Analizë politikash 05/2016

Similar documents
Analizë e politikave 03/2017

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

DORACAK PËR HARTIMIN E LEGJISLACIONIT Një Udhëzues Praktik për Hartimin e Ligjeve në Kosovë

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Përtej retorikës politike

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë MISIONI NË KOSOVË. Bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

RAPORT PËRMBLEDHËS KONSULTIMI PUBLIK ME ORGANIZATAT ANËTARE TË CIVIKOS GJATË VITIT 2015

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Analizë e politikave 02/2017

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Fjala hyrëse e Kryeministrit

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Efiçienca e energjisë në Kosovë

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

Reforma e administratës publike në Kosovë

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Kostoja e ciklit të jetës

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

Vlerësimi i performancës

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

A s s e m b l y S u p p o r t I n i t i a t i v e Newsletter Maj 2003, No 06

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Zbatimi i Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri

Agjenda për Reforma Evropiane (ARE)

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

Raporti Teknik Përfundimtar

Transcription:

Analizë politikash 05/2016

Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Institutit për Politika Zhvillimore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-Ksë, DANIDA-së apo KCSF-së.

Hyrje Në kuadër të programit të INDEP për Qeverisje Demokratike dhe si pjesë e implementimit të projektit Promovimi dhe inkurajimi i bashkëpunimit në mes të hisedarëve si mjet për instalimin e praktikës demokratike në vendimmarrje, Instituti INDEP ka analizuar çështjen e kualitetit të memorandumeve shpjeguese. Në një pjesë të madhe të analizave ligjore që kemi dërguar në të kaluarën, ne kemi shqyrëtuar edhe çështjen e memorandumeve shpjeguese. Ky është një problem që gjithnjë e më shumë po shfaqet si shqetësim nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kur dihet që i gjithë legjislacioni zhvillimor kalon përmes Komisonit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, për Institutin INDEP inicimi i zgjidhjes së këtij problemi nga ana e këtij Komisioni është e pritshme. Për ne, kërkesa për memorandume shpjeguese cilësore do të thotë realizim i mandatit të deputetëve dhe obligimit që çdo sponsorues i ligjit ka ndaj përfaqësuesve të zgjedhur. Gjithashtu, kërkesa për më shumë informata nga Qeveria për ligjet e sponsorizuara është në kuadër të rolit që ka Kuvendi në realizimin e mandatit kushtetues si kontrollues dhe mbikëqyrës i ekzekutivit. Kjo analizë mëton të dëshmojë rëndësinë që kanë memorandumet shpjeguese dhe dokumentet përcjellëse në procesin e vendimmarrjes në Kuvend dhe të identifikojë opsionet për zgjidhje që i ka Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Kuvendi në përgjithësi. INDEP është i interesuar të mbështesë Komisionin në realizimin e rekomandimeve dhe në çfarëdo nisme që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së memorandumeve shpjeguese. Memorandumet shpjeguese kualitative hapin rrugë për më shumë përfshirje në debate publike, zbërthejnë prapavijën e problemit dhe zgjidhjeve dhe mbi të gjitha, kë dhe si do të prekë në praktikë implementimi i ligjit. Kjo drejtpërsëdrejti është realizim i konceptit të qeverisjes së mirë dhe transparencës në vendimmarrje që janë dy nga vlerat thelbësore të programit të INDEP për qeverisje demokratike dhe besojmë edhe të misionit të komisioneve parlamentare. Baza e tanishme ligjore Funksioni kryesor i Kuvendit dhe anëtarëve të tij është nxjerrja e ligjeve. Memorandumet shpjeguese janë të rëndësishme edhe nga pikëpamja e Rregullores së Kuvendit ashtu edhe nga baza ligjore që ekziston brenda Qeverisë. Vet Qeveria e Kosovës në vitin 2013 ka miratuar Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2013 për Standardet për Hartimin e Akteve Normative. Në shtojcën 14 të këtij Udhëzimi është shpjeguar përmbajtja e Memorandumit Shpjegues ku është thënë që ai duhet të përmbajë së paku këto pika: Memorandumi Shpjegues i Projektaktit Normativ: 1. Çështja kryesore e trajtuar; 2. Objektivat dhe ndërlidhja e tyre me prioritetet e Qeverisë; 3. Opsioni i rekomanduar; 4. Arsyetimi i propozimit, duke përfshirë një shpjegim të nivelit të përafrimit me legjislacionin e BE-së 5. Elementet kryesore të legjislacionit ose politikës së propozuar (përmbajtja, instrumentet e politikave, kosto, procedurat administrative);

6. Listën e plotë të akteve ligjore të BE që duhet të përfshihen në projekt aktin ligjor si burime informuese (nëse është e aplikueshme); 7. Vlerësimi i ndikimit financiar të opsionit të propozuar; 8. Një tabelë ku listohen komentet e marra nga institucionet tjera, ku përshkruhen edhe arsyet nëse janë marrë apo nuk janë marrë parasysh rekomandimet. (Tabela me komenteështë shtojcë e Memorandumit Shpjegues) 9. Mënyra e komunikimit të politikës së re për publikun; 10. Të dhëna të tjera analitike të nevojshme për t ua lejuar ministrave që të marrin një vendim të informuar. 1 Dokumenti është vetëm teknik dhe nuk specifikon më tutje përmbajtjen e secilës prej pikave dhe se çfarë informatash duhet të përmbajnë ato elemente. Për shembull, zakonisht në memorandum shpjeguese pjesa e 9-të mbi Mënyra e komunikimit të politikës së re për publikun nënkuptohet sikur pjesa e 8-të mbi tabelën me komente të marra nga institucionet tjera. Ky Udhëzim Administrativ gjithashtu tek Neni 5 i rregullimit normativ jep disa pyetje që hartuesit e Ligjit duhet t i përgjigjen. Këto pyetje përfshijnë: A është problemi i përcaktuar në mënyrë korrente; A është veprimi i justifikuar; A është ligji forma më e mirë e veprimit, apo duhet ndonjë akt nënligjor; A ka ndonjë bazë ligjore për këtë akt normativ; cili është niveli i qeverisjes i përshtatshëm për këtë veprim; A i justifikojnë përfitimet kostot e këtij akti normativ; A është akti normativ i qartë, konsistent, koherent, i kuptueshëm dhe i qasshëm për të gjithë; A kanë pasur të gjitha palët e interesuara mundësinë për të shprehur mendimet e tyre; Si do të sigurohet zbatimi i tij. 2 Ndër këto pyetje përfshihet edhe kostoja në krahasim me përfitimin, edhe shpjegimi i bazës ekzistuese ligjore dhe se përse është zgjedhur një formë e tillë e adresimit të problemit etj. Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës është dokumenti i brendshëm që imponon një listë dokumentesh që duhen të listohen me qëllim që Projektligji të mund të paraqitet në Kuvend: 1. Projektligji, i cili paraqitet në Kuvend, duhet t i përmbajë: a) Shkresën shpjeguese për objektivat që synon t i realizojë ligji, harmonizimin me legjislacionin në fuqi dhe arsyetimin e dispozitave të ligjit. b) Deklaratën për ndikimin buxhetor në vitin e parë dhe në vitet e mëpastajme. c) Deklaratën për përafrimin dhe për harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe me tabelën krahasuese me aktet të cilave u referohet. 3 Standardet që mungojnë Realizimi i objektivave të ligjit nuk do të thotë vetëm shpjegim i synimeve për të ardhmen por në radhë të parë nënkupton identifikim dhe shpjegim i problemit, alternativave të zgjidhjes dhe përse ligji është forma më e mirë e adresimit të problemit. Shpjegimit të problemit nëse ka nevojë i duhet 1 Qeveria e Republikës së Kosovës, (2013), Udhëzim Administrativ 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative, Shtojca 14, Memorandumi Shpjegues i Projektaktit Normativ, i qasshëm në http://kryeministriks.net/repository/docs/udhezim_administrativ_nr_032013_per_standardet_e_hartimit_te_akteve_norm...pdf (qasur në dhjetor 2016) 2 Ibid, neni 5. 3 Kuvendi i Kosovës, (2016), Rregullore e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Neni 54, Kushtet e parashtrimit të një projektligji, Prishtinë: Kuvendi i Kosovës.

dhënë edhe një historik i shkurtër në mënyrë që deputetët të kenë parasysh një pasqyrë të problemit dhe zgjidhjeve në të kaluarën. Deputetët jo vetëm që nuk duhet të jenë ekspert në të gjitha fushat, por edhe në fushën e legjislacionit shumë prej deputetëve mund të jenë vetëm në mandatin e tyre të parë andaj për këtë shkresat shpjeguese ose memorandumet shpjeguese synojnë të vënë të gjithë në lojë; të përfshijnë edhe të pa informuarit në diskutim. Tre elementet e përshkruara në Rregullore janë të domosdoshme për të pranuar shkresën që përmban edhe Projektligjin. Në këtë kuptim, Kuvendi ka bazë të mjaftueshme ligjore për të kthyer prapa në bazë të Rregullores projektligjet që nuk kanë arsyetim të dispozitave të ligjit. Ne konsiderojmë që në parimin e ndarjes së pushteteve është jashtëzakonisht e rëndësishme që para ligjvënësve të sillen të gjitha informatat e rëndësishme për komisionin në fjalë. Shembuj të vendeve tjera tregojnë që memorandumet shpjeguese ose shënimet shpjeguese apo përcjellëse të projektligjit janë të standardizuara dhe kërkojnë po aq vëmendje sa edhe përmbajtja e ligjeve. Për ligjvënësit janë jashtëzakonisht të rëndësishme të dhëna si kostoja e politikës së ndjekur, një shpjegim se përse është ndjekur ajo dhe jo alternativa të tjera dhe se si ka evoluar politika deri në marrjen e atij vendimi. Praktika angleze jep një standard të mirë të punës me memorandume shpjeguese ose shënime shpjeguese (ang. explanatory notes). Ato duhet të: asistojnë në komunikimin Memorandumet shpjeguese mirë të përgatitura e vënë ligjin në kontekst duke shpjeguar atë që nuk është krejtësisht e dukshme nga dispozitat e ligjit dhe japin shembuj se si ligji do të funksionojë në praktikë. ëudhëzuesi i Hartimit të Legjislacionit i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuarç e mesazhit të ministrisë për ligjin, rezultojnë në reagim më efektiv nga konsultimet dhe procesi para-legjislativ, asistojnë në miratimin e ligjit përmes Parlamentit, që publiku dhe deputetët ta kuptojnë ligjin ashtu siç i afekton ata. 4 Pra, një nga qëllimet bazë që dokumenti i përcakton memorandumeve shpjeguese është komunikimi sa më i thjeshtë i politikës së ndjekur tek deputetët. Shënimet shpjeguese mirë të përgatitura i arrijnë të gjitha këto qëllime duke e vënë ligjin në kontekst, duke shpjeguar atë që nuk është krejtësisht e dukshme nga dispozitat e ligjit dhe japin shembuj se si ligji do të funksionojë në praktikë. 5 Kjo objektivë e memorandumeve shpjeguese është veçanërisht e rëndësishme për legjislacionin që del nga procesi i integrimit evropian. Përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian nuk do të thotë kopjim i Direktivave dhe kur kjo ndodhë shumë prej termave në legjislacion kanë nevojë të shpjegohen me gjuhë të kuptueshme nga masa e përgjithshme. Kësisoj, adoptimi i një standardi të tillë bëhet i domosdoshëm për Kosovën. Praktika e procesit ligjvënës njeh edhe rastet kur në materialet përcjellëse, në memorandumet shpjeguese, është dhënë shpjegim edhe nen për nen i dispozitave ligjore të ligjit. Pra, Kuvendi në përgjithësi dhe Komisioni në veçanti mund të kërkoj nga Qeveria një përshkrim të rrethanave dhe vendimmarrjes për secilën dispozitë të ligjit. 4 Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, (2015), Udhëzues për Bërjen e Legjislacionit, Kreu XI, Shënimet Shpjeguese, faqe 71, e qasshme në https://www.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/450239/guide_to_making_legislati on.pdf (qasur në dhjetor, 2016) 5 Ibid.

Nga puna mbështetëse/monitoruese në katër vitet e fundit nga ana e Institutit INDEP, kemi vërejtur që në pjesën më të madhe të rasteve sponsoruesit e ligjit kanë vënë vetëm memorandume shpjeguese me nga një paragraf. Baza ligjore nuk specifikon sa në detaje duhet përshkruar çështja, por gjithsesi kjo nuk do të thotë që kur të përshkruhet ndërlidhja e politikës së marrë me prioritetet e Qeverisë të jepet vetëm një fjali e përgjithshme dhe pa objektiva të matshme. Kostoja asnjëherë nuk përshkruhet në memorandumin shpjegues. Edhe pse ekziston një Deklaratë e Ndikimit Financiar që shkon ndaras me Memorandumin Shpjegues, ky i fundit duhet të shkojë përtej shifrave dhe të shpjegojë ato në lidhje me efektin që do të sjellin në realitet. Nuk mjafton të thuhet për shembull se ky ligj do të sjellë kaq të hyra më shumë sepse rritë taksën ekologjike por duhet shpjeguar në detaje dhe me indikatorë të matshëm se cili është efekti i pritshëm në përmirësim të ambientit. Memorandumet Shpjeguese në formatin e tanishëm janë vetëm dokumente administrative për të përmbushur një standard të domosdoshëm. Ato nuk po shërbejnë për të sjellë të gjithë në debat dhe kurrsesi për të sqaruar dilemat. Në raste të diskutimeve dhe dilemave mbi qëllimet e një dispozite, asnjëherë nuk ka ndodhur që të referohemi tek Memorandumi Shpjegues sepse aty thjeshtë nuk ka asgjë që ndihmon. Memorandumet Shpjeguese dhe Shënimet Shpjeguese në përgjithësi duhet të sqarojnë dilemat, të adresojnë masat radikale të ligjit (striking elements). Nëse në projektligj thuhet që periudha për harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin është 5 vjeçare kjo duket e palogjikshme sepse tejkalon ciklin normal të vet ligjit në një demokraci dinamike. Për këtë zgjedhje politike, Memorandumi do të duhej të jepte shpjegim të detajuar në lidhje me numrin e tanishëm të akteve nënligjore që duhet të harmonizohen, periudhën për secilën etj. Me qëllim të adresimit të këtyre çështjeve, Instituti INDEP ka hartuar një numër rekomandimesh me të cilat besojmë që Komisioni mund të kontribuojë direkt në përmirësimin e kualitetit të Memorandumeve Shpjeguese në të ardhmen. Rekomandime Komisioni të formojë një grup punues për hartimin e standardeve për pranim të memorandumeve shpjeguese për projektligje duke marrë parasysh tre kritere thelbësore: 1. Memorandumet japin një pasqyrë të qartë dhe të matshme të qëllimeve të ligjit në tërësi dhe të dispozitave të debatueshme (ose të paqarta) në veçanti. 2. Memorandumet Shpjeguese të shërbejnë për të ofruar të gjithë në debat duke kontekstualizuar çështjet me problemet aktuale sepse nuk mjafton të thuhet vetëm që: Ky ligj transposon Direktivën X. 3. Memorandumet sipas nevojës të bashkëngjisin edhe analiza shtesë, projeksione dhe dokumente të përgatitura nga palë të treta dhe të cilat me siguri Qeveria i merr parasysh në procesin e vendimmarrjes. (INDEP sipas nevojës do të fascilitojë këtë proces) Komisioni me anë të një shkrese ti kërkojë departamenteve ligjore të Ministrive që mbulon të shfrytëzojnë bazën e tanishme ligjore për hartimin e Memorandumeve Shpjeguese sipas një kriteri standardish të hartuara nga Komisioni. Komisioni të paraqes para Komisonit për Legjislacion propozimet që në Rregulloren e Re të punës, nën kriteret për pranim të pakove ligjore nga ana e Qeverisë të futen kërkesat për kualitet të Memorandumeve Shpjeguese.

Kjo analizë është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).