AKTET ISSN PEÇI DH 1, MULLAJ A 1 ; DERVISHI A 2. AKTET V, 1: , 2012

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

VNMS Shqipëri Aneksi 11.4 Kriteret e Ndjeshmërisë

Speci Shqipëri

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

this project is funded by the european Union

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

Bjeshkët e Nemuna perla natyrore e Kosovës

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Prof. As. Dr. Belul Gixhari Dr. Mehmet Ramadani. Ag robiod iversiteti. ne Fushe Arrez. (Monografi) Realizuar na kuoder ta projektit

Lloje bimore të rralla dhe të kërcënuara nga Lugina e Gjergjevicës (Korçë)

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

VNMS Shqipëri Aneksi Fletët e të Dhënave nga Terreni mbi

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.2

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Protect nature Invest for the future. Gashi.

Ligatinat - vlerat që duhet të mbijetojnë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

STUDIMI I DISA KULTIVARËVE TË GRURIT NË ZONA TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

Raporti i Performancës së Komunave

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PLANIFIKIMI HAPËSINOR NË KOSOVË RASTI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

BURIMET DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Shëndeti i ndjeshëm i fëmijëve përballë mjedisit të ndotur

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

The occurrence of Kickxia cirrhosa (L.) Fritisch in Montenegro supports the earlier records of this species for the Balkan Peninsula

Ep156 Miller's Grove (2.3 ha) TL

Menaxhimi i Burimeve Natyrore në Evropën Juglindore: Pyjet, Toka dhe Ujërat

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

Plani i Veprimit për Biodiversitet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Zhvillimet politike në Kosovë

TRANSPORTATION OF GOODS WITH CONTAINER AND ITS PERSPECTIVES IN ALBANIAN PORTS TRANSPORTI I MALLRAVE ME KONTEJNER DHE PERSPEKTIVAT NË PORTET SHQIPTARE

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DISERTACION

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

gap tetor 2017 analizë

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Raport vjetor për gjendjen e Mjedisit në Kosovë

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Materiali Diskutues: PYLLTARIA 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION


ABSTRAKTI. Fjalët kyçe: mikrofinancë, bujqësi, kredi, kërkesa, oferta. - i -

ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Strehimi Social në Shqipëri

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

RESURSET NATYRORE DHE HUMANE PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM NË PELLGUN E DELVINËS (Rrethi i Delvinës)

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,,

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Dhimitër Dhora. Liqeni i Shkodrës

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Ky publikim reflekton mendimet e autorëve dhe jo detyrimisht të SDC

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

VLERëSIMI I obezitetit në MoShën fëminore VLERëSIMI InStItutI I ShëndEtIt publik I obezitetit tiranë, Maj 2013 në MoShën fëminore 1

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

Transcription:

AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca THE NATURAL DISTRIBUTION OF HORSE CHESTNUT (AESCULUS HIPPOCASTANUM L) IN ALBANIA PËRHAPJA NATYRORE E GËSHTENJËS SË KALIT (AESCULUS HIPPOCASTANUM L) NË SHQIPËRI PEÇI DH 1, MULLAJ A 1 ; DERVISHI A 2 1. Qendra e Florës dhe e Faunës, Fakulteti i Shkencave te Natyrës, UT 2. Departamenti i Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT dh_peci@yahoo.com AKTET V, 1: 153-157, 2012 PERMBLEDHJE Gështenja e kalit (Aesculus hippocastanum) është një lloj endemik me një përhapje të kufizuar në vendin tonë. Informacioni i deritanishëm për përhapjen natyrale të saj në Shqipëri është i kufizuar. Gështenja e Kalit është një lloj indigjen i Ballkanit Qëndror i përdorur gjerësisht si lloj dekorativ nëpër parqe, lulishte dhe rrugë. Gjatë studimit për gjetjen e vendndodhjeve të reja të përhapjes natyrore të Aeusculus hippocastanum u gjetën kryesisht individë të rrallë dhe të vetmuar. Ne përgjithësi popullatat e gjetura janë disi të ruajtura nga ana natyrore pasi ndodhen larg ndikimit te njeriut. Tipi i habitatit ku përhapet një pjesë e konsiderueshme e këtyre popullateve i përket terreneve gurishtore, të thyera dhe të zhveshura me pjerrësi të lartë, në lartësi 700-1200 m mbi nivelin e detit, tregues të aftësisë së lartë të përshtatshmërisë të këtij lloji. Edhe në popullatat e reja të gjetura në këtë studim Gështenja e Kalit është kryesisht pjesë e Rendit Fagion sylvaticae. Fjale kyçe: Aesculus hippocastanum, Shqipëri, shpërndarja natyrore, habitat, Fagion sylvaticae SUMMARY Horse Chestnut (Aesculus hippocastanum) is an endemic species whose distribution in Albania is restricted. The actual data on its natural distribution in Albania is also limited. The Horse Chestnut is an indigenous species of Central Balcan Penninsula, used mainly for decorative purposes. During this study were found new natural distribution areas of Aeusculus hippocastanum, in rare individual and small clusters. The new populations found are naturaly conservated and far away from antropogen impact. The habitat type where are distributed many of these populations belongs to scree and deforested terrains, at 700-1200 m above see level, showing remarkable habitat adaptability of this species.in general, Horse Chestnut here is also found associated with beech (Fagus sylvatica), Order Fagion sylvaticae. Key words: Aesculus hippocastanum, Albania, natural distribution, habitat, Fagion sylvaticae. HYRJE Gështenja e Kalit (Aesculus hippocastanum L.) është pjesë e librit të kuq të Florës Shqiptare (CR (A1a)). Aesculus hippocastanum është një dru i fuqishëm gjethe rënës, lloj autokton i Ballkanit Qëndror. Gështenjën e Kalit e gjejmë kryesisht në Shqipëri, Greqinë Veriore, në Ish-Jugosllavi (Greuter & al. 1986; Polunin 1997) si dhe në disa zona të kufizuara të Bullgarisë Lindore (Ball 1968). Mendohet se në Europë ka ardhur nga Turqia dhe prej aty është përhapur në Europën Qëndrore e Perëndimore. (Krüssmann 1976). Përsa i përket përhapjes në Itali, sipas Mattiolit nuk ka ardhur nga Europa Qëndrore, por direkt nga Turqia me anë të rrugëve tregtare ku u bë menjëherë një dru i preferuar për kopshtet,

parqet dhe bulevardet e Gadishullit Apenin në lartësi mbi 1300m mbi nivelin e detit (Pignatti 1982). Përhapja natyrore e Gështenjës së Kalit në Shqipëri është e kufizuar në zona të vogla të Krahinës Malore Jugore. (Mullaj & Vangjeli 2006). Sipas Horvart & al. (1974), gështenja e kalit mund të rritet në tokat gurishtore, me lagështi dhe të mirë drenazhuara të Shqipërisë, Greqisë Veriore dhe Ish-Jugosllavisë në lartësi që shkojnë nga 600 në 1350m mbi nivelin e detit. Hanlidou & Kokkini (1997) kanë theksuar se prezenca e llojit A. hippocastanum në Ballkan është me një interest të veçantë fito-gjeografik. Krahas domosdoshmërisë së ruajtjes së këtij lloji nga dëmtimet e mëtejshme, ai paraqet jo vetëm rëndësi ekonomike si prodhues i lëndës drusore, por është e njohur edhe për vlerën e saj si dru tërheqës nga pikpamja estetike. Të dhënat molekulare së bashku me shpërndarjen aktuale gjeografike të gjinisë Aesculus janë përdorur për të përcaktuar origjinën e kësaj gjinie. Në bazë të këtyre të dhënave është zbuluar se A. hippocastanum është rreth 65 milion vjet e vjetër (Kretac Terciar), dhe i ka fillimet e veta në malet e larta të Azisë Lindore. Nga këtu gështenja e kalit është përhapur si një element i florës boreotropike në Amerikën e Veriut dhe Europën Juglindore. Shpërndarja e çrregullt gjeografike e llojit është rezultat i ndryshimeve gjeologjike dhe klimatike që kanë ndodhur gjatë Terciarit (Xiang & al. 1998). Si objektiv i punës është studimi i shpërndarjes natyrore të Gështenjës së Kalit në Shqipëri. MATERIALI DHE METODA Ekspeditat në pjesë të ndryshme të vendit u organizuan ne kuadër të Projektit të Monitorimit të llojeve të rrezikuara dhe të kërcënuara e organizuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrmit të Ujrave. Habitatet ku u gjet gështenja e kalit u përshkruan si nga ana gjeomorfologjike ashtu dhe nga ajo silvikulturore, ndërsa koordinatat u përcaktuan me anë të GPSit. Nga ana tjetër u pat parasysh që drurët e gjetur të ishin natyrorë dhe jo të mbjellë artificialisht. REZULTATE DHE DISKUTIME Gjatë kryerjes së ekspeditave në terren u vu re se përhapja natyrore e gështenjës së kalit në Shqipëri është e lokalizuar kryesisht në pjesën jugore të vendit, (Fig. 1). Në zonat ku është gjetur, A. hippocastanum ndodhet në lartësitë midis 750-1200m mbi nivelin e detit dhe në pjerrësi që variojnë nga 60 0 në 90 0. E takojmë kryesisht në terrene gurishtore gëlqerore dhe të thyera. Gjatë ekspeditave janë gjetur drurë të izoluar ose të shpërndarë në grupe të vogla si në Bënçë dhe në Progonat. Në këtë zonë A. hippocastanum përhapet në një sipërfaqe të gjerë, por gjithmonë në individë të rrallë dhe të vetmuar, shpesh herë në faqet shkëmbore dhe në vende gurishtore me shkallë pjerrësie shumë të lartë. Shkalla e mbulesës luhatet në vlerat + (individë të rrallë dhe të vetmuar). Në përgjithësi popullata është e ruajtur mirë pasi ndodhet larg ndikimit të njeriut. Lloje të tjera shoqëruese mund të përmendim: mëzhdredhën (Prunus mahaleb), shelgun (Salix incana), fshikokartën (Colutea arborescens), etj. A. hippocastanum është gjetur edhe në malin e Dhëmbelit, pjesë e vargut malor Trebeshinë- Dhëmbel-Nëmërçkë, në lartësi që variojnë nga 900-1200m mbi nivelin e detit. Gjeologjikisht zona është e përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë dhe me pjerrësi të madhe. Në ndryshim nga habitati i mëparshëm këtu gështenja është e lokalizuar vetëm në një vendndodhje e përzier me pyllin e panjës. Shkalla e mbulesës është e mirë pasi kemi pyje të lartë por gështenja e kalit edhe këtu gjendet në individë të rrallë dhe të vetmuar. Në përgjithësi popullata është e ruajtur mirë, sepse ndodhet shumë larg ndikimit të njeriut. Lloje të tjera shoqëruese mund të përmendim: mëllezën (Ostrya carpinifolia), blirin (Tilia tomentosa), panjën e malit (Acer pseudoplatanus), etj. Gështenja e kalit A. hippocastanum është gjetur dhe në rrethin e Librazhdit në Ekonominë Pyjore Stravaj. Nuk arrin të formojë grumbuj por takohet në disa terrene të ekonomisë pyjore Stravaj dhe Sopot në të cilat u gjetën drurë të gështenjës së kalit në gjendje natyrale në grupe të vegjël. Gjithsej rezultuan 7 drurë të moshave 154 AKTET Vol. V, Nr 1, 2012

të ndryshme (kryesish mosha të mesme). Në përgjithësi gjendja e ekzemplarëve paraqitet e mirë pa ndonjë problem shqetësues i vetmi problem është krasitja për gjethe për blegtorinë nga ana e popullsisë lokale. Nuk ka prekje nga sëmundje apo dëmtime si pasojë e prerjeve abuzive. Në përgjithësi, Gështenja e kalit është e nënshtruar si pasojë e zhvillimit të bujshëm të Ahut dhe Dushqeve që përbëjnë llojet kryesore të kësaj sipërfaqeje. Edhe këtu ashtu si në habitatet e tjera Gështenja e kalit është pjesë e shoqërimit Fagion sylvaticae me dominim të ahut (Fagus sylvatica). Llojet të tjera shoqëruese mund të përmendim: bunga (Quercus petraea), panja e malit (Acer pseudoplatanus), lajthia (Corylus avellana), bliri (Tilia tomentosa) dhe shkoza e bardhë (Carpinus butulus). AKTET Vol. V, Nr 1, 2012 155

Përhapje në gjendje natyrore Gështenja e kalit ka edhe në Tropoje ku takohet në grupe të vegjël. Nuk ka prekje nga sëmundje apo dëmtime si pasojë e prerjeve abuzive. Në përgjithësi gjendja e ekzemplarëve paraqitet e mire. Gështenja e kalit është pjesë e shoqërimit Fagion sylvaticae me dominim të ahut (Fagus sylvatica). Llojet të tjera shoqëruese mund të përmendim fshikëkartha (Colutea arborescens), vadhëviçja (Sorbus torminalis), bliri fletëvogël (Tilia cordata), xerxele e rëndomtë (Daphne mezereum), panjë e butë (Acer hyrcanum) etj. Gështenjën e kalit A.hippocastanum e takojmë dhe në krahinën e Mokrës, në grupe të vegjël. Drurët nga pikpamja fitosanitare janë në gjendje të mirë. Nga ana tjetër nuk ka dëmtime të llojit si pasojë e prerjeve abusive dhe ilegale. Zë vendet me pjerrësi të madhe dhe gurishtore dhe në toka të pasura. Është pjesë e shoqërimit Fagion sylvaticae. Lloje të tjera shoqëruese mund të përmendim: vadhëviçja e bardhë (Sorbus aria), bliri fletëgjerë (Tilia platyphyllos), xerxele e rëndomtë (Daphne mezereum), butina e butë (Viburnum lantana), panja e malit (Acer pseudoplatanus) etj. Aesculus hippocastanum takohet edhe në malin e Çikës në individë të rrallë. Gjendja e ekzemplarëve paraqitet e mirë pa ndonjë problem shqetësues pasi ndodhen larg vendbanimeve. Nuk ka prekje nga sëmundje apo dëmtime si pasojë e prerjeve abusive për ushqim për bagëtinë. Gështenja e kalit është pjesë e shoqërimit Fagion sylvaticae. Lloje të tjera shoqëruese mund të përmendim: dëllinjën e zezë (Juniperus communis), panjën e malit (Acer pseudoplatanus), zoglën e shkëmbinjve (Frangula rupestris), ashjen (Ilex aquifolium) etj. Gjatë eksplorimit u gjendën drurë të izoluar ose të shpërndarë në grupe të vogla të Aeusculus hippocastanum në Lumin e Kardhiqit Në këtë zonë A. hippocastanum përhapet në një sipërfaqe jo të gjerë, por gjithmonë në individë të rrallë dhe të vetmuar, në faqet shkëmbore dhe në vende gurishtore me shkallë pjerrësie shumë të lartë. Shkalla e mbulesës është me individë të rrallë dhe të vetmuar. Në përgjithësi popullata është e ruajtur mirë. Gështenja e kalit është pjesë e shoqërimit Fagion sylvaticae. Lloje të tjera shoqëruese mund të përmendim: mëzhdredhën (Prunus mahaleb), fshikokartën (Colutea arborescens) etj. Aesculus hippocastanum takohet edhe në malin e Nëmërçkës në individe të rrallë dhe të vetmuar. Në përgjithësi gjendja e ekzemplarëve paraqitet e mirë pa ndonjë problem shqetësues pasi ndodhet larg vendbanimeve. Ndodhet në faqet shkëmbore dhe vende gurishtore me shkallë pjerrësie shumë të lartë pranë përrenjve. Gështenja e kalit është pjesë e shoqërimit Fagion sylvaticae me dominim të ahut (Fagus sylvatica). Llojet të tjera shoqëruese mund të përmendim:vadhëviçen e Greqisë (Sorbus graeca), mëlleza (Ostrya carpinifolia), shkoza e bardhë (Carpinus butulus), ashja (Ilex aquifolium), pjerrza e rreme (Rhamnus fallax), panja e malit (Acer pseudoplatanus) etj. Duke parë shkallën e lartë të rrezikshmërisë dhe vunerabilitetit të llojit dhe habitatit ku gjendet, mbrojtja dhe ruajtja e këtyre popullatave duhet të jetë përparësi. Nga ana tjetër habitati dhe lloji janë të kërcënuar edhe si pasojë e ndryshimeve të treguesve klimatikë. Gjithashtu mendojmë që këto habitate me A. hippocastanum të përfshihen në rrjetin e NATURA 2000 të zonave të mbrojtura. Një raport do t`i dërgohet dhe Ministrisë së Mjedisit që është autoriteti përgjegjës për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe hartimin e një strategjie mbrojtëse në shkallë kombëtare. Sipas Heldreich (in Nikolaos et al., 2007), gështenja e kalit konsiderohet si një nga drurët më të bukur të florës Europiane. Ajo është një nga drurët kryesorë me të pëlqyeshëm në të gjitha qytetet e Europës, e admiruar si për gjethet e saj pesëshe, ashtu dhe për lulet e saj atraktive. Në Shqipëri A. hippocastanum rritet në lartësi mbi 700m, por është mbjellur edhe në mjediset urbane si lloj zbukurues dhe dekorativ. Nga të dhënat e marra në terren dhe vëzhgimi i vegjetacionit shoqërues, habitatit në të cilin ndodhen individët e A. hippocastanum mund të arrijmë në përfundimin se për të ruajtur llojin dhe habitatin duhet të ndërmerren këto masa: 156 AKTET Vol. V, Nr 1, 2012

1)-Ruajtja e gjendjes natyrore të llojit. 2)-Të shihet mundësia e përhapjes së individëve në kushte të ngjashme natyrore, pasi ka përhapje të kufizuar në individë dhe habitat. 3)-Të ruhet habitati nga dëmtimet antropogjene, kullotja dhe veprimtaria erozive. 4)-Duke parë shkallën e lartë të vunerabilitetit të habitatit të llojit të ruhet gjendja e saj nga dëmtimet masive. 5) Interes të veçantë paraqet monitorimi i filizave të rinj, ecuria e të cilëve do të tregojë mundësinë e shtimit të drejtuar të këtij lloji në të ardhmen. LITERATURA Ball, P.W. 1968. Hippocastanaceae. In: Tutin, T.G. & al. (eds), Flora Europaea. Vol. 2, p. 340. Cambridge Univ. Press, Cambridge. Bellini, E., Non, S. & Liersch, R. 1996. L ippocastano, colturale ornamentale e per usi non alimentari. Inform. Agrar., 52(48): 39-55. Butin, H. & Führer, E. 1994. Die Kastanien- Miniermotte (Cameraria ohridella Deschka & Dimic) an Aesculus hippocastanum. Nachrichtenbl. Deutch. Pflanzenschutzdienstes, 46(5): 89-91. Hanlidou, E. & Kokkini, S. 1997. On the flora of the Vikos-Aoos National Park (NW Greece). Willdenowia, 27: 81-100. Horvart, I., Glavac, V. & Ellenberg, H. 1974. Vegetation Südeuropas. Gustav Fischer Verlag, Stuttgard. Krusmann, G. 1976. Handbuch der Laubgehölze. Mitrushi, I. 1955. Drurët dhe Shkurret e Shqipërisë, 280-281. Mullaj, A. Vangjeli, J. 2006. Raport mbi gjendjen e Mjedisit 2005-2007, 68 Nikolaos D. Avtzis, Demetrios N. Avtzis, G. Vergos & Stephanos Diamandis. A contribution to the natural distribution of Aesculus hippocastanum (Hippocastanaceae) in Greece. - Phytologia Balcanica 13 (2): 183 187, Sofia, 2007 Pignatti, S. 1982. Flora d Italia. Edagricole, Bologna. Polunin, O. 1997. Flowers of Greece and the Balkans, a Field Guide. Oxford Univ. Press, Oxford, New York, Tokyo. Raus, T. 1980. Die Vegetation Ostthessaliens (Griechenland). III. Querco-Fagetea und azonale Gehölzgesellschaften. Bot. Jahrb. Syst., 101(3): 313-361.. Xiang, Q.Y., Crawford, D.J., Wolfe, A.D., Tang, Y.C. & DePamphilis, C.W. 1998. Origin and biogeography of Aesculus L. (Hippocastanaceae): a molecular phylogenetic perspective. Evolution, 52: 988-997. AKTET Vol. V, Nr 1, 2012 157