Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Similar documents
Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

1. Debat për procesin politik lidhur me vazhdimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore të Kosovës në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

Përtej retorikës politike

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

KUVENDI I KOSOVËS SKUP{TINA KOSOVA ASSEMBLY OF KOSOVO BULETINI. Nëntor, 2006 Nr. 14

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

STRATEGJIA SHTETËRORE PËR MIGRIM DHE PLANI I VEPRIMIT Shtator 2013, Prishtinë

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Pushtet pa përgjegjësi: Rregullimi i pushtetit ndërkombëtar në Kosovë dhe shtimi i përgjegjshmërisë

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

ADMINISTRIMI DHE QEVERISJA NË KOSOVË Mësimet e mësuara dhe ato që mbeten për tu mësuar

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale

Reforma e administratës publike në Kosovë

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLA

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Analizë politikash 05/2016

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Zhvillimet politike në Kosovë

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

P ë r m b a j t j a C o n t e n t

NORMALIZATION OF RELATIONS BETWEEN KOSOVO AND SERBIA

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

PLATFORM OF THE GOVERNMENT OF THE REPUBLIC OF KOSOVO ON AN INTER-STATE TECHNICAL DIALOGUE BETWEEN THE REPUBLIC OF KOSOVO AND REPUBLIC OF SERBIA

INTEGRIMI I POLICISË NË KOSOVËN VERIORE: PROGRESI DHE SFIDAT E MBETURA NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË BRUKSELIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23

nga Paskal Fonten Bashkimi Evropian

Fjala hyrëse e Kryeministrit

Dy fjalë në shenjë falënderimi

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri.

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

nga Paskal Fonten Unioni Evropian

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Policy Paper. Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Janar 2011

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE ROLI I NATO-s NË ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

BESFORT TAHIR RRECAJ

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Kuvendi t i thotë jo ndryshimit të kufijve

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

DY PËR TANGO: AGJENDË PËR PËRFAQËSUESIN E RI TË SP NË KOSOVË

Projekti Lista e Bardhë e Shengenit

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

TEMË DISERTACIONI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR NË GJEOPOLITIKË

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Transcription:

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Punëve të Jashtme / Ministarstvo Inostranih Poslova / Ministry of Foreign Affairs STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË PLOTË NDËRKOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Qershor, 2011 Përmbajtja: 1. Hyrje 2. Sfondi 3. Konteksti i njohjes deri në shpalljen e Mendimit të GJND-së 4. Mësimet e nxjerra 5. Gjendja aktuale 6. Orientimet strategjike 7. Argumentet e përgjithshme për njohje 8. Qëndrimi i shteteve ndaj njohjes së Republikës së Kosovës 9. Pjesa operacionale 10. Shembull studimi 2

1. HYRJA Fuqizimi i mëtejmë i pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës është prioritet i lartë shtetëror. Thelbësore dhe vendimtare për të realizuar këtë aspiratë është kompletimi i procesit të njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës e udhëheq politikën e jashtme, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka rol themelor në formulimin dhe zbatimin e saj, si dhe në realizimin e këtij prioriteti. Po ashtu, duke përcjellë edhe marrëveshjen politike për përzgjedhjen e Presidentes Jahjaga dhe ndryshimet kushtetuese, Zëvendës Kryeministri Pacolli është caktuar të mbulojë fushën e njohjeve dhe investimeve nga jashtë. Zëvendës Kryeministrja Edita Tahiri dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, po ashtu kanë rolin e vet specifik në formulimin dhe implementimin e politikave, duke u fokusuar në dialogun me Serbinë, përkatësisht procesin e integrimeve evropiane. Kjo strategji në shumë nivele veprimi ka qëllim që ta rrumbullakojë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si një aktor i përgjegjshëm dhe aktiv në bashkëpunim dhe komunikim ndërkombëtar dhe një shtet aspirues i kandidaturës për NATO dhe BE, do të ketë nevojë për një koordinim të afërt dhe përdorim optimal të resurseve të reja dhe të vlefshme të bashkëngjitura Politikës së Jashtme të Kosovës. Strategjia për Arritjen e Njohjes së Plotë Ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ka për qëllim arritjen e synimit për integrim të plotë, dhe brenda një periudhe optimale, të vendit si anëtar i barabartë në bashkësinë e shteteve të lira. Strategjia për njohje është kornizë që mundëson mekanizma më të ndryshëm, më të thellë dhe më të gjithanshëm për të arritur qëllimet strategjike të Kosovës në drejtim të 3

njohjes së plotë. Ky dokument përbëhet nga tri pjesë: pjesa e përgjithshme, plani operacional dhe plani i veprimeve konkrete. Pjesa e përgjithshme i identifikon pengesat dhe sfidat kryesore që janë konstatuar deri më tani në procesin e avokimit për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Më tej, kjo pjesë shpërfaqë orientimet e përgjithshme të strategjisë që do të ndiqen nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe akterët e tjerë relevantë dhe të përfshirë në proces. Pjesa operacionale përmban qëndrimet dhe argumentet e Republikës së Kosovës në raport me vendet që nuk e kanë njohur vendin tonë, dhe një analizë të hollësishme të qëndrimeve ndaj pavarësisë së Kosovës të të gjitha shteteve veç e veç. E mbështetur në informacione të besueshme dhe të verifikuara objektivisht, si dhe në studim të kujdesshëm dhe të thellë, kjo pjesë paraqet një udhërrëfyes të rëndësishëm për të gjithë strukturën institucionale të përfshirë në proces.. Ajo e identifikon qëndrimin relevant dhe të plotë të secilit prej vendeve që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, dhe kundrejt kësaj, përcakton dhe projekton veprime, metoda dhe strategji mikrokozmike, pra, specifike, kontekstuale dhe të drejtuara ndaj secilit prej atyre vendeve. Analizat janë konfidenciale dhe në përdorim vetëm për subjektet e përfshira në procesin e evokimit për njohje, ndërsa plani i veprimit është bazë për aktivitetet e MPJ-së dhe të Zyrës së ZKM për njohje si dhe aktorët tjerë institucionalë. Plani i veprimeve konkrete: përshkrimin e strukturës dhe Grupit për Avokim dhe akterëve që do të përfshihen në këtë proces, përshkrimin e hapave konkretë që do të merren në drejtim të avokimit, si dhe në drejtim të fuqizimit, konsolidimit të mëtejmë dhe ristrukturimit të shërbimit të jashtëm. Lista e plotë e veprimeve konkrete dhe projekteve që synojnë përforcimin e njohjeve, komunikimit diplomatik dhe mënyrat alternative të diplomacisë publike janë përzgjedhur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe po ashtu mbetet konfidenciale për publikun për të minimizuar mundësitë që aktivitetet apo partnerët në 4

implementim të identifikohen, zbehen apo të pamundësohen nga pala tjetër në përmbushje të synimeve. 2. SFONDI Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka pasur dy synime themelore: shtet-ndërtimin e brendshëm dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Në vitin e katërt të ekzistencës si shtet i pavarur, Republika e Kosovës ka arritur përparime të konsiderueshme në të dyja synimet. Sa i përket shtet-ndërtimit të brendshëm, disa nga arritjet kryesore janë: miratimi i Kushtetutës dhe i një numri të madh të ligjeve, që kanë shënuar fillimin e përmbylljes përfundimtare të zotimeve legjislative që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, përfundimi i kornizës institucionale të shtetësisë së Kosovës, ku veçohet themelimi i institucioneve që janë atribut i sovranitetit shtetëror, siç janë: Ministria e Punëve të Jashtme (duke përfshirë edhe shërbimin diplomatik), Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Gjykata Kushtetuese, etj. Arritje të tjera të rëndësishme janë edhe ruajtja dhe forcimi i indit institucional dhe stabiliteti i vazhdueshëm i brendshëm, progresi i arritur në forcimin i standardeve demokratike dhe të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, integrimi pozitiv i bashkësive pakicë, si dhe rritja e vazhdueshme ekonomike prej mbi 5% për vitet që nga shpallja e pavarësisë, etj. Rezultate të rëndësishme janë shënuar edhe sa i përket forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Deri më sot, Republika e Kosovës është njohur formalisht nga 75 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Shtrirja gjeografike e njohjeve është me të vërtetë globale. Pjesa dërmuese e shteteve të BE-së dhe NATO-s, anëtarësinë e të cilave Kosova synon, sikurse edhe tre nga katër fqinjët e Kosovës, kanë njohur Kosovën si shtet 5

sovran, duke e bërë ekzistencën e shtetit të Kosovës një realitet të pakthyeshëm gjeopolitik dhe faktor stabiliteti në rajon. Republika e Kosovës ka hapur dhe funksionalizuar 20 Përfaqësi Diplomatike dhe 13 Përfaqësi Konsullore me shtrirje të gjerë gjeografike. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 ka dhënë një mendim të fuqishëm dhe të padiskutueshëm, që pavarësia e Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat relevante të OLB-së. Një kaptinë e re në shtetësinë e Kosovës është hapur kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka aprovuar mendimin e GJND-së dhe ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova të angazhohen në zgjidhje të problemeve praktike në mes tyre, si pjesë e proceseve integruese, duke mbyllur një herë e përgjithmonë mundësinë që kufijtë dhe shtetësia e Kosovës të diskutohet me këdo. Po ashtu, Republika e Kosovës ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar duke nënshkruar rreth 50 marrëveshje ndërkombëtare në vitet e fundit. Një numër i madh nismash për lidhje të marrëveshjeve të reja tashmë janë në proces të negocimit ose afër nënshkrimit. Kosova kështu është duke u bërë pjesë esenciale e rrjetës së marrëveshjeve dhe obligimeve multilaterale dhe bilaterale, duke përforcuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në vitin 2009, Republika e Kosovës është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Rreth 100 shtete kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës në këto dy institucione. Republika e Kosovës është gjithashtu anëtare e Zonës së Përbashkët Evropiane të Fluturimit (ECAA), si dhe anëtare e mekanizmave rajonalë, siç janë: Central European Free Trade Agreement (CEFTA), International Road and Transport Union (IRU), Energy Community South East Europe Treaty (ECSEE) dhe Forumi Ekonomik i Vjenës. Tutje, me dy rezoluta të veçanta, Parlamenti Evropian, si një nga shtyllat e BE-së u ka bërë thirrje shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, që ta bëjnë këtë. 6

Për të përmbushur nevojën e integrimit më të shpejtë në BE pas mendimit pozitiv të GJND-së dhe rezolutës së OKB-së, më 8 mars 2011, në Bruksel ka filluar dialogu për çështje praktike në mes të delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, zonja Edita Tahiri. Fillimi i dialogut përkrahet drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian dhe është përkrahur fuqimisht nga partnerët strategjikë të Kosovës, si SHBA-të, të cilët po ashtu përkrahin mbarëvajtjen e dialogut. Dialogu teknik prezanton një moment të ri ngase për herët të parë ulë Kosovën dhe Beogradin si pjesëmarrës të barabartë në tavolinë, me statusin dhe kufijtë e Kosovës të garantuar nga shtetet më të fuqishme demokratike në botë. 3. KONTEKSTI I NJOHJEVE Procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës është kushtëzuar nga rrethanat e veçanta politike dhe ligjore ndërkombëtare, në të cilat është pavarësuar vendi ynë. Praktika ndërkombëtare e legjitimimit ndërkombëtar të shteteve të reja, pas vitit 1945, gjegjësisht që nga krijimi i OKB-së, dëshmon se ky proces është realizuar, kryesisht, përmes anëtarësimit në OKB. Kjo, në thelb, ka nënkuptuar njohje kolektive të shteteve të reja, duke i bërë praktikisht të panevojshme njohjet nga shtetet veç e veç. Në rastin e Kosovës, mungesa e konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mbështetjen e propozimit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Presidentit Martti Ahtisaari, për shkak të kundërshtimit të Rusisë, e ka detyruar Kosovën që të ndjekë rrugën e njohjeve individuale, për të arritur integrimin e plotë në bashkësinë ndërkombëtare. Rruga për sigurimin e njohjeve individuale është rruga më e vështirë dhe merr më shumë kohë. Asnjë nga fqinjët e Kosovës nuk kanë arritur më shumë se disa dhjetëra njohje formale bilaterale sepse njohjen e kanë siguruar 7

nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova duhet të përcjellë rrugët paralele për të arritur një nga një, numrin më të madh të mundshëm të njohjeve, por po ashtu për t i përmbushur obligimet në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së dhe BE-së. Shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 u pasua me një valë të shpejtë të njohjeve nga më shumë se 50 shtete brenda 6 mujorit të parë. Në ndërkohë, Republikën e Kosovës e kanë njohur 25 shtete të tjera. Njohjet e menjëhershme dhe të fuqishme ndërkombëtare të Kosovës ishin rezultat i përpjekjeve të bashkërenduara të Kosovës me vendet përkrahëse të pavarësisë. Këto njohje në masë të madhe e konsoliduan pavarësinë e Kosovës dhe e bënë fakt të pakthyeshëm gjeopolitik edhe për kundërshtarët më të mëdhenj të shtetësisë së saj. Kosova është e njohur nga të gjithë fqinjët e saj, përveç Serbisë, shumica absolute e vendeve të Evropës, 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), 25 nga 29 shtete të NATO-s, 7 nga 8 shtetet anëtare të G-8, si dhe një numër vendesh nga të gjitha kontinentet. Në bazë të përvojës së MPJ-së në procesin e avokimit për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, pengesat kryesore që dalin në këtë drejtim janë: 1. Kundërshtimi i Pakos së Ahtisaarit nga anëtarja permanente e Këshillit të Sigurimit-Rusia dhe pamundësia e arritjes së konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; 2. Mungesa e unitetit në BE rreth pavarësisë së Kosovës, ka krijuar përfytyrimin se Kosova është çështje e pazgjidhur evropiane. Kjo, për shkak të mosnjohjes së deritanishme nga pesë shtetet anëtare: Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja; 3. Vlerësimi i gabuar i disa shteteve se pavarësia e Kosovës është rezultat i shkëputjes (nga një shtet sovran) dhe jo shtet i krijuar nga shpërbërja e 8

dhunshme dhe jo-konsensuale e një shteti shumëkombësh federativ; Serbia ndez frikë të tilla me propagandim të ashpër për konsekuencat e njohjes për shtete me probleme interne; 4. Mungesa e interesit të qartë për njohje nga një numër i madh i vendeve që ende nuk kanë qëndrim të prerë për pavarësinë e Kosovës, të cilat janë larg gjeografikisht dhe politikisht me Kosovën dhe Ballkanin dhe kanë Kosovën ultë në listë të prioriteteve; 5. Zhvendosja e Kosovës nga prioritetet e larta të politikës së jashtme të vendeve mbështetëse dhe zbehja e kujtesës për të kaluarën e Kosovës; 6. Largimi nga skena politike ndërkombëtare e personaliteteve me ndikim gjatë procesit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Faktorët e lartpërmendur bëjnë të mundur kategorizimin e qëndrimit të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës në këto grupe kryesore 1 : Shtetet të cilat kanë dhënë sinjale për njohjen e Kosovës; Shtetet që nuk e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, por ende nuk kanë dhënë shenja të qarta për njohje; Shtetet që kanë qëndrim asnjanës dhe ato që nuk janë deklaruar fare; Shtetet të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. 4. MĒSIMET E NXJERRA Njohjet ndërkombëtare mbeten prioritet kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës. Veprimet shtetërore të Republikës së Kosovës për realizimin e këtij prioriteti janë zhvilluar në partneritet të ngushtë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Francën, aleatët e tjerë euro-atlantikë, si dhe aleatët rajonalë strategjikë, si Shqipëria dhe Turqia. Veprimet e deritanishme janë zhvilluar paralelisht me ndërtimin e shërbimit diplomatik të Kosovës, i cili, përkundër vështirësive, ka arritur të hapë kanale të komunikimit me 1 Një pasqyrë e plotë e qëndrimeve të këtyre shteteve jepet në pjesën operative të kësaj Strategjie. 9

një numër të madh të përfaqësuesve diplomatikë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, të akredituara në vendet përkatëse ku kemi përfaqësi diplomatike. Rrjeti diplomatik i Republikës së Kosovës u është qasur vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Qasja e drejtpërdrejtë (shtet me shtet) është realizuar përmes takimesh e komunikimesh me misione diplomatike të vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në këto takime është përsëritur kërkesa zyrtare për njohje dhe janë paraqitur argumentet në favor të pavarësisë së Kosovës. Kjo ka shërbyer po ashtu për të marrë informacione të dorës së parë për qëndrimet e këtyre shteteve ndaj pavarësisë së Kosovës. Kjo veprimtari ka synuar që njohja e Kosovës të mbahet në agjendat politike të këtyre vendeve. Me anë të qasjes së tërthortë, nëpërmjet shteteve në të cilat Republika e Kosovës ka përfaqësi diplomatike, është synuar që të ndikohet tek shtetet të cilat nuk e njohin ende Kosovën. Ministria e Punëve të Jashtme, në mënyrë të vazhdueshme e ka përditësuar informacionin për politikat e brendshme dhe të jashtme të vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe ka bërë përvijimin e interesit dhe perspektivës për njohje, si dhe ka shërbyer si udhëzues për t iu qasur këtyre shteteve. Për të rritur efikasitetin në veprimet për njohje të reja është e nevojshme që: Të shtohet bashkërendimi në mes të institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë. Në këtë kontekst, MPJ-ja duhet të luajë rolin kyç bashkërendues dhe përkrahës; Përkrahja e drejtpërdrejtë veprimeve të Zëvendës Kryeministrit për njohje; Thellimi i mëtejmë i shkëmbimit të informatave dhe bashkërendimit me aleatët strategjikë për procesin e njohjeve; 10

Rritja e përpjekjeve për avokim të drejtpërdrejtë në kryeqytetet e vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përkatësisht në nivelet e tyre vendimmarrëse politike; Bashkëpunimi me aleatët strategjikë si dhe aktorët alternativë në përpilim dhe implementim të diplomacisë aktive publike, me të cilën Kosova do të komunikojë edhe me publikun e vendeve që nuk kanë njohur akoma pavarësinë. Ndihmesa dhe bashkërendimi me diplomacinë parlamentare, të partive politike, shoqërisë civile dhe personaliteteve me nam. Përmirësimi dhe konsolidimi i resurseve administrative dhe njerëzore të rrjetit diplomatik të Republikës së Kosovës si një metodë efikase e mbrojtjes së interesave shtetërore dhe përfaqësimit ndërkombëtar. 5. GJENDJA AKTUALE: Mendimi i GJND-së, Rezoluta e AP të OKB-së dhe dialogu Kosovë-Serbi Shpallja e Mendimit të GJND-së (22 korrik 2010) për ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës shënon arritjen më të çmueshme në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë. Ky Mendim ka konfirmuar në mënyrë të qartë dhe shprehës se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar asnjë normë ligjore të së drejtës ndërkombëtare. Gjykata ka shkuar edhe më tutje, duke bërë të qartë se shpallja e pavarësisë nuk ka cenuar në asnjë mënyrë as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe as Kornizën Kushtetuese, të miratuar nga UNMIK-u. Mendimi i qartë i GJND-së në favor të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka ndikuar ende që 5-shja evropiane, Rusia dhe disa vende të tjera të ndryshojnë qëndrim kundrejt njohjes së shtetit të Kosovës. 11

Megjithatë, mendimi i GJND-së ka ndihmuar në një mënyrë tjetër: pa marrë parasysh kundërshtimet e Serbisë dhe të disa shteteve përkrahëse të saj ndaj legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ekzistenca e saj si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare tashmë pranohet në mënyrë të padyshimtë edhe nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për shembull, mbi 125 shtete tashmë pranojnë pasaportat kosovare, në baza formale apo joformale. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 64/298 (9 shtator 2010), e sponsorizuar nga BE-ja dhe Serbia, ishte shumë e qartë dhe ka mbyllur përfundimisht mundësinë e bisedave për status një herë e përgjithmonë. Në anën tjetër, është e qartë që dialogu i porsahapur teknik ka ofruar një pretekst të ri për një numër të shteteve që kanë hezituar në marrje vendimi karshi Kosovës. Ky fakt ka krijuar rrethana të reja, duke i dhënë pretekst të ri një numri shtetesh për të shtyrë edhe më tej njohjen e pavarësisë së Kosovës. Është për keqardhje edhe fakti se mungesa e unitetit brenda BE-së ka qenë sfida themelore për shërbim diplomatik kosovar. Derisa pesë shtetet e BE-së kanë arsye të ndryshme për mosnjohje, dhe në disa prej këtyre shteteve qeveria dhe publiku lokal nuk janë në të njëjtën vijë, kjo mungesë uniteti i ka mundësuar Serbisë të komprometojë suksesin e arritur në Ballkan, duke destabilizuar Kosovën. Shërbimi diplomatik serb tash e dy dekada është përqendruar të dëshmojë se Kosova është e paaftë për shtetësi. Ky diskurs nuk ka pësuar ndryshim pas rënies së Milosevicit, prandaj një prej qëllimeve diplomatike të Kosovës është t i bindë të tjerët në të kundërtën se Kosova është burim i qëndrueshëm i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në javët e fundit pozita e Beogradit ka ndryshuar, tashmë duke marrë formën e thirrjeve të hapura për ndryshim të kufijve të njësiteve federale të ish-jugosllavisë, një princip që deri më tani ka qenë i pandryshueshëm në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare. Riaktualizimi i këtij diskursi konflikt-nxitës nga Serbia, në kontekst të dialogut për çështje 12

praktike, është kundërshtuar nga aleatët e Kosovës, por mbetet si sfidë e cila duhet të parandalohet dhe kundërshtohet aktivisht për shkak të rreziqeve që mund të shkaktojë ndezje të ndarjeve të reja etnike në Ballkan. Linja zyrtare e Kosovës është se Republika e Kosovës si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare është e përkushtuar për zbatimin e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 64/298 (9 shtator 2010), e cila merr në dijeni Mendimin e GJND-së në favor të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës dhe thërret për dialog për çështje praktike të interesit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë me lehtësim të BE-së, si kusht esencial i dy shteteve për integrim në BE. 6. ORIENTIMET STRATEGJIKE Republika e Kosovës në fazën e ardhshme do të ndjekë një orientim strategjik, i cili është konsekuent, i përqendruar dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mundësimin e Kosovës sovrane të bëhet anëtare e plotë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së, duke siguruar numër optimal të njohjeve nga shtetet dhe organizmat multilateralë. Ky synim do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe shtetet, entitetet dhe personalitetet e tjera përkrahëse në rajone të ndryshme të botës. Strategjia e veprimit për njohje dhe integrim të plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar do të zhvillohet në tri drejtime: I. Shtetet individualisht; II. III. Grup-shtetet dhe rajonet e caktuara; Organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Puna në drejtimet e sipërpërmendura do të mbështetet në dokumentet analitike të hartuara dhe të përditësuara vazhdimisht nga MPJ-ja, të cilat kanë identifikuar pengesat në sigurimin e njohjeve të reja për çdo shtet veç e veç dhe të cilat rekomandojnë qasjen që duhet ndjekur dhe argumentet që duhet paraqitur. Këto dokumente analitike janë 13

plotësuar me përfundimet e Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës (30-31 mars 2011), dhe rekomandimet e komentet e Grupit Punues (prill 2011) për hartimin e strategjisë. Shtetet individualisht: Ky drejtim përfshinë punën me shtetet veç e veç varësisht nga profili i tyre i përgjithshëm, faktorët dhe dinamikat e politikës së jashtme dhe, posaçërisht, pozicionimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Grup-shtetet dhe rajonet e caktuara: Ky drejtim ka për qëllim përshtatjen e veprimeve për njohje ndaj faktorëve dhe dinamikave politike në rajone dhe grup-shtete të caktuara, të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e politikës së jashtme të shteteve përkatëse. Ky kategorizim niset prej premisës se politikat e jashtme të disa vendeve janë të ndërlidhura ngushtë dhe shpesh operojnë në vijë dhe pajtim me politikat e grupshteteve të caktuara ose me politikat rajonale të rajoneve apo të mekanizmave të caktuar rajonalë. Organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë: Realizimi i qasjeve të veçanta dhe krijimi i lidhjeve me organizata dhe mekanizma shumëpalësh, për afirmim dhe njohje të Kosovës si subjekt ndërkombëtar. Realizimi i suksesshëm i këtyre orientimeve strategjike parakupton veprime sistematike dhe të bashkërenduara në vijën institucionale, të mbështetura në Pjesën Operacionale dhe Planin e Përgjithshëm të Veprimit si pjesë përbërëse të këtij dokumenti. 14

7. ARGUMENTET E PËRGJITHSHME PËR NJOHJE Kosova është një nga shtatë shtetet e pavarura që janë krijuar nga shpërbërja e dhunshme dhe jo-konsensuale e ish-republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Kosova ka qenë pjesë konstitutive e një shteti federal i cili nuk ekziston më si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Në ish Jugosllavi, Kosova kishte përfituar atributet e qarta shtetërore si të njësive të tjera federale, duke përfshirë: Kushtetutën, përfaqësuesit e vet në të gjitha institucionet federative (Kryesinë Kolektive, Kuvendin, Këshillin Ekzekutiv Federativ- Qeverinë Federative, Gjykatën Kushtetuese), Kryesinë, Kuvendin, Qeverinë, Policinë, Mbrojtjen Territoriale, Gjykatën Kushtetuese, Shërbimin e Inteligjencës, Bankën Qendrore, Sekretariatin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, etj. Kosova në ish-federatën jugosllave ka pasur të drejtën e vetos dhe të drejtën e pjesëmarrjes së barabartë me njësitë e tjera federale në të gjitha institucionet kyçe federale, si në Kryesinë Kolektive Federale, Qeverinë Federale dhe Parlamentin Federal. Kufijtë e Kosovës sikurse edhe kufijtë ndërkombëtarë të jashtëm të ish-federatës jugosllave kanë qenë të mbrojtur me kushtetutë, dhe nuk kanë mundur të ndryshohen pa pajtimin e kuvendeve të këtyre njësive federale, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës. Shpërbërja e ish-jugosllavisë filloi me suprimimin e dhunshëm të statusit federal të Kosovës nga Serbia (më 1989), në kundërshtim me Kushtetutën e ish-federatës dhe Kushtetutën e Kosovës. Ky suprimim i dhunshëm, është kundërshtuar dhe nuk është pranuar asnjëherë nga institucionet dhe populli i Kosovës. Pas suprimimin të statusit federal, Kosova iu nënshtrua dhunës dhe persekutimit sistematik, rrënimit ekonomik dhe politikës së aparteidit, me qëllim të ndryshimit 15

demografik të Kosovës, siç është dokumentuar pa asnjë fije dyshimi në rezolutat e OKB-së dhe raportet e shumta të kohës nga organizata si Helsinki Watch, Amnesty International, etj. Kosova, në rrethana të okupimit nga Serbia, ka ndjekur rrugën e vet të mëvetësimit, përmes krijimit të institucioneve demokratike dhe përfaqësuese shtetërore, dhe me mbajtjen e referendumit për pavarësimin e Kosovës (shtator 1991). Politika shtet-ndërtuese e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta është mbështetur në rezistencën politike me mjete paqësore, përkundër persekutimit dhe represionit të vazhdueshëm, si dhe politikës luftë-nxitëse të Serbisë. Kosova është shteti i vetëm evropian që ka dy fitues të Çmimit prestigjioz Sakhariv të Parlamentit Evropian, që mbajnë dy ikonat e disidentizmit politik dhe luftës paqësore: Presidenti i ndjerë Rugova dhe Adem Demaçi. Përkundër përpjekjeve për zgjidhje paqësore nga ana e Kosovës, më 1998, Serbia nën Miloseviçin filloi luftën në Kosovë, pas tri luftërave që inicioi në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Që në fillim të luftës në Kosovë më 1998, Serbia filloi të zbatojë matricën e pastrimit etnik dhe politik të aplikuar më herët në Bosnje-Hercegovinë. Kjo u karakterizua me vrasje masive të civilëve shqiptarë (rreth dymbëdhjetëmijë brenda një afati të shkurtë kohor), shkatërrim të pronës, përdhunime masive dhe dëbim të më shumë se 900 mijë njerëzve, që përfshinë gjysmën e popullsisë së Kosovës. Krimet brutale dhe natyra politike e tyre është dëshmuar pa asnjë fije dyshimi në proceset e ndryshme nga Tribunali i Hagës kundër lidershipit serb. Përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje të negociuar të çështjes së Kosovës nuk dhanë rezultate dhe përfunduan me refuzimin e Serbisë të Marrëveshjes së Rambujesë, të sponsorizuar nga Bashkësia Ndërkombëtare (shkurt-mars 1999). Marrëveshja e përkrahur nga Grupi i Kontaktit po ashtu ka sjellë kushtin që statusi i Kosovës të bëhet në përputhje me dëshirën e popullit të Kosovës. Rezistenca ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfaqësuar një luftë legjitime të të shtypurit ndaj okupuesit dhe paraqet pikë të ndritshme në historinë 16

moderne evropiane si një lëvizje që ka qenë e fokusuar ekskluzivisht vetëm në mbrojtje të popullatës civile dhe vendit të okupuar nga jashtë, pa rrezikuar apo sulmuar vende tjera. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s (mars-qershor 1999), i dha fund kësaj përpjekjeje brutale të shtetit serb dhe i hapi rrugë vendosjes së administrimit ndërkombëtar në Kosovë, duke mundësuar kthimin e popullatës së dëbuar. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 vendosi administrim të përkohshëm ndërkombëtar në Kosovë, duke i dhënë UNMIK-ut pushtetin më të lartë civil dhe KFOR-it atë ushtarak. Rezoluta 1244 suprimoi krejtësisht dhe pa dyshim sovranitetin e ish-rfj-së mbi Kosovën, vendosi bazën për krijimin e institucioneve demokratike, duke përvijuar qartazi procesin për përcaktimin e statusit final të Kosovës. Struktura shtetërore, politike, ekonomike dhe juridike e Kosovës u krijua gjatë administrimit ndërkombëtar (1999-2008), gjegjësisht nën ombrellën e OKB-së. Gjatë administrimit ndërkombëtar, Kosova ka krijuar sistemin e vet të pavarur të qeverisjes, sistemin e vet ligjor, doganor, monetar, politikën fiskale, tatimore, etj. Gjatë administrimit të përkohshëm, shumica e kompetencave që ndërlidhen me sovranitetin janë bartur tek institucionet vendore. Në vitet 2005-2007 është zhvilluar procesi ndërkombëtar për përcaktim të statusit të Kosovës, i ndërmjetësuar nga i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Statusin e Ardhshëm të Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari. Në përmbyllje të procesit negociator, Ahtisaari ka propozuar pavarësinë e Kosovës, me një fazë fillestare të mbikëqyrjes ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë e ka mbështetur plotësisht propozimin e të dërguarit të tij për çështjen e statusit të Kosovës. Pas rekomandimit të të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKBsë për çështje të statusit dhe në bashkëpunim me akterët vendimtarë euroatlantikë, përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit të Kosovës kanë shpallur pavarësinë e vendit më 17 shkurt 2008. Në vijim të kësaj, Kuvendi i 17

Kosovës ka miratuar Kushtetutën e vendit, pjesë e së cilës janë mekanizma të avancuar të mbrojtjes së pakicave, të decentralizimit, dhe të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, siç janë propozuar nga Presidenti Ahtisaari. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke iu referuar kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të iniciuar nga Serbia, se a është shpallja e Pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, shpallë Mendimin Këshillëdhënës (më 22 korrik 2010), i cili në mënyrë të qartë konfirmon se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Kjo ka rikonfirmuar fuqimisht qëndrimin e palës kosovare dhe të shteteve përkrahëse se Kosova është rast sui generis, mbështetur edhe nga fakti se pavarësia e Kosovës nuk ka shkaktuar kurrfarë efekti zinxhiror negativ. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar Rezolutën 64/298 (shtator 2010), e cila pranon Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës. Kjo Rezolutë njëherësh u bën thirrje të dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë) që të zgjidhin çështjet e tyre praktike me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Dialogu i filluar mbi bazën e Rezolutës 64/298, ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, si dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Procesi i njohjes së Republikës së Kosovës ka dëshmuar se shteti i Kosovës është realitet i pakthyeshëm si dhe faktor i pazëvendësueshëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Këtë më së miri e dëshmon fakti i njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet fqinje (veç Serbisë), shumica dërmuese e shteteve të rajonit dhe komunitetit euroatlantik. Këto shtete, njëherësh janë prekur drejtpërdrejtë nga procesi i shpërbërjes së ish-jugosllavisë dhe kanë kontribuuar shumë në stabilizimin e rajonit. Shtetet në fjalë janë kontribuuesit kryesorë politikë, ekonomikë dhe ushtarakë në hapësirën e ish-jugosllavisë. Kosova paraqet shembullin e shtetit të krijuar në bazë të shprehjes së vullnetit politik të shumicës dërmuese të popullsisë së saj. Ajo funksionon si shtet 18

demokratik, me qeveri efektive dhe territor të definuar qartë, duke dëshmuar kapacitet të plotë për të hyrë në marrëdhënie ndërkombëtare. Serbia vazhdon politikën e saj konflikt-nxitëse në Ballkan, duke synuar cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës përmes përpjekjeve për krijimin e konflikteve të ngrira dhe destabilizimin e rajonit. Përpjekja e Serbisë për dominim rajonal dhe pretendime territoriale ndaj fqinjëve, është vazhdimësi e politikës e cila ka shkaktuar katër luftërat tragjike në ish- Jugosllavi. Tribunali Penal Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-jugosllavi (ICTY), ka dënuar udhëheqës të lartë shtetërorë dhe ushtarakë të Serbisë për planifikimin dhe ekzekutimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. 8. QËNDRIMI I SHTETEVE NDAJ NJOHJES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kategorizimi i shteteve sipas qëndrimeve është mbështetur në deklarimet e autoriteteve/krerëve të lartë shtetërorë, deklarimet e ambasadorëve të këtyre shteteve, dhe votimet e këtyre shteteve në organizata dhe forume ndërkombëtare për çështjet e ndërlidhura me Kosovën. Kosova është pranuar nga 75 shtete, por vazhdon të mirëmbajë komunikim me shumicën e shteteve në botë. Ky komunikim i mundëson MPJ-së të vizatojë një udhërrëfyes konciz për njohje individuale. MPJ-ja konsideron se janë rreth 50 shtete të OKB-së që, ose kanë sinjalizuar njohjen, ose kanë mbajtur kanalet e komunikimit hapur me Kosovën, ndërsa rreth 60 tjera nuk kanë deklaruar pozitën e tyre apo aktivisht kundërshtojnë pavarësinë. Qëllimi i Strategjisë është të arrihet numri optimal i njohjeve që do të kishte efekt domino në rrumbullakimin e njohjes edhe në organizmat multilateralë. 19

9. PLANI I VEPRIMIT Për realizimin e njohjeve të reja, është i domosdoshëm ristrukturimi dhe bashkërendimi institucional. Struktura e avokimit përbëhet nga: Taskforca, Grupi i Avokimit dhe Ekipi Logjistik. Për shkak të natyrës sensitive të detyrave dhe veprimeve të nevojshme, këtu prezantohet vetëm korniza e gjerë e veprimeve, me planin e plotë veprues të prezantuar para aktorëve strategjikë që janë të përfshirë drejtpërdrejtë. Taskforca bashkë-kryesohet nga ZKM për Njohje dhe MPJ-ja dhe përfshinë përfaqësues të institucioneve të jashtme të Republikës së Kosovës. Do të jetë trup koordinues dhe ndërlidhës që mundëson qasje koherente, strategjike dhe shumë-nivelore. Taskforca mbikëqyrë përmbushjen e strategjisë dhe këshillon anëtarët dhe pjesëmarrësit në Grupin për Avokim në implementimin e aktiviteteve relevante. Grupi i Avokimit ka synim parësor rritjen e ndikimit të drejtpërdrejtë në nivelet e vendimmarrjes politike, përkatësisht në kryeqytetet e vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Veprimet e Grupit të Avokimit do të jenë komplementare me format e përdorura deri më tani nga diplomacia kosovare dhe me mbështetjen e shteteve përkrahëse. Grupi përbëhet nga tre palë partnerë nga persona publikë deri tek thinktankët dhe ikonat kulturore. Merr fuqinë nga rrjeti i partnerëve ndërkombëtarë, figurave kombëtare dhe institucioneve dhe personave tjerë publikë. Ky rrjet do të përdoret për të siguruar qasje dhe informata nga shtetet të cilat akoma nuk kanë pranuar pavarësinë. Ky plan parasheh punën me shtetet veç e veç varësisht nga profili i tyre i përgjithshëm, faktorët dhe dinamikat e politikës së jashtme dhe, posaçërisht, pozicionimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Strategjia përfshinë përshtatjen e veprimeve për njohje ndaj 20

faktorëve dhe dinamikave politike në rajone dhe grup-shtete të caktuara, të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e politikës së jashtme të shteteve përkatëse. Në këtë aspekt, do të ketë angazhime të fokusuara në ndërtim të partneriteteve strategjike për avokim me shtetet përkrahëse në rajone të ndryshme të botës (jashtë atyre të komunitetit euro-atlantik). Vëmendje e veçantë do të jepet realizimit të qasjeve të planifikuara dhe krijimi i lidhjeve me organizata dhe mekanizma shumëpalësh, për afirmimin dhe njohjen e Kosovës si subjekt sovran ndërkombëtar. Pjesë esenciale e planit është edhe ristrukturimi i shërbimit diplomatik të RKS-së që do të përfshijë, por nuk do të kufizohet në veprimet e mëposhtme: Forcimi cilësor i përfaqësive diplomatike në qendrat strategjike për njohje, gjegjësisht Washington, New York, Londër, Bruksel, Paris, Ankara dhe Riad, në konsultim me ambasadorët përkatës; Hapja e nga një ambasade në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine në afate të pajtuara kohore; Emërimi i ambasadorëve at Large ose i të dërguarve të posaçëm për rajone, grupshtete dhe organizata ndërkombëtare. 21