EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN

Similar documents
VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

EKZEKUTIMI I DETYRUESHËM I VENDIMEVE GJYQËSORE DHE PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Manuali për provim pranues

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Speci Shqipëri

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Analizë politikash 05/2016

Zhvillimet politike në Kosovë

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Dy fjalë në shenjë falënderimi

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

ANALIZË E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

ISSN X (print) ISSN (online)

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

VENDIM Nr.443, datë

Të drejtat e njeriut në Kosovë

IKD Rr. Rrustem Statovci Prishtinë E: Tetor 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

DREJT DREJTËSISË. Analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore

Në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit Administrativ. Monitorimi i gjykimeve administrative

Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

RAPORT VJETOR Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar 31 Dhjetor Viti 2015

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

Tel: 044/

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Reforma e administratës publike në Kosovë

JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies.

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

DËBIMI I SHQIPTARËVE

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Transcription:

Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i së drejtës penale EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN Punoi: Ma. Ela Elezi Udhëheqës: Prof.Dr. Ismet Elezi Tiranë 2013

Abstrakt Drejtësia penale është një ndër shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës. Në ditët e sotme ajo përballet me format e reja të sofistikuara të kriminalitetit që kërkojnë rritjen e efektivitetit të legjislacionit e të veprimtarisë së institucioneve dhe strukturave e agjensive të specializuara në luftimin e kriminalitetit. E drejta penale është mjeti kryesor efektiv në luftimin e kriminalitetit. Për këtë arsye nevojitet përfundimi i reformave në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjeve të tjera në mënyrë të studiuar dhe duke përmirësuar procesin e ligjbërjes. Duke njohur dhe zbatuar në praktikë sistemin e normave penale juridike e procedurale penale, si dhe duke vënë në lëvizje funksionimin normal të vetë sistemit të drejtësisë penale për zbatimin e normave penale juridike, do të mund të rritet në shkallë më të lartë efektiviteti i drejtësisë penale për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në luftimin e kriminalitetit dhe parandalimin e tij. Analizat e bëra në këtë temë synojnë të japin ndihmesë për të ngritur në nivele më të larta të gjitha standardet, duke filluar nga integriteti moral, profesionalizmi i punonjësve të të gjithë sistemit të drejtësisë penale, reformat e nevojshme të trajtimit të tyre financiar e të karrierës si dhe forcimin e kontrollit vertikal e horizontal mbi organet e drejtësisë. Objektivi kryesor është që në Shqipëri të arrihet të jepet drejtësi dhe drejtësia të fitojë besimin e popullit. Fusha: E drejtë penale Fjalët kyçe: Drejtësia penale Efektivitet Integrim Europian Kriminalitet Legjislacion 2

Abstract Criminal justice is one of the main pillars of the rule of law. Nowadays it faces new sophisticated forms of criminality that require the increase of efficiency of legislation, institutions and structures of the specialized agencies in combating crime. Criminal law is the main tool in fighting crime effectively. This is the reason for the termination of reforms to the Criminal Code, Criminal Procedure Code and other laws, reforms that should be studied in order to improve the lawmaking process. Recognizing and implementing in practice the system of penal and procedural norms as well as setting in motion the normal functioning of the criminal justice system itself for the implementation of legal norms, could rise to the highest degree of effectiveness the criminal justice for the protection of human rights in fighting and preventing crime. The analysis of this topic are intended to contribute to raising to the highest levels all standards, from moral integrity, professionalism of employees in the criminal justice system, the necessary reforms of their financial treatment and career and strengthening the vertical and horizontal control over the judiciary. The main objective is the achievement of justice in Albania and gaining the trust of the people. Field: Criminal Law Key words: Criminal justice Effectivity Europian Integration Criminality Legislation 3

Falenderime Së pari, falenderoj pedagogët e Departamentit të së Drejtës Penale, në veçanti jurinë e zgjedhur me rastn e mbrojtjes së tezës së doktoraturës, PhD.Dr.Altin Shegani, Prof.Dr. Skënder Kaçupi, Prof.Dr. Vasilika Hysi, Prof.As.Dr. Maksim Haxhia dhe Prof.As.Dr.Fatmir Tartale, të cilët më kanë mbështetur gjatë viteve të studimit në Fakultetin e Drejtësisë. Së dyti, falenderoj gjyshin tim, Prof.Dr. Ismet Elezi, i cili ka qënë udhëheqësi im në jetë dhe në punën kërkimore shkencore, pa të cilin nuk do të isha sot këtu. 4

Përmbajtja Hyrje... 8 PJESA I KUPTIMI I DREJTËSISË PENALE, ELEMENTËT PËRBËRËS TË SAJ...11 Kreu I Disa njohuri të përgjithshme për drejtësinë penale para krijimit të shtetit të pavarur kombëtar shqiptar Elementë të drejtësisë penale në lashtësi...14 Kreu II Sistemi i drejtësisë penale në mesjetë...17 1. Elemente të sistemit të drejtësisë penale në statutet shqiptare...17 1.1. Statutet e Shkodrës...17 1.2. Statutet e Durrësit...18 1.3. Statuti i Katedrales së Drishtit...18 2. E drejta penale në shtetin e Skënderbeut...18 3. Drejtësia penale nën sundimin e Perandorisë osmane...21 4. Elementë të drejtësisë penale në pashallëqet feudale shqiptare...21 4.1. Në pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë...21 4.1.2. Elemente të procedurës penale...22 4.2. Në pashallëkun e Bushatllinjve në Shkodër...23 5. Idetë e rilindësve për sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri...24 Kreu III Krijimi i shtetit të pavarur kombëtar shqiptar dhe bazat e drejtësisë penale (28 nëntor 1912 1920)...26 Kreu IV Sistemi i drejtësisë penale në vitet 1920 1944...28 1. Vendosja e Republikës...28 2. Vendosja e Monarkisë (1928 1939)...28 3. Kodi Penal i Zogut...29 4. Konkluzione...30 5. Sistemi i drejtësisë penale në vitet 1939-1944...30 6. Aktet me karakter juridik të nxjerra gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare...31 Kreu V Sistemi i drejtësisë penale në shtetin totalitar...32 KREU VI Drejtësia penale dhe reformat ligjore pas viteve 90-të...34 1. Reforma ligjore e vitit 2001...34 2. Reforma ligjore e vitit 2003...35 3. Reforma ligjore e vitit 2004...35 4. Reforma ligjore e vitit 2007...36 5. Reforma ligjore e vitit 2008...36 5

6. Reforma ligjore e vitit 2012...37 7. Reforma ligjore e vitit 2013...37 PJESA II KUPTIMI I EFEKTIVITETIT TË LEGJISLACIONIT PENAL NË LUFTËN KUNDËR KRIMINALITETIT...38 KREU I Kuptimi i së drejtës penale...38 1. Kuptimi i efektivitetit të legjislacionit penal...39 2. Legjislacioni penal shqiptar...43 2.1. Ligjbërja...45 2.2. Cilësia e ligjit penal...47 2.3. Metoda e bërjes së ligjit...48 2.4. Disa nga të metat e teknikës ligjore në Kodin Penal në fuqi...52 2.5. Zbatimi i drejtë, i paanshëm, i rregullt i ligjit penal...54 2.6. Pandëshkueshmëria e veprave penale tregues i moszbatimit të ligjit...55 KREU II Kriminalizimi dhe penalizimi...57 1. Kuptimi i kriminalizimit...57 1.2. Parimet kryesore të kriminalizimit dhe sistemi i tyre...60 2. Dekriminalizimi. Kuptimi dhe llojet e dekriminalizimit...63 2.1. Bazat dhe parimet e dekriminalizimit...66 3. Penalizimi...67 3. 1. Penalizimi i femrave. Të dënuara femra:...72 3.2. Penalizimi i të miturve...73 4. Depenalizimi...79 PJESA III EFEKTIVITETI I SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE...82 KREU I Efektiviteti i ligjit procedural penal...82 Prezumimi i pafajësisë...84 Parimi ne bis in idem.83 E drejta e mbrojtjes...84 Gjykimi në mungesë...87 Gjykimi nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj...87 E drejta e aksesit...88 Gjykimi brenda një afati të arsyeshëm...89 Gjykimi i shkurtuar...90 Rihapja e gjykimit...91 KREU II Policia Gjyqësore...94 Kreu III Prokuroria...97 6

Kreu IV Pushteti gjyqësor... 106 Reformat në pushtetin gjyqësor... 116 KREU V Avokatia... 121 KREU VI Sistemi i burgjeve... 124 PJESA IV EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT PENAL KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR, DISA LLOJEVE TË TJERA TË VEPRAVE PENALE DHE PARANDALIMI I TYRE... 127 KREU I 1. Efektiviteti i legjislacionit penal kundër krimit të organizuar... 127 2. Efektiviteti i legjislacionit penal kundër trafikut të paligjshëm të narkotikëve... 130 3. Efektiviteti i legjislacionit penal kundër veprave penale me qëllime terroriste... 136 4. Efektiviteti i legjislacionit penal kundër pastrimit të produkteve të veprës penale... 138 5. Efektiviteti i legjislacionit penal në luftimin e korrupsionit... 143 6. Efektiviteti i legjislacionit penal në luftimin e kriminalitetit kundër personit posaçërisht kundër jetës dhe dhunës në familje... 151 6.1. Dhuna në familje... 153 7. Efektiviteti i ligjit penal në luftimin e veprave penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike... 156 7.1. Krime në fushën e doganave... 157 8. Efektiviteti i legjislacionit penal në luftimin e veprave penale kundër drejtësisë... 158 KREU II Parandalimi i kriminalitetit... 160 1. Parandalimi nga policia... 167 2. Parandalimi nga prokuroria... 169 3.Parandalimi nga gjykata... 170 PJESA V EFEKTIVITETI I DREJTËSISË PENALE DHE LEGJISLACIONIT PENAL NË KUADËR TË INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EUROPIAN... 172 Legjislacioni ndërkombëtar në fushën e drejtësisë... 176 Konventa ndërkombëtare për drejtësinë... 178 Konkluzione dhe rekomandime... 185 Literatura... 191 7

Hyrje 1. Tema që kam përzgjedhur për tezën e doktoraturës është një studim origjinal shqiptar, i patrajtuar më parë, tepër aktuale, e cila paraqet rëndësi të shumanshme nga ana teorike dhe juridike, shoqërore dhe praktike, pasi trajtohet duke u mbështetur në baza studimore. Arsyet kryesore përse iu dedikova kësaj teme janë veçanërisht: a. Drejtësia penale është një ndër shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës, e cila mbron vlerat më të rëndësishme individuale, shoqërore e shtetërore që rrezikohen nga kriminaliteti në tërësi dhe krimi i organizuar në veçanti dhe për këtë arsye kërkon studim të posaçëm. b. Kriminaliteti në kohën e sotme në vendin tonë është rritur në sasi e në cilësi dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë e personit, të jetës, shëndetit, lirisë, nderit e dinjitetit dhe pasurisë së tij, të rendit e sigurisë dhe të vetë shtetit e shoqërisë. Mjafton të kemi parasysh rritjen e madhe të vrasjeve, të dhunës në familje, të vjedhjeve, veçanërisht trafikimin e drogës etj. Drejtësia penale përballet me format e reja të sofistikuara të kriminalitetit që diktojnë rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së legjislacionit dhe institucioneve dhe strukturave e agjencive të specializuara në luftimin e kriminalitetit. c. Efektiviteti i drejtësisë penale në luftimin e kriminalitetit mund të sigurohet në qoftë se legjislacioni penal, procedural penal dhe ligjet e tjera të posaçme merren në unitet me organet e sistemit të drejtësisë penale (policia gjyqësore, prokuroria, gjykata dhe institucionet e vuajtjes së dënimit burgjet dhe Shërbimi i Provës), të cilave iu është ngarkuar zbatimi i këtyre ligjeve. d. Drejtësia penale me gjithë arritjet pozitive në luftimin e kriminalitetit, ndodhet në procesin e reformimit në fushën ligjore, strukturore, funksionale e konceptuale, kështu që zhvillimi i këtyre reformave për të arritur standardet europiane, ndeshet me pengesa e vështirësi, për kapërcimin e të cilave synon të shërbejë edhe ky punim. e. Sistemi i drejtësisë penale përballet me korrupsionin brenda tij dhe luftimin e tij në sektorë të tjerë që dëmton rëndë jo vetëm sistemin e drejtësisë penale, por të krejt shtetit të së drejtës. Pa kapërcimin dhe luftimin e këtij fenomeni negativ nuk mund të pritet integrim në Bashkimin Europian dhe kjo është arsyeja pse i kushtohet vëmendje e veçantë në punim. Drejtësia penale ndodhet nën presionin e një opinioni publik negativ ndaj saj, veç presioneve të natyrave të ndryshme, për të cilat është shfaqur mendimi se si mund të luftohen me efektivitet, duke forcuar integritetin moral dhe duke rritur profesionalizmin e policisë, prokurorisë e gjykatës. Pikërisht për këto arsye luftimi i korrupsionit dhe dhënia drejtësi është pjesë përbërëse e studimit. f. Luftimi i kriminalitetit, posaçërisht i krimit të organizuar në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, në kushtet e globalizmit e të ndërkombëtarizimit të tij, paraqiten si sfida të reja për zgjidhjen e të cilave janë të domosdoshme lidhjet dhe bashkëpunimi e bashkëveprimi i ngushtë rajonal, europian e ndërkombëtar. Pa siguruar këtë bashkëpunim dhe ndihmë profesionale, teknike e teknologjike, nuk mund të kapërcehen sfidat që shfaqen përpara. g. E drejta penale është mjeti kryesor efektiv në luftimin e kriminalitetit. Mirëpo, duke bërë shumë shtesa e ndryshime në Kodin Penal, jo të studiuara mirë, 8

krijohen vështirësi në zbatimin e tyre në praktikë, prandaj në përfundim dilet me propozime për të përmirësuar procesin e ligjbërjes. Efektiviteti i së drejtës penale pozitive është i lidhur ngushtë dhe ndërthuret me kriminologjinë, penologjinë, politikën penale, të drejtën penitenciare dhe sociologjinë juridike. Pikërisht këtu qëndron edhe një nga arsyet kryesore për zgjedhjen e kësaj teme, sepse vihen në funksion të gjitha këto shkenca shoqërore dhe ligje për një qëllim kryesor luftimin me efektivitet të kriminalitetit. Tërësia e këtyre shkencave është e një rëndësie të veçantë për drejtësinë penale dhe përbën faktorin kryesor të funksionimit dhe të efiçencës së drejtësisë penale, të realizimit të reformave për arritjen e standardeve europiane në përafrimin e legjislacionit dhe të sistemit të drejtësisë penale me atë të Bashkimit Europian. 2. Qëllimi i temës është që, duke njohur dhe zbatuar në praktikë sistemin e normave penale juridike e procedurale penale, si dhe duke vënë në lëvizje funksionimin normal të vetë sistemit të drejtësisë penale për zbatimin e këtyre normave, të rritet në shkallë më të lartë efektiviteti i drejtësisë penale për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në luftimin e kriminalitetit dhe parandalimin e tij. Vënia në jetë e këtij qëllimi kryesor kërkon në plan të parë vazhdimin e reformave ligjore e organizative në sistemin e drejtësisë, për të arritur standardet europiane. Analizat e bëra në këtë temë synojnë të japin ndihmesë për të ngritur në nivele më të larta të gjitha standardet, duke filluar nga ligjbërja për kriminalizimin dhe penalizimin e veprave penale, te efiçenca e sistemit të drejtësisë penale e deri te integriteti moral, profesionalizmi i punonjësve të të gjithë sistemit të drejtësisë penale, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në punë, reformat e nevojshme të trajtimit të tyre financiar e të karrierës si dhe forcimin e kontrollit vertikal e horizontal si dhe të kontrollit të opinionit publik mbi organet e drejtësisë. Objektivi kryesor është që në Shqipëri të arrihet të jepet drejtësi dhe drejtësia të fitojë besimin e popullit. 3. Çdo shkencë ka specifikat e saj si nga aspekti objektiv i studimit, po ashtu edhe nga metodat e kërkimit. Objekti i kësaj teme është i gjerë, sepse ka të bëjë me efektivitetin e ligjeve dhe të sistemit të drejtësisë penale në luftimin e kriminalitetit. Përsa i përket metodave të studimit i jam përmbajtur parimeve të përgjithshme metodologjike. Në fillim është përdorur metoda historike e studimit të drejtësisë penale në Shqipëri për të bërë krahasimin me të tashmen, në kushtet e ndryshimeve të mëdha politike shoqërore në periudha të gjata kohore. Metoda bazë e përdorur ka qenë metoda e kërkimit dhe studimit të ligjeve, akteve të tjera juridike, literaturës juridike të vendit e të huaj për problemet që lidhen me ligjin penal e sistemin e drejtësisë në procesin dinamik dhe efektivitetin e tyre në luftimin e kriminalitetit. Fakti që tema bazohet kryesisht në sistemin e drejtësisë penale shqiptare, bën që edhe referimet nga faqe të ndryshme interneti apo literatura e huaj të jenë disi të kufizuara, megjithëse ato janë përdorur gjerësisht për të bërë krahasimet në aspekte të ndryshme. Kryesisht kjo metodë është bazuar edhe në analizën e ligjeve të shkruara me shtesat e ndryshimet e bëra në Kodin Penal me reformat e viteve 2001 deri 2013. Në kërkimin dhe studimin e këtyre fenomeneve është përdorur edhe metoda statistikore, karakteristike për shkencën e kriminologjisë, për aq sa i përshtatet karakterit të studimit. 9

Natyrisht kjo metodë ka shërbyer në funksion të metodave të mësipërme, sepse ajo jep të dhëna, por nuk bën sinteza të tyre. Sidoqoftë nga të dhënat statistikore të disa viteve kemi mundur të paraqesim një tablo për efektivitetin e ligjeve e të sistemit të drejtësisë penale për kriminalizimin e penalizimin që përbëjnë boshtin e temës. Gjithashtu është përdorur metoda krahasuese në mënyrë të kufizuar për shkak të natyrës së temës dhe është bërë konsultimi me aktet juridike ndërkombëtare (konventat, rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës), vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë për çështjet penale si dhe literaturën juridike të vendit e të huaj. Duke patur parasysh sa më lart, studimi i kësaj teme për drejtësinë penale në aspektin ligjor për kriminalizimin, penalizimin, sistemin e drejtësisë penale, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, është rezultat i një pune disa vjeçare, që në fazën e përgatitjes së tezës së masterit e në vazhdimësi, ku bëhet një përpjekje për të evidentuar problemet kryesore, sfidat e mëdha që dalin përpara në të gjithë elementët përbërës të saj. Jam plotësisht e vetëdijshme për kontributin e çmuar dhe trajtimin e bërë më parë nga prof. Vasilika Hysi në tekstet e kriminologjisë, politikës penale e penologjisë, për aspekte të veçanta që kanë lidhje me këtë temë. Aspekte të veçanta të problemit që shtrohet për diskutim u prekën edhe gjatë përkujtimit të 100 vjetorit të drejtësisë. Unë jam orientuar nga to, por, në këtë punim, për herë të parë kam studiuar në mënyrë të gjithanshme dhe origjinale drejtësinë penale në unitet, posaçërisht kriminalizimin dhe penalizimin dhe të gjithë komponentët që i përbëjnë, me qëllim që mund të kenë vlerë teorike e praktike. Gjithashtu puna dhe përvoja ime në Gjykatën Kushtetuese më ka ndihmuar në njohjen e shumë problemeve që ka sot legjislacioni dhe sistemi i drejtësisë penale, duke iu referuar jurisprudencës shqiptare. Mbi bazën e kritereve shkencore të së drejtës penale, procedurës penale, ligjeve të tjera të veçanta, të rekomandimeve të Këshillit të Europës, të organizmave të tjera ndërkombëtare, jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, kam arritur disa konkluzione kryesore dhe rekomandime që mund të shërbejnë në përmirësimin e tërë veprimtarisë së drejtësisë penale në luftimin e kriminalitetit. 10

PJESA I KUPTIMI I DREJTËSISË PENALE, ELEMENTËT PËRBËRËS TË SAJ Shoqëria njerëzore ka qenë dhe është e interesuar të qeveriset me ligje që sigurojnë rendin e qetësinë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të mbrohet nga fenomeni negativ i kriminalitetit si dhe ka kërkuar e kërkon të jepet drejtësi. Këtu gjen vend thënia e lashtë latine: Fiat justitia et pereat mundus (të fitojë drejtësia dhe le të shuhet (përmbyset) bota). Në shtetet demokratike është vendosur sundimi i ligjit, ndërsa në shtetin tonë në fazën e tranzicionit, kur synohet të ndërtohet shteti i së drejtës, nuk mund të thuhet se është vendosur ende plotësisht sundimi i ligjit. Nocioni i shtetit të së drejtës në Shqipëri është bërë i njohur pas kalimit nga shteti totalitar në pluralizmin politik, pas viteve 90-të. Formulimi teorik i konceptit të shtetit të së drejtës siç thekson prof. Luan Omari, - ndeshet që nga gjysma e dytë e shek.xix, por mori zhvillim të dukshëm gjatë shek.xx. 1 Ky term përdoret tani në shkallë të gjerë dhe përbën shtyllën e demokracisë dhe shtetit. Koncepti i shtetit të së drejtës ka gjetur sanksionim ligjor në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që në hyrje përdoret ky term, kurse në nenin 4/1 thuhet se: E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. Në shtetin e së drejtës një rol të rëndësishëm luan edhe drejtësia penale, si pjesë përbërëse e drejtësisë. Roli dhe funksioni kryesor i saj është funksioni mbrojtës, goditja e kriminalitetit si dhe dhënia e drejtësisë. Pa drejtësi s ka e s mund të ketë shtet të së drejtës, as liri e demokraci dhe as siguri për mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore të njeriut. Sir Ninian Stephen në referatin e tij të vitit 1999 ka thënë se: Ruajtja e shtetit të së drejtës është baza e vërtetë e një shoqërie demokratike. Pa të, demokracia është një frazë boshe. Më tej ai vazhdon: Kryesore është njohja e përgjithshme dhe respekti për parimin e shtetit të së drejtës nga legjislatori. Së dyti, interpretimi gjyqësor. Së treti, nevojitet doktrina kushtetuese e ndarjes së pushteteve dhe dallimi midis pushtetit legjislativ dhe gjyqësor. 2 Në mënyrë që shteti i së drejtës të funksionojë në një shtet duhet të plotësohen disa kushte: 3 1. Duhet të ekzistojnë ligjet që ndalojnë dhe mbrojnë qytetarët nga dhuna dhe anarkia. 2. Qeveria duhet të jetë e kufizuar nga të njëjtët ligje si dhe qytetarët. 3. Ligji duhet të jetë i qartë, i përgjithshëm dhe i barabartë. Qartësia nënkupton që ligji duhet të parashikojë të ardhmen, të jetë i hapur dhe relativisht i qëndrueshëm. Ligjet duhet të kenë zbatim për të gjithë në mënyrë të barabartë. 4. Ligji duhet të jetë dhe të mbetet i arsyeshëm në përputhje me opinionin publik dhe vlerat e përgjithshme sociale dhe duhet të ekzistojnë disa mekanizma (formalë ose joformalë) për ta siguruar diçka të tillë. 1 Omari, L. Shteti i së drejtës, Tiranë 2002, f.3 2 Stephen, N. leksion i vitit 1999 në Annual Lawyers Lecture për qëndrën St James Ethics Centre 3 Cowdery, N. AM QC, Effectiveness of the criminal law, Legal Studies State Conference 2008, Rosehill, 27 Mars 2008 11

Në demokraci është e nevojshme që të ketë bashkëpunim dhe konsultim midis ligjvënësit dhe komunitetit. Legjislatori harton ligje për komunitetin, për këtë arsye këto ligje duhet të jenë ajo çka dëshiron komuniteti. 5. Duhet të ketë institucione dhe procedura për të siguruar zbatimin e ligjit. 6. Duhet të ketë institucione dhe procedura efektive për të siguruar se veprimtaria e qeverisë të jetë në përputhje me ligjin. 7. Duhet të ketë një gjyqësor të pavarur, në mënyrë që secili të mbështetet aty për të siguruar zbatimin e ligjit. Nëse politika peshon mbi drejtësinë, të gjithë do t i shmangin gjykatat dhe komuniteti nuk do t i respektojë dhe zbatojë vendimet e tyre. Kjo gjë sjell anarkinë. 8. Nevojitet një përfaqësim ligjor i organizuar dhe i pavarur. Aksesi në drejtësi nuk mund të realizohet nëse qytetari nuk ka mjetet për të ruajtur pozicionin e tij në një proces gjyqësor. 9. Aksesi në gjykata duhet të sigurohet pa vonesë dhe pa kosto të lartë. Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. 10. Zbatimi i ligjit duhet të bëhet në mënyrë të paanshme dhe të barabartë. Siç shihet elementi kryesor për ekzistencën e shtetit ligjor është ligji. Pa ligjin është e pamundur çdo lloj jete që aspiron të jetë shoqërore, e qytetëruar dhe e parashikueshme. 4 Gjithashtu mendimtari i madhe anglez Thomas Hobsi (1588-1679) shprehej se: Atje ku nuk ka shtet nuk ka ligj, Drejtësia është vullnet i përhershëm për t i dhënë njeriut atë që i takon. 5 Nga këto përkufizime mund të arrijmë në përcaktimin e termit shumë të trajtuar drejtësi penale. Me drejtësi penale kuptohet tërësia e normave juridike penale e procedurale penale si dhe e akteve të tjera normative në funksion të sistemit të organeve të caktuara për luftimin e kriminalitetit dhe parandalimin e tij. Termi drejtësi penale dallon nga koncepti universal dhe klasik i drejtësisë, i elaboruar nga Platoni, Aristoteli, Shën Agustini si suum cuique ose secili të vetën. Ashtu siç është përcaktuar në Corpus Juris të Justinianit Drejtësia është një sjellje ku çdo njeri i jep tjetrit atë që i takon me vullnet të lirë dhe të ndërsjelltë. 6 Filozofi i madh grek Sokrati thoshte se: Pushteti është e drejta dhe drejtësia e interesi i më të fortit... Qeveritë e ndryshme përgatisin ligje demokratike, aristokratike ose autokratike në pikëpamjen e interesave të tyre dhe këto ligje, të bëra prej tyre që t u shërbejnë interesave të tyre, i kalojnë në gjykata për drejtësi dhe gjykojnë si të padrejtë çdo njeri. Drejtësia ekziston vetëm ndërmjet të barabartëve të fortët bëjnë atë çka kanë mundësi dhe të dobëtit vuajnë atë që duhet. Vite më vonë, studenti i Sokratit, Platoni do të deklaronte se: Drejtësia është një raport ndërmjet individëve të varur nga organizimi shoqëror, ajo studiohet si pjesë e strukturës së një kolektivi, se sa në sjelljen morale të personit. Drejtësia është një problem i thjeshtë nëqoftëse njerëzit do të ishin të thjeshtë. Drejtësia nuk është vetëm forcë, po forcë e harmonizuar. Ajo nuk është e drejta e më të fortit por harmoni efektive e të gjithëve. Sistemi i drejtësisë penale në tërësi dhe politika penale në veçanti, si tërësi e masave dhe metodave për luftimin e kriminalitetit, në çdo etapë të zhvillimit historik 4 Xhefri, G. Merfi, Xhills, L. Filozofia e së drejtës, Tiranë 1992, f.5 5 Hobs, T. Leviatani, Tiranë 2009 6 http://www.heritage.org/research/lecture/the-meaning-of-justice 12

të shoqërisë është udhëhequr nga idetë filozofike të mendimtarëve të mëdhenj të kohës. Kështu në lashtësi kanë luajtur rol të rëndësishëm idetë e Platonit, Aristotelit, Senekës, Ciceronit, Ulpianit. Në mesjetë kanë mbizotëruar idetë dhe ndikimet fetare të kishës. Në kohën e re janë shquar sidomos idetë e filozofëve Boden, Mor, Bekon, Hobsi, Loku, Spinoza, Lajbnici, Monteskie, Ruso, Volter, Kanti, Hegeli, e në mënyrë të veçantë Anselm Fojerbah, babai i shkencës së të drejtës penale. Krahas mendimit filozofik rol të madh kanë luajtur edhe mendimtarët e shquar penalistë të shek.xviii si Cezare Bekaria, F.Carrara pikëpamjet e shkollës sociologjike, shkollës pozitiviste (E. Ferri, R.Garofalo) dhe në kohën tonë të shkollës së mbrojtjes së re shoqërore (Mark Anselmi etj). Ndërveprimi i së drejtës penale me kriminologjinë, politikën penale, procedurën penale përbën boshtin e drejtësisë penale. Ky bosht për t u realizuar mbështetet në sistemin e drejtësisë, i cili ka misionin e zbatimit të ligjit e parimeve juridike. E drejta penale pozitive dhe tërë drejtësia penale janë të lidhura organikisht me të drejtën procedurale penale, me normat e Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet së cilave ato gjejnë zbatim në praktikë në luftimin e kriminalitetit. Në fushën e drejtësisë penale mund të thuhet se janë hedhur bazat për sundimin e ligjit me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurës Penale si dhe aktet normative të posaçme që rregullojnë statusin dhe veprimtarinë e organeve të sistemit të drejtësisë penale. Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës si dhe të humanizmit. (neni 1/c) Në vazhdim sanksionohet parimi i ligjshmërisë: Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale. Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj. (neni 2) 7 Që të sigurohet sundimi i ligjit nuk mjafton të sanksionohen parimet demokratike dhe se e drejta përbën bazën e shtetit të së drejtës, por kërkohet që të zbatohet me korrektësi Kodi Penal e Kodi i Procedurës Penale, me qëllim që të respektohet barazia përpara ligjit dhe të sigurohet dhënia e drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe drejtësisë është i mundur po të plotësohen standardet europiane, duke filluar nga formimi i një koncepti të ri për termin se çfarë kuptojmë me drejtësi në fushën penale. Kjo nënkupton që gjykata të zbulojë të vërtetën, duke mbajtur parasysh raportin midis konceptit universal të drejtësisë dhe ligjit, me respektimin dhe zbatimin e tij, me moralin që përmban ligji si dhe me etikën e profesionalizmin e gjyqtarëve të ngarkuar me ligj për dhënien e drejtësisë. Meqënëse realisht jo çdo ligj është i përkryer dhe mund të mos harmonizohet me konceptin universal të drejtësisë, siç e përmend edhe Ciceroni, atëherë, gjyqtari vlerëson bindjen e tij të brendshme se si është e vërteta dhe mbi bazën e provave, merr vendim për fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarit. Duke marrë parasysh se ndodhemi ende në procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, pra të sundimit të ligjit, është e domosdoshme që të rritet vazhdimisht niveli i kulturës juridike, niveli i profesionalizmit për të respektuar e zbatuar me kompetencë e paanshmëri ligjin penal e procedural penal për të arritur në standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian për drejtësinë në Shqipëri. 7 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1995, i ndryshuar 13

Kreu I Disa njohuri të përgjithshme për drejtësinë penale para krijimit të shtetit të pavarur kombëtar shqiptar Elementë të drejtësisë penale në lashtësi Konceptin e ligjit e gjejmë në Greqinë e lashtë, ku ishte përhapur opinioni se ligji është një shpikje e të fortëve, për të nënshtruar dhe qeverisur të dobëtit. Filozofi grek Aristoteli (384 322) thoshte se: Njeriu kur nuk ka ligje e as drejtësi është më i keqi... më keq se kafsha. 8 Në këtë kuptim, edhe historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri ka mbrojtur tezën se në fillimet e shek.iv para e.r. në Ilirinë e Jugut lindi shteti si nevojë e domosdoshme e kohës. 9 Procesi i lindjes dhe i konsolidimit të shtetit ilir përfundon në gjysmën e parë të shek.iv, që përkon me kohën e sundimit të mbretit Bardhyl. 10 Shteti ilir kishte karakteristikat e tipit të shtetit skllavopronar. Kuptohet se për kryerjen e funksioneve të tij ishte e domosdoshme ekzistenca dhe veprimi i normave të së drejtës, përfshirë drejtësinë penale. Pavarësisht se mungojnë dokumentet e shkruara për të njohur nëse ka patur ose jo ligje apo kode të shkruara që vepronin në shtetin ilir, logjika e qeverisjes për disa shekuj me rradhë, na lejon të pranojmë se, krahas së drejtës zakonore penale e trashëguar nga bashkësitë vendore që vepronte në kuadrin e ekzistencës së shtetit, do të ketë vepruar edhe e drejta penale skllavopronare pozitive, e ndërtuar sipas modelit të së drejtës penale skllavopronare të Greqisë së lashtë, me ndikime të Egjiptit e hebrejve, siç dëshmon parimi i Moisiut Sy për sy e dhëmb për dhëmb edhe në të drejtën zakonore penale shqiptare gjak për gjak. Këto mendime mbeten ende në formën e hipotezave, por jo pa baza për t u bërë objekt diskutimi e debati shkencor në të ardhmen. Historiani shqiptar nga Kosova Jusuf Buxhovi, duke iu referuar burimeve të autorëve të ndryshëm shpreh pikëpamjen se paraardhësit e shqiptarëve kanë qënë pellazgët. Mirëpo kjo hipotezë mbetet objekt diskutimi e debati mes historianësh. 11 Sipas të dhënave fragmentare të literaturës së huaj deri tani, në të drejtën penale të shtetit ilir njiheshin krimet e rënda si tradhtia, dezertimi (shmangia nga rradhët e ushtrisë), vrasja, shkelja e betimit etj. Për këto lloje krimesh përcaktoheshin dënimet penale dënimi me vdekje, heqja e lirisë, dënimet fizike, dëbimi, gjoba etj. Për zbatimin e këtyre normave penale ishte organizuar një sistem me organe të veçanta gjykatat dhe organe të tjera. Në kohën e mbretërisë së Gentit funksiononin edhe institucionet e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë (burgjet). E drejta penale ilire njihte zëvendësimin e dënimit me vdekje me pagimin e një shume të caktuar të hollash ose me mall, dmth. pranonte parimin e njohur compositio, sipas së drejtës së lashtë të hebrenjve. 12 8 Aristoteli, Politika, Tiranë 2003, f.14 9 Krisafi, K. Shteti ilir, shteti dhe e drejta në Epir, Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Luarasi, botim 2001, f.18-23 10 Ceka, N. Ilirët, histori e shkurtër, botimet Toena, Tiranë 2003 Korkuti, M. Parailirët, ilirët, arbrit, botimet Toena, Tiranë 2003 11 Buxhovi, J. Kosova, Antika Mesjeta 1, 2012 14

Edhe në shtetin e Epirit (fundi i shek.v para e.r) që mori zhvillim në sundimin e Pirros (297-272 para e.r) parashikoheshin norma juridike penale për krime të ndryshme si tradhëtia (krim i rëndë që dënohej me vdekje), krimi i vrasjes, i vjedhjes së pasurisë, që dënoheshin rëndë, heqja e lirisë, dëbimi e internimi nga gjykata. 13 Si përfundim mund të thuhet se, me gjithë mungesën e dokumenteve të shkruara për drejtësinë penale në shtetin ilir, e të Epirit, përsëri janë të mjaftueshme për të krijuar një perceptim mbi elementët e saj, të cilët shënojnë zanafillën e drejtësisë penale në procesin e zhvillimit historik deri në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Por, ky proces nuk u zhvillua në vijë të drejtë sepse Iliria u pushtua nga Perandoria Romake (167-168 para e.r) dhe nga pushtime të tjera shekullore që kanë gjurmët e tyre edhe në drejtësinë penale. Në krye të çdo province qëndronte një princ romak (mëkëmbës) i cili kishte në dorë ligjet dhe gjykatat. 14 Gjatë pushtimit romak, i cili zgjati rreth gjashtë shekuj, ishte në fuqi e drejta penale romake, si dhe elementët e tjerë përbërës të drejtësisë penale procedura penale, gjyqet, burgjet një sistem i kompletuar i shtetit skllavopronar romak, që kishte për qëllim mbrojtjen e tij dhe të interesave të pushtetit të klasës skllavopronare. Sipas burimeve të huaja, Perandoria romake lejoi që në zonat malore të vepronte edhe e drejta zakonore penale ilire, sipas së cilës zbatohej zakoni i hakmarrjes e gjakmarrjes private, ndërsa në zonat e pushtuara zbatoheshin dënimet e parashikuara në ligj. 15 E drejta penale romake sundonte jo vetëm në Iliri, por në shumë vende të tjera të botës. E drejta romake, veç të tjerash, ka krijuar një teknikë të mirë legjislative dhe një terminologji të përsosur, me anë të të cilave ka arritur të zgjidhë problemet që paraqiteshin në çdo sistem juridik. 16 Studiuesi i njohur Ernest Koliqi, në punimin e tij për ngjashmëritë e së drejtës romake me Kanunin e Lekë Dukagjinit evidenton këto ngjashmëri sidomos në fushën procedurale penale si psh. porota (clientela) etj. 17 Në vitin 395 Perandoria Romake u nda përfundimisht në dy pjesë: në atë të Lindjes Perandoria Bizantine dhe në atë të Perëndimit Perandoria Romake. Tokat e sotme të Shqipërisë bënin pjesë nën perandorinë bizantine (shek.v-xii). Si rrjedhojë për shumë shekuj veproi e drejta penale bizantine, e cila në përmbajtje ishte e drejta romake, e kodifikuar fillimisht nga Theodhosi (Kodi Theodhosjan) e pastaj nga Justiniani I (Kodi Justiniani). Normat penale të së drejtës bizantine nuk u zhvilluan, siç ndodhi me ato civile, por mbetën siç kishin qenë më parë. Ato i gjejmë në librin VI të Heksavilit të Amenopullit. Sipas përmbajtjes së këtij libri, parashikoheshin dënimi me vdekje dhe dënime që preknin tërësinë trupore (gjymtime) si nxjerrja e syve, prerja e dorës, e hundës, e gjuhës, rrahja me kërbaç, internimi, ekspozimi etj. 12 Elezi, I. Elezi, E. Historia e së drejtës penale, Erik, Tiranë 2010, f.75-76 13 Delvina Sh. E vërteta mbi Epirin, Tiranë 1999 14 Grup autorësh, Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Luarasi, 2011, f.24-25 15 Mandro, A. E drejta romake, Afërdita, Tiranë 2001 f.78 Elezi, I. Elezi, E. vep.cit, f.75-76 16 Sadikaj, B. Sociologjia e së drejtës, Prishtinë 2010 17 Koliqi, E. Ngjashmëritë e së drejtës romake me Kanunin e Lekë Dukagjinit, Studime e Tekste, Romë, 1944 15

Dënimi kishte karakterin e shpagimit të hakmarrjes e jo qëllime përmirësimi e riedukimin e fajtorit. Dënimet trupore kanë qenë zbatuar edhe në Shqipëri. Njihet rasti kur Gjergj Balsha më 1407 e dënoi një kryengritës të shtetit të tij me prerjen e dorës, të hundës e të gjuhës (1467). Të gjitha të dhënat tregojnë se gjatë gjithë kohës që ka vepruar e drejta penale romake e bizantine, krahas tyre, ka ekzistuar e vepruar sidomos në zonat malore, edhe e drejta zakonore penale mbarëshqiptare e pashkruar. Studiuesi shqiptar Aleks Buda shkruan se: Krahas nomokanonit bizantin ekzistonte e vepronte edhe një e drejtë e veçantë tradicionale popullore dhe këtu është fjala për të drejtën zakonore penale. 18 Ndikimet e së drejtës penale bizantine për dënimet me gjymtime kanë qenë më të fuqishme në të drejtën zakonore penale që ka vepruar në Labëri. Kjo dëshmohet me gojëdhënien popullore të kodifikuar në Kanunin e Labërisë, ku parashikohen sanksionet penale me prerjen e duarve për vjedhësit e pasurisë. 19 18 Buda, A. Historia e Shqipërisë, Tiranë 1965 19 Elezi, I. E drejta zakonore e Labërisë, f.165 Tiranë 1983 16

Kreu II Sistemi i drejtësisë penale në mesjetë Nga shek.xii u krijua shteti i Arbrit dhe fillon një gjendje e re për drejtësinë penale. Faktori i parë kryesor është që, në mesjetë, edhe në Shqipëri, si në vende të tjerë, sundonte rendi feudal i hershëm. Në këto rrethana karakteri i shtetit të Arbrit ishte shtet i tipit feudal. Edhe e drejta penale romake bizantine që vazhdoi të vepronte ruante po ato karakteristika dhe mbronte rendin ekzistues. 20 Por edhe për shtetin e Arbrit derisa mungonte gjuha shqipe e shkruar, kuptohet se nuk mund të bëhej fjalë për të drejtë (ligje) të shkruara në gjuhën shqipe. 21 Krahas së drejtës pozitive bizantino-romake të shtetit të Arbrit, në të drejtën zakonore penale që vepronte në zonat malore, të cilat vazhdonin të vetqeveriseshin sipas saj, kishte edhe norma të së drejtës zakonore me karakter penal të njëllojtë me ato të bizantit, si përsa i përkiste kriminalizimit të veprave penale (tradhëtia, vrasja, vjedhja etj.) ashtu dhe penalizimit llojeve e masave të dënimit për secilin prej tyre (dënimi me vdekje, gjymtimet etj.) 1. Elemente të sistemit të drejtësisë penale në statutet shqiptare Statutet e qyteteve komune të fillimit të shek.xiv shënojnë një etapë të re në zhvillimin e traditës juridike, sepse ato janë akte juridike të shkruara, të përgatitura sipas rregullave të teknikës ligjore dhe të plota për rregullimin e marrëdhënieve juridike në sfera të ndryshme të jetës, përfshirë edhe normat me karakter penal. Karakteristikë tjetër kryesore e tyre është se ato ishin hartuar sipas modeleve të statuteve të qyteteve komune të Italisë me orientim perëndimor me ndihmën e Venedikut. Karakteristikë e rëndësishme e statuteve ishte sigurimi i respektimit dhe zbatimit të tyre nëpërmjet mekanizmave të veçanta dhe efektive për të luftuar kriminalitetin. Statutet ishin mjet i fuqishëm në mbrojtje të jetës, shëndetit, pasurisë, dhe të vlerave të tjera të rëndësishme të njeriut e të shoqërisë ku ato vepronin duke goditur krimet e ndryshme. Statutet e Shkodrës (fillimet e shek.xiv) u zbuluan në vitin 2002 nga studiuesit italianë Lucia Nadin dhe historiani austriak Oliver Schmid dhe japin më të plotë perceptimin e drejtësisë penale të asaj kohe në qytetin-komune të Shkodrës. 1.1. Statutet e Shkodrës Në normat e Statuteve institutet e pjesës së përgjithshme të së drejtës penale jepen nëpërmjet normave të pjesës së posaçme, si psh. mosha për përgjegjësi penale 14 vjeç, për figura të veprave penale të caktuara, dallimi i veprave penale sipas objektit (krimet në detyrë), format e fajësisë qëllimi si element i domosdoshëm i falsifikimit të dokumenteve, llojet e dënimit (dëbimi i përkohshëm ose i përhershëm, ndalimi për të marrë ofiqe në komunë, mbyllja në shtëpi, zhdëmtimi ose prerja e kokës (dënimi me vdekje) etj.). 20 Grup autorësh, Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Luarasi, Tiranë 2001 21 Lloshi, XH. Përvijimi i gjuhës së shtetit shqiptar, botuar në gazetën Telegraf datë 9 korrik 2012 17

Normat e pjesës së posaçme parashikojnë këto lloje të veprave penale: 1. Vepra penale kundër pasurisë (vjedhje, grabitje etj.) 2. Vepra penale kundër personit (vrasja, plagosja) 3.Goditjet rrahja 4. Pabesia 5. Falsifikimi 6. Veprat penale kundër moralit 7. Veprat penale kundër nderit e dinjitetit personal 8. Dëmtimet 9. Vepra penale kundër drejtësisë 10.Vepra penale të ndryshme. 22 Në statute parashikoheshin edhe normat me karakter procedural penal: organet kompetente për gjykimin e veprave penale janë, si rregull, gjykatat. Nga ky rregull bëjnë përjashtim katër çështje që gjykohen nga vetë mbreti (i Mbretit të Zi). Më tutje flitet për rregullat e shqiptimit e të gjykimit të çështjes, provat, etj. Statutet janë monument i shkruar i kulturës juridike shqiptare. 1.2. Statutet e Durrësit Për Statutet e qytetit të Durrësit flasin shumë dokumentet venedikase që në vitin 1392 dhe, më vonë, në aktin e hartuar në kohën e Gjergj Topisë, ky statut kishte 35 kapituj (që përbënin vetëm një fragment). Gjithashtu sqarohet dhuna publike, padrejtësitë, falsifikimet, grindjet, vrasjet. 23 1.3. Statuti i Katedrales së Drishtit Dorëshkrimi origjinal i Statutit të Katedrales së Drishtit nga viti 1468, ruhet në Bibliotekën e Danimarkës dhe u zbulua nga dr.musa Ahmeti, i cili e botoi në Shqipëri në vitin 2010. 24 Statuti ka 53 kapituj (32 faqe) dhe përmban zakone të vjetra të shoqërisë shqiptare e ka karakter kishtar. Në të flitet edhe për sanksionet penale për disa vepra penale (vjedhje, mashtrime etj). Në dhënien e drejtësisë veprohet sipas ndershmërisë duke pasur parasysh frikën e Zotit, dënimet e konkubinatit, mosmarrëveshjet rreth respektimit të statuteve. 2. E drejta penale në shtetin e Skënderbeut Në shtetin e Skënderbeut, si shtet i përqëndruar i tipit feudal, ka vepruar e drejta penale e tipit feudal, bizantino romake, që mbronte pabarazinë shoqërore ekonomike, politike dhe juridike. 25 Krahas së drejtës penale laike, bizantino romake e sanksionuar nga pushteti qëndror, ekzistonte dhe ruhej e drejta tradicionale zakonore, penale me shtesat e ndryshimet e bëra në kohë e në rrethanat e reja të ekzistencës së shtetit, si dhe e drejta kishtare (kanonike) për një kategori të caktuar çështjesh civile. 26 Problemet e shtetit të Skënderbeut janë trajtuar gjerësisht në literaturën shqiptare dhe të huaj, duke filluar nga Historia e Skënderbeut, hartuar nga bashkëkohësi i tij, Marin Barleti dhe në vazhdimësi nga shumë autorë të tjerë 27 dhe nga prof.aleks Luarasi etj. 28 22 Elezi, I. Normat penale në Statutet e Shkodrës, suplement, Revista Ligji dhe Jeta dhjetor 2003 23 Ulqini, H. Statutet e Durrësit, Të drejtat e Njeriut, N.50/2000, f.50-63 24 Ahmeti, M. Statutet e Drishtit, Tiranë 2010 25 Historia e popullit shqiptar, Tiranë 26 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Luarasi, Tiranë 27 Barleti, M. Historia e Skënderbeut, Tiranë 1967, f.125, 300 28 Luarasi, A. Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut, Luarasi, Tiranë 1998 18

Në sistemin e së drejtës, e drejta penale zinte një vend me rëndësi, sepse ajo kryente funksionin mbrojtës nga krimet e spiunazhit e të tradhëtisë në kushtet e luftës kundër pushtimit të huaj. 29 Sipas Marin Barletit në atë kohë janë përdorur nocione të së drejtës penale, si nocioni i krimit, nocioni i mbrojtjes së nevojshme. 30 Gjithashtu, sipas Barletit njihen llojet dhe masat e dënimit që jepeshin për krime të rënda, sidomos për spiunazh dhe tradhëti. Krimi i tradhëtisë dënohej me vdekje ose me burgim të përjetshëm Këtë dënim e zbatoi Skënderbeu kundër nipit Hamza Kastrioti, pas tradhëtisë u kap rob dhe u dënua. Më pas Skënderbeu urdhëroi që të mos dënohej me vdekje, por e dërgoi të vuante dënimin me burgim në burgun e Napolit (Itali). Po kështu veproi edhe me Gjergj Stres Balshën, i cili kishte tradhëtuar duke u dorëzuar pushtuesve osmanë kështjellën e Modricës. Si dënim plotësues zbatohej edhe dënimi me konfiskimin e pasurisë, siç u veprua kundër Moisi Golemit. 31 Kështu, krahas dënimeve, e drejta zakonore penale, njihte edhe institutin e faljes nga Skënderbeu. Veç elementeve të së drejtës penale, si pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë penale, njiheshin e zbatoheshin në praktikë edhe norma të pashkruara procedurale penale si dhe për organizimin e funksionimin e gjyqeve. Skënderbeu, si kryetar shteti, kishte të drejtën (e pashkruar) të gjykonte e të dënonte vetë bujarët feudalë për krimet që kryenin. Këtë cilësi ai e kishte si kryetar i shtetit dhe kryezot feudal. 32 Përsa u përket fshatarëve të lirë, të bashkësive territoriale (fshatrave), sidomos në ato zona ku nuk ishte vendosur sistemi feudal, gjykoheshin e dënoheshin nga pleqtë (gjykata) të krijuara ad hoc nga burra zakoni. Dënimet caktoheshin sipas së drejtës zakonore penale. 33 Gojëdhëna popullore i atribuon Skënderbeut Kanunin e quajtur Kanuni i Skënderbeut, që përmbante normat e së drejtës zakonore të pranuara nga Skënderbeu dhe të zbatuara prej tij. Normat e së drejtës zakonore që përmbante kanuni i Skënderbeut (të pashkruara, por të përcjella në traditën gojore brez pas brezi) janë mbledhur e botuar nga Frano Ilia në Kanunin e Skënderbeut (2003). 34 Një vend të rëndësishëm zë edhe drejtësia penale. E drejta zakonore penale e shqiptarëve përmbante insitutet kryesore të pjesës së përgjithshme të së drejtës penale dhe figura të veprave penale, me sanksionet penale përkatëse. Në shtetin e Skënderbeut e në principatën e Lekë Dukagjinti niveli i së drejtës zakonore penale ndryshonte në raport me të drejtën pozitive bizantino romake që sundonte. 29 Elezi, I. E drejta penale në shtetin e Skënderbeut, Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri 30 M.Barleti thotë se Skënderbeu në një fjalim ka thënë se: Por nëse kjo duhet quajtur më tepër krim se sa mbrojtje e nevojshme gjykoheni vetë (f.472) Me të drejtë prof. Luarasi bën vërejtje se ka të ngjarë që këto të jenë shprehjet e autorit të librit, por pavarësisht nga hipoteza, rëndësi ka qënë në shek.xv njihen këto nocione. 31 Ky ritual i kërkesës për falje është i ngjashëm me atë që është zbatuar në Labëri, me veçori se në Labëri personi lidhte për qafe një hardhi e jo brez. Këto lloj ritualesh, ashtu si dhe vetë dënimet janë nën ndikimin e së drejtës bizantino romake që parashikonte gjerësisht gjyktimet trupore. (Elezi, I. Kanuni i Labërisë, Toena, Tiranë 2006). 32 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Luarasi, Tiranë 33 Elezi, I. E drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë 1983 34 Ilia, F. Kanuni i Skandërbegut, Milot 2003 19

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit njiheshin institutet e pjesës së përgjithshme të së drejtës penale, instituti i fajit (veprës penale), faji dhe format e tij (dashja, pakujdesia), bashkëpunimi në krim dhe përgjegjësia e bashkëpunëtorëve, fazat e zhvillimit të krimit (kanosja, tentativa), mbrojtja e nevojshme dhe dënimi (llojet e tij: hakmarrja e gjakmarrja, gjoba, dëbimi, dënimi me vdekje, djegia e shtëpisë, rrënimi i pasurisë, leçitja. 35 Normat penale të Kanunit të Lekë Dukagjinit shtrinin veprimin e tyre mbi gjithë banorët e bajrakeve ku ai zbatohej. Normat e pjesës së posaçme parashikonin këto vepra penale: 1. veprat penale kundër personit 2. veprat penale kundër familjes e martesës 3. veprat penale kundër pronës private 4. veprat penale kundër kishës 5. veprat penale të tjera. 36 Edhe Kanuni i Skënderbeut 37 e Kanuni i Labërisë 38 në vija të përgjithshme kanë ngjashmëri si përsa i përket pjesës së përgjithshme, ashtu dhe për pjesën e posaçme. Natyrisht, nuk përjashtohen aspak dallimet, sidomos në llojet dhe masat e dënimit. Në përgjithësi, gjakmarrja ishte si dënim kryesor që rregullohej me norma të posaçme. Karakteristika kryesore e gjyqeve të pleqve ishte se, pavarësisht nga niveli kulturor, kishin përvojë të gjatë dhe tregonin paanshmëri në zgjidhjen e çështjes. Vendimet e gjyqeve të pleqve ishin të zbatueshme vullnetarisht nga palët. Si përfundim mund të nxirret sa vijon: 1. Bashkësitë fisnore të zonave malore që vetqeveriseshin, nuk jetonin në anarki e arbitraritet, por mbroheshin nga normat e së drejtës zakonore penale e procedurale penale të pashkruara, por të njohura e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez te tjetri, me shtesat e ndryshimet e diktuara nga praktika, nevojat e jetës së përditshme. Vetëmbrojtja nëpërmjet normave të së drejtës zakonore penale e procedurale penale përfshinte mbrojtjen e tërë bashkësisë, të jetës, shëndetit, nderit e dinjitetit personal, familjes, lirisë, pronës private dhe të vlerave të tjera të rëndësishme. 2. Në tërësinë e tyre, normat e së drejtës zakonore penale të pashkruara kanë pasqyruar elementë të rëndësishëm të drejtësisë penale, kanë luajtur një rol si një kushtetutë e vetmbrojtjes së vetqeverisjes vendore. Ndërkohë ajo ka shërbyer si formë e qëndresës së përgjithshme kundër ligjeve të pushtuesve të huaj, në mbrojtje të identitetit kombëtar. 3. E drejta zakonore penale dhe procedurale penale, së bashku me gjyqet e pleqve (pleqësitë) kanë patur karakter mbarëshqiptar sepse kanë vepruar në veri, në Kosovë e deri në Labëri e Sul. 39 Këto karakteristika themelore të përbashkëta nuk kanë përjashtuar veçoritë vendore. 4. Studimi i elementëve të drejtësisë penale sipas së drejtës zakonore ka për qëllim të evidentojë vlerat kulturore e juridike që ajo përmban dhe të ruhen si monument historik i kulturës juridike shqiptare, por jo për zbatimin në praktikë të tyre. 35 Elezi, I. Normat e së drejtës zakonore penale të mbledhura në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Tiranë 1965 36 Gjeçovi, Sh. Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933 37 Ilia, F. Kanuni i Skënderbeut, Milot 1993 38 Elezi, I. Kanuni i Labërisë, Toena, Tiranë 2006 39 Elezi, I. E drejta zakonore e Labërisë, Tiranë 2002 20

3. Drejtësia penale nën sundimin e Perandorisë osmane Nën sundimin e Perandorisë osmane që nga shek.xv e deri në fillimet e shek.xx, në Shqipëri ishte vendosur drejtësia penale osmane. 40 Bënin përjashtim zonat malore që vetqeveriseshin dhe zbatonin të drejtën zakonore tradicionale. 41 Në Shqipëri hyri në fuqi dhe veproi e drejta e Sheriatit, si pjesë e së drejtës islame që e kishte burimin e saj në Kuran, Ixhma dhe Hadith. Ai përmbante norma me karakter penale dhe procedural penal. 42 Porta e Lartë organizoi sistemin gjyqësor Kaditë profesionistë, të cilët gjykonin në qendrat kryesore të vendit, të vetëm, bazuar në sheriatin dhe procedurat gjyqësore. Sistemi procedural kishte karakter inkuizitor dhe elemente të pakët të sistemit akuzator. Kjo gjendje vazhdoi deri kur u miratua Kodi Penal në vitin 1878 (viti 127 sipas kalendarit të vjetër turk) si dhe u miratua Kodi i Procedurës Penale (1878) të cilët u mbështetën në modelin e legjislacionit penal e procedural Kodet e Napoleonit. 43 Në Kodin Penal parashikoheshin institutet e pjesës së përgjithshme dhe figurat e veprave penale në pjesën e posaçme. Në Kodin e Procedurës Penale parashikoheshin të gjitha normat procedurale penale që kishin të bënin me hetimin dhe gjykimin e veprave penale. 4. Elementë të drejtësisë penale në pashallëqet feudale shqiptare 4.1. Në pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë Ndër autorët që janë marrë me drejtësinë në tërësi dhe me drejtësinë penale në veçanti mund të përmendim autorët grekë Zoto Dhimo, 44 Aravantenos Spiro, 45 anglezi Holland 46 etj. Në Shqipëri, çështjet e drejtësisë penale janë bërë objekt studimi fillimisht në Historinë e shtetit e të së drejtës në Shqipëri dhe posaçërisht në monografinë e prof.dr.arta Mandro Balili, e cila jep një kontribut të çmuar në shkencën e së drejtës penale e procedurale penale. 47 Krahas Sheriatit vepronin kanunametë ose ligjet laike osmane, siç ishte Kodi Penal i vitit 1878, i hartuar sipas modelit të Kodit Penal të Francës të vitit 1810. Në pashallëkun e Ali Pashës vepronin edhe bujurditë (urdhrat vendimet e tij personale). 40 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, botim 1994, f.4-5 41 Meksi, V. Autonomia lokale e krahinave shqiptare gjatë pushtimit osman, 1965, Drejtësia Popullore N.6 42 Elezi, I. E drejta zakonore e Labërisë, Tiranë 2002 43 Ligja penale otomane, përkthyer në gjuhën shqipe nga Dhimitër Kacimbra dhe av.koço Tasi, botim i Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë 1924 44 Dhimo, Z. Drejtësia në shtetin e Ali Pashë Tepelenës, Arkivi i Institutit Historik) Athinë 1938 45 Spiro, A. Historia e Ali Pashë Tepelenës 46 Holland, Travels in the Ionian Isles 47 Mandro-Balili, A. Pashallëqet feudale shqiptare në këndvështrimin e shtetit dhe të së drejtës, Tiranë 2008. 21