Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

RAPORT MONITORUES PËR KOSTT

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

PLANI I ADEKUACISË SË GJENERIMIT DT-PA-002. ver. 0.3 faqe 1 nga Tetor, 2018 Prishtinё

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2005/11 PËR KËRKESAT METROLOGJIKE PËR NJEHSORËT STATIKË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PUNUESE TË KLASËS SË SAKTËSISË 1 DHE 2

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Kostoja e ciklit të jetës

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Mesatarja e Ponderuar e Kostos së Kapitalit Dokument për shprehjen e qëndrimit Përgjigje nga KEK-u

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

BULETINI MUJOR KLIMATIK

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

P11. Menaxhmenti Strategjik Zgjidhjet. Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

FKGK Politika e Provizionimit. Version 1.0

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Speci Shqipëri

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Raporti i Performancës së Komunave

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Vlerësim i burimeve të erës në Dragash - Kosovë

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

Menaxhimi i Performancës

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

Të drejtat e autorit 2017.

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

BULETINI 10. B u l e t i n i n r. 1 0 V i t i V I I I,

Planifikimi i projektit/programit

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Metodat e llogaritjes se kostos: puna dhe numuri i njesive te prodhuara, kontrata, sherbimi dhe llogaritja e kostove te procesit

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

Kuptueshmëria e të folurit në gjuhën shqipe në përdorimin e aplikacioneve multimediale Skype dhe Viber

Vlerësimi i performancës

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur. Oda Ekonomike e Kosovës. 31 dhjetor 2016

Raporti i auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare. Oda Ekonomike e Kosovës. Më dhe për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Raport Konsultativ. Shqyrtimi i shtatë i tarifave të energjisë elektrike SHTE7 ( )

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Transcription:

04.12.2007 Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive 1. Përmbledhje Ekzekutive Për një periudhë kohore, KOSTT-i është shqetësuar se për shkak të kërkesës së lartë për Energji Elektrike nga konsumatorët vendorë dhe sasisë së lartë rrjedhëse të Energjisë Elektrike nëpër rrjetin e transmisionit, vëllimi i humbjeve (dhe kostoja e tyre) është më i lartë se ai i lejuar në Kontrollin Çmimor 2007-09. Në bashkëveprim me Këshilltarët e tij, KOSTT-i së fundi ka bërë analizat e tija të humbjeve: aktuale të matura mes Janarit 2006 dhe Tetorit 2007; dhe studime parashikuese të humbjeve vjetore 2007-09, duke përdorur si metodën standarde të përshkruar në raportin e ESTAP I (Moduli D) dhe një metodë alternative (bazuar në PSSE Simulimi i Sistemi të Energjisë për Inxhinierët) i cili është konsideruar një pasqyrim më i mirë i sferës së kushteve që priten në sistem në nivele të ndryshme të kërkesës. Rezultatet e këtyre analizave në përgjithësi të gjitha drejtojnë në rezultate të njëjta, duke sugjeruar fuqimisht që ato janë bazuar me vend. Analizat e të dhënava nga matjet aktuale tregonjnë se humbjet për shkak të transiteve janë të paparashikueshme, dhe KOSTT-i nuk mund të kontrolloj apo të ndikoj në nivelin e transiteve përmes sistemit të tij. Kjo është paraqitur në histo-gramin si më poshtë:- 12% 10% 8% Histogram of Transits Apr-Sep 2007 6% 4% 2% 0% 0 139 199 259 319 379 439 499 559 619 679 KOSTT Iljaz Kodra St. n.n, 10 000 Prishtina, Kosovo Ph: +381(0) 38 501 601 5 Fax:+381(0)38 500 201 email: info@kostt.com Web: www.kostt.com Business Reg. No.: 70325350

Prandaj është e papërshtatshme stimulimi përmes aplikimit të humbjeve në transit. Të dy metodat e analizimit 2007-09 parashikuan se humbjet për shkak kërkesës për Energji Elektrike nga konsumatorët vendorë qojnë në rezultate të njëjta domethënëse, siç shifet në tabelën vijuese: Kërkesa vendore Humbjet në TLF e Metoda Standarde Metoda PSSE për Lejuar të Humbjet e Humbjet e TLF TLF furnizim 1.03 vlerësuara vlerësuara (ngarkesa) (ngarkesa) Viti [GWh] [GWh] [GWh] 2007 4865 146.0 177.3 1.036 185.3 1.038 2008 5115 153.5 200.7 1.039 199.5 1.039 2009 5427 162.8 217.7 1.040 224.6 1.041 Total 2007-15407 462.2 595.7 609.4 09 1.039 1.041 Parashikimi i KOSTT-it është që këto humbje do të jenë më të mëdha se ato të lejuara në Kontrollin Çmimor 2007-09, dhe se kostoja ekstra e pagesës për këto humbje do të tejkaloj të hyrat e lejuara për blerjen e tyre përafërsisht 3.7mil. Për më shumë, nëse kjo mospërputhje nuk adresohet shpejt atëherë ky shpenzim shtesë dhe i paparashikueshëm do të imponoj një detyrim kuptimplotë për KOSTT-in që sëbashku kanosin qëndrueshmërinë financiare të tijë, dhe materialishtë do të ndikojnë në mundësinë e investimeve në rrjetin trensmetues. 2

Humbjet në Transmision Rishqyrtim Rregullativ (ZRrE) Hyrje Të Hyrat e Lejuara për Humbjet në Transmision janë caktuar në Nëntor 2006 nga ZRRE 1 ; duke u bazuar në Metodologjinë e Tarifave të nxjerrë nga ZRrE. Në nëtor 2006, në kohën kur janë caktuar të ardhurat vjetore, shumë të dhëna të rëndësishme nuk kanë qenë në dispozicion, dhe KOSTT ka përdorur qasje pragmatike për përcaktimin materialitetit së tranzitit dhe humbjeve në transmisionin e Kosovës. Që nga ajo kohë, KOSTT ka ndërmarrë një sërë hapash për t i vërtetuar rrjedhat përgjatë, në dhe jashtë sistemit transmetues. Qëllimi i këtij dokumenti është të nënvizojë hapat që KOSTT ka ndërmarrë në menaxhimin aktiv të humbjeve në transmision; dhe kërkon aprovimin nga ZRrE për alokimin më të drejtë dhe më real të shpenzimeve dhe të të hyrave. Historiku Metodologjia e Tarifave e nxjerrë nga ZRrE në Nëntor 2006 thekson se kur vendosen kontrollet fillestare të çmimeve ekziston një numër i paqartësive të qenësishme në ambientin aktual Kosovar, e që mund të paraqet një rrezik domethënës ndaj Operatorit të Sistemit dhe ndaj konsumatorëve. Si rezultat i këtyre paqartësive është vlerësuar që fillimisht të ardhurat mund të jenë tepër të larta ose të ulta për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të TSO. ZRrE pranon se gjatë kontrollit të parë të çmimeve mund të kërkohet mbrojtja dhe që ri-hapja (rivlerësimi) do të aplikohet në rast të rezultateve ekstreme. Për më tepër, edhepse në përgjithësi dihet se periudha e kontrollës së çmimeve pesë vjeçare lejon optimizmin më të madh të investimeve; kontrolli fillestar i çmimeve është vendosur për periudhën trivjeçare. Kjo është bërë për dy arsye: të 1 Metodologjia e Tarifave për Sektorin e Energjisë Elektrike Përfshirë amandamentet 15 Nëntor 2006-16 th Nëntor 2006. 3

lejoj kohën për investimet që të konsiderohen si duhet por në të njëjtën kohë të pranoj që paqartësitë mund të nënkuptohet se kontrolli pesëvjeçar i çmimeve mund të jetë i papërshtatshëm. Të Hyrat e Lejuara për Humbjet në Transmision Metodologjia e Tarifave e ZRrE thekson metodën e përdorur për të llogaritur përqindjen e të Hyrave të Lejuara të Humbjeve në transmision e bazuar në projektet e mëparshme të KEK Transmisionit (ESTAP 1) 2 ; ku një metodë standarde është përdorur për llogaritjen e humbjeve. Metoda e përdorur supozohet që diagrami ditor i ngarkesës ka marrë formën tipike dhe që përllogaritjet janë bazuar në humbjet gjatë ngarkesave të pikut. Për më shumë, kjo metodë standarde vlerëson përafërsisht efektin e fuqisë reaktive ndaj humbjeve të transmisionit duke supozuar të njëtrajtshëm faktorin e fuqisë së ngarkesës. Gjithashtu edhe përdorimin e vlerave të rezistencës së linjave të tensionit të lartë që fitohen nga të dhënat ku 30% e linjave në Kosovë janë më tepër se 30 vjet të vjetra. Kalkulimi i të Hyrave të Lejuara gjithashtu merr parasysh rritjen e konsumit të energjisë prej 6.7% për vit dhe rezultati i rritjes së humbjeve nga rritja e rrjedhave të energjisë në asetet e transmisionit. Megjithatë, është pritur që kjo mund të jetë e balancuar me reduktimin e humbjeve, derisa kapaciteti i rrjetit transmetues është rritur sikurse asetet e reja në projektet kapitale janë komisionuar dhe sistemi është sjellë në nivelin e sigurisë internacionale të n-1. Prandaj, humbjet mesatare në sistemin transmetues janë supozuar të jenë rreth 3% për energjinë që hyn në sistemin e transmisionit me të cilën furnizohen konsumatorët e Kosovës dhe 1% për humbjet në tranzit. Niveli i humbjeve (në GWh) dhe vlerësimi i kostos për blerjen e energjisë që i mbulojnë këto humbje janë dhënë në Tabelën 1. Tabela 1: Vlerësimi i Humbjeve në Transmision Fragment nga projekti i tarifave ESTAPIII Calculation of Losses for Transmission Network 2007 2008 2009 Losses relating to Kosovo demand & supply Losses from energy balance GWh 144 151 158 Cost of energy used in calculating losses Euro/MWh 26.80 25.20 23.90 Cost of losses - 000 Euro 3,852 3,799 3,777 Losses relating to transit flows Transit energy GWh 3,100 3,100 3,100 Target loss rate % 1.0% 1.0% 1.0% Losses GWh 31 31 31 Cost of losses - 000 Euro 831 781 741 Total cost of losses 000 Euro 4,683 4,581 4,518 2 ESTAP1, modul [D], Power Transmission Master Plan ( 2002), financuar nga WB, Granti Nr. TF-027991 4

Vlerësimi i Humbjeve Teknike në Transmision nga KOSTT KOSTT si Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu ka ndërmarrë një numër të aktiviteteve në muajt e kaluar për të vlerësuar rrjedhat e energjisë në rrjetin transmetues dhe për të përmirësuar kualitetin e informatave në dispozicion në mënyrë të që përmirësohet kalkulimi i humbjeve në transmision. Duke pasur parasysh që rrjedhat e energjisë nëpër Kosovë nëpërmes linjave interkonektive janë jashtë kontrollit nga KOSTT, një ndër synimet kryesore të këtyre aktiviteteve ka qenë vendosja e aranzhmaneve për të përmirësohet kalkulimi i humbjeve lidhur me balancin e energjisë në Kosovë. Modelimi dhe Përmirësimi i Kualitetit të të Dhënave Kanë qenë dy qëllime kryesore të këtyre aktiviteteve: Përmirësimi i kualitetit të të dhënave dhe Përmirësimi i metodologjisë analizuese për llogaritjen dhe parashikimin e humbjeve vjetore në transmision. Në paragrafët vijuese janë shtjelluar secila prej këtyre aktiviteteve; Mbledhja e të Dhënave Kualiteti i të dhënave për menaxhimin e rrjedhave të energjisë përmes sistemit transmetues të Kosovës është përmirësuar dukshëm, dhe janë ndërmarrë hapat për përmirësimin e kualitetit të të dhënave në muajt në vijim. KOSTT ka inicuar projektin që të sigurojë matje të sakta (leximi orë për orë i njehsorëve nga largësia) në çdo pikë kufitare në rrjetin transmetues. Pasi që të janë komisionuar njehsorët shtesë, informatat do të mundësojnë llogaritje më të sakta të humbjeve të cilat varen nga ngarkesa në sistemin e Kosovës o Matjet në Pikat Kufitare (faza 1). Faza 1 e këtij projekti ka qenë instalimi i matësve në të gjitha pikat kufitare tek gjeneruesit dhe interkonektorët. Të dhënat prej këtij projekti janë duke u përdorur në llogaritjen e humbjeve. o Matjet në Pikat Kufitare (faza 2). Faza 2 e këtij projekti është që të implementoj matjet tek secila pike kufitare ndërmjet transmisionit dhe trafostacioneve distributive dhe implementimin e matjeve kufitare ndërmjet gjenerimit Kosova A dhe transmisionit; është paraparë që ky project të kompletohet në fund të vitit 2008 apo në fillim të vitit 2009. 5

Modelimi përmes PSSE KOSTT ka blerë licencën për përdorimin e PSSE për të analizuar humbjet në transmision dhe që të përmirësoj metodologjinë analizuese me anë të së cilës janë kalkuluar dhe parashikuar humbjet në transmision. Kjo metodologji përfshin këto aktivitete: o Modelimin shumë më të saktë të lakores vjetore të ngarkesës (të bazuar në të dhënat më të reja historike) të krahasuara me profilin e ngarkesës tipike të supozuar për çdo klasë të konsumatorit o Paraqitje më e mirë e niveleve të tensionit dhe rrjedhave të MVAr (rrjedhat e MVAr i rrisin humbjet në transmision) me përdorimin e këtij modeli që llogaritë tensionin në çdo nyje të sistemit; o Saktësi më të lartë të rezistencës duke marrë parasysh vjetërsinë dhe gjendjen aktuale dhe përçuesve të linjave të tensionit të lartë; dhe o Paraqitje më reale e ndërlidhjes mes transmisionit dhe distribucionit duke dhënë paraqitje më të sakta të humbjeve gjatë punës pa ngarkesë. Disponueshmëria më e mirë e të dhënave, teknika më e mirë analitike, tregojnë që vlera fillestare e llogaritur prej 1% të humbjeve në transit dhe 3% për rrjetin transmetues të Kosovës ka qenë e nënvlerësuar. Shtojca 1 paraqet rezultatet nga ky model. Barazimi i Nivelit Aktual të Humbjeve në Transmision Gjatë periudhës kur të hyrave të lejuara kanë qenë në fuqi, KOSTT gjithashtu ka monitoruar nivelin e humbjeve në transmision dhe çmimet në lidhje me biznesin në krahasim me të Hyrat e Lejuara. Bashkëngjitur në shtojcën 2 të kësaj shkrese është tabela ilustruese. Të Hyrat e Lejuara janë llogaritur në bazë të supozimit të nivelit vjetor të humbjeve të përgjithshme prej 175 GWh. Të dhënat aktuale janë të disponueshme deri në fund të Tetorit, sidoqoftë përdorimi i përafrueshmërisë për muajin Nëntor dhe Dhjetor ka treguar që niveli total për vit duket se duhet të jetë rreth 259 GWh. Vlera është konsiderueshëm më e madhe në krahasim me ate të parashikuar në fillim të vitit dhe do të ketë ndikim material në biznesin e KOSTT si dhe aftësinë për tu bërë i vetëqëndrushëm. Kjo informatë mbështetë gjithashtu pozicionin tonë që vlerat e supozuara në të hyrat e lejuara janë më të ulta në krahasim me pozicionin tonë aktual në barazimet përfundimtare. 6

Humbjet e Tranzitit Dihet se në praktikë nuk është e mundur të përcaktohen saktësisht cilat humbje janë në lidhje me tranzit dhe cilat me balancin e energjisë përbrenda Kosovës. Është pranuar se është aplikuar një faktor i humbjeve për tranzit dhe një tjetër për konsumin e Kosovës që është vlerësuar me arsyeshmëri. Meqense çmimi i humbjeve të tranzitit është tejkaluar. KOSTT nuk mund të kontrolloj rrjedhat e tranzitit. Sipas rregullave të UCTE kur energjia tranziton një venddo të ketë humbje të ndërlidhura me këtë tranzit dhe TSO do t i kërkohet të blejë energji për tu siguruar që vëllimi i energjisë që hyn në vend do të jetë i njëjtë me atë që del nga vendi. KOSTT pranon se duhet të siguroj blerjen e kësaj energjie, megjithatë vetëm deri në këtë nivel është i përfshirë në rrjedhat e tranzitit të energjisë. KOSTT nuk ka kontroll apo ndikim në vëllimin e energjisë së tranzituar dhe prandaj e vë në pyetje nëse është e përshtatshme për stimulim që të aplikohen në humbjet e tranzitit. Investimet KOSTT ka përpiluar planin 5 vjeçar të investimeve, për përmirësimin e rrjetit dhe, gjithashtu do të reduktonte humbjet në transmision në dobi të konstumatorëve. Projektet kapitale dedikuara për përmirsimin e humbjeve në transmision akoma nuk janë komisionuar, për shkak të mungesës së mjeteve për të mbuluar këto aktivitete. Kur janë caktuar të Hyrat e Lejuara është menduar se disa përmirësime madhore si: TS Peja 400/110kV, transformatori 3 në Prizren 2, transformatori në Prishtina 4 do të kryhen në 2008/2009 dhe se kjo do të të kompenzonte ngritjen e parashikuar të kërkesës gjatë tërë periudhës. Vonesa e fondeve për projekte të tilla do ta ngrisë materialitetin e humbjeve në transmision gjatë asajperiudhe që shpie në ekspozimin e mëtejm financiar të KOSTTit. Kjo përsëri mbështet pozicionin që përshtatjet duhet të bëhen për të hyrat e lejuara. Rihapja e të hyrave të lejuara për humbjet në transmision Sikurse është cekur nga ZRrE kur të Hyrat e Lejuara për Humbjet në Transmision janë caktuar, ka ekzistuar një numër i paqartësive në lidhje me rrethanat aktuale në Kosovë që paraqesin rrezik domethënës për KOSTT. Dihej se në kohen kur janë caktuar të Hyrat e Lejuara janë bërë supozime të caktuara për shkak të mungesës së të dhënave mbështetëse. Sidoqoftë, duke u mbështetur në vlerësimet shtesë KOSTT tani kërkon nga ZRrE të ri-shikoj të Hyrat e Lejuara për Humbjet në Transmision dhe të pajtohet se: 7

Niveli i humbjeve të lejuara për balancin e energjisë në Kosovë të caktohet 4.1% për periudhën 2008/2009; KOSTT ka paguar për blerjen e humbjeve në transmision më shumë se të Hyrat e Lejuara për 2007 dhe të rikompenzojnë KOSTT për atë pagesë nëpërmjet një revidimi shtesë të të hyrave të lejuara për 2008, dhe Vëllimi i Humbjeve të Tranzitit është përtej kontrollit direkt të KOSTT dhe vendoset një mekanizëm i barazimit i cili lejon që të Hyrat e Lejuara të rregullohen kur vlera aktuale e humbjeve të tranzitit ndryshon mbi 1% e përdorur për të caktuar të hyrat e lejuara. Kymekanizëm gjithashtu do të të funksiononte kur vlera aktuale e humbjeve të tranzitit është më e vogël se ajo e parashikuar, duke siguruar që KOSTT të mbahet neutral ndaj aktiviteteve jashtë kontrollit të tij direkt. Shtojca 1: Rishiqimi i ESTAP 1 dhe PSS/E Analizat 2001-2006 dhe 2007/2008/2009 (dokumenti i bashkangjitur Shtojca 1_Humbjet në rrjetin e transmisionit.doc) Shtojca 2: Vlera e Barazimit për 2007 Shtojca 3: Vlerësimi i humbjeve nga të dhënat sipas njehsorëve (dokumenti i bashkangjitur Shtojca Teknike_031207.doc) 8

Shtojca 2: Vlera e barazimit për 2007 Muaji Humbjet Aktuale Pagesa Aktuale Të Hyrat e Lejuara për Humbje Pozicioni neto i KOSTT May-07 15,859 [MWh] 425,017.36 379,548.25-45,469.11 Jun-07 13,374 [MWh] 358,427.43 379,548.25 21,120.82 Jul-07 14,141 [MWh] 378,986.42 379,548.25 561.83 Aug-07 13,243 [MWh] 354,923.33 379,548.25 24,624.92 Sep-07 13,037 [MWh] 349,397.04 379,548.25 30,151.21 Oct-07 18,897 [MWh] 506,442.32 379,548.25-126,894.07 Nov-07 23,763 [MWh] 636,848.40 379,548.25-257,300.15 Dec-07 29,017 [MWh] 777,655.60 379,548.25-398,107.35 Total 141,332 [MWh] 3,787,697.91 3,036,386.00-751,311.91 Kalkulimi i Humbjeve për Rrjetin Transmetues 2007 Humbjet nga Balanci i Energjisë 139.00 [GWh] Kosto e kalkulimit të Humbjeve të Energjisë së Shfrytëzuar 26.80 Kostoja e Humbjeve - 3,724 Humbjet në lidhje me rrjedhat e tranzitit Energjia e Tranzituar 3,100 [GWh] Shkalla e Humbjeve 0.01 Humbjet 31 [GWh] Kostoja e Humbjeve - 830.80 Kostoja Totale e Humbjeve 4,555.00 Fund 9

Shtojca1 TRAJTIMI I METODOLOGJIVE TË PËRCAKTIMIT TË HUMBJEVE NË RRJETIN E TRANSMISIONIT Hyrje 1. Humbjet Elektrike Humbjet e fuqisë në sistemet elektroenergjetike përgjithësisht klasifikohen në: Humbje teknike Humbje komerciale Humbjet teknike janë pasojë e proceseve elektromagnetike në elementet elektroenergjetik gjatë procesit të bartjes dhe shpërndarjes të energjisë elektrike. Humbjet komerciale janë pasoj e organizimit jo të përkryer të eksploatimit të sistemit, kyçjeve ilegale, mos saktësisë së pajisjeve për matje të energjisë elektrike, si dhe pasojë e energjisë së humbur gjatë prishjeve në sistem. Humbjet varen nga shumë faktor nga të cilët më të rëndësishmit janë: Konfiguracioni i rrjetit (nivelet e tensionit, dendësia e rrjetit, vendodhja e pikave të shpërndarjes si dhe largësia e tyre nga burimet elektrike) Konsumi Seksionet e linjave Forma e diagramit ditor të ngarkesës Prandaj niveli i humbjeve në sisteme të ndryshme elektroenergjetike do të jetë i ndryshëm. 1.1 Humbjet teknike Këto humbje ndahen në dy kategori: Humbjet të cilat nuk varen nga ngarkesa Humbjet të cilat varen nga ngarkesa Humbjet e pavarura ng ngarkesa shfaqen si pasojë e vënies së sistemit elektroenergjetik nën tension. Mundë të konsiderohen si humbje konstante edhe pse varen nga niveli i tensionit i cili merret se nuk pëson ndryshime të mëdha. Zakonisht këto humbje shfaqen në: - transformatorët e fuqisë që ndryshe quhen humbje në punë pa ngarkesë - në linja si procesi i koronës dhe përcjellshmëria nëpër vargjet e izolatorëve të linjave - Humbjet dielektrike në kabllo 10

Humbjet e varura nga ngarkesa shkaktohen nga rrjedhja e rrymës së ngarkesës nëpër elementet e sistemit elektroenergjetik të cilat kanë një rezistencë të caktuar omike Vlera e këtyre humbjeve varet nga katrori i vlerës efektive të rrymës së ngarkesës. Këto humbje janë variabile në varshmëri nga ndërrimi i ngarkesës. Zakonisht këto humbje shfaqen në të gjithë elementet e sistemit nëpër të cilët rrjedh rryma elektrike por me ndikueset janë në: - Linja ( humbje të fuqisë aktive apo humbjet e Joule-it) - Transformator ( Humbje të fuqisë aktive për shkak të rrjedhës së rrymës në pshtjellat e transformatorit) 2. Metoda standarde e kalkulimit të humbjeve Kjo metodë përdoret në rastin e Sistemeve elektroenergjetike të mëdha dhe komplekse. Qasja në këtë metodologji bazohen nga këto të dhëna kryesore: 1. Diagrami i konsumit ( ditor, mujor apo vjetor) 2. Vlera e humbjeve aktive në rrjet në ngarkesën maksimale. 3. Modeli i Sistemit Elektroenergjetik ne kalkulime kompjuterike Metoda standarde është në aplikim në shumë vende të Evropës gjatë analizës së humbjeve. Në bazë të metodës standarde humbjet vjetore kalkulohen nga shprehja: ΔW = ΔP TΔ...(1) Ku Δ W = humbjet vjetore të energjisë elektrike Δ P = Humbjet e fuqisë aktive gjatë kohës së ngarkesës maksimale (pikut). Humba e pikut Δ P fitohet ne bazë të simulimeve me softuer ne të cilin modelohet sistemi elektroenergjetik në bazë të parametrave të njohur të elementeve të atij sistemi. T Δ = Orët totale të humbjeve vjetore të energjisë Δ T përndryshe paraqet kohën fiktive përmes së cilës humbjet e energjisë se kalkuluar sipas shprehjes (1) është e nyejt me humbjet e energjisë në kushte normale të ndërrimit të konsumit. Kjo ilustrohet në fig.1 11

ΔP T Δ ΔP Fig.1 Kuptimi i orëve totale të humbjeve vjetore të energjisë T Δ Shprehja e saktë e kalkulimit të T Δ është dhënë në vijim: 8760 P 2 0 2 P max dt TΔ =...(2) Në rast se është e njohur diagrami vjetor i ngarkesës për çdo orë atëherë kalkulimi i përafërt i T Δ bëhet sipas shprehjes: T Δ 8760 j= 1 P 2 j ( t j max t j 1 ) =...(3) 2 P Ku P j = konsumin momental për orën j (ekzistojnë 8760 vlera ) P max = konsumi maksimal gjatë vitit i cili analizohet t = koha (orë) 12

3. Metoda softuerike e kalkulimit të humbjeve Ekziston edhe metoda softuerike e kalkulimit të humbjeve të energjisë elektrike në Sistemet Elektroenergjetike. Kjo metodë bazohet në kalkulimin e humbjeve të pikut për konsum të ndryshëm. Qasja në këtë metodologji bazohen nga këto të dhëna kryesore: 1. Diagrami i konsumit ( ditor, mujor apo vjetor) 2. Vlera e humbjeve aktive në rrjet në ngarkesa të ndryshme. 3. Modelimi i Sistemit Elektroenergjetik ne softuer përkatës Sa më i madh të jetë numri i simulimeve për ngarkesa të ndryshme aq më i saktë bëhet kalkulimi i humbjeve të energjisë. Mirëpo edhe numri i kufizuar i simulimeve qon në rezultate mjaftë të kënaqshme. Humbjet e energjisë në bazë të kësaj metode llogariten nga shprehja: 8760 ΔW = ΔP ( ) j t j t j 1...(3) j= 1 Ku Δ P j = humbjet e fuqisë aktive për konsum të ndryshëm t = koha (orë) Kalkulimi i humbjeve të fuqisë në softuerët përkatës bazohet në metodat standarde të kalkulimit të rrjedhave të fuqisë kryesisht e bazuar ne metodën e Newton - Raphson-it përmes proceseve iterative. 13

ΔP ΔP j S1(MWh) (a) T=8760h ΔP S1=S2 (Humbjet vjetore te Energjisë) S2(MWh) (b) T=8760h Fig.2 Kalkulimi i humbjeve sipas metodologjisë softwerike. (a). Ndersa fig (b) paraqet humbjet reale sipas diagramit të kohëzgjatjes së ngarkeses 14

4. KALKULIMI I HUMBJEVE (2001-2009) SIPAS METODOLOGJISË STANDARDE Te dhënat hyrëse: Bruto konsumi për vitet 2001-2006, 2007, 2008 dhe 2009 3 Kohëzgjatja e ngarkesës për vitet 2001-2006, 2007, 2008 dhe 2009 4 Modeli i SEE te Kosovës në PSSE për vitet 2001-2009 5 Në model nuk janë marrë parasysh humbjet e shkaktuara nga transiti i energjisë nëpër rrjetin e Transmisionit por vetëm importet e nevojshme. REZULTATET: Tab.2 Kalkulimi i humbjeve te energjisë ne rrjetin e Transmisionit përmes metodologjisë standarde Viti 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Bruto Konsumi 3348 3546 3746 4118 4428 4443 4865 5115 5427 W (GWh) Piku P (MW) 714 723 754 811 895 915 920 958 1000 Humbjet Δ P 28.5 29.2 31.2 36.5 48 51 51.5 57.8 60.7 T (orë) 2740 2994 3055 3194 3051 2911 3443 3472 3587 Δ Δ W (GWh) 78 87 95.3 116.5 146 148 177.3 200.7 217.7 Δ W /W (%) 2.33 2.47 2.54 2.83 3.31 3.34 3.64 3.92 4.01 Përqindja e humbjeve ne rrjetin e transmisionit e shkaktuar nga Bruto Konsumi W ne SEE te Kosovës e kalkuluar ne bazë të metodologjisë standarde është paraqitur në fig.3 % 4.5 4 3.5 3 2.5 2 1.5 1 0.5 0 3.92 4.01 3.64 3.31 3.34 2.83 2.33 2.47 2.54 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Fig.3 Përqindja e humbjeve ne transmission nëpër vite (metodologjia standarde) 3 Nga dokumentet e Bilancit vjetor dhe afatgjatë te energjise elektrike 4 Nga regjistrimi orë për orë i Konsumit bruto në qendrën Dispeqerike 5 Nga sektori i zhvillimit te sistemit dhe planifikimit afatgjatë 15

Në fig. 4 është paraqitur modeli në Excel i cili kalkulon humbjet ne Transmision në bazë të metodologjisë standarde. Kolona e cila paraqet diagramin e bruto konsumit orë për orë (8970 vlera) Fig.4 Modeli ne Excel i cili kalkulon humbjet ne rrjetin e transmisionit sipas metodologjisë standarde. 16

5. KALKULIMI I HUMBJEVE (2001-2009) SIPAS METODOLOGJISË SOFTUERIKE SOFTUERI - PSS/E 30.2 MODELI i SEE të Kosovës deri ne nivelin 110kV përmban 6 : - Modelin e linjave 400, 220 dhe 110kV me parametra R, X dhe B nga të dhënat të cilat posedon KOSTT-i ( të dhëna ideale bazuar nga parametrat që jep prodhuesi). - Modelin e transformatorëve të fuqisë, Xt, uk, Po, Pk, me rregullator te tensionit në bazë të të dhënave nga prodhuesit. - Modelin statik te gjeneratorëve sinkron. Xd, Xd, Rg, Pmax, Pmin, Qmax, Qmin - Modelin e ngarkesës S = P +jq. Vlera e ngarkesës bazohet nga te dhënat e njohura të konsumit maksimal në çdo pikë shpërndarëse. - Zbarren balancuese ne TC Kosova B Nuk janë marrë parasysh vlerat reale te rezistences omike te elementeve te SEE të Kosovës të cilat sigurisht duhet të jenë më të larta për shkak të vjetërsisë dhe eksploatimit ekstrem të tyre në mungesë të investimeve në rrjetin e transmisionit. REZULTATET Tab.2 Kalkulimi i humbjeve te energjise ne rrjetin e Transmisionit përmes softuerit PSS/E Viti 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Bruto Konsumi 3348 3546 3746 4118 4428 4443 4865 5115 5427 W (GWh) Piku P (MW) 714 723 754 811 895 915 920 958 1000 Humbjet Δ P 28.5 29.2 31.2 36.5 48 51 51.5 57.8 60.7 Δ W (GWh) 104 113.8 122 139 157.7 160 185.3 199.5 224.6 Δ W /W (%) 3.11 3.21 3.26 3.38 3.56 3.61 3.81 3.9 4.14 Përqindja e humbjeve ne rrjetin e transmisionit e shkaktuar nga Bruto Konsumi W ne SEE te Kosovës e kalkuluar ne bazë të metodologjisë softuerike është paraqitur në fig.5 6 Te gjitha të dhenat e modelit gjenden ne Dokumentin SKEMAT NJEPOLARE TE SEE TE KOSOVES (2007) I punuar ne KOSTT 17

4.5 4 3.5 3.11 3.21 3.26 3.38 3.56 3.61 3.81 3.9 4.14 3 (%) 2.5 2 1.5 1 0.5 0 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Fig.5 Përqindja e humbjeve ne transmission nëpër vite (metodologjia softuerike PSS/E) Në fig. 6 është paraqitur modeli në Excel i cili kalkulon humbjet ne Transmision në bazë të metodologjisë softuerike me PSS/E. Duhet te theksuar se ne modelin 2009 kalkulimi i humbjeve është bërë në rastin kur projektet nga plani investiv vonohen për një vit. Fig.6 Modeli ne Excel i cili kalkulon humbjet ne rrjetin e transmisionit sipas metodologjisë softuerike. Humbjet në Transmision Rishiqimi për Regullatorin 18

Shtojca 3 - Shtojca Teknike 1. Hyrje Duke llogaritur humbjet në transmision, dhe ndarja e tyre sipas ngarkesës në Kosovë dhe ate sipas tranzitit nëpër sistemin e Kosovës, natyrishtë që është detyrë e vështirë: qoftë përmes simulimeve të rrjedhave të energjisë në rrjetin, ose përmes matjeve aktuale të rrjedhave që hyjnë dhe dalin nga sistemi. Duke llogaritur humbjet vjetore përmes të simulimeve (p.sh. përmes të programit për rrjedha të energjisë), sfida e parë është si të paraqesë variacionin e ngarkesës (parashikim i drejtë) dhe të transitit ( me efekt të rastësishëm), dhe efekti i rrjedhave të MVAr ve dhe profileve të tensionit, në një analizë që është më e përshtatshme për të llogaritur një pamje të çastit të rrjedhave në qark në pikën më të lartë të ngarkesës. Duke supozuar që vështirësitë mund të tejkalohen - dhe janë disa përafrime të arsyeshme që mund të bëhen hapi tjetër është që përderisa analizat në mënyrë të drejtë dhe të saktë llogarisin rrymën në qark, llogaritja e humbjeve në qark varet në mënyrë kritike nga vlera e rezistencës së qarkut, pjesa e të dhënave e njohur vetëm nga katalogu i prodhuesit të kabllove i matur në kushte të laboratorit. Nuk mund të bëhet tolerancë e saktë për efektin e vjetërsisë dhe gjendjes së përçuesit, ose për temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e erës, në rezistencën e tij. Kjo nuk mund të bëhet as me matjen e I 2 R për asnjë përçues: vlera është shumë e vogël, (linjat në Kosovë janë tepër të shkurta dhe bartin shumë pak rrymë). Me fjalë të tjera I 2 mund të llogaritet mjaft mirë, por nuk e njohim rezistencën R. Mund të duket e mundshme të grumbullohen të dhënat e matura të rrjedhave në hyrje dhe dalje të rrjetit të transmisionit dhe kështu si përfundim të kemi një vlerë për humbjet totale të sistemit. Por mungesa (në rastin e KOSTT-it) e pajisjeve dhe të njehsorëve me mundësi të leximit në largësi të matjeve në kufi do të thotë ne duhet të bashkërendojmë (reconcile) të dhënat prej matjeve të lexuara çdo orë dhe çdo muaj. Edhe kur këto të dhëna të lexuara në largësi do të jenë në dispozicion (me kompletimin e projektit për Njehsorët në Kufi), ne do të ballafaqohemi me probleme të të dhënave jo të mira dhe mungesë të tyre (sa më shumë të dhëna, aq më shumë gabime). Por ajo që ne nuk e kemi është një metodë verifikuese për ndarjen e humbjeve totale në komponente të ngarkesës dhe tranzitit (siq është kërkuar me formulën e Regulatorit), as nuk mund të parashohim humbjet në të 19

ardhmen (nga përbërja e tyre të dhënat e matura janë historike). Në të njejtën kohë, një evidencë e tillë siq e kemi ne tregon që faktorët e lejuar të humbjeve për transmision (TLFs) prej 1.001 (për tranzit) dhe 1.03 (për ngarkesë) në mënyrë konsistente dhe domethënëse nënvlerësohet sasia e humbjeve për të cilën KOSTT është përgjegjës. Qëllimi i kësaj shkrese është të raportojë për punën e bërë kohët e fundit për të hulumtuar të dhënat e matura që KOSTT i ka grumbulluar, duke i ndarë të dhënat vërtetë të këqija dhe mashtruese, dhe bashkërenditja e të dhënave të mira me simulimet e të kushteve krahasuese të sistemit, në mënyrë që të themelojë dhe të verifikojë faktorët TLF të përshtatshëm që mund të aplikohen në periudhën e tanishme rregullative. Konsiderohet se çasja e paraqitur këtu, në kombinim me matjet më të sakta që do të jenë në dispozicion kur Projekti i Matjeve në Kufi kompletohet, siguron bazë më të shëndoshë dhe më të verifikueshme për monitorimin e humbjeve në të ardhmen dhe matjen e faktorëve TLF në krahasim me ato që janë konsideruar deri më tani. 2. Vlerësimi i Humbjeve Vjetore me Metodën Standarde Për të përshkruar çasjen e modelimit të përvetësuar në ESTAP 1 (Moduli D) si standard në industri ndoshta është pak vështirë. Është vërtetë përfaqësim i besueshëm dhe i shpejtë për një analizë më të kuptueshme të humbjeve, dhe jep një parashikim për humbjet vjetore bazuar në një studimin të vetëm në nivelin më të lartë i cili, duke shfrytëzuar mungesë totale të të dhënave në kohën kur është kryer kjo punë (para vitit 2002), ka qenë e vetmja mundësi e zbatueshme. Për të kimpenzuar mungesën e të dhënave, autorët e raportit ESTAP 1 janë detyruar të bëjnë disa supozime të rëndësishme për parashikimin e ngarkesave: në veqanti formën e lakores së kohëzgjatjes së ngarkesës (për të cilat ata nuk kishin të dhëna të shkruara, dhe ishin të detyruar t i formojnë duke konsideruar proporcione të ngjajshme dhe profile të klasave të ndryshme të ngarkesës në Kosovë), dhe gjithashtu të llogarisinë ngarkesën më të lartë për çdo vit të dhënë. Gjithashtu, çasja analitike që ata kanë zgjedhur nuk merr parasysh ndikimin në humbjet e nivelit të tensionit dhe rrjedhën rezultuese të MVAr ve në nivele të ndryshme të ngarkesës, gjë që është shumë e dukshme në sistemin e Kosovës për arsye të ngarkesës së madhe të rrjetit 110 kvdhe transformatorët shpërndarës. Në të kundërtën, ata supozojnë faktor konstant të fuqisë. Përfundimisht, llogaritja e 20

humbjeve në nivelin më të lartë përdor vlerën kataloge të rezistencës në rrjet, pavarësisht nga vjetërsia dhe gjendja e shumë përçuesve. Megjithate, analiza e humbjeve në ESTAP 1 është përpjekje e lavdërueshme, duke u bazuar në njohurinë e kufizuar që autorët e kishin lidhur me gjendjen aktuale të rrjetit dhe të ngarkesës së sistemit. Me të dhëna më të sakta për formën dhe diagramin e ngarkesës dhe me një parashikim të fundit të ngarkesës maksimale, çasja standarde mund të jep një vlerësim të arsyeshëm të humbjeve vjetore, vetëm nëse llogaritja e ngarkesës maksimale e lejon rezistencë më të lartë të përçuesve të vjetër në gjendje të keqe. Kjo është bërë, duke dhënë rezulatet e paraqitura më poshtë. 3. Metoda e avansuar për Llogaritje të Humbjeve Vjetore Yhvillimi i Sistemit të KOSTT-it dhe sektori i Planifikimi Afatëgjatë kohëve të fundit kanë zhvilluar një qasje alternative duke shfrytëzuar programin simulues për Sistemin Elektroenergjetikë, PSSE/E. Kjo qasje bën kombinimin e rrjedhave të shumëfishta të fuqisë në nivele të ndryshme të kërkesës të cilat së bashku formojnë një përafrim me shumë nivele për diagramin e ngarkesës duke shfrytëzuar të dhënat më të fundit dhe duke peshuar rezualtatet sipas orëve në secilin nivel, së bashku me modelimin më të sakt të transformatorëve transmisionit/distribucionit dhe nivelit të tensionit si dhe rrjedhes së fuqisë reaktive në secilin nivel të ngarkesës. Modeli i rrjetit shfrytëzon gjithashtu një vlerësim më real për rezistencën e rrjetit duke marr parasysh vjetërsinë e saj dhe kushtet. Kjo analizë, e zbatuar në vitet 2007 09, ka dhënë vlerësimin e humbjeve vjetore për vitet 2007 09 të paraqitura në vazhdim. 4. Humbjet e vlerësuara në bazë të matjeve 4.1. Përshkrim i përgjithshëm KOSTT aktualishtë grumbullon të dhëna të matjeve për çdo orë për rrjedhat e linjave interkonektive dhe prodhimin e gjeneratorëve bruto (p.sh. duke përjashtuar kërkesën për shpenzime vetanake të gjeneratorit). Por ata nuk kanë ende te dhëna të matjeve për çdo orë në anën e konsumit: këto matje janë të lexuara vetëm për çdo muaj. Kështuqë nuk mund të krahasohen në mënyrë direkte rrjedhat në hyrje dhe dalje të sistemit dhe të nderlidhen për analiza të ndryshimit të humbjeve në transit dhe humbjeve të konsumit të Kosovës dhe kështu përfitohet vlera e faktorëve të actual TLF. 21

Megjithate është e mundur, përkohësisht, të analizohen të dhënat që i kemi në dispozicion dhe duke bërë supozime të arsyeshme si për varësinë e humbjeve totale në transit dhe konsum- të zhvillohet modeli i humbjeve që na lejon të bëjmë një vlerësim të mire të TLF-ve, gjë që së paku mund të shfrytëzohet të kalibroj analizen e bazuar në PSSE. Procedura që ne e kemi zhvilluar është përshkruar më poshtë, duhet të lexohet duke iu referuar diagramit të paraqitur më poshtë.. Nga të dhënat e matura për çdo orë të prodhimit bruto dhe të dhënave të lexuara në baza mujore të prodhimit të kërkesës (për shpenzime vetanake), mund të llogaritet prodhimi për orë net duke supozuar që çdo gjenerator për çdo muaj absorbon pjesë të njejtë nga bruto prodhimi i vet 7.. Duke i shtuar kësaj importin për orë net nga linjat interkonektive (I h -X h ), fitojmë një llogari të importit bruto për orë për sistemin e transmisionit (që është e barabartë me net konsumin plus humbjet totale). 7 It would have been better to estimate net hourly production for each individual generating unit, netting off its monthly metered demand from its monthly gross output to scale back the hourly figures, then summating these across all units. No such breakdown of generation data was available for this analysis, but the approximation noted above does not materially affect the outcome. Nevertheless, this approach is recommended for future analyses. 22

Pastaj, prej të dhënave mujore të lexuara nga konsumi në të gjitha pikat e furnizimit të rrjetit (GSPs) 8 në rrjetin e transmisionit, mund të nxjerrim një llogari për konsumin e grumbulluar net për orë GSP, duke supozuar që ka përafërsisht të njejtën paraqitje si importi bruto i transmisionit. Dallimi ndërmjet këtyre jep nj vlerësim të humbjeve totale në transmision (për shkak të tranzitit dhe konsumit të Kosovës) për çdo orë. 4.2. Analiza e të dhënave të humbjeve për orë Qëllimi i përgjithshëm i këtij hapi është që të nxirren vlerësimet e ngarkesës dhe të transitit TLF-të nga shënimet që janë në diskonim (të gjitha shenimet e vitit 2006 si dhe shenimet e janar-tetor 2007). Aplikimi i analizave të regresionit të shumëfisht për secilin set të shenimeve complete krijon një rezultat shumë konfuz. Derisa për vitin 2006 duket se nxjerrim TLF të arsyeshme prej 1,079 për ngarkesa dhe 1,016 për transit, për vitin 2007 nxjerrim respektivisht 1,087 dhe 0,966 respektivisht-e cila nënkupton se rritja e transitit zvogëlon humbjet e Kosovës, që është një pamundësi fizike duke marrë parasysh strukturën e rrjetit të tanishëm kosovar. Ekzaminimi i të dhënave në baza javore tregon burimin e mundshëm të problemit. Në vitin 2006, ekzistojnë shumë javë ku të dhënat për ngarkesën për orë jep pak dëshmi për profiling periodic ditor, edhe duke marrë parasysh efektin ngarkesës maksimale. të skemës ABC të menaxhimit të ngarkesës. TLF-ja për ngarkesë, përderisa çuditërisht e lartë rreth 1,08, ndryshon mjaft nga (1,05 në 1,12) pa treguar ndonjë model të veçantë ( ne zbresim bllokun 4-javor: ky është rezltat i futjes së të dhënave për çdo muaj). Të gjithë këta faktorë shkojnë drejt prezencës së të dhënave të këqija 9 që ndodhen në matje: si pasojë ne nuk besojmë se rezultatet për vitin 2006 mund të mbështeten aty. Të dhënat për tre muajt a pare të vitit 2007 tregojnë shenja të ngjashme të të dhënave të këqija. Edhe pse profilet ditore të ngarkesave për këtë periudhë duken më të besueshme vlera konsistente e e lartë e TLF ngarkesës duket shumë e dyshimtë, po ashtu sikurse zbritja e përnjëhershme nga 1,08 me 31/3/2007 në 1,03 me 1/4/2007. Hulumtimi i mëtutjeshëm zbulon disa fakte që ndihmojnë të shpjegohet kjo mospërputhje: 8 Note, that as the Boundary Metering project progresses, we can substitute actual GSP hourly metered data into this step, gradually improving the quality of the estimate of hourly aggregate net GSP demand in future analyses. 9 Një nga problemet me çdo system të mbledhjes së të dhënave është se gabimet, sistematike dhe të rastit merren poashtu dhe se disa të dhëna do të keq-lexohen ose të lëshohen. Çdo system SCADA/EMS do të inkorporoj veçorinë e detektimit automatic dhe të korrigjoj të dhënat që mungojnë ose që janë të këqija. Në mungesë të kësaj, e gjithë ajo çka mund të bëjmë për momentin është të aplikojmë verifikimin e arsyes të të dhënave që i posedojmë.. 23

se në atë date, kufiri i sistemit të matjes ka ndryshuar për të përjashtuar 110/X kv transformatorët e distribuimit. Të gjitha matjet e mëhershme kanë përfshirë humbjet e transormatorëve në fjalë ( gjë që sqaron TLF-në e vaçantë të lartë nga janari i vitit 2006 deri në mars të vitit 2007) dhe, derisa ne mund të jemi në gjendje që ta vlerësojmë korrigjimin për ta mënjanuar efektin e saj, ky nuk është qëllimi i jonë primar. Në të njejtën datë të gjithë njehsorët në kufi janë kontrolluar dhe janë ri-plumbuar. Para kësaj kohe, janë bërë disa ndryshime në rrjet, me shkyqje të qarqeve të zgjeruara dhe me GSP të lidhura në pika të ndryshme në rrjet. Të gjithë këta faktorë bëjnë të dyshimtë leximin e njehsorëve deri në muajin mars duke përfshirë edhe maujin mars 2007. Nëse ato duhet të përfshihen në analizat TLF, ne konsiderojmë se ato do të rrisin në mënyrë artificiale dhe të gabueshme TLF rezultuese për ngarkesë. Kështu që i kemi përjashtuar. Të dhënat për muajin tetor të vitit 2007 po ashtu janë të dyshimta, por ne mendojmë që ekziston një faktor tjetër. Në mënyrë të qartë, vënja e leximeve të reja mujore ka sjellur një gabim i cili ka shtrembëruar rezultatet për këtë muaj (një nga rreziqet e leximit manual). Mund të jetë që të dhënat e muajit nëntor dhe dhjetor, kur të jenë në disponim, të konfirmojnë ose do ti korrigjojnë këto të dhëna të fundit, dhe do ti sjellin rezultatet e tyre më shumë në vijë me ato të muajit prill deri në shtator. Megjithatë, për momentin ne konsiderojmë se të dhënat për muajin tetor janë zbritur në formën më të mire. 4.3. Analizat e të dhënave të mira të humbjeve: Prill-Shtator 2007 Analizat e regresionit linear të shumëfisht për këtë pjesë të të dhënave japin TLF-të e vlerësuara prej 1.038 për ngarkesë.. Kjo është dukshëm më e lartë se 3% e lejuar në Kontrollin e Çmimeve. Për të pare se si humbjet ndryshojnë me transit dhe ngarkesë, ne kemi ekzaminuar të dhënat e muajit prill-shtator në mënyra të ndryshme. Pika e parë për të vërejtuar është natyra e rastësishme e rrjedhave të transitit, që nuk është befasi, pasi që rrjedhat në qarqet interkonektive janë shumë jashtë kontrollës së KOSTT-it. 24

12% 10% 8% Histogram of Transits Apr-Sep 2007 6% 4% 2% 0% 0 139 199 259 319 379 439 499 559 619 679 Nga diagrami për humbjet e përgjithshme kundrejt ngarkesës për tri vargjet e zgjedhura të transitit ( të shprehura me të kuqe lart), ne shohim shumë pak dëshmi për korrelacionin në mes të humbjeve të përgjithshme dhe shkallës së transitit, por ekziston korelacion linear i dukshëm në ngarkesë-që mbështet qëllimin e formulës së Rregullatorit për humbjet. Modeli plotësisht i përcaktuar i vijaveshkallëzimit fillimisht ishte i çuditshëm. Megjithatë, ne kemi konkluduar se kjo është si rrjedhojë e tap-changing manual të transformatorëve 220/110 kv në Prishtina 4 dhe Prizreni 2, e cila do të rrisë/ulë lehtësisht profilin e voltazhit të rrjetit 110 kv (në hapa të vazhdueshëm si rrjedhojë e numrit të kufizuar të pozicioneve të tap) dhe rrjedhimisht ulë/ngrisë humbjet në nivelin e dhënë të kërkesës. 30 25 Total Losses [MW] Humbjet Totale (Prill-Shtat 2007) vs GSP Demand Në shkallë të ndryshme të transitit 20 15 10 Tr450-459 Tr390-399 Tr190-199 5 GSP Net Demand 0 0 100 200 300 400 500 600 Zbritja e humbjeve që i atribuohen transitit nga secila pike e të dhënave për orë, na lejon që ët fokusohemi në humbjet e atribuara të kërkesës kosovare. Këto janë të paraqitura (printuara) më poshtë. Lineariteti i humbjeve me kërkesën është ende evidente, ashtu sikurse humbjet si pasojë e tap-changing ( edhe pse më pak e dukshme për shkak të numrit më të madh të pikave të të dhënave). 25

40 35 Loss [MW] 30 25 20 Humbjet si pasojë e kërkesës GSP të Kosovës Prill-Shtator 2007 y = 4.25%x y = 3.76%x y = 3.19%x y = 3%x 15 10 5 GSP Net Demand 0 0 100 200 300 400 500 600 700 800 Ajo që është më e rëndësishme është se vija e drejtë më e përshtatshme që kalon nëpër të gjitha pikat e të dhënave ka një pjerrtësi prej 3.76%, dhe se të dhënat e matura janë të kufizuara me vija me pjerrtësi prej 3.19% dhe 4.25%. Kjo do të thotë se TLF-ja e matur për ngarkesë ka vlerën e cila shtrihet në mes të 1.0319 dhe 1.0425 me mesatare prej 1.0376. Vija e kuqe që tregon TLF-në e lejuar prej 1.03 kalon nën të gjitha por të pakta pika të të dhënave. Duke marrë parasysh se të dhënat për muajt e verës janë shfrytëzuar vetëm në këtë analizë dhe duke marrë parasysh se kërkesa për muajt e dimrit ( Janar deri në Mars dhe Tetor deri në Dhjetor) do të kishin prodhuar më shumë pika të të dhënave në mes të 600 dhe 900MW që në këtë tregues do të kontribuonte në humbje më të mëdha, duket e qartë se TLF-ja e lejuar prej 1.03 dukshëm e nënvlerëson vëllimin (dhe çmimin) e humbjeve për të cilat KOSTT është përgjegjëse. 26

4.4. Kalibrimi i simulimeve të humbjeve Duke përdorur lakoren e kohëzgjatjes së ngarkesës për të dhënat e ngarkesës prill-shtator, KOSTT ka simuluar humbjet si pasojë e ngarkesës kosovare me metodologjinë Standard dhe PSSE të përshkruar më lartë. Ne i kemi rregulluar vlerat e rezistencës së qarqeve të vjetra 110 kv që dihen se ( të identifikuara nga puna e mëhershme e konsultantëve) janë në gjendje të dobët dhe që shkaktojnë humbje më të mëdha se sa mesatarja, ashtu që humbjet e simuluara për prill-shtator radhiten me ato të matura. Vlerat që kanë rezultuar September align with those measured. The resulting network values were then used to predict full-year losses for 2007-09, as shown in the table below. [Tabela që tregon MWH-në e dërguar si dhe humbjet e parashikuara në secilin vit, të krahasuara me humbjet e lejuara për 3%, si dhe total i mungesës për gjatë 3 viteve) Kosovan Losses at Standard method PSSE method Year demand supplied [GWh] Allowed TLF of 1.03 Estimated losses [GWh] TLF(load) Estimated losses [GWh] TLF(load) 2007 4865 146.0 177.3 1.036 185.3 1.038 2008 5115 153.5 200.7 1.039 199.5 1.039 2009 5427 162.8 217.7 1.040 224.6 1.041 Total 2007-09 15407 462.2 595.7 1.039 609.4 1.041 27

5. Konkluzione 5.1. Si Metoda Standarde ashtu edhe metoda e simulimeve kompjuterike PSSE, japin rezultate praktikisht të njejta kur në to aplikohen të dhënat më të fundit për diagramin e ngarkesës së Kosovës dhe parashikimin e fundit të rritjes së ngarkesës nga ajo që ka qenë në rastin e raportit në ESTAP 1, dhe kur analizat kanë shfrytëzuar vlera më reale të rezistencave të qarkut. 5.2. Simulimi kompjuterik PSSE konsiderohet që jep rezulatate pak më të sakta se Metoda Standarde (sepse në princip merr parasysh ndryshimet e ngarkesës reactive në MVAr dhe nivelin e tensionit në niivele të ndryshme të konsumit, që nuk është rast te Metoda Standarde). Dhe kjo është konfirmuar me analizat e matjeve me cilësi të mire të mbledhura ndërmjet muajit prill dhe shtator 2007. 5.3. Të gjitha analizat e bëra nga KOSTT dhe nga konsulentët e tyre parashohin që humbjet e ngarkesës do te jen substancialishtë më të mëdha se ato që priten në kontrollin e çmimeve 2007 2009. Ky tejkalim është vlerësuar të jet për 147,200 MWh për periudhën tri vjeçare, që do t i kushtoj KOSTT rreth 3,7 mil më shumë nga pjesa e lejuar e të hyrave që janë alokuar për të paguar humbjet. Kjo mbingarkesë, nëse nuk adresohet menjëherë do të shkaktoj një ngarkesë të theksuar finansiare në KOSTT që do të kërcnoj qëndrueshmërinë si biznes nga njëra anë, dhe do të ndikoj materialisht në aftësinë e investimeve për të përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e furnizimit. (Fund) 28