JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies.

Size: px
Start display at page:

Download "JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies."

Transcription

1 K.D.U. 34(05) ISSN: ISSN: Kolegji Evropian Juridica Prishtinë Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies JURIDICA Rr. Nazim Gafurri Prishtinë tel Numër 5, 2016 JURIDICA

2 KOLEGJI EVROPIAN EUROPEAN COLLEGE K.D.U. 34(05) Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies Prishtinë, 2016

3 Kolegji Evropian European College Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies Për botuesin PhD cand. Teuta BEKA Kryeredaktor Editor in chief Prof. Dr. Vesel LATIFI Redaksia Editorial Staff Prof. Dr. Vesel LATIFI Prof. As. Dr. Agron BEKA Prof. Dr. Nazmi MALIQI Prof. As. Dr. Shpresa KURSANI Prof. As. Dr. Arta BILALLI ZENDELI Prof. As. Dr. Naser ETEMI Prof. As. Dr. Jusuf ZEJNELI Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Përkthyes në gjuhën angleze Marigona BAJRAMI Prepress Asdren KELMENDI Formati: B 5 (17 x 24 cm) Viti IV nr. 5/2016

4 PËRMBAJTJA CONTENT Artikujt Articles (Summaries in English) Fjala e Redaksisë Editorial Word Prof. Dr. Vesel LATIFI Zbulimi dhe të provuarit e vrasjes Murder detection and proving Prof. Dr. Nazmi MALIQI Marrëdheniet në mes popujve bazuar në kartën e Medinës.. 55 Relationship between the nations based on the Madina charter. 72 Prof. As. Dr. Agron Beka Trajtimi i dënimit me vdekje sipas burimeve juridike gjatë historisë. 73 Treatment of the death penalty under certain legal resources throughout history Phd. Cand. Teuta BEKA Natyra juridike e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme dhe veçorit e saja Legal nature of the contract on maintaining her lifetime and features. 100 Prof. As. Dr. Jusuf Zejneli Tiparet e sistemit amerikan të qeverisjes dhe politikës së jashtme. 101 The features of the American system of government and foreign policy

5 Prof. As. Dr. Naser ETEMI Biseda informative si formë e veçant e mbledhjes së informatave nga qytetarët Informative conversation as a special form of collecting information by citizens Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI Kundërligjshmëria dhe pasoja si elemente të anës objektive të figurës së veprës penale The ilegality and consequences as elements of objective side of the criminal offense Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI Strategjitë e të mësuarit të gjuhës (SMGJ) Strategies of language learning (SLL) Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Hapësira administrative evropiane dhe konvergjenca e sistemeve administrative Administrative european space and convergence of administrative systems Phd. Cand. Përparim GRUDA Morali dhe ligji: Një reflektim mbi debatin Hart-Fuller Morality and the law: A reflection on the debate Hart Fuller Phd. Cand. Zahir ÇERKINI Vlerat themelore që mbron kushtetuta e kosovës The fundamental values that Kosovo's Constitution protects Msc. Ekrem Salihu Vështrime të përgjithshme për të drejtën e pengut të dorës General overview regarding the right of mortgage

6 FJALA E REDAKSISË Ndryshimi është e vetmja konstante në jetë, është një nga sintagmat më të famshme që e dëgjojmë shpesh. Kjo është sigurisht e vërtetë edhe për ekipin e redaksisë të Revistës JURIDICA, i cili ka kaluar disa muaj punë intensive për të sjellë një produkt shkencor të ndryshëm nga çfarë kemi parë deri më tani në Kosovë. Në një botë gjithnjë e më të profesionalizuar akademikisht të drejtuar nga imperativi i produkteve të hulumtimit (research production), shumë artikuj, libra e studime, konsiderohen të një rëndësie kalimtare, duke mos arritur ti mbijetojnë kohës. Kjo mbijetesë bëhet akoma më e vështirë në shkencat sociale, të cilat kanë detyrime themelore të jenë në hap më zhvillimet që ndodhin brenda shoqërisë dhe shtetit. Revista shkencore JURIDICA ka pikërisht këtë synim, të shërbej si një forum i rëndësishëm i debatit dinamik shkencor. JURIDICA sjell para lexuesve këtë numër special në bashkëpunim me Revistën Ndërkombëtare të Shkencave Shoqërore Vizione nga Shkupi. Ky numër i ofron lexuesit disa punime të autorëve të cilët trajtojnë tema shumë të rëndësishme për debatin akademik nga fusha juridike, e sigurisë, e shkencave politike, etj. Duke shpresuar që në këtë numër kemi arritur të sjellim artikuj që ofrojnë trajtime serioze shkencore, ne mirëpresim komentet profesionale në mënyrë që të mund të përmirësojmë përmbajtjen e vëllimit të ardhshëm. Redaksia e revistës Juridica mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë studiuesit vendor dhe ndërkombëtar. 5

7 Prishtinë, 2016 EDITOR S NOTE Change is the only constant in life. It is one of the most famous syntagma we often hear. This is certainly true for the editorial team of the magazine JURIDICA", who has spent several months of intensive work to bring a scientific product different from what we have seen so far in Kosovo. In a world increasingly professionalized academically driven by the imperative of product research" (research production), many articles, books and studies are considered as a transitory significance, failing to survive the time. This survival becomes even more difficult in the social sciences, which have fundamental obligations to be in step with the developments taking place within society and the state. The scientific journal JURIDICA has precisely this aim, to serve as an important forum of the scientific dynamic debate. JURIDICA brings to the reader this special number in cooperation with Visions", an International Magazine of Social Science from Skopje. This number provides the reader with some work of authors which address important topics for academic debate from the legal, security and political science, etc. Hoping that we have managed to bring the number of articles that provide serious scientific approaches, we welcome professional comments in order to be able to improve the content of the next volume. The Editorial Board of JURIDICA remains open for cooperation with all local and international researchers. Prishtina,

8 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES K.D.U Prof. Dr. Vesel LATIFI ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 1 Jeta nuk është ndonjë fjalë e madhe por është gjithçka që kemi. Jetën nuk ia kemi falë vetvetes pra nuk kemi të drejtë ta marrim... Përmbledhje Vrasja është ajo vepër e kundërligjshme, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu tjetër. Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë: Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje të kufomës kur nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, ndjekja e kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i shumë mjeteve dhe metodave kriminalistike për të provuarit e vrasjes, si poligrafi, termografi, sonogrami etj. Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore, grumbullon material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore: versionet mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast fatkeqësie, vetëvrasje, vrasje), mbi motivet dhe mbi personat. Në këtë punim, përshkruhen dhe sqarohen mjetet dhe metodat shkencore që janë të domosdoshme për zbulimin dhe të provuarit e vrasjes, në tërësi. Theksimi shkencor është që në hetime nuk përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike për sqarimin dhe 1 Për më shumë, shih: Latifi, V.,Beka, A., Vrasjet, krimi i organizuar, Terrorizmi, Prishtinë, 2013, faqe

9 Prof. Dr. Vesel LATIFI eliminimin e vetëvrasjes, rast fatkeqësie, vdekje e natyrshme, por veprohet vetëm në drejtim të vrasjes, duke mos e argumentuar a ka pas qëllim personi të bëjë vetëvrasje, të kryejë vrasje apo të pësojë nga vdekja e natyrshme. Janë të pranishme mjetet dhe metodat shkencore, të verifikuara, që ndihmojnë dhe mundësojnë sqarimin e të gjitha rrethanave: mënyra, koha e kryerjes, vendi i ngjarjes, motivi dhe provat materia e personale, që vrasja të zbardhet, të provohet dhe kryesi të kapet e të dënohet. 1. Kuptimi dhe llojet e vrasjeve 1.1. Nocioni i vrasjes Kodi Penal nuk e jep përkufizimin e krimeve të vrasjes. Këtë e bën teoria e së drejtës penale. Në literaturën juridike penale të vendit e të huaj ka përkufizime të ndryshme të vrasjes, por të gjitha përputhen në elementin thelbësor privimin e paligjshëm të jetës së njeriut me dashje ose nga pakujdesia. Disa autorë të tjerë nuk e përfshijnë vrasjen nga pakujdesia në kuptimin e vrasjes, por e emërtojnë shkaktimi i vdekjes nga pakujdesia në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Sipas mendimit të shkencëtarit Elezi 2, derisa ekziston elementi i kundërligjshmërisë dhe i fajësisë, nuk ka pse pranohet ky mendim. Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose mosveprim) i kundërligjshëm, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të vrasjes varet nga një varg rrethanash që e shoqërojnë ose që bëhen shkak për kryerjen e saj. Nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të llojeve të ndryshme të vrasjeve parashikohen edhe sanksionet penale që nga burgimi i përjetshëm deri në pesë vjet burgim (për vrasjen nga pakujdesia). Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa figura janë elemente përbërëse të figurës që e bëjnë krimin në rrethana të cilësuara. Veprat penale kundër personit Në një shoqëri demokratike ka rëndësi të madhe mbrojtja e sigurimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë të drejtën më kryesore për të jetuar si dhe të drejtat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit, të lirisë, të nderit e të dinjitetit të personit. Kjo mbrojtje e gjithanshme e 2 Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2009, f.35. 8

10 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES personit është sanksionuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (1948) ku thuhet: Çdo njeri ka të drejtën e jetës, të lirisë dhe të sigurisë së personit të vet. 3 Në Konventën Evropiane (1950) dhe me akte të tjera ndërkombëtare si dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998) dhe të në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (2008) midis të tjerash thuhet se : Jeta e personit mbrohet me ligj. Në bazë dhe për zbatimin e këtij parimi, Kodi Penal sanksionon mbrojtjen juridike penale të (viktimës) personit nëpërmjet parashikimit të veprave penale dhe të dënimit për ata që i kryejnë ato kundër personit me faj. Me vepra penale kundër personit, sipas së drejtës penale të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, kuptohen ato vepra (veprime ose mosveprime) të kundërligjshme, të kryera me dashje ose nga pakujdesia, të cilat prekin ose vënë në rrezik jetën, shëndetin, lirinë, paprekshmërinë ë seksuale, nderin e dinjitetin e personit, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal. Veprat penale kundër personit zënë vend me rëndësi edhe në Kodet Penale të shteteve të tjera. Vrasja është krimi më i rëndë kundër personit. Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose mosveprim) i kundërligjshëm, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekt i të gjitha vrasjeve është jeta e njeriut. Me vrasjen preket e drejta e njeriut për të jetuar, pavarësisht nga mosha, gjinia, gjendja shoqërore, shëndetësore dhe fizike, nga aspekti viktimologjik, e mbrojtur posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale. Çasti i vdekjes së personit nga pikëpamja mjekësore konsiderohet pushimi përfundimtar i rrahjes së zemrës dhe i veprimit të trurit, pra si rezultat nuk funksionon më sistemi nervor qendror. Sulmi ndaj të vdekurit duke e kujtuar të gjallë cilësohet si tentative e vrasjes, në bazë të rregullave të objektit. 4 Krimi i vrasjes karakterizohet nga veprime ose mosveprime të kundërligjshme, të kryera në rrethana të veçanta në gjaknxehtësi, në zënie, rrahje apo grindje e sipër midis kryesit të vrasjes dhe viktimës që këto zënie apo rrahje të kenë karakter serioz dhe të jenë të ndërsjella dhe të jetë shkaktuar pasoja, vdekja e viktimës, si pasojë e veprimit të paligjshëm. Vrasja kryhet edhe me anë të dhunës fizike, me anë të lëndëve helmuese, me anë të mbytjes ose me anë të kanosjes dhe frikësimit që sjell infarkt. Përgjegjësia penale për vrasjen e kryer me 3 Shih më gjerësisht për këtë:elezi, I., E Drejta Penale Pjesa e posaçme, Tiranë, faqe Për më gjerë, shih: Elezi, I., E Drejta Penale Pjesa e posaçme, Tiranë, faqe 35 9

11 10 Prof. Dr. Vesel LATIFI mosveprim kërkon ekzistencën e elementëve objektivë e subjektivë të ngarkuar posaçërisht personit për ruajtjen e jetës në bazë të ligjit, të profesionit ose me kontratë dhe që personi ka mundësi reale të parandalojë vdekjen e personit. Vdekja e personit është pasoja, element i domosdoshëm i anës objektive të vrasjes. Pasoja vdekja e viktimës mund të shkaktohet aty për aty, ose edhe më vonë, mjafton që të ekzistojë lidhja shkakësore. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë sugjeron që të konsiderohet se ekziston lidhja shkakësore nëse vdekja është shkaktuar brenda afatit prej 30 ditësh. Kërkohet gjithashtu konstatimi i lidhjes të shkakësore të drejtpërdrejtë ndërmjet veprimit ose mosveprimit të fajtorit dhe ardhjes së pasojës vdekjes së viktimës. Koha e ardhjes së vdekjes nuk ka rëndësi. Po ashtu edhe mjeti, ndërsa ekzistenca e dashjes apo e pakujdesisë është element i domosdoshëm i figurës së krimit të vrasjes. Në literaturën juridike penale të vendit e të huaj ka përkufizime të ndryshme të vrasjes, por të gjitha përputhen në elementin thelbësor privimin e paligjshëm të jetës së tjetrit me dashje ose nga pakujdesia. Sa i përket vrasjes për gjakmarrje, aspekti viktimologjik i mbrojtjes juridike penale të viktimës, parashikohen dënime të ashpra. Me vrasje për gjakmarrje kuptohet ajo vrasje që është kryer për të marrë gjakun e babait, të vëllait, të djalit, të xhaxhait, të nipit nga babai sipas rregullit kanunor gjak për gjak ; kokë për kokë ; sipas parimit talionit, të njohur në të drejtën penale feudale të shteteve të ndryshme si dhe në kanunet mesjetare shqiptare. Veçoria e kësaj vrasje është se nuk kryhet kundër gruas, sepse është e fisit tjetër, priftit, të miturit që nuk mban armë. Por praktika e viteve të fundit ka treguar deformime të mëdha të kanunit dhe janë vrarë gra, vajza, fëmijë. Minimumi i dënimit me burgim për vrasjen për gjakmarrje në Kodin Penal është më i rëndë e sa për veprën me qëllime terroriste. Është rritur minimumi i dënimit me burgim në jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Shkenca zbulon se çfarë ndodh në trurin tonë kur pëlcasim Dihet se si për shumë njerëz të cilët e humbin kontrollin dhe e kryejnë ndonjë krim të dhunshëm pothuajse gjithmonë thonë: Ishte shumë i qetë dhe normal, kjo për të nuk mund të parashikohej kurrë. Kur bëhet fjalë për sjellje të dhunshme, shumë shpesh ndodh që ato të mos i bëjë dikush me ndonjë histori të problemeve të ngjashme, por pikërisht personat për të cilët kurrë nuk do të mendonit se do të bënin atë. Shkenca i përgjigjet pyetjes se pse kjo ndodh kështu. Pikërisht kjo pëlcitje, thonë neurobiologët, mund t i ndodhë çdokujt prej nesh. Në librin e tij të ri të

12 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES titulluar: Why We Snap: Understanding dhe Rage Cicruit in Your Brain Douglas Fields i zbulon motivet se pse njerëzit normalë në momentet e zemërimit e humbasin kontrollin. Fields në një intervistë për National Geographic e shpjegon marrëdhënien mes trurit të zhvilluar dhe kohës moderne, duke i cekur arsyet që mund të çojnë në situata të tilla të papritura. Personazhet moderne nga pop kultura si Dexter nga seria televizive me të njëjtin emër, thotë shkencëtari, e tregojnë një koncept mjaft të vjetruar të ashtuquajtur Truri reptilin ose R-kompleks. Kjo është një pjesë e trurit që e ka një ndikim të madh në sjelljen e përgjithshme njerëzore, për shkak se është në pyetje qendra e dëshirave dhe reagimeve tona instinktive shtazore, dhe duket pothuajse njëjtë si truri i hardhucave dhe zvarranikëve të tjerë. Truri reptilin nuk mendon, por vetëm reagon menjëherë në një situatë të caktuar. Megjithatë, Fields beson se ky nuk është shpjegim i mjaftueshëm, dhe se bëhet fjalë për thjeshtëzim të tepruar të gjërave. Zemërimi dhe dhuna mund të lidhen me hipotalamusin, pjesën e trurit që është përgjegjëse për veprime të shumta, duke përfshirë sjelljen seksuale. Kjo pjesë e trurit e detekton kërcënimin, dhe kontrollon sjelljen agresive. Nëse, megjithatë, neuronet në këtë pjesë të trurit stimulohen me elektroda, kafsha do të jetë e gatshme për sulm, shpjegon Fields. Kur është fjala për sjellje agresive dhe mbrojtëse-agresive, studiuesit zbuluan se meshkujt janë shumë më të ndjeshëm ndaj këtij lloji të sjelljes se femrat. Megjithatë, ky fenomen i ka dy anët e medaljes. Neurobiologët shpjegojnë se 90 për qind e njerëzve në burgje për krime të dhunshme janë pikërisht meshkuj, por në të njëjtën kohë, e njëjtë është përqindja e meshkujve që janë shpërblyer për heroizëm. Sjellja agresive e vë në lëvizje një numër të faktorëve të ndryshëm, por personi zakonisht nuk do të pëlcasë për diçka triviale. Stresi i lartë mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe rezistencën ndaj këtyre nxitësve, duke na bërë të ndjeshëm ndaj humbjes së kontrollit, ndërsa vetë të kuptuarit e këtyre nxitësve dhe asaj që na bën të zemëruar është diçka që mund të bëjmë kur është fjala për parandalimin e sjelljes së mundshme të dhunshme. 5 Në një shoqëri demokratike të vërtetë vihet në plan të parë mbrojtja e të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut, e posaçërisht, e së drejtës për të jetuar, sepse jeta është e pakompensueshme dhe e pazëvendësueshme me asgjë tjetër. Krimi i vrasjes, derisa prek vlera universale, të drejtën e njeriut 5 Shkenca zbulon se çfarë ndodh në trurin tonë kur pëlcasim, Koha Ditore, 21 shkurt, Prishtinë, 2016, faqe 55 11

13 Prof. Dr. Vesel LATIFI për të jetuar, konsiderohet krim në çdo rend ekonomiko- shoqëror. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ligjet penale në të gjitha rendet ekonomiko-shoqërore, kudo e kurdoherë, e kanë mbrojtur jetën e njeriut njëlloj. Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose mosveprim) e kundërligjshme, me anën e së cilës i hiqet jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu tjetër. Format e parashikuara nga Kodi penal 6 vrasja me dashje, vrasja e cilësuar. Me vrasje të cilësuar kuptohen ato vrasje me dashje që bëhen të tilla për shkak të rrethanave të posaçme, të cilat karakterizojnë figurën e krimit, vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, vrasja me paramendim, vrasja në rrethana të tjera cilësuese (vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit; personit me mangësi fizike apo psikike, të sëmurë rëndë apo shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik gjatë detyrës apo për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit apo të palëve të tjera ndërgjyqësore; e kryer në bashkëpunim; e kryer më shumë se një herë; e kryer kundër dy ose më shumë personave; në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave); vrasja e foshnjës; vrasja me dashje e kryer në gjendje tronditje të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës; vrasja me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme; vrasje nga pakujdesia. Vdekja e shkaktuar në mënyrë të kundërligjshme parashikohet edhe në disa figura të tjera krimesh të Kodit penal, si në vjedhjet me dhunë, në krimet seksuale, në shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, në plagosjen e rëndë, në ndërprerjen e shtatzënësisë etj. Në këto figura objekti kryesor i figurës nuk është jeta por marrëdhënie të tjera shoqërore. Sa i përket vrasjes me paramendim, duhet veçuar se historikisht, është parashikuar si në legjislacionin penal të shteteve të ndryshme ashtu dhe në kanunet shqiptare, në Kodin Penal të vitit 1928, ndërsa në kodet penale të viteve 1952 e 1977 nuk parashikohej shprehimisht, sepse rrethanat cilësuese, si interesi, hakmarrja, xhelozia apo motivet e tjera të dobëta, parashikoheshin në nenin përkatës të vrasjes së cilësuar, shkruan shkencëtari i mirënjohur shqiptar. I. Elezi në literaturën juridike penale për vrasjen me paramendim ka pikëpamje të kundërta. Disa e pranojnë, të tjerët e kundërshtojnë. Hans Feliks Feninger, profesori zviceran shkruan se vrasja me paramendim dallohet nga vrasja me dashje, sepse në 6 Shih më gjerësisht për këtë Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq

14 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES rastin e parë krimi kryhet duke u menduar që më parë (preameditation), kurse në rastin e vrasjes me dashje kryhet në gjendje afekti (impetus). Krejt ndryshe shprehet profesori grek Ilia Gafos, i cili thotë: Më parë, e drejta greke e quante tipar dallues të vrasjes së cilësuar paramendimin, por si rezultat i diskutimeve e debateve të ndryshme për këtë çështje, Kodi Penal i ri i Greqisë, duke ndjekur modelin e projektit të Kodit Penal të Austrisë dhe të projektit zyrtar të Gjermanisë, të vitit 1925, jep formulimin e përgjithshëm të vrasjes me dashje, kurse vrasjen e thjeshtë me dashje e konsideron në rrethana lehtësuese Përcaktimi i vrasjes të personit të vdekur Përcaktimi nëse vdekja e një personi, kufoma e të cilit gjendet në vendin e ngjarjes, është rezultat i një vrasje, vetëvrasje, rast aksidental apo fatkeqësi, bëhet duke u nisur nga natyra e dëmtimeve dhe vendndodhja e tyre në trup, duke gjykuar nga qëndrimi i viktimës, gjendja e teshave të saj, pozicioni i mjetit me të cilin është kryer vepra penale, në krahasim me trupin e viktimës dhe sipas vendndodhjes së sendeve të tjera të gjetura në vendin e ngjarjes. Prania në kufomë e disa plagëve prerëse në shpinë ose në zonën e pasme të qafës, thyerje të kafkës, të shkaktuar për së gjalli, dy ose më shumë vrima hyrje predhe etj., dëshmojnë se ato janë shkaktuar nga një person tjetër e, për rrjedhim, përjashtohet vetëvrasja. Kurse, gjetja e kufomës në pozicionin e shtrirë në një dhomë të mbyllur nga brenda, me një plagë vdekjeprurëse në tëmthin e kokës, me shenja të qitjes me puqitje, me pistoletën afër dhe dorën të shtanguar në pozicionin e gishtit tregues, në këmbëzën e shkrepjes, dëshmon për vetëvrasje. Në disa raste, mjaft të shprehura janë edhe shenjat që tregojnë për një vdekje aksidentale, ku personi që ka qenë në punë e sipër ose duke kryer ndonjë veprim çfarëdo dhe ka gjetur vdekje nga shkaqe të ndryshme që ai nuk ka menduar t`i parashikojë ose nëse i ka parashikuar, i ka nënvlerësuar ato si të parrezikshme për jetën ose shëndetin e tij. Dallimi midis vrasjeve e rasteve aksidentale e fatkeqësive është më i lehtë të bëhet, me vetëvrasje është më i vështirë. Meqenëse ky dallim është shumë i rëndësishëm të bëhet që në vendin e ngjarjes, shenjat mbi bazën e të cilave mund të arrihet, përshkruhen në mënyra të parapara kriminalistike. 7 Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq. 40. Cituar sipas Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq

15 Prof. Dr. Vesel LATIFI 1.3. Shenjat karakteristike të vrasjeve Rastet e vdekjes së dhunshme, sidomos kur vdekja është shkaktuar nga dora e dikujt tjetër, vetëvrasjes ose vdekjes aksidentale duhet të shpjegohen në mënyrë të detajuar dhe të hiqen të gjitha dilemat eventuale. Sipas rregullit bëhet fjalë për trilemën: vrasje vetëvrasje rast aksidental. Në fillim të përpunimit kriminalistik, duhet të shtrohen të tri versionet, në mënyrë që të vërtetohet njëra prej tyre dhe të eliminohen dy të tjerat. 8 Disa shenja karakteristike të vrasjeve janë: - qitjet zakonisht bëhen nga një distancë e afërt ose e largët; - dëmtimet janë kryesisht nga prapa (në trup ose në kokë) dhe kur janë në trup ndodhen mbi tesha; - ka disa plagë dhe secila prej këtyre, e marrë veçmas, shkakton mundësi momentale për veprim; - vrima e hyrjes së predhës ndodhet jashtë zonës që personi mund ta arrijë me dorën e tij të armatosur - ekzistojnë disa plagë në zona të ndryshme të trupit dhe nga drejtime të ndryshme. Ndërsa, dallimi i vrasjeve nga vetëvrasjet me armë zjarri, në drejtim të shenjave karakteristike të vetëvrasjeve janë: - arma ndodhet afër viktimës dhe në një largësi e pozicion të tillë që mund ta lë viktima ose që mund t`i bjerë nga dora në çastin e vdekjes; - dëmtimet janë zakonisht në ballë, në tëmtha, në zemër dhe më rrallë në gojë; - në dorën e viktimës mund të gjenden shenjat e viktimës, sidomos kur përdoren armë të gjata dhe mbahen nga tyta për t`i drejtuar sa më mirë; - në dorën me të cilën qëllon gjenden shenjat e faktorëve plotësues të qitjes dhe ndonjëherë edhe spërka gjaku, mbetje indesh etj; - kur qitja drejtohet në trup, vendi aty zakonisht zhvishet; - qitjet bëhen nga ana e majtë dhe për mëngjarashët nga ana e djathtë; - si rregull, ka një plagë të vetme dhe ajo ndodhet në një pozicion të tillë të kokës apo të trupit që personi mund ta arrijë me dorën e vet të armatosur me atë lloj arme. 8 Korajlić, N., Muharremi, D., Kriminalistika, Prishtinë, 2009, faqe

16 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 1.4. Situatat hetimore në vrasje Në vrasjet, që janë privimi i kundërligjshëm i jetës, situatat hetimore përfshijnë: - Zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë. - Zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës. - Zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij. Në këto raste karakteristika kriminalistike dhe metodika e hetimit ka si objektiv të nxjerrë në pah nëse jemi përpara faktit të një vrasjeje të hapur apo të fshehtë. Vrasja e fshehtë kryhet në mungesë të dëshmitarëve okularë. Në këto raste, kryesi merr të gjitha masat për fshehjen e identitetit të tij, pjesëmarrjes në ngjarje si dhe manipulimin e provave për aq sa ai mund të ketë mundësi dhe njohuri. Kjo situatë mund të ndodh edhe kur vrasja kryhet në prani të personave të tjerë, por kur nuk është par prej tyre, për shkak se veprimi është kryer në mënyrë të fshehtë (vrasje me armë të ftohtë, armë me silenciator).vrasja e hapët, kryhet në prani të personave të tjerë. Në këto raste kryesi nuk bën përpjekje për ta fshehur, zhdukur apo shkatërruar mjetin me të cilin ka kryer krimin. Vrasësi, identifikohen shpejt mbas të dhënave të para të marra nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes. Kryesisht në këto ngjarje fiksohen: gjurmë daktiloskopike; gjurmë traseologjie të këmbëve; pjesë të teshave të grisura;mjetet e kryerjes së krimit; gjak; sende të tjera që i përkasin fajtorit; flokë; pjesë lëkure; pështymë; gjurmë të veprimeve të kryera nga kryesi mbi viktimën si: plagë që ka marrë; dëmtime të teshave; gjurmë të përleshjes së ndodhur midis tyre. Nga pikëpamja kriminalistike vdekjet natyrale - janë ato vdekje ku tek kufoma mungojnë karakteristikat e një dhune si dëmtimet në fytyrë, trup e fraktura të ndryshme; vdekje me dhunë, quhet vdekja e ardhur si pasojë e veprimit të ndonjë force të jashtme fizike, kimike; vdekjet aksidentale shkaktohen si pasojë e një aksidenti të ndodhur. Në këto raste do pasur kujdes në këqyrjet e kufomave, sepse neglizhenca në këqyrje mund të na çojë në një konkluzion të gabuar. 2. Masat dhe veprimet në ndriçimin e vrasjes dhe zbulimin e kryesve Masat dhe veprimtaria e drejtuar në ndriçimin e vrasjes dhe në zbulimin e kryesve, sipas natyrës që kanë, janë tejet urgjente dhe nuk du- 15

17 Prof. Dr. Vesel LATIFI rojnë kurrfarë zhagitje. Ato duhet të merren me respektimin e plotë të parimit të operativitetit dhe të shpejtësisë. Qysh në fazat e para të përpunimit kriminalistik duhet të gjejë shprehje qëndrimi dhe trajtimi grupor (grupi hetimor ose organi procedues) në të cilën duhet të diferencohet qartë roli i të gjithë ekspertëve që marrin pjesë. Detyrat e para të policisë në vendin e ngjarjes janë: ruajtja e vendit të ngjarjes; informacion i plotë për vendin, kohën ; ndihma e parë ; sigurimi fizik; moskomunikimi i tij me njerëz tjerë; masa sigurimi; ndihmë në rast të një komplikimi të situatës; të bëjë bllokimin e vendit; të ndalojë kryesit e krimit; ruajtja e provave; kontaktimi me dëshmitarët; largimi i kureshtarëve; ndalimi i kontakteve dhe interpretimeve, informacioneve për ngjarje (mediet); të ruajë sekretin e këqyrjes; raportimi prokurorit apo shërbimit përkatës të policisë që merret me zbulimin dhe luftimin e krimit. Momentet kryesore për fillimin e çështjes penale në vrasje janë kallëzimi mbi zbulimin e kufomës, njoftimet e personave të afërm familjarë ose që e kanë parë vrasjen, njoftimet mbi shpalljen e personave si të pagjetur, dorëzimi i vetë kryesit pas kryerjes së vrasjes etj., në organet e hetimit, të policisë etj. Në rastet kur zbulohet kufoma, organi procedues bën verifikimin, duke qenë i pranishëm edhe mjeku ligjor (ose mjeku tjetër). Çështja penale fillon atëherë kur ka të dhëna se vdekja është shkaktuar me dhunë dhe se për këtë vdekje në mënyrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi është fajtor një person tjetër. Çështja penale nuk fillon kur ka vdekje me dhunë të shkaktuar, për shembull, nga dukuri të natyrës, si rrufe, përmbytje ose kur viktimën pas dehjes e zë gjumi i rëndë përjashta në borë dhe vdes nga të ftohtët ose kur viktima, për arsye të ndryshme, do t`i japë fund jetës së tij. Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë: këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje e kufomës kur nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, ndjekja e fajtorëve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i qenit të ndjekjes në një kohë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbikëqyrja në vende të caktuara si dhe e personave të ndryshëm, mbledhja e të dhënave që i përkasin viktimës, kërkimi i sendit të vjedhur kur ka vjedhje me dhunë. Si veprime të para hetimore konsiderohen, në disa raste edhe eksperimenti, pyetja e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe të ndaluarit, ballafaqimi etj. 16

18 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 2.1. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet Një ndër detyrat themelore të organit procedues, kur njoftohet për një vrasje, është ruajtja dhe shkuarja sa më parë në vendin e ngjarjes. Arsyeja është se provat materiale dhe gjurmët (të këmbëve, të duarve, të gjakut të pluhurit etj.) mund të zhduken nga faktorë atmosferikë. Veç kësaj, ato mund të dëmtohen nga personat e tretë me dashje ose nga pakujdesia. Personat që kanë njoftuar për zbulimin e kufomës (persona në detyrë, veprimtarë shoqërorë, organet e brendshme) lajmërohen që të ndalojnë çdo kalim dhe të organizojnë deri në ardhjen e grupit hetimor ruajtjen e vendit të ngjarjes. Në kriminalistikë, kur flitet për këqyrjen e vendit të ngjarjes në vrasjet, zakonisht kuptohet këqyrja në të gjitha rastet e vdekjeve që kanë ndodhur në mënyrë të papritur dhe në rrethana të ndryshme, qofshin këto vdekje natyrale apo dhune. Vdekjet natyrale janë rezultat i dukurive të pleqërisë ose sëmundjeve. Në përgjithësi, në këto raste, nuk lind nevoja të zhvillohet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës. Vdekjet me dhunë shkaktohen nga ndikimi i faktorëve të jashtëm mekanikë, kimikë, biologjikë etj.. Si të tilla, ato janë ngjarje, e për rrjedhim zhvillohet këqyrja e vendit të ngjarjes e kufomës. Dallimi nëse vdekja është natyrale apo me dhunë, është i lehtë të bëhet kur kufoma i ka të shprehura shenjat e përdorimit të dhunës si dëmtime të theksuara në fytyrë e në trup, fraktura në kokë e në gjymtyrë, shenja të vjelli me erë karakteristike për helmime etj. Ka edhe raste kur, jo vetëm nuk ekzistojnë shenja të tilla evidente, por as shenja të tjera që shprehin përdorimin e forcës e mjeteve të ndryshme dhe megjithatë, vdekja të jetë shkaktuar me dhunë. Vdekjet me dhunë mund të jenë pasojë e një vrasjeje, vetëvrasjeje, aksidenti apo fatkeqësie. Zgjidhja e këtyre çështjeve dhe e mjaft të tjerave që shtrojnë këto ngjarje, mund të bëhet me sukses vetëm pas një këqyrje të suksesshme të vendit të ngjarjes, të kufomës, të mjeteve të krimit dhe të ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, mjekoligjore etj. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet dhe në veprat e tjera penale me objekt jetën ose shëndetin e njeriut realizohet sipas kërkesave të përgjithshme metodike Përdorimi i armës së zjarrit në vrasje Në studimin shkencor, Mandro 9 thekson, se praktika hetimore e gjyqësore, po përballet me vepra penale ku si mjet i kryerjes së saj është 9 Mandro, I ; Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri, Tiranë, 2002, fq

19 18 Prof. Dr. Vesel LATIFI përdorimi i armëve të zjarrit. Armët e zjarrit përdoren si mjete në krimet kundër jetës së personit, në grabitje, në veprat terroriste etj. Zgjidhja e problemeve balistike, gjatë hetimit të këtyre veprave penale, ku janë përdorur armët e zjarrit është e lidhur me një sërë problemesh të tjera taktike, teknike dhe metodike kriminalistike, që në tërësinë e tyre bëjnë të mundur hetimin, gjykim të shpejtë objektiv e të plotë të veprave penale. Në vrasjet, që janë privimi i kundërligjshëm i jetës së personit, situatat hetimore përfshijnë: - Zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë. - Zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës. - Zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij. Duhet mbajtur parasysh në zbulimin e vrasjes lidhjen midis autorit dhe viktimës. Në këto raste për mbulimin e vrasjes autori përpiqet të zhdukë gjurmët e veprës penale, gjurmët e ardhjes dhe të largimit nga vendi i ngjarjes. Nganjëherë fajtori merr masa për të ndryshuar pamjen e jashtme të vendit të ngjarjes duke larguar kufomën nga vendi ku ka ndodhur krimi, në disa raste e gropos atë, ose e mbulon me objekte rrethanore. Momenti i rëndësishëm për zbulimin e një vrasjeje është këqyrja e vendit të ngjarjes me cilësi dhe profesionalizëm. Përcaktimi i radhës së kësaj këqyrjeje ka rëndësi të madhe sidomos në rastet kur, është e domosdoshme që në vend-ngjarje të gjenden prova të dukshme e të padukshme si predhë, gëzhojë, mbetje të qitjeve, mikrogjurmë. Këto sende në asnjë mënyrë nuk duhet të preken dhe lëvizen me dorë. Në rast se gjatë këqyrjes del e domosdoshme lëvizja e tyre, kjo bëhet vetëm atëherë kur pozicioni dhe lidhja e tyre me objektet tjera është fiksuar në skicë e fotografi. Marrja e tyre bëhet konform rregullave e kërkesave të metodikave për marrjen dhe paketimin e provave materiale. Fotografitë dhe skicat i bashkëngjiten procesverbalit të këqyrjes. Fotografitë bëhen sipas kërkesës së metodikës përkatëse. Me prova materiale kuptohet çdo objekt, i cili në kushte e rrethana të caktuara mbart në vetvete një burim të dhënash mbi faktin për t u provuar i tillë ose si burim prove që përcaktojnë rrethana të rëndësishme të çështjes. 3. Mënyrat dhe motivet e kryerjes së vrasjeve Metodat dhe mjetet që përdoren për t`i shkaktuar vdekjen me dhunë personit në mënyrë të kundërligjshme janë të shumta. Metodat janë: mbytja me lak, me duar, në ujë, vrasja, shkaktimi i dëmtimeve trupore, djegia,

20 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES helmimi, mosdhënia e ndihmës ose mostregimi i kujdesit për foshnjën. Mjetet janë: armë zjarri, armë të ftohta, mjete të rastit, si shkop, gurë, sëpatë, çekiç etj., lëndë helmuese, objekte që shtypin rrugët e frymëmarrjes, si shami, litar, tel, peshqir, duar etj., rrymë elektrike, temperatura të larta ose të ulëta. Më shumë, në praktikë, për vrasje përdoren armët e zjarrit, armët e ftohta dhe mjetet e rastit. Motivi është mobilizues lëvizës i aktivitetit të njeriut. Motivi është fuqi e brendshme psikologjike që nxitë dhe aktivizon njeriun në aksion të caktuar. Ky aksion (aktivitet) mund të manifestohet në formë të veprimit ose mosveprimit, të durimit ose në ndonjë formë tjetër. Mirëpo, motivi nuk është vetëm nxitës dhe aktivizues, por gjithashtu edhe drejtues i aksionit, duke ia përcaktuar drejtimin dhe intensitetin e veprimit si dhe modalitetin e manifestimit të tij. Kuptimi i këtillë i motivit është i pranishëm në psikologjinë bashkëkohore. Ndonëse, ky kuptim i përgjithshëm është shprehur me definicione tejet të ndryshme. Edhe motivet që i shtyjnë fajtorët të kryejnë vrasje janë të ndryshme: për interes, për hakmarrje, gjakmarrje (Zakoni i gjakmarrjes i trashëguar nga lashtësia, ka lindur për shkak të një varg faktorësh objektivë e subjektivë, të brendshëm e të jashtëm dhe këta faktorë kanë vepruar që në Shqipëri të vazhdonte më gjatë, por, gjithsesi, ai është rregulluar me hollësi në normat e kanuneve mesjetare, gjurmët e të cilave kanë arritur në kohën tonë, thekson I.Elezi. 10 Vrasja për gjakmarrje gjen rregullim juridik të plotë në Kanunin e Lekë Dukagjinit, në Kanunin e Skënderbeut, në Kanunin e Labërisë, si dhe në kanune të tjera lokale. Për të marrë hak për vdekjen e njërit prej të afërmve, një familje mund të vriste çdo mashkull të familjes së vrasësit, që kur ishte foshnje, sipas rregullave të gjakmarrjes të parapara me të drejtën zakonore shqiptare, përkatësisht sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, që respektohen mjaft në veri të Shqipërisë. Në fund të vitit 1997 në rajonin e Shkodrës afro 2000 familje, d.m.th. rreth veta ishin në gjak, gjë që do të thotë se të gjithë meshkujt e këtyre familjeve nuk mund të dilnin nga shtëpia, se rrezikoheshin të vriteshin.,) për xhelozi, për të mbuluar një krim tjetër, për qëllime rrugaçërie, për t i hequr qafe personat që e pengojnë fajtorin ta arrijë qëllimin kriminal etj. E drejta zakonore penale e Labërisë, ndaj personit që kryente një krim, parashikonte masat: gjakmarrje; dëbim nga fshati; bojkotin-lëçitja; gjobë; dënim me vdekje; dënim me pllakë ose në dërrasën e turpit, prerja e gjymtyrëve; vënie në gomar së prapthi dhe me fytyrë të nxirë. Mënyra e kryerjes së vrasjes me dashje (metodat dhe mjetet) shoqërohen edhe me studimin e kushteve, me marrjen e masave përgatitore që kanë të 10 Elezi, I., Vrasjet për hakmarrje e për gjakmarrje në Shqipëri, Tiranë, 2000, faqe

21 Prof. Dr. Vesel LATIFI bëjnë me vendin ku do të kryhet vrasja, me kohën kur do të kryhet dhe veçanërisht me vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës dhe me organizimin e pritës. Vrasjet nga pakujdesia paraqesin vështirësi në hetim vetëm në rastet kur fajtori merr masa për mbulimin e gjurmëve, kur përpiqet ta paraqesë vdekjen sikur ka ndodhur nga një sëmundje, nga një rast fatkeqësie ose sikur ka vetëvrasje. Në këto raste hetimi zhvillohet sikur ndodhemi para një vrasjeje me dashje. Zbulimi i motivit ndihmon dukshëm në sqarimin e vrasjes në tërësi. Në hulumtimin e kryer, Vrasjet në Kosovën e pasluftës H. Demolli, 11 thekson: Përqindja (25,59 %) relativisht të vogël të vrasjeve të ndriçuara, respektivisht të gjykuara në Kosovë në periudhën Është vërtetë shqetësues dallimi shumë i madh ndërmjet 973 vrasjeve të regjistruara në regjistrat e Policisë së Kosovës dhe 249 vrasjeve të regjistruara në Gjykatat e Qarkut të Kosovës në periudhën Pikërisht ky dallim tregon se në Kosovë, nga 973 vrasjet e kryera në periudhën , vetëm 249 janë ndriçuar (kryerësit e tyre janë gjykuar), kurse 724 vrasje apo 74,41 % e tyre kanë mbetur pa ndriçuar, respektivisht pa u ndëshkuar kryerësit e tyre. Përqindja e vrasjeve në banorë në Kosovë në periudhën , sipas të dhënave të Policisë së UNMIK-ut, sillet prej 3.77 në vitin 2002 deri në në vitin Përqindja e vrasjeve prej në banorë, e cila ishte arritur në vitin 1999, është përqindja më e lartë që është arritur ndonjëherë në Kosovë që nga viti 1950 e tutje dhe si e tillë ka bërë që Kosova të radhitet në rangun e dhjetë vendeve me përqindje më të lartë të vrasjeve në botë (vitet 90). Madje, Dr.Demolli, konstaton se motivet hakmarrja-gjakmarrja dhe interesi pasuror janë motivet më të shpeshta të cilat e shtyjnë kryerësin kosovar për të kryer veprën penale të vrasjes. Konkretisht, nga 249 vrasje, 55 apo % janë kryer nga motive të tjera të dobëta, 44 apo 17.6 % janë kryer nga hakmarrja dhe gjakmarrja, ndërsa 40 apo % janë kryer nga interesi pasuror. Për gjininë e viktimave të vrasjeve në Kosovë është konstatuar se, nga 306 viktima, 31 apo % të tyre ishin të gjinisë femërore, kurse 75.2 % ishin të gjinisë mashkullore. Numri më i madh i viktimave të gjinisë femërore është paraqitur në territorin e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, ku prej 52 viktimave të vrasjeve 8 apo % ishin të gjinisë femërore. Në Kosovë femrat marrin pjesë me një përqindje më të lartë në cilësinë e viktimave të vrasjes (10.13 %), sesa në cilësinë e të 11 Për më shumë rreth problemeve të vrasjeve në Kosovën e pasluftës, shih, Prof.dr.Haki Demolli: VRASJET NË KOSOVËN E PASLUFTËS, Prishtinë,

22 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES pandehurve (2.56 %) për vrasje. Numri më i madh i viktimave ishte nga radhët e shqiptarëve (prej 306 viktimave 211 apo 68.9 %). Menjëherë pas shqiptarëve pasojnë serbët dhe malazezët me 35 viktima apo 11.4 %, të cilat ishin paraqitur kryesisht në territorin e Gjykatave të Qarkut të Mitrovicës dhe të Gjilanit Dallimi i gjakmarrjes nga hakmarrja 12 Gjakmarrja shihet si një sanksion për gjithë faktet ligjore dhe morale (d.m.th. zakonet). Megjithëse faktet morale dallohen nëpërmjet respektimit /shkeljes së kanunit, ato nuk përdorin kanunin e sistemit ligjor, d.m.th. ligjor/joligjor... Elezi ( Elezi, I., Vrasjet për hakmarrje e për gjakmarrje në Shqipëri, Tiranë, 2000, fq.9) përpiqet të bëjë dallimin midis gjakmarrjes dhe hakmarrjes duke besuar se ky dallim është shumë i rëndësishëm në trajtimin siç duhet të dukurisë së gjakmarrjes. Sipas tij një vrasje për gjakmarrje kryhet për të marrë gjakun e vrasjes së mëparshme, ose kundër tentativës për vrasje ose tentativës për të shkaktuar plagosje të lehtë apo serioze. Na ana tjetër, vrasja për hakmarrje kryhet si një shpagim kur je rrahur, grindur, sulmuar, dhunuar apo je ofenduar më parë pa të drejtë. Këtu Elezi thjesht ndjekë dhe përgjithëson sanksionet e Kanunit të lek Dukagjinit. Me fjalë të tjera, Kanuni detyronte sanksione të tjera (jo gjakmarrje) si dëbimi, shkëputja e lidhjeve shoqërore me personin e ndëshkuar (lëçitja), gjobat, turpërimi (faqja e zezë) për rrahjen, grindjen, sulmin, dhunën dhe fyerjet e mëparshme me pa të drejtë. Gjakmarrja dhe hakmarrja mund të dallohen, duke përdorur vetëm ato koncepte me të cilat nuk ngatërrohen ose pa përfshirë koncepte të tjera. Është e rëndësishme po ashtu të theksohet se Elezi e përcakton gjakmarrjen si një detyrë dhe të drejtë morale e fetare. Personi që nuk merr gjakun *d.m.th. që nuk pranon të përfshihet në gjakmarrje dhe të vrasë personin që i ka vrarë një nga pjesëtarët e familjes/ fisit të tij përbuzej dhe shpesh dëbohej prej fisit apo familjes. Diana Gëllçi / Gjakmarrja: Albanian Highlander s Blood Feud as Social Obligation, Tiranë, 2005, fq,41/ e ngushton përkufizimin e gjakmarrjes dhe e konsideron atë vetëm si një detyrë shoqërore. Kuptimi i shprehjes jam në gjak përdorur si nga vrasësi dhe nga viktima është çelës për të kuptuar kontekstin shoqëror të situatës së një gjakmarrjeje. E njëjta shprehje e përdorur nga të dyja palët lidhet me besimin e fortë të malësorëve se vrasja 12 Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare: Gjakmarrja mes Kanunit dhe shtetit (The blood feud between kanun and state), Tiranë, 2000, fq

23 22 Prof. Dr. Vesel LATIFI lidhet me nderin. Ndjenja heroike nuk gjendet askund, as ndjenja agresive. Nga kjo shprehje duket qartë vetëm ndjenja e detyrës. Kanuni ka kufizimet e veta që lidhen me gjakmarrjen. Së pari, viktima duhet të ishte në gjendje të mbante armë, d.m.th. të ishte rreth vjeç. Gjithashtu preferohej të vritej burri më i mirë, më i njohur i familjes së vrasësit. Të sëmurët, të marrët dhe gratë nuk janë subjekte të gjakmarrjes. Të afërmit e viktimës që kanë të drejtë të marrin gjak janë: i ati, i biri, vëllai, xhaxhai dhe nipi nga i ati. Në përgjithësi e drejta për të marrë gjakun u takon vetëm burrave, por në disa raste të veçanta, kur nuk ka burra në shtëpi edhe gratë e familjes, nëna, motra apo gruaja e viktimës, mund të marrin gjakun. Në disa rajone, kur nuk ishte i gjallë asnjë anëtar i familjes së viktimës, e drejta për të marrë gjakun mund të transferohej te një fis i afërm i viktimës, miku i tij apo kumbari. Tani, duket se të tilla kërkesa, në shumë raste, nuk respektohen. Rrethi i gjakmarrjes (apo ajo që gabimisht quhet gjakmarrje) është shtrirë edhe mbi gratë e fëmijët. Edhe parimi i moçëm i Kanunit, që për një jetë merret një jetë, nuk është respektuar. Media i paraqet këto vrasje si raste gjakmarrjeje. Por duket qartë se ato i përkasin sferës së hakmarrjes. Kanuni ka pasur disa dispozita për pajtimin të cilat mbështeteshin gjithashtu nga thënia (e reflektuar edhe në Kanun) se të falësh gjakun është trimëri. Megjithatë, në dy raste kur miku vritej nën besën e të zotit të shtëpisë dhe kur bëhej fjalë për përdhunimin e një gruaje Kanuni nuk ua njihte palëve të drejtën e faljes. Edhe pse falja e gjakut konsiderohej si trimëri, marrja e gjakut gjithashtu konsiderohej nder. 4. Provat materiale në vrasje Gjykata fiton njohuri për faktet kontestuese nëpërmjet procesit të provuarit qoftë me perceptimin personal qoftë nga deklarimi i personave fizikë, nga përmbajtja që ata persona, organi shtetëror ose subjekt tjetër juridikë e kanë shprehur me shkrim etj. Për të shërbyer një e dhënë si provëargument është parakusht që ajo të propozohet dhe të pranohet ose procedimi i saj të caktohet nga ana e gjykatës, pastaj që ajo të vlerësohet dhe të verifikohet. Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë çdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti relevant. Prova është burim njohurish për faktet që vërtetohen në procedurë penale, të cilat i përdor organi që i vërteton ato. Duhet theksuar se mjeti i provës paraqitet si burim i provës. Ai është instrument nëpërmjet të cilit transmetohet përmbajtja e provës nga burimi i saj deri te gjykata. Si mjete të provës, në procedurë penale paraqiten persona (p.sh., i pandehuri,

24 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES dëshmitari, eksperti, të cilët japin deklarime që shërbejnë si provë), sende (shkresa, instrumente dhe objekte të ndryshme) dhe veprime të ndryshme (marrja në pyetje, tortura, këqyrja etj.). 13 Grupet më të mëdha të provave materiale janë: - Objekte që kanë shërbyer si mjet për të kryer krimin. - Objekte që mbartin mbi vete gjurmët e krimit. - Objekte të tjera që mund të shërbejnë si mjete për zbulimin e krimeve dhe fajtorëve. - Objekte që kanë qenë objekt i veprimeve kriminale të pandehurit, në rastin konkret në vrasje, është viktima. Në këqyrjen e teshave dhe të kufomës e rëndësishme është përcaktimi i vrimës së hyrjes dhe daljes. Në bazë të këtij përcaktimi krijohen kushte të përshtatshme shkencore për t u dhënë përgjigje të saktë pyetjeve mbi përcaktimin e drejtimit të qitjes, pozicionin e qitësit në momentin e qitjes etj. Për të kuptuar më mirë dhe më drejtë këto probleme me rëndësi janë tri fazat që kalon predha kur përshkon objektin. - Përcaktimi i vrimës së hyrjes së predhës në kufomë. - Rruga që ka përshkuar predha në trupin e kufomës. - Përcaktimi i vrimës së daljes së predhës nga kufoma. Procesi i të provuarit është një proces mjaft i ndërlikuar dhe përgjegjës. Në të nëpërmjet aktivitetit të palëve dhe të gjykatës duhet të vërtetohen të dhënat duke analizuar prova të ndryshme, në të gjitha rastet e krimeve, në vrasje posaçërisht. Me marrje të provës kuptojmë gjetjen dhe zbulimin e provave si dhe fiksimin procedural të tyre. Të zbulosh një provë do të thotë të konstatosh se ekziston dikush i cili din diçka lidhur me faktet e rëndësishme, se a ekziston farë gjurme e veprës penale apo farë objekti i cili do të shërbente si provë në procedurë penale Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit bëhet nga prania e dy vrimave në dy objekte të vendit të ngjarjes. Hedhja e gëzhojës nga arma e zjarrit bëhet në të majtë, në të djathtë, prapa ose para, gjë që varet nga modeli dhe lloji i armës së përdorur. Mund të ndodhë që gëzhoja nuk gjendet në vendin e supozuar për shkak të rikoshitimit. Prandaj, ajo ose ato duhet kërkuar edhe 13 Për më shumë informacion, shih : E.Sahiti, R.Murati : E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2013, f E.Sahiti, R.Murati : E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2013, f

25 Prof. Dr. Vesel LATIFI në vende më të larta. Kur qitja është bërë në vend të hapur, gëzhoja duhet të kërkohet në bar, në llucë, në borë, në rërë etj. Për zbulimin e tyre, në këto raste ndihmon metalkërkuesi. Kur qitja bëhet brenda në banesë, gëzhojat kërkohen në çdo vend: në dysheme, nën krevate, në kanalet e dritareve, prapa pikturave etj. Vrimat nga goditja e predhës apo e saçmës mund të gjenden në trupin e njeriut dhe në rrethimin e tij. Në bazë të këtyre gjurmëve mund të vërtetohet edhe drejtimi i qitjes e ndonjëherë edhe vetë vendi se nga i cili është bërë qitja si dhe lloji i armës Koha e qitjes Në vendin e ngjarjes, ku janë përdorur armët e zjarrit, ku janë lënë gjurmë, gëzhoja, predha, mund të përcaktohen shumë rrethana për zbulimin e veprës penale dhe të kryesit. Ndër këto rrethana më të rëndësishme janë koha, largësia, drejtimi dhe vendi i qitjes. Problemi i kohës së qitjes ka qenë objekt studimesh të vazhdueshme kriminalistike. Për të përcaktuar kohën e qitjes është eksperimentuar një metodë objektive, e cila bazohet në matjen e shkallës së magnetizimit të armës së zjarrit me një aparat të posaçëm. Arma, e përbërë nga materiale feromagnetike (hekur, çelik) duke u ndodhur në fushën magnetike natyrore të tokës, ka një shkallë magnetizimi të caktuar. Për shkak të proceseve që ndodhin pas qitjes, pjesët e metalit të armës çrregullohen dhe shkalla e magnetizimit të saj pakësohet shumë. Pastaj, gradualisht, kjo shkallë magnetizimi, nën ndikimin e fushës magnetike të tokës, rivendoset në nivelin fillestar. Pika, në të cilën ndodhet shkalla e magnetizimit të armës së zjarrit, menjëherë pas qitjes dhe më vonë, matet me aparat të posaçëm. Koha e qitjes me këtë metodë përcaktohen deri në 7 ditë. Megjithatë disa orientime të përgjithshme mbi kohën e përafërt të qitjes do të ndihmonin për zbulimin e shpejtë të veprës penale. Pas qitjes nga arma e zjarrit, nga tyta dalin sasi të caktuara të gazrave të padjegura dhe copëzave gjysmë të djegura të barutit, të cilat shpërndahen në drejtim të ecjes së predhës. Nëse në rrugën e tyre hasin ndonjë objekt, këto copëza do të qëndrojnë në to, duke formuar rreth të formave të ndryshme në vendin e goditur me predhë. Për shkak të sasisë së vogël, copëzat e barutit kanë mundësi të vogël të fluturimit dhe të vendosjes në objekte të vendit të ngjarjes dhe vështirë mund të pritet se ato kanë mbetur në objekte që kanë qenë në largësi më shumë se cm nga maja e tytës së armës së zjarrit. 24

26 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 4.3. Largësia e qitjes me armë zjarri Largësia nga e cila është bërë qitja, në disa raste, mund të caktohet në bazë të thellësisë së depërtimit të plumbit, i cili ka mbetur në objektin e goditur. Veprimi i qitjes varet jo vetëm nga lloji i armës, kualiteti i municionit dhe distanca, por edhe nga një sërë rrethanash të paparapara, siç që janë, bie fjala, drejtimi i erës, këndi i rënies, rezistenca e rrobave ose e ndonjë objekti, pozita dhe lëvizjet e të goditurit etj. Me lartësi qitëse kuptojmë largësinë midis tytës së armës (grykës) dhe (vrimës së hyrjes së predhës në objekt, viktimë, send). Në përputhje me këtë përcaktim, në kriminalistikë dallojmë qitjen me puthitje, qitjen e afërt dhe qitjen e largët. Qitja me puthitje bëhet atëherë kur gryka e armës takon pjesërisht ose tërësisht me objektin. Qitje të afërt kemi atëherë kur në objekt, përveç predhës, veprojnë edhe gjurmë plotësuese, kurse qitje të largët kemi atëherë kur në objekt ka vepruar vetëm predha. Gjurma e lënë prej saj quhet gjurmë kryesore. Edhe kjo largësi varet nga lloji e sistemi i armës së zjarrit. Përcaktimi i largësisë në bazë të dëmtimeve (plagëve) të shkaktuara në objekt (në trup etj.), dhe në bazë të tatuazhit (gjurmëve plotësuese), rreth vrimës së hyrjes, mund të arrihet vetëm kur qitja është bërë nga një largësi e afërt. Në këtë rast rreth dëmtimit ose plagës (vrimës së hyrjes) gjenden këto lloj gjurmësh plotësuese: gjurmët e veprimit mekanik dhe termik të gazrave të barutit, depozitimi i blozës së qitjes, depozitimi i kokrrizave të padjegura të barutit dhe gjurmët e veprimit të tyre si dhe gjurmët e vajit me të cilin është lyer arma për tu ruajtur nga ndryshku. Në rast se largësia e qitjes është e afërt, duhet pasur kujdes që të mos dëmtohen gjurmët plotësuese, si kokrrizat e padjegura të barutit etj.; pastaj, para se të veprohet për marrjen e predhës, mblidhen kokrrizat e barutit të padjegur. Me qitjen nga afërsia kuptojmë atë qitje ku distanca në mes të tytës dhe objektit nuk është më e madhe se cm. Pjesët e padjegura të barutit gjatë, fluturimit të tyre, ndeshen në objekt dhe vendosen rreth vrimës hyrëse, duke shkaktuar dërrmishje në formë të pikave dhe të njollave. Gazrat mund të udhëtojnë më së largu deri 30 cm nga tyta e armës, kurse flaka, aq sa edhe bloza, deri në cm, ndërsa pjesët e djegura të barutit - deri cm. Qitja me puthitje është ajo qitje kur gryka e tytës së armës ndodhet e puthitur me sipërfaqen e objektit. Me këtë rast, tyta mund të jetë e mbështetur në tërësi me objektin. Qitjet e tilla quhen hermetike ose mund të jenë pjesërisht të mbështetura për objektin (johermetike). Te qitjet me puthitje, përveç veprimit dinamik të predhës, veprojnë edhe faktorë plotësues të qitjes, të cilët kryesisht depozitohen në kanalin e predhës. 25

27 26 Prof. Dr. Vesel LATIFI Nga veprimi i gazrave, përveç vrimës hyrëse, që është pasojë e veprimit të predhës, shkaktojnë edhe çarje të ndryshme, me ç`rast plaga merr formë të çrregullt, apo nëse lokalizohet në regjionet e trupit, ku lëkura është e shtrirë në kocka, atëherë mund të marrë formën e një ylli që paraqet një shenjë karakteristike të vrimës së hyrjes së qitjes në puthitje. Veprimi mekanik e termik i gazrave të barutit varet nga lartësia e qitjes, nga lloji i armës dhe natyra e pengesës ku është shkaktuar dëmtimi. Veprimi mekanik i gazrave të barutit shkakton në pengesë çarje dhe shkatërrime të indeve, ndërsa veprimi termik shkakton përcëllime, shkëmbëzime dhe djegie. Sa më afër të jetë largësia e qitjes, aq më e madhe është forca shkatërruese e gazrave të barutit. Duhet theksuar se llojet të ndryshme të armëve të zjarrit nuk veprojnë me të njëjtën forcë, me largësi të barabartë mbi pengesë, sepse ato kanë shpejtësi dhe presion gazrash të ndryshëm. Sa më i fuqishëm të jetë fisheku i armës së zjarrit, aq më e madhe është forca shkatërruese e gazrave të barutit. Depozitimi i blozës së qitjes me barut pa tym shkaktohet nga përqendrimi në pengesë i këtyre produkteve: pjesë nga depozitimi i kapsollës, pluhur metalik i prodhuar nga fërkimi i predhës në sipërfaqe së tytës dhe të gëzhojës. Ndërkaq, depozitimi i kokrrizave të barutit në pengesë (edhe në kanalin e tytës) tregon se baruti nuk digjet tërësisht. Disa kokrriza mbeten pa u djegur dhe, për shkak të presionit, ato ndjekin me shpejtësi të madhe rrugën e çarë prej gazrave të barutit dhe blozës së qitjes. Forca shkatërrimtare e kokrrizave të barutit të padjegura varet nga shpejtësia, madhësia e tyre, nga rezistenca e materialit të pengesës dhe nga largësia e qitjes. Duhet rikujtuar se për të kryer një ekzaminim të saktë dhe për të dhënë mendime e konkluzione të bazuara duhet të zhvillohen disa qitje eksperimentale. Është mirë që numri i këtyre qitjeve eksperimentale të mos jetë më i vogël se pesë. Në qitje me puthitje mund të ndodhemi ose para vetëvrasjes ose para vrasjes së kryer nga një person tjetër. Për t`i dalluar vetëvrasjet nga vrasjet e simuluara si vetëvrasje, duhet të përcaktuar se cili ka mbajtur armën e zjarrit në dorë në kohën e qitjes. Në dorën e qitësit, në thellësi të lëkurës, mund të depozitohen kokrriza të padjegura ose pjesërisht të djegura të baruti. Për ta vërtetuar këtë fakt, përdoret metoda e përgatitjes së një kallëpi prej parafine, i cili vendoset në dorën e qitësit (shih dorashka prej parafine ). Përcaktimi i vrimës së hyrjes dhe daljes në objekt në largësi të mëdha paraqitet i vështirë për arsye se madhësia e vrimës si në hyrje dhe në dalje varet nga natyra e objektit dhe nga shpejtësia e fluturimit të predhës në momentin e goditjes. Për ta kuptuar nëse vrima është shkaktuar nga predha, duhen kërkuar gjurmët metalike që lë ai gjatë depërtimit në rrobe. Këto gjurmë janë grimca bakri, nikeli, çeliku ose predhe.

28 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 4.4. Diametri dhe pamja e vrimës së shkaktuar me armë zjarri Diametri dhe pamja e vrimës të rrobave nuk jep kalimin e predhës. Përgjithësisht vrima duket më e vogël sesa predha, për shkak se fibrat e rrobave hapen në kalimin e saj, por kanë tendencë që të mblidhen përsëri në gjendjen e tyre të mëparshme. Dallimi i vrimës së hyrjes nga ajo e daljes bëhet mbi këto kritere: zakonisht, në vrimën e hyrëse predha lë papastërtitë që ka marrë nga kanali i tytës; atje ku ka hyrë predha formohet një brez fshirjeje i cili duket qartë në rroba që kanë ngjyrë të çelët; në rroba, përgjithësisht vrima e hyrjes është më e vogël se ajo e daljes, gjë që shpjegohet me faktin se rroba në hyrje shpohet prej predhës, por hasë në rezistencën e trupit, ndërsa në dalje ky fenomen mungon; fijet e rrobës, në vrimën e hyrjes janë kthyer nga brenda në drejtim të trajektores së predhës. Nga aspekti i vrimës të shkaktuar me armë zjarri mund të bëhet ekzaminimi i suksesshëm balistik i xhamit të thyer, drurit etj. Vrima në xham mund të ketë origjinë të ndryshme. Ajo shkaktohet nga një goditje me predhë arma zjarri, nga një goditje me gur ose mjet të fortë. Vrima në xham, e shkaktuar nga kalimi i një predhe, i përngjet një krateri vullkanik, vrima e të cilit është hyrja e predhës. Nga goditja e predhës në xham formohet një rreth i dhëmbëzuar dhe prej tij shkëputen copëza të vogla. Drejtimi i qitjes është në anën e kundërt të shkëputjes së copave të xhamit. Duke rënë në xham, predha formon një figurë të ngjashme me pëlhurën që tjerrë merimanga. Në këtë figurë ka plasje radiale dhe rrathë koncentrikë. Vrima e hyrjes është andej nga ndodhen radhët bashkëqendrorë dhe vrima e daljes andej nga janë plasjet radiale. Ndërsa vrima e hyrjes në dru, në largësi të mëdha, me origjinë predhe është më e vogël sesa kalimi i predhës dhe se vrima e daljes. Rreth vrimës së hyrjes formohen të çara, ndërsa në vrimën e daljes të çarat formohen me shkëputje pjesëzash të drurit. Fijet e indeve drejtohen nga ajo anë nga ka fluturuar predha. Zbulimi i drejtimit të fluturimit të predhës dhe i vendit ku është bërë qitja varet nga largësia e qitjes. Kur kjo largësi është pak a shumë e madhe, drejtimi i fluturimit të predhës gjendet ku ka kaluar në objekte dhe ka shkaktuar në to dy vrima. Kuptohet se vetëm prania e dy vrimave nuk mjafton për ta gjetur drejtimin e fluturimit dhe vendin e qitjes. Njëherësh është me rëndësi që të dihet se nga është vrima e hyrjes dhe ajo e daljes. Duhet pasur parasysh se me rastin e qitjes mund të ndodhë rikosheta. Fenomeni i shmangies së predhës nga sipërfaqja e pengesës, gjatë përplasjes mbi të cilën predha ndryshon drejtimin e lëvizjes së saj fillestare, në balistikë quhet rikoshetë. Përcaktimi i kalibrit të predhës është i rëndësishëm për hetimin e veprave 27

29 Prof. Dr. Vesel LATIFI penale, ku si mjet krimi kanë shërbyer armët e zjarrit. Për këtë çështje, eksperti kriminalist Shpëtim Huda, 15 sqaron më hollësisht:në këtë mënyrë ekspertëve ligjorë mund t u kërkohet të përcaktojnë kalibrin e predhës, duke shqyrtuar indet e zonës së dëmtuar për të gjithë ato raste kur predha mungon. Dhe nëse do të bëhej fjalë për lëkurën, ekspertët ligjorë bëjnë të ditur se diametri i hyrjes nuk mund të përdoret për përcaktimin e kalibrit të predhës. Me këtë logjikë mund të shkaktohet vrimë hyrjeje me diametër më të vogël, pra me diametrin që do t i korrespondonte një predhe me kalibër më të vogël se ai real e anasjelltas. Madhësia e dëmtimit është funksion i diametrit të predhës, elasticitetit të lëkurës dhe lokalizimit të dëmtimit. Por nëse dëmtimi me armë zjarri është i lokalizuar në kockë, ai paraqitet në formë rrethore dhe i shprehur mirë dhe është logjikisht e pranueshme nëse deklarohet se diametri i dëmtimit (çarjes) reflekton atë të predhës. Eksperienca e deritanishme dëshmon se mjaft dëmtime në kockë i përafrohen kalibrit të njohur të predhës që i ka shkaktuar ato, por mundësia e parashikimit të kalibrit prej madhësisë së dëmtimit mbetet evazive. Është shqyrtuar lidhja midis kalibrit të predhës e diametrit të vrimës së hyrjes në kockat e kokës. Përveç kësaj, ndryshimet që ndikojnë negativisht në hamendësinë e kalibrit janë përcaktuar. Këto ndryshime njihen nga ekspertët e balistikës, por ato janë të panjohura ose të kuptuara jo drejt nga antropologët. Përpunimi rutinë i dëmtimit të kockës reduktohet në heqjen e indeve të buta, vajrave dhe mbetjeve të tjera. Me gjithë modelet me dëmtime të shkaktuara nga një numër i konsiderueshëm armësh, në dispozicion, u eksperimentuan (përdorën) vetëm predha të kalibrit 22, 25, 38. Përzgjidhja u rezervua për dëmtimet e shkaktuara nga predha me kalibër të njohur, të gjetura, për të cilat nuk ka tregues se vrima e hyrjes mund të jetë shkaktuar nga ndonjë copëz predhe. Çdo dëmtim hyrës vlerësohet prej kufijve të jashtëm, si të ishte njësuar me një konturë rrethore të mprehtë. Vlerësohet diametri maksimal i dëmtimit hyrës, ndonëse një i tillë i dëmtuar tej dimensioneve të predhës paraqitej mjaftë problematikë. Dëmtimet e shkaktuara nga predha të kalibrit 38 inç paraqiten dukshëm më të gjera se ato të shkaktuara nga predha të kalibrit 22 dhe 25 inç. Ndërkohë që midis dëmtimeve të shkaktuara nga këto të fundit, vihen re diferenca të vogla. Veçohet një karakteristikë se diametri mesatar dhe vlerat ekstreme të dëmtimeve të shkaktuar nga predha të kalibrit 25 inç paraqiten më të vogla 15 Shih më gjerësisht për këtë : Huda, Sh., Ekspertimi tekniko-balistik, punim i pabotuar, i shkruar në formë të udhëzimit, Tiranë,

30 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES se ato respektive për dëmtime të shkaktuara nga predha të kalibrit 22 inç. Dëmtimet hyrëse të shkaktuara me armë zjarri paraqiten thuajse vazhdimisht më të gjera se kalibri i predhës që i ka shkaktuar ato, ndonëse disa prej tyre paraqiten më të vogla. Ndërkohë, forma e dëmtimit varion midis formës rrethore, ovale e asaj të çrregullt. Përcaktimi i kalibrit të predhës bëhet gjithmonë e më tepër i rëndësishëm në vrasjet, kur predha nuk gjendet në vendngjarje. Në rastet me vrimë hyrjeje në kockë, në formë rrethore apo të shprehur mirë, mund të vlerësohet dëmtimi dhe të përcaktohet kalibri i predhës që e ka shkaktuar atë. Faktorët që ndikojnë në ndryshimet midis diametrit të dëmtimit dhe kalibrit të predhës janë si: forma e predhës, trajtimi i sipërfaqes, karakteristikat bazë, humbja e stabilitetit rrotullues, pengesat e ndërmjetme, shtypjet tangenciale, frakturat ekzistuese. Gjithashtu, shumëllojshmëria e kalibrave në dispozicion është komplekse për përcaktimin e kalibrit prej përmasave të dëmtimit (vrimës së hyrjes). Duke pasur parasysh këta faktorë, duhet pasur kujdes për përcaktimin e saktë të kalibrit të predhës prej dimensioneve minimale të vrimës së hyrjes. Zbulimi, fiksimi dhe ekzaminimi i vendit të qitjes ka rëndësi të madhe praktike, për arsye se në këtë vend mund të gjenden gjurmët e veprës penale dhe të kryesit, si gjurmë këmbësh, sende të hedhura, bishta cigaresh, fishekë, gëzhoja, vende prite etj Fiksimi i gjurmëve balistike të armës së zjarrit Të gjitha gjurmët balistike në vendin e ngjarjes duhet fiksuar me metoda të njohura kriminalistike, duke e ruajtur origjinalitetin dhe pamjen e tyre në formën që janë krijuar. P.sh., pluhurin nga vendi i ngjarjes duhet mbledhur me brushë të posaçme ose me thithëse pluhuri speciale kriminalistike. Me rastin e eksperimentit duhet përdorur armën e zjarrit të inkriminuar dhe municion nga i njëjti lloj. Gjurmët e gjetura materiale në vendin e ngjarjes që kanë karakteristika balistike, me rastin e eksperimentit, nuk bën të prishen, dëmtohen, çrregullohen, në mënyrë që ta pamundësojnë shfrytëzimin e tyre si prova materiale. Nëse me përdorimin e metodave të ndryshme kriminalistike, gjurmët e ekzaminuara balistike pësojnë çfarëdo ndryshimi, ato duhet fiksuar në mënyrë që (fotografimi, matja, përshkrimi në procesverbal) të shfrytëzohen për ndriçimin dhe të provuarit e fajit të kryesit dhe të veprës penale në tërësi. Në vendin e kryerjes së veprës penale mund të gjendet vetë arma e zjarrit, gëzhoja dhe predha. Kur gjendet vetë arma e zjarrit, modeli dhe kalibri mund të përcaktohen nga të dhëna teknike të fiksuara me armë si dhe 29

31 30 Prof. Dr. Vesel LATIFI nga pesha, nga gjatësia e përgjithshme, nga gjatësia e tytës, nga sasia dhe drejtimi i vjaskave etj. Këto të dhëna krahasohen me modelet e katalogëve e llojeve të armëve të zjarrit. Kalibri i armës së gjuetisë përcaktohet me anën të fishekut, mbi sipërfaqen e të cilit janë dhënë shenjat dhe numrat e fabrikës ose me anë të matjes së kanalit të tytës. Rezultatet e këqyrjes ose të ekzaminimit krahasohen me të dhënat që përshkruhen në katalogët kriminalistikë. Përcaktimi i modelit dhe i llojit të armës në bazë të predhës mund të bëhet në bazë të gjurmëve që lë kanali i tytës në predhë, si drejtimi, numri, gjerësia dhe këndi i vjaskave, sepse llojet dhe modelet e armëve kanë drejtim, numër, gjerësi dhe kënd të ndryshëm të vjaskave. Drejtimi i vjaskave dhe numri i tyre sipas gjurmëve në predhë mund të përcaktohet nga hetuesi, me ndihmën e specialistit, qysh në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sepse një konstatim i tillë arrihet me lehtësi. Kurse gjerësia dhe këndi i shtrirjes së vjaskave ekzaminohet me mikroskop ose me fotografi të zmadhuara në laborator. Ndërsa përcaktimi i llojit dhe i modelit të armës në bazë të gëzhojës së gjetur në vendin e ngjarjes mund të bëhet nga gjurmët e lëna janë pjesët e ndryshme të saj në të Zbulimi i armës së zjarrit Zbulimi i armës së zjarrit është i domosdoshëm. Kryesit shpesh përpiqen që ta fshehin atë në afërsi ose larg vendit të kryerjes së veprës penale, si në pus, në lumë, në vende të fshehta, në dysheme, në oxhaqe, në tavan, në mur, në mobile, në kanal, në gropat e ujërave të zeza etj. Procedura në të cilën përcaktohen shenjat individuale të armës së zjarrit me të cilin është kryer vepra penale, kuptohet si identifikim i armës së zjarrit. Ky identifikim paraqet detyrë të shpeshtë dhe të rëndësishme të ekzaminimit të armës së zjarrit. Për këtë lloj ekspertimi rëndësi të madhe kanë disa pjesë të armës siç janë: tyta, gjilpëra e goditjes, nxjerrësi, jashtëqitësi i gëzhojës, predha, gëzhoja, kapsula, si dhe mbeturinat e grimcave të barutit dhe foleja e fishekut. Fishekët e armëve me vjaska shërbejnë gjatë hetimit edhe gjykimit të veprave penale për identifikimin e armës në bazë të predhës dhe gëzhojës që janë pjesë së përbërëse të fishekut. Fishekët, në varësi nga armët që përdoren, ndahen në fishekë revolveri, pistolete dhe pushke. Fisheku i armës me vjaska përbëhet prej gëzhojës, kapsollës, mbushjes së barutit dhe predhës, gëzhoja shërben për ta vendosur barutin dhe për t`i bashkuar të gjitha pjesët e fishekut. Në grykën e gëzhojës vendoset predha, ndërsa në fund ajo ka një të thelluar anësore, e cila shërben për nxjerrjen e gëzhojës me anë të dhëmbit të nxjerrësit. Gëzhojat nga forma e tyre mund të jenë në

32 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES formë shisheje cilindrike dhe cilindro-konike. Në fundin e gëzhojës shënohen numra konvencionalë, inicialet e emrit të fabrikës, marka e fabrikës, shifra e vitit të prodhimit, yjet etj. Gëzhojat, sipas mënyrës së mbërthimit të tyre me predha, mund të ndahen në gëzhoja me mbërthim të thelluar unazor dhe me gropëza me puthitje të buzëve të grykës etj. Predha shërben për goditjen e objekteve të caktuara. Predhat dallohen nga njëra tjetra prej kalibrit, formës së trupit dhe majës së tyre. Mbushja e fishekut bëhet me barutin me tym dhe me barutin pa tym. Kurse fishekët e armëve pa vjaska (të gjahut) përbëhen kryesisht nga gëzhoja, kapsollat, saçmat, baruti, tapat dhe shtupat. Saçmat zakonisht prodhohen nga fabrika dhe kanë mundësi të barabarta me njëra-tjetra dhe sipërfaqja e tyre është e rregullt. Ndërsa përbërja e saçmave të vetëpërgatitura është e ndryshme si nga madhësia, ashtu edhe nga forma. Pjesët e armës që lënë gjurmë në gëzhojën e predhës janë: tyta, shuli, mekanizmi i shkrepjes, mekanizmi i nxjerrjes së gëzhojave dhe krehri. Tyta e armës ka brenda pjesën e vjaskuar dhe folenë e fishekut. Shuli është një mekanizëm për shpënien e fishekut nga krehri në folenë e fishekut, për mbylljen e kanalit të tytës dhe për nxjerrjen e gëzhojës nga foleja e fishekut. Mekanizmi i shkrepjes shërben për të dhënë goditje mbi gjilpërën e shulit, e cila, nga ana e saj, ndez kapsollën. Mekanizmi i nxjerrjes së gëzhojave përbëhet nga nxjerrësi dhe jashtëqitësi. Nxjerrësi shërben për nxjerrjen e gëzhojës nga foleja e fishekut, kurse jashtëqitësi shërben për t`u hedhur jashtë, nëpërmjet dritares, gëzhoja. Gjurmët që lënë pjesët e ndryshme të armës së zjarrit në gëzhojë e predha shërbejnë për të bërë identifikimin grupor dhe individual të saj. Ndërsa, krehri shërben për depozitimin e fishekëve Fiksimi i armës së zjarrit Fiksimi i armës së zjarrit bëhet me anë fotografimi, me anë skice dhe me anë të pasqyrimit të rezultateve të këqyrjes në procesverbal. Fotografimi i armës së zjarrit bëhet me metodën e shkallëzuar. Në fotografi duhet të përcaktohet pozicioni i armës në marrëdhënie me objekte që ndodhen afër saj. Shenjat e veçanta të armës së zjarrit, që kanë rëndësi për çështjen, doemos duhet fotografuar. Skica pasqyron largësitë ndërmjet armës së zjarrit dhe dy pikave orientuese fikse, ndërmjet armës dhe kufomës, ndërmjet armës dhe objekteve të tjera. Në skicë duhet të pasqyrohet edhe vendi ku ndodhet arma e zjarrit si dhe drejtimi i tytës së saj. Një nga metodat më të rëndësishme të fiksimit të armës së zjarrit është pasqyrimi i rezultateve në procesverbal pas këqyrjes të hollësishme të armës së zjarrit. 31

33 Prof. Dr. Vesel LATIFI Në këqyrjen e armës së zjarrit duhet të përcaktohen dhe të përshkruhen këto të dhëna: lloji i armës dhe shenjat e fabrikës që tregojnë sistemin, modelin, kalibrin, vitin e prodhimit, numrin e armës; pozicioni i rrafshit dhe i siguresës; nëse në fole, në krehër ose në mulli ka fishekë ose gëzhoja; nëse në sipërfaqen e krehrit të fishekëve ka gjurmë gishtash; nëse arma i ka të gjitha pjesët përbërëse të saj; nëse në sipërfaqen e armës vihen re dëmtime; nëse në kanalin e tytës ka kokrriza baruti, ndryshk, vaj ose lëndë të huaja; nëse në sipërfaqen e armës ka pjesë truri, gjak, fije floku, pjesë eshtrash, gjurmë gishtash, lëndë të huaja, cili është numri dhe drejtimi i vjaskave në kanalin e tytës së armës; nëse arma në tytën e saj mban erë baruti të djegur etj. Studimi i pozicionit të armës në vendin e ngjarjes në marrëdhënie me trupin e viktimës lejojnë të përcaktojmë pozicionin që ka pasur arma në momentin e qitjes dhe ta pranojmë ose ta hedhim poshtë versionin e vetëvrasjes ose të vrasjes. Paketimi i armës së zjarrit nga vendi ku është gjetur duhet të kryhen sipas rregullave kriminalistike. Në rast largësie ndërmjet vendit të ngjarjes dhe laboratorit kriminalistik, atëherë kanali i tytës së armës së zjarrit pastrohet nga bloza e barutit e depozituar aty pas qitjes. Pastrimi bëhet duke futur në kanal me anë shpangoje copa leckash. Futen aq lecka sa kanali pastrohet mirë. Çdo leckë e veçantë paketohet në një letër të bardhë dhe mban numrin përkatës. Kur largësia nuk është e madhe, pastrimi me lecka i kanalit nuk bëhet. Në tytën të kanalit të vendoset një tapë me qëllim që të mos bien gjurmët plotësuese që kanë mbetur aty pas qitjes dhe të mos futen lëndë të tjera. Të gjitha lëndët e huaja, si gjak, pjesë truri, fije floku, kocka etj., që ndodhen në armën e zjarrit ruhen me kujdes, duke përdorur për këtë qëllim paketim të përshtatshëm. Pas këtyre veprimeve arma mblidhet me letër të pastër. Pistoletat dhe revolverët duhet të vendosen pas mbledhjes me letër, me kuti prej kartoni ose dërrase. Krehri, fishekët, gëzhoja ose predha e kësaj arme zjarri paketohen veçmas me mbishkrimet përkatëse, por futen në të njëjtën kuti. Identifikimi traseologjik balistik mund të jetë proces mjaft i ndërlikuar, e ndonjëherë edhe problem i pazgjidhshëm. Kur është predha e prishur, nëse është deformuar shumë, kur ka kaluar aq kohë sa që tyta është korozuar, nëse shumë herë është bërë qitja nga e njëjta armë, nëse tyta ka pësuar remont, nëse kryesi ka përdorur fishekë jokorrespondues me kalibër më të vogël, nëse arma është mjaft e përdorur, tyta është e zgjeruar ose fushat në të janë të fshira, së këndejmi 32

34 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES edhe kontakti i drejtpërdrejtë me predhën është i pamundur etj. Në të gjitha këto raste, të shumtën e herëve, identifikimi është i pamundur. 16 Qysh gjatë procesit të fabrikimit bëhen shmangiet minimale teknologjike nga rregullat e prodhimit, të cilat nuk kanë kurrfarë ndikimi në kualitetin dhe në funksionimin e armëve të zjarrit, por shpijnë drejt asaj që tyta, përveç shenjave të vrazhda, të fitojë një shkallë të caktuar të individualitetit. Në fshirje, përdorim dhe korozimi ndodhin disa dëmtime mikroskopike të reja, të cilat e pasurojnë përmbajtjen individuale të tytës. Të gjitha këto shenja me rastin e qitjes, nga ana e zjarrit barten në sipërfaqen e predhës. Predhat janë të fabrikuara nga materiali më i butë sesa tyta dhe perimetri i tyre është diçka më i madh sesa ai i tytës. Kur nën presionin e madh të gazrave të barutit kalon nëpër kanalin e tytës, në sipërfaqen e predhës gdhendë mikrorelievi i cili përmban karakteristikat individuale të tytës. Këto janë gjurmët e theksuara të vijave helikoidale (fushat dhe vjaskat) si dhe një numër i madh i gjurmëve mikroskopike të dhëmbëzave Zbulimi i gëzhojave Për zbulimin e gëzhojave, bëhet një kërkim i detajuar në vendin e ngjarjes, kur mendohet se është bërë qitja. Gëzhojat kryesisht gjenden në mjedisin e afërt të vendndodhjes së qitësit ose kanë mbetur në armën e përdorur (p.sh. në pistoletë). Modelet e ndryshme të armëve hedhin gëzhojat në largësi dhe drejtime të ndryshme. Duhet pasur kujdes edhe për mundësinë që gëzhoja përplaset në objekte të ndryshme si edhe të rrokullehet në sipërfaqe të rrëshqitshme. Me rastin e kërkimit të gëzhojave është e dobishme që të vendosen pikat kufizuese nga vendi i ku ndodhet gëzhoja në të majtë dhe në të djathtë në largësi prej 5-6 metra. Kështu fitohet sektori me dy përkufizime anësore. Gjetja e predhës dhe pjesëve të tij lehtësohet me rikonstruimin e rrugës së predhës, duke shfrytëzuar të gjitha gjurmët e saj. Për ekzaminimin e gjurmëve të armës në bazë të predhës gjerësish përdoret mikrofotografia dhe teknikat më bashkëkohore mikroskopike. Fiksimi i gëzhojës, si dhe i armës, bëhet me anë të fotografimit, të skicës dhe të përshkrimit në procesverbal. Gëzhoja fotografohet me metodën e shkallëzuar dhe në marrëdhënie me objektet e tjera që ndodhen afër saj. Në skica fiksohet pozicioni i saj, largësia që ka me objektet e tjera ose me gëzhoja të tjera dhe sidomos me dy pika fikse. Pozicioni i gëzhojës ose i gëzhojave në vendin e ngjarjes duhet të 16 Vodenelić, V., Kriminalistika, Prishtinë, 1970, fq

35 34 Prof. Dr. Vesel LATIFI përshkruhen me hollësinë më të madhe. Në këtë përshkrim duhet përfshirë lloji i gëzhojës, forma e gëzhojës, materiali me të cilin është përgatitur gëzhoja; nëse në gëzhojë është shënuar kalibri, marka e fabrikës, viti i prodhimit, shenja të tjera, si yje etj.; nëse në gëzhojë ka shenja gishtash - cila është forma e kapuçit të gëzhojës, cilat janë mundësitë e gëzhojës, cila është pjesa e gëzhojës ngjyra e metalit të kërpusit dhe të kapsollës së gëzhojës, mënyra e mbërthimit të predhës në gëzhojë; nëse në gëzhojë ka erë baruti të djegur; nëse në gëzhojë kanë mbetur kokrriza të barutit të djegur; nëse në gëzhojë ka defekte, si shtypje, çarje etj.; nëse në gëzhojë ka lëndë të huaja, baltë, bojë etj. Paketimi i gëzhojës ose i gëzhojave bëhet në letër të pastër. Ndërsa zbulimi i predhave dhe i saçmave në vendin e ngjarjes është i vështirë. Ato, duke rënë në tokë, në rërë, në dru të thatë etj., nuk lënë pas tyre gjurmë dhe prandaj kërkimi i tyre vështirësohet. Për zbulimin e predhave kërkohen vrimat që janë shkaktuar prej tyre në objektet e ndryshme të vendit të ngjarjes. Zbulimi i vrimës së predhës lejon gjetjen e drejtimit, largësinë dhe vendin e qitjes. Predhat godasin pengesa të ndryshme dhe nga ky shkak ato mund të pësojnë ndryshime në strukturën e tyre, mund të deformohen. Përveç mundësisë së deformimit, predha, duke u përplasur me këto objekte, mund ta ndryshojë drejtimin e fluturimit ose, siç thuhet, rikosheton. Zbulimi i predhës së deformuar në vendin e ngjarjes e detyron specialistin kriminalist ta zgjidhë problemin se cili ka qenë shkaku i deformimit. Fiksimi i predhës dhe i vrimave të shkaktuara prej saj bëhet me anë të fotografimit, skicës dhe përshkrimit në procesverbal. Kjo metodë, në rastin e predhës, zbatohet sikurse në fiksimin e gëzhojës Ekspertimi balistik kriminalistik i armës së zjarrit Ekspertimi balistik kriminalistik mbështetet mbi parimet e përgjithshme të identifikimit kriminalistik. Detyra kryesore e tij është identifikimi i armës së zjarrit në bazë të gëzhojave dhe predhave të qitura në vendin ku është kryer vepra penale. Specifikat në aspektin e mekanizimit të krijimit të gjurmëve dhe mundësive për ekzaminimin e tyre lindin kur është fjala për armët punëdore (artizanale) ose armët e riparuara, pastaj armët me plin dhe tek armët për mbytjen e bagëtisë. Duke marrë parasysh se armët punëdore, në të shumtën e rasteve, kanë përdorim të njëhershëm dhe janë primitive, analiza traseologjike bëhet sipas kërkesave të çdo rasti konkret. Qitja nga armët e riparuara, sipas rregullit, lë gjurmë të njëjta ose gati identike, prandaj duke marrë këtë rrethanë përdoren metoda të njëjta në rast ekzaminimi. Te armët me plin bëhen ndryshime, për shkak se këto nuk

36 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES përmbajnë predhën klasike, pasi mbushja e tyre përbëhet nga baruti, lloje të caktuara të helmeve kimike e më së shpeshti nga radhët e ngacmuesve, pistonit (tapës) plastik ose parafinës etj. Në trupin e personit të goditur me armë kimike mund të zbulohen gjurmë djegieje dhe dëmtime të ngjashme të lëkurës. Në armë dhe në dorën e qitësit mund të gjenden gjurmët e grimcave të barutit dhe të materialeve kimike Fiksimi i gjurmëve të barutit Gjurmët e barutit nuk është e domosdoshme të shihen vetëm me sy. Këto mund të provohen me mikroskop dhe me veprime kimike. Plagët eventuale në dorën e qitësit duhet fotografuar në materialin negativ ortokromatik. Gjatë transportit të kufomës, duart duhet t`i mbrojmë me mbulesa të pastra prej materiali sintetik. Dorashkat prej parafine, thekson Dr. Mandr 17, përbëjnë një sistem tradicional për marrjen e sasisë së mbetjeve të qitjes nga duart e qitësit. Kjo metodë konsiston në grumbullimin në parafinën e pastër të mbetjeve të ndryshme, mbetje të cila kanë penetruar si në sipërfaqen e dorës ashtu në poret e epidermës. Midis teknikave analitike më moderne për kërkimin e mbeturinave të qitjes në dorashkën prej parafine është edhe ajo e spektofotometrisë me absorcione atomike. Prova me parafinë, e ashtuquajtura dorashka prej parafine, bëhet duke qitur në dorën e personit të dyshuar (të njeriut të gjallë apo të vdekur të vrasësit apo të vetëvrasësit) parafinë të shkrirë, e cila lihet të ftohet. Pasi të jetë ftohur, lyhet pjesa e brendshme e dorëzës së parafinës me reaktiv nitrati difenilamin acidi sulfurik. Nëse paraqitet ngjyrosja e kaltër gjegjëse, konsiderohet se në dorë ka mbeturina baruti. Kjo metodë kohët e fundit po bëhet mjaft e diskutueshme sepse gjatë procesit të marrjes, me gjithë përdorimin e dyllit të shkritë dhe të ngrohtë, i cili bën të mundur penetrimin në poret e zgjeruara, në momentin e ngurtësimit kapë në thellësi mbetjet më të vogla të qitjes. Këtu ekziston mundësia e ndotjes për shkak të punimit me duar që i bëhet përgatitjes së dorashkës. Mirëpo, djersa e dorës, plehu kimik, kontakti me urinën, ndyrësirën, blozën, gjurmët nga shpuza e duhanit dhe letra e cigares, përmbajnë nitrate, nitrite dhe klorate, kështu që reagojnë njësoj si baruti. Prandaj, A. Bruning, Paul Kirk, Le Moyjnë Snyder, Markeley dhe fituesi i çmimit Nobel, dr. Wieland, theksojnë se vlera analitike e kësaj prove është e dyshimtë dhe apelojnë të kihet kujdes. 17 M Andro, I., Në labirinthet e balistikës kriminalistike, Tiranë,1997,fq Vodenelić, V., Kriminalistika, Beograd, 1996, fq Mandro, I., Vepra e cit. fq

37 Prof. Dr. Vesel LATIFI Ngjyrosja e kaltër pozitive e reaktivit difenilamil acid sulfurik nuk është provë e sigurt për praninë e mbeturinave të barutit, por është mjet i mirë ndihmës në duart e kimistit me përvojë për ta vërtetuar praninë e barutit në bazë të ekzaminimit mikroskopik. Pjesët më të sigurta për ekzaminimin janë gjurmët të cilat gjilpëra e goditjes i le në gëzhojë, në mbyllës etj. Gjurmët e qitjes nga armët për mbytjet e bagëtisë janë të rëndësishme, se kjo armë mund të përdoret për vetëvrasje. Për dallim nga armët standarde, në duart e qitësit nga kjo armë nuk mund të zbulohen gjurmë të grimcave të barutit, por ato paraqiten tërthorazi në dy vrima të vendosura. Kohët e fundit është vënë në përdorim një metodë e re që kërkon përdorimin e SEM-EDS, mikroskopit elektronik, mikroanalizave me rreze x të fluoreshencës. Metodat parashikojnë marrjen e mbetjeve nëpërmjet një tamponi ngjitës special, shkruan Dr. Mandro. Ky tampon përbëhet nga një cilindër prej dy tapash ku njëri do përdoret për dorën e majtë dhe tjetri për dorën e djathtë. Mbi tampon janë futur dy mbajtëse tamponësh prej alumini të mbuluara me një nastro ngjitëse speciale. Specialisti kriminalist kryen marrjen e këtyre mbetjeve duke shtypur vazhdimisht tamponin në zonat e duarve ku me probabilitet më të madh depozitohen mbetjet mbas qitjes Ekzaminimi i gëzhojës dhe predhës Qitjet eksperimentale Problem i rëndësishëm për dhënien e një konkluzioni si për predhat dhe gëzhojat është kryerja sipas gjithë kërkesave procedurale dhe kriminalistike të qitjeve eksperimentale. Qitjet eksperimentale kryhen nga specialisti i policisë shkencore. Para kryerjes së këtyre qitjeve zbatohen disa rregulla bazë Zgjedhja e municionit, municion ky që i përgjigjet të njëjtës markë dhe mundësisht të po atij viti dhe numër serie fabrikimi, që është municion i përdorur në vendngjarje. - Numri i qitjeve krahasuese. Për të kryer një ekzaminim të saktë dhe për të dhënë mendime e konkluzione të bazuara duhet të zhvillohen disa qitje eksperimentale. Është mirë që numri i këtyre qitjeve eksperimentale të mos jetë më i vogël se pesë. Ky numër qitjesh kaq i madh kërkohet për vetë faktin se gjendja e armëve nuk është gjithnjë e rregullt si dhe municionet e përdorura nuk janë të gjitha me fortësi të njëjtë materiali. 18 Mandro, I., Kriminalistika mbi identifikimin e armëve të zjarrit, Tiranë, 2000, fq.47, 48,

38 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES Ashtu si për predhat edhe ekzaminimi i gëzhojave kërkon kryerjen e disa qitjeve eksperimentale mbasi shenjat e lëna mbi kapsollën e gëzhojës duhet të merren të pastra dhe të qarta. Përdorni diagramin në punë me dëshmitarin: Diagramet mund të ndihmojnë dëshmitarin të përcjell informacione të sakta mbi lëvizjen e aktorëve të caktuar në vendin e ngjarjes. Nëse gjatë bisedës bëhet e paqartë se si ndonjëri ka lëvizur në vendin e ngjarjes, përdoreni diagramin. Luteni dëshmitarin, të vizaton skicën e vendit në të cilin ka ndodhur incidenti dhe të shënon të gjitha pikat e rëndësishme të këtij vendi. Pastaj, luteni dëshmitarin që, duke i përdorur inicialet e pjesëmarrësve (ose V-për viktimën, D-për të dyshuarin) të tregojë lëvizjen e tyre në vendin e ngjarjes. Nëse pjesëmarrësi ka lëvizur, luteni dëshmitarin që të shënojë inicialin e tij me numër, duke shënuar në këtë mënyrë vendin e ardhshëm në të cilin ka qenë dëshmitari. Gëzhoja, pas qitjes, mbetet në pistoletë dhe vetëm me duar mund të nxirret. Para së gjithash, duhet njohur fenomenin i cili ndodh kur tërhiqet këmbëza e shkrepjes: gjilpëra godet mbi kapsollën e fishekut që ndodhet në folenë e tij, duke bërë një gropëzim karakteristik. Gëzhoja, në momentin e shkëputjes nga predha, e detyruar nga forca shtytëse e gazrave, përplaset me fuqi të madhe mbi kokën e shulit. Gjithnjë nën presion, pjesa fundore e kapsollës dhe e gëzhojës, do të stampojë në metalin e tyre të butë disa karakteristika, të cilat nga forma dhe ndërtimi i tyre, ndryshojnë dhe kanë vlera të mëdha në përcaktimin e tipit, modelit apo mikrorelieveve të veçanta të armës së përdorur. Madje, Mandro 19 thekson se në dhënien e konkluzioneve të sakta dhe të drejta, specialistëve të balistikës kriminalistike, u vjen në ndihmë zhvillimi i mëtejshëm i procesit balistik që ndodhë në armë mbas së Shtimes: nën veprimin shtytës të gazrave, mbrapa shkojnë disa pjesë të armës, si shuli me shtratin e tij. Teli suste paraprurës shkon në pozicion të tensionuar dhe së bashku me to tërhiqet mbrapa dhe gëzhoja nga pjesa fundore e tytës (foleja e fishekut), ku ndodhej në momentin e realizimit të shkrepjes. Gjatë kësaj rruge, mbrapa mbi gëzhojë, do të veprojë mekanizmi i nxjerrjes së gëzhojave, i cili përbëhet nga nxjerrësi dhe jashtëqitësi. Materialet që dërgohen për ekspertim balistik kriminalistik janë: predha ose gëzhoja (ose së bashku) të zbuluara në vendin e ngjarjes; arma, e cila dyshohet se ka bërë qitjen ose disa armë të një lloj e modeli; mundësisht 19 Mandro, I.,, Cikël leksionesh për kriminalistikën (Pjesa e pare), Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë, 2007, fq

39 38 Prof. Dr. Vesel LATIFI disa fishekë nga ato të vendit të ngjarjes ose të një lloji me to (për të bërë qitje eksperimentale). Në shumicën e rasteve, ekzaminimi bëhet duke i krahasuar gjurmët e gëzhojës e të predhës, të zbuluara në vendin e ngjarjes, me shenjat që lënë pjesët e ndryshme të armës së zjarrit në gëzhojat dhe predhat eksperimentale. Gëzhojat dhe predhat eksperimentale nga arma e zjarrit e dyshuar merren vetëm nga eksperti kriminalist në kushte laboratorike. Qitjet për predha bëhen me një mbledhëse të posaçme. Si të tillë, përdoren jastëkë prej pambuku ose enë të mbushura me ujë. Në ekzaminimin krahasues, krahasohen shenjat individuale të gëzhojës ose predhës, të zbuluara në vendin e ngjarjes, në shenjat individuale të gëzhojave e predhave eksperimentale. Në këtë krahasim kërkohet përputhja e tërësisë së shenjave grupore dhe individuale sipas formës, madhësive, vendndodhjes, sasisë dhe mikrorelievit të tyre. Metoda më e përshtatshme për t`i krahasuar gjurmët dhe shenjat është përdorimi i mikroskopit krahasues. Për krahasim përdoret edhe metoda e fotografisë. Identifikimi traseologjik balistik mund të jetë proces mjaft i mundimshëm edhe ndonjëherë edhe problem i pazgjidhshëm, sidomos kur identifikimi bëhet në bazë të predhës. Të gjitha këto çështje janë përpunuar me shumë sukses në teorinë dhe praktikën e ekspertimit identifikues dhe është krijuar metodika shumë e suksesshme e identifikimit. Ekspertët kanë në dispozicion aparaturë të pasur dhe mënyra të shumta teknike për gjetjen, sigurimin dhe krahasimin e gjurmëve. Një nga momentet e rëndësishëm që duhet shfrytëzuar për zbulimin e llojit, modelit të armës nëpërmjet predhës është edhe përcaktimi i kalibrit të armës nëpërmjet peshës së fiksuar në vendin e ngjarjes. Predha objekt ekspertimi, pas një pastrimi të kujdesshëm nga mbetjet e ndryshme, peshohet. Kjo ndihmon në ato raste, kur, për shkak të deformimit të saj, nuk ka mundësi matja e diametrit të predhës. Kërkesë e domosdoshme për një përcaktim të saktë të kalibrit të armës, është që predhës të mos i jetë shkëputur ndonjë pjesë gjatë goditjes në objekte të forta. Për ekzaminimin e gjurmëve të armëve të zjarrit, në bazë të fishekut, gjerësisht përdoren mikrofotografia dhe teknikat më të përsosura mikroskopike. Gjurmët e qitjes nga arma e zjarrit më së shpeshti hasen te deliktet e gjakut, ndonjëherë edhe te vepra të tjera penale (p.sh. grabitje, vjedhje grabitqare, rrëmbime etj.) madje edhe tek vetëvrasjet dhe vdekjet nga fatkeqësia. Këto gjurmë mund të gjenden në objektin e goditur me predhë, në vetë armën, në municion, në dorën e personit, i cili ka qitur me armë. Në bazë të tyre mund të vërtetohen shumë fakte relevante

40 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES kriminalistike, siç janë: shenjat identifikuese të armës nga e cila është shtënë, largësia nga e cila është shtënë, këndi nën të cilin predha e ka goditur viktimën, dora e cila e ka mbajtur armën në çastin e qitjes dhe koha që ka kaluar nga përdorimi i armës (vjetërsia e gjurmëve). Në të gjitha rastet kur predha i përshkon këto tri faza, (pra ka vrimën e hyrjes, kanalin e predhës), vrimën e daljes, ka të bëjë me një plagë tejshkuese. Në rastet kur predha ka formuar vrimën e hyrjes, ka krijuar kanalin e predhës dhe ka mbetur në fund të këtij kanali të krijuar është një plagë pa dalje. Ka raste kur predha ka vetëm vrimën e hyrjes. Kjo ndodh kur ajo ka energji kinetike të vogël. Në këtë rast shkaktohet një plagë sipërfaqësore, predha mbetet nën lëkurë, në tesha ose bie në tokë. Përcaktimi i saktë i vrimës hyrëse bën të mundur zgjidhjen e disa problemeve si: - përcaktimi i largësisë së qitjes, - drejtimi i qitjes, - kalibri i armës me të cilën është realizuar qitja, - lloji i armës (kur ka të bëjë me qitje me puqitje). Mandro 20, midis tjerash thekson se larg qitjeje në kuptimin kriminalistik, do të quhet largësia prej tytës së armën deri te vrima e hyrjes së predhës në objektin e dëmtuar. Trajtimi i kësaj largësie ka rëndësi mbasi lehtëson organet e hetimit për ngritjen e versioneve si dhe për të ndërtuar mekanizmin e ngjarjes. Në literaturën kriminalistike, largësia e qitjes përcaktohet si: - qitje me puqitje, - qitje nga afër, - qitje nga larg. Qitje me puqitje - është ajo qitje, kur gryka e tytës së armës në çastin e qitjes ndodhet e puthitur plotësisht me sipërfaqen e objektit që goditet. Praktika ka vërtetuar, se qitjet me puqitje, sipas mënyrës së vendosjes së grykës mbi sipërfaqet e objektit janë: - Qitje me puqitje hermetike (të plotë), është në të gjitha ato raste kur gryka e armës është mbështetur plotësisht dhe më një farë shtypjeje mbi sipërfaqen e objektit. 20 Shih më gjerësisht për këtë Mandro,I., Kriminalistika mbi identifikimin e armëve të zjarrit, Tiranë, 2000, fq

41 Prof. Dr. Vesel LATIFI - Qitje jo hermetike, është në rastet, kur gryka e armës prek lehtësisht sipërfaqen e objektit. - Qitje me puqitje anësore është në rastet kur gryka e tytës së armës mbështetet në tesha ose në lëkurë vetëm me një pjesë të vogël të rrethit të saj metalik. Karakteristikë, për shumicën e armëve në qitjet me puqitje, është shpërthimi i sipërfaqes rreth e përqark vendit të hyrjes, gjë kjo që ndodh si pasojë e gazrave që dalin prej tytës. Kur presioni i gazrave, gjatë depërtimi të tij nëpër kanalin e predhës hasë rezistencë, (kur qitja bëhet në regjionet e trupit ku lëkura është mbi sipërfaqen e kockave si në kokë, e të tjerë), kthehen mbrapa me forcë duke shkaktuar një çarje të buzëve të lëkurës në vrimën e hyrjes së predhës Identifikimi i kufomës (ekspertimi mjekoligjor i kufomës) 21 Me rastin e ardhjes në vendin e ngjarjes, personi zyrtar që bën sigurimin e vendit, së pari duhet të vërtetojë a është viktima ende gjallë, me qëllim që ta organizojë punën e dhënies së ndihmës së parë ose dërgimit të viktimës në institucionin mjekësor. Kufoma është objekti kryesor i këqyrjes në rastet e vdekjeve me dhunë, prandaj asaj i kushtohet vëmendje e posaçme në vendin e ngjarjes dhe më pas në morg, gjatë autopsisë e ekzaminimeve plotësuese. Në të gjitha rastet e vdekjeve, në fillim mjeku ligjor vërteton me saktësi ndodhjen e vdekjes, fakt ky që ndonjëherë është i vështirë edhe për vetë mjekët. Vdekja e sigurt ose biologjike pasohet nga shenja të padyshimta e të menjëhershme, shfaqja e të cilave ndihmon jo vetëm për ta vërtetuar vdekjen, por edhe për të zgjidhur edhe disa çështje të tjera: përcaktimin e kohës së vdekjes, pozicionin e viktimës në kohën e vdekjes, lëvizjet që mund t`i jenë bërë kufomës më pas etj. Këto shfaqje ose dukuri kufomore ndahen në dy grupe: në dukuri parakufomore (ftohja e kufomës, njollat kufomore, shtangësia dhe tharja e kufomës ose avullimi i saj); në dukuritë e mëvonshme kufomore, ku hyjnë kalbëzimi (me stadet e ngjyrosjes, të fryrjes, të lëngëzimit, e skeletizimit), mumifikimi e sapunifikimi. Pas konstatimit të vdekjes, fillon këqyrja e kufomës, e cila kalon në dy faza: në këqyrjen e jashtme, që bëhet në vendin e ngjarjes, në këqyrjen e brendshme (autopsia) që, si rregull, bëhet në morg. Gjatë këqyrjes së jashtme të kufomës vëmendja përqendrohet në: vendndodhjen e 21 Mandro, I. ; Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri, Tiranë, 2002, fq. 74. Miftari, E. Këqyrja e vendit të ngjarjes, Tiranë, 1996, fq. 74,75. 40

42 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES kufomës në raport me sendet e tjera; pozicionin e kufomës (Këqyrja e shtratit të kufomës është studimi i sipërfaqes mbi të cilën është shtrirë kufoma. Nën kufomë mund të gjenden prova materiale dhe gjurmë të vlefshme, si predha, gëzhoja etj.); dëmtimet dhe njollat e gjakut; njollat kufomore. Me rastin e këqyrjes së kufomës gjithnjë duhet pasur parasysh veçoritë në vrasjet me armë zjarri, me armë të ftohta, rastet e asfiksive mekanike, në helmimet, në djegiet. Për shembull, në ngjarje të tilla, në radhë të parë, lokalizohet vendndodhja e dëmtimeve duke i nisur matjet nga shputat e këmbëve. Duke u orientuar në veçoritë e këqyrjes së kufomës në vrasjet me armë zjarri, vëmendja gjatë këqyrjes përqendrohet në: - format e dëmtimeve, kur duhet evidencuar sidomos karakteristikat e buzëve të tyre: nëse janë me çarje apo të rregullta, me inde të drejtuara nga brenda apo nga jashtë, etj.; - përmasat e dëmtimeve, ku te vrimat e hyrjes pasqyrohet përafërsisht kalibri i armës, i cili është 0.4 deri 0.6 mm më i madh nga përmasat e dëmtimit, sepse indet tkurren prapë pas kalimit të predhës; - numri i dëmtimeve, ku, krahas pozicionit të secilit, evidencohet edhe largësia e korrespondenca midis tyre. Kur qitja është realizuar me breshëri, qitja e parë, nëse predhat kanë rënë në vijë të drejtë, godet më e zhvendosur në krahasim me të tjerat që bien të baraslarguara. Mbi bazën e këtyre të dhënave, gjatë këqyrjes së kufomës e të teshave të saj bëhen përcaktime të rëndësishme, sidomos për distancën e drejtimin e qitjes etj. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasje është specifike në krahasim me këqyrjet në vepra të tjera penale. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kufomës, organi procedues cakton ekspertimin mjekoligjor të kufomës. Këqyrja e parë e jashtme e kufomës në vendin e ngjarjes nuk i zgjidh të gjitha pyetjet që lindin për ta zbuluar vrasjen. 22 Për këtë arsye kufoma i nënshtrohet një ekzaminimi më të thellë, autopsisë, e cila zakonisht, siç u theksua më lart, kryhet në morg. Ekzaminimi mjekoligjor në murg konsiston në këqyrjen e brendshme dhe të jashtme të saj dhe bëhet me hapjen e kokës, të gjoksit, të barkut dhe shtyllës kurrizore, kur kjo ka dëmtime. Para ekspertit mjekoligjor shtrohen këto pyetje: dëmtimet që ka kufoma, mekanizmi i formimit të tyre, shkaku i vdekjes, koha kur ka ndodhur vdekja, 22 Veçoritë e këqyrjes së kufomave, vdekja e të cilave është shkaktuar nga qitjet me armë zjarri, me armë të ftohta e metoda të tjera, janë trajtuar hollësisht nga E. Miftari në Këqyrja e vendit të ngjarjes, Tiranë, Batalli, F., Mjekësia ligjore, Prishtinë, 1987, fq

43 42 Prof. Dr. Vesel LATIFI cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse, pozicioni në të cilin ndodhej viktima në kohën e goditjes, grupet e gjakut të viktimës, nëse flokët e viktimës janë të ngjashme me fijet e zbuluara me mjetin e dyshuar për vrasje ose trupin e të dyshuarit etj. Natyra e pyetjeve varet nga rrethanat konkrete të çështjes nëse vdekja është e shkaktuar me armë zjarri, me armë të ftohta, me helm, me varje, nëse është vdekja e foshnjës. Prandaj, pyetjet zgjerohen sipas natyrës së krimit. Pas vdekjes biologjike, në organizmin e vdekur ndodhin ndryshime që quhen fenomene kufomore, të cilat shërbejnë për përcaktimin e vdekjes dhe të kohës së vdekjes. Sa i përket përdorimit të armëve dhe vrasjeve në përgjithësi, duhet theksuar se situata ishte veçanërisht e vështirë në veri të Shqipërisë, një rajon, ku malësorët gjithnjë kanë jetuar me armë, bile i kanë fshehur ato dhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Mbajtja e armës ishte e diktuar nga mentaliteti patriarkal me rrënjë të forta në rajon, si dhe nga nevoja për të vënë vetë të drejtën në vend, siç e kërkonte zakoni i tyre dhe kodi shqiptar për gjakmarrjen. Me gjithë kthimin e një farë qetësie, në dukje normale, prapëseprapë në tetor të 1997, në Shqipëri vriteshin 30 veta në javë, për hakmarrje, larje hesapesh ndërmjet bandave rivale ose në prita kundër forcave të rendit. 5. Pyetja e dëshmitarëve në vrasje Në metodikën e zbulimit dhe të sqarimit të vrasjeve vend të veçantë zë edhe mësimi mbi sigurimin e provave personale. Karakteri i kësaj vepre penale, ndërlikueshmëria dhe pesha e efekteve psikologjike, të cilat ajo i nxitë te dëshmitarët dhe kryesit, imponojnë nevojën e sendërtimit të trajtimit të veçantë të pyetjes së dëshmitarëve dhe të pandehurve. Me rastin e pyetjes së dëshmitarëve okularë, duhet pasur parasysh se vrasja, si rregull, paraqet ngjarje e cila befas ndodh pa paralajmërime të shumta, në atmosferën të cilën shpesh e shoqërojnë tensione tejet të larta. Të gjitha këto lënë pak mundësi për funksionimin e drejtë të mekanizmit të percepsionit, që lidhet me reduktimin e madh të numrit të shenjave nga mjedisi i dëshmitarit. Nga ky shkak, pyetja doemos duhet përcjellë me shfrytëzimin e teknikave të posaçme psikologjike, të cilat duhet t ia mundësojnë dëshmitarit që sa më shumë intimisht të ndahet nga nevoja për të dhënë vlerësime mbi fajin për atë që ka ndodhur, që zakonisht ndodh me rastin e thënieve të dëshmitarit në situata të tjera, kështu që të koncentrohet në segmente të ndara të ngjarjes. Me këtë rast, kujdesin e veçantë në pyetje duhet orientuar në ngjarje që i kanë paraprirë vrasjes, pozitës së pjesëmarrësve në ngjarje, përmbajtjes së dialogut të tyre, gjesteve, mimikës dhe lëvizjeve të trupit si dhe lëvizjen

44 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES fatale të kryesit. Pyetjet mbi detajet kyçe duhet të jenë të kombinuara me pyetje relevante, të cilat kanë për qëllim verifikimin e saktësisë së thënieve mbi çdo detaj të caktuar të ngjarjes. Pyetja e dëshmitarëve të parë në vrasje bëhet sa të jetë e mundur më shpejt, për arsye se sa më tepër të bien në kontakt me ta njerëz të tjerë, aq më tepër ka rëndësi sugjestionimi i tyre dhe, për rrjedhojë, rreziku për t i ndryshuar rrethanat që ata i dinë mbi krimin e kryer ose mbi viktimën. Dëshmitarë të tillë janë : - personat që e kanë zbuluar të parët kufomën; këta pyeten mbi rrethanat e zbulimit të kufomës dhe nëse në vendin e ngjarjes ka pasur ndryshime deri në ardhjen e grupit hetimor; - personat që kanë parë ose dëgjuar se çfarë ka ndodhur në vendin e ngjarjes, në çfarë rrethanash ndodhi vrasja, çfarë bënin viktima dhe vrasësi para kohës së vrasjes, çfarë pozicioni kishte viktima në kohën e goditjes, çfarë mjeti kishte vrasësi, a ndodhi përleshja midis tyre, a ndodhi vdekja e viktimës menjëherë apo pas një kohe, çfarë ndihme mjekësore iu dha viktimës, a e njohin vrasësin dhe cilat janë shenjat e pamjes së jashtme; - farefisi, të afërmit, fqinjët, miqtë e të vrarit: këta, zakonisht pyeten për t i zbuluar lidhjet, sjelljet, gjendjen shpirtërore të viktimës për kohën para vdekjes, me cilin e kanë parë atë në kohën e fundit, ku dhe kur, çfarë po bënte ai, çfarë sendesh kishte me vete dhe me çfarë ishte veshur, ku e kanë ata dyshimin. Më e mira nga të gjitha është që pyetja e tyre të bëhet menjëherë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes e të kufomës, atje ku ka ndodhur vrasja. 6. Gjurmimi i personit të dyshuar për vrasje Është me interes të metodikës së zbulimit të vrasjeve të shënohen disa publikime mbi seritë kriminalistike. Kështu, sipas disa publikimeve, seritë kriminalistike po u ndihmojnë vrasësve të vërtetë 23. Kur Tammy Klein filloi me hetimin e vendeve të krimit tetë vjet më parë, ajo nuk kishte dëgjuar për asnjë vrasës të përdorë zbardhues për pastrimin e gjurmëve të lëna. Sot, përdorimi i zbardhuesve, që shkatërron ADN-në, nuk është i pazakonshëm në vrasjen e planifikuar, bëri të ditur kjo zyrtare e lartë e kriminalistikës nga Departamenti Policor në Los Angeles. Klein dhe ekspertë të tjerë thonë se përgjegjës për sofistikimin e tillë janë seritë televizive, si: CSI: Hetimi i vendeve të krimit, të cilat i japin kriminelëve Begeja, S. Kriminalistika, Tiranë, 1997, fq. 494, Koha Ditore, Prishtinë, , fq

45 44 Prof. Dr. Vesel LATIFI këshilla të dobishme për t i mbuluar dëshmitë. Prokurorët janë ankuar me vite me radhë rreth efektit CSI mbi porotën të cilët presin në çdo gjykim llojin e dëshmive të teknologjisë së lartë që zbulohen nga hetuesit në këtë seri. Po ashtu duket se kjo seri e popullarizuar është duke ndikuar në atë se si po kryhen krimet. Ata në të vërtetë janë duke i arsimuar vrasësit potencialë, tha kapiteni Ray Peavy, po ashtu nga Departamenti Policor i Los Angelesit dhe udhëheqës i divizionit të vrasjeve. Nganjëherë besoj se kjo madje i inkurajon vrasësit, kur ata e shohin në televizion se sa lehtë është të kryhet një vrasje. Një person i akuzuar kohë më parë në një rast të vrasjes së dyfishtë në verilindje të Ohios ishte adhurues i CSI-së dhe kishte imituar mjaft ata për t i mbuluar gjurmët, bëhet e ditur në një dëshmi të dhënë nën betim. Jermaine Maniac McKinney, 25 vjeçar, thuhet se kishte hyrë me dhunë në një shtëpi, kishte vrarë një nënë dhe vajzën e saj dhe më pas e kishte përdorë zbardhuesin për ta fshirë gjakun e tyre nga duart e tij, bënë të ditur prokurorët. Ai po ashtu e kishte mbuluar pjesën e brendshme të automjetit me batanije, për t iu shmangur ndotjes me gjak. Prokurorët thanë se McKinney i dogji kufomat, rrobat e tij dhe të mbeturat e duhanit që mund të përmbajnë ADN-në e tij - nga vendi i ngjarjes në Newtown Township, rreth 20 milje në veriperëndim të Youngstownit. Ai u përpoq që disa prej dëshmive t i hedhë në liqe, përfshirë edhe mjetin me të cilin e vrau njërën prej viktimave. Megjithatë, liqeni ishte i ngrirë dhe mjeti mbeti në sipërfaqe, thuhet në dëshmim. Hetuesit më vonë i gjetën këto dëshmi. McKinney, kundër të cilit formalisht u ngrit aktakuza me dy pika të vrasjes së planifikuar, plaçkitjes së planifikuar dhe akuza tjera, mund të përballet me dënim me vdekje, po që se shpallet i fajshëm. Rastet, në të cilat të dyshimtit djegin dhe tentojnë t i fshehin dëshmitë duket se janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë, tha Chuck Morrow, shefi i divizionit kriminalistik të zyrës së prokurorit në qarkun Trumbull. Vrasësit po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar, duke siguruar që të mos lënë dëshmi apo gjurmë në vendet e krimit, shtoi Morrow. Klein tha se shumica e krimeve nuk janë të planifikuara mirë dhe se vëmendja e posaçme për të mos lënë gjurmë tipikisht ndodhë në rastet kur dikush ka vrarë një anëtar familjeje apo një partner biznesi. Pjesën më të madhe, rastet tona kanë të bëjnë me vrasjet ndërmjet pjesëtarëve të bandave dhe aty nuk duhet mençuri e madhe për t i zbuluar, tha ajo. Planifikimi i sofistikuar dhe fshehja e dëshmive janë veçanti, e jo normë, tha Larry Pozner, ish-kryetar i Shoqatës amerikane për Avokatët Mbrojtës. Shumica e njerëzve që kryejnë krime nuk janë edhe aq të mençur dhe nuk marrin shumë masa kujdesi, tha Pozner. CSI dhe seritë tjera nuk do të ndryshojnë shumë rreth kësaj. Megjithatë, në gjashtë vjetët

46 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES që kur në ShBA po emitohet kjo seri, ka pasur një trend të vazhdueshëm të lënies së sa më pak gjurmëve në vendin e ngjarjes nga përgjegjësit, si fijet e flokut, të mbeturat e duhanit apo gjaku i vrasësit, tha Peavy. Sa më të sofistikuara bëhen ngjarjet në seri, aq më të pajisur do të jenë kriminelët, tha Peavy, duke shtuar se kurrë nuk e shikon CSI -në, sepse i duket joreale. Kategoria e kryesve të vrasjeve është, pa dyshim, një nga ato që më së shumti preokupojnë kriminologët, psikologët kriminalë dhe kriminalistët. Kjo është plotësisht e kuptueshme kur kihet parasysh pesha e veprës penale të cilën e kanë kryer. Studimi kriminologjik i personalitetit të vrasësit duhet të shërbejë për vërtetimin e përgjegjësisë së tyre penale, individualizimin e sanksioneve penale dhe qëllimin e ekzekutimit të tyre. Psikologjia kriminale e kundron personalitetin e vrasësit nëpërmjet ndikimit të faktorëve endogjenë dhe ekzogjenë, që kanë ndikuar në marrjen e vendimit dhe në kalimin në kryerjen e veprës. Interesi i kriminalistikës për veti personale të vrasësit është i imponuar me kërkesa që dalin nga zhvillimi i metodave më të efektshme të ndriçimit të vrasjeve dhe zbulimit dhe kapjes së kryesve. Në këtë drejtim rëndësi të veçantë ka studimi i motivit të veprës penale dhe indiceve që manifestohen në ndikimin psikik të veprës dhe të kryesit. Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore, grumbullon material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore. Versionet hetimore që ngrihen më shpesh në vrasje janë: - versionet mbi natyrën e ngjarjes; - versionet mbi motivin e vrasjes; - versionet mbi personat që e kanë kryer vrasjen. Ngritja e versionit mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast fatkeq, vetëvrasje, vrasje) bëhet duke u mbështetur kryesisht në të dhënat objektive të këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kufomës dhe të ekzaminimit mjekoligjor të kufomës. Ngritja e versionit mbi motivin e vrasjes bëhet duke u mbështetur në të dhënat që dalin nga studimi i lidhjeve të viktimës me farefisin, me të njohuritë dhe me persona të tjerë, nga vlerat që janë zhdukur pas kryerjes së krimit, nga mënyra e kryerjes së vrasjes, nga faktet dhe prova të tjera materiale që janë siguruar me veprime të ndryshme hetimore. Për ngritjen e versionit mbi personat që kanë kryer vrasjen një ndihmë të madhe japin motivet e vrasjes. Kriminalisti ngre gjithnjë pyetjen se cili ka qenë i interesuar për vdekjen e viktimës. Versionet mbi natyrën e ngjarjes, mbi motivin dhe personin që dyshohet se e ka kryer vrasjen verifikohen me metodën e hetimit në opinionin publik, me marrjen e masave nga organet e brendshme, me eksperimentin, me kontrollimin e banesës, me ndalimin dhe këqyrjen e personit të dyshuar ndaj të cilit zhvillohen hetimet, me 45

47 Prof. Dr. Vesel LATIFI ekspertimet dhe me pyetjen e të pandehurit dhe të dëshmitarëve të mundshëm. Duhet theksuar se eksperimenti në vrasje zhvillohet në rastet kur organi procedues verifikon thëniet e dëshmitarëve, thëniet e të pandehurve, alibinë e tyre dhe rrethanat që kanë të bëjnë me mënyrën e kryerjes së vrasjes, kurse kontrollimi te personi i dyshuar ose te personat që janë të lidhur me të zhvillohet për t u zbuluar mjetet me të cilat është kryer krimi (helmi, pistoleta, thika etj.), objektet që mbajnë gjurmë krimi (objektet e vjedhura te viktima, teshat me gjurmë gjaku etj.), dokumentet dhe provat materiale (fotografi, letra, litar etj.), të cilat flasin për fajtorin, për lidhjet e tij, për vendin se ku mund të ndodhet, për bashkëpunëtorët dhe për prova të tjera të rëndësishme për zbulimin e vrasësit Marrja në pyetje e të pandehurit në vrasje Ligjvënësi parasheh mundësinë që organet procedurale të thërrasin të pandehurin, e nën kushtet e caktuara ligjore, ta shoqërojnë për ta marrë në pyetje, edhe pse pasi të arrijë në gjykatë dhe të njoftohet se ka të drejtë të heshtë, i pandehuri mund të mos deklarojë. Mirëpo, në këtë rast, pavarësisht nga ajo se i pandehuri a hesht apo deklaron, ligjvënësi rreptësisht ndalon që, gjatë intervistimit ose marrjes në pyetje, liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit; që i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj; që t í premtohet ndonjë përfitim jo i paraparë me ligj; dhe që të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar (Neni 257 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës). Po që se intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me ndalesat e sipërpërmendura, procesverbali i intervistimit ose i marrjes në pyetje është i pa pranueshëm. 24 Pyetja e të pandehurit në vrasje zhvillohet me qëllim që të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet që kanë të bëjnë me figurën konkrete të vrasjes si dhe të zbulohen edhe bashkëpunëtorët me të cilët e ka kryer atë. Praktika tregon se shkaqet që i kanë shtytur të pandehurit të kryejnë vrasje me dashje kanë qenë shpifjet, thashethemet, grindjet, mosmarrëveshjet, fyerjet, xhelozia, shkelja e besnikërisë bashkëshortore etj. Ka pasur edhe raste vrasjesh të kryera nga persona me sëmundje psikike. Qëndrimi i të pandehurit në një vrasje me dashje është, i tillë: ose e pranon akuzën e ngri- 24 Ejupi, S., Murati, R., E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2013, faqe

48 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES tur, por e fsheh motivin e vërtetë, ose pretendon se e ka kryer vrasjen, por ajo ka ndodhur nga pakujdesia. Shpeshherë takohet edhe alibia e të pandehurit, domethënë, mohimi se e ka kryer krimin dhe se në kohën e kryerjes së krimit është ndodhur në një vend tjetër. Thëniet e të pandehurit, kur e pranon akuzën, verifikohen. Verifikimi bëhet me krahasimin e tyre me të dhënat e këqyrjes së vendit të ngjarjes, me eksperimentin, me mendimet e ekspertëve, me ballafaqimin, me pyetjen e dëshmitarëve etj. Verifikimi i alibisë, zakonisht, bëhet duke pyetur dëshmitarët ose duke zhvilluar eksperimentin. Gjithnjë mbahet parasysh marrëveshja e të pandehurit me dëshmitarët për të krijuar alibinë. Ngritja dhe verifikimi i versioneve vështirësohen kur kufoma e zbuluar nuk njihet, kur ajo është e copëtuar ose kur kërkohet personi i shpallur si i pagjetur. Me rastin e pyetjes së të pandehurit, duhet bërë përpjekje që me të vihet shkalla e caktuar e besimit në komunikim. Gjatë pyetjes së të pandehurit në formë bisede, përkundër peshës së veprës penale, ai duhet të ndjejë se ekziston mirëkuptim për të si njeri duke pretenduar hetuesi që sa më shumë ta lirojë të pandehurin në thënie, në drejtim të pohimit. Nëse i pandehuri me këmbëngulësi paraqet mbrojtjen e rreme dhe refuzon të bëjë thënie të cilat e ngarkojnë, duhet me një intensitet të theksuar të ballafaqohet me kundërthëniet nga deklarata e tij duke i zgjeruar zonat konfliktuese, ku gjejnë shprehje ndikimet psikike të veprës dhe të kryesit. Kur vlerësohet se është e arsyeshme, duhet shfrytëzuar edhe ndihmën e poligrafit - zbuluesi i gënjeshtrës. Efektet e këtij mjeti teknik janë posaçërisht të dobishme për gjurmimin e armëve të zjarrit ose armëve të ftohta, të cilat vrasësi i ka përdorur e të cilat shumë herë janë vendimtare për zgjidhjen e çështjes. Metoda më e drejtë dhe më e sigurt për të marrë thënie të vërteta qëndron në mbledhjen me kujdes, në verifikimin dhe në prezantimin e provave të fajtorit logjikisht të lidhura. Pohimi më i denjë arrihet kur provat mblidhen, verifikohen dhe i prezantohen me kujdesin më të madh të pandehurit pa ndonjë parabindje. Në këtë mënyrë i pandehuri bindet se faji nuk është më i fshehtë. Njëherësh, duhet mbajtur parasysh se pyetja e të pandehurit zhvillohet pa pengime, në qetësinë dhe koncentrimin më të madh, në qoftë se është qëllimi që të mos pengohet ndjesia e të pandehurit. 7. Kuptimi dhe llojet e vetëvrasjeve Të gjitha llojet e vetëvrasjeve, nga mënyra e veprimit dhe fakteve të tjera mund të shfrytëzohen për kryerjen e vrasjes. Këto rrethana këshillojnë organin procedues, apo kriminalistin që çdo rast veç e veç të vetëvrasjeve të 47

49 Prof. Dr. Vesel LATIFI paraqitura ta studiojë në tërësi, si të ishte fjala për ndonjë vrasje të ndërlikuar, deri në ndriçimin dhe përfundimin e çështjes a është vrasje apo vetëvrasje. Me vetëvrasje (suicidium, mors voluntaria) kuptohet privimi i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i jetës personale. Disa autorë nga fusha e sociologjisë konsiderojnë se nuk duhet shumë insistuar në elementin e vetëdijes, pasi që veprimet vetëvrasëse sot shpeshherë kanë karakter të veprimeve impulsive dhe efektive, deri te akti i kryerjes. Te shumica e autorëve që merren me këtë problematikë përqendrohet mendimi se bëhet fjalë për çrregullimin e epshit për jetë. Gjithnjë duhet pasur parasysh se vetëvrasjet janë sjellje komplekse e njeriut. 25 Nëse ka ardhur deri te privimi i jetës personale pa vendosje me vetëdije të plotë, nuk bëhet fjalë për vetëvrasjen, por për të ashtuquajturën para vetëvrasjes ose eventualisht për rastin aksidental. Në rastin konkret a bëhet fjalë për privimin e vetëdijshëm dhe të qëllimshëm të jetës personale, mund të jetë e dukshme nga mënyra me të cilën vetëvrasësi e ka realizuar vendimin e vet. Mjerisht, mënyra e kryerjes së vetëvrasjes dhe mjetet e përdorura variojnë (ndonjë herë dukshëm) nga mjedisi në mjedis, ndonëse edhe koha e kryerjes ka specifikat e veta, p.sh. stina vjetore, koha ditore ose koha e luftës e ngjashëm. Vetëdija dhe qëllimi për privimin e jetës personale mund të realizohen kur në anën e vetëvrasësit ekziston dispozicioni vetëvrasës dhe motivi vetëvrasës. Deri te vetëvrasja nuk vihet pa veprimin e përbashkët të këtyre faktorëve, të cilët, për këtë arsye janë lëndë e të provuarit. Vetëvrasjen e kryejnë personat mentalisht të shëndoshë dhe personat mentalisht jonormalë. Vetëvrasja si rregull është tentim i zgjidhjes së ndonjë problemi psikik ose social, individual, që për këtë vendoset në gjendje të tendosjes së brendshme pikëllimit ose dëshpërimit. Gjithsesi, shkaqet duhet kërkuar në tipin e njeriut dhe rrethanave në të cilat ekziston. Sëmundjet e fshehta mentale, çrregullime të ndryshme shpirtërore, neurozat, psikopatitë, depresioni ose pikëllimi, të ndërlidhura në labirintin e rrethanave të parregulluara jetësore (situatat krize në martesë, në punë, ndjenja e braktisjes, mosdashuria etj.), rrugëdalje gjejnë në ikje nga jeta, në dorëzim. Personat e ndjeshëm në goditje të fatit, të papërgatitur që të ballafaqohen me këtë, ndonëse janë të prirur për vetëvrasje, kuptimin e gjejnë në svidimin (kundërshtimin) e jetës. Shumica, nuk e braktisin qëllimin e tyre. Më shumë se gjysma e vetëvrasësve të suksesshëm edhe më parë kanë tentuar t ia 25 Për më gjerë, shih: Modly, D., Utvrđivanje i razjašnjavanje samoubojstva pomoću 48 indicija, Zagreb, 2001, f.6.

50 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES marrin vetës jetën, kurse, tejet të rralla janë rastet që ata këtë qëllim nuk e kanë paralajmëruar më parë. Ekspertët pohojnë që çdo vetëvrasës nuk është mentalisht i sëmurë, sikur që çdo i sëmurë mentalisht nuk është vetëvrasës. 26 Detyra e hetuesit është ta zbulojë krimin e kryer me dashje apo nga pakujdesia, posaçërisht ato që ato mjeshtërisht fshehën. Krimi, kryesisht kryhet me kujdes ose fshehurazi, duke i asgjësuar gjurmët ose duke i finguar (shpikur) gjurmët e rreme, dhe kur bëhet fjalë për vrasje, në shumicën e rasteve, pa dëshmitarë. Rastet e vdekjeve të dhunshme, posaçërisht kur vdekja është shkaktuar me dorën e huaj, me veprim vetëvrasës, por edhe vdekjet aksidentale, duhet sqaruar detajisht dhe mënjanuar dyshimet (dilemat) eventuale. Si rregull, fjala është për trilerë: vrasje-vetëvrasje-rast aksidental. Këto tri versione duhet vënë në fillim të hetimit (përpunimit operativ apo hetimor) dhe njërën prej tyre duhet vërtetuar e të tjerat duhet mënjanuar. Kriminalistët e kanë të njohur se çdo lëndim i shkaktuar me dorën e vet mund të shkaktohet edhe me dorën e huaj. Edhe kur, mjeku ligjor, eliminon mundësinë e vetëlëndimit, ai me këtë nuk e ka vërtetuar ekzistimin e vrasjes. Shkaktimi i vdekjes me dorën e huaj, në rastet e caktuara, mund të jetë edhe vetëvrasje (p.sh. kur vetëvrasësi ia jep pistoletën personit mentalisht të sëmurë dhe i urdhëron që të shtënë në të. Mjeku ligjor nuk guxon, faktikisht edhe nuk mundet, ndonëse nuk disponon me njohuri të duhura, të lëshohet në përcaktimin dhe analizën e anës subjektive të kryer me veprime teknike-mjekësore që e ka shkaktuar vdekjen. Po, ai të dispononte me njohuri të duhura juridike, nuk mund të lëshohet në vërtetimin e aspektit të caktuar të rastit për shkak të inkompatibilitetit të funksioneve. Përgjigje në këtë pyetje mund të japin vetëm organet e policisë në kuptimin operativ dhe gjykata në kuptimin procesual-penal. Dihet, që për ekzistimin e vrasjes nuk mjafton që të vërtetohet vetëm vdekja e ndonjë personi, por edhe ekzistimi i lidhjes shkakësore midis veprimit, mosveprimit të ndonjë personi, dashjes dhe mosdashjes si dhe kundërligjshmërisë të veprimit të kryer. Fjala është për vërtetimin e prejardhjes së vdekjes së dhunshme (vrasje, vetëvrasje, rast aksidental), që është çështje juridike e jo mjekësore dhe si e tillë nuk është në kompetencën e mjekut as të mjekut ligjor. E vërteta konstatohet me tubimin e të gjitha fakteve të vërtetuara me metoda mjeko-ligjore, metoda kriminalistike në rrethin operativ dhe procesualo-penal. Është theksuar që mjeku ligjor nuk e vërteton ekzistimin e vrasjes në kuptimin penalo-juridik. 26 Për më shumë, shih: Modly, D., Objašnjenje trileme ubojstvo; samoubojstvo; nesretan slučaj, Zagreb, f

51 50 Prof. Dr. Vesel LATIFI Si shkak duhet marrë tërësinë e të gjitha shkaqeve, ngjarjet e jashtme (veprimet e dhunshme), të cilat doemos shkaktojnë pasoja të dëmshme. Mjeku ligjor është kompetent dhe i detyruar të hulumtojë anën mjekësore të lidhjes shkakësore midis veprimeve të marra dhe shkaktimin e pasojës në formën e vdekjes së dhunshme (lëndimet trupore), kurse kriminalisti dhe gjyqtari a është kjo lidhje e shtrembëruar apo e rastësishme. Mendimi i mjekut ligjor i përket shkakut specifik mjekësor të vdekjes, e jo shkeljes së normës të ligjit penal. Është e nevojshme të vërtetohet edhe lloji i vetëvrasjes. Vetëvrasjet mund të ndahen në akute (të menjëhershme) dhe kronike (të ngadalshme), në direkt dhe indirekte (kryesi i vetëvrasjes nuk dëshiron ta privojë vetveten, por kryen vepër penale ose e kallëzon vetveten për vepër penale të trilluar ose të kryer nga dikush tjetër me shpresë se do të dënohet me vdekje). Vetëvrasje indirekte kryejnë më shpesh të sëmurët melankolikë, pastaj individuale të dyfishta dhe vetëvrasje të përbashkëta. Vetëvrasja e dyfishtë ka rëndësi të madhe, sepse është vështirë të dallohet nga vrasja. Vetëvrasje të dyfishtë kryejnë dy pjesëtarë të sekseve të ndryshme ose të të njëjtit seks, të shumtën me motive dashurie. Njëri prej tyre është induktor. Atij i lind ideja për vetëvrasje dhe dalëngadalë e bind edhe tjetrin për këtë ndërmarrje. Praktika ka treguar se në rastet më të shumta induktor për vetëvrasje të çiftit të dashuruar është femra. Ndonjëherë, vrasësi tinëzak, për t`u mbrojtur më mirë, e paraqet ngjarjen si vrasje të dyfishtë të pasuksesshme. Në këto raste hetimi komplikohet. Vetëvrasja familjarisht është dramë familjare. Anëtarët e rritur të familjes vendosin të shkojnë në vdekje me marrëveshje. Të sëmurët melankolikë shpesh i vrasin anëtarët e farefisit e pastaj bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasja tendencioze kryhet me qëllim të caktuar; me vetëvrasje dëshirohet të thuhet diçka, vetëvrasja manifeston protestë, një demonstrim. Vetëvrasja duhet ta fajësojë dikë, ta theksojë fajin e ndokujt, përgjegjësinë e ndokujt për këtë vetëvrasje. Vetëvrasja bilancore dallon për nga profili psikologjik nga vetëvrasjet patologjike (dispozicionale). Me rastin e vetëvrasjes bilancore, kryesi është normal; tek ai psika vetëvrasëse nuk është e shfaqur, ai vendos t`i japë fund jetës pasi t`i ketë balancuar shkaqet dhe kundër shkaqet fare i qetë dhe me gjakftohtësi. Pasi konstaton se nga jeta ka më shumë dëm se dobi, vendos ta kryejë vetëvrasjen. Vetëvrasja recidive është vetëvrasje që më parë nuk ka pasur sukses,

52 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES por viktima tenton edhe më tutje derisa t`ia arrijë qëllimit. Vetëvrasje të kombinuar kemi kur dikush sukcesivisht ose menjëherë, në dy ose më shumë mënyra, me dy ose më shumë mjete, kryen vetëvrasjen (pi helmin, pret venat në duar dhe kërcen nga dritarja). Vetëvrasja altruistike kryhet kur njeriu me vetëdije e flijon jetën e tij. Ai nuk e përfill vetveten. Kur kemi të bëjmë me një vetëvrasje, nuk është fjala se ai nuk ka instinkt për vetekzistencë. Përkundrazi, ai është më i fortë se ky instinkt, nuk e përfill, e mohon, është shndërruar tërësisht në ide dhe, për dëshirën e kësaj ideje, ai e sakrifikon veten. Vetëvrasja e komplikuar është vetëvrasje e tillë kur ndokush përjeton rast fatkeqësie: rrëzohet personi dhe e the kurrizin dhe ai, që të mos vuajë, bën vetëvrasje, gjë që në situatë tjetër nuk do ta kishte bërë kurrë. Ose dikush qëllohet si viktimë e tentativës për vrasje, vrasësi ikë, kurse ai, që të mos vuajë më tutje, bën vetëvrasje. Këto janë raste shumë të rralla, por edhe të komplikuara për hetuesin. Mu për këtë arsye emërtohen vetëvrasje të komplikuara. Vetëvrasjet mund të kryhen me prerje dhe me therje, me mbytje në ujë, me helmime, me armë zjarri, me varje etj. Nga aspekti kriminalistik, vetëvrasjet kanë rëndësi për shkak se në jetën e përditshme në praktikë janë paraqitur shumë raste të vrasjeve të simuluara si vetëvrasje. Ndarja sipas llojit të vetëvrasjeve ka rëndësi të veçantë kriminalistike, sepse duke i shfrytëzuar rrethanat e llojit të veçantë të vetëvrasjes, vrasësi që simulon vetëvrasjen i shfrytëzon të gjitha ato fakte që bëjnë vetëvrasjen duke i shfrytëzuar në vrasje. Kështu, për shembull, nëse vrasësi ka interes dhe motiv ta vrajë tërë një familje, e cila më parë është ankuar dhe ka bërë me dije se do të kryejë vetëvrasje familjare, vrasësi, duke i shfrytëzuar këto rrethana, mund ta kryejë vrasjen duke e paraqitur këtë si vetëvrasje familjare. Madje, te vrasja recidive, kur vetëvrasësi ka tentuar disa herë më parë t`ia marrë vetes jetën, kryesi i interesuar për vrasjen e këtij personi, me dinakëri mund t`i shfrytëzojë këto rrethana (shumica nga mjedisi i vetëvrasësit recidivistë e dinë se viktima ka tentuar disa herë më parë të bëjë vetëvrasje dhe nuk befasohet kur vetëvrasja e këtij personi kryhet) kështu që vrasësi e kryen vrasjen si akt definitiv, si, kinse, vetëvrasës recidiv. Sipas Modly 27 në bazë të zgjatjes së kohës të vetëvrasjeve, ndarja e tyre mund të bëhet në: 27 Modli, D., Objašnjenje trileme, Zagreb, 1994, f

53 52 Prof. Dr. Vesel LATIFI - Vetëvrasjet akute (në çast) jeta merret në çast ose në afat të shkurtër kohe (brenda 24 orëve). - Vetëvrasjet kronike (të ngadalësuara) veprimi vetëvrasës zgjatë më shumë kohë (më shumë ditë, javë ose disa muaj, madje edhe një vit), vetëvrasësi ngadalë dhe në mënyrë të planifikuar helmohet etj. Sipas mënyrës së kryerjes dallojmë: - Vetëvrasjet pasive Vetëvrasësi nuk është kryes i drejtpërdrejtë i vetëvrasjes por me qëllim dhe me vetëdije e sjellë veten në situata riskante (p.sh. në luftë, në sport). - Vetëvrasjet aktive vetëvrasësi vet e shkakton vdekjen. - Vetëvrasjet individuale vetëvrasja e një personi. - Vetëvrasjet grupore vetëvrasja familjare, vetëvrasja dytësh. Sot konsiderohet se motivet janë fuqia motorike dhe procese që orientojnë personin në aktivitetin e caktuar. Mekanizmat që aktivizojnë njeriun dhe orientojnë në arritjen e synimeve quhen motivacione. Sipas mendimeve të përgjithshme, ekzistojnë dy grupe të mëdha të motiveve: 28 Primarë ose me lindje (biofiziologjike); Sekondarë ose të trashëguar (motivet psikosociale). Motivet biologjike i përkasin të gjithë qenieve të gjalla dhe kanë disa viti themelore funksionale. Numri i motiveve biologjike është i madh. Motivi më i rëndësishëm është motivi për ushqim (uria, etja). Motivet tjera janë: motivi seksual, material, prindëror, motivi për mbrojtjen e organizmit nga lëndimet (trupore), motivi për pushim, gjumë, kureshtja etj. Disa nga këto motive janë tejet të rëndësishëm dhe nuk bënë që të neglizhohen, posaçërisht kur nuk janë të plotësuar. Motivet psikosociale janë formuar me zhvillimin e personalitetit në shoqëri dhe janë të lidhur me ndikimin që shoqëria ndikon në personalitet dhe nevojat psikologjike të cilat mund të realizohen vetëm nëpërmjet lidhjes me shoqërinë. Në rastet specifike mund të mbizotërojnë mbi motivet biologjike. Mos-përmbushja e motiveve sociale, si rregull, sjell deri te çrregullimeve të shumta emocionale, ndjenjë të pasigurisë, pakënaqësisë dhe brengosjes. Kënaqja e këtyre grupeve motivesh, shpesh varet jo vetëm nga nevojat e tyre reale dhe potencialit të brendshëm, por edhe nga elemente të tjera, siç janë, paragjykimet e ndryshme, opinione të ndryshme që rrjedhin nga përvoja personale dhe e huaj, interesat që mbizotërojnë etj. Çështja e metoqit 28 Për më shumë informacion, shih: Modly, D., Objašnjenje trileme, Ubojstvo, Samoubojstvo, Nesretni slučaj, Zagreb, 1994, f

54 ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES kryesisht është e lidhur me strukturën dhe karakterin e raporteve ndërnjerëzore. Për vërtetimin e motivit të saktë, është e nevojshme, përveç tjerash, njohja e gjendjes së raporteve të mëparshme midis kryesit dhe viktimës, nëse janë njohur. P.sh. vrasjet nga urrejtja janë të shpeshta, por gjithnjë duhet konstatuar se a ka ekzistuar urrejtja edhe në momentin e kryerjes së vrasjes. Pasi është përgjigja pozitive, sipas mundësive, duhet qasur përcaktimit të shkallës së urrejtjes. Nga kjo rezulton që motivin nuk duhet ekskluzivisht kërkuar në vetë personalitetin e kryesit, por në të gjitha raportet që karakterizojnë mjedisin e caktuar shoqëror siç janë, botëkuptimet ekonomike, shoqërore, morale mbi nderin, dashurinë, marrëdhëniet seksuale etj. Vrasjet për interes 29, (Me vrasje për interes, si lloj i veçantë i vrasjes me paramendim, kuptohet vrasja e kryer, e nxitur nga motive interesi material të fajtorit ose në favor të personave të tjerë, si p.sh. vrasja me pagesë, vrasja për ndarje pasurie, për konflikte toke, trualli, vijë uji, për trashëgimi etj. Vrasje të tilla ndodhin shpesh midis bandave apo pjesëmarrësve në to, për ndarjen e fitimeve, të pasurive të grabitura si dhe në fshat për pronësi toke. Nuk ka rëndësi për cilësimin juridik nëse përfiton ose jo pasuri. Vrasja për interes afrohet shumë me vjedhjen me dhunë, që ka sjellë si pasojë vdekjen e viktimës (grabitjen).vrasja për interes ka për objekt kryesor jetën e personit tjetër, kurse vjedhja me dhunë ka si objekt kryesor pasurinë dhe si objekt dytësor jetën e personit. Vrasja për interes karakterizohet e dallohet jo vetëm nga motivi, por edhe nga qëllimi i përfitimit material që synon të arrijë fajtori. Te vrasja me interes, njëkohësisht kyçen dy lloje të energjisë (kriminale) dhe dy lloje të agresionit agresiviteti ndaj viktimës dhe agresiviteti ndaj pasurisë së saj. 29 Elezi, I., E drejta penale (pjesa e posaçme), Tiranë, 2009, f.49. (Me vrasje për interes, si lloj i veçantë i vrasjes me paramendim, kuptohet vrasja e kryer, e nxitur nga motive interesi material të fajtorit ose në favor të personave të tjerë, si p.sh. vrasja me pagesë, vrasja për ndarje pasurie, për konflikte toke, trualli, vijë uji, për trashëgimi etj Vrasje të tilla ndodhin shpesh midis bandave apo pjesëmarrësve në to, për ndarjen e fitimeve, të pasurive të grabitura si dhe në fshat për pronësi toke. Nuk ka rëndësi për cilësimin juridik nëse përfiton ose jo pasuri. Vrasja për interes afrohet shumë me vjedhjen me dhunë, që ka sjellë si pasojë vdekjen e viktimës (grabitjen).vrasja për interes ka për objekt kryesor jetën e personit tjetër, kurse vjedhja me dhunë ka si objekt kryesor pasurinë dhe si objekt dytësor jetën e personit. Vrasja për interes karakterizohet e dallohet jo vetëm nga motivi, por edhe nga qëllimi i përfitimit material që synon të arrijë fajtori. 53

55 Prof. Dr. Vesel LATIFI Prof. Dr. Vesel Latifi MURDER DETECTION AND PROVING Murder is that unlawful act, whereby the life of another person is removed intentionally or negligently. Murder object, in any form that is showed, can be only the life of another person. In murder investigation, first investigation acts and other acts are: the review of the scene and the corpse, the first questions for witnesses, the review of forensic expert, recognition of corpse when not recognized, routes forensic expert and material proof, tracking of offenders based on fresh trail, the usage of more forensic tools and methods for providing murder, like polygraph, thermograph, sonogram etc. Investigation team, after the first acts of investigation, it collects valuable material to establish investigative versions: versions of the nature of the event (natural death, adversities case, suicide, murder), on themes and persons. In this work, are described and explained the tools and scientific methods that are necessary for detecting and proving the murder. Scientific emphasis is that in investigations, criminal means and methods are not used for clarification and elimination of suicide, adversities case, natural death, but it acts only in terms of murder, not reasoning- a person has had intended to suicide, to murder or incur of natural death. Tools and scientific methods are presented, verified, that helps and enables clarification of all circumstances: the way, execution time, event place, motive and personal and material evidence, the murder to discovered, to prove and the offender to get caught and punished. 54

56 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS K.D.U. 28:34 Prof. Dr. Nazmi MALIQI MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS Përmbledhje Koncepti i ndërvarshmërisë në krijimin e raporteve ekonomike, politike, të sigurisë, sociale, kulturore në mes njerëzve, shteteve e afaristëve është një paradigmë e kohës, andaj projektet integruese duhet t i nënshtrohen patjetër nevojës për të bashkëvepruar, duke u mbështetur në interesa reciproke, si qenie njerëzore të varura nga njëri-tjetri, ashtu si na ka krijuar Zoti i Madhërishëm. Ndërtimi i shtetit për kohët e sotme, shteti ligjor, etika, zgjedhjet, votimi, të drejtat e njeriut kanë qenë dhe janë në vëmendjen e njerëzve të mëdhenj dhe njerëzve të zakonshëm. Kjo vëmendje ishte e përcjellur edhe me porosi, dalloni të drejtën nga e gabuara ; besën nga jo besa ; moralin nga jo morali ; patriotizmin real nga patriotizmi i rrejshëm ; profesionalizmin nga arroganca ; ndërvavarshmëria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, bashkëpunimi ndër fqinjësor dhe me të tjerët, etj. Popujt që me kohë, i kanë kuptuar këto porosi, ata me vite shtetet e tyre po i ndërtojnë përmes projekteve konkurruese ekonomike, sociale, kulturore, etj. Porositë e Kartës së Medinës, Kartës së të drejtave dhe lirive njerëzore, e hartuar nga Muhamedi (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te), në Medine përcjellë porosi për myslimanët ndaj njëri-tjetrit dhe të myslimanëve dhe jomyslimanëve ndaj njëri-tjetrit, që pa mëdyshje janë / Editor-in-Chief, International Social Sciences Magazine "VISIONS" (nazmimaliqi@hotmail.com) 55

57 Prof. Dr. Nazmi MALIQI porosi kuranore, duke u mbështetur në këtë porosi Të vësh drejtësi mes dy vetave, është një lëmoshë; të ndihmosh një njeri të ngjitet në kalë dhe t i ngresh barrën është një lëmoshë; t i përgjigjesh një pyetjeje me butësi është një lëmoshë; të heqësh atë që përbën rrezik në udhën e njeriut (si gjemba ose gurë) është një lëmoshë; t i buzëqeshësh vëllait është lëmoshë. (Përcjellë nga El-Buhariu dhe Muslimi) Fjalë kyçe: Feja islame, Karta e Medinës, faktorët, norma, drejtësi, bashkëpunim, porosi kuranore 1. Faktorët ndikues në marrëdhëniet në mes popujve Historiku i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve në mes popujve, faktet apo faktorët ndikues, pa kurrfarë dileme mund të bazohen në Kartën e Medinës. Fakte janë krejt ajo që ka ndodhur dhe që është relevante për marrëdhëniet ndërmjet popujve të përkatësive të ndryshme, në komunikim me të tjerët e në marrëdhënie ndërkombëtare në tërësi. Kur faktet identifikohen si një varg rrethanash, ndikimesh, elementesh ose pasojash, dobish, përvojave, të cilat prodhojnë një efekt të caktuar, atëherë mund të bëhet fjalë për faktorin ndikues në marrëdhëniet ndërkombëtare. Do të shërbehem me thënien e Alija Izetbegoviç, kur shkruan se Në natyrë ekziston forca, koha, hapësira, interaksioni, shpejtësia, ndeshja e ndërsjellët, drita, terri, nxehtësia, konstantja, centripetalja e centrifugalja, lëvizja, masa, etj. Në shpirt ekziston faji, mëshira, merita, drejtësia, përulja, pendimi, frika, shqetësimi, falja, turpi, dinjiteti, nënçmimi, krenaria, rebelimi. Kjo bota e dytë është jashtë natyrore dhe është më e lartë se ajo. Andaj,mbi të gjitha dhe në fund të të gjithave ekziston Zoti dhe Gjyqi i tmerrshëm, e jo natyra dhe entropi 1. Shumë faktorë, siç janë, p.sh., ata gjeografikë, demografikë, fetarë, ekonomikë, ekologjikë, ushtarak, teknologjik etj., mund të ndikojnë në tiparet themelore dhe në aftësinë e një shteti, përkatësisht në vendin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto faktorë do të marrin një rëndësi akoma më të madhe kur bëhen analizat krahasuese të mundësisë së funksionimit të një shteti në kuadër të një nënsistemi ose bashkësie politike rajonale të caktuar, së cilës i përket një popull, një shtet. 1 Alija Izetbegoviq, Vepra 3, Logos A, faqe 83, Prishtinë,

58 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS Shumë studiues që merren me marrëdhëniet ndërkombëtare në klasifikimin e faktorëve, ato i ndajnë në subjektivë dhe objektivë, varësisht nga format e manifestimit të tyre. Kështu, në grupin e faktorëve subjektivë numërohen, p.sh., elementet sociale dhe nacionalizmi, kurse në grupin e faktorëve objektivë paraqiten teknologjia, popullsia, ekonomia, etj. Një klasifikim tjetër i faktorëve ka të bëjë me dinamizmin, përkatësisht me stabilitetin e tyre, kështu që thuhet se, p.sh., faktori gjeografik është kryesisht një faktor stabël që nuk ndryshon lehtë, ndërsa nacionalizmi dhe teknologjia paraqiten si faktorë shumë dinamikë, të cilët zhvillohen shpejt dhe me shumëllojshmëri dhe prandaj mund të ndikojnë ndryshe mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. 2 Ndër faktorët ndikues, do ta veçoja faktorin ekologjik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Lufta për barazi shpeshherë ose të paktën në disa aspekte ka përfunduar me zhdukjen e lirisë. Mbeten zhgënjimet, sfidat dhe koha, e cila do të tregoj se si, në kohën e sotmeo erganizatat ndërkombëtare, do të përballen me sfidat e sigurisë dhe krizën globale ekologjike, që po i troket në derë njerëzimit. Pafatësia e popujve qe në radhët e tyre, dolën hartuesit e projekteve shkatërruese, projekteve famëkeqe kundër njerëzimit 3.si posedues të bombave nukleare. Parashtrohet pyetja a mund të lirohen nga përgjegjësia bartës të politikave ndërkombëtare që mbështetën projekte strategjike për posedimin e monopolist (famëkeq) atomik, kur në SHBA dhe BRSS, mbizotëronte bindja se në mbështetje të bombës atomike, në njëfarë mënyre, do të disiplinoheshin në mes veti me doktrina të çmendura të frikësimit, që pa mëdyshje janë në kundërshtim të parimeve të vetë fesë që i përkasin hartuesit e këtyre strategjive. Pa mëdyshje se elitat që udhëheqin me projekte të tilla, edhe në kohën e sotme mbeten peng. Ashtu si vlerëson edhe Friedrich Glasl, kur thotë së bashku në humnerë, kalohet në konfrontim total pa kthim prapa. Asgjësimi i kundërshtarit duke marrë në sy rrezikun e vetëasgjësimit 4. 2 Këtë distinksion e vë në dukje me të drejtë Ibler, i cili, duke numëruar faktorë të ndryshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan: Mund ta pyesim veten: a është në fakt faktor krej ajo që në çafarëdo mënyre mund të ndikojë mbi realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare? Në këtë kuptim, faktorët na duken si forca të pavetëdijshme të nxitjes ose të pengimit të zhvillimt., V. Ibler, Medjunarodni odnosi..., v.cit., fq.52 3 J. S. Goldstein, Marredheniet nderkombetare, Dituria, faqe 117, Tirane, Friedrich Glasl: Menaxhimi i konflikteve. Një manual për udhëheqës dhe këshilltarë. Bot. 2, Bern/Stuttgart

59 58 Prof. Dr. Nazmi MALIQI Elitat e shteteve të banuar me myslimanë, ʺnë marrëdhëniet ndërkombëtareʺ5, duhet respektojnë porosinë kuranore dhe të përcjellin porosi edhe për të tjerët, të bazohen në kartën e Medinës për baraspeshën ekologjike Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (El A raf:56.) Shumë pasues a posimpatizues të organizatave ekologjike apo si quhen "organizata të të gjelbërve" mbështetjen gjetën në Islam, pas alternativës së gabuar dhe kënaqjes së shfrenuar të dëshirave të veta nga frika e rreziqeve të pashmangshme 6. Shkrimtari dhe ish deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Jurgen Todenhofer, shkruan Suksesi i Evropës dhe identiteti i saj nuk bazohet vetëm në rrënjat e saja krishtero-hebraike por një pjesë të madhe bazohet edhe nga dijet dhe njohuritë antike. Civilizimi i lartë greko-romak u zbulua nga dijetarët mysliman në kohën e depërtimit të myslimanëve në tokën Evropiane. Dijetarët myslimanë e përsosën atë civilizim dhe nëpërmjet Spanjës ia sollën e Evropës. Gjermania ka pasur dobi të madhe nga kjo, sidomos në lëmin e teknikës, mjekësisë, astronomisë dhe kimisë. Kështu Islami u bë motori i domosdoshëm i zhvillimit evropian 7.Nëse bazohemi në një faktografi sipërfaqësore, mund të parashtrohet pyetja, ku gjendemi ne si myslimanë, elitat udhëheqëse të shteteve të tyre, a janë të vetëdijshëm në respektimin e parimeve Kur anore. Nëse analizohen më shumë faktorë që do të ndikonin në krijimin e marrëdhënieve në mes popujve dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve, pa mëdyshje sa faktori ekologjik dilte të jetë unifikues duke u bazuar në Kartën e Medinës, e para e shkruar në histori. Edhe pas shumë shekujsh të ekzistencës njerëzore, përqasja Kur anore e zgjidhjes së konflikteve përmes bashkëbisedimit mbetet mënyra më efektive dhe më e shëndetshme. Me doktrina të baraspeshës së frikës, që njerëzimi po ballafaqohet me shekuj, dhe sidomos në kohen e ndarjes së botës në dy blloqe ( ), ku dominonte logjika e bazuar në procesin e armatimit, sidomos forcimi i fuqisë bërthamore, kur strategët e kësaj doktrine 8 çuditërisht porositnin se nuk kërcënohet paqja. Kështu, pohohej se një raport i tillë i baraspeshës me armatim për asgjësim masiv, forcon paqen në botë, sepse, 5 A. A. Ebu Sulejman, Drejt një teorie islame për marrëdhvniet ndërkombëtare, Logos-A,, Shkup, 1419/ Shkëputur nga Murat Hofman, Islami si alternativë, faqe 139, Furkan ISMN, Shkup, Jurgen Todenhofer, 5 mandate ka qenë deputet në parlamentin gjerman, që nga viti 1972 deri në vitin 1990.Ai e përkrah deklaratën e kryeministres Merkel, se islami është pjesë e Gjermanisë. 8 J. S. Goldstein, Marredhëniet ndërkombëtare, Dituria, (Armet berthamore, kimike dhe biologjike, faqe , Tirane, 2003

60 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS duke pasur frikë nga njëra-tjetra, të dy palët dy superfuqitë botërore do të forcojnë vazhdimisht arsenalin e tyre bërthamor, por në të vërtetë nuk do të kishin kurajën ta përdornin atë. Duke i lënë mënjanë faktorët e panumërt të brendshëm, si dhe mundësinë për zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të kompleksit ushtarako - industrial, kjo doktrinë, në fakt, angazhohej për vazhdimin e garës së armatimit 9. Shtetet, të cilët posedojnë armë për shkatërrim në masë, dhe tërë bota, mund të mbetën pengje të atyre armëve, mund të mbeten në një ndërgjegje pa krenari paqësore, e kjo dilemë duhet të qëndron në rrënjët e krizës së përgjithshme ekologjike: njeriu e imponon vullnetin e vet të natyrshëm, pa respektuar ligjet dhe fshehtësitë e saj 10. Nëse i shtojmë faktin, sot pa vrarë mendjen se sa fëmijë, gra dhe pleq njerëz të pafajshëm po vriten, po hidhen bomba, granata e plumba, etj. Mund të hulumtohet dhe të shkruhet shumë në këtë temë. Por të mos harrojmë rëndësinë e lirisë, dinjitetit, të drejtësisë, kultivimin e barazisë së drejtave të njeriut, sikur të takonim një njeri të verbër dhe të pyeste si duket bota, atëherë si do t ia përshkruajmë atë. Sipas David Eastonit: "Burim kryesor i konflikteve në shoqëri është konflikti rreth vlerave të mangëta. Në analizën e e Fridric Glasi bëhet një radhitje, për konfliktet dhe humbjes të kuptimit njerëzor. Kundërshtari nuk shihet më si njeri. Realizimi i goditjeve të kufizuara asgjësuese konsiderohet si përgjigje e përshtatshme" 11. Karta e Medinës është një shembull që duhet të diskutohet dhe të përdoret si referencë në shqyrtimin e rrethanave të sotme në mbrojtjen e paqes, tokës, ajrit dhe ujërave si vlerë e përbashkët. Krijimi i një komuniteti, ofron pluralizëm për të gjithë sepse njerëzit nuk paragjykohen për shkak të besimit, por bazuar në veprimet e tyre. Persekutimi është gjenerues i tensionit, ndërsa arsyeja dhe toleranca është esenca e paqes. Njësoj si në rrugët e Medinës, falë tolerancës dhe respektit, edhe ne një ditë mund të ndërtojmë një bashkësi qytetare, ku i krishteri do t i thotë myslimanit paqja qoftë mbi ty dhe ky i fundit do t i përgjigjet edhe mbi ty. 12 Për legalitetin dhe legjitimitetin e faktorëve që ndikojnë në marrëdhëniet në mes shteteve, në veçanti duhet kuptohet faktori juridik. Një ndër kuptimet më të hershme të politikës është kuptimi normativ. Në antikë normat nxirreshin kryesisht nga rendi kozmik, në mesjetë nga rendi fetar, 9 Shih: R Vukadinović, Sila i interesi Vanjska Politika SAD, Zagreb, 1972, fq D. Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e paqes, faqe 9, NGB Nova Makedonija Shkup, Friedrich Glasl: Menaxhimi i konflikteve. Një manual për udhëheqës dhe këshilltarë. Bot. 2, Bern/Stuttgart 1992] 12 Sean William White, 59

61 Prof. Dr. Nazmi MALIQI ndërsa ne kohën e re kryesisht nga natyra e njeriut dhe teoritë morale të ngritura mbi të. Ontika e teorive normatikve është ontika e vlerave ose thënë ndryshe për teoritë normative ekziston, pra, një rend i qenies një rend i vlerave, një thelb e një kuptim i ekzistencës njerëzore. Në kuptim normativ të politikës motivi dhe argumenti moral zënë vend qendror si përcaktues i veprimit dhe si kriter i legjitimit. Kërkesave të lirisë apo të barazisë etj. Me fjalë të tjera duhet të vendose në hierarki, duhet të vendos se cila vlere do të vihet në krye dhe cilat do te renditen e si do te renditen poshtë saj. 13 Me gjithë pikëpamjet e ndryshme, të cilat mund të ndeshen në teorinë dhe në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të konstatohet se roli i së drejtës është duke shënuar rritje dhe se zhvillimi bashkëkohor i marrëdhënieve ndërkombëtare sjell me vete, si dukuri të rëndësishme përcjellëse, edhe një rregullim më të avancuar të marrëdhënieve të caktuara të natyrës ndërkombëtare. Ndër faktorët ndikues në marrëdhëniet në mes popujve pa mëdyshje shërben Karta e Medinës, e cila trajton zbatimin e drejtësisë për të gjithë. 2. Marrëdhëniet në mes popujve bazuar në kartën e Medines Në fund të shekullit VI dhe në fillim të shekullit VII të, kontradiktat sociale dhe ekonomike kishin arritur një shkallë të lartë. Ishin paraqitur edhe shenjat e para të një krize ekonomike. Në këtë periudhë dhe në këto rrethana në skenën historike, për t i dhënë vlera mbarë njerëzimit, paraqitet Muhamedi (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te). themelues i shtetit islam në Medinen arabe! Prof. D.B. Macdonaldi thotë: Këtu pra në Medine është formuar Shteti i parë Islam, dhe janë vënë parimet themelore të Ligjit Islam. 14 Karta e Medinës, është përpiluar nga Profeti Muhammed (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) në vitin 622, edhe pse për këtë datë nuk ka një mendim unanim në mesin e dijetarëve. Ajo përmban marrëveshje formale ndërmjet Profetit Muhammed (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) dhe të gjitha fiseve dhe familjeve të rëndësishme të Jethribit (Medines), duke përfshirë Myslimanët, hebrenjtë dhe paganët. Në të janë përfshirë një numër i të drejtave dhe detyrave të komuniteteve myslimane, hebrenje dhe pagane 13 D. Kanev, Përmbledhje, Menaxhmenti politik, (perktheu ne shqip N.Maliqi) Fondacioni F. Ebert, Shkup, Shkeputur nga Dr. Jusuf Kardavi, Doktrina e Shtetit islam, faqe, 37, Furkan ISM, Shkup,

62 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS duke i mbledhur të gjithë brenda një komuniteti. Me këtë kushtetutë efektivisht është themeluar shteti i parë Islam. 15 Muhamedi (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) pas misionit të tij dhjetëvjeçarë të përhapjes së islamizmit dhe pas largimit të tij nga Meka në Medine, organizoi qytetin dhe shtetin e Medinës, më saktë shtetin e parë islam. Dëshmitarët kanë transmetuar se, Muhamedi (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) në Medine kishte fituar autoritet në mes popullit të Medines. Ishin arritur më shumë marrëveshje në të cilën është shprehur përpjekje për marrëdhëniet në mes njerëzve. 16 Sipas Kartës, shteti i Medinës është bashkësi fetare, territoriale dhe politike, të cilën e përbëjnë myslimanët e ikur nga Mekja, myslimanët e Medinës (Jetribit) dhe jomyslimanët që e pranojnë pushtetin qendror shtetëror si dhe i pranojnë detyrimet që në rast të luftës të luftojnë së bashku me myslimanet për mbrojtjen e shtetit. Të gjithë shtetasit, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, kanë qenë të barabartë. Në këtë dokument ndalohet hakmarrja, ndërsa kujdesi për çështjen e drejtësisë, njëherë e përgjithmonë bartet në organet shtetërore. Askush nuk guxon ta pengojë ekzekutimin e drejtësisë. Karta e Medinës përbëhet nga 52 nene dhe është e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë i referohet myslimanëve, dhe tjetra mbi popujt e tjerë që jetonin në Medine. Karta, ndër të tjera, rregullon marrëdhëniet ndërpersonale dhe është që të përcaktojë dhe garantojë të drejtat e njerëzve. Gjatë përgatitjes së Marrëveshjes, ai u konsultua me liderët e fiseve, duke treguar kështu vullnetin e tij për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat e të gjitha fiseve Karta e Medinës individi dhe funksionalizimi i shtetëbërjes Kur bisedohet për shtetin ligjor të ndërtuar me një bazament fetar islam, bazuar në Kartën e Medinës, rrjedhimisht funksionalizohen të drejtat dhe liritë e njeriut, siguria qytetare dhe prioritete të tjera për shtetëbërje. Në kohën e sotme, siguria personale për të cilën individi ka ndjenja të caktuara të vetëbesimit dhe besimit ndaj tjetrit lidhur me ndodhitë, gjendjet dhe vlerat e caktuara, ndjenjës së padëshirueshme, si edhe perceptimeve për ndikimin e ndodhive të caktuara në mjedisin e tij të ngushtë dhe të gjerë. Siguria 15 groups.yahoo.com/neo/groups/alb-muslimnews/conversations/messages/ Sean William White, 17 Richard Kelleher, 61

63 Prof. Dr. Nazmi MALIQI personale dhe publike e cila është e bazuar në më shumë faktorë të cilët ndikojnë, ose të cilët janë pjesë e jetës së përditshme të qytetarit në shtëpinë e tij, në familjen e tij të ngushtë, në mjedisin e punës dhe më gjerësisht në mjedisin ku individi jeton, lëviz dhe punon. Lidhur me ndjenjën e sigurisë personale, është normale që individi të ndërtojë qëndrimin e tij drejt sigurisë publike dhe të pret që ajo të rrjedhë, zbatohet sipas rregullave të caktuara, ku shumica e qytetarëve e ndërtojnë sjelljen e tyre nëpërmjet të pranimit të ligjeve, funksionimit të kodeve etike të sjelljes. Intensifikimi i proceseve ekonomike dhe të modernizimit teknologjik, sikurse nganjëherë mbeten jashtë aktualitetit bashkëkohor, karshi dilemave konceptuale që krijohen nga disa studiues dhe disa personalitete politike në trajtimet e tyre, për dallimet dhe për kundërshtimet ndërfetare apo për tendencat e nxitjes të një ringjalljeve të kundërshtimeve brenda fetare. Karta e Medinës, megjithëse jo shumë vëllimore, përfshin të gjithë elementet për të formuar një shoqëri të konsoliduar dhe funksionale. Profeti a.s, gjatë hartimit të Kartës së Medinës, porositi për praktikimin e Islamit me vepra. Falë arsyes, diskutimeve dhe meditimeve u arrit të formulohej një traktat paqeje. Analizimi i klauzolave të veçanta të Kartës na mundëson të kuptojmë sesi Profeti (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) arriti të luajë rolin e prijësit duke garantuar paqe të qëndrueshme. Karta shërbeu si një dokument unifikues në një qytet me grupime, kultura, fe dhe gjuhë të ndryshme. Profeti a.s erdhi në Medinë me frymën e tolerancës, një aspekt themeltar i Islamit gjatë ndërveprimit të tij në territore të huaja. Neni 25 shpreh më së miri nivelin e lartë të tolerancës dhe shërben si një shembull i qartë i praktikimit të duhur të Islamit. Hebrenjtë janë një komunitet me besimtarët. Megjithatë, ata kanë fenë e tyre dhe besimtarët të tyrë. Kjo deklaratë është pjesë e një ajeti kur anor (suren El-Bekare) që thotë, Nuk ka imponim në fe. Kur ani thotë se ata që besojnë, hebrenj, të krishterë, sabinë dhe bëjnë vepra të mira, do ta gjejnë shpërblimin tek Zoti. 18 Karta e Medinës përmbante disa principe, prej të cilave më të rëndësishme ishin: Uniteti i popullit pa farë dallimi në baza fetare. Të gjithë pa dallim janë të barabartë në të drejtat njerëzore dhe përgjegjësitë shtetërore..sigurohej e drejta e plotë e praktikumit të lirisë së fesë për jomyslimanët si dhe mbrohej pasuria dhe dinjiteti i tyre. Kërkohej prej jomyslimanëve që të kontribuonin në buxhetin e shtetit sikur myslimanët 18 Sean William White, / kushtetuta-e-medines 62

64 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS dhe të bashkëpunonin me ta në mënjanimin e ndonjë rreziku, që mund t i kanosej shtetit nga ndonjë armik i jashtëm Drejtësia dhe bashkëpunimi brendshëm Neni 14 i Kartës shpreh: Është detyrë e myslimanëve të kundërshtojnë hapur çdo person që shkakton dëme dhe trazira, shqetëson njerëzit ose kryen grabitje dhe ushtron dhunë. Të gjithë myslimanët duhet të mbeten të bashkuar njëri me tjetrin, në dënimin e një personi të tillë, madje edhe nëse ai është djali i ndonjërit prej tyre. Neni 17 i Kartës shpreh qartë këtë: Është detyrë e të gjithë myslimanëve të ndihmojnë dhe t u ofrojnë sjellje miqësore hebrenjëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë presion, i çfarëdo lloji qoftë, nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë kundër tyre." Neni 24 shpreh qartë se çdo mosmarrëveshje që ndodh midis palëve, duhet t i paraqitet Allahut dhe të dërguarit të Tij. Kushtetuta e re nuk e ka lënë zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve në dorë të individëve. O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-ahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kijeni frikë All- llahun, se All-llahu di hollësisht për atë që veproni. (El Maide:8) Nga segmenti i të drejtave dhe lirive të njeriut, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, për çdo shtet, patjetër të drejtat e njeriut duhet të vihen në piedestal. Kjo do të thotë, që duhet të mbahet llogari për jetët e njerëzve, vlerat kulturore dhe trashëgimi historike të popujve, nuk guxon të shkatërrohen gjithçka nëse ka konflikt. Paramendoni, në këto pesëmbëdhjetë vite të fundit, humbën jeta me qindra mijëra njerëz. Në kohën e sotme jemi dëshmitar, se po shkatërrohet trashëgimia e civilizimi arabo-islam në Bagdat, Basra, Gaza, Damask, Alepo dhe në shumë qytete të tjera, të kësaj pjese të botës, me shumë histori, arte dhe dituri të çmueshme për njerëzimin. Shumë qendra kulturore, fetare dhe arsimore nga pasojat e bombardimeve të pakontrolluara u shndërruan në gërmadha. Konfliktet patjetër duhet të transformohen, të zbuten, të ndërpriten dhe të zgjidhen. Llogari duhet të mbajnë për jetën e njerëzve. Njerëzit të cilët janë përkrahës të një strukture ushtarake, në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohen si trupa drujsh apo gurë, por më ndryshe sepse edhe ata janë njerëz. Në historinë e njerëzimit gjithë herë ka pasur lufta të drejta dhe të padrejta. Në shumë lufta të padrejta, janë vërshuar edhe njerëz të mirë dhe të drejtë dhe anasjelltas. 63

65 Prof. Dr. Nazmi MALIQI Është i dhimbshëm fakti se në forma të ndryshme të rrezikimit, në shekullin 21 gradualisht, kuptimi për jetën e njeriut po humbet. Bashkësia ndërkombëtare nuk u tregua vigjilente Mbrojtja dhe siguria - respektimi i Kartës brenda myslimanëve dhe me të tjerët Sipas shpalljeve kuranore në Medinë, myslimaneve u lejohet lufta për mbrojtjen e bashkësisë së tyre por edhe për realizimin e qëllimeve të larta njerëzore dhe shtetërore. Në nenin 22 thuhet: Asnjë jomysliman, që është palë e kësaj marrëveshjeje, nuk duhet të sigurojë strehim të jetës dhe të pronës së ndonjë kurejshi e as duhet të ndihmojë ndonjë jomysliman kundër një myslimani. Neni 24 i përcakton në këtë formë shpenzimet luftarake: Çifutët duhet t i ndajnë shpenzimet së bashku me myslimanët, për aq kohë sa ata luftojnë bashkarisht. Neni 44 thotë: Nëse tentohet të pushtohet Jethribi (Medina), myslimanët dhe çifutët bashkarisht duhet t iu kundërvihen në mbrojtje të vendit. Kjo vjen si pasojë e detyrimeve të përbashkëta që kanë ndaj atdheut. Në një nen tjetër, thuhet: Nëse myslimanët nënshkruajnë traktat paqeje me një palë tjetër, hebrenjtë duhet ta respektojnë atë. Edhe nëse hebrenjtë nënshkruajnë marrëveshje paqeje me një palë tjetër, myslimanët janë të obliguar të ofrojnë bashkëpunim të ngjashëm me hebrenjët. Por në rast të një lufte fetare të njërës palë, nuk do të jetë përgjegjësi e palës tjetër të bashkëveprojë në të. Ky nen jep një profil qytetar me të drejta të barabarta. Nene të ndryshme të Kartës theksojnë ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e çdo qytetari ndaj vendit Bashkëpunimi, ndërvarshmëria dhe respektimi i marrëveshjeve Me hulumtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sjelljeve të shtetit përkatës, nuk mund të ndahet politika e brendshme nga politika e jashtme, por të dyja aktivitetet duhet të shihen në tërësinë e tyre funksionale. Përgatitja e aktiviteteve diplomatike nga aktorët e politikave të jashtme të vendit në raport me politikat e tjera nga jashtë, pasqyron kontuinitetin shtetëror të politikës së jashtme, si instrument i politikës së brendshme, që vepron në fusha të ndryshme për të krijuar raporte të marrëdhënieve bilaterale apo edhe multilaterale. Teoritë e politikave të jashtme e vërtetojnë 64

66 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS tezën se procesi i realizimit të politikës së jashtme varet nga përmbajtja dhe cilësia e politikës së brendshme. 19 Përmes shqyrtimit të Kushtetutës së Medinës, do të tregoj sesi pluralizmi u rrënjos dhe u forcua në Medinë duke ndihmuar në shmangien e ndarjeve dhe keqkuptimeve që sot kanë pllakosur retorikën dhe ligjërimin mediatik mes muslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve në të gjithë botën. 20 Neni 46 thotë: Përkrahësit e fisit Evs do të kenë të drejta të njëjta, ashtu sikurse gëzojnë edhe palët pjesëmarrëse të këtij traktati, me kusht që ata të dëshmojnë besnikërinë e tyre. Allahu është Mbrojtësi dhe Përkrahësi i atij që i përmbahet me vendosmëri më së shumti këtij traktati. Neni 47 shprehet: Nëse ndonjëri prej palëve pjesëmarrëse të këtij traktati duhet të dalë jashtë Medines për shkak të kërkesave urgjente të luftës, ai duhet të gëzojë të drejtën e mbrojtjes dhe përkrahjes. Gjithashtu, cilido që qëndron në Medine gëzon të drejtën e paprekshmërisë.as nuk duhet të dhunohet ndokush e as nuk duhet të lejohet që ai ta shkelë premtimin. Allahu dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te), do të jenë mbrojtësit e cilitdo që do ta respektojë me gjithë zemër këtë marrëveshje dhe do t i bindet asaj. Ky nen i fundit thekson sigurinë. Gjithashtu sanksionon se askush nuk mund të akuzohet pa kryer faj dhe çdo qytetar është marrë nën mbrojtje nga shteti. Karakteristika themelore e kësaj shoqërie të re ishte mirësjellja dhe përkushtimi. Makutëria dhe egoizmi u zëvendësuan nga dhembshuria dhe kujdesi për të gjitha qeniet e gjalla. Profeti (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) thotë: Të vësh drejtësi mes dy vetave, është një lëmoshë; të ndihmosh një njeri të ngjitet në kalë dhe t i ngresh barrën është një lëmoshë; t i përgjigjesh një pyetjeje me butësi është një lëmoshë; të heqësh atë që përbën rrezik në udhën e njeriut (si gjemba ose gurë) është një lëmoshë; t i buzëqeshësh vëllait është lëmoshë. (Përcjellë nga El-Buhariu dhe Muslimi) 21. Profeti (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te), siç e tregon edhe neni 25, nuk ua imponoi Islamin banorëve të Medinës, çka do të thoshte se ata mund të vazhdonin të praktikonin besimet dhe traditat e tyre, si dhe çdo aspekt tjetër jetësor që për ta ishte i rëndësishëm. Ai nuk krijoi një komunitet duke mohuar mënyrat e tjera të jetesës përveç Islamit, ose duke njohur Islamin si fenë e vetme; përkundrazi, ai i bashkoi të gjithë banorët e 19 N.Maliqi, Persiatje poltike, Shtëpia botuese Shkupi, Sean William White, 21 Ky është profeti Muhamed, a,s. i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë,

67 Prof. Dr. Nazmi MALIQI qytetit në frymën e të jetuarit etik dhe sipas parimeve morale diçka e përbashkët kjo për të gjitha qeniet dhe besimet hyjnore. 22 Profeti a.s iu referua thelbit të unitetit, respektit, tolerancës dhe dashurisë për të krijuar një komunitet pluralist. Neni 40 e ilustron më së miri këtë, Fqinjët e mbrojtur gëzojnë të njëjtat të drejta për aq kohë sa nuk lëndojnë kënd dhe nuk kryejnë akte tradhtie (Sajoo 2009, f. 97) Njerëzit ishin të sigurt dhe të lirë të ushtronin besimet e tyre. Myslimanët kishin për detyrë t i mbronin këto të drejta. Megjithatë, kjo mbrojtje nuk shtrihej në rastet e tradhtisë ose shkaktimit të dëmeve. Kur e urdhëroi Kartën e Medinës, Profeti (Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi te) mori në konsideratë se popullsia përbëhej nga fise të ndryshme dhe me besime të ndryshme. Për këtë arsye ai krijoi një konfederatë. 23 Karta e Medinës (622 e. s.) e detyron qartazi shtetin islam që të tregohet plotësisht tolerant ndaj bashkësive hebraike në kuadër të territorit të tyre, duke garantuar të drejtën e tyre të plotë për të praktikuar lirshëm fenë e tyre dhe për të mos marrë pjesë në luftërat që zhvillonte shteti islam. Baza e këtij akti historik të Kartës së Medinës qëndron në Kuran, që në mënyrë eksplicite ndalon çdo lloj detyrimi (shih në veçanti suren El Bekare ). 24 Nga keto porosi humane, qe kanë burim kuranor te percjelluara pas shumë shekujsh, në Kartën e Medines shihet qartë se asnjë shtet që thirret në vlera islame nuk mund të mbijetoj vetëm, patjetër duhet të ketë raporte të mira me popujt që jetojnë në të, duke mos dalluar përcaktimet fetare ose nacionale që i kanë. Raportet fqinjësore, në mes shteteve duhet të jenë të mira dhe të kuptimta. Historia deri tani nuk njeh ndonjë shtet që të funksionoj me një ideologji vetjake. Si shtet, patjetër duhet të dominon elementi i vlerave të përbashkëta i tokës, lumenjve, ajrit dhe elementet e tjera që e lidh njerëzimin, ashtu si i ka krijuar Allahu Fuqiplotë. Nuk ka shtet apo popull që nuk mund të varet prej njëri-tjetrit. Elementi i ndërvarshmërisë është i pashmangshëm. Allahu i Gjithfuqishëm, i ka krijuar të gjitha në kët botë, kuptohet edhe njerëzimin me gjithë ato ndryshime dhe dallime qe i kanë njerëzit në mes veti, në fe, gjuhë, në ngjyrë, në kombe etj. Porosi Kuranore. Sikur të donte Allahu, do t ju bëntë një popull (në fe 22 Njesoj, Sean William White, 23 Murad Wilfried HOFMAN, Qeverisja në islam dhe sistemi politik islam, Artikull i botuar në revistën URA, nr. 4, Pranverë-Verë, Tiranë 2010, organ i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale, acfos_albania@yahoo.com 24 Ferid Muhiq, shenja.mk/index.php/opinion-analize/7826-toleranca konteksti filozofik dhe variacionet - regjionale.html?print 66

68 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS dhe sheriat), por deshi t ju sprovojë për punë të mira (El Maide: 48). Për durimin dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, mund të bazohemi në urdhërin fundamental kur anor Në fe nuk ka dhunë" (El- Bekare:256). Patjetër për hir të sqarimit të nocionit tolerancë, pranim të dallimeve dhe pardoksin e tolerancës, por edhe sjelljen e muslimanëve në situate konfliktesh dhe lufteje, duhet të bazohemi vazhdimisht në porosi kur anore Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (El- Bekare 190). Duke i dhënë rëdësi të veçantë rregullave të respektimit marrëveshjeve, ndërvarshmërisë, reciprocitetit, rrjedhë porosia Kur anore Nëse ti e heton tradhëtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëhërë edhe ti hidhua atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë. (El Enfalë: 58) Neni 25, shprehet: Jahuditë kanë fenë e tyre, kurse myslimanët fenë e tyre. Të gjithë myslimanët e devotshëm që i frikësohen Zotit, janë në rrugë të drejtë dhe janë pasues të rrugës më të mirë të jetës. Në nenin 13 thuhet: Të gjithë besimtarët e devotshëm nuk mund të mbrojnë fajtorët, madje edhe nëse ai është djali i ndonjërit prej tyre. Në Nenin 36 thuhet: Allahu është me atë që e respekton më së miri këtë marrëveshje Edhe në këtë kohë, duhet të kërkojmë përgjigjen në pyetjen: "Se çfarë mund të na bëjë në kohët e sotme të afërt si njerëz? Për çka duhet për të na ardhur keq? A duhet të ballafaqohemi me një fakt se, traumat dhe vuajtaja janë pjesë përbërëse e jetës të një pjeseje të njerëzve?ky është fakti se ata njerëz të çdo lloji qofshin kanë humbur diçka më të shtrenjtë nga familja, trupi dhe shpirti i tyre, nga ajo që ka domethënie më të madhe sesa shteti, ata njerëz janë me trauma, ata nuk kanë ambicie, ndoshta nuk kanë as hidhërim dhe urrejtje por janë njerëz që vuajnë." 25 Luftat dhe konfliktet e armatosura nxisin katastrofa sociale, gjatë së cilave ndodhin çrregullime dramatike të jetës së përditshme.popullata civile, e posaçërisht fëmijët janë të eksponuar në pamje tmerruese, kaos, mosrrespektim të kurrfarë normave dhe vlerave, struktura sociale të çrregulluara, dhe shumë të tjera.terrori i luftës dhe ndryshimet e shpejta sociale munden ta shkatërrojnë ndjenjën fëmijërore për shtëpi dhe bashkësi e cila e përfaqëson realitetin mbi të cilin themelohet identiteti i tyre dhe dukuritë psikologjike si pasojë e konfliktit, burim për rrezikimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, malichisq.html 26 Farwell, N. & COLE, J. B. (2002).Community as a context of healing. International Journal of Mental Health, 30,

69 68 Prof. Dr. Nazmi MALIQI Shpesh ndodh që fëmijët të marrin pjesë në konfliktet e armatosura, të jenë të eksponuar në torturime dhe burgime, të jenë dëshmitarë të vrasjeve të të afërmive të tyre, të jenë të ndarë nga prindërit e vet, dhe ngjashëm. Neglizhenca e mosvlerësimi i drejtë në këto situata, çoi deri tek shumë vrasje masive, të fëmijëve, pleqëve, grave dhe burrave që nuk kanë qenë pjesë e konflikti.asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet me bomba, bombardime dhe luftë. Duhet të gjendet një dialog për të arritur një marrëveshje për përfundimin e konfliktit dhe përfundimin e luftërave. 27 Këtë çështje më së miri e tregon, mendimi i njerëzve të mençur Nuk ka armiqësi të përhershëm, por nuk ka as miqësi të përhershëm. Politikat e dialogut duhet të vihen në sistem Lumenjtë kanë të drejtë të jenë apo të funksionojnë si lumenj, malet kanë të drejtë të jenë male, ujqitë të jenë ujq, njerëzit të jenë njerëz. Me Kartën e Medinës jepen porosi të qarta. Neni 17. Është detyrë e të gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta.asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre. Neni 27. Çifutët e fisit Benu Auf, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre, kurse muslimanët së vetes.përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm.nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij. 28 Këto porosi të dalura nga Karta e Medinës, urdhërojnë për mos arsyetim të dhunës dhe nënçmimit. Nuk mund të lejohet përbaltja e dinjitetit njerëzor, argumenteve fetare islame, argumenteve kuranore, prej nga edhe rrjedhin porositë e Kartës së Medines.Këtu vlenë të bazohemi edhe ne teori të autorëve të kohës së sotme, toleranca (të njohësh dikënd) duhet të nxitet, të kultivohet te qytetarët, me të vetmin qëllim për zhvillimin e bashkësisë, sepse liria nuk është e vërtetë apsolute dhe njëmendësi, por pluralizëm, individualizëm dhe marrëveshje e civilizuar për interesat e përbashkëta. 29 Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo gjë fillon dhe përfundon me të, atëherë mesiguri se nuk do të paraqitet problemi 27 Shih më tepër, N.Maliqi, Zaman, Tetor, Shkup, 2014, Në shekullin 21 është humbur vlera e jetës së njeriut, opinione. 11.tetor.2014.htm 28 Sean William White, 29 N.Maliqi, Toleranca politike në funksion të paqes, Toleranca_alb.pdf,

70 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS i ashtuquajtur paradoksi i tolerancës. Paradoksi i tolerancës është paraqitur atëherë kur teorikët, për shkaqe torike ose praktike, e shtruan pyetjen: vallë është i drejtë tolerimi i çdo dallimi, përkatësisht edhe të atij dallimi të cilin e kosiderojmë si jomoral apo gabim moral dhe si burim i mundshëm i së keqes së pjesëshme ose të përgjithëshme? Që këtej, paraqitja e lëvizjeve dhe regjimeve autoritare në botë, dhuna dhe fanatizmi janë paralajmërime dhe parakushte të dukshme nga del edhe çështja e kufirit të tolerances. 30. Bindja që bisedat nuk kanë më dobi bëhet e rëndësishme dhe njerëzit ndjekin një strategji të fakteve të mirëqena, duke u bazuar në vlerat për t i pranuar dallimet. Empatia (të ndjehesh në situatën e tjetrit), kujdes për tjetrin humbet, rreziku i interpretimeve të gabuara rritet 31. Në hitorinë e njeriut gjithënjë kanë ekzistuar mospajtime, kundërthënie si dhe ndarje në baza të ndryshme.të gjitha këto dukuri dhe shkaqe gjatë historisë së njerëzimit janë paraqitur dhe zhvilluar në forma dhe mënyra të ndryshme.është e ditur se në procesin e zhvillimit të një shoqërie të gjitha këto dukuri të moskuptimit, mospajtimit, kundërthënjeve e tjera, janë emëruar me fjalën konflikt. Gjatë historisë, njerëzit i kanë fituar të drejtat dhe përgjegjësitë nëpërmjet të qenit anëtarë të grupeve: familje, komb, fejë, klasë, bashkësi ose shtet. Shumë shoqëri kanë pasur zakone ngjajshëm si "rregulla e artë": bëjua të tjerëve ashtu siç dëshiron, që ata të ta bëjnë ty". Dhuna është padrejtësi për qenien njerëzore.karta e Medinës ofron shembëlltyrë,shënoi bashkëjetesën e parë të vërtetë mes feve dhe grupeve të ndryshme etnike nën hijen e Islamit. 30 Njësoj, faqe 28, J. Halbestan, The paradoks of tolerance, the philosophical Forum, vol Friedrich Glasl: Menaxhimi i konflikteve. Një manual për udhëheqës dhe këshilltarë. Bot. 2, Bern/Stuttgart

71 Prof. Dr. Nazmi MALIQI Përfundim Nuk është logjike që të ndodhin konflikte të cilat shkatërrojnë mirëqenjen njerëzore, pa marrë parasyshë se për çfarë interesash bëhet fjalë, sepse njerëzit vlejnë më shumë se këto pasuri.nëse pasuria, vlerat e pranuara nga njerëzit dhe paqja shkojnë bashkërisht, atëherë ekzistojnë më pak shkaqe që të ndodhin konflikte, lufta nuk do të vijë në shprehje dhe forcat represive ushtarako-policore do të jenë të parëndësishme. Maturia është vlerë, e cila llogaritet si fundamentale në etikën fetare. Praktikimi i fesë përmes maturisë në jetën e përditshme, në marrëdhëniët me të tjerët, siç na mëson Kurani Famëlartë, do ta largojnë njeriun nga ngatërresat, të cilat vijnë nga antivlerat. Pa mëdyshje duke u bazuar në Kartën e Medinës, në rrugëtimin për shtetëbërje dhe në vënien ë rrugëve për kumunikim dhe marrëdhënie të llojeve të ndryshmë brenda shtetit, me fqinjët dhe marrëdhënie në nivele ndërkombëtare. Duke krijuar një sistem të ri të vlerave, të një pikëpamje të re mbi botën, të anojmë në zhvillimin dhe ngritjen vetëdijes fetare islame, bazuar në parimet kuranore. Të angazhohemi që asnjëherë mos ta kuptojmë islamin sipas qefit, por dhashtë Zoti që gjithherë të jemi të rreshtuar sipas porosive Kur anore. Misioni i Profetit Muhammed alejhi selam, bazohej në mësimet që ia mësoi Allahu i Lartësuar, dhe ai na i mësoi neve njerëzimit. Porositë e njerëzve të ditur, duhet të jenë udhë rrëfim për t i kuptuar drejtë dallimet fetare, nacionale, gjuhësore dhe racore, duke e ngritur ndërgjegjen dhe vetëdijesimin se vetëm përmes nënshtrimit të vërtetë ndaj Zotit, njeriu mund të bëhet qenie e kompletuar humane. 70

72 MARRËDHENIET NË MES POPUJVE BAZUAR NË KARTËN E MEDINËS Conclusion It is not logical to occur conflicts that destroy the human welfare, regardless of what kind of interests it is about, because people are worthier than the wealth. If the property, the values which are accepted by the people and the peace go together, then there are fewer reasons to occur conflicts, war will not come under consideration and the repressive military police forces will be not important. The maturity is a value which is considered as fundamental in religious ethics. Practicing religion through maturity in everyday life, in relationship with others, as the Holy Quran teaches us, will take away the man from intricacies, which come from no values. Undoubtedly, based on the Charter of the Madina, on the way for state construction, and in the setting of the paths for communication and the relationship of different kinds within the state, with the neighbours and relations in international levels. By creating a new system of values, with a new point of view for the world, let us incline in development and in the raise of religious islamic awareness, based on the quranic principles. Let us strive to never understand the Islam as we like it, but may God help us to be always guided according to the quranic messages. The mission of the Prophet Muhammad (peace be upon him!), was based on the lessons that Allah Almighty taught him, and he taught the humankind. The messages of the wise men, should be guidence to understand religious, national, linguistic and racial differences, raising consciousness and awareness that one can become a complete human being, only through a real obedience to God. 71

73 Prof. Dr. Nazmi MALIQI Prof. Dr. Nazmi MALIQI RELATIONSHIP BETWEEN THE NATIONS BASED ON THE MADINA CHARTER Abstract: The concept of the interdependence in creating of economic, political relationships, of social and cultural security between people, states and businessmen is a paradigm of the time, thus integration projects must subdue to the need to interact, based on mutual interests, as a human being dependent on each other, as Almighty God has created us. The building of the state for the present times, lawful state, ethics, elections, voting, the human right were and are in the attention of great people and ordinary people. This attention was also followed with a message distinguish the right from the wrong ; the trust from the disloyality ; the real patriotism from the false patriotism ; the professionalism from the arrogance ; interdependence and the international cooperation, neighborly cooperation, and with the others, etc. Nations who have understood these messages on time, they are building their states for years through competitive, economic, social, cultural projects etc. The messages of Madina Charter, The Charter of human rights and freedoms, compiled in Madina from The Prophet Muhammad (peace and blessing of God be upon him), conveys a message for the muslims for each other, and to the muslims and non-muslims for each other, which otherwise are quranic messages, based on this message: To put justice among two people is a charity, to help a man to ascend to the horse and to lift the burden is a charity, to answer a question kindly is a charity; to take away something from the road which is a risk for somebody (like thorns or stones) is a charity; to smile at your brother is a charity. (Reported from El- Buhari and el-muslim) Key words: Islamic Faith, Madina Charter, factors, norms, justice, cooperation, quranic messages. / Editor-in-Chief, International Social Sciences Magazine "VISIONS" (nazmimaliqi@hotmail.com) 72

74 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË K.D.U (091) Prof. As. Dr. Agron Beka TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË Jam për dënimin me vdekje të dënimit me vdekje A.Beka (1994) Përmbledhje E drejta për të jetuar është e drejtë fundamentale e njeriut, e drejtë e mbrojtur dhe e garantuar me aktet më të larta juridike vendore dhe ndërkombëtare. Kjo është një e drejtë e pazëvendësueshme dhe e pakomenpzueshme, e cila garantohet edhe me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të viti 1948 dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1950). Botën e sotme bashkohore e karakterizojnë zhvillime të ndryshme, ekonomike, politike, sociale etj., të cilat ndikojnë në paraqitjen e veprave të ndryshme kriminale, që për pasoj kanë dëmtimin dhe shkatërrimin e vlerave më të çmuara të njeriut. Prandaj, për këtë arsye është e nevojshme marrja e masave të ndryshme preventive dhe represive, me qëllim të parandalimit të dukurive kriminale në shoqëri. Tema që trajtohet është një temë e cila ka zgjuar polemika të ndryshme ndërmjet autorëve të ndryshëm që merren me studimin e problematikës së denimit me vdekje (pro and contra). Objekt trajtimi i këtij punimi është vështrimi i përgjithshëm i dënimit me vdekje gjatë historisë, sipas Kodi të Hamurabit dhe sipas Kur ani -it. Fjalët kyqe: Denimi, denimi me vdekje, sanksioni, kriminaliteti, vepra penale, Kodi i Hamurabit, Kur an, etj 73

75 Prof. As. Dr. Agron BEKA Vështrime të përgjithshme Dënimi me vdekje është një ndër dënimet më të vjetra. Ai paraqitet në shtetet e para të krijuara gjatë historisë dhe ekziston akoma sot e kësaj dite. Gjatë historisë së tij të gjatë, ky dënim ka pasur disa forma të paraqitjes së saj dhe është ekzekutuar në mënyra të ndryshme. Qëllimi i tij, ka qenë kryekëput hakmarrja ndaj kryesit dhe paraqitja e frikësimit tek opinioni i gjerë publik. Mënyrat e ekzekutimit të këtij dënimi janë varur nga shkalla e zhvillimit të shoqërisë dhe nivelit të organizimit të aparatit shtetërorë. Në fillim, këto mënyra të ekzekutimit të denimit me vdekje kanë qenë mjaftë primitive, të vrazhda, mizore dhe barbare dhe si qëllim të fundit kishin shkaktimin e mundimeve dhe vuajtjeve sa me të mëdha ndaj kryesit të veprës penale dhe frikësimin e opinionit të gjerë 1. Ndër format dhe mënyrat më të shpeshta të ekzekutimit të dënimit me vdekje, në kohën e vjetër, dhe në mesjetë, në bazë të burimeve historike, kanë qenë: prerja e kokës, vënia në hu, djegia në turrë të druve, mbytja në ujë, helmimi, copëtimi i gjymtyrëve të trupit, mbytja me gurë, mbytja me anë të prerjes dhe nxjerrjes së organeve vitale, gozhdimi në kryq për së gjalli, varrja, futja në varrë për së gjalli dhe forma të tjera të ekzekutimit të këtij dënimi 2. Në të shumtën e rasteve, ekzekutimit të dënimit me vdekje i ka paraprirë një procedurë e veçantë e shkaktimit të vuajtjeve dhe mundimeve fizike dhe trupore të personave të dënuar me vdekje. 1 Dr.Ragip Halili, Penologjia, Prishtinë 2005 fq.84 2 Po aty, fq,84 74

76 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË Dënimet me vdekje si dënime eliminuese në kohën e vjetër e sidomos në mesjetë, ishin shumë të shpeshta. Sipas disa të dhënave nga literatura penologjike, gjatë vitit 1688, dënimi me vdekje në Angli shqiptohej për 50 vepra penale, ndërsa nga fundi i atij shekulli, ky dënim parashikohej për 200 vepra penale. Po ashtu në Francë, gjatë sundimit të mbretit Henry VIII, janë varur më tepër se vjedhës. Me vonë në praktikën e ekzekutimit me vdekje paraqiten disa forma të tjera të cilat konsiderohen se janë më humane. Kësisoj mënyra të ekzekutimit që aplikohen më shpesh e të cilat, personave të dënuar u shkaktohej më pak dhimbje e vuajtje fizike e psikike, konsideroheshin: prerja e kokës nën gijotine; varja; pushkatimi; karrige elektrike; kthina e gasit etj. Të gjitha këto mënyra të ekzekutimit ishin të drejtuara drejt eliminimit të kryesit të veprës penale nga shoqëria. Në këtë mënyrë, ekzistonte bindja se shoqëria më me sukses mbrohet nga kriminelët e këtillë, sidomos nga përsëritja e veprave penale, e nga ana tjetër edhe opinioni do të rezervohej nga kryerja e krimeve për shkak të frikës nga ekzekutimi i dënimeve të tilla 3. Pra këto forma të shqiptimit të dënimit me vdekje janë konsideruar ndër format më të shpeshta dhe më të rënda gjatë asaj periudhe kohore, me të cilat shoqëria ka reaguar ndaj kriminalitetit në përgjithësi dhe ndaj kryerësëve të veprave penale në veçanti. Vlen të theksohet se këto lloje të dënimeve janë shqiptuar për një numër tejet të madh të veprave penale. Dënimi me vdekje haset që nga kohërat më të lashta, që nga Babilonia, Greqia e vjetër etj. Një dënim të këtillë e hasim edhe në kodet e para të shoqërisë njerëzore, si te Kodi i Hamurabit, Ligji i XII tabelave, etj. Në antikë sistemi i dënimeve dhe ekzekutimi i tyre ndryshonte varësisht prej vendit ku shqiptohej ky dënim. Ekzistonin këto lloje të dënimeve: dënimi me vdekje; robërim, (shndërrimi në skllav); konfiskimi dhe dënimet e tjera pasuror; 3 Po aty, fq,85 75

77 76 dëbimi nga vendi; Prof. As. Dr. Agron BEKA dënim i humbjes së nderit dhe të drejtave qytetare, etj. Në vendet e Greqisë së vjetër, Athinë, Spartë etj., ekzekutimi i dënimit me vdekje bëhej në mënyrë më humane se në vendet e lindje se lashtë (Babilonia, Egjipti etj). I dënuari me vdekje kishte në dispozicion të zgjedhte njërën prej tri mënyrave të vdekjes: të pinte helmin (psh. Sokrati, për shkak se i kishte ofenduar perënditë, u dënua me vdekje dhe për ekzekutim zgjodhi pirjen e helmit); litari; therja. E drejta penale Athinase edhe pse në krahasim me të drejtën penale të shteteve të lindjes së lashtë, ishte më e zhvilluar, megjithatë nuk e bënte dallimin e qartë të elementeve objektive dhe subjektive të veprës penale, nuk e bënte individualizimin dhe gradimin e përgjegjësisë penale. 4 Zoti i shtëpisë përgjigjej për veprat penale që i kryenin anëtarët e familjes dhe skllevërit e tij dhe të ngjashëm. Dënimi me vdekje ishtë lloji më i vjetër i dënimit në historinë e së drejtës penale. Me mileniume të tëra madje gjerë në fund të shekullit XVIII në Evropë dhe në kontinente të tjera të botës, dënimi me vdekje ka qenë i paraparë për një numër të madh të veprave penale. Kështu, në legjislacionin penal të Francës në shekullin e XVIII dënimi me vdekje parashihej për 115 vepra penale. Gjatë kësaj periudhe të gjatë të historisë së njerëzimit, dënimi me vdekje i cili ndryshe quhet edhe dënim kapital ( poena kapitalis ), është ekzekutuar në mënyra shumë të vrazhda dhe me mundime paraprake. 5 a) Denimi me vdekje sipas Kodit të Hamurabit Një ndër ligjet më të njohura, me rëndësi juridiko histrorike të periudhës së hershme skllavopronare janë: - Kodi i Hamurabit ( p.e.s) 6 ; 4 Dr. Hilmi Ismajli & Dr. Fatmir Sejdiu, Historia e shtetit dhe e së drejtës I, Prishtinë, 2002, fq., Dr.Ismet Salihu, E drejta penale (pjesa e pergjitheshme) Prishtine 2005 fq Kodin e Hamurabit të gdhendur në guri e kanë zbuluar një grup arkeologësh francez, në vitin , në gërmadhat e qytetit Suzi të Iranit të sotëm. Ky monument me rëndësi të madhe historike juridike ruhet në Luvër të Parisit.

78 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË - Kodi Manu ( p.e.s); - Ligjet e Drakonit (621 p.e.s); - Ligji i XII tabelave (450 p.e.s), etj. Kodi i Hamurabit është përmbledhje ligj që e nxorri perandori, sundimtari i Babilonisë Hamurabi në vitin 1694 p.e.s. Ky kod ka qenë i shkruar gdhendur në një shtyllë guri në lartësi prej 2.25 metra. Poashtu, në gurin e tillë ka qenë e gdhendur edhe figura e Hamurabit në pozicionin e pranimit të Kodit nga perëndia e Diellit, i quajtur: Shamash. Ky kod përbëhej nga 3 pjesë të shkruara në një tekst: 1. Pjesa hyrëse prologu; 2. Ligjet e shkruara pjesa normative; 3. Pjesa përfundimtare epilogu. Pjesa më e rëndësishme dhe kryesore ishte pjesa e dytë d.m.th.pjesa normative, e cila ishte e përbërë prej 282 neneve. Kjo pjesë përmbante dispozita nga degët e ndryshme të së drejtës. Me këto dispozita rregulloheshin mardhëniet e ndryshme juridike nga: E drejta sendore; E drejta e detyrimeve; E drejta martesore dhe familjare; E drejta trashëgimore; E drejta penale, etj. Pra, ky kod sipas autorit M. Kelmendi 7 përmbante norma: Mbi gjyqet; Mbi sendet nga e drejta reale; Për martesën, familjen dhe trashëgimin; Për mbrojtjen e jetës së njeriut dhe integritetit të tij fizik; Për të drejtën penale; Për punën, përgjegjësinë rreth shkaktimit të dëmeve dhe për veglat e punës; Në shumë nene bëhet fjalë edhe për procedurën penale gjyqësore të asaj kohe dhe për provat material e dëshmitë. 8 7 Muhamet Kelmendi, Historia e shtetit dhe së drejtës, Prishtinë, 2015, fq Muhamet Kelmendi, po aty, fq

79 Prof. As. Dr. Agron BEKA Ndërsa, sipas autorëve prof. H. Ismaili dhe F. Sejdiu 9 Hamurabit përmbante dispozita nga fusha e së drejtës: Sendore (reale); Detyrimeve; Martesore dhe familjare; Trashëgimore; Penale; Gjyqësia dhe procedura gjyqësore. 10 Kodi i Ky kod kryekëput ka pasur karakter klasor dhe sanksiononte pabarazinë formale juridike, duke e mbrojtur parimisht interesin e shtresave sunduese. Përkundër kësaj, ky kod ka një rëndësi historike pasi që shumë kode e ligje të mëvonshme si bazë për hartimin e legjislacionit nga fusha e së drejtës e kanë marrur për bazë këtë kod. Sipas këtij kodi denimi me vdekje shqiptohej për vepra penale të caktuara dhe mënyrat më barbare dhe më të shpeshta të ekzekutimit të dënimit me vdekje, sipas Kodit të Hamurabit ishin: - Djegia; - Vrasje; - Lidhja dhe hedhja në ujë; - Qitja në huj (të varet në litar), etj. Ndërsa, sipas autorëve prof.dr.ismet Elezi dhe Ela Elezi 11 dënimi me vdekje sipas Kodit të Hamurabit shqiptohej për vepra penale të caktuara dhe ekzekutohej në mënyrat më barbare: - Me djegie (nenet 24, 110, 157); - Me vrasje (neni 153); - Me hedhje në ujë (neni 108, 129, 133, 155) etj Vdekja me kamxhik (neni 202). Dënimi me vdekje sipas Kodit të Hamurabit shqiptohej në 35 raste të ndryshme: 9 Hilmi Ismaili & Fatmir Sejdiu, Historia e shtetit dhe e së drejtës I, Prishtinë, 2002, fq Hilmi Ismaili & Fatmir Sejdiu, po aty, fq Më gjerësisht shih: Ismet Elezi & Ela Elezi, Historia e së drejtës penale, Tiranë, Ismet Elezi & Ela Elezi, vepër e cituar, fq

80 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË - Nëse dikush e akuzon tjetrin dhe akuzën e shpreh para gjykatës, por atë nuk mund ta provojë, ai që ka akuzuar TË VRITET (Neni: 1); Pra, këtu kemi të bëjmë me kryerjen e veprës mashtrim dhe deklarim i rrejshëm të kryesit të veprës ndaj të cilit shqiptohej një denim i tillë. - Nëse dikush e akuzon tjetrin për magji, por atë nuk mund ta provojë, ai që akuzohet për magji, shkon e kërcen në lumë: nëse atë e merr lumi, ai që e akuzon do t ia merrë shtëpinë. Mirëpo, nëse lumi tregon se është i pafajshëm dhe ai noton, ai që e akuzon për magji, TË VRITET, ai që kërcen në lumë do t ia marrë shtëpinë shpifësit të vet (Neni: 2); - Nëse dikush në process dëshmon në dëm të të pandehurit, dhe atë që thotë nuk e provon: nëse procesi ka të bëjë me jetën, dëshmitari TË VRITET (Neni: 3); - Nëse dikush i vjedh sendet hyjnore ose të pallatit, nga tempulli ose pallati, TE VRITET; edhe ai që i pranon nga ky sendet e vjedhura, TË VRITET (Neni:6); - Nëse dikush blen ose prnon në depozitë pa dëshmitarë, ose pa kontratë nga djali ose skllavi i dikujt, argjendin ose arin,ose skllavin ose skllaven,ose gjedhin, ose delen, ose gomarin, ose dicka tjetër, konsiderohet si hajn, TË VRITET (Neni: 7); - Nëse dikush vjedh gjedhin, ose delen, ose derrin, ose barkën, nëse gjëja e vjedhur i takon perëndisë ose pallatit do ta japë tridhjetëfishin, nëse i takon mushkenit 13, do ta kompenzojë dhjetëfishin, nëse hajni nuk ka të paguajë, TË VRITET (Neni: 8); - Nëse dikush, të cilit i mungon ckadoqoftë, atë e gjen te tjetri: nëse ai te i cili gjendet sendi i humbur, thot: shitësi ma ka shitur, para dëshmitarëve e kam blerë, dhe nëse pronari i gjësë së humbur thotë:..do t i sjellë dëshmitarët, të cilët e njohin atë që më humbi, atëherë blerësi duhet ta sjellë shitësin, i cili ia ka shitur, dhe dëshmitarët para të cilëve e ka blerë, edhe pronari i sendit të humbur, duhet ta sjellë dëshmitarin, i cili e njeh sendin e tij të humbur. Gjyqëtari duhet t i shqyrtojë thëniet e tyre; dëshmitarët para të cilëve është paguar cmimi, dhe dëshmitarët që e njohin sendin e humbur, duhet të tregojnë para perëndisë cka dinë. Shitësi atëherë 13 Mushkenu pjesëtar i shtresës së ulët, i klasës skllavopronare. Jeta, integriteti trupor dhe pasuria e tij ishin më pak të mbrojtura se sa aviliumi (pjesëtar i shtresës së lartë të klasës skllavopronare), por më tepër se e skllavit. 79

81 80 Prof. As. Dr. Agron BEKA është hajn dhe TË VRITET. Pronari i sendit të humbur e fiton atë, blerësi i fiton nga shtëpia e shitësit paratë që i ka paguar (Neni: 9); - Nëse blerësi nuk i sjell shitësin dhe dëshmitarët, para të cilëve e ka blerë, kurse pronari i sendit të humbur i sjellë dëshmitarët, të cilët e njohin sendin, atëherë blerësi është hajn dhe do TË VRITET, pronari do ta marrë sendin që e ka humbur (Neni: 10); - Nëse pronari i sendit të humbur nuk i sjell dëshmitarët, të cilët e njohin sendin, ai është i pandërgjegjshëm dhe shpifës, TË VRITET (Neni: 11); - Nëse dikush vjedh djalin e huaj të mitur, TË VRITET (Neni: 14); - Nëse dikush nga porta e nxjerr skllavin ose skllaven e pallatit ose skllavin e ndonjë mushkeni, ose skllaven e ndonjë mushkeni, TË VRITET (Neni: 15); - Nëse dikush në shtëpinë e vet pranon skllavin os skllaven e ikur, të pallatit ose të ndonjë mushkeni, dhe në thirrjen e hapët të nëpunësit, nuk i qet jashtë, TË VRITET (Neni: 16); - Nëse atë skllav e mban në shtëpinë e vet dhe mandej skllavi gjendet tek ai, ky njeri TË VRITET (Neni: 19); - Nëse dikush e shpon shtëpinë, para asaj vrime TË VRITET dhe të varroset (Neni: 21); - Nëse dikush bën hajni dhe zihet TË VRITET (Neni: 22); - Nëse në shtëpinë e dikujt shpërthen zjarri dhe dikujt, që vjen ta fikë, i ngel syri në pronën e pronarit të shtëpisë, merr pronën e pronarit të shtëpisë, TË HIDHET PO NË ATË ZJARR (Neni: 25); - Nëse luftëtari ose nëpunësi, i cili merr urdhër të niset në rrugë të mbretit (në luftë), nuk shkon, e paguan një zëvendës, zëvendësi i tij shkon, luftëtari ose nëpunësi TË VRITET, zëvendësi i tij do ta marrë shtëpinë e tij (Neni: 26); - Nëse guvernatori ose prefekti lejon lirimin e luftëtarit dhe për shërbim të mbretit merr dhe dërgon të paguarin si zëvendës, ai guvernator ose prefekt TË VRITET (Neni: 33); - Nëse guvernatori ose prefekti ia merr luftëtarit pronën, i shkakton dëm luftëtarit, në process luftëtarin ia dorëzon më të fortit, luftëtarit ia merr dhuratën që ia ka dhënë mbreti, ai guvernator ose prefekt TË VRITET (Neni: 34); - të vritet. (Neni: 98)

82 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË - Nëse tavernjerja si cmim të pijes nuk e pranon drithin sipas peshës së madhe, por merr para, dhe nëse cmimi i pijes në krahasim me drithin është më i vogël, kjo duhet të provohet ndërsa ajo DO TË HUDHET NË UJË (Neni: 108); - Nëse tavernjerja, kur në shtëpinë e saj tubohen komplotistët, nuk i zën ata dhe nuk ia dorëzon pallatit, TË VRITET (Neni: 109); - Nëse gruaja e shuguruar (e cila nuk guxon më të martohet) hap tavernenë ose hyn në tavern për të pirë, TË DIGJET (Neni: 110); - Nëse i burgosuri vdes në shtëpinë e burguesit nga dajaku ose keqtrajtimi patroni i të burgosurit do ta ftojë në gjykatë burguesin e tij; nëse i vdekuri ka qenë biri i njeriut të lirë, DO TË VRITET biri i tij (i burguesit), nëse ka qenë skllav, do të paguajë një të tretën e minës së argjendit, dhe do të humbë krejt cka ka dhënë hua (Neni: 116); - Nëse gruaja e dikujt zihet në shtrat me një mashkull tjetër, të lidhen dhe TË HIDHEN NË UJË, nëse pronari i gruas dëshiron, mund të lejojë që gruaja të jetojë, e mbreti i skllavit që skllavi të jetojë (Neni: 129); - Nëse ndonjë njeri dhunon femrën e huaj, e cila ende nuk ka pasur marrëdhënie me mashkul dhe ende jeton në shtëpinë e babait, dhe tek ajo me atë rast zihet, ai njeri TË VRITET, gruaja le të jetë e lirë (Neni: 130); - Nëse ndonjë njeri zihet rob lufte e në shtëpinë e tij ka se cka të ngrënët, e nëse gruaja del prej shtëpisë së burrit dhe shkon në ndonjë shtëpi tjetër, për atë se ajo grua nuk e ruan trupin e vet dhe për atë se shkon në shtëpi tjetër, të qitet para gjyqit dhe TË HIDHET NË UJË (Neni: 133); - Nëse ajo nuk ka të drejtë, nëse del nga shtëpia, shtëpinë e shkatërron, burrin e lë pas dore, ajo grua TË HIDHET NË UJË (Neni: 143); - Nëse gruaja e ndonjë e vret burrin e vet për ndonjë meshkull tjetër TË QITET NË HU (Neni: 153) 14 ; - Nëse dikush i zgjedh djalit të fejuarën, e djali kontakton me të, kurse ai me të fled he me atë rast zihet, TË LIDHET DHE TË HIDHET NË UJË (Neni: 155); - Nëse dikush fle me të ëmën pas vdekjes së babait të vet, që të dytë TË DIGJEN (Neni: 157); - Nëse ajo grua vdes, TË VRITET vajza e tij - e sulmuesit (Neni: 210) 15 ; 14 Të varet në litar. 81

83 Prof. As. Dr. Agron BEKA - Nëse dikush e mashtron kirurgun dhe nëse ky e vulos dikë me vulë të skllavit të patjetërsueshëm, ai njeri TË VRITET dhe të varroset në shtëpinë e vet: kirurgu do të betohet: nuk e vulosa me dije dhe do të jetë i lirë (Neni: 227); - Nëse ndërtuesi ia ndërton tjetërkujt shtëpinë dhe nuk ia ndërton të fortë dhe shtëpia, të cilën e ngrit, rrënohet dhe e mbytë pronarin, TË MBYTET ndërtuesi (Neni: 229); - Nëse mbytet djali i pronarit, TË VRITET djali i atij ndërtuesi (Neni: 230). Njohja në vija të përgjithshme e Kodit të Hamurabit shërbeu si bazë për të krijuar një përfytyrim të mjaftueshëm për të drejtën penale të krej Lindjes së Lashtë, e cila u bë burim kryesor i së drejtës penale skllavopronare. 16 b) Dënimi me vdekje sipas Kur an -it 17 ( ) Kur ani 18 si një ndër burimet kryesore të së drejtës së Sheriatit përveç që përmban dispozita me karakter moralo fetar, ai përmban edhe dispozita të karakterit juridik, por që në esencë edhe këto janë të përshkruara me një frymë fetare, që dmth se jo rrallë dispozitat e tij kanë më tepër karakter moral se sa juridik, Përveç dispozitave morale, nga e drejta familjare, trashëgimore, luftarake (ndërkombëtare). obligative ai përmban 15 Nëse dikush i mëshon vajzës shtatëzënë të njeriut të lirë dhe nga goditja e tillë ajo vdes, do të vritet vajza e sulmuesit). 16 Ismet Elezi & Ela Elezi, vepër e cituar, fq Agron Beka, Dënimi me vdekje në të drejtën penale, fejton, Bota e re, nr.21, Prishtinë, Në Kur an (Suretu el Bekare, kap. 2 ajeti 2) shkruan: Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Autori Jetish Bajrami në parathënien e KUR AN-it (me përkthim dhe komentim të H. Sherif Ahmeti, Prishtinë, 1988) shkruan: Kur ani, pa dyshim është Fjalë e Allahut, KELAMULL- LLAH, i cili në formë të Shpalljes iu dërgua Muhammedit a.s. Ai i zbriti Muhammedit a.s. për ta orientuar drejt në besimin në një Zot dhe për t i nxjerrë njerëzit nga errësira dhe injoranca dhe për t i shpjerë në dritë, në rrugën e drejtë, në rrugën e njerëzisë e të emancipimit dhe të prosperitetit e të progresit individual dhe shoqëror. Ndërsa, Dr. Mehmed Begovic në Serijatsko bracno pravo, Beograd, 1936, fq. 68, shkruan: Kur ani është burim themelor-kryesor i islamizmit dhe për të paraqet një lloj kushtetute, ndërsa autori S. Jasic: në Zakoni starog i srednjeg veka, Beograd, fq. 68 shkruan: Kur ani është burim themelor i të së drejtës së Sheriatit libër i shenjtë që përmban dispozita hyjnore që Muhammedi ia la popullit. 82

84 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË edhe dispozita nga e drejta penale, ku me rëndësi shqyrtimi është, sidomos i quajturi dënim HADD ); Dënimi HADD në vete përmban dy lloj dënimesh: 1) DËNIME TRUPORE- siq janë: a) Dhënia e një numri të konsiderueshëm të rënash (80 deri në Në Suretu en Nurë, kaptina 24, ajetet 4 dhe 2, thuhet: Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm. Dispozitë obliguese është që: Laviren dhe lavirin t i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. b) Prerja e dorës për hajni. Në Suretu el Maide, kaptina 5, ajeti 38, thuhet: Vjedhësit dhe vjedhëses preni duart, si shpagim t veprës që bënë (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë. 2) DËNIMIN ME VDEKJE - i cili mund të shqiptohej për: a) Marrëdhënie seksuale jashtëmartesore të kryer nga personat e martuar (mysliman); b) Grabitje (që dmth. Prerje të rrugës). 20 Ndërsa sipas autorit Josip Molnar në Bota pa trekëmbësh 21, dënimi me vdekje sipas Kur an-it shqiptohet për këto vepra: 19 Mr. Ejup Sahiti: Disa njohuri themelore për të drejtën e Sheriatit, revista E drejta, nr. 2, Prishtinë, 1985, fq. 169, shkruan: Hadd quhet ai sanksion që parashihet për ato pak vepra penale të inkriminiuara me Kur an siç janë: marrëdhënia seksuale jashtë kurorës, shpifja për kurvëri, dehja, vjedhja dhe grabitja, për të cilat përveç për shpifje, ndjekja bëhet ex officio, sepse konsiderohet se cënohet e drejta hyjnore. Në të vërtetë sanksioni had përmban në vete disa lloje të dënimiy. 20 Mr. Ejup Sahiti, vepër e cituar, faqe Fejton, Rilindja, 1989, nr

85 a) Tradhti bashkëkohore; b) Dhunim; Prof. As. Dr. Agron BEKA c) Raste të rënda të imoralitetit (p.sh. Zina-ja). 22 Në Suretu en Nisaë, kaptina 4, ajeti: 15, thuhet: Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t i marrë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to. Lidhur me çështjen e shqyrtuar më parë, ja një rast i cili ka ndodhur në Pakistan (Islamabad): Mohamed Servar e Shahida Pervin u burgosën e u dënuan me vdekje pasi që u martuan, me ç rast martesa e parë e Shahidës, sipas vlerësimit të gjyqit të shkallës së parë, nuk ishte shkurorëzuar siç duhet. Kjo mjaftoi që të dy të shpallen përgjegjës për veprën e ZINAS (marrëdhënies seksuale jashtë martesës) për të cilën sipas të Drejtës së Sheriatit parashihet dënimi me vdekje Gjuajtja me gurë. Gjyqi i Apelacionit në Karaqi konstatoi se martesa e parë e kundërvajtëses ishte shkurorëzuar legalisht, prandaj edhe e abrogoi vendimin e gjyqit më të ulët me të cilën Mohamedi dhe Shahida ishin dënuar me vdekje, për shkak të tradhëtisë bashkëshortore. Por rasti nuk përfundiu me kaq, sepse tradhtarët u liruan, ndërsa kundër burrit të pare të Shahides u hap procedura për paraqitje të rrejshme. Ky vendim i Gjyqit të Lartë në Karaqi është i rëndësishëm për faktin se në të thuhet: dënimi me vdekje nuk ka mundur të shqiptohet edhe sikur vendimi për shkurorëzim të mos ishte i plotfuqishëm, sepse e drejta e Sheriatit parashesh se ZINA mund të dëshmohet vetëm me deklaratat e katër dëshmitarëve. 23 Sipas autorit Mr. R. Çeliq, avokat: Dënimi me vdekje sipas Kur anit mund t i shqiptohej për dëshmi të rrejshme dëshmitarit. Këtë mendim të Çeliqit e kundërshtojnë shumë autorë të së drejtës penale - islame të cilët duke u mbështetur në Kur an (24:23,24) kanë ardhur në përfundim se: nuk 22 ZINAJA - prostitucioni, kurvëria është një prej veseve më të shëmtuara që rrënon në themel qytetërimin e një basgjësie njerëzore, andaj feja ka paraparë masa të rrepta ndëshkuese kundër bartësve të kësaj dukurie, e me qëllim të formimit të individëve me moral të lartë e të pastër, të cilët do ta përbëjnë një bashkësi të lumtur me virtyte shumë të larta. (H. Sh. Ahmeti në komentin e tij: Kur an-i, përkthim me komentim, 1988). 23 Agron Beka, Dënimi me vdekje sipas Kur ani-it ( ), Dituria Islame (Legjislatura Islame), nr.70, Prishtinë, 1995, fq.46 47; Gazeta Rilindja, me titull: Lirimi. 84

86 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË është fjala për dënimin me vdekje për dëshmi të rrejshme, sepse dëshmitarët (katër duhej të ishin) apo ndonjëri prej tyre në çdo kohë mund të deklaronin (para kadiut) se tërhiqen nga dëshmia e dhënë më pare. Prandaj, sikur e drejta t i kanosej denim me vdekje për dëshmi të rrejshme, mendojmë se mundësia e tërheqjes nga dëshmia do të kishte qenë iluzore 24. Pra, sipas të Drejtës së Sheriatit pasojat e dëshmisë së rrejshme pikësëpari janë të natyrës morale. 25 Sipas autorit Dr. Mehmed Begoviqit, Kur an-i parashesh dënim të dyfishtë: a) Dënim nga ana e faktorëve shtetërorë; b) Dënim nga ana e Zotit në këtë apo në Botën tjetër 26. Po ashtu kur është fjala për dënimin me vdekje, kemi të bëjmë me: - Dënimin me vdekje në këtë Jetë Botë (si të tilla ishin rastet e lartëcekura); - Dënimi me vdekje në Atë Jetë Botë (pra, kur i vdekuri dënohet me dënim me vdekje ). Kështu në Suretu En-nisa, kaptina 4, ajeti 10, 14, 30, 56, thuhet: Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehenemit. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë Kush bën këtë (që e ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është lehtë për Allahun. Është e vërtetë se ata, që mohuan argumentet Tona, do t i hedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. Allahu është i plotëfuqishëm, i drejtë. Në Suretu El maide, kaptina 5, ajeti 33, thuhet: 24 Mr.Ejup Sahiti, vepër e cituar, fq ; Radislav Čelić, Svedoci kao dokazno sredstvo, Kraleve, 1972, fq Po aty, fq.173; Kur an (2:282). 26 Dr.Mehmet Begovic, vepër e cituar, fq.68; Kur an (99:7,8); Mr.Ejup Sahiti, veper e cituar, fq

87 Prof. As. Dr. Agron BEKA Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen ose (të gjymtohen), t u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. Në Suretu El Haxhxh, kaptina 22, ajetet 9, 19, 22, thuhet: Ai që shtrëmbëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t i humbë njerëzit nga rruga e Allahut. Atij do t i takojë poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kiametit atij do t ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit). Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë), që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepën rroba prej zjarrit e u hidhet uji i valë mbi kokat e tyre. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): Vuane dënimin me djegie! Në Suretu Gafir kaptina 40, ajetet 70, 71 dhe 72, thuhet: Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë. Atyre do t u vihen prangat dhe zinxhirët në qafat e tyre e do të zhyten në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr. Në Suretu El kamer, kaptina 54, ajetet 47 dhe 48, thuhet: S ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në një zjarr të madh. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. Vuanie dënimin Sekar (emër i një xhehenemi). Pra kemi ende raste kur dënimi me vdekje në këtë apo në atë Jetë Botë, shqiptohet për shkeljen e dispozitave të Kur an -it. Sipas Kur an -it disa nga mënyrat e ekzekutimit të dënimit me vdekje janë: Mbytja, gozhdimi ose gjymtimi ( Suretu el Maide, 5:33); Futja në zjarrin e përjetshëm të xhehenemit (Suretu En nisa, 4:10,14); Zhytja në ujin valë (Suretu Gafir, 40:71, 72); 86

88 TRAJTIMI I DËNIMIT ME VDEKJE SIPAS BURIMEVE JURIDIKE GJATË HISTORISË Gjuajtja me gurë 27 (Rasti në Pakistan); Mbyllja në shtëpi deri në vdekje (Suretu En-nisa, 4:15). Këtu kemi të bëjmë me kombinimin e shqiptimit të dënimit: Burg i përjetshëm dhe dënimit me vdekje. Mendimet e autorëve janë të ndryshëm lidhur me numrin e veprave për të cilat parashihet dënimi me vdekje sipas (Kur an-it) të së Drejtës së Sheriatit. Përkundër kësaj Kur ani ka anën e vet pozitive lidhur me numrin e vogël të veprave për të cilat parashihet dënimi me vdekje (nga ana e faktorëve shtetërorë), gjë që nuk mund të thuhet edhe për mënyrën e ekzekutimit të dënimit me vdekje. 27 Rasti i cekur më lartë, i ndodhur në Pakistan. 87

89 Prof. As. Dr. Agron BEKA Prof. As. Dr. Agron Beka TREATMENT OF THE DEATH PENALTY UNDER CERTAIN LEGAL RESOURCES THROUGHOUT HISTORY Abstract The right to life is a fundamental human right, the right protected and guaranteed by the highest local and international legal acts. This is an indispensable right guaranteed by the Universal Declaration of Human Rights of 1948 and the European Convention on Human Rights (1950). Today's modern world is characterized by various developments such as economic, political, social, etc., which affect the appearance of various criminal offenses that as a consequences leads to the destruction of the most precious human values. Therefore, for this reason it is necessary to take various preventive measures and repressive, in order to prevent criminal phenomena in society. The topic addressed is a topic that has stirred controversy among various different authors dealing with the study of the problems of the death penalty (pro and contra). Treatment object of this paper is the overview of the death penalty throughout history, according to the Code of Hammurabi and by "Quran. Key words : punishment, death penalty, penalty, crime, criminal offenses, the Code of Hammurabi, "Qur'an ", etc. 88

90 NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... K.D.U Phd Cand. Teuta BEKA NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA 1. Natyre juridike e kontratës Në bazë të doktrinës juridike dhe praktikë gjyqësore natyra juridike e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme përcaktohet nga dy elemente: pronësia dhe mbajtja e përjetshme, që e bënë këtë marrëdhënie juridiko-civile mjaftë specifike në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Prandaj lidhur me natyrën juridike të kësaj kontrate ekzistojnë mendime të ndryshme të cilat në shumtën e rasteve janë kontradiktore me njëra tjetrën. Polemikat e shumta të cilat shfaqen lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë se në cilin grup të kontratave duhet të radhitet kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, cilat rregulla juridike duhet të aplikohen gjatë zgjidhjes së kësaj kontrate, si duhet të cilësohen marrëdhëniet kontraktuese të palëve në këtë kontratë me barrë apo pjesërisht me barrë, etj. Prandaj analiza e natyrës juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme duhet të bëhet në mënyrë të veçantë për shkak të vetë specifikateve të cilat i ka, mirëpo çdo herë duke u bazuar në parimet e të drejtës kontaktuese. Mendimet e shumta mbi natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë: - Sipas një grupi autorësh kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, në bazë të karakteristikave të cilat i ka është kontratë e trashëgimisë. Përkrahës të këtij mendimi këtë kantatë e cilësojnë si institut i veçantë i të drejtës trashëgimore 1 ku marrësi i mbajtjes pas vdekjes së tij përmes kësaj kontrate bënë kalimin e pasurisë në persona të caktuar. Ekziston mendimi se me anë të kësaj kontrate marrësi i mbajtjes dëshiron ti përjashtoj trashëgimtarët 1 Dr.Slobodan Svorcan, Rasid ugovora o dozivotnom izdrzhavanju, 1988, Beograd, fq

91 90 Phd. Cand. Teuta BEKA ligjorë nga trashëgimia. Në bazë të mendimit të Milorad Perishiqit citoj: Marrësi i mbajtjes motivin për lidhjen e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme nuk e sheh vetëm në mbajtje por edhe dëshirën e tij për ndarjen e pakufizuar të pasurisë së tij para vdekjes.... Pra natyra juridike e kësaj kontrate merr karakter të drejtës trashëgimore si dhe zbatimin e normave të saja. 2 Megjithatë shumë autorë këtë kontratë nuk e cilësoj si kontratë mbi trashëgimin. Sipas tyre trashëgimia nuk mund të realizohet në bazë të kontratës mbi trashëgimin, por në bazë të ligjit ose në bazë të testamentit si dhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme lidhet në mesë të gjallëve inert vivos, ndërsa rrjedhat e trashëgimisë shfaqen pas vdekjes së trashëgimlënësit. 3 Polemikat lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë se kjo kontratë a është kontratë aleatore dhe deri në cilën masë. Shumica e autorëve e përkrahin mendim se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme ka elemente të kontratës aleatore. Përkrahësit e mendimit se është kontratë aleatore nisen nga fakti se në këtë kontratë nuk mund të dihet kohëzgjatja e dhënies - marrjeve, pasi që kjo varet nga jetëgjatësia e marrësit të mbajtësit. Kjo nënkupton se gjatë lidhjes së kontratës palët kontraktues hyjnë në raporte të rrezikut pasi që paraprakisht nuk e din sasinë e dhënies. 4 Kështu sipas mendimit të Kosta Mesarovic kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese me afat shtytës dhe nga arsyeja se nuk dihen saktë dhëniet dhe kohëzgjatja e tyre, këtë kontratë e cilëson si kontratë me elemente aleatore. 5 Për shkak të natyrës së tillë juridike rrjedhë se dhënësi i mbajtjes dhe marrësi mbajtjes kanë të drejtë në zgjidhjen e kontratës për shkak të dëmtimit përtej masës. 6 - Në doktrinën juridike lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme është e diskutueshme mendimi së kjo kontratë a është kontratë me shpërblim të plotë apo të pjesshme apo është kontratë pjesërisht mbi dhuratën. Mendimi se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë me shpërblim është padiskutueshme, por a është plotësisht me shpërblim, ka dilema të shumta. Mendimi i autorëve se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme ka elemente të kontratës mbi dhuratën e arsyetojnë me faktin se në rastet kur 2 Milorad Perishiq, O pravnoj prirodi ugovora dozivotnom izdrzhavanju, Pravni zivot, br.6/64, fq Prof.dr.Alajdin S. Alishani, vep. e cit. fq Nevenka Petrovic, Ostoje Milisavljevic, Dozivotno izdrzavanje po Zakonu o nasledivanju, Beograd, 2009, fq Dr.Slobodan Svorcan, vep. e cit., fq Dr. Borislav T. Blagojevic, vep. e cit., fq. 290.

92 NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... dhënësi i marrësit e shfrytëzon pronën e marrësit të mbajtjes dhe nga ajo realizon të ardhura më të mëdha se sa që janë dhëniet lidhur me mbajtjen, atëherë gjatë llogaritjes së ekuivalencave të prestimeve të ndërsjellta del se këtu kemi kontratë mbi dhuratën, mbi tepricën e fitimit të realizuar nga dhënësi i mbajtjes. Nëse shpenzimet e dhënies janë të barabarta me fitimin e realizuar nga pasuria e marrësit të mbajtjes sipas autorëve cilësohet si kontratë më shpërblim. 7 Pra kontrata mbi mbajtjen e përjetshme konsiderohet se ka elemente të kontratës mbi dhuratën vetën në ato raste kur vlera e pasurisë së marrësit të mbajtjes tejkalon vlerën e shpenzimeve të dhënësit të marrjes. Në praktikën juridike ekziston mendimi se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme krijon efekte juridiko-reale në rastet kur dhënësi i mbajtjes të drejtën e tij mbi pronën e paluajtshme e regjistron në librat publik. Me regjistrimin e kësaj kontrate në librat publik, sigurohet pronësia e dhënësit të mbajtje nga pretendimet eventuale të personave të tretë apo edhe të vetë marrësit të mbajtjes. Prandaj në bazë të analizave të bëra lidhur me natyrën juridike të kontratës mbi mbajtën e përjetshme konstatohet se kjo është kontratë e veçantë e drejtës detyrimore, e cila me specifikat e saja e bënë që kjo kontratë të cilësohet si kontratë sui generis në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. 2. Veçorit e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme si kontratë e veçantë në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve juridike, karakterizohet me veçori të posaçme gjë që e bëjnë këtë kontratë më specifike në raport me kontratat tjera. Veçoritë kryesore të kësaj kontrate janë: - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë me emër (contractus nominatus) sepse rregullimi i saj bëhet përmes dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë këtë materie. - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë formale dhe forma e saj është kusht për plotfuqishmërin e saj (forma ad solemitatem). Në bazë të ligjit mbi detyrimet është e paraparë që forma e kësaj kontrate të jetë me shkrim dhe pas nënshkrimit nga palët të vërtetohet në gjykatë. Për shkak të formës së kësaj kontrate, ajo cilësohet si një ndër kontrata më të rrepta formale në marrëdhëniet kontraktuese. Nga praktika gjyqësore është paraparë që gjatë vërtetimit të kontratës të zbatohen dispozitat e 7 Dr. Slobodan Svorcan, vep. e cit. fq

93 Phd. Cand. Teuta BEKA përgjithshme të drejtës civile që nënkupton se gjyqtari duhet tua lexoj kontratën palëve si dhe të njoftoj kontraktuesit për pasojat juridike të kontratës. 8 Pra forma strikte e kësaj kontrate është arsyeja që kjo kontratë nuk mundë të lidhet me autorizim. 9 - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë kumutative sepse në momentin e lidhjes së kësaj kontrate dhënësi dhe marrësi i mbajtjes i dinë të drejtat dhe obligimet e tyre. Me këtë kontratë obligimet e palëve kontraktues janë të caktuara dhe të sigurta. 10 Kjo kontratë është kontratë me prestime të përhershme, sepse ekzekutueshmria e kësaj kontrate zgjatë gjerë në momentin e vdekjes së marrësit të mbajtjes, respektivisht kryerjen e procedurave post mortore. - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese, në bazë të së cilës të dy palët kanë detyrime njëra kundrejt tjetrës, prandaj pavlefshmëria e një detyrimi shpie në pavlefshmërinë e tjetrit. 11 Kjo nënkupton se dhënësi i mbajtjes obligohet që marrësin e mbajtjes ta mbajë, të ushqejë, të kujdeset për të, etj, ndërsa marrësi obligohet t ia kaloj në pronësi pronën, sendin apo të drejtën e caktuar. Tek kjo kontratë përmbushja e detyrimeve nuk është e njëkohshme çka do të thotë se dhënësi i mbajtjes fillon përmbushjen e detyrimeve me nënshkrimin e kontratës, ndërsa përmbushja e detyrimit nga marrësi realizohet me vdekjen e tij Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë me shpërblim, sepse dhënësi i mbajtjes për atë që i jep marrësit të mbajtjes në kundërshpërblim do të marr atë për çfarë janë dakorduar me kontratë. Specifikë e kësaj kontrate është se përpos detyrimeve të përcaktuara me kontratë, përfshihen edhe elemente të kodit moral, prandaj kjo kontratë ka elemente të kontratës pa shpërblim. - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë intuitu personae, sepse lidhet duke pas parasysh veçorit e palëve kontraktues dhe besimin e ndërsjella. Prandaj kërkesa e marrësit të mbajtjes ndaj dhënësit të mbajtjes nuk mund të kalohet në tjetrin Prof. dr. Alajdin S. Alishani, E drejta e detyrimeve, Pjesa e vaçant, Prishtinë, 1990, fq Prof. dr. Nerxhivane Dauti, vep. e cit., fq Dr. Lubisha Millosheviq, E drejta e detyrimeve, Prishtinë, 1977, fq Doc. Andon Sallabanda, E drejta e detyrimeve, Pjesa e përgjithshëme, Tiranë, 1962, fq Dr. Mirsa Mijacic, Obligacioni Ugovori, drugo dopunjeno izdanje, 1990, fq Ligji për detyrime të Kosovës, neni

94 NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë aleatore, sepse në momentin e lidhjes së kontratës për marrësin e dhënies dihen të drejtat dhe detyrimet, ndërsa për dhënësin e mbajtjes detyrimet ndaj marrësit janë të pacaktuara në aspekt kohorë. Momenti i vdekjes së marrësit të mbajtjes është rrethanë e ardhshme dhe e pasigurt. Pra jetëgjatësia e marrësit të mbajtjes paraqitet si fakt aleatorë në këtë kontratë Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme ka veçorin e saj se ajo mund të lidhet në dobi të personit të tretë. Kjo kontratë lidhet në mes të dhënësit dhe marrësit të mbajtjes ndërsa personi i tretë nuk është palë në këtë kontratë, por shfrytëzues i efekteve të kësaj kontrate. Pra kauza e kësaj kontrate është që kontrata mbi mbajten e përjetshme të lidhet për favor të palës së tretë Forma e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë formale e cila si e tillë rregullon marrëdhëniet juridiko-civile në mes të marrësit të mbajtjes dhe dhënësit të mbajtjes. Forma me shkrim e kësaj kontrate është një ndër kushtet esenciale për plotëfuqishmërin e saj. Sipas Ligji për detyrime të Kosovës forma e kontratës rregullohet me nenin 561 citoj: Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme duhet të bahet ne formë të aktit noterial. Forma e kontratës është kusht esenciale në plotëfuqishmrin apo në shpalljen nule të kësaj kontrate. Para hyrjes në fuqi të ligjit për noterin,forma e kontratës përbëhej nga dy elemente: - forma me shkrim e përpilimit të kontratës, dhe - vërtetimi i kontratës para gjykatës kompetente Forma e shkruar e kontratës Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është punë juridike rreptësisht formale. Forma e përpilimit me shkrim ad solemnitatem është e rregulluar me ligj në shumicën e shteteve dhe mospërmbushja e këtij kushti paraqet bazë të fortë juridike që kjo kontratë të shpallet nulë. Doktrina juridike dhe praktika gjyqësore rëndësi të posaçme i kanë kushtuar problematikës lidhur me formën dhe përmbajtjen e kësaj kontrate. Kjo manifestohet gjatë shqyrtimit të çështjes lidhur me përmbajtjen e kontratës, nëse në përmbajtjen e saj është vendosur klauzula se kjo kontratë nuk mund të shkëputet nga asnjëra palë për çfarëdo arsye. 14 Andrija Gams, Uvod u gradjansko pravo, opsti deo, Beograd, 1967, fq

95 Phd. Cand. Teuta BEKA Ndryshimi apo plotësimi i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme çdo herë është e paraparë që ajo të bëhet në formën me shkrim ashtu siç është kontrata bazë e cila po ashtu duhet të vërtetohet nga gjykata( Gjykata Supreme e Kroacisë, nr.rev.197/85). 15 Për të qenë e plotfuqishme kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, palët kontraktuese janë të obliguara që të shkruajnë emrin dhe mbiemrin e plotë në fund të përmbajtës së kontratës. Nëse pala kontraktuese është analfabete apo për arsye të sëmundjes, moshës nuk mund të nënshkruhet, atëherë në bazë të dispozitave të përgjithshme mundësohet vendosja e shenjave papilare të gishtit tregues, si dhe vërtetimi në gjykatë bëhet në pranin e dëshmitarëve, gjyqtarit dhe nëpunësit të administratës. 16 Raste nga praktika gjyqësore: - Kushtet themelore për plotëfuqishmërin e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë: forma e shkruar dhe vërtetimi i kontratës nga ana e gjykatësit.(aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Sërbis, REV.nr.3439/96 datë ) - E plotëfuqishme është kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në të cilën pala edhe pse ka ditur të shkruaj, mirëpo për shkak të sëmundjes nuk ka mundur të nënshkruaj, në prezencë të gjyqtarit ka vendosur shenjat papilare të gishtit tregues. Nuk ka rëndsi se a është gishti i dorës së djathtë apo të majtë. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kroacis, Rev.nr.2111/88 datë ) Vërtetimi i kontratës para gjykatës Procedura për vërtetimin e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme bëhet pranë gjykatës kompetente. Gjykata aplikon Ligjin për procedurën jashtëkontestimore gjatë vërtetimit të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme. Efekti juridik i kontratës arrihet në momentin e vërtetimit të kontratës nga gjykata. Gjatë vërtetimit të kontratës palët kontraktuese janë të detyruar që personalisht të jenë prezent, që nënkupton se kjo kontratë nuk mund të lidhet nga personi i tretë - me autorizim. Kjo tregon formalizmin e rreptë të cilën e ka paraparë ligjdhënësi lidhur me këtë kontrate. Kontrata mbi mbajtjen përjetshme vërtetohet pranë Gjykatës Komunale të vendit ku është parashtrua Propoizimi për vërtetimin e kontratës nga palët. Kjo realizohet në objektin (zyrën ) e gjykatës, mirëpo në situata të caktuara vërtetimi i kontratës bëhet edhe jashtë gjykatës nëse 15 Mr. Milenko Ubavic, vep. e cit., fq Po aty, fq

96 NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... plotësohen kushtet ligjore për të. Procedura e vërtetimit të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme fillon me: - vërtetimin e identitetit të palëve nga ana e gjykatësit, - kur pala është analfabet, i verbër, shurdhmemec apo nuk e njeh gjuhën zyrtare që përdoret në gjykatë, vërtetimi i kontratës bëhet në prani të dy dëshmitarëve apo në prani të përkthyesit gjuhësorë, - gjykata konstaton vullnetin dhe dëshirën serioze të palëve për lidhjen e kontratës. - gjyqtari është i obliguar të lexoj kontratën me zë, të ua tërheq vërejtjen palëve lidhur me pasoja juridike që dalin me rastin e lidhjes së kësaj kontrate, njëkohësisht marrësit të mbajtjes i tërhiqet vërejtja që me këtë kontratë nuk guxon të preket pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve. - Kontrata bëhet e plotëfuqishme me vulosjen dhe me nënshkrimin nga na e gjykatësit i cili ua dorëzon kontratën e vërtetuar palëve kontraktues. Doktrina juridike si dhe praktika gjyqësore njeh të ashtuquajturën konvalidim apo fuqizim të kontratës, në rastet kur kemi të meta të vogla formale në lidhje e kontratës 17. Me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve të Kosovës dhe Ligjit mbi Noterin në Kosovë përpilimi i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme bëhet në formë të aktit noterial. Të gjitha kompetencat dhe detyrimet lidhur me formën dhe vlefshmërinë i mban noteri. Raste nga praktika gjyqësore: - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është raport juridiko-civile rrepësishtë formale dhe është e pavlefshme nëse nuk është e vërtetuar nga gjykatësi. (Vendimi i Gjykatës Supreme të Bosnes dhe Hercegovinës, C.nr.797/70) - Gjatë lidhjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme nuk mund të jenë dëshmitar personat, të cilët nuk mund të jenë dëshmitar as gjatë përpilimit të testamentit. (Agjykimi i Gjykatës Supreme të Maqedonis, Rev.nr.611/85) - Fakti që gjykatësi gjatë vërtetimit të kontratës shprehimisht nuk ua ka lexuar kontratën palëve, nuk e bënë këtë kontratë të pavlefshme, nëse pala në tërsi ka qenë i njoftuar me dispozitat e kontratës, si dhe gjykatësi i 17 Dr. Oliver B. Antic, Zoran M. Balinovac, Komentar Zakona o naslegjivanju, Beograd, 1996, fq

97 Phd. Cand. Teuta BEKA ka njoftuar palët për përmbajtjen e kontratës dhe natyrën juridik të saj. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kroacisë, Rev.nr.2772/87 3. Kushtet për lidhjen e kontratës për mbajtjen e përjetshme Për lidhjen e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme duhet të plotësohen disa kushte. Kushtet kryesore për lidhjen e kontratës janë: aftësia punuese e palëve, pajtimi i vullnetit të palëve, lënda e kontratës, baza e saj. Këto kushte duhet të plotësohen në mënyrë kumulative me qëllim që kontrata mbi mbajtjen e përjetshme të prodhoj efekte juridike në qarkullimin e mallrave dhe dhënien e shërbimeve. 3.1 Aftësia punuese e palëve kontraktuese Dhënësi i mbajtjes tek kjo kontratë duhet të ketë aftësi të plotë punuese. Pos mundësis materiale në përmbushjen e detyrimeve ndaj marrësit të mbajtjes, ai duhet të posedoj veti të larta morale dhe etike që e bën që kjo marrëdhënie të cilësohet jo vetëm si raportë juridiko-civil por edhe human. Dhënësi i mbajtjes si palë kontraktuese në këtë kontratë mund të jetë çdo person fizikë i aftë për të vepruar dhe personi juridik. Personi juridik mund të jetë dhënës i mbajtjes veprimtaria e të cilit është dhënia e mbajtjes(shtëpia e pleqve, institucionet e veçanta që ofrojnë shërbime të mbajtjes së përhershme) 18 Kur si dhënës i mbajtjes paraqiten më shumë persona fizikë atëherë me kontratë precizohet mënyra dhe sasia e dhënies së mbajtjes në mes tyre, nëse kjo nuk është e precizuar me kontratë atëherë nënkuptohet që përgjegjësia e tyre në përmbushjen e detyrimeve është solidare. Marrësi i mbajtjes mund të jetë vetëm person fizik i cili ka nevojë për mbajtje dhe kujdes. Marrës të mbajtjes zakonisht janë persona të moshuar, invalid, të sëmur të cilët disponoj pasuri dhe ka nevojë për kujdesie, dhe të cilët në kundërshpërblim për kujdesin e dhënë janë të gatshëm që pasurin t ia tjetërsojnë dhënësit të mbajtjes. Në rast se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme lidhet në favor të personit të tretë, atëherë beneficieri-frymëzuesi i mbajtjes së përjetshme mund të jetë edhe personi me aftësi të kufizuar të veprimit. Raste nga praktika gjyqësore: 18 Dr. Mirsa Mijacic, vep. e cit., fq

98 NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... - Mosha, aftësia punuese dhe vetit tjera të dhënësit të mbajtjes nuk ndikojnë në vlefshmërinë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme, nëse marrësi i mbajtjes para lidhjes së kontratës ka qenë i njoftuar për to.(gjykata Supreme e Maqedonis, Rev.nr. 2664/94 datë ) - Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme lidhet duke u bazuar në cilësitë individuale të palëve, prandaj nëse dhënësi i mbajtjes detyrimet e tija personale ia kalon personave të tretë, marrësi i mbajtjes mundet të kërkoj zgjidhje të kontratës. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Sërbis, Rev. 2664/02 datë ) Pajtimi i vullnetit të palëve Pajtimi i vullnetit të palëve është një nga kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës. Nuk ka kontratë, në qoftë se nuk arrihet pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese mbi elementet esenciale të kontratës. 19 Në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme elementet esenciale të saja janë: mbajtja e përjetshme dhe caktimi i pasurisë që do ti takoj dhënësit të mbajtjes nga ana e marrësit të mbajtjes. Palët kontraktuese përveç elementeve esenciale të kontratës, ata pajtohen edhe rreth kushteve të veçanta të cilat si të tillë e bëjnë që kjo kontratë të cilësohet si një ndër kontratat më të ndjeshme në të drejtën kontraktore. Mbajtja e përjetshme është çështje për të cilën palët kontrakuese dakordohen gjatë lidhjes së kontratës. Mbajtja e përjetshme përfshin kujdesin e plotë, e shprehur lidhur me kujdesin shëndetësor, mbi ushqimin, veshmbathjen, shërimin, kujdesi për nevoja personale dhe kulturore. Këtu përfshihet edhe kujdesi rreth varrimit dhe ceremonive post mortore. 20 Element thelbësor në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme është caktimi respektivisht precizimi në kontratë se cila të drejta apo pasuri i barten dhënësit të mbajtjes nga marrësi i mbajtjes si kundërshpërblim për mbajtjen e ofruar. Objekte të kalimit të pronësisë mund të jenë: sendet e luajtshme, sendet e paluajtshme, të drejtat apo edhe sasia e caktuar e të hollave. Në sende të paluajtshme përfshihen edhe sendet e luajtshme të cilat sipas destinimit i shërbejnë sendeve të luajtshme. Nëse kemi të bëjmë me sendet e luajtshme gjatë përpilimit të kontratës ato duhet në mënyrë taksative të precizohen Dr. Lubisha Millosheviq, vep.e cit., fq Prof.dr. Alajdin Alishani, vep e cit., fq Dr. Mirsa Mijacic, vep. e cit., fq

99 Phd. Cand. Teuta BEKA 3.3. Lënda e kontratës Lëndë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë obligimet e ndërsjellta të palëve kontraktues të kësaj kontrate për çka dhe është lidhur kjo kontratë. Lënda e kësaj kontrate duhet të jetë e mundshme, e caktuar dhe e lejuar. Pra lëndë të dhënësit të mbajtjes janë dhëniet të cila duhet ti ipen marrësit të mbajtjes e që përfshijnë banimin, ushqimin, veshmbathjen, kujdesin shëndetësor, kujdesi për nevojat kulturore, si dhe pas vdekjes varrimi sipas traditave të marrësit të mbajtjes. Lëndë e detyrimeve të marrësit të mbajtjes është premtimi i mbajtjes së ndonjë të drejte, apo të një pjese apo të tërë pasurisë në dhënësin e mbajtjes. Këtu përfshihen sendet e paluajtshme dhe ato të luajtshme. Në sende të paluajtshme përfshihen edhe sendet e luajtshme të cilat i shërbejnë sendeve të luajtshme si: pajimet bujqësore, veglat dhe kafshët. Në këtë kontratë mund të përfshihen edhe sendet e luajtshme por marrësi këto duhet ti precizoj saktë në kontratë. 22 Raste nga praktika gjyqësore: - Lëndë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme mund të jetë vetëm ai send i cili në momentin e lidhje së së kontratës është në pronësi të marrësit të mbajtjes. (Gjykata Supreme e Sllovenis, Rev.nr.1814/98 datë ) - Lënda e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme përbëhet nga prona e paluajtshme e nëse dëshirohet të përfshihen edhe sendet e luajtshme, të cilat nuk janë pjesë e sendeve të paluajtshme, ato në mënyrë taskative duhet të evidentohen në kontratë, në të kundërtën ajo pjesë e kontratës nuk do të ketë efekt juridik. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Vojvodinës, Rev.781/87 datë ) - Lëndë e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme mundet me qenë kërkesa monetare e dhënësit të mbajtjes, si e drejtë e kalueshme pronësore, por që duhet të evidentohet në kontratë.(aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kroacisë, Rev.nr.2447/81. - Nëse në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme, nuk është cekur shprehimisht se të hollat e gatshme të marrësit të mbajtjes janë lëndë e kontratës, me vdekjen e marrësit këto të holla do të hyjnë në masën trashëgimore të tij, dhe dhënësit nuk do ti takojn.(gjykata Supreme e Serbisë, C. nr. 3631/67) 22 Milan R.Obradovic, Ugovori gradanskog prava, Poslovni biro, 2008, fq

100 NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... - Nëse marrësi i mbajtjes në kontratën mbi mbajtjen e përjetshme ia ka bartur tërë pasurin e paluajtshme dhënësi, në këtë pasuri përfshihet edhe pasuria e uzurpuar, e cila në momentin e lidhjes së kontratës është vërtetuar pronësia e marrësit të mbajtjes. (Vendimi i Gjykatës Supreme të Bosnje dhe Hercegovinës 570/89, Bilten Sudske prapse Vrhovnog Suda B i H. Broj 4/9, PRIS.) 4. Baza e kontratës Baza e kontratës është kusht i përgjithshëm për lidhjen e kontratës. Baza paraqet arsyen juridike të kalimit të pronësisë në dhënësin e mbajtjes si dhe detyrimin e tij që ti ofroj dhënien marrësit të mbajtjes. Prandaj themi se baza e detyrimit të njërës palë paraqet bazë juridike për detyrimin e palës tjetër. Baza e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme është motivi i lidhjes së kësaj kontrate, respektivisht arsyeja e bartjes së pronësisë nga marrësi në dhënësin e mbajtjes. Shpesh motivi i lidhjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme barazohet me bazë e kësaj kontrate. Kështu nga praktika gjyqësore ndodhë që nëse nuk arrihen te realizohen motivet apo qëllimi për të cilën është lidhë kontrata, si mospërmbushja e rregullt e obligimeve në mbajtje atëherë baza e kontratës nuk është realizuar dhe kjo paraqet arsye për zgjidhjen e kontratës. 99

101 Phd. Cand. Teuta BEKA PhD cand. Teuta BEKA THE GENERAL OVERVIEW OF THE CONTRACT FOR LIFETIME KEEPING The contract on lifetime keeping is compulsory for both sides and as such regulates the specific civil-law relationships and at the same time it is one of the most specific contracts for service and merchandise exchange. Looking at the fact that between parties a permanent compulsory relationship is created makes the contract quite complex. The characteristics of this contract such as: the nonspecific longevity of the contract, the requests and obligations of parties that continuously change, the failure to regularly fulfill the obligations, leads to the braking the contractual agreement, which leads to failure to complete the contract. In the previous legislation in Kosovo, the concept of lifetime keeping was regulated as part of the hereditary law. Taking into account the action span of this law and the socio-economic relationship that have reigned in that particular time, the practical applicability of this contract was quite small, because this type of contract includes more obligatory law elements than hereditary law. The law on obligations does not regulate this matter in the specific form; nevertheless while implementing this contracts the parties usually have already used the general principles of the same law. Therefore, the semi regulation of this contract in our legislation causes problems and discussions by the law practitioners. However, with the fast development of the economy and changes that happens in the social relationships, the contract on lifetime keeping starts to be more important in the contemporary law, and specifically in the exchange of services and merchandise. This in addition to having economic importance, it also has a moral character that makes it specific and special from other type of contracts. Hence, raising this topic is hugely important, and as such should be treated with great dedication by the law doctrine, where the last destination would be its practical applicability in the exchange of services and merchandise. 100

102 TIPARET E SISTEMIT AMERIKAN TË QEVERISJES DHE POLITIKËS SË JASHTME K.D.U. 352:327(73) Prof. As. Dr. Jusuf ZEJNELI TIPARET E SISTEMIT AMERIKAN TË QEVERISJES DHE POLITIKËS SË JASHTME Hyrje Përderisa ekzistojnë trajta të ndryshme të qeverisjes së shteteve, ky fakt nënkupton edhe ekzistimin e tipareve të posaçme të sistemeve të ndryshme juridike. Veçoritë në format e qeverisjes hasen jo vetëm në sistemet e ndryshme por edhe në sistemet e njëjta të qeverisjes. Nëse dy apo më shumë shtete kanë trajtë të njëjtë të sundimit nuk nënkupton faktin se funksionimi i institucioneve në tërësi realizohet në të njëjtën formë, por, përsëri ka specifika të organizimit dhe funksionimit praktik të tyre. Si shtetet me sistem parlamentar, presidencial, ashtu edhe ato me sistem të përzier, cilësohen me veçori përkatëse, mirëpo edhe në trajtat e njëjta të qeverisjes hasen dallime në funksionimin e shteteve, çështje këto të cilat bëjnë që të krijohen dallime në veprimtarinë e tyre. Sistemi amerikan i qeverisjes ka mjaft specifika apo cilësi të funksionimit të tij, nisur nga parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror, sovraniteti popullor, kontrolli dhe ekuilibri, federalizmi, sundimi i ligjit, sundimi i shumicës, barazia politike, si tipar i rëndësishëm konsiderohet çështja e politikës së jashtme. Fjalët kyçe: Veçoritë e qeverisjes, sundimi i ligjit, federalizmi, sistemi presidencial, politika e jashtme. 101

103 Prof. Dr. As. Jusuf ZEJNELI Tiparet e sistemit amerikan të qeverisjes - Deklarata e Pavarësisë Sundimi i shumicës, sovraniteti popullor, roli i individit në shoqëri, sundimi i ligjit, liria personale, shoqëria civile, barazia politike, qeverisja me popullin, kushtetuta e parë e shkruar në botë, sistemi i kontrollit dhe ekuilibrit, uniteti dhe diversiteti i federatës, paraqesin tiparet e sistemit amerikan të qeverisjes. Për të trajtuar rolin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në radhë të parë është e nevojshme shpalimi i vlerave të cilat afirmojnë Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e saj. Marinari italian, Kristofor Kolombo ( ), i cili gjendej në shërbim të mbretit Ferdinant dhe mbretëreshës Isabella të Spanjës, mendohet të ketë qenë evropiani i parë që e zbuloi Amerikën. 1 Pas zbulimit të Amerikës nga K. Kolombo (1942) vërshuan shumë popuj të ndryshëm të Evropës të formonin kolonitë e tyre si: Anglia, Franca, Portugalia dhe Holanda, prej ku edhe u formuan qytete si New Amsterdam dhe Boston si porte të mëdha detare. 2 Pra krijimi i ShBA-ve cilësohet me rrethana të veçanta, gjatë shekullit XVII dhe XVIII. Kështu do kemi krijimin e kolonive të Anglisë së re, kolonitë e mesme dhe jugore, përkatësisht krijimin e tre gupeve të kolonive. Kështu spanjollët kryesisht kolonitë e tyre i kishin shtrirë në Amerikën Latine, holandezët në pjesë qendrore të Amerikës Veriore dhe në drejtim të Kanadasë, dhe francezët territorin e tyre e kishin të shtrirë në Kanada, Luizianë dhe në rrjedhën e lartë të Misisipit. 3 Arsyet e shpërnguljes së tyre ishin të ndryshme, por më së shpeshti ato ishin të lidhura me keqtrajtimet politike dhe religjioze, si dhe me dëshirën e emigrantëve për një jetë më të mirë. 4 Në vitin 1776, gjithsej 13 kolonitë britanike do të deklarojnë pavarësisë e tyre nga Britania e Madhe. Kongresi Kontinental më 11 qershor të vitit 1776 me qëllim të përpilimit të Deklaratës së Pavarësisë, formoi grupin punues nga gjithsej pesë anëtarë: Tomas Xheferson, Benxhamin Franklin, Xhon Adams, Rogjer Sherman, Robert Livingston. Për shembull, Tomas Xheferson sqaron për 1 Zenun Halili, Politika dhe Qeverisja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike dhe i Administratës Publike, Prishtinë 2006, faqe 11 2 Arsim Bajrami, Parlamentarizmi (Aspekte krahasuese), Prishtinë 2010, faqe Arsim Bajrami, vepra e cituar, faqe Zenun Halili, vepra e cituar, faqe

104 TIPARET E SISTEMIT AMERIKAN TË QEVERISJES DHE POLITIKËS SË JASHTME domosdoshmërinë e ndarjes së pushtetit shtetëror në më shumë organe shtetërore si kusht për mbrojtjen e shoqërisë amerikane nga despotizmi zgjedhor: Të gjithë pushtet - legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor burojnë nga trupi zgjedhor. 5 Ai argumentonte idenë se koncentrimi i pushtetit në një organ nuk përkon me të drejtat e qytetarëve. Grupi punues ishte i ndikuar nga idetë e filozofëve Xhon Lokut dhe Tomas Hobsit të cilët hartuan draftin final dhe të njëjtin e miratoi Kongresi më 4 korrik Deklarata e pavarësisë shpaloste të drejtën për liri, pasuri dhe jetë. Thelbi i Deklaratës së pavarësisë, është marrë nga parimet që i kishte shtruar Xhon Loku, në veprën e tij Shqyrtime të tjera për shtetin. 6 Më vonë në vitin 1777 nga Kongresi i shteteve u miratuan "Nenet e Konfederatës", të projektuara nga kolonitë të cilat konsideroheshin si ShBA dhe të njëjtat do të fuqizohen në vitin 1781 kur do të ratifikohen edhe nga Merilendi, shteti i trembëdhjetë. Si rezultat i dyshimeve nga një qeveri e fortë ata formuan sistem të qeverisjes Konfederatë. Në organin ligjdhënës secili shtet kishte nga një votë dhe prej dy deri në shtatë përfaqësues. Për President kongresi çdo vit zgjidhte njërin nga anëtarët e tij. Si rezultat i dështimit të Neneve të Konfederatës, me 25 maj 1787 kemi Kuvendin Kushtetues të organizuar nga 12 shtete, me gjithsej 55 delegatë, i cili zhvilloi punimet në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia. Kuvendi ishte i përbërë nga përfaqësuesit e zgjedhur të 12 nga 13 shtetet e pavarësuara të Amerikës Veriore. 7 Në Kongres do jenë të pranishëm edhe: Xhorxh Uashingtoni, Aleksandër Hamilton, Benxhamin Franklin dhe figura të rëndësishme të politikës së asaj kohe. Ata kishin për qëllim të miratonin një kushtetutë e cila do të krijonte një qeverisje të fuqishme përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, përkatësisht vullnetit të popullit. Më 17 shtator 1787 shumica e delegatëve e nënshkruan kushtetutën të cilën Kongresi i Dytë Kontinental e përcolli deri te shtetet për ratifikim dhe e njëjta do të hyjë në fuqi nga 21 qershori i vitit 1788, përkatësisht pas nënshkrimit nga shteti i nëntë - Nju Hëmpsheri. Përveç se mbahet si kushtetutë e parë e shkruar në botë, kjo është edhe kushtetuta e parë federative, përkatësisht kushtetuta e shtetit të parë federativ në botë. 8 5 Светомир Шкариќ, Гордаsна Силјановска-Давкова, Уставно Право, Универзитет Св. Кирил и Методиј Правен Факултет Јустинијан Први - Скопје, 2007, faqe FatmireLumani, E Drejta Kushtetuese, Tetovë 2014, faqe 67 7 Kurtesh Saliu, E drejta Kushtetuese, Libri I, (Botimi i katërt), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2004, faqe 68 8 Kurtesh Saliu, vepra e cituar, faqe

105 Prof. Dr. As. Jusuf ZEJNELI Kushtetuta përbëhet nga shtatë nene dhe 27 amendamente dhe e njëjta paraqet kushtetutën e parë të shkruar në botë, e cila njëkohësisht llogaritet si kushtetuta më e shkurtër për nga gjatësia dhe kushtetutën më të ngurtë për nga mënyra e ndryshimit. Kushtetuta të ngurta janë ato, të shkruara apo të zakonta, që mund të ndryshohen vetëm përmes formave të veçanta, apo procedurave të ndryshme nga ato që përdoren për ligjet e zakonta (shumica e kualifikuar apo edhe mbledhje e një asambleje të veçantë). 9 Ajo është shpallur, gati si dokument i pandryshuar, i cili ju përgjigjet të gjitha etapave historike dhe të gjitha situatave politike. 10 Kjo kushtetutë edhe pse e sjellë para më shumë se 200 vjetëve, është e vetmja kushtetutë që është akoma në fuqi juridike dhe si e tillë prodhon efekte juridike. 11 Kjo kushtetutë do të përfshinë edhe idetë e filozofëve Xhon Lokut dhe Monteskjes, të cilët proklamonin idetë e tyre se pushteti shtetëror që të jetë efikas në funksionimin e tij duhet të ndahet në tre shtyllat kryesore, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Nisur nga këto ide, Kushtetuta e ShBAve themeloi ndarjen e pushteteve shtetërore dhe garantoi pavarësinë e tyre, duke i thënë jo çdoherë pushteteve absolutiste, autokracisë dhe konservatizmit që ishte ende prezent në vendet tjera, ku autokracizmi dhe e drejta kanonike luante rol të madh. 12 Kushtetuta e ShBA-ve proklamon Federalizmin, Ndarjen e pushteteve, Sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit (check and balances) dhe Republikanizmin. Pra, mandati për të ushtruar pushtetin shtetëror fitohet nga populli, i tërë pushteti shtetëror është i ndarë në atë: ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, i zbatuar nga Kongresi amerikan, Presidenti dhe Gjykata Supreme. Rëndësia e saj qëndron në faktin se miratimi i saj shënon fitoren e kushtetutave të shkruara, fitoren e idesë se pushteti nuk mund të jetë i pakufizuar, fitoren e idesë së sovranitetit popullor dhe të "kontratës shoqërore" 13. Kemi ndarjen e kompetencave në mes Qeverisë Kombëtare dhe qeverive shtetërore, dhe secila degë e sistemit juridik kontrollon tjetrën pa ndërhyrë në kompetencat e saj me çka pamundëson tejkalimin e të njëjtave. Këtë sistem e kanë marrë edhe shumë shtete të tjera, por asnjë nuk ka dëshmuar se mund ta zbatojë në mënyrë aq komode, siç është rasti me 9 Dominik Turpen, E drejta Kushtetuese, Ars Lamina, Shkup 2013, faqe Fatmire Lumani, vepra e cituar, faqe Osman Kadriu, Rregullimi Kushtetues i Maqedonisë, Focus Print, Shkup 2006, faqe Arsim Bajrami, vepra e cituar, faqe Kurtesh Saliu, vepra e cituar, faqe

106 TIPARET E SISTEMIT AMERIKAN TË QEVERISJES DHE POLITIKËS SË JASHTME ShBA-të. 14 Së këndejmi, kjo paraqet një dëshmi se jo në të gjitha shtetet mund të funksionojë në mënyrë të njëjtë një formë e qeverisjes apo një parim i funksionimit të pushtetit shtetëror. Sistemet e demokracisë reale, sot i hasim në shtetet me zhvillim politik të qëndrueshëm, me një përvojë të gjatë të demokracisë parlamentare. Pa dyshim se, model përfaqësues i këtyre sistemeve janë ShBA-të dhe shtetet evropiane anëtare të BE si: Anglia, Franca, Gjermania etj. Sisteme të tilla po pretendojnë të ndërtojnë edhe shtetet e Evropës Lindore, që gjenden në fazën e transformimeve të thella politike dhe të zbatimit të demokracisë. 15 Pikërisht, shumica e shteteve bashkëkohore ballafaqohen me funksionimin e demokracisë reale, edhe përkundër proklamimit dhe afirmimit të vlerave të saj. Kongresi Amerikan - pushteti ligjvënës (Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati) Kongresi i ShBA-ve është dydhomësh: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Anëtarët e Dhomës së përfaqësuesve zgjidhen nga qytetarët me mandat dyvjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje të pakufizuar. Me qëllim të përcaktimit të vendeve në këtë dhomë, çdo dhjetë vjet realizohet regjistrimi, por sidoqoftë secili shtet ka të paktën një përfaqësues në të njëjtën dhomë. Nga viti 1929 numri i anëtarëve të saj është 435 dhe për të udhëhequr me të, anëtarët e dhomës përkatëse zgjedhin Spikerin. Senati i ShBA-ve përbëhet nga dy senatorë nga secili shtet dhe mandati i tyre është gjashtëvjeçar, po ashtu me të drejtë rizgjedhje të pakufizuar. Në çdo dy vjet, një e treta e senatorëve iu nënshtrohen zgjedhjeve. President i Senatit është zëvendëspresidenti, mirëpo senatorët zgjedhin president pro tempore për kryesimin me të, nga shkaku se zëvendëspresidenti nuk mund të marrë pjesë gjithmonë në veprimtarinë e tij shkaku i detyrimeve të tij. Kryesisht në punën e tij dominojnë dy subjektet politike: Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Në kuadër të Kongresit veprojnë edhe komitetet: i përhershëm, përbashkët, i zgjeruar dhe speciale. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ekzekutivi ashtu edhe legjislativi, funksionojnë brenda një sistemi kontrollesh e balancimesh, që kanë për qëllim të lejojnë çdo institucion kombëtar të kufizojnë pushtetin e 14 Osman Ismaili, Fillet e së Drejtës, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2004, faqe Ylli Bufi, Tempulli i Demokracisë, Shtëpia e Librit OMBRA GVG, Tiranë 2010, faqe

107 Prof. Dr. As. Jusuf ZEJNELI të tjerëve. 16 Si çështje kyçe përmes të cilave Kongresi ndikon në punën e Presidentit janë: Impeachmenti, rrëzimi i vetos së Presidentit, aprovimi i emërimeve nga Senati. Pushteti Ekzekutiv - Presidenti i ShBA-ve Presidenti është bartës i pushtetit ekzekutiv. Kushtet për tu zgjedhur President i ShBA-ve janë: mosha 35 vjeçare dhe banimi prej 14 vitesh në të njëjtin shtet. Ai zgjidhet nga Kolegjiumi Elektoral (grup përfaqësuesish të cilët janë zgjedhur në secilin shtet nga trupi votues për qëllim të zgjedhjes së Presidentit dhe zëvendëspresidentit). Çdo shtet ka aq elektor sa ka anëtarë në dy dhomat e Kongresit. President do të zgjidhet kandidati i cili fiton shumicën prej 270 votave nga gjithsej 538. Presidenti ka obligim zbatimin e ligjeve të Kongresit, mbrojtjen e kushtetutës. Presidenti i ShBA-ve disponon me disa instrumente për ndikim në punën e dy pushteteve tjera: ka të drejtën e vetos suspensive si mjet për mbrojtjen nga ligjet e pa dobishme; të drejtën ti drejtohet Kongresit me porosinë e tij në të cilën e shpreh programin e tij dhe ndikon ndaj punës së politikës legjislative dhe, më pastaj, ai i emëron gjykatësit e Gjykatës Supreme në ShBA. 17 Ai ka të drejtën e përdorimit të së drejtës së vetos respektivisht si veto suspensive dhe veto xhepi - pocket veto. Vetoja suspensive dhe pocket vetoja janë shfrytëzuar më së shumti nga Presidenti Franklin D. Roosevelt, i cili njërën e ka përdorur 1007 herë dhe tjetrën 263 herë, për të cilat ka pasur 9 refuzime, mandej Presidenti Grover Cleveland i cili veton suspensive e ka përdorur në 718 raste dhe pocket veton në 110 raste, për të cilat ka pasur 2 refuzime. Veprimtaria e tij kontrollohet nga Kongresi përmes Impeachmenti-it. Presidenti, Zëvedëspresidenti dhe të gjithë zyrtarët e tjerë civilë të Shteteve të Bashkuara shkarkohen nga detyra në qoftë se akuzohen për tradhti, ryshfet ose krime dhe shkelje të tjera të rënda. 18 Edhe për kundër faktit se i tërë pushteti ekzekutiv është i përqendruar në duart e presidentit, ai përgjigjet për veprimtarinë e tij dhe kjo paraqet veçorinë themelore të këtij sistemi të qeverisjes që e bën të jetë praktikisht më efikas. 16 Zenun Halili, vepra e cituar, faqe Светомир Шкариќ, Гордана Силјановска-Давкова, vepra e cituar, faqe Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, neni II, paragrafi 4 106

108 TIPARET E SISTEMIT AMERIKAN TË QEVERISJES DHE POLITIKËS SË JASHTME Pushteti gjyqësor Bartësi i këtij pushteti është Gjykata Supreme. Ajo kujdeset për mbrojtjen e kushtetutshmërisë respektivisht vlerëson pajtueshmërinë e ligjeve dhe të akteve të tjera me kushtetutën. Edhe pse parimisht në çdo sistem politik, gjykata është e ndarë nga këto dy pushtete tjera, Gjykata Supreme në ShBA, përzihet në punët e organit ligjdhënës duke penguar zbatimin e akteve juridike të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën amerikane. 19 Vendimet e gjykatës supreme nuk mund të apelohen në asnjë gjykatë tjetër. Anëtarët e saj emërohen nga Presidenti, por, me konfirmim nga Senati amerikan. Ajo numëron nëntë anëtarë. Politika e jashtme Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe përfundimi i Luftës së Ftohtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë superfuqia e vetme e botës, por pavarësia kulturore, ekonomike dhe ushtarake e shteteve tjera, e cila është gjithnjë në rritje, ka ndikuar që ato vazhdimisht të kërkojnë mënyra të reja për t u përballur me problemet e jashtme dhe për të avancuar interesat e tyre kombëtare. 20 Çështja e politikës së jashtme, kryesisht i takon Presidentit të vendit, Departamentit të Shtetit, Departamentit të Mbrojtjes, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Komunitetit të Inteligjencës dhe shërbimit të fshehtë të informacionit. Këshilltarët kryesorë të Presidentit në ndërtimin e politikës së jashtme janë Sekretari i Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes, përfshirë edhe opinionin publik amerikan. Roli i ShBA-ve në politikën e jashtme do të jetë më i theksuar sidomos pas përfundimit të luftës së ftohtë. Presidenti ka përgjegjësi përkatëse lidhur me çështjen e marrëdhënieve të ShBA-ve me shtetet e tjera, me pëlqim të senatit ai emëron ambasadorët, konsujt, pranon ambasadorët e huaj, vendos për njohjen e shteteve, zhvillon negociata me shtete tjera, zhvillon negociata për traktate me shtete tjera për të cilat kërkohet ratifikim nga senati. Ai ka kompetencë që, me këshillën dhe miratimin e Senatit, të nënshkruajë traktate, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të japin pëlqimin e tyre. Ai emëron, me këshillën dhe miratimin e Senatit, ambasadorët, të dërguarit e posaçëm dhe konsujt, Gjyqtarët e lartë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë të Shteteve të 19 Osman Ismaili, vepra e cituar, faqe Zenun Halili, vepra e cituar, faqe

109 Prof. Dr. As. Jusuf ZEJNELI Bashkuara, emërimet e të cilëve këtu nuk janë parashikuar dhe që vendosen me ligj. Megjithatë, sipas gjykimit të tij, Kongresi mund t ia besojë me ligj emërimin e zyrtarëve më të ulët, vetë Presidentit, gjykatave apo kryetarëve të departamenteve. 21 Formulimi dhe realizimi i politikës së jashtme kryesisht mbetet detyrë e Departamentit të shtetit i cili vlerëson interesat e shtetit amerikan në vendet e tjera duke nxjerrë rekomandime përkatëse. Kryesisht politika e jashtme e ShBA-ve bazohet në proklamimin e vlerave demokratike, vlerat fundamentale, zgjidhjen e problemeve rajonale, promovimin e të drejtave të njeriut. Sidomos ShBA-të do të kenë një rol vendimtar në çështjen shqiptare, me theks të veçantë në pavarësinë e Republikës së Kosovës. Politika e jashtme paraqet një kontribut të veçantë në vendosjen e paqes dhe afirmimin e të drejtave të qytetarëve. Në veçanti në afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, ajo ka një rol të veçantë, sidomos në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me qëllim të respektimit të të drejtave dhe lirive të qytetarit ata përkrahën luftën në Kosovë, në Bosnjë, duke pasur një rol të veçantë kryesisht në Ballkan për të ruajtur stabilitetin, për të garantuar sigurinë. Shpallja dhe votimi i Deklaratës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 përkatësisht nënshkrimi i Deklaratës së pavarësisë u realizua sipas praktikës së Kuvendit të Filadelfisë së ShBA-ve më 04 korrik 1776, me rastin e votimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të gjitha momentet kyçe ShBA-të kanë favorizuar çështjen shqiptare. Me rëndësi është të theksohet realizimi i vizitës historike të Presidentit George W. Bush që i bëri Shqipërisë me 10 Qershor 2007 dhe në tërësi angazhimi i përgjithshëm në demokratizimin e proceseve progresive në nivel botëror. ShBA llogariten si një nga shtetet më të zhvilluara dhe paraqiten si garantues i paqes dhe në tërësi i mirëqenies në botë. 21 Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, neni II, paragrafi 2, al.2 108

110 TIPARET E SISTEMIT AMERIKAN TË QEVERISJES DHE POLITIKËS SË JASHTME Përfundim Marrë për bazë tiparet e organizimit dhe funksionimit të sistemit amerikan të qeverisjes konstatohet se kemi të bëjmë me dy çështje kyçe: funksionimin të një sistemi juridik në mënyrën më efikase dhe rolin dominant në rrjedhat politike bashkëkohore. E para përfshinë çështjet që kanë të bëjnë me sfidat e miratimit të kushtetutës përkatësisht të vetive specifike të saja, ndarjen dhe organizimin e pushteteve respektivisht bartësit e tyre dhe raportin mes pushteteve të bazuar në respektimin e parimit të pavarësisë së tyre. Vend të rëndësishëm kanë mekanizmat reciproke, specifike kontrolluese që bazohen në praktikat e tyre. E dyta, respektivisht çështja e politikës së jashtme, bazohet në rolin dominant që kanë ShBA-të në rrjedhat politike globale. E veçanta e saj argumentohet me angazhimin në afirmimin e konceptit dhe mekanizmave për respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në tërësi dhe angazhimi konkret i tyre në shtete të ndryshme për të garantuar apo mbrojtur të njëjtat. Natyrisht këto praktika që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes dhe përfaqësimit të tyre në institucionet themelore të sistemit juridik, duke krijuar përfaqësim për të gjitha shtetet në kongres si në favor të shteteve të mëdha ashtu edhe atyre të vogla, duke përcaktuar rregullat e zgjedhjes së Presidentit, kompetencat dhe përgjegjësinë e tij dhe mekanizmat e mbrojtjes së kushtetutshmërisë, të njëjtat paraqesin bazament të mirëfilltë të demokracisë në këtë shtet. 109

111 Prof. Dr. As. Jusuf ZEJNELI Prof. As. Dr. Jusuf Zejneli THE FEATURES OF THE AMERICAN SYSTEM OF GOVERNMENT AND FOREIGN POLICY Abstract While there are various forms of state governance, this fact implies the existence of the special features of different legal systems. Features of the forms of governance found not only in different systems but also in the same judicial systems. If two or more states have same form or shape of Rule of Law, does not mean that the fact of whole functioning of the institutions operating in the same form, but again has some specific organization and practice functionality of the system. Countries with a parliamentary system, presidential as well as countries with the mixed system, considered to feature relevant, but also forms and shapes of the governance encountered differences in the functioning of the state, an issue which does create differences in their activity. American governance system has many specifics or quality of their functionality, based on the principle of separation of powers, popular sovereignty, checks and balances, federalism, rule of law, majority rule, and political equality and last but not least foreign policy. Keywords: Features of governance, rule of law, federalism, presidential system, foreign policy ect. 110

112 BISEDA INFORMATIVE SI FORMË E VEÇANT E MBLEDHJES SË INFORMATAVE... K.D.U Prof. As. Dr. Naser ETEMI BISEDA INFORMATIVE SI FORMË E VEÇANTË E MBLEDHJES SË INFORMATAVE NGA QYTETARËT Lufta e suksesshme kundër kriminalitetit është e pamundur nëse nuk do të përdornim masën e thëritjes (ndryshe e njohur si biseda informative). Me thëritjen nënkuptojmë mbledhjen joformale të dhënave nga qytetarët në suaza të veprimtarisë operative. Nga ky definim nënkuptojmë se kemi të bëjmë me veprime të ndërmarra nga organet që kanë autorizim që ta ndërmarrin (Policia, Drejtoria e doganave dhe Policia financiare) me vet iniciativë që është me qëllim të udhëheqjes të gjitha fazave të procedurës penale. Është akt i natyrës joformale, pa vlera procesuale, por është shumë i rëndësishëm për procedurën e mëtutjeshme dhe rezultatet e kësaj procedure. Informata nga qytetarët mblidhen në të dy fazat të veprimtarisë operative: kontrollin dhe përpunimin kriminalistik. Dhënia e deklaratave të mëvonshme në procedurën penale paraqet përsëritje të asaj që është dhënë më parë para organeve të policisë, ku kjo deklaratë nuk do të ketë dëshmi derisa e njëjta nuk deklarohet para gjykatësit. Parashtrojmë pyetjen pse një deklaratë e tillë të mos përdoret si dëshmi, nëse kjo deklaratë do të ishte marrur konform predispozitave ligjore të rregulluara në detaje. Kjo praktikë njihet në shumë shtete të Evropës Perëndimore, SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermani etj. ku deklarata e dhënë para organeve policore ka vlerë dëshmie. Fjalët kyçe: biseda informative, kriminalitet, deklaratë, policia, veprimtaria operative 111

113 Prof. As. Dr. Naser ETEMI Hyrje Si një masë për prezencën e të dyshuarit dhe personave tjerë gjatë gjithë fazave të procedurës penale sipas Ligjit për procedurë penale 1 (gjithashtu ka qenë e paraparë edhe në ligjin e vjetër) e kemi thëritjen ose ndryshe e njohur si biseda informative. 2 Bisedën informative si një veprim operativo-teknik mund ta definojmë si mënyrë e mbledhjes së informatave nga kategori të ndryshme të qytetarëve në kuadër të veprimtarisë operative. Është një mënyrë e komunikimit mes organeve operative (punonjësve të policisë, të Drejtorisë së doganave dhe Policisë financiare) 3 dhe qytetarëve. Mbledhja e informative nga kategori të ndryshme të qytetarëve është kërkim joformal (joprocesual) me vetë iniciativë të personave të autorizuar të policisë për mbledhjen e informatave/njohurive që do të ishin në interes të udhëheqjes me sukses të procedurës paraprake dhe asaj penale. Kalimi i lëndës operative në atë penale tregon se vlerësimi i mirë kriminalistik për mbledhje të informative nga qytetarët ja ka arritur qëllimin e paraparë: janë 1 Ligji për procedure penale, Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.150/2010, nr 100/ Në tekstin do të përdoret termi bisedë informative edhe pse ky term nuk është i njohur për Ligjin për procedurë penale, por është një term që njihet qysh në kohën e viteve nëntëdhjetë e më parë. 3 Sipas Nenit 47 te Ligjit për procedurë penale të Republikës së Maqedonisë, autorizimet e Drejtorisë së policisë financiare dhe Drejtorise doganore (1) Autorizimet të cilat me këtë ligj i ka Drejtoria e policisë financiare i kanë në rastet kur bëhet fjalë për zbulimin dhe hetimin e veprave penale: larje parash dhe të hyrash tjera nga vepra penale nga neni 273, tregti e palejuar nga neni 277, kontrabandë nga neni 278, fshehje e tatimit nga neni 279, të gjitha nga Kodi penal, si dhe vepra tjera penale me dobi joligjore pronësore me vlerë të konsiderueshme. (2) Autorizimet të cilat me këtë ligj i ka Drejtoria e doganës i ka në rastet kur bëhet fjalë për zbulimin dhe hetimin e veprave penale: prodhim dhe leshim në qarkullim të mjeteve të dëmshme për mjekim nga neni 212, prodhim dhe lëshim në qarkullim të produkteve ushqimore dhe produkteve tjera të dëmshme nga neni 213, prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në treg i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekurzorëve nga neni 215, furnizim dhe disponim i palejuar me materie nukleare nga neni 231, futje e materieve të rrezikshme në vend nga neni 232, nxjerrje, përkatesisht eksportim në vende të huaja, të të mirave të cilat jane nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose rariteteve natyrore nga neni 266, larje parash dhe të hyrash tjera nga vepra penale nga neni 273, kontrabandë nga neni 278, mashtrim doganor nga neni 278-a, fshehje e mallit lënde e kontrabandes dhe mashtrimit doganor nga neni 278-b, fshehje tatimi nga neni 279, mbajtje pa leje e armëve dhe materieve shpërthyese nga neni 396, tregti me njerez nga neni 481-a, të gjitha nga Kodi penal; vepra penale nga Ligji për akciza dhe vepra tjera penale të lidhura me importin, eksportin dhe transitimin e mallrave nëpermjet vijës kufitare. 112

114 BISEDA INFORMATIVE SI FORMË E VEÇANT E MBLEDHJES SË INFORMATAVE... mbledhur sipas kualitetit dhe kuantitetit informata të nevojshme kriminalistike (operative dhe dëshmues) që në masë të madhe zbardhin rrethana të rëndësishme në lidhje me rrjedhën e ndodhisë kriminale. Me të drejtë, gjatë mbledhjes së informatave më së shumti bëhet fjalë për mbledhje të dëshmive të supozuara verbale (thënie nga i dyshuari i mundshëm ose dëshmitar i mundshëm 4 meqë secili prej këtyre mund të ndryshoj deklaratën e dhënë në procedurën e mëtutjeshme). Biseda informative në esencë është marrja e parë në pyetje ajo është shumë e përshtatshme për të drejtuar dhe përcaktuar të gjitha provat e ardhshme të vlefshme për procesin. Është punë e njohur nga psikologjia e deklaratës se vetëm herën e parë kur merret në pyetje personi ai flet drejtpërdrejt si i kujtohet ngjarja, kurse të gjitha deklaratat e mëvonshme të vlefshme për procesin janë vetëm reproduksion i pavetëdijshëm i deklaratës së parë, e jo më kujtime të mëparshme të ngjarjes. Uji i kujtesës nuk rrjedh më nga burimi i pastër dhe i paturbulluar, e për këtë askush nuk është i vetëdijshëm. Edhe pse biseda është bazë e padyshimtë e të gjitha pyetjeve të mëvonshme, nuk ka asnjë gjurmë evidente për rrjedhshmërinë, përmbajtjen, për pyetjet e bëra dhe përgjigjet. 5 Theks të veçantë do t i përkushtohet të biseduarit me të dyshuarin nga fakti se ekzistojnë disa dallime mes bisedës informative gjatë veprimit mes punonjësit të policisë dhe dëshmitarëve qëllimmirë (i dëmtuari, dëshmitari, specialist/ekspert) dhe bisedës informative mes punonjësit policor dhe të dyshuarit potencial. Në rastin e parë atmosfera është e qetë, ekziston kontakt i mirë mes pyetësit dhe të pyeturit, kemi mirëbesim të ndërsjellët, dhe i gjerë është diapazoni i temave dhe bisedave që bisedohen. Ndërsa, në rastin e dytë ekziston atmosfera e marrëdhënies zyrtare, mosbesim i ndërsjellë, i dyshuari është në pozitë më të palakmueshme dhe situatë të tensionit të brendshëm. Me fjalë të tjera situata komunikuese dhe mospërputhja e interesave janë të ndryshme. Por kjo situatë nuk do të thotë se nuk është prezentë ndonjëherë edhe te kategoritë e njerëzve tjerë që bashkëpunojnë gjatë të biseduarit. Më e mira do të ishte që gjatë marrjes të veprimeve operative të veprojmë në mënyrë analogjike siç veprojmë me të dyshuarin meqë ndodh situatë kur një person që ne e thërrasim në cilësinë e dëshmitarit ai pastaj na del si i dyshuar kryesor. 4 Ангелески М., Криминалистичка тактика 1, Тактика на спроведување оперативни дејствија, Прво издание, Скопје, 2007, f Vodinelić V., Kriminalistika: tekst për punëtorët operativë të shërbimit të SP dhe të SSH, të policisë ushtarke, për prokurorë, për gjyqtarë hetues dhe shqyrtues, për avokatë dhe juristë të tjerë si dhe për studentë të fakulteteve të drejtësisë, Botimi i 2 i plotsuar dhe i përmisuar, prishtinë, 1982, f

115 114 Prof. As. Dr. Naser ETEMI Duhet të bëhet dallimi mes veprimit të bisedës informative me të dyshuarin (deklarata e dhënë nuk ka vlerë dëshmie) dhe veprimeve të marruarit në pyetje të dyshuarin (deklarata e marr ka vlerë dëshmie) ku dallimi është vetëm e karakterit formal. Mirëpo dallime (të mënyrës së kryerje) nuk ekziston meqë gjatë kryerjes së njërës dhe tjetrës punonjësit policorë shfrytëzojnë të njëjtën metodikë dhe taktikë kriminalistike për ardhjen deri te deklarata e vërtetë, e plotë dhe e bazuar në ligj. Por, duhet të kemi parasysh edhe atë se në pranin e mbrojtësit mund në masë të madhe të ndryshon rrjedhën e të biseduarit me të dyshuarin por edhe të ndikon në thënien e të dyshuarit, që është një argument i fortë për respektimin e të drejtave të garantuara me ligj. Analiza e problemit dhe aspektet juridiko-kriminalistike të bisedës informative Ligji detyron organet policore të mbledhin informata, mirpo ato informata dhe të dhëna më vonë në procedurën penale nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi, nuk është kontradiktore meqë organet operative nuk mbledhin informata për procedurën penale por për efikasitet të punës së saj në zbardhjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre. Pasi policia në bazë të veprimit operativ të ndërmarrë krijon dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale, ngrenë kallëzim penal deri te prokurori publik. Me kallëzimin penal policia dërgon edhe të gjitha të dhënat e marra gjatë bisedave me qytetarët e kategorive të ndryshme të cilat shfrytëzohen për procedurën e mëtutjeshme. Duhet të theksohet se informata e marrë nuk shërben si dëshmi për vendim e prokurorit publik që do të kishte ndikim ndaj personave tjerë, por vetëm për formimin e mendimit personal të prokurorit publik. Në procedurën e mëtutjeshme prokurori publik në kallëzim penal gjithmonë e ka edhe informatën e dhënë dhe ai material është shumë i rëndësishëm si për sjelljen e vendimit për hapjen e hetimit si dhe për kahësimin e rrjedhjes së hetimit (në të kaluarën edhe kur kërkoheshe ngritjen e hetimit te gjykatësi hetues i bashkangjiteshte kallëzimit penal edhe deklarata e personit). Nga kjo që u tha më sipër mund të shohim se informatat e mbledhura përveç rëndësisë operative ka edhe vlerë procesuale në kuptimin se në masë të madhe ndikon në vendimin e prokurorit publik gjatë veprimit në bazë të kallëzimit penal kur është në pyetje ngritjen e hetimit. Mbledhja e informatave nga kategori të ndryshme të njerëzve paraqet një autorizim ligjor të policisë (Drejtorisë së doganave dhe Policisë financiare) si bartës të procedurës paraprake penale. Me informimin për ekzistim të dyshimit më të vogël (fakt më të vogël indikativ) krijohet baza

116 BISEDA INFORMATIVE SI FORMË E VEÇANT E MBLEDHJES SË INFORMATAVE... ligjore për veprim të policisë për nevojat e luftës preventive dhe represive kundër kriminalitetit. Baza juridike rrjedh nga Ligji për procedurë penale dhe aktet tjera (Ligji për polici, Rregulloren për kryerjen e punëve policore etj.). Në rast se kemi dyshim të bazuar 6 se është kryer vepër penale e cila ndiqet me detyrë zyrtare organet policore janë të detyruara që t i ndërmarrin të gjitha masat që të gjendet kryerësi i veprës penale, që ata mos të fshihen ose ikin, të zbulohen dhe sigurohen gjurmët e veprës penale dhe sendet të cilat mund të shfrytëzohen për të vërtetuar të vërtetën si dhe të merren të gjitha të dhënat të cilat mund të jenë në interes të procedurës penale(neni 276 i LPP). Ndër veprimet tjera parashihet mundësia që policia mund të thërras qytetar për mbledhjen e informatave për veprën penale dhe kryerësin, si dhe për rrethana tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale. Thirrja kryhet me ftesë me shkrim, në të cilën duhet patjetër të theksohen arsyet e thirrjes së tij dhe njoftimi për të drejtat e tij. Nëse personi i cili do të paraqitet në thirrje refuzon të jep njoftim, ai nuk mund të thirret përsëri për të njëjtën arsye. Mbledhja e njoftimeve nga i njëjti person mund të zgjasë aq kohë sa është e nevojshme që të merret njoftimi i nevojshëm, e më së gjati katër orë. Njoftimet nga qytetarët nuk guxojnë të mblidhen me forcë e as me mashtrim ose maltretim. Qytetari mund të thirret përsëri për mbledhjen e informatave për vepër tjetër penale ose kryerës, e për mbledhjen e njoftimeve për të njëjtën vepër penale mundet nga arsye të rëndësishme të thirret vetëm edhe njëherë. Policia e jurisprudencës qytetarin e thirrur nuk mund ta marrë në pyetje në cilësinë e të akuzuarit, dëshmitarit ose ekspertit. Në rast kur policia gjyqësore do të vlerësoj se qytetari i thirrur mund të paraqitet në cilësinë e të dyshuarit, menjëherë e njofton prokurorin publik. Ligji për polici parasheh gjithashtu mundësinë që nëse personi nuk i përgjigjet fletëthirrjes të mund të sillet me detyrim mirëpo kjo gjë mund të bëhet vetëm me urdhër gjyqësor. Për thirrjen dhe bisedën e kryer me personin e thirrur, nëpunësi policor përgatit shënim zyrtar. Gjithashtu i njëjti ligj parasheh që personi mund të thirret prej orës 6,00 deri në orën 22,00, mirëpo ekziston mundësia në raste të veçanta të mundet që personi të thiret edhe jashtë kohës së caktuar më sipër. Para se të fillohet biseda me të dyshuarin autoritetet policore duhet 6 Neni 21 Ligji për procedurë penale të Republikës së Maqedonisë pika 14. Bazat e dyshimit jane njohurite të cilat në baze të njohurise dhe pervojes kriminalistike, mund të vleresohen si prove për vepren e kryer penale; 15. Dyshimi i bazuar është shkallë më e larte e dyshimit të bazuar në provat e marra të cilat shpiejn në perfundim se personi i caktuar ka kryer vepër penale. 115

117 Prof. As. Dr. Naser ETEMI menjëherë të njoftohet për arsyet për thirrjen, për çfarëdo qoftë dyshimi për vepër penale të bërë kundër tij, si dhe për të drejtat e tij, dhe nga personi nuk mund të kërkohet deklaratë, dhe se nuk është i obliguar që të përgjigjet pyetjeve. Në kërkesë të personit policia duhet t i mundësoj që të merr mbrojtës, mirëpo këtu ligjdhënësi nuk e përcakton kohën se sa duhet të pritet deri në ardhjen e mbrojtësit. Rëndësia procesuale e deklaratës së marr nga organet policore Nga ajo që është thënë më sipër mund të themi se deklarata e të dyshuarit është me rëndësi të madhe operative. Por parashtrohet pyetja se cila është rëndësia procesuale e saj? Deklarata e marrë nga ana e organeve policore nuk ka vlerë dëshmie. Përmbajtja e deklaratave të tilla (vetëm si shënim zyrtar) nuk janë pjesë integrale e kallëzimit penal por ato i bashkëngjiten kallëzimit penal. Prokurori publik para miratimit të ligjit të ri për procedurë penale në bazë edhe të këtyre materialeve ka kërkuar hapjen e hetimit, ndërsa tani me ligjin e ri ku vetë prokurori publik është ai cili vendos për ngritjen e hetimit, pra ai tani është edhe në ndikim më të madh nga deklarata e dhënë para punonjësit policor, por jo vetëm për ngritjen e hetimit por edhe për rrjedhën e saj. Mendoj se njohurit në të cilën kanë ardhur organet policore para se të ngritët procedurë penale të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurën penale gjithmonë ka qenë e papranueshme dhe e papërkrahshme për organet policore, nga vetë fakti se shpeshherë vlera dëshmuese e këtyre deklaratave është shumë e madhe. Këta deklarata përmbajnë dëshmi të mëdha siç është pranimi i vërtetë i fajësisë mirëpo në procedurën e mëvonshme mund të tërhiqet duke u arsyetuar në forma të ndryshme. Në disa raste deklarata mund të jetë e vetmja dëshmi materiale sepse deri në ngritjen e procedurës të gjitha dëshmitë tjera mund të mos pranohen. 7 Përveç kësaj ekzistojnë edhe argumente tjera që janë në anën e dhënies së vlerës së dëshmisë deklaratave të dhëna para punonjësve policorë. Një nga principet bazë që gjyqi vepron në punën e tij është principi i gjetjes së vërtetës. Pra, të gjitha arsyet që policia të ndaj deklaratat e marra nga dokumentacioni nuk mund të jenë bindëse se nëse nisemi nga e drejta e pakufizuar e këshillit gjyqësor të heq të gjitha dëshmitë në qëllim të vërtetimit të drejtës, pra, çfarë vlere do të ketë çdo deklaratë gjyqi do të vlerësoj në bazë të besimit të lirë dhe në kuadër të dëshmive tjera të paraqitura gjatë procedurës penale. Duhet të pranojmë se zbatimi i këtij 7 Грубач М., Кривично процесно право, Службени гласник, Београд, 2002, f

118 BISEDA INFORMATIVE SI FORMË E VEÇANT E MBLEDHJES SË INFORMATAVE... principi do të ishte në kundërshtim me disa predispozita të ligjit për procedurë penale. P.sh. dëshmitari nuk është i detyruar të përgjigjet pyetjeve që do t'i shkaktonte vetes ose të afërmve të tij turp të madh, dëm material të konsiderueshëm ose ndjekjes penale. 8 Ekzistojnë mendime se me dhënien e vlerës procesuale të materialeve të ardhur nga policia në procedurën penale paraprake do të ndihmonte në efikasitetin dhe ekonomin e procedurës penale në përgjithësi. Në këtë mënyrë hetimi do të ishte më pak përsëritje të veprimtarisë operative kriminalistike të policisë. Gjithashtu parashtrohet pyetja se me veçimin e deklaratës që e ka marr policia pas mbarimit të hetimit a ofron garanci të plotë se trupi gjykues nuk do të njihet me përmbajtjen e saj. Mendoj se në opinion nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit mund të njihemi me deklaratë e tilla bile edhe të tërësishme. Në synimin që sa më mirë të shihet se dispozitat e LPP aktual që kanë të bëjnë me të biseduarit me kategoritë e ndryshëm të qytetarëve e në veçanti me të dyshuarin në nivel që është i nevojshëm për luftë efikase ndaj kriminalitetit e nevojshme është që të shohim cilat janë tendencat në legjislativen e shteteve tjera që sipas mendimit tim janë shumë më parë se Republika e Maqedonisë në rregullimin e çështjeve të procedurës paraprake penale. Në Britaninë e Madhe ku common law sistemi juridik dallon nga gjithë shtetet evropiane ku një pjesë e madhe e praktikës/dispozitave gjyqësore është ndërtuar me shekuj dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre gjendet në aktet ligjore. Prej vitit 1984 kjo çështje është rregulluar me Ligjin për polici dhe dëshmitë në çështjet penale. 9 Sipas këtij ligji policia pasi që ka arrestuar personi për ndonjë vepër penale mund që atë person ta merr në pyetje pa dallim se personi dëshiron ose jo t u përgjigjet pyetjeve të parashtruara ose të shfrytëzon të drejtën e heshtjes. Gjatë mbajtjes ai ka të drejtë të konsultohet me mbrojtësin. Në situatë të veçanta kjo e drejtë mund t i kufizohet por të drejtën e një konsultimi nuk mund t i kufizohet jo më së shumti se 36 orë (më së shumti mund të mbahet deri 96 orë). Nëse policia kufizon të drejtën e një herë të konsultimit me mbrojtësin atëherë pranimi i fajësisë mund të mos pranohet nga ana e gjykatës. Gjatë mbajtjes së personit 24 orë personi duhet të jetë i liruar nga të marrit në pyetje më së paku tetë orë në vazhdim edhe atë gjatë natës. I dyshuari nuk është i detyruar që të 8 Ibid. f Police and Criminal Evidence Act, uploads/attachment_data/file/117589/pace-code-c-2012.pdf 117

119 118 Prof. As. Dr. Naser ETEMI përgjigjet pyetjeve të parashtruara (në atë të drejtë duhet të informohet) por mund të jetë i detyruar që t i dëgjon. Nëse pranon fajin atëherë pranimi ka vlerë dëshmie në gjyq dhe paditësi nuk është i detyruar që të dëshmoj fajësinë e tij. Mirëpo e gjithë biseda fiksohet me procesverbal ose personi i pyetur nënshkruan deklaratën. Gjithashtu ligji detyron regjistrimin audio të pyeturit policor. Gjermania si një shtet te i cili të pyeturit e të dyshuarit mund ta bën edhe policia, karakteristike është se kur i dyshuari merret në pyetje nga policia mbrojtësi nuk mund të jetë i pranishëm, nëse e bëjnë instancat tjera atëherë mund të jetë prezent. Karakteristike është edhe fiksimi i deklaratës ku ajo mund regjistrohet audio dhe video por pasi që personi të jetë dakord. Në atë rast i dyshuari mbush formular të posaçëm. Nga ana tjetër argumentet kundër një mënyre të tillë të rregullimit është se nëse do të pranoheshe deklarata e dhënë para punonjësit policor ajo do të thotë se dëshmitë joformale futen në procedurë dhe kanë vlerë të njëjtë si dëshmitë formale që i ka mbledhur gjykata në formë të paraparë dhe garanca të numërta procesuale. Kjo do të thoshte se këta principe nuk do të vlenin edhe pse këta principe janë të parapara në kushtetutë dhe ligje. Kështu që vendimi gjyqësorë do të bazohej në bazë të dëshmive të cilat janë marr duke respektuar principe të ndryshme. Arsye tjetër e mospranimit të informatave të marra nga policia gjatë procedurës para hetimore është karakteri joformal i marrjes së tyre. Dispozitat që e përcaktojnë mundësinë e marrjes së këtyre veprimeve është se te shumica e veprimeve që i ndërmarrin organet policore nuk janë të parapara format e tyre dhe përmbajtja e tyre, disa prej tyre bile vetëm janë të theksuara si veprime tjera duke i lënë teorisë dhe praktikës kriminalistike mundësi të gjen masa tjera taktike dhe teknike. Pra, si mundet ku në njërën anë ligji nuk e precizon mënyrën e ndërmarrjes së tyre kurse nga ana tjetër pikërisht dëshmia e marr në këtë mënyrë të ketë vlerë dëshmuese. Po nëse do të ishte dhënë vlerë dëshmuese veprimeve operative siç është biseda me të dyshuarin atëherë shërbimet operative kriminalistike do të kalonin prej shërbime operative kriminalistike në një shërbim tjetër gjyqësorë dhe praktikisht do të fitonim dy procedura gjyqësore, ku do të humbej ajo procedura kriminalistike pa të cilën është e pamundur zbulimi dhe zbardhja e rasteve. Zgjidhja sipas të cilës në njërën anë veprimin e policisë të lirojmë nga veprimet procesuale ndërsa nga ana tjetër rezultatet e një veprimi të tillë t'ia njohim vlerën e dëshmisë, bart me vete edhe rrezikun e rrezikimit të respektimit të drejtave të njeriut. Nëse do të kishim një dyshim të tillë atëherë lirisht mund të themi se materiali i fituar nga organet operative i

120 BISEDA INFORMATIVE SI FORMË E VEÇANT E MBLEDHJES SË INFORMATAVE... nënshtrohet kontrollit nga prokurori publik, në disa raste edhe gjykatësi i procedurës paraprake dhe trupit gjykues gjatë gjykimit. Një kontroll i tillë e mënjanon çfarëdo mangësie gjatë veprimit të organit policorë. Edhe për kundër disa anëve negative të përmendura më sipër për mospranimin e vlerës së dëshmisë para organeve operative mendoj se duhet të ndryshohet legjislativi aktual ku të biseduarit me të dyshuarin dhe kategorinë tjetër të njerëzve që mund të japin ndonjë informatë për veprën penale të ketë vlerë dëshmie vetëm në rast se kjo deklaratë e dhënë do të merrej sipas mënyrës së marrjes në pyetje të dyshuarin ose kategoritë tjera të personave. Kjo deklaratë të bëhet kushtimisht në prezencë të mbrojtësit (nëse nuk e kemi mbrojtësin të mos jetë e pranueshme) dhe kjo bisedë të jetë audio ose video e regjistruar. Të gjitha këto do të ishin rregulluar në detaje me ligj. Kjo do të vlente jo vetëm për të dyshuarin por edhe për kategoritë tjera të personave që do të japin ndonjë informatë për arsye se mund të kemi situatë ku më vonë dëshmitari të na paraqitet në cilësinë e të dyshuarit ose ndoshta nuk do të dëshiron për ndonjë arsye të vërteton atë çka i ka deklaruar më parë organit policor. Me këtë do të sigurohet dëshmi sa më parë/me kohë dhe do të pamundësohet në shkallë sa më të lartë të ketë ndikim në deklaratat e këtyre personave. Për dallim nga deklarata e dhënë në procedurë penale ajo e dhënë para se të ngrihet procedurë penale si zakonisht është më e saktë nga fakti se procesi i harresës si dhe mundësia e 'kontaminimit' e asaj çka është vërejtur është shumë më e vogël nëse prej kohës së kryerjes së veprës penale dhe dhënës së dëshmisë është më i vogël. Kjo është vërtetuar edhe nga njohuritë psikologjike, se truri i njeriut pjesën më të madhe të asaj çka e percepton e harron më së shumti në orët e para ndërsa një kohë më të gjatë ngel vetëm ajo e përgjithshmja, ndërsa më së shumti harrohen imtësirat, kjo në aspekt procedural është shumë e rëndësishme se një detaj i vogël mund të zbardh rastin dhe gjen fajtorin. Gjithashtu mos harrojmë se praktikën e tanishme ku prej kohës së kryerjes deri në kohën e dhënies së dëshmisë para organit procedural kalon më së shumti se 6 ose 9 muaj bile edhe më shumë. Mos harrojmë edhe ndikimin në dëshmitarin (e frikësuar, paguar etj.) që ai eventualisht të ndryshon thënien e tij ose të mos paraqitet për dhënien e dëshmisë është minimale nëse e kemi parasysh se deklarata jepet para fillimit të procedurës penale. 119

121 Prof. As. Dr. Naser ETEMI Përfundim Procesverbali i punonjësve policor për deklaratën e dhënë të personave në prani të mbrojtësve të tyre të mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurën penale. Nëse kemi të bëjmë me të dyshuar ai në fillim do të njoftohet se ka të drejtë të ketë prezent mbrojtësin. Nëse i dyshuari në prani të mbrojtësit pranon të jap deklaratë atëherë punonjësit policor do ta marrin në pyetje në bazë të predispozitave ligjore të Ligjit për procedurë penale të cilat vlejnë për të marr në pyetje të dyshuarin ose të rregullohet me predispozita të veçanta në detaje dhe në atë rast deklarata e marr mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurën ligjore nëse nuk do të jetë prezent mbrojtësi atëherë të ketë vetëm vlerë operative. Kjo do të mundëson një procedurë më të shpejtë dhe më efikase para hetimore, hetimore dhe penale duke i respektuar të gjitha të drejtat e njeriut të parapara si me ligjet pozitive nacionale ashtu edhe ato ndërkombëtare. Nga kjo shohim se kemi transformimin e këtij veprimi nga ai me karakter jo formal në atë formal duke plotësuar kushtet e parapara me ligj. 120

122 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... K.D.U. 343 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË FIGURËS SË VEPRËS PENALE Përmbledhje Kundërligjshmëria është element i përbashkët, përbërës, si për veprën penale, ashtu edhe për anën objektive të figurës së veprës penale. Në këtë element, gjen shprehje konkrete njëri prej parimeve kryesore të së Drejtës Penale, sikurse është parimi i ligjshmërisë, apo legalitetit. Thelbin e përbërjes së këtij parimi e përbën fakti sipas së cilit, që vepra, veprimi ose mosveprimi, të përbëjë element të veprës penale dhe të anës objektive të saj, nuk mjafton vetëm që të cenojë vlera të rëndësishme shoqërore, pra të jetë shoqërisht i rrezikshëm, por duhet të jetë edhe i kundërligjshëm. Për sa i përket anës së jashtme të veprës penale dhe figurës së saj, vepra me veprim ose mosveprim, përveçse të qenit shoqërisht e rrezikshme, duhet të jetë e parashikuar në një nga dispozitat e pjesës së posaçme të Kodit Penal në të cilat parashikohen të gjitha veprat, që konsiderohen vepra penale krime apo kundërvajtje penale. Ky parim është shumë i hershëm i së drejtës penale dhe prej kohësh është i shprehur në terminologjinë latine, Nulla crimen sine lege, nuk ka krim pa ligj, parim nga i cili rrjedhin edhe dy parime të tjera komplementare me të si; Nulla poena sine crimen, nuk ka dënim pa ligj dhe Nullum poena sine crimen, nuk ka dënim pa krim. Për shkak të rëndësisë së madhe që ka, me kalimin e viteve, me kalimin nga e drejta zakonore në të drejtën pozitive, shprehja Nullumcrimen sine lege, penalistët e kushtëzuan edhe me 121

123 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI mbiemrin shtesë scriptium, duke e formuluar, Nulla crimesine lege scriptium, nuk ka krim pa ligj të shkruar 1. Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ky parim gjen shprehje, më së miri në dispozitën e nenit 2 te Kodit Penal. Sikurse u përmend sipas kësaj dispozite, askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër, e cila më parë, nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale, si vepër penale, paragrafi i parë dhe askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj, paragrafi i dytë. Ky parim plotësohet edhe me një parim tjetër i cili rrjedh prej tij, parimin e ligjit të kohës që gjen shprehje juridike në paragrafin e parë të dispozitës se nenit 3 të Kodit Penal. Sipas kësaj dispozite, askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer nuk përbënte vepër penale, që përbën rregullim 2. Kundërligjshmëria, konsiderohet se është e natyrës objektive. Kjo përcaktohet duke vënë në korrelacion veprimin ose mosveprimin e individit me normat e së drejtës penale, në të gjitha rastet kur sjellja e njeriut është në kundërshtim me normat e legjislacionit penal të cilat urdhërojnë apo ndalojnë ndonjë veprim atëherë mund të themi se sjellja e njeriut është në kundërshtim me normat e legjislacionit penal të cilat urdhërojnë apo ndalojnë ndonjë veprim atëherë mund të konstatojnë se sjellja e njeriut është e kundërligjshme. Sipas përkufizimit ligjor, kundërvajtjet janë cenime të rendit publik të përcaktuara me ligj dhe dispozita të tjera, për të cilat janë parashikuar dënime kundërvajtëse dhe masa mbrojtëse. Veprat penale janë vepra të rrezikshme, kundërvajtjet janë cenime të rendit publik dhe si të tilla paraqesin cenime të disiplinës shoqërore 3. Me anë të veprave penale cenohen apo dëmtohen vlerat themelore të individit dhe të shoqërisë, kurse me kundërvajtje cenohen vlerat më të vogla të individit dhe të shoqërisë. Në teori mbizotëron mendimi se kriteri kryesor për dallimin e veprave penale nga kundërvajtjet është shkalla apo intensiteti i rrezikshmërisë shoqërore. Vepra penale është më rrezikshme, më e rëndë, më e padrejtë dhe për këtë arsye për veprat penale, në krahasim me kundërvajtjet, parashikohen dënime më të rënda. 1 S.Spiro., Cikël leksionesh, Ana Objekti i Figurës së Veprës Penale, UET, Tiranë 2008, Fq. 4 2 Theksohet që përbën rregullim, pasi në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 3 të Kodit Penal, përcaktohen dy rastet e fuqisë prapavepruese të ligjit penal, të cilat si përjashtime, përforëcojnë këto rregulla juridike. Ekzekutimi i dënimit nuk mund të filloje dhe nëse ka filluar, pushon. Kur ligji i ri nuk e konsideron ne figurë vepre penale këtë vepër, dhe zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që e ka kryer veprën penale. deri në momentin që vendimi nuk ka marrë formë të prerë, nëse vendimi ka marrë formë të prerë atëherë nuk ka fuqi. 3 I. Salihu., vepër e cituar, Fq

124 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... Mirëpo, kundërligjshmëria edhe pse sipas natyrës së saj është komponent i natyrës objektive në disa raste ajo përmban edhe elementë subjektiv. Për shembull në dispozitën e nenit 247 mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti apo e një shenje dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen detyrë shtetërore apo një shërbim publik. Deri këtu përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, por nëse kjo mbajtje e uniformës është bërë me qëllim fitimi ose ka prekur liritë apo të drejtat e shtetasve përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Nga ekzistenca ose jo e këtij elementi varet dhe cilësimi ligjor i veprës penale. Si konkluzion themi se veprimi ose mosveprimi është i kundërligjshëm, kur ai shkel ndonjë normë ndaluese apo urdhëruese, e cila me ligj është e parashikuar si vepër penale. Ndonëse nga studimi i dispozitave të Kodit Penal kjo gjë nuk është e shprehur qartazi, por lihet të nënkuptohet. Për shembull, dispozita e nenit 113 ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndonëse, nuk është thënë shprehimisht kundërligjshmëria ajo supozohet. Supozimi i tillë është plotësisht i arsyeshëm, sepse nëse një vepër nuk është e kundërligjshme, ajo nuk do mund të konsiderohet si vepër penale. Ndërsa në disa figura kundërligjshmëria shprehet qartazi, për shembull dispozita e neni 198 vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo të bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Përmendja në mënyrë të shprehur e elementit të kundërligjshmërisë në disa figura të veprës penale, nuk do të thotë se në veprat e tjera penale, te të cilat nuk është përmendur ligjshmëria në figurën e tyre nuk janë të kundërligjshme. Përkundrazi kundërligjshmëria është element themelor dhe konstuitiv i të gjitha veprave penale, mirëpo në disa rate për shkaqe praktike ky element përmendet në mënyrë të shprehur. Në rastet kur figura e ndonjë vepre penale ka tipare të njëjta apo identike me ndonjë kundërvajtje, shtrohet pyetja se a do të përgjigjet autori i veprës penale edhe për veprën penale edhe për kundërvajtje. Lidhur me këtë duhet theksuar se është përjashtuar mundësia e përgjegjësisë së dyfishtë apo paralele edhe për vepër penale edhe për kundërvajtje, personi i cili është dënuar për veprën penale nuk mund të dënohet edhe për kundërvajtje. Nocioni i figurës së veprës penale është më i gjerë sesa i kundërvajtjes, figura e veprës penale e përfshin kundërvajtjen e caktuar. Disa autorë të së drejtës penale bëjnë dallimin midis kundërligjshmërisë, në aspektin formal dhe, kundërligjshmërisë në aspektin material 4. Kundërligjshmëria në aspektin material, është dimension i brendshëm paralel i shkeljes formale të normës që 4 V. Kambovski., vepër e cituar, Fq

125 124 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI përbëhet nga cenimi i së mirës juridike, si një raport negative ndërmjet veprimit dhe të mirës juridike, me të cilën cenohet ekzistenca e saj stabile në rregullimin shoqëror nëpërmjet dëmtimit, prishjes apo vënies në rrezik. Caktimi i kundërligjshmërisë është i rëndësishëm sepse kompleton anën objektive të veprës penale. Ana subjektive, fajësia, do të caktohet vetëm pasi të konstatohet se vepra penale është e kundërligjshme. Vlerësimi i kundërligjshmërisë është i rëndësishëm edhe në raport me institute të tjera penalo juridike, zbatimi i masave të sigurisë ndaj personave të papërgjegjshëm apo masat edukuese ndaj të miturve, kur mendohet se është kryer vepër e kundërligjshme. Vlerësimi për kundërligjshmërinë bazohet në dy element: njëri prej të cilëve është pozitiv, duhet të ekzistojë patjetër; ndërsa i dyti, është negativ, nuk ekziston. Si shkallë e parë dhe shpeshherë edhe e vetme në konstatimin e kundërligjshmërisë, supozohet se vepra është penale kur veprimi i plotëson të gjitha cilësitë e figurës ligjore të saj. Së dyti, në konstatimin e kundërligjshmërisë in concreto, kalohet vetëm nëse është shpallur kundërshtim se, në rastin konkret, vepron ndonjë rrethanë për përjashtimin e kundërligjshmërisë. Kundërligjshmëria ka dy dimensione, anën e saj formale, të cilën e përbën norma ndaluese, e përfshirë në figurën e veprës penale dhe, norma lejuese, e përfshirë në rrethanat për përjashtimin e kundërligjshmërisë. Ana materiale e kundërligjshmërisë, e cakton esencën e padrejtësisë e cila ndodhet në cenimin e marrëdhënieve juridike dhe është pjesë e përbashkët e figurës së veprës penale dhe i themelit për përjashtimin e kundërligjshmërisë. Cenimi i marrëdhënieve juridike, si anë materiale e kundërligjshmërisë ka disa kuptime 5. Së pari, paraqitet si një kriter themelor për vlerësimin nga ana e ligjvënësit se cilat forma të prishjes së marrëdhënieve juridike do të konsiderohen figura vepra penale. Pesha e cenimit të së mirës juridike është një ndër rrethanat për matjen e dënimit nga ana e gjykatës. Bazat për përjashtimin e kundërligjshmërisë si pjesë e përbashkët e anës materiale, e kanë mungesën e cenimit të marrëdhënieve juridike, por përveç saj, mund të ekzistojë edhe mbrojtje e së mirës më të vlefshme si pjesë më vete, e pavarur, jashtë procesit penalo-juridik, për shembull nëse mjekut do t i duhet të shpëtojë nënën duke sakrifikuar embrionin gjatë shtatzënisë patologjike. Në aspektin material, rrethanat për përjashtimin e kundërligjshmërisë i përcakton elementi i njëjtë material, që e përcakton edhe realizimin e figurës së veprës penale, cenimi i marrëdhënieve juridike. Gjatë përcaktimit të normave ndaluese dhe të rrethanave për përjashtimin e tyre, duhet të merren parasysh dy rregulla 6. Së pari, nëse një veprim është juridikisht i urdhëruar me normë imperative, nuk 5 Po aty, fq Po aty, fq.207

126 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... mund të jetë njëkohësisht edhe juridikisht i ndaluar me normë ndaluese. Së dyti, veprimi juridikisht i lejuar nuk mundet njëkohësisht të jetë juridikisht i ndaluar, diçka e cila është parimisht e ndaluar në një fushë juridike, nuk mund të jetë parimisht e lejuar në një fushë tjetër juridike. I takon juristit, gjykatësit, prokurorit, avokatit, të cilësojë, në bazë të thellimit shkencor të strukturës së veprës penale konkrete me anë të njohurive të përgjithshme rreth teorisë së veprës penale, nëse jemi përpara një elementi që duhet analizuar nën faktin tipik objektivisht i kundërligjshëm apo të fajësisë. Si shembull, për të kuptuar konkretisht rëndësinë e analizës strukturore të veprës penale nën ketë profil, është i nevojshëm. Në figurën e veprës penale të vrasjes se kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike, neni 82 i Kodit Penal, elementi i fyerjes së rëndë nga ana e viktimës duhet të krijojë një situatë tronditjeje të rëndë psikike të subjektit aktiv i cili në bazë të kësaj situate shkakton vdekjen e subjektit pasiv, në të kundërt kemi të bëjmë me një vrasje me dashje sipas dispozitës së nenit 76 e Kodit Penal. Pasoja, si element i anës objektive të figurës së veprës penale, kuptimi juridiko-penal i pasojës Në doktrinën e së drejtës penale shqiptare, me pasoja të veprës penale kuptohen ndryshimet që ndodhin nga veprimi ose mosveprimi i paligjshëm i personit dhe që prekin apo cenojnë marrëdhëniet juridike të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal 7. Pasoja që vjen ose që mund të vijë nga kryerja e veprës penale, në literature juridike ka gjetur trajtim të gjerë dhe të gjithanshëm. Kjo, për shkak të rëndësisë që ajo paraqet si, nga pikëpamja teorike, për dallimin e figurave të veprave penale në figura materiale dhe formale në përgjithësi, ashtu edhe nga pikëpamja praktike. Vetë veprimi, nuk ka rëndësi nëse nuk prodhon ndonjë efekt në marrëdhëniet shoqërore të mbrojtura nga ligji penal 8. Rëndësia e studimit të pasojës, nga pikëpamja praktike, qëndron: Së pari, në faktin se, duke u nisur prej saj, bëhet dallimi ndërmjet fazave të veprimtarisë përmes të cilave kalon vepra penale (kategoria e veprave penale që kryhen me dashje), veçanërisht, ndërmjet fazës së tentativës dhe kryerjes së plotë të veprës. Së dyti, shprehet në faktin, se duke u nisur nga prania ose jo e saj (pasojës), në disa raste, arrihet në përfundimin nëse veprimet ose mosveprimet e një personi përbëjnë ose jo vepër penale. 7 Elezi,I., Kaçupi, S., Haxhia, M., Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2012, fq Kambovski,V., E drejta penale (Pjesa e përgjithshme), Shkup 2010, fq

127 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI Së treti, qëndron në faktin, se në rastet kur ajo kërkohet si element përbërës i anës objektive të figurës së veprës penale, pasoja shërben si një nga elementët bazë për të cilësuar veprën penale, sipas njërës apo tjetrës dispozitë konkrete të pjesës së posaçme të Kodit Penal, apo paragrafëve përbërës të tyre. Së katërti, nuk janë të pakta rastet, që në varësi të pasojës (që ka ardhur ose që mund të vinte nga kryerja e veprës penale), natyrës, shkallës dhe madhësisë së saj, përcaktohet edhe shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, faktor ky që ndikon në llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet ndaj personit që e ka kryer veprën penale. Format e trajtimit të pasojës nga e drejta penale E drejta penale, pasojën e trajton si në kuptimin e gjerë, ashtu edhe në kuptimin e ngushtë të saj. Me pasojë, në kuptimin e gjerë të saj, e drejta penale kupton prekjen (cenimin) e marrëdhënieve shoqërore, që mbrohen në mënyrë të posaçme nga veprat penale nëpërmjet ligjit penal. Me këtë duhet kuptuar se nga veprat penale preken një kategori mjaft e gjerë marrëdhëniesh shoqërore, marrëdhënie, të cilat përbëjnë edhe objektin e përgjithshëm të veprës penale. Ligjvënësi, këto lloj marrëdhëniesh shoqërore, i ka përfshirë në përmbajtjen e dispozitës së nenit1/b të Kodit Penal si një detyrim i ligjit penal për mbrojtjen e pavarësinë e shtetit, dinjitetin e njeriut, mbrojtjen e pronës, mjedisit etj. Me pasojë, në kuptimin e ngushtë të saj, duhet kuptuar pasoja që vjen apo që mund të vijë nga cilado vepër e veçantë penale që parashikohet në njërën prej dispozitave konkrete të pjesës së posaçme te Kodit Penal. Pasoja, mund të jetë materiale dhe jomateriale (formale) 9. Materiale, pasoja është atëherë kur ajo, jo vetëm që është e prekshme, që mund të perceptohet nga shqisat e njeriut, por ka një vlerë të caktuar, që është e shprehur në të holla (para) 10. E tillë është, për shembull, pasoja e cila vjen nga krimi i vjedhjes së pasurisë, parashikuar në nenin 134(Vjedhja) 11 të Kodit Penal. Për të pasur këtë figurë krimi, është e domosdoshme që, veç elementëve të tjerë që i përkasin si anës objektive, ashtu edhe anës subjektive të saj, duhet që të jetë vërtetuar edhe pakësimi i pasurisë. Pikërisht, ky pakësim përbën edhe pasojën. Kurse, madhësia, vlera e saj, përbën shkallën e dëmit që përcakton, në fund të fundit, edhe shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale në çdo rast vjedhjeje të pasurisë. 9 Salihu, I., E drejta penale (Pjesa e përgjithshme), Prishtinë 2010, fq Muçi, Sh., E drejta penale (Pjesa e përgjithshme), Tiranë 2012, fq Kodi Penal i R.SH, Neni 134, Vjedhja..e njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet 126

128 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... Madje madhësia e pasojës (pakësimit të pasurisë), sipas paragrafit III të dispozitës së nenit 134 (Vjedhja) të Kodit Penal, shërben si kriter përcaktues për cilësimin ligjor të veprës sipas këtij paragrafi. Edhe në rastin e figurave të krimit të shkatërrimit të pronës pasoja që vjen ose që rrezikohet të vijë nga vepra penale, është materiale e vlerësuar në të holla, pavarësisht nga lloji i pronës, e cila e pëson nga shkatërrimi nëpërmjet mjeteve dhe formave të përdorura nga autori i veprës penale. Kur trajtohet pasoja e veprës penale në kuptimin e ngushtë të saj, duhet nënvizuar se, nëse ajo ekziston, d.m.th. kur ajo ka ardhur si rezultat i veprimit ose mosveprimit shoqërisht të rrezikshëm të autorit të veprës penale, sipas teorisë së të drejtës penale, vepra penale konsiderohet e kryer plotësisht apo e thënë ndryshe, e konsumuar. Kurse, kur veprimi ose mosveprimi është kryer, por pasoja nuk ka ardhur për shkaqe të pavarura nga vullneti i autorit të veprës penale, vepra penale konsiderohet se ka mbetur në tentativë. Sa i përket, shkallës së madhësisë së pasojës vlen të trajtohet edhe nocioni i veprës së rëndësisë së vogël. Rrezikshmëria, si element i çdo vepre penale ehte e lidhur ngushtësisht me shkallën e dëmtimit të së mirës juridike e cila është e mbrojtur me të drejtën penale 12. Mund të ndodhin raste që një person të kryejë një vepër e cila i ka të gjitha tiparet e veprës penale të përcaktuara në ligjin penal, mirëpo për shkak se vepra përbën një rrezikshmëri të vogël, ajo nuk konsiderohet si vepër penale. Për shembull, personi A, vjedhë në vetëshërbim një produkt ushqimor (biskotë, çokollatë), në veprimin e personit A janë përmbushur të gjithë elementët e veprës penale të vjedhjes, por shkalla e rrezikshmërisë së kësaj vepre penale është e vogël, kësisoj kjo vepër nuk do të konsiderohet vepër penale pasi e humb karakterin kriminal dhe del jashtë sferës së të drejtës penale 13. Edhe pse vepra e rëndësisë së vogël, e cila paraqet shkallë të vogël të rrezikshmërisë apo nuk konsiderohet vepër penale, ajo do të mbetet vepër e kundërligjshme, por jo për të drejtën penale por për një disiplinë tjetër 14, mund të trajtohet si një formë tjetër e veprës së ndaluar siç mund të jetë për shembull masë disiplinore, për të cilën mund të jepet ndonjë sanksion jopenal. Për t u vlerësuar një vepër e rëndësisë së vogël, duhet pasur parasysh të gjithë elementët objektivë dhe subjektivë të cilat përbëjnë figurën e posaçme të veprës penale të kryer. Nocioni i institutit të veprës së rëndësisë së vogël parashikon: Nuk është vepër penale ajo vepër e cila, edhe pse përmban tiparet e veprës penale të përcaktuar me ligj, është e rëndësisë së vogël. Vepra është e rëndësisë së vogël kur rrezikshmëria e saj nuk është e rëndësishme për shkak të natyrës 12 Salihu,I., E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë 2010, fq Po aty 14 Po aty 127

129 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI ose peshës së veprës, të mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme, të rrethanave në të cilën është kryer vepra, të shkallës së ulët të përgjegjësisë penale të autorit të veprës ose për shkak të rrethanave personale të autorit. Që të mund të aplikohet në praktikë ky institut duhet të përmbushen dy kritere, së pari kriteri objektiv (rrezikshmëria e veprës të jetë e vogël, e parëndësishme), dhe së dyti kriteri subjektiv (shkalla e ulët e përgjegjësisë penale të autorit dhe e rrethanave të tij personale) në mënyrë kumulative. Si kusht i natyrës objektive për t u konsideruar një vepër e rëndësisë së vogël, është që pasoja e dëmshme të jetë e parëndësishme apo të mungojë fare. Pasoja është e parëndësishme në rastet kur dëmtimi nuk e zvogëlon dukshëm vlerën e objektit të mbrojtur 15. Nëse është pasoja e veprës e parëndësishme apo e rëndësisë së vogël, kjo është një çështje faktike, të cilën gjykata duhet ta konstatojë në çdo rast konkret, duke pasur parasysh edhe natyrën dhe rëndësinë e saj. Instituti i veprës së rëndësisë së vogël është parashikuar edhe nga legjislacioni shqiptar i para viteve 90. Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1952 përcaktohej, Nuk quhet krim një vepër, e cila, ndonëse parashikohet formalisht nga ndonjë dispozitë penale, nuk është shoqërisht e rrezikshme për shkak të rëndësisë së saj të vogël dhe të mungesës së pasojave të dëmshme 16. Të njëjtin qëndrim mban edhe Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë i vitit 1977, në të cilin përcaktohet Nuk është vepër penale ajo që, ndonëse parashikohet nga një dispozitë e ligjit penal, nuk është shoqërisht e rrezikshme për shkak të rëndësisë së saj të vogël. Efekti kryesor praktik i dallimit ndërmjet rasteve kur vepra penale është e konsumuar me rastet kur ajo ka mbetur në tentativë, qëndron midis shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, e cilësuar kjo rast pas rasti. Si rregull, veprat penale të konsumuara paraqesin shkallë rrezikshmërie më të madhe se veprat penale që kanë mbetur në tentativë. Në kuadër të se Drejtës Penale Ndërkombëtare për krimet ndërkombëtare, tentativa ndëshkohet, pavarësisht ardhjes ose jo te pasojës kriminale, me qëllimin që të parandalohet shkelja e mëtejshme e rregullave ndërkombëtare. Pasoja jo materiale, përfaqëson cenimin e disa kategorive të tjera marrëdhëniesh shoqërore që mbrohen, në mënyrë të veçantë, nga ligji penal, marrëdhënie këto që nuk vlerësohen në të holla. Ato përfaqësojnë vlera të tjera shoqërore, jo më pak të rëndësishme dhe, shpesh më të rëndësishme se vetë marrëdhëniet, cenimi i të cilave shprehet në të holla. Të tilla janë marrëdhëniet e vendosura në Republikën e Shqipërisë, në pajtim 15 Salihu,I., E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme), Prishtinë 2010, fq Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i vitit 1952, Neni 2 paragrafi 3 (Përcaktimi i Krimit) 128

130 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... me normat e Kushtetutës, të së drejtës ndërkombëtare, me statutet e gjykatave ushtarake dhe penale ndërkombëtare si dhe konventat e ndryshme ndërkombëtare. Në fushën penale, për të siguruar të drejtën e të jetuarit, të mbrojtjes së shëndetit e të drejtat e tjera dhe lirive të njeriut të mbrojtura posaçërisht nëpërmjet dispozitave të kreut te parë të Kodit Penal, marrëdhëniet e vendosura për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të personit, që përbëjnë objektin e përgjithshëm të figurave të veprave penale, përfshihen në kreun e dytë të Kodit Penal. Marrëdhëniet shoqërore të vendosura për mbrojtjen e mjedisit, që përbëjnë objektin e përgjithshëm të figurave të veprave penale, përfshihen në kreun IV të Kodit Penal. Marrëdhëniet shoqërore që janë vendosur për mbrojtjen e pavarësisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, përfshihen në kreun V të Kodit Penal. Raportet e vendosura për mbrojtjen e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera, parashikohen nga kreu VI i Kodit Penal. Pasoja, si element i domosdoshëm përbërës i anës objektive të figurës së veprës penale Kur bëhet fjalë për pasoja, në kuptimin e ngushtë të fjalës, të drejtës penale i interesojnë, në mënyrë të veçantë, rastet kur pasojat janë elemente të domosdoshme përbërëse të anës objektive të figurës së veprës penale dhe, që janë pikërisht pasojat, të cilat bëjnë që vepra penale të cilësohet sipas njërës apo tjetrës dispozitë konkrete të pjesës së posaçme të Kodit Penal 17. Në Kodin tonë Penal janë të shumta dispozitat, të cilat parashikojnë figura të veprave penale, që në anën objektive të tyre, veç të tjerash, si element të domosdoshëm, kanë edhe pasojën. Të tilla dispozita janë gjithsej 53, kurse në Kodin Penal Ushtarak janë 27 dispozita. Në disa nga këto figura veprash penale, prania e pasojës kërkohet si element i domosdoshëm për praninë e anës objektive të tyre dhe të vetë figurës së veprës penale, në tërësinë e saj 18. Mungesa e pasojës, në këto raste, pas sjellë dhe mungesën e vetë figurës së veprës penale. Kështu për shembull, për të pasur figurën e krimit të torturës me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 87 i Kodit Penal, kërkohet që nga ana objektive, tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor të ketë sjellë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim të përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen e tij. Nëse, si rezultat i torturës apo i çfarëdo akti tjetër çnjerëzor, nuk ka ardhur ndonjëra nga katër prej pasojave që u përmendën 17 Elezi,I., Kaçupi, S., Haxhia, M., Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2012, fq Elezi,I., Kaçupi, S., Haxhia, M., Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2012, fq

131 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI në mënyrë alternative, në përmbajtjen e kësaj dispozite, vepra penale nuk do të cilësohej sipas kësaj dispozite. Nëse vërtetohet kryerja e veprimeve që cilësohen torturë ose akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues, të pashoqëruara me gjymtimin, ose me çdo dëmtim të përhershëm të shëndetit të personit, ose me vdekjen e tij, vepra penale do të cilësohet torturë, parashikuar në nenin 86 të Kodit Penal. Po kështu, për të pasur figurën e krimit të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, është kërkesë e domosdoshme, që përveç veprimeve ose mosveprimeve që vijnë në kundërshtim me ligjin dhe që përbëjnë mos-përmbushje të rregullt të detyrës nga personi që ushtron funksione publike, duhet që, nga ana objektive, këto veprime ose mosveprime t i kenë sjellë vetë personit që ushtron një funksion publik (që i kryen ato ose personave të tjerë), përfitime materiale ose jo materiale të parregullta apo ato (veprimet apo mosveprimet) të kenë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve ose të personave juridikë. Nëse, nuk vërtetohet ndonjëra prej këtyre pasojave, që edhe këtu, përmenden në mënyrë alternative, edhe pse nga ana e personit që ushtron një funksion publik mund të jenë kryer me dashje veprime ose mosveprime në kundërshtim me ligjin dhe që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, ai nuk mund të merret në përgjegjësi penale 19. Mos-përmbushja e rregullt e detyrës prej tij, por e pa shoqëruar me ndonjërën prej pasojave që u përmendën, mund të jetë shkak për ta vënë atë para përgjegjësisë disiplinore, civile apo materiale, por jo penale. Në pjesën dërmuese të dispozitave të Kodit Penal, në të cilat për ta cilësuar veprën penale, sipas tyre, nga ana objektive, përveç të tjerave, kërkohet edhe pasoja. Ekzistenca e pasojës tregon për një shkallë rrezikshmërie më të madhe të veprës dhe, bën që vepra penale të cilësohet me paragrafin përkatës (zakonisht të II ose të III) të dispozitës që parashikon figurën e veprës penale para së cilës ndodhemi, rast pas rasti 20. Kështu për shembull, figura e veprës penale e ndërprerjes së shtatzënisë, e kryer në vend edhe nga persona të paautorizuar, parashikuar në nenin 94 të Kodit Penal, nga ana objektive kryhet me anë të ndërprerjes së shtatzënisë, që realizohet jo në ambiente spitalore publike ose klinika private të lejuara posaçërisht për këtë qëllim ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje (veç rastit kur ajo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar). Kur ndërprerja e shtatzënisë, në kushtet e përmendura më lartë, nuk shoqërohet me ndonjë pasojë, vepra penale do të cilësohet kundërvajtje penale, me 19 Spiro,S., Cikël leksionesh Elementët përbërës të figurës së veprës penale, UET, Tiranë 2009, fq13 20 Po aty. 130

132 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... paragrafin e parë të dispozitës të nenit 94 të Kodit Penal. Ndërsa, në qoftë se si rezultat i ndërprerjes së shtatzënisë, por në kushtet e lartpërmendura, ka ardhur ndonjëra prej pasojave që u përmendën, në mënyrë alternative, në paragrafin e dytë të kësaj dispozite, si rrezikimi i jetës së gruas shtatzënë ose vdekja e saj, vepra përbën krim dhe cilësohet me paragrafin e dytë të saj. Karakteristikat konkrete të pasojës Në disa dispozita në lidhje me pasojën, ligjvënësi ka përdorur karakterizime të veçanta, konkrete. Të tilla janë, për shembull, karakteristikat e pasojave që kërkohen për praninë e figurës së krimit të plagosjes së rëndë me dashje, të parashikuar nga paragrafi i parë i dispozitës së nenit 88 të Kodit Penal, të cilat ligjvënësi i përshkruan ose si gjymtim, ose si shëmtim, ose si çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ose si ndërprerje të shtatzënisë ose që ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj. Të tilla janë edhe karakteristikat e pasojave që kërkohen për ekzistencën e figurës së krimit të shkatërrimit ose të dëmtimit të objekteve të kultit, parashikuar ne nenin 132 të Kodit Penal ku karakteristikat e pasojave që kërkohen për ekzistencën e saj janë: humbja plotësisht ose pjesërisht e vlerave të tyre (të objekteve të kultit). Kërkesa për të mbajtur parasysh kurdoherë karakteristikat që përmban dispozita konkrete e Kodit Penal për pasojën që kërkohet për praninë e saj, ka rëndësi për zbatimin drejtë të ligjit penal, për cilësimin ligjor të saktë të veprës penale, rast pas rasti1 21. Për realizimin e këtij qëllimi, veç interpretimit që u bëhet karakteristikave të pasojës nga teoria e së drejtës penale, kryesore është interpretimi që u bëhet atyre nga gjykata, të cilat, duke u bazuar në të dhënat konkrete të tyre, sipas natyrës së çështjes penale në shqyrtim, zbatojnë, sipas rastit, dispozitat që parashikojnë figurat e veprës penale që kanë si element përbërës të domosdoshëm edhe pasojën. Ky proces, në praktikë, shpesh paraqitet i vështirë e i ndërlikuar. Për realizimin e tij, kërkohet mendimi i specializuar profesional, sipas fushave të veçanta të shkencës (mjekësi, financë, shkencat inxhinierike etj) 22. Specialistë të fushave të ndryshme, të pajisur me njohuri shkencore, si mjekë, financierë, inxhinierë etj, thirren si ekspertë për të dhënë mendimin shkencor në lidhje me faktin nëse, pasojat që vijnë nga veprime ose mosveprime të ndryshme shoqërisht të rrezikshme, përmbajnë karakteristikat tekniko-shkencore të pasojës që kërkohet në dispozitën 21 Kambovski,V., E drejta penale (Pjesa e përgjithshme), Shkup 2010, fq Po aty 131

133 132 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI konkrete të Kodit Penal. Një interes të veçantë paraqesin veprat penale të kryera në ndërmarrje 23. Janë juristët (prokurorë, gjyqtarë), ata që, më pas duke u bazuar në përfundimet shkencore që kanë arritur ekspertët, vendosin, në pajtim me ligjin, për praninë në veprën e një personi konkret të pasojës (në kuptimin juridiko penal), që kërkohet në dispozitën përkatëse, sipas së cilës cilësohet vepra penale e kryer prej tij. Nisur nga fakti që figura e veprës penale të vjedhjes ka si pasoje pakësimin e pasurisë së tjetrit në mënyrë të kundërligjshme, Kolegjet e Bashkuara evidentojnë faktin se një ndër kriteret bazë për të përcaktuar pasojën e rëndë është vetë vlera e pasurisë së vjedhur, e cilado të merret në çdo rast e lidhur me rrethanat e tjera që kanë ndikuar te subjekti i dëmtuar. Ligjvënësi, nuk e kushtëzon vjedhjen me vlerën, dhe në paragrafin e tretë nuk përmendet fjala vlerë. Prandaj, për të përcaktuar pasojën e rëndë, duhet pasur parasysh se ajo do të jetë e ndryshme mes subjekteve që do të dëmtohen nga vepra penale e vjedhjes, që ndahen në individë, persona juridikë dhe shteti. Përfundim Më së shumti, legjislacionet moderne bashkëkohore, ndër ta edhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, konsiderojnë si shkak kryesor të veprës penale atë veprim ose mosveprim të drejtpërdrejtë, që sjellë në mënyrë të domosdoshme ardhjen e pasojës (ose mundësinë e ardhjes së saj), të cilin e quan shkak i domosdoshëm i drejtpërdrejtë (determinant). Në këtë mënyrë, duke përcaktuar atë që e quhet shkaku kryesor, e drejta penale, bën njëkohësisht edhe dallimin ndërmjet tij dhe shkaqeve të tjerë, të cilët, edhe pse mund të kenë një farë lidhje me pasojën, nuk luajnë rol, për sa i takon marrjes ose jo të një apo disa personave në përgjegjësi penale. E drejta penale e Republikës së Shqipërisë, ashtu sikurse edhe teoritë penale bashkëkohore, pranojnë faktin që, për t u konsideruar veprimi ose mosveprimi shkak i një pasoje, duhet që ai të jetë kryer në kohë, përpara ardhjes së pasojës. Pra, do të konsiderohet shkak për ardhjen e pasojës nisur edhe nga afërsia apo distanca në kohë e tij (veprimit ose mosveprimit) me vet pasojën. Pasoja mund të jetë element i domosdoshëm i veprës penale ose rrethanë cilësuese e figurës së veprës penale. Dëmtimi i pronës nga pakujdesia, është vepër penale kur ka sjellë pasoja të rënda material. Kurse, kundërvajtja penale e mosdhënies së ndihmës, është vetëm kur, si pasojë e saj, është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës. Këto figura veprash penale nuk mund të ekzistojnë pa pasojën e parashikuar në 23 Po aty

134 KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PASOJA SI ELEMENTE TË ANËS OBJEKTIVE TË... dispozitën ligjore përkatëse. Në këto raste, pasoja është element përbërës i domosdoshëm i veprës penale. Disa figura veprash penale nuk kërkojnë ardhjen e pasojës. Ardhja e pasojave e bën veprën të cilësuar, pra formon një tjetër figurë juridike të saj. Prodhimi i mjeteve për falsifikim, formon vepër penale pa qenë e nevoja e ardhjes së pasojës. Ndërsa, ardhja e pasojës së rëndë, formon figurë tjetër te kësaj vepre. Në këtë rast, ajo shërben si rrethanë cilësuese e figurës së veprës penale. Në shumë raste, vepra penale ose figura e saj, lidhen me ardhjen e pasojave alternative ose me ardhjen njëkohësisht të dy ose më shumë pasojave. Kur pasoja është alternative, mjafton ardhja e njërës prej tyre për të ekzistuar vepra penale ose figura e saj. Me dy a më shumë pasoja, janë veprat penale të përbëra dhe ato me dy objekte, si vjedhja me pasojë vdekjen e personit, (ku njëra pasojë është e nënkuptuar dhe tjetra është e shprehur në dispozitën përkatëse). Në të tilla figura veprash penale, njëra pasojë quhet kryesore, ajo e cila mbrohet nga dispozita e shkelur, kurse tjetra ose të tjerat, të cilat mbrohen nga dispozita të tjera, quhen sekondare ose të prejardhura. Pasojat kanë rëndësi jo vetëm për praninë e veprës penale ose të figurave të veprës penale, por edhe për shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale. Sa më të mëdhatë jenë pasojat kriminale, aq më e lartë është rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, gjë e cila mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e dënimit, (sanksionit penal). 133

135 Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI Prof. As. Dr. Jetmire ZEQIRI THE ILEGALITY AND CONSEQUENCES AS ELEMENTS OF OBJECTIVE SIDE OF THE CRIMINAL OFFENSE Abstract Illegitimacy is against common element, ingredient, as a criminal offense, as well as to the objective side of the criminal act. In this element, finds concrete expression one of the main principles of criminal law, as is the principle of legality, or legality. The essence of the composition of this principle is that, according to which, the criminal action or inaction, constitute element of the offense and the objective side of it, not enough to affect the value of the important social, so be socially dangerous but it should even be illegal. As regards the external side of the offense and his image, the criminal action or inaction, but being socially dangerous, must be provided in one of the provisions of the special section of the Criminal Code which provided all the works which are considered criminal offenses or minor crimes charges. Keywords: illegitimacy, criminal code, criminal offense, subject to criminal offense, criminal ivepres object, the image of the offense etc. 134

136 STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) K.D.U Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) Përmbledhje Si rezultat i ndryshimeve në mënyrën e hulumtimit të gjuhës së dytë, literatura për strategjitë e të mësuarit në përvetësimin e gjuhës së dytë nxori në pah preokupimin apo nevojën për identifikimin e karakteristikave të nxënësve efektivë që është përshkruar në detaje nga O Malley dhe Chamot (1990), që ata i quajnë nxënës të mirë të gjuhëve. 1 Është krijuar një listë e karakteristikave të nxënësve të mirë të gjuhës, si ato të shfrytëzimit të mundësive për të ushtruar gjuhën, të hamendësimit me saktësi, zotërimit të çështjeve emocionale në të mësuarit e gjuhës, zhvillimit të vetëdijshëm të GJ2-L2 si sistem i kuptimit dhe sistem i strukturës, përveç tjerash, siç ka raportuar Naiman (1978), Rubin (1975), dhe Stern (1983). Më tutje, nxënësit efektivë të GJ2-L2 janë të vetëdijshëm për strategjitë që i përdorin dhe pse i përdorin, sipas hulumtimit përmes ditarit realizuar nga Lavine dhe Oxford dhe cituar në Green 2 (1995). Nxënësit e tillë ia dalin t i përshtatin strategjitë e tyre me detyrën e gjuhës dhe me nevojat e veta personale si nxënës. Për ndryshim, nxënësit që janë më pak të suksesshëm në të mësuarit e gjuhës gjithashtu janë në gjendje të identifikojnë strategjitë e veta, por nuk e dinë se si të zgjedhin strategjitë e duhura ose si t i lidhin ato së bashku në 1 O'Malley, J. M., & Chamot, A. U. (1990). Learning strategies in second language acquisition. New York: Cambridge University Press. 2 Green, J. M. and R. Oxford A closer look at learning strategies, L2 proficiency, and gender. TESOLQuarterly. 135

137 Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI një zinxhir strategjish 3 të dobishme (Block,1986, Vann dhe Abraham 1990). Strategjitë e të Mësuarit të Gjuhës (SMGJ-LLS) janë të rëndësishme sepse hulumtimet tregojnë që aftësimi i nxënësve për t i përdorur SMGJ mund t u ndihmojë atyre të bëhen nxënës të suksesshëm të gjuhëve. Strategjitë e të Mësuarit të Gjuhës u mundësojnë nxënësve të fitojnë një masë të madhe të përgjegjësisë dhe të përmirësojnë progresin e tyre në zhvillimin e aftësive. Ato përfshijnë një diapazon të gjerë të sjelljeve që mund të ndihmojnë zhvillimin e aftësive gjuhësore në shumë mënyra. Ato janë të rëndësishme, për më tepër, edhe sepse nxënësit kanë nevojë të vazhdojnë të mësojnë edhe nëse nuk janë më në ambient formal të klasës (Crookall,1988, cituar në Oxford,1989). Ato gjithashtu i ndihmojnë nxënësit për të absorbuar informata të reja në skemat e tyre ekzistuese mendore. Studiuesja Oxford (1990) gjithashtu përfshin faktorin afektiv, emocional në përkufizimin e saj të SMGJ që ato mund të përdoren edhe për qëllime tjera si ai që të mësuarit të bëhet një përvojë që jep kënaqësi 4. Do të fillojmë duke ekzaminuar përkufizimet dhe karakteristikat e strategjive të të mësuarit të gjuhës. 1.1 Përkufizimi dhe vetitë e strategjive të të mësuarit Le të marrim në konsiderim së pari disa çështje problematike të përkufizimeve që janë shfaqur në fushën e SMGJ. Së pari: ka mendime të ndryshme se ku është dallimi ndërmjet strategjive të nxënësit dhe strategjive të të nxënit. Wenden dhe Rubin (1987) përdorin strategjitë e nxënësit në titull të librit të tyre, ndërsa Rubin (1987) jep përkufizimin e saj të strategjive të të nxënit 5 në artikullin e saj. Nga ana tjetër, O Malley dhe Chamot (1990) Oxford (1990), dhe Cohen (1990) i referohen strategjive të të nxënit 6 në librat e tyre. Prandaj, mund të argumentohet që strategjitë e nxënësve dhe të nxënit përdoren në literaturë pa bërë dallim të qartë ndërmjet tyre. 3 Abraham, R. G. & Vann, R. J. (1996).Using task products to assess second language learning processes.applied Language Learning, 7, Oxford, R. (1990). "Language Learning Strategies What every teacher should know." Boston, MA: Heinle & Heinle. 5 Wenden, A. & Rubin, J. (1987). Learner strategies in language learning. Cambridge: Prentice-Hall International 6 O'Malley, J. M., & Chamot, A. U. (1990). Learning strategies in second language acquisition. New York: Cambridge University Press. 136

138 STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) Së dyti: përveç termave të tillë që përdoren nga hulumtuesit e ndryshëm, duket se ka dallim ndërmjet mikrostrategjive dhe taktikave nga njëra anë dhe makrostrategjive nga ana tjetër (Larsen-Freeman dhe Long, 1991, cituar në Cohen,1998).Wenden (1987:7) i ka përmbledhur këto përpjekje të hulumtuesve si vijon: Strategjitë janë quajtur teknika, taktika, plane potencialisht të vetëdijshme, operacione që janë përdorur me vetëdije, aftësi të të nxënit, aftësi kognitive, strategji të procedimeve gjuhësore, procedura të zgjidhjes së problemeve. 7 Duket se etiketimet që hulumtuesit u japin strategjive dallojnë në një masë të madhe. Cohen (1998) propozoi që të gjitha këto terma të quhen strategji si zgjidhje të problemit, duke sugjeruar që strategjitë renditen nga strategji të përgjithshme deri në strategji më specifike. Në studimin tonë, ne kemi përvetësuar këtë përkufizim dhe përdorim emrin strategji të të mësuarit për të gjitha etiketimet e mësipërme. Së treti, një problem tjetër lidhet me mungesën e konsensusit për atë nëse strategjitë duhet të jenë të vetëdijshme që të konsiderohen strategji 8 (Cohen, 1998: 10). Me fjalë tjera, shumë nga përkufizimet, nuk specifikojnë nëse strategjitë duhet të jenë të vetëdijshme që të konsiderohen strategji, me përjashtim të Stern (1983) dhe Wenden (1987), të cilët i quajnë ato sjellje të vetëdijshme. Chamot (1987) thekson në përkufizimin e saj se strategjitë e të mësuarit janë teknika ose veprime të qëllimshme 9. Cohen (1990), duke përfshirë fjalën i vetëdijshëm në përkufizimin e tij, e bën të qartë që e vetëdijshmja është një pjesë përbërëse themelore e përcaktimit të konceptit të tij të strategjive të të mësuarit. Ai thekson qartë që elementi i të vetëdijshmes është ajo që i dallon strategjitë nga proceset që nuk janë strategjike 10 (Cohen1998:4). Ai gjithashtu jep argumente që sjellja do të quhej thjeshtë proces, dhe jo strategji, nëse strategjia do të ishte aq e rëndomtë sa të mos ishte më brenda të vetëdijshmes dhe kontrollit të nxënësit. Oxford-i (1990) nuk e artikulon përfshirjen e të vetëdijshmes në përkufizimin e saj, ashtu siç bën Cohen, por përdorimi i fjalës veprimet e ndërmarra duket se nënkupton deri në njëfarë mase që strategjitë përdoren në mënyrë të vetëdijshme. O Malley dhe Chamot (1990), duke pranuar përfshirjen e të vetëdijshmes në fazat e hershme të të mësuarit, pohojnë që 7 Wenden, A. L. (1985).Learner strategies. TESOL Newsletter, 19 (5), Cohen, A. D. (1998).Strategies in learning and using a second language. Harlow, England: Longman 9 Chamot, A. U. (1987). The learning strategies of ESL students. In A. Wenden & J. Rubin (Eds.), Learner strategies in language learning (pp ). 10 Cohen, A. D. (1998).Strategies in learning and using a second language. Harlow, England: Longman 137

139 Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI në faza të mëvonshme strategjitë kryhen në mënyrë të pavetëdijshme. Megjithatë, Rabinowitz dhe Chi (1987), të cituar në punën e O Malley dhe Chamot (1990), propozojnë që strategjitë duhet të jenë të vetëdijshme për të qenë strategjike, dhe si pasojë ato nuk duhet të konsiderohen më si sjellje strategjike sapo të kryhen automatikisht. Kjo është në pajtim me Effis (1994), i cili thekson që strategjitë e humbin rëndësinë e tyre si të tilla kur ato bëhen aq të automatizuara sa nxënësit nuk janë më të vetëdijshëm se i zbatojnë. 11 Disa hulumtues e shohin termin strategji si të zbatueshëm edhe për sjelljen e vetëdijshme edhe për atë të pavetëdijshme, siç është Davies (1995). Në të kundërtën, Bialystok (1990) i konsideronte strategjitë që i përdorin njerëzit si të pavetëdijshme. Megjithatë disa hulumtues si Chamot dhe El-Dinary (1996), dhe Chamot, Barnhardt, El-Dinary dhe Rubbins (1996), ndër të tjerë që janë cituar në Cohen 12 (1998), konstatuan se nxënësit ishin në gjendje t i përshkruajnë strategjitë e tyre që prandaj është dashur të jenë të vetëdijshme. Së katërti: nuk është e qartë nëse SMGJ do të konsiderohen si mënyrë sjelljeje, dhe prandaj, si të vëzhgueshme, apo si mendore, apo si të dyja. Cohen (1984) duket se i sheh ato si operacione mendore, ndërsa O Malley dhe Chamot (1990) i shohin ato edhe si sjellje, edhe si mendore. Megjithatë, shumë studiues përdorin vetëm termat mjete ose hapa ose teknika që na lë në dyshim nëse i paramendojnë këto si sjellje mendore, apo fizike, apo të dyja, megjithatë ne do t i përfshijmë të dyja. Së pesti: një çështje thelbësore është se cili është qëllimi kryesor i përdorimit të SMGJ. Mendime të ndryshme për qëllimet e përdorimit të SMGJ shihen në tabelën 2-1. Shumica e përkufizimeve propozojnë që ato përdoren nga nxënësit për një qëllim kognitiv, njohës, siç është ndihma ose lehtësimi i të nxënit të GJ2-L2, ruajtja, mbajtja dhe rikujtimi. Megjithatë disa të tjerë pohojnë që qëllimi i përdorimit të strategjisë mund të jetë për të ndikuar në gjendjen afektive, emocionale apo motivuese të nxënësit, ose në mënyrën se si nxënësi i përzgjedh, i përvetëson, i organizon ose i integron njohuritë e reja Ellis, R. The study of second language acquisition.oxford,oxford University Press, Cohen, A. D. (1998). The impact of strategies-based instruction on speaking a foreign language. In A. D. Cohen, Strategies in learning and using a second language (pp ). Harlow, England: Longman. 13 Weinstein.C.E & Mayer.R.E The teaching of learning strategies 1986,New York 138

140 STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) Burimi 1.Bialystok (1978: 76) 2. Stern (1983: 45) 3. Chamot (1987: 71) 4. Wenden (1987: 6) 5. Rubin (1987: 23) 6. Cohen (1990: 5) 7. O'Malley and Chamot (1990: 1) 8. Oxford (1990: 8) 9.Oxford&C ohen (1992:1) 10. Cohen (1998: 4) Përkufizimi Strategjitë e të mësuarit përkufizohen si mjete fakultative për të shfrytëzuar formacionin që disponojmë për të rritur aftësitë e të nxënit të gjuhës së dytë. Sipas mendimit tonë, strategjitë kanë të bëjnë më së miri me tendencat e përgjithshme ose karakteristikat e përgjithshme të qasjes të cilën e ka marrë nxënësi i gjuhës duke lënë teknikat e të mësuarit si term për të quajtur format e caktuara të sjelljes së vëzhgueshme të të nxënit, që pak a shumë përdoren në mënyrë të vetëdijshme nga nxënësi. Strategjitë e nxënësit janë teknika, qasje apo veprime të qëllimshme që studentët i përdorin për të lehtësuar të nxënit dhe të rikujtuarit e informacionit në fushën linguistike e përmbajtjesore. Termi Strategjitë e nxënësit i referohet sjelljeve të të nxënit të gjuhës që nxënësit në të vërtetë i përdorin për të mësuar dhe për të rregulluar të nxënit e gjuhës së dytë. Strategjitë e të mësuarit janë strategji që japin kontribut për zhvillimin e sistemit të gjuhës të cilin e ndërton nxënësi dhe që ndikon drejtpërdrejt në të nxënit. Strategjitë e të mësuarit shihen si proces i të mësuarit, të cilat përzgjidhen nga nxënësi me vetëdije, por zbatohen për aktivitetet specifike të gjuhës. Strategjitë e të mësuarit janë mendimet dhe sjelljet e veçanta që përdorin individët për t i ndihmuar që të kuptojnë, të mësojnë ose të ruajnë informacionin e ri. Strategjitë e të mësuarit janë veprime specifike të ndërmarra nga nxënësi, që të nxënit të bëhet më i lehtë, më i shpejtë, më i këndshëm, më i drejtuar nga vetvetja, më i efektshëm dhe më i transferueshëm në situata të reja. Strategjitë e të mësuarit përkufizohen si hapa ose veprime të marra nga nxënësit për të përmirësuar zhvillimin e hapave të tyre në gjuhë. Të nxënit e gjuhës dhe strategjitë e të nxënit të gjuhës mund të përkufizohen si ato procese të cilat janë zgjedhur me vetëdije nga nxënësit dhe që mund të çojnë në përfundimin që të ndërmerren veprime për të përmirësuar të nxënit ose përdorimin e gjuhës së dytë ose të huaj, përmes ruajtjes, mbajtjes, rikujtimit dhe shfrytëzimit të informacionit për atë gjuhë. Tabela 1-1: Dhjetë përkufizime të strategjive të të mësuarit të gjuhës 139

141 Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI Siç tregon tabela 1-1, koncepti i strategjisë është dëshmuar se është vështirë të përkufizohet në mënyrë që të pranohet nga të gjithë, sepse studiuesit e kanë përkufizuar termin strategji në mënyra të ndryshme. Arsyeja për këtë mund të jetë që nuk kanë pasur teori të mjaftueshme për të drejtuar studimin e tyre, siç pohon O Malley dhe Chamot (1990:2) në fillim të studimit tonë për strategjitë e të mësuarit në vitin 1981, nuk ka pasur teori për të udhëhequr studimet tona dhe ka pasur shumë pak hulumtime empirike për natyrën e strategjive të të mësuarit dhe ndikimin e tyre në përvetësimin e gjuhës së dytë. 14 Megjithatë, duhet të theksojmë se qëllimi ynë është që, duke krahasuar përkufizimet e ndryshme, të gjejmë disa aspekte të përbashkëta ndërmjet tyre dhe jo vetëm për t i krahasuar ato. Për këtë qëllim ne fokusohemi tash vetëm në një mostër të përfaqësuar nga 10 përkufizime (tabela1-1). Përkufizimi i Bialystokut (1978) sugjeron që përdorimi i SMGJ është me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kompetencës në GJ2-L2. Përkufizimi i saj nuk thekson nëse një strategji është sjellje e vetëdijshme ose e pavetëdijshme, mendore ose fizike, dhe as nuk thotë nëse një strategji mund të përdoret për të zgjidhur një problem. Megjithatë, përdorimi i termit fakultativ mund t i referohet të vetëdijshmes, meqenëse ajo ka theksuar se përkufizimi i saj i strategjive të të mësuarit është i ngjashëm me strategjitë e diskutuara nga Stem (1975) dhe Rubin (1975), ndërsa të tjerët që janë cituar nga Bialystoku (1978) i referohet veprimeve të vetëdijshme në të cilat angazhohet nxënësi i gjuhës. Në dallim nga Bialystoku (po aty), Sterni (1983) thekson një aspekt të rëndësishëm në përkufizimin e tij të strategjisë. Strategjitë janë tendenca të të mësuarit të përdorura nga nxënësit, por ai i ndan teknikat nga strategjitë. Chamoti (1987) dallohet nga Sterni në atë që ajo i përfshin teknikat e përdorura nga nxënësit si SMGJ, por ajo shton që ato duhet ta bëjnë të nxënit më të lehtë dhe të rikujtojnë informacione si linguistike ashtu edhe të përmbajtjes. Përkufizimi i saj nuk thekson nëse strategjia është sjellje e vetëdijshme apo jo e vetëdijshme dhe as nuk thotë nëse një strategji mund të përdoret për të zgjidhur një problem. 14 O'Malley, J. M., & Chamot, A. U. (1990).Learning strategies in second language acquisition. New York: Cambridge University Press. 140

142 STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) Wendeni (1987) dhe Rubini (1987) në përkufizimet e tyre të SMGJ, të ngjashme me atë të Chamotit, nuk përfshijnë nëse një strategji është sjellje e vetëdijshme ose e pavetëdijshme. Megjithatë, ata të dy pajtohen që SMGJ përdoren nga nxënësit për të rregulluar të nxënit dhe Rubini shton që SMGJ ndikojnë drejtpërdrejt në të nxënit. Sipas përkufizimeve të Cohen-it (1990 dhe 1998), një strategji përdoret me vetëdije nga nxënësit për t u zbatuar në veprimtari specifike. Ky përkufizim nuk përfshin veprimet fizike ose sjelljet e zgjidhjes së problemeve. Përkufizimi i O Malley-t dhe Chamot-it (1990) e sheh një strategji si një mendim ose sjellje e përdorur nga individët me qëllim që të kuptojnë, të nxënë ose të ruajnë informacionet të reja. Ky përkufizim nuk përfshin nëse një strategji është e vetëdijshme ose jo e vetëdijshme, dhe as nëse mund të përdoret për të zgjidhur një problem. Një karakteristikë e përkufizimit të Oxford-it (1990) është që ajo përfshin një faktor afektiv, emocional në përkufizimin e saj të SMGJ: më e këndshme përmendet nga ajo si një nga qëllimet për të cilat nxënësit përdorin strategji, siç është ilustruar në tabelën 1-1. Ajo nuk e artikulon përfshirjen e vetëdijes në përkufizimin e saj ashtu siç bën Cohen-i. Megjithatë, përdorimi i fjalës të marra duket se nënkupton deri në njëfarë mase që strategjitë përdoren me vetëdije. Në përkufizimin e SMGJ nga Oxford 15 (1996:63), ajo shtoi më së shpeshti me vetëdije. Strategjia e saj në fakt përfshin strategjitë afektive, sociale, të memories dhe kognitive. Është e dukshme që ajo i ka shtuar një perspektivë të re hulumtimit të SMGJ, që më herët është angazhuar shumë me aspektet kognitive dhe metakognitive, dhe jo me aspektet sociale dhe afektive të përdorimit të strategjive. Përkufizimi i saj duket se është më gjithëpërfshirës, edhe pse nuk është e thënë të jetë më i plotë, në mënyra tjera dhe jo si përkufizimet e tjera të përdorura këtu. Që të bëjmë një përmbledhje, duket se ka marrëveshje ndërmjet hulumtuesve në lidhje me disa aspekte të përkufizimit të SMGJ, por në aspekte tjera hulumtuesit nuk pajtohen (Tabela 1-2). Prandaj ne preferojmë një përkufizim që përfshin të gjitha karakteristikat e përmendura së paku nga disa prej këtyre ekspertëve më të mirë në këtë fushë. 15 Oxford, R.1996, Employing a questionaireto assess the use of language learning strategies. Applied Language Learning, 7:1&2, 24-24, available at Vol.7 141

143 Hulumtuesit Ndihmojnë motivimin, qëndrimin, sjellin kënaqësi Ndihmojnë të mësuarit, të kuptuarit, memorien (kujtesën) Të vetëdijshme Të pavetëdijshme Mendimet, Mendore Aktive, Sjellje Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI Bialystok Stern Wenden Chamot Cohen O'Malley& Chamot Oxford E jona Tabela1-2:Kriteret kryesore të zgjedhura për klasifikimin e SM-ve në mesin e hulumtuesve Për t i rënë shkurt, sipas mendimit tonë, një strategji e të mësuarit mund të përkufizohet nga ana jonë si një seri veprimesh qoftë të sjelljes apo qoftë mendore, të kryera nga nxënësit në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme (sidomos kur ato bëhen automatikisht) për të lehtësuar përmbushjen e një detyre të të nxënit, për të përmirësuar të mësuarit e tyre të gjuhës dhe për qëllime të tjera të tilla si për ta bërë mësimin më të lehtë, më të shpejtë, më të këndshëm, të drejtuar më shumë nga vetja, më të efektshëm dhe më të transferueshëm në situatat e reja. 1.2 Faktorët që potencialisht ndikojnë në zgjedhjen e strategjisë Rubini (1975) mendon se përdorimi i strategjive mund të jetë një faktor i kulturës, moshës, nivelit të aftësive, kontekstit ose stilit individual. Oxford dhe Crookall (1989), cituar në Kaylani (1996), rendisin disa faktorë të tjerë që lidhen me përdorimin e strategjisë, duke përfshirë motivimin, gjininë, stilin kognitiv, origjinën kombëtare, dhe gjuhën që është duke u mësuar. Për qëllimet e këtij studimi do të shqyrtohen vetëm dy faktorë: gjinia dhe zotërimi i vokabularit. 142

144 STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) Gjinia Gjinia, si disa faktorë të tjerë, nuk ka marrë vëmendjen e mjaftueshme kërkimore për të mundësuar që të nxirren përfundime të qëndrueshme. Oxford (1993:83) i ka përmbledhur kërkimet me bazë gjinore të strategjive të të mësuarit në mënyrën e mëposhtme: "Sa herë që kërkimet e strategjisë kanë shqyrtuar çështjet gjinore, ato kanë treguar zakonisht dallimet gjinore në shpeshtësinë e strategjive, ku femrat zgjedhin të përdorin grupe të veçanta të strategjive më shpesh sesa meshkujt." 16 Për më tepër, Oxford dhe Nyikos (1989) zbuluan se femrat përdorin strategji më shumë se meshkujt në tre nga pesë kategoritë e tyre: praktika formale sipas rregullave, strategjitë e përgjithshme të studimit, dhe strategjitë e nxitjes së bisedës. Ehrman dhe Oksford (1989) kanë zbuluar dallime të mëdha gjinore në kategoritë e mëposhtme të strategjive: strategjitë e përgjithshme të studimit, strategjitë e përdorimit të gjuhës autentike, strategjitë e kërkimit dhe komunikimit të kuptimit, dhe strategjitë meta-kognitive apo të vetë-menaxhimit. Nëse shfaqen dallimet gjinore, kjo mund të sugjerojë se "mund të ekzistojnë shkaqet biologjike dhe/ose të lidhura me shoqërizimin për këto dallime, dhe këto shkaqe mund të kenë efekt të vërtetë, edhe pse të lehtë, në klasën e mësimit të gjuhës" 17 (Green 1995:266) Aftësitë e zotërimit të vokabularit Zotërimi i vokabularit është përfshirë në shumë studime në literaturë. Për shembull, Gu dhe Johnson 18 (1996) i kanë përshtatur dy testet e Goulden, Nation, dhe Read (1990) dhe Nation (1990) për të matur zotërimin e vokabularit të subjekteve të tyre. Ata gjetën se shkalla e zotërimit të vokabularit lidhet shumë me vetë iniciativën e nxënësit, përdorimin e vokabularit dhe dëshirën për të kaluar më shumë kohë duke ushtruar gjërat e reja të mësuara dhe për të kujtuar fjalët në grupe 16 Oxford, R Instructional implications of gender differences in language learning styles and strategies. Applied Language Learning, 4:1&2, Green, J. M. and R. Oxford A closer look at learning strategies, L2 proficiency, and gender. TESOL Quarterly, 29, Gu, Y., & Johnson, R. K. (1996). Vocabulary learning strategies and language learning outcomes. Language Learning, 46,

145 Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI semantikisht kuptimplota. Më tej,niveli i vokabularit lidhej fuqimisht me aftësitë gjuhësore. Sipas Schmitt dhe Meara (1997:18) "në njëzet vitet e fundit apo më shumë, është kuptuar gjithnjë e më shumë që aftësitë e përgjithshme të gjuhës përbëhen prej më shumë se sa thjeshtë kompetenca gramatikore." 19 Deri tani vlerësimet e përvetësimit të vokabularit të gjuhës së dytë kanë qenë të pakta, sepse pjesa më e madhe e punës është bërë me fjalor dhe përqendrohet në vlerësimin e fondit të fjalëve të folësve të gjuhës amtare nëpërmjet përdorimit të mostrave nga fjalori (Meara 1980). Shqetësimi ynë në këtë studim ka qenë të gjendet një test i vetëm i përshtatshëm për përcaktimin e nivelit të vokabularit të nxënësve në të gjitha nivelet e ndryshme nga shkolla e mesme deri në universitet. 19 Meara,P(1997).Models of vocabulary acquisition.in N.Schmitt & M.McCarthy (Eds), Vocabulary: Description,acquition and pedagogy (pp ). Cambridge;Cambridge University Press. 144

146 STRATEGJITË E TË MËSUARIT TË GJUHËS (SMGJ) Përfundim Të mësuarit e gjuhës mund të përkufizohet si proces me të cilin informacioni fitohet, ruhet, mbahet, dhe përdoret dhe e zgjeron atë te strategjitë e të mësuarit të vokabularit si vijon: "Strategjitë e të mësuarit të fjalorit të mund të jenë ato të cilat ndikojnë në këtë proces të përcaktuar shumë gjerë". Bazuar në besimin se përkufizimet e mësipërme plotësojnë njëra-tjetrën, ne mund të konkludojmë se: strategjitë e përdorura për të mësuar fjalorin/vokabularin përfshijnë fillimisht hapat ose veprimet e marra nga nxënësit për të gjetur kuptimin e fjalëve të panjohura, pastaj ato për ruajtjen e tyre në kujtesën afat-gjatë, ri-kujtimin e tyre kur është e nevojshme, dhe përdorimin e tyre në mënyrë gojore dhe të shkruar. Psikologët, gjuhëtarët, dhe mësuesit e gjuhës kanë qenë të interesuar për strategjitë e të mësuarit të vokabularit për një kohë të gjatë dhe vënë në dukje se shumë artikuj si dhe një numër i konsiderueshëm i studimeve dhe librave janë botuar për Strategjitë e të Mësuarit të Gjuhës dhe për të mësuarit e vokabularit gjatë njëzet e pesë viteve të fundit. Megjithatë, pak kërkime janë publikuar dhe shumë studime kanë tendencë të fokusohen në një numër shumë të vogël të strategjive apo të shqyrtojnë përdorimin e strategjive nga një numër i vogël i nxënësve/subjekteve. 145

147 Prof. As. Dr. Jusuf MUSTAFAI Prof. As. Dr. JUSUF MUSTAFAI STRATEGIES OF LANGUAGE LEARNING (SLL) Abstract Language Learning Strategies have been used for thousands of years, although researchers have officially discovered and have labeled them only recently, say in three decades. There are well-known examples of mnemonic or memory tools that were used in ancient times by storytellers to help people to remember their sentences. Today, learning strategies are becoming widely known after the changes gradual but significant occurred during the past few decades in the research of learning and learning, and that results in an emphasis on small in teachers and learning process and more attention to students and learning. In other words, in parallel with the development of communication approaches to self-directed learning, student centered, research efforts in a second language more and more dedicated to learning strategies used by students to learn a second language. word Keywords: vocabulary, strategies, vocabulary, research, study, 146

148 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE DHE KONVERGJENCA E SISTEMEVE... K.D.U (4)(094) Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE DHE KONVERGJENCA E SISTEMEVE ADMINISTRATIVE Përmbledhje Bashkimi Evropian është i interesuar që secila administratë nacionale të ofrojë kapacitet administrativ të krahasueshëm përmes cilësisë së shërbimeve publike dhe një profesionalizëm nga ana e shërbyesve civilë. Në të njëjtën kohë vendet evropiane karakterizohen me histori të ndryshme institucionale në të kaluarën, me trajektore të ndryshme në evolucionin e tyre. Kjo është arsyeja pse strukturat dhe rregullat administrative dallojnë në mes shteteve anëtare, mirëpo një set parimesh i sjell ato kah konvergjenca dhe performanca administrative. Ky punim ka për qëllim të analizojë parimet e përbashkëta të Hapësirës Administrative Evropiane si dhe përfshirjen e përvojës dhe evolucionit me ndikim në nivel nacional e që ndërlidhet me parimet e funksionimit të administratës evropiane dhe evropianizimin. Fjalët kyçe: Hapësira Administrative Evropiane, Bashkimi Evropian, Komuniteti Evropian, Komisioni Evropian, E drejta Evropiane, E drejta Administrative Evropiane, Traktate, Gjykata e së Drejtës Evropiane, Konvergjenca, Vendimet për raste të veçanta, Administrata Nacionale, Sisteme Administrative, Evropianizimi 147

149 Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Nocioni i Hapësirës Administrative Evropiane përveç që ka të bëjë me Hapësirën Ekonomike dhe Sociale Evropiane, ai gjithashtu ka të bëjë me një sistem gjithëpërfshirës evropian në fushën e bashkëpunimit juridik që ka për qëllim asistencën reciproke në zbatimin e së drejtës dhe përafrimin në fushën përkatëse të drejtësisë. Administrimi publik dhe qeverisja kanë marrë shtegun e tyre në mënyrë të shpejtuar, jo edhe pa pengesa, nga koncepti deri tek realiteti. Ky shteg i referohet elementeve evropiane si dhe atyre nacionale. Administrata evropiane konkretisht mund të shihet si një sistem i institucioneve dhe strukturave në nivel evropian. Administrata evropiane në të vërtetë përshkruan një proces i cili zhvillohet e që ka për qëllim një grup vlerash dhe standardesh evropiane. Ky proces me një fjalë bën evropianizimin e administratave nacionale. 1 Nocioni i Hapësirës Administrative Evropiane do të ishte më i qartë përmes analizës jo vetëm territoriale por gjithashtu edhe të aktorëve përbrenda Hapësirës Administrative Evropiane të cilët janë krijues të BE-së dhe drejtësisë së Komunitetit Evropian. Në mënyrë tradicionale veprimi administrativ është i lidhur me implementimin e politikave të përcaktuara sipas ligjeve të programeve qeveritare. Kjo është një qasje tradicionale për veprimin administrativ që kryesisht shqyrtohet nga një pikëpamje e jashtme. Në Bashkimin Evropian veprimi administrativ nuk do të thotë vetëm implementimi i aktivitetit. Në të përfshihet bashkëpunimi administrativ në caktimin e agjendës dhe politikëbërjes. Në fakt përmasa e aktivitetit administrativ në Hapësirën Administrative Evropiane mund të vlerësohet në mënyrë të plotë duke përfshirë është një pikëpamje të brendshme, e cila mundëson të shikuarit përtej perdes së implementimit të aktivitetit administrativ. Pikëpamja e jashtme është më tradicionale, e cila përshkruan rregullat dhe procedurat që çojnë në krijimin e akteve të jashtme legale të detyrueshme. Kjo pikëpamje vjen nga një analizë gjyqësore. Nga kjo del se organi vendimmarrës i cili ka prodhuar një akt detyrues të jashtëm fokusohet në rezultatin e procedurës administrative. Aktet e tilla janë nxjerrja e rregullave administrative nga Komisioni Evropian që kryesisht 1 Një sintezë e tillë për Administratën Evropiane tek Nedergaard (2007, 7-29); dhe Matei and Matei (2010, 11-18). 148

150 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE DHE KONVERGJENCA E SISTEMEVE... janë në kombinim me procedurat komitologjike si dhe vendimet për raste të veçanta të Komisionit në bashkëpunim me agjencitë. Ato janë akte të barabarta implementuese që dallojnë për nga natyra e nxjerrjes së rregullave administrative dhe vendimeve për raste të veçanta nga ana e shteteve anëtare dhe institucionet që veprojnë brenda fushës së të Drejtës Evropiane. Pikëpamja e jashtme është qasje e një kutie të zezë e cila nuk merr parasysh se çka ndodh brenda procedurave administrative dhe aktivitetit bashkëpunues që çon në vendimin final. Pra, ai fokusohet në rezultatin dhe shqyrtimin gjyqësor të tij. 2 Për të pasur një pasqyrë të plotë duhet të ketë edhe një pikëpamje të brendshme. Problemi me pikëpamjen e jashtme përkundër asaj se është një mjet analitik i përdorshëm për të kuptuar format e të drejtës administrative në Evropë, nuk adreson funksionet e fshehta apo përgatitore të administratave në Evropë. Ato janë rolet esenciale koordinuese dhe strukturore që administratat e kanë në të gjitha fazat e ciklit politik- faza të caktimit të agjendave, formulimit e politikës dhe në fund implementimit. Pra këto janë role që administratat i kanë zhvilluar në një masë më të madhe në procesin e integrimit evropian e që ka evoluar në një administratë të integruar. Nga një pikëpamje e brendshme, strukturat e administratës së integruar operojnë në pjesë të mëdha përtej rregullave të formuara në mënyrë formale nga traktatet. 3 Në fazën e caktimit të agjendave, administratat nacionale luajnë një rol qendror në formulimin e iniciativave politike të Komisionit Evropian. Kjo kryesisht ndodh përmes grupeve të ekspertëve që në përgjithësi janë të përbëra nga shërbyes nacionalë civilë, por edhe nga ekspertë të pavarur. Këto grupe bëjnë punën e testimit të ideve, ndërtojnë koalicione të ekspertëve dhe paracaktojnë stimulet politike që do të prezantohen në mënyrë formale nga ana e Komisionit si iniciativa. 4 2 G. Sydow Verwaltungskooperation in der Europäischen Union (Mohr Siebeck, Tübingen 2004) 2. 3 G. De Búrca, The Institutional Development of the EU: A Constitutional Analysis, në P. Craig, G. De Búrca The Evolution of EU Law (OUP, Oxford 1999). 4 Agenda Setting in the European Commission, në H.C.H. Hofmann and A. Türk (eds.) EU Administrative Governance (Edward Elgar, London 2006),

151 Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Pavarësia e Hapësirës Administrative Evropiane dhe Komisioni Evropian Nevoja që Hapësira Administrative Evropiane të ngritet në një kapacitet administrativ të pavarur në nivel evropian, pasi që ngritja e institucioneve permanente e të ndara- të organizuara sipas parimeve të organizimit ndeshet me institucionet vendore qeverisëse- të cilat munden të veprojnë relativisht në mënyrë të pavarur nga qeveritë e shteteve anëtare. Ngritja e fuqive të mëdha historikisht më së shpeshti nuk ka qenë e ndërlidhur me rritjen e kapaciteteve të pavarura. 5 Kjo tregon se rritja e kapaciteteve administrative jo vetëm në kuadër të Komisionit Evropian por edhe në institucionet jashtë Komisionit Evropian (në vijim vetëm Komisioni) mund të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të pavarura për të vepruar Komisioni. Nga kjo rrjedh se institucionet e tjera në praktikë tentojnë të furnizojnë Komisionin me kapacitetet relevante organizative, dhe me këtë edhe formimin dhe forcimin e Hapësirës Administrative Evropiane. Ngritja e një rendi të përbashkët politik ka paraqitur nevojën për resurse dhe kapacitete administrative të pavarura. E parashikuar nga Saint- Simon më vitin1814 (1964: 35-38), që është një faktor i domosdoshëm në ndërtimin e një rendi politik të përbashkët është themelimi i qeverive nacionale, përfshirë një kongres të përhershëm të pavarur nga qeveritë nacionale që shërben për interesa të përbashkëta. Nga studime të ndryshme mund të shihet që kapaciteti i ndërtuar brenda Komisionit Evropian në praktikë tenton të mbrojë autonominë e tij përballë qeverive të shteteve anëtare. Studimet në lidhje me zyrtarët e Komisionit Evropian sugjerojnë që administrata e Komisionit është në mënyrë të mjaftueshme e pavarur nga influenca e qeverive nacionale. Komisioni Evropian duke u përballuar me një agjendë të stërngarkuar, dhe për të ndërtuar kapacitete vetanake administrative duhet që një pjesë të madhe të ekspertëve të jashtëm t i importojë për përgatitjen dhe hartimin e legjislacionit të ri. Mirëpo, Komisioni shpesh posedon njohuri të mjaftueshme të brendshme për të moduluar propozime pa ndihmën e ekspertëve të jashtëm. Nga arsyeja që Komisioni jo vetëm që po bëhet një institucion i pavarur nga nevoja e ekspertëve të jashtëm por gjithashtu e pavarur edhe nga asistenca e jashtme për të vlerësuar pengesat 5 Kennedy, P (1989) The rise and fall of the great powers. New York: Vintage Books. 150

152 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE DHE KONVERGJENCA E SISTEMEVE... e mundshme që qëndrojnë në plotësimin e preferencave të paraqitura nga shtetet anëtare dhe interesave shoqërore. Për këtë Komisioni ka zhvilluar disa teknika për të importuar këshilla nga ekspertët gjatë fazave të hershme në procesin e politikëbërjes. Përhapja e agjencive të BE-së dhe rrjeteve administrative ka ndodhur në mënyrë paralele me ekspansionin e shërbimeve të Komisionit. Edhe ndryshimi më i fundit i organeve ekzekutive paralele në nivel të Bashkimit Evropian (jashtë Komisionit dhe Këshillit të BE-së) me sa duket nuk ka ndalur ekspansionin e Komisionit. Nga kjo mund të themi se Komisioni dhe agjencitë në nivel të BE-së kanë fituar kapacitet të zmadhuar administrativ gjatë viteve të fundit, pjesërisht si pasojë e forcimit të përgjithshëm të fuqive ekzekutive supranacionale, por gjithashtu edhe si pasojë e zgjerimeve të njëpasnjëshme. Sot, Komisioni Evropian deklaron se agjencitë në nivel të BE-së janë bërë një pjesë e rëndësishme e makinerisë institucionale të BE-së. 6 Në punën e Komisionit ndihmon edhe administrata e Parlamentit Evropian duke furnizuar atë me burime të nevojshme administrative. Që nga themelimi i Parlamentit Evropian ka pasur një rritje të stafit punues, në fillim 37 nëpunës më vitin 1952, dhe momentalisht diku 6000 nëpunës. Studimet e fundit tregojnë se zyrtarët e Parlamentit Evropian kanë kontakte të ndryshme gjatë punës së tyre të përditshme. Kurse si pikë më e rëndësishme për kontakt është vetë Komisioni. Nga kjo shihet se Komisioni është bashkëbiseduesi kryesor i administratës së Parlamentit Evropian dhe për këtë Komisioni ka fituar dhe ka në dispozicion kapacitete të mëdha ndihmëse në organizimin e punës përveç kapacitetit të tij vetanak. Institucionalizimi Si dimension përfundimtar i Hapësirës Administrative Evropiane është institucionalizimi i kësaj marrëveshjeje administrative. Vetë ideja e institucionalizimit implikon krijimin e stabilitetit dhe rregullshmërisë brenda strukturave, ashtu që modelet e sjelljes janë të parashikueshme dhe të pakontestueshme. Institucionalizimi merr shumë kohë dhe është i vështirë për t u matur dhe vlerësuar, mirëpo ai mbetet një dimension esencial analitik i Hapësirës Administrative Evropiane. 6 Commission 2008:

153 152 Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Përveç aspekteve strukturore të Hapësirës Administrative Evropiane ka një normativ, një element konceptual. Institucionalizimi kërkon injektimin e një strukturë me vlera më të mëdha sesa që është e nevojshme për një arritje mekanike të detyrave të tyre. Për Hapësirën Administrative Evropiane ky normativ i institucionalizimit implikon se BE-ja është e dedikuar për të mbajtur modelet e qeverisjes përbrenda saj. Ideja bazë e institucionalizimit të Hapësirës Administrative Evropiane është të ketë një diskurs të sigurt të elementeve semantike. Nevoja për të bartur direktivat evropiane në të drejtat nacionale kërkon pranimin e disa standardeve të përbashkëta të administrimit, dhe të drejtën e administratës. 7 Kështu që institucionalizimi mund të shoqërojë ngritjen e gjuhës së përbashkët për të kuptuar administrimin përbrenda BE-së që do të jetë një gjuhë standarde për administratën publike në shtetet anëtare, përkundër dallimeve të mëdha në traditat e tyre administrative. Konvergjenca Konvergjenca është një proces dinamik i cili është i bazuar në aplikimin e politikave socio-ekonomike të përcaktuara për të reduktuar pabarazitë në mes regjioneve dhe vendeve në një hapësirë të caktuar. Ajo mund të arrihet përmes zbatimit të politikave strukturore me qëllim për të fituar parametra të sigurt ekonomikë dhe socialë me theks në regjionet periferike. Këto regjione periferike kanë pësuar dështime ekonomike në arritjen e performancës ekonomike në fushën që takojnë. 8 Konteksti Evropian ka disa karakteristika që mund të bëjnë promovimin e konvergjencës administrative dhe Hapësirës Administrative Evropiane, por gjithashtu edhe një numër të tipareve që mund të kundërshtojnë këtë. Komuniteti Evropian që në fillim kishte krijuar tregun e përbashkët ekonomik, kishte zhvilluar më tej edhe Bashkimin Evropian, që nuk ishte vetëm për interesa ekonomike, por kishte qëllim ndërtimin e lidhjeve më të forta sociale dhe politike ndërmjet popujve të Evropës, siç edhe synohej nga nënshkruesit e Traktatit të Romës. Vetë Bashkimi Evropian nuk është thjeshtë vetëm një treg i përbashkët i të mirave dhe shërbimeve. 9 7 Hofmann and Turk, Funar, S., Lutas, M. 2005, Corporate Governance-element of covergence in the Romania s EU accession process. 9 Traktatet dhe legjislacioni dytësor të miratuar nga Komisioni si mbrojtës i Traktateve.

154 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE DHE KONVERGJENCA E SISTEMEVE... Tradicionalisht BE-ja i ka kushtuar një vëmendje modeste dhe prioritet modest çështjeve administrative. Në pjesë më të madhe në fokus ishte politikëbërja dhe rezultatet substanciale sesa rregullat administrative. Kostoja e ndryshimit të organizimit të administratave vendore ishte parë si shumë e lartë. Por ndryshimi kishte ndodhur në vitin 1999 kur Komisioni kishte përjetuar krizën dhe dorëheqjen e saj për shkak të akuzave për keqmenaxhim, mashtrim dhe nepotizëm, dhe me këto reforma administrative u bë synimi kryesor i agjendës së Komisionit. Traktatet nuk paraqesin ndonjë model specifik të administrimit dhe nuk ka një acquis communutaire për administrimin publik. Historikisht BEja ka supozuar se një numër i sistemeve administrative nacionale janë legjitime dhe kompatibile me anëtarësimin, dhe se rregullimet e ndryshme mund të përballën gjithashtu në mënyrë të barabartë në implementimin e legjislacionit të BE-së. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian ka limituar fuqitë për çështjet administrative. Burim i harmonizimit administrativ është ndërveprimi i vazhdueshëm ndërmjet zyrtarëve të shteteve anëtare dhe zyrtarëve të Komisionit. Bashkëpunimi ndër-administrativ është një koncept i nxitur dhe i përforcuar nga traktati i Maastricht-it. Vetë bashkëpunimi dhe shkëmbimi krijon një presion joformal në vendosjen e standardeve të njëjta për administrimin publik nacional në përmbushjen e angazhimeve të tyre supranacionale dhe me këtë sigurojnë arritjen e rezultateve të politikave të parashikuara në traktatet themelore dhe legjislacionin dytësor të Komunitetit Evropian. Këto raporte ndërnacionale dhe ndërshtetërore kontribuojnë në ndarjen e një grupi parimesh të përbashkëta të së drejtës administrative dhe mënyrave të menaxhimit. Krejt kjo sjell dhe ndihmon në formimin e një modeli ideal të përbashkët për sjelljen e nëpunësve në BE. Këtu vlen të përmendet edhe roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në formimin e parimeve të përbashkëta të së drejtës administrative në Bashkimin Evropian. Vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë prijnë në reflektime dhe zhvillim të parimeve administrative me natyrë të përgjithshme, qofshin të parashtruara edhe për çështje specifike. Pra, Gjykata mbështetet në parimet e së drejtës administrative, që janë të krijuara nga gjykatat nacionale administrative, në përcaktimin dhe rafinimin e parimeve të përgjithshme administrative, duke bërë të detyrueshëm aplikimin e ligjit të Komunitetit Evropian për të gjitha shtetet anëtare dhe qytetarët e tyre në mënyrë të barabartë. 153

155 Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Në këtë mënyrë institucionet nacionale zbatojnë të njëjtat standarde dhe përdorin praktika të njëjta në zbatimin e së drejtës nacionale dhe asaj të BE-së. Vetë kjo sjell në të drejtën e përbashkët administrative dhe që kontribuon në formimin dhe vendosjen e Hapësirës Administrative Evropiane. Përfundimi Evropianizimi paraqet një proces specifik të integrimit evropian. Ai mes të tjerave ka impaktin e tij mbi administratat nacionale. Lidhja në mes evropianizimit dhe tendencës së përgjithshme në administratën për të kaluar nga modeli qeverisës tradicional në një qeverisje të vetme, ku autoriteti nuk është i qartë kurse agjencitë kërkojmë një rol të shumëfishtë, veçanërisht në domenin e politikës publike. Literatura dhe analizat e specializuara pohojnë se përmes evropianizimit janë duke u krijuar themelet për një kornizë sistematike institucionale që mundëson një analizë të oportunitetit të strukturës politiko-administrative të BE-së. 10 Dinamika administrative përmes përmbajtjes së saj mundohet të kapë sa më shumë që është e mundshme realitetin, proceset dhe evolucionin e fenomeneve sociale në hapësirën administrative publike, si dhe sa më afër menaxhimit strategjik, procesit legjislativ dhe lidhjeve me të gjitha nënsistemet e tjera shoqërore. Administrata e integruar është baza e sistemit të drejtësisë dhe politik të Bashkimit Evropian. Administrata e integruar është ajo e cila e shndërron sistemin e qeverisjes së BE-së dhe qeverisjes unike, dhe e cila e dallon nga modelet që i njohim nga sistemet e drejtësisë së shteteve anëtareqofshin më unitare apo më federale në strukturën e tyre të brendshme. Ajo e cila qëndron pas nocionit teorik është sovraniteti i përbashkët i cili i jep formën e vetë Hapësirës Administrative Evropiane. Mirëpo parimet e funksionimit të vetë BE-së janë pjesë e acquis communautaire e cila kontribuon në forcimin e Hapësirës Administrative Evropiane në ngritjen e administratës publike nacionale dhe të drejtës së administratave të shteteve anëtare të BE-së. Pra, qëllimi i Bashkimit 10 Kaeding, M National administrative structures to transpose EU directives. Convergence to a common institutional model?, Politicologenetmaal, May, Antwerp, Belgium. 154

156 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE DHE KONVERGJENCA E SISTEMEVE... Evropian është të siguron se çdonjëra administratë nacionale ofron kapacitet administrativ të krahasueshëm përmes kualitetit të shërbimeve publike dhe profesionalizëm të shërbyesve civilë. 155

157 Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI Dr. Sc. Llokman MIRTEZANI ADMINISTRATIVE EUROPEAN SPACE AND CONVERGENCE OF ADMINISTRATIVE SYSTEMS Abstract The European Union is interested in insuring that each national administration of its member-states offer a comparable administrative capacity by using public services quality and professionalism from the civil servants. At the same time the European countries are characterized by long and varied institutional histories in the past, with different trajectories in their evolution. This is the reason why the public administration structures and regulations vary among the member-states and a set of common principles can guide them towards administrative convergence and performance. This study aims to analyze the shared principles of the common European Administrative Space and to include the experience and evolution with impact on the national level interrelated with the functioning principles of the European Administration and Europeanism. 156

158 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER K.D.U. 34:17 Phd. Cand. Përparim GRUDA MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER Përmbledhje Ky punim synon të sjellë të përmbledhur debatin kryesor akademik të shekullit XX mbi raportin që ekziston ndërmjet moralit dhe ligjit të zhvilluar midis H.L.A. Hart dhe Lon Fuller. Debati paraqet një shkëmbim idesh mes H. L. A. Hart dhe Lon Fuller botuar Harvard Law Review me 1958, i cili tregon hendekun midis Pozitivizmit dhe filozofisë të së drejtës natyrore. Fuller argumenton që autoriteti i ligjit (pjesërisht) rrjedh nga konsistenca e tij me moralin, ndërsa Hart mendon se nuk është e domosdoshme që ligji të riprodhojë ose të kënaqë kërkesat morale. Vendimet gjyqësore në Gjermaninë e pasluftës së dytë botërore janë në zemër të këtij debati dhe e zbresin atë në nivele praktike. Një nga vendimet me të famshme të kësaj periudhe do jetë objekt shqyrtimi këtu, sigurisht i parë në dritën e debatit Hart-Fuller. Fjalë kyçe: Debati Hard-Fuller, morali dhe ligji, pozitivizmi, e drejta natyrore, koncepti. 157

159 Phd. Cand. Përparim GRUDA Hyrje Morali dhe ligji në kundërshtim - kjo çështje që qëndron prapa pothuajse çdo polemike në filozofinë ligjore bashkëkohore. Kjo teori tenton të shpjegojë se si duhet kuptuar ligjin të lidhur me moralin dhe vlerat, ajo vë përballë drejtësinë dhe ligjin. Në filozofinë ligjore pranohet se nocioni i drejtësisë është më i lashtë se ai i ligjit. Koncepti i drejtësisë barazohet me konceptin e drejtësisë morale (etikës). Megjithatë, pikëpamjet mbi atë që përbën drejtësi ndryshojnë nga shoqëria në shoqëri, personi në person, nga koha në kohë dhe nga vendi në vend. Si nocion, ai ka qenë subjekt i filozofisë ligjore, dhe i reflektimeve të ndryshme teologjike dhe debateve të tjera gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Kërkimet dhe debatet mbi drejtësinë janë shprehje e një interesimi për të zbuluar një rregullator të mirë të raporteve midis njerëzve. Në thelb e gjithë kjo përsiatje ka të bëjë me përcaktimin e njeriut të mirë, ky përcaktim lidhet me atë se kujt i bindet njeriu, ligjit apo moralit dhe çfarë veprime bën, të drejta apo të gabuara. Ka pjesë nga filozofët e lashtë grekë të cilët duket se sugjerojnë se njeri i mirë është që bën atë që është e ligjshme. Pra është ligji ai që përcakton së çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe, e drejtë dhe e çfarë e gabuar. A është ligji gjithmonë shprehje e moralit, apo këto janë dy kategori të ndara? Kujt duhet t i bindemi ligjit apo moralit? Këto pyetje janë në zemër të debatit (Hart-Fuller) që do ta trajtojmë më poshtë. Ligji sot është i përhapur aq shumë sa që kontrollon jetën tonë shumë më tepër se sa ne jemi të vetëdijshëm, por megjithatë në shumë situata në vuajmë për të ditur çfarë kërkon saktësisht një ligj dhe çfarë ai ndalon 1. Dhe në fund fare ndalesat dhe lejimet që përcakton një ligj a mund të arsyetohen moralisht gjithmonë? Ndonjëherë kjo është e shprehur si një zgjidhje në mes të asaj që urdhëron Zoti (d.m.th., ajo që është moralisht e drejtë) dhe çfarë urdhërojnë autoritetet politike (d.m.th., ajo që është ligjërisht e drejtë). Kjo është ilustruar në mënyrë dramatike nga Sofokliu tek tragjedia e Antigonës, në të cilën heroina sfidon dekretin e mbretit i cili ndalonte varrimin njërit nga vëllezërit e saj duke u arsyetuar se ai binte ndesh me ligjin natyror (të Zotit) 2. Lufta mes Antigonës dhe Mbretit (Kreon) 1 Mark Tebbit, Philosophy of Law An introduction, p. 10, USA and Canada, Wayne Morrison, Jurispudence: From the Greeks to Post-modernism, London, Cituar sipas, Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 33, Tiranë,

160 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER përfaqëson konfliktin në mes të një ligji më të lartë moral (ligjit natyror) nga njëra anë dhe ligjit të bëra nga njeriu (ligji pozitiv) në anën tjetër 3. Teoricienët rigorozë të ligjit kërkojnë ndarjen e ligjit dhe moralit. Kësaj teorie shumë shpesh studiuesit i janë referuar si Teori e ndarjes, e cila njihet si karakteristikë përcaktuese e pozitivizmit ligjor. Pavarësisht qartësisë së dukshme kjo tezë ka qenë burim i shumë konfuzioneve dhe mosmarrëveshjeve. Çfarë do të thotë nëse themi se ligji dhe morali janë të ndara, se ligji është një gjë dhe morali është një tjetër? 4. Tribunali i Nurmbergut në rastin e dënimit të krimeve të nazizmit konstatoi se disa veprime të kryera nga nazistët përbënin krime kundër njerëzimit, edhe pse ata nuk e kryen shkelje kundër dispozitave të veçanta të së drejtës pozitive 5. Ekziston një pajtim i përgjithshëm se ligji i shkruar dhe gjykimet ligjore kanë mision për të përhapur vlerat dhe gjykimet morale. Një viktimë e një kontrate mashtruese ose një shpifje, për shembull, kërkon dëmshpërblim ligjor në pritje që gjykata do të gjykojë në të njëjtën mënyrë si do të vepronte një individi i drejtë me mendje të pavarur nga konteksti ligjor. Në këtë drejtim, duket se morali dhe ligji kanë një qëllim të përbashkët. Në mënyrë të ngjashme, sistemi i drejtësisë penale pritet të reflektojë normat e përgjithshme të ndëshkimit të së keqes dhe mbrojtjes të së mirës. Funksioni kryesor i së drejtës penale, marrë në përgjithësi, është mbrojtja e njerëzve nga ata që kërcënojnë ose cenojnë të drejtat e të tjerëve. Veprat penale me karakteristike janë ato që konsiderohen zakonisht si moralisht të gabuara: sulm, vrasje, vjedhje, mashtrim, torturë, e kështu me radhë. Në këtë drejtim gjithashtu, duket se ligji është jo më shumë se zbatimin e një kodi moral, duke dalluar të drejtën nga e gabuara. Me pak fjalë, në qoftë se ajo është e gabuar, ajo duhet të jetë e paligjshme; në qoftë se ajo është e ligjshme, ajo duhet të jetë e nevojshme moralisht ose të paktën moralisht të pranueshme. Për aq sa kjo është e vërtetë, mund të thuhet se ka një zonë të madhe të mbivendosjes midis moralit dhe ligjit. 3 Shih Nico P. Swartz, & Obonye Jonas, The Superiority or Integrity of Natural Law for Our Time, International Law Research, Vol. 1, No. 1; Mark Tebbit, Philosophy of Law An introduction, p. 11, USA and Canada, Raymond Wacks, Philosophy of law A Very Short Introduction, p. 23, Oxford University Press,

161 Phd. Cand. Përparim GRUDA Çështjet kryesore në debatin Hart-Fuller Trajtimi i debatit Hart-Fuller është një reflektim mbi një debat i cili flet shumë fuqishëm pavarësisht distancës së madhe kohore që ne kemi me të. Në një botë gjithnjë e më të profesionalizuar akademikisht të drejtuar nga imperativa e produkteve të hulumtimit (research production), shumë artikuj, libra e studime konsiderohen të një rëndësie kalimtare, duke mos arritur t i mbijetojnë kohës 6. Megjithatë duket sikur në filozofi kjo mbijetesë është më e lehtë. Mbase shqyrtimet e shumta mbi një debat të para shumë viteve si ai Hart-Fuller, janë dëshmi e mjaftueshme e kësaj. Pa dyshim debati Hart Fuller zë një vend substancial në filozofinë juridike dhe trajtimet mbi të janë përherë interesante dhe të dobishme. Ky debat ka qenë aktual për pesë dekadat e kaluara dhe duket se do jetë i tillë edhe për shumë të tjera 7. Debati Hart-Fuller është një shkëmbim idesh mes Lon Fuller dhe H. L. A. Hart botuar në Harvard Law Review me 1958 mbi moralin dhe ligjin, i cili tregon hendekun midis Pozitivizmit dhe filozofisë të së drejtës natyrore. Hart mori përsipër të përfaqësonte pozitivizmin duke pohuar se morali dhe ligji ishin të ndara. Përgjigja e Fuller argumentonte se morali është burimi i fuqisë detyruese të ligjit. Debati filloi kur Hart leksionin tij me titull Pozitivizmi dhe ndarja e ligjit dhe moralit të mbajtur në prill të 1957 në Harvard e botoi në Harvard Law Review në vitin Përgjigja është dhënë nga Fuller në artikullin e tij Pozitivizmi dhe besnikëria ndaj ligjit: Një Replikë me Profesor Hart botuar po në Harvard Law Review në vitin Hart vazhdoi debatin në librin e tij Koncepti i Ligjit, të cilës Fuller iu përgjigj në edicionin e parë të librit të tij Morali i Ligjit. Për këtë Hart dha përgjigjen e tij në vitin 1965 në Harvard Law Review 10. Fuller u përgjigj në botimin e dytë të librit Morali i Ligjit, në vitin Nicola Lacey, Philosophy, Political Morality, and History: Explaining the Enduring Resonance of the Hart-Fuller Debate, 83 N.Y.U. L. REV. 1059, 1063 (2008). 7 Nicola Lacey, Philosophy, Political Morality, and History: Explaining the Enduring Resonance of the Hart-Fuller Debate, 83 N.Y.U. L. REV. 1059, 1063 (2008). 8 H. L. A. Hart, Positivism and the Separation of Law and Morals, Harvard Law Review, Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp Lon L. Fuller, Positivism and Fidelity to Law: A Reply to Professor Hart, Harvard Law Review, Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp Hart, H. L. A Review of The Morality of Law. The Harvard Law Review 78:

162 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER Hart ka punuar për shumë vjet profesor në Universitetin e Oxfordit ku është marrë kryesisht me problemet e filozofisë së ligjit. Ai solli një dimension më të sofistikuar të pozitivizmit ligjor brenda kuadrit të filozofisë analitike, duke mënjanuar problemet që kishte deri në atë kohë filozofia e së drejtës 11. Vepra e tij më e rëndësishme është Koncepti i ligjit e botuar në vitin Së bashku me Hans Kelsen është konsideruar si një nga filozofët kryesorë të së drejtës në botën e shekullit të njëzetë. Hart mendonte se nuk është e domosdoshme që ligji të riprodhojë ose të kënaqë kërkesat morale. Ai ka përkufizuar pozitivizmin ligjor si një teori e cila nuk sheh lidhje të domosdoshme midis ligjit dhe moralit. Ai thotë se fakti që ligji dhe morali ndajnë të njëjtin fjalor (p.sh. kanë terma të tillë, si: duhet, detyrim, përgjegjësi) dhe shpesh një përmbajtje të njëjtë (p.sh parashikojnë rregulla kundër vjedhjes, përdhunimit, vrasjes, etj), nuk krijon lidhje midis tyre, kjo duhet parë thjeshtë si një çështje natyrore dhe që buron nga fakti se njerëzit kanë disa karakteristika specifike. Sipas tij mund të flitet për një përmbajtje minimale që është e përbashkët, si për ligjin, ashtu edhe për moralin, por jo më shumë, sepse pavarësisht nevojës për bashkëpunim njerëzit kanë qëllime të ndryshme, shpeshherë konfliktuoze 12. Një ligj është i vlefshëm sipas tij nëse është krijuar në përputhje me kërkesat e ligjbërësit, morali nuk ka fare rëndësi për vlefshmërinë e tij. Ndërkohë duke analizuar raportin ndërmjet sanksionit dhe ligjit ai thekson se është e vërtetë se pjesa më e madhe e ligjeve sidomos ato penale zbatohen për shkak të sanksionit por për të është i rëndësishëm edhe elementi i brendshëm, pra ligjet në një shoqëri respektohen jo thjeshtë nga frika, por edhe për shkak të ndenjës së detyrimit që buron nga respekti i qytetarëve për ligjshmërinë dhe autoritetin ligjbërës. Ata i binden një ligji edhe kur nuk bien dakord me të, sepse kanë pranuar pushtetin apo autoritetin e ligjvënësit. Modeli i prezantuar nga Ostin sipas Hartit nuk e dallon ligjin nga urdhrat e kriminelit. Ne i bindemi kërcënimit të një gangsteri që na del në rrugë, nga frika e kërcënimit, por kjo nuk është kështu për mënyrën se si operon ose kërkon bindja ndaj ligjit, shkruante ai. 11 Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 124, Tiranë, Nëse flasim për doktrinën e pozitivizmit ligjore duhet përmendur disa nga autoret të cilët, megjithëse nuk janë pozitivist të mirëfilltë, krijuan terrenin filozofik prej nga do të zhvillohej kjo teori. Me të rëndësishëm prej tyre janë, Makiaveli dhe Hobsi. 12 Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 141, Tiranë,

163 162 Phd. Cand. Përparim GRUDA Ndryshe nga pozitivistët para-rëndës që kundërshtuan dhe janë tallur me ligjin natyror, pozitivizmi i Hartit përmban brenda një përmbajtje minimale të ligjit natyror. Ai e ka strukturuar konceptin e ligjit natyror shprehimisht me pozitivizmin atë që ai e quan version i thjeshtë i ligjit natyror. Në ato raste kur ekziston një rregull- në rastin tonë, një rregull ligjore- për të cilën shumica e njerëzve janë të ndërgjegjshëm, atëherë nuk është e nevojshme që zyrtarët në mënyrë konstante të mbikëqyrin qytetarët për të vërejtur nëse ata po i binden ligjit. Kjo sepse shumica e qytetarëve do t i binden me ndërgjegje, pasi pranojnë rregullat si një standard. Ata përdorin rregullin si një standard për të gjykuar sjelljen e tyre, ashtu edhe të të tjerëve. Ata përdorin standardin si një bazë jo vetëm për të kritikuar sjelljen por edhe si justifikim për një kritikë të tillë, argumentonte Hart 13. Ndërkohë, Lon Fuller është një nga filozofët më në zë të shekullit XX. Jetoi gjatë viteve Punoj për shumë vjet profesor në Universitetin Harvardit. Fuller pati një ndikim të rëndësishëm në Ronald Dworkin, i cili ishte një nga studentët e tij në Harvard. Vepra e tij më e rëndësishme, dhe, ndoshta, më e diskutueshme Morali dhe Ligji, e botuar në vitin 1964, paraqet një përpjekje për të parashtruar një version të ri të së drejtës natyrore mbi lidhjen që ekziston midis ligjit dhe moralit 14. Fuller dallon nga shumë nga teoricienët tjerë të teorisë klasike të së drejtës natyrore duke refuzuar të trajtojë përmbajtjen e ligjeve të veçanta për të analizuar nëse ato janë të moralshme apo jo. Pra, në thelb koncepti i tij është se morali i së drejtës ka karakter procedural, është i lidhur me mënyrën si ligjet krijohen, shpallen dhe zbatohen 15. Procedurat duhet të jenë të tilla që e drejta të kryejë funksionin e saj, pra të shërbejë si Sipërmarrje e qëllimshme për të vendosur sjelljen e njerëzve nën qeverisje e rregullave 16. Nga kjo del se në këtë sipërmarrje qëllimshme ka një lidhje të domosdoshme midis ligjit dhe moralit 17. Në kapitullin Morali që bënë ligjin të mundshëm të librit Morali i Ligjit, Fuller nëpërmjet një shembulli paraqet parimet që duhet respektuar në procesin e hartimit të ligjeve. Këto parime janë: rregullat duhet të jenë të përgjithshme; rregullat ligjore duhet të shpallen; rregullat ligjore duhet të 13 H.L.A Hard, The concept of Law, Oxford University Press, p, 241, 1961, London. 14 Barry Macleod-Cullinane, Lon L. Fuller and the Enterprise of Law, London. 15 Ibidem, fq, Lon Fuller, Morality of Law, Yale University Press, fq Cituar sipas Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 149, Tiranë, Raymond Wacks, Philosophy of law A Very Short Introduction, p. 24, Oxford University Press, 2016.

164 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER jenë për sjellje e ardhshme; rregullat duhet të jenë të qarta; rregullat nuk duhet të jenë kontradiktore; kërkesat ligjore duhet të jenë të mundshme, të realizueshme ; rregullat nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë të shpeshtë dhe parimi i përputhshmërisë ndërmjet rregullave që deklarohen dhe veprimtarisë së zyrtarëve 18. Të gjitha këto parime Fuller i quan, si morali procedural i së drejtës ose morali i brendshëm 19. Parimet procedurale të Fullerit i gjejmë pothuajse në të gjitha shtetet moderne. Megjithatë, Fuller pranon se mund të ndodhë që ndonjë sistem ligjor mund të mos i përmbajë tërësisht të tetë parimet, duke marrë në konsideratë këtë, ai e përkufizon moralin procedural si moral aspiratash. Këtë koncept ai e ka paraqitur të vepra e tij Morali i Ligjit, duke bërë ndarjen në: moralin aspirativ dhe moralin e detyrimit 20, të dy termat i ka huazuar nga filozofia greke. Morali aspiratave, në formë të thjeshtuar, vjen i përkufizuar, si moral i jetës së mirë, i përsosmërisë, i realizimit të plotë të aftësive apo të kapaciteteve njerëzore. Morali aspirativ qëndron në maje të arritjeve njerëzore., kurse morali i detyrimeve qëndron në fund. Morali i detyrimeve parashtron rregullat bazë, pa të cilat një shoqëri e organizuar nuk mund të arrijë qëllimet e veta. Morali i aspiratave flet në terma të marrjes së masave për të arritur apo për të kryer një aktivitet, apo për të arritur një qëllim. Kurse morali i detyrimeve flet me terma të duhet ose nuk duhet. Morali aspirativ ka të bëjë me përpjekjen tonë për të arritur maksimumin në jetë, kurse i detyrimeve, me kërkesën për të respektuar normat bazë, pa të cilat shoqëria nuk mund të funksionojë 21. Morali i aspiratave i sistemit ligjor paraqitet në kuptimin që sistemet ligjore aspirojnë për të përmbushur në mënyre të kënaqshme parimet procedurale të paraqitura më lartë. Pra një sistem ligjor mund të jetë i moralshëm në vartësi të nivelit të respektimit të parimeve 22. Fuller dallon nga Harti pasi e konsideron si element të qenësishëm të drejtësisë idealin e saj. E drejta sipas tij, synon vendosjen e së mirës dhe drejtësisë 23. Mendimet e Hartit se ndarja e ligjit dhe morali mënjanojnë konfuzionet ndërmjet detyrimeve morale dhe atyre ligjore, ai e quan një 18 Edwin W. Tucker, The Morality of Law, by Lon L. Fuller, Indiana Law Journal, Winter Barry Macleod-Cullinane, Lon L. Fuller and the Enterprise of Law, London. 20 Edwin W. Tucker, The Morality of Law, by Lon L. Fuller, Indiana Law Journal, Winter Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 154, Tiranë, Ibidem, fq Brian Bix, Jurisprudence: Theory and Context. cituar sipas Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 145, Tiranë,

165 Phd. Cand. Përparim GRUDA thjeshtim të gabuar të çështjes së bindjes ndaj ligjit. Sipas tij detyrimi për t iu bindur ligjit nuk buron thjeshtë nga miratimi i tij sipas një procedure formale dhe të pranuar, kur mungojnë disa cilësi morale minimale, e drejta pushon se komanduari besnikërinë e qytetarëve, për pasojë, nuk mund të kërkojë që ata t i binden. Gjykimet në Gjermaninë post-naziste dhe kundërshtimet ndërmjet pozitivizmit dhe të drejtës natyrore Një nga pikat më të nxehta të debatit ndërmjet Hartit dhe Fullerit ishin vendimet e gjykatave pas luftës së dytë botërore në Gjermani. Çështjet e vendosur në këto raste janë tregues konkret i faktit se dallimet midis pozitivizmit dhe të drejtës natyrore, sidomos modeli të paraqitur nga Fuller, nuk kanë karakter të thjeshtë teorikë, po kanë ndikim të konsiderueshëm në praktikën gjyqësore 24. Për ta bërë më të qartë debatin e zhvilluar mbi sistemin ligjor nazist dhe qëndrimin e mbajtur ndaj tij nga gjykatat gjermane të pasluftës, po sjellim këtu një nga rastet më të njohura. Rasti Grudge Informersi 25 vjen nga viti 1944 kur një grua e cila dëshironte të hiqte qafe burrin e saj, denoncoi atë tek autoritetet naziste të kohës, duke informuar se, gjatë kohës që kishte marrë leje nga ushtria, ai kishte bërë deklarime fyese ndaj regjimit dhe Hitlerit. Megjithëse deklaratat e bashkëshortit ishin qartazi në kundërshtim me statutin nazist të asaj kohe që i konsideronte të paligjshme deklaratat kundër Rajhut të Tretë dhe ushtrisë gjermane, gruaja nuk kishte as një detyrim për të raportuar këtë. Burri u shpallë fajtor dhe u dënua me vdekje, por ky dënim nuk u ekzekutua, ai u dërgua në një front lufte në Rusi ku besohej se ai do të vritej, por mbijetoi. Pas mbarimit të luftës, kur ligji nazist ishte shfuqizuar, burri ndërmerr veprime ligjore kundër gruas së tij, duke e akuzuar atë për veprën penale; heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit. Kjo vepër ishte e dënueshme nga kodi penal i vitit 1871 i cili ishte në fuqi që nga koha e miratimit të tij. Në gjykatë, gruaja argumentoi se veprimi i saj ishte në përputhje me statutin nazist dhe se ajo nuk kishte kryer ndonjë krim. Pra, ajo nuk i kishte hequr burrit në mënyrë të paligjshme lirinë, pasi një gjë e tillë konsiderohej e ligjshme në atë kohë. Gjykata e Apelit e Gjermanisë Perëndimore, e cila mori në shqyrtim çështjen, shpalli gruan fajtore për heqjen e lirisë së tjetrit, 24 Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 162, Tiranë, Termi Grudge Informersi i referohet individëve të cilët, gjatë periudhave të konfliktit ose represionit, raportojnë armiqësi personale tek autoritetet në mënyrë që të shpëtoj prej tyre. 164

166 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER pavarësisht së bashkëshorti ishte dënuar nga gjykata në përputhje me statutin gjerman të asaj kohe. Gjykata argumentoi se: Statuti ishte në kundërshtim me ndërgjegjen e shëndoshë dhe konceptin e drejtësisë për të gjitha qeniet njerëzore normale. Kjo do të thotë se statuti ishte i pavlefshëm në vitin 1944 kur edhe ndodhi ngjarja, pasi ishte i pamoralshëm, për pasojë, gruaja do të ndëshkohej në bazë të kodit penal të vitit 1871 për heqje të padrejtë të lirisë së tjetrit 26. Ky arsyetim është ndjekur në shumë raste të tjera duke u shprehur si një triumf i doktrinës të së drejtës natyrore. Kjo qasje gjeti mbështetje edhe nga radhët e filozofëve që njiheshin si përkrahës të doktrinës pozitiviste përpara ardhjes në pushtet të nazistëve. Gustav Radbuch 27, ishte një ndër filozofët gjermanë që përpara se të konvertohej mbronte idenë se rezistenca ndaj ligjit është një çështje personale dhe qe duhet trajtuar si një çështje e moralit individual, por vlefshmëria e së drejtës nuk duhet të varet nga fakti nëse ajo është moralisht e mirë apo e keqe 28. Megjithatë, pasi analizoi periudhën naziste, kur u abuzua me konceptin e bindjes ndaj ligjit në emër të sloganit ligji është ligj, si dhe për shkak të dështimit të juristëve për të protestuar kundër asaj çka bëhej në emër të ligjit, Radbuch arriti në përfundimin se pozitivizmi kontribuoi fuqishëm në akte çnjerëzore dhe tmerret e nazizmit 29. Duke argumentuar me tutje ai deklaroi se parimet e moralit njerëzor janë pjesë e vetë konceptit të së drejtës dhe as një ligj, statut ose ndonjë tjetër akt nuk është i vlefshëm në rast se nuk respekton parimet e moralit, pavarësisht se ka respektuar kërkesat pozitiviste të vlefshmërisë 30. Në trajtimin e tij për rastet e nazizmit gjerman, Hart i është referuar shpesh herë Radbuch. Ai kundërshtoi me forcë ndëshkimet e pasluftës në Gjermani nën arsyen ligjeve të pamoralshme të kohës së nazizmit. Duke ju referuar rastit qe ilustruam më lartë, Hart e ka konsideruar të rrezikshëm një arsyetim të tillë. Shumë njerëz mund ta përshëndesin një vendim të tillë, pra, ndëshkimin e gruas për një veprim kaq mizor dhe të pamoralshëm, por, sipas Hartit, mënyra si u arrit një gjë e tillë është e dyshimtë: deklarimi si i 26 Shih, David Dyzenhaus, The Grudge Informer Case Revisited, New York University Law Review, Vol. 83:1000, Gustav Radbruch ka jetuar në vitet , ishte Ministër i Drejtësisë së Gjermanisë gjatë periudhës së hershme Vajmarit. Shih, Heather Leawoods, Gustav Radbruch: An Extraordinary Legal Philosopher, 2 Wash. U. J. L. & Pol y 489 (2000); Wolf Erik, "Revolution or Evolution in Gustav Radbruch's Legal Philosophy" (1958). Natural Law Forum. Paper Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 162, Tiranë, Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 162, Tiranë, Ibidem. 165

167 Phd. Cand. Përparim GRUDA pavlefshëm i statutit të vitit 1934, i cili parashikonte një ndëshkim të tillë, nuk është i drejtë. Ai do të sqaronte se, në procesin e vendimmarrjes për ndëshkimin e informatores naziste, gjykata duhet të zgjidhte midis dy të këqijave: të linte gruan të pandëshkuar ose të sakrifikonte parimin se ligjet nuk duhet të kenë fuqi prapavepruese, parim i përqafuar nga shumica e sistemeve ligjore. Në raste të tilla, thoshte Hart, ne duhet të zgjedhim në mënyrë të ndërgjegjshme të keqen më të vogël. E keqja e përdorimit të parimit se ajo çka është absolutisht e pamoralshme nuk mund të jetë ligj apo e ligjshme, qëndron në faktin se një mënyrë e tillë fsheh natyrën e vërtetë të problemeve me të cilat ndeshemi dhe inkurajon optimizmin romantik se të gjitha vlerat që ne ushqejmë, do të jenë pjesë e një sistemi të vetëm ligjor dhe se asnjë prej tyre nuk do të sakrifikohet apo do të komprometohet për të akomoduar një tjetër 31. Analiza e tij vazhdon duke ngritur çështjen: se përse duhet të shqetësohemi kaq shumë për mënyrën si u ndëshkua gruaja, kur rezultati është i njëjtë? Nëse pranojmë pikëpamjen e Radbruhut dhe me të edhe të gjykatave gjermane, duke protestuar ndaj ligjeve të këqija në formën e pohimit se ligjet, të cilat nuk respektojnë kërkesat e moralit janë të pavlefshme ne ngatërrojmë një nga mënyrat më të fuqishme dhe më të thjeshta të kritikës morale. Kur flasim në terma utilitaristë, ne themi thjesht se një ligj mund të jetë ligj, por shumë i keq për t iu bindur. Ky është një ndëshkim moral që e formulojmë objeksionin tonë në formën se këto gjëra të këqija nuk janë ligje, kjo nuk është shumë e qartë për të gjithë dhe jo të gjithë e besojnë dhe, në rast se janë të prirur për ta besuar, një çështje e tillë ngre mjaft çështje filozofike përpara se të pranohet si e tillë. Pra, kur kemi arsye të shëndosha për të kundërshtuar diçka, ne duhet të përdorim terma të qartë dhe jo të merremi me argumente morale kritike, pjesë e një filozofie të diskutueshme. 32 Në komentet e tij, Hart ka përdorur terma të tillë, si: Një ligj me fuqi prapavepruese, sado i keq të jetë, është më i ndershëm, apo Një qëndrim i tillë ngre peshë ndërgjegjen tonë mbi vlerat morale, çka vë në dukje një element të ri të qëndrimit pozitivist të tij. Pavarësisht idesë së ndryshme që ka nga Redbruhu, vetë diskutimi dhe argumentet e përdoruara, i ngjajnë më shumë një teorie të moralit, sesa një qëndrimi të pastër 31 H. L. A. Hart, Positivism and the Separation of Law and Morals, Harvard Law Review, Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp H. L. A. Hart, Positivism and the Separation of Law and Morals, Harvard Law Review, Vol. 71, No. 4 (Feb., 1958), pp

168 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER pozitivist. Kjo sepse Harti nuk ka hedhur poshtë apriori çdo gjykim moral, por, përkundrazi, në terma të moralit, ka analizuar standardet e prezantuara nga teoria e Redbruhut 33. Pra, ai e ndante ligjin nga morali, por këtë e ka bërë sepse mendonte se një konceptim i tillë i së drejtës është moralisht më i mirë sesa koncepti që parashtron si element kyç të vlefshmërisë ligjore respektimin e kërkesave të moralit 34. Hatd shprehej se dallimi kryesor midis të drejtës angleze dhe asaj naziste qëndron thjesht të fakti se nazistët i përdorën ligjet e tyre për të arritur qëllime të papranueshme, të urryera për anglezët. Fuller ishte kundër kësaj, për të ky konstatim do të thotë të injorosh ndryshimet morale fondamentale midis dy sistemeve të së drejtës 35. Fuller u përpoq të shpjegojë se sistemi ligjor nazist nuk ishte një sistem ligjor për shkak se nuk arriti të përmbushë parimet themelore. E drejta naziste në mendimin e Fuller përdori në mënyrë të vazhdueshme metodat të cilat, sipas standardeve të shtetit të së drejtës, përbëjnë një shtrembërim të rregullave procedurale. Zbatimi i rregullave sekrete, të cilat bëjnë të pamundur për qytetarët njohjen e bazës ligjore ku mbështetin veprimtarinë organet shtetërore. Për më tepër, duke qenë se rregullat e shpallura të strukturave që administronin drejtësinë, shpesh tejkalonin përmbajtjen e ligjeve të shpallura nëpërmjet interpretimeve tërësisht arbitrare, është e natyrshme të mendosh se, në një farë kuptimi, përmbajtja e çdo ligji ishte sekrete 36. Fuller vë theksin gjithashtu tek fakti se kur formalitetet dhe procedurat ligjore ishin të papërshtatshme për arritjen e qëllimeve të regjimit nazist, ato shmangeshin dhe kapërceheshin nga grupet naziste që vepronin në rrugë dhe i arrinin qëllimet e kërkuara me anë të dhunës 37. Në raste kur interpretimi gjyqësor mund të shkaktonte pakënaqësi te nazistët për krerët e sistemit, gjykatat ishin gjithmonë të gatshme për të mos marrë në konsideratë statutet apo ligjet duke përfshirë edhe ato të miratuara nga vetë nazistët Jeremy Waldron, Positivism and Legality: Hart s Equivocal Response to Fuller, New York University Law Review Vol. 83: Michael Doherty, Jurisprudence: The philosophy of Law, fq.161, Citura sipas: Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 163, Tiranë, David Dyzenhaus, The Grudge Informer Case Revisited, New York University Law Review, Vol. 83:1000, Luljeta Ikonomi, Filozofia e së Drejtës, fq. 147, Tiranë, Ibidem. 38 Colleen Murphy, Justice, Responsibility and Reconciliation in the Wake of Conflict, p. 121,

169 Phd. Cand. Përparim GRUDA Kur ligji është i pamoralshëm ai humb legjitimitetin e tij dhe jep arsye të forta për të mos e zbatuar atë. Nocioni i moralit për Fuller është i lidhur me procesin ligjvënës, me procedurat. Për të qenë ligjet legjitime, ato duhet të bëhen në përputhje me parimet e ligjit natyror të tilla si: duke u shprehur në përgjithësi (jo duke ju drejtuar ndaj individëve), transparente dhe të qëndrueshme dhe të veprojnë në mënyrë prospektive (për të ardhmen). Ligjet naziste nuk qenë në përputhje me këto parime. Si e tillë, Fuller sugjeron se ligjet në të cilat Grudge Informer kanë operuar ka të ngjarë të mos kenë qenë ligje të vlefshme në këtë kuptim moral. Prandaj, sistemi ligjor nazist nuk ishte një sistem i ligjit, por më tepër një sistem terrori 39. Nga ana tjetër Hart preferonte të shihte atë që ka ekzistuar në sistemin juridik në atë kohë. Pra fakti që rregullat ishin të padrejta apo të paarsyeshme nuk ndikonte në statusin e tyre ligjor. Përfundime Trajtimet dhe përsiatjet mbi raportin që ka ligji me moralin janë të përhershme, të përhershme duket se do të mbeten edhe trajtimet mbi debatin e zhvilluar në mesin e shekullit të kaluar ndërmjet Hart dhe Fuller. Ky është një debat i jashtëzakonshëm akademik i cili flet shumë fuqishëm pavarësisht distancës së madhe kohore që ne kemi me të. Një nga shumë gjëra për të cilat debati Hart-Fuller flet në mënyrë elokuente është projekti i nënshtrimit të ligjit dhe shtetit kritereve themelore të moralit, çfarë është shumë e rëndësishme, sidomos për vendet në tranzicion. Mendimet e Hart dhe Fuller kanë një të arritur kryesore-zbritja ne rrafshin praktik të një teorie ekstra akademike. Diskutimi i tyre i fokusuar në rastin e sistemit nazist gjerman, pa dyshim i bënë atë të pakalueshëm në çfarë do nismë për të bërë ligje ose sistem ligjore që përmbushin kërkesat morale. Vëmendja akademike mbi mendimet e Hard dhe Fuller zbulon se ka shumë punë të dobishme dhe të frytshme për të bërë në këtë fushë. Sipas Hard një ligj është i vlefshëm nëse është krijuar në përputhje me kërkesat e ligjbërësit, morali nuk ka fare rëndësi për vlefshmërinë e tij. Sipas tij mund të flitet për një përmbajtje minimale që është e përbashkët, si për ligjin, ashtu edhe për moralin, por jo më shumë, sepse pavarësisht 39 David Dyzenhaus, The Grudge Informer Case Revisited, New York University Law Review, Vol. 83:1000,

170 MORALI DHE LIGJI: NJË REFLEKTIM MBI DEBATIN HART-FULLER nevojës për bashkëpunim njerëzit kanë qëllime të ndryshme, shpeshherë konfliktuoze. Fuller refuzoi të trajtojë përmbajtjen e ligjeve të veçanta për të analizuar nëse ato janë të moralshme apo jo. Pra, në thelb koncepti i tij është se morali i së drejtës ka karakter procedural, është i lidhur me mënyrën si ligjet krijohen, shpallen dhe zbatohen. Procedurat duhet të jenë të tilla që e drejta të kryejë funksionin e saj, pra të shërbejë si Sipërmarrje e qëllimshme për të vendosur sjelljen e njerëzve nën qeverisje të rregullave. 169

171 Phd. Cand. Përparim GRUDA Phd. Cand. Përparim GRUDA MORALITY AND THE LAW: A REFLECTION ON THE DEBATE HART FULLER Abstract This paper aims to bring summarized major academic debate of the twentieth century on the report that exists between morality and law developed between H.L.A. Hart and Lon Fuller. The debate is an exchange of ideas between H. L. A. Hart and Lon Fuller published in Harvard Law Review in 1958, which shows the gap between positivism and the philosophy of natural law. Fuller argues that the authority of law (partly) derived from his consistency with moral, while Hart thinks it is not necessary for the law to reproduce or satisfy the moral requirements. Judicial decisions in Germany after the Second World War are at the heart of this debate and descend it in practical levels. One of the most famous decisions of this period will be discussed here, in the light of Hart-Fuller debate. 170

172 VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U (496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta e Kosovës ofron një analizë mbi atë se çfarë janë vlerat, si kuptohen ato, kush i krijon ato, nga kush gjykohen, cilat shoqëri dhe si i pranojnë ato. Gjithashtu, analizohen dhe faktorët të cilët ndikojnë në transformimin e këtyre vlerave duke vënë në pah se përmes tyre bëhen edhe ndryshimet në formacionet shoqërore. Kalimi i shoqërive në situata të caktuara ndikon edhe përcaktimin e tyre karshi vlerave. Vlerat të quajtura si pozitive, janë të vetmet mbi të cilat janë radhitur shoqëritë në kohë dhe hapësira të caktuara. Ato kanë qenë dhe mbetën norma përgjithësisht të pranuara mbi bazën e të cilave janë bërë gjykimet moralizuese, dhe jo vetëm. Ashtu siç do të shihet, mbi bazën e këtyre vlerave janë transformuar shoqëritë deri në masën sa përmes paraqitjes së kushtetutave të shkruara, të cilat kanë qenë derivat pikërisht i mendimeve për këto parime, ato janë sanksionuar dhe janë bërë normë universale. Kosova, si të gjitha vendet moderne ka përqafuar modelin demokratik të qeverisjes së saj. Në aktin e saj më të lartë juridik ajo ka sanksionuar në nivelin më të lartë hierarkik vlerat pozitive, duke i dhënë epitetin e parimeve mbi të cilat ndërtohet fryma dhe identiteti kushtetues i vendit. Ato vlera reflektojnë dhe i përshtaten gjendjes shoqërore nëpër të cilën ka kaluar populli i saj. Fjalë kyçe: Vlera, Kushtetuta e Kosovës Gjendje Shoqërore, Vlera Kushtetuese, 173

173 Phd. Cand. Zahir ÇERKINI 1. Shqyrtime të përgjithësuara të idesë Antagonizma mes vlerës dhe jo-vlerës përherë ka drejtuar të kuptuarit moral mbi botën dhe shoqërinë njerëzore. Moralizimi ka shoqëruar gjithmonë këto dy kategori shoqërore: mendimi se gjithçka që është vlerë është e moralshme ka qenë i pranishëm që nga koha ku zë fill trajtimi i këtij problemi e gjerë në ditët e sotme. Kundruall këtij mendimi ka qëndruar përherë jo-vlera me të pa moralshmen. Andaj, i lehtë është përfundimi se vlera dhe morali janë kategori sinkrome, të tilla i ka radhitur universalizmi i mendimit shoqëror ndonëse, vlera ka një kuptim më të gjerë se morali, ajo përfshinë edhe atë. Por, përcaktimi i vlerës, krijimi, gjykimi dhe pranimi i saj ende paraqesin problem për teoricientët e fushës. Një gjë është e qartë se vlerat përgjithësisht pranohen si një e mirë e rëndësishme që sjellë dobi për shoqërinë. Ato mund të jenë gjësende, raporte, gjendje të cilat ndikojnë pozitivisht në interesin e përgjithshëm. Ato janë të lidhura me kënaqësinë (por jo në çdo lloj të saj) 1. Jo-vlerat (anti-vlerat), janë cilësuar si të tilla ngase në një kohë të caktuar, në një gjendje të zhvillimit shoqëror nuk kanë shfaqur kënaqësi për individin apo për interesin e përgjithshëm 2. Mënyra e krijimit të tyre dhe në veçanti kush janë subjektet që i krijojnë ato, paraqesin pyetjen më të madhe për këtë problematikë e cila quhet vlerësimi i vlerave. A janë vlerat kategori subjektive që i përkasin individëve ku krijimin dhe gjykimin për të i bëjnë secili në egon e tij? Apo, vlerat janë kategori objektive të cilat krijohen, gjykohen dhe i përkasin shoqërisë (apo një grupi shoqëror 3 )? Këtyre dy pyetjeve shpejgim i japin dy teori: E para, ajo që quhet teoria e aksiologjisë subjektiviste (subjektivizmi aksiologjik 4 ), thekson se vlerat janë kategori subjektive, ato nuk tejkalojnë individin 5. Ato krijohen, gjykohen dhe pranohen nga ana e individëve dhe ju përkasin vetëm atyre. Aksiologjia objektiviste (objektivizmi aksiologjik 6 ) 1 Reshat Qahili, ETIKA, Etika dhe Shkenca, Tetovë 2015, fq Po aty, fq Grupi shoqëror, si pasojë i faktorëve të ndryshëm është kuptim më i ngushtë sesa shoqëria. Për këtë shih çasjen e Herbert Spenser në Herbert Spencer The Principles of Sociology Vol.1, 1989, marrë në: dhe Herbert Spencer The Social Organism First published in The Ëestminster Revieë for January, 1860, marrë në file:///c:/users/kobitpc/doënloads/the-social-organism.pdf, vizituar për herë të fundit më Me përfaqësues Pitagorën, Hjumi, Hajdegeri, Kanti, etj. 5 Reshat Qahili, vep. e cit. fq Me përfaqësues Platonin, Dyrkemin, Lockun, Shelerin, etj. 174

174 VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS është teoria e kundërtë me të parën sipas të cilës vlerat janë dhe i përkasin objektivës. Ato nuk kanë të bëjnë me individin 7. Zhvillimi shoqëror dhe kalimi i shoqërisë nëpër gjendje të ndryshme pa-dyshim se ka determinuar edhe përcaktimin e vlerave. Këto gjendje janë caktuar nga faktor të ndryshëm shoqëror, ekonomik, politik. Andaj, vlerat janë krijuar, gjykuar dhe pranuar në varësi të gjendjes gjë që lë hapësirë për të kuptuar se është vështirë të përcaktohen se çka mund të jetë vlerë absolute për shoqërinë. Përjashtimisht nga ky rregull, vlerat, siç janë e vërteta, liria, pavarësia, barazia, autonomia e personaliteti, trimëria, urtësia, drejtësia, morali, e bukura, të arriturat kulturore etj. janë vlera pozitive 8 Këto vlera janë të pranuar nga të gjitha shoqëritë dhe mund të cilësohen si vlera absolute. Në përputhje me këtë cilësim janë krijuar rende të ndryshme shoqërore dhe politike si skllavopronaria, feudalizmi, totalitarizmi, demokracia. Këto formacione, mbi të gjitha janë diferencuar nga njëra tjetra mbi dy vlera pozitive: lirinë dhe barazinë, pavarësia si vlerë, arrihet atëherë kur realizohen dy të parat. Në skllavopronarizëm, liria dhe barazia kanë qenë jo-ekzistente për një shtresë të shoqërisë. Mbi bazën e këtyre dy vlerave janë ndarë njerëzit në të lirë dhe skllevër. Feudalizmi konsiderohet të jetë fazë më e avansuar e zhvillimit njerëzor në të cilën individët nga joliria dhe pa-barazia e skajshme, fillojnë të transformohen në të lirë ose gjysmë të lirë, përjashtimisht fazës së fundit të këtij formacioni shoqëror Qasje historike mbi vlerat pozitive: paraqitja e vlerave kushtetuese Kuptimi i vlerave të quajtura pozitive fillon të bëhet më absolut në kohën kur shoqëria vendosë që ato të mbrohen nga ana e një aparati të organizuar që quhet shtet. Kështu, që nga idetë e Rusoit, Lokut e Monteskieut mbi organizimin e shoqërisë, e deri tek imperativizmi kategorik i Kantit, sipas të cilës njerëzit sillen në përputhje me një rregull morale, me një udhërrëfyes të pranuar universialisht 9, pra me atë që quhet ligj, kuptimi për vlerat si liria, barazia dhe pavarësia filloj të normohet me akte juridike. Akte të cilat janë nën mbrojtjen e shtetit. Idetë iluministe, në veçanti të autorëve të lartëpërmenduar kanë dërguar deri tek hartimi i normave juridike me fuqi të lartë juridike dhe me rol themelor për shtetin. Bëhet fjalë për paraqitjen e kushtetutave të para të shkruara të cilat, në fakt, në përputhje me kërkesat e shoqërisë përballë lirisë dhe barazisë si vlera, të 7 Reshat Qahili, vep. e cit. fq Po aty, fq Imanuel Kant, Themelimi i Zakoneve shoqërore, Tiranë, 2004, fq

175 Phd. Cand. Zahir ÇERKINI proklamuara nga mendimtarët e shek. XVIII, respektivisht përfaqësuesit e teorisë së kontratës shoqërore dhe të drejtës natyrore në përpjekjet e tyre për të kufizuar pushtetin mbretëror dhe bartur sovranitetin nga mbreti tek populli 10, paraqesin normimin më të lartë juridik dhe njëherit vetëdijën universale të pranimit të këtyre vlerave. Paraqitja e kushtetutave të shkruara ndryshon kahjet e zhvillimit shoqëror në aspektin e krijimit të vlerave si liria, barazia dhe pavarësia. Me anë të tyre, mbrojtja që i bëhet këtyre vlerave arrinë kulmin në kuptim të instrumentit dhe mekanizmit mbrojtës. Koncepti i kushtetutës ka ekzistuar që nga Aristoteli sipas të cilit kushtetuta paraqet përcaktim të synimit shtetëror 11, por në kuptimin e përcaktimit më të saktë të parimeve përgjithësisht të pranuara ajo vjen përfundimisht me atë që njihet si kushtetuta e parë e shkruar e shtetit të SHBA-së Duhet cekur se përcaktimi i vlerave si liria, barazia dhe pavarësia si parime kushtetuese ka ndryshuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Ato bëhen universale vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur shoqëritë vendosën që në aktet juridike të shteteve të tyre të përfshijnë këto parime si më sublimet dhe të zotohen edhe mbi bazën e akteve me karakter ndërkombëtar t i mbrojnë dhe respektojnë ato. Por, a janë respektuar nga të gjitha shoqëritë këto vlera edhe pas kësaj periudhe apo ka raste që këto janë shkelur? A ka mjaftuar vetëm hartimi i kushtetutave të shkruara për t u mbrojtur ato, apo ka raste kur me gjithë këtë fakt, vlerat si liria, barazia janë cënuar në masë të madhe? Nuk ka dyshim se këto vlera janë dhunuar në formacione shoqërore të ndryshme. Rastet më të shpeshta janë në atë që njihet si periudha e totalitarizmit në kuptimin politik që i takon botës së lindjes komuniste. Ndonëse të thirrur në liri dhe barazi, këto vende arritën që popujve të tyre t u shkaktonin vuajtje të mëdha deri në shkallën e vrasjeve 12. Andaj, liria dhe barazia kanë kuptimin e saj vetëm në ato regjime të cilat në përmbajte të tyre sigurojnë shkallë më të gjerë të veprimit të individit. Regjim i tillë i vetëm është demokracia, në të cilën individi ka rolin qëndror 13. Kjo bëhet e mundur me garantimin në nivel të normativës kushtetuese nga vendet 10 Kurtesh Saliu, E Drejta Kushtetuese, Libri I, Botimi katër, Prishtinë, 2004, fq Aristoteli, Politika, fq Për regjimin totalitar si system politik shih në: Elda Zotaj, TRANZICIONI POLITIK DHE ROLI I TIJ NË MARRËDHËNIET E SHQIPËRISË ME BASHKIMIN EVROPIAN, Disertacion Doktorature, Universiteti i Tiranës, Instituti i Studimeve Evropiane, Shkrut, 2014: marrë në: /2014/08/Doktoratura-Elda-Zotaj-Instituti-Studimeve-Europiane.pdf, vizituar për herë të fundit më Luan Omari, Shteti i së Drejtës, Botimi katër, Tiranë, 2012, fq

176 VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS demokratike, në të cilat ekziston ajo që njihet si shtet i së drejtës ku demokracia ka kuptimin e saj përmbajtësor dhe, njëri nga elementet përmbajtësore është edhe respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut si vlera fundamentale të shoqërisë. Vlerat kushtetuese janë parimet mbi të cilat ndërtohet sistemi kushtetues i një vendi. Përmes forcës së normës juridike ato bëhen pjesë e pa-ndashme e identitetit kushtetues të një vendi të caktuar. Këto vlera ndikojnë në formën, përmbajtjen dhe rezultatet që i jep një kushtetutë 14. Interpretimi që i bëhet normave kushtetuese duhet të jetë në përputhje me ruajtjen e frymës së kushtetutës, e cila frymë bazohet pikërisht në këto vlera dhe parime që përbëjnë boshtin e saj. Vlerat kushtetuese përcaktohen, gjykohen dhe pranoihen sit ë tilla në varësi të gjendjeve që kalon shoqëria apo gjendjeve në të cilat orientohet një shoqëri e caktuar. Ato pra, janë produkt i rrethanave të caktuara shoqërore të cilat reflektojnë në ndërtimin e parimeve mbi të cilat ndërtohet rendi juridik (kushtetues). 2. Vlerat kushtetuese në Republikën e Kosovës Vlerat si liria, paqeja, barazia, demokracia, janë të normuara në rangun e vlerave kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Kosovës 15. Këto dhe të tjera parime të cilësuara si vlera kanë pozitë të lartë hierarkike në sistemin e parimeve në të cilat bazohet rendi kushtetues i Kosovës. Ato kanë një karakter afatgjatë dhe nuk lejohet cenueshmëria e tyre për asnjë arsye 16. Vështirë është të konstatohet fakti se si janë krijuar këto vlera në rastin e Kosovës. A janë parime të cilat reflektojnë një gjendje të shoqërisë apo janë aspiratë, orientimi mbi bazën e të cilave dëshiron të udhëhiqet shteti?! Nëse gjuha që përdorë kushtetuta është e një niveli të lartë e cila nuk përkon më gjendjen reale të shoqërisë, një gjë është e sigurt se: parimet e përdorura si vlera kushtetuese i përshtaten dhe reflektojnë gjendjen shoqërore të cilën ka kaluar shoqëria shqiptare e Kosovës. Mungesa e lirisë, 14 Gary Jeffry Jacobsohn, Constitutional Values and Principles, The Oxford Handbook of Comperative Constitutional Laë, November 2012, Introduction, marrë në: dhb e-38, vizituar për herë të fundit më Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 Qershor 2008, neni 7: Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut. 16 Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Kosovës, Prishtinë 2011, fq

177 Phd. Cand. Zahir ÇERKINI barazisë, sollën deri tek mungesa e paqes për një shekull të tërë. Fare mirë dihen përpjekjet shqiptare për të shpëtuar nga shkeljet sistematike të këtyre vlerave nga shteti serb në periudhën komuniste të tij. Historia e konstitucionalizmit 17 të Kosovës, është e vonshme, mu për shkak të mos repsektimit të lirisë dhe barazisë si vlera universialisht të pranuara. Në gjithë ish sistemin socialist, në kuadër të RFSJ-së, Kosova dhe populli shqiptar i saj, kishte të drejtat më të pakëta në krahasim me shtetet e tjera përbërëse të federatës 18. Lufta e fundit nw Kosovw, e ndihmuar nga NATO-ja, si pasojw e njw rezistencw tw armatosur nga populli, pwr shkak tw dwshtimit tw njw reziztencw paqwsore 19, ishte faktori kryesor i cili duke kthyer paqen, lirinë dhe barazinë, ktheu edhe dinjitetin e tërë kombit. Kjo gjendje e kaluar shoqërore, ka rritur dëshirën e kombit që përmes kushtetutës, të proklamoj, garantoj dhe mbrojë këto vlera si parime të rëndësihme kushtetuese. Identiteti kushtetues i Kosovës bazohet qartazi në këto parime dhe vlera që burojnë nga neni 7 i kushtetutës. Këto vlera dhe parimi paraqesin atë që quhet fryma e kushtetutës e cila drejtpërdrejtë ndërton identitetin kushtetues. Interpretimi i kushtetutës në përputhje me këto parime dhe vlera nënkupton vendosje të kushtetuetshmërisë përshtatshmërisht me frymën e kushtetutës. Pra fryma e kushtetutës ndërtohen nga këto vlera dhe parime gjë që më së miri bëhet e qartë në rastet e kontrollit kushtetues të amendamenteve të propozuara për ndryshim të kushtetutës që referohen nga ana e Kryetarit të Kuvendit 20 në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit në rastet që janë ngritur para saj ka përcaktuar se në procedurën e verifikimit të kushtetuetshmërisë së amendamenteve të propozuara shikohet se ato propozime a janë në përputhje me Kapitullin II, Kapitullin III dhe me frymën e kushtetutës 21. Kjo frymë (e ndërtuar mbi vlerat dhe parimet kushtetuese që burojnë nga neni 7 i kushtetutës, dhe jo vetëm) paraqet identitetin kushtetues të vendit konstatim të cilin e argumenton praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese. 17 Fjala konstitucionalizëm nënkupton lëvizjen e tërë për miratimin e kushtetutës së shkruar dhe kufizimin e mbretit: Kurtesh Saliu, vep. e cit. fq Vërejtje: Për historikun e konstitucionalizmit kosovar, dhe në këtë rrjedhë edhe të lirive dhe të drejtave të njeriut, shih: Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetuese i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2011, kapitullin I; Ejup Statovci, Të drejtat, Liritë e Njeriut dhe Skllavërimi, Bota e Re, Prishtinë, Oliver Jens Schmitt Kosova-Histori e Shkurtër e një Treve Qendrore Ballkanike, Prishtinë 2012, fq Kushtetuta e Repulikës së Kosovës, Qershor 2015, neni Shih rastet e vlerësimit të kushtetuetshmërsisë të amendamenteve të propozuaranga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës: Aktgjykim në rastin KO 38/12, (Nr.Ref.:K234/12), datë 12 maj 2012, dhe Aktygjim në Rastin KO 29/12 dhe KO 48/12 (Nr.Ref.: AGJ 284/12) datë, 20 korrik

178 VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS 2.1. Disa nga vlerat kushtetuese Liria si vlerë kushtetuese: është kushti kryesor që një vend të cilësohet si demokratik. Mbijetesa e rendeve moderne kushtetuese varet nga liria si parim 22. Si vlerë universalisht e pranueshme rëndësinë e merr që nga mendimtarët iluminist. Për të pasur vlerë, liria gjithmonë mbetet si epitet i fenomeneve dhe faktorëve të ndryshëm, si e vetme ajo nuk ka kuptim. Kështu, kemi lirinë e lëvizjes, lirinë e shprehjes, lirinë e ndërgjegjes, etj. Liria, si vlerë shoqërore, në dimensionin e vërtetë të saj është vënë në pah sa herë që shoqëritë e kanë dhunuar atë. Ajo ka më shumë karakter subjektiv sesa objektiv. Në rendet kushtetuese demokratike i ipet lirisë së individit përparësi andaj, të gjithë individët lindin të lirë, dhe është merita e tyre ajo që ndryshon pozitën e tyre në shoqëri dhe jo apriori të përcaktohet ajo 23. Koncepti i lirisë është ngushtë i lidhur me barazinë si vlerë kushtetuese. Parimi i barazisë është sanksionuar në disa raste në kushtetutën e Kosovës. Barazia nënkupton një trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dallime gjinore, racore, të besimit fetar, të bindjeve ideologjike, të etnisë, para ligjit. Ky njihet si koncept i barazisë formalejuridike. Ky parim sanksionohet me paragrafin 2 të nenit 3 të kushtetutës dhe me nenin 24 të saj 24. Paralel me parimin e barazisë qëndron parimi i mos-diskriminimit i cili është ngushtë i lidhur me parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Kushtetuta e Kosovës, parimit të mosdiskriminimit i siguron një vend të rëndësishëm në veçanti kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave dhe pakicave kombëtare. Në këtë drejtim, Kosova tejkalon edhe standardet evropiane për të drejtat e pakicave ku atyre ju sigurohet një vend i veçantë në kushtetutë, respektivisht Kapitulli III i saj. 22 E. Hasani, dhe I. Cukalovic, Kushtetuta e Republikës së Kosovës -Komentar, Botimi I, Prishtinë 2013, fq Shih në: F.A. Hayek, Constitution of Liberty, Chicago: University of Chicago Press, 1960: marrë në: fnd&pg=pp1&dq=hayek%2c+f.a+1960+constitution+of+liberty+&ots=6ëzo_oc0pr &sig=ne_nhbcl0b9kfv2htgqadix6u9q#v=onepage&q=hayek%2c%20f.a% %20Constitution%20of%20Liberty&f=false, vizituar për kerë të fundit më Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Qershor 2008, nenet 3 dhe 24: Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. 179

179 Phd. Cand. Zahir ÇERKINI Profesor Upendra Baxi shprehet se Asnjë shprehje e kohës së fundit e historisë së njerëzimit nuk është më e përshtatshme për të bartur misionin dhe barrën e së ardhmes njerëzore sesa (shprehja) të drejtat e njeriut... dhurata më e mirë e mendimit njerëzor klasik dhe bashkëkohor. Me të vërtetë, gjuha e të drejtave të njeriut, është më e përdorshme se çfarëdo gjuhe tjetër e etikës 25. Gjuhën e të drejtave të njeriut e ka përqafuar edhe kushtetuta e Kosovës. Trajtimi i tyre në normativën kushtetuese është i një niveli të lartë dhe afirmativ. Me Kushtetutën e Kosovës, një kapitull i tërë (kapitulli i dytë i saj) u rezervua për liritë dhe të drejtat e njeriut. Shikuar nga gjithë ato që thamë (në kuptimin e përcaktimit të vlerave nga gjendjet shoqërore), nuk është e rastësishme që sanskionimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut është vendosur në kapitullin e dytë të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vendosja e këtyre kategorive juridike në rënditje para rregullimit të pushteteve, shpjegon më së miri përkushtimin që ka shteti i Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Mbase, duke qenë se si popull dhe territor kemi qenë të pushtuar për një kohë të gjatë dhe, rrjedhimisht të priviuar nga shumë liri dhe të drejta themelore, madje edhe shkelje më eklatante, Republika e Kosovës ka vendosur që të ketë në qendër të vëmendjes pikërisht repsektimin e lirive dhe të drejtave themelore, ku në këtë mënyrë arrinë të çmojë individin si epiqendër të shoqërisë dhe të rreshtohet në krah me shtetet demokratike të botës. Në këtë rrjedhë, Kosova ashtu si u vërjet, repsektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut e ka vendosur në piedestalin e vlerave të shtetit. Edhe parimi i paqes i shkon rrjedhës logjike të diskutimit, me anë të të cilit Kosova zotohet të mos krijoj konflikte dhe të gjithë frymën kushtetuese të saj, identitetin e saj kushtetues, ta jetësoj në përputhje me parimet e paqes. Këto vlera apo parime kushtetuese nuk mund të arrihen pa demokracinë si parim kushtetues dhe pa parimin e sundimit të ligjit. Demokracia nënkupton një formë të atillë të qeverisjes ku respektohen të gjitha vlerat e lartshënuara. Ky respektim nuk mund të bëhet pa sundimin e ligjit (i cili paraqitet si element i demokracisë). Si parim, sundimi i ligjit nënkupton në radhë të parë një rishikim gjyqësor të akteve të parlamentit dhe qeverisë për të verifikuar kushtetutshmërinë e tyre dhe, në anën tjetër nënkupton nënshtrimin e organeve të pushtetit ndaj rendit juridik 26. Dhe kur jemi këtu, parimi i ndarjes së pushteteve, paraqet një vlerë tjetër kushtetuese me anë të së cilës para së gjithash garantohet parimi i sigurisë 25 Wolfgang Benedek, Kuptimi i të drejtave të njeriut Manual për arsimimin për të drejtat e njeriut, Universiteti i Prishtinës, Qendra për të Drejtat e Njeriut, 2014, fq Kurtesh Saliu, vep. e cit. fq

180 VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS juridike të qytetarëve duke iu shmangur arbitraritetit të pushtetit. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga parimet bazë mbi të cilin funksionon shteti i së drejtës dhe njëri nga parimet themelore mbi të cilin funksionon demokracia 27. Përmes mekanizmit kontroll dhe balancim të pushteteve, arrihet një sigurim më i madh në radhë të parë i lirisë individuale të qytetarëve dhe i barazisë së tyre ngase, siç është shprehur Monteskieu një përvojë e përjetshme tregon se çdo njeri që ka pushtet është i prirë që ta shpërdorojë atë, ai shkon deri sa të gjejë kufij Që të mos keqpërdoret ky pushtet, duhet që pushteti të ndaloj pushtetin 28. Shqyrtime përfundimtare Përcaktimi i vlerave ka qenë një proces kompleks në historinë e zhvillimit shoqëror. Ato kanë ndryshuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Moralizimi i vlerave ka qenë tipari kryesor i shoqërive. Në veçanti ka qenë vështirë të caktohet krijuesi i tyre, gjykuesi i tyre dhe në fund fare kush është ai që i pranon ato. Duke gjykuar se vetëm ajo që sjellë dobi është vlerë, bota ka hasur në problem të definimit të tyre dhe pranimit universal të vlerave absolute. Kjo është bërë atëherë kur vetëdija shoqërore ka vendosur që parimet e tyre morale, e për pasojë edhe vlerat, ti shndërroj në norma juridike të mbrojtura nga ana e shtetit. Vlerat të quajtura pozitive ishin ato që u pranuan edhe në aktet e para kushtetuese. Transformimi i gjendjeve shoqërore gjithmonë është bërë në përputhje me lirinë dhe barazinë si dy vlerat kryesore. Formacione të ndryshme shoqërore kanë pasur këto dy vlera si emëruesin e përbashkët mbi të cilin janë diferencuar. Sanksionimi i këtyre vlerave si parime kushtetuese paraqet shkallën më të lartë të respektimit të tyre. Edhe Republika e Kosovës ka pranuar një definim të tillë të rendit të saj kushtetues. Nuk është e rastësishme tërë kjo për faktin e gjendjes shoqërore që ka kaluar populli ynë mbi lirinë dhe barazinë si vlera njerëzore. Fryma dhe identiteti kushtetues yni ndërtohet pikërisht mbi respektimin e parimeve kushtetuese si paqja, liria, barazia, demokracia, sundimi i ligjit, etj., të cilat janë ranguar në piedestalin e vlerave kushtetuese si prijatare të udhëtimit të shoqërisë dhe kombit tonë. Rendi kushtetues i Kosovës bazohet fuqishëm në këto vlera kushtetuese, dhe çdo transformim i tyre do të cenonte rënd boshtin mbi të cilin është ndërtuar ky sistem vlerash. 27 Përparim Gruda, Ndarja e Pushteteve Analizë Kushtetuese, Prishtinë 2015, fq Montesquieu, Mbi frymën e ligjeve, Luarasi, Tiranë, 2000, Libri XI. 181

181 Phd. Cand. Zahir ÇERKINI Phd. Cand. Zahir ÇERKINI THE FUNDAMENTAL VALUES THAT KOSOVO'S CONSTITUTION PROTECTS Abstract This article entitled The fundamental values that Kosovo's Constitution protects offers an analysis on what the values are, how are they understood, who creates them, from whom are they judged, which societies and how are they acknowledged. There are other factors analyzed as well, that impact in the transformations of these values, pointing out that through them are done the differences in social formations. The passing of the societies in certain situations affects even in their determination towards values. Values named as positive are the only ones on which the societies are listed in specific time and space. They were and still are general accepted norms on which base have been done moralizing judgments and more. As will been seen, on the base of these values are transformed societies to the extent that through the submission of written constitutions, which have been the exact source of thoughts for these principles, they are sanctioned and have become a universal rate. Kosovo, as all modern places has embraced the democratic model of its governance. In its highest legal act it has sanctioned positive values in the highest hierarchical level. Giving it the epithet of principles on which breathe and the constitutional identity of a country is build. Those values reflect and fit the social state in which Kosovo s people has gone through. Key words: Values, Social Situation, Constitutional Values, Constitution of Kosovo 182

182 VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME PËR TË DREJTËN E PENGUT TË DORËS K.D.U. 343(083.77) Msc. Ekrem SALIHU VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME PËR TË DREJTËN E PENGUT TË DORËS Përmbledhje Pengu vet për vete nuk lindet dhe as nuk bie (pik) nga qielli. Atë e krijojnë njerëzit. Natyrisht, jo çdo njeri që rri me të tjerët në një tubim, në shoqëri apo në ndeja, por vetëm ata njerëz që hyjnë në mes vete në një mardhënje të caktuar juridike, që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, me qëllim të realizimit të ndonjë interesi pasuror. Një marrdhënje, qoftë shoqërore apo juridike, nuk mund të merret me mend pa njerëz, pa subjekte. Është e qartë pra, se për lindjen dhe qenien e marrdhënjes juridike të pengut, si për çdo marrdhënje tjetër civile-juridike, nevojiten njerëzit, subjektet. Njëri subjekt është i ditur si kreditor-pengmarrës ose pengmarrës dhe tjetri si debitor-pengdhënës ose pengdhënës 1. Fjalët kyçe: Pengu, pengdhënësi, pengmarrësi, marrëdhëniet juridike, kreditori, debitori, masa pasurore, etj. 1. Subjektet e së drejtës së pengut të dorës Kreditori pengmarrës është subjekti për të cilin konstituohet e drejta e pengut dhe i cili ka të drejtë që kërkesën e vet t a realizojë nga vlera e sendit të lënë peng. Ai është bartës i të drejtës së pengut. E drejta e tij 1 Prof. Dr. Ejup Statovci E Drejta e Pengut Prishtine 1988, fq

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA Hyrje Organizata

More information

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë E n k e l e j d a T u r k e s h i 127 Dr. Enkelejda Turkeshi Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë 1. Hyrje Mbrojtja

More information

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО Mujë Ukaj, PhD 1 UDC: 343.91-056.34(497.115) PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО CRIMINAL

More information

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE UDC 368.91:368.941.4 Rrustem Qehaja, PhD 542 PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE ПРАВНО-ЦИВИЛНА ОДГОВОРНОСТ НА ОСИГУРИТЕЛОТ

More information

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE Rruga Milto Tutulani, Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax. + 355 4 222 537, http: //www.fdut.edu.al DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS

More information

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Prishtinë, nëntor 2016

More information

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2 ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS KANGAROO K O S O V Ë TESTI 2017 Testi për Klasat 1-2 Emri dhe mbiemri: Datëlindja: Math Kangaroo Contest Kosovo (MKC-K) www.kangaroo-ks.org

More information

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4 PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave

More information

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit E m i n e A b d y l i 147 Ma. sc. Emine Abdyli Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit Hy r j e Trafikimi me njerëz konsiderohet të jetë një ndër krimet më serioze i cili paraqitet

More information

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR FORUMI për SIGURI Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, Mars 2013 Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, mars 2012 FORUMI PËR

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/RREG/2003/4 21 shkurt 2003 RREGULLORE NR.

More information

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature) UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature) UDHËHEQËS SHKENCOR: PROF.DR. KUDRET ÇELA KANDIDAT MA. AGIM NUHII TIRANË,

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim

More information

Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security

Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security INSTITUTI EVROPIAN PËR STUDIME JURIDIKE DHE ADMINISTRIM PUBLIK K.D.U. 34 Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration

More information

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS DISERTACION Për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor i shkencave ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertanti: Adrian LEKA Udhëheqësi

More information

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt KDU 314.55(496.51-2) Shqipe Shaqiri Abstrakt Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt kanë qenë objekt i studimit në këtë hulumtim.

More information

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË? QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË? SOFIJE KRYEZIU Prishtinë Nëntor 2013 1 1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Qëllimi i këtij dokumenti të shkurtër të

More information

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë Qershor 2016 PËRMBAJTJA PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE... 4 1. HYRJE... 5 2. KORNIZA LIGJORE NDËRKOMËBTARE DHE E KOSOVËS... 7 2.1. Korniza ligjore

More information

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i së drejtës penale EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN Punoi:

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA * Gentian ZYBERI 1 Abstrakt: Ky artikull fokusohet në çështjen e përgjegjshmërisë

More information

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers KSC-CC-PR-2017-01/F00004/sqi/1 of 64 Numri: Vendosi: Administratore: KSC-CC-PR-2017-01 Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland

More information

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO UDC 355.45(497.115 17) Fisnik Sadiku, MA 226 Besnik Lokaj, MA 227 Fitim Ibrahimi, MA 228 SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY

More information

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës. JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës Viti V, Nr 5/2015 Prishtinë, 2015 Botues Instituti Gjyqësor i Kosovës ANËTARËT

More information

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës Viti IV, Nr 4/2012 Prishtinë, 2012 Botues Instituti Gjyqësor i Kosovës

More information

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve SIGURIA NË INTERNET REZULTATET KRYESORE NGA OPINIONET E FËMIJËVE 2012 1 "Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në

More information

Ngacmimi seksual në Kosovë

Ngacmimi seksual në Kosovë Ngacmimi seksual në Kosovë Ngacmimi seksual në Kosovë Nga Ariana Qosaj-Mustafa, Adelina Berisha, Nicole Farnsworth, dhe Iliriana Banjska Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës Prishtinë, Kosovë 2016 Rrjeti

More information

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA KOSOVO PROPERTY AGENCY (KPA) APPEALS PANEL KOLEGJI I APELIT TË AKP-ës ŽALBENO VEĆE KAI GSK-KPA-A-203/15 Prishtinë, 10 Maj 2018 Në çështjen

More information

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim Mission d Administration Administration Mission Intérimaire des Nations Unies au in Kosovo UNMIK Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor PËRDORIMI I PARABURGIMIT NË PROCEDURAT PENALE NË KOSOVË: SHQYRTIM DHE ANALIZË GJITHËPËRFSHIRËSE E BRENGAVE

More information

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Qendra për Hulumtime në të Drejta të Njeriut dhe Integrime Evropiane Research Centre for Human Rights and European Integration SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Armend M. Shkoza Filloreta

More information

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA 1 PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA Universiteti: Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina Fakulteti/Departamenti: Fakulteti Juridik/Katedra Penalo-Juridike Lënda mësimore: VIKTIMOLOGJIA

More information

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT PUBLISHED BY DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT Një koleksion unik analizash ekspertësh, intervistash dhe

More information

10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË

10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË GROPOSJA E SË KALUARËS GROPOSJA E SË KALUARËS 10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË Amnesty International është një lëvizje globale prej 2.2 milion personash në më shumë

More information

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS: PROGRAMI MESIMOR I LENDES EMRI I LENDES: PROGRAMI MESIMOR I LENDES Klinika ligjore penale Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS: 5 ECTS Ligjeruesi:

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

BULETINI MUJOR KLIMATIK

BULETINI MUJOR KLIMATIK ISSN 2521-831X BULETINI MUJOR KLIMATIK Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit Tirana 2017 ISSN 2521-831X Klima.Shqiperia@gmail.com GUSHT2017 Nr. 8 Vlerësimi

More information

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË RAPORT NGA QKSS 04/2016 BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË Edicion special: Siguria publike në Kosovë Trendet në perceptimin e qytetarëve mbi sigurinë publike në Kosovë Periudha: 2012 2015 Maj 2016 Barometri

More information

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS Ins tu i Kosovës për Drejtësi Ins tut Pravde Kosova Kosovo Law Ins

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit 1 Përmbajtja Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta...4 Strategjia dhe Task Forca zkundër Piraterisë...8 Zbatimi i Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta...10 Veprat e autorit

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386

More information

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve Botues: Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) Menaxhere Projekti dhe Redaktore: Luljeta Vuniqi Hulumtimi është jetësuar nga: IQ Consulting Shkruar

More information

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Sfidat e krizës së refugjatëve dhe kërkesat e integrimit europian. Qëllimi i projektit është prezantimi në terma të thjeshtë

More information

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS) REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA)

More information

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu! QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT Maj 2016 Maj 2017 RAPORT I MONITORIMIT TË GJYKATAVE NË PRISHTINË, MITROVICË DHE GJILAN Projekt i

More information

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE Ky publikim është përgatitur me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Përmbajtja

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc) CURRICULUM VITAE 1. Family Name: GASHI 2. First Name: Haxhi 3. Nationality: Republic of Kosovo 4. Date of Birth 20.05.1973 5. Gender: M 6. Contact details: Email: haxhi.gashi@uni-pr.edu Tel: +37744180061

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Të drejtat e njeriut në Kosovë Fitore Fejza 14. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Të drejtat e njeriut në Kosovë I. Hyrje Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Departamenti i Komunikacionit Studimet Master PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Departamenti i Komunikacionit Studimet Master PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Departamenti i Komunikacionit Studimet Master PUNIM DIPLOME Tema: Parashikimi i aksidenteve rrugore nga shkaktarët e tyre në

More information

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Perspektiva e Shoqërisë Civile Shtator 2009 PARATHËNIE Gjatë hulumtimit në projektin për monitorimin dhe

More information

DËBIMI I SHQIPTARËVE

DËBIMI I SHQIPTARËVE DËBIMI I SHQIPTARËVE (Memorandumi i Çubrilloviqit bazë mbi spastrimin etnik të shqiptarëve) Dr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik,

More information

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror B U L E T I N I 17 Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror SUPERLIGA M&F EDICIONI 2014/2015 Meshkujt Rezultatet e Xhiros se XIV-të,, të zhvilluara më 25/26/ Prill/ 2015 Rez. Setet 1. Prishtina -Drenica-R&Rukolli

More information

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children. Për të drejtat e fëmijëve jetimë, përfshirë këtu fëmijët e sistemuar në institucionet rezidenciale RAPORT I VEÇANTË RAPORT I VEÇANTË Për të drejtat e fëmijëve jetimë, përfshirë këtu fëmijët e sistemuar

More information

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë Rrjeti i Grave të Kosovës Mbështet, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave Nga Fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë Rrjeti

More information

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016 1 KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015 Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016 Kodi i Punës është miratuar me ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, "Kodi i Punës i Republikës

More information

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia Syllabusi për lëndën: Viktimologjia Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Viktimologjia Niveli: Bachelor Moduli penal Statusi lëndës: E obliguar Viti i studimeve:

More information

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës Arsim Bajrami, Florent Muçaj, Përparim GRUDA 35 Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës 1. Hyrje

More information

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT Luljeta KODRA* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë

More information

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА Sheherzada Murati, PhD 1 UDC: 342.722(4-672 ЕУ) PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА PRINCIPLE OF NON-DISCRIMINATION AS PART

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE 1.1 PERSHKRIMI I MODULIT Titulli dhe numri i Modulit Titulli dhe Numri i Lendes

More information

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 9 PLANPROGRAMI MËSIMOR-SYLLABUS Niveli i Viti Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm

More information

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! Prizren - 2017 21 COPYRIGHT 2017. Kosova Democratic Institute (KDI). Instituti Demokratik i Kosovës i ka të gjitha të drejtat të rezervuara dhe

More information

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS 331.5-053.2(497.115) C E N T R U M 5 Donjeta Morina, MSc 1 SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS ПРИЧИНИТЕ И ПОСЛЕДИЦИТЕ НА ВКЛУЧУВАЊЕТО НА ДЕЦАТА ВО ПАЗАРОТ

More information

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME Planifikimi i punës mësimore sipas kurrikulës së re të Kosovës shikuar nga perspektiva e mësimdhënësve MENTORI: Prof.ass.dr.

More information

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom Shkurt, 2015 Mbeshtetur nga Fondi Kanadez per Iniciativat Lokale 2015 Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ISBN: 978-9928-114-53-2

More information

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2007 Botuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri Sheraton Hotel & Towers, Kati i I-rë Sheshi Italia Tiranë, Shqipëri Tel: +355

More information

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës AVOKATURA Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës VITI: VIII - nr. 14 / 2012 Botohet çdo gjashte muaj Kryeredaktor Adem Vokshi Redaktor

More information

Siguria e fëmijëve në internet

Siguria e fëmijëve në internet Siguria e fëmijëve në internet SIGURIA E FËMIJËVE NË INTERNET Prishtinë, Qershor, 2014 Autorët: Besianë Musmurati Teuta Zymeri Editorët: Hamit Qeriqi Bedri Zymeri Liridon Latifi Implementuar nga: Qendra

More information

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Krimi i jakës së bardhë Niveli: Master Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve:

More information

Raporti i Performancës së Komunave

Raporti i Performancës së Komunave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration 2016 Raporti i Performancës së Komunave PËRDOR TË DHËNAT E PERFORMANCËS

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA KOSOVO PROPERTY AGENCY (KPA) APPEALS PANEL KOLEGJI I APELIT TË AKP-së ŽALBENO VEĆE KAI GSK-KPA-A-016/14 Prishtinë 2 Dhjetor 2014 Në

More information

this project is funded by the european Union

this project is funded by the european Union this project is funded by the european Union v Karakteristikat EKONOMIKE Economic Characteristics CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2011 POPULATION AND HOUSING CENSUS 2011 Karakteristikat Ekonomike Economic

More information

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit Dhjetor 2013 POLICY REPORT Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit Analytica Thinking Laboratory www.analyticamk.org Policy Report

More information

ISSN X (print) ISSN (online)

ISSN X (print) ISSN (online) Acces online at at www.iipccl.org Balkan Balkan Journal Journal of Interdisciplinary of Interdisciplinary Research Research IIPCCL IIPCCL Publishing, Publishing, Tirana-Albania Tirana-Albania 1 September,

More information

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID LËVIZJA LGBT Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve

More information

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë DHOMA E POSAÇME E GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AGJENSINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT SCC-09-0167 SPECIAL CHAMBER OF THE SUPREME COURT OF KOSOVO ON PRIVATISATION AGENCY OF KOSOVO RELATED

More information

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Art. 17.1 f) dhe ndryshimet e Ligjit për Mbeturina në vitin 2012, komunat në Kosovë kanë marrë kompetenca të reja për menaxhimin e

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues PRO WO+MAN Raporti Hulumtues Pro WO+MAN Raporti Hulumtues Autorët: Albulena Metaj dhe Driton Zeqiri Menaxhere e projektit: Ajete Kërqeli Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë raport janë të

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta e procedurës penale Niveli: Bachelor Statusi lëndës: E obliguar Viti i studimeve:

More information

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës AVOKATURA VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës AVOKATURA Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës Bilten Advokatske Komore Kosova VITI: VI - nr. 9 / 2010 Botohet çdo gjashte muaj/published

More information

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike ZHVILLIMI I GJYQËSISË KUSHTETUESE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË (punim doktorature) Udhëheqës

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS) UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS) PRISHTINË, 2016 1 PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS) LËNDA E DREJTA ROMAKE

More information