Departamenti (fakulteti) Njësia akademike: Hidroteknik, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Titulli i kursit (Lëndës mësimore): Niveli dhe lloji i kursit: Bachelor/Obligative Mekanika e dherave Viti i studimeve dhe semestri: Viti II-të, semestri IV Numri i orëve në javë: 3+2 Kodi ose shifra e lëndës: Vlera në kredi ECTS: 6 Koha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523 Mësimdhënësi i kursit: Dr. Fikret Ahmedi, prof.odrinar Kabineti nr. 517 Tel. 038/ 554 899/ext 240 Orari i konsultimeve: E hënë 11;30-13:00 E martë 11:30-13:00 Qëllimi i kursit (modulit): Njohja me provat e shqyrtimeve gjeomekanike-laboratorike dhe provave në terren in situ të dherave dhe aftësimi i aplikimit të koncepteve dhe teknikat bazë për projektimin dhe implementimin të aplikacioneve të mekanikës së dherave. Rezultatet e fituara të nxënies: Pas përfundimit të këtij kursi (lënde), studenti do të jetë në gjendje që: 1
1. Të dinë ekzekutimin e provave të shqyrtimeve laboratorike dhe provave në terren. 2. Të dinë interpretimin e të dhënave të shqyrtimeve laboratorike dhe shqyrtimeve në terren. 3. Të zotëroj aplikimin e veçurive fiziko-mekanike dhe inxhinierike të dherave në praktikën inxhinierike nga lëmia e mekanikës së dherave. 4. Të kuptoj rëndësinë e madhsisë të çdo parametri të fituar gjeomekanik 5. Të neh të gjitha metodat e llogaritjesë gjatë analizës së stabilitetit. 6. Të dinë të përpiloj programin e shqyrtimeve gjeomekanike për Elaboratin Gjeomekanik të terrenit të objektit përkatës ndërtimor. Metodologjia e mësimdhënjes: Lëgjërata (L), ushtrime laboratorike (Ul) dhe numerike (Un). Literatura bazë: Ahmedi, F., Mekanika e dherave, Universiteti I Prishtinës, Prishtinë, 1997 Šuklje, L., Mehanika Tal, FAGG Univerza v Ljubljani, 1984 Nonweiller, E., Mehanika tla i temeljenje Gradjevina, Zagreb, 1985 Dembicki, E., Parcie odpor i nosnoscu gruntu, Arkady, Varszawa, 1979 Literatura shtesë: Braja, M.D., Shallow foundations, bearing capacity and settlement, Sacramento, 1999. Plani I detajizuar i mësimit L-lëgjërata, Ul ushtrime laboratorike në laborator të gjeomekanikë, Un ushtrime numerike Java e pare: Klasifikimi dhe identifikimi kualitativ i dherave Java e dytë: 2
Hulumtimet e dheut nga sipërfaqja e terrenit, Hulumtimet paraprake, Provat në terren in situ, Prova penetruese standarde (SPT), Prova penetruse statike (CPT), Prova me sondë petëzore, Ngarkesa prove, Prova me pllakë rrethore, Prova CBR Java e tretë: Faza e materialit të dherave (përbërja mineralogjike dhe kimike, struktura, tekstura, uji në tokë, ngritja kapilare e dherave) Java e katërtë: Poroziteti i dherave, pasha vëllimore, lagështia, konsistenca e dherave (kufijtë dhe treguesit e konsistencës) Java e pestë: Ngjeshja e dherave Shqyrtimet laboratorike Shqyrtimet e ngjeshjes së dherave në terren Java e gjashtë: Ujëpërshkueshmëria e dherave Provat laboratorike të përcaktimit të koeficientit të filtrimit Presioni rrymor Vija e kullimit 3
Rrjeti I vijave niveluese dhe rrymore (L+Ul+Un) Java e shtatë: Rezistenca e dherave në rreshqitje (prova e rrëshqitjes direkte, prova njëaksiale dhe prova triaksiale) Java e tetë: Shafitja e dherave Prova e shafitjes dhe përcaktimi i treguesit të shafitjes (Cc), Treguesit të tkurjes (Cr) dhe modulit të shafitjes (Mv) Kollokviumi i pare: Përcaktimi i veçurive fiziko-mekanike dhe inxhinierike të dherave Detyra praktike Java e nëntë: Shpërndarja e sforcimeve në tokë Ekuacionet e Boussinesq-ut Metoda e Stenbrenner-it Metoda e Newmark-ut Java e dhjetë: Llogaritja e uljeve nga të dhënat laboratorike Java e njëmbdhjetë: Konsolidimi i dherave (primar dhe sekondar) 4
Java e dymbdhjetë: Stabiliteti i pjerrësirave: Java e trembdhjetë: Vazhdim Java e katërmbdhjetë: Presionet e dheut në muret mbrojtëse Java e pesëmbdhjetë: Aftësia mbajtëse e dherave: Kolokviumi i dytë: Aplikimi i parametrave gjeoteknike të dherave në praktikën inxhinierike Detyra praktike Vlerësimi final: Vlerësimi i pare: 25% Vlerësimi i dytë: 30% Vlerësimi i rregulltë: 5% Provimi final: 40% Total: 100% Praktika akademike dhe rregullat e mirësjelljes: Literatura shtesë: 5
Craig, R.F., Soil mechanics, 2-ond, New York, London-Torino, Melburne, 1978 Braja, M.D., Shallow foundations, bearing capacity and settlement, Sacramento, 1999. 6