Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security

Similar documents
Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

F O R M A T I E V ROPI A N

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

ORGANIZUAR. Vlerësimi i riskut në Shqipëri. Fabian Zhilla Besfort Lamallari POROSITËSI NDËRMJETËSI KOORDINATORI

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME. mjet metodologjik

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Biografia (CV) : Florent. Prizren. Shkollimi: Mbiemri : Muçaj. Datëlindja : Vendlindja :

The right to free expression in Kosovo rate

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Reforma e administratës publike në Kosovë

RAPORTI I VLERËSIMIT

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Formular për SYLLABUS të Lëndës

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN

Zhvillimet politike në Kosovë

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Analizë politikash 05/2016

FEMIJEVE NE SHQIPERI

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK)

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until

EUROPEAN ROAD SAFETY CAMPAIGNS CONFERENCE

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Përtej retorikës politike

Tel:

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Raport Final i Vlerësimit

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies.

Tema e disertacionit

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Botime të Veçanta: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 3 LIBRARY WEEK IN KOSOVA PRILL - APRIL 2005

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT


Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Transcription:

INSTITUTI EVROPIAN PËR STUDIME JURIDIKE DHE ADMINISTRIM PUBLIK K.D.U. 34 Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security Prishtinë, 2011

Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security Për botuesin Mr. sc. Agron E. BEKA PHD candidate Kryeredaktor Editor in chief Prof. ass. Dr. Veton VULA Sekretar i redaksisë Secretary Prof. asoc. Dr. Frashër DEMAJ Redaksia Editorial Staff Prof. dr. Vesel LATIFI, anëtarë Prof. dr. Fehmi REXHEPI, anëtarë Prof. dr. Teki KURTI, anëtarë Mr. sc. Agron BEKA, anëtarë Redaktor gjuhësor: Munish HYSENI Pripress Asdren KELMENDI Viti I nr. 1 2011 Botohet çdo gjashtë muaj Published every six months Instituti Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik JURIDICA www.juridica-kosova.org

PËRMBAJTJA CONTENT Artikujt Articles (Summaries in English) Fjala e Redaksisë....... 5 Word of the Editorial....... 6 Prof. dr. Vesel LATIFI Luftimi i korrupsionit dhe konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale....... 7 Fight of corruption and seized property benefit acquired with criminal offence....... 22 Prof. ass. dr. Veton VULA Trafikimi i qenieve njerëzore si formë e krimit të organizuar trans-nacional dhe të drejtat e njeriut..... 23 Human trafficking as a trans-national form of organized crime and the human rights....... 52 Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ Sfidat e ndërkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës. 55 Internationalization challenges and NATO's role in the liberation of Kosovo........ 75 Prof. dr. Ismail ZENELI Kriminaliteti i të miturve dhe deliktet seksuale... 77 Criminality of minors and sexual offenses..... 86 3

Prof. ass. dr. Nexhat BALAJ Adaptimi i legjislacionit Mjedisor të Kosovës me Acquis communautaire të Bashkimit Evropian.... 87 Adaptation of the Kosovo environmental legislation with the acquis communautaire of the European Union.. 96 Av. Teuta BEKA Kontrata për ndërtimin...... 97 Contract for building construction..... 111 Ma. Ramë ARIFAJ, PHD candidate Republika e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.. 113 Republic of Kosovo on the path of Euroatlantic Integration.. 125 Ma. Ilir ISLAMI, PHD candidate Krimi ekonomiko-financiar si pengesë për zhvillim të Kosovës. 127 Economic and financial crime in Kosovo, its causes and measures that shall be undertaken for combating it.... 145 Ma. Xhemajl PEÇANI Disa masa themelore për avancimin e sistemit zgjedhor në Kosovë. 149 Some basic measures for the advancement of the electoral system in Kosova........ 161 4

FJALA E REDAKSISË Instituti Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik JURIDICA në Prishtinë, i themeluar dhe i akredituar si institucion arsimor e shkencor, krahas veprimtarive të dijes që zhvillohen në kuadër programeve të studimit në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Politikave Publike dhe Menaxhmentit, parasheh edhe veprimtari tjera të rëndësishme arsimore e shkencore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ky institucion tani ka planifikuar që të botojë edhe numrin e parë të revistës shkencore JURIDICA, për të vazhduar më tej me numrat e radhës. Qëllimi i botimit të kësaj reviste është krijimi i mundësive për publikimin e studimeve, punës hulumtuese e shkencore, trajtesave shkencore, recensioneve, polemikave argumentuese e parimore dhe përgjithësisht të arriturave tjera nga veprimtaria e shkencave shoqërore e humane, me objektiv të qartë: krijimin e një baze të të dhënave shkencore ku studentët, stafi akademik, bashkëpunëtorët e studiuesit e fushave përkatëse të mund të informohen për zhvillimet më të reja profesionale e shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Redaksia e revistës në bashkëpunim me drejtuesit përkatësisht dekanatin do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me universitete, kolegje dhe institute që kanë programe të përafërta studimi me Institutin Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik Juridica. Redaksia do të informojë dhe rekomandojë stafin akademik për publikime të përbashkëta shkencore në Kosovë, në vendet e rajonit dhe në botë. Kjo do të bëhet me qëllim që stafi akademik i Institutit të jetë në hap me zhvillimet më të reja shkencore brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që puna kreative, hulumtuese e shkencore të jetë në vazhdimësi pjesë e rëndësishme e Institutit Evropian për Studime Juridike dhe Administrim Publik Juridica. Redaksia e revistës shkencore Juridica është e hapur dhe mirëpret për bashkëpunim të gjithë studiuesit nga hapësirat shqiptare dhe studiuesit ndërkombëtar, me theks të veçantë studiues e akademik nga shkencat shoqërore e humane. Prishtinë, dhjetor 2011 5

WORD OF THE EDITORIAL European Institute for Legal Studies and Public Administration "JURIDICA" in Prishtina, established and accredited as educational and scientific institution in addition to studies taking place within the study programs in the Faculty of Law and Public Policy and Management, also provides other important educational and scientific activities. Within these activities, this institution is now also planning to publish the first issue of scientific journal "JURIDICA" and to continue further with the next issues. The purpose of publishing this journal is to create opportunities for the publication of studies, research and scientific work, scientific treaties, reviews, scientific controversies and other achievements in general activity of the human and social sciences, with the clear objective: the creation of a database for scientific data where students, academic staff, professional and scientific collaborators can be informed about the latest national and international scientific and professional developments. Editorial board of the journal in cooperation with the deanery will be in regular contact with universities, colleges and institutes that have similar programs of study with the European Institute for legal studies and public administration "Juridica". The Editorial will inform and recommend the academic staff for joint scientific publications in Kosovo, in the region and in the world. This will be done in order to keep the Institute's academic staff in trend with the latest scientific developments inside and outside the country, so that creative work and scientific research shall permanently become an important part of the European Institute for legal studies and public management "Juridica". Editorial of the scientific journal "Juridica" is open and welcomes the cooperation of scientific researchers from all Albanian territories as well as international researchers, with particular emphasis on the academics and scholars from social sciences and humanities. Prishtina, December 2011 6

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI... K.D.U. 343.352 Prof. dr. Vesel LATIFI LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE Përmbledhje ( Kriza e besimit kriza e vlerave!) Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në shoqëri është një objektiv parësor për reformimin e sistemit, në kontekstin më të gjerë të luftës në nivel kombëtar kundër këtij fenomeni. Korrupsioni, sidomos ai i drejtësisë, mund të dëmtojë vlerat më të rëndësishme shoqërore, duke konsideruar faktin se sistemi ligjor është hartuar pikërisht për të siguruar epërsinë e ligjit, i cili shoqërohet, mes të tjerash, me ndjekje penale dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të veprave penale të korrupsionit. Ligjshmëria është thelbësore për funksionimin e drejtësisë. Për shkak të ndërlikueshmërisë të korrupsionit, në këtë punim shpjegohet, në aspektin shkencor dhe profesional, nocioni dhe përkufizimi i korrupsionit formë e krimit të organizuar, si njërin ndër faktorët evident destabilizues në procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të shoqërive të përfshira në procesin e tranzicionit. Trajtohen dhe përpunohen disa aspekte të zbulimit dhe të provuarit të korrupsionit, në aspektin kriminalistik, penal dhe proceduralopenal, me theksim t konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepra penale të korrupsionit. 1. Përkufizimi i nocionit të korrupsionit Korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha regjimet politike. Në mënyrë të veçantë, ai përbën një kërcënim madhor për demokracitë. Termi korrupsion lidhet drejtpërdrejt me atë të integritetit. Konceptin e integritetit të agjentit publik e përfshinë dhe e mbron Konventa e OKB-së kundër korrupsionit e vitit 2003. 1 Duhet cekur 1 Konventa e OKB-së kundër korrupsionit (e njohur edhe si Konventa e Meridas) u miratua me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme nr. 58/4 më 31 Tetor 2003 dhe hyri në fuqi më 14 dhjetor 2005. 7

Prof. Dr. Vesel Latifi se fjala korrupsion vjen nga fjala latine corrumpere, që do të thotë thyej ose shkatërroj. Akti korruptim shkatërron ose cenon ligjin, detyrat dhe normat morale. Në përgjithësi, asnjë përkufizim në fjalorët e disponueshëm nuk këmbëngul tek aspekti ligjor i korrupsionit. Përkufizimi i njohur më shumë për korrupsionin është ai që e jep Banka Botërore: korrupsioni është përdorimi i paligjshëm i burimeve publike për përfitim personal. Një përkufizim i ngjashëm për korrupsionin vjen nga Transparency International: Korrupsioni është abuzimi me pushtetin e besuar për përfitim personal. 2 Grupi i Ekspertëve për korrupsionin i INTERPOL-it e përkufizon atë si çdo veprim apo mosveprim nga individë ose organizata, publike ose private, duke shkelur ligjin ose besimin për përfitim ose fitim. 3 Shekulli i 20-të e ka trajtuar shpesh korrupsionin si një krim të bardhë, vështirë për t u zbuluar e ndëshkuar. Korrupsioni është bërë një mjet veprimi i përgjithshëm që haset qoftë në institucionet publike, qoftë në ato private, si dhe në ndërveprimet e tyre. Korrupsioni, në çfarëdo forme dhe në çfarëdo rrafshi që paraqitet cenon rëndë vlerat themelore të shoqërisë dhe të demokracisë. Zbulimi joefikas dhe pamundësia e të provuarit të kësaj dukurie, dukshëm ndikon në shkallëzimin e korrupsionit e në rritjen e tij në veçanti. Shfaqja nga më të ndryshmet e formave dhe emërtimeve të tyre përkufizuese, nga vjedhje, mashtrim, kontrabandë, trafik ndikimi, shpërdorim pushteti, ryshfet, dhuratë, shpërblim, praktikë tregtare e pandershme, komisione, gjer te krimi i organizuar dhe pastrimi i parasë, përbëjnë disa nga emërtimet e zeza të korrupsionit, i cili gjen shtigje për të depërtuar e vepruar brenda kuadrit të sistemeve juridike, administrimit ekonomik, shërbimeve publike dhe vendimeve politike. Pasojat janë të rrezikshme, sa ekonomike aq edhe politike dhe shoqërore. Ndër shkaqet kryesore të korrupsionit renditen shpesh përqendrimi i ethshëm i pushtetit, i pasurisë dhe i privilegjeve, ngathtësia burokratike, kontrollet e tepërta administrative, kufizimet tregtare, monopolet, favorizimi, lëshimet nga ana e autoriteteve, pagat e ulëta të funksionarëve dhe veprimtarëve publik, dobësitë e sistemit gjyqësor, dhe në përgjithësi koncepti materialist për arritjen e përfitimit të pandershëm dhe të suksesit me anë pushteti, paraje, pozite shoqërore etj. Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale është një çështje e rëndësishme që lidhet me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Një nga orientimet kryesore të politikës së sotme kriminale 2 Black s Law Dictionary /ed.bryan A.Garner.- St.Paul: West Group, 1999. 3 Grupi i Ekspertëve për Korrupsionin i INTERPOL-it në http//www.interpol.int/publik/corruption/ngec/default.asp. 8