BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

JURIDICA. Kolegji Evropian Juridica Prishtinë. Revistë për studime juridike dhe shoqërore Magazine for legal and social studies.

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

EKZEKUTIMI I DETYRUESHËM I VENDIMEVE GJYQËSORE DHE PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Analizë politikash 05/2016

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

Dy fjalë në shenjë falënderimi

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Speci Shqipëri

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Ngacmimi seksual në Kosovë

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Zhvillimet politike në Kosovë

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

E DREJTA ROMAKE. Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës:

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

SYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

IKD Rr. Rrustem Statovci Prishtinë E: Tetor 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

FEMIJEVE NE SHQIPERI

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

Regjistrimi i pronësisë dhe te drejtave tjera sendore në Kosovë: Vështrim kritik në perspektive krahasimore

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

BULETINI MUJOR KLIMATIK

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE Rruga Milto Tutulani, Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax. + 355 4 222 537, http: //www.fdut.edu.al DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE Kandidati: Arber BASHOLLI Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Maksim HAXHIA TIRANË 2018

E drejta e autorit: Arber BASHOLLI Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të rregullores së rektoratit Për organizimin e programeve të studimit e doktoratave, miratuar në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, me vendimin nr. 20, datë 13.11.2008. ii

Abstrakt Ky punim ka për qëllim të japë një analizë të zgjeruar mbi Institutin e Bashkëpunimit në të drejtën penale. Kjo analizë fillon me një shpjegim të kuptimit të termit bashkëpunim dhe elementëve të tij në të drejtën penale. Tema është fokusuar kryesisht në sistemin ligjor shqiptar por pa anashkaluar edhe krahasimin midis sistemit ligjor shqiptar me disa nga sistemet ligjore të huaja. më kryesore. Kapitulli i parë jep një analizë të gjerë të historikut të bashkëpunimit në sistemin ligjor shqiptar duke analizuar teoritë e ndryshme të këtij instituti dhe duke dhënë kuadrin e plotë historik të zhvillimit të tij deri në ditët e sotme. Kapitulli i zhvillimit historik përfshin periudhën otomane, të drejtën zakonore, legjislacionin penal të viteve 1928, 1946, 1948, 1952, 1977, 1993, dhe 2001 deri në ditët e sotme. Ky kapitull ka për qëllim analizimin e ndryshimeve që ka pësuar kuptimi i institutit të bashkëpunimit duke u lidhur ky ndryshim me evoluimin e kriminalitetit për çdo periudhë historike. Ashtu sikurse u theksua me sipër, kapitulli në vijim jep një vështrim krahasues të sistemeve të ndryshme ligjore, duke përfshirë atë Italian, Gjerman, Francez, Rus, të Kosovës dhe atë Amerikan me sistemin tonë ligjor. Ndryshimet që vihen re janë kryesisht teorike, bazuar këto edhe në ndryshimet që paraqesin vet këto sisteme ligjore në përgjithësi me njëri tjetrin. Sistemi ligjor shqiptar është i bazuar mbi sistemin ligjor romak dhe është lehtësisht i krahasueshën, në terma ngjashmërie, me sistemin ligjor të Italisë, Gjermanisë apo edhe Francës. Pjesa kryesore e kësaj teze, janë kapitujt në vijim të cilat analizojnë kuptimin e bashkëpunimit sipas formës, bazuar në teoritë e ndryshme lidhur me instituin e bashkëpunimit. Dy format kryesore janë i thjeshti dhe i veçanti, ky i fundit më pas ndahet në disa forma të tjera të cilat parashikohen edhe nga legjislacioni i sotëm penal sikurse janë krimi i organizuar, organizatat terroriste, bandat e armatosura dhe organizata e strukturuar kriminale. Kapitulli në vijim jep kuptimin e secilës prej formave të veçanta të bashkëpunimit, elementët e tyre si dhe ndryshimet që ato paraqesin mes vetes. Është e rëndësisshme të kuptohet dhe analizohet drejtë mbi rolin e secilit bashkëpuntor dhe përgjegjësinë penale të tyre, analizë e cila është paraqitur në kapitujt e katërt dhe të pestë. Këto kapituj kanë për qëllim të analizojnë kuptimin e secilit term dhe rolit të tyre në kryerjen e një vepre të caktuar penale. Ndërsa kapitulli i fundit fokusohet tek teknikat e ndryshme të hetimit të krimeve të kryera në bashkëpunim dhe në vijim analizon karakteristikat dhe kuptimin e krimit të organizuar si forma kryesore dhe më e komplikuar e veprave penale të kryera në bashkëpunim. Fjalë Kyçe: Bashkëpunimit në të drejtën penale, format e bashkepunimit, legjislacioni, elementët e bashkepunimit iii

Abstract This thesis aims to give a broad overview of the Institute of Complicity in the criminal law. The analysis starts with a general understanding of the meaning of complicity and its elements in criminal law. The main analysis is focused on the Albanian legal system with a chapter that tries to analyze this system in comparison with other legal systems. The first chapter gives a broad overview of the evolution of complicity in the Albanian legal system starting with different theories on this institute and following with the historical framework of complicity and its evolution during the years. The historical chapter includes the ottoman period, the custom codes, and criminal laws from 1928, 1946, 1948, 1952, 1977, 1993, and 2001 until today. In this chapter we can analyze how the meaning of complicity has evolved in a strict connection with the evolution of the types of crimes in each historical period. As mentioned above, the second chapter gives a comparative overview of the different legal system including the Italian, German, French, Russian, Kosovo s, and the USA s. The differences are mainly theoretical and based on the differences that each legal system represents. The Albanian legal system is based on the Roman law and can be easily compared with the legal systems of the countries with the same legal system such as Italy, Germany, France etc. The crucial part of the thesis, are the following chapters that analyses the forms of complicity based on the main theories about this Institute. The two main forms are the simple and particular which is then divided in the main forms presented nowadays also in the criminal laws such as the criminal organization, terrorist organization, armed bands and structured criminal organization. The following chapters try to give the meaning of each form, its elements and the differences between each of the abovementioned forms of complicity. It is important to understand the role of each accomplice and their legal responsibility, the fourth and fifth chapters give that understanding by first giving the meaning of each term and analyzing their role in a certain crime. And the final chapter deal with the investigation techniques of the crimes conducted in complicity and then we analyze the meaning of organized crime and its characteristics as the main form and most complicated form of the crimes committed in complicity. Key words: Complicity in the criminal law, complicity forms, legislacioni, complicity elements iv

MIRËNJOHJE E ndiej veten shumë me fat që më është dhënë mundësia për të kryer punën time kërkimore për disertacionin e mbrojtjes së gradës shkencore Doktor në një ambient universitar bashkëpunues, si Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në këtë mes ka shumë njerëz, të cilët duhet t i falenderoj për rolin e tyre në suksesin tim. Mirënjohja ime e pa diskutueshme së pari shkon për udhëheqësin e temës Prof. Dr. Maksim Haxhia, i cili në mënyrë persistente ka qenë nxitësi kryesor dhe gjatë gjithë kohës për realizimin e këtij studimi dhe kërkimi shkencor. Prof. Haxhia ka qenë i pranishëm jo vetëm me ndihmën që më ka dhënë, por në mënyrë të vec antë me idetë e tij të c muara me të cilat më ka ndric uar si akademik gjatë gjithë rrugës time për të përpunuar këtë temë të dobishme si për studentët e sistemit të drejtësisë, për strukturat juridike e shtetërore, ashtu edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Përpos kësaj, mirënjohje e respekt i vec antë pedagogëve të tjerë të Fakultetit të Drejtësisë të UT së, për këshillat e vlefshme, inkurajimin profesional dhe sugjerimet akademike tepër të vlefshme në realizimin e punimit të doktoraturës mbi korrupsionin. Falenderoj pa masë të gjithë bashkëpunetoret e mi, të cilët më janë gjendur pranë me ndihmesën e tyre të vlefshme, ndihmesë e cila ka qenë shumë e c muar për ti dhënë udhë këtij kërkimi shkencor. Një punë e vazhdueshme kërkimore mund të duket një detyrë e vështirë dhe e mërzitshme, nëse nuk do të kisha miq që do të ma rritnin ritmin e punës në momente të tensionuara. Nuk mund të mos kem një falënderim të vec antë për të gjithë miqtë e mi të cilët më kanë motivuar shumë gjatë punës sime kërkimore. Mirënjohje sigurisht familjes time për inkurajimin dhe mbështetjen morale shumë të nevojshme për përfundimin me sukses të studimeve të mia doktorale. Arbër BASHOLLI Tiranë 2018 v

PËRMBAJTJA Njohuri të përgjithshme mbi institutin e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale......ix KAPITULLI I...12 KUPTIMI I BASHKËPUNIMIT, VËSHTRIM HISTORIK I INSTITUTIT TË BASHKËPUNIMIT NË TË DREJTËN PENALE SHQIPTARE...12 1.1 Teori të ndryshme në lidhje me natyrën e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale...13 1.2 Instituti i Bashkëpunimit sipas Ligjit Penal Otoman...17 1.3 Instituti i Bashkëpunimit në të Drejtën Zakonore Shqiptare...19 1.4 Instituti i Bashkëpunimit në Ligjet Ndërshkimore...20 1.5 Instituti i Bashkëpunimit në Kodin Penal të vitit 1928...23 1.6 Instituti i Bashkëpunimit në Kodin Penal të vitit 1946...25 1.7 Instituti i Bashkëpunimit në Kodin Penal të vitit 1948...26 1.8 Instituti i Bashkëpunimit në Kodin Penal të vitit 1952...27 1.9 Bashkepunimi në të drejtën penale të RPSSH (Kodi Penal 1977)...30 1.10 Instituti i Bashkëpunimit dhe ndryshimet e bëra në Kodin Penal të vitit 1977 me ligjin në vitin 1993...33 1.11 Instituti i Bashkëpunimit sipas Kodit Penal të vitit 2001 (shtesat dhe ndryshimet e bera me ligjin nr 8733 datë 24.01.2001)...35 1.12 Shtesa dhe ndryshimet e bëra me ligjin 8733 datë 24.01.2001 për pjesën e bashkëpunimit në veprat penale...38 1.13 Instituti i bashkëpunimit në të drejtën e sotme penale shqiptare...39 1.14 Historiku i krimit të organizuar në Shqipëri...51 KAPITULLI II...53 VËSHTRIM KRAHASUES ME LEGJISLACIONIN E DISA VËNDEVE TË HUAJA...53 2.1 Bashkëpunimi dhe format e vec anta të tij në Kodin Penal Italia...53 2.1.1 Vec oritë e përgjithshme të institutit të bashkëpunimi...53 2.1.2 Vec oritë tipike të bashkëpunimit...59 2.2 Bashkëpunimi dhe format e vec anta të tij në Kodin Penal Gjerman...65 2.3 Bashkëpunimi dhe format e vec anta të tij në Kodin Penal Francez...66 vi

2.4 Bashkëpunimi dhe format e vec anta të tij në Kodin Penal të Federatë Ruse...67 2.5 Bashkëpunimi dhe format e vec anta të tij në Kodi Penal të përkohshëm të Kososvës...67 2.6 Bashkëpunimi dhe format e vec anta të tij Kodi Penal Federal të SHBA..68 KAPITULLI III...70 FORMAT E BASHKËPUNIMIT...70 3.1 Bashkëpunimi i thjeshtë...72 3.2 Bashkëpunimi i vec atë...74 3.2.1 Format e bashkëpunimit të vec antë...74 3.3 Organizata kriminale...79 3.4 Organizata teroriste...82 3.5 Banda e armatosur...87 3.6 Grupi i strukturuar kriminal...90 3.7 Dallimi midis formave të vec anta të bashkëpunimit...94 3.7.1 Dallimi organizatë kriminale - organizatë terroriste...95 3.7.2 Dallimi organizatë kriminale - bande e armatosur...96 3.7.3 Dallimet organizatë kriminale - grup i strukturuar kriminal...98 3.7.4 Dallimi organizatë terroriste - bande e armatosur...100 3.7.5 Dallimi organizatë terroriste - grup i strukturuar kriminal...101 3.7.6 Dallimi bandë e armatosur-grup i strukturuar kriminal...102 KAPITULLI IV...104 LLOJET E BASHKËPUNËTORËVE...104 4.1 Organizatori...105 4.2 Ekzekutori...108 4.3 Shtytësi...111 4.4 Ndihmës...115 KAPITULLI V...118 PËRGJËGJESIA E BASHKËPUNËTORËVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE...118 5.1 Përgjegjësia penale dhe caktimi i dënimit për bashkëpunëtorët në bashkëpunimin e thjeshtë...118 5.2 Përgjegjësia penale dhe caktimi i dënimit për bashkëpunëtorët në bashkëpunimin e vec antë...121 5.3 Probleme specifike të autonomisë së përgjegjësisë penale...123 vii

KAPITULLI VI...128 TEKNIKA E HETIMIT TË KRIMEVE TË KRYERA NË BASHKËPUNIM...128 6.1 Legjislacioni penal për krimin e organizuar...128 6.2 Disa mendime për metodën klasike të hetimeve kundër krimit të organizuar...133 6.3 Disa probleme të dala nga praktika e hetimit dhe gjykimit të veprave penale të kryera në bashkëpunim...134 KAPITULLI VII...137 KRIMI I ORGANIZUAR...137 KARAKTERISTIKAT E TIJ...137 7.1 Krimi i organizuar, fenomen kriminal që është rezultat i bashkëpunimit të personave...137 7.2 Mafia: biznes i krimit të organizuar...138 7.3 Krimi i organizuar dhe karakteristikat e tij...142 7.4 Disa nga organizimet kriminale më të njohura në botë...146 KAPITULLI VIII...148 PËRFUNDIME...148 KONKLUZIONE...149 LITERATURA REFERUESE...151 viii

NJOHURI TË PËRGJITHSHME MBI INSTITUTIN E BASHKËPUNIMIT NË KRYERJEN E VEPRAVE PENALE Problemi i bashkëpunimit është një nga problemet më të rëndësishme të së drejtës penale dhe ka një rëndesi të madhe për realizimin e funksioneve të drejtësisë dhe për zbatimin e ligjshmërisë. Vepra penale mund të kryhet si me veprimet e një personi ashtu dhe me veprime të përbashkëta të shumë personave. Kur kryerja e veprës penale është rrjedhojë e veprimit të shumë personave atëherë kemi të bëjmë me bashkëpunim në veprën penale. Personat që me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale quhen bashkëpunëtore. Rëndesia e institutit të bashkëpunimit qëndron në faktin se ai analizon përgjegjësinë jo vetëm të personit, i cili drejtpërdrejt kryen veprën penale por edhe të personave të cilët megjithëse drejtpërdrejt me veprimet e tyre nuk marrin pjesë në realizimin e saj, ndonjëhere shfaqen si organizatorë, nxitës apo ndihmës në kryerjen e krimit apo kundravajtjes penale. Duke pasqyruar faktin e kryerjes së veprës penale jo nga një person i vetëm por nga dy ose më shumë persona bashkë, instituti i bashkëpunimit përcakton kushtet dhe kufijtë e përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve në varësi nga karakteri i fajësisë dhe roli i çdo njërit prej tyre në kryerjen e krimit apo kundravajtjes penale. Është e qartë se nuk mund të vihet shenjë barazimi midis veprës penale të kryer nga një person dhe asaj të realizuar nga disa persona. Do të ishtë natyrshëm gabim që midis një vepre penale (le ta quajmë të thjeshtë) dhe asaj të kryer në bashkëpunim nga disa persona, të shihet vetëm një ndryshim sasior d.m.th vetëm një ndryshim në numrin e subjekteve. Ndryshimi në numrin e subjekteve shpie në mënyrë të pashmangshme, në ndryshime cilësore dhe pikërisht në ndryshimin e shkallës së rrezikshmërise shoqërore të vetë veprës së kryer. Instituti i bashkëpunimit në veprën penale ka qënë dhe mbetet një nga institutët ku debatët dhe diskutimet mes juristëve të teori së por dhe të praktikës kanë qënë të shumta. Gjithashtu ky institut njeh një mori doktrinash dhe teori sh si përsa i përket formave të shfaqjes së tij ashtu dhe përsa i përket përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale të kryera në bashkëpunim. Por pavarësisht nga ky fakt të gjithë bien dakort se kryerja e veprës penale në bashkëpunim prezanton në bazën e saj 3 elementë të pandryshueshëm. Së pari, në lidhje me faktin se kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona paraqet rrezikshmëri shoqërore më të madhe. Kjo rrezikshmëri shoqërore më e madhe bazohet në ix

prezumimin llogjik se dëmi që i vjen shoqërisë nga bashkimi i aktivitetit fizik dhe intëlektual keqbëres i dy ose më shumë personave është më i madh se dëmi që i vjen asaj nga aktiviteti fizik dhe intëlektual keqbëres i një individi. Ai stimulon vendosmërinë kriminale, dobëson vigjilencën kolektive dhe pakëson mundësinë e zbulimit të autorëve. Së dyti, në lidhje me kuptimin e bazës objektive të këtij instituti të përcaktuar dhe në nenin 25 të Kodit Penal si «kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona». Duke qënë se bashkëpunimi është një institut juridik, objektivisht ai paraqitët në bashkëveprimin e pjesëmarrësve në realizimin e veprës penale me synim arritjen e pasojës kriminale, ku veprimet e pjesëmarrësve janë në funksion të veprimit final të bashkëpunëtorit tjetër dhe që midis veprimeve apo mosveprimeve të secilit prej bashkëpunëtoreve dhe pasojës kriminale të këtë lidhje shkakësore. Së treti, vështirësohet zbulimi i veprës penale dhe autorëve të saj, për vetë organizimin dhe përkrahjen e bashkëpunëtoreve ndaj njëri-tjetrit, masat që ata marrin në arritjen e qëllimit të përbashkët kriminal. Sikurse u përmënd më sipër, pjesëmarrja e shumë personave në kryerjen e veprës penale paraqet një formë të posaçme të kriminalitëtit, i cili është për shoqërinë më i rrezikshëm se sa kriminalitëti që realizohet me veprimin e një personi. Këtu duhet patur parasysh se rrezikshmëria shoqërore nuk varet vetëm prej faktit se a është vepra penale rezultat i veprimit të pjësëmarrësve, por dhe prej asaj se për çfarë forme bashkëpunimi është fjala. Për shkak të të gjithë këtyre të dhënave sot legjislacioni bashkëkohor penal e rregullon me kujdes këtë fushë, duke vënë rregulla të cilat do t i përgjigjen një politike ndëshkuese të caktuar në një kohë të caktuar. Megjithatë instituti i bashkëpunimit në veprën penale, sipas legjislacionit bashkëkohor nuk paraqet ndonjë bazë të pavarur të përgjegjësisë penale. Sikundër një subjekt i caktuar ka përgjëgjesi penale, për shkak se ka kryer i vetëm krimin edhe bashkëpunëtori gjithashtu është përgjegjës në të njëjtat kushtë. Mirëpo edhe pse bashkëpunimi nuk paraqet bazë të pavarur të përgjegjësisë penale, bashkëpunimi është gjithsësi formë e posaçme e kryerjes së veprës penale. Në të drejtën tonë penale bashkëpunimi paraqitët, si rrjedhojë e shkaqeve të përmendura, si rrethanë rënduese apo si rrethanë cilësuese në kryerjen e veprës penale, kjo e fundit e shprehur në vetë dispozitën penale konkrete. x

METODOLOGJIA Në këtë punim janë përdorur në mënyrë të kombinuar elemente të ndryshëm metodologjike, të cilët i kemi evidentuar si më poshtë: Evidentim i teorive bashkëkohore të huaja dhe burime shqiptare mbi bashkepunimin. 1. Përcaktim dhe përkufizim të koncepteve bashkëkohore të së drejtës penale ne qe kane te bejne me bashkepunimin e personave ne kryerjen e vepres penale. 2. Metoda krahasuese duke bërë krahasim të tezave të ndryshme dhe duke nxjerrë të dhëna, konkluzione dhe rekomandime. 3. Përdorim i akteve ligjore, nënligjore, praktika gjyqësore, statistika, studime. 4. Evidentim të koncepteve kyc për problematika që kanë të bëjnë me teoritë e së drejtës penale, bashkepunimin si fenomen, ligjet, aktet nënligjore etj. 5. Përdorim i metodës induktive dhe deduktive gjatë analizave krahasuese. 6. Krahasime nëpërmjet të dhënave statistikore dhe modeleve duke arritur në sinteza juridike të vlefshme për luftën ndaj këtij fenomeni. xi

K A P I T U L L I I KUPTIMI I BASHKËPUNIMIT, VËSHTRIM HISTORIK I INSTITUTIT TË BASHKËPUNIMIT NË TË DREJTËN PENALE SHQIPTARE Vepra penale, si një veprim shoqërisht i rrezikshëm dhe i kundërligjshëm, mund të kryhet nga një person, ose nga dy ose më shumë persona. Në rastet kur vepra penale kryhet nga një person, problemi i përgjegjësisë penale është më i thjeshtë për t'u zgjidhur. Në legjislacionin tonë, kuptimi i bashkëpunimit jepet në këtë mënyrë: "Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje mes tyre". Sipas kësaj dispozitë, konkludojmë se për të patur bashkëpunim në kryerjen e një vepre penale, duhet që të ndodhemi njëkohësisht para dy kushteve: 1- Duhet të ekzistojë të paktën veprimi i dy ose më shumë personave, të cilët marrin pjesë në kryerjen e veprës penale; 2- Duhet të ekzistojë marrëveshja, midis këtyre personave për të realizuar veprën penale. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin unifikues Nr. 4, datë 15.04.2011 e kanë unifikuar praktikën gjyqësore, duke arritur në përfundimin se që të ndodhemi në kushtet e bashkëpunimit duhet të plotësohen në mënyre kumulative këto kushte: 1. Dy ose më shumë subjekte (pluralitët personash); 2. Realizimi i faktit kriminal në të gjithë elementët e tij materiale; 3. Dhënia e një kontributi rilevant në kryerjen e veprës penale nga secili prej bashkëpunëtorëve; 4. Ana subjektive, të paktën në formën e saj minimale, që është dijenia e të paktën njërit prej bashkëpunëtorëve për të bashkëpunuar me të tjerët në kryerjen e faktit krimin. Verifikimi i katër elementëve të mësipërm bën që vepra penale të cilësohet e kryer në bashkëpunim, pavarësisht rolit që ka kryer secili prej bashkëpunëtorëve në realizimin e veprës penale me veprimet apo mosveprimet e tij dhe pavarësisht përgjegjësisë penale që secili mban për këto veprime e mosveprime, përcaktimi i të cilave i takon rrethanave të faktit të provuara në gjykim. Në cilësimin juridik të veprës penale, marrja e cilësisë së bashkëpunëtorit në kryerjen e një vepre penale ekziston që në momentin që plotësohen 12

kushtet e sipërpërmendura dhe qëndron e pavarur nga fakti nëse njëri prej bashkëpunëtorëve është ose jo përson qe mban përgjegjësi penale. 1.1. TEORI TË NDRYSHME NË LIDHJE ME NATYRËN E BASHKËPUNIMIT NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE Analizimi i teorive të ndryshme, duhet pranuar se ka kryesisht vlera teorike, por mendoj se mbart dhe vlera praktike, sepse ligjvënësi e ka parashikuar atë si formë të vec antë të kryerjes së veprës penale. Teoria e parë që përpiqet të sqarojë natyrën e bashkëpunimit lidhet me natyrën njohëse të unitetit të veprës. Kjo teori ka në bazë të saj konceptin monist për kryerjen e veprës dhe e përkufizon kryerjen e veprës nga veprimi i dy ose më shumë personave si unitët të vetëm organik 1. Teoria e mësipërme bën analogji midis kryerjes së veprës penale nga dy ose më shumë persona, me kryerjen e c do aktiviteti apo veprimtarie të ligjshme nga dy ose më shumë persona. Në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, një person mund të këtë idenë për kryerjen e një vepre penale dhe këtë ide ja thotë një personi tjetër, i cili e pranon një gjë të tillë dhe një person tjetër pranon të ndihmojë në kryerjen e kësaj vepre. E njëjta gjë sipas kësaj teorie ndodh në kryerjen e një veprimtarie të ligjshme, një person mund të hedhë idenë për të prodhuar një makinë, një person tjetër e pranon dhë një tjetër i ndihmon ata në realizimin e saj. Në këto kushtë vepra penale e kryer në bashkëpunim, shikohet si një unitët organik i vetëm dhe jo e ndarë sipas personave që e kryejnë, apo episodeve nga e cila përbëhet 2. Për shëmbull, në rast të kryerjes së vjedhjes së banësës së personit A. bashkëpunëtori B. realizon thyerjen e banësës dhe bashkëpunëtori C hyn në banësë dhe merr sendet. Uniteti organik i veprimeve të kryera nga këta persona e bën të pamundur kualifikimin e veprimeve dhe dënimin e secilit prej tyre për vepra të ndara, personi B për veprën penale të paprekshme të banesës dhe personin C për vjedhje të banesës. Ky unitet organik i veprimeve të bashkëpunëtorëve, kërkon që secili prej tyre të përgjigjet për një vepër të vetme, që është ajo e vjedhjes në bashkëpunim. Kjo teori është baza ku të gjitha legjislacionet e sotme kanë mbështëtur konceptin, natyrën e bashkëpunimit dhe njëkohësisht baza ku mbështeten edhe 1 Hasneziri Luan "Bashkëpunimi, Grupi i Strukturuar Kriminal dhe Organizata kriminale", Tirane 2008, fq.43 2 Kambovski Vllado "E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme", Shkup 2007, fq. 347 13

teori të tjera mbi bashkëpunimin. Mbi bazën e kësaj teorie, Kodi ynë Penal si dhe Kodet e tjera të vëndeve bashkëkohore, kanë ndërtuar kuptimin e bashkëpunimit. Një teori tjetër e cila është e kundërta e teorisë së parë është ajo që ka një koncept pluralist për veprën penale, në rastin kur ajo kryhet nga dy ose më shumë persona. Sipas kësaj teorie, secili veprim kriminal në të cilin marrin pjesë dy ose më shumë persona, është një bashkim i shumë veprave të vec anta, kështu që veprimi i secilit bashkëpunëtor përbën vepër penale më vetë. Kjo teori pranon se secili pjesëmarrës në kryerjen e veprës, kryen vepër më vete, të pavarur nga bashkëpunëtorët e tjerë, duke u bazuar në parimin, aq pjesëmarrës dhe aq veprime të kryera, aq veprime të vec anta do të këtë. Në këtë rast shtytja dhe ndihma që mund t i jepen një personi për të kryer veprën penale, konsiderohen si vepra të pavarura nga vepra e kryer nga ekzekutori. Për shëmbull në rast se tre persona kryejnë një vrasje, ku personi A nxit personin B që të realizojë vrasjen dhe personi D e ndihmon për një gjë të tillë, e në rast se personi B e kryen vrasjen, secili nga personat si shtytësi A, ndihmësi D, ashtu dhe ekzekutori B do të përgjigjen në mënyrë të pavarur secili për krimin e vrasjes, pavarësisht se ato kanë bashkëpunuar midis tyre.kjo teori duke qënë se arrin në konkluzione jo të drejta në rastet kur vepra kryhet në bashkëpunim, duke mohuar rolin e bashkëpunimit, i cili nuk ka asnjë rëndësi sipas saj, si dhe duke u nisur nga fakti se nuk merr në konsideratë rrezikshmërinë më të madhe që paraqet kryerja e veprave penale në bashkëpunim, nuk është pranuar nga legjislaconet e ndryshme të botës. Edhe Kodi ynë Penal e ka hedhur poshtë këtë teori dhe ka përqafuar konceptin monist, i cili bazohet në unitëtin e kryerjes së veprës penale dhe nuk e merr në konsideratë këtë teori 3. Përvec këtyre dy teorive të rëndësishme që lidhen me konceptin dhe natyrën e bashkëpunimit, në teorinë e të drejtës penale ekzistojnë dhe dy teori të ndryshme, të cilat i referohen rolit të bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprës penale. Këto dy teori bazohen në konceptin monist dhe tek uniteti organik i kryerjes së veprës, në rastet kur vepra kryhet në bashkëpunim, por ndryshojnë mes tyre vetëm në lidhje me rolin e bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprës penale. Teoria e parë njihet me emrin Teoria e principalitetit ose e barazisë dhe pavarësisë së pjesëmarrjes në kryerjen e veprës penale nga dy ose më shumë persona. Sipas kësaj teorie, pavarësisht se pranohet koncepti monist i unitëtit të veprës, pranohet po ashtu një barazi midis rolit të gjithë bashkëpunëtorëve, në kryerjen e veprës. Kjo teori pranon se të gjithë 3 Kambovski Vllado "E Drejta Penale, Pjesa e Pergjithshme", Shkup 2007, fq. 350 14

bashkëpunëtorët në kryerjen e veprës janë ekzekutorë të saj dhe nuk bën dallimin midis rolit të secilit bashkëpunëtor. Sipas saj në rastin e bashkëpunimit ekziston vetëm një vepër që është rezultat i shumë formave të kryerjes së saj, kështu që ka aq kryes të veprës, sa janë dhe pjesëmarrësit e saj, baza e kësaj teorie është lidhja shkakësore e pjesëmarrësve në kryerjen e veprës, sipas së cilës kontributi i c do pjesëmarrësi është i njëjtë në kryerjen e veprës dhe për këtë arsye dhe pasoja e ardhur duhet t i atribuohet secilit prej tyre. Pra kjo teori nuk njeh rolin e secilit bashkëpunëtor në kryerjen e veprës. Sipas saj nuk ka organizator, shtytës apo ndihmës, por ka vetëm ekzekutor ose kryerës të veprës 4. Teoria e mësipërme nuk është pranuar nga shumica e legjislacioneve të botës, sepse paraqet të meta të mëdha. E meta e parë e madhe është se kjo teori bie ndesh me parimin e përcaktuar në të drejtën penale, i cili përcakton se përgjegjësia është individuale dhe se c do person përgjigjet vetëm për veprimet e kryera prej tij dhe jo për veprimet e kryera prej të tjerëve. Po ashtu një e metë tjetër e madhe është se kjo teori në mënyrë të palogjikshme dhe të argumentuar nuk bën diferencimin as në përgjegjësi dhe as në dënim, midis pjesëmarrësve në kryerjen e veprës penale. Kështu nuk është e pranueshme që të dënohet në mënyrë të njejtë si një person i cili organizon dhe ekzekuton vrasjen e një personi, me një person i cili është pjesëmarrës në këtë vepër duke i dhënë mjetin e kryerjes së veprës 5. Në këtë rast nuk duket qartë që përgjegjësia e personit që ka organizuar dhe kryer veprën, vrasjen, është shumë më e rëndë se e personit qe ka ndihmuar në kryerjen e saj. Barazimi midis këtyre dy personave në shkallën e përgjegjësisë dhe në masën e dënimit, do të ishtë i papranueshëm. Për këto arsye teoria e mësipërme nuk është pranuar nga pothuajse asnjë legjislacion i botës, përfshirë edhe Kodin tonë Penal, i cili jo vetëm që nuk e ka pranuar atë, por e kundërshton në një sërë dispozitash të tij. Vetë përcaktimi në Kodin tonë Penal, i llojit të bashkëpunëtorëve tregon se nuk e pranon teorinë e barazisë së përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprës penale 6. Për më tëpër Kodi ynë ka një dispozitë në të cilën përcaktohet përgjegjësia e bashkëpunëtorëve, ku i jepet të drejtë dhe detyrim gjykatës që të bëjë diferencimin e dënimit të bashkëpunëtorëve në varësi të rolit dhe kontributit të tyre në kryerjen e veprës. Teoria e dytë në lidhje me rolin e bashkëpunëtorëve 4 Hasneziri Luan "Bashkepunimi, Grupi i Strukturuar Kriminal dhe Organizata kriminale", Tirane 2008, fq.47 5 47 Neni 27/2 i Kodit Penal percakton:" Ne caktimin e denimit per bashkepunetoret, gjykata duhet te mbaje parasysh shkallen e pjesemarrjes se secilit dhe rolin e luajtur ne kryerjen e vepres penale" 6 Kambovski Vllado "E Drejta Penale, Pjesa e Pergjithshme", Shkup 2007, fq. 352 15

është Teoria e Diferencimit të rolit të secilit prej tyre në kryerjen e veprës penale. Kjo teori nuk është se nuk merr parasysh lidhjen shkakësore të përbashkët të të gjithë bashkëpunëtorëve, e cila sjell pasojën kriminale, por diferencon ose dallon qartë rolin e secilit në këtë kontribut të përbashkët, për kryerjen e veprës penale dhe sjelljen e pasojës së saj. Parimi bazë i kësaj teorie është se në rastet kur vepra kryhet në bashkëpunim, përcaktimi i përgjegjësisë penale të secilit prej pjesëmarrësve bëhet duke u nisur nga roli dhe kontributi që ka dhe secili në kryerjen e veprës penale. Sipas saj bashkëpunëtorët ndahen në: organizatorë, shtytës, ndihmës, ekzekutorë dhe përgjegjësia e secilit për kryerjen e veprës penale do të përcaktohet gjithmonë në rolin që ato kanë patur gjatë kryerjes së veprës penale. Kjo teori është pranuar pothuajse nga të gjitha legjislacionet e botës, përfshirë dhe Kodin tonë Penal dhe është teoria më e saktë në lidhje me përcaktimin e rolit të bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprës penale. Kodi ynë Penal në dispozitat e tij, ka përqafuar këtë teori dhe mbi bazën e saj ka bërë edhe dallimin në rolin e secilit bashkëpunëtor, duke përcaktuar se edhe përgjegjësia e secilit mund të jetë e ndryshme në varësi të rolit të tyre, në kryerjen e veprës penale. Në vijim do të shohim ndryshimet që ka pasur instituti i bashkëpunimit në kuadrin e së drejtës shqipëtare, si ka evoluar kjo e fundit në shekuj. Më pas do të ishtë me interes të shihnim se si është trajtuar ky institut në legjislacionin penal shqipëtar ndër vitë, duke filluar që nga instituti i bashkëpunimit sipas ligjit penal ottoman e në vazhdim. Sigurisht që për të folur për një institut të tillë të së drejtës duhet të kemi parasysh se ai përfshihet në të drejtën penale dhe klasifikohet si krim. Pra për të patur një vizion sa më të qartë për temën në vazhdim do të shohim dic ka më të thellë në fushën e së drejtës penale, në origjinën e saj dhe pikërisht në të drejtën zakonore shqiptare, si një nga burimet kryesore të së drejtës sonë penale. Studimi i së drejtës zakonore ka gjithashtu një rëndësi aktuale për të kuptuar fenomenin e zhvillimit të legjislacionit penal shqiptar në përgjithësi dhe atë të bashkëpunimit në vec anti. E drejta zakonore shqiptare u formua dhe u përsos në një ambjent të vështirë ekonomikosocial. Kulmi i zhvillimit të tyre përfaqësohet nga kanunët të cilët me të vërtëtë mund të renditen si corpus-juris me vlera të pamohueshme historike e juridike. Këtu mund të përmendim Kanunin e Lekë Dukagjinit, Kanunin e Labërisë etj. Zhvillimi ekonomikoshoqëror i vendit bëri që vendin e zakonëve ta zinin normat e së drejtës zakonore. E drejta zakonore u krijua mbi bazën e zakoneve dhe praktikës së gjykimit të pleqve. Ajo pësoi 16

ndryshime të pjesshme sasiore dhe shpesh herë jo aq të dukshme për shkak të ndikimit jo aq të fuqishëm të ideologjisë dhe politikës së klasave sunduese, gjë që nuk ndodh tani. E drejta zakonore rregullonte c do aspekt të jetës shqiptare duke filluar që nga lindja e deri në vdekje. Në kuadrin e veprave penale aty parashikohet dhe instituti i bashkëpunimit. Kjo gjë duket qartë në normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit 7, ku jepen elementët thelbësore të kuptimit të bashkëpunimit, llojet e bashkëpunëtorëve dhe rregullat e përgjithshme të tyre. Sipas të drejtës zakonore me bashkëpunim kuptohet kryerja e një vepre penale nga dy ose me shumë persona bashkë. Pra sic shihet kërkohet si elementi objektiv, ekzistenca e dy ose më shumë personave së bashku në kryerjen e veprës penale, ashtu dhe elementi subjektiv marrëveshja midis tyre për të realizuar veprën penale. Instituti i bashkëpunimit në veprën penale, njihet që në kohërat e lashta, por një përpunim të hollësishem dhe një sistematizëm të plotë ai mori në teorinë dhe të drejtën penale Borgjeze. Parimet e vendosura në lidhje me bashkëpunimin në veprën penale që gjetën pasqyrim në kodin penal Francez të vitit 1810 pothuajse u futën ku me ndryshime dhe ku pa ndryshime, ku pjesërisht dhe ku tërësisht edhe në të drejtën penale të Shteteve të tjera të Evropës. 1.2. INSTITUTI I BASHKËPUNIMIT SIPAS LIGJIT PENAL OTOMAN Krahas sheriatit pushteti otoman nxori dhe kanunametë nga Sulltan Mehmeti i dytë dhe nga viti 1878 hyri në fuqi Kodi Penal Otoman i cili pësoi plotësime të ndryshme të mëvonshme. Ky kod penal bashkë me ligjet penale të dala më vonë veproi si ligj me fuqi dhe në Shqipëri dhe pas shpalljes së pavarësisë kombëtare dhe krijimit të shtetit të pavarur shqiptar (28 nentor 1912). Në ligjin shtesë të këtij kodi, hyrë në fuqi më 22 maj 1327 sipas kalendarit të vjetër turk parashikohet dhe gjen rregullim instituti i bashkëpunimit. Konkretisht pika 45 e këtij ligji parashikon: Kur shumë persona së bashku bëjnë një krim apo delikt, ose secili prej tyre për realizimin e fajit bën një a disa prej veprave që përbejnë krimin apo deliktin, personat e përmendur quhen bashkëveprues dhe të gjithë ndërshkohen si vetëveprues 8. Në këtë pikë parashikohet se bashkëpuntorë quhen të gjithë ata persona që janë në dijeni të synimeve apo veprimeve të kryesit të veprës penale dhe që: 7 Gjecov, Sh. Kanuni i Leke Dukagjinit, Shkoder 1933, f.81-83 8 Neni 45 i Ligjit Shtese te Kodit Penal Otoman, te vitit 1274, i hyre ne fuqi me 22 Maj 1327 17

- Shtyjnë një tjetër për të kryer një krim, duke i premtuar dhurata apo duke e frikësuar; - Ndihmojnë për realizimin e krimit; - Ndihmojnë me dhënien e mjeteve për kryerjen e krimit (armë, vegla dhe mjete të tjera); - I japin ndihmë kryesit të krimit duke e strehuar apo fshehur atë; - Fshehin një pjesë ose të gjitha sendet e përfituara prej vjedhjes ose krimit. Pra për herë të parë jepet nocioni i bashkëpunimit si dhe përgjëgjesia penale e bashkëpunëtorëve për të cilët pavarësisht nga roli që kanë patur në kryerjen e krimit do të ndërshkohen njëlloj sikurse ekzekutorët e krimit. Po në pikën 45 për përcaktimin e përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorëve parashikohet se tërthurvepruesit e një krimi a një delikti, kur ligja nuk parashikon ndryshe ndëshkohen si vijon: - Në qoftë se vepra principale passjell penat e vdekjes a të prangave të përjetshme, tërthurvepruesit ndëshkohen me pranga të përkohshme jo më pak se 10 vjet; - Në qoftë se passjell penën e mbylljes së përjetshme në kështjellë, ndëshkohen me mbylljen e përkohshme në keshtjelle jo më pak se 10 vjet; - Në qoftë se passjell penen e murgimit të përjetshëm ndëshkohen me mbylljen në kështjelle për 3 vjet; - Në rastet e tjera pena e caktueme për krimin a deliktin principal zbritët që 1/6 gjer 1/3. Po në pikën 45, parashikohen dhe veprimet e secilit prej bashkëpunëtorëve në varësi të rolit që kanë: - Ata që shtynë tjetërkënd t bëjë një krim delikt tue dhënun dhurata a t holla, a tue ushruem dhele dhe njimtim a influence, ose tue shpërdoruem pushtetin e nënpunësit. - Ata që në dije t krimit a deliktit me instruksionë i shërbejnë realizimit të fajit. - Ata që në dije prokurojnë armë, vegla dhe mjete të tjera që shërbejnë për bërjen e krimit dhe deliktit. - Ata që në dije ndihin vetëvepruesin në vepra, që pregatitin, lehtësojnë ose plotësojnë krimin a deliktin, quhen tërthurveprues të atij krimi a delikti. - Quhen tërthurveprues ata që në dije të veprave a të levizjevet të fajtorëve për kusaritë përdirin dhunë dhe forcë kundra sigurimit të qeverisë, qetësisë botërore, dhe 18

sigurimit të personave a të pasurisë, dhe me dashjen e vet u japin këtyre vënd për me hangër a me fjetun, me u fshehun a me u mbledhun. - Ata që në dije, ruejn dhe fshehin pranë tyre të gjithë a një pjesë të sendeve të ardhura prej vjedhjes a grabitjes, ose prej krimi a delikti të banëm, quhen tërthurveprues të këtyre veprave. Megjithatë duke qënë një ligj i huaj, një ligj i një shteti pushtues dhe si i tillë në shërbim të tij, nuk mund të kishtë po ato vlera në Shqipëri. Ai zbatohej në qytëtë dhe në zonat e tjera të pushtuara nga ushtritë otomane, kurse në zonat malore të cilat nuk iu nënshtruan administratës së huaj vazhdontë të veprontë e drejta zakonore penale e shqiptarëve, si shfaqje e qëndresës kundër pushtimit të huaj. 1.3. INSTITUTI I BASHKËPUNIMIT NË TË DREJTËN ZAKONORE SHQIPTARE Në vendin tonë elementët thelbësorë të kuptimit të bashkëpunimit, llojet e bashkëpunëtoreve dhe përgjegjësia e tyre jepet edhe në të drejtën zakonore penale të shqiptarëve sidomos në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Për të pasur bashkëpunim sipas të drejtës zakonore duhet të ekzistojë marrëveshja e mëparshme midis bashkëpunëtorëve. Ky nocion ka të njëjtin kuptim që jep legjislacioni i sotëm për institutin e bashkëpunimit. Sipas kanuneve për të patur bashkëpunim në krim kërkohej të ekzistontë patjetër dijenia, pra të kishtë një marevshje të mëparshme midis bashkëpunëtorëve.konkretisht sipas pikës 839 të Kanumit të Lekë Dukagjinit parashikohej se pushka dhe buka e dhanun me dije të vrasjes i sjellin gjakun atij që e jep 9 Po kështu zgjidhej c ështja kur një person pranontë ftësën e një tjetri dhe shkonin për të vrarë një të tretë që nuk i kishtë borxh gjakun vrasësit. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit njiheshin këta lloj bashkëpunëtorësh: Doras (ekzekutori) është personi që kryen veprën penale (843). Simahuer (ndihmës) është ai që i jep ndihmë dorasit ose në vrasje ose në vjedhje (850). Hjekësi (ndërmjetesi) është ai që me ndërmejtësinë e tij, e fshehtas ndihmon ekzekutorin për të kryer një krim (766). 9 Pika 839 e Kanunit te Leke Dukagjinit 19

Në Kanunin e Skënderbeut parashikohet në disa nene rregullimi i përgjegjësisë së atyre që marrin pjesë në pritë. prita përbëhet preh nji a ma shumë burrash të një shtëpie, bashkë me disa. Prej fisi, nipash, dajash a miqsh të ndryshëm (neni 2749). Ndihmësat jashtë shtëpisë quhen simahore. Simahuer quhet kushdo që ndihmon me ba do të keqe Shtytësi me fjalë i qatërresë nuk quhet sirnahuer. (neni 2750) 10 Në kanunin e Labërisë thuhet se: Me bashkëpunim në kryerjen e veprës penale kuptohet kur dy ose më shumë persona kanë dijeni dhe me marrëveshje ndërmjet tyre veprojnë së bashku për kryerjen e saj (neni 37) 11. Ndër format e organizuara të kryerjes së veprës penale parashikohet vrasja për hakmarrje (gjakmarrje), duke zënë pritë (pusi) nga hasmi vetëm ose bashkë me ndihmës të tjerë. (neni 651, p.3) Në nenin 733 parashikohet vjedhja me cetë hajdutësh (5-15 veta) me cetobashin (vulxhiun) në krye. Më tutje flitët për përgjegjësinë e njëllojtë të pjesëtarëve të cetës, të ekzekutorit, të ndihmësit e të bashkëpunëtorëve të tjerë. Kështu i specifikon llojet e bashkëpunëtorëve Kanuni i Lekë Dukagjinit duke treguar dhe përgjegjësinë e tyre për kryerjen e veprës penale. Bashkëpunëtorët në rolin e ndihmësave përgjigjen njëlloj si ekzekutorët, kurse si rregull nxitësit ose shtytësit në krim nuk përgjigjen si bashkëpunëtorë por i paguajnë një gjobë bajrakut të tyre ose i digjet shtëpia. Për shtytësit vepronte parimi goja nuk qet kënd në gjak d.m.th përgjigjej vetëm ekzekutori sipas rregullit gjaku shkon për gisht 12. 1.4. INSTITUTI I BASHKËPUNIMIT NË LIGJET NDËRSHKIMORE Pas kongresit të Lushnjës në vitet 20-të shteti Shqiptar filloi të nxirrte akte normative që përmbanin norma penale. Ligji penal Otoman në këtë përiudhe historike, në kushtet e anarkisë politike dhe kundërshtimeve të ashpra brënda vendit e me Shtetet e huaj, nuk u përgjigjej më nevojave të praktikës për luftën kundër kriminalitëtit. Për këtë arsye në 27 prill 1920 doli ligji ndërshkimor për faje politike 13. Sipas të drejtës ndërshkimore bashkëveprues quhet ai që me dije merr pjesë në një vepër të kundraligjshme. 10 Ilia, F. Kanuni i Skanderbegut, Edice La Rosa, Milot 1993, f.179 11 Eliza, I.Kanuni i Laberise, Tirane 2006, Toena, f.203 12 Elezi Ismet, Elezi Ela "Historia e se Drejtes Penale", Tirane 2010, fq.102 13 Elezi, I.Zhinillimi historik i legjislacionit penal ne Shqiperi, Albin 1997, f.36 20

Pika 175 Bashkëveprimi përbëhej nga këto elementë: - Veprimi fizik pa të cilin nuk mund të kemi shkelje të ligjit. - Vullneti keqbamës pasi pa këtë vullnët nuk mund të këtë faj Pika 176 Sipas shkallës së bashkëveprimit, bashkëveprimi ndahet në: - bashkëveprim kryesuer - bashkëveprim të tërthueshëm Bashkëveprimi kryesuer, i shkallës së parë, shfaqet nga njëjtësia e veprimeve që kryhen. Ai ndahet në: Fizik kur fajtorët bashkohen në qëllimin për të kryer veprën e kundraligjshme, dhe secili bën dicka për të kryer krimin. Moral kur krimi është kryer pas një shtytjeje pa të cilën nuk do të kryhej. Pika 178 Një formë me rëndësi e bashkëveprimit moral është shoqënia që lidhet ndërmjet disa njerësve, për veprime kriminale, të cilat kryhen me anën e disa nga anëtarëve të shoqërise. Pika 181 Bashkëveprimi i tërthueshem (i shkallës së dytë) Ashtu sikurse bashkëveprimi kryesuer apo i shkallës së parë edhe bashkëveprimi i tërthueshëm klasifikohej në: - Fizik - Moral Ndryshe nga bashkëveprimi kryesuer fizik, bashkëveprimi i tërthueshem fizik konsiston jo në kryerjen e veprës së kundraligjshme, por duke bërë premtime, e dhënë armë a mjete mbrojtjeje para se të kryhet faji. Bashkëveprimi i tërthueshem është moral kur përkrahet dhe forcohet mendimi dhe vullneti i keq i fajtorit. Bashkëveprim të tërthueshem kemi edhe kur pa përkrahjen dhe ndihmën e tërthurvepruesve, faji nuk do të kryhej dot. 21

Pika 182 Elementët e bashkëveprimit të tërthueshëm 1. dije të fajit dhe vullnet të keq 2. ndihmë 3. përkrahja do të jetë e premtueme a e dhanun para ndodhjes kundraligjore 4. aftësi e përkrahjes Ndihma mund të jepet në mënyra të ndryshme, me veprim ose mosveprim për të lehtësuar kështu kryerjen e veprës penale. Me ndihmë nuk kuptohet në mënyrë absolute një veprim material në dukje e qartë për të gjithë, por edhe sjellja që ka lehtësuar me dashje kryerjen e veprës së kundraligjshme. Ndihma të jepet para se të kryhet vepra ose të jetë e premtuar më parë, pasi në disa raste kur kjo ndihmë jepet më pas shkaktohet një faj tjetër. Duhet që autori i fajit ta këtë përdorur me fitim a me dobi mjetet ose përkrahjen për të kryer veprën e kundraligjshme. Duhet hetuar mirë paaftësia e ndihmës që jepet në mënyrë që të përcaktohet nëse përkrahja e padobishme ka pasur për qëllim largimin e vepruesit nga faji apo forcimin e vullnetit të tij. Ligjet ndërshkimore kanë paraqitur si një formë me rëndësi të bashkëveprimit moral dhe shoqërinë që lidhet ndërmjet disa njërzve për veprime kriminale, të cilat kryhen me anen e disa nga anëtarëve të shoqërisë. Për sa i përket përgjegjësisë së këtyre bashkëvepruesve ekzistonin në këtë kohë teori dhe mendime të ndryshme. Njëri mendim ishtë që të gjithë ndërshkoheshin njësoj sikurse vepruesit. Mendimi tjetër konsistonte në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore për secilin nga anëtarët e shoqërisë. Po kështu shkolla pozitive ishtë e mendimit se për vetë rrezikshmërinë më të madhe që paraqitnin shoqëritë, lindte nevoja e masave të tjera të ndryshme nga ato që parashikontë ligji për format e tjera të bashkëpunimit. Teoritë nga të cilat rrjedhin 4 katëgoritë e bashkëvepruesve nuk e zgjidhnin plotësisht c ështjen e masës së ndërshkimit, që do të caktohet në rast të bashkëveprimit. Kjo c ështje ka hedhur në luftë 3 shkolla ndërshkimore. Shkolla Franceze mbron teorinë se të gjithë ata që shkaktojnë një faj duke bashkëpunuar janë në një shkallë përgjëgjegjës, pasi veprën e kanë dashur të gjithë të kryhej dhe ligji nuk do të ishtë shkelur pa marrë pjesë të gjithë në veprimin e kundraligjshëm. 22

Shkollën Franceze e kundërshton rreptësisht Shkolla Klasike Italiane, duke thënë se si drejtësia ashtu dhe politika lypin që secili fajtor të ndërshkohet sipas veprës së vet. Por dijetarët e kësaj shkolle nuk përputhen në pikën e klasifikimit të bashkëvepruesve, pasi disa nuk dallojnë përgjegjësitë e vepruesit nga ajo e shtytësit. Ndërmjet dy shkollave ka dalë Shkolla Pozitive e cila ndërshkimin e fajit nuk e mbështët mbi elementët objektiv por subjektiv, pasi bashkëvepruesit i ndërshkon sipas rrezikshmërisë shoqërore që paraqesin ndaj shoqërisë njërëzore. Kjo shkollë mbron teorinë se duhet t i japë gjykatës një liri të madhe gjykimi për klasifikimin e bashkëvepruesve dhe caktimin e përgjegjësisë së secilit. Megjithatë ligji duhet t i përshtatet vendit në të cilin gjen zbatim dhe karakteristikave të tij. Teoricienët e kësaj kohe mendonin se në vënde si i yni ku nga njëra anë kemi njërëz që nuk e shohin vendin në një shkallë me ata qe u rrinë sipër dhe i shtypin, dhe nga ana tjetër ka disa pasanikë që kujtojnë me mentalitëtin e kohës së mesme se me vullnetin e vet u japim frymë të vegjëlve kanë parë të nevojshme që shtytësit e fajeve (vepra të kundraligjshme) të denohen me një ndërshkim më të rëndë se fajtorët e vegjël. 1.5. INSTITUTI I BASHKËPUNIMIT NË KODIN PENAL TË VITIT 1928 Një përfundim më të plotë gjeti instituti i bashkëpunimit në Kodin Penal të vitit 1928 14 të shtetit Feudalo-Borgjez të Zogut. Në nenin 64 të tij thuhej: Kur dy ose më shumë persona bashkohen në të kryemit të një faji secili nga ekzekutorët direkt dënohet në ndërshkimin e caktuar për fajin e bamun 15. Po me këtë ndërshkim dënohet dhe ai qe ka determinue tjetrin me ba fajin. Sipas neneve 60 dhe 65 të këtij kodi bashkëpunëtorët ndahen në: Ekzekutorë Bashkëpunëtorë direkt Detërminues Persona të tjerë që bashkohen në të kryerit e veprës penale 14 Kodi Penal Shqiptar 1928, f. 42-44 15 Neni 64 i Kodit Penal te Zogut, te vitit 1928 23

Ekzekutorë konsiderohen vetëm personat që marrin pjesë direkt në kryerjen e veprës penale d.m.th që sulmojnë në kuptimin e ngushtë të fjalës, drejtpërdrejt objektin e mbrojtur nga ligji. Bashkëpunëtorë direkt kuptohen personat e tjerë që marrin pjesë në ekzekutimin e veprës penale. Detërminues quhen të gjithë ata persona që shtyjnë direkt ekzekutorin në kryerjen e veprës penale. Shtytësi duhet të jetë shkaku kryesor dhe vendimtar për kryerjen e veprës penale. Pra ndahet rasti kur ekzekutori e ka kryer veprën dhe për shkaqe të veta duke u pasqyruar në një zbritje të dënimit për këtë rast. Me persona të tjerë që bashkohen në të kryemit të fajit kuptohen ata që ndihmojnë ekzekutorin duke specifikuar dhe mënyrat se si këta marrin pjesë në kryerjen e veprës penale 16 : 1. Tue e eksitue tjetrin ose tue e forcue mendimin e të kryemit të fajit ose tue i premtue se ka me i dhanë përkrahje ose ndihmë pasi të kryhet krimi. (mos të jetë bërë para se të kryhet krimi); 2. Tue i dhanë instruksione ose tue i prokurue mjete; 3. Tue i lehtësue të kryemin e veprës me përkrahjen ose ndihmën që jep përpara ose kur bëhet vepra. Po kështu nën titullin deliktët kundër sigurimit shtetëror në kaptinën 4, në nenin 144 të Kodit Penal të Zogut parashikohej se: Kushdo që formon një bandë të armatosur ose ushtron në atë komandë të lartë ose një funksion të posaçëm ndërshkohet me burgim të rëndë ose me burgim jo më pak se 10 vjet, gjithë të tjerët që kanë marrë pjesë në atë bandë ndërshkohen me burgim 30 muaj 10 vjet 17. Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve Përsa i përket përgjegjësise së tyre nuk bëhej ndonjë dallim me përjashtim të rasteve kur ekzekutori në kryerjen e veprës penale ishtë nisur dhe nga shkaqe të tij personale. Sipas nenit 25 të pjesës së përgjithshme shtytësi dhe ndihmësi përgjigjeshin si për faj penal të kryer edhe kur ky kishte mbetur në fazën përgatitore ose në tentativë. Po ashtu sipas nenit 16 Neni 65 i Kodit Penal te Zogut, te vitit 1928 17 Neni 144 i Kodit Penal te Zogut, te vitit 1928 24

26 përcaktohej parimi sipas të cilit shtytësi dhe ndihmësi janë përgjegjës penalisht brënda kufijve të qëllimit të tyre duke u marrë parasysh shkalla e kontributit të tyre në kryerjen e fajit penal. Përsa i përket përgjëgjësisë penale të bandës së armatosur, si dhe caktimit të dënimit, në kodin penal parashikoheshin rregulla të vec anta. Sipas këtij kodi dënohej jo vetëm formimi por edhe pjesëmarja për të kryer vepra të tjera ose deliktë të cilat janë parashikuar shprehimisht në këtë nen. Deliktët drejtoheshin kundër sigurimit shtetëror ashtu sikurse vetë kodi e parashikon në titullin e parë të tij. Një dispozitë tjetër që duhet cituar nga ky kod është dhe neni 145, i cili parashikon ndërshkimin për të gjithë ata që i japin ndihmë një bande, që tashmë është formuar, pra personat që u sigurojnë streh, ushqim, municion etj. Ajo që paraqitet e vec antë në këtë kod është dispozita 146 e tij. Në këtë dispozitë parashikohet përjashtimi nga dënimi për ata që kanë formuar bandën, me kusht që ta shpërndajnë atë para se të kryejë deliktin për të cilin është krijuar. Gjithashtu përjashtohen nga dënimi ata që vetëm marrin pjesë në bandë, pa qënë formues të saj me kusht që të tërhiqen dhe të lënë armët. Duhet të theksojmë se ky nen bën përjashtim nga dënimi, vetëm kur banda nuk e ka realizuar deliktin apo deliktët për kryerjen e të cilave është formuar. Kjo ndoshta tregon dhe për një ashpërsim të Kodit Penal të Zogut. 1.6. INSTITUTI I BASHKËPUNIMIT NË KODIN PENAL TË VITIT 1946 Instituti i bashkëpunimit sipas ligjit Nr. 382, datë 24.12.1946 Mbi dispozitat e përgjithshme penale 18. Në këtë ligj, nuk gjejmë një përkufizim të institutit të bashkëpunimit, por përcaktohen vetëm llojet e bashkëpunëtorëve dhe përgjegjësia penale e tyre. Llojet e bashkëpunëtorëve (neni 11) - Ekzekutori (autori i fajit) - Shtytësi (ai që ka detërminuar në kryerjen e fajit) - Ndihmësi (ai që ka bashkëpunuar për të kryer fajin) Format e dhënies së ndihmës ishin të ndryshme: 18 Ligja mbi Dispozitat e Pergjithshme Penale, Janar 1947, f.8-9 25

- Duke dhënë këshilla ose instruksione - Duke prokuruar mjete - Duke larguar pengesa - Duke fshehur fajtorin ose gjurmët e fajit. Përgjegjësia penale e bashkëpunëtorëve (neni 11) Janë përgjegjës penalisht jo vetëm autorët e fajit por edhe bashkëpunëtorët e tjerë (shtytës dhe ndihmës). Dënimet që c do bashkëpunëtor cakton sipas: - Shkallës së bashkëpunimit - Rrezikshmërisë së fajit dhe të personit që ka bashkëpunuar në këtë faj. Mosdenoncimi i një faji të konsumuar ose vetëm të tentuar, dënohet vetëm në rastet që parashikohen shprehimisht prej ligjes. 1.7. INSTITUTI I BASHKËPUNIMIT NË KODIN PENAL TË VITIT 1948 Një përpunim më të plotë instituti i bashkëpunimit e gjeti në ligjin Nr. 99, datë 13 maj 1948 mbi pjesën e përgjithshme të Kodit Penal 19. Llojet e bashkëpunëtorëve (neni 24/1,2 dhe 27/1,2) Ky ligj dallon këta bashkëpunëtorë: Ekzekutorët Shtytësit Ndihmësit Inisiatorët Organizatorët Pjesëmarrësit e thjeshtë të organizatave kriminale Ekzekutorët janë ata që cënojnë drejtpërdrejt objektin e mbrojtur nga ligji. Shtytësit janë ata që me qëllim shtyjnë një përson tjetër të kryejë një faj penal. Ndihmësit janë personat që me qëllim ndihmonin një përson tjetër të kryejë një faj penal. 19 Kodi Penal (Pjesa e Pergjithshe) botirn i Ministrise se Drejtesise, m.5, Tirane 1948, f.16-18 26