Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security

Size: px
Start display at page:

Download "Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security"

Transcription

1

2 INSTITUTI EVROPIAN PËR STUDIME JURIDIKE DHE ADMINISTRIM PUBLIK K.D.U. 34 Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security Prishtinë, 2011

3 Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security Për botuesin Mr. sc. Agron E. BEKA PHD candidate Kryeredaktor Editor in chief Prof. ass. Dr. Veton VULA Sekretar i redaksisë Secretary Prof. asoc. Dr. Frashër DEMAJ Redaksia Editorial Staff Prof. dr. Vesel LATIFI, anëtarë Prof. dr. Fehmi REXHEPI, anëtarë Prof. dr. Teki KURTI, anëtarë Mr. sc. Agron BEKA, anëtarë Redaktor gjuhësor: Munish HYSENI Pripress Asdren KELMENDI Viti I nr Botohet çdo gjashtë muaj Published every six months Instituti Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik JURIDICA

4 PËRMBAJTJA CONTENT Artikujt Articles (Summaries in English) Fjala e Redaksisë Word of the Editorial Prof. dr. Vesel LATIFI Luftimi i korrupsionit dhe konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale Fight of corruption and seized property benefit acquired with criminal offence Prof. ass. dr. Veton VULA Trafikimi i qenieve njerëzore si formë e krimit të organizuar trans-nacional dhe të drejtat e njeriut Human trafficking as a trans-national form of organized crime and the human rights Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ Sfidat e ndërkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës. 55 Internationalization challenges and NATO's role in the liberation of Kosovo Prof. dr. Ismail ZENELI Kriminaliteti i të miturve dhe deliktet seksuale Criminality of minors and sexual offenses

5 Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ Adaptimi i legjislacionit Mjedisor të Kosovës me Acquis communautaire të Bashkimit Evropian Adaptation of the Kosovo environmental legislation with the acquis communautaire of the European Union.. 96 Av. Teuta BEKA Kontrata për ndërtimin Contract for building construction Ma. Ramë ARIFAJ, PHD candidate Republika e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike Republic of Kosovo on the path of Euroatlantic Integration Ma. Ilir ISLAMI, PHD candidate Krimi ekonomiko-financiar si pengesë për zhvillim të Kosovës. 127 Economic and financial crime in Kosovo, its causes and measures that shall be undertaken for combating it Ma. Xhemajl PEÇANI Disa masa themelore për avancimin e sistemit zgjedhor në Kosovë. 149 Some basic measures for the advancement of the electoral system in Kosova

6 FJALA E REDAKSISË Instituti Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik JURIDICA në Prishtinë, i themeluar dhe i akredituar si institucion arsimor e shkencor, krahas veprimtarive të dijes që zhvillohen në kuadër programeve të studimit në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Politikave Publike dhe Menaxhmentit, parasheh edhe veprimtari tjera të rëndësishme arsimore e shkencore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ky institucion tani ka planifikuar që të botojë edhe numrin e parë të revistës shkencore JURIDICA, për të vazhduar më tej me numrat e radhës. Qëllimi i botimit të kësaj reviste është krijimi i mundësive për publikimin e studimeve, punës hulumtuese e shkencore, trajtesave shkencore, recensioneve, polemikave argumentuese e parimore dhe përgjithësisht të arriturave tjera nga veprimtaria e shkencave shoqërore e humane, me objektiv të qartë: krijimin e një baze të të dhënave shkencore ku studentët, stafi akademik, bashkëpunëtorët e studiuesit e fushave përkatëse të mund të informohen për zhvillimet më të reja profesionale e shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Redaksia e revistës në bashkëpunim me drejtuesit përkatësisht dekanatin do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me universitete, kolegje dhe institute që kanë programe të përafërta studimi me Institutin Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik Juridica. Redaksia do të informojë dhe rekomandojë stafin akademik për publikime të përbashkëta shkencore në Kosovë, në vendet e rajonit dhe në botë. Kjo do të bëhet me qëllim që stafi akademik i Institutit të jetë në hap me zhvillimet më të reja shkencore brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që puna kreative, hulumtuese e shkencore të jetë në vazhdimësi pjesë e rëndësishme e Institutit Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik Juridica. Redaksia e revistës shkencore Juridica është e hapur dhe mirëpret për bashkëpunim të gjithë studiuesit nga hapësirat shqiptare dhe studiuesit ndërkombëtar, me theks të veçantë studiues e akademik nga shkencat shoqërore e humane. Prishtinë, dhjetor

7 WORD OF THE EDITORIAL European Institute for Legal Studies and Public Administration "JURIDICA" in Prishtina, established and accredited as educational and scientific institution in addition to studies taking place within the study programs in the Faculty of Law and Public Policy and Management, also provides other important educational and scientific activities. Within these activities, this institution is now also planning to publish the first issue of scientific journal "JURIDICA" and to continue further with the next issues. The purpose of publishing this journal is to create opportunities for the publication of studies, research and scientific work, scientific treaties, reviews, scientific controversies and other achievements in general activity of the human and social sciences, with the clear objective: the creation of a database for scientific data where students, academic staff, professional and scientific collaborators can be informed about the latest national and international scientific and professional developments. Editorial board of the journal in cooperation with the deanery will be in regular contact with universities, colleges and institutes that have similar programs of study with the European Institute for legal studies and public administration "Juridica". The Editorial will inform and recommend the academic staff for joint scientific publications in Kosovo, in the region and in the world. This will be done in order to keep the Institute's academic staff in trend with the latest scientific developments inside and outside the country, so that creative work and scientific research shall permanently become an important part of the European Institute for legal studies and public management "Juridica". Editorial of the scientific journal "Juridica" is open and welcomes the cooperation of scientific researchers from all Albanian territories as well as international researchers, with particular emphasis on the academics and scholars from social sciences and humanities. Prishtina, December

8 LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI... K.D.U Prof. dr. Vesel LATIFI LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE Përmbledhje ( Kriza e besimit kriza e vlerave!) Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në shoqëri është një objektiv parësor për reformimin e sistemit, në kontekstin më të gjerë të luftës në nivel kombëtar kundër këtij fenomeni. Korrupsioni, sidomos ai i drejtësisë, mund të dëmtojë vlerat më të rëndësishme shoqërore, duke konsideruar faktin se sistemi ligjor është hartuar pikërisht për të siguruar epërsinë e ligjit, i cili shoqërohet, mes të tjerash, me ndjekje penale dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të veprave penale të korrupsionit. Ligjshmëria është thelbësore për funksionimin e drejtësisë. Për shkak të ndërlikueshmërisë të korrupsionit, në këtë punim shpjegohet, në aspektin shkencor dhe profesional, nocioni dhe përkufizimi i korrupsionit formë e krimit të organizuar, si njërin ndër faktorët evident destabilizues në procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të shoqërive të përfshira në procesin e tranzicionit. Trajtohen dhe përpunohen disa aspekte të zbulimit dhe të provuarit të korrupsionit, në aspektin kriminalistik, penal dhe proceduralopenal, me theksim t konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepra penale të korrupsionit. 1. Përkufizimi i nocionit të korrupsionit Korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha regjimet politike. Në mënyrë të veçantë, ai përbën një kërcënim madhor për demokracitë. Termi korrupsion lidhet drejtpërdrejt me atë të integritetit. Konceptin e integritetit të agjentit publik e përfshinë dhe e mbron Konventa e OKB-së kundër korrupsionit e vitit Duhet cekur 1 Konventa e OKB-së kundër korrupsionit (e njohur edhe si Konventa e Meridas) u miratua me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme nr. 58/4 më 31 Tetor 2003 dhe hyri në fuqi më 14 dhjetor

9 Prof. Dr. Vesel Latifi se fjala korrupsion vjen nga fjala latine corrumpere, që do të thotë thyej ose shkatërroj. Akti korruptim shkatërron ose cenon ligjin, detyrat dhe normat morale. Në përgjithësi, asnjë përkufizim në fjalorët e disponueshëm nuk këmbëngul tek aspekti ligjor i korrupsionit. Përkufizimi i njohur më shumë për korrupsionin është ai që e jep Banka Botërore: korrupsioni është përdorimi i paligjshëm i burimeve publike për përfitim personal. Një përkufizim i ngjashëm për korrupsionin vjen nga Transparency International: Korrupsioni është abuzimi me pushtetin e besuar për përfitim personal. 2 Grupi i Ekspertëve për korrupsionin i INTERPOL-it e përkufizon atë si çdo veprim apo mosveprim nga individë ose organizata, publike ose private, duke shkelur ligjin ose besimin për përfitim ose fitim. 3 Shekulli i 20-të e ka trajtuar shpesh korrupsionin si një krim të bardhë, vështirë për t u zbuluar e ndëshkuar. Korrupsioni është bërë një mjet veprimi i përgjithshëm që haset qoftë në institucionet publike, qoftë në ato private, si dhe në ndërveprimet e tyre. Korrupsioni, në çfarëdo forme dhe në çfarëdo rrafshi që paraqitet cenon rëndë vlerat themelore të shoqërisë dhe të demokracisë. Zbulimi joefikas dhe pamundësia e të provuarit të kësaj dukurie, dukshëm ndikon në shkallëzimin e korrupsionit e në rritjen e tij në veçanti. Shfaqja nga më të ndryshmet e formave dhe emërtimeve të tyre përkufizuese, nga vjedhje, mashtrim, kontrabandë, trafik ndikimi, shpërdorim pushteti, ryshfet, dhuratë, shpërblim, praktikë tregtare e pandershme, komisione, gjer te krimi i organizuar dhe pastrimi i parasë, përbëjnë disa nga emërtimet e zeza të korrupsionit, i cili gjen shtigje për të depërtuar e vepruar brenda kuadrit të sistemeve juridike, administrimit ekonomik, shërbimeve publike dhe vendimeve politike. Pasojat janë të rrezikshme, sa ekonomike aq edhe politike dhe shoqërore. Ndër shkaqet kryesore të korrupsionit renditen shpesh përqendrimi i ethshëm i pushtetit, i pasurisë dhe i privilegjeve, ngathtësia burokratike, kontrollet e tepërta administrative, kufizimet tregtare, monopolet, favorizimi, lëshimet nga ana e autoriteteve, pagat e ulëta të funksionarëve dhe veprimtarëve publik, dobësitë e sistemit gjyqësor, dhe në përgjithësi koncepti materialist për arritjen e përfitimit të pandershëm dhe të suksesit me anë pushteti, paraje, pozite shoqërore etj. Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale është një çështje e rëndësishme që lidhet me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Një nga orientimet kryesore të politikës së sotme kriminale 2 Black s Law Dictionary /ed.bryan A.Garner.- St.Paul: West Group, Grupi i Ekspertëve për Korrupsionin i INTERPOL-it në http// 8

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo Curriculum Vitae Personal information Surname(s) Firast name(s) Birthday Address Drita A. KRASNIQI 26.12.1966 Zahir Pajaziti 45/4, Prizren, Republic of Kosovo Mobile +377 44 301 114 E-mail dritakrasniqi@yahoo.com

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386

More information

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6. CURRICULUM VITAE 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth 20.12.1959 5. Gender: M. 6. Contact details: 7. Education Degree: Email: rremi_77@hotmail.com Tel:

More information

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA University of Prishtina University of Bergamo International Conference on the Occasion of the 60 th Anniversary of the Universal Declaration on Human Rights UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc) CURRICULUM VITAE 1. Family Name: GASHI 2. First Name: Haxhi 3. Nationality: Republic of Kosovo 4. Date of Birth 20.05.1973 5. Gender: M 6. Contact details: Email: haxhi.gashi@uni-pr.edu Tel: +37744180061

More information

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Hasan Prishtina, Prishtinë Titulli i lëndës: Trafikimi me Njerëz Niveli: Studime Master

More information

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Qendra për Hulumtime në të Drejta të Njeriut dhe Integrime Evropiane Research Centre for Human Rights and European Integration SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Armend M. Shkoza Filloreta

More information

F O R M A T I E V ROPI A N

F O R M A T I E V ROPI A N F O R M A T I E V ROPI A N PER C U R R I C U L U M VITAE TË DHËNAT PERSONALE Emri / Mbiemri BEKIM BALIQI Adresa Rr. Afrim Loxha BB1/ Hy. 6 Nr. 2 Prishtinë Telefoni 038/518-793 Mob: 044/733 888 & +43/699

More information

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë 5.1. ZHVILLIMET NË SISTEMIN E PAGESAVE Objektivi kryesor strategjik afatmesëm i Bankës së Shqipërisë për sistemin e pagesave është rritja e

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve Nëntor 2010 SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Drejtësi (KLI) dhe Community Building Mitrovica (CBM)

More information

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit E m i n e A b d y l i 147 Ma. sc. Emine Abdyli Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit Hy r j e Trafikimi me njerëz konsiderohet të jetë një ndër krimet më serioze i cili paraqitet

More information

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT Pjesëmarrja e grave në sindikata dhe respektimi i të drejtave të tyre në tregun e punës në Kosovë Autore: Nida Krasniqi Përmbledhje Ekzekutive Kjo analizë e shkurtër e

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS ANALIZË E POLITIKAVE Nr. 1/14 Shkurt 2014 LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS DHE KROACISË www.kipred.org 1 Ky projekt është mbështetur nga: Fondi Evropian për Ballkan, një iniciativë

More information

ORGANIZUAR. Vlerësimi i riskut në Shqipëri. Fabian Zhilla Besfort Lamallari POROSITËSI NDËRMJETËSI KOORDINATORI

ORGANIZUAR. Vlerësimi i riskut në Shqipëri. Fabian Zhilla Besfort Lamallari POROSITËSI NDËRMJETËSI KOORDINATORI KRIMI ORGANIZUAR Vlerësimi i riskut në Shqipëri I Fabian Zhilla Besfort Lamallari FINANCUESI POROSITËSI NDËRMJETËSI KOORDINATORI PRITËSI I POROSISË NDIHMËSIT/ PËRGATITËSIT SHPËRNDARËSIT SIGURUESI I POROSISË

More information

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVO MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME MINISTARSTVO UNUTRAŠNJIH POSLOVA MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS

More information

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Krimi i jakës së bardhë Niveli: Master Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve:

More information

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME. mjet metodologjik

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME. mjet metodologjik EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME mjet metodologjik Financuar nga: Balkan Trust for Democracy Projekt i German Marshall Fund & Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) Prishtinë, tetor

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Savet Kosova za Kulturno Nasledje / Kosovo Council for the Cultural Heritage PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS

More information

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo Murat MEHA, Kosovo, Joep CROMPVOETS, Belgium, Muzafer ÇAKA and Denis PITARKA, Kosovo Keywords: National Spatial Data Infrastructure,

More information

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI Raporti për Zhvillimin Njerëzor i Kosovës 2008 Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdo ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për

More information

Biografia (CV) : Florent. Prizren. Shkollimi: Mbiemri : Muçaj. Datëlindja : Vendlindja :

Biografia (CV) : Florent. Prizren. Shkollimi: Mbiemri : Muçaj. Datëlindja : Vendlindja : Biografia (CV) Emri : Florent Mbiemri : Muçaj Datëlindja : 30.06.1987 Vendlindja : Prizren Email : florentmuqaj@gmail.com, florent.muqaj@uni-pr.edu Shkollimi: --Gjimnazi Frang Bardhi në Mitrovicë, Drejtimi

More information

The right to free expression in Kosovo rate

The right to free expression in Kosovo rate The right to free expression in Kosovo rate Ibrahim Berisha Abstract The paper work focuses to analyze the regulated rate of media during the media transition period, into a specified context of public

More information

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike 1. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Fejza 2. Emri: Ejup 3. Kombësia: Shqiptar 4. Data e lindjes 17.05.1966 5. Gjinia: M 6. Detajet kontaktuese: Email: ejup.fejza@uni-pr.edu Tel: +377 44 505 662 7. Thirrja

More information

Reforma e administratës publike në Kosovë

Reforma e administratës publike në Kosovë Reforma e administratës publike në Kosovë Mirlinda Batalli * Përmbledhje Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria

More information

RAPORTI I VLERËSIMIT

RAPORTI I VLERËSIMIT Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PECK) www.coe.int/peck RAPORTI I VLERËSIMIT mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e luftës kundër korrupsionit (LKK) 1. Ky shënim është

More information

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë E n k e l e j d a T u r k e s h i 127 Dr. Enkelejda Turkeshi Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë 1. Hyrje Mbrojtja

More information

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE (1990-2009). Me aspiratat e çdo qeverie Shqiptare pas rënies së komunizmit dhe të popullit shqiptar për tu bashkuar me familjen e madhe

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta e Unionit Evropian Niveli: Master Statusi lëndës: O Viti i studimeve: I, semestri

More information

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO UDC 355.45(497.115 17) Fisnik Sadiku, MA 226 Besnik Lokaj, MA 227 Fitim Ibrahimi, MA 228 SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY

More information

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i së drejtës penale EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN Punoi:

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016 RESUME OF EDUCATION FAIR 2016 Summary and information from 10 th Edition of Education Fair 21-22 April 2016 Exhibitors of Education Fair Visitors of Education Fair Statistics Video Documentary Photo Gallery

More information

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit 1 Përmbajtja Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta...4 Strategjia dhe Task Forca zkundër Piraterisë...8 Zbatimi i Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta...10 Veprat e autorit

More information

Analizë politikash 05/2016

Analizë politikash 05/2016 Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë

More information

FEMIJEVE NE SHQIPERI

FEMIJEVE NE SHQIPERI QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children s Human Rights Centre of Albania - CRCA TRAFIKIMI I FEMIJEVE NE SHQIPERI RAPORT PERMBLEDHES PER TRAFIKIMIN E FEMIJEVE NE SHQIPERI Tirane,

More information

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË Kjo analizë është pjesë e angazhimit të Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST nga Platforma CIVIKOS me qëllim të përmirësimit

More information

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Bahtiri 2. Emri: Bedri 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 25 janar 1981 6. Gjinia: Mashkullore 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor:

More information

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK)

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK) Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK) Raport vlerësimi për përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e Luftës Kundër Korrupsionit (KK) Cikli 1 10 qershor 2013 1 Ky shënim është

More information

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE \NSTITUTI t STUDIME\/E EVROPIANE * U1 REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE Punim Shkencor ne Kerkim te Grades: "DOKTOR SHKENCASH" Terna: "SISTEMET ZGJEDHORE DHE

More information

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Krimi i organizuar Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve:

More information

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: - CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:

More information

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА Sheherzada Murati, PhD 1 UDC: 342.722(4-672 ЕУ) PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА PRINCIPLE OF NON-DISCRIMINATION AS PART

More information

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas. CURRICULUM VITAE Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas. Edukimi: 1982 Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Juriste e diplomuar. 1994 Universiteti

More information

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara GAP, Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Ballkanik i

More information

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until AAB College 134 Banka, Financa, Kontabilitet Banking, Finances and Accounting 1 1964 Banka, Financa, Kontabilitet Banking, Finances and Accounting Gjakovë 1963 Banka, Financa, Kontabilitet Banking, Finances

More information

EUROPEAN ROAD SAFETY CAMPAIGNS CONFERENCE

EUROPEAN ROAD SAFETY CAMPAIGNS CONFERENCE KOSOVO ASSOCIATION OF MOTORIZATION EUROPEAN ROAD SAFETY CAMPAIGNS CONFERENCE Msc. Ema Berisha Msc. Muhamed A. Krasniqi BRUSSELS 17.11-18.11.2016 Kosovo is in the central part of the Western Balkans, Southeastern

More information

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVO KËSHILLI KOMBËTAR I SHKENCËS NACIONALNI SAVET ZA NAUKU NATIONAL RESEARCH COUNCIL Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës Prishtine,

More information

Përtej retorikës politike

Përtej retorikës politike Përtej retorikës politike Kthimi i Komisionit Parlamentar për Integrim Europian në udhëheqës të vërtetë të integrimit Komentarët e KCSF-së janë punime të shkurta, të orientuara drejt zgjidhjeve që shqyrtojnë

More information

Tel:

Tel: CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Maxhuni 2. Emri: Albert 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 6. Gjinia: M 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email: albert_maxhuni@yahoo.com

More information

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Të drejtat e njeriut në Kosovë Fitore Fejza 14. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Të drejtat e njeriut në Kosovë I. Hyrje Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme

More information

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë Venera Llunji* Abstrakt Shekulli 21 kërkon përpjekje serioze në të rishikuarit, zgjerimin, dhe pranimin në tërësi të nocionit të arsimimit të të rriturve. Arsimimi i të rriturve duhet t i sigurojë secilit

More information

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Savet Kosova za Kulturno Nasledje / Kosovo Council for the Cultural Heritage PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS

More information

Raport Final i Vlerësimit

Raport Final i Vlerësimit WESTFÄLISCHE WILHELMS-UNIVERSITÄT MÜNSTER Institut für Politikwissenschaft Prof. Dr. Dr. h.c.mult. Reinhard Meyers Westf. Wilhelms-Universität Münster Institut für Politikwissenschaft Scharnhorststraße

More information

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës Viti IV, Nr 4/2012 Prishtinë, 2012 Botues Instituti Gjyqësor i Kosovës

More information

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë Curriculum Vitae INFORMATAT PERSONALE Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë 10 000 + 38138 609 119 + 37744 196 458 enver.hasani@gjk-ks.org/ enverhasani@gmail.com Gjinia/ Mashkull Data e lindjes/ 10/05/1962

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror) Syllabus Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 3 Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Viti akademik Mësimëdhënësi

More information

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Muhadri 2. Emri: Besim 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 20.3.1964 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: Email: besimmuhadri@yahoo.com,

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura gap qershor 2017 analizë BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura Ky hulumtim u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar

More information

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet

More information

JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies.

JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies. K.D.U. 34(05) ISSN: 1409-8962 ISSN: 1857-9221 Kolegji Evropian Juridica Prishtinë Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies JURIDICA www.kolegji-juridica.org Rr.

More information

Tema e disertacionit

Tema e disertacionit REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT Tema e disertacionit Studimi i mundësive për përdorimin e tregtisë elektronike nga bizneset

More information

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Botime të Veçanta: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 3 LIBRARY WEEK IN KOSOVA PRILL - APRIL 2005

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Botime të Veçanta: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 3 LIBRARY WEEK IN KOSOVA PRILL - APRIL 2005 Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Botime të Veçanta: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 3 LIBRARY WEEK IN KOSOVA 11-16 PRILL - APRIL 2005 Botues: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

More information

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina 1. Shënime personale Prof.dr.Rexhep Gashi u lind më 10 janar 1960 në fshatin Hallaç

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE 1.1 PERSHKRIMI I MODULIT Titulli dhe numri i Modulit Titulli dhe Numri i Lendes

More information

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government U D H Ë Z I M E P R A K T I K E P Ë R PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT T Ë R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S ME LEGJISLACIONIN

More information

E U R O P E A N C U R R I C U L U M V I T A E F O R M A T TË DHËNAT PERSONALE Emri AVNI PUKA Adresa RR. AGIM RAMADANI - NR.60. 10 000 PRISHTINË REPUBLIKA E KOSOVËS Tel. +381 38 229 063 E-mail avni.puka@uni-pr.edu,

More information

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim

More information

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria PLANI I VEPRIMIT NË ZBATIM TË REZOLUTËS 1325, GRATË, PAQJA DHE SIGURIA 2013-2015 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ OFFICE OF THE

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim Mission d Administration Administration Mission Intérimaire des Nations Unies au in Kosovo UNMIK Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLANI I VEPRIMIT 2009 PËR IMPLEMENTIMIN E PARTNERITETIT EVROPIAN PËR KOSOVËN Korrik 2009 Prishtinë Përmbajtja 1 HYRJE...9

More information

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government Zyra e Kryeministrit - Ured Premijera - Office of the Prime Minister Zyra për Qeverisje të Mirë/Kancelarija za Dobro Upravljanje/Office

More information

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr. ÇËSHTJE TË SIGURISË 1 ÇËSHTJE TË SIGURISË Security Issues Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Nr. 1, vjeshtë 2006 2 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM Bordi

More information

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA UNIVERSITETI I PRIZRENIT UKSHIN HOTI PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA E DREJTA KUSHTETUESE I Viti 1 Statusi O Semestri I i lëndës Kodi ECTS kredi

More information

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ / OFFICE OF THE PRIME MINISTER/ URED PREMIJERA AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE / AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST

More information

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017 Autorë: Ehat Miftaraj dhe Betim Musliu Juristë dhe monitorues: Adem Krasniqi, Valdet Hajdini, Arbelina Dedushaj, Diana Berisha, Lutfi Morina, Verona Kadriu, Syzana Rexhepi, Gzim Shala, Belkize Loshaj,

More information

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Punim për diskutim Nëntor 2017 1 Ky botim është pjesë e projektit Orteku në Arsimin e Lartë: Studimet e Doktoratës

More information

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT Luljeta KODRA* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë

More information

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR FORUMI për SIGURI Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, Mars 2013 Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, mars 2012 FORUMI PËR

More information

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE UDC 368.91:368.941.4 Rrustem Qehaja, PhD 542 PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE ПРАВНО-ЦИВИЛНА ОДГОВОРНОСТ НА ОСИГУРИТЕЛОТ

More information

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË Prishtinë, Kosovë Shtator 2005 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA Mirënjohjet 7 I. Hyrje 11 II. Definicioni i Sektorit:

More information

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën* KOMISIONI EVROPIAN Bruksel, 9.11.2016 SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT Raporti i vitit 2016 për Kosovën* Në përcjellje të dokumentit Komunikata nga Komisioni për Parlamentin Evropian,

More information

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: MUSTAFA 2. Emri: Isa 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetwsia: Kosovar 5. Data e lindjes: 15.05.951 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: isamustafa@hotmail.com; isa.mustafa@uni-pr.edu

More information

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë, Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë, Vlerësimi i përgatitur nga një ekip ekspertësh i përbërë nga Prof. Dr. Dr. h.c.mult.

More information

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE Rruga Milto Tutulani, Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax. + 355 4 222 537, http: //www.fdut.edu.al DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT O M B U D S P E R S O N RAPORTI VJETOR 2016 NR.16 Prishtinë, 2017 RAPORTI VJETOR 2016 Nr. 16 Prishtinë 2017 Tabela e përmbajtjes: Fjala e Avokatit të Popullit... 8 Institucioni

More information