A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.2

Similar documents
Speci Shqipëri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

Protect nature Invest for the future. Gashi.

VNMS Shqipëri Aneksi 11.4 Kriteret e Ndjeshmërisë

Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël

KREU I: PASURITË UJORE SHQIPTARE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Prof. As. Dr. Belul Gixhari Dr. Mehmet Ramadani. Ag robiod iversiteti. ne Fushe Arrez. (Monografi) Realizuar na kuoder ta projektit

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Ligatinat - vlerat që duhet të mbijetojnë

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

1. A ekziston Perëndia? Në të gjithë historinë, në të gjitha kulturat e botës, njerëzit kanë qenë të bindur se ka një Perëndi.

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Të dhëna zoologjike dhe ekologjike mbi klasën Diplopoda(Myriapoda).Fauna diplopode e Shqipërisë. Hajdar KIÇAJ. Abstract. Hyrje

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Shëndeti i ndjeshëm i fëmijëve përballë mjedisit të ndotur

Plani i Veprimit për Biodiversitet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet

Abstract. Përmbledhje

Dhimitër Dhora. Liqeni i Shkodrës

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 7-8

Udhëzues mësuesi BIOLOGJIA 7

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

DISERTACION. Për marrjen e gradës shkencore: Doktor

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

LOJËRA DHE USHTRIME PËR TRAJNERË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

AKTET ISSN PEÇI DH 1, MULLAJ A 1 ; DERVISHI A 2. AKTET V, 1: , 2012

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

this project is funded by the european Union

PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

Mishevska. Autore: Gordana. Ilustrimet: Aleksandar. Sotirovski

Pyetjet e testit ekstern-gjuhë angleze

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DIZERTACION. Për marrjen e gradës shkencore

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

3 / ACTA SCIENTIARUM

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Bjeshkët e Nemuna perla natyrore e Kosovës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

SPECIALE #LIDERSHIP #SUKSES #FILANTROPIA #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL #CEO TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Hyrje. Materialet e përdorura dhe metoda e ndjekur. Përfundimet dhe diskutime

Urban Research Institute RAPORT

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

Vështrim i Pavarur në Lidhje me Raportin e VNM-së për dy HEC-e në Zonën e Dragobisë 1

Siguria e fëmijëve në internet

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: Parashkollor

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

MJEDISIT. (aspekti juridik i burimeve të ndotjes dhe mbrojtja e mjedisit, me theks të veçantë të mjedisit ujor)

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

TRENDING: #BANKA #INOVACION #TOP10THENIE #INVESTIME #SHQIPERIA #SUKSES #4G INTERNET #MARKA #BANKAT. >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 11-12

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Discover Albania. Rreth Nesh

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

Komunikimi Bindës Le të dëgjohet zëri i biznesit

Potenciali për zhvillimin e ekoturizmit

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

Transcription:

A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.2 This project is funded by the European Union

Idea & Autorët: Msc. Artenisa Peçulaj / artenisapeculi@gmail.com/ +355675267135 Msc. Erald Xeka / erald-20@hotmail.com / +355692445037 Redaktimi Shkencor: Prof. Dr Alfred Mullaj Foto e Kopertinës: Shutterstock Foto në brendësi: Albanian Ornithological Society (AOS), Natura 2000, Erald Xeka, Tonin Macaj Design: Ergys Bejleri / Oxigen Studio Botimi i këtij numri u mundësua nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas) Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000 Njihuni me ne Edukimi natyror në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit të munguar. Dikur i pranishëm me produkte periodike, sot thjesht i përqëndruar në nivelin e organizimeve pikësore. Edukimi i autorëve, mungesa dhe nevoja e një produkti dedikuar edukimit natyror, solli ideimin dhe krijimin e kësaj reviste. Revista Hapat e Gjelbër është një revistë me fokus edukimin natyror, e krijuar kryesisht për informimin dhe edukimin e fëmijëve të moshës 10-13 vjeç, por edhe të një publiku më të gjerë i interesuar për t u informuar rreth vlerave më të spikatura të natyrës shqiptare. Për informacionin që do të gjeni në Hapat e Gjelbër jemi kujdesur veçanërisht që të jetë i qartë, argëtues dhe nxit për më shumë dije. Në brendësi të revistës do të gjeni rubrika dedikuar zonave të mbrojtura në Shqipëri, kush janë ato dhe vlerat më të spikatura të botës së gjallë që jeton në to dhe plot kuriozitete. Si përfaqësues i faunës është marrë një lloj i cili identifikohet me zonën e mbrojtur të përshkruar. Shqipëria po ashtu, njihet për vlera të florës të njohura edhe botërisht dhe në rubrikën për florën në çdo numër do të njiheni me një prej llojeve më të veçanta. This project is funded by the European Union Bota e gjallë të ofron larmishmëri të madhe të sjelljes së përditshme të kafshëve, dhe për këtë kemi përzgjedhur disa raste për t jua treguar në çdo numër. Prezantimi i vlerave të natyrës shqiptare nuk do të ishte i mundur nëse nuk do të kishim pasur kërkues shkencorë të cilët me vite të tëra pune kanë krijuar bibliotekën shkencore shqiptare, ndaj në një rubrikë të revistës Hapat e Gjelbër ju do të njihni këto personalite të kërkimit shkencor në Shqipëri. Rubrika e fundit ju mëson sesi të bëni eksperimente të thjeshta dhe shumë argëtuese në natyrë. I gjithë material i përfshirë është menduar të jetë i tillë që të shërbejë edhe si material plotësues për kurrikulat të cilat janë pjesë e sistemit tonë arsimor. Synimi i kësaj reviste është afrimi i një brezi të teknologjizuar edhe me atë që është ekzistencë, shëndet, jetë.natyrë. Dhe që ta jetosh natyrën, do duhet që ta njohësh atë, hap pas hapi me rregullat perfekte dhe magjinë që fsheh. Përmbajtja A E DINI ÇFARË ËSHTË NJË ROJE MJEDISORE (RANGER)? ZONA E MBROJTUR REZERVATI NATYROR I MENAXHUAR LIQENI I SHKODRËS PASAPORTA E LUNDËRZËS NUPHAR LUTEA PROF. MUSTAFA DEMIRI (1923-1985) SJELLJE TË ÇUDITSHME TË KAFSHËVE VITAMINA N: KAFSHËT PËRGATITEN PËR DIMRIN LOJRA FJALËT KYÇE 3 4 6 8 9 10 11 12 13 Kjo revistë shpërndahet falas 2

A e dini çfarë është një Aktivitete Roje Mjedisore (Ranger)? Zonat e Mbrojtura janë territore të cilat mbartin vlera shumë të rralla të biodiversitetit, habitateve dhe peizazheve unike. Në Shqipëri tashmë është krijuar një agjenci e cila kujdeset për këto zona të mbrojtura e cila quhet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. 31 Korriku është Dita Ndërkombëtare e Rojeve Mjedisore. Janë ata të cilët mbrojnë dhe vëzhgojnë zonat e mbrojtura. Në këtë ditë përkujtohen të gjitha përpjekjet e tyre për mbrojtjen e thesareve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Shqipëria mbështetet në një natyrë të pashoqe të cilën ju e njihni dhe do ta vijoni ta njihni edhe më mirë edhe përmes kësaj reviste. Prej mëse një viti natyra shqiptare ka filluar të mbrohet nga një skuadër rojesh mjedisore të cilët janë të dedikuar për të mbrojtur dhe ruajtur natyrën shqiptare kudo ku është. Për të festuar këtë ditë, rojet mjedisore nga e gjithë Shqipëria zhvilluan aktivitete me banorët e zonave përkatëse për t ju prezantuar atyre, vlerat e natyrës shqiptare dhe punën e tyre të përditshme të dedikuar për t ju lënë brezave të ardhshëm një trashëgimi krenare të natyrës tonë tashmë në duart të sigurta...for THE FIRST TIME ALBANIA 3

Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës Në këtë numër të revistës Hapat e Gjelbër do të flasim për një ndër liqenet më të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri por edhe në Botë. Për nga sipërfaqja, Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit, rrjeti hidrografik 1 i të cilit shtrihet në katër shtete të Ballkanit Perëndimor. Mendohet se në lashtësi ky liqen ka qenë një gji deti. Ai ndodhet në qytetin e Shkodrës në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi me një sipërfaqe 5500 km2 nga të cilat, 1030 km2 i përkasin Shqipërisë. Nëse e vizitoni ndonjëhërë këtë liqen do të mahniteni nga peizazhet e mrekullueshme që ka si dhe nga larmia e madhe e gjallesave bimore dhe shtazore që do t ju shoqërojnë gjatë vizitës. Janë pikërisht këto peizazhe dhe biodiversiteti i lartë që e bëjnë Liqenin e Shkodrës një ndër liqenet më të rëndësishme për botën e gjallë që jeton në liqen si dhe për njerëzit që e shfrytëzojnë atë. Por fillimisht le të fillojmë t ju tregojmë disa nga habitatet më të rëndësishme të Liqenit të Shkodrës. Këto shtëpi të llojeve që jetojnë këtu, shpeshherë janë shumë të rrezikuara të shkatërrohen për shkak të veprimeve të gabuara të njerëzve. Liqeni i Shkodrës përmban disa habitate të rrezikuara 2 të cilat duhet të mbrohen sepse janë shtëpitë e disa prej llojeve më të rëndësishme të shpendëve si: dallëndyshja e detit gushëbardhë(chlidonias hybridus), çafka e verdhë (Ardeola raloides), kryekuqja e mjeme (Aythya ferina), dhe peshqëve si njila (Chondrostoma nasus), gjuca (Alburnus scoranza) e shumë lloje të tjera. 4 Biodiversiteti në Liqenin e Shkodrës Bimësia e Liqenit të Shkodrës përfaqësohet nga 236 lloje nga të cilat 60 janë lloje uji. Kjo bimësi në disa pjesë të liqenit është e kërcënuar për shkak të lundrimit. Arsyeja e mbrojtjes së kësaj bimësie është sepse aty folezojnë disa nga llojet më të rëndësishme të liqenit të Shkodrës. Peshqit janë një grup shumë i rëndësishëm, dhe në këtë liqen thuhet se janë rreth 86 lloje të cilët riprodhohen përgjithësisht brigjeve, nga të cilët 5 janë endemikë të Liqenit të Shkodrës. Këtu mund të përmendim dy speciet autoktone, gjuca (Alburnus scoranza) dhe krapi (Cyprinus carpio). Nga Liqeni i Shkodrës migrojnë drejt detit duke përdorur si rrugë lumin Buna, disa lloje peshqish si kubla (Alosa agone), ngjala (Anguilla anguilla) dhe qefujt (Mugil cephalus dhe Liza ramado). Vitet e fundit vihet re një rënie e popullatave të peshkut të tregut dhe kjo ka lidhje me veprimtarinë e njeriut, kryesisht me peshkimin e jashtligjshëm. Blini (Acipenser sturio) është një tjetër lloj të cilit ne do Breshkë Uji (Emys orbicularis) Foto: Erald Xeka duam ti japim pak vëmendje nga grupi i peshqëve. Dikur mjaft i zakonshëm në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës. Blini është peshk i ujërave fundore bregdetare që jetojnë nga 20-50 m thellësi dhe kryen migracione mbi 300 km. Migracionet nga deti për efekt riprodhimi në lumin e Bunës dhe në liqenin e Shkodrës i kryen nga prilli deri në gjysmën e parë të qershorit. Pas shtimit, ata kthehen shpejt në det. Të vegjëlit (1-2 vjeçarë) qëndrojnë e ushqehen në Drin e Bunë, por sidomos në Liqenin e Shkodrës. Ndërprerja e Drinit nga diga e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbathja dhe mbushja e Bunës, e kanë prishur mjaft regjimin hidrobiologjik të shtratit të këtyre lumenjëve dhe për rrjedhojë edhe kushtet e mjedisit të shtimit të këtij peshku me vlerë të madhe faunistike, i cili është pakësuar shumë. Në liqen dhe pellgun e tij ujëmbledhës nga vrojtimet e kryera mendohet te jenë rreth 250 lloje shpendësh, prej të cilëve 168 janë të habitateve ujore. Ndërsa për llojet që folezojnë mund të 1,2, Shiko faqen e fundit për shpjegim

NGA NUMËRIMI I FUNDIT NË JANAR TË 2016 U NUMËRUAN RRETH 25620 INDIVIDË përmendim: Kryekuqja e mjeme (Aythya ferina), Çafka e verdhë (Ardeola ralloides), Bajza (Fulica atra), Pula e ujit (Gallinula chloropus), Gjeli i ujit (Rallus aquaticus), kredharaku i madh (Podiceps cristatus). Pranë brigjeve të tij dhe Bunës janë konstatuar lloje endacake, siç është edhe Pula me mjekër (Otis tarda) dhe Pula e livadheve (Tetrax tetrax) për të cilat nuk ka më raportime vitet e fundit për shkak të tjetërsimit të habitatit. Nga Dyfrymorët (Amfibët) mund të përmendim dy llojet më të veçanta si: Pelophylax kurtmuelleri e cila është bretkosë subendemike 3 e Shqipërisë, ndërsa Pelophylax shqiperica endemike e Liqenit të Shkodrës dhe Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë. Në Liqenin e Shkodrës dhe pellgun e tij ujëmbledhës gjenden 57 lloje gjitarësh. Rendi Chiroptera (Lakuriqët e natës) është i njohur për numrin e lartë të llojeve, 12 lloje janë nga Brejtës dhe 11 lloje mishngrënës. Vetëm 3 prej tyre janë lloje uji nga të cilat lundërza (Lutra lutra) është lloji më i rëndësishëm që gjendet në anën shqiptare të Liqenit. Zona e Mbrojtur Blini (Acipenser sturio) Foto: Shutterstock Lumi Buna, Foto: Erald Xeka A e dini se disa lloje marrin emrin e vendit ku ndodhen? Kështu ndodh me disa nga llojet në këtë liqen të cilat thuhet se prej shekujsh janë zhvilluar dhe janë përshtatur bashkë me liqenin që i strehon. Janë disa lloje algash të vogla si Cyclotella scadariensis dhe Cymbella scutariana, bima ujore Trapa longicarpa subsp. scutariensis, krimbi Peloscolex scodranensis. Ndoshta ju do të pyesni e përse duhen ruajtur këto gjallesa të vogla që ne as nuk do ti shohim me sy të lirë? Përgjigjia është e thjeshtë; këto lloje tregojnë për një trashëgimi natyrore, gjenetike. Janë ato midis shumë të tjerave që i japin rëndësinë liqenit në qarqet e shkencëtarëve në të gjithë botën, por mbi të gjitha janë pjesë e një zinxhiri ushqimor të rëndësishëm i cili përfundon me disa prej llojeve që ju mund ti shihni të fluturojnë mbi liqen. Në botën e gjallë çdo gjë është e lidhur me njëra tjetrën dhe çdo ndryshim që prek një pjesë të ekosistemit,ndikon në prishjen e ekuilibrave natyror 5. Foto: Tonin Macaj Çafka e verdhë (Ardeola raloides) Nga zvarranikët mund të përmendim 2 lloje breshkash që gjenden në liqen si: (Emys orbicularis dhe Mauremys rivulata) si dhe 2 lloje gjarpërinjsh uji të cilët po ashtu ndodhen në liqen (Natrix natrix dhe Natrix tessellata). Ka rreth 25 mijë shpendë të cilët vetëm dimërojnë në Liqenin e Shkodrës duke i dhënë këtij statusin e një Zone Ramsar edhe për numrin e çifteve folezuese të dallëndyshes së detit gushëbardhë (Chlidonias hybridus).numrin më të madh të individëve e përbëjnë bajza (Fulica atra), karabullakët (Phalacrocorax), zhytësat (Podiceps), disa lloje rosash (Anatidae), pulëbardhat (Larus) etj. Edhe shpendët përballen me kërcënime të cilat kryesisht vijnë nga ndërhyrja e gabuar e njeriut përmes gjuetisë dhe shqetësimeve të ndryshme. Bime Ujore (Trapa Natans) Janë 137 llojet e kërcënuara në shkallë kombëtare (sipas Listës së Kuqe të IUCN), dhe 94 lloje janë me interes ndërkombëtar dhe të përfshira në Konventën e Bernës dhe Konventën e Bon-it 6. Liqeni i Shkodrës është konsideruar ndër 4-5 habitatet ujore më të rëndësishme për dimërimin e shpendëve në Europë dhe për këtë është deklaruar Zonë Ramsar në Nëntor 2005. Po ashtu për shumë nga vlerat e përmendura edhe më lart është shpallur Rezervat Natyror i Menaxhuar 7 po në Nëntor 2005. 3,4,5,6,7 Shiko faqen e fundit për shpjegim 5

PASAPORTA Emri shqip: Lundërza Emri latinisht (binominal): Lutra lutra (Linnaeus, 1758) Ushqimi: peshku, dyfrymorë (amfibë), gaforre, insekte, shpendë, dhe ndonjëherë edhe gjitarë të vegjël Përhapja: Lundërza jeton në habitate ujore, duke përfshirë liqenet në lartësi të mëdha dhe të vogla, lumenj, përrenj, këneta, moçalishte dhe zona bregdetare. Jetëgjatësia: 22 vjet (në kopësht zoologjik) Statusi (sipas Listës së Kuqe IUCN) Pothuajse i kërcënuar

Fauna Lundërza Lundërza është një gjitar i cili gjendet në lumenj, liqene, përrenj, pyje moçalore 8, fushat e orizit, brigjet e oqeaneve, fjorde 9, shpella dhe habitate tokësore afër ujit. Ajo ushqehet në ujë dhe folezon në tokë. Në territorin e saj prej 1-4 milje përgjatë lumit, ajo ka të përcaktuara vendet në të cilat futet në ujë, ushqehet, luan, bën banjo etj. Pesha e saj arrin mesatarisht në 7 kg. Sezoni i çiftimit për këtë lloj është nga Shkurti në Mars dhe në Korrik. Pas një shtatëzanie prej 60-70 ditë, femra sjell në jetë zakonisht 2-3 këlyshë me një peshë afërsisht prej 100-120 gr. Ata lindin të verbër dhe do ti hapin sytë vetëm pas një muaji, duke filluar që të lënë folenë avash-avash derisa largohen vetë nga foleja pas 3 muajsh. Të vegjlit rrinë me nënat për 14 muaj dhe arrijnë pjekurinë seksuale pas 2-3 vitesh. Ata kanë një trup të gjatë të hollë, veshë të vegjël, bisht të trashë në formë konike, dhe këmbë të pajisura me cipa lëkurore (membrana) si dhe kthetra të forta. Gëzofi është i dendur. Ka ngjyrë kafe në pjesën më të madhe, të verdhë në krem tek pjesa e fytit dhe në pjesën e poshtme. Sjellja Ato mund të zhyten për rreth 2 minuta nën ujë dhe janë më aktive gjatë muzgut dhe gjatë natës. Kryesisht janë lloje të vetmuara, territoriale dhe shumë gazmore. Të vegjlit dhe të rriturit janë parë të luajnë, të ecin, të vrapojnë, të rrëshqasin dhe të ngacmojnë njëritjetrin. Kjo sjellje mendohet se ndihmon të vegjlit të përmirësojnë teknikat e tyre të gjuatjes së ushqimit. Lundërzat kanë thirrjet e tyre të alarmit, përshëndetjes dhe çiftimit dhe rreth 12 thirrje të tjera. Thirrja e tyre ngjan me një fërshëllimë të shkurtër dhe të mprehtë, kuisje, qarje dhe britma të larta të shqetësimit. Lundërzat kanë disa gjëndra të ndijimit 10 në bazën e bishtit të tyre, të cilat lëshojnë një erë të rëndë. Shenjimi i vendeve është një formë që ato përdorin mes tyre për kufijtë e territoreve dhe identitetin. Ato nuk shenjojnë vetëm bimësinë dhe drurët por mbulojnë të gjithë gëzofin e tyre me erën karakteristike. Ushqimi Lundërza ushqehet kryesisht me peshq, gaforre, molusqe 11, gjitarë të vegjël, dyfrymorë (amfibë), shpend, vezë, insekte, krimba dhe një sasi të vogël të vegjetacionit. Ato përdorin mustaqet si organe ndjesore nën ujë për të ndjerë lëvizjen e peshqëve dhe preve të tjera. Lundërzat e lumit gjuajnë dhe ushqehen disa herë në ditë duke konsumuar rreth 1kg ushqim çdo ditë. Ndoshta do ta keni të vështirë për të parë lundërzën teksa kalon nga toka në ujë sepse ato ndërtojnë tunele. Po në Liqenin e Shkodrës si janë të dhënat për lundërzën? Të dhënat janë shumë të pakta rreth numrit të tyre, por prania e saj është e konfirmuar. Secili nga ju mund të kontribuojë në vëzhgimin e shenjave që ato lënë pas, si: gjurmët, feçet apo edhe pjesë gëzofi (qime) etj. 8,9,10,11 Shiko faqen e fundit për shpjegim 7

Flora Zambaku i verdhë i ujit (Nuphar lutea) Është një bimë ujore me gjethe notuese. Gjendet kryesisht në liqene, pellgje, lumenj, përrenj dhe gjire të ujërave të njelmët 12. Rritet nga 0.5-3 m dhe lulëzon nga Qershori-Gusht. Gjethet i ka në formë eliptike ose ovale. Fruti që lëshon ka formën e balonës me gjatësi 4-6 cm. Ato shumohen me rizomë, të cilat më tej shumohen dhe japin rizoma të reja, kështu ato formojnë tapete të gjera mbi liqen. Këto tapete që formohen nga kjo bimë janë shumë të rëndësishme për shumë lloje të tjera të liqenit që strehohen dhe ushqehen aty. Kështu për shembull: peshq, bretkosa, insekte të ndryshme ujore, gjarpërinj, breshka, salamandra dhe gjallesa të tjera ujore. Po ashtu janë vende mjaft të vyera për folezim të disa shpendëve ujorë duke qenë se në liqen nuk kemi ndonjë ishull të tillë për folezim. Foto: Albanian Ornithological Society (AOS) Aktiviteti njerëzor përmes ndërhyrjeve për tharjen e ekosistemeve ujore, turizmi i pakontrolluar janë disa nga arsyet që e listojnë këtë lloj në kategorinë vulnerabël 13 (VU) sipas Listës së Kuqe të IUCN. 8 12,13 Shiko faqen e fundit për shpjegim

Personalitete Shqiptare Prof. Mustafa Demiri (1923-1985) Edhe në këtë numër do të flasim për një ndër personalitetet më të shquara të shkencës në Shqipëri i cili ka lënë pas për ne, një trashëgimi të kërkimit shkencor. Profesor Mustafa Demiri lindi në 13 Qershor 1923 në qytetin e Elbasanit. Në qytetin e tij të lindjes ai kreu arsimin fillor dhe Shkollën Normale. Studimet e larta i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit dhe Sofjes dhe më pas në Budapest dhe në Leningrad. U angazhua pa ndërprerje në veprimtarinë akademike e shkencore, në Institutin e Shkencave dhe Universitetin e Tiranës, duke u shquar si pedagog i talentuar, për nivelin e lartë shkencor metodik, përgatitjen e rreth 12 teksteve etj. Kopështi Botanik Mirënjohja për këtë personalitet, vjen edhe sepse është pikërisht Prof. Mustafa Demiri ai i cili drejtoi gjithë punën për krijimin e Kopshtit Botanik të Tiranës, i pari dhe i vetmi deri tani në Shqipëri i themeluar në vitin 1971. Kopshti Botanik i Tiranës, megjithëse sot i cunguar në një sipërfaqe shumë më të vogël nga ajo e shumë viteve më përpara, shërben si një institucion qëndror i mësimdhënies së shkencave natyrore të botanikës, ekologjisë, biologjisë etj. Prof. Mustafa Demiri është vlerësuar me Çmimin e Republikës, me titullin e lartë Mësues i Popullit, me Urdhrin Naim Frashëri të Klasit të.i, me titullin Qytetar Nderi i Qytetit të Elbasanit. Vepra më e madhe e profesorit, mbetet Flora Ekskursioniste e Shqipërisë në të cilën përshkruhen 3250 lloje të bimëve. Ky është libri i parë i Florës së Plotë Shkencore në Historinë e Shkencës Shqiptare dhe vazhdon të përdoret edhe sot nga studentët e Biologjisë si dhe nga kërkues shkencor. 9

Kuriozitete Sjellje të çuditshme të kafshëve Fluturat që ushqehen nga breshkat Duke qenë shumë larg burimeve të natriumit në pyjet e Amazonës, fluturat përfitojnë nga lotët e breshkave të cilët janë të pasur me këtë element. Ato rrethojnë kokat e breshkave në kërkim të këtij nektari. Ashtu si njerëzit, djersa e breshkave është e pasur me këto kripëra. Me sa duket ato nuk e kanë bezdi këtë prani dhe prekje delikate të fluturave. Megjithatë duhet thënë se nuk janë kaq të duruara kur në vend të fluturave vizitore janë bletët. Karkaleci i zgjuar Karkaleci është quajtur si kafsha më e zhurmshme e detit. Në mënyrë që të trullos prenë, ai lëviz gjymtyrët e tij me një shpejtësi marramendëse. Tingullli që krijohet është i tillë i cili shkakton një valë tronditje e cila mjafton që të trullos prenë. Dhe për ti bërë gjërat edhe më të pabesueshme, temperatura që arrihet nga kjo valë e krijuar nga ky karkalec, është aq e lartë sa krahasohet me temperaturën e sipërfaqes së diellit. 10

Kuriozitete Sjellje të çuditshme të kafshëve Korbat nuk harrojnë lehtë Korbat kanë aftësinë të mbajnë mend fytyrat e njerëzve, dhe me shumë mundësi nëse ti nuk ju pëlqen nuk kanë për të të harruar lehtë. Disa shkencëtarë kapën disa korba për një eksperiment të tyre dhe e zbuluan këtë fakt në një ditë të zakonshme kur ata po shkonin në laborator, dhe korbat ju ndërprisnin rrugën. Duke përdorur maska ata kuptuan se korbat janë shpendë të cilët ruajnë një mëri kundrejt njerëzve të cilët i kanë zënë në grackë. Mjaft interesant është fakti se të vegjlit e tyre do të ruajnë të njëjtën mëri. Qelbësat kërcejnë kur janë të emocionuar Kur qelbësat janë të emocionuar, ata kërcejnë vallen e luftës, me lëvizje të forta. Këtë kërcim ata e bëjnë sidomos pasi marrin me sukses një lodër apo një objekt të vjedhur. Ky kërcim të jep përshtypjen se ai është i frikësuar apo i nervozuar, por janë thjesht të gëzuar dhe nuk përbëjnë rrezik për njerëzit. 11

VITAMINA N Kafshët përgatiten për dimrin E keni pyetur ndonjëherë veten se si kafshët qëndrojnë ngrohtë në dimër? Shumica e kafshëve shtojnë gëzofin në mënyrë që të mbajnë trupin ngrohtë, por shumica e tyre gjithashtu shtojnë ind dhjamor për të përballuar dimrin. Si ndihmon shtresa yndyrore në mbajtjen e temperaturës? Bëni këtë eksperiment që ta kuptoni. Çfarë ju nevojitet? 1.Vazelinë 2.dy qese plastike me zip 3.llastikë 4.një enë me ujë me disa kuba akulli 5.një kronometër 5.dikush që t ju ndihmojë Çfarë duhet të bëni? Vendosni dorën brenda qeses plastike. Ndihmësi t ju ndihmojë që të shpërndani vazelinën nëpër të gjithë qeskën në mënyrë që të mbuloni dorën. Do duhet gjithashtu që po me vazelinë të lyeni dorën me një shtresë të hollë. Fusni dorën që keni me vazelinë në qesen e lyer paraprakisht përsëri me vazelinë. Personi tjetër t ju ndihmojë që të largoni flluskat e ajrit nga qesja. Lidheni mirë qesen me llastik te pjesa e kyçit të dorës aq sa e shikoni të arsyeshme që ajo mos të shkëputet. Futini të dyja duart në enën me ujë dhe akull Personi tjetër të masë kohën sesa reziston secila dorë në enën me ujë në mënyrë që më pas të nxirrni përfundimet. Çfarë është ajo që ndodh? Ariu i murrmë (Ursus arctos) Shtresa e vazelinës me të cilën ju lyet dorën është e ngjashme me shtresën e dhjamit që rrisin kafshët në dimër. Ajo mbron dorën tuaj nga uji i ftohtë dhe mund ta mbani dorën me vazelinë më gjatë pa ndjerë të ftohtin. Si arriti shtresa e vazelinës të ruajë temperaturën e dorës tuaj? Dora u izolua nga uji i ftohtë, pra vazelina e mbajti temperaturën e dorës konstante 14. Dora tjetër e cila ishte pa vazelinë, u ftoh më shpejt, sepse e gjithë nxehtësia e dorës u transferua në ujë. Pastaj mjaftojnë vetëm disa sekonda që temperatura nga uji i ftohtë të kalojë në dorën tuaj. Kafshët, kur përgatiten për dimërim, rrisin ose shtojnë një shtresë qelizash yndyrore nën lëkurë, e cila ju shërben atyre si një izolues për mbatjen e temperaturës së trupit konstante edhe kur temperatura në mjedis mund të jetë nën zero. Këtë gjë ju e vërtetuat më së miri duke parë sesi vazelina nuk lejoi të ftohtin të depërtonte në lëkurën tuaj. Mos harroni se përveç shtimit të shtresës me qeliza yndyrore si izolues termik, kafshët me anë të komandave që truri jep, ulin edhe funksione të tjera në organizëm si psh. zemra urdhërohet të pompojë më pak gjak, ose frymëmarrja ngadalësohet në mënyrë që të mos shpenzohen energji të tepërta. 14 Shiko faqen e fundit për shpjegim 12

Si të zbulojmë natyrën Gjallesat nën ujë A e dini se pellgjet janë ekosisteme ku mund të vëzhgoni shumë gjallesa? Ato strehojnë një numër të madh gjallesash sidomos kur ka edhe bimësi. Merrni një rreth qëndisjeje dhe një rrjet. Rrjeta duhet të jetë me kuadrata të vegjël deri në 3mm. Mbështilleni rrjetën në rrethin e qëndisjes. Një herë që e keni krijuar, shkoni dhe gjeni një pellg dhe do ishte mirë të kishte edhe bimë. Zhyteni rrjetën në pellg derisa të shihni se në të kanë përfunduar gjallesa. Merrini gjallesat dhe i fusni në një enë të cilën e keni mbushur me ujë pellgu. Pasi ti keni vëzhguar i riktheni përsëri në pellg. Nëse doni të dini se çfarë gjallesash janë ato, na kontaktoni për t ju ndihmuar. derisa ato të jenë tharë plotësisht. Kjo mënyrë do ti mbajë në formën e tyre origjinale pa u përdredhur. Disa gjethe ose hala nga pemë të cilat nuk i humbasin gjethet në vjeshtë. I krahasoni këto me gjethet e atyre pemëve që i humbin gjethet në vjeshtë. Sa të ndryshme dhe sa të ngjashme janë ato? Gjethe të cilat nuk janë të pemëve. Krahasojini këto gjethe me ato që i keni marrë nga pemët. A gjetët ndonjë gjethe nga bimë të cilat ishin duke ndryshuar ngjyrën? Disa bimë që nuk janë pemë, kanë gjethe që do të ndryshojnë ngjyrë dhe do të bien, por gjithashtu ka disa bimë të cilat thahen plotësisht për tu rritur përsëri nga rrënjët, në pranverë. Po ashtu ka disa bimë të cilat lulëzojnë vetëm për një stinë. Cilat janë gjërat që mund të vini re në këtë shëtitje? 1.A janë të gjitha gjethet në një pemë me ngjyrë të njëjtë? 2.Shikon më shumë pemë të cilat rrinë të gjelbërta dhe nuk i humbasin gjethet gjatë vjeshtës apo pemë të cilat humbasin gjethet? 3.Si duket bari në pjesën që keni ecur? Është ende i gjelbër? A po kthehet në ngjyrë kafe? 4.A shikoni lule që po lulëzojnë? 5.A shikoni elementë të tjerë që bien nga pemët si lënde apo fara? 6.A shihni ndonjë kafshë? Bëj një shëtitje në natyrë Ndërsa bëni një shëtitje në një pyll, ndërkohë mund të mblidhni disa gjethe të rëna dhe në këtë mënyrë të shihni më nga afër ndryshimet që ndodhin në mjedisin përreth jush. Sigurohuni që gjatë kësaj ekspedite të shoqëroheni nga një i rritur. Shumica e kafshëve, bimëve, gjatë muajve të vjeshtës, janë duke u përgatitur për dimrin. Ketrat mbledhin dhe grumbullojnë ushqim dhe gjejnë strehë për të ftohtin që pritet të vijë. Bimët humbasin lulet dhe gjethet, ose fillojnë dhe vyshken, edhe pse shumica e rrënjëve mund të jetojnë gjatë dimrit. Disa pemë lëshojnë edhe farat në vjeshtë. Farat e rëna në tokë, të mbuluara edhe nga gjethet, qëndrojnë ashtu derisa tëvijë pranvera dhë të japin një bimë të re. Ja disa gjëra që mund të merrni me vete: 1.Trasta te vogla (mundësisht jo plastike) 2.Ushqim dhe ujë 3.Një fletore dhe një laps në mënyrë që të shënoni gjërat që ju tërheqin vëmendjen 4.Një aparat fotografik 5.Një çantë në të cilën të fusni të gjitha këto Çfarë mund të mblidhni? Gjethe nga të gjitha ngjyrat që mund të shihni (të verdha, portokalli, të kuqe, kafe dhe gri gjithashtu). Kur të shkoni në shtëpi, vendosini këto gjethe në mes të një gazete dhe mbi këto gazeta vendosni disa libra të rëndë për disa ditë 13

Lojëra Plotëso tekstin me fjalët e mëposhtme rregullat, vriten, priten, të lirë, natyre, ndryshonin Në natyrë, bota e egër ndjek...e veta. Kafshët nuk... Pemët nuk... Lumenjtë rrjedhin... pa diga. Njerëzit pëlqejnë të jenë në...siç ajo ka qenë para se njerëzit ta... Sa parqe keni vizituar në Shqipëri? Çfarë ju ka pëlqyer atje? Më gjej Këtu janë të përshkruara disa nga detyrat e rojeve mjedisore Cila nga këto detyra ju pëlqen më shumë? Çfarë detyrash të tjera mund të shtoni? Ngjyrosni skicën 1.Rojet mjedisore planifikojnë aktivitete zbavitëse për vizitorët 2.Rojet mjedisore studiojnë dhe mbrojnë ekosistemet 3.Rojet mjedisore mund të jenë edhe shkencëtarë 4.Rojet mjedisore ndihmojnë në mirëmbatjen e shtigjeve 5.Rojet mjedisore luftojnë zjarret në pyje +... +... +... +... +... +... 14

Fjalët kyçe 1. Rrjet hidrografik Tërësia e rrjedhave ujore në tokë (lumenj, liqene, këneta, rezervuarë etj) 2.Habitate të rrezikuara Vendi në të cilin një gjallesë jeton, ushqehet apo shumohet, dhe për arsye të ndryshme, është në rrezik zhdukjeje 3.Subendmike Lloj i cili gjendet gjerësisht në një zonë natyrore 4.Ekosistem Tërësia e disa gjallesave (bimë, kafshë apo organizma të ndryshëm) të cilët jetojnë në një mjedis të caktuar dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me mjedisin përreth 5.Ekuilibër natyror Një concept në Ekologji i cili përshkruan sistemet natyrore dhe sesi ndryshimi i një përbërësi ndikon në të gjithë sistemin 6.Konventa e Bonn-it Marrëveshje midis shteteve për mbrojtjen dhe ruajtjen e llojeve shtegëtare 7.Rezervat Natyror i Menaxhuar Kategori e zonës së mbrojtur e cila ka për qëllim të mbajë, të ruajë dhe të rikthejë habitatet dhe llojet. 8.Pyje moçalore Janë pyje të cilat janë të përmbytur përherë ose në periudha të ndryshme të vitit. 9.Fjorde Një gji i thellë detar në mes të shkëmbinjve të lartë. 10.Gjendra të ndijimit Gjendra të cilat reagojnë ndaj një ngacmimi të jashtëm dhe japin një përgjigje të caktuar 11.Molusqe Gjallesa të vogla, pa shtyllë kurrizore, të cilat ndodhet në mjedise detare, me ujë të freskët dhe në tokë (psh. kërmijtë, midhjet etj) 12.Ujëra të njelmët Është përzierje e ujërave të kripura me ato të ëmbla 13.Vulnerabël Një lloj i cili mund të rrezikohet për tu zhdukur në varësi të gjendjes së habitatit të tij 14.Temperatura konstante Temperatura e cila me kalimin e kohës nuk ndryshon www.natura.al www.akzm.gov.al www.mjedisi.gov.al eeas.europa.eu www.itacalbania.org www.biokids.umich.edu Hapat e Gjelbër 15

This publication has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this publication are the sole responsibility of the authors and can in no way be taken to reflect the views of the European Union. The views expressed in this publication do not necessarily reflect those of partners in the project NaturAL