PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Similar documents
UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËR PAJISJET NËN PRESION

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

Faksi:

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

I LIGJIT PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PËR TELEKOMUNIKACIONIN

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

NJOFTIM PËR KONTRATË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR KINEMATOGRAFINË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.24/2011 MPB PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA KS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 03 MAJ 2013, PRISHTINË. Ligji Nr. 04/L-155 PËR SISTEMIN E PAGESAVE

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveri-Vlada-Government

PЁR SIGURINË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada - Government

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIR ATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS PËR FARËRAT NË KOSOVË

Për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale. Ligji për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale

Analizë politikash 05/2016

NJOFTIM PËR KONTRATË

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji Nr. 02/L-1 PËR INSPEKSIONIN E TREGUT Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreu 5.l (ç), 9.1.1, 9.3.3 ; Duke marrë parasysh nevojën e formimit të inspeksionit të tregut si një mekanizëm i rëndësishëm që mbikëqyrë zbatimin e ligjeve të tregtisë, Miraton: LIGJIN PËR INSPEKSIONIN E TREGUT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Me këtë ligj përcaktohen punët e mbikëqyrjes inspektuese (në tekstin vijues: inspektimi i tregut) si dhe autorizimet e inspektorëve të tregut të cilët zbatojnë mbikëqyrjen inspektuese. Kuptimi i termave dhe definicionet Neni 2 Cilido prej termave në vijim, kudo që përdoren në këtë Ligj, do të ketë kuptimin e dhënë, përveç nëse konteksti brenda të cilit përdoret një term i tillë nënkupton diçka tjetër: Ministër- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë. Ministri- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/19. Mbikëqyrje inspektuese- mbikëqyrja e zbatimit të ligjit, të akteve tjera nënligjore si dhe marrja e masave administrative dhe masave tjera, me qëllim që parregullsitë e konstatuara gjatë inspektimit të mënjanohen sipas ligjit. Inspektor-personi zyrtar me autorizim dhe përgjegjësi të veçantë i cili zbaton mbikëqyrjen inspektuese të afarizmit të personave fizikë ose juridikë. Organ kompetent- organi, fusha e kompetencës së të cilit është e përcaktuar me ligj. Autorizim- leja e nxjerrë nga organi përkatës lejedhënës që autorizon marrësin të bëjë mbikëqyrje inspektuese, në pajtim me kushtet e përcaktuar me ligj.

Organ lejedhënës- autoriteti publik i përcaktuar me këtë ligj, apo aktin tjetër normativ që ka obligim apo përgjegjësi për dhënien e lejes. Akt normativ- çdo ligj, dekret, rregullore, udhëzim administrativ, apo akt tjetër i cili njihet si akt që ka fuqi normative, nga çfarëdo autoriteti publik dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare e cila, sipas ligjit ndërkombëtar, është e obligueshme të zbatohet në Kosovë. Mallrat- pasuri të tundshme dhe të patundshme, të prekshme, artikujt dhe pasuri personale të tundshme, por jo letra me vlerë, letra tregtare apo para të gatshme (kartëmonedha apo monedha). Lokal afarist lokali i përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarisë afariste si dhe lokali tjetër i paraparë për një veprimtari të tillë. Neni 3 3.1. Në përgjithësi, punët e inspekcionit të tregut të shkallës së parë i kryen inspektori komunal. 3.2. Punët e inspeksionit të tregut të shkallës së dytë i kryen inspeksioni i themeluar në kuadër të strukturës së Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, në pajtim me nenin 7. Neni 4 Duke pasur parasysh nenin 3, inspektorët që veprojnë në kuadër të MTI-së mund të kryejnë këto punë inspektuese të shkallës së parë (I) : a). punët që ndërlidhen me mbikëqyrjen e cilësisë së mallrave; b). punët që nuk mund të realizohen nga inspektorët përkatës komunal. Neni 5 Po që se për kryerjen e punëve të caktuara të inspektimit, inspektorët e administratës lokale dhe ata të MTI-së nuk kanë numër të mjaftueshëm të inspektorëve të tregut, ministri ose personi të cilin e autorizon ministri, për kryerjen e atyre punëve mund të caktojë inspektorë nga një administrate tjetër lokale. KREU II DETYRAT E INSPEKCIONIT TË TREGUT Neni 6 Detyrat dhe fushëveprimi i autorizuar i inspeksionit të tregut përfshinë mbikëqyrjen e akteve normative të cilat i japin kompetenca specifike inspektorëve të tregut për zbatimin e dispozitave të caktuara të ligjeve, duke përfshirë, Ligjin për tregtinë e brendshme Nr. 2004/18, Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve Nr. 2004/17, Ligjin për njësitë matëse Nr. 2004/11, dhe dispozitat e caktuara të ligjeve të tjera që i referohen inspeksionit të tregut. 2

Neni 7 7.1. Inspektorati i tregut si autoritet ekzekutiv themelohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe i përgjigjet kësaj Ministrie. 7.2. Inspektorati i tregut ushtron inspektimin tek personat fizikë dhe juridikë në tërë territorin e Kosovës. 7.3. Për zbatimin e ligjit nga fushë veprimtaria e tij, inspektori i tregut koordinon punën me qeveritë komunale, inspektorët tatimorë, inspektorët shëndetësorë dhe me policinë. 7.4. Inspektorët komunalë i zgjedh Kuvendi Komunal. Neni 8 Inspektori ka për detyrë që gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese t u ofrojë personave fizikë dhe juridikë ndihmë profesionale për zbatimin e dispozitave ligjore dhe të propozoj masat e nevojshme për eliminimin e parregullsive në ushtrimin e veprimtarive afariste. Neni 9 Punët e inspektorit të tregut në shkallën e II i kryen personi i cili ka përgatitje shkollore superiore dhe, më së paku, tri vjet përvojë pune. KREU III AUTORIZIMET DHE DETYRAT Neni 10 Autoritetet e inspektimit të tregut do të kenë kompetencat dhe mjetet që: a). të kontrollojnë rregullisht objektet tregtare, industriale dhe depot; b). të kontrollojnë rregullisht, nëse nevojitet, vendet e punës dhe objektet tjera në të cilat produktet vihen në shërbim; c). të organizojnë kontrollime të rastit; d). të kërkojnë të gjitha informatat e nevojshme në përputhshmëri me aktet nënligjore të kësaj fushe, të cilat do të bazohen në parimet e Unionit Evropian. Neni 11 Për çdo mbikëqyrje inspektimi të personave fizikë ose juridikë duhet të mbahet procesverbali në të cilin shënohet gjendja e konstatuar nga inspektimi. 3

Neni 12 12.1. Personi fizik ose juridik, afarizmi i të cilit është objekt i inspektimit, obligohet t i mundësojë inspektorit të tregut kryerjen e punëve të inspektimit nga neni 10. i këtij ligji si dhe t i sigurojë kushte normale për kryerjen e punëve të inspektimit. 12.2. Konsiderohet se personi i mbikëqyrur fizik ose juridik nuk ia ka mundësuar inspektorit kryerjen e punëve të inspektimit nga parag. 1. i këtij neni në rast se në afatin kohor të përcaktuar me procesverbal nga ana e inspektorit të tregut, nuk i siguron për shikim dokumentacionin e kërkuar për afarizëm si dhe dokumentet tjera të nevojshme për vërtetimin e gjendjes faktike. 12.3. Personi fizik ose juridik nga paragrafi 1 i këtij neni obligohet që me kërkesë të inspektorit, përkohësisht ta ndërpresë punën në objektin në të cilin kryhet inspektimi po që se inspektori në mënyra tjera nuk ka mundësi ta kryejë mbikëqyrjen e filluar inspektuese. Neni 13 13.1. Personat fizikë ose juridikë, afarizmi i të cilëve është objekt i inspektimit, obligohen që me kërkesë të inspektorit të tregut, në afatin të cilin e cakton inspektori, t ia dërgojnë të dhënat dhe materialet të cilat janë të nevojshme për kryerjen e punëve të inspektimit. 13.2. Afati nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jetë në përputhje me llojin e kërkesës. Neni 14 14.1. Autoritetet për inspektimin e mallrave janë të autorizuara qё të ndalojnë përkohësisht zotimin (qarkullimin) e mallrave në rrethanat e përcaktuara me ligje të veçanta. 14.2. Masa e ndalimit të përkohshëm të zotimit të mallit zgjatë deri sa të eliminohen shkaqet për të cilat është marrë masa. 14.3. Ndërprerjen e kohëzgjatjes së masës administrative inspektori i tregut e cakton me procesverbal. 14.4. Po që se gjatë kryerjes së inspektimit, inspektori ka urdhëruar gojarisht ndalimin e zotimit të mëtutjeshëm të mallit, inspektori obligohet që brenda tri ditësh me vendim ta njoftojë palën për masën e shqiptuar gojore. Neni 15 15.1. Nëse me ligj, ose me akte tjera ligjore, është paraparë e drejta e marrjes së mjetit me të cilin është kryer kundërvajtja, delikti ekonomik ose vepra penale, inspektori i tregut mundet t ia konfiskojë përkohësisht atë mjet. 15.2. Personit të cilit i është konfiskuar (marrë) mjeti, i lëshohet vërtetimi me të dhënat e plota dhe të sakta për mjetin, llojin dhe sasinë. 15.3. Për konfiskimin e përkohshëm të mjetit inspektori i tregut obligohet që menjëherë ta njoftojë organin kompetent për fillimin e procedurës kundërvajtëse, deliktin ekonomik ose veprën ndëshkuese penale si dhe të dorëzojë mjetin e marrë përkohësisht. 4

15.4. Inspektori i tregut obligohet që me mjetin e konfiskuar të veprojë në mënyrë siç është e paraparë me akt të veçantë ligjor. 15.5. Organi i administratës qendrore, në përbërje të të cilit është inspekcioni i tregut, obligohet të sigurojë kushte për mirëmbajtjen, ruajtjen e përkohshme të mjeteve të konfiskuara. Neni 16 Në pajtim me dispozitat specifike të ligjeve të veçanta, autoritetet për inspeksionin e tregut janë të autorizuara që: a). të suspendojnë vazhdimin e aktiviteteve afariste; b). përkohësisht të mbyllë objektet e një organizate afariste, duke përjashtuar vendbanimin; c). të ndalojë shfrytëzimin e cilësdo hapësirë për aktivitete afariste; Neni 17 17.1. Inspektori i tregut obligohet që të merr vendim dhe palën ta njoftojë me vendimin e marrë jo më vonë se 8 ditë nga dita e përpilimit të procesverbalit. 17.2. Pasi që vendimi të jetë bërë i plotfuqishëm, merren masa procedurale për ekzekutimin e vendimit. Neni 18 18.1. Kundër vendimit të inspektorit të shkallës së parë për masën e shqiptuar administrative, pala ka të drejtë t i paraqes ankesë MTI-së (organit të administratës qendrore) në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 18.2. Inspekcioni komunal, pas pranimit të ankesës, vlerëson nëse ankesa është bërë në afatin e caktuar ligjor dhe obligohet që në afat prej 5 ditësh, nga dita e pranimit të ankesës, t ia dorëzojë ankesën së bashku me shkresat e lëndës, inspekcionit të MTI-së, për të vendosur. 18.3. Inspekcioni i tregut i MTI-së obligohet që në afat prej një 30 ditësh nga dita e pranimit të ankesës të vendos dhe ta njoftojë palën me vendimin që ka marrë. 18.4. Paraqitja e ankesës e ndalon ekzekutimin e vendimit me përjashtim të rasteve të parapara me nenin 14 ose 16 të këtij ligji, ose rasteve të tjera të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligje të veçanta. Neni 19 19.1. Vendimin për ekzekutimin e dënimit inspektori i tregut obligohet ta marrë në afat prej 8 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit. 19.2. Shpenzimet e ekzekutimit të dënimit i bartë pala të cilës i është shqiptuar masa me vendim gjyqësor. 5

Neni 20 Vendimi ekzekutiv i inspektorit, lëndë e të cilit është dënimi jo me të holla, por detyrimet tjera, mund të ekzekutohet pa përdorim paraprak të masave të shtrëngimit. Neni 21 21.1. Po që se inspektori vërteton se me shkeljen e dispozitave ligjore është kryer kundërvajtje, delikti ekonomik ose vepër penale, me vendim, për të cilën çështje është i autorizuar, përkatësisht me procesverbal, nëse nuk ka autorizim për të marrë vendim, obligohet që menjëherë, e më së largëti në afat prej 15 ditësh nga dita e formulimit të procesverbalit, të bëjë kërkesë për ngritjen e procedurës për zhvillimin e veprimeve procedurale gjyqësore. 21.2. Organi, të cilit i është bërë kërkesa sipas paragrafit. 1. të këtij neni, obligohet ta njoftojë paraqitësin e kërkesës me vendimin e marrë. Neni 22 22.1. Nëse me akt të veçantë për shkelje të dispozitave ligjore, është paraparë masa ligjore: marrja e pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin, inspektori obligohet që në procesverbal të përcaktojë lartësinë e pasurisë së realizuar në mënyrë të kundërligjshme. 22.2. Inspektori obligohet që në kërkesën për ngritjen e procedurës gjyqësore të propozojë marrjen e pasurisë së realizuar në mënyrë joligjore nga paragrafi 1. i këtij neni. Neni 23 Po që se në procedurë të inspektimit është e nevojshme të përcaktohet cilësia sipas kritereve të definuara për prodhimet në prodhimtari ose mallrat në qarkullim, inspektori mund të marrë mostra në prodhimtari ose nga mallrat në qarkullim, të vulosura dhe në mënyrë të drejtë të shënuara, dhe t i dorëzojë në institutin kompetent të autorizuar për analizë dhe caktim të cilësisë së prodhimeve. Neni 24 Gjatë marrjes së mostrave të mallrave të caktuara, inspektori ka të drejtë dhe për detyrë që : a. për caktim të kualitetit të prodhimeve, të marrë për analizë më së shumti tri mostra për njëherë dhe në kushte të njëjta (për analizën e parë,të dytë dhe për palën); b. të mbajë procesverbal për marrjen e mostrave; c. mostra e parë e marrë për analizë pa vonesë të dorëzohet në institucionin relevant për analizim, kurse mostra e dytë për analizë të ruhet në kushte të volitshme deri në përfundimin e analizës së parë; d. të njoftojë palën pa vonesë për rezultatet e analizës së parë; 6

e. mostrën për analizë të dytë pa vonesë ta dorëzojë në institut sipas kërkesës dhe dëshirës së palës; f. ta njoftojë palën se ka të drejtë të paraqes parashtresë për analizë të dytë në afat kohor prej tri ditësh, nga dita e pranimit të njoftimit me rezultatet e analizës së parë; g. me konkluzion të veçantë të përcaktohet lartësia e shpenzimeve të analizës për palën në rast se mostra e analizuar nuk u përgjigjet kritereve të cilësisë. Neni 25 25.1. Mostrat e mallrave të marra për analizë të cilat prishen lehtë, inspektori i dorëzon në institutin profesional për analiza, kurse me kërkesë të palës, në të njëjtën kohë dërgohen në institucionin tjetër për analizë. 25.2. Po që se rezultatet e analizës sipas paragrafit 1. të këtij neni ndryshojnë, si relevant merret rezultati nga analiza e bërë sipas kërkesës së palës. 25.3. Kur pala gjatë marrjes së mostrave nuk kërkon në të njëjtën kohë të merren mostra për analizë të dytë, konsiderohet se është pajtuar me rezultatet e analizës së kryer sipas kërkesës së inspektorit të tregut. Neni 26 26.1. Personat fizikë dhe juridikë obligohen që pa kompensim të japin në dispozicion sasitë e duhura të prodhimeve për analizim të cilësisë. 26.2. Shpenzimet e analizës së mostrave i bartë pala nga e cila janë marrë mostrat, po që se vërtetohet se mostrat nuk u përgjigjen dispozitave të përcaktuara për kualitet. 26.3. Nëse vërtetohet se mostrat janë në përputhje me dispozitat e parapara për kualitet, shpenzimet i bartë inspekcioni. 26.4. Rezultati i analizës së dytë është relevant edhe për shpenzimet e analizës së parë. Neni 27 Dispozitat e neneve 23-26 të këtij ligji, nuk vlejnë për prodhimet të cilat janë të rregulluara me akte ligjore të veçanta. Neni 28 Në veprimet e inspektorit të tregut zbatohen dispozitat e ligjit për procedurën administrative, përveç nëse rregullohet ndryshe me një ligj të veçantë. Neni 29 29.1. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, inspektori obligohet ta ketë legjitimacionin e posaçëm dhe ID-kartelën me të cilën dëshmon pozitën zyrtare, identitetin dhe autorizimet. 7

29.2. Formën e legjitimacionit dhe të ID-kartelës së inspektorit si dhe mënyrën e dhënies dhe të përdorimit e përcakton Ministri me akt të veçantë. Neni 30 30.1. Inspektori i tregut obligohet që gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese të personit fizik ose juridik, afarizmi i të cilit është objekt i mbikëqyrjes inspektuese, të shoqërohet nga një përcjellës - dëshmitar për kryerjen e inspektimit dhe për masat e marra. 30.2. Mënyrën e caktimit dhe shoqërimit të përcjellësit - dëshmitarit nga paragrafi 1. i këtij neni e përcakton Ministri i Tregtisë dhe Industrisë. KREU IV DISPOZITAT NDËSHKUESE Neni 31 31.1. Me dënim në të holla, në shumë prej 250 deri 1.000, do të dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a). nuk i lejon inspektorit të tregut kryerjen e detyrave që parashihen në nenin 10; b). nuk i mundëson inspektorit të tregut kushte normale për punë ose qasje në objekt, sipas nenit 12; c). nuk e ekzekuton vendimin e inspektorit të tregut sipas nenit 14 ose 16. d). nuk i lejon inspektorit marrjen e mjetit me të cilin është kryer vepra, (neni 15. paragrafi 1.) e). pamundëson marrjen e mostrave për analizë të cilësisë së prodhimeve, (neni 23). 31.2. Me të holla në shumën prej 125-500 për veprimet nga paragrafi 1. i këtij neni, do të dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i personi juridik. Neni 32 32.1. Me dënim në të holla në shumë prej 250 deri 1.000 dënohet personi juridik nëse: a. përkundër kërkesës së inspektorit, nuk i dorëzon ose nuk i përgatitë të dhënat dhe materialin apo dorëzon ose përgatit materiale dhe të dhëna të pasakta (neni 13.) b. nuk vepron sipas vendimit gojor ose të shkruar të inspektorit për t ia kthyer blerësit të mallit apo shfrytëzuesit të shërbimit tepricën e shumës së paguar më tepër se çmimi i përcaktuar në listën e çmimeve për mallrat ose shërbimet. 32.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 pika (b) i këtij neni, përveç dënimit në të holla shqiptohet masa mbrojtëse: marrja e shumës më të lartë të paguar nga blerësi, përkatësisht shfrytëzuesi i shërbimit, po që se është i njohur. Nëse blerësi, ose shfrytëzuesi i shërbimit, nuk është i njohur, shuma e paguar më e lartë do t i mirret si përfitim jo ligjor. 8

Neni 33 Të gjitha pagesat nga dënimet e shqiptuara në të holla derdhen në Buxhetin e Konsoliduar tё Kosovës. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 34 Inspektorët të cilët kanë ushtruar mbikëqyrjen inspektuese sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri me miratimin e këtij ligji, obligohen që mbikëqyrjen ta harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji 60 ditë pas hyrjes në fuqi. Neni 35 35.1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nxjerrë akte të veçanta dhe akte tjera nga fusha dhe përgjegjësia e saj. 35.2. Në rast kur dispozitat e këtij ligji lidhur me kompetencat e inspektorit të tregut janë në kundërshtim me dispozitat tjera të ligjeve të veçanta, do tё mbizotërojnë dispozitat e ligjeve të veçanta. Neni 36 Ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, në tërë territorin e Kosovës pushojnë së vepruari të gjitha dispozitat dhe aktet tjera normative të mëparshme në bazë të të cilave është ushtruar mbikëqyrja nga inspeksioni i tregut. Neni 37 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji nr. 02/L-1 23 mars 2005 Kryetari i Kuvendit të Kosovës Akademik Nexhat Daci 9