KOMITETI I HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISE RAPORTI VJETOR 2008

Size: px
Start display at page:

Download "KOMITETI I HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISE RAPORTI VJETOR 2008"

Transcription

1

2 2

3 PËRMBAJTJE I. ARTIKULL Iso Rusi 2008 VIT MË I KEQ SE I KEQI...4 D r Gordan Kallajxhiev SUNDIMI I TË DREJTËS NË VEND TË SUNDIMIT TË POLITIKËS (OSE POLICISË)...10 Sashko Dukovski KEQPËRDORIMI I MASËS PARABURGIM, PREZUMPCIONI I PAFAJËSISË DHE APLIKIMI I MASAVE TË POSAÇME HETIMORE...13 Srasho Angeleski SFIDA E MIRATIMIT TË POLITIKËS GJITHËPËRFSHIRËSE ANTIDISKRIMINUESE DHE LEGJISLATIVI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË...16 Elizabeta Buova KONTEKSTI DHE NGJARJET NË VITIN 2008 NË RAPORT ME BAR5AZINË GJINORE...21 Hristo Ivanovski MEDIA DHE MEKANIZMA TË KONTROLLIT-LIRIA E RREZIKUAR E MEDIEVE...24 II. PROJEKTE / ANËTARË TË BORDIT...27 III. ANALIZA Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura RAPORT PËR VIZITËN E ENTIT PUBLIK SHËNDETËSOR SPITALI PSIKIATRIK NEGORCI...28 RAPORT PËR VIZITËN NË SPITALIN PSIKIATRIK NË DEMIR HISAR...31 RAPORT PËR VIZITËN E ENTIT TË POSAÇËM PËR PERSONA ME NEVOJA TË POSAÇME DEMIR KAPI...35 RAPORT PËR VIZITËN NË ENTIN PËR REHABILITIM BANJA BANSKO STRUMICË...38 RAPORT PËR VIZITËN NË ENTIN PUBLIK SHËNDETËSOR SPITALI PSIKIATRIK SKOPJE SHKUP (BARDOVC)...43 RAPORT PËR VIZITËN NË BURGUN PËR TË MITUR NË OHËR...48 RAPORT PËR VIZITËN NË SHTËPINË EDUKUESE PËRMIRËSUESE TETOVË...53 Analizë e ndryshimeve të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe Ligjit për procedurë penale E DREJTA PËR RESPEKTIMIN E PRIVATËSISË NË MAQEDONI...59 Raporte të posaçme RAPORT I KOMITETIT TË HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PARLAMENTARE TË VITIT KUMTESA TORTURA ËSHTË MES NESH! - Mesazh me rastin e 26 qershorit ditës Ndërkombëtare të OKB për përkrahjen e viktimave të torturës...72 CONTINUOUS NEGLIGENCE OF THE PRINCIPLE OF PRESUMPTION OF INNOCENCE...74 DIGNITY AND JUSTICE FOR ALL - Mesazh me rastin e 10 dhjetorit Ditën e të drejtave të njeriut dhe 60 vjetorin e sjelljes së Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut...75 Raporte mujore...76 Raport për punën e Grupit rinor në vitin IV. TRYEZË E RRUMBULLAKET MBROJTJA E SHPRESAVE TË ARSYESHME TË PRIVATËSISË KUNDREJT EFIKASITETIT NË LUFTËN ME KRIMINALITETIN NË SHTETIN JURIDIK KONKLUZA NGA TRYEZA E RRUMBULLAKËT PËR REKOMANDIMET E KOMITETIT PËR PARANDALIMIN TË TORTURIMIT QË KANË TË BËJNË ME MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

4 Iso Rusi 2008 VIT MË I KEQ SE I KEQI Sipas ndonjë rregulle të pa shkruar, çdo vit zgjedhor pas shpalljes së pavarësisë e deri më sot për Republikën e Maqedonisë është i humbur. Edhe viti 2008 nuk bën përjashtim. Por, nëse vitet paraprake humbeshin për shkak të faktit se zgjedhjet i pushonin pothuajse të gjitha aktivitetet më të rëndësishme të pushtetit, si për shembull reformat në shumë lëmi, në vitin 2008 nuk u humb vetëm koha, por për fat të keq gjërat zhvilloheshin në drejtim të kundërt nga drejtimi i dëshiruar fi lluan të lëvizin prapa duke e shlyer edhe atë pak që ishte arritur paraprakisht, si përparim në sundimin e të drejtës dhe në demokratizimin. Dominimi i politikës ditore dhe politizimi ose partizimi të çdo gjëje në skenën politike fi toi, pa teprim, dimensione tërësisht brengosëse. Dhe, kjo ishte më se e dukshme në çdo segment nga lëmi të cilin me aktivitetet e veta e mbulon Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë. Do të bëjmë përpjekje që të rikujtojmë disa nga këto rezultate të padëshiruara të cilat i vërejtëm në reagimet tona gjatë vitit Qysh në fi llim të vitit 2008, në raportin mujor për dhjetorin e vitit 2007 dhe për janarin e vitit 2008 e konsideronim si të nevojshme që ti bëjmë vështrim çështjes së shekullarizimit në shtetin tonë. Shkas ishte informacioni se Qeveria në njërën nga seancat e veta të janarit (me aklamacion) e ka përkrahur idenë që të miratohet vendimi për ndërtimin e kishës (ose për përtëritjen e kishës së dikurshme Cari Konstantin dhe carica Elena, njëlloj është) në Sheshin qendror në Shkup, midis Shtëpisë së Mallrave dhe restorantit Dall-met-fu. Mandej, me nënshkrimin e zëvendës ministrit të kulturës është shpallur konkurs ndërkombëtar 4/08 për zgjidhje ideore 4

5 arkitektonike dhe urbanistike Tempulli Ortodoks në Sheshin Makedonija me fondin shpërblyes prej denarë. Dhe, me këtë rast, nuk ishte dhënë kurrfarë arsyetimi zyrtar pse shteti, e jo bashkësia fetare, duhet të ndërtojë objekt fetar. Nuk u komentua as fakti se në planin e detajuar urbanistik të Shkupit në momentin e miratimit të vendimit dhe pas fillimit të aktiviteteve për ndërtimin e objektit paraqet hap me të cilin dezavuohet sistemi i tërësishëm i planifikimit urbanistik. Qeveria dhe Ministria e kulturës kaloi mbi atë se të gjitha përgatitjet për ndërtimin e kishës (përfshirë aty edhe harxhimin e parave buxhetore për atë qëllim) janë jashtë ligjeve të parapara me procedurë dhe si të tilla janë vetëm shprehje e autoritarizmit dhe arrogancës së garniturës pushtetmbajtëse. Kishim të drejtë edhe kur parashikonim se vendimi qeveritar për ndërtimin e kishës në sheshin qendror të Shkupit, në sajë të parimit të enëve të lidhura, për shkak të reagimit të pritur se manifestohet trajtim jo i barabartë ndaj subjekteve tjera fetare, shpejt e shpejt solli vendim dhe solli në informacione të ngjashme për ndërtimin në mënyrë identike (me para shtetërore) të xhamisë në qendër të Tetovës. Por, llogaritë se me një hap të këtillë paralel do të kënaqen besimtarët mysliman u treguan shterpe. U themelua trupi koordinues i përbërë nga 37 organizata dhe shoqata joqeveritare të qytetarëve me besim fetar mysliman, me përkrahjen edhe të 40 organizatave dhe shoqatave joqeveritare turke për përtëritjen e Burmali-xhamisë, me ç rast u dëshmua se kërkesa për përtëritjen e xhamisë është më e vjetër nga vendimi për ndërtimin e kishës dhe ç është edhe më me rëndësi Bashkësia fetare Islame, domethënë bashkësia fetare, dëshiron të jetë investitor dhe për këtë nuk kërkon para nga buxheti, me çka këtë ofertë e bën më të pranueshme për shoqërinë. Kështu, Qeveria shkaktoi situatë me të cilën duhet të ballafaqohet: nëse rindërtohet kisha e vjetër, në të njëjtën hapësirë, në sajë të parimit të nyejt duhet ti përtërijë edhe objektet tjera fetare që kanë ekzistuar në të kaluarën e janë të konfesioneve tjera. Opsion tjetër nuk ka Qeveria duhet ta respektojë Kushtetutën, e jo të vihet mbi të (me shkeljen e barazisë të të gjitha bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze) ose duhet ta ndryshojë Kushtetutën duke e mishëruar në të mos pa barazinë e bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze. Por, në tërë aferën e cila deri më sot përshkohet edhe me ngjarje të pahijshme, më problematike ishte që Qeveria me këtë vendim në mënyrë më të drejtë për drejtë e solli nën pikëpyetje parimin e ndasisë së shtetit dhe të bashkësive fetare. Edhe Qeveritë paraprake, posaçërisht ajo e VMRO- DPMNE-së ( ) shpenzonte para shtetërore për kryqin Milenar në Vodno, kishën në Pllaoshnik në Ohër, u përpoq që ta fus mësimbesimin në arsim në formë të praktikimit të fesë. Por, nëse atëherë edhe mund të gjendej ndonjë arsyetim kulturologjik dhe civilizues për vendimet e këtilla (200 vjet nga kryqëzimi i Jezu Krishtit, shfaqja e respektit ndaj Klimentit të Ohrit...), për këtë vendim të Qeverisë shteti të ndërtojë Kishë nuk ka arsyetim të tillë të brishtë), përveç nëse si arsyetim që qëndron nuk merren deklaratat e zëdhënësit të atëhershëm qeveritar dhe të kryeministrit se në sheshet qendrore të metropoleve evropiane çdo kund ka kisha dhe përfshij aty edhe përpjekjen e pa suksesshme që të na bindin në atë. Komiteti i Helsinkit konsideronte se edhe ky vendim është një hap më tutje në promovimin e religjionit shtetëror ose thënë më saktë, sepse më ndryshe edhe nuk mund të jetë, bashkësi shtetërore fetare të shikuara në Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe favorizimi i tyre i dukshëm në raport me bashkësitë tjera fetare që ekzistojnë në shtet. Motivet politike të partive në pushtet janë të qarta dhe të njohshme. Për këtë Qeveri të VMRO-DPMNE-së është edhe hap i logjikshëm pas përpjekjes që në periudhën para zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit parlamentare të merret uratë nga KOM për kandidatët për anëtarë të parlamentit, ndërsa partneri i saj i koalicionit (të atëhershëm) shqiptar as që fshihte se e kontrollon BFI-në. Aspak i pa rëndësishëm ishte dhe fakti se ky hapërim përpara erdhi pas grindjeve rreth miratimit të Ligjit të ri për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz dhe problemet rreth ekskluzivitetit të cilin në rregullativën shtetërore e kishin (kanë) KOM dhe BFI dhe problemet serioze që Republika e Maqedonisë i ka (kishte) me liritë fetare që solli në atë që miratimi i këtij ligji të jetë njëri nga kushtet për integrimin e saj euro-atlantik. Policia / MPB ashtu siç edhe pritej, nuk u përmirësua me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për policinë, dhe edhe më tej shkaktonte frikë me arrestimet spektakolare, shpesh herë me transmetim të drejtë për drejtë televiziv. Madje, aq më tepër, sipas rekomandimit të Rumunes legjendare luftëtares kundër korrupsionit dhe këshilltares qeveritare Monika Makovej, Ministria e drejtësisë përmes Qeverisë propozoi, ndërsa parlamenti në mënyrë të përshpejtuar miratoi ndryshime të ligjeve me të cilat hapen mundësi që MPB, të tillë siç e kemi, deri në fund të sillet si polici partiake. Madje, duke mos i konsultuar aspak me këtë rast vërejtjet as të ekspertëve të cilët i angazhoi për të shkruar ligje nga kjo lëmi (për shembull Ligji i ri për procedurë penale)! Ata tërhoqën vërejtjen se dhënia e autorizimeve më të mëdha MPB-së në pjesën e zbatimit të masave të posaçme hetimore është tejet e rrezikshme, për shkak se nuk ekziston mekanizëm efikas kontrollues. Liberalizimi i përgjimit, i arsyetuar si nevojë për luftë më efi kase kundër korrupsionit, e anashkalon lehtazi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për shkak të mospasjes së mekanizmave për kontroll efi kas të aplikimit të tij, problemi tanimë është konstatuar dhe i është kthyer si mesazh i qartë pushtetit tonë nga ana e organizatave dhe trupave të shquara ndërkombëtare. Komiteti i Helsinkit disa herë, nëpër disa raste, nga të cilët disa përjetuan edhe ç thurje gjyqësore, pa sukses e tërhiqte vërejtjen për keqpërdorimin edhe të (paraprakisht jo aq të përhapur) masave të posaçme hetimore Ṡi kapak të çdo gjëje, gjatë rebalancit të fundit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, MPB përkatësisht Drejtoria e saj për siguri dhe kundërzbulim mori në dispozicion 25 milion euro, të cilat sipas informacioneve të botuara në shtyp do ti shpenzojë për aktivitetet e veta deri tani DZK për një vit, sipas të njëjtave burime, ka shpenzuar euro. Përgjigja zyrtare për atë se për çka do ti shpenzojë DZK këto para nuk ka, por fakti se policia sekrete fi ton aq sa që nuk ka shpenzuar në të gjitha dhjetë vitet e kaluara bashkë, edhe për shtete të cilat nuk janë në skemën politike në të cilën tani është Republika e Maqedonisë është sinjal për brengosje, posaçërisht në pikëpamje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Aksione policore, posaçërisht kur zhvillohen në vende të banuara ku shumica e popullatës janë shqiptarë, në tërë periudhën e fi timit të pavarësisë u treguan si tejet të ndjeshme, me ç rast, rregullisht, ankesat e njerëzve të cilët konsideroheshin për viktima të pafajshme gjatë realizimit të aksioneve assesi të fi tojnë ç thurje të kënaqshme zyrtare. Komiteti i Helsinkit në vitin 2008 i pa kënaqur nga sqarimet se si është vepruar me të paraburgosurit në aksionin policor në fshatin Brodec (7 nëntor i vitit 2007) dhe në pajtim me konstatimet e fakt fajnding misionit për këtë rast vendosi që të iniciojë padi penale kundër NN kryerësit. Përgjigje për iniciativën tonë ende presim. MPB, ndërkohë u motivua dhe në mënyrë efi kase reagoi në xhirimet nga marrja në pyetje të të privuarve nga liria të Brodecit të reagojë në atë mënyrë që ti bëjë të gjitha angazhimet për zbulimin e atij që e ka bërë xhirimin, e jo në sqarimin (dhe pse edhe në nisjen e procedurës) të çfarë do lloji ndaj atyre që e kanë bërë marrjen në pyetje. Mosmarrëveshjet qenësore midis Sektorit për kontroll interno dhe standarde profesionale të MPB dhe Komitetit të Helsinkit rreth xhirimeve dhe lëndimet e të provuarve nga liria në aksionin policor vazhduan edhe gjatë muajve të ardhshëm Me rastin e aksionit policor në fshatin Haraçinë në datën 22 janar të vitit 2008 kur u vra një person, në e theksuam mos pasjen e ndjesisë për atë se si duhet të menaxhohen aksionet e ngjashme. Policia sikur ka qasje të posaçme kur janë në pyetje aksionet e saja në njësitë e vetëqeverisjes lokale me të cilat menaxhojnë partitë opozitare politike, ose edhe më keq, në të cilat në shumicë është popullata jo maqedonase. Sikur të niset nga ajo se edhe pushteti lokal edhe popullata nuk kanë interes që të ballafaqohen me krimin dhe bartësit e tij dhe sikur nuk ka aspak intencë të vendos me ta bashkëpunim të ndërsjellë të frytshëm, dhe disi si pas një rregulle sillet sikur realizon aksione në territor armiqësor, 5

6 Iso Rusi u shpall edhe përbërja e tij. Ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska në mbledhjen konstituive të Këshillit theksoi se anëtarët janë zgjedhur për të pasur përfaqësim të barabartë të të gjitha veprimtarive, ndërsa janë kyçur edhe përfaqësues nga AShAM, si institucion kulmor në vendin tonë, edhe nga KOM, at Klimenti, të cilin Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare e ka deleguar si anëtar i cili do ti mbulojë të gjitha bashkësitë fetare në Maqedoni. (Pjesëmarrja e priftit në Këshillin me një funksion të çuditshëm që ti përfaqësojë të gjitha bashkësitë fetare, për fat të keq lë përshtypje se kjo Qeveri ndasinë e shtetit nga religjioni zgjidhjet e këtilla dhe të ngjashme e vë nën pikëpyetje në mënyrë të tepruar). Pas reagimit të përbashkët të Lidhjes së shkrimtarëve Shqiptarë, shoqatës së piktorëve (ART Vizioni), të historianëve, të shkrimtarëve dhe të historianëve Shqiptarë dhe të Qendrës për afi rmimin e kulturës Shkupi dhe Shoqatës së botuesve shqiptarë si dhe të medieve në gjuhën shqipe, Ministria dhe ministrja prezantuan edhe informacione plotësuese sipas të cilave për anëtar të Këshillit është ftuar edhe zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi 6 të banuar nga njerëz të cilët janë armiq të saj natyror. Ngjashëm edhe si gjatë aksionit në fshatin Brodec, MPB nuk e pa të arsyeshme që pushtetin lokal dhe popullatën lokale ta informojë dhe tua sqarojë nevojën dhe qëllimet e aksionit. Efektet e aksioneve të realizuara në këtë mënyrë janë katastrofale. Jo vetëm që i ndërpresin raportet normale midis institucioneve të sistemit të ngarkuara me zbatimin e ligjeve me popullatën në emër të të cilës bëhet ajo, por drejtë për drejtë e stimulon mosbesimin e popullatës ndaj tyre, sikur institucionet shtetërore, sipas defi nicionit, janë armiq të popullatës. Për fat të keq edhe në këtë rast, njëlloj si edhe gjatë aksionit në fshatin Brodec, Sektori i kontrollit të brendshëm dhe i standardeve profesionale sikur dëshmon se është në raport të brishtë me strukturat udhëheqëse policore, kështu që nuk gjeti forcë që ta vë në pah nevojën për menaxhimin më të paramenduar të aksioneve të këtilla, dhe u kënaq që në mënyrën e praktikës së vjetër me vlerësimin e vet të aksionit të njëjtin vetëm ta arsyetojë pavarësisht se ai është realizuar. Në llogari të aksioneve policore të tipit paraburgime spektakolare reaguam tanimë disa herë (nga aspekti i shkeljes së prezumpcionit të pafajësisë, përdorimit të prangave dhe praninë e medieve në ngjarjet e këtilla). Është interesant se paralajmërimi i paraburgimeve të këtilla ose shpërndarjen e xhirimeve të ngjarjeve të tyre MPB e konsideron si liri të medieve dhe të drejtë për qasje të lirë deri të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Pa marrë parasysh që mund të konstatohet se rastet e (mos)sundimit të drejtësisë të cilat kanë ngjyrë të raporteve ndëretnike edhe në vitin 2008 ishin shumë më të rralla në vitin 2008 në raport me disa vite të tensionuara paraprake, prapë se prapë vërejtëm se edhe në vitin 2008, shtatë vite pas konfl iktit në vitin 2001 dhe pas çdo gjë që mandej ndryshoi në bazat e shtetit, nuk është e mundshme të respektohen Kushtetuta dhe ligjet dhe të mundësohet mësim në gjuhën amtare çdo kund ku parakushtet ligjore për këtë do të përmbushen. Reaguam edhe për vendimin e Ministrisë së kulturës që të mos merr pjesë në fi nancimin projektit teatror Daja Vanja sipas Çehovit, në regji të Sllobodan Unkovskit, në të cilin rolin kryesor e luan aktori i njohur Bajrush Mjaku. Pas shfaqjes Babai të Strinbergut, e cila e përfaqësonte skenën teatrore nga Maqedonia në disa skena botërore, ishte ky edhe një projekt i suksesshëm i këtij çifti artistik. Shikuesit në Maqedoni nuk do të kenë mundësi që ta shikojnë këtë shfaqe, në të cilën u kënaqën shikuesit në Tiranë dhe Prishtinë, për shkak se institucionet e këtyre dy shteteve i besonin potencialit artistik të ekipit të tubua të projektitr dhe investuan mjete në realizimin e tij, në të cilin morën pjesë edhe artistë nga Shqipëria dhe Kosova. Dhe, se me siguri bëhej fjalë për bërje të qejfit në sajë të mos durimit personal dhe politik, fl et edhe reagimi i Ministrisë me rastin e shkrimit të gazetës ditore në gjuhën shqipe Lajm. Ministria në formë demanti reagoi në shkrimin e gazetës rreth (mos)fi nancimit të projektit në shkrimin e gazetares Anila Disha me titull Turp për Ministrinë e kulturës. Demanti, i cili ju dërgua vetëm gazetave në gjuhën shqipe, është përplot me fyerje për gazetaren autore të tekstit, por edhe për aktorët e projektit. Kurora e çdo gjëje, prapë se prapë është përdorimi i termit kaurska sintaksa ( sintaksë allashkinore ). Strukturat e Partisë Demokratike Shqiptare, pjesëtarë të atëhershëm në pushtetin, për herë të dytë për një vit jo të plotë, me një lehtësi të pa besueshme e përdorën gjuhën e urrejtjes, qasjen raciste dhe përhapën mos durim etnik. Formimi i Këshillit të kulturës, i defi nuar në nenin 11 të Ligjit për kulturë si trup profesional dhe këshillëdhënës i ministrit të kulturës : Në Ministrinë e kulturës themelohet Këshill për kulturë si trup profesional dhe këshillëdhënës i ministrit të kulturës. Anëtarët e Këshillit i emëron ministri i kulturës, nga radhët e veprimtarëve të shquar të artit, persona profesional nga lëmi i kulturës dhe nga jeta publike dhe shoqërore, në sajë të parimit të profesionalitetit dhe kompetencës dhe të atij për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të qytetarëve, të cilët u takojnë të gjitha bashkësive, gjatë mandatit të ministrit të kulturës. Zyrtarisht u bë e ditur se Këshilli i kulturës më 27 tetor të vitit 2008 e ka mbajtur seancën e parë konstituive. Me këtë rast dhe se është i kyçur edhe i punësuar i pa emëruar nga Ministria e kulturës. Më 18 nëntor morëm shkresë nga ministria në të cilën thuhet se bëhet fjalë për zotëriu Gjuler Nebi. Por, ky intervenim në përbërjen e komisionit me qëllim të qartë që në mënyrë plotësuese të respektohet parimi kushtetues i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë, shkakton problem tjetër të mos respektimit të parimit të ekspertizës dhe të kompetencës. Nëse politikani dhe i punësuari në administratën shtetërore janë anëtarë të Këshillit, vështirë se mund të shpjegohet pse bashkësia etnike të cilën ata e përfaqësojnë nuk përfaqësohet me njerëz të shquar nga lëmi i kulturës, përveç nëse nuk konsiderohet se të tillë nuk ka në radhët e saj. Edhe një rast miratimi në verë i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (i miratuar nga parlamenti në datën 25 korrik të vitit 2008) me siguri do të ketë refl ektim në marrëdhëniet ndëretnike në shtetin tonë për shkak se me të drejtë mund të shpjegohet si stimulim

7 i lindjeve të pjesëtarëve të ri të vetëm një bashkësie etnike. E se si është kjo e mundshme në një bashkësi multietnike siç është Maqedonia, mbetet të shihet. Një kollumnist i njohur shkruajti ideja për shpëtimin e kombit maqedonas nga suprimimi shqiptar në një të ardhmëri të afërt fiton dimensione karikaturave të cilat shumë shpejt mund të fi tojnë edhe përmasa dramatike. Por, për fat Gjykata Kushtetuese konstatoi se ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve i vënë në pozitë të pa barabartë nënat (e ardhshme) varësisht nga ajo nëse janë nëna të pa punësuara që jetojnë në komuna me natalitet nën mesataren ose jo. Incidentet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2008 më 1 qershor nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar u përjetuan si shok. Qysh fushata paraelektorale, me një siguri të madhe i paralajmëroi incidentet në, deri tani, zgjedhjet më keq të organizuara në historinë e Republikës së Maqedonisë. Fillimisht, aspak nuk u respektua dispozita ligjore sipas të cilës fushata para elektorale zgjat 20 ditë para ditës së zgjedhjeve. Praktikisht që nga vetë shpërndarja e parlamentit filloi fushata ofensive para elektorale në deri në mbajtjen e tyre, sa në atë kohë Qeveria sillej si teknike, dhe sa harron në këtë duke vendosur të sjell dhe të bëjë vendime dhe hapa të cilat janë kontestuese sa i përket anës etike. Financimi i fushatave paraelektorale është problem në vete, dimensionet e të cilit e vënë në pyetje vullnetin politik për respektimin e parimit të sundimit të të drejtës ose të luftës kundër korrupsionit. Mënyra në të cilën rregullohet pagesa e programit të paguar politik në mediat më të fuqishme elektronike. Sipas disa përllogaritjeve pesë partitë dhe koalicionet politike të cilat siguruan vende në parlamentin e ri kanë transmetuar rreth 68 orë program të paguar politik në pesë televizionet me koncesione kombëtare, dhe për këtë duhet të paguajnë 23 milion euro (sipas çmimeve të kostos). Kjo për këtë zë, nga ana tjetër, është shumë më tepër mbi, të lejuarat me ligj 1,7 euro për parti ose koalicion. Nga ana tjetër, u bë e qartë se zbritjet ose emetimi pa pagesë është mënyra në të cilën do të mbulohet ky dallim në koston. Por, kjo e hap pyetjen e karakterit të këtyre zbritjeve ose emetimeve pa pagesë pse janë dhënë ose a kanë mund të shmangen. Në të dy rastet të cilën u përdorën të gjitha mjetet që ishin në dispozicion. VMRO DPMNE-ja në pushtet para fillimit zyrtar të fushatës, në shtypin ditor e shpërndau programin e vet zgjedhor. Ishin të nevojshme dhjetë ditë që Qeveria, nën presionin e opinionit ti ndal fushatat e veta, por edhe përkundër për ndarje të fushatave, Ministria e drejtësisë vazhdoi të botojë shpallje edhe gjatë ditëve të ardhshme. Prapë se prapë qëllimi u arrit partitë nga pushteti përmes fushatave qeveritare fituan reklamë shtesë (pa pagesë). Aktivitetet (e rregullta) të Qeverisë prapë se prapë përmbanin elemente të fushatës paraelektorale. Gurrë themele, dhënie në përdorim të ujësjellësve, promovime të kredive për vetëpunësim të të pa punëve... Çdo gjë që tanimë është bërë folklor para elektoral në shtetin tonë. Dyshimi për keqpërdorime serioze të mjeteve buxhetore ishin paralajmërimet, por edhe konkurset për punësime parazgjedhore. Sjelljet e këtilla të Qeverisë e nënvizuan pyetjen e sjelljes së Qeverisë nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve mbetet hapësirë për elementin e korruptimit. Të gjitha këto probleme, sipas defi nicionit, mbeten të pa sqaruara nga ana e kompetentëve (revizorit shtetëror ose korrupsionit shtetëror për antikorrupsion, por edhe nga gjyqësia... e aq më pak nga shtëpitë televizive ose partitë, njëlloj, Drejtoria për të hyra publike ti përndjek për TVSH-në e pa paguar në kohën eventualisht të dhuruar për emetimin e spoteve televizive) pa marrë parasysh që bëhet fjalë për shkelje tejet të qartë të ligjeve. Frikësimi dhe incidentet është ajo që fushatën parazgjedhore në mënyrë jo të mirë do ta ndajnë për këto zgjedhje parlamentare. Periudhën paraelektorale e karakterizoi një varg i incidenteve serioz. Punët arrtën deri atje që Kallashnjikovi që ishte bërë armë shtëpie u zëvendësua me minahedhës dore. Kulminim ishte gjuajtja në liderin (ose në automobilin e tij, është njëlloj) të BDI-së opozitare. Edhe përkundër reagimeve të ashpra nga jashtë dhe presioneve që incidentet të sqarohen, deri në fund mbeti e paqartë nëse një pjesë e policisë u keqpërdor nga partitë dhe ishte e përzier si shkaktare e incidenteve. Policia gjatë fushatës demonstroi se edhe përkundër të gjitha reformat e amshueshme vendase dhe të jashtme, ende është ajo që ishte në sistemin paraprak polici partiake. Madje edhe më keq, policia në shërbim të koalicionit në pushtet u nda në baza etnike. Për herë të parë një vertikalë e konsiderueshme u kontrollua dhe u keqpërdor nga pjesëtari shqiptar në pushtetin. Shterpe ishin vërejtjet se një funksionar në MPB mund ta kontrollojë aktivistin partiak në të njëjtin person, dhe se do të ndodh e kundërta e tërë struktura e aktivistëve në MPB ta keqpërdorin Ministrinë për qëllime partiake. Reagimi i tillë normal nuk erdhi as pas pranimit formal nga ana e MPB e cila vetëm formalisht inicio procedura kundër të punësuarve të vet. Pa përgjigje mbetën edhe pohimet e shfaqura publikisht për vizitat policore të amvisërive në Shtip gjatë vikendeve në kohën paraelektorale, gjë të cilën qytetarët e kanë kuptuar si presion që të votohet për një opsion, si dhe akuzat se studentët e Universitetit të Tetovës janë nën presion të profesorëve të caktuar të tyre që të votojnë për njërën nga partitë shqiptare. U paraqitën edhe informacione për reketimin e biznesmenëve, por këto pohime mbetën të pa hulumtuara. Fenomeni i anketuesve nëpër qytetet dhe fshatrat të cilët evidentonin kush për cilin do të votojnë, sa nga fqinjët e tyre sigurisht do të votojnë dhe ngjashëm, hyri në derë të madhe të këtyre zgjedhjeve parlamentare, që në zgjedhjet vijuese lokale dhe presidenciale të përpunohet dhe të aplikohet në mënyrë të përkryer si një nga format e presionit ndaj votuesve. Rezultatet me zell shënoheshin në konton e këtyre simpatizuesve partiak si pika për shpërblim në formë të punësimit ose shërbimit shtetëror me peshën e njëjtë në rast që opsioni i tyre të fi tojë në zgjedhjet. Si pjesë e frikësimeve ishte tajmingu absurd të promovimit të ndërtimit të burgut të ri në kuadër të burgut të vjetër në Idrizovë. Arrestimet sipas listës shkonin si në shirit fabrike me praninë e obligueshme të kamerave televizive ose ishin të përcjella 7

8 Iso Rusi 8 me shpërndarjen e xhirimeve zyrtare nga paraburgimet, xhirime këto që në mënyra të panjohura nga MPB arrinin në mediat elektronike. Rastësisht gjatë fushatës u shpall vendimi gjyqësor kundër njërit ndër personalitetet prijëse të Lidhjes social demokratike të Maqedonisë (LSDM) në opozitë, Jani Makraduli, nga strukturat e larta qeveritare ju dërguan kërcënime për padi penale për lideren e LSDM-së Radmilla Sheqerinska dhe shefi t të shtabit zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti. Me siguri kurrë nuk do të kuptojmë se si dhe sa frikësimi i këtillë rezultoi me abstenimin nga votimi. Fakt është se pjesa më e madhe e incidenteve në periudhën para zgjedhjeve, dhe pothuajse në të gjitha incidentet në të cilat u përdorën armë zjarri ndodhën në pjesë në të cilat jetojnë shqiptarë, dhe me incidentet kryesisht ishin të përzier aktivistë të dy partive kryesore të shqiptarëve në Maqedoni. Gabonin dhe gabojnë ata që konsideronin se çdo gjë do të mbulohet ne sqarimin se shqiptarët nuk janë të pjekur për demokraci. Çmimin e incidenteve të cilët nuk kanë ngjyrë etnike e paguan Republika e Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Sqarimi i pa anshëm i incidenteve, dëshmim i fajit të kryerësve dhe dëshmitë se e tërë kjo është bërë në bazë të urdhrit të majave partiake si pjesë e të kuptuarit të atyre se si fitohen zgjedhjet, duhet të jetë hyrje në procesin në të cilin udhëheqjet partiake dhe vetë partitë do ta bartin përgjegjësinë e vet. Poqese tanimë jemi dëshmitarë që në çdo cikël të ri të zgjedhjeve të kemi shumëzim të incidenteve serioze, në vend të asgjësimit të tyre, atëherë pse të mos mendohet edhe për sanksionimin e fajit të dëshmuar edhe me ndalesë të pjesëmarrjes së partisë në ndonjë cikël të ardhshëm të zgjedhjeve. Nën hijen e incidenteve mbetën edhe disa probleme tjera përveç atyre që u përmendën, siç është mos azhurnimi i listës së votuesve, gjë e cila krijon votues shpirtra të vdekur. Poashtu erdhi në shprehje edhe kontrollimi i medieve në bazë të dy vijave: e para, de fakto pronësia e televizioneve të fuqishme nga e liderëve (jo)formal partiak dhe efekti nga fakti se shteti është njëri nga dhënësit më të mëdhenj të shpalljeve. Për mediat të cilat nuk mund të zbuteshin në këtë mënyrë u përdor metoda e vjetër e mirë e presionit dhe të kërcënimeve (AlsatM). Në vazhdën e fushatës sërish u vodhën vetëm përçuesit e televizioneve Alsat M dhe TV Artit nga Tetova (dhe sërish ato të medieve tjera elektronike mbetën të pa prekura). U dëshmua se pa marrë parasysh se sa servisi publik radiodifuziv RTVM është në gjendje të mjerueshme, partitë në pushtet assesi nuk hoqi dorë nga shërbimet e tija propaganduese. Programi i tij i dytë, për shkak të efektit të programeve informative në gjuhën shqipe, e barti titullin e manipuluesit më të madh me informacionet lidhur me zgjedhjet. Gjendjet ose më saktë reformat në gjyqësinë ishin rregullisht të ilustruara në raportet tona mujore dhe analizat e rasteve konkrete. Reformat në gjyqësi, tanimë bëhet e qartë, u kthyen në drejtimin e kundërt nga ai i deklaruar. Të kërkuara vite me radhë si parakusht nga të dyja adresat në Bruksel drejtë të cilave kinse synojmë (BE dhe NATO) para së gjithash si sigurim i mëvetësisë dhe profesionalizmit në punën e organeve gjyqësore, ose me fjalë të tjera eliminimi i çfarë do qoftë ndikimi, posaçërisht të atij politik në punën e tyre, u bllokuan, sabotuan dhe ju bë çdo gjë tjetër, pikërisht me qëllim që të mos shkëputet lidhja midis politikës ditore dhe gjyqësisë. Pasi që në pajtim me këtë u rikomponua Këshilli gjyqësor, skema e njëjtë u zbatua edhe në Këshillin e prokurorëve, u morr nën kontroll kumbarie Gjykata Supreme, Prokuroria publike, kur janë në pyetje raste të ndjeshme (lexo raste me elemente të politikës) u vunë në hijen e seksionit të tyre për krim të organizuar... Me zë të lartë paralajmërohej vendosja e mëtejme (partiake) e rendit, me çka duhet të rregullohen institucionet e gjyqësisë të cilat edhe deri tani shumë rrallë reagonin në drejtim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Kryetari i Këshillit Gjyqësor deklaroi se gjyqësia pastrohet nga të korruptuarit, mirëpo sipas sqarimit të tij kjo bëhet me shkarkime ose dhënie të dorëheqjes, assesi me vendim të plotfuqishëm gjyqësor të gjykatës për korrupsion. Droja nga pasojat në sajë të diktatit të politikës ditore, jo vetëm që nuk u ç rrënjos në gjyqësinë, por me sa duket është më e madhe se kudoqoftë deri tani. Sipas një rregulle, absurditeti ishte emëruesi i përbashkët, qoftë të bëhej fjalë për mega gjykime (siç është Syri i gjarprit ) ose gjykime individuale. Për fat të keq edhe në vitin 2008 nën hijen e ngjarjeve të cilat janë në kufi rin midis politikës ditore dhe sundimit të të drejtës mbeti mosrespektimi i korpusit të të drejtave sociale. Republika e Maqedonisë në Kushtetutën është e defi nuar edhe si shtet social, në sistemin e institucioneve janë ndërtuar edhe ato të cilat duhet të kujdesen për realizimin e këtij funksioni social të shtetit. Prapë se prapë, vite me radhë jemi dëshmitarë të mosbesimit pothuajse të pa besueshëm nga ana e tyre, të raste të cilat shtohen në mënyrë të përpjesshme ashtu siç hyn shteti në krizë më të thellë. Abuzimi dhe moskujdesi për fëmijët përmes mos ekzistimit të mbrojtjes elementare nga dhuna fi zike ose mendore, keqpërdorimi ose lënia pas dore (përfshirë aty edhe abuzimin seksual), format e eksploatimit të dëmshme për fëmijën... të mos fl asim për masa për këndellje më të mirë fi zike dhe psikike dhe për riintegrim social të fëmijës që është viktimë, bëhen realitet gjithnjë e më i vrazhdët të përditshmërisë sonë. Komiteti i Helsinkit disa herë doli në opinion me analiza të rasteve konkrete dhe me konkluza se brengos e dhëna që rritet numri i rasteve të cilat i dërgohen Komitetit të Helsinkit, e në periudhën e fundit rritet edhe numri i rasteve të këtilla që shpallen publikisht në të cilat ka indicie ose madje është edhe e pakontestueshme

9 H ulumtimi i opinionit publik Besimi në shoqërinë civile (MCMS, 2008) tregoi se besimi i përgjithshëm në organizatat civile është 41,7 përqind. Autorët japin një vështrim të përgjithshëm të rezultateve të hulumtimit: Shumica e qytetarëve besojnë se organizatat civile janë për realizimin e interesave të qytetarëve dhe mundësi që mendimi dhe veprimi i tyre të depërtojë në opinion. Qëndrimet se organizatat civile janë mjet me të cilin individë të shkathët arrijnë në para dhe ndikesë dhe/ose u shërbejnë vetëm interesave të shteteve të huaja dhe fondacioneve të tyre janë në pakicë. Për 81,8 përqind të qytetarëve, organizatat civile keqpërdoren nga partitë politike, por një përqindje e vogël (25 përqind) këtë mund ta ilustrojë me shembull të organizatës civile prapa të cilës fshihet parti politike. Kjo mund të flet për një stereotip për ndërlidhjen midis partive politike dhe organizatave civile, i cili nuk është i mbështetur me argumente konkrete. Njohja e përgjithshme e organizatave civile është e mirë. Shumica e qytetarëve (56,1 përqind) dinë për organizata të suksesshme civile, e krahasuar me anketa paraprake, dinë edhe organizata të cilat punojnë në lëmi konkrete. Njohja e organizatave civile është përmirësuar në të gjitha lëmit e hulumtuara në krahasim me vitin Më të njohura janë organizatat të cilat punojnë për zvogëlimin e varfërisë, më pak të njohura janë ato DIÇKA EDHE PËR VETË NEVE të cilat punojnë në zhvillimin ekonomik. Opinioni ka mendim pozitiv për organizatat civile. Për Komitetin e Helsinkit, sipas hulumtimit, pjesa më e madhe nga të anketuarit mendojnë pozitivisht (pozitivisht 28.3, shumë pozitivisht 3.7 përqind; negativisht 8.0, shumë negativisht 6.4 përqind). Komiteti është midis dhjetë organizatave më të suksesshme, në grupin e barazuar pas organizatës joqeveritare MOST sipas asaj se sa persona kanë dëgjuar për ne, mandej mes 5 organizatat në raport me njohjen e organizatave civile dhe ballafaqimin e tyre me prioritetet shoqërore, me ç rast ka rritje në raport me hulumtimin paraprak në vitin 2007; diku në mes të listës të organizatave të suksesshme civile, jemi të njohur si të dytët sipas kontributit në zhvillimin e shoqërisë civile; të tretët sipas kontributit në luftën kundër korrupsionit. Por, besimi i përgjithshëm në OJQ prej vitit 2007 deri në vitin 2008 është zvogëluar prej 45,4 përqind në 41,2 përqind. Rënia është edhe më e madhe në raport me vitin 2006 kur besimi i përgjithshëm ka qenë 50,3 përqind. Ne jemi në fund të listës së OJQ të cilat, sipas hulumtimit qëndrojnë parti të caktuara politike ose liderët e tyre. Komiteti i Helsinkit në vitin 2008 u gjend diku në mes (sipas kohëzgjatjes) në procesin të cilin e pagëzon transformim të butë. Në të vërtetë, nga fi llimi i vitit 2007 Komiteti hyri në aktivitete të konsolidimin e brendshëm në raport me ballafaqimin me situatën pas dorëheqjeve të kryetarit dhe 5 anëtarëve të Bordit të organizatës, si dhe ridefinimi i përcaktimit të vet programor duke u nisur nga fakti se Komiteti vetë në atë moment ka zbatuar dy projekte. Në vitin 2008 përfundoi përmirësimi i rregullativës së brendshme dhe Komiteti fi lloi të aplikojë dhe si organizatë fi lloi të fi tojë gjithnjë e më tepër projekte të cilat sipas strukturës së vet janë të afërta me aktivitetin e tij themelor përkujdesjen për gjendjet e të drejtave të njeriut në shtetin tonë. Tanimë mund të themi se Komiteti gjendet në pozitë më komode për shkak se fi toi, udhëhiqte dhe udhëheq 13 projekte, e në vazhdë e sipër vendosja për aplikimin për rreth dhjetë projekte më të vogla dhe më të mëdha të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin, thellimin e aktiviteteve ekzistuese por edhe me sigurinë institucionale të organizatës. shkelja e të drejtave të fëmijës. Në këto ngjarje më kot ishte theksuar roli të cilin duhet ta realizojnë Ministria e punës dhe politikës sociale dhe qendrat për punë sociale që janë nën kompetencat e saj. Gjatë muajve veror të vitit 2008, për dallim nga të gjitha vitet paraprake (do të kishim thënë edhe në raport me vitin e konfliktit 2001) kaluan në shenjë të aktivitetit intensiv politik. Dhe jo aq për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, por për shkak të asaj që ndodhte pas tyre. Për Komitetin e Helsinkit gjithsesi më me rëndësi ishte çështja se si e tërë kjo u reflektua ose do të mund në të ardhmen të reflektohet mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë. Përbërja e re e Parlamentit mandatin e filloi në mënyrë të pa lavdishme. Për Komitetin, themeli i të cilit i aktiviteteve është insistimi në sundimin e të drejtës, shtrembërimi i këtillë, vulgarizimi i pa parë i funksionit të shtëpisë ligjvënëse është sulm i drejtpërdrejtë ndaj këtij parimi themelor të funksionimit të cilit do qoftë shtet i cili pretendon të jetë demokratik. Në situatën kur qeveria e re nuk ishte e zgjedhur mbante mbledhje dhe sillte ligje të propozuara nga qeveria e vjetër. Lë anësh faktin se qeveria e tillë teknike, kalimtare, rrallë ku në botë propozon ligje. Ndodhi edhe situata e pamundshme për vendet demokratike, situata në të cilën anëtarët e qeverisë së vjetër propozuese, njëkohësisht të jenë edhe anëtarë të parlamentit të ri në një person bashkoheshin edhe propozuesi edhe ai që voton për propozimin. Por, edhe kjo nuk mjaftoi, dhe përbërja e re parlamentare fi lloi të sjell ligje të reja në afate rekorde (varësisht nga burimet ato miratoheshin në kohë prej sekonda për ligj). Në periudhën prej korrik gusht 2008 u miratuan gjithsej 50 (në muajin korrik 23, ndërsa në muajin gusht 27), ndërkaq ndryshime dhe plotësime të ligjeve gjithsej 122 (në muajin korrik 69, ndërsa në gusht 53) rekordi u arrit në tre sesione të parlamentit në të cilat u votuan 66 ligje. Me këtë rast, jo vetëm që ligjet u miratuan pa pothuajse kurrfarë diskutimi nga ana e anëtarëve të parlamentit, por ata u votuan pa praninë e opozitës dhe pa diskutimin paraprak të tyre në trupat kuvendore (për shkak se ato nuk ishin të zgjedhura!). Edhe këtu nuk mban arsyetimi se ligjet e miratuara e kanë kaluar procedurën urgjente (të paramenduar si përjashtim), që ndërkaq është zgjidhje elegante e përdorur edhe më parë për t ju shmangur tre fazave të obligueshme të cilat i kërkon procedura e rregullt (e cila duhet të jetë rregull). Komiteti i Helsinkit tanimë vite me radhë paraqitet në thirrjen e qeverisë për ndihmë të sektorit joqeveritar me mjete buxhetore. Çdo vit vendimi i qeverisë për shpërndarjen e mjeteve në sajë të mekanizmit ekzistues tregon se ai është larg atij të vërtetit, i cili në mënyrë objektive dhe transparente do ta ndihmojë sektorin civil dhe ai ndihmon vetëm organizatat dhe shoqatat e veta (proqeveritare), madje atë e bën në atë masë që i ndihmon edhe ato, të cilat në sajë të veprimtarive të veta financohen edhe nga burimet e ministrive të tjera (për shembull nga ministria e kulturës). Edhe kjo Qeveri, siç shihet jo vetëm që nuk dëshiron që në mënyrë objektive ti ndan këto mjete modeste, por aspak nuk ka ndërmend të ndërtojë mekanizëm tjetër efi kas dhe të pranueshëm për shoqërinë për ndihmë të sektorit joqeveritar. Vjen në shprehje mos kuptimi i faktit se edhe sektori joqeveritar punon për përmirësimin e cilësisë së jetës të çdo qytetari dhe se ai i është lënë (mos)kujdesit të shtetit. Komiteti i Helsinkit edhe më tej do të paraqitet në çdo thirrje të shtetit, përderisa pushteti nuk e kupton rolin dhe në sajë të kësaj edhe nevojën për stimulimin e aktiviteteve të sektorit joqeveritar. Njohuritë në të cilat erdhi Komiteti i Helsinkit për gjendjen me të drejtat e njeriut në vitin 2008 u pasqyruan edhe në raportet dhe dokumentet tjera të organizatave dhe trupave të respektuara ndërkombëtare të cilat merren me problematikën e njëjtë. Shumë thjeshtë mund të shihet ngjashmëria e asaj për të cilën ka tërhequr vërejtjen Komiteti në drejtimet e veta publike dhe ajo që e kanë konstatuar Komisariati i lartë për të drejtat e njeriut i OKB dhe Këshilli i Evropës, trupat e specializuara siç është Komiteti për parandalimin e torturës i Këshillit të Evropës ose organizatat e afi rmuara në suaza ndërkombëtare Hjuman rajts uoç, Fridom Haus... Kjo nuk na bën të lumtur dhe të vetëkënaqur (se sa kemi qenë largpamës dhe të mençur!). Por, ka ardhur koha e fundit që ata të cilët opinioni dhe OJQ i ftojnë, në vend të përgjigjeve nga arsenali i atyre të politikës ditore të ballafaqohen me thelbin vërejtjeve që u janë drejtuar. 9

10 D r Gordan Kallajxhiev SUNDIMI I TË DREJTËS NË VEND TË SUNDIMIT TË POLITIKËS (OSE POLICISË) Hyrje Reformat në gjyqësinë dhe ndikesa politike. Shteti juridik në të cilin do të mbrohen të drejtat e njeriut kërkon institucione të fuqishme, kompetente dhe stabile që do të kenë kapacitet që ti zbatojnë ligjet. Reformat e zbatuara nga tre qeveritë e fundit si qëllim kryesor e kishin forcimin e pavarësisë dhe mëvetësisë së gjyqësisë, eliminimin e ndikesës së politikës, por me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër janë të dukshëm elementët sipas të cilave, përkundër deklarimeve, politika ditore bënë përpjekje që pikërisht reformat në gjyqësi ti shfrytëzojë si vegël për ndikesë politike. Përballë pranimit të paradigmave bashkëkohore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe sundimit të të drejtës, sistemi gjyqësor në Republikën e Maqedonisë gjendet në gjendje të krizës permanente e cila pasqyrohet në stërzgjatjen dhe mos efikasitetin e procedurave gjyqësore dhe artikulon një mungesë të përgjithshme të besimit në gjyqësinë, që rezulton me erozion të dukshëm të vlerave të rendit juridik në përgjithësi. Ndjenja e krizës rrjedh edhe nga fakti që sistemi gjyqësor u tregua i pa përgatitur që në mënyrë konsekuente të ballafaqohet me disa nga problemet themelore shoqërore, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, sigurimi i sigurisë juridike dhe mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut. 2. A kemi drejtim për reformat? Strategjia për reformat e sistemit gjyqësor, e orientuar drejtë përparimit të pavarësisë së gjyqësisë dhe rritjes së efikasitetit të gjykatave nuk solli rezultate të mirëfillta as në njërin e as në planin tjetër. Kështu, jemi dëshmitarë se druajtjet të cilat shumëkush i vënin në pah, për mundësinë që Këshilli gjyqësor në vend të garantuesit të pavarësisë së gjyqësisë, të shndërrohet në të kundërtën trup i cili është i ekspozuar presioneve të fuqishme politike, që është jo transparent dhe dorë e zgjatur e pushtetit ekzekutiv. Pikërisht Këshilli gjyqësor, dhe këshilli i prokurorëve publik në praktikë u bënë vegël dhe katalizator i dominimit të politikës mbi drejtësinë në gjyqësinë për çka edhe dëshmojnë zbatimi vlerësimeve dhe kritereve partiake për zgjedhjen e gjykatësve, presione të fshehura ose të hapura mbi gjyqësinë për shkak të sjelljes se vendimeve politikisht të volitshme dhe për krijimin e klimës afatgjate të pasigurisë dhe rrezikimit të radhëve të gjykatësve. Lëmi i dytë, shkarkimi i gjykatave nga lëndët kundërvajtëse vetëm në mënyrë provizore manifestohet si efektivitet i tyre i shtuar. Për fat të keq, pikërisht reforma e procedurave kundërvajtëse solli kaos plotësues dhe pasiguri juridike, e më së shumti brengos ajo që pjesa më e madhe e procedurave që udhëhiqen para organeve shtetërore nuk i kënaqin standardet themelore të procedurës penale nga neni 6 i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, e bëhet fjalë për procedura për të cilat shqiptohen dënime të larta. Në këtë kuptim, përpjekjet e deritanishme për shtimin e efikasitetit të gjykatave nuk dhanë rezultate. Përveç kësaj, dobësimi i funksionit të Gjykatës Supreme me vetë atë që në sistemin e reformuar gjyqësor ajo nuk ka ndikesë më të rëndësishme mbi kontestet gjyqësore, për shkak të të cilës erdhi deri te dallime të theksuara në praktikën gjyqësore dhe deri në feudalizim të llojit të vet të sistemit gjyqësor. Në mënyrë plotësuese, politizimi i pa fshehur, eklatant në vendosjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme, e demotivoi dhe e delegjitimoi në mënyrë plotësuese këtë gjykatë më të lartë në kryerjen e detyrës së tij kushtetuese për të siguruar unitet në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave. Gjendje të ngjashme ka edhe nëpër gjykatat tjera në shtet. Mbi të gjitha, sivjet ishim dëshmitarë të sulmeve të hapura pushtetit ekze4kutiv mbi Gjykatën Kushtetuese të RM, bastionit të fundit të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Qëllimi i reformave të gjykatave nga aspekti organizativ duhej të ishte që gjykatat të përshtaten dhe të ristrukturohen sipas kritereve racionale, ndërsa numri i gjykatave dhe jurisdikcioni i tyre sipas kritereve të efikasitetit nuk është realizuar. Përballë kësaj, fituam gjykatë të re të apelit në Gostivar, të themeluar mbi kritere politike. Brengos posaçërisht ajo që në vendin tonë nuk ka strategji aktuale gjithëpërfshirëse e cila do ta kishte përfshirë sistemin në tërësi (edhe gjyqësinë edhe policinë). Jo vetëm që Strategjia për reformë të sistemit gjyqësor dhe Plani aksionar përcjellës që moti kanë skaduar, por Strategjia për reformën e policisë (gjithashtu me afat të skaduar ) krijohet dhe zbatohet tërësisht në mënyrë të pavarur nga ajo e gjyqësisë. Poashtu, duke mos pasur ndonjë farë koncepti të paramenduar, reformat udhëhiqen në drejtim të ndryshëm dhe me shpejtësi të ndryshme, varësisht nga prioritetet e ministrisë resore dhe partnerët e jashtëm të cilët zakonisht 10

11 japin ndihmë profesionale dhe teknike. Këta të fundit, në vend që të udhëhiqen nga standardet evropiane dhe nga përvojat më të mira në sajë të linjës së rezistencës më të vogël! udhëhiqen nga ligjet dhe praktikat e shteteve nga të cilat vijnë. Gjyqësia sot është e vërshuar me një numër të madh të akteve ligjore dhe nënligjore të cilat shpesh herë kanë cilësi të ulët, për shkak se gjithmonë janë të përgatitura në mënyrë jo cilësore dhe shpejt e shpejtë. Mu për këtë normat juridike ndryshojnë shpejtë, gjë e cila ndikon negativisht mbi sigurinë juridike të qytetarëve, e ngadalëson zgjidhjen e kontesteve gjyqësore, i ngarkon gjykatat më të larta dhe krijon konfuzion të qëndrimeve dhe mendimeve juridike. Posaçërisht brengos ajo që as në dispozitat juridike as në praktikën policore dhe gjyqësore nuk mbahet llogari për një balans racional midis dëshirës për efikasitet në luftën kundër kriminaliteti dhe korrupsionit me mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut (integriteti fizik dhe moral, prezumpsioni i pafajësisë, e drejta për fer gjykim, liria dhe privatësia w qytetarëve dhe ngjashëm). Synimi drejtë efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit në RM solli deri te erozioni i respektimit të të drejtave të njeriut. Dëshirojmë që edhe një herë të rikujtojmë se lufta me kriminalitetin dhe korrupsionin nuk është prioritet kushtetues! Përkundrazi, të drejtat dhe liritë e njeriut janë vlerë themelore kushtetuese e rendit tonë kushtetues, ndërsa mënyra në të cilën veprojmë me të dyshuarit është pasqyrë për shkallën e zhvillimit të demokracisë sonë. Strategjia e reformës së të drejtës penale për herë të parë e përfshin tërësinë e sistemit ndëshkues juridik dhe duhet të përkrahet. Për suksesin e kësaj reforme rëndësi kyçe do të ketë forcimi i pavarësisë dhe të kapaciteteve të prokurorisë publike. Formimi i policisë Gjyqësore nën udhëheqjen e prokurorisë publike, si vegël kryesore në zbulimin dhe përndjekjen e krimit dhe të korrupsionit, do të kontribuojë për forcimin e ligjshmërisë dhe profesionalitetit të organeve të përndjekjes. Nga ana tjetër, bashkëpunimi i afërt i krim-policisë me prokurorinë publike do ta shkarkojë MPB nga akuzat për politizim dhe selektivitet në hetimet penale. 3. Keqpërdorimet policore dhe reforma e policisë. Shikuar në përgjithësi, pas valës së parë të reformave në polici, me që interesi i bashkësisë ndërkombëtare u defokusua në sfera tjera (dialog politik dhe ngjashëm), reformat në kuptim të implementimit konsekuent dhe përparimit të konceptit nga Ligji për policinë humbën pamjen dhe hynë në një krizë serioze. Kjo vë në pah nevojën që reformat e policisë të merren seriozisht dhe të vazhdojnë me dedikimin e nevojshëm, me ç rast do të koordinohen me një aksion më të gjerë për promovimin e profesionalizmit dhe orientimit servisor të zbatimit të funksionit policor. Vetëm ashtu do të mund të sigurohet se policia do të veprojë tërësisht në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë aty edhe të drejtat e pakicave kombëtare dhe të drejtat e grupeve tjera të lëndueshme. Nga raportet e Komitetit të Helsinkit, raportet e Komitetit për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (KPT), vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe më shumë organizata tjera relevante qeveritare dhe joqeveritare shihet se autoritetet vendase nuk janë kujdesur në mënyrë të mjaftueshme që ti mënjanojnë burimet e lëndimeve serioze të të drejtave të njeriut. Domethënë nuk janë siguruar mekanizmat mbrojtës nga keqpërdorimet policore të cilat sot në përgjithësi janë përkrahur në Evropë, e të cilat KPT: informimi i familjes, të mësuarit për të drejtat,e drejta për mbrojtës, mjek, procedurat për veprimin me të dyshuarit dhe ngjashëm. Qëllimi i këtyre standardeve dhe procedurave fuqimisht të vendosura është që të veprohet në mënyrë parandaluese dhe për minimizimin e tejkalimeve policore të autorizimeve. Kushtet për mbajtje janë nën nivelin që siguron trajtim dinjitoz dhe human. Komiteti i Helsinkit konsideron se përcaktimi i të gjitha 38 stacioneve më të mëdha policore (SP) si vend për mbajtje, duke mos u pajisur të njëjtat për kënaqjen e standardeve policore evropiane për mbrojtjen e të drejtave të personave të mbajtur në SP dhe të privuar nga liria janë joserioze dhe mu për këtë përjeton kritika nga KPT. Në realitet e njëjta është lajthitje e thjeshtë e obligimit ligjor nga LPP të vitit 2004, e për implementimin e plotë të të cilës Komiteti i Helsinkit insiston tanimë një kohë më të gjatë. Nga ana tjetër, në fushën e reagimit efikas dhe efektiv për incidentet serioze me hetime që do të jenë të shpejta, me themel dhe të tërësishme, gjë e cila nga ana e vet poashtu do të ndikojë në mënyrë parandaluese në tejkalimet dhe keqpërdorimet e autorizimeve policore nuk është bërë pothuajse asgjë edhe pse për këtë vite me radhë tërheq vërejtjen KPT në rekomandimet për Republikën e Maqedonisë, e poashtu edhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në disa vendime gjyqësore (Jashar, Sulejmanov dhe ngjashëm). Në raportet e KPT dhe në literaturën relevante Republika e Maqedonisë sot për fat të keq theksohet si shembull i keq i shtetit në të cilin ekziston praktikë e rrënjosur thellë dhe gjerë e përhapur e mos ndëshkimit (impunity) të personave zyrtar të cilët i kanë tejkaluar autorizimet. Kështu, integriteti i sistemit të përgjegjësisë të personave zyrtar në rastet ku ekzistojnë konstatime për keqpërdorime në Republikën e Maqedonisë ishte në fokusin e vëmendjes së KPT dhe burim i tij më i madh i brengosjes që në vizitën në tetor të vitit Në kontrollimet në çdo vizitë të ardhshme të delegacioneve të KPT gjithmonë përsëritej se edhe në rastet kur personat e mbajtur në polici do të ankoheshin para prokurorit publik ose para gjykatësit hetues se kanë qenë të torturuar, nuk ekzistojnë garanci se për rastin do të zbatohet hetim efikas. Mu për këtë Komiteti në disa raste dha rekomandime të qarta për luftë me këtë gjendje brengosëse dhe i ftoi autoritetet vendase që të njëjtat ti implementojë në praktikë. Gjendjet e këtilla, e posaçërisht injorimi këmbëngulës i rekomandimeve të KPT, sollën deri te ajo që Republikës së Maqedonisë ti dërgohet vërejtje serioze në kuadër të Këshillit të Evropës. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e policisë ndodhin gjatë arrestimit dhe mbajtjes në stacionin policor si çështje të rëndësishme që duhet të jenë lëndë e përparimit të legjislativës dhe praktikës në këtë plan janë: sigurimi i qasjes deri te avokati dhe ndihma juridike pa pagesë për të mbajturit në stacionet policore; përpilimi i skemës kujdestare dhe listave të avokatëve kujdestar për personat e mbajtur në polici; pajisja i SP të caktuara për mbajtje; përgatitja e udhëzimeve të reja për të drejtat e të dyshuarve (në më shumë gjuhë); pajisja e SP për regjistrimin e personave të mbajtur me qëllim të kontrollimit nga na e Prokurorisë Publike dhe Avokati i popullit; pajisje dhe trajnim për incizimin e të gjitha marrjeve në pyetje të të dyshuarve dhe të viktimave, doracak për intervistimin e të dyshuarit, me dëshmitarët dhe me viktimat e tjera. Komiteti i Helsinkit i përkrah ndryshimet e propozuara nga ekspertët vendas dhe OSBE për mënyrë të re dhe efikase të hetimeve dhe tejkalimeve policore të autorizimeve me themelimin e një seksioni të ri në prokurorinë publike, i cili do të kishte kompetencë ekskluzive që ti përndjek kryerësit e veprave penale të cilët janë persona zyrtar në organe të caktuara represive dhe do të kishte mundësi për orientim më të madh të policisë, kështu që shkeljet e të drejtave dhe të lirive të individëve nga e personave zyrtar nga organet 11

12 Gordan Kalajdziev, Ph.D. Sashko Dukovski 12 represive të përndjekjen në masë më të madhe dhe në mënyrë më efikase. 4. Mbrojtje e privatësisë. Ndryshimet e fundit në Ligjin për përndjekjen e komunikimeve dhe në Ligjin për procedurë penale shkaktuan reagime dhe mospajtime të vrullshme në opinionin e ekspertëve, sektorin joqeveritar dhe te disa parti politike nga opozita, si në lidhje me përmbajtjen e tyre, ashtu edhe për shkak të faktit që ligje të këtilla të rëndësishme me të cilat rregullohet arritja e të drejtës kushtetuese e privatësisë si një ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë sjellë pa kurrfarë debati publik dhe profesional. Me këto ndryshime skandaloze dhe kontroverse jo vetëm që zgjerohet mundësia për zbatimin e masave të posaçme hetuese për vepra të cilat nuk janë nga sfera e krimit të organizuar, por parashikohet që të njëjtat të zbatohen në mënyrë të gjerë dhe parandaluese, e jo vetëm në raste në të cilat ku ka dyshime të bazuara për kriminalitet dhe korrupsion të rëndë. Me këtë lufta me kriminalitetin dhe korrupsionin në vend në shtet juridik na shpien në shtet policor në të cilin nuk do të respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Këto ditë në fazë përfundimtare është përgatitja e disa ligjeve të reja me të cilat propozohen ndryshime të reja të rregullativës juridike në këtë sferë, si Ligji për procedurë penale (në të cilën propozohet redefinimi i masave të posaçme hetimore), Ligji për punë të brendshme (ku rregullohet vendosmëria dhe autorizimet e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, DSK) dhe kinse ligji i ri për sferën e sigurisë, i cili tanimë paralajmërohet një kohë të caktuar. 5. Kontrolli i shërbimeve sekrete / autorizimeve policore të DZK. Ministria e punëve të brendshme duhet detyrimisht të krijojë kornizë të re ligjore për kundërzbulimin, të parashikojë vendosmëri të re organizative të DZK me qëllim të rritjes së efikasitetit të saj dhe ti shmanget përputhjes së kompetencave, si dhe të themelojë trupa për koordinim midis DZK dhe organeve tjera në përbërje të MPB dhe Agjencisë për zbulim, si dhe të ndërtojë politikë dhe procedurë të re të identifiki8mit të problemeve të sigurisë midis të punësuarve në pozitat e ndjeshme në shtet. Ngjarjet e fundit e fokusuan vëmendjen e Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim dhe e determinuan nevojën për reformimin e saj, me qëllim që ta bëjë punën e këtij servili kundërzbulues më efikase dhe kompatibile me interesat e sigurisë së shtetit, servil i cili do të jetë tejet profesional dhe në vend elitave të ngushta politike, do t ju shërbejë interesave paraprakisht të definuara të bashkësisë (të përcaktuara nga Kuvendi i RM). Mënyra në të cilën tani zhvillohet debati në lidhje me ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme - e mbyllur dhe jo transparente! nuk e garanton qasjen e tillë demokratike. Pa çfarë do qoftë debati profesional në procedurë qeveritare dhe kuvendore janë lëshuar propozime për ndryshimet e Ligjit për procedurë penale dhe Ligjit për ndjekjen e komunikimeve me qëllim që të zgjerohet zbatimi i masave të posaçme hetimore. Me propozimin e këtillë jo vetëm që zgjerohet mundësia për zbatimin e masave të posaçme hetimore për veprat të cilat nuk janë nga sfera e kriminalitetit të organizuar, por parashihet që të njëjtat të aplikohen në mënyrë të gjerë dhe parandaluese, e jo vetëm në rastet ku ka dyshime të bazuara për kriminalitet dhe korrupsion të rëndë. Projektet e këtilla ligjore me të cilat rregullohen kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore patjetër duhet të vehen në debat të gjerë profesional dhe shkencor në institucionet e sistemit gjyqësor dhe në shoqërinë civile me qëllim që në një debat demokratik të arrihet në balans racional midis efikasitetit në luftën me kriminalitetin dhe korrupsionin dhe të drejtës themelore të njeriut të lirisë, integritetit personal dhe trupor dhe privatësisë. Komiteti i Helsinkit u angazhua aktivisht për ratifikimin e Protokollit Fakultativ për parandalimin e torturës të KB, i cili është një mekanizëm i ri i aplikuar nga bashkësia ndërkombëtare për parandalimin dhe eliminimin e mundimit ose format tjera të veprimit ose ndëshkimit jonjerëzor dhe poshtërues. Protokolli Fakultativ ofron mekanizëm ndërkombëtar dhe nacional për mbikëqyrjen dhe parandalimin e torturimit përmes vizitave të rregullta ose periodike të vendeve ku janë mbajtur personat e privuar nga liria. Komiteti i Helsinkit me këtë rast insistoi që sektori joqeveritar të jetë pjesë e procesit të krijimit të trupit për parandalimin nga torturimi në nivel nacional, ndërsa përfaqësuesit e tyre të jenë anëtarë në të njëjtin. Për fat të keq, Ombucmani është i dizenjuar si mekanizëm nacional për parandalim, duke mos e garantuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OJQ-ve. [1] [2] [3] [4] [5] Shih: Report to the Government of the former Yugoslav Republic of Macedonia on the visit to the former Yugoslav Republic of Macedonia carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 12 till 19 July 2004, Strasbourg 16 November 2006, CPT/Inf (2004) para [6] Shih: Proposed Mechanism for Enactment of the System for External Control of the Law-Enforcement Bodies, OSCE, Skopje, [7] Shih analizën e botuar në ueb faqen e Komitetit të Helisinkit, [8] Shih kumtesën e përbashkët protestuese të Komitetit të Helsinkit, Fondacionit Instituti shoqëria e hapur i Maqedonisë dhe Shoqatës për të drejtë penale dhe kriminologji të Maqedonisë me të cilën kërkohej që propozimet për ndryshimin urgjent të LPP dhe Ligjit për ndjekjen e komunikimeve të tërhiqen nga procedura qeveritare dhe kuvendore dhe të vehen në debat të gjerë profesional dhe shkencor në institucionet e sistemit gjyqësor dhe në shoqërinë civile me qëllim që përmes zbatimit të një debati demokratik të arrihet në një balanc racional midis efikasitetit në luftën me kriminalitetin dhe korrupsionin dhe të drejtës themelore të njeriut të privatësisë. Komiteti i Helsinkit në vitin 2008 konstatoi gjendje të cilën një varg të gjatë vitesh e përshkon gjyqësinë e R. Të Maqedonisë, pavarësisht se cila nomenklaturë është në pushtet, keqpërdorimi i masësparaburgim për sigurimin e të akuzuarit në procedurën penale. Gjykatësit, në rend të parë gjykatësit hetues, e mandej edhe këshillat gjykues me lehtësi të padurueshme e shqiptonin dhe e vazhdonin këtë masë. Dhe në disa raste, duke u nisur nga mënyra e kryerjes së veprës, lloji i veprës dhe rrethanat tjera objektive, paraburgimi ishte i arsyeshëm, kjo masë shqipto-

13 KEQPËRDORIMI I MASËS PARABURGIM, PREZUMPCIONI I PAFAJËSISË DHE APLIKIMI I MASAVE TË POSAÇME HETIMORE hej edhe në lëndë për të cilat nuk duhej të shqiptohet masa paraburgim edhe në lëndë në të cilat, thjeshtë nuk ekzistonin kushtet e shqiptuara në mënyrë imperative për shqiptimin e saj. Shpesh herë dhe më me rëndësi, gjith sesi shkaku i pa ligjshëm për përcaktimin e paraburgimit është jehona e veprës konkrete penale të cilën e ka fituar në opinion. Kështu, poqese bëhej fjalë për disa nga të ashtuquajturat raste të mëdha (për policinë dhe prokurorinë, e jo me të vërtetë), qysh para paraburgimit të të akuzuarve te gjykatësi hetues dhe dhënie të mbrojtjes së tyre, dihej se do të përcaktohet paraburgimi. Habit praktika e gjatë dhe e pa ndryshuar e gjykatësve hetues, e cila është e pa ndryshuar, pothuajse që nga mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë, pa çfarë do qoftë vlerësimi për çdo lëndë veç e veç dhe çdo të akuzuar veç e veç dhe jashtë kushteve të nevojshme të shqiptojnë masë të paraburgimit, menjëherë me vetë marrjen në pyetje të të akuzuarit. Me këtë rast gjykatësit hetues nuk e kanë vlerësuar çdo shkak për përcaktimin e paraburgimit, por shqiptonin paraburgim në sajë të tri bazave të parapara në 13

14 Sasko Dukovski nenin 184 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3 nga LPP teksti i pastër. Kështu për shembull është shqiptuar masë e paraburgimit për shkak të rrezikut nga arratisja ose fshehja e personave të cilat janë të lindur ose jetojnë në Shkup, në moshë madhore, me familje të formuar të cilët objektivisht nuk do të mund të arratisen, ose nuk ekziston çfarë do qoftë treguesi real për një gjë të tillë. Poashtu, në mënyrë joligjore, me përshkrim të thjeshtë të kushteve ligjore përcaktohej masa e paraburgimit dhe për shkak të kinse ndikesës së mundshme mbi dëshmitarët ose kinse asgjësimit të dëshmive për veprën penale, në lëndët kur të gjitha dëshmitë janë në formë të shkruar dhe janë të siguruara nga ana e policisë dhe e Prokurorisë. Në mënyrë edhe më pak ligjore shqiptohej edhe masa e paraburgimit për shkak të kinse përsëritjes ose përfundimit të disa veprave. Kjo është absurde kur masa e paraburgimit për shkak të përsëritjes së veprës është përcaktuar për persona në raste kur vepra është kryer nga person përgjegjës ose zyrtar e në ndërkohë cilësia e këtillë e këtyre personave u është ndërprerë. Si do ta përsërisin veprën kur kjo vepër mund të bëhet vetëm nga personi me cilësi të posaçme (person përgjegjës ose zyrtar)? Pas përcaktimit fillestar të paraburgimit, me automatizëm, për një periudhë të gjatë e cila zakonisht zgjat disa muaj, paraburgimi vazhdohej nga këshillat gjyqësor ndërsa ankesat poashtu, ishin të refuzuara, ne përshkrim të thjeshtë të dispozitave ligjore pa kurrfarë thellimi në lëndën konkrete. Pothuajse sipas rregullës masa e para burgimit, përcaktohej në afat maksimal prej 30 ditësh dhe me këtë rast nuk merrej parasysh mundësia se edhe me kohëzgjatje më të shkurtër mund të realizohet qëllimi i paraburgimit. Masa e paraburgimit, pa marrë parasysh që me ligj nuk është e përshkruar se duhet të të sillet në kohë më të shkurtër të nevojshme, më shpesh vazhdohej deri në fillim të gjykimit dhe sipas rregullës vazhdon deri në përfundimin e tij dhe deri në plotfuqishmërinë e vendimit gjyqësor. Kështu, në këto raste masa paraburgim de fakto shndërrohet në kryerje të burgimit pa akt vendim gjyqësor të shqiptuar. Shumë pak aplikohen masat tjera si premtim se i akuzuari nuk do ta braktis vendin ku jeton, depozitimin e dokumentit të udhëtimit e ngjashëm. Dhënia e garancisë si masë për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në procedurën poashtu është më pak e përdorur në praktikë dhe edhe atëherë kur është pranuar, në shpesh është pas kalimit të disa muajve nga kaliumi i përcaktimit të paraburgimit. Duhet përmendur se njëra nga garancitë është në para të gatshme, ndërsa ajo në pronë të patundshme është e njohur në masë më të vogël, ndërsa format tjera të garantimit si letra me vlerë, stoli e ngjashëm janë pothuajse të panjohura. Habit, por jo nga tani, edhe seleksionimi i përcaktimit të masës paraburgim, në të njëjtën lëndë me më tepër kryerës. Përderisa për disa me lehtësi tejet të madhe përcaktohej masa e paraburgimit, për të njëjtat vepra të akuzuarve tjerë nuk ju përcaktohej masë e tillë. Nga ana tjetër përderisa disa të akuzuarve, në lëndë të njëjta, nuk ju pranohej garancia e ofruar, bashkë të akuzuarve tjerë ju nevojitej shumë më tepër kohë dhe shumë më tepër mjete në emër të garancisë. Posaçërisht habit sjellja e gjykatësve hetues. Gjithmonë kur bëhej fjalë për ndonjë të ashtuquajtur lëndë të madhe, ndërsa nga ana e MPB ishte paralajmëruar qenësorja e lëndës dhe është thënë se MPB pret shqiptim të masës paraburgim, gjykatësit hetues zakonisht shqiptonin paraburgim, pavarësisht nga kushtet ligjore. Sjellja e këtillë e parashtron pyetjen vallë a janë gjykatësit hetues me të vërtetë të pavarur ose punojnë si dorë e zgjatur e policisë dhe e prokurorisë. Nga ana tjetër, Komiteti i Helsinkit vë në pah dukurinë negative e cila u bë praktikë, arrestime dhe shpallje spektakolare të, vetëm të personave të privuar nga liria, si të fajshëm dhe të dënuar qysh para fillimit të procedurës. Në lidhje me praktikën e këtillë është interesant roli i medieve të caktuara, posaçërisht të disa prej atyre elektronike. Policia praktikisht i paralajmëronte marrjet e personave në stacionet policore dhe te gjykatësit hetues. Lindi fenomeni i transmetimeve të drejtpërdrejta të privimit të personave nga liria me duar në pranga se si dërgohen te gjykatësi hetues, duke mos pasur me këtë rast çfarë do qoftë mbështetje juridike, as për lëndën e as më pak për të paraburgosurit. Theksojmë se bëhet fjalë vetëm për persona të sjellë për të cilët aspak nuk është e filluar procedura gjyqësore-hetimore, të cilët në këtë mënyrë shpallen fajtor qysh para fillimit të procedurës. Në këto raste MPB de fakto i instrumentalizoi mediet për realizimin e qëllimeve të veta propaganduese dhe me këtë rast formalisht u përkufizua nga lidhshmëria me mbulimin e organizuar në këtë mënyrë të privimeve nga liria. Por, edhe kjo ishte pak për MPB e cila për raste të caktuara, për të cilat siç dukej ekzistonte interesimi i tyre për promovimin e fajit ende duke mos filluar procedura, ti distribuojë vetë incizimet e veta zyrtare nëpër mediet. Komiteti i Helsinkit poashtu reagoi edhe gjatë verës së vitit 2008 dhe ju drejtua MPB duke pyetur se në sajë të cilës dispozitë MPB gjithmonë personat e privuar, me pranga në dorë i dorëzon te gjykatësi hetues, kur dispozitat të cilat e rregullojnë këtë materie thonë se pranga vendosen vetëm atëherë kur ka rrezik për arratisje të të dyshuarit ose në rast të rrezikut për përdorimin e forcës? Poashtu u parashtrua pyetja se si është e mundshme që gazetar të gjendet rastësisht në momentin e arrestimit të inspektorit tatimor, që është i dyshuar për marrjen e mitës, ndërsa arrestimi të jetë në kafene që është larg 15 kilometra nga Shkupi? Në vend të përgjigjes nga MPB në pyetjen e parashtruar, u shfaq kritikë për punën e Komitetit të Helsinkit me lëvdata tejet të mëdha për aksionet e ndërmarra deri atëherë. Procedimi i mëtejmë i MPB tregon haptazi se ajo nuk ka ndërmend që të heq dorë nga, arrestimet gjithmonë të panevojshme spektakolare, me përdorimin e arrestimeve speciale, të filmuara nga mediet dhe të mbuluara nga gazetarë të seleksionuar dhe ti paraburgos të dyshuarit te gjykatësi hetues si kafshë të rralla ekzotike, të lidhur me pranga, pavarësisht nëse për këtë ka nevojë ose jo. Me sjelljen dhe me konglomeratin e këtillë të veprimit joligjor shkelet prezumpcioni i garantuar me kushtetutë i pafajësisë, përkatësisht vendoset prezumpcioni i fajësisë dhe vetëm personat e privuar nga liria e jo edhe personat e akuzuar që më parë shpallen fajtorë për vepra të cilat mund të dëshmohen vetëm me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor. Komiteti i Helsinkit rikujton Kodin e gazetarëve të Republikës së Maqedonisë ku në parimet e sjelljes qëndron se gazetarët duke e pasur parasysh rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile do ti mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë. Në sajë të këtyre parimeve gazetarët obligohen që në procedurat gjyqësore ta respektojnë parimin e prezumpcionit të pafajësisë dhe të mos e nxisin urrejtjen, dhunën dhe diskriminimin në çfarë do qoftë baze. Komiteti i Helsinkit në vazhdimësi i përcolli privimet nga liria dhe me keqardhje konstaton se në shumicën e rasteve nuk respektohet parimi i prezumpcionit të pafajësisë i cila është njëri nga postulatet themelore të procedurës penale e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut.[1] Masat e posaçme hetimore në legjislativin penal të Republikës së Maqedonisë u futën me qëllimin e vetëm, tërësisht të arsyeshëm, për luftë efikase kundër krimit të organizuar, i cili shpesh herë përdor metoda tejet të sofistikuara për kryerjen e veprave penale. Në zbatimin praktik tek këto masa që nga vetë fillimi u shfaqën lëshime të shumta dhe procedime joligjore nga ana e organeve që i zbatonin të njëjtat. Në numrin më të madh të rasteve masat e posaçme hetimore ishin aplikuar në mënyrë të paligjshme, madje pa parakushtet e nevojshme ligjore për aplikimin e tyre. Kështu, edhe krahas parakushtit ligjor të përcaktuar në mënyrë kumulative për zbatimin dhe pranimin si dëshmi të masave të veçanta hetimore, si për shembull incizimi audio-vizual, në praktikë, në lëndët gjyqësore janë shfaqur fotografi pa zë. Më tej, u ndërmorën masa të posaçme hetimore në lëndë në të cilat nuk kishte 14

15 A naliza e zgjidhjeve për përcaktimin e paraburgimit të sjella nga gjykatat e Maqedonisë në periudhën prill 2004 qershor 2007 e misionit të OSBE-së[3] në Maqedoni sikur vetëm konfirmon se dobësitë për të cilat flet Komiteti i Helsinkit në prononcimet e veta të publikuara janë vetëm vazhdim, për fat të keq edhe keqësim të praktikës së zbatuar disa vite me radhë. Me këtë rast nuk duhet harruar se sipas Seksionit për sundimin e të drejtës të misionit të OSBE-së qëllimi i Analizës ishte që të konstatohet nëse vendimet për paraburgim në gjykatat në shtetin janë të miratuara në pajtim me Ligjin për procedurë penale (LPP) dhe standardet relevante ndërkombëtare siç janë konventa Evropiane për të drejtat liritë fondamentale të njeriut dhe Konventa për të drejtat qytetarë dhe politike e KB. Sa i përket rregullativës ligjore në Analizën thuhet se mund të konkludohet se dispozitat e legjislativit nacional të cilat e rregullojnë paraburgimin janë në pajtim me standardet për të drejtat e njeriut për shkak se midis tjerash masën e konsiderojnë si masë më të ashpër për sigurimin e pranisë së të akuzuarit dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale dhe si të tillë nuk do të duhet të aplikohet në rastet kur me masa shumë më të ashpra mund të arrihet i njëjti qëllim. PARABURGIM PARA GJYKIMIT Analiza e OSBE-së Në shqyrtimet e përgjithshme të analizës flitet se për përdorimin e të tria bazave ligjore për përcaktimin e masës paraburgim nga neni 199(1) nga LPP dhe se sipas rregullës më shpesh thirret në dy ose tre prej tyre. Theksohet edhe tendenca e disa gjykatave (përfshirë aty edhe më të madhën Gjykatë themelore Shkup 1) në pothuajse të gjitha zgjidhjet theksohen të tria bazat. Me këtë rast konstatohet se në shumicën e vendimeve për paraburgim gjykatësit nuk kanë theksuar fakte specifike dhe të qarta në raport me arsyetimin i cili qëndron prapa vendimit të tyre, dhe prej aty fitohet përshtypja se vëmendje e posaçme i është kushtuar vetëm formës dhe procedurës, e jo edhe përmbajtjes. Si praktikë problematike e cila vazhdimisht paraqitet në vendimet e pothuajse të gjitha gjykatave theksohen: mosdhënia e mbështetjes për dyshim të bazuar; mospasje e arsyetimit adekuat të bazave ligjore për paraburgimin dhe mos marrje parasysh e aplikimit të masave alternative. Në Analizën theksohet se 87 përqind nga vendimet e miratuara që janë analizuar të shkallës së parë për përcaktimin e paraburgimit nga ana e gjykatësit hetimor ekzistojnë mangësi të caktuara në pjesën me të cilën do të përkrahej përcaktimi i masës! Ajo që është edhe më tragjike, mungesa e këtillë e arsyetimit relevant, zakonisht paraqitet edhe në vendimet e këshillave gjyqësor të shkal;ës së dytë. Dhe në fund të shqyrtimeve të përgjithshme konfirmohet ajo që e konstatuam edhe ne se gjatë vendim marrjes a do të aplikohet masa e paraburgimit në rastet kur ka dy ose më tepër të akuzuar, gjykatësit nuk kanë arritur të sigurojnë vlerësim individual të rrethanave subjektive për çdo njërin nga të akuzuarit veç e veç. Në kundërshtim me këtë, masa e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit është shqiptuar nën rrethana të njëjta. Në Konkluzione dhe rekomandimet të Analizës si shkaqe se pse vendimet për caktimin e masës paraburgim përveç asaj që duhet të mbështeten në fakte dhe të jenë në pajtim me standardet vendase dhe ndërkombëtare janë theksuar edhe: të shmanget keqpërdorimi i mundshëm i paraburgimit, ose paraburgimi të shfrytëzohet si ndëshkim, paraburgim me qëllim të nxjerrjes së dëshmive; garantimi i zbatimit konzistent të ligjit dhe shmangia e shumicës së mundshme të vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut kundër Qeverisë në të cilat do të konstatohej shkelje e nenit 5(3) të Konventës. grup por vetëm një kryerës ndërsa për veprën nuk është paraparë dënim me burg prej më së paku 4 vjet. Masat e këtilla të paligjshme në shpesh u konfirmuan nga gjykatat e shkallës së parë, me çka të njëjtat janë përligjur ndërsa në sajë të tyre krijoheshin aktvendime ligjore të dënimit, në kundërshtim me nenin 15 paragrafi 2 nga LPP. Gjykatat e apelit më shpesh, menjëherë, i konfirmonin vendimet gjyqësore të bazuara në masat e këtilla të posaçme hetimore që janë ndërmarrë në mënyrë joligjore. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë me vendimin e vet e shleu edhe aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë edhe atë të shkallës së dytë të rastit të njohur Jug, duke theksuar në mënyrë decime se masat e ndërmarra të posaçme hetimore janë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme. Poashtu, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë u prononcua për paligjshmërinë e masave të ndërmarra të posaçme hetimore në rastin e policëve të dënuar të punësuar në kalimin kufitar Deve Bair. Komiteti i Helsinkit vente në pah dhe vë në pah se, duke u nisur nga karakteri i masave të posaçme hetimore si të tilla, se të njëjtat duhet të ndërmerren gjithmonë në pajtim me ligjin dhe parakushtet e përcaktuara në mënyrë të saktë në LPP, për shkak se ato prekin thellë në të drejtat e njeriut. Me ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përcjelljen e komunikimeve (Gazeta Zyrtare 110/08 e datës ), u aplikuan një varg masa penale për zbulimin e të cilave mund të ndërmerret përcjellje e komunikimeve. Kjo ishte bërë pa kurrfarë konsultimi ose analize nga opinioni profesional me thirrje në rekomandimin e ekspertit të jashtëm, të angazhuar si këshilltar i kryeministrit për luftë kundër korrupsionit. Habit fakti që pas këtij ndryshimi, përcjellja e komunikimeve tani mund të bëhet edhe vepra të tilla të imta siç janë: - mashtrim doganor nga neni 278-a të KP, - vjedhje e parave në punë nga neni 354 KP, - shërbesa në punë nga neni 356 të KP, Si dhe formulimi ligjor për vepra të kryera penale përmes mjeteve të komunikimit elektronik, pa përcaktimin e cilave vepra konkretisht. Poashtu, mënyra e lëshimit të urdhrave është shumë më e thjeshtë kështu që, ndonjëherë është i mundshëm edhe urdhër gojor për përcjelljen e ndonjë komunikimi. Kjo jep bazë, për një numër të pabesueshëm të keqpërdorimeve dhe për depërtimin në privatësinë e ndonjë personi, madje jo për vepra të rënda penale, por për çdo gjë.[2] Komiteti i Helsinkit edhe një herë vë në pah se absolutisht e përkrah luftën kundër çfarë do lloji krimi, mirëpo gjithmonë do të përpiqet që ajo luftë të zhvillohet në formën e paraparë me ligj dhe nga ajo të mos hiqet dorë dhe të gjithë të trajtohen në mënyrë të nyejt para ligjit, dhe vetëm dëshmitë e ligjshme të jenë bazë për vendi gjyqësor. [1] Shih analizën Injorimi i vazhdueshëm i parimit të prezumpcionit të pafajësisë të vendosur në Shtojcat e këtij Raporti [2] Më gjerësisht shihe Analizën e ndryshimeve të Ligjit për përcjelljen e komunikimeve dhe Ligjit për procedurë penale E drejta për respektimin e privatësisë në Maqedoni të vendosur në Shtojcat e këtij Raporti. [3] Misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup, mars i vitit

16 Srasho Angeleski 16 SFIDA E MIRATIMIT TË POLITIKËS GJITHËPËRFSHIRËSE ANTIDISKRIMINUESE DHE LEGJISLATIVI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Politika anti-diskriminuese dhe legji slacioni i çdo shteti patjetër du het ti reflektojë rrethanat shoqë ro ro-politike të cilat ekzistojnë në shoqërinë e saj dhe të paraqes përgjigje origjinale ndaj problemeve dhe sfidave reale, vëzhguar nga perspektiva antidiskriminuese. Për tu realizuar ky qëllim para së gjithash nevojitet hulumtim gjithëpërfshirës empirik i bërë nga të gjitha perspektivat kyçe dhe e fokusuar mbi të gjitha lëmit dhe çështjet kyçe të vëzhguara nga perspektiva e nyejt antidiskriminuese. Ky aksion (përfshirë edhe përpilimin e ligjit të ri gjithëpërfshirës antidiskriminuese), nga ana e vet, kërkon dialog përkatës, të sinqertë dhe të shëndoshë në nivel kombëtar në të cilin janë përfshirë të gjithë subjektet kyç (përkatësisht të gjithë organet relevante shtetërore, kuvendi kombëtar, bashkësia akademike, bota e organizatave joqeveritare dhe opinioni më gjerë i përgjithshëm), i cili (nga ana tjetër) duhet paralelisht të shihet dhe të shpijë në kontekstin më të gjerë në lidhje me implementimin e Parimeve të Parisit të Kombeve të Bashkuara për institucionet kombëtare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Vallë a i nevojitet Republikës së Maqedonisë ligj i posaçëm dhe gjithëpërfshirës antidiskriminuese apo jo? Poqese është jo, atëherë pse? Poqese është po, atëherë si duhet të duket ai? Çfarë duhet të jetë përmbajtja e tij? Kjo është pyetje, përkatësisht kompleks i pyetjeve, në lidhje me të cilën/me të cilat, gjatë disa viteve të fundit ekzistonin mendime dhe pikëpamje të ndryshme midis të gjitha subjekteve kyç të vendit, përfshirë aty posaçërisht botën e organizatave joqeveritare në shtetin dhe organet relevante shtetërore. Në rastin e RM, sigurimi i konsensusit të gjerë midis të gjithë aktorëve kyç të vendit në këtë pikëpamje nuk ishte dhe ende nuk është ndonjë ushtrim i lehtë, dhe e njëjta deri tani përfundon në mungesë (të pa qëllimshme) nga një follow-up përkatës të të gjitha iniciativave të deritanishme për përpilimin e një ligji të tillë, përkatësisht disperzimi dhe fragmentarizimi i fokusit dhe qëllimit kryesor, të cilët janë të përbashkët për të gjithë aktorët kryesor të thirrur për dizajnimin e përgjigjes antidiskriminuese të Republikës së Maqedonisë. Në dritën e kësaj që është theksuar më lartë, ky punim është ndarë në dy pjesë: pjesa e parë paraqet një prezantim të shkurtër komparativ të përpjekjeve/iniciativave të deritanishme për përpilimin e ligjit antidiskriminuese në Republikën e Maqedonisë; pjesa e dytë ka të bëjë me punën e deritanishme të Grupit Punues për draftin e ligjit antidiskriminuese. Punimi përfundon në formën e komenteve përfundimtare dhe të rekomandimeve për aksionin e ardhshëm në këtë pikëpamje. Prezantim kritik komparativ i aksionit të deritanishëm vendas për përpilimin e ligjit antidiskriminues Draft ligjet e para antidiskriminuese në RM ishin të përpiluara gjatë vitit 2004 nga Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë dhe Qendra Maqedonase për bashkëpunim Ndërkombëtar. Këto dy propozim ligje ju dërguan Qeverisë së RM, por të njëjtit nuk arritën deri të instanca përfundimtare legjislative për shkak të mungesës të konsensusit më të gjerë për të njëjtit. Për përmbajtjen e këtyre dy draftligjeve u konsultua misioni i ODIHR/OSBE-së, mendimi i së cilës përkatësisht rekomandimi kyç, shkurtimisht, sillet në konstatimin: Ky dokument përmban indikatorë të dobishëm në lidhje me lëmin e interesimit, të cilat projektet e ardhshme të ligjeve duhet ti marrin parasysh; njëri nga kriteret sillet në faktin që,

17 shkalla deri në të cilën legjislacioni është efikas në sigurimin e të drejtave të dëshiruara; ligji patjetër duhet të jetë i mundshëm për implementim të plotë dhe të qartë; realizimi i këtij qëllimi kërkon legjislacion, që është konkret, ne vlerësim të qartë të kontekstit social dhe të pasojave financiare të shtetitimplementues [1]. Mungesa e follow-up të njëmendët dhe të gjerë të iniciativave të përmendura më lartë fillimisht ishte reflektuar qartë në Konkluzat Finale të Projektit (i financuar nga Fondacioni Instituti shoqëria e hapur Maqedoni fondacioni Soros) të titulluara Vlerësimi i potencialit të sundimit të mirë në Republikën e Maqedonisë, të cilat e përfshinë lëmin e antidiskriminimit, por duke mos bërë me këtë rast asnjë referencë ndaj atyre paraprake, përkatësisht ndaj dy projekt-ligjet nga kjo lëmi të përmendura më lartë. Më konkretisht, me njërin nga këto konkluzioneve vetëm rekomandohet përpilimi dhe miratimi i ndonjë dokumenti konzistent strategjik kundër diskriminimit në RM për të drejtat e qytetarëve dhe ligj i posaçëm për të drejtat e qytetarëve për mbrojtje nga diskriminimi. Ky konstatim kryesor është i mbështetur në bazë të një vargu të vërejtjeve përfundimtare, nga të cilat, njëra prej tyre konfirmon se në Republikën e Maqedonisë nuk është bërë asnjë hulumtim gjithëpërfshirës në pikëpamje të reformave dhe llojeve të diskriminimit në shtetin tonë, në pajtim me punën hulumtuese relevante në shtetet anëtare të BE [2]. Në lidhje me këtë projekt (të theksuar më lartë) të Fondacionit Soros është interesant fakti që aktivitetet projektuese aspak nuk e kanë marrë parasysh punën që ishte filluar të (në ndërkohë, në vitin 2008 të themeluar) Grupit punues për përpilimin e projekt-ligjit për antidiskriminim nën udhëheqjen e Ministrisë së punës dhe politikës sociale (MPPS). Në këtë pikëpamje, interesante dhe relevante (e sipas meje, edhe shumë kundërthënëse dhe jo konsekuente) janë rekomandimet kyç të këtij Grupi punues, në të cilat përmbahen (midis tjerash) faktet/konstatimet vijuese[3] : Analizat kritike lëndë e të cilave është fenomeni i diskriminimit në shoqërinë tonë edhepse nuk mund të thuhet se janë të shpeshta, gjithëpërfshirëse dhe me themel udhëzojnë në faktin e pamohueshëm se mungon niveli i duhur i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve nga sjellja diskriminuese në lëmi të ndryshme dhe në sajë të bazave të ndryshme. Gjendjet e këtilla janë karakteristike për shtetet që janë në fazën e tranzicionit, siç është Republika e Maqedonisë, në të cilat janë shpërbërë vlerat e rendit të mëparshëm shoqëror, ndërsa të rejat ende nuk janë ndërtuar tërësisht, me normat e nevojshme për funksionimin efikas në praktikë. Edhe përkundër numrit të madh të ligjeve të cilat i trajtojnë çështjet nga lëmi i diskriminimit, rezultatet e pritura në asgjësimin e shkaqeve mungojnë. Republika e Maqedonisë nuk ka kornizë të rrumbullakësuar legjislative për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve nga diskriminimi në sajë të bazave të ndryshme. Me një fjalë, nuk ekziston dokument konzistent strategjik me qëllime dhe detyra të saktësuara afatgjate. Poashtu, nuk është sjellë as ligj i posaçëm për mosdiskriminim me të cilin do të rregulloheshin aspektet më qenësore në këtë lëmi. Është tejet e nevojshme të ceket edhe fakti se në Republikën e Maqedonisë nuk ka të ndërtuar sistem të tërësishëm të mekanizmave dhe të mjeteve juridike për procesuimin e rasteve të caktuara të diskriminimit, kur, si kryerës paraqiten individë ose organe shtetërore pa të cilat nuk mund të sigurohet mbrojtje efikase e të drejtave të rrezikuara të qytetarëve dhe për zhdëmtimin e dëmeve të pësuara. Njohuritë tregojnë se dukuritë e sjelljes diskriminatore janë më të përhapura në lëmit e jetës shoqërore të cilat janë posaçërisht të rëndësishme dhe të ndjeshme për realizimin e të drejtave të qytetarëve. Domethënë, më shpesh të përmendura janë: punësimi dhe të drejtat që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, gjyqësia, shëndetësia, arsimi, administrata publike e ngjashëm. Kategoria më e rrezikuar nga sjellja diskriminuese janë personat nga shtresat më të ulëta sociale të cilët krahas statusit të pa lakmueshëm material, më shpesh janë edhe me nivel më të ulët arsimor. Poashtu, posaçërisht brengos ajo që viktima të diskriminimit janë edhe kategoritë më të lëndueshme në shoqërinë: fëmijët, gratë, personat e moshuar, personat me invaliditet. Ka deklarime edhe për diskriminim në sajë të përkatësisë etnike ose fetare dhe në sajë të përcaktimeve politike. Segmenti i lartë theksuar që është nxjerrë nga Informacioni i Grupit punues jep bazë shumë të qartë dhe prapavijë për parashtrimin e pyetjeve vijuese (midis tjerave): - Në sajë të cilit hulumtim janë bërë konstatimet e përmendura më lartë të këtij Grupi punues?[4] ; - Cila është domethënia e formulimit nuk ka asnjë dokument konzistent me të cilin në mënyrë të saktë janë përfshirë qëllimet dhe detyrat afatgjate? - Cilat janë trupat relevante ndërkombëtare në pikëpamje të nevojës nga përmirësimi i dispozitave tona me dispozita antidiskriminuese, të theksuara në Informacionin e Grupit punues? Edhe në këtë pikëpamje, më me rëndësi është, nëse Grupi e ka marrë parasysh mundësinë nga paraqitja e sjelljes diskriminuese nga ana e nëpunësve policor dhe/ose nga ana e nëpunësve zyrtar nga burgjet? Përkatësisht, vallë a janë marrë parasysh të gjitha instrumentet relevante të Këshillit të Evropës e posaçërisht të EKRI-t[5]? Prezantim i Mendimeve të OSBE- ODIHR-it dhe të Komisionit Venecian në pikëpamje të projekt ligjit të përpiluar nga Grupi punues Pas përpilimit të të parit projekt-ligj antidiskriminues të tij, Grupi punues pranë MPPS ka kërkuar (në muajin maj të vitit 2008) mendim nga OSBE-ODIHR-i për tekstin e projekt-ligjit, dhe kërkesë e tillë e ngjashme i është dërguar edhe Komisionit Venecian pranë Këshillit të Evropës. Në momentin kur ODIHR e ka përpiluar mendimin e tij, Grupi punues (në muajin shtator të vitit 2008) ka bërë një version të azhurnuar të projekt-ligjit. Në këtë kontekst, përkatësisht, duke pasur parasysh dinamikën e këtillë rreth zhvillimit të projekt-ligjit, ODIHR dhe Komisioni Venecian kanë bërë një vizitë të përbashkët pune ( fact-finding mission ) në Shkup prej nëntor të vitit 2008, pas së cilës, ata (gjatë muajit dhjetor të vitit 2008) i kanë dërguar mendimet/komentet e tyre individuale në pikëpamje të versionit të shtatorit të projektligjit[6]. 1. Rezyme e Mendimit të ODIHR-it Në komentin e vet, misioni i OSBE-ODI- HR-it i thekson posaçërisht këto (midis tjerave) poenta vijuese: Edhe përkundër aspekteve pozitive të projekt-ligjit, i njëjti prapëseprapë përmban edhe disa dobësi serioze. Në përgjithësi, organizimit re seksioneve duhet t ju kushtohet më shumë vëmendje. Më konkretisht, disa dispozitave më pak të rëndësishme ju paraprijnë dispozita më të rëndësishme duke mos ekzistuar ndonjë shkas të dukshëm për këtë. Disa definicione janë përcaktuar në mënyrë të ndërlikuar. Disa fraza nuk korrespondojnë me terminologjinë familjare nga e drejta e BE në lëmin e barabarësisë. Tejet është me rëndësi që konceptet dhe termet kyç në tekstin origjinal të Maqedonisë të jenë në pajtim me terminologjinë e saktë nga direktivat e BE në lëmin e barabarësisë, me qëllim që të shmanget konfuzioni në gjykatat, midis organeve administrative, punëdhënësve, dhënësve të shërbimeve dhe qytetarëve. Lista e gjatë në pikëpamje të bazave të diskriminimit në nenin 2 është vetë shkatërruese për efikasitetin e vetë ligjit. Nuk është paraparë krijimi i organit të specializuar të barazisë për promovimin e vetë ligjit dhe barazisë dhe mos diskriminimit në mënyrë më të përgjithshme dhe ekzistojnë dyshime në lidhje me efikasitetin e shfrytëzimit të sistemit të Avokatit të popullit si sistem aktiv të paditurit në gjyq. Projekt Ligji është i stërngakuar me definicione të komplikuara dhe listë tejet voluminoze të bazave të diskriminimit. Atij i mungon fokus mbi elementet kyç të diskriminimit dhe pa barazisë në Republikën e Maqedonisë, e kjo dobësi është e përcjellë/ sforcuar me mungesën e trupit të specializuar për promovimin e barabarësisë dhe mos diskriminimit dhe për sigurimin e implementimin e Ligjit. ODIHR e ndan brengën e Komisionit Venecian në lidhje me mangësitë në projekttekstin dhe në vetë procesin e përpilimit të tij. Mungesa e konsultimit të mirëfilltë me Grupin punues të kombinuar,e dobësinë në tekstin i rrënon pohimet se projekt-ligji seriozisht do ti adresojë çështjet në lidhje me diskriminimin. Kjo që është theksuar më lartë madje është e përcjellë me një prezantim të rekomandimeve konkrete për nene të caktuara të vet projekt-ligjit. Vijon prezantim selektiv të këtyre rekomandimeve: - Prioriteti i parë duhet të përbëhet në definimin e formave kyç të diskriminimit, posaçërisht diskriminimi i drejtë për drejtë dhe ai i tërthortë dhe shqetësimi; - Definimi i diskriminimit të drejtë për drejtë duhet të jetë i modeluar në sajë të definicionit në direktivat e BE për barazi; - Dokumentet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare përmbajnë një listë tërësisht të gjatë të bazave të diskriminimit. Për shembull, Neni 14 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) stipulon se Gëzimi i drejtave dhe të lirive të përcaktuara me këtë Konventë do të sigurohen pa diskriminim mbi çfarë do baze siç është gjinia, raca, ngjyra, gjuha, religjioni mendimi politik ose tjetër, prejardhje nacionale ose sociale, asociacioni me pakicë kombëtare, status pronësor ose tjetër. Poashtu, është edhe neni 9 i Kushtetutës, i cili stipulon se: Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, prejardhjes kombëtare ose sociale, bindjet politike dhe fetare, statusit pronësor ose social. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjit. Dispozitat antidiskriminuese në dokumentet kushtetuese dhe ndërkombëtare zakonisht 17

18 Srasho Angeleski interpretohen në relacion me diskriminimin e tërthortë, dhe atëherë zakonisht interpretohen në relacion me diskriminimin e drejtë për drejtë se sa në atë të tërthortë, dhe madje atëherë mund të jenë lëndë e përjashtimeve. Ligji anti diskriminues duhet të jetë i ndërtuar mbi të drejtat e tilla përmes etablimit të infrastrukturës në lidhje me të drejtën dhe politikën e barabarësisë, si dhe përmes fokusimit mbi mbrojtjen e incidenteve identifikuese të diskriminimit të njohura në të drejtën e BE ose të cilat janë me rëndësi të posaçme në shtetin. Me këtë, efekti i plotë i ligjit mund të aplikohet në zhvillimin e mbrojtjes së pjesëtarëve rrezikuar ose të lëndueshëm të shoqërisë. Sipas kësaj, rekomandohet, në kontekstin ku dispozitat (përcaktimet) anti diskriminuese janë risi ligjore, të fillohet me ndonjë listë të shkurtër të bazave, për shembull, ato nga e drejta e BE, duke lejuar plotësime përmes aksionit legjislativ ose interpretimit përmes bazës së statusit tjetër. - Rekomandohet që projekt Ligji të përmbajë listë relativisht të shkurtër të bazave të diskriminimit dhe Qeveria duhet në mënyrë kritike të hulumtojë nëse është e volitshme që të zgjerohet kjo listë në bazë shkakut pas shkakut. - Pjesa e titulluar si Definicione reflekton strukturë konfuze në këtë pjesë të projektligjit Prioriteti i parë duhet të përbëhet në definimin e formave kyç të diskriminimit, posaçërisht diskriminimi i drejtpërdrejtë dhe ai i tërthortë dhe shqetësimi. - Rekomandohet që termet e përdorura në projekt-ligjin, të cilat i reflektojnë konceptet kyç të BE, të koinçidojnë me ato në të drejtën e BE[7]. Shkaku kryesor për këtë rekomandim të ODIHR (midis tjerash është definicioni për shqetësimin. Në këtë kuptim, ODIHR rikujton se, për shtetet e BE, transmetimi i BE-direktivave nuk mund të jetë në mënyrë regresive, përkatësisht, ato nuk mund ta zvogëlojnë nivelin ekzistues të mbrojtjes nga diskriminimi. Në këtë drejtim, është edhe rikujtimi i ODIHR-it se është e nevojshme që veçanërisht të definohet shqetësimi seksual. Kjo që është theksuar më lartë ka të bëjë me segregacionin. Mirëpo, në këtë drejtim, ODIHR rikujton se segregacioni involvon sjellje më serioze nga ajo që në përgjithësi është e pranuar në ligjet antidiskriminuese. Për shembull, nuk është tipike, vepra penale e urrejtjes (hate crime) të jetë e kyçur në ligjet antidiskriminuese, përveç se me përjashtimin kur ekziston përputhje me dispozitat në lidhje me shqetësimin. ODIHR posaçërisht i referohet pjesës së Ligjit të titulluar si Përjashtime nga diskriminimi, (Neni 14), duke e theksuar faktin se, ky nen përcakton një përjashtim të gjerë, të përgjithshëm, posaçërisht kur ekziston bazë objektivisht e arsyeshme në pajtim me...ligjin. Pa marrë parasysh që instrumentet ndërkombëtare, siç KEDNj, përmbajnë lista të përjashtimeve specifike të ndërlidhura me ndonjë të drejtë të veçantë, ato nuk lejojnë përjashtim të këtillë të përgjithshëm. Rekomandohet riformulimi i këtij neni në projekt-ligjin. Në këtë pikëpamje, përmbajtja e Nenit 15, i cili ka të bëjë me përjashtime të veçanta/të posaçme, është brengosje më e madhe e ODIHR-it. ODIHR rikujton se, diskriminimi gjinor dhe racor në të drejtën e BE janë lëndë e shumë përjashtimeve të kufizuara, të cilat janë të interpretuara ngushtë nga ana e Gjykatës Evropiane të drejtësisë. Në dritën e kësaj që është theksuar më lartë, ODIHR në mënyrë plotësuese i bën dy poentat më të përgjithësuara vijuese: - Diskriminimi i drejtpërdrejtë DETYRI- MISHT GJITHMONË DUHET të jetë lëndë e arsyetimeve dhe përjashtimeve të kufizuara, dhe - Qasja në listën e gjatë në drejtim të bazave të diskriminimit inkurajon interesime të ngushta të koncepteve të mosdiskriminimit dhe përdorim ekstensiv të përjashtimeve, gjë e cila është në kundërshtim me qasjen e Gjykatës Evropiane të drejtësisë në pikëpamje të koncepteve dhe përjashtimeve në lidhje me mosdiskriminimin. Në fund, në drejtim të pjesës të titulluar si Kornizë institucionale. ODIHR e jep këtë rekomandim/mendim: Rekomandohet që Qeveria ta merr parasysh etablimin e trupit të specializuar për barazi, i cili mund të ketë rol edhe hetues edhe gjyqësor, në të cilin së paku, poashtu duhet të jetë i aftë edhe të intervenojë në procedurë gjyqësore. Ky trup poashtu duhet të ketë rol të fuqishëm promovuese. Në fund, pa marrë parasysh që ODIHR bën referencë edhe ndaj Parimeve të Parisit të Kombeve të Bashkuara për themelimin dhe funksionimin e trupave nacionale për të drejtat e njeriut, prapëseprapë, në këtë pikëpamje më të qarta janë qëndrimet/mendimet e shfaqura në Mendimin e Komisionit të Venecias, përmbajtja/rezymeja e të cilit është i prezantuar në pjesën e ardhshme të këtij dokumenti. Dhe edhe më me rëndësi, këtu duhet të parashtrohet pyetja kyçe Pse Grupi punues nuk e ka marrë parasysh dhe pse (në mënyrë analoge) nuk e ka reflektuar Mendimin/Komentin e lartpërmendur në drejtim të këtyre dy projekt ligjeve antidiskriminuese?[8] 2. Rezyme e Mendimit të Komisionit të Venecias[9] Mendimi i Komisionit të Venecias është bërë në sajë të standardeve të Këshillit të Evropës, posaçërisht Nenit 14 të KEDNj, Protokollit të saj të 12-të, Kartës evropiane sociale, Direktivat e BE kundër diskriminimit, me vëmendje të posaçme ndaj dokumenteve të EKRI-t (posaçërisht Rekomandimi nr. 7 i vitit 18

19 2002) në lidhje me legjislacionin kombëtar për luftë kundër racizmit dhe diskriminimit racor. Pas konfirmimit të dispozitës kushtetuese për mosdiskriminim, Komisioni posaçërisht e përshëndet vetë përpjekjen për përpilimin e këtij teksti të projekt-ligjit, duke e përshkruar situatën në shtetin tonë me referencë në Raportin e Komisionit Evropian, ku qartë është theksuar se Republika e Maqedonisë nuk ka ligj të përgjithshëm kundër diskriminimit,dhe se kjo është kritikuar nga disa institucione ndërkombëtare, inter alia, Komisioni Evropian dhe EKRI. Në vijë të kësaj është edhe theksi i saj konkret i bërë ndaj deklaratës së para do kobshme të Komisarit (të Këshillit të Evropës) për të drejtat e njeriut: gjendja në shtetin në lëmin e antidiskriminimit lë që shumë gjëra të dëshirohen, dhe është e nevojshme bazë më e mirë ligjore antidiskriminuese, si dhe ndërmarrje e aksionit konkret qenësor në këtë sektor. Sipas komenteve të përgjithshme të Komisionit: Projekt-ligji është i strukturuar mirë dhe i ndarë në 8 pjesë, gjithsej 35 nene. Mirëpo, një pjesë e konsiderueshme e çështjeve mbeten problematike, që e bëjnë projekt-ligjin para së gjithash një copë të ndërlikuar legjislative, tërësisht abstrakte dhe të përgjithshme, duke lënë shumë hapësirë për diskrecion, dhe i cili, në këtë fazë, nuk do ti kishte përmbushur standardet ndërkombëtare. Poashtu, ekzistojnë edhe dyshime se projekt-ligji (në këtë përmbajtje) do të kishte qenë i implementuar dhe operacionalizuar në mënyrë efikase dhe në këtë mënyrë ai faktikisht do ta kishte reduktuar diskriminimin në shtetin. Vetë natyra e lëndës se antidiskriminimit kërkon (nga ana e vet) rishqyrtim plotësues, të posaçëm dhe të përgjithshëm të procesit dhe të teknikës se miratimit të legjislacionit, si dhe në lidhje me implementimin e vetë ligjit. Pjesa e përgjithshme e Mendimit mandej është e përcjellë me pjesë të veçantë të komenteve konkrete lidhur me nene të caktuara, përmbajtja e të cilave në përgjithësi është e ngjashme me ato të parashtruara nga ODIHR. Në këtë pikëpamje, kjo pjesë (si rezyme) sillet në rekomandimet vijuese: - Projekt ligji duhet të bëhet në mënyrë më të qartë dhe më precize; - Duhet në mënyrë eksplicite të stimulohet se, ndalesa e diskriminimit vlen për të gjitha organet fizike dhe private; - duhet të përmirësohet definicionet në draftin, posaçërisht ato në pikëpamje të diskriminimit të drejtë për drejtë dhe të tërthortë, aksioni pozitiv, bara e dëshmimit; - të revidohen termet në lidhje me përfshirjen e aplikimit të vetë ligjit; - nevojitet të zvogëlohen përjashtimet dhe të aplikohet parimi i përgjithshëm i proporcionalitetit; - të përforcohet sistemi institucional për implementimin dhe monitorimin e ligjit, që është e rekomanduar përmes etablimit të një trupi të specializuar për antidiskriminim në pajtim me rekomandimet nga EKRI. Në mënyrë alternative, duhet të përforcohen kompetencat dhe resurset e Ombucmanit mbi atë, që në këtë moment është paraparë me projekt-ligjin; - të përpilohet memorandum sqarues ose ndonjë lloj tjetër i tekstit autoritativ në pikëpamje të mënyrës, në të cilën ligji (do të) duhet të interpretohet dhe të zbatohet; dhe - të harmonizohet projekt-ligji me pjesët tjera relevante të legjislacionit përmes krijimit të amendamenteve përkatëse, si dhe në projekt-ligjin të aplikohen referenca kryqëzuese (cross-references) ndaj ligjeve tjera relevante. Si konkluzë në lidhje me këtë pjesë të punimit, menjëherë mund të parashtrohet pyetja Pse Grupi Punues e ka injoruar Mendimin/Komentin e OSBE-ODIHR-it të theksuar më lartë në lidhje me dy projekt-ligjet e para për antidiskriminim, për shkak se nëse kjo ka qenë kështu, njëlloj do të shfrytëzohej si lesson learnt shumë e mirë në pikëpamje të të njëjtave çështje, për të njëjtat janë dhënë rekomandime të njëjta dhe/ose të ngjashme [10]. Kjo, si formë e disperzimit të përpjekjes kombëtare për përpilimin e legjislacionit për antidiskriminim & politikë tanimë është e nxitur edhe në Mendimet parakusht të prezantuara të ODIHR dhe të Komisionit Venecian. Komente përfundimtare & rekomandime për punën e ardhshme mbi projektligjin Në dritën të gjitha poentave të prezantuara paraprakisht, është përkatëse të konkludohet, përkatësisht të supozohet se versioni i ardhshëm i projekt-ligjit nga ana e Grupit Punues do ti ketë të mishëruara & në mënyrë përkatëse të reflektuara të gjitha rekomandimet konkrete të cilat i përmbajnë dy mendimet paraprakisht të prezantuara. Mirëpo, do të kishte qenë gabim nëse edhe gjatë pas mendimit nuk ekziston qasje e mirëfilltë dhe gjithëpërfshirëse në raport me kompleksin e rekomandimeve/komenteve të theksuara më lartë. Në këtë pikëpamje, rekomandohet që para së gjithash Grupi Punues gjatë revidimit të projekt-ligjit posaçërisht ta ketë parasysh rekomandimin kyç të OSBE- ODIHR-it: Sigurimi i tekstit të azhurnuar, i cili para së gjithash do ti përmbush së pari katër parakushtet kryesore të theksuara më lartë për legjislacion efikas antidiskriminues. Nënkuptohet, është absolutisht e nevojshme, gjatë kryerjes së revizionit të lartpërmendur potencial të tekstit, gjithmonë të bëhet dallim i qartë midis natyrës juridike dhe përmbajtjes mes instrumenteve juridike të miratuara në Këshillin e Evropës, ku Republika e Maqedonisë ka status të fuqiplotë 19

20 Srasho Angeleski (nga njëra anë) dhe direktivat në këtë lëmi të BE (ku Republika e Maqedonisë ka status të shtetit-kandidat për anëtarësi fuqiplote, me specifikat e veta unikale në kuadër të sistemit juridik të Bashkësisë/Unionit (nga ana tjetër). Tejet është me rëndësi cili instrument, nga cila Organizatë, vijohet dhe zbatohet gjatë revizionit/përmirësimit të pjesës konkrete të projekt-ligjit. Kjo është e konfirmuar qartë edhe në Mendimin e theksuar më lartë të Komisionit të Venecias: Komisioni i Venecias thekson posaçërisht se Mendimi i tij nuk duhet të shihet si përpjekje për vlerësim në pikëpamje të çështjes nëse projekt-ligji paraqet implementim i plotë dhe i drejtë i Direktivave (të BE) 2000/43 për diskriminimin racor dhe 2000/78 për trajtim të barabartë në punësimin dhe trajnimin, në pajtim me kriteret e të drejtës së BE. Në mënyrë analoge, kjo çështje është jashtë nga domeni i punës së këtij Komisioni. Pra, në rastin e standardeve të Këshillit të Evropës, të gjitha instrumentet e ratifikuara nga ana e shtetit tonë, automatikisht bëhen pjesë përbërëse e legjislacionit tonë vendas. Në këtë kontekst gjendet edhe nevoja për azhurnimin paralel të Informacionit (të përpiluar nga Grupi Punues) në pjesën e standardeve ndërkombëtare, me inkorporimin e (para së gjithash) rekomandimeve të Komisionit Evropian (pranë Këshillit të Evropës) për luftë kundër Racizmit dhe Mos tolerancës EKRI dhe shqyrtimin integral e vlefshmërisë dhe relevancës së këtyre standardeve, të cilat janë të dizajnuara për asistencë ndaj shteteve gjatë përpjekjeve të tyre për dizajnimin dhe implementimin e politikës dhe legjislacionit të tyre pikërisht në lëmin e antidiskriminimit. Domethënë, kjo nuk është vetëm Rekomandimi nr. 2 i EKRI-t (që është përmendur edhe nga ana e Komisionit të Venecias në Mendimin e tij të theksuar më lartë) por janë njëlloj relevante pothuajse të gjitha rekomandimet tjera të këtij trupi të specializuar[11]. Do të kishte qenë në përputhje dhe shumë e dobishme nëse të menduarit eventual më i thellë i Grupit Punues në lidhje me Rekomandimin nr. 2 për Trupat e specializuara për luftë kundër racizmit, ksenofobisë dhe mostolerancës në nivel kombëtar të jetë e vendosur në korniza të ndonjë diskutimi ekspertësh në plan nacional shumë më të gjerë në lidhje me parimet e Parisit të Kombeve të Bashkuara ( tanimë të përmendura në dy Mendimet e përmendura më lartë në kontekst të rekomandimit të tyre në etablimin e trupit të posaçëm në këtë lëmi). Më tej, gjatë aplikimit të direktivave tashmë të njohura të BE në këtë lëmi, është e nevojshme që gjithmonë të kihet parasysh fakti për natyrën, qëllimin, përmbajtjen dhe aplikimin në kontekst të kësaj Organizate. Paralelisht me këtë, do të kishte qenë e dobishme poqese merren parasysh edhe zhvillimet më të reja relevante në kuadër të Unionit Evropian: propozimi më i ri i Komisionit për miratimin e direktivës së re për trajtim të barabartë[12] dhe risitë e parapara me Marrëveshjen e Lisbonës të BE (e cila duhet të ratifikohet nga ana e të gjitha vendeveanëtare të BE), posaçërisht inkorporomi i Kartës së BE për të drejtat themelore, rolin dhe kompetencat e reja të Gjykatës Evropiane të drejtësisë, dhe (më me rëndësi) mundësia e qasjes së BE në sistemin e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës (KEDNj). Në këtë pikëpamje, patjetër duhet të përmendet edhe Agjencia tashmë e themeluar e BE për të drejtat themelore dhe mundësitë për çdo involvim të saj eventual dhe përkatës në zhvillimin e mëtejmë të projekt-ligjit (për shembull, kërkimi i mendimit/ komentit të saj në pikëpamje të versionit final të projekt ligjit dhe/ose ngjashëm). Këtu, nënkuptohet, gjendet edhe çështja, përkatësisht fenomeni në lidhje me diskriminim e shumë shtresor, që poashtu do të duhej marrë parasysh në mënyrë përkatëse nga Grupi Punues[13] madje edhe në këtë fazë të përpilimit të projekt-ligjit. Në dritën e të gjitha poentave dhe mendimeve të parashtruara më lartë, poashtu, posaçërisht duhet të theksohet rëndësia e madhe praktike e idesë për përpilimin e ndonjë memorandumi sqarues ose ndonjë lloj tjetër të tekstit autoritativ në pikëpamje të mënyrës në të cilën ligji (do të) duhet të jetë i interpretuar dhe i zbatuar. Kjo është pika, ku do të duhet të mbështetet korniza kryesore e cila do të sigurojë tekst më të lehtë dhe më konciz të ligjit (në raport me të gjitha rekomandimet konkrete të OS- BE-ODIHRIT dhe të Komisionit Venecian), përmbajtja e të cilit, përveç standardet kyçe ndërkombëtare e posaçërisht Evropiane nga kjo lëmi, do të mund në mënyrë përkatëse ta reflektojë të drejtën relevante preseduese të (aktualisht) të dyja instancat gjyqësore Evropiane, Gjykatës së Strasburgut pranë Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane të drejtësisë i BE. Në fund, ky punim ishte i dizajnuar që ta ilustrojë ndëlikueshmërinë e sfidës së përpilimit të një ligji gjithëpërfshirës antidiskriminues në Republikën e Maqedonisë, duke e theksuar me këtë rast posaçërisht tezën vijuese: për përpilimin e një ligji të tillë nuk janë të nevojshme vetëm seminare dhe grumbullime të mendimeve, por është e nevojshme punë dhe aksion krahasimor analitik i mirëfilltë dhe i shumë anshëm, i fokusuar mbi nevojat reale të shoqërisë së Maqedonisë dhe shtetit në këtë lëmi. E, kjo, e parasupozon më elementaren: ekzistimin e partneritetit të mirëfilltë dhe funksional dhe të dialogut midis të gjithë aktorëve kyç qeveritar dhe joqeveritar, bashkësisë vendase akademike dhe posaçërisht opinionit të gjerë maqedonas. Sa më tepër aktorë të jenë në mënyrë aktive dhe të drejtë të përfshirë në fazën e përpilimit të ligjit aq më të mëdha do të jenë gjasat për implementimin e tij praktik. 20 [1] Shih më detajisht në Mendimin / Komentin origjinal të OSBE ODIHR: Warsaw, 12 March 2008, Opinion-Nr: NDISCR MK/104/2008, (TND), i cili mund të gjendet në ueb faqen [2] I tërë raporti në lidhje me këtë Projekt duhej të kishte qenë në ueb-faqen e Soros Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni: si dhe në ueb-faqen e të njëjtit projekt: ku mund të gjenden më tepër detaje në lidhje me aktivitetet dhe rezultatet e projektit. [3] Shihe Informacionin në këtë temë, që është botuar në ueb-faqen e MPPS: [4] Këtë shihe në raport me konkluzën kryesore të theksuar më lartë nga projekti i Sorosit. [5] Shih më tepër në pjesën përfundimtare të këtij punimi. [6] Ekspertët e ODIHR-it dhe të Komisionit Venecian kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë përpilimit të komenteve të tyre në pikëpamje të projekt-ligjit. Versioni i shtatorit mund të gjendet në ueb faqen e Komisionit Venecian: ; CDL(2008)135 Draft Law on the Protection against Discrimination ( September draft ) of the former Yugoslav Republic of Macedonia [7] Në këtë pikëpamje, poashtu, ODIHR rekomandon të shfrytëzohen edhe definicionet/konceptet e standardeve tjera ndërkombëtare, për shembull Konventa e KB për personat me nevoja të posaçme. [8] Të njëjta dhe/ose shumë të ngjashme janë komentet e OSBE/ODIHR-it në pikëpamje të projektligjet e para të përpiluara nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM dhe Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar. [9] CDL-AD(2008)042 Opinion on the Draft Law on protection against discrimination of the former Yugoslav Republic of Macedonia adopted by the Venice Commission at its 77th Plenary Session (Venice, December 2008), 19/12/2008]. [10] Në mendimin e vet, OSBE-ODIHR vuri në pah gjërat (midis tjerash) vijuese të njëjta : And to this aim, there are four pre-conditions for effective anti-discrimination measures: i. Definitions of unlawful practices which are effective and meaningful; ii. Remedies which provide incentives for voluntary compliance and effective means for change; iii. Procedural law which facilitates presentation of serious claims; and iv. Resources to implement the law It is also recommended that the law defines discrimination and analogous terms: a). to be consistent with the Law on Equal Opportunities; b). to conform to Articles 9 and 10 of the ECHR; c). by reference to specific situations rather than by reference to general concepts; d). to include assumed membership of or association with members of a protected group; and e). to more clearly express defences or justifications for discrimination. [11] EKRI elaboron rekomandime të përgjithshme politike të adresuara për qeveritë e të gjitha vendeve-anëtare të kësaj Organizate. Ato sigurojnë drejtime të detajuara të dizajnuara që të implementohen nga ana e vendim marrësit politik gjatë përpilimit të strategjive kombëtare dhe të politikave në shumë lëmi...deri tani, EKRI i ka miratuar gjithsej 11 rekomandime: Rekomandimin Nr. 1 për luftë kundër racizmit, ksenofobisë, anti-semitizmit dhe mostolernacës ; Rekomandimin Nr. 2 për Trupat e specializuar për luftë kundër racizmit, ksenofobisë dhe mostolerancës në nivel kombëtar (ky rekomandim e thekson rolin e rëndësishëm të trupave të specializuara kombëtare në luftën kundër racizmit dhe diskriminimit racor, dhe e njëjta i vendos parimet themelore në lidhje me statutet, format, funksionet dhe përgjegjësitë e tyre); Rekomandimi Nr. 3 për Luftë kundër racizmit, mostolerancës dhe praktikave diskriminuese kundër Romëve (ajo e inkurajon miratimin e një vargu të masave për luftë në këtë kontekst); Rekomandimi Nr. 4 për Pasqyrimet kombëtare në pikëpamje të përvojës dhe percepcionit në lidhje me diskriminimin dhe racizmin nga pikëpamja e viktimave eventuale (ky Rekomandim i identifikon mënyrat, të cilave, rezultatet e pasqyrimeve/hulumtimeve të tilla mund të shfrytëzohen për shkak të theksimit të problemeve dhe për përmirësimin e gjendjes së viktimave të racizmit dhe të diskriminimit racor, dhe e njëjta siguron drejtime për zbatimin e pasqyrimeve të tilla, përfshirë aty edhe organizimin e tyre praktik dhe aktivitetet e një pas njëshme); Rekomandimi Nr. 5 për Luftë kundër mostolerancës dhe diskriminimit kundër Myslimanëve (ky rekomandim e përfaqëson miratimin e më tepër masave specifike për luftë kundër mostolerancës dhe diskriminimit mbi bashkësitë myslimane, përfshirë aty edhe masat kundër stereotipeve armiqësore, paragjykimeve dhe akteve diskriminuese); Rekomandimi Nr. 6 për Luftë kundër përhapjes se materialit racist, ksenofobik dhe anti semitik përmes internetit (ky Rekomandim kërkon nga qeveritë që ti ndërmarrin masat e nevojshme, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim të veprimit efikas kundër përdorimit të internetit për qëllime raciste, ksenofobie dhe anti-semitike); Rekomandimi Nr. 7 për Legjislacion kombëtar për luftë kundër racizmit dhe diskriminimit racial (ky Rekomandim i përmban elementet kryesore, të cilat EKRI i konsideron si të rëndësishme për karakteristikat e legjislacionit kombëtar të shteteve-anëtare, me qëllim që të sigurojë luftë efikase kundër racizmit dhe diskriminimit racor. Ai angazhohet për miratimin e një trupi gjithëpërfshirës të legjislacionit antidiskriminues, që përmban dispozita në lëmi të ndryshme të të drejtës dhe e cila i mbulon lëmitë, siç janë punësimi, banimi, arsimi, qasja në shërbimet publike); Rekomandimi Nr. 8 për Luftë kundër racizmit gjatë luftës kundër terrorizmit (ky Rekomandim e thekson nevojën që vendet-anëtare të përmbahen nga miratimi i masave antiterroriste të cilat janë antidiskriminuese, domethënë, në sajë të racës, ngjyrës, gjuhës, religjionit, nacionalitetit ose përkatësisë nacionale ose etnike. Ai i thekson përgjegjësitë e shteteve që të reagojnë menjëherë dhe në mënyrë efikas, përfshirë përmes masave ligjore, në raport me aktet ligjore, në raport me aktet e racizmit dhe të diskriminimit racial të cilat rezultojnë nga tensionet e gjeneruara me luftën kundër terrorizmit); Rekomandimi Nr. 9 për Luftë kundër antisemitizmit (ky Rekomandim e reflekton brengën kryesore të EKRI-t në lidhje me rritjen e shpërndarjes së ideve anti-semitike, si dhe rritjen e akteve të dhunës së kryer kundër pjesëtarëve të bashkësive hebraike dhe institucioneve të tyre; ai poashtu sugjeron edhe masa juridike edhe masa politike të cilat shtetet duhet ti ndërmarrin në më shumë lëmi, përfshirë aty edhe legjislacionin penal, arsimin dhe ngritjen e vetëdijes, hulumtimin dhe dialogun mes religjioneve); Rekomandimi Nr. 10 për Luftë kundër racizmit dhe diskriminimit racial në dhe përmes arsimit shkollor (ky Rekomandim u prezanton shteteve-anëtare një pako gjithëpërfshirëse të propozimeve të detajuara dhe praktike me qëllim që t ju ndihmohet qeverive në sigurimin e arsimit të obliguar, të lirë dhe cilësor për të gjithë dhe kuadër cilësor, për shkak të luftës kundër racizmit dhe diskriminimit racial në shkollë dhe për trajnimin e personelit të gjithëmbarshëm arsimor për punë në mjedis multikulturor); Rekomandimi Nr. 11 për Luftë kundër racizmit dhe diskriminimit racial gjatë kryerjes së punëve policore (ky Rekomandim ka për qëllim ti ndihmojë policisë në promovimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë përmes kryerjes përkatëse të punës policore, e i njëjti e mbulon racizmin dhe diskriminimin racial në kontekstin e luftës kundër çdo lloj krimi, duke e përfshirë aty edhe terrorizmin; ai posaçërisht fokusohet mbi profilimit racial, diskriminimin racial dhe sjelljes me motivim të keq racial nga ana e policisë; rolin e policisë në luftën kundër veprave penale raciale dhe monitorimit të incidenteve raciale dhe raporteve midis policisë dhe pjesëtarëve të grupeve minoritare. [12] Sipas Neni 1 të këtij propozimi (Qëllimi): Kjo Direktivë e përcakton kornizën për luftë kundër diskriminimit në sajë të religjioni ose besimit, hendikepit, moshës ose orientimit seksual, me qëllim që praktikisht të implementohet (në shtetet-anëtare) parimi i trajtimit të nyejt në rajonet jashtë nga punësimi dhe profesioni. Më tepër shih në COM(2008) 426 final, 2008/0140 (CNS), Proposal for a COUNCIL DIRECTIVE on implementing the principle of equal treatment between persons irrespective of religion or belief, disability, age or sexual orientation (presented by the Commission), SEC(2008) 2180} {SEC(2008) 2181}. [13] Për shembull, gruaja myslimane mund të has në një përzierje të diskriminimit seksual, etnik dhe religjioz. Hapi i parë në zgjidhjen e këtij lloji të diskriminimit me shumë shtresa është të sigurohet niveli i barabartë i mbrojtjes për të gjitha bazat e diskriminimit. Shih më tepër në ENAR Fact Sheet on Multiple Discrimination (2007), si dhe në Tackling multiple discrimination- practices, policies and laws, (Luxembourg, Office for Official Publications of the European Communities, 2007).

21 Elizabeta Buova Republika e Maqedonisë arrti përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, afrimin ndaj praktikave evropiane, para së gjithash përmes procesit të harmonizimit e legjislativit kombëtar me legjislativin e BE. Pas në decenie të gjatë pune në ngritjen e vetëdijes dhe të negociatave = aktivitete kryesisht të zbatuara në sektorin joqeveritar, Ligji për mundësitë e barabarta të grave dhe të burrave u miratua prej para dy vitesh (në muajin maj të vitit 2006). Ligji, ishte dhe ende është përpjekje serioze për negociata në këtë lëmi dhe për sigurimin e hapësirës për praktikën e mundësive të barabarta. Ligji është mjaft solid në definimin e kufijve të përfshirjes së tij ligjore dhe kornizë institucionale e sistemit. Me të në mënyrë eksplicite involvohet bashkësia lokale, i njëjti ndalon dhe sanksionon. Prapëseprapë, Ligji kurrë nuk arriti të jetësohet tërësisht, që do të thotë se me të u arrit vetëm sukses i kufizuar në aplikimin e perspektivës gjinore në rrjedhat kryesore dhe në ngritjen e vetëdijes. Është evidente, sanksionet e përshkruara u trajtuan në mënyrë absurde edhe nga institucioni amë të njëjtat kurrë nuk u zbatuan ose shqiptuan. Një vit më vonë, pas debatit intensiv dhjetë mujor për projekt ligjin, përmbajtja dhe qëllimi i planit Kombëtar aksionar për barazinë gjinore (PKABGj), me përkrahje të fuqishme nga donatorët, posaçërisht nga UNIFEM, u definua drafti i tij përfundimtar. Mandej, pasi që u shqyrtua sërish dhe u ndryshua me qëllim që të harmonizohet me realitetin e Maqedonisë, plani zyrtarisht u miratua në korrik të vitit 2007, por që nga atëherë dhe deri sot e kësaj dite mbetet vetëm me domethënie deklarative. Në fillim të këtij viti u miratua Plani operativ për vitin 2008 të PKABGj. Përveç disa aktiviteteve të kohë pas njohshme të realizuara nga Ministria e punës dhe e politikës sociale, opinioni më i gjërë nuk është i njohur me zbatimin e Planit Operativ. Me fjalë të tjera, aktivitetet kryesisht ishin të orientuara drejtë buxhetimit gjinor, e njëjta duke mos u përkrahur me aktivitete paralele dhe komplementare në raport me perspektivën gjinore në rrjedhat kryesore. Ngecja me Komisionet për mundësi të barabarta të burrave dhe të grave në nivel lokal është edhe një çështje e cila nuk e merr kujdesin e duhur nga ana e institucioneve të ngarkuara me zbatimin e Ligjit. Konkretisht, kishte një përparim të caktuar në themelimin formal të Komisioneve në nivel lokal. Prapëseprapë, pjesa më e madhe e tyre janë me karakter virtual, rrallë mbajnë mbledhje, madje edhe rrallë ndërmarrin aktivitete për aplikimin e rrjedhat kryesore, me ç rast përparësi u jepet qëllimeve të politikës ditore në nivel lokal. Në raport me Koordinatorët për mundësi të barabarta në nivel qendror, duhet cekur se ato janë caktuar në 13 ministri, dhe të njëjtat edhe janë trajnuar, Poashtu duhet theksuar se të punësuarit në organet publike nuk kanë kurrfarë ose kanë shumë pak njohuri për ekzistimin e koordinatorëve të këtillë dhe për rolin e tyre. Sëkendejmi, theksohet dallimi i krijuar nga mungesa e masave për sensibilizimin e mjedisit në të cilin koordinatorët duhet të punojnë e organeve publike. Në këtë kontekst, ekziston të kuptuarit evident i gabuar që duhet të mënjanohet sa më shpejtë që mundet. Domethënë, koncepti i mundësive të barabarta (përfshirë aty edhe në raport me politikat gjinore) kuptohet plotësisht në mënyrë të gabuar dhe përputhet me mbrojtjen e të drejtave të grave, që është e dukshme nga përbërja e grupit të koordinatorëve vetëm një nga trembëdhjetë koordinatorët është burrë (e njëjta vlen edhe për përbërjen e komisioneve në nivel lokal). Është e dukshme se edhe organet tjera publike siç është Agjencia e nëpunësve shtetëror, Drejtoria doganore, Enti shtetëror i statistikës, Sekretariati për çështje evropiane, Drejtoria e të hyrave publike e kështu me radhë, nuk janë marrë parasysh në raport me caktimin e koordinatorëve për mundësi të barabarta që ose është shenjë e botëkuptimeve të gabuara ose është shenjë e shpjegimit të një anshëm të dispozitave ligjore. Në të njëjtin kontekst, pas pothuajse dy vjet e gjysmë të zbatimit të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe të burrave (i cili përshkruan sanksione, përkatësisht dënime në para për mos zbatimin e Ligjit), në vitin 2008 Ministria kompetente për punë dhe politike sociale nuk mund të caktonte ose të punësonte Përfaqësues për mundësi të barabarta. Duke i marrë parasysh kompetencat, rolin dhe rëndësinë ligjore të këtij vendi të punës dhe faktin që tanimë janë paraqitur parashtresa në lidhje me implementimin e Ligjit në fjalë, plotësimi i këtij vendi të punës është nevojë urgjente dhe parësore. Çështja e grumbullimit dhe të përpunimit të të dhënave të segreguara gjinore ende mbetet e hapur dhje e lënë anësh edhe në vitin Ligji për marrëdhënie punë është ndryshuar duke sjellë pakënaqësinë e madhe të sindikatave dhe të punëtorëve, me pretekst se ndryshimet janë në pajtim me legjislativin e BE; ndryshimet kryesisht kanë të bëjnë me pensionimin dhe gjatësinë e stazhit për burrat dhe për gratë. Është arritur përparim i konsid- KONTEKSTI DHE NGJARJET NË VITIN 2008 NË RAPORT ME BAR5AZINË GJINORE 21

22 Elizabeta Buova 22 erueshëm në kuptim të afrimit dhe të harmon vizimit me BE në raport me aktivitetet e memorandumit të Përbashkët për inkluzion MPI dhe metodës së hapur të koordinimit, Mëritën për këtë e ka sektori OJQ dhe donatorët në raport me koordinimin. MPI është dokument tejet i rëndësishëm dhe heterogjenizmi i institucioneve të involvuara, shoqëria civile dhe donatorët meritojnë lëvdata. Edhe një ngjarje në lëmin e barazisë gjinore është Strategjia për luftë kundër dhunës familjare përpjekje e përbashkët e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, qendrave për punë sociale dhe OJQ sektori, e cila u prezantua para opinionit dhe para bashkësisë donatore në maj të vitit Dokumenti u përpilua në mënyrë sekrete ende mungon transparenca dhe hapshmëria. Në opinion ende nuk ka informacione të mjaftueshme për miratimin e saj. Përveç informacionit për miratimin e saj, nuk ekziston kurrfarë raporti për zbatimin e saj. Gjatë vizitës së Mirjana Dokmanoviq, e angazhuar nga UNDP si eksperte për dhunën familjare dhe analiza e saj e gjendjes sërish u shfaq konkluza e njohur mungon i kuptuari i dhunës familjare si akt i diskriminimit. Siç ishte e shfaqur edhe në planin Kombëtar për harmonizim me acquis communautaire, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi duhej ti dërgohej Kuvendit kah fundi i vitit 2008, gjë e cila nuk u realizua. Prapëseprapë, të gjitha palët e involvuara nuk janë të kënaqura me projekt tekstin e ligjit. Aktivitetet të cilat e karakterizuan tërë vitin janë të ndërlidhura me masat të cilat ishin bashkërisht të aplikuara, të promovuara dhe të përparuara nga Qeveria, Kuvendi dhe sektori joqeveritar, prej të cilave pothuajse të gjitha ishin në lëmin e mbrojtjes së shëndetit të gruas. Domethënë, në Buxhetin dhe programin e Qeverisë u përcaktuan mjete me dedikim për programet për PAP teste, mamografi dhe HPV vaksinë, pa pagesë për popullatën e Maqedonisë. Prapëseprapë, këto masa shëndetësore dhe parandaluese ishin të kapshme vetëm në disa qytete, gjë e cila u kritikua ashpër nga organizatat joqeveritare. Lobi i grave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte mjaft aktiv dhe u angazhua për ndryshime, për zgjerimin e aktiviteteve dhe të programeve dhe për afrimin e të gjitha këtyre mundësive ndaj grave në Maqedoni, posaçërisht ndaj atyre të cilat jetojnë në vijën e varfërisë dhe atyre të cilat janë të ekspozuara në diskriminimin e shumëfishtë. Ministria e shëndetësisë (që të dy ministrat) premtoi dhe filloi të punojë për përmirësimin e gjendjes. Me ardhjen e ministrit të ri (i cili vjen nga partia e cila paraprakisht ishte në opozitë) kishte druajtje të arsyeshme se këto programe do të ndërpriten. Kjo për fat të mirë nuk ndodhi ministri i ri shkoi madje edhe më larg në kuptim të zbatimit dhe të përfshirjes. Qeveria konservatore në pushtet filloi fushatë për promovimin e familjeve me më shumë fëmijë, duke premtuar dhe duke siguruar përkrahje të konsiderueshme sociale dhe financiare për çdo fëmijë të lindur të gjallë të tretë. Kjo masë shkaktoi debate të shumta dhe pakënaqësi nga palë të ndryshme. Kryesisht OJQ sektori ishte ai që vuri në pah në mangësitë e masave të cilat rezultojnë me shkeljen e të drejtave të njeriut. Disa nga mangësitë janë siç vijon: gjatë fushatës dhe masat theksi është vënë mbi familjen dhe atë kryesisht familjen me dy prind; por, prapëseprapë dispozitat konkrete kanë të bëjnë dhe e favorizojnë nënën si shfrytëzuese parësore dhe në mënyrë evidente e lënë pas dore babain si shfrytëzues të mundshëm (posaçërisht në rast të mungesës së mundshme të nënës dhe e drejta që babai të merr ndihmë sociale, duke mos e përmendur situatën anasjelltëse; e drejta për ndihmë financiare të nënës së papunë, duke mos u paraparë e drejta e këtillë e prindit tjetër në rast të papunësisë së tij); theksi është vënë mbi nënat të cilat rregullisht vijnë në kontrolle shëndetësore, me diskriminim të qartë të atyre të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë shkuar në kontrolle të tilla (kushte të këqija financiare, largësia, mungesa e kontrolleve të obligueshme). Popullata të cilës i është dedikuar kjo masë stimuluese është popullata në komunat në të cilat shtimi natyror është nën 2.1 promil, me çka nga përfshirja e kësaj mase përjashtohet një pjesë e madhe e popullatës e cila përndryshe do të kualifikohej si shfrytëzuese e masës së këtillë. Aspak nuk përmenden familjet që kanë adoptuar, ose që dëshirojnë të adoptojnë më tepër fëmijë aty nuk ka masa dhe përkrahje stimuluese; nuk duhet thënë se përjashtohen prindër vetushqyes të cilët adoptojnë fëmijë. Në këtë kontekst nuk janë paraparë masa komplementare për përkrahje y p y p p p j të familjeve pa fëmijë që të adoptojnë fëmijë. Por, prapëseprapë duhet përmendur aplikimin e masës me të cilën këtyre familjeve këtyre familjeve u jepet përparësi në qasjen ndaj programeve të subvencionuara për trajtimin e sterilitetit. Definimi jo përkatës i kësaj mase nga ana e Qeverisë shpien në shkeljen e drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën dhe me disa ligje (Ligji për familjen, Ligji për mundësi të barabarta). Kjo jep përshtypje se bëhet fjalë për aktivitet afatshkurtër pa strategji të menduar mirë

23 ose pa ndërlidhje të saj me kornizën e plotë koherente nga seriali i masave me të cilat përmirësohet gjendja në vendin tonë edhe për burrat edhe për gratë në raport me shëndetin, ndjenjën e prindësisë dhe të drejtën e tyre të zgjedhjes. Prania e donatorëve, koordinimi dhe përpjekjet e tyre të mëdha të cilat ata i bëjnë në këtë fushë janë ende të rëndësishme. E vërteta e vrazhdët është ajo se do të kenë një hapësirë të gjerë për punë, si dhe përfshirje të gjerë të aktiviteteve të cilat duhet të zbatohen. Sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, vitin 2008 e karakterizuan më shumë ngjarje. Elita në pushtet shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, në të cilat sërish e fitoi pushtetin. Prapëseprapë, kësaj radhe Qeveria ka përbërje të ndryshme, përkatësisht ndodhi ndërrimi i partnerit shqiptar në qeverinë e koalicionit. Për herë të parë nga ekzistimi i Republikës së Maqedonisë, si shtet me jetë pluraliste politike, në programin e një partie politike përparimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut definohet si prioritet në punën e partisë. Thënë në përgjithësi, zgjedhjet në cilën do qoftë periudhë sjellin çrregullim të caktuar në shoqëri si dhe debat dhe atmosferë të nxehur në shtet. Pa marrë parasysh faktin se kishte 5000 vëzhgues, si vendas ashtu edhe të huaj, dita e zgjedhjeve e pasqyronte atmosferën e përgjithshme të mos respektimit. U vërejtën të gjitha anomalitë pothuajse në të ndejat vende, gjë e cila rezultoi me kritika të ashpra drejtë të gjitha pjesëmarrësve në zgjedhjet, përkatësisht për praktikat të pa reformuara dhe jo demokratike. Nënkuptohet, të gjitha ngjarjet mund të ndërlidhen me të drejtat e njeriut. Në rezultatet e zgjedhjeve vërehet rënie e pjesëmarrjes së grave në jetën politike. Përkatësisht, kuota prej 30% e garantuar me ligj për partitë, në zgjedhjet paraprake në vitin 2006 solli rezultatin i cili u promovua mjaft në opinionin kuota u tejkalua për 3%. Në këto zgjedhje kuota nuk mbeti në të njëjtin nivel, e njëjta madje edhe nuk u përmbush. Përfaqësimi i tanishëm i grave në Kuvend është më e vogël se 30%, që vetvetiu paraqet zbrapsje. E njëjta ndodh edhe në raport me përbërjen e qeverisë së re. Edhe një dukuri që e shokoi opinionin është rritja absolute e rasteve të paraqitura të pedofilisë sipas numrit të rasteve. Sektori joqeveritar reagoi në mënyrë të ashpër, posaçërisht në rastet e pedofilisë, por duhen shënuar edhe aktivitetet e organeve shtetërore në fazën e zbulimit dhe të përndjekjes. Prapëseprapë, përshtypja e përgjithshme është se ka mungesë absolute e sistemit integral dhe të integruar të përkrahur nga shteti, përmes të cilit do të realizoheshin aktivitete parësisht për parandalimin, si dhe për përkujdesje sociale ndaj viktimave, dhe mungon edhe mirëkuptimi i vërtetë për procedimin në raport me kryerësit. Fundi i vitit u karakterizua me çështjen e ngritur për heqjen e abortit. Gjatë muajit dhjetor, dhe në fillim të vitit të ardhshëm fushata për ngritjen e vetëdijes, fillimisht e realizuar nga disa organizata joqeveritare, mund të vërehej në çdo hap. Pas fillimit të fushatës, menjëherë pasuan deklarata nga një grup i deputetëve më të rinj në Parlamentin e Maqedonisë me proveniencë konservatore, me kritika për politikën e tanishme liberale në raport me abortin, duke theksuar se e njëjta është e pa përgjegjshme dhe e dëmshme për shkallën e shtimit natyror në vendin tonë. Aspak nuk u përmendën politikat preventive për shtatzënitë tinejxhere dhe ndërprerjen e tyre. Ministria e shëndetësisë nuk u përgjigj në kohë në thirrjet publike që lejoi hapësirë për dyshimin se përgatitën amendamente të caktuara në legjislativin që e lejon abortin. Në fund Ministria deklaroi se shqyrtohen mundësitë që qasja ndaj abortit të jetë më e kufizuar dhe më kritike. Në raport me çështjen e abortit dhe shlyerjes së tij, si dhe për aktivitetet promovuese dhe aktivitetet për përkrahjen e fëmijës së tretë dhe të më shumë fëmijëve, ekziston mangësi e dukshme e politikës populluese të mbështetur në dëshmi dhe/ose parashikim të efekteve të dëshiruara. Imponohet konkluza se Qeveria ka ndërmarrë dy ad hoc masa, të cilat në opinion reflektohen si politika populiste tipike për lëvizjet me orientim djathtist, duke shkaktuar zemërim, posaçërisht në rastin e dytë dhe duke kontribuar që palët e interesuara dhe të prekura të dyshojnë në përshtatshmërinë e procesit të krijimit të politikave lidhur me këtë çështje. Vitin 2008 e karakterizuan dy ngjarje të rëndësishme ligjdhënëse: miratimi i Ligjit për arsim të obligueshëm të mesëm dhe Ligji për mësim deri në fund të jetës (arsimimi për të rriturit). Ligji i parë do të ketë ndikesë të rëndësishme mbi një çështje më pak të hulumtuar shkalën e braktisjes së arsimit nga ana e nxënëseve për arsye të ndryshme (jeta në mjedis rural, botëkuptime konservatore dhe fetare, shtatzënia tinejxhere dhe rezultate të dobëta në shkollim) dhe mungesa e masave sistemore dhe sistematike të cilat do tu sigurojnë përkrahje që sërish të kyçen në sistemin dhe të zvogëlohet mundësia të që të gëlltiten nga sektori joformal. Me ligjin për arsim të obliguar të mesëm ofrohet mundësi e madhe për ta mënjanuar një segment të diskriminimit të shumëfishtë të grave dhe vajzave (gratë nga mjediset rurale, pjesëtaret e pakicave kombëtare), ndërsa me Ligjin për mësim deri në fund të jetës vendosen themelet për zgjidhje të vazhdueshme për përparimin e tyre dhe për pjesëmarrje produktive në shoqërinë. Që në të dy rastet, zbatimi i këtyre Ligjeve paraqet problem, me çka, forcohet mendimi se sundimi i të drejtës dhe zbatimi i ligjeve janë hallka më e dobët e zinxhirit. Konkluzë Si konkluzë e përgjithshme, ajo që e karakterizon gjendjen në Maqedoni është harmonizimi dhe zellshmëria në këtë kontekst dhe, në fund hapshmëria e institucioneve ndaj aktiviteteve për harmonizimin me praktikat në BE përpjekje e cila është e definuar si prioritet shtetëror dhe përpjekje zyrtare, që është lëndë e vlerësimit nga BE për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit evropian. Roli i institucioneve shtetërore është tejet i madh. Prapëseprapë, për shkak të kapacitetit të vogël e njëjta mbetet shumë e kufizuar dhe kryesisht është informative. Është krijuar kornizë ligjore dhe janë krijuar parakushte institucionale, por prapëseprapë, ashtu siç është tipike, dhe pa kurrfarë interesi të mënjanohet stereotipi i shtetit që i takon Ballkanit ose Evropës Juglindore, stërzgjatja përkatësisht tranzicionit i tytë e merr tatimin e vet. Dukuria më e përhapur në këtë kuptim është sundimi i të drejtës, mos zbatimi i saj dhe mungesa e përgjithshme e reagimit për gjendjen e këtillë. Përpjekjet në drejtim të barazisë gjinore janë viktima të cilët nuk kanë arritur të bëhen shembull i mirë dhe shëmbëlltyrë e asaj se çka dhe si duhet bërë, ndërsa barazia gjinore ju nënshtrua të njëjtës dobësi. Ardhmëria e barazisë gjinore, aplikimi i perspektivës gjinore në rrjedhat kryesore dhe në buxhetimin gjinor në Maqedoni duhet të shqyrtohet përmes prizmit së gjetjes së metodave, taktikave, strategjive dhe rrugëve për shndërrimin e mjedisit ligjor dhe institucional në realitetin funksional. Puna e sektorit joqeveritar, ende, shihet si fuqi lëvizëse, pa marrë parasysh se decentralizimi dhe transmetimi i kompetencave dhe i përgjegjësive u rrënjos në nivel lokal. Urgjentisht janë të nevojshme drejtime, duke pasur parasysh se konceptet dhe implementimi praktik në rrjedhat kryesore dhe buxhetimin gjinor nuk janë të kuptuara plotësisht. Prandaj, prania e sforcuar e strukturave kombëtare, përkatësisht e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, si institucion prijës në lëmin e barazisë gjinore, dhe bashkëpunim i përforcuar me shoqërinë civile mund të sjell në përpjekje komplementare dhe aplikimin e praktikave përkatëse në nivel lokal. Në rastin e Maqedonisë, çështja kryesore që është objekt i brengosjes edhe më tej është pa aftësia që intencat e mira, deklaratat afirmative dhe dokumentet të shndërrohen në vepra, përkatësisht ekziston nivel i ulët i realizimit dhe/ose zbatim i pjesërishëm. Para së gjithash, mbetet brengosja rreth politikave, aktiviteteve dhe masave që janë miratuar në nivel të teknikës së përkryer në përpilimin dhe konceptualizimin e proceseve, por pa njohuri, të kuptuar dhe/ose vullnet, që në fund të respektohet sundim i të drejtës. 23

24 Hristo Ivanovski edhe një problem tjetër i cili mbetet një kohë më të gjatë mbetet të paraqesë simptome të një sëmundjeje më të gjatë shoqërore. Mediet edhe më tej janë thellë të ndara në vija etnike, ose thënë në mënyrë më të vrazhdët ekziston një e vërtetë poqese ajo është e shkruar në gjuhën maqedonase, tërësisht e vërtetë tjetër poqese është e shkruar në gjuhën shqipe. Pa marrë parasysh se organizohen një numër i madh tribuna, kurse, tryeza të rrumbullakëta, seminare... posaçërisht pas periudhës së sjelljes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, është e dukshme se disa gazetarë (ose redaksi) në vend që ta kërkojnë të vërtetën. Më tepër dëshirojnë të vihen në rolin e mbrojtjes së kauzave kombëtare. Ne dyshojmë se prapa tendencave të këtilla ka edhe ndikesa partiake. Hapësira mediatike 24 MEDIA DHE MEKANIZMA TË KONTROLLIT-LIRIA E RREZIKUAR E MEDIEVE Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e garanton lirinë e të shprehurit dhe të medieve. Si pas të gjitha raporteve dhe analizave relevante të or ga niza tave ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare, si dhe të vëzhguesve vendas, Qeveria, në përgjithësi, e respekton këtë dispozitë kushtetuese. Interneti në Ma qedoni është i lirë, por në te nuk ka qasje një përqindje e madhe nga qytetarët. Brengos ajo që viteve të fundit vazhdimisht ka zmbrapsje në domenin e li rive dhe të drejtave të qytetarëve (e kon firmu ar në raportin e fundit të organizatës joqeveritare me seli në Uashington, të SHBA-ve, Fridom Haus, në të cilin ne jemi në grupin e vendeve pjesërisht të lira ). Dhe kur flasim për këtë fakt të bezdi sshëm se zmbrapsemi me liritë, nuk mund e të mos e theksojmë një paradoks se shteti miraton ligje gjithnjë e më të mira, përkatësisht i harmonizon me legjislativin evropian, dhe në vend që të përparojnë në lëmit e lirisë së medieve dhe të të shprehurit, ata zmbrapsen! Në vend liri, ne për fat të keq vërejmë ndikesë gjithnjë e më të madhe dhe kontroll nga ana e Qeveria mbi mediet elektronike. Brengos edhe partizimi gjithnjë edhe më i madh i medieve dhe ajo nga dy anë e para është se liderët par tiak janë pronarë të medieve dhe e dyta partitë, posaçërisht ato nga push teti, dëshirojnë të kenë kontroll të drejtpërdrejtë mbi mediet. Përveç kërke sës për kornizë juridike për dukuritë e këtilla negative, të cilat drejtpërdrejtë godasin mbi demokracinë e vendit, kon siderojmë se në të ardhmen ekipet redaktuese, posaçërisht kryeredaktorët dhe redaktorët përgjegjës, të jenë çelësi në mbrojtjen e politikës së pavarur redaktuese. Ne para disa muajsh dëgjuam se si një pronar i një TV privat publikisht tha se ai është pronari dhe gazetarët dhe redaktorët do të luajnë ashtu se si ai do ti bjerë muzikës, gjë e cila është qartë se këtu nuk ka hapësirë për politikë të pavarur redaktuese. Përveç këtij infektimi politik të hapë sirës mediatike, do të theksojmë Tregu i medieve në Republikën e Maqedonisë është si livadh i mbushur me lule ka media të shumta dhe të llojllojshme, por kjo nuk do të thotë edhe se ka ambient i cili do të garantojë edhe fer garë në tregun ose lirshmëri nga ndikesat politike. Përkundrazi. Madje, brengos posaçërisht që pronarë të disa TV stacioneve pronar janë liderë të partive politike (TV Kanal 5, A1, Sitell, vetëm si shembuj). Qeveria nuk është pronare e asnjë ga zete, por e ka kontrollin financiar mbi të vetmin servis radiodifuziv tel ev i- zio nin nacional Radio Televizionin e Ma qedonisë. Nuk ka të dhënë të saktë, përkatësisht zyrtare se sa e madhe është shuma e fushatave qeveritare, për katësisht e shpalljeve qeveritare në media. Një gazetë ditore e botoi të dhënën se në vitin 2007 janë shpenzuar 7 milion euro, e kjo shifër as nuk ishte konfirmuar e as demantuar nga Qeveria. Është problematike të gjendet ndonjë shifër më e saktë për shkak se tarifat e medieve nuk janë transparente, e nga ana tjetër ofrojnë edhe lirime të caktuara. Do të kishte qenë mirë kur me këtë çështje do të merrej ndonjë trup ose agjenci, e një mundësi është që të shihet tatimi i paguar për paratë e paguara qeveritare. Gjithsesi financimi qeveritar i medieve përmes fushatave të shumta mbeti njollë e zezë mbi lirinë e medieve, kështu që do të kishte qenë mirë që ky problem në të ardhmen të bëhet tërësisht transparent. Bëhet fjalë për mjete buxhetore, për katësisht për para të të obliguarve tatimor dhe kjo nuk guxon të mbetet sekret. Çudi është që edhe mediet nuk u kapën seriozisht dhe më thellë ta hulumtojnë këtë problem. Zgjedhja e organeve të RTM-së funksio non sipas recetës së vjetër të pro vuar që nga koha e një sistemi tjetër ideolo gjik ato i zgjedh Kuvendi me votat e shumicës. Periudha e tranzicionit për fat të keq nuk solli reforma në RTM e cila vazhdimisht është e ballafaquar me probleme financiare, e sa i përket anës teknologjike është tejet prapa në krahasim me serviset tjera në rajonin. RTM vite me radhë ballafaqohet me probleme të shkaktuara me zgjidhjet kadrovike prapa të cilave më shpe-

25 sh qëndronin partitë në pushtet. Kjo reflektohej në atmosferën e gjithë m- barsh me të shtëpisë, në raportet ndërnje rëzore, të cilat shpesh herë eskalonin deri në konflikte dhe greva, të cilat nuk e kishin vetëm dimensionin social, dhe e tërë kjo rezultonte me rënien e cilësisë së programit. Për fat të keq mund të konstatojmë se RTM është ende larg asaj që duhet të jetë funksioni i tij themelor servis Publik. RTM nuk mund të çlirohet nga ndikesa e partive në pushtet (problem i cili e ka vazhdimësinë e vet), e për këtë metodë të funksionimit u ankua Partia Demokratike e shqiptarëve lideri i së cilës u prononcua se është i bojkotuar nga servisi Publik. Mbulimi, për shembull, i zgjedhjeve të jashtëzakonshme par lamentare të vitit 2008, si dhe të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale që duhet të mbahen në mars dhe në prill të vitit 2009 e konfirmon tezën se RTM i favorizon partitë në pushtet. Ashtu është edhe tani në vitin 2009, me atë që RTM raporton pozitivisht për partitë në pushtet, e shumë më negativisht për partitë në opozitë. Ky është edhe një fakt i cili flet se RTM nuk e kryen funksionin e vet të servisit Publik. Në Republikën e Maqedonisë ka pesë stacione televizive të cilat kanë koncesione kombëtare, përkatësisht e mbulojnë tërë territorin e shtetit. Programe transmetojnë edhe 46 TV lokale dhe regjionale. Këshilli i radiodifuzionit vitin e kaluar në gusht dha edhe 10 leje për televizione satelitore. Në shtet ka edhe dhjetëra ra dio stacio ne private, disa agjenci gazetare, e kohëve të fundit zhvillohen edhe internet portalet. Të gjitha, edhe televizionet edhe gazetat, shikuesve dhe lexuesve ju ofrojnë edhe internet botime. Në mënyrë të pabesueshme të shpejtë zhvillohet edhe blogosfera, gjë të cilën e ndajmë si proces pozitiv. Dhjetë gazetat ditore (shtatë gazetat në gjuhën maqedonase dhe tre në gjuhën shqipe) erdhe më shumë e përmbushin llojllojshmërinë, përkatësisht pluralizmin e hapësirës mediatike. Kryesisht botohen gazeta në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa në vendet e shitjes mund të gjenden edhe gazeta nga bota e jashtme. Në tregun ofrohen qindra revista nga më të ndryshmet, revista politike, botime të specializuara. Por, kjo nuk do të thotë se kemi gazetari të pavarur, e aq më pak se ajo është e zhvilluar dhe se ka standarde të larta. Sipas vlerësimeve të shumta, të cilave ju bashkëngjitet edhe Komiteti i Helsinkit, me keqardhje mund të konstatojmë se ka rënie të vazhdueshme të cilësisë së gazetarisë. Si problem më i madh konstatohet ndikesa partiake te numri më i madh i gazetave ditore, si dhe presioni financiar i Qeverisë. Me një fjalë, pikërisht Qeveria është dhënësja më e madhe e shpalljeve, e cila projektet e veta qeveritare vazhdimisht i boton në gazetat dhe në mediet elektronike. Praktika prapëseprapë tregon se është shumë vështirë ti rezistohet këtij presioni financiar në kushte kur gazetat/mediet ballafaqohen me probleme financiare. Se janë reale druajtjet e gazetarëve për presionet e vazhdueshme të Qe veri së u tregua edhe para do kohësh kur zëdhënësi qeveritar ka kërkuar lista të të gjithë gazetarëve bashkë me numrat e tyre të telefonit dhe me adresat. Ai, madje, edhe ka thënë se nuk e interesojnë gazetarët që shkruajnë për sport domethënë ndikesën dëshirojnë ta kenë te ata të cilët shkruajnë për politikë dhe ekonomi, tema të cilat janë të ndërlidhura me aktivitetet partiake. Për çudi, kjo kaloi vetëm me tërheqjen e kërkesës, por nuk dëgjuam se është ndërmarrë çfarë do qoftë sanksioni ndaj dikujt nga PR ekipi i kryeministrit që ka kërkuar të dhëna nga gazetarët. Për të qenë absurdi edhe më i madh, pikërisht para disa muaj VMRO- DPMNE-ja në pushtet publikisht shpalli gjest të vullnetit të mirë me atë që i tërhoqi 12 aktpaditë kundër gazetarëve. Me sa duket kanë harruar se çka kanë premtuar, dhe sërish bënë përpjekje që të venë kapele mbi gazetarinë, duke dëshiruar me siguri të thonë se kanë intencë që ti kontrollojnë gazetarët. Kështu, së paku e kuptuan gazetarët mesazhin Qeveritar. Ky presion mbi gazetarët filloi të bëhet i dukshëm në qershor të vitit 2008 pikërisht kur kryeministri Nikolla Gruevski publikisht i akuzoi gazetaret korrespodentë nga Brukseli se spe kuloj në me informacione në dëm të shtetit të vet. Mesazhi ishte ata nuk janë patrio te. Dhe, edhe përkundër kritikës së ashpër nga Shoqata e gazetarëve të Maqe donisë, si dhe nga SEEMO, kritikave të Qeverisë ju bashkëngjit gazeta Veçer, e cila, madje, ftoi edhe për varje publike të të tria gazetareve prej të cilave dy punojnë për VAC, ndërsa njëra për TV Kanal 5. Tekstet e këtilla, si ato në gazetën Veçer në të cilat publikisht ofendohen gazetarë dhe personalitete tjera, para së gjithash nga opozita, ose botimi i të dhënave të pa kontrolluara mirë u bë avaz pothuajse në të gjitha mediet, e imponojnë nevojën nga rregullim të përpiktë. Gjithsesi se këtu ka vend për ndryshime, posaçërisht për depolitizimin e mëtejmë të Këshillit të Radiodifuzionit, mandej është për punë shumë më transparente të shtëpive televizive në pjesën e marketingut. Por, korniza së paku është e vendosur. Pasqyra te mediet e shtypura është krejtësisht e ndryshme dhe kryesisht i është lënë sistemit të vetë rregullimit. Sistemi i këtillë gjithsesi se duhet të ekzistojë, Kodi i gazetarëve patjetër duhet të respektohet, por parashtrohet pyetja çka nëse ai shkelet. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) që është gjithnjë e më aktive dhe Këshilli i saj i nderit, deklarojnë se gazetarët shpesh herë botojnë tekste edhe përkundër faktit se nuk i kanë kontrolluar në sasi të duhur. Një pjesë janë shkruar nën presionin e redaktorëve, e një pjesë jo. Kush do ti ndëshkojë redaktorët në rastet e tilla? 25

26 Hristo Ivanovski Ja se çka thonë nenet për shpifjen dhe fyerjen në Kodin penal: Shpifje Neni 172 (1)Ai i cili për tjetrin nxjerr ose deklaron diçka të pavërtetë që është e dëmshme për nderin dhe shëmbëlltyrën e tij, do të dënohet me dënim në para ose me burg deri në gjashtë muaj. (2)Nëse vepra nga paragrafi 1 është bërë përmes shtypit, radios, televizionit ose në tubim publik, kryerësi do të dënohet me dënim në para ose me burg deri në një vit. (3)Nëse ajo që është e pavërtetë e që shfaqet ose shpërndahet është me rëndësi të tillë që ka sjellë pasoja të rënda për të dëmtuarin, kryerësi do të dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. (4)Nuk do të dënohet për shpifje i akuzuari poqese e dëshmon vërtetësinë e pohimit të tij ose poqese ka shkak të bazuar të besojë në vërtetësinë e asaj të cilën e ka thënë ose shpërndarë me thënie. (5)Ai i cili për tjetrin në mënyrë të rreme shpreh ose shpërndan me thënie se ka bërë vepër penale për të cilën bëhet përndjekje në sajë të detyrimit zyrtar do të dënohet për shpifje nëse ka pasur shkak të bazuar të besojë në vërtetësinë e asaj të cilën e ka shfaqur ose shpërndarë me thënie, poqese thënia ose shpërndarja me thënie nuk është bërë sipas kushteve nga neni 175 paragrafi 2. Vërtetësia e faktit se dikush ka bërë vepër penale për të cilën bëhet përndjekje në sajë të detyrës zyrtare mund të dëshmohet vetëm me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, e me mjetet tjera të dëshmimit vetëm nëse përndjekja ose gjykimi nuk është i mundshëm ose nuk është i lejuar. Fyerje Neni 173 (1)Ai që do ta fyejë tjetrin, do të dënohet me dënim në para ose me burgim deri tre muaj. (2)Nëse vepra nga paragrafi 1 është bërë përmes shtypit, radios, televizionit, postës elektronike ose mjet tjetër të informimit publik ose në tubim publik do të dënohet me dënim në para ose me burgim deri në gjashtë muaj. (3) Ai që tjetrin publikisht do ta ekspozojë në tallje përmes sistemit informatik për shkak të përkatësisë së tij në ndonjë bashkësi të caktuar, grup etnik ose racor ose përcaktim fetar, do të dënohet me dënim në para ose me dënim me burg deri në një vit. Vitin e kaluar në Maqedoni janë reali zuar madje 160 raste për shpifje, gjë e cila gjithsesi tregon se në çfarë ambienti punojnë gazetarët. Praktikë e keqe është që fajin nuk e marrin redaksitë, por më shpesh ai hidhet vetëm në shpinën e gazetarit, e pikërisht gazetarët nuk kanë mekanizma të mjaftueshme për mbrojtje. Na gëzon ajo që vazhdimisht rritet numri i gazetarëve të paditur në gjyq për shpifje, më së shpeshti nga politikanë dhe persona financiarisht të fuqishëm, për shkak se kjo tregon qartë se është rritur presioni mbi gazetarët. Kishim për shembull rast me një korrespodent nga Velesi i një radio stacioni i cili është paditur vetëm sepse ka transmetuar qëndrime nga pres konferenca, gjë e cila është obligimi i tij. Poqese ekziston ideja që gazetarët vetëm të kontrollojnë se çka dikush ka thënë, atëherë me të vërtetë humbet kuptimi i profesionit gazetaresk. Prandaj në vend të rrahjes me kërbaç, në të ardhmen do të duhet të vendoset të vendoset bashkëpunim me pushtetin gjyqësor përkatësisht me Prokurorinë, përkatësisht këto të janë organet të cilët do ta përcjellin informacionin gazetaresk, ose dyshimin në ndonjë gjë. Kështu edhe sistemi do të jetë edhe më i drejtë dhe shoqëria do të tregojë vetëdije për nevojën e kërkimit të të vërtetës ose ndëshkimin e të keqes. Kur i përmendëm rastet e shpifjes, du het përmendur se në vitin 2007 u sollën ndryshime në Kodin penal, kështu që shpifja në ndonjë farë mënyre dekriminalizohet, përkatësisht shpesh si masë shqiptohet dënim në para. Por, të mos harrojmë se rastet me shpifje u bënë shumë të popullarizuara, kështu që në këtë numër prej 160 raste kundër ga zetarëve do ta përmendim edhe rastin me prof. Lubomir Fërçkovski, i cili ndër kaq është kollumnist në gazetën ditore Dnevnik. Për shpifje atë e akuzoi kryeministri Nikolla Gruevski, për shkak të akuzave të shfaqura në kollumnën e tij të rregullt e në lidhje me rastin OKTA. Gjykata në instancën e parë solli vendim se Fërçkovski është fajtor për të cilën u dënua me dënim prej 1,9 milion denarë. Komiteti i Helsinkit i përkrah përpjek jet e gazetarëve të shfaqura përmes ShGM për dekriminalizimin e mëtejmë të veprës shpifje me atë që është për zbatim të plotë të legjislativit evropian, në pajtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës. Në këtë mënyrë do të lirohet laku në qafën e gazetarëve dhe ata njëlloj si kolegët e tyre evropian do të mund publikisht të shfaqin dyshim në ndonjë gjë. Me këtë në mënyrë më të mirë shoqëria do të tregojë se gazetarët nuk kanë mision të gënjejnë, por të hulumtojnë për të vërtetën, e në zbatimin e misionit të tillë të tyre ata kanë të drejtë edhe të kanë dyshime. Në kushte të një sistemi të mbyllur qeveritar të informimit, kur qasja në informacionet me karakter publik ende është restriktive, pa marrë parasysh se është sjellë ligj, shpresojmë se dekriminalizimi i shpifjes do të kontribuojë për forcimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vendin tonë. Më lartë në tekstin ne vumë në pah edhe për nevojën e miratimit të me kaniz mave mbrojtëse për gazetarët, që nën kupton ndihmë juridike, themelimin e sindikatës së veçantë të gazetarëve, gjë e cila duhet të stimulohet, e jo të mbytet (dukuri të këtilla ka në më tepër redaksi) me qëllim që gazetarët në të ardhmen të nënshkruajnë kontrata përmes të cilave do të jenë të mbrojtur për nga ana sociale. Fatkeqësisht situata e tanishme në këtë sferë nuk është aspak e mirë. Nevojën për mekanizma të këtillë e mbështesim edhe me faktin se një numër i madhe gazetarësh vitin e kaluar ishin të maltretuar ose ishin nën presion të vazhdueshëm nga krye redaktorët ose nga menaxherët e tyre, e disa prej tyre edhe u dëbuan nga puna. Do ti përmendim vetëm rastet me për shembull kryeredaktorin e gazetës ditore pa pagesë Shpic, Branko Gerovski, të cilin pronari i gazetës Velija Ramkovski e ndërroi jashtë nga çfarë do qoftë procedure, vetëm e vetëm për shkak se ka shkruar kollumja të cilat nuk kanë qenë sipas qejfit të tij. Gerovski, domethënë, u ndërrua vetëm për qëndrimin e shprehur publikisht! Diçka e ngjashme ndodhi edhe me njërin nga kryeredaktorët e TV Kanal 5, Vasko Popetrevski. Jozyrtarisht flitet se ai është dënuar për shkak se ka dashur të verifikojë një informacion prej disa burimeve në çka është kundërshtuar pronari i këtij televizioni. Komiteti i Helsinkit i përshëndet përpjek jet e ShGM që shpesh reagojnë kur janë në pyetje rastet e shkeljes së Kodit të gazetarëve. Mirëpo, brengos ajo që gjithnjë e më tepër në mediet dëgjohet dhe lexohet gjuha e urrejtjes, e kjo mbetet e pa ndëshkuar. E inkurajojmë ShGM që të hap debat publik në lidhje me këtë problem me qëllim që të gjenden mekanizma shumë më të mirë të ndëshkimit të rasteve të tilla. Komiteti i Helsinkit dëshiron të tërheq vërejtjen për disa probleme serioze në sferën mediatike, të cilat mund ti ke në pasojat e veta në opinion edhe në ambientin e tërësishëm shoqëror në vend. E para është se ngulfatet seriozisht liria e medieve gjë e cila shihet në ndikesën gjithnjë e më të madhe partiake dhe Qe veritare. Kjo kontribuoi që, përveç në linja etnike, mediet të ndahen thellë edhe në linja partiake, duke e humbur me këtë rast dedikimin e vet themelor që në mënyrë të mirëfilltë të informojnë për ngjarjet. Gazetaria tanimë u bë pasqyrë e partive të cilat sipas strukturës së vet të brendshme janë autoritare. Sëkëndejmi, në vend të ballafaqimit të ideve, ne në opinion gjithnjë e më shpesh shohim konflikt të ideologjive, që në asnjë rast nuk është mirë për krijimin e pasqyrës objektive për çështjet dhe proceset relevante në opinion. Tanimë disa vite me radhë, mediet në Republikën e Maqe donisë marrin nota të këqija, ndërsa shteti është i cilësuar si pjesërisht i lirë. Kjo vetëm tregon se është dhelur drita e kuqe dhe se liria e medieve është në krizë serioze, përkatësisht në rrezik. Gazetarët do të duhet të luftojnë për të drejtat dhe liritë e tyre, dhe duket se në këtë moment ju mungojnë mekanizma të mirëfillta të mbrojtjes, si dhe organizim dhe bashkim i fuqishëm sindikal dhe në sajë të esnafit. 26

27 PROJEKTE / ANËTARË TË BORDIT ANËTARË TË BORDIT 1. Meto Jovanovski Shkrimtar Sashko Dukoski Avokat Hristo Ivanovski Dnevnik Iso Rusi UD Kryetar Periklija Beshka Fluid - projekt Samet Skenderi OJQ Meseçina Borjan Jovanovski New moment video house

28 ANALIZË RAPORT PËR VIZITËN E ENTIT PUBLIK SHËNDETËSOR SPITALI PSIKIATRIK NEGORCI Kavadar, Shtip dhe pjesën jugore të Maqedonisë. Sipërfaqja spitalore është 1500 metro katror, përkatësisht rreth 7,5 metro katror për një pacient. Kapacitetet e institucionit është prej 210 deri 215 vende, ndërsa aktualisht në të njëjtin janë vendosur 208 pacientë të ndara në reparte për meshkuj dhe për gra varësisht nga lloji dhe shkalla e sëmundjes. 14 gusht EPSh Spitali psikiatrik Negorci 2. Kapaciteti 3. Personeli dhe organizimi kadrovik 4. Pacientët, trajtimi dhe përkujdesja 4.1. Mbrojtja shëndetësore Raste të të sëmurëve nga TBC Kushte higjienike - sanitare 4.2. Përmbajtje programore, aktivitete dhe kontakte të pacientëve jashtë nga institucioni Përmbajtje dhe aktivitete programore Risocializimi Masa të sigurisë Vizita Ushqimi 5. Projekte dhe donacione 6. Inspektimi 7. Nevoja dhe aktivitete që duhet të ndërmerren, që janë theksuar nga ana e drejtorisë së EPSh spitali psikiatrik Negorci 8. Vërejtje preliminare të Komitetit të Helsinkit 9. Rekomandimet e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM EPSh Spitali psikiatrik Negorci Më 14 gusht të vitit 2008, delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë i përbërë nga Ana Stojkoviq dhe Toni Menkinovski [1] e vizitoi Spitalin psikiatrik Negorci. Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit u pranuan nga drejtori i spitalit d r Petar Kangov, neuropsikiatër. Në pajtim me mandatin, Komiteti i Helsinkit gjatë vizitës në Spitalin psikiatrik Negorci, në fi llim u mbajt një takim i shkurtër informativ me drejtorin, në lidhje me gjendjen aktuale në institucionin. Mandej u vizituan të gjitha repartet me ç rast u vërejt me sa vijon: 2. Kapaciteti Spitali psikiatrik Negorci është spital regjional, i vendosur në afërsi të Gjevgjelisë dhe i shërben regjionet Veles, Në përbërje të Spitalit psikiatrik Negorci ka dy reparte akute, të cilat në realitet paraqesin reparte pranimi të ndara në reparte për meshkuj dhe për gra. Nga këto reparte pacientët ose dërgohen në shtëpi nëse nuk ka nevojë për hospitalizimin e tyre ose në repartin për risocializim, ku trajtimi i risocializimit zgjat prej 3 deri 6 muaj, por mundet edhe më gjatë, varësisht nga rasti. Sipas mendimit të mjekut nevojitet që të ekzistojnë reparte të veçanta pranimi me kapacitet prej 5 deri 10 pacientë ku atyre do t ju kushtohet vëmendje përkatëse, por tani për këtë nuk ka mjete të mjaftueshme. Në këtë moment për këtë dedikim shfrytëzohen repartet akute por pa sukses më të madh. Për repartin e pranimit për gra dhe për repartin gjyqësor nuk ka seksion për qëndrim ditor. Në kuadër të institucionit gjenden: reparti gjyqësor i cili si i veçantë ekziston nga viti 2006, Reparti për alkoolizëm dhe Reparti për neuroza dhe sëmundje jo psikike, dhe i njëjti është i përbërë nga 3 objekte. Godinat nga të cilat përbëhet institucioni janë mjaft të vjetra, që nga viti 1947, 1948 dhe viti Gjatë të gjitha këtyre viteve të kaluara, janë bërë vetëm meremetime të vogla, ka 2 baraka të reja montazhi të bëra në vitin 1980 dhe 1986 dhe një objekt të ri i ndërtuar në vitin 1970 i cili funksionon nga viti Në kuadër të spitalit ekziston edhe fermë derrash në të cilin punojnë njerëz me shkollë të mesme bujqësore dhe në të herë pas herë punojnë edhe disa pacientë. Poashtu, institucioni disponon edhe me tokë që mbillet me patate, lakër, qepë, në të cilën gjatë sezonit punojnë edhe pacientët. Për punën e tyre pacientët nuk paguhen me shumë të përcaktuar fi kse dhe të rregullt, por incidentalisht dhe periodikisht me ndonjë pagesë të ulët fi nanciare ose pagesën e shlyejnë me ndonjë prodhim më shpesh me cigare e ngjashëm. Spitali disponon edhe me mulli. 3. Personeli dhe organizimi kadrovik Aktualisht janë të punësuar 85 njerëz në marrëdhënie të rregullt pune (së shpejti planifi kohet të shpallet konkurs edhe për 6 punësime të reja), 10 njerëz punojnë me kontratë sipas klasifi kimit vijues: 9 mjekë, prej tyre: 5 psikiatër dhe 4 neuropsikiatër 1 psikolog dhe pritet që të ketë edhe një me punësimet e reja 3 punëtorë social, pritet të punësohen dy të tjerë me punësimet e reja 40 motra medicinale 16 infermierë 12 infermiere tjerët janë personel teknik Aktualisht nuk kanë mjek të përgjithshëm, gjë e cila paraqet problem, por në të ardhmen do të kërkohet që të punësohet edhe një i tillë, poashtu kanë nevojë edhe për disa punëtorë social dhe psikologë. 4. Pacientët, trajtimi dhe përkujdesja 4.1. Mbrojtja shëndetësore 28

29 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura Në rast të nevojës për intervenim mjekësor që dallon nga ai për të cilin është specializuar spitali, pacientët udhëzohen në spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli, për të cilin qëllim enti posedon automjet plotësisht të pajisur ambulance në gjendje vozitjeje. Nuk ekzistojnë dhoma për izolim, por drejtori na informoi se përdoret metoda fi ksimi i pacientëve për krevat, por se ajo është e nevojshme dhe e arsyeshme nga ana medicinave për shkak të agresivitetit të kohë pas kobshëm të pacientëve. Masa përfshin lidhje të pacientit me duar dhe këmbë për krevati me rripa përderisa pranohet terapia e nevojshme për qetësim. Duhet theksuar se gjatë vizitës së përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit ata nuk gjetën asnjë person të fiksuar për krevati. Poashtu nga drejtori dhe mjekët tjerë të entit morëm deklarimin se në këtë institucion qysh moti nuk shfrytëzohet terapia elektro konvulsive (ECT) për shkak se konsiderohet si metodë e vjetruar e shërimit. Sa i takon furnizimit me barna, nuk janë vërejtur probleme, ndërsa një herë në vit realizohet edhe vaksinimi nga gripi Raste të të sëmurëve nga TBC Aktualisht doktorët dyshojnë se kanë një rast të të sëmurit nga tuberkulozi (TBC) i cili është dërguar në Jasenovë prej nga ai menjëherë është kthyer prapa. Pacienti në përcjellje të personit medicinal në momentin e vizitës sonë është dërguar në Jasenovë, por deri sa zgjati vizita jonë menjëherë është kthyer për shkak se, siç ishim të informuar, pas kontrollit mjekësor është konstatuar se në realitet nuk bëhet fjalë për TBC. Para 4 vitesh ka pasur një rast të sëmundjes TBC, por pas kurimit pacienti është shëruar Kushte higjienike - sanitare Sipas fjalëve të drejtorit të spitalit higjiena personale është në nivel të ulët për shkak të avazeve personale të pacientëve, ndërsa për higjienën kolektive kujdesen të punësuarit dhe ajo është në nivel të kënaqshëm. Dy herë në javë bëhet larja e veshjes dhe e çarçafëve. Sa i përket veshjes, pacientët përdorin gjëra të tyre personale si dhe veshje që e marrin si ndihmë nga Kryqi i kuq australian me të cilin spitali bashkëpunon. Poashtu mbahet llogari për edhe për veshjet e gjumit (pizhamet) përkatësisht ato duhet të dallohen nga ato me të cilat pacientët e kalojnë ditën Përmbajtje programore, aktivitete dhe kontakte të pacientëve jashtë nga institucioni Përmbajtje dhe aktivitete programore Me pacientët punohet në grupe, ndërsa individualisht vetëm sipas nevojës. Poashtu, sipas nevojës, realizohen vizita ambulatore nga psikiatër dhe bëhen trajtime të posaçme për pacientët. Në vazhdë e sipër është rinovimi i fushës për gjimnastikë spitalore, ndërsa planifi kohet edhe ndërtimi i terreneve për futboll dhe basketboll. Në pyetjen e parashtruar drejtorit se si tani të sëmurët e kalojnë ditën përkatësisht cilat janë programet me karakter social të cilat të sëmurit i praktikojnë, përgjigja ishte se nuk ekzistojnë aktivitete të posaçme por çdo gjë mund të konsiderohet si humbje kohe. Drejtori poashtu u pajtua se janë të nevojshme përmirësimet në këtë drejtim Risocializimi Si problem nga ana e drejtorit poashtu u vu në pah se për shembull të sëmurët me formë të lehtë oligofrene nuk duhet të vendosen në atë spital për shkak se ai për këto të sëmurë nuk ofron trajtim përkatës, por të njëjtit mbeten aty për shkak se nuk ka kushte që të hospitalizohen në ndonjë vend tjetër Masa të sigurisë Gjatë bisedës me drejtorin dhe me personelin tjetër medicinal ishim të informuar se për pacientët që janë të hospitalizuar me detyrim respektohet procedura e përcaktuar me Ligjin për procedurë jashtë ndërgjyqësore përkatësisht informohet gjykata kompetente dhe kërkohet mendimi i tij. Për këtë çështje përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit biseduan edhe me një person pacient në spitalin i cili është sjellë me detyrim një javë më herët, dhe me këtë rast ai na konfirmoi se është marrë në pyetje nga gjykatësi dhe është sjellë vendimi për hospitalizimin e tij të përkohshëm. Nga drejtoria na informuan se për shkak të kritikave me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën në lidhje me këtë procedurë tani për të njejtën janë posaçërisht të kujdesshëm dhe ju përmbahen rregullave ligjore. Sipas tyre e njëjta vlen edhe për pacientët me masa të shqiptuara të sigurisë nga seksioni gjyqësor edhepse u theksua se për këto pacientë nevojitet bashkëpunim më i madh me gjykatën Vizita Vizitat janë të lejuara në çdo kohë pa paralajmërim. Ato realizohen në kantinën dhe në qëndrimet ditore. Pacientët më shpesh pranojnë vizita nga kushërinjtë e tyre por për fat të keq ka edhe pacientë të tillë që nuk kanë vizita nga askush. Pacientët nga reparti për alkoolizëm si dhe të sëmurit nga neuroza janë të lirë të bëjnë shëtitje dhe risocializim, ndërsa të sëmurit nga repartet për të sëmurë me sëmundje akute janë nën mbikëqyrjen e shtuar të personelit. Disa nga të sëmurit mund të shëtitin vetëm në oborrin, ndërsa të tjerët mund të dalin edhe jashtë rrethit të spitalit, gjë e cila ndodh rrallë për shkak se i njëjti është mjaft i izoluar dhe gjendet jashtë vendit të banuar dhe brenda saj ka shumë hapësirë dhe gjelbërim Ushqimi Në sajë të informacioneve që i morëm nga drejtori ushqimi në institucionin është relativisht i mirë, pothuajse në të gjitha ditët në ushqimin ka mish, perime etj. Gjatë ditës së vizitës përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit kishin mundësi që t i vështrojnë edhe kushtet në kuzhinën ku në atë moment gatuhej ushqimi nga patate të ziera, sallatë dhe stek pule. Kuzhina, edhe pse dukshëm e vjetër, ishte e pastër dhe në rregull. 5. Projekte dhe donacione Spitali psikiatrik Negorci ka marrë donacion nga Lidhja e Organizatave të Grave të Maqedonisë (LOGM) me të cilin është ndërtuar hapësira e re për larjen e teshave. Në këtë moment nuk ka kurrfarë donacione. Kishin propozim nga Qeveria për ndërtimin e kuzhinës së re, për shkak se i vjetri është në gjendje të keqe, por ende nuk kishin marrë përgjigje. Financimi i institucionit realizohet nga buxheti i shtetit, një pjesë nga Fondi i shëndetësisë dhe një pjesë nga Ministria e shëndetësisë. Nuk janë shfrytëzues të mjeteve tjera fi nanciare të siguruara nga projekte ose donacione. Sipas mendimit të drejtorit programet e risocializimit nuk janë të suksesshme sepse pacientët kthehen në shtëpitë e tyre pothuajse në të njejtën gjendje, ku familjet e tyre nuk mund të ballafaqohen me problemet dhe ata janë të detyruar që sërish të kthehen në spital për terapi të sërishme. 6. Inspektimi Spitali shpesh herë është destinacion i inspektimit, posaçërisht të inspektimit sanitar i cili vjen dy herë në vit për kontrollin e ushqimit, pastërtisë së hapësirave punuese 29

30 ANALIZË e ngjashëm. Drejtori është i kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e shëndetësisë, posaçërisht me Seksionin për mbrojtje sekondare shëndetësore. 7. Nevoja dhe aktivitete që duhet të ndërmerren, që janë theksuar nga ana e drejtorisë së EPSh spitali psikiatrik Negorci Si problem më i madh u theksua nevoja nga hapësirë të re dhe renovimi i kapaciteteve ekzistuese, dhe për këtë qëllim spitali me iniciativën vetanake ka në plan ndërtimin e hapësirës së re prej rreth 160 m2. Me legjislacionin e ri për vendosjen e kamerave në spitalet, parashikohet të vendosen 16 kamera nëpër korridoret dhe para hyrjeve të ndërtesave. Askund nëpër spital nuk është i vendosur rendi shtëpiak, për të njëjtin nuk janë shkruar kurrfarë broshura, afishe ose të ngjashme, por drejtori konfi rmon se pacientët janë të njoftuar mirë me të drejtat dhe obligimet e tyre. Për personelin dhe për drejtorinë nuk janë organizuar seminare ose trajnime, edhepse ato konsiderohen si tejet të nevojshme. 8. Vërejtje preliminare të Komitetit të Helsinkit Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit i vizituan të gjitha repartet në përcjellje të drejtorit si dhe të personelit medicinal nga çdo repart veç e veç me ç rast kishin mundësi të bisedojnë si me personelin ashtu edhe me pacientët që kuroheshin nëpër repartet. Repartet ishin të ndara nga hapësira tjetër me grila të metalit të cilat mbylleshin me çelës. Mund të vërehej se repartet për pacientë me sëmundje akute kishin kushte më të vështira për jetë. Kryesisht në të gjitha repartet dhomat ishin nga 10 m2 dhe 3-4 persona ose 20 m2 me nga 8 pacientë në to dhe me këtë rast vërehej se mungon hapësirë individuale për pacientët. Dhomat e jepnin përshtypjen se janë të stërmbushura me njerëz, dhe në të njëjtat kishte vetëm krevatë me çarçafë për shtroje dhe asgjë tjetër, që jepte përshtypjen e mungesës së individualitetit. Higjiena e përgjithshme është mesatare e veç kësaj shtroja (batanijet dhe çarçafët) si dhe dyshekët për fjetje nuk ishin të pastër. Pacientët kishin të veshura rroba të vjetruara. Në korridoret e reparteve për meshkuj tek të sëmurit kronik kishte dollapë të ri të mbyllura me çelës për gjërat personale të pacientëve, gjë e cila ishte edhe sqarim në pyetjen pse nëpër dhomat kishte vetëm krevatë. Të gjitha dhomat kishin dritare dhe me vetë këtë fakt edhe dritë të mjaftueshme ditore, por për shkak të mungesës së pajisjeve nëpër dhoma mbizotëronte atmosfera e përhitur dhe e letargjisë. Trapezaritë ose vendet për qëndrim ditor kishin vetëm tavolina dhe banka druri ose karrige si dhe televizorë të cilat ishin të mbyllur në dollapë me grila hekuri për shkak se në të kaluarën në disa raste pacientët i kanë thyer në momentin e agresivitetit të tyre. Pacientët vetëm rrinin në qëndrimin ditor ose në dysheme nëpër korridoret duke mos qenë të kyçur në çfarë do qoftë aktivitetesh me ndonjë kuptim gjë e cila gjithsesi nuk është e dobishme për krijimin e mjedisit përkatës terapeutik. Ata ishin nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të personelit. Për përshëndetje ishte fakti se në të gjitha repartet e spitalit kishte kondicionerë dhe të njëjtit punonin gjatë vizitës sonë, gjë e cila gjithsesi është e nevojshme duke i pasur parasysh temperaturat e larta verore në rajonin e Gjevgjelisë. Nyjat sanitare ishin në nivelin mesatar, prapëseprapë të vjetra dhe të dëmtuara por me kushte normale higjienike pa marrë parasysh që asnjëra nga nyjat sanitare nuk i kishte mjetet e nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës personale sapunë, peshqirë dhe gjëra tjera. 9. Rekomandimet e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM Më se e nevojshme është që në ardhmëri të afërt të përcaktohen programe dhe aktivitete për dhënien e kuptimit për kohën e pacientëve si pasurim të programit të tyre terapeutik, e me qëllim të këndelljes dhe risocializimit më të mirë të tyre. Për realizimin e qëllimit paraprak nevojitet të bëhet punësimi i terapeutikëve për terapi angazhimi të llojit të ndryshëm: terapeutikë për muziko-terapi, art-terapi e tjerë. Formim i ekipit psiko-social të të punësuarve nga të gjitha profi let (psikologë dhe punëtorë social) dhe aplikimi i terapisë individuale dhe grupore (sociodramë dhe psikodramë) në shërimin. Për këtë qëllim nevojitet gjetja e mjeteve fi nanciare për ndërtimin e sallave të posaçme për animim, objekte sportive ose të ngjashme në pajtim me standardet medicinale botërore. Poashtu nevojitet edhe organizimi i seminareve dhe trajnimeve të personelit mjekësor dhe personelit tjetër, për shpërndarjen e përvojave dhe transmetimin e risive nga aspekti medicinal në punën e spitalit dhe përsosja e tyre. Ngritje e nivelit të higjienës me mirëmbajtje të rregullt të pastërtisë nëpër dhoma si dhe dhënie e një kuptimi tjetër në tërë hapësirën spitalore. Publikimi i broshurave përkatëse me të drejtat e pacientëve dhe njohja e tyre me të njëjtat, si dhe vendosja e rendit shtëpiak të spitalit në më tepër vende të dukshme çdo kund nëpër spital që ato të mund të vërehen dhe lexohen lehtë nga të sëmurit. Komiteti i Helsinkit falënderon për pranimin përkatës dhe për kohën që për ekipin tonë e ndau drejtori dhe personeli, si dhe për mënyrën e hapur të përgjigjeve në pyetjet tona që kishin të bëjnë me spitalin, dhe me këtë rast ne shpresojmë se me përpjekje të përbashkëta do të kontribuojmë për përmirësimin e kushteve dhe për ngritjen e standardeve të jetës në EPSh Spitali psikiatrik Negorci. 30 [1] Të shoqëruar nga vullnetarët Maja Dimitrova dhe Michael Mac Lennan

31 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura RAPORT PËR VIZITËN NË SPITALIN PSIKIATRIK NË DEMIR HISAR pacientin në spital. Vendimi për hospitalizimin me detyrim e sjell gjykata. Nuk ka nevojë për lajmërim të tillë poqese personi është pranuar përmes procedurës ndëshkuese, ose poqese ai/ajo është me aftësi vepruese që i është marrë (neni 61). 10 gusht i vitit 2008 I. Informacione themelore për mënyrën e vendosjes në spital 1.1. Vendosje civile 1.2. Vendosje penale II. Të dhënat themelore 2.1. Lloje të reparteve 2.2. Pranimi në spitalin 2.3. Kushte të jetës dhe higjiena Ushqimi Terapia Izolimi dhe kufizimi 2.4. Inspektimi 2.5. Kontakti me botën e jashtme III. Lista e problemeve të detektuara posaçërisht 3.1. Probleme tjera të ndërlidhura me të drejtat e njeriut IV. Rekomandime I. Informacione themelore për mënyrën e vendosjes në spital Vendosja dhe shërimi jo vullnetar i të sëmurëve shpirtërisht në Maqedoni mund të bëhet përmes dy procedurave asaj civile dhe penale. Procedura për vendosje civile është e rregulluar me Ligjin për procedure jashtëgjyqësore dhe me Ligjin për mbrojtje shëndetësore. Procedura për vendosjen penale është e rregulluar me Kodin Penal dhe Ligjin për zbatimin e sanksioneve Vendosje civile Ligji për procedure jashtëgjyqësore bën dallim vendosjes në spital, që shpien në detencion, dhe vendosjes që do të thotë regjim i hapur i shërimit. Pa dallim nëse personi është sjellë në mënyrë të detyruar në spital ose vjen vullnetarisht ndërsa shërimi paraqet retencion, poqese kuadri medicinal i spitalit konsideron se personi mund të jetë i vendosur dhe i shëruar në spitalin, atëherë ata kanë obligim ta informojnë gjykatën e rrethit në afat prej 48 orësh pas pranimit (neni 59 i Ligjit për procedurë jashtëgjyqësore). Raporti duhet të përmbajë informacione për gjendjen shpirtërore të personit, faktet të cilat e dëshmojnë atë gjendje dhe emrin e personit i cili e ka sjellë Gjykata themelore duhet të hap ex offi cio procedurë pas pranimit të raportit nga spitali (neni 63). Mandej duhet menjëherë të urdhërojë kontroll mjekësor, shqyrtimin e të gjitha fakteve gjatë vendosjes në spital dhe ta dëgjojë pacientin. Gjykata është e obliguar të sjell vendim në afat prej tre ditësh nga marrja në pyetje të pacientit. Vendimi duhet ta përcaktojë kohëzgjatjen e vendosjes ose të shërimit ose të mjekimit, e cila nuk guxon të zgjat më tepër se një vit (neni 67). Poqese enti publik shëndetësor vlerëson se personi i mbajtur duhet të mbetet për kurim edhe pas kalimit të afatit të përcaktuar në vendimin e gjykatës, atëherë është i obliguar që 30 ditë para skadimit të kësaj kohe nga gjykata të kërkojë vazhdimin e mbajtjes. Vendimi për vazhdimin e kohës për mbajtjen e pacientit, gjykata e sjell në sajë të kontrollimit të përsëritur dhe marrjes në pyetje të personit të sëmurë. Ligji nuk e parasheh pjesëmarrjen e avokatit, prezantimin e dëshmive dhe procedurën për marrjen në pyetje para gjykatës së qarkut dhe para gjykatës për ankesa. Në këtë mënyrë, nuk garanton proces të drejtë dhe e lejon voluntarizmin dhe keqpërdorimin Vendosje penale Personi mund të vendoset për kurim të obligueshëm në organizatë shëndetësore në Maqedoni poqese dëshmohet se është me shëndet të dëmtuar mental dhe nuk mund të gjykohet. Kjo procedurë zbatohet në bazë të vendimit gjyqësor në kontekst të procedurës penale dhe pas kontrollit mjekësor. Kapitulli 19 i Ligjit për zbatimin e sanksioneve (nenet ) e rregullon zbatimin e masës së sigurisë shërimi i obligueshëm psikiatrik dhe vendosje në institucion shëndetësor. Pas vendosjes, institucioni shëndetësor është i obliguar t i jep raporte vjetore gjykatës kompetente për statusin rrjedhës shëndetësor të personit. Poqese institucioni konkludon se nuk ka nevojë të mëtejme për masën e tillë, duhet t i propozojë gjykatës që pacienti të lirohet ose të transferohet në burg që ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit. II. Të dhëna themelore Pjesëtarë të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Keti Jandrievska Jovanova, Vjollca Mora Bajrami dhe Toni Menkinovski, më datë 25 gusht 2008 e vizituan Spitalin Psikijatrik në Demir Hisar. Delegacioni i Komitetit të Helsinkit arriti rreth orës 11 dhe atje qëndroi afër katër orë. si dhe vullnetari Mary Maclennan nga Kanada. Spitali psikiatrik në Demir Hisar është i ndërtuar në vitin Një pjesë e objekteve janë të rinovuara, por shumica e tyre janë në gjendje tejet të keqe e cila nuk i kënaq as standardet minimale të vendosjes. Ndërtesa në të cilën është e vendosur Reparti i Adoleshentëve është i ndërtuar në vitet si donacion i Ambasadës Holandeze. Përfaqësues të Komitetit të Helsinkit e vizituan spitalin psikiatrik në Demir Hisar më 25 gusht dhe aty qëndruan katër orë. Arritën rreth orës 11,00 dhe fillimisht biseduan me drejtoreshën menaxhere Suzana Xhambazovska, por nuk kishin mundësi të bisedojnë me drejtorin d-r Llaze 31

32 ANALIZË Kuzmanovski, i cili të njëjtën ditë na informuan se mungon nga spitali zyrtarisht. Meqë drejtori nuk ishte në spital u mbajt takim plotësues me të në të cilin u grumbulluan informacione rreth buxhetit të institucionit, burimet dhe qëndrueshmërinë e financimit. Sipas informacioneve, 80% nga mjetet paguhen nga Fondi për sigurim shëndetësor, ndërsa 20 % nga ana e Ministrisë së shëndetësisë. Në atë pjesë u informuam se nga ana e Fondit nuk ju refundohen 100% nga mjetet të cilat do t i shpenzojnë dhe për këtë shkak janë sjellë në gjendjen e saldos negative. Poashtu Drejtori dhe të punësuarit u ankuan në numrin e vogël të mjekëve dhe të personelit ndihmës (punëtorëve për higjienën) të cilët janë të nevojshëm për trajtim më të mirë të pacientëve. Personali tërësisht i punësuar është 261 person, prej të cilëve 30 janë në administratë dhe të punësuarit vazhdimisht vijojnë seminare dhe konferenca të ndryshme, e një herë në vit edhe e bëjnë rotacione nëpër repartet. Përfaqësuesit biseduan me kryeinfermieren dhe me njërën nga mjeket, me kuadrin tjetër dhe me pacientët. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Komitetit i vizituan ndërtesën administrative, rrethinën e spitalit, të gjitha repartet (përveç repartit të 6 të që është i mbyllur me vendim qysh në qershor të vitit 2006 pas rekomandimit të dhënë nga ana e Organizatës Botërore shëndetësore dhe i njëjti ende rinovohet). Spitali psikiatrik në Demir Hisar është spital regjional për banorët e Maqedonisë jugperëndimore mbi moshën 18 vjeçare. Spitali është nën kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë. Kapaciteti i spitalit në vitin 2004 ka qenë 550 krevate, që i njëjti të zvogëlohet në 480 dhe në ditën e vizitës numri të jetë 420 shtretër. Në ditën e vizitës kishte 391 pacient, gra dhe burra, (prej të cilëve 34 mungonin ose janë dërguar në pushim tek farefi si). Numri i tërësishëm i pacientëve të pranishëm ishte 357. Në kuadër të spitalit funksionon edhe Spitali Ditor për psikoza i cili në momentin e vizitës kishte të evidentuar 82 pacientë dhe Qendra për shëndet mental në të cilin ishin të evidentuar 112 pacientë. Në spitalin personeli i tërësishëm është 261 të punësuar prej të cilëve 11 janë specialistë neuropsikiatër psikiatër, 1 specialist internist, 1 stomatolog, 3 mjekë të përgjithshëm, 5 punëtorë social, 3 psikologë, 96 infermiere, 38 infermierë dhe pjesa tjetër është personeli teknik (shërbimi teknik). Për personelin na u tha se bëjnë rotacion nga reparti në repart dhe se vijojnë trajnime, seminare, konferenca dhe mundësi të ngjashme për prezantim dhe shpërndarje të përvojave me persona tjerë të të njëjtit profesion. Sidoqoftë bashkërisht erdhëm në konkluzionin se në spitalin ka mungesë të pastruesve dhe të larësve të enëve. Për shkak të nevojave të administratës janë marrë 24 kompjuterë. Spitali planifikon që në të ardhmen të bëhet mbulimi me rrjet të të dhënave përmes kompjuterizimit Lloje të reparteve Në spitalin ka 10 reparte. Në tabelën të e japim janë shfaqur të dhënat për llojet e reparteve dhe numri i pacientëve në çdonjërin prej tyre në ditën e vizitës: 1. Reparti për gra psikotike - 42 pacientë, një mungonte 2. Reparti për gra dhe burra të rinj me sëmundje akute - 11 gra; 19 burra, një mungonte 3. Reparti për burra të sëmurë kronik dhe sub-kronik - 58 pacientë, pesë mungonin 4. Reparti për psiko-gerijatri për meshkuj - 37 pacientë 5. Reparti për meshkuj më të moshuar të sëmurë kronik - 66 pacientë, një mungonte 6. Reparti për burra me sëmundje kronike me sindromë piko organik, rezistues në terapinë, të pa mësuar për mbajtjen e higjienës - I mbyllur në qershor të vitit rinovohet 7. Reparti për gra me sëmundje kronike që janë ekzistuese në terapinë - 43 pacientë 8. Reparti për psiko-terapi të grave - 38 pacientë, një mungonte 9. Reparti për burra alkoolikë në shërim vullnetar - 16 pacientë, pesë mungonin 10. Reparti për burra psikiatria gjyqësore - 61 pacient, 20 mungonin Gjithsej pacient, 34 mungonin 2.2. Pranimi në spital Nga ana e të punësuarve në spitalin na u tha se zakonisht personat e sëmurë i sjellin kushërirët e tyre me udhëzim të mjekut amë. Mandej bëhet kontrollimi nga psikiatrit specialist dhe poqese mjekët konstatojnë se ka bazë për vendosje në spitalin, përgatisin konstatim dhe mendim të cilat si pjesë e paraqitjes për shërim të personit të sëmurë ja dërgojnë gjykatës. Gjykata del në vet vendin e ngjarjes dhe në hapësirat e spitalit ndërmerr veprime të nevojshme për përcaktimin e bazës për fletëparaqitjen e parashtruar për mbajtjen në spitalin në të cilën e përcakton edhe kohëzgjatjen e mbajtjes në spital. Sipas drejtorit dhe të punësuarve gjykatat nuk reagojnë menjëherë për fletëparaqitjet dhe nuk përgjigjen në afatin e paraparë me ligj, por presin të grumbullojnë më shumë fletëparaqitje/lëndë që të mund me një vizitë të mbulojnë më shumë pacientë. Poashtu, u informuam se gjykatat vijnë vetëm një herë kur e sjellin Vendimin për vendosjen. Poqese pacienti është i pranuar vullnetarisht në spital, por pas një kohe të caktuar ai/ajo dëshiron të shkojë, mjekesha na vuri në pah se do ta kishin lëshuar, por prapëseprapë pacienti do të kalojë nëpër një filtër të tërë të kontrollimeve në spitalin, pas të cilave do të konstatohej se pacienti ka nevojë për shërim plotësues në spital ose jo Kushte të jetës dhe higjiena 32

33 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura Në objektet e spitalit kishin ngrohje qendrore dhe ujë të ngrohët (që ngrohet me bojlerë gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës). Në objektet janë vendosur 8 klimatizerë të cilët edhepse ishin të kyçur, për fat të keq nuk ndjehej kurrfarë ftohje. Ventilim qendror nuk ka. Kushtet materiale dallojnë nga njëri repart në tjetrin, siç thonë mjekët varësisht nga gjendja shpirtërore e pacientëve të cilët janë të vendosur atje. Reparte më të rrënuara ishin ato për pacientët me pengesë intelektuale dhe/ose ato që janë rezistent në terapinë (reparti i 5-të, i 7-të dhe i 8-të). Rrethimi material ishte i ashpër dhe i tjetërsuar dhe nuk kishte kurrfarë prone private (me përjashtime të caktuara të vogla). Numri mesatar i pacientëve që përdorin një nevojtore dhe një dush ishte 10-të. Nevojtoret dhe banjat nuk ishin të adaptuara për shfrytëzimin e tyre nga njerëz me pengesa fi zike. Krahas kësaj shumica e çezmave nuk kishin rubinet, me çka përdorimi i tyre ishte i pamundësuar. Pa marrë parasysh se pacientët mund të lahen një herë në javë (disa nga të punësuarit mendonin se kjo është e obligueshme infermieri në repartin gjyqësor na informoi se pacientët janë të obliguar të lahen një herë në javë, ndërsa për ata që nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë përgjegjësit ngrinin supet), ndërsa pacientët e repartit akut kinse lahen për çdo ditë. Higjiena në repartin e 5-të, 7-të dhe të 8-të ishte larg nga higjiena e mirëmbajtur, pa marrë parasysh se krye infermierja pohonte se dyshemeja pastrohet vazhdimisht. Madje, në repartin e 7-të gjetën urinë në pllakat e banjës. Nuk mund të shihej nëse pacientëve u janë dhënë sasi e mjaftueshme e mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës personale (sapun, shampon, pastë për dhëmbë, letër tualeti e tjera), edhepse na u tha se një herë në muaj ka furnizim me mjete për higjienë. Nuk u vërejtën kurrfarë mjete as në nevojtoret, as nëpër dhomat. Pacientët merrnin pelena vetëm nëse/kur do t i sjell familje. Kompetentët në spital na deklaruan se nuk furnizohen me pelena për shkak se nuk kanë mundësi fi nanciare për këtë. Në raport me higjienën personale mund të konstatohet se personat të cilët nuk janë të aftë që ta mirëmbajnë ishin të lënë pas dore, e në pyetjen tonë për shkaqet për këtë e morëm përgjigjen se edhe rrobat e pastra do t i kishin përlyer për më pak se një orë. Pacientët nga reparti gjyqësor, gjithsej 11 sish prej tyre, ishin të vendosur nëpër dhoma madhësia e të cilave ishte prej м2. Dhomat ishin në gjendje të keqe, posaçërisht ato në katin e parë. Dyshemeja nëpër dhomat ishte e mbuluar me linoleum. Mobilimi ishte elementar (kravatë dhe diku-diku dollapë). Në katin e parë të repartit gjyqësor në disa nga dhomat pacientët nuk kishin as dollapë për gjërat personale. Pacientët mbanin rroba civile. Rrallë kush prej tyre ishin me rroba nga spitali. Reparti gjyqësor kishte tre nevojtore (të larë me ujë para vizitës sonë) që gjendeshin në katin e dytë për rreth 30 persona. Në banjën kishte tre dushe dhe dy lavamanë. Në të njejtën dhomë kishte edhe tre lavamanë që nuk punonin sepse nuk kishte rubinet. Për pacientët tjerë kishte dy dush në katin e parë. Gjatë vizitës na u tha se çarçafët ndërrohen një herë në javë, por ato ishin në gjendje shumë të mjerueshme, të vjetra dhe të grisura. e këtillë nuk është e qëlluar për forcimin e identitetit dhe vetë respektimit personal; individualizimi i veshjes duhet të jetë pjesë e procesit terapeutik. Ndërtesa në të cilën ishin të vendosura gratë, të tria repartet: reparti gerijatrik për gra (repartin i 8-të) reparti i grave me sëmundje kronike (reparti i 7 të) dhe reparti i 1-rë ishin në gjendje tejet të keqe, dritaret nuk ishin të pastruara që nga pranvera, ndërsa kompetentët planifikonin të bëjnë pastrim gjeneral në vjeshtë. Kjo do të thotë se dritaret në këto reparte pastrohen dy herë në vit, poqese deklarimet e infermiereve ishin të sakta. Kushtet materiale në WC guacat dhe dushet ishin të ulëta dhe nën çdo niveli Ushqimi Sipas fjalëve të kryeinfermieres me të cilën biseduam, kur përgatitet menyja, gjellëbërësi dhe mjekët bëjnë përpjekje ti përmbahen librit me receta dhe me kaloritë e rekomanduara për shujtë. Sipas mjekes me të cilën biseduam, që u konfi rmua nga drejtoresha menaxhere, na u tha se pacientët ushqehen tre herë në ditë dhe çdo herë kanë ndonjë farë mishi për drekë. Drejtori në takimin tonë plotësues sqaroi se mishi i derrit nuk përdoret që nga fillimi i vitit 2008, ndërsa deri atëherë nuk është mbajtur llogari për kufizimet fetare të pacientëve për mos konsumimin e llojeve të caktuara të mishit. Ushqimi është i njëjtë për të gjithë pacientët, përveç atje ku mjekët caktojnë ushqim special për disa pacientë dhe, kinse, kjo është e regjistruar në listë të posaçme të ushqimeve Terapia Sipas mjekëve, të gjithë pacientët pranojnë barëra, por nuk paska sasi të mjaftueshme të barnave. Disa prej tyre paskan qenë defi citare dhe në këto raste pacientëve u jepet zëvendësim për barin që duhet ta përdorin. Për momentin spitali ishte i furnizuar me risperidon dhe nozinon. Gjatë vizitës ishim të informuar se ka mungesë të barnave për qetësim të pacientëve agresiv, por asnjëra nga infermieret nuk dinte të thotë se cilat barna jepen si zëvendësim për ato barna. Si një nga rekomandimet që në të kaluarën i ishin dhënë spitalit ishte fillimi i përdorimit të neuroleptikëve të ri (për shembull, Rispolept). Në fillim të vitit 2008 ka fi lluar përdorimi i këtij barri, i cili është siguruar përmes donacioneve, ndërsa Drejtori na informoi për periudhën prej 7 deri 12 muaj është parashtruar kërkesë për rebalancim të Buxhetit që të mund të vazhdohet me këtë terapi e cila është treguar si mjaft efikase. Sipas mjekëve, janë përdorur edhe lloje tjera të terapisë. Kjo përfshinte terapi grupore, vizatim, marrje me sport dhe terapi punuese. Spitali kishte Qendër Ditore me disa punëtori të cilat janë shfrytëzuar si terapi pune poqese ndonjëri nga pacientët shfaq interesim të tillë Izolimi dhe kufizimi Reparti i Tretë dhe i Pestë ishin të vendosur në ndërtesë tjetër dykatëshe, e cila ishte edhe më e rrënuar se sa ajo e repartit gjyqësor. Një pjesë e dyshekëve të disa nga krevateve janë rezistent ndaj ujit por shumica prej tyre nuk janë. Murret dhe dyshemetë ishin të pa pastër dhe nevojitej rinovimi urgjent i tyre. Kishte nga tre deri katër krevate në çdo dhomë (që ishin me nga 20 m2). Të gjitha dhomat kishin dritare të mëdha, që e mundësonin depërtimin e drejtpërdrejtë të diellit dhe të ajrit të pastër. Çarçafët dhe batanijet ishin të vjetra dhe të pa pastra. Pacientët rrinin në pizhame të pa pastra. Gjendja Në spital kishte vetëm një dhomë për izolim, e vendosur në repartin gjyqësor dhe një dhomë me video mbikëqyrje e vendosur në repartin e 5-të. Në raste të sjelljes agresive, pacientët janë lidhur për krevati me rripa lëkure. Kohëzgjatja e fiksimit nuk është e kufizuar, por nga libri ditor i ngjarjeve mund të konstatohej se pacientët fiksohen me rripa edhe më tepër se 12 orë. Kjo praktikë nuk mund të ketë arsyetim terapeutik dhe konsiderohet si veprim i keq. 33

34 ANALIZË 2.4. Inspektimi Përfaqësuesit e Ministrisë së shëndetësisë e vizituakan spitalin më së paku një herë në vit. Na u ofrua dokumentacion për dy inspektimet e fundit nga ana e Ministrisë së shëndetësisë drejtoria për ushqim njësia rajonale në Manastir, në të cilat ishin theksuar mangësi të cilat duhej të mënjanohen. Dokumente tjera për vizitat të inspekcioneve të caktuar nuk na u prezantuan Kontakti me botën e jashtme Nga personi i autorizuar na u tha se organizohen ekskursione për pacientët, çdo pranverë. Pacientët të cilët do të dërgohen në ekskursione, zgjidhen në sajë të faktit se kush është aktiv në repartin për rehabilitim. III. Lista e problemeve posaçërisht të detektuara Kushtet e këqija materiale të disa nga objekteve, posaçërisht të tualeteve; Higjiena e keqe e pacientëve; Numri i vogël i punëtorëve për mirëmbajtjen e higjienës; Furnizimi me barna dhe përdorimi i zëvendësimit të tyre eventual; Raporti i të punësuarve ndaj pacientëve; Përdorimi i rripave për fiksim; Gjykatat nuk reagojnë menjëherë në paraqitjet dhe nuk përgjigjen në afatin e paraparë Procedura civile për vendosjen e personave në institucionin psikiatrik Probleme tjera të ndërlidhura me të drejtat e njeriut Delegacioni nuk dëgjoi ankesa për torturë ose forma tjera të veprimit të keq me pacientët në spitalin në Demir Hisar. Prapëseprapë numri i personave të vdekur gjatë një viti i cili, siç na informuan sillet prej persona, është mjaft brengosës. Raportet midis të punësuarve dhe pacientëve, në përgjithësi ishin pozitive dhe pa kurrfarë tensionesh, me dozë të madhe të mos interesimit tek personeli i spitalit për pacientët dhe nevojat e tyre. IV. Rekomandime 1. Autoritetet e Maqedonisë duhet tu lejojnë vizita organizatave joqeveritare në të gjitha vendet për shkak të vëzhgimit. Vizitat duhet të jenë të përhershme, të pa paralajmëruara dhe përfaqësuesit e organizatave duhet ta kenë mundësinë që vetë të bisedojnë me pacientët pa praninë e personelit dhe ato duhet të kenë edhe qasje të lirë në dokumentacionin. 2. Procedura civile për vendosjen e personave në institucionin psikiatrik për trajtim në Maqedoni duhet të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Më konkretisht, duhet të rregullohet: Nxjerra e personit para gjykatës përmes procedurës specifike për përcaktimin e ligjshmërisë së mbajtjes së tij/ saj MENJËHERË pas vendosjes iniciale; Pjesëmarrje e avokatit nga momenti i mbajtjes dhe përfaqësimi i obligueshëm gjatë tërë procedurës, përfshirë aty edhe ankesën. Duhet të zhvillohet sistem i ndihmës përkatëse juridike për pacientët të cilët nuk janë në mundësi ti paguajnë shërbimet e avokatit; Udhëheqja e marrjes gjyqësore në pyetje për hospitalizim jo vullnetar në pajtim me standardet procesuale, duke e përfshirë edhe mundësinë që para gjykatës të paraqitet personalisht, ta prezantojë ekspertizën alternative, për të pasur kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij/saj dhe marrjen e kryqëzuar në pyetje të dëshmitarëve. 3. Procedurat civile ose penale në institucionet psikiatrike për trajtim aktiv duhet t i nënshtrohet revidimit periodik gjyqësor në sajë të detyrimit zyrtar dhe kjo duhet bërë në afat të shkurtër kohor. 4. Metodat e trajtimit duhet të jenë sa që është e mundshme më të llojllojshme dhe të kyçin sa më shumë aktivitete. 5. Përparësi e madhe duhet t i jepet përmirësimit të kushteve të jetës të pacientëve në repartin gjyqësor, të 3 tin, 5 tin, 7 tin dhe të 8 tin të spitalit Psikiatrik në Demir Hisar, posaçërisht renovimit të nyjave sanitare të reparteve dhe sigurimit të dollapëve personale për të gjithë pacientët. 6. Të ndërpritet/zvogëlohet koha e fiksimit të pacientëve. 7. Të përmirësohet higjiena personale e pacientëve, të sigurohen pelena për ato persona të cilat i kanë të nevojshme. 8. Rritja e numrit të punëtorëve për mirëmbajtjen e higjienës, posaçërisht në ato reparte ku personat nuk janë të aftë të ndihmojnë për mirëmbajtjen e higjienës. 9. Të ekzistojë mundësia për shpërblim/dënim për personelin varësisht nga shkalla e angazhimit të tyre. 10. Renovimi i plotë dhe mirëmbajtja e banjove. 11. Vazhdimi i terapisë me ilaçin Rispolept consta. 12. Të gjenden mënyra për përmirësimin e komunikimit të pa mjaftueshëm me Qendrat për punë sociale në lidhje me vizitat e pacientëve nga kushërinjtë e tyre. 34

35 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura RAPORT PËR VIZITËN E ENTIT TË POSAÇËM PËR PERSONA ME NEVOJA TË POSAÇME DEMIR KAPI personave me nevoja të posaçme nga të gjitha kategoritë. Enti është themeluar me vendimin nr. 204 të 20 tetorit të vitit 1958, të lëshuar nga Këshilli Ekzekutiv i RSM. Veprimtari themelore të entit janë siç vijon: - sigurimi dhe organizimi i mbrojtjes dhe të rehabilitimit të personave të penguar në zhvillimin psikofizik të moshave të ndryshme; - sigurimi i mbrojtjes shëndetësore dhe të rehabilitimit; - sigurimi i trajtimit edukativo arsimor; - sigurimi i formave të ndryshme të angazhimit edukues punues varësisht nga aftësitë psikofizike; - siguron dhe organizon aktivitete të ndryshme për raste të ndryshme. Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit u pranuan nga juristi (pasi që drejtori ishte në pushim vjetor) i Entit, kryeinfermierja dhe një defektolog. Në takimin u informuam me sa vijon: 2. Kapaciteti 14 gusht, i vitit Enti Special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi 2. Kapaciteti 3. Personeli dhe mbulimi me kuadro 4. Klientët e mbrojtur, trajtimi dhe përkujdesja 4.1. Mbrojtja shëndetësore Veprimtaria parandaluese Kontrollimi sistematik Mbikëqyrja higjienike sanitare Veprimtaria kuruese Raste të të sëmurëve nga TBC 4.2. Përmbajtje dhe aktivitete programore dhe kontakte të shfrytëzuesve jashtë nga institucioni Përmbajtje dhe aktivitete programore Vizita Piknikë 5. Projekte dhe donacione 6. Nevoja dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren, dhe janë theksuar nga drejtoria e Entit special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi 7. Vërejtje preliminare të Komitetit të Helsinkit 7.1. Veprimi, trajtimi dhe përkujdesja ndaj klientëve të mbrojtur 7.2. Kushte jetësore ndaj klientëve të mbrojtur 7.3. Rekomandime të Komitetit të Helsinkit Enti Special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi Më 14 gusht të vitit 2008, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit (Ana Stojkoviq dhe Toni Menkinovski [1]) e vizituan Entin special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi. Enti Special është i vetmi institucion në Republikën e Maqedonisë për vendosje, përkujdesje, mbrojtje shëndetësore, procesi edukativo arsimor dhe angazhim punues i Kapaciteti i ndërtesave për pranimin e klientëve të mbrojtur është deri 360 persona, varësisht nga numri momental i pacientëve të cilët në mënyrë të ndryshme i vendosin nëpër dhomat. Ndërtesa kryesore është e ndërtuar në vitin 1933 dhe para 2 vitesh është lyer me gëlqere, pjesa në fund dhe ajo e mesme janë të ndërtuara në vitin 1970 dhe më vonë janë rinovuar, por ka edhe një objekt tërësisht të ri. Institucioni disponon 13 hektarë ekonomi të vetën, prej të cilat 10 hektarë janë e punueshme. Për përpunimin e tokës kohë pas kohe kyçen edhe klientët për çka marrin një shumë të pa caktuar paraprakisht të pagesës dhe kjo ndodh vetëm nga ndonjë herë, aksidentalisht, nga rasti në rast ose sipas nevojave (poqese u nevojitet për shëtitje, për aktivitete kulturore, gara dhe ngjashëm). 3. Personeli dhe mbulimi me kuadro Në entin janë të punësuar 133 nëpunës për kohë të pacaktuar sipas klasifi kimit vijues: - 1 mjek i cili në momentin është edhe ushtrues i detyrës drejtor - 9 motra medicinale - 5 instruktorë - 2 punëtorë social - 51 femra për përkujdesje, me të paktën shkalën e tretë të arsimit (vetëm në repartin Shëndetësi punojnë 40 prej tyre) - 6 edukatorë - 3 defektologë - 4 punëtorë për mirëmbajtjen e higjienës - 5 punëtorë në pjesën e larjes së rrobave - 6 gjellëbërës - 4 rojtarë - 37 personat tjerë janë personel teknik dhe administratë - 63 persona me marrëveshje në vepër nga lëmi të ndryshme në pajtim me nevojat momentale, për të cilat vendos udhëheqja e entit. Në pajtim me informacionet nga të punësuarit në Entin, janë të nevojshëm rreth 190 punëtorë, dhe për këtë shkak në këtë moment mungesën e personelit e plotësojnë me angazhimin e punëtorëve të profi lit të ndryshëm që angazhohen për kohë të caktuar prej disa muaj. 4. Klientët e mbrojtur, trajtimi dhe përkujdesja Në institucionin aktualisht janë të vendosur 313 perso- 35

36 ANALIZË na, të moshës më të ndryshme, që janë të shpërndarë në reparte të ndryshme, varësisht nga: - Dëmtimi i tyre primar, - Aftësitë dhe mundësitë e tyre psikofi zike, - Mosha. Në tri objektet janë të vendosur të gjithë pacientët, por në Repartin Shëndetësi janë vendosur personat me shkallë më të rëndë të sëmundjes. Ndarja në institucionin është siç vijon : 1. Reparte për persona me dëmtime të multiplikuara retardim mendor i rëndë ose më i rëndë dhe dëmtime trupore - А1, А2, Б1, Б2. 2. Reparte për persona me dëmtime të rënda ose më të rënda - А3, А4, Ц1, Ц Mbrojtje shëndetësore Sipas peronave të autorizuar nga Enti Special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi aktivitetet e entit përbëhen nga veprimtaria parandaluese, mbikëqyrja sistematike higjieno sanitare dhe veprimtaria kuruese Veprimtaria parandaluese Veprimtaria parandaluese përbëhet nga zbatimi i të gjitha masave të nevojshme për pengimin e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse e këto janë: vizita të përditshme, hulumtime dhe kontrollime laboratorike, vaksinimi kalendarik, vaksinimi kundër gripit të të sëmurëve kronik dhe të personave me imunitet të zvogëluar, mbikëqyrja higjienike sanitare, kontrollime të përditshme shëndetësore të shfrytëzuesve dhe paraqitja e sëmundjeve ngjitëse, dezinfektimi, dezinfektimi dhe deratizimi Kontrolli sistematik Shfrytëzuesve ju mundësohet përcjellje e vazhdueshme e gjendjes shëndetësore dhe zbulimi eventual i disa sëmundjeve të cilat do t i tregojnë rezultatet me çka do të mundësohet shërimi në kohë i sëmundjeve të porsazbuluara. Çdo vit, më konkretisht në gjysmën e dytë të vitit bëhet kontrolli sistematik të të gjithë të punësuarave të cilët vijnë në kontakt me shfrytëzuesit dhe me produktet ushqimore. Kontrolli sistematik përfshin: incizim fl uorografi k, koprokulturë, kontrollim klinik, marrja e mostrave nga hunda dhe goja për antibiogram Mbikëqyrja higjieno sanitare Mbikëqyrja higjieno sanitare përbëhet nga kontrolli i higjienës nëpër dhomat dhe nyjat sanitare, kontrolli i mbajtjes së higjienës së shfrytëzuesve, kënaqja e kushteve themelore për mënjanimin e higjienik dhe ekologjik të hedhurinave, kontrolli i përditshëm i higjienës trupore i shfrytëzuesve. Kontrolli i rregullt bëhet nga persona nga drejtoria e Entit, ndërsa kontrolli ekstern bëhet nga inspekcionet përkatëse të shtetit Veprimtaria kuruese Veprimtaria kuruese përbëhet në zbatimin e masave dhe të aktiviteteve për shërimin e sëmundjeve të krijuara përmes vizitave të shkurtra në mëngjes të dedikuara për rastet urgjente dhe vizitës kryesore e cila realizohet në orën me ç rast kryhen kontrollime më të detajuara të shfrytëzuesve. Gjatë vizitës kryesore zbatohet terapi, jepen këshilla përkatëse ose në sajë të nevojës rasti konkret udhëzohet në institucion tjetër shëndetësor. Për diagnozë më të detajuar, intervenime më të ndërlikuara përkatësisht dhënie të mbrojtjes përkatëse mjekësore realizohet bashkëpunim dhe konsultime me ente tjera medicinale dhe atë me: ambulancën Demir Kapi, shtëpinë e shëndetit Negotinë, qendrën medicinale Kavadar, Veles, institutin për sëmundje të mushkërive të bardhë si dhe Institutin për patofizë dhe Qendrat tjera Klinike në Shkup Raste të të sëmurëve nga TBC (tuberkulozi) Aktualisht ka 2 persona të sëmurë nga tuberkulozi, për të cilët, me rekomandimin e mjekut të angazhuar në mënyrë plotësuese d-r Gjore Arsov, nuk nevojitet izolimi. Kryeinfermierja poashtu na informoi se një shfrytëzues tjetër, i sëmurë nga tuberkulozi ka vdekur para një muaji, dhe një para një jave. Nga kryeinfermierja poashtu u informuam se shfrytëzuesve ju bëhet incizim fl uorografi k dy herë në vjet dhe se numri i të sëmurëve dhe vdekshmëria e tyre gjatë këtyre viteve zvogëlohet. Nga ana e përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit u bë shqyrtimi i librave medicinale të evidencës në lidhje me të sëmurëve nga tuberkulozi që nga viti 2005 e këndej. Gjatë shqyrtimit u konstatua: - në vitin 2005, janë regjistruar 12 raste të të sëmurëve, 4 të vdekur, të tjerët të shëruar me atë që 1 rast i të sëmurit është kaluar në vitin 2006, - në vitin 2006, janë regjistruar 6 raste të të sëmurëve, 1 i vdekur në vitin 2006, edhe një i vdekur në vitin 2007 dhe të tjerët të shëruar, - në vitin 2007, janë regjistruar 6 raste të të sëmurëve, përveç personit i cli është sëmurë në vitin 2006 dhe ka vdekur në vitin 2007, të sëmurit tjerë janë shëruar, - në vitin 2008[2], janë regjistruar 4 raste të të sëmurëve nga të cilët 2 persona kanë vdekur Përmbajtje dhe aktivitete programore dhe kontakte të shfrytëzuesve jashtë nga institucioni Përmbajtje dhe aktivitete programore 36 Në raport me programet për organizimin e kohës ekzistojnë më shumë aktivitete ku klientët e mbrojtur punojnë me defektologë. Disponojnë me një punëtori kreative dhe një punëtori për punë individuale për shfrytëzuesit me shkallë më të ulët të sëmundjes. Në këto përmbajtje programore hyjnë teknika të ndryshme të pikturimit, teknika të artit fi gurativ, teknika grafi ke si dhe formësim hapësinor plastik dhe konstruktim.

37 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura Vizita Klientët e mbrojtur mund të pranojnë vizita në cilën do qoftë kohë pa paralajmërim. Më shpesh i vizitojnë kushërinjtë ose ju paraqiten me telefon, e poqese paraqitet nevoja ose ndonjëri nga shfrytëzuesit dëshiron që të paraqitet diku atij kjo i mundësohet nga të punësuarit. Të sëmurëve Poashtu ju lejohet edhe dalja jashtë kompleksit të institucionit, me shoqërim ose pa shoqërim, varësisht nga shkalla e sëmundjes dhe aftësitë e personave Piknikë Organizimi i piknikëve paraqet vlerë e pazëvendësueshme e cila shfrytëzohet në çdo rast dhe këtë mënyrë, klientët e mbrojtur të Entit njihen me rrethinën më të gjerë, objektet përreth dhe rrethinën natyrore. Nga ana tjetër piknikët e zhvillojnë ndjenjën për ndihmesë, qëndrueshmëri, pavarësi, tejkalimin e pengesave e tjera, ndërsa lëvizja nëpër terrene të ndryshme dhe në ajër të pastër e plotësojnë procesin e rehabilitimit. Në vitet paraprake, siç na informuan, ka pasur edhe pushime të organizuara, si për shembull vitin e kaluar kur rreth 30 nga shfrytëzuesit kanë pasur pushim në Bullgari. Ekipi i ekspertëve i përcakton grupet e klientëve të mbrojtur të cilët shkojnë në piknikë dhe shëtitje jashtë nga enti, ndërsa varësisht nga shkalla e aftësisë si dhe nga gjendja aktuale e të mbrojturve. 5. Projekte dhe donacione Në këtë moment nuk zbatohet kurrfarë projekti për nevojat e Entit. Sa u përket donacioneve i morëm të dhënat vijuese: - për vitin 2007/2008 Enti ka marrë donacion prej euro nga presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski për ndërtimin e terrenit sportiv, i cili është në plan të ndërtohet, Euro nga bodrumi i verës Kulla të cilët i kanë shfrytëzuar për nevojat rrjedhëse, për blerje të mjeteve higjienike e tjera, - bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq prej ku marrin donacione në rroba, - ambasada e Belgjikës ka dhuruar mjete për renovimin е njërit nga objektet Euro ka dhuruar Kosmofoni për parkun në rrethinën e objekteve, denarë OKTA depoziton çdo muaj për Entin që përdoren për nevoja rrjedhëse, - burim kryesor i mjeteve fi nanciare, normalisht është buxheti shtetëror. konkluzionin e vet e nxori edhe nga kontakti me vetë klientët e mbrojtur. Nga personeli u informuam se nuk e përdorin masën fi ksimi për krevat (lidhje për krevat) por problemet i zgjidhin me terapi përkatëse. Por, vërejtje kryesore është se nuk ekziston sistem i pavarur dhe objektiv i ankesave dhe inspektimeve, i cili do të sjell në ndëshkimin e rasteve të keqtrajtimit të klientëve të mbrojtur nga ana e personelit Kushte jetësore ndaj të klientëve të mbrojtur Në përgjithësi delegacioni i Komitetit të Helsinkit konstatoi përmirësim të standardeve të jetës në krahasim me vizitën në vitin 2005, por duhet vërejtur se në tërë Entin special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi përhapej aromë e padurueshme e urinës që lë përshtypje të keqe për standardet themelore për jetë të klientëve të mbrojtur. Higjiena dallonte varësisht nga repartet, por në përgjithësi ajo nuk ishte në nivelin e kënaqshëm sepse ndjehej aroma e pa këndshme. Në disa reparte batanijet ishin mjaft të vjetra dhe të grisura, çarçafët ishin të pa pastër. Nyjat sanitare Poashtu nuk i kënaqnin standardet, ato krahas asaj që ishin të vjetra dhe të dëmtuara nuk përmbanin mjete themelore për higjienë si sapun dhe ngjashëm. Varësisht nga viti i renovimit të objekteve lëviznin edhe kushtet në të njëjtat, përkatësisht siç u përmend paraprakisht, ato që ishin më të vjetra, brendësia e tyre nuk i kënaqte standardet themelore jetësore, ndërkaq objektet e rinovuara jepnin një pasqyrë të një vendi të këndshëm për qëndrim. Për tu përshëndetur ishin repartet për fëmijë posaçërisht për të sëmurët e pa lëvizshëm hapësirat e tyre ishin të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme, të stolisura me detaje të ndryshme dhe lodra të cilat e pasuronin hapësirën. Në raport me punëtorinë kreative është për të ardhur keq, sepse edhe ato aparatura dhe vegla të cilat i kanë nuk përdoren për shkak të mungesës së një numri të vogël 6. Nevoja dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren, dhe janë vënë në pah nga drejtoria e Entit Special për persona me nevoja të posaçme Demir Kapi Sipas përfaqësuesve të drejtorisë ka nevojë urgjente nga: renovimi i disa nga objektet, posaçërisht të njave sanitare; furnizim më cilësor dhe kuantitativ me barna; botimin e broshurës informative për entin; programe të posaçme për mësimin e shkrim leximit nga shfrytëzuesit; punësimi i një numri më të madh të defektologëve dhe trajnime dhe vizita të stërvitjeve dhe seminareve përkatëse të të punësuarve për shkak se deri tani nuk ka pasur të atilla ose ato kanë qenë mjeft të rralla. 7. Vërejtje preliminare të Komitetit të Helsinkit 7.1. Veprimi, trajtimi dhe përkujdesja ndaj klientëve të mbrojtur Gjatë vizitës, delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë nga ana e personelit dëgjoi dëshmi të shumta konsekuente dhe bindëse për veprimin e mirë me klientët e mbrojtur, por 37

38 ANALIZË të elementeve plotësuese, kështu që edhe vetë të punësuarit dhe klientët e mbrojtur patjetër duhet të kënaqen me mjetet themelore për ndihmesë, në vend që të bëhet përpjekje minimale për ta siguruar shfrytëzimin e plotë të mjeteve. Ka nevojë të vërehet ekzistimi i parkut të madh dhe të rregulluar mirë në kuadër të objektit i cili në momentin e vizitës nuk mund të përdorej për shkak të temperaturave të larta. Doktori i cili bën vizita dhe me këtë rast i trajton problemet në lidhje me gjendjen e shfrytëzuesve në fushën e dijagnostikës, kurimit dhe rehabilitimit, e shkruan historinë e sëmundjes së shfrytëzuesve e mandej përcakton diagnozë dhe terapi, është në të njëjtën edhe drejtor i vetë institucionit Rekomandime të Komitetit të Helsinkit Në përgjithësi për llojin e këtillë të enteve nevojitet që Qeveria e R. Maqedonisë të ketë plan të qartë, afatgjatë strategjik për qëndrueshmërinë dhe funksionimin e të njëjtave që do të shpijë dhe do të sigurojë cilësi më të larta në punën e tyre. Tek e fundit, kjo është obligim civilizues i Maqedonisë dhe në pajtim me Planin Aksionar të Këshillit të Evropës në drejtim të handikapit ( ). Ky Plan Aksionar i Këshillit të Evropës për sa i përket handikapit bazohet (midis tjerash) mbi të gjitha instrumentet, marrëveshjet dhe planet relevante ekzistuese Evropiane, duke e përfshirë edhe Konventën e KB për personat me handikap. Ky Plan, poashtu, posaçërisht e ka parasysh Strategjinë e Re të Këshillit të Evropës për kohezion social (2004), qëllimi i të cilës (midis qëllimeve tjera) është të sigurojë qasje në të drejtat e njeriut për personat, siç janë fëmijët, personat e ri, migruesit si dhe personat me handikap [3]. ( mhc.org.mk/) 2. Nevojitet që të ngrihet niveli i higjienës në tërë institucionin për shkak se është e palejueshme që në këtë kohë të përfitimeve civilizuese të mos jesh në nivelin më të lartë posaçërisht që për këtë nuk janë të nevojshme aq shumë mjete, por më shumë nevojitet vullneti i mirë dhe dedikim, që të mos shkelet dinjiteti personal i klientëve të mbrojtur, e drejta themelore e çdo njeriu. 3. Evidente është edhe nevoja që në afat sa më të shkurtër të përgatitet plan dhe program për organizimin e kohës së klientëve të mbrojtur në punëtori grupore dhe individuale të organizuara mirë me një numër më të madh të defektologëve të trajnuar dhe të motivuar. 4. Komiteti i Helsinkit apelon që të gjenden mjete për trajnim plotësues për profesionistët e punësuar, vijimi i seminareve dhe këmbimi i përvojave me kolegë për tu përcjellë trendi i ndryshimeve në këtë lëmi. 5. Komiteti i Helsinkit poashtu konsideron se është e nevojshme të sigurohet broshurë informative në të cilën do të vendosen informacione rreth punës së Institucionit dhe të drejtat e klientëve të mbrojtur. 6. Të rritet numri i të punësuarve nga profilet tjera profesionale: defektologë, punëtorë social, të punësohet psikolog dhe terapeutikë për terapi angazhimi, priko terapeutikë për lloje të ndryshme të terapisë, motra medicinale dhe infermierë, e tërë kjo në interes dhe për të mirën e pacientëve. 7. Në fund si një nga detyrat më të rëndësishme për institucionin është ndërmarrja e masave dhe dhënia e mbrojtjes shëndetësore për pacientët, që kjo të mos bëhet vetëm me një mjek. 8. Nevojitet punësimi i një numri më të madh të mjekëve. Komiteti i Helsinkit e përcjell edhe planin e deinstitucionalizimit të Entit Demir Kapi, për çka do të prononcohet në mënyrë plotësuese, por poashtu vëmë në pah se procesi do të zgjas një periudhë më të gjatë kohore, gjë e cila do të thotë se ai nuk duhet të lihet pas dore dhe të mos investohet në ndryshime në vetë Entit Demir Kapi. [1] Të shoqëruar nga vullnetarët Maja Dimitrova dhe Michael Mac Lennan [2] Deri në vizitën tonë në datën [3] Analiza e posaçme e Komitetit të Helsinkit për sfidat e reja të vjetra për Republikën e Maqedonisë për personat me invaliditet. 15 gusht i vitit 2008 I. Enti për mbrojtje dhe rehabilitim Banja Bansko Strumicë 1.1. Të dhënat themelore II. Kapaciteti III. Personeli dhe mbulimi me kuadro IV. Shfrytëzuesit, trajtimi dhe përkujdesja 4.1. Reparti medicinal 4.2. Mbrojtja shëndetësore Kontrolli sistematik Mbikëqyrja inspektoriale 4.3. Aktivitetet dhe kontaktet e shfrytëzuesve jashtë nga institucioni Vizitat Piknikë/ekskursione V. Projekte dhe donacione VI. Nevoja dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren, e që janë theksuar nga drejtoria e Entit dhe nga vetë shfrytëzuesit VII. Vërejtje preliminare të Komitetit të Helsinkit 7.1. Veprimi, trajtimi dhe përkujdesja ndaj shfrytëzuesve 7.2. Kushte jetësore të shfrytëzuesve 7.3. Rekomandime të Komitetit të Helsinkit I. Enti për mbrojtje dhe rehabilitim Banja Bansko Strumicë Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë (Vjollca Mora Bajrami dhe Keti Jandrievska Jovanova [1]) më 15 gusht të vitit 2008 e vizituan Institucionin Publik Entin për mbrojtje dhe rehabilitim Banja Bansko Strumicë. Delegacioni i Komitetit të Helsinkit arriti rreth orës 11 dhe aty qëndroi rreth katër orë. Në fillim delegacioni u pranua nga drejtoresha Justina Gnoinska Dimitrieva, e cila për shkaqe të arsyeshme nuk mundej të mbetet me delegacionin deri në fund të vizitës. Delegacioni gjatë vizitës u shoqërua nga sekretari i entit z-ti Vase Zimbakov. Gjatë vizitës, delegacioni pati rast ta shikojë ndërtesën administrative dhe atë për vendosje në repartin e grave dhe të burrave Të dhënat themelore Institucioni është ent social i cili ofron mbrojtje sociale për personat me pengesa në zhvillimin fizik. Enti është institucioni i vetëm i cili strehon persona me pengesa të rënda në zhvillimin fizik në nivel të mbarë Republikës së Maqedonisë, dhe mu për këtë shfrytëzuesit që janë të vendosur në të njëjtin vijnë nga mbarë Republika. Veprimtaria themelore e entit është:

39 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura RAPORT PËR VIZITËN NË ENTIN PËR REHABILITIM BANJA BANSKO STRUMICË siguron dhe organizon mbrojtje dhe rehabilitim të fëmijëve dhe të të rinjve me pengesa në zhvillimin fizik, siguron vendosje, banim, sigurimi i ushqimit, përkujdesje dhe strehim siguron mbrojtje shëndetësore dhe rehabilitim siguron arsim dhe edukim fillor organizon mësim me korrespodencë nëpër shkollat e mesme në Strumicë siguron dhe organizon forma të ndryshme të aftësimit profesional punues varësisht nga aftësitë psiko fizike. Enti është nën kompetencë të Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe nën kompetencë të Ministrisë së arsimit dhe të shkencës në pjesën e sigurimit të arsimit fillor. Enti është hapur në vitin 1974 me ndihmën e Fondacionit Sju Rajder dhe Këshillit të Komunës së Strumicës. Ndërtesa në të cilën aktualisht është vendosur administrata është e ndërtuar gjatë vitit 2002, në pajtim me projektin për deinstitucionalizim, projekt ky që duhet të përfundojë deri në vitin 2012 si vendosje shtëpiake. Në Entin ka edhe mësim të rregullt fillor prej klasës I VIII, në sajë të planit dhe programit për arsim të rregullt. Kjo pjesë hyn në kompetencat e Ministrisë së arsimit dhe të shkencës. Enti ka edhe kuadër arsimor për fëmijë me nevoja të posaçme. Prej klasës së parë deri të tetën, në vitin shkollor 2007/2008 kanë pasur 10 nxënës, por enti ju ka dërguar shkresë Qendrave për punë sociale dhe me kërkesë që në të ardhmen numri i fëmijëve të rritet. Fëmijët shfrytëzues të shërbimeve të Entit kanë libra dhe pajisje shkollore, dhe orët realizohen çdo ditë. Pas përfundimit të orarit realizohet edhe sesion terapeutik. Mësimin e realizojnë arsimtarë, pedagog dhe defektolog. Në vitin shkollor 2008/2009 në arsimin fillor do të kenë 20 nxënës. Krahas arsimit fillor ekziston edhe arsim i mesëm me korrespodencë për ato nxënës të cilët dëshirojnë ta vazhdojnë shkollimin. Arsimi i mesëm realizohet në bashkëpunim me shkollat e mesme në Strumicë. Në këtë vit shkollor do të ketë 5 shfrytëzues në shkollat e mesme të Strumicës. Shfrytëzuesit paraqesin provim, e pas kësaj tek ata vjen profesori i cili i pyet për mësimet. Drejtoresha e entit na informoi se gjatë vitit 2008 kanë pasur këmbim të aktiviteteve punuese midis fëmijëve shfrytëzues të Entit dhe fëmijëve të institucionit të ngjashëm nga Polonia. Nga enti kanë marrë pjesë katër fëmijë shfrytëzues. Ndërtesa e vjetër, e cila është djegur në zjarrin gjatë shtatorit të vitit 2007 dhe për këtë shkak ishte plotësisht jashtë përdorimit, me donacion të ambasadës Italiane dhe me një pjesë të zhdëmtimit të marrë nga sigurimi i objektit është rinovuar dhe është dhënë në përdorim të premten më datë Por, pa marrë parasysh që pjesa e vjetër tërësisht është rinovuar, enterieri nuk është i kompletuar tërësisht, përkatësisht ndërtesa nuk ishte në tërësi e pajisur me krevatë dhe inventar tjetër. Enti ka kabinete për defektolog, sociolog, kompjuterë dhe fizioterapi. II. Kapaciteti Kapaciteti i entit është 70 shfrytëzues, por në ditën e vizitës atje pati 56 shfrytëzues, burra dhe gra. Sa i përket popullatës në entin, e njëjta në çdo pikëpamje është heterogjene: dëmtimi i tyre primar mosha (shfrytëzuesi më i moshuar është i lindur në vitin 1948, ndërsa shfrytëzuesi më i ri është i lindur në vitin 1999) aftësitë dhe mundësitë psikofizike përkatësia etnike (maqedonas - 47, romë - 3, turq - 2, shqiptarë 2 e të tjerë 2). Diagnozat më të pranishme tek shfrytëzuesit janë: paraliza Celebrale, paraliza fëmijërore, Distrofia progresive muskulore, Epilepsia dhe Ostrogenesis imperfekta. Enti gjithsej ka 24 apartamente dhe 30 dhoma për vendosjen e shfrytëzuesve, kurse ideja është jeta e përbashkët ose kolektive. Në ndërtesën e re apartamentet janë të ndërtuara për jetë të pavarur (për një ose dy persona). Dy personave, (një të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore), në sajë të kërkesës së tyreu ishte lejuar të jetojnë në një apartament. Në pjesën e ndërtesës që dikur është 39

40 ANALIZË djegur, ndërsa tani tërësisht është rinovuar ka 30 dhoma (15 për gra dhe 15 për burra), ndërsa në katin e poshtëm katin përdhese do të vendoset administrata. Gjatë vitit 2008, më saktë në mars të vitit 2008 në Entin ka pasur dy raste vdekjeje, dy shfrytëzues kanë ndërruar jetë nga vdekja e natyrshme. Në vitin 2007, si pasojë e zjarrit që ka ndodhur kanë vdekur 3 fëmijë shfrytëzues të shërbimeve të entit. Shfrytëzuesit e shërbimeve në Ent pranohen vetëm me Vendim të Qendrave për punë sociale nga rajoni ku është vendqëndrimi i shfrytëzuesit. Qendrat për punë sociale bashkë me Vendimin për vendosjen e personit në Ent e dërgojnë edhe konkludimin mjekësor dhe dosjen medicinale, bashkë me librezën shëndetësore dhe kartelat mjekësore. Nga kompetentët u lëvduan Qendrat për punë sociale nga Shkupi, Strumica dhe Koçani, se janë të rregullt në dërgimin e kartelave shëndetësore. III. Personeli dhe mbulimi me kuadro Në Entin kanë qenë të punësuar 30 persona për kohë të pacaktuar, ndërsa në 18 muajt e fundit janë punësuar edhe 15 persona shtesë për kohë të caktuar. Nga ana e drejtoreshës u informuam se 14 persona nga të punësuarit e rnji janë punësuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale, prej të cilëve 8 perona janë infermierë, ndërsa një person (arsimtar për arsim muzikor) është punësuar nga Ministria e arsimit dhe e shkencës. Struktura e të punësuarve është siç vijon: 3 defektologë 1 sociolog 1 fi zioterapeutist, 1 mjek i përgjithshëm (ai e udhëheq evidencën amë të shfrytëzuesve) 1 psikolog 1 punëtor social 4 infermiere kryesore 18 persona për përkujdesje (9 gra dhe 9 burra për përkujdesje) 3 gjellëbërës 1 mjeshtër shtëpiak 1 vozitës dhe 10 persona të punësuar nga Ministria e arsimit dhe e shkencës. IV. Shfrytëzuesit, trajtimi dhe përkujdesja Në objektet/godinat ka nxehje qendrore dhe ujë të nxehtë që ngrohet me bojlerë. Atëherë kur temperaturat bien nën 10 gradë celsius, Enti kyç ngrohje plotësuese. Në ndërtesën e re në vend të pllakave tani është vendosur dysheme nga linoleumi. Vetëm banjat janë me pllaka. Në ndërtesën e re kanë vendosur edhe sistem alarmues zjarrfikës, i cili është i ndërlidhur me qytetin e Strumicës. Kushtet materiale janë të mira në të dyja ndërtesat, duke e marrë parasysh me këtë rast faktin që ato janë të rinovuara para do kohësh dhe janë të rregulluara mirë e të mobiluara me inventar. Në të njejtën ndërtesë kishte edhe dy dhoma shumë të mëdha të cilat shfrytëzzuestit i shfrytëzojnë për aktivitete të lira, për të shikuar televizion, për të luajtur shah dhe ngjashëm. Në turnin, gjatë vizitës sonë kishte 4 gra për përkujdesje. Nëpër korridoret janë parë aparate klimatizimi, ndërsa në dhomën për aktivitete të lira aparatet për klimatizimi ishin të vendosur. Në objektin ka tre tualete për gratë dhe tre për meshkujt. Trapezaria poashtu ishte një sallë e madhe, e cila në momentin nuk ishte e ajrosur dhe kishte një aromë të çuditshme. Në të njejtën kishte 4 tavolina me nga 4 karrige. Ishim të informuar se numri më i madh i shfrytëzuesve ushqehen nëpër apartamentet e tyre. Në entin ka edhe hapësirë të posaçme për larje ku shfrytëzuesve ju lahen dhe thahen rrobat. Shfrytëzuesve dy herë në javë u ndërrohen çarçafët dhe ato dy herë në javë bëjnë dush. Shfrytëzuesit e entit nuk kanë kurrfarë vërejtje në lidhje me ushqimin dhe ishin të kënaqur nga ushqimi që e marrin. Ata më së shumti kishin shujta të ngrohta dhe ushqim të gatuar. Siç ishim të informuar udhëheqja i shmanget ushqimit në kokrra dhe ai i fërguar. Në këtë moment në Entin ka shfrytëzues të cilët marrin ushqim në pajtim me dietat e tyre të ndryshme. Personat e autorizuar të Entit na informuan se aty ende nuk është aplikuar HASSAP sistemi, por presin që Ministria t ju jep udhëzime me qëllim që HASSAP procedura të përfundojë, aq më tepër që ata ishin të vetëdijshëm se deri në fund të vitit 2008 çdo institucion është i detyruar ta ketë HASSAP sistemin. Sa i përket sistemit të kontrollit të ushqimit të cilin e përdorin shfrytëzuesit e shërbimeve të Entit, na u tha se të njëjtin çdo 15 ditë e bëjnë kompetentët nga Enti Republikan për mbrojtje shëndetësore, me ç rast bëhet edhe lista e ushqimeve për 15 ditët e ardhshme. Për higjienën nëpër dhomat dhe apartamentet janë të ngarkuar punëtorë për pastrim, por shfrytëzuesit e Entit nuk ishin të kënaqur nga puna/pastrimi i tyre. Një herë në muaj shfrytëzuesve ju ndahet materiali i nevojshëm për mbajtjen e higjienës në hapësirat në të cilat ata jetojnë Reparti medicinal Reparti medicinal siguron mbrojtje dhe rehabilitim primar si dhe përkujdesje të plotë dhe kujdes për gjendjen shëndetësore të çdo individi/shfrytëzuesi përmes trajtimeve terapeutike të cilat koordinohen nga mjeku fizijatër, që vjen një herë në javë dhe e përcjell gjendjen shëndetësore te shfrytëzuesit. Personeli medicinal përbëhet nga infermiere, defektolog, infermiere fizioterapeutiste dhe infermierë. Shfrytëzuesit janë të përfshirë me rehabilitim mjekësor 40

41 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura ose më saktësish terapi fizikale prej të cilave: elektro terapi, kinezi terapi, hidro terapi, terapi manuale dhe elektro terapi, terapi me parafi n dhe terapi përmes lojës. Poashtu bëhen furnizime me mjete ndihmëse ortopedike dhe shfrytëzuesit mësohen se si t i përdorin të njëjtat. Qëllimi i këtij rehabilitimi është që të mirëmbahet: gjendja e tyre psiko fizike aktive, lufta kundër dekubitëve, kundër kontrakturave, ruajtja e aktiviteteve të tyre ekzistuese psiko-motorike dhe nënkuptohet, poqese bëhet fjalë për shfrytëzues më të ri të mundësohet edhe krijimi i lëvizjeve të reja. Ky repart ju ndihmon shfrytëzuesve që ta mirëmbajnë gjendjen psikofi zike, motivimin dhe dëshirën që të jenë aktiv. Terapia të cilën duhet ta marrin shfrytëzuesit, të njejtën e marrin në Ent Mbrojtja shëndetësore Kontrolli sistematik Sipas kompetentëve nga Enti, që nga pranimi i parë i shfrytëzuesit të shërbimit Enti e kërkon kartelën shëndetësore të çdo shfrytëzuesi nga Qendra për punë sociale, në të cilin regjistrohen të gjitha kontrollet dhe trajtimet të cilat të njëjtit do t i kishin bërë. Sa i përket furnizimit me barnat e nevojshme, na informuan se nuk kanë mjete të posaçme për furnizim me barna, por se bëhen furnizime duke i shfrytëzuar mjetet financiare nga paragrafë tjerë. Enti ka angazhuar një mjek mjek të përgjithshëm, i cili nuk është i punësuar në Entin, por vjen dy herë në javë. Rastet urgjente, poqese paraqiten të tillë, transportohen në Strumicë ose në Shkup, me Ndihmën e shpejtë Mbikëqyrja inspektoriale tapicerive dhe drugdhendje. Të gjitha këto aktivitete kërkojnë koordinonim të caktuar psikomotorik, kërkojnë precizitet, kërkojnë shkathtësi, aftësi dhe dituri. Nga enti theksojnë se janë shumë krenarë kur shohin se si nga duart e tyre me pamundësi, duart me aftësi të zvogëluar ose të kufizuar krijohen vepra të vërteta artistike. Enti ka organizuar edhe disa ekspozita të prodhimeve të tyre. Shfrytëzuesit marrin pjesë edhe në panaire duke i prezantuar prodhimet e tyre Vizitat Vizitat nga dega e organizatës së grave çdo festë të Pashkëve bëjnë piknik. Atëherë në Ent sillen vezë të pashkëve. Kjo tanimë është bërë traditë e cila realizohet çdo vit me radhë, gati më 11 vjet Piknikë/ekskursione Shfrytëzuesit e shërbimeve të Entit theksuan se shumë rrallë i shëtisin jashtë dyert e Entit, ndërsa për shëtitje deri në qytet duhet të paguhet taksi private. Çdo vit kanë shfrytëzuar pushim vjetor në Strugë, ndërsa sivjet kanë shfrytëzuar 10 ditë, që në fund të del se kanë shfrytëzuar vetëm 7 ditë, në të cilat ka pasur angazhim punues dhe aktivitete të lira. V. Projekte dhe donacione Materialet dhe veglat për punë në repartin për aftësim profesional janë dhënë përmes disa organizatave/fondacioneve. Drejtoresha theksoi se pjesa më e madhe e donacioneve të fituara janë marrë nga Fondacioni Sju Rajder. VI. Nevoja dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren, e Mbikëqyrje inspektoriale mbi Entin ka bërë enti republikan për mbrojtje shëndetësore, Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS) si dhe nga Ministria e arsimit dhe e shkencës (MASH). Personat e autorizuar vënë në pah se MPPS dhe MASH katër herë në vit bëjnë inspektime dhe mbikëqyrje, e pas kësaj pasojnë konkluza për këto inspektime. Ne ato nuk na u dhanë që ti shohim, por na bindnin se ekzistojnë konkluza nga inspektimet e kryera. Poashtu, edhe Qendrat për punë sociale kanë të drejtë të bëjnë mbikëqyrje, por edhe kompetentët dhe vetë shfrytëzuesit na u ankuan se nuk i kanë vizituar të gjitha Qendrat dhe se me shumicën prej tyre ekziston një bashkëpunim i dobët Aktivitetet dhe kontaktet e shfrytëzuesve jashtë nga institucioni Në Entin ekziston edhe reparti për aftësim profesional, i cili ka për qëllim që ti angazhojë dhe preokupojë në mënyrë punuese shfrytëzuesit. Krahas asaj që janë të angazhuar me këto aktivitete, shfrytëzuesit ushtrojnë, bëjnë lëvizje nga më të ndryshmet dhe ato e përmirësojnë koordinimin e tyre psikomotorik, e njëkohësisht edhe gjendjen e tyre të tërësishme psikofi zike. Këto aktivitete realizohen në një atmosferë të relaksuar, atmosferë të energjisë pozitive. Ky është vendi ku shoqërohen, komunikojnë, i këmbejnë qëndrimet dhe mendimet e tyre, e ndërtojnë veten në personalitete të cilët do të japin dhe do të kenë raport pozitiv ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Poashtu kultivohen dhe krijohen raporte shoqërore, raporte të respektimit të ndërsjellë, përkatësisht të tolerancës, ndihmesës së ndërsjellë dhe ngjashëm. Ky repart ju ndihmon shfrytëzuesve që ta kultivojnë gjendjen psikofi zike, motivimin dhe dëshirën që të jenë aktiv. Aktivitetet të cilat përmes punës i okupojnë dhe i angazhojnë shfrytëzuesit janë: krijimi i ikebanave nga lulet e thata dhe artifi ciale, thurje, qëndisje, qepje, pikturim, thurja e 41

42 ANALIZË që janë theksuar nga drejtoria e Entit dhe nga vetë shfrytëzuesit Shfrytëzuesit e shërbimeve të Entit ankoheshin se më parë kanë marrë ndihmë në para si përkujdesje nga persona tjerë, por nuk mund të saktësonin se prej kur nuk e marrin ndihmën në para. Ndihmën që e kanë marrë përkujdesje nga persona tjerë ka qenë rreth denarë. Në lidhje me këtë problematikë, sekretari i Entit na tha se procedura për përkujdesje nga persona tjerë është lënë të pushojë përderisa shfrytëzuesit i marrin shërbimet e Entit. Jozyrtarisht nga ana e sekretarit të Entit e morëm të dhënën se shpenzimet e çdo Qendre për çdo shfrytëzues veç e veç janë rreth denarë, dhe me këto mjete materiale mbulohet vendosja, përkujdesja medicinale dhe higjiena e shfrytëzuesit. Shfrytëzuesve tani u janë ndërprerë edhe paratë e xhepit, prej denarë, të cilat i kanë marrë nga Qendrat për punë sociale. Numri më i madh i shfrytëzuesve ankoheshin për vendimet që i kishin marrë për pagesën e participimit, të cilat kishin fi lluar t i marrin prej vitit të kaluar. Sipas tyre participimi i paraparë për shfrytëzuesit e rritur të shërbimeve të Entit është tejet i lartë, para së gjithash sepse të ardhurat e tyre janë aq të limituara dhe minimale që nuk mund t i lejojnë vetes shpenzime plotësuese, posaçërisht nëse merret parasysh fakti se ata vetë i sigurojnë vetes veshje, mjete higjienike, telefon, internet dhe ngjashëm. Poashtu fi nancat që i marrin nuk mund t i mbulojnë as shëtitjet e rralla jashtë nga Enti të cilat ata i bëjnë privatisht, në mungesë të shëtitjeve të organizuara. Sipas shfrytëzuesve, nevojitet t ju paguhet edhe disa nga të punësuarve poqese ka nevojë nga jashtë nga rrethi i entit, për shkak se kjo zyrtarisht nuk hynë në sferën e obligimeve të entit. Problem tjetër me të cilin ballafaqohen është pagesa private për ndreqjen e karrocave pas kalimit të garancisë, para së gjithash në kushte kur të gjithë njëzëri u pajtuan se mjeshtri i ri do të duhej të jetë i ngarkuar me këtë, mirëpo ai rrallë herë arrin t i rregullojë dhe ata janë të detyruar të kërkojnë mjeshtër tjetër jashtë entit për shërbimet e të cilit gjithsesi duhet të paguajnë vetë. Vendimet për participim janë të ndryshme për çdo shfrytëzues veç e veç, shuma është e ndryshme për të gjithë shfrytëzuesit. Disa janë në lartësi prej 1500 denarë, ndërsa disa 3500 denarë, por të gjitha janë tejet të larta për standardet edhe ashtu të ulëta të shfrytëzuesve. Shfrytëzuesit poashtu ankoheshin për sjelljen joprofesionale të drejtores, si dhe për personelin të pa organizuar dhe jo përkatës i cili është i punësuar gjatë 18 muajve të fundit. Drejtoresha e Entit pa kurrfarë shkaku nga janari i vitit 2008 e kishte shkyçur telefonin fiks duke e ndaluar përdorimin e tij dhe të njëjtin shfrytëzuesit e shërbimeve të Entit nuk guxojnë ta shfrytëzojnë. Shfrytëzuesit janë lënë që vetë të gjinden për blerjen e rrobave dhe ankohen për pa aftësinë e mjeshtrit të posa punësuar për ndreqjen e karrocave, i cili dallon nga mjeshtri i vjetër të cilin ende e shfrytëzojnë për nevojat private. VII. Vërejtje preliminare të Komitetit të Helsinkit 7.1. Veprimi, trajtimi dhe përkujdesja ndaj shfrytëzuesve Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë konstaton vërejtje në veprimin/sjelljen e drejtores ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve të Entit, si dhe për profesionalizmin jo përkatës të personave të posa punësuar në Entin Kushte jetësore të shfrytëzuesve Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë nuk konstaton vërejtje në lidhje me kushtet jetësore të shfrytëzuesve dhe konsiderojmë se enti është në gjendje të mirë sa u përket kushteve materiale në ndërtesat e banimit dhe pajisjen e tyre. Komiteti i Helsinkit shpreson se për një kohë të shkurtër do të përfundojë pajisja e objektit të ri/të rinovuar me mobilie dhe se do të shkarkohet edhe administrata edhe vetë shfrytëzuesit Rekomandime të Komitetit të Helsinkit 1. Plotësimi i kuadrit me kuadër profesional dhe përkatës për ndihmë medicinale dhe psikosociale 2. Për këtë qëllim është tejet i nevojshëm punësimi i një numri më të madh të punëtorëve social, të psikoterapeutëve për llojet e ndryshme të psikoterapisë dhe socioterapisë si dhe për terapinë e angazhimit dhe të preokupimeve 3. Përmirësimi i bashkëpunimit me një pjesë të Qendrave për punë sociale me Entin 4. Përfundimi sa më i shpejtë i tenderit për pajisje me elementet për enterierin në objektin/ndërtesën e rinovuar të vjetër 5. Nxjerrja e rregullt dhe e obligueshme e shfrytëzuesve në shëtitje jashtë objektit 6. Revizioni i Rregullores për llojin dhe vëllimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe për lartësinë e pjesëmarrjes së shpenzimeve të shfrytëzuesve, e jo të pritet sjellja e Ligjit të ri për mbrojtje sociale për tu rishqyrtuar kjo Rregullore 7. Përgatitje e kritereve për lartësinë e participimit shuma e të cilës do të përcaktohej varësisht nga gjendja materiale e familjes së shfrytëzuesit 8. Trajnim i vazhdueshëm i personelit për aplikimin e metodave të reja (individuale dhe grupore) për përmirësimin e gjendjes psikofizike të shfrytëzuesve 9. Rregullimi i vendit të oborrit, i cili në momentin e vizitës ishte në gjendje katastrofale 42 1] Me delegacionin ishte i pranishëm edhe vullnetari i Komitetit, Darko Gjorgjiev

43 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura RAPORT PËR VIZITËN NË ENTIN PUBLIK SHËNDETËSOR SPITALI PSIKIATRIK SKOPJE SHKUP (BARDOVC) I. Të dhëna themelore për EPSh Spitali psikiatrik Shkup Shkup II. Vendosmëria organizative, kapaciteti dhe resurset kadrovike të EPSh Spitali psikiatrik Shkup Shkup 2.1. Vendosmëria organizative 2.2. Kapaciteti 2.3. Personeli dhe organizimi kadrovik III. Kushtet për jetë dhe higjiena 3.1. Kushtet materiale 3.2. Ushqimi 3.3 Vendosja IV. Pacientë, trajtimi dhe përkujdesja 4.1. Informacione themelore për mënyrën e vendosjes në spitalin Vendosja qytetare Vendosja penale Hospitalizimi i dhunshëm 4.2. Mbrojtja shëndetësore Masa e fi ksimit 4.3. Përmbajtje programore, aktivitete dhe kontakte të pacientëve jashtë nga institucioni 4.4. Mbikëqyrja V. Financimi VI. Lista e problemeve dhe nevojave posaçërisht të detektuara VII. Rekomandime në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Spitali e ka marrë statusin e organizatës publik shëndetësor me emrin Spital Psikiatrik - Shkup dhe është aplikuar vendosmëria e re organizative e reparteve të ndërlidhura në mënyrë funksionale me qendrat për shëndet mendor. Qëllimi i formimit të Spitalit është t i strehojë, vendos, kurojë dhe të përkujdeset për personat me probleme mendore, si dhe ta bëjë rehabilitimin, risocializimin dhe reintegrimin e tyre. Spitali psikiatrik në Shkup është i vendosur në fshatin Bardovc, që është disa kilometra larg nga qendra e qytetit, në sipërfaqe të madhe në të cilën gjenden disa objekte për vendosjen e personave me çrregullime mendore. Ky spital është me karakter regjional dhe kryesisht i përfshin pjesën qendrore dhe atë veri lindore të Maqedonisë. Spitali është nën kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë. II. Vendosmëria organizative, kapacitetet dhe resurset kadrovike të EShP Spitali psikiatrik Skopje - Shkup 2.1. Vendosmëria organizative Institucioni publik shëndetësor Spitali psikiatrik - Shkup është i organizuar në 9 reparte në të cilat janë vendosur persona me çrregullime mendore dhe shpirtërore, e në përbërje të reparteve janë themeluar 6 spitale ditore dhe një stacionar. Ndarja e këtij institucioni është si vijon: 1. Reparti Qendra për pranim, dijagnostikë dhe kurim intensiv në përbërje të të cilit hyjnë: seksioni për veprimtari të përbashkët shëndetësor; seksioni për trajtimin e gjendjeve somatike tek personat me probleme mendore; dhe seksioni për hulumtime epidemiologjike psikiatrike me statistikë medicinale. I. Të dhënat themelore për EPSh Spitali psikiatrik Shkup - Shkup Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Republikës së Maqedonisë, Ana Stojkoviq, Sena Begovska dhe Toni Menkinovski më 30 tetor të vitit 2008, e vizituan spitalin Psikiatrik Skopje Shkup (Bardovc). Përfaqësuesit u pranuan dhe së pari biseduan me Drejtorin e spitalit dhe zëvendës Drejtorin. Mandej i vizituan të gjitha repartet dhe hapësirat e spitalit. Enti publik shëndetësor Spitali Psikiatrik Shkup është i themeluar në vitin 1954, ndërsa ka fi lluar të punojë në vitin 1955 me emrin Spitali për të sëmurit shpirtëror. Në vitin 1977, 2. Reparti Qendra për gjendje akute dhe urgjente në psikiatrinë në përbërjen të të cilit hyjnë: seksioni për gjendje akute në psikiatrinë; seksioni i meshkujve për psikiatri urgjente; dhe seksioni i grave për psikiatri urgjente. 3. Reparti Qendra për shërim të zgjatur, rehabilitim dhe risocializim në përbërjen të të cilit hyjnë: seksioni për shërim të zgjatur, rehabilitim dhe risocializim (A); seksioni për shërim të zgjatur, rehabilitim dhe risocializim (B); seksioni për rehabilitim dhe risocializim (Hostel); dhe seksioni për terapi punuese, rehabilitim, risocializim dhe ekonomi me hortikulturë. 4. Reparti Qendra për shërim dhe përkujdesje të va- 43

44 ANALIZË zhduar në përbërje të të cilit hyjnë: seksioni për shërim dhe përkujdesje të vazhduar (A); dhe seksioni për shërim dhe përkujdesje të vazhduar (B). 5. Reparti Qendra për psikiatri gjyqësore dhe ekspertiza psikiatrike në përbërje të të cilit hyjnë: seksioni shërim të personave të dënuar me probleme mendore; dhe seksioni për ekspertiza gjyqësore psikiatrike. 6. Reparti Qendra për psikoterapi në përbërje të të cilës hyjnë: seksioni për sindromën demente, seksioni për probleme mendore: dhe seksioni spital ditor për psikogeriatri. 7. Reparti Qendra për parandalim dhe trajtim të keqpërdorimit dhe varësisë nga alkooli në përbërje të të cilit hyjnë: seksioni për pranim, dijagnostikë dhe trajtim të keqpërdorimit dhe varësisë nga alkooli; seksioni spital ditor për parandalim dhe trajtim të keqpërdorimit dhe varësisë nga alkooli; seksioni për veprimtari specialiste dhe subspecialiste konsultative. 8. Reparti Qendra për parandalimin dhe trajtimin nga drogat dhe substancat tjera psiko aktive, në përbërjen të të cilit hyjnë: seksioni për pranimin, dijagnostifi kimin dhe shërimin intensiv të keqpërdorimit dhe varësisë nga drogat dhe substancat psiko aktive; dhe seksioni për veprimtari specialiste dhe subspecialiste konsultative. 9. Reparti Qendra për mbrojtje jashtë spitalore dhe për përparimin e shëndetit mendor, në përbërjen të të cilit hyjnë: seksioni për mbrojtje jashtë spitalore dhe për përparim të shëndetit mendor me veprimtari specialiste dhe subspecialiste konsultative dhe spitali ditor Vllae; seksioni për mbrojtje jashtë spitalore dhe për përparim të shëndetit mendor me veprimtari specialiste dhe subspecialiste konsultative dhe spitali ditor Qendër; dhe seksioni për mbrojtje jashtë spitalore dhe për përparim të shëndetit mendor me veprimtari specialiste dhe subspecialiste konsultative dhe spitali ditor Prolet; 2.2. Kapaciteti Spitali psikiatrik Shkup disponon me 1037 shtretër në kapacitetin e gjithëmbarshëm. Pacientët, në pajtim me gjendjen shëndetësore janë të vendosur në spitalet ditore dhe në spitalin kryesor. Ky numër, sipas fjalëve të personave përgjegjës, është me karakteri të ndryshueshëm Personeli dhe organizimi kadrovik Në spitalin personeli i tërësishëm është 408 të punësuar e midis tyre: 40 mjekë specialistë, 12 psikologë, 12 punëtorë social, 4 infermiere të larta medicinale, 128 infermiere medicinale, 12 infermierë, 31 persona për përkujdesje ndaj të sëmurëve ndërsa pjesa tjetër është personel teknik. Drejtoria e spitalit vuri në pah numrin e vogël të mjekëve, me ç rast na informuan se 7-8 prej tyre aktualisht janë në specializim në botën e jashtme, kështu të njejtit kur ata do të ktheheshin nuk do të kishte pasur mungesë të mjekëve. Por, kanë nevojë prej motra medicinale dhe rreth 20 punëtorë për rruajtjen e pastërtisë, për shkak se kuadri i tanishëm i këtij profili nuk i kënaq nevojat. III. Kushtet për jetë dhe higjiena Me qëllim të konstatimit të kushteve në të cilat janë të vendosur pacientët në Entin Publik shëndetësor Spitali psikiatrik Shkup, u realizua një qarkullim vëzhgues nga ana e ekipit të Komitetit të Helsinkit Kushtet materiale Kushtet materiale dallojnë nga një reparti në tjetër. Kushte më të këqija materiale dhe nivel të pa kënaqshëm të higjienës ekzistojnë në seksionet për gerijatri, si dhe në seksionet për të sëmurë kronik, posaçërisht seksionet për meshkuj. Në objektet e spitalit ka ngrohje qendrore dhe ujë të ngrohtë. Ekzistojnë edhe kolektorë për energji solare, por të njëjtit nuk funksionojnë. Në hapësirat për qëndrim ditor janë të vendosur edhe klimatizerë. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes në dhomat është mjaft relative dhe dallon nga reparti në repart. Në disa dhoma edhe përkundër gjerësisë së tyre, vërehej mbingarkesa, kështu në një dhomë ka prej 6 deri 8 shtretër. Pajisja e dhomave është në nivelin elementar, krevate dhe dollapë, por në reparte të caktuara në dhomat nuk ka as dollapë personal për sendet personale, e në disa prej tyre krevatet janë të vjetër. Dhomat disponojnë me dritare të mëdha të cilat e mundësojnë depërtimin e dritës diellore, e në një pjesë prej tyre ka grila. Çarçafët edhe pse të vjetra, ishte të palosur në mënyrë të rregullt dhe ishin kryesisht të pastër. Në të gjitha repartet ka dhomë për qëndrim ditor e pajisur me televizor, si dhe trapezari. Në të gjitha korridoret në mënyrë të dukshme ishin të vendosura kuti për ankesa dhe parashtresa në të cilat ishte i vendosur edhe rendi shtëpiak si dhe lista me të drejtat e pacientëve. 44

45 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura Gjendja e banjave është e kënaqshme nga aspekti i renovimit të tyre të paradokohshëm. Por, duke pasur parasysh se një banjë e shfrytëzojnë të gjithë pacientët e vendosur në kuadër të një reparti, si dhe duke pasur parasysh se kapaciteti i të shfrytëzuarit në këtë rast është tejet i madh, të njëjtat shumë shpejtë dëmtohen. Disa banja të cilat nuk ishin të rinovuara, janë në gjendje dukshëm të keqe. Nuk u vërejtën mjete për mirëmbajtjen e higjienës personale (sapun, shampon, letër tualeti e tjera), as në banjat e as në dhomat. Njëri nga shpjegimet e mjekëve ishte se duke e pasur parasysh kategorinë e pacientëve lënia e sapunit është e rrezikshme për shëndetin e tyre, por nga drejtori i spitalit u informuam se planifi kohet vendosja e mbajtësve plastik për sapun të lëngshëm. Ajo që la një përshtypje të thellë tek delegacioni i Komitetit të Helsinkit është gatishmëria nga personeli kur e priten delegacionin në Spitalin psikiatrik Shkup. Të gjitha dyshemetë ishin të pastra, madje diku ishin ende të lagëta nga larja dhe pastrimi. Por, gjithsesi duhet vërejtur edhe se një pjesë e madhe e hapësirave ishin dukshëm të dëmtuara, pothuajse të dëmtuara nga lagështia dhe pullazi nga i cili kishte rrjedhur shiu. Kështu, në disa reparte ekziston një situatë absurde, banjat janë të rinovuara, por për shkak të depërtimit të ujit të shiut nga pullazi të njëjtat menjëherë ishin dëmtuar Ushqimi Sa i përket ushqimit, Drejtori dhe zëvendës drejtori na informuan se ushqimi është i njejtë për të gjithë, pacientët në thelb janë të kënaqur, edhepse nuk kishim mundësi të bisedojmë me ta, për shkak se në momentin e vizitës sonë pacientët nuk ishin në dhomat e tyre (përveç atyre që flinin ose atyre me pengesa më të rënda mendore). Spitali vetë e përgatit dhe e pjek bukën pa aditivë për pacientët dhe ajo për shkaqe shëndetësore shërbehet ditën e ardhshme. Hapësirat ku shërbehet ushqimi i kënaqin nevojat themelore higjienike dhe e jepnin përshtypjen e pastërtisë. Nga ana e kompetentëve, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit u informuan se gjatë çdo shujte/ngrënie të pacientëve është i pranishëm edhe një nga personeli medicinal për shkak të specificifikave të pacientëve. Në raport me kushtet dhe pajimin e kuzhinës drejtoria theksonte se në vazhdë e sipër është përgatitja dhe krijimi i kushteve për aplikimin e Hasap sistemit Vendosja Si mungesë e kushteve në spitalin vërehet ajo që në repartin gjyqësor nuk ka seksion për gra, por të njëjtat janë të vendosura në seksionin për burgim të grave. Me vetë këtë fakt, pacientet janë të ekspozuara në kushte më të këqija dhe më të rënda nga ato të cilat duhet t i kenë si paciente në repartin gjyqësor. Notë pozitive dhe standarde të larta mund të vërehen në lidhje me repartit për rehabilitimi psikiatrik, ku janë të vendosur pacientët të cilët përgatiten për integrim dhe kthyerje në shtëpi, i pagëzuar Hostel, në të cilin kushtet për qëndrim janë të shkëlqyera, higjiena është në nivel të lartë, ndërsa banjat ishin në gjendje të shkëlqyeshme. Pacientët nxiten që vetë të kujdesen për vetveten me aktivitete për kujdesie të pavarur (përgatitje e ushqimit, servirje dhe ngritje e tavolinës e ngjashëm). I njëjti e ofron ndjenjën e ngrohtësisë, atë të qetësisë, një pasqyrë shumë më të përafërt me shtëpinë se sa me spitalin. Ky repart është i ndërtuar para do kohësh dhe i kënaq standardet e përcaktuara me dispozitat pozitive. Por, për fat të keq në të ashtuquajturin Hostel është e vendosur një përqindje tejet e vogël e pacientëve. Kapaciteti maksimum është 13 shtretër dhe të gjitha shtretërit ishin të plotësuar, ndërsa pacientët në këtë repart qëndrojnë prej 6 muaj deri në 1 vit. IV. Pacientët, trajtimi dhe përkujdesja 4.1. Informacione themelore për mënyrën e vendosjes në spital Baza ligjore në pajtim me të drejtën vendase dhe ndërkombëtare dhe shërimi i personave me sëmundje mendore në Maqedoni parapëlqen përkufi zim të aspektit qytetar-juridik nga ai penalo-juridik. Procedura për vendosjen qytetare është e rregulluar me Ligjin për procedurë jashtë gjyqësore dhe Ligjin për mbrojtje shëndetësore. Procedura për vendosje penale është e rregulluar me Kodin penal dhe me Ligjin për përmbarimin e sanksioneve Vendosja qytetare Procedura për vendosje qytetare është e rregulluar me dispozitat nga kapitulli 2 Mbajtje qëndrimi në ent publik shëndetësor për shërimin e sëmundjeve shpirtërore të përmbajtur në Ligjin për procedurë jashtëgjyqësore. Në pajtim me nenin 58 të këtij ligji, gjykata vendos kur personi me sëmundje mendore duhet të kufi zohet në lirinë e të lëvizurit ose në kontaktimin me botën e jashtme, me ç rast procedura është urgjente. Kur organizata shëndetësore do 45

46 ANALIZË të pranojë një person me sëmundje mendore pa pajtimin e tij ose pa vendim të gjykatës, si dhe në rastin kur institucioni shëndetësor pranon person me pëlqimin e konfi rmuar me deklaratën e tij me shkrim para personit të autorizuar dhe para dy persona në moshë madhore që dinë shkrim e lexim të cilët nuk janë të punësuar në entin, personi i autorizuar është i obliguar që në afat prej 48 orësh t i parashtrojë fl etëparaqitje gjykatës. Fletëparaqitja përmban të dhëna për atë kush e ka sjellë personin në entin publik shëndetësor, për natyrën dhe shkallën e sëmundjes dhe dëshmi në sajë të të cilave enti ka konkluduar për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur për qëndrim (neni 60). Pas marrjes së fl etëparaqitjes, gjykata është e obliguar të urdhërojë kontroll të personit të mbajtur për qëndrim (neni 64), t i hulumtojë të gjitha rrethanat me rëndësi për sjelljen e vendimit dhe ta dëgjojë personin mbi të cilin bëhet kontrolli (neni 65), dhe në afat prej 3 (tre) ditësh të sjell vendim nëse personi do të mbahet edhe më tutje në entin publik shëndetësor ose do të lëshohet, për çka duhet ta informojë Qendrën për punë sociale (neni 66). Me vendimin e gjykatës, njëkohësisht përcaktohet edhe kohëzgjatja e mbajtjes e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 1 (një) vit (neni 67), ndërsa, poqese sipas vlerësimit të organizatës shëndetësore duhet të mbetet më tepër se 1 vit, nevojitet që në afat prej 30 ditësh para skadimit të afatit të kërkohet nga gjykata vazhdimi i hospitalizimit (neni 68). Në këtë situatë, gjykata sërish cakton kontroll shëndetësor dhe i parashtron pyetje personit, dhe pas marrjes së konstatimit dhe mendimit mjekësor e vazhdon periudhën e shërimit (neni 69) Vendosja penale Në raport me aspektin penal-juridik të shërimit të personave me probleme mendore, neni 61 nga Ligji për procedurë jashtëgjyqësore përcakton se fl etëparaqitje nuk parashtrohet poqese personi është mbajtur në entin publik shëndetësor në sajë të vendimit të miratuar në procedurën për privimin nga aftësia afariste ose në procedurë penale. Me dispozitat e Kodit penal rregullohet pa përgjegjshmëria dhe përgjegjshmëria e zvogëluar në mënyrë qenësore të kryerësit të veprës penale, pas procedurës së zbatuar mund të udhëzohet në kryerjen e masës së sigurisë shërim i obligueshëm psikiatrik dhe qëndrim në institucion shëndetësor. Procedura për aplikimin e masës në mënyrë normative është e rregulluar me dispozitat nga nenet të Ligjit për procedurë penale, ndërsa me Ligjin për kryerjen e sanksioneve është përshkruar zbatimi i kësaj mase të sigurisë. Pas vendosjes, për vazhdën dhe rezultatet e trajtimit enti shëndetësor, së paku një herë në vit, është i obliguar ta informojë gjykatën e cili e ka shqiptuar masën e sigurisë. Poqese enti shëndetësor konkludon se nuk ka nevojë të mëtejme për masën e këtillë, duhet t i propozojë gjykatës që pacienti të lirohet ose të transferohet në burg që ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit Hospitalizimi i dhunshëm Në lidhje me problemin për hospitalizimin me dhunë, kompetentët na informuan se i njëjti është tejkaluar, përkatësisht pacientët nuk dërgohen më në spital në përcjellje të nëpunësve policor, por me automjetin e ndihmës së shpejtë, me ç rast që në fillim bisedohet me personin i cili mund të jep pajtim për mbajtjen, e në të kundërtën plotësohet fletëparaqitje e cila i dërgohet gjykatës kompetente. Ata u ankuan në vonesën tejet të madhe në vendimmarrjen nga ana e gjykatës, e cila pa marrë parasysh obligimin e tij ligjor për procedim urgjent dhe për sjellje të vendimit në afat prej tre ditësh, nga ndonjëherë e sjell edhe pas 3 dhe 4 muaj nga dita e parashtrimit të fletëparaqitjes. Në rast të atillë, poqese personi është në gjendje të keqe shëndetësore, prapëseprapë hospitalizohet edhe pa vendim gjyqësor, për shkak se përgjegjësit nuk dëshirojnë ta marrin përgjegjësinë që do të mund të krijohet si rezultat i lirimit të tij. Nga ndonjëherë ka ndodhur që pacienti të mbahet në entin shëndetësor, të kurohet dhe të lëshohet nga enti e gjykata ende nuk ka sjellë vendim lidhur me paraqitjen Mbrojtja shëndetësore Tuberkulozë (TBC) aktive nuk është evidentuar tanimë 2 3 vjet. Rastet e vdekjes janë pasojë vetëm e rrethanave natyrore. Por, poqese paraqitet TBC-ja spitali është i pajisur me dhomë të posaçme për izolimin e pacientit. Rregullisht, një herë në vit, të gjithë pacientëve dhe të punësuarve ju bëhet incizimi fluorografik. Spitali disponon me repart interno ku mjek internist i trajton pacientët të cilët kanë nevojë për këtë. Ambulanca stomatologjike poashtu është në kuadër të spitalit Masa e fiksimit Në lidhje me masën e fiksimit, drejtoria e spitalit i informoi përfaqësuesit e Komitetit se e njëjta aplikohet vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe vetëm aq kohë sa është e nevojshme (10 15 minuta ose një orë (një orë e gjysmë), përderisa të fillojë të veprojë terapia për qetësim, ndërsa bëhet me rripa të lejuar medicinal, dhe për këtë përgatitet dokumentacion i plotë në të cilën shënohet edhe kohëzgjatja e fiksimit. Kjo masë posaçërisht aplikohet në orët e mbrëmjes kur ndodh që të bëhet pranimi i pacientëve të ri, por për shkak se janë kujdestarë vetëm 2 (dy) teknikë medicinal aq sa u lejojnë kapacitetet, gjë të cilën e konsiderojnë si lëshim, dhe kjo ndodh vetëm për pacientë të caktuar me çrregullime më të rënda mendore te të cilët ekzistojnë shenja të vetëlëndimit ose të lëndimit të të tjerëve. Gjatë vizitës, përfaqësuesit nga Komiteti i Helsinkit nuk hasën në asnjë person të fiksuar për krevatin. Për dallim nga kjo masë, në pajtim me të dhënat nga mjekët, shok terapia për herë të fundit është përdorur në vitin Përmbajtje programore, aktivitete dhe kontakte të pacientëve jashtë nga institucioni Sipas informacioneve që janë marrë nga drejtoria e spitalit aplikohet terapi okupimi, psikoterapi grupore dhe individuale, socio terapi, ndërsa në Hostelin ka edhe andropedagog. Ajo që posaçërisht befason, është e dhëna që është marrë nga përgjegjësit, se dita e pacientëve është plotësisht e organizuar me aktivitete më të ndryshme dhe terapi punuese dhe terapi të tjera kreative. Spitali ka Repart (punëtori) të veçantë për terapi okupimi në të cilën ishin ekspozuar figura të ndryshme, vizatime, poezi të përgatitur nga vetë pacientët, si dhe sallë sportive me mjete më të ndryshme, si dhe teren 46

47 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura të hapur sportiv. Në pajtim me informacionet e personelit medicinal pacientëve çdo mëngjes ju matet pulsi, temperatura dhe realizohet bisedë në lidhje me terapinë ditore, edhepse për fat të keq ne nuk hasëm në praktikë të tillë. Përfaqësuesve të Komitetit ju prezantua një program i posaçëm për aktivitete ditore në seksionin për trajtimin e të varurve nga alkooli, në të cilin pjesë përbërëse ishin edhe bisedat e përditshme edukative të pasdites dhe ligjëratat nga lëmi i alkoolit. Në përbërje të spitalit funksionojnë të ashtuquajturat klube për shërim nga alkooli. Të njëjtat gjenden në qytet ku në orët e pasdites organizohet terapi grupore. Nga ekipi i ekspertëve i cili punon në seksionin Hostell, përfaqësuesit e Komitetit u informuan se një pjesë e pacientëve të cilët lëshohen nga spitali në gjendje të mirë dhe kanë pronë të vetën në dispozicion bashkohen me pacientë tjerë edhe më tej jetojnë sëbashku. Të punësuarit e theksuan nevojën për krijimin e kushteve që e ashtuquajtura patronazhe të jetë më aktive. Ekskursionet për pacientët organizohen rregullisht, ndërsa vizitat janë të lejuara pothuajse në çdo kohë. Pacientët nga seksionet e caktuara dalin në dhe jashtë rrethit të spitalit sipas nevojës së tyre, ndërsa ato pacientë të cilët nuk mund të dalin vetë, dalin të shoqëruar nga personeli mjekësor. Poashtu, ka telefona përmes të cilave familjet e tyre mund të komunikojnë me pacientët. Kohë pas kohe organizohen dalje dhe shëtitje në qytetin për çdo seksion veç e veç me udhëheqësin e të njëjtit, por nga drejtoria theksojnë se ka nevojë për dalje më të shpeshta të organizuara me qëllim që do të pasurohej qëndrimi i tyre në spitalin Mbikëqyrja Në spitalin bëhet mbikëqyrje e rregullt inspektuese dhe kjo bëhet 2 (dy) herë në vit nga inspekcioni sanitar për kontrollimin e ushqimit, pastërti të hapësirave punuese dhe ngjashëm. V. Financimi Burimi kryesor i fi nancimit të spitalit është ministria e shëndetësisë dhe Fondi i shëndetësisë, ndërsa më pak nga donacionet e huaja. banjave me ndërrimin e elementeve sanitare; Kushtet e këqija sanitare në disa nga objektet, posaçërisht në seksionin e gerijatrisë; Mbi ngarkesë e dhomave; Numër i pamjaftueshëm i motrave medicinale; Numri i vogël i punëtorëve për higjienën; Drejtoria e theksoi nevojën për ekzistimin e kantinës së veçantë në rrethin e spitalit ku pacientët do të mund ta kalojnë një pjesë të kohës si dhe të pranojnë vizita nga të afërmit. VII. Rekomandime Duke u nisur nga qëllimi për përparimin e gjendjeve në institucionet psikiatrike në Republikën e Maqedonisë, nevojitet që të zbatohen rekomandimet vijuese: Zbatimi i plotë i dispozitave të Ligjit për procedurë jashtëgjyqësore për mbajtjen e personave për shërim në institucion të specializuar shëndetësor, posaçërisht të dispozitave për hospitalizimin me dhunë. Miratimi i programit të posaçëm për sanimin dhe rekonstruimin e objekteve dhe të hapësirave në të cilat qëndrojnë dhe shërohen pacientët. Ndërmarrja e aktiviteteve plotësuese për stimulimin e kontakteve të pacientëve përmes bashkëpunimit me qendrat për punë sociale. Mbikëqyrje e përhershme mbi këto institucione nga ana e organeve kompetente, si dhe mbikëqyrje nga ana e organizatave qytetare, me qëllim të përmirësimit të punës së tyre përmes prizmit të kritikës konstruktive. Komiteti i Helsinkit falënderohet për pranimin qëllimmirë dhe për kohën e ndarë nga ana e drejtorit dhe zëvendës drejtorit, si dhe për mënyrën e tyre të hapur të përgjigjeve për pyetjet nga interesi i spitalit, për të cilën gjë shpresojmë se me përpjekje të përbashkëta do të kontribuojmë për përmirësimin e kushteve dhe për ngritjen e standardeve të jetës në EPSh Shkup. Sipas të dhënave të tyre, aktualisht nuk kanë donacione të huaja. Veshja e pacientëve dhurohet nga ana e Kryqit të kuq, El Hilalli si dhe nga organizatat tjera humanitare. Midis tjerash, drejtoria dhe personeli medicinal shfaqin keqardhje në lidhje me fi nancimin, në pjesën që ka të bëjë me shërbimin e patronazhit të cilën e paguajnë nga burimet vetanake, e cila i viziton pacientët në shtëpi pas lëshimit nga spitali, me qëllim të marrjes së terapisë së rregullt. VI. Lista e problemeve dhe nevojave posaçërisht të detektuara Konstatimi i përgjithshëm në raport me këtë institucion shëndetësor është se personeli i ekspertëve i kryen obligimet në raport me trajtimin dhe shërimin e pacientëve, edhepse me mjete të kufi zuara fi nanciare. Lista e problemeve posaçërisht të detektuara nga ana e Komitetit të Helsinkit është siç vijon: Mbajtje e personave pa vendim përkatës gjyqësor për këtë qëllim, për të cilën përgjegjësia është e ndarë midis gjykatës dhe institucionit shëndetësor, por gjithsesi kjo është në dëm të pacientëve të cilëve, jashtë procedurës ligjore ju kufizohet e drejta e lëvizjes dhe e lirisë; Disa reparteve ju nevojitet sanim, ngjyrosje, ndërrimi i pajisjes dhe i inventarit dhe para së gjithash rregullimi i 47

48 ANALIZË RAPORT PËR VIZITËN NË BURGUN PËR TË MITUR NË OHËR Në vitin 2000 është bërë një rikonstruim më i madh i burgut për persona të mitur, posaçërisht të pjesës për paraburgim, ndërsa në kuadër të të njëjtit vazhdimisht bëhen renovime më të vogla, posaçërisht të nyjeve sanitare. Në momentin e vizitës, drejtori i burgut na informoi se në renovim e sipër është hapësira e depos i cili në të ardhmen do të jetë sallë për aktivitete sportive, përkatësisht sallë për ngritjen e peshës ku personat e mitur do të mund ta kalojnë kohën e tyre të lirë. Njëkohësisht ishim të informuar se në dhomën për larjen e rrobave, makinën e vjetër për larje të rrobave e kanë zëvendësuar me të re dhe përveç kësaj është blerë edhe makinë për tharje të rrobave. Në burgun të punësuar janë më tepër persona e midis tyre drejtori, zëvendës drejtori, dy edukatore që me profesion janë psikologe, shërbimi për sigurimin e burgut i cili numëron 22 persona, me atë që na u tha se në një turn ka nga 5 mbikëqyrës. 1. Informacione themelore 1.1. Kategori të personave Shpërndarje e kategorive të personave 1.2. Kushte materiale 1.3. Ushqimi 1.4. Përkujdesja medicinale 1.5. Puna në burgun 1.6. Disiplina, ndëshkimi dhe izolimi 1.7. Përdorimi i forcës dhe i armëve 1.8. Kontakti me botën e jashtme 1.9. Aktivitete të lira Inspekcioni 2. Lista e problemeve të veçanta të detektuara 3. Rekomandime Informacione themelore Përfaqësues të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë Keti Jandrievska Jovanova, Vjollca Mora Bajrami dhe Pavlina Zefi q e vizituan Burgun për të mitur në Ohër në datën 06 nëntor të vitit Vizita u zhvillua për më shumë se 4 orë, ndërsa përfaqësuesit biseduan me drejtorin e entit për burgim Mirçe Ristevski, zëvendës drejtorin Axhibajram Rizvani dhe dy edukatoret e burgut. Enti i burgimit që është institucion i karakterit të mbyllur gjendet brenda në qytetin, ndërkaq nga shtëpitë fqinje është i ndarë vetëm nga një murr i lartë. Objekti daton nga vitet 1959/1960 kur ka qenë pjesë e stacionit policor, që në vitin 1962/1963 të ndahet si ent i posaçëm burgimi, në kuadër të të cilit gjendet edhe pjesa hetuese për personat e paraburgosur nga Ohri, Struga dhe Dibra. Në burgun janë vendosur edhe kamera me të cilat monitorohen vetëm sipërfaqet publike të burgut. Sidoqoftë, sa i përket mbrojtjes së privatësisë së personave të mitur, ajo nuk zbatohet, sepse nga shtëpitë përreth mund të shihet mënyra e të jetuarit të vetë të miturëve, përkatësisht qëndrimi i tyre në radhë, shkuarja në kuzhinë, mënyra se si e shfrytëzojnë kohën e lirë dhe ngjashëm. Ata janë vazhdimisht para syve të banorëve të shtëpive përreth. Në momentin e vizitës në burgun për persona të mitur kishte 30 të mitur që vuanin dënime me burg dhe 7 persona të cilët gjendeshin në paraburgim. Kapaciteti i burgut është deri 50 persona, mirëpo ky numër kur nuk është arritur. Gjatë vizitës në Burgun gjendeshin 20 persona, 9 ishin në punë, një ishte vonuar nga pushimi me leje, përkatësisht ishte në arratisje e sipër, ndërsa në burg ishte pranuar edhe një person i ri. Në shërbimin për riedukim janë punësuar VETËM 2 persona, ndërsa administrata numëron 5 persona e 3 persona punojnë në pjesën fi nanciare. Palogjikësia qëndron në ate që në shërbimin për riedukim, i cili luan rol të madh në risocializimin e personave, punojnë vetëm 2 persona, ndërsa administrata numëron 5 persona. Burgut i mungon punëtor social të cilin kurrë deri tani nuk e kanë pasur, ndërsa në pyetjen a kanë kërkuar që të punësohet person me profesionin punëtor social, drejtori urtësisht i shmangej përgjigjes dhe na informoi vetëm se ky pozicion është i paraparë me sistematizimin. Për vitin 2009 u janë miratuar 4 vende pune, kështu Komiteti i Helsinkit shpreson se midis këtyre personave do të punësohet edhe punëtori social Kategori të personave Në burgun vendosen persona të cilët vuajnë dënim me burg, ndërsa veprën e kanë bërë kur kanë qenë të mitur. Të gjitha personat që gjenden aty për herë të parë. Më së shpeshti dënimet ndryshojnë në pikëpamje të kohëzgjatjes dhe ato janë nga 1 10 vjet, por një person në momentin e vizitës sonë, e vuante dënimin me burgim prej 6 muaj. Maksimumi i cili personave të burgosur më shpesh ju jepet si dënim është 8 vjet, pra dënim të atillë vuanin 4 persona, ndërsa dënimi prej 7 vjet u është shqiptuar 4 personave. Veprat penale për të cilat personat e mitur gjenden në vuajtjen e dënimit me burg janë të ndryshme, midis të cilave janë edhe veprat vijuese penale vrasje, rebelim, vjedhje e rëndë, vjedhje dhe vepra tjera të ngjashme penale. Fakti se madje 10 persona janë të dënuar për vepër penale Vrasje, bën me dije se shteti duhet të ndërmarrë masa reale dhe përkatëse për risocializim më efi kas të personave të cilat tanimë paraprakisht kanë kaluar nëpër programet edukative në Shtëpinë Edukuese përmirësuese Tetovë. Në momentin e vizitës sonë, në vuajtjen e dënimit me burg për vjedhje dhe rebelime ishin 17 persona, për sulm seksual 2 persona, për kënaqjen e epsheve seksuale 1 person dhe për vrasje 10 persona. Mosha e personave lëviz prej moshës 17 deri 23 vjeçare, por poqese personat mbushin 23 vjet nuk zhvendosen në ent tjetër. Personat janë të nacionalitetit të ndryshëm e mes tyre ka 7 shqiptarë, 8 maqedonas, 13 romë dhe 2 persona turq Shpërndarja e kategorive të personave Pasi personi i mitur do të arrijë në burgun për të mitur mbi të njëjtin do të bëhet observimi dhe mandej përcaktohet se çfarë është sjellja e tij, dhe pasiqë të sillet konkluza për atë se për çfarë personi bëhet fjalë, personi vendoset në njërën nga dhomat e fjetjes. Edukatoret folën për ndarjen e personave në të mirë dhe të keq, me ç rast të mirët vendosen në 3 dhoma fjetje të cilat kanë kushte tejet të mira dhe janë të rinovuara para do kohësh, ndërsa ata që janë të këqij vendosen në 3 dhomat tjera të fjetjes të cilat nuk i kanë në dispozicion të gjitha 48

49 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura kushtet të cilat i kanë personat në pjesën e mirë të entit. Gjatë vendosjes cili person do të vendoset në cilën pjesë, merren parasysh vepra penale për të cilën është i dënuar personi, si dhe lartësia e dënimit të cilën e ka shqiptuar gjykata kompetente themelore. Periudha e adaptimit është individuale për çdo person veç e veç. Sektori për pranim është seksion i posaçëm (seksion pranimi) në të cilën personi i mitur pranohet nga psikologu dhe mjeku, ndërsa periudha për observim në të shumtën e rasteve është 15 ditë, mirëpo ajo mund edhe të ndryshojë. Sektori për pranim është i përbërë nga psikologu, edukatori si dhe doktori, i cili e kontrollon personin menjëherë gjatë pranimit. Poqese personi i mitur pranohet të shtunën ose të dielën, atëherë kontrollin fi llestar doktori e bën ditën e parë të ardhshme punuese. Personave të pranuar në seksionin për pranim nuk ju bëhen teste për hepatit B ose C, e as çfarë do qoftë teste tjera, poqese nuk ekzistojnë dyshime paraprake se personi që pranohet i takon grupit të personave të rrezikshëm sa i përket shëndetit... Kjo praktikë e testimit të obligueshëm vetëm të personave të rrezikshëm nga ana shëndetësore është e aplikuar nga ana e burgut për herë të parë në vitin Në këtë sektor tanimë disa vite me radhë nuk ka punëtor social. Nga ana e Kryqit të kuq janë dhënë donacione për rreth 20 testime për Hepatit C. Në testimin do të kyçen persona nga grupi i rrezikuar, të cilët paraprakisht nuk kanë qenë të testuar. Personat e angazhuar në punë u nënshtrohen kontrollimeve sanitare me ç rast çdo kontroll sanitar ju regjistrohet në librezat sanitare Kushte materiale Në burgun ka 6 dhoma fjetjeje në të cilat gjenden personat e mitur dhe ato janë të ndarë nga pjesa e paraburgimit. Në seksionin e paraburgimit gjenden 6 dhoma paraburgimi dhe 6 dhoma izolimi. Te burgu ka një dhomë të posaçme e cila shërben si sektor pranimi Kushtet materiale në burgun Dhomat e fjetjes në të cilat janë të vendosur personat janë me madhësi nga më të ndryshmet dhe në të njëjtat gjenden nga 3 deri 5 krevatë, që është mbi numrin e lejuar me ligj[2]. Përfaqësuesit fi llimisht i vizituan dhomat për personat e mirë në të cilat kushtet ishin të kënaqshme, përkatësisht çdo dhomë kishte televizorin e vet, DVD, televizion kabllor, dollapë, dritë natyrore, ventilim natyror radiatorë për ngrohje, krevatët ishin të rregulluar mirë dhe kishin shtroje të pastër. Krevatët janë klasik dhe janë 30 cm mbi dyshemenë. Të tjerat 3 dhoma për fjetje të cilat janë të dedikuara për personat e këqinj dallojnë nga 3 dhomat tjera të fjetjes, mirëpo edhe në to kushtet ishin në një nivel të kënaqshëm. Dyërt e dhomave ishin me grila që nuk ishte rast në dhomat tjera. Në njërën nga dhomat ende nuk kishte televizor, por ndërkohë na informuan se edhe kjo së shpejti do të zgjidhet. Dhomat ishin me sipërfaqe më të madhe se sa tre dhomat paraprake dhe në kishte edhe më shumë shtretër. Në njërën nga dhomat personat që fl enin aty kishin vendosur tepison i cili ju ishte dhënë nga zyra e edukatoreve. Në 4 dhoma mbi krevatët kishte fotografi dhe simbole fetare të vendosura nga vetë personat, por personeli na informoi se për këtë askush nuk është ankuar dhe sipas tyre kjo nuk paraqiste problem. Në dhomat e fjetjes për personat e mirë ishin të shkruara emrat e personave të cilat gjenden në dhomat, kështu që përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit konstatuan se në entin gjenden 3 persona të cilët e vuajnë dënimin për vepër që nuk e kanë bërë si të mitur dhe dënimin nuk e vuajnë si persona të mitur, por veprën e kanë bërë si kryerës të veprës penale në moshë madhore. Nga të punësuarit u informuam se me urdhërin e Ministrisë së drejtësisë tek ata janë vendosur 3 persona të moshës madhore. Bëhet fjalë për persona të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë në moshën madhore. Disa ditë pas vizitës së bërë në burgun, nga Drejtori i burgut për të mitur në Ohër u informuam se personat e moshës madhore janë transferuar në burgun në Strugë. Prapëseprapë, mbetet fakti se në ditën e vizitës ishte konstatuar se në të janë të vendosur kryerës të veprave penale të moshës madhore dhe poqese për këtë nuk u reagua nga ana e Komitetit të Helsinkit, parashtrohet pyetja vallë a do të transferoheshin persona apo edhe më tej do të mbeteshin në burgun në Ohër. Tualeti përbëhej nga 3 çesma, 2 WC guaca, 2 pisoarë, 1 dush me 1 bojler i cili kishte ujë të ngrohët. Higjiena poashtu ishte në nivel të kënaqshëm. Qelitë, përkatësisht dhomat janë të izoluara mirë që të mos dëgjohet zhurma, ndërsa disiplina është e rregulluar me rendin shtëpiak i cili është vendosur në vend të dukshëm dhe respektohet nga ana e personave të vendosur në këtë ent. Personave të mitur vazhdimisht u blihen të mbathura, rroba, patika, çorapë dhe u jepen pako higjienike, çarçafët vazhdimisht ju lahen dhe për këtë dedikim është blerë makinë e re për larje Samsung si dhe makinë për tharrje të rrobave. Në çdo 2 javë bëhet listë e personave që janë në radhë për t i larë rrobat në hapësirën për larje, ndërsa në këtë vend punojnë dy nga të miturit e vendosur në këtë ent. Çdo person i mitur, gjatë pranimit merr edhe pako për higjienë personale. Pako të njejtë ata marrin çdo të dytën javë. 49

50 ANALIZË Hapësira për aktivitete të lira disponon pesë kompjuterë prej të cilëve në përdorim ishte vetëm një, ka tavolinë për ping pong, e cila, siç na informuan, së shpejti do të zëvendësohet me tavolinë të re, lojëra të ndryshme siç është tablla dhe disa tavolina me karrige. Në të njëjtën në vend të dukshëm është i vendosur rendi i ditës si dhe orari i personave të cilët kanë për detyrë ta mirëmbajnë higjienën në burgun, radhitja e personave që bëjnë rotacion në një javë Kushtet materiale në paraburgimin Kushtet në seksionin e paraburgimit ishin katastrofale, në dyshemenë gjendeshin vrima tejet të mëdha, e tërë hapësira kishte aromë lagështie, personat e paraburgosur nuk kishin dritë natyrore, ndërsa drita vinte vetëm nga korridori para seksionit të paraburgimit ku një pjesë e dritave nuk punonin. Përfaqësuesit vizituan një nga dhomat për personat e paraburgosur në të cilën gjendeshin 3 krevatë dhe nyje sanitare që ishte në gjendje shumë të keqe, në qelinë njëri nga krevatët ishte i rregulluar, ndërsa në të njëjtën gjendej edhe shampon, e pas kësaj përfaqësuesit fi tuan përshtypjen se dikush qëndron në atë dhomë, edhepse të punësuarit e konfi rmonin të kundërtën. Të paraburgosurit nxirren jashtë nga qelitë e tyre vetëm një orë brenda 24 orëve të ditës, që do të thotë se të paraburgosurit janë 23 orë brenda në qelinë e izolimit, e vetëm një orë jashtë në aktivitete të lira, përkatësisht dalin për shëtitje në rrethin e burgut. Shëtitja e të paraburgosurve realizohej sipas radhitjes nga një orë për të paraburgosurit e një qelie, mandej qelia e ardhshme e kështu me radhë, deri sa të mos përfundojë rrethi i nxjerrjes së të burgosurve për shëtitje në rrethin e burgut të caktuar për këtë qëllim. Qelitë për izolim, siç i quan personeli dhomat në të cilat dërgohen personat për shkak të sjelljes së keqe ishin me kushte më të këqia. Në to gjendej vetëm një krevat me dyshek i cili ishte në gjendje të shpërbërjes, ishin pa dritë, pa tualet. Poqese të burgosurit do të kishin nevojë fi ziologjike ata duhej t i thërrasin gardianët që të shkojnë në banjo. Dhomat e izolimit urgjentisht duhet të rinovohen. Tualetetet e brendshme për të paraburgosurit ishin në gjendje të mirë, ishin të rinovuara para do kohësh, me pllakëza të reja, tre dushe dhe 2 çesma, mirëpo tualeti që gjendej jashtë nga hapësirat e të paraburgosurve ishte në gjendje tejet të keqe, guacat e tualetit ishin të ndryshkura dhe të zeza. Në tualetin gjendej një bojler i vogël në të cilin vazhdimisht kishte ujë të ngrohët, që të mund të paraburgosurit t i kënaqin nevojat themelore siç është larja e fytyrës, rruajtja e mjekrës dhe ngjashëm. Personat e mitur dhe personat e paraburgosur laheshin një herë në javë, por në periudhat verore kjo bëhet sipas nevojës posaçërisht për ato persona të cilët janë të angazhuar me punë, të cilët, siç na informuan, lahen çdo ditë. Drejtori i burgut na deklaroi se së shpejti seksioni i paraburgimit do të rinovohet me mjetet e parapara në rebalancin e buxhetit dhe se i njëjti do të jetë gati deri më 20 dhjetor, dhe për këtë qëllim do të ndahen , euro. Me rinovimin e seksionit të paraburgimit siç na informoi ai, janë paraparë edhe ndryshime në drejtim të sigurimit të ndriçimit natyror. Kuzhina ku përgatitet ushqimi për personat e mitur ishte në rregull, e pastër dhe gjellëbërësja na informoi se çdo 6 muaj bëhet dezinfektimi i kuzhinës dhe i vendeve ku rruhet ushqimi. Dezinfektimi dhe deratizimi i fundit është bërë në datën Personat të cilët ndihmojnë në kuzhinë dhe personat që punojnë në kuzhinë kanë librezat e veta sanitare dhe vazhdimisht kontrollohen nga inspektoratet. Ndërkaq, për nevojat e kuzhinës së burgut, ka të punësuar një gjellëbërëse, të cilës i ndihmojnë dy nga personat e mitur. Në hapësirën në të cilën shërbehet ushqimi gjenden 5 tavolina me banka të bëra nga druri në gjendje majft të mirë, por në të njëjtën nuk kishte ngrohje. Trapezaria e cila vetvetiu si hapësirë ishte mjaft e ftohtë, dhe në pyetjen tonë se si gjenden gjatë dimrit dhe a kanë ngrohje gjatë ngrënies në dimër, përgjigjes ju shmangën në mënyrë suptile dhe ne nuk morrëm përgjigje të saktë përveç ngritjes së krahëve. Kjo na sjell në konstatimin se në kushtet e këtilla të temperaturave të ulta gjatë muajve dimërore, personat e mitur janë të detyruar të ushqehen në hapësirë të ftohtë. Dhoma për aktivitete angazhimi paraqet hapësirë ku personat e mitur i mbajnë aktivitetet e lira si luajtja e ping pongut, shahut dhe përdorimi i dy kompjuterëve. Dhoma për aktivitete angazhimi është një hapësirë e madhe me 4 dritare të vogla me dimensione prej 0.5 x 0.5 me 4 tavolina të vogla me disa karrige, ndërsa në pjesë të caktuara parketi është i dëmtuar. Gjatë hyrjes në dhomën e angazhimit ndjehet një erë e keqe dhe dhomës i nevojitet ajrosje më e shpeshtë. Të njëjtën hapësirë dhomën e angazhimit, siç na deklaruan burgu e përdor edhe për mbajtjen e mësimit për shkollë fi llore. Oborri të cilin e shfrytëzojnë personat e mitur është i madh. Në njërin nga këndet e tij ishte e vendosur shtëpizë e improvizuar pëllumbash, ku personat ruanin pëllumbat. Në oborrin ishin të vendosur edhe dy depo, prej të cilave njëra do të rededikohet për sallë sportive për ngritje të peshës Ushqimi Gjatë dy viteve të fundit ushqimi ka qenë i pasuruar si në cilësi ashtu edhe në sasi, ndërsa personat e mitur kanë 3 ngrënie në ditë, 1 menatë dhe mes ushqim. Lista e ushqimeve përgatitet nga gjellëbërësja e punësuar në kuzhinë, e ajo miratohet nga drejtori. Më shpesh në meny gjendet mishi i pulës, por shmanget përdorimi i mishit të derrit për shkak të besimit të ndryshëm fetar të personave të mitur. Personave të mitur të cilët kanë probleme të caktuara shëndetësore, me pëlqimin paraprak të mjekut, u jepet ushqim i veçantë. Në momentin e vizitës sonë në burgun, na informuan se nuk kanë të sëmurë nga SIDA, por një person i mitur dhe një person që gjendej në paraburgim janë të sëmurë nga hepatiti C, dhe mu për këtë ushimi ju shërbehet në enë plastike të cilat hidhen pas përdorimit, me qëllim që të mos sëmuret edhe ndonjë person tjetër i mitur ose person i paraburgosur. Por, për personat e sëmurë, siç ishim të informuar, është parashtruar kërkesë për transferimin e tyre në burg tjetër për shkaqe sigurie Përkujdesja medicinale Për nevojat shëndetësore të personave të mitur është angazhuar një mjek me profesionin e neuropsikiatrit i cili vjen në burg 2 herë në javë, e sipas nevojës edhe më shpeshë. 50

51 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura Poqese ka nevojë urgjente, atëherë thirret ndihma e shpejtë dhe personi dërgohet në qendrën urgjente, ndërsa shpenzimet mjekësore janë në llogari të burgut. Mjeku e bën kontrollin e personave të mitur, ndërsa analizat laboratorike bëhen jashtë burgut. Burgu është në pritje të 20 testeve për hepatitin C vetëm për personat e rrezikuar, por nëse marrin numër më të madh testesh, testimi do tu bëhet të gjitha personave. Personat e mitur nuk janë të vaksinuar për shkak se, sipas pohimeve të drejtorit, vaksinat kushtojnë shumë para dhe ata nuk mund t ia lejojnë vetes që t i marrin. As të punësuarit të cilët për çdo ditë i nënshtrohen rrezikut të madh, nuk kanë bërë vaksina për mbrojtjen e tyre nga sëmundjet. Për shkak se në burg është i pranishëm edhe homoseksualizmi, edukatoret kanë mbajtur ligjërata edukative, ndërsa personave të mitur u janë shpërndarë broshura të botuara nga Kryqi i kuq për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, HIV, hepatitin B dhe C, mirëpo sipas pohimeve të personelit të burgut, personat e mitur nuk kanë paraqitur interesim për të njëjtat, dhe një pjesë e vogël i kanë lexuar broshurat. Kontrollimi stomatologjik u është bërë para 2 vitesh, por personat e mitur e vizitojnë stomatologun vetëm në sajë të nevojës. Prezervativë nuk ju shpërndahen, por poqese ata vetë dëshirojnë të mbrohen atëherë vetë mund t i blejnë me paratë e veta Puna në burg Një pjesë e personave të mitur janë të angazhuar me punë në vende të ndryshme. Në momentin e vizitës 8 10 persona e kryenin angazhimin e tyre punues, jashtë nga rrethi i burgut. Për angazhimin punuese personat paguhen në mënyrë përkatëse, ndërsa rroga është varësisht nga pozicioni punues dhe shuma varon nga denarë në muaj. Rroga e personave të mitur ruhet tek referenti prej ku ata mund ti ngrenë paratë varësisht nga nevojat e tyre. Puna ka rol të madh në raport me lirimin më të hershëm të të burgosurit Disciplina, ndëshkimi dhe izolimi Në momentin e vizitës sonë, është patjetër të përmendet, se personat ishin dukshëm të trembur dhe se nuk shfaqën gatishmëri që të bisedojnë sy më sy me delegacionin. Poqese sjellja e personave të mitur nuk kënaq, përkatësisht poqese ata arratisen ose bëjnë ndonjë shkelje tjetër atëherë ata ndëshkohen me dërgimin në dhomën e izolimit, por periudha e qëndrimit të tyre atje nuk mund të jetë më e gjatë se 10 ditë. Për ta dërguar një person në dhomën e izolimit, patjetër duhet të respektohet procedura e paraparë, përkatësisht të jepet propozimi për këtë masë, deklarata nga dëshmitarët dhe në fund të merret pëlqimi i drejtorit. Personat e mitur kanë të drejtë të pranojnë vizita të cilat bëhen në bufenë e burgut, ndërkaq kohëzgjatja e vizitave është prej 1 2 orë. Vizitat nuk lejohen poqese personat e mitur gjenden në dhomën e izolimit, por mund edhe të refuzohen nga ana e drejtorit poqese ekzistojnë shkaqe racionale për këtë. Personave të mitur u lejohen thirrje telefonike dy herë në javë të cilat bëhen nga kabina telefonike, ndërsa personat e mitur me paratë e veta e blejnë kartelën për biseda. Gardianët e bëjnë kontrollimin e numrit të cilin e thërrasin personat e mitur. Personat e mitur mund të dërgojnë dhe të pranojnë letra përmes postës, por posta, si ajo që pranohet ashtu edhe ajo që dërgohet kontrollohet nga ana e drejtorit. Për personat e paraburgosur e tërë korrespodenca me botën e jashtme shkon para gjykatës kompetente themelore, përkatësisht përmes gjykatësit hetues ose gjykatësit që e bën gjykimin Aktivitete të lira Aktivitete të shpeshta të cilat mbahen në kuadër të burgut janë aktivitetet sportive: futbolli, basketbolli, ping pongu, ndërsa në kuadër të burgut gjendet edhe biblioteka e cila nga personat e mitur shfrytëzohet shumë rrallë sepse një pjesë e madhe prej tyre janë analfabetë. Në kuadër të burgut zhvillohet mësim për të miturit, ndërsa mësimin e mbajnë arsimtarë nga Univerziteti i punëtorëve në Ohër. Mësimin e vijonin vetëm 5 persona, 3 e kanë vazhduar arsimin e tyre të mesëm në shkollën e mesme amë dhe të njëjtit e vijojnë mësimin e ç rregullt, ndërsa në ndërkohë një person e kishte kryer shkollimin e mesëm Inspekcioni Inspekcioni më shpesh bëhet nga ana e Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë. Vizita e tyre është bërë gjatë vitit 2007 si edhe para një jave, mirëpo raporti me rekomandimet ende nuk ju ishte dërguar. Pas vizitës së realizuar të fundit të burgut nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve u janë bërë vërejtje të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mbajtjen më të mirë dhe më të azhurnuar të Raportet për sjelljen e personave të mitur rregullisht i dërgohen Gjykatës, Qendrave për punë sociale, por drejtori jep edhe propozime për lirim me kusht poqese ndonjë person ka shfaqur sjellje të mirë. Nga drejtori u informuam se shpesh herë ndodh që gjykata ta refuzojë propozimin e burgut për lirim me kusht me arsyetim se qëllimi i burgimit nuk është përmbushur, pa marrë parasysh që gjykata drejtpërdrejtë nuk merr pjesë në procesin e riedukimit Përdorimi i forcës dhe i armëve Drejtori i entit të burgimit na informoi se në këtë institucion nuk ekzistojnë dëshmi për përdorimin e forcës dhe se fuqia është përdorur vetëm në një rast, ku edhe ai ka qenë dëshmitar, kur një i paraburgosur e ka sulmuar gardianin. Deri tani janë suspenduar dy persona të punësuar dhe ato janë edukatori i cili e ka nxitur personin e mitur që të arratiset dhe një gardian i cili pa leje ka futur në burg telefona celular për nevojat e personave të mitur si dhe për sjellje jo përkatëse ndaj personave të mitur. Gjatë vizitës vërejtëm se gardianët nuk mbajnë me vete armë, mirëpo disa nga gardianët e mbanin futrolën e tyre të armës, dhe për këtë përfaqësuesit tanë shfaqin dyshim se armët janë mënjanuar vetëm gjatë vizitës Kontakti me botën e jashtme 51

52 ANALIZË evidencës, plotësimin më të azhurnuar të kartelave shëndetësore dhe vërejtje të ngjashme, me rekomandim të thuktë se afati për mënjanimin e tyre është i menjëhershëm. Vizita janë bërë edhe nga Avokati i Popullit nga Kërçova, i cili këto vizita i realizon një herë në muaj, mandej nga OSBEja përfaqësuesit e të cilëve vizitën e kanë kryer para një kohe të shkurtër si dhe ka pasur edhe vizita nga organizata tjera joqeveritare. Të rralla janë vizitat nga gjykatësit dhe nga Qendrat për punë sociale, ndërsa brenda disa muajve të fundit e vetmja vizitë është bërë nga Gjykatësja Vasillka B, nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup. 2. Lista e problemeve të detektuara të veçanta Shërbimi për riedukim, i cili luan rol të madh në risocializimin e të burgosurve, është i përbërë vetëm nga 2 persona Vendosja e personave me moshë madhore, të cilët edhe në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë në moshën madhore është në kundërshtim me ligjin dhe të gjitha dokumentet ndërkombëtare[3] Kushtet e këqia në pjesën për paraburgim: në dyshemenë gjenden vrima tejet të mëdha, tërë hapësirës i vinte erë lagështie, personat e paraburgosur nuk kanë dritë natyrore, ndërsa ndriçimi në qelitë vinte vetëm nga dritat të cilat gjendeshin në korridorin e pjesës së paraburgimit, nga të cilat një pjesë nuk punonin Gjendja e keqe në dhomat e izolimit Në trapezarinë në të cilën shërbehen ushqimet nuk ka ngrohje Krahas ekzistimit të të burgosurve të sëmurë nga sëmundja hepatit C, të burgosurit tjerë dhe të punësuarit nuk janë të vaksinuar Mosbërja e kontrolleve të rregullta, e ku madje edhe të jashtëzakonshme stomatologjike. Kontrollet e fundit stomatologjike u janë bërë para 2 vitesh, ndërsa personat e vizitojnë stomatologun vetëm në sajë të nevojës Vizitat e rralla nga ana e gjykatësve dhe të Qendrave për punës sociale Shkelja e të drejtës së privatësisë, burgu gjendet brenda në qytet, ndërsa nga shtëpitë e afërta është i ndarë vetëm nga një murr i lartë. 3. Rekomandime - Punësimi urgjent i punëtorit social - Rikonstruimi urgjent i dhomave për izolim dhe i qelive në paraburgimin - Vizita të rregullta dhe të obligueshme nga ana e gjykatësve dhe të Qendrave për punë sociale - Vaksinimi i të gjithë personave të cilat janë në vuajtjen e dënimit por edhe të personave të punësuar në burgun, kontrollime të rregullta të plota dhe sistematike - Ngrohja e trapezarisë në të cilën shërbehet ushqimi - Dislokimi i burgut - Ndërmarrja e masave reale dhe përkatëse për risocializimin e personave të cilët paraprakisht kanë kaluar nëpër programet edukative në Shtëpinë edukative përmirësuese Tetovë - Respektimi i të gjitha dispozitave të Ligjit për përmbarimin e sanksioneve, pa qasje selektive - Bashkëpunim më i madh nga ana e gjykatave në raport me propozimet e parashtruara për lirim me kusht nga burgu, ata duhet të kenë besim më të madh në objektivitetin e vendimeve të drejtorisë së burgut e cila me arsyetime të plota parashtron propozime për lirim me kusht nga burgu [1] Vizita u realizua nga përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit: Keti Jandrievska Jovanova, Vjollca Mora Bajrami dhe Pavlina Zefi q. [2] Ligji për përmbarimin e sanksioneve Neni 265 (1) Në njërën nga dhomat natën, personat e mitur vendosen në dhoma të veçanta për buajtje, në pajtim me mundësitë e entit. (2) Nëse për shkak të mungesës së hapësirës, natën në një dhomë janë të vendosur më shumë persona të mitur, numri i të cilëve nuk guxon të jetë më tepër se pesë persona duhet të sigurohet mbikëqyrje e cila do të zbatohet në mënyrën përmes së cilës çdo personi të mitur do të mund t i sigurohet mbrojtje. [3] Në dispozitat e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e personave të mitur të privuar nga liria është paraparë se sistemi i të drejtës për të miturit duhet t i përkrah të drejtat dhe sigurinë dhe ta promovojë mirëqenien fi zike dhe mendore të të miturve. Në ligjin për përmbarimin e sanksioneve (neni 24, 40 dhe 259)[3] është paraparë se personat e mitur dënimin e burgimit për të mitur deri në mbushjen e moshës 23 vjeçare e vuajnë në ente të posaçme për kryerjen e burgimit për të mitur, të ndarë nga personat në moshën madhore. Edhe në Vendimin nr /1 të datës 8 gusht të vitit 2008 të Ministrisë së drejtësisë për vendosjen e personave të dënuar dhe të mitur është përcaktuar se në burgun Ohër vendosen vetëm persona të gjinisë mashkullore më të ri të moshës madhore dhe persona të mitur të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor me dënim me burgim për të mitur.

53 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura RAPORT PËR VIZITËN NË SHTËPINË EDUKUESE PËRMIRËSUESE TETOVË Në ditën e vizitës sonë konstatuam se Shtëpia edukuese përmirësuese për të mitur ishte e vendosur në njërën pjesë të burgut Shkup. Shtëpia edukuese përmirësuese është dislokuar në Shkup gjatë konfl iktit në vitin Në Tetovë, në vendin ku ka qenë e vendosur enti ka pasur disa ndërtesa dhe punëtori në stilin e pavijoneve suedeze, në të cilat ka qenë i inkorporuar i tërë rrjeti i programeve të ndryshme për aftësimin teorik dhe praktik të të miturve, përmes të cilit janë kënaqur nevojat, të drejtat dhe obligimet e të njejtëve. Pas përfundimit të konfl iktit, enti nuk është dislokuar sërish nga Shkupi në Tetovë. Kanë kaluar pothuajse 8 vjet nga dislokimi fi llestar i shtëpisë nga vendi amë dhe pushteti nuk ka arritur të ndihmojë për zgjidhjen e shpejtë të kontestit, kështu që të rinjtë sot janë të detyruar të jetojnë në kushte të vështira në burgun për të rritur, me të cilët çdo ditë janë bashkë në fushën e sportit. I tërë personeli, përfshirë aty edhe drejtorin, edukatorët dhe gardianët udhëtojnë çdo ditë nga Tetova. Zëvendës drejtori Maksuti na informoi se në procedurë e sipër është përgatitja e projektit për ndërtimin e konviktit dhe se për këtë qëllim është gjetur lokacioni në fsh. Zhelinë të Tetovës me sipërfaqe prej м2, që është në pronësi të Ministrisë së mbrojtjes. 1. Të dhënat themelore 1. Informacione themelore 1.1. Kategori të personave Shpërndarja e kategorive të personave 1.2. Kushte materiale 1.3. Ushqimi 1.4. Kujdesi mjekësor 1.5. Puna në burgun 1.6. Disiplina, ndëshkimi dhe izolimi 1.7. Përdorimi i forcës dhe i armëve 1.8. Kontakti me botën e jashtme 1.9. Aktivitete Inspekcioni 2. Lista e problemeve të detektuara të veçanta 3. Rekomandime Vizita në Shtëpinë edukuese përmirësuese Tetovë Në datë delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë i përbërë nga përfaqësuesit Vjollca Mora Bajrami, Keti Jandrievska Jovanova dhe Pavlina Zefi q realizoi vizitë në Shtëpinë edukuese përmirësuese Tetovë, të vendosur në objektin e Entit ndëshkues përmirësues (ENP) Burgu Shkup Shkup që nga viti 2001, kur është transferuar në Shkup. Vizita zgjati 4.5 orë, ndërsa përfaqësuesit e Komitetit arritën në orën 10:00. Përfaqësuesit biseduan me zëvendës drejtorin e Shtëpisë edukuese përmirësuese - Tetovë, z. Burim Maksuti, me kryeshefi n e shërbimit të ri të edukimit, mjekun dhe mbikëqyrësin e Sektorit të sigurimit. Përfaqësuesve ju dha mundësia që lirisht të bisedojnë me të miturit, por për shkak të pranisë së një pjese të të punësuarve në shtëpinë përmirësuese, të njëjtit nuk shfaqën gatishmëri të bisedojnë lirisht, dhe kërkuan që bisedat të realizohen pa praninë e të punësuarve. Një pjesë e bisedave u realizuan pa praninë e të punësuarve në entin. Shtëpia edukuese përmirësuese Tetovë është ent me karakter gjysmë të hapur dhe e njëjta daton nga viti 1962 kur nga Kragujevci në këtë shtëpi janë transferuar të miturit e paraburgosur. Në këtë ent në vitin 1974 janë aplikuar edhe rregullat Evropiane të burgosjes të cilat edhe sot zbatohen në kuadër të të njëjtit. Ky ent është i vetmi lloj i institucionit kolektiv për të mitur në Maqedoni. Sipërfaqja e tërësishme e shtëpisë është м2 për tërë objektin. Kapaciteti i Shtëpisë është 20 persona. Në kuadër të Shtëpisë në momentin e vizitës ishin të regjistruar 22 persona të mitur, nga të cilët 18 ishin të pranishëm, ndërsa 4 mungonin. Sipas evidencës së Shtëpisë ishin të evidentuar 35 të mitur, një prej tyre është në paraburgim, 12 janë të arratisur, prej të cilave 4 ishin shtetas të huaj. Enti disponon me 6 dhoma fjetje të cilat janë të ndara si grupe edukative. Sipërfaqja e dhomave të fjetjes është prej m2 dhe numri i shtretërve në të njëjtat varron prej 4 deri 6 shtretër në dhomë. Standardi prej 4 m2 për një person nuk mund të përmbushet për shkak të tejpopullimit të Shtëpisë. Në Shtëpinë një herë në vit bëhen meremetime të vogla, është bërë lyerje e dhomave, vitin e kaluar është rinovuar nyja sanitare, ndërsa për rregullime më të mëdha thirren serviserë. Personeli i institucionit përbëhet nga personat vijuese që janë të punësuar: - 2 punëtorë social, - 1 pedagog, - 1 defektolog, - 1 mjek (i punësuar për nevojat e shërbimit shëndetësor, dhe i njëjti e kryen edhe funksionin e laborantit dhe të infermieres), - 4 psikologë edukatorë, - 6 të punësuar në sektorin e instruktorëve (në sektorin janë të përfshirë 2 gjellëbërës, 1 person lyerës, 1 tapetar, 1 drugdhendës dhe 1 i punësuar në ekonominë e agronomisë dhe të gjithë janë me arsim të kualifi kimit të lartë), - 15 të punësuar në sektorin e sigurimit (në sektorin e sigurimit janë të përfshirë 1 kryeshef, 1 komandir, 1 vozitës mbikëqyrës, 12 mbikëqyrës), - 3 mbikëqyrës, persona të punësuar për kohë të caktuar në sektorin e sigurimit, - 8 të punësuar në administratën, e cila gjendet në Tetovë. Në Shtëpinë nuk ka të punësuar punëtorë për mirëmbajtjen e higjienës për shkak se të miturit janë ata që 53

54 ANALIZË kujdesen për pastërtinë. Në shtëpinë nuk ka të punësuar as stomatolog, por poqese paraqitet nevoja për intervenime stomatologjike ose për kontrolle, atëherë në terminet e caktuara paraprakisht mjeku i Shtëpisë i çon të miturit jashtë rrethit të Shtëpisë, poqese ka nevojë me përcjellje. Gjatë bisedës u theksua se numri real i mbikëqyrësve që është i nevojshëm për llojin e tillë të institucionit është 34 mbikëqyrës, por prapëseprapë sipas fjalëve të kryeshefi t të shërbimit për sigurim edhe me kapacitetin aktual të institucionit kanë mbulim 24 orësh, me ç rast gjatë ditës janë të angazhuar 3 mbikëqyrës, ndërsa gjatë mbikëqyrjes së natës janë të angazhuar nga 2 mbikëqyrës. Nga na e personave të mitur morëm deklarata për sjellje jo përkatëse të një pjese të mbikëqyrësve, përkatësisht se të njëjtit shpesh herë ju drejtojnë kërcënime verbale, sharje dhe ngjashëm. Nga zëvendës drejtori u informuam se kanë nevojë edhe nga dy edukatorë për shkak të nevojës së shërbimit për ri edukim, si dhe se Shtëpia ka parashtruar kërkesë për 8 punësime të reja dhe se për këtë kërkesë presin përgjigje Kategori e personave në detencion Të miturit në Shtëpinë janë djelmosha, të nacionaliteteve të ndryshme dhe grupet janë homogjene. Mosha e të njëjtëve lëviz nga 14 deri më 23 vjet. Sipas statistikës së Shtëpisë masë edukuese përmirësuese u është shqiptuar edhe 4 shtetasve të huaj të cilët aktualisht janë të arratisur. Të miturit në Shtëpinë edukuese përmirësuese janë kryerës të veprave të ndryshme penale: vjedhje, vrasje, dhunime e kështu me radhë. Veprat i kanë vepra të para. Poqese bëjnë vepër të dytë penale atëherë ata dërgohen në Burgun për të mitur në Ohër. Personat e mitur mund të mbeten në Shtëpinë deri sa nuk e mbushin moshën 23 vjeçare. Rrallë kush nga të miturit, në momentin e hyrjes në Shtëpinë, ka marrë aktvendim gjyqësor me kohëzgjatje saktësisht të përcaktuar të qëndrimit. Kohëzgjatja e qëndrimit varet kryesisht nga sjellja e tyre. Shtëpia mban evidencë për nacionalitetin e të miturve të cilët gjenden në Shtëpinë dhe në çdo 3 muaj përgatitet raport i cili i dërgohet Ministrisë së drejtësisë. Vendimin për vendosje të të miturit në Shtëpinë edukuese përmirësuese e sjell gjykatës, në seancën kryesore të shqyrtimit të veprës dhe në praninë e prokurorit dhe të përfaqësuesve të Qendrës për punë sociale nga rajoni në të cilin jeton personi i mitur. Vendimin për ndërprerjen e qëndrimit e sjell komisioni i përbërë nga përfaqësues të gjykatës, prokurorisë publike, Qendra për punë sociale dhe anëtarë të personelit të Shtëpisë (zakonisht drejtori dhe anëtarët e seksionit të arsimit) Seksionet në kuadër të shtëpisë Të miturit me sjellje të keqe vendosen në seksionin e mbyllur ku mbahen nën mbikëqyrje dhe ku rregullat janë më të ashpra, me kontrolle të rregullta dhe kufizim të lëvizjeve të të miturit. Në këtë seksion i mituri në mënyrë të patjetërsueshme është me ndonjërin nga personat tjerë të cilat poashtu janë të dënuar dhe kohëzgjatja e dënimit është prej 3 7 ditë. Poqese i mituri shfaq përparim në arsimin e vet dhe në sjelljen transferohet në seksionin gjysmë të hapur. Poqese ai shfaq përparim plotësues ai transferohet në seksionin e hapur, ku fi tohen privilegje më të mëdha, si për shembull, vizitë në shtëpi dhe më shumë takime me familjen. Vendosja në këto tre seksione (seksionin e mbyllur, gjysmë të hapur dhe të hapur) është e vetmja formë e segregacionit në Shtëpinë edukuese përmirësuese. Ekipi i ekspertëve i cili punon me të miturit është i përbërë nga punëtor social, sociolog, psikolog dhe doktor. Në përbërje të këtillë punon edhe ekipi profesional me të miturin përderisa i njëjti gjendet në seksionin e pranimit[1], pas arritjes së tij në Shtëpinë. Në seksionin e pranimit bëhet kontrollimi sistematik dhe regjistrimi i obligueshëm në kartonin shëndetësor. Të miturit i sqarohen rregullat e Shtëpisë, rendi shtëpiak, bëhen biseda me psikologun dhe ngjashëm. Mandej ekipi i ekspertëve e përgatit konkluzën profesionale e cila shërben si bazë për përgatitjen e programit për punë me të miturin. Programi realizohet nga edukatorët të cilët përgatisin raport për realizimin e të njëjtit. Puna e realizuar dallon për çdo të mitur veç e veç. Një herë në muaj nga ana e ekipit bëhet hulumtimi i personalitetit të të miturit. 54

55 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura 1.2. Kushtet materiale dhe higjiena Ndërtesa në të cilën është vendosur Shtëpia është e ndarë në dy kate. Në katin e parë gjendet dhoma për qëndrim ditor, e cila përdoret edhe si mësonjëtore dhe punëtori për lëndët profesionale. Kjo dhomë përdoret edhe si trapezari. Dy dhomat në seksionin e mbyllur janë në kushte shumë të vështira materiale dhe u vjen era lagështi dhe ka tualete të vjetra të prishura pa dyer, të cilat gjenden në afërsi të dhomave. Të gjitha dhomat e fjetjes janë në katin e dytë në ndërtesën. Në katin e dytë ka gjashtë dhoma për fjetje. Dhomën, të cilën e quajnë dhomë e përkohshme dhe e përdorin për vendosjen e personave të posa pranuar të mitur, përderisa të njëjtat nuk do të adaptohen në kushtet në institucionin, është në gjendje më të keqe në krahasim me tjerat, për shkak se ajo ishte e pajisur vetëm me krevat dhe dollapë të posa vendosura në murrin. Zakonisht, personat e mitur kalojnë një deri dy muaj në këtë dhomë, varësisht nga rasti në rast. Në ditën e vizitës së delegacionit na informuan se në këtë dhomë aktualisht nuk qëndron askush, por nga ana e personave tjerë ishim të informuar se një person është i vendosur në të njëjtën dhe se është nën mbikëqyrje mjekësore. Dhomat tjera ishin shumë më të bukura dhe më të pastra. Ato emërtohen qeli të përhershme dhe në ato të miturit vendosen pasiqë të mësohen në rendin e institucionit. Ato janë me të njëjtën madhësi si dhoma e përkohshme, por disa prej tyre kishin perde në dritare, qilima në dysheme, rafte, radio aparate dhe kasetofonë, shumë posterë dhe fotografi të vendosura nëpër muret. Dhomat e fjetjes në të cilat janë të vendosur të miturit janë të ndriçuara mirë, ekziston ventilacion natyror, çdo dhomë ka vende për kyçje të rrymës elektrike, në pajtim me rregullat dritat shuhen në orën Aparate për klimatizim janë të vendosur vetëm në tre dhoma dhe atë në trapezarinë, e cila njëkohësisht është edhe dhomë për aktivitete të lira, në seksionin për ndikesë të sforcuar riedukuese dhe në bibliotekën. Dhomat e fjetjes ngrohen me nxehje qendrore e cila rregullohet nga burgu Shkup, ndërsa në çdo dhomë ka edhe radiatorë plotësues të cilat shërbejnë për ngrohje plotësuese të dhomave. Çdo dhomë ka kravatë (të cilat janë me dy kate dhe janë 30 cm mbi dyshemenë), janë me çarçafë, batanije dhe dyshekë të pastër, me karrige, tavolina, por mungojnë dollapë në të cilat personat e mitur do t i ruanin gjërat e tyre personale dhe veshjen. Disa nga dollapët ishin të mbyllur me çelës, por me kërkesën tonë të miturit i hapën me ç rast delegacioni mund të bindej në mirëmbajtjen e rregullt dhe të pastër të gardërobës. Shtëpia ju jep të miturve batanije, çarçafë të pastër, jastëkë, por ato poashtu mund të sillen edhe nga vetë të miturit. Shtëpia edukuese përmirësuese i furnizon të miturit edhe me veshje dhe me mjete për higjienë personale (pastë dhëmbësh, furçë, letër tualeti, sapun, shampon dhe brisk). Sipas pohimeve të zëvendës drejtorit dhe të mbikëqyrësit të shërbimit të sigurimit, personat e mitur ndonjë herë janë destruktiv ndaj pajisjes në dhomën, posaçërisht në periudhën deri sa të mësohen në jetën në institucion, dhe në periudha të këtilla ndodh thyerje e inventarit. Çarçafët vazhdimisht lahen në dhomën e larjes (në makinën e larjes dhe atë të tharjes me të cilat disponon institucioni) në të cilën është i angazhuar njëri nga të miturit dhe çarçafët ndërrohen një herë në javë ose sipas nevojës. Të punësuarit na informuan se në kuadër të institucionit për nevojat e të miturve në përdorim janë dy banja, 2 çezma dhe 2 nyje sanitare, 2 dushe me 2 bojlerë dhe poashtu informojnë se të miturit kanë vazhdimisht ujë të ngrohët në dispozicion. Mirëpo, në momentin e vizitës në institucion në përdorim ishte vetëm një banjo në të cilën higjiena ishte në nivel katastrofal, e në përdorim ishte edhe një dush, mirëpo nuk kishte ujë për shkak të, siç na informuan të punësuarit, rregullimit të gypave. Mjetet për higjienë, siç na informuan, u jepen nga Shtëpia, e janë blerë me mjete nga buxheti. Oborrin të cilin e shfrytëzon Shtëpia është i vogël dhe i njëjti ka qasje në fushën e sportit. Përveç një pullazi prej druri, në oborrin nuk ekziston vend tjetër me hije. Në ditën e vizitës, delegacioni nuk vërejti se ndonjëri nga të miturit i shfrytëzon benefi tet e oborrit por bashkë me anëtarët e personelit, me një pjesë të shërbimit për riedukim ata rrinin në afërsi të godinës, pa kurrfarë angazhimi. Delegacioni arriti të bisedojë me disa djelmosha. Ata fi llimisht u ankuan në kushtet e këqija materiale, në hapësirën e vogël, për mungesën e dollapëve private, në mospasjen e ngrohjes së mjaftueshme, në mungesën e ujit të ngrohët e tjera. Vërejtja e dytë kishte të bëjë me punën e shërbimit për riedukim, si dhe për mënyrën në të cilën të 55

56 ANALIZË miturit e realizojnë të drejtën për vikend. E treta, të miturit u ankuan se të burgosurit në moshën madhore vijnë në pjesën e tyre të burgut (në fushën ku luhet futboll ose në dhomën me televizor) me ç rast bëhet përzierje e të burgosurve në moshën madhore me ato të mitur. Në situatat e këtilla janë të mundshme edhe provokime të ndryshme. Gjatë realizimit të vizitës delegacioni pati mundësi ta vërejë afërsinë e drejtpërdrejtë të burgut dhe mundësinë për kontakt me të burgosurit në moshën madhore. Poashtu u fi tua edhe përshtypja se raporti midis të miturve dhe personelit nuk është shumë i mirë dhe në nivel të lartë Ushqimi Ushqimi që u jepet të miturve është i llojllojshëm, ekziston lista e ushqimeve (e cila kompilohet nga mjeku, magacioneri dhe edukatori) e cila në pajtim me nevojat e të miturve mund të ndryshohet[2]. Të punësuarit theksuan se ushqimi përmban rreth killo xhulë, dhe se i njëjti është shumë cilësor dhe se i kënaq nevojat e të miturve. Të miturit kanë 4 shujta ushqimi, e këto janë mëngjezi në ora 7, mes shujta në orën 10, dreka në 1330 dhe darka në orën Shujtat e ushqimit shërbehen në kantinën e burgut në të cilën gjendet edhe libri i ushqimit në të cilin mbahet evidencë e përditshme, ndërsa më shpesh ushqimet përmbajnë mish pule, gjedhi ose peshku për shkak se midis të miturve gjenden persona të cilët janë me besim fetar mysliman Kujdesi mjekësor Për shëndetin e të miturve kujdeset një mjek, i cili i bën të gjitha kontrollimet e nevojshme. Në rast të lëndimit të rëndë të ndonjë të mituri i njëjti në prani të mjekut dërgohet në Spitalin e qytetit ose në Qendrën klinike. Të miturit nuk kanë sigurim shëndetësor edhepse shtëpia disa herë me radhë ka bërë përpjekje që kjo të ndryshojë, por përpjekjet kanë përfunduar me mos sukses. Habit fakti se pse të miturit llogariten pa sigurim shëndetësor për shkak se në pajtim me nenin 5 paragrafi 1 pika 13 të ligjit për sigurim shëndetësor, theksohet se si të siguruar shëndetësor konsiderohen edhe personat që gjenden në paraburgim, poqese nuk janë të siguruar në ndonjë bazë tjetër, edhe personat e mitur të cilat gjenden në vuajtjen e masës edukuese dërgimi në shtëpi edukuese - përmirësuese, përkatësisht në institucion të tillë. Mjeku, siç na informuan, ju qëndron në dispozicion personave të mitur 24 orë, pa marrë parasysh se orari i tij i punës është nga ora 830 në orën 1630, të miturit mund me telefon ta ftojnë në rast të lëndimit serioz. Në kuadër të shtëpisë njëra nga dhomat e fjetjes shërben edhe si seksion pranimi edhe si ambulancë. Me barna më shpesh furnizohen nga Tetova, e gjatë javës së ardhshme Shtëpia do të merrte edhe donacion nga Byroja për barna, përmes Ministrisë së shëndetësisë. Kontrollet sistematike të miturve ju bëhen dy herë në ditë. Deri tani mjeku ka regjistruar 7 raste të hepatitit C dhe 5 raste të hepatitit B midis të miturve[3]. Në Shtëpinë nuk ka terapi me metadon, por vetëm terapi me vitamina. Mirëpo, midis të miturve ka pasur edhe persona të cilët kanë qenë me sëmundje seksualisht të transmetueshme triper. Për të mos u sëmurë dhe për t u mbrojtur të miturit tjerë, mjeku ka bërë vaksinim të të gjithë të miturve, me ç rast personat tjerë janë këshilluar dhe u janë dhënë prezervativë. Dy herë në vjet bëhet kontrollimi i obligueshëm i gjakut për çdonjërin nga të miturit. Poashtu janë vaksinuar edhe të punësuarit të cilët janë në kontakt të përditshëm me të miturit. Në vitin 2008 janë bërë 2 operacione të apendiksit (zorrës qorre) dhe një për shkak të gëlltitjes së briskut, ndërsa shpenzimet për këto shërbime shëndetësore janë mbuluar nga ana e institucionit. Deri tani në kuadër të shtëpisë edukuese - përmirësuese nuk është shënuar ndonjë rast vdekje. Të gjitha lëndimet e ndonjë të mituri evidentohen në kartonin për të cilin kujdeset mjeku. Për shëndetin psikik të të miturve mjeku konsultohet me psikiatër. Poqese të miturit kanë nevojë për stomatolog, ata dërgohen te stomatolog privat dhe këto shpenzime sërish i mbulon enti, pa marrë parasysh se sipas standardeve për parandalimin e torturës është paraparë se të miturve duhet t ju garantohet qasje përkatëse në mbrojtjen e ndryshme shëndetësore, përfshirë aty edhe mbrojtjen stomatologjike. Të gjithë të miturit e kanë librezën e vet sanitare. Shtëpia edukuese përmirësuese nuk bashkëpunon me Fondin e shëndetësisë, por zëvendës drejtori na informoi se kanë hyrë në kontakt me Global Fondin dhe me UNI- CEF-in nga të cilët presin bashkëpunim të mirë. Mjeku e theksoi nevojën nga punësimi i një motre medicinale, mirëpo kjo kërkesë dhe kërkesa për marrjen e një automjeti medicinal u janë refuzuar. Poqese ndonjëri nga të miturit është i dënuar dhe duhet të dërgohet në seksionin për ndikesë riedukuese mjeku fi l- limisht e kontrollon dhe konstaton nëse i njëjti është në gjendje ta pranojë sanksionin. Gjatë kthyerjes nga arratisja në mënyrë të obligueshme bëhet kontrollimi i gjakut, për HIV, Hepatit B dhe C Puna në shtëpinë 56 Të mituri kryejnë detyra më të ndryshme punuese si lyerje, gatimi i gjellërave, larje të rrobave dhe ngjashëm dhe për këto angazhime punuese nga ana e Shtëpisë edukuese përmirësuese u jepet pagesë e caktuar prej denarë varësisht nga vështirësia e detyrës punuese. Të punësuarit deklaruan se 800 denarë paguhen personat që punojnë në kuzhinë ose bëjnë lyerje, por një nga të miturit na informoi se për lyerjen e dhomave të cilën e ka bërë i kanë paguar 250 denarë. Paratë ruhen tek edukatorët dhe ata e rregullojnë shpenzimin e parave.

57 Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura Në raportin të cilin e përgatisin individualisht veç e veç për çdo person të mitur qëndron se përmes punës së tyre matet edhe sjellja e tyre dhe mundësia për dhënie të favoreve të ndryshme si për shembull ditë e lirë i cili është tejet i rëndësishëm për personat e mitur që gjenden aty Disiplina, ndëshkimi, izolimi Në seksionin për ndikesë të sforcuar riedukuese dërgohen ato persona të cilat janë kthyer nga arratisja ose janë të rrezikshëm e ngjashëm. Në shtëpinë praktikohen disa masa disiplinore: vërejtja, vërejtja publike, kufi zimi i 20 % nga paratë e xhepit dhe marrja e benefi cioneve në periudhë prej tre muaj. Benefi cionet përfshijnë dalje në pushim me leje, vizita plotësuese, biseda telefonike dhe pranimi i paketave. Masa më ashpër disiplinore është vendosja në qeli disiplinimi. Masat disiplinore i shqipton drejtori i Shtëpisë në pajtim me rregulloren për të cilën janë të informuar edhe vetë të miturit, por drejtori e ka funksionin që të bëjë kontroll mbi procedurën. Në dy dhomat të miturit e vuajnë ndëshkimin e tyre i cili sillet nga 3 7 ditë, por në kohën e vuajtjes së dënimit i mituri kurrë nuk është vetëm. Në dhomën ka nga 6 krevate dhe nyje sanitare. Në Shtëpinë ka libër për evidentimin e masës disiplinore izolim në qeli të posaçme, me ç rast na u tha se gjatë vitit 2008 gjithsej janë shqiptuar 72 masa të dënimit me izolim, prej të cilave 60 kanë qenë për shkak të arratisjes Përdorimi i forcës dhe i armëve Të punësuarit në shërbimin mbikëqyrës theksuan se mjetet e tyre të detyrimit nuk i përdorin mbi të miturit në shtëpinë. Ministria e drejtësisë ka sjellë urdhër me të cilin ndalohen masat e detyrimit. Delegacioni kishte mundësi që ta shikoje urdhrin. Më shpesh problemet midis të miturve në entin i zgjidhin me biseda, kështu mbikëqyrësi i Shtëpisë na informoi se ekzistojnë vështirësi që të menaxhojnë disa veprime të të miturve sepse ata si mbikëqyrës shpesh herë janë cak i provokimeve që i bëjnë ata. Gjatë vizitës mbikëqyrësi na e tregoi dollapin në të cilin janë të mbyllura me çelës, dhe në këtë mënyrë të larguara, shufrat e gomës dhe armët e gardianëve e në këtë rast na informoi se ata nuk i mbajnë me vete armët gjatë orarit të punës. Midis vetë të miturit ekzistonin dilema nëse shufrat përdoren nga ana e gardianëve për ndëshkimin e tyre, sepse një pjesë prej tyre këtë e konfi rmonin e një pjesë e mohonin Aktivitete të lira Hapësira e vogël dhe mungesa e pajisjes në Shtëpinë nuk lejojnë numër të madh të aktiviteteve. Në pajtim me dispozitat ligjore të cilat kërkojnë që të miturit ta vazhdojnë arsimin e vet ose ta fillojnë arsimimin, arsimi mbahet nga ana e arsimtarëve nga universiteti popullor AS Makarenko. Mësimin nga klasa e parë deri te e dyta[5] e vijojnë 4 persona të mitur, klasën të 3 4 e vijojnë 9 të mitur, klasën të të mitur, atë nga e 7 8 e vijojnë 4 të mitur. Orët shkollore mbahen në dhomën për qëndrim ditor. Në institucionin gjenden edhe dy persona të mitur të cilët vijojnë mësim në shkollë të mesme (profesioni i hotelerisë), mësimin e vijojnë me korrespodencë, ndërsa librat i marrin nga Ministria e drejtësisë. Të punësuarit na informuan se në dëftesat që u jepen personave të mitur nuk qëndron se mësimi është bërë në kuadër të shtëpisë edukuese - përmirësuese. Në kuadër të aktiviteteve të lira hyjnë mësimi teorik dhe praktik, seksionet e ndryshme të cilat për fat të keq nuk realizohen për shkak të kushteve jo përkatëse në Shtëpinë dhe për shkak të mospasjes së hapësirës së mjaftueshme. Të miturit kanë edhe shpërblime të caktuara siç është dalja nga Shtëpia, ditë shpërblimi për mirësjelljen e treguar, shkuarje në pishinë në ditët verore, ekskursione. Organizohen edhe gara sportive me shkollat 25 Maji dhe Ranka Millanoviq për të cilat të miturit tregojnë interesim të posaçëm. Në kuadër të institucionit ekziston edhe bibliotekë e cila është mjaft e varfër dhe nuk disponon me literaturë, mirëpo edhe ajo që ekziston, për shkak të analfabetizmit të një pjese nga të miturit, e njejta pothuajse edhe nuk shfrytëzohet. Në kuadër të bibliotekës gjenden edhe dy kompjuterë që u janë në dispozicion të miturve, por disa nga të miturit na informuan se jo gjithmonë i kanë kompjuterët në dispozicion, për shkak se ato kanë fjalëkalime të cilat ata nuk i dinë. Poashtu, konstatuam se gjatë vizitës, njëri nga kompjuterët ishte i prishur. Nga ana e personelit të Shtëpisë nuk na u dhanë sqarime as lidhur me atë nëse personat e mitur kanë shfaqur interesim për praktikimin e besimit të tyre fetar, dhe as ajo se a bën përpjekje Shtëpia që këtë t ua mundësojë. Njëkohë Kontakte me botën e jashtme Të miturve në shtëpi u janë mundësuar leje për vizita nga ana e anëtarëve të familjes dhe ato nuk janë të kufi zuara nga ana kohore. Ato realizohen në një dhomë të posaçme e cila gjendet në hyrje të burgun Shkup, por problemi qëndron në atë që e njëjta dhomë përdoret edhe nga të burgosurit në moshën madhore. Më shpesh vizitat bëhen gjatë vikendeve, mirëpo enti nuk e përjashton mundësinë që ato të realizohen edhe gjatë ditëve të punës, përkatësisht deri në orën Të miturve u janë të lejuara biseda telefonike gjatë tërë ditës, por habitës ishte fakti se të punësuarit në entin nuk mohonin se të miturve vazhdimisht ju lexohet dhe kontrollohen letra, përkatësisht ju kontrollohen dërgesat të cilat i dërgojnë[4] si dhe ato që i pranojnë. Të punësuarit këtë e arsyetonin me faktin se këtë e bëjnë për shkak të sigurisë së të miturve dhe se të miturit janë të njoftuar se letrat ju lexohen. Shtëpia është e vizituar edhe nga ana e Avokatit të popullit, dy herë gjatë vitit 2008 është vizituar edhe nga Komiteti për parandalimin e torturës, nga Ministria e drejtësisë dhe ka pasur edhe një vizitë nga përfaqësuesi Evropian Ervan Fuere. Në periudhën verore Shtëpia ka qenë e vizituar edhe nga organizata joqeveritare HOPS. Vizita bëhen edhe nga ana e medieve dhe të gazetarëve. 57

58 ANALIZË Analizë për gjendjen në institucionet e mbyllura sisht në kuadër të territorit ku është i vendosur institucioni, nuk ka as kushte e as vende të ndërtuara për qëllime fetare Inspekcioni Inspekcionet në Shtëpinë më shpesh bëhen nga drejtoria për përmbarimin e sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë, Enti për mbrojtje shëndetësore (marrja e mostrave për analizë të ujit dhe analiza bakteriologjike), anëtarët e Këshillit të Evropës, Komitetit për parandalimin e torturës CPT, Avokati i Popullit, HOPS, mirëpo të rralla janë vizitat nga Qendrat për punë sociale të cilat pothuajse nuk bashkëpunojnë me Shtëpinë, ndërsa poashtu është i vogël edhe numri i gjykatësve të cilët i vizitojnë të miturit dhe kujdesen për sjelljen e të njëjtëve.[6] Gjatë shtatorit të vitit 2008 ka pasur edhe incizim fluorografik të të gjithë personave të mitur të vendosur në Shtëpinë. 2. Lista e problemeve të detektuara të veçanta - Personat e mitur të vendosur në shtëpinë nuk konsiderohet se janë me sigurim shëndetësor gjë e cila është në kundërshtim me normat ekzistuese ligjore[7]. - Përdorimi i masës disiplinore vënia në izolim, e cila në pajtim me standardet ndërkombëtare paraqet dënim johuman që është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare[8]. - Kufi zimi prej 20 % nga paratë e xhepit si masë disiplinore kundër personave të padëgjueshëm të mitur, që është në kundërshtim me rregullat për shpërblimin e aktivitetit të tyre punues. - Vizitat e rralla të Qendrave për punës sociale dhe pothuajse mos bashkëpunimi total me Shtëpinë, si dhe numri i vogël i gjykatësve të cilët i vizitojnë dhe kujdesen për sjelljen e të njejtëve. - Miratimi i punësimeve të nevojshme në të gjitha sektorët, që janë qenësore për vazhdimin efi kas të detyrave punuese në Shtëpinë. - Pamundësia për realizimin efikas të qëllimit të zbatimit të masave edukuese përmes programeve ekzistuese të Shtëpisë me qëllimin përfundimtar risocializimin e të miturve dhe sigurimin e zhvillimit të rregullt të personalitetit të tyre. - Kontakti i drejtpërdrejtë dhe përzierja e të miturve me të burgosurit në moshë madhore. 3. Rekomandime Ø Shtëpia duhet menjëherë të dislokohet në një vend që do të jetë adekuat për vendosjen e të miturve; Ø Deri në dislokimin e shtëpisë, autoritetet e Maqedonisë MENJËHERË duhet të ndërmarrin masa urgjente për ndarje fi zike të personave të mitur në burgun Shkup nga të burgosurit në moshë madhore, siç kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare[9]; Ø Menjëherë të bëhen përpjekje që personat e mitur, të vendosur në shtëpinë të jenë të përfshirë me Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe sigurimin shëndetësor, me ç rast do të mundnin t i shfrytëzojnë edhe shërbimet shëndetësore të mbrojtjes preventive sekondare dhe terciare[10], poqese paraqitet nevojë e këtillë; Ø Trajnim të vazhdueshëm profesional për veprimin dhe kontrollimin gjatë kryerjes së detyrave të veta profesionale, të tërë personelit duke përfshirë edhe mbikëqyrësit; Ø Zgjedhje e kujdesshme dhe punësimi i personelit sipas pjekurisë së tyre personale dhe aftësi që të ballafaqohen me sfidat që i sjell puna, për shkak se të njëjtit duhet të jenë të dedikuar punës me njerëzit e ri dhe të mund të udhëheqin dhe t i motivojnë personat që janë nën përgjegjësinë e tyre; Ø Vizita të rregullta dhe të obligueshme nga gjykatësit dhe Qendrat për punë sociale; Ø Shfrytëzimi i dhomave të izolimit si ndëshkim disiplinor i të miturve duhet të ndërpritet menjëherë, për shkak se praktika e këtillë paraqet ndëshkim johuman që është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare; Ø Vazhdimi me praktikën e mirë të fi lluar të edukimit shëndetësor, përmes programeve të cilat do të përmbanin informacione për sëmundjet ngjitëse, shërimi dhe parandalimi në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme; Ø Vendosje e mekanizmit përkatës të drejtë i cili do të kishte qenë jashtë nga organi administrativ i Shtëpisë dhe poashtu do të kishte qenë tërësisht i pavarur në shqyrtimin e ankesave dhe të parashtresave të të miturve, pas së cilës do të vijonte ndërmarrja e aksioneve dhe kontrolleve përkatëse; Ø Të miturit e ndëshkuar të mbahen në mënyrë të ndarë nga të tjerët, me ç rast do t ju mundësohej dhe sigurohej qasje në materialet për lexim dhe së paku një orë në ditë të rekreimit të përditshëm në hapësirat e jashtme; Ø Autoritetet e Maqedonisë duhet t ju lejojnë vizita organizatave joqeveritare në të gjitha pjesët për shkak të vëzhgimit të gjendjes. Vizitat duhet të jenë të vazhdueshme, të pa paralajmëruara dhe organizatat duhet të kenë mundësi të realizojnë biseda private me personat e vendosur në institucion si dhe qasje në dokumentacionin e nevojshëm; Ø Duhet të ndërtohen vende për qëllimet fetare, si dhe të bëhen marrëveshje me organizatat fetare, me qëllim që të burgosurit të kenë mundësi ta praktikojnë besimin e tyre fetar, për shkak se mos shfaqja e interesit nuk do të thotë edhe mospasje të interesit [1] Për shkak të mungesës së hapësirës njëra nga dhomat e fjetjes ju shërben si dhomë pranimi, përkatësisht si dhomë stacionimi. [2] Poqese të njëjtit agjërojnë ose nuk hanë ushqim të caktuar ai ndërrohet pasiqë kjo do të vihet në pah nga i mituri. [3] Kontrolli i fundit ka qenë në periudhën prill maj. [4] Në pyetjen vallë a ju lexohet edhe posta personale të cilën të miturit e dërgojnë deri te ndonjë institucioni të caktuar siç është Avokati i popullit ose Komiteti i Helsinkit, të punësuarit deklaruan se leximi i postës bëhet varësisht nga ajo se cilit institucion e njejta i dërgohet. [5] Për një vit shkollor të miturit marrin dëftesa për dy vite të kryera shkollore. [6] Vizita bëhen nga Qendrat për punë sociale nga Kavadari, Shtipi, shpesh edhe nga Manastiri, mirëpo të punësuarit nuk mund të kujtohen kur për herë të fundit kanë qenë të vizituar nga Qendra për punës sociale në Shkup, ku edhe gjendet Shtëpia. [7] Ligji për mbrojtje shëndetësore neni 12 paragrafi 12 pika 21 dhe Ligji për sigurim shëndetësor neni 5 paragrafi 1 pika 13. [8] Rregulla e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të miturve të privuar nga liria, pjesa K. Procedura disiplinore, pika 66 dhe 67. [9] Rregulla e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e personave të mitur të privuar nga liria, pjesa B Kategorizimi dhe vendosmëria, pika 29 [10] Mbrojtja specialiste konsultative shëndetësore dhe mbrojtja shëndetësore spitalore (ajo afatshkurtër dhe afatgjatë) 58

59 Analizë e ndryshimeve të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe Ligjit për procedurë penale E DREJTA PËR RESPEKTIMIN E PRIVATËSISË NË MAQEDONI Hyrja Me legalizimin e Masave të posaçme hetimore (MPH) në Republikën e Maqedonisë u zgjerua repertoari i mjeteve me të cilat shërbimet e autorizuara për detyrim ligjor shumë më suksesshëm mund ta kundërshtojnë rritën e krimit të organizuar dhe të terrorizmit. Mirëpo, njëkohësisht u zgjerua edhe mundësia për depërtim më të madh në jetën e individit. Vendosja e masave të posaçme në legjislativin ndëshkues-procesual të cilat deri tani i përdornin vetëm shërbimet sekrete, është dukuri relativisht e re në të drejtën krahasuese dhe ndërkombëtare. Nga njëra anë, pranohet se metodat e përndjekjes sekrete, incizimit dhe përgjimit paraqesin rrezik për demokracinë dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut në emër të mbrojtjes së tyre. Nga ana tjetër, ekziston vetëdija se shoqëritë demokratike sot janë të rrezikuara nga format e sofi stikuara të kriminalitetit, spiunazhit dhe terrorizmit, për shkak të të cilës edhe shtetet patjetër duhet të kenë mjete me të cilat do të mund në mënyrë efi kase t ju kundërshtojnë kërcënimeve të tilla. Sëkendejmi, pranohet një kompromis racional midis kërkesave për mbrojtjen e shoqërisë demokratike dhe të drejtave individuale. Ideja kryesore është që veprime të caktuara të organeve shtetërore që mund në mënyrë qenësore të prekin në sferën e lirive dhe të drejtave të njeriut të rregullohen në mënyrë juridike që të mund të mbrohen nga keqpërdorimet dhe të sigurohen pritjet racionale për privatësinë në shoqërinë demokratike, e njëkohësisht rezultatet të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën. Sidoqoftë, në vend që në mënyrë të përshkallëzuar të ndërtohen zgjidhje gjithnjë e më konzistente të mbështetura në përvojat e deritanishme dhe në praktikat e mira të shteteve të zhvilluara evropiane, ofensiva më e re e Qeverisë nga beteja kundër krimit të organizuar në mënyrë agresive u hodh mbi korrupsionin i cili për një herë u bë e keqja më e madhe për demokracinë tonë të re, gjë e cila rezultoi me zgjerimin e aplikimit të masave të veçanta mbi një rreth të gjerë të veprave penale. Komiteti i Helsinkit qysh kah mesi i vitit 2007 botoi analizë në lidhje me ndryshimet e paralajmëruara atëherë në Ligjin për procedurë penale (LPP), kur u apeloi institucioneve relevante se në një shtet juridik në të cilin sundon drejtësia dhe ku respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk duhet të devalvohet ligji dhe ajo që do të thotë e drejta e njeriut në llogari të masave të aplikuara jolegalisht për shkak të zbrazjes së kriminalitetit në shtet. Me këtë rast, aplikimi i masave të veçanta hetimore patjetër duhet të kufi zohet vetëm poqese bëhet fjalë për rrezik më të lartë shoqëror i cili është proporcional dhe përkon me kufi zimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë si njëra nga vlerat themelore të rendit kushtetues i parasheh liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit të njohura me të drejtën kushtetuese dhe të përcaktuara me Kushtetutën. E njëjta e rregullon me norma respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë të jetës personale dhe familjare të qytetarit, të dinjitetit dhe shëmbëlltyrës së personalitetit. Kushtetuta e ka paraparë edhe mundësinë për kufi zimin e lirive dhe të drejtave të theksuara nën kushte saktësisht të përcaktuara. Kështu, mos cenueshmëria e shtëpisë mund të kufi zohet vetëm me vendim gjyqësor kur është në pyetje zbulimi ose pengimi i veprave penale ose mbrojtja e shëndetit të njerëzve, por tek respektimi dhe mbrojtja e privatësisë së jetës personale dhe familjare të qytetarit, të dinjitetit dhe të shëmbëlltyrës së njeriut, Kushtetuta nuk ka paraparë kufi zim. Qëllimet për të cilat lejohet shmangie nga pacenueshmëria e fshehtësisë, tani me Amendamentin XIX janë të vendosura në mënyrë shumë të gjerë. Çdo masë me të cilën kufi zohet e drejta për respektimin e korrespodencës dhe të komunikimeve patjetër duhet të mbrojë interes i cili është aq i rëndësishëm që ta arsyetojë kufi zimin e privatësisë. Pa marrë parasysh që dispozita përmban një listë, në shikim të parë, të përmbyllur të qëllimeve që në mënyrë legjitime mund ta arsyetojnë kufi zimin, këto qëllime janë të konceptuara me terme tejet të përgjithësuara dhe kanë konotacion të fuqishëm ideologjik dhe politik që mund të lejojë fl eksibilitet tejet të gjerë në aplikimin e tyre. Kjo posaçërisht ka të bëjë me sferën e sigurisë nacionale ku praktikisht nuk ka kritere objektive që do të mund ta pengojnë depërtimin masiv dhe arbitrar në privatësinë e komunikacioneve. Kjo vetëm na sjell në gjendje, që gjykata ta legjitimojë arbitraritetin, në vend që ta pengojë. 2. Ndryshime në legjislativin e Maqedonisë në raport me derogimin nga e drejta e privatësisë dhe për- 59

60 ANALIZË dorimi i masave të posaçme hetimore Masat e posaçme hetimore u aplikuan pas ndryshimeve përkatëse të Kushtetutës së RM (Amendamenti XIX) me Ligjin për Procedurë Penale (LPP) të vitit 2006 dhe atë për situata saktësisht të përcaktuara, në procedurën e përcaktuar me ligj. Nga materialet pas debatit gjatë sjelljes se këtyre dispozitave shihet se të njëjtat lejohen vetëm si mjet përfundimtar (ultima ratio), një lloj i të keqes së nevojshme, vetëm për format më të rënda të krimit të organizuar. Ato aplikohen kur ekzistojnë baza të dyshimit se përgatitet, është në vazhdën e kryerjes ose është bërë vepër penale nga një grup i organizuar, bandë ose grupim tjetër kriminel, për shkak të sigurimit të të dhënave dhe dëshmive për udhëheqjen e suksesshme të procedurës penale, të cilat në mënyrë tjetër nuk mund të sigurohen ose sigurimi i tyre do të kishte qenë e ndërlidhur me vështirësi më të mëdha. Me ndryshimet e reja të LPP dhe të LPK (Ligjin për Pengimin e kriminalitetit) u rrit numri i veprave penale për të cilat është i lejuar përdorimi i masave të posaçme hetimore dhe ato tani i përfshijnë veprat vijuese penale Analizë e ndrys të Kodit Penal: - prodhimi dhe lëshimi i pa autorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotropike dhe të prekursorëve nga neni 215, - marrja me përdhunë nga neni 258, - shantazhi nga neni 259, - larja e parave dhe përfi timeve tjera nga vepra penale nga neni 273, - kontrabandimi nga neni 278, - mashtrimi doganor nga neni 278-a, - keqpërdorimi i pozitës dhe të autorizimeve zyrtare nga neni 353, - shpërdorimi në shërbimin nga neni 354, - mashtrimi në shërbimin nga neni 355, - ofrimi në shërbimin nga neni 356, - marrja e mitës nga neni 357, - dhënia e mitës nga neni 358, - ndërmjetësimi kundërligjor nga neni 359, - ndikesë e pazakonshme mbi dëshmitarë nga neni 368-a, - bashkimi me qëllim kriminaliteti nga neni 394, - organizatë terroriste nga neni 394-a, - terrorizmi nga neni 394-b, - vepra penale kundër shtetit (Kapitulli XXVIII) dhe - vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare - (Kapitulli XXXIV), i këtij ligji, si dhe për vepra penale të bëra përmes mjeteve për komunikim elektronik. Me këto ndryshime më të reja të ligjeve në mënyrë mjaft të gjerë u hapën dyert për përdorimin e masave të veçanta hetimore edhe për qëllime parandaluese (madje edhe dyshim se dikush do të bëjë vepër penale). Me të njëjtat u ndryshua edhe kushti në rastet kur bëhet fjalë për vepër penale për të cilën është përshkruar dënim deri 5 vjet e njëjta të kryhet nga grup i organizuar, bandë ose grupim tjetër keqbërës. Me ndryshimet më të reja të ligjeve, mënjanohet kushtëzimi kumulativ dhe kufi ri minimal zvogëlohet madje në një vit dënim të përshkruar, poqese merren parasysh disa nga veprat penale për të cilat është e lejuar përdorimi i këtyre masave. Në ligjin është paraparë se urdhrin për zbatimin e masave të posaçme hetimore mund ta lëshojë prokurori publik ose gjykatësi hetues në procedurën para 60

61 himeve të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe Ligjit për procedurë penale hetimore, dhe vetëm gjykatësi hetues në procedurën hetimore. Me këtë rast duhet të kihet parasysh se urdhri sillet me qëllim që të mundësohet grumbullimi i të dhënave dhe dëshmive për udhëheqjen e procedurës penale të cilat në mënyrë tjetër nuk mund të grumbullohen, ose grumbullimi i tyre ka qenë e ndërlidhur me vështirësi më të mëdha. Në pajtim me LPP parashihet se dëshmitë të cilat janë marrë me zbatimin e masave të posaçme hetimore do të jenë të pranueshme përveç poqese janë përdorur në mënyrë dhe procedurë të përcaktuar me këtë ligj. Risitë në ligjet e përmendura e përfshijnë edhe kohëzgjatjen e përdorimit të masave të posaçme hetimore me ç rast kohëzgjatja deri tani e lejuar prej më së shumti katër muaj (30 ditë masa hetuese + 90 ditë) në LPK TANI është vazhduar për periudhë për më së shumti një vit. Duke pasur parasysh atë që ndryshimet e dy ligjeve u miratuan njëri pas tjetrit në afat të shkurtër kohor, habit mos konsekuenca e dukshme në të njëjtat, kështu periudha më e gjatë për të cilën është i lejuar përdorimi i masave të posaçme hetimore në pajtim me LPP është shtatë muaj, ndërsa kjo periudhë në pajtim me LPK është një vit. Si do të refl ektohet kjo në praktikë mbetet të shohim. gjyqësore aplikimi i normave të Konventës është e rrallë dhe më tepër paraqet përjashtim se sa rregull. Aq më i rrallë është aplikimi i thirrjes në praktikën gjyqësore të zgjidhjeve konkrete të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Shkaqet për gjendjen e këtillë janë komplekse dhe do të mund të jenë lëndë e hulumtimit të posaçëm. Në kohën kur ekziston interes serioz të mbrojtjes së sigurisë nacionale, të shëndetit e rendit publik dhe për luftë kundër krimit, shteti ka nevojë të vazhdueshme të merr, vëzhgojë dhe vlerësojë informacione. Individi nga ana tjetër, ka nevojë dhe të drejtë për respektimin e shtëpisë dhe korrespodencës së tij. Në praktikën e vet Gjykata Evropiane synon që t i baraspeshojë nevojat serioze të shtetit me mbrojtjen e sferës personale, ku edhe thekson se çdo përzierje në jetën e një personi me ndihmën e masave të posaçme hetimore ose grumbullimi i informacioneve duhet të përcjellët me garanci të mjaftueshme kundër arbitraritetit dhe keqpërdorimit. Në atë drejtim Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut thekson se garancitë duhet të jenë të përpikta, të parashikueshme, të nevojshme dhe proporcionale në sajë të të cilave Gjykata e vlerëson çdo pohim për përzierje të pa arsyeshme në jetën e një personi. Ndryshim i konsiderueshëm në LPK është ndryshimi i obligimit të organeve kompetente që menjëherë t i asgjësojnë të dhënat e grumbulluara me përdorimin e masave të posaçme hetimore, poqese për personin nuk ngritët aktpadi. Tani në nenin 22 të ligjit është e rregulluar se në rastin kur prokurori kompetent publik nuk do të parashtrojë kërkesë për zbatimin e hetimit, materialet e grumbulluara me ndjekjen e komunikimeve ruhen në prokurorinë publike deri në kalimin e afatit ligjor për vjetrimin e përndjekjes penale të veprës, do të thotë një perriudhë relativisht e gjatë kohore. Posaçërisht kontestuese dhe e rregulluar në mënyrë mjaft konfuze është edhe mundësia ligjore për dhënien e urdhrit gojor për zbatimin e masave të posaçme hetimore e cila lë hapësirë për abuzimin e ligjit dhe shkelje të tij. Kjo ka të bëjë për të ashtuquajturat raste urgjente, kur ekziston rreziku nga shkaktimi i dëmit të pa zëvendësueshëm në udhëheqjen e suksesshme të procedurës penale. Në këtë rast gjykatësi hetues mund të jep urdhër gojor me të cilën do të mundësohet përcjellja e komunikimeve gjatë periudhës 48 orësh, në sajë të kërkesës së parashtruar gojore për përcjelljen e komunikimeve nga ana e prokurorit kompetent publik. Mbetet përshtypja se janë përzier veprimi parandalues, para deliktit dhe hetimet pas deliktit të rastit. Në realitet, situatat e caktuara urgjente zakonisht parashihen në rastet në të cilat kur janë të rrezikuara siguria, jeta dhe shëndeti i ndonjë personi ose kërcënohet dëm tjetër me përmasa më të mëdha. Për hir të së vërtetës, Amendamenti Kushtetues XIX lë mundësi edhe për përdorimin parandalues të masave për shkak të pengimit ose të zbulimit të veprave penale, sferë kjo që tani përzihet me veprimin dhe funksionet e organeve të përndjekjes dhe të gjykatës post delictum. 3. Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut dhe e drejta për privatësi në kontekst të masave të posaçme hetimore Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (më tej Konventa) është në fuqi në Republikën e Maqedonisë që nga viti 1997, e në pajtim me nenin 118 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, ajo është pjesë e të drejtës së brendshme të shtetit tonë. Pikërisht, marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë të ratifi kuara në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rregullimit të brendshëm ligjor dhe të njejtat nuk mund të ndryshohen me ligj. Me këtë, Konventa ka përparësi para normave të të drejtës së brendshme të cilat janë në kolizion me të. Nga pikëpamja e teorisë nuk do të duhej të ekzistojnë probleme gjatë aplikimit të normave të Konventës. Por, në praktikën tonë Nga njëra anë, legjislacioni nacional duhet të jetë i qartë dhe gjithëpërfshirës në mënyrë të mjaftueshme për t i dhënë qytetarit indikacione të mjaftueshme të cilat kanë të bëjnë me kushtet sipas të cilave pushteti publik ka të drejtë të depërtojë dhe në mënyrë sekrete të përzihet në të drejtën e privatësisë së një personi. Nga ana tjetër, legjislacioni nacional duhet poashtu të jetë shumë i përpiktë, duke ja lejuar shtetit në shkallë të caktuar përzierjen e mundshme, si dhe vëllimi i të njëjtës dhe mënyra e përdorimit të kësaj. Kur e njejta është e rregulluar me ligj, pushteti nacional duhet apsolutisht t i përmbahet ligjit. Në këtë kontekst duhet të përmendet se arsyetimet ekskluzivisht janë të ndërlidhura me mbrojtjen e sigurisë nacionale, pranohen me rezervë nga ana e Gjykatës Evropiane. Pra, kjo sipas Gjykatës nuk i jep të drejtë shtetit që të ketë liri të pakufi zuar në vlerësimin që ka të bëjë me shfrytëzimin sekret të masave sekrete ndaj personave të cilat gjenden nën jurisdikcionin e saj. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut pranon një defi nicion të gjerë të nocionit korrespodencë në sajë të nenit 8 dhe aty i përfshin materialet e shkruara, posaçërisht ato që janë dërguar përmes postës, si dhe bisedat telefonike. Shumica e akt vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane që kanë të bëjnë me nenin 8 janë në lidhje me intervenimin në të drejtën e të korrespodencës personale të të burgosurve ose në lidhje me teknologjitë e vëzhgimit, si për shembull me përgjimin e telefonatave. Në rastin Malone është bërë një kontroll i thellë i përgjimit i bisedave telefonike nga policia. Sipas të drejtës pozitive të autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar në këtë rast masat e posaçme hetimore janë të aplikuara në mënyrë legale. Por, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka konsideruar se ka shkelje të nenit 8 paragrafi 2, sepse masat e veçanta hetimore nuk janë të parapara në ligj në mënyrë të prerë. Kjo çështje është e përpunuar në mënyrë më të detajuar në dy rastet kundër Francës dhe atë Kruslin dhe Huvig. Në të dy rastet kontestohet përgjimi i bisedave telefonike nga ana e policisë që paraqet përzierje në të drejtën e aplikantëve në fshehtësinë e korrespodencës dhe në jetën personale. Mu për këtë shkak Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut është shprehur dhe në akt vendimet e veta gjyqësore ka vlerësuar se Franca e ka shkelur nenin 8 paragrafi 2 të Konventës Evropiane me ç rast njëkohësisht ka konstatuar: Përgjimi dhe format tjera të përcjelljes së bisedave telefonike paraqesin përzierje serioze në jetën personale dhe korrespodencën dhe për këtë shkak duhet të jenë të bazuara në ligj, i cili është posaçërisht i përpiktë. Me rëndësi themelore është të ekzistojnë rregulla të qarta, 61

62 ANALIZË të përpikta, posaçërisht kur kihet parasysh zhvillimi i vazhdueshëm dhe përsosja e teknologjive të përsosura për këto qëllime. Në rastin A kundër Francës Gjykata shkon deri atje që konsideron se incizimi i bisedës telefonike, madje të jetë edhe me iniciativë dhe me pajtimin e njërit nga bashkëbiseduesve dhe pa marrë parasysh që biseda është veçmas e ndërlidhur me çështje penale, e prek të drejtën e respektimit të fshehtësisë së korrespodencës së aplikantit. Qeveria franceze thekson se biseda e incizuar nuk hyn në jetën personale të aplikantit. Por, Gjykata Evropiane konsideron dhe konstaton se e drejta nacionale nuk përmban baza për ndërhyrje në të drejtën e korrespodencës. Mu për këtë shkak ka shkelje të nenit 8. Dispozita nga neni 8 paragrafi 2 nga Konventa lejon shteti ta shkel të drejtën e përgjithshme të privatësisë të proklamuar në paragrafi n 1 të të njëjtit nen, me qëllim që të pengohet ndonjë vepër penale ose poqese ajo është në interes të sigurisë nacionale. Nga jurisprudenca e Gjykatës në Strasburg mund të konludohet se shteti më së shpeshti është i aftë ta shfaq dhe ta arsyetojë qëllimin e zbatimit të MPH, por më rëndë është ajo të dëshmojë se përzierja në jetën private paska qenë e nevojshme në një shoqëri demokratike dhe se kjo është në pajtim me ligjin. Të dy kërkesat, shteti në mënyrë kumulative duhet t i kënaq me qëllim që intervenimi i tij të jetë në pajtim me Konventën. Analizë e ndrys Gjatë përcaktimit të proporcionalitetit, Gjykata përcakton nëse përzierja e caktuar në jetën private të qytetarëve është tejet agresive ose imponon barrë tejet të madhe për individë të caktuar, poqese, interesi i bashkësisë e arsyeton atë. Njëkohësisht, shteti duhet të tregojë se përzierja në jetën private të individit nuk ka qenë më e madhe se ajo që nevojitej. Në kontekst të të njëjtës, Gjykata nënkupton se kur përzierja në jetën private të individit është me karakter imponues, ose informacionet që i grumbullon shteti janë me karakter posaçërisht të ndjeshëm, përkatësisht, senzitiv, arsyetimi i shtetit duhet të jetë i argumentuar fuqishëm. Në rastin Klass kundër Gjermanisë Gjykata vë në pah se autorizimet për mbikëqyrjen sekrete të qytetarëve karakteristike për shtetet policore, tolerohet në kuadër të Konventës, vetëm kur në mënyrë strikte është e nevojshme për mbrojtjen e institucioneve demokratike. Në të njëjtin kuptim, Gjykata konsideron se krimi i organizuar, terrorizmi ose spiunazhi mund të krijojnë nevojë për nivel të lartë të përzierjes në jetën private të individit, për shkak të kërcënimit të tyre serioz për shoqërinë demokratike, por gjithsesi duhet të kihet parasysh, nga njëra anë, rëndësia shoqërore e qëllimit, ndërsa nga ana tjetër, niveli i përzierjes në jetën private të qytetarëve. Më tej, Gjykata konsideron se krahas proporcionalitetit, shteti duhet të ketë kujdes për parimin e supsidijaritetit. Pra, nuk do të konsiderohet si përzierje e nevojshme në jetën private të individit, poqese shteti ka pasur në dispozicion masa tjera alternative, me aplikimin e të cilave do të mund të arrihej qëllimi i njejtë. Në fund, neni 8 i Konventës nuk përmban dispozita eksplicite për mbrojtjen procedurale gjatë përcaktimit të MPH, mirëpo Gjykata konsideron se ekzistimi i mbrojtjes procedurale gjatë përcaktimit të MPH paraqet edhe një kriter gjatë përcaktimit të nocionit Tejet e nevojshme. 62 Nën nocionin e nevojshme në një shoqëri demokratike, Gjykata nënkupton përzierja në jetën private të individit të jetë përgjigje e nevojës urgjente shoqërore, me ç rast nuk mjafton që përzierja e këtillë të jetë vetëm e dëshirueshme dhe racionale, dhe njëkohësisht, shteti duhet të tregojë se ekziston raport i proporcionalitetit, midis qëllimit që dëshiron ta realizojë dhe mjetet që përdoren. Nën nocionin proporcionalitet, nënkuptohen dy momente: - proporcionaliteti midis qëllimit të masave dhe mjeteve që përdoren për atë qëllim, - proporcionaliteti ose baraspesha e drejtë midis interesave të përgjithshme të bashkësisë dhe mbrojtja e të drejtave të individit. Kërkesa e dytë të cilën shteti duhet ta përmbush (krahas nocionit tejet e nevojshme ), është në pajtim me ligjin, që me fjalë të tjera është kërkesë që procedura, kushtet dhe rrethanat tjera që kanë të bëjnë me aplikimin e MPH, të përshkruhen me dispozita precize ligjore, me qëllim që të shmanget diskrecioni arbitrar i shtetit. Thënë ndryshe, ligji në mënyrë strikte duhet patjetër ta defi nojë rrethin, përkatësisht, kategorinë e personave të cilat do të mund të jenë objekt i aplikimit të MPH, kohëzgjatja e të njëjtave (gjë e cila duhet të jetë racionaliste e pranueshme), mënyra e zbatimit të masave dhe mënyra e bërjes së kontrollit dhe të mbikëqyrjes mbi zbatimin e të njëjtave, regjimi i shfrytëzimit dhe rruajtjes së incizimeve që janë marrë nga aplikimi i MPH, e njëkohësisht refl ektohen në liritë dhe të drejtat e individit. Realisht, kërkesa e këtillë e tangon drejtpërsëdrejti parimin e sigurisë juridike të qytetarëve, i cili është fundament i konceptit të sundimit të drejtësisë, përkatësisht të konceptit të shtetit juridik. Ekzistimi i këtij parimi mundëson mbrojtje nga pasiguria dhe padrejtësia juridike gjatë zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht, siguron, autorizime të cilat i ka shteti të zbatohen sipas rregullave të përshkruara ligjore. Nën nocionin ligj, Gjykata nënkupton çfarë do qoftë kornizë ligjore të shtetit domicil, me të cilin rregullohen

63 himeve të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe Ligjit për procedurë penale aplikimi i MPH. Në këtë drejtim, poqese shteti domicil nuk ka kornizë ligjore, kjo poashtu do të thotë shkelje të (nenit 8) Konventës. Gjykata nuk insiston (mirëpo rekomandon) korniza ligjore të jetë në formë të aktit juridik ligjit, por kërkon akt juridik i cili ka peshë juridike. Krahas anës formale të kornizës ligjore Gjykata insiston në karakteristika të caktuara përmbajtjesore që duhet t i përmbush ligji, e ato kanë të bëjnë me përpikshmërinë, qartësinë dhe përcaktimin e normave që do t u mundësojnë qytetarëve të mund të parashohin (deri në shkallën e caktuar racionale) kur mund të vijë në shkelje të jetës së tyre private. Poashtu, legjislativi duhet të jetë i përcjellë me mbrojtje përkatëse procedurale nga e drejtës arbitrare diskrecionale të pushtetit ekzekutiv gjatë zbatimit të MPH. Aq më tepër, poqese shteti ka të drejta diskrecionale, ai është i obliguar ta vë në pah vëllimin e atij diskrecioni, me qëllim që të krijojë drejtësi në procedimin dhe shteti t i zvogëlojë të drejtat diskrecionale në nivelin minimal. Në kontekst të kësaj që është theksuar më lartë, Gjykata kërkon që ligji të jetë i qasshëm ndaj qytetarëve me qëllim që ato të mund të jenë të njoftuar me mundësinë kur të drejtat dhe liritë e tyre mund të jenë të rrezikuara. Kjo nga ana tjetër nuk do të thotë se Ligji duhet të krijojë mundësi që qytetarët qysh paraprakisht të jenë në gjendje të parashikojnë se ata janë objekt i aplikimit të MPH, për shkak se me këtë do të prishej efi kasiteti i përndjekjes penale dhe shteti do të çarmatosej vetë. Gjykata nuk pretendon të krijojë obligim të shtetit që gjithmonë t i informojë qytetarët për zbatimin e MPH. Në rastin kur dëshmitë e grumbulluara nga aplikimi i MPH përdoren si dëshmi në procedurën penale, personat kundër të cilat janë drejtuar MPH, në mënyrë të kuptueshme, do të njihen, e përderisa në rastet kur MPH janë suspenduar, Gjykata konsideron se mundet është e nevojshme personat ndaj të cilat janë drejtuar MPH të jenë të informuar për ato, edhepse nuk ekziston rregull se zbulimi i këtillë është tejet e nevojshme. Dispozitat e ligjit, poashtu, duhet të jenë të përpikta dhe të pa dy kuptimta që të mund qytetarët ta harmonizojnë sjelljen e vet ndaj ligjit. Mirëpo, kërkesa për përpikshmëri të Ligjit nuk është e rrezikuar poqese dispozitat e caktuara mund të shpjegohen në më shumë mënyra. incizim do të ruhet në dosje nga ana e shtetit. Rregullat poashtu duhet ta vënë në pah vëllimin dhe mënyrën në të cilën në praktikë do të realizohet mbikëqyrja, dhe duhet të ekzistojnë edhe metoda përkatëse të përgjegjësisë për autorizimin e aplikimit të mbikëqyrjes dhe kontrollin e mbikëqyrjes së tij. Kjo mbikëqyrje nuk është patjetër që t i besohet gjykatës, edhepse kjo është e deshirueshme, madje edhe e rëndësishme, por detyrimisht duhet t i besohet dikujt që është i pavarur dhe i aftë të praktikojë kontroll efikas. Pasiqë të ndërpritet mbikëqyrja do të duhet të informohet subjekti i mbikëqyrjes, mirëpo kjo nuk kërkohet kur lajmërimi i tillë është jo praktik ose do ta rrënonte efi kasitetin e operacionit. 4. Masat e posaçme hetimore dhe e drejta për privatësi nga perspektiva ndërkombëtare Siç është theksuar në analizën e Komitetit të Helsinkit të vitit 2007, për shkak të nevojës së shprehur për luftë më efi kase kundër krimit të organizuar dhe veprat e rënda kriminele Këshilli i Evropës i inkurajon shtetet në aplikimin e masave të posaçme hetuese në kuadër të procedurave ligjore, por prapëseprapë rekomandot të bëhet balans në aplikimin e tyre përballë garancisë për të drejtat dhe liritë e njeriut, të stimuluara në Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe përmes praktikës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Në kuadër të Këshillit të Evropës në këtë temë është sjellë edhe Konventa për pengimin e terrorizmit, e cila është e nënshkruar nga ana e R. së Maqedonisë më datën por ende nuk është e ratifi kuar. Në pajtim me atë, në pjesën e Preambulës parashikohet se në luftën kundër terrorizmit posaçërisht duhet të mbahet llogari për vlerat demokratike të shoqërisë dhe të drejtave dhe lirive funadamentale gjatë ndërmmarjes së masave. Në luftën kundër krimit të organizuar dhe aplikimit të masave të posaçme hetimore është sjellë edhe Strategjia regjionale për vendet e Evropës Juglindore më 23 shtator të vitit Strategjia parashikon drejtime të përgjithshme në raport me aplikimin e masave të posaçme hetimore, e në relacion me garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kjo përfshin mbrojtje ligjore dhe krijimin e sistemin nacional të informimit në raport me zbatimin e këtyre masave, si dëshmi evidente të kontrollit të zbatuar. Si rekapitullim i asaj që është theksuar më lartë mund të citohen shpjegime të caktuara të shprehura të Gjykatës në rastet e ndryshme: Rregullat me fuqinë e ligjit patjetër duhet t i rregullojnë rrethanat në të cilat mbikëqyrja e imponuar është e lejuar, dhe patjetër duhet të përmbajnë mbrojtje përkatëse dhe efi kase nga keqpërdorimi i cili do të sigurojë se nuk do të urdhërohet rastësisht dhe pa një kujdes të posaçëm. Mbrojtja duhet të kyç dispozita (ligje) të qasshme dhe të përpikta të cilat e rregullojnë autorizimin për mbikëqyrje dhe të cilat janë të qarta dhe të përpikta në mënyrë të mjaftueshme. Ajo patjetër duhet t u jep qytetarëve indikacione për rrethanat nën të cilat do të aplikohen teknikat për mbikëqyrje dhe kushtet të cilat shteti patjetër duhet t i kënaq para se t i aplikojë. Përderisa këto rregulla nuk duhet patjetër të përmbajnë definicione gjithpërfshirëse, ato nuk mund thjeshtë ta lënë vendimin në atë nëse mbikëqyrja do të ndodh në sajë të diskrecionit të lirë të pushtetit ekzekutiv ose të Gjykatës dhe patjetër duhet të vihet në pah vëllimi i çdo diskrecioni i cili mund të aplikohet me qartësi të mjaftueshme. Rregullat patjetër duhet të jenë në formën e cila është juridikisht e obligueshme dhe patjetër duhet të jenë të qasshme për opinionin. Rregullat patjetër duhet t i defi nojnë kategoritë e njerëzve të cilët janë të nënshtruar të jenë objekt i mbikëqyrjes, llojet e veprave penale për shkak të të cilave hetimi është i arsyeshëm, kohëzgjatja e mbikëqyrjes e pranueshme dhe rrethanat në të cilat çdo Konventa pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për kriminalitet transnacional dhe të organizuar i parasheh masat e veçanta hetimore në nenin 20 të Konventës, duke theksuar se aplikimi i tyre duhet të jetë i paraparë me ligj dhe në drejtim të luftës efi kase kundër krimit të organizuar, me ç rast çdo shtet vendos programe specifi ke për trajnim të personave në shërbimet e saja për zbulimin dhe pengimin e veprave penale të theksuara në këtë Konventë. Duke e shprehur qëndrimin e vet për përdorimin e masave të posaçme hetuese në vitin 2007 Komiteti i Helsinkit e vuri në pah edhe Rekomandimin nr. (2005)10 për zbatimin e masave të posaçme hetimore në relacion me veprat serioze penale, përfshirë edhe terrorizmin, të sjellë nga ana e Komitetit të ministrave pranë Këshillit të Evropës. Në pajtim me këtë rekomandim, implikohet përdorimi i këtyre masave në kuptim restriktiv, poqese ka dyshim të bazuar se është bërë vepër serioze penale ose se vepër e këtillë përgatitet nga ndonjë person ose grup. Ky rekomandim udhëzon në përdorimin e mbikëqyrjes së posaçme mbi zbatimin e këtyre masave, si dhe garanci për mbrojtjen e të drejtave procedurale të të akuzuarit gjatë vazhdës së procedurës përballë aplikimit të dëshmive që janë marrë me masat e posaçme hetimore. Ky rekomandim pranon se përdorimi i teknikave të posaçme hetimore është qëllim qenësor, por për luftë 63

64 ANALIZË kundër formave më serioze të kriminalitetit, është qëllim qenësor përfshirë edhe aktet e terrorizmit. Parimi i përgjithshëm i të njëjtës është se vendet anëtare duhet të ndërmarrin masa përkatëse ligjore. Ky rekomandim pranon se shfrytëzimi i masave të posaçme hetimore është qëllim qenësor, por për luftën kundër formave më serioze të kriminalitetit, përfshirë edhe aktet e terrorizmit. Parimi i përgjithshëm i të njëjtës është se vendet anëtare duhet të ndërmarrin masa përkatëse ligjore me qëllim që të sigurojnë kontroll përkatës mbi aplikimin e masave të posaçme hetimore nga ana e organeve gjyqësore ose organe tjera të pavarura përmes autorizimit paraprak, mbikëqyrje gjatë hetimit ose shqyrtimi ex post facto. Në pajtim me rekomandimin, teknikat e posaçme hetimore duhet të përdoren vetëm kur ekziston shkas i mjaftueshëm që të besohet se është kryer dhe përgatitur vepër serioze penale dhe për të njëjtën është e nevojshme të sigurohet proporcionalitet midis efekteve nga përdorimi i tyre dhe qëllimi që ka qenë i identifi kuar. Me këtë rast, kur vendoset për përdorimin e tyre nevojitet të bëhet vlerësim në raport me seriozitetin e veprës penale, duke e marrë parasysh natyrën imponuese të teknikave të posaçme hetimore të cilat janë përdorur. Komiteti i ministrave më tej ju rekomandon vendeve anëtare që të sigurojnë se organet kompetente aplikojnë metoda më pak imponuese hetimore se sa teknikat speciale hetimore poqese teknikat e këtilla mundësojnë që të pengohet dhe të zbulohet vepra penale, si dhe të Analizë e ndrys zbulohet kryerësi i saj në mënyrë efi kase. Mirëpo, për fat të keq ndryshimet e reja ligjore në legjislacionin e Maqedonisë në raport me masat e posaçme hetimore nuk i përcjellin në mënyrë konsekuente këto rekomandime, duke e pasur parasysh zgjerimin e vëllimit të veprave penale për të cilat masat e këtilla janë të lejuara, në vend që të gjenden zgjidhje më efi kase e më pak imponuese për zbulimin e kryerësve të veprave penale. Nga ana tjetër, garancia qenësore në kërkimin dërguar gjykatësit hetues për miratimin e përgjimit është të theksohen arsyetimet për shkak të të cilave të dhënat dhe dëshmitë në mënyrë tjetër të sigurohen, që është njëri nga instrumentet kyç jo vetëm sepse nuk e fi lloi jetën në praktikë, por edhe më tej zbutet me zgjerimin mbi situatën kur kjo do të ishte ndërlidhur me vështirësi më të mëdha (neni 10 paragrafi 1 pika 5, tani pika 6 nga LPK). Midis tjerash, Komiteti rekomandon që vendet anëtare të sigurojnë trajnim përkatës të organeve kompetente për shfrytëzimin e masave të posaçme hetuese edhe nga lëmi i legjislacionit penal si dhe trajnim relevant, për çka jemi dëshmitarë se nuk ndodhi në realitetin. Komiteti i ministrave i Këshilli të Evropës mendimin e vet në lidhje me përdorimin e masave të posaçme hetimore e ka shfaqur edhe në Drejtimet për të drejtat e njeriut dhe lufta kundër terrorizmit, ku theksuan se të gjitha masat e ndërmarra nga ana e shtetit në luftën kundër 64

65 himeve të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe Ligjit për procedurë penale terrorizmit detyrimisht duhet t i respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimin e sundimit të të drejtës, të jenë të rregulluara ligjërisht dhe duhet të jenë lëndë e supervizionit përkatës nga ana e trupit të jashtëm të pavarur. Sipas drejtimeve të njëjta, atëherë kur masat i kufi zojnë të drejtat e njeriut, kufi zimet duhet të jenë të defi nuara sa të jetë e mundshme në mënyrë më precize dhe të njëjtat të jenë të nevojshme dhe proporcionale me qëllimin që duhet të arrihet. Në këtë temë Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës është shprehur edhe në Rekomandimin Nr. (85) 10 ku e thekson nevojën për mbrojtje të individit nga përndjekja e pa arsyeshme e komunikacioneve dhe shkelja e privatësisë. Njëlloj si edhe ato parapraket edhe ky rekomandim vë në pah faktin se përdorimi i mjeteve për përgjim kërkon rregullim të detajuar ligjor, posaçërisht në lidhje me mënyrën e kryerjes së të njëjtës, transmetimin e informacioneve, transmetimin informacioneve të marra me përgjimin si dhe përdorimin e të dhënave të këtilla në vendin përkatës. Më tej, për masat të cilat ndërhynë në privatësinë, siç gjithsesi janë masat e posaçme hetimore, patjetër duhet të jetë e mundshme të vlerësohet ligjshmëria e tyre para gjykatës kompetente. E drejta për mjet efi kas juridik është postulat themelor të çdo shteti juridik dhe është supozim për siguri juridike në një shoqëri demokratike dhe mu për këtë është pjesë përbërëse e të gjitha rekomandimeve. Mund të konkludohet se tek zgjidhjet tona ligjore në raport me përdorimin e masave të posaçme hetimore edhe krahas rekomandimeve mundon zgjidhje koncize për vlerësimin e ligjshmërisë së procedurës për përdorimin e këtyre masave. Madje, neni 6 i LPK rregullon se personi komunikimi i të cilit është përcjellë ka të drejtë ta kontestojë autenticitetin e të dhënave të grumbulluara dhe ligjshmërinë e procedurës për përcjelljen e komunikimeve të tija, në procedurën e përcaktuar me LPP, ku nga ana tjetër nuk ekzistojnë dispozita të posaçme për të njejtën. Prapëseprapë ligjdhënësi lë mundësi për zhdëmtim të dëmit për personin komunikimi i të cilit është përcjellë në kundërshtim me ligjin. Nga këto zgjidhje ligjore mbetet tërësisht e paqartë cila është procedura e saktë për një person i cili dëshiron ta kontestojë ligjshmërinë e të dhënave të grumbulluara në mënyrë të ndarë nga konteksti i pjesës tjetër të procedurës penale, me qëllim që më vonë të mund të inicojë procedurë për zhdëmtim të dëmit. Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës në Rekomandim e vet Nr.(95)4 dërguar vendeve anëtare për mbrojtjen e të dhënave publike në sferën e shërbimeve telekomunikuese, me aksent të posaçëm në shërbimet telefonike konsideron se përzierja e organeve shtetërore në mjetet e komunikimit përfshirë edhe përdorimin e organeve shtetërore dhe mjeteve për përcjelljen e komunikacioneve patjetër duhet të jetë e mundësuar vetëm kur është e përcaktuar me ligj dhe paraqet masë tejet e nevojshme e një shoqërie demokratike në interes të mbrojtjes së sigurisë shtetërore dhe publike, të interesave monetare të shtetit ose parandalimit të kriminalitetit. Duke i pasur parasysh ndryshimet më të reja si të LPP ashtu edhe të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe zgjerimin e vëllimit të veprave penale për të cilat është i lejuar përdorimi i mjeteve për përcjelljen e komunikimeve, vështirë se mund të thuhet se veprat penale si marrja me dhunë, shantazh, shpërdorim në shërbimin, marrja dhe dhënia e mitës dhe të ngjashme janë vepra nga sfera e sigurisë shtetërore dhe publike ose e politikës monetare. I njëjti rekomandim më tej përshkruan se në rast të përzierjes së organeve shtetërore në mjetet e komunikimit, e drejta vendase duhet të rregullojë: - të drejtën në qasje dhe përmirësim të subjektit të informacioneve; - në cilat rrethana institucionet përgjegjëse publike janë të autorizuara të refuzojnë që të sigurojnë informacione për personin e involvuar ose ta shtyjnë sigurimin e tyre; - rruajtja ose asgjësimi i të dhënave të këtilla. Kryerja e përgjimit mund të kushtëzohet midis tjerash edhe me: - kërkesë ndaj autoriteteve gjyqësore që në afat më të shkurtër t i asgjësojnë ato pjesë të të dhënave të grumbulluara të cilat nuk mund të jenë me rëndësi për procedurën penale dhe të dërgojnë raport për asgjësimin e të njëjtave nga ana e involvuar, - pas përfundimit të përgjimit, organet kompetente ta informojnë personin i cili ka qenë objekt i përgjimit ose personin tjetër të prekur për përgjimin e bërë, - bindja se dëshmitë e marra me përgjim nuk dëshiron të përdoren nga organet për asnjë qëllim tjetër përveç asaj të theksuar në përgjimin. Në të njëjtin drejtim vazhdon edhe Rekomandimi i Komitetit të Ministrave pranë Këshillit të Evropës Nr. (87) 15 për përdorimin e të dhënave personale në sektorin e policisë ku është rregulluar se subjekti i informacioneve duhet të ketë qasje në dosjen policore në intervale racionale dhe pa zgjatje në pajtim me ligjin. Poashtu, në pajtim me këtë rekomandim subjekti i informacioneve duhet të ketë mundësi për përmirësimin e të dhënave të përmbajtura në dosjen. Të dhënat personale në të cilat falë të drejtës për qasje do të vijë personi që është subjekt i të dhënave e të njëjtat janë të pasakta ose relevante duhet të shlyhen ose të përmirësohen ose për ato duhet të shtohet deklaratë për përmirësim e futur në të njejtën dosje. Ky rekomandim, njëlloj si ato parapraket rekomandon se personi duhet të jetë i informuar se ekzistojnë informacione për atë menjëherë pasi që ai do të ndërpres të jetë subjekt i aktiviteteve policore. Për fat të keq, në kundërshtim me rekomandimet e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës dërguar vendeve anëtare siç është edhe Republika e Maqedonisë në zgjidhjet ligjore në vendin tonë mungon e drejta e qasjes. Rregullimi i kësaj të drejte është lëshuar edhe në ndryshimet e LPK të cilat nuk japin mundësi që personi që ka qenë subjekt i përdorimit të masave të posaçme hetuese dhe të cilit de facto i është prishur privatësia, të jetë i informuar për të njejtën pas përfundimit të përdorimit të masave poqese për atë nuk ngrihet akt akuzë. Për të qenë absurdi edhe më i madh edhe përkundër asaj që e drejta për qasje nuk ishte e paraparë as me LPK themelor e as me LPP, me ndryshimet e të njëjtëve shkohet edhe më larg në derogimin e kësaj të drejte dhe rregullohet se jo vetëm që personi nuk do të informohet se ka qenë subjekt i përdorimit të masave të posaçme por edhe të dhënat e grumbulluara me të njëjtat poqese menjëherë nuk ngrihet aktpadi, në vend që menjëherë të asgjësohen, do të rruhen në folderë të posaçëm në lokalet e Prokurorisë Publike deri në vjetërsimin e veprës. Në zgjidhjen e këtillë në ligjin logjikisht imponohet pyetja se si këtij personi që ka qenë subjekt i përdorimit të masave të posaçme hetuese i jepet mundësia ta kontestojë ligjshmërinë e atyre masave dhe e drejta e mbrojtjes juridike kur i njëjti nuk është i vetëdijshëm se ka qenë subjekt i përdorimit të masave të posaçme hetuese. 65

66 ANALIZË Ajo që mund të vërehet nga të gjitha këto rekomandime është se askund nuk parashihet mundësia e dhënies së urdhrit gojor për përdorimin e masave të posaçme hetimore. Prapëseprapë, mundësia e këtillë është paraparë në ndryshimet e Ligjit për përcjelljen e komunikimeve. Sipas të njëjtave, siç është sqaruar më lartë, gjykatësi hetues mund të jep urdhër gojor për përcjelljen e komunikimeve pas kërkesë paraprake gojore të prokurorit publik, por e cila duhet të konfi rmohet me kërkesë me shkrim në afat prej 24 orësh, dhe pas kësaj gjykatësi hetues duhet të sjell urdhër me shkrim për përcjellje. të posaçme, me çka në mënyrë eksplicite manifestohet fuqia autoritare e shtetit ndaj individit. 5. Konkluzione dhe rekomandime Konkluzione Ndryshimet më të reja në legjislacionin vendas paraqesin rrezikim të të drejtave të qytetarëve të mos cenueshmërisë së privatësisë së tyre në disa drejtime: Ekziston vakuum midis kontrollit me ligj të paraparë dhe atij Analizë e ndrys 66 Mirëpo, procedura e rregulluar në këtë mënyrë në vete përmban edhe një kundërthënie të pashpjegueshme kur ligji parashikon se poqese gjykatësi hetues nuk pajtohet me kërkesën me shkrim, për kërkesën vendos këshilli gjyqësor i gjykatës kompetente në pajtim me LPP. Duket logjike se poqese gjykatësi hetues një herë pajtohet gojarisht me kërkesën gojore të prokurorit publik, më vonë vetëm për 24 orë pas kërkesës së njëjtë, të parashtruar me shkrim, nuk do të ketë mendim të kundërt. Prapëseprapë, nuk përjashtohet, në bazë të informacioneve të grumbulluara (me masën dhe në mënyrë tjetër), gjykatësi të merr edhe qëndrim tjetër. Nga ana tjetër, kjo dispozitë do të duhej të shpjegohet ashtu që pa pajtimit (gojor) nuk do të ketë aplikim të masës, e poqese organet e përndjekjes dëshirojnë ta kontestojnë vendimin e gjykatësit hetues, do të jenë të detyruar të parashtrojnë edhe kërkesë me shkrim edhe ankesë. Ky nen parashikon edhe një mundësi, poqese në afat prej 24 orësh nga urdhri i dhënë gojarisht, që do të thotë në kohën kur tanimë rrjedh përcjellja e komunikimeve të personit të caktuar, prokurori kompetent publik nuk i dërgon kërkesë me shkrim gjykatësit hetues, do të konsiderohet se nuk është urdhri për përcjelljen e komunikimeve, ndërsa të dhënat e grumbulluara me të njëjtin do të asgjësohen. E njëjta ka të bëjë edhe në rastin kur këshilli penal do ta refuzojë kërkesën për përcjelljen komunikacioneve që nga ana e vet do të thotë se përcjellja e miratuar gojarisht zgjat edhe më shumë se 24 orë deri sa të vendos këshilli. Ky ndryshim i formuluar në këtë mënyrë paraqet shmangie serioze nga parimi i sigurisë juridike dhe mjetit efi - kas juridik. Kështu, me lëshimet e bëra gjatë formulimit të ndryshimeve dhe pamundësinë që personi të informohet se ka qenë subjekt i përcjelljes së komunikacioneve, të cilat më vonë janë treguar si juridikisht të pabaza, humbet edhe mundësia për përgjegjësi të organeve për shkak të lëshimeve të tyre me çka lejohet një hapësirë e madhe për sjelljen e tyre voluntaristë dhe juridikisht të pa mbështetur. Nga ana tjetër, në të njejtën kohë personi privohet nga e drejta për zhdëmtim të dëmit për shkak të përcjelljes së pabazë, për shkak se nuk ka mënyrë që të kuptojë se ka qenë subjekt i përdorimit të masave faktik nga ana e gjyqësisë, si dhe kontradiktë në zbatimin e kërkesës gojore të Prokurorit Publik. Krahas kësaj, gjykata as që është në pozitë reale që të mund në mënyrë të bazuar (parandaluese) të vlerësojë nëse me të vërtetë ekzistojnë rreziqe në kuptim të rrezikut nga kriminaliteti ose për sigurinë; Nuk ekziston sistem i kontrollit efi kas dhe i vazhdueshëm i jashtëm mbi aplikimin e masave të posaçme hetimore në kuptim të sigurimit se masat me të vërtetë zbatohen vetëm me urdhrin e gjykatës dhe në sajë të procedurës ligjore me të gjitha garancitë nga arbitrarizmi dhe keqpërdorimet; Bazamenti për përdorimin e këtyre masave duke mos pasur me këtë rast sanksion gjyqësor lënë mundësi për keqpërdorimin e tyre, ndërsa me këtë organet e pushtetit lirisht mund t i praktikojnë dhe të fshihen nën mbrojtjen e ligjit. Nocionet rrezik i drejtpërdrejtë nga kryerja... ose rrezikimi i sigurisë nacionale janë të përgjithësuara dhe të pa konkretizuara dhe në praktikë japin një mundësi të gjerë për shkeljen e të drejtave të qytetarëve; Materialet e grumbulluara nga zbatimi i këtyre masave, e të cilat nuk janë bazë e mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës, arkivohen te Prokurori publik deri në vjetërsimin e plotë të përndjekjes penale për shkak të të cilës ka qenë e urdhëruar përcjellja e komunikacioneve. Kjo paraqet kërcënim serioz për shkeljen e të drejtave të qytetarëve ose përzierje të pazakonshme në jetën e tyre private; Kur përdoren masat e posaçme hetimore, së paku edhe me rruajtjen e rendit dhe procedurën përkatëse dhe kur nuk është konstatuar se ka pasur bazë për zbatimin e tyre, si dhe kur nuk janë arritur edhe qëllimet edhe rezultatet për aplikimin e tyre, ekziston përzierje në jetën personale të njeriut. Me këtë çdo personi i kufi zohen të drejtat e garantuara me Kushtetutën e R. së Maqedonisë që të kërkojë mbrojtje për të drejtat e tija të shkelura diçka që nuk është paraparë në dispozitat ligjore; Kontrolli gjyqësor përndryshe ofrohet si garanci e mjaftueshme kundër arbitraritetit, keqpërdorimeve

67 himeve të Ligjit për përcjelljen e komunikacioneve dhe Ligjit për procedurë penale dhe diskriminimit. Në sferën ku keqpërdorimet janë në mënyrë potenciale aq të lehta në raste të caktuara, ndërsa mund të kenë shumë pasoja të dëmshme për shoqërinë demokratike në tërësi, në parim është e dëshirueshme që kontrolli t i besohet gjyqësisë. Jemi të sigurt se është më mirë se sa pa atë, por ajo mund të ketë shumë mangësi që me siguri nuk do t i zëvendësojë ato në rregullativën dhe në sistemin në tërësi. Përvojat nga shtetet që e praktikojnë kontrollin e këtillë tregojnë se numri i kërkesave të refuzuara për përgjim ose mbikëqyrje sekrete të llojit tjetër është jo aq i madh. Duke pasur parasysh faktin se tek ne të dhënat e këtilla nuk janë botuar, vetëm do të rikujtojmë se përvojat tona nga vendimmarrja për kërkesat për bastisje, paraburgim dhe ngjashëm, tregojnë poashtu shkallë të ulët të kriticizmit të gjyqësisë. Kjo tek ne ende nuk ka kuptuar se mbrojtja e të drejtave të qytetarëve nga shteti janë detyrë e tyre primare. Gjykatësit kanë qasje tejet të butë ndaj pushtetit ekzekutiv dhe një qasje burokratike në shpjegimin e të drejtës. Poqese është kështu në lëmitë në të cilat gjykatësit janë mirë të stërvitur, mund të paramendojmë çka na pret në sferën e rrëshqitshme dhe sekrete të sigurisë nacionale, ku gjykatësi ka shumë pak njohje, do të bëhet presion për vendosje të shpejtë, e ai në sajë të rregullës do të vendos në sajë të informacioneve të njëanshme. Krahas kësaj, poqese deri tani në kushte të ndalesës absolute juridike kemi përgjime masive, mund të presim në mënyrë të bazuar se aplikimi i një pjese të masave tani më lehtë të mund të fshihen; Pa marrë parasysh që në opinion masat paralajmërohen si në mënyrë të përpiktë të orientuara ndaj kërcënimeve më serioze të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ngjashëm hapet rruga që masat speciale të shfrytëzohen në mënyrë të gjerë. Siç qëndrojnë deri tani gjërat, konfuzioni terminologjik, numri i madh i paqartësive, rrethi i gjerë i lëshimeve, pragu i ulët i miratimit të prekjes në privatësinë dhe besueshmëria e ulët e ndonjë farë kontrolli efi kas udhëzojnë në atë se në Republikën e Maqedonisë prekja arbitrare në privatësinë nuk reduktohet, por përkundrazi, në një farë mënyrë legalizohet. Privatësia dhe liria shumë lehtë margjinalizohet kur do të qaste ndaj matjes nga rasti në rast, e në përgjithësi të rasteve gjithnjë e më tepër ballafaqohemi me kërcënimin serioz nga shteti policor; Legalizimi i disa masave është kontestuese nga aspekti kushtetues pa intervenime të amendamenteve në nenet 25 dhe 18 nga Kushtetuta e R. së Maqedonisë në mënyrë më të përgjithësuar parashikon mbrojtje të jetës private të individit, dhe me këtë rast mbrojtja është dhënë në mënyrë absolute (pa përjashtime). Gjendja e këtillë nuk jep hapësirë për zbatimin e disa MPH. Në të njëjtin drejtim është edhe neni 18 i Kushtetutës së R. të Maqedonisë në të cilën është proklamuar parimi i vetëpërcaktimit informativ të qytetarëve. Edhe në këtë rast, gjendja de lege lata nuk lë hapësirë normative kushtetuese për zbatimin e masës së krahasimit kompjuterik të të dhënave personale të qytetarëve; Masat që janë të legalizuara në LPP të R. së Maqedonisë nuk i respektojnë në mënyrë konsekuente parimet e ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe supsidijaritetit; Masat e legalizuara nuk janë precize dhe të qarta në mënyrë të mjaftueshme. Rekomandime që mbi ato të aplikohen masa të caktuara. Patjetër duhet të sigurohet sistem i mjaftueshëm, i drejtë dhe i pavarur i kontrollit mbi aplikimin e masave të cilat prekin në privatësinë e qytetarëve. Cili kontroll do të konsiderohet si i mjaftueshëm dhe i drejtë mund të varet nga sistemi sistem. Në rastet kur sistemi nacional e lejon përdorimin e masave të veçanta hetimore jashtë nga përfshirja e kontrollit gjyqësor, legjislativi duhet të jetë i qartë dhe preciz. Në ligjet duhet të përcaktohet qartë: cilat kategori të personave mund t ju nënshtrohen përdorimit të masave të posaçme hetimore, në çfarë kushte ato mund të përdoren, si dhe në çfarë baze mund të ndërmerren masat e veçanta hetimore, rregullat e përdorimit të të njëjtave, rruajtja dhe asgjësimi i informacioneve të grumbulluara, personat të cilat kanë qasje në ato informacione e kështu me radhë. Në pajtim me kërkesën për nevojën dhe proporcionalitetin e theksuar nga ana e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, të gjitha masat nuk mund të përdoren, përveç se për veprat më të rënda kriminele dhe për krimin e organizuar. Duke pasur parasysh se këto masa paraqesin derogim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për shkak se me të njëjtat shkelet e drejta e privatësisë së njeriut, aplikimi i tyre duhet të bëhet me kujdes të posaçëm në drejtim të derogimit të vetëm të paraparë ligjor të të drejtave të njeriut e më qëllim që të pamundësohet voluntarizmi dhe keqpërdorimi. Korniza ligjore patjetër duhet të sigurojë mekanizëm mbikëqyrës efi kas i cili do ta kontrollojë zbatimin e këtyre masave. Në LPP tërësisht të rregullohet zbatimi i masave të posaçme hetuese pas deliktit, ndërsa parandalimi dhe sfera e sigurisë nacionale të rregullohet me ligj tjetër (LPK ose Ligjin për Policinë). Me LPP duhet të lejohet mbikëqyrje mbi telekomunikimet dhe metodat e ngjashme, vetëm poqese ekziston dyshimi racional, i mbështetur mbi faktet që mund të artikulohen, se një person ka bërë ose është përpjekur të bëjë vepër penale. Mundësia që këto masa të zbatohen me qëllim që pastaj të vijmë në njohuri të reja për veprimet e inkriminuara nuk është e pranueshme. Në sferën e mbrojtjes dhe të sigurisë do të duhet të vendosen kufi j dhe parime më të ashpra që gjykatatat do t i përdorin për vlerësimin e kërkesave të pushtetit ekzekutiv të cilat do të jenë në konfl ikt me të drejtat dhe liritë e individit. Në sajë të kërkesave të cilat thirren në interesat e sigurisë nacionale duhet të shihet me skepticizëm të shëndoshë. Shërbimet e sigurimit do të duhet të dëshmojnë se ekziston dëm direkt, i drejtpërdrejtë, konkret dhe serioz, e jo vetëm kërcënim i pa përcaktuar dhe spekulativ. Masa e propozuar patjetër duhet të jetë proporcionale dhe e nevojshme, e kufi zuar në përfshirje më të vogël të mundshme të nevojshme për arritjen e qëllimit. Sa do që kjo të jetë e mundshme, duhet të formulohen dhe aplikohen rregulla të ashpra dhe objektive, e jo ndonjëfarë teste të luhatshme për matjen e interesave. Normat nacionale, poashtu, duhet të lejojnë që qytetarët të kenë qasje në një institucion të pavarur, përkatësisht në gjykatë, para të cilës do të mund ta ankojnë çdo vendim me të cilin aplikohen këto masa ndaj ndonjë personi si dhe mënyra në të cilën ajo është bërë. Disa nga MPH të legalizuara janë atipike, dhe për këto shkaqe nuk do të duhej të mbeten në repertoarin e masave të LPP. Të parashihet kategori e caktuar të personave (duke pasur parasysh profesionin e tyre) dhe vende (duke pasur parasysh pietetin e tyre), të cilët do të ishin të përjashtuar, me parashikime nga përjashtimi, nga mundësia Komisionet kuvëndore për kontrollin mbi aplikimin e përcjelljes së komunikimeve dhe mbikëqyrjen e Drejtorisë për sigurim dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencionit për zbulim patjetër duhet seriozisht ta kuptojnë rolin e vet të rëndësishëm në shtetin juridik dhe ta praktikojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe efi kase. Për këtë qëllim sigurisht është e nevojshme që të krijohen edhe vegla dhe parasupozime të nevojshme. 67

68 ANALIZA TE POSAÇME RAPORT I KOMITETIT TË HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PARLAMENTARE TË VITIT 2008 Zgjedhjet e para të jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, tani pa dyshim mund të konstatohet, ishin zgjedhjet më keq të organizuara në historinë e Maqedonisë. 68 Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KShZ) vendosi që të rivotohet në 193 vendvotime me rreth votues potencial në njësinë zgjedhore 1, 2 dhe 6. Këto janë shifra të cilat në mënyrë eksplicite fl asin për votimin e parregullt në mbi 10 përqind të trupit të tërësishëm votues ( votues të regjistruar në listën unike të votuesve) dhe me gjysmën e njësive ekzistuese votuese. Ose, nëse dëshironi ja edhe vlerësimi përmes prizmit etnik: zgjedhjet nuk ishin fer dhe demokratike së paku në një të katërtën e popullatës të shtetit tonë. Dështuan vlerësimet e para për 1-2 përqind të parregullsive dhe zgjedhjeve që nuk ishin demokratike dhe fer dhe që ishin të dëmshme dhe me vetë këtë de fakto njihet ndarja e shtetit në pjesë interesante dhe jointeresante varësisht nga përkatësia etnike, përkatësisht se në shtet ka pjesë në të cilat mund dhe pjesë të tjera në të cilat nuk mund të sundojë drejtësia. U tregua e pamundshme që të fi tohet në shtëpi atëherë kur pësohet humbje jashtë saj nuk mund ta festoni si fi tore suksesin e juaj në zgjedhjet të cilat organizatat relevante ndërkombëtare i kanë vlerësuar si dështim të demokracisë. Rivotimi për fat të keq do të jetë vetëm një shans që në mënyrë simbolike të përmirësohet përshtypja nga incidentet e 1 qershorit, sepse 1 qershori do të jetë njollë e zezë për proceset demokratike në vendin tonë dhe për këto shpeshherë do të na përkujtojnë nga shumë anë, dhe për fat të keq në momentet të cilat do të jenë kyç për integrimin tonë euroatlantik, pa marrë parasysh se sa është e margjinalizuar kjo perspektivë e vendit tonë. Ajo që do të mbahet në mend do të jetë fakti se për ne nuk vlen sintagma se nuk ka zgjedhje dhe nuk ka rezultat zgjedhor i cili mund të arsyetojë humbje të një jete njerëzore pasi zgjedhjet ishin të paguara me një jetë njerëzore, më shumë persona ishin të plagosur nga armë zjarri, ndërsa votimi dhe numërimi i votave u ndërpre me parregullsi të shumta, duke i radhitur aty frikësimet, rrahjet, kërcënimet me armë, vjedhjen, thyerjen dhe mbushjen e kutive votuese, manipulimet me materialin zgjedhor... shpeshherë edhe në praninë, por edhe me pjesëmarrjen aktive të personave zyrtarë të cilët në vendvotimet ishin të pranishëm që këtë ta pengojnë (dhe këtë, pa fi je turpi e bënin në praninë e vëzhguesve të huaj, madje edhe duke manifestuar krenari për atë që kishin bërë). Në atmosferën e këtillë, nuk mund të habisin 75 vendvotimet me jehonë tejet të madhe të votuesve, që shkonte prej 99 deri 100 përqind dhe pothuajse votimi ishte njëqind përlind për një parti politike. Fakt është se pjesa më e madhe e incidenteve në periudhën paraelektorale dhe në ditën e votimit dhe pothuajse të gjitha incidentet në të cilat u përdorën armë zjarri ndodhën në pjesët e shtetit ku kryesisht jetojnë shqiptarë dhe me këto incidente kryesisht u ndërlidhën aktivistët e dy partive kryesore shqiptare në Maqedoni. Gabonin dhe gabojnë ata të cilët konsiderojnë se çdo gjë do të mbulohet me sqarimin se shqiptarët dhe partitë e tyre ende nuk janë rritur për demokraci. Çmimin e incidenteve pa marrë parasysh ngjyrën etnike e paguan Republika e Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Prapa çdo akti të dhunës prapëseprapë qëndron person konkret, qoftë si kryerës ose porositës, profesioni i të cilit nuk është përkatësia etnike. Prandaj faji nuk duhet të gjeneralizohet ose të balancohet në sajë të partisë. Të gjithë shqiptarët nuk bënin incidente dhe poashtu të gjitha partitë politike shqiptare nuk sjellshin në lidhje me to. Ambasadores amerikane në Maqedoni mund ti bëhen shumë pak vërejtje kur thotë: Këtu nuk bëhet fjalë për maqedonas etnik, ose për shqiptarë etnik, por për qytetarë të Maqedonisë. Poqese dëshironi të qëndroni ose të keni shtet unik, atëherë pyetja nuk është për atë se për cilin entitet bëhet fjalë ose për cilën pjesë të shtetit, por bëhet fjalë për qytetarë të cilët nuk dëshirojnë që zgjedhjet tu vidhen me përdorimin e dhunës. E kjo është detyrë e pushtetit i cili duhet të bëjë çdo gjë që ta sigurojë këtë. Sqarimi i paanshëm i incidenteve, dëshmimi i fajit të kryerësve dhe dëshmitë se çdo gjë është bërë me urdhrin me majave partiake si pjesë e botëkuptimit të tyre se zgjedhjet duhet të fi tohen, duhet të jetë hyrje në procesin në të cilin udhëheqjet partiake dhe vetë partitë do ta bartin përgjegjësinë e tyre. Poqese jemi dëshmitarë që për çdo zgjedhje të reja - incidentet serioze shtohen, në vend që ato të shmangen,

69 atëherë pse të mos mendohet edhe për sanksionimin e fajit të dëshmuar edhe me masën e ndalesës së kryerjes së detyrës partiake ose ndalesës së pjesëmarrjes së partisë në zgjedhjet e ardhshme. Ishte më se e qartë se sqarimi i incidenteve në periudhën parazgjedhore është parandalimi më i mirë që në ditën e zgjedhjeve të mos ketë incidente. Por, për shkak se nuk ndodhi që të zbulohen kryerësit dhe udhëheqësit e partive politike që prej tyre kanë kërkuar aktivitete të këtilla, incidentet e pasqaruara paraelektorale vetëm e hapën derën për incidente më serioze në vetë ditën e votimit. Mos gjetja e fajtorëve e përforcoi përshtypjen se nuk do të ketë ndëshkim për veprat e këtilla penale. Shteti=Partia Por, njëra nga njohuritë më dëshpëruese në lidhje me atë që na ndodhi me këto zgjedhje është plasaritja pothuajse të gjitha institucionet e shtetit. Përgjegjësia për organizimin e të gjitha zgjedhjeve, përfshirë aty edhe këto zgjedhje, para së gjithash qëndron në institucionet shtetërore, dhe në ata që i udhëheqin institucionet. Segmente të tëra të pushtetit as që bënë përpjekje që ta bëjnë punën e tyre në pajtim me obligimet e përshkruara me kushtetutën dhe ligjet. Arritja më e madhe ishte aktrimi i tyre se funksionojnë. U tregua se institucionet e shtetit janë deri në fund të partizuara dhe se e vetmja gjë që është me rëndësi janë interesat partiake. Duke fi lluar nga e drejta plotësisht legjitime që të materializohet rejtingu i lartë (këtu së paku ka pak hapësirë që koha të dëshmojë nëse kjo do të jetë në favor ose në dëm të interesave tjera nacionale ose shtetërore) e deri tek ajo se çdo gjë iu nënshtrua fi tores pa marrë parasysh çmimin. Nuk dihej kush pinë, por dihet se kush paguan: fushatë e fi lluar para kohe agresive dhe e kushtueshme, e fi nancuar nga burime të panjohura, jashtë të gjitha limiteve kohore; fjala e thënë publikisht kurrë nuk ka qenë në nivel më të ulët, media deri në fund të kontrolluara dhe të heshtura në të cilat u ringjallën propagandistët dhe aktivistët partiak, dhe një varg i incidenteve serioze, të cilat mbetën të pasqaruara dhe praktikisht e hapën derën për ngjarjet e pahijshme të të 1 qershorit. Në këto zgjedhje u parashtrua një pyetje me të vërtetë sistemore, e kjo është se çfarë Qeverie kemi në kohën kur Parlamenti është i shpërbëre. Vallë a është ajo vetëm teknike, përkatësisht kalimtare apo jo. Në këtë raport më poshtë, në disa vende ofrojmë argumente për këtë dilemë (propagandë qeveritare, aktivitete në kohën parazgjedhore, shpenzimi i parave buxhetore për aktivitete paraelektorale). Një qeveri e përgjegjshme do të kishte bërë përpjekje që ti saktësojë zgjidhjet ligjore dhe të pamundësojë që në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, qeveria të mos sillet ndryshe përveç si qeveri teknike ose poqese kjo tregohet si jo aq efi kase, të gjejë zgjidhje si qeveri eksperte/administrative për këtë periudhe. dhe mbiemra të ngjashëm. Prokuroria, me siguri do të bëhet e njohur edhe me shpjegimin e saj të rastit me gjuajtjen në Rakovec, në cilën për fat të mirë pësuan vetëm automobilat. Frikësimi dhe MPB Periudhën paraelektorale e karakterizuan një seria i incidenteve serioze: sulme mbi shtabet partiake, rrahje të aktivistëve partiak, maltretimi i personave të moshuar vetëm për shkak se e kanë dhënë me qira lokalin afarist, Tetova brenda natës agoi e skuqur pasi që 1000 fl amuj blu të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u zëvendësuan me fl amujt partiak të PDSh-së, dhe askush e më së paku policia lokale këtë nuk e vërejti...punët arritën deri atje që kallashnikovi tani më ishte bërë armë shtëpie u zëvendësua me minahedhës dore. Kulmi ishte gjuajtja në liderin (ose në automobilin e tij kjo është njëlloj) të BDI-së opozitare. Sado të përpiqet të sqarohet deri në fund, kryetari i PDShsë Menduh Thaçi, si lider i partisë së fuqishme politike nga koalicioni i deritanishëm qeveritar, kishte të drejtë kur paralajmëroi kasaphane gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Pyetje, e cila sipas të gjitha gjasave do të mbetet pa përgjigje, është se sa Thaçi ishte në rolin e kasapit në këtë dramëz me këngë dhe të shtëna. Opozita disa herë e përmendi përzierjen e policëve profesionalë, posaçërisht të pjesëtarëve të Alfave në dhe rreth incidenteve. Pushteti as që bëri përpjekje të përgjigjet. Pa përgjigje mbetën edhe pohimet e thëna publikisht për vizitat policore të amvisërive në Shtip gjatë vikendeve në periudhën parazgjedhore, gjë të cilën qytetarët e kanë kuptuar si presion që të votohet për një opsion të caktuar, si dhe akuzat se studentët e Universitetit të Tetovës janë nën presionin e disa nga profesorëve të tyre që të votojnë për PDSh-në. U paraqitën edhe informacionet për reketimin e biznesmenëve shqiptarë, por edhe këto pohime mbetën të pa hulumtuara. Pas 1 qershorit OSBE do të informojë se zyra e tyre për institucionet demokratike dhe për të drejtat e njeriut (OSCE/ ODIHR) ka pranuar raportime të shumta nga partitë politike dhe qytetarët për incidente të tjera (si lëvizje të automjeteve me persona të armatosur gjatë natës nëpër fshatrat dhe kinse kalime jolegale të personave nga Kosova me qëllim që të bëjnë incidente gjat5ë zgjedhjeve). Për një pjesë të tyre do të shihet se nuk kanë qenë të paraqitura në organet kompetente shtetërore. Vallë a do të pyeteni pse? KShZ në periudhën parazgjedhore pothuajse nuk ekzistonte, u shpall jokompetent në rastin e emrave të ngjashëm në listat e Partisë Socialdemokrate dhe Lidhjes Social-demokrate (LSDM), truk zgjedhor i përdorur edhe në zgjedhjet në vitin Pas votimit të 1 qershorit nga kryeministri, zëdhënësi i qeverisë dhe të tjerët, KShZ u përcaktua si burim i informacionit se incidentet kanë të bëjnë me 1 deri 2 përqind të votimit. Që mandej përmes një vargu të deklaratave decide - udhëzimeve ose ndarjes së detyrave nga ana e zëdhënësit qeveritar, kryeministrit dhe ministrave, ky komision ti qaset shlyerjes së votimit në një numër të madh të vendeve votuese. Shembujt e këtillë gjithsesi i pasqyrojnë edhe raportet midis organeve shtetërore, të cilat duhet të jenë tërësisht të pavarur në veprimin e tyre. Prokuroria shtetërore, edhe pse në rastin e emrave të ngjashëm në listat e kandidatëve të PSD dhe LSDM ndërmori disa aktivitete, e shfrytëzoi mos azhurnitetin e MPB në raport me kërkesën e tyre për kontrollimin e pëlqimit që (nuk) ishin dhënë dhe që (nuk)ishin nënshkruar nga dublerët nga PSD si alibi, asgjë nuk bëri para zgjedhjeve, kështu që PSD prapëseprapë shkoi në zgjedhje me kandidatët që kishin emra 69

70 ANALIZA TE POSAÇME Nëpër qytetet dhe fshatrat shëtisnin anketues duke evidentuar kush për cilin do të votojë, sa prej fqinjëve të tyre sigurisht do të votojnë. Rezultatet në mënyrë të palodhshme shënoheshin në llogarinë e këtyre simpatizuesve partiak si pika shpërblimi në formë të punësimit ose të shërbimit shtetëror me peshë të ngjashme në rast se opsioni i tyre do të fi tojë në zgjedhjet. Edhe pse numri më i madh i këtyre dhe i aktiviteteve partiake të ngjashme ndodhnin në njësinë zgjedhore në të cilën ajo i printe listës zgjedhore të partisë së saj, Ministria e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, kënaqej me paralajmërimin se policia i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbulimin e rasteve. Policia thjeshtë edhe kësaj radhe demonstroi se pa marrë parasysh të gjitha reformat e brendshme dhe të jashtme që shkonin deri në pafundësi, ende është ajo që ishte në sistemin e mëparshëm- polici partiake. Por edhe më keq, policia në shërbim të koalicionit në pushtet u nda në sajë të bazave etnike. Për herë të parë një vertikalë e konsiderueshme në MPB u kontrollua dhe u keqpërdor nga pjesëmarrësi shqiptar në pushtet. Ishin shterpe vërejtjet se funksionari në MPB mund ta kontrollojë aktivistin partiak në të njëjtin person, por përkundrazi ndodhi anasjelltas e tërë struktura e aktivistëve partiak në MPB e keqpërdorën Ministrinë për qëllime partiake. Pas 1 qershorit jemi dëshmitarë të një vargu të deklaratave të diplomatëve të huaj në vendin tonë të cilët e shfaqnin habinë e tyre nga fakti se në ditën e zgjedhjeve në cilësinë e vëzhguesve të huaj kanë qenë dëshmitarë të rolit proaktiv të pjesëtarëve të policisë, të cilët nuk e kanë fshehur kënaqësinë e tyre që në vend se të pengojnë kanë marrë pjesë dhe së paku kanë toleruar parregullsi në procesin zgjedhor. Ata pa asnjë fi je respekti për reformat, policinë tonë e karakterizuan si partiake. Pushteti në vazhdën e periudhës paraelektorale, e promovonte, ditë me radhë, ndërtimin e burgut të ri në Idrizovë dhe renovimin e burgjeve ekzistuese. Arrestimet në sajë të listës bëheshin si në shirit fabrike, madje me praninë e obligueshme të kamerave televizive ose ishin të shoqëruara me shpërndarjen e incizimeve zyrtare pas paraburgimit të cilat përmes rrugëve të pa njohura shkonin nga MPB-ja në mediat elektronike. Rastësisht gjatë fushatës u publikua vendimi gjyqësor kundër njërës nga personalitetet prijëse të Lidhjes Socialdemokrate opozitare Jani Makraduli, ndërkaq nga strukturat e larta qeveritare ju dërguan kërcënime për fl etëparaqitje penale lideres së LSDM-së Radmilla Sheqerinska dhe shefi t të shtabit zgjedhor të BDI-se Izet Mexhiti. Me sa duket kurrë nuk do të kuptojmë se si dhe sa frikësimi i këtillë rezultoi me abstinencë nga votimi, që për profesionistët për mbushjen e kutive është vetëm lehtësim për kryerjen e punës së tyre. Nga ana tjetër frika ishte e dukshme edhe tek ata që drejtpërdrejtë duhej të kujdeseshin për realizimin e zgjedhjeve. OSCE/ODIHR në raportin e vet paraprak për zgjedhjet i thekson të dhënat sipas të cilave shumë anëtarë të këshillave zgjedhore në rajonet me tensione të larta politike kanë kërkuar të lirohen nga puna në këshillat zgjedhore për shkak të frikës nga dhuna e mundshme në ditën e zgjedhjeve, dhe këtu theksohet shifra prej 50 individë të tillë në Tetovë ose shembulli në Bërvenicë ku 5 nga 18 këshillave zgjedhore janë deklaruar se nuk do të punojnë poqese në ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë prani të përhershme të policisë në vendvotimet. Reagime post festum Pas marrjes së vlerësimit se zgjedhjet janë jashtë standardeve ndërkombëtare dhe mos suksesi që incidentet të relativizohen me atë që si fajtorë të vetëm në mënyrë solidare do të shpallen partitë prijëse shqiptare, dhe posaçërisht pasi që nga diplomatët e huaj me ndikesë u thirr me emër, MPB ndërmori aktivitete dhe sipas ministres Jankullovska (deri në momentin kur e shkruajmë këtë tekst) për rreth 20 raste të prishjes së procesit zgjedhor, në mënyrë shumë të shpejtë u realizuan disa aksione në të cilat u morën rreth 50 persona. Nga rastet deri tani të dokumentuara tanimë janë paraqitën rreth 40 të dyshimtë. Kundër 38 kryerësve janë parashtruar fl etë paraqitje për kryerjen e mbi 25 veprave penale. Opinioni u informua dhe se midis të arrestuarve për incidente zgjedhore ka dy policë dhe një funksionar i mëparshëm i lartë i MPB. Me këtë edhe MPB e dha kontributin e vet modest në konfi rmimin e informacioneve se n në disa raste, vëzhguesit kanë vërejtur se si policia dhe shërbimet tjera për zbatimin e ligjit derisa ndodhin parregullsitë rijnë e nuk bëjnë asgjë ose në mënyrë aktive u ndihmojnë kryerësve (OSCE/ODIHR). Dhe, nuk është e pa rëndësishme ajo që në rastin konkret të policëve dhe të funksionarit të mëparshëm të lartë, MPB arriti ta respektojë parimin e parasupozimit të pafajësisë (nuk pamë xhirime të paraburgimeve spektakulare, madje as që pamë në ndonjë medium video xhirime zyrtare). Si krahasim për efi kasitetin e reagimeve të këtilla të institucioneve kompetente shtetërore të bëra post festum (pas detyrimit të ndërkombëtarëve), do të rikujtojmë se edhe me rastin e incidenteve në zgjedhjet parlamentare 2006, pas pothuajse presionit njëjtë të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare, organet kompetente nxitën një varg procedurash kundër personave të dyshuar për shkaktimin e incidenteve zgjedhore. Dy vite më vonë mediat ( me ironi të rastit në vazhdën e fushatës parazgjedhore) informuan se asnjë nga këto persona nuk ka përjetuar fi nale gjyqësore për veprat për të cilat ka qenë i akuzuar dhe se i vetmi rast i personit të ndëshkuar në lidhje me incidentet zgjedhore në vitin 2006 është dëshmitari i cili ka ngarkuar një person tjetër për incident të kryer gjatë zgjedhjeve. Tani për tani nuk ka as paralajmërim se MPB do të ballafaqohet me individët paralelisht të armatosur të cilët janë të ndërlidhur me partitë politike (deklaratë e ambasadores amerikane Xhilien Millovanoviç). Sipas të gjitha gjasave sektori joqeveritar në Maqedoni aktivitetet e veta në luftën kundër posedimit jolegal të armëve do të duhet aktivitetet e veta ti orientojë edhe në drejtim të çmilitarizimit të partive, për shkak se siç shihet, partitë krahas truprojave të vet (ose pikërisht përmes tyre) tekstualisht kanë edhe si-polici ose si-ushtri të veta! Media të kontrolluara ose të blera Konstatimi se mediat më të fuqishme, posaçërisht ato elektronike, janë të kontrolluara ose të blera nga ana e partive (në pushtet) erdhi në shprehje gjatë këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Për ta realizuar këtë ndër varshmëri u vu në funksion një spektër i gjerë i mjeteve. Nga njëra anë u përdor një 70

71 catch 22 (zënie peng) elegante e pronarëve të mediave (në këtë rast të dy televizioneve nacionale dhe baballarëve pronarëve të tyre) të cilët u gjetën në listat e kandidatëve për zgjedhje të koalicionit Për Maqedoni më të mirë, ndërsa nga ana tjetër me të madhe u spekulua se animi u sigurua me zbulimet e grumbulluara të inspektimeve paraprake (fi nanciare) dhe me kërcënimet se ato do të futen në procedurë. Për mediat të cilat në këtë mënyrë nuk mundën të zbuten u përdor metoda e vjetër e njohur mirë e presioneve dhe kërcënimeve. Nga ndërprerja të rrymës elektrike të përçuesve të disa mediave elektronike në zonat e ndjeshme, në kohën kur ato transmetojnë programe politiko informative përmes heqjes së thjeshtë të programeve të tyre nga oferta e rrjeteve lokale të televizioneve kabllore qysh para zgjedhjeve u bë një hap përpara. Kështu televizioni Alsat M u vizitua nga inspektorë të Drejtorisë për të hyra publike dhe fi llimisht u dënua me një shumë të lartë të shprehur në euro, që mandej gjatë aksionit policor në Brodec këtij televizioni ti dërgohen kërcënime me padi penale që më në fund të vidhen përçuesit vetëm në pronësi të tyre nga objektet e përbashkëta të disa mediave elektronike. Në vazhdën e fushatës sërish u vodhën vetëm përçuesit e Alsat M dhe TV Artit në Tetovë (dhe sërish pajisjet e mediave tjera elektronike mbetën të pa prekura). Duke i komentuar gjasat që fajtorët për këto vjedhje të gjenden, zëdhënësi i MPB-së dha deklaratë me parashikime se kryerësit vështirë se do të mund të gjenden për shkak se nuk janë parë kur e kanë bërë veprën! Por, prapëseprapë ajo që ndodhte edhe kësaj radhe me servilin publik radio përhapës tregon se politika ditore, sa do që të jetë në pozitë të mjerueshme RTVM assesi të heq dorë nga shërbimet e tija propaganduese. Programi i tij i dytë, për shkak të efektit të programeve informative në gjuhën shqipe, e barti titullin e manipuluesit më të madh me informacionet zgjedhore. OSCE/ODIHR fl et për një anim të fuqishëm në favor të PDSH-së e cila ka fi tuar 47 përqind të lajmeve kryesor për mbulimin e aktiviteteve të saja politike dhe zgjedhore me një ton posaçërisht pozitiv përballë 19 përqind, me ton kryesisht neutral në raportet me BDI-në. Organizata joqeveritare Pasqyra mediave fl et për një pabarazi skandaloze në favor të PDSH-së dhe si shembull e përmend mos transmetimin e informacionit për gjuajtjen në Rakovec (mbi Ahmetin ose veturën e tij), mandej reagimet e PDSH-së ndaj disa qëndrimeve të BDI-së, qëndrime këto që as që janë transmetuar në këtë program. Këshilli për radio përhapje fl et për mosbalancimin e këtij programi dhe favorizimin e PDSH-së. Në domenin e kulturës së ulët politike me siguri me siguri do të mbetet tradita folklorike e përurimit të objekteve, (madje edhe objekteve të përfunduara midis të cilave, shkolla e mesme Zef Lush Marku në Shkup, sipas të gjitha gjasave është kampion), mandej vendosja e gurrë themeleve dhe hapa të ngjashme të rastit të cilat lënë pas evenimentit gropa të shumta, skele dhe shenja tjera të sigurta për mos pasjen e intencës që objekti të ndërtohet deri në fund. Në sferën e etikës politike mbetet me siguri edhe fi llimi i para kobshëm i fushatës. VMRO DPNE-ja fi timtare e shpërndau programin e saj përmes një gazete, disa ditë para fi llimit zyrtar të fushatës: aty diku mund të vendoset edhe përpjekja e Ministrisë së drejtësisë që të vazhdojë me shpalljet e veta në shtyp edhe pas paralajmërimit se Qeveria do ti ndërpresë fushatat e veta reklamuese gjatë fushatës elektorale. Nën etikën, të cilën askush nuk e respekton do të mbetet edhe niveli i gjuhës publike që u përdor gjatë fushatës edhe pas zgjedhjeve. Vallë e mund gjuha të jetë vrastare njëlloj si armët poqese përdoren në të njëjtën kohë? Për fat të keq në sferën e etikës do të mbeten edhe dilemat serioze rreth (keq)përdorimit të fëmijëve gjatë këtyre zgjedhjeve, keqpërdorimi i të dhënave personale (për urime për ditëlindje dhe matura). Besojmë se në sferën e analizave të juristëve ekspertë mbetet edhe mos harmonizimi i Kodit zgjedhor me disa ligje të cilat e rregullojnë gjyqësinë, e të cilat u miratuan më vonë, sa u përket ankesës së shkallës së dytë të atyre që konsiderohen të dëmtuar me vendimin e KSHZ (problem i cili mund të aktualizohet këto ditë për shkak të pakënaqësisë së PDSH-së me disa vendime të KSHZ për rivotim). Për ditët të cilat pas zgjedhjeve do të mbeten pas nesh, do të mbetet edhe përgjigja e enigmës se si mund të realizohet fushatë e kushtueshme me mjete për aktivitete parazgjedhore të kufi zuara me ligj. Me fjalë të tjera, Komisionit për luftë kundër korrupsionit dhe Revizori shtetëror do të duhet të hulumtojnë se si do të paguhen numri i madh i spoteve të transmetuara të së paku dy partive kryesore në stacionet e këtushme televizive. Tani për tani qytetarëve të rëndomtë do tu mbetet vetëm dyshimi se përveç votës së tyre, partive pjesëmarrës në këto zgjedhje u kanë dhënë edhe pak më tepër se paratë e tyre të cilat i kanë për buxhetin e shtetit. Në fund vetëm si rikujtim vitin e ardhshëm na presin zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale. Keqpërdorimi i parave buxhetore dhe tjetër Gjatë periudhës paraelektorale strukturat qeveritare e paralajmëruan punësimin e 5000 shqiptarëve në administratën shtetërore, si një përfi tim ose kontribut i PDSH-së në realizimin e përfaqësimit të drejtë të bashkësive jo shumicë. Tani për tani nuk ka të dhëna të sigurta nëse janë bërë punësime në sajë të kësaj apo jo. Komisioni për anti korrupsion doli me shifër më të vogël se sa 500 punësime para elektorale si shkelje të rregullave para elektorale. Qeveria në këtë rast si edhe në rastin e fushatave kulmore propaganduese arsyetohej se bëhet fjalë për aktivitete të planifi kuara që moti, të përcaktuara para se të dihet se do të ketë zgjedhje parlamentare. Pa marrë parasysh se nuk ekziston ndalesë për fushatat qeveritare në shtyp, në sajë të analogjisë me mediat elektronike, bëhet plotësisht e qartë, së paku në nivel etik se fushatat e këtilla janë korruptuese në së paku dy nuanca. E para është që fushatat qeveritare në mënyrë evidente i ndihmojnë partitë në pushtet (propagandë e paguar me para të qeverisë) dhe e dyta që për shkak të intensitetit të botimit ato paraqesin një të hyrë serioze për gazetat e varfëruara, të cilat e dëshirojnë apo do të duhet ta vlerësojnë këtë. Poqese informacionet dhe aktivitetet e rregullta të qeverisë janë në kufi rin etik të keqpërdorimit të rregullave zgjedhore, është enigmë e vërtetë shfrytëzimi i strukturës shtetërore për aktivitetet parazgjedhore (duke fi lluar nga mos pagesa e shumës për përdorimin e autostradave deri te shfrytëzimi i veturave zyrtare dhe mjetet tjera dhe shërbime në llogari të administratës shtetërore). 71

72 KUMTESA TORTURA ËSHTË MES NESH! Mesazh me rastin e 26 qershorit ditës Ndërkombëtare të OKB për përkrahjen e viktimave të torturës[1] Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë tanimë viti i dytë me radhë merr përkrahje nga Fondi Vullnetar i OKB për viktimat e torturës për aktivitetet e veta të ndërlidhura me viktimat e torturës në shtetin tonë. Komiteti është në rrugë të mbarë për të marrë përkrahjen edhe për vitin Kur aplikuam dhe për herë të parë e morëm përkrahjen e Fondit ishim e vetmja OJQ nga RM, ndërsa në vitin 2008 bashkë me ne edhe një OJQ e mori përkrahjen e Fondit. Njëri nga parakushtet që duhej ti përmbushnim ishte edhe dërgimi i dhjetë rasteve të viktimave të torturës të përpunuara sipas standardeve ndërkombëtare vitin e parë përdorëm raste nga disa vite, ndërsa në të ardhmet mjaftonin vetëm rastet nga viti paraprak... Edhe gjatë këtij viti disa raste serioze të torturës (policore) dokumentohen në Komitetin e Helsinkit. Konkluzioni imponohet vetvetiu Tortura është ende mes nesh! Për fat të keq edhe sot viktimat e torturës gjenden mes nesh. Nga ana tjetër gjendjet në entet ndëshkuese përmirësuese janë të tilla që pothuajse edhe nuk ka dallim midis vlerësimeve për këto ente që vijnë nga sektori civil, organizatat ndërkombëtare, por edhe nga vetë Qeveria, e cila në vazhdën e fushatës paraelektorale e promovoi ndërtimin e burgut të ri në Idrizovë dhe renovimin e disa burgjeve ekzistuese në shtet. 72 Kështu edhe nuk na befason që vetëm para disa muaj Komiteti i Këshillit të Evropës për luftë kundër torturës e akuzoi Maqedoninë për veprim të keq ndaj personave të privuar nga liria. Raporti u përgatit pas vizitës dhjetëditore të delegacionit të Komitetit në Maqedoni në maj të vitit 2006, me ç rast u vizituan gjashtë burgje dhe paraburgime. Komiteti thekson se një numër i konsiderueshëm i personave, midis të cilëve edhe të mitur, kanë deklaruar se forcat policore me ta kanë vepruar në mënyrë te keqe. Në raportin transmetohen deklarata të të burgosurve, të cilët pohojnë se policët të veshur në veshje civile gjatë 24 orëve në dhoma të veçanta i kanë marrë në pyetje duke i rrahur me këmbë, dorë dhe shufër gome që të fi llojnë të fl asin, e disa prej tyre e kanë humbur vetëdijen. Komisioni vë në pah se fuqi, jo rrallë, kanë përdorë policë pa përvojë, por edhe atë se kjo është e ndërlidhur me hetime sipërfaqësisht të realizuara. Në raportin vlerësohet se gjendja e këtillë mund të konsiderohet si lloj i bashkëpjesëmarrjes të instancave zyrtare, për shkak të faktit se shteti i Maqedonisë nuk është i përgatitur të ballafaqohet me këtë problem. Në raportin nga autoritetet e Maqedonisë kërkohet që të zbatojnë politikë të zero tolerancës ndaj dhunës si dhe realizojnë hetim të njëmendët ne rastet kur ka dyshime për maltretime. Duke e shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të drejtave të njeriut, i dërguam apel publik Qeverisë që ta ratifi kojë Protokollin për Protokollin Fakultativ ndaj Konventës kundër torturimit ose formave tjerat ndëshkimeve johumane ose poshtëruese të dënimeve ose procedurave. Apelin përsëritëm edhe në raportin mujor për shkurtin e vitit Ndërkohë, punët në mënyrë modeste lëvizën (Komiteti kishte takime pune në Ministrinë e punëve të jashtme, e cila punon në ligjin për ratifi kimin e Protokollit, ekipi i OKBsë në vendin tonë organizoi seminar, u aktivizuan edhe OJQ tjera me të njëjtin qëllim), por fakt është se draft ligji për ratifi kimin e Protokollit nuk hyri në procedurë qeveritare, dhe nuk ka as paralajmërime se qeveria e re e ka vënë në prioritetet e veta. Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i drejtësisë duke marrë pjesë në sesionin e 40 të të Komitetit të KB kundër torturës që u mbajt në Gjenevë, në mbrojtjen e raportit të dytë periodik për Maqedoninë për Konventën kundër torturës dhe trajtimit ose ndëshkimit tjetër të ashpër, johuman ose degradues, është lëvduar me përparimin e arritur në të gjitha sferat të cilat janë në interes të realizimit të të drejtave të njeriut, posaçërisht me zbatimin e refor-

73 mave në sistemin gjyqësor, legjislativën penale, materiale dhe procesuale, policinë, sistemin penitenciar, krimin e organizuar, regëtinë me njerëz dhe dhunën familjare. Ministri në Gjenevë ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë është fuqimisht e përcaktuar që ta ndryshojë pamjen e enteve ndëshkuese përmirësuese dhe se reformohet sistemi penitenciar në pajtim me reformën më të gjerë të legjislativës ndëshkuese. Pikërisht për këtë e apelojmë Qeverinë e re që ti përshpejtojë përgatitjet për sjelljen e ligjit për ratifi kimin e Protokollit Fakultativ ndaj Konventës kundër torturimit ose ndëshkimeve tjera johumane ose poshtëruese, Shtetet të cilat e ratifikojnë Protokollin e marrin obligimin që të caktojnë, vendosin ose krijojnë një ose më shumë trupa në nivel nacional të cilat do të jenë të autorizuarat që të vizitojnë në vendet e mbajtjes dhe ti publikojnë raportet e tyre. Të përkujtojmë shkurtimisht se ç është Protokolli. Bëhet fjalë për mekanizëm të ri të parandalimit dhe të eliminimit të mundimit ose formave tjera të veprimit ose ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues, dhe ofron mekanizëm pro aktiv ndërkombëtar dhe kombëtar për mbikëqyrjen dhe parandalimin e torturimit, përmes vizitave të rregullta ose periodike të vendeve ku janë mbajtur personat e privuar nga liria. Protokolli u lë shteteve fl eksibilitet të madh në këtë pikëpamje: ato janë të lira të themelojnë strukturë tërësisht të re, për këtë qëllim ti shfrytëzojnë mekanizmat ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave në shtet (ombucmani, komisionet parlamentare, organizatat civile dhe ngjashëm), ose ti kombinojnë ekzistueset me struktura të reja. Mekanizmat nacional për parandalim e alarmojnë qeverinë për gjendjen e përgjithshme e cila ekziston në vendet e mbajtjes se personave të privuar nga liria, e posaçërisht për politikat ose rastet e torturimit ose të veprimit dhe ndëshkimit johuman dhe poshtërues. Rekomandimet të cilat i përgatisin këto trupa duhet të jenë udhërrëfyes për qeveritë në përparimin e pozitës së personave të privuar nga liria, dhe për kushtet në të cilat mbahen ato. Mekanizmave nacionale për parandalim detyrimisht duhet t ju mundësohet dhe lejohet vizita në vendet e mbajtjes. Këto vizita patjetër duhet të jenë të planifikuara, paraprakisht të paralajmëruara dhe të koordinuara. Mirëpo, kjo nuk i kufizon trupat e këtillë që ti vizitojnë vendet e mbajtjes edhe të pa paralajmëruar, dhe ta bëjnë inspektimin e tyre, të realizojnë takim me personat e privuar nga liria, me të punësuarit, dhe të mbeten sa është e nevojshme me qëllim që ta konstatojnë gjendjen faktike dhe kushtet në të cilat mbahen personat e privuar nga liria. Detyrimisht duhet të sigurohen mjete financiare të cilat tërësisht do ta mbulojnë aktivitetin e këtillë të mekanizmave nacional për parandalim me qëllim që ai të jetë efikas. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të këtij mekanizmi proaktiv ndërkombëtar dhe nacional për mbikëqyrjen dhe parandalimin e mundimit përmes vizitave të rregullta dhe periodike të vendeve ku qëndrojnë personat e privuar nga liria, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM e fton Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë për ratifikimin sa më të shpejtë të Protokollit, me ç rast sektori joqeveritar të jetë pjesë e procesit të krijimit të trupit (trupave) për parandalimin e torturës në nivel nacional dhe të merr pjesë në punën e tij. Shkup, 26 qershor ] Më 12 dhjetor të vitit 1997, në dhjetë vjetorin e hyrjes në fuqi të Konventës kundër torturës dhe veprimit ose ndëshkimit tjetër mizor, johuman dhe poshtërues, Asambleja e Përgjithshme e OKB me rezolutën 52/149 e shpalli 26 qershorin Ditë Ndërkombëtare të OKB për përkrahjen e viktimave të torturës. [2] United Nations Voluntary Fund for Victims of Torture është themeluar në vitin Me grumbullimin e mjeteve nga Qeveritë, OJQ-të dhe individët ky fond financon aktivitete të OJQ për përkrahjen e viktimave të torturës dhe anëtarëve të familjeve të tyre. 73

74 KUMTESA INJORIMI I VAZHDUESHËM I PARIMIT TË PREZUMPCIONIT TË PAFAJËSISË Komi mite teti ti i Helsi sink it në vazh zhdi- mësi i për cjel l ngja jarj rjet lidhu hur me pri rivi met nga li ria gjat atë di sa muaj ve/v /vit iteve të fun di t[1] 1], dhe me ke qa rd hj e kons tato ton se në num- rin më të madh të ra stev eve nuk resp spek ekto tohe het pa rimi i prezu zump mp- cionit të pafa jësi sisësë i cili ës htë njër ëri nga post ulatet etet the heme melore të pro cedu durë rës penale të mb rojt ur me Kus htet etutën e Rep epub li kës së Maqe qedo ni së dhe Konve vent ntën evr o- pian e pë r të dre rejt at e njeriut ut. Në pajtim me ligjin për procedurë penale, çdokush që është i përndjekur nga shteti ose privatisht, e gëzon të drejtën për para supozim të pafajësisë. Kjo me siguri nuk është ajo e drejtë të cilën për çdo ditë e shohim në Maqedoni, ku të arrestuarit i incizojnë se si i shpienë në burgun hetimor ose te gjykatësi hetimor, e ngjarja është top temë në të gjitha mediat. Duke e pasur parasysh faktin se Ministria e punëve të brendshme është organizatore dhe realizatore e aksioneve policore të privimit nga liria, është tejet simptomatike se si të njëjtat media janë saktësisht të informuara për ditën, orën dhe vendin e privimit nga liria, dhe janë në mundësi që spektaklin e rrënimit të dinjitetit të dikujt t ia shfaqin opinionit të gjithëmbarshëm të Maqedonisë. Kjo, aq më tepër që policia është e obliguar me Kodin e etikës policore që objektivisht ta informojë opinionin, duke pasur me këtë rast kujdes për parimet e besueshmërisë së të dhënave dhe për mbrojtjen e integritetit personal, si dhe për shkak të arsyeve për udhëheqjen e procedurës penale[6]. Kujt i shërben ky sensacion jo etik i cili e rrënon dinjitetin njerëzor dhe të gjitha rregullat dhe normat juridike të një shoqërie demokratike për çfarë konsiderohet shoqëria e Maqedonisë? Kur fl asim për parimin e prezumpcionit të pafajësisë patjetër duhet të përmendim se krahas këtij parimi, me shfaqjen e incizimeve operative lëndohet edhe e drejta e privatësisë, jeta personale dhe familjare, shëmbëlltyra dhe dinjiteti të cilat poashtu janë të garantuara me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare. Sërish vëmë në pah se kjo e drejtë nuk mund të gëzohet kur në televizionet rrotullohen incizime të personave të privuar nga liria dhe mandej recitohen emrat e tyre ose në disa raste, që ironia të jetë edhe më e madhe, MPB informon me iniciale të përcjella me fotografi dhe përcaktim më të afërt të personit. Për shkak të tërë kësaj, Komieti i Helsnikit insiston për zbatimin e Nenit 8 nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, që nënkupton se gjatë sigurimit të informacioneve për të dyshuarit, të akuzuarit ose palët e dënuara në procedurat penale duhet të respektohet e drejta e tyre për mbrojtjen e privatësisë. Vëmendje e posaçme nga ana e organeve shtetërore dhe medieve duhet t i kushtohet efektit të dëmshëm nga prezantimi i informacionit i cili e mundëson identifi kimin e këtyre personave të cilët janë vetëm të dyshimtë por jo edhe kryerës të dëshmuar të veprave penale. Intriguese është edhe pyetja nëse në aksionet e këtilla policia mund t i arsyetojë mjetet për lidhjen e personave (prangat), me pengimin e rezistencës ndaj nëpunësit policor, arratisjes ose vetëlëndimit të personit, ose, me sa duket, prangat janë vetëm një segment e shfaqjes së cirkut të cilën Ministria e plason me ndihmën e medieve! Më së pari në disa raste ekziston më së paku aplikim i dyshimtë i procedurave të përshkruara me aktet interne të Ministrisë së punëve të brendshme. Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet parimi i prezumpcionit të pafajësisë[2] dhe e drejta e privatësisë, dinjitetit dhe shëmbëlltyrës së personalitetit[3]. Këto përpjekje kushtetuese janë të shëndëruara në Ligjin për policinë[4], si dhe më Kodin e etikës policore[5] të cilat i obligojnë nëpunësit policor në zbatimin e autorizimeve që ta respektojnë dinjitetin, shëmbëlltyrën dhe ndershmërinë e personave. Në këtë rast, Komiteti i Helsinkit rikujton në Kodin e gazetarëve të Republikës së Maqedonisë ku në parimet e sjelljes qëndron se gazetarët duke e pasur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile do t i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë. Në sajë të këtyre parimeve gazetarët obligohen që në procedurat gjyqësore ta respektojnë parimin e prezumpcionit të pafajësisë, dhe të mos nxisin urrejtje, dhunë dhe diskriminim në çfarë do qoftë baze. Komiteti i Helsinkit në asnjë rast nuk ka ndërmend që ta minimizojë të drejtën për informim publik, por i fton gazetarët që të jenë të kujdesshëm dhe me këtë rast të mos i shkelin të drejtat tjera bazike siç janë prezumpcioni i pafajësisë dhe e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare, të cilat janë të garantuara edhe me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Komiteti i Helsinkit e inkurajon dhe vlerëson si pozitive luftën e shtetit kundër korrupsionit dhe shmangien e veprimeve kriminogjene, por VË NË PAH se aksionet e këtilla nuk guxojnë t i shkelin parimet themelore dhe përpjekjet për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në mënyrë që drejtpërdrejtë e rrënojnë parimin e prezumpcionit të pafajësisë, të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, dinjitetin dhe shëmbëlltyrën e personalitetit, e për llogari të grumbullimit të pikave politike ose, mundet, vetëm për animimin e opinionit [1] Raporte mujore për dhjetor 2007/janar 2008, nëntor 2007, korrik/gusht 2007, shkurt 2007, mars 2008, qershor [2] Neni 25 nga Kushtetuta Çdo qytetari i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë së jetës së tij personale dhe familjare, të dinjitetit dhe të shëmbëlltyrës. [3] Neni 13 Personi i akuzuar për vepër ndëshkuese do të konsiderohet i pafajshëm përderisa faji i tij nuk përcaktohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. [4] Neni 32 nga Ligji për policinë ( Gazeta Zyrtare e R.M. nr. 114/2006), i cili fi lloi të aplikohet nga nëntori i vitit 2007 Në zbatimin e autorizimeve policore, nëpunësi policor është i obliguar të veprojë në mënyrë humane dhe t i respektojë dinjitetin, shëmbëlltyrën dhe nderin e personave si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të qytetarit. [5] Neni 56 nga Kodi i etikës policore i miratuar më 04 qershor të vitit 2007, Nëpunësit policor e respektojnë dinjitetin personal dhe nevojat individuale të personit i cili është i ftuar, i paraburgosur ose i privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale. [6] Neni 19, Kodi i etikës policore, Gazeta Zyrtare e R.M. nr. 114/2006

75 DINJITET DHE DREJTËSI PËR TË GJITHË në frymën se në përgjithësi i takojnë njerëzimit, ndërsa neni i dytë përcakton se: Të gjitha të drejtat dhe liritë e theksuara në këtë Deklaratë u takojnë të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh dallimet e tyre siç janë: raca, ngjyra, gjinia, gjuha, religjioni. bindja politike ose bindje tjetër, prejardhja nacionale ose shoqërore, pronësia, lindja ose status tjetër. Për fat të keq edhe 60 vjet pas miratimit pothuajse nuk ka shtet në botë ku Deklarata respektohet plotësisht, ku tërësisht janë realizuar vizioni dhe përcaktimi i jashtëzakonshëm i krijuesve të saj. Deklarata, në të cilën ka qasje në 360 gjuhë, që e bën dokumentin më të përkthyer në botë, ende është ideal - parimet e drejtësisë dhe të barazisë nuk janë të kapshme për çdo pjesëtar të gjinisë njerëzore. Dinjiteti dhe drejtësia për të gjithë është motoja nën të cilën shënohet Dita e sivjetme e të drejtave të njeriut dhe 60 vjetori i miratimit të Deklaratës Universale. Pra, para nesh, këtu ka ende shumë punë. Policia jonë edhe më tej sillet në lidhje me përdorimin e torturës, shkeljen e parimit të prezumpcionit të pafajësisë dhe instrumentalizimin e medies në paraburgimet spektakolare. Masa e paraburgimit edhe më tej i përngjan masës së burgimit të pa shqiptuar me akt vendim gjyqësor. Përdorimi i masave të posaçme hetimore problematizohet edhe më tepër me liberalizimin e aplikimit të tyre pa mekanizëm përkatës të kontrollit. Gjendja nëpër burgjet dhe entet e mbyllura më shpesh janë fyerje për dinjitetin elementar të njeriut. Mesazh me rastin e 10 dhjetorit Ditën e të drejtave të njeriut dhe 60 vjetorin e sjelljes së Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor të vitit 1948 e miratoi Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut. Prej atëherë e deri sot, ajo paraqet gurrëthemel dhe gurrë megjetar për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut kudoqoftë që ai jeton. Deklarata është bazament e të drejtës ndërkombëtare në domenin e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe ashtu siç kalonte koha ajo bëhej edhe pjesë e standardeve të përbashkëta të mishëruara në kushtetutat e pothuajse gjysmës së shteteve anëtare të OKB, përfshirë aty edhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Tredhjet nenet e deklaratës Universale janë shprehje e njohjes së dinjitetit të lindur dhe të të drejtave të barabarta dhe të pa tjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të njerëzimit që janë themelet e lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; njohuria se mosrespektimi dhe përçmimi i të drejtave të njeriut rezulton me veprime barbare që paraqesin fyerje të vetëdijes njerëzore, ndërsa krijimi i botës në të cilën njerëzit do ta shijojnë lirinë e shprehjes dhe të bindjes dhe ku do të jenë të liruar nga droja nga lufta dhe varfëria, paraqet ideal i të gjithë njerëzve; vetëdija se është qenësore që të drejtat e njeriut të jenë të mbrojtura me ligj, ndërsa njeriu të mos jetë i detyruar që daljen e fundit ta gjejë në kryengritjen kundër tiranisë dhe shtypjes; nevoja që të avancohet zhvillimi i raporteve miqësore midis popujve. Pikërisht për këtë neni i parë i Deklaratës do të bëhet moto e angazhimeve për respektimin dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut: Të gjitha krijesat njerëzore lindin të lira dhe të barabarta për nga dinjiteti dhe të drejtat. Ata janë të dhuruar me mëndje dhe vetëdije dhe njëri ndaj tjetrit duhet të sillen Sundimin e të drejtës nuk e kemi virtyt. Reformat në gjyqësi në vend që ta mënjanojnë ndikesën politike mbi te, gjithnjë e më tepër nga politikanët kuptohen si vegël për shpërndarjen efi kase të instrikcioneve të obligueshme për prokurorët dhe gjykatësit. Te ne nuk është lehtë as të bëhet grevë, ndërsa mbi mediumet vendoset kontroll efi kas. Të lodhur nga gjykimet e stërzgjatura, por edhe nga padrejtësitë e shkaktuara, qytetarët drejtësinë gjithnjë e më shpesh e kërkojnë në Strazburg. Për nga Kushtetuta i defi nuar si shtet social më së paku investojmë në respektimin e të drejtave sociale, të cilat janë njëra nga kategoritë më të lëndueshme tek ne. Improvizojmë në mënyrë të rrezikshme edhe me shekullarizimin e shtetit. Jemi larg nga ajo që të lëvdohemi me mënyrën në të cilën në shpesh zgjedhim ta zbatojmë legjislativen për luftë kundër korrupsionit. Para të zgjedhurve tanë të popullit ende nuk ka arritur ratifi kimi i dokumenteve ndërkombëtare lëmi në të cilat shfaqim dobësi evidente, për shembull, Protokollin Fakultativ ndaj Konventës kundër torturimit ose dënimeve dhe sjelljeve mizore, johumane ose të tjera, ose Konventën për luftë kundër trafi kimit me njerëz të Këshillit të Evropës të vitit Rejtingu i shtetit tonë në rangimet e fundit ndërkombëtare për lëmi të rëndësishme si percepcion të korrupsionit, zbatimi i të drejtës për bashkim, liria e fjalës... nuk shënon përparim dhe më shpesh shënon rënie. Komisari i lartë i OKB për të drejtat e njeriut në mesazhin e vet për shënimin e jubileut rekomandon që viti i ardhshëm të shpallet vit ndërkombëtar të të mësuarit të të drejtave të njeriut, si mënyrë që të bëhemi të sigurt që gjeneratave të ardhshme do tu jepet maksimum mundësi për realizimin e asaj që u është premtuar me dokumentin e jashtëzakonshëm të njohur si Deklaratë Universale për të drejtat e njeriut. Mundet në këtë qëndron edhe shërimi për ne. Ndërkohë Komiteti i Helsinkit do ta bëjë atë që edhe deri tani e ka bërë do të luftojë fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë. Shkup, 10 dhjetor

76 Raporte mujore RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT Dhjetor 2007 NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Janar 2008 I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE E PARI- MEVE DEMOKRATIKE 1.1. Sekularizmi në Republikën e Maqedonisë 1.2. Trupi ndërministror për të drejtat e njeriut 1.3. Aksioni policor në Haraçinë 1.4. Sipas deklarimeve të Ministrisë së punëve të brendshme arrestimet spektakulare janë në frymën e lirisë së mediave II. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Transformimi i vendit të punës me afat të caktuar në vend pune me afat të pa caktuar, me vështrim të posaçëm të këtij problemi në lëmin e arsimit 2.2. Rasti Jordan Donev III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Rasti Angell Dimitrov I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE E PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Sekularizmi në Republikën e Maqedonisë Në sajë të informacioneve të plasuara në mediat e këtushme, të konfirmuara edhe nga zëdhënësi qeveritar, në gjysmën e dytë të janarit Qeveria ka sjellë vendim për ndërtimin e kishës (ose rindërtimin e kishës së dikurshme të qytetit Mbreti Konstantin dhe mbretëresha Elena, s ka rëndësi) në Sheshin qendror në Shkup, midis Shtëpisë së mallrave dhe restorantit Dal - met - fu. Vendimi është sjellë (me aklamacion!) në fund të njërës nga seancat e janarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë pas prezantimit të idesë nga ana e kryeministrit. Mandej, me nënshkrimin e zëvendës ministrit të kulturës është shpallur konkurs ndërkombëtar 4/08 për zgjidhje ideore arkitektonike dhe urbanistike për objektin tempulli Ortodoks në Sheshin Makedonija me fond shpërblyes prej denarë. Afati për dorëzimin e projekteve është 23 marsi, dhe poqese punët shkojnë ashtu siç është paralajmëruar në verë duhet të fillojë edhe ndërtimi i kishës. Me këtë rast nuk ka kurrfarë shpje gi mi se pse shteti, e jo bashkësia fetare, duhet të ndërtojë objekt fetar. Nuk komentohet as fakti se në planin e detajuar urbanistik të Shkupit nuk është paraparë ndërtimi i objektit të këtillë, kështu që fillimi i aktiviteteve për ndërtimin e objektit paraqet hap me të cilin nuk pranohet sistemi i tërësishëm i planifikimit urbanistik. Kështu, së paku në këtë fazë, të gjitha përgatitjet për ndërtimin e tij (përfshirë aty edhe shpenzimin e parave buxhetore për këtë qëllim) janë jashtë nga procedurat e parapara me ligjet dhe kjo si fakt i tillë është vetëm shprehje e arbitrarizmit dhe të arrogancës së garniturës sunduese. Vendimi i Qeverisë për ndërtimin e kishës në sheshin qendror të Shkupit, në përputhshmëri me parimin e enëve të ndërlidhura, për shkak të reagimit të pritur se manifestohet trajtim i pa barabartë ndaj subjekteve tjera, me shpejtësi u soll vendimi dhe solli informacione të ngjashme për ndërtimin në mënyrë identike (me paratë shtetërore) të xhamisë në qendër të Tetovës. Por me këtë jo vetëm që nuk pushuan reagimet e pritura, por arritën kërkesa të reja të bashkësive tjera fetare për objekte fetare në sheshin qendror të kryeqytetit. U themelua edhe Trupi koordinues nga 37 organizata dhe shoqata joqeveritare të qytetarëve me konfesion islam, me përkrahjen edhe të 40 organizatave dhe shoqatave joqeveritare turke, që u paraqitëm me kërkesën për rindërtimin e Burmali xhamisë, dhe nuk ka arsye që pse të mos paraqiten edhe bashkësi tjera nga vendi të cilat do të dalin me propozim kërkesa të ngjashme të dërguara në adresën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në këtë mënyrë Qeveria e shkaktoi situatën me të cilën duhet të ballafaqohet: poqese rindërtohet kisha e vjetër në të njejtën hapësirë, sipas të njëjtit parim duhet ti rindërtojë edhe objektet tjera fetare të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën e janë të konfesioneve tjera. Opsion tjetër nuk ekziston Qeveria duhet ta respektojë Kushtetutën, e jo të vendoset mbi te (me shkeljen e barazisë, së të gjitha bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze) ose duhet ta ndryshojë Kushtetutën me mishërimin e pa barazisë së bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze. Në tërë këtë punë më problematike është ajo që Qeveria me këtë vendim në mënyrë më të drejtpërdrejtë e sjell në pyetje parimin e ndasisë së shtetit dhe të bashkësive fetare[1]. Por jo vetëm kaq. Madje edhe Qeveritë paraprake, posaçërisht ajo e VMRO DPMNE-së ( ) shpenzonte para shtetërore për kryqin Milenar në Vodno, kishën në Pllaoshnik në Ohër, bëri përpjekje që ta aplikojë mësimin fetar në arsimin. Por, poqese atëherë edhe mund të gjendej ndonjë arsyetim kulturologjik ose civilizues për vendimet e këtilla (2000 vjet nga kryqëzimit të Krishtit, shfaqjes së respektit për Klimentin e Ohrit...), për vendimin më të ri të Qeverisë që shteti të ndërtojë Kishë nuk ka kurrfarë, madje as arsyetim të pakët, përveç nëse si arsyetime që mbajnë nuk merren deklaratat e zëdhënësit të qeverisë dhe të kryeministrit se në sheshet qendrore të metropoleve evropiane çdo kund ka kisha. Ky vendim thjeshtë është një hap më tej në promovimin e religjionit shtetëror ose thënë më saktësisht, për shkak se ndryshe as që mund të jetë të bashkësive shtetërore fetare që shihen në Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe Bashkësinë Fetare Islame (BFI). Në këtë drejtim, vendimi për ndërtimin e kishës ortodokse, dhe eventualisht vendimi për ndërtimin e xhamisë në Tetovë, vetëm i favorizon këto dy bashkësi fetare. Motivet politike të partive në pushtet janë të qartë dhe të njohshëm. Për këtë Qeveri të VMRO DPMNE-së kjo është një hap logjik pas përpjekjes që në kohën para zgjedhjeve të fundit parlamentare ta marrë uratën nga KOM për kandidatët për anëtarë të parlamentit, ndërsa partneri i saj shqiptar i koalicionit as që e fsheh faktin se e kontrollon BFI. Edhe aplikimi i predikimit fetar në arsimin, që u kontestua para Gjykatës Kushtetuese, është një lloj shërbimi që pushteti ua bën këtyre bashkësive të favorizuara fetare me qëllim që të vendosen raporte më të afërta të ndërsjella. Pra, kështu edhe nuk habit përpjekja e Qeverisë (që me intervenim me shkrim!) të ndikojë në Gjykatën Kushtetuese para deklarimit të tij për iniciativën e parashtruar. Ky hap përpara vjen pas grindjes së gjatë rreth miratimit të Ligjit të ri për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz (i cili thënë kalimthi, do të zbatohet nga muaji maj i këtij viti) dhe telashet me ekskluzivitetin të cilin në rregullativën e ka(në) KOM dhe BFI dhe problemet serioze të cilat Republika e Maqedonisë i ka (kishte) me liritë fetare gjë e cila rezultoi që miratimi i këtij ligji të jetë një nga kushtet për integrimin e saj euro atlantik Trupi ndërministror për të drejtat e njeriut Pushteti ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë në përpjekjen që ta përmirësojë gjendjen me të drejtat e njeriut ka themeluar një Trup ndërministror për të drejtat e njeriut, që është i përbërë nga përfaqësues të disa ministrive, dhe organe e trupa tjera shtetërore[2]. Trupi ndërministror për të drejtat e njeriut, ka për qëllim ta vendos koordinimin midis ministrive resorë, të merr pjesë në përparimin dhe dhënien e propozimeve në lidhje me rregullativën ligjore në lëmin e të drejtave të njeriut, si dhe të këmbejë informacione, të dhëna dhe t i realizojë rekomandimet e komiteteve kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës. Në pajtim me Vendimin ky trup është i obliguar që ta informojë Qeverinë një herë në vit për punën e vet. Themelimi i trupit të këtillë është me të vërtetë i nevojshëm dhe paraqet një hap pozitiv në promovimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni. Promovimi i të drejtave të njeriut është në lidhje të ngushtë me mbrojtjen dhe parandalimin e shkeljes së tyre. Sipas Komisares së mëparshme të Lartë të KB, Meri Robinson, shekulli i 21-të duhet të paraqesë shekull i mbrojtjes dhe i parandalimit të shkeljes së të drejtave të njeriut. Është e pa kontestueshme se qëllimi i vërtetë i promovimit të të drejtave të njeriut është në mbrojtjen dhe në parandalimin e shkeljeve të tyre në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe sa më të madhe nga 76

77 ana e shtetit. Brengos fakti që Trupi ndërministror për të drejtat e njeriut paraqet e pa njohur e plotë për opinionin më të gjerë, e madje të mos flasim për rezultatet e arritura në punën e këtij trupi. Mbetet të shpresojmë se ky Trup ndërministror për të drejtat e njeriut nuk do të jetë vetëm edhe një obligim formal, rekomandim i parashtruar nga Komisioni Evropian ose madje është vetëm formë pa përmbajtje me qëllim që të mbulohen mangësitë qenësore në raport me të drejtat e njeriut, në avancimin dhe mbrojtjen e tyre. Duke u nisur nga parimet demokratike, pushteti ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë duhet ta informojë opinionin për punën e këtij trupi, për aktivitetet që janë ndërmarrë dhe ta mundësojë bashkëpunimin përkatës të këtij trupi me sektorin joqeveritar i cili punon në lëmin e të drejtave të njeriut Aksioni policor në Haraçinë Aksioni policor në Haraçinë në të cilin u vra Naser Nebija (më 22 janar të vitit 2008) është edhe një dëshmi për mos pasjen e ndjenjës për atë se si duhet të menaxhohen aksionet e ngjashme. Policia sikur ka një qasje të veçantë kur janë në pyetje aksionet e saja në njësitë e vetëqeverisjes lokale me të cilat menaxhojnë partitë opozitare politike, ose edhe më keq në të cilat popullata shumicë është jo maqedonase. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sikur harron se njëra nga reformat parësore në shtet është decentralizimi përmes të cilit në mënyrë thelbësore duhet të rritet ndikesa e qytetarit mbi veprimin e institucioneve të sistemit dhe mbi raportet e besimit të ndërsjellë. Në vend që të niset nga fakti se në interes edhe të pushtetit lokal edhe të popullatës është ballafaqimi me krimin dhe me bartësit e tij, dhe se me ato duhet të vendos bashkëpunim të dobishëm, policia, si në sajë të rregullës, në realizimin e aksioneve të këtilla sillet sikur i realizon në territor armiqësor të banuar me njerëz që janë armiq të saj natyror. Ngjashëm si edhe në aksionin në Brodec MPB nuk e pa të arsyeshme që t i informojë autoritetet lokale dhe popullatën lokale dhe ta sqarojë nevojën dhe qëllimet e aksionit. Mos informimi i autoriteteve lokale për intencën dhe qëllimin e aksioneve policore në territorin e njësive të vetëqeverisjes lokale flet për mos besimin e MPB ndaj tyre për të vetmin shkak tejet brengosës dhe problematik se bëhet fjalë për parti opozitare politike ose për popullatë të cilës nuk duhet ti besohet. Efektet e aksioneve policore të zbatuara në këtë mënyrë janë katastrofale. Jo vetëm që i ndërpresin raportet normale të institucioneve të sistemit të ngarkuara me zbatimin e ligjeve dhe me popullatën në emrin e së cilës kjo bëhet, por drejt për drejtë e stimulojnë mosbesimin e popullatës ndaj tyre, sikur institucionet shtetërore sipas definicionit janë armiq të popullatës. Për fat të keq edhe në këtë rast, njëlloj si edhe gjatë aksionit në Brodec, Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale sikur tregon se ende është i thyeshëm në raport me diktatin e strukturave udhëheqëse policore, kështu që nuk gjeti fuqi që ta rekomandojë nevojën e menaxhimit më racional të aksioneve të këtilla, por u kënaq me manirin e praktikës së vjetër që në vlerësimin e vet ate vetëm ta arsyetojë pavarësisht nga fakti se si ai është realizuar. MPB në përpjekjet që ta mbulojë pakënaqësinë e popullatës lokale dhe të pushtetit lokal edhe kësaj radhe u shërbye me metodën e stërvitur mirë të instrumentalizimit të një pjese të mediave përmes të cilave u plasuan disa informacione me qëllim që të shmanget vëmendja e pakënaqësisë së shfaqur. Për Komitetin e Helsinkit kjo është edhe një dëshmi se Ligji i ri për policinë, posaçërisht në raport me procedurat për hetimin e veprimit të policisë, është larg nga efektet e dëshiruara të një policie me të vërtetë të reformuar Sipas deklarimeve të Ministrisë së punëve të brendshme arrestimet spektakulare janë në frymën e lirisë së mediave Komiteti i Helsinkit, në raportin paraprak për muajin nëntor e ftoi Ministrinë e punëve të brendshme që të jep sqarime në raport me përdorimin e mjeteve të detyrimit, prangat gjatë arrestimeve të fundit aktuale, si dhe për sqarimin për praninë e mediave gjatë arrestimeve të këtilla. Në përgjigjen që është marrë nga Sektori i kontrollit të brendshëm dhe të standardeve profesionale të datës 25 dhjetor 2007, Komiteti mori sqarime se prangat aplikohen për shkak të mundësisë për arratisje të të dyshuarve gjë e cila njëkohësisht paraqet edhe bazë ligjore për aplikimin e tyre. Arsyetimi për këtë bazë ligjore sipas MPB është arratisja paraprake e disa të dyshuarve, që sjell në rrezikun analog se edhe të tjerët mund të arratisen, duke mos i paraqitur rrethanat në të cilat këto persona kanë qenë të arrestuar. Në lidhje me praninë e mediave, MPBja arsyetimin e gjen në lirinë e mediave dhe në të drejtën për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit që janë në interes publik. Komiteti sërish e rikujton Ministrinë e punëve të brendshme se të drejtat që prapëseprapë i ka çdo person i dyshuar, posaçërisht kur bëhet fjalë për të drejtën e lirisë dhe të sigurisë së personit, të drejtës për privatësi dhe parasupozimit të pafajësisë, ata duhet të jenë dukshëm shumë më të kujdesshëm përballë lirisë së mediave. Komiteti angazhohet plotësisht për lirinë e mediave dhe për pavarësinë e tyre në informimin e opinionit, por prapëseprapë në mënyrë konsekuente mbetet në faktin se informacioni mund të merret dhe të transmetohet në mënyrë tjetër, e në të njejtën kohë të ruhet dinjiteti i personalitetit të të dyshuarit. II. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Transformimi i vendit të punës me afat të caktuar në vend pune me afat të pa caktuar, me vështrim të posaçëm të këtij problemi në lëmin e arsimit Komiteti i Helsinkit një periudhë më të gjatë merrte parashtresa nga qytetarë, të punësuar në sistemin arsimor, për shkak të statusit të tyre të pa rregulluar punues, në kuptim të transformimit të marrëdhënies së punës nga statusi me kohë të caktuar në status me kohë të pa caktuar, edhepse për këtë i përmbushin kushtet ligjore. Personat, më shpesh të punësuar nëpër shkollat fillore dhe të mesme e presin pajtimin që marrëdhënia e punës t ju transformohet për kohë të pacaktuar, dhe për këtë shkak një numër i madh prej tyre vendosin të nisin procedura gjyqësore dhe kanë shpenzime plotësuese për ta realizuar të drejtën ligjore. Ligji për marrëdhënie pune e parasheh mundësinë e këtillë në pajtim me nenin 46 të të njëjtit sipas cilit Marrëveshje për punësim mund të kontraktohet për kohë të caktuar,...,me ndërprerje ose pa ndërprerje deri në katër vjet. Marrëdhënia e punës e lidhur në sajë të kontratës për punësim për kohë të caktuar, transformohet në marrëdhënie pune për kohë të pa caktuar, poqese punëtori vazhdon të punojë pas kalimit të afatit nga paragrafi (1) i këtij neni, në sajë të kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me ligj. Madje, qysh në dispozitat e përgjithshme të marrëveshjes për punësim ekziston rregull se marrëveshja për punësim kontraktohet për kohë të pa caktuar. Kjo është njëra nga karakteristikat e natyrës juridike të kontratave për punë. Mu për këtë karakteristikë, që është e theksuar edhe në dokumentet ndërkombëtare,[3] para së gjithash nga aspekti i mbrojtjes nga punësimi për kohë të caktuar si dhe të shmanget lajthimi i dispozitave për lëshim nga puna të punëtorëve, theksohet në mënyrë eksplicite obligimi i punëdhënësit që para lidhjes së marrëdhënies kontraktuese të punës se e njëjta do të lidhet për kohë të caktuar për shkak të natyrës së vetë punës. Krahas kësaj segmentin e marrëveshjes për punësim në mënyrë të theksuar e vë në pah edhe Direktiva e Këshillit të BE për obligimet e punëdhënësit që t i informojë punëtorët për kushtet e punësimit. Në lidhje me dokumentet tanimë të përmendura ndërkombëtare, në mënyrë ligjore duhet të përcaktohen rastet kur marrëdhënia e punës mund të kontraktohet për kohë të caktuar. Në pajtim me rregullativën vendase, ligjdhënësi ka paraparë mundësi për transformimin e marrëdhënies së punës nga koha e pacaktuar në kohë të caktuar për të njëjtin punëtor i cili në mënyrë konsekuente kontrakton marrëveshje në një periudhë prej 4 vitesh. Kjo dispozitë ligjore edhepse është imperative, në praktikë nuk ka aplikim të plotë automatik, aq më tepër që ekzistojnë praktika të caktuara të cilat e vështirësojnë zbatimin e kësaj dispozite ligjore dhe i detyrojnë punëtorët që të iniciojnë procedura gjyqësore.[4] Dispozita e theksuar në paragrafin 2, parasheh që transformimi do të bëhet sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me ligj Nga ana tjetër Ligji për Marrëdhënie Pune (LMP) na udhëzon që kjo çështje deri në fund të rregullohet me marrëveshje kolektive, gjë e cila vë në pah boshllëkun juridik 77

78 Raporte mujore i cili gjatë shpjegimit të saj në praktikën e përditshme do të krijojë probleme. Pikërisht si rezultat i praktikës së këtillë, Komiteti vërejti probleme në zbatimin e kësaj të drejte pas skadimit të afatit të paraparë me ligj, posaçërisht për personat e punësuar në entet arsimore edukative. Domethënë, bëhet fjalë për procedurë e cila askund nuk është në mënyrë të theksuar e paraparë me ligj, por prapëseprapë e pengon të drejtën e punëtorit të përcaktuar në nenin 46 paragrafi 2. Njohuritë e Komitetit në raport me këtë problem në shkollat fillore dhe të mesme, udhëzojnë në atë që pasi që kanë kaluar katër vite të stazhit të punës së një të punësuari në të njëjtën shkollë, drejtori i shkollës Ministrisë së arsimit dhe të shkencës i paraqet kërkesë, të nënshkruar nga ai, për dhënien e pëlqimit për transformimin e marrëdhënies së punës të personit përkatës, e njëkohësisht atë ia paraqet edhe Ministrit të financave, që është bazë për shpalljen e konkursit publik, si dhe bazë për paraqitjen e të punësuarit në Agjencinë për punësim si të punësuar për marrëdhënie të pa caktuar pune. Paraqitja e tillë nuk mund të bëhet pa nënshkrimet e ministrave të përmendur. Ndodh shpesh herë, në pajtim me praktikën me të cilën është i njoftuar Komiteti, që punëtorët të presin me muaj, disa madje edhe me vite për ta marrë pëlqimin e Ministrive të theksuara. Komiteti i Helsinkit e thekson nevojën për saktësimin deri në fund të dispozitave ligjore, ose thënë më saktësisht nevojën për rregullimin e plotë të procedurës dhe të mënyrës së transformimit të marrëdhënies së punës nga afati i përcaktuar në marrëdhënie pune për kohë të pa caktuar, posaçërisht në lëmin e arsimit. Kjo njëkohësisht e nënkupton edhe parashikimin e afateve me qëllim që të rregullohet kjo e pathënë deri në fund juridike dhe të mënjanohet çfarë do forme e pasigurisë juridike për punëtorët, me ç rast realizimi i kësaj të drejte nuk do të varet ekskluzivisht nga vullneti i ministrave të resorëve përkatës Rasti Jordan Donev Zoti Donev ju drejtua Komitetit në lidhje me pushimin e marrëdhënies së punës si inspektor (nëpunës shtetëror) në Inspekcionin Administrativ për shkak të përmbushjes së kushtit ligjor, pension në sajë të moshës. Në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 161/2005 të datës të shpallur në Gazetën Zyrtare të RM nr. 04/06 shlyhet neni 104 paragrafi 1 i Ligjit për marrëdhënie pune[5], dhe në sajë të kësaj marrëdhënia e punës nuk mund të pushojë sipas kësaj baze. Në vendimin, Gjykata Kushtetuese thirret në mbrojtjen nga diskriminimi, në barazinë e qytetarëve para ligjit dhe të drejtës e lirisë për të punuar, duke vënë në pah se çdo qytetar duhet të ketë qasje në çdo vend pune. Gjykata ka përcaktuar bazë për shlyerjen e këtij neni për shkak se dispozita e kontestuar nuk është në pajtim me parimin e barabarësisë së qytetarëve pavarësisht nga gjinia e tyre dhe me parimin që çdo qytetar me kushte të barabarta të ketë qasje në çdo vend pune, para së gjithash për shkak të faktit që kushtet për pension në sajë të moshës janë të ndryshme për burrat dhe për gratë. Ligji për marrëdhënie pune është lex generalis në raport me rregullimin e të drejtave dhe obligimeve që rrjedhin nga marrëdhënia e punës. Pala, si nëpunës shtetëror për vendimin për pushimin e marrëdhënies së punës i ka parashtruar ankesë Komisionit të Agjencisë për nëpunës shtetëror i cili i ka vënë në pah se në ligjin për nëpunës shtetëror, si lex specialis ende është imperative dispozita se punëtorit i cili e përfiton të drejtën për pension, organi shtetëror mund t ia ndërpresë marrëdhënien e punës.[6] Në raport me vendimmarrjen, Komisioni pranë Agjencisë aspak nuk e merr parasysh dispozitën e shkyer të Ligjit për marrëdhënie pune, por e bën aplikimin restriktiv dhe formal të dispozitës së ligjit për nëpunës shtetëror, dhe i cili ka të bëjë me bazën identike. Së këndejmi Komiteti me brengosje konstaton se në këtë mënyrë ekzistojnë dy grupe të të punësuarve për të cilat ekzistojnë baza të ndryshme për pushimin e marrëdhënies së punës. Këta janë të gjithë punëtorët për të cilët vlen Ligji për marrëdhënie pune në të cilin pensioni në sajë të moshës nuk është bazë ligjore për pushimin e marrëdhënies së punës dhe nëpunësit shtetëror për të cilët drejtë për drejtë aplikohet Ligji për nëpunës shtetëror në të cilin kjo bazë edhe më tej është në fuqi. Mos konsistenca e këtillë ligjore dhe raporti i injorimit ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese paraqet bazë për të diskriminuar një kategori të caktuar të punëtorëve për llogari të të gjithë punëtorëve tjerë. Komiteti i fton organet shtetërore që të mbajnë llogari për zbatimin e ndryshimeve ligjore edhe në rastin e mos kompatibiletit të zgjidhjeve të caktuara ligjore e të njejtës lëmi që t i parashtrojnë iniciativa Gjykatës Kushtetuese për harmonizimin e tyre me dispozitat lex generalis. III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Rasti Angell Dimitrov Angell Dimitrov nga Kavadari ju drejtua Komitetit për shkak të mënyrës së procedimit jo profesional dhe të pandërgjegjshëm të një gjykatësi të Gjykatës Themelore të Kavadarit. Në akt vendimin gjyqësor për lëndën e tij ku pala është paditur për pagesën e borxhit që është regjistruar nën P. Nr. 148/00 të datës , gjykatësi ka përcaktuar përgjegjësi solidare të palës në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet, me ç rast është thirrur në këtë ligj gjatë përcaktimit të meritës në kontestin. Ligji për ndërmarrjet është shlyer me miratimin e ligjit për shoqëritë tregtare i cili është botuar në Gazetën Zyrtare të RM nr. 29/96 të datës , ndërsa akt padia e paditësit ështe parashtruar gjatë vitit 2000, përkatësisht kur nuk ka qenë në zbatim ligji për ndërmarrjet në të cilin është bazuar vendimi gjyqësor i gjykatësit. Në raport me gjykatësin konkret, pala i parashtruar kërkesë Këshillit Gjyqësor të RM-së prej ku pret përgjigje në raport me deklarimet e tija për punën joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme të gjykatësit. Komiteti konsideron se këshilli gjyqësor duhet me kujdes ta shqyrtojë punën e gjykatësve dhe të profesionalizmit të tyre në aplikimin e rregullativës ligjore kur është i thirrur ta bëjë këtë. Pa marrë parasysh që kjo është lëndë e kontrollit gjyqësor të shkallës së dytë dhe ka mundësi për shlyerjen e vendimit të tillë gjyqësor, prapëseprapë është indikator për njohjen dhe zbatimin e ligjeve që mund të jetë në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, gjë e cila kërkon edhe kontroll plotësues të profesionalizmit të gjykatësit konkret [1] Neni 19 i Kushtetutës së RM: Garantohet liria e besimit fetar. Garantohet shprehja e lirë dhe publike, individuale ose në bashkësi me të tjerë të praktikimit të fesë. Kisha ortodokse maqedonase, bashkësitë tjera fetare dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti dhe janë të barabartë para ligjit. Kisha ortodokse maqedonase, bashkësitë tjera fetare dhe grupet religjioze janë të lirë në themelimin e shkollave fetare dhe të enteve sociale dhe mirëbërëse në sajë të procedurës së paraparë me ligj. [2] Vendimi i Qeverisë, nr /1 i datës ( Gazeta zyrtare e RM nr. 44/2006) [3] Direktiva e Këshillit të BE e datës në të cilën trajtohen masa për përmirësimin e sigurisë dhe të shëndetit të të punësuarve për kohë të caktuar, si dhe Konventa nr. 158 dhe Rekomandimi 166 i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për pushimin e marrëdhënies së punës me iniciativën e punëdhënësit. [4] Sipas Mendimit të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, në Komentimin dhe udhërrëfyesin nëpër ligjin për marrëdhënie pune të botuar nga Shoqata e juristëve nga lëmi i ekonomisë në RM, në mars të vitit 2006, kur bëhet fjalë për për institucion publik ose institucion të ndonjë lloji tjetër i cili financohet nga buxheti Republikan, për të pasur mundësi që marrëdhënia e punës të transformohet në marrëdhënie të punës me afat të pa caktuar, paraprakisht duhet të sigurohen mjete për rroga dhe kontribute për vendin konkret të punës dhe nevoja si e tillë është përcaktuar në aktin për sistematizim të institucionit. [5] Neni 104 paragrafi 1 i Ligjit për marrëdhënie pune (1) Punëdhënësi ka të drejtë ta ndërpresë marrëveshjen e punës kur punëtori do t i përmbush kushtet për realizimin e pensionit në sajë të moshës në pajtim me ligjin. [6] Vendimi i Komisionit të Agjencisë për nëpunës shtetëror nr /2 i datës

79 RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Shkurt NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Thirrja e dyte per Qeverine e Republikes se Maqedonise per ratifikimin e Protokollit Fakultativ ndaj Konventes kunder torturimit ose denimeve dhe procedurave tjera mizore johumane Lidhur me aksionin policor ne fshatin Brodec, te Tetoves 1.3. Sulmi ndaj Goran Gavrillovit indikator per gjendjet ne radiodifuzionin 2. SHKELJE E TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Te pashprehurat deri ne fund te Ligjit per qarkullim pagesor 2.2. Trajtimi i personave te semure nga Hepatiti C 3. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Aspektet organizative dhe etike te mbrojtjes shendetesore neper burgjet 3.2. Raste te vecanta te brutalitetit policor 1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Thirrja e dyte per Qeverine e Republikes se Maqedonise per ratifikimin e Protokollit Fakultativ ndaj Konventes kunder torturimit ose denimeve dhe procedurave tjera mizore johumane. Ne mesazhin e vet me rastin e 10 dhjetorit, Dites nderkombetare te te drejtave te njeriut, Komiteti i Helsinkit i dergoi apel publik Qeverise se Republikes se Maqedonise per ratifikimin e Protokollit fakultativ ndaj Konventes kunder torturimit dhe denimeve dhe procedurave tjera mizore johumane. Nderkohe, ratifikimi i protokollit Fakultativ nuk ndodhi, por mu per kete rritet numri i organizatave joqeveritare te cilat marrin grante nderkombetare per percjelljen e praktikimit te torturimit nga institucionet tona shteterore, ndersa gjendjet ne institucionet tona ndeshkuese permiresuese jane lende e raporteve relevante per gjendjen e te drejtave te njeriut ne Republiken e Maqedonise. Prandaj Komiteti edhe ne kete rast e perserit apelin publik qe ia drejton Qeverise per ratifikimin e protokollit Fakultativ ndaj Konventes kunder torturimit ose denimeve dhe procedurave tjera mizore johumane me shprese se ajo me ne fund do ti aderoje obligimit te cilin e ka ndermarre, duke shpresuar njekohesisht se apelit do t i bashkengjiten edhe organizatat tjera joqeveritare te cilat veprojne ne kete lemi. Ne vazhdim serish opinionit i ofrojme argumentet tona per nevojen e ratifikimit te ketij protokolli Fa kultativ dhe per aplikimin e tij ne RM. Me afirmimin e te drejtave te njeriut si vlere universale dhe si perfitim civilizues, bashkesia nderkombetare konfirmoi se torturimi perben shkelje serioze te te drejtave fondamentale te njeriut te dinjitetit te tij, te integritetit trupor dhe sigurise se personalitetit. Rumbullakesimi i luftes kunder torturimit u be permes miratimit te Konventes kunder torturimit ose denimeve dhe procedurave tjera mizore johumane. Me Konventen jo vetem qe eshte definuar nocioni i torturimit, por parashihen edhe obligime te rrepta te shteteve ne pikepamje te respektimit te kesaj te drejte permes ndermarrjes se masave efikase ligjore,administrative dhe tjera juridike per shkak te pengimit te torturimit. Njezet vjet pas miratimit te Konventes kuder torturimit, Asambleja e Pergjithshme e KB me rezoluten e 18 dhjetorit te vitit 2002 e miratoi Protokollin fakultativ ndaj Konventes, i cili hyri ne fuqi pas deponimit te instrumentit te njezete te ratifikimit me 22 qershor te vitit Qellimi i Protokollit eshte t ju ndihmohet shteteve qe t i permbushin obligimet e veta qe jane ndermarre me Konventen kunder torturimit te KB. Protokolli fakultativ eshte i vendosur ne dy shtylla. I pari, e vendos sistemin e parandalimit te rasteve te torturimit, ne vend te reagimit kur ato do te ndodhin. Shtylla e dyte eshte bashkepunimi i shteteve anetare ne parandalimin dhe eliminimin e rasteve te torturimit. Me kete, protokolli Fakultativ krijon sistem te inspektimit te pavarur ne vendet e mbajtjes se personave te privuar nga liria me qellim te parandalimit te torturimit si dhe monitorim te kushteve te cilat mbizoterojne ne vendet e ketilla. Shtetet anetare te Protokollit kane obligim te emerojne, vendosin ose krijojne nje ose me shume trupa ne nivel nacional te cilat do te jene te autorizuara te bejne vizita ne vendet e mbajtjes se personave. Me tej, shtetet anetare kane obligim t i publikojne raportet e trupave nacionale per viziten e vendeve te mbajtjes se personave te privuar nga liria. Intenca e Protokollit Fakultativ eshte qe permes vizitave dhe rapor teve te cilat do te dalin nga trupat te hapet debat midis autoriteteve dhe trupave per mbikeqyrje me qellim qe te pengohen shkeljet e te drejtave te njeriut dhe te menjanohen shkaqet te cilat i gjenerojne kushtet e torturimit. Me miratimin e Protokollit fakultativ eshte konfirmuar fakti se sa me e madhe eshte hapja dhe transparenca e vendeve te mbajtjes se personave te privuar nga liria, me te vogla jane mundesite per keqperdorimin e forces nga ana e personave te autorizuar zyrtar, dhe me kete me e madhe eshte mbrojtja e personave te privuar nga liria te cilet jane jashtezakonisht te lendueshem dhe te pa mbrojtur nga mundesia te jene subjekt te torturimit ose ndeshkimit ose procedimit tjeter mizor johuman. Anetaret e mekanizmave nder kombetare dhe nacionale per parandalimin nga torturimi kane mandat qe te bejne vizita te vendeve te mbajtjes se personave te privuar, ne baza te perhershme ose periodike. Autorizimi i ketille me te cilin jane furnizuar ekspertet me te cilat jane kompozuar keto trupa eshte i rendesishem per shkak se per vizitat e ketilla nuk eshte e nevojshem pajtimi qe eshte marre paraprakisht nga shteti. Me rendesi eshte te theksohet se teksti i Protokollit Fakultativ na udhezon ne formen dhe llojin e mekanizmave nacionale per parandalimin e torturimit. Ne kete pikepamje shteteve u eshte lene fleksibilitet me i madh: jane te lira te formojne strukture plotesisht te re, per kete qellim te shfrytezojne mekanizmat ekzistues per mbrojtjen e te drejtave ne shtetin (ombucmani, komisionet parlamentare, organizatat qytetare dhe ngjashem), ose t i kombinojne mekanizmat ekzistues me mekanizma te ri. Sipas praktikes se manifestuar nga shtetet anetare, shumica prej tyre kane vendosur t i shfrytezojne mekanizmat ekzistuese sic jane ombucmani dhe komisionet ekzistuese parlamentare, duke i zgjeruar kapacitetet e tyre te mbikeqyrjes edhe mbi rastet e torturimit. Nderkaq, ne disa shtete zhvillohet debati per krijimin e mundshem te trupit te ri i cili do te kishte qene nje lloj nderlidhje me sektorin joqeveritar me institucionet nacionale per mbrojtjen e te drejtave. Kjo e konfirmon perpjekjen e disa shteteve se sektori joqeveritar patjeter duhet te jete pjese e krijimit te trupave per parandalimin nga torturimi ne nivel nacional. Krijimi i mekanizmave nacionale eshte vendimtar ne procesin e ndertimit te efikasitetit te tyre. Mekanizmi nacional parandalues 79

80 Raporte mujore nuk disponon funksione gjyqesore dhe nuk eshte zevendesim i pushtetit gjyqesor ne pushtetit gjyqesor ne shtet. Nuk jane nen kontrollin e qeverise, por nuk behet fjale per organizate joqeveritare, edhepse nuk e perjashton sektorin joqeveritar ne pjesemarrjen ne krijimin dhe funksionimin e tyre. Duke e pasur parasysh rendesine e madhe te ketij mekanizmi proaktiv nderkombetar dhe nacional per mbikeqyrje dhe parandalim te torturimit permes vizitave te rregullta dhe periodike te vendeve ku mbahen personat e privuar nga liria, Komiteti i Helsinkit per te drejtat e njeriut ne RM e fton Qeverine e RM per ratifikim sa me te shpejte te Protokollit, me c rast sektori joqeveritar te jete pjese e krijimit te trupit (trupave) per parandalimin e torturimit ne nivel nacional, e poashtu perfaqesuesit e tij duhet te marrin pjese ne te njejtin Lidhur me aksionin policor ne fshatin Brodec, te Tetoves Ne muajin shkurt permes mediave u prezantua xhirimi i personit te paraburgosur ne aksionin policor ne fshatin Brodec, te Tetoves. Nga xhirimi me siguri mund te konstatohet se personi kishte lendime trupore te kokes dhe se nga te njejtat me veshtiresi mund te percaktohej identiteti i tij. Gjithashtu nga biseda me PPZ, i cili nuk mund te identifikohej, opinioni u bind ne menyren e veprimit ndaj ketyre personave gjate procedures hetimore. Me kete vetem u konfirmua saktesia dhe objektiviteti i konstatimeve te Analizes per aksionin policor ne fshatin Brodec me 7 nentor te vitit 2007 te botuar nga Komiteti i Helsinkit. Per fat te keq, nga ana e Ministrise se puneve te brendshme ne vend qe te ndermerren masa konkrete dhe te parashtrohet padi penale kunder kryeresve te veprave penale te cilet kane bere torturime ndaj personave te privuar nga liria, aksioni u orientua ndaj xhiruesve te video klipit i cili deshmoi se prape se prape ka pasur perdorim te forces se tepert ne kete aksion. Komiteti i Helsinkit i fton organet kompetente qe ta pranojne gabimin, te realizojne hetim te njemendet per menyren ne te cilen jane trajtuar personat e privuar nga liria ne aksionin policor dhe te parashtrojne padi penale ndaj te gjithe kryeresve te veprave penale, pa aplikimin selektiv te ligjit Sulmi ndaj Goran Gavrillovit indikator per gjendjet ne radiodifuzionin Sulmi (me tentim per marrje te jetes se tij) mbi pronarin e radio rrjetit Kanali 77 Goran Gavrillov, sic tregon edhe zhvillimi i deritanishem i hetimit, eshte vetem edhe nje indikator per gjendjet te cilat mbizoterojne ne radiodifuzionin. E ato jane kaotike me prani te dukshme te interesave financiare dhe politike. Pa marre parasysh se qysh para dhjete vitesh u miratuan ligjet e para te cilat perfundimisht e rregullonin kete sfere, deshmohet se ne kete lemi edhe me tej mbizoteron kaosi, i cili vetem multiplikohet me vendosjen e operatoreve kabllore. Madje, edhe me tej kemi pune jashte kornizave te ligjeve: transmetim ne te eger te radio programit dhe programit televiziv, punes jashte ose pa harmonizim me ligjin te operatoreve kabllor, e te mos flasim per dukurite tjera percjellese (sjellja ndaj te punesuarve me c rast shkelen te drejtat e tyre elementare ne pikepamje te lartesise se rrogave, mospagesa e kontributeve per sigurim shendetesor dhe pensional...). Ne fund cmimin e paguajne qytetaret permes asaj qe e pranojne nga mediat elektronike si prodhim final ose si sherbim. Gjendjet drejte per drejte reflektohen mbi cilesine e programit dhe te informacioneve te cilat permes mediave te fuqishme elektronike u jane ne dispozicion qytetareve. Me kete rast pothuajse eshte e panevojshme te flitet per ate se gjendja e ketille kaotike jep mundesi per presione dhe kercenime te drejtperdrejta politike, madje edhe per demtim te prones (keq)perdorimit te parave buxhetore per reklama dhe shpallje... duke munguar se paku perpjekjet minimale te institucioneve kompetente shteterore per rregullimin e kaosit. Komiteti i Helsinkit pret se pushteti do te jete ne menyre te njejte efikas edhe ne rregullimin e gjendjeve ne lemin e radiodifuzionit sic qe ishte edhe ne gjetjen e sulmuesve te Gavrillovit, fillimisht me zbatimin dhe respektimin e rregullatives ekzistuese ligjore, e mandej me sendertimin e saj cilesor qe te mund te krijohet hapesire edhe ne kete lemi qe interesat primare te jene pergatitja dhe ofrimi i programit dhe te sherbimeve per te kenaqur qytetaret. 2. SHKELJE E TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Te pashprehurat deri ne fund te Ligjit per qarkullim pagesor Nga 1 janari i vitit 2008 hyri ne fuqi ligji i ri per qarkullim pagesor. Me kete ligj aplikohen risi dhe zgjedhje qe jane te perputhshme me sistemin aktual te qarkullimit pagesor ne Bashkimin Evropian. Por, ekzistojne edhe dilema dhe paqartesi ne pikepamje te zbatimit te tij praktik, me saktesisht ne pjesen III - Kryerja e puneve ne qarkullimin pagesor. Ne nenin 22 te Ligjit per qarkullim pagesor eshte parapare se poqese ndonje person (juridik ose fizik) nuk ka mjete te mjaftueshme ne llogarine e tij ne banken perkatese ne saje te te cilave do te duhej te realizohet vendimi gjyqesor per pagese te dhunshme te obligimeve te tija te arritura ne baza te ndryshme, banka e tij do te duhej t i informoje te gjitha bankat tjera qe ta nderpresin shfrytezimin e parave nga llogarite te cilat ky person i ka hapur ne ato banka. Kryesisht, zgjidhja e ketille ligjerisht ka mbeshtetje dhe arsyeshmeri ligjore. Por, problemi qe ketu do te mund te paraqitej eshte nese zgjidhja e ketille mund te aplikohet edhe ndaj llogarive ne te cilat borxhliu personi fizik paraqitet si tutor i dikujt, perfaqesues ligjor, si i autorizuar i bartesit te llogarise e keshtu me radhe. Komiteti i Helsinkit u apelon organeve kompetente qe ne kohe t i sqarojne keto dhe dilemat e ngjashme me miratimin e udhezimeve te posacme per zbatim operativ te ligjit per qarkullim pagesor Trajtimi i personave te semure nga Hepatiti C Organizata joqeveritare HEPTA i dergoi shkrese Komitetit te Helsinkit me te cilen na informon se me vendimin e Ministrise se shendetesise dhe Fondit te shendetesise, me listen pozitive te barnave, sipas se ciles te semurit nga Hepatiti C kurimin ose me saktesisht terapine perkatese duhet te vazhdojne ta marrin dhe ta vazhdojne ne Kliniken Infektive ne Shkup, e jo ne repartet infektive ne qytetet e tyre. Pas marrjes se nje shkrese nga Ministria e shendetesise dhe Byroja per barna, HEPTA na informoi se nje pjese e gjendjes ka ndryshuar, perkatesisht pacientet te njejten kane filluar ta marrin ne repartet infektive neper qytetet e tyre, por mbetet problemi me dijagnostifikimin ne kohe dhe me mungesen e terapise per te gjithe pacientet te cilet i permbushin kriteret per fillimin e terapise. HEPTA konsideron se ne vend me permiresimin, keto persona ballafaqohen me situata te reja negative me te cilat shkelen te drejtat e tyre te njeriut per dijagnostifikimin ne kohe dhe per trajtim te qasshem. Me shtyrjen e fillimit te dijagnostikes dhe te trajtimit te pacienteve te semure nga Hepatiti C nuk respektohet as Ligji per mbrojtjen e popullates nga semundjet ngjitese, me cka rrezikohet jo vetem jeta e tyre, por edhe jeta e tere popullates ne Republike. Komiteti i Helsinkit per te drejtat e njeriut e perkrah qendrimit e organizates HEPTA dhe, per shkak te seriozitetit te ketij problemi i fton organet kompetente qe t i qasen zgjidhjes serioze dhe ne kohe te gjendjes se krijuar. 3. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Aspektet organizative dhe etike te mbrojtjes shendetesore neper burgjet 80

81 Komitetit te Helsinkit permes mbrojtesit te tij ju drejtua personi K.F. nga Gostivari, ne lidhje me gjendjen e tij te demtuar shendetesore dhe kerkesen per kontroll perkates mjekesor ne Kliniken ne Shkup ne Repartin e kardiologjise. Sipas pohimeve te pales, i dyshuari, i cili gjendej ne paraburgim, tanime nje kohe me te gjate ka qene me gjendje te demtuar shendetesore, me c rast tek ai jane percaktuar disa diagnoza, perkatesisht eshte konstatuar se eshte i semure nga disa semundje. Duke pasur parasysh se, sic thekson mbrojtesi i tij, i dyshuari edhe paraprakisht ka pasur probleme shendetesore, gjate vizites se realizuar ne ENP (Entin Ndeshkues Permiresues) Shuto Orizari ne Shkup ku ai e ka vuajtur masen paraburgim, i njejti eshte ankuar ne dhembje ne kraharor, mbytje dhe simptome tjera me intensitet te shtuar ne krahasim me simptome paraprake te cilat i ka pasur kur ka qene i hospitalizuar ne Repartin per semundje kardiovaskulare. Midis tjerash, dhe si rezultat i brengosjes per gjendjen shendetesore te K. F., sipas pohimeve te mbrojtesit te tij, ai dhe familja e te dyshuarit, disa here i jane drejtuar mjekut te burgut dhe Drejtorit te entit, me qellim te ndermarrjes se veprimeve perkatese per mbrojtjen e shendetit te te dyshuarit, por e tere kjo ka mbetur pa kurrfare pergjigje. Madje, edhe me alarmuese eshte nevoja per ndermarrje te hapave perkates, posacerisht per mbikeqyrjen e zbatimit te dispozitave ligjore per mbrojtjen shendetesore ne burgjet, kur do te degjojme per pasojat fatale dhe per vdekjen e ndonje te burgosuri, e tere kjo (sipas pohimeve te paleve) si rezultat i mos kujdesise per shendetin e tyre dhe mos ndermarrjes se masave perkatese te parandalimit. Per kete deshmon edhe nje shembull nga jeta reale. Komitetit te Helsinkit per te drejtat e njeriut ne RM iu drejtua personi N.A. baba i te burgosurit te vdekur S.A. Sipas pohimeve te pales djali i tij (i lindur me ne Shkup) ka nderruar jete ne daten Behet fjale per person i cili e ka vuajtur denimin ne ENP Idrizove. Ne saje te vertetimit per shkakun e vdekjes dhe raportit mjekesor per shkakun e vdekjes djali i tij ka vdekur nga ndezja me qelb e trurit. Sipas njohurive te pales, djali i tij qysh dy muaj me pare eshte ankuar ne dhimbje koke dhe ka kerkuar qe te kontrollohet te mjeku, por ka qene i refuzuar nga kompetentet ne burgun, gje e cila sipas te gjitha gjasave ka kontribuar per vdekjen e tij. Realisht imponohet nevoja per plotesimin dhe saktesimin deri ne fund te dispozitave ligjore qe kane te bejne me mbrojtjen shendetesore ne burgjet, si dhe respektimi dhe zbatimi i tyre i plote nga personat zyrtar te cilet e perbejne administraten e burgut dhe personelin medicinal, nevoje kjo qe rrjedh nga shembujt e shumte praktik ne jeten reale te cilet ne nje fare menyre e konfirmojne gjendjen e kundert ne kete lemi. Si mbeshtetje e ketij fakti eshte edhe Rekomandimi nr. 7 i Keshillit te Evropes per aspektet organizative dhe etike te mbrojtjes shendetesore ne burgjet e vitit, qe mund te sherbeje si shembull relevant i dokumentit i cili permban nje liste te plote te parimeve, te drejtave dhe obligimeve ne saje te te ciles mund te behet rregullimi i plote i dispozitave tejet te pergjithesuara ne ligjet tona. Per faktin se dispozitat e percaktuara ne kete menyre nuk mjaftojne ose, madje edhe te mjaftojne prape se prape nuk zbatohen dhe nuk respektohen ne teresi nga administrata e burgjeve, flet edhe fakti se vetem brenda dy muajve ne Komitetin e Helsinkit per te drejtat e njeriut ne RM jane drejtuar dy pale (te cilat nuk jane te vetme) ne raport me dy raste te zbatimit jo konsekuent dhe te pamundesimit qe te burgosurit t i gezojne te drejtat per mbrojtje shendetesore, te cilat ne disa raste kane edhe pasoja fatale si ne rastin e dyte Raste te vecanta te brutalitetit policor Komitetit te Helsinkit ju drejtuan personat Boge Ugrinovski nga fshati Podbregje, Andon Spasov nga Shkupi dhe Grozde e Zllate Dencovski poashtu nga Shkupi, te cilet dorezuan parashtresa duke u ankuar ne sjelljen poshteruese dhe brutalitetin e policise. Te tria palet, ne situata te ndryshme pohojne se kane qene fizikisht te sulmuar dhe te tej rrahur nga nepunesit policor me c rast kane marre lendime ne trup dhe ne koke qe kane lene pasoja per shendetin e tyre, dhe per kete kane disponuar me dokumentacion perkates mjekesor. Duke pasur parasysh se ne saje te gjendjes faktike, ekzistonin indicie serioze se pjesetaret e MPB i kane keqperdorur autorizimet e tyre ne kryerjen e detyres dhe kane vepruar ne kundershtim me rregullativen juridike[1], Komiteti i Helsinkit per te drejtat e njeriut ne RM per te tria rastet vec e vec me shkrese iu drejtua Sektorit per kontroll te brendshem dhe standarde profesionale prane Ministrise se puneve te brendshme me te cilen u kerkuan informacione per aktivitetet te cilat i ka ndermarre Sektori ne lidhje me veprimin e nepunesve policor, valle a eshte bere hetim dhe cfare eshte rezultati i tij. Ne frymen e bashkepunimit te permiresuar me Sektorin, morem informacione ne te cilat Sektori, duke i theksuar dhe duke i cituar fjalet fyese dhe sharjet me te cilat, sic pohojne ato, palet u jane drejtuar nepunesve policor, na informojne se nepunesit policor kane qene te nxitur qe te perdorin force kapje, dhe madje ne dy nga tre rastet MPB ka parashtruar aktpadi penale kunder paleve per vepren e kryer penale Sulm mbi personin zyrtar gjate kryerjes se puneve nga lemi i sigurise [2], dhe per kete fakt parashtresat jane te pa baza. Nuk mund te mos verehet fakti se ne nje periudhe kohore prej dy muaj, per tri ankesa vec e vec nga qytetaret, Sektori per kontroll te brendshem konkludon se personat zyrtar policor te trajnuar profesionalisht kane qene te nxitur me provokime verbale dhe me kete rast nuk kane mund t i mposhtin palet, prandaj kane qene te detyruar te perdorin force e cila ka rezultuar me lendime trupore, dhe te njejten Sektori e konsideron te arsyeshme madje aq me teper i ngarkon palet per sulme ndaj personit zyrtar. Komiteti i Helsinkit i apelon MPB dhe Sektorit per kontroll te brendshem dhe standarde profesionale te mos e keqperdor vepren e pershkruar penale Sulm ndaj personit zyrtar gjate kryerjes se sigurise, duke e fshehur detyren e vet per hetime te thella dhe per sanksionim te nepunesve policor te cilet i kane tejkaluar autorizimet[3] dhe rikujton ta zbatojne ne praktike perpjekjen e deklaruar per mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Komiteti pajtohet me thekset ne Letren e Kryeministrit te drejtuar MPB-se dhe nepunesve policor per bon tonin e tyre dhe per miresjellje, por prape se prape rikujton se Qeveria eshte organ kolegjial me akte saktesisht te percaktuara te cilat mund t i sjell, ndersa forma Leter nuk eshte akt me fuqi juridike, aq me teper qe obligimet dhe kompetencat e nepunesve policor jane te rregulluara me ligjet ekzistuese juridike ne fuqi dhe me aktet nenligjore te cilat vetem qe duhet te implementohet ne praktike ne vend qe te sherbejne si paravan deklarativ per respektimin e te drejtave te njeriut Neni 32 paragrafi 2, Ligji për policinë: Në zbatimin e autorizimeve policore, nëpunësi policor është i obliguar të veprojë në mënyrë humane dhe ta respektojë dinjitetin, shëmbëlltyrën dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit. 2 Neni 383 nga Kodi Penal i R.M. 3 Neni 37, Kodi i etikës policore, 04.06,2007 Nëpunësit policor nuk guxojnë të shkaktojnë, iniciojnë ose tolerojnë kurrfarë akti të torturimit, mundimit, veprimit jo njerëzor ose poshtërues ose ndëshkim, ndërsa me nenin 56 të të njëjtit Kod është paraparë se Nëpunësit policor e respektojnë dinjitetin personal dhe nevojat individuale të personit i cili është thirrur, marrë ose privuar nga liria për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale. 81

82 Raporte mujore RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Mars I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARI- MEVE DEMOKRATIKE 1.1. Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme: Pse të jetë thjeshtë kur mund të jetë deri në fund e komplikuar dhe e dëmshme! 1.2. Ministria e kulturës në vend të artit e përhap gjuhën e urrejtjes 1.3. Diskriminimi i fëmijëve të lindur me fekondim artificial 1.4. Mos efikasiteti në mbrojtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara 1.5. Plotësim për ratifikimin e protokollit Fakultativ në Konventën kundër torturimit Bashkëpunimi midis Komitetit të Helsinkit dhe Ministrisë së punëve të jashtme (MPJ) II. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1 Si do të realizohet mbrojtja sociale në Entin Publik-Pushimorja për Fëmijë (E.P.P.F.) Mlladost? 2.2 E drejta për punë dhe parasupozimi i pafajësisë III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Urgjenca e procedurës penale në rast të ekzistimit të masës së shqiptuar të paraburgimit, rasti Miodrag Markoviq 3.2. Rasti Zebushe Krasniqi 3.3. Rasti Elizabeta Naseska Bashkë me këtë raport: Për obligimet e pa kryera Nuk do të themi asgjë të re poqese edhe ne konstatojmë se, tanimë disa vite me radhë, çdo gjë sikur zhvillohet sipas klishesë në të cilën një ngjarje e re e mbulon ngjarjen paraprake, të cilën më shpesh e harrojmë ose, thënë më saktë e vendosim nën qilim që të mos na godet në kokë muaj ose vite më vonë. Tani do të merremi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat problemin me emrin të cilin e kemi me fqinjin jugor do ta zhvendosin anësh duke e sjellë në një nga çështjet në fushatën para elektorale, njëlloj siç që emri e mbuloi mos marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe veton greke e cila solli e solli këtë. Ndërkaq, vetoja dhe mos marrja e ftesës, atëherë kur ishin top temë, e tërhoqën tërësisht vëmendjen tonë nga ajo që deri atëherë kërkohej nga ne si parakusht për marrjen e ftesës... Të kishim qenë qen, që moti do ta kishim përfituar refleksin e Pavllovit dhe do të dinim se çdo vit zgjedhor për ne është vit plotësisht i pakthyeshëm. Madje, me siguri do të bënim diçka në vend që të lejonim të kemi tranzicion të pafund dhe shterpë në të cilin, poqese mund të flitet për arritje të caktuara në rrugën drejtë asaj për të cilën jemi në mënyrë deklarative, atëherë arritjet, sipas rregullës, kanë ndodhur për shkak të imponimit me këshilla/presion/kushtëzime nga miqtë tanë të jashtëm. Me që, pa dyshim i takojmë llojit të njeriut, gjatë disa muajve të ardhshëm gjatë disa muajve të ardhshëm si kampione në demokraci do të merremi me fushatë para elektorale, zgjedhje dhe me formimin e qeverisë me të gjitha adetet tona kolorite për çdo njërën nga këto faza. Me prioritetet e këtilla demokratike para nesh, gjithsesi nuk kemi kohë që të rikujtohemi se para rreth tredhjet ditë komisari Evropian për zgjerim në seancën e trupit kuvëndor/shtetëror që duhet ti jep ton afrimit tonë meteorik ndaj Brukselit, na solli tetë detyra, përmbushja e të cilave është kusht që BE të vendos që ti fillojë me ne bisedimet për anëtarësim. Për ne si Komitet i Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut posaçërisht të posaçme janë tre nga këto parakushte, edhepse pothuajse të gjitha më pak ose më shumë hyjnë nën të njëjtën ombrellë: implementimi i ligjit për policinë, miratimi i legjislativës për luftë kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësinë. Lëmi në të cilat me një dozë të madhe të optimizmit mund të thuhet i kemi filluar reformat dhe se kemi arritur në gjysmën e rrugës deri të realizimit të tyre. Ndërkaq, skeptikëve u mbeten argumentet e llojit: se janë bërë hi shpresat se me hyrjen në fuqi të Ligjit policinë do ta kemi të reformuar - ligji i keq nuk përmirësohet me akte edhe më të këqija nënligjore; për çfarë ligje për luftë kundër korrupsionit mund të flitet, kur edhe atë pak të cilën e kishim (Komisionin shtetëror për luftë kundër korrupsionit) e disiplinuan dhe,më në fund, çka mund të pritet nga reformat në gjyqësinë me mangësi të mishëruar që në start mos eliminimin e mundësive për ndikesës politike mbi prokuroritë dhe gjykatat. Mandej, atëherë na çudit që rritet numri i atyre të cilëve politikanët në pushtet nuk ka nevojë tu paraqiten, ata e dinë vetë se çka duhet të bëjnë për t ua përmbushur dëshirat. Ndërkaq, punëve të pa kryera do t ju kthehemi atëherë kur nga Brukseli do të na përkujtojnë se është dashur të përmbushim qysh dje I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme: Pse të jetë thjeshtë kur mund të jetë deri në fund e komplikuar dhe e dëmshme! Ministria e arsimit në fund të muajit mars e shpalli konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollimin e mesëm me të cilin në disa shkolla të mesme të më shumë komunave është paraparë hapja e paraleleve në të cilat mësimi do të zhvillohej në gjuhën mësimore shqipe. Konkursi shkaktoi një varg reagimesh të vetëqeverisjeve lokale, të shkollave në të cilat parashihet hapja e paraleleve, përfaqësuesve të organizatave lokale, të qytetarëve...reagimet mund të vlerësohen si mospajtim me paralajmërimin për hapje të paraleleve në gjuhën shqipe. Mediat informuan se me konkursin e shpallur nuk janë pajtuar madje as kryetari (që është edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e arsimit) dhe anëtarët maqedonas (nocion i përdorur në mediat) e komisionit të Ministrisë i cili ka vendosur për konkursin. Argumentet kundër ishin mos pasje e kushteve hapësinore dhe kadrovike e deri në numërimin se sa shqiptarë ka në ato mjedise. Në operën e sapunit u përfshinë edhe organizata jo të zakonshme siç ishin luftëtarët kundër anarkisë të cilat parashtruan kërkesa që këshillat e komunave të Pellagonisë të mbajnë seanca urgjente, ndërkaq për problemin të prononcohen edhe këshillat e arsimtarëve dhe ato princore, duke dërguar në këtë mënyrë edhe vërejtje se do të ndërmarrin aktivitete me masa më radikale poqese Qeveria nuk e pengon arbitraritetin e (ministrit) Rushiti. Ndërkaq, në reagimet e degëve partiake të disa partive përmenden edhe interesat e ngushta partiake. Kontributin e tyre e dhanë edhe mediat në gjuhën maqedonase me ç rast publikonin edhe margaritarë për të cilat mendonim se pas viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar nuk do ti hasim sërish. Tërë kjo, reagimet për konkursin e shpallur i ngjyrosi politikisht, dhe për fat të keq ishin nga pozitat e mbrojtjes së kauzës maqedonase, e cila, ja po mbrohet edhe me atë që do të pengohet arsimimi i bashkësive tjera etnike në gjuhën amtare, posaçërisht të asaj shqiptare. Problemi assesi nuk është i ri, dhe nuk mund të ndërlidhet me këtë qeveri dhe, më pak ose më tepër paraqitet pothuajse çdo vit të ri shkollor. Në të kaluarën gjendjet e këtilla tejkaloheshin në atë mënyrë që pas protestave nëpër komunat dhe shkollat, Ministria tërhiqej, ndërsa për nxënësit të cilët kishin të drejtë të shkollohen në gjuhën amtare në shkollën e mesme kërkoheshin zgjidhje hibride siç është dërgimi i nxënësve në komuna tjera dhe vendosja e tyre në internate. Ndërkaq, çështja është tejet e thjeshtë poqese, nënkuptohet, mbetet anësh lojërat ditore politike. Sipas Kushtetues së Republikës së Maqedonisë Pjesëtarët e nacionaliteteve kanë të drejtë të kenë mësim në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm në mënyrën e përcaktuar me ligj (neni 48), ndërsa Ligji për arsim të mesëm i parasheh kushtet sipas të cilave Për pjesëtarët e bashkësive të cilat e përcjellin mësimin në gjuhën që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe alfabeti i tij cirilik, veprimtaria edukativo - arsimore në shkollat

83 e mesme realizohet në gjuhën dhe alfabetin e bashkësisë përkatëse në mënyrë dhe në sajë të kushteve të përcaktuara me këtë ligj. (neni 4, paragrafi 2 i të njëjtit Ligj). Përveç kësaj, në sajë të ndryshimeve të këtij ligji shkollimi i mesëm nga viti i ardhshëm bëhet i obligueshëm për çdo qytetar, sipas kushteve të njëjta të përcaktuara me këtë ligj. Domethënë arsimimi i mesëm tanimë nuk është vetëm e drejtë por edhe obligim. Ministria dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe ta zbatojnë ligjin, çdo gjë tjetër është vetëm politikë ditore me qëllim që tek të vetit dhe n; llogari t të të tjerëve të përfitojnë poenë të imëta politike. Komiteti i Helsinkit në këtë mënyre e përkrah deklaratën e 21 organizatave joqeveritare të titulluar Arsimimi i mesëm për të gjithë, të iniciuar nga Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI) nga Gostivari në të cilën shfaqet brengosje për qëndrimet që i shfaqin disa përfaqësues nga vetëqeverisjet lokale dhe përfaqësues të shkollave të mesme në lidhje me çështjen e hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe Ministria e kulturës në vend të artit e përhap gjuhën e urrejtjes Në fillim të muajit mars të këtij viti të pjesës Daja Vanja të Çehovit e mbushi deri në ulësen e fundit sallën e Qendrës fëmijërore në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Shfaqja është në regjinë e, sipas fjalëve të shumë njerëzve, regjisorit më të mirë maqedonas Sllobodan Unkovski, ndërsa rolin kryesor e luan aktori i mirënjohur Bajrush Mjaku. Pas pjesës Babai i Strinbergut, e cila i përfaqësoi teatrot e Maqedonisë në më shumë skena botërore, ky ishte edhe një projekt i suksesshëm i këtij tandemi. Premiera, për fat të keq ishte vetëm shfaqje e ekipit të projektit për miqtë nga Maqedonia. Ministria e kulturës nuk e financoi punën e Unkovskit dhe të Mjakut dhe adhuruesit e teatrit nuk kishin mundësi që ta shohin këtë shfaqje. Vështirë është kur nuk të përkrah vendi yt, do të deklarojë në ato ditë regjisori Unkovski. Por, me siguri është edhe më e vështirë të sqarohet se pse publiku i këtushëm nuk e ka mundësinë që ti gëzojë cilësitë e projektit. Kjo ishte mundësia e cila vetëm për shkaqe që i din vetë, na e pamundësoi Ministria e kulturës. Mundësinë të cilën shikuesit në Tiranë dhe në Prishtinë e kishin gjatë tërë muajit të njëjtë për shkak se institucionet e këtyre dy shteteve besonin në potencialin artistik të ekipit të tubuar dhe investuan mjete në realizimin e projektit në të cilin merrnin pjesë edhe aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Poqese mund të gjendet mirëkuptim për verbërinë burokratike dhe jokompetencës së dukshme të burokracisë së Ministrisë së kulturës, por assesi nuk mund të kuptohet lehtësia dhe arroganca me të cilën projekti është refuzuar dhe në këtë mënyrë i është pamundësuar publikut të këtushëm ta shikojë. Paratë më sa duket nuk janë problem për shkak se kjo Qeveri në shumë raste demonstron se ka dorë të gjerë në shpenzimin e parave të tatim paguesve, madje edhe për kinse projekte dhe vepra artistike. Por, se me siguri bëhet fjalë për realizimin e qejfeve në sajë të mos durimit personal dhe politik flet edhe reagimi i Ministrisë me rastin e shkrimit të gazetës ditore në gjuhën shqipe Lajmi. Ministria në formë të demantit, reagoi në shkrimin e gazetës rreth (mos)financimit të projektit, në shkrimin me titull Turp për Ministrinë e kulturës të gazetares Anila Disha. Demanti i cili u ishte dërguar vetëm gazetave në gjuhën shqipe, është përplot me fyerje ndaj gazetares autore të tekstit por edhe për aktorët e projektit. Kurorë e çdo gjëje, prapëseprapë është përdorimi i termit sintaksa a lla shkinore. Në këtë mënyrë, strukturat e Partisë demokratike shqiptare në pushtetin aktual, për herë të dytë gjatë një viti me një lehtësi të pabesueshme e vazhdojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes, qasjen raciste dhe përhapjen e mos durimit etnik Diskriminimi i fëmijëve të lindur përmes fekondimit artificial Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, e pranuar si në rendin ndërkombëtar juridik ashtu edhe në atë të Republikës së Maqedonisë si bazë për normimin dhe mbrojtjen të drejtave themelore të njeriut përcakton se të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë edhe për nga dinjiteti edhe për nga të drejtat[1]. Megjithatë, në pajtim me informacionet të cilat muajin e kaluar u përhapën në opinion, është e qartë se profesorët në fakultetin e Teologjisë nuk e kanë të njëjtin mendim kur konsiderojnë se fëmijët e lindur përmes fekondimit artificial dallojnë nga fëmijët tjerë dhe mu për këtë duhet të jenë të privuar që të pagëzohen sipas zakoneve të religjionit krishterë. Sipas tyre, lindja e një jete të re përmes fekondimit artificial është mëkat. Me këtë, drejtë për drejtë diskriminohen këto fëmijë në raport me fëmijët tjerë, sepse duhet marrë parasysh se shteti i Maqedonisë e ka pranuar ndalesën e diskriminimit në sajë të prejardhjes për nga lindja ose cilin do qoftë status tjetër[2], aq më tepër që Republika e Maqedonisë me vetë pranimin e Konventës për të drejtat e fëmijës si pjesë të të drejtës nacionale, është obliguar se do të sigurojë të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët në territorin e saj pa kurrfarë diskriminimi dhe pa dallim nga lindja ose statusi tjetër i fëmijës ose të prindit të tij. Pikëpamja e këtillë e udhëheqësve të Fakultetit Teologjik, me të cilën ato refuzojnë ta pagëzojnë fëmijën e lindur të gjallë bie në kundërshtim me të drejtën për jetë të normuar në aktet e shumta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat thonë se e drejta për jetë është e pandashme nga personaliteti i njeriut[3], ndërsa shtetet e pranojnë se çdo fëmijë e ka të përfituar të drejtën për jetë në sajë të lindjes[4]. Në mënyrë të pashmangshme parashtrohet pyetja si profesorët e Fakultetit të Teologjisë mund të dallojnë se cili fëmijë është i lindur me fekondim artificial, duke e pasur parasysh obligimin ligjor të institucioneve shëndetësore që ta sigurojnë mbrojtjen e të gjitha të dhënave personale, medicinave dhe gjenetike për donatorin dhe pranuesin[5], (informacione të klasifikuara), apo kanë mënyrë tjetër të arritjes deri te informacionet ose ndonjë sistem të vënies së shenjës në fëmijët. Qëndrimi i këtillë i fakultetit të Teologjisë është edhe më shumë i llahtarshëm duke pasur parasysh aplikimin e predikimit fetar në shkollat fillore[6] që duhet të fillojë në vitin e ri shkollor. Profesorët e fakultetit të Teologjisë shkojnë deri atje sa që thonë se kisha nuk do të ndërmerr masa të posaçme ndaj besimtarëve të cilët kanë bërë fekondim artificial për shkak se të gjithë jemi mëkatarë, dhe për këtë Komiteti i Helsinkit parashtron pyetje se çfarë masa i qëndrojnë në dispozicion kishës dhe prej ku e ka të drejtën që dikë të ndëshkojë? 1.4. Mos efikasiteti në mbrojtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara Në datën para Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë janë vërejtur automobila të parkuar në sipërfaqet e gjelbëruara[7], afër hapësirës së paraparë për parkimin e automjeteve. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut reagoi dhe biseda telefonike me Ministrinë e punëve të brendshme[8] - Shërbimi 192 Komunën Qendër, Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e mjedisit jetësor, të cilët në pajtim me rregullativën ligjore janë organe kompetente për këtë çështje, me kërkesë që të intervenojnë në këtë rast[9]. Mirëpo, ishim të befasuar nga përgjigja e tyre e cila ishte Nuk jemi kompetent lidhur me këtë çështje. Organet kompetente obligimin e tyre e kalonin në organe tjera, dhe kështu me këtë rast erdhëm në përfundimin se ato realisht nuk e dinë kush është kompetent për rastin. Kur më në fund kur arritëm deri te njëri nga organet kompetente për sanksionimin e parkimit në sipërfaqet e gjelbëruara, e krahas nëpunësve policor kompetent janë edhe inspektorët komunal[10] të caktuar nga komunat, nga komuna Qendër morëm përgjigje se të gjithë inspektorët janë në seminar. Mbrojtja e ambientit jetësor është kategori që është e normuar në më shumë ligje[11] në të cilat ekzistojnë zgjidhje qartë të definuar ligjore për këtë lëndë në sajë të të cilave mund të procedojnë organet e lartë përmendura, mirëpo të njëjtit i mbyllin sytë para asgjësimit të ambientit jetësor, ndërsa kryerësit mbeten të pa ndëshkuar. Të gjithë ishim dëshmitarë të aksionit të organizuar i cili ishte i organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Dita e drurit Mbjelle ardhmërinë tuaj në të cilën u mbollën më shumë se 2 milion fidanë, dhe e cila ishte njëri nga aksionet 83

84 Raporte mujore 84 më masive në Ballkan. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e përkrah aksionin dhe shpreson se në të ardhmen ajo do të shndërrohet në traditë. E pyesim veten se çfarë është efekti i këtyre aksioneve nëse në 364 ditët tjera të vitit, organet kompetente nuk ndërmarrin veprime për pengimin e veprave të këtilla, asgjësuesit e gjelbërimit mbeten të pa ndëshkuar, atëherë rezultati përfundimtar të këtyre ngjarjeve sërish е ndjejnë qytetarët, e asnjë nga institucionet nuk e merr përgjegjësinë për gjendjen e këtillë Plotësim për ratifikimin e protokollit Fakultativ në Konventën kundër torturimit Bashkëpunimi midis Komitetit të Helsinkit dhe Ministrisë së punëve të jashtme (MPJ) Gjatë muajve të kaluara, Komiteti i Helsinkit i dërgoi dy apele publike Qeverisë së RM për ratifikimin e Protokollit fakultativ ndaj Konventës kundër torturimit ose ndëshkimeve dhe veprimeve tjera johumane ose poshtëruese. Republika e Maqedonisë e nënshkroi Protokollin më 1 shtator të vitit Ashtu siç tanimë theksuam, Protokolli Fakultativ i themeluar në dy shtylla. E para, e vendos sistemin e parandalimit të rasteve të torturimit, në vend të reagimit pasiqë ato të ndodhin, ndërsa shtylla e dytë është bashkëpunimi i shteteve anëtare në parandalimin dhe eliminimin e rasteve të torturimit. Me këtë, Protokolli Fakultativ krijon sistem të inspektimit të pavarur në vendet e mbajtjes me qëllim të parandalimit të torturimit dhe monitorimit të kushteve të cilat mbizotërojnë në ato vende. Synimi i Protokollit Fakultativ është që përmes vizitave dhe raporteve që do të dalin nga këto vizita të hapet debat midis pushtetit dhe trupave për mbikëqyrje, me qëllim të pengimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të mënjanimit të shkaqeve të cilat i gjenerojnë kushtet për torturim. Me Protokollin Fakultativ është konfirmuar fakti se transparenca më e madhe e vendmbajtjeve dhe vendeve për paraburgim kontribuon kontribuon për zvogëlimin e mundësive për përdorimin tejmase nga ana e personave të autorizuar, dhe me këtë më e madhe është mbrojtja e personave të privuar nga liria të cilët janë tejet të lëndueshëm dhe të pa mbrojtur nga mundësia që të jenë subjekt të torturimit ose veprimi dhe ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues. Ndërkohë, pas seminarit të mbajtur për ratifikimin e Protokollit Fakultativ në Konventën e OKB-së kundër torturimit, të organizuar nga Zyra e Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut, Ekipit të OKB-së në Maqedoni dhe Asociacionit për parandalimin e torturës, u mbajt takim midis përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe përfaqësuesve nga Ministria e punëve të jashtme. Në takim u diskutua për modelin e mekanizmit parandalues kombëtar dhe të ratifikimit të Protokollit. Në këtë takim të mbajtur në Ministrinë e punëve të jashtme hasëm në bashkëpunim dhe së shpejti e këtij Protokolli. Duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe të këtij mekanizmi proaktiv ndërkombëtar dhe kombëtar për mbikëqyrjen dhe parandalimin e torturimit përmes vizitave të rregullta dhe periodike në vendmbajtjet e personave të privuar nga liria me qëllim të intensifikimit të mbrojtjes së tyre, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM e përshëndet bashkëpunimin e ofruar nga Ministria e punëve të jashtme në raport me idenë e kyçjes së sektorit joqeveritar në procesin e krijimit të trupit (trupave) për parandalimin e torturimit në nivel nacional, dhe poashtu edhe kyçjen e përfaqësuesve të tyre si anëtarë të të njëjtit trup. II. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Si do të realizohet mbrojtja sociale në Entin Publik-Pushimorja për Fëmijë (E.P.P.F.) Mlladost? Komitetit të Helsinkit i Republikës së Maqedonisë për të drejtat e njeriut të me kërkesë për ndihmë juridike ju drejtuan familjet e personave Lekoviq Sinan, Lekoviq Zehra, Mikiq Sasho dhe Mikiq Bllagica. Atyre Qendra Ndërkomunale për punë sociale e qytetit të Shkupit më 26 shkurt të vitit 2007 u ka dhënë vendim që përkohësisht të vendosen në objektin e E.P.P.F. Mlladost në Çiçino Sello, komuna e Sarajit. Ekipi i Komitetit të Helsinkit i Maqedonisë për të drejtat e njeriut për nevojat e projektit Monitoringu i shkeljes së të drejtave të njeriut në territorin e Republikës së Maqedonisë realizoi një vizitë në këtë objekt. Nga gjendja faktike e cila u përcaktua në vetë vendin, mund të konstatohet se në këtë kompleks objekt janë të vendosur edhe refugjatët nga Radusha, refugjatë nga vendet tjera, gra viktima të dhunës familjare dhe të tjerë. Katër familjet e përmendura janë vendosur në një barakë, dhe më vonë, është vendosur edhe një çift i ri bashkëshortor që janë të varur nga droga, bashkë me një fëmijë te i cili është konstatuar sëmundja ngjitëse Hepatit C. Kushtet në të cilat jetojnë janë jashtë të gjitha standardeve të jetës së civilizuar, ose më saktë barakat janë gati të rrënohen, muret që janë të punuara nga gipsi janë të plasaritura, ndërsa tavani rrjedh dhe përmes tij depërton uji atmosferik. Në dhomat në të cilat qëndrojnë këto persona nuk është bërë kurrfarë dezinfektimi, dezinfektimi dhe deratizimi. Vetëm për krahasim, në ligjin për ekzekutimin e sanksioneve në pjesën për vendosjen e personave të dënuar në nenin 102 thuhet: Kthinat në të cilat vendosen personat e dënuar nuk guxon të jenë të lagështa dhe për çdo person të dënuar mesatarisht duhet të sigurohet 9 (nëntë) metro kub hapësirë. Në rastin e prezantuar paraprakisht, kjo që është theksuar as që mund të thuhet se është ashtu. Tualeti dhe banja janë të përbashkëta, inventari sanitar është i thyer, punon vetëm një bojler, instalimi elektrik është mjaft i dëmtuar dhe është i rrezikshëm për jetë. Në kuadër të këtyre katër familjeve jetojnë edhe dy fëmijë të mitur, të cilët shkojnë në shkollë. Në lidhje me këto fëmijë, në disa raste janë parashtruar kërkesa për bileta për vozitje të lirë me autobus me të cilat ato do të mund të udhëtonin deri në shkollën e tyre, por ata ende nuk kanë marrë përgjigje nga organet relevante. Njëri nga prindët çdo ditë fëmijën e tij e çon në shkollë me biçikletë, pa marrë parasysh se çfarë moti mbizotëron. Komiteti i Helsinkit, sërish me keqardhje konstaton se mbrojtja dhe siguria sociale e qytetarëve në pajtim me parimin e drejtësisë sociale në Republikën e Maqedonisë është në nivel shumë të ulët dhe jashtë të gjitha standardeve civilizuese E drejta për punë dhe para supozimi i pafajësisë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në vazhdimësi vë në pah shkeljet e parimit të parasupozimit të pafajësisë dhe me keqardhje konstaton se vazhdon mosrespektimi i këtij parimi themelor të procedurës penale, të mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me Ligjin për procedurë penale dhe Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut. Edhe më alarmant është fakti se ky postulat themelor i procedurës penale nuk respektohet edhe kur bëhet fjalë për njërën nga të drejtat themelore të njeriut TЁ DREJTЁN PЁR PUNЁ, gjë e cila gjithsesi meriton kritikë. Në rastin e doganierëve në kalimin kufitar Deve Bair të dyshuar për kryerjen e veprës penale Mitmarrje, në raportin mujor për muajin qershor të vitit 2007, Komiteti u deklarua në lidhje me indicet serioze për keqpërdorimin e masave të posaçme hetimore. Si rezultat përcjelljes së pjesës së mëtejme të procedurës gjyqësore kundër këtyre personave, e cila ende është në vazhdë e sipër, Komiteti i Helsinkit arriti në njohuri, të mbështetura me dokumentacion përkatës në sajë të të cilit është e dukshme se për të gjithë personat e dyshuar në kuadër të Agjencisë për punësim, Qendra për punësim në Shkup, marrëdhënia e punës që është e kontraktuar për një kohë të pacaktuar, në detyrat punuese Punëtor në MPB, u ka pushuar në datën në sajë të dënimit në kohëzgjatje deri më 6 muaj. Mirëpo, të njëjtat persona të cilëve marrëdhënia e punës u ka pushuar, me këtë rast duke mos ditur aspak se kanë qenë të akuzuar, e as se kundër tyre është zbatuar procedurë penale, madje edhe më pak se e njëjta ka përfunduar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor me të cilin janë dënuar me dënim me burg, ditën e ardhshme,

85 përkatësisht më datën , janë marrë në stacion policor nën dyshimin për vepër të kryer penale, ndërsa Vendimi për realizimin e hetimit, bashkë me përcaktimin e masës paraburgim është sjellë në datën Në pajtim me nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: Personi i akuzuar për vepër penale do të konsiderohet i pafajshëm deri sa faji i tij nuk përcaktohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Në rastin konkret faji i të dyshuarve ende nuk është i përcaktuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, madje më shumë se një vit pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, dhe prej këtu është e befasishme se si dhe kur është sjellë vendimi i plotfuqishëm gjyqësor në sajë të të cilit në datën kontestuese të shënuar në fletë çregjistrimin e sigurimit për marrëdhënie të kontraktuar pune nga Qendra për punësim e Shkupit, marrëdhënia e punës ka pushuar? Mundet edhe më brengosës është fakti se me aktin e këtillë të Qendrës për punësim të Shkupit, është bërë shkelje të Ligjit për marrëdhënie pune sipas të cilit për shkak të vuajtjes së dënimit ose pamundësisë ta kryejë punën për prridhë më të shkurtër se gjashtë muaj kontrata për punësim nuk pushon të vlejë dhe punëdhënësi nuk guxon ta ndërpresë kontratën[12]. Veprimi i habitshëm i institucioneve vazhdon edhe me Propozimin për miratimin e vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës të personave të dyshuar i cili nga ana e punëdhënësit, në rastin konkret nga MPB, madje është dhënë në datën , e pas kësaj vijon edhe Vendimi për pushim të marrëdhënies së punës, pra, pothuajse dy muaj pasi ata kanë qenë të ç lajmëruar nga Qendra për punësim. Ligji për marrëdhënie pune parasheh se për dhënia e pushimit nga puna nga ana e punëdhënësit patjetër duhet të ekzistojë shkas me bazë të shëndoshë, të cilën punëdhënësi është i obliguar ta arsyetojë dhe dëshmojë me shkrim[13], por paraprakisht me shkrim t ia tërheq vërejtjen punëtorit për mos përmbushjen e obligimeve. Qëllimi i kësaj dispozite është që të kufizohet punëdhënësi por edhe të mbrohet punëtori nga sjellja arbitrare e punëdhënësit gjatë pushimit të punëtorit nga puna, gjë e cila në rastin e theksuar nuk ka ndodhur duke pasur parasysh se është e qartë shkelja e parimit për para supozim të pafajësisë dhe të të drejtave nga marrëdhënia e punës. Komiteti i Helsinkit sërish rikujton se të drejtat që i ka çdo person i dyshuar, të drejtën e privatësisë dhe të para supozimit të pafajësisë duhet shumë më tepër të jenë të mbrojtura. Poashtu, Komiteti i Helsinkit konsideron se Ministria e punëve të brendshme dhe Qendra e punësimit Shkup duhet të japin sqarim për pushimin e marrëdhënies së punës të shënuar në ç lajmërimin e lëshuar nga Qendra duke pasur parasysh faktin se ende as nuk është përfunduar procedura penale e shkallës së parë, që para supozon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë dënim për ndonjë dënim me burg. III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Urgjenca e procedurës penale në rast të ekzistimit të masës së shqiptuar të paraburgimit, rasti Miodrag Markoviq Miodrag Markoviq është shtetas i Republikës së Malit të Zi, që është i akuzuar në Republikën e Maqedonisë për veprën penale Larje të parave dhe të përfitimeve tjera nga vepër të ndëshkueshme sipas nenit 273 të Kodit penal të R. M. Bëhet fjalë për rast me të cilin përmes mjeteve të informimit publik ishte i njoftuar edhe opinioni më i gjerë, por edhe për rast për të cilin shfaqi interesim edhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe procesi i të cilit gjyqësor është objekt i vëzhgimit të vazhdueshëm. Komiteti i Helsinkit vë në pah nevojën që autoritetet gjyqësore ti respektojnë standardet e përdorimit të paraburgimit si mjet për ta siguruar praninë e personave të akuzuar, i cili njëkohësisht paraqet masë e fundit e cila aplikohet poqese qëllimi nuk arrihet me një masë më të butë[14]. Për fat të keq, autoritetet gjyqësore edhe më tej vazhdojnë ta keqpërdorin paraburgimin në mënyrën që atë e shfrytëzojnë si masë të nevojshme për ta siguruar praninë e të akuzuarit në zhvillimin e procedurës penale. Në favor të kësaj flet edhe fakti se personi Miodrag Markoviq e vuan masën e paraburgimit më shumë se 16 muaj. Me fletë arrestin e lëshuar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë i akuzuari, atëbotë i dyshuar, është arrestuar në Republikën e Serbisë në muajin dhjetor të vitit 2006 ku e vuan masën e paraburgimit deri në tetor të vitit 2007, kur është i ekstraduar në Republikën e Maqedonisë. Krahas përcaktimin ligjor për urgjencën në procedimin e lëndëve të paraburgimit[15], procedura penale e shkallës së parë kundër të akuzuarit ende është në vazhdë e sipër, dhe e njëjta zvarritet në vazhdimësi duke mos pasur parasysh me këtë rast pasojat e dëmshme nga sjellja e këtillë indiferente në raport me masën e paraburgimit. Shembulli i fundit për arritjen e këtillë është shtyrja e shqyrtimit kryesor gjyqësor, për rreth një muaj, për shkak të përkthimit të dëshmisë me shkrim të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike (PTh), pa marrë parasysh se paraprakisht ishte dhënë afat prej dy javë për përkthimin e materialit voluminoz dëshmues të dorëzuar nga ana e mbrojtësve. Komiteti i Helsinkit me këtë rast dëshiron të përkujtojë në parimin e barabarësisë së kushteve për palët në procedurën penale. Situata është edhe më alarmuese poqese kihet parasysh edhe fakti se gjatë njërit nga shqyrtimet kryesore gjyqësore, i cili u vëzhgua nga Komiteti, mbrojtësit e zoti Markoviqit parashtruan propozim për heqjen e masës së paraburgimit dhe për shqyrtimin e masave tjera të parapara ligjore për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, duke ofruar garanci për përcaktimin e të njëjtave, por me këtë rast nga Zëvendës Prokurori Publik u theksua parashtresa kundër propozimit të këtillë, duke mos dhënë argumente juridikisht të mbështetura për përkrahjen e parashtresës. Propozimi nuk u pranua nga Gjykata me një arsyetim shumë të thjeshtë: Ende vlejnë shkaqet për shqiptimin e masës së paraburgimit. Komiteti i Helsinkit konsideron se në rastet kur posaçërisht vendoset për kufizim të lirisë së lëvizjes së personit, gjatë përcaktimit ose vazhdimit të masës së paraburgimit, kjo duhet të ketë qasje përkatëse dhe relevante, shkaqe të qëndrueshme dhe të arsyetuara si dhe procedim urgjent, për shkak se bëhet fjalë për njërën nga të drejtat themelore të njeriut. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut disa herë e kritikoi sjelljen e këtillë të masës së paraburgimit, dhe sërish u apelon organeve gjyqësore që në mënyrë të barabartë me paraburgimin ti marrin parasysh masat alternative, duke pasur parasysh se paraburgimi paraqet mase për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, e jo ndëshkimin e tij, e njëkohësisht nuk duhet të harrohet edhe parimit të para supozimit të pafajësisë si parim kushtetues[16] Rasti Zebushe Krasniqi Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, përmes Amnesty international, ju drejtua një kushërirë e personit Zebushe Krasniqi, dhe kërkoi ndihmë që personi i njëjtë të gjendet. Krasniqi në datën në banesën në të cilën ka jetuar me qira ka qenë e arrestuar nga policia. Në sajë të parashtresës së saj, si dhe në sajë të miratimit që është marrë paraprakisht nga MPB, z-sha Zebushe Krasniqi u vizitua nga përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në lokalet e Qendrës Transitorë për shtetas të huaj. Në këtë rast bëhet fjalë për person të lindur në Shkup në vitin 1976, me kombësi shqiptare, e cila posedon vetëm certifikatë nga libri i amzës së të lindurve dhe është pa nënshtetësi. Gjatë bisedës me z-shen Krasniqi na u tha se dëshiron të mbetet në Republikën e Maqedonisë dhe të parashtrojë dokumente për marrje të nënshtetësisë, se tërë jetën ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe se ka kushërinj tek të cilët mund të mbetet të qëndrojë dhe të cilët do të ishin kujdesur për te. Në sajë të të dhënave që janë marrë nga pala, bëhet fjalë për person kundër të cilit kurrë nuk është ngritur as procedurë kundërvajtëse as penale. Konventa Evropiane për nënshtetësi[17];[18] parashikon se rregullat për nënshtetësi i çdo shteti do të mbështeten në parimet që çdo kush të ketë të drejtë për nënshtetësi dhe të qënunit pa nënshtetësi të evitohet. Duke e pasur parasysh faktin se Ligji për të huaj[19], përcakton që për këtë procedurëtë shfrytëzohen dispozitat nga Ligji për procedurë të përgjithshme 85

86 Raporte mujore administrative, por nënkuptohet se edhe në këtë procedurë vlejnë dispozitat për ekonomësi[20] dhe urgjencë të të njëjtës. Duke pasur parasysh urgjencën e rastit dhe duke pasur parasysh se z-zha Krasniqi gjendet në Qendrën Transitore tanime 1 muaj, dhe ekzistojnë mundësi ligjore për lëshimin dhe vendosjen e saj në ndonjë vend tjetër në sajë të nenin 110[21] nga Ligji për të huaj, Komiteti i Helsinkit i apelon Ministrisë së punëve të brendshme ta shqyrtojë mundësinë të sjell Vendim me të cilin do të mundësohet vendosja e palës tek kushërinjtë e saj, dhe kjo në pajtim me ligjin dhe duke i pasur parasysh rrethanat e rastit. Dëshirojmë të theksojmë se edhe Avokati i Popullit, duke i vërejtur problemet me marrjen e nënshtetësisë në sajë të lindjes, ka parashtruar iniciativë për ndryshimin e Ligjit për nënshtetësi në këtë pjesë, të cilën Komiteti i Helsinkit e përshëndet dhe e përkrah Rasti Elizabeta Naseska Nga Shkolla e mesme Komunale Ekonomiko Juridike dhe e Tregëtisë (ShM- KEJT) Kuzman Josifovski Pitu Prilep në datën 22 prill të vitit 2006 është shpallur konkurs për për arsimtar për lëndët nga ekonomia në të cilin kanë konkurruar 9 kandidatë, nga të cilët 8 i kanë përmbushur kriteret e kërkuara. Drejtoresha e ShMKEJT Kuzman Josifovski Pitu Prilep Vendimin për zgjedhjen e arsimtarëve për lëndët nga ekonomia e sjell në datën (nr e datës ). Ajo, para afatit të përcaktuar me ligj për parashtresa, në datën nënshkruan Marrëveshje me kandidatët për punësim për kohë të pacaktuar. Në ditën para sjelljes së Vendimit nr , në datën drejtoresha i çlajmëron kandidatët e paraqitur, me të cilët paraprakisht ka nënshkruar kontrata pune për kohë të caktuar nga data deri në datën Vendimin i datës , Elizabeta Naseska e ka marë në datën Elizabeta Naseska, e pakënaqur nga zgjedhja e bërë në këtë mënyrë nga ana e drejtores, në afatin e përcaktuar me ligj, i ka dorëzuar Parashtresë Këshillit të Shkollës, i cili këtë Parashtresë E KA MIRATUAR DHE KA VENDOSUR QЁ TA SHLYEJЁ Vendimin nr të datës për zgjedhjen e bërë dhe e ka obliguar drejtoren që në afat prej 8 ditësh të bëjë zgjedhje të re nga kandidatët e paraqitur. Drejtoresha ka sjell Vendim të ri nr të datës , me çrast sërish arsimtarë për lëndët nga ekonomia për kohë të pa caktuar i ka zgjedhur të njëjtët kandidatë. Edhe në këtë vendim Elizabeta Nasevska ka paraqitur Parashtresë, në afatin e përcaktuar me ligj. Këshilli i shkollës është takuar në datën , e ka shqyrtuar Parashtresën, E KA MIRATUAR NЁ TЁRЁSI dhe KA VENDOSUR TA NDRYSHOJЁ Vendimin nr të datës , me miratimin e Vendimit të vet nr të datës Me që drejtoresha e shkollës nuk e ka zbatuar këtë vendim të Këshillit të Shkollës, Elizabeta Naseska në datën , ka parashtruar Aktpadi në Gjykatën Themelore Prilep, me kërkesë për zbatimin e Vendimit. Me vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore në Prilep P. Nr. 738/06 të datës është refuzuar kërkesa paditëse e palës Elizabeta Naseska, si e pabazë, me të cilën kërkohet që i padituri ta zbatojë Vendimin nr të datës të miratuar nga Këshilli i Shkollës, e në lidhje me pranimin e arsimtarit për lëndët nga ekonomia, në mënyrë që ShMKEJT Kuzman Josifovski Pitu Prilep me personin Elizabeta Naseska do të nënshkruajë marrëveshje për punë për kohë të pacaktuar për vendin e punës arsimtar për lëndë nga ekonomia, duke filluar nga data Kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prilep është parashtruar Ankesë në Gjykatën e Apelit në Manastir. Krahas me ankesën është dorëzuar edhe Parashtresë me kërkesë për caktimin e shqyrtimit dhe diskutimit në gjykatën e shkallës së dytë në pajtim me dispozitat e nenit 351 paragr.2 të Ligjit Procedurë Ndërgjyqësore (LPN), e në lidhje me nenin 352 të LPN. Gjykata e Apelit në Manastir me Vendimin e vet Rsz. Nr. 16/2007 Ankesën e personit Elizabeta Naseska e refuzon si të pabazë dhe e konfirmon vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore Prilep, P.nr. 738/06 të datës Në Gjykatën Themelore në Prilep, mandej, në afatin e përcaktuar me ligj është parashtruar Revizion. Nga Gjykata Themelore në Prilep është marrë Vendim me të cilin Revizioni hidhet poshtë si i pa lejuar, e mandej në Gjykatën e Apelit në Manastir është parashtruar Ankesë kundër Ankesës, por i njëjti e ka refuzuar si të pa bazë. Komiteti i Helsinkit me keqardhje konstaton se indicet të cilat vënë në pah keqpërdorimin e detyrës zyrtare në punën e drejtores, të cilat janë të normuara në Ligjin për arsim të mesëm[22] do të duhet ti përcaktojë Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strazburg. Pra, mos sukses i sërishëm i gjyqësisë së Maqedonisë [1] Neni 1, Deklarata univerzale për të drejtat e nnjeriut [2] Neni 14, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut [3] Neni 6, Traktati Ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike [4] Neni 6, Konventa për të drejtën e fëmijës (OKB) [5] Neni 17, Ligji për për fekondimit të ndihmuar nëp mënyrë biometrike, Gazeta zyrtare e R.M. nr. 37 e datës [6] Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, Gazeta zyrtare e R.M. nr.51 e datës , Neni 2, Neni 13 ndryshon dhe tani është: Në shkollën fillore organizohet edhe arsimim fetar, si lëndë zgjedhore... [7] Ligji për mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe të sipërfaqeve të gjelbëruara, neni 8 Në sipërfaqët publike dhe të komunikacionit nuk është i lejuar parkimi i automjeteve jashtë vendeve të përcaktuara për këtë qëllim, ngarkimi dhe shkarkimi i automjeteve, posaçërisht në vendet ku gjenden hidrantet publike, pusetat dhe vend derdhjet e ujërave. [8] Ligji për policinë, neni 5 punët policore janë veprime të nëpunësve policor të cilat kanë të bëjnë me pengimin e kryerjes së veprave penale dhe të kundërvajtjeve, zbulimin dhe kapjen e kryerësve të tyre dhe ndërmarrjen e masave tjera të përcaktuara me ligj për ndjkjen kryerësve të këtyre veprave [9] Ligji për kundërvajtje, neni 27 Kush e pamundëson shfrytëzimin ose dëmton ndërtesa publike, çezma publike, plazhe, parqe, shëtitore ose objekte ose instalime tjera publike ose të njëjtat i ndot me materie dhe mbeturina me të cilat ndotet ambienti jetësor, do ti shqiptohet gjobë në shumën prej euro në kundërvlerë në denarë. [10] Ligji për veprimtari komunale, neni 3 thotë Veprimtari komunale në kuptim të këtij ligji janë mënjanimi dhe ruajtja e automjeteve të parkuara në mënyrë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore... Neni 33 Komunat, përkatësisht Qyteti i Shkupit për kryerjen e punëve në lëmin e veprimtarive komunale, në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, caktojnë inspektorë komunal. [11] -Ligji për ambientin jetësor, Gazeta zyrtare e R.M. nr. 53 e datës Ligji për qytetin e Shkupit, Gazeta zyrtare e R.M. nr. 55/04 e datës neni 10 paragrafi 3 -Ligji për vetëqeverisjen lokale, Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5 e datës Neni 22 paragr. 2 [12] Neni 45 paragrafi 1, Ligji për marrëdhënie pune [13] Ibid, Neni 72 [14] Neni 185 i Ligjit për procedurë penale (LPP): Masat të cilat mund të ndërmerren ndaj të akuzuarit për sigurimin e pranisë së tij dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale janë ftesa, privimi dhe sjella e tij në gjykatë, premtimi i të akuzuarit se nuk do ta braktis vend qëndrimin e tij dhe masa tjera preventive me të cilat sigurohet prania e të akuzuarit, garancioni, paraburgimi shtëpiak dhe paraburgimi. [15] Neni 198, Ligji për procedurë penale: Kohëzgjatja e masës paraburgim patjetër duhet të kufizohet në kohë sa më të shkurtër të nevojshme. Obligim i të gjitha organeve që marin pjesë në procedurën penale dhe të organeve që japin ndihmë juridike është të veprojnë me urgjencë të posaçme poqese i akuzuari gjendet në paraburgim. [16] Kushtetua e R.M. Neni 13 Personi i akuzuar për vepër e cila ndëshkohet do të konsiderohet i pafajshëm përderisa faji i tij nuk përcaktohet me vendim fuqiplotë gjyqësor. [17] Neni 4 nga Konventa Evropiane për nënshtetësi [18] Republika e Maqedonisë e nënshkruajti Konventën Evropiane për nënshtetësi në datën [19] Neni 6, Ligji për të huaj [20] Neni 17, Ligji për procedurë të përgjithshme administrative: Procedura zbatohet në mënyrë ekonomike dhe urgjente pa shtyerje, me sa më pak shpenzime dhe humbje kohe për palën dhe për personat tjerë të cilët marrin pjesë në procedurën, por ashtu që do të sigurohet çdo gjë për përcaktimin e drejtë të gjendjes faktike dhe për sjelljen e vendimit të ligjshëm dhe të drejtë. [21] Neni 110 I huaji i cili nuk mundet me detyrim të mënjanohet, si dhe i huaji nga neni 108 paragrafi 4 i këtij ligji, poqese e ka të siguruar vendosjen dhe mjete për jetë në Republikën e Maqedonisë dhe nga rrethanat e rastit mund të vlerësohet se nuk është e nevojshme vendosja e të huajit në Qendrën për strehim, Ministria e punëve të brendshme mund të sjell vendim me të cilin do t ia kufizojë lëvizjen vetëm në vendin e qëndrimit dhe do ta përcaktojë obligimin për paraqitjen e tij të rregullt në periudha të caktuara kohore në stacionin më të afërt policor. [22] Сл. весник на Република Македонија бр.44/95,24/96,34/96,35/97,82/99,29/02,40/03,42/03,67/04 и 55/05 -чл.102, алинеја Училишниот Одбор- одлучува по приговори и жалби на вработените во училиштето.

87 RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Prill 2008 I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARI- MEVE DEMOKRATIKE 1.1 Përfillja e ligjshmërisë për antikorrupcion 1.1. Mos efikasiteti i Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe shfrytëzimi i saj në sistemin juridik të Maqedonisë Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe procedura para Gjykatës Evropiane Rekomandimi R(2004) 6 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës 1.2. Zbatimi i legjislativës për antikorupcion II. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti i grupit të kontrolluesve të fluturimeve të pushuar nga puna. Si shpenzohen paratë shtetërore? 2.2. Dispozita diskriminuese të cilën e përmbajnë ndryshimet e Ligjit për sigurim shëndetësor nuk është shkas për vlerësim! III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Rasti: Danço Arsov 3.2. Rasti: personat e paraburgosur në aksionin policor Syri i gjarprit I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Zbatimi i legjislativës për antikorupsion Në periudhën e ardhshme Komisioni Shtetëror për pengimin e korrupsionit në Republikën e Maqedonisë do të punojë në pjesën e kompetencave të saja të cilat rrjedhin dhe janë të ndërlidhura me financimin e fushatës zgjedhore. Do të thotë se aktiviteti i saj do të orientohet drejtë përcaktimit të keqpërdorimit eventual të mjeteve buxhetore dhe mjeteve të fondeve publike për financimin e fushatës zgjedhore dhe për përcaktimin e burimeve kundër ligjore dhe anonime të financimit të fushatave zgjedhore. Për të thënë se ekziston përparim i vërtetë në lëmin e anti korrupsionit, patjetër duhet të vëmë në pah se atë nuk e përbëjnë vetëm tekste solide ligjore dhe aksione fushatash të cilat janë të orientuara vetëm në një qëllim, por vendimtare është nëse do të realizohen efektet e pritura pozitive dhe nëse do të përfshihen të gjitha lëmit dhe a do të ketë rezultate konkrete. Komisioni duhet të bëjë kontrollim të vazhdueshëm të listave anketuese për gjendjen e pronës së funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar nga përbërja paraprake e pushtetit si dhe nëse ndryshimet e gjendjes së pronës janë paraqitur në afatin e përcaktuar me ligj. Poqese shihen të dhënat për gjendjen e pronës të listave tanimë të shpallura, do të konstatohet se një pjesë e mirë e tyre nuk janë të plota, e pas kësaj në pajtim me ligjin për pengimin e korrupsionit (neni 36), Komisioni Shtetëror dhe Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) kanë obligim që të iniciojnë procedurë për hulumtimin e gjendjes së pronësisë. Komiteti i Helsinkit i apelon Komisionit Shtetëror në pajtim me kompetencat e saja të përcaktuara bë pajtim me ligjin për pengimin e korrupsionit të vazhdojë ta evidentojë dhe ta përcjell gjendjen e pronës dhe ndryshimet e gjendjes së pronës të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, të personave zyrtarë dhe personave përgjegjës në ndërmarrjet publike dhe personat tjera juridik të cilët disponojnë me kapitalin shtetëror. Tejkalimi i problemeve me korrupsionin është rekomandim të cilin për çdo ditë e dëgjojmë si handikap i ardhmërisë sonë të shpejtë evropiane. Njëkohësisht shpresojmë se nuk do të përsëritet gjendja e cila ishte e theksuar në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e bërë në RM për vitin 2007, sipas së cilës: Korrupsioni është gjerësisht i përhapur dhe paraqet problem serioz dhe se qasja në ballafaqimin me korrupsionin ende nuk është gjithëpërfshirëse Mosefikasiteti i Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë E drejta për mjet efikas juridik e cila është e rregulluar në Nenin 13[1] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) është në qendër të raporteve kooperuese midis konventës dhe sistemit juridik të Maqedonisë. Bashkë me Nenin 35 paragrafi 1 të KEDNj[2], do të thotë se Konventa kushtëzon sigurimin në të njëjtën kohë të mjeteve efikase nacionale juridike dhe shfrytëzimin e të njëjtave nga individët para se të paraqesin aplikacion në Strazburg. Komiteti i Helsinkit duke u udhëhequr nga Rekomandimi R(2004) 6 i Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës ku është theksuar se Qeveritë e vendeve anëtare mund fillimisht të kërkojnë që ekspertët të bëjnë studim për efikasitetin e mjeteve ekzistuese juridike vendase në lëmitë e posaçme në pikëpamje të propozimit të përmirësimeve të tyre. Institucionet nacionale për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe organizatat joqeveritare, munden, poashtu, në mënyrë të dobishme të marrin pjesë në këtë punë. Disponimi me mjete vendase juridike dhe efikasiteti i tyre duhet të mbahen nën vëzhgim të përhershëm dhe posaçërisht duhet të shqyrtohen gjatë përgatitjes së legjislativës e cila ka të bëjë me të drejtat dhe liritë sipas Konventës, bëri analizë gjithëpërfshirëse për shfrytëzimin dhe efikasitetin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në procedurën penale Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe shfrytëzimi i saj në sistemin juridik të Maqedonisë Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet i jashtëzakonshëm juridik i cili shërben për mbrojtjen e ligjshmërisë, nuk është në dobi të vetëm njërës nga palëve, por ka për qëllim vendosjen e rendit juridik dhe të aplikimit unik të ligjeve, edhe pse në fund të fundit ajo rezulton edhe me vendim i cili shqiptohet në dobi të njërës prej palëve. Ky mjet i jashtëzakonshëm juridik në procedurën penale mund të ngritet kundër vendimeve fuqiplote gjyqësore dhe kundër procedurës gjyqësore e cila u ka paraprirë vendimeve të këtilla të plotfuqishme gjyqësore. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë mund të ngrejë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë poqese është shkelur ligji. Për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë. Nga të dhënat e dërguara nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Helsinkit për numrin e kërkesave të parashtruara në adresën e Prokurorisë Publike për mbrojtjen e ligjshmërisë në procedurën penale në periudhën prej vitit 200 deri në vitin 2007 dhe numri i kërkesave të pranuara dhe të hedhura poshtë në këtë periudhë, gjendja është si vijon: - Në vitin 2000 gjithsejtë janë parashtruar 258 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 235, janë përkrahur 23 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2001 gjithsejtë janë parashtruar 243 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 215, janë përkrahur 28 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2002 gjithsejtë janë parashtruar 261, iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 241, janë përkrahur 20 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2003 gjithsejtë janë parashtruar 279 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 259, janë përkrahur 20 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2004 gjithsejtë janë parashtruar 352 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 314, janë përkrahur 38 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2005 gjithsejtë janë parashtruar 386 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 349, janë përkrahur 37 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2006 gjithsejtë janë parashtruar 439 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 410, janë përkrahur 29 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2007 gjithsejtë janë parashtruar 355 iniciativa, nga ato janë hedhur poshtë 330, janë përkrahur 25 iniciativa për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë; 87

88 Raporte mujore Nga kjo që është prezantuar paraprakisht mund të konstatohet se nga kërkesat e parashtruara për mbrojtje të ligjshmërisë në procedurë penale 95% janë hedhur poshtë nga Prokuroria Publike. Të dhënat nga seksioni për vepra të ndëshkueshme pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë për kërkesat e parashtruara për mbrojtjen e ligjshmërisë KML për periudhën 2000 deri në vitin, janë si vijon: - Në vitin 2000 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 40, nga këto janë refuzuar 9, ndërsa janë marrë parasysh 23 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2001 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 40, nga këto janë refuzuar 10, ndërsa janë marrë parasysh 20 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2002 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 36, nga këto janë refuzuar 7, ndërsa janë marrë parasysh 22 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2003 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 32, nga këto janë refuzuar 4, ndërsa janë marrë parasysh 16 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2004 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 68, nga këto janë refuzuar 6, ndërsa janë marrë parasysh 58 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2005 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 50, nga këto janë refuzuar 7, ndërsa janë marrë parasysh 41 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2006 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 39, nga këto janë refuzuar 12, ndërsa janë marrë parasysh 24 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë; - Në vitin 2007 gjithsejtë në përpunim kanë qenë 35, nga këto janë refuzuar 5, ndërsa janë marrë parasysh 28 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Nga kjo që është prezantuar paraprakisht, si dhe nga krahasimi i rezultateve mund të konkludohet se ekziston aplikim tejet i selektuar, restriktiv dhe i tërthortë i kësaj mase të jashtëzakonshme juridike në sistemin juridik të Maqedonisë Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe procedura para Gjykatës Evropiane Aspekt qenësor i procedurës para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut për hulumtimin e lëshimeve së aplikimeve është fakti se barra per te treguar se aplikuesit nuk i kanë shterur të gjitha mjetet juridike që i ka pasur në dispozicion, përkatësisht se ka pasur qasje në këto mjete juridike dhe se ato kanë qenë efektive nga ana e shtetit organet e të cilit e kanë kryer shkeljen e theksuar. Kjo do të thotë se sipas Konventës Evropiane si dhe sipas Rregullave të gjykatës duhet të perdoren të gjitha mjetet juridike si e drejtë e aplikuesit dhe shfrytëzimi i tyre të varet vetëm nga vullneti i tij, e jo edhe nga vullneti i ndonjë subjekti tjetër. Efikasiteti i Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë shikuar përmes prizmit të të drejtës precedente të ndërtuar nga ana e Gjykatës në Strasburg përbëhet në disa elemente, midis të cilave janë efikasiteti institucional dhe ekzekutiv. Efikasiteti duhet të vlerësohet në raport me shkeljen e para supozuar të nenit të drejtës materiale dhe duhet të përcaktohet duke e marrë parasysh tërësinë e veprimeve të cilat janë në dispozicion në të drejtën nacionale. Efikasiteti institucional kushtëzon që vendim-marrësi i vendimit për pranueshmërinë e Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të jetë i pamvarur në mënyrë të mjaftueshme nga pushteti për të cilin pohohet se është përgjegjës për shkeljen e Konventës. Por, sipas nenit 40 të Ligjit për Prokurori Publike[3] ekziston dyshimi se bëhet fjalë për organ të mvarur, aq më tepër se në nenin 30 të Ligjit për Prokurori Publike[4] dhe të Ligjit për procedurë penale ose nenin 403[5] (ku është normuar i vetmi propozues i autorizuar i Kërkesës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë KML është Prokuroria Publike) thekson se pa dyshim ekziston konflikti i interesave. Ose më saktësisht i njëjti organ mund të paraqitet në rol të dyfishtë gjatë procedurës penale. Në fillim të procedurës si organ i autorizuar i cili parashtron dhe përfaqëson akuza para gjykatave, ndërsa në procedurën për Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë si organ i autorizuar i cili vlerëson nëse do të pranojë apo jo të ngrejë kërkesë për mbrojtje në dobi të palës dhe do të hulumtojë shkeljet e ligjit në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës. Efikasiteti ekzekutiv udhëzon në atë se nuk mjafton që mjeti efikas juridik të jetë në dispozicion në sistemin juridik. Parashtruesi i tij pa tjetër duhet të jetë në gjendje të ketë dobi efikase nga mjeti juridik. Me fjalë të tjera ky mjet juridik duhet ti jetë në dispozicion aplikuesit gjë e cila do të thotë se realisht e ka të qasshëm. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë assesi nuk do të mund të konsiderohej si mjet juridik që duhet të shteret si kusht për leje për aplikim para Gjykatës Evropiane, për arsyen e thjeshtë se shfrytëzimi i tij varet nga vullneti i prokurorit publik, e jo nga vullneti i palës në kontestin Rekomandimi R(2004) 6 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës Disponimi me mjete efikase vendase juridike bëhet tejet e rëndësishme në drejtim të përmirësimit të sistemit juridik të Maqedonisë, por edhe efektet kuantitative dhe kualitative të normës punuese të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Rekomandimi R(2004) 6 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës i inkurajon vendet anëtare që ti ri shqyrtojnë sistemet e tyre respektive juridike në dritën e të drejtës precedente të Gjykatës dhe ti ndërmarrin masat e nevojshme dhe përkatëse përmes legjislativeve të tyre. Nga njëra anë, vëllimi i aplikacioneve të cilat duhet të shqyrtohen duhet të zvogëlohet: më pak aplikues do të ndjehen të detyruar që ta ngrejë rastin para Gjykatës poqese shqyrtimi i ankesave të tyre para autoriteteve vendase nuk ka qenë aq sa duhet e thellë. Nga ana tjetër, shqyrtimi i ankesave nga ana e Gjykatës do të lehtësohet poqese shqyrtimi i vlerës së rasteve është bërë më herët nga ana e autoriteteve vendase, duke i falënderuar përmirësimit të mjeteve juridike vendase. II. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti i grupit të kontrolluesve të fluturimeve të pushuar nga puna. Si shpenzohen paratë shtetërore? Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut me brengosje pyet nëse vazhdon shpenzimi pa dedikim i parave të qytetarëve. Opinionin patjetër duhet të informohet për mënyrën në të cilën paratë e tyre, përkatësisht paratë buxhetore. Sjellja injoruese, mos transparenca dhe pa përgjegjësia e Qeverisë që ta informojë opinionin për shpenzimin e mjeteve të Buxhetit është në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe me Ligjin për qasje të lirë në informacionet, si një nga postulatet themelore të ligjshmërisë, përgjegjësisë dhe të kontrollit të opinionit mbi punën e organeve shtetërore dhe funksionarëve të zgjedhur e të emëruar. Në kontekstin e problemit, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua grupi i ish kontrolluesve të fluturimeve, duke e vënë në pah problemin e tyre, i cili midis tjerash është problem i qytetarëve dhe i tërë shtetit. Ndaj, bëhet fjalë për persona të cilët në sajë të Vendimit të Ministrisë së transportit dhe të lidhjeve për shkak të nevojës urgjente dhe të pashlyeshme për kontrollues të fluturimeve, vendimi i cili është sjellë në pajtim me konkluzat e seancës së Qeverisë së RM, kanë vijuar dhe e kanë kryer trajnimin në Republikën Çeke, e mandej e kanë rrumbullakësuar trajnimin në RM, me qëllim të marrjes se licencave ndërkombëtarisht të njohura për të mund në mënyrë përkatëse dhe profesionale ti kryejnë detyrat urgjente dhe që nuk shtyhen. Shpenzimet e tërësishme për shkollim në vend dhe në botën e jashtme në kohëzgjatje prej 3 vitesh, janë mbuluar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, me ç rast posaçërisht duhet theksuar se bëhet fjalë për shkollim dhe punë në një detyrë me shumë përgjegjësi dhe stres. Të njëjtit këta kontrollues të fluturimeve, për shkollimin e të cilëve, sipas pohimeve të tyre janë shpenzuar me miliona euro, dhe të cilët detyrat urgjente dhe që nuk shtyhen i kanë kryer vetëm një periudhë të shkurtër pas marrjes së licencave ndërkombëtarisht të njohura, më në fund janë lënë në rrugë, më saktësisht, janë ndërprerë marrëveshjet e tyre për dhënie të shërbimeve në vendet përkatëse të punës. Por, edhe më alarmues është fakti, sipas pohimeve të palëve, se bëhet fjalë për lojë politike në sajë të përkatësisë partiake, për shkak se në kuadër të Qeverisë përgatitet një grup tjetër i cili do të dërgohej për shkollim për kontrollues të fluturimeve për të cilin poashtu do të shpenzoheshin shuma të shprehura në miliona, sepse RM ka nevojë të madhe për kontrollues të fluturimeve. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e 88

89 njeriut në datën ju drejtua me shkrim Agjencisë për fluturime ajrore civile, si dhe Drejtorisë për lundrime ajrore civile pranë Ministrisë së transportit dhe të lidhjeve, me kërkesë për informacione për vërtetësinë e pohimeve të palëve, për shkaqet për ndërprerjen e angazhimit të kontrolluesve të fluturimeve për trajnimin e të cilëve janë shpenzuar shuma të mëdha buxhetore, si dhe për nevojën e Republikës së Maqedonisë për këto persona, posaçërisht në raport me atë nëse është me të vërtetë e nevojshme të shpenzohen mjete plotësuese nga buxheti poqese nuk ka nevojë për këtë, përkatësisht kur për të njëjtin qëllim shteti disponon me kuadër profesionalisht të trajnuar për kryerjen e detyrave të kontrolluesve të fluturimeve. Për fat të keq, përgjigjes në të gjitha pyetjet e parashtruara në shkresën me sa duket i shmangen të dy institucionet, gjë e cila vetëm e konfirmon faktin se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sipas Qeverisë së RM nuk duhet të njihen me mënyrën në të cilën investohen/shpenzohen paratë e tyre, ose më saktë paratë nga buxheti Dispozita diskriminuese të cilën e përmbajnë ndryshimet e Ligjit për sigurim shëndetësor nuk është shkas për vlerësim! Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, parashtroi Iniciativë me të cilën kërkon që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në pajtim me kompetencat të cilat i ka të sjell vendim për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe pas procedurës së zbatuar të sjell Vendim për shlyerjen e nenit 5 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor (më saktësisht paragrafin 3 nga neni i ndryshuar 17), i cili thotë: -...3) Lartësia e Lartësia e pagesës së rrogës në sajë të nenit 16 të këtij ligji nuk mund të jetë më i lartë nga shuma e dy rrogave neto mesatare mujore të paguara në Republikë në vitin paraprak... Në arsyetimin e iniciativës nga Komiteti i Helsinkit është theksuar se miratimi i nenit 5 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor paraqet shkelje e drejtpërdrejtë e dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, të ratifikuar nga ana e Republikës së Maqedonisë. 1) Me këtë dispozitë bëhet shkelje e neneve 8 paragrafi 1 alineja 8[6], 9[7], 34 dhe 42 paragrafi 1 dhe 3 të Kushtetutës. Me nenin e kontestuar të Ligjit, e drejta për pagesë të rrogës kufizohet në kufirin maksimal prej dy neto rroga mesatare mujore të paguara në Republikë në vitin paraprak. Me zgjidhjen e këtillë ligjore, është e dukshme se të siguruarit të cilët paguajnë kontribute më të larta, përkatësisht të cilët fitojnë më shumë se dy neto rroga mesatare mujore të paguara në Republikë në vitin paraprak, janë në pozitë të pa barabartë në raport me të siguruarit tjerë. Gjithashtu, me miratimin e këtij neni destimulohet lindja, dhënia e qumështit të nënës fëmijës dhe shfrytëzimi i pushimit të plotë të lindjes për nënat të ardhurat e të cilave janë më të larta se dy neto rroga mesatare mujore të paguara në Republikë në vitin paraprak. 2) Me nenin që kontestohet bëhet shkelje e nenit 14[8] nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, me të cilin ndalohet diskriminimi në sajë të çfarë do qoftë baze dhe Protokolli nr. 12[9] i cili parasheh ndalesë të përgjithshme të diskriminimit dhe paraqet plotësim të nenit 14 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Në rastin konkret, me miratimin e nenit 5 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, Republika e Maqedonisë e kufizon qasjen në të drejtën tanimë të paraparë për zhdëmtim në të holla dhe ky kufizim ka të bëjë vetëm me personat rroga e të cilëve është më e lartë nga shuma e dy neto rrogave mesatare mujore të paguara në Republikë në vitin paraprak. 3) Ligji për sigurim shëndetësor e rregullon sigurimin shëndetësor të qytetarëve, të drejtat dhe obligimet nga sigurimi shëndetësor, si dhe mënyrën e zbatimit të sigurimit shëndetësor. Sipas nenit 12 paragrafi 1 pika 1 të këtij ligji, në kuadër të sigurimit të obligueshëm shëndetësor sigurohet e drejta për zhdëmtim të rrogës gjatë pengimit të përkohshëm të shkuarjes në punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit dhe gjatë mungesës nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë. Mirëpo, sipas Ligjit për sigurim shëndetësor, realizimi i të drejtës për sigurim të obligueshëm shëndetësor është e kushtëzuar me pagesën e kontributit për sigurim të obligueshëm shëndetësor, me ç rast të gjithë të siguruarit paguajnë kontribut, ndërsa të drejtën e shfrytëzojnë vetëm ata që kanë nevojë. Së këndejmi rezulton se në sigurimin shëndetësor është i vendosur parimi i reciprocitetit midis të drejtave të të siguruarve dhe pagesës së kontributit për sigurim shëndetësor, pra nga këtu parimi i solidaritetit dhe i reciprocitetit i vendosur me Ligjin përbëhet në investimet e ndryshme të të siguruarve në Fondin. Në bazë të kësaj mund të konkludohet se shuma e cila i takon gjatë pushimit mjekësor DOMOSDO duhet të varet dhe të llogaritet në sajë të investimeve të cilat i bën i siguruari në Fondin dhe në asnjë rast e njëjta nuk mund të kufizohet edhe atë në mënyrë selektive për një numër të caktuar të të siguruarve, sepse ato kanë investuar një shumë më të lartë. Të drejtat e të siguruarve të cilat rrjedhin nga sigurimi shëndetësor duhet të jenë të barabarta për të gjithë të siguruarit. Në nenin 40 të Ligjit për sigurim shëndetësor është përcaktuar se baza për llogaritjen dhe pagesën e kontributit për sigurim të obligueshëm shëndetësor, për të siguruarit për të cilët përcaktohet është bruto rroga dhe pagesa e rrogës. Bruto rroga, në kuptimin e këtij ligji, paraqet rrogë në të cilën janë përfshirë edhe kontributet edhe tatimet që paguhen në rrogën, përkatësisht në pagesës së rrogës. Mirëpo, aty nuk është caktuar kufiri i sipërm i bazës, por përkundrazi, është caktuar vetëm kufiri minimal i cili nuk mund të jetë më i vogël nga rroga më e ulët për punëtor të përcaktuar me marrëveshjen kolektive e shumëzuar me koeficientin mesatar të ndërlikueshmërisë së punës te punëdhënësi. Nga ana e Gjykatës Kushtetuese morëm shkresë me të cilën na informojnë se Gjykata tanimë ka vendosur për kushtetutshmërinë e dispozitës së kontestuar dhe me Vendimin U.nr.216/2005 të datës 31 maj 2006 dhe ka vendosur që të mos iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij. Në vendimin aspak nuk janë analizuar pohimet se bëhet fjalë për diskriminimin e të siguruarve të cilët paguajnë kontribute më të larta, përkatësisht të cilët kanë të ardhura më të larta se dy neto rroga mesatare mujore të paguara në Republikë në vitin paraprak, por jepen arsyetime të iniciativave të parashtruara paraprakisht. Poashtu, në vendimin është theksuar se: - Sipas Gjykatës ky sistem i vlerave të përcaktuara me Kushtetutën, në bazë të të cilave është vendosur sigurimi i obligueshëm shëndetësor, nuk duhet të ndërlidhet me atë që vihet në pah me iniciativat, se në sigurimin e obligueshëm shëndetësor është dashur të vlejë parimi i vlerës së njëjtë të të dhënave dhe të marrave përkatësisht në bazën e këtij sigurimi shëndetësor të vlejë rregull e re financiare sipas së cilës lartësia e kontributit i cili është paguar për sigurim shëndetësor individualisht për çdo të siguruar dhe ekskluzivisht në kuadër të dhënieve dhe marrjeve individuale, jashtë nga kolektivi dhe të siguruarit tjerë. Komiteti i Helsinkit duke e pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje sërish e fton Gjykatën Kushtetuese që ta ri shqyrtojë vendimin e vet dhe në sajë të detyrimit zyrtar ta përmirësojë gabimin me të cilin lejohet diskriminimi i një pjese të qytetarëve. III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Rasti: Danço Arsov Danço Arsov ka qenë i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme që nga viti Fillimisht ka qenë i sistemuar në Shërbimin e Punëve të Brendshme në Shkup, në Shërbimin Komunal të Punëve të Brendshme Njësia Themelore organizative Çair, si inspektor më i ri për krimin e organizuar, e mandej në vitin 2003 avancuar në inspektor për luftë kundër krimit të organizuar në Shërbimin Komunal të Punëve të Brendshme Njësia Themelore organizative Gazi Babë. Më 6 maj të vitit 2004 personit Danço Arsov, gjatë pushimit të tij mjekësor i është dorëzuar Vendim për ndërprerje të marrëdhënies së punës nr /1. Arsyetimi ka qenë se Arsov i ka tejkaluar autorizimet e tija. Në afatin e paraparë me ligj, ose më 28 maj të vitit 2004, ai përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka dërguar parashtresë Komisionit për vendosje në shkallën e dytë nga lëmi i marrëdhënieve të punës pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Pas refuzimit të parashtresës së tij, më 10 qershor të vitit 2006 Danço Arsov Gjykatës Themelore Shkup II Shkup i ka 89

90 Raporte mujore 90 paraqitur Padi për shlyerjen e Vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës nr /1 dhe ka kërkuar kthyerje në punë. Por, ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi me propozim akuzën KO.nr.4144/04 të datës , e ka akuzuar Danço Arsovin nga Shkupi, për veprën penale - Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe për tejkalimin e autorizimeve nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi penal. Pra, bëhet fjalë për lidhjen e shkaqeve dhe pasojave për shkak të të cilës është sjellë Vendim për pushimin e marrëdhënies së punës nr /1. Gjykata Themelore Shkup I Shkup ka mbajtur shqyrtim kryesor, dhe pas prezantimit të dëshmive, zëvendësi i Prokurorit Publik në fjalën përfundimtare e ka tërhequr propozim akt akuzën, duke vlerësuar dhe duke konsideruar se nuk ka dëshmi se i akuzuari Danço Arsov e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet me propozim akt akuzën, Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Në pajtim më atë që është theksuar Gjykata Themelore Shkup I Shkup si gjykatë penale e shkallës së parë më 30 janar të vitit 2007 ka sjellë vendim gjyqësor me të cilin e ka hedhur poshtë akt akuzën. Në të njëjtën konfirmohet se nuk ka dëshmi me të cilat do të përcaktohej përgjegjësia për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe të autorizimeve nga ana e Danço Arsovit gjë e cila edhe konfirmon se nuk ekziston shkelje dhe keqpërdorim i autorizimeve të dhëna. Pa marrë parasysh se në Ligjin për procedurë kontestimore është paraparë se kontestet nga marrëdhëniet e punës para gjykatës së shkallës së parë patjetër duhet të përfundohen në afat prej gjashtë muaj nga dita e dorëzimit të aktpadisë, deri tani kanë kaluar tanimë katër vjet. Gjithashtu në këtë periudhë në procedurën për kontestin nga marrëdhënia e punës janë ndërruar tre gjykatës të cilët kanë punuar në lëndën para gjykatës së shkallës së parë. Komiteti i Helsinkit konsideron se në rastin e theksuar ka shkelje të gjykimit në afat racional, mjete jo efikase juridike dhe shkelje të të drejtës për punë Rasti: personat e paraburgosur në aksionin policor Syri i gjarprit Pas parashtresës së familjarëve të personave të paraburgosur në aksionin policor Syri i gjarprit të cilët u ankuan për kushtet e paraburgimit, përfaqësues të Komitetit të Helsinkit realizuan vizitë të një të paraburgosuri dhe vëzhguan lokalet në burgun e Shkupit, dhe patën edhe takim me drejtorin e të njëjtit. Për fat të keq, ankesat e personave të paraburgosur u vërtetuan në një pjesë të madhe, gjë e cila u vërtetua në vetë vendin si dhe me vërejtjet në Raportin e Komitetit për parandalimin e torturimit. Ata janë të vendosur në dhoma me lagështi shumë të madhe, në kushte të rrënuara materiale dhe me dritë dhe higjiene të pa mjaftueshme, ku tualeti nuk është e ndarë me derë nga pjesa tjetër e dhomës së vogël. Pa marrë parasysh që për kushtet e pa përshtatshme në burgjet në R. të Maqedonisë nga ana e Komitetit për parandalimin e torturimit është tërhequr vërejtja disa herë në vitin 2002, shteti ende nuk ka ndërmarrë masa për përmirësimin e të njëjtave. Personat e paraburgosur poashtu ankohen edhe në mos pasjen e qasjes në ndonjë ekzemplar të Rendit shtëpiak në burgun, me të cilin do të ishin njohur me të drejtat dhe mundësitë e tyre gjatë zgjatjes së paraburgimit. Midis ankesave të tyre hyn edhe përkujdesja e ngadalshme dhe jo përkatëse medicinave, personeli i pa mjaftueshëm dhe i pa stërvitur, mundësia e kufizuar vetëm për një larje në javë dhe ngjashëm. Mirëpo, padyshim se problemi më i madh për personat e paraburgosur është numri i madh i njerëzve që qëndrojnë në burgun e cila dyfish i tejkalon kapacitetet e të njëjtit dhe krijon kushte jo njerëzore. Në dhomë me katër krevate vendosen gjashtë persona, nga të cilët dy flejë në dysheme në dyshekë të ndyre, gjysme të cilave gjendet nën ndonjërin nga krevatet dhe njerëzit nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Poashtu mungon edhe hapësirë për sendet personale. Për gjendjen e këtillë u bisedua edhe me drejtoren e burgut e cila e konfirmoi dendësinë tepër të madhe me njerëz të burgut. Aq më tepër që për veprat e krimit të organizuar nga i tërë territori i shtetit kompetent është burgu i Shkupit, e vetëm në aksionin Syri i gjarprit ishin të paraburgosur 48 persona. Nga vizita e realizuar në Burgun e Shkupit mund të nxjerrët konkluzat se gjendja në burgun është nën nivelin e duhur, se drejtoria e burgut si dhe të gjitha institucionet relevante janë të vetëdijshme për këtë, por nuk ekziston komunikimi përkatës midis tyre e as dëshirë për tejkalimin e suksesshëm dhe për zgjidhjen e problemit. Nga ana tjetër, edhepse mbrojtësit e personave të paraburgosur në aksionin policor Syri i gjarprit, vazhdimisht reagonin në kushtet në burgun e paraburgimit dhe ofronin garanci për zëvendësim përkatës të masës paraburgim me masë tjetër, dhe Komiteti i Helsinkit apelonte për përdorimin restriktiv të masës paraburgim, prapë se prapë 42 persona u mbajtën në burgun Shkup katër muaj në kushte jo njerëzore, që pas kësaj periudhe Gjykata, me propozimin e Prokurorit Publik të vlerësojë se prapë se prapë masa e paraburgimit mund të zëvendësohet me paraburgim shtëpiak. Gjendja me numrin e stërmadh të personave të paraburgosur në raport me kapacitetet e burgut Shkup është vërejtur edhe nga Komiteti për parandalimin e torturimit në të gjitha raportet e tyre në të cilat kërkohet nga shteti që të gjejë zgjidhje për problemin e këtillë. Me qëllim që të mos prishen kushtet njerëzore të jetës dhe të bëhet shkela e dinjitetit të personalitetit, Komiteti i Helsinkit apelon për shfrytëzimin e kujdesshëm të masës paraburgim të cilës duhet ti paraprijë krijimi i kushteve për vuajtjen e saj, e jo të bëhet keqpërdorimi i saj dhe njëkohësisht fton në shfrytëzimin e masave tjera të sigurimit të të dyshuarve [1] Neni 13 nga KEDNj: E drejta për mjet efikas juridik nacional Çdo njeri, të drejtat dhe liritë e të cilit, të njohura me këtë Konventë, janë të shkelura, ka të drejtë për ankesë para autoriteteve nacionale, madje edhe atëherë kur shkeljen e këtyre të drejtave dhe lirive e kanë bërë persona gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. [2] Neni 35 paragrafi 1 nga KEDNj ose Kriteret për pranueshmëri 1. Gjykata mund të pranojë rast vetëm pasiqë të shteren të gjitha mjetet vendase juridike, në sajë të parimeve përgjithësisht të pranuara nga e drejta ndërkombëtare, edhe në afat prej 6 muaj nga data në të cilën është sjellë vendimi përfundimtar interno. [3] Neni 40 i LIGJIT PЁR PROKURORI PUBLIKE Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 150 e datës paragrafi (1) Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë, me propozimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e emëron Kuvendi i Maqedonisë në afat prej gjashtë muaj me të drejtë të emërimit të sërishëm. [4] Neni 30 o LIGJIT PЁR PROKURORI PUBLIKE Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 150 e datës (1) Në realizimin e funksionit të përndjekjes së kryerësve të veprave penale dhe të kundërvajtjeve, prokurori publik: - i ka autorizimet të cilat i kanë Ministria e punëve të brendshme dhe organet tjera shtetërore për zbulimin e veprave penale dhe të kryerësve të tyre dhe për grumbullimin e dëshmive për shkak të përndjekjes pena;e të kryerësve të veprave penale, - në procedurën para hetimore ka autorizime të jep urdhra për zbatimin e masave të posaçme hetuese, - e udhëheq procedurën para hetimore dhe i ka në dispozicion personat e autorizuar zyrtar në Ministrinë e punëve të brendshme, Policinë Financiare dhe Drejtorinë e doganave në pajtim me ligjin, - mundet vetë të ndërmerr ndonjë veprim të nevojshëm për zbulimin e veprës penale dhe për zbulimin dhe përndjekjen e kryerësit të saj për të cilën me ligj është e autorizuar Ministria e punëve të brendshme, Policia Financiare dhe Drejtoria e Doganave, - të vendos për ndërmarrjen ose vazhdimin të përndjekjes së kryerësve të veprave penale, - të parashtrojë dhe të përfaqësojë akuza para gjykatave, - të deklarojë mjete të rregullta ose të jashtëzakonshme kundër vendimeve gjyqësore, - të parashtrojë kërkesë për shkeljen e procedurës kundërvajtëse dhe - të kryejë edhe veprime tjera të përcaktuara me ligj. (2) Prokurori Publik kryen edhe veprime tjera të përcaktuara me ligj për funksionim efikas të sistemit penal juridik dhe për pengimin e kriminalitetit. (3) Në rast të mos veprimit të organeve të organeve tjera shtetërore nga paragrafi (1) alineja 1 e këtij neni, prokurori publik mund vetë ti nder merr veprimet të cilat i kryejnë personat e autorizuar zyrtar në Ministrinë e punëve të brendshme ose organet tjera shtetërore. [5] Ligji për procedurë penale ose neni 403 Kundër vendimeve të plotfuqishme gjyqësore dhe kundër procedurës gjyqësore e cila u ka paraprirë këtyre vendimeve të plotfuqishme, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë mund të ngrejë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë poqese është shkelur ligji. [6] Neni 8 Vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:... humanizmi, drejtësia sociale dhe solidariteti; [7] Neni 9 Paragrafi 1: Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga seksi, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja nacionale dhe sociale, bindja politike dhe fetare, gjendja pronësore dhe shoqërore. Paragrafi 2: Qytetarët para Kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë. [8] Neni 14 i KEDNj Të gëzuarit e të drejtave dhe lirive, e njohur me këtë Konventë, do të sigurohet për të gjithë pa marrë parasysh seksin, racën, ngjyrën e lëkurës, gjuhën, religjionin, bindjen politike ose tjetër, prejardhjen nacionale ose sociale, përkatësinë ndaj pakicës nacionale, pronësinë, gjininë ose statusin tjetër. [9] Protokolli 12: Ndalesa e përgjithshme e diskriminimit 1. Gëzimi i të drejtave të përcaktuara me ligj do të garantohet pa diskriminime, pa marrë parasysh seksin, racën, ngjyrën e lëkurës, gjuhën, religjionin, bindjen politike ose tjetër, prejardhjen nacionale ose sociale, përkatësinë ndaj pakicës nacionale, pronësinë, gjininë ose statusin tjetër. 2. Askush nuk ka të drejtë të jetë i diskriminuar nga ana e cilit do pushteti në sajë të çfarë do qoftë baze si ato që janë theksuar në paragrafin nr. 1.

91 RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Maj 2008 I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Fushata paraelektorale i paralajmëroi incidentet e 1 qershorit 1.2. Stuhia malore 1.3. Selektiviteti i aksionit Syri i gjarprit 1.4. Kufizimi i kohës për vizitat e avokatëve nga ana e Gjykatës Themelore në Manastir II. SHKELJE E TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti i 400 të punësuarve në Kombinatin Xeheror Energjetik (KXE) Osllomej i Kërçovës 2.2 Vazhdojnë problemet gjatë transformimit të marrëdhënies së punës nga ajo për kohë të caktuar në atë për kohë të pacaktuar III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1 Rasti Robert Popovski 3.2 Rasti i mos bashkëpunimit të Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së punëve të brendshme I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Fushata paraelektorale i paralajmëroi incidentet e 1 qershorit Fushata paraelektorale gjithsesi se i paralajmëroi incidentet e zgjedhjeve deri tani më keq të organizuara në historinë e Republikës së Maqedonisë. Pothuajse aspak nuk u respektua dispozita ligjore sipas së cilës fushata paraelektorale zgjat 20 ditë para ditës së votimit[1]. Praktikisht, që nga vetëshpërbërja e parlamentit filloi fushata ofensive parazgjedhore në të cilën shfrytëzoheshin të gjitha mjetet në dispozicion. VMRO DPMNE - ja në pushtet, qysh para fillimit zyrtar të fushatës elektorale e distribuoi programin e vet zgjedhor në shtypin ditor. Nevojiteshin rreth dhjetë ditë që Qeveria, nën presionin e opinionit ti ndërpres fushatat e veta, por edhe përkundër vendimit për ndërprerje, Ministria e drejtësisë vazhdoi të botojë shpallje edhe gjatë ditëve të ardhshme. Qëllimi, prapëseprapë u arrit partitë nga pushteti përmes fushatave qeveritare fituan reklamë shtesë (pa pagesë). Fushatat (e rregullta) qeveritare prapëseprapë përmbanin elemente të fushatës paraelektorale. Gurrë themeltarë, dhënia në përdorim të ujësjellësve, promovimi i kredive për vetë punësim të të pa punëve... çdo gjë që tanimë është bërë folklor parazgjedhor në shtetin tonë. Dyshimi për keqpërdorime serioze të mjeteve buxhetore ishin paralajmërimet, por edhe konkurset për punësime parazgjedhore. Sjelljet e këtilla qeveritare e theksuan çështjen e sjelljes që Qeverisë nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre, atëherë sa Qeveria u sjell si teknike, e sa harron në këtë duke vendosur të sjell vendime dhe të bëjë hapa të cilat janë kontestuese nga ana etike. Spotet partiake në televizionet nacionale janë çështje në vete. Sipas disa vlerësimeve pesë partitë politike dhe koalicionet të cilat siguruan vend në parlamentin e ri kanë transmetuar rreth 68 orë program të paguar politik në pesë televizionet me koncesione nacionale dhe për këtë duhet të paguajnë 23 milion euro (sipas kostos për transmetim). Vetëm kjo pjesë e reklamimit është shumë mbi, me ligj të lejuarat, 1,7 euro për reklamimin e çdo partie ose koalicioni[2]. Madje edhe në rast se u është dhënë zbritje tejet të madhe ose poqese shtëpitë televizive tu kenë dhuruar kohë pa pagesë për reklamim partive të caktuara, mbetet obligimi që të paguhet tatimi mbi vlerën shtesë. Pa marrë parasysh se bëhet fjalë për shkelje plotësisht të qartë të ligjeve, duke e pasur parasysh praktikën e deritanishme, vështirë është të pritet që revizori Shtetëror[3] të zë ndonjërën nga paritë më të mëdha së ka shpenzuar më shumë para se sa maksimumi i lejuar me ligj për fushatat elektorale, e as që mund të pritet që, njëlloj, shtëpitë televizive ose partitë, Drejtoria e të hyrave publike ti ndjek për TVSH-në e pa paguar për kohën, eventualisht, të dhuruar për transmetimin e spoteve televizive. Kostoja shtesë e fushatave të këtilla parazgjedhore është edhe ndërlidhja me bashkësinë e biznesit e cila ndihmon parti politike me dukshëm shumë para dhe ata, posaçërisht pas fitoreve zgjedhore, nga pushteti presin që paratë t ju kthehen me shërbime përkatëse. Dhe, këtu vihet pikë në luftën, betejën... mund ti pagëzoni si të dëshironi, përpjekjet për pengimin e korrupsionit. Frikësimi dhe incidentet janë karakteristikat të cilat në mënyrë të pa lavdishme do ta theksojnë fushatën parazgjedhore të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Vargu i incidenteve serioze e karakterizuan periudhën paraelektorale. Gjërat shkuan deri atje që kallashnikovi që tanimë është bërë vegël shtëpiake u zëvendësua me minahedhës dore. Kulmi ishte gjuajtja në liderin (ose në automobilin e tij njëlloj) e BDI-së opozitare. Opozita disa herë e përmendi përzierjen dhe pjesëmarrjen e policëve profesional, e posaçërisht të pjesëtarëve të Alfave, në dhe rreth incidenteve. Pushteti as që bëri përpjekje të përgjigjet. Por pas reagimeve, posaçërisht të bashkësisë ndërkombëtare, MPB edhe vetë i konfirmoi këto pohime, duke iniciuar procedura edhe kundër të punësuarve të vet. Pa përgjigje mbetën edhe pohimet e thëna publikisht për vizitat policore të amvisërive në Shtip gjatë vikendeve në periudhën parazgjedhore, gjë të cilën qytetarët e kanë kuptuar si presion që të votohet për një opsion të caktuar, si dhe akuzat se studentët e Universitetit të Tetovës janë nën presionin e disa nga profesorëve të tyre që të votojnë për PDSh-në. U paraqitën edhe informacionet për reketimin e biznesmenëve shqiptarë, por edhe këto pohime mbetën të pa hulumtuara. Nëpër qytetet dhe fshatrat shëtisnin anketues duke evidentuar kush për cilin do të votojë, sa prej fqinjëve të tyre sigurisht do të votojnë. Rezultatet në mënyrë të palodhshme shënoheshin në llogarinë e këtyre simpatizuesve partiak si pika shpërblimi në formë të punësimit ose të shërbimit shtetëror me peshë të ngjashme në rast se opsioni i tyre do të fitojë në zgjedhjet. Policia gjatë fushatës demonstroi se pa marrë parasysh të gjitha reformat e brendshme dhe të jashtme që shkonin deri në pafundësi, ende është ajo që ishte në sistemin e mëparshëm - polici partiake. Por edhe më keq, policia në shërbim të koalicionit në pushtet u nda në sajë të bazave etnike. Për herë të parë një vertikalë e konsiderueshme në MPB u kontrollua dhe u keqpërdor nga pjesëmarrësi shqiptar në pushtet. Ishin shterpe vërejtjet se funksionari në MPB mund ta kontrollojë aktivistin partiak në të njëjtin person, por përkundrazi ndodhi anasjelltas e tërë struktura e aktivistëve partiak në MPB e keqpërdorën Ministrinë për qëllime partiake. Pushteti në vazhdën e periudhës 91

92 Raporte mujore paraelektorale, e promovonte, ditë me radhë, ndërtimin e burgut të ri në Idrizovë dhe renovimin e burgjeve ekzistuese. Arrestimet në sajë të listës bëheshin si në shirit fabrike, madje me praninë e obligueshme të kamerave televizive ose ishin të shoqëruara me shpërndarjen e incizimeve zyrtare pas paraburgimit të cilat përmes rrugëve të pa njohura shkonin nga MPB-ja në mediat elektronike. Rastësisht gjatë fushatës u publikua vendimi gjyqësor kundër njërës nga personalitetet prijëse të Lidhjes Socialdemokrate opozitare Jani Makraduli, ndërkaq nga strukturat e larta qeveritare ju dërguan kërcënime për fletëparaqitje penale lideres së LSDM-së Radmilla Sheqerinska dhe shefit të shtabit zgjedhor të BDI-se Izet Mexhiti. Me sa duket kurrë nuk do të kuptojmë se si dhe sa frikësimi i këtillë rezultoi me abstinencë nga votimi, që për profesionistët për mbushjen e kutive është vetëm lehtësim për kryerjen e punës së tyre. Fakt është se pjesa më e madhe e incidenteve në periudhën paraelektorale dhe në ditën e votimit dhe pothuajse të gjitha incidentet në të cilat u përdorën armë zjarri ndodhën në pjesët e shtetit ku kryesisht jetojnë shqiptarë dhe me këto incidente kryesisht u ndërlidhën aktivistët e dy partive kryesore shqiptare në Maqedoni. Gabonin dhe gabojnë ata të cilët konsiderojnë se çdo gjë do të mbulohet me sqarimin se shqiptarët dhe partitë e tyre ende nuk janë rritur për demokraci. Çmimin e incidenteve pa marrë parasysh ngjyrën etnike e paguan Republika e Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Sqarimi i paanshëm i incidenteve, dëshmimi i fajit të kryerësve dhe dëshmitë se çdo gjë është bërë me urdhrin me majave partiake si pjesë e botëkuptimit të tyre se zgjedhjet duhet të fitohen, duhet të jetë hyrje në procesin në të cilin udhëheqjet partiake dhe vetë partitë do ta bartin përgjegjësinë e tyre. Poqese jemi dëshmitarë që për çdo zgjedhje të reja - incidentet serioze shtohen, në vend që ato të shmangen, atëherë pse të mos mendohet edhe për sanksionimin e fajit të dëshmuar edhe me masën e ndalesës së kryerjes së detyrës partiake ose ndalesës së pjesëmarrjes së partisë në zgjedhjet e ardhshme. Ishte më se e qartë se sqarimi i incidenteve në periudhën parazgjedhore është parandalimi më i mirë që në ditën e zgjedhjeve të mos ketë incidente. Por, për shkak se nuk ndodhi që të zbulohen kryerësit dhe udhëheqësit e partive politike që prej tyre kanë kërkuar aktivitete të këtilla, incidentet e pasqaruara paraelektorale vetëm e hapën derën për incidente më serioze në vetë ditën e votimit. Mos gjetja e fajtorëve e përforcoi përshtypjen se nuk do të ketë ndëshkim për veprat e këtilla penale. Si krahasim për efikasitetin e reagimeve të këtilla të institucioneve kompetente shtetërore të bëra post festum (pas detyrimit të ndërkombëtarëve), do të rikujtojmë se edhe me rastin e incidenteve në zgjedhjet parlamentare 2006, pas pothuajse presionit njëjtë të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare, organet kompetente nxitën një varg procedurash kundër personave të dyshuar për shkaktimin e incidenteve zgjedhore. Dy vite më vonë mediat ( me ironi të rastit në vazhdën e fushatës parazgjedhore) informuan se asnjë nga këto persona nuk ka përjetuar finale gjyqësore për veprat për të cilat ka qenë i akuzuar dhe se i vetmi rast i personit të ndëshkuar në lidhje me incidentet zgjedhore në vitin 2006 është dëshmitari i cili ka ngarkuar një person tjetër për incident të kryer gjatë zgjedhjeve. Konstatimi se mediat më të fuqishme, posaçërisht ato elektronike, janë të kontrolluara ose të blera nga ana e partive (në pushtet) erdhi në shprehje gjatë këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Për mediat të cilat në këtë mënyrë nuk mundën të zbuten u përdor metoda e vjetër e njohur mirë e presioneve dhe kërcënimeve. Në vlugun e fushatës, sërish, u vodhën vetëm përçuesit e Alsat M dhe TV Artit në Tetovë (dhe sërish pajisjet e mediave tjera elektronike mbetën të pa prekura). Servisi publik radiodifuziv tregon se politika ditore, sa do që të jetë në pozitë të mjerueshme RTVM assesi të heq dorë nga shërbimet e tija propaganduese. Programi i tij i dytë, për shkak të efektit të programeve informative në gjuhën shqipe, e barti titullin e manipuluesit më të madh me informacionet zgjedhore. Për aspektet tjera të fushatës paraelektorale në mënyrë më të detajuar shih në Raportin e Komitetit për zgjedhjet parlamentare 2008[4] Stuhia malore Sektori i kontrollit të brendshëm dhe për standarde profesionale më 4 qershor të vitit 2008 Komitetit të Helsinkit i dërgoi përgjigje në kërkesën tonë për informacione plotësuese nga aksioni policor Stuhia malore, e në lidhje me video xhirimet e shfaqura në të cilat shihen lëndimet në personat e privuar nga liria nga ana e nëpunësve policor gjatë realizimit të aksionit. Sektori për kontroll të brendshëm dhe për standarde profesionale na informoi se pas hetimit të detajuar të realizuar në lidhje me aksionin operativ Stuhia malore, e posaçërisht pas sjelljes së personave në stacionet policore është konstatuar se NUK ЁSHTЁ konstatuar keqpërdorim dhe tejkalim i autorizimeve nga ana e pjesëtarëve të caktuar të forcave policore. Shkaku për qëndrimin e këtillë është se fuqia fizike e përdorur nga nëpunësit policor ka qenë përkatëse, e matur, e bazuar dhe e nevojshme për shkak se në të kundërtën do të ishin sjellë në pyetje jetët e popullatës lokale civile dhe të pjesëtarëve të forcave policore. Poashtu, video shënimet nga një pjesë e aksionit Stuhia malore sipas Sektorit për kontroll të brendshëm dhe për standarde profesionale janë bërë në mënyrë të pa autorizuar nga nëpunës policor me përdorimin e telefonave celular, përkatësisht bëhet fjalë për sjellje arbitrare të nëpunësve policor, ndërsa mënyra në të cilën incizimet kanë arritur në opinion ende nuk është përcaktuar dhe bëhet fjalë për përcaktimin e personave të cilët i kanë lëshuar në mediat elektronike dhe tjera. Sektori për kontroll të brendshëm dhe për standarde profesionale i ka përzier kohërat dhe ngjarjet që në fund në të njëjtin shkrim kategorikisht pohon se nëpunësit policor të cilët i kanë bërë incizimet janë suspenduar nga vendet e punës dhe kundër të njëjtëve është ngritur procedurë para Komisionit për largim nga puna pranë MPB-së për përcaktimin e përgjegjësisë së tyre. Por, ky është problemi më i vogël. Komiteti i Helsinkit edhe në konstatimet e veta për misionin e vet për hulumtimin e fakteve[5] e posaçërisht pas paraqitjes së fotografive dhe të video xhirimeve nga marrja në pyetje të një pjese të të privuarve nga liria në aksionin, vë në pah faktin se që nga momenti i kapjes së personave e deri në dorëzimin e tyre në stacionin policor më së paku është përdorur fuqi fizike përkatëse, proporcionale, e bazuar dhe e nevojshme por është përdorur fuqi e tepërt fizike. Kjo jo vetëm që është e dukshme nga fotografitë dhe xhirimet të cilat qarkullojnë në internet, por është plotësisht e qartë edhe në atë që është pjesë e informacionit të Sektorit për aksionin policor në fshatin Brodec, se pas paraburgimit në stacionin Policor Gazi Babë në orën 18,30 është thirr ekipi i Ndihmës së shpejtë me qëllim që të bëjë kontroll mjekësor të personave që janë sjellë privuar nga liria dhe më tej Me këtë rast është konstatuar se pesë persona janë sjellë në stacionin policor me lëndime të karakterit të tillë, shërimi i të cilave nuk mund të bëhet në mënyrë ambulatore, dhe mu për këtë shkak të njëjtit janë transportuar në Qendrën e Urgjencës me qëllim të dhënies përkatëse mjekësor [6]. Plotësisht është e qartë, Sektori e bën ndërrimin e prioriteteve. Në çdo shtet në të cilin sundon e drejta kompetentët fillimisht do të ishin marrë me atë që është shfaqur në xhirimet, e jo me atë se kush i ka bërë ato. Me ndjekjen e atyre të cilët i kanë bërë xhirimet MPB dëshiron të na bind se gjendja e të paraburgosurve nuk do të ishte e atillë siç e tregojnë xhirimet 92

93 vetëm për shkak se nuk do të kishte fotografi dhe xhirime nëse të punësuarit në MPB nuk ishin sjellë arbitrare! Për fat të keq me informacionet e këtilla dukshëm kundërthënëse Sektori vetëm dëshmo se edhe përkundër përparimit në punën e tij në raport me disa kohëra paraprake, prapëseprapë e praktikon atë që ishte dhembja më e madhe e kontrolleve të mëparshme të brendshme pavarësisht nga çdo gjë, policia kurrë nuk tejkalon autorizime! Në rastin konkret shpresojmë se gjatë gjykimit të të akuzuarve në rastin e Brodecit, Gjykata do të dijë të vlerësojë se në çfarë mënyre janë marrë pranimet e fajit dhe se nuk do të lejojë të jetë vetëm edhe një hallkë në solidaritetin policor Selektiviteti i aksionit Syri i gjarprit Çdokush është i obliguar të paraqes vepër penale e cila ndiqet në sajë të obligimit zyrtar [7], thotë Ligji për procedurë penale, në pajtim me të cilin obligimi i këtillë qëndron edhe për organet shtetërore, institucionet që kryejnë autorizime publike dhe persona tjerë juridik, për veprat për të cilat janë të informuar dhe për ato për të cilat do të mësojnë në mënyrë tjetër[8]. Në pajtim me të njëjtin ligj poqese ekzistojnë baza dyshimi se është kryer vepër penale e cila ndiqet në sajë të obligimit zyrtar, Ministria e punëve të brendshme është e obliguar ti ndërmerr ti ndërmarrë masat e nevojshme për ta gjetur kryerësin e veprës penale[9], ndërsa prokuroria publike është e obliguar ti ndjek kryerësit e njëjtë[10]. Këto dispozita obliguese ligjore, me sa duket, sëpaku deri tani, nuk vlejnë për institucionet në rastin Syri i gjarprit, në gjykimin për të cilin (të vëzhguar nga komiteti i Helsinkit), para syve të Prokurorisë Publike, Këshillit Gjyqësor dhe opinionit prezantohen xhirime të siguruar me masa të posaçme hetuese në të cilat shihet qartë se si persona në vendin e punës në pikat e pagesës së taksës rrugore nuk japin fatura fiskale për shërbimin e paguar, por të njëjtit nuk gjenden në bankën e të akuzuarve bashkë me 72 të akuzuarit të tjerë. Për të qenë ironia edhe më e madhe këto xhirime përdoren si dëshmi të propozuara nga vetë prokurori publik kundër personave të cilët poashtu kanë punuar në pikat e pagesës së taksës rrugore, por janë akuzuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe janë paraburgosur. Prokurori Publik është i obliguar të ndërmarrë ndjekje penale poqese ekzistojnë dëshmi se është kryer vepër penale për të cilën ndjekja bëhet në sajë të obligimit zyrtar[11], aq më tepër që dëshmitë janë siguruar në bashkëpunim me MPB-në dhe shfrytëzohen në procedurën kundër kryerësve të të njëjtës vepër penale në rrethana të njëjta ose të ngjashme. Komiteti i Helsinkit rikujton në parimet e objektivitetit, paanshmërisë dhe mos selektivitetit në punën e Prokurorisë Publike dhe të organeve gjyqësore si kusht për vendosjen e sundimit të të drejtës dhe të shtetit ligjor. Mu për këtë shkak, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut nga organet kompetente e KЁRKON respektimin dhe zbatimin e obligimeve ligjore deri në fund, për shkak të rruajtjes së dinjitetit dhe të besimit në institucionet juridike, e jo të rrënohet shteti juridik për këto apo shkaqe tjera Kufizimi i kohës për vizitat e avokatëve nga ana e Gjykatës Themelore në Manastir Komiteti i Helsinkit prej disa avokatëve nga Manastiri u informua se gjatë kërkesës për vizitë palëve që gjenden në paraburgim në burgun e Manastirit, nga ana e Gjykatës themelore në Manastir u është kufizuar koha e cila u lejohet për vizitë dhe kjo kohë shpesh herë është caktuar në 15 minuta. Përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit realizoi vizitë bashkë me një avokat nga Manastiri dhe për fat të keq u bind në pohimet e avokatëve. Pa marrë parasysh që bëhej fjalë për lëndë në të cilën avokatit i nevojiteshin informacione për ta përgatitur mbrojtjen, nga ana e Gjykatës u dha leje për vizitë në kohëzgjatje prej 15 minuta, që është në kundërshtim me nenin 70 të Ligjit për procedurë penale ku është theksuar se Poqese i akuzuari gjendet në paraburgim mbrojtësi me të mund të mbajë korrespodencë dhe të bisedojë lirisht dhe pa mbikëqyrje.... Vizita u realizua në dhomën e kujdestarisë së burgut në praninë edhe të 4 personave të autorizuar zyrtarë të cilët për atë kohë i kryenin obligimet e përditshme dhe aspak nuk ishte e mundshme që të bisedohet me palën. Në sajë të nenit 6 të Konventës Evropiane, e drejta për gjykim të drejtë parashikon edhe se çdonjëri që është i akuzuar për vepër penale ka të drejtë për kohë përkatëse dhe për kushte për përgatitjen e mbrojtjes së tij. Ky parim implikon se avokati i të akuzuarit ka qasje të pakufizuar dhe të besueshme deri te cila do qoftë palë në paraburgim, me qëllim që të bisedojë për të gjitha elementet e rastit. Poashtu, drejtoria e burgut është e detyruar të sigurojë kushte adekuate me qëllim që vizitat e avokatit të jenë konfidente dhe të mos jenë të përgjuara nga autoritetet e burgut. Komiteti i Helsinkit ju drejtohet gjykatësve të Gjykatës Themelore në Manastir me vërejtjen se gjykatësi duhet ta ketë parasysh të drejtën e të akuzuarit për komunikim të lirë me mbrojtjen, gjë e cila konsiderohet se ka vend absolutisht qendror në konceptin e gjykimit të drejtë[12]. II. SHKELJE E TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti i 400 të punësuarve në Kombinatin Xeheror Energjetik (KXE) Osllomej i Kërçovës Komitetit të Helsinkit ju drejtuan 400 persona të punësuar në KXE Osllomej të cilët punojnë në ndërrime dhe pa ndërprerë, dhe pas përfundimit të turnit kanë pushim javor në kohëzgjatje prej dy ditësh njëlloj si edhe punëtorët të cilët punojnë në një ndërrim. Që nga themelimi i KXE Osllomej në Kërçovë dita e dytë e lirë u është llogaritur njëlloj si e diela për punëtorët që punojnë vetëm në një ndërrim. Në rastet kur festa shtetërore u është përputhur me ditën e dytë të lirë, njëlloj siç veprohet kur festa bie të dielën, edhe dita e ardhshme llogaritet si festë me ç rast punëtorëve në mënyrë përkatëse u është paguar si punë gjatë feste. Pa marrë parasysh që nuk ka kurrfarë ndryshime ligjore[13] në mënyrën e pagesës nga mesi i vitit 2007 e drejta e këtillë u është shkurtuar dhe në rastin kur festa përputhet me dytën e dytë të lirë ata nuk marrin kurrfarë pagese. Të punësuarit në KXE Osllomej i janë drejtuar shërbimit juridik të Sh. A. për prodhim të rrymës elektrike Elektrocentrale të Maqedonisë dhe sipas përgjigjes që e kanë marrë del se sa i përket çështjes së punëtorit i cili punon në ndërrime poqese festa, përkatësisht dita e mos punës(festës) përputhet me ditën e lirë të përcaktuar me ligj nuk ka të drejtë për zhdëmtim të rrogës, e as në rrogë të rritur duke u thirrur me këtë rast në nenin 65 të marrëveshjes kolektive. Parashtrohet pyetja vallë a vlen neni 3 i Ligjit për festa të Republikës së Maqedonisë, i cili thotë se poqese festat përputhen me ditën e diel, dita e ardhshme konsiderohet si ditë jo pune, vlen edhe për punëtorët të cilët punojnë në ndërrime? Gjithashtu, pse neni 65 i marrëveshjes kolektive ku qëndron për punë në ditë jo pune, në festa të përcaktuara me ligj, punëtori ka të drejtë të pagesë të rrogës për orët e kaluara në punë të rritur për 50% shpjegohet ndryshe. Duke e pasur parasysh këtë që është theksuar, Komiteti i Helsinkit konsideron se në rastet e këtilla është i nevojshëm angazhimi i Këshillit Ekonomiko - social[14] në nxitjen e qetë të kontesteve kolektive punuese. Njëkohësisht në vëmë në pah se në ligjin e ndryshuar për festa nuk ka kurrfarë ndryshime për mënyrën e pagesës Vazhdojnë problemet gjatë 93

94 Raporte mujore transformimit të marrëdhënies së punës nga ajo për kohë të caktuar në atë për kohë të pacaktuar Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në raportin e vet mujor dhjetor 2007/janar 2008, vuri në pah boshllëkun juridik të krijuar me risitë në nenin 46[15] të Ligjit për marrëdhënie pune e cila në vazhdimësi krijon probleme në praktikë gjatë shpjegimit të tij. Nga paragrafi 2 të këtij neni del se, poqese punëtori vazhdon të punojë pas kalimit të afatit prej katër vitesh, në rastin e këtillë, marrëdhënie e punës për kohë të caktuar transformohet në marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar. Poqese punëdhënësi nuk sjell vendim për ndërrimin e marrëveshjes për punësim në kuptimin e përmendur, punëtori këtë të drejtë mund ta realizojë para gjykatës kompetente. Problemet të cilat i shkaktoi neni 46, që posaçërisht u pa nga rritja e numrit të parashtresave të parashtruara në Komitetin e Helsinkit nga ana e personave të punësuar në entet arsimore edukative, ka të bëjë me çështjen e përmbushjes së kushteve në lidhje me kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës vallë a mund të merret parasysh marrëdhënia e punës para hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për marrëdhënie pune (LMP)? Për fat të keq përgjigja në këtë pyetje më në fund varet nga vlerësimi arbitrar i gjykatës gjë e cila gjithsesi nga ana e vet, në raste të shumta solli në trajtimin e ndryshëm të personave të punësuar të cilët të drejtën e tyre e realizojnë përmes rrugës gjyqësore. Në përpjekje për zgjidhjen e çështjes së këtillë, Gjykata Kushtetuese e RM ka sjellë Vendim[16] në arsyetimin e të cilit theksohet se: Rritja e kufirit nga tre (sipas Ligjit të shfuqizuar për marrëdhënie pune) në katër vjet si kusht për transformimin e marrëdhënies së punës nuk duhet të paraqesë pengesë, përkatësisht pamundësi që punëtori i cili ka lidhur marrëdhënie punë për kohë të caktuar në sajë të ligjit paraprak kur si kusht ka qenë i paraparë afati prej tre vjet, marrëdhënia e tij e punës të transformohet nga ajo me afat të pacaktuar në marrëdhënie punë me afat të caktuar pas kalimit të katër viteve nga momenti i lidhjes së marrëdhënies së punës, e jo nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit ekzistues. Shpjegimi i ndryshëm dhe llogaritja e afatit prej katër vjet do ti kishte sjellë nën pyetje pritjet legjitime të punëtorit përkatësisht të drejtat të cilat i ka pasur deri në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri që praktikisht do të paraqiste shkelje të sigurisë juridike të qytetarëve si element i sundimit të të drejtës. Gjykata vlerësoi se dispozita e kontestuar nuk mund të sillet në pyetje... periudha prej katër vjet, ka të bëjë me rastet e lidhjes së marrëdhënie së punës nga momenti i lidhjes së të njëjtit, e jo nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji. Prapëseprapë, Komiteti të Helsinkit ende i arrijnë një numër i madh i parashtresave në lidhje me këtë problematikë, që tregon se për një pjesë të gjykatave para të cilave qytetarët i realizojnë të drejtat e tyre, Vendimi i këtillë të Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet shpjegim relevant të nenit 46, për shkak se ende vazhdon praktika e ndryshme dhe në një numër të madh rastesh nuk merret parasysh periudha e kaluar në vendin e punës para hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Si konfirmim i praktikës së këtillë është rasti i punëtorit (të dhënat e të cilit me kërkesën e tij nuk i shpallim) i cili ka parashtruar padi me qëllim të transformimit të marrëdhënies së tij të punës. Gjykata Themelore ka sjelle vendim gjyqësor me të cilën miratohet kërkesa paditëse e paditësit, përcaktohet se marrëdhënia e punës e lidhur për kohë të caktuar transformohet në marrëdhënie punë për kohë të pacaktuar dhe obligohet punëdhënësi i paditur që ta zbatojë procedurën për transformimin e marrëdhënies së punës të paditësit. Duke proceduar në sajë të ankesës së paditësit, Gjykata e Apelit në Shkup e ka marrë në konsiderim ankesën ndërsa kërkesën paditëse të paditësit e ka refuzuar si të pabazë për shkak se: me dispozitën nga paragrafi 2 i nenit 46 rregullohen marrëdhënie juridike të cilat do të ishin krijuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM shfaq keqardhje për praktikën e këtillë gjyqësore e cila sjell në shkeljen e të drejtave të punëtorëve, me ç rast, midis tjerash me vendimet e veta gjyqësore gjykatat kontribuojnë për zgjerimin e hapësirës për sjellje arbitrare të punëdhënësve dhe për zgjatjen pa arsye të stërzgjatur të marrëdhënies së punës për kohë të caktuar. III. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 3.1. Rasti Robert Popovski Gjatë privimit nga liria të personit Robert Popovski nga Struga, nga ana e personi zyrtar pjesëtar të policisë speciale, ai me kondakun e pushkës është qëlluar në nofull, pa marrë parasysh se nuk ka bërë rezistencë. Pas pranimit në burgun në Manastir është përcaktuar se ekziston thyerje e nofullës dhe është bërë intervenim kirurgjikal në repartin për kirurgji maksilofaciale në Spitalin Klinik në Manastir, e mandej ai është transportuar në seksionin për të arrestuar pranë Spitalit Klinik në Shkup. Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit e vizituan në burgun në Manastir ku personalisht u bindën në gjendjen e keqe shëndetësore të personit të paraburgosur e cila është krijuar me përdorimin tejmase të fuqisë gjatë privimit nga liria. Problem plotësues me të cilin ballafaqohej z-ti Popovski ishin kushtet e vështira në të cilat e pranonte terapinë mjekësore në burgun në Manastir, terapi e cila i nevojitej për këndelljen dhe për pengimin e pasojave të padëshiruara eventuale. Gjendja e njëjtë vazhdon edhe pas transferimit të tij në Burgun Shkup, për shkak se edhepse vetëm para disa muaj atij i është bërë ndërhyrje operuese, ai ende nuk i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe terapisë së nevojshme medicinale. Pa marrë parasysh që është në gjendje të ndjeshme shëndetësore, pala nuk ka krevat të siguruar në lokalin e burgut dhe në vend të krevatit shfrytëzon dyshek për fjetje. Duke pasur parasysh se tortura është absolutisht e ndaluar në pajtim me dokumentet dhe standardet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në datën parashtroi fletë paraqitje penale[17] në Prokurorinë Themelore në Strugë. Ligji për policinë[18] përcakton se Në zbatimin e autorizimeve policore, nëpunësi policor është i obliguar të veprojë në mënyrë humane dhe ti respektojë dinjitetin,shëmbëlltyrën dhe nderin e personave si dhe liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit. Më tej Kodi i etikës policore[19], parashikon se: Nëpunësit policor nuk guxojnë të shkaktojnë, nxisin ose tolerojnë kurrfarë akti të torturimit, mundimit, veprimit ose ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues. Praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut[20], thekson se shteti është i obliguar të ndërmerr hetim frytdhënës zyrtar, kur personi thekson pohime kontestuese se ka qenë i ekspozuar maltretimit serioz nga ana e policisë, dhe të mundësohet identifikimi dhe ndëshkimi i atyre që janë përgjegjës për këtë. Poqese nuk veprohet në këtë mënyrë, ndalesa e përgjithshme juridike të torturës dhe veprimeve tjera johumane dhe poshtëruese, do të jetë jo efikase në praktikë dhe do t ju mundësojë nëpunësve ti keqpërdorin të drejtat e atyre të cilët janë nën kontrollin e tyre, për shkak të shfrytëzimit të mosndëshkimit të tyre virtual. Obligimi i republikës së Maqedonisë për zbatimin e hetimit efikas në rastet ku ekzistojnë indicie për torturë u konstatua në disa vendime gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut[21]. Komiteti i Helsinkit i fton organet kompetente që seriozisht ti kuptojë vërejtjet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, të urdhërojnë që të zbatohet hetim serioz dhe të ndëshko- 94

95 hen kryerësit e këtyre veprave penale duke mos bërë vazhdimisht lëshime vetëm për shkak se ata janë pjesëtarë të Ministrisë së punëve të brendshme përkatësisht të policisë speciale Rasti i mos bashkëpunimit të Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së punëve të brendshme Prokurorisë Themelore Publike në Shkup i është parashtruar fletë paraqitje penale për veprën penale Vjedhje e Rëndë në sajë të nenit 236 paragrafi 1 pika 1 të Kodit penal. Duke vepruar lidhur me fletëparaqitjen e parashtruar penale, Prokuroria Themelore Publike Shkup me qëllim të kontrollimit të asaj që është theksuar në fletëparaqitjen penale[22], Sektorit për punë të brendshme i ka parashtruar Kërkesë për grumbullimin e raportimeve të nevojshme. Mirëpo, edhe përkundër urgjencës së Prokurorisë Themelore Publike të 5 nëntorit të vitit 2007 të dhënat e kërkuara nuk i janë dërguar. Duke pasur parasysh se nga Sektori i punëve të brendshme nuk i janë përgjigjur me shkrim lidhur me Kërkesën e saj, dhe duke e pasur parasysh dokumentacion në dispozicion për ngjarjen e paraqitur penale, Prokuroria Themelore Publike ka konsideruar se nuk ekziston asnjë dëshmi me të cilën eventualisht do të ishte konfirmuar se është bërë vepra penale Vjedhje e Rëndë, ose ashtu siç është deklaruar në fletëparaqitjen penale nga personi i cili e ka paraqitur. Me këtë rast Prokuroria Themelore Publike më 25 mars të vitit 2007 thjeshtë ka sjellë Vendim me të cilin e ka hedh poshtë paraqitjen penale. Si mbështetje të deklarimeve të veta Prokuroria Themelore Publike ka theksuar se... kjo prokurori nuk disponon me të dhëna se ngjarja e këtillë ka qenë e regjistruar dhe e paraqitur në stacionin kompetent policor, dhe nëse nga ana e personave të autorizuar zyrtar lidhur me ngjarjen e paraqitur janë ndërmarrë masa të caktuara në kuptim të zbulimit të kryerësit dhe sigurimit të dëshmive përkatëse me shkrim... Në këshillën e vet juridike Prokuroria Themelore Publike e udhëzon të dëmtuarin që ta ndërmerr ndjekjen penale. Prokuroria Themelore Publike e ka hedhur poshtë paraqitjen penale në sajë të nenit 152 paragrafi 1 të Ligjit për Procedurë Penale[23], por me këtë rast harron në obligimin nga paragrafi 2[24] të të njëjtit nen. Prokurori Publik, poqese nuk ka mundësi të vlerësojë nga vetë fletëparaqitja nëse janë të besueshme theksimet e fletëparaqitjes ose poqese të dhënat në fletëparaqitjen nuk japin bazë të mjaftueshme që të mund të vendos që ti ndërmerr vetë ose përmes organeve, do të kërkojë nga Ministria e punëve të brendshme që ti grumbullojë raportimet e nevojshme dhe të ndërmarrin masa tjera të nevojshme me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe të kryerësit. Aq më tepër që paragrafët 7 dhe 8[25] nga i njëjti nen përcakton afat dhe detyrim të Ministrisë së punëve të brendshme të veprojnë sipas kërkesës së prokurorit publik. Komiteti i Helsinkit konsideron se është e palejueshme që qytetarët e R. Së Maqedonisë të pësojnë dëm dhe pamundësi për realizimin e të drejtave të tyre themelore të njeriut vetëm për shkak të mos bashkëpunimit të Prokurorisë Publike dhe të Ministrisë së punëve të brendshme, institucione këto të cilat janë të obliguara që ti sigurojnë të drejtat e njeriut [1] Neni 74 nga Kodi Zgjedhor (1) Fushata elektorale fillon 20 ditë para ditës së përcaktuar për mbetjen e zgjedhjeve dhe nuk guxon të vazhdojë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve. (2) Këshilli i Radiodifuzionit është i obliguar ti përcjell programet e mediave elektronike në Republikën e Maqedonisë gjatë zgjatjes së heshtjes zgjedhore dhe në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. (3) Këshilli i Radiodifuzionit është i obliguar që menjëherë pas përcaktimit të parregullsive (agjitim, informacione që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore, mesazhe reklamuese me të cilat bëhet prezantimi programeve partiake dhe simboleve partiake), ta informojë organin për komunikime elektronike i cili është i obliguar që në afat prej 24 orësh të parashtrojë fletëparaqitje para gjykatës kompetente themelore për inicimin e procedurës për vepër penale. [2] Neni 84 nga Kodi Zgjedhor Gjatë financimit të fushatës zgjedhore, organizatori i fushatës zgjedhore mund të shpenzojë më së shumti deri më 60 denarë për çdo votues të regjistruar në njësi të caktuar zgjedhore, përkatësisht komunën në të cilën ka paraqitur listë të kandidatëve, përkatësisht listë të kandidatit. [3] Neni 71 nga Kodi Zgjedhor (1) Organizatori i fushatës zgjedhore është i obliguar të hapë xhiro llogari me shenjën për fushatën zgjedhore, e cila në afat prej 48 orësh pas konfirmimit të listës së kandidatëve dhe në këtë afat prej 48 orësh, dëshmia për xhiro llogarinë e hapur i dërgohet komisionit kompetent zgjedhor.... (4) Organizatori i fushatës zgjedhore në xhiro llogarinë nga paragrafi (1) të këtij neni do ti deponojë të gjitha mjetet e deponuara nga personat juridik ose fizik për financimin e fushatës zgjedhore. (5) Të gjitha shpenzimet për fushatën do të mbulohet ekskluzivisht vetëm nga xhiro llogaria për fushatën zgjedhore. Neni 72 nga Kodi Zgjedhor (1) Për ligjshmërinë e realizimit të fushatës zgjedhore përgjigjet organizatori i fushatës elektorale. (2) Organizatori i fushatës zgjedhore përgjigjet edhe për ato veprime në fushatën zgjedhore për të cilat do të autorizojë persona tjerë. Neni 85 nga Kodi Zgjedhor (1) Organizatori i fushatës zgjedhore është i obliguar të parashtrojë raport financiar për fushatën zgjedhore. (2) Raporti financiar për fushatën zgjedhore përmban të dhëna për shumën e tërësishme të mjeteve, burimet e financimit dhe për shpenzimet e bëra. (3) Raporti financiar i dërgohet Entit Shtetëror për revizion, Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe Kuvendit menjëherë, e më vonë 30 ditë pas verifikimit të mandateve. (4) Raporti financiar për fushatën zgjedhore publikisht e shpall Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në faqen e vet në internet.... (7) Enti Shtetëror për revizion poqese konstaton parregullsi në raportin financiar të organizatorit të fushatës zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me tejkalimin e limitit për fushatën zgjedhore ose për financimin e fushatës zgjedhore në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji do ti informojë organet kompetente për shkak të inicimit të procedurës përkatëse. Neni 189 nga Kodi Zgjedhor (1) Me dënim në para prej deri denarë për kundërvajtje do të dënohet partia politike e cila nuk do të paraqes raport për financimin e fushatës zgjedhore nga neni 85 të këtij ligji, përkatësisht kur për financimin e fushatës zgjedhore janë shfrytëzuar mjete në pajtim me neni 83 të këtij ligji. (2) Me dënim në para prej deri denarë për kundërvajtje do të dënohet partia politike, poqese në fushatën zgjedhore shpenzon më shumë mjete financiare se sa që është e përcaktuar në nenin 84 të këtij ligji. (3) me dënim në para prej deri denarë do të dënohet edhe personi përgjegjës i partisë politike për veprimet në paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni. [4] [5] Shkup, 27 dhjetor 2007 [6] Informacioni për Sektorin e kontrollit të brendshëm dhe për standarde profesionale (Nr /5 e datës ) [7] Neni 142 paragrafi 3, Ligji për procedurë penale [8] Neni 142 paragrafi 3, Ligji për procedurë penale [9] Neni 144, Ligji për procedurë penale [10] Neni 42, Ligji për procedurë penale [11] Neni 17, Ligji për procedurë penale [12] Campbelland Fell v. the United Kingdom 28 qershor [13] Ligji për festat i R. M. nr. 21/98 i Ligjit për ndryshimin e ligjit për festat të R. M. nr. 18/07 [14] Neni 246 nga Ligji për marrëdhënie pune LMP, Autorizimet e Këshillit Ekonomiko - social 1) Me qëllim të përcaktimit të dhe zbatimit të veprimeve të harmonizuara me qëllim të mbrojtjes dhe të promovimit të të drejtave ekonomike dhe sociale, përkatësisht të interesave të punëtorëve dhe të punëdhënësve, udhëheqjes së politikës së harmonizuar ekonomike, zhvillimore dhe sociale, nxitjen e dialogut social dhe kontraktimit dhe zbatimit të marrëveshjeve kolektive dhe për harmonizimin e tyre me masat e politikës ekonomike, sociale dhe zhvillimore, themelohet Këshilli Ekonomiko social. 2) Veprimtaria e Këshillit Ekonomiko social mbështetet në nevojën për bashkëpunim trepalësh midis Qeverisë së republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Qeveria), sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve, për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve ekonomike dhe sociale. 3) Këshilli Ekonomiko social: 1) i përcjell, hulumton dhe vlerëson ndikesat e politikës ekonomike dhe të masave të politikës ekonomike mbi stabilitetin social dhe zhvillimin; 2) i përcjell, hulumton dhe vlerëson ndikesat e politikës sociale dhe të masave të politikës sociale në stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin; 3) i përcjell, hulumton dhe vlerëson ndikesat e ndryshimeve të çmimeve dhe të rrogave në stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin; 4) i jep mendim të arsyetuar ministrit të punës dhe të politikës sociale për çështjet dhe problemet e ndërlidhura me kontraktimin dhe zbatimin e marrëveshjeve kolektive; 5) ju propozon Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, përkatësisht shoqatave të tyre në nivel më të lartë, zbatimin e politikës së harmonizuar të çmimeve dhe të rrogave; 6) jep mendim për propozime të ligjeve nga lëmi i punës dhe sigurisë sociale; 7) e promovon dhe e nxit nevojën për bashkëpunim trepalësh (dialog trepalësh social) midis partnerëve social për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve ekonomike dhe sociale; 8) e nxit zgjidhjen e qetë të kontesteve kolektive punuese dhe 9) i jep mendime dhe propozime ministrit të punës në lidhje me çështjet tjera të përcaktuara me këtë ligj. [15] Neni 46 nga Ligji për marrëdhënie pune, Gazeta Zyrtare e RM nr. 62/2005 : (1) Marrëveshje për punësim mund të kontraktohet për kryerjen e punëve të cilat sipas natyrës së tyre zgjasin kohë të caktuar, me ndërprerje ose pa ndërprerje deri në katër vjet. (2) Marrëdhënia e punës e lidhur me marrëveshje për punësim për kohë të caktuar shndërrohet bë marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar, poqese punëtori vazhdon të punojë pas kalimit të kohës nga paragrafi (1) i këtij neni, nën kushtet dhe në mënyrën e përcaktuar me ligj. [16] Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 48/ që të mos nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 46 paragrafi 2 nga Ligji për marrëdhënie pune. [17] - Torturimi dhe veprimi e ndëshkimi tjetër rreptë, jonjerëzor ose poshtërues neni 142 paragrafi 1 nga Kodi Penal (KP), - Maltretimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143 paragrafi 1 nga KP, - Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 1 dhe 3 nga KP. [18] neni 32 paragrafi 2, Ligji për policinë, ( Gazeta zyrtare e RM nr. 114/2006), [19] neni 37, Kodeksi i etikës policore [20] Asenov kundër Bullgarisë, Aplikimi numër 90/1997/874/1086 e datës 28 tetor 1998 [21] Jashar kundër R. M., Xheladinov dhe të tjerët kundër R. M. dhe Sulejmanov kundër R. M. [22] КО nr. 1074/07 e datës 23 Mars 2007 [23] Neni 152 paragrafi 1 nga Ligji për procedurë penale (LPP) - (1) Prokurori Publik me vendim do ta hedh poshtë paraqitjen poqese nga vetë paraqitja del se vepra e paraqitur nuk është vepër penale për të cilën ndjekja bëhet në sajë të obligimit zyrtar, poqese ka ndodhur vjetërsimi i veprës ose vepra është përfshirë me amnisti ose lëshim nga vuajtja e dënimit, poqese ekzistojnë rrethana tjera të cilat e përjashtojnë ndjekjen ose poqese nuk ekzistojnë baza për dyshim se i paraqituri ka bërë vepër penale. Për hedhjen poshtë të paraqitjes penale, prokurori publik i dërgon të dëmtuarit një ekzemplar nga vendimi me mësim juridik se në afat prej tetë ditësh nga pranimi ta ndërmerr ndjekjen penale, ndërsa parashtruesin e fletëparaqitjes penale e informon për shkaqet e hedhjes poshtë të fletëparaqitjes. [24] Neni 152 paragrafi 2 nga LPP (2) Poqese prokurori publik nuk mund të vlerësojë nga vetë paraqitja nëse janë të sigurta theksimet në fletëparaqitjen ose poqese të dhënat nga fletëparaqitja nuk japin bazë të mjaftueshme që të mund të vendos nëse do të kërkohet a do të kërkojë zbatim të hetimit ose poqese deri te prokurori publik ka arritur ndonjë zë se është bërë vepër penale, e posaçërisht poqese kryerësi është i panjohur, prokurori publik, poqese nuk ka mundësi këtë ta ndërmerr vetë ose përmes organeve tjera, do të kërkojë nga Ministria e punëve të brendshme të grumbullojë raportimet e nevojshme dhe të ndërmarrin masa tjera për shkak të zbulimit të veprës penale dhe të kryerësit. [25] Neni 152 paragrafi & dhe 8 nga LPP (7) Ministria e punëve të brendshme dhe organet tjera shtetërore, institucionet të cilat kryejnë autorizime publike dhe persona tjerë juridik në pajtim me paragrafët (2) dhe (3) të këtij neni janë të obliguar që menjëherë të procedojnë në sajë të kërkesës së prokurorit publik, e më së voni në afat prej 30 ditë nga dita e pranimit të kërkesës. Vetëm në raste jashtëzakonisht të ndërlikuara për vepra të rënda penale të kryera nga më tepër persona në rajon më të madh ose nga grup i organizuar kriminel me kërkesën e prokurorit publik, Ministria e punëve të brendshme, organet tjera shtetërore dhe personat tjera juridik janë të obliguar të veprojnë në afat jo më të gjatë se 90 ditë nga dita e pranimit të kërkesës. (8) Prokurori publik gjithmonë mund të kërkojë nga Ministria e punëve të brendshme, nga organet tjera shtetërore, nga institucionet të cilat kryejnë autorizime publike dhe persona tjerë juridik, tek të cilët ka parashtruar kërkesë për grumbullimin e informacioneve të nevojshme, menjëherë ta informojnë për masat të cilat i kanë ndërmarrë. 95

96 Raporte mujore RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Qershor 2008 I. NGAJRJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARI- MEVE DEMOKRATIKE 1.1. Rritet numri i rasteve të paraqitura të keqpërdorimit të fëmijëve Institucionet (edhe më tej) flejnë Propozimi për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetsore vuri në pah shkeljen e konceptit të shtetit juridik në Maqedoni Varrje publike pa gjykim! Në çfarë drejtësie tëp besojmë tani? 1.4. Sjellje e lejuar e vetvullnetshme në entet fetare arsimore! Isnpektorati shtetëror arsimor jo kompetent për mbikëqyrje? II. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti Nebojsha Arsovski dhe Shoqata e Kroatëve në Republikën e Maqedonisë Rasti Zhivkov Risto. III. RASTET POLICORE DHE GJYQËSORE 3.1. Përdorimi i masës Paraburgim ndaj të miturve Në interes të kujt punon Prokuroria Themelore Publike në Shkup? 3.3. Rasti: Cvetan Stojkovski Rasti: Mirçe Gorançiq I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Rritet numri i rasteve të paraqitura të keqpërdorimit të fëmijëve Institucionet (edhe më tej) flejnë. Njëra nga të drejtat themelore të fëmijëve është e drejta për jetë dhe zhvillim. Të gjitha llojet e keqpërdorimit, dhunës ose lënies së fëmijëve pas dore, me të cilat rrezikohet integriteti fizik ose psikik i fëmijës dhe e pengojnë zhvillimin e tij, paraqesin shkelje të kësaj të drejte themelore. Mbrojtja e të drejtave nënkupton, para së gjithash, aktivitete të ndryshme shoqërore të orientuara drejtë pengimit të këtyre dukurive, si dhe organizimin dhe zbatimin e drejt për drejtë të intervenimeve mbrojtëse në rastet konkrete të keqpërdorimit dhe të lënies pas dore të fëmijëve. Konventa për të drejtat e fëmijës përmban edhe dispozita të posaçme për të drejtat e fëmijëve dhe të integritetit të tyre fizik, psikik dhe moral, me të cilat parashihen masa për: - Mbrojtjen nga dhuna fizike ose mendore, keqpërdorimi ose lënia pas dore (përfshirë aty edhe keqpërdorimin seksual) neni 19 - Mbrojtjen nga të gjitha format e shfrytëzimit seksual dhe keqpërdorimi seksual neni 34 - Mbrojtjen nga të gjitha format tjera të shfrytëzimit të dëmshme për fëmijën neni 36 - Masa për këndellje më të mirë fizike dhe psikike dhe për re integrimin social të fëmijës që është viktimë neni 39 Alarmuese është shifra prej dhjetra rasteve të reja të abuzimit seksual të fëmijëve në Maqedoni vetëm gjatë muajit qershor. Pa marrë parasysh që mbetet pyetja se a bëhet fjalë për rritjen e numrit të rasteve të paraqitura apo bëhet fjalë për rritjen e numrit të rasteve të abuzimit të fëmijëve, prapseprap kjo nuk i arsyeton organet kompetente të cilët në vitet e kaluara kanë mund dhe është dashur të ndërmarrin diçka me qëllim që të mos ndodhin abuzimet e tilla. Komiteti i Helsinkit në disa raste në opinion u paraqit me analiza të rasteve konkrete[1] dhe me konkluza se brengos e dhëna se rritet numri i rasteve të cilat i paraqiten Komitetit të Helsinkit, dhe kohëve të fundit rritet edhe numri i rasteve të njoftuara publikisht në të cilat është indikuar, madje edhe është e pa kontestueshme shkelja e të drejtave të fëmijës. Njëri nga institucionet më të thirura i cili duhet të kujdeset për të drejtat e njeriut është Ministria e punës dhe e politikës sociale e cila i ka të gjitha kompetencat për këtë çështje. Në Analizat tona tanimë disa herë theksuam se në periudhën e kaluar, as Ministria, e as qendrat nuk treguan se kanë kapacitet, dituri, vullnet dhe dëshirë që me të vërtetë t i zbatojnë obligimet të cilat u janë ndarë në lidhje me fëmijët. Qendrat për punë sociale janë shërbime të cilat kanë rol kyç në mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi. Ky rol mbështetet në funksionet e tyre të rëndësishme në mbrojtjen sociale të familjes dhe të fëmijëve, por edhe në kompetencat e tyre ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ata duhet të jenë inicatorë dhe koordinatorë të procesit të përgjithshëm të mbrojtjes së fëmijëve nga keqpërdorimi. Ky proces kyç edhe aktivitete të disa organeve të ndryshme shtetërore (policia dhe gjyqësia), si dhe të institucioneve të ekspertëve (shëndetsore, sociale dhe arsimore). Shpërndarja e roleve mes të gjithë pjesëmarrësve duhet të mundësojë ndalesë efikase të dhunës dhe të sigurojë mbrojtje përkatëse të fëmijëve me çka pasojat plotësuese traumatike janë sa më të vogla. Duke u nisur nga qëllimi kryesor sigurimi më i mirë i interesit të fëmijës këto role duhet të jenë të ndërlidhura në një proces unik të njohjes profesioniste, hulumtimit dëshmimit, vendosjes dhe zbatimit të intervenimeve mbrojtëse. Komiteti i Helsinkit konsideron se mund dhe patjetër duhet bërë edhe shumë në nivel shoqëror për të parandaluar keqpërdorimin dhe lënien pas dore të fëmijëve dhe i fton të gjitha organet kompetente që MENJËHERË të ndërmarrin masa në drejtim jo vetëm të sanksionimit të kryerësve të këtyre shkeljeve, por edhe në drejtim të parandalimit të tyre Propozimi për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetsore vuri në pah shkeljen e konceptit të shtetit juridik në Maqedoni. Ironia është llajt motiv i jetës sonë publike shoqërore dhe politike. Procesi i ndryshimeve dhe transformimeve ligjore të Qendrës Klinike në mënyrë ironike vunë në pah problemet e funksionimit të shëndoshë të demokracisë dhe të shtetit juridik në Maqedoni. Lidhur me këtë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shlyerjen e vendimit të Qeverisë për transformimin e Qendrës Klinike, juristët dijagnostifikuan simptome të shkeljes së parimeve kushtetuese në përpjekjet për tu arritur transformimi i planifikuar përmes Kuvendit, me propozim për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetsore të ministrit/deputetit Selmani. Sjellja e këtillë është në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushtetit, i cili është i njohur si vlerë themellore e rendit kushtetues të Maqedonisë në nenin 8[2] të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, si dhe me parimin për mos bashkimin e funksionit deputet dhe ministër, i cili është i rregulluar me nenin 63[3] dhe nenin 89[4] të Kushtetutës dhe me nenin 6[5] të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e RM të vitit Shteti funksional juridik si ideal ndaj të cilit synojmë e përfshin legalitetin në veprimin e organeve shtetërore dhe pushtet të kufizuar qeveritar (limited government) me Kushtetutën dhe me ligjet. Fakti që pushteti në mënyrë të ashpër i lë pas dore parimet e njohura me Kushtetutën, si akt më i lartë në kierarkinë e të drejtës, vë në pah sëmundjet dhe deformimet e rënda në sistemin tonë politik. Asnjë organ i pushtetit qeveritar nuk është mbi Kushtetutën, madje as Kuvendi i cili e sjell Kushtetutën e as Qeveria. Mos bashkueshmëria e kabinetit qeveritar me përbërjen e deputetëve është krijim i Revolucionit Francez të vitit 1789, simbol i fillimit të ri dhe rregullimit të ri shoqëror të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Kushtetuta e Francës e vitit 1791 përmban ndalesë të këtillë për ta penguar sjelljen e korruptuar të nëpunësve të lartë të kohës së Ancien regime, gjë e cila ka pasur mundësi të ndodh poqese ministrat në të njejtën kohë kanë mundësi të jenë edhe deputetë. Është ironike që Maqedonia e cila gjendet në kohën e rilindjes politikisht të propaguar dhe në kohën e largimit të ideve të dhe veprimeve të regjimit të vjetër, kur në opinion paraqitet çështhja e këtij parimi me mos bashkueshmërinë e funksionit ministër dhe deputet. Ideja themelore e këtij parimi shumë qartë e shpreh një fjali të cituar shpesh herë nga Sharl De Goli: Nuk është e mundshme që në të njejtën kohë të jesh edhe kontrollues edhe të jesh i kontrolluar. Në emër të kontrollit politik dhe juridik dhe për ruajtjen e legalitetit në funksionimin e organeve shtetërore, vëmë në pah mos kushtetutshmërinë dhe mos ligjshmërinë e veprimeve të këtilla Varrje publike pa gjykim! Në çfarë drejtësie të besojmë tani? 96

97 Parimi 10 nga Rekomandimi Rec. (2003)13 i Komitetit të ministrave[6] i cili ka të bëjë me sigurimin e informacioneve përmes mediave në lidhje me procedurën penale parasheh mbrojtje nga ndikesa e dëmshme dhe thekson se... shërbimet policore duhet të abstenojnë nga sigurimi publik i informacioneve gjë e cila mund të sjell rrezik për dëmtimin e drejtësisë së veprimeve. Por vallë a u zbatua kjo në rastin e korespodentit nga Kërçova të gazetës Utrinski vesnik Vllado Tanevski? Lidhur me këtë, për fat të keq, Zëdhënësi i MPB Ivo Kotevski deklaroi për mediat se karakteristike për të katër gratë e vrara është se kanë qenë me moshë të shtyer, se të gjitha kanë jetuar në pjesën e njejtë të Kërçovës, se kanë pasur shkallë më të ulët të arsimimit dhe kryesisht kanë fituar për jetë si gra për mirëmbajtjen e higjienës. Profili i këtillë i viktimave, pjesërisht përkon me profilin e nënës së vdekur të të dyshuarit, e cila ka punuar si punëtore për mbajtjen e higjienës në spital dhe me të cilën i dyshuari, sipas njohurive të dokumentuara, ka qenë në raporte tejet të këqija. Në pajtim me Ligjin për procedurë penale, çdo kush që është i përndjekur nga shteti ose privatisht, e gëzon të drejtën e para supozimit të pafajësisë [7]. Kjo me siguri nuk ajo drejtësi të cilën për çdo ditë e shohim në Maqedoni, ku të arrestuarit i xhirojnë se si i shpiejnë në burgun hetues ose te gjykatësi hetues, ndërsa ngjarja është top temë në të gjitha mediat. Kjo e drejtë nuk mund të gëzohet edhe kur Zëdhënësi i MPB do të del para kamerave dhe do të thotë se paskan dëshmi të paluhatshme për të privuarit nga liria, duke bërë në këtë mënyrë presion ndaj pavarësisë së Gjykatës. Kjo mjaftonte që të paraqiten batare e epiteteve në të gjitha mediat të cilat e kishin emëruesin e njetë - vrasës serial dhe të cilat kishin publicitet të dëmshëm jo vetëm për personin (tani të ndjerë) dhe për familjen e tij por edhe për mbarë opinionin në Maqedoni[8], duke haruar me këtë rast se personi ende ka qenë vetëm person i dyshuar. E tërë kjo na sjell deri te pyetja se nga cilat burime në opinionin e Maqedonisë arritën xhirimet nga shkuarja në vendin e ngjarjes, nga vendi ku jeton personi i dyshuar, xhirime nga paraburgimi i personit nga të gjitha këndet, madje e tëra kjo të kulminojë me fotografi të kufomës së tij dhe të tualetit në dhomën e burgut të cilat ditë me radhë prezantoheshin në mediat? Kujt i shërben ky senzacion pa kurfarrë etike i cili e mposhtën dinjitetin njerëzor si dhe të gjitha rregullat juridike dhe normat e një shoqërie demokratike siç e quan veten shoqëria e Maqedonisë? Mu për këtë shkak, Komiteti i Helsinkit insiston në aplikimin e Nenit 8 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, i cili nënkupton se gjatë sigurimit të informacioneve për palët e dyshuara, të akuzuara ose të dënuara në procedurat penale duhet të respektohet e drejta e tyre për mbrojtjen e privatësisë. Vëmendje e posaçme nga ana e organeve shtetërore dhe nga mediat duhet t i kushtohet efektit të dëmshëm të prezantimit të informacionit, i cili e mundëson identifikimin e këtyre personave. Me këtë rast, Komiteti i Helsinkit me deshpërim të madh e dënon ashpër mënyrën e informimit për rastin e zotëri Vllado Tanevskit nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme të gërshetuar me epitete spekulative gazetareske nga media të caktuara. Maqedonia ishte dëshmitare e varrjes publike pa gjykim të personalitetit dhe të dinjitetit të tij, të shkeljes së standardeve etike dhe morale dhe të shkeljes së parimit të prezumpcionit të pafajësisë si njërin ndër postulateve themelore të shtetit juridik. Aspekt tjetër i tërë këtij rasti është hapja e pyetjeve të lëndëve të Ristevskit dhe të Milevskit të cilët kanë dënim të shqiptuar të burgimit të përjetshëm për vrasjen e Mitra Siljanovskës. Cilës drejtësi tani t i besojmë? 1.4. Sjellje e lejuar e vetvullnetshme në entet fetare arsimore! Isnpektorati shtetëror arsimor jo kompetent për mbikëqyrje? Në pajtim me nenin 3 nga Ligji për arsim të mesëm: (1) Çdokush në sajë të kushteve të njejta të përcaktuara me këtë ligj, ka të drejtë për arsim të mesëm. (3) Nuk janë të lejuara diskriminime në sajë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes nacionale ose sociale, bindjes politike dhe fetare, pozitës pronësore dhe shoqërore. Nga ana tjeter, Ligji për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze ( Gazeta zyrtare e RM, nr. 113 e datës ) në nenin 22 e rregullon mundësinë që kisha, bashkësia fetare dhe grupi religjioz të themelojnë institucione arsimore fetare të të gjitha shkallëve të arsimimit, përveç në arsimin fillor, për shkollimin e personave fetar dhe nëpunësve fetar, si dhe të konvikteve për nxënës dhe për studentë për vendosjen e personave të cilët shkollohen në këto institucione. Me rëndësi është fakti që në pajtim me paragrafin 2 të të njejtit nen 22: Entet arsimore fetare janë të barazuara me entet tjera dhe nxënësit e tyre dhe studentët i kanë të njejtat të drejta dhe obligime. Për fat të keq, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njerit në RM arriti në njohuri se dispozitat e këtilla ligjore ende nuk e kanë gjetur vendin e vet në realitetin tonë, duke pasur parasysh faktin se Inspektorati shtetëror arsimor, Ministria e arsimit konsiderojnë se dispozitat ligjore nuk i japin kompetencë që i njeti të kryejë mbikëqyrje mbi punën e enteve arsimore fetare. Lidhur me këtë, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua personi Sefadin Emini, nxënës i çrregullt në vitin e tretë të Shkollës së mesme islamike Isa Beg Medrese në Shkup, në lidhje me ndërprerrjen e shkollimit të tij nga ana e Drejtorit të të njejtës shkollë. Në datën gjatë paraqitjes së provimeve të vitit të tretë, ai nga sekretari i shkollës është informuar se shkollimi i është ndërprerë, me arsyetimin e thjeshtë nga drejtori se ai, kinse, ka qenë kundër bashkësisë islame. Në lidhje me paraqitjen për ndërprerje të shkollimit të personit Sefadin Emini në Inspektoratin Shtetëror arsimor, i njejti është shpallur jo kompetent për mbikëqyrjen e kësaj shkolle me udhëzim që problemi të zgjidhet në mënyrë interne në të njejtën shkollë. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua me shkrim Inspektoratit Shtetëror arsimor me qëllim që të na informojnë për bazën mbi të cilën ata janë shpallur jo kompetent për rastin, si dhe kërkuam informacion për institucionin kompetent të cilit do të mund t i drejtoheshim për rastin. Në përgjigjen e dërguar, na informojnë se shkolla e mesme islamike, në pajtim me Ligjin për arsim të mesëm nuk është e përfshirë me sistemin e shkollave të mesme, si dhe se Ministria e arsimit dhe e shkencës dhe inspektorati nuk kanë kompetencë të mbikëqyrjes për shkak se shkolla Isa Beg Medrese na qenka shkollë fetare dhe si e tillë nuk është e verifikuar dhe e regjistruar në regjistrin e shkollave të mesme. Duke e pasur parasysh rastin, parashtrohet pyetja vallë nëse përgjigja e këtillë bie ndesh me paragrafet 1 dhe 3 të cituar nga Ligji për arsim të mesëm dhe nenin 22 paragrafi 2 të Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe të grupave religjioze? Nga ana tjetër, është indikative çështja nëse përgjigja është në kundërshtim edhe me nenin 26 paragrafi 2 të Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe të grupave religjioze me të cilin është përshkruar qartë se: Personi përgjegjës në entin arsimor fetar, konviktin për nxënës ose studentë është i obliguar t i vë në dispozicion organit të administratës shtetërore që është kompetent për kryerjen e kontrollit të punës së tyre, të dhënat e nevojshme për zbatimin e kontrollit mbi punën e tyre dhe në afat të përcaktuar nga ky organ t i menjanojë mangësitë eventuale. Duke e pasur parasysh faktin se Inspektoratin Shtetëror arsimor ju shmang përgjigjes për pyetjen, përgjigje e cila në mënyrë të dukshme mbetet e pa njohur për të gjithë, pra kush është kompetent ta kryejë mbikëqyrjen në institucionet fetare arsimore dhe vallë a ju lejohet personave të tyre përgjegjës sjellje sipas qejfit në kuadërin e tyre, Komiteti i Helsinkit shfaq brengosje tejet të madhe për shkak të faktit që Ministria e arsimit dhe Inspektorati Shtetëror arsimor i shmangen obligimit i cili për këto institucione buron nga dispozitat ligjore të theksuara më lartë. Për këtë qëllim Komiteti ju drejtua edhe Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare në RM, me shpresë se do të zgjidhet dilema se këto shkolla i janë lënë vetvetes, dhe ndoshta të njejtit fluturojnë në hapësirë pa ajër në sistemin arsimor të vendit tonë? II.SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti Nebojsha Arsovski dhe Shoqata e Kroatëve në Republikën e Maqedonisë. Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua personi Nebojsha Arsovski nga Shkupi si dhe Shoqata e Kroatëve nga Republika e Maqedonisë. Nebojsha Arsovski nga Shkupi si dhe Shoqata e Kroatëve nga Republika e Maqedonisë, çdo njëra palë veç e veç, i janë drejtuar Entit Shtetëror për punë gjeodetike Sektori për matje dhe kadastër me kërkesat e tyre për qasje në informacionet me karakter publik. Shoqata e Kroatëve nga Republika e Maqedonisë si parashtruese, me kërkesë nr. 1118/5848 të 30 Nëntorit të vitit 2007, ndërsa Nebojsha nga Shkupi me 97

98 Raporte mujore kërkesë me të njejtin numër të 10 Nëntorit të vitit Lënda e kërkesës është një pasqyrim i plotë në dokumentacionin për kërkesën 1118/5848 të parashtruar më 03 Tetor të vitit 2007, për objekte në PK 2520/1, KK Центар 2, duke filluar prej vitit 1995, deri sot. Me që nuk kanë marrë kurfarrë përgjigje nga ana e Entit Shtetëror për punë Gjeodetike Sektori për matje dhe kadastër, Nebojsha Arsovski dhe Shoqata e Kroatëve nga Republika e Maqedonisë veç e veç i kanë parashtruar ankesa Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik. Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë ndaj informacioneve me karakter publik në ditët 23 Prill dhe 23 Maj të vitit 2008 ka sjellë dy vendime të veçanta me të cilat dy ankesat miratohen dhe me këtë rast është obliguar Enti Shtetëror për punë gjeodetike që kërkuesve t ju mundësojë që të mund të kontrollojnë informacionin Kontrollim i plotë në dokumentacionin, për Kërkesën 1118/5848 të parashtruar më për objektet PK 2520/1 Centar II duke filluar nga viti 1995 deri më sot, në afat prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të Vendimit. Më 19 qershor të vitit 2008 Enti Shtetëror për punë Gjeodetike Sektori për matje dhe kadastër[9], Shoqatës së Kroatëve nga Republika e Maqedonisë dhe personit Nebojsha Arsovski iu ka dërguar lajmërim në të cilin është theksuar se Enti Shtetëror për punë Gjeodetike nuk është në mundësi[10] të proceduojë në sajë të Kërkesës së theksuar për shkak se lënda me të gjitha aktet u është dorëzuar organeve të përndjekjes dhe e njejta deri sot nuk është kthyer[11] në Sektorin për kadastër të patundshmërive Shkup. Në rast se ndodh shkelje e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik dhe nëse nuk zbatohen obligimet ligjore nga ana e Entit Shtetëror për punë gjeodetike Sektori për matje dhe kadastër i cili poqese me të vërtetë lëndën me të gjitha aktet e ka dorëzuar në organet e përndjekjes, ka bërë shkelje të nenit të Ligjit për kadastër të patundshmërive, sipas të cilit Agjensia siguron siguri të të dhënave në formë elektronike në SIGjK përmes masave të mbrojtjes fizike dhe teknike, si dhe përmes ruajtjes së dyfishtë të të dhënave në dy lokacione fizikisht njëra larg tjetrës Rasti Zhivkov Risto. Personit Zhivkov Risto nga Shkupi, me vendimin nr /7 të datës , Komisioni për vendimmarrje në procedurë administrative nga lëmi i transportit dhe lidhjeve dhe ambientit jetësor, si organ i shkallës së dytë në Ministrinë për transport dhe lidhje ja ka refuzuar ankesën si të pabazë dhe e ka konfirmauar Lejen e ndërtimin nr /9 të datës Në afatin e paraparë me ligj prej 30 ditës pas marrjes së vendimit ose më saktësisht më 20 shkurt të vitit 2006, Zhivkov Risto ka parashtruar aktpadi për nisjen e kontestit administrativ[12]. Krahas urgjencave të shumta nga ana e personit Zhivkov Risto për përshpejtimin e lëndës për atë ende nuk është marrë vendim si nga Gjykata Supreme[13] ashtu edhe nga tani Gjykata Administrative[14]. Ndërkohë ose më 19 maj të vitit 2005, Zhivkov Risto Prokurorisë Publike Shkup i ka paraqitur padi penale kundër personave përgjegjës nga Ministria e transportit dhe e lidhjeve, Njësia Rajonale Centar Shkup, për vepër penale Keqpërdorimi i pozitës dhe të autorizimeve zyrtare nga neni 353 të Kodit Penal. Deri tani ai nuk ka marrë kurfarrë përgjigje nga Prokuroria Publike Shkup, por habit përgjigja e këtij intitucioni dërguar Avokatit të Popullit. Në përgjigjen është theksuar se, citojmë: pas marrjes dhe njoftimit me padinë penale, u parashtrua kërkesë për grumbullimin e informacioneve të nevojshme në Ministrinë e transportit dhe të lidhjeve, Njësia rajonale Centar Shkup, dhe duke pasur parasysh se deri në muajin tetor të të njejtit vit nuk kishte përgjigje në kërkesën, u parashtrua urgjencë. Pas urgjencës nga Ministria u informuam se kërkesa nuk u është dërguar atyre, dhe për këtë shkak kërkojnë që e njejta të dërgohet sërish, gjë e cila edhe u realizua më datën година. Në datën sërish përmes faksit u dërgua kërkesa për grumbullimin e lajmërimeve të nevojshme bashkë me një ekzemplar të aktpadisë penale dhe kjo u bë me kërkesën e Ministrisë, dhe me të njejtin arsyetim se nuk janë në gjendje ta gjenë lëndën, për shkak se në fillim të muajit mars sërish u bë urgjencë për azhurnimin e procedurës. Në muajin prill të vitit 2006 ishim të informuar se lënda dhe urgjenca janë ridërguar në kompetencë të kryetarit të komunës Centar. Meqë deri muajin shkurt të vitit 2007 nuk kishte përgjigje për kërkesën e dhënë ju parashtruan urgjenca kryetarit të komunës Centar dhe Ministrisë së transportit dhe të lidhjeve Sektori për punë normativo juridike dhe administrative, dhe edhe ato për herë të tretë përmes faksit na dërguan kërkesë për ridërgimin e kërkesës së njejtë. Në muajin nëntor të vititi 2007 Ministrisë së transportit dhe të lidhjeve Sektori për punë normativo juridike dhe administrative ju dërgua urgjenca e tretë dhe njëkohësisht ministrit të ministrisë përkatëse Z-tit Mile Janakievski ju dërgua lajmërim dhe kërkesë për azhurnim. Në proceduimin e këtillë nga ana e kësaj Prokurorie përgjigja erdhi në muajin janar të vitit 2008 me informacionin nga komuna Centar në të cilën jemi informuar se në sajë të aktpadisë së parashtruar përmes Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë kundër vendimit nr /2 të datës të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Komisioni për zgjidhjen e kontesteve administrative i shkallës së dytë nga lëmi i transportit dhe lidhjeve dhe ambientit jetësor, nga ana e personit Risto Zhivkov lënda me të gjitha aktet me kërkesë të organit të shkallës së dytë është dorëzuar në datën , me qëllim që t i dërgohet Gjykatës Supreme për shqyrtim pas aktpadisë së parashtruar dhe deri në përgatitjen e informacionit organi nuk ka marrë kurfarrë dërgese për vendimmarrje të Gjykatës Supreme, dhe mu për këtë shkak nuk ka mundësi të na i dërgojnë të dhënat e kërkuara. Komiteti i Helsinkit shfaq brengosje për mënyrën e këtillë të punës së organeve shtetërore të involvuara në rastin konkret dhe i fton publikisht në të ardhmen t i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të palëve. III. RASTET POLICORE DHE GJYQËSORE 3.1. Përdorimi i masës Paraburgim ndaj të miturve. Në Dispozitat e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të miturve të privuar nga liria është paraparë që sistemi i të drejtës që ka të bëjë me të miturit duhet t i përkrah të drejtat dhe sigurinë dhe ta promovojë mirëqenien fizike dhe mendore të të miturve. Privimi nga liria i të miturit patjetër duhet të jetë masë e skajshme dhe për një periudhë sa më të shkurtër të mundshme dhe do të kufizohet vetëm në raste të veçanta. Paraburgimi kundër të miturit NË ÇDO RAST nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë. Prandaj edhe procedura kundër të miturve është e posaçme dhe për atë vlejnë dispozita të posaçme. Në sajë të Ligjit për procedurë penale të Republikës së Maqedonisë masa Paraburgim në sajë të nenit 492 vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të zbatohet edhe për person të mitur. Paraburgimin në procedurën përgatitore e përcakton dhe e shlyen gjykatësi për të mitur, ndërsa në procedurën gjyqësore këtë e bën këshilli për të mitur. Komitetit të Helsinkit ju drejtua nëna e të miturit NN të cilit gjatë procedurës gjyqësore para Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup me vendimin KM. Nr. 24/08 i është shqiptuar Masa paraburgim deri në plotë fuqishmërinë e procedurës. Gjatë shqiptimit të masës, nga ana e Këshillit për të mitur është përdorur neni 371[15] nga LPP, nen i cili nuk mund të përdoret për kryerës të mitur të veprave penale. Në nenin 470[16] të Ligjit për procedurë penale në mënyrë të theksuar është thënë se për kryerësit e mitur të veprave penale zbatohen dispozita të posaçme, ndërkaq dispozitat tjera të këtij ligji zbatohen poqese nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij kapitulli. Komiteti i Helsinkit shfaq brengosje të madhe për shkak të faktit se nga ana e gjykatës është bërë lëshim i këtillë me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë shkelen të drejtat e fëmiut, dhe edhe të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe nacionale të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe obligimin e të gjitha organeve shtetërore që të punojnë në drejtim të interesit më të mirë të fëmijës. Presim që në një afat sa më të shkurtër gabimi të përmirësohet dhe paraburgimi të sjellet në afatin e përcaktuar me ligj Në interes të kujt punon Prokuroria Themelore Publike në Shkup? Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua prindi i A.N. në lidhje me veprimin jo azhurn nga ana e institucioneve gjyqësore 98

99 dhe posaçërisht të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për lëndën K.nr. 1701/07. Në lidhje me këtë, pala na informoi se pas paraqitjes për dhunim të personit të mitur, përkatësisht të vajzës së saj të mitur nga ana e bashkëshortit të saj të mëparshëm, nga ana e PThP më datën është paraqitur aktpadi penale për veprën. Pas kalimit të periudhës prej plot dy vjetësh në të cilat rasti ka qenë në fazën e hetimeve, është ngritur akt akuzë para gjykatës kompetente ndaj personit kundër të cilit ekziston dyshimi se e ka kryer veprën penale, dhe më në fund më datën ka filluar gjykimi dhe është përcaktuar seancë kryesore. Pa marrë parasysh se bëhet fjalë për vepër të rëndë penale, aq më tepër për shkak se është bërë ndaj personit të mitur, duke e pasur parasysh edhe faktin habitës se rasti i këtillë është mbajtur në fazën e hetimeve më shumë se dy vjet, në vend me azhurnitet në procedurën gjyqësore, palët janë ballafaquar me zvarritje të re të të njejtës dhe kjo për shkak të PThP, dhe përfaqësuesit të akuzës, e cila në këtë rast duhet të jetë pala më e interesuar për përfundimin e shpejtë të procedurës. Në lidhje me këtë, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua Prokurosisë Publike Themelore dhe Sipërore Shkup, si dhe Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup (prej ku ende nuk kemi marrë kurfarrë informacioni), me kërkesë të informacioneve për shkaqet e zvarritjes së procedurës gjyqësore. Në shkresën të cilën e morëm nga ana e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup informohemi për shkaqet e ndryshme për zvarritjen e seancës kryesore, si për shkak të kërkesës së zëvendëses së PThP për shtyerje të seancës kryesore gjyqësore sepse nuk ka pasur mundësi ta shqyrtojë lëndën, pa marrë parasysh se e njejta dy vjet paraprakisht ka qenë në fazën e hetimeve, mandej për shkak se zëvendësje e PThP nuk i marrë me vete aktet e lëndës, që më në fund seancat gjyqësore në periudhën prej datës deri në datën në kohëzgjatje prej gjashtë muajë të plota si dhe në seancën e fundit gjyqësore të datës shtyhen për shkak të mungesës së përfaqësuesit të akuzës. Poqese kihen parasysh kompetencat dhe obligimet ligjore të prokurorisë publike si organi i vetëm dhe i pavarur shtetëror i cili i ndjek kryerësit e veprave penale[17], dhe ka për detyrë ta zbatojë funksionin e vet në mënyrë të ligjshme, duke mos anuar dhe në mënyrë objektive[18], në sajë të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe posaçërisht të kujdeset për efikasitetin e sistemit juridik penal[19] në mënyrë të pashmangshme parashtrohet pyetja vallë a i përmbush PThP Shkup obligimet e veta ligjore në këtë rast? Tejet është indikative se pse përfaqësuesi i akuzës i cili duhet të jetë tejet i interesuar që ta dëshmojë fajin e të akuzuarit në afat të shkurtër pa zvarritje të panevojshme të procedurës dhe me këtë tu përgjigjet obligimeve të funksionit të tij dhe t i mbrojë të drejtat e të dëmtuarës, aq më tepër që në këtë rast e dëmtuara në momentin e bërjes së veprës penale ka qenë e mitur, është pothuajse i vetmi shkak për zvarritjen e procedurës dhe me këtë për zgjatjen e agonisë së të dëmtuarës? Komiteti i Helsinkit me brengosje e vëren sjelljen e pa përgjegjshme dhe injoruese të PThP dhe për këtë i APELON PthP Shkup dhe Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup t ju përmbahen obligimeve Kushtetuese dhe ligjore dhe të mundësojnë gjykim të drejtë në afat racional me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe të respektimit të parimeve të sundimit të të drejtës. Në raport me përgjigjen e pakuptimtë për shkaqet e shtyerjes, Komiteti i Helsinkit konsideron se me vetë shmangien që të theksohen masat që janë ndërmarrë nga ana e tyre, kjo paraqet sjellje pa vetëdije, jo ligjore dhe e pa përgjegjshme edhe e vetë prokurorisë e cila u shmanget marrjes së masave kundër prokurorit publik i cili ka proceduar për lëndën ose masa tjera për përshpejtimin e lëndës Rasti: Cvetan Stojkovski. Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua personi Cvetan Stojkovski i cili ka inicuar kontest civil në sajë të bazës për menjanimin e rrezikut nga dëmtimi. Në lidhje me këtë, personi për shkak se fqiu i tij në largësi prej 5 6 metra nga shtëpia e tij ka ngritur fermë të madhe pultarie nga e cila është përhapur aromë e pakëndshme, ndërsa hedhurinat i ka nxjerrë në afërsi, si paditës në datën ka nisur kontest gjyqësor kundër fqiut për mënjanimin e fermës, përkatësisht të burimit të rrezikut për dëmtim. Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup gjatë procedurës ka zbatuar disa dëshmi me shkrim, i ka dëgjuar dëshmitarët dhe parashtruesit e akt akuzës, madje ka zbatuar edhe hetim në vetë vendin e ngjarjes që pas gjashtë seancave të shtyera gjyqësore, në datën dhe kohëzgjatjes së procedurës në afat prej një viti dhe tetë muaj, gjykata të sjell Vendim (P.nr. 955/06) me të cilin SHPALLET JO KOMPETENT, ndërsa aktapdinë e paditësit e hedh poshtë për shkak të MOSKOMPETENCËS ABSOLUTE. Por prapseprapë, procedura gjyqësore në kohëzgjatje prej gjashtë seanca gjyqësore vetë vetiu tërheq edhe shpenzime gjyqësore të cilat pala është e obliguar t i paguajë, e ato janë në lartësi prej ,00 denarë. Duke e pasur parasysh obligimin ligjor të gjykatës që në sajë të obligimit zyrtar, menjëherë pas pranimit të aktpadisë të vlerësojë a është kompetent apo jo[20] në sajë të pohimeve në aktpadinë dhe në sajë të fakteve të cilat gjykata i ka të njohura[21] nuk mund të sqarohet se cilat janë shkaqet që gjykatës i është nevoitur më shumë se një vit dhe gjashtë seanca gjyqësore që të kuptojë se absolutisht është jo kompetent për lëndën? Me këtë rast Komiteti i Helsinkit rikujton se në pajtim me parimin e ekonomitetit të procedurës gjykata është e obliguar të angazhohet që procedura të zbatohet pa shtyerje, në afat racional, me sa më pak shpenzime[22], gjë e cila është dijametralisht në kundërshtim me veprimin e gjykatës në këtë rast, sepse gjykatës i është nevoitur të nxjerr shumë dëshmi para se të shpallet jo kompetent për lëndën. Për shkak të rasteve të këtilla, Komieti i Helsinkit KËRKON nga organet gjyqësore t ju përmbahen obligimeve ligjore me qëllim që qytetarëve t ju mundësohet qasje e shpejtë në drejtësinë dhe për tu shmangur ngarkesa e panevojshme finansiare, me çka do të rritet edhe besimi në mbrojtjen gjyqësore Rasti: Mirçe Gorançiq. Pas aksidentit të komunikacionit i cili ka ndodhur në datën në Shkup, është regjistruar procedurë civile për zhdëmtim të dëmit e ngritur nga ana e paditësit Mirçe Gorançiq kundër të paditurit ShA Osiguruvanje i reosiguruvanje (Sigurim dhe risigurim) Makedonija Shkup. Aktpadia është inicuar gjatë vitit 1999 në Gjykatën Themelore Shkup 2- Shkup dhe ka qenë e regjistruar në P. Nr. 1433/99. Në datën Instituti për mjekësi ligjore ka përgatitur Konstatim mjekësor dhe mendim lidhur me kohëzgatjen dhe intenzitetin e dhëmbjes së pësuar, frigës së përjetuar, nëse ka ndodhur zvogëlimi i aktivitetit të përgjithshëm jetësor, zvogëlimi i aftësisë për punë, nëse ka pasur nevojë për ndihmë nga personi i tretë si dhe nëse ka ekzistuar prishje fizike tek paditësi Mirçe Gornaçiq. Në sajë të dëshmive të nxjerra gjatë procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup në datën ka sjell Vendim gjyqësor me të cilin kërkesa paditëse përkrahet pjesërisht, me ç rast e obligon të paditurin që në emër të zhdëmtimit të dëmit jo material[23] t i paguajë paditësit shumën e tërësishme prej denarë me kamatë për zvaritje nga dita e sjelljes së vendimit gjyqësor ( ) e deri në ditën e pagesës përfundimtare dhe t i paguajë në emër të dëmit material[24] shumën e tërësishme prej denarë bashkë me kamatën ligjore për zvarritje nga dita e dorëzimit të padisë ( ) e deri në ditën e pagesës përfundimtare. Me të njejtin vendim gjyqësor kërkesa më e madhe paditëse refuzohet si e pabazë. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë pas revizionit të shpallur nga ana e paditësit, në seancën e mbajtur në datën e ka sjellë Vendimin Rev. Gxh. Nr. 453/01 me të cilin revizionin e deklaruar e mer parasysh, dhe vendimin gjyqësor të Gjykatës së Apelit në Shkup Gzh. Nr. 1841/01 të datës dhe vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkup 2 Shkup P. Nr. 1433/99 të datës , në pjesën e hedhur poshtë në lidhje me kërkesën e refuzuar paditëse nën paragrafin III të sentencës së vendimit gjyqësor të shkallës së parë, SHLYHEN dhe lënda në këtë pjesë i kthehet Gjykatës Themelore Shkup 2 Shkup për gjykim të sërishëm. Gjatë gjykimit të përsëritur me urdhërin e gjykatës është bërë ekspertimi nga eksperti inxhinier agronomi i diplomuar, në lidhje me fitimin vjetor të paditësit nga ekonomizimi me 100 dhen, e pas refuzimit të shpenzimeve prodhuese në lidhje me fitimin nga qengjat, mishit, qumështit, leshit, gjizës, plehut natyror e ngjashëm në periudhën prej datës , deri në ditën e daljes në teren, dhe në të ardhmen. 99

100 Raporte mujore 100 Në datën Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup sërish sjell akt vendim gjyqësor me të cilin pjesërisht e miraton kërkesën paditëse të paditësit Gorançiq me atë që shumat e gjykuara paraprakisht janë dukshëm më të mëdha dhe atë për: dëm jo material dhe për shpenzimet e bëra për kujdesin e ofruar nga personi i tretë. Në afatin e paraparë me ligj të dyja palët kanë paraqitur ankesa, të cilat në seancë jo publike të mbajtur në datën , Gjykata e Apelit në Shkup i ka marrë parasysh dhe lënda kthehet për shqyrtim dhe vendimmarrje të sërishme. Gjatë gjykimit të përsëritur gjykata ka pranuar që të zbatohet dëshmia ekspertimi finansiar lidhur me limitin e mbulesës së sigurimit dhe në korrik të vitit 2007 është përgatitur informacioni i kërkuar dhe mendimi nga eksperti pranë Shoqatës së ekspertëve gjyqësor. Në senacën e mbajtur kryesore gojore në datën gjykata ka sjellë vendim me të cilin lejohet zbatimi i ekspertizës së re mjekësore të propozuar nga ana e të paditurit, me vërejtje që të dorëzojë dëshmi se është deponuar depoziti prej denarë. Në proces verbalin për seancën e mbajtur kryesore gjyqësore në datën , është sjellë Vendimi me të cilin debati prolongohet për kohë të pa caktuar. Ndërkohë kah fundi i muajit shkurt të këtij vitit Klinika e traumatologjisë pranë Fakultetit mjekësor në Shkup ka lëshuar Vërtetim se Kompania e sigurimeve Kjubi Shkup nuk ka transferuar mjete në të holla për ekspertizën për personin Mirçe Gorançiq. Në rastin konkret kemi shkelje flagrante të nenit 6 paragrafi 1[25] nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, të ndërlidhur me nenin 10 paragrafi 1[26] nga Ligji për procedurë kontestimore dhe nenet 6 paragrafi 2[27] dhe 10 paragrafi 1 alineja 3[28] të Ligjit për Gjykatat. Për fat të keq, edhe apelet e deritanishme të Komitetit të Helsinkit në raport me respektimin e të drejtës për gjykimin në afat racional përmes detektimit të rasteve ku procedura ka qenë e prolonguar pa kurfarrë baze, nuk ndikoi në mënyrë qenësore për përmirësimin e punës së gjykatave, me ç rast Komiteti i Helsinkit e merr të drejtën që sërish të vë në pah mosrespektimin dhe shkeljen flagrante të parimit të gjykimit në afat racional nga ana e organeve gjyqësore [1] [2] Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Neni 8 Vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë: - ndarja e pushtetit shtetëror në pushtet ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor; [3] Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Neni 63, paragrafi. 6 Me ligj përcaktohet mos bashkimi i funksionit deputet në Kuvendin me kryerjen e funksioneve ose profesioneve tjera publike. [4] Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Neni 89, paragrafi. 2 Kryetari dhe ministrat nuk mund të jenë deputetë në Kuvendin. [5] Ligji për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Neni 6 paragrafi 1. Funksioni i deputetit është i pa bashkueshëm me funksionin kryetar i Republikës së Maqedonisë, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministër, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, gjykatës, prokuror publik, Avokat i popullit dhe bartës të funksioneve tjera të cilat i zgjedh ose i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë. [6] Rekomandimi Rec. (2003)13 i Komitetit të Ministrave dërguar vendeve anëtare për sigurimin e informacioneve përmes mediave në lidhje me procedurën penale (Të miratuar nga Këshilli i ministrave më datën 10 korrik 2003 në takimin e 848-të të zëvendës ministrave). [7] Prezumpcioni (parasupozimi) i pafajësisë do të thotë se personi i cili është i akuzuar për vepër penale konsiderohet i pafajshëm poqese faji i tij nuk përcaktohet me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, siç thotë neni 2, paragrafi 1 i Ligjit për Procedurë Penale (LPP). Rekomandimi Rec. (2003)13 i Komitetit të Ministrave Parimi 2 Parasupozimi i pafajësisë Respektimi i parimit të parasupozimit të pafajësisë si pjesë përbërëse e të drejtës për fer gjykim. Prandaj, mendimet dhe informacionet lidhur me procedurat penale në vazhdë e sipër mund të transmetohen përmes mediave vetëm nëse nuk e dëmtojnë parasupozimin e pafajësisë së të dyshuarit ose të akuzuarit. [8] Rekomandimi Rec. (2003)13 i Komitetit të Ministrave Parimi 11 Publiciteti i dëmshëm para procesit gjyqësor. [9] LIGJI PËR KADASTËR TË PATUNDSHMËRIVE Gaz. Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 40 të datës Lënda e rregullimit Neni 1 Me këtë ligj rregullohen punët themelore gjeodetike, matja e patundshmërive në funksion të kadastrës së patundshmërive, vendosja dhe udhëheqja e kadastrës së patundshmërive, hartat shtetërore topografike, regjistri i njësive hapësinore, përmbajtja dhe menaxhimi me të dhënat nga sistemi informativ Gjeodetik kadastral të Republikës së Maqedonisë, vendosja, udhëheqja dhe qasja publike në Strukturën Nacionale të të dhënave hapësinore, si dhe themelimi i Agjensisë për kadastrën e patundshmërive. [10] LIGJI PËR KADASTËR TË PATUNDSHMËRIVE Gaz. Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 40 të datës Rruajtja dhe mbrojtja e të dhënave në Sistemin Informativ Gjeodetik Kadastral (SIGjK) Neni 31 (1) Të dhënat nga SIGjK në formë të shkruar në lokale, kushte dhe me pajisje të posaçme për vendosje, për shkak të mbrojtjes së tyre të përhershme. (2) Të dhënat nga SIGjK në formë elektronike ruhen në sisteme të posaçme kompjuterike. Forma elektronike e Sistemit Informativ Gjeodetiko kadastral. Neni 32 (1) Agjensia e ofron sigurinë e të dhënave në formë elektronike në SIGjK përmes masave të mbrojtjes fizike dhe teknike, si dhe përmes ruajtjes së dyfishtë në dy lokacione fizikisht larg njëra tjetrës. (2) Në SIGjK në formë elektronike, për çdo ndryshim të shënuar në kadastrën e patundshmërive regjistrohet data dhe ora kur është shënuar ndryshimi, si dhe personi i cili e ka shënuar ndryshimin. (3) Sistemi elektronik siguron qasje tejet të kontrolluar në SIGjK me shkallë të ndryshme të qasjes. [11] LIGJI PËR KADASTËR TË PATUNDSHMËRIVE Gaz. Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 40 të datës Shfrytëzimi, distribuimi, qasja dhe dhënia e të dhënave nga Sistemi informativ Gjeodetik kadastral. Neni 34 (1) SIGjK e mundëson shfrytëzimin, distribuimin dhe qasjen në të dhënat e tija, si dhe dhënien e tyre. (2) Qasje e drejtpërdrejtë në të dhënat nga SIGjK në formë të shkruar bëhet në lokalet punuese në prani të personit të autorizuar që është i punësuar në Agjensinë. (3) Shfytësimi, distribuimi dhe qasje në të dhënat nga sistemi elektronik i SIGjK nga ana e shfrytëzuesve realizohet përmes rrjetit global elektronik i cili është i ndërlidhur me rrjetin lokal elektronik të Agjensisë. Ndërlidhje elektronike. [12] Ligji për konteste administrative të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur më 12 maj të vitit 2006 numër /1 [12] Ligji për konteste administrative Neni 66 - Proceduimi për aktpaditë për inicimin e kontestit administrativ të parashtruara në Gjykatën Supreme deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohet në mënyrën vijuese: - lëndët administrative të cilat deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk janë vendosur në Gjykatën Supreme i mer Gjykata Administrative. Gjykata Supreme lëndër administrative që i ka pranuar në sajë të mjeteve të jashtëzakonshme juridike është e obliguar ti zgjidh në afat racional. Udhëzim për mënyrën e marrjes së lëndëve nga Gjykata Supreme e Republikës së maqedonisë sjell ministri i drejtësisë më së voni në afat prej tre muajë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. [14] Ligji për konteste administrative Neni 1 - Për shkak të sigurimit të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave dhe interesave juridike të personave fizik dhe juridik dhe për shkak të sigurimit të ligjshmërisë, Gjykata Administrative (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), në kontestet administrative vendos për ligjshmërinë e akteve të organeve të administratës shtetërore, të komunave dhe të qytetit të Shkupit, organizatat e përcaktuara me ligj dhe të personave juridik dhe të tjerë në kryerjen e autorizimeve publike (bartës të autorizimeve publike), kur vendosin për të drejtat dhe obligimet në punët e veçanta administrative, si dhe për aktet e miratuara në procedurë kundërvajtëse. [15] Neni 371 (1) Kur do të shqiptohet vendim gjyqësor me të cilin i akuzuari dënohet në pesë ose më shum vjet burgim, këshilli do të përcaktojë paraburgim poqese i akuzuari nuk gjendet në paraburgim. (2) Kur do të shqiptohet vendim gjyqësor me dënim me burgim më të ulët se sa në paragrafin 1 të këtij neni këshilli mund të përcaktojë paraburgim në sajë të kushteve nga neni 199 paragrafi 1 pikat 1 dhe 3 të këtij ligji, dhe do ta shlyejë paraburgimin poqese i akuzuari tanimë gjendet në paraburgim, por nuk qëndrojnë më shkaqet për të cilat është përcaktuar paraburgimi. (3) Këshilli gjithmonë do ta heq paraburgimin dhe do të urdhërojë që ai të lirohet poqese është i liruar nga akuza ose poqese është i shpallur fajtor dhe është i liruar nga dënimi ose është akuzuar vetëm me dënim në të holla, ose i është shqiptuar vërejtje gjyqësore ose dënim me kusht, ose për shkak të llogaritjes së paraburgimit si ditë burgimi tanimë e ka kryer dënimin ose poqese akuza është refuzuar, përveç në rastet kur është refuzuar për shkak të mos kompetencës së gjykatës. (4) Për përcaktimin ose shlyerjen e paraburgimit pas shpalljes së vendimit gjyqësor deri në plotë fuqishmërinë e tij do të aplikohet dispozita e paragrafit 2 të këtij neni. Vendimin e sjell këshilli i gjykatës së shkallës së parë (neni 22 paragrafi 6). (5) Para miratimit të vendimit me të cilin përcaktohet ose ndërpritet paraburgimi në rastet nga paragrafet 2 dhe 4 të këtij neni do të pyetet prokurori publik atëherë kur procedura zbatohet në sajë të kërkesës së tij. (6) Poqese i akuzuari tanimë gjendet në paraburgim ndërsa këshilli e sheh të arsyeshme se ende qëndrojnë shkaqet për të cilat atij i është përcaktuar paraburgimi ose se poaese ekzistojnë shkaqet nga paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni do të sjellet vendim i posaçëm për vazhdimin e paraburgimit. Vendim të veçantë këshilli sjell edhe kur duhet të përcaktohet ose të shlyhet paraburgimi. Ankesa kundër këtij vendimi nuk e ndërpret zbatimin e vendimit. (7) Paraburgimi i cili është përcaktuar ose që është vazhduar në sajë të dispozitave të këtij neni, mund të zgjas deri në fillimin e vuajtjes së dënimit, përkatësisht deri në plotë fuqishmërinë e vendimit gjyqësor, por më së shumti deri sa të mos skadojë koha e kohëzgjatjes së dënimit të shqiptuar me burgim. (8) Atëherë kur gjykata do të shqiptojë dënim me burg, i akuzuari i cili gjendet në paraburgim me vendimin e kryetarit të këshillit mund të dërgohet në entin për vuajtjen e dënimit edhe para se vendimi gjyqësor të bëhet i plotëfuqishëm, poqese ai këtë e kërkon. [16] Neni 470 (1) Dispozitat e këtij kapitulli aplikohen në procedurën ndaj poersonave të cilët kanë kryer vepër penale si të mitur, ndërsa në kohën e nisjes së procedurës, përkatësisht të gjykimit nuk kanë mbushur 21 vjet. Dispozitat tjera të këtij ligji aplikohen poqese nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij kapitulli. [17] Neni 2 i Ligjit për prokurori Publike [18] Neni 5 i Ligjit për prokurori Publike [19] Ibid [20] Neni 14 paragrafi 1, Ligji për procedurë kontestimore, Gazeta Zyrtare nr.79/05 e datës [21] Ibid., Neni 14 paragrafi 2 [22] Neni 10 paragrafi 1, Ligji për procedurë kontestimore, Gazeta Zyrtare nr.79/05 e datës [23] Për dhëmbje të përjetuara fizike, për frigë të përjetuar, për dhëmbje të përjetuara psikike, për shkak të aktivitetit të zvogëluar jetësor dhe për dhëmbje të përjetuara psikike për shkak të dëmtimeve fizike. [24] Për fitimin e humbur për shkak të aftësisë së zvogëluar punuese, për shpenzime për transport me taksi nga fshati Banjani ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe për kthyerje me taksi dhe për shpenzimet e bëra për kujdesin e dhënë nga personi i tretë në kohëzgjatje prej 6 muaj. [25] Neni 6 E drejta për gjykim të drejtë 1. Çdokush, gjatë përcaktimit të të drejtave dhe obligimeve të tija qytetare ose kur është i përndjekur penalisht, ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe publik në afat racional, para tribunalit të pavarur dhe të pa anshëm të themeluar në sajë të ligjit. [26] Neni 10 Ligji për procedurë kontestimore Gjykata është e obliguar që të angazhohet që procedura të zbatohet pa shtyerje, në afat racional, me sa më pak shpenzime dhe ta pamundësojë çdo keqpërdorim të të drejtave të cilat u takojnë palëve në procedurën. [27] Gjatë vendim marrjes për të drejtat dhe obligimet qytetare dhe gjatë vendimmarrjes për përgjegjësinë penale, çdo kush ka të drejtë për gjykim të drejtë dhe publik në afat racional para gjykatës së pavarur dhe të pa anshme të themeluar në sajë të ligjit. [28] Procedura para gjykatës rregullohet me ligj dhe mbështetet në parimet vijuese: - gjykimi në afat racional,

101 RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Korrik Gusht 2008 I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Maqedonia si vrimë e zezë 1.2. Nëntë aktvendimet e fundit gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, e vënë në pah mos respektimin e obligimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) nga ana e Maqedonisë! 1.3. Aktpadi penale për Torturim dhe veprim ose tjetër të vrazhdët, jonjerëzor dhe poshtërues dhe Maltretim në kryerjen e detyrës për pjesëtarët e policisë në aksionin Stuhia malore II. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 2.1. Rasti Aleksandar Petrovski 2.2. Rasti Rabije Zejadinovska 2.3. Kush e thotë të vërtetën, Ministria e punëve të brendshme ose Prokuroria Publike? 2.4. Përkthime gjyqësore dhe përkthyes gjyqësor në rastin Brodec III. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 3.1. Rasti Mishev 3.2. Rasti Llazo Arsovski 3.3. Rasti Dimçe Mihajllovski I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1 Maqedonia si vrimë e zezë Muajt e verës së sivjetme, për dallim nga të gjitha vitet paraprake (do të kishim thënë edhe në raport me vitin konfliktuoz 2001) kaluan në shenjën e aktivitetit intensiv politik. Mirëpo, jo aq për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, por për shkak të tërë asaj që ndodhte pas tyre. Për Komitetin e Helsinkit, gjithsesi më e rëndësishme është çështja se si kjo u reflektua ose mund të reflektohet në gjendjen me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë. Në këtë rast do të përpiqemi që me opinionin të ndajmë disa vrojtime tona pikërisht në këtë drejtim. Përbërja e re e Parlamentit e filloi punën në mënyrë të pa lavdishme. Në situatën kur qeveria e re ende nuk ishte zgjedhur, parlamenti mbante seanca dhe sillte ligje të propozuara nga qeveria e vjetër, teknike. Le që një qeveri e tillë, teknike, rrallë ku në botë ndodh të propozojë ligje, por ndodhi edhe një gjë pothuajse e pamundshme për vendet demokratike në të cilën anëtarët e qeverisë së vjetër që i propozon ligjet, njëkohësisht të jenë edhe anëtarë të parlamentit të ri pra në një person të bashkohen edhe propozuesi edhe ai që voton për propozimin. Por, edhe kjo nuk mjaftoi dhe përbërja e re parlamentare filloi të sjell ligje brenda kohërave rekorde (varësisht nga burimet, i sillte për sekonda për një ligj) Pjesëtarët e Parlamentit kanë për detyrë që t i artikulojnë synimet politike të popullit, mendimet e votuesve. Në rastin ideal, të gjithë votuesit përfaqësohen nga kjo apo ndonjë parti tjetër në parlamentin. Në Maqedoni, parlamenti dhe qeveria i janë drejtuar njëri tjetrit dhe nuk ka nevojë për konsensus gjatë formulimit të vendimeve themeltare politike, ato i sjellin njëzëri dhe në mënyrë ekspeditive. Në periudhën korrik gusht 2008 janë sjellë tërësisht 172 ligje nga këto gjithsej janë 50 ligje të votuara të reja (në muajin korrik 23, ndërsa në muajin gusht 27), ndërsa ndryshime dhe plotësime të ligjeve të votuara janë gjithsej 122 (në muajin korrik 69, ndërsa në muajin gusht 53) rekordi u arrit në tre sesionet të parlamentit në të cilat u miratuan 66 ligje. Me këtë rast, jo vetëm që ligjet miratoheshin pa kurrfarë diskutimi nga deputetët e pozitës, por ato u sollën pa praninë e opozitës dhe pa diskutim paraprak për këto ligje në trupat e Kuvendit (për shkak se ato thjeshtë nuk kanë qenë të zgjedhura!). Edhe këtu nuk qëndron arsyetimi se ligjet e miratuara e kanë kaluar procedurën e procedimit urgjent (të paramenduar si përjashtim), ndërkaq një zgjidhje elegante e përdorur edhe më parë për shmangien e tre fazave të obligueshme të cilat i kërkon procedura e rregullt (e cila duhet të jetë rregull). Për Komitetin, themeli i veprimit të të cilit është sundimi i të drejtës, shtrembërimi i këtillë, vulgarizim i pa parë i funksionit të shtëpisë ligjdhënëse të shtetit është sulm i drejtpërdrejtë mbi këtë parim themelor në funksionimin e cilit do qoftë shtet i cili pretendon të jetë demokratik. Në këtë mënyrë deri te absurditeti sjellen raportet midis pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv. Dhënia e pëlqimit pa kurrfarë vërejtje nga ana e pjesëtarëve të parlamentit nga partitë në pushtet deri në absurd e sjell nën pikëpyetje madje edhe nevojën për parlament shumica në parlament mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën dhe Qeverisë t ia jep të drejtën edhe të propozojë edhe të votojë ligje! (Kur ndodh që deputetët të cilët e përkrahin me votimin pa kufizime brenda sekondave dhe duke mos menduar aspak se thelbi i urtësisë dhe i profesionalizmit qëndron në çdo propozim ligj të qeverisë). Ndërkaq, poqese deri në fund vulgarizohet shumica të cilën e kanë ata që qëndrojnë prapa Qeverisë aktuale, tre fazat në miratimin e ligjeve janë shpenzim i kot i kohës dhe i energjisë vallë përse nevojitet debat nëpër komisione kur edhe atje shumica ka shumicë. Madje aq më pak duhet humbur kohë për mendimet e opozitës, e cila edhe pas vitit 2006 e frenonte Qeverinë në hapat e saj të pandalshme përpara, ndërsa efikasiteti i parlamentit ishte njëri nga shkaqet kryesore për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare! Gjithsesi kjo është një e drejtë legjitime të atyre që e kanë shumicën e votave në parlamentin, por kjo për fat të keq nuk ka lidhje me një parlament në shtetin i cili e respekton sundimin e të drejtës dhe që pretendon të jetë demokratik. Reformat në gjyqësinë, tanimë është e qartë, u kthyen në drejtimin e kundërt të asaj që deklarohej. Këto reforma, të kërkuara vite me radhë si parakusht, nga të dy adresat në Bruksel drejtë të cilave, siç deklarohet, synojmë (BE dhe NATO), para së gjithash si mënyrë e sigurimit të pavarësisë dhe të profesionalizmit në punën e organeve të jurisprudencës, me fjalë të tjera eliminimi i çdo ndikese, posaçërisht të asaj politike në punën e tyre, u bllokuan, sabotuan dhe ju bë çdo gjë tjetër me qëllim që të mos ndërpritet lidhja midis politikës ditore dhe jurisprudencës. Dhe, pasiqë në pajtim me këtë u rikompozua Këshilli gjyqësor, bënë përpjekje që sërish ta zbatojnë të njëjtën skemë në Këshillin e Prokurorëve, mandej u morr nën kontrollim kumbarës Gjykata Supreme, Prokuroria Publike, në rastet kur në pyetje janë çështje të ndjeshme (lexo: rastet me elemente të politikës) është vënë nën hije nga seksioni i vet për krim të organizuar... Tani me bollëk paraqitet aplikimi i mëtejmë (partiak) i rendit me të cilin duhet të rregullohen institucionet gjyqësore të cilat edhe deri tani shumë rrallë reagonin në drejtim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Kryetari i Këshillit gjyqësor deklaroi se gjyqësia spastrohet nga të korruptuarit, vetëm që kjo sipas shpjegimit të tij bëhet me shkarkime ose me parashtrimin e dorëheqjeve, e assesi me vendim të plotfuqishëm gjyqësor për korrupsion. Droja nga pasojat në sajë të diktatit të politikës ditore jo vetëm që nuk u ç rrënjos, por, me sa duket është më i madh se kurrë do qoftë se më parë. Policia/MPB ashtu siç pritej nuk e rregulloi gjendjen me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për policinë por edhe më tej krijon frikë me arrestimet spektakolare me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Pas rekomandimit të Rumunes legjendare luftëtares kundër korrupsionit dhe këshilltares qeveritare Monika Makovej, Ministria e drejtësisë përmes Qeverisë propozoi, e parlamenti në mënyrë të shpejtuar miratoi ndryshime të ligjit me të cilin hapet mundësia që MPB, të këtillë siç e kemi, deri në fund të sillet si polici partiake. Me këtë rast duke mos i konsultuar dhe aspak duke mos i respektuar madje edhe paralajmërimet e ekspertëve të cilat i angazhuan për përpilimin e ligjeve nga kjo lëmi (për shembull ligji i ri për procedurë penale)! E, ata e tërhoqën vërejtjen se dhënia e autorizimeve më të mëdha në duart në pjesën e aplikimit të masave të posaçme hetimore është skajshmërisht e rrezikshme, për shkak se askush nuk mund të kontrollojë se sa ka zgjatur përgjimi dhe për çfarë qëllimi është bërë. 101

102 Raporte mujore 102 Liberalizimi i përgjimit, i sqaruar si nevojë për luftë më efikase kundër korrupsionit, e anashkalon lehtë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për shkak të mungesës së mekanizmave për kontroll efikas të zbatimit të tij. Komiteti i Helsinkit disa herë me radhë, në disa raste, nga të cilat disa morën edhe ç thurje gjyqësore, pa sukses e tërhiqte vëmendjen në keqpërdorimin edhe të masave të posaçme (të paliberalizuara) hetimore. Si një kapak mbi tërë këtë, gjatë rebalancimit të fundit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, MPB përkatësisht Drejtoria e saj për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) fitoi në dispozicion 25 milion euro, të cilat sipas informacioneve të botuara në shtyp do ti shpenzojë për aktivitetet e veta deri tani DSK për një vit, sipas të njëjtave burime ka shpenzuar euro! Përgjigje zyrtare për atë se për çfarë qëllime DSK do t i shpenzojë këto para nuk ka, por fakti se policia sekrete merr aq para sa që nuk ka shpenzuar për dhjetë vitet e fundit bashkë, edhe për shtetet të cilat nuk janë në skemën politike në të cilën tani është Republika e Maqedonisë, është sinjal për brengosje, posaçërisht në pikëpamje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Arsimi për partinë në pushtet edhe në mandatin paraprak të përgjysmuar, edhe sipas paralajmërimeve në mandatin e ri ka rëndësi të posaçme. U premtua kompjuter për çdo nxënës në arsimin e obligueshëm, arsimi i mesëm u shpall i obligueshëm... Por, edhepse kompjuterët arritën në shkollat me një vit vonesë, në regjistrimin e sivjetmë të nxënësve në arsimin e mesëm të obligueshëm u paraqitën probleme serioze që si rezultat të drejtpërdrejtë e kanë lënien jashtë shkollave të mesme të një numri të madh të nxënësve. Përsëritet edhe problemi me zbatimin e të drejtës kushtetuese për arsimim në gjuhën amtare, posaçërisht në gjuhën shqipe, deri në atë masë, që në disa mjedise, pothuajse i tërë muaji i vitit të ri shkollor kalon në shenjën e ç thurrjes së (pa)suksesshme të problemeve të cilat duhej të ç thureshin para shpalljes së konkurseve për regjistrim. Ilustrativ është shembulli i shkollës së mesme ekonomike Pero Nakov në Kumanovë ku 700 nxënës të cilët janë të radhitur në 24 paralele, e përcjellin mësimin në dhjetë mësonjëtore të vogla dhe në tri turne. Problemet e këtilla të cilat përsëriten vite me radhë, kalohen lehtazi dhe rregullisht i prishin marrëdhëniet ndëretnike, para së gjithash te popullata e re. Edhe një rast miratimi i shpejtuar veror i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (i miratuar nga parlamenti më 25 korrik të vitit 2008) me siguri do të ketë refleksione në raportet ndër etnike në shtetin tonë, me të drejtë mund të shpjegohen si stimulim i lindjes së pjesëtarëve të ri të vetëm një bashkësie etnike. Por, sa është kjo e mundshme vetëm në një bashkësi multietnike si Maqedonia mbetet të shihet. Një kollumnist i njohur shkroi ideja për shpëtimin e kombit maqedonas nga supremacioni shqiptar në një ardhmëri të afërt përfiton dimensione karikaturale të cilat shumë shpejtë mund të marrin edhe përmasa dramatike. Por, ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve i vënë në pozitë të pa barabartë nënat (e ardhshme) varësisht nëse janë nëna të papuna të cilat jetojnë në komuna me natalitet ndër mesatar apo jo. Masat e politikës së popullimit në të dy drejtimet (zvogëlimi ose rritja e natalitetit) gjithmonë janë çështje delikate, e ndjeshme në të cilën jo vetëm që duhet të kihet kujdes për personalitetet të cilat do ta ndiejnë, por edhe për të drejtat themelore të njeriut të cilat shkelen më lehtë. Domethënë nevojitet një mençuri e madhe! Me sa duket në një shtet siç është ky yni në të cilin marrëzia është shenjë mbrojtëse politika e mençur e popullimit është mision i pamundshëm. Kështu edhe në këtë rast kemi një politikë të nënvlefshme populliste në vend që të kemi politikë populluese. Në rrëmujën e ligjeve të miratuara gjatë muajve të verës (me procedurë urgjente, madje në sajë të ironisë së fatit, të votuar edhe diku para mesnatës!) u gjend edhe Ligji për lobim, edhe një shembull tjetër për marrëzinë e pushtetit. Ky ligj ka shumë pak të bëjë me harmonizimin e legjislativën evropiane që ishte njëri ndër nën argumentet lidhur me nevojën për një parlament efikas, të pafrenuar, për shkak se ligje të tilla kanë vetëm në tre shtete evropiane (Lituani, Poloni dhe Hungari). Problemi paraqitet poqese kihet ndër mend se nocioni lobim është i definuar si aktivitet i orientuar drejtë pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv në nivel qendror, si dhe në drejtim të pushtetit lokal, me qëllim të realizimit të interesave të caktuara në procesin e miratimit të ligjeve dhe të dispozitave tjera (neni 2, paragrafi 1). Sipas këtij definicioni, çdo kontakt i qytetarit ose shoqatës së qytetarëve me pushtetin (ose me përfaqësuesit e saj) do të duhet të konsiderohet për lobim. Dhe, që kjo të jetë legale, në pajtim me rregullat e reja, qytetarët do të duhet të regjistrohen si lobistë. Ndërsa kompanitë të cilat lobojnë, do të duhet ta regjistrojnë këtë në Regjistrin qendror. Licenca për qytetarë lobistë, sipas Ligjit për lobim, jep sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të RM. Dhe jo vetëm kaq. Për këtë aktivitet lobisti potencial ose personi të ketë arsimim të lartë nga lëmi në të cilën lobon (neni 7, paragrafi 2). Në të kundërtën, ai nuk do të merr licencë dhe si pasojë e kësaj nuk do të mund të lobojë, ndërsa aktivitetet eventuale do të jenë jolegale! Dhe, ja tani shihni se si kjo mund të shpjegohet dhe të reflektohet mbi aktivitetet e sektorit civil, për shembull! Kjo është vetëm pjesë, disa fragmente të vogla nga ajo që ndodhte gjatë verës e që është në domenin e vlerësimit të gjendjeve aktuale e të drejtave të njeriut për të cilat Komiteti i përgatit raportet mujore. Për fat të keq jemi të vetëdijshëm se punët që janë vënë në pah dhe punët tjera të përgatitura nga politika ditore do të duhet t i përcjellim dhe të merremi në mënyrë intensive edhe në periudhën e ardhshme. Në këtë moment me një siguri mund t i paralajmërojmë analizat për efektet nga fillimi i mësimit fetar në shkollat fillore ose një analizë më e gjithëmbarshme për ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Në opinion tanimë u plasuan edhe reagime të organizatave ndërkombëtare. Komisioni Evropian për mbrojtjen e privatësisë porositi se të arrestuarit, të akuzuarit, pacientët, madje edhe kalimtarët në vendet publike mund të xhirohen vetëm me pëlqimin e tyre paraprak. Por mu për këtë Asambleja Parlamentare ishte vrojtuese precize nuk do të aplikojë sërish monitoring për Maqedoninë, mirëpo dialogu post monitorues do të sforcohet. Arsyetimi është se Asambleja panevropiane me këtë dëshiron ti ndihmojë Maqedonisë në vendosjen e dialogut politik dhe në integrimin e brendshëm të vendit. Prapëseprapë, poqese nuk arrihet përparim në deficitin e demokracisë, nuk është e përjashtuar që brenda disa muajve sërish në rend dite të vihet kthyerja e monitoringut. Gjendjet në vend gjatë muajve të fundit ishin shkas edhe për parashikime alarmuese edhe brenda vendit. Fashizmi troket në derë është titulli në gazetën Shpic si rezyme e deklaratave të ekspertëve të cilët konsiderojnë se në Maqedoni krijohet një truall i vlefshëm për rilindje të fashizmit dhe të totalitarizmit, dhe se rritet fuqia e policisë sekrete dhe nxiten mentaliteti militarist, se rritet urrejtja dhe mosdurimit ndaj individualitetit dhe mendimit tjetërfare (Zharko Trajanovski). I njëjti autor në kollumnën në Dnevnik do të shënojë: Me Gruevskin në krye, shoqëria maqedonase gjithnjë e më shumë bëhet shoqëri e spektaklit, shoqëri e iluzionit kolektiv. Gruevski edhe pas fushatës spektakulare zgjedhore vazhdon të bëjë spektakle politike. Vazhdoi ti ndërtojë kishat dhe muzetë spektakulare. Vazhdoi të dërgojë letra reklamimi tani duke bërë spektakël nga drama e mijëra ikanakëve maqedonas. Kuvendi filloi të sjell ligje me shpejtësi spektakulare. Ministritë dhe agjencitë qeveritare vazhdojnë me fushatat spektakulare. Familja në mënyrë spektakulare e përforcoi pavarësinë e gjyqësisë duke vendosur lidhje kumbarie midis pushtetit parlamentar dhe atij gjyqësor. Ministri i punëve të brendshme vazhdon me aksionet spektakulare dhe me arrestimet spektakulare. Madje edhe opozita e deklasuar filloi të kuptojë se jeton në shoqërinë e spektaklit, dhe në mënyrë spektakulare e braktis parlamentin. Lubomir Fërçkovski në kollumnën e vet në Dnevnik parashikon: Definicioni i asaj që na ndodh neve është se demokracia jonë është para kolapsit e ballafaquar me shtetin korporativ, metoda autoritare të pushtetit dhe izolim ndërkombëtar. Sfida e parë e këtij përbindëshi tonë të vogël do të jetë në vjeshtë. Poqese vendos për izolim, pa zgjidhje për emrin: sistemi, edhepse duke mos e pranuar këtë, do të delegjitimohet. Nikolla Gelevski në analizën e tij në Utrinski vesnik do të shënojë: Brengos gjendja e demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Shikuar realisht, dobësohen të gjitha forcat dhe kapacitetet e mund-

103 shme në shoqërinë. Përforcohet vetëm pushteti ekzekutiv, dhe para së gjithash mekanizmat represive të tij. Jo vetëm që pothuajse është shlyer ndarja themelore demokratike e pushtetit (të atij gjyqësor, ligjdhënës dhe ekzekutiv), por pushteti ekzekutiv sulmon mbi të gjitha sferat e jetës shoqërore. E me këtë rast, standardet e shërbimeve të cilat qytetarët i marrin nga shteti (shëndetësia, arsimi e tjerat) gjenden në rënie dramatike. Largimi nga BE dhe NATO dhe përdorimi i arsyetimit të kontestit me Greqinë për emrin si argument për këtë, kanë vlerë përdorimi vetëm për politikën ditore. Poqese kjo vazhdon edhe më tej, ka gjasa që për këtë të paguhet çmim përkatës, sepse margjinalizohet fakti se anëtarësimi në BE dhe në NATO është nevojë tejet e madhe sigurie për Republikën e Maqedonisë. Por (vetë)izolimi ka edhe çmim tjetër. E lënë anësh, jashtë mbikëqyrjes së Brukselit, Maqedonia edhe brenda, në planin politik do të jetë më dobët dhe njëkohësisht edhe truall pjellor për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për forcimin e pushtetit autokratit. Pas këtyre zgjedhjeve asgjë në Maqedoni nuk do të jetë njësoj, - porositi Dragan Pavlloviq Llatas Fillon fundi i tranzicionit në të cilin dhjetë oligarkë e zgjedhnin Qeverinë dhe ministrat. Çdo gjë më tej ishte çështje e teknikës. Përfundon koha e neokomunistëve dhe të dominimit të tyre në Universitetet, Gjykatat, Diplomacinë, Këshillin për radiodifuzion, Sindikatën, Sektorin joqeveritar, Asociacionet e gazetarëve, shkrimtarëve, ASHAM... Bankën Nacionale. Procesi nuk ka përfunduar. Përkundrazi, tani i fillon fundi. Mjaft ishte. Kush ka kuptuar, mirë. Kush jo, do ta kuptojë në zgjedhjet e ardhshme. Vallë a do të bëhet Maqedonia vrimë e zezë, nëse tanimë edhe nuk është bërë e tillë? Mirë i njohuri Fransis Fukojama para do kohësh publikisht u pyet vallë nëse hyjmë në kohën e autokratëve, duke i pasur para sysh Vlladimir Putinin në Rusi, Pervez Musharafin në Pakistan, Hugo Çavezin në Venecuelë, Robert Mugaben në Zimbabve... Me këtë rast ai thotë: Autokratët e sotëm, poashtu, mund të tregohen si befasisht të dobët kur bëhet fjalë për ide dhe ideologji. Gjermania naziste, Bashkimi Sovjetik dhe Kina e Maos ishin posaçërisht të rrezikshme, për shkak se ishin shtete të ndërtuara mbi ide të fuqishme me atraktivitet potencialisht atraktiv... Por ky lloj i tiranëve ideologjik tanimë nuk ekziston. Edhe përkundër përparësive të paradokohshme të autoritarëve, demokracia liberale mbetet ideja më e fuqishme, më gjerësisht e përkrahur në botë. Shumica e autokratëve, duke i përfshirë aty edhe Putinin dhe Çavezin, ende konsiderojnë se duhet tu përshtaten ritualeve të jashtme të demokracisë, edhepse e asgjësojnë esencën e tyre. Madje edhe Kina e Hu Xhintaos u ndje e detyruar të flet për demokracinë në përgatitjen e Lojrave Olimpike në Pekin. Edhe Musharafi u tregua demokrat me atë që lejoi të dëbohet nga funksioni nën kërcënimin për impiçment. Vallë a do të vlejë kjo edhe për Maqedoninë? 1.2. Nëntë aktvendimet e fundit gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, e vënë në pah mos respektimin e obligimeve të KEDNj (Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) nga ana e Maqedonisë! Në të drejtën tradicionale për të drejtat e njeriut, si dhe në Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si instrument regjional ndërkombëtar, shtetet obligohen që të përmbahen nga përzierja në të drejtat e caktuara themelore të njeriut. Me këtë, shteti duhet ta respektojë, përparojë jetën personale të individëve, shteti nuk duhet të sillet ndaj ndonjë personi në mënyrë jo njerëzore e kështu me radhë. Ky obligim për respektimin dhe mospërzierjen në të drejtat e njeriut është bazë për përgjegjësi të çdo shteti jo vetëm para bashkësisë ndërkombëtare dhe institucionet e saj, por edhe para qytetarëve të saj. Gjatë gjashtëmujorit të pareë të vitit 2008, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në nëntë aktvendime gjyqësore ka konstatuar se Maqedonia i ka shkelur obligimet pozitive që t i mbrojë të drejtat nga neni 3, neni 6, neni 13 si dhe neni 1 nga protokolli i Konventës[1]. Njëkohësisht, krahas obligimeve tjera nga këto aktvendime gjyqësore, Maqedonia duhet t ju paguajë edhe disa nga aplikuesve në emër të zhdëmtimit të drejtë, ndërsa të tjerët, shpresojmë se zhdëmtimin do ta kërkojnë para gjykatave të Maqedonisë. Në rastet Xheladinov dhe të tjerë kundër Republikës së Maqedonisë; Trajkovski kundër Republikës së Maqedonisë; Sulejmanov (për fat të keq tanimë i ndjerë) kundër Republikës së Maqedonisë, Gjykata ka konstatuar se ekziston shkelje e nenit 3 të Konventës. Në këto aktvendime gjyqësore Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut përsërit dhe ju vë në pah autoriteteve nacionale të Maqedonisë se, kur individi jep deklaratë të besueshme se nga ana e policisë ose nga ana e nëpunësve të ngjashëm të tjerë shtetëror ka përjetuar trajtim që është në kundërshtim me nenin 3, kjo dispozitë e shikuar në lidhje me obligimin e përgjithshëm të shtetit sipas nenit 1 nga Konventa të gjithë personave nën kompetencat e tyre ti sigurojë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në...konventën nënkupton se duhet patjetër të ketë hetim efikas zyrtar. Hetimi i tillë duhet të jetë në gjendje të sjell në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Përndryshe, ndalesa e përgjithshme ligjore e torturimit dhe sjelljes dhe dënimit jonjerëzor dhe degradues, edhe përkundër rëndësisë së saj themelore, në praktikë do të kishte qenë jo efikase dhe do të kishte qenë e mundshme që në raste të caktuara nëpunësit shtetëror ta keqpërdorin atë të drejtë, pa kurrfarë rreziku të ndëshkohen. Më tej Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka konstatuar se hetimi në lidhje me pohimet serioze për maltretim duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë se organet kompetente duhet t i ndërmarrin të gjitha hapat racionale që i kanë në dispozicion, për t i siguruar dëshmitë në lidhje me incidentin, përfshirë aty, midis tjerash edhe dëshminë e dëshmitarit dhe ekspertizën. Çfarë do qoftë mangësie në hetimin që ka të bëjë me aftësinë të sigurohet shkaku i shkeljeve ose identiteti i kryerësit do të kishte qenë një rrezik për mos përmbushjen e këtij standardi. Konkluza e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është se hetimi patjetër duhet të jetë ekspeditiv. A do të përsëritet kjo ose tanimë përsëritet në Maqedoni si për shembull në rastet e Brodecit ( dhe të Sevdail Gjurecit ( mk/wbstorage/files/report_ _ MK.pdf), mbetet të shihet. Doktrina e instrumentit të gjallë, ose doktrina sociologjike[2], e tregon lirinë e plotë të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në shpjegimin e mëvetësisë së Konventës. Por, praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut duhet të aplikohet edhe në rezultatet dhe praktikën e gjykatave në Maqedoni. Përparimi i plotë i të drejtave të njeriut mund të arrijë vetëm me aplikimin e konkluzioneve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Praktika e pandryshuar, mos aplikimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe statika e jurisprudencës, vetvetiu nuk do të thotë prishje të Konventës. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut disa herë ka vënë në pah faktin se fryma e përgjithshme e Konventës është që t i përkrah dhe zgjeron idealet e shoqërisë demokratike [3]. Nocioni shkelje të të drejtave të njeriut nuk është asgjë tjetër përveç shprehje e zbukuruar për krimet më të rënda të cilat shteti i kryen ndaj qytetarit. Shkeljet e të drejtave të njeriut si krime, të cilat bëhen me urdhrin, miratimin ose nën mbrojtjen e qeverive, në masë më të madhe e rrezikojnë edhe qetësinë e brendshme edhe atë të jashtme të çdo shteti Aktpadi penale për Torturim dhe veprim ose tjetër të vrazhdët, jonjerëzor dhe poshtërues dhe Maltretim në kryerjen e detyrës për pjesëtarët e policisë në aksionin Stuhia malore Gjatë mëngjesit të 7 Nëntorit të vitit 2007 nga Ministria e punëve të brendshme u realizua aksioni i pagëzuar Stuhia malore. Në aksionin u vranë gjashtë persona, ndërsa pas realizimit të të njëjtit u paraburgosën/privuan nga liria trembëdhjetë persona. Sipas të dhënave nga kushërinjtë, këto persona kanë qenë të privuar nga liria rreth orës 15, ndërsa sipas informacionit zyrtar të MPB, pas kapjes personat e privuar nga liria janë dërguar në stacionin policor Gazi babë rreth orës 18. Në orën 18 e 30 minuta është thirrur Ndihma e Shpejtë që tu bëjë kontroll mjekësor, ndërsa pesë persona janë dërguar në Qendrën e Urgjencës shkak të dhënies së ndihmës përkatëse medicinale për shkak se kanë pasur lëndime të karakterit të tillë, shërimi i të cilave nuk ka mundur të bëhet në mënyrë ambulatore. Të gjitha personat 103

104 Raporte mujore 104 që janë shëruar në mënyrë ambulatore në Qendrën e Urgjencës kanë dëshmi për lëndimet e fituara trupore. Bashkë me këtë që u theksua janë edhe xhirimet e prezantuara nga personi i paraburgosur prej ku me siguri mund të konstatohet se personi ka pasur lëndime të rënda trupore në kokë dhe se me vështirësi mund të përcaktohej identiteti i tij. Për fat të keq, nga Ministra e punëve të brendshme në vend që të ndërmerren masa konkrete dhe të bëhet aktpadi penale kundër kryerësve të veprave penale të cilët e kanë bërë torturimin e personave të paraburgosur, aksioni u orientua ndaj xhiruesve të video klipit i cili në realitet dëshmoi se prapëseprapë ka pasur përdorim të fuqisë tejet të madhe në këtë aksion. Pa marrë parasysh se ka kaluar një periudhë më e gjatë kohore pas realizimit të aksionit policor Stuhia malore në fsh. Brodec, e krahas kësaj duke e pasur parasysh faktin se për përdorimin e fuqisë së tepërt dhe të maltretimit të bërë nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së punëve të brendshme mbi tani personave të dënuar, asnjë organ shtetëror (as prokuroria publike, as gjykatësi hetues) nuk ka bërë përpjekje që ta respektojë nenin 142 të Ligjit për procedurë penale dhe të parashtrojë aktpadi formale penale kundër kryerësve të veprës penale. Komiteti i Helsinkit edhe atëherë edhe tani sërish i thirr organet kompetente që ta pranojnë gabimin, të bëjnë një hetim të vërtetë për mënyrën në të cilën janë trajtuar personat e privuar nga liria në aksionin policor dhe të parashtrojnë aktpadi penale kundër të gjithë kryerësve të veprave penale, pa aplikim selektiv të ligjit. Më 30 Qershor të vitit 2008, pas pëlqimit me shkrim që është marrë nga katër të akuzuarit në rastin e Brodecit, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë parashtroi aktpadi penale në Prokurorinë Themelore publike në Tetovë kundër NN kryerës, pjesëtarë në aksionin Stuhia malore në fsh. Brodec dhe kundër NN kryerës, pjesëtarë të stacionit policor Gazi Babë Shkup, për një vepër penale Torturim dhe veprim tjetër të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues dhe ndëshkim në sajë të nenit 142 paragrafi 1 të Kodit penal dhe një vepër penale Maltretim në kryerjen e shërbimit në sajë të nenit 143 të Kodit penal. Komiteti i Helsinkit pret që organet kompetente ta shohin gabimin e bërë, dhe se aktpadinë e parashtruar do ta përkrahin dhe për shkak të dukshmërisë dhe vërtetësisë së dëshmive do të realizojnë hetim efektiv dhe të vërtetë dhe do të zbatojnë procedurë penale kundër të akuzuarve. II. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 2.1. Rasti Aleksandar Petrovski Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua personi Petrovski Aleksandar, e në lidhje me kohëzgjatjen jo racionale të procedurës civile në të cilën ai paraqitet si palë, si dhe për shkak të mosrespektimit këmbëngulës të udhëzimeve të gjykatës më të lartë nga ana e Gjykatës Themelore. Në procedurën civile e cila fillon qysh në vitin 1996 është sjellë Aktvendim gjyqësor P.nr. 2824/96 nga Gjykata Themelore në Manastir në datën 7 korrik të vitit 2003, me të cilën kërkesa e aktpadisë e paditësit që të paditurit ti paguhet një shumë e caktuar në llogari të borxhit bashkë me kamatën vendase duke llogaritur nga 1 Korriku i vitit 1996 refuzohet si e pa bazë dhe kërkesa kundërpaditëse e paditësit që i padituri t i paguajë për një shumë tjetër refuzohet si e pabazë. Duke proceduar për ankesat, Gjykata e Apelit e Manastirit, ka sjellë vendim GZh. Nr. 1244/2004 në datën 22 Korrik të vitit 2004 me të cilin ankesat merren parasysh, aktvendimi gjyqësor i shkallës së parë shlyhet dhe lënda kthehet për gjykim të sërishëm. Gjatë gjykimit të sërishëm, Gjykata Themelore në Manastir me Aktvendimin P. nr. 2824/96 të 30 Qershorit të vitit 2005 i ka marrë parasysh edhe kërkesën paditës edhe atë kundër paditëse. Aktvendimi i këtillë gjyqësor sërish është shlyer nga ana e Gjykatës së Apelit në Manastir, me ç rast më 14 Shtator të vitit 2006 Gjykata Themelore e Manastirit ka sjellë Aktvendim P. Nr. 2824/96 me të cilën merret parasysh kërkesa paditëse dhe i padituri obligohet ta paguajë shumën në llogari të borxhit, si dhe t i paguajë edhe shpenzimet procesuale në lartësi prej ,00 denarë. Nga ana tjetër, kërkesa kundër paditëse që të bëhet barazim deri në një shumë të caktuar dhe të përcaktohet se kërkesa kundër të paditurit refuzohet si e pabazë. Pasiqë Gjykata e Apelit në Manastir me Vendimin G.Zh. nr. 2828/2007, kësaj radhe e ka miratuar ankesën e të paditurit, e ka shlyer aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë dhe lëndën e ka kthyer për gjykim të sërishëm, Gjykata Themelore në Manastir në datën 12 Korrik 2007 ka sjellë Aktvendim tërësisht identik si ai paraprak, i cili midis tjerash, pas bredhjes 12 vjeçare të palëve nëpër gjykata, me Aktvendimin GZh. Nr. 2928/2007, është konfirmuar nga Gjykata e Apelit në Manastir. Komiteti i Helsinkit konsideron se shkelje të të drejtave të qytetarit të njeriut paraqet fakti që gjykata e shkallës së parë harron në nenin 10[4] nga ligji për procedurë ndërgjyqësor, si dhe në nenin 366 paragrafi 1[5]. Nga ana tjetër, gjykata e shkallës së dytë harron në nenin 315[6] të të njëjtit ligj i cili e obligon që të caktojë shqyrtim gjyqësor dhe të vendos në mënyrë meritore. Komiteti i Helsinkit, për kush e din për të satën herë, apelon se mos efikasiteti i gjyqësisë dhe zgjatja e stërgjatë e procedurave gjyqësore janë ndër dështimet kryesore të sistemit gjyqësor dhe njëra nga pikat kyçe mbi të cilat duhet të punohet gjatë reformës së gjyqësisë. Duke u nisur nga ideja se drejtësia e vonuar paraqet padrejtësi siç konfirmohet në tekstin e theksuar më lartë dhe në raste të panumërta të tjera, praktika e këtillë sjell deri te mosbesimi dhe deri te humbja e kredibilitetit të gjyqësisë, e cila duhet të jetë njëri ndër rojet kryesore të të drejtave të njeriut, e të mos e rrezikon sigurinë e individëve dhe kredibilitetin e shtetit Rasti Rabije Zejadinovska Neni 6 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut çdo personi i garanton gjykim në afat racional. Qëllimi i kësaj garancie është që të mbrohen të gjitha palët në procedurën gjyqësore nga shtyrje tejet të mëdha procedurale. Më tej, nënvizohet rëndësia që drejtësia të zbatohet pa shtyrje e cila do ta kishte rrezikuar efikasitetin dhe kredibilitetin e saj. Domethënia e kërkesës për afat racional qëndron në atë që të garantohet se në një afat racional dhe përmes vendimit gjyqësor, do t i vihet fund pasigurisë në të cilën gjenden palët në raport me pozitën e tyre juridike për shkak të akuzës penale të ngritur kundër njërës dhe palës tjetër të dëmtuarën, si dhe garancia për siguri juridike. Garancia e këtillë, duhet të respektohet posaçërisht kur bëhet fjalë për raste të ndërlikuara të cilat mund të kenë pasoja për integritetin fizik dhe psikik të palëve në procedurën, siç është rasti në procedurën penale të të dëmtuarës Rabije Zejadinovska, për të cilën Komiteti i Helsinkit autorizoi vëzhgues të vet. Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua prindi i personit Rabije Zejadinovska nga Shkupi i cili na informoi për rastin e saj. Pala na informoi se në lidhje me lëndën K.nr.1620/07, për veprën penale Grabitje sipas nenit 141 dhe veprën penale Dhunim sipas nenit 186, në të cilin si palë e dëmtuar paraqitet bija e tij Rabije Zejadinovska, zbatohet procedurë penale para Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup, me ç rast debatet kryesore gjyqësore prolongohen në një vazhdimësi kohore prej dy vjet e gjysmë. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, duke e pasur parasysh peshën e veprave penale dhe ndikesën e dëmshme mbi zhvillimin e mëtejmë psikik dhe fizik të të dëmtuarës, poqese me të vërtetë janë bërë, autorizoi një përfaqësues të vet me qëllim të vëzhgimit të procedurës penale. Në sajë të raportit të përgatitur nga përfaqësuesi i Komitetit, e në lidhje me debatet kryesore gjyqësore në 17 prill të vitit 2008, mandej më 29 Maj të vitit 2008 dhe 26 Korrik të vitit 2008, shihet se të njëjtat janë shtyer në sajë të shkakut të njëjtë, mungesës së personit për ekspertizë, prej ku rrjedh konkludimi se gjatë tre muajve, prej kur procedura vëzhgohet nga ana jonë, nuk janë krijuar kushte për mbajtjen e asnjë shqyrtimi gjyqësor[7]. Madje, edhe më brengosës është fakti që gjykatësja në lëndën konkrete, në shqyrtimin e fundit kryesor gjyqësor ka deklaruar se personi për ekspertizë kësaj

105 radhe nuk e ka arsyetuar mungesën e vet të tretë, por nuk ka pasur as dëshmi se ka qenë në mënyrë të rregullt i informuar për datën e mbajtjes së shqyrtimit kryesor, duke mos marrë me këtë rast masa përkatëse[8], por thjeshtë shqyrtimi gjyqësor është shtyer dhe është caktuar në datën 11 Shtator të vitit Në bazë të raportit të këtillë nga vëzhgimi, Komiteti ju drejtua Kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup me kërkimin e të dhënave për rastin dhe për shkaqet për të cilat nuk janë ndërmarrë masa për krijimin e kushteve objektive për mbajtjen e debatit gjyqësor. Në përgjigjen e tij, Kryetari i Gjykatës na informon se në datën 17 Prill debati është shtyer për shkak të mungesës zyrtare të personit për ekspertizë i cili dy ditë para datës së përcaktuar e ka informuar gjykatën për këtë, ndërsa në datën 29 Maj poashtu personi për ekspertizë poashtu ka munguar zyrtarisht, por kësaj radhe Gjykata është informuar pak kohë para mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor. Ndërkaq, në datën 26 korrik thuhet se shqyrtimi gjyqësor është shtyer për shkak se gjykata nuk ka pasur dëshmi se personi për ekspertizë është informuar për datën në mënyrë të rregullt. Pra, parashtrohet pyetja se si mund gjykata të mos kujdeset për informimin në mënyrë të rregullt të ekspertit, poqese kjo me të vërtetë ka ndodhur, kur deri atëherë dy herë shqyrtimi kryesor gjyqësor është prolonguar për shkak të mungesës së tij?! Коmiteti konsideron se ka ardhur koha e fundit që të tejkalohen shkeljet e këtilla të të drejtës së palës për gjykim në afat racional[9], posaçërisht kur bëhet fjalë për lëndë të ndërlikuara dhe për vepra më të rënda penale Kush e thotë të vërtetën, Ministria e punëve të brendshme ose Prokuroria Publike? Në raportin mujor për muajin maj Komiteti i Helsinkit publikoi rast të mos bashkëpunimit të Prokurorisë Publike dhe të Ministrisë së punëve të brendshme në zbulimin e veprës penale dhe të kryerësit të veprës. Dukuria dhe fenomeni i këtillë i mos efikasitetit në shoqërinë tonë shkojnë vetëm në dëm të të drejtave dhe të lirive të qytetarëve, në dëm të qëllimit të drejtësisë dhe iniciojnë pasiguri juridike dhe mosbesim në institucionet e sistemit. Ministria e Punëve të brendshme dhe prokuroria publike pas shpalljes së rastit në fjalë në opinion, na nderuan me përgjigje me shkrim. Prokuroria Themelore Publike me shkrimin të datës 7 Korrik 2008 për rastin e regjistruar me numrin KO nr. 1074/07 e informoi Komitetin e Helsinkit se Prokuroria Publike Sektorit për punë të brendshme Shkup i ka parashtruar kërkesë për grumbullimin e informacioneve të nevojshme. Deri në sjelljen e vendimit përfundimtar dhe pas disa urgjencave për azhurnimin e procedurës nga ana e organit kompetent të cilit ju drejtova, nuk u dërgua përgjigje. Njëkohësisht, në mënyrë plotësuese u bënë kontrollime regjistruese në evidencën interne e cila mbahet në Prokurorinë Themelore publike për lëndë kundër kryerësit të panjohur si dhe kundër kryerësit të njohur, duke i shfrytëzuar të dhënat nga personi i cili është paraqitur, me ç rast konstatova se ngjarja e këtillë nuk është regjistruar. Por, më 23 Korrik Ministria e Punëve të Brendshme na informoi se nga ana e Shërbimit për punë të brendshme janë ndërmarrë, masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit, është zbuluar kryerësi i veprës penale dhe kundër tij më 06 mars të vitit 20076, në adresë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup është parashtruar fletë paraqitje penale nr e datës 06 Mars të vitit 2007, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale Vjedhje e rëndë sipas nenit 236 të Kodit Penal (KP) të RM. Telefoni celular është gjetur dhe me vërtetim për sendet e kthyera i është kthyer pronarit. Njëkohësisht ju informojmë se dokumentacioni i tërësishëm i dëshmive në sajë të të cilit rasti është zbardhur, i është dërguar Prokurorisë Themelore Publike Shkup, bashkë me aktpadinë penale. Komiteti i Helsinkit pyet cila është e vërteta? A janë drejtësia dhe ligji të njëjtë për të gjithë? Poashtu, insiston që shërbimet publike të veprojnë vetëm nëse për këtë u është dhënë kompetenca, dhe këtë kompetencë nuk mund thjeshtë t ia përshkruajnë vetes në sajë të fuqisë së vet ose t i shmangen. Ngarkimi me obligim i autoritetit shtetëror me të drejtën që ta sigurojë lirinë e qytetarit, në të cilën mund të vijë në përzierje vetëm në sajë të autorizimit ligjor. Por, edhe mos zbatimi i obligimeve gjyqësore nga shërbimet publike poashtu do të thotë shkelje të të drejtave të qytetarëve Përkthime gjyqësore dhe përkthyes gjyqësor në rastin Brodec Personit të akuzuar për vepër penale në nenin 6 paragrafi 3 alineja d[10] të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut i garantohet e drejta që të shfrytëzojë ndihmë pa pagesë nga përkthyesi, poqese nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi. Në pajtim me nenin 7 paragrafi 1 gjykata siguron përkthim gojor të asaj që personi, përkatësisht të tjerët e paraqesin, si dhe të dokumenteve dhe dëshminë tjetër me shkrim. Në të njëjtin nen paragrafi 4 theksohet se përkthimin e kryen përkthyes gjyqësor[11]. Thelbi i sigurimit të përkthimit gjyqësor përmes përkthyesve gjyqësor gjatë procedurës gjyqësore do të thotë, njëlloj siç që ka sjellë aktvendim gjyqësor Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në rastin Kamasinski, sigurimi i përkthimit me qëllim që i akuzuarit t i kuptojë procedurat që janë me domethënie jetike për te dhe ta informojë avokatin e vet për cilin do aspekt që duhet të iniciohet në mbrojtjen e tij, me çka të akuzuarit i sigurohet e drejta për gjykim të drejtë në pajtim me Konventën Evropiane. Është tejet e qartë dhe evidente se përkthimi që të akuzuarit ja siguron gjykata përmes përkthyesit duhet të jetë kompetent. Në lidhje me këtë, Gjykata Evropiane ka deklaruar që e drejta që garantohet në nenin 6 paragrafi 3 alineja d duhet të jetë praktike dhe efikase, obligimi i autoriteteve kompetente nuk është vetëm në përcaktimin e përkthyesit, por poqese u kushtohet kujdes rrethanave të caktuara, ai mund të bëjë edhe në shkallën përkatëse të kontrollit mbi adekuatësinë e përkthimit që sigurohet[12]. Sa i përket sigurimit të përkthimit gjyqësor gjatë procedurave gjyqësore para organeve gjyqësore në Republikën e Maqedonisë, patjetër duhet të pranojmë se gjykatat bëjnë përpjekje që përkthimi të mbulohet vetëm formalisht, përkatësisht të jetë i pranishëm përkthyes gjyqësor gjatë shqyrtimit kryesor në një procedurë gjyqësore. Atëherë parashtrohet pyetja ku qëndron nevoja për të shkruarin e këtij teksti? Problemi paraqitet kur përkthyesit gjyqësor duhet të merren me përkthimin gojor në procedurën para gjykatës, përkatësisht kur duhet të bëjnë përkthim simultan. Monitorimet e realizuara të procedurave gjyqësore (penale) para gjykatave tona, posaçërisht ato themelore, të monitoruesve të angazhuar nga Komiteti i Helsinkit ju mundësoi të konstatojnë një fakt konkret se nuk është e nevojshme vetëm prania formale e përkthyesve gjyqësor, por edhe përkthimi dhe aktiviteti i tyre kompetent, profesional, praktik dhe efektiv. Pikërisht, Komiteti i Helsinkit ka reaguar edhe më përpara, mund të themi lirisht se ekziston kryerje jo profesionale dhe e rregullt e detyrës përkthyes, madje regjistrohen raste gjyqësore kur edhe më tej tolerohet përkthimi jo kompetent dhe joefikas gjatë procedurave gjyqësore. Një shembull i ri për përkthim jo efikas gjyqësor nga përkthyesit gjyqësor është rasti i Brodecit. Gjatë procedurave gjyqësore publikisht u vërejt se përkthyesit gjyqësor nuk kanë njohje të mjaftueshme të të dy gjuhëve (gjuhës maqedonase dhe shqipe), e as entuziazëm për efikasitet në përkthimin. E përshëndesim hapin të cilin e ndërmori gjykatësi në lëndën penale dhe ju mundësoi të akuzuarve përkthim gjyqësor, jo vetëm në seancat kryesore, por edhe të dëshmive me shkrim, por e dënojmë mënyrën në të cilën ju përkthye vazhda e seancave kryesore përmes përkthimit gojor të akuzuarve. Nuk është çështje e gjykatësit të ketë njohje të gjuhës në të cilën përkthehet, por për këtë janë të thirrur dhe të paguar përkthyesit gjyqësor. Për mënyrën në të cilën e mundësojnë përkthimin, përkthyesit gjyqësor duhet dhe janë të detyruar të ndiejnë përgjegjësi dhe të rikujtohen se për shkak të kryerjes jo të rregullt, jo profesionale dhe të papërgjegjshme të detyrës si dhe për shkak të kryerjes jo dinjitoze 105

106 Raporte mujore 106 të kësaj detyre pason shkarkim nga kjo detyrë. I ftojmë kryetarët e gjykatave, si dhe Ministrinë e drejtësisë të mbajnë më shumë llogari për aftësimin profesional të përkthyesve gjyqësor dhe për efikasitetin gjatë kryerjes së detyrës përkthyes, me ç rast t i kenë parasysh normat vendore dhe ndërkombëtare ligjore se secili që është i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të informohet në detaje në gjuhën të cilën e kupton, për natyrën dhe bazën e akuzës kundër tij (6-3-а)... dhe pa pagesë të ketë përkthyes poqese nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën zyrtare të gjykatës.(6-3-d) III. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 3.1. Rasti Mishev Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtuan çifti bashkëshortor Mishev nga Kavadari në lidhje me paraqitjen për prishjen e rendit dhe qetësisë publike nga ana e fqiut të tyre Vellkov Iftim i cili menjëherë afër shtëpisë së tyre ka hapur punëtori nga e cila çdo ditë krijohet zhurmë e padurueshme që e prish qetësinë e qytetarëve[13]. Sipas deklarimeve të palëve, edhe krahas ankesave dhe kërkesave që të bëhen matje të fuqisë së zhurmës, që u janë dërguar institucioneve kompetente Inspektoratit Komunal dhe Shtetëror për mjedis jetësor[14], gjendja me zhurmën tek fqiu është e pa ndryshuar dhe më tepër se shtatë vjet paraqet problem në jetën e palëve. Pas reagimit të bërë nga Komiteti i Helsinkit, nga Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor morëm shkresë ku janë shënuar veprimet që janë ndërmarrë nga ana e Inspektoratit në lidhje me këtë rast, pas mos aktivitetit të vërejtur të organeve të vetëqeverisjes lokale, të cilat sipas dispozitave ligjore janë kompetente për këtë problematikë. Në të njëjtën përgjigje si veprime që janë ndërmarrë nga Inspektorati Shtetëror janë theksuar: është kërkuar nga z-ti Iftim Vellkov që të dërgojë rezultate nga matjet të lartësisë së zhurmës së dëmshme të shkaktuar nga aktivitetet në punëtorinë e tij bravapunuese. Poashtu, në Komitetin e Helsinkit arriti edhe përgjigja në kërkesën tonë për informacione, kërkesë kjo që ju drejtua Kryetarit të Komunës së Kavadarit. Në përgjigje na informojnë se Komuna nuk disponon me laborator për kryerjen e matjeve të këtij lloji dhe se nuk ka të punësuar Inspektor për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe se në datën atyre u është dërguar shkresë nga Sekretariati shtetëror për mjedis jetësor me të cilin informohen se agjencia private Euro Mak Kontroll e angazhuar nga z-ti Iftim Vellkov ka kryer matje dhe kontrolle të zhurmës në punëtorinë bravapunuese të të njëjtit, me ç rast është konstatuar se zhurma që emitohet është në kuadër të nivelit të lejuar. Në këtë rast Komiteti i Helsinkit rikujton se Ligji për mbrojtje nga zhurma në nenin 31 jep mundësi që obligimet e këtilla t ju delegohen organeve komunale, organizatave dhe institucioneve profesionale dhe personave tjera juridike me kushtet dhe në mënyrën e paraparë me Ligjin, por i njëjti nënkupton që delegimi i këtillë të bëhet nga vetë organi shtetëror e jo nga personi që e shkakton zhurmën për konfliktit të dukshëm të interesave. Pas kësaj Komiteti i Helsinkit ju drejtua Inspektoratit me pyetjen për cilat shkaqe firma private që ka bërë matje është angazhuar nga vetë z-ti Iftim Vellkov e jo nga organet kompetente shtetërore për të cilat ligji parasheh kompetencë dhe obligim ta bëjnë monitorimin e zhurmës[15] dhe për mënyrën në të cilën Inspektorati shtetëror e bën kontrollimin e rregullshmërisë së matjes së zbatuar (mënyra, metoda, koha) nga ana e agjencisë private, duke i pasur parasysh pohimet e palëve se e njëjta është bërë pas orës 20 në mbrëmje me ç rast prej tyre është kërkuar që ti mbyllin të gjitha dritaret. Inspektorati shtetëror për mjedisin jetësor u përgjigj me pohimet se firma është e autorizuar për matjen e zhurmës dhe se poqese palët nuk janë të kënaqur nga rezultatet të njëjtën duhet ta dëshmojnë me matje poashtu nga ana e një organizate të autorizuar. Komiteti i Helsinkit pyet përse shërbejnë nenet e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në të cilin saktësisht është përcaktuar se organet e administratës shtetërore janë të obliguara të ndërmarrin masa për mbrojtje nga zhurma, poqese të njëjtat kërkojnë nga vetë palët të angazhojnë firma dhe të bëjnë matje dhe me këtë rast të sjellin vendime në bazë të të njëjtave? 3.2. Rasti Llazo Arsovski Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua personi Arsovski Llazo nga Velesi, i cili na informoi se në datën ka kontraktuar Marrëveshje[16] për shfrytëzimin e banesës me Ndërmarrja Publike (NP) për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Veles, mirëpo nga e njëjta banesë është nxjerrë me dhunë nga personi Hristo Mallkovski, dhe për këtë shkak deri sot nuk mund ta gëzojë të drejtën e vet të shfrytëzimit të banesës. Nga ana tjetër për të njëjtën banesë, Gjykata Themelore Veles në lidhje me aktpadinë nga paditësit NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste dhe R. M. ka sjellë Aktvendim gjyqësor[17], më vonë të konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit Shkup[18], me të cilën të paditurit Hristo Mallkovski i urdhërohet të shpërngulet nga banesa në Rr. Vasill Gllavinov K-2 Biser banesa nr. 5. Pa marrë parasysh që ky aktvendim gjyqësor është bërë i plotfuqishëm dhe për të është iniciuar procedurë përmbaruese[19], e njëjta tanimë dy vjet nuk është përmbaruar. Gjykata Themelore në Veles nga ana e vet ka bërë një varg veprimesh për përmbarimin e vendimit gjyqësor, me ç rast ka sjellë Konkluzë për përmbarim[20] si dhe Urdhër për nxjerrje të dhunshme të njerëzve dhe sendeve edhe në rastin kur borxhliu të mos gjendet në banesë, mirëpo për shkaqe të panjohura NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste - Veles edhepse kreditor në këtë rast, katër herë ka kërkuar nga Gjykata shtyrje të përmbarimit (herën e fundit në me paralajmërim se në mënyrë plotësuese do ta informojë gjykatën kush duhet ta zbatojë përmbarimin). Për shkak të shtyrjes së përmbarimit të aktvendimit gjyqësor pëson pala Llazo Arsovski i cili nuk mund ta realizojë të drejtën për shfrytëzimin e banesës, aq më tepër që nga NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Veles ka marrë lajmërim[21] se ka mundësi edhe ta blejë të njëjtën banesë. Komiteti i Helsinkit nga ana e vet ju drejtua me shkresa Ministrisë për transport dhe lidhje dhe NP për ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste Veles e pas morëm përgjigjen se Ministra e obligon Ndërmarrjen Publike që ta informojë për aktivitetet e ndërmarra lidhur me rastin në afatin sa më shkurt të mundshëm, duke e pasur parasysh edhe Urgjencën që është bërë tre vjet më herët (në datën ) me të cilën Ndërmarrja Publike ka qenë e obliguar që në afat sa më të shkurtër ta fillojë procedurën për largimin nga banesa të personit që aty ka hyrë pa të drejtë. Me përgjigjen nga Ndërmarrja Publike Veles, më 7 Prill të këtij viti u informuam se pengesat për zvarritje të ekzekutimit janë të natyrës objektive dhe se e njëjta që është në fazën përfundimtare do të realizohet në afat sa më shkurt të mundshëm, por për fat të keq, edhe katër muaj pas premtimit të këtillë, personi Llazo Arsovski ende nuk mund ta realizojë të drejtën për shfrytëzimin e banesës, dhe kjo që ironia të jetë edhe më e madhe, ndodh për arsye të shkaktuara nga kreditori, pala që duhet të jetë më e interesuar për përmbarimin e shpejtë. Komiteti i Helsinkit shpreh habinë nga sjellja e NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Veles dhe nga tendenca për shtyrje të përmbarimit ku e njëjta ndërmarrje paraqitet si kreditor, por poashtu dëshiron të rikujtojë në obligimin e qiradhënësit t i mundësojë qiramarrësit shfrytëzim pa pengesa të banesës[22], e drejtë e cila personit Llazo Arsovski në këtë rast i është marrë. Komiteti i Helsinkit i apelon Ministrisë për transport dhe lidhje dhe NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Veles për kryerje azhure të obligimeve të saja ligjore me qëllim që të mundësojë që qytetarët pa pengesë t i realizojnë të drejtat e veta Rasti Dimçe Mihajllovski Tanimë 17 vjet, Z-tëri Dimçe Mi-

107 hajllovski bën kontest me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor për njohjen e të drejtës në pagesë për shkak të rrogës më të ulët. Në sajë të konstatimit, vlerësimit dhe mendimit nr. 352 të 19 Gushtit të vitit 1986, me vendimin e Ndërmarrjes hekurudhore Transportuese Pogon shinski vozilla nga Velesi nr /2 të 18 Prillit të vitit 1991 paditësi nga vendi i punës bravapunues saldues ka qenë i shpërndarë në vendin e punës shpërndarës i pjesëve rezerve duke llogaritur nga 01 Prilli i vitit Me vendimin nr /14 të 2 Korrikut të vitit 1991 atij i është hequr e drejta që të merr pagesë për shkak të rrogës më të ulët të cilën e ka paguar punëdhënësi duke llogaritur nga 15 Korriku i vitit 1991 me ç rast është udhëzuar që të drejtën e vet ta realizojë në shërbimin profesional të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Veles. Z-tëri Mihajllovski Njësisë rajonale të Fondit në Veles i ka parashtruar kërkesë për pranimin e pagesës për shkak të rrogës më të ulët në vendin tjetër punues në datën 20 Shtator të vitit Pas refuzimit të kërkesës së tij, e mandej edhe në ankesën e parashtruar, pas padisë së parashtruar për kontest administrativ, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka sjelle aktvendim gjyqësor U. nr. 1527/99 të 30 Nëntorit të vitit 2001 me të cilën vendimi Zh. nr.178 i 25 Shkurtit të vitit 1999, është shlyer me vërejtjen se organet në procedurën nuk e kanë përcaktuar faktin relevant për përcaktimin e të drejtës për pagesë në para për shkak të rrogës më të ulët, sepse nuk është përcaktuar me siguri data e invaliditetit të krijuar, përkatësisht data kur është krijuar aftësia e ndryshuar punuese duke pasur parasysh se në aktet ka dy konstatime nr.352 e 19 Gushtit të vitit 1986, por me të dhëna të ndryshme për datën e krijimit të aftësisë së ndryshuar punuese. Pas disa vitesh Gjykata Supreme sërish ka sjellë aktvendim gjyqësor U.nr. 2417/2003 e 22 Shkurtit të vitit 2006 me të cilën vendimi Zh. nr /2 i 9 Nëntorit të vitit 2003 është shlyer me vërejtjen se organet nuk kanë vepruar sipas theksimeve në aktvendimin U.nr. 1527/99 të 30 Nëntorit të vitit 2001 dhe në vend që ta konstatojnë datën e krijimit të aftësisë së ndryshuar punuese në sajë të të cilit do të vendosin për atë nëse paditësit i takon apo jo e drejta e pagesës për shkak të rrogës më të ulët në vendin tjetër punues, kanë vendosur jashtë kërkesës së paditësit dhe nuk ja kanë njohur të drejtën për pension invalidor. Duke proceduar për këtë aktvendim gjyqësor, organi i shkallës së dytë me vendimin US.nr /2 të 01 Shkurtit të vitit 2007 e ka shlyer vendimin I.nr të 24 Shkurtit të vitit 2003 me të cilin është vendosur për të drejtën për pension invalidor me vërejtje se nuk është përcaktuar vërtetësia e konstatimit nr. 352 të 19 Gushtit të vitit 1986 në sajë të të cilit është vendosur për të drejtën për pagesë për shkak të rrogës më të ulët, sepse ende ekzistojnë të dhëna të ndryshme në raport me periudhën e krijimit të aftësisë së ndryshuar punuese, për organin e shkallës së parë duke mos i marrë parasysh udhëzimet nga organet më të larta sërish ta refuzojë kërkesën e tij. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë më 5 Qershor të vitit 2008 ka sjellë aktvendim gjyqësor U.nr. 4381/2007 me të cilin aktpadia merret parasysh, vendimi i kontestuar i Komisionit të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë shlyhet dhe lënda kthehet për shqyrtim dhe vendosje të sërishme. Gjykata administrative konstaton se edhe përkundër dy aktvendimeve të sjella gjyqësore të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, organet nuk procedojnë në sajë të vërejtjeve në aktvendimet gjyqësore. Në arsyetimin e aktvendimit gjyqësor U.nr. 4381/2007 të Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë theksohet: për gjykatën është e papranueshme që organet dy herë të vendosin për kërkesën për realizimin e të drejtës për pension invalidor, e cila nga ana e palës aspak nuk është theksuar, e të mos vendosin që për kërkesën që t i njihet e drejta për pagesë për shkak të rrogës më të ulët. Poashtu, Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë me aktvendimin e sjellë gjyqësor U.nr. 4381/2007 konstatoi se është i nevojshëm procedimi dhe vendimi i sërishëm i organeve me ç rast në sajë të vërejtjeve të aktvendimeve gjyqësore të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë edhe në këtë aktvendim gjyqësor organet duhet fillimisht të prononcohen lidhur me faktin relevant datën e krijimit të invaliditetit aftësisë së ndryshuar punuese te i siguruari, dhe në sajë të këtij fakti do të sjellin vendim për kërkesën e paditësit, nëse ka të drejtë apo jo për zhdëmtim për shkak të rrogës më të ulët në vendin tjetër të punës. Komiteti i Helsinkit ju drejtua me shkrim të gjithë organeve kompetente për vendosje në lëndën konkrete dhe kërkoi që të informohet për aktivitetet që janë ndërmarrë nga ana e tyre për zgjidhjen përfundimtare të kësaj lënde dhe pse në rastin konkret nuk është vendosur në mënyrë të merituar, por procedura vazhdimisht kthehet për vendosje të sërishme, dhe me këtë e drejta për realizimin e pensionit invalidor dhe pagesë të rrogës zgjat tanimë 17 vjet [1] KONVENTA EVROPIANE PЁR TЁ DREJTAT E NJERIUT Neni 3 Ndalesa e torturimit - Askush nuk guxon t i nënshtrohet torturimit, trajtimit jonjerëzor ose poshtërues ose ndëshkimit. Neni 6 E drejta për procedurë të drejtë gjyqësore - 1. Secili ka të drejtë që në mënyrë të drejtë dhe publike, në afat racional, para gjykatës të themeluar në sajë të ligjit, të pavarur dhe të paanshme, të shqyrtohen dhe përcaktohen të drejtat dhe obligimet e tija qytetare ose baza e çfarë do qoftë akuzave penale kundër tij. Aktvendimi gjyqësor shqiptohet publikisht, ndërsa gazetarët dhe publiku mund të përjashtohen gjatë vazhdës së tërë ose një pjese të procedurës, në interes të moralit, rendit publik ose sigurisë nacionale në një shoqëri demokratike, në rastet kur këtë e imponojnë interesat e të miturit ose mbrojtja e jetës private të palëve në kontestin; ose kur këtë gjykata e konsideron si tejet të nevojshme për shkak se në rrethana të posaçme publiciteti do të mund ti dëmtonte interesat e drejtësisë. 2. Secili që është i akuzuar për vepër penale konsiderohet i pafajshëm përderisa faji i tij nuk dëshmohet përmes rrugës ligjore. 3. Çdo i akuzuar i ka të drejtat vijuese minimale: а) menjëherë, në gjuhën të cilën e kupton, të informohet në mënyrë të detajuar për natyrën dhe shkaqet e akuzës të ngritur kundër tij; b) t i sigurohen koha dhe kushtet e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij; v) të mbrohet vetë ose me ndihmën e avokatit varësisht nga zgjedhja e tij, por poqese nuk disponon mjete që të paguajë avokat, t i ndahet avokat zyrtar pa pagesë në rastet kur këtë e imponojnë interesat e drejtësisë; g) vetë të marrë në pyetje ose të kërkojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të akuzës dhe të kërkojë që edhe thirrja dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtjes të jetë sipas kushteve të cilat vlejnë edhe për dëshmitarët e akuzës; d) të shfrytëzojë ndihmë juridike pa pagesë nga përkthyesi, poqese nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi. Neni 13 E drejta për mjet efikas juridik - Çdo njeri të drejtat dhe liritë e të cilit të parapara me këtë Konventë janë të shkelura, ka të drejtë për mjet efikas juridik para autoriteteve nacionale, madje edhe atëherë kur shkeljen e këtyre të drejtave e kanë bërë persona gjatë kryerjes së detyrës zyrtare... Neni1 nga Protokolli për mbrojtjen e të drejtave dhe të drejtave themelore dhe Mbrojtje e pronësisë - Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë për shfrytëzimit të qetë të pronës së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e vet, përveç se për interes publik dhe në sajë të kushteve të parapara me ligj dhe me parimet e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare. Dispozitat paraprake nuk ndërhyjnë në të drejtën e shteteve të sjellin ligje të cilat i konsiderojnë të nevojshme për rregullimin e shfrytëzimit të pronës në pajtim me interesin e përgjithshëm ose për shkak të pagesës së sigurt të tatimit, kontributeve tjera ose dënimeve në para. [2] M. de Blois, The Fundamental Freedom of the European Court, in: R.A. Lawson & M. de Blois (eds.), The Dynamics of the Protection of Human Rights in Europe Essays in Honour of Henry G. Schermers, The Hague: Martinus Nijhoff, viti 1994., faqja 57. [3] Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), 7 dhjetor i vitit 1976, Kjeldsen, Busk Madsen and Petersen Denmark (Series A-23). [4] Ligji për procedurë ndërgjyqësore neni 10 (1) Gjykata është e obliguar të këmbëngul që procedura të zbatohet pa shtyrje, në afat racional, me sa më pak shpenzime dhe ta pamundësojë çdo keqpërdorim të të drejtave të cilat palëve ju takojnë në procedurën. [5] Ligji për procedurë ndërgjyqësore neni 366 (1) Gjykata e shkallës së parë është e obliguar që t i zbatojë të gjitha veprat ndërgjyqësore dhe t i shqyrtojë të gjitha çështjet kontestuese të cilat i ka theksuar gjykata e shkallës së dytë në vendimin e vet. [6] Ligji për procedurë ndërgjyqësore neni 315 (1) Gjykata e shkallës së dytë vendos për ankesat, në sajë të rregullës, pa debat. (2) Atëherë kur këshilli i gjykatës së shkallës së dytë do të gjejë se për shkak të përcaktimit të drejtë të gjendjes faktike është e nevojshme që para gjykatës së shkallës së dytë të përsëritën dëshmitë e ekzekutuara, do të caktohet shqyrtim para gjykatës së shkallës së dytë. (3) Atëherë kur në seancën e këshillit do të përcaktohet se aktvendimi gjyqësor kundër të cilit është deklaruar ankesë mbështetet në shkelje qenësore të dispozitave të procedurës ndërgjyqësore ose në gjendjen faktike të përcaktuar gabimisht ose jo plotësisht, ndërsa aktvendimi gjyqësor tanimë një herë është shlyer, gjykata e shkallës së dytë do të caktojë shqyrtim gjyqësor dhe do të vendos në mënyrë meritore. [7] Neni 256 paragrafi 5, ligji për procedurë penale: Gjykata pas mendimit të siguruar paraprakisht nga personi për ekspertizë e përcakton afatin për ekspertizë dhe ky afat mund të vazhdohet nga ana e gjykatës, në sajë të kërkesës së personit për ekspertizë. [8] Neni 257, Ligji për procedurë penale: Personi i cili thirret si ekspert është i obliguar të paraqitet në ftesën dhe ta jep ekspertizën dhe mendimin e vet. (2) Poqese eksperti që është thirrur në mënyrë të rregullt nuk vjen, dhe mungesën nuk e arsyeton, ose nëse refuzon të bëjë ekspertizë ose nuk vepron në afatin e përcaktuar nga ana e gjykatës, mund të ndëshkohet me para me dënimin e përcaktuar në nenin 75 paragrafi 1 i këtij ligji, e në rast të mungesës pa arsye mund të sillet edhe me detyrim. [9] Neni 10, Ligji për gjykatat: Procedura para gjykatës rregullohet me ligj dhe mbështetet në parimet vijuese...gjykim në afat racional, ekonomësi... [10] 3. Çdo i akuzuar i ka të drejtat vijuese minimale: d) të shfrytëzojë ndihmë pa pagesë nga përkthyesi, poqese nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi. [11] Përkthyesit janë persona të cilët përkthejnë atë që flitet dhe tekst të shkruar nga gjuha maqedonase në gjuhë të huaj dhe nga gjuha e huaj në gjuhë maqedonase. Përkthyesit përkthejnë në sajë të kërkesës së gjykatës, organit shtetëror, institucionit tjetër ose qytetarët. [12] Kaminski v. Avstria A 168 para. 74 (1989) [13] Neni 9, Vendimi për përcaktimin në cilat raste dhe sipas të cilave kushte konsiderohet se është prishur qetësia e qytetarëve me zhurmë Qetësia e qytetarëve prishet me shfrytëzimin e burimeve mekanike të zhurmës (makina, motorë, makina qarkulluese, vegla shpimi, kompresorë, shtypëse metalike, makina për tjerrje dhe ngjashëm) në kohën prej orës deri në orën 06.00, në vend publik, përkatësisht në vend ku ekziston mundësia që qytetarët të shqetësohen. [14] Neni 31, Ligji për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor, Gazeta Zyrtare nr. 79/2007 e datës Kryerje e monitoringut...(2) Për kryerjen e punëve të caktuara eksperte për monitorimin e zhurmës, subjektet nga paragrafi (1) i këtij neni autorizohen nga ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore që është kompetent për punët nga lëmi i ambientit jetësor,... [15] Ligji për mbrojtje nga zhurma (gazeta Zyrtare e RM, nr.79/2007) Neni 19, (2) Organet e administratës shtetërore, organet e komunave, të qytetit të Shkupit dhe të komunave në qytetin e Shkupit janë të obliguara ti ndërmarrin hapat vijuese për mbrojtje nga zhurma: - të realizojnë monitorim të zhurmës në pajtim me programet për monitorin për monitorin të rrjeteve shtetërore dhe lokale për monitorimin e zhurmës në ambientin jetësor; [16] Marrëveshje nr me numrin regjistrues nr.2545 [17] Aktvendimi gjyqësor P.nr.441/05 [18] Aktvendimi gjyqësor GZh. Nr. 8940/06 [19] I.nr.2135/06 [20] I.nr.2135/06 [21] Informim nr /48 [22] Neni 12 nga Ligji për banim, Gazeta Zyrtare e R. M. nr. 21/98 e datës

108 Raporte mujore RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Shtator 2008 REZYME Kthyerja dhe procesuimi i lëndëve të Hagës në gjyqësinë tonë shkakton dilema të shumta të cilat janë të përcjellura me shpjegime krejtësisht të kundërshtuara në opinionin. Dilemat dhe mënyra në të cilën mund të ç thuren nga aspekti i parimeve të sundimit të drejtësisë rastet e Hagës nuk janë të ndjeshme për shkak të pasojave të politikës ditore me të cilat edhe në këtë moment ballafaqohemi, dhe të cilat sipas të gjitha gjasave edhe më tej do të eskalojnë, e të cilat janë posaçërisht të rrezikshme pikërisht për shkak të mundësisë që në një moment, mu për shkak të përzierjes dhe ndikesës së politikës e cila, për shkak të nevojave të veta, mund të ndikojë në institucionet nga sfera e jurisprudencës duke demonstruar se ende ka mjete që në mënyrë vendim marrëse të ndikojë në punën e tyre dhe të nxjerr përfitime të politikës ditore. Kjo mund t i zgjidh nevojat në politikën tonë përkohësisht, por gjithsesi në mënyrë skajshmërisht negative do të reflektohet në sundimin e të drejtës dhe në kredibilitetin e gjyqësisë në shoqërinë tonë. Mu për këtë, Komiteti i Helsinkit konsideron se në këtë moment, para se të fillohet të lundrohet në ujërat irracionale emocionale të politikës ditore, madje edhe nëse nuk është vonë, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që rastet të ç thuren deri në fund duke e respektuar parimin e sundimit të të drejtës. Komiteti i Helsinkit konsideron se assesi nuk mund të ketë amnisti për raste të shkeljes së rëndë të të drejtës ndërkombëtare humanitare. Por, me këtë rast dëshiron të vë në pah se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në dy raste, miratoi ligje me të cilat jepet korniza ligjore e cila ka të bëjë me këto raste Ligji për amnisti dhe Ligji për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare penale për përndjekjen e personave që janë përgjegjës për shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare humanitare në territorin e Ish Jugosllavisë. Nga dispozitata e këtyre ligjeve padyshimshëm del se e drejta e përcaktimit a ka elemente për ndjekje penale të krimeve ushtarake i është mbartur Gjykatës Ndërkombëtare penale për përndjekjen e personave që janë përgjegjës për shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare humanitare në territorin e Ish Jugosllavisë (në tekstin e mëtejmë (Tribunali i Hagës) dhe se është e përcaktuar në mënyrë precize se si duhet vepruar në rastin kur Tribunali ja kthen rastet nga kompetenca e vet gjyqësisë vendase. Në një situatë të këtillë është e nevojshme që në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme të ekzistojë urdhër nga këshilli gjyqësor i Tribunalit të Hagës ose vendim të prokurorit të Tribunalit të Hagës (ose të vetë Tribunalit) se në çfarë faze është procedura penale e dorëzohet për vendosje në organet vendase gjyqësore. Çdo gjë jashtë këtyre dispozitave të qarta është politikë ditore dhe keqpërdorim i drejtësisë për qëllimet e saja. Për fat të keq, opinionit tonë i është shkurtuar informacioni themelor në lidhje me këto raste përgjigja në pyetjen: në çfarë mënyre dhe në çfarë faze janë kthyer lëndët e Hagës në Republikën e Maqedonisë? Dokument zyrtar të Tribunalit të Hagës me përgjigje në këtë pyetje ende nuk i është paraqitur opinionit pa marrë parasysh se tanimë procedohet lidhur me rastet. Komiteti i Helsinkit i vetëdijshëm për implikimet negative në lidhje me parimin e sundimit të të drejtës, edhe më tej do të përpiqet ta ndriçojë këtë moment kyç rreth fatit të mëtejmë të lëndëve gjyqësore të Hagës. Përmbajtjet tjera në raportin tonë mujor për gjendjen e të drejtave të njeriut për fat të keq, qoftë nëse bëhet fjalë për ngjarjet publike dhe shkeljet e parimeve demokratike ose për rastet individuale, flasin më se qartë për nivelin në të cilin respektohen të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë. Komiteti duke e realizuar rolin e vet të monitorimit gjatë ditëve të ardhshme do të prezantojë shembuj individual dhe të përgjithshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Raporti në tërësi: I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Lëndët e Hagës 1.2. Masa e paraburgimit dhe arshinët e dyfishta 1.3. Aksioni Të lypurit 1.4. Nevoja për sjelljen e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi 1.5. Rekomandimet e shumëfishta pas vizitave të realizuara në institucionet e mbyllura të Republikës së Maqedonisë II. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 2.1. Rasti Robert Popovski, Strugë 2.2. Rasti Bllaga Nedellkovska, Gjevgjeli III. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 3.1. Rasti Mite Gjorgjiev, Veles 3.2. Rasti Zoran Bozhinovski, Shkup I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TЁ PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Lëndët e Hagës Pas përfundimit të konfliktit luftarak në vitin 2001, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në datën e votoi Ligjin për amnisti[1]. Në nenin 1 paragrafi i të njëjtit ligj theksohet Me këtë ligj lirohen nga përndjekja, ndërpriten procedurat penale dhe plotësisht lirohen nga ekzekutimi i dënimit burgim (në tekstin e mëtejmë: amnistia), qytetarë të Republikës së Maqedonisë, persona me qëndrim ligjor, si dhe persona të cilët kanë pronë ose familje në Republikën e Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: persona), për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë përgatitur ose kanë bërë vepra penale të ndërlidhura me konfliktin në vitin 2001, përfundimisht me 26 shtatorin të vitit Amnistia ka të bëjë edhe me personat të cilat edhe para 1 janarit të vitit 2001 kanë përgatitur ose kanë bërë vepra penale në lidhje me konfliktin e vitit Me amnistinë e paraparë lirohen nga ndjekja për vepra penale të parapara në Kodin Penal ose ligj tjetër të Republikës së Maqedonisë, ndalen procedurat penale për veprat penale të parapara në Kodin Penal ose ligj tjetër të Republikës së Maqedonisë, plotësisht lirohen nga ekzekutimi i dënimit me burg për vepra penale në Kodin Penal ose ligj tjetër të Republikës së Maqedonisë kundër personave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se kanë përgatitur ose kanë bërë vepra penale të ndërlidhura me konfliktin deri më 26 shtator të vitit 2001 dhe në fund theksohet se përcaktohet shlyerje e dënimit dhe shlyhet pasoja juridike përfundimisht me 26 shtatorin e vitit Në ligjin e theksuar më lartë i njëjti nen në paragrafin 4 theksohet se dispozitat nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni nuk kanë të bëjnë me personat të cilat kanë bërë vepra penale të ndërlidhura dhe në lidhje me konfliktin e vitit 2001, të cilat janë nën kompetencat dhe për të cilat Tribunali Ndërkombëtar për ndjekjen e personave që janë përgjegjës për të drejtën ndërkombëtare humanitare në territorin e ish Jugosllavisë nga viti 1999 do të ngrej procedurë. Republika e Maqedonisë ia dorëzoi 5 procedura penale Gjykatës Ndërkombëtare penale për përndjekjen e personave përgjegjës për shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare humanitare në territorin e Ish Jugosllavisë (në tekstin e mëtejmë Tribunali i Hagës). Para Tribunalit të Hagës përfundim gjyqësor mori lënda gjyqësore në të cilën si të akuzuar u paraqitën Lube Boshkovski dhe Johan Tarçullovski[2]. Katër rastet tjera të ashtuquajtura të Hagës gjatë vitit 2008 u kthyen prapa në Republikën e Maqedonisë... për shkak të procedimit para organeve kompetente gjyqësore të Republikës së Maqedonisë, siç deklaruan organet kompetente shtetërore (Ministria e drejtësisë, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë)... Kuvendi i Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2007 e votoi Ligjin[3] për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare penale për përndjekjen e personave përgjegjës për shkelje të rëndë të të drejtës humanitare penale në territorin e Ish Jugosllav- 108

109 isë. Në nenin 7 nga i njëjti Ligj theksohet se Republika e Maqedonisë e njeh kompetencën e njëmendët, territoriale dhe kohore të Tribunalit të Hagës të paraparë në statutin e vetë gjykatës. Republika e Maqedonisë është e obliguar të procedojë për lëndët e kthyera të Hagës në pajtim me nenin 4 paragrafi 3[4] të Ligjit për bashkëpunimin e RM me Tribunalin e Hagës. Më tej në nenin 12[5] të të njëjtit Ligj vihen në pah mundësitë sipas të cilave procedurat penale të dorëzuara në kompetencë të Tribunalit të Hagës kundër të njëjtit person dhe për të njëjtën vepër penale mund të vazhdojnë në Republikën e Maqedonisë vetëm nëse është i përmbushur njëri nga kushtet, e këto janë: 1) Prokurori i Tribunalit të Hagës ka iniciuar akt akuzë dhe poqese Këshilli gjyqësor i Tribunalit të Hagës mandej ka lëshuar urdhër në të cilën theksohet se akti i akuzës kundër personit ose personat e akuzuara shtyhet, deri në fillimin e procedurës para gjykatave kompetente në Republikën e Maqedonisë; 2) Prokurori i Tribunalit të Hagës ka filluar hetim dhe poqese Këshilli gjyqësor i Tribunalit të Hagës mandej ka lëshuar urdhër në të cilën theksohet se hetimi kundër personi ose personat e akuzuara shtyhet, deri në fillimin e procedurës para gjykatave kompetente në Republikën e Maqedonisë dhe 3) Tribunali i Hagës ka lëshuar urdhër dhe është shpallur si jokompetent. Procedimi për lëndët që janë dorëzuar nga Tribunali i Hagës organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë rregullohet në kapitullin V nga neni 25 deri në nenin 28 të Ligjit për bashkëpunim të RM me Tribunalin e Hagë. Në nenin 25 paragrafi 1 të të njëjtit ligj theksohet se prokurori i Tribunalit ose kur Tribunali i Hagës do të vendos ta kthejë lëndën për procedim të mëtejmë organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë, të njëjtin ia kthen: 1) atij organi shtetëror nga i cili është marrë, poqese Tribunali i Hagës më tej nuk ka ndërmarrë veprime të mëtejme në lidhje me atë lëndë dhe 2) organit kompetent për procedimin në atë fazë të procedurës, e cila është ndërprerë ose është ndalur procedura para Tribunalit të Hagës. Me rëndësi është të konstatohet se ne tre kushtet e përmendura më lartë është paraparë që të ekzistojë urdhër nga këshilli gjyqësor i Tribunalit të Hagës ose vendim të prokurorit të Tribunalit të Hagës (ose vetë Tribunali) për faktin në çfarë faze është procedura penale e cila u dorëzohet për vendosje organeve vendase gjyqësore. Mbetet e hapur çështja si dhe në cilën fazë janë kthyer katër të ashtuquajtura lëndë të Hagës. Komiteti i Helsinkit pret që të merr përgjigje nga Tribunali i Hagës, si dhe nga organet kompetente vendas, në pyetjen tanimë të parashtruar, e pyetja është e hapur dhe thotë: Në ÇFARЁ MЁNYRE DHE NЁ CILЁN FAZЁ JANЁ KTHYER LЁNDЁT E HAGЁS NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ? 1.2. Masa e paraburgimit dhe arshinet e dyfishta Masa e paraburgimit, si masë më e rëndë në sigurimin e pranisë së të akuzuarit në procedurën penale, është e rregulluar në Ligjin për procedurë penale[6]. Komiteti i Helsinkit në vazhdimësi e vente në pah nevojën që autoritetet gjyqësore t i respektojnë standardet për përdorimin e paraburgimit si mënyrë për sigurimin e pranisë së personave të akuzuar, e cila njëkohësisht paraqet masë e fundit e cila aplikohet poqese qëllimi nuk arrihet me masë më të butë[7]. Për fat të keq, organet gjyqësore edhe më tej vazhdonin/vazhdojnë ta keqpërdorin paraburgimin në mënyrën që atë e përdorin si masë të nevojshme për sigurimin e pranisë së të akuzuarit në realizimin e procedurës penale. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut disa herë e kritikoi raportin për keqpërdorimin e masës së paraburgimit, dhe përmes raporteve mujore u apelonte organeve gjyqësore që t i marrin parasysh masat alternative në mënyrë të barabartë si paraburgimin, duke pasur parasysh faktin se e njëjta paraqet mjet për sigurimin e pranisë, e jo dënim për të akuzuarin, dhe me këtë rast nuk duhet të harrohet prezumcioni i pafajësisë si parim kushtetues[8]. Komiteti i Helsinkit konsideron se posaçërisht kur vendoset për kufizimin e lirisë së lëvizjes së personit, gjatë përcaktimit ose vazhdimit të masës paraburgim duhet të veprohet me një kujdes të posaçëm dhe shkaqe të qëndrueshme juridike si dhe të arsyetuara me një veprim urgjent, për shkak se bëhet fjalë për një nga të drejtat themelore të njeriut. Njëra nga lëndët e Hagës, të cilën Republika e Maqedonisë e mori nga Tribunali i Hagës është e ashtuquajtura Penda e Likovës. Në lëndën penale të regjistruar pranë Gjykatës Themelore Shkup-1 Shkup është i akuzuar deputeti i BDI-së Hajrulla Misini. Gjykatësi hetues pranë Gjykatës Themelore Shkup 1- Shkup vendosi se mjafton që z. Misini të paraqitet para gjykatës, ku i njëjti dha deklaratë për ngjarjen penale juridike, dhe pasiqë gjykatës i dha premtim se nuk do ta braktisë vendin ku jeton, dhe njëkohësisht ia dorëzoi dokumentin e vet të udhëtimit, vijoi shlyerja e masës paraburgim, e cila u përcaktua paraprakisht. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut konsideron se është inkurajues fakti që gjykatësit kompetent hetues filluan ta kuptojnë esencën e masës paraburgim dhe të mos e shqiptojnë vetëm për shkak të faktit se ajo ekziston dhe se është paraparë në normat ligjore. Por, këtu paraqitet edhe një problem tjetër? Tani parashtrohet pyetja si ndjehen të gjithë personat tjerë të paraburgosur[9] të cilët deri tani kanë dhënë premtimin dhe garancinë se nuk do të ikin dhe se do të paraqiten para organeve gjyqësore çdoherë kur atje do të thirren. Prapëseprapë, gjykatësit hetues atyre me këmbëngulje ua shqiptonin masën paraburgim vetëm me vazhdimin formal të vendimit për përcaktimin e masës paraburgim dhe duke theksuar se të njëjtit i përmbushin kushtet të parapara në Ligjin për procedurë penale neni 199[10] nga LPP, duke mos u futur në sqarim më të gjerë dhe formal të të njëjtave. Komiteti i Helsinkit apelon për aplikim dhe përdorim përkatës, të barabartë dhe juridik të masës paraburgim dhe i inkurajon dhe fton organet gjyqësore që të përdorin masa tjera përkatëse të sigurimit të të akuzuarve, me qëllim që të mos shkelen kushtet njerëzore dhe të mos ndodh shkelja e dinjitetit të personalitetit. PRAPSEPRAPЁ NЁ OPINION DO TЁ MBETET DILEMA PЁR ARSHINET E DYFISHTA TЁ PЁRDORIMIT TЁ MASЁS PARABURGIM?!? 1.3. Aksioni Të lypurit Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme e përcjell aksionin e ashtuquajtur Të lypurit që filloi në datën të organizuar nga Ministria e punëve të brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale si dhe qendrat përkatëse për punë sociale. Në lidhje me të njëjtin për të marrë informacione më të detajuara ju drejtuam edhe Ministrisë së punëve të brendshme dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale me lutje që të na informojnë cilat aktivitete i kanë ndërmarrë, ku gjenden fëmijët dhe a janë të vendosur në ndonjë institucion. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për grupe të lëndueshme sociale të cilat lypjen e shfrytëzojnë si një nga mënyrat për të fituar mjete për jetë, kërkuam që të na informojnë nëse janë paraparë beneficione të caktuara financiare për këta njerëz, para së gjithash në drejtim të marrjes së ndihmës financiare për mbulimin e shpenzimeve të përditshme për jetë, e mandej edhe në drejtim të ndihmës financiare që të mund të njëjtit fëmijët e tyre t i dërgojnë në shkollë? Fakti se shumica prej tyre janë shfrytëzues të ndihmës sociale në para nuk mjafton, për shkak se siç shihet e njëjta nuk mjafton as për shpenzimet e përditshme, e ku më për mbulimin e shpenzimeve të cilat janë të nevojshme për t i dërguar fëmijët në shkollë. Nga organet kompetente, përgjigje morëm vetëm nga Ministria e punës dhe e politikës sociale, në të cilën midis tjerash na informojnë se: Ministria e punës dhe politikës sociale, përmes Entit Publik (EP) Qendra Ndërkomunale për punë sociale të qytetit të Shkupit, ndërmerr ak- 109

110 Raporte mujore 110 tivitete në terren, përmes kontrollimeve të drejtpërdrejta në familjet e fëmijëve dhe evidentimin e tyre... Gjatë kontrollimeve të drejtpërdrejta dhe bisedave me prindët e fëmijëve, prindët që kishin dokumentacion personal, theksohet në obligimin e tyre që fëmijët e tyre t i regjistrojnë në sistemin e rregullt arsimor... Mirëpo, në raport me problemin kryesor, për gjendjen e keqe financiare të këtyre familjeve, shumë pak është bërë fjalë, e në realitet ajo është shkaku kryesor për lypjen. Në përgjigje të pyetjes sonë është theksuar: Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale shqyrtohet mundësia për transfere të kushtëzuar në para si stimulim i posaçëm për arsimimin e rregullt të fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale dhe zvogëlimi i dukurisë së varfërisë që kalon nga gjenerata në gjeneratë. POR, ÇKA DUHET BЁRЁ DERI ATЁHERЁ? Për fat të keq sërish i iket faktit se sigurimi i librave mësimore pa pagesë dhe pranimi i ndihmës sociale nuk janë zgjidhja e këtij problemi. Krahas librave janë të nevojshme edhe shpenzime tjera plotësuese që prindët të mund ta dërgojnë fëmijën e tyre në shkollë dhe të tepërta janë të gjitha kërcënimet që atyre u dërgohen poqese nuk kanë mjete materiale për ta bërë këtë. Komiteti i Helsinkit e përshëndet përpjekjen e institucioneve kompetente për zvogëlimin e numrit të fëmijëve të cilat nuk e vijojnë shkollën, por konsideron se për ta realizuar të njëjtën nevojitet që ato institucione tu ndihmojnë atyre familjeve me masa konkrete për ndihmë financiare të cilat do ta kishin penguar kthyerjen eventuale të fëmijëve në rrugë, por kjo zgjidhje assesi nuk mund dhe nuk guxon të pritet në ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale të cilat ende janë në procedurë të formësimit. Me këtë bëhet një problem plotësues për këto familje dhe fillohet aksion suksesi përfundimtar i të cilit varet nga ndryshimet të cilat ende as që janë miratuar Nevoja për sjelljen e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë qëndrimin e vet ndaj nevojës për miratim të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili do të kishte qenë një kontribut i madh për kornizën institucionale për luftë kundër diskriminimit, disa herë gjatë viteve të kaluara e ka theksuar dhe sërish e shfrytëzon këtë rast që ta shfaq raportin e vet konzistent. Për nevojën e sjelljes urgjente të këtij ligji të posaçëm u theksua disa herë me radhë në raportet mujore të Komitetit. Si rezultat i diskutimeve dhe takimeve të shpeshta në lidhje me propozim tekstin e ligjit të përgatitur nga Ministria e punës dhe e politikës sociale, Komiteti nuk mund të jetë i përmbajtur midis zbrazëtirave dhe të pathënave të shumta të krijuara në propozim tekstin për shkak të mënjanimit të dispozitave kuçe të të njëjtit. Për këtë qëllim Komiteti e fton Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe të gjitha aktorët e involvuar në miratimin e tij, me kujdes t i shqyrtojë të gjitha çështjet relevante, duke mos e vazhduar praktika e deritanishme e votimit tejet të shpejtë të ligjeve pa debatin e duhur. Para së gjithash, duke e konstatuar mungesën e definicionit për diskriminimin në propozim tekstin, detyrimisht duhet të mbahet llogari për nevojën tejet të madhe për një definicion të mirëfilltë, dhe ajo të formulohet në sajë të dokumenteve ndërkombëtare siç janë: Direktiva e BE nr. 2000/43/ЕC (direktiva racore); Direktivat e BE me të cilat vendoset trajtimi i njëjtë i punësimit dhe i profesioneve nr. 2000/78/ЕC dhe Protokolli 12 në Konventën për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të Këshillit të Evropës. Definicioni mund dhe duhet të aplikohet në të gjitha ligjet dhe veprimet e sistemit ligjor në sferën publike dhe private; ajo duhet të parashikojë mekanizma të saktë përmes të cilave viktimat e diskriminimit mund të fitojnë mbrojtje përkatëse dhe efektive; e mundëson saktësimin e aksionit afirmativ të shtetit (diskriminimin pozitiv) me qëllim të përdorimit të saj përkatës dhe pamundësimin e keqpërdorimit. Formimi i trupit të posaçëm që do të merret me zbatimin e dispozitave ligjore paraqet pjesë e nga direktivat e formuluara nga BE me qëllim të dhënies së mbrojtjes efektive nga diskriminimi, dhe me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit të vlerave të cilat duhet të sigurojnë atmosferë të mos diskriminimit. Në planin institucional, sistemi ekzistues i mbrojtjes së të drejtave të njeriut do të pasurohet edhe me një trup: Komisioni për mos diskriminim. Institucioni i ri do të jep një bazë të re në luftën kundër diskriminimit dhe do të bashkëpunojë me strukturat ekzistuese. Mirëpo, konsiderojmë se duhet të saktësohet kush do ta themelojë atë (duke pasur parasysh se përmendet politizimi i mundshëm i Avokatit të popullit). Komisioni i këtillë nuk do të dallonte nga institucioni Avokat i popullit poqese themelohet nga Qeveria ose Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Nevojitet saktësimi i mbrojtjes në procedurën administrative, duke mos lënë me këtë rast zbrazëtirë nga aspekti i çështjes kujt i parashtrohet ankesa (person përgjegjës/udhëheqësit ose organit nga hierarkia më e lartë) dhe cilat janë kompetencat pas fletëparaqitjes, duke marrë parasysh shtrirjen tejet të madhe të organeve të administratës shtetërore. Më tej, tejet e rëndësishëm është qe Kushtëzimi i pjesëmarrjes së personit të caktuar në çfarë do qoftë aktivitete të konsiderohet si akt i diskriminimit. Nevoja për tu paraparë masat parandaluese, poashtu edhe saktësimi deri në fund i dispozitave të cilat e rregullojnë përgjegjësinë e personave përgjegjës, posaçërisht është tejet e nevojshme, e sidomos: niveli më i lartë i bashkëpunimit midis institucioneve dhe sektorit civil, përgjegjësi, përkatësisht sanksionim i mediave që emitojnë përmbajtje të cilat nxisin diskriminim, edukimi dhe sensibilizimi i mediave, bashkëpunimi rajonal dhe këmbimi i përvojave për këtë qëllim... Duke pasur parasysh faktin se propozim ligji në asnjë dispozitë nuk përmend diskriminim të shumëfishtë, afatgjatë ose të sërishëm, nevojitet të shtrohet nevoja për këtë, sipas shembullit të ligjit kroat për pengimin e diskriminimit ku diskriminimi i këtillë është formuluar si formë e rëndë e diskriminimit, për të cilën gjykata do të mbajë llogari gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit për shkelje, si dhe gjatë përcaktimit të lartësisë së shëmtimit të dëmit jo material. Sëkëndejmi, Komiteti i Helsinkit apelon për një veprim të vazhdueshëm dhe presion për pranimin dhe implementimin e rekomandimeve të këtilla në propozim ligjin, duke pasur parasysh se me këtë ligj duhet të sigurohet mbrojtja dhe promovimi i barabarësisë si vlerë më e madhe e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si dhe ta sigurojë krijimin e parasupozimeve për mundësi të barabarta përmes rregullimit të mbrojtjes nga diskriminimi në sajë të të gjitha bazave (posaçërisht edhe përmes përkrahjes së gjinisë si bazë) Rekomandimet e shumëfishta pas vizitave të realizuara në institucionet e mbyllura të Republikës së Maqedonisë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë më 29 dhe 30 qershor të vitit 2004 realizoi vizitë në institucionet e mbyllura[11]. Vizita u realizua nga delegacioni i organizatave joqeveritare të cilat merren me problematikën e të drejtave të njeriut. Komiteti i Helsinkit me botimin e raportit për vizitën e realizuar gjatë vitit 2004 botoi edhe raport me përshkrim të gjendjes të çdo institucioni veç e veç, bashkë me rekomandimet konkluduese[12]. Atëherë Komiteti i Helsinkit vuri theksin në: - mbipopullimin e popullatës së burgut, - kushtet e këqija materiale në ndërtesën e vjetër të burgut Idrizovë, - kushtet e këqija materiale të jetës në burgun Shkup Shkup, - nevojën për përmirësimin urgjent të kushteve për jetë të pacientëve posaçërisht në repartin e 5-të dhe të 6-të të Spitalit Psikiatrik në Demir Hisar, - nevojën për rinovim urgjent të nyjave sanitare të reparteve dhe - nevojën për përmirësimin e kushteve për jetë në repartet për pacientë me pengim të rëndë intelektual në spitalin neuro psikiatrik në Negorc. Institucionet e mbyllura shpesh herë janë nën kontrollin e zgjuar edhe të organizatave ndërkombëtare, Komitetit për pengimin e torturës CRT, Këshillit të Evropës përmes vizitës së Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut me të njëjtën problematikë si dhe të zyrës së Avokatit të popullit. Në këtë drejtim shkojnë edhe

111 vizitat e bëra të fundit Vizita e Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës Komisari i Lartë për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, z. Tomas Hamemberg e vizitoi Republikën e Maqedonisë në shkurt të vitit Në raportin e tij[13] si një nga problemet të cilat i detektoi Komisari ishin edhe kushtet në institucionet e mbyllura. Sipas tij, marrë në përgjithësi qelitë në burgjet janë nën të gjitha standardet dhe janë të mbi ngarkuara me njerëz. Komisari në raportin e tij i apeloi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të caktojë/ndajë mjete të mjaftueshme financiare për tu përmirësuar kushtet brengosëse dhe nën standardet nëpër burgjet. Çdo i burgosur patjetër duhet ta ketë minimumin prej 4 m2, kushte dinjitoze materiale dhe qasje në përkujdesjen shëndetësore dhe te avokati. Objektet e jashtme patjetër duhet të jenë të adaptuara në mënyrën që çdo personi do t i mundësojnë minimum një orë aktivitete të jashtme... theksohet në raportin e Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut. Stafi i Komisarit e ka vizituar edhe Entin e Posaçëm për persona me nevoja të posaçme dhe ka konstatuar se kushtet materiale janë me një standard tejet të ulët, edhepse para do kohësh janë bërë renovime të caktuara. Ndërtesat e vjetra nuk përgjigjen për personat e moshuar me lëvizshmëri të zvogëluar, ndërsa stafi është informuar se personat që janë të pa lëvizshëm shumë rrallë ose në raste të caktuara nuk dalin nga dhomat e tyre ose nuk ngriten nga krevatet. Sa u përket spitaleve psikiatrike (Demir Hisar dhe Negorcë), në raportin është theksuar se në spitalin psikiatrik në Demir Hisar dhe në repartin gjyqësor dhe repartet kronike njerëzit janë të mbipopulluar dhe në kushte tejet të vështira. Kushtet materiale në spitalin psikiatrik në Negorc janë tejet të vështira, posaçërisht objektet sanitare të cilat janë jo higjienike dhe nevojitet renovimi i tyre urgjent Vizita e përfaqësuesve të Komitetit për pengimin e torturës Këshillit të Evropës Udhëheqësi i Komitetit për pengimin e torturës i Këshillit të Evropës, z. Mauro Pallma në datën 10 shtator 2008 theksoi se përfaqësues të organizatës sivjet (në periudhën nga qershori deri në korrik të vitit 2008) sërish i kanë vizituar të njëjtat vende ku kanë qenë edhe vitin e kaluar, por kushtet atje edhe më tej kanë mbetur të pa ndryshuara. Vëzhguesit në lëmin e të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës e kanë dërguar në Republikën e Maqedonisë raportin më të ri për torturën dhe përmes letrës së posaçme e ftojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të merret me rekomandimet në Raportin. Komiteti për pengimin e torturës në raportin më të ri thekson se pjesërisht ka qenë i interesuar për tre lëmi: masat që janë ndërmarrë për mos ndëshkimin (action taken to combat impunity), kushtet në repartet e paraburgimit dhe trajtimi dhe kujdesi ndaj grupeve të lëndueshme. Republikës së Maqedonisë i është dhënë afat prej një muaji deri në tre muaj për përmbushjen e rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit ndëshkimor në Republikën e Maqedonisë. Komiteti i Helsinkit e përshëndet këtë hap përpara që është ndërmarrë nga Komiteti për pengimin e torturës dhe kërkesën decide me afate për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna Vizita e Avokatit të Popullit Ixhet Mehmeti dhe euro ambasadorit Ervan Fuere Gjatë shtatorit të këtij viti[14] vizita në burgun Idrizovë Shkup dhe në burgun Shkup Shkup realizoi edhe Avokati i popullit i RM bashkë me euroambasadorin Ervan Fuere. Pas vizitës së realizuar Avokati i popullit deklaroi se Kushtet në burgun e Idrizovës janë nën të gjitha standardet, mbipopullimi dhe higjiena në burgjet e Maqedonisë definitivisht dhe seriozisht i rrezikojnë të drejtat e njeriut, duke shtuar se kushtet dhe trajtimi i personave të privuar nga liria janë në kundërshtim me aktet ndërkombëtare Vizita në institucionet e mbyllura të bëra nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë Komiteti i Helsinkit gjatë muajit gusht të vitit 2008 realizoi vizita në institucionet e mbyllura: Spitalin Psikiatrik Demir Hisar, Entin për mbrojtje dhe rehabilitim Banja Bansko Strumicë, Entin special për persona me nevoja të posaçme në Demir Kapi dhe Spitalin Neuropsikiatrik në Negorcë. Misionet e realizuara përcaktuese treguan se kushtet materiale për jetë në spitalin në Demir Hisar, në entin në Demir Kapi dhe në spitalin neuropsikiatrik në Negorcë marrë në përgjithësi janë në gjendje shumë të vështirë dhe janë brengosëse për dinjitetin personal të çdo pacienti/të mbrojturi. Për vizitat e realizuara Komiteti i Helsinkit paralajmëron botim të afërt të raporteve për të gjitha vizitat e realizuara të institucioneve të mbyllura, si dhe realizimin e vizitës në spitalin Psikiatrik Bardovc Shkup. Prapëseprapë, Komiteti i Helsinkit me brengosje mund të konstatojë se Republika e Maqedonisë nuk punon aq sa duhet në drejtim të përmirësimit të kushteve materiale për jetë në institucionet e përmendura më lartë, pa marrë parasysh që gjendjet e njëjta janë konstatuar disa herë me radhë dhe janë vënë në pah nga ana e organeve dhe organizatave relevante vendase dhe ndërkombëtare. II. RASTE POLICORE DHE GJYQЁSORE 2.1. Rasti Robert Popovski [15], Strugë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në emër të Robert Popovski nga Struga në datën i parashtroi aktpadi penale Prokurorisë publike Themelore në Strugë kundër NN kryerës. Siç është theksuar në aktpadinë penale në ditën rreth orës në shtëpinë e personit Robert Popovski ka ardhur njësiti special me urdhëresë për marrjen e tij. Gjatë marrjes së tij nga policia, njëri nga personat zyrtar pa ndonjë arsye të veçantë e ka qëlluar Robertin me kondakun e pushkës në nofullën. Personi është ankuar për lëndimin dhe pas marrjes së tij është kryer kontroll mjekësor, është konstatuar thyerje e nofullës dhe mbi të është bërë ndërhyrje kirurgjikale në repartin e kirurgjisë maksilofaciale në spitalin klinik në Manastir, dhe mandej i njëjti është transportuar në repartin e Arrestimit pranë Qendrës Klinike në Shkup në sajë të vendimit Ki. nr. 19/08 i datës të Gjykatës Themelore Manastir. Me që një periudhë më të gjatë nuk kemi marrë informacion nga ana e Prokurorisë Publike në Strugë për atë se deri ku është procedura për aktpadinë e parashtruar penale, dhe duke e pasur parasysh nenin 39 nga Ligji për prokurorinë publike, në të cilin është paraparë se: Prokurori publik është i obliguar që në afat sa më të shkurtër të mundshëm, e jo më gjatë se 30 ditë nga dita pas pranimit të aktpadinë penale, ta ndërmarrë veprimin për të cilin është i autorizuar me ligj, ju drejtuam institucionit dhe në datën morëm përgjigje befasuese se në periudhën e kaluar prej plotë 5 muaj, nëpunësit e autorizuar zyrtar KANЁ QENЁ VETЁM NJЁ HERЁ të thirrur me qëllim që të merren në pyetje, por nuk i janë përgjigjur thirrjes. Të njejtit sërish do të thirren në ditët e ardhshme që të merren në pyetje (SHPRESOJMЁ SE PЁR TЁ NJEJTЁN GJЁ NUK DO TЁ NEVOITEN EDHE 5 MUAJЁ TЁ TJERЁ). I dëmtuari Robert Popovski është marrë në pyetje dhe nga Gjykata Themelore në Manastir është kërkuar informacion nëse, në sajë të obligimit zyrtar është shqyrtuar ligjshmëria e privimit nga liria të Robert Popovskit, por informacioni i tillë nuk është dërguar nga Gjykata. Komiteti i Helsinkit SЁRISH i fton TЁ GJITHA organet kompetente, të urdhërojnë që të realizohet hetim efikas dhe të dënohen kryerësit e këtyre veprave penale duke mos lëshuar vazhdimisht pe vetëm sepse ata janë pjesëtarë të Ministrisë së punëve të brendshme të policisë speciale Rasti Bllaga Nedellkovska, Gjevgjeli Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua z-nja Bllaga Nedellkovska nga fsh. Stojakovë i Gjevgjelisë. Përmes kërkesës së parashtruar ishim të informuar se bashkëshorti i saj në Gjykatën themelore në Gjevgjeli ka parashtruar Aktpadi në datën të regjistruar nën P. nr Aktpadia 111

112 Raporte mujore 112 që ka bazë zhdëmtimin e dëmit material është kundër DPU Repromet Shkup, për vlerë prej denarë. Paditësi, Antonije Nedellkovski, i cili si bletar 50 vjeçar ka punuar në mënyrë permanente si bletar aktiv me përvojë të madh në kultivimin e bletëve dhe teknologjinë e prodhimtarisë së prodhimeve të bletëve, mjaltë, dyllë, rryell, pluhur lulesh e tjera, në aktpadinë thekson se në datën 21 prill të vitit 2005, bashkëshortja e tij ka blerë nga firma e përmendur më lartë 16 kg baza artificiale dylli dhe prodhime tjera bletësh. Bazat e dyllit pasi janë blerë menjëherë janë dërguar në fshatin Stojakovë dhe gjatë muajit maj është bërë përgatitje e plotë të kornizave duke e vendosur në to bazën e blerë dylli, e pas kësaj kornizat janë vendosur nëpër familjet e bletëve për shkak të pritjes së sezonit pranveror. Mirëpo, pas kontrollimeve të bëra plotësuese siç është zhvilluar pranimi dhe ndërtimi i petave, paditësi me dëshpërim ka konstatuar/parë se në të gjitha familjet e bletëve në të cilat janë vendosur hojet, asnjë petë nuk është ndërtuar. E njëjta ka qenë e dëmtuar. Paditësi menjëherë i është drejtuar shoqatës së bletarëve NEKTAR nga Gjevgjelia me lutje që t i bëjnë hulumtimet në vetë vendin e ngjarjes dhe ta konstatojnë dëmin e shkaktuar. Komisioni i përbërë nga tre anëtarë e ka bërë kontrollimin dhe në Proces verbal të përpiluar më , ka konstatuar se paditësi ka pësuar dëm. Pas përpilimit të Proces verbalit dhe konstatimit të dëmit paditësi i ka dërguar të paditurit një ekzemplar të Proces verbalit me lutje që zgjidhja të gjendet në mënyrë jashtë gjyqësore. I padituri ka refuzuar ta pranojë dëmin dhe mundësinë për marrëveshje të të dyja palëve. Në datën z-nja Nedellkovska i drejtohet Inspekcionit bujqësor Gjevgjeli Inspektori për bletari, peshkatari dhe ekonomi të ujërave me lutje që të bëhet kontrollim inspektoria të koshereve me bletë. Në datën Univerziteti Shën Cirili dhe Metodi Fakulteti për mjekësi veterinare Shkup Gjykatës Themelore në Gjevgjeli i ka dërguar Konstatim dhe mendim me titullin Rezultat dhe mendim për P. nr. 282/05 me rezultat se hulumtimet e mostrave të dërguara nga bazat e hojeve nga dylli për bletë tregojnë se në prodhimin e të njëjtave nuk është përdorur dylli i pastër bletësh dhe mendimi se në sajë të ekspertizës së bërë, konsiderojmë se bëhet fjalë për shitje të baza hojesh dylli me cilësi të dyshimtë, përkatësisht për falsifikim të dyllit të bletëve me parafin. Më tej në mendimin qëndron konsiderojmë se pronari ka pësuar dëm për shkak të zhvillimit të penguar normal të familjeve të bletëve dhe se fitimi i humbur duhet ti zhdëmtohet. Pa marrë parasysh që aktpadia është iniciuar që në vitin 2005, prapëseprapë deri tani Gjykata Themelore ende nuk ka sjellë vendim gjyqësor. Pala druan se procedura gjyqësore qëllimisht zvarritet. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë disa herë me radhë (në datat , , ) i është drejtuar kryetarit të Gjykatës themelore në Gjevgjeli me kërkesë që të marrim përgjigje për indikacionet se në lëndën gjyqësore ka zgjatje të tepërt të procedurës para organit gjyqësor të shkallës së parë, përkatësisht se kërkojmë të informohemi cilat janë shkaqet për të cilat deri tani Gjykata themelore në Gjevgjeli nuk ka sjellë vendim gjyqësor. Në pajtim me nenin 77[16] dhe 78[17] nga Rregullorja Gjyqësore, kryetari ose gjykatësi i përcaktuar, parashtresat dhe propozimet që i janë parashtruar duhet menjëherë ti merr dhe ti procedojë dhe pas kontrollimit të përmbajtjes, më vonë në afat prej 30 ditësh nga pranimi t i përgjigjen parashtruesit. Për faktin se organet shtetërore janë të obliguar tu përgjigjen parashtresave vë në pah edhe neni 24 paragrafi 1[18] nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, por prapëseprapë në rastin konkret Komiteti i Helsinkit edhe pas kalimit të disa muajve mbeti pa përgjigje, ndërsa Gjykata themelore në Gjevgjeli edhe më tej nuk përgjigjet në kërkesat e parashtruara duke mos i respektuar dispozitat e Rregullores Gjyqësore. Komiteti i Helsinkit në rastin konkret vë në pah mosrespektimin e vazhdueshëm të rregullës gjykim në afat racional të precizuar në mënyrë decide në nenin 6 paragrafi 2[19] dhe nenin 10 paragrafi 1 alineja 3[20] nga Ligji për gjykatat, neni 10 paragrafi 1[21] nga Ligji për procedurë ndërgjyqësore dhe neni 6 paragrafi 1[22] nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut. III. SHKELJE TЁ TЁ DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 3.1. Rasti Mite Gjorgjiev, Veles Z-ti Mite Gjogjiev nga Velesi ka qenë i punësuar në ShA Porcellanka të Velesit nga viti 1975 e deri më 25 qershor të vitit 2000, marrëdhënia e punës i ka pushuar për shkak të hapjes së procedurës së falimentimit të ShA Porcellanka Veles. I pakënaqur nga vendimi i këtillë Mite Gjorgjiev ka iniciuar dy procedura gjyqësore para Gjykatës themelore në Veles, me bazë kthyerje në punë si pagesa e borxhit në sajë të rrogave të pa paguara. Epilogu i këtyre dy procedurave janë dy Vendimet të Gjykatës së Apelit Shkup[23] me të cilat konfirmohen Vendimet e Gjykatës themelore në Veles dhe të dyja aktpaditë e personit Mite Gjorgjiev hidhen poshtë si të pabaza. Shkaku për hedhjen poshtë të aktpadive të personit Mite Gjorgjiev,Gjykata themelore dhe Gjykata e Apelit Shkup e mbështesin mbi vendimin e Regjistrit Qendror të RM të datës 15 shkurt 2006, ku është shënuar shlyerja e debitorit ShA Porcellanka Veles. Si shtesë ndaj të theksuarës Gjykata e Apelit me vendimin e vet Zh. nr /06 të datës 7 shtator 2006 thekson: - Kjo Gjykatë duke vepruar në sajë të detyrimit zyrtar konstatoi se me vendimin e ankimuar gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë shkelje qenësore të dispozitave të procedurës ndërgjyqësore nga neni 343 paragrafi 2 pika 13 nga Ligji për Procedurë Ndërgjyqësore (LPN) për shkak se e njëjta është e qartë, e kuptueshme, nuk është kundërthënëse, në vete përmban shkaqe mjaft të arsyetuara për faktet vendimtare nga të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së parë gjatë vendimmarrjes, dhe në këtë kuptim në tërësi është e përshtatshme për shqyrtim. Në ankesën e deklaruar të kredituesit kontestohet vendimi i ankimuar i kreditorit dhe në këtë drejtim theksohet se debitori nuk është shlyer nga regjistri gjyqësor dhe qendror për shkak se tek i njëjti ekziston numër tatimor dhe xhiro-llogari e cila është dhënë nga Regjistri Qendror zyra rajonale Veles. Kjo gjykatë i vlerësoi thekset e këtilla ankimore dhe konstatoi se janë të pabaza për arsye se gjykata e shkallës së parë në sajë të dëshmive të zbatuara gjatë procedurës, vendimi nga Regjistri Qendror i RM i 15 shkurtit të vitit 2006, në mënyrë të drejtë ka konstatuar se në regjistrin unik tregtar është regjistruar shlyerja e debitorit Porcellanka ShA për prodhimin e porcelanit dhe të pllakave qeramike Veles, dhe me këtë ka proceduar në mënyrë të drejtë kur ka konstatuar që propozimi i debitorit të hidhet poshtë në pajtim me nenin 74 dhe nenin 75 të LPN, në lidhje me nenin 13 të Ligjit për procedurë Përmbaruese (LPP). Z-ti Mite Gjorgjiev në këtë agoni të realizimit të të drejtave të tija që rrjedhin nga marrëdhënia e punës më 18 shkurt të vitit 2007 ju drejtuar Gjykatës themelore Shkup I Shkup me kërkesë për dërgimin e informacionit me karakter publik, më saktësisht nëse Porcellanka ShA është shlyer nga regjistri i kësaj gjykate. Më 27 shkurt të vitit 2008 Gjykata themelore Shkup I Shkup[24] e ka informuar z-ti Gjogjievin se deponimi regjistrues i personit juridik Prodhimtaria e porcelanit dhe të pllakave të qeramikës Porcellanka ShA në falimentim ekziston në regjistrin gjyqësor. Në shkresën e Gjykatës themelore Shkup I Shkup theksohet se - në sajë të kontrollit të bërë në deponimin regjistrues... Ju informojmë se personi i theksuar juridik në regjistrin gjyqësor nuk është shlyer. Komiteti i Helsinkit vë në pah se siguria juridike në shoqërinë e Maqedonisë e kërkon ekzistimin dhe respektimin e dispozitave me qasje të mjaftueshme dhe precize në të drejtën nacionale, të cilat i kënaqin kërkesat qenësore të konceptit ligj. Aq më tepër kjo duhet të aplikohet edhe kur bëhet fjalë për zbatimin praktik të të drejtës nga ana e pushtetit gjyqësor. Në rastet kur procedohet për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës, nuk është më pak i rëndësishëm ekzistimi i sigurisë juridike dhe i ligjshmërisë [25] në zgjidhjen dhe rezultatin e të njëjtave Rasti Zoran Bozhinovski, Shkup

113 Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua personi Zoran Bozhinovski i cili na informoi se komunës Karposh i ka parashtruar kërkesë për dhënien e kushteve për ndërtimin e terreneve tanimë të ndërtuara për tenis të cilat si të tilla funksionojnë një periudhë të caktuar. Komuna Karposh e ka refuzuar kërkesën e personit Zoran Bozhinovski[26] me arsyetimin se me planin e përgjithshëm urbanistik vendi i banuar Zllokuqan është i përcaktuar si tokë ndërtimore. I pakënaqur nga vendimi i lartë përmendur ankuesi i ka shprehur ankesë Komisionit të Shkallës së Dytë të Qeverisë, e cila të njëjtën e ka refuzuar si të pabazë[27]. Por, pas aktpadisë së parashtruar nga Zoran Bozhinovski kundër Vendimit të organit të shkallës së dytë, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë të njëjtën e ka marrë parasysh[28], e ka shlyer Vendimin e kontestuar dhe lëndën e ka kthyer për procedim të sërishëm. Pas aktvendimit të Gjykatës Supreme komisioni i shkallës së dytë ka konstatuar se ankesa duhet të merret parasysh, ndërsa lënda të kthehet për procedim të sërishëm para komunës Karposh me ç rast organi i shkallës së parë, komuna e Karposhit, ka qenë i obliguar të veprojë në sajë të vërejtjeve dhe udhëzimeve të Gjykatës Supreme dhe të vendos sërish për lëndën. Por, komuna Karposh, në kundërshtim me të gjitha rekomandimet paraprake sjell Vendim të njëjtë me të cilin kërkesa e palës refuzohet duke mos u munduar të jep arsyetim tjetërfare. Për të njëjtën lëndë, konstruksioni i pullazit në terrenet ekzistuese të tenisit, pala ka parashtruar kërkesë të re në bazë tjetër si Kërkesë për marrjen e lejes për masa urbane dhe sanimi të cilën komuna Karposh e ka refuzuar[29]. Ankesën e parashtruar Komisioni i shkallës së Dytë e ka marrë parasysh[30], e ka shlyer vendimin e sulmuar dhe ka dhënë udhëzime të veta se si të zgjidhet lënda. Organi i shkallës së parë sërish e ka refuzuar kërkesë për masa urbane dhe sanimi[31] duke mos dhënë arsyetim tjetër. Ministria e transportit dhe e lidhjeve edhe dy herë e ka shlyer të njëjtin vendim[32] me vërejtje se organi i shkallës së parë ka bërë shkelje qenësore të procedurës, por komuna me këmbëngulje e sjell të njëjtin vendim pa ndonjë arsyetim tjetër që dallon nga i pari[33]. Në këtë lojë pa kufi, me kërkesë të palës Ministria e transportit dhe e lidhjeve në datën e ka obliguar komunën e Karposhit dhe kryetarin e atëhershëm të komunës Andrej Petrov që në afat prej 7 ditësh t i ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe të veprojë në lidhje me lëndën në pajtim me udhëzimet e komisionit të shkallës së dytë dhe të Gjykatës Supreme, por pa kurrfarë suksesi. Me qëllim që të ndërpritet ping-pong situata e këtillë në dëm të palës, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua me kërkesë për informacion komunës Karposh dhe Ministrisë kompetente prej ku na informuan se e kanë obliguar komunën që t i informojë për masat që janë ndërmarrë lidhur me lëndën. Në pajtim me dispozitat ligjore në Republikën e Maqedonisë procedura administrative zbatohet në mënyrë ekonomike dhe urgjente pa shtyrje, me sa më pak shpenzime dhe humbje kohe për palën[34]. Në pajtim me të njëjtat poqese lënda organit të shkallës së parë i është kthyer për procedim të sërishëm ai është i obliguar në çdo gjë të procedojë në sajë të vendimit të shkallës së dytë dhe pa shtyrje, e më vonë në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të lëndës, të sjell vendim të ri [35]. Ligji poashtu e ka paraparë edhe mundësinë për organin e shkallës së dytë që ta shlyejë vendimin e shkallës së parë dhe vetë ta vendos çështjen[36]. Për fat të keq, nuk është vështirë të vërehet se as njëri e as tjetri obligim ligjor nuk janë të përmbushur në këtë rast në të cilin pala pothuajse pesë vjet (nga data ) drejton procedurë për mbulimin e terreneve tanimë ekzistuese të tenisit. Duhet përmendur se Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg është e vërshuar pikërisht me raste të këtilla, e pas vendimeve të kësaj Gjykate të gjithë qytetarët e këtij shteti e paguajnë mos përgjegjësinë e organeve administrative. Me shembullin e këtillë Komiteti i Helsinkit logjikisht e parashtron pyetjen çfarë sundimi të drejtësisë mundëson shteti juridik Republika e Maqedonisë kur organet komunale dhe ato të administratës shtetërore i shkelin ligjet në dëm të palës të cilës i ja humbin kohën dhe e nënshtrojnë në shpenzime të panevojshme dhe me këtë rast ato nuk kanë kurrfarë reperkusione. Në çfarë sigurie dhe mbrojtje juridike mund të llogarisin qytetarët e këtij shteti? [1] Të botuara në Gazetën zyrtare të RM nr. 18/02 të datës [2] Me aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë të miratuar nga Tribunali i Hagës, Lube Boshkovski është liruar nga akuza, ndërsa Johan Tarçullovski është dënuar me dënimin burgim në kohëzgjatje prej 12 vjetësh. [3] I botuar në Gazetën zyrtare të RM nr. 73/07 të datës [4] Neni 8 Poqese Tribunali i Hagës nuk sjell vendim përfundimtar ose poqese nuk e ndërpret procedurën të ngritur para tij dhe vendos që lëndën t ia dorëzojë për procedim prokurorit kompetent publik ose gjykatës kompetente të Republikës së Maqedonisë, të njëjtit janë të obliguar ta pranojnë dhe menjëherë ta vazhdojnë procedurën. [5] Neni 12 Gjykata kompetente në Republikën e Maqedonisë nuk do të ngrit procedurë penale kundër personit të cilin tanimë e ka gjykuar Tribunali i Hagës për të njëjtën vepër penale. Procedura penale e dorëzuar në kompetencë të Tribunalit të Hagës mund të vazhdojë në Republikën e Maqedonisë kundër të njëjtit person dhe të njëjtës vepër penale, vetëm poqese përmbushet njëri nga kushtet vijuese, nëse: 1) Prokurori i Tribunalit të Hagës ka ngritur akt akuzë dhe poqese Këshilli gjyqësor i Tribunalit të Hagës mandej ka lëshuar urdhër në të cilën theksohet se akti akuza kundër të personit të akuzuar ose persona shtyhet, deri në fillimin e procedurës para gjykatave kompetente në Republikën e Maqedonisë; 2) Prokurori i Tribunalit të Hagës ka iniciuar hetim dhe Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës mandej ka lëshuar urdhëresë në të cilën theksohet se hetimi kundër personit ose personave të akuzuar shtyhet, deri në fillimin e procedurës para gjykatave kompetente në Republikën e Maqedonisë dhe 3) Gjykata e Hagës është shpallur jo kompetente. [6] Masa paraburgim është e rregulluar me nenet nga 198 deri 208 të Ligjit për procedurë penale. [7] Neni 185 i Ligjit për procedurë penale Masat të cilat mund të ndërmerren ndaj të akuzuarit për sigurimin e pranisë së tij dhe për realizimin e suksesshëm të procedurës penale janë ftesa, premtimi i të akuzuarit se nuk do ta braktis vendqëndrimin përkatësisht vendin ku jeton dhe masat tjera parandaluese me të cilat sigurohet prania e të akuzuarit, garancia, paraburgimi shtëpiak dhe paraburgimi. [8] Neni Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë Personi i akuzuar për vepër të ndëshkueshme konsiderohet i pafajshëm derisa faji i tij të konstatohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. [9] Shembull më i freskët është rasti i të akuzuarit Pande Llazarov për të cilin është ofruar garanci pronë e patundshme i vlerësuar në euro, dokument udhëtimi dhe premtim se i akuzuari nuk do ta braktis shtetin. [10] Neni 199 Ligji për procedurë penale Nëse ekziston dyshim i bazuar se një person i caktuar ka bërë vepër penale, paraburgim kundër atij personi mund të caktohet poqese: 1) fshihet, poqese nuk mund të përcaktohet identiteti i tij ose poqese ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë se ka shenja rreziku për ikje; 2) ekziston drojë e bazuar se do ti asgjësojë gjurmët e veprës penale ose poqese rrethana të posaçme tregojnë se do ta pengojë hetimin me ndikesë mbi dëshmitarët, bashkëpjesëmarrësit ose fshehësit dhe 3) rrethana të posaçme e arsyetojnë drojën se do ta përsërit veprën penale, ose do ta kryejë deri në fund veprën penale ose se do ta kryejë veprën penale me të cilën kërcënohet. [11] Institucionet të cilat u vizituan gjatë vitit 2004 ishin të ndara në dy grupe, e ato ishin: 1. Institucione në kompetencë të Ministrisë së drejtësisë: Burgu i Manastirit, Burgu Idrizovë, burgu për të mitur në Ohër, Burgu i Shtipit, Burgu Shkup Shkup dhe Shtëpia Edukuese përmirësuese në Tetovë. 2. Institucione dhe njësi institucionale për vendosjen jo vullnetare të personave të sëmurë mentalisht dhe të personave me pengesa intelektuale, në kompetencë të Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe Ministrisë së shëndetësisë: Spitali Psikiatrik në Demir Hisar, Spitali Neuropsikiatrik në Negorcë dhe Institucioni special për persona me pengesa të rënda dhe thella intelektuale në Demir Kapi. [12] [13] Report by the Commissioner for Human Rights, Mr Thomas Hammarberg [14] 22 shtator i vitit 2008 [15] [16] Neni 77 i Rregullores Gjyqësore Kryetari ose gjykatësi i përcaktuar parashtresat dhe propozimet që qytetarët i parashtrojnë në gjykatë menjëherë i merr për procedim dhe pas kontrollimit të përmbajtjes, më vonë 30 ditë pas pranimit i përgjigjen parashtruesit. [17] Neni 78 i Rregullores Gjyqësore Kryetari ose gjykatësi i përcaktuar do ta sigurojë dhënien e të dhënave dhe sqarimeve të nevojshme për ato parashtresa dhe propozime të organeve kompetente shtetërore për ato parashtresa dhe propozime të cilat u janë parashtruar atyre, dhe me kërkesën e tyre i informojnë për masat që janë ndërmarrë. [18] Neni 24 paragrafi 1 KUSHTETUTA E REPUBLIKЁS SЁ MAQEDONISЁ Çdo qytetar ka të drejtë tu paraqesë parashtresa organeve shtetërore dhe shërbimeve tjera publike dhe në ato të merr përgjigje. [19] Neni 6 paragrafi 2 nga Ligji për Gjykatat Gjatë vendosjes për të drejtat dhe obligimet qytetare dhe gjatë vendosjes për përgjegjësinë penale, çdo kush ka të drejtë për gjykim të drejtë dhe publik në afat racional para gjykatës së pavarur dhe të paanshme të themeluar me ligj. [20] Neni 10 paragrafi 1 alineja 3 nga Ligji për Gjykatat Procedura para gjykatës rregullohet me ligj dhe mbështetet mbi parimet vijuese:... - gjykim në afat racional. [21] Neni 10 paragrafi 1 nga Ligji për procedurë ndërgjyqësore Gjykata është e obliguar të angazhohet që procedura të zbatohet pa shtyrje, në afat racional, me sa më pak shpenzime dhe ta pamundësoje çdo keqpërdorim të të drejtave të cilat palëve ju takojnë në procedurën. [22] Neni 6 paragrafi 1 E drejta për gjykim të drejtë Çdo kush, gjatë përcaktimit të të drejtave dhe obligimeve të tija qytetare ose kur është i ndjekur penalisht, ka të drejtë për gjykim të drejtë dhe publik në afat racional, para tribunalit të pavarur dhe të paanshëm të themeluar në sajë të ligjit. [23] Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkup GZh. nr. 5375/06 e 7 shtatorit të vitit [24] Në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik (Gazeta Zyrtare e RM nr ) [25] Neni 32 - KUSHTETUTA E REPUBLIKЁS SЁ MAQEDONISЁ Çdokush ka të drejtë për punë, zgjedhje të lirë gjatë punësimit, mbrojtje gjatë punës dhe siguri materiale gjatë paaftësisë së përkohshme. Çdokujt, nën kushte të njëjta, e ka të qasshëm çdo vend pune. Çdo i punësuar ka të drejtë për fitim përkatës. Çdo i punësuar ka të drejtë për pushim të paguar ditor, javor dhe vjetor. Nga këto të drejta punëtorët nuk mund të heqin dorë. Realizimi i të drejtave të të punësuarve dhe pozita e tyre rregullohen me ligj dhe me marrëveshje kolektive. [26] Vendimi Up. nr /2 i datës [27] Vendimi Up. nr /2 i datës [28] Aktvendim gjyqësor U.nr. 1812/2004 i datës [29] Vendim UP.nr /03 i datës [30] Vendim nr /1 i datës [31] Vendim nr /2 i datës [32] Vendim nr /2 i datës и Vendim nr /1 i datës [33] Vendim nr /6 i datës [34] Neni 17 nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative [35] Neni 242 paragrafi 2 nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative [36] Neni 243 nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative 113

114 Raporte mujore RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Tetor 2008 I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË TË DREJTAVE DHE TË PARIMEVE DE- MOKRATIKE 1.1. Injorimi i sërishëm i parimit të prezumpcionit të pafajësisë 1.2. Këshilli i kulturës i themeluar në mënyrë përkatëse dhe të drejtë! 1.3. Shkolla e mesme fetare qëndrojnë pezull në sistemin arsimor, askush nuk e merr mbi vete përgjegjësinë e mbikëqyrjes 1.4. Parodia në rastin Syri i gjarprit II. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE 2.1. Mirçe Gorançiq, Shkup 2.2. Sasho Kostadinovski, fsh. Tromegjë rrethina e Kumanovës, 2.3. Bllagoja Angellovski, azhurniteti në punën e gjykatave I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË TË DREJTAVE DHE TË PARIMEVE DE- MOKRATIKE 1.1. Injorimi i sërishëm i parimit të prezumpcionit të pafajësisë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut gjatë muajit korrik të vitit 2007 botoi një kumtesë për opinionin[1] në raport me injorimin e vazhdueshëm të parimit të prezumpcionit të pafajësisë duke kërkuar që organet kompetente ta ndërpresin shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Për fat të keq, edhe gjatë muajit të kaluar jemi dëshmitarë të veprimeve të njëjta nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme. Në media, edhe ato të shkruara edhe në ato elektronike u informua për biznesmenin kumanovar Bajrush Sejdiu dhe bashkëpunëtorët e tij të arrestuar në aksionin Hiri. Këtë grup kriminel me të drejtë të plotë mund ta quajmë edhe strukturë mafioze. Bëhet fjalë për strukturë të vendosur me hierarki, me rregulla dhe obligime të definuar qartë, me hierarki të qartë dhe mënyrë të dhënies dhe të pranimit të urdhrave do të deklarojë Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska. Mirëpo, Ministrja harron se bëhet fjalë për persona që janë vetëm të dyshuar, ndërsa për konstatimin eventual të fajit të tyre kompetente është Gjykata, e jo Ministria e punëve të brendshme. Dhe, sërish si edhe në muajt e kaluar, personat e paraburgosur nga Ministria e punëve të brendshme xhirohen, shfaqen publikisht, duke mos mbajtur llogari për shkeljen e prezumpcionit të pafajësisë dhe të drejtën e privatësisë, dinjitetit dhe shëmbëlltyrën e personalitetit të garantuara me Kushtetutë dhe me aktet e shumta ndërkombëtare. Këto angazhime kushtetuese janë shndërruar në Ligjin për policinë, si dhe në Kodin e etikës policore të cilat i obligojnë nëpunësit policor në zbatimin e autorizimeve që ta respektojnë dinjitetin, shëmbëlltyrën dhe nderin e personave. Në pajtim me Ligjin për procedurë penale, çdo njëri që është i përndjekur nga shteti ose privatisht, e gëzon të drejtën e parasupozimit të pafajësisë. Por, sërish vëmë në pah se kjo e drejtë nuk mund të gëzohet kur nëpër televizionet shfaqen xhirime të personave të paraburgosur dhe me këtë rast recitohen emrat e tyre. Neni 6(2) nga Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se i akuzuari do të konsiderohet i pafajshëm deri sa të mos dëshmohet se është fajtor në pajtim me ligjin. Jo vetëm gjykatat, por edhe organet tjera shtetërore janë të obliguar me parimin e prezumpcionit të pafajësisë. Në rastin e Allenet de Ribemont kundër Francës, aplikuesi përderisa ka qenë në paraburgim policor në konferencën për media nga një nëpunës të lartë policor, është theksuar si iniciues i vrasjes. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se neni 6(2) vlen edhe për organet tjera shtetërore krahas gjykatave kur aplikuesi është i akuzuar për vepër penale. Poashtu, sërish rikujtojmë në Kodin e gazetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në obligimin e gazetarëve që ta respektojnë parimin e prezumpcionit të pafajësisë, dhe të mos nxisin urrejtje, dhunë dhe diskriminim në çfarë do qoftë baze. Krahas shkeljeve në aksioni Hiri, shkelje edhe më shokuese ishte bërë nga gazetari i cili në gazetën Veçer e botoi shkrimin me titull Luten Romët të mos bëjnë punë jevgjish dhe në këtë shkrim botoi të dhëna për një person të mitur (16 vjeçar) të dyshuar për një vepër të caktuar penale, ndërsa një person tjetër i cili poashtu ishte i dyshuar për këtë vepër penale u shënua vetëm me iniciale. Komiteti i Helsinkit insiston në aplikimin e Nenit 6 dhe 8 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, që nënkupton se gjatë sigurimit të informacioneve për të dyshuarit, të akuzuarit dhe palët e dënuar në procedurat penale duhet të respektohet e drejta e tyre për mbrojtjen e privatësisë. Sërish theksojmë se vëmendje e posaçme nga ana e organeve shtetërore dhe mediave duhet t i kushtohet efektit të dëmshëm të informacionit i cili e mundëson identifikimin e këtyre personave të cilët janë vetëm të dyshuar, e jo edhe kryerës të dëshmuar të veprave penale Këshilli i kulturës i themeluar në mënyrë përkatëse dhe të drejtë! Në nenin 11 të Ligjit për kulturë[2] Këshilli për kulturë definohet si trup profesional dhe këshillëdhënës i ministrit të kulturës : Në ministrinë e kulturës themelohet Këshilli i kulturës si trup profesional dhe këshillëdhënës i ministrit të kulturës. Anëtarët e Këshillit i emëron ministri i kulturës, nga radhët e artistëve të shquar, personave ekspertë nga lëmi i kulturës dhe jeta publike dhe shoqërore, në sajë të parimit të profesionalizmit dhe kompetencës dhe të përfaqësimit kompetent dhe të drejtë të qytetarëve, të cilët u takojnë të gjithë bashkësive, gjatë mandatit të ministrit të kulturës. Ministria e kulturës kumtoi se Këshilli i kulturës më 27 tetor të vitit 2008 e ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive. Kryetar i Këshillit të kulturës është zgjedhur akademik Cvetan Grozdanov, ndërsa dirigjenti Borjan Canev është zgjedhur zëvendës-kryetar i Këshillit. Anëtarë tjerë të Këshillit janë: drejtori artistik i Teatrit popullor Maqedonas Lubisha Gerogievski, arkitekti Mitko Haxhi Pula, Drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Pasko Kuzman, artisti figurativ Aleksandar Stankovski, shkrimtari Rade Siljan, primabalerina Tanja Vuisiq-Todorovska, kritiku i filmave Ilindenka Petrushevska, peshkopi Kliment Heraklejski, regjisori Millço Mançevski, arkeologu Dragisha Zdravkovski dhe drejtori i Xhaz festivalit të Shkupit Oliver Bellopeta. Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska Milevska në mbledhjen konstituive të Këshillit theksoi se anëtarët janë zgjedhur që të ketë përfaqësim të barabartë të të gjitha veprimtarive, dhe janë të përfshirë edhe përfaqësues të KOM, ati Klement, të cilin Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive e ka deleguar si anëtar do t i mbulojë të gjitha bashkësitë fetare në Maqedoni. (Anëtarësimi i klerikut në Këshillin me funksion të çuditshëm t i përfaqësojë të gjitha bashkësitë fetare, për fat të keq lë përshtypjen se kjo Qeveri ndasinë nga religjioni së tepërmi e sjell në pyetje me zgjidhjet e këtilla dhe të ngjashme). Pas reagimit të përbashkët të Këshillit të shkrimtarëve shqiptarë, të shoqatës së piktorëve (ART Vizioni), të historianëve, të shkrimtarëve dhe të historianëve shqiptarë dhe të Qendrës për afirmimin e kulturës Skopje dhe Shoqatës së botuesve shqiptarë, si dhe të disa medieve në gjuhën shqipe, Ministria dhe ministrja nxorën informacione plotësuese sipas të cilave për anëtarë të Këshillit është i ftuar edhe zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi dhe se është i kyçur edhe një i punësuar i pa emëruar i Ministrisë së kulturës. Më 18 nëntor morëm shkresë nga ministria në të cilën thuhet se bëhet fjalë për zotin Gjuler Nebi. Por, ky intervenim në përbërjen e komisionit me intencë të qartë që në mënyrë plotësuese të respektohet parimi kushtetues i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë, shkakton problem tjetër të mosrespektimit të parimit të profesionalitetit dhe të kompetencës. Nëse dëshmohet 114

115 se politikani dhe i punësuari në administratën shtetërore janë anëtarë të Këshillit, vështirë se mund të shpjegohet përse bashkësia etnike të cilën ata e përfaqësojnë në Këshillin, nuk është e përfaqësuar me njerëz të njohur nga kultura, përveç nëse nuk konsiderohet se në radhët e tyre nuk ka të tillë. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë pyet vallë a nuk kanë bashkësitë tjera që janë të regjistruara në Maqedoni artistë të shquar, ekspertë nga lëmi i kulturës dhe nga jeta publike dhe shoqërore, të cilët do t i kishin përmbushur kushtet e parapara dhe që gjatë mandatit të Këshillit për kulturë do të jepnin mendime, propozime, këshilla, sugjerime për çështjet që janë në kompetencat e ministrisë së kulturës? Komiteti i Helsinkit pret që z-nja Kançeska Mileska të kuptojë se nuk e ka respektuar ligjin për zbatimin e të cilit ekziston ministria e saj dhe se i ka anashkaluar bashkësitë tjera etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë dhe se do të përpilojë një përbërje të re, me ç rast do ti ketë parasysh të gjitha kushtet e nevojshme të parapara me ligjin Shkolla e mesme fetare qëndrojnë pezull në sistemin arsimor, askush nuk e merr mbi vete përgjegjësinë e mbikëqyrjes Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në raportin e vet për muajin qershor, e informoi opinionin për autokracinë në Shkollën e mesme islamike Medrese e Isa Beut në Shkup. Thënë shkurt për rastin e nxënësit me korrespodencë në vitin e tretë të shkollës në fjalë Sefadin Emini, shkollimi i mesëm i të cilit më gjatë paraqitjes së provimeve është ndërprerë nga personat përgjegjës të shkollës, me një arsyetim të thjeshtë nga Drejtori i shkollës se ai kinse ka qenë kundër bashkësisë islame. Siç është theksuar paraprakisht, sekretariati Shtetëror i arsimit, në përgjigjen e vet në shkresën tonë, na informoi se Shkolla e mesme islame nuk është e përfshirë me sistemin e shkollave të mesme, si dhe se Ministria e arsimit dhe e shkencës dhe inspektorati nuk kanë kompetencë për shkak se shkolla Medrese e Isa Beut paska qenë shkollë fetare dhe si e tillë nuk qenka e verifikuar dhe e regjistruar në regjistrin e shkollave të mesme. Që në atë periudhë, sekretariati Shtetëror i arsimit me siguri e ka harruar dispozitën nga neni 22 të Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze[3], në sajë të të cilit: (1) Kisha, bashkësia fetare dhe grupi religjioz kanë të drejtë të themelojnë institucione arsimore fetare të të gjitha shkallëve të arsimit, përveç se në arsimin fillor, për shkollimin e klerikëve dhe nëpunësve fetar, si dhe konvikte për nxënës dhe studentë për vendosjen e personave të cilët shkollohen në këto institucione. (2) Institucionet fetare arsimore janë të barazuara me institucionet tjera dhe nxënësit e tyre i kanë të drejtat dhe obligimet e njëjta. Habit fakti që inspektorati Shtetëror i arsimit, si dhe Ministria e arsimit dhe e shkencës harrojnë se me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm të datës ka ndryshuar paragrafi 1 i nenit 3 të Ligjit për arsim të mesëm, me ç rast në pajtim me ndryshimin: Arsimi i mesëm është i obligueshëm për çdo qytetar, me kushtet e njëjta të përcaktuara me ligj, ndërsa në pajtim me paragrafin 3 të të njëjtit nen: Nuk janë të lejuara diskriminimet në sajë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes nacionale dhe sociale, bindjes politike dhe fetare, pozitës pronësore dhe shoqërore. Nga ana tjetër, në nenin 23 të Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze është përshkruar se: (1) Kisha, bashkësia fetare dhe grupi religjioz janë të obliguara që informimin për themelimin e institucionit arsimor fetar, me aktin për qëllimet dhe organizimin e brendshëm të shkollës dhe planin e programin arsimor, në pajtim me dispozitat e këtij ligji, t ia parashtrojë organit që është kompetent për punët në lidhje me raportet midis shtetit dhe bashkësive fetare së paku 90 ditë para ditës së përcaktuar për fillimin e punës së tij, ndërsa në nenin 26 paragrafi 2 përcaktohet qartë: Personi përgjegjës në institucionin fetar arsimor është i obliguar t ia vë në dispozicion organit të administratës shtetërore të dhënat e nevojshme për zbatimin e mbikëqyrjes në punën e tyre dhe në afatin e përcaktuar nga ky organ t i mënjanojë mungesat eventuale. Për fat të keq, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë edhe pas shkresave të dërguara Byrosë për zhvillimin e arsimit, Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe me grupet religjioze pranë Qeverisë së RM dhe Drejtorit të Shkollës së mesme islamike Medrese e Isa Beut në Shkup arriti në konkluzionin se dispozitat e këtilla ligjore janë vetëm fjalë e vdekur e shënuar në letër, të cilat siç duket mes veti bien ndesh, duke krijuar një kolizion të madh në ligjet e përmendura dhe vakum juridik në sistemin në dëm të të drejtave të qytetarëve, duke i lënë nxënësit në shkollat fetare në mëshirën dhe pamëshirën e disponimit të mirë ose të keq të personave përgjegjës në të njëjtat. Ndërkaq, ashtu siç inspektorati Shtetëror i arsimit na u përgjigj se nuk është kompetent të bëjë mbikëqyrje dhe e udhëzoi nxënësin që të drejtën e tij të abuzuar ta zgjidh në mënyrë interne në kuadër të shkollës me përgjegjësit të cilat janë fajtorë për shkeljen e tillë, si që poashtu edhe Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në përgjigjen e vet na informoi se mbikëqyrje profesionale në shkollën e mesme bën Byroja për zhvillimin e arsimit, ndërsa shkolla e mesme është e obliguar ta mundësojë kryerjen e mbikëqyrjes profesionale dhe kontrollin në dokumentacionin pedagogjik që mbahet në atë shkollë të mesme, ndërkaq mbikëqyrjen inspektuese e bën inspektorati Shtetëror për arsim, dhe mu për këtë Komisioni nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë në ç thurjen e rastit të theksuar, ashtu edhe Byroja për zhvillimin e arsimit në përgjigjen të dërguar Komitetit të Helsinkit u shpall i pa kompetentet, duke ja hedhur përgjegjësinë për këtë Ministrisë së arsimit dhe të shkencës dhe inspektoratit Shtetëror. Për dallim nga përgjigjet e kundërshtuara dhe jologjike të këtyre organeve, Drejtori i shkollës hesht në pyetjet e parashtruara në shkresat që ju dërguan nga ana jonë. Në sajë të gjendjes së këtillë, nxënësi të drejtën e vet për arsimim gjatë muajit maj të këtij viti vendosi ta kërkojë para organeve gjyqësore. Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup ende nuk ka proceduar lidhur me padinë e parashtruar, por Komiteti i Helsinkit shpreson se më në fund dikush do të na përgjigjet në pyetjen e parashtruar që në muajin qershor, e pyetja është kush është kompetent që të bëjë mbikëqyrje në institucionet arsimore fetare dhe vallë a u është i lejuar autoritarizmi personave përgjegjës në kuadër të këtyre shkollave? Komiteti i Helsinkit sërish e shpreh brengosjen për shkak të faktit që Ministria e arsimit, inspektorati Shtetëror i arsimit, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe Byroja për zhvillimin e arsimit e shmangin obligimin i cili për të gjithë ata rrjedh nga dispozitat ligjore të përmendura më lartë dhe t i lënë shkollat e mesme fetare vetë më vete të qëndrojnë pezull në sistemin arsimor të vendit tonë Parodia në rastin Syri i gjarprit Rasti Syri i gjarprit i cili filloi para pothuajse një viti u karakterizua si aksion më masiv në të cilin kundër 72 personash ishin parashtruar fletëparaqitje penale për keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare, mirëpo i njëjti për shkak të masivitetit të tij u shndërrua në cirk të llojit të vet të cilin gjykata as që arriti deri në fund ta kontrollojë. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë përmes monitoruesve të vet e përcolli tërë procesin gjyqësor dhe mund të konstatohet se atmosfera e cila mbizotëronte në një pjesë të madhe të procesit e prish dinjitetin dhe shëmbëlltyrën e gjykatës dhe me këtë ndikon edhe në imazhin e Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast, Komiteti i Helsinkit edhe një herë rikujton se Prokurori Publik nuk ka pozitë të privilegjuar në një lëndë gjyqësore por ai është vetëm palë në procedurën. Karakteristikë e posaçme e tërë procesit janë edhe shumë të pashprehurat në pikëpamje të ekspertizave dhe dëmi i supozuar, për shkak të së cilës janë realizuar tri ekspertiza të gjitha të kundërshtuara njëra-tjetrës. Gjatë seancës kryesore gjyqësore u bë ekspertizë e cila përbëhej nga pjesa ekonomike dhe teknike. Ekspertiza vetë vetiu ishte kundërthënëse për shkak se eksperti nga lëmi teknikë e vë në pah dëmin, ndërsa ekspertët nga lëmi financiar dhe ekonomik nuk gjejnë kurrfarë dëmi dhe të njëjtit konstatojnë rezultate pozi- 115

116 Raporte mujore tive dhe realizimin e tepricës së parave në vitin 2006 dhe Por, edhe përkundër faktit se këto persona, ekspertë nga lëmi financiar dhe ekonomik, kanë konstatuar gjendje që është e ndryshme nga eksperti nga lëmi teknik, prapëseprapë të njëjtit janë nënshkruar në ekspertizën e përgatitur e cila konstaton dëm minimal?! Për tu zgjidhur mëdyshjet që ekzistonin rreth vetë ekspertizës, ekspertët sqaruan se e kanë shfaqur mendimin vetëm për pjesën ekonomike por jo edhe për pjesën teknike për shkak se në të njëjtën as që kanë marrë pjesë, përkatësisht se nënshkrimet i kanë vënë vetëm në lidhje me pjesën ekonomike si dhe eksperti për pjesën teknike ka deklaruar se nuk e kupton ekspertizën financiare, por pajtohet me të njëjtën dhe e nënshkruan?! Poashtu nevojitet të bëhet vërejtja se ekspertiza që është bërë për pjesën teknike në realitet nuk është bërë nga eksperti i evidentuar në listën e ekspertëve, gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë personi i cili deklaroi se nuk është ekspert. Disa herë u theksua se Fondi për rrugë magjistrale dhe regjionale nuk kërkon zhdëmtim, që në fund prapëseprapë të kërkohet zhdëmtim prej 169 milion denarë ose diku rreth 2.7 euro, shumë kjo që është përcaktuar në sajë të ekspertizës kontestuese, por siç sqaroi eksperti, ekspertiza ka të bëjë me bilancin për vitet 2006 dhe 2007 dhe e përfshin punën e tërësishme të kompanisë për shkak se të akuzuarit nuk mund të ndahen nga të punësuarit tjerë. Por, gjatë seancës kryesore gjyqësore pavendosmëria e Fondit për rrugë regjionale dhe magjistrale ishte tejet e dukshme, ndërsa mospasje e qëndrimit të prerë për ekzistimin ose mosekzistimin e dëmit u solli huti të gjithëve. Gjatë këtij procesi gjyqësor disa herë u përmend dëmi i para supozuar, dëmi i cili në realitet është abstrakt ndërsa ekzistimi i tij para supozohet. Mirëpo, Fondi të njëjtin dëm e shndërroi në dëm konkret, ekzistimi i të cilit ende përcaktohet me dëshmi të drejtpërdrejta relevante juridike, të cilat aspak nuk u paraqitën nga ana e Fondit. Pyetja të cilën të gjithë e parashtrojnë është pse gjykata është kaq inerte dhe nuk i merr parasysh dispozitat eklatante ligjore[4] të cilat janë të prera dhe pse nuk kërkon ekspertizë të re nga ekspertë të tjerë, por i pranon ekspertizat e bëra me mos përcaktimin e tyre. Komiteti i Helsinkit sinqerisht shpreson se gjykata do t i merr parasysh mangësitë dhe kundërthëniet e ekspertizave të bëra gjatë sjelljes së vendimit për këtë rast për shkak se bëhet fjalë për fatin e 72 personave të akuzuar në këtë proces. II. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE 2.1. Mirçe Gorançiq, Shkup Për rastin e Mirçe Gorançiqit, Komiteti i Helsinkit e njoftoi opinionin përmes raportit mujor për muajin qershor të vitit 2008[5]. Atëherë Komiteti i Helsinkit vuri në pah se procedura civile gjyqësore[6] në të cilën si paditës paraqitet z. Mirçe Gorançiq dy herë ka qenë e kthyer për gjykim dhe vendosje të sërishme nga Gjykata e Apelit në Shkup[7]. Gjatë procedurës gjyqësore janë bërë disa ekspertiza por si e fundit nga ana e të paditurit ( Kjubi Osiguruvanje ShA Shkup) është propozuar ekspertizë mjekësore gjyqësore të cilën Gjykata Shkup 2 Shkup e ka lejuar. Ekspertiza e lejuar është regjistruar në proces verbalin e seancës së mbajtur kryesore gjyqësore në datën , kur debati në seancën kryesore gjyqësore është shtyrë për kohë të pacaktuar. Duke e pasur parasysh faktin se edhe pas disa muajsh pala e paditur nuk e ka paguar depozitimin e nevojshëm për zbatimin e ekspertizës dhe gjykata nuk ka reaguar, Komiteti i Helsinkit dy herë[8] ju drejtua kryetarit të Gjykatës themelore Shkup 2 Shkup me kërkesë për lajmërimin e shkaqeve për të cilat gjykata nuk vepron në pajtim me nenin 147 paragrafi 1 dhe 3[9] nga Ligji për Procedurë Ndërgjyqësore (LPN), përkatësisht Gjykata pa kurrfarë reagimi e toleron palën e paditur dhe pas kalimit të 5 muajve të mos e paguajë avansin e përcaktuar dhe për këtë rast procedura është ndërprerë dhe zvarritet. Në datën Komiteti i Helsinkit mori përgjigje me të cilën jemi të informuar se paratë për ekspertizën kanë paguar nga i padituri në datën , ndërsa lënda është e dërguar për ekspertizë në datën në Organizatën Publike Shëndetësore Qendra Klinike Shkup. Më tej në përgjigjen theksohet se për shkakun e larttheksuar gjykatësi gjykues i ndërmarr masat e nevojshme që gjykimi të kryhet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm. Komiteti i Helsinkit shpreson se nuk do të nevojiten edhe shtatë muaj plotësues për ta bërë ekspertizën gjyqësore medicinale dhe të caktohet seancë e re gjyqësore pranë Gjykatës Themelore Shkup 2 Shkup. Njëkohësisht duhet të vihet në pah se Gjykata nuk ka nevojë të pret që pala e paditur obligimin e vet ta kryeje pas 5 muajsh. Në rastin konkret gjykata duhet të ketë parasysh se në pajtim me Ligjin i njëjti ka opsion të heq dorë nga zbatimi i dëshmisë, nëse shuma e nevojshme për pagesën e shpenzimeve nuk deponohet në afatin që do ta përcaktojë vetë gjykata, ndërsa me veprimin e këtillë Gjykata drejtë për drejtë kontribuon në zgjatjen e stërzgjatur të procedurës, përkatësisht gjykimin në afat jo racional. Në rastin konkret ekzistojnë indicie për shkelje flagrante të nenit 6 paragrafi 1[10] nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, të ndërlidhur me nenin 10 paragrafi 1[11] të Ligjit për procedurë ndërgjyqësore dhe nenet 6 paragrafi 2[12] dhe 10 paragrafi 1 alineja 3[13] të Ligjit për gjykatat. Për fat të keq, edhe apelet e deritanishme të Komitetit të Helsinkit në lidhje me respektimin e të drejtës për gjykim në afat racional përmes detektimit të rasteve ku procedura është prolonguar pa kurrfarë baze, nuk ndikoi në mënyrë qenësore për përmirësimin e punës së gjykatave, me ç rast Komiteti i Helsinkit e merr të drejtën që sërish të vë në pah mosrespektimin dhe shkeljen flagrante të parimit të gjykimit në afat racional nga ana e organeve gjyqësore Sasho Kostadinovski, fsh. Tromegjë rrethina e Kumanovës, Rasti i personit Sasho Kostadinovski nga Komiteti i Helsinkit ishte lëndë e observimit qysh gjatë vitit 2003/2004[14]. Me atë që qysh nga vetë fillimi e deri sot parashtrohen disa pyetje Vallë a respektohet parimi i barazisë së të gjithëve para ligjit në mënyrë parimore në Maqedoni?, - Vallë a është shteti përgjegjëse për mossuksesin që t i sigurojë të drejtat e individit duke mos siguruar mbrojtje efikase juridike kundër Maltretimit gjatë kryerjes së detyrës nga ana e punësuarve në MPB Vallë të punësuarit në MPB kanë status të privilegjuar në shoqërinë tonë dhe nuk kanë obligim t ju përgjigjen ftesave të gjykatave dhe vallë a nuk është për ato realizimi i drejtësisë obligim? Pra, gjatë vitit 2002 z Kostadinovski nga ana e pjesëtarëve të ShPB Kumanovë është privuar nga liria pa vendim gjyqësor, duke mos ja treguar arsyet e privimit nga liria dhe duke mos e informuar për të drejtat e tija. Ai në stacionin policor është rrahur dhe maltretuar, nuk është nxjerrë para gjykatësit hetues, e as që kundër tij është ngritur padi penale, dhe nga stacioni policor është lëshuar në liri pas një orë e gjysmë me gjakderdhje nga goja dhe hunda. Kundër të punësuarve në ShPB Kumanovë të involvuar në PPTh Kumanovë ka ngritur akt paditës për veprën penale Maltretim gjatë kryerjes së shërbimit nga neni 143 të KP. Gjykata Themelore në Kumanovë në vitin 2005 ka sjell Vendim Gjyqësor me të cilën të akuzuarit i ka shpallë fajtor me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj me ç rast të njëjtëve u ka shqiptuar masë alternative dënim me kusht (dënimi nuk do të ekzekutohet poqese të akuzuarit nuk kryejnë vepër të re penale në afat kohor prej 2 vitesh). Duke proceduar në sajë të ankesave të paraqitura, Gjykata e Apelit në Shkup poashtu në vitin 2005 ka sjellë Vendim me të cilin lënda kthehet për shqyrtim dhe vendimmarrje të sërishme në Gjykatën Themelore në Kumanovë. Gjykata Themelore në Kumanovë sërish ka sjellë vendim dënues[15] për të akuzuarit me po të njëjtin dënim. Gjykata e Apelit në Shkup me vendimin KZh. Nr. 1304/08 sërish e shlyen aktvendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore në Kumanovë, dhe me këtë rast urdhërohet që seanca e re kryesore gjyqësore para gjykatës së shkallës së parë të mbahet para këshillit plotësisht të ndryshuar gjyqësor. 116

117 Ajo që e vë nën dyshim anshmërinë e gjykatës është se gjatë këtij rasti konkret gjykata ka pasur vështirësi të mëdha që t i gjejë të akuzuarit dhe të njëjtit të paraqiten para gjykatës, kështu që shpesh herë lënda penale është shtyrë pikërisht për këto shkaqe, pa kurrfarë arsyetimi plotësues. Komiteti i Helsinkit konsideron se veprimi i këtillë trivial në shqiptimin e drejtësisë, është rezultat i mungesës së vullnetit në zgjidhjen e lëndëve të këtilla nga ana e gjykatave në Maqedoni. Nevojitet mbrojtje efikase e personave të cilët i janë nënshtruar veprimit të keq nga ana e personave të cilët janë nën patronazhin e shtetit Bllagoja Angellovski, azhurniteti në punën e gjykatave Bllagoja Angellovski nga Shkupi tanimë 12 vjet ju shkruan institucioneve me qëllim të të kuptuarit të shkakut të vërtetë për të cilin fabrika në pronësi të tij në fsh. Zllokuqan, kurrë deri tani nuk ka nisur të funksionojë, duke pasur parasysh se dikur i është miratuar kredia nga Banka Ndërkombëtare për përtëritje dhe zhvillim, por për shkaqe edhe për atë të panjohura i njëjti është revokuar pa arsyetim përkatës dhe të argumentuar. Me këtë rast, Gjykata Themelore Shkup 1 ka formësuar lëndë falimentimi, me ç rast në datën , ka sjellë Vendim[16] me të cilin ngritët procedurë paraprake për përcaktimin e shkaqeve për hapjen e procedurës falimentuese mbi debitorin fabrikën në pronësi të personit Bllagoja Angellovski. Nga ana tjetër, në datën , persona zyrtar pranë ShPB Shkup, me Vërtetim për marrje të përkohshme të sendeve nga Bllagoja kanë marrë automjet motorik, pa arsyetim dhe pa urdhëresë gjyqësore, me vërejtje se automjeti konfiskohet përkohësisht në sajë të Konkluzës Gjyqësore të Gjykatës Themelore Shkup 1. Midis tjerash, para do kohësh në disa raste janë marrë ose është bërë përpjekje për marrje të sendeve tjera nga ndërmarrja në bazë të pagesës së obligimeve të arritura në para, duke mos e prezantuar me këtë rast vendimin për përmbarim, përkatësisht konkluzën gjyqësore. Duke e pasur parasysh këtë që është theksuar, posaçërisht deklarimet e personit Bllagoja Angellovski se përveç vendimit për ngritjen e procedurës paraprake nuk ka marrë shkresë tjetër nga Gjykata Themelore Shkup 1 ose më vonë Gjykatën kompetente Shkup 2, në lidhje me procedimin e mëtejmë, Komiteti i Helsinkit fillimisht ju drejtua ShPB Shkup në lidhje me fatin e automjetit të konfiskuar motorik, prej ku morëm përgjigje se automjeti në datën i është dorëzuar përmbaruesit gjyqësor nga Gjykata Themelore Shkup 1 në sajë të konkluzionit gjyqësore[17]. Më tej, Komiteti ju drejtua me shkrim Kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1 dhe Gjykatës Themelore Shkup 1, në pajtim me Udhëzimin për marrjen e sendeve të vitit 2006, me qëllim që të na informojë për vërtetësinë e deklarimeve të personit Bllagoja, vazhdën dhe rezultatin e procedurës së falimentimit. Për fat të keq Gjykatat Themelore disa herë na dërgonin përgjigje në të cilat Gjykata Themelore Shkup 2 thotë që ti drejtohemi Gjykatës Themelore Shkup 1, ndërsa nga ana tjetër Gjykata Themelore Shkup 1 disa herë na udhëzonte ti drejtohemi Gjykatës Themelore Shkup 2 për shkak se ai nuk është kompetent për lëndën. Dyshimi për përcaktimin e të vërtetës së tërësishme për rastin, u rrit pasi që në lidhje me automjetin e konfiskuar motorik, nga Kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1 në shkrimin tonë e morëm përgjigjen se pas kontrollimit të akteve të lëndës[18] është konstatuar se në procedurën për lëndën e theksuar në cilësinë e palës nuk paraqitet personi Bllagoja Angellovski nga Shkupi, me udhëzimin që të theksohet numri i saktë i lëndës për të cilin kanë të bëjnë deklarimet në ankesën. Edhe përkundër shkrimit të përsëritur me të dhëna të sakta dhe konkrete nga evidencat zyrtare të ShPB Shkup, Gjykata Themelore mbeti në qëndrimin se si palë në rastin e theksuar paraqiten persona tejet tjerë. Pra, ne pyesim në sajë të cilës lëndë në këtë rast është konfiskuar automjeti motorik dhe ku është lënda e këtillë???? Komiteti i Helsinkit, në lidhje me rastin ju drejtua edhe Këshillit gjyqësor të R.M. për azhurniteti në punën e gjykatave, me shpresë për përcaktimin e shkaqeve për veprimin e këtillë, posaçërisht gjetjen e gabimit në lëndën në sajë të të cilës që moti është konfiskuar automjeti i z-ti Angellovskit, e në të cilin sipas Gjykatës Themelore Shkup 1 palë janë persona tjerë. Pas këtyre përgjigjeve nga ana e gjykatave tona, kur konkluduam se sipas të gjitha gjasave Gjykata Themelore Shkup 1 dhe Shkup 2 nuk mund të vendosin ose nuk dinë ku gjendet lënda për procedurën e ngritur të falimentimit, menjëherë, lënda u paraqit në Gjykatën Themelore Shkup 2, me qëllim që të mund në detaje të na informojë për vazhdën e deritanishme të procedurës. Komiteti i Helsinkit shfaq keqardhje për mos azhurnitetin e këtillë të gjykatave Themelore, që na solli në konkluzë se në rastin e personit Bllagoja Angellovski është bërë gabim nga ana e kompetentëve, ose Gjykatat Themelore janë ballafaquar me vështirësi gjatë zbatimit të Ligjit për gjykatat[19] me ç rast disa lëndë thjeshtë ose janë humbur ose kanë ngecur. Procedimi i tillë është në kundërshtim me obligimet ligjore të gjykatave për kryerje të rregullt, efikas dhe të azhurnuar të punëve[20] dhe edhe më tepër paraqet kërcënim për të drejtën e mbrojtjes juridike të qytetarëve [1] [2] Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 59/03 e datës , (Teksti i pastruar) [3] Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 113 e datës [4] Ligji për procedurë penale Neni 264 Poqese të dhënat e ekspertëve për konstatimin e tyre dallohen në mënyrë thelbësore ose poqese konstatimi i tyre është i paqartë, jo i plotë ose është në kundërshtim me vetveten ose me rrethanat e vëzhguara, e këto mangësi nuk mund të mënjanohen me marrje të sërishme të ekspertëve, ekspertiza do të përsëritet me ekspertët e njejtë ose të tjerë Neni 255 (1) Eksperti përcaktohet nga lista e përhershme e ekspertëve nga ana e gjykatës në sajë të profesionalitetit, përvojës nga lëmi përkatës, pajisjes teknike, respektin që e gëzon në profesionin dhe rrethanave tjera që janë me rëndësi për dhënien e konstatimit dhe mendimit objektiv dhe profesional. [5] [6] L. nr. 1433/99 [7] Gzh. nr. 1841/01 e datës dhe Gzh. nr. 5353/05 nga data [8] Data dhe data [9] Neni 147 Kur pala do të propozojë nxjerrjen e dëshmive ajo me urdhër të gjykatës është e obliguar që paraprakisht ta deponojë shumën e nevojshme për pagesën e shpenzimeve që do të bëhen me rastin e nxjerrjen e dëshmive. Atëherë kur nxjerrjen e dëshmive do ta propozojnë të dyja palët ose kur këtë do ta propozojë gjykata, atëherë gjykata do ta përcaktojë shumën e nevojshme për pagesën e shpenzimeve që duhet ta deponojnë të dyja palët në pjesë të njëjta. Poqese gjykata ka propozuar nxjerrje të dëshmive mund të përcaktojë që shumën ta deponojë vetëm njëra palë. Në atë rast gjykata, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, në sajë të bindjes së vet do të vlerësojë çfarë rëndësie është ajo që pala në afatin e përcaktuar nuk e ka deponuar shumën e nevojshme për pagesën e shpenzimeve. Gjykata do të heq dorë nga nxjerrja e dëshmive poqese shuma e nevojshme për pagesën e shpenzimeve nuk do të jetë e deponuar në afatin që do ta përcaktojë gjykata. Përjashtim nga dispozita nga neni 3 paragrafi (3) të këtij ligji, poqese gjykata do t i obligojë palët që në afat të caktuar ta deponojnë shumën e përcaktuar. Poqese as njëra nga palët në afatin e përcaktuar nuk e depoziton shumën e përcaktuar, shpenzimet për nxjerrjen e dëshmive do të paguhen nga mjetet e gjykatës, dhe pas përfundimit fuqiplotë të procedurës ato do të zhdëmtohen në pajtim me rregullat e përmbajtura në nenin 148 të këtij ligji. [10] Neni 6 E drejta për gjykim të drejtë Çdokush, gjatë përcaktimit të të drejtave dhe obligimeve të tija qytetare ose kur është penalisht i përndjekur, ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe publik në afat racional, para tribunalit të pavarur dhe të paanshëm të themeluar në sajë të ligjit. [11] Neni 10 Ligji për procedurë ndërgjyqësore Gjykata është e obliguar të angazhohet që procedura të zbatohet pa zvarritje, në afat racional, me sa më pak shpenzime dhe ta pamundësojë çdo keqpërdorim të të drejtave që u takojnë palëve në procedurën. [12] Gjatë vendimmarrjes për të drejtat dhe obligimet qytetare dhe gjatë vendosjes për përgjegjësinë penale, çdokush ka të drejtë për gjykim të drejtë dhe publik në afat racional para gjykatës së pavarur dhe të paanshme të themeluar në sajë të ligjit. [13] Procedura para gjykatës rregullohet me ligj dhe mbështetet në parimet vijuese:... - gjykim në afat racional, [14] dhe [15] K. nr. 392/03 e datës [16] ST.nr.709/03 [17] Konkluzion gjyqësore[17] I.nr.5263/97 e datës [18] Lënda[18] I.nr.5263/97 [19] Neni 32, paragrafi 3 dhe 4, Ligji për gjykatat, Gazeta zyrtare e RM nr. 58/06 e datës : (3) Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup është gjykatë penale me kompetencë themelore dhe të zgjeruar... (4) Gjykata Themelore Shkup 2 Shkup është gjykatë civile me kompetencë themelore dhe të zgjeruar... [20] Neni 2 I Rregullores gjyqësore të punës 117

118 Raporte mujore RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Nëntor 2008 I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Greva e SAShK 1.2. Raport i Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe veprimit jonjerëzor ose poshtërues ose të ndëshkimit (KKT) 1.3. Përzierje e enëve ose kërcënimet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve 1.4. Prokuroria e re për luftë kundër krimit të organizuar me dilema të vjetra 1.5. Mungesa e citostatikëve II. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE 2.1. Rasti Arben Lala 2.2. Persona të dënuar me moshë madhore vuajnë dënim në burg për të mitur 2.3. Rasti Selim Jusufi I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Greva e SAShK Ajo që ndodhte me dhe rreth grevës së organizuar nga sindikata e të punësuarve në arsimin, shkencën dhe kulturën (SAShK) më së paku paraqiste befasi të re të pakëndshme nga ana e pushtetit aktual. Para së gjithash për shkak të përpjekjes që të mohohet e drejta për grevë të të punësuarve në arsim, shkencë dhe kulturë. E drejta për grevë me siguri është njëra nga të drejtat e paguara me çmim më të lartë të punësuarve. Greva e parë e njohur është nga koha e Ramzesit të III-të në shekullin e XII para erës sonë. Greva bashkëkohore ndërlidhet me kohën e revolucionit industrial, si protestë për shkak të kushteve për punë në minierat dhe industrinë e atëhershme. Legalizimi i tij vjen deri në shekullin e XIX dhe të XX-të. Meksika do të jetë shteti i parë në botë i cili në vitin 1917 do të jep garanci kushtetuese për të drejtën për grevë. Si armë më e fuqishme sindikale kjo e drejtë sot është pjesë e pandashme e demokracisë dhe cilit do qoftë pushtet demokratik as që do t i binte në mendje që në çfarë do qoftë mënyre ta pengojë. Kështu, edhe tek ne e drejta në grevë është kategori kushtetuese[1]. Të drejtën për grevë e garanton edhe Ligji për marrëdhënie pune i cili më për së afërmi i përshkruan të drejtat dhe obligimet gjatë kohës së grevës. Është gjithsesi e qartë se sipas asaj që e përshkruan Kushtetuta e RM e drejta për grevë mund të kufizohet me ligj vetëm në forcat e armatosura, policinë dhe në organet e administratës. Pikërisht për këtë ishin të deplasuara thirrjet e përfaqësuesve qeveritar se greva e SAShK-ut është jo legale për shkak se e shkel nenin 38 të Ligjit për arsim fillor dhe nenin 25 të Ligjit për arsim të mesëm[2]. Edhe më pak valide ishin depërtimet e Inspekcionit Arsimor i cili bëri përpjekje që ta sanksionojë kinse mosrespektimin e këtyre ligjeve nga ana e grevistëve. Ministri i resorit do të mbahet mend me deklaratën e tij: Kushtetuta u jep të drejtë për grevë, por kjo nuk do të thotë edhe ndërprerje e zbatimit të obligimeve punuese. Prapëseprapë - ajo që më së shumti brengosi në grevën e fundit të SAShKut ishte një spektër i gjerë i kërcënimeve në të gjitha nivelet me qëllim që greva të ndërpritet menjëherë. Kryetarët e komunave (pjesëtarë të partive në pushtet) drejtorëve ju kërcënuan me ndërrime të cilët i kanë vendosur ata (në sajë të linjës partiake), me dënime prej 2500 deri 3000 euro, ndërsa drejtorët u janë kërcënuar të punësuarve, posaçërisht atyre të punësuarve për kohë të caktuar. Tragjedi me të vërtet të vogla, personale përjetonin ato arsimtarë të cilët pas viteve të pritjes së punës kanë fituar shans të punojnë madje së paku me marrëveshje në vepër për një vit shkollor. U organizuan kundër-protesta spontane të prindërve, qytetarëve të cilët nuk e miratonin grevën, kishte vizita nëpër shtëpi. Rekomandime private këshillëdhënëse për braktisjen e grevës... Presioni ishte i shtuar me mediat e instrumentalizuara, reklamat e paguara qeveritare, të cilat siç u tregua, të paktën operonin me gjysmë të vërteta. Sërish shkaku për vetëdijesim erdhi nga jashtë kur në shtet u shfaqën përfaqësuesit e Sindikatës Ndërkombëtare për arsim, anëtare e të cilit është edhe SAShK dhe u bë më shumë se e qartë se në vargun e notave negative për gjendjet në shtet do të ndërlidhen të reja shkaku i të cilave do të kishte qenë vazhdimi i grevës dhe presionet e pa zvogëluara që ajo të ndërpritet. Në sajë të ironisë së jetës, fill para fillimit të grevës së SAShK, Fredom House e botoi raportin Liria e të bashkuarit nën kërcënim ofensiva e re autoritare kundër shoqërisë civile në të cilën thuhet se partitë politike, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, sindikatat e pavarura, grupet të cilat e hulumtojnë korrupsionin ose i mbikëqyrin keqpërdorimet e shërbimeve sekrete, organizatat të cilat kërkojnë reforma të legjislacioneve, grupet që angazhohen për të drejtat e pakicave ose për liritë religjioze ato, që me fjalë të tjera, përpiqen që njerëzve të rëndomtë t ua sigurojnë zërin e ndikesës mbi politikën publike janë sjellë nën presionin rritës nga ana e regjimeve të cilat janë përcaktuar që ta minimizojnë ose ta eliminojnë çdo burim nga opozita ose disidenca. Republika e Maqedonisë, e cila nuk është posaçërisht e analizuar në këtë raport është e ranguar si e fundit në Evropën Qendrore/Lindore me notën 7 (nga të mundshmet 12). Mbi atë janë Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Lituania. Sipas vlerësimit, Maqedonia është në shoqëri me Gjeorgjinë, Kirgistanin, Kongon, Lesoton, Mozambikun dhe Tanzaninë. Në SAShK, i cili në mënyrë dinjitoze u qëndroi të gjitha presioneve, dhe i cili pranoi kompromis, tani qëndron obligimi që për shkak të vetes dhe për hire të të gjitha grevave të ardhshme në këto hapësira, të luftojë që dënimi i merituar t i arrijë ata që e pengonin të drejtën e tyre kushtetuese. Pikërisht për këtë Komiteti i Helsinkit e përkrah SAShK-un në përpjekjet që 15 drejtorët më agjil të shkollave që bënin përpjekje ta pengojnë grevën, së paku të ndërrohen nga posti si dhe të ngrihen fletëparaqitje penale për vepër penale Shkelje e të drejtës për grevë sipas nenit 156 nga KP, ku në mënyrë decide theksohet Ai i cili trjetri me forcë ose me kërcënim serioz do t ia marri ose kufizoj të drejtën e grevës, do të dënohet me dënim me para ose me burg deri më një vjet Raport i Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe veprimit jonjerëzor ose poshtërues ose të ndëshkimit (KKT) Delegacioni i Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe veprimit jonjerëzor ose poshtërues ose ndëshkimit të tillë (KKT) i bëri vizitë Republikës së Maqedonisë nga 30 qershori deri më 3 korrik të vitit Qëllimi i vizitës ka qenë të shqyrtohen hapat që janë ndërmarrë nga pushteti nacional për zbatimin e rekomandimeve të cilat i dha KKT gjatë vizitave në maj të vitit 2006 dhe tetor të vitit Raporti për këtë vizitë është shpallur më 4 nëntor të vitit Në fillim të raportit thuhet se në dritën e të lëshuarit permanent nga ana e pushtetit nacional t u bëjnë vështrim disa mangësive në procedimin dhe gjykatat në paraburgimin e personave të privuar nga liria, Kryetari i KKT me letrën e 19 dhjetorit të vitit 2007 i informoi pushtetet nacionale për vendimin e Komitetit që të iniciojë procedurë të përshkruar me nenin

119 paragrafi 2 nga Konventa Evropian për parandalimin e torturës dhe veprimit jonjerëzor ose poshtërues ose ndëshkimit të tillë [3]. Nga raporti i ndajmë ato pjesë për punët për të cilat Komiteti i Helsinkit shprehej në raportet dhe analizat e veta mujore. Në pjesën për organet për zbatimin e ligjit, të cilat nuk kanë qenë fokus parësor të vizitës së përfaqësuesve të KKT thuhet se Një numër i konsiderueshëm i njerëzve të intervistuar gjatë vizitës në vitin 2008 theksohet se ato kanë qenë të keqpërdorur nga ana e nëpunësve përgjegjës për zbatimin e ligjit (organet e përndjekjes). Keqpërdorimi i përmendur përbëhej kryesisht në shqelma, goditje me grushta dhe me shufra gome ose me kondakun e revoleve ose me sende tjera, dukshëm të bëra para marrjes në pyetje dhe gjatë marrjes në pyetje, qoftë me qëllim që të fitohet pranimi i fajit ose informacione, ose si dënim. Delegacioni poashtu dëgjoi një pohim bindës për keqpërdorimin seksual nga ana e një personi të uniformuar. Personi në fjalë seksualisht i abuzuar, tërë natën është mbajtur në stacion policor, dhe mandej, në qelinë e vet është lagur me ujë nga dy nëpunës më të ri policor. Në këtë kontekst në Raportin konkludohet: Duhet të vërehet se në një numër të madh të deklarimeve për keqpërdorim flitej, sërish, për oficerë policor pa uniforma, posaçërisht pjesëtarë të njësisë së Posaçme mobile (më e njohur me shkurticën Alfa ). Sa i përket Sektorit për kontroll të brendshëm dhe për standarde në kuadër të Ministrisë së punëve të brendshme (SKBSP) në Raportin konstatohet se KKT deklaroi se nuk është i bindur se... mund të konsiderohet i pavarur nga policia dhe se kur bëhet fjalë për hetimin e deklarimeve për keqpërdorim nga ana e nëpunësit që janë përgjegjës të ligjit, SKBSP nuk mund të konsiderohet për trup të pavarur i cili mund të bëjë hetime urgjente, me themel dhe frytdhënëse. Në raport me operacionin e përmendur më lartë Stuhia malore, KKT në shkurt të vitit 2008 mori dokumentacion për siç thuhet keqpërdorimin e personave të paraburgosur gjatë këtij operacioni. Delegacioni i KKT kishte mundësi të bisedojë me personat relevant dhe të informohet për rezultatin e hetimeve për deklarimet për keqpërdorim të realizuara nga SKBSP. KKT kërkon që të merr një kopje e akteve hetimore dhe nga përfundimi formal i hetimit. Prapëseprapë, duke e pasur parasysh nevojën që hetimet e këtilla të jenë të pavarura dhe të konsiderohen si të pavarura, KKT rekomandon që të realizohet hetimi plotësisht i pavarur për deklarimet për keqpërdorimin personave të privuar nga liria gjatë Stuhisë malore, thuhet në Raportin në lidhje me aksionin policor në Brodec. Si konkluza, në Raportin thuhet se se mbetet fakti se gjithmonë kur deklarimet për keqpërdorim nuk janë hulumtuar ose nuk është e dukshme se janë hulumtuar. Në mënyrë frytdhënëse, mesazhi për mos ndëshkim do të përhapet. KKT rekomandon që të ndërmerren përpjekje më të fuqishme që të ç rrënjoset keqpërdorimi, përfshirë aty përmes kujdesit që të gjitha deklarimet për keqpërdorim të hetohen në mënyrë përkatëse nga një trupi me të vërtetë të pavarur. Në konkluzionet konstatohet se Dhjetë vjet pasiqë për herë të parë e vizitoi Republikën e Maqedonisë, cilësia e marrëdhënieve të KKT me pushtetet nacionale mbetet, nga shumë aspekte, thellësisht i pa kënaqshëm... Konkluza frapante është se me sa duket pushtetet nacionale nuk e kuptojnë seriozisht obligimin e tyre fundamental që të sigurojnë mbrojtje për personat e privuar nga liria, se Përgjigjet të cilat i mori Komiteti janë, nga do një herë triviale (të pa interesuara). Përpjekjet që të fshehen dhe shmangen mangësitë tejet reale që janë identifikuar... dhe të jepen informacione të pa vërteta (madje edhe nëse jepen ndonjë farë informacionesh) nuk janë mënyrë që të bëhet përparim, poqese qëllimi është parandalimi i keqpërdorimit. KKT në fund të raportit thotë: KKT është i vetëdijshëm për sfidat e shumta me të cilat vendi ballafaqohet dhe me durim kërkonte që të promovohet dialog konstruktiv. Qasja e këtillë nuk u kthye nga ana e pushtetit nacional, e Komitetit i mbetet përshtypja e qartë e indiferencës. Vendi i përkushtuar për sundimin e të drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, siç është rasti me Republikën e Maqedonisë, nuk mund tua kthejë shpinën obligimeve të veta ndërkombëtare të bashkëpunojë me trupa të formuara në sajë të marrëveshjeve, siç është KKT. KKT dëshiron raporte të sinqerta dhe konstruktive me pushtetet nacionale, në sajë besimit dhe të mirëkuptimin të ndërsjellë. Kjo kërkon që pushteti në mënyrë konzistente ta përmirësojnë cilësinë e dialogut të vet me Komitetin, përmes zbatimit të rekomandimeve. Nënkuptohet, me rëndësi qenësore është që edhe KKT të merr përgjigje të sakta të vërteta për raportet e veta gjatë vizitave. KKT beson se kjo do të jetë rast kur, në afat prej tre muaj, do të parashtrohet përgjigje për raportin nga vizita e fundit Përzierje e enëve ose kërcënimet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve Në takimin me kryetarët e gjykatave, si dhe me gjykatësit e Gjykatës Supreme, të mbajtur në mes të muajit nëntor, dedikuar në azhurnitetin dhe punën, Ministri i drejtësisë do t i thotë fjalët vijuese: Një pjesë të përgjegjësisë do ta bartin kryetarët e gjykatave për shkak të organizimit të keq, ndërsa gjykatësit të cilët nuk do t i zgjidhin lëndët e vjetra deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe të cilët edhe më tej do të veprojnë në këtë mënyrë me siguri do të përgjigjen para Këshillit Gjyqësor. Vallë a do të jetë dënim në para ose do të shkarkohen do të vendos Këshilli. Për fat të keq ajo nuk ishte lapsusi i parë i Ministrit të drejtësisë, i cili pa marrë parasysh që është vetëm anëtar në saj të detyrës zyrtare, shpesh herë premton se Këshilli gjyqësor do të debatojë për diçka, edhe më keq të paralajmërojë se do të sanksionojë gjykatës me punën e të cilëve nuk është i kënaqur. Rreth dhjetë ditë para kësaj deklarate të zotit Mihajllo Manevski, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në TV stacione të caktuara ditë me radhë transmetonte shpallje në të cilën (1) i rikujtonte qytetarët se në rast të stërzgjatje së procesit gjyqësor mund të ankohen para Gjykatës Supreme dhe (2) poqese konsiderojnë se gjykatës dhe prokurore i kanë dëmtuar kanë të drejtë të parashtrojnë fletëparaqitje penale kundër tyre. Nga ana tjetër, para do kohësh në shtyp u paraqitën pohime se Qeveria përpilon lista të zeza të gjykatësve kinse në seancën qeveritare janë shqyrtuar dënimet e shqiptuara të plotfuqishme për keqpërdorime seksuale të fëmijëve të cilat janë vlerësuar si jo përkatëse me ç rast Qeveria i ka dhënë rekomandime Këshillit Gjyqësor të ndërmerr masa përkatëse për përgjegjësi të gjykatësve të cilët kanë shqiptuar aktvendime kaq të buta gjyqësore. Krijimi i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, organe të cilat duhet të jenë të mëvetësishme dhe të pavarura, jenë pjesë qenësore nga reformat në gjyqësinë me të cilat midis tjerash duhet (hej) të pamundësohet ndikesa politike mbi gjyqësinë. Nënkuptohet se pavarësia e gjyqësisë dhe ajo e prokurorive nuk janë alibi për punën e pa përgjegjshme dhe të keqe të gjykatësve dhe prokurorëve, por për këtë në kuadër të gjyqësisë ekzistojnë edhe organe edhe procedura. Ligji për gjykatat përmban dispozita të detajuara për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve[4]. E ngjashme është edhe procedura për prokurorët[5]. Shkarkimin e gjykatësve dhe të prokurorëve (përveç të Prokurorit Publik të RM të cilin e shkarkon Kuvendi i RM) e bëjnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve. Askund në këto dispozita nuk përmendet se Ministri i drejtësisë mund të disiplinojë ose të dënojë gjykatës ose prokurorë[6]. Pa marrë parasysh se nuk dyshojmë se në këto raste në pyetje është dëshira që t ju ndihmohet qytetarëve (me punë më efikase të gjykatave dhe përmes njohjes që të drejtave të tyre 119

120 Raporte mujore 120 kur gjykatat dhe prokuroritë gabojnë në dëm të tyrin dhe për pengimin e së keqes siç është pedofilia), prapëseprapë edhe Ministri edhe Qeveria i kanë përzier enët, kanë harruar se sundimi i të drejtës, si bazë e çdo demokracie bashkëkohore, pa vërejtje e respekton ndarjen e pushtetit dhe nga pavarësia dhe mëvetësia që buron nga kjo e gjyqësisë dhe të prokurorive. Çdo kund në botë në shtetet të cilat pretendojnë që të pagëzohen demokratike shembujt e theksuar më lartë pa shumë dilema do të sjellshin nën kategorinë e presionit ndaj gjyqësisë dhe ky është presion i llojit më të keq nga ana e pushtetit ekzekutiv, ndërsa opinioni profesional nuk do të druante të vlerësojë se kjo është sulm mbi gjykatësit dhe prokurorët, mbi pavarësinë dhe mëvetësinë e tyre. Në demokracitë e brishta siç është kjo e jona, rekomandimet e këtilla nga pushteti ekzekutiv me tërë pompën mediale gjithsesi se krijojnë klimë të drojës dhe të pasigurisë tek gjykatësit dhe prokurorët. Duke pasur parasysh se Ministri i drejtësisë ka karierë të pasur profesionale habit lehtësia me të cilën ai lëshohet në shëtitje verbale dhe me këtë rast është e paqartë nëse këtë e bën në cilësinë e anëtarit të Qeverisë ose si anëtar i Këshillit Gjyqësor. Në të dyja rastet është një arrogancë dëshpëruese: poqese është në cilësinë e anëtarit të Qeverisë absolutisht nuk mban llogari për ndarjen e pushtetit, e poqese shfaq qëndrim të qeverisë gjërat janë edhe më tragjike, e nëse këtë e bën si anëtar të Këshillit Gjyqësor, nuk duhet të harrojë se atje është anëtar në sajë të detyrës zyrtare dhe se është asaj se mund ta përfaqësojë këtë trup ose të jep deklarata kërcënime në emrin e këtij trupi Prokuroria e re për luftë kundër krimit të organizuar me dilema të vjetra Kur kah fundi i korrikut prokurori shtetëror publik Lupço Shvërgovski, sipas autorizimeve të tija të atëhershme solli vendim për rivendosjen e vendeve të reja të punës të tre zëvendës prokurorëve nga Seksioni për përndjekjen e kryerësve nga lëmi i krimit dhe korrupsionit, ai i mohoi spekulimet në opinionin se atë e ka bërë për shkak të pakënaqësisë nga rezultatet e arritura posaçërisht nga dy koleget e tija Gordana Gjeshkoska dhe Villma Ruskoska. Zëvendës prokuroret në fjalë përndryshe e prezantonin akuzën në një varg për opinionin raste atraktive (rastet e kryetarëve të komunave Strumicë dhe Aerodrom, Zoran Zaev dhe Kirill Todorovski, mandej Jug, Kuçedra, Ohis, Stanet, Syri i gjarprit, Kreditë e Tajvanit...). Në mediat u paraqit edhe informacioni sipas të cilit diplomatë të pa emëruar nga Brukseli e kanë shfaqur pakënaqësinë e vet me ndërrimin (është cituar shprehja e tyre degradim ) të të dyja prokuroreve edhe para se të fillojë të punojë Këshilli i prokurorëve publik i cili para vetes si një nga punët e para e kishte pikërisht zgjedhja e prokurorëve në seksionin e krimit të organizuar dhe formimi i tij në prokurori të veçantë. Atëbotë për gazetën Dnevnik, Prokurori Publik i RM Shvërgovski si shkas për ndërrimin e Gjeshkovskës dhe Ruskoskës do ta theksojë sjelljen e tyre joprofesionale në zbatimin e detyrave punuese, duke ikur të shfaq më shumë detaje. Me Ligjin e ri për prokurorë publik, i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti, zgjedhja dhe shkarkimi i të gjithë prokurorëve publik në shtet kaloi në duart e trupit të ri 11-anëtarësh, në të cilin participojnë prokurorë të zgjedhur, përfaqësues të Kuvendit, si dhe prokurori publik shtetëror dhe ministri i drejtësisë në sajë të funksionit. Në konkursin në fund, krahas refuzimit fillestar u paraqitën edhe Gjeshkoska edhe Ruskoska. Dy prokuroret e mëparshme nga Seksioni për krim të organizuar më 25 nëntor në seancën e Këshillit të prokurorëve publik për prokurore edhe përkundër kundërshtimit të prokurorit shtetëror publik Lupço Shvërgovski, me vendimin e të cilit paraprakisht u shkarkuan. Me zgjedhjen e tre prokurorëve të fundit, u kompletua deri në fund e tërë përbërja 10 - anëtarëshe e prokurorisë së re për përndjekjen e kryerësve të kriminalitetit të organizuar dhe të korrupsionit. Prokurori Shvërgovski për gazetën Utrinski vesnik nuk e fshehte faktin se është i dëshpëruar nga vendimi i kolegëve të tij në Këshillin[7]. Ai konfirmoi se ka votuar kundër zgjedhjes së Ruskoskës dhe Gjeshkoskës. Prapa dy prokuroreve në mënyrë të hapur u radhit ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski dhe kryetarja e Këshillit Elena Geshovska me çka sikur u dëshmuan të sakta spekulimet se zëvendës prokuroret e shkarkuara nuk do të lihen anësh nga mentorët e tyre. Dhe nuk duhet të jesh shumë parashikues që të vërehet praktika e deritanishme që të gjitha rastet atraktive gjyqësore (ato për të cilat mund të shfaqet dyshimi për ndikesën e politikës ditore mbi gjyqësinë) të hyjnë në gjykatë përmes seksionit të mëparshëm për krim të organizuar, tani prokuroria e posaçme dhe mandej në mënyrë konsekuente, sipas akuzës të zbatohen përmes gjykatësve të cilët gjykojnë pikërisht në sajë të krimit të organizuar. Në realitet, rastet të cilat i udhëheqnin prokuroret e vjetra - të reja për krim të organizuar vetë vetiu ishin shembuj më të mirë për kundërthëniet e këtilla. Mbetet vetëm dilema nëse dhe si prokurori publik i RM Lupço Shvërgovski do ta mbrojë parimin e subordinimit dhe të hierarkisë (sa për t u rikujtuar njëra nga dilemat kryesore për shkak të të cilave Ligji për prokurorinë publike një kohë të gjatë kishte mbetur në parlament), me fjalë të tjera si do të ballafaqohet me tendencën për largimin e prokurorisë së re nga Prokuroria Publike (e cila do të ketë ingerenca të procedojë në mbarë territorin e shtetit. Statusi i ndryshuar i Seksionit për kriminalitetin e organizuar, i cili është i vendosur me kornizën e re ligjore për prokurori publike nga fillimi i këtij viti, duhet t ju mundësojë atyre prokurorëve mëvetësi dhe efikasitet më të madh në punën.) Mungesa e citostatikëve Mbrojtja shëndetësore, përkatësisht obligimi i shtetit që çdo qytetari t ia sigurojë të drejtën për mbrojtje shëndetësore është kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë. E njëjta më tej është e përpunuar edhe në Ligjin për mbrojtje shëndetësore ku qytetarët janë të obliguar me sigurim të obligueshëm shëndetësor i cili ju siguron mbrojtje shëndetësore që midis tjerash nënkupton edhe qasje në barërat[8]. Aq më tepër, i njëjti ligj në vazhdim në mënyrë të prerë e përshkruan obligimin e shtetit që të gjithë qytetarëve të R. së Maqedonisë t ju sigurojë citostatikë si një nga interesat e përgjithshme të shoqërisë[9] me ç rast i njëjti obligim është i rregulluar edhe në mënyrë kundërvajtëse[10]. Por, për fat të keq në periudhën e kaluar paraqitet përshtypja se Republika e Maqedonisë ka harruar në obligimet e veta në lidhje me sigurimin e barërave. Kështu, pacientët e Klinikës së onkologjisë dhe të radiologjisë nuk mund të furnizohen me citostatikët e nevojshëm, posaçërisht ato për trajtimin e kancerit në gji. Tanimë një kohë më të gjatë kohore në Klinikën për onkologji, siç u bindën edhe vetë përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit, mungojnë citostatikë të cilët pacientët çdo muaj i gjejnë për terapinë e vet të përditshme dhe të gjatë. Citostatikët për shërimin e kancerit në gji vonohen edhe më shumë se dy javë dhe për këtë periudhë pacientët janë pa terapi dhe kur të njëjtat do të gjenden këto janë sasi të vogla dhe parimi i furnizimit me barin është cili do të arrijë i pari. Për befasinë e Komitetit të Helsinkit, akuzat për mungesë të citostatikëve, në opinion, personat udhëheqës nga Klinika për onkologji dhe radiologji i hodhën poshtë me pohimet se citostatikët merren rregullisht dhe se akuzat e këtilla janë vetëm dezinformacione. Pas kësaj pasonte reagimi i Ministrit të shëndetësisë dhe bindja e tillë do të hulumtohet dhe se problemi do të tejkalohet, gjë e cila siç shihet mbeti pa rezultate, për shkak se,

121 në pajtim me konstatimet e Komitetit të Helsinkit, citostatikët për trajtimin e kancerit në gji ende vonohen. Komiteti i Helsinkit e rikujton Klinikën për onkologji dhe radiologji për detyrën që pacientëve t ju sigurojë kushte për realizimin e të drejtave të tyre sipas parimit të qasjes në shërbimet shëndetësore[11] për të gjithë pacientët dhe njëkohësisht e fton Ministrinë e shëndetësisë për reagim përkatës në pajtim me kompetencat dhe obligimet ligjore për tu tejkaluar ky problem i cili paraqet rrezik për shëndetin e grupit posaçërisht të lëndueshëm të pacientëve. II. RASTE POLICORE DHE GJYQË- SORE 2.1. Rasti Arben Lala Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë ju drejtua personi Arben Llalla me vendqëndrim në Tetovë, e në lidhje me procedurën për kërkesën për pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë. Arben Llalla është shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili në Republikën e Maqedonisë jeton nga viti 2003, ndërsa bashkëshortja e tij gjatë vitit 2005 ka blerë banesë, e cila paraqet pronësi të saj, që mund të shihet nga Vendimi Up nr. 1203/DN nr të lëshuar nga Enti Shtetëror për punë gjeodezike Seksioni/Sektori për matje dhe kadastër Tetovë. Gjatë shtatorit të vitit 2006 z. Lala ka parashtruar Kërkesë për pranim në shtetësinë në sajë të nenit 9 nga Ligji për shtetësi të Republikës së Maqedonisë. Gjatë vitit 2007 ka marrë lajmërime[12] se procedura për marrjen e nënshtetësisë ende është në vazhdë e sipër. Njëkohësisht z. Llalla është lutur që të ketë mirëkuptim rreth kohëzgjatjes së procedurës, për shkak se bëhet fjalë për procedurë specifike e cila tërheq një varg veprimesh zyrtare për të cilat MPB nuk ka marrë përgjigje. Ministria e punëve të brendshme në datën , pas një viti të tërë dhe 6 muaj, ka sjellë Vendim nr / me të cilin kërkesa për pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë është refuzuar me arsyetimin se pranimi i tij në shtetësinë do ta rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë, duke mos u lëshuar në sqarim dhe arsyetim të shkaqeve për të cilat MPB e ka sjellë vendimin. Duke vepruar në sajë të ankesës së dërguar në kohë nga ana e palës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Komisioni për zgjidhje në procedurën administrative të shkallës së dytë nga lëmi i punëve të brendshme, gjyqësia, administrata shtetërore, vetëqeverisja lokale dhe punët me karakter fetar sjell vendim UP II nr. 35/ II-169/ të datës [13] me të cilin ankesa e parashtruar merret parasysh, vendimi i shkallës së parë shlyhet ndërsa lënda kthehet për shqyrtim dhe vendim të sërishëm. Pas gjashtë muajve, në vitin 2007, z. Llalla sërish ka marrë informacion[14] me të njëjtin arsyetim si informacionet paraprake. Pas intervenimit të ndërmarrë nga ana e Komitetit të Helsinkit, Ministria e punëve të Brendshme, Sektori për punë administrativo mbikëqyrëse, në Shkup na informoi për procedurën e zbatuar deri tani, fakt ky që është i pakontestueshëm në pajtim me dokumentacionin e dërguar. Në fund të përgjigjes theksohet Në vazhdë e sipër është procedura për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit për shtetësi i Republikës së Maqedonisë. Komiteti i Helsinkit me befasi dhe zëshëm pyet, si është e mundshme që Ministria e punëve të brendshme të ketë sjellë vendim me të cilin i refuzohet kërkesa për pranim në shtetësinë duke mos zbatuar paraprakisht procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 7 pika 8 nga Ligji për shtetësi, e për të njejtën z. Llalla ka pritur 1 vjet e 6 muaj. Njëkohësisht në procedurën e zbatuar nuk është respektuar neni 7 paragrafi 5 i të njëjtit ligj ku në mënyrë të përpiktë theksohet: Në vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë me lindje sipas nenit 1 pika 8 të këtij neni[15], organi do t i arsyetojë shkaqet për të cilat e ka sjellë vendimin, e me këtë rast duke mbajtur llogari për mbrojtjen e interesit publik. Në rastin konkret MPB ka sjellë vendim duke mos e respektuar nenin e përmendur më lartë, me ç rast për kërkesën për pranim në nënshtetësi të parashtruar nga z. Llalla vetëm ka sjellë vendim refuzues, duke mos i arsyetuar shkaqet për vendimmarrjen e atillë, për çka është i obliguar me nenin e theksuar më lartë. Presim që gabimin tanimë të bërë dhe mosrespektimin e Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë, MPB do ta përmirësojë gjatë vendimmarrjes së re dhe se MPB nuk do t i nevojiten edhe 2 vjet të tëra që të nis procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë. Për të njejtën Komiteti i Helsinkit sërish ju drejtua Ministrisë, nga ku presim përgjigje kthyese Persona të dënuar me moshë madhore vuajnë dënim në burg për të mitur Në datën delegacioni i Komitetit të Helsinkit e vizitoi burgun për të mitur në Ohër. Gjatë vizitës, nga të punësuarit morëm informacion se me urdhrin e Ministrisë së drejtësisë tek ata janë vendosur 3 persona të cilët nuk janë dënuar si të mitur. Bëhet fjalë për personat Aleksandar Farmak, Dimçe Noçevski dhe Dejan Llatkoski, të cilët edhe në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë në moshën madhore. Edhepse nuk morëm informacion për cilat vepra penale janë dënuar këto persona, kjo aspak nuk është me rëndësi. Në sajë të rregullativës ndërkombëtare dhe legjislativës nacionale, në asnjë rast nuk guxon të vendoset personi që është i dënuar në moshën madhore, ta vuajë dënimin në burgun për të mitur. Dispozitat e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e personave të mitur të privuar nga liria parashikojnë se sistemi i të drejtës për të mitur duhet t i përkrah të drejtat dhe sigurinë dhe ta promovojë mirëqenien fizike dhe mendore të të miturve. Në Ligjin për përmbarimin e sanksioneve të RM (neni 24, 40 dhe 259)[16] është paraparë se personat e mitur dënimin me burgim për të mitur e vuajnë në ente të posaçme për përmbarimin e dënimit burgim për persona të mitur, ndaras nga personat në moshë madhore. Edhe në Vendimin e Ministrisë së drejtësisë të 8 gushtit të vitit 2008 për vendosjen e personave të dënuar dhe të mitur është përcaktuar se në burgun Ohër vendosen vetëm persona më të rinj të moshës madhore dhe persona të mitur të gjinisë mashkullore, të dënuar me dënim të plotfuqishëm burgim për persona të mitur. Pas disa ditësh nga vizita e kryer të burgut, nga Drejtori i burgut Ohër u informuam se personat janë transferuar në burgun Strugë. Prapëseprapë mbetet fakti se në ditën e vizitës u konstatua se në të janë vendosur kryerës të veprave penale në moshën madhore dhe poqese për të njejtën nuk u reagua, mbetet nën pikëpyetje çështja a do transferoheshin ato apo do të mbetnin në burgun Ohër. Komiteti i Helsinkit ju drejtua Ministrisë së drejtësisë me kërkesë për informacionin cilat janë shkaqet për vendosjen e tre personave në moshën madhore në burgun për të mitur në Ohër Rasti Selim Jusufi Gjatë muajit tetor ishim dëshmitarë të edhe një sjellje të dhunshme të kryer mbi një qytetar i cili për fat të keq, deklaron se ka qenë i sulmuar nga ana e mbrojtësve të rendit dhe të qetësisë publike, nëpunës policor. Pra, siç ishte i njoftuar opinioni, personi Selim Jusufi nga Luboteni u ankua në brutalitetin policor nga ana e 121

122 Raporte mujore pjesëtarëve të njësisë së posaçme policore ALFAT të cilët sipas deklarimeve të tija pa kurrfarë shkaku e kanë dërmuar së rrahuri në mënyrë brutale duke i shkaktuar lëndime në tërë trupin. Sipas informacioneve të dërguara Komitetit të Helsinkit ngjarja ka ndodhur në datën rreth orës 17 e 40 minuta në ëmbëltoren Pallma në lagjen Çair, ku pala është sulmuar fizikisht nga një person që për të ka qenë i panjohur dhe tre persona të tjerë kushërinj të të njëjtit, të cilët në pajtim me pohimet e palës, janë pjesëtarë të njësisë së posaçme policore ALFAT (dy nga të cilët janë me identitet të njohur për palën). Në pajtim me pohimet e tija, ai më shumë se 10 minuta u është nënshtruar sulmeve me karrige, shqelma dhe kondak të revoles si dhe fyerjeve dhe kërcënimeve të personave për të cilat ai pohon se janë pjesëtarë të njësisë ALFAT. Pas sulmit të këtillë dhe lëndimet e rënda trupore që i janë shkaktuar, i njëjti është lënë në ëmbëltoren, dhe më vonë me ndihmën e disa nga kalimtarëve të rastit është transportuar në Spitalin e qytetit për shërim. Pas trajtimit të lëndimeve trupore ai është shpjer në SP Bit Pazar ku për rastin i ka informuar nëpunësit policor nga stacion përkatës policor, e më vonë është marrë në pyetje dhe është dëgjuar edhe nga pjesëtarë të Sektorit të kontrollit të brendshëm pranë MPB. Sipas fjalëve të palës, asnjë nga pjesëtarët e ALFAVE nuk është legjitimuar, askund nuk ka pasur shenjë të dukshme se ata janë pjesëtarë të policisë dhe atij nuk i janë të njohura shkaqet për ndodhjen e incidentit. Duke pasur parasysh se sipas gjendjes faktike ekzistonin indice serioze se pjesëtarët e MPB i kanë keqpërdorur autorizimet e tyre në kryerjen e detyrës[17], Komiteti i Helsinkit ju drejtua Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB duke kërkuar informacione për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me ngjarjen. Sektori dërgoi përgjigje në të cilën e konfirmon gjendjen paraprakisht të përshkruar, por me pohim se nëpunësit policor ALFAT kanë arritur në vend ngjarjen pas ndodhjes së incidentit dhe me revole në dorë kanë hyrë në ëmbëltoren ku ka qenë i lënduari dhe pa u informuar për vetë ngjarjen e kanë braktisur objektin për t i ndjekë kryerësit. Pas bisedave plotësuese në MPB me disa nga pjesëmarrësit, në shënimin zyrtar është konstatuar se të njëjtit nuk kanë dëshiruar të sqarojnë nëse në kohën e ndodhjes ka pasur prani të nëpunësve policor. Prapëseprapë në vazhdim të përgjigjes, Sektori për kontroll të brendshëm pohon se sulmi fizik është kryer nga persona të cilët nuk janë pjesëtarë të njësitit special Alfat, që më poshtë në tekstin të thuhet se nga bisedat e bëra nuk mund me siguri të konfirmohet nëse nëpunësit policor janë takuar me kryerësit e veprës. Sektori më tej ka konstatuar se midis kryerësit të sulmit fizik dhe njërit nga nëpunësve policor ekziston lidhje fisnore, por nuk ka mundur të konstatohet se kjo ka ndikuar në zbatimin profesional të detyrave zyrtare të nëpunësit policor. Por, nga shkaku se nëpunësit policor kanë shfaqur angazhim të pamjaftueshëm në kryerjen e detyrave, përkatësisht nuk e kanë dhënë ndihmën e parë dhe sanim të gjendjes së të lënduarit dhe meqë nuk kanë siguruar informacione të mjaftueshme për kryerësit e sulmit, Sektori informon se kundër të njëjtit janë ndërmarrë masa disiplinore. Siç mund të vërehet, përgjigja e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB është përplot me paqartësi, kundërthënie dhe mungesë të fakteve të cilat mund të dëshmojnë se pjesëtarët e njësitit ALFAT nuk kanë qenë kryerës të veprës, por prapëseprapë të njëjtit kategorikisht amnistohen nga përgjegjësia për kryerjen e veprës. Është e paqartë vallë a ka të bëjë kjo me hetimin joefikas ose me shkaqe tjera, por gjithsesi Komiteti i Helsinkit sërish vë në pah obligimin e MPB për zbatimin e hetimit me të thellë dhe efikas në rastin e ekzistimit të indiceve për vepër të kryer penale, posaçërisht kur bëhet fjalë për përzierje të mundshme të nëpunësve policor[18], për shkak se në të kundërtën kjo do të jetë edhe një në vargun e rasteve të shkeljes së nenit 3 (torturimit) të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, që ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë [1] Neni 38 nga Kushtetuta e RM Garantohet e drejta për grevë. Me ligj mund të kufizohen kushtet për realizimin e të drejtës për grevë në forcat e armatosura, policinë dhe organet e administratës. [2] Nenet e dy ligjeve përmbajnë qëndrim identik sipas të cilit te Puna edukuese arsimore nuk guxon të ndërpritet vazhda e vitit shkollor, përveç se në gjendje të jashtëzakonshme (katastrofa natyrore, epidemi dhe tjetër), për çka vendos themeluesi, me pajtimin paraprak të Ministrisë. [3] Neni 10, paragrafi 2 thotë: Poqese shteti, nënshkrues nuk bashkëpunon ose refuzon ta përmirësojë gjendjen në dritën e rekomandimeve të Komitetit, Komiteti mund të vendos, pasiqë Shteti-nënshkrues ka pasur mundësi t i shfaq mendimet e veta, me shumicë prej dy të treta të anëtarëve të vet të jep deklaratë publike për atë çështje. Me këtë rast deklarata e këtillë, për intonacionin e të cilit nuk ka kurrfarë dyshimi se është deri në fund negative për vendin për të cilin ka të bëjë, sipas të dhënave në të cilat erdhi Komiteti është shqiptuar 6 herë. [4] Subjekte të cilët mund të iniciojnë procedurë disiplinore kundër gjykatësit janë: (1) anëtar i Këshillit Gjyqësor; (2) Kryetar i gjykatës; (3) Kryetar i gjykatës më të lartë ose (4) Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme. Procedura është urgjente dhe sekrete, dhe e udhëheq komision posaçërisht i formuar pesë anëtarësh nga anëtarët e këshillit Gjyqësor. [5] Këshilli i prokurorëve e përcakton pushimin e funksionit prokuror publik dhe vendos në shkallë të dytë në procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publik. Përcaktimi i shkallës së parë i përgjegjësisë është në kompetencat e komisionit pesë anëtarësh të përcaktuar nga Prokurori Publik. [6] Në këshillat e përmendur Ministri ka një votë, ndërsa kur bëhet fjalë për kërkimin e ndërrimit të Prokurorit Publik të RM me iniciativë të Qeverisë i obligueshëm është mendimi i Këshillit të prokurorëve në punën e asaj seance nuk marrin pjesë Prokurori Publik i RM, e as Ministri i drejtësisë. [7] Nuk shoh çka do të mund të ndryshonte nga vera e kaluar e deri tani, që ta ndryshoj vendimin. Edhe atëherë edhe tani pohoj se dy koleget nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm profesional që të punojnë në prokurorinë speciale për krimin e organizuar, deklaroi Shvërgovski për gazetën Utrinski vesnik. Ai edhe në këtë rast nuk dëshironte të lëshohej në vlerësimin e profesionalizmit të të dy prokuroreve dhe sa është e saktë se motivi kryesor për ndërrimin ka qenë kinse ndërlidhja e tyre tejet e madhe me MPB. [8] Neni 11 par. 8 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore Mbrojtje themelore shëndetësore Me sigurim të obligueshëm shëndetësor mbi parimet e reciprocitetit dhe të solidaritetit, të siguruarve ju sigurohet e drejta për mbrojtje themelore shëndetësore e cila përfshin: 8) barëra, materiale ndihmëse të cilat shërbejnë për aplikimin e barërave dhe të materialit sanitar që janë të nevojshme për shërim sipas listës së barnave të cilën e përcakton Ministria e shëndetësisë;... [9] Neni 33 par.9 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore Të drejta të garantuara dhe nevoja të përcaktuara dhe interesa të shoqërisë Të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ju sigurohet realizimi i, me këtë ligj të drejtave të garantuara, të nevojave të përcaktuara dhe të interesave të shoqërisë, e ato janë: 9) sigurimi i citostatikëve, insulinës dhe hormonit për rritje dhe... [10] Neni 191 paragrafi 2 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore. Me dënim me para nga katër deri 15 rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë e paguar në muajin e fundit (në tekstin e mëtejmë: rroga), do të ndëshkohet për kundërvajtje organizata shëndetësore poqese:... 2) nuk sigurohet kushti për ndihmë urgjente medicinale ose nuk siguron barëra (neni 46 paragrafi 2); [11] Neni 3 paragrafi 3 nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Gaz. Zyrtare e RM nr. 82/08, e datës Parime për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve... 3) Parimi për qasje mbështetet në: 1. shërbimet shëndetësore që vazhdimisht janë të qasshme dhe të mundshme për të gjithë pacientët në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim;... [12] nr / e datës ; nr / e datës ; nr / e datës dhe nr / e datës [13] Vendimi i shkallës së dytë z. Llalla i është dorëzuar në datën [14] nr / i datës lutet z. Llalla që të ketë mirëkuptim rreth zgjatjes së procedurës, për shkak se bëhet fjalë për procedurë specifike e cila tërheq një varg veprimesh zyrtare për të cilat MPB nuk ka marrë përgjigje, si dhe se gjatë vendimmarrjes do t i jepet përparësi kërkesës. [15] Teksti i pastër i Ligjit për nënshtetësi i Republikës së Maqedonisë, Gazeta Zyrtare e RM nr. 45/04 e datës [16] Neni 24 Personat e dënuar të mitur në mënyrë të obligueshme e vuajnë dënimin burgim të të miturve në ent të posaçëm për të mitur. Neni 40 (4) Dënimi burgim për të mitur ndaj personave të mitur deri sa ta mbushin moshën 23 vjeçare kryhet ndaras nga personat në moshën madhore të dënuar me dënim me burgim. Neni 259 (1) Personat e dënimin burgim për të mitur deri sa ta mbushin moshën 23 vjeçare e vuajnë në ente të posaçme për përmbarimin e dënimit burgim për të mitur (në tekstin e mëtejmë: ente për të mitur), ndaras nga personat në moshën madhore. [17] Neni 32 par.2, Ligji për policinë: Në kryerjen e autorizimeve policore nëpunësi policor është i obliguar të veprojë në mënyrë humane dhe ta respektojë dinjitetin, shëmbëlltyrën dhe nderin e personave, si dhe liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit. [18] Neni 37, Kodi i etikës policore, 04.06,2007 Nëpunësit policor nuk guxojnë të shkaktojnë, nxisin ose tolerojnë kurrfarë akti të torturës, veprimit jonjerëzor ose të ndëshkimit të tillë, e me nenin 56 të të njëjtit Kod është paraparë se Nëpunësit policor e respektojnë dinjitetin personal dhe nevojat individuale të personit i cili është thirrur, paraburgosur ose privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale.

123 RAPORT MUJOR PЁR GJENDJEN ME TЁ DREJTAT E NJERIUT Dhjetor 2008 NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ Janar NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Ndalesa e abortit ose rruga drejtë teokracisë? 1.2. Shpërndarje e mjeteve nga buxheti i RM për shoqata të qytetarëve dhe fondacionet 1.3. Komisioni i Venedikut e konfirmoi qëndrimin e Komitetit të Helsinkit për legjislacion anti diskriminues në Maqedoni! 1.4. Poqese dita njihet nga mëngjesi Mosrespektimi i obligimeve dhe i detyrimeve ligjore nga ana e organeve shtetërore (Prokuroria Publike Themelore PPTh dhe gjykatësi hetues pranë Gjykatës themelore Shkup 1 Shkup) 1.6. Vizita në Entin Publik (EP) qendra Ndërkomunale për punë sociale në Makedonski Brod dhe familjet përkujdesëse në fsh. Manastirec 2. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti Gjorgji Biljanovski 2.2. Ligji për qarkullim pagesor shkakton shkelje të të drejtave sociale të qytetarëve Rasti Millka Simonovska Rasti Millosh Naumovski 3. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE 3.1. Shkelje e vrazhdët dhe manipulimi i të drejtës së mbajtjes në polici Rasti Todorovski Goce, Aleksovski Bllagojçe dhe Vellovski Sasho, Manastir Rasti Katerina Petro, Shkup 3.2. Rasti Vanço Georgievski NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE 1.1. Ndalesë e abortit ose rruga drejtë teokracisë? Vallë a e dridh Maqedoninë trendi ku në vend të respektimit dhe përparimit të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë fillon hyrja në perridhën e teokracisë[1]? Pra, për herë të dytë, u paraqit fushata kundër abortit, pothuajse në të njëjtën kohë me fushatën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për fëmijë të tretë. Është për tu habitur, por është edhe fyese, ata që e organizojnë, realizojnë dhe përfaqësojnë fushatën e këtillë, edhepse kinse ende nuk dihet se kush është organizatori, sikur kanë harruar se nataliteti nuk është vegël shtetërore ose e kujt do qoftë e cila mund të ndryshojë brenda natës, të kultivohet ose rritet në llogari të të drejtave të njeriut, të të drejtës për zgjedhje dhe kundër dinjitetit të gruas. Menjëherë pastaj u paraqitën pakënaqësitë e shumta nga organizatat joqeveritare, me përjashtim të organizatës proqeveritare Revita e cila me këm- bëngulësi lufton për ndalimin e abortit, duke përdorur me këtë rast të dhëna të rreme, duke mos mbajtur llogari për të dhënat shtetërore statistikore që janë të qasshme për çdo qytetar në internet faqet zyrtare të organeve kompetente. Duke e pasur parasysh Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, Rregulloren për mënyrën e punës se mjekut dhe komisionit të shkallës së parë dhe shkallës së dytë për miratimin e ndërprerjes së shtatzënisë, konventat e shumta të ratifikuara vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, posaçërisht të drejtat e gruas, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i përkrah reagimet e Koalicionit për përkrahjen dhe mbrojtjen e të drejtave seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, reagimin e posaçëm të Asociacionit për edukim shëndetësor dhe hulumtim, si dhe të të gjithë të tjerëve kundër fushatës për ndalimin e abortit. Ndërprerja e shtatzënisë, ndërkaq, është e rregulluar në shtetin tonë në mënyrë gjithëpërfshirëse me ligj të posaçëm, ku që në vetë nenin 1 të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë në mënyrë të stimuluar është thënë se Ndërprerja e shtatzënisë është intervenim i posaçëm medicinal për të cilin në mënyrë të lirë vendos gruaja shtatzëne. E drejta për ndërprerjen e shtatzënisë mund të kufizohet vetëm për shkak të mbrojtjes së shëndetit të gruas shtatzëne. Të gjitha shkaqet për të cilat mund të kufizohet ndërprerja e shtatzënisë në favor të shëndetit të gruas shtatzëne janë të rregulluara në nenet e mëtejme e ligjit të përmendur. Nga ana tjetër, mënyra dhe kushtet nën të cilat duhet të punojnë mjeku, komisioni i shkallës së parë dhe shkallës së dytë në këto raste janë më konkretisht dhe në mënyrë të përpiktë të rregulluara me Rregulloren e miratuar për këtë qëllim, ku midis tjerash përcaktohet se: Mjeku në organizatën shëndetësore, bën ndërprerje të shtatzënisë pas konstatimit se gruaja shtatzëne nuk ka kaluar më tepër se 10 javë të shtatzënisë nga fekondimi dhe se nuk ka bazë për të dyshuar se mund të shkaktohen pasoja të dëmshme për shëndetin e gruas. Me rregullativës e këtillë ekzistuese të përpiktë gjatë sjelljes së të cilës tërësisht është mbajtur llogari për shëndetin e gruas, për të drejtën e saj për zgjedhje të lirë dhe për dinjitet, të gjitha fushatat për ndryshimin e tyre në drejtim të ndalesës së përgjithshme të abortit nuk kanë kurrfarë baze, aq më tepër që dokumentet e ratifikuara ndërkombëtare të cilat, mes tjerash, e obligojnë edhe Republikën e Maqedonisë e thonë të kundërtën. Mjafton vetëm të përmenden Deklarata Universale për të drejtat dhe liritë e njeriut, Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër gruas, Karta sociale Evropiane, Traktati Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe posaçërisht Rekomandimet e Grupit të ekspertëve nga konferenca për rritjen e popullatës dhe për strukturën demografike pranë Kombeve të Bashkuara të cilat: Me respektimin e të drejtës së çifteve bashkëshortore dhe të individëve që lirisht ta zgjedhin numrin e fëmijëve të tyre, i fton Qeveritë dhe bashkësinë ndërkombëtare që t i japin përparësi rritjes së sasisë dhe cilësisë së programeve për përkujdesje shëndetësore dhe reproduksion. Me rëndësi është të përmenden edhe Rekomandimet e Grupit të ekspertëve nga konferenca për popullatë dhe për gruan pranë OKB, të cilat në Rekomandimin nr. 8 përcaktojnë: Gruaja e cila dëshiron ta ndërpresë shtatzëninë e saj duhet të ketë qasje në informacionet e vërteta dhe të besueshme, këshillim të saktë dhe qasje në servil të sigurt për ndërprerjen e shtatzënisë. Tinejxherët pranojnë se nuk kanë se me kënd të bisedojnë hapur për çështjet që kanë të bëjnë me jetën seksuale dhe me shëndetin riprodhues, ndërkaq prindërit më shpesh nuk janë të gatshëm të pranojnë se fëmijët janë seksualisht aktiv, kështu që u shmangen bisedave të këtilla. Nga kjo del se do të kishte qenë mirë që shteti ti kushtojë më tepër vëmendje kërkimit të mënyrave alternative për zvogëlimin e shtatzënisë së padëshiruar, posaçërisht përmes stimulimit të çifteve të reja bashkëshortore në fushën e planifikimit të familjes, mënyrave të ngritjes së vetëdijes së tinejxherëve, programeve edukative për shëndet seksual dhe mjeteve kontraceptive, në vend që të merret me masa me të cilat në mënyrë të dhunshme do ta rrisë natalitetin përmes shkeljes së të drejtave themelore të gruas. Habit edhe fakti që vetëm disa muaj pas miratimit të vlerësimit Strategjik të politikës, cilësisë dhe qasjes në kontracepsion dhe në abortim në Republikën e Maqedonisë, dokument ky i përpiluar nga Ministria e shëndetësisë dhe Enti republikan për mbrojtje shëndetësore, bëhen hapa të kundërta të detyrave dhe qëllimeve themelore të parapara në vetë dokumentin. Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për statistikë, në vitin 2006, shkalla e natalitetit në Maqedoni është 11.1 në 1000 banorë, ndërsa shkalla e mortalitetit është 9.1 në 1000 banorë, që tregon shkallë të shtimit vjetor të popullatës prej 2.0 në 1000 banorë, si dhe se në Maqedoni në periudhën e kaluar numri i aborteve të regjistruara është në rënie e sipër, kështu që në vitin 1991 numri i abortimeve ka qenë në 1000 foshnje të lindura të gjallë, për dallim nga viti 2006 kur i njëjti është zvogëluar në në 1000 fëmijë të lindur të gjallë. Inkurajuese janë edhe të dhënat se në Maqedoni shënohet rënie e fuqishme e shkallëve të vdekshmërisë së fëmijëve më të mëdhenj që thithin gji, si dhe 123

124 Raporte mujore rënie e vdekshmërisë maternale. Madje edhe të mos jetë kështu, Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë duhet ti respektojë të drejtat e njeriut, posaçërisht e drejta e zgjedhjes së lirë, dhe në pajtim me politikën Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë vazhdimisht duhet të punojnë në planin e identifikimit të gjendjes, të problemeve dhe në gjetjen e zgjidhjeve më adekuate përmes angazhimit të të gjitha institucioneve relevante në vend me të cilat do të përmirësohet shëndeti seksual dhe riprodhues. Përmes koordinimit t i realizojnë qëllimet kryesore për shkak të të cilave është sjellë politika e tillë Strategjike, ndërsa vetëm të përkujtojmë, ato janë: si të zvogëlohet nevoja për abort, e jo si i njëjti të ndalohet, si të përmirësohet qasja dhe mundësitë për kontracepsion, si të përmirësohet cilësia e shërbimeve për abortim dhe të mbrohen të drejtat për shëndet reproduktiv të gruas, e jo të aplikohen masat me të cilat do të rriten shërbimet jolegale në dëm të shëndetit të gruas. Nga ana tjetër, është e saktë se çdo fëmijë e ka të drejtën të jetojë, por ka të drejtë të ketë jetë dinjitoze dhe të lumtur, të përmbushur me dashuri dhe ngrohtësi familjare e jo jetë me ndjenjën se nuk është i dëshiruar dhe se është i lënë anësh. Aq më tepër që Republika e Maqedonisë nuk ka ndërtuar sistem adekuat për strehimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur nga familja, numri i të cilëve, siç mund të parashihet, do të rritet në situatën kur aborti do të jetë i ndaluar. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i fton organet dhe institucionet kompetente shtetërore që të angazhohen për përmbushjen konsekuente të qëllimeve të parapara në politikën e paradokohshme Strategjike dhe për orientimin e aktiviteteve drejtë promovimit dhe përmirësimit të shëndetit riprodhues tek gratë, me theks të posaçëm në popullatën adoleshente dhe gratë në mjediset rurale, përmes veprimtarisë shëndetësore edukuese dhe këshillave për mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar dhe marrëdhënie të sigurta seksuale Shpërndarje e mjeteve nga buxheti i RM për shoqata të qytetarëve dhe fondacionet Në datën në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë u paraqit informacioni se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur në datën solli vendim për shpërndarjen e mjeteve nga Buxheti i Maqedonisë të dedikuara për shoqata të qytetarëve dhe fondacione. Konkursi u shpall kah fundi i muajit shkurt të vitit 2008 me afat për parashtrimin e aplikacioneve deri më 7 mars të vitit Krahas asaj që Qeveria: ka shpallur strategji për bashkëpunim me sektorin joqeveritar, si dhe planit Aksionar për periudhën ; për shkak të sigurimit të transparencës, përcaktimit të kritereve themelore organizative dhe përcjelljen efikase të përkrahjes financiare të shoqatave të qytetarëve dhe të fondacioneve ka përcaktuar Kod të praktikave të mira për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe të fondacioneve; njëri nga rekomandimet e raportit të BE për përparimin e Maqedonisë është përforcimi i bashkëpunimit me sektorin joqeveritar dhe rritja e transparencës për shpërndarjen e mjeteve... sipas avazit të vjetër të mirë, mjetet sërish ishin të shpërndara në 83 organizata, por pa kritere transparente dhe të qarta për shpërndarje. Njëri nga kriteret organizative të shpallura në thirrjen ishte edhe Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik. Parashtrohet pyetja sa nga organizatat të cilat kanë marrë mjete, kanë përvojë me projekte me interes publik, e sa me zhvillim lokal, kjo aq më tepër që me decentralizimin, shoqatat lokale e kanë mundësinë të aplikojnë edhe për mjete nga vetëqeverisja lokale. Në kontekst të kësaj që e thamë paraprakisht, së paku sipas titujve të projekteve, një pjesë e projekteve me siguri hyjnë edhe në domenin e Ministrive tjera (olimpiada matematikore, manifestime kulturore e sportive dhe ngjashëm). Sipas Kodit, në shpalljen nuk ishte e botuar metodologjia për vlerësimin e propozim projekteve, pra me sa duket mu për këtë organizatat që u refuzuan nuk morën as sqarim përkatës se pse janë refuzuar që të mund në të ardhmen ta përmirësojnë cilësinë e aplikacioneve të veta. Qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë të dinë se si shpenzohen paratë e tyre. Deri tani Qeveria nuk ka shpallur as raporte financiare as raporte narrative për projektet për të cilat janë dhënë mjete në vitet paraprake. Sërish edhe sivjet, edhe në vendimin edhe në kumtesat në ueb faqet, figuron vetëm emri i organizatës, titulli i projektit dhe shuma. Si qytetarë të Maqedonisë kemi të drejtë, poqese kemi ndonjë problem ose dëshirojmë të kyçemi në ndonjë nga aktivitetet që i përkrah Qeveria, të dimë se ku të drejtohemi. Në këtë kuptim kërkuam përgjigje nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe morëm letër në të cilën Sekretari i përgjithshëm praktikisht nuk përgjigjet në asnjë pyetje qenësore. Pa analizë të mëtejme edhe një herë do ta përsërisim qëndrimin e Komitetit i cili është i njëjtë si ai i vitit të kaluar: Organizatat joqeveritare ekzistojnë që t ju ndihmojnë qytetarëve në realizimin e nevojave të tyre të cilat nuk mund t i përmbush shteti. Në Republikën e Maqedonisë për fat të keq ende nuk është i vendosur mekanizëm përmes të cilit sektori joqeveritar do të merr përkrahje mbi kritere objektive të cilat do ta mundësojnë vlerësimin e aktiviteteve të organizatave joqeveritare pa ndikesë politike të atyre që janë në pushtet. Kjo është edhe më tepër e nevojshme në kohën kur përkrahësit e jashtëm të sektorit joqeveritar ngadalë, por në mënyrë të sigurt tërhiqen nga ndihmesa që ua japin shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve të Maqedonisë, ose ato për vitin e ardhshëm kanë paraparë strategji të përmbylljes së aktiviteteve të tyre në Maqedoni. Qeveria e Republikës së Maqedonisë e cila në mënyrë paraduese lëvduese shpall strategji bashkëpunimi me sektorin joqeveritar, si dhe plan aksionar për periudhën , pikërisht me vendosjen e këtij mekanizmi dhe assesi ndryshe do të ndihmojë që organizatat joqeveritare ta gjejnë vendin e tyre dhe t i realizojnë përpjekjet e tyre në shoqërinë tonë. Qeveria duhet t i respektojë dokumentet që i ka sjellë si shembull për sundimin e të drejtës Komisioni i Venedikut e konfirmoi qëndrimin e Komitetit të Helsinkit për legjislacion anti diskriminues në Maqedoni! Pa marrë parasysh se Komiteti i Helsinkit gjatë pesë viteve të kaluara theksonte se ka nevojë për sjellje urgjente të një ligji të posaçëm për mbrojtje nga diskriminimi i cili do të jetë i qartë dhe jo i dy kuptimtë, si dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me nevojat e qytetarëve; pa marrë parasysh që Komiteti i Helsinkit gjatë vitit 2005 përpiloi dhe ja parashtroi një propozim ligj të tillë parlamentit; pa marrë parasysh se Komiteti i Helsinkit rregullisht e alarmonte opinionin në Maqedoni për nevojën e formësimit normativ në këtë sferë si dhe në ekzistimin e zbrazëtirës juridike dhe pamundësisë që qytetarët e Maqedonisë të jenë të mbrojtur... bartësit maqedonas të pushtetit mbeteshin të shurdhër lidhur me këtë çështje dhe gjenin mënyra që ta zvarrisin këtë proces. Me shkresën e datës 16 qershor të vitit 2008, z-ti Meshkov në cilësinë e ministrit të punës dhe të politikës sociale ka kërkuar ekspertizë nga Komisioni i Venedikut për propozim ligjin për mbrojtje nga diskriminimi. Si rezultat të kësaj përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut në periudhën nga 24 deri më 26 nëntor e vizituan Maqedoninë dhe realizuan një hulumtim në lëmin e legjislacionit anti diskriminues. Njëkohësisht u realizuan edhe takime pune me përfaqësues të Qeverisë, organizatat qytetare dhe ekspertët të cilët punojnë në këtë problematikë. Nga rezultatet e këtij misioni, në formë të raportit, vërejtjeve dhe informacioneve të cilat janë grumbulluar gjatë vizitës, në seancën e 77-të Plenare të Komisionit të Venedikut (Venedik, 12 dhe 13 dhjetor) është përkrahur Mendimi Komisioni i Venedikut i përshëndet dhe i inkurajon intencat e Qeverisë që të përpilohet ligj i përgjithshëm për mbrojtjen nga diskriminimi dhe me këtë rast konsideron se ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit dhe për përmirësimin e mbrojtjes ligjore kundër diskriminimit në Maqedoni. Por njëkohësisht konsideron se propozim ligji nuk i ngërthen në vetvete standardet ndërkombëtare dhe nevojat nacionale për mbrojtje efektive nga diskriminimi. Komisioni i Venedikut i rekomandon Qeverisë së 124

125 Maqedonisë që ta modifikojë propozim ligjin aktual para miratimit të tij nga parlamenti, dhe me këtë rast të merren parasysh vërejtjet e Komisionit të Venedikut si dhe sektori civil të jetë i kyçur në mënyrë aktive në ridefinimin e propozim ligjit. Poashtu, njëri nga rekomandimet e shumta është që propozim ligji të jetë më i qartë dhe më preciz. Komiteti i Helsinkit sinqerisht shpreson se qytetarët e Maqedonisë do të përfitojnë ligj të cilin e meritojnë dhe se Qeveria e Maqedonisë do të bëjë përpjekje dhe aktivitetet e saja për sjelljen e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi do t i orientojë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut Poqese dita njihet nga mëngjesi... Tre ngjarje në këtë periudhë raportuese të Komitetit, që në shikim të parë nuk kanë lidhje mes tyre, vetëm e përforcojnë përshtypjen se mundet kur pavarësia e medieve, liria e të vepruarit të OJQ, reformat në sferën e të drejtës penale dhe kur rrumbullakësohen reformat në MPB gjendjet edhe më tej mund të keqësohen. Detajet për ngjarjet janë të zëshme dhe të qarta që edhe nuk meritojnë sqarim dhe koment. I shënojmë vetëm si ngushëllim të vetëdijes e jona është vetëm të tërheqim vërejtjen se ku mund të shpijnë. Mesazhe nga Brukseli Ambasadori Ervan Fuere e ftoi Qeverinë e Maqedonisë që të ndërpresë t i stigmatizojë mediat dhe ta margjinalizojë sektorin joqeveritar në vendin tonë, për shkak se edhe të parët edhe të dytët janë të nevojshëm për shoqëri të shëndosha demokratike. Kërkesën e këtillë ai e dërgoi nga foltorja e parlamentit Evropian në seancën e Komisionit të politikës së jashtme në të cilën duhej të votohej raporti për Maqedoninë. Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje që ta kyç sektorin joqeveritar. Kriticizmi ndaj qeverisë duhet të dëgjohet, e jo të margjinalizohet, deklaroi Fuere para europarlamentarëve, duke i prezantuar sfidat kryesore për Maqedoninë sivjet, nga të cilat shumicën e ndërlidhi me zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga ana e gjyqësisë që para këtyre zgjedhjeve të dënohen ata që e shkelën procesin zgjedhor në zgjedhjet e qershorit, me çka do të dërgohet mesazhi se sjellja e këtillë është e palejueshme. Si diçka kyçe, poashtu, ai e vlerësoi përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së rreth zgjedhjeve, si dhe dhënia e kompetencave dhe të resurseve Këshillit për radiodifuzion që ta vëzhgojë objektivitetin e medieve. Profesori Kalajxhiev i dëbuar nga seminari Në fund të janarit, siç shkruan gazeta Dnevnik, Shefja e Seksionit për drejtësi i ambasadës amerikane në Shkup, Sintija Li, e ka dëbuar profesorin e Fakultetit Juridik Gordan Kallajxhiev nga seminari për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve të Maqedonisë, me arsyetim se me praninë e tij ka bërë presion mbi përfaqësuesit e pushtetit të tretë. Sigurimi i ambasadës amerikane e ka dëbuar profesorin Kallajxhiev edhe nga hoteli në të cilin ditën e enjte është mbajtur seminari. D-r Kallajxhiev, krahas asaj që është profesor në Fakultetin Juridik në Univerzitetin shtetëror në Shkup, është edhe udhëheqës i grupit punues të Ministrisë së drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale, të cilit i është dedikuar seminari dhe ai është njëri nga autorët e tij, e si përfaqësues i Shoqatës për të drejtën penale dhe si përfaqësues i Ministrisë, ka obligim t i përcjell projektin dhe debatin për ligjin, ndërsa shoqatat e gjykatësve dhe organizatat ndërkombëtare, si ajo OPDAT, kanë obligim që këtë ta sigurojnë. Kjo, me sa e dimë është rasti i parë i nxjerrë në opinion, nga i cili është e qartë se edhe ndihmësit e jashtëm të reformave tona kanë interesa të veta, por edhe mënyra efikase të zbatimit të tyre. Drejtoria për Zbulim dhe e Kundërzbulim (DZK) do të kontrollohet vetë Mediat botuan, MPB nuk demantoi se përgatiten ndryshime të Ligjit për punë të brendshme sipas të cilave Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim edhe në të ardhmen do të funksionojë pa kontroll si në vendet e zhvilluara demokratike. Në sajë të të njëjtave burime, për hir të të vërtetës, është lënë mundësia që këtë ta bëjnë edhe komisioni kompetent kuvendor dhe Avokati i popullit, por pa mundësi për çfarë do qoftë hetimi. DZK, ndryshe, tanimë morri mundësi më të gjëra për përdorimin e masave të posaçme hetimore dhe buxhet të rritur në mënyrë rekorde edhe vitin e kaluar edhe sivjet Mosrespektimi i obligimeve dhe i detyrimeve ligjore nga ana e organeve shtetërore (Prokuroria Publike Themelore PPTh dhe gjykatësi hetues pranë Gjykatës themelore Shkup 1 Shkup) Pa marrë parasysh se në raportin nga vizita e fundit nga 30 qershori deri më 3 korrik të Delegacionit të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe veprimit e ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues (KPT) rekomandohet të realizohet hetimi tërësisht i pavarur për deklarimet për keqtrajtim të personave të privuar nga liria gjatë Stuhisë malore, ende nuk ka ç thurje përfundimtare. Nuk është e kontestueshme, por edhe i tërë opinioni i Maqedonisë ishte dëshmitar se personat Tafil Dauti, Flurim Ameti, Nevzat Ziberi dhe Hebib Ameti, të gjithë nga fsh. Brodec ishin të ekspozuar në torturim, veprim të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues dhe ndëshkim nga ana e pjesëtarëve të policisë që ka qenë e autorizuar për veprim në aksionin policor të pagëzuar Stuhia malore. Por, përfaqësuesit e organeve shtetërore (PPTh dhe gjykatësi hetues pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup), e injorojnë obligimin ligjor të përcaktuar në nenin 142 paragrafi 1 dhe paragrafi 3[2] nga Kodi Penal. Komiteti i Helsinkit ju drejtua me shkresë institucioneve të lartpërmendura që të na informojnë se cilat janë shkaqet për të cilat nuk është vepruar në mënyrë formale nga ana e tyre, përkatësisht pse nuk është parashtruar aktpadi penale për veprën e kryer penale Torturim dhe veprim ose ndëshkim të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues. Përgjigje ende nuk ka. Pas pajtimit të marrë me shkrim nga ana e katër të akuzuarve në rastin e Brodecit, Komiteti i Helsinkit i parashtroi aktpadi penale Prokurorisë Publike Themelore në Tetovë kundër NN kryerësve, pjesëtarë të policisë të cilët kanë marrë pjesë në aksionin policor Stuhia malore në fsh. Brodec dhe në Stacionin policor Gazi Babë Shkup, për një vepër penale Torturim dhe veprim ose ndëshkim të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues në sajë të nenit 142 paragrafi 1 nga Kodi Penal dhe për një vepër penale Maltretim në kryerjen e shërbimit në sajë të nenit 143 të Kodit penal. Komiteti i Helsinkit ende konsideron se organet kompetente do të bëhen të vetëdijshëm për gabimin e bërë, se aktpadinë e parashtruar penale do ta përkrahin dhe për shkak të dukshmërisë së vërtetësisë së dëshmive do të zbatojnë hetime efektive dhe të njëmendta kundër të akuzuarve. Në të kundërtën kjo heshtje dhe mos ndërmarrje e obligimeve ligjore në të ardhmen mund vetëm ta rrisë përdorimin e tepër të forcës Vizita në Entin Publik (EP) qendra Ndërkomunale për punë sociale në Makedonski Brod dhe familjet përkujdesëse në fsh. Manastirec Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në datën 25 dhjetor të vitit 2008 e vizituan Qendrën për punë sociale në Makedonski Brod. Shërbimi profesional përbëhet vetëm nga dy persona punëtori social dhe psikologu, i cili njëkohësisht është edhe Drejtor. Personeli teknik numëron katër persona të punësuar për kohë të pacaktuar, e ato janë: arkëtari, kontabilisti, vozitësi dhe operatori për vendosjen e të dhënave. Sipas Rregullores për sistematizim, në këtë moment në Qendrën mungojnë pedagogu, juristi dhe defektologu. Për shkak të problemit të dukshëm qartë i cili ekziston në lidhje me mungesën e kuadrit profesional, e është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje sociale[3], nga Qendra na informuan se në Ministrinë vazhdimisht parashtrojnë formular për nevojën e punësimit, por deri tani e njëjta nuk është realizuar. Në Qendrën nuk ka hapësirë përkatëse për takime kur është paraparë që takimet të realizohen në qendrën, nuk ka dhomë të posaçme për punë me të mitur në rrezik, kështu që aktivitetet zhvillohen në zyrën e Drejtorit. Poashtu, na u theksua edhe problemi i pamundësisë për shfrytëzimin e automjetit që është 125

126 Raporte mujore marrë si donacion nga UNICEF-i, për shkak të problemeve gjatë regjistrimit të tij. Vendosja në familje tjetër është njëra nga format e mbrojtjes jashtë institucionale të fëmijëve dhe personave në moshë madhore, e cila realizohet në kuadër të sistemit të mbrojtjes sociale. Qendra e përcjell dhe e koordinon vendosjen dhe strehimin e personit në familjen për përkujdesje. Familja për përkujdesje është e obliguar të veprojë sipas udhëzimeve të dhëna nga qendra, për përkujdesjen ndaj personit të vendosur dhe në kohë ta informojë qendrën për të gjitha ndryshimet dhe nevojat e personit të strehuar. Qendra në një familje përkujdesëse mund të vendos më së shumti pesë persona, duke i pasur parasysh kushtet dhe mundësitë për vendosje të familjes. Në Makedonski Brod dhe në fsh. Manastirec ka 32 familje përkujdesëse, nga të cilat janë aktive vetëm 20 familje (7 në Makedonski Brod dhe 13 në fsh. Manastirec). Fëmijët të cilët janë të vendosur në këto familje më shpesh janë fëmijë me paralizë cerebrale dhe daun sindromën. Mosha e fëmijëve që janë të strehuar në këto familje është prej 1 deri 20 vjet. Nacionaliteti i fëmijëve është i ndryshëm dhe, pa marrë parasysh se shumica janë Maqedonas, ka edhe Romë, por edhe Shqiptarë. Të gjithë fëmijët kanë mjek amë në Makedonski Brod, e nëse kanë nevojë për kontrollim nga specialisti shkojnë në Prilep ose Kërçovë. Për raste urgjente thirret ndihma e shpejtë nga Makedonski Brodi. Në fsh, Manastirec në plan është ndërtimi i ambulancës, ndërsa në këtë moment mjeku e viziton fshatin një herë në muaj. Në fsh. Manastirec është themeluar edhe Qendër fëmijërore në të cilën punon punëtor social i angazhuar me kontratë. Nga biseda me disa nga familjet përkujdesëse e morëm informacionin se përfaqësuesit e qendrave amë i vizitojnë fëmijët sipas nevojës, por më shpesh nga një deri tri herë në vit. Por, poashtu rregullisht kontaktojnë përmes telefonit me këto familje. Vetëm si shembull do të kishim dashur të vëmë në pah se nënat me të cilat biseduam na informuan se pa marrë parasysh se më parë kanë qenë më azhure, ekipi profesional nga Velesi nuk ka ardhur tanimë një vit. Një nga familjet për përkujdesje nuk ka marrë as libra pa pagesë për fëmijën, e për këtë shkak ata kanë qenë të detyruar t i blejnë vetë. Familja e dytë e cila ka strehuar fëmijë përmes Qendrës për punë sociale të Kavadarit na informoi se disa herë i kanë lutur të vijnë, por nga qendra u janë përgjigjur se janë tejet të angazhuar. Ankesa më të mëdha kishte për punën e Qendrës për punë sociale në Shkup, si për vizitat, ashtu edhe për raportin dhe bashkëpunimin. Ndërkaq, nënat na informuan se nga Qendra në Makedonski Brod vizitohen pothuajse çdo ditë. Në përgjithësi, vizita e bërë familjeve për përkujdesje na bëri përshtypje të mirë, por prapëseprapë Komiteti i Helsinkit konsideron se si problem paraqitet mbikëqyrja dhe kontrolli i cili patjetër duhet të zbatohet nga ana e qendrave amë për punë sociale. Pa marrë parasysh se as në ligjin e as në rregulloren nuk qëndron se sa herë duhet të vizitohet fëmija, prapëseprapë vizitat më të shpeshta janë në favor të interesit më të mirë të fëmijës. Poashtu, në lidhje me Qendrën për punë sociale në Makedonski Brod, urgjentisht nevojitet rrumbullakimi i ekipit profesional, krijimi i kushteve hapësinore për punë dhe blerja e automjetit funksional. 2. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKO- NOMIKE DHE SOCIALE 2.1. Rasti Gjorgji Biljanovski Personi Biljanovski Gjorgji që në vitin 2006 i është drejtuar Inspekcionit Ndërtimor pranë komunës së Ohrit duke paraqitur nënpullaz të ndërtuar nga fqinji i tij pa leje ndërtimi. Pas parashtresës së tij, nga inspekcioni ndërtimor pranë komunës së Ohrit ka marrë përgjigje se është sjellë Vendim për mënjanimin e ndërtimit[4] si dhe Konkluza për përmbarim[5] për nënpullazin e ngritur në lartësi më të madhe nga ana e fqinjit të tij. Poashtu pala ka qenë e informuar se aktet kanë qenë të dorëzuara në Seksionin e përmbarimit. Prej atëherë, në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të kaluara, Biljanovski është në komunikim me organet kompetente të pushtetit qendror dhe lokal në Ohër në lidhje me ndërtimin e fqinjit të tij i cili gjendet nën regjimin e posaçëm të tërësisë së mbrojtur urbane Pjesa e Vjetër e qytetit të Ohrit. Por, edhe pas më shumë se dy vitesh, ndërtimi për të cilin tanimë ka Vendim për mënjanim dhe i njëjti është në seksionin përmbarues, ende nuk është mënjanuar. Për rastin, Komiteti i Helsinkit ju drejtua Shërbimit Përmbarues të Inspekcionit Komunal Ndërtimor në Ohër, prej ku morëm përgjigje me të cilën na informojnë se investitori ka filluar procedurë për legalizimin e objektit të këtillë edhe përkundër faktit që vija e pullazit e objektit kontestues është për 35 cm më e lartë nga ajo që paraprakisht është miratuar. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për objekt i cili gjendet në rajon i cili është nën regjim të posaçëm mbrojtës, Komiteti i Helsinkit ju drejtua edhe Drejtorisë së trashëgimisë kulturore për informacion nëse ajo ka dhënë leje për ndërtimin e objektit kontestues, me ç rast morëm përgjigje negative. Prapëseprapë krahas kësaj përgjigje dhe përkrah gjendjes faktike në të cilën fqiu i palës ka ndërtim mbi lartësinë e lejuar në rajonin e mbrojtur të qytetit dhe pa leje nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ai edhe më tej është në procedurë për legalizim?! Madje, edhe pas më tepër se dy vjet nuk e mënjanon objektin e ndërtuar pa leje, e me këtë rast institucionet ende heshtin. Komiteti i Helsinkit shfaq habinë nga sjellja e institucioneve (inspekcioni ndërtimor i Ohrit) inercia e tyre në zbatimin e ligjeve posaçërisht kur bëhet fjalë për rajon të mbrojtur me interes të posaçëm nacional, e njëkohësisht edhe për mbrojtje dhe shfrytëzim të pa penguar të pronësisë. Komiteti i Helsinkit i fton kompetentët që të përmbushin obligimet e tyre ligjore për ta siguruar sundimin e të drejtës Ligji për qarkullim pagesor shkakton shkelje të të drejtave sociale të qytetarëve Në raportin e vet mujor për muajin shkurt të vitit 2008, Komiteti i Helsinkit e tërhoqi vërejtjen se ekzistojnë mëdyshje dhe paqartësi në pikëpamje të aplikimit praktik të Ligjit për qarkullim pagesor. Në nenin 22 të Ligjit për qarkullim pagesor është paraparë që nëse ndonjë person (juridik ose fizik) nuk ka mjete të mjaftueshme në llogarinë e tij në bankën përkatëse në sajë të të cilave do të duhet të realizohet vendim gjyqësor për pagesë të detyrueshme të obligimeve të tija të arritura në baza të ndryshme, banka e tij do duhej t i informojë të gjitha bankat tjera që ta ndërpresin shfrytëzimin e parave nga llogaritë të cilat ky person i ka hapur në ato banka. Kryesisht vendimi i tillë ka mbështetje ligjore dhe është e arsyeshme. Por, problemi që këtu do të mund të paraqitej është nëse vendimi i tillë mund të aplikohet edhe ndaj llogarive në të cilat borxhliu personi fizik paraqitet si tutor i dikujt, përfaqësues ligjor, shfrytëzimi i pensionit, si i autorizuar i bartësit të llogarisë e tjera. Me një fjalë kjo dispozitë kërkonte rregullim më specifik, e në kontekst të rruajtjes së veprimit social. Komiteti i Helsinkit u apelonte organeve kompetente që në kohë t i sqarojnë këto dhe mdyshjet tjera me sjelljen e udhëzimeve të veçanta për zbatimin operativ të ligjit për qarkullim pagesor. Por, për fat të keq kjo ende nuk është bërë dhe në praktikë tanimë fillojnë të paraqiten raste konkrete Rasti Millka Simonovska Millka Simonovska është pensioniste e cila më 29 Maj të vitit 2008 ka marrë Urdhëresë përmbarimi me të cilën i përcaktohet ndalesë për 1/3 e pensionit. Dy muaj më vonë ose më saktësisht më 22 Qershor të vitit 2008 merr urdhëresë të dytë me të cilën tani nga e njëjta llogari transaksioni kërkohet që të përmbarohet kërkesa në para në lartësi prej ,00 MKD. Pa marrë parasysh se ekziston obligimi ligjor për kufizimin e përmbarimit mbi pensionet sipas Ligjit për përmbarim deri në shumën nga një e treta e pensionit, Millka Simonovska ka mbetur pa të ardhurat e saj të rregullta për kënaqjen e nevojave të saja themelore jetësore Rasti Millosh Naumovski Gjykata e Apelit në Shkup ka sjellë vendim me të cilin ankesa e Millosh 126

127 Naumovskit në rolin e debitorit (borxhliut) e ka refuzuar si të pabazë, ku Naumovski ka bërë parashtresë se llogaria e tij është e bllokuar nga 15 Qershori i vitit 2008, e kjo llogari shërben për pranimin e pensionit. Por, Gjykata e Apelit në Shkup në mbështetje të vendimit të tij ka theksuar Domethënë nga fletë urdhëresa del se i njëjti ka të bëjë me llogarinë në Komercijallna Banka AD Skopje dhe në te nuk është theksuar se mjetet do të jenë nga pensioni të cilin e realizon debitori. Madje edhe nga dëshmitë e dorëzuara si shtojcë e ankesës nuk mund të konstatohet se llogaria e transaksionit e debitorit të cilën e ka në Prokredit banka, e në të cilën është bllokuar pensioni i tij, se me këtë rast bazë e bllokimit është fletë urdhëresa e kontestuar e përmbaruesit. Gjithsesi askënd nuk e intereson nëse Millosh Naumovski ka mbetur pa të ardhurat e tija të rregullta për kënaqjen e nevojave të veta themelore jetësore. 3. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE 3.1. Shkelje e vrazhdët dhe manipulimi i të drejtës së mbajtjes në polici Problematika e marrjes dhe mbajtjes së personit të privuar nga liria është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ligjin për procedurë penale dhe Rregulloren për kryerjen e punëve të MPB, edhe atë në nenin 12 paragrafi 4[6] nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, neni 3 paragrafi 3 nga LPP, neni 204 paragrafi 6[7] nga LPP, neni 50 paragrafi 1[8] nga Ligji për policinë dhe neni 44 paragrafi 5[9] nga Rregullorja për kryerjen e punëve të MPB. Gjatë muajit dhjetor të vitit 2008 Komiteti i Helsinkit regjistroi dy raste mjaft specifike në të cilat pjesëtarët e policisë kanë dështuar në zbatimin e autorizimeve policore Rasti Todorovski Goce, Aleksovski Bllagojçe dhe Vellovski Sasho, Manastir Z nja Tatjana Todorovska dhe z-nja Lidija Vellovska që të dyja nga manastiri na informuan për rastin/ngjarjen e të afërmve të tyre, Goce Todorovski dhe Sashe Vellovski, si dhe Bllagojçe Aleksovski. Ne u informuam se në datën diku rreth orës 24 në rrugën regjionale Kratovë Probishtip, në pompën e benzinës gjatë kontrollit të kryer rutinor të bërë nga policë komunikacioni, personat Goce Todorovski, Sasho Vellovski, si dhe Bllagojçe Aleksovski, janë marrë në stacionin policor Probishtip, ku janë mbajtur me arsyetimin se janë të dyshuar për kryerje të veprës penale Vjedhje e rëndë të bërë në Probishtip. Të tre të paraburgosurit janë mbajtur në Stacionin Policor në Probishtip. Të nesërmen, në datën , Sasho Vellovski me automjet është dërguar në Shkup në krim teknikën për shkak të ekspertizës, ndërsa është kthyer në mbrëmje rreth orës 21. Sipas pohimeve të nënave të të privuarve nga liria, pasi që ka kaluar afati ligjor prej 24 orësh nga momenti i marrjes së tyre, të privuarit janë dërguar në Stacionin Policor në Koçan, duke mos i nxjerrë paraprakisht para gjykatësit hetues. Edhe në këtë stacion policor janë marrë në pyetje dhe janë mbajtur 24 orë, e pas kësaj destinacioni i ardhshëm i tyre ka qenë Stacioni policor në Shtip. Në datën më në fund janë nxjerrë para gjykatësit hetues pranë Gjykatës Themelore në Shtip, ku u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Pas përcaktimit të masës paraburgim, të privuarit nga liria janë dërguar në Burgun në Prilep për ta vuajtur masën e paraburgimit Rasti Katerina Petro, Shkup Në datën në orët e hershme të mëngjesit njësia speciale policore me thyerje të derës hyrëse ka hyrë në shtëpinë e z-njës Katerina Petro. Sipas pohimeve të z-njës Petro ata nuk kanë pasur fletë urdhëresë gjyqësore për bastisje të shtëpisë. Pas dy orë marrje në pyetje dhe kryerjes së bastisjes, e njëjta është privuar në stacionin policor të Gazi Babës. Në të njëjtin stacion z-nja Petro është mbajtur nga ora 06:00 deri në orën 23:00. Mandej është dërguar në SP Çair, ku është mbajtur edhe 10 orë plotësuese. Z-njës Petro i janë marrë dy telefona celular dhe një lap top, e për këtë gjë është përpiluar Vërtetim për sende që janë marrë dhe të njëjtat ende nuk i janë kthyer. Komiteti i Helsinkit, pas regjistrimit të këtyre dy rasteve, konstatoi se ekzistojnë indikacione se procedura e mbajtjes së personit dhe privimit nga liria nuk është respektuar nga ana e organit kompetent të përndjekjes, në rastin konkret Ministria e punëve të brendshme, përkatësisht stacionet policore ku palët janë shëtitur dhe sjellë vërdallë nga njëri në stacion tjetër. Në, të gjitha aktet e lartpërmendura, në aktet nënligjore rregulloren dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të thuktë është theksuar se personi i privuar nga liria duhet detyrimisht menjëherë, e më së voni 24 orë nga momenti i privimit nga liria, të nxjerrët para gjykatës, e cila pa shtyrje do të vendos për ligjshmërinë e privimit (neni 3 paragrafi 3 nga LPP) ose pas skadimit të këtij afati personi i autorizuar zyrtar i Ministrisë së punëve të brendshme është i obliguar që personin e mbajtur ta lëshojë në liri ose të veprojë në pajtim me dispozitat ligjore (neni 204 paragrafi 6 nga LPP). Në rastin e parë zotërinjtë janë mbajtur 3 herë nga 24 orë, që është absolutisht e palejueshme në pajtim me dispozitat ligjore, ndërsa në rastin e dytë z-nja Petro është mbajtur rreth 19 orë në SP Gazi Babë, por edhe 10 orë plotësuese në SP Çair. Me qëllim që të kuptojë shkaqet, Komiteti i Helsinkit ju drejtua institucioneve kompetente[10] dhe nga çdo njëri veç e veç të informohet me detaje në të hollësishme për shkaqet e mbajtjes së pa zakonshme të shumëfishtë. Nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm kërkuam të informohemi para së gjithash a janë të njohur me rastin (pa marrë parasysh që palët tanimë i janë drejtuar të njëjtit), a kanë realizuar kontroll të brendshëm dhe hetim, dhe poqese e kanë bërë këtë, cili është rezultati i të njëjtave. Komiteti i Helsinkit kërkoi që të informohet nëse Sektori ka iniciuar procedurë kundër pjesëtarëve të policisë të cilët siç shihet, nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore dhe personin/personat e privuar nga liria i kanë mbajtur në stacionet policore më tepër se 24 orë, me ç rast të njëjtit nuk i kanë nxjerrë para gjykatësit hetues qysh gjatë 24 orëve të para, përkatësisht qysh më datën , kur zotërinjtë nga rasti i parë edhe është dashur të nxirren, ndërsa z-nja Petro të nesërmen qysh para se të transferohen në SP Çair ose duhej të njëjtit të lëshohen në liri siç parashikojnë dispozitat ligjore. Nga stacionet policore është kërkuar që të na informojnë për shkaqet për të cilat personat e privuar nga liria nuk janë nxjerrë para gjykatësin hetues në afatin e paraparë me ligj, por të njëjtit u janë dorëzuar kolegëve të tyre në stacione tjera policore. Stacionet policore të cilat i kanë pranuar personat e privuar nga liria dhe të njëjtit janë mbajtur edhe 24 orë shtesë, përkatësisht 10 orë shtesë në rastin e z-njës Petro, i lutëm të na informojnë për shkaqet për të cilat i kanë pranuar personat e privuar nga liria duke ditur se të njëjtit tanimë e kanë përmbushur periudhën 24 orëshe për mbajtje në SP. Dhe në fund, nga të gjitha institucionet kompetente kërkuam që të na informojnë vallë a janë ngritur procedura kundër pjesëtarëve të policisë të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore. Në lidhje me shkresat tona për rastin e parë, morëm përgjigje nga SP Probishtip dhe SP Koçan, të cilët na informojnë se rasti është vënë nën thjerrëzën e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe na udhëzojnë që të drejtohemi atje për të dhëna më të detajuara, gjë të cilën Komiteti e ka bërë qysh në fillim. Sa i përket rastit të dytë, nga Ministria e punëve të brendshme është marrë përgjigje e gjerë[11] në të cilin theksohen përpjekjet e Qeverisë për luftë kundër kriminalitetit, për transparencë të ministrisë si dhe llogaridhënie në punën. Njëkohësisht në shkresën e Ministrisë pa nevojë e fyejnë drejtorin e TV Alsat-M, duke bërë vështrim në përvojën dhe aktivizmin e drejtorit në gazetarinë dhe sektorin joqeveritar. 127

128 Raporte mujore Komiteti i Helsinkit pret se Sektori për kontroll të brendshëm dhe Ministria e punëve të brendshme nuk do të vazhdojnë me vënien në pah të arritjeve personale dhe politike, por do të përgjigjen në pyetjen konkretisht të parashtruar cilat janë shkaqet për të cilat z-tërinjtë dhe z-nja, si persona të privuar nga liria janë mbajtur më shumë se 24 orë dhe janë transferuar nga një në të dytën e mandej edhe në stacionin e tretë policor. Komiteti i Helsinkit kërkon dhe pret se pas kontrollit të zbatuar, Sektori do të ndërmerr sanksione ndaj pjesëtarëve të policisë të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore, me ç rast shpresojmë se të njëjtat nuk do të sanksionohen vetëm me para përmes procedurës disiplinore por do të përndjekje penalisht për vepër penale Privim kundërligjor nga liria në sajë të nenit 140 paragrafi 4 vv me paragrafin 1[12] nga Kodi penal Rasti Vanço Georgievski Personi Vanço Georgievski nga Koçani ka marrë aktvendim gjyqësor[13] nga Gjykata Themelore Koçan me të cilën obligohet që i padituri Qarkullim dhe shërbime Tutun Sh.A. Shkup, ti paguajë atij në llogari të rrogave të papaguara për periudhën prej deri shumën prej ,00 denarë si dhe kontribute për sigurim pensional dhe invalidor për të njëjtën periudhë. Ky aktvendim gjyqësor është bërë i plotfuqishëm dhe ekzekutiv në datën Poashtu me aktvendimin gjyqësor[14] e cila është bërë ekzekutive në datën Gjykata e Apelit në Shtip e ka obliguar të paditurin që paditësit Vanço Georgievski t ia zhdëmtojë shpenzimet e procedurës gjyqësore në lartësi prej ,00 denarë. Me që të dyja aktvendimet gjyqësore janë ekzekutive pala në mënyrë të rregullt ka parashtruar Kërkesë për përmbarim[15] tek përmbaruesi i cili është përmbarues për rajonin e Gjykatës Themelore në Koçan. Mirëpo, pa marrë parasysh që përmbaruesi ka obligim ligjor[16] si dhe mjete që të procedojë për Kërkesën për përmbarim edhe pas taksës së paguar në mënyrë të rregullt për administrimin e lëndës nga pala ai edhe pas dy vitesh ende nuk i ka inkasuar kërkesat e veta. Nga shkaku që, në pajtim me lajmërimin nga përmbaruesi, llogaria e debitorit është e bllokuar, ai ka kërkuar informacion nga MPB DPB Shkup për evidencën e automjeteve të regjistruara motorike në emrin e debitorit. Pa marrë parasysh se nga MPB ka marrë informacion se në emrin e debitorit janë të regjistruara tetë automjete, përmbaruesi me proces verbal ka bërë regjistrim dhe vlerësim të sendeve të luajtshme që gjenden tek personi i tretë. Gjatë kontrollimit të lejeve të komunikacionit ka konstatuar se dy automjetet që gjenden tek personi i tretë janë në pronësi të tij, ndërsa për automjetet tjera të theksuara në informacionin nga MPB, drejtori i personit juridik ka deklaruar se ato nuk gjenden në autoparkun e mjeteve motorike të firmës dhe se nuk ka njohuri se ku janë ato. Me këtë ka përfunduar edhe procedimi i përmbaruesit lidhur me këtë lëndë i cili ka kaluar procedurë të gjatë gjyqësore që të arrijë në vendimin e plotfuqishëm gjyqësor. I përcjellë me shpenzime gjyqësore, shpenzime për avokat, shpenzime për përmbarim me taksë për përmbaruesin, por pa përmbarim! Në këtë rast, përmbaruesi kompetent jo vetëm që nuk ka proceduar në sajë të kërkesës për kthyerje në punë në të cilën punëtori ka pasur të drejtë, por i njëjti as që ka bërë përpjekje të grumbullojë të dhëna për gjendjen pronësore të debitorit, pronën e tij të luajtshme e posaçërisht të pa luajtshme me që firma debitore ende është aktive, gjë e cila e paraqet obligimin E TIJ ligjor[17] [18]. Që të jetë absurdi edhe më i madh, përmbaruesi përkatës, regjistrimin dhe vlerësimin e pronës së luajtshme e ka kryer vetëm në sajë të deklaratës së personit të tretë se nuk e ka të njohur se ku janë automjetet tjera, duke mos u udhëhequr nga informacioni zyrtar nga MPB që t i gjejë dhe t i merr automjetet e debitorit. Për fat të keq ky shembull nuk është i vetëm në labirintin juridik në këtë shtet që e imponon pyetjen vallë a gëzojnë qytetarët e R. Maqedonisë siguri juridike e cila do t i bind se edhe pas bredhjes së gjatë nëpër gjykata prapëseprapë do të mund t i plotësojnë kërkesat e veta?! Ose të gjitha reformat gjyqësore bëhen në emër të qytetarëve dhe të drejtësisë por vetëm në letër?! Komiteti i Helsinkit me këtë rast rikujton se Ligji për përmbarim u jep autorizime të mëdha përmbaruesve pikërisht me qëllim që të arrihet efikasitet më i madh i të përmbarimit e jo të sigurohet dispozicion më i madh personal. Prandaj e fton Ministrinë e drejtësisë që të bëjë përcjellje më të azhurnuar dhe më aktive të punës së përmbaruesve, me qëllim që palët të mos i lihen vetvetes dhe vullnetit të përmbaruesve [1] Teokracia është formë e rregullimit shtetëror në të cilin sundon Zoti përmes klerit ose përmes kryesues laik si përfaqësuesi i tij. Marrë në përgjithësi, besimi, përkatësisht religjioni e ka rolin kryesor me vendimet që janë sjellë dhe me menaxhimin në shoqërinë teokratike. [2] Neni 142 paragrafi 3 Ligji për procedurë penale Çdokush është i obliguar të paraqesë vepër penale e cila ndiqet në sajë të detyrës zyrtare. [3] Ligji për mbrojtje sociale (teksti i pastër) Neni 77 Qendra për punë sociale (në tekstin e mëtejmë: qendra) themelohet si ent publik për mbrojtje sociale me autorizime publike për shkak të kryerjes së punëve nga mbrojtja sociale. Qendra mund të themelohet, poqese janë të përmbushura kushtet e përgjithshme për themelimin e entit publik për mbrojtje sociale nga neni 55 i këtij ligji dhe në mënyrë të obligueshme i ka së paku profilet vijuese arsimore: punëtor social, psikolog, pedagog ose pedagog specialist për parandalim dhe risocializim dhe jurist të diplomuar. Personat me profilin arsimor nga paragrafi 2 i këtij neni, duhet të kenë së paku arsim të lartë. Qendra mund të themelohet për rajonin e një ose më tepër komuna. [4] Vendim për mënjanimin e ndërtimit me Up. nr /6 të datës [5] Konkluza për përmbarim me Up. nr të datës [6] Neni 12 paragrafi 4 Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe neni 3 paragrafi 3 nga Ligji për procedurë penale Personi i privuar nga liria duhet patjetër menjëherë, e më së voni në afat prej 24 orësh nga momenti i privimit nga liria, të nxjerrët para gjykatës, i cili pa shtyrje do të vendos për ligjshmërinë e privimit nga liria. [7] Mbajtja mund të zgjasë më së shumti 24 orë, llogaritur nga momenti kur personi është privuar nga liria. Pas skadimit të këtij afati personi zyrtar nga Ministria e punëve të brendshme është i obliguar që personin e mbajtur ta lëshojë në liri ose të veprojë në pajtim me dispozitat ligjore. [8] Nëpunësi policor mund të mbajë person për të cilin ekzistojnë baza të dyshimit se ka bërë vepër penale për të cilën ndiqet në sajë të detyrës zyrtare, nën kushtet dhe në mënyrën të përcaktuara me ligj të veçantë, me ç rast mbajtja mund të zgjas më së shumti 24 orë. [9] Mbajtja mund të zgjasë më së shumti 24 orë, e pas kësaj personi i autorizuar personin e mbajtur e lëshon në liri ose e dërgon tek gjykatësi më i afërt hetues. [10] Për rastin e zotërinjve nga rasti i parë Komiteti i Helsinkit ju drejtua Sektorit për kontroll të brendshëm pranë MPB Shkup, Stacionit Policor Koçan, SP Probishtip dhe SP Shtip, ndërsa për rastin e z-njës Petro, Komiteti i Helsinkit ju drejtua Sektorit për kontroll të brendshëm të SP Gazi Babë dhe SP Çair. [11] Shkresa qarkullon edhe deri te Këshilli për radiodifuzion, Ervan Fuere përfaqësuesi i posaçëm i BE në RM dhe Filip Riker, ambasador i SHBA në RM. [12] Privimi kundër ligjor nga liria Nenin 140 Kodi penal (4) Nëse privimin kundër ligjor nga liria e bën personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës ose autorizimeve zyrtare, do të ndëshkohet me burg prej tre muaj deri pesë vjet. (1) Ai që do të paraburgos tjetrin në mënyrë kundërligjore, do ta mbajë të mbyllur, ose në mënyrë tjetër do t ia merr ose kufizojë lirinë, do të ndëshkohet me dënim në para ose me burg deri në një vit. [13] P. nr. 241/2006 [14] GZh nr. 2959/05 [15] Neni 27, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës Parashtrimi i kërkesës për përmbarim (1) Kërkesën për përmbarimin e dokumentit përmbarues kreditori ja parashtron përmbaruesit. (2) Përmbaruesi është i obliguar të procedojë për kërkesën për përmbarim. (3) Me dorëzimin e dokumentit përmbarues përmbarimi i të cilit kërkohet, përmbaruesi është i autorizuar të zgjedh mjete të përmbarimit dhe sende të kreditorit për shkak të përmbarimit të plotë të dokumentit përmbarues. [16] Neni 27, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës Parashtrimi i kërkesës për përmbarim (1) Kërkesën për përmbarimin e dokumentit përmbarues kreditori ja parashtron përmbaruesit. (2) Përmbaruesi është i obliguar të procedojë për kërkesën për përmbarim. (3) Me dorëzimin e dokumentit përmbarues përmbarimi i të cilit kërkohet, përmbaruesi është i autorizuar të zgjedh mjete të përmbarimit dhe sende të kreditorit për shkak të përmbarimit të plotë të dokumentit përmbarues. [17] Neni 40, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës (1) Përmbaruesi i ndërmerr veprimet vijuese: - grumbullon të dhëna për gjendjen pronësore të debitorit në funksion të përmbarimit; - bën regjistrim, vlerësim, marrje dhe shitje të sendeve të luajtshme, të drejtave dhe gjërave të paluajtshme, pranon mjete nga debitori, dorëzon në zotim...; - e bën shpërnguljen dhe veprime tjera përmbaruese të nevojshme për zbatimin e përmbarimit të përcaktuara me ligjin dhe aktet nënligjore; - kryen edhe veprime tjera të parapara me ligj. [18] Neni 24, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës Lëndë e përmbarimit Lëndë e përmbarimit për shkak të shlyerjes së kërkesës në para mund të jetë çdo send i debitorit ose e drejtë pronësore e tija, që nuk janë të përjashtuara me ligj nga përmbarimi, përkatësisht poqese përmbarimi mbi ato nuk është kufizuar me ligj.

129 RAPORT PËR PUNËN E GRUPIT RINOR NË VITIN 2008 Projekti Shkollë për të drejtat e njeriut është projekt shumë vjeçar i realizuar në kuadër të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë. Por, lirisht mund të thuhet se në periudhën prej vitit 2007 e këndej u bë shumë për këndelljen dhe zgjerimin e Grupit rinor i cili de fakto është bazë e shkollave. Në këtë kuptim Grupi rinor në vitin 2008 punoi mjaft në drejtim të përmbushjes së aktiviteteve dhe projekteve të parapara. Përveç asaj që ky projekt realizohet në nivel lokal, i njëjti është pjesë e aktiviteteve e grupeve të tjera në nivel regjional, përkatësisht ai zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor, në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Vitin e kaluar në Maqedoni u mbajtën 4 shkolla për të drejtat e njeriut edhe atë në muajt qershor korrik dhe në gusht kur paralelisht realizoheshin nga dy shkolla. Sponsor i aktiviteteve të shkollave për të drejtat e njeriut është Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Norvegjisë. Shkolla në Maqedoni Në kuadër të shkollave për të drejtat e njeriut pjesëmarrje aktive kishin rreth tetëdhjetë nxënës të shkollave të mesme në moshën prej vjeçare nga qytete të ndryshme siç është Shkupi, Gostivari, Kumanova, Dibra, Manastiri dhe Koçani të cilët njëkohësisht mësonin gjëra të reja por njëkohësisht edhe zbaviteshin dhe shoqëroheshin. Gjatë mbajtjes së shkollës për të drejtat e njeriut u përfshinë tema nga më të ndryshmet të ndërlidhura me të drejtat e njeriut, për konceptin themelor të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mbrojtjen e tyre në nivel vendor dhe ndërkombëtar, respektimi i dallimeve, toleranca dhe zgjidhja konstruktive e konflikteve, mandej shoqëria mono kulturore dhe multikulturor. Në kuadër të shkollës pjesëmarrësit fituan dituri që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, të drejtat grupeve të lëndueshme, të drejtat e fëmijëve, tema të cilat posaçërisht ishin interesante për pjesëmarrësit për shkak se këto tema ende janë të përcjella me stereotipe dhe paragjykime të ndryshme. Për realizimin e tërësive të parapara tematike ishin të involvuar profesorë universitar dhe profesionistë më të njohur, të cilët pa hamendje ua transmetuan dituritë e veta pjesëmarrësve dhe nxitën që të mendojnë për tema të caktuara. Gjatë shkollës u bë fjalë edhe për Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Këshillin e Evropës, UNICEFin, OKB, por u nda edhe vend edhe për temën: sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe diskriminimi i njerëzve të cilët jetojnë me këto sëmundje. Temat të cilat u përfshinë në programin u prezantuan përmes lojnave të ndryshme, punëtorive, debateve dhe diskutimeve ku të gjithë pjesëmarrësit mund të vinin në shprehje, ta theksojnë qëndrimin e vet personal për një çështje të caktuar, të diskutojnë në mënyrë të hapur për një temë të caktuar, e me këtë rast të mësojnë shumë për temën. Në çdonjërën nga temat të cilat ishin prezantuar, pjesëmarrësit kyçeshin në mënyrë aktive me prezantime të ndryshme të cilat i përgatitnin vetë, punonin nëpër grupe, bënin lojna të simulimeve, kishin diskutime e kështu me radhë. Shkolla për të drejtat e njeriut rezultoi edhe me krijimin e miqësive të reja dhe kontakteve të reja, tejkalimin e ndasive etnike dhe tolerancë midis të rinjve, komunikim të përmirësuar, këmbimin e përvojave të tyre dhe bashkë- 129

130 Raport për punën e Grupit rinor në vitin 2008 punimin dhe shoqërimin e tyre si në vetë ligjëratat/punëtoritë ashtu edhe në kohën e lirë të cilën e kishin në dispozicion vetë pjesëmarrësit pas përfundimit të sesioneve. Aktivitete tjera lokale Grupi rinor pranë Komitetit të Helsinkit punoi në projektin qëllimi i të cilit themelor ishte që të njihen të drejtat e studentëve në kuadër të universiteteve nëpër Republikën e Maqedonisë (ato shtetërore dhe private), sa respektohen të drejtat e tyre nga ana e profesorëve, a mbahet në kuadër të universiteteve mësim që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, sa studentët e njohin Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e përfshira me këtë konventë. U përgatitën pyetësor anonim të cilët përfshinin çështja nga më të ndryshmet prej të cilave mund të merrej përgjigja e nevojshme. Pyetësorët ju shpërndanë studentëve, mirëpo krahas vetë anketave të cilat ishin formale në një farë mënyrë, me studentët u realizuan edhe biseda joformale, në të cilat ata pa drojë i vënin në pah me të cilat ballafaqohen, ndasitë të cilat bëhen nga ana e profesorëve në sajë të pozitës sociale, përkatësisë etnike, korrupsioni i cili paraqitet nëpër fakultetet, puna e institucioneve të cilat janë të obliguara të kujdesen për të drejtat studentore dhe ngjashëm. Krahas pyetësorëve u përgatitën edhe pyetje për vetë dekanët, përmes të cilave e merrnim edhe mendimin e tyre për gjendjen e të drejtave të njeriut nëpër fakultetet. Bisedat të cilat u realizuan me dekanët u incizuan dhe të njëjta u kyçën në fi lmin e shkurtër dokumentar i cili u përgatit pas përfundimit të projektit. Filmi i shkurtër dokumentar krahas përgjigjeve të dekanëve për respektimin e të drejtave të studentëve në kuadër të institucioneve të tyre i përmbante edhe përgjigjet e studentëve, dhe me këtë u bë një krahasim midis mendimeve të studentëve dhe atë të dekanëve. Pa marrë parasysh që shumica e universiteteve na lejuan që ta shpërndajmë anketën, kishte edhe Fakultete të cilat pasiqë i panë të njëjtat nuk na lejuan ta bëjmë anketën, e shkaku për këtë nuk pati arsyetim. Pas përpunimit të anketave dhe pas sublimimit të vetë rezultateve u vërejtën një numër i madh i shkeljeve të të drejtave studentore e me këtë erdhi në shprehje edhe puna e pa zakonshme e një pjesë të fakulteteve, ndërsa konstatimi i përgjithshëm është se shumë pak nga studentët dinë për KEDNj. Projekt në vazhdë e sipër i grupit rinor është Përdorimi i simboleve fetare në shkollat e mesme dhe si ato ndikojnë mbi marrëdhëniet midis vetë nxënësve dhe nxënësve dhe profesorëve. Qëllimi i Grupit rinor pranë Komitetit të Helsinkit ishte që të hulumtohet se si ndikon përdorimi i simboleve fetare nga ana e profesorëve dhe nxënësve në shkollat e mesme. Stimul plotësues për punë në këtë lëmi për ne është edhe ajo se nga muaji shtator mësim besimi u aplikua si lëndë zgjedhore në shkollat. Ideja është që të hulumtohet qëndrimi i nxënësve për vënien publike të simboleve fetare nga ana e bashkë nxënësve të tyre ose nga ana e profesorëve dhe çfarë ndjenje nxit e njëjta inicion tek ata; vallë a keqpërdoren simbolet fetare nga e grupeve të caktuara me intenca destruktive për përfi timin e më shumë ithtarëve për përhapjen e urrejtjes, mos durimin fetar dhe etnik midis nxënësve; vallë nëse mbajtja e simboleve fetare rezulton me dezintegrimin e nxënësve ose paraqet mënyrë për afrimin e grupeve të ndryshme.. Ky projekt është i paramenduar të zhvillohet në dy faza. Grupi rinor e përfundoi fazën e parë e cila ishte e paraparë si pilot hulumtim. U zgjodhën 8 shkolla të mesme me të cilat hymë në kontakt dhe në të cilat e zbatuam anketimin. Anëtarët punuan në përpunimin e pyetësorit dhe i fituam rezultatet e para nga pilot hulumtimi. Në periudhën e cila vijon Grupi rinor do të punojë edhe në fazën e dytë në të cilën është paraparë të realizohet anketimi edhe nëpër shkollat tjera të mesme në qytetet tjera. Shkolla regjionale dhe aktivitete Grupi rinor vitin e kaluar morri pjesë edhe në dy shkolla regjionale për të drejtat e njeriut dhe një shkollë udhëtuese. Shkolla për të drejtat e njeriut, e 12 me radhë u mbajt në Tivat nga marsi të vitit 2008 në temën përpilimi i projekteve. Shkolla e trembëdhjetë për të drejtat e njeriut për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor në të cilën morën pjesë pjesëtarët e Grupit rinor u mbajt në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci prej 26 majit deri më 2 qershor. Kjo shkollë u pagëzua shkollë udhëtuese për shkak se gjatë asaj vizitoheshin vende të cilat janë të 130

131 goditura nga konfl iktet ushtarake, vizitohen muze nga më të ndryshmet gjatë saj, bisedohet me njerëzit e rinj dhe ngjashëm. Në periudhën prej nëntor të vitit 2008 në Brezovicë Kosovë, ju mbajt shkolla e 14-të regjionale për të drejtat e njeriut në temën Kosova si shtet i porsaformuar. Gjatë kësaj shkolle anëtarët e grupit përfi tuan dituri për historinë e Kosovës, ngjarjet në Kosovë gjatë viteve 80 90, aspekti ndërkombëtar dhe regjional i pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrësit kishin mundësi të bisedojnë me banorë të Kosovës, të vizitojnë enklava serbe dhe të bisedojnë për problemet e njerëzve të cilat jetojnë në ato, të takohen me përfaqësues ndërkombëtar. Të rinjtë i vizituan qytetet Prizren, Mitrovicë, ndërsa gjatë vizitës në Prishtinë të rinjtë mbajtën edhe aksion në rrugë nga i cili u dërguan mesazhe për paqe dhe solidaritet. Me qëllim që Grupi rinor ta vazhdojë kontaktin me pjesëmarrësit nga shkollat e mbajtura për të drejtat e njeriut, u mbajtën dy takime në të cilat ishin të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit nga qytetet tjera nga mbarë Republika e të cilët paraqitën interes për punën e grupit. Në takimin u bisedua për disa tema që kanë të bëjnë me punën e Grupit rinor si dhe për përshtypjet e pjesëmarrësve të shkollës për të drejtat e njeriut, çka ajo ka ndryshuar tek ata, si ata e transmetojnë diturinë e përfituar dhe ngjashëm. Qëllimet e këtyre takimeve u realizuan dhe rezultatet janë të dukshme të rinjtë kanë ndjenjë se janë pjesë e grupit dhe se grupi funksionin; ata vazhdojnë me komunikimin dhe miqësinë e krijuar gjatë mbajtjes së shkollës; janë të motivuar që të jenë aktiv në disa aksione përmes të cilave i zgjidhin problemet e veta; krijojnë ndjenjë se idetë dhe propozimet e tyre e tërheqin vëmendjen dhe se ata poashtu janë pjesë e shoqërisë; krijohet hapësirë ku ata gjithmonë mund në mënyrë të hapur ti ndajnë mendimet dhe opsionet e veta. Grupi bashkë, me përkrahjen e ekipit regjional e shënoi 10 Dhjetorin, përkatësisht 60 vjetorin nga Deklarata Universale për të drejtat e njeriut ose siç është e njohur ditën e të drejtave të njeriut. Aksioni u realizua në sheshin qendror të kryeqytetit të Maqedonisë Shkup, ndërsa pjesëtarët e grupit i shpërndanin mesazhet e veta, deklaratat të cilat përmbanin të dhëna për atë se çka paraqet Dita e të drejtave të njeriut, mandej lëshuan tullumbace në të cilat ishin të shënuara mesazhe të ndryshme ndërsa një pjesë e grupit shëtisnin me pankarta në duart me të vetmin qëllim që të tërhiqet vëmendja e qytetarëve. Qytetarët plotësisht e përkrahën këtë aksion, ndërsa reagimet e tyre ishin nga më të ndryshmet. Pjesëtarët e grupit rinor të nxitur nga numri gjithnjë e më i madh i shkrimeve nëpër mediat e shtypura të cilat e përmbajnë gjuhën e urrejtjes dhe të nxitur nga pasiviteti i organeve kompetente lidhur me këtë çështje, e posaçërisht të revoltuar nga shkrimi Luten Romët që të mos bëjnë gjëra magjupishte në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare INFO Qendra dhe Forumi arsimor rinor organizuan debat në temën Pse Romët në opinion ende janë magjupë. Në debatin ishin ftuar mysafi rë nga lëmi nga më të ndryshmet, si gazetarë, media, përfaqësues të Këshillit për radiodifuzion, përfaqësues nga organizatat joqeveritare dhe si debatues u paraqitën edhe dy pjesëtarë të Grupit rinor. Pjesëtarët i theksuan qartë qëndrimet dhe mendimet e veta lidhur me këtë çështje, e me të njëjtat i nxitën të pranishmit për një debat të frytshëm. Në tërë këtë periudhë, pjesëtarët e Grupit rinor punuan edhe në shpërndarjen e doracakëve Ke të drejtë nëpër shkollat e mesme si në Shkup ashtu edhe nëpër qytetet tjera në mbarë Republikën. Grupi rinor pranë Komitetit të Helsinkit përgatiti një broshurë për grupin, qëllimi i së cilës ishte që grupi të promovohet, përkatësisht t gjithë të interesuarit ti marrin informacionet e nevojshme për grupin. Broshura përmban informacione për themelimin, qëllimet, prioritetet dhe karakteristikat e grupit rinor. Mirëpo, në broshurën janë theksuar edhe aktivitetet, projektet që janë realizuar nga grupi dhe projekti rrjedhës në të cilin grupi punon aktualisht. Në broshurën ishin theksuar edhe informacionet për projektin shumëvjeçar i cili realizohet nga grupi shkolla për të drejtat e njeriut, si mund të bëhesh anëtar i grupit e ngjashëm. Broshura përveç në gjuhën maqedonase është përkthyer në shqip, turqisht, në gjuhën rome dhe anglisht, dhe e njëjta do të shpërndahet nëpër shkollat e mesme në Shkup dhe në qytetet tjera. Qëllimi është që të tërhiqet numër sa më i madh i anëtarëve të ri të cilët do ti bashkëngjiten grupit dhe të cilët aktivisht do të kyçen në punën e grupit. 131

132 Tryeze e rrumbullaket MBROJTJA E SHPRESAVE TË ARSYESHME TË PRIVATËSISË KUNDREJT EFIKASITETIT NË LUFTËN ME KRIMINALITETIN NË SHTETIN JURIDIK Në organizim të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë më datë u mbajt tryeza e rrumbullaktë me temë Mbrojtja e shpresave të arsyeshme të privatësisë kundrejt efikasitetit në luftën me kriminalitetin në shtetin juridik. Qëllimi i kësaj tryeze ishte sigurimi i shkëmbimit të mendimeve dhe argumenteve mes organeve kompetente shtetërore dhe opinionit ekspert dhe sektorit joqeveritar në lidhje me rregullimin juridik dhe zbatimin praktik të masa të posaçme hetuese dhe metodave të tjera të ngjajshme të cilat i zbatojnë organet me autorizime të posaçme në aspektin e kërkesave të një shteti juridik modern në të cilin qeveris e drejta. Në tryezën e rrumbullaktë pjesëmarrje active morrën pjesëmarrës nga strukturat akademike, Ministria e punëve të brendshme, avokatë dhe prokurorë publikë, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjensioni për zbulim, provajderëve telekomunikativë si dhe sektorit joqeveritar. 132

133 KONKLUZA NGA TRYEZA E RRUMBULLAKËT PËR REKOMANDIMET E KOMITETIT PËR PARANDALIMIN TË TORTURIMIT QË KANË TË BËJNË ME MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË E organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë bashkë me Ministrinë e punëve të brendshme e mbajtur më 24 prill të vitit 2008 në Hotelin Arka në Shkup Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë 15 përfaqësues nga pushteti (Ministria e punëve të brendshme, Ministria e drejtësisë, MARRI), shoqëria civile, Zyra e Avokatit të Popullit, Akademia policore dhe Zyra e Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut. Qëllimi parësor i takimit ishte që të nxitet diskutim i hapur dhe inkluziv rreth dobësive të cilat përsëriten nga viti në vit në raport me punën e Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) dhe gjetjen e mënyrës për, sa më shpejtë që është e mundshme, implementimin e rekomandimeve të Komitetit për parandalimin e torturës që kanë të bëjnë me këtë ministri. Në këtë drejtim u bisedua edhe për ratifikimin e Protokollit fakultativ ndaj Konventës për pengimin e torturimit dhe për themelimin e Mekanizmit Nacional parandalues në një proces transparent me ç rast në të njejtën në mënyrë të obligueshme të kyçet edhe sektori joqeveritar, tërë kjo me qëllim që në mënyrë parandaluese të ndikohet në personat zyrtar në MPB dhe të zvogëlohet mundësia për raste eventuale të torturimit ose maltretimit tjetër të personave të paraburgosur. Në tryezën e rrumbullakët u miratuan konlkuzat vijuese: - nevojitet implementimi urgjent i rekomandimeve të Komitetit për parandalimin nga torturimi që kanë të bëjnë me Ministrinë e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë; - nevojitet pengimi në kohë i tejkalimeve policore të autorizimit dhe monitorimi i veprimeve të nëpunësve policor me personat e mbajtur në stacionet policore; - të përmirësohen kushtet materiale në 38-të stacionet policore të dedikuara për mbajtjen në paraburgim të personave, që nënkupton që të përmirësohet higjiena (kushte të pastra dhe dinjitoze për kënaqjen e nevojave fiziologjike, si dhe kushte për mbajtjen e higjienës personale), ndriçimi i mirë (ndriçimi natyror dhe artificial), ventilacion i mirë, të parashihen mjete për ushqimin e personave të privuar nga liria dhe ngjashëm; - nëpunësit policor të kenë obligim t i informojnë personat e privuar nga liria për të drejtat e tyre dhe posaçërisht t i respektojnë tre të drejtat e tyre fundamentale, përkatësisht sipas zgjedhjes së personit: a. të informohet një palë e tretë për privimin nga liria, b. e drejta për marrje të avokatit dhe c. e drejta për qasje deri te mjeku; - t i kushtohet vëmendje sigurisë se personave të mbajtur në stacionin policor, por edhe asaj të nëpunësve policor (vendosje e sistemeve për alarmim në qelitë, mbajtje e procesverbaleve për bisedat marrjet në pyetje, vendosje e kamerave në stacionet policore); - për çdo person që është mbajtur në stacionin policor në mënyrë obligative të mbahet dosie e posaçme (proces verbal), e cila do të plotësohet në mënyrë të saktë dhe precize; - maksimumi i paraparë ligjor për kufizimin e lirisë së lëvizjes ndaj personave të privuar nga liria nuk guxon të tejkalohet; - urgjentisht është i nevojshëm trajnim profesional dhe stërvitje të posaçme të nëpunësve policor në MPB (në të gjitha nivelet), e posaçërisht të nëpunësit për pranim udhëheqësit të turnit; - nevojitet të përgatiten doracakë për mënyrën e realizimit të intervistës marrjes në pyetje të personave të mbajtur në polici, dhe është e dëshirueshme edhe regjistrimi elektronik (në mënyrë audio ose video) të marrjes në pyetje; - të vendosen procedura të veçanta për veprimin me grupet e lëndueshme: fëmijët, personat e moshuar, personat e hendikepuar e tjerë; - ekziston nevoja për takime të rregullta midis MPB, Avokatit të Popullit dhe OJQ-ve në të cilat do të bisedohet për problemet konktrete me qëllim të zgjidhjes së tyre; - të ratifikohet Protokoli Fakultativ ndaj Konventës për pengimin e torturës; - të themelohet Mekanizmi Nacional parandalues në një proces transparent në të cilin patjetër duhet të kyçet edhe sektori joqeveritar. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njjeriut i Republikës së Maqedonisë (maj 2008) 133

134 134 Raporti vjetor 2008

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare 1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim Mission d Administration Administration Mission Intérimaire des Nations Unies au in Kosovo UNMIK Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA * Gentian ZYBERI 1 Abstrakt: Ky artikull fokusohet në çështjen e përgjegjshmërisë

More information

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike ZHVILLIMI I GJYQËSISË KUSHTETUESE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË (punim doktorature) Udhëheqës

More information

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА Sheherzada Murati, PhD 1 UDC: 342.722(4-672 ЕУ) PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА PRINCIPLE OF NON-DISCRIMINATION AS PART

More information

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Savet Kosova za Kulturno Nasledje / Kosovo Council for the Cultural Heritage PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS

More information

RAPORT PERIODIK Nr maj. 27 maj 2011

RAPORT PERIODIK Nr maj. 27 maj 2011 OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights Election Observation Mission 2011 Early Parliamentary Elections The former Yugoslav Republic of Macedonia RAPORT PERIODIK Nr. 2 16 23 maj 27 maj

More information

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET Autorë: Kaltrina Selimi Andreja Bogdanovski Shkup 2015 analyticamk www.analyticamk.org Modeli i policimit në bashkësi në Shkup nga ideja në

More information

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT O M B U D S P E R S O N RAPORTI VJETOR 2016 NR.16 Prishtinë, 2017 RAPORTI VJETOR 2016 Nr. 16 Prishtinë 2017 Tabela e përmbajtjes: Fjala e Avokatit të Popullit... 8 Institucioni

More information

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Të drejtat e njeriut në Kosovë Fitore Fejza 14. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Të drejtat e njeriut në Kosovë I. Hyrje Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme

More information

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Savet Kosova za Kulturno Nasledje / Kosovo Council for the Cultural Heritage PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS

More information

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/RREG/2003/4 21 shkurt 2003 RREGULLORE NR.

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013 Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare 2013 Perceptime 2013 Tiranë, 2013 Editor: Shkrimi dhe analiza: Përkthimi: Redaktimi anglisht: Redaktimi shqip: Grafika: Albert Rakipi,

More information

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07 Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon Prishtinë, korrik 2011 Ky publikim është përkrahur nga Qeveria e Mbretërisë së

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE SISTEMI ZGJEDHOR

More information

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës Viti IV, Nr 4/2012 Prishtinë, 2012 Botues Instituti Gjyqësor i Kosovës

More information

NDARJA E PUSHTETIT DHE ZBATIMI I MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT

NDARJA E PUSHTETIT DHE ZBATIMI I MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT NDARJA E PUSHTETIT DHE ZBATIMI I MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT Shkup, 2008 Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra Shkup Maqedoni www.fes.org.mk Lektura: Ismet Bitik Përgaditja kompjutorike: Promo DSGN,

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE

DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE Raport nga hulumtimi DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE Raport nga hulumtimi DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE RAPORT NGA HULUMTIMI Shkup, dhjetor,

More information

PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT

PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT ДРЖАВНА КОМИСИЈА ЗА СПРЕЧУВАЊЕ НА КОРУПЦИЈАТА PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT I Hulumtim dhe analiza Република Македонија ДРЖАВНА

More information

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT Pjesëmarrja e grave në sindikata dhe respektimi i të drejtave të tyre në tregun e punës në Kosovë Autore: Nida Krasniqi Përmbledhje Ekzekutive Kjo analizë e shkurtër e

More information

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve Nëntor 2010 SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Drejtësi (KLI) dhe Community Building Mitrovica (CBM)

More information

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS ANALIZË E POLITIKAVE Nr. 1/14 Shkurt 2014 LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS DHE KROACISË www.kipred.org 1 Ky projekt është mbështetur nga: Fondi Evropian për Ballkan, një iniciativë

More information

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet

More information

Reforma e administratës publike në Kosovë

Reforma e administratës publike në Kosovë Reforma e administratës publike në Kosovë Mirlinda Batalli * Përmbledhje Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria

More information

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI RRJETI SHQIPTAR I TE DREJTAVE TE NJERIUT Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA dhe ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI NJE RAPORT KOMBETAR PER ZGJEDHJET

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën* KOMISIONI EVROPIAN Bruksel, 9.11.2016 SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT Raporti i vitit 2016 për Kosovën* Në përcjellje të dokumentit Komunikata nga Komisioni për Parlamentin Evropian,

More information

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA Hyrje Organizata

More information

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA UNIVERSITETI I PRIZRENIT UKSHIN HOTI PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA E DREJTA KUSHTETUESE I Viti 1 Statusi O Semestri I i lëndës Kodi ECTS kredi

More information

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës MSA-ja për të gjithë Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet

More information

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim

More information

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО Mujë Ukaj, PhD 1 UDC: 343.91-056.34(497.115) PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО CRIMINAL

More information

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE Botimi i tretë i ndryshuar, plotësuar dhe zgjëruar DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE

More information

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR FORUMI për SIGURI Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, Mars 2013 Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, mars 2012 FORUMI PËR

More information

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë Roli i të Rinjve në Subjektet Politike në Kosovë Korrik 2016 Roli i Rinisë në Subjektet Politike Të drejtat e autorit 2016 Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES). Të gjitha të drejtat e rezervuara.

More information

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA NËNTOR 2017 PRISHTINË KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit

More information

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS) REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA)

More information

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO UDC 355.45(497.115 17) Fisnik Sadiku, MA 226 Besnik Lokaj, MA 227 Fitim Ibrahimi, MA 228 SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY

More information

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Kryesia

More information

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË Kjo analizë është pjesë e angazhimit të Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST nga Platforma CIVIKOS me qëllim të përmirësimit

More information

FORCIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

FORCIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIME TË POLITIKAVE Kërkime politike 2010/8 FORCIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR Prishtinë, nëntor 2010 www.kipred.net

More information

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS Kosovë Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 H U M A N RIGHTS W A T C H Maj 2006 Vëllimi 18, Nr. 4(D) Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për

More information

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA Botuesit: Shoqata për Zhvillim Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve Shoqata e Qytetarëve - Instituti

More information

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Qendra për Hulumtime në të Drejta të Njeriut dhe Integrime Evropiane Research Centre for Human Rights and European Integration SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR Armend M. Shkoza Filloreta

More information

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit E m i n e A b d y l i 147 Ma. sc. Emine Abdyli Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit Hy r j e Trafikimi me njerëz konsiderohet të jetë një ndër krimet më serioze i cili paraqitet

More information

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu 11 Integriteti në Policinë e Kosovës Autor: Plator Avdiu 12 report NGA QKSS Përmbledhje ekzekutive Qëllimi i këtij raporti është monitorimi dhe vlerësimi i performancës së Policisë së Kosovës përmes matjes

More information

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson. NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE 2004-2007 Përgatitur nga Brenda Lee Pearson Për Tetor, 2008 1 Njoftime Ekipi vlerësues falënderon shumë të gjitha

More information

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2 ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS KANGAROO K O S O V Ë TESTI 2017 Testi për Klasat 1-2 Emri dhe mbiemri: Datëlindja: Math Kangaroo Contest Kosovo (MKC-K) www.kangaroo-ks.org

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Regulatory Authority of Electronic and Postal Communications Regulatorni Autoritet

More information

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu! QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT Maj 2016 Maj 2017 RAPORT I MONITORIMIT TË GJYKATAVE NË PRISHTINË, MITROVICË DHE GJILAN Projekt i

More information

ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian. Profesor Klaus-Diter Borçard

ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian. Profesor Klaus-Diter Borçard ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian Profesor Klaus-Diter Borçard Përmbajtja e këtij botimi nuk pasqyron domosdo qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian. Informatat dhe opinionet e këtij publikimi

More information

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës Arsim Bajrami, Florent Muçaj, Përparim GRUDA 35 Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës 1. Hyrje

More information

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË? QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË? SOFIJE KRYEZIU Prishtinë Nëntor 2013 1 1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Qëllimi i këtij dokumenti të shkurtër të

More information

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave gap dhjetor 2017 index Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave? 2015 2015 2016 GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe

More information

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS ChildPact është koalicion rajonal i 650 organizatave të shoqërisë civile të cilat

More information

Analizë politikash 05/2016

Analizë politikash 05/2016 Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë

More information

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese... NATIONS United Nations Interim Administration Missionin Kosovo UNMIK Mission d Administration NATIONS UNIES Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Legjislatura-II

More information

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës RAPORT POLITIKASH NGA GSJP DHE KPMJ NR. 07 TETOR 2013 Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës -Një perspektivë e politikash Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Një

More information

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari E DREJTA KUSHTETUESE Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta kushtetuese Niveli: BA Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: II Numri i orëve në javë:

More information

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA

More information

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS Ins tu i Kosovës për Drejtësi Ins tut Pravde Kosova Kosovo Law Ins

More information

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Kursi bazë 1: Rëndësia e BE Përse merremi me BE? Rëndësia praktike Në kuadër të këtij kursi të parë bazë rreth BE duam të marrim pak kohë për të menduar rreth objektit, me të cilin kërkojmë të merremi,

More information

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE? Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE? Ky publikim është përgatitur me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja

More information

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4 PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave

More information

PLATFORMË PËR BASHKIM, ZHVILLIM DHE INTEGRIM BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

PLATFORMË PËR BASHKIM, ZHVILLIM DHE INTEGRIM BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM PLATFORMË PËR BASHKIM, ZHVILLIM DHE INTEGRIM BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM ZGJEDHJET 2011 PLATFORMË PËR BASHKIM ZHVILLIM DHE INTEGRIM BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM ZGJEDHJET 2011 PËRMBAJTJA FJALA

More information

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve PA DËSHKUESHMËRIA në procedimet disiplinore të gjyqtarëve Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë në veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Maj 2015 RESPUBLICA Ky publikim

More information

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo ASI newsletter Korrik 2004, Nr. 12 - Kryetari i Kuvendit Prof. Daci: Unë shpresoj për një partneritet të vërtetë - Xhavit Haliti: Ne duhet ta lëmë anash skepticizmin - Vështrimi i Komisionit të Kuvendit

More information

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 9 PLANPROGRAMI MËSIMOR-SYLLABUS Niveli i Viti Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI Raporti për Zhvillimin Njerëzor i Kosovës 2008 Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorit dhe nuk paraqesin domosdo ato të Programit të Kombeve të Bashkuara për

More information

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT PUBLISHED BY DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT Një koleksion unik analizash ekspertësh, intervistash dhe

More information

Manuali për provim pranues

Manuali për provim pranues AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE Kosovo Academy For Public Safety/ Kosovska Akademija za Javnu Bezbednost FAKULTETI I SIGURISË PUBLIKE Manuali për provim pranues Vushtrri, 2014 1 PËRMBAJTJA E MANUALIT

More information

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara GAP, Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Ballkanik i

More information

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15 KËRKESA E PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, SHKËLQESISË SË SAJ, ZONJËS ATIFETE JAHJAGA KËRKESË PËR INTERPRETIMIN E PËRPUTHSHMËRISË SË

More information

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government Zyra e Kryeministrit - Ured Premijera - Office of the Prime Minister Zyra Ligjore - Zakonodavna Kancelarija - Legal Office

More information

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura gap qershor 2017 analizë BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura Ky hulumtim u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar

More information

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me 26.10.2018 1 PËRMBAJTJA Lista e akronimeve... 4 1. Hyrje... 5 2. Zhvillimi i Raportit te Vetëvlerësimit

More information

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë 2012/01 Gjendja e Mediave në Kosovë Autor: Redaktor: Shkamb Qavdarbasha Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

More information

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë CIP Каталогизација

More information

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL MAPL DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP Kjo analizë është produkt i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal MAPL,

More information

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission Përmbajtja I. 1. Treguesit e Korrupsionit... 5 I.2. Përhapja dhe dinamika e korrupsionit... 6 I.2.1. Përfshirja në praktika korruptuese (korrupsioni aktual)... 6 I.2.2. Presioni për korrupsion (korrupsioni

More information

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji

More information

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës AVOKATURA VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës AVOKATURA Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës Bilten Advokatske Komore Kosova VITI: VI - nr. 9 / 2010 Botohet çdo gjashte muaj/published

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2016 RAPORT VLERËSIMI Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21 2 SCORECARD REPORT duke promuvuar zhvillimin ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë

More information

RAPORTI I PROGRESIT TË KOMPAKTIT

RAPORTI I PROGRESIT TË KOMPAKTIT RAPORTI I PROGRESIT TË KOMPAKTIT VLERËSIMI I PROGRESIT PËR PERIUDHËN GUSHT 2015 - QERSHOR 2016 Tabela e Përmbajtjes Parathënie... 3 Përmbledhje ekzekutive... 5 KOMPAKT 2, 14 maj 2015... 8 POLICIA & DOGANA...

More information

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE Prishtinë, Qershor 2012 Republika e Kosovës Repubika Kosovo

More information

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS BUXHETORE TË KOMUNAVE 2017 Hyrje Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet

More information

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized The VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs në vitin 211 Mars 213 a Botërore Rajoni

More information

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT Luljeta KODRA* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë

More information

Forumi për Iniciativa Qytetare Raporti Vjetor 2008

Forumi për Iniciativa Qytetare Raporti Vjetor 2008 Raport vjetor 2008 Design by: XHAD s t u d i o 2 Përmbajtja Forumi për Iniciativa Qytetare... 4 Letër nga drejtori ekzekutiv...4 Programet e FIQ... 5 I. Sundimi i ligjit...5 Mbikëqyrja civile e sektorit

More information

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK)

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK) Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK) Raport vlerësimi për përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e Luftës Kundër Korrupsionit (KK) Cikli 1 10 qershor 2013 1 Ky shënim është

More information

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria PLANI I VEPRIMIT NË ZBATIM TË REZOLUTËS 1325, GRATË, PAQJA DHE SIGURIA 2013-2015 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ OFFICE OF THE

More information

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (2005 2009) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore Drejtuar: Komitetit të të Drejtave të Fëmijëve të OKB-së, Gjenevë, ZVICËR Prill

More information

MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR

MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR Ky raport është bërë i mundur në kuadër të

More information