drejtuesve të tjerë ekzekutivë. Ndër vite, programacioni e TVSH ka marrë tiparet e drejtuesve të tij, por pa arritur të formësojnë një identitet të spikatur programor, që ta bënin atë të dallueshëm nga televizionet e tjera. Këtë ide e mbështesin studiuesit dhe vetë prodhuesit e RTSH, kur Arjan Dodbiba, në 2004 e cilëson, [...] keqmenaxhimi dhe shpërdorimi i nevojës apo detyrimit ndaj taksapaguesve për emetime publike siç duket ka të bëjë me mungesën e interesave publike të drejtuesve politikë të RTSH-së dhe të prapavijave të tyre ekonomike. 142 Debatet për RTSH dhe vlerat e tij kanë lëvizur në disa drejtime dhe kanë përfshirë disa aktorë të jetës publike. Në vitin 2004, përshkrimi i situatës së drejtimit dhe programin e televizionit publik, Dodbiba e cilësonte si [...] një situatë kritike të funksionimit dhe prodhimit radioteleviziv 143, duke i cilësuar mungesat në prodhimin televiziv nga TV publik si barriera midis publikut, kulturës për të cilën ai ka nevojë, estetikës së programeve TV dhe institucionit autoritar. Ai e vlerëson situatën e prodhimtarisë të dominuar nga politika dhe programet limonatë. Në konceptin e titullarëve, në RTSH shihet si bosht kurrizor, që formëson skeletin, vetëm prodhimi i lajmeve. Lajme, në të cilat mbizotërojnë sinkronët e kollarisura të liderëve të të gjitha forcave politike. A është ky TV publik? 144 Kritikat ndaj TVSH janë drejtuar kryesisht ndaj edicionit të tij të lajmeve dhe kjo vihet re edhe në kritikat e shprehura pothuajse në të gjitha vitet në edicionin e treguesit të zhvillimit të qëndrueshëm (Eng. Sustanaibility index) nga IREX. Po ashtu, kritika kanë pasur edhe raportet e Bashkimit Evropian. Raporti Mapping digital media-albania cilëson se profesionistët e medias nuk janë përfshirë shumë në diskutimin për sfidat me të cilat përballet RTSH, duke i parë ato më tepër si të natyrës politike dhe, për rrjedhojë, duke pritur për zgjidhje nga politika. Edhe në rastet kur ato janë diskutuar, vëmendja është fokusuar më tepër në mungesën e balancës së lajmeve, sesa në çështje të tjera të natyrës më strukturale. 141 Gjuraj, Tonin, Media dhe tranzicioni, Gazeta Mapo, 16 dhjetor Dodbiba, Arjan, Për një RTV publik të ndryshuar, Revista Media Shqiptare Nr , Po aty 144 Po aty 57

62 Po kështu, ka ndodhur edhe me shoqërinë civile. Kjo e ka ulur cilësinë e debatit meqë kritika e artikuluar ka qenë gjithnjë e njëanshme, kundër televizionit publik, shpesh e politizuar dhe pa sjell reagim apo informacion më të gjerë nga televizioni publik. 145 I cilësuar nga Kiço Blushi (2013) si [...] kulla e ngujimit e interesit publik, e vlerave kulturore e arkivore kombëtare. 146, si një vend për askushët pa talent dhe pa punë. Blushi e quan RTSH si një institucion që nuk është publik dhe programet e tij [ ] një diare emisionesh e programesh të padobishme e shpesh edhe më të dëmshme se plehrat që hidhen nga ballkoni. Mjaft i ashpër në përshkrimin e programacionit të RTSH, Kiço Blushi e vendos theksin se është pikërisht RTSH dhe detyra e tij, [ ] të përballojë atë që quhet tele-kulturë, më saktë: kulturën e shpëlarjes së truve, nëpërmjet konsumizmit, bombardimit me Big Brother, me show, me konkurse miss-esh, me spektakle, ku edhe fëmijët vihen të këndojnë tallavara, të vishen e të sfilojnë si femra kabaresh e pasarelash [ ] RTSH, jo vetëm që nuk përballet me këtë kulturë pabesh e spektaklesh rrezëllitëse, hollivudiane, n daç edhe mulënruzhiane, po, në të kundërt, tenton herë pas here të hyjë, si një provincial demode, në konkurrencë me televizionet private, edhe pse shpenzon shumë më tepër. Por kurrkush nuk merakoset për këtë dëm moral; kurrkush nuk del të thotë se sa milionë euro gëlltit në një vit kjo lubi e dështuar mediatike, që kultivon parazitizmin dhe hiçkulturën. Edhe për programe që janë unike të RTSH-së ka pasur shpesh kritika dhe ndër to përfshihet edhe festivali i fundvitit, i cili është thuajse nga të vetmet aktivitete dhe programe kur mediat e tjera shkruajnë për RTSH. Tërësia e programacionit të TVSH diskutohet thuajse vetëm një herë në vit në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë prezantimit të raportit vjetor nga Këshilli Drejtues i RTSH-së. Për vite me radhë dhe në mënyrë të përsëritur, diskutimet lidhen më shumë me pavarësinë editoriale të edicioneve informative, kohën dedikuar partive politike, pozitës dhe opozitës. Politizimin e RTSH-së e evidentojnë deputetet dhe kjo në vartësi të kahut politik në të cilin bëjnë pjesë dhe nga të cilët janë zgjedhur drejtuesit e RTSH-së kur thonë se [...] kemi një institucion të pafuqishëm për të shmangur trysninë e politikës shqiptare dhe është bërë në një farë mënyre megafon i të gjitha bëmave të qeverisë së sotme 147. Një tjetër këndvështrim vjen nga studiuesi Mark Marku, i cili vëren se cilësia e programeve është ajo për të cilën duhet të kenë pretendime redaksitë dhe drejtuesit në RTSH. 145 Londo, Ilda, Mapping digital media-albania, Open Society Foundation, 2012, fq Blushi, Kiço, Publik, politik apo punishte parash kjo RTSH?, Gazeta Shqiptare, 16 dhjetor Toci, Fatmir. Diskutimi i raportit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar për vitin 2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Procesverbal, datë diskutimi i deputetit të PS Fatmir Toçi, parë më 15 mars 2014 f

63 Shpeshherë shikoj që bëhen programe, por, praktikisht, nuk pretendohet cilësi, sepse në mentalitet RTSH mendohet jashtë konkurrencës, ndërkohë që televizionet e tjera private luftojnë fort për audiencë. Ky është një nga problemet e RTSH-së, plus është edhe ideja e publikut. [...] Duhet të keni parasysh që televizioni i drejtohet një kategorie, që, shpesh herë, kanë si formë të vetme edukimi dhe kulturimi, programet televizive. Kjo kulturë publikut i jepet dyfish e banalizuar: e para, e banalizuar sepse është televizive; e dyta, e banalizuar, sepse cilësia televizive është e dobët, ndaj mendoj se kjo e dëmton atë. 148 Debati për programacionin dhe aktivitetin e RTSH-së është anashkaluar nga mediat e tjera edhe në rastet kur ka pasur prodhime të veçanta artistike televizive. Këtë e shpreh edhe Enkel Demi kur ngre pyetjen se Përse duhet fol për Televizionin Shqiptar? Në një shkrim, në një gazetë të përditshme shqiptare MAPO, duke folur për një prodhim televiziv të një filmi serial, ai shprehet [...] Kuptohet nuk ka asnjë reagim të madh mediatik, ndërsa mungon prania e mediave komerciale në pasqyrimin e eventit. 149 Arsyet janë jo thjesht konkurrenca midis mediave të ndryshme, por edhe një gjendje e fjetur e RTSH për të promovuar produktet e saj dhe një mungesë angazhimi nga opinioni publik, shoqëria civile dhe hartuesit e politikave për ta risjellë në treg RTSH. Audiencës iu pasuruan mundësitë e përzgjedhjes midis kanaleve të televizionit publik dhe atyre private, me një treg mjaft konkurrues televiziv. Në këtë përballje me zgjedhjet e audiencës, RTSH ka mundësinë për t iu përgjigjur kësaj konkurrence në disa mënyra: (i) Në mënyrë sulmuese, duke u përpjekur të tejkalojë konkurruesit; (ii) Duke u mbrojtur me strategjinë e kundër programit, për një segment tjetër të audiencës nga ai i televizioneve konkurrentëve; dhe (iii) Duke i shpërfillur televizionet e tjerë dhe duke shpresuar për më të mirën. Në faza të ndryshme të tij, RTSH rrallë ka sulmuar. Në fillimet e lindjes së operatorëve privatë, televizioni publik, thjesht, i shpërfilli konkurrentët. Vetëm në raste të rralla dhe me programe të veçanta, TVSH ka mundur që të ketë një strategji sulmuese dhe kjo për arsye të mungesës së gjerësisë së apelimit ndaj audiencës masive që kishin programet e tij. Vetëm programet unike, festivalet e këngës të fundvitit, festivali Eurosong dhe ndeshjet e kombëtares së futbollit, ku RTSH ka shpesh ekskluzivitetin, janë programe në të cilat audienca i rikthehet me dëshirë ekranit të televizionit publik. Studiuesit dhe literatura ofrojnë taktika konkurruese që televizioni publik mund të përdorë për të promovuar dhe për të tërhequr më shumë audiencën Marku, Mark. Diskutimi i raportit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar për vitin 2011, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Procesverbal, datë Diskutimi i deputetit të PD Mark Marku, parë më 15 mars 2014 f Demi, Enkel, Po e mbyll shitoren në TVSH, Gazeta Mapo, 5 mars Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. Media Programming, Strategies and Practices, 9th ed. By Wadsworth Publishing Company, Bridging - shumica e shikuese i qëndrojnë programit që në fillim deri në fund dhe prandaj kur kalon orari dhe ndërkohë ka filluar një program tek kanali televiziv privat, ata e kanë humbur fillimin. Kështu një program i gjatë i parandalon shikuesit të ndryshojnë kanal dhe të kalojnë tek programet e konkurrues në fillim të programeve. 59

64 Mungesa e angazhimit për problematikat dhe rifutjen në treg të RTSH ndjehet edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, i cili u mbyll pa zgjedhur drejtuesit ekzekutive të RTSH, edhe pse drejtuesve të komanduar aktualë ka disa vite që u ka përfunduar mandati. Gazetarë e opinionistë e kanë cilësuar se [...] RTSH ka kufizime në mënyrën si financohet dhe si menaxhohet. RTSH është i dobët dhe mediokër. 151 Ndërsa media shkruan se Kryeministri [...] duhet të mbajë premtimin për t ia kthyer publikut, siç ka premtuar RTSH dhe, më pas, të nisë konkurrenca reale në median shqiptare radiotelevizive. 152 Përgjithësisht, drejtues programesh televizive dhe analistë të ndryshëm bien dakord se edhe në 2014, RTSH është në shërbim të pushtetit, sidomos për lajmet dhe informacionin në përgjithësi. Siç shprehet edhe Mustafa Nano, duket që edhe [...] Kryeministrit të radhës i kanë thënë që nuk vlen. [...]ata kanë luksin të mos e vrasin mendjen për audiencën, pasi ata financohen nga ne. Ata nuk janë në treg. Në gjithë pjesën tjetër të tregut ka konkurrim, ka gara. Ata nuk janë në garë. [...] Dhe është një reformë e madhe që duhet bërë. 153 Një këndvështrim të përafërt ka edhe Adi Krasta, dikur drejtues programesh shumë të ndjekura nga TVSH, kur e cilëson se, në 25 vite RTSH iu zvjordh audiencës dhe bëri çfarë ishte e mundur të vetëbraktisej. Ky është i vetmi që i kërkohet trinitija e shenjtë : informacion, zbavitje dhe edukim. Asnjë TV privat nuk e ka për detyrë ta bëjë këtë. Ata kanë dëshirën të influencojnë, por jo të edukojnë. TVSH duhet ndihmuar për të qenë lidershipi i TV të digjitale. [...] RTSH e ka të detyrueshme të bëhet, është alternative e vetme. Unë mendoj që RTSH mundet të bëhet, me një kusht, që ka nevojë për një Ataturk të sotëm. TVSH-së i duhet qeverisje, i duhet ndihmë e sinqertë qeveritare, jo për të përfituar nga ai. Kryeministrat në Shqipëri e përdorin, por nëse z. Berisha e përdorte dhe e merrte në konsideratë, z. Rama edhe e përçmon nga larg, por nuk Audience flow - vendosja e programeve pas atyre të suksesshme në mënyrë që audienca të rrjedhë nga njëri program në tjetrin. Unmbrella series - që janë seriale, antologji të programeve të veçanta që mund të përmblidhen të gjitha në një titull të quajtur psh. Eksperienca jetësore apo Performancat e mëdha Strategjia për akumulimin e audiencës Televizion publik përpiqet për maksimumin e llojshmërisë së programeve të tij, për t i shërbyer sa më shumë audience njëkohësisht. Ndryshe nga televizionet komerciale, televizionet publike pranojnë dhe audiencat e vogla, përsa kohë që përmbledhja javore e audiencës është e madhe - pra treguesi në këtë rast nuk është për programe të veçanta, por për gjithë audiencën e javës kumulative ose CUME. 150 Një tjetër tregues është përbërja demografike e atyre që ndjekin programet e TV publik (Eng. demographic composition). Ky është një tregues që ndihmon për të bërë përzgjedhjen e programeve për orare të caktuara dhe grupmosha të caktuara. 151 Baze, Mero. Gara për Këshillin drejtues të RTSH, Gazeta SOT 2014, Editorial: RTSH dhe konkurrenca Gazeta Koha Jonë, 9 janar Kështu (ndërsa shkruhej ky punim-mars 2015) ende nuk është plotësuar Këshilli Drejtues i RTSH me të gjithë anëtarët dhe as drejtuesit e tij ekzekutivë. 153 Intervistë me Mustafa Nano, drejtues i emisionit Jame Vu 6 dhjetor

65 e merr as në konsideratë. Duhet ta duash, që ta ndihmosh, duhet ta konsiderosh. Ndryshe nuk bëhet. 154 Nëse shpesh diskutimi për RTSH është lidhur me vështirësitë e tij teknologjike, një këndvështrim të ndryshëm ka ekspertja e medias Eve Solomon kur thekson se: [ ] nevojitet një ndryshim kulture, që qeveria të bëjë prapa dhe ta lerë transmetuesin publik të bëjë punën e tij si duhet. Ajo që kushton është sigurimi i një programi të një cilësie të lartë me standarde të mira produksioni dhe që njerëzit duan ta shikojnë. Hapi i parë është divorci i transmetuesit publik nga kontrolli i qeverisë. [ ] qytetarët do t i shohin programet e transmetuesit publik nëse e besojnë atë. Besimi do të vijë vetëm nëse programet janë të paanshme dhe të përpikta. Sapo ky besim të krijohet ndaj transmetuesit publik, më shumë njerëz do të duan t i ndjekin emisionet e tij, më shumë njerëz do të jenë të përgatitur për të paguar taksën e licencës, me qëllim marrjen e lajmeve të sakta dhe të paanshme. 155 Vlerësim të njëjtë bën edhe Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, kur thotë se sot Shqipëria nuk ka de facto një transmetues publik 156 dhe se RTSH nevojitet t ia kthejmë publikut. Ministria e Inovacionit, përgjegjëse për transformimin digjital të RTSH-së e quan një reformë të vështirë 157 duke i kujtuar gjithashtu se: Të mos harrojmë që sfidën e konkurrencës, TV nuk e kanë vetëm ndërmjet tyre, por, në një perspektivë 10-vjeçare, sfidën e kanë me konkurrencën e web TV, videos në Internet dhe TV on demand. Nëse doni të dini kujt do t i ngjajë TV nesër, shikoni si konsumojnë TV adoleshentët e sotëm: seri televizive por në Internet. Konkurrentët kryesore janë operatorët telefonike me triple-play dhe katalogët e Video on Demand, televizorët e lidhur në Internet dhe TV on mobile. Reforma e RTSH-së do të ketë sensin e saj, nëse merr parasysh këto zhvillime. 158 Ndërsa vetë drejtuesit e RTSH-së e kanë lidhur ecurinë e këtij transmetuesi me procesin e digjitalizimit, sidomos pas vitit 2010, kur theksojnë se: [ ] e vetmja rrugë e lëvizjes së RTSH-së është procesi i digjitalizimit tërësor të tij, i cili krijon kushtet e lëvizjes së fuqishme të këtij institucioni në tregun e lirë të mediave dhe krijon mundësinë e rritjes së shikueshmërisë së këtij institucioni mediatik Intervistë me Adi Krasta, drejtues i programit A show në Agon Channel, 15 janar Solomon, Eve, Shqipëria po lufton me konceptin e pavarësisë politike, Gazeta Shqip, Tiranë, 11 prill Peza, Alfred. RTSH si t ia kthejmë publikut, Fjala e mbajtur në tryezën e organizuar nga OSCE në Tiranë për reformimin e transmetuesit publik shqiptar, më 12 tetor Gazeta Zëri i Popullit, në Harito, Milena. Digjitalizimi i TVSH proces që do të përfundojë në kohë. Fjala e mbajtur në tryezën e organizuar nga OSCE në Tiranë për reformimin e transmetuesit publik shqiptar, më 12 tetor Gazeta Zëri i Popullit, në Po aty 159 Tufa, Agron. Diskutimi i raportit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar për vitin Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Procesverbal, datë f.7 61

66 Siç është shprehur edhe A. Peza, ky është mbivlerësim 160 i digjitalizimit. Të tjerë analistë e lidhin sëmundjen që ka prekur TVSH-në [ ] të pandarë nga paraliza që i ka bllokuar gjymtyrët vitale të gjithë medias shqiptare Një krahasim me vendet e afërta të rajonit, me status të përafërt me Shqipërinë, në prag të kalimit në transmetim numerik tokësor, DTT Strategjitë e kalimit nga transmetimi analog, në atë digjital, janë dokumentet bazë që përcaktojnë vendimet kryesore që do të merren, kushtet teknike, kostot financiare për vendin dhe konsumatorët, si edhe datat përfundimtare të fikjes së transmetimeve analoge. Shqipëria hartoi një draft të parë të Strategjisë së kalimit në transmetimet numerike në vitin 2008, ndërsa aprovimi përfundimtar i Strategjisë u bë në maj të vitit Tabela 10: Koha e hartimit të Draft-Strategjive për Kalimin në Transmetimet Numerike (Digital Switch Over Strategy, DSO) Viti i hartimit të Vendi Draft -Strategjive DSO Sllovenia 2007 Hungaria, Maqedonia Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi 2009 Bosnje-Hercegovina, Rumania, Serbia 2012 Shqipëria 2015 Kosova 165 Strategjitë e secilit vend përshkruajnë edhe mënyrën se si do të bëhet fikja e shërbimit analog të transmetimit në këto vende. Mënyra mund të jetë ajo e kyçjes njëkohësisht në të gjithë vendin të transmetimeve analoge, ose e bazuar në rajone, pra, gradualisht. Një nga pikat më të diskutuar në strategji ka qenë edhe koha e fikjes së transmetimit analog. 160 Peza, Alfred. Diskutimi i raportit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar për vitin 2013, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Procesverbal, datë f Tase, Erion. TVSH, pjesë e krizës së medias, Gazeta Shqiptarja.com, parë më 31 mars Kapitulli i dytë, pika 2.1 shqyrton procesin hartimit të dokumenteve bazë për kalimin në trasmetime digjitale dhe ecurinë e këtij procesi në Shqipëri. 163 Këto data shënojnë aprovimet e drafteve të para të Strategjive për kalimin nga transmetimi analog në atë digjital. Më pas vende të ndryshme kanë bërë ndryshime dhe amendime të këtyre Strategjive. 164 Data i referohet Broadcasting Council, Strategy for Broadcasting Development, 2007, dhe Ministry of Telecommunications, National Strategy for Development of the Electronic Communications and Information Technologies, Parë si burim i dytë në Tenth meeting of the EU-former Yugoslav Republic of Macedonia Stabilisation and Association Council (Brussels, 23 July 2013) në Kosova ka punuar për hartimin e strategjisë në disa faza, ka përfunduar një draft në vitin 2012 dhe e ka ripunuar dhe aprovuar Strategjinë në mars

67 Tabela 11: Ecuria e kalimit në transmetime numerike (deri në 17 qershor 2015) për disa vende të Evropës Qendrore, Juglindore dhe të gadishullit të Ballkanit Vendi Afatet e ndërmjetme Afati përfundimtar dhe statusi me Bosnje- 1 dhjetor 2014 i shtyrë 17 qershor i shtyrë Hercegovina Bullgaria 30 shtator 2013 Përfunduar Hungaria 31 tetor 2013 Përfunduar Kosova Kroacia 31 dhjetor 2010 Përfunduar Mali i Zi Maqedonia 1 qershor 2013 Përfunduar 17 qershor i shtyrë 17 qershor Përfunduar Rumania qershor 2015 në proces - i shtyrë Serbia Afati i parë, 04 prill 2012 i shtyrë 17 qershor Përfunduar Sllovenia 30 qershor 2011 Përfunduar Shqipëria Afati i parë, 31dhjetor 2012 i shtyrë Hartuar si përmbledhëse nga autorja D.K. 15 qershor i shtyrë Përsa i takon karakteristikave teknike të transmetimit, shumë nga vendet e rajonit, në fazat e para të testimit përdorën standardin MPEG-2. Por, ndërkohë që zhvillimet teknologjike përparojnë, vendet që ende nuk e kanë përfunduar procesin e kalimit në transmetim digjital po përpiqen të përdorin standardin MPEG-4. Kjo do të ndikohet edhe nga procesi i tenderimit për kompanitë që do të ndërtojnë sistemet MULTIPLEX. Sipas marrëveshjes së Gjenevës, të vitit , vendet e rajonit kanë të planifikuara të marrin një numër të caktuar frekuencash, ku do të vendosen sinjalet e transmetimit të programeve. Operatorët e MULTIPLEX përzgjidhen përmes procesit të tenderimit Tabela 12: Numri i platformave MULTIPLEX të planifikuara sipas vendeve 167 Vendi Numri i MULTIPLEX të planifikuara Bosnje-Hercegovina 4 Bullgaria 6 Hungaria 5 Kosova 2 Kroacia 6 Mali i Zi 8 Maqedonia 4 Rumania Akte finale të konferencës rajonale të radio-komunikacioneve për planifikimin e transmetimeve tokësore digjitale (RRC-06) Geneva, maj Parë në 15 dhjetor 2014 në CEE Digital switchover outlook Botim i KPMG Hungari. Parë në 15 tetor 2013 në 63

68 Serbia 4 Sllovenia 8 Shqipëria 7 Një tjetër çështje e rëndësishme e cila ndikon mjaft në shpejtimin e procesit të kalimit në transmetimin digjital, janë kostot financiare të lidhura me këtë proces. Në strategjitë e kalimit në transmetimin digjital secili vend ka të përcaktuar edhe mjetet financiare apo subvencionet që parashikohen për konsumatorët apo kompanitë televizive që veprojnë në treg. Sipas strategjive, të gjitha vendet e Gadishullit të Ballkanit kanë planifikuar të japin subvencionime për blerjen e aparateve marrës digjitalë për qytetarët, sipas disa formateve. Përgjithësisht, vendet e Ballkanit kanë përzgjedhur të subvencionojnë vetëm ato familje me të ardhura të ulta, grupet e marxhinalizuara. Ndërkohë, që të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit kanë planifikuar të zhvillojnë, ose kanë zhvilluar, hap pas hapi, edhe me ecurinë e procesit të digjitalizimit, fushata ndërgjegjësimi për rëndësinë e kalimit në transmetimin digjital. Përmbajtja e programeve, që do të transmetohen në kanalet digjitale, është mjaft e rëndësishme për të tërhequr shikuesit dhe për të rritur numrin e abonentëve në transmetimet digjitale. Menaxhimi i përmbajtjes programore të televizioneve në prag të kalimit në transmetimin numerik në vendet e tjera të rajonit përballet me problematika të përafërta në rregullimin ligjor, mundësitë teknike dhe ndikimin e kushteve ekonomike. Bosnje Hercegovina Agjencia Rregullatore për Komunikimet (Communications Regulatory Agency, CRA) u ngrit në 2 mars 2001 dhe kompetencat e saj u vendosën nga Ligji mbi Komunikimin i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Bosnje-Hercegovinës në shtator Debati publik për kalimin në transmetim digjital filloi për herë të parë në Në këtë vit nisi edhe Forumin DTT (Digital Terrestrial Television Forum), i cili kishte për detyrë: Hartimin e Strategjisë për kalimin nga transmetimin analog në digjital; Propozimin e datës për mbylljen e transmetimeve analoge; Harmonizimin e legjislacionit me Direktivat e Bashkimit Evropian; Përcaktimin e zgjidhjeve teknike. Sfida e parë dhe më e dukshme në këtë proces ishte mungesa e burimeve financiare për të përballuar këtë transformim. Sfidat e tjera lidhen me transformimet dhe reformat të cilave duhet t u nënshtrohej tregu televiziv, duke qenë se për shumicën e televizioneve të vogla 64

69 dhe të nivelit mesatar do të ishte shumë i vështirë përballimi i sfidave të kalimit në transmetimet analoge, DTT 168. Në vitin 2009 u miratua strategjia për kalimin në transmetim digjital të Bosnje- Hercegovinës 169 (BiH). Më 16 nëntor 2012, Forumit DTT miratoi propozimin e Komisionit të Ekspertëve për një plan veprimi të rishikuar dhe ia paraqiti atë Këshillit të Ministrave të BiH. Deri në fund të vitit 2014, Plani i Veprimit nuk ishte miratuar, gjë e cila pengoi procesin e prezantimit të televizionit digjital në Bosnje-Hercegovinë. Procesi i shtrirjes së transmetimeve numerike në Bosnje-Hercegovinë, përveç mungesës së miratimit të Planit të Veprimit, u ngadalësua më tej nga vonesa të shpeshta të tenderit për prokurimin e pajisjeve të transmetimit për realizimin e projektit të digjitalizim për tre shërbimet e transmetimit publik në BiH. 170 Gjithashtu, vonesat lidheshin edhe me pamundësinë për dhënien e licencës nga Agjencia Rregullatore. Në 2 dhjetor 2013, Agjencia miratoi një vendim të ri, se si të përdorej MULTIPLEX A, i cili iu është caktuar transmetuesve publikë në BiH, këta bashkërisht do të harmonizojnë çështjet teknike për transmetim numerik tokësor për të tre kanalet televizive. Kosto e përafërt e MUX A, ku do të gjendeshin edhe tre kanalet e televizionit publik, do të ishte rreth 20 milionë euro. Ndërsa kostoja e subvencionimit të blerjes së marrësve digjitalë familjarë u llogarit nga 2-4 milionë euro. Sipas raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve në BiH, më tregu televiziv në BiH kishte 43 televizione të licencuara për transmetim tokësor. Përveç këtyre kishte edhe 38 të subjekte të tjera të licencuar për transmetime televizive nëpërmjet rrjeteve të tjera elektronike të komunikimit. Bosnje-Hercegovina nuk e përfundoi kalimin në transmetim numerik 171, sikurse ishte vendosur afati më 17 qershor Kjo do të ndikojë te shikuesit, pasi, gradualisht, do të fillojnë të mbyllen disa stacione të vogla televizive, sipas kërkesave të rregullatorëve nga vendet fqinje, kur ka ndërhyrje të sinjaleve televizive. 172 Këto problematika, Agjencia 168 Džihana, Amer, Mediacentar Digital television in Central and South Eastern Europe: policies, development, and public debate, Sarajevo Prezantim në konferencën maj 2006 në Tiranë. 169 Strategy on the Digital Switch-over in Bosnia and Herzegovina, 2009, (parë në 31 maj 2012) 170 Raporti Vjetor 2013, Agjencia Rregullatore e Komunikimeve. parë (22 dhjetor 2014) 171 Musovic, Jasmin, Drejtore e Monitorimit, IT dhe Licensimit, Prezantimi në konferencen Regional Workshop for Europe and CIS Spectrum Managment and Transition to Digital Terestial Transition Broadcasting, 5-7 maj 2015, Hungari. Parë në Presence/Europe/Documents/Events/2015/05_Spectrum%20Management%20and%20Transition%20to%20Digital%20 Terrestrial%20Television%20Broadcasting/Session%202%20JM%20pres%20BH_last_minute_before_ASO.pdf Jukic M. Elvira, Digital Deadline Threatens Bosnia TV Stations Balkan Insight. 17 qershor 2015, After June 17, there will be step-by-step shutdown of TV transmitters, on the demands of neighboring administrations. 65

70 Rregullatore e Komunikimeve do t i zgjidhë, rast pas rasti, me synimin që, deri në fund të vitit 2015, të ngrihet edhe njëri prej multiplekseve transmetuese, i cili do të mbartë tre platformat e televizionit publik dhe pesë platforma të televizioneve private. Bosnje- Hercegovina ende nuk ka datë për kalimin tërësor nga transmetimi analog në digjital. 173 Bullgaria Plani për kalimin në transmetimin digjital tokësor parashikonte një projekt pilot në Sofje, në Për këtë arsye, në vitin 2003 u licencua një kanal eksperimental digjital. Rregullatori kryesor i transmetimit, Këshilli për Mediat Elektronike (CEM) argumentoi zhvillimin për: Katër rrjetet televizive kombëtare; Dymbëdhjetë rrjete rajonale televizive digjitale; Tridhjetë rrjete lokale digjitale televizive në dispozicion për të gjitha qyteteve me popullsi mbi 50,000 banorë, duke krijuar MULITIPLEX-e, secila për shpërndarjen e deri në 5 programeve. Transmetimet e para provë të televizionit digjital tokësor filluan në vitin 2004, ndërkohë që puna për një draft strategji kishte nisur që në vitin Ky "Draft Strategji për Transmetimet Numerike Tokësore, 30 MHz dhe MHz", në përputhje me kërkesat teknike, parashikonte, si fazë të parë, ( ) një kalim gradual, që filloi në zonat më të populluara (Sofje dhe rajonet e saj, Plovdiv, Varna, Rousse, Burgas, Stara Zagora, Sliven, Dobrich). Brenda periudhës dy-vjeçare, u arrit që rreth 250,000 familje (rreth 10% e popullsisë së vendit) blenë dekoderin për marrjen e transmetimeve digjitale DVB-T. Në fazën e dytë, ( ) duhet të fillonte kalimi në transmetim numerik tokësor DVB-T në zona të tjera urbane (Pleven, Smolian, Veliko Tarnovo, Gabrovo, etj). Faza e fundit ishte në , kur mbi 95% e popullsisë merrte transmetimet televizive nëpërmjet sinjalit digjital. 174 Sipas vendimit Nr. 604/ , Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë aprovoi Planin për futjen e Transmetimeve Digjitale Tokësore (DVB-T), në Bullgari. Ky plan u bazua në Ligjin për Radion dhe Televizionin dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike. 173 Musovic, Jasmin, me autoren e punimit të datës 16 korrik Now we are in process of trying not to affect the media landscape significantly. We try to solve interference cases with neighbouring countries one by one. At the same time one multiplex network is to be erected by the end of the year, but no new dates for ASO were set so far. Our authorities are aware of the fact that Ge-06 was rectified by our Presidency (instead of one person representing the state we have Presidency consisted of three persons representing three constitutive nations) and there s no power in any institution to change it and to set some kind of postponements and similar. So we just hope that we would be able to have in short future time at least one multiplex (DVB-T) populated with 8 programmes (three public service programmes and 5 commercial). After that we would like to migrate the whole network to DVB-T2 allowing 8 more programmes per allotment to be broadcast. 174 E. Vladkov, Strategy for implementation of terrestrial digital broadcasting in Bulgaria (Draft), Shikuar në dhe Danail Danov, Media Development Center, Sofia Digital television in Central and South Eastern Europe: policies, development, and public debate, prezantim në konferencën maj 2006 në Tiranë. 66

71 Periudha e tranzicionit përshinte fazën "simulcast", gjatë së cilës kishte transmetime televizive paralele, si digjitale, ashtu edhe analoge. Ajo filloi më dhe kohëzgjatja ishte 7 muaj - deri më Qëllimi kryesor i kësaj periudhe ishte që shikuesit të informoheshin në lidhje me nevojat për të bërë kalimin në televizion digjital tokësor. Faza tjetër ishte kalimi përfundimtar, nga analog, në transmetim digjital tokësor - në Në atë datë të gjithë transmetuesit TV analogë në Bullgari u mbyllën dhe transmetimi i programeve televizive tani është tërësisht digjital. Televizioni digjital tokësor në Bullgari, teknikisht ndjek standardin DVB-T MPEG 4. Sinjal DVB-T mbulon 96.2% të popullsisë së Bullgarisë. 175 Qeveria bullgare dha për familjet bullgare me të ardhura të ulta rreth 210,000 bono ose aparate marrëse, që konsumatorët familjarë të përballonin kostot e kalimit në transmetimin televiziv digjital tokësor. Hungaria Strategjia për kalimin në transmetim digjital u hartua në vitin 2006 dhe u aprovua nga Parlamenti në shkurt të vitit Për procesin e digjitalizimit aktorët më të rëndësishëm ishin televizioni publik (MTV Zrt) dhe dy kanalet kombëtare komerciale M-RTL (RTL), dhe TV2 (MTM-SBS). Në vitin 2006, ekspertët e medias 176, nga vlerësimet e bëra në tregun mediatik vërenin: - Televizioni publik (MTV Zrt) që nga ri-themelimi i tij në 1996, është ndeshur me sfida të mëdha financiare, si edhe probleme organizative; - Autoriteti rregullator kombëtar i transmetimeve televizive, ORTT, zgjati licencat e transmetimeve analoge të dy kanaleve kombëtare komerciale M-RTL (RTL), dhe TV2 (MTM-SBS), deri në vitin 2012; - Digjitalizimi i familjeve varet nga vendimi individual i tyre si konsumatorë. Shenjat e para të dhëna nga këta konsumatorë për të blerë një aparat marrës digjital janë varur shumë nga përmbajtja që këto programe u ofrojnë konsumatorëve. Pra, tërheqja e konsumatorëve ndaj marrësve digjitalë, duhet të inkurajohet nga cilësia e përmbajtjes. 177 Pas miratimit të Strategjisë së kalimit në transmetim digjital filloi procesi i tenderimit për vendosjen e MULTIPLEX, si edhe dhënia e të drejtave të përdorimit të frekuencave për shpërndarjen e transmetimeve tokësore digjitale. Digjitalizimi u shtri më gjerë edhe për shkak të përdorimit të platformave të tjera teknologjike, si Interneti, apo shërbimet 175 First digital for Bulgaria news Lengyel, Márk, Prezantimi në konferencën Digital television in Central and South Eastern Europe: policies, development, and public debate, maj 2006 në Tiranë. 177 Po aty. 67

72 satelitore. Në vitin 2010, më tepër se gjysma e familjeve në Hungari ishin të përfshirë në platformën digjitale. 178 Strategjia parashikonte edhe përdorimin e subvencioneve për familjet me të ardhura të ulëta në blerjen e aparateve marrës digjitalë. Hungaria e përfundoi procesin e digjitalizimin në tetor 2013 dhe, në fund të vitit 2013 televizioni digjital u rrit në mënyrë të ndjeshme ku 67.6% abonentëve të platformave me pagesë (Pay-TV homes) po merrnin shërbimet e televizionit digjital. 179 Po ashtu, televizioni digjital me pagesë (pay-dtt) është një tregues i peizazhit mediatik televiziv digjital të Hungarisë nëpërmjet platformave MinDig TV Extra, platformë e Antenna Hungária. Në dhjetor , numri total i abonentëve të transmetimeve digjitale, pavarësisht teknologjisë që ata përdornin, ishte 2,163,359. Kjo shifër përfshin të dhënat për 10 aktorët kryesorë në treg, duke përfshirë edhe Digital CATV, IPTV e DTH. Numri total i abonentëve televizivë në Hungari, në dhjetor 2014, ishte rreth 3,095,000 abonentë televizivë. Kosova Puna për hartimin e draft-strategjisë, për kalimin nga transmetimi analog në atë digjital ka filluar që në vitin Në këtë periudhë, në Kosovë, media televizive përbëhej nga 3 kanale televizive, me mbulim kombëtar dhe 18 televizione, me mbulim lokal dhe rajonal. Transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), transmeton 24 orë në ditë, duke mbuluar 62,7% të territorit të Kosovës dhe 80% të popullsisë, nëpërmjet transmetimit tokësor. Dy transmetuesit privatë kombëtare janë, TV21 dhe Koha Vision (KTV). Që të tre stacionet televizive me shtrirje kombëtare transmetojnë edhe nëpërmjet satelitit dhe mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës. Transmetimi i sinjalit televiziv në rrjetin tokësor realizohet nga kompania KTTN (Kosova-Rrjeti Tokësor i Transmisionit), e cila e kryen këtë shërbim për të 3 televizionet kombëtare (RTK, TV21 dhe KTV), si edhe 4 stacione radio (Radio 21, Radio Dukagjini dhe dy kanalet e radios publike Radio Kosova dhe Radio Blue Sky). KTTN u krijua si pjesë e një projekti të financuar nga USAID për Kosovën, Projekti i Pavarur për Media (KIMP), menaxhuar dhe zbatuar nga IREX, në Kosovë. KTTN vepron si kompani aksionare, në pronësi të RTK-së (25% të aksioneve), RTV 21 (35%), KTV (35%) dhe transmetues privat kombëtar Radio Dukagjini (me 5% të aksioneve) Rozgonyi, Krisztina; dhe Lengyel, Márk, Digital switchover in Hungary: achievements and challenges parë në 15 tetor National Media and Infocommunication authority of Hungary, parë më 15 tetor Po aty 181 Draft-strategjia: "Tranzicioni nga analog në transmetimi analog në digjital", dhjetor Parë në më 15 dhjetor

73 Në Kosovë janë 11 operatorë të licencuar për shërbimin kabllor. Në rrjetet kabllore transmetohen 37 programe të licencuara individualisht. Tregu audio-vizual përfshin gjithashtu një operator IPTV, Kosova Post-Telekom, i cili ka rreth 3000 abonentë për shërbimet e tij të transmetimeve televizive, por nuk është i licencuar nga Komisioni i Pavarur i Medias për të transmetuar përmbajtje programore, për arsye të mungesës së akteve nënligjore përkatëse. 182 Strategjia përfundimtare e kalimit në transmetime numerike u publikua në mars Kjo strategji për Kosovën parashikon standardin teknik MPEG 4. Kalimi do të realizohet në katër faza. Në fazën e parë dhe të dytë do të përfundohet struktura dhe aktet nënligjore, si edhe do të bëhet përzgjedhja e fituesve për të qenë operatorë të MULITIPLEKS-eve. Dy fazat e tjera, përkojnë me vënien në zbatim të Zonave të transmetimit (allonmenteve), sipas rajoneve. Strategjia parashikon që, pas vitit 2015, dy MULTIPEKSE të tjera mund të licencohen. Kostoja totale për kalimin në transmetim digjital sipas Strategjisë parashikohet rreth 20 milionë euro. Strategjia parashikon që për konsumatorët do të bëhet subvencionim nga shteti, bazuar edhe në modele të vendeve të tjera Evropiane. Strategjia nuk përcakton formulën e subvencionimit, por propozon krijimin e një grupi pune që do të vendosë për skemën e mbështetjes financiare. Kosova ende nuk ka një datë përfundimtare të fikjes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në digjital. Kroacia Në korrik 2008, qeveria e Kroacisë miratoi Strategjinë për kalimin nga transmetimi televiziv analog në atë digjital. 184 Autoritet përgjegjëse kroate për sektorin e televizionit digjital janë: - Qeveria Ministria për Detin, Turizmin, Transportin dhe Zhvillimin; - Këshilli i Medias Elektronike (CEM), i cili jep licencat e transmetime televizive dhe monitoron përputhjen e këtyre transmetuesve me detyrimet e ligjit; - Agjencia kroate e Telekomunikacionit (CTA), si organizmi rregullator dhe Këshilli i Programit të HRT, i cili monitoron shërbimin e sjellë nga transmetuesi publik. Kalimi në transmetim digjital tokësor i Kroacisë u bë gradualisht. Fillesat e këtij kalimi janë në vitin 2002, kur transmetimet prove filluan në zonën e Zagrebit 185. Më 31 dhjetor 182 Strategjia për kalimin në transmetim digital tokësor në Republikën e Kosovës Po aty 184 Analogue to Digital Television Broadcasting Switchover Strategy for the Republic of Croatia parë në 15 dhjetor Car, Victoria, Andrijasevic, Ivana, Mapping digital media-croatia, Open Society Foundation, 2012, fq 65 69

74 2010, Kroacia kishte mbyllur tërësisht transmetimi analog. Si standard prezantues i televizionit digjital tokësor u pranua MPG-2, i cili, sipas Strategjisë së Kalimit në Transmetime Digjitale, lejon mundësi deri në 40 kanale televizive. Ndërsa për planet në të ardhmen, Strategjia e parashikon standardin MPG-4. Sipas Strategjisë, qeveria subvencionoi marrësit digjitale për të gjithë konsumatorët 186 në masën rreth 14 USD, pavarësisht masën monetare që ata paguanin si taksë aparati televiziv (Eng. licence fee ) për të marrë transmetimin televiziv. 187 Maqedonia Në fillim të vitit 2007, Maqedonia kishte dy ligje që lidheshin më veprimtarinë e transmetuesve televizivë dhe ndërtonin organizmat rregullatore në fushat përkatëse: - Ligji për Aktivitetin e Transmetimit Televiziv (Law on Broadcasting Activity), i cili krijoi edhe Këshillin e Transmetimeve (Broadcasting Council); - Ligjin për Komunikimet Elektronike (Electronic Communications Law), i cili krijoi edhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (Agency for Electronic Communications) Prania e televizionit digjital në Maqedoni, fillesat i ka me një transmetues të vetëm eksperimental, DTT (Digital Terrestrial Television), në 2004, që mbulonte me program Shkupin dhe rrethinat e tij. Ky transmetues ishte Entiteti Publik i Transmetimit maqedonas, përgjegjës për transmetimin e programeve të transmetuesit publik kombëtar MRT. Në 2007, Shkupi kishte rreth 500,000 banorë, të cilët kishin mundësi ta merrnin këtë shërbim falas, transmetonte programet e Transmetuesve Publikë të Radios dhe Televizionit të Maqedonisë (TVM1, MTV2 dhe kanalin parlamentar), si edhe programin satelitor MKRTV Sat. Si pengesë për shtrirjen më tej të transmetimeve digjitale atë kohë, studiuesit vlerësonin mungesën e investimeve të huaja në sektor, mungesën e një kuadri ligjor dhe strategjisë për zhvillimin e transmetimeve televizive digjitale. Gjithashtu, investimi në blerjen e marrësve familjarë digjitalë konsiderohej si një tjetër mungesë në përshpejtimin e procesit të digjitalizimit. Kostoja në blerjen e aparatit e shoqëruar edhe me mungesën e cilësisë programore të transmetimeve digjitale, e krahasuar me transmetuesit analogë, i bënte familjarët të mos ishin të interesuar të blinin një aparat të tillë. 188 Pavarësisht fillimeve të hershme si transmetime digjitale, në mars 2008, Maqedonia kishte një shtrirje relativisht të ngadaltë, me rreth 20% të shtëpive të lidhura me sistemin 186 Car, Victoria, Andrijasevic, Ivana, Mapping digital media-croatia, Open Society Foundation, 2012, fq Televizioni publik kroat HRT financohet nga taksa e aparatit që duhet të paguajnë të gjitha familjet. Sipas një vendimi të brendshëm të Televizionit Publik Kroat HRT Act personat e paaftë paguajnë 50% ose në disa raste nuk paguajnë fare licence fee taksen e televizionit). 188 Majstoroski, Darko, Prezantimi në konferencën Digital television in Central and South Eastern Europe: policies, development, and public debate, maj 2006 në Tiranë. 70

75 televiziv tokësor. Numri i abonentëve u rrit gradualisht edhe në transmetimet me kabëll dhe ato digjitale tokësore. Pas një periudhe rreth pesëvjeçare të testimit gradual (simulcasting) Maqedonia, në 31 maj 2013, e përfundoi procesin e kalimit tërësor në transmetim digjital. Aktualisht transmetimet digjitale ofrohen në tetë kanale falas, (FTA, free-to-air) si edhe 45 kanale të cilat ofrohen me pagesë nga Boom TV, në pronësi të Telekom Slovenije, ONE. Dy Mulitplekese MUX i janë dhënë transmetuesit publik, duke mbuluar rreth 100% të familjeve. Dy Multiplekse të tjera transmetojnë pesë stacionet kombëtare komerciale, si dhe 30 kanale rajonale. Ndërkohë që janë edhe 3 Multiplekse të tjera, të dedikuara televizioneve me pagesë. 189 Për të lehtësuar kalimin në TV digjital tokësor, qeveria subvencionoi familjet me të ardhura të ulëta për blerjen e dekodera të sinjalit digjital për familjarët. 190 Mali i Zi Pas miratimit të Ligjit për Transmetimet Radio Televizive dhe për Transmetuesit Publikë (në fund të vitit 2002), Agjencia e Transmetimeve e Malit të Zi miratoi Strategjinë e Zhvillimit të Transmetimeve ( ), si edhe Planin e Alokimit të Frekuencave. Pasi siguroi gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor dhe rregulloret respektive, Agjencia realizoi dy tendera publike për licencimin dhe ndarjen e frekuencave TV dhe radio. Si rezultat, në tetor 2005, Mali i Zi kishte 39 radio dhe 16 stacione televizive komerciale, me licenca të përkohshme transmetimi analog. Në prill të vitit 2008, Qeveria miratoi Strategjinë për kalimin në transmetim digjital. 191 Strategjia parashikonte vitin 2012 si afati i fundit për kalimin nga transmetimi analog në atë digjital. Strategjia kishte disa data kryesore: 2008 Fillimin e projektit pilot për Podgoricën dhe disa zona të tjera rreth saj si edhe për plotësimin e kuadrit ligjor; 2009 Kryerjen e tenderit për multipleksin e parë; 2010 Kryerjen e tenderit për multipleksin e dytë dhe zgjerimi i shërbimeve interaktive; Kryerjen e kalimit gradual tërësor në transmetim digjital tokësor. 189 Jakimovski, Jane Transition to digital terrestrial television in Macedonia, Konference e IUT Regional seminar to digital terrestrial television braodcasting and digital dividend parë në 25 nëntor 2014 në D/Regional- Presence/Europe/Documents/FYR%20Macedonia% %20Transition%20to%20digital%20terestrial%20telev ision%20in%20macedonia.pdf 190 Macedonia complete analog switch off 3 qershor Digital Switchover Strategy of Montenegro Montenegro Broadcasting Agency Council 71

76 Strategjia parashikonte që digjitalizimi do të kishte kosto totale për të gjithë projektin si edhe kosto për konsumatorët. Siç parashikonte Strategjia, mundësia më e lirë për të marrë sinjalin e transmetimit digjital ishte me aparatet dekodera STB. Çmimi në treg i tyre, në fillim të vitit 2008, për standardin MPEG-2, ishte rreth euro, ndërsa çmimi i STB, me standardin MPEG-4 ishte euro. Në Strategji, qeveria e Malit të Zi vlerësoi se duhej subvencionuar blerja e rreth 100,000 aparateve marrës për fazën pilot, në masën e 30% të çmimit të dekoderave për familjet më të ardhura të ulëta. Për fazën pilot, Strategjia vlerësonte një kosto totale prej 7 milionë euro. 192 Në vitin 2012, procesi i kalimit në transmetime totale digjitale u shty për qershorin e Sipas eksperteve, procesi është i kushtueshëm, merr kohë. Procesit i duhet një kuadër i plotë dhe specifik rregullator për t u plotësuar, investime në teknologji dhe një fushatë e gjerë informimi publik. Procesi i përfundimit të kalimit tërësor në sistemin digjital të transmetimit në Malin e Zi u shty për në vitin 2015, pas tenderimeve dhe apelimeve të vendimeve të tenderimit nga kompanitë që do të realizonin sistemet MULTIPLEKS-e në vend. Kontrata fillimisht iu dha një kompanie italiane, Eurotel, por procesi pati problematika dhe ai është shtyrë. 194 Qeveria ka deklaruar se një proces i gjatë, për kalimin gradual, është i nevojshëm. Më 17 qershor 2015, Mali i Zi, zyrtarisht e fiku sistemin e transmetimit analog dhe i gjithë transmetimi është tashmë në standardin MPEG-2. Sipas raportimeve të bëra nga Agjencia e Lajmeve e Malit të Zi, MIMA 195 rreth 14,000 familje, me të ardhura të ulëta morën me financimin e qeverisë, marrësit digjital pa pagesë. Frekuencat e lira që dolën nga fikja e sistemit analog, mund të sjellin deri në 50 milionë euro në buxhetin e shtetit 196 Rumania Në vitin 2006, televizioni digjital tokësor në Rumani, prezantohej vetëm me një projekt pilot, që po zhvillohej nga televizion publik, i mbështetur nga Kompania Kombëtare e Komunikimeve Radiofonike, e cila ishte në pronësi të shtetit (National Radio 192 Digital Switchover Strategy of Montenegro Montenegro Broadcasting Agency Council Deklaratë në media e zëvendës drejtore e Agjencisë Kombëtare për Median Elektronike, Jadranka Vojvodic Montenegro Agency for Electronic Communication and Postal Services, Regional Meeting on Mobile Communications Spectrum Harmonisation mbajtur në Bururesht faqe 2 parë më 15 dhjetor The contract with company Eurotel from Italy was signed on 27 May In the period of 270 days Eurotel was obliged to delivery digital transmitting equipment necessary to cover with broadcasting the majority of population of Montenegro. On the end of March, the second Factory Acceptance Test in Italy failed so the delivary process hasn t started yet. 195 Montenegrin nacional News Agency, parë në 18 qershor 2015 në Montenegro switch off analog TV broadcasting. parë në 18 qershor 2015 në 72

77 Communications Company Radiocom, SNR-Radiocom). Në fushën e transmetimeve satelitore digjitale ishin bërë disa hapa paraprake, më shumë nga industria e telekomunikacionit dhe qeveria ngriti një komision për procedurat e digjitalizimit. Ndërkohë që Rumania pritej të bëhej vend anëtar i Bashkimit Evropian, do t i duhej të respektonte edhe direktivat e BE-së për kalimin në transmetimin digjital. Por kalimi në transmetim të plotë digjital konsiderohej i vështirë për shkak të kostove të larta, si edhe mungesës së informacionit. Në prill 2006, Komisioni i Digitalizimin vendosi që një nga tri frekuencat kombëtare të kalojë në transmetimin digjital deri në 2012, por afatet u shtynë. Strategjia për kalimin në transmetim digjital u miratua në tetor dhe, më pas, asaj ju bënë shtesa e ndryshime. Me vendimin e 27 gusht 2010, qeveria e Rumanisë vendosi që kalimi në transmetim digjital të shtyhej për 17 qershor Ky vendim u argumentua me situatën social-ekonomike në vend që e bënte kalimin në transmetim digjital veçanërisht të vështirë. 198 Qeveria filloi, në gusht 2013, një fushatë të gjerë informimi për nevojën dhe përparësitë që sillte kalimi në transmetime digjitale. Sipas Strategjisë, Rumania do të ketë gjithsej pesë MULTIPLEX kombëtare, duke përfshirë edhe një për stacionet rajonale. Vetëm njëri nga katër MULTIPLEX-et kombëtare do të nisë para fikjes së sistemit analog. Ai do të jetë i dedikuar për kanalet publike dhe private, që transmetojnë falas, FTA, në rrjetin tokësor analog. Kompania, që do të operojë këtë MULTIPLEX, do të përzgjidhet në një tender i cili do të hapet nga rregullatori telekomunikacionit, ANCOM. MULTIPLEX duhet të mbulojë të paktën 90% të popullsisë dhe 80% të territorit, deri në fund të Tre MULTIPLEX-et e tjerë kombëtarë do të nisin pas fikjes së transmetimeve analoge (Eng. Analog Switch-Off, ASO) dhe mund të përdoren për shërbime komerciale. Procedurat e tenderimit të tyre do të zhvillohen përsëri nga rregullatori i telekomunikacionit, ANCOM. Autoriteti Rumun për menaxhimin dhe rregullimin e Komunikimeve, (ANCOM) ka njoftuar disa herë për zhvillimin e ankandeve për lincencimin dhe dhënien e dy frekuencave kombëtare 199, duke e hapur konkurrimin si për subjekte vendase dhe ato të huaja. Një ankand i njoftuar nga ANCOM 200, në janar të vitit 2015, u shty, megjithëse kishte pasur 5 kompani në konkurrim si: Telecom, Radio M Plus, Regal, Cargo Sped and Digital Video Broadcast. Një tjetër ankand u njoftua në mars ANCOM, sipas procedurave do të licencojë me kohëzgjatje 10 vjet. 197 Government Decision no. 1213/2009 on the strategy for the transition from analog to digital TV, Monitorul Oficial 721, 26 tetor 2009, e ndryshuar Decision no. 464/2010, Monitorul Oficial 357, 31 maj Proteasa, Manuela, & Comanescu, Iulian, & Vasilache, Adrian & Avadani, Ioana Mapping Digital Media: Rumania, Open Society Foundation, dhjetor 2010, faqe 52. Parë në 15 dhjetor Romania launches new DTT multiplex auction parë në 18 qershor 2015 në Five companies bid for DTV multiplex capacity in Romania parë në 18 qershor 2015 në 73

78 Për shkak të fillimit të vonuar në procesin e digjitalizimit, Rumania përfitoi nga zhvillimet teknologjike dhe do të zbatojë një standard më të ri të transmetimit T2, i cili lejon më shumë kanale krahasuar me sistemin DVB-T. Por, nga ana tjetër, përdoruesit familjarë do të duhet të blejnë marrësit digjitalë T2, të cilët janë më të shtrenjta se marrësit e standardit DVB-T. Në qershor 2015, kalimi në transmetimit digjital kishte ndodhur vetëm pjesërisht në Rumani 201 dhe ky është një proces që po vazhdon. Serbia Ligji për telekomunikacionin u miratua në vitin 2003 dhe Agjencia e Telekomunikacionit e themeluar sipas këtij ligji, u bë tërësisht operacionale në maj Këto ishin parakushte thelbësore për rregullimin e transmetimeve në Serbi. Agjencia Kombëtare e Transmetimeve aprovoi, në fund të vitit 2005, Strategjinë e Zhvillimeve të transmetimeve, deri në vitin Kjo strategji vendosi bazën për zhvillimin e politikave të transmetimit digjital. Ajo përcakton gjithashtu, se një nga detyrimet e transmetuesit publik është të hartojë dhe të përmbushë planet e transferimit të teknologjive të reja digjitale. Radio Televizioni i Serbisë (RTS) dhe Departamenti i tij teknik nisën një projekt pilot për transmetimi digjital tokësor të programeve të RTS-së. Projekti u zhvillua në korrik të vitit 2002 dhe deri në vitin 2005 ishin kryer të gjitha testet e nevojshme për transmetimet. Kështu, në vitin 2005, RTS kishte dy transmetues digjital tokësorë. Sinjalet digjitale mbulonin Beogradit dhe Novi Sad me rrethinat e tyre, me audiencë potenciale rreth 1.5 milionë shikues. Por në vitin 2005 ende nuk kishte shifra të qarta të depërtimit të transmetimeve me kabëll dhe transmetimeve satelitore. Më 2 korrik 2009, qeveria e Republikës e Serbisë aprovoi Strategjinë për kalimin nga transmetimi analog, në atë digjital për Radion dhe Televizionin në Republikën e Serbisë 202. Strategjia parashikonte edhe një nga format e subvencionimit, që do të vendosej për popullsinë në kohën kur të bëhej procesi i kalimit nga transmetimi analog në digjital. Mundësitë e subvencionimit 203 ishin: - Subvencion për blerjen e aparateve marrës për transmetimet digjitale STB për të gjitha familjet, me një kosto 25 euro për familje; - Subvencion për blerjen e aparateve marrës për transmetimet digjitale STB për të gjitha familjet që paguajnë koston e abonimit, me një kosto 25 euro për familje; - Subvencion për blerjen e aparateve marrës për transmetimet digjitale STB për personat në gjendje sociale të vështirë, me kosto 50 euro. 201 Status of the transition to Digital Terrestrial Television Broadcasting parë në 18 qershor 2015 në Strategy for Switchover from Analogue to Digital Broadcasting of Radio and Television Programs in the Republic of Serbia parë më 15 dhjetor 2014 në Presence/Europe/Documents/Strategy%20for%20Switchover%20from%20Analogue%20to%20Digital%20Broadcastin g%20of%20radio%20and%20television%20programs%20in%20the%20republic%20of%20serbia.pdf 203 Po aty, faqe

79 Në vitin 2012, Serbia mori një kredi prej 10 milionë euro nga Bashkimi Evropian për ngritjen e MULTIPLEX-it të parë, DTT. Ndërkohë, në pjesën e dytë të vitit 2014, Ministri i Serbisë për Tregtinë, Turizmin dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç, njoftoi se do të nënshkruhej një marrëveshje me BERZH-in, për një hua 24 milionë euro, për ngritjen e MULTIPLEX të dytë dhe të tretë DTT. 204 Serbia e filloi periudhën e testimit simulcasting më 1 shtator 2014, duke e zhvilluar atë gradualisht sipas zonave të ndryshme. 205 Qeveria garantoi mbështetjen për shtresat e varfra të popullsisë, ata me ndihma dhe sociale dhe personat e vetëm, afërsisht 180,000 qytetarë, me aparatet marrëse të sinjalit televiziv digjital. Standardi i zgjedhur i transmetimit është DVB-T2 standard MPEG-4. Sllovenia Më 15 shkurt 2006, qeveria sllovene miratoi Strategjinë për kalimin nga analog, në transmetim digjital. Kjo strategji u paraqit në publik më 14 dhjetor 2005, ndërkohë që tregu televiziv në vend kishte 57 televizione dhe 96 radio të regjistruara. Nga këto, 22 televizione dhe 84 programe radio transmetoheshin në formatin analog, ndërsa 14 programe televizive dhe një program radio transmetohen në formatin digjital, të dhënë nëpërmjet shërbimit kabllor apo Internetit. Televizionet analoge, me mbulim kombëtar në 2005, ishin TV SLO 1, TV SLO 2, POP TV, Kanal A dhe Prva TV. Transmetues publik, RTVS, transmeton dy programe televizive dhe gjashtë programe kombëtare radio në transmetim satelitor. Përveç transmetuesit të shërbimit publik, edhe televizioni TV Pika, gjithashtu, transmeton në satelit. Në qytetet e mëdha dhe zonat rreth tyre operatorët kabllorë ofrojnë paketa programesh digjitale. Sipas Strategjisë, kalimi në transmetimet digjitale ishte planifikuar të kryhej në disa faza, duke nisur me një periudhë prove, , e cila u pasua nga një periudhë tranzicioni dhe fikja e transmetimeve analoge u bë në vitin Tregu digjital në Slloveni, përdor teknologjinë MPEG-4. Licenca e MULTIPLEX për transmetimet digjitale janë: MULTIPLEKS i parë (MPN-A) iu rezervua transmetuesit publik për të siguruar përmbushjen e detyrimeve të tij publike; MULTIPLEKS i dytë (MPN-B) iu rezervua atyre programeve sipas kritereve të shpallura dhe mbi bazën e parimit të territorialitetit (për tre zona); 204 Serbia to get 24m loan for DTT project parë në 18 qershor 2015 në site Djordjevic, Vladana RadisaVljevic, Digital Terrestial Transition in Serbia, në konferencën Regional workshop for Europe and CIS for Spectrum Management and Transition to Digital Terrestrial Television Broadcasting, Budapest parë në 18 qershor 2015 në Presence/Europe/Documents/Events/2015/05_Spectrum%20Management%20and%20Transition%20to%20Digital%20 Terrestrial%20Television%20Broadcasting/!DSO_Serbia.pdf 75

80 MULTIPLEKS i tretë (MPN-) u planifikua për shërbimet e reja të cilët përmbushin kriteret e konkurrimit publik. Gjatë debateve publike të zhvilluara në procesin e kalimit nga transmetimi analog në atë digjital, një çështje e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut, ka qenë përmbajtja e programeve në platformat digjitale. Kalimi në transmetimin televiziv digjital nuk përbëhet vetëm nga përdorimi i teknikave të reja për shpërndarjen e përmbajtjes së vjetër. Qeveria sllovene subvencionoi grupet e popullsisë me të ardhura të ulëta për aparatet marrëse të transmetimit digjital dhe, deri në fund të vitit 2010, ishin rreth 4000 aparate të shpërndarë këtyre grupeve të popullsisë. Kjo shifër u shtua më shumë me fillimin e krizës financiare. Shuma e subvencionit ishte rreth 50 euro, sa vlera e aparatit marrës. 206 Pas datës 17 qershor 2015, pak vende në rajonin e Evropës Juglindore dhe të Gadishullit të Ballkanit nuk e kishin përfunduar procesin e fikjes së transmetimeve analoge dhe të kalimit tërësisht në transmetime digjitale. Shqipëria është një prej tyre. Sekretari i Përgjithshëm i ITU, Houlin Zhao e vlerësoi datën 17 qershor si një ditë historike. Ai e cilësoi procesin, e filluar prej qershorit 2006, si një proces i cili ka dhënë një vizion të ri për mënyrën se si bota shikon dhe ndërvepron me televizionin dhe ka hapur rrugë për zhvillime të reja dhe inovacione në industrinë e transmetimeve televizive. 207 Më poshtë jepet ecuria e strukturës programore për televizionet publike të Bullgarisë dhe të Hungarisë, që e kanë përfunduar procesin e kalimit në vitin 2013, të Sllovenisë, e cila e ka përfunduar kalimin në transmetime numerike, në 2011, dhe të Rumanisë, që ende nuk e ka përfunduar procesin e fikjes së transmetimeve analoge. 206 Milosavlejvic, Marko, Smokvina, Tanja Kersevan, Mapping digital media-croatia, Open Society Foundation, 2012, fq Zhao, Houlin Deadline reached for switchover from analogue to digital TV for 119 countries in Europe, Africa, Middle East and Central Asia - ITU symposium highlights new developments and innovation in TV. Parë 20 qershor 2015 në 76

81 Televizionit Publik i Bullgarisë, kanali Grafik 8: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Bullgarisë, kanali 1 NBT-1, 2013 (%) Lajme Aktivitete ditore Filma/Fiction Argëtim Sport Art, Kulture, Edu., Shkencë Musikë Transmetime fetare Të tjera Reklamë, TV blerjet, Promocion Program për fëmijët dhe të rinjtë Dokumentar (Sipas të dhënave nga Program Profile Report, DATA SET: People Meters BG. Komunikimi me Dr. Maria Yaneva, Business Development Associate Director, , 21 nëntor 2014 Grafik 9: Ecuria e Lajme dhe aktivitetet ditore në strukturën e programacionit të Televizionit Publik të Bullgarisë, kanali 1, BNT (%) Lajme, aktivitete të ditës (Sipas të dhënave nga Program Profile Report, DATA SET: People Meters BG. Komunikimi me Dr. Maria Yaneva, Business Development Associate Director, , 21 nëntor Sipas të dhënave nga Program Profile Report, DATA SET: People Meters BG sipas komunikimit me Dr. Maria Yaneva, Business Development Associate Director, 21 nëntor

82 Televizionit Publik i Hungarisë, kanali Grafik 10: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Hungarisë, kanali 1, 2013 (%) Lajme Aktivitete të ditës 11 Film/Fiction Argëtim Sport 22 8 Art, Kulturë, Edu., Shkencë Musikë Transmetime fetare Të tjera Fiction (jo muzikore) Reklamë, TV blerje, promocion Grafik 11: Ecuria e Lajme e aktivitetet ditore në strukturën e programacionit të Televizionit Publik të Hungarisë, kanali 1, %) Lajme dhe Aktivitete të ditës (Sipas të dhënave nga Periskop Media NMHH Monitoring. (parë në 15 tetor 2014) 209 Sipas të dhënave nga Periskop Media NMHH Monitoring. (parë në 15 tetor 2014) 78

83 Televizionit Publik i Sllovenisë, 210 Grafik 12: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Sllovenisë, kanali 1, viti 2003 (%) 11 Lajme Filma/Fiction 8 31 Argëtim Sport Art, Kulture, Edu., Shkencë Muzikë Transmetime fetare Të tjera Reklamë, TV blerjet, Promocion Program për fëmijët dhe të rinjtë Dokumentar Grafik 13: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Sllovenisë, kanali 1, viti 2010 (%) Lajme Aktivitete ditore Filma/Fiction Argëtim Sport Art, Kulture, Edu., Shkencë Muzikë Transmetime fetare Reklamë, TV blerjet, Promocion Dokumentar Sipas të dhënave nga Sllovenia (parë në 15 tetor 2014) Ndryshimet që vihen re në strukturën programore të televizionit publik të Sllovenisë, nga viti 2003 në vitin 2010, nuk lidhen me kalimin në transmetim numerik, por me një ndryshim të brendshëm në strukturën e programeve. E njëjta linjë arsyetimi është edhe për televizionet publike të Bullgarisë dhe të Hungarisë. 210 Sipas të dhënave nga Sllovenia (parë në 15 tetor 2014) 79

84 Në një situatë të ngjashme me atë në Shqipërinë është tregu televiziv në Rumani, ku procesi i kalimit në transmetime digjitale ishte planifikuar të përfundonte në qershor 2015, por që është kryer vetëm pjesërisht. Grafik 14: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Rumanisë, TVR, kanali 1, viti (%) Lajme Aktivitete ditore Filma/Fiction Argëtim Sport Art, Kulturë Edu. Shkencë Muzikë Transmetime fetare Të tjera Reklamë, TV blerjet, Promocion Program për fëmijët dhe të rinjtë Film I animuar Dokumentar Programe në gjuhë të huaja Në raportet e tij vjetore, televizion publik rumun vëren ndryshimin në rënie të treguesit Rate dhe Share për dy kanalet e tij publike. Grafik 15: Treguesit Rate për Televizionin Publik të Rumanisë, kanali 1 dhe 2, (%) Rate në % TR TR Sipas Raportit Vjetor 2013 Raport de activitate Societatea Romana de Televiziune, 2013, (parë në 15 tetor 2014) 211 Sipas Raportit Vjetor 2013 Raport de activitate Societatea Romana de Televiziune, 2013, (parë në 15 tetor 2014) 80

85 Grafik 16: Treguesit Share për Televizionin Publik të Rumanisë, kanali 1 dhe 2, Share në % TR TR Sipas Raportit Vjetor 2013 Raport de activitate Societatea Romana de Televiziune, 2013, (parë në 15 tetor 2014) Siç shihet edhe nga grafikët, strukturat programore paraqesin ngjashmëri midis vendeve. Problematikat janë të njëjtat edhe përsa i takon shqetësimit të rënies së audiencës, ashtu edhe të menaxhimit të programeve televizive. Televizioni rumun, TVR i cili ka filluar në 1965, përfshin shtatë stacione televizive kombëtare dhe pesë në nivel rajonal. Në vitin 2012, situatat ekonomike të TVR u vështirësuan dhe ai filloi një proces ristrukturimi, duke bërë edhe shkurtime të vendeve të punës. 212 Tregjet e mediave televizive në rajonin e Ballkanit kanë struktura të ngjashme programore dhe shfaqin ende një raport të ulët të prodhimeve të tyre ndaj atyre të huaja. Kjo është më e vëzhguar në programet argëtuese, filmat dhe dokumentarët. Prodhimet e huaja, ose formatet e adoptuar, janë mbizotëruese në tregun televiziv, duke provuar atë që nënvizonte, në 1992, Slavo Solichal kur shkruante për zhvillimet e medias në vitet 90 [...] është më realiste të pritet që vendet e Evropës Lindore do të kenë një hapje më të madhe drejt hyrjes së produkteve të huaja mediatike, më shumë sesa drejt hyrjes së kapitalit të huaj Romanian Public Television to Cut Jobs Balkan Insight 10 gusht Në vitin 2012 televizioni rumun planifikoi shkurtimin e rreth 3300 vende pune. 213 Media policy in Sllovenia in the 1990s. Sandra B. Hrvatin, Marko Milosavljevic Mirovni Institute. Page 55. it is more realistic to expect that in the near future East European countries will be exposed to a direct inflow of foreign media products (satellite programs, primarily in English, including pay television) and much less to the inflow of foreign capital (1992:77) 81

86 1.3 Përmbledhja e kapitullit Bizneset televizive në Shqipëri, sikurse edhe në vendet e tjera, reflektojnë natyrën e veçantë të biznesit mediatik dhe karakteristikat e dyfishta të produkteve mediatike dual goods, sikurse përshkruhen nga mjaft studiues. Këto karakteristika ndikojnë edhe në format e menaxhimit të biznesit të medias. Ndonëse studimi i menaxhimit të biznesit televiziv, me shembuj nga tregu televiziv shqiptar është mjaft i kufizuar, treguesit janë se, ndër vite, televizioni si biznes ka ardhur duke u forcuar. Treguesi i zhvillimit të qëndrueshëm të medias shpreh se biznesi televiziv është ende mjaft i ndjeshëm ndaj zhvillimeve politike dhe, shpesh ndikohet nga faktorë të jashtëm nga ky treg. Në një periudhë rreth 15-vjeçare, të zhvillimit të këtyre bizneseve, ato kanë krijuar profilin e menaxherit televiziv, shumë nga të cilët kanë qenë dikur gazetarë dhe janë promovuar si kryeredaktorë dhe drejtues të televizioneve. Televizioni ofron ndikim, njohje publike, prestigj e pushtet dhe këto janë ndër arsyet kryesore, të cilat shprehin një tjetër formë të fitimit ekonomik, për të cilat lindin dhe mbahen këto biznese. Analizat e ndryshme tregojnë se media në Shqipëri duket sikur vepron në një fazë para-tregut, pra të një mekanizimi që nuk i përmban të gjithë elementët e një tregu të formalizuar. Analiza e treguesve financiarë të bëra nga KKRT për vitet , pasqyron pikërisht raportet e luhatshme midis fitimit dhe humbjes që televizionet kryesore në Shqipëri deklaronin në raportet e tyre. Diferenca e ndjeshme midis treguesit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Media (Eng. Media Sustanaibility) dhe treguesit të Menaxhimit të Biznesit në media (Eng. Business Management Index) si një prej komponentëve të tij përbërës, për Shqipërinë është pasqyrë e asaj që, ndër vite, menaxhimi i medias si biznes ka ecur me ngadalë se komponentët e tjera të zhvillimit të medias. Niveli i menaxhimit dhe natyra e veçantë e biznesit mediatik reflektohet qartë edhe në programacionin e televizioneve. Duke përdorur teknikën e zgjedhjes private e publike të Noam, është studiuar hyrja në treg e aktorëve të rinj mediatikë televizivë dhe ndërtimi i programacioneve të tyre. Gjithashtu, treguesit e programacionit kanë provuar se strategjitë imituese në ndërtimin e programeve janë mjaft të dukshme në televizionet shqiptare, duke vërtetur kështu analizat e M. Bourreau. Këto janë më të vërtetuara sidomos në bisedat televizive politike dhe programet argëtuese, ku televizionet kanë një tendencë të dukshme të imitojnë njëri-tjetrin. Ndër faktorët që ndikon në programacion, krahas konkurrencës, renditet edhe pronësia që provohet nga ndryshimet e skaletave programore, në kohën kur televizione si: News 24, Vizion Plus, ALSAT TV, ndryshuan pronësi. Duke provuar se programacioni nuk është një shkencë e saktë, por, siç thotë S. Markoff, më shumë diçka që ndjehet në stomak shikohet se të gjitha televizionet kanë debate 82

87 politike në programin e tyre, ndërkohë që kanë gjithnjë e me pak programe të tilla si reportazhe apo emisione për fëmijë. Ndër katër elementët formues të programacionit, përzgjedhja, skedulimi, promovimi dhe vlerësimi, drejtuesit e programacioneve të televizioneve në Shqipëri i japin përgjithësisht rëndësi më të madhe procesit përzgjedhjes të programeve të ndryshme. Promovimi është mjaft më i zbehtë si element i programacionit në televizionin publik krahasuar me televizionet e tjera me shtrirje kombëtare dhe lokale. Faktor mjaft i rëndësishëm në ndërtimin e programacioneve është edhe ruajtja e të drejtave të autorit. Këto përpjekje, sidomos pas vitit 2007 për mbrojtjen e të drejtave të autoreve kundër piratimit të programeve televizive janë bërë si të prodhimeve televizive shqiptare ashtu edhe blerjes së të drejtave nga kompani dhe patenta të huaja. Autoriteti i Mediave Audiovizive e cilëson këtë një proces në vazhdimësi. Matja e audiencës, megjithëse në fillesat e saj, ndikon programacionin dhe këtë e ndjejnë studiot e bisedave politike që janë të pranishme në çdo televizion. Gazetarë dhe analistë të televizioneve shprehen se si ndryshon edhe vetë përmbajtja e programeve në vartësi të audiencës dhe asaj se çfarë programesh kanë konkurrentët e tyre të drejtpërdrejtë. Por ende nuk ka matja tërësore dhe e gjithëpranuar të audiencës nga televizionet në Shqipëri. Profili i audiencës është i ndryshëm në televizione të ndryshme. Dallim bën ai i televizionit publik, i cili e pranon se ka një audiencë me tipare të një grupmoshave kryesisht të rritura, më tepër mashkullore dhe kryesisht në zonat rurale të vendit. Kjo e lidh natyrën e programacionit me aspekte kulturore të ndryshme, trajtimet komerciale apo më tepër në interes të publikut. Megjithatë, televizioni publik ka qenë vazhdimisht i kritikuar në opinion publik për politizim të programeve, dhënien e hapësirës aktorëve politikë dhe mungesën e programeve që pasqyrojnë interesin e publikut. Analiza për strukturën programore është e vendosur në kontekstin kohor kur Shqipëria ishte në prag të kalimit në transmetimin digjital tokësor, qershor 2015, por e humbi këtë afat kohor. Analiza jep edhe krahasime me vende të rajonit të Evropës Jug Lindore që kanë hyrë më parë në këtë proces, apo që janë duke kaluar të njëjtën periudhë tranzitore si Shqipëria. Krahasimi reflekton strukturat programore të televizioneve publike në vende si Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Sllovenia, me përqindjet që ato kanë për gjini e programe të ndryshme televizive. 83

88 KAPITULLI I DYTË Ekonomia e televizionit në prag të kalimit në transmetimet numerike tokësore dhe ndikimi në gazetari 2.1 Historiku i zhvillimeve të transmetimeve televizive numerike në Shqipëri, Platformat numerike të transmetimeve televizive filluan transmetimin në një mjedis ende të papërgatitur, kur mungonte kuadri ligjor licencues për këto forma transmetimi. Platformat e parë digjitale në Shqipëri filloi në korrik të vitit 2004, me daljen në transmetim Digitalb. Platforma Digitalb filloi me transmetime tokësore, kryesisht në qytetet e zonës Perëndimore të vendit. Në dhjetor të vitit 2004 kjo platformë filloi transmetimin në satelit nëpërmjet Eutelsat, duke mbuluar të gjithë territorin e Ballkanit dhe pjesën më të madhe të Evropës, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqipfolësve, jashtë kufijve të vendit. Kjo platformë solli në transmetimet televizive një tërësi programesh, duke përfaqësuar pothuajse të gjitha grup-moshat dhe shijet e audiencës dhe duke përfshirë në programacion pothuajse të gjitha zhanret televizive. Digitalb kishte në paketën programore edhe programin e kanalit analog Top Channel. Si Digitalb, edhe Top Channel kishin pjesëmarrës aksionerë të përbashkët që ishin në themel të pronësive të tyre. Në sondazhet e organizuar nga vetë kompania Digitalb theksohej se më tepër se 53% e klientëve, si arsye të parë të abonimit 214 rendisnin programacionin që ofronin kanalet e kësaj platforme. Në vitin 2006, peizazhit mediatik të Shqipërisë i shtohet edhe platforma satelitore SuperSport, me objekt të dedikuar vetëm tek aktivitetet sportive: Blerjen e të drejtave të transmetimit televiziv, me pagesë për të gjitha aktivitetet sportive dhe trasmetimit televiziv të tyre vetëm nëpërmjet platformave televizive satelitore, ose numerike tokësore, me pagese si dhe të gjitha veprimet që janë të nevojshme për marketingun dhe promovimin e tyre. 215 Raporti i KKRT-2006, lidhur me situatën e platformave digjitale tokësore, vlerësonte se: 214 Eglinor Ramaj, Digital: background, penetrimi në treg, avantazhet dhe disavantazhet në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Kordinator i botimit AK.Prof.Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012), Extrakti historik i Supersport, nga faqja online e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ekstrakt i nxjerrë më 20 shkurt

89 ... kohët e fundit kanë dalë në transmetim satelitor, pa lejen e KKRT-së, edhe TV Sat+ dhe Digitalb, etj. KKRT-ja ka dështuar në licencimin e tyre për shkak të pengesave ligjore, tashmë të identifikuara, lidhur me pronësinë mbi rrjetet (operatorët satelitorë nga ligji konsiderohen si operatorë kombëtarë) dhe implikimet që sjell teknologjia e re numerike. Ndërkaq, si pasojë e konkurrencës së ashpër në tregun tashmë të ngritur, gjatë vitit 2006, Sat + ka mbyllur aktivitetin. 216 Digitalb i licencuar si operator satelitor, në vitin 2006, mbulonte mbi 1/3 e territorit të Shqipërisë 217 dhe ofronte një paketë programesh të mbështetura në sisteme numerike tokësore (4 rrjete fikse dhe 1 mobil). Në vitin 2008 doli në transmetim një tjetër paketë transmetimesh digjitale, e quajtur Tring. Ajo kishte si objektiv ofrimin e Hi-Speed Internet, shërbimeve të telefonisë dhe digjital TV. Kjo ishte pjesë e kompanisë Albanian Satellite Communications, pjesë e Grupit Edil. Shoqëria Tring prej vitit 2008, ka ndërtuar sistemin numerik tokësor, dy rrjete fikse, për të cilat përdor dy kanale UHF, nëpërmjet stacioneve transmetues, të instaluara në malin e Dajtit, duke mbuluar fillimisht zonën Tiranë-Durrës por, në vitet në vazhdim, u shtri edhe më gjerë në zonat perëndimore të vendit. Transmetimet nisën fillimisht mbështetur në vendimin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, që u dha leje të përkohshme Për eksperimentimin e transmetimeve numerike më Afati i lejes së përkohshme përfundoi më TRING tashmë është licencuar si operator numerik satelitor. Në sistemin numerik tokësor, Shijak TV ndërtoi një rrjet fiks, për të cilin përdor kanalin 24 UHF, nëpërmjet një stacioni transmetues të instaluar në malin e Dajtit, duke mbuluar zonën Tiranë-Durrës. Leja e përkohshme Për eksperimentimin e transmetimeve numerike, e lëshuar nga KKRT, përcakton përdorimin e kanalit 44, nëpërmjet stacioneve transmetues të instaluar në qytetin e Tiranës. Leja e përkohshme përcaktonte kushtin që, në mbarim të afatit të përcaktuar nga kjo leje, operatori duhet të paraqesë në KKRT një informacion të hollësishëm mbi rezultatet tekniko-ekonomike të eksperimentimit dhe konkluzionet përkatëse. Kjo detyrë nuk është zbatuar nga Shijak TV, por, nga të dhënat që disponon KKRT, rezulton se [...] eksperimenti nuk ka arritur rezultatet e synuara tekniko-ekonomike. 218 Në 2011, KKRT e cilësoi situatën e transmetimeve numerike tokësore krejtësisht e parregulluar, për pasojë e pakontrolluar, me operatorë të transmetimeve numerike tokësore pa licenca përkatëse, ku përcaktohen rregullat dhe kushtet e shërbimit, si dhe detyrimet përkatëse financiare, duke shtrembëruar tregun, në dëm të operatorëve analogë të licencuar rregullisht. 219 Përpjekjet për plotësimin e kuadrit rregullues nisën që me Draft-Strategjinë për kalimin në transmetimet numerike tokësore, e cila u hartua fillimisht në vitin Ndërkohë 216 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor Po aty 218 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor Po aty 85

90 KKRT nisi përpjekjet për shpjegimin e kësaj strategjie tek operatorët dhe, gjithashtu, kërkoi bashkëpunim me ta për të filluar procesin e licencimit. Në një njoftim të dhënë në faqet e saj të Internet, KKRT, njoftonte për organizimin e konkurrimit në muajin nëntor 2008, për subjektet që kërkonin licencë si operatorë privatë rrjeti numerik tokësor kombëtar, për 3 allotmente. Dokumentet duhet të përmbanin, përveç kërkesave për regjistrimin ligjor të subjektit aplikues, edhe kërkesa me karakter teknik dhe ekonomik 220 si më poshtë: [...] a. Zonën e licencimit ku do të ofrohet shërbimi. b. Kërkesat teknike: Sistemin e kodifikimit. Përdorimin eventual të sistemit të kodifikimit; Deklaratën e konformitetit të pajisjeve të përshkruara në projekt me standardet dhe normat në fuqi, si dhe të zbatimit të normave të mbrojtjes në punë, ruajtjes së ambientit, etj. Projektin dhe preventivin e rrjetit, të hartuar konform planit kombëtar të frekuencave, duke dhënë edhe masat e parashikuara për përdorimin efektiv të burimeve radioelektrikë; Projektin dhe preventivin e rrjetit, të shërbimeve fikse, frekuencat e të cilave administrohen nga ERT; Kërkesën për frekuenca për shërbimet fikse (Frekuenca që administrohen nga ERT). c. Kërkesat ekonomike: Të dhëna për kapitalin e deklaruar dhe të nënshkruar të shoqërisë, i cili duhet të jetë i pasqyruar dhe i depozituar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; Biznes planin, me treguesit e tij dhe analizat përkatëse për periudhën e vlefshmërisë së licencës; Garancinë bankare që vërteton se aplikanti ka ngurtësuar shumën prej 10% të preventivit të ndërtimit të rrjetit. d. Numri i programeve të planifikuara për t u transmetuar për publikun (Kapacitetin transmetues). e. Numrin e programeve të planifikuar për t u marrë nga publiku në mënyrë të lëvizshme (mobile) në rastin kur shpallet garë për ndërtimin i një rrjeti të lëvizshëm. f. Deklaratë noteriale që nuk ka licencë për rrjet tjetër numerik tokësor, licencë për paketë programesh si dhe që nuk ka interesa ekonomikë, ose është në pozitë vendimmarrëse në një person tjetër juridik, që ka një licencë tjetër numerike tokësore. Ky konkurrim nuk u zhvillua më , ashtu siç ishte parashikuar. Që prej asaj periudhe KKRT vazhdoi të shtyjë afatet e konkurrimit dhe njoftoi për to nëpërmjet faqes 220 Autoriteti i Mediave Audiovizive. Njoftim për organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë privatë (parë 09 shtator 2013) njoftim-per-organizimin-e-konkurimit-te-kandidaturave-per-operatore-private&itemid=77&lang=sq 86

91 në Internet, por pa u materializuar asnjëherë në një konkurrim për subjektet e licencuara. E gjithë kjo mungesë konkurrence, ndonëse u vesh me arsye teknike, mbeti e pashpjeguar për publikun, as nga operatorët, që, aktualisht transmetonin të palicencuar në platforma digjitale, as nga rregullatori, KKRT, i cili vazhdimisht kërkonte vendosjen e tregut të transmetimeve numerike në kuadrin ligjor rregullatues. Procesi i hartimit të strategjisë përfundimtare të kalimit në transmetime numerike zgjati pothuajse 4 vjet dhe vetëm në maj 2012 u miratua Strategjia e Kalimit nga Transmetimi Analog në Transmetim Numerik, me Vendimin e Këshillit të Ministrave 221 nr. 292, datë Kjo strategji ka edhe një Plan Veprimi për Zbatimin e Strategjisë, e cila përfshin masa konkrete (institucionet, afatet, dhe financimet) për kryerjen sa më të plotë të kalimit. Strategjia e kalimit në Transmetimet Numerike dhe Ligji 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë e shtynë kalimin në transmetime numerike, në afatin përfundimtar të 17 qershor Me miratimin e Ligjit 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, të hyrë në fuqi më 5 prill 2013, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit u emërtua Autoriteti i Mediave audiovizive, AMA. Më 2 korrik 2013, AMA e rihapi konkursin për licensimin e operatorëve televizivë privatë. Në zbatim të nenit 139, të këtij ligji, AMA kishte detyrimin ligjor që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit (pra brenda datës 5 korrik 2013), të bënte njoftimin publik dhe të ftonte operatorët privatë historikë kombëtarë, si dhe operatorët ekzistues me eksperiencë në transmetimet numerike, për të marrë pjesë në procedurën e përzgjedhjes, sipas Beauty Contest-it për rrjetet numerike kombëtare. Çështja kaloi në sistemin gjyqësor, pasi operatorët televizivë kundërshtonin legjitimitetin e Autoritetit të Medias Audiovizive, që sipas tyre, në zbatim të ndryshimeve ligjore që kishin ndodhur, duhej të formatohej dhe mandati i Kryetarit të AMA (ish KKRT) kishte përfunduar. Më 31 korrik 2013, Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e bërë më 22 korrik të po këtij viti prej tre operatorëve: Digitalb, Top Channel, and Media 6 ndaj Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). Kjo do të thoshte që derisa Gjykata të vendosë, AMA do të pezullojë procesin e filluar për licensimin e rrjeteve të operatorëve numerikë. Gjykata i cilësoi si të pavlefshme aktet administrative të AMA-s, të datës 2 korrik 2013, me ftesat për fillimin e procesit të licensimit sipas parimit Beauty Contest. Thelbi i ankesës së televizioneve Top Channel, Digitalb, TV Klan, dhe Supersport ka qenë se AMA nuk ka quorum-in e nevojshëm për të filluar procedura të tilla. Gjithashtu, pretendimet lidheshin me përgatitje të tjera paraprake që nevojiten të bëhen më parë dhe konsultime më të thelluara me aktorët përpara se të merren të tilla vendime të rëndësishme Autoriteti i Mediave Audiovizive. Strategjia e kalimit nga transmetimet analoge nw transmetimet numerike. (2013) ET_NUMERIKE.pdf parë më 31 mars Deri në tetor 2015, kur përfundoi shkrimi i këtij punimi, ende nuk kishte filluar procesi i licensimit të operatorëve numerikë tokësorë. 87

92 Kuadri ligjor i kalimit në transmetimet numerike analoge Dy dokumentet themelore të kuadrit ligjor, që përbëjnë themelet e këtij kalimi, janë: Strategjia e kalimit nga transmetimi analog në digjital, 2012 dhe Ligji nr. 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë". Strategjia për kalimin në transmetimet numerike ofron zgjidhje teknike për problemet kryesore që garantojnë një sistem të qëndrueshëm të mediave elektronike, të tilla si: kalimin nga transmetimi analog, në digjital dhe objektet që do të përdoren nga operatorët dhe përdoruesit, duke siguruar efektivitetin e shërbimit të transmetuesit publik, mënyrën e trajtimit të operatorëve kombëtarë dhe lokalë, organizimi i proceseve të konkurrimit për dhënien e licencave, skemat e licencimit/autorizimit, teknologjia e rrjetit dhe sistemi i kompresimit, organizimi i fushatës së informimit publik gjatë periudhës së tranzicionit, etj. Strategjia përcakton që kalimi do të bëhet duke ndjekur kështu metodën e ishujve digjitalë, një zonë pas tjetrës (Eng. one allotment after another). Nga pikëpamja teknike, aparatet marrëse, dekoderat, duhet të jenë të sistemit me kompresion MPEG 4, megjithëse, në vitet e kaluara dekoderat MPEG-2 janë përdorur për marrjen e sinjalit të operatorëve ekzistues private. Tabela 13: Transmetime numerike në zonën Tiranë-Durrës sipas kanaleve që zinin, dhjetor Nr Kanali Emri i TV 1 21 Albanian Screen MUX Albanian Screen MUX Digitalb MUX Digitalb MUX Digitalb MUX Digitalb MUX Digitalb MUX Klan MUX News 24 MUX Ora News MUX RTSH MUX Top Channel MUX Tring MUX Tring MUX Tring MUX 3 Me qëllim zbatimin e Strategjisë për të gjithë procesin u parashikua ndërtimi i një komiteti ndërinstitucional. Ky Komitet do të jetë përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve lidhur me zbatimin e kësaj Strategjie, deri në fikjen e transmetimeve analoge (Eng. Analog Switch-Off, ASO). 223 Autoriteti i Mediave Audiovizive, Raporti Vjetor , f Transmetimet e televizioneve Klan MUX 1, RTSH MUX 1 dhe Tring MUX 2 janë pjesë e Planit Numerik Shqiptar. 88

93 Licencimi Në kontekstin e zhvillimeve aktuale, kur transmetimet numerike në Shqipëri janë një realitet prej afro 10 vitesh, Strategjia përcakton se zgjidhja më e përshtatshme për transmetimet numerike tokësore është konsideruar licencimi i operatorëve ekzistuese në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj dhe rregullores së AMA-s Beauty Contest. 224 Sipas saj, operatorëve historikë kombëtare me përvojën e duhur dhe besueshmërinë në transmetimet numerike, do t u bëhet thirrje për të marrë pjesë në këtë proces për një tranzicion sa më të lehtë e të shpejtë. Ndër kriteret e përcaktimit të operatorët historikë kombëtare do të jetë koha e ekzistencës së programit, shtrirja ndër vite, audienca, cilësia e programeve të transmetimit, përdorimi i teknologjive të avancuara, etj. Në fazën e parë, mbështetur në Planin Kombëtar të Transmetime Numerike, të gjendjes dhe kërkesave të tregut, mendohej të jepeshin tre rrjete kombëtare private. Kriteret për licencë për operatorët privatë kombëtarë do të përfshijnë, ndër të tjera, kushte si: 1. Operatorët ekzistues do të çlirojnë frekuencat e zëna në mënyrë arbitrare dhe do të migrojnë në frekuencat e paravendosura sipas Planit Digital (GE 06), sipas specifikimeve të autoritetit rregullator, në harmonizim me metodën e "ishuj digjitale"; 2. Çdo operator ekzistues do të licencohet për një rrjet numerik kombëtar. Kjo do të thotë se në mënyrë për të përmirësuar efikasitetin e spektrit dhe për të transmetuar pjesën më të madhe të programeve në dispozicion sot në disa rrjete, sistemi i compression i aplikuar do të jetë MPEG-4, në vend të atij të aplikuar aktualisht MPEG-2. Licenca do të përcaktojë kohën e lejuar për këtë tranzicion; 3. Kushtet e licencës do të përfshijnë detyrimet obligimet për të lejuar qasje në të, të operatorëve lokalë (Eng. facility sharing); 4. Licenca do të ketë kushtet për sigurimin e qasjes së barabartë, mungesën e diskriminimit dhe transparencës; 5. Licenca do të përfshijë kushtet për standardizimin e sistemeve të me të drejtë të kushtëzuar, mbrojtjen nga programet e dëmshme për të miturit, etj; 6. Licenca, gjithashtu, do të vendosë kushtet për aplikimin e shërbimeve të reja dhe interaktive (DVB-H, DVB-T2 HD, etj.) 225 Subjektet që do të fitojnë të drejtën për të krijuar dhe për të përdorur një rrjet numerik tokësor komercial, do të paraqesin edhe garancitë financiare të nevojshme për të siguruar krijimin e një rrjeti të cilësisë, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligj dhe në specifikimet AMA-s. Në këtë prizëm, Strategjia synon të zhvillojë modele që ofrojnë krijimin e këtyre rrjeteve dhe minimizimin e kostove financiare. 224 Autoriteti i Mediave Audiovizive. Rregullore për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së Beauty Contest. (2013) Neni 21, parë në dhe Strategjia e kalimit në transmetimet numerike f Autoriteti i Mediave Audiovizive. Rregullore për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së Beauty Contest. (2013) Neni 21, parë në dhe Strategjia e kalimit në transmetimet numerike f

94 Në rregulloren e Beauty Contest përcaktohen kriteret ekonomike, teknike dhe programore në vlerësimin për licencim të rrjeteve numerike. Rregullorja jep një formulë për kompozimin e strukturës së programeve të veta, të ndara dhe detajuara me të paktën një program për: Programet e Përgjithshme, Informative, Fëmijë, Rini, Shkencë, Sport, Filma, Produksione shqip, Muzikë. Gjendja e RTSH-së në transmetimet numerike Programi i parë i TVSH-së transmetohet në dy platformat digjitale, DigitALB dhe Tring. Në transmetimet analoge RTSH ofron dy kanale kombëtare televizive, një program televiziv satelitor për jashtë vendit, dy kanale kombëtare radio, një kanal radio në gjuhë të huaj, një kanal radio për bashkatdhetarët, si edhe katër qendra rajonale (Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër), që transmetojnë programe audio dhe video. Programi i të gjitha këtyre kanaleve është gjeneralist, me pak përjashtime të kanalit të dytë të Radio Tiranës, i cili transmeton përgjithësisht muzikë dhe është më tepër i dedikuar të rinjve. Paketa HD e RTSH-së, e filluar me rastin e lojrave Olimpike, Londër 2012, u plotësua me tri kanalet tematike në standardin Standard Definition RTSH Sport, RTSH Muzikë, RTSH Art, si edhe programin e RTK, Radio Televizionit të Kosovës. Në tetor 2012, paketa u shtua edhe me programin e TVSH në High Definition me logo RTSH HD 226. Përveç këtyre transmetimeve, programet e RTSH janë të pranishme në faqen web por faqja nuk është shpesh e përditësuar. Sipas site Alexa që liston renditjen e faqeve web më të shikuara, site i RTSH renditet më poshtë se numri 200, ndërsa site informative të televizioneve të tjera janë brenda 10 siteve më të klikuara si balkanweb.com i lidhur me televizionin News 24, i cili renditet nr. 6 në listën e më të shikuarve apo top-channel.tv i lidhur me televizionin Top Channel që renditet nr Ndërsa të marrësh livestream të programeve televizive të TVSH është mjaft e ngadaltë dhe merr kohë. 228 Disa programe të TVSH mund të gjenden në YouTube. Operatorët lokalë privatë Operatorët lokalë ekzistues, me pak përjashtime, nuk kanë aftësitë e nevojshme teknike për të ndërtuar dhe për të mirëmbajtur rrjetet numerike tokësore. Ata [...] nuk janë të gatshëm për të kaluar nga sistemi i transmetimit analog në atë numerik deri në qershor Kjo edhe për arsye të shpenzimeve të reja për përfshirjen në një platformë numerike, ndërkohë që ata kërkojnë të marrin përfitime maksimale nga investimet e bëra deri tani në transmetimin analog. 226 Braka, Marian. Diskutimi i raportit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar për vitin 2012, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, Procesverbal, datë Diskutimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të RTSH, parë në 15 mars Listë e siteve online më të shikuara në Shqipëri, parë në në Mundësia për të parë programet e TVSH në livestream ka filluar pas vitit 2014, sipas faqes online të RTSH, Intervistë me Shkëlqim Bylykbashi, Kryetar i Klubi Shqiptar i Medias, 25 shtator

95 Ndërkohë, Strategjia e kalimit në transmetime numerike dhe AMA synojnë që kalimi në transmetim digjital nuk duhet të prishë strukturën ekzistuese të tregut të medias, që punon si një treg i programeve FTA (Free To Air - pa pagesë në transmetim), të financuara nga të ardhurat nga reklamat. Ruajtja e strukturës së tregut do të thotë se programet ekzistuese analogë FTA do të mbështeten në platformat numerike dhe do të vazhdojnë të jenë FTA. Operatorët privatë lokalë, duke qenë më afër komuniteteve lokale, paraqesin në ekran vlerat e pluralizmit të mendimit, programeve, minoriteteve, etj, vlera që Strategjia kërkon të ruhen e të promovohen. Krijimi i mundësive për mbështetjen e programeve të tyre në platformat digjitale pa investime të ndjeshme ekonomike, sipas Strategjisë, do t i shërbejë ruajtjes së strukturës aktuale të tregut, ku konsumatorët janë mësuar tashmë t i marrin falas këto kanale e programe televizive. Në qershor 2015 ende nuk ishte vendosur se në cilin nga Multiplekset do të përfshiheshin operatorët lokale. Sipas AMA-s, ishin disa mundësi, ndër të cilat kombinimi i ndërtimit të rrjetit për transmetuesin publikë, si edhe ndërtimi i rrjetit për operatorët lokalë mund të jetë një mënyrë për të reduktuar kostot e përgjithshme të kalimit në transmetim digjital. Kjo do të garantojë mbështetjen e të gjithë operatorëve ekzistues lokalë në platformën numerike të transmetuesit publik, duke i lejuar transmetuesit publik një numër minimal të programeve për të përmbushur misionin e tij. Në këtë rast, procesi i transformimit të programeve ekzistuese analoge konsiderohet si i shkëputur nga procesi i licencimit të rrjeteve të reja lokale të transmetimit numerik, të cilat mund të ndodhin në një fazë të mëvonshme, pas plotësimit të objektivit kryesor, domethënë, fikjes së transmetimit analog. Kjo zgjidhje nuk përjashton zgjedhje të tjera. Me qëllim për të promovuan dhe përshpejtuar procesin e digjitalizimit, operatorët privatë lokalë do të kenë alternativat e tjera si: (i) Financimin e përbashkët të operatorëve ekzistues që përbëjnë një allotment (zone) për të ndërtuar një rrjet digjital dhe për përdorim të përbashkët të frekuencave; (ii) Organizimin e konkursit për ndërtimin e një rrjeti digjital lokal. Ky format do të zbatohet nëse mundësia e mbështetjes tek operatori publik dhe financimi i përbashkët i operatorëve lokalë në një zonë do të dështonte. Sipas Strategjisë, përdorimi i kapaciteteve kombëtare të Planit të Frekuencave të Digjital për Shqipërinë sipas Marrëveshjes së Gjenevës e vitit 2006, GE 06, (ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë), do të jetë në këtë mënyrë: a. 2 frekuenca kombëtare për transmetuesin publik; b. 3 frekuenca kombëtare për operatorët privatë kombëtarë; c. 11 rrjete lokale për operatorët privatë lokalë; d. 2 frekuenca kombëtare, që do të lihet bosh në këtë moment Autoriteti i Mediave Audiovizive. Njoftim për konkurrimi për licencat digjitale - 16 prill Në një njoftim (ndërkohë që kishte përfunduar mbledhja e informacionit 91

96 Në përballjet e saj në prag të kalimit në transmetim digjital, drejtuesit e AMA-s prezantuan se si do të arrihet që televizionet lokale të përfshihen në rrjetet transmetuese digjitale. 231 Sipas propozimit të AMA dhe argumentimit të bërë nga drejtuesit e RTSH-së, televizionet lokale mund të përfshihen në rrjetin e dytë, që do të ndërtohet nga RTSH, me një pagesë mujore. Propozimi paraprak i vlerësuar nga RTSH, afërsisht në vlerën e 2,880 Euro, 232 pagesë mujore për operatorët lokalë, që u quajt mjaft e lartë dhe e papërballueshme nga disa drejtues të televizioneve lokale. Kosto e digjitalizimit Strategjia jep një parashikim të përafërt të kostos së procesit të digjitalizmit, por thekson se kostoja reale do të dalë pas procesit të prokurimit. Përsa i takon ndërtimit të dy rrjeteve për televizionin publik, kostoja e planifikuar parashikohet të jetë rreth 26 milionë euro (një investim që do të shtrihet në një periudhë 3-vjeçare). Mënyrat e financimit janë nëpërmjet buxhetit të shtetit, sikurse e parashikon ligji për investime në teknologji të reja, ose nëpërmjet një kredie të butë, që do të paguhet nga RTSH. Shlyerja e kredisë do të mund të bëhen, sipas Strategjisë, nëpërmjet taksës së aparatit. 233 Sipas vlerës aktuale të taksës së aparatit, afro 9 euro për familje, në vit, nëse 4 euro do të shpenzohen për pagesën e kredisë, me një numër të përafërt familjesh rreth 900,000 kështu investimi do të shlyhet afërsisht në 10 vjet. Në periudhën mars-prill 2013, Ministria e Inovacionit shpalli tenderimin për prokurimin për një vlerë prej 20 milionë euro të ndërtimit të rrjeteve televizive numerike për transmetuesin publik. Vetë Këshilli Drejtues i RTSH e kishte mirëpritur projektin e rinovimit të teknologjisë së transmetimit. Opozita e kundërshtoi këtë proces, se tenderimi do të bëhej pak kohë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend dhe se procedura kishte mjaft paqartësi si edhe mungesa e studimit të efektivitetit në se RTSH do të kishte mundësitë ta shlyente këtë, që si e cilësonte deputeti i PS Afred Dalipi, ishte [...] një hov cilësor që transmetuesi publik nuk e ka bërë në 70 vjet. 234 Tenderi u zhvillua dhe pjesëmarrës ishin kompania suedeze Ericsson, kompania japoneze Nec, kompania kineze Huawei dhe kompania gjermane të këtij punimi) AMA njoftonte konkurimin për dhënien e 5 licensave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas Beauty Contest. AMA ftoi për paraqitjen e aplikimit për licensë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik subjektet: TV Klan sh.a.; Top Channel sh.a; Digit Alb sh.a.; Tring TV sh.a.; Supersport sh.a. Aplikimet do të hapeshin më 27 maj Xhelili, Dritan, Diskutim i hapur me përfaqësues të mediave lokale në prag të kalimit në transmetim digjital Konferencë e AMA-s, 2 qershor 2015, AMA Tiranë. Parë në kronikat e TVSH-së më 2 qershor Leka, Martin. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH (i komanduar) diskutim në takimin, Konferencë e AMA-s, 2 qershor 2015, Tiranë. Parë në kronikat e TVSH-së, më 2 qershor Shifra ishte projekt përllogaritje e bërë nga stafi i RTSH dhe 233 Strategjia e kalimit në transmetimet numerike, f. 38, në vazhdim e quajtur Strategjia 234 Dalipi, Alfred. Tenderi për TV digjital i dyshimtë intervistë me Afred Dalipi, Gazeta Shqiptarja.com 17 prill

97 Rohde&Schwarz. Sipas procedurave të paracaktuara, më 31 Maj 2013, duhej të lidhej kontrata me fituesin e tenderit, por procedura u zgjat pas disa ankimimeve në gjykata. Ndërkohë procesi u zhvillua në kohën e zgjedhjeve parlamentare, të qershorit Qeveria e re, pas zgjedhjeve të 23 qershor 2013, i përkiste një partie të opozitës, e cila tha se do të rishikonte kontratën dhe mënyrën e organizimit të tenderit për ndërtimin e rrjeteve numerike të RTSH. Pas një procedura të gjatë, më 19 mars 2015, pas afro dy vitesh, Ministria e Inovacionit, Milena Harito, 235 nënshkroi kontratën për ndërtimin e platformave transmetuese të rrjeteve numerike të RTSH-së me kompaninë Rohde & Schwarz. Në Strategji parashikohet, gjithashtu, edhe mbështetje financiare për marrësit televizive numerikë, dekodera e përdorimit familjar. Strategjia përcakton që janë 985,643 familje në Shqipëri, kështu që planifikim i nevojave për dekodera do të bëhet në përputhje me ndërtimin e ishujve digjitalë, që do të thotë se investimi do të bëhet sipas tyre. Duke pasur parasysh se jo të gjitha familjet janë në gjendje për të marrë një dekoder brenda afateve të "ishujve digjitale", nga Strategjia planifikohen subvencione për një pjesë të popullsisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikës, rreth 7% e familjeve janë me ndihmë ekonomike. Pra kjo kategori do të duhet të mbështetet për dekoderat, të cilët përllogariten me një çmim afro 30 euro. Në Strategji parashikohet disa mundësi për subvencionimin e shpenzimeve për qytetarët sipas skemave për mundësinë për mbështetje 100%, 50% apo 7% subvencion të vlerës së dekoderit marrës. Sipas Strategjisë është vlerësuar që kjo kosto, për vitin e parë, të jetë 57 milionë lekë dhe rreth 40 milionë lekë për vitet e ardhshme (deri qershor 2015) Aspekte të modelit të menaxhimit të biznesit televiziv në Shqipëri në prag të kalimit në transmetime numerike Karakteristika menaxhuese të biznesit TV dhe tri format e tregut Në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të 21-të, media është në një proces ndryshimi të vazhdueshëm, duke e bërë atë edhe më interesante. Studiues të ndryshëm i kanë kushtuar rëndësi studimit të thelluar të menaxhimit, por, me ndryshimet e reja teknologjike, menaxhimi televiziv dhe modelet e zhvillimit të televizioneve si biznes janë bërë aq të rëndësishme sa do të ndikojnë dhe do të dallojnë fituesit në garën për audiencë e së ardhmes. Modeli aktual i bizneseve, jo vetëm i atyre të medias, ka funksionuar prej shumë kohësh. Nëse si shembull mund të merret modeli i biznesit të gazetave, ky model ka funksionuar mjaft mirë, që kur ka lindur shtypi, në vendet e zhvilluara prej më shumë 235 Ministria Harito nënshkruan kontratën për digjitalizimin e RTSH-së parë në 20 mars 2015 në Treguesit ekonomiko-financiarë të RTSH. Parë në 15 maj 2015 në. (Në vitin 2013 nuk kishte fonde në buxhet të planifikuar për digjitalizimin.) 93

98 se 100 vitesh. Gazetat kanë një kosto, ajo mbulohet me të ardhurat nga shitja dhe nga reklamat. Dhe me këtë model kanë punuar dhjetëra breza menaxherësh, të cilët e përdorën atë model, e transportuan nga njëri vend në tjetrin. Këtë model të organizimit të biznesit, mediat në Shqipëri e përqafuan me hyrjen në ekonominë e tregut, pas lejimit të pronës private në media dhe lindjes së gazetave të para e të televizioneve private. Menaxherët e medias, në Shqipëri, si kudo, punojnë me këtë model dhe, madje ndofta as që mendojnë për ta ndryshuar atë. Ndryshimet teknologjike, si dhe një sërë faktorësh të tjerë i kanë vendosur menaxherët, jo vetëm në Shqipëri, në pozicionin e vështirë, që, krejt papritur, të gjenden në rolin e brezit që duhet të ndryshojë atë çfarë shekujt kanë konsoliduar. Për menaxherët dhe drejtuesit është e nevojshme edhe të dinë se çfarë duhet ndryshuar. Këtu i referohemi edhe studiuesit, që vuri themelet e teorive shkencore të menaxhimit, Peter Drucker, i cili theksonte se ndarja me të djeshmen (Eng. slout off yesterday 237 ) është e vështirë, pothuajse e pamundur, e megjithatë, çdo organizatë duhet të mësohet ta bëjë këtë në mënyrë të rregullt. Dhe këtu pengesa më e madhe është imagjinata, interesat që lëkunden dhe kultura brenda organizatës. Inovacionet në modelin e biznesit janë ato kompetenca të reja dhe thelbësore, që bizneset mediatike kanë nevojë, ashtu sikurse edhe mjaft biznese të reja. Studiues të ndryshëm japim variante të ndryshme se çfarë e përbën modelin e biznesin. Përcaktimi që bëhet nga Harvard Business Review është mjaft më i drejtpërdrejtë: Modeli i biznesit përshkruan se si një ndërmarrje propozon të bëjë para me aktivitetin e saj. 238 Ndryshimet e mëdha të cilat po e influencojnë median në thelbin e saj dhe biznesin mediatik janë Interneti dhe digjitalizimi. E bashkëlidhur me to është edhe konkurrenca, e cila, si pasojë e dy zhvillimeve të para, është e shtrirë jo vetëm në nivel kombëtar, e madje, edhe me biznese të tjera që tentojnë të hyjnë në fushën e medias. Interneti Në fillimet e përdorimit të tyre, rrjetet kompjuterike dhe software kërkonin njohuri të specializuara për përdorim. Por, në vitet 90, kur aplikimet e bënë Internetin një teknologji me përdorim publik e masiv dhe sidomos përhapja me shpejtësi në dekadat e fundit, sollën disa ndryshime edhe për hartuesit e programeve në mediat televizive. Disa nga ndryshimet janë: a. Mundësinë që ofrojnë faqet online për të gjetur informacion të disa natyrave dhe nga vende ku distanca gjeografike nuk është më problematike (informacion ekonomik, financiar, kulturor, kuriozitetet më të fundit mbi jetën e përditshme të personave publikë, me interes tek audienca, yjet e televizionit); b. Programe të veçanta, të prodhuara nga amatorë (përgjithësisht nga audienca) vendosen në rrjetet online. Për rrjedhojë, ato filluan të përfshiheshin në strukturat 237 Drucker, Peter. Management, tasks, responsibilities and practice, Botimi i parë faqe 120. Botim i rishikuar Management Planning starts with objectives of business. In each area of objectives, question needs to be asked: What do we have to do now, to attain objective of tomorrow? The first thing to do to attain tomorrow is to slot off yesterday. 238 Harward Business Review, (parë në 25 nëntor 2014) 94

99 programore dhe të prodhonin programe të një natyre të ndryshme (video amatore, 8mm, etj.) (Eng. user generated content); c. Mundësinë të reja për promovimin e programeve televizive dhe për reklamë nëpërmjet faqeve në online. Të gjithë elementët e mësipërm ndikojnë në shifrat e matjen e audiencës. Dikur telefonia celulare ishte mundësia e shoqërizimit, tashmë marrja e njerëzve në telefon është zëvendësuar nga komunikimi në rrjetet sociale, facebook, twiter, aplikimet what s up, wiber, etj. Programuesit e televizionit dhe më tej menaxherët televizivë, tani e kuptojnë se koha e kaluar në mediat sociale merr nga koha që njerëzit do të harxhonin, duke ndjekur kanalet transmetimit dhe programet e transmetuara nga stacionet tradicionale televizive. Duke vlerësuar rolin e Internetit, Bledi Strakosha, moderator televiziv i disa programeve, tregon se si në fillimet e tij me emisionet rinore në TVSH, në vitin 1995, kur Interneti nuk ishte i përhapur masivisht në Shqipëri, një nga sukseset e tij ishte edhe për faktin se, me njohjet e tij personale, pranë një zyre ndërkombëtare, ai merrte informacione për këngët e reja, aktorët e ndryshëm të Holliwood dhe ato i transmetonte në TV. Atëherë nuk kishte YouTube dhe të transmetoje një këngë dhe aq më tepër një video ishte mjaft e rëndësishme dhe e rriste shumë audiencën. 239 Ndryshimi tani është i dukshëm, sipas të dhënave, në Shqipëri, 60% e popullsisë ka akses nëpërmjet abonimeve në Internet dhe kjo shkallë depërtimi ka ardhur duke u rritur me shpejtësi nga viti në vit. 240 Tabela 14: Përqindja e popullsisë që përdor Internet në raport me numrin total të popullsisë (%) Përqindja e popullsisë që përdor Internet Më të detajuara këto informacione i japin edhe raportet vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Në fund të dhjetorit 2014, numri i pajtimtarëve me akses broadband si të telefonisë fikse në total, ishte 206,896 pajtimtarë. Këtij numri i shtohet edhe numri i përdoruesve të Internetit nga telefonat celulare, i cili, në fund të vitit 2014 arriti në 1,253,485 pajtimtarë, me akses në Broadband 3G. Ndërkohë që norma e penetrimit (pra numri i pajtimtarëve për 100 banorë) të aksesesit në broadband ishte 7.31% nga 6.4% që ishte në vitin Intervistë me Bledi Strakosha më 30 dhjetor Internet World Stats Usage and population statistics. Parë në 10 janar sipas Internet Usage Statistics, International Telecomunication Union. Në vitin 2014 shifra e përaftërt e përqindjes së popullsisë që përdor Internetin ishte rreth 62.7%. 241 Autoriteti i Komunikimve Elektronike dhe Postare, Raporti Vjetor-2014, faqe 40 95

100 Tabela 15: Numri i pajtimtarëve me akses broadband 3G telefonia e celulare USB / Modem Aparat celular , , , , ,367 1,119, ,613 1,253,485 Digjitalizimi konsiderohet si procesi që e shndërron përmbajtjen, ruajtjen e saj, shpërndarjen dhe, po kështu, edhe konsumin e kësaj përmbajtje nga formati analog në atë digjital. Në këtë proces janë disa variabla që ndryshojnë, duke përfshirë kohën dhe koston e prodhimit, ashtu si edhe mundësinë e ruajtjes së përmbajtjes së prodhuar. Ky proces ka ndryshuar, ndër të tjera, dy skajet fundore të linjës së komunikimit, marrësin dhe dhënësin e mesazhit. Televizionet po ndryshojnë gjithnjë e më shumë mënyrën e prodhimit, pajisjet teknologjike të prodhimit dhe të transmetimit të mesazheve të tyre në eterin komunikativ. Por procesi i digjitalizimit ndjehet shumë edhe në skajin tjetër të komunikimit, me pajisjet me të cilat konsumatorët ishin mësuar të merrnin dhe të konsumonin produktin televiziv. Zhvillimi i parë ishte lindja e regjistruesve të zërit dhe të figurës, të cilët ndryshuan kohën e transmetimit, me kohën e konsumit të televizionit. Teknologjia ka ecur shpejt dhe tani ndryshimi midis transmetimit dhe konsumit të prodhimit televiziv është jo vetëm në kohë, por edhe në pajisjet, me të cilat konsumohet media. Audienca tani e shikon të njëjtin prodhim televiziv, të njëjtën show, në ditë dhe orare të ndryshme, por edhe nëpërmjet pajisjeve të ndryshme (televizion, kompjuter, telefon celular). E gjitha kjo ka një ndikim shumë të madh në shifrat e matjes së audiencës dhe në ndërtimin e skedave të programeve. Siç shkruan Eastman, & Ferguson, dëshira e konsumatorëve për zhvendosje në kohë çoi në inovacione të tilla në industri, të cilat çuan në ndryshimin e kuptimit e konceptit kanal televiziv. 242 Lëvizjet e programeve dhe moderatorëve të njohur nga një stacion televiziv në tjetrin, kanë qenë rezultat i ndryshimeve në tregun e medias dhe, më tepër, i konkurrencës midis stacioneve televizive. Kjo shihet që në fillesat e lindjes së televizioneve private në periudhën , me licencimit e televizioneve private. Kjo u ndje më shumë me zhvendosjet nga TVSH, e cila kishte qenë fillesa dhe vitrina e mjaft programeve, si: E diela debat, Dritare, programeve nga moderatori dhe ideatori i disa spektakleve Adi Krasta, drejt disa stacione televizive private. Faktori tjetër me ndikim, konkurrenca çoi në realizimin e programeve disa herë të ngjashme dhe në përplasjen e tyre me njëri-tjetrin siç ishin spektaklet e vallëzimit, të zërave të muzikës shqiptare apo telenovelat me shikueshmëri të lartë. 242 Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas. Media Programming, Strategies and Practices, 9th ed. By Wadsworth Publishing Company,

101 Konkurrenca për audiencat ka motivuar strategjitë e lira që përdoren si nga televizionet e mëdha, ashtu edhe ato të vogla: Programet tani reduktohen, ripërdoren, riciklohen shumë më tepër se më parë. Shembuj të tillë janë formatet që ndërtohen me numrat më të mirë, apo përzgjedhjet pa koment dhe përdoren gjatë edicioneve të programeve të verës. Po kështu, mund të përmenden edhe formatet me përdorimin e materialeve arkivore dhe riveshjen e tyre në kontekstin kohor, si Histori me Zhurmues, në TV Klan dhe Historia nis këtu, në TVSH, etj. Krahas ndikimit nga Interneti, digjitalizimi dhe konkurrenca, biznesi mediatik po shfaq edhe një tjetër karakteristikë, që është kombinimi i tij me të tjera biznese të natyrave të ngjashme. Shembull shqiptar është ai i ndërthurjes së pronësisë së kompanive, që kryejnë shpërndarjen e Internetin me kompani që zotërojnë edhe media si Abissnet Shekulli, A1 Report; Tring comunication; Monitor, Digitalb. Këto kryqëzime në pronësi janë pasqyruar edhe në skedat programore të televizioneve. Në modelin e biznesit, forma ku vetë stacioni televiziv është producent i të gjitha programeve, është forma mbizotëruese e menaxhimit financiar të buxhetit të shpenzimeve dhe të të ardhurave në televizionet në Shqipëri. Televizioni kombëtar privat TOP Channel, është vetë në rolin e producentit të programeve televizive. Televizioni është ai që blen edhe të drejtat e transmetimit të programeve televizive të patentuara, si blerjet e formateve të Big Brother 243 Master Chef, dhe televizioni ngre një staf realizues për këto emisione. Kjo praktikë është edhe për emisionet me tematikë politike, megjithëse drejtuesit e këtyre emisioneve vlerësohen mbi bazën e audiencës që ata thithin në programe. Rolin e audiencës e vlerëson edhe Rudina Xhunga kur thotë se Në momentin që ti bën çudira, por audiencën ta ka marrë p.sh. një spektakël, atëherë është tregu ai që i përcakton. Në se unë do të konkurroj me Dancing duhet të mbaj audiencën, përndryshe do të iki edhe emisioni im. 244 Në modelet e ndërtimit të marrëdhënieve me reklamat është një tjetër veçori e ndërtimit të modelit të biznesit televiziv në Shqipëri. Në fillimet e ekzistencës së televizioneve private, kur edhe profesioni i marketingut ishte ende i panjohur, mediat u kërkonin gazetarëve që të sillnin edhe reklamë, në mënyrë që të funksiononte programi. Kjo bëhej më e ndjeshme nëse nuk flitej për lajmet, por për programet e natyrave të tjera. Bashkim Hoxha, Drejtor i Televizionit Teuta, që prej fillimit dhe deri në shitjen e tij, e kujton si të vështirë periudhën e parë të menaxhimit të televizioneve. Ishte një fillim shumë i vështirë, pasi ne na duhej të bënim edhe rolin e menaxhimit edhe për reklamat. Nuk më ka pëlqyer fakti që gazetarët duhet të mendonin dhe të sillnin edhe reklamat, siç veprohej në vitet e fillimit. E shihja si dukuri negative, pasi gazetarët nuk do të merreshin me profesionin, por, për hir të reklamës, do të duhet të bënin edhe lëshime në profesion Intervistë me Vjollca Dedei, drejtore e programacionit Top Channel, 15 mars Intervistë me Rudina Xhunga, drejtuese e emisionit Shqip Top Channel, 18 dhjetor Intervistë me Bashkim Hoxha, Drejtues i emisionit Koha për t u zgjuar News 24, Ish-drejtor i televizionit TV Teuta, 18 mars

102 Në televizionin Klan një pjesë të programeve që kanë audiencë të spikatur dhe që kanë krijuar profilin e televizionit, burimet e financimit nga reklamat menaxhohen financiarisht me raporte përojestimore midis televizionit dhe autorëve të programit, duke krijuar një format pavarësie. Drejtuesi i Opinion shprehet se që prej shtatorit 2005, ai marrëdhënien financiare e ka të lidhur [...] me reklamat që vijnë në emision dhe jo me pagesa fikse dhe kam qenë i pari që e kam filluar këtë. Opinioni ka redaksinë e tij, funksionon autonom, ka bashkëpunëtorë të cilët mund të mos ndajnë të njëjtën pikëpamje me politikën editorial të Klanit. Klani jep kohën televizive dhe teknikën dhe ndajnë në përqindje të ardhurat nga reklamat. 246 Formate të ngjashme të mënyrës së menaxhimit kanë edhe emisione të tjera në TV Klan, si: Zonë e lirë apo E diela Shqiptare. Blendi Fevziu vlerëson se [...] televizioni padyshim ka kohë që është më shumë biznes, e para, është edhe sepse nga audienca varet prurja e reklamës në emision dhe nëse emisioni ka luhatje atëherë ajo ndikon në reklama. 247 Ky format menaxhimi nuk është për të gjitha programet e TV Klan. Një tjetër drejtues programesh të suksesshëm televizivë, Adi Krasta, vlerëson se: [...] padyshim sot TV është biznes. Pronarët, në fund të fundit, duan të bëjnë para. [...]Unë jam i detyruar ta vlerësoj cilësinë e programit, por sot cilësinë e programit nuk e lidh domosdoshmërisht me numrat e audiencës. 248 Një tjetër format menaxhimi është ai i televizionit publik,tvsh. Atje pagesat financiare të punonjësve i nënshtrohen një klasifikimi të paracaktuar, sipas strukturave organizative të aprovuara nga Këshilli Drejtues. Hapësira për të promovuar talentet është e kornizuar brenda kategorizimeve standarde të pagave. Programet që sjellin audiencë, apo profesionet, që në tregun mediatik kanë një standard më të lartë pagese financiare, e kanë të vështirë të gjejnë një pasqyrim financiar në strukturën e RTSH -së. Mbështetja e projekteve të producentëve jashtë RTSH -së është një formë e ndërmjetme e menaxhimit publik dhe privat, por për të cilën ka diskutime të vazhdueshme për rolin dhe efikasitetin e saj në pasurimin e ekranit televiziv me programe që thithin audiencë. Sipas ligjit dhe statutit të saj, RTSH mund të kontraktojë producentët nga jashtë institucionit. Për prodhimin e veprave audiovizive, që realizohen me porosi, RTSH-ja ka të drejtë të përdorë deri në 25 për qind të buxhetit të saj të destinuar për prodhimet." 249 Për të përcaktuar formën dhe karakteristikat e ndryshme që merr menaxhimi i një televizioni, krahasuar me një tjetër, është e rëndësishme të vlerësohet statistikisht shikueshmëria, profili i audiencës së këtyre televizioneve. Mungesa e matjeve në kampione përfaqësuese statistikore të audiencës televizive, të pranuara nga të gjitha 246 Intervistë me Blendi Fevziu, producent dhe drejtues i emisionit Opinion 26 dhjetor Po aty 248 Intervistë me Adi Krasta,drejtues i emisionit A-Show Agon Channel, 15 janar Ligji Nr.97/2013 datë 4 mars 2013 Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni 123 Fondi i prodhimit të pavaruar dhe Neni 124 Prodhimet e RTSH-së. 98

103 mediat, është një problematikë që e vështirëson krahasimin e efektivitetit të formave të menaxhimit. Siç e vlerëson gazetari dhe opinionisti, Mustafa Nano, matja e audiencës duhet të financohet nga qeveria: Matja e audiencës televizive ka për të nxjerrë jashtë loje me dhjetëra televizione, që janë periferike, lokalë apo thjesht informacion nonstop, televizione që nuk kanë shikueshmëri. Mirëpo këta shfrytëzojnë situatën kur audienca nuk matet, bëjnë presion dhe në momentin që janë të pranishëm, marrin dhe publicitet. Dhe këtë publicitet nuk e marrin mbi bazën e audiencës që kanë, por mbi bazën e marrëdhënies miqësore që kanë me biznese të caktuara që duan të bëjnë reklamë. Sponsorizimi tani bëhet se emisioni perceptohet si i shikueshëm. 250 Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar edhe në modelet e zhvillimit të medias, sidomos të atyre që ishin formate tradicionale të biznesit televiziv, me transmetim analog. Pjesëmarrës të rinj kanë hyrë në treg, të cilët krijojnë përmbajtje të re. Këto forma studiuesi Robert G. Picard i cilëson se kanë [...] thyer edhe kontrollet monopolistike të mekanizmave të shpërndarjes, duke i fuqizuar konsumatorët të kërkojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në forma të reja dhe të bëhen prodhues dhe konsumatorë të përmbajtjes. 251 Në vitin 2014, Robert G. Picard i kthehet sërish ndryshimit të modelit të biznesit, kur thekson se: [ ] digjitalizimi ka destabilizuar modelet e biznesit, rregullime që ishin bazuar në fuqinë e madhe të tregut në platformat e shpërndarjes, audiencën masive, dhe po kështu në masivitetin e reklamës. 252 Çfarë është modeli i biznesit të medias dhe si pritet të ndryshojë ai në kalimin nga transmetimi analog në atë numerik? Në thelb, modeli i biznesit në kohën digjitale, do të përfshijë faqet online, median sociale, inkurajimin e konsumatorëve të produkteve mediatike të përdorin këto forma, të krijojnë vlera, përmbajtje, duke konkurruar, kështu, në mënyrë të suksesshme. Modelet e biznesit lidhen edhe me zgjedhjet strategjike, që kompanitë duhet të kenë për të qenë të orientuara drejt eficensës apo drejt të rejave dhe inovacionit në biznes. Modelet e biznesit janë të lidhura dhe përcaktojnë strategjitë që bizneset mediatike duhet të zgjedhin në se janë strategji mbrojtëse apo parashikuese dhe sulmuese. Nga ana tjetër, përpara se të përcaktojë strategjinë e saj të rritjes, një kompani duhet të gjykojë në se (i) a ka fondet financiare të nevojshme? (ii) a janë në pozicion të favorshëm konkurrues? (iii) a e lejon legjislacioni këtë rritje? Intervistë me Mustafa Nano, drejtues i emisionit Jame Vu 6 dhjetor Picard, R.G. Maping digital media: Digitalization and media business models, 2011, f Picard, R.G. Twilight or New Dawn of Journalism? Evidence from the changing news ecosystem, Journalism Practice, Volume 8, Issue 5, 2014 Special Issue, Future of Journalism: In an age of digital media and economic uncertainty. 253 Kume, V. Menaxhimi strategjik, teori, koncepte, zbatime, Shtëpia Botuese Pegi, Tiranë 2004, f

104 Në Shqipëri, sikurse vlerësohet në raportin Mapping Digital Media digjitalizimi nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në modelin e biznesit. 254 Raporti merr në shqyrtim zhvillimet e medias, deri në vitin Ai evidenton se të gjitha mediat kanë faqet e tyre online. Në Shqipëri, për vlerësimin e prirjeve të ndryshimeve të mëtejshme në modelin e biznesit, karakteristikat për t u vlerësuar janë, ndër të tjera, edhe (i) Burimet e financimit të mediave televizive; (ii) Pronësia në media dhe, për rrjedhojë, edhe vendimmarrja programore; (iii) Pozicionet mbizotëruese në treg, cilët i kanë dhe cilët do t i kenë; (iv) Sjellja e konsumatorit/audiencës së programeve TV, interaktiviteti dhe përfshirja; (v) Performanca e mediave lokale dhe si do të kalojnë ato në rrjetet e reja digjitale. Të gjithë faktorët e mësipërm janë ata që, gradualisht, do të pozicionojnë modelin e ri të biznesit mediatik televiziv me kalimin në transmetime digjitale. Duke veçuar tri fazat e zhvillimit të televizionit, Eli M. Noam përshkruan: 255 I. Televizionet e privilegjuara, ku sjellja ishte më shumë në formën e oligopolit, hyrja ishte e kufizuar dhe televizionet, si publike apo private, përpiqeshin të mbronin licencat e tyre të ekskluzivitetit, duke u përfshirë në shërbimet për komunitetin, duke kultivuar dëshirat e mira politike dhe shmangur programet shumë kontroverse. Televizioni ishte emëruesi i përbashkët për programet dhe reklamuesit; II. III. Televizioni i shumë kanaleve, i karakterizuar nga një komercilizëm i skajshëm, diversitet i lartë dhe specializim shumë i madh i kanaleve televizive. Kompanitë mediatike ishin konglomerate të mëdha dhe kombinonin lloje të ndryshme përmbajtjeje dhe mënyre transmetimi. Televizioni ishte përsëri emëruesi i përbashkët për programet dhe për reklamuesit që duan të kapin audiencat masive, me nje ndryshim të vogël, që ka edhe televizione më të specializuara për tematika të veçanta; Cyber-Televizioni apo Televizioni im i personalizuar, do të jetë televizioni i personalizuar, ku shikuesit do të shohin çfarë ata duan, kur e duan (ndofta me pak përjashtime për programet e drejtpërdrejta sportive). Duke bërë dallimin në strukturën e mediave midis fazave, Noam thekson se rritja e konglomerateve ka edhe limite. Ndërsa organizmat rriten e rriten, mekanizmat e kontrollit kërkojnë më shumë informacion për të vepruar, gjë e cila e çon organizatën në një kompleksitet të lartë Londo, I. Mapping digital media in Albania, Open Society Institute, janar 2012, f. 68. Parë në në 10 tetor Noam, Eli M. Towards the Third Revolution of Television. Në simpoziumin për Productive Regulation in the TV Market Beyond All National Borders? Political, Economic, and Regulatory Perspectives of Media Development in the USA. Bertelsmann Foundation, Gütersloh, Germany, 1 dhjetor parë në 12 tetor

105 Kjo mund të rezultojë në ato që E. Noam i quan patologjitë organizative, siç mund të jetë tensioni midis qendrës dhe filialeve, lidershipi i depersonalizuar, synime dhe strategji të fragmentarizuar; procedura burokratike dhe vendimmarrje e ngadalësuar. Për Peter Drucker, ligji i parë në teorinë e informacion është se "çdo nivel e dyfishon zhurmën dhe e ndan mesazhin në mes." 257 Sipas Drucker, duke shpjeguar këtë ligj në teoritë e informacionit, sa më shumë nivele të ketë drejtimi dhe menaxhimi, aq më pak informacion përcillet te punonjësit dhe aq më shumë zhurma apo interpretime i shtohen mesazhit që kërkohet të transmetohet. Ndërsa në fazën e Televizionit të personalizuar, arsyetimi ekonomik për televizionet e audiencave të mëdha do të humbasë terren, pasi reklamuesit do të jenë të ndarë nga lidhja e drejtpërdrejtë me përmbajtjen dhe do të kenë lidhje më të drejtpërdrejtë me audiencën dhe shikuesit që tentojnë të jenë gjithnjë e më të personalizuar. E. Noam e përshkruan si reklamuesit e mençur 258 pasi, në këtë fazë të zhvillimit, individët që mund të shikojnë të njëjtin program shohin reklama të ndryshme apo dy individë që shohin programe të ndryshme, mund të shohin të njëjtën reklamë. Në këtë mënyrë programet për një audience masive bëhen të panevojshme si mjete të reklamimit masiv. Kështu, pika thelbësore, thekson E. Noam, nuk është se ÇFARË njerëzit janë duke parë, por KUSH është duke parë. Disa nga reklamuesit mund edhe t i paguajnë shikuesit për të ndjekur një program duke u dhënë shikuesve kupona me zbritje. Në të tjera raste, mund të jenë informacione apo të lidhura me baza të dhënash të vlefshme dhe mund të kërkohet që të paguash për ta parë. Reklamimi do të jetë me shumë nivele në formatin e "hyper-text", informative, por edhe interaktive dhe e lidhur madje edhe me transaksione apo veprime që audience mund të bëjë, siç mund të jenë porositë, pagesat për blerje brenda sistemit në momentin e reklamimit. Synimi i reklamës nuk do të jetë vetëm të tërheqë vëmendjen, por më shumë të mbyllë një marrëveshje dhe të bëjë një porosi për produktin apo shërbimin. Një tjetër model, që mund të përdoret në marketimin në median e së ardhmes apo të formave të reja të biznesit, është e koncepti i Long Tail 259 i përpunuar fillimisht për sisteme statistikore nga Chris Anderson. Ai përshkruhet si strategjia e shitjes së një numri të madh të produkteve unike (apo në disa raste të personalizuara), me sasi të kufizuara te ky numër i madh përdoruesish, në vend që të shesësh pak produkte për numër të madh të popullsisë. Sipas këtij parimi, kërkesa për produket hit është gjithnjë në rënie, duke 256 Noam, Eli M. Towards the Third Revolution of Television. Në simpoziumin për Productive Regulation in the TV Market Beyond All National Borders? Political, Economic, and Regulatory Perspectives of Media Development in the USA. Bertelsmann Foundation, Gütersloh, Germany, 1 dhjetor parë në 12 tetor Drucker, Peter, Managining in the next Society 2007 faqe 33 "Every relay doubles the noise and cuts the message in half 258 Noam, Eli M. Towards the Third Revolution of Television. Në simpoziumin për Productive Regulation in the TV Market Beyond All National Borders? Political, Economic, and Regulatory Perspectives of Media Development in the USA. Bertelsmann Foundation, Gütersloh, Germany, 1 dhjetor parë në 12 tetor Anderson, Chris. The Long Tail: Why the future of business is selling less of more

106 bërë që kërkesa të rritet për produkte niche, produkte që janë më të personalizuara. Në treg, kërkesa e audiencës masive do të mbetet ende e vlefshme vetëm për një numër mjaft të vogël të produkteve që janë shumë popullore, ose të përdorshme nga audienca masive. Dhe ashtu, sikundër vlerëson A. Fuga, [ ] ka ardhur koha e mediave të specializuara, që shohin drejt publikut të specializuar. Kështu do të shpëtonte edhe cilësia e informacionit, edhe do të lehtësohej dhuna psikologjike e përditshme mbi publikun, por edhe vetë mediat do të fitonin në pavarësi dhe financa. 260 Një nga drejtimet e përdorimit të modelit long tail është edhe arritja e diversitetit kulturor. Televizioni është një shembull i tij. Sipas modelit long tail të Anderson, përmbajtjet (pra programet), të cilat nuk ofrohen nëpërmjet kanaleve të mëdha dhe tradicionale të shpërndarjes, e gjejnë audiencën e tyre nëpërmjet programeve, kanaleve niche. Këto kanale TV mund të mos tërheqin nivelin më të lartë të shikueshmërisë, por modelet e tyre të shpërndarjes të realizuar përmes televizionit të personalizuar apo TV me pagesë, arrijnë të prekin audiencën e tyre të specializuar. Si rrjedhojë mundësitë e zgjedhjes për programe TV rriten dhe po kështu rritet edhe larmia kulturore programore. Grafik 17: Modeli long tail në shpërndarjen mediatike, në varësi të audiencës të tematikave 261 Audienca TV Gazeta ditore dhe Javore Platformat Numerike të shpërndarjes së përmbajtjes Tematikat dhe thellësia e shpërndarjes Ky model është studiuar edhe nga Tatiana Repkova. 262 Duke folur për modelet e reja të biznesit dhe format e reja të të ardhurave, ajo vlerësonte se platformat digjitale, qofshin 260 Fuga, Artan. Kriza e mediave gjeneraliste dhe nevoja për mediat lokale, parë në Tatiana Repkova New business model, new source of revenues UNESCO Global Community for Media Sustanaibility. Webinar by Tatiana Repkova, Founder, parë më 15 korrik 2014 në site online mediamanagersclub.org

107 këto në formatin e faqeve lokale interaktive, faqeve online që pasqyrojnë tematika të personalizuara apo platforma të telefonisë celulare, shesin në treg sasi të vogla njësish, por që janë mjaft të personalizuara në elementët e tyre për audiencën. Duke zbatuar klasifikimet dhe idetë e studiuesve, si më sipër, në mënyrë të përmbledhur, tregu televiziv në Shqipëri, në vitin 2014, në prag të kalimit në transmetimin numerik tokësor, përfshin: A. Televizionet në transmetim pa pagesë, FTA, të cilat janë pjesërisht të financuara nga taksa e aparatit dhe, pjesërisht, nga reklamat - siç është Televizioni Publik (TVSH); B. Televizionet në transmetim pa pagesë, FTA, të cilat janë të financuara tërësisht nga reklamat dhe investimet private siç janë Klan TV, Top Channel, Vizion Plus TV, Agon Channel, News 24, ABC, A1 Report, etj; C. Televizionet me pagesë, të cilat financohen nga abonimet e shikuesve (konsumatorëve) - siç janë të gjitha platformat me kabëll dhe televizionet në transmetim digjital (ndonëse ende të palicencuar zyrtarisht) DIGITALB, TRING, ALFA KABËL, etj; Këta tregje të veçantë janë pjesë përbërëse e tregut të madh televiziv, kanë një logjikë ekonomike, që ndikohet nga faktorë të ndryshëm. Financimi i këtyre transmetuesve, pronësia mbi to dhe modelet e rregullimit janë të rëndësishëm. Ato përcaktojnë edhe se ndaj kujt këta transmetues kanë përkushtimin më të lartë. Këto modele influencojnë, gjithashtu, edhe strukturat dhe politikat programore, strukturën e kostos, mënyrën si ata i shërbejnë publikut dhe cila është vlera që ato prodhojnë në këmbim të parave të shpenzuara. A. Televizioni i financuar pjesërisht nga taksa e aparatit TVSH Karakteristikat e ekonomisë së TVSH së lidhen me: Financimi nëpërmjet taksës së aparatit, pjesërisht të reklamave dhe të burimeve të tjera nga pasuritë e veta. Kjo formë financimi zbut efektin e mekanizmave të tregut, sidomos për nevojat në investime të reja teknologjike apo për të marrë vendime të rëndësishme programore, bazuar në atë çfarë kërkon tregu; Për arsye të formulave të qeverisjes së brendshme, këshillave drejtuese, bordeve dhe organeve ekzekutive të zgjedhura, ekonomia e tij është shumë e ndjeshme ndaj raporteve politike parlamentare dhe qeveritare; Ka mundësinë të krijojë fonde të veçanta për të mbështetur prodhimin televiziv alternativ (jo të vetin); 262 Tatiana Repkova New business model, new source of revenues UNESCO Global Community for Media Sustanaibility. Webinar by Tatiana Repkova, Founder, parë më 15 korrik 2014 në site online mediamanagersclub.org

108 Synon të ketë shikuesin në qendër të programit, publikun e të gjitha kategorive, grupeve sociale dhe pasurore; Ka gjenerim më të pakët të ardhurash nga reklamat për program krahasuar me televizionet e tjera, që janë tërësisht të financuara nga reklamat. Një arsye është edhe shpenzimi i pakët për promovimin e programeve; Aktorët kryesorë politikë e socialë të shoqërisë kanë gjithnjë mosmarrëveshje për rolin e këtij televizioni në shoqëri, madhësinë, qëllimin, përmbajtjen dhe prioritetet. Këtu ndryshojnë pikëvështrimet e atyre, që janë mbështetës të ekonomisë tërësisht të drejtuar nga tregu dhe asaj ku shteti ndërhyn me mekanizma rregullues. B. Televizionet në transmetim pa pagesë, të cilat janë të financuar nga reklamat Karakteristikat e ekonomisë së televizioneve që mbështeten tërësisht nga reklamat janë: Pronësia private e bën këtë televizion të përgjegjshëm vetëm përpara pronarëve të tij dhe interesat e tyre janë prioritare; Jetëgjatësia dhe efektiviteti i programeve gjykohen kryesisht nga aftësia për të siguruar të ardhura, pra, sa më shumë reklama; Pjesa ndaj të ardhurave, që shkon për investime, kryesisht teknologjike, është në atë masë që të sjellë më shumë të ardhura; Tregu është shumë konkurrues midis tyre, pasi të gjithë përpiqen të marrin sa më shumë nga tërësia e tortës së reklamave, buxhetit reklamues që bizneset kanë dedikuar; Mekanizmat për t i bërë të mbështesin interesat sociale të publikut janë më të limituara; Për sa i takon audiencës, disa grupime shikuesish janë më të rëndësishëm se disa të tjera. (Kjo shpjegon mungesën e emisioneve për fëmijë, dokumentarëve shkencore, reportazheve, programeve për minoritetet, etj). Kjo edhe pasi reklamuesit nuk paguajnë për programe kontraversiale, por më tepër për show dhe argëtim, duke bërë që shumica e programeve të kësaj natyre të jenë info-argëtues; Të ardhurat (pasi janë vetëm nga reklamat) ndryshojnë shumë nga njëra periudhë në tjetrën, në vartësi të programeve në transmetim, të afta për të tërhequr reklama dhe vijnë nga shitja e vëmendjes së shikuesve të programeve, te reklamuesit e produkteve apo shërbimeve. C. Televizionet me pagesë Këto televizione janë pothuajse forma më e pastër e ekonomisë së tregut. Ata janë tërësisht private në formë dhe nuk kanë rregullim të detyruar të përmbajtjes programore, sipas gjinive apo cilësisë. Karakteristika tjetër e rëndësishme e ekonomisë së tyre është se të ardhurat vijnë vetëm nga shitja e drejtpërdrejtë te konsumatorët, pra nuk ka të ardhura që vijnë nga shitja e vëmendjes tek reklamuesit e produkteve apo shërbimeve. 104

109 Këto televizione janë shprehja më e qartë e ekonomisë së shkallës, me koncentrim të madh. Kostot e tyre për marketim të programeve janë shumë më të larta se në televizionet pa pagesë, sepse duan të tërheqin më shumë abonentë për të paguar shpenzimet e tyre programore. Konkurrenca dhe bashkekzistenca Të tri këto forma të tregjeve televizive janë në konkurrencë me njëra-tjetrën në Shqipëri. Roli i autoriteteve rregullatore dhe mbikëqyrëse është i rëndësishëm për të zbutur efektet mbi skajet ekstreme që mekanizmat e tregut mund të ndikojnë mbi konsumatorin shikues. Në krahun e ofertës të tre format e televizioneve luftojnë për fuqinë punëtore, pra talentet televizive, si edhe për të marrë programet me përmbajtjen më të mirë. Në krahun e kërkesës, këto tri forma të televizionit konkurrojnë për audiencën, konsumatorët abonentë dhe për reklamuesit. Megjithatë, të tre tipet e transmetuesve televizivë konkurrojnë së bashku për vëmendjen dhe për kohën e audiencës. Një koncept i rëndësishëm këtu është ai që lidhet me pronësinë intelektuale dhe ato që quhen pasuritë jo materiale apo kapitali intelektual (Eng. intangible assets). Në biznesin televiziv, ndryshimi midis televizioneve është pikërisht i dukshëm tek talentet njerëzore në ekran. Kjo pasi teknologjia e avancuar bëhet gjithnjë e më masive dhe e mundshme për t u përdorur nga të gjithë. Studiuesit e përshkruajnë pasurinë jo materiale si koncept më të gjerë sesa kapitali intelektual (Eng. intelektual property), por më ngushtë se koncepti i dëshirës së mirë (Eng. Goodwill). Pronësia intelektuale është, në fakt, një pjesë e një familje më të madhe të pasurive jomateriale, por është një aset unik dhe, për shkak të mbrojtjes së veçantë, gëzon edhe mbrojtje ligjore. 263 Koncepti i pronësisë intelektuale dhe më gjerë i pasurive jomateriale është një vlerë që duhet reflektuar në bilancet e kompanive mediatike shqiptare. Një pasqyrë e saj është krijimi i programeve televizive dhe i gazetarëve që kanë krijuar emër dhe jetëgjatësi me programet e tyre televizive. Të tilla mund të përmenden programet politike Opinion, Top story, Shqip, apo edhe programe të tjera si Zonë e lirë, Zonë e ndaluar, programet argëtuese Portokalli, Festivali Top Fest, Festivali i Këngës i Fundvitit, etj. Ato kanë krijuar profilin e tyre dhe janë vlerë, e cila mund të matet edhe financiarisht në tërësinë e biznesit mediatik të televizioneve te të cilat transmetohet. Në disa raste, kjo 263 Anson, W. The intangible assets handbook (2007) Washington D.C. Botim i American Bar Association Business Law section. gible+assets+handbook%e2%80%9d&source=bl&ots=xfcwqg8tpi&sig=szvlsaeqqb- m_cefs4j7t5dmhdy&hl=sq&sa=x&ei=tescvbyha- GCygOh_JLYCg&ved=0CDsQ6AEwBA#v=onepage&q=Anson%2C%20W.%20%E2%80%9CThe%20intangible%20 assets%20handbook%e2%80%9d&f=false 105

110 u ka shtuar vlerë programeve televizive kur ato kanë ndryshuar nga një stacion televiziv, në një tjetër Si ndryshon struktura e kostos së prodhimit televiziv në kalimin në transmetimet numerike Kostot e prodhimit televiziv ndryshojnë në vartësi të gjinisë televizive që prodhohet dhe, brenda secilës gjini, ka edhe ndryshime midis programeve individuale. Diferencë në koston e prodhimit ka midis prodhimeve që realizohen vetëm në studio, biseda me të ftuar, debate dhe prodhimeve në terren, me xhirime dhe pastaj montime dhe përdorim të grafikëve, etj. Kjo diferencë në kosto reflektohet në përqindjet e ndryshme që elementët e kostos së prodhimit zënë. Një element tjetër i rëndësishëm, që i diferencon, është koha e harxhuar për prodhimin e tyre, e cila, gjithashtu, mund të shprehet në shpenzime monetare. Pavarësisht këtyre diferencave në vlerat absolute të kostove, ato nuk ndikojnë në elementët përbërës të strukturës së kostos televizive të prodhimit e shpërndarjes. Sikurse thekson Robert G. Picard, [...] struktura e kostos së televizioneve është e thjeshtë: kosto e lartë fikse, zero kosto variable, pra kosto është e pandryshueshme dhe nuk influencohet nga numri i personave që e shikojnë atë. 264 Nga raportimet vjetore të Këshillit Drejtues të RTSH-së në Kuvendin e Shqipërisë, struktura e shpenzimeve, me përqindjet e përafërta, paraqitet si me poshtë: Tabela 16: Struktura e shpenzimeve të RTSH 265 ( %) Struktura e shpenzimeve Shpenzime për pagat, shpërblimet, etj Shpenzime për materiale dhe shërbime nga të tretët Barwise P., Picard G. R., The economics of Television in a Digital World, Reuters Institute for the Study of Journalism, September 2012, f Sipas Raportimeve në Kuvend të Këshillit Drejtues të RTSH mbi veprimtarinë e viteve respektive. 266 Realizimi i treguesve ekonomiko finaciarë të RTSH për vitn 2014, (2015) Sipas faqes zyrtare të RTSH-së Në këtë grup janë përfshirë të gjitha shpenzimet që lidhen me paga, shpërblim, mbikohë, honorare, sigurime shoqërore, udhëtim e dieta, kontrata të pjesshme e speciale) 268 Ky zë përmbledh edhe shpenzimet për energji elektrike që zënë peshën më të madhe në këtë grup. Në vitin 2002 ishte rreth 13% e totalit te shpenzimeve, në vitin 2005 ishin 19%, në vitin 2006 ishin 23% e totalit, në vitin 2007 ishin 16%, në vitin 2008 ishin 13%, në vitin 2009 ishin 8%, në vitin 2010 ishin 9% e totalit, Raportimeve në Kuvend të Këshillit Drejtues të RTSH mbi veprimtarinë e viteve respektive. 106

111 Shpenzime për projekte filmike Shpenzime për pagesa kuota në organizmat ndërkombëtare Shpenzime për investime Në zërat e mësipërm përfshihen shpenzimet të cilat përbëjnë të gjithë ciklin e prodhimit televiziv. Këtu nuk janë të përfshirë zërat që janë të lidhur me shpërndarjen e prodhimit televiziv. Nga studimet e zërave të kostove midis televizione publike dhe atyre private në Shqipëri, struktura e elementëve të kostove nuk ndryshon. Grafik 18: RTSH, ecuria e shpenzimeve për paga, projekteve filmike, materiale, energji, në strukturën e shpenzimeve, % Shpenzime për pagat, shpërblimet Shpenzime për projekte filmike Shpenzime materiale, energji, nga të tretët Në strukturën e të ardhurave, televizionet private bëjnë dallim nga televizioni publik. Ato e kanë pjesën më të madhe të tyre, pothuajse gjithnjë mbi 90% të të ardhurave, nga shitjet e kohës televizive. Ndërsa në strukturë e shpenzimeve ka ngjashmëri të madhe midis televizioneve private, megjithëse ka diferenca në raportet sasiore. Tabela 17: Struktura e shpenzimeve të televizioneve private, ( %) Struktura e shpenzimeve Top Channel Klan 270 TV Vizion Plus Shpenzime për pagat, shpërblimet, etj Sipas Raportimeve në Autoritetin e Mediave Audiovizive. 270 Për TV Klan të dhënat janë të vitit 2011, mungojnë të dhëna për vitin Në këtë grup janë përfshirë të gjitha shpenzimet që lidhen me paga, shpërblim, mbikohë, udhëtim e dieta, kontrata, etj. 107

112 Shpenzime të veprimtarisë së shfrytëzimit, prodhimit të programeve 272 Shpenzime për blerje të drejta transmetimi dhe programesh Bazuar në tabelat e strukturës së shpenzimeve të televizioneve në Shqipëri mund të formatohet edhe struktura e kostove të prodhimit televiziv në vend, e përgjithësuar. Grafik 19: Struktura e kostos në televizionet në Shqipëri Kosto direkte e pagave Direkte Kostot e studiove të regjistrimit, prodhimit, montazhit Kostot e blerjes, përshtatjes së programeve të huaja Indirekte Shpenzimet për energji elektrike; Shpenzime të tjera direkte (materiale ndihmëse) Kosto administrative indirekte Shpenzime për investime Kostot e shpërndarjes Kosto e prodhimit Kosto Totale Skema më lart 273 paraqet strukturën e kostos, me shpenzimet të klasifikuara sipas llojit nëse janë direkte dhe indirekte, të lidhur vetëm me prodhimin apo edhe shpërndarjen e tij. Nga analiza më e detajuar, të gjithë zërat e mësipërm janë zëra të kostos fikse, pra, ato nuk varen nga numri apo treguesit e tjerë të audiencës, që ndjek prodhimin televiziv. Kosto e lartë fikse për programet, të afta për të tërhequr audiencë masive, është një nga themelet kryesore të asaj që quhet ekonomia e televizionit. Sfida në hartimin e skedave të programit televiziv është më e vështirë sidomos për televizionet gjeneraliste. Hartuesit e programeve bëjnë balancën midis programeve që kanë audiencë të lartë, por kosto, gjithashtu, të lartë dhe programeve me kosto më të ulët. Duke reflektuar ilustrimin për menaxhimin e medias të John Prescott Thomas 274 të vitit 2009, në televizionet në Shqipëri kostot më të larta i kanë programet argëtuese dhe realizimet televizive të telefilmave. Ato shoqërohen edhe me vëmendje të madhe nga audienca. Ndërkohë që ka programe të tjera, siç janë ato edukuese, të cilat kanë kosto më të lartë se bisedat politike në studio, por niveli i shikueshmërisë nuk i përgjigjet reciprokisht shpenzimeve të larta për këto prodhime televizive. 272 Ky zë përmbledh të gjitha shpenzimet për realizimin e prodhimeve televizive. 273 Skema është hartuar nga autorja e këtij studimi bazuar në përvojën në TVSH dhe RTSH dhe bisedat me drejtues dhe producentë televizivë. Klasifikimi me ngjyra më të errtë, është tregues se cilat janë ato që zenë një peshë më të madhe në strukturë. 274 John Prescott Thomas Media Management Manual, UNESCO 2009 f

113 Grafik 20: Skema ilustruese e shpërndarjes së gjinive televizive sipas kostove dhe audiencës 275 Argëtim Audienca Programet e blera Teatër, Telefilm Sport Prog. për Fëmijë Muzika Edukimi Lajme dhe debate politike Kosto për orë Një balancë interesante të kostos me audiencën kanë lajmet dhe programet politike. Ndonëse në Shqipëri nuk ka matës të pranuar nga të gjithë për audiencën, perceptimi është se programet politike, debatet dhe lajmet janë programe televizive më të ndjekura. Kjo reflektohet në faktin se ato zënë oraret qendrore të darkës, si edhe në çmimet e spoteve publicitare, të ofruara nga televizionet. Hartimi i strukturës programore varet edhe nga profili i televizionit. Diferencë të ndjeshme bën sidomos profili i televizioneve publike, me ato private, për shkak se televizionet publike kanë detyrime për të paraqitur programe, që mund të jenë me kosto më të lartë, edhe pse nuk kanë audiencë masive. Të tilla janë programet e minoriteteve, programet edukative, shkencore, etj. Sporti është, gjithashtu, një program me kosto relativisht të ulët, kur është prodhim i brendshëm, por që ka vëmendje të lartë të audiencës. Ndërsa blerja e të drejtave të programeve sportive dhe të aktiviteteve ndërkombëtare sportive është mjaft e kushtueshme, por ka edhe vëmendjen më të lartë të audiencës, për rrjedhojë, edhe shifrat më të larta të çmimeve të spoteve publicitare. Me kalimin në transmetimin digjital, një ndryshim i rëndësishëm ndodh edhe në shpërndarjen e përqindjeve të kostos në elementët e veçantë të saj, deri te prodhimi. 275 Skema është vetëm ilustruese dhe shpreh vetëm raportet midis gjinive të prodhimit televiziv. Skema, e ideuar nga Media Management Manual, është modifikuar sipas televizioneve shqiptare dhe kostove relative të vrojtuara. 109

114 Sikurse e përshkruar R. Picard 276, në sistemin analog mbledhja fizike e informacionit, shkrimi, editimi, design dhe formatimi zinin afërsisht 10-20% e kostos së prodhimit. Pas tyre vinte një tjetër element, që ishte përfshirja në sistemin e prodhimit me 15-20% të kostos dhe, elementi i fundit, ishte prodhimi dhe shpërndarja, të cilat, në sistemin analog zinin rreth 2/3 e gjithë kostos. Në sistemin digjital, peshën më të madhe të kostos e zë mbledhja elektronike e informacionit, shkrimi dhe formatimi. Ndërkohë që prodhimi dhe shpërndarja elektronike zënë më pak se 15% të kostos. Grafik 21: Shpërndarja e kostove të prodhimit të lajmeve në transmetimet analoge 277 Mbledhja fizike e lajmeve, shkrimi Montimi fizik, dhe formatimi Vendosja fizike në sistemin e prodhimit Prodhimi real fizik Shpërndarja fizike 10-20% të kostos 15-20% të kostos Pjesa më e madhe e kostos(2/3) Mbledhja e lajmeve në formatin digjital redukton një pjesë të mirë të kohës për të udhëtuar fizikisht në vendngjarje dhe për të mbledhur informacionin. Shkrimi i lajmeve, dërgimi i videove dhe fotove mund të bëhet përmes rrjetit digjital dhe redaktimi i tyre mund të bëhet nga redaksia edhe në se ato janë larg nga njëri-tjetri. Ky përpunim i informacionit mund të ndodhë pothuajse paralelisht në kohë. Pra, etapa që paraqitet në këtë skemë, si vendosja e materialeve të marra, është eliminuar tërësisht në transmetimet digjitale. Grafik 22: Shpërndarja e kostove të prodhimit të lajmeve në transmetimet digjitale Mbledhja elektronike lajmeve, shkrimi Montimi elektronik, grafika dhe formatimi Prodhimi elektronik Shpërndarja me anë të Internetit dhe telefonisë Pjesa më e madhe e kostos Kosto minimale (afro 15% të kostove) Ndërsa në rastet e prodhimit të lajmeve për faqet online, apo për aplikacione të tjera online, teknologjia ka shkurtuar shumë kohën e vendosjes dhe të postimit të materialeve. Ky realitet është në të gjitha dhomat e lajmeve në Shqipëri. Në një ditë normale pune të kryeredaktorit të lajmeve, mund të ndjekësh bisedën me korrespondentët në rrethet e skajshme të vendit, Gjirokastër, Kukës, Korçë etj, teksa marrin kronikat pothuajse në kohë reale. Atë për të cilën në vitet 90 TVSH harxhonte kohë fizike për të marrë kronikat nga rrethet, sot ne mund ta marrim shumë shpejt brenda një kohe fare të 276 R.G. Picard, Maping digital media: Digitalization and media business models, 2011, fq Grafikët janë përshtatur nga R.G. Picard, Maping digital media: Digitalization and media business models, 2011 modifikuar sipas televizioneve shqiptare dhe kostove relative të vrojtuara. 110

115 shkurtër dhe në çdo moment. 278 Këtij konstatimi i bashkohen shumë nga punonjësit e TVSH-së, që tashmë punojnë në mjaft nga televizionet private. Procesi i mbledhjes së informacionit të redaksive është tërësisht i digjitalizuar. Kjo është më e shprehur për edicionet e lajmeve dhe, sidomos, tërësisht në programet e televizioneve informative në vend. (News 24, ABC News, A1 Report, Ora News). Teknologjia digjitale ka sjellë rritjen e cilësisë së programeve, duke krijuar mundësinë për transmetime të drejtpërdrejta edhe nga vende të ndryshme të botës, grafikë më cilësore, imazhe të gjeneruara nga kompjuteri, etj. Të gjitha këto kanë çuar në uljen e kostove fizike të prodhimit, dhe shtimin e disa elementëve të tjerë të kostos, kryesisht të lidhur me teknologjinë. Kjo u vu re shumë në lindjen e televizioneve private, që ishin të parat që futën imazhet grafike në transmetimin televiziv, në lindjen e të parave studio grafike dhe, gjithashtu, edhe në pagat e larta të grafistëve krahasuar me atë të një reporteri terreni. Në përcaktimin e kostos në prodhimet televizive, e lidhur me audiencën, një koncept i rëndësishëm është ai i ekonomisë së shkallës. (Eng. Economy of Scale). 279 Kjo është më e shprehur te tregu i platformave televizive me abonim (siç janë platformat digjitale të shpërndarje DIGITALB dhe TRING). Ndërsa kostot e prodhimit televiziv mbeten të njëjta, me rritjen e numrit të abonentëve, bie kosto për një abonent në këto platforma. Kjo shpjegon edhe përpjekjet për shtuar numrin e abonentëve në këto platforma, pasi ato nuk kanë burime të ardhurash, siç kanë televizione FTA nga reklamat Ndikimi i faktorëve të tregut mbi menaxhimin televiziv dhe roli i autoritetit rregullator në proces Në rregullimin e tregut të medias audiovizive, Autoriteti i Medias Audiovizive, AMA, ka një rol thelbësor. Ai lidhet jo thjesht me licencimin e operatorëve që do të veprojnë në treg, por shumë më tepër, me mënyrën se si ata do ta ushtrojnë aktivitetin në treg dhe se çfarë dhe si do t i ofrojnë si përmbajtje konsumatorin mediatik. Sikurse edhe në fusha të tjera të ekonomisë, edhe në tregun televiziv, Shqipëria nuk ka zgjedhur mekanizmat e laisser affair, pra, që tregu të jetë mekanizmi i vetëm rregullues. Në tregun e medias televizive AMA është rregullatori i cili vepron si rregullator në median televizive përmes licensimin dhe veprimtarive të tjera rregullatore. Por AMA, shpesh, është ndikuar nga faktorë të jashtëm duke i lënë më shumë hapësirë 278 Intervistë me Ilva Tare, 18 dhjetor Ekonomi të shkallës quhen ato veprimtari ekonomike në fazën kur krijojnë avantazhe në kosto për shkak të madhësisë së prodhimit apo shkallës së veprimtarisë. Kosto për njësi të prodhimit në këto ekonomi përgjithësisht shkon në rënie me rritjen e shkallës (pra të sasisë së prodhimit) pasi kostot fikse shpërndahen në më shumë njësive të prodhimit. Televizionet janë një shembull i përdorimit të këtij koncepti. Po veçojmë këtu televizionet për arsye të tematikës që përfshin ky studim. Mediat e shkruara (gazetat dhe revistat) janë gjithashtu një shembull i ekonomisë së shkallës, ku me rritjen e tirazhit, ulet kosto për njësi. 111

116 tregut sesa rregullimit. Mjafton këtu të nënvizohet veprimi i operatorëve të transmetimeve numerike tokësorë në treg prej vitit 2004, pra që veprojnë për mbi 10 vjet ende janë të palicencuar. Një analizë më të detajuar të aktivitetit të AMA mbështetur mbi disa mekanizma klasifikimi e ka bërë një grup studimor, komisionuar nga Këshilli i Evropës, me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas studimit janë parë pesë tregues kryesorë: (i) Statusi dhe fuqia për të vepruar; (ii) Autonomia financiare; (iii) Autonomia e vendimmarrjes; (iv) Niveli i Njohurive; dhe (v) Përgjegjshmëria dhe Transparenca. Këta tregues janë parë si në statusin e tyre formal juridik ashtu edhe në statusin aktual, gjendjen faktike të zbatimit në praktikë. Gjetjet e studimit veçojnë se: Statusi dhe fuqitë për të vepruar [...] AMA është e pajisur mjaftueshëm me statusin e pavarësisë formale dhe të fuqive që lidhen me të, me përjashtim të disa vendimeve që lidhen me anët e brendshme organizative dhe burimet njerëzore. Situata de facto e AMA ngre sinjale rreziku për ndikim të jashtëm sidomos për shkak të treguesve që shtrojnë pyetjet se si autoriteti (dhe paraardhësi i tij) kanë përdorur zbatimin dhe detyrimin e pushtetit të tij. Autonomia e vendimmarrjes [...] nivele të larta problematike të rrezikut të influencës së jashtme që janë të mundur të ndodhin tek AMA, si në situatën formale ashtu edhe situatën de facto. Situata formale zhvlerësohet kryesisht për shkak të emërimeve të politizuara që është tashmë e kodifikuar në Ligjin e vitit 2013 dhe se tre tregues, de facto, përbëjnë rrezik të ndikimit së jashtmi, kryesisht në lidhje me tranzicionin nga KKRT tek AMA. 280 Sipas raportit dhe treguesve të studiuar, autoriteti rregullator përballet më dy grupe të mëdha sfidash, të cilat janë të ndryshme nga natyra e tyre. Së pari, AMA duhet të jetë një autoritet i pavarur rregullator për sektorin e medias audiovizuale, e distancuar nga politika dhe rregullatorët e saj. Në këtë moment, funksionimi i AMA-s është i gozhduar deri sa bordi i saj të bëhet sërish veprues. Ka një rrezik të vazhdueshëm, që emërimet e politizuara mund ta dëmtojnë në mënyrë afatgjatë perceptimin për AMA-n, si një arbitër i paanshëm në mbështetje të interesit publik. Së dyti, shqetësimi lidhet me faktin se AMA vepron në një mjedis ku kultura për të respektuar pavarësinë dhe kërkesat e ligjit nuk është shumë e qartë. Rreziku është se ndikimi i jashtëm mbi AMA-n është respektivisht shumë i lartë. Si KKRT-ja, dhe për të njëjtën arsye edhe AMA, nuk ja dolën dot ta afirmojnë veten e tyre në sektorin që ato rregullojnë si të paanshëm dhe një organizëm rregullator efektiv. 280 Këshilli i Europës, The independence and functioning of the Audiovizual Media Authority of Albania, an assessment using INDIREG method, 2014, f

117 Të dy këto grupe sfidash, si pavarësia de facto e AMA-s ashtu edhe mjedisi në të cilën ajo vepron, ndikojnë njëra-tjetrën dhe zvogëlojnë perceptimin mbi aftësitë e saj rregullatore dhe efiçencën e funksionimit 281. Diskutimi mbetet nëse me kalimin nga transmetimet analoge, në transmetimet numerike tokësore, a amplifikohet më shumë apo reduktohet nevoja për rregullimin e përmbajtjes dhe të programacionit në televizion dhe, për rrjedhojë, cili do të jetë roli i AMA-s në këtë proces? 282 Sikurse shprehet organizata Artikulli XIX të, kalimi në transmetimin numerik tokësor paraqet edhe disa problematika që duhen konsideruar dhe që lidhen më ruajtjen e të drejtës së informimit dhe lirisë së shprehjes. 283 Këto lidhen me: Mbështetjen financiare nga shteti për transmetuesin publik, pasi ky transmetues me të ardhurat nga reklamat dhe taksa e aparatit televiziv, nuk mund të përballojnë investimet në teknologjinë e re digjitale. Nga ana tjetër, transmetuesi publik është i rëndësishëm për të ofruar programe dhe shërbime të ndryshme, që janë "në gjendje të bashkojnë shoqërinë"; Mbështetjen për familjet në blerjen e dekoderave/aparateve marrëse digjitale në mënyrë që ata të sigurojnë marrjen e informacionit, që tashmë ka ndryshuar formatin e transmetimit (sidomos për familjet me të ardhura të limituara, në kushtet e mbështetjes sociale apo grupeve të marxhinalizuara); Organizatat në mbrojtje të konsumatorëve duhet të kenë mundësitë financiare të shpjegojnë kalimin në transmetimet digjitale dhe çfarë ky kalim; Sigurimin e mbështetjes për transmetuesit e vegjël dhe sidomos ata lokalë, apo të organizatave jo-fitimprurëse, minoriteteve, që të jenë të pranishëm në multiplekset digjitale, pasi ata vetë mund të mos i kenë kapacitetet financiare për këtë kalim në transmetim digjital. Mungesa e këtyre transmetuesve lokalë do ta dëmtonte pluralizmin e medias. Kjo lidhet edhe me faktin se teknologjitë e reja krijojnë rrezikun e marxhinalizimit për ata në pamundësi financiare dhe shteti duhet të kërkojë të gjejë një ekuilibër mes interesave ekonomike të tregut dhe interesit publik; 281 Këshilli i Europës, The independence and functioning of the Audiovizual Media Authority of Albania, an assessment using INDIREG method, 2014, f Deri në mars 2015 kohë kur është shkruar ky raport, Bordi i AMA-s ishte ende e pa plotësuar dhe kjo rrezikonte ecurinë e funksioneve të AMA-s. 283 Article XIX, Digital Switchover Cost Implications on Freedom of Expression parë në 15 mars 2014, 113

118 Kur të bëjë shpërndarjen e dividendit digjital, 284 qeveritë duhet të promovojnë inovacionin, pluralizmin, diversitetit kulturor dhe gjuhësor dhe aksesin e publikut te shërbimet audiovizuale ; Të gjitha këto nevojitet të rishikohen dhe të vlerësohen në mënyrë periodike për të shmangur inkurajimet të cilat mund t i bëhen, edhe jo-qëllimisht, ndonjë koncentrimi të mediave apo përfitimit e pasurimit të panevojshëm të ndonjë media. 2.3 Roli i gazetarit në televizionin në transmetim numerik dhe prodhuesit e tjerë të programit televizionit Rolin e ri të gazetarit edhe në kohën e mediave numerike, Artan Fuga e vlerëson si të pazëvendësueshëm, analitik dhe kritik. Fuga vlerëson se gazetari [ ]seleksionon, relativizon, kritikon, analizon, pa u bërë në asnjë rast thjesht një aktor që bën vetëm paraqitjen e të dhënave bruto të një informacioni [ ]. 285 Pasi në mediat e reja, siç vlerëson Fuga, informacioni është skajshmërisht i shpërndarë dhe një individ [ ] mund të ndjekë vetëm një numër shumë të kufizuar burimesh informacioni të dhëna nga mediat e reja. Në këtë mijëvjeçar të ri, industria e lajmeve dhe përgjithësisht media, ka përjetuar tre ndryshime të mëdha, të cilat janë të provuara edhe në Shqipëri: Informacioni i shumtë. Para lindjes së Internetit informacioni mungonte dhe ishte i vështirë për t u gjetur. Në ditët e sotme shfaqet një bollëk informacioni. Siç shprehet drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, [...] që nga lindja e saj deri rreth vitit 2003, bota kishte prodhuar afro 5 Exabytes me informacion. [ ] ne (sot) krijojmë rreth 5 Exabytes me informacion, çdo dy ditë dhe prandaj është e vështirë të veprosh në tregun e informacionit Kalimi nga transmetimi analog në atë digjital cliron mjaft frekuenca nga spektri që më parë përdoreshin nga transmetuesit televizivë. Ky spektër i çliruar quhet divided digjital sipas direktivës Directive 1999/5/EC, Directive 73/23/EEC dhe Directive EMC 89/336/EEC. divided digjital konsiderohet si një mundësi unike për plotësuar kërkesën e rritur për shërbimin e komunikimit wireless. Ai hap një spektër të mjaftueshëm për të zgjeruar shërbimet ndërkohë që garantohet përdorime të tjera sociale dhe ekonomike siç mund të jenë aplikimet në broadband. Në Shqipëri në frekuencat e caktuara për dividend digjital aktualisht janë të vendosura transmetime analoge, transmetime digjitale dhe kanale të planifikuar për transmetim digjital sipas Planit të aprovuar nga ITU në marrëveshjen e Geneva 2006 (Plan GE 06). 285 Fuga, Artan. A ka Gazetarë apo jo? botuar fillimisht në Gazetën Standard, parë në 12 janar Eric Schmidt, Drejtor Ekzekutiv i Google, konferenca Atmosphere 2010, e vendosur edhe në blog të Kenny MacIver, 4 Gusht Between the birth of the world and 2003, there were five exabytes of information created. We [now] create five exabytes every two days. See why it s so painful to operate in information markets? Eric Schmidt, CEO, Google (Parë më 8 gusht 2012). 114

119 Organizmat qeveritare, bizneset private, organizatat joqeveritare kanë sot vetë mundësinë për ta shpërndarë informacionin nëpërmjet faqeve online të tyre, si media të tyren dhe kanë shumë më pak nevojë të përdornin industrinë e medias për të shpërndarë informacion; Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqeve online publiku mund ta shohë, ta marrë informacionin vetë, por edhe mund ta prodhojë vetë këtë informacion dhe madje mund t ia japë këtë edhe medias. Nisur nga këto ndryshime një element i rëndësishëm i efektivitetit të programeve televizive është edhe variabli, audiencë. Në epokën digjitale ajo nuk është vetëm një konsumatore e prodhimit televiziv. Jay Rosen, profesor në New York University, hodhi për herë të parë idenë e audiencës që nuk është vetëm një masë pasive e destinuar për të parë dhe asimiluar çdo gjë çfarë paraqet media, por në kohën digjitale, ajo është mjaft aktive. Kështu Jay Rosen shkruan se: [ ] njerëzit, që më parë njiheshin thjesht si audienca, dëshirojnë të informojnë njerëzit e medias për ekzistencën e tyre, dhe për një ndryshim të pushteteve që shkon përkrah zhvendosjes së platformave për të cilat ju keni dëgjuar më parë. 287 Ky rol i ri që Rosen i jep audiencës në një blog të tij, më pas u materializuar në disa bashkëpunime dhe projekte në gazetarinë që nga disa studiues u quajt gazetari qytetare apo gazetari pjesëmarrëse. Jay Rosen, profesor në New York University ideoi për herë të parë konceptin e distributed journalism (gazetaria e shpërndarë tek të gjithë përshtatje nga teksti në original). Ai ka bashkëpunuar në një projekt me gazetën Huffington Post të titulluar Off the Bus sipas të cilit janë mbledhur rreth 12,000 kontribues që kanë mbuluar fushatën elektorale Ideja e Rosen ishte mbi mundësinë e shpërndarjes së projekteve për raportime duke kordinuar përpjekje nga grupe që kombinojnë përpjekjet e profesionistëve dhe amatorëve të gazetarisë të punojnë së bashku. Ideja e distributed journalism është përdorur edhe më parë në të quajturin Assignment Zero (Detyra 0) e krijuar për të gjeneruar dhe publikuar shkrime që janë një bashkim i informacioneve dhe prurjeve (Eng. Inputs) të sjella nga burime të ndryshme. Kjo u pasqyrua edhe nga Jeff Howe "Guide to Crowdsourcing". Autori, duke e shtrirë vlerësimin dhe mundësitë e financimit tek një numër i gjerë investitorësh të vegjël, sikurse veprohet në ekonominë e biznesit të vogël, ka hedhur këtë ide edhe në financimin e medias. Fillimisht ajo u konceptua në një postim në blog i Jeff Howe, , ku shpjegon edhe konceptin e crowd sourcing. 288 Financimi nga një numër i madh 287 Rosen, Jay (June 27, 2006). "The People Formerly Known as the Audience". PressThink. Parë më 10 dhjetor parë në 15 dhjetor The people formerly known as the audience wish to inform media people of our existence, and of a shift in power that goes with the platform shift you ve all heard about

120 investitorësh të vegjël (Eng. Crowd Funding) është një formë e mikro-financimit. 289 Në kontekstin e gazetarisë mund të jetë një ndërmjetës, i cili mund të jetë një organizëm mediatik, i cili mbledh kontributet nga një numër i madh investitorësh të vegjël. Ai përdor paratë e mbledhura për të prodhuar një formë të veçantë të reportazhit, të tilla si dokumentari ose një format i gazetarisë investigative. Pasi lajmi, dokumentari, reportazhi është shitur, investitorët i marrin paratë e tyre sërish ose mund t i ri-investojnë për të financuar një tjetër reportazh, investigim të gazetarisë, etj. Për skemën e Crowd Funding, e referuar më vonë edhe nga Tanja Aitamurto 290 në 2011, ka kritikë të medias që ngrenë çështje se si mund të arrihet që kjo të mos kthehet në një format tjetër për të bërë marrëdhëniet me publikun, si një kompani marketigu, apo si mund të ruhet pavarësia editoriale. Nga ana tjetër, realizimi i kësaj forme të financimit është e lidhur me mentalitetin e popullsisë. Si arrihet t i bësh njerëzit të paguajnë për gazetën e mëngjesit që lexojnë, apo lajmet që shohin në TV, ku janë mësuar t i kenë falas, ndërkohë që për kafen e mëngjesit janë mësuar të paguajnë e madje lënë edhe diçka mbi çmimin, për shërbimin që u bëhet. Skemë e propozuar, financimi masiv apo nga publiku i gjerë (Eng. Crowd Funding) është një format ende për t u testuar në se funksionon në realitet dhe në çfarë rrethanash mund të aplikohet. Në mjedisin aktual me bollëk informacioni, gazetarët profesionistë nuk mund ta justifikojnë më rolin e tyre si thjesht përpunim i burimeve drejt konsumatorit. Në vend të kësaj, roli i gazetarit të ditëve të sotme ka nevojë të lëvizë përtej përmbajtjes së thjeshtë e cila nënkupton dy gjëra: Gazetarët nevojitet ta sistemojnë, sintetizojnë dhe verifikojnë reagimin nga prodhuesit e shumtë të informacionit, blogjet dhe burimet e tjera. Ata kanë nevojë të pyesin më shumë burime, për të sfiduar pohimet dhe për të investiguar histori të pa-raportuara; Në kushtet kur audienca mund të prodhojë raportimin online, komentin, apo edhe analizën, gazetarët atëherë, duhet të zhvillojnë rolin e menaxhimit të përmbajtjes - për të sjellë së bashku burimet, sistemet e paraqitjes dhe bashkëpunimit, dhe për të mbledhur burime për lajme që ndryshe do të ishte e pamundur për të mbuluar. Paul Bradshow e rimerr kështu konceptin e gazetarisë tek të gjithë, distributed journalism që sipas tij është të ndërtuarit e një komuniteti. Kjo do të thotë të krijosh e Në mars 2009 Blogu i Huffington Post mblodhi një fund prej 1.75 milion dollarë për të financuar gazetarinë investigative. Fondi do të mbështeste falas gazetarinë investigative në SHBA dhe do të koordinohej nga Jay Rosen, professor, New York University Jeff Kaye&Stephen Quinn, Funding journalism in digital age, business models, strategies, issues and trends. 2010, fq. 65 Crawd funding is a form of micro financing. In the contect of journalism it is deceptively simply, a broker, which might be a media organization, gathers contribution form a large numer of small investitors. It uses that money to produce a specific form of reportage, such as documentary or a piece of investigative journalism. Once the stroty is sold, the investitors get their money back or it is reinvested to fund another piece of journalism. 290 Aitamurto, Tanja. The impact of Crowdfunding on Journalism: case study of spots.us, a platform for community funded reporting, Journalism Practice 5/(4) 2011, f

121 ruash kontaktet, jo thjesht e vetëm një libër telefoni apo adresa , do të thotë të kuptosh se ç ndodh me komunitetet dhe disa herë edhe të udhëhiqesh nga këto komunitete, [...] pra do të thotë të krijosh mjete dhe sisteme pune po aq shpesh sa punon dhe krijon lajme. 291 Skema më poshtë shpjegon se cilët janë kontributorët e informacionit. Tek pjesa e mjeteve në skemë pasqyrohet se si nëpërmjet -it apo pasqyrimit në rrjetet sociale, Twiter, FB bëhet shpërndarja e shpejtë e lajmeve. Mendja Kontaktet e para janë ato çfarë gazetarët i kanë dhe i përdorin, njohuritë e ekspertëve nga fusha të ndryshme për të marrë informacione apo për të ideuar kërkime të mëtejshme për një lajm apo investigim në media. Zëri - Mediat e reja i kanë dhënë mundësitë kujtdo që të publikojë opinione të cilat qëndrojnë ose bien me kalimin e kohës, sipas standardeve cilësore të formateve ku ato janë krijuar. Veshi - dikush, diku, di se çfarë po ndodh në një komunitet ose fushë interesi. Dhe nuk duhet harruar ajo që mund të quhet popullsia e heshtur. Kjo përfshin faktin se jo kushdo ka akses në Internet, ose jo kushdo ka kohë për t u marrë dhe me këto media të reja. Gazetaria pjesëmarrëse, e të gjithëve, duhet të bëjë përpjekje t u japë zë këtyre njerëzve. Grafik 23: Gazetaria Pjesëmarrëse, sipas Paul Bradshow "Mendja/ ekspertiza " Mjetet "Zëri/mundësi për t'u dëgjuar" "Veshi" Gazetaria Pjesëmarrëse Gazetar i rastësishëm Shtuesi i vlerave Sistemet Teknicien Masa 291 Paul Bradshow postuar në 15 nëntor 2007, Making Money from journalism, parë më 15 dhjetor

122 Skema e mësipërme e Bradshow përmban gjithashtu edhe sistemet që krijojnë mundësinë për pjesëmarrje në gazetari. Gazetar i rastësishëm, konsiderohet ai person që e gjen lajmin e kap në telefon celular, ose thjesht e gjurmon atë me sytë e tij. Materialit të gjurmuar dhe që premton se mund të zhvillohet si një lajm,i duhet një person që të shtojë vlerë, është ai që shton fakte, i rregullon gramatikën, vendos informacione të tjera si lidhje (Eng. Links), komente, etj. (Por në këtë fazë nuk shtohet asgjë lidhur me stilin apo çështjet ligjore të cilat mund të ndërlidhen me lajmin apo investigimin. Këtu është edhe rëndësia e mediave dhe e nevojës për të pasur gazetarë dhe media profesionale. Teknicienë janë ata persona që marrin të dhënat e papërpunuara dhe u shtojnë vlerë, informacione të tjera që kërkojnë njohuri të fushave specifike. Turma ish-audienca nuk është një grup me njerëz të cilëve thjesht mund t u flasin gazetarët. Ata mund të jenë një burim shumë i mirë për investigim, për tematika që gazetaria e zakonshme me vetëm një reporter nuk i mbulon dot. Në përpjekje për të formuluar modelet e gazetarisë së të ardhmes dhe dhomat e lajmeve, një formë e re është ajo që Paul Bradshaw e quante formati news diamand. 292 Bradshow shpjegon rëndësinë e disa faktorëve të cilat duhet të analizohet kur të mendohet se si do të jetë newsroom i të ardhmes, si p.sh.: 1. Krijimi i përmbajtjes për të cilën njerëzit do të paguajnë. Kjo është diçka e vështirë, por një formë e saj mund të jetë informacioni financiar. Kjo lloj gazetarie ka një vlerë të qartë komerciale; 2. Krijimi i platformave të reja të shpërndarjes së përmbajtjes; 3. Lajmi është një shërbim, jo një produkt. Suksesi i kompanive të mëdha mediatike do të varet edhe nga kultura organizative në shërbimit të publikut, nga marrëdhëniet me lexuesin të cilat bëhet më të rëndësishme. Suksesi në kohën e mediave digjitale, me shumë prodhues do të varet edhe nga reflektimi, parashikimi dhe krijimi i nevojave të lexuesve. 4. Vetëm reklama nuk është shpëtim për modelet e financimit; 5. Teknikat e Freemium 293. Ky është kombimin i fjalëve Free (falas) dhe Premium (shërbim parësor, unik). Ky është modeli i biznesit ku kompania jep falas një shërbim apo software tek të gjithë konsumatorët. Ky është zakonisht shërbimi bazë, një version shumë fillestar të asaj që kompania e ofron me pagesë që është marka e saj kryesore. Kompania ndërton në këtë mënyrë një bazë konsumatorësh besnikë dhe është në gjendje t u ofrojë shërbime të tjera nëpërmjet reklamës, apo formave të tjera me pagesë. 292 Paul Bradshow postuar në 15 nëntor Making Money from journalism. Parë më 15 dhjetor Rebuilding media. Parë më 25 tetor 2014 në the_freemium_business_model_anything_there_for_the_media.php 118

123 Paul Bradshow jep edhe modelin se si do të zhvillohet dhoma e lajmeve e shekullit të 21 të. Kjo dhomë lajmesh, 294 e karakterizuar nga teknologjia më e lartë, ka dy fuqi kryesore, që ndofta janë në një përballje me njëra-tjetrën duke prodhuar edhe dy produkte të cilat janë shpejtësia e lajmit dhe thellësi e tij. Në njërën anë, lajmet e shpejta konkretizohen në njoftimet e shpejta (në celular ose ), në lajmet e blogjeve, që janë ende jo variant përfundimtar i lajmit dhe gjithashtu në realizmin e lajmeve të plota për transmetim. Thellësia e lajmit lidhet me përmbajtjen, të vendosur në një kontekst të caktuar, dhe të lidhur me arkivat mediatike të së shkuarës për të tilla tematika. Këto vendosen në faqet online zyrtare të mediave. Thellësia përfshin më pas një analizë dhe refleksion mbi lajmin. Këto analiza japin mundësinë e realizimit të ndërveprimit me audiencën, nëpërmjet forumeve, chats, flash, etj. Dhe faza e fundit e lidhur me thellësinë e lajmit është mundësia që përdoruesit ta marrin lajmin si një bazë të dhënash që ata mund ta përdorin të formatuar sipas nevojave të tyre. Grafik 24: Diamandi i lajmeve sipas Paul Bradshow Shpejtësia Njoftimet Lajmet në blog Lajmi (print ose TV) Analiza dhe refleksione Vendosja në kontekst të gjerë Analizë e thelluar Komunikimi me publikun Sipas konsumatorëve Në zotërimin e përdoruesve Këtë model, autori Bradshow e quan edhe si formati alternative ndaj atij të piramidës së përmbysur, dhe e quan diamanti i lajmeve (Eng. news diamond). Ai përpiqet të ilustrojë ndryshimin e ndodhur në mijëvjeçarin e ri. Ndërsa dikur lajmi ishte produkti i shekullit 294 Paul Bradshow postuar në 15 nëntor Making Money from journalism. Parë më 15 dhjetor

124 të 19 të në shekullit të 21 të procesi është ai që prodhohet, një lajm që është përgjithmonë i papërfunduar. 295 Radio Televizioni Shqiptar ishte i pari që nisi një projekt për një newsroom, dhomë të integruar të lajmeve, ku të ishin së bashku gazetarët që raportonin dhe prodhonin lajmet për edicionet informative të radio dhe televizionit publik, të përdoreshin të njëjtat burime dhe të kishte mundësi ndërveprimi midis gazetarëve. Projekti nisi fillimisht me mbështetjen e shkollës daneze të gazetarisë dhe Institutit Shqiptar të Medias, që në Rreth 10 vjet më vonë, përveçse nga pikëpamja strukturore dhe e organigramës, dhoma e integruar e lajmeve nuk funksionin. Në median shqiptare, më të ndjeshme fillesat e këtij modeli shihen në televizionet që peshën kryesore në programacionit të tyre kanë lajmet, siç mund të jenë News 24, Ora News, ABC, A1 Report, etj. Me reporterët e tyre të terrenit, këto televizione lajmin e kanë një proces të gjatë që e ndjekin në vazhdimësi dhe e përditësojnë me informacione të vazhdueshme. Siç shprehet A. Hoti, reporter i terrenit për një televizion kombëtar, ne tani raportimin e lajmit e bëjmë nga terreni, me celular nga makina, kudo dhe ai fillimisht postohet në faqen online të medias dhe më pas jepet kronikë e plotë në televizion. Kjo është një mënyrë pune për mjaft prej redaksive të lajmeve në televizion. Për shpejtësi të lajmit, ai vendoset me disa radhë të shkurtra të shkruara në ekran, në faqen online, të cilat më pas shtohen me lidhjet e drejtpërdrejta me edicionet e lajmeve, me lajmet e përmbledhura. Më pas lajmit i shtohet thellësia, i shtohet sfondi historik nga redaksia si dhe vendosja në një kontekst më të gjerë duke ia komunikuar atë publikut. Informacioni nonstop, në vazhdimësi, është në themelin e programit të ABC news thekson A. Shkullaku drejtor i ABC News. Në orarin 16:00 19:00, ABC News merr gjithnjë temat e ditës, lajmin dhe i zgjeron ato duke i dhënë sfond, me kërkimet tona si edhe me intervista me ekspertë. 296 News 24 ka një tjetër kombinim të dhënies së lajmit, kur kombinon informacionin në faqen online nëpërmjet Drejtori i Përgjithshëm i News 24, K. Hysenbelliu e vlerëson këtë lidhje dhe thekson se: Ne i japim lajmet me shpejtësi dhe [...] për të rritur shpejtësinë dhe format e dhënies së lajmeve bëmë edhe ndryshimet grafike në ekranin e TV dhe tani video është bërë prioriteti i lajmeve. Po kështu kemi futur edhe emisionet me të ftuar që sërish merren me lajmet e ditës Paul Bradshow postuar në 15 nëntor 2007, Making Money from journalism, parë më 15 dhjetor Just as the inverted pyramid was partly a result of the increasing role of the telegraph in the news industry, and dominant cultural ideas of empiricism and science, this news diamond attempts to illustrate the change from a 19th century product (the article) to a 21st century process: the iterative journalism of new media; the story that is forever unfinished. 296 Intervistë me Armand Shkullaku, Drejtor i ABC News, më 20 mars Intervistë me Kasem Hysenbelliu, Drejtor i News 24, më 15 mars

125 Ajo që nuk është fare e pranishme në mediat shqiptare është personalizimi i lajmeve sipas interesave të konsumatorëve, shtresa e fundit në diamantin e lajmeve. Ndërkohë që prodhimi mediatik, profesionist apo jo, rritet, rritet edhe nevoja që ka audienca për të pasur cilësi në përmbajtjen e dhënë, dhe garanci për këtë cilësi. Kështu ende është nevoja për gazetat, revistat, kanalet e transmetimit dhe faqet e Internetit për të bërë përzgjedhje dhe për të siguruar kontrollin e cilësisë. Audienca dhe ndikimet e saj mund të përdoren si mjete për të siguruar një tregues cilësor. Tendencat e viteve të fundit për gazetarinë që lëviz dhe ndryshon kanë kaluar deri në përfshirjen e robotëve në shkrimin e lajmeve. Në një artikull të saj gazeta britanike The Guardian shkruante se në epokën e digjitalizimit edhe gazetarët po automatizohen. Gazeta kishte formuar një titull nga bashkimi midis guardian + robot = guardbot 298. Artikulli nënvizonte se mediat janë duke parë mundësinë për të zhvilluar algoritma kompjuterikë, software për industrinë e lajmit në media. Programet do të bëjnë të mundur që detyra të tilla si shfletimi, leximi i lajmeve nga agjencitë për të gjetur një pjesë që mund t ia vleje vërtet si lajm, do të bëhet nga kompjuteri. Logjika e punës këtu është se leximi dhe përzgjedhja e atyre që janë vetëm fakte të thjeshta, siç janë treguesit financiarë e statistikorë, shihet si një humbje e burimeve njerëzore dhe e kohës për gazetarët dhe reporterët. Kjo do t u lejojë kohë gazetarëve të merren më tepër me artikuj analizues. Shembuj të përfshirjes së kompjuterëve në gazetari janë në rastin kur gazeta LA Times përdor programet kompjuterike për të bërë raportimin për tërmetet. 299 Gazeta ka krijuar një software (algoritëm kompjuterik) i cili merr të dhëna për fuqinë e tërmetit, vendin dhe kohën nga një faqe në Internet e qeverisë amerikane për gjeologjinë. Mbi bazën e tyre ndërton një artikull, i cili është raportim i thjeshtë i fakteve. Por a do të jenë të aftë programet kompjuterike të shkruajnë artikuj më një këndvështrim dhe njëkohësisht të japin edhe analizë. Në Journalism Practice është botuar një studimi i kryer nga Christer Clerwall, profesor në Universiteti Karlstad në Suedi, i cili flet për perceptimin që kanë lexuesit për artikujt e shkruar nga robotët dhe nga njerëzit. [...] Kur lexuesit u pyetën për karakteristikat e artikujve si cilësia e përgjithshme, besueshmëria, objektiviteti, ata nuk ishin në gjendje të dallonin midis artikujve të shkruar nga njerëzit dhe nga robotët. 300 Ky është një tregues i asaj se si ka ndryshuar profesioni i gazetarisë në epokën digjitale. Megjithatë edhe studiues të tjerë duke vlerësuar se roli i gazetarit është vënë në 298 Gani, A.; Haddou, L. Could robots be the journalists of the future? 20 mars 2014 The gardian Robot writes LA Times earthquake breaking news article Christer Clerwall, Enter the Robot Journalist Journalism Practice, Volume 8, Issue 5, 2014, Special Issue, Future of Journalism: In an age of digital media and economic uncertainty. Faqe Publikuar online edhe me 25 shkurt 2015 në 121

126 pikëpyetje në duhet të ekzistojë në epokën e mediave sociale, publicisti francez Patric Poivre d Arvor thotë se [...] Po ndodh fenomeni i të bërit i famshëm për 15 minuta në mediat e reja, por problemi është anonimiteti pas këtyre personave, dhe atë që është anonim dhe me pseudonim, unë e hedh në koshin e plehrave, pasi e shkatërron edhe vlerën që mund të ketë. 301 Këtë rrezik nga anonimiteti e evidenton edhe akademiku Artan Fuga dhe megjithatë ai thekson se edhe në kohën e mediave online [...] informacioni masiv pa gazetarin degjeneron, ai është lider opinioni, ai është organizuesi dhe administruesi i informacionit, nuk është teknologjia, sado të magjepsur të jemi ne si brez pas teknologjisë, e cila në çdo hap të ri që bën duket e glorifikuar natyrshëm dhe nuk shihet edhe në mënyrë kritike. 302 Një pasojë e asaj që Bob Franklin e quan free news (lajmi pa pagesë - pra lajmi në kohën e gazetarisë së mediave sociale dhe gazetarisë në epokën digjitale) mund të jetë edhe zvogëlimi i numrit të gazetarëve me eksperiencë, të trajnuar dhe profesionistë dhe riformatimi i tyre në përcjellës të përmbajtjes që do t i lidhte thjesht me rishkrimin e komunikatave për shtyp. Por siç e cilëson ai Prodhimi i lajmeve të lira/pa pagesë mund të kërkojë riformatimin e praktikave profesionale [...] duke lënë jashtë mbulimit gazetaresk disa zona tradicionale dhe demokratikisht të rëndësishme ku mund të përfshihen gjykatat, këshillat, vendimmarrjet lokale, parlamenti [...] të cilat do të liheshin të paraportuara nga gazetarët. 303 Por mungesa e raportimit për këto aspekte të jetës, siç e argumenton edhe Franklin, është tërësisht një mënyrë e gabuar, pasi të gjitha këto institucione duhet të jenë të përgjegjshme dhe nën vëzhgimin dhe transparencën e qytetarëve. 2.4 Vlera themelore të prodhimit televiziv me kalimin në transmetim numerik Në diskutimin e tij E ardhmja e gazetarisë Bob Franklin duke iu referuar zhvillimeve të mijëvjeçarit të ri thekson se [...] mendimi se gazetaria e mirë kushton gjenden në themel të cilësdo strategji të re biznesi [... dhe] cilado qoftë kostoja e gazetarisë së mirë, është një çmim, të cilin ja vlen ta paguash Patric Poivre d Arvor, Nuk është fundi i gazetarisë, mediat sociale strehë për anonimët, Gazeta Mapo 3 maj Fuga, Artan. A ka Gazetarë apo jo? botuar fillimisht në Gazetën Standard, parë në 12 janar Franklin, Bob. (2012): The future of journalism, Journalism Studies, 13:5-6, parë më 12 dhjetor Po aty. 122

127 Ndërkohë që mediat si biznese në përgjithësi, dhe televizionet përpiqen të gjejnë forma të tjera të biznesit për t iu përshtatur kohës digjitale, dhe për të realizuar të ardhura financiare, pyetja bazë, e cila përbën edhe themelin e ekzistencës së medias, vazhdon të mbetet: Cila do të jetë vlera themelore që do të prodhojë televizioni i ri? Sikurse shprehet Robert Picard [...] problemi fondamental i medias nuk janë të ardhurat, [...] por se shumë nga këto firma po përpiqen të shesin produktet e shekullit të 19 të dhe 20 të në shekullin e 21 të. Dhe në shumicën e rasteve, ata po përpiqen ta bëjnë këtë pa i ndryshuar vlerën që ato produkte përcjellin ose marrëdhënien brenda së cilës ato sigurohen dhe veprojnë së bashku. 305 Në rrethana historike të caktuara televizionet krijuan një grup vlerash të përshtatshme për kushtet në të cilat ato u krijuan. Në kohën e digjitalizimit, këto kushte kanë ndryshuar mjaft. Bizneset mediatike duhet të krijojnë vlera të reja duke pasur parasysh se: a. Nevojitet një vlerë qendrore që e duan konsumatorët, pra audiencat tashmë të ndryshuara dhe të përshtatura me bollëkun e informacionit; b. Produkte dhe shërbimet e mediave janë unike, të dallueshme, kështu që nevojitet të gjejnë vendin e përshtatshëm në rrjetin e shërbimit mediatik bashkëkohor; c. Si ka ndryshuar koncepti i ndërtimit të axhendës (Eng. agenda settings) në kohën kur tashmë vetë popullsia bëhet prodhuese dhe rishpërndarëse e medias përmes rrjeteve sociale? Koncepti i axhenda settings nga media është pjesë e përpunim të konceptit më të gjerë të axhendës së publikut dhe të politikanëve. Studiues të ndryshëm ndër vite kanë argumentuar mbi këtë koncept që në vitin 1963 kur Bernard Cohen vërente se shtypi mund të mos jetë aq i suksesshëm duke u thënë njerëzve gjatë gjithë kohës se SI të mendojnë, por është mjaft i suksesshëm kur i thotë audiencës se për ÇFARË të mendojë. 306 Duke folur për mediat e reja dhe diferencat që ato sjellin në shoqëri, akademiku Fuga shprehet se: [...] një problem strukturor mbetet meqë qarkullimi i informacionit në mediet e reja është kryesisht një informacion klanor [...] se ai grumbullon rreth vetes miqtë [...] Komunikuesit, porsi brenda një klani janë pothuajse dakord me njeri tjetrin, potencojnë pasionet e njeri tjetrit, janë brenda një autizmi komunikativ gati të sëmurë. Mediet e reja shpesh iu ngjajnë medieve komunitare duke prodhuar një lloj segregacionizmi virtual vlerash. Agjenda e komunikimit publik merr një goditje 305 R.G. Picard, Maping digital media: Digitalization and media business models, 2011, f Cohen, B, The press and foreign policy., 1967 Gjithashtu e cituar në An Overview of Agenda Setting Theory in Mass Communication Amber M. Freeland, University of North Texas November 12, parë në 15 mars

128 brinjë më brinjë. Secili individ ose grup miqsh në Internet ka agjendën e vet të diskutimit. Nuk dihet se cili është prioriteti për shoqërinë, për kombin, për dinamikën e zhvillimeve shoqërore. 307 Koncepti i ndikimit mbi axhendën Agenda settings është më i dallueshëm në renditjen e lajmeve në një edicion informativ televiziv, apo në faqet e para të gazetave. Renditja e lajmeve në buletinet informative të televizioneve, përqindjet e kohës së dhënë në mbulim televiziv subjekteve të ndryshme politike apo temave të caktuara në televizionet me shtrirje kombëtare janë shpesh objekt i diskutimeve dhe debateve, duke i dhënë formë edhe asaj që quhet politikë editoriale e një televizioni të caktuar. Sipas raportimeve vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive (ish KKRT) nga monitorimet e edicioneve të lajmeve, në , Radiotelevizioni Shqiptar rreth 55% të kohës në edicionet kryesore të lajmeve në TVSH e kishte të kushtuar pasqyrimit të veprimtarive të pozitës, pra qeverisë, kryeministrit dhe partive parlamentare të maxhorancës, ndërsa 30% e kohës së lajmeve i është venë në dispozicion pasqyrimit të veprimtarive të opozitës. Në televizionin kombëtar Klan, rreth 56% e kohës televizive i është kushtuar veprimtarive të qeverisë dhe pozitës parlamentare, ndërsa 32% e kohës i është kushtuar pasqyrimit të veprimtarive të opozitës parlamentare. Në edicionet e lajmeve të operatorëve radiotelevizivë vazhdon tendenca që lajmi i parë të jetë nga politika dhe veprimtaritë e qeverisë, apo kronika e zezë në rastet kur ndikojnë ethet e konkurrencës, për shpejtësinë e dhënies së lajmit. Vetëm në raste të pakta, vendin e parë në lajme e zënë problemet sociale. KKRT në raportet e saj reflekton mbi mënyrën e përzgjedhjes së pjesës së intervistës që vendoset në lajm si sinkron, ku vazhdon të dominojë tendenca e përzgjedhjes së ideve që u interesojnë operatorëve të caktuar dhe jo publikut. 309 Kjo situatë është thuajse e përvitshme në raportimet vjetore të KKRT në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2009 situata nuk ndryshoi në raportet e kohës për subjektet politike në edicionet e lajmeve. Televizionin Shqiptar, gjatë edicionit kryesor të lajmeve, koha e plotë (e shprehur në %), vënë në dispozicion për pasqyrimin e veprimtarisë së institucioneve dhe subjekteve politike paraqitet si më poshtë: Për Presidentin 4,27%, Kryeministrin 24,23%, Qeverinë 25,52% dhe Parlamentin 7,64%. Koha e plotë vënë në dispozicion për pasqyrimin veprimtarisë së partive politike është: Për Partinë Demokratike 11,76 %, Partinë Socialiste 15,94%, Lëvizjen Socialiste për integrim 5,62% dhe Partinë Republikane 1,25%. 307 Fuga, Artan. A ka Gazetarë apo jo? botuar fillimisht në Gazetën Standard, parë në 12 janar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2006, Po aty, f

129 Televizioni kombëtar Klan, gjatë edicionit kryesor të lajmeve, koha e plotë vënë në dispozicion për pasqyrimin e veprimtarisë së institucioneve dhe subjekteve politike kryesore është: Për Presidentin 2,54%, Kryeministrin 27,51%, Qeverinë 23,16% dhe Parlamentin 4,82%. Koha e plotë vënë në dispozicion për pasqyrimin veprimtarisë së partive politike është: Për Partinë Demokratike 12,47%, Partinë Socialiste 18,79%, Lëvizjen Socialiste për integrim 5,45% dhe Partinë Republikane 1,79%. Televizionin kombëtar Top Channel, gjatë edicionit kryesor të lajmeve, koha e plotë vënë në dispozicion për pasqyrimin veprimtarisë së institucioneve dhe subjekteve politike kryesore është: Për Presidentin 5,10%, Kryeministrin 15,85%, Qeverinë 15,53% dhe Parlamentin 5,08%. Koha e plotë vënë në dispozicion për pasqyrimin veprimtarisë së partive politike është: Për Partinë Demokratike 6,64%, Partinë Socialiste 37,73%, Lëvizjen Socialiste për integrim 6,03% dhe Partinë Republikane 1,58% Situata është e ngjashme në vitin 2013 Tabela 18: Koha për subjektet politike në edicionet e lajmeve, sipas monitorimit të KKRT, ( %) Top Channel TV Klan Televizioni Shqiptar Presidenti Kryeministri Qeveria Parlamenti Partia Demokratike Partia Socialiste e Shqipërisë Lëvizja Socialiste për integrim Partia Republikane Procesi i digjitalizimit i ka ndryshuar rolet e dikurshëm, ka ndryshuar se kush e krijon përmbajtjen, kush e përcjell atë dhe mënyrën se si shoqëria paguan për këtë përmbajtje të krijuar dhe mediat e politikë-bërësit e ndjejnë ndryshimin në rolet dhe funksionet e tyre në procesin e komunikimit. Zhvillimet teknologjike dhe pikëtakimi i medias me Internetin ka sjellë që njerëzit tani i marrin lajmet në mënyra të ndryshme, nga burime të ndryshme, dhe gjeografikisht të largëta. Mediat e axhendat e tyre po i përshtaten këtij zhvillimi. Audiencat përmes rrjeteve sociale, grupohen dhe grupi bëhet përfaqësues i një interesi, i një axhendë dhe në grup njerëzit mblidhen në bazë të disa vlerave, qëndrimeve, ose opinione të përbashkëta. 310 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2009, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2013, 125

130 Në përzgjedhjen e informacionit dhe vlerave që ai ofron, në kohën digjitale, audienca si konsumatore ka nevojë për përgjigjen e disa pyetjeve si: (i) Cili është krijuesi i informacionit dhe cili është motivi i tij? (ii) A është i verifikueshëm burim i informacionit dhe cilësia e përmbajtjes? (iii) Për kë është më e përshtatshme kjo përmbajtje, a duhet të ketë klasifikime sipas moshave, profesioneve, etj? (iv) Si bëhet filtrimi i informacioneve? (v) Për cilën nga këto përmbajtje do të paguajmë? Në diferencimin e fazave të ndryshme të zhvillimit të televizionit, duke analizuar përmbajtjen e medias E. Noam theksonte se televizioni ka lëvizur në disa faza, nga faza e parë kur kanalet e transmetimit ishin mbreti, në fazën e dytë, kur kishte mjaft kanale televizive, por përmbajtja ishte mbreti. Në fazën e tretë, të bollëkut informativ, mbreti do të jetë vëmendja që audiencat i kushtojnë përmbajtjes. 312 Noam shpjegon se shoqëria ka arritur tashmë në një fazë të tillë ku e ka të vështirë, për shkak të kapacitetit të kufizuar të kanaleve të përpunimit dhe absorbimit të individëve dhe organizatave, ta asimilojë të gjithë informacionin që prodhon dhe janë krijuar disa ngushtica, botleneck të cilat sjellin problematika. Në Shqipëri, mund të dallohen fazat e rritjes së informacionit para viteve 90, kur i gjithë informacioni që konsumohej ishte i centralizuar, i kontrolluar dhe shpërndahej nga një televizion i vetëm; me atë që ndodhi pas viteve 90, me daljen e gazetave të para private dhe më pas edhe të televizioneve private. Hyrja në treg e këtyre mediave private dhe më pas lidhja online e rritën shumë sasinë e informacionit që i jepej audiencës shqiptare, ashtu sikurse rritën edhe numrin e kanaleve nga të cilat shqiptarët i merrnin informacionet. Një tjetër çështje e lidhur me prodhimin e vlerave nga televizioni i së ardhmes lidhet edhe më kulturën kombëtare apo ndërkombëtare, dhe se cili do të jetë mbizotëruese në të nesërmen. Në Shqipërinë e viteve 90, me vetëm një kanal televiziv, përqindja e programeve televizive ishte në pjesën më të madhe të prodhuara brenda vendit, me shumë pak prodhime të huaja, kryesisht filma artistikë që vizionoheshin për t iu nënshtruar ideologjisë dhe mbrojtjes kombëtare. Në kohën digjitale prodhimet e huaja mbizotërojnë kryesisht në filma, muzikë, argëtim. E lidhur me ndërkombëtarizimin është edhe kopjimi i formateve dhe patentave të huaja, duke u ndikuar edhe në stilin e jetesës. Diskutimi për raportet, edhe në media, midis kulturës kombëtare dhe kulturës së vendeve të mëdha, apo konsumimit të Hollywood lidhet me atë se kush do të mbizotërojë. Dhe ky diskutim është ekonomik, për kostot e prodhimeve, dhe shpërndarjes së tyre, po aq edhe për vlerat që secili model përcjell. Në televizionin e epokës digjitale analizon E. Noam theksi do të lëvizë, 312 Noam, Eli M. Towards the Third Revolution of Television. Simpozium Productive Regulation in the TV Market Beyond All National Borders? Political, Economic, and Regulatory Perspectives of Media Development in the USA. Bertelsmann Foundation, Gütersloh, Germany, 1 dhjetor parë në

131 "[...] nga kultura kombëtare" tek prodhimet me qasje globale. Ndërkohë që tregjet ndërkombëtare bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, të njëjtat forca do t i lëvizin prodhuesit e Hollywood-it që të bëhet më pak amerikanë në brendësinë e përmbajtjes dhe të afrohen më tepër më "mid-atlantik" dhe "mid Paqësor". 313 Një rol të veçantë në prodhimin e vlerave televizive, sidomos në kohën digjitale, kanë televizionet publike. Grupi për hartimin e Strategjisë Digjitale i Unionit të Transmetuesve Televizivë, në vitin 2002 u shpreh për një ripërcaktim të koncepteve bazë të lidhura me transmetuesin publik duke përfshirë universalitetin e aksesit dhe të përmbajtjes dhe ku [...] universaliteti i përmbajtjes nuk mund të kuptohet më si programe të përshtatshme për të gjithë njëlloj (Eng. one-size-fits-all). 314 Siç shkruhej në Deklarata mbi Vlerat Thelbësore 315 vendet anëtare të EBU-së besojnë në një botë transparente të komunikimit për të mirën e përbashkët, duke krijuar përmbajtje që informon lirisht, edukon dhe argëton publikun. Në këtë deklarata janë identifikuar gjashtë vlerat thelbësore të përbashkëta për shërbimin e transmetuesve publikë: Universaliteti, të arrijë tek të gjithë, kudo; Pavarësia, të jenë krijues programesh të besueshme; Eksellence, të veprojnë me integritet dhe profesionalizëm; Diversiteti, të ndjekin një qasje pluraliste; Llogaridhënia, të dëgjojnë audiencat dhe të angazhohen në debate kuptimplote; Risi, të jenë forcë shtytëse për risi dhe kreativitet. Në këtë proces të rikrijimit të vlerave për rolin e transmetuesve publikë në epokën digjitale, në 2006, Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Mark Thompson, qartësoi vizionin se BBC nuk duhet ta shohë veten si transmetues TV e radio i cili ka në krah edhe një media të re. Por programet marrin më shumë vlera publike, kur mendojmë për të gjitha platformat duke marrë parasysh se si audienca e ndjek më mirë përmbajtjen e prodhuar. Ne duhet të synojmë të përcjellim audiencës përmbajtje në shërbim të publikut në cilëndo media dhe aparat është e mundur për ta, në se ata janë në shtëpi apo në lëvizje. Ne mund të sjellim shumë më tepër vlerë publike kur mendojmë përgjatë të gjitha platformave dhe të konsiderojmë se si audienca mund të gjejë përmbajtjen më të mirë, atë që është më e nevojshme, dhe e vlefshme për të [...] 313 Noam, Eli M. Towards the Third Revolution of Television. Simpozium Productive Regulation in the TV Market Beyond All National Borders? Political, Economic, and Regulatory Perspectives of Media Development in the USA. Bertelsmann Foundation, Gütersloh, Germany, 1 dhjetor parë në Digital Strategy Group, Media with a purpose: Public Service Broadcasting in the digital era, (2002) Media with a purpose. Public Service Broadcasting in the digital era. Geneva: EBU European Broadcastin Union, Defining publik servile media EBU Core Values parë më 10 tetor

132 Kjo botë e re digjitale është një botë më e mirë për shërbimin publik se ajo e mëparshmja 316. Shërbimi për publikun dhe mbrojtja e interesave të tij, mbështetet edhe nga faktorë të tjerë të shoqërisë siç janë programet e shoqatave jo-fitimprurëse të cilat plotësojnë nevojat dhe ofrojë vlera për grupe me interesa specifike. Ata me programet e tyre mund të përfshihen edhe në programet televizive, duke sjellë kështu hyrjen e aktorëve të tjerë prodhues televiziv, që sjellin bashkë me prodhimet edhe vlera shoqërore që deri dikur i mbështeste vetëm televizioni publik. Kjo mund të sjellë edhe që ky televizion fondet e financimit të tij mund të duhet t i ndajë me të tjerë ofrues programesh jo-fitimprurës, duke rritur edhe konkurrencën midis tij dhe këtyre ofruesve të tjerë të programit për vlerat e prodhimet televizive. Në botimin e fondacionit SOROS në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias Mapping digital media në Shqipëri nënvizohet se nuk mund të parashikohet nëse interesi i publikut do të respektohet edhe pas kalimit në transmetim numerik tokësor. Botimi cilëson se në strategjinë e kalimit në transmetimet numerike si edhe në diskutimet publike prezenca e interesit të publikut është e vakët dhe e dobët. 317 Dokumentet më shumë trajtojnë interesin e publikut duke e lidhur atë me detyrimin që të gjitha platformat do të duhet ta transmetojnë programin e RTSH-së në platformat e tyre (Eng. Must-carry rules) dhe se interesi i publikut do të mbulohet nga programet e RTSH-së. Sipas P. Napoli Interesi Publik vlerësohet edhe si një detyrë apo urdhëresë etike, por edhe si një mandat që i jepet autoriteteve rregullatore. 318 Parimet dhe përkufizimi i interesit publik janë iniciuar që në 1928 nga Komisioni Federal i Radios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Federal Radio Commission, FRC) kur theksonin se ato përfshijnë: (i) Një sinjal pa ndërhyrje; (ii) Shpërndarje e barabartë e llojeve të ndryshme të shërbimit; (iii) Lokalism; dhe (iv) Llojshmëri në tipet e programeve. 319 Në Kodin e Etikës së gazetarit shqiptar koncepti i Interesit Publik ka zënë një vend të rëndësishëm dhe është përfshirë më specifikisht kur flitet për jetën private, apo identifikimin e gazetarit. Kodi i Etikës, i hartuar fillimisht në vitin 1996 dhe i rishikuar sërish në vitin 2006, është mbështetur nga shumë media në vend. Ky kod e përkufizon Interesin e Publikut si: 316 Mark Thompson BBC, 2006; emphasis added). BBC (2006) Creative Future - BBC addresses creative challenges of on-demand. London. stories/2006/04_april/25/creative.shtm Gjithashtu edhe në Thompson, Mark. BBC Director-General Creative Future Speech with the staff, 25 prill (parë në shtator 2010) 317 Londo, Ilda. Mapping digital media Albania, Open Society Foundation, Napoli M. Philip, Issues in Media management and public interest, Handbook of media management and economics, editues Alan B. Albarran; bashkë-editor Sylvia M. Chan-Olmsted, Michael O.Wirth, Lawrence Erlbaum Associates, Inc., Publishers, London 2006, Faqe Cituar në Napoli M. Philip, Issues in Media management and public interest, Handbook of media management and economics, editor Alan B. Albarran; co-editors Sylvia M. Chan-Olmsted, Michael O.Wirth, Lawrence Erlbaum Associates, Inc., Publishers, London a) freedom of signal interference; (b) a fair distribution of different types of service; (c) localism; (d) diversity of program type; (e) high levels of character and integrity. 128

133 [...] Mbrojtje e shëndetit të publikut dhe sigurisë së tij; Gjetja, ekspozimi, ose parandalimi i një krimi, skandali, apo shpërdorimi me pushtetin; Mbrojtja e publikut nga çorientimi. [...] 320 Ligji 97/2013 përcakton se operatorët e medias duhet të zbatojnë rregulla programore etike dhe ndër të tjera kur shprehet për kodet e transmetimit: [...] në çështjet që përfshijnë moralin dhe etikën në materialet programore, veçanërisht paraqitja e sjelljeve të dhunshme dhe seksuale të realizohet me kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë të publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral, mendor e fizik të të miturve. OSHMA-të nuk lejohet të transmetojnë programe që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor, ose moral të të miturve, në veçanti programe që përmbajnë pornografi ose që paraqesin skena dhune të skajshme dhe artificiale. OSHMA-të nuk lejohet të shfaqin programe të tjera që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të të miturve, përveç rasteve kur sigurohet, duke zgjedhur orarin e transmetimit ose ndonjë masë tjetër teknike, që të miturit normalisht nuk i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. 321 Ligji ka ngritur edhe mekanizmin që ndër të tjera do të shikojë zbatueshmërinë e kodeve të transmetimit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, Këshillin e Etikës si një strukturën brenda saj. Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e veprimtarisë së tij, pas kalimit në transmetim numerik. Detyrimet e sotme të transmetuesve televizivë përsa i takon interesit publik janë të limituara kryesisht tek kërkesat për programet edukative për fëmijët 322 si edhe kufizimet për veprimet e pahijshme. Në kalimin në transmetimin numerik tokësor, janë edhe disa çështje që studiohen lidhur me konceptin e Interesit Publik. Ato lidhen si me aspektin etik, ashtu edhe me funksionet e organizmave rregullatorë. Çështje të tilla janë ato të lidhura më atë nëse do të jenë të njëjtat norma të përgjegjshmërisë sociale dhe a do t u imponohen detyrime për Interesin Publik transmetuesve televizive në kohën kur ata do të kalojnë në transmetimin numerik. Perceptimet janë të ndryshme, por industria duket sikur dëshiron që duke qenë se janë në fillimet e kalimit në transmetim numerik është herët që t u imponohen detyrimet e interesit publik, sidomos duke pasur parasysh paqartësitë financiare që lidhen me këtë kalim. Por promovimi i Interesit Publik do të lidhet me çështje të tilla si aksesi për njerëzit me aftësi të kufizuara, roli i mediave në raste fatkeqësish, vendosja vullnetarisht e një kodi sjelljeje midis transmetuesve televizivë. 320 Kodi i etikës së gazetarit i hartuar në 1998 dhe përpunuar Ligji Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë nr. 97/2013, neni Instituti Shqiptar i Medias, Basic Professional Rules: For an Ethical Media Coverage of Children 129

134 Rëndësinë e vlerave që transmeton televizioni publik e shtjellon edhe Suarez Candel që modelin e televizionit publik e ndërton mbi modelin e vlerave, objektivave dhe funksioneve. Në skenarët me shumë platforma transmetimi adoptimin e televizioneve publike Suarez Candel e sheh në tre plane funksionet themelore përcaktues, organizimin e brendshëm, performancën. 323 Duke analizuar rolin e ri të shtuar dhe detyrat që i shtohen televizionit publik në kohën e transmetimeve digjitale, Jakubowitcz thekson se: [...] Ndërkohë që televizioni publik është zhvilluar që prej fillimeve të tij, diçka ka mbetur e pandryshuar dhe kjo është marrëdhënia asimetrike midis transmetuesve publikë televizivë (PSB) dhe audiencave të tyre. Në këtë erë të re është jetësore zhvillimi i një partneriteti të ri midis publikut dhe PSB. 324 Jakubowitcz shtjellon edhe detyrat e reja në kohën e teknologjisë digjitale që i shtohen transmetuesve publikë të lidhura me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe demokracinë, kulturën, edukimin dhe kohezionin social. 2.5 Analiza e strukturave organizative televizive dhe analiza SWOT për tregun televiziv në prag të kalimit në transmetim numerik (maj 2013) Për shumicën e mediave që veprojnë në Shqipëri, biznesi i tyre është strukturuar organizativisht në një formë vertikale, me vendimmarrje të centralizuar. Përgjithësisht vendimmarrjet varen nga pronarët për çështjet që janë të lidhura me financat, investimet, proceset e punësimit, vlerësimit financiar të punonjësve, etj. Për sa i përket politikës editoriale, ato janë të lidhura dhe nën varësinë kryesisht të kryeredaktorëve në menaxhimin e përditshmërisë, por kjo nuk përjashton ndikimin e pronësisë në rastin e trajtimit të temave të rëndësie specifike. Duke iu referuar modeleve në literaturën teorike, skemat organizative mund të jenë në formën e piramidës, me një vështrim nga lart poshtë. Sikurse shkruan John Prescot, skemat në formën e piramidës 325 janë zbatuar kryesisht në organizatat e mëdha dhe kanë qenë shumë të aplikueshme në shekullin e kaluar. Përparësi e këtyre skemave është se ato janë struktura të qëndrueshme dhe mjaft të parashikueshme për ecurinë e vendimmarrjes. Por nga ana tjetër, ato nga natyra janë konservative dhe realizimi i ndryshimeve brenda tyre mund të jetë mjaft i ngadalshëm. 323 Suárez Candel, R. (2012): Adapting Public Service to the Multiplatform Scenarios: Challenges, Opportunities and Risks. Hamburg Hans-Bredow-Institute, korrik Jakubowicz, Karol, Public service broadcasting: a new beginning, or the beginning of the end?, 2007 parë në në 17 mars 2012 f John Prescot, Media Management Manual UNESCO, F

135 Një tjetër strukturë organizative është ajo që në literaturë quhet hub-and-spokes (me qendër dhe degët e komunikimit) 326. Kjo është e kundërta e strukturës nga lart-poshtë. Ajo sërish kërkon një qendër të fortë, sidomos në drejtimin financiar, por vepron më shumë në bazë të autonomisë së deleguar. Në fund të secilës nyje komunikuese qëndron një njësi e vogël e cila mund të veprojë si njësi e pavarur si në komunikimin me njësitë e tjera përbërëse, ashtu edhe me marrëdhëniet jashtë organizatës. Një tjetër format që përdoret është ai i cilësuar si matrica e menaxhimit. 327 Kjo matricë nuk gjen aplikim në menaxhimin e një numri të madh punonjësish, por vepron më shumë në bazë të projekteve apo programeve të veçanta që janë për të realizuar. Kështu që pika e nisjes është një detyrë që duhet realizuar, një projekt apo një problem. Ky është një format i përdorur më shumë nga realizimin e programeve që janë të një lloji të caktuar dhe që janë për kohë të shkurtër në prodhim. Në televizionet në Shqipëri, ai përdoret kryesisht në realizmin e atyre programeve që nuk zgjasin përgjatë të gjithë sezonit, (apo viteve) por janë në formën e një cikli të vetëm me një numër të caktuar emisionesh dhe nuk përsëriten më tej. Ky format duket se ka një fleksibilitet më të lartë krahasuar me formatet e tjera. Ai gjithashtu ka potencial për të qenë ekonomikisht më efektiv, edhe për arsye se kostot e larta që lidhen me mbajtjen e stafit për gjatë gjithë kohës janë të reduktuara. Nga ana tjetër, struktura të tilla kanë edhe problematika në menaxhim, pasi gjithnjë formohet një grup i ri njerëzish, të cilët kanë detyra të ndryshme dhe duhet të formojnë një ekip i cili punon me detyra specifike dhe në disa raste edhe me drejtues të ndryshëm. Në këtë rast drejtuesit e këtyre matricave menaxhuese janë gjatë gjithë kohës duke menaxhuar edhe marrëdhënie, ndikime, përvoja që ndryshojnë pas çdo detyre. Kjo kërkon që drejtuesit të kenë edhe disa aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore, mjaft të ndryshme nga bizneset e tjera, për arsye të kreativitetit të lartë të këtyre punonjësve. Kjo është edhe mënyra se si menaxhohen projektet e mëdha filmike. 326 John Prescot, Media Management Manual UNESCO, F Po aty 131

136 Grafik 25: Struktura e organizative RTSH 328 Struktura organizative e RTSH, në përbërjen e të cilit është edhe Televizioni Publik, miratohet nga Këshilli Drejtues, një organ ky i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Në përbërje të RTSH-së janë disa njësi të tjera në varësi si: (i) Televizioni Shqiptar; (ii) Radio Tirana; (iii) Drejtoria e aktualitetit (Informacioni i Televizionit dhe Radios); (iv) Drejtoria e programeve satelitore (v) Drejtoria e Stacioneve Transmetuese; (vi) Radio Gjirokastra; (vii) Radio Kukësi, (viii) Radio Korça; (ix) Radio Shkodra. Grafik 26: Struktura e organizative TVSH Radio Televizioni Shqiptar, Raportit Vjetor 2007, në Kuvendin e Shqipërisë. 132

137 RTSH ka përgjithësisht një strukturë vertikale të kombinuar në disa raste edhe me forma elementare formatesh të tjera organizative. Strukturat organizative deri në vitin nuk kanë ndryshuar shumë duke qenë se ka qenë i njëjti ekip menaxhues. Në vitin 2012, në strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së, u shtua edhe Drejtoria e Programeve të Transmetimeve HD, (Eng. Hight Definition) një tjetër strukturë që lidhet me përgatitjet për transmetim digjital e quajtur HD. Organizimi strukturor i departamenteve të ndryshme të RTSH-së, është i ndërtuar në varësi të strukturës programore. Programet e përmbajtjes janë ato që grupojnë edhe stafin krijues e gazetar të realizimit të programit. Pjesa teknike qëndron e grupuar më vete, pasi ajo i shërben të gjitha programeve. Në vartësi të organizimit dhe prioriteteve programore, sektorë të ndryshëm janë bashkuar, shkrirë apo riemëruar në strukturë. Një shembull i saj është shkrirja pas 2008 e sektorit të programeve për fëmijë në TVSH. Në skemën e vitit 2014, ndryshimet organizative janë në shtimin e disa strukturave siç është ajo e Departamentit të Kanaleve Digjitale, Departamentit të Sportit dhe Departamentit të Filmit, dhe rikthimin sërish të Sektorit të Programeve për Fëmijë. 330 Organizimi TVSH dhe më specifikisht ai i Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH ka shërbyer si një formë e cila ka pasur ndikim edhe në strukturat organizative të televizioneve private. Forma e tij ishte: Drejtori, dy kryeredaktorë (paradite dhe pasdite), tre ose katër redaktorë dhe pastaj reporterët dhe operatorët. Sipas këtij organizimi, drejtori drejton çdo ditë mbledhjen e mëngjesit në orën 08:30 ose 09:00. Reporterët raportojnë me radhë se çfarë kanë planifikuar të bëjnë gjatë ditës dhe drejtori përcakton kronikat dhe temat që duhen realizuar, e ndan detyrat. Kryeredaktorët merren me renditjen e lajmeve për të formuar buletinin më të afërt informativ dhe gjithashtu, organizojnë dhe punën për lajmet që prodhohen me materialet në redaksi, të cilat janë kryesisht lajmet që vijnë nga bota, apo editorialet e komentet mbi lajmet e tjera. Kryeredaktori bashkërendon edhe lajmet që do të përcillen nga kronikat nga rrethet, në bashkëpunim me redaktorin e rretheve. Redaktorët e lajmeve shpesh janë të ndarë edhe në vartësi të fushave të tyre të mbulimit, si p.sh., redaktori i ekonomisë, i lajmeve nga rrethet, i politikës, etj. Edicioni kryesor i lajmeve në TVSH është ai i orës 16:00 dhe kryeredaktori së bashku me Drejtorin e lajmeve vendosin për renditjen. Ata shohin të gjithë edicionin dhe komentojnë mbi kronikat e këtij edicioni, nevojën për ndryshimet e mundshme në edicionet e pasdites dhe të darkës dhe këtu fillon puna për kryeredaktorin e pasdites. Ai në bashkëpunim me drejtorin bën edhe një planifikim të ngjarjeve të mundshme për kronika në ditën tjetër. 329 Radio Televizioni Shqiptar, Raportit Vjetor 2007, në Kuvendin e Shqipërisë. Struktura organizative e TVSH-së në vitin 2014 gjendet në anekset e këtij studimi. 330 Skema organizative e TVSH-së, vitin 2014 jepet në anekse 133

138 Ky format është zbatuar pothuajse i njëjtë edhe në televizionet private. 331 Ajo që ka ndryshuar ka qenë veshja e kësaj strukture me numër reporterësh dhe operatorësh, të cilët sidomos në vitet e para të punës së televizioneve private ishte mjaft i kufizuar. Ndërtimi i strukturave organizative është vetëm një anë e menaxhimit. Faktorë të tjerë e ndikojnë mjaft këtë strukturë dhe shpesh efektshmëria e këtyre skemave varet pikërisht nga ata siç mund të jetë edhe stilet e menaxhimit dhe lidershipi. Menaxhimi i televizioneve, është mjaft i veçantë pikërisht sepse është menaxhim i procesit krijues. Në stilin e menaxhimit, drejtuesit televizivë, kanë parasysh se reporterët e operatorët, janë krijues dhe janë çdo ditë nën presionin e prodhimit të një produkti të ri, lajm apo program, e madje edhe në afate kohore të përcaktuar, nën presionin e kohës. Ata është më e lehtë t i motivosh për një produkt të mirë, se sa t i kontrollosh. Nga ana tjetër duke qenë se produkti i punës së tyre është krijues dhe individual, po kështu individuale janë edhe përgjegjësitë, suksesi e dështimi dhe kjo i bën punonjësit e medias, më të ndjeshëm ndaj kritikave. Nga intervistat me drejtues të programacionit në disa prej televizioneve kryesore në Shqipëri në kohën e përgatitjes së këtij punimi, ata përgjithësisht përmbledhin disa mangësi që lidhen më praktikat e menaxhimit në televizione si: Komunikimi i dobët; Kultura organizative e medias; Konfliktet kryesisht për burimet materiale dhe kryesisht teknikën televizive; Stili i lidershipit (i dobët ose i paqartë (evaziv) në raste të caktuara). Një faktor tjetër që shtohet, specifikisht për RTSH-në ishte i lidhur me burokracinë në menaxhim, vonesat në vendimmarrje dhe motivim të punonjësve. Ndërsa të intervistuarit janë dakord në listën kryesore të mangësive që influencojnë menaxhimin, forca e ndikimit më të madh, të njërës apo tjetrës mangësi, është e ndryshëm në televizione të ndryshme. Për këto arsye, nuk mund të përcaktohet në raporte sasiore, ndikimi i secilit faktor në tregun e mediave televizive në vend. Tregu televiziv në Shqipëri në 2014 përbëhet nga tre modele e ndryshme: A. Televizioni në transmetim pa pagesë (FTA), pjesërisht i financuar nga taksa e aparatit, pjesërisht nga reklamat si edhe nga burime të tjera të vetat, - Televizioni Publik (TVSH); B. Televizionet në transmetim pa pagesë të cilat janë të financuara nga reklamat siç janë Klan TV, Top Channel TV, Vizion Plus TV, Agon Channel, Albanian Screen TV, News 24, etj; 331 Sipas intervistave me A. Shkullaku, Drejtor i Lajmeve, TV Klan , 20 mars 2014, intervistë me A. Malltezi, Drejtore e A1 Report 18 mars

139 C. Televizionet me pagesë, të cilat financohen nga abonimet e shikuesve (konsumatorëve) - siç janë të gjitha platformat me kabëll dhe televizionet në transmetim digjital (ndonëse ende të palicencuar zyrtarisht maj 2015) Digitalb, Tring, Alfa Kabëll, etj; Për secilin nga këto organizatat e mediave që i përkasin formave të ndryshme të tregjeve më poshtë renditet një analizë SWOT (Eng. Strength, Weaknesess, Opportunitues, Threats) duke evidentuar si faktorët e brendshëm në biznesin e tyre në anë të forta dhe të dobëta dhe nga ana tjetër edhe faktorët e mjedisit ekonomik të jashtëm, mundësitë apo kërcënimet në dhjetor Pyetja që është shtruar për këto televizione është e lidhur me planifikimin e tyre strategjik në prag të kalimit në transmetime numerike tokësore (të planifikuara për t u mbyllur më 15 qershor 2015). Tabelë 19: SWOT për Televizionin Publik Shqiptar në prag të kalimit në transmetim numerik, maj TVSH - ANËT E FORTA Shtrirje e gjerë territoriale dhe mbulim të popullsisë Pa pagesë Trashëgimia nga e kaluara, arkivë filmike me mundësi për programe, ritransmetime Mundësitë e lidhjeve me organizmat ndërkombëtare partnere për programe cilësore dhe unike (EBU kampionatet botërore të futbollit) Bashkëpunim me televizionet e huaja TVSH - MUNDËSITË TVSH - ANËT E DOBËTA Stili i menaxhimit ciklik, i ndikuar nga stafet drejtuese të zgjedhuar çdo 4-5vjet nga Kuvendi i Shqipërisë Numër i lartë punonjësish Moshë mesatare e punonjësve më e lartë se mesatarja e tregut mediatik Psikologjia e punës rutinë, e garantuar, pa inciativa motivues Faqe Interneti pak aktive e cila nuk krijon lidhje me shikuesit Newsroom e paintegruar me Radio Tiranën si mundësi Audiencë me moshë mesatare të larta dhe rurale e mashkullore Programacion i pastabilizuar, me fare pak programe të strukturës jetëgjatë dhe që ndryshon sa herë ndryshojnë drejtuesit ekzekutivë Programet prime time të pastabilizuara, me ndryshueshmëri të madhe Figura mediatike të pakonsoliduara, pa krijuar profile të larta në audiencë TVSH - KËRCËNIMET 332 Informacioni i përpunuar nga të dhënat e programacionit televiziv, eksperienca personale dhe intervistat me drejtues të programeve dhe analistë të medias, nga autorja, D.K.) 135

140 Rritja e numrit të kanaleve televizive dhe hapja e kanalit të dytë Detyrimi ligjor i të gjitha platformave numerike të transmetojnë programin e TVSH (must carry rule) Kalimi i vazhdueshëm i shikuesve drejt formave të videos në rrjetet sociale apo televizioneve me pagese Konkurrencë e fortë nga ato platforma që tashmë janë online dhe në transmetim digjital Paqëndrueshmëria në taksën e aparatit, si burim financimi Paqëndrueshmëria e të ardhurave nga reklamat si pasojë e cikleve ekonomike të vendit Perceptimi i neglizhencës nga ana e qeverisë dhe e opinionit publik për ecurinë e forcimin e TVSH Shpenzime të mëdha për ndërtimin e MUX për kalimin në transmetim digjital, forma me kredi e ndërtimit Tabelë 20: SWOT për Televizionin KLAN në prag të kalimit në transmetim numerik, maj KLAN - ANËT E FORTA Shtrirje e gjerë mbi popullsinë Pa pagesë Trashëgimia nga e kaluara me programe arkive Audiencë e ndërtuar në programe me shikueshmëri të lartë që kanë formuar profilin Staf i konsoliduar me disa emra të njohur në tregun e medias KLAN - MUNDËSITË Krijimi i aleancave me kompani telefonike, për forma teknologjike të reja KLAN - ANËT E DOBËTA Punonjës me moshë mesatare relativisht të re dhe me mundësi për lëvizje në rast tërheqje nga paga Faqe Interneti pa interaktivitet Prime time kryesisht të bazuar në bisedat politike KLAN - KËRCËNIMET Paqëndrueshmëria e të ardhurave, pasi ato varen kryesisht nga reklamat si pasojë e cikleve ekonomike të vendit Financim ciklik, i cili ndikon edhe tek investimet Rënia ekonomike si tregues i rënies së mundësisë së reklamave Kalimi i vazhdueshëm i shikuesve drejt rrjeteve sociale apo televizioneve me pagese 333 Informacioni i përpunuar nga të dhënat e programacionit televiziv, intervistat me drejtues të programeve e analistë të medias, nga autorja, D.K.) 136

141 Mundësi e shikimit të televizionit në formate të tjera video Konkurrenca Procesi i licencimit të transmetimet numerike dhe kalimi në transmetime digjitale do të kërkojë ndryshme dhe strategji të reja zhvillimi Tabelë 21: SWOT për Televizionin Top Channel në prag të kalimit në transmetim numerik, maj Top Channel - ANËT E FORTA Shtrirje e gjerë territoriale dhe mbi popullsinë Pa pagesë Trashëgimia nga e kaluara me programe arkive Audiencë e ndërtuar në programe me shikueshmëri të lartë që kanë formuar profilin Staf i konsoliduar me disa emra të njohur në tregun e medias Faqe Interneti aktive dhe mjaft e klikuar e renditura ndër 10 faqet më të shikuara nga faqet shqiptare. Top Channel - MUNDËSITË Lidhja me DigitALB në linja biznesi me pronarë të njëjtë Promovim në platformën ekzistuese në transmetim numerik për programin në transmetim tokësor Mundësitë e ritransmetimeve të programeve nga formatet e tjera Krijimi i aleancave me kompani të tjera, si mbështetje për biznesin Top Channel - ANËT E DOBËTA Punonjës me moshë mesatare relativisht të re dhe me mundësi për lëvizje në rast tërheqje nga paga Top Channel - KËRCËNIMET Paqëndrueshmëria e të ardhurave, pasi ato varen kryesisht nga reklamat si pasojë e cikleve ekonomike të vendit Financim ciklik, i cili ndikon edhe tek investimet Kalimi i vazhdueshëm i shikuesve drejt rrjeteve sociale apo televizioneve me pagesë Mundësi e shikimit të televizionit në formate te tjera video Konkurrenca Televizioni me shtrirje rajonale, Vizion Plus ka një analizë SWOT përsa i takon kalimit në transmetim numerik të favorizuar nga pjesëmarrja në grupit të tij mediatik edhe të 334 Informacioni i përpunuar nga të dhënat e programacionit televiziv, intervistat me drejtues të programeve e analistë të medias, nga autorja, D.K.) 137

142 platformës TRING e cila është në transmetim numerik, dhe për rrjedhojë nuk do të ketë nevojë për investime fillestare të ndërtimit të rrjetit të transmetimit. Tabelë 22: SWOT për televizionet lokale në prag të kalimit në transmetim numerik, maj TV lokale - ANËT E FORTA Lidhja më e afërt me problematikat e zonës së mbulimit Pa pagesë Audiencë e ndërtuar lokalisht Shpenzime të kufizuara dhe kosto më të vogël për burimet njerëzore TV lokale - MUNDËSITË Mbështetja për t u përfshirë në platformat e televizionit publik Mbështetja nga organizmat e huaj përmes programeve zhvillimore TV lokale - ANËT E DOBËTA Paqëndrueshmëria e të ardhurave, pasi ato varen kryesisht nga reklamat si pasojë e cikleve ekonomike të vendit Financim ciklik, i cili ndikon edhe tek investimet Shtrirje e territoriale e kufizuar Trashëgimi e kufizuar në prodhimtari televizive Mundësi të kufizuar ekonomike për të përballuar koston e pajisjeve dhe kalimit në transmetim digjital, dhe mungesë startegjia Staf relativisht i limituar, dhe i paqëndrueshëm (me synim lëvizje drejt mediave kombëtare) Mungesa të faqes së Internetit ose e dobët dhe pa interaktivitet me shikuesit TV lokale KËRCËNIMET Paqëndrueshmëria e të ardhurave nga reklamat dhe treg mjaft i kufizuar lokalisht i reklamave Kalimi i vazhdueshëm i shikuesve drejt rrjeteve kombëtare Mundësi e shikimit të televizionit në formate te tjera video Konkurrenca nga televizionet lokale dhe TV kombëtare Procesi i licencimit në transmetimet numerike, për mundësitë e pakta që paraqet Besueshmëria nga audienca, kryesisht lokale dhe e ndjeshme ndaj kalimit më shumë drejt televizioneve kombëtare 335 Informacioni i përpunuar nga të dhënat e programacionit televiziv, intervistat me drejtues të programeve e analistë të medias, nga autorja, D.K.) 138

143 Tabelë 23: SWOT për televizionet informative (News 24, ABC News, A1 Report, Ora News) në prag të kalimit në transmetim numerik, maj TV informative - ANËT E FORTA Pa pagesë Audiencë e ndërtuar mbi bazën e lajmit të ditës Shpenzime të kufizuara dhe kosto më të vogël për burimet njerëzore, pasi programacioni është më i kufizuar Faqe Interneti aktive (Balkanweb mjaft e klikuar e renditura nr. 6 ndwr faqet më të shikuara nga faqet shqiptare online) TV informative - MUNDËSITË Mundësia e përfshirjes në platformat e televizionit publik Hartimi i programeve të tjera dhe kalimi në televizione gjeneraliste duke zgjeruar audiencën. TV informative - ANËT E DOBËTA Trashëgimi e kufizuar në prodhimtari TV Mundësi të kufizuar ekonomike për të përballuar koston e pajisjeve dhe kalimit në transmetim digjital Staf relativisht i limituar, dhe i paqëndrueshëm (me synim drejt mediave kombëtare) TV informative - KËRCËNIMET Paqëndrueshmëria e të ardhurave, pasi ato varen kryesisht nga reklamat si pasojë e cikleve ekonomike të vendit Kalimi i vazhdueshëm i shikuesve drejt lajmeve në Internet Mundësi e shikimit të lajmeve në televizionet kombëtare Konkurrenca nga televizionet lokale dhe TV kombëtare Vështirësi të pagimit të qerave në MUX e transmetimeve digjitale, që mund të sjellë koncentrimin të mediave 336 Informacioni i përpunuar nga të dhënat e programacionit televiziv, intervistat me drejtues të programeve e analistë të medias, nga autorja, D.K. (Këtu më shumë është marrë shembulli i News 24, sepse ABC News nuk ka një faqe aktive Internet, ndërsa të tjerat kanë edhe aplikime online për të marrë programin në mobile.) 139

144 2.6 Përmbledhja e kapitullit dhe përfundime fillestare Platformat numerike të transmetimeve televizive në Shqipëri ekzistojnë që prej korrikut të 2004 dhe kanë qenë në një situatë të parregulluar edhe përgjatë vitit 2015, në prag të kalimit në transmetime numerike. 337 Përpjekjet për rregullim përfshijnë hartimin e legjislacionit dhe të Strategjisë për kalimin në transmetime numerike filluan në vitin 2008, por nuk u realizuan. Disa nga arsyet ishin teknike dhe të tjera mbetën të pashpjeguara nga subjektet të cilat as nuk u paraqitën të merrnin pjesë në konkurrim e hapur nga KKRT 2008 dhe më pas. Pas miratimit në maj 2012 të variantit final të Strategjisë së Kalimit nga Transmetimi Analog në Transmetim Numerik, VKM nr. 292, datë dhe miratimit të Ligjit 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, filloi sërish procesi i licencimit, por që u kundërshtua nga subjektet me vendim gjykate. Kuadri rregullator përfshin edhe specifikime për strukturën programore të subjekteve konkurruese. Në një njoftim të 16 prill 2015, Autoriteti i Mediave Audiovizive njoftonte hapjen e konkurrimit për dhënien e 5 licencave private kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas Beauty Contest. AMA ftoi për paraqitjen e aplikimit për licencë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik subjektet 338 : TV Klan sh.a.; Top Channel sh.a; Digit Alb sh.a.; Tring TV sh.a.; Supersport sh.a. Platformat digjitale DigitALB dhe Trig transmetojnë progamin e parë të TVSH falas. Me rastin e lojrave Olimpike, Londër 2012, RTSH-së filloi transmetimin edhe me tri kanale tematike në standardin Standard Definition RTSH Sport, RTSH Muzikë, RTSH Art, si edhe programin e RTK, Radio Televizionit të Kosovës. Në tetor 2012 paketa shtohet edhe me programin e TVSH në High Definition me logo RTSH HD. Ndërkohë procedura për ndërtimin e rrjeteve televizive numerike për transmetuesin publik TVSH filloi në periudhën prill-maj Për arsye të procedurave të gjata, edhe gjyqësore, vetëm më 19 mars 2015 Ministria e Inovacionit, Milena Harito, nënshkroi kontratën për ndërtimin e rrjeteve numerike të RTSH-së me kompaninë Rohde & Schwarz. Analizimi i elemetëve përbërës të biznesit të televizioneve, nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në format e financimit të këtyre mediave, ato sërish vazhdojnë të kenë reklamën formën e tyre kryesore të financimit. Në Shqipëri nuk janë ende praktikat e distributed journalism apo crowdsourcing, por ka tregues që evidentojnë se procesi i kalimit në transmetimet digjitale po sjell elementë të rinj në modelin e biznesit të televizionit. Një 337 Shkrimi i këtij punimi është mbyllur në tetor Aplikimet do të vlerësoheshin në 27 maj

145 ndër karakteristikat është edhe kombinimi i bizneseve si edhe ndërthurjet e pronësisë së kompanive mediatike me ato që shpërndajnë Internetin, apo telefoninë në vend. (Tring) Fillesat e pjesëmarrjes aktive të publikut si prodhues i videove, të cilat më pas janë bërë publike dhe kanë prodhuar lajme qendrore, headline në edicionet televizive, janë raste mjaft të shkëputura. Pothuajse të gjitha televizionet tradicionale kanë faqen e tyre në web, por në pjesën më të madhe të tyre, ato janë mbështetje për televizionin dhe jo anasjelltas. Përjashtim këtu bëjnë disa site si balkanweb.com i lidhur me televizionin News 24, i cili renditet nr. 6 në listën e më të shikuarve apo top-channel.tv i lidhur me televizionin Top Channel që renditet nr. 12 nga site alexa.com në vitin Dhomat e integruara të lajmeve nuk janë të formalizuara dhe përgjithësisht punojnë me stafe të veçanta për radion, televizionin dhe web, kur media ka të tilla. As RTSH, ndonëse në strukturë i ka të integruar, nuk ka në praktikë një dhomë lajmi të përbashkët për të tre mediat. Mbetet ende për tu provuar se cila do të jetë performanca e mediave televizive me shtrirje lokale pas kalimit në transmetim numerik tokësor. Shenjat e para të ndryshimeve dhe daljes nga tregu televiziv janë dhënë me ndryshimin tërësor të programacionit për televizione si Koha TV, Planet TV, Shijak TV të cilat janë në transmetim me sinjal, pa programacion të mirëfilltë, mungojnë formatet e edicioneve të lajmeve, dhe programi në pjesën më të madhe të tyre është ritransmetim. Në mars 2015, edhe televizioni UTV News e reduktoi në mënyrë thelbësore stafin e tij, duke qenë në transmetim me shumë pak staf dhe programe shumë të kufizuara, ku sërish pjesën më të madhe të tij e zënë ritransmetimi dhe intervistat për promovim të Albanian University (në pronësi të njëjtë me televizionin). Mbështetja në platformat MUX që do të ndërtohen nga RTSH, mund të jetë një zgjidhje më e përshtatshme për televizionet lokale, por sërish faktori i kostos do të jetë përcaktues. Dyshimet e drejtuesve të disa mediave lokale se ata nuk do ta përballojnë koston e kalimit në transmetime digjitale dhe për rrjedhojë do të dalin nga tregu mediatik, mbeten shqetësuese dhe për pluralizmin e mbulimit dhe eliminimin e monopoleve mediatike. Një refleksion tjetër i teknologjisë dhe i procesit të kalimit në transmetim numerik, duket se pasqyrohet në kostot e prodhimit dhe transmetimit të programeve televizive në Shqipëri. Sikurse reflektohet edhe në strukturën e shpenzimeve të RTSH, ka një konstante në rritje të shpenzimeve për paga dhe atyre për projekte filmike, ndërkohë që shpenzimet materiale kanë një tendencë në rënie. Natyrisht këtu nuk janë të përfshira shpenzimet për investime të cilat janë të konsiderueshme në fazën e parë të ndërtimit të rrjeteve transmetuese. Ndryshimi i këtyre treguesve pasqyron një përfundim, se me kalimin në transmetime digjitale, zvogëlohen në përqindje relative kostot e shpërndarjes fizike të produktit mediatik televiziv tek audienca. Kjo do të çlirojë fonde nga transmetimi, të cilat do të kalojnë drejt prodhimit televiziv. Nga ana tjetër, televizionet duhet të synojnë rritjen e llojshmërisë së programeve televizive, të fokusohen në diferencimin e programeve nga 141

146 njëri-tjetri, dhe kapjen e audiencave të vogla, niche me qëllim që të kenë sukses. Ecuria e programacionit televiziv deri tani, vërteton përdorimin më shumë të teknikave të imitimit të programeve, mbizotërimit të bisedave në studio dhe më specifikisht bisedave politike, edhe në oraret e mbrëmjes së parë si në televizionet gjeneraliste dhe tematike, si ato me shtirje kombëtare dhe lokale. Në të gjithë këtë proces të kalimit në transmetim numerik, është i nevojshëm forcimi i rolit të rregullatorit AMA që sikurse e vlerësojnë edhe raportet e Këshillit të Evropës duhet të fuqizohet si nga pikëpamja e statusit për të vepruar edhe e autonomisë vendimmarrëse. Duke vlerësuar rolin e ndryshuar të gazetarit në kohën e transmetimeve numerike dhe lidhjen e tij me audiencën, studimi shikon edhe disa ndryshime që kanë përfshirë industrinë mediatike dhe specifikisht atë të lajmeve. Në Shqipëri vërehet (i) një rritje të sasisë së informacionit që qarkullon, tani vështirësia është të përzgjedhësh nga tërësia e informacionit që qarkullon; (ii) tani edhe organizmat qeveritare dhe bizneset kanë një lloj të ri media, me faqet e tyre online dhe nuk kanë me aq shumë nevojë për median për të shpërndarë informacion te publiku i tyre; (iii) publiku sot është marrës i informacionit, por ai gradualisht po bëhet edhe prodhues i informacionit, nëpërmjet rrjeteve sociale, e madje edhe t ia japë këtë info medias. Në kalimin në transmetim televiziv numerik dhe me zhvillimet e teknologjisë edhe në Shqipëri duhet të mbahet në vëmendja ajo që Bob Franklin në 2014 e cilëson se [...] cilado qoftë kosto e gazetarisë së mirë, është një çmim që ja vlen ta paguash. Duke respektuar Interesin publik jo thjesht si një urdhëresë etike, por edhe si një mandat që u jepet autoriteteve rregullatore, ky duhet të jetë në vëmendje të tyre jo vetëm në programacionin e RTSH, por edhe për televizionet private. Këto koncepte, duke marrë parasysh natyrën e veçantë të biznesit televiziv, lidhen gjithnjë e më tepër edhe më përgjegjshmërinë sociale të transmetuesve televizivë. Duke gjykuar mbi bazën e analizës SWOT për televizionet kryesore në transmetim në prag të kalimit në transmetim numerik, reflektohet se kalimi në transmetimet digjitale është kuptuar i shkëputur si proces më shumë teknologjik, i pa bashkëshoqëruar me elementët e tjerë të programimit. Digjitalizimi do të rezultojë shqetësues për televizionet lokale. RTSH do të ketë problematika për të zgjidhur, dhe kjo jo vetëm me ndërtimin e rrjeteve të saj të transmetimit numerik. Platformat programore të saj janë të detyrueshme të ndryshojnë, të kërkojnë dhe të gjejnë audiencën e re në moshë, kudo e kurdo ku ajo e shesh televizionin dhe pavarësisht aparatit që ajo përdor. Nëse RTSH nuk e kap këtë ritëm, duke filluar që nga faqja e saj në Internet, ajo do të humbasë ritmin e ndryshimit dhe do t i nevojitet shumë më tepër kohë për ta rigjetur veten si përfaqësuese e mbrojtëse e interesit të publikut. 142

147 Pjesa e dytë PROGRAMACIONI TELEVIZIV,

148 KAPITULLI I TRETË 3.1 Studimi empirik dhe metodologjia Televizionet në Shqipëri kanë krijuar një profil të programit të tyre të transmetimit, me karakteristika të përbashkëta me njëri-tjetrin, por edhe dallime specifike. Ndryshueshmëria në përqindjet kohore të programacionit që ato i japin lajmeve e temave të aktualitetit, krahasuar me pjesën tjetër të programit, i zhvendos ato në televizione gjeneraliste apo televizione informative. Në një periudhë afro15-vjeçare që nga krijimi i tyre, televizionet private kanë konsoliduar bazën e programit të tyre, i kanë dhënë atij profil specifik dhe në raste duke i bërë ata të dallueshëm nga njëri-tjetrin. Tendenca e re në tregun e televizioneve në Shqipëri është përfshirja në programin e televizioneve tematiko-informative të programeve, dokumentarëve, emisioneve dhe bisedave në studio, ashtu sikurse veprojnë edhe televizionet gjeneraliste. Ky studim analizon këto tendenca të ndryshimit në kohë dhe zhvillimit të strukturës së programacionit, të televizione me shtrirje kombëtare dhe rajonale, në transmetim analog, si edhe faktorët që i ndikojnë ato. Studimi prezanton përpunimin dhe analizimin e të dhënave sasiore dhe cilësore të marra nëpërmjet disa burimeve kryesore. Së pari, të dhënat sasiore, statistikore të programacioneve për periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2013; Së dyti, të dhënat e marra nga pyetësorë të zhvilluar me drejtuesit e departamenteve të programacionit në televizione; Së treti intervistat me njohës e analistë të zhvillimeve mediatike në vend; dhe Së fundi, studimet dhe shkrimet në media për programet televizive dhe perceptimet për to, raportet e autoriteteve rregullatore dhe organizmave të huaja që ndihmojnë dhe vlerësojnë median. Studimi bën edhe një krahasim të dokumenteve zyrtare në kohën e licencimit të televizioneve dhe planeve të tyre programore, mbikëqyrjes së programacionit të realizuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit sot Autoriteti i Mediave Audiovizive me programacionin aktual ndër vite, duke paraqitur edhe në formë grafike, statistikore ecurinë e gjinive të ndryshme televizive. Realizimi i studimit ka pasur edhe vështirësi në mbledhjen e të dhënave sasiore për sa i takon programacioneve të televizioneve, sidomos të periudhave para vitit Diferenca vihet re në strukturat e formalizuar të programacioneve të televizioneve kombëtare, të cilat kanë ruajtur këtë bazë të dhënash, krahasuar me televizionet e tjera me mbulim lokal e rajonal apo në ato televizione ku programacioni nuk ka marrë formën e tij të konsoliduar. Edhe vetë KKRT nuk disponon të dhëna të sakta programore për periudhën përpara vitit 2009, kohë kur filloi nga puna zyra e monitorimit të tij. Duhet vlerësuar edhe 144

149 puna e madhe të drejtuesve të departamenteve të programacionit të televizioneve Top Channel, TV Klan, Vizion Plus dhe TVSH me informacionin e tyre për programacionin ndër vite, që mbështetën këtë studim Përzgjedhja e mediave dhe kategoritë e shqyrtuara Në përcaktimin e televizioneve për të cilët analizohet programacioni u morën parasysh disa kategorizime të rëndësishme: Së pari, ndarja e televizioneve sipas natyrës së tyre, televizione gjeneraliste apo tematiko-informative; Së dyti, përzgjedhja e tyre në bazë të karakteristikës së mbulimit gjeografik të licencës dhe sipas formatit teknologjik të transmetimit. Analiza u shtri te televizionet gjeneraliste me shtrirje kombëtare dhe rajonale dhe gjithashtu edhe televizionet informative rajonale, pavarësisht kohës së fillimit të transmetimit të tyre. Së treti, përzgjedhja u bazua në faktin që televizionet e marra shqyrtim, të ishin aktualisht në transmetim deri në pranverën e viti 2014, kohë në të cilën përfundoi marrja e të dhënave nga televizionet. Televizioni Telearbëria, TVA i licencuar për transmetim në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe një ndër televizionet e ndjekur mjaft nga audienca në vitet e tij të transmetimit, u përfshi në studim, si një përzgjedhje përjashtimore, ndonëse me të dhëna të pjesshme, aq sa lejonin mundësitë e dokumentacionit zyrtar të kohës. Tabela liston televizionet e përfshira në studim, sipas shtrirjes së mbulimit të tyre 339 Tabela 24: Televizionet e përfshira në studim, sipas shtrirjes së mbulimit të tyre në licence Viti i licencimit Nisja e transmetimit Televizione publike kombëtare Televizioni Shqiptar, TVSH kanali 1 29 prill 1960 Televizione private kombëtare TV "KLAN" TV "TOP CHANNEL" TV "ARBËRIA" Autoriteti i Medias Audiovizive, Televizionet informative për shkak të programacionit të kufizuar në programe që ato kanë, janë studiuar vetëm për tendencat që sjellin në programacionin televiziv 340 Autoriteti i Medias Audiovizive, Top Channel licencuar si televizion vendor më dhe si televizion kombëtar më

150 Televizione private vendore TV "ABC News" TV "A1 Report" TV AGON CHANNEL TV "NEWS 24" TV "ORA" TV "SCAN" UTV "EDUCATION" Teuta TV-mars 1997 Televizione private satelitore "Vizion Plus TV satelitor Gjeli Vizion TV 1999 "Albanian Screen TV satelitor ALSAT TV Gjithsej televizione Në studim nuk u përfshinë televizionet me mbizotërim të programeve të natyrës komerciale, muzikë, dhe vetëm argëtuese. Po kështu në studim nuk u përfshinë platformat numerike pasi programacioni i tyre ka kanale specifike, të profilizuara, si edhe për natyrën e tyre të veçantë të formës së biznesit mediatik që ato përfaqësojnë Periudha kohore që përfshin studimi Njësia kohore e studimit të programacionit u konsiderua java, nga dita e hënë deri në ditën e diel, nga ora 07:00 deri 24:00. Pra dita programore televizive do të kishte gjithsej 1020 minuta kohë transmetimi televiziv në studim. Në studimin e programacionit u hoq nga shqyrtimi edhe minutazhi që televizionet i dedikojnë reklamave dhe promocionit, pasi studimi i reklamave dhe mënyrës së përfshirjes së tyre në programacion do të përbënte një punim më vete dhe njëkohësisht do të humbiste fokusin nga trajtimi i pasqyrimit të gjinive të ndryshme televizive në program. Megjithatë, disa tregues të vendit dhe kohës që zënë reklamat në programet televizive janë dhënë në pjesën e parë, ku trajtohen dokumente të kohës dhe raportime në media për tregun e reklamave. Në përzgjedhjen për një javë të tipizuar të programacionit televiziv, e cila do të shërbente si bazë mbi të cilën do të bëheshin përllogaritjet e transmetimeve, u mbajtën parasysh ato periudhave kohore të cilat i afrohen sa më shumë përgjithësimit të programacionit, duke eliminuar ata faktorë që mund të jenë rastësorë në programacion. Televizionet përgjithësisht i fillojnë sezonet e reja programore të transmetimeve në fund të muajit shtator. Për këtë arsye në përzgjedhjen e programacionit u mor një javë e muajit tetor (java II ose III e tetorit). 341 Autoriteti i Medias Audiovizive, TV "ABC News" në frekuencën e dikur Telenorba shqiptare 342 Autoriteti i Medias Audiovizive, TV "A1 Report, ish "Ballkan TV, Autoriteti i Medias Audiovizive, TV UFO Education, UTV news aplikimi nëntor

151 Gjatë vitit televizionet mund të bëjnë ndryshime në strukturën e tyre programore, mund të nisin cikle të reja me fillimin e vitit të ri kalendarik, apo përfshijnë në strukturën e tyre programe televizive të cilat nisin vetëm në këtë periudhë, dhe pra janë sezonale, në sezonin e quajtur të pranverës. Për këtë arsye, për të krijuar mundësinë e përfshirjes së këtyre programeve që nisin me fillim e vitit kalendarik, u studiua edhe një javë e muajit mars, java II ose III e marsit. Kjo shërbeu edhe si mundësi për të pasur informacion nga dy javë të zhvendosura në programacion dhe për të marrë sa më shumë info programore. Gjithashtu, faktor me ndikim në përzgjedhjen e këtyre dy javëve ishin studimet dhe referencat nga literatura e huaj, e cila muajt shkurt, mars dhe tetor i përshkruan si muaj e zakonshëm ku kompanitë e matjes së audiencës bëjnë testimin dhe vlerësimin e treguesve, duke i cilësuar rating period. 344 Përzgjedhja e këtyre javëve, mënjanon edhe ndikimin që mund të kenë fushatat elektorale në programacionin rutinor të një televizioni. Kjo është më e dukshme për Televizionin Shqiptar, TVSH, për arsye të detyrimeve ligjore që ky transmetues publik ka për pasqyrimin e aktiviteteve të partive politike në fushatat elektorale. Në seksionin specifik për secilin televizion, përgjatë këtij punimi, do të jepen ndryshimet që pëson programacioni gjatë fushatave elektorale. 345 I gjithë minutazhi i transmetimit u nda në disa kategori për të studiuar natyrën e programeve që transmetoheshin. Ndarja në kategori u mbështet në klasifikimet që bën për këtë qëllim literatura e huaj dhe studiuesit shqiptar. Në librin e tij Gazetaria 2 Hamit Boriçi bën një diferencim midis gjinive dhe llojeve të ndryshme të trajtimit në gazetari. Ndonëse përcaktimet e dhëna në këtë libër i referohen më shumë gazetarisë së shkruar, ato kanë shërbyer si bazë për të përcaktuar edhe klasifikimet sipas tematikave në këtë studim. Gjithashtu është mbajtur parasysh se sikurse e cilëson Boriçi: Struktura e llojit, si edhe ato gjinore formohen nën ndikimin e faktorëve, historikë, kulturorë e shoqërorë. [ ] Ato kanë lindur e ndryshojnë nga kërkesat e realitetit objektiv, historik e shoqëror; nga domosdoshmëria për t iu përgjigjur nivelit të zhvillimit të kohës; në përshtatshmëri me ndryshime të pjesshme a tërësore të sistemeve politiko-shoqërore, të strukturave dhe të organizmave të tyre brenda një vendi apo grup-vendeve të caktuara, si edhe nën ndikimin e mediave të huaja me tradita e pushtete në këtë fushë. 346 Kështu kategoritë e klasifikimit të programacionit kohor janë bazuar kryesisht në tematikat e trajtuara dhe në se ato janë realizuar në studio apo me xhirime jashtë saj. Ky detajim është bërë për t i shërbyer nxjerrjes së konkluzioneve lidhur me përqindjet programore kryesisht sipas gjinive. 344 Eastman, Tyler Susan & Ferguson, A. Douglas, Media Programming, Strategies and Practices, 9 th ed. By Wadsworth Publishing Company,2012, Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri për periudhën që përfshin ky studim janë zhvilluar në maj 2005, qershor 2009 dhe qershor Zgjedhjet për pushtetin lokal janë zhvilluar në 2003, shkurt 2007, qershor 2011, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Boriçi, Hamit, Gazetaria 2 Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik, 2002,

152 Lajme: Përfshihet minutazhi i edicioneve të lajmeve të të gjitha formateve (kohëzgjatje të ndryshme). Në këtë kategori janë klasifikuar edhe transmetimet e programeve informative të stacioneve të huaja (VOA në gjuhën shqip Zëri i Amerikës-Ditari, DW në gjuhën shqip) si edhe transmetimet e edicioneve të lajmeve nga stacionet televizive në gjuhë të huaj (TVSH-lajme në anglisht). Programe Mëngjesi: Përfshihet minutazhi i dedikuar emisioneve info-argëtuese, me telefonat, (Eng. call-in show), emisionet e me këshilla gatimi të cilat kanë të ndërthurura larmi tematikash. Nuk përfshihen këtu filmat e mëngjesit, vizatimorë, apo jo, kur ato janë të palidhur me programin në vazhdimësi dhe të pa prezantuara nga drejtuesi i programeve, etj. Xhirime (Reportazh/Dokumentar): Përcaktimi është bërë mbështetur edhe në përkufizimin e bërë më parë për reportazhin nga Boriçi kur thekson se [ ] Me reportazhin si gjini kemi pak a shumë parasysh materialet [ ] që kanë karakter informativ dhe i japin lexuesit një paraqitje figurative, fotografuese për këtë apo atë ngjarje që gazetari ka parë ose hyn edhe vetë si person i reportazhit. 347 Në këtë kategori janë përfshirë minutazhi gjatë së cilit transmetohen prodhime të vetë stacionit televiziv, të cilat nuk janë realizuar në studio, por me xhirime në terren, të tilla si lloje të dokumentarit apo reportazhet. Në këtë kategori nuk janë përfshirë transmetimet e drejtpërdrejta të seancave parlamentare, tubimeve politike, etj., edhe pse ato janë të realizuar jashtë studiove televizive. Programet Reportazh rendisin Hapësirë e Blertë, në TVSH; Shqipëria tjetër në Top Channel; Zonë e ndaluar, në Vizion Plus, dokumentarë, realizime të vetë televizionit të transmetuar nga TVSH, etj.) Programe me tematikë Social-Ekonomike: Përfshihet minutazhi me transmetime të tematikave sociale dhe ekonomike të realizuar në studio televizive, edhe kur ato mund të kenë të ndërthurura xhirime në terren apo intervista Vox-pop me publikun, por kur baza e programit është biseda në studio. Programe me tematikë për Fëmijë: Përfshihet minutazhi i programeve për fëmijë dhe të rinj, realizime në studio, teatrot e kukullave, filmat vizatimore, ekranizime, etj. Programe me tematikë Investigative: Përfshihet minutazhi i tematikave investigative Fix fare ; Ç a thu, Xhungël, Hapur, Ajsberg. Programe me tematikë Edukim/Kulturë/Histori: 347 Dispenca Teoria e praktika e shtypit, Tiranë 1972, f.350 cituar nga Boriçi, Hamit. (2002) Gazetaria 2 Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik, f

153 Përfshihet minutazhi me programe tematikat e të cilit lidhen me edukimin, mësimet e gjuhës së huaj, programe me natyrë historike, të realizuara në studio ose edhe me kombinim me xhirime të intervistave në terren, por kur pjesa më e madhe e programit është në studio, dhe e lidhur nga drejtuesi i saj në studio. Programe Reality Show: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të formateve të blera dhe realizuar nga stacionet televizive, të natyrës Big Brother. Programe me tematikë Sportive: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të ngjarjeve sportive, në transmetim të drejtpërdrejtë apo të regjistruar, të të gjitha llojeve të sporteve si edhe bisedave në studio me të ftuar për tematikat sportive. Programe Game Show: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të formateve të blera dhe realizuar nga stacionet televizive ku synimi është fitimi i një loje, shpërblyese ( Kush do bëhet milioner, 50/50, Kutia e fundit, Loto, Lotaria Porta e fatit, 6 nga 42, etj.) Programe Talk Show: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të cilat realizohen në studio në formatin e një drejtuesi dhe një grupi të ftuarish të ndryshëm, në tematika dhe ku bisedat nuk kanë një temë të vetme, dhe thelbi i programit është diskutimi kryesisht për tematika sociale. Programe me tematikë Politike/Parlament: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të bisedave politike, debateve dhe seancave parlamentare (të drejtpërdrejta apo të regjistruara). Film/Dokumentar i huaj: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të filmave artistikë, të huaj dhe shqiptarë si edhe dokumentarët e huaj. Këtu nuk janë përfshirë filmat për fëmijë, filmat vizatimorë të huaj, pasi janë të klasifikuar te filmat për fëmijë. Këtu përfshihen edhe ritransmetimet e filmave apo dokumentarëve të huaj. Argëtim/Spektakël/Muzikë: Përfshihet minutazhi i transmetimeve të spektakleve të ndryshme argëtuese me muzikë, humor, teatrot shqiptare, të transmetuara përgjithësisht në oraret kryesore, qendrore të darkës. Ritransmetim gjatë ditës (07:00-24:00): Përfshihet minutazhi i të gjitha ritransmetimeve që bëhen gjatë ditës pavarësisht natyrës tematike të tyre (duke përjashtuar filmat, të cilët janë përfshirë në seksionin e filmave pavarësisht se janë ritransmetime). Në disa nga televizionet ku programacioni ka qenë më i detajuar, treguesi i ritransmetimeve është ndarë në ritransmetime totale dhe ritransmetime të programeve të veta. 149

154 3.2 Veçoritë e programacionit individual të televizioneve Televizioni Publik Shqiptar, TVSH Televizioni publik shqiptar, TVSH, ka filluar transmetimet e tij të para në 29 prill 1960, duke mbuluar me sinjal vetëm një pjesë të vogël të qytetit të Tiranës. Në vitin 1966 sinjali i TVSH-së arriti edhe në qytetin e Durrësit. Në këto vite të fillimit, TVSH transmetonte vetëm 2 orë program përgjatë tre ditëve në javë, nga studiot e tij eksperimentale, të vendosura pranë godinës së Radio Tiranës. Në vitin 1971 u inaugurua godina në të cilën TVSH ndodhet edhe aktualisht. Transmetimi i drejtpërdrejtë filloi në nëntor të vitit Ndër vite, TVSH rriti si kohën e transmetimit, gjinitë e programeve të prodhuara e transmetuara, ashtu edhe cilësinë e tyre. Në vitin 1980, kur gjejmë fillesat edhe të dokumentimit 349 të programit të TVSH-së, televizioni transmetonte rreth 4 orë në ditët e javës, prej 18:00 22:15 dhe vetëm ditën e diel programi fillonte edhe paradite për afro 5 orë, ndërpritej në drekë dhe rifillonte përsëri në orën 18:00. Në vitin 1989, programi fillonte në orën 17:30, me program të parë, mësimin e gjuhëve të huaja, anglisht dhe frëngjisht. Atëherë pjesën më të madhe të programeve e zinin edicionet e lajmeve, tre edicione, afërsisht 65 minuta, nga 255 minuta transmetimi në total. Struktura kishte po ashtu edhe 25 minuta program për fëmijë, mesatarisht çdo ditë. 350 Programi u zgjerua në vite, dhe në vitet 90 transmetimi fillonte në orën 12:00 dhe dy vite më pas, në mëngjes në orën 8:00. Në një vëzhgim të raportimit që Këshilli Drejtues i RTSH-së i ka bërë ecurisë së strukturës programore në vitin 2000, rezulton që sipas klasifikime të programeve të ndërtuara nga vetë stafi i RTSH-së, në përqindje ishin këto raporte: Informacioni 19% Kultura 25% Argëtimi 23% Ekranizime 26% Publiciteti 7% Grafiku më poshtë është marrë saktësisht nga raporti i Këshillit Drejtues të RTSH-së Në raport nuk shpjegohet qartësisht përmbajtja e secilës kategori duke lënë të hapur diskutimin se p.sh. në cilën kategori janë përfshirë programet për fëmijë, emisionet shkencore, kuriozitetet, debatet politike, etj. Megjithatë, grafiku pasqyron ecurinë e televizionit shqiptar në vitin 2000, të gjykuar sipas kohës. 348 Radio Televizioni Shqiptar, Arkiva. Transmetimi i parë i drejtpërdrejtë ka qenë Kongresi i 6-të i PPSH. 349 Këto informacione të para publike gjenden në gazetën Zëri i Popullit të kësaj periudhe. 350 Zëri i Popullit, faqe 4, datë 23 mars 1980, programi javor i TVSH-së, datë 19 mars

155 Grafik 27: Struktura e programacionit javor TVSH, viti Për qëllimet e këtij punimi, programacioni i TVSH-së është studiuar gjatë një periudhe 11-vjeçare, , 352 duke analizuar të dhënat statistikore të transmetimeve mesatare gjatë një jave të sezonit të vjeshtës (muajt shtator-tetor) dhe gjatë një jave në sezonin e pranverës (muajt shkurt-mars). E PREMTE, Programi i RTV Flesh informative Mëngjes me këngë Sot ditë e re Lajme Emision për fëmijë, RTS Film artistik Videoklipe të zgjedhura Lajme Film artistik 351 Fotokopje e dokumentacionit të atij viti nga arkiva e RTSH. 352 Transmetimet e TVSH janë vrojtuar në 27 janar-3 shkurt dhe nëntor 2003; shkurt 2004; 31-6 nëntor 2005; 6-13 shkurt dhe 30 tetor-6 nëntor 2006; shkurt dhe tetor 2007; shkurt dhe shtator 2008; shkurt dhe shtator 2009; 8-14 shkurt dhe nëntor 2010; mars dhe tetor 2011; 5-12 mars dhe tetor 2012; mars dhe tetor Programi është shkruar siç paraqitet në dokumentacionin e RTSH. Atij i janë bërë vetëm ndryshime gramatikore. 151

156 14.45 Emision për fëmijë: Telereportazh Në ditët e para të janarit me nxënësit e shkollës 4 Dëshmorët lodra zbavitëse, të argëtohemi së bashku në ditët e dimrit Lajme Njoftime Programi i RTV Gjuha gjermane në TV përsëritja e mësimit Telefilm për fëmijë Aventurat e Gilbertit Cikli shkencor Gjithësia pjesa 10-të Mini Mini show Lajmet Ethet e së premtes mbrëma Lajme Film artistik Lajme Programi i RTV Mbyllja e programit Deri në fund të vitit 2006, programi i transmetimit televiziv përfundonte rreth orën 01:30, për të rifilluar në orën 07:00 të mëngjesit tjetër. Ndërsa pas vitit 2007 programi i TVSHsë u bë 24 orë me ritransmetime të plotë të programeve, pas orës Më poshtë është listimi i disa prej emisioneve që janë përfshirë në kategoritë e ndryshme sipas klasifikimit të programeve të TVSH-së. Lajme Edicionet e lajmeve të të gjitha formateve, lajmet lokale, lajmet në anglisht, Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën shqip, Ditari. Programe Mëngjesi Programet e transmetuara në mëngjes, megjithëse me emra të ndryshëm në vite, si Aktualitet përmes shtypit, Jo vetëm kafe, Kafeja e së dielës, Mirëmëngjes, etj. 354 Xhirime jashtë studiove, (Reportazh/Dokumentar) Hapësirë e Blertë, të gjithë ciklet e dokumentarëve, etj. Këtu nuk janë përfshirë transmetimet e natyrës politike dhe as ato sportive, të cilat përfshihen në kategorizime specifike. Programe me tematika Social-Ekonomike. Programet e tematikave sociale dhe ekonomike të realizuara në studio televizive, Auditor, Amazonat, Duel, Dimension, Kub, Njerëz të humbur, Pasaportë, Periskop, Reagim plus, Puls, Skaner, Unë jam Grua, etj. 354 Renditja e programeve, të listuara këtu brenda një kategorie, është bërë thjesht në rendin alfabetik dhe jo sipas shikueshmërisë apo kohëzgjatjes në transmetim. 152

157 Programe me tematika për Fëmijë Programet për fëmijë dhe të rinj, realizime në studio, teatrot e kukullave, filmat vizatimore, festivalet e fëmijëve dhe programet e huaja për fëmijë Zecchino d oro. Programe me tematika Edukimi/Kulturë/Histori Programet e mësimit të gjuhës së huaj, Takim me Kinemanë, dhe përgjithësisht programet edukative të realizuara në studio. Programe me tematika Sportive Rubrika Sportive dhe të gjitha transmetimet e aktiviteteve sportive. Game Show Programi 50/50 Talk Show Drejtpërdrejtë, 7x7, Shih Programin, Zig Zag. Programe me tematika Politike/Parlament Emisionet Log, Përballë, transmetimet, e drejtpërdrejta apo të regjistruara, të seancave parlamentare, transmetimet e takimeve dhe konferencave për shtyp të Kryeministrit. Film/Dokumentar i huaj Filmat artistikë, të huaj dhe shqiptar si edhe dokumentarët e huaj. Argëtim/Spektakël/Muzikë Spektaklet argëtuese me muzikë dhe teatrot shqiptare RTS (Dita)-Ritransmetimet Përfshihet minutazhi i të gjitha ritransmetimeve që bëhen gjatë ditës pavarësisht natyrës tematike të tyre (por jo filmat). Bazuar në legjislacionin aktual prodhimet e transmetuesit publik, bashkëprodhimet dhe prodhimi i porositur i programeve duhet të përbëjnë të paktën 50 për qind të kohës së transmetimit Ligji nr. 97/2013 Për media audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni

158 Grafik 28: TVSH, struktura e programacionit javor, shkurt 2003 (%) Lajme Prog. Mëngjesi Xhirime (Reportazh/Dokumentar) 9.4 Prog. Tema. Soc-Ekon Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Prog. Tema. Sport Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Për të dhënë një pasqyrë më të plotë duhet të shohim brenda kësaj strukture edhe kohën e ritransmetimeve në raport me totalin e kohës së transmetimit. Grafiku më poshtë, pasqyron të ndara sipas ditëve të javës, raportin e kohës së ritransmetimeve të të gjitha programeve ndaj totalit të orëve të programit (960 minuta). Grafik 29: TVSH, Ritransmetimet ndaj totalit të orëve të programimit javor, shkurt 2003 (në minuta) transmetimi ne minuta TOTALI RTS E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 154

159 Siç shihet edhe nga grafiku më sipër koha e ritransmetimit të programeve televizive rritet gradualisht në fundjavë. Nga 20-25% të kohës që zënë ritransmetimet gjatë javës, ato rriten në fundjavë në mbi 50% të kohës totale të programit. Nga vëzhgimi i detajuar vihen re disa karakteristika të natyrës së programeve që mbizotërojnë në strukturën e programacionit të një jave në TVSH, në vitin Peshën më të madhe në transmetimin televiziv e zënë filmat dhe dokumentarët e huaj, afro 36% të transmetimeve. Më pas vijnë programet muzikore dhe argëtuese mbi 15% të programit. Në analizën e transmetimeve televizive në 2003 vihet re se programet për fëmijë zinin peshë të konsiderueshme në strukturën e programacionit, mbi 19%, madje në shifra të konsiderueshme edhe më shumë se edicionet informative. Programet informative, mesatarisht në vitin 2003 zinin rreth 12.5% në totalin e transmetimit ditor. Këtu më poshtë pasqyrohen fashat orare të programeve informative në vitin Flesh informative Lajme (shkurt) Lajme Lajme Njoftime Lajmet Lajme Lajme TVSH kishte katër edicione kryesore lajmesh, në orën 13:00, 16:00, 20:00 dhe 22:30 si edhe edicione më të shkurtra informative. Oraret e edicioneve të lajmeve janë të trashëguara nga koha kur ishte i vetmi kanal shqiptar televiziv në transmetim. Nga ana tjetër, në vitin 2003, edicionet e lajmeve të televizionit shqiptar ishin në përballje krahasuese në ndjeshmërinë e publikut me ato të televizioneve private, të cilat hynë në treg me ndryshime në shpejtësi, në grafika, në formate prezantimi, mënyrë shkrimi më pak zyrtare dhe që përpiqeshin t i ngjanin televizioneve të huaja që ato përdornin si modele. 356 Gazetarët e medias televizive, në pjesën më të madhe kishin vetëm eksperiencën e trashëguar nga shtypi i shkruar deri në atë kohë, ku dominonte stili i gazetarisë italiane (i sjellë më së shumti në vend nga Gazeta Shqiptare dhe i ndjekur e përshtatur edhe nga mediat e tjera, sidomos në formate). Që prej fillesave të transmetimeve të tyre, televizionet private u kujdesën që oraret e transmetimit të programeve të tyre kryesore informative të mos përkonin në të njëjtat orare me ato të TVSH e cila kishte krijuar audiencën e saj ndër vite. Për këtë arsye 356 Ky studim nuk ka analizuar brendisë, stilin e shkrimit, radhitjen e edicionit të lajmeve për asnjë nga televizionet në vend. Megjithatë, pranohet nga analistët e medias që informacioni i stacioneve TV private dhe gazetat ditore të pavarura, kishin lirinë editoriale dhe mund tw publikonin lajme që kritikonin politikat qeveritare, e aq me tepër të prezantonin komente dhe editoriale të cilat binin ndesh me politikat qeveritare. Ndërsa TVSH ishte më i ngurtë në politikën e tij editoriale dhe nuk bënte të tilla publikime. 155

160 edicionet e drekës ishin të vendosura 30 minuta më parë në TV Klan në 15:30 dhe në Top Channel në 15:00, dhe po kështu edhe në edicionet e darkës. Siç shihet këto televizione e konsideronin konkurrencën midis tyre dhe po aq edhe me TVSH-në. Duke analizuar problematikat e RTSH deri në 2006, EBU ndërtoi një plan strategjik zhvillimi për një afat 3-vjeçar. Ajo e vlerësoi kështu programacionin: Programimi nuk i përgjigjet standardeve evropiane në lidhje me cilësinë, sasinë ose teknologjinë dhe për pasojë dobëson aftësitë konkurruese të RTSH-së në nivel vendi. RTSH-ja duhet të jetë lojtari kryesor i padiskutueshëm në tregun shqiptar për lajmet radiofonike dhe televizive karakterizuar nga një shërbim i pavarur, i ekuilibruar dhe i paanshëm për transmetimin e lajmeve. [...] RTSH-ja nuk ofron programe të thelluara me lajmet e javës për çështjet e politikes së jashtme. [...] Për më se 4 vjet RTSH-ja nuk ka prodhuar asnjë telenovelë, asnjë komedi apo dramë ku të pasqyrohej jeta bashkëkohore shqiptare. RTSH-ja ka humbur mundësinë që të ndihmojë në formimin e identitetit kombëtar dhe të krijojë një emërues të përbashkët për tërë popullsinë, funksion ky i rëndësishëm për një transmetues publik. Gjithashtu RTSH-ja duhet të luajë rol në prodhimin e filmave artistikë shqiptarë. Në cilësinë e transmetuesit publik RTSH-ja duhet të ofrojë programet më të mira për fëmijët si për moshën parashkollore po ashtu edhe shkollore, gjë që s mund të thuhet për momentin. Gjithashtu RTSH-ja duhet të jetë transmetuesi kryesor publik i veprimtarive sportive kombëtare dhe ndërkombëtare me pjesëmarrje shqiptare. Për të shfrytëzuar plotësisht paketën sportive të ofruar nga EBU-ja për RTSH-në, kërkohet investim shtesë për programet sportive. Blerja prej RTSH-së e programeve të huaja për transmetim realizohet në tregun evropian shumë konkurrent me çmime gjithnjë në rritje. Ky funksion administrativ duhet profesionalizuar gjithnjë e më shumë dhe duhen caktuar fonde shtesë financiare në rast se kërkohen programe të cilësisë së lartë evropiane për televizionin dhe radion në vend. 357 Këndvështrimi kritik në përmbushjen e rolit dhe misionit të RTSH, e shprehur nga EBU, u pasua me ndërtimin e një plani zhvillimi për RTSH, i cili pothuajse u anashkalua nga drejtuesit e asaj kohe të RTSH. Për të pasur një pasqyrë të ecurisë së zhvillimit të televizionit shqiptar nga pikëpamja e strukturës programore, shohim ecurinë ndër vite e transmetimeve dhe kategorive të veçanta televizive. Duke krahasuar dy grafikët e strukturës së programit brenda periudhës 11-vjeçare , vihet re një fizionomi me më shumë ngjyra dhe formate transmetimi televiziv në 357 Radio Televizioni Shqiptar, Strategjia e Zhvillimit , RTSH, Tirana, 6 gusht 2007, përgatitur me mbështetjen e European Broadacasting Union. 156

161 TVSH gjatë vitit Analiza e detajuar shqyrton disa nga fashat orare dhe gjinitë kryesore të transmetimeve televizive. Grafik 30: TVSH, struktura e programacionit javor, tetor 2013 (%) Lajme Prog. Mëngjesi 12.2 Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Soc-Ekon. 7.4 Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Sport Game Show Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Me kalimin e viteve është rritur pesha specifike e lajmeve në tërësinë e programacionit. Duke analizuar një javë të zakonshme programi, nga 12.5% që ishte në vitin 2003 mesatarja ditore e minutazhit të edicioneve informative, në vitin 2013 kjo mesatare ishte 20.7% e totalit të transmetimeve ditore. TVSH filloi gradualisht të shtojë oraret e transmetimit të lajmeve duke u përpjekur të përfshijë edhe formate të reja. Kështu në shtator 2006, TVSH fillon transmetimin të një edicioni me lajme lokale, në orën 19:30, me transmetime të përbashkëta nga katër studiot lokale Shkodër, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër. Pas këtij, në orën 20:00 fillonte edicioni qendror i lajmeve. Ky transmetim zgjati vetëm pak muaj, më pas u ndërpre dhe lajmet lokale u përfshinë brenda edicioneve të lajmeve. Ndërkohë, në sezonin e vjeshtës 2009, TVSH fillon transmetimin në orën 18:30 të një edicioni të shkurtër lajmesh në anglisht, për afro 15 minuta. Deri në sezonin e pranverës 2010, lajmet në anglisht jepeshin në orën 18:30, më pas, në sezonin e vjeshtës 2011 ato transmetoheshin përpara edicionit të Zërit të Amerikës Ditari në orën 17:45 dhe vazhduan deri në sezonin e pranverë 2012 dhe me pas u mbyllën. Po kështu, në 2009, TVSH filloi edhe transmetimin e edicionit të lajmeve Ditari të Zërit të Amerikës, i cili vazhdon të transmetohet. 358 Në vitin 2010, TVSH filloi edhe transmetimin e edicionit të lajmeve të orës 13:00 edhe me gjuhën e shenjave krahas spikeres, duke e ndarë në një kuadrat ekranin për pjesën e lajmeve për personat me dëgjim të kufizuar. Ky transmetim 358 Emisioni Ditari i VOA vazhdon ende të transmetohet ndërkohë që ky punim redaktohet, shtator

162 u shtri vetëm për dy sezone, dhe ishte pjesë e një projekti me Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes Sociale. Grafik 31: TVSH, ecuria e Lajme në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Gjatë periudhave të fushatave zgjedhore, bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, 359 TVSH duhet t u japë kohë transmetimi partive politike pjesëmarrëse në fushatë, brenda orarit të përcaktuar 18:00-22:00. Kështu në transmetimin e TVSH 359 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Ligji nr , datë , ndryshuar me Ligjin nr. 74/2012, Neni (konsultuar në 12 korrik 2014) Neni 80 Fushata zgjedhore e subjekteve zgjedhore në radiotelevizionin publik 1. Gjatë fushatës zgjedhore, radiotelevizioni publik vë minutazh falas në dispozicion të partive politike të regjistruara dhe të KQZ-së për të bërë fushatë, e cila ndahet sipas rregullave të mëposhtme: a) KQZ-së i vihen në dispozicion gjithsej dy orë, sipas segmenteve orare të kërkuara prej saj. Të paktën dy të tretat e këtij minutazhi duhet të jenë brenda segmentit orar ; b) për partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë marrë më shumë se 20 për qind të vendeve në Kuvend, KQZ-ja cakton një minutazh të barabartë prej jo më pak se 30 minutash në televizionin publik dhe po aq në radion publike, kurse për partitë e tjera parlamentare, kjo kohë është jo më pak se 15 minuta. Rritja e kohës së transmetimit një partie apo një koalicioni përkatës, rrit proporcionalisht kohën në dispozicion të partisë apo koalicionit tjetër; c) çdo parti jo-parlamentare, që merr pjesë në zgjedhje, përfiton 10 minuta në televizionin publik dhe 10 minuta në radion publike; Neni 82 Përveç minutazhit, sipas shkronjës a të pikës 1 të nenit 80 të këtij Kodi, radioja dhe televizioni publik vënë 90 minuta falas në vit në dispozicion të KQZ-së për informimin e zgjedhësve. Ky minutazh caktohet në përputhje me shkronjën a të pikës 1 të nenit 80 të këtij Kodi. Neni 83 Orari i transmetimeve 1. Jo më vonë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve, Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Publik, në bazë të të dhënave të paraqitura nga KQZ-ja për partitë e regjistruara, cakton minutazhin në dispozicion të çdo partie dhe organizon, nën mbikëqyrjen e KQZ-së, shortin për caktimin e segmenteve orare për çdo parti të regjistruar. 2. Minutazhi në dispozicion të partive politike caktohet në intervalin kohor nga ora 1800 deri 2200 të çdo dite të fushatës zgjedhore deri 24 orë para fillimit të votimit. 158

163 shtohen orare transmetimi për partitë politike në fushata elektorale. Përgjithësisht kjo kohë u është dhënë përpara edicionit qendror të lajmeve të orës Në vitin 2005, 2007, 2009, 2013 kjo kohë ishte në fashën orare 19:00 20:00, si edhe si program special i departamentit të lajmeve në orën 23:00 pas edicionit të lajmeve. Në programacionin televiziv koha për partitë politike zinte vetëm 30 min çdo ditë, për dy javë me radhë deri në fund të fushatës elektorale. Pothuajse të njëjta paraqiten oraret e programacionit edhe për fushatat zgjedhore për zgjedhjet në pushtetin vendor. E gjithë kjo natyrisht që influencon edhe strukturën e programacionit të televizionit publik gjatë fushatës elektorale. 360 Nga viti në vit, në TVSH vërehet rritje edhe e kohës së transmetimit të programeve me natyrë politike, ato janë pothuajse dyfishuar në totalin e kohës së transmetimit të tyre. Tendenca rritëse është e lidhur sidomos edhe me transmetimet e drejtpërdrejtë të seancave parlamentare të cilat rrisin shumë kohën në dispozicion të programeve me natyrë politike. Në se në vitin 2003 kishte më pak se 3% të kohës totale të transmetimit kushtuar emisioneve politike, në vitin 2013 kjo kohë është më shumë se e dyfishuar. Kjo tendencë vërehet tek treguesi se mbi 28% e kohës ditore të transmetimit (nga ora 07:00 24:00) i dedikohej lajmeve, programeve politike dhe transmetimit të seancave parlamentare. Tendenca e politizimit dhe njëanshmërisë është komentuar nga mjaft studiues kur deklarojnë, sikurse shprehet edhe Fuga, duke shkruar se televizioni publik ka për detyrë që të kujdeset për një hapësirë publike dinamike dhe demokratike. [ ] ai (RTSH) nuk ka mundur t i shpëtojë thundrës së politikës. Ka braktisur publikun, për pushtetin, një lloj tradhtie, sikurse thotë Julien Benda për intelektualët që tradhtojnë Zotin e tyre, të vërtetën lakuriqe, për një mijë pretekste të kota. 361 Duke u shprehur për programacionin e televizionit publik Fuga shton se: Televizioni publik ka nevojë të respektojë fletoren e ngarkesës pra të ketë emisione që respektojnë orare dhe kohë transmetimi për operatorët publikë, për kulturën shqiptare, për filmin dhe dramën shqiptare, e jo të rendë pas kampionateve amerikano-jugore të futbollit, për muzikën popullore shqiptare, për çështjen kombëtare, etj. Dhjetëra emisione kanë vend të konceptohen dhe realizohen direkt nën veprimin e aktorëve të shoqërisë civile. Politika i ka rrëmbyer mikrofonin dhe kamerën qytetarit dhe publikut. 362 Ndërsa Kiço Blushi shprehet se: 360 Për qëllimet e këtij studimi, ky faktor është eliminuar duke marrë në përzgjedhje javët jashtë fushatave elektorale. 361 Fuga, Artan, Kthimi i radiotelevizionin shqiptar publikut dhe jo kalim i tij dorë më dorë, Gazeta Panorama, Tiranë 3 shkurt 2014, Po aty 159

164 RTSH e sotme nuk mund të quhet më publik, dhe as mirëfilli politik, por thjesht një mercenar tipik ballkanik. Sepse edhe këtë shërbim prej puthadori të pafytyrë nuk ka ditur ta kryejë jo më me profesionalizëm,por as me dinjitetin më minimal. 363 Edhe raportuesit e huaj, për RTSH shënojnë [ ] ekzistencën e njëanshmërisë në favor të pushtetit, si në drejtim të tonit të raportimit, ashtu edhe të kohës së vënë në dispozicion. 364 Duke shikuar në retrospektivë, pas viteve të 90 kur edhe filluan transmetimin televizionet e para private, emisioni politik kryesor filloi në vitin 31 gusht 1997 në televizioni publik, TVSH, i titulluar "E diela debat", si emision i përjavshëm i debatit politik. Ai transmetohej drejtpërdrejtë, ditën e diel, në ora 20:30, drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu. Gazetari Fevziu, i ardhur në atë kohë nga shtypi i shkruar, filloi në TVSH një debat cili vinte përballë forcat politike, në një kohë që Shqipëria kishte dalë nga ngjarjet e vrullshme të vitit Në tetor 1998, me fillimin e transmetimeve të para të televizionit privat Klan, ky program u transferua aty së bashku me drejtuesin e tij. 365 Pas tij, emisioni kryesor politik i TVSH ishte Dritare i gazetares Rudina Xhunga, i cili u transmetua në vitet 1998 deri në prill Edhe ky program ishte në formatin e intervistave me personalitete dhe debate për tematika të ndryshme, kryesisht politike. Në vjeshtën e 2002, emisioni u transferua tek një televizion privat, Top Channel. Gjatë viteve , TVSH kishte emisione politike në formatin e cikleve të cilat zgjasin mesatarisht një apo dy sezone, pa mundur të krijonin vazhdueshmërinë ndër vite tek shikuesit. Evidentohen disa cikle të emisioneve politike, të drejtuar dhe ideuar nga gazetari Artur Zheji, në atë kohë edhe Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Ciklet titulloheshin Debat aktualitet në 2002; Lufta kundër Luftës në vitin 2003; Pse në vitin 2005 dhe në 2006 një tjetër emision politik Argument të transmetuar çdo të martë deri në nëntor Në vitin 2007, me ndryshimin në ekipin drejtues të RTSH-së, edhe të Departamentit të Informacionit, TVSH nis cikle të reja televizive, të cilët moderoheshin nga drejtues të tjerë të programeve politike. Kështu në sezonin e pranverës, mars 2007, TVSH filloi një cikël mbi politikën e jashtme të titulluar Diplomaticus nga Entela Komnino. Programi transmetohej ditën e premte dhe ishte në formatin e intervistave me të ftuar në studio dhe të integruar me temën aktuale të ditës në kuadrin e politikës së jashtme. Cikli zgjati 11 emisione. Në tetor 2007, TVSH transmeton një tjetër cikël Sfida dhe Strategji nën moderimin e Alban Tartarit, biseda në studio me të ftuar nga fusha për problematikat e ndryshme shoqërore dhe strategjitë e qeverisë në fushat e ndryshme të jetës në vend, i cili ishte emision i përjavshëm. Disa nga këto biseda ishin edhe në studio lëvizëse të vendosura në 363 Blushi, Kico, (2013) Publik, politik apo punishte parash kjo RTSH?, Gazeta Shqiptare, 4 dhjetor Erichsen B., Naseniece R., Rejlic D., Seufert G., Tomanic, A., Uribe I. Western Balkans and Turkey Media and Freedom of Expression Fact-finding and Scoping Study, prill 2013, Raporti Final, përgatitur nga PARTICIP. 365 Më tepër informacion lidhur me programin, gjendet në pikën Televizioni Klan. 160

165 ambiente kryesisht universitare, në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Emisioni i parë nisi më 17 tetor 2007 dhe programi kishte 7 emisione çdo javë. Më pas në sezoni TVSH transmetoi ciklin e emisioneve Përballë të drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi, në atë periudhë edhe drejtor i Departamentit të Aktualitetit në RTSH. Emisioni transmetohej ditën e premte në orën 21:00 dhe kishte të ftuar personalitete politike që diskutonin për temën aktuale të javës. Emisioni zgjati deri në fund të sezonit të pranverës Në sezonin e vjeshtës 2008, emisioni politik i TVSH u titullua Log dhe drejtohej nga drejtori i radhës i Departamentit të Aktualitetit, Artur Kopani. Ai transmetohej sërish të premten dhe kishte formatin e përballjes së dy palëve politike, debatit kryesisht për çështje politike dhe ekonomike midis dy forcave kryesore në pushtet dhe opozitë. Emisioni vazhdoi transmetimin deri në përfundim të sezonit të pranverës 2013, kur Drejtori i Departamentit të Aktualitetit, u largua nga funksioni. Kjo përkonte edhe me periudhën pas zgjedhjeve parlamentare qershor 2013, ku një tjetër mazhoranca u formua në qeverisjen e vendit. Në fundjavë, TVSH transmetonte gjithashtu edhe një tjetër program politik që ishte Java në parlament. Emisioni me kohëzgjatje minuta përmblidhte zhvillimet kryesore politike të javës nga seancat parlamentare dhe bazohej në Ligjin nr. 97/2013, sipas së cilit RTSH duhet të krijojë një program transmetimi të drejtpërdrejtë audioviziv për veprimtaritë e Kuvendit. 366 TVSH trashëgoi nga strukturat organizative të para viteve 90 katër stacione lokale radio, (të cilat më pas u shndërruan në stacione TV lokale) në katër zona kryesore të vendit, Shkodër, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë. Kjo i jepte mundësinë që të kishte avantazhe në transmetim nga këto rajone me lajme dhe kronika krahasuar me televizionet private. Ky ishte një avantazh edhe për më shumë mundësi për xhirimet në terren dhe programe të ndërtuara jashtë studiove. Megjithatë, përgjithësisht këto xhirime ishin të integruara në edicionet e lajmeve apo emisionet e fëmijëve dhe mbeteshin të rastësishme. Emisionet tërësisht në formatin e dokumentarit apo reportazhet, kanë mbetur sërish me minutazhi të ulët kur krahasohet me bisedat dhe programet në studio. Përqindja e programeve që janë tërësisht dokumentarë apo reportazhe ishte rreth 1% e kohës mesatare javore gjatë ditëve të javës në vitin 2003,dhe arriti në rreth 7% në Në vitin 2013 kjo përqindje zbret sërish nën 3%. Nga analiza e programacionit shihet se këto emisione janë sporadike, pa formuar strukturën e tyre, fashën orare, apo ditën e përcaktuar. Kjo ndikon mjaft në shikueshmërinë e tyre nga audienca dhe krijimin e zakonit për ndjekje të vazhdueshme. 366 Ligji nr. 97/2013 Për media audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni

166 Grafik 32: TVSH, ecuria e Xhirime (Reportazh/Dokumentar) në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në vitin , shihen bashkëpunimet për transmetime të emisioneve Heronjtë e Shqipërisë dhe më pas Hapur që TVSH kishte me fondacionin IREX ProMedia, një organizëm i huaj në mbështetje të medias. Këto ishin programe televizive, të financuara nga IREX ProMedia (USAID dhe DANIDA) me 30 seri dokumentarë. Programet u transmetuan në disa televizione private të vendit, kryesisht lokale dhe në TVSH. Ato realizoheshin nga grupe prodhime të pavarur që mbështeteshin nga një projekt amerikan dhe ishin tërësisht me xhirime. Projekti Heronjtë e Shqipërisë ishte seri dokumentarësh që rrëfente për njerëz të thjeshtë kudo në vend, që bënin punë të mira për komunitetin pa bërë zhurmë e bujë. Programet u transmetuan nga TVSH në Cikli tjetër Hapur ishte në formatin reportazheve, gazetarisë kërkuese dhe prezantonte problematika sociale në rajone të ndryshme duke ballafaquar disa pjesëmarrës me synim gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve kryesisht ekonomike. TVSH vetëm i transmetonte këto programe (të martën ora 23:05 tetor-mars 2007), pa të drejta autorësie. Këto programet kanë rritur edhe peshën specifike të dokumentarëve dhe reportazheve në transmetimet TV. Menaxhimi i përmbajtjes programore të TVSH, sidomos i formateve informative, ka kaluar në ulje dhe ngritje duke i dhënë prioritet më shpesh marrëdhënieve me politikën se sa informimit të audiencës. Vëmendjen drejt audiencës e drejton edhe Strategjia e Zhvillimit e hartuar nga EBU në vitin 2007 kur shkruan se: Konsumatorët janë publiku ynë dhe ata duhet të kuptojnë se RTSH-ja është mbrojtësi i tyre, që mbron interesat e tyre dhe zbulon çdo lloj mashtrimi duke iu treguar rrugën përmes xhunglës së konsumizmit. Në qoftë se krijojmë këto buletine të cilat shikuesit do t i vlerësojnë dhe besojnë, ky besim do të pasqyrohet edhe në vetë RTSH-në. Ne do të krijojmë një numër (të kufizuar) buletinesh për 162

167 konsumatorë ku tregohen histori në një mënyrë të thjeshtë. Ekziston një larmi formatesh televizivë ndërkombëtarë për këtë zhanër, që gjenden në tregun e formatit televiziv ose mund të vendosim të krijojmë formatin tonë për këto buletine që mund të prodhohet me shpenzime të kufizuara. Mirëpo për të fituar besimin dhe respektin e konsumatorit RTSH-ja duhet të jetë e ndershme, kritike dhe e pamëshirshme kundrejt industrisë dhe sektorit të shërbimeve dhe nuk duhet të joshet kurrë që të pranojë ose të përfitojë prej reklamimit të fshehur ose vendosjes së produktit. 367 Analistë të ndryshëm në media kanë prezantuar se TVSH ka nevojë për një format tjetër menaxhimi të përmbajtjes programore dhe në tërësi të institucionit, pasi [ ] ha e gëlltit fonde të pallogaritshme e të padukshme të cilat, në mënyrë të pavetëdijshme, në vend që ta pastrojnë, e pëgërin mjedisin social e kulturor me një diarre emisionesh e programesh të padobishme e shpesh edhe më të dëmshme se plehrat që hidhen nga ballkoni, apo se qeset e shishet plastike që mizërijnë nëpër brigjet e lumenjve e liqeneve tona. A mund të imagjinohet p.sh. që RTSH të udhëhiqte apo të pasqyronte propagandën kundër armëve kimike, meqë ky ishte interes direkt e jetik i publikut? 368 Përtej programeve informative dhe politike, mjaft të debatuara, të kritikuara për njëanshmëri, TVSH ka pasur një traditë pozitive për prodhimin e dokumentarëve historikë, për ngjarje dhe figura të ndryshme të historisë së vendit. Kjo është e lidhur edhe me strukturën organizative të redaksive të TVSH, me njësi të veçantë që merrej më përgatitjen e dokumentarëve. Ndër ciklet më të spikatura dallohen: E duam Shqipërinë Realizues I. Buçpapaj, (8 emisione); Familjet e mëdha Realizues P. Lati, (12 emisione); Cikli i fotografisë Realizues M. Zoto, 2009 (6 emisione); Shtëpitë e artit Realizues P. Lati, 2010; Rrugë pa rrugë Realizuese A. Varfi, 2006, emision për emigrantë (5 emisione); Të huajt që nuk ndihen të huaj Realizuese V. Londo, reportazhe të shkurtër me xhirime për tematika të ndryshme sociale, , (11 emisione). Në strukturën e programacionit të TVSH, evidentohen programe të tjera të ndërtuara në studiot dhe me kapacitetet profesionale të vetë TVSH-së. Ndër vite, TVSH ka pasur disa programe që janë bërë ikona të programacionit televiziv shqiptar. Përmendim këtu: 367 Radio Televizioni Shqiptar, Strategjia e Zhvillimit , RTSH, Tirana, 6 gusht 2007, përgatitur me mbështetjen e European Broadacastin Union. 368 Blushi, Kiço, (2013) Publik, politik apo punishte parash kjo RTSH?, Gazeta Shqiptare, Tiranë, 4 dhjetor

168 Trupi dhe shëndeti nën drejtimin e mjekut dhe gazetarit Flamur Topi. Ky emision i filluar të transmetohet rregullisht që në vitin 1969 në transmetim të përjavshëm televiziv. Më parë ai ishte në transmetim, në mënyrë jo të rregullt, me fillesa që në vitin Formati i tij është kryesisht në studio, me të ftuar specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë dhe shpesh edhe me lidhje të drejtpërdrejta telefonike me publikun. Në strukturën e programacionit ai ka pasur si ditë të fiksuar ditën e enjte 16:45, por pas vitit 2011 është transmetuar ditën e mërkurë. Hapësirë e Blertë një cikël i filluar në vitin 1995 nga gazetari Shkëlqim Aliaj dhe që u vazhdua më pas me disa periudha ndërprerjeje edhe nga gazetarë të tjerë. Që prej shtatorit 2005, i drejtuar nga gazetari Marash Mirashi, ai vazhdon të sjellë në ekran Shqipërinë rurale, zhvillimet dhe iniciativat private në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, nëpërmjet xhirimeve dhe intervistave në zona të ndryshme të vendit. Programet e mëngjesit Jo vetëm kafe, Kafeja e së dielës dhe Mirësevjen janë vendosur në strukturën programore të TVSH ndër vite dhe kanë sjellë përmbledhjen e shtypit, aktualitetin e ditës, muzikë dhe informacione të formatuara për natyrën e emisioneve në mëngjes. Ndër vite kanë ndryshuar drejtues/moderatorë të emisioneve të mëngjesit, që ka ndikuar edhe në brendinë e informacioneve që jepen në këto programe. Deri në sezonin e pranverës 2012, gjatë ditëve të javës emisioni i mëngjesit ishte në transmetim deri në orën 10:00. Në sezonin e vjeshtës 2012 e në vazhdim, ky emision transmetohet deri në orën 11:00. Programet e mesditës në formatin e talk show filluan transmetimin në TVSH në vitin 2009 fillimisht nga ora 13:20-15:50. Emisioni titullohej Zig ZAG dhe ishte një mozaik me tema kryesisht të lehta, më tepër sociale. Ai zëvendësoi në strukturën programore emisionet e fëmijëve që ishin në transmetim në këtë fashë orare. Ky emision vazhdoi deri në sezonin e pranverës Në sezonin vjeshtë 2012, TVSH e riformatoi këtë emision duke e titulluar Drejtpërdrejtë. Transmetimi i tij ishte me disa ndërprerje, në orën 14:00-15:50 ndërpritej për edicionin e lajmeve, rifillonte me pjesën e dytë në 16:45-18:00, ndërpritej përsëri për programin Ditari të Zërit të Amerikës, dhe vazhdonte sërish me pjesën e tretë, nga ora 18:30-19:15. Programi është i drejtpërdrejtë (për pjesën më të madhe të rubrikave), çdo ditë, me pak intervista të regjistruara në studio. Programacioni i TVSH në fashat orare qendrore, të darkës, ka vendosur në fokus kryesisht tematikat sociale, në disa raste në formatin e talk show të tilla si: 7x7, në transmetim , i përjavshëm, çdo të hënë; Shih programin zëvendësoi programin 7x7, me transmetim të parë 17 shtator 2012 qershor 2014, i përjavshëm, çdo të hënë; Duel, në transmetim , fillimisht në transmetim çdo të martë dhe më pas dy herë në javë, të martë e të enjte. Emisioni realizohej nga M. Oktrova në atë periudhë Drejtore e TVSH-së. Gjatë zgjedhjeve të 2009 ai ishte emision i përditshëm me natyrë debati politik, i kombinuar me emisionin LOG; 164

169 Dimension në bashkëpunim edhe me Radio Tiranën dhe transmetim bisede nga studiot e saj, në transmetim edhe në TVSH, , të martave në 16:40, u transmetua vetëm dy sezone; Auditor, transmetuar në 2011, në vazhdim, të enjteve në orën 16:40; Amazonat në transmetim në tetor-nëntor 2004 me xhirime dhe intervista jashtë studiove, Armir Shkurti dhe Ilir Bega; KUB - rreth 30 minuta me afërsisht 30 seri, transmetuar në 2003, realizuar nga Ketrin Gjoncaj; Reagim plus në transmetim ; Pasaportë rreth 30 minuta me afërsisht 16 seri, transmetuar në 2003; Periskop në transmetim ; Planet muzikor në transmetim ; Prizëm kulturor Skaner në transmetim ; PULS në transmetim ; Unë jam Grua, në transmetim , me 12 emisione çdo të mërkurë 19:30 duke filluar nga 14 nëntor 2007 Intimitet i orës së vonë në transmetim , në transmetim ditën e enjte në orën 00:20 Mjaft nga këto programe, kanë ndryshuar në strukturën programore orën dhe datën e transmetimit, e disa edhe janë mbyllur pas pak sezonesh transmetimi. Si pjesë e detyrimit të saj ligjor, TVSH ka pasqyruar edhe aktivitetet kryesore të të gjitha institucioneve fetare të njohura nga ligji. Sipas neneve në fuqi, TVSH-së i ndalohet propaganda fetare 369, por në zbatim të legjislacionit [...] institucioneve fetare nga RTSH-ja u vihet në dispozicion pa pagesë minutazhi i nevojshëm për transmetimin e ceremonive që kremtohen në datat e përcaktuara me ligj si festa zyrtare. 370 Ligji i ri, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës në mars të vitit 2013 nuk e ka specifikisht këtë nen si detyrim për RTSH. Megjithatë edhe gjatë vitit 2013 e 2014 RTSH ka vazhduar transmetimin e drejtpërdrejtë të ceremonive fetare në datat e paracaktuara si festa fetare zyrtare. Pasqyrimi i festave fetare influencon edhe strukturën e programacionit të TVSH në këto ditë të caktuara. Fashat orare të transmetimit të programeve për fëmijë në TVSH kanë ndryshuar me kalimin e viteve nën efektin e disa faktorëve që lidhen si me synimet për t ia përshtatur programin ndryshimeve që shoqëria shqiptare po pësonte, ashtu edhe për thithjen e audiencës, si edhe kohës së përshtatshme kur fëmijët mund të ishin pranë ekranit. 369 Ligji nr. 97/2013 Për media audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni Po aty. Neni

170 Si rrjedhojë e një strukture të ndërtuar të redaksisë së fëmijëve dhe rinisë, e trashëguar kjo që nga strukturë organizative e para viteve 90, TVSH kishte një avantazh konkurrues ndaj kanaleve private televizive në drejtim të programacionit dhe mundësive për prodhimin e emisioneve për fëmijë. 371 Në vitin , TVSH fillon emisionin Mini Mini show ditën e premte në orën 18:45. Emisioni pati mbi 40 seri çdo të premte, por përfundoi kur gazetarja u largua nga TVSH. Emisioni u rikthye në 2010 si emisionin i ditës së shtunë paradite. Nga pikëpamja kohore, në vitin 2003, oraret e transmetimeve zhvendosen në orën 14:45 nga e hëna në të premte. TVSH prodhonte gjithashtu edhe emisionin TROÇ, prodhim i reporterëve të rinj, në transmetim ditën e shtunë, ora 18:00. Filmat për fëmijë vazhduan të transmetoheshin ditën e diel paradite. Emisioni TROÇ ishte një bashkëpunim i RTSH-së me UNICEF Albania që prej vitit 2000 me synim realizimin e programeve televizive nga nxënës të klasave të larta të shkollave 9-vjeçare. 80 reporterët e rinj (14-18 vjeç) në 11 zyra lokale në të gjithë vendin zhvillonin ide, merrnin intervista, filmonin dhe tregonin ngjarjet, duke bërë rolin e reporterëve dhe raportimin e lajmeve sipas këndvështrimit të tyre. Ata u pajisën me kamera, përcillnin kronikat e tyre në redaksinë e emisionit në TVSH dhe në studio ishin po të rinjtë që prezantonin pjesët dhe raportimet e ndryshme për emisionin e radhës. Në raportet e veta UNICEF e vlerësonte programin duke e cilësuar si mundësinë e të rinjve të ngrenë zërin për problemet që ata kanë në një audience kombëtarë. 372 Programi ishte i vlerësuar edhe nga Strategjia Kombëtare për Fëmijët të miratuar në vitin 2005 kur citohet se:... programi Troç po luan një rol udhëheqës për të ardhmen e të rinjve shqiptare, jo vetëm duke i ndihmuar të rinjtë të shohin realitetin me një sy kritik e të raportojnë për jetën e tyre, por duke i ndihmuar këta të marrin pjesë fuqishëm në debatet e ndryshme të nivel kombëtar, ku këta të rinj të mund të projektojnë të ardhmen e vendit të tyre. 373 Kjo strukturë, më këto fasha orare për fëmijë, vazhdoi deri në vitin Pas këtij viti fillon një zvogëlim i kohës së programeve për fëmijë. Emisionet për fëmijë, prodhime të vetë TVSH, nuk ishin më të përditshme, dhe u shtuan filmat për fëmijë, kryesisht të huaj, në orët e paradites për rreth 60 minuta në fashat orare 10:15-11:30. Në vitin 2008 filloi prodhim i vetë TVSH i titulluar Çanta e së dielës, i cili zgjati vetëm një vit. Ditën e shtunë vijon transmetimi i emisionit TROÇ, i cili u mbyll përfundimisht në vitin Përpara viteve 2000, programacioni për fëmijë ishte në orën 18:00-19:00, ndërsa ditën e shtunë dhe të diel programet për fëmijë ishin edhe në oraret e paradites kryesisht teatrot e kukullave dhe filmat për moshat parashkollore UNICEF newsletter janar-mars 2006 nr Vendim nr. 368 datë Për miratimin e strategjisë kombëtare për fëmijët, Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, 30.pdf 166

171 Vetëm për një sezon, gjatë vitit 2005, TVSH realizoi dhe transmetoi emisionin Kripëmjaltëzat. Ky ishte një cikël me 12 emisione, në formatin e një spektakli nga fëmijët dhe i drejtohej me problematikat e tij të gjithë familjes. Ky emision u transmetua në TVSH vetëm për një sezon dhe më pas u transferua në një platformë tjetër televizive. 374 Grafik 33: TVSH, ecuria e Programeve për fëmijë në strukturën programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në vitin 2009 programi për fëmijë i orës 14:45 u zëvendësua nga një emision talk show me tematika sociale, duke e zbritur numrin e programeve për fëmijë të prodhuar nga vetë TVSH. Në këtë vit, transmetohet një emision i titulluar Fokus Fëminor ditën e mërkurë në 17:30 18:00 dhe ritransmetohet të enjten në orën e 10:20, ndërsa në ditët e tjera të javës nuk ka emisione për fëmijë. Filmat vizatimor (kryesisht të huaj) transmetohen ditët e shtunë dhe të diel. Në vitin 2010 ka vetëm pak emisione për fëmijë si ato të ditës së shtunë në 10:30 Mini mini show dhe të dielën, Ej kalamaj, filloi loja. Pas transmetimit të këtyre cikleve nuk ka më prodhime të vetë TVSH për fëmijë. Programet për fëmijë që gjenden në strukturën e transmetimit, janë filma apo serialë për fëmijë, kryesisht të huaj, në orën 13:20, të cilat janë më shumë ritransmetime të filmave të transmetuar më parë. Ndër serialet e huaj për fëmijë mund të përmenden Njëbrirëshi me 6 seri transmetuar në 2008, Ishulli misterioz me 6 seri, Dinotopia me 13 seri, transmetuar në 2008, Foka Robi me 34 seri, Anja dhe Antoni me 32 seri, serialet Libri i xhunglës dhe Libri i madh i natyrës përkatësisht me 50 dhe 54 seri transmetuar në , dhe seriali Sandokan me 25 seri. Kjo tendencë në rënie të programeve për fëmijë, e shprehur edhe në grafik, është e lidhur me ndryshimet e strukturës së programacionit 374 Kripmjaltëzat ishte një program televiziv që u shfaq u shfaq çdo të premte, të shtunë dhe të diel në Junior TV, DIGITALB, për prill maj dhe me finale në 1 qershor

172 sipas profilit që drejtues të ndryshëm i japin asaj. Kjo reflekton edhe shkrirjen e redaksisë së fëmijëve nga struktura organizative e TVSH në vitin TVSH ka pasur një ecuri në rënie të prodhimtarisë së spektakleve argëtuese, muzikore ndër vite. Në vitin 2003 këto programe argëtuese zinin mbi 15% kohës mesatare javore, me realizimet më të shumta zakonisht në sezonet e vjeshtës, në vitin 2003, 2004 e 2006 me rreth 25%. Më pas në vitet e fundit të marrë në studim 2012 dhe 2013 ajo ka zbritur në nivele nën 8% të kohës mesatare javore të transmetimit. Grafik 34: TVSH, ecuria e Argëtim/Spektakël/Muzikë në strukturën programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Disa nga realizimet e spikatura janë: Ethet e së premtes mbrëma - Në transmetim në (18 seri) dhe më pas u kalua në transmetim në televizionet private; Kënga magjike - Në transmetim në 2003, në bashkëpunim me TVA; Maratona e këngës popullore - Në transmetim në 2003, si një bashkëpunim me TV Klan, 17 seri, dhe në 2010 si një bashkëpunim me TV Klan (Ky është një prodhim i TV Klan dhe transmetimet në TVSH bëheshin zakonisht në ditë të ndryshme nga ato të TV Klan); Festivali i ritmit pop - Në vitin 2003, me 4 net; Net vere - Në vitin 2004, me 6 net; Çak 12 milimetër - Histori në pak minuta në vitin 2005, me 6 emisione rreth 80 minuta; Takim me kinemanë - Biseda me realizues filmash dhe me informacionet më të fundit nga kinemaja në vend dhe botërore; Folk Area - Cikël me programe muzikore 45 minuta nga vende të ndryshme të botës të transmetuara për 15 seri, në vitin 2003 dhe 2005; 168

173 Netët e klipit shqiptar - Në transmetim gjatë viteve (në vazhdimësi) me reportazhe të shkurtra për afro një muaj dhe me një natë finale spektakli; Marije Kraja - Festivali operistik ndërkombëtar i transmetuar që prej vitit 2003 e në vazhdim me 3 net finale; Kthehem të dielën - Në vitin me 14 programe; Të kam zemër - me ideatore dhe drejtuese Rudina Magjistarin, në transmetim çdo të martë nga 29 janar 2008 për 4 muaj, 20 emisione; Historia nis këtu - Në transmetim , çdo të diel për 6 muaj, 24 emisione; Ndër programet e spikatura muzikore të TVSH-së është Festivali i Këngës i fundvitit. Ai është ngjarja më e madhe muzikore në vend me një traditë që prej vitit Tregu muzikor në vend ka edhe mjaft festivale të tjera muzikore, por Festivali i Këngës në RTSH, ku këndohet drejtpërdrejtë, (jo me playback), dhe për faktin se kënga fituese e këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion, mbetet një ndër festivalet e muzikës më të rëndësishëm në vend. Që prej vitit 2004, Shqipëria është përfaqësuar çdo vit në Festivalin Evropian të Këngës. Transmetimi i Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion Song Contest realizohet ekskluzivisht nga TVSH që prej 2004, pasi ky televizion është anëtar i EBU-së (European Broadcasting Uninion), organizmit që mbledh të gjithë transmetuesit televizivë publik të Evropës me 73 anëtarë aktivë nga 56 vende. Që prej vitit 2003, falë marrëdhënieve të tij me Televizioni Italian, RAI, TVSH transmeton çdo vit drejtpërdrejtë edhe Festivalin e Këngës Italiane, të zhvilluar në Sanremo, gjatë të gjitha netët e tij. TVSH ka transmetuar ndër vite një rubrikë të titulluar Teatri në ekran, ku transmetoheshin drama të vëna në skenë nga trupa teatri, kryesisht atij kombëtar, por edhe të teatrove në rrethet e tjera. Në strukturën programore, këto teatro të regjistruara për televizion transmetoheshin në ekran fillimisht ditën e premte, por më pas u kaluan në ditën e mërkurë. Kjo ka vazhduar deri në vitin Më pas Teatri është transmetuar ditën e enjte në tetor 2011 ose kombinuar me sport dhe hera herës me filma artistik në nëntor apo me dokumentarë të orarit prime time. Kështu, nga shikimi i skedës së transmetimit, vërehet se teatrot kanë dalë nga struktura e programacionit si një normalitet i përjavshëm, dhe transmetimi është i vendosur bazuar në raste të veçanta, kur ka teatro të rinj, që regjistrohen nga TVSH, apo në raste të plotësimit të strukturës ato vendosen si ritransmetime. Ja ndër vite disa nga titujt e teatrove të transmetuara: 2002: Vdekja dhe virgjëresha, Këpucët, Pusi, Profesioni më i vjetër, Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri, Mbreti po vdes. 2003: Gordano, Ah veshkat e mia, Rrëshajët, Banja e fundit, Pushtet, Nemesis, Denoncimi, Gomone. 169

174 2004: Ah... ato ditë të bukura, Mendohu Jakomino, Ëndërr hipopotami, Xhurdeni i çmendur, Histori zooparku. 2005: Streha e të harruarve, Anija fantazmë (Korçë ), Cilindri, Koprraci, 2006: Pjata prej druri, Dadot, Kapitulli i dytë, Opera për tre grosh, Gënjeshtra me këmbë të gjata, Gosti në kohë kolere, Rini dhe çmendur. 2007: Pleshti në vesh, Pulëbardha, Korbi i bardhë. 2008: Kush ka frikë nga Vixinia Woolf, Darka e gabuar. Edhe për argëtimet, spektaklet dhe muzikën, TVSH ka pasur luhatje, me cikle sezonale pa krijuar vazhdimësi ndër vite. Mjaft nga spektaklet kanë bërë një sezon në TVSH dhe janë mbyllur, janë transformuar, apo në se kanë qenë të suksesshëm, janë tërhequr nga televizionet private. Këto kanë qenë ndër faktorët kryesorë që e kanë zvogëluar përqindjen e kohës dedikuar spektakleve e argëtimit në TVSH. Prania në programacionin e TVSH-së e teatrove apo programeve me karakter edukues lidhet edhe me misioni i TVSH-së, që është i ndryshëm nga ai i televizioneve private, duke përfshirë edukimin krahas me informimin e audiencës. Këtë e cilëson akademiku Artan Fuga, kur shprehet se: Kush gjen më një opera, një teatër, një debat për librin, një dokumentar shkencor në prime time, vlera këto të pazëvendësueshme për edukimin publik, atje ku programacioni mbizotërohet nga reklama. Nuk është e ardhmja e televizionit publik reklama, sado që edhe ajo brenda disa kushtesh dhe kufijsh mund të përdoret. 375 Apo më tej nënvizimi i Kiço Blushit kur thekson për problematikat e TVSH-së se [... ]e ka për detyrë të përballojë atë që quhet tele-kulturë, më saktë kulturën e shpëlarjes së truve, nëpërmjet konsumizmit, [... ]. 376 Në programacionit e TVSH-së emisioni Rubrika Sportive si program i përjavshëm i realizuar në studio dhe i kombinuar me xhirime nga aktivitete të ndryshme sportive, është nga programet me shtrirje më të gjatë në historinë e transmetimeve televizive. Fillesat e këtij emisioni nisin që në vitin me eksperimentet e para të transmetimit të 375 Fuga, Artan. Kthimi i radiotelevizionin shqiptar publikut dhe jo kalim i tij dorë më dorë, Gazeta Panorama, Tiranë 3 shkurt, 2014, Blushi, Kico, (2013) Publik, politik apo punishte parash kjo RTSH?, Gazeta Shqiptare, Tiranë, 4 dhjetor Një zë që i mungon mikrofonit dhe ekranit sportive, Intervistë me Skifter Këlliçin. dhjetor 2008, Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork. [ ] Më 10 prill 1966 komentova në Qendrën Eksperimentale të TV-së pjesën e parë të ndeshjes Dinamo - Partizani. Them pjesën e parë, sepse e vetmja kamerë, prodhim i vjetër gjermano-lindor, që mezi u transferua nga studioja, në stadiumin Qemal Stafa, u prish. Megjithatë, jehona qe e madhe. Në mars të viti1970 u propozova drejtuesve të TVSH-së që të fillonim çdo të diel një rubrikë sportive. Dhe kështu 170

175 ndeshjeve të futbollit dhe veprimtarive të tjera sportive në vend. Ndërkohë TVSH transmetonte atëherë edhe një rubrikë tjetër që quhej Sport, Kalitje Shëndet, në transmetim kryesisht ditën e mërkurë. 378 Drejtuesit dhe gazetarët e emisionit kanë ndryshuar në vite ndër gazetarët më të njohur sportive, Skifter Këllici, Ahmet Shqarri, Anton Mazreku, Ismet Bellova, Vladimir Grillo, Ardian Gjergo, Frederik Fico, Veli Rada, Fatmir Mneri, Dritan Shakohoxha që përpara viteve Gjatë periudhës Rubrika Sportive është pasuruar në format e përmbajtje me pasqyrimin e aktiviteteve sportive ndërkombëtare si rezultat i marrëdhënieve me organizmat e huaj, kryesisht EBU-së. Gazetarë dhe moderatorë të këtij programi përmenden Enkeleida Zeko, Dëfrim Methasani, etj. Pas viteve 2000, vendosja e Rubrikës Sportive në skedën e programacionit të TVSH nuk ka qenë gjithnjë në të njëjtin orar të përcaktuar. Gjatë periudhës Rubrika Sportive mungoi të ishte një program me vete, por u ndërthur me transmetimet e aktiviteteve sportive të ndryshme. Në vitin 2007, transmetohet të shtunën e disa herë të dielën. Në vitet Rubrika Sportive transmetohet gjithnjë të dielën, por në orare të ndryshueshme: në orën 18:30 në vitet ; në orën 20:45, në vitin 2012; dhe drejtpërdrejtë në orën 23:10 të ditës së diel në vitin TVSH, si anëtar i EBU-së ka pasur të drejtat e transmetimit të Kampionateve Botërore të Futbollit , 2014, Lojrave Olimpike të Verës dhe Dimërore në vitet 2002, 2004, u bë. Transmetonim kryesisht të filmuara vetëm veprimtaritë sportive në kryeqytet. Por nga nëntori i vitit 1971 kjo rubrikë, tashmë edhe me pasqyrimin e veprimtarive sportive në rrethe, filloi të transmetohej çdo të hënë dhe të shihej si edhe programet e tjera televizive, pothuajse në tërë territorin e vendit tonë. Në prill të vitit 1972 i propozova, Todi Lubonjës, atëherë drejtor i përgjithshëm në RTVSH-së, të transmetonim veprimtari sportive ndërkombëtare, veçanërisht ndeshje futbolli, i cili e miratoi menjëherë Intervistë me Vladimir Grillo, Gazeta Telegraf, në Rubrikën Sportive kam kaluar në vitin Ndërkohë, bashkë me operatorin Astrit Omeri përgatisnim bënim edhe emisionin Sport-Kalitje-Shëndet, që trajtonte problemet e sportit dhe transmetohej ditën e mërkurë. Rubrika Sportive erdhi duke u rritur nga ana cilësore dhe arriti kulmin kur në vendin tonë morën një zhvillim të madh sportet e lojrave me dorë për meshkuj dhe femra. U propozua që Rubrika Sportive të transmetohej direkt në studion nr. 1 dhe me përmasa më të mëdha dhe të merrte karakterin e një shfaqjeje show dhe me auditor. 379 Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2006, Tiranë faqe 44. Kampionati Botëror i Futbollit 2006 nuk u transmetua nga RTSH: Transmetimi i evenimentit sportiv më të rëndësishëm të vitit 2006, Kampionatit Botëror të Futbollit Gjermani 2006, krijoi mjaft diskutime, që kishin të bënin me konkurrencën, piraterinë, interesat e publikut etj. Kampionati Botëror i Futbollit, u transmetua në Shqipëri nëpërmjet: Televizionit Top Channel o Platformës DigitAlb o Nga të gjithë operatorët kabllorë. o Nga disa televizione vendore ( në mënyrë pirate) Pyetjet që u shtruan nga publiku, por edhe nga institucionet e interesuara kanë qenë: 1. Pse këtë eveniment nuk e transmetoi Televizioni Publik Shqiptar? 2. Pse dhe si u transmetua nga operatorët kabllorë? 3. Si u transmetua nga disa operatorë në mënyrë pirate? Në KKRT-ja u paraqit në muajin tetor 2005, një kontratë nga Top Channel, e datës 18 janar 2005, lidhur dhe nënshkruar me poseduesin e të drejtave të transmetimit të kësaj veprimtarie që ishte shoqëria InfrontSport&Media AG dhe FIFA. Kontrata ishte e vlefshme për këto lloje transmetimesh: Free, Pay, Cable, Satellite, të drejta nënlicencimi brenda territorit shqiptar. Kjo kontratë u shoqërua, pas kërkesës së KKRT-së, edhe me marrëveshjen e lidhur midis Top Channel dhe DigitAlb në datën , që lejonte transmetimin me pagesë të ndeshjeve të FIFA WORLD CUP 2006 e për të cilën duhej njoftuar edhe Infront SPORT. 171

176 2006, 2008, 2010, TVSH ka blerë të drejtat e transmetimit edhe sporteve të tjera, garave çiklistike, tenis, etj., si edhe kampionateve të futbolli në vend, kampionateve të mundjes, basketbollit, volejbollit, etj. Këto programe TVSH i ka shoqëruar gjithnjë edhe më emisione informative-argëtuese në studio me të ftuar dhe xhirime. Grafik 35: TVSH, ecuria e Programeve me tematika sportive në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Hyrja në tregun mediatik të kanaleve televizive tërësisht sportive, siç ishte TeleSport, platformë sportive digjitale, ka influencuar edhe pasqyrimin në TVSH të aktiviteteve sportive, kryesisht atyre të vendit. Gjithashtu, platformat digjitale me kanalet e tyre sportive, janë konkurrentë të fortë për të marrë sidomos ndeshjet e futbollit të ligave të rëndësishme në Evropë, duke thithur edhe audiencën specifike të këtyre ndeshjeve. Në planin organizativ, ato mund të konkurrojnë drejtpërdrejtë me kompanitë e mëdha ndërkombëtare për t i blerë të drejtat e transmetimit për këto ndeshje, më lehtësisht se TVSH e cila ka disa procedura shtesë për të ndjekur. Në procedurat për kontrata të caktuara, sipas limiteve financiare dhe legjislacionit RTSH, vendimmarrja për to nuk është vetëm tek drejtuesit ekzekutivë, por i kalon organizmave siç është edhe Bordi i Administrimit 380 apo edhe Këshilli Drejtues. Kjo e zgjat në kohë procesin dhe vështirëson vendimmarrjen. TVSH ka mundësinë të marrë vetëm ndeshjet të cilat EBU ka kontrata transmetimi. Sërish, programet sportive me ekskluzivitetin e tyre nga EBU, siç janë [ ] procesi për blerjen e të drejtave të transmetimit të evenimenteve të mëdha sportive fillon shumë herët përpara datës së zhvillimit të këtyre veprimtarive. Fakti që kontrata me Top Channel është nënshkruar në datën 18 janar 2005, pra një vit e gjysëm përpara fillimit të aktivitetit është bindës dhe vërteton çka thamë më sipër. Drejtuesit e RTSH-së, duke mësuar shifrat e blerjes së këtij evenimenti dhe duke i krahasuar me mundësitë e tyre financiare, nuk e kanë vlerësuar këtë moment dhe mesa duket janë shmangur nga pjesëmarrja në garë. Nuk është kërkuar as ndihma e shtetit dhe nuk është vlerësuar roli i sponsorëve për të siguruar këtë blerje. KKRT-ja nuk ka ndërhyrë në këtë tender, por KKRT-ja mund të kishte ndërhyrë pranë RTSH-së, pranë Këshillit Drejtues të RTSH-së, por edhe pranë Qeverisë për të mundësuar sigurimin e të drejtës së transmetimit së Kupës së Botës. Theksojmë se në periudhën e nënshkrimit të kontratës së FIFA WORLD CUP - Gjermani 2006, po ky transmetues publik miratonte blerjen e të drejtës së transmetimit të Kafazit të Artë nga një television privat vendor, marrëveshje e kontestuar edhe nga KKRT-ja për një program pothuajse mediokër. 380 Ligji nr. 97/2013 Për media audiovizive në Republikën e Shqipërisë, neni 111 për detyrat e Bordit të Administrimit. 172

177 kampionatet botërore të futbollit, janë mundësi për të rritur audiencën e këtij stacioni televiziv. Nga shqyrtimi i programacionit të TVSH-së, për vendin që zënë filmi dhe dokumentari i huaj në programacion, dallohet se filmat përgjithësisht nuk janë prodhime të viteve të fundit, midis tyre ka mjaft përsëritje dhe megjithatë ato vendosen kryesisht në oraret e para të mbrëmjes. Në periudhën e marrë në shqyrtim, , përgjithësisht TVSH-së i kanë munguar, ose kanë qenë mjaft të rrallë filmat e viteve të fundit, apo filma që mund të kenë marrë çmime ndërkombëtare, të shquar për shikueshmëri të lartë sipas vlerësimeve të bëra nga industria botërore e filmit. Arsyet se përse këto filma janë në transmetim në orarin e parë të mbrëmjes, edhe pse me diferencë mjaft të madhe nga koha e prodhimit të tyre, lidhet me mundësitë financiare të kufizuara për të blerë filma. Grafik 36: TVSH, ecuria e Filmit/Dokumentarit të huaj në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Një tjetër faktor që ka konkurruar me TVSH për transmetimin e filmave, është edhe përballja e tregut televiziv me piraterinë dhe mungesën e zbatimit të të drejtave të autorit. Ndërkohë që TVSH transmetonte filma dhe programe, pasi u kishte blerë të drejtat e transmetimit, në fillesat e tyre kanalet private televizive transmetonin filma të ndryshëm të huaj në mënyrë pirate, i merrnin nga Interneti, pa i blerë të drejtat e transmetimit të tyre. Në vitin 2008, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA) ka gjobitur 17 operatorë për programe të tilla dhe në vitin 2009 ka gjobitur 23 operatore. 381 Më pas më 381 Buletini i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, parë më 15 dhjetor 2013 në buletini , faqe 29. Në vështrimin e parë të emërtesës së Sektorit të Inspektim dhe Regjistrim Certifikimit, kuptohet qartë edhe misioni i kësaj strukture të ZSHDA-së, si dhe detyrat e përgjegjësitë, të cilat burojnë nga dispozitat e ligjit 9380, datë Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të si dhe të Vendimit nr. 232, datë Për krijimin dhe funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit. 173

178 kalimin e viteve kjo pirateri ka ardhur duke u dobësuar. Në vitin 2010 ZSHDA hartoi strategjinë për mbrojtjen e të drejtave të autorit. 382 Nga analiza e programacionit të TVSH-së në vite është edhe mungesa e një plani afatgjatë të vetë institucionit për ta vendosur programacionin në strukturë bashkëkohore dhe me strategji afatgjata. Strategjia e Zhvillimit të RTSH dhe më specifikisht TVSH, përcaktonte fuqizimin e imazhit të TVSH-së nëpërmjet [...] ndryshimeve në sasinë, përmbajtjen dhe cilësinë e programeve televizive [...] 383, por mjaft nga elementë të kësaj strategjie nuk u zbatuan. Kështu në periudhën , krahas filmave të tjerë, TVSH kishte në transmetim edhe filma të tillë si: Disperatamente Xhulia - serial italian me 20 seri, prodhim i vitit 1989, transmetuar fillimisht në vitin 1991 nga TVSH dhe ritransmetuar në 2004 dhe 2008; Se un giorno busserai ala mia porta - prodhim i 1986, me 10 seri, transmetuar fillimisht në TVSH në vitit 1990 dhe ritransmetuar në 2004 dhe 2008; 1001 netë në transmetim në vitet 2008; Njerëz dhe fate Telenovelë, në transmetim në 2001, 2003, 2009 Tao-Tao Filmi vizatimor prodhim i viti 1994 dhe transmetuar edhe në vitet 2003 Të gjithë lumenjtë rrjedhin Transmetuar përpara viteve 1990, dhe ritransmetuar edhe në 2007 (e premte 23 shkurt 18:40); Pas viteve 2000 TVSH filloi të prodhonte edhe telenovela, apo filmat e saj serialë dhe kjo ishte një përpjekje e mirëvlerësuar e TVSH-së për të rritur prodhimet e kinematografisë në vend, e cila solli shikueshmëri për TVSH. Kjo shprehet edhe në interesin e mediave të tjera për këtë prodhim. Ky prodhim televiziv përkonte edhe me përmbushjen e detyrimeve që ka TVSH si transmetues publik, të shprehur edhe në deklaratën e qëllimit të tij, sipas së cilës [...] TVSH duhet të pasqyrojnë tek audienca e të gjitha moshave larminë e jetës shqiptare, duke përgatitur programe cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve. 384 Veçohen prodhimet e telefilmit me 20 seri Njerëz dhe fate me regji nga Ylli Pepo dhe skenar Ruzhdi Pulaha. Ky serial u transmetua për herë të parë në orarin e parë të mbrëmjes në dhjetor shkurt Ai u pasua nga një tjetër realizim i të njëjtit regjisor të TVSH, Ylli Pepo dhe me skenar të Bashkim Kozelit, Dhimbja e dashurisë, prodhuar në 2008, me 10 seri. Shtypi i ditës, gazetat Panorama dhe Shekulli i kanë 382 Strategjia për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale (korrik 2010) parë në 15 dhjetor 2013, në Drejtave-t%C3%AB-Pron%C3%ABsis%C3%AB-Intelektuale.pdf 383 Radio Televizioni Shqiptar, Strategjia e Zhvillimit , RTSH Tiranë, 6 gusht 2007, përgatitur me mbështetjen e EBU. 384 Ligji nr. 97/2013 Për media audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni 91, pika

179 pasqyruar të dyja këto telenovela si zhvillime pozitive të kinematografisë shqiptare, duke evidentuar se është koha për telenovela shqiptare 385. Më pas TVSH ka mbështetur financiarisht prodhime të tjera kinematografike si realizimi i regjisorit Besnik Bisha në Milenium 386, gjithashtu i vlerësuar nga shtypi në vend për realizimin e tij artistik nëpërmjet intervistave me regjisorin dhe aktorët. 387 Kjo prodhimtari është në zbatim të legjislacionit për prodhimin e pavarura në RTSH 388. Por këto prodhime artistike, kanë kërkesa dhe buxhet të lartë për realizimin dhe kjo kushtëzon prodhimin e tyre në vazhdimësi. Kjo është edhe një nga arsyet se përse prodhimet e filmave dhe telenovelave të huaja zinin një pjesë të konsiderueshme të kohës së transmetimit të TVSH-së. Dokumentarët e huaj zinin më pak vend në transmetim dhe TVSH kishte serialë të tillë si Toyota bota e egër e kafshëve transmetuar në vitin 2006; Lumenjtë e mëdhenj transmetuar në vitet Ato gradualisht u pakësuan në totalin e transmetimit duke i lënë vend telenovelave. Serialë të shkurtër janë transmetuar nga TVSH të tillë si Yll deti transmetuar në 2006, seriali turk Çlirimi me 6 seri, transmetuar në Problematika këtu sërish është mungesa e strukturës së përcaktuar me orare të vendosura për telenovelat. Ato vendosen në mënyrë rastësore, si pasoje e blerjeve që mund të bënte televizioni. Në shtator 2008 në strukturën e TVSH-së filluan transmetimin filmat seriale dhe telenovelat me fashë orare të përcaktuar si të tillë. Ditën e Hënë e Premte shtator u transmetua telenovela 1001 net në orën 19:05. Por kjo strukturë nuk u mundi të ruhet e tillë për shumë kohë pasi kishte pak telenovela të blera, dhe herë pas here kjo fashë orare ndërthurej me programe të tjera. Me pas me transmetimin e programit të Zërit të Amerikës Ditari struktura ndryshoi sërish. Telenovelat u rishfaqën në transmetim në shtator 2009 në orën 19:05 me Dashuri latine me 120 seri dhe me ritransmetime në Më pas Beqari, Marina, Roje bregdetare gjatë 2010 duke i dedikuar fashën orare 18:40-19:50, Komisar Manara 1 dhe, Komisar Manara 2 në 2012, Dëshmitari i fundit. Më poshtë janë disa nga hyrjet e reja të filmave të huaj në TVSH. 2002: Skuadra speciale (seria)i, Një situatë e vështirë, Lufta mbaroi, Ja vdekje, ja jete, 7 vjet në Tibet, apo filmat për fëmijë Tetë veta në një çati dhe dokumentari Vitet Bardo 2003: Një karrige për dy veta, Aromë Gruaja, Gladiatori, Prekja e djallit, Burra nderi, Kuajt e mrekullueshëm, Maverik, Çfarë duan gratë 385 Është koha për telenovela shqiptare, intervistë me Ylli Pepo, faqja online 2007, Pepo-Eshte-koha-per-telenovela-shqiptare.3743/ 386 Në transmetim në TVSH nga 3 mars 2014 çdo të hënë. 387 Halili, S. Vrasja e një studenteje dhe marrëdhëniet njerëzore në Milenium Shekulli, 4 mars 2014, parë në më 10 tetor Ligji nr. 97/2013 Për media audiovizive në Republikën e Shqipërisë, Neni

180 2004: Çështja Najrobi, Mësime frymëmarrjeje, Shoqërueset e nuses, Një mal me gënjeshtra, Zemra e tjetrit, Shokët, Nusja nga Danimarka 2005: Sytë jeshile plot pezëm, Agimi i zi, Kujtese dhe falje, Aventurat e pabesueshme të Marko Polos, Jehonë kujtimesh, Don Milan, Një lojë e mbrapshtë etj. 2006: Sjellje të këqija, Dado e përsosur, Fisheku i fundit, Pata e mirë, Gërshërët, Roko, Opinoku : Shërbyesja, Tre në një rrugë, Barbekju, Zemra të këmbyera, Një psikopati amerikane Në vitin EBU ndërtoi një program mbështetjeje për televizionet e vogla dhe me buxhete të kufizuara. Në sajë të këtij programi 10 nga televizionet anëtare të EBU me mundësi dhe potenciale prodhuese ofruan nëpërmjet projektit të EBU të quajtur Programe Solidariteti (Eng. Solidarity Package) mbi 700 orë programe pothuajse falas për vendet anëtare. 389 Programet në pjesën më të madhe ishin filma serialë dhe dokumentarë të një cilësie të lartë dhe me shikueshmëri mjaft të lartë. TVSH ishte një nga 13 vendet anëtare të EBU që në sajë të një negocimi afatgjatë nga ekipi drejtues përfitoi nga ky projekt. 390 Pas 2010, kryesisht edhe në sajë të ndihmës së EBU për mes programeve të ofruara orientimi i televizionit kalon tek filmat serialë më bashkëkohorë. Kështu filloi transmetimi në 2011 i Spitali i Përgjithshëm 1 dhe Spitali i Përgjithshëm 2 me përkatësisht 14 dhe 13 seri në orën 18:45. Ndërsa telenovelat e mëparshme ritransmetoheshin në oraret e paradites, 13:00 14:00. Serialë të tjerë të transmetuar nga TVSH kanë qenë Këndi i parukerisë, Njësia speciale e Vismarit, Kërkohen meshkuj, Dy fytyrat, Vite të vrullshme, etj. Fashat orare për telenovela u pakësuan në 2012 me zgjatjen e transmetimit të talk show Drejtpërdrejtë. Programet e talk show kanë ardhur në rritje në TVSH sidomos pas vitit Ato kanë zëvendësuar në disa raste fashat orare të fëmijëve dhe telenovelave. Në këtë aspekt duket sikur TVSH po reflekton strukturat programore të televizioneve private në formatet e tyre të transmetimit duke rritur prodhimin televiziv. Programi i mëngjesit në TVSH ka qenë në transmetim që para vitit 2000, me drejtueset e saj të para si Enkela Doraci, Eva Idrizllari, më pas Migena Kraja, etj. Programi ka pësuar ndryshime më shumë nga brendia e rubrikave në përbërje dhe më pak nga forma. Po ashtu drejtuesit e programit janë ndryshuar shpesh. Deri në vitin 2011, transmetimi i këtij programi ishte deri në orën 10:00, ndërsa pas shtatorit 2011, ky program u shtri në transmetim deri në orën 11: European Broadcasting Union, EBU Solidarity Program, Gjeneva, 2011, parë më 10 tetor 2014 në Diana Kalaja, zv. Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së ishte në krye të negociatave për këtë projekt.( ) 176

181 Grafik 37: TVSH, ecuria e transmetimit të Talk Show në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Një gjini televizive së cilës TVSH i ka kushtuar pak rëndësi janë edhe programet reality, si formate të blera që lidheshin më shumë më formate e reality show apo game show. Ato hynë për herë të parë në transmetim nga shtator i viti 2013 në programin 50:50 në transmetim ditën e enjte. Ky spektakël ishte një prodhim i një televizioni në Maqedoni dhe TVSH vetëm e transmetonte atë. Programi zgjati vetëm pak muaj deri në fund të vitit Një tjetër tregues i rëndësishëm për të vlerësuar ecurinë e prodhimit televiziv nga TVSH është edhe kërkimi mbi ecurinë e programeve të ritransmetuara nga TVSH, dhe duke e ndarë atë në ritransmetime totale dhe ritransmetime vetëm të programeve të veta. Grafiku tregon se ritransmetimi i programeve TV nuk zbret nën 20% të kohës së transmetimit nga ora 07:00-24:00. Ai luhatet si mesatare midis 25-30% duke arritur në kulme të veçanta edhe në 40%. Në periudha të veçanta kjo ka arritur deri në nivelin 43% përsëritje të programit sidomos në fund të vitit 2006 dhe fillimin e vitit Programet që ritransmetohen më tepër janë filmat si ata artistikë edhe vizatimorë për fëmijë, teatrot e kukullave, dokumentarët e huaj, spektaklet argëtuese, dhe pastaj prodhimet e veta. 391 Radio Televizioni Shqiptar Strategjia e Zhvillimit , RTSH, Tiranë, 6 gusht 2007, përgatitur me mbështetjen e EBU, faqe

182 Grafik 38: TVSH, ecuria e Ritransmetimeve gjatë ditës në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Kështu gjatë periudhës TVSH ka transmetuar disa herë serialet televizivë madje të transmetuara edhe para viteve 1990 të tilla si Disperatamente Xhulia me 20 seri, ritransmetuar në 2004 dhe 2008; Se une giorno busserai ala mia porta ritransmetuar në 2004 dhe 2008; Filmi vizatimor Tao Tao ritransmetuar edhe në vitet 2003 Të gjithë lumenjtë rrjedhin ritransmetuar edhe në Në ritransmetim disa herë edhe dokumentarët e huaj, për vende dhe jetën e kafshëve, spektaklet Folk Area cikël me programe muzikore nga vendet e ndryshme si gjatë Po kështu teatrot në ekran të transmetuar para viteve 90 janë ritransmetuar pothuajse të gjithë nga 2 herë. 392 TVSH ka ritransmetuar edhe ato të prodhime apo bashkëprodhime të vetat madje disa herë të tilla si telenovela Njerëz dhe fate transmetuar në 2003, 2009, dhe 2012, Dhimbja e dashurisë 2008, Në ritransmetim kanë qenë të gjitha spektaklet TV muzikore festivalet etj. Një tjetër tregues është ai i ritransmetimeve të prodhimeve të veta kundrejt ritransmetimeve në total. Siç e tregon edhe grafiku më poshtë, ritransmetimi i programeve të veta është pothuajse sa gjysma e ritransmetimeve në total. Tendenca e ndryshimit në vite të ritransmetimeve të prodhimeve të veta është e luhatshme, me rënie dhe rritje të këtij treguesi i cili tregon edhe për paqëndrueshmëri në prodhimet e vetë televizionit. 392 Disa nga teatrot e ritransmetuara Gjaku i Arbërit, Epoka para gjygjit, Kush e solli Doruntiën, Dhelpra dhe rushtë, Pallati 176, Shi në plazh, etj. Berberi i Seviljes 17/09/2008 dhe 25/02/2009, Opera për tre Grosh, Absurd shqiptar 01/02/2006 dhe 18/02/2009, Kopraci 28/02/2007, 26/09/2007 dhe 2009, Pjata prej druri 15/02/1006,

183 Grafik 39: TVSH, raporti mes ritransmetimeve totale dhe atyre të prodhimeve të veta, gjatë ditës në strukturën e programacionit javor, (%) në % I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II RTS për gjithë programet ndaj totalit RTS % vetem programet e prodhuara nga vete TV (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TVSH, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 179

184 Përgjithësisht në strukturën programore oraret 10:10 13:00 janë të përgjithësisht vetëm ritransmetime. Po kështu edhe hapësirat pas edicionit të lajmeve të orës 16:30 dhe pas orës 19:00 në raste të veçanta janë ritransmetime. Po kështu pas edicionit të fundit të lajmeve në orën 23:10 janë përgjithësisht ritransmetime. Një krahasim më të plotë e jep edhe programi i TVSH në një ditë të zakonshme, 11 nëntor JO VETEM KAFE - DIREKT LAJME JO VETEM KAFE- DIREKT LAJME DOK. ARTE. GJUETARET E GJARPRINJVE FILMI VIZATIMOR ÇPO SHPIK ANDI PJ.13 RTS FILMI VIZATIMOR KUNG FU DINO PJ. 39 RTS DOK. CUNAMI RTS LAJME FILMI VIZATIMOR CPO SHPIK ANDI PJ DREJTPERDREJT DIREKT LAJME FILMI VIZATIMOR KUNG FU DINO PJ. 25 RTS DREJTPERDREJT DIREKT LAJME ZERI AMERIKES DREJTPERDREJT DIREKT DOK. OSTSSE PJ LAJME SHIH PROGRAMIN LAJME FILM ARTISTIK DAVID KOOPERFILD PJ SHIH PROGRAMIN RTS FILM HUMORISTIK OLIO DHE STELIO DOK. CUNAMI RTS KONCERT I ORKESTRES RTSH, DIRIGJENT DOKUMENTAR ARTE. GJUETARET E GJARPRINJVE RTS 180

185 Përfundime: Nga shikimi i kujdesshëm i programacionit të TVSH-së në periudhën arrihen disa përfundime: 1. TVSH nevojitet të studiojë qartësisht grupet e synuara të audiencës dhe sjelljen e tyre televizive, për të riorganizuar më së miri programin e orarit të parë të mbrëmjes prime time dhe për të krijuar orare të ndryshme për tipe të ndryshme audience. TVSH duhet t u përgjigjet ideve të ndryshme të publikut për përparësitë e programeve televizive. Është e vështirë për TVSH të jetë e suksesshme në të shtatë ditët e javës. Fillimisht TVSH nevojitet të ndërtojë një strukturë të saktë programore dhe strategji afatgjatë për përmirësimin e saj, duke marrë vendime në lidhje me programet dhe me cilat ditë të javës, fasha orare, grupe programesh TVSH do të fillojë të përmirësojë dhe për cilat segmente të tregut; 2. Në programacionin e TVSH-së është rritur ndjeshëm koha në transmetim të programeve informative/lajmeve dhe emisioneve politike. Në vitin 2003 Lajmet dhe Emisionet politike zinin respektivisht 12.5% dhe 2.9% të kohës totale së transmetimit, pra afërsisht 15,4% së bashku. Ndërkohë, në vitin 2013 ato zinin së bashku 28.2% të kohës së transmetimit mestar ditor (përkatësisht 20.7% dhe 7.4%). Tendenca e rritjes, pothuajse dyfishimit të kohës së këtyre transmetimeve, paraqet prioritetet programore që ekipet drejtuese i vendosin këtij institucioni publik. Ai është bërë kështu më tepër një zëdhënës i politikës (cilido krah politik është në pushtet) dhe është larguar nga pasqyrimi i jetës së përditshme të qytetarit shqiptar, nga misioni i tij në shërbim të publikut. TVSH-së i nevojitet ngushtësisht të eliminojë brenda edicionit të lajmeve atë që studiuesit e quajnë mbivendosje të propagandës dhe marketingut mbi informacionin ; 3. TVSH ka ardhur drejt zvogëlimit të kohës së transmetimit të programeve për fëmijë dhe në periudha të veçanta edhe i ka hequr fare (konstatim i periudhës ). Kjo lidhet edhe me strukturën organizative dhe shkrirjen e redaksisë së fëmijëve. Nga mbi 19% të kohës së programit javor që ato zinin në vitin në periudhën ato zënë 2-4%. Këto programe janë të domosdoshme në strukturën organizative të TVSH, në përmbushje të misionit që ka të përcaktuar edhe me ligj për transmetuesin televiziv publik; 4. TVSH ka mungesa në programet investigative të cilat duhet të jenë në qendër të misionit të tij informues dhe edukues si transmetues publik. TVSH ka një program të dominuar nga bisedat në studio dhe i mungojnë programet edukuese në shërbim të publikut. Edhe pse të shkruara në strategji të ndryshme zhvillimi, të cilat shpesh janë ndërtuara me asistencën e organizmave të huaj, ato pothuajse nuk janë zbatuar; 5. Shpesh, programacioni i TVSH-së përpiqet të kopjojë fizionominë e televizioneve private në vend, duke harruar realisht misionin e tij. Përfshirja në programacion, 181

186 si rastësisht, i formateve të game show (50:50), qoftë edhe vetëm për një sezon, është një shembull i saj. Këto formate përgjithësisht nuk zënë vend në televizionet publike të vendeve të zhvilluara, modelin e të cilave pretendon të ndjekë TVSH. Vendimarrjet e programeve janë sporadike dhe i lihet shumë hapsirë subjektivizimit të drejtuesve ekzekutivë të radhës, që përzgjidhen nga politika; 6. Programet pasqyruese të jetës së të gjithë shqiptarëve në të gjithë vendin, pra forcimi i konceptit të përfshirjes së territorit në ekran, nevojiten të gjejnë më shumë vend në programin e TVSH-së. Sipas vlerësimit të treguesve, deri në vitin 2013, TVSH nuk ka arritur të shfrytëzojë avantazhin që ka pasur me katër studiot televizive në qytetet Kukës, Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër, të cilët veprojnë si ishuj të shkëputur dhe fare pak, për edicionet e lajmeve, japin informacione; 7. TVSH ka nevojë të përdorë programet unikale që e diferencojnë nga stacionet e tjera televizive për të rritur audiencën dhe marketuar programet e tjera në skalitën programore. Kështu kampionatet botërore të futbollit, festivalet ndërkombëtare të këngës, si programe unikale, duhet të transmetohen vetëm nga TVSH për të forcuar imazhin, rritur avantazhet konkurruese dhe të përdoren si mënyra promovimi të programeve të tjera; 8. Menaxhimi i TVSH, duhet të çlirohet nga ndikimet e partive politike dhe qeverive në pushtet. Kjo do të ndihmojë që programet televizive dhe kryesisht ato informative e politike, të mos jenë në favor vetëm të qeverisë dhe pozitës, por të kenë në qendër publikun dhe se si reflektohet politika mbi qytetarin shqiptar; 9. Fakti që prej qershor 2013 deri në maj 2015, një kohë afro 2 vjeçare iu desh parlamentit të ri të miratonte dhe formalizonte Këshillin Drejtues të RTSH, është tregues i vëmendjes së pakët ndaj këtij institucioni publik. Nga ana e tij Këshilli Drejtues i RTSH-së ende pas 6 muajsh nuk ka zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH. Të gjithë këta tregues, të vlerësuar nga analistët si ndjeshmëri e vogël, apo harresë ndaj TVSH nga pushteti, janë tregues të optimizmit të pakët se TVSH do të hyjë një ditë si konkurruese e denjë në tregun televiziv shqiptar; 10. TVSH-së i janë larguar vazhdimisht programet e mira që janë ideuar fillimisht aty, si edhe shumë nga punonjësit e saj, teknikë dhe gazetarë, që në periudha të ndryshme, kanë punuar dhe punojnë në televizionet private. Ky tregues shpreh idenë se është struktura organizative dhe kuadri rregullativ i cili bëhet shkas për humbjen e konkurrueshmërisë në treg të TVSH-së. Kjo reflektohet në programacion - TVSH-së i mungojnë programet e veçanta, pikante, përveç Festivalit të Këngës që është i vetmi ku TVSH mund konkurrentët e tjerë televizivë në treg. 11. RTSH ka një faqe web pothuajse inaktive. Në kalsifikimet e Alexa për faqen shqiptare online më të shikuara, ajo renditet rreth numrit 240, e lënë pas nga të gjitha mediat e tjera të shkruara dhe televizive, madje edhe nga agjencia 182

187 telegrafike shqiptare, portali zyrtar i lajmit (ndërkohë që balkanweb.com është nr. 6 dhe top-channel.tv është nr. 12 në këtë renditje). Shpesh edhe programi ditor i TVSH ndodhet në këtë faqe i papërditësuar; 12. Ndërtimi i platformave digjitale për transmetimet televizive të TVSH-së është ende i paqartë se si do të procedojë dhe sa kohë do të kërkojë. Pas afro dy vitesh që nga përfundimi i tenderit për ndërtimin e platformave digjitale të TVSH, në mars 2015 Ministria e Inovacionit Milena Harito nënshkroi kontratën me kompanisë fituese të tenderit. Në 17 qershor 2015, kur ishte edhe afati për kalimin e plotë në transmetim numerike të programeve, TVSH nuk mundi të ndërtonte hynte në transmetim digjital. Programet e TVSH, kanali i parë, mbarten në platformat ekzistuese digjitale. Por më shumë se sa teknologjik, kalimi në transmetimet digjitale për RTSH duhet të sjellë ndryshime të formateve programore. 183

188 3.2.2 TV KLAN Televizioni KLAN nisi transmetimet në tetor 1997 vetëm me disa prodhime filmike dhe me orar të shkurtër. Në vitin 1998, TV Klan e rriti programin e tij gradualisht, edhe në kohë, edhe në llojshmëri programesh, duke filluar për herë të parë transmetimin e programeve lidhur me kampionatin botëror të futbollit në periudhën qershor korrik 1998, të titulluar Francë Emisioni tjetër që tërhoqi TV Klan ishte E diela debat i gazetarit Blendi Fevziu, më pas nisën një radhë emisionesh të tjera, rinore dhe argëtuese. Në fillimet e krijimit të tij, TV Klan ishte përpjekja e një grupi gazetarësh profesionistë për ta çuar në një nivel tjetër eksperiencën që ata kishin fituar nga botimet në shtypin e shkruar, si nëpërmjet revistës Klan dhe gazetës Koha Jonë. Kjo shihet edhe nga objekti kur TV Klan është regjistruar si biznes. Botim i revistave, gazetave, libra, tregtimi i tyre, botimi i revistës Klan, import eksport mallrave dhe materialeve që i shërbejnë aktivitetit prodhues, shpërndarës dhe tregtues të botimeve të mësipërme, aktivitet në fushën e mediave elektronike, etj. 393 TV Klan u licencua si televizion kombëtar nga KKRT në mbledhjen e 14 nëntorit 2000 si televizion me mbulim kombëtar. 394 Ndër 10 televizione konkurruese për licencë kombëtare, komisioni vlerësues e renditi TV Klan të parin, me një total prej pikë të cilat përbëheshin nga: Programet 166 pikë Teknika pikë Ekonomia 34 pikë Punësimi 55 pikë Për qëllimet e këtij punimi, programacioni i TV KLAN është studiuar gjatë një periudhe rreth 12-vjeçare, Në studimin e programacionit të televizionit Klan janë marrë në studim për analogji informacione në periudha javore të ngjashme me televizionin e tjera, pjesë e këtij studimi. Duke analizuar të dhënat statistikore të transmetimeve gjatë javës maj 2002 shihet përmbajtja e programacionin e këtij televizioni në fillimet e tij. E hënë 13 maj :00 Një kafe në Klan emision i drejtpërdrejtë 08:00 Lajme 393 Ekstrakti historik i Shoqëria anonime, MEDIA 6 sh.p.k. parë në 12 prill Çela, Sefedin Media elektronike-sfidë dhe realitet në Media Shqiptare nr. 8 viti 2000 faqe Transmetimet e TV KLAN janë vrojtuar në maj dhe 13 0 tetor 2002; 9-16 mars dhe tetor; mars dhe 8-15 tetor 2004; 27 mars 8 prill dhe 31-6 nëntor 2005; mars 2006; 9 15 prill 2007; tetor 2008; mars dhe 30 nëntor 6 dhjetor 2009; 29 mars 4 prill dhe nëntor 2010; mars dhe 5 11 dhjetor 2011; 5-12 mars dhe tetor 2012; mars

189 08:30 Filma vizatimorë Klani i vogël 09:00 Muzikë nga spektaklet e TV Klan 10:00 Dokumentar televiziv 11:00 E drejta për të dashuruar telenovelë (106) 11:30 Njoftime 11:35 Fytyra e engjëllit telenovelë (58) 12:00 Rruga e lirisë nostalgjia e kinemasë (film shqiptar) 13:45 Paqësori blu telefilm (24) 14:45 Showbiz-info-kulturë (rts.) 15:30 Lajme 16:00 Njoftime 16:10 Koncert i fëmijëve në Rusi Klani i vogël 17:00 E drejta për të dashuruar telenovelë (107) 17:30 Fytyra e engjëllit telenovelë (59) 18:00 Ditari informativ VOA 18:30 Showbiz info-kulturë 19:30 Lajme 20:00 Klan sport 20:30 Llotaria Porta e fatit spektakël i drejtpërdrejtë 23:00 Lajme 23:30 Revista Javore Champions league 24:30 Paqësori blu telefilm (ritransmetim) Grafik 40: Klan TV, struktura e programacionit javor, maj 2002 (%) Lajme Prog. Mëngjesi Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Prog. Tema. Sport 4.8 Game Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë RTS (Dita) (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Nga një vështrim i të dhënave të vitit 2002, vihet re pesha e madhe specifike që zënë filmat dhe dokumentarët e huaj në transmetimin televiziv, afro 40% e të gjithë programit në transmetim. Duke e analizuar si mesatare javore, kategoria e filmave dhe dokumentarëve të huaj së bashku me ritransmetimin e programeve të veta gjatë ditës, 185

190 zinin së bashku rreth 55% të programit. Gjatë fundjavës përqindja e transmetimit të filmave dhe dokumentarëve të huaj rritet më tej. Në fundjavat e majit 2002 rreth 60% e transmetimit ishte e përbërë nga filmat dhe ritransmetimet e programeve televizive. Ky është një tregues që pasqyron mungesën e programeve në strukturën e transmetimit dhe disbalancim e gjinive të transmetimit televiziv në vitet e para ndërkohë televizioni përpiqej të krijonte programacionin e tij individual. Në vitet e para, siç tregojnë edhe përqindjet e strukturës programore, një vend të madh në transmetim zënë telenovelat, dhe kryesisht latine. Në gjininë e filmave, në programacion përfshihej edhe një rubrikë Nostalgjia e Kinemasë e cila transmetonte filmat shqiptarë prodhime të Kinostudios Shqipëria e Re të para viteve 90. Gjithashtu, tek programet e fëmijëve jepeshin kryesisht filma të huaj për fëmijë, apo spektakle të huaja. Të dy këta tregues, japin informacionin rreth dominimit të prodhimit të huaj ndaj atij të vetë televizionit në fillimet e transmetimeve të TV Klan. Duke analizuar transmetim e gjinive televizive në këto vite të fillimit, shihet se informacioni nuk është zinte peshë specifike të madhe në transmetim. Si veçori e programacionit të TV Klan, në gjinitë informative vihet re përfshirja e edicionit informativ, programit ditor Ditari të Zërit të Amerikës. Programet e Zërit të Amerikës ndër vite kanë shërbyer si forcë e jashtme ndikuese dhe si faktor ndryshimi sidomos në hapat e parë të zhvillimeve demokratike në vend në vitet 90. Siç e cilëson E. Biberaj: [...] Zëri i Amerikës shërbeu si një forcë ndikuese e jashtme dhe një faktor ndryshimi duke sfiduar me sukses monopolin e regjimit mbi lajmet dhe informacionin. 396 Pikërisht për këto motive, transmetimi i emisioneve televizive Ditari vazhdoi edhe më tej në vitet, duke u parë si një përpjekje për t i dhënë më shumë besueshmëri informacioneve që televizioni jepte, duke vazhduar me jehonën që mbizotëronte në psikologjinë sociale të popullsisë, se televizionet dhe radiot e huaja janë burimi më i saktë i informacionit. Transmetimi i programit Ditari ka qenë pjesë e strukturës programore të TV Klan në vitin Ai është ndërprerë në vitin 2003 deri në pranverën e vitit 2005 dhe ka rifilluar në sezonin e vjeshtës 2005 deri në vitin Pas vitit 2007, ky program nuk është më pjesë e transmetimit të televizionit Klan. Në vitin pranverë 2002, TV Klan kishte këto orare të programeve informative: Lajme Lajme Lajme Ditari VOA Lajme Lajme 396 Elez Biberaj. (2015). Referim në Konferencën mbi 25-vjetorin e tranzicionit në Shqipëri, Universiteti Evropian i Tiranës, marrë nga Gazeta Panorama 25 prill parë më 26 prill

191 Struktura në transmetim në këtë periudhë në TV Klan, kishte ngjashmëri me atë të Televizionit Shqiptar, edhe për faktin se ajo ishte shkolla apo eksperienca e parë televizive në vend, dhe mjaft nga stafi sidomos teknik i televizioneve private vinte nga TVSH. Si një lloj replikimi i programacionit të Televizionit Shqiptar, në transmetim, në 2002, përfshihen edhe dy rubrika Njoftime që janë formate të informacioneve/reklamave, jo dhe aq vizive, por thjesht me titra dhe të lexuara nga spikeri. Këto dy rubrika reflektojnë edhe faktin se industria lokale e prodhimit të reklamave ishte ende e pazhvilluar dhe prodhimi i tyre ishte më shumë përshtatje dhe përkthime të reklamave të huaja, të sjella për transmetim së bashku me produktet nga kompanitë që i importonin ato. Duke vazhduar analizën e transmetimeve televizive në 2002 vihet re se programet e gjinive të tjera televizive zënë pesha specifike shumë të vogla, që luhaten nga 1.8% deri në 6.3% të programit duke dëshmuar për mundësitë e pakta teknike, njerëzore dhe financiare për prodhim televiziv në fillimet e industrisë televizive në vend. Analiza e spektakleve argëtuese televizive që organizonte TV Klan në vitin 2002, tregon se ato ishin kryesisht të lidhura me lojra fati, siç ishte rasti i Lotaria Porta e fatit e cila transmetohej në një orar shumë të ndjekur që ishte mbrëmja e parë, prime time, e ditës së hënë. Ndryshimin dhe ecurinë e strukturës programore të TV Klan ndër vite e pasqyron struktura programore në vitin Grafik 41: TV KLAN, struktura e programacionit javor, tetor 2013 (%) Lajme Prog. Mengjesi 13.2 Prog.Tema Kulture Game Show Talk Show Debate Politike FILM Argetim/Spektakel/Muzike RTS.(Dita) (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 187

192 Siç shihet edhe nga krahasimi i dy grafikëve, brenda periudhës 12-vjeçare , vihet re ndryshimi sasior në larmishmërinë dhe përqindjet e transmetimit televiziv të gjinive në televizionin Klan. Ecuria e lajmeve në strukturën programore të TV Klan ka pasur luhatje në fillim, dhe është qartësuar pas vitit Grafik 42: TV KLAN, ecuria e Lajmeve në strukturën e programacionit (si mesatare javore), (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në periudhat e fushatave zgjedhore nuk vërehet ndryshim i madh në strukturën e edicioneve të lajmeve në totalin e programeve. Informacioni ka pasur luhatjen në strukturën e transmetimit deri në vitin 2006 me një tendencë rritëse dhe më pas ka fituar njëtrajtshmëri në raportet e tij me kohën që ai zë në transmetim duke arritur në 12-13% të kohës totale të transmetimit. Gjatë fushatave elektorale, vihet re shtimi i programeve të tjera informative, më shumë në formatin e debateve politike. Grafik 43: TV KLAN, ecuria e Programe me tematike politike dhe parlament në strukturën e programacionit (si mesatare e hënë-e premte), (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 188

193 Edhe programet me tematikë politike, në harkun kohor 12-vjeçar, vihet re se kanë pësuar rritje pothuajse duke u katërfishuar totalin e kohës së transmetimit të tyre. Në studimin e kësaj dukurie është konsideruar se programet politike transmetohen vetëm në ditët e javës (e hënë-e premte) dhe nga një përllogaritja si mesatare për këto ditë, programet politike janë rritur nga 2.5% që ishin në vitin 2002, në 9.9% që ishin në vitin Tendenca rritëse është vënë re më shumë në vitin , kohë e cila përkon me fushatat elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal dhe ato parlamentare. Pas këtyre viteve programet politike dhe debatet kanë krijuar formate të tilla pa shumë ndryshime. Emisioni politik kryesor që transmetohet në televizionin Klan është Opinion i gazetarit Blendi Fevziu. Ky emision filloi në 31 gusht 1997 në TVSH, i titulluar "E diela debat", si emision i përjavshëm i debatit politik. Ai transmetohej drejtpërdrejtë, ditën e diel, në ora 20:30. Në tetor 1998, me fillimin e transmetimeve të para të TV Klan, emisioni kaloi nga TVSH në TV Klan. Gazetari B. Fevziu e vlerëson kështu fillimin e këtij programi: Në TVSH kam shkuar pa një program, pa një projekt, me shumë shkova për të përgëzuar një njeri që ishte bërë drejtor i televizionit, [...] ishte një dite konfuzioni siç ndodhte në verën e 97 kur kishte ikur një qeveri dhe kishte ardhur një tjetër dhe secila palë akuzonte tjetrën për përgjegjësi në ngjarje. Dhe meqë kjo ishte një gjë që atëherë ndodhte rrallë (jo si tani) unë i propozova atij që t i vinte të dy palët përballë, kryesisht për rendin publik dhe i thashë pse nuk merr ministrin dhe një përfaqësues të opozitës. Ai me propozoi ta bëja unë dhe nga takimi që kishim të martën apo të mërkurën e lamë për të dielën. Ai me solli edhe një ndihmës që dinte disa gjëra siç ishin sigla, skenografia, teknikalitetet e televizionit që unë nuk i njihja. 397 Ndërsa kalimin nga TVSH në televizionin Klan, B. Fevziu ia atribuon me shumë [...] tentativës së TVSH-së për një lloj censure e cila nuk të linte hapësirë. Në vitin 1999 emisioni ndryshoi ditën e transmetimit, në ditën e enjte, ora Ndërsa që prej vitit 2001, emisioni ndryshoi emërtim dhe u quajt Opinion. Prej vitit 2008 Opinion është në transmetim 4 herë në javë. Në ditët nga e hëna deri të mërkurën, ai jepet në 22:30, ajo që quhet orari i dytë i mbrëmjes dhe tematikat e debatit janë të ndryshme, duke tentuar për më tepër qasje sociale, historike, etj. Ditën e enjte, është programi kryesor i mbrëmjes, në ora 21:00 dhe vjen me temën më kryesore të javës, kryesisht politike, por edhe të natyrave të tjera. Këtë shtim të programeve dhe përzgjedhjen e tematikave B. Fevziu e cilëson kështu: Ngjarjet filluan të mos përballoheshin dot vetëm nga skedula e emisionit një herë në javë. Nëse ngjarja ndodhte të premten, do të duhej ta trajtoja të enjten tjetër. Kështu emisioni dilte jashtë kohe. 397 Intervistë me Blendi Fevziu, producent dhe drejtues i emisionit Opinion 26 dhjetor

194 Emisioni strikt politik rrinte ngushtë me ngjarjen e ditës. Duhej pasur më shumë tema, kështu që emisioni sot është më shumë emision i aktualitetit se sa emision politik. [...] Audienca vlen për të kuptuar se cilat tema kanë më shumë ndjekje, cilët personazhe kanë më shumë ndjekje, të vlen për të kuptuar se edhe brenda emisionit, cila vlen. 398 Emisioni është shquar për aftësinë të sjellë në ekran figura të spikatura të politikës dhe jetës sociale në vend, madje në raste të veçanta edhe kundërshtarë politikë të cilët kanë ballafaquar ide të kundërta për të njëjtën çështje, ballafaqime që kanë preferuar t i bëjnë kështu publike. Krahas debateve, emisioni shpesh edhe në formatin e intervistave me personalitet të njohura të vendit si bashkëshortja e ish Mbretit Zog, Mbretëresha Geraldinë, personazhe që ngjallnin kureshtje dhe shtonin audiencën e televizionit. Të tjerë personazhe të njohur në historinë e tranzicionit shqiptar të intervistuar mund të përmendim, Alfred Moisiu, Dritëro Agolli, Edi Rama, Fatos Nano, Hashim Thaçi, Ismail Kadare, Ilir Meta, Jusuf Vrioni, Liri Belishova, Ramiz Alia, Sali Berisha, etj. (Renditja është sipas emrit jo kronologjike). Emisioni ka pasur gjithnjë përballje më programe të ngjashme të televizioneve të tjera, të cilat kanë nisur më vonë transmetimin duke u përballuar me tema dhe të ftuar në studio dhe duke fragmentarizuar kështu edhe audiencën e medias. Në të njëjtin orar janë transmetuar Shqip i Rudina Xhungës dhe më pas Top Story i Sokol Ballës në Top Channel, Bugajski hour emision i përmuajshëm me analistin e politikës ndërkombëtare Janus Bugajski në Albanian Screen, spektaklet Dancing with the stars në Vizion Plus, Duel në TVSH, etj. Një tjetër program që trajtoi tematika politike ishte emisioni Zonë e ndaluar i gazetarit Andi Bushati, i cili nisi të transmetohej në vitin 2006 në televizioni Klan. Formati i programit është më shumë ai i një dokumentari me xhirime të ndryshme, mjaft prej tyre të patransmetuara më parë, me fakte historike dhe me intervista shpjeguese të personazheve të kohës duke bërë dhe analiza për fenomenet e trajtuara nga pikëvështrime të ndryshme. Do të ketë reportazhe, në shumë zona dhe vende të Shqipërisë, do të ketë patjetër tema historike, do të ketë edhe ndonjë investigim nga aktualiteti. Pra, sipas javës, sipas muajit, sipas ngjarjeve të aktualitetit, ne do të shkojmë gjithmonë në sfond të asaj që bëmë, me qëllim për t u përpjekur dhe për të sqaruar sa më mirë, sa më drejtë, atë për të cilën njerëzit flasin ose kanë shqetësim, qoftë të së tashmes, qoftë edhe shqetësim të së shkuarës. 399 Programi Zonë e ndaluar ka pasur disa kulme profesionale në trajtimin e temave të mprehta politike, sociale dhe ekonomike. Trajtimi dhe pikëpamjet editoriale të shprehura në emision, në disa raste kanë qenë në kundërshtim me politikën redaksionale të TV 398 Intervistë me Blendi Fevziu, producent dhe drejtues i emisionit Opinion 26 dhjetor Bushati Andi, "Zonë e ndaluar" rivjen për të zbuluar të tjera të fshehta, Koha Jonë, 8 shtator Gjithashtu edhe në 190

195 Klan, duke shkaktuar edhe acarime të raporteve midis gazetarit autor dhe pronarëve. Në 8 qershor 2009, pak përpara zgjedhjeve parlamentare, pas promovimit se Zonë e ndaluar do të transmetonte një cikël dokumentarësh me profile të paautorizuara të drejtuesve të politikës, Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës, emisioni u pezullua nga televizioni Klan. 400 Gazetari Andi Bushati dha dorëheqjen dhe bashkë me të u zhvendos edhe programi. Kjo lëvizje shprehte prioritetet e ndryshme editoriale midis gazetarit dhe televizionit. Ajo ishte gjithashtu edhe një nga treguesit e transferimit të të drejtave të autorit dhe i emisioneve së bashku me autorët e tij. Më pas emisioni Zonë e ndaluar kaloi në transmetim në televizionin Vizion Plus. Përgjithësisht emisionet e TV Klan, pjesën më të madhe të tyre e kanë të realizuar në studio dhe përveç kronikave televizive në edicionet e lajmeve, mungojnë xhirimet jashtë studios. Xhirimet në minutazhe të shkurtra janë të përfshira në programe të tjera si ilustruese. 401 Megjithatë përqindja e xhirimeve në terren dhe programeve të realizuara tërësisht bazuar në to, mbetet ende mjaft e ulët, ajo ishte më pak se 1% e kohës mesatare javore të transmetimit në periudhën dhe më pas shkon drejt zeros. Televizioni Klan, nuk ka formate të gazetarisë investigative në programacionin e tij. Realizimet televizive të përballjeve me dokumentacione dhe intervista të ndryshme, janë bërë brenda edicionit të lajmeve, në kronika, ose në debatet e mbrëmjes Opinion. Por formatet e një programi të mirëfilltë të gazetarisë investigative mungojnë. Në fillesat e hartimit të strukturës programore të TV Klan, vihet re edhe përpjekja për emisione të përbashkëta me ato radiofonike. I tillë ishte edhe Arena një emision radiofonik i cili përdorte studion radiofonike të Radio Energji. Emisioni u transmetua në sezonet e viteve dhe pastaj u ndërpre. Këto shënojnë edhe fillesat e prodhimit dhe marketingut të ndërthurur të emisioneve radio dhe televizive. Kjo praktikë ka vazhduar më pas edhe me cikle apo emisione të veçanta, ku më gjatë në transmetim radio dhe televiziv është programi i mëngjesit Aldo morning show. Në gjininë e programeve që trajtonin tema sociale, një përpjekje filloi me transmetimin e programit Njerëz të humbur i cili nisi transmetimin në vitin 2008 dhe jepej çdo të premte drejtpërdrejt në orën 20:30-22:30. Ky ishte një format për kërkimin e personave që kishin humbur lidhjet me familjet e tyre, i lidhjes së qytetarëve me studion televizive dhe një stafi i cili punonte për të marrë telefonatat dhe informacionet që vinin në studio, duke i shërbyer kërkimit dhe vendosjes së kontakteve për personat që kishin humbur. Programi ishte transmetuar më parë në televizionin tjetër privat (Vizion Plus). Formati i programit në Shqipëri nga autorja Aida Shtino është adaptuar nga televizionet greke, ndërkohë që formate të ngjashme me të janë realizuar nga radio dhe televizione të ndryshme në të kudo në botë. Si tematikë sociale, ai ishte kryesisht një mundësi për qytetarët të prezantonin shqetësimet e tyre lidhur me familjarët e humbur, të larguar kryesisht për arsye emigracioni dhe për të cilët prej kohësh nuk kishin kontakte as edhe Këto janë kryesisht në formatin e Vox-pop, një pyetje që i shtrohet qytetarëve të rastësishëm në rrugë, për një tematikë të veçantë. 191

196 informacion. Transmetimi i programit Njerëz të humbur vazhdoi deri në pranverën e vitin 2011, për t u transferuar më pas në një tjetër televizion. Ndonëse një emision që përpiqet të sjellë informacione të dobishme për publikun, në raste të veçanta, programi Njerëz të humbur ka nxitur diskutime kundërshtuese, për rolin e gazetarit, verifikimin e burimeve të informacionit, balancës midis privacisë dhe show për të tërhequr sa më tepër publik, si edhe cënimit të jetës private të njerëzve. 402 Ndër prodhimet e tjera të vetat, TV Klan ka transmetuar programin Kopertina VIP në formatin e një reviste televizive kulturore, me informacione kryesisht nga mediat e huaja, për modën, programet kulturore, filmat, muzikën, etj. Emisioni u transmetua në periudhën , por nuk ka pasur ditë të përcaktuara qartë dhe nga njëri sezon në tjetrin ka lëvizur nga ora 20:10 ditën e premte në vitin 2002; ora 18:30 ditën e shtunë, në vitin 2003; të hënën ora 23:30 në mars 2006; e shtunë ora 18:45 në 2004; e shtunë ora 20:30 në 2005; të hënën ora 23:30, në mars 2006, të dielën, ora 17:50, prill Më pas ky emisioni kaloi në një tjetër televizion së bashku me drejtuesen e tij, me tjetër titull, por përmbajtja e rubrikave mbeti e njëjtë. 403 Në strukturën e programacionit, televizioni Klan, ka pasur edhe programe që janë transmetuar vetëm në një sezon televiziv. Të tilla veçohen disa cikle të shkurtra si Grua transmetuar në 2006, me tematikë kryesisht problematikat social-ekonomike të femrës në Shqipëri si edhe programi Drejtësia në televizion po në vitin 2006, i cili trajtonte aspekte dhe informacione që lidheshin me sistemin e drejtësisë, mënyrat e procedim në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, etj. Këto formate më së shumti lidheshin më projekte ndërgjegjësimi të organizatave të shoqërisë civile për problematika të veçanta. Ndërthurja e veprimtarisë së shoqërisë civile me programin e televizioneve private nëpërmjet programeve informuese-edukative për publikun është një tendencë që është vërejtur edhe në vende të tjera të rajonit. Programet sportive kanë qenë gjithnjë të pranishme në Klan TV. Por pesha e tyre në transmetimin televiziv ka ndryshua në periudha të ndryshme kohore, për shkak të pasqyrimit të ngjarjeve sportive. Ajo është ndikuar edhe nga dalja në treg e platformave digjitale të cilat ju kushtuan vetëm transmetimeve sportive. Prodhimi i vet, i parë i televizionit Klan, ka qenë pikërisht një emision sportiv i transmetuar në 1998 për kampionatin botërore të futbollit, Francë Premte, 06 Qershor 2014 Këngëtarja e mirënjohur, Mimoza Selimi, denoncon Aida Shtinon dhe emisionin e saj Njerëz të Humbur për abuzim dhe shkaktim shqetësimi tek ajo dhe të afërm e të njohur të saj. Emisioni ka ndërprerë transmetimin e TV Klan në 2011 dhe ka rifilluar në sezonin e vjeshtës 2011 në TVSH. 403 Chick plus program nga Fiodora Fiora në Vizion Plus, në transmetim deri në

197 Grafik 44: TV Klan, ecuria Programeve me tematika sportive në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në vitet në vazhdim TV Klan ka transmetuar gjithnjë programe sportive nën tituj dhe emërtime të ndryshme, në vitin 2002, një revistë televizive rreth Ligës së kampionëve (Eng. Champions League) ora 20.00; Klan Sport, të hënën, më pas në 23:10 të shtunën Klan futboll, të shtunën SPRINT Klan futboll, , si edhe më pas transmetime të përbashkëta me paketën SuperSport për transmetime të Kupës së UEFA-s. Një tjetër gjini televizive së cilës TV Klan i ka kushtuar rëndësi janë edhe programet prodhuara vetë dhe formatet e ndryshme origjinale që ai ka realizuar të muzikës, spektaklit dhe argëtimit. Në fillim në vitin 2002, televizioni Klan bënte një ndërthurje të programeve spektakle me lojra fati dhe lotari që filluan të zinin një vend të rëndësishëm në programacion dhe ishin burim për thithjen e audiencës në këto vite. Kështu, në vitin 2002, të dielave në orën 19:00 pikërisht përpara edicionit qendror të lajmeve ishte në transmetim lotaria 6 nga 42 dhe çdo të hënë në orarin prime-time ishte spektakli i drejtpërdrejte Porta e fatit që kishte të ndërthurur spektaklin dhe lotarinë. Formate të tilla show, spektakël të kombinuar edhe me fitimin e dhuratave apo shumave të parave kanë vazhduar përgjatë gjithë spektakleve të TV Klan. Kështu mund të veçojmë fillimin e transmetimit të Kutia e fundit në ditët e javës, e hënë e premte, që filloi transmetimin në vitin 2004 si një format i blerë dhe vazhdoi transmetimit deri në vitin Po në janar të vitit 2011, TV Klan fillon një tjetër program lojë, me fitim të parave, sërish format i blerë i titulluar Kush do të bëhet milioner i cili vazhdoi deri në 2012, edhe më pas edhe në formatin Kush do të bëhet milioner - Junior. Edhe ky ishte një format televiziv i blerë dhe u realizua në bashkëpunim me një tjetër shpërndarës prodhimesh mediatike, kompaninë Grand media e cila kishte marrë licencën e 193

198 transmetimit për në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. 404 Në 2013 ky program u transferuar në një tjetër televizion. Grafik 45: TV Klan, ecuria e Game show në strukturën e programit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Një karakteristikë dalluese e transmetimeve televizive të televizionit Klan janë prodhimet e veta dhe spektaklet origjinale. Më poshtë është një renditje sipas afateve kohore të transmetimit të tyre të disa prej këtyre spektakleve kryesore që më pas u shndërruan edhe në programe me disa cikle televizivë 405 : Netët e Klipit Shqiptar 2003, e diel, 21:00 (sezonal) Maratona e këngës popullore 2003, e hënë, 21:00 (sezonal) Këngët e shekullit , e hënë, 21:00 (sezonal) Gjeniu i vogël , e hënë 8 mars 2004 ora 20:00 (sezonal) Tek Blloku , program rinor (e hënë-e premte)13:30-15:30 (vjetor) Taksi e rezervuar , edicioni i parë 31 tetor 2004, e shtunë 21:00 (vjetor) Kombinat Show 2004 (vjetor) Blue , e diel ora 23:00 (vjetor) Star Akademi pranverë (sezonal) Më shumë dashuri 2009 pranverë, e shtunë ora 21:00-22:30 (vjetor) *E diela shqiptare , e diel ora 13:30-19:30 (vjetor) 406 Histori me zhurmues , e diel ora 21:00 (vjetor) 404 Programi filloi nga transmetimi në 17 janar dhe parë më 15 janar Programet të shënuara me * përpara titullit janë në vazhdim edhe në vitin 2014, edhe gjatë kohës që shkruhej ky punim. 406 Programet e shënuara me * janë në vazhdim edhe gjatë kohës së shkrimit të këtij punimi. 194

199 *Zonë e lirë *X-Faktor Albania Musical Muziklan dhe vjeshte e premte ora 21:00-24:00 (vjetor) , e diel 21:00 (sezonal) 2013 e diel 21:00 (sezonal) Spektaklet e mësipërme përbëjnë thelbin e strukturës programore të TV Klan, duke krijuar fizionominë e veçantë të tij. Disa prej këtyre spektakleve janë dhënë vetëm gjatë një cikli, në sezon vjeshtë, dimër apo pranverë. Kështu shumë nga spektaklet kanë shfaqje që do të thotë se zgjasin një periudhë 3-4 muaj dhe më pas i lënë vendit spektaklit tjetër. Të tilla janë Maratona e Këngës Popullore, dhe pas përfundimit të saj zëvendësohet me 100 vjet muzikë, 100 këngët e shekullit, Këngët e shekullit (të huaja), Musical Muziklan, etj. Grafik 46: TV Klan, ecuria e Argëtim/Spektakël/Muzikë në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Përqindja që spektaklet zënë në tërësinë e programacionit në TV Klan ka ardhur gjithnjë në rritje, nga viti në vit, krahas edhe forcimit të televizionit si nga pikëpamja e kapaciteteve teknike, ashtu edhe të potencialit njerëzor për realizimin e tyre. Në vitet ajo lëvizte nga 1.3-4%, në vitet ajo është rritur në rreth 13-19% sipas sezoneve të ndryshme televizive. Një element mjaft i rëndësishëm i strukturës programore janë edhe filmat dhe dokumentarët e huaj. Në vitet transmetimi i filmave dhe dokumentarëve të huaj arrinte deri në 53% të kohës mesatare javore të transmetimit. Kjo shifër ishte më e madhe gjatë fundjavave. Në vitin 2013 kjo shifër është pothuajse përgjysmuar, duke arritur deri në rreth 25% të kohës totale të transmetimit televiziv mesatar javor. Kjo fashë orare e transmetimit të filmave dhe përgjithësisht programeve të darkës ishte edhe koha televizive më e shtrenjtë për shitjen e reklamave televizive, sipas edhe raportit të KKRT 195

200 në prill-maj 2005 në përllogaritjen e reklamave, me 15,000 lekë për një spot 30 sekonda. 407 Grafik 47: TV Klan, ecuria e Filmit/Dokumentarit të huaj në strukturën e programacionit javor, ( %) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Filmat transmetoheshin në oraret e ndjekura më shumë, pas edicionit kryesor të lajmeve të darkës dhe mjaft prej tyre nuk ishin prodhime të viteve të fundit, por filma të vlerësuar e disa herë të parë në transmetimet e vjetra të kanaleve televizive italiane apo televizionit shqiptar, përpara viteve 90. Kjo ishte karakteristikë kryesisht e transmetimeve të viteve të para në TV Klan, kur edhe mundësitë teknike dhe financiare kishin limite të ngushta. Të tillë filma mund të përmendim serialet Beautiful, Oktapodi, Skllavja Izaura. Filma të tillë përpiqeshin të risillnin në kujtesën e audiencës ato që dikur kishin qenë filma mjaft të ndjekur dhe disa prej tyre shiheshin fshehurazi nga sinjalet e stacioneve të huaja televizive në Shqipëri. Nga shqyrtimi i programacionit të Klan TV vihet re fillimi i transmetimit të telenovelave, fillimisht sezonale dhe më pas me vazhdimësi në vite. Ndër ato që kanë vazhduar transmetimin për disa vite rradhë janë: E drejta për të dashuruar ; Fytyra e Ëngjëllit ; Paqësori Blu, etj. Oraret e transmetimit ishin paradite 11:00-12:30 si edhe gjatë pasdites në orarin 17:00-19:30. Kjo fashë orare kishte vetëm një edicion informativ dhe i dedikohej telenovelave. Me kalimin e viteve orientimi i televizionit kalon tek filmat serialë më bashkëkohorë, edhe prodhime të Holliwood si Jeta sipas Xhimit, Doktor House, Anatomia e Greit, Seksi dhe qyteti, Ligj dhe rend, etj. Dokumentarët zinin më pak vend në transmetim, por sërish ishin serialë kryesisht me tematika historike, gjeografike, apo për kafshët. Disa nga titujt e spikatur janë: Unë dhe Musolini, Britania, Bota e jetës së egër. 407 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Përllogaritja e të ardhurave nga monitorimi i reklamave, TV Klan, periudha e monitorimit 18 prill 15 maj

201 Në strukturën e programacionit të televizionit Klan veçohen edhe programet për fëmijë të cilët edhe në këtë rast ishin filma vizatimorë të huaj në pjesën më të madhe të tyre ose koncerte fëmijësh të marra nga stacionet e huaja. Disa nga filmat vizatimore ishin, Kity Camarroke dhe Pimpa në vitin 2003, Pushimet më të bukura, Aventurat e Markos dhe Xhinës, në vitin 2004, Aventurat e tentonit në vitin 2005, etj. Oraret e transmetimit të tyre ishin kryesisht në orën 9:00-9:30 në mëngjes dhe 16:20-17:30 pasdite. Pas vitit 2004, me fillimin e transmetimit të programit Gjeniu i vogël një talent show muzikor për fëmijë, edhe minutazhi i filmave për fëmijë erdhi në rënie, drejt zeros. Programi Gjeniu i vogël ishte një konkurs muzike me fëmijë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia që promovonte talentin tek fëmijët, por ishte më tepër në formatin e spektaklit dhe garës konkurruese. Programacioni i mëngjesit i TV Klan ka ndryshuar formatin e emisione ndër vite. Në sezonin e pranverës 2002, Një kafe në Klan. Më pas në 2003, nuk kishte një emision të mirëfilltë mëngjesi, por një përmbledhje info si copëza të ndryshme informacioni. Emisioni fillon sërish në 2004 me titull Ora e parë për të vazhduar më tej me një program të plotë mëngjesi nga ora 7:00 9:00. Programi i plotë dhe i strukturuar i mëngjesit filloi në vitin 2008 me Aldo morning show 408, një format që u shkëput së bashku me autorin e tij nga një tjetër televizion privat. Në sezonin e vjeshtës së vitit 2010, programi Aldo morning show u zgjat në kohë transmetimi, duke zënë tre orë, 7:00-10:00. Programi, ndonëse është informativ, ka informacione të një natyre më të lehtë e popullore, me telefonata të përfshira në studio si edhe lidhjet e drejtpërdrejta me disa qytete (Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Durrësi). Nëpërmjet reporterëve nga terreni jepen informacione të cilët nuk janë lajme të formateve zyrtare, por japin lajme urbane, shumë lokale, të cilat mund të mos i plotësojnë të gjitha kriteret specifike të kategorisë së lajmit të mirëfilltë, siç janë formatet e lajmit në edicionet informative, por shpesh janë të ndërthurura me humor dhe në to janë të përfshira grimca dite të jetës së popullsisë. Emisioni përfshin edhe ndërveprimin dhe format e komunikimit me shikuesit nëpërmjet sms, video nëpërmjet programit Skype, etj. Që nga 5 prill 2010, TV Klan, transmeton pasdite një talk show Takimi i pasdites nën drejtimin e Rudina Magjistarit. Ky është një program argëtues dhe informativ në studio me tematika të ndryshme të jetës familjare shqiptare. Fokusi kryesore i programit është familja, por me shumë i kushtohet femrave. 409 Rubrikat kryesore dhe temat e trajtuara janë ato të problematikave sociale, marrëdhënieve njerëzore, në familje, në çift, problemet e shëndetit, ushqimit, moda, kronikat rozë, librat, gatimi, etj. Të gjitha janë të integruara në një format argëtues dhe të lehtë për t u ndjekur. Programi është i 408 Faqja online e Televizionit Klan, parë më 20 tetor Po aty. 197

202 drejtpërdrejtë, në pesë ditë të javës, me publik në studio, por ndërveprimi me publikun është realizuar vetëm në pak nga programet e tij. Grafik 48: TV Klan, ecuria e Talk show në strukturën e programit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në strukturën e tij të programacionit TV Klan, ka të përfshirë edhe ritransmetimet e programeve. 410 Nga analiza e tendencës për TV Klan vihet re një rritje e ritransmetimeve gjatë ditës, kjo edhe për faktin e rritjes së prodhimeve të vetë televizionit. I bashkëlidhur me këtë tregues është edhe shpeshtësia e tyre, e cila për TV Klan është vetëm një ritransmetim gjatë ditës. Grafik 49: TV Klan, ecuria Ritransmetimit (RTS Dita) në strukturën e programacionit javor, (%) I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TV Klan, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 410 Për qëllimin e këtij studimi programacioni është studiuar vetëm nga ora 07:00 deri 12:00. Përgjithësisht, të gjitha televizionet jashtë këtij orari, në kohën e natës japin ritransmetime. Në klasifikimin e studimit përfshihen ato programe nga prodhimet e veta që ritransmetohen, dhe jo ritransmetimet e filmave apo dokumentareve të huaj. 198

203 Në vitin 2004 ritransmetimet e programeve të veta, si mesatare javore, ishin ishte 8-10%, ndërsa në vitin 2013 këto ritransmetime arrinin në 12-15%. Fakti i rritjes së ritransmetimeve, e shoqëruar nga fakti që ka vetëm një ritransmetim të tyre gjatë ditëve të javës, nuk është një tregues negativ, por lidhet me rritjen e prodhimeve të vetë televizionit Klan. Këto prodhime janë më shumë spektaklet dhe programet e natyrës politike, kryesisht të transmetuara në oraret e para të mbrëmjes, të tilla si Opinion, X- Faktor, Gjeniu i vogël, 100 këngët e shekullit, etj. Përfundime Duke analizuar grafikët dhe raportet sasiore për treguesit e programeve televizive sipas gjinive televizive në TV Klan, përgjatë periudhës , dallojmë disa karakteristika programore të cilat formojnë fizionominë programore të tij: 1. TV Klan në fillesat e programit të tij i kushtoi më tepër vëmendje lajmeve, pjesës informative të programeve me natyrë politike. Ai përfshiu në strukturën e tij programore një prej emisioneve më të ndjekur të kohës dhe jetëgjatë në debatet politike Opinion. Lajmet dhe programet politike ishin prodhimi kryesor i televizionit në vitet e para pas licensimin. Programet e natyrës politike vazhdojnë të jenë në shifra të konsiderueshme në programacion dhe të jenë një ndër fizionomitë kryesore konkurruese të këtij televizioni edhe në vitin 2015; 2. TV Klan për një kohë të gjatë nuk ka adaptuar programe të patentave të blera, me pak përjashtime në gjininë e game show. Në vitet e fundit ka përfshirë një format muzikor X Faktor dhe Dance with me ; 3. Programacioni i TV Klan nuk përfshin emisione të natyrës të gazetarisë investigative. Mungesa e programeve të tilla është një tregues i munguar që ndikon në zvogëlim të aftësisë konkurruese ndaj televizioneve të tjera; 4. Përfshirja e programeve për fëmijë në programacion ka qenë mjaft e vogël në fillesa e transmetimit, e limituar kryesisht në filma, prodhime të huaja. Më pas ka munguar fare dhe është zëvendësuar me një spektakël talentesh për këngën. Por sërish televizionit i mungojnë programet e natyrës edukative për fëmijë, reportazhet nga jeta e problematika e fëmijëve dhe të rinjve; 5. Përveç edicioneve të lajmeve, me kronikat që sjellin dhe lidhjeve të drejtpërdrejta me reporterët e studiove në terren, programacionit të TV Klan i mungon teritorialiteti i të gjithë vendit dhe pasqyrimi i gjerë i qytetarit të zakonshëm me problematikat e tij të përditshme në të gjithë vendin. Edhe lidhjet e drejtpërdrejta të emisionit të mëngjesit me disa reporterë të terrenit në pak qytete kryesore të vendit, nuk e plotësojnë pasqyrën e Shqipërisë rurale. Kjo lidhet edhe me përqindjen e ulët që kanë programet e realizuara tërësisht me xhirime në totalin e 199

204 transmetimeve televizive dhe natyrisht edhe kostot e realizimit të programeve të tilla; 6. Një tjetër avantazh konkurrues i këtij televizioni janë spektaklet e prodhuara në TV Klan, shpesh me gjetje origjinale, të cilat i kanë dhënë një tjetër tipar profilit të TV Klan. Shfrytëzimi i materialeve arkivore dhe risjellja e traditave artistike në veshje të re televizive, i ka bërë këto spektakle të ndjekura nga publiku. 7. Në kontrast me spektaklet, filmi artistik nuk ka qenë nga pikat e forta dhe konkurruese të TV Klan. Ky element mbeti i tillë deri në momentin e blerjes së telenovelave të viteve të fundit, kryesisht prodhime turke. Por gjithsesi ato kanë një audiencë të kufizuar; 8. Televizioni ka një faqe web që është më shumë mbështetëse e ekranit të madh klasik, sesa një faqe ndërvepruese për audiencën. Emisione të veçanta të TV Klan kanë hapësirat e tyre në Facebook dhe Twiter duke krijuar një ndërveprim me publikun dhe që përdoret edhe si mënyrë matjeje e audiencës. Televizioni promovon edhe një format aplikimi që mund të download në aparatet celular për të marrë lajmin, por nuk ka evidenca në se kjo ka tërhequr më shumë audiencë; 9. Televizioni ka krijuar një grup të mirë gazetarësh, moderatorësh dhe teknikësh me moshë relativisht të re, të aftë për të përballuar sfida të programimit dhe zhvillimeve teknologjike. 10. Në prag të kalimit në transmetime digjitale, duket se modeli i biznesit i mbështetur në reklama do të jetë mbizotërues si formë financimi për TV Klan dhe nuk ka shenja të ndikimit në këtë model. Televizioni Klan është në proces aplikimi për të marrë licencë për platformë multiplekse digjitale, dhe është ftuar nga AMA në bazë të rregullores së Beauty Contest Siç është shpjeguar edhe në kapitujt e mëparshëm, procesi i licencimit nuk përfundoi deri në tetor

205 3.2.3 TV Top Channel Televizioni Top Channel filloi nga transmetimi zyrtarisht në shtator të vitit 2002, duke u rritur dhe zgjeruar programin e tij gradualisht. Si data e parë e transmetimit shënohet një edicionit i lajmeve në datën 20 dhjetor Sikurse shprehet Vjollca Dako, bashkëpronare dhe drejtore e fondacionit Dritan Hoxha, Objektivi i Top Channel është të prodhojë dhe transmetojë vlera për publikun, të fuqizojë ndjenjën e qytetarisë, të stimulojë zhvillimet në art dhe kulturë dhe ta lidhë Shqipërinë me botën. 412 Për qëllimet e këtij punimi, programacioni i Top Channel është studiuar gjatë një periudhë kohore dhjetë vjeçare, Duke analizuar të dhënat statistikore të transmetimeve, gjatë një jave të muajit tetor 2004, shihet edhe çfarë e përbënte programacionin e këtij televizioni në fillimet e tij. E PREMTE Info Good Morning Albania Programi i ditës 09: Lajme (20 minuta) Moti Horoskopi Top Show RTR. Aksidentet Telenovelë RTR. E shëmtuara Beti pj Pas Çak Na ishte një herë Amerika Programi i ditës Lajme (20 minuta) Moti Telenovelë RTR. Kloni pj Ritransmetimi Shqip Vetëm për të qeshur Programi i ditës Lajme (30 minuta) Moti Top Select (direkt) 412 Dako,V Top Channel, televizioni që solli ndryshimin në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Koordinator i botimit AK. Prof. Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012), Transmetimet e Top Channel janë vrojtuar në datat: 8-15 tetor 2004; 28 mars 8 prill dhe 31tetor-6 nëntor 2005; mars dhe 30 tetor 6 nëntor 2006; mars dhe tetor 2007; mars dhe nëntor 2008; mars dhe nëntor 2009; 29 mars 4 prill dhe nëntor 2010; mars dhe tetor 2011; 5-12 mars dhe tetor 2012; mars dhe tetor Përzgjedhja e datës është rastësore për të treguar më shumë strukturën ditore të një programi. RTS tregon ritransmetim 201

206 Telefilm Premierë 100 Vitrinat, pj Programi i ditës Lajmet (20 minuta) Moti Telenovelë Premierë E shëmtuara Beti pj Telenovelë Premierë Kloni pj Programi i ditës Lajmet (35 minuta) Moti Programi Premierë Fiks Fare Top Show Premierë Vajzat e bukura që këndojnë Lajme (20 minuta) Moti Film RTR. Tërheqje fatale Grafik 50: Top Channel, struktura e programacionit javor, tetor 2004 ( %) Lajme Prog. Mëngjesi 12.7 Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Investig. Prog. Tema. Sport Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë RTS (Dita) (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Nga një vështrim i shpejtë vihet re pesha e madhe specifike që zënë filmat dhe dokumentarët e huaj në transmetimin televiziv, afro 42% të transmetimeve. Së bashku me ritransmetimin e programeve të veta gjatë ditës, vetëm këto dy kategori zënë mbi 51% të programit. Një tjetër veçori e programeve në këto fillime të transmetimeve është edhe pesha e madhe që zënë programet informative, me një mesatare transmetimi ditor prej rreth 18% në totalin e transmetimit. Kështu në vitin 2004 Top Channel transmetonte programe informative në këto fasha orare: 202

207 Info Lajme Newsroom RTS Lajme Lajme Lajme Lajme Lajme Edicioni i parë i lajmeve nisi që në ditën e parë të transmetimit të Top Channel, 20 dhjetor 2001, ndonëse ekipi i gazetarëve dhe teknikëve kishin më tepër se gjashtë muaj që punonin e prodhonin kronika dhe përgatiteshin për të dalë në transmetim. Në produksionin e edicionit të tij të lajmeve, Top Channel solli risinë e ndarjes së rubrikave brenda edicionit të lajmeve me sigla grafike të përpunuara nga programe kompjuterike të cilat më parë nuk ishin bërë në televizionet në Shqipëri. Mentor Kikia shprehet se Lajmi mori trajtën e një produksioni televiziv, duke e tërhequr shikuesin jo vetëm me përmbajtjen e tij, por edhe me formën Top Channel ishte ndër televizionet që investoi shumë në teknologji edhe në prodhimin e lajmit, duke përfshirë edhe mënyrën e re të leximit të lajmeve duke e bërë edicioni e lajmeve jo vetëm thjesht një edicion informativ, por në një farë mënyre më argëtues 417 Pesha e madhe që zënë lajmet në tërësinë e transmetimeve televizive në fillimet e televizioneve private lidhet edhe me mungesën e kanaleve të tjera informative që mund të transmetonin vetëm lajme. Kjo është gjithashtu e lidhur edhe me urinë e qytetarëve për lajme dhe informacion, në një vend ku deri në vitin 1998 kishte pasur vetëm një televizion shtetëror, i cili kishte qenë më tepër në formatin e një zëdhënësi qeveritar, se sa një televizion në interes të publikut. Në analizën e transmetimeve televizive në vitin 2004 vihet re se programet e gjinive të tjera zënë pesha specifike shumë të vogla, që luhaten nga 0.4% deri në 4% të programit. Kjo është rrjedhojë e kapaciteteve teknike dhe njerëzore për prodhim televiziv në fillimet e industrisë televizive në vend. Për të pasur një pasqyrë të zhvillimit të këtij televizioni nga pikëpamja e strukturës programore duhet parë ecuria ndër vite e transmetimeve për kategori të veçanta televizive. Ja si paraqitet struktura programore në vitin Ky transmetim është vetëm ditën e diel dhe ritransmetohej ditën e hënë paradite 416 Kikia, M Top Channel- revolucionarizimi i medias dhe pushteti i lajmit në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Koordinator i botimit AK. Prof. Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012), Po aty. 203

208 Grafik 51: Top Channel, struktura e programacionit javor, tetor 2013 ( %) Lajme Prog. Mëngjesi Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Investig. Prog. Tema. Sport Game Show 4.8 Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë RTS (Dita) (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Siç shikohet edhe nga krahasimi i dy grafikëve, brenda periudhës 10 vjeçare , vihet re zhvillimi i një fizionomie me më shumë ngjyra dhe formate transmetimi televiziv nga viti në vit duke krijuar një spektër të plotë në vitin Dita televizive nis me programin e mëngjesit, i cili është rritur ndër vite me tematika të ndryshme të aktualitetit, por edhe me format e reja që ka sjellë në sezone televizive. Ky program në vitet ishte 90 minuta dhe pas kësaj shtrihet në 120 min duke sjellë më shumë tema dhe të ftuar. Grafik 52: Top Channel, ecuria e Lajmeve në strukturën e programacionit mesatar ditor gjatë ditëve të javës, ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 204

209 Me kalimin e viteve bie pesha specifike e lajmeve në tërësinë e programacionit. Nga 17.6% që ishte në vitin , në vitin 2013 mesatarja ditore e programeve informative të lajmeve zinte më pak se 13% të totalit të transmetimit ditor. Në periudhat e fushatave zgjedhore nuk vërehet ndryshim i madh në strukturën e edicioneve të lajmeve në totalin e programeve. Gjatë fushatave elektorale, vihet re që programet në strukturën normale të programacionit televiziv, ndryshojnë tematikën e tyre, duke iu kushtuar më tepër fushatës zgjedhore, por nuk vërehen emisione të shtuara. Përjashtim këtu bën dita e zgjedhjeve, si për ato parlamentare ashtu edhe për ato vendore, gjatë së cilës mbulimi është pothuajse tërësisht dedikuar zgjedhjeve dhe më shumë në formatin e debateve dhe analizave politike. Në harkun kohor 10-vjeçar, vihet re rritje e kohës së transmetimit të programeve me natyrë politike, ato janë pothuajse dyfishuar në totalin e kohës së transmetimit të tyre. Në studimin e kësaj dukurie është konsideruar se programet politike transmetohen vetëm në ditët e javës (e hënë e premte) dhe nga përllogaritja si mesatare për këto ditë, programet politike janë rritur nga 1.7% në vitin 2004, deri në 3.5% në vitin Tendenca rritëse është vënë re më shumë në vitin 2007, e cila edhe përkon me zgjedhjet për pushtetin lokal dhe që prej këtij sezoni janë krijuar formate të përcaktuar të cilat nuk kanë ndryshuar. 418 Gjithashtu, në mars 2007, televizioni Top Channel nisi një bashkëprodhim me seksionin në gjuhen shqipe të BBC dhe transmetoi programin Auditorium në çdo të mërkurë. Në analizën e programeve me tematika politike veçohen dy programe, Shqip dhe Top Story, të cilët kanë vijuar për shumë sezone televizive. Grafik 53: Top Channel, ecuria e Programeve me tematika politike dhe transmetimeve Parlamentare në strukturën e programacionit, (e hënë- e premte) ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 418 Deri në momentin e shkrimit të këtij punimi. 205

210 Top Channel nisi transmetimin e programit Shqip në 3 maj 2002 në drejtimin e gazetares Rudina Xhunga. Ky program është në formatin e debatit midis opinioneve të kundërta për tematika të ndryshme, kryesisht politike. Emisioni fillimisht u transmetua ditën e premte në orarin e parë të darkës (prime time) 21:00-22:30. Kjo pasi edhe emisioni ishte një riformatim i asaj që gazetarja kishte nisur në televizionin publik shqiptar në vitet 1998 prill 2002, të titulluar Dritare, të transmetuar po ditën e premte. Në Top Channel emisioni u pasurua me mjaft elementë bashkëkohore televizivë e grafikë. Më pas, me një vendimmarrje të pronarit, emisioni kaloi ditën e enjte, po në orarin 21:00-22:30 deri në vitin Kjo ishte edhe një përballje kokë më kokë me programin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin tjetër kombëtar, TV Klan. Autorja e programit, Rudina Xhunga, e kujton kështu këtë periudhë: [ ] U bë një sondash nga IREX (International Research and Exchange program me mbështetjen dhe donacionet e USAID, SHBA në Shqipëri për media) që e nxirrte emisionin tim më të besueshëm dhe emisionin e B. Fevziut me të shikueshëm. Pronari tha, do të kalosh të enjten që të jesh kokë më kokë me emisionin e B. Fevziut dhe të shikojmë kush shikohet me shumë. Ishte kjo përplasje. [ ] Normalisht ti ke një përballje me publikun tënd, ke audiencën tënde, ke disa detyrime te tjera. Televizioni tjetër, në fund të fundit ka një politikë tjetër, ka një tjetër synim. Kjo përplasje më ka mbajtur shumë në ankth, për shikuesin, të ftuarit, etj. Këtë pasiguri e shfaqa në mënyrë të dukshme, isha në një ambient tërësisht mashkullor, të gjithë ishin burra dhe nuk e pranonin. [ ] Ndërkohë konkurrenti shfrytëzoi të gjitha mundësitë, bëri promovim, për emisionet e tij duke i cilësuar më të mirë. [ ] Kjo gjë tek Topi nuk u bë. Dhe kjo më krijoi mua një pasiguri. Kur i shikoj tani, mendoj që kanë qenë emisione shumë të mira, sepse duhet të ndeshesha kokë më kokë me emisionet politike të Fevziut dhe kur e mendoj edhe Fevziu ka bërë emisione të shumë të mira atëherë. Ka qenë edhe koha e tillë. Ne në atë kohë edhe flisnin edhe dëgjonin, kohë e artë për emisionet politike. 419 Struktura e programacionit ndryshoi në nëntor 2006, kur Top Channel vendosi të përfshijë në programacion një tjetër program të natyrës politike. Kështu programi Shqip u zhvendos ditën e hënë në të njëjtin orar dhe Top Channel prezantoi programin Top Story çdo të enjte në orën 21:00, sërish me debate politike për 90 minuta. Gazetari, drejtues i programit të së enjtes kishte edhe eksperiencën e mëparshme formatin e debatit televiziv në një tjetër kanal ku kishte zhvilluar një bisedë politike të titulluar Farenhein Intervistë Rudina Xhunga, 18 dhjetor Program Farenhein ka qenë në transmetim në Vizion Plus, përpara vitit

211 Duke shtuar gamën e transmetimeve me natyre politike, Top Channel në bashkëpunim më seksionin e BBC në gjuhën shqip, organizuan ciklin e emisioneve "Auditorium", me debate të natyrave të ndryshme edhe me auditor që mund të bënin pyetje për të ftuarit në panel. Këto forma të debateve politike ishin të ndryshme nga ato që televizioni transmetonte, pasi krijuan mundësinë që audienca e ftuar në biseda edhe mund të pyeste dhe të komentonte. Nga ana tjetër, këto debate ishin në formatin e një studio lëvizëse, pasi nuk organizoheshin vetëm me të ftuar në studiot në Tiranë. Studio zhvendosej në qytete të tjera të vendit, sidomos në qytetet e mëdha dhe me universitete ku përpiqej të tërhiqte një audiencë të një natyre të ndryshme. Në bisedat politike, ftoheshin të rinjtë, të cilët përgjithësisht ishin më pak të vëmendshëm ndaj politikës. Kjo bëri një diferencë në audiencë, solli edhe risi në prodhimet televizive, pasi emisionet e deriatëhershme ishin të ngujuara në studiot e Tiranës dhe shumë pak dilej nga studiot për të pasqyruar jetën e reale të popullsisë. Për ta zgjeruar më tej sasinë dhe llojin e programeve, nisin disa përpjekje të programeve me xhirime, reportazhe në terren. Kështu Top Channel fillon transmetimin e reportazheve Jashtë bulevardit në vitin Një cikël dokumentarësh që tregonte jetën e shqiptarëve në skaje të ndryshme të vendit. Reportazhet jepeshin të dielën në prime-time me minutazh minuta. Në vitin 2006, titulli i emisionit ndryshoi, e po kështu edhe natyra e tij. Emisioni u quajt Ekskluziv dhe ishte sërish në gjininë e reportazhit televiziv, por këtë radhë integrohej më shumë si dokumentar duke përfshirë edhe këndvështrime historike. Top Channel filloi në vitin 2011 një rubrikë të titulluar Shqipëria tjetër me reportazhe të mirëfillta nga jeta shqiptare të transmetuara direkt pas edicionit qendror të lajmeve, në orën 20:00. Programi është 7-10 minuta dhe pasqyron jetën e shqiptarëve jashtë rrathëve politikë të studiove, me shqetësimet dhe problematikat e tyre të përditshme. Fillimisht emisioni ishte pjesë e edicionit të lajmeve, por më pas vete programacioni i televizionit e evidenton atë me vete, si rubrikë dhe prandaj ajo trajtohet në këtë studim si program më vete. Megjithëse xhirimet dhe reportazhet në terren janë të përfshira në minutazhe të shkurtra edhe në programe të tjera 421, pjesa e tyre mbetet ende mjaft e ulët, ajo ishte 0.5% e kohës mesatare javore gjatë gjithë ditëve të javës në vitin 2004 dhe arrin deri në 1.5% vitin Nga vëzhgimi i të dhënave të mësipërme, si edhe nga tendenca ndër vite vihet re rënia, në shifër relative, e programeve që bazën e tyre e kanë me xhirime jashtë studios dhe rritje e madhe peshës specifike të emisioneve që bëhen në studio. Kjo lidhet edhe me faktorë të rëndësishëm si: i. Mungesa e programeve me natyra social-ekonomike të mirëfillta me prezencën e jetës së përditshme në vend; 421 Këto janë kryesisht në formatin e vox-pop, një pyetje që i shtrohet qytetarëve të rastësishëm në rrugë, për një tematikë të veçantë, të përfshira në bisedat në studio. 207

212 ii. iii. Grafik 54: Rritje e madhe e programeve të natyrës talk show me një peshë specifike që ndër vite ka kaluar ritmin e rritjes së mjaft formateve të tjera, duke tejkaluar edhe kohën në transmetim për lajmet; Ndryshimi i natyrës dhe zvogëlimi i kohës së transmetimeve të programeve për fëmijë. Programet për fëmijë, më shumë janë filma vizatimore, por megjithatë minutazhi i tyre ka ardhur në rënie. Kjo është e lidhur edhe me faktin që ky televizion ka në përbërje të grupit të tij mediatik edhe platformën digjitale DIGTALB e cila ka disa kanale të dedikuara programeve për fëmijë dhe të rinj, të cilët janë sërish të dedikuar filmave, si Bang Bang, Cufo, Junior TV, etj duke zëvendësuar, për abonentët e tyre, programet e fëmijëve. 422 Top Channel, ecuria e Xhirime-Reportazhe/Dokumentarë në strukturën e programacionit javor, ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Një karakteristikë e veçantë në programacionin e Top Channel është ekzistenca që në fillimet e tij e programit investigativ Fiks Fare. Transmetimi i parë i këtij emisioni ka qenë më 19 dhjetor Ky është një program i natyrës së veçantë, një kombinim i investigimit gazetaresk dhe i ndërthurur me humor. Programi, si format është i përshtatur nga programi i televizionit italian, Canale 5 Stricia la noticia sipas idesë së pronarit Dritan Hoxha i cili mendonte se investigimi dhe humori, e bëjnë një emision të dashur për njerëzit dhe jetëgjatë 423. Megjithatë ai ka krijuar profilin e tij shqiptar. Fiks fare u krijua nga nevoja dhe mungesa e emisioneve të kësaj natyre investigative në mediat shqiptare, me synimin për të kontribuar sadopak në zgjidhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në këtë tranzicion të gjatë Studimi i kanaleve dhe platformave digjitale nuk është objekt i këtij studimi 423 Intervistë me Filip Çakuli marrë me 6 mars Denisa Haxhiaj Terihati, Një vështrim retrospektiv në historikun e emisionit Fiks fare transmetuar në Top Channel në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Koordinator i botimit AK. Prof. Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012),

213 Programi ka sjellë mjaft tema të nxehta, duke investiguar dhe zbuluar çështje mjaft të mprehta shoqërore. Programi ka pasur një numër të madh rubrikash të tilla që kanë sjellë edhe informacion mbi realitetin dhe duke e veshur atë me thumbimin e humorit. Ndër rubrikat më të ndjekura janë monitorimet, ku sipas statistikave të vetë televizionit deri në fund të vitit 2012 ishin mbi 6,000 monitorime me materiale të përzgjedhura nga televizionet dhe mediat e tjera për të nxjerrë në pah gabimet e spikereve, gazetarëve, drejtuesve të emisioneve, apo edhe politikanëve. Një rubrikë që përbën pjesën thelbësore të programit është ajo investigative. Fillesat merren nga denoncimet e qytetarëve apo nga kërkimet e gazetarëve, duke i thelluar ato hap pas hapi për të sjellë problematika, abuzime, shkelje të ligjit, shpesh edhe me përdorimin e kamerave te fshehta. Rasti i parë i përdorimit të xhirimeve me kamera të fshehtë lidhet me denoncimin e kalimit me viza false të kufirit në Doganën e Kapshticës, transmetuar më 10 korrik Më pas ajo është përdorur për shumë nga problematikat e tjera të jetës së vendit. Denoncimet e Fiks Fare kanë çuar edhe në largimin e dy zyrtarëve të lartë qeveritarë në vitin 2005 dhe Filip Çakuli, drejtor i programit e vlerëson se pavarësia nga politika e emisionit dhe kurajo e gazetarëve për të zbuluar, janë thelbi i jetëgjatësisë së këtij programi në treg, [ ] Duhet mençuri për të gjetur tema të mëdha. Duhet guxim për të investiguar tema me spec. Duhet kurajë për t u shkuar deri në fund problemeve, edhe pse të rrezikshme. Duhet t u bësh ballë rreziqeve, kërcënimeve, ngacmimeve. [ ] një fakt, në këto vite kemi ndjekur shumë tema të "nxehta", dhe 14 punonjës kanë rënë "pre" e kamerave të fshehta, e janë dënuar. Por asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë ankesa për saktësinë e fakteve të publikuara nga Fiks Fare. Fiksi ka një moto, si testament nga Dritan Hoxha: Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e Fiksit. Edhe vetë Dritani nuk ndërhyri asnjëherë, për asnjë temë. 425 Ky është një nga programet që e rrit shumë audiencën e Top Channel dhe kjo sidomos në rastet e transmetimeve të kamerave të fshehta. Që në fillimet e transmetimeve televizive të tij, Top Channel i ka kushtuar rëndësi programe argëtuese dhe spektakleve muzikore. Kjo gjini ka ardhur gjithnjë në rritje ndër vite. Transmetimit të tyre i kushtohet më shumë rëndësi në fundjavë dhe prodhimi përgjatë një dhjetëvjeçari është më shumë se dyfishuar. Nga 10-12% e kohës mesatare javore që zinin programet argëtuese në periudhën , në vitin 2013 kjo gjini televizive zë mbi 25% të kohës mesatare javore në transmetim. 425 Intervistë me Filip Çakuli marrë me 6 mars

214 Grafik 55: Top Channel, ecuria e Argëtim/Spektakël/Muzikë në strukturën programacionit, ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Disa nga spektaklet më të spikatur të Top Channel kanë qenë Portokalli, E Diell, S top, Miss Shqipëria, Miss Globe, Shah Mat, Shtojzavallet, Extreme, Super model of Albania, Kjo ishte loja, Vila e sekreteve, Magjia e Verës, 1001 pse, etj. Fuqizimit të spektakleve i ka shërbyer edhe krijimi i një trupë baleti profesioniste dhe orkestrës me muzikantë të rinj, të cilat janë shndërruar në elementë përbërës të spektakleve të ndryshme. Grafik 56: Top Channel, ecuria e Talk Show në strukturën e programacionit javor, ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 210

215 Gjithashtu Top Channel ka përfshirë edhe formatin e talk show tematik dhe argëtues në programet e veta. Këtu mund të përmendim Top Show të filluar në janar 2004 si programin më jetëgjatë të bisedave televizive, një emision që ka trajtuar një numër të pafund temash. Në rreth 10 vite transmetim, ky program ka mbuluar rreth 2,300 net transmetimi. Fjalorit të temave të Top Show, siç e quan drejtuesi i saj Alban Dudushi, ka ndryshuar në periudha të ndryshme të emisionit. Kështu në sezonet e para synimi do të ishte shpërthimi i temave, deri atëherë të quajtura tabu, duke u përpjekur që nga njëra anë të rritej audienca, por pa arritur në spekulim dhe sensacionalitet të panevojshëm. Më pas Top Show organizoi edhe përballje publike të politikanëve dhe qeveritarëve, por jo me njëri-tjetrin, por me qytetarin. Duke qenë se programi është në transmetim në orarin e dytë të mbrëmjes, kohë kur audienca ndryshon nga ajo e mbrëmjes së parë dhe ndjekje e televizionit merr formën më tepër të shikimit individual, vetmitar të programeve dhe tematikave specifike, edhe Top Show, siç shprehet drejtuesi i saj [ ] nuk tenton tek përplasjet e ashpra televizive. [ ] Ne më shumë e ftojmë publikun të analizojë bashkë me ne, se sa të bëhet tifoz në përplasje. 426 Ky program është alternuar edhe me formate të tijat muzikore dhe argëtuese si talk show Blue jeans apo Top Show magazine, etj. Në vazhdim të programacionit artistik dhe argëtues, një tjetër gjini televizive së cilës Top Channel i ka kushtuar rëndësi është edhe programet e formatit reality formatet e blera që lidheshin më shumë me reality show apo game show Programi i parë i kësaj natyre në Top Channel ishte Sfida Miliardere që filloi transmetimin në fund të vitit Programi jepej në orarin e parë të darkës, prime-time ditën e hënë. Ai ishte një blerje e programit The Apprentice, një reality game show amerikane e organizuar e ndërtuar si një show me pjesëmarrjen e një grupi të diplomuarish nga universitet e biznesit dhe biznesmenëve të rinj që konkurrojnë në një garë me eliminim të ndarë në skuadra. Çmimi i fitimit të kësaj loje reale konkurrence, ishte një kontratë për të drejtuar një nga kompanitë e biznesmenit të suksesshëm amerikan, Donald Trump. Kjo show u transmetua për herë të parë në USA në vitin 2004 (janar 2004). Për Top Channel ishte një arritje e madhe marrja e këtij program në skedën programore të tij, në të njëjtin vit me transmetimin e tij në SHBA. Ky serial u pasua me sesionin e dytë të tij një vit më pas. Dhe në vazhdimësi Princi i Kaltër The Bachelor revealed, një tjetër loje e formatit reality show me përzgjedhjen e bashkëshorteve. Nga formatet e reality show, audiencën më të madhe e pati edicioni Big Brother - Vëllai i madh i cili filloi transmetimin në këtë format për herë të parë në Top Channel më 23 shkurt Big Brother - Vëllai i madh është një format Reality Game Show, ndër më të përhapurat në botë, prodhim i kompanisë Endemol, Hollandë. Ky program është 426 Alban Dudushi, Fjalor i temave, një histori e shkurtër e Top Show në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Kordinator i botimit AK.Prof.Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012),

216 transmetuar për herë të parë në vitin 1999 në Hollandë është krijuar dhe formalizuar nga John de Mol dhe synon të studiojë e vëzhgojë jetën e një grup pjesëmarrësish gjatë 24 orëve të ditës, që do të jetojnë së bashku për më shumë se tre muaj të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Pjesëmarrësit janë të vëzhguar me kamera dhe të mikrofonuar, përgjatë gjithë ditëve të zhvillimit të show. Fituesi del pas një eliminimi të fortë javë pas jave me votimet e publikut. Ky show transmetohet edhe nga rreth 60 vende të botës. Në Shqipëri ka pasur përpjekje të mëparshme për të realizuar një prodhim të ngjashëm. Kështu ka qenë përpjekja e News 24 për realizimin e Kafazit të artë, i cili në një nga vitet e realizimin të tij u ble edhe nga televizioni publik, TVSH. Por për herë të parë në Shqipëri, një format i përpiktë i Big Brother - Vëllai i madh u realizua nga Top Channel. Ai ishte fryt i një bashkëpunimi të ngushtë me ekipin italian të prodhimit të tij në Itali. Regjisori e producenti i tij bashkëpunuan edhe në përzgjedhjen e pjesëmarrësve. Top Channel transmetonte çdo ditë, përgjatë tre muajve të spektaklit, përmbledhje të ngjarjeve të ditës nga ora si edhe spektaklin e javës nga ora Formati i gatshëm ishte një garanci për suksesin e tij, por i gjithë prodhimi i tij është shqiptar, pra i Top Channel. Ky spektakël është realizuar dhe transmetuar çdo vit nga Top Channel që prej sezonit të tij të parë në vitin Përfshirja për herë të parë e këtij spektakli në televizion, më shumë se një prodhim televiziv flet për një ndikim në ndryshimin e mentalitetit shqiptar të periudhës së asaj kohe, dhe hapja për të njohur disa dukuri e fenomene të shoqërisë shqiptare deri në atë kohë të mbajtur të mbyllur. Ndonëse siç shprehet drejtuesja e spektaklit Arbana Osmani, për pjesëmarrësit në spektakël [ ] nuk mungojnë stereotipe, si vajzë e bukur, por jo fort e mprehtë, djali apo vajza nga zonat rurale, djali muskulor, që e kanë qejf vajzat, i pasuri, i varfëri, [ ] 427 sërish spektakli pati një ndikim social në popullsinë shqiptare që deri në ato vite kishte jetuar një mentalitetit të mbyllur dhe nuk ishte e mësuar të diskutonte hapur çështje mjaft delikate dhe aq më tepër t i prezantonte drejtpërdrejtë në publik para gjithë opinionit. Megjithëse në mungesë të matësve të saktë të audiencës, sipas sondazheve të zhvilluara dhe pasqyrimit të ngjarjeve të këtij spektakli në shtypin e ditës, spektaklet javore të së shtunës kanë kapur edhe shifrën e 80% të audiencës totale që ndjek programet televizive të asaj fashe orare. Big Brother është nga pikëpamja organizative një spektakël i kushtueshëm jo vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe teknike me rreth 50 telekamera automatike dhe 40 operatorë të cilët qëndrojnë në zonën ring e cila është pas xhamave pasqyrë që ndodhen në të gjithë shtëpinë. Edhe i gjithë stafi producent ditor është në punë 24 orë duke monitoruar komunikuar dhe shkruar dialogët me banorët të cilat përdoren në spektakël. Ndërsa vlerësohet se: Në terma financiarë, Big Brother është një ndër programet me hapësirën televizive më të shtrenjtë në Top Channel. Transmetimi vetëm një herë i një spoti 427 Osmani, Arbana Reality TV apo Televizioni Real - Një vështrim mbi shfaqjen e Reality sho Big Brother në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Koordinator i botimit AK. Prof.Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012),

217 publicitar 30 sekonda, kushton 1,600 euro, ndërsa sponsori gjeneral financon një pjesë të mirë të buxhetit të programit. 428 Duke vrojtuar ndër vite ecurinë e reality show dhe atë çfarë ai i ofron publikut shqiptar, figura të ekranit televiziv ndahen në opinionet e tyre për transmetimin e formateve të këtyre programeve dhe ndikimin që ato sjellin në publik. Adi Krasta mendon se: [ ] duhet të ndalojë dalldia e reality show. Kemi 10 vjet, mjaftueshëm e kemi sjellë njeriun e zakonshëm me ego e tij, pa formim, mungesë edukate në disa raste. Ai e mori edhe famën. Tani duhet të sjellim njerëzit që kanë brumë, përmbajtje, që punojnë dhe lodhen, ata të cilët kanë influencë në publik. 429 Me kalimin e viteve Top Channel i ka shtuar programacionit të tij edhe mjaft programe të tjera të kësaj natyre apo edhe të natyrës së lojës shpërblyese, game show siç mund të përmendet 100 milionë, Tjetri, Master Chef Albania, etj. Një element i rëndësishëm i programacionit kanë qenë edhe programet sportive. Përveç rubrikave që mbulonin në ekran zhvillimet e aktiviteteve sportive të një jave, Studio Sport, Procesi Sportiv, Show Euro 2008, Top Channel ka përfshirë në transmetim edhe formate sportesh të cilat kanë qenë më pak të njohura në vend, siç është p.sh. Formula 1. Po kështu kampionatet e futbollit të disa vendeve të njohura zunë vend në oraret e transmetimit, në programacionin e këtij televizioni. Studimi i tregueseve të programacionit shoqërohet edhe me një tregues tjetër që është minutazhi i transmetimit të filmave dhe dokumentarëve të huaj në programin e Top Channel. Duke bërë një krahasim midis vitit 2004 dhe vitit 2013, shihet një pothuajse përgjysmim i kohës së transmetimit të fillimit. Në vitin 2004 koha e transmetimit të filmit të huaj arrinte deri në 44% të kohës së transmetimit, në vitin 2013 kjo kohë arrin në më pak se gjysmën e saj, në vartësi të ditëve të javës, nga 19-26%. Kjo rënie është e kuptueshme pasi në fillimet e programit televiziv të tij televizioni nuk kishte tërësisht mundësitë ekonomike dhe financiare për të realizuar prodhime të vetat. Nga shqyrtimi i programacionit të Top Channel, për vendin që zënë filmat dhe dokumentari i huaj, veçojmë se në vitet e para të fillimit të transmetimit deri rreth vitit 2006, filmat që zinin oraret prime time dhe nuk ishin prodhime të viteve të fundit, por filma të vlerësuar mjaft me çmime ndërkombëtare dhe që shquheshin për shikueshmëri të lartë sipas vlerësimeve të bëra nga industria botërore e filmit. 428 Po a Osmani, Arbana Reality TV apo Televizioni Real - Një vështrim mbi shfaqjen e Reality sho Big Brother në Studime Albanologjike, Mediatizimi i historisë dhe historia e medias. Koordinator i botimit AK. Prof.Dr. Artan Fuga (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit, 2012), Intervistë me Adi Krasta, drejtues i emisionit A-Show Agon Channel, 15 janar

218 Grafik 57: Top Channel, ecuria e Filmit/Dokumentarit të huaj në strukturën e programacionit javor, ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Kështu, në viteve , Top Channel krahas filmave të rinj, kishte në transmetim edhe filma të tillë si: Na ishte një herë Amerika prodhim i vitit Filmi ka qenë i nominuar për çmime BAFTA, Golden Globe, transmetuar në 2004 Biznesi i familjes prodhim i vitit 1989, transmetuar në 2004 Shenjë rreziku prodhim i vitit 1993, transmetuar në 2004 Negociatori prodhim i vitit 1998, transmetuar në 2004 Raporti Pelican prodhim i vitit 1993, transmetuar në 2006 Fantazmat e Misisipit prodhim i vitit 1996, transmetuar në Filmi ka qenë i nominuar për çmime Oscar dhe Golden Globe Arsyet se përse këto filma vendoseshin në transmetim, edhe në orarin prime time, edhe pse me diferencë mjaft të madhe nga koha e prodhimit të tyre, është e lidhur me faktin ato kanë bërë historinë e filmit në botë, kanë marrë mjaft vlerësime nga juritë ndërkombëtare. Ka një arsye mjaft të rëndësishme që lidhet me faktin e censurës dhe mungesës së një tregu mediatik të filmit të huaj në Shqipëri deri para viteve 90. Kjo ndodhte jo vetëm se buxheti financiar për blerje filmash nga televizioni i vetëm i kohës, televizioni shtetëror ishte i kufizuar, por edhe sepse mjaft filmat, hynin në listën e censuruar të filmave që nuk përshtateshin me ideologjinë në fuqi dhe për rrjedhojë nuk lejoheshin të shfaqeshin as në televizion as në kinematë shqiptare. Një tjetër karakteristikë në përzgjedhjen e filmave vihet re pas viteve Kjo lidhet me futjen edhe të filmave të listuar si krime, thriller, aksion, policesk, etj. Kjo natyrë e skenarit të filmave është mjaft e ndryshme nga filmat me të cilët audienca shqiptare ishte mësuar deri në fillim të viteve 90, me më shumë filma historikë, apo drama ku më parë ishin hequr pjesët romantike, krimet, etj. 214

219 Në fillimet e transmetimeve televizive, Top Channel i kushtoi rëndësi edhe telenovelave. Në transmetim u shfaqën filma si seriali italian 100 Vitrinat dhe telenovelat E shëmtuara Beti e Kloni. Përgjithësisht, mbizotëronin telenovelat e prodhuara nga vende të Amerikës Latine dhe më numër mjaft të madh serish. Orari 17:00 deri në orën 19:30, me vetëm me një edicion të shkurtër informativ, ishte i gjithë si fashë orare e cila i dedikohej telenovelave. Tregu i synuara i audiencës ishin gratë shtëpiake. Më pas ndër vite Top Channel vazhdoi me telenovelat Famë dhe Dashuri, Rezistere në 2005; Amerika, Gjarpërinj dhe Hardhuca, Smallville, në 2006, etj. Një tregues i interesit dhe audiencës që kishin telenovelat shihet i lidhur edhe me vlerën e shitjes së kohës televizive për spotet në kohën e transmetimit të telenovelave. Kështu, televizioni Top Channel e shiste një sekondë transmetimi 900 lekë në orarin e asaj që quhej mbrëmja e herët duke arritur në 27,000 lekë për një sport 30 sekonda në transmetim në orën 18: Ky orar përkonte me telenovelat e ndryshme në transmetim, ndër të cilat më e ndjekura e periudhës ishte telenovela Klon, e cila kishte edhe shifrën më të lartë të kohës për reklamat me 30 mijë lekë për një spot prej 30 sekondash. 431 Me kalimin e viteve orientimi i televizionit kalon tek filmat serialë më bashkëkohorë, edhe prodhime të Holliwood si Shtëpiake të dëshpëruara në 2005, Lost Të humbur, Sopranot, seriali i komedisë Friends, 24 orë, Gratë e futbollistëve, West Wing në 2007, etj. Dokumentarët e huaj zinin më pak vend në transmetim, por sërish ishin serialë të tillë si FBI, Kafshët, Sekrete mbretërore, etj. Grafik 58: Top Channel, ecuria e Ritransmetimeve ditore RTS (Dita) në strukturën e programacionit javor, ( %) II I II I II I II I II I II I II I II I II I II (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të TOP Channel TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 430 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit Përllogaritja e të ardhurave nga monitorimi i reklamave, Top Channel, periudha e monitorimit 18 prill 15 maj Liperi, O., Luku, Sh Televizionet, cili i fiton 12 milion dollarët? MONITOR nr. 41(144) faqe

220 Në strukturën e programacionit, të gjitha televizionet vendosin edhe ritransmetimet e programeve të prodhuara nga ato vete apo edhe të blera. Për qëllimin e këtij studimi programacioni është studiuar vetëm nga ora 07:00 deri 24:00. Përgjithësisht, të gjitha televizionet jashtë këtij orari, në kohën e natës japin ritransmetime. Në klasifikimin e studimit për vlerësimin e programeve në ritransmetim, përfshihen ato programe nga prodhimet e veta që ritransmetohen, dhe jo ritransmetimet e filmave apo dokumentarëve të huaj. Nga analiza e tendencës për vitet vihet re një rritje e ritransmetimeve gjatë ditës, por e rëndësishme është të përcaktohet se shpeshtësia e tyre është vetëm një RTS gjatë ditës, vetëm një herë. Në vitin 2004 ritransmetimi i programeve ishte 8-10%, si mesatare javore, ndërsa në vitin 2013 arriti në 12-15% e kohës së transmetimit nga ora 07:00-24:00. Fakti i rritjes së ritransmetimeve, e shoqëruar nga fakti që ka vetëm një ritransmetim të tyre gjatë ditëve të javës, nuk është një tregues negativ për programacionin televiziv, por tregon rritjen e prodhimeve të vetë televizionit. Përfundime Duke analizuar treguesit e mësipërm të programacionit të Top Channel, përgjatë një periudhe mbi 10- vjeçare, dallojmë disa karakteristika programore të tij. 1. Përfshirja e teknologjisë më të avancuar në prodhimin televiziv e ka bërë këtë një nga televizionet në pararojë të prodhimit televiziv, dhe iniciator të ndryshimit të mjaft formave të post-prodhimit, me përfshirjen për herë të parë të grafikëve, siglave ndarëse brenda edicioneve të lajmeve, duke sjellë një formë shumë të ndryshme nga ajo me të cilën ishte mësuar publiku shqiptar deri parë viteve 90; 2. Adaptimi i formateve të gazetarisë investigative solli një risi në televizionet në vend, duke hapur një dritare në pasqyrimin e problematikave jashtë unazës së Tiranës në jetën e njerëzve në të gjithë vendin, si edhe duke realizuar rolin e rojes, watch dog, të veprimtarive të qeverisë; 3. Top Channel futi për herë të parë formatet e blera të programeve patentë nga jashtë me realizim në vend, të cilat ishin dëshmi e fuqisë realizuese televizive nga pikëpamja teknologjike. Nga përmbajtja programore, megjithëse janë mjaft të diskutuara për ndikimin e tyre në psikologjinë sociale të popullsisë, përsëri ato i sollën shikuesit një pjesë të realitetit shqiptar, mbase të ngjashëm si ato çfarë edhe shikuesit kudo në botë ndjekin në televizion; 4. Programet me natyrë politike vazhdojnë të zënë një përqindje të konsiderueshme të programacionit, ndonëse me shifra në rënie në vitit krahasuar me fillimet e transmetimeve të tij; 216

221 5. Programacionit i mungon pothuajse tërësisht programet për fëmijë. Kjo ndofta është e lidhur me ekzistencën e disa kanaleve të dedikuar për fëmijë sipas grupmoshave të ndryshme në platformat digjitale; 6. Programacionin ka pak emisione që japin teritorialitetin e gjithë vendin, dhe ende shumë duhet për të pasqyruar qytetarin e zakonshëm me problematikat e tij të përditshme në të gjithë vendin; 7. Televizioni ka krijuar një grup të mirë gazetarësh, moderatorësh dhe teknikësh me moshë relativisht të re, të aftë për të përballuar sfida të programimit dhe zhvillimeve teknologjike; 8. Top Channel ka një ndër faqet online më të shikuara ndër faqet shqiptare e cila renditet e dyta sipas klasifikimeve të Alexa. Në fund të vitit 2014 Top Channel ndau në dy faqe më vete pjesën e lajmeve dhe pjesën e programeve të tjera të tij. Mjaft nga emisionet e tij kanë edhe nën-faqe të veçantë në Facebook dhe Twiter për të thithur shikuesin. 9. Televizioni ka mbështetjen e rrjetit numerik ekzistues Digit-Alb, i cili është prej vitesh në transmetim dhe ka disa kanale tematike, si programe me pagesë që u ofrohen shikuesve. 217

222 3.2.4 Vizion Plus Televizioni Vizion Plus u licencua si vazhdimësi në transmetim televiziv të studios Gjeli Vizion, një studio prodhimi televiziv dhe më pas edhe transmetimi e cila kishte nisur nga puna që në vitin KKRT filloi në maj 2000 procesin e licencimit nëpërmjet aplikimeve për licencat kombëtare e rajonale. Në mbledhjet e 23 dhe 30 gusht 2000 KKRT licencoi disa televizione lokale, ndërkohë që vazhdoi konkurrimi për televizionet kombëtare edhe me ngritjen e një komisioni që do t i vlerësonte ato sipas një sistemi pikësh. Në mbledhjen e 14 nëntor 2000, KKRT ndër 10 televizionet konkurruese për licenca kombëtare, vendosi licencimin e dy televizioneve kombëtare private, ndërsa TV Vizion u licencua me licencë lokale me një total të pikësh nga komisioni vlerësues 432 me cilat përbëheshin nga: Programet 155 pikë Teknika pikë Ekonomia 20 pikë Punësimi 20 pikë Në janar 2003, Vizion Plus licencohet nga KKRT edhe si televizion me transmetim satelitor. Ndërkohë, që si biznes i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit shoqëria është e regjistruar që shkurt Për qëllimet e këtij studimi, si edhe bazuar në mundësitë e gjetjes së informacionit të detajuar ndër vite, programacioni i Vizion Plus është studiuar në treguesit sasiore në vitet Disa informacione statistikore për vitet i jep një deklarim i vetë televizionit Vizion Plus pranë Institutit Shqiptar të Medias për këto vite. Tabela 25: Vizion Plus, struktura e programacionit javor, (%) Lajme Politikë, Sociale Argëtim Edukim, Rinia, Fëmijët Dokumentar, Film Muzikë Reklamë Art, Kulturë Sport Çela, Sefedin Media elektronike-sfidë dhe realitet në Media Shqiptare nr. 8 viti 2000, Ekstrakti historik i subjektit Media Vizion, parë më 20 janar Transmetimet e programacionit të Vizion Plus janë vrojtuar në 8-14 qershor 2009; 8-14 shkurt dhe nëntor 2010; mars dhe tetor 2011; mars dhe tetor 2012; mars dhe tetor 2013, mars Instituti Shqiptar i Medias, vetëdeklarime të televizionit. 218

223 Pas kësaj periudhe Vizion Plus rriti kohën në transmetim nga 7560 minuta në javë në vitin 2000, në 8070 minuta program javor në vitin Në vitin 2002 Vizion Plus kishte praktikisht 20 orë transmetimi ditor. Siç përshkruan edhe ekstrakti historik, kompania ka ndryshuar pronarët në vitin 2001 duke kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Media Vizion. Gjatë kësaj periudhe Vizion Plus ka prodhuar disa telekomedi si Tifozët dhe Trapi i Vjetër. Po kështu televizioni prodhoi për tre vjet spektaklin "Krasta Show & Ethet", një sipërmarrje e madhe e cila përfshinte spektaklin dhe konkurrimin për zbulimin e të rinjve të talentuar si këngëtarë. Vizion Plus renditet në këtë periudhë edhe si bashkëprodhues dhe transmetues i një serie koncertesh të organizuar nga institucionet artistike shtetërore dhe private. Në vitin 2008 televizioni bën një tjetër ndryshim pronësie duke u shtuar në bashkëpronësi me "OST Holding GmbH" dhe SPOT AG, investitorë gjermanë. Ky ishte i pari kapital i huaj që hynte në median shqiptare. Por kjo bashkëpronësi nuk zgjati aq sa për të pasur një rezultat të ndjeshëm, duke përfunduar në vitin 2010, për t u kaluar sërish pronarëve shqiptarë. 436 Duke analizuar të dhënat statistikore të transmetimeve gjatë një jave të muajit qershor 2009 shihet çfarë e përbënte programacionin e këtij televizioni në atë periudhë. Grafik 59: Vizion Plus, struktura e programacionit javor, qershor 2009 (%) Lajme Prog. Mëngjesi Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Game Show Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Një ditë e zakonshme programacioni renditet më poshtë: 436 Ekstraktit historik i Media Vizion. Parë në në 10 prill

224 E hënë, 8 qershor :00 - ZIP mëngjesi 08:40 - Dokumentar - Eksplorime 09:10 - Telenovele Në emër të dashurisë 10:00 - Flash Informativ 10:05 - Emisioni - Kafe Ekspres 13:00 Lajme 13:20 - Telefilm Stuhi Dashurie 13:40 - Emisioni Misioni vazhdon 15:00 - Lajme 15:35 - Emisioni Misioni vazhdon (RTS) 17:00 - Lajme 17:35 - Telenovele Në emër të dashurisë 18:10 - Quiz Show - Eureka 18:45 - Telefilm Stuhi dashurie 19:30 - Lajme 20:20 - Telenovele Fjale gruaje 21:00 Emision argëtues Mos u nxeh 23:00 Emisioni politik Faktori Plus Grafik 60: Vizion Plus, struktura e programacionit javor, mars 2014 (%) Lajme Prog. Mëngjesi Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Nga shikimi i grafikëve statistikorë për gjinitë e prodhimeve televizive, vihet re llojshmëri programesh televizive, të cilat me kalimin e viteve kanë ndryshuar në vartësi të prioriteteve programore televizive të drejtuesve. Një karakteristikë dalluese e programacionit të Vizion Plus ka qenë përfshirja e programeve me tematikë për fëmijët si pjesë e skedulave të zakonshme. Kjo shihet edhe 220

225 nga tendenca rritëse që kanë pasur ndër vite këto programe. Në tërësinë e programeve për fëmijë vlen të theksohen jo vetëm transmetimi i filmave vizatimore, filmave të huaj të blerë, por edhe prodhimeve të vetë televizionit, ku mund të përmendet cikli i gjatë me disa emisioni Përrallë më piratë. Ky ishte një format i krijuar nga vetë televizioni dhe ishte më shumë në formën e lojës argëtuese dhe informacionit për fëmijët. Grafik 61: Vizion Plus, ecuria e Programeve për fëmijë në strukturën e programacionit javor, vitet (%) I I II I II I II I II I (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në pothuajse të njëjta nivele ka qenë edhe përqindja e luhatjes së programeve me natyrë edukuese, artistike e historike. Këtu janë përfshirë programe të tilla si Next, Chick Plus, etj. Grafik 62: Vizion Plus, ecuria e Programeve Edukim/Kulturë/Histori në strukturën e programacionit javor, (%) I I II I II I II I II I (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 221

226 Në programet që janë realizuar kryesisht me xhirime, në formatin e dokumentarit, shënohet Zonë e ndaluar e Andi Bushatit. Nga natyra e problematikave ai është një ndërthurje e temave shpesh me natyrë politike, por edhe historike. Ai është përfshirë në një klasifikim të përcaktuar duke qenë pothuajse i vetmi ndër prodhimet e Vizion plus të realizuara me xhirime jashtë studiove dhe të natyrës dokumentare. Një gjini televizive, së cilës Vizion Plus i ka dhënë mjaft hapësirë në tërësinë e programeve të veta, ka qenë talk show. Këtu janë përfshirë ato programe të realizuara në studio, me një grup të ftuarish dhe me tematika të ndryshme, jo të natyrës politike, por më shumë sociale të tilla si Dita Ime, Ora 5, etj. Në një format sërish të talk show kanë qenë edhe programe të tilla si A-show por që për grupin e tematikave dhe cilësinë e drejtuesit ishin në transmetim në fashën kryesore të mbrëmjes (të martë, ora 21:00 në sezonet ). Grafik 63: Vizion Plus, ecuria e Talk show në strukturën e programacionit javor, (%) I I II I II I II I II I (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Tematikat apo programet politike kanë pasur luhatje në programacion e Vizion Plus. Kjo ishte e lidhur më tepër me gazetarët/drejtues të këtyre programeve të cilët televizioni i kontraktonte si realizues të emisioneve. Ata ishin kryesisht edhe drejtuesit dhe kryeredaktorët në departamentin e lajmeve. Në këtë klasifikim janë përfshirë programe si Faktor Plus, Debat nga Alfred Peza, Kapital. 222

227 Grafik 64: Vizion Plus, ecuria e Programet me tematikë politike në strukturën e programacionit javor, (%) I I II I II I II I II I (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Luhatjet e pasqyruara edhe në grafik dhe analiza më e detajuar e programacionit, tregojnë se programet politike nuk kanë qenë tipar dallues i portretit programor të Vizion Plus. Ndërkohë që minutazhi i tyre ka qenë i kufizuar, ka pasur edhe sezone të veçantë kur nuk kishte pothuajse fare emision politik, siç është rasti i vitit 2013 me përfshirjen në politikë dhe kandidimit për deputet të drejtorit të lajmeve. Ai ishte njëkohësisht edhe drejtues i dy programeve politike, që transmetoheshin të mërkurën në formatin e një interviste më një politikan dhe të premten si debat midis forcave të ndryshme politike. Largimi i tij solli ndërprerjen e programit me debat politik. Një format televiziv që gërsheton problematikat politike të shprehura, me një gjuhë kritike dhe me humor, është edhe Bypass show. Në grupin e programeve argëtuese të transmetuara nga Vizion Plus janë përfshirë disa spektakle me muzikë, humor, teatrot shqiptare që kanë krijuar një profil të veçantë për televizionin. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë edhe programe me formate të blera nga kompani të huaja si Dancing with the stars, transmetuar në disa sezone Krahas tyre mjaft të suksesshme kanë qenë edhe formatet unike si Al-Pazar, Apartamenti 2XL, Mos u nxeh. Të gjitha këto të transmetuara në oraret kryesore të mbrëmjes. Krahas tyre ka pasur edhe programe argëtuese dhe njëkohësisht në formatin e talk show siç veçohet Zonë e lirë në sezonet , Histori dashurie, etj. Programet sportive nuk kanë qenë karakteristikë dalluese që të formojnë profil në Vizion Plus, megjithatë televizioni ka transmetuar mjaft ngjarje sportive dhe ka konkurruar shpesh për të marrë të drejtat e transmetimit për ngjarje sportive botërore. Kështu në sezonet e 2013 ka transmetuar ndeshjet e futbollit të kampionatit UEFA Championship 2013 dhe më pas mjaft ndeshje të kampionatit anglez. 223

228 Një përqindje të lartë të transmetimit në Vizion Plus ka pasur filmat dhe dokumentarët e huaj. Ndër to, pjesën më të madhe e zinin filmat prodhime amerikane, ndërsa për telenovelat, deri në vitin 2011 mbizotëruese kanë qenë telenovelat latine dhe specifikisht meksikane. Pas vitit 2011 vërehet përfshirja në transmetim edhe e telenovelave apo serialëve televizivë prodhime turke. Grafik 65: Vizion Plus, ecuria e Film dhe dokumentar i huaj në strukturën e programacionit javor, (%) I I II I II I II I II I (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Në programacionin e Vizion Plus ka pasur gjithnjë një përqindje mesatare të ritransmetimit të programeve që luhatej nga 9 deri në 22%. Grafik 66: Vizion Plus, ecuria e Ritransmetimet në strukturën e programacionit javor, (%) I I II I II I II I II I (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Vizion Plus TV, si mesatare javore me dy njësi për secilin vit, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Duke vëzhguar dy tendencat rritëse në përqindje të Ritransmetimeve dhe të Filmit dhe dokumentarit të huaj në strukturën e programacionit javor, vërehet se rritja ka ndryshuar në sezone të ndryshme televizive dhe se ritmi i rritjes nuk është i njëtrajtshëm. Në sezonet 224

229 e 2014, ndërkohë që ka rënë ndjeshëm përqindja e Ritransmetimeve, në nivelin pothuajse të vitit 2009, është rritur në mënyrë të ndjeshme transmetimi i filmit dhe dokumentarit të huaj. Luhatjet të tilla në ritmin e rritjes, mjaft të ndryshueshme nga njëri sezon në tjetrin, janë tregues të asaj që programacioni televiziv është ende i ndikuar nga blerjet spontane të prodhimeve të huaja. Kjo ndikohet në sezone të caktuara edhe nga mungesa e prodhimit televiziv të vetë stacionit me punonjësit e tij krijues. Përfundime Nga shikimi i kujdesshëm i programacionit të Vizion Plus ndër vite dhe kryesisht i ecurisë në periudhën vërehet se: 1. Programacioni i Vizion Plus është shtuar e pasuruar në formate dhe llojshmëri të gjinive televizive. Ndër vite është rritur prodhimi i vetë televizionit, duke përfshirë në program larmi tematikash e trajtimesh. Televizioni ka konkurruar në tregun shqiptar televiziv edhe me disa patenta të huaja spektaklesh, të blera, të cilat janë realizuar dhe kanë tërhequr audiencën e publikut; 2. Nga raportet strukturore në vite për programet informative dhe bisedat me tematika politike, vihet re se Vizion Plus nuk i ka këto programe si pikën e tij të fortë dhe si avantazh konkurrues ndaj televizioneve të tjera. Madje, në kohë të ndryshme, televizionit i kanë munguar programe të tilla. Ajo janë ndikuar shumë nga profilet e drejtuesve të tyre, shpesh drejtues/kryeredaktorë të edicioneve të lajmeve dhe me largimin e tyre televizioni ka vuajtur mungesa të tilla; 3. Vizion Plus është nga të paktët televizione private analoge në treg që ka prodhuar programe për fëmijë, duke i përfshirë ato në strukturë të rregullt transmetimi në sezone të caktuara. Edhe pse përqindja e tyre në strukturën programore është e vogël, televizioni ka krijuar një profil në këtë gjini; 4. Vizion Plus nuk ka programe të gazetarisë investigative në strukturën e tij. Programet në formatin e reportazheve dhe me xhirime jashtë studiove, janë të rralla dhe sporadike pa krijuar strukturë orare të veçantë; 5. Vizion Plus ka një përqindje të ulët të programeve sportive dhe shumë të lëkundshme nga një sezon në tjetrin. Kjo lidhet kryesisht me arsye e ekzistencës së një platforme në transmetim digjital Tring e cila ofron kanale të veçanta dedikuar programeve sportive. Kjo platformë ka pronësi të përbashkët me televizionin Vizion Plus. 6. Vizion Plus TV ka faqen e tij online, por e cila është më shumë mbështetëse e televizionit klasik. Ajo nuk renditet mjaft e klikuar ndër faqet shqiptare online të shikuara në vend (sipas Alexa.com); 225

230 7. Televizioni ka një grup të mirë gazetarësh, moderatorësh dhe teknikësh me moshë relativisht të re, të aftë për të përballuar sfida të programimit dhe zhvillimeve teknologjike, por që nevojitet të trajnohen për proceset e digjitalizimit; 8. Ekzistenca e platformës së transmetimit digjital Tring, me pronësi të përbashkët sikurse edhe Vizion Plus TV do të ndikojë në kalimin lehtësisht në transmetim digjital tokësor nga pikëpamja teknologjike. 226

231 3.2.5 TVA Telearbëria Televizioni Telearbëria, (TVA) u licencua si televizion me mbulim kombëtar nga KKRT në mbledhjen e 14 nëntor 2000, pasi procesi i licencimit kishte filluar që prej fillimit të vitit KKRT kishte ngritur një komision vlerësues për televizionet konkurruese dhe TVA u vlerësua 437 me një total të pikësh nga komisioni me cilat përbëheshin nga: Programet 158 pikë Teknika pikë Ekonomia 40 pikë Punësimi 58 pikë Ndërkohë, TVA e kishte filluar transmetimin, kohë më parë, rreth fundit të vitit Megjithatë në vitet e para transmetimi ishte pa strukturë të plotë programore, por kryesisht me programe të huaja. 438 Fare pak përpunim kishte në studiot televizive në vend dhe në disa raste mungonte edhe përkthimi në gjuhën shqip i filmave apo dokumentarëve. Sipas ekstraktit historik, Televizioni Telearbëria, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit si shoqëri anonime në qershor 2001, ndërsa si datë themelimi ka 4 tetor Pas një periudhe rreth 8-9 vitesh në transmetim, e shoqëruar me problematika fondesh për financim, sidomos në vitet , si edhe mosmarrëveshjesh mes bashkëpronarëve, në shkurt 2008 veprimtaria e TVA pezullohet për të bërë ndryshime në biznes. Sipas ekstraktit historik ka një çështje të hapur dhe vendim gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, çështje e cila vazhdoi për vite me radhë. 440 Bazuar në informacionin mbi programin ndër vite të TVA-së, ky studim shqyrton menaxhimin e përmbajtjes programore në periudha të limituara kohore. Një pjesë e vogël e informacionit është marrë nga dokumentacione të KKRT-së dhe Institutit Shqiptar të Medias. Sipas shifrave statistikore për vitet , të deklaruara nga vetë televizioni pranë Institutit Shqiptar të Medias, më poshtë jepet pasqyrimi i gjinive të ndryshme të programeve televizive në strukturën programore. 437 Çela, Sefedin Media elektronike-sfidë dhe realitet në Media Shqiptare nr. 8 viti 2000 faqe Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, Dosja e aplikimit të TVA pranë KKRT në vitin Ekstrakti historik i subjektit Televizioni Arbëria, parë më 10 prill Po aty. Depozitimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për marrjen e masës së sigurimit Nr akti datë për pezullimin e veprimeve në shoqërinë TVA sh.a. në lidhje me transferimin, tjetërsimin apo shitjen e aksioneve deri në përfundimin e gjykimit të çështjes. 227

232 Tabela 26: TVA, struktura e programacionit javor, (%) Lajme Politikë, Sociale Argëtim Edukim, Rinia, Fëmijët Dokumenta r, Film Muzikë Reklamë Art, Kulturë Sport Siç shihet edhe nga përqindjet e programeve, pjesën më të madhe të tyre e zinin filmat dhe dokumentarët e huaj televizivë duke kaluar më tepër se gjysmën e kohës në transmetim televiziv. Grafik 67: TVA, struktura e programacionit javor, nëntor 2000 (%) Lajme Politikë, Sociale Argëtim 9 Edukim, Rinia, Fëmijët Dokumentar, Film Muzikë 62 Art, Kulturë Sport (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit TVA, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Sipas dosjes së aplikimit pranë KKRT në vitin 2000, televizioni Arbëria synonte të kishte strukturë programore të përbërë nga: A. Informacioni, (Lajmet, bisedat politike dhe veprimtaritë parlamentare) do të zinte rreth 21.6% të programit mesatar javor; B. Ekranizime, (film, telenovela, serialet për të rritur dhe fëmijë) të cilat do të zinin 27%; C. Kulturë dhe art, (rubrika kulturore, edukim, argëtim, dokumentarë, programe me tematike ekologjike apo shkencore) të cilat do të zinin 2.3%; D. Argëtim dhe zbavitje, (Spektakle me muzikë dhe argëtim, cirk, muzikë klasike) do të zinin 27%; 441 Instituti Shqiptar i Medias, vetëdeklarime të televizionit. 228

233 E. Sport, si me aktivitetet nga vendi ashtu edhe nga sporti ndërkombëtar, i cili do të zinte 7%; F. Programet për fëmijë do të zinin 5%; G. Publiciteti, do të zinte 10%. Struktura e një ditë të zakonshme 442 në javën e marsit 2001, po sipas dosjes së aplikimit ishte: 06:00 Edicioni informative, me lajme te shkurtra, nga sateliti dhe nga program i një dite më parë. 06:30 Emisioni i mëngjesit 08:30 Telenovele 09:00 Telenovele / Tik-Tak, emision për fëmijë 10:30 Telenovele 12:00 Dokumentar (i dubluar) 12:45 Filma për fëmijë 13:30 Telefilm 14:00 Emisioni Impuls 2000 / Formula 1 15:30 Lajme 16:00 Telenovele (me titra) 16:25 Sport / Dokumentar (I dubluar)/sport 17:25 Sport / Dokumentar (I dubluar)/sport / Tik-Tak, emision për fëmijë 18:30 Telefilm 18:50 Telefilm 19:30 Lajme 20:00 Dokumentar (i dubluar) 20:30 Film (me titra) / Futboll Emision 22:30 Lajme 23:00 Film (me titra) / Boks/ Emision 00:25 Discovery 01:00 Mbyllja e programit Siç shihet edhe në emërtimet e programeve televizive, ndjehej ndikimi i strukturës që Televizioni Shqiptar kishte mbi formatin e këtij televizion në krijim. TVA kishte programe për fëmijë në strukturën e tij televizive të prodhuar prej stafit të tij dhe duke përdorur kukulla me aktorë dhe fabula si ato të përdorura në programet e TVSH për fëmijë. Ndër to renditet emisioni Tik Tak i cili transmetohej tre herë në javë, me aventurat e personazheve. Ndër vite TVA ka prodhuar edhe emisione të tjera për fëmijë si Kub, Kuku-ruku, Splash. Ndër programet e prodhuara nga TVA përmenden: 442 Struktura është paraqitur e paredaktuar, me të njëjtën terminologji të përdorur nga hartuesit e programit në vitin Vihet re edhe gjuha e përdorur, siç është p.sh. në lajmet nga bota shkruhet lajme nga sateliti duke treguar mjetin teknik të marrjes së sinjalit të informimit. 229

234 Programi i mëngjesit, nga gazetari Enkel Demi, me informacione, kronika, titujt e gazetave, kursin e këmbimit dhe lidhje direkt për problematikat sociale e politike. Në orarin e mesditës ishin në transmetim emisione rinore si Impuls, i cili transmetohej nga e hënë deri të premten me informacione nga bota e artit dhe muzikës dhe lojra për rininë. Të tjera emisione për të rinjtë ishin Tendencë, Ekstra Tendencë, Stil, Gjenerata tendencë. Programi kryesor i mbrëmjes kishte shumë filma artistikë, të cilët alternoheshin me ndeshjet e futbollit. Programe të veçanta ishin ato: Globi mediatik gradë, emision politik nga Enkel Demi dhe Artur Zheji Kosova lufta kundër luftës, emision politik Zgjedhje & Zgjidhje, emision social Te pragu i derës, emision social Sweet home Tirona, emision social TVA Spektër, nga Rezar Xhaxhiu Quovadis, nga Xhemal Mato, program për të rejat e shkencës dhe ekologjinë. Në pjesën e dytë të programit të mbrëmjes, ishin sërish filmat dhe programet sportive. Disa nga titujt e programeve sportive ishin Goleadë, Prag Sfide, Sfida e ringut, Avantazh, E diela sportive, Proces sportiv, etj. TVA transmetonte mjaft spektakle, prodhime të vetat, sidomos në vitet si Kolazh 1998, Telebingo, Kënga Magjike, 12 ëndrra të një nate vere, Rinfest, Dua më shumë Shqipërinë, Miss dhe Mister Albania, Topi i Artë. Disa nga këto spektakle ishin edhe si cikle në vazhdimësi në vite të ndryshme. TVA prodhonte pak dokumentarë televizivë, kryesisht me tematika sociale, për figura historike, të letërsisë, apo edhe dokumentarë për jetën dhe traditat në zona të ndryshme të Shqipërisë. Këto realizoheshin me xhirime nga vetë gazetarët e TVA-së. Pas rreth 5 vitesh nga licencimi, TVA nuk arriti treguesit teknikë të mbulimit me sinjal të territorit të Shqipërisë, ashtu sikurse kërkonin detyrimet e licencimit për televizionet kombëtare. Në periudhën ajo kishte me mbulim me sinjal televiziv vetëm rreth 30% të territorit të vendit dhe me gjithë kërkesat e përsëritura të KKRT, në vitin 2008 u arrit deri në 40% mbulim ndërsa duhet të mbulonte 90% të territorit. Tabela 27: TVA, mbulimi me sinjal i territorit të vendit, (%) Kushti sipas licencës Mbulimi faktik Instituti Shqiptar i Medias, vetëdeklarime të televizionit. 230

235 Problemet e para me bashkëpronësinë TVA nisi t i shfaqë, sidomos pas vitit Sipas ekstraktit historik të saj, TVA ajo ka depozituar dhe ndryshuar përqindjet e pronësisë midis bashkëpronarëve duke i depozituar në regjistrin tregtar sipas kësaj kronologjie: Në vitin 2000: datë , datë , datë , datë , Në vitin 2001: datë , Në vitin 2003: datë , datë , Në vitin 2004: datë , Në vitin 2005: datë , Në vitin 2006: datë , datë , datë , datë Në vitin 2007: datë , datë Në vitin 2000: datë , datë Në vitin 2009: datë Siç shihet edhe nga këto data, TVA ka pasur ndryshime të pronësisë çdo vit dhe madje në vitin 2006 ka pasur katër ndryshime të përqindjeve të pronësisë brenda vitit. (Ky vit përkon me fikjen pjesore të sinjalit transmetues.) TVA pati edhe një investim nga një kompani e huaj, ndonëse për një periudhë të shkurtër kohe. Apace Media, kompani angleze, zotëroi për një kohë të shkurtër deri në 60% të aksioneve në TVA. 444 Kompania APACE 445 në një komunikatë në 30 nëntor 2007 njoftonte për rezervat që ajo duhet të mbante lidhur me investimin e saj pranë TVA 446 Sipas Raportit Vjetor të KKRT për vitin 2006, KKRT ndërmerr sanksione për këtë operator pasi ai nuk plotësonte kushtet e licencës. [...] në datën 5 prill 2006, televizioni Arbëria njoftonte, se ka ndërprerë përkohësisht transmetimin e edicioneve informative për shkak të ristrukturimit të studiove të transmetimit, rinovimit të teknologjisë dhe të përshtatjes e krijimit të skenografive, për këto edicione dhe programe të reja, angazhime që nuk u respektuan gjatë vitit Në muajin maj 2006, TVA rifilloi transmetimin e 444 Kondi, G Mediat në shitje, MONITOR nr.47(303) 28 nëntor. Sipas artikullit, kompania Apace Media është në zotërim 50% të aksioneve të Balkan Media Group, shoqëri e përbashkët me Modern Times Group, që vepron në tregun ndërkombëtar të transmetimeve dhe spektakleve. Kompania në vitin 2007 kontrollonte edhe gjashtë kanale të tjera televizive në Ballkan, pesë prej të cilave në Bullgari dhe një në Maqedoni. 445 Sipas faqes zyrtar në Internet të saj, kompania APACE Media Plc është një kompani e vendosur në zotërim të mediave në Europën lindore Eastern European Media Holdings S.A avenue Gaston Diderich, 1420 Luxembourg, Grand Duchy of Luxembourg Apace announces that it is to make a provision in its 2007 Accounts of 2.6 million in connection with its investments and costs relating to TVA following continuing delays by the Albanian National Council for Radio and Television ("NCRT"), the regulatory body for the broadcasting sector in the Republic of Albania, to consider TVA's formal objection (filed before 9th November 2007) to the suspension by the NCRT of TVA's National Broadcasting Licence. 446 Shih dokumentin në aneks, parë në 15 mars 2014 në 231

236 edicioneve informative, me një format të ri për TVA -në, por të vjetër në përdorim në tregun mediatik, pa studio dhe dhomë lajmesh, pa folës dhe me pak gazetarë në terren. Kjo formë e përcjelljes së lajmeve vazhdoi gjatë vitit 2006 dhe së bashku me mungesa të tjera në strukturën programore, u bën shkas i ndërmarrjes së sanksioneve për këtë operator. 447 Ndryshimet e shpeshta të bashkëpronësisë, problemet me pagat e punonjësve, dhe mjaft vështirësi financiare ishin ndër faktorët kryesorë që çuan në mbylljen e televizionit TVA. Gjatë viteve 2008 dhe 2009 është vënë re një regres i plotë në veprimtarinë e operatorit kombëtar privat TVA. Nga inspektimet teknike të organizuara në gjithë territorin e vendit është konstatuar një reduktim gradual e i vazhdueshëm i zonës së mbulimit, deri sa në transmetim mbeti për disa kohë vetëm stacioni i instaluar në pikën e transmetimit në Dajt. Së fundi edhe ky stacion pushoi së transmetuari më Mbyllja e TVA u zyrtarizua nga KKRT me vendimin e saj për revokimin e licencës, Vendim nr. 897 të datës Për mosrinovimin e licencës. Përfundime 1. TVA ishte një televizion i ri, me ambicie programore që hyri vrullshëm në tregun mediatik shqiptar, duke konkurruar mjaft fort edhe televizionin publik dhe televizion tjetër me licencë kombëtare TV KLAN. TVA kishte një program gjeneralit i cili ishte mjaft i përshtatshëm për licencën e tij kombëtare, duke synuar një target grup që përfshinte të gjithë popullsinë; 2. Në vitet e para të transmetimit vërehet që pjesën më të madhe të transmetimit e zinin filmat dhe dokumentarët e huaj (duke kaluar mbi 60% të kohës totale të transmetimit). Kjo kohë erdhi duke u pakësuar me shtimin e prodhimit të programeve të veta; 3. Një nga pikat më konkurruese të TVA-së, sidomos deri në sezonet e , kanë qenë programet informative, politike dhe debatet e hapura me përfshirjen në debate të të gjithë aktorëve politikë në vend; 4. TVA nuk mundi të përballojë financiarisht nevojën për investime në teknologjinë e re televizive, blerjen e patentave të programeve konkurruese dhe mbajtjen e ekipit krijues të televizionit, i cili kërkohej në tregun televiziv edhe nga televizionet e reja që u hapën pas TVA-së. Të gjitha këto lidheshin edhe me 447 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2006, Tiranë, faqe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, Raporti Vjetor 2009, Tiranë, faqe

237 problematikat e pronësisë, të cilat erdhën duke u rritur, deri në mbylljen e transmetimit; 5. Mbyllja e TVA-së është kryesisht pasojë e kushteve financiare dhe vështirësive për t u përballur në një treg konkurrues mediatik, ku mbështetja vetëm në tregun e reklamës ishte e pamjaftueshme, edhe pse ky treg në vetvete ishte mjaft i kufizuar. 233

238 3.2.6 Albanian Screen Televizioni Albanian Screen u licencua si vazhdimësi në transmetim e televizionit ALSTAT TV i licencuar në vitin KKRT aprovoi fillimisht licence për transmetim satelitor për Televizioni Satelitor Shqiptar, ALSAT. Ai kishte kryesisht një format informativ me edicione lajmesh çdo një orë që arrinin deri në 13 edicione lajmesh në ditë. Sipas ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, shoqëria është e regjistruar që shtator Televizioni ALSAT vijoi aktivitetin duke shtuar gradualisht si strukturën e programeve dhe krahas saj edhe nivelet financiare në menaxhim. Problematikat e pronësisë filluan të shfaqen pas vitit 2006, deri sa në vitin 2009 u bënë ndryshime të mëdha të pronësisë. Ato i paraprinë blerjes, në nëntor 2010, nga biznesmeni Rezar Taçi të 100% të totalit të aksioneve nga pronarët e mëparshëm dhe ndërrimin edhe të emrit në Albanian Screen. (AS) Në vitin 2008, duke marrë edhe licencë për transmetim tokësor, sipas dokumentacionit të dorëzuar në KKRT, ALSAT TV kishte 75% të programit të vetin. Ndonëse shumica e programeve kishin profilin e lajmit, sërish kishte edhe programe të natyrave sociale, dokumentarë dhe programe politike. Grafik 68: ALSAT, struktura e programacionit javor, mars 2008 (%) Lajme Prog. Mëngjesi 31 Prog. Tema. Soc-Ekon. 6 Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Prog. Tema. Sport Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit ALSAT, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 449 Ekstrakti historik i subjektit Alsat TV, parë më 20 janar Ortaket:Fondacioni Velia 40%, Network Technology Consulting LLC 40%, Mira Meksi 10%, ITC Trade Corp. 10% Këshilli Mbikqyrës: Mira Meksi, Remzi Lani, Teodor Keko 234

239 Programi i mëngjesit fillonte me Dita fillon në ALSAT nga ora 07:00 08:00 i cili përmbante përveç lajmeve edhe lidhje të drejtpërdrejta nga Prishtina e Shkupi, kjo falë edhe studiove të përbashkëta që kishte ky televizion në këto dy qytete. Duke qenë se pjesën më të madhe të programit e përbënte informacioni, edhe pas vitit 2008 kur nisën formatet e para të programeve, ato sërish ishin të natyrës politike dhe sociale informative. Disa nga programet ishin: Puls në transmetim nga ora 10:00-12:00, nga e hëna deri të premten. Pjesë të tij ritransmetoheshin në orare të tjera të ditës. Kontrast ishte emisioni i politikës, në transmetim çdo të hënë ora 21:00-22:30 Studio e hapur emisioni kryesor i politikës, në transmetim çdo të martë ora 21:00-22:30, me ritransmetim paraditen e së mërkurës. (Emisioni kishte filluar në 7 nëntor 2005, me drejtimin e gazetares Eni Vasili). Dossier - emisioni me trajtim të temave kryesisht politike, në transmetim çdo të premte ora 21:00-22:30, me ritransmetim paraditen e ditës së shtunë. Skaner Kampionat emisioni me analiza sportive, 22:30-24:00 i përjavshëm në transmetim të shtunën. Studio sprint program me përmbledhjen e ngjarjeve sportive nga vendi dhe bota, në transmetim të enjten 16:30 dhe të dielën 18:30. Auto Moto Sport - emision mbi zhvillimet teknologjike në industrinë e makinave, në transmetim në orën 23:30 i përjavshëm. Almanak program kulturor, në transmetim ditën e mërkurë në orën 21:00 dhe ritransmetim ditën e enjte. Emisioni jepte më tepër programe mbi artin dhe kulturën, kinematografinë. Takim ekskluziv program i bazuar në intervistat me protagonistë të fushës së kulturës dhe artit. Programi ishte në transmetim të dielën ora 22:30, me ritransmetim paraditen e ditës së shtunë. Shpirtra të lirë emision me informacion për artin dhe kulturën në transmetim të shtunën ora 20:30-22:00, me ritransmetim paraditen e ditës së diel. Dita 7 përmbledhje e informacioneve të javës, në transmetim të dielën ora 15:30-16:00. Të pathënat e yjeve me informacione të marra të marra nga mediat e huaja për industrinë kinematografike dhe filmat e rinj të prodhuar. Profil dhe Muzika me informacion kulturore, në transmetim të përjavshëm ditën e hënë, në orën 17:30. Universiteti përmes Artit emision kulturor me materiale nga bota, në transmetim të përjavshëm, të dielën ora 12:15. Eurokulturë emision kulturor mbi artin dhe kinematografinë, me materiale nga bota, në transmetim të premten ora 12:25. Eureka me materiale shkencore kryesisht nga bota, në transmetim ora 12:25, të enjte. Intenerar Cikël me dokumentarë për vende të ndryshme kryesisht të Evropës, por edhe më gjerë. Në transmetim ditën e diel në orën 21:

240 Në fokus program me materiale dokumentare për zhvillimet teknologjike, evolucionin e problematikave të jetës dhe çështjeve sociale, në transmetim ditën e martë në orën 14:25. Pas fasadës kryesisht me lajme nga bota, në transmetim të përjavshëm ditën e mërkurë ora 14:25. Televizioni Albanian Screen pas vitit 2010 u përpoq të krijonte një profil me të gjerë në mbulimin e të gjithë gjinive televizive. Ai përfshiu për herë të parë mjaft programe të reja dhe filloi ndërtimin e një strukture të larmishme të programacionit. Kështu në Albanian Screen filluan emisionet për fëmijë, risi për këtë televizion. Po kështu rifilloi emisioni politik me programin Prizëm nga Aleksandër Furxhi dhe Bugajski hour nga analisti i huaj Janush Bugajski. Emisionet politike mungonin prej vitesh në këtë televizion, që prej largimit të Eni Vasilit me emisionin Studio e Hapur në Krahas tyre filluan edhe programet Orkidea me tematika sociale dhe kulturore, Target me fokus në zhvillimet kryesisht ekonomike të vendit. Krahas këtyre prodhimeve të vetat, televizioni prezantoi një risi, me përfshirjen e filmave seriale dhe telenovelave turke. Këto filluan të zgjojnë vëmendjen e audiencës dhe kjo e risolli sërish shikuesin pranë ekranit të Albanian Screen. Por e gjitha kjo përpjekje nuk ishte tërësisht e mbështetur në menaxhim dhe tregues të mirë financiarë dhe zgjati për një periudhë të shkurtër, kohore. Për rrjedhojë, ajo i solli këtij televizioni vetëm një audiencë të përkohshme, vetëm me disa fasha orare. Grafik 69: Albanian Screen, struktura e programacionit javor, tetor 2013 (%) Lajme 20.0 Prog. Mëngjesi Prog. Tema. Soc-Ekon. Prog. Tema. Fëmijë Prog. Reality Show Prog. Tema. Sport Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit Albanian Screen, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Siç shihet edhe nga grafiku, në 2013 televizioni ka sërish një mbizotërim shumë të madh të programacionit nga filmat dhe serialet e huaja televizive, të cilat zënë më tepër se 50% të kohës mesatare në transmetim të programeve. Edhe pas vitit 2013, Albanian Screen ka vazhduar të ruajë disa programe të tilla, por struktura programore ka përqindje mjaft të vogël të prodhimit të realizuar nga vetë televizioni. Emisionet në vitin 2014 janë: 236

241 1. Koha për të shijuar - Çdo ditë të javës nga e hënë-e premte ora 13.30, emisioni i mesditës i drejtpërdrejtë, kryesisht për gatimin. 2. Target E hënë, e mërkurë, e premte ora 18:00 bisedë në studio me problematikat sociale. 3. Portofol të martën ora 18:00, speciale me problemet ekonomike bisedë në studio 4. Konica të enjten ora 21:00 nga Shpëtim Nazarko bisedë në studio 5. Shine emisionin rinor me argëtim dhe muzikë. 6. Bugajski Hour të premten ora 21:00, një herë në muaj, me pikëpamjen dhe mënyrën e ndërtimit të një bisede nga analisti amerikan Janush Bugajski. Bisedat në studio lidhen me analiza dhe tematika të politikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Televizioni Albanian Screen u shfaq me shumë ritransmetime të programeve pas vitit Ai kishte mungesa të strukturës programore. Edhe edicionet e lajmeve ishin problematika në pasqyrimin e ngjarjeve të ditës, madje televizioni nuk bëri mbulim të mirëfilltë televiziv as të fushatës zgjedhore për pushtetin lokal në maj qershor Ndryshimi i pronësisë ose reformimi tërësor i televizionit janë dy alternativat që u ndeshen përballë mundësisë së mbylljes së këtij televizioni. Në tetor 2015 televizioni Albanian Screen nuk kishte më sinjal transmetimi. Përfundime 1. Televizioni AS hyri fillimisht në tregun mediatik në formatin e televizionin informativ dhe më transmetim satelitor. Ai kishte mbështetje edhe nga kapitali i huaj i investuar në Shqipëri; 2. Televizioni AS nuk arriti të gjejë një përparësi konkurruese të programit të tij që do ta bënte atë të dallueshëm nga konkurruesit e tjerë televizivë, pa mundur të diferencohet dhe të krijojë profilin e tij tek publiku. Disa nga programet e tij ishin cilësore në nivel drejtimi e tematikë, por nuk mundën të vazhdojnë për shumë sezone, duke e larguar publikun nga ky ekran. Përfshirja në programacion e disa telenovelave të suksesshme, prodhime turke, të cilat thithën shumë audiencë, nuk u shoqërua edhe më prodhime të tjera televizive të vetat, të cilat do të kishin rritur më tej audiencën e këtij televizioni. Kështu që edhe programet e ndjekura ishin më shumë si ishuj të veçuar me audiencë të rritur, pa mundur të krijonin vazhdimësi; 3. Ndryshimet e pronësisë dhe për rrjedhojë edhe ndryshimet në programacionin e televizionit AS nuk mundën ta kthejnë televizionin tek shikuesit dhe për rrjedhojë tek reklamuesit potencialë. Kjo ka ndikuar në mungesën e programeve, jo vetëm cilësisht, por edhe në llojshmëri programi, duke e çuar në mbi 50% të programit 237

242 në filma dhe dokumentarë të huaj në vitin 2014, dhe akoma më shumë në vitin 2015; 4. Lëvizjet e pronësisë ndikuan në mungesën e burimeve të financimit. Duke i lidhur këto edhe me mungesën e strukturës së qartë programore, çuan në largime të shpeshta të gazetarëve dhe stafit realizues nga ky televizion. Kjo i hoqi televizionit mundësinë që do t i shërbente për t u rindërtuar nga pikëpamja e programacionit. 238

243 3.2.7 Televizioni AGON Channel Televizioni AGON Channel filloi transmetimin në vitin 2013 duke e zgjeruar programin e tij gradualisht. Në peizazhin e medias elektronike në Shqipëri, prania e një televizioni të ri, të dalë në transmetim në mes të viti 2013, kur tregu mendohej i ngopur me televizione dhe analistë të medias prej vitesh mendonin se tregu mediatik kishte më shumë televizione se sa mund të përballonte, ndikon në dy drejtime: Së pari, ai ngjall reagimin e ambientit mediatik, i cili u ndje se duhej të ndante me një të ri, të hyrë në treg tortën e reklamës, vëmendjen e audiencës, duke rritur në këtë mënyrë konkurrencën. Kjo reflektohet qartësisht në telekomandën në shtëpitë e shqiptare, ku shtohet një tjetër stacion që konkurron për vëmendjen edhe për ndikimin në këtë audiencë, qoftë kjo edhe pjesore me vetëm një grup emisionesh; Së dyti, komuniteti i punonjësve në media ndahet në perceptimin për stacionin e ri që hyn në treg. Disa e panë si mundësi zhvillimi dhe punësimi, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e standardeve të ndryshme në profesion, në pagë dhe kushte. Studimi i programacionit të televizionit AGON Channel, në fillesat e tij, krahas televizioneve të tjera tashmë prej vitesh në treg, jep edhe një mundësi për të parë strategjitë e zhvillimit në hapat e parë të një televizioni dhe krahasimit të ritmit të zhvillimit në programacionin e ofruar. Filozofia e ndërtimit të këtij televizioni, duhet shikuar fillimisht tek investitori kryesor i televizionit, një sipërmarrës me origjinë italiane i pranishëm në Shqipëri kryesisht në industrinë minerare dhe të riciklimit. Franchesko Beccheti shpjegon në një intervistë po në Agon Channel, në emisionin Kontrata kur thekson se: [...] e nisa këtë televizion me pasion dhe dëshirë, edhe sepse shpesh herë isha sulmuar pa të drejtë nga televizione të tjera, por sfida nuk mbaron këtu. [...] Televizioni im ka një mision, të tregojë të vërtetën, sepse nga televizionet në këto vite ka pak të vërteta të treguara, dhe të vërteta të copëtuara. 450 AGON Channel hyri në treg me investim të madh në teknologji, në një vit që ishte një vit i krizës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Investitori kryesor e shpjegon se, Një investitor e bën këtë që ekonomia të rilancohet, që të rifillojë cikli, që njerëzit të fillojnë të shpenzojnë, të vazhdojë investimi, sepse vetëm kështu sipërmarrësi mund të vazhdojë projektet e tij. Në të kundërt, thjesht do të kisha ca para më shumë mënjanë, por për ta parë më vonë që do të zhvlerësohej [...]. 450 Programi Kontrata më 5 janar 2013, Intervistë me investitorin kryesor të Agon Channel, Francesko Becchetti, 239

244 Ne kemi investuar dhe në 9 muaj, u kemi dhënë punë 150 të rinjve, u kemi dhënë shpresë dhe të ardhme. Sigurisht, e bëj për biznes, por kjo do të prodhojë diçka që do të jetë po kaq e bukur. 451 Por përtej investimit në teknologji, ai hyri fuqishëm edhe në kërkimin, seleksionimin dhe ofertat për stafin, duke përzgjedhur e pothuajse blerë disa nga emrat me peshë në televizionet në vend. Kjo u shoqërua me reagim në tregun mediatik, jo vetëm televiziv në vend, por në planin e brendshëm për këtë televizion solli lindjen e një programacioni televiziv të ndryshëm dhe agresiv në thithjen e talenteve dhe audiencës. Gazetari italian, Alessio Vinci, drejtori i lajmeve të këtij televizioni, ka diskutuar mënyrën se si tregu mediatik e priti daljen e një televizioni të ri, siç ishte AGON Channel. Remzi Lani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Medias, shprehet se: [...] Shqipëria është vendi i Ballkanit me median elektronike më të zhvilluar, ka një industri të televizioneve që është mjaft e fuqishme, kjo është ndofta edhe arsyeja që ajo steka juaj është mjaft e lartë, që edhe ju keni ardhur me një investim serioz, me staf serioz. 452 Ndërsa duke interpretuar reagimin e mediave të tjera ndaj daljes së Agon Channel, Lani shprehet se [...] Një gjë e re has gjithnjë rezistence. Dhe në një skenë të mediave mjaft konkurruese, e ashpër, e kapitalizmit të egër, nuk shihet me dashamirësi. Por Agon Channel ka arritur të imponojë respekt. Kështu ka ndodhur edhe me çdo të re që ka dalë. Gradualisht janë pranuar. 453 Fakti i pranisë së gazetarisë italiane, i krijon mundësi për të përdorur përvojën, formatin, materialet nga televizionet italiane. Në këtë rast kemi të bëjmë me një xhelozi, nuk ka të bëjë se si është led wall, kroma, studio, por e rëndësishme është intervista ajo çfarë thua. Nuk ka rëndësi dekori. [...] Mediat shqiptare e shohin Agon Channel me një lloj shqetësimi, sepse është një sipërmarrje serioze, është shprehur analisti Artur Zheji në programin Watching të këtij televizioni. 454 Duke dhënë një karakterizim të programacionit të televizionit Agon Channel ku ai punon, gazetari i njohur, moderator i spektakleve, Adi Krasta e cilëson se megjithëse nisi me përpjekje për të qenë një televizion gjeneralit dhe me mbulim të të gjitha fushave të jetës 451 Programi Kontrata më 5 janar 2013, Intervistë me investitorin kryesor të Agon Channel, Francesko Becchetti, Programi Watching, në Agon Channel, Intervistë e Remzi Lani, transmetuar me 7 dhjetor Po aty. 454 Programi Watching, në Agon Channel, intervistë e Artur Zheji, transmetuar me 7 dhjetor

245 në përmbajtjen e programacionit të tij, ky televizion nuk është i tillë. Sipas Krastës, për Agon Channel, Së pari, mungon teritorialiteti, nuk e sjell atë. Kjo krahasuar me dy televizionet e tjera të mëdha dhe e krahasuar me fizionominë që ai dëshiron të ketë, me vizionin që kishte në fillim kur u ideua ky televizion; Së dyti, nuk ka realizuar sjelljen e problematikave sociale të vendit, e cila në botë është një kauz, madje edhe për TV e vogla. Njeriu që ka TV thotë që dua ta lexoj profilin social të popullatës me qëllim që të nxis analiza debate, përpjekje për të zgjidhur dilema. Kjo pasi televizioni ka një qëllim. [ ] Mua më mungon sjellja e jetës së zakonshme të njeriut shqiptar në ekran, [ ] dhe kjo është diçka që ndodh pothuajse në të gjitha televizionet. 455 Për qëllimet e këtij punimi, u studiua ajo çfarë programacioni i Agon Channel ofronte për shikuesit në dy javë, në fillimet e tij, tetor 2013 dhe në javën e parë të marsit për të parë ecurinë e programacionit brenda një periudhe më pak se 1-vjeçare të aktivitetit të këtij televizioni. Grafik 70: Agon Channel, ecuria e strukturës së programacionit javor, ( %) % Lajme Prog. Mëngjesi Prog. Tema. Investig. Prog. Tema. Politike/ Parlament Film/ Dokumentar i huaj Argëtim/ Spektakël/ Muzikë RTS (Dita) 2013 fillimi mars (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit Agon Channel, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Nga analizimi i programacionit të Agon Channel, për fazën fillestare të transmetimit, vërejmë disa karakteristika të tilla si: Prania e programeve me tematika social-ekonomike, ndonëse në përqindje të ulët rreth 3%; 455 Intervistë me Adi Krasta, drejtuesi A show, në Agon Channel, 15 janar Ky është përjashtimi i vetëm për arsye të natyrës dhe kohës së fillimit të transmetimit televiziv të këtij stacioni. 241

246 Transmetimi i programeve me natyrë investigative, të cilat kanë të përfshira edhe xhirime në terren, në disa raste dhe tematika edhe me kamera të fshehta, duke i ballafaquar me dokumentacionin përkatës; Programe me tematika politike në një përqindje të ulët, afro 1.5%; Mungesa e programeve për fëmijë; Mungesa e programeve sportive, në fazën e parë të transmetimeve; 457 Pesha e madhe specifike që zënë filmat dhe dokumentarët e huaj në transmetimet e ditës, rreth 24%; Përqindje mjaft e lartë e ritransmetimeve gjatë ditës, mbi 39%. Në një tjetër paraqitje grafike pasqyrohet ndarja sipas kategorive të përcaktuar më sipër të programacionit javor në Agon Channel gjatë muajit mars Grafik 71: Agon Channel, struktura e programacionit javor mars 2014 ( %) Lajme Prog. Mëngjesi Prog. Tema. Soc-Ekon. Prog. Tema. Investig. Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë RTS (Dita) (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit Agon Channel, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Duke parë ecurinë e zhvillimit të programacionit në vetëm më pak se një vit transmetim vërejmë ndryshimet dhe shtimin e programeve. Kështu Agon Channel, ndonëse ishte në fillesat e tij, krijoi strukturë programore dhe prodhonte programe të vetat në disa gjini televizive. Kjo ndryshon shumë krahasuar me periudhën kur televizionet e tjera, madje edhe me shtrirje kombëtare ishin në fillesat e tyre të transmetimeve. Fakti që në vetëm me pak se një vit nga krijimi, Agon Channel krijoi programe me tematika argëtuese, programe investigative është një tregues i investimit që ky televizion bëri drejt një formati të ndryshëm të programacionit, dhe ambicies për të hyrë në trgun mediatik dhe për t u bërë një zë i fuqishëm mediatik. 457 Agon Channel filloi transmetimin e programeve sportive në një fazë të dytë, me fillimin e kampionatit botërore të futbollit, Brazil 2014 dhe në vazhdimësi ka në strukturë programe të mirëfillta sportive. 242

247 Duke folur për idetë e transmetimit dhe të programit, pronari i Agon TV, Franchesko Beccheti thekson se: [...] kur u nisa për të ndërtuar televizionin, një njeri afër Berluskonit më tha se, nuk është nevoja të humbisni kohë që të studioni formate të reja, shkoni në Amerikë dhe kopjoni, por ama kopjojini mirë. P.sh. një intervistë me dy persona nuk e ka shpikur askush, kamerën e fshehtë nuk e shpik askush. Në se na kritikojnë që po kopjojmë, ne themi se produkti ynë është i barabartë me produktin e televizioneve më të mira, dhe kjo na shton pikë. 458 Duke analizuar përmbajtjen dhe formatet e këtyre programeve veçojmë: 1. Kontrata - një program, i përjavshëm, kryesisht i drejtpërdrejtë në studio me tematika gjerësisht sociale, me një të ftuar, personazh kryesor, që tregon për jetën personale dhe profesionale. Emisioni ndërthururte xhirime në vende dhe intervista me persona të tjerë që lidhen me të ftuarin në studio. I ftuari ishte zakonisht politikan, personalitet i spikatur i jetës publike, akademike, letrare, etj. Në fund të emisionit, në formë simbolike, i ftuari nënshkruante një kontratë me premtimet që ai kishte dhënë gjatë transmetimit në praninë e një noteri. Programi Kontrata kishte si drejtuese një prej emrave të njohur të medias televizive shqiptare, Sonila Meçe, me përvojë në mjaft televizione kombëtare në vend; 2. A show - një format i transferuar së bashku me autorin e tij, gazetarin Adi Krasta. 459 Formati ishte bisedë në studio, i përjavshëm, me të ftuar që zëvendësojnë njëri-tjetrin, zakonisht çdo mbrëmje ka dy të ftuar. Programi ishte një intervistë e thelluar e bazuar në aftësitë gazetareske të drejtuesit të saj. Në disa nga seritë e tij, programi ka pasur edhe editoriale të plotë, me opinione dhe analiza për aspekte të ndryshme të zhvillimit të vendit nga drejtuesi i programit; 3. Rrethuar - bisedë në studio ku një personazh politik vendoset përballë tre gazetareve që pyesin për tema të ndryshme duke kombinuar çështje personale e ato profesionale; 4. Të parët - emision mëngjesi, i drejtpërdrejtë, çdo ditë, me të ftuar dhe dy drejtues, duke kombinuar informacionin me argëtim; 5. Veni, Vidi, Vinci - intervista, xhirime dhe dokumentim i një çështje të caktuar, temë kryesore të përzgjedhur. Moderatori dhe reporteri i këtij programi të përjavshëm, ishte gazetari italian Alessio Vinci, i cili ishte edhe drejtori editorial i televizionit; 458 Programi Kontrata më 5 janar 2013, Intervistë me investitorin kryesor të Agon Channel, Francesko Becchetti, Programi ka qenë i transmetuar tek Vizion Plus me të njëjtin autor. 243

248 6. Amerikani i pari në lajme - një format i kombinuar i një reality show, quiz, trajnim gazetarësh të rinj. Televizionin Agon Channel kishte pranuar aplikimet e një grupi të rinjsh që synojnë të bëhen gazetarë, duke i vendosur ata në pozita pune, me mundësi për të realizuar kronika televizive dhe për të konkurruar me njëri-tjetrin në format dhe prodhimet e tyre për të fituar një kontratë pune me televizionin. Në programin televiziv të ditëve të javës, jepen përmbledhje të punës së bërë nga këta konkurrues, gazetarë, të ndarë në skuadra, ndërsa ditën e premte është një transmetim më i zgjeruar dhe në format quiz për të përzgjedhur kronikën më të mirë. Ky transmetim ishte i ngjashëm në format me Aprendice të Donald Trump, i transmetuar në televizionet amerikane; 7. Ç a thu - program investigativ, në pesë ditë të javës. Formati i ngjashëm me Stricia la noticia tek Canale 5 Mediaset i televizioni italian, me xhirime dhe intervista në terren të kombinuar me shpjegimet dhe dokumentacionin e prezantuar nga dy moderatorët. Njëri nga drejtuesit e programit erdhi në këtë emision nga një program i ngjashëm i televizionit Top Channel, gjë e cila solli problematika të hapura publike edhe në ekran. Ç a thu soll mjaft problematika dhe ngriti tema të rëndësishme duke investiguar e ballafaquar dokumente dhe intervista; 8. Antilope - një kombinim i show argëtues në studio me diskutimin e temave sociale, kombinuar me humor (Program i përjavshëm) ; 9. Watching - bisedë në studio, me dy të ftuar përballë gazetares. Kryesisht të ftuarit trajtojnë tematika politike (Program i përjavshëm); 10. Duartrokitje - show argëtues i ndërthurur me muzikë dhe humor (Program i përjavshëm); 11. Dita e shtatë - emisioni i mesditës i së dielës, i drejtpërdrejtë me mbi 4 orë transmetim me një kombinim temash argëtuese, quiz, muzikë. Programi i ditës së diel vazhdonte më pas edhe nga emisioni Surpriza je ti 18:00 20:00 me personazhe dhe argëtim si edhe me surpriza për personazhe nga audienca. Analizimi i detajuar i programacionit të Agon Channel në harkun kohor të më pak se një viti evidenton krijimin e mjaft prodhime të veta televizive me emisione të reja, disa prej tyre madje formate pa të ngjashëm të tyre në transmetim në televizionet e tjera në Shqipëri. Një tregues i rëndësishëm për të parë ecurinë e programacionit është edhe ai i ritransmetimeve në përqindje ndaj totalit të programeve. Në këtë llogaritje përfshihen edhe ritransmetimet e filmave artistikë. 244

249 Grafik 72: Agon Channel, ecuria e ritransmetimeve totale të programeve (%) E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel RTS fillimi 2013 RTS mars 2014 (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit Agon Channel, si mesatare ditore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Siç shihet edhe nga grafiku, megjithëse gjatë vitit 2014 është ulur koha e ritransmetimit, ajo përsëri është e lartë duke lëvizur nga 32% në 38% të kohës totale të transmetimit. Kjo përqindje është më e lartë në fundjavë se sa gjatë ditëve të javës. Agon Channel ritransmeton të gjitha programet e veta, zakonisht një ditë më pas. Dhe janë pikërisht këto prodhime të veta që zënë pjesën më të madhe të ritransmetimeve. Gjatë ditëve të javës këto ritransmetime të prodhimeve të veta zënë nga 34-38% të ritransmetimeve në total, ndërsa në fundjavë, thuajse tërësisht ritransmetimi është nga prodhimet e veta. Gjatë fundit të vitit 2014 dhe në tre muajt e parë të vitit 2015 programacionit të Agon Channel iu shtuan edhe programe të tjera, duke arritur në 40 formate programesh si: Leyton Orient - program në transmetim ditën e enjte 18:45-19:30 kryesisht me tematikë për problemet sportive; Agon Land - Në transmetim të hënën në orën 21:30 22:00; Heart attack - Në transmetim të shtunën në orën 22:00, një program argëtues dhe me histori të publikut që kthen në lajme; Thuaj #33 - Në transmetim të hënën në orën 21:30 22 dhe në ritransmetim të shtunën në orën 14:30-15:00; Harta ime - reportazhe me xhirime në jetën e përditshme të qytetarëve të vendit nga zona të largëta, duke ndërthurur informacionin historik, gjeografinë dhe jetën e përditshme të banorëve në një zone të caktuar. Emisioni ishte në transmetim ditën e premte në 16:00 16:30 dhe me ritransmetime; Kalibër - emision në studio me lojra dhe publik pjesëmarrës; Legjenda - emision në studio kryesisht dedikuar muzikës. 245

250 Këndi i Lubonjës - emisioni i ri me tematikë dhe analiza politike nga gazetari e analisti i njohur Fatos Lubonja, në transmetim nga e hëna të premten në orën 19:30 20:00. Televizionin kishte ndjekje shumë të madhe edhe në rrjetet sociale, në formatet në Internet. Gjatë verë 2015 televizioni Agon Channel 460 kishte më shumë ritransmetime dhe ne tetor 2015 nuk ishte më në transmetim. Si biznes, ai u mor nën administrim shtetëror. Përfundime 1. Profili i programacionit të televizionit Agon Channel dëshmonte për ambicien e producentëve për të rritur një televizion cilësor, me investime në teknologji dhe forca krijuese artistike në pothuajse të gjitha zhanret televizive. 2. Një tregues tjetër që e bënte të dallueshëm nga televizionet e tjera ishte pesha e vogël në përqindje relative e debatit të fortë politik, të tilla që janë të zakonshme jo vetëm në televizionet e mëdha me shtrirje kombëtare, por edhe në televizionet rajonale, madje edhe në fillimet e transmetimeve të tyre. Agon Channel kishte emisione politike, por të limituara në kohë Rrethuar dhe Watching dhe më shumë në formatin e intervistave, pa përballje të forcave politike me njëra-tjetrën. Emisionet e tjera si Kontrata apo A-show ndonëse herë pas here kanë pasur të ftuar personazhe nga jeta publike dhe politike e vendit, nuk janë në formatin e debateve politike, por më shumë editoriale të ideuara nga gazetarët e tij. Ky tregues është edhe një karakteristikë e profilit të programacionit televiziv të këtij kanali. Në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal, televizioni nisi edhe një seri bisedash të përditshme politike me analiza për kandidatët dhe fushatën zgjedhore. 3. Përfshirja në programacion e programeve reality, por të një natyre tjetër, siç ishte Amerikani i pari në lajme është gjithashtu tregues i profilit më publik që dëshironte të krijonte televizioni. 4. Nisja e një programi investigativ Ç a thu që në fillimet e ndërtimit të programacionit televiziv, është tregues i ndjeshmërisë ndaj interesit të publikut dhe temave sociale që prekin jetën e përditshme të njerëzve. 460 Në kohën kur kishte përfunduar shkrimi i këtij punimi, në tetor 2015, pronari dhe administrator i AGON Channel është në një proces hetimi për vepra të pastrimit të parave dhe mospagim taksash ndaj shtetit shqiptar. Ai është shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës. Në 5 qershor 2015 gjykata vendosi sekuestron në masën 60% mbi të gjitha pronat e Francesco Becchetti në Shqipëri duke përfshirë edhe televizionin Agon Channel dhe vendosjen e një administratori shtetëror. Administratori shtetëror i vendosur u përball me punonjësit e TV Agon Channel dhe ndërkohë që ata vazhdonin transmetimin e programeve, nuk realizoheshin pagesat për paga apo shërbime të tjera. Çështja është ende në proces gjykimi. Në 3 nëntor 2015 mediat raportuan se pronari i Agon Channel (si edhe i bizneseve të tjera në Shqipëri) i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga qeveria e Shqipërisë është ndaluar nga policia britanike dhe i është marrë pasaporta me synim për t u ekstraduar në Shqipëri

251 5. Një tregues i profilit të programacionit ishte edhe fakti i përfshirjes së një grupi gazetarësh në disa emisione, madje shpesh edhe të natyrave të ndryshme. Kështu, emra të njohur të gazetarisë si Sonila Meçe e gjejmë të drejtojë programe si Kontrata, Amerikani i pari në lajme, Rrethuar dhe show i së dielës Dita e shtatë ; apo Artion Vreto tek Të parët, Amerikani i pari në lajme, Antilope ; Saimir Kodra tek Ç a thu, Amerikani i pari në lajme, Dita e shtatë, etj. Prania e të njëjtëve drejtues në këto emisione, dhe madje paralelisht në të njëjtën kohë, krijon vështirësi për shikuesit për të identifikuar dhe profilizuar gazetarët pasi në formatet programore në të cilat ata paraqiten, janë njëkohësisht në një spektër të gjerë tematikash duke lëvizur nga emisionet investigative tek show argëtues i së dielës. 6. Një tjetër dukuri ishte gjuha e folur dhe edhe gjatë prodhimit televiziv në studiot lokale në Tiranë. Televizioni ka gazetarë kryesorë edhe italianë dhe ata prodhojnë programe në Shqipëri për problematikat shqiptare, por në gjuhën italiane. Kjo është e lidhur edhe me investitorin kryesor që është italian dhe ambicien e tij për të sjellë figura të njohura të gazetarisë italiane dhe nga ana tjetër për ta kthyer këtë në një qendër prodhimi që do të synojë një treg evropian. [...] Pas pak do të kemi edhe një televizion që do të prodhohet në Shqipëri, në gjuhën italiane, por do të transmetojë në Evropë për të krijuar një televizion të madh ndërkombëtar, që do të tregojmë që jemi më lart se të tjerët Televizioni AGON Channel krijoi një ekip me moshë mesatare relativisht më të re se mjaft nga televizionet e tjera, duke u dhënë mundësinë edhe figurave të reja televizive, mjaft të rinj si drejtues të programeve televizive. 8. Ky televizion mund të cilësohet si investimi i madh i kapitalit të huaj në tregun mediatik shqiptar. 462 Në qasjen drejt kalimit në transmetime digjitale, ishte i paqartë si do të ndikohej struktura programore e këtij televizioni. Televizioni të gjithë teknologjinë e prodhimit e kishte digjitale. Ndërsa programi i tij ndiqej në rrjetet sociale, me një faqe aktive në Facebook dhe ishte i pranishëm në Twiter. Avantazh për këtë televizion ishte bashkëpunimi me platformat italiane të transmetimit dixhital. 461 Programi Kontrata më 5 janar 2013, Intervistë me investitorin kryesor të Agon Channel, Francesko Becchetti, Ndërkohë që shkruhej ky punim, Agon Channel ka filluar prodhimin e programeve edhe për kanalet transmetimi në Itali, që prej dhjetor 2014, por që nuk është objekt i këtij studimi. 462 Në periudhën shtator-tetor 2015 televizioni kishte më shumë ritransmetime të programeve dhe më 14 tetor 2015 televizioni nuk kishte më sinjal në transmetim, pasi siç u shkrua në media, ishte ndërprerë furnizimi me energji elektrike për mospagim të detyrimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi televizioni ishte marrë nën administrim shtetëror pas problemeve me respektimin e legjislacionit në shtetin shqiptar. 247

252 3.2.8 Televizionet informative (A1 Report, ABC News, News 24, ORA News, SCAN TV, UTV News) A1 Report Televizioni A1 Report ka filluar nga transmetimi në shkurt 2013 me mbulim rajonal në vetëm katër prefektura. Ai u formatua si një televizion kryesisht informativ. Sinjali në transmetim është në vazhdimësi të televizionit Ballkan TV. Televizioni i përket kompanisë Free and Fair Media Group që ka brenda grupit edhe gazetën e përditshme Shqiptarja.com dhe një faqe web po me këtë adresë. Alba Malltezi, drejtore e televizionit, e cilëson lajmin si pikën më të fortë të këtij televizioni, ndërkohë që synon që të ulë përqindjen e transmetimit të kronikës së zezë. [...] ne e nisëm si një sfidë për të pasur një televizion informativ, një televizion i cili shpalos lajmin e parë dhe të vërtetë në media. 463 Televizioni, krahas strukturës me programe informative çdo një orë, gjatë 2014 kishte përfshirë në transmetim disa programe tematike si: Rreze dielli program i mëngjesit me informacione argëtuese; Shtegtim reportazh me xhirime në zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht duke përshkruar vendet dhe jetën e përditshme; World Report me informacione e kuriozitete nga bota; Vox Report intervista me një pyetje të caktuar me njerëz të thjeshtë në ambientin e tyre të zakonshëm; Da Sara reportazhe dhe biseda në ambiente të ndryshme të personazheve të jetës kulturore dhe artistike; 5 pyetje nga Babaramo emisioni politik kryesor me të ftuar në studio; Tetë a tetë bisedë me të ftuar Pixel program informativ; Airport Sport programe për aktualitetin sportiv Urbanika talk show me disa të ftuar në studio me temat e ditës Kasketa show argëtim, bisedë në ambientet e artistëve të rinj. Emisionet përgjithësisht janë rreth 20 minuta dhe kryesisht në studio. Veçanti e programit të A1 Report është edhe përfshirja në strukturën e programit të reportazhit Shtegtim, në formatin e dokumentarit. Të gjitha programet ritransmetohen në ditën në vazhdim dhe në programacionin në fashën 24:00-07: Intervistë me Alba Malltezi, 18 mars 2014, Drejtore e Free and Fair Media Group (Shqiptarja.com dhe A1 Report) 248

253 Grafik 73: A1 Report, struktura e programit për ditët e javës, tetor 2013 (%) A1 Report, mesatare java, tetor Lajme Live xhirime Lajm. Tema. Edu/Kulturë/Histori Tema. Politike/Parlament Prog. Mëngjesi Lajm. Tema. Soc-Ekon. Lajm. Tema. Sport Dokumentar i huaj (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit A1 Report, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Ndryshimi është i vogël në fundjavë. Në krahasim me ditët e javës ulet pesha specifike e xhirimeve dhe transmetimeve të drejtpërdrejta, temat politike dhe debatet parlamentare, temat për kulturën dhe historinë, etj. Në fundjavë, pjesa më e madhe e programeve janë ritransmetime dhe programe në studio biseda me tematika social ekonomike. Nga pikëpamja e menaxhimit financiar, A1 Report është një televizion pa buxhet të madh, siç mund të kenë televizionet e tjera informative, sipas drejtorit të menaxhimit, A. Filopani [...]ndofta edhe dy herë më i vogël se p.sh. televizioni News Televizioni ka në menaxhim një grup gazetarësh, dikur edhe pronarë të News 24, dhe si pjesë e ekipit krijues ka punësuar një grup gazetarësh me moshë mesatare të re, rreth vjeç. Veçanti e marketimit në A1 Report është edhe shfaqja e disa programeve me video kuriozitete në ekranet e disa linjave të autobusëve urbanë. 464 Intervistë me Arianit Filopani, 12 janar 2014, Menaxher programi Free and Fair Media Group (Shqiptarja.com dhe A1 Report) 249

254 Në fund të vitit 2014 dhe në 2015, A1 Report ka përfshirë në transmetim edhe programe të tjera, por kryesisht në studio debate mbi tema politike dhe sociale. Një tjetër dukuri në programacion janë vendosja e filmave shqiptarë të prodhuar dikur nga Kinostudio Shqipëria e Re dhe një telenovelë të huaj Friends. Kjo tendencë drejt një programacioni më gjeneralist, duke u larguar nga karakter vetëm informativ i medias, mund të jetë edhe tregues i nevojës për të thithur audiencë të moshave të ndryshme, por edhe i vështirësive për të prodhuar programe në kushtet e një tregu mediatik të rrudhur nga reklamat, sidomos në vitet e fundit ABC NEWS Televizioni ABC (Albanian Broadcasting Corporation) ka filluar nga transmetimi në tetor 2010 me mbulim rajonal. Ai u formatua si një televizion tematik-informativ dhe është në transmetim në vazhdimësi të frekuencave të televizionit Norba. Televizioni ABC ka strukturë programore informative, të ndara në fasha çdo një orë. Krahas tyre ABC News ka në transmetim disa fasha orare me të ftuar në studio, duke filluar që nga ora 16:00 kur herë pas here janë gazetarët/redaktorët që komentojnë dhe plotësojnë informacionin mbi lajmin e ditës, sipas fushave që ata mbulojnë. Ndërsa në fashën orare 19:00 21:00 janë të ftuar analistë dhe opinionistë të cilët komentojnë ngjarjet kryesore të ditës. ABC TV ka në transmetim edhe disa programe në transmetim të përjavshëm (dhe ritransmetime) si: Histori Shqiptare reportazhe me xhirime në mjedise të ndryshme për jetën e përditshme të njerëzve në vise të ndryshme shqiptare; Takimet e kulturës intervista me personalitete të kulturës dhe artit në vend të lidhura me aktivitetin e tyre. Emisioni ka të ndërthurura edhe xhirimet. Konfidencë intervistë me personazhe të spikatur në drejtime të ndryshme të ftuar në një rrëfim jo politik. Politika në ABC news realiteti politik i një jave, i përmbledhur në një program në format dokumentari, me xhirime, intervista dhe komente nga përzgjedhja e ngjarjeve politike. Disko lajm një këndvështrim humoristik i lajmeve të javës, i ndërthurur me batuta dhe humor nga filmat artistikë. ABC story dokumentar për ngjarje historike. Gjatë fushatave elektorale, për zgjedhjet lokale apo parlamentare, ABC News shton në programacion bisedat në studio, transmetimet ditore me analiza dhe prezantime programesh politike, duke vepruar si edhe televizionet gjeneraliste. Në këtë periudhë rritet edhe koha në transmetime të drejtpërdrejtë nga aktivitetet politike të kandidatëve në zgjedhje. 250

255 ABC News synon të tërheqë një audiencë të moshës vjeç dhe familjare, duke i ofruar asaj cilësi në lajm dhe këndvështrim aktual, duke dhënë mbi 50% të programit në transmetim të drejtpërdrejtë, siç shprehet edhe drejtori, Armand Shkullaku. 465 Aktualisht edhe në ABC News, ndonëse përvoja këtu është shumë e ndryshme sepse është një TV informativ 24 orë dhe jo një TV gjeneralist, po përpiqem të krijojë disa sektorë që funksionojnë të pavarur nga redaksia qendrore e lajmeve. Programe si Histori shqiptare, Politika, Konfidencë, ABC story etj., janë tashmë pak a shumë si produksione më vete, që kontrollohen prej drejtorit dhe nuk përfshihen në redaksinë kryesore të lajmeve. 466 Nga pikëpamja organizative televizioni ABC News ka pothuajse të njëjtin mënyrë organizimi që ndodh në redaksitë e lajmeve të televizioneve të tjera. Siç shprehet drejtori Shkullaku, Struktura në ABC është specifike për shkak të natyrës së televizionit. Është drejtori, një kryeredaktor, katër redaktorë përgjegjës (dy paradite dhe dy pasdite), një redaktor për rrethet, një për lajmet nga bota dhe katër redaktorë - producentë që janë përgjegjës për transmetimin bashkë me katër regjisorë. Ndarja e punës bëhet çdo ditë në mëngjes në ora 9 në një mbledhje që drejtohet ose nga drejtori ose nga kryeredaktori. Më pas drejtori bën një tjetër mbledhje të shkurtër me redaktorët dhe drejtorin teknik për planin e punëve të ditës. Reporterët raportojnë tek kryeredaktori dhe ky vendos renditjen e lajmeve pasi merr miratimin nga drejtori. 467 Ndonëse drejtuesit e pranojnë ndikim në strukturë nga shtypi i shkruar, synimi i drejtuesve të televizionit ABC është tejkalimi i kësaj influence dhe ndërtimi i strukturës e cila i jep më tepër rëndësi figurës dhe se sa tekstit. Kjo do të jetë në ngjashmëri me atë që redaksitë perëndimore kanë, ku struktura mbështet mbi producentët ose redaktorët e transmetimit, ku figura dhe montazhi janë elementët kryesorë Intervistë me Armand Shkullaku, 20 mars 2014, Drejtor i Televizionit ABC News. 466 Shkullaku, A., Karakteristikat e menaxhimit redaksional në Shqipëri dhe Kosovë. Diskutimi i paraqitur në projektin me Fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës, për menaxhimin e mediave Po aty. 468 Intervistë me Armand Shkullaku, 20 mars 2014, Drejtor i Televizionit ABC News. 251

256 NEWS 24 Televizioni informativ News 24 ka filluar nga transmetimi me mbulim rajonal në tetor Ai u formatua si një televizion kryesisht informativ dhe është i pari në këtë format në Shqipëri, me mbulim rajonal e me buletine informative çdo një orë. Në fillimet e tij News 24 ishte në të njëjtën kompani mediatike që përfshinte edhe Gazetën Shqiptare, faqen online Balkanweb dhe radion RASH. Sipas Ekstraktit historik, kompania ishte degë e një kompanie të huaj dhe u regjistrua në vitin 1994 me përfaqësues ligjor Carlo Bollino për botime të çdo lloji, tipografi të ndryshme, të shfaqjeve publike dhe të reklamës, dhe më pas, në nëntor të 2000 ka shtuar aktivitetin e shoqërisë në veprimtari në fushën radiotelevizive 469. Në maj 2011 kompania ndryshoi pronësi u shit tek Focus Grup sh.p.k. 470 Sipas ekstraktit historik të kompanisë Focus Group ajo është themeluar në prill 2011 dhe ka objekt: Aktivitet në fushën e mediave elektronike dhe të shkruara, botime të ndryshme, prodhim e publikim reklamash, tregtim pajisjesh për nevojat e mediave elektronike. Shitblerjen e pasurive të paluajtshme e të luajtshme si dhe çdo aktivitet tregtar financiar qiradhënës apo dorëzënës që i vlerëson të dobishme apo të nevojshme për arritjen e qëllimeve të saj. 471 Grafik 74: News 24, struktura e programacionit javor, tetor 2013 (%) Lajme Prog. Mëngjesi Live xhirime Lajm. Tema. Soc-Ekon. Lajm. Tema. Investig. Lajm. Tema. Edu/Kulturë/Histori Talk / Intervista ne studio Tema. Politike/Parlament Dokumentar i huaj (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit News 24, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 469 Ekstrakti historik i EDISUD sh.a. parë në më 15 mars Ekstrakti historik i Focus Group sh.p.k. parë në më 15 mars

257 Ndryshimi në pronësi solli edhe disa ndryshime në nivelin e programeve, duke rritur numrin e tyre dhe shpeshtësinë në transmetim. Disa prej programeve në transmetim renditen si më poshtë: Koha për t u zgjuar programi prej 17 vitesh në transmetim, ku përveç leximit të faqeve të para të gazetave, ka një kohë prej rreth 30 minutash në formatin e telefonatave në studio, ku shikues të ndryshëm marrin në telefon, herë për të raportuar problematikat e tyre apo edhe për të shprehur bindjet e tyre politike. Programi është i drejtpërdrejtë në fashën orare 07:00 08:00 dhe ritransmetohet në 08:00 08:30; Vila 24 programi i mëngjesit, me informacione praktike, këshilla për gatimet dhe të ftuar për tematika sociale. Programi është i drejtpërdrejtë në transmetim çdo ditë në fashën orare 08:30 11:30. Në ditën e shtunë dhe të diel jepen ritransmetime të programeve gjatë javës; Me zemër të hapur program me të ftuar në studio njerëz me shqetësimet e tyre dhe asistencën juridike e sociale që ofrohet në zgjidhjen e tyre. Programi është në transmetim çdo ditë në fashën orare 12:00 13:30; Fasha orare 14:00 16:30 është përgjithësisht e dedikuar ritransmetimit të programeve të veta të cilat janë dhënë një ditë më parë në oraret e mbrëmjes së parë ose të dytë. Njerëz në fokus emision për çështje sociale i ndërtuar në studio me të ftuar qytetarë që sjellin problemat e tyre. Programi është në transmetim të hënën në fashën orare 20:00 21:00; Xhungël program investigativ dhe xhirime, intervista dhe analiza për çështje të aktualitetit. Programi është në transmetim të hënën në fashën orare 21:00 22:00; Studio e hapur debati politik kryesor i televizionit, me të ftuar në studio në debat për temat aktuale, në transmetim ditën e martë 21:00. Ky program nisi me rikthimin në televizion të gazetares Eni Vasili, në sezonin televiziv të vjeshtës së Programi ka lëvizur së bashku me drejtuesen e tij në disa televizione, me një kohëzgjatje prej 7 vitesh. Të bësh ekonomi program në studio, i kombinuar me xhirime dhe kronika, me të ftuar që debatojnë për tema të ekonomisë. Programi është në transmetim të martën në fashën orare 21:00 22:30; 253

258 Panteon program në studio, me tematikë kulturore dhe të ftuar që rrëfejnë për personazhin në qendër të programit, një figurë e shquar, kryesisht artistike. Programi është në transmetim të mërkurën në fashën orare 20:00 21:00; Diplomaticus intervista për çështje të politikës së jashtme dhe zhvillimeve rajonale i ndërtuar kryesisht me intervista. Programi është në transmetim të enjten në fashën orare 19:00 19:30; Ajsberg program investigues, me analiza, xhirime dhe intervista për tematika sociale. Programi është në transmetim të enjten në fashën orare 21:00 22:00; Në tempull program në studio në transmetim të premten në fashën orare 20:00 21:00; Klinika 24 program me këshilla mjekësore dhe diskutime për problematikat e shëndetit me mjekë të ftuar në studio. Programi është në transmetim të shtunën në fashën orare 20:00 21:00; Arratia e peshkut të kuq intervista me personazhe të ndryshme të jetës sociale, politike, artistike të vendit, me xhirime në mjediset e tyre dhe me personazhe te ftuar që tregojnë për ta. Programi është në transmetim të shtunën në fashën orare 14:00 15:00; Kështu ka ndodhur reportazhe dhe xhirime në formatin e dokumentarit historik, të lidhur me ngjarje apo personazhe të ndryshme. Programi është në transmetim të dielën në fashën orare 20:00 21:00; Natë me Xhaxhiun program në studio, me të ftuar kryesisht me tematika sociale. Programi është në transmetim çdo ditë përveç fundjavës në fashën orare 22:30 23:30; Një tregues i rëndësishëm në analizën e programacionit të News 24 është përqindja e ritransmetimeve në programin e News 24. Grafik 75: News 24, ritransmetimet në përqindje ndaj totalit të programit ditor, tetor 2013 (%) E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit News 24, si mesatare ditore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 254

259 Siç shihet edhe nga grafika, koha e ritransmetimeve në përqindje ndaj totalit të programit vjen duke u rritur në fundjavë ku mjaft nga programet të cilat janë premierë gjatë ditëve të javës ritransmetohen në fundjavë. Kjo është një tendencë që vërehet edhe tek televizionet gjeneraliste nga natyra e tyre të programacionit. Ky tregues, si edhe tërësia e programeve tematike, me shtrirje më të gjerë se sa lajmi i thjeshtë, e bën televizionin News 24 që të ketë një profil që synon drejt televizionit gjeneralist ORA NEWS Televizioni ORA News filloi transmetimin në vitin 2010, me mbulim rajonal. Ai ishte krijuar si një biznes televiziv, në formën e shoqërisë aksionare në 22 nëntor 2006 dhe sipas ekstraktit të biznesit: [...] Aktivitetin radioteleviziv privat vendor. Ajo përfshin prodhimin, transmetimin dhe ritransmetimin e programeve dhe informacioneve të çdo lloji me anë të zërit, figurës, sinjaleve të koduara, shkrimit, të destinuara për publikun nëpërmjet valëve elektromanjetike, kabllove, satelitit etj, duke respektuar paanshmërish të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të tij. Prodhimin dhe shpërndarjen në Shqipëri dhe jashtë kufijve të filmave artistike, vizatimore, publicitare dhe të programeve audio-vizuale. Organizimin e aktiviteteve kinematografike, artistike dhe audio-vizuale në Shqipëri dhe jashtë kufirit, dublimin dhe subtitrimin e filmave të huaj për Shqipërinë dhe të filmave shqiptare për vendet e tjera." 472 Në shkurt 2010 dhe nëntor 2011 subjekti e e ka modifikuar objektin e rregjistrua të aktivitetit për t iu përshatur më mirë veprimtarisë radio televizive. Televizioni kishte fillimisht karakter informativ, kryesisht me buletine informative çdo një orë. 472 Ekstrakti historik i ORA News sh.a. parë në më 15 mars

260 Grafik 76: Ora News ecuria e programacionit sipas programeve televizive tetor 2011, (%) Lajme Prog. Mëngjesi Live xhirime Lajm. Tema. Soc Ekon. Lajm. Tema. Investig. Lajm. Tema. Edu/Kulturë/Histori Lajm. Tema. Sport Talk / Intervista ne studio Tema. Politike/Parlament Argëtim/Spektakël/Muzikë Grafik 77: Ora News ecuria e programacionit sipas programeve televizive tetor 2013, (%) Lajme Prog. Mëngjesi Live xhirime 5.3 Lajm. Tema. Soc-Ekon. 3.2 Lajm. Tema. Investig. Lajm. Tema. Sport Talk / Intervista ne studio Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit Ora News, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Siç shihet edhe nga grafiku, pjesën më të madhe, rreth 60% të programit e zënë lajmet si edhe transmetimet e drejtpërdrejta nga ngjarje të ndryshme. Duke përfshirë edhe programin e mëngjesit, që sërish është informativ, kjo përqindje rritet edhe më tej. 256

261 Klasifikimet e tjera, janë ndarë për të karakterizuar më shumë llojin e përmbajtjes, pasi ato përsëri janë në formatin e lajmit. Krahas këtyre programeve, televizioni ka edhe programin Ora News Speciale si edhe edicionin e lajmeve në anglisht English news edition në transmetim çdo ditë në orën 18:00. Pas vitit 2013, Ora News TV ka përfshirë në transmetim disa programe si: Tonight Ilva Tare program politik kryesor i televizionit, në transmetim të hënën dhe të mërkurën, ora 21:00. Formati është ai i bisedës në studio me të ftuar politikanë dhe analistë. Të paekspozuarit - me fokus në gazetarinë investigative. Qëllimi i emisionit është të vështrimi i thelluar gazetaresk i ngjarjeve të jetës sociale e politike të vendit dhe analiza e thelbit të tyre. Emisioni është i ndërtuar kryesisht në bazë të bisedës në studio dhe me kronika që sillen për temën në diskutim duke ngritur pyetje dhe thelluar argumentet. Emisioni drejtohet nga gazetari Ylli Rakipi dhe është në transmetim çdo të enjte, ora 20:45. Ekopolitike, nisi transmetimin në 6 janarit 2015 dhe është në transmetim çdo të martë. Emisioni drejtohet nga gazetarja Aurora Sulçe dhe përmes të ftuarve në studio debatohet për politikat ekonomike. Emisioni 100 minuta me moderator Blendi Salaj vjen me formatin e debatit televiziv, mbi tre pika kyçe: Aktualiteti, bashkëbisedimi dhe personazhi i javës. Emisioni nisi transmetimin në Ora News më 7 Nëntor 2014 dhe është në transmetim çdo të premte ora 21:00. Ballkan Magazine në drejtimin e gazetares Linda Karadaku, trajton problemet e rajonit, zhvillimet në vendet e Ballkanit dhe ndikimet e ndërsjella që kanë vendet tek njeri-tjetri. Programi është në transmetim tre herë në javë, të hënë, të enjte dhe të premte, në orën me ngjarjet më të rëndësishme rajonale, intervista ekskluzive, reportazhe dhe informacione për rajonin. Kronikë e pambaruar në transmetim të mërkurë në orën 19:00. Ky është një program i ideuar dhe i drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli. Emisioni ka të ftuar shkrimtarë dhe personalitete të njohura të botës së artit dhe kulturës. Ora e Intervistës Ky është një program në studio me të ftuar për temat më të nxehta të ditës, me pjesëmarrjen e liderëve të politikës shqiptare. Në transmetim, çdo ditë pas fashave orare të lajmeve kryesore, si lajmi i ditës, por më i thelluar. Ora Skaner - në transmetim çdo të diel ora 23:05. Programi i bazuar në studio me të ftuar, lidhje direkt, analiza sportive të javës, komente, diskutime të shumta, intervista ekskluzive. Sport Magazine - në transmetim të shtunën, ora 22:00 257

262 Ditë e Re program i çdo mëngjesi në fashën orare 07:00 10:00. Programi ka karakter informues dhe argëtues dhe mund të ndiqet edhe online çdo ditë SCAN TV Televizioni informativ SCAN TV ka filluar nga transmetimi në tetor 2010 me mbulim rajonal dhe i formatuar si i pari televizion me një target të veçantë dhe profil ekonomik. Ai ka natyrën e televizionin kryesisht informativ me buletine informative çdo një orë. Televizioni ka një diferencë në programacionin e tij gjatë ditëve të javës krahasuar me programacionin në fundjavë. Siç shihet edhe nga grafiku, përgjithësisht gjatë fundjavës ka më pak ngarkesa informative të lajmeve dhe problematikave ekonomike, duke ia kaluar këtë kohë programeve argëtuese, filmit dhe dokumentarit. Kjo shprehet edhe në grafikët e mëposhtëm. Grafik 78: Televizioni SCAN, struktura e programit - ditët e javës e fundjavë, tetor 2013 (%) SCAN TV, fundjava, tetor 2013 SCAN TV, mesatare javore, tetor Lajme Prog. Mëngjesi Lajm. Tema. Soc-Ekon. Film/Dokumentar i huaj Lajme Prog. Mëngjesi Lajm. Tema. Soc-Ekon. Film/Dokumentar i huaj (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit SCAN, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) Televizioni SCAN vitet e fundit ka përfshirë në strukturën e tij programore edhe disa programe të dedikuara audiencave specifike. PërTëfol Program në formë interviste, kryesisht me vetëm një të ftuar gjatë të cilit diskutohet për një temë të caktuar, sociale apo ekonomike. 258

263 Argument Debat në studio i drejtuar nga Enio Civici për tema të ndryshme ekonomike duke u përqendruar kryesisht tek ato financiare dhe të politikave makro ekonomike. Bardh a Zi Debat në studio, me dy moderatorë dhe të ftuar ekspertë, analistë që diskutojnë mbi një tematikë të caktuar. Tematikat e programit janë kryesisht të natyrës sociale. Programi është 60 minuta në orën 21:00 Skanim Program me xhirime, që përmbledh kryesisht ngjarjet e rëndësishme të javës dhe ndërton një analizë bazuar në intervistat dhe xhirimet në terren. Televizioni ka edhe programe të tjera, tërësisht informative si: Elite business ; Intervistë ; Blic ; Comoditty ; On Time Bisedë në studio me të ftuar për probleme sociale dhe ekonomike. Bisedat kanë edhe kronika për ngjarje të ditës që diskutohen më ta ftuarin në studio; Report ; Forecast ecuria e bursave të këmbimit, luhatjet monedhave dhe faktorët që i shkaktojnë ato. Kryesisht informacioni vjen nga tregjet ndërkombëtare. Në fundjavë, ka një pjesë të madhe të programeve nën logon e fundjavës Parfume lidhur me artin, muzikën, kinemanë, showbiz dhe po ashtu ritransmetime të bisedave të transmetuara gjatë javës UTV NEWS Televizioni UFO Education doli në transmetim në vitin 2007, pas blerjes së frekuencave të Teuta TV, një televizion lokal i qytetit të Durrësit. Ky televizion solli një ndryshim në tregun mediatik shqiptar, për programacioni e tij që në thelb kishte përcjelljen e informacionit kryesisht me karakter edukues, si edhe programe të lidhur me arsimin. Këto ishin veçoritë kryesore të programacionit të këtij televizioni. Kjo lidhej edhe me faktin se televizioni ishte media përfaqësuese e një prej universiteteve të reja private 473 me program në mjaft degë studimesh universitare. Në programacionin fillestar të këtij televizioni, u përfshinë emisione me karakter informues e edukues. Një prej projekteve kryesore, mjaft të spikatura të tij për vite me radhë, ishte emisioni Drejt Universitetit, në transmetim të përditshëm. Programi ishte i ndërtuar mbi bazën e programit mësimor të shkollave të mesme për lëndët kryesore dhe specifikisht matematikë dhe letërsi, por edhe tema nga lëndë të tjera të shkollave të mesme. Programi ishte si një orë mësimi, ku mësues nga gjimnaze të ndryshme shpjegoheshin tema të veçanta në këto lëndë duke bërë një përgatitje të lidhur me pyetjet e gjimnazeve në prag të provimeve të Maturës Shtetërore. 474 Ky ishte një marketim mjaft 473 UFO University është tashmë Albanian University. 474 Matura Shtetërore ishte reforma për vendosjen e kritereve për të filluar studimet universitare, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në mbarim të shkollës së mesme, gjimnazistët jepnin dy provime bazë, letërsi dhe matematikë 259

264 i mirë edhe për vetë televizionin, i cili fitoi një status të veçantë dhe shikueshmëri në tregun mediatik duke u fokusuar tek të rinjtë dhe objektivat e tyre studimore. Televizioni ishte me shtrirje rajonale dhe synonte më së shumti edhe audiencat e të rinjve në qytetet universitare. Në vitet më pas, televizioni nisi edhe disa cikle të tjera programesh sërish me tematika edukative si: UFO QUIZ - Program në formën e konkurseve ku maturantët nga shkollat e ndryshme të vendit konkurronin me dijet e tyre për të fituar bursa studimi në degë të ndryshme pranë UFO University; UFO Kult Program me fokus zhvillimet më të fundit nga kultura, arti, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë; UFO Forum Si arena e debatit akademik, ku pedagogë, studentë dhe personalitete të fushave të ndryshme në vend, diskutonin rreth çështjeve të ndryshme sociale dhe ekonomike; Programacionit të televizionit UFO Education iu shtuan gradualisht programe të tjera si ai i mëngjesit, i cili ndërthurte informacionit e ditës, shtypin dhe lidhjet direkt nga disa qytete të Shqipërisë dhe në disa raste në lidhje telefonike apo programin Skype edhe më kryeqytete evropiane ku ka komunitete të madha emigrantësh shqiptarë, si Itali e Greqi. Grafik 79: UTV News, struktura e programacionit javor, tetor 2010 (%) Lajme Prog. Mëngjesi Lajm. Tema. Soc-Ekon. Lajm. Tema. Edu/Kulturë/Histori Lajm. Tema. Sport Tema. Politike/Parlament Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit UTV News, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) dhe disa provime me zgjedhje sipas preferencave të tyre. Pikët e marra përfshin në përllogaritjen për degën e studimeve universitare. 260

265 Në tetor 2010, televizioni ndryshoi profilin e tij, si rrjedhojë edhe emrin, nga UFO Education në UTV News. Ndryshimi i vendimmarrjes lidhej me një synim të ri të drejtuesve për të bërë televizionin më shumë informativ, se sa edukues. Në boshtin e UTV News si televizion qëndronte synimi për përcjelljen e informacionit më të fundit për të gjithë shikuesit. Me këtë ndryshim të profilit, UTV News humbi një avantazh konkurrues dhe hyri në një tjetër treg mediatik mjaft konkurrues, për lajmin dhe informacionin e shpejtë, në një treg ku televizione të tjerë vite më parë kishin krijuar profilin e tyre duke u pozicionuar qëndrueshëm në segmentet e tyre të audiencës. UTV News u formatua si një televizion kryesisht informativ me mbulim rajonal, me buletine informative çdo një orë. Ndryshimet në formatin e biznesit të UTV News janë pasqyruar edhe nga ndryshimet në ekstraktin historik të tij të regjistruar edhe në vitin 2007 Ndryshimi i strukturës së programacionit është i dukshëm edhe grafikisht ku vërehet se pjesa më e madhe e programacionit përbëhet nga lajmet dhe formatet e tjera politike. Shihet dhe mungesa e programeve me natyrë edukative dhe informacion për të gjithë shikuesit siç ishte i targetuar para vitit Programet e natyrës universitare, pas vitit 2010 ishin më tepër në formatin e promovimit të programeve universitare të vetë Albanian University dhe të aktiviteteve të tij. Pas vitit 2013, televizioni shkurtoi mjaft nga stafi i gazetarëve dhe për rrjedhojë ra niveli i prodhimit televiziv dhe u rrit shumë shkalla e ritransmetimit të programit. 475 Grafik 80: UTV News, struktura e programacionit javor, tetor 2013 (%) Lajme Lajm. Tema. Soc-Ekon. Tema. Politike/Parlament 78.6 Film/Dokumentar i huaj (Përpunim i të dhënave të programacionit televiziv të Televizionit UTV News, si mesatare javore, në përqindje ndaj totalit të programit, nga autorja, D.K.) 475 Në vitin 2015 televizioni UTV News reduktoi mjaft programin e tij duke munguar në transmetime informative, të cilat ishin mjaft të kufizuara edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal Po ashtu UTV News zvogëloi mjaft edhe stafin e tij. Pas maj 2015 shumica e programeve janë ritransmetime dhe ka vetëm një edicion lajmesh i cili regjistrohet dhe ritransmetohet disa herë gjatë ditës. 261

266 Televizioni UTV News ka humbur mjaft nga programacioni i tij dhe me fillimin e vitit 2015 ai ndeshet me alternativa të vështira të reformimi tërësor, ose ndryshimit të strukturës së pronësisë, të cilat do të vështirësohen edhe më tej me afrimin e procesit të kalimit në transmetime digjitale tokësore. Këto alternativa janë përballë alternativës së fundit të mbylljes, qoftë edhe përkohësisht të televizionit. 262

267 4. Vështrim tërësor i punimet, përfundime dhe perspektiva 4.1. Përfundimet kryesore dhe kontributi i punimit Qëllimi kryesor i këtij punimi është të japë tendencat aktuale të zhvillimit të programacionit në Shqipëri për televizionet gjeneraliste dhe ato tematike-informative dhe të vlerësojë shkallën e përgatitjes së tyre për të hyrë në fazën e transmetimeve digjitale. Ky punim synon gjithashtu të ofrojë perspektiva të reja për bizneset televizive në vend, bazuar në studimet teorike dhe zhvillimet aktuale të praktikave më të mira, të vendeve Evropiane lidhur me programin në transmetimet digjitale. Shqipëria nuk arriti të përmbushë afatin e vendosur për kalimin në transmetimet digjitale dhe kyçjen graduale të transmetimeve analoge duke nisur nga 17 qershor Megjithatë, digjitalizimi në televizion është një realitet i pranishëm në mjaft aspekte. Ai është shumë i pranishëm në (i) marrjen e informacioni; (ii) komunikimin elektronik, (iii) digjitalizimin e prodhimit të programeve. Ndërkohë disa operatorë mediatikë janë edhe në transmetim digjital me platformat e tyre. Momenti i rëndësishëm i zhvillimi të industrisë mediatike, me kalimin në transmetime televizive digjitale, pritet të ketë ndikim në programin e transmetuar, gjinitë programore, si edhe format e biznesit televiziv në Shqipëri. Megjithatë rezulatet e intervistimeve, anketimeve dhe analizave mbi 10-vjeçare të tendencave të programacionit televiziv, kanë krijuar një profil të pasigurtë sesi do të lëvizë programacioni televiziv me kalimin në transmetime digjitale. Përgjigjet e pyetjeve kërkimore të ngritura në fillim të punimit dhe analizat sasiore dhe cilësore kanë formuar edhe disa përfundime Programacion televiziv i rritur, por ende i drejtuar tek audiencat pasive dhe me karakteristika më tepër imituese sesa shumëllojshmërie. Struktura e programacionit televiziv përgjithësisht në të gjitha televizionet gjeneraliste dhe ato tematiko-informative ka disa karakteristika specifike të tilla si: i. Nga pikëpamja programore, në tregun mediatik televiziv shqiptar ka shumë ngjashmëri në programe, imitime të programeve midis televizioneve në vend. Kjo tendencë mbizotëron ndaj llojshmërisë në programacionet e televizioneve. Arsyetimi nga pikëpamja e ekonomisë së televizioneve, do të kërkonte që për të zbutur konkurrencën për prodhimet televizive cilësore, televizionet duhet të rrisnin llojshmërinë e programeve. Në se konkurrenca për cilësinë është e zbetë, televizionet zgjedhin programe të një cilësie më të ulët dhe nxitja për të pasur llojshmëri të programeve është e ulët. Kjo vërehet si në televizionet me shtrirje kombëtare dhe rajonale, si në televizionet informative dhe ato gjeneraliste përgjatë pothuajse të gjithë programacionit. Më e shprehur kjo është në programet 263

268 e mbrëmjes së parë, prime-time, të ngarkuara pothuajse me të njëjtat debate/biseda politike në studio me pothuajse të njëjtin rreth të ftuarish. ii. iii. iv. Programet përgjithësisht flasin nga Tirana dhe orientimi është kryesisht topdown dhe shumë rrallë mund të ndodhë e kundërta. Ajo që quhet local public affairs programing programet e dedikuara çështjeve lokale të qeverisjes ose punëve publike - pothuajse nuk ekziston. Në kohë fushatash elektorale për zgjedhjet vendore, ka vetëm prezantime të programeve të kandidatëve dhe debateve midis tyre kryesisht mbi bazën e platformave të shkruara, pa marrë më pas në shqyrtim ecurinë e punëve publike, përveçse në kronika të shkëputura të lajmeve. Programet janë të bingarkuara nga debate të tematikave politike. Përqindjet e këtyre programeve në strukturën programore të televizioneve kanë ardhur duke u rritur dhe kjo është edhe më e dukshme në rastin e televizionit publik. Gazetaria investigative pasqyrohet vetëm në episode të shkëputura të programit. Megjithëse tregu mediatik televiziv ka disa formate televizive investigative, gazetaria e mirëfilltë investigative është ende në fillesa, me fare pak programe cilësisht investigative. Këtu vlen të theksohet se gazetaria investigative për çështje ekonomike është pothuajse inekzistente dhe ajo është zëvendësuar me debate në studio, që qarkullojnë më tepër tema kryesisht makroekonomike. Kalimi në transmetime digjitale ku programet e stacioneve televizive do të jenë të grupuara në disa multiplekse dhe mundësia e përzgjedhjes do të jetë më e lehtë nga pikëpamja teknologjike, do të sjellë edhe konkurrencë më të lartë për programe dhe cilësi dhe për rrjedhojë edhe llojshmëri më të madhe në programacion. Kjo do të lidhet dhe varet shumë nga format e reja të financimit të prodhimit televiziv. Literatura dhe studimet e huaja provojnë se në televizionet me pagesë, diferencimi dhe llojshmëria e programeve është më e lartë krahasuar me televizionet e mbështetur financiarisht vetëm nga reklamat Televizioni Publik, nevojitet me shpejtësi ta riformatojë rolin e tij në shërbim të publikut, duke sjellë diversitet në programacion. Në planin kombëtar, ndjeshmëria dhe pika delikate e procesit të digjitalizimit televiziv, mbetet ndërtimi i rrjeteve të transmetimeve digjitale për televizionin publik. Në mars 2015, u nënshkrua përfundimisht kontrata me kompaninë e huaj Rohde & Schwarz, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e këtyre rrjeteve. Ministria e Inovacionit dhe RTSH, synojnë që pjesa e parë e vitit 2016 do të sjellë përparim deri në 85% të territorit të Shqipërisë, për mbulim me sinjal digjital të transmetimit të RTSH i cili do të jetë falas. Si një pjesë e rëndësishme dhe e patjetërsueshme e peizazhit mediatik të një vendi demokratik, televizioni publik është shumë i rëndësishëm. Ky rol duhet të rritet edhe 264

269 në kalimin në transmetime digjitale. Në Shqipëri, fuqia e ndikimit të televizionit publik ka qenë dhe është gjithnjë një variabël i kushtëzuar nga faktorë politikë. Hapi i parë është kuadri ligjor dhe zgjedhja e organeve drejtuese të RTSH. Raporti politikë televizion publik në 10 vitet e fundit ka qenë tepër i ngushtë dhe me shumë vartësi. Nga pikëpamja ekonomike kjo varësi është shndërruar edhe në vartësi në politikën editoriale, në raportet kohore në favor të politikës (pavarësisht se cila parti është në pushtet). Vëmendje e shtuar e politikës ndaj RTSH deri në vitin 2013, u shndërrua në mosvëmendje tërësore pas vitit 2013 që u reflektua edhe më një tejzgjatje të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kjo më pas çoi në procedura të tejzgjatura për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. 476 Për televizionin publik, marrëdhënia me audiencën e grupmoshave të reja, ndërtimi i programeve për të, si në formë dhe në përmbajtje, është një domosdoshmëri pasi audienca aktuale e TVSH-së është në proces mplakjeje. Kjo do të kërkojë një ndryshim kulturor dhe estetik të të gjithë programacionit televiziv. Audienca e re tërhiqet jo thjesht përpara ekraneve TV, por edhe në formatet e tjera të shikimit të videos siç është celulari e kompjuteri. Synimi duhet të jetë që TVSH të transmetojë në ato formate që audienca e kërkon, qoftë kjo e ulur në shtëpi përpara ekranit, apo në lëvizje, me aparatet mobile. Vlerat informative, kulturore e programore, shkojnë tek publiku më shumë kur përdoren të gjitha platformat. Dhe këtu TVSH e ka të domosdoshme të fillojë të rikrijojë fytyrën e saj digjitale (ristrukturim dhe mirëmbajtje e faqes online, interaktivitet dhe promovim të programeve). Misioni i ndryshëm i TVSH-së nga ai i televizioneve private, informativ dhe edukues, duhet ta diferencojë televizionin publik nga të tjerët edhe në programet argëtuese, spektaklet dhe muzikën. Vlera e programeve edukuese, informuese dhe investigative nuk janë aq shumë të shprehura dhe të reflektuara nga modelet ekonomike të deritanishme të televizioneve. Vlerat e të tilla programeve, shtrihen përtej të ardhurave që ato sjellin (reklamave apo shifrave të audiencës që ato kapin.) Këto vlera sigurojnë qytetarë të mirë-informuar, të aftë të marrin vendime dhe të influencojnë në vendimet e qeverisë. Në këtë drejtim, thjesht mekanizmat e tregut të lirë mund të jenë të paaftë të promovojnë të tilla vlera dhe pra të mbështesin prodhimin e programeve të tilla. Për këto arsye është mjaft i rëndësishëm roli i televizionit publik në prodhimin e programeve të tilla në dobi të shoqërisë së të ardhmes Kalimi në transmetime televizive digjitale do të përthyhet edhe mbi funksionin dhe rolin e gazetarit duke e ndryshuar atë, por mediat vetë do të duhet ta bashkëshoqërojnë këtë proces me ruajtjen e konceptit interes i publikut. Efekti i digjitalizimit tërësor, në shumë aspekte të veprimtarive ekonomike e sociale, ka ndikuar edhe në vete profesionin e gazetarit. Kjo pasqyrohet (i) në prodhuesit e 476 Ende i pazgjedhur deri në tetor

270 lajmit dhe prodhimit mediatik, apo sinjalet fillestare të prodhimit të videos televizive; (ii) në ndryshimin e profesionit të gazetarit, duke e shtresëzuar atë në disa nivele. Ndonëse në raste të kufizuara, dhe kjo kryesisht për lajmet e terrenit nga kronika e zezë apo aksidentet, gazetari ka qenë individi kushdo, i ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, që e ka vënë veten në rolin e gazetarit. Kjo e ka kthyer gazetarin edhe në përpunues dhe organizator të lajmit, dhe jo thjesht grumbullues dhe raportues të fakteve. Por natyrisht gazetarët vazhdojnë të mbeten verifikues të fakteve dhe informacioneve. Ky rol dhe funksionet e reja të gazetarit, sjellin me veten edhe nevojën e formateve të reja të trajnimit të gazetarëve për t ju përshtatur kësaj faze të zhvillimit. Profesioni i gazetarit pritet të ndryshojë në Shqipëri i lidhur edhe me ndryshimin e formave të financimit me të cilat do të ndeshet vete gazetaria shqiptare. Kjo do të fillojë të ndjehet fillimisht në shtypin e shkruar, por do të jetë gradualisht e pranishme edhe në gazetarinë televizive. Format e financimit si crowd funding apo mikrofinanciami ose financimi me projekte, do të shoqërohen edhe me crowd sourcing si forma të reja grumbullim të informacionit nga burime të vogla dhe të shumta dhe roli i gazetarit do të përfshijë edhe përpunimin, verifikimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë profesional të informacionit dhe prodhimit televiziv. Koncepti i interesit të publikut nevojitet të ruhet dhe gjatë kalimit në transmetim digjital. Televizionet do të përballen nga njëra anë me konkurrencë të shtuar mes tyre dhe nga ana tjetër me presion e mekanizmave të tregut për të maksimizuar audiencën dhe ulur kostot. Këto presione duket se kanë ndryshuar prioritetet dhe kanë fituar ndaj shërbimit për publikun që televizionet duhet të ofrojnë. Në këtë situatë është e nevojshme të studiohet më tej marrëdhënia midis menaxhimit të medias dhe interesit të publikut me synimin për të rritur praninë e interesit publik si detyrim etik. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka edhe një mandat rregullator për këtë dhe duhet të ndërtojë disa guida të sjelljes së stacioneve televizioneve të tilla si p.sh. transmetimi i një numri të caktuar orësh të programeve edukative për fëmijë në javë. Po kështu edhe në se do të kërkohet pasqyrimi i çështjeve lokale të qyteteve apo lokaliteteve më të vogla, nevojitet që këto të shtohen në guidat programore të televizioneve Ekonomia e televizioneve dhe modeli i biznesit të tyre në prag të kalimit në transmetimet numerike, nuk ka ende ndryshime të dukshme nga modeli aktual i biznesit të televizioneve analoge. Ai vazhdon të jetë thuajse në pozita pritëse. Televizionet private kanë pasur reklamën si formën kryesore të financimit për aktivitetin e tyre të përditshëm dhe prodhimin e programeve televizive. Prirja për të për fituar sa më shumë kohë televizive, në favor të reklamës, ka qenë mjaft e shprehur në vitet e para pas licensimit të televizioneve private. Kjo është evidentuar në ndërprerjet e shpeshta të programeve dhe mosrespektimin e kohës televizive të ndërprerjeve promocionale midis reklamave edhe sipas raporteve vjetore të KKRT- 266

271 së. Kjo tendencë ka ardhur në zbritje edhe pas masave ligjzbatuese që KKRT ka marrë ndaj televizioneve. Televizionet private nevojitet të diversifikojnë format e tyre të financimit, përtej reklamës dhe kjo do të jetë më e nevojshme me kalimin në transmetimet digjitale. Cilësia e programeve varet nga kostot dhe shpenzimet për këto produksione. Studimet vazhdimisht e mbështesin këtë ide dhe tregojnë se ka një lidhje shumë të drejtpërdrejtë midis audiencës në një programi dhe kostos së programit. Kjo është me shumë e shprehur në projektet artistike dhe muzikore. Megjithatë mbetet për t u studiuar nëse ka një pikë ekuilibri në konkurrimin midis cilësisë e kostos së programeve. Nga pikëpamja financiare e organizative, edhe në kohën digjitale, në kompanitë televizive shqiptare vërehet se (i) forma kryesore e financimit është reklama; janë ende të pazhvilluara format e reja të financimit që lidhen edhe me format e reja të menaxhimit mediatik të burimeve të informacionit si crown sources dhe crowd financing, (ii) kostot e prodhimit kanë rënë, nga një vlerësim jo shifror i shpenzimeve, por televizionet duke përfshirë këtu edhe televizionin publik e kanë të vështirë të përcaktojnë koston e prodhimit televiziv për minutë, përveçse nga një kostoje të përgjithshme (pjesëtim i shpenzimeve me kohën në transmetim) i cili është një vlerësim shumë i përgjithshëm dhe nuk ndihmon për të drejtuar biznesin, (iii) strukturat organizative të medias përgjithësisht janë shumë vertikale dhe mjaft të centralizuara, duke lenë pak vend për ndryshueshmëri dhe forma inovative në menaxhimin e medias. Forma të shkëputura të financimeve të ndryshme, jo reklamë, në televizioneve shqiptare gjenden në disa bashkëprodhime të televizioneve kryesisht me shtrirje kombëtare. Këto realizime kanë qenë në bashkëpunim me fondacione apo organizata jo-qeveritare dhe donatorë të huaj. Nga këndvështrimi i shikuesit të televizionit, fragmenteve të veçanta të audiencave pothuajse nuk u shërbehet. Kjo lidhet si me mungesën e llojshmërisë së programeve në treg, aq edhe me treguesit ekonomikë të një tregu mediatik të kufizuar për shkak të shtrirjes gjeografike dhe numrit të popullsisë. Televizionet duhet të synojnë kapjen e audiencave niche, me karakteristika dhe kërkesa të veçanta që të bëjnë të mundur të kapin llojshmërinë e shijeve dhe t i përshtaten asaj. Tregu i medias televizive do të vijë duke u bërë gjithnjë e më konkurrues dhe kjo do të çojë edhe në mbylljen e disa televizioneve, duke sjellë koncentrim të mëtejshëm në media. Më shumë të kërcënuara në këtë drejtim janë televizionet lokale dhe ato pak rajonale, të cilat nuk kanë arritur të profilizohen dhe të menaxhohen si biznese të mirëfillta. Kjo u vërtetua me reduktimin tërësor të programeve në transmetim, thuajse mungesën tërësore në disa raste të edicioneve informative në periudhën majkorrik 2015 të disa televizioneve (AS, Shijak TV, Planet TV, Koha TV). 267

272 4.2. Perspektiva për studime të mëtejshme 1. Studimi i programacionit është një fushë e gjerë dhe përfshin si shtrirjen nga pikëpamja sasiore ashtu edhe kërkimin cilësor dhe të përmbajtjes për brendinë. 2. Nga pikëpamja sasiore dhe e shtrirjes në kohë, do të ishte e rëndësishme të ndiqeshin tendencat e zhvillimit të gjinive të ndryshme në seri kohore, pas kalimit në transmetim digjital dhe në një afat tjetër dhjetëvjeçar; 3. Vëzhgimi dhe analizimi i programit të televizioneve lokale, ndjekja e teknikave që ato përdorin në hartimin dhe vlerësimin e programeve të tyre do të jepte një tjetër dimension studimit të tregut televiziv. Krahasimi i këtyre programacioneve lokale me atë të televizioneve kombëtare, do të na jepte elementë të tjerë për të kuptuar nëse teknikat e imitimit apo llojshmërisë së programeve janë më shumë të zbatuara në këto fusha televizive. Perceptimi i deritanishëm, bazuar në sondazhe fillestare është se programacioni i TV lokale, vuan nga mungesa e lokalizmit në përmbajtje, duke dhënë më shumë politikën e madhe dhe më shumë në aspektin makro të drejtimit të vendit se sa atë lokal; 4. Diskutimi i brendisë së programeve është një tjetër fushë ku studimet e mëtejshme do të gjenin elementë të politikave editoriale, pavarësisë së medias dhe konceptit të axhenda settings. Kjo është një fushë e gjerë ku studimi i pasqyrimit të programeve të cilësdo natyre do të ishte me interes. Për autoren studimi i programeve ekonomike dhe mënyra e mbulimit të lajmit ekonomik është gjithnjë një fushë e gjerë interesi; 5. Analiza e kostove të programeve, ndryshueshmërisë së tyre në shtrirje kohore, influencës që ato do të pësojnë nga procesi i kalimit në transmetim digjital është një fushë e gjerë studimi dhe kërkimi me interes për autoren e këtij punimi. 6. Studimi i modeleve ekonomike të kompanive mediatike është mjaft i rëndësishëm. Tendencat e zhvillimit të tyre, ndarja e prodhimit të përmbajtjes nga transmetimi i saj dhe transmetimi ndërmjet shumë rrugëve, do të jetë një fushë e rëndësishme për t u studiuar në vitet e ardhme. Sikurse kanë treguar eksperiencat e vendeve të tjera, formate të tjera biznesi, mund të lindin të cilat mund të jenë thjesht paketuese të elementëve të përmbajtjes dhe ta ofrojnë atë si një paketë të përshtatshme në vartësi të çmimit. Kjo mund të jetë një strategji apo model ekonomik i ndryshëm, por do të funksionojë vetëm nëse studimet e tregut dhe njohja e audiencave të vogla e specializuara (Eng. niche) do të fitojnë përparësi për të njohur realisht individin konsumator, pa u influencuar nga preferencat emocionale në përzgjedhjen së produkteve, por duke marrë për bazë gjithnjë konkurrencën dhe konsumatorin si shikues. 268

273 ANEKSE 269

274 Anekse: 1. Lista e grafikëve, tabelave dhe terminologjisë 1.1. Lista e grafikëve Grafik 1: Ecuria e treguesit "Media Sustanaibility" dhe Menaxhimit të Biznesit", Grafik 2: Ecuria e kategorive përbërëse të treguesit "Media Sustanaibility" Grafik 3: Ecuria e gjinive informative dhe politike në televizionet kombëtare, Grafik 4: Ecuria e programeve argëtuese në televizionet kombëtare, Grafik 5: Raportet midis elementëve të programimit në televizione shqiptare 41 Grafik 6: Modelet e kulturës së gazetarisë në Evropë sipas Hallin & Mancini 51 Grafik 7: Ecuria e programeve për fëmijë në televizionet kombëtare, Grafik 8: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Bullgarisë, kanali 1, viti Grafik 9: Ecuria në vite e Lajme dhe aktivitetet ditore në strukturën e programacionit të Televizionit Publik të Bullgarisë, kanali 1, viti Grafik 10: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Hungarisë, kanali 1, viti Grafik 11: Ecuria në vite e Lajme dhe aktivitetet ditore në strukturën e programacionit të Televizionit Publik të Hungarisë, kanali 1, viti Grafik 12: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Sllovenisë, kanali 1, viti Grafik 13: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Sllovenisë, kanali 1, viti Grafik 14: Struktura e programacionit e Televizionit Publik të Rumanisë, kanali 1, viti Grafik 15: Treguesit Rate për Televizionin Publik të Rumanisë, kanali 1 e 2, Grafik 16: Treguesit Share për Televizionin Publik të Rumanisë, kanali 1 e 2, Grafik 17: Shembulli i long tail në shpërndarjen e publikimeve të vogla në varësi të audiencës dhe tematikave 102 Grafik 18: RTSH, ecuria e shpenzimeve për paga, projekteve filmike, materiale energji, në strukturën e shpenzimeve,

275 Grafik 19: Struktura e kostos në televizionet në Shqipëri 108 Grafik 20: Skema ilustrative e shpërndarjes së gjinive televizive sipas kostove dhe audiencës 109 Grafik 21: Shpërndarja e kostove të prodhimit të lajmeve në transmetimet analoge 110 Grafik 22: Shpërndarja e kostove të prodhimit të lajmeve në transmetimet dixhitale 110 Grafik 23: Gazetaria Pjesëmarrëse, sipas Paul Bradshow 117 Grafik 24: Diamanti i lajmeve sipas Paul Bradshow 119 Grafik 25: Struktura e organizative RTSH 132 Grafik 26: Struktura e organizative TVSH 132 Grafik 27: Struktura e programacionit javor TVSH, viti Grafik 28: TVSH, struktura e programacionit javor, shkurt Grafik 29: TVSH, Ritransmetimet ndaj totalit të orëve të programimit javor, shkurt Grafik 30: TVSH, struktura e programacionit javor, tetor Grafik 31: TVSH, ecuria e Lajmeve në strukturën e programacionit javor, Grafik 32: TVSH, ecuria e Xhirime (Reportazh/Dokumentar) në strukturën e programacionit javor, Grafik 33: TVSH, ecuria e Programeve për fëmijë në strukturën programacionit javor, Grafik 34: TVSH, ecuria e Argëtim/Spektakël/Muzikë në strukturën e programacionit javor, Grafik 35: TVSH, ecuria e Programeve me tematika sportive në strukturën e programacionit javor, Grafik 36: TVSH, ecuria e Filmit/Dokumentarit të huaj në strukturën e programacionit javor, Grafik 37: TVSH, ecuria e transmetimit të Talk Show në strukturën e programacionit javor, Grafik 38: TVSH, ecuria e Ritransmetimeve gjatë ditës në strukturën e programacionit javor, Grafik 39: TVSH, raporti mes ritransmetimeve totale dhe atyre të prodhimeve të veta, gjatë ditës në strukturën e programacionit javor, Grafik 40: Klan TV, struktura e programacionit javor, maj Grafik 41: Klan TV, struktura e programacionit javor, tetor Grafik 42: TV KLAN, ecuria e Lajmeve në strukturën e programacionit (si mesatare javore), Grafik 43: TV KLAN, ecuria e Programe me tematike politike dhe parlament në strukturën e programacionit (si mesatare e hënë-e premte), Grafik 44: TV Klan, ecuria Programeve me tematika sportive në strukturën e programacionit javor, Grafik 45: TV Klan, ecuria e Game show në strukturën e programacionit javor, Grafik 46: TV Klan, ecuria e Argëtim/Spektakël/Muzikë në strukturën e programacionit javor, Grafik 47: TV Klan, ecuria e Filmit/Dokumentarit të huaj në strukturën 271

276 e programacionit javor, Grafik 48: TV Klan, ecuria e Tak show në strukturën e programacionit javor, Grafik 49: TV Klan, ecuria Ritransmetimit (RTS Dita) në strukturën e programacionit javor, Grafik 50: Top Channel, struktura e programacionit javor, tetor Grafik 51: Top Channel, struktura e programacionit javor, tetor Grafik 52: Top Channel, ecuria e Lajmeve në strukturën e programacionit mesatar ditor gjatë ditëve të javës, Grafik 53: Top Channel, ecuria e Programeve me tematika politike dhe Parlamentare në strukturën e programacionit, (e hënë-e premte) Grafik 54: Top Channel, ecuria e Xhirime - Reportazhe/Dokumentarë në strukturën e programacionit javor, Grafik 55: Top Channel, ecuria e Argëtim/Spektakël/Muzikë në strukturën programacionit, Grafik 56: Top Channel, ecuria e Talk Show në strukturën e programacionit javor, Grafik 57: Top Channel, ecuria e Filmit/Dokumentarit të huaj në strukturën e programacionit javor, Grafik 58 Top Channel, ecuria e Ritransmetimeve ditore RTS (Dita) në strukturën e programacionit javor, Grafik 59: Vizion Plus, struktura e programacionit javor, qershor Grafik 60: Vizion Plus, struktura e programacionit javor, mars Grafik 61: Vizion Plus, ecuria e Programeve për fëmijë në strukturën e programacionit javor, Grafik 62: Vizion Plus, ecuria e Programeve Edukim/Kulturë/Histori në strukturën e programacionit javor, Grafik 63: Vizion Plus, ecuria e Talk show në strukturën e programacionit javor, Grafik 64: Vizion Plus, ecuria e Programe me tematika politike në strukturën e programacionit javor, Grafik 65: Vizion Plus, ecuria e Film dhe dokumentar i huaj në strukturën e programacionit javor, Grafik 66: Vizion Plus, ecuria e Ritransmetimet në strukturën e programacionit javor, Grafik 67: TVA, struktura e programacionit javor, nëntor Grafik 68: ALSAT, struktura e programacionit javor, mars Grafik 69: Albanian Screen, struktura e programacionit javor, tetor Grafik 70: Agon Channel, ecuria e strukturës së programacionit javor, Grafik 71: Agon Channel, struktura e programacionit javor mars Grafik 72: Agon Channel, ecuria e ritransmetimeve totale të programeve, Grafik 73: A1 Report, struktura e programit për ditët e javës, tetor Grafik 74: News 24, struktura e programacionit javor, tetor

277 Grafik 75: News 24, ritransmetimet në përqindje ndaj totalit të programit ditor, tetor Grafik 76: Ora News ecuria e programacionit sipas programeve televizive tetor Grafik 77: Ora News ecuria e programacionit sipas programeve televizive tetor Grafik 78: Televizioni SCAN, struktura e programit në ditët e javës dhe fundjavë, tetor Grafik 79: UTV News, struktura e programacionit javor, tetor Grafik 80: UTV News, struktura e programacionit javor, tetor Lista e tabelave Tabela 1: Televizionet gjeneraliste dhe objekti i tyre si biznese në momentin fillestar të regjistrimit në QKR 16 Tabela 2: Deklarimet e rezultateve financiare të aktivitetit nga mediat elektronike 20 Tabela 3: Të ardhurat nga reklamat për televizionet 20 Tabela 4: Koha e reklamave për televizionet, Tabela 5: Përballja e formateve të ngjashme të programeve televizive 32 Tabela 6: Pronësia e stacioneve televizive kryesore (me mbulim kombëtar e rajonal) sipas të dhënave të KKRT-së, Tabela 7: Sanksionet e vendosura nga KKRT për mosrespektim të të drejtave të autorit 44 Tabela 8: Shikueshmëria e televizioneve sipas kampionit për të gjitha rrethet, shtator Tabela 9: Shpërndarja e gjinive televizive përgjatë një jave në televizionet kryesore Tabela 10: Koha e hartimit të Draft-Strategjive për Kalimin në Transmetimet Numerike (Digital Switch Over Strategy, DSO) 62 Tabela 11: Ecuria e kalimit në transmetime numerike (deri në 17 qershor 2015) për disa vende të Evropës Qendrore, Juglindore e gadishullit të Ballkanit 63 Tabela 12: Numri i platformave MULTIPLEX të planifikuara sipas vendeve 63 Tabela 13: Tabela 14: Transmetime numerike në zonën Tiranë-Durrës sipas kanaleve që zinin, dhjetor Përqindja e popullsisë që përdor Internet në raport me numrin total të popullsisë 95 Tabela 15: Numri i pajtimtarëve me akses broadband 3G telefonia e celulare 96 Tabela 16: Struktura e shpenzimeve të RTSH 106 Tabela 17: Struktura e shpenzimeve të televizioneve private, Tabela 18: Tabelë 19: Koha për subjektet politike në edicionet e lajmeve, sipas monitorimit të KKRT, SWOT për Televizionin Publik Shqiptar në prag të kalimit në transmetim numerik, maj

278 Tabelë 20: SWOT për Televizionin KLAN në prag të kalimit në transmetim numerik, maj Tabelë 21: SWOT për Televizionin Top Channel në prag të kalimit në transmetim numerik, maj Tabelë 22: SWOT për televizionet lokale në prag të kalimit në transmetim numerik, maj Tabelë 23: SWOT për televizionet informative (News 24, ABC News, A1 Report, Ora News) në prag të kalimit në transmetim numerik, maj Tabela 24: Televizionet në studim, sipas shtrirjes së mbulimit të tyre në licence 145 Tabela 25: Vizion Plus, struktura e programacionit javor, Tabela 26: TVA, struktura e programacionit javor, Tabela 27: TVA, mbulimi me sinjal i territorit të vendit, Lista e shpjegimeve terminologjike dhe shkurtimeve AMA ASO Beauty Contest DTT FTA KKRT Prime time Rating Share Skedë programore SWOT Autoriteti i Mediave Audiovizive Fikja e transmetimeve analoge televizive (Eng. Analog Switch Off) Rregullorja sipas së cilës do të bëhet licecimi i televizioneve dixhitale tokësore në Shqipëri Televizioni Dixhital Tokësor (Digital Terestial Television) Televizioni pa pagesë (Eng. Free to Air) Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit (paraardhësi i AMA-s Në strukturën programore të televizionit, fasha orare e orareve të darkës nga ora 20:00-23:00 Një njësi matëse e audiencës që mat në përqindje se cila është audienca që ndjek një program të caktuar, apo një televizion të caktuar, ndaj tërësisë së mundshme të audiencës totale Një njësi matëse e audiencës që mat në përqindje se cila është audienca që ndjek një program të caktuar, apo një televizion të caktuar, ndaj tërësisë së audiencës e cila e ka të ndezura aparatin e televizionit Renditja e programit në vazhdimësi sipas orareve Analizë për Anët e Forta, të Dobëta, Mundësitë dhe Rreziqet (Eng. Strength, Weakneses, Oportunities and Threats) 274

279 2. Programe 2.1. Njoftimi nga shërbimi i lajmeve i London Stock Exchange për kompaninë Apache Media PLC. e cila bleu televizionin TVA Eastern European Media Holdings S.A.5-11 avenue Gaston Diderich,1420 Luxembourg,Grand Duchy of Luxembourg - Eastern European Media Holdings S.A. is a Luxembourg incorporated and resident company (RCS Luxembourg Section B No ), which acquired Content Ventures Limited (formerly Apace Media plc) by a Scheme of Arrangement sanctioned by the High Court on 13 May

280 2.2. Struktura Organizative e RTSH, 2014 Drejtoria e Përgjithshme e RTSH Drejtoria e TVSH Drejtoria e Radio Tiranës Drejtoria e Aktualitetit Drejtoria e Programeve Satelitore Drejtoria e Radiove Lokale (Gjirokastër, Korcëe, Kukës, Shkodër) Drejtoria e Stacioneve Transmetuese Drejtori i TVSH Administrata Zv. Drejtori i TVSH Sektori i Financës Drejtoria e Programacionit Sektori i Programimit Sektori i grafikës Departamenti i Programeve të Strukturës (4 sektorë) Departamenti i Prodhimit (5 sektorë) Departamenti Teknik (5 sektorë) Departamenti i Spektakleve Departamenti i kanaleve Dixhitale Departamenti i Flimit Departamenti i Sportit

281 2.3. Përllogaritjet për javën programore për TOP Channel, TV KLAN, TVSH, Vizion Plus, AGON Channel. TOP Channel (Shembull për një javë) TOP Channel tetor 2004 E hene E marte E merkure E enjte E premte E shtune E diel Mesatare Java (min) Mesatare Java (%) Lajme Prog. Mëngjesi Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Soc Ekon. Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Investig Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Prog. Reality Show Prog. Tema. Sport Game Show Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë TOTALI RTS total RTS % ndaj totalit RTS të prodhimeve të veta RTS e veta % ndaj totalit

282 TOP Channel (Pasqyra përmbledhëse e informacionit të javëve të përzgjedhura për të gjitha vitet për Top Channel) TOP CH II I II I II I II I II I II I II I II I II I II Lajme Prog. Mëngjesi Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Soc Ekon Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Investig Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Prog. Reality Show Prog. Tema. Sport Game Show Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë RTS total RTS % ndaj totalit RTS të prodhimeve të veta RTS e veta % ndaj totalit

283 TV KLAN (Shembull për një javë) KLAN maj 2002 Mesatare Mesatare E hene E marte E merkure E enjte E premte E shtune E diel Java (min) Java (%) 4*30'+ 4*30'+ 4*30'+ 4*30'+ 4*30'+ Lajme VOA 150 VOA 150 VOA 150 VOA 150 VOA 150 4*30' 120 3*30' Prog. Mëngjesi Xhirime (Reportazh/Dokumentar) Prog. Tema. Soc Ekon Prog. Tema. Fëmijë Prog. Tema. Investig Prog. Tema. Edu/Kulturë/Histori Prog. Reality Show Prog. Tema. Sport Game Show Talk Show Prog. Tema. Politike/Parlament Film/Dokumentar i huaj Argëtim/Spektakël/Muzikë TOTALI RTS total RTS % ndaj totalit RTS të prodhimeve të veta RTS e veta % ndaj totalit

284 TV KLAN (Pasqyra përmbledhëse e informacionit të javëve të përzgjedhura për të gjitha vitet për KLAN TV) 280

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë Prof. As. Dr. Mark Marku Hyrje Edhe pse operojnë në një hapësirë të përbashkët, me vazhdimësi gjeografike dhe me popullsi që flet të njëjtën

More information

Tel/Fax: / Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj

Tel/Fax: /   Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE Tel/Fax: +355 4 369 987/ www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Punim Doktorature Tema: Mediat e shkruara,

More information

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit

Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit Ervin Goci Abstrakt Operatorët mediatikë shtohen, konkurrenca për hapësira në media rritet, nevoja për përmirësimin e komunikimit

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

this project is funded by the european Union

this project is funded by the european Union this project is funded by the european Union v Karakteristikat EKONOMIKE Economic Characteristics CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2011 POPULATION AND HOUSING CENSUS 2011 Karakteristikat Ekonomike Economic

More information

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government - Ministarstvo Trgovine i Industrije- Ministry of Trade and Industry Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

More information

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve

DOKTOR. AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR TEMA AVANTAZHI KONKURRUES DHE ROLI I VLERËS NË SUKSESIN E SME-ve (Rasti i SME-ve në

More information

PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT PËRFAQËSIMI POLITIK NË INFORMACIONIN E RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS PAS PAVARËSISË

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Art. 17.1 f) dhe ndryshimet e Ligjit për Mbeturina në vitin 2012, komunat në Kosovë kanë marrë kompetenca të reja për menaxhimin e

More information

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Departamenti i Sistemeve të Pagesave Datë: 18 Tetor 217 Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore Tab 1. Tabela krahasuese e numrit të terminaleve

More information

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop A.U.K Training and Development Institute OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop Rreth Trajnimit Menaxhimi i marketingut është disiplina organizative e cila fokusohet në zbatimin praktik të marketingut,

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj ABSTR TRAKT Revistë kërkimore-shkencore ABSTRAKT Nr.1, 2015 Dega Ferizaj Keshilli redaktues: Medain Hashani Bujar Tafa Lindita Jusufi Roberta Bajrami Shqipe Shaqiri Driton Sejdiu 2 Abstrakt, nr.1, 2015

More information

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MARKETINGUT DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË (Në kërkim

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry Departamenti i

More information

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertacion për marrjen e gradës

More information

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT (NJË STUDIM NË RAJONIN E VLORËS DHE TË FIERIT) (në kërkim

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE 6 M 1-2015 6M 1-2015 Revista Ekonomike Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin. Botuar nga: Banka e Shqipërisë, Sheshi Skënderbej,

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION Financa e projekteve, formë alternative e investimeve infrastrukturore në vendet në zhvillim Në kërkim të gradës shkencore

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

Analizë politikash 05/2016

Analizë politikash 05/2016 Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë

More information

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat për menaxhimin e konfigurimit dhe ndryshimeve në kontrollim Veglat për zbulim të Defekteve, per zgjerim, per qeshtje te ndryshme te gjurmimit Kur një softuerë

More information

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi:  2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV 2 1. Hyrje Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është burimi kryesor i të hyrave tatimore në Kosovë. Në vitin 2015, TVSH përbënte rreth 47% të të hyrave nga tatimet. 1 Në mars të vitit 2015, Qeveria e Kosovës

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri Raport nga: Qendra për Teknologjinë e Biznesit dhe Drejtim Janar 2015 1 Ky studim u mundësua nga mbështetja e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri

More information

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Telecommunications Regulatory Authority Regulativni Autoritet Telekomunikacije SEKTORI I SHËRBIMIT POSTAR

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës Tema: STRATEGJITË E MARKETINGUT TË NDËRMARRJEVE NË SEKTORIN USHQIMOR NË KOSOVË

More information

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО 334.722 (497.115) C E N T R U M 4 Donjeta Morina, MA 1 FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО FACTORS THAT PREVENT

More information

AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II

AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II UDHËHEQËSI

More information

Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK

Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK SHOQATA SHQIPTARE E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT Newsletter Nr. 2 Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK Forumi mbi Energjinë dhe TIK, mbajtur në mjediset e kompanisë Statkraft në

More information

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE) DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE) Kodet Shkurta për shërbime të SMS me vlerë të shtuar (Seria 5x ) Kodi/Numrat Lloji i Shërbimit Qëllimi i përdorimit Data e Skadimit Përdoruesi/Operatori 50033

More information

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK Kryeredaktor Prof. Dr. ADRIAN CIVICI Redaktore BESARTA VLADI Këshilli botues Prof. Dr. SULO HADËRI Prof. Dr. LULJETA MINXHOZI Prof. Asoc. Dr.

More information

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TURIZMI DHE NDIKIMI I TIJ NË TREGUESIT MAKROEKONOMIKË PËR EKONOMINË SHQIPTARE Disertacion në marrjen e gradës Doktor Udhëhoqi:Prof.

More information

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Përcaktuesit makroekonomikë

More information

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49 2 KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 3 LISTA E SHKURTESAVE...7 HYRJE...8 1. SEKTORI PRIVAT NË KOSOVË...11 1.1. Roli dhe struktura sektoriale e NVM-ve nё

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri Sami Nezaj Abstrakt Gazetat e përditshme shqiptare janë në krizë. Një pjesë e saj furnizohet nga ndërhyrjet e financuesve të gazetave në

More information

MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN

MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN Studim për mbrojtjen e gradës shkencore: Doktor

More information

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore (From Fragmentation to Cooperation: Tertiary Education, Research and Development in South Eastern Europe)

More information

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2016 RAPORT VLERËSIMI Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2 SCORECARD REPORT duke promuvuar zhvillimin ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë

More information

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2013 RAPORT SIPAS ANALIZËS SË TË DHËNAVE TË RAPORTUARA NGA OPERATORËT POSTAR PERIUDHA; JANAR - DHJETOR 2013 PRISHTINË, QERSHOR 2014 PËRMBAJTJA

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI 2015 Balkan Civil Society Development Network Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) Adresa: Mitropolit

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENI I FINANCËS DISERTACION Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor Në kërkim të gradës shkencore

More information

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE ngrejmë aftësitë, përmirësojmë mjedisin Tiranë 2010 Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri Rreth REC QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC) SHQIPËRI, është

More information

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation 1 Analizë e Sistemit të Tregut Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje Raport nga: DMO: Destination Management Organisation (Dorëzuar në Nëntor 2014) 2 SHKURTIME: ATA OSB CEDEFOP

More information

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri PhD Cand. Mimoza Kotollaku mimozakotollaku@yahoo.it Fakulteti Ekonomik, Universiteti A.Xhuvani, Elbasan Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri Abstract

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi

More information

Raporti i Performancës së Komunave

Raporti i Performancës së Komunave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration 2016 Raporti i Performancës së Komunave PËRDOR TË DHËNAT E PERFORMANCËS

More information

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim

More information

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS Udhëhoqi: Punoi: Erjon LUÇI, PhD. MSc. Erjona Suljoti Janar 2015 Abstrakt

More information

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR (Implementimi i Rregullativës së Bazel III dhe

More information

Migrimi Rural Urban i Punës në Qarkun e Elbasanit

Migrimi Rural Urban i Punës në Qarkun e Elbasanit UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË, INFORMATIKË E ZBATUAR Migrimi Rural Urban i Punës në Qarkun e Elbasanit Doktorante: Jonida BIÇOKU Udhëheqës: Prof. Dr. Fatmir MEMAJ

More information

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Nr. raportit 34597-AL Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës maj 2006 Njësia e Sektorit

More information

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( ) Raport Konsultativ Faktori i Efikasitetit Periudha e Dytë Rregullative (2018-2022) DEKLARATË Ky Raport është përgatitur nga ZRRE-së me qëllim të informimit të palëve të interesit të sektorit të energjisë.

More information

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI Efektet e decentralizimit fiskal në Shqipëri. Rast studimor Bashkia Shkodër Në kërkim të Gradës

More information

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE \NSTITUTI t STUDIME\/E EVROPIANE * U1 REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE Punim Shkencor ne Kerkim te Grades: "DOKTOR SHKENCASH" Terna: "SISTEMET ZGJEDHORE DHE

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE (1981 2000) Kandidati: Ma. Afërdita Sokolaj Udhëheqës

More information

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike 1. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Fejza 2. Emri: Ejup 3. Kombësia: Shqiptar 4. Data e lindjes 17.05.1966 5. Gjinia: M 6. Detajet kontaktuese: Email: ejup.fejza@uni-pr.edu Tel: +377 44 505 662 7. Thirrja

More information

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI KOMBËTAR I SHKENCËS NACIONALNI SAVET ZA NAUKU NATIONAL RESEARCH COUNCIL Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës Prishtine,

More information

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET REZULTATET KRYESORE NGA OPINIONET E FËMIJËVE 2012 1 "Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në

More information

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DISERTACION Në kërkim të Gradës Shkencore

More information

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe Falenderime Me përfundimin e kësaj Teze, ndjehem padyshim mirënjohës për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur në këtë projekt dhe kanë kontribuar në përgatitjen e saj. Së pari, do të dëshiroja të

More information

Vlerësimi i performancës

Vlerësimi i performancës Projekti Mbështetje Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministry of Education, Science and Technology Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije Technical Assistance

More information

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE Rregullatorët dhe ligji Monitorimi Komunikimi Bordi i drejtorëve dhe komitetet Transparenca Praktikat e afarizmit

More information

Teori dhe strategji të financimit të kompanive.

Teori dhe strategji të financimit të kompanive. Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Financës TEZË DOKTORATURE Teori dhe strategji të financimit të kompanive. Probleme të financimit të tyre në Shqipëri. Ne kerkim te grades Doktor

More information

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA THE KOSOVO MUNICIPAL COMPETITIVENESS INDEX REPORT 2012 RAPORTI I KOSOVËS PËR INDEKSIN E KONKURRENCËS NË KOMUNA 2012 KOSOVSKI IZVEŠTAJ O INDEKSU KONKURENCIJE U OPŠTINAMA

More information

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING - TURIZËM DISERTACION ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM RAST

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Lekiqi 2. Emri: Bislim 3. Nacionaliteti: Shqiptarë 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 20 Gusht 1963 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: Email: bislim.lekiqi@uni-gjilan.net

More information

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT PLATFORMA E-LEARNING DHE KURSET KURSET E-LEARNING Platforma E-learning është një mjet bazuar ne platformen web vendosur në

More information

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Disertacion Zhvillimi dhe Problematikat e Tregut të Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Përgatiti

More information

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI Janar 2015 Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, Tiranë 2015. Riprodhimi i pjesshëm i këtij raporti mund të bëhet vetëm me lejen

More information

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI Në kërkim të gradës shkencore

More information

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit QENDRA PËR KONSERVIM DHE ARKEOLOGJI E MALIT TË ZI Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit Projekti

More information

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike Muhamet Mustafa * Alban Zogaj ** Përmbledhje Ky punim trajton sfidat, politikat dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie të shëndoshë në Kosovë, si një nga

More information

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri Prof.Dr. Ermelinda Meksi 1 Auron PASHA 2 Shënim Bërja e një prezantimi me këtë titull nuk është një gjë e lehtë. Tema është mjaft e gjerë

More information

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve 1 progress through technology TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve 2 Autor: Bardha Ahmeti Shmangie e përgjegjësisë: Përmbajtja e këtij

More information

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2009 C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT 1. KUADRI RREGULLATIV Viti 2009 finalizoi hartimin e disa rregulloreve të reja dhe njohu ndryshime në të tjera rregullore

More information