Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale
|
|
- Ami McGee
- 6 years ago
- Views:
Transcription
1 Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina në Prishtinë Titulli i lëndës: E Drejta Penale Niveli: Sudimet thenelore Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: Viti II, semestri III Numri i orëve në javë: 3+1 Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Viti akademik E marte, ora: Amfitatri i Vogël 2015 / 2016 Mësimëdhënësi i lëndës: Dr.sc. Bajram Ukaj, prof.asc. Detajet kontaktuese: bajramukaj@hotmail.com Përshkrimi i lëndës Qëllimet e lëndës: Rezultatet e pritura të nxënies: Lënda e së drejtës penale (pjesa e përgjithshme) që ligjërohet në këtë semestër përmbanë: - Hyrje në të drejtën penale (nocioni, lënda dhe funksioni i saj). Kuptimi i së drejtës penale si degë e legjislacionit pozitiv dhe si shkencë e së drejtës. - Njohuri të përgjithshme për legjslacionin penal dhe kuptimi i strukturës së kodit penal. - Nocioni i veprës penale dhe përgjegjësisë penale. - Nocioni, funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale. Qëllimi i studimit të kësaj disipline juridike, ligjore aktuale dhe shkencore është që t u ofrojë studentëve të studimëve themelore - bachelor njohuri thelbësore dhe të mjaftueshme lidhur me parimet dhe institutet themelore të së drejtës penale. Pas përfundimit të studimit të kësaj lënde, pritët që studentët: - Të kuptojnë se fenomeni dinamik dhe kompleks i kriminalitetit është një nga problemet me aktuale dhe preokupuse për shoqërinë bashkëkohore. - Të formojnë konceptin se çka studion e drejta penale dhe të njohin institutet e përgjithshme të së drejtës penale. 1
2 - Të kuptojnë qartë nocionin e veprës penale (si dhe elementët themelore të saj) dhe përgjegjësisë penale, të kuptojnë sistemin e sanksioneve penale dhe të kenë aftësi që të interpretojnë normat penalejuridike. - Të njohin bazën juridike për trajtimin e kryesve të veprave, duke i u qasur analizës së dispozitave juridike pozitive (de lege lata) dhe duke marrë parasysh nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës ligjore nga kjo fushë ( de lege ferenda). Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё nxёnit tё studentit) Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej Ligjërata 3 javë 3 Ushtrime teorike/laboratorike 1 javë 1 Punë praktike / / / Kontaktet me 3 javë 3 mësimdhënësin/konsultimet Ushtrime në teren / / / Kollokfiume,seminare 2 javë 2 Detyra të shtëpisë / / / Koha e studimit vetanak të / / / studentit (në bibliotekë ose në shtëpi) Përgaditja përfundimtare për 2 javë 2 provim Koha e kaluar në vlerësim 1 javë 1 (teste,kuiz,provim final) Projektet,prezentimet,etj 2 javë 2 Totali 15 javë 15 Metodologjia e mësimëdhënies: Metoda e mësimdhënies aktive. Në mbështetje të kësaj metode shpjegohen, përkufizohen nocionet mbi institutet themelore të së drejtës penale, interpretimi i drejtë dhe i qartë i tyre, e sidomos duke veçuar rëndësinë e jetësimit të parimëve dhe dispozitave tjera në të cilat mbështetet e drejta penale në realitetin aktual. 2. Metoda e mesimdhënies inter-aktive. Zhvillimi i hovshëm i shoqërisë së sotme, si dhe rrita me ritme marramendëse e informacionit, i ndihmuar nga mjetet e 2
3 shumëllojshme të transmetimit e komunikimit masiv, kanë bërë të mundur që mësimdhënia dhe mësimnxënia të ndryshojë në mënyrë rapide. 3. Metoda krahasuese. Kjo metodë u mundëson studentëve njohjen dhe krahasimin e instituteve më të rëndësishme të së drejtës penale dhe të sistemit të së drejtës penale të vendeve fqinje dhe më gjërë. 4. Metoda e analizës. Kjo metodë u mundëson studentëve të kuptuarit më fundamental të instituteve dhe parimeve të së drejtës penale dhe ate duke e bërë zbërthimin analizën përmajtësore të dispozitave në të cilat përkufizohen parimet kryesore dhe institutet themelore të së drejtes penale me qëllim të aftësimit të studentëve, që pas përfundimit të studimeve të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhjen e çështjeve juridike penale jo vetëm në aspektin teorik por edhe në aspektin praktik në gjyqësinë e vendit. 5. Metoda e studimit të rasteve. Rëndësi të veçant gjatë interpretimit dhe shpjegimit të instituteve themelore të së drejtës penale, ka studimi i rasteve të veçanta nga praktika gjyqësore. Këtu, studentët njoftohen në mënyrë praktike për punën e ardhshme të tyre, duke analizuar rastet konkrete të vendosura në gjykatat kompetente të vendit për çështje konkrete nga fusha e së drejtës penale. 6. Rëndësi e veçantë i kushtohet edhe Metodës juridike dhe sociologjike me rastin e studimeve të instituteve juridike penale të përcaktuara në Kodin Penal si fenomene juridike, por edhe si dukuri sociale që paraqiten në shoqërin tonë. 7. Duke u nisur nga e dhëna se, parimet dhe institutet e së drejtës penale, kanë historikun e tyre, është me vlerë të veçantë edhe përdorimi i Metodës historike, sepse me ndihmën e kësaj metode studiohet historiku i parimeve dhe instituteve të së drejtës penale. Metodat e vlerësimit: Për vlerësimin definitiv të studentëve nga lënda e Drejta Penale do të marren parasysh format e fitimit të pikëve të shprehura në përqindje si vijon: Vlerësimi intermediar...25 Punimi seminarik i mbrojtur publikisht Prezentimi...10 Vijimi i rregullt dhe pjesëmarrja aktive...5 Provimi final...45 Totali
4 Përshkrimi i sistemit të notimit: Nota ECTS Pike Përkufizimi nota 10 A B C D E * FX F SHKËLQYESHËM- njohuri të shkëlq.me vetëm disa gabime minore SHUMË MIRË mbi mesatare standarde,por me disa gabime MIRË rezultat në përgjithësi i mire me disa gabime që vërehen KËNAQSHËM mire,por me mjaft gabime MJAFTON rezultatet plotësojnë kriteret minimale DOBËT kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditë DOBËT kërkohet shumë punë për të fituar kredi Literatura Literatura bazë: Kodi Penal i R. Së Kosovës, Prishtinë, Kodi i Drejtësisë për të Mitur i R. së Kosovës, Prishtinë, I.s, h.zh, F.H: Komentar i KPK, Prishtinë, J. Herring: E drejta penale / Përkthim/, Tiranë, Ismet Salihu:E drejta penale - Pjesa e përgjithëshme, Prishtinë, Bajram Ukaj, Denimet në të drejten penale të Shqipërisë, Prishtinë, I. Elezi dhe E, Elezi, Historia e së drejtës penale, Tiranë, Sh. Muçi: E drejta penale Pjesa e përgjithshme, Tiranë, Ligjerata të autorizuara të mësimdhënësit. Literatura shtesë: Jean Pradel, Geert Corstens dhe Gert Vermeulen, E drejta penale Evropiane/ Përkthimë, Paris, Elezi, S. Kacupi dhe M. Haxhia, Komenti i Kodit Penal të R. së Shqipërisë, Tiranë, Vlado Kambovski: E drejta penale Pjesa e përgjithshme, Shkup, Franjo Bacic: Kazneno pravo - Opci dio, 4
5 Zagreb,1998. Tulkens, Francoise & Von de Kerchove : Introduction au droit penal, Bruksel, Dressler Joshua: Understanding criminal law, Cecond edition, New York, Jean Pradel, Geert Corstens dhe Gert Vermuelen, Droit penal europieen, Dalloz, 2009 Jean Pradel : Droit Penal General, Paris, William A.Schabas: International Criminal Court, Cambridge, Edit by Roy Gutman & Dadiv Rieff: Crimes of War, New York, International Review of Penal Law/ Revue Internationale de Droit Penal. Diritto&diritti, Plani i dizejnuar i mësimit: Java Java e parë: Ligjerata që do të zhvillohet - Përkufizimi, titulli, lënda dhe funksioni i së drejtës penale. - Detyra, sistemi dhe raportet e së drejtës penale me disiplinat tjera të së drejtës. - Shkenca e së drejtës penale dhe raportet e sajë me shkencat tjera penale. - Parimet e së drejtës penale. - Specifikat e së drejës penale dhe mëvetësia e saj. Në javën e parë në vend të ushtrimeve studentët do të njoftohen me Plan - programin e punes së të drejtës penale, me metodat me mesimit dhe me literaturen qe do të përdoret me rastin e studimit të kësaj disipline juridike penale. Java e dytë: - Ndaria e së drejtë penale dhe historiku i saj, - Burimet e së drejtës penale ( direkte dhe indirekte), - Përkufizimi i ligjit penal, kodit penal dhe legjislacionit penal, - Interpetimi i normës juridike penale ( Llojet e interpretimit). Me student do të debatohet për çeshtjet qe janë ligjëruar ne javen e parë të ligjëratave. Java e tretë: 5
6 Java e katërt: Java e pestë: Java e gjashtë: - Veprimi i ligjit penal në kohë, në hapsirë dhe ndaj personave. - Ekstradimi dhe e drejta e azilit. - Vepra penale ( përkufizimi dhe elementet themelore). - Ndarja e veprave penale, - Figura e veprës penale ( përkufizimi dhe llojet e saj ), - Objekti dhe subjekti i veprës penale, - Vendi dhe koha e kryerjes së vepres penale. Me studentë do të debatohet për çështjet të cilat janë ligjeruar në javën e dytë të ligjëratave. - Përgjegjësia dhe papërgjegjshmëria penale. - Përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar. - Actiones liberae in causa - Fajsia ( përkufizimi dhe format ). - Dashja ( perkufizimi, elementet dhe format e saja ). - Pakujdesia ( përkufizimi, elementet dhe format e saja ). - Dallimet në mes dashjes eventuale dhe pakujdesisë me vetëdije. Përsëriten njësitë e ligjeruara në javën e tretë - Bazat e përgjithshme të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë ( rrezikshmëria shoqërore e parëndësishme, mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, dhuna dhe kanosja, urdhëri nga lartë ). - Bazat e veçanta të cilat e prejashtojnë kundërligjshmërinë e të cilat nuk janë paraparë në kodin penal ( Pëlqimi i të dëmtuarit, intervenimet mjekësore, lojrat sportive dhe vetëlëndimi). Analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth faktit se kur personi konsiderohet penalisht i përgjegjshëm e kur i papërgjegjshëm, kur me përgjegjshmëri esenciale të zvogëluar e kur i fajshëm, kur vepra kryhet me dashje direkte e kur me dashje eventuale, kur vepra penale kryhet me pakujdesi dhe në cilat raste personi përgjigjet penalisht për veprat penale të kryera nga pakujdesia. - Fazat e kryerjes së veprës penale ( marrja e vendimit, veprimet pëgaditore, tentative e veprës penale, heqja dorë vullnetare nga veprimet përgaditore dhe tentativa e veprës penale ). - Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale ( bashkëekzekutimi, ndihma, shtytja dhe organizimi i shoqatës kriminale ). - Përgjegjësia penale e bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprës penale. Analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore të cilat i kanë konstruktuar studentët lidhur me bazat e përgjithshme dhe të veçanta të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë dhe fajsinë. 6
7 Java e shtatë: - Bashkimi i veprës penale ( llojet ). - Bashkimi fiktiv ideal dhe format e tij. - Bashkimi fiktiv real dhe format e tij. - Lajthimi në të drejtën penale dhe format e tij. Ushtrime një orë Përsëritja e mësimeve të ligjeruara në javën e katërt dhe analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth fazave të kryerjes së veprave penale dhe formave të bashkëpunimit. Java e tetë: Java e nëntë: Java e dhjetë: - Sanksionet penale ( përkufizimi dhe karakteristikat e tyre ); - Denimet ( përkufizimi, elementet dhe karakteristikat e dënimit); - Baza juridike e denimi; - Qëllimi i dënimit; - Llojet e sanksionëve penale; - Dënimet kryesore. Përsëritja e mësimeve të ligjeruara në javën e shtatë dhe analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth bashkimit të veprave penale dhe lajthimit juridik. - Matja e dënimit ( përkufizimi i dënimit, llojet dhe nënllojet e matjes se dënimit ). - Matja e dënimit për veprat penale në bashkim, personit të dënuar dhe recidivisteve. - Paraburgimi dhe llogaritja e tij në dënim. - Individualizimi i dënimit ( përkufizimi dhe llojet e tij ). - Rrethanat lehtësuese dhe rënduese. - Zbutja e dënimit, lirimi nga dënimi dhe baza e veçantë e lirimit nga dënimi. Përsëritja e mësimeve të ligjeruara në javën e shtate dhe analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth sanksioneve penale. - Dënimet alternative ( përkufizimi, qëllimi dhe llojet e tyre). - Sistemet e dënimit me kusht dhe revokimi i dënimit me kusht. - Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm. - Denimi me kusht me urdhër të shërbimit sprovues. - Denimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. - Gjusëmliria. - Përkufizimi i vërejtjes gjyqësore dhe kushtet për shqiptimin e këtij sanksioni penal. 7
8 Në këtë orë të ushtrimeve do të debatohet për institutet e së drejtës penale të cilat u ligjeruan në javën e nëntë. Java e njëmbedhjetë: Java e dymbëdhjetë: Java e trembëdhjetë: - Dënimet plotësuese (përkufizimi, qëllimi dhe llojet e tyre). - Karakteristikat dhe parimet e ekzekutimit të sanksioneve penale. - Sistemet e ekzekutimit të sanksionëve penale, - Lirimi me kusht ( kushtet që duhet plotësuar për shqiptimin e lirimit me kusht dhe revokimin e tij ). Në këtë orë të ushtrimeve do të analizohet teksti ligjor i denimeve altërnative dhe do të analizohen rastet konkrete nga praktika gjyqësore rreth dënimit me kusht dhe vërejtjes gjyqësore. - Masat e trajtimit të detyrueshëm, - Marrja e interesit pasuror të fituar me vepër penale. - Rehabilitimi dhe llojet e tij, - Shlyerja e dënimit, - Zbulimi i të dhënave nga dosja. - Debatohet rreth denimeve plotesuese, ekzekutimit të sanksioneve penale dhe lirimit me kusht. Njëherit prezentohen ekzemplarë të aktgjykimeve në të cilat janë shqiptuar ndojëra prej denimeve plotesuese. - Shuarja e sanksioneve penale ( Përkufizimi i ture), - Parashkrimi, - Parashkrimi i ndjekjës penale, - Parashkrimi i ekzekutimit të denimit, - Mospashkrimi i veprave p[enale, - Falja, - Amnestia. - Vlerësimi. Me student do të debatohet rreth institutit të Rehabilitimit, Shlyrjës së denimit dhe Marrjëes së interesit pasuror. Java e katërmbëdhjetë: Ligjërata: Tre orë - Sanksionet penale ndaj të miturve (përkufizimi i delikuencës së të miturve, qëllimi i këtyre sanksioneve dhe ndarja e tyre). - Mituria në aspektin penalo juridik, - Masat e diversitetit ( Qellimi dhe llojet e tyre), - Masat edukative ( Përkufizimi dhe rëndësia e tyre), - Masat disiplinore ( Kur shqiptohen dhe llojet e tyre. - Masat e mbikqyrjes së shtuar( Kur shqiptohen dhe llojet e tyre), - Masat institucionale ( Kur shqiptohen dhe llojet e tyre. 8
9 Java e pesëmbëdhjetë: Me student do të debatohet rreth shuarjes së sanksionëve penale. Ligjërata: Tre orë - Denimet penale ndaj të miturve, - Gjoba - Urdhëri për punë të dobishme. - Burgu për të mitur, - Denimi me kusht - Denimt plotëesuese - Masat e trajtimit të detyrueshem. Në këtë orë të ushtrimeve do të debatohet rreth sanksioneve penale për të mitur. Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes: - Fillimi dhe përfundimi i ores mësimore në pajtim me orarin dhe informaten per stduentë; - Mos përdorimi I telefonit mobil gjate ligjeratës; - Mospirja e duhanit; - Moskonsumimi pijeve dhe ushqimeve te ndryshme - mos të kopjojnë gjatë provimit dhe testimeve të tjera. - Komunikimi civilizues dhe dinjitoz me studentë; - Sigurimi I qetësisë dhe disiplinës gjatë orës së mësimit, - të dëgjojnë me kujdes si mësimëdhënësit ashtu edhe kolegët e tyre; 9
Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka
Syllabus Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Penale Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: Viti II, semestri III Numri i orëve në javë: 3+1 Vlera në kredi
More informationSyllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative
Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Ekzekutimi i dënimeve alternative Niveli: Master Statusi lëndës:
More informationSYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV
SYLLABUS Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik / Universiteti i Prishtinës Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+0 Vlera në kredi
More informationPlanprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz
Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Hasan Prishtina, Prishtinë Titulli i lëndës: Trafikimi me Njerëz Niveli: Studime Master
More informationSyllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)
Syllabus Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 3 Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Viti akademik Mësimëdhënësi
More informationSyllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë
Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Krimi i jakës së bardhë Niveli: Master Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve:
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Të provuarit në procedurë penale Niveli: Master Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve:
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Shkathtësitë e praktikës gjyqësore Niveli: Bachelor Statusi lëndës: E obliguar Viti i studimeve:
More informationProf. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari
E DREJTA KUSHTETUESE Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta kushtetuese Niveli: BA Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: II Numri i orëve në javë:
More informationBachelor (studime themelore)
SYLLABUS i Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta kadastrale Niveli: Bachelor (studime themelore) Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve: Semestri
More informationFakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:
Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli: Master Statusi lëndës: Obligative Viti
More informationSyllabusi për lëndën: Viktimologjia
Syllabusi për lëndën: Viktimologjia Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Viktimologjia Niveli: Bachelor Moduli penal Statusi lëndës: E obliguar Viti i studimeve:
More informationE DREJTA ROMAKE. Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës:
E DREJTA ROMAKE Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: Viti i parë Numri i orëve në
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta e Unionit Evropian Niveli: Master Statusi lëndës: O Viti i studimeve: I, semestri
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta e procedurës penale Niveli: Bachelor Statusi lëndës: E obliguar Viti i studimeve:
More informationViti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Drejtimi Civil Titulli i lëndës: E drejta e konkurrencës Niveli: Bachelor Statusi i lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve: I Numri
More informationLënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit
www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 9 PLANPROGRAMI MËSIMOR-SYLLABUS Niveli i Viti Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm
More information8.6. Programi i studimit-profili: EKONOMIA E BUJQËSISË DHE USHQIMIT Niveli Master (Msc) MA (Master) 2 vite
8.6. Programi i studimit-profili: EKONOMIA E BUJQËSISË DHE USHQIMIT Niveli Master (Msc) 8.6.1 Të dhënat themelore për programin e studimit Emri i programit të studimit KKK Niveli (me shkurtesat BA, MA,
More informationUNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET E DOKTORATËS PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE E AVANCUAR
UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET E DOKTORATËS PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE E AVANCUAR Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 3+2 Vlera në kredi ECTS: 5 Koha / lokacioni:
More informationTë dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik
Formular për SYLLABUS të kursit METODOLOGJIA E HULUMTIMEVE Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik Titulli i kursit: Metodologjia e hulumtimeve Niveli: MASTER Statusi kursit: Obligative
More informationSILLABUS Të dhëna bazike të lëndës
SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë Titulli i lëndës Gjeografi Historike dhe Hartografi Niveli Bachelor Statusi lëndës Zgjedhore Viti i studimeve
More informationKODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Prishtinë, nëntor 2016
More informationSyllabusi për lëndën: Krimi i organizuar
Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: Krimi i organizuar Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Zgjedhore Viti i studimeve:
More informationPLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë
Niveli i studimeve Bachelor Programi Lënda Viti Semestri I I www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI
More informationUNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)
UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS) PRISHTINË, 2016 1 PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS) LËNDA E DREJTA ROMAKE
More informationS Y L L A B U S i lëndës
S Y L L A B U S i lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti i Edukimit Titulli i lëndës: Edukimi mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm Niveli: MA Statusi lëndës: Zgjedhore (Z) Viti i
More informationE Drejta Bankare dhe Tregjeve Financiare Niveli:
E Drejta Bankare dhe Tregjeve Financiare Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Bankare dhe Tregjeve Financiare Niveli: Master Statusi lëndës: Obligative
More informationUNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE
UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE 1.1 PERSHKRIMI I MODULIT Titulli dhe numri i Modulit Titulli dhe Numri i Lendes
More informationPLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA
1 PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA Universiteti: Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina Fakulteti/Departamenti: Fakulteti Juridik/Katedra Penalo-Juridike Lënda mësimore: VIKTIMOLOGJIA
More informationKoha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523
Departamenti (fakulteti) Njësia akademike: Hidroteknik, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Titulli i kursit (Lëndës mësimore): Niveli dhe lloji i kursit: Bachelor/Obligative Mekanika e dherave
More informationSILLABUS Të dhëna bazike të lëndës
SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë Titulli i lëndës Histori Botërore Moderne -II- Niveli Bachelor Statusi i lëndës Obligative Viti i studimeve
More informationCourse SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.
Course SYLLABUS Form The basic data course Academic Unit: Faculty of Law Course title: Property Law In Europe Level: Master Course status: Elective Year of study: Semester II Number of hours per week:
More informationMsc (Master) 2 vite. E rregullt
8. Programet e studimit 8.5. Programi i studimit: Hortikulture Pemëtari vreshtari - Msc 8.5.1. Të dhënat themelore për programin e studimit Emri i programit të studimit Hortikulture Pemëtari vreshtari
More informationPLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) PËR LËNDËN E DREJTA E DETYRIMEVE
PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) PËR LËNDËN E DREJTA E DETYRIMEVE Datë: 25 shkurt 2011, Prishtinë Universiteti: Universiteti i Prishtinës Fakulteti/ Departamenti: Fakulteti Juridik/ Katedra juridike-civile Lënda
More informationPROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA
UNIVERSITETI I PRIZRENIT UKSHIN HOTI PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA E DREJTA KUSHTETUESE I Viti 1 Statusi O Semestri I i lëndës Kodi ECTS kredi
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E DREJTA DIPLOMATIKE DHE KONSULLORE Niveli: Bachelor Statusi lëndës: O Viti i studimeve:
More informationTel: Natyrore, Departamenti i Matematikës
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com
More informationPlanprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme
Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme 2017-2018 Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme
More informationUNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani
More informationPROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО
Mujë Ukaj, PhD 1 UDC: 343.91-056.34(497.115) PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО CRIMINAL
More informationPlanprogrami nga lënda: E drejta e procedurës penale
Planprogrami nga lënda: E drejta e procedurës penale 2017 2018 Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta e procedurës penale Niveli: Themelor Statusi lëndës:
More informationSyllabusi i lëndës: Vështirësitë në të nxënë
Syllabusi i lëndës: Vështirësitë në të nxënë Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti i Edukimit Qendra Prishtinë Titulli i lëndës: Vështirësitë në të Nxënë Niveli: Studimet themelore (bachelor)
More informationSYLABUSET E LËNDËVE Studimet Master (Msc)
UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE SYLABUSET E LËNDËVE Studimet Master (Msc) 1. Sylabuset për studimet Master (Msc) Drejtimi i Prodhimtarisë dhe automatizimit Titulli
More informationSYLABUSET E LËNDËVE Studimet Bachelor (Bsc)
UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE SYLABUSET E LËNDËVE Studimet Bachelor (Bsc) 1. Sylabuset për studimet BACHELOR (Bsc) Drejtimi i Prodhimtarisë dhe automatizimit
More informationP R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)
UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi) Fakulteti: FAKULTETI I ARTEVE Departamenti: DIZAJNI GRAFIK Lënda: INTERMEDIA PERFORMANCE Statusi: E obligueshme / Me zgjedhje
More informationALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS
DISERTACION Për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor i shkencave ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertanti: Adrian LEKA Udhëheqësi
More informationCURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386
More informationSigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare
1 Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare Arbër Hoti Sesioni Paralel Nr. 2 Prishtinë 27.06.2016 Tesla Motors 2015 2 2008 Prentice Hall Business Publishing, Auditing
More informationCuriculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina
Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina 1. Shënime personale Prof.dr.Rexhep Gashi u lind më 10 janar 1960 në fshatin Hallaç
More informationBASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE Rruga Milto Tutulani, Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax. + 355 4 222 537, http: //www.fdut.edu.al DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës: Metodologji e arteve figurative Parashkollor 2015 / 2016
Formular për SYLLABUS të Lëndës: Metodologji e arteve figurative Parashkollor 2015 / 2016 Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: FAKULTETI I EDUKIMIT Titulli i lëndës: Metodologji e arteve figurative
More informationPROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT
UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti i Edukimit ; Parashkollor Titulli i lëndës: TIK Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: Parë
More informationTrafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit
E m i n e A b d y l i 147 Ma. sc. Emine Abdyli Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit Hy r j e Trafikimi me njerëz konsiderohet të jetë një ndër krimet më serioze i cili paraqitet
More informationPLANPROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS
www.kolegjibiznesi.com master@kolegjibiznesi.com 08 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Master Programi Menaxhimi
More informationDr. Petrit Gashi Profesor i asociuar Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Kati 7, zyra 84 EKONOMIKSI I TRANZICIONIT
Dr. Petrit Gashi Profesor i asociuar Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Kati 7, zyra 84 petrit.gashi@uni-pr.edu EKONOMIKSI I TRANZICIONIT Përmbajtja e shkurtër e lëndës: Lënda e ekonomiksit së
More informationUNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA RAPORTI I VETËVLERËSIMIT FAKULTETI EKONOMIK (2015) Prishtinë
UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA RAPORTI I VETËVLERËSIMIT FAKULTETI EKONOMIK (2015) Prishtinë 1 Ky raport vetë-vlerësues është përgatitur nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti të Prishtinës, bazuar
More informationE U R O P E A N C U R R I C U L U M V I T A E F O R M A T TË DHËNAT PERSONALE Emri AVNI PUKA Adresa RR. AGIM RAMADANI - NR.60. 10 000 PRISHTINË REPUBLIKA E KOSOVËS Tel. +381 38 229 063 E-mail avni.puka@uni-pr.edu,
More informationVENDIM Nr.443, datë
VENDIM Nr.443, datë 16.6.2011 PËR KRIJIMIN, REGJISTRIMIN, MËNYRËN E FUNKSIONIMIT, TË ADMINISTRIMIT E TË NDËRVEPRIMIT DHE PËR SIGURINË E SISTEMIT TË MENAXHIMIT ELEKTRONIK TË ÇËSHTJEVE TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR
More informationSpeci Shqipëri
Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje
More informationS I L L A B U S. Fakulteti Filozofik - Dega e Historisë. Njësia akademike: HISTORI BOTËRORE MODERNE - Shek. XVI-XVIII.
Njësia akademike: Titulli i lëndës: S I L L A B U S Fakulteti Filozofik - Dega e Historisë HISTORI BOTËRORE MODERNE - Shek. XVI-XVIII Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: III semestri
More informationTel:
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Maxhuni 2. Emri: Albert 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 6. Gjinia: M 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email: albert_maxhuni@yahoo.com
More informationKRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR
FORUMI për SIGURI Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, Mars 2013 Politika e ndjekjes dhe dënimeve në rastet që ndërlidhen me armët Prishtinë, mars 2012 FORUMI PËR
More informationMbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë
E n k e l e j d a T u r k e s h i 127 Dr. Enkelejda Turkeshi Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë 1. Hyrje Mbrojtja
More informationPROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:
PROGRAMI MESIMOR I LENDES EMRI I LENDES: PROGRAMI MESIMOR I LENDES Klinika ligjore penale Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS: 5 ECTS Ligjeruesi:
More informationPËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE
UDC 368.91:368.941.4 Rrustem Qehaja, PhD 542 PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE ПРАВНО-ЦИВИЛНА ОДГОВОРНОСТ НА ОСИГУРИТЕЛОТ
More informationRAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012
RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN UNIVERSITAR F SHATI BARDHOSH PRISHTINË, KOSOVË Raporti 23 Qershor, 2012 1 RAPORTI I VLERËSIMIT 1 AKREDITIMI INSTITUCIONAL
More informationRaporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë
Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet
More informationPërgaditja e punimit shkencor dhe temës master
(Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;
More informationUNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES
UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA
More information9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Vala- Këndusi 2. Emri: Venera 3. Nacionaliteti: Shqipëtare 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 27.10.1970 6. Gjinia: Femër 7. Detajet kontaktuese: E-mail: Venera.kendusi@uni-gjk.org
More informationEDUKATË QYTETARE HYRJE
EDUKATË QYTETARE HYRJE Programi i edukatës qytetare për klasën VIII është hartuar duke pasur parasysh moshën e nxënësve, njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga mësimi i kësaj lënde në klasat e mëparshme,
More informationAKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011
AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Vol. IV, 2011 AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Vol. IV, Nr 4 ISSN 2073-2244
More informationFakulteti I Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faculty of Electrical and Computer Engineering. P ë r sh k r i m i i l ë n d ë s
Universiteti I Prishtinës University of Prishtina Fakulteti I Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faculty of Electrical and Computer Engineering P ë r sh k r i m i i l ë n d ë s 1 1. Kodi i lëndës:
More informationRAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA
Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA Hyrje Organizata
More informationCURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -
CURRICULUM VITAE Të dhënat personale: Mbiemri: Mustafa Emri: Arben Datëlindja: 12/02/1984 Vendlindja: Gjilan Kombësia: Kosovar Shqiptar Adresa aktuale: Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit:
More informationSHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО
Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION
More informationAnalizë politikash 05/2016
Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë
More informationEFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN
Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i së drejtës penale EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN Punoi:
More informationCURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.
CURRICULUM VITAE Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas. Edukimi: 1982 Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Juriste e diplomuar. 1994 Universiteti
More informationInstitution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)
CURRICULUM VITAE 1. Family Name: GASHI 2. First Name: Haxhi 3. Nationality: Republic of Kosovo 4. Date of Birth 20.05.1973 5. Gender: M 6. Contact details: Email: haxhi.gashi@uni-pr.edu Tel: +37744180061
More informationFakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.
CURRICULUM VITAE Address: Bloku I-no. 12/1 Prishtine- Kosova Tel.mob. + + 377 (0) 45266504 Office ++381 38 500 162 ext.1244 e-mail: ilirianaislami@yahoo.com Informatë personale: Emri: Iliriana Islami Data
More informationManuali për provim pranues
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE Kosovo Academy For Public Safety/ Kosovska Akademija za Javnu Bezbednost FAKULTETI I SIGURISË PUBLIKE Manuali për provim pranues Vushtrri, 2014 1 PËRMBAJTJA E MANUALIT
More informationUNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS
UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/RREG/2003/4 21 shkurt 2003 RREGULLORE NR.
More informationTel: 044/
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Devolli 2. Emri: Ardita 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 04.04.1968 6. Gjinia: Femër 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email:
More informationRaport Final i Vlerësimit
WESTFÄLISCHE WILHELMS-UNIVERSITÄT MÜNSTER Institut für Politikwissenschaft Prof. Dr. Dr. h.c.mult. Reinhard Meyers Westf. Wilhelms-Universität Münster Institut für Politikwissenschaft Scharnhorststraße
More informationCURRICULUM VITAE. Tel: Niveli Arsimor:
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Bekteshi 2. Emri: Sadik 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 25. 05 1960 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: Mati I bl2/3 Nr. 14 8. Niveli
More informationREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013
KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 LËNDA: ANGLISHT, GJUHË E HUAJ E
More informationA.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop
A.U.K Training and Development Institute OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop Rreth Trajnimit Menaxhimi i marketingut është disiplina organizative e cila fokusohet në zbatimin praktik të marketingut,
More informationUniversiteti i Prishtinës UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS FAKULTETI I EDUKIMIT. NënaTerezë, Prishtinë, Kosovë
Universiteti i Prishtinës UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS FAKULTETI I EDUKIMIT NënaTerezë, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: +381-38-244183 Fax: +381-38-244187 URL: http://www.uni-pr.edu Mail: rektorati@uni-pr.edu
More informationLETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ Punim për Gradën Doktor i Shkencave Specialiteti: Letërsia Punoi: MUSTAFA ERDEM Udhëheqës
More informationCV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci
CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci Statusi e martuar dy fëmijë, Adresa Bregu Diellit, Blloku B, k 8, nr 4, Prishtinë Kontaktet +37744111525, Email: shqipe.bajcinca@uni pr.edu, shqipeb@hotmail.com,
More informationNDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS
NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS Ins tu i Kosovës për Drejtësi Ins tut Pravde Kosova Kosovo Law Ins
More informationGara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4
PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave
More informationRevistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet
CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Bahtiri 2. Emri: Bedri 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 25 janar 1981 6. Gjinia: Mashkullore 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor:
More informationMemli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
1 Përmbajtja Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta...4 Strategjia dhe Task Forca zkundër Piraterisë...8 Zbatimi i Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta...10 Veprat e autorit
More informationdoracak PËR STUDENTËT e ciklit të parë
doracak PËR STUDENTËT e ciklit të parë Përmbajtja INFORMACIONE AKADEMIKE 4 Struktura e programeve studimore 4 Mënyra e studimit 4 Numri maksimal i kredive 4 Vlerësimi me nota i dijeve të studentëve 5 Vërtetimi
More informationKorniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve
Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë Studim
More informationUNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:
UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës Tel: 0280390112 www.uni-gjilan.net 1 Të nderuar lexues të INFORMATORIT të Universitetit Kadri Zeka Duke
More information