HULUMTIM. (Understasnding the Impact of Prison Environment for Male Employed Inmates in Dubrava Prison, and Female Inmates in Lipjan).

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

KosovË 2016 RAPORT MONITORIMI GJASHTË MUJOR MBI EKZEKUTIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE PËR TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË LIPJAN

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

Siguria e fëmijëve në internet

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

RREGULLAT EVROPIANE TË BURGJEVE

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

TE MITURIT NE BURGJET SHQIPTARE

Njohuritë, qëndrimet, praktikat dhe sjelljet mbi diabetin dhe hipertensionin. Përmbledhje e studimit 2016

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Raporti i Performancës së Komunave

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Strehimi Social në Shqipëri

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

this project is funded by the european Union

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Speci Shqipëri

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

PROMOVIM I BASHKËPUNIMIT NËPËRMJET QEVERISJES SË MIRË NË IMPLEMENTIMIN E POLITIKËS KUNDËR KORRUPSIONIT

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

informimit dhe transparencës, ISHSP është fokusuar në këtë projekt për të ndërgjegjësuar, promovuar dhe monitoruar komunikimin e këtyre

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Trajtimi i rreziqeve dhe cenueshmërive të korrupsionit që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në Shërbimin Civil të Kosovës

SKENIMI I INTEGRITETIT

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

NGRITJA E VETËDIJESIMIT PËR BARAZI

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Ndikimi i. Rininë e Kosovës

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

Urban Research Institute RAPORT

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

gap tetor 2017 analizë

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: Parashkollor

Transcription:

1 HULUMTIM Ndikimi i ambientit të burgut për meshkujt e burgosur që punojnë në Burgun e Dubravës, si dhe femrave të burgosura në Qendrën Korrektuese në Lipjan. (Understasnding the Impact of Prison Environment for Male Employed Inmates in Dubrava Prison, and Female Inmates in Lipjan). Ferid Azemi, Ph.D (C) Akademia e Kosovës për Siguri Publike Nebi Halili LLM Shërbimi Korrektues i Kosovës

2 Abstrakt Ky hulumtim është mjaft kompleks dhe i veçantë pasi që ka të bëjë me kuptimin e ndikimit të ambientit të burgut për dy grupe të të burgosurve: meshkuj të burgosur, që punojnë në Burgun e Dubravës, dhe femra të burgosura në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Qëllim parësor i hulumtimit është që të kuptojmë se sa ndikon ambienti i burgut tek të burgosurit në Kosovë. Gjatë këtij hulumtimi kemi përdorur metodat kualitative përmes formës së intervistës së drejtpërdrejtë. Arsyeja pse u përdor metoda kualitative përmes intervistës është se qëllimi i këtij hulumtimi kishte të bënte me të kuptuarit e ndikimit të ambientit të burgut përmes përvojave të të burgosurve nga dy grupet. Rezultatet tregojnë se shumica e të burgosurve të intervistuar, në përgjithësi, e shohin burgun kryesisht në dritën negative. Kjo rrjedh jo për shkak të ankesave që kanë ndaj stafit, por ankesat ndaj statusit, pasi që shumica mendojnë se gjykata ishte e padrejtë me ta.

3 Hyrje Shumë hulumtime në të kaluarën tregojnë se ambienti i burgut ndikon pozitivisht apo negativisht në sjelljet e të burgosurve. Në mungesë të programeve të ndryshme rehabilituese dhe risocializuese, burgjet shpesh dështojnë të ndikojnë në reduktimin e shkallës së recidivizmit për shumë arsye të ndryshme, siç janë: mbipopullimi, mungesa e programeve si dhe shume faktorë të tjerë. Dënimi nuk është qëllimi kryesor për burgosjen e keqbërësve, por më shumë që t i mbajë përgjegjës, duke ndikuar kështu në ndryshimin e sjelljeve të tyre. Sipas Schmalleger dhe Smykla (2007, f. 74), nga kjo perspektivë, qëllimi i dënimit në sistemin e drejtësisë është që të identifikojë personat që kanë vepruar qëllimshëm, për shkak se kanë sjellë dëme të ndryshme dhe kështu t i mbajë përgjegjës për veprimet, duke ua shqiptuar dënimin. Burgu i Dubravës është një institucion me një nivel të lartë të sigurisë. Ai përbëhet nga dy zona, ajo e brendshme dhe zona e bujqësisë (Shërbimi Korrektues i Kosovës, 2015). Në këtë burg aktualisht gjenden tetë pavijone me të burgosur të kategorive të ndryshme, ku të gjithë të burgosurit janë të moshës madhore, pra të rritur. Njëri ndër pavijonet është edhe pavijoni i spitalit, i cili shërben për të burgosurit me probleme shëndetësore. Të gjithë këta të burgosur të sëmurë marrin shërbimet shëndetësore në zonën e brendshme të burgut. Në kuadër të pavijoneve gjendet edhe pavijoni gjysmë i hapur që popullohen me të burgosurit që janë me rrezikshmëri më të ulët dhe të gjithë ata që punojnë në ambientet e burgut, si në bujqësi, pastrim dhe shërbime të tjera. Burgu i Dubravës ka kapacitet të mbajë 1114 të burgosur. Mesatarja e të burgosurve në këtë burg është diku prej 800 deri në 900 të burgosur (Shërbimi Korrektues i Kosovës, 2015). Burgu i Dubravës ka një nivel mjaft të lartë të sigurisë, (Rregullore QRK, 2013) dhe përbëhet nga: 1. njësia për intervenime, 2. njësia për siguri të brendshme, 3. njësia për siguri të jashtme, 4. njësia për vizita, 5. njësia për transportimin e të burgosurve, 6. njësia për programe, regjime, arsimim, dhe çështje sociale, 7. njësia për punë dhe aftësim profesional, 8. njësia për punë juridike dhe të përgjithshme, dhe 9. njësia për pranim dhe trajtim të personave të dënuar. Ky burg numëron përafërsisht diku rreth 800 pjesëtarë të personelit, duke filluar nga gardianët, stafi administrativ, stafi mbështetës, ekspertë të ndryshëm si dhe stafi për shërbime.

4 Stafi Profesional në Burgun e Dubravës Numri i Njësitë personelit Njësia për intervenime 22 Njësia për siguri të brendshme 47 Njësia për siguri të jashtme 80 Njësia për vizita 20 Njësia për transportimin e të burgosurve 69 Njësia për programe, regjime, arsimim, dhe çështje sociale 19 Njësia për punë dhe aftësim profesional 16 Njësia për punë juridike dhe të përgjithshme 60 Njësia për pranim dhe trajtim të personave të dënuar 284 Gjithsej 617 Burimet: Rregullore QRK-NR31/2013 Sa i përket Qendrës Korrektuese në Lipjan, ajo shërben për rehabilitimin e të miturve delikuentë dhe për femrat e burgosura për vepra të ndryshme. Në këtë qendër momentalisht janë të vendosur disa kategori të të burgosurve: të mitur me masë edukative, të mitur të dënuar, dhe të miturit e paraburgosur si dhe femrat e dënuara, femrat e paraburgosura dhe femrat e mitura (Shërbimi Korrektues i Kosovës, 2017). Kjo qendër ka kapacitet për të sistemuar 138 persona dhe ka gjashtë objekte banimi me gjithsej 12 objekte përcjellëse (Shërbimi Korrektues i Kosovës, 2017). Në këtë qendër ofrohen shumë programe për avancimin, shkollimin e mesëm dhe për aftësimin profesional, si p. sh.: floktaria, rrobaqepësia, punësimi nëpër sektorë të ndryshëm (në kuzhinë, në lavanderi dhe në mirëmbajtje, pastrim etj.). Qëllimi i studimit Ky studim ka në fokus të kuptuarit e ambienti të burgut, të sjelljes dhe perceptimeve të të burgosurve, të analizojë shkallën e vetëdijesimit, pendimit si dhe të programeve, të cilat aplikohen në burgjet e Kosovës. Pasi që më përpara asnjëherë nuk është bërë ndonjë studim i mirëfilltë, besojmë se të dhënat që dalin nga ky hulumtim, do të kontribuojnë në kuptimin më të drejtë të botës së të burgosurve, të kualitetit të jetës që ofrojnë burgjet e Kosovës për të burgosurit. Natyra e studimit është e fokusuar në pyetjet hulumtuese që kërkojnë përgjigje se sa ndikon ambienti burgut, privimi nga liria e lëvizjes, lirive individuale, privimi i privatësisë në sjelljet e të burgosurve. Pyetjet hulumtuese fokusohen pikërisht në aspektin se sa janë të penduar dhe ndiejnë keqardhje të burgosurit për veprat që kanë kryer në të kaluarën dhe se, sikur ata (të burgosurit e intervistuar) të binin në të njëjtën situatë, a do ta përsërisnin të njëjtën vepër, duke e ditur se do t i presë e njëjta situatë, ku do të ballafaqohen me rregullat e burgut, ku liria është më e kufizuar. Pjesa e dytë e intervistave fokusohet në aspektin e kualitetit të jetës në burg.

5 Pyetjet hulumtuese PH1: Sa ka ndikuar ambienti i burgut te femrat e meshkujt e burgosur? PH2: Sa janë penduar të burgosurit për veprat e tyre të kryera? PH3: Çka do të thotë jeta e burgut për të burgosurit në Burgun e Dubravës dhe të Burgosurat femra në Lipjan? Rishikimi i literaturës Një pjesë bukur e madhe e literaturës për burgjet trajton çështjen e ndikimit të ambientit të burgut dhe ndryshimet e sjelljeve tek të burgosurit, pra studiojnë ndikimin e tij, i cili mund të jetë për shumë sish pozitiv dhe për disa negativ. Një shembull konkret si rast studimi mund të merret edhe eksperimenti i Burgut të Stanfordit, të cilin e ka bërë profesori i Universitetit të Stanfordit, Philip Zimbardo. Zimbardo, ishte i inspiruar nga Stainly Milgram dhe eksperimenti i tij Nënshtrimi ndaj autoritetit i viteve 60. Eksperimenti i Milgramit ishte i dizajnuar në atë mënyrë që njerëzit në mënyrë të rëndomtë ishin zgjedhur për eksperiment. Ky eksperiment do të stimulonte shok elektrik dhe këta pjesëmarrës nuk ishin në dijeni se ky shok elektrik ishte fiktiv dhe se personat prapa perdeve ishin të lidhur me rrjetin elektrik. Këta njerëz të rëndomtë do ta zbatonin shokun elektrik nëse personat prapa perdeve nuk mbanin mend fjalët, të cilat i kishin lexuar në momentet paraprake. Rezultatet tregojnë se 70% e personave të rëndomtë do ta zbatonin urdhrin e një autoriteti më të lartë, madje edhe kur aplikimi do të ishte vdekjeprurës (Azemi, 2014). Zimbardo, në eksperimentin e tij të burgut, dëshironte të gjente përgjigjen në pyetjen se çka ndodhë nëse i fut disa njerëz të mirë në një ambient të lig (keq) apo të vrazhdë. Zimbardo, para se të bënte eksperimentin, ia shtronte vetes këtë pyetje: A është ambienti dhe situata e keqe ajo që i ndryshon njerëzit, apo janë vlerat tona, si p. sh. karakteri, vlerat morale, principet e jetës, personaliteti që ngrihen mbi ambientin e keq? Për t u përgjigjur në këtë pyetje, në vitin 1970, ai rekrutoi disa studentë të Universitetit të Stanfordit, ndërsa në verën e atij viti filloi me eksperimentin. Gjysma e studentëve ishin të zgjedhur për të luajtur rolin e oficerëve korrektues, ndërsa gjysma tjetër për të luajtur rolin e të burgosurve. Paraprakisht Zimbardo (Azemi, 2014), i kishte ekzaminuar në mënyrë psikologjike të gjithë të përzgjedhurit dhe kështu, të gjithë ata që ishin përzgjedhur, kishin kaluar testin psikologjik. Në këtë eksperiment, Zimbardo ishte përcaktuar në rolin e udhëheqësit të burgut, prandaj në këtë rast i këshilloi gardianët, duke i këshilluar se mund të përdornin forma të ndryshme për të mos i lënë rehat të burgosurit, por që në asnjë mënyrë nuk guxonin të përdornin dhunën fizike. Në ditën e parë gjërat shkuan mirë, mirëpo nga dita e dytë e tutje abuzimet psikologjike filluan të ashpërsohen. Kështu, gardianët ishin të prirë që t i zgjonin të burgosurit në orët e hershme të mëngjesit, madje edhe në ora 2 apo 3 pas mesnate, i zhvishnin ata për t i kontrolluar dhe pastaj i detyronin që t i pastrojnë banjat me duart e tyre pa dorëza. Situata filloi të eskalojë dhe kështu të burgosurit filluan të rebelohen. Ky rebelim i të burgosurve i shtrëngoi gardianët që t i ashpërsojnë edhe më shumë masat shtrënguese. Eksperimenti zgjati vetëm gjashtë ditë dhe, pas gjashtë ditësh, Zimbardo i dha fund

6 këtij eksperimenti, për shkak se abuzimet filluan të eskalojnë në përmasa të pakthyeshme. Zimbardo, pas eksperimentit, erdhi në përfundim se ambienti i keq, i lig, dhe situata e papërshtatshme (e rëndë) ndikon edhe në njerëzit e mirë që edhe ata të bëhen të këqij (Azemi, 2014, f. 118). Zimbardo me këtë eksperiment tregon se e keqja në situatë të tillë, pra në një ambient të lig, e mund të mirën (Azemi, 2014, f. 118). Në një studim të bërë në Kanada, duke përdorur një pyetësor për 423 të burgosur meshkuj të rritur, dhe 195 oficerë korrektues, për matjen e shkallës së ngacmimit a provokimit dhe matjen e shkallës së ambientit të burgut, Irland et al. (2016), u vlerësua se shumica e oficerëve korrektues mendonin se ngacmimi (provokimi) bëhet më shumë nga personat që kanë aftësi më të mëdha, kurse të burgosurit, kishin perceptimin se të ngacmuarit ishin viktima që duhet të përkrahen. Sipas Ireland et al. ( 2016), ka një lidhshmëri në mes të qëndrimeve dhe sjelljeve dhe karakteristikat e ambientit të burgut, të cilat shkaktojnë ngacmime në burgje, dhe se kjo gjë ka të bëjë me lidhje të dobëta, me komunikimin e pamjaftueshëm dhe joadekuat në mes të oficerit korrektues dhe të burgosurit. Ky studim tregon se mungesa e marrëdhënieve të mirëfillta në mes të oficerit korrektues dhe të burgosurit, mund të ketë efekte negative dhe pasoja të mëdha sepse e rrisin shkallën e ngacmimit dhe të konflikteve. Lipsey dhe Wilson ( 1993) gjatë rishikimit të 302 analizave rreth varietetit të programeve edukative, rezultatet e sjelljeve dhe intervenimit, gjeti një efekt të suksesit te ndryshimi i sjelljeve tek të burgosurit. Mesatarja e suksesit në mes të grupeve nën tretman dhe atyre të kontrolluara ishte 24%. Cullen dhe Jonson ( Willson & Petersilia, 2011), në studimin e tyre rreth programeve rehabilituese, konkludojnë se intervenimi i planifikuar korrektues që targeton ndryshimet e faktorëve të brendshëm dhe krimogjenik me qëllimin e reduktimit të recidivizmit, dhe kur është e mundur, përmirësimi i aspekteve tjera të jetës se keqbërësit, do të ishte shumë efektiv. Në hulumtimin e tij rreth botës së të burgosurve dhe subkulturës, Schalleger dhe Smykla argumentojnë se ka disa kategori të të burgosurve, disa janë të dhunshëm, disa më pak të dhunshëm, ndërsa disa nuk janë fare të dhunshëm. Subkultura e të burgosurve, sipas Schmalleger dhe Smykla (p. 412), mund të definohet, si: zakonet, traditat, doket, vlerat, besimet, paragjykimet tek një grup i të burgosurve në qendrat korrektuese apo burgje. Të burgosurit socializohen me subkulturën e burgut përmes procesit që njihet si personizim. Koncepti i personizimit ishte identifikuar nga Donald Clemmer, që definohet si proces që burgosurit të adaptohen (përshtaten) në shoqërinë e burgut. Staton Wheeler, duke ekzaminuar se si të burgosurit adaptohen në burgun e Washington State, vije në përfundim se personizimi ka ndikim me kalimin e kohës dhe përforcohet me kalimin e kohës. Sipas Wheeler, personizimi i të burgosurve ka formën e shkronjës U, kur i burgosuri hyn në burg, në fillim ende i mban vlerat konvencionale të shoqërisë jashtë burgut, por, me kalimin e kohës, ai (ajo) fillon me të madhe t i adaptohet mënyrës së jetës në burg. Sipas Wheeler, gjysmë viti para lirimit, të burgosurit fillojnë t i kuptojnë vlerat konvencionale dhe fillojnë t u adaptohen atyre përsëri ashtu sikur kur i kishin para se të fillonin jetën e burgut. Nëse burgjet nuk kanë programe të mirëfillta për rehabilitim, nëse stafi i burgjeve apo qendrave korrektuese nuk intervenon për t i ndryshuar këto vlera konvencionale të shoqërisë, të cilat e kanë sjellë atë të

7 burgosur në burg, atëherë këto vlera vetëm mund të mishërohen edhe më shumë në ambientin e burgut. Sipas teorisë së importimit të subkulturës, shoqëria e burgut formësohet nga faktorët jashtë burgut, veçanërisht nga eksperiencat e jetës para burgut dhe vetive të socializimit. Të burgosurit që kanë bërë jetë të dhunshme para se të burgosen, kanë prirje të shoqërohen me të burgosur të dhunshëm dhe të involvohen në sjellje të njëjta. Më realist është modeli i integrimit, që merr dhe vlerëson dy teoritë. Sipas modelit të integrimit, njerëzit fillojnë socializimin e hershëm dhe eksperiencat. Në fëmijëri disa persona kanë sjellje delikuente dhe sjellje kriminale nga grupet moshatare, prindërit, dhe të rriturit me ndikim, nga TV, nga filmat dhe mediat masive, madje edhe nga kompjuteri dhe video lojërat vlera që çojnë deri te shkelja e ligjit. Clemmer dhe Sykes besonin se subkultura në burgje krijohet si përgjigje ndaj privimit të jetës në burgje. Kjo perspektivë ndryshe quhet edhe teori e privimit. Privimi i përbashkët i motivon apo u jep të burgosurve bazën e solidaritetit. Një perspektivë e re përshkruan se subkultura importohet nga jashtë burgut dhe futet brenda tij. Kjo njihet si teori e importimit (të subkluturës), që është popullarizuar nga John Irwin dhe Donald R Cressey. Sipas një hulumtimi nga Seigafo (2017), lidhur me të burgosurit në qendrat federale të SHBA-ve, del se rehabilitimi luan rolin kyç në reduktimin e shkallës së recidivizmit, dhe se programet rehabilituese duhet të jenë të detyrueshme, jo vullnetare për të burgosurit, si dhe për qendrat korrektuese. Sipas Seigafo (2017), ky është hap i një reforme esenciale, sepse shumica e të burgosurve që është afërsisht dy milion të burgosur nëpër qendrat korrektuese në Amerikë, hyn në burgje pa ndonjë shkollim apo trajnim praktik dhe vuajnë nga çrregullime mendore. Në këtë kontekst Seigafo përfundon se qendrat korrektuese, të cilat merren me këta të burgosur, nuk kanë ndonjë qëllim që t i rehabilitojnë dhe t ua përmirësojnë sjelljet atyre. Një studim rreth sulmeve seksuale ndaj të burgosurave femra Banks (2009), gjeti se rreth 4.5% e tyre ishin viktima të tentim dhunimit dhe se kjo ishte e ndërlidhur me mbipopullimin e burgjeve. Sipas Banks (2009), duket se burgjet që kanë dendësi, pra janë të stërmbushura, kanë probleme dhe situata më të shumta jo etike, dhe se reduktimi i të burgosurve nëpër burgje do t i reduktojë edhe këto fenomene. Metodologjia Metodologjia e përdorur për këtë studim është kualitative, përmes intervistave face-to-face (ballë për ballë ose në katër sy). Përzgjedhja (selektimi) e pjesëmarrësve në intervistë është bërë i qëllimshëm për të burgosurit, të cilët punojnë në ambientet e Burgut të Dubravës për të intervistuarit meshkuj, të cilët edhe marrin pagë për punën që e bëjnë. Sa i përket përzgjedhjes së bashkëbisedueseve (femrave), i vetmi dallim në përzgjedhje është se të gjitha femrat, edhe ato që nuk punojnë, kishin mundësi të merrnin pjesë në këtë hulumtim. Sipas Creswell (2009), në hulumtimin kualitativ qëllimi është të eksplorojë disa faktorë kompleks rreth një fenomeni dhe të prezantojë perspektiva të ndryshme ose kuptime që kanë pjesëmarrësit. Në këtë rast faktorët kryesorë të eksploruar këtu janë se sa ka ndikuar ambienti i burgut në ndryshimin e sjelljeve tek të burgosurit, dhe sa janë penduar të burgosurit për veprat e tyre. Rrezikshmëria e pjesëmarrësve të intervistuar në këtë hulumtim ishte e ulët dhe ky hulumtim është bërë në baza vullnetare. Udhëheqësit e pavijonit gjysmë të hapur kanë pyetur të

8 burgosurit meshkuj në atë pavijon nëse janë të interesuar dhe kanë vullnet që të bëhen pjesë e hulumtimit rreth ambientit të burgut edhe kualitetit të jetës së burgut. Në fillim janë paraqiture 19 të interesuar për intervistim, por më pas disa prej tyre nuk kanë shprehur interesimin që të vazhdojnë më tej, pra janë tërhequr. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 12 participantë që shumica ishin me dënime të shkurtra, që në total mesatarja e dënimeve ishte katër vjet e një muaj dënim për participantë (totali i viteve: 49.3/12=4.1). Arsyeja se pse është zgjedhur metoda kualitative përmes intervistimit, është se qëllimi kryesor i intervistimit kualitativ është të arrihet qasja në eksperiencat e individëve; të kuptojmë se si participantët i kuptojnë dhe shohin gjërat, si e gjejnë kuptimin dhe e konstruktojnë realitetin në lidhje me fenomenin, ngjarjen, involvimin, ose përvojën në fokus; dhe eksplorimi se si përvojat e individëve dhe perspektivat e tyre lidhen me studimin e participantëve dhe ndoshta hulumtime me tema të ngjashme ( Ratvich & Carl, 2016, f. 146). Në të njëjtën mënyrë është bërë edhe përzgjedhja (selektimi) i mostrës së grupit të femrave, mirëpo këtu dallimi qëndron se disa femra punojnë në ambientet e burgut, ndërsa disa jo. Masa e dënimit sa i përket femrave, dënimi mesarat është diku shtatë vjet e gjysmë. Në tabela shihen edhe veprat e dy grupeve (meshkuj dhe femra), si dhe detaje rreth etnisë dhe veprave penale. Shumica e të intervistuarve (participantëve) meshkuj të burgosur, 11 nga 12 para shkaktimit të veprës, gjendjen ekonomike e kishin tepër të mirë, madje në mesin e tyre kishte pronarë të kompanive, bizneseve të ndryshme apo edhe pronarë të tokave dhe patundshmërisë që arrinte shifrën milionëshe. Për dallim nga meshkujt, gjendjen ekonomike e kishin të mirë edhe femrat e intervistuara, mirëpo jo në atë shkallë sikur meshkujt. Mostra prej 22 të burgosurve, në të dy qendrat korrektuese e arrin pikën e saturimit (plotësimit), që do të thotë se hulumtuesi nuk mund të mbledhë informata të reja nëse interviston edhe shumë të burgosur tjerë. Sipas Ratvich dhe Carl (2016), pika e saturimit (plotësimit) në hulumtimin kualitativ i referohet asaj pike nga e cila hulumtuesi nuk gjen ndonjë temë apo informatë të re edhe sikur të përfshijë një numër më të madh të të intervistuarve (participantëve). Paraprakisht, për të filluar hulumtimin, janë dashur tri miratime (aprovime): aprovimi për qasje në Burgun e Dubravës, aprovimi për qasje në Qendrën Korrektuese në Lipjan si dhe aprovimi për lejimin e incizimit të intervistave (diktafoni). Në fillim çdo i intervistuar (participant) është pyetur nga hulumtuesit nëse kishin ardhur me vullnet të vetin pa asnjë presion apo ndikim, dhe të gjithë ata tregojnë se kishin shprehur interesimin vullnetarisht. Pasi që secilit prej kandidatëve për intervistë (participant) veç e veç iu është sqaruar natyra e hulumtimit dhe qëllimi, prapë participantët janë pyetur nëse duan të vazhdojnë apo ta braktisin pjesëmarrjen. Gjithashtu, çdo participanti i është lejuar që, në rast se nuk duan të përgjigjen në ndonjë pyetje, kanë të drejtë të tërhiqen, pra të mos përgjigjen fare, apo edhe, nëse duan, ta braktisin intervistimin, duke u lënë të lirë ta bëjnë këtë gjë në çdo kohë. Pasi që secili veç e veç në çdo intervistë ndarazi ka pranuar të vazhdojë, atyre u është ofruar forma e pajtueshmërisë (në anglisht Informed Consent Form). Në këtë formë të pajtueshmërisë sqarohen mënyra e intervistimit, qëllimi i intervistimit; sqarohen se si do të përpunohen të dhënat, cilat të dhëna mund të citohen dhe në cilën mënyrë mund të citohen, duke siguruar secilin participant se ata do të mbesin anonimë, dhe duke i siguruar se intervistat do të mbesin konfidenciale. Intervistimi ka filluar në fund të muajit gusht 2017, mirëpo teknikisht përgatitja e pyetësorit dhe dizajnit ka

9 filluar shumë më herët. Intervistimi ishte i bazuar përmes dizajnit të pyetësorit gjysmë të strukturuar, dhe kohëzgjatja e çdo interviste ishte diku nga 45 minuta deri në një orë. Për t i kthyer këto intervista në transkripte është dashur diku 44 orë dëgjimi aktiv. Nga çdo transkript është krijuar nga një kod dokument në Mikrosoft Word, ku të dhënat e nevojshme janë selektuar nga transkriptet dhe janë përpunuar. Janë përdorur 22 kode për të krijuar temat për të cilat u përgatit ky hulumtim. Dy databaza në Mikrosoft Exel janë krijuar në bazë të informatave të marra nga Kodet, në mënyrë që nxjerrja e rezultateve të jetë më e qartë dhe më e kuptueshme. Qendra Korrektuese Dubravë- Pavijoni gjysmë i hapur Pjesëmarrësit Vepra Numri Shkollimi Numri Etnia Numri Vrasje 2 Fillor 1 Shqiptar 9 Tentim vrasje 2 Mesëm 8 Serb 0 Mashtrim 1 Shk. e Lartë 1 Turq 1 Narkotik 2 Fakultet 2 Boshnjak 0 Trafikim 0 Master 0 Rom 2 Grabitje 1 Ph. D 0 Ashkali 0 Shpëlarje parash 2 Pa ndonjë lloj shkollimi 0 Egjiptian 0 Aksident trafiku me fatalitet 2 Shkollim profesional 0 Të tjerë 0 Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve 12 12 12 Tabela 2. Pjesëmarrësit meshkuj dhe veprat e tyre duke përfshirë etninë dhe shkollimin. Qendra Korrektuese në Lipjan - Pavijoni i femrave Pjesëmarrëset Vepra Numri Shkollimi Numri Etniciteti Numri Vrasje 3 Fillor 3 Shqiptar 8 Tentim vrasje 0 Mesëm 4 Serb 1 Mashtrim 3 Shk. e Lartë 0 Turq 1 Narkotik 1 Fakultet 3 Boshnjak 0 Trafikim 1 Master 0 Rom 0 Kontrabandë me emigrantë 1 Ph.D 0 Ashkali 0 Shpëlarje parash 0 Pa ndonjë lloj shkollimi 0 Egjiptian 0 Vjedhje 1 Shkollim profesional 0 Të tjerë 0 Numri i përgjithshëm i pjesëmarrëseve 10 10 10 Tabela. 3 Pjesëmarrëset femra dhe veprat e tyre duke përfshirë shkollimin dhe etninë

10 Të gjeturat Nga 12 të burgosur meshkuj vetëm 4 prej tyre nuk kanë pranuar veprën për të cilën gjenden në burg, të tjerët kanë pranuar veprat e tyre. Ndërsa te femrat 4 nga 10 pjesëmarrëse nuk e kanë pranuar veprën për të cilën gjenden në burg. Hulumtimi, në përgjithësi, është ndarë në tri pjesë: 1) Ambienti i burgut dhe pendimi për veprat 2) Sjellja e stafit me të burgosur dhe të burgosurit në mes vete, dhe 3) Programet. Analiza e të dhënave të të burgosurve meshkuj Pjesa I-Ambienti i burgut dhe pendimi për rrethanat në të cilat është kryer vepra Në pyetjen gjatë intervistimit si është jeta në burg dhe si e shohin jetën e tyre të burgosurit meshkuj që punojnë në burg, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë: 9 nga 12 pjesëmarrës janë përgjigjur se jeta në burg nuk është e mirë, është jetë e vështirë, dhe arsyeja kryesore ishte se mungon klasifikimi i duhur i të burgosurve dhe kufizimi i lirisë në përgjithësi ka ndikuar në një perceptim të tillë. Arsyeja te klasifikimi qëndron se, sipas tyre, veprat nuk përshtaten në ndarjen e dhomave, p. sh., një i burgosur me vepër të rënde futet në të njëjtën dhomë me dikë me një vepër më të lehtë. Në pyetjen se sa ka ndikuar ambienti i burgut tek të burgosurit, përgjigjet ishin si në vijim: 5 nga 12 u përgjigjen se ka ndikuar pozitivisht, në kontekstin se kanë mësuar shumë gjëra, sidomos për të mos i besuar shoqërisë së tyre; 4 nga 12 kanë deklaruar se ka ndikuar negativisht, dhe se arsyeja kryesore ishte mungesa e lirisë, pastaj kontakti i kufizuar me familjaret e tyre; dhe 3 nga 12 deklaruan se nuk ka ndikuar fare. Në pyetjen e radhës se sikur pjesëmarrësit ta kishin imagjinuar se do të dënoheshin dhe të kalonin një pjesë të jetës në burg, a do ta kishin menduar për të mos e bërë veprën, apo shkurtimisht, a do ta kishin bërë të njëjtën vepër, apo për ata që nuk e kanë pranuar veprën, pyetja ishte: sikur të kishit imagjinuar veten se do të futeni në burg, a do ta kishit sjellë veten në një situatë të tillë sikur që e keni sjellë para se të vinit këtu. Përgjigjja ishte mjaft e unifikuar në këtë drejtim: 11 nga 12 participantët u përgjigjen se kurrë nuk do ta bënin ndonjë vepër që do të çonte deri te burgosja dhe dënimi me burgim, ndërsa 1 participant u përgjigj më e mirë është vetëvrasja sesa që gjendemi këtu! Arsyet ishin të ndryshme: kufizimi i lirisë, kufizimi i kontaktit me familjarë, kufizimi i benificioneve, pastaj jeta pa liri të lëvizjes etj. Në pyetjen e radhës se a ndjeni keqardhje për veprën e bërë apo për rrethanat në të cilat jeni në burg, përgjigjja ishte: 12 nga 12 të intervistuar u përgjigjen se ndiejnë shumë keqardhje, dhe arsyeja kryesore ishte familja e tyre dhe humbja e viteve në burg. Keqardhja për viktimat ishte mjaft e zbehur në këtë aspekt. Te perceptimi dhe ndryshimi i perceptimit që lidhet me ambientin e burgut, 10 nga 12 të intervistuar deklaruan se ambienti i burgut dhe jeta e burgut ka ndikuar shumë në ndryshimin e perceptimit të tyre. Arsyet apo sqarimet kryesore ishin, humbja e besimit te shoqëria, mendim i shëndoshë para se të veprojë; një pjesëmarrës përmend stigmatizimin, pastaj përballja me

11 kategori të ndryshme, një i intervistuar deklarohet se me burgosjen ai ka humbur gjithçka. Vetëm një i intervistuar deklarohet se nuk ka ndikuar ambienti i burgut në perceptimin e tij. Në pyetjen se çka keni mësuar nga përvojat e mira apo të këqija, përgjigja ishte: 12 nga 12 të intervistuar treguan se kanë mësuar shumë në aspektin negativ, ku shumica përgjigjen për të mos gabuar përsëri ishte një mësim i mirë; pastaj dallimi i shoqërisë, mësim nga gabimet për të mos i besuar askujt, dhe vetëm një kandidat i intervistuar deklarohet se ka mësuar që të gatuaj. Në pyetjen se cila është pakënaqësia e gjithë procesit të burgosjes së tij e deri te momenti i intervistimit, përgjigja ishte: 6 nga 12 të intervistuar deklaruan se procesi gjyqësor ishte pakënaqësia më e madhe, pasi që gjyqësori kishte dështuar të hetonte mirë veprat e tyre, pastaj kishte mangësi në profesionalizëm gjatë procesit. Një nga këta të intervistuar deklarohet ku më pas edhe vërtetohet kjo që e thotë ai, ishte se vetëm pas dhjetë vjetëve nga vepra, gjykata vendosi verdiktin përfundimtar. Ndërsa 6 të tjerë pakënaqësinë më të madhe e kishin te ndalimi i beneficioneve, d.m.th. pakot e ushqimit dhe ndalimi i vikendeve. Në pyetjen se cilat ishin mangësitë në burg, të gjithë deklarohen se ka diskriminim regjional, që i bie se të burgosurit nga pjesa e po të njëjtit qytet ku gjendet burgu kanë përparësi në krahasim me të burgosurit nga regjionet tjera të Kosovës. Pjesa II - Sjellja e stafit me të burgosur dhe sjellja e të burgosurve me të burgosur Te sjellja e oficerëve korrektues dhe të burgosurve në mes veti ka një polarizim rreth asaj se si perceptohen sjelljet e të dy grupeve. Në pyetjen çfarë janë sjelljet e oficerëve korrektues në raport me të burgosur, përgjigja ishte si në vijim: 10 nga 12 të intervistuar deklaruan se sjelljet janë deri diku të mira, që do të thotë se disa oficerë korrektues kanë sjellje të mira e disa jo të mira, ndërsa dy të intervistuar deklarohen se sjelljet e oficerëve janë shumë të mira. Arsyetimi kryesor për këtë përgjigje ishte se shumë oficerë janë të pashkolluar dhe iu mungon profesionalizimi. Në pyetjen se a ka siguri fizike për të burgosurit nga stafi dhe nga të burgosurit tjerë, 8 nga 12 u përgjigjen se ka siguri nga stafi dhe të burgosurit tjerë, ndërsa dy të intervistuar deklaruan se nuk ka siguri prej të burgosurve të tjerë, dhe dy të tjerë u përgjigjen se edhe ka edhe nuk ka, pasi që kjo varet prej situatës, prej durimit që kanë të burgosurit gjatë provokimeve nga të burgosurit tjerë. Në pyetjen se a trajtoheni me respekt prej stafit dhe se a ndieni se stafi kujdeset për ju, 5 nga 12 u përgjigjen se trajtohen me respekt dhe se ndiejnë se stafi kujdeset për ta, ndërsa 6 deklaruan se deri diku trajtohen me respekt nga stafi, ndërsa vetëm një i intervistuar deklaroi se nuk trajtohen me respekt pasi që stafi shpesh provokon. Në pyetjen e fundit se a e konsiderojnë stafin të drejtë, 6 nga 12 deklarohen se e konsiderojnë stafin si të drejtë, ndërsa 5 pjesëmarrës të intervistës konsiderojnë se stafi nuk është i drejt me ta, ndërsa dy të intervistuar deklarohen se stafi është i drejtë deri diku. Arsyeja se pse këta të intervistuar konsiderojnë se stafi nuk është i drejt, është se ka lokalizma, një lloj diskriminimi në raport me ata të burgosur që janë nga regjionet tjera nga Dubrava.

12 Pjesa III - Programet Burgu i Dubravës ofron trajnime profesionale, si: të zdrukthëtarisë, ujësjellësit, të saldimit dhe disa kurse profesionale, mirëpo mungojnë programet e rehabilitimit, sidomos programet terapeutike të veçanta. Në pyetjen: A ju është ofruar ndonjë lloj programi terapeutik, terapi grupore, program psikologjik, 12 nga 12 të intervistuar deklarohen se asnjëherë nuk u është ofruar ndonjë program i tillë prej fillimit të vuajtjes së dënimit e deri në momentin e intervistimit. Përveç trajnimeve profesionale, Burgut të Dubravës i mungojnë shumë trajnime dhe trajtime të veçanta për kategori të veçanta të grupeve të të burgosurve. Analizimi i të dhënave të të burgosurave femra Pjesa I - Ambienti i burgut dhe pendimi për rrethanat apo veprën Në kuadër të këtij studimi janë pjesëmarrëse 10 femra të burgosura për vepra të ndryshme dhe nga etni të ndryshme. Sa i përket pranimit të veprës, 4 nga 10 të intervistuara femra, nuk e kanë pranuar veprën, ndërsa 6 të tjera e pranojnë veprën e kryer. Në pyetjen se si është jeta në burg, 8 nga 10 deklarohen se jeta në burg është shumë e keqe, ndërsa dy deklarojnë se është jetë e mirë. Këto dy, të cilat pranojnë se jeta është e mirë, para se të vinin në burg, kishin bërë një jetë të çrregulluar, ishin të varura nga drogat, dhe arsyetimin e kishin se burgu i ka ndihmuar për të tejkaluar këtë problem. Ato të intervistuara, të cilat deklarohen se jeta në burg është e keqe, elaborojnë se kufizimi i lirisë, pastaj mos shqyrtimi i kërkesave të tyre ka krijuar këtë perceptim tek ato. Në pyetjen se sa ka ndikuar ambienti i burgut në aspektin pozitiv apo negativ, 7 nga 10 u deklaruan se ka ndikuar pozitivisht sipas tyre, pasi që kanë mësuar shumë gjëra në ambientin e burgut që të mos i besojnë askujt, të jenë më të disiplinuara dhe të mësojnë gjëra tjera negative që mund të ballafaqohen në të ardhmen, dhe harrimi i veseve në burg. Dy u deklarua se ambienti i burgut ka ndikuar negativisht, dhe një tjetër përgjigjet se ambienti ka ndikuar edhe pozitivisht edhe negativisht. Për elaborim këto të burgosura deklarojnë se kërkesat nuk shqyrtohen dhe se kujdesi dhe durimi në ambientin e burgut janë të domosdoshme për të mbijetuar. Në pyetjen se sikur ato ta kishin imagjinuar këtë mënyrë të jetës para se të binin në burg, a do ta përsëritnin të njëjtën vepër, përgjigja e tyre ishte: 9 nga 10 u deklaruan se kurrë nuk do ta kryenin veprën sikur ta dinin se do të përfundonin në burg dhe të kalonin një pjese të jetës në burg. Vetëm një pranoi që burgu ishte i mirëseardhur për të, pasi qe ishte e varur nga droga (heroinës). Ndërsa një fakt interesant doli në pah gjatë intervistës sepse 3 nga 10 u deklaruan se nuk e kanë ditur se ekziston burgu për femra. Ndërsa në pyetjen se sa janë penduar për veprën që kanë bërë dhe sa ndiejnë keqardhje, 9 nga 10 u përgjigjen se ndiejnë shumë keqardhje dhe se janë penduar shumë, ndërsa vetëm 1 nuk u pendua për veprën. Karakteristikë e këtyre përgjigjeve është se gjysmës së të intervistuarve, 5 nga 10, ndienin keqardhje për vetveten që gjenden në burg dhe situatën e tyre në burg, por jo për veprat e kryera. Në pyetjen se çka keni mësuar nga përvojat e mira dhe të këqija në burg, të gjitha deklarohen se kanë mësuar shumë, ndërsa 5 nga 10 u deklaruan se kanë mësuar nga përvojat e këqija si për shembull, rrethi i keq në burg, dhe humbja e besimit tek të tjerët në burg. Ndërsa 5 nga 10 u

13 deklaruan se kanë mësuar edhe nga përvojat e mira edhe të këqija në burg, si për shembull, të dallojnë shoqërinë (të mirën nga e keqja), pastaj mishërimi i durimit, të pranojnë këshillat, ndërsa të këqija ishin dështimi i drejtësisë, dhe shoqëria jo stabile në burg. Në pyetjen se sa ka ndikuar ambienti i burgut në ndryshimin e perceptimit, të gjitha u deklaruan se ka ndikuar shumë, e arsyet për këtë përgjigje variojnë; për shembull, një e burgosur thotë se ende nuk është adaptuar me jetën e burgut, tjetra thotë se ekziston rreth i vrazhdë (i egër) brenda në burg, nuk ekziston shoqëri e sinqertë, janë të zhgënjyer nga shoqëria; disa të tjera thonë se më duket se nuk e di çka është liria, pasi më duket se kam lindur këtu, e deri te shkatërrimi i familjes. Shumica 9 nga 10 mendojnë se gjërat negative ia kanë ndryshuar perceptimin për jetën. Në pyetjen se cila është pakënaqësia më e madhe nga arrestimi deri në momentet e intervistës, të intervistuarat përgjigjen: 5 nga 10 deklaruan se pakënaqësia më e madhe është puna e gjykatave, 2 nga 10 u përgjigjen se pakënaqësi më e madhe është ndalimi i beneficioneve, ndërsa 2 të tjera deklaruan se sjelljet e stafit shkaktojnë pakënaqësinë më të madhe, pasi stafi bën dallime në mes të burgosurave, dhe vetëm një pjesëmarrëse e intervistës thotë se nuk ka pakënaqësi dhe e njëjta ishte e varur nga droga (heroin). Ndërsa në pyetjen se cila është mangësia në burg, 4 nga 10 u deklaruan se ndalimi i beneficioneve ishte mangësia më e madhe në burg, ndërsa dy të intervistuara u përgjigjen se stafit i mungon profesionalizmi, pra shkollimi adekuat (këto dy të intervistuara ishin me shkollim të lartë). Një e intervistuar u përgjigj se mos adresimi i problemeve është mangësi, ndërsa një pjesëmarrëse në intervistë tjetër deklarohet se keq menaxhimi është problemi më serioz, duke aluduar se mungojnë kamerat në korridoret e pavijoneve të femrave, kurse vetëm një deklarohet se sjelljet e stafit janë mangësi dhe një tjetër deklarohet se mungon klasifikimi i duhur. Pjesa II- Sjellja e stafit me të burgosur dhe sjellja e të burgosurve me të burgosur Në pyetjen se si sillet stafi me të burgosur, 3 nga 10 pjesëmarrëse të intervistës deklarohen se stafi ka sjellje të këqija dhe këtu përfshihen dallimet, padrejtësitë dhe mos shqyrtimi i kërkesave, ndërsa 7 nga 10 pjesëmarrëse deklarohen se sjelljet e stafit në përgjithësi janë të mira. Në pyetjen tjetër gjatë intervistës se a kanë siguri fizike të burgosurat nga të burgosurat tjera: 5 nga 10 u deklaruan se nuk kanë siguri, nuk ndjehen të sigurta nga të burgosurat tjera pasi që në mesin e të burgosurave ka grupime. Ndërsa 9 nga 10 u deklaruan se ndjehen të sigurta nga stafi, ndërsa vetëm një u deklarua se nuk ndjehet e sigurt nga stafi. Në pyetjen se a trajtohen me respekt dhe dinjitet nga stafi: 8 nga 10 u deklaruan se trajtohen me respekt dhe dinjitet nga stafi, ndërsa dy deklarohen se nuk trajtohen me respekt dhe dinjitet nga stafi pasi që stafi shpesh ia mban anën disa personave të burgosur. Pjesa III -Programet Qendra Korrektuese në Lipjan, në veçanti e të burgosurave femra, iu ofron disa trajnime profesionale, si në floktari, rrobaqepësi, si dhe iu mundëson shkollimin e mesëm dhe testin e maturës në ambientet e burgut. Trajnime apo trajtime të veçanta nuk ofrohen si terapi të ndryshme psikologjike. Në pyetjen se a u është ofruar ndonjë terapi grupore apo terapi apo program i veçantë i rehabilitimit gjatë kësaj periudhe kohore nga fillimi i dënimit deri në momentet e intervistimit, 10 nga 10 të intervistuarat u përgjigjen se asnjëherë nuk u është ofruar ndonjë trajtim apo program i tillë.

14 Diskutim Të dy grupet, meshkuj dhe femra, të cilët morën pjesë në këtë hulumtim, tregojnë dhe ndajnë përvojat e tyre pa asnjë hezitim, edhe përkundër faktit që ata të gjithë ishin në ambientin pak më neutral në objektet e administratës së burgut. Sipas të dhënave, del se përvojat e grupit të pjesëmarrësve në intervistë meshkuj dallojnë bukur shumë nga ato të grupit të femrave. Në përgjithësi, të burgosurit meshkuj e shohin pakënaqësinë më të madhe në mënyrën e klasifikimit të të burgosurve, që, sipas tyre, mungon klasifikimi i duhur dhe kështu, të gjithë u ankuan për pavijonin e pranimit, ku kushtet dhe liria e lëvizjes janë shumë të kufizuara. Brenga kryesore e grupit të meshkujve pjesëmarrës në intervistë gjatë këtij hulumtimi, kishte edhe diskriminimin regjional, ku shumica e tyre gjatë intervistimit theksuan se ka diskriminim regjional, në kuptimin se të burgosurit nga anët tjera të Kosovës trajtohen ndryshe nga të burgosurit, të cilët kanë jetuar në regjionin ku gjendet burgu. Një problem tjetër që, ndoshta, mund të ketë ndikim në të ardhmen, është humbja e besimit tek të tjerët nga të burgosurit. Kjo mund të çojë deri te zhvillimi i sjelljeve antisociale, që do të ishte një gjë e keqe për jetën postpenale. Te grupi i të intervistuarave femra, si pakënaqësi më të madhe e kishin procesin gjyqësor, me sqarime të ndryshme nga hetimi i krimit, deri te presionin për pranimin e veprës. Brenga kryesore e femrave ishte stigmatizimi, ku gjysma e tyre, pasi të lirohen, mendojnë të dalin jashtë Kosovës për t i shpëtuar kritikave, përfaljeve, përqeshjeve, akuzave me gojë. Problem kryesor gjatë vuajtjes së dënimit dhe jetës në burg e kanë gjithashtu konfliktet në mes të burgosurve. Ekziston prania e një subkulture tek pavijoni i femrave që është mjaft çudi, pasi që kjo nuk del të jetë e pranishme te meshkujt. Në përgjithësi, burgjet të cilat janë të mbushura me të burgosur meshkuj, kanë problemin e subkulturave, grupimeve dhe konflikteve në mes vete, sipas këtij hulumtimi del se te pavijoni gjysmë i hapur nuk ekziston një problem i subkulturës. Konkluzioni Rezultatet e këtij hulumtimi vënë në pah dallimet substanciale të ndikimit të ambientit të burgut te femrat e burgosura dhe te të burgosurit meshkuj. Në përgjithësi, qendrave korrektuese në të cilat është bërë ky hulumtim iu mungojnë programet e rehabilitimit, por jo programet e aftësimit në profesion, siç janë: zdrukthëtaria e saldimi te meshkujt, dhe floktaria e rrobaqepësia te femrat. Ankesat më të mëdha që erdhën gjatë intervistimit me të burgosurit meshkuj ishin me të drejtë ato të klasifikimit, të cilat nuk përkojnë me standarde moderne. Mungon klasifikimi i duhur i të burgosurve, në Burgun e Dubravës, ku, pas verifikimit të të dhënave nga pjesëmarrësit, është vërejtur në bazë të statistikave se klasifikimi nuk është i duhur për shumë arsye. Njëra ndër këto arsye është edhe mungesa e hapësirës së duhur, ku ky burg shpesh është i stërmbushur me të burgosur. Pika tjetër ku menaxhmenti i burgjeve duhet të merret seriozisht e që rrjedh nga observimi i hulumtuesve, është edhe trajtimi mjekësor, i të burgosurve, ku mungon trajtimi adekuat për të burgosurit me nevoja të veçanta. Në aspektin e edukimit dhe programeve, fatkeqësisht, mungojnë programet rehabilituese dhe programet e terapive grupore. Pra nuk ekzistojnë fare në të dy qendrat në të cilat është bërë ky hulumtim. Një çështje tjetër që u gjet

15 gjatë këtij hulumtimi është edhe trajnimi i vazhdueshëm që i mungon stafit apo oficerëve korrektues. Sa i përket Qendrës Korrektuese në Lipjan, ky hulumtim na jep të dhëna shqetësuese rreth ekzistimit të një subkulture të dhunshme tek të burgosurat femra dhe mos adresimi i kësaj çështje mund të ketë pasoja serioze. Thuajse të gjitha të burgosurat femra që ishin intervistuar nuk e mohojnë faktin se ekziston një subkulturë e dhunshme dhe një grupim në mesin e të burgosurave. Çështje tjetër mjaft serioze është se mungojnë programet e rehabilitimit, si programet terapeutike, psiko-terapeutike si dhe programet për konsultime dhe terapi grupore. Përderisa të gjithë të intervistuarit meshkuj nuk hezitojnë të pranojnë se ekziston diskriminimi regjional në Burgun e Dubravës, kjo nuk qëndron te Qendra Korrektuese në Lipjan, që është një aspekt më pozitiv. Brenga kryesore te meshkujt për jetën post-penale ishte të qenit më të kujdesur në jetë dhe fillimi i një jete të re, përderisa te femrat pikë e brengës ishte stigmatizimi, ku gjysma e të intervistuarave femra deklaruan se do të bënin përpjekje të gjenin ndonjë rrugë për të mos jetuar më në Kosovë. Në aspektin e pakënaqësisë, shihet qartë se shumica e të burgosurve nga dy grupet janë të pakënaqur me proceset gjyqësore. Kjo na jep të kuptojmë se të burgosurit nuk mendojnë se stafi korrektues ka sjellje të këqija karshi tyre, dhe në përgjithësi, sipas intervistave ka shumë pak ankesa rreth stafit korrektues. Por ankesa dhe pakënaqësia është se të burgosurit janë kundër statusit që kanë, d.m.th. kundër të qenit të burgosur. Për këtë arsye ata janë në ekstrem të pakënaqur me verdiktet dhe proceset gjyqësore. Për t u përgjigjur në pyetjen se sa ka ndikuar ambienti i burgut te ndryshimi i sjelljeve tek të burgosurit, ka ndikuar pozitivisht apo negativisht, në bazë të analizave, ambienti i burgut gati që nuk ka ndikuar fare rreth pendimit për veprat e kryera, por më shumë në pendimin për situatën në të cilën gjenden të burgosurit. Në përgjithësi mund të konkludojmë se të burgosurit e shohin burgun në dritën negative, aq negative saqë ndjejnë keqardhje për veprat e tyre, jo se janë të vetëdijshëm se atë vepër që e kanë kryer, ka qenë e gabuar, dhe ndiejnë keqardhje, por vepra të cilën e kanë kryer, i ka futur ata në një ambient të mbyllur. Keqardhja më e madhe ishte se të burgosurit për veprën që kanë bërë, e humben lirinë, disa humbën edhe familjen, dhe se keqardhja më e shpeshtë për ta është keqardhja për vetveten që humbën lirinë.

16 Rekomandime Të dhënat në këtë hulumtim sugjerojnë Shërbimin Korrektues të Kosovës që, mundësisht, të marrë parasysh investimin në programet e rehabilitimit. Këto rekomandime do të ndikonin në masë të kënaqshme në përmirësimin e një klime më të mirë për të burgosurit si dhe për stafin korrektues. Gjithashtu, kjo do të ndikonte edhe në ngritjen e vetëdijes dhe rehabilitimin e të dy kategorive të të burgosurve. Rekomandimet që rrjedhin nga ky hulumtim janë: - Implementimi dhe investimi në programet rehabilituese (psikoterapi, terapi grupore etj.), - Funksionimi i një grupi të trajnuar për klasifikimin e duhur për personat e pranuar në Burgun e Dubravës, - Ofrimi më adekuat apo i veçantë shëndetësor për kategori të veçanta të të burgosurit, - Adresimi i çështjes së ekzistimit të subkulturave në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, - Trajnim i vazhdueshëm në ngritjen profesionale dhe etikës profesionale të stafi korrektues, - Angazhimi shtesë i zyrtarëve të duhur socialë, të cilët punojnë seriozisht me të burgosur, - Investim në ndërgjegjësimin e të burgosurve dhe ofrimi mundësive për të burgosurit në jetën post-penale. Sa i përket procesit gjyqësor, do të ishte mirë sikur gjyqësori të punonte me një dinamikë të shtuar e të mos i vononte proceset gjyqësore, pasi që kjo vonesë shkakton shumë telashe në procesin e rehabilitimit. Çdo vonesë e procesit gjyqësor ndikon negativisht në çfarëdo programi të rehabilitimit. Deklarimi i fondeve Ky hulumtim u realizua në bazat vullnetare dhe se autorët nuk janë financuar nga asnjë organizatë joqeveritare apo qeveritare dhe as nga grupe të ndryshme të interesit.

17 Referencat: Azemi, F. (2014). Criminal justice and law enforcement practices. American Book Publishing. Saratoga, CA. Banks, C. ( 2009). Criminal justice ethics: Theory and practice. (2nd ed.). Sage Publications, CA. Creswell, J. W. (2014). Research design: Qualitative, quantitative, and mixed methods approaches (Laureate Education, Inc., custom ed.). Thousand Oaks, CA: Sage Publications, Day, A., Casey, S., Vess, J., & Huisy, G. (2011). Assessing the social climate of australian prisons. Woden: Australian Institute of Criminology. Retrieved from https://search-proquestcom.ezp.waldenulibrary.org/docview/890161318?accountid=14872, Ireland, J. L., Ireland, C. A., & Power, C. L. (2016). Attitudes towards prisoner-to-prisoner bullying and the association with prison environments: Examining the components. Journal of Aggression, Conflict and Peace Research, 8(2), 124-136. Retrieved from https://search-proquestcom.ezp.waldenulibrary.org/docview/1776631937?accountid=14872, Lipsey, M. W., and Wilson, D. B. (1993). The efficacy of psychological, educational, and behavioral treatment: Confirmation from meta-analysis. Am. Psychol. 48: 1181 1209, Qendra Korrektuese Dubrave. (2015). Sherbimi korrektues i Kosovës. Marrë nga: http://shkk.rks- gov.net/faqe.aspx?id=n9wnpk4y9lqvmwsiqrfoeg, Ravitch, S. M., & Carl, N. M. (2016). Qualitative research: Bridging the conceptual, theoretical, and methodological. Thousand Oaks, CA: Sage Publications, Rregullore QRK-NR.31/2013. ( 2013). Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës. Marrë nga: http://shkk.rks- gov.net ==&l=jjothsrvwyecohoibc69da== Rregullore _QRK_31-2013_shqip.pdf, Rregullore (QRK) NR. 14/2016 për Themelimin e Institucioneve Korrektuese për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Republikën e Kosovës, Seigafo, S. (2017). Inmate s right to rehabilitation during incarceration: A critical analysis of the united states correctional system. International Journal of Criminal Justice Sciences, 12(2), 183-195. doi:http://dx.doi.org.ezp.waldenulibrary.org/10.5281/zenodo.1034656, Shmalleger, F. ( 2007) Criminology today: An integrative introduction. ( 4th ed.). McGraw Hill, NY, Shmalleger, F. & Smykla, O., J( 2007) Corretions in the 21st century. ( 3rd ed.). McGraw Hill, NY,

18 Tahamont, S. (2013). Essays on the effects of correctional policies on prison misconduct (Order No. 3616521). Available from Criminal Justice Database. (1525994274). Retrieved from https://search-proquest-com.ezp.waldenulibrary.org/docview/1525994274?accountid=14872, Wilson, J. Q., & Petersilia, J. (2011). Crime and public policy. New York, NY: Oxford University Press.