Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Faksi:

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Analizë politikash 05/2016

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Reforma e administratës publike në Kosovë

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

STUDIMI I PARA-FIZIBILITETIT FINANCIAR PËR Fondin e Efiçencës së Energjisë në Kosovë

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

Analizë e politikave 02/2017

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë: përfitimet dhe pengesat

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLA

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

NJOFTIM PËR KONTRATË

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

RAPORT PËRMBLEDHËS KONSULTIMI PUBLIK ME ORGANIZATAT ANËTARE TË CIVIKOS GJATË VITIT 2015

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

Fjala hyrëse e Kryeministrit

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (mandati, organizimi & struktura)

Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave

DORACAK PËR HARTIMIN E LEGJISLACIONIT Një Udhëzues Praktik për Hartimin e Ligjeve në Kosovë

Përtej retorikës politike

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

Projekti për Kuadrin Menaxherial Mjedisor dhe Social të Zhvillimit të Integruar Ekonomik Urban

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

Kostoja e ciklit të jetës

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRMBLEDHJA E RAPORTIT

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Transcription:

Shita & Associates L.L.C. Rexhep Luci 9a, H-1, nr. 6, Pristina, Kosovo; www.shita.biz; info@shita.biz; +377 44 77 99 49. BRN # 71076482 VAT # 330238429 Fiscal # 601138474 Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE) Aktiviteti Prokurimit Nr: 43800/15/020/2.3. Autoriteti Kontraktues: Ministria e Zhvillimit Ekonomik Operatori Ekonomik: Shita & Associates L.L.C. Qershor 2015

Termat e Referencës Studim para-fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e fondeve zhvillimore, me theks të veçantë për efiçiencës së energjisë. Në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit të mëtejmë të procesit për implementimin e masave të EE (eficiencës së energjisë) në kuadër të zbatimit të Planit Nacional të Republikës se Kosovës për periudhën 2010-2018, përkatësisht Planit të Dytë të Ndërmjetëm 2013-2015, dhe në funksion të zbatimit të Planeve Komunale për Efiçiencë të Energjisë, konsiderojmë të nevojshëm themelimin e Fondit për Efiçiencën e Energjisë, si mekanizëm i mbështetjes financiare për zhvillimin e projekteve të EE në sektorit public dhe atë privat. Për t i analizuar mundësitë e Kosovës për themelimin e këtij fondi të tillë, si dhe refleksione tqë do të ketë ai, është i nevojshëm Studim para fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e fondeve zhvillimore, me theks te veçantë për efiçiencës së energjisë. Ky studim duhet të përmbajë analiza për elementet si në vijim: Analiza e opcioneve ligjore në kuadër të ligjeve të aplikueshme dhe kornizës ligjore në Kosovë për themelimin e Fondit për Eficiencën e Energjisë Aspektet ligjore të ligjit të buxhetit të Kosovës dhe Fondi i EE. Gjetja e mundësive për krijimin e fondit të EE në përputhje me kërkesat e ligjit të buxhetit të Kosovës Draftimi i akteve sekondare ligjore të nevojshme për themelimin e fondit për efiçiencë të energjisë Analizë e shkurtër krahasimore e bazës ligjore te fondeve te ngjashme te efiçiencës se energjisë ne vendet ne rajon dhe ne BE Opinioni ligjor mbi konceptin e themelimit të fondit të efiçiencës se energjisë, përfshirë definimin e bazës ligjore dhe harmonizimit me ligjet e aplikueshme ne Kosovë. Analiza e kompatibilitetit me EU Acquis Communitaire. Definimi i bazës se marrëdhënieve kontraktuale ne mes të fondit të efiçiencës së energjisë dhe aktervete tjerë në sistem. Analiza e rreziqeve dhe masave parandaluese/korrektuese. Propozimi dhe rekomandimet mbi mundësitë shtesë në kuadër të kornizës ligjore ne Kosovë. Ky Studim është financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes Aktivitetit të Prokurimit Nr: 43800/15/020/2.3. 2

Përjashtim i përgjegjësisë: Informatat e përfshira në këtë studim kanë për qëllim ofrimin e udhëzimeve të përgjithshme vetëm mbi çështjet me interes në fushën e eficiencës së energjisë. Zbatimi i ligjeve dhe zbatimi i politikave qeveritare mund të ndryshojë në varësi nga faktet specifike. Duke marr parasysh natyrën e ndryshueshme të ligjeve, rregulloreve dhe akteve tjera juridike, informatat e publikuara në këtë dokument janë të sakta në datën e publikimit. Informatat e ofruara në këtë dokument nuk duhet të përdoren si zëvendësim për konsultimet më ekspert profesionist në fushat e kontabilitetit, tatimeve, dhe atyre të fushës ligjore për cështjet të cilat nuk janë trajtuar në këtë studim. Edhe përkundër faktit se janë marr të gjitha masat që informatat e përmbajtura në këtë Studim të mirren nga burime të besueshme, Shita & Associates L.L.C. dhe ekspertët e saj nuk janë përgjegjës për çfarëdo gabimi apo mospërfshirje, apo për rezultatet e dala nga përdorimi i këtyre informatave. Të gjitha informatat në këtë dokument janë të ofruara si të tilla, pa asnjë garancion të plotësisë, saktësisë, vlefshmërisë kohore apo tërezultateve të nxjerra nga përdorimi i këtyre informatave dhe pa ofruar asnjë lloj garancie, të shprehur apo implikuar, duke përfshirë, por mos u kufizuar në garancionet e performancës apo përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar. Shita & Associates L.L.C. Prishtinë, 25 Qershor 2015 3

Tabela e përmbajtjes Termat e Referencës... 2 Përjashtim i përgjegjësisë:... 3 Tabela e përmbajtjes... 4 Hyrje... 5 Opinioni ligjor mbi konceptin e themelimit të fondit të EE, duke përfshirë definimin e bazës ligjore... 8 Analiza e opcioneve ligjore në kuadër të legjislacionit në kosovë për themelimin e fondit për efiçiencë të energjisë... 13 1. Agjenci e pavarur... 13 2. Ndërmarrje Publike (NP)... 15 3. Fondacion... 17 Eficienca e Energjise sipas EU Acquis... 20 Analizë krahasimore e fondeve të ngjajshme të efiçiencës së energjisë në vendet në rajon dhe Bashkim Evropian... 30 Kroacia... 30 Belgjika... 31 Austria... 32 Sllovenia... 33 Bullgaria... 35 Armenia... 37 Gjendja e Efiçiencës së Energjisë në Kosovë... 39 Institucionet kryesore përgjegjëse për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë... 42 Konkluzioni... 45 Themelimi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë (FEE)... 45 Ndryshimet e ligjit për efiçiencë të energjisë... 46 Procedura e plotësim ndryshimit të ligjit... 48 Aspektet ligjore të ligjit për buxhetin dhe fondi i efiçiencës së energjisë... 50 4

Hyrje Efiçienca e energjisë është një mënyrë e menaxhimit dhe kufizimit të rritjes në konsumin e energjisë. Diçka është më efiçiente për energji në qoftë se ajo jep më shumë shërbime për të njëjtin input të energjisë, apo shërbime të njëjta për më pak energji të dhënë. Sot, eficenca e energjisë konsiderohet të jetë si zgjidhje me benefite të shumta. Kursimi i energjisë ka ndikim pozitiv në konkurrencën, ambientin, sigurimin e furnizimit me energji, zhvillimin ekonomik e fusha të tjera. Për të rrit efektin e saj, programet për eficencë të energjisë duhet të përkrahen me një kornizë me bazë të fortë ligjore dhe institucionale, duke u pajis me plane dhe politika të dizajnuara mirë dhe të implementueshme. Me qëllim të spikatjes së pengesave të përbashkëta dhe gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta, gjithashtu, dhe veprimeve për zhvillimin dhe zbatimin e programeve dhe politikave të eficencës së energjisë, në nivel të vendeve të rajonit, janë duke u promovuar dhe mbështetur veprime të integruara në nivel regjional. 1 Në këtë fushë, vlen të theksohset se me 15 Janar te 2015 Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Kordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, kanë nënshkruar projekte të reja të financuara nga Banka Botërore, pra Projektin për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme në Kosovë (US$31 milionë). Projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme i Kosovës synon reduktimin e konsumit të energjisë dhe përdorimit të vajrave fosile në ndërtesat publike dhe demonstrimin e qëndrueshmërisë ekonomike të investimeve në këto fusha. Përmes këtij projekti, Banka Botërore do të mbështesë Kosovën në zbatimin e strategjisë së saj gjithëpërfshirëse të energjisë dhe përmirësimin e politikave dhe mjedisit rregullator për energjinë e ripërtërishme dhe efikasitetin e energjisë. Qeveria pritet të përfitojë nga ky projekt nëpërmjet shpenzimeve të reduktuara të energjisë, rinovimit të ndërtesave, me fokus të posaçëm në universitete dhe spitale, dhe përmes përmirësimit të komoditetit dhe funksionalitetit të brendshëm. Njëkohësisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kosovare për Efikasitetin e Energjisë, dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të zhvillojnë kapacitetet e tyre për të nxitur investime të qëndrueshme të energjisë në të gjithë vendin. Sektori privat do të përfitojë nga përmirësimet në mjedisin rregullativ, i cili pritet të lehtësojë marrjen më të shpejtë të lejeve dhe hyrje më të lehtë në treg për kompanitë të cilat zhvillojnë burime të ripërtëritshme të energjisë dhe kjo, si rezultat, nxit rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime nga furnizuesit në këto sektore. 2 Në Prishtinë më 22.06.2015, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, me rastin e lansimit të projektit për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme ka deklaruar se ky Projekt do të jetë një shembull i mirë që vendi ynë po zbaton masat dhe standardet, të cilat lidhen me efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike, e që përveç tjerash 1 http://www.iea.org/topics/energyefficiency/ 2 http://www.worldbank.org/sq/ne w s/press-release/2015/01/15/world-bank-and-government-kosovo-signagreements-for-t w o-ne w -projects-energy-efficiency-rene w able-energy-project-and-health-project 5

do të ketë edhe ndikim në aspektin social-ekonomik. Ministri Stavileci tha se ky projekt realizohet me një kredi në vlerë prej 31 milionë dollarë nga Banka Botërore, që ka për qëllim zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivelit qendror dhe lokal. Kreu i MZHE-së ka ritheksuar objektivin e Qeverisë që bashkë me partnerët të themelojë një fond për Efiçiencë të Energjisë, i cili do të jetë i qasshëm për sektorin privat por edhe për amvisëritë të cilat duan t i zbatojnë masat e efiçiencës, që për rezultat ka uljen e konsumit të energjisë dhe njëkohësisht koston e shpenzimeve. Nga ana e tij, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters ka vlerësuar lartë rëndësinë e këtij projekti që sipas tij, do të ketë ndikim përtej fushës së energjisë. Këto nuk janë investime të drejta vetëm për arsye mjedisore, por edhe për arsye të qëndrueshmërisë ekonomike. Projekti do të tregojë se këto investime do të paguajnë veten e tyre relativisht shpejt, ka thënë ai. Ndryshe, Projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme parashihet të realizohet në afat 5 vjeçar ndërsa ka tri komponente: 1. Investimet në Efiçiencë të Energjisë(EE) dhe Energjinë e Ripërtëritshe(ER) në ndërtesa publike; 2. Përkrahja për politikat dhe kornizën rregullative të ER dhe EE, si dhe vlerësimi i resurseve përkatëse të ER; 3. Përkrahja për implementimin e projektit. 3 Në këtë fushë, me 25 Tetor 2005 në Athinë të Greqisë u lidh Traktati për themelimin e Komunitetit të Energjisë së Bashkësisë Evropiane. Pas ratifikimit të tij, më 1 Korrik 2006, Traktati hyri në fuqi. Në Tetor të 2013, Këshilli i Ministrave vendosi të zgjas zbatimin e Traktatit edhe për një periudhë tjetër 10 vjecare, pra deri në vitin 2026. Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që ka të bëj me politikën e energjisë. Palët e Traktatit janë Bashkimi Evropian dhe tetë Palët Kontraktuese nga Evropa Juglindore dhe rajoni i Detit të Zi: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova *, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina. Gjeorgjia, Armenia, Norvegjia dhe Turqia marrin pjesë si vëzhgues. Misioni i Komunitetit të Energjisë është të zgjeroj tregun e brendshëm të energjisë të BE-së për Evropën Juglindore mbi bazën e një kornize të detyrueshme ligjore. Objektivi i përgjithshëm i Traktatit të Komunitetit të Energjisë është që të krijojë një kuadër të qëndrueshëm rregullator dhe të tregut në mënyrë që të: Tërheq investime në prodhimin e energjisë dhe rrjeteve për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të energjisë që është esenciale për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social; Krijoj një treg të integruar të energjisë që lejon tregtinë ndërkufitare të energjisë dhe integrimin me tregun e BE-së; Të rris sigurinë e furnizimit; Përmirësoj situatën mjedisore në lidhje me furnizimin me energji në rajon; dhe 3 http://mzhe.rks-gov.net/?page=1,42,1032 6

Të rris konkurrencës në nivel rajonal. 4 Titulli II i Traktatit shprehimisht zgjeron zbatimin e Acquis në territorin e shteteve nënshkruese të saj, pasi që ato duke qenë vende jo-anëtare të BE, Acquis nuk e kanë pjesë të legjislacionit të tyre të brendshëm, por e zbatojnë me vullnet të lirë, dhe për të përmbush kriteret e vendosura nga EU për integrim. Acquis e efiçiencës së energjisë përmban legjislacionin kyq të BE për energji, siç është elektriciteti, gazi, ambient, konkurrenca, energjia e ripërtëritshme, efiçienca e energjisë, nafta dhe statistikat. Si përgjigje për zhvillimin e legjislacionit të BE, Nenet 24 dhe 25 të Traktatit (Titulli II), respektivisht, lejojnë zbatimin e Acquis dhe amendamenteve të saj. Pas hyrjes në fuqi, Acquis i Komunitetit të Energjisë është zgjeru duke përfshi fusha të reja të energjisë, si dhe ka zëvendësu aktet e vjetra me ato të rejat dhe të ndryshuarat. 5 Si shembull me rëndësi për këtë analizë, në vitin 2013, Këshilli i Ministrave propozoi zbatimin e Direktivës 2012/27/EU për Komunitetin e Energjisë në 2014 me disa ndryshime. Gjatë zbatimit në Komunitetin e Energjisë, Direktiva do të shfuqizoj Direktivën 2006/32/EC dhe do të vendos qëllime më ambicioze për efiçiencën e energjisë. 6 Republika e Kosovës, tanimë duke qenë pjesë e Energy Community si palë kontraktuese dhe nënshkruese e Traktatit për themelimin e EC 7, merr përsipër përmbushjen e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në EC si dhe dispozitave ligjore të këtij traktati. Për më tepër, Republika e Kosovës dhe institucionet e saj përgjegjëse në fushën e efiçiencës së energjisë kanë shpreh vullnetin e tyre drejt përmbushjes së këtyre kërkesave, gjë që reflektohet edhe në Planin Nacional për efiçencë të energjisë për periudhën 2010-2018 si dhe Planin e dytë të Ndërmjetëm 2013-2015 e Planeve Komunale për Efiçiencë të Energjisë. Mos zbatimi i Traktatit, ka edhe pasojat ndëshkuese për shtetet anëtare të saj, që don të thotë se Kosova duhet të harmonizoj legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian në fushën e efiçiencës së energjisë. Edhe në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, më konkretisht në nenin 13 ( Zbatimi i Direktivave të BE për eficencën e energjisë ) të Ligjit nr.04/l-016 për eficencë në energjisë: Ministria paraqet për miratim në Qeveri akte juridike të veçanta për zbatimin e dispozitave të Direktivave të BE, lidhur me Efiçiencën e Energjisë, që dalin nga detyrimet e Republikës së Kosovës si palë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. 4 Impact Assessment of the Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) for the Energy Community, DecisionWare Group, July 2014 5 https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/enc_home/energy_community/legal/eu_legislation#ee 6 https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/enc_home/areas_of_w ORK/Instruments/Energy_Efficiency/Studies 7 DECISION OF THE MINISTERIAL COUNCIL OF THE ENERGY COMMUNITY DtzO13tO3lMG-EnC: On extending the duration of the Energy Gommunity Treaty 7

Traktati në nenet 90-93 krijon një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve që ka ngjashmëri të caktuar me proceduret në rastet e shkeljeve të dispozitave të akteve ligjore të BE. Sipas këtyre dispozitave, një Palë e Traktatit, Bordi Rregullator dhe Sekretariati - sipas ankesës ose me iniciativën e tij/saj - mund të paraqes te Këshilli Ministror raste të mosrespektimit të ligjit të Komunitetit të Energjisë nga një Palë. Këshilli Ministror mund të vendosë për ekzistencën e një shkeljeje të detyrimeve të Palëve me anë të një vendimi. Në rastet e shkeljeve të rënda dhe të vazhdueshme, disa nga të drejtat që rrjedhin nga zbatimi i Traktatit, Palës në fjalë mund t i pezullohen nga Këshilli i Ministrave. 8 Kosova, duke qenë Palë nënshkruese e këtij Traktati, medoemos duhet të zbatoj legjislacionin që ky Traktat e përcakton. Rrjedhimisht, sipas tij, është i nevojshëm edhe krijimi i një fondi zhvillimor prej anës së qeverisë së Kosovës për promovimin e produkteve dhe shërbimeve që ndikojnë në zhvillimin dhe aplikimin e projekteve në këtë segment. Ky fond do të duhej të përdorej edhe për stimulim të hulumtimeve të projekteve zhvillimore dhe nxitjen e inovacioneve në fushën e efiçiencës së energjisë si dhe të krijohet një mekanizëm financues (fond) për dhënie të granteve dhe financim në raste të implementimit të ndonjë projekti për prodhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtritshme ose rritje të efiçiencës në energji. OPINIONI LIGJOR MBI KONCEPTIN E THEMELIMIT TË FONDIT TË EE, DUKE PËRFSHIRË DEFINIMIN E BAZËS LIGJORE Kosova është palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë. Prandaj ajo tashmë ka miratuar një numër të ligjeve në sektorin energjetik në përputhje me Acquis e BE-së. Sektori i energjisë udhëhiqet nga katër ligjet kryesore : 1. Ligji Nr. 03 / L 184 për Energjinë; 2. Ligji Nr. 03 / L 185 për Rregullatorin e Energjisë; 3. Ligji Nr. 03 / L 201 për Energjinë Elektrike; 4. Ligji Nr. 04 / L 016 për Efiçiencën e Energjisë. Secili prej tyre, në vecantinë e tij e trajton eficiencën e energjisë nga fushëveprimtaria e tij. Kështu, Ligji Nr. 03 / L 184 për Energjinë përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme përmes të cilave drejtohen aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën Kosovës me qëllim të garantimit të furnizimit të sigurt të qëndrueshëm dhe të cilësisë së lartë me energji për të krijuar kushte të një tregu funksional të energjisë dhe krahas kësaj duke promovuar edhe shfrytëzimin më efiqient të energjisë, rritjen e burimeve të 8 https:/www.energy-community.org/portal/page/portal/enc_home/areas_of_w ORK/Dispute_Settlement 8

ripërtërishme të energjisë dhe bashkëprodhimit si dhe përmirësime në mbrojtjen e mjedisit nga veprimtaritë energjetike. Fushëveprimi i këtij ligji përfshin energjinë elektrike, ngrohjen, gazin natyror dhe burimet e ripërtërishme të energjisë, dhe përcakton : zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së energjisë, përfshirë parashikimin e balancave të energjisë dhe politikat mbi efiqiencën e energjisë, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe bashkëprodhimin ; rolet e Qeverisë së Kosovës, qeverisjes lokale dhe institucioneve tjera dhe siguron publikut mundësi për pjesëmarrje të gjerë në zhvillimin e strategjisë së energjisë dhe në implementimin e saj; aktivitetet për rregullimin e sektorit të energjisë që kryhen nga Zyra e Rregullatorit për Energji; Ngritjen e konkurrencës në sektorin e energjisë; vendosjen e detyrimeve për shërbim publik ndaj ndërmarrjeve energjetike, sipas nevojës; nxjerrjen e legjislacionit sekondar nga Ministria në çështje të specifikuara në këtë ligj; dhe masat që mund të merren në rast të emergjencave energjetike. Me qëllim të avancimit të interesit publik përmes nxitjes së investimeve në ndërmarrjet e energjisë, ky ligj i sqaron dhe siguron të drejtat e ndërmarrjeve të energjisë mbi pronën që aktualisht është në shfrytëzim ose posedim të tyre që është e nevojshme për operimin ose mirëmbajtje e stabilimenteve ekzistuese energjetike si dhe të drejtave pronësore të cilat në të ardhmen mund të nevojiten nga ndërmarrjet e energjisë për ushtrimin e aktiviteteve energjetike. 9 Ndërsa Ligji Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë rregullon funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, si agjenci e pavarur e Republikës së Kosovës, themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas nenit 119.5 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ligji përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për furnizim me energji. Zyra e Rregullatorit për Energji ushtron kompetencat e agjencisë së pavarur si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera, Zyra e Rregullatorit për Energji ka përgjegjësitë të përkujdeset për funksionimin transparent dhe jodiskriminues të tregjeve të energjisë bazuar në parimet e tregut të lirë sa i përket aktiviteteve konkurruese, dhe rregullimit të aktiviteteve të monopolizuara; monitorojë dhe përmirësojë sigurinë me furnizim të energjisë elektrike, ngrohjes dhe gazit natyror, përfshirë sigurimin e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme të gjenerimit, transmisionit, shpërndarjes, kapacitetin e deponimit dhe kapacitetin interkoneksionit; sigurojë kryerjen e aktiviteteve të energjisë në mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese, që janë lëndë e detyrimeve të shërbimit publik si dhe sigurimin e qasjes jodiskriminuese në sistemete transmisionit dhe 9 Ligji Për Energjinë Nr. 03/L-184,Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës / Prishtinë: Viti V / Nr. 86 / 15 Nëntor 2010 9

shpërndarjes dhe interkonektorë; sigurojë se tarifat e rregulluara për aktivitetet e energjisë janë të arsyeshme dhe të vendosura në bazë të një metodologjie të shëndoshë tarifore duke përfshirë sigurimin e tarifave për sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes do të jenë adekuate për të mundësuar kryerjen e investimeve të domosdoshme në sisteme në mënyrë që këto investime të garantojnë qëndrueshmërinë e sistemeve; monitorojë dhe parandalojë keqpërdorimin e pozitave dominuese dhe praktikave jokonkurruese nga ndërmarrjet energjetike dhe të marrë masat përkatëse në përputhje me ligjin. 10 Ligji Nr. 03 / L 201 për Energjinë Elektrike përcakton rregullat e përgjithshme për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit, transmisionit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike dhe qasjes në interkoneksion, organizimin e qasjes ndaj sistemit të transmisionit dhe sistemit të shpërndarjes, si dhe për funksionimin dhe qasjen ndaj tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Qëllimi i këtij ligji është që të zhvillojë një treg konkurrues dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike, me rregulla të përbashkëta sa i përket prodhimit, transmisionit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike dhe për qasje në treg; të garantojë kushte për prodhim, transmetim, shpërndarje dhe furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të përhershëm me energji elektrike, duke iu përmbajtur parimeve të efiçiencës së energjisë; të përcaktojë procedurat për dhënien e licencave për veprimtari në sferën e energjisë elektrike, dhe për autorizimet dhe tenderimin e kapaciteteve të reja; të sigurojë që të gjithë konsumatorët shtëpiakë dhe, në rastet kur është teknikisht dhe ekonomikisht e arsyeshme, konsumatorët jo shtëpiakë të gëzojnë shërbim universal, do të thotë të drejtën e të furnizuarit me energji elektrike të një sasie dhe cilësie të specifikuar, në bazë të tarifave të arsyeshme, dhe të sigurojë masa përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve fundorë, në veçanti masa adekuate për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë dhe konsumatorëve në zona rurale, përfshirë masat me të cilat u ndihmohet që t i shmangen shkyçjeve. 11 Si Ligji më kryesor në fushën e eficiencës së energjisë, Ligji Nr. 04 / L 016 për Efiçiencën e Energjisë 12 si qëllim ka përcaktimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe institucional për rregullimin e fushës së efiçiencës së energjisë. Ky ligj rregullon çështjen e efiçiencës së energjisë, përgatitjen, dhe aprovimin e planeve të efiçiencës së energjisë dhe raportimin për to, përcaktimin e roleve, detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve si dhe adresimin e detyrimeve që burojnë nga Traktati i Komunitetit të Energjisë lidhur me efiçiencën e energjisë. 10 Ligji Nr. 03/L-185 Për Rregullatorin e Energjisë, Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës/ Prishtinë: Viti V / Nr. 86 / 15 Nëntor 2010 11 Ligji Nr. 03/L-201 Për Energjinë Elektrike, Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës / Prishtinë: Viti V / Nr. 86 / 15 Nëntor 2010 12 Ligji Nr. 04/L-016 Për Efiçiencën E Energjisë, Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës / Nr. 6 / 22 Korrik 2011, Prishtinë 10

Për më tëpër, ky ligj përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante shteterorë si Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe themelimin e disa prej tyre në fushën eficiencës së energjisë, sic janë, Agjencia e Kosovës për efiçiencë të energjisë ( AKEE) dhe Komisioni për Certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë. Planet për efiçiencën e energjisë që janë Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë dhe Plani komunal për efiçencën e energjisë janë të rregulluara me nenet 8 dhe 9. Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë përcaktohet si dokument i detyrueshëm për zbatim, i cili përgatitet nga AKEE, në përputhje me kërkesat e Direktivës 2006/32/EC dhe ato të Sekretariatit të Komunitetti të energjisë dhe i dërgohet për shqyrtim Ministrit i cili e dërgon për miratim në Qeveri. Raporti i zbatimit të planit të Kosovës për efiçiencën e energjisë përgatitet nga AKEE dhe i dërgohet për shqyrtim Ministrit i cili e dërgon atë për miratim në Qeveri. Dërgimi i Raportit në sekretariatin e Komunitetit të energjisë bëhet sipas kërkesave të sekretariatit. Zyrat komunale për energji përgatisin planin komunal për efiçiencë të energjisë sipas udhëzimeve nga AKEE-ja i cili miratohet nga Kuvendi komunal dhe i dërgohet AKEEsë. Zyrat gjithashtu përgatisin Raportin e progresit të zbatimit të planit komunal për efiçiencë të energjisë sipas udhëzimeve nga AKEE-ja që miratohet nga Kuvendi komunal dhe dërgohet në AKEE. Procedurat dhe afatet e përgatitjes së planeve komunale dhe raportimi për zbatimin e tyre përcaktohen në akt nënligjor të miratuar nga ministri. Me këtë ligj, Sektori publik obligohet që ta shfrytëzojë energjinë në mënyrë efiçiente, për çka Qeveria, me propozim të Ministrisë, nxjerrë aktet tjera nënligjore të nevojshme. Ligji gjithashtu obligon që për mbështetjen e masave të përcaktuara në Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë, Ministria duhet të sigurojë mundësi për financim brenda Buxhetit të Republikës së Kosovës, të kërkojë për mbështetje financiare nga organizmat financiare zhvillimore ndërkombëtare të fushës së energjisë në kuadër të programeve dhe projekteve për promovimin e efiçiencës së energjisë, të propozojë në marrëveshjet ndërshtetërore të bashkëpunimit, përfshirjen e financimeve për fushën e efiçiencës së energjisë. Ndërsa për mbështetjen e masave për promovimin e efiçiencës së energjisë të përcaktuara në Planet Komunale, komunat duhet të sigurojnë financim brenda buxheteve të tyre komunale ose përmes ndonjë donacioni. Në këtë aspekt, Ministria brenda kompetencave të saj, duhet të shikoj për mundësi të bashkëfinancimeve buxhetore të fondeve të efiçiencës së energjisë që krijohen në kuadër të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare zhvillimore dypalëshe apo shumëpalëshe. Ky ligj, gjë që është shumë me rëndësi për themelimin e FEE, në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të tij përcakton obligimin e zbatimit të Direktivave të BE për efiçiencën e energjisë, në nenet 13,14 dhe 15 të tij. Sipas tij, Ministria mund të paraqet për miratim në Qeveri, akte juridike të veçanta për zbatimin e dispozitave të Direktivave të BE-së, lidhur me efiçiencën e energjisë, që dalin nga detyrimet e Republikës së Kosovës si palë e Traktatit të komunitetit të energjisë. 11

Në pjesën në vazhdim, do të analizohet edhe ndërlidhja e kësaj dispozite ligjore dhe obligimeve të Republikës së Kosovës për zbatimin e Direktivave të BE, më konkretisht, të obligimit për themelimin e FEE. 12

ANALIZA E OPCIONEVE LIGJORE NË KUADËR TË LEGJISLACIONIT NË KOSOVË PËR THEMELIMIN E FONDIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË Në kuadër të legjislacionit në fuqi në Kosovë, Fondi për efiçiencën e Energjisë në Kosovë mund të themelohet përmes mundësive të elaboruara si më poshtë : 1. Agjenci e pavarur Në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë (Ligji Nr.03/L-216). Ky ligj ka themeluar Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), një entitet i pavarur që është përgjegjës për menaxhimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave. FSDK është përgjegjës për të dhe i raporton Bankës Qendrore së paku në baza vjetore. Ai gëzon autonomi operacionale dhe administrative dhe funksionon jashtë kornizës së strukturave qeveritare të Kosovës dhe shërbimit civil të Kosovës. Kapitali i autorizuar i FSDK është 15 milionë euro qe është vendosur në ligj. Ligji parashikon që kontributet fillestare mund të nxirren nga grantet e donatorëve apo përmes mjeteve të tjera me kushtet e marrjes së fondeve të tilla, të cilat duhet të jenë të miratuara nga Bordi Drejtues. Burime të tjera të kapitalit mund të përfshijnë të ardhurat nga premiumet, perfitimet nga disponimi me asetet dhe investimet. Kapitali mund të rritet me shuma të tilla siç mund të përcaktohet nga Bordi Drejtues. Banka Qendrore emëron Bordin Menaxhues të FSDK së, i cili përbëhet nga pesë anëtarë: Guvernatori i Bankës Qendrore, një përfaqësues nga Ministria e Financave, Drejtori Menaxhues i FSDK, një ekspert me përvojë në fushën e depozitave dhe sigurimit financiar, dhe një auditor i certifikuar.edhe pse në fillim FDSK mund te duket si institucion i varur nga Banka Qendrore, menaxhimi dhe operacionet e FDSK janë, në fakt, brenda sferës së Bordit Menaxhues. Në mënyrë të ngjashme, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ("Trusti") është një institucion publik i pavarur i themeluar për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale deri në pensionim. Ligji nr. 04 / L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës parasheh që Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (më tej Fondi ) është person juridik i pavarur nën mbikëqyrjen e BQK-së i themeluar me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime, në investim të kujdesshëm dhe në ruajtjen e mjeteve pensionale dhe pagimin e të ardhurave që krijohen në llogaritë individuale për blerjen e pensioneve vjetore, për pensionet e bazuara në kursime, si një administrues i besuar që vepron në emër të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve. Fondi është person juridik jofitimprurës, i aftë për të paditur dhe për t u 13

paditur në emër të vet, operacionet e së cilit funksionojnë në përputhje me ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e Prokurimin Publik. Bordi Drejtues qe përbëhet nga 8 anëtarë menaxhon Trustin. Një komision për përzgjedhje i propozon kandidatët Kuvendit për vendet vakante të bordit. Komisioni Përzgjedhës gjithmonë përbëhet nga Guvernatori i BQK-së si kryesues, Auditori i Përgjithshëm, dhe Ministri i Financave. Mandati i secilit anëtar të emëruar në këshillin drejtues është 3 vjet, me mundësi riemërimi. Me qëllim të krijimit të një agjencie të pavarur, duhet të kalohet nëpër të gjithë procedurën legjislative. Së pari, Ministria relevante ka nevojë për të inicuar projektligjin. Në mënyrë që të bëjë këtë, një koncept dokument duhet të hartohet në përputhje me prioritetet qeveritare dhe te miratohet në mbledhjen e Qeverisë. Para se të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë, koncept dokumenti duhet t'i nënshtrohet një rishikimi prej 60 ditë pune me ministritë e tjera dhe zyrat përkatëse në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kur koncept dokumenti merr miratimin nga Qeveria, Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të përfshijë atë në agjendën legjislative për vitin përkatës. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sponsorizon ligjin pastaj krijon një grup punues për hartimin e ligjit. Pasi ligji është hartuar nga grupi i punës, shkon prapa në Qeveri për shqyrtim ndërministror, duke përfshirë Ministrinë e Integrimit Europian. Qeveria, pas përfundimit të procesit të hartimit të legjislacionit së bashku me dokumentet përcjellëse, Deklaratën e Përputhshmërisë dhe Tabelat e Përputhshmërisë me Acquis të BE-së, konform Udhëzimit Administrativ nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative dhe Rregullores Nr.13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar, pas marrjes së Opinionit Ligjor nga Ministria e Integrimit Evropian për përputhshmërinë me legjislacionin Evropian dhe Vlerësimin e Ndikimit Financiar nga Ministria e Financave, në fund merr edhe Opinionin Ligjor nga Zyra e Kryeministrit për përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, dërgon projektligjin shqyrtim dhe miratim nga Qeveria, për t u përcjell tutje tek Kuvendi i Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Sekretariati ndjek procedurën e brendshme në Kuvend duke dërguar ligjin nepër komisionet funksionale përkatëse. Komisionet funksionale, pas shqyrtimit të tyre, kalojnë ligjin ne seancën plenare për miratim në leximin e parë. Pas miratimit në lexim të parë, projektligji shkon prapa në komisionet funksionale për të marr ndryshimet e kërkuara gjatë seancës plenare. Pas ndryshimeve të përfshihen në projektligj, ligji shkon prapa në seancë plenare për miratim gjatë leximit të dytë. Pas aprovimit në lexim të dytë, ligji konsiderohet i miratuar dhe dërgohet në Zyrën e Presidentit. Presidenti i Kosovës shpall ligjin në fuqi i cili hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare. 14

Kjo mund të rezultojë në një proces të gjatë, sidomos duke marrë parasysh rreziqet politike të lidhur me të gjithë procesin e hartimit të legjislacionit. Megjithatë, përfitimi i kësaj alternative në krahasim me mundësitë e tjera është ajo që lejon për hartuesit e ligjit të strukturojnë fondin dhe qeverisjen e tij me më shumë fleksibilitet sesa një Sh.A. Gjithashtu është e mundur që në ligj të përcaktohen kualifikimet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, dhe specifika të tjera të Fondit,që mund të jenë të vecanta. Një proces legjislativ në përgjithësi merr deri në 12 muaj. Aktivitetet e një agjencie të tillë të pavarur të krijuar me ligj mund të konsiderohet në kundërshtim me Ligjin për ndihmën shtetërore të Kosovës dhe legjislacionin evropian të Ndihmës Shtetërore, dhe si rezultat, veprimtaria e fondit do të jetë nën monitorimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës, ku ky i fundit gjithashtu përgjegjës për të miratojë ose refuzojë secilin transaksion. 2. Ndërmarrje Publike (NP) Themelimi i Ndërmarrjeve Publike në Kosovë është i rregulluar me Ligjin për Ndërmarrjet Publike Nr. 03 / L-087 dhe Ligji nr.04/l-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Një ndërmarrje në pronësi publike ("NP") është një Shoqëri Aksionare që ofron shërbime për interes të përgjithshëm të publikut dhe themelohet nga një autoritet lokal apo qëndror, dhe është e organizuar si një shoqëri aksionare sipas Ligjit në fuqi për shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një NP përfaqësohen nga aksionet, dhe të gjitha këto aksione janë të regjistruara. Ligji për NP ka për qëllim themelimin e kornizës ligjore për rregullimin e ushtrimit të të drejtave pronësore në ndërmarrjet publike; rregullimin e qeverisjes korporative të ndërmarrjeve në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike; dhe ka për qëllim krijimin e strukturave efikase të raportimit dhe përgjegjësisë për të lejuar mbikëqyrjen e duhur të aktiviteteve të ndërmarrjeve publike. Çdo ndërmarrje e re publike mund të themelohet vetëm nëse kjo autorizohet me një vendim të Qeverisë.Qeveria është e autorizuar që ta emërojë një Bord të Përkohshëm të Drejtorëve ( Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ) për secilën NP për të shërbyer në cilësinë e Bordit të Drejtorëve të NP-së për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar me miratimin e Vendimit mbi Themelimin e një Ndërmarrje Publike të re,e deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm në përputhje me nenin 15 të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Para propozimit për krijimin e një NP, Qeveria (Ministria e linjës) duhet të përgatisë një plan biznesi, planin buxhetor dhe strukturën organizative. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen tek Njësia për Politikën dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve publike (NjPMNP) në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.Pas paraqitjes së kërkesës për themelimin e një Ndërmarrje në pronësi publike, aplikuesi do të hartojë një raport mbi realizueshmërinë 15

financiare dhe operacionale të ndërmarrjes së tillë në pronësi publike. Raporti i fizibilitetit për themelimin e Ndërmarrjëes publike duhet të përfshijë: 1. Strukturën organizative; 2. Planin e biznesit dhe Planin e Buxhetit; 3. Garancinë në formë të shkruar për investimet e ardhshme që kanë të bëjnë me fizibilitetin financiar dhe operacional të ndërmarrjes në pronësi publike; 4. Dokumentet e tjera mbështetëse për kërkesën për themelimin e NP. NjPMNP duhet që brenda tridhjetë ditëve të punës të fillojë procedurën e shqyrtimit për themelimin e NP. Pas shqyrtimit të kërkesës, NjPMNP i dërgon ato tek Komiteti Ministror për NP-të. Nëse Komiteti Ministror konstaton se kriteret janë plotësuar, ai do t'i rekomandojë Qeverisë për të nxjerrë një vendim që autorizon krijimin e ndërmarrjes në pronësi publike. Përzgjedhja e anëtarëve të Bordeve të Drejtorëve kryhet nëpërmjet një njoftimi të hapur konkursi. Emërimet bëhen me një vendim të veçantë të Qeverisë së Kosovës. Bordet e Drejtorëve të NP-ve mund të kenë 5 ose 7 anëtarë të cilët marrin kompenzim direkt nga Qeveria. Një aksionar i NP ushtron mbikëqyrje mbi Bordin e Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit përmes NjPMNP. Përgjegjësia kryesore e Bordit të Drejtorëve është të monitoroj zbatimin e planit të biznesit, i cili miratohet nga vetë Bordi. Zgjedhjen dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjeve publike, përfshirë drejtorin menaxhues, e bën Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes përkatëse. NP raportojnë përmes Bordeve të tyre të drejtorëve tek NjPMNP brenda 60 ditëve pas kalimit të çdo tremujori dhe brenda 75 ditëve pas kalimit të çdo viti kalendarik. Aksionet e një NP Qendrore mund të shiten lirisht nëse Qeveria miraton një vendim me shkrim i cili autorizon një Komision Qeveritar për Privatizim që të vazhdoj me tenderimin dhe shitjen e aksioneve, duke iu nënshtruar vendimit të miratuar me shumicë të thjeshtë të votave të Kuvendit të Kosovës. Pas miratimit të këtij vendimi nga Qeveria dhe miratimin e tij nga Kuvendi, Komisioni Qeveritar për Privatizim është i autorizuar të kryejë një procedurë të tenderimit dhe shet aksionet në rrezik. Një NP mund të jepet me koncesion, por procedura duhet të fillohet me një vendim të Qeverisë, të monitorohet nga një komision ndërministror, dhe të kryhet në përputhje me Ligjin mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe Ligjin për Prokurimin Publik. NP tipike në Kosovë janë "Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës" Sh.A., "Korporata Energjetike e Kosovës" Sh.A., "Sistemi i Transmisionit dhe Operatori i Tregut" Sh.A., "Radio Televizioni i Kosovës" dhe partneriteti i fundit publiko privat i "Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës - Adem Jashari " Sh.A. Edhe pse NP janë të regjistruara dhe veprojnë si Sh.A., ato janë shumë të kontrolluara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria emëron Bordin e saj të drejtorëve, i cili shpërblehet direkt 16

nga Qeveria dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë. Edhe pse është e mundur që të angazhohet sektori privat në një NP nëpërmjet një partneriteti publiko privat / koncesion, kjo duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, me një shumicë të thjeshtë. Duke pasur parasysh precedentin e përpjekjeve të Qeverisë për të shitur 75% të aksioneve të "Postës dhe Telekomit të Kosovës" Sh.A. dhe refuzimi i vazhdueshëm i marrë nga Kuvendi i Kosovës, kjo alternativë mban jo vetëm rreziqe të biznesit dhe financiare, por edhe rrezik politik. Procesi i krijimit të një NP duhet të përfundoj brenda 60 ditëve, por praktika na tregon se ajo mund të marrë deri në 6 muaj. Për shkak të zhvillimeve të fundit politike, dhe praktikave të mëhershme, nuk është e mundur të parashikohet se sa kohë do të marrë ky proces. Si një ndërmarrje në pronësi publike, aktivitetet e Fondit mund të shkelin Ligjin e Ndihmës Shtetërore të Kosovës dhe Legjislacionin Evropian për ndihmën shteterore, dhe si rezultat i kësaj, aktivitetet e Fondit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, i cili është edhe përgjegjës për miratimin ose refuzimin e çdo transaksioni. 3. Fondacion Organizatat jo-qeveritare (OJQ) në Kosovë mund të regjistrohen në formën e një fondacioni. Fondacioni është organizatë pa anëtarësi, i krijuar për menaxhimin e pronave dhe pasurive. Kërkesat themelore për krijimin e një OJQ-je si një Fondacion përfshin: (1) Tre themelues (individë apo persona juridikë); (2) një i emëruar, përfaqësues i autorizuar nga themeluesit, që jeton në Kosovë; (3) aktet nënligjore në përputhje me ligjin e Kosovës; (4) një formular aplikimi qe jepet nga Ministria e Administratës Publike; (5) dhe logo e propozuar për organizatën. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe apo serbe. Zyrtarët, drejtuesit dhe punonjësit e OJQ-ve të regjistruara nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet apo obligimet e OJQ-së, por ata do të jenë personalisht përgjegjës për kryerjen me dashje, me pakujdesi ose me moskryerje të detyrës. Standardi i përgjithshëm i vendosur nga ligjet është se "rregullat dhe procedurat për udhëheqje të brendshme që i përmban statuti i OJQ duhet të përputhen me parimet demokratike". Organi më i lartë drejtues i një fondacioni është Bordi i Drejtorëve. Bordi duhet të përbëhet nga të paktën tre anëtarë. Bordi është plotësisht përgjegjës për politikat dhe çështjet financiare të organizatës dhe ka një detyrim ligjor për të përmbushur, që të takohet të paktën dy herë në vit, dhe ku duhet të shqyrtojë dhe të miratojë asetet-aktivet dhe detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe planet e parashikuara për aktivet, pasivet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet për vitin e 17

ardhshëm. Bordi nuk mund të delegojë këto detyra tek ndonjë organ tjetër ose zyrtar i fondacionit. Përveç kësaj, vetëm Bordi ka mandat për të zgjedhur zyrtarët e organizatës, të ndryshojë aktin e themelimit ose statutin, dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen, apo shpërndarjen e organizatës. Asnjë anëtar i Bordit nuk mund të merr pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje në të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Një anëtar i organit drejtues konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai / ajo apo ndonjë anëtar i familjes ka një interes direkt apo indirekt ekonomik. Ligji parashikon se organizata ka vetëm ato kompetenca dhe ka të drejtë për t'u angazhuar në ato aktivitete dhe qëllime, në përputhje me aktin themelues dhe statutin. Eshtë e rëndësishme që themeluesit e organizatës te parashikojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, të cilat mund të ndërmerren në të ardhmen. Është ligjërisht e pamundur për të bërë ndonjë ndryshim në aktin e themelimit. Përveç kësaj, ligji parashikon që çdo OJQ-ja mund të aplikojë për status të përfituesit publik nëse OJQ-ja merr përsipër një ose më shumë prej këtyre aktiviteteve kryesore të sajat: ndihmën humanitare, mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, aktivitetet bamirëse, arsimore, shëndetësore, kulturore, ruajtjen apo mbrojtjen e mjedisit, rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik, promovimin e të drejtave të njeriut, promovimin e praktikave demokratike dhe të shoqërisë civile, apo ndonjë aktivitet tjetër që i shërben së mirës së publikut. Aktivitetet e OJQ-së përfshijnë veprimtari për të mirën e publikut vetëm nëse përfitimet e konsiderueshme sigurohen falas ose më lirë se vlera reale e tregut për grupe ose individë të pafavorizuar. Një OJQ mund të aplikojë për status të përfituesit publik me rastin e regjistrimit fillestar të OJQ-së ose më vonë. Drejtoria për OJQ-të në Ministrinë e Administratës Publike jep statusin e përfituesit publik nëse dokumentet e regjistrimit të OJQ-së dëshmojnë se qëllimet dhe veprimtaria e OJQ-së përmbushin kërkesat ligjore. OJQ-të me status të përfituesit publik kanë të drejtë të lehtësimeve tatimore dhe fiskale, me përjashtim të atyre që janë të ngarkuar në thelb për shërbimet publike komunale. Një OJQ-se që i është dhënë statusi i përfituesit publik duhet të paraqesë çdo vit tek Organi Kompetent një raport vjetor lidhur me operacionet dhe aktivitetet e saj brenda Kosovës. Raportet duhet të dorëzohen deri në fund të muajit mars të secilit vit për vitin raportues që përfundon me 31 dhjetor të vitit të kaluar. Kërkesa për raportim vjetor zbatohet kur OJQ-ja gëzon statusin e përfituesit publik ose tejkalon qarkullim vjetor prej 100,000 Euro. Kjo OJQ, themeluar si një Fondacioni, do të bëhet mbajtësi i aksioneve të zakonshme në SHA dhe si i tillë, Bordi i Drejtorëve do të menaxhojë fondin. Aksionet e preferuara pa të drejtë vote mund të jepen për investitorët, të cilët nuk do të jenë në gjendje për të kontrolluar operacionet e fondit. SHA-të janë të rregulluara në mënyrë të moderuar nga Ligji për Shoqeritë Tregtare. Një aksion në një shoqëri aksionare është pronë e aksionarit dhe ligji lejon që statuti të përmbaj kufizime në bartje,që është e rëndësishme për fazën fillestare të krijimit të fondit. 18

Përveç mundësisë së kufizimit të transferimit te aksioneve, Fondacioni që menaxhon SHA mund të shesë aksionet e preferuara që lejohen në statut,me qëllim të rritjes së kapitalit të fondit. Me kusht që të gjitha dokumentet për themelim janë të plota dhe në përputhje me ligjin e Kosovës, procesi merr maksimalisht 60 ditë për të krijuar një OJQ / Fondacionin dhe tre ditë të tjera për të krijuar një Sh.A. Procesi i licencimit me Bankën Qendrore merr më së shumti 90 ditës, me kusht që të gjitha dokumentet dhe të gjitha kërkesat ligjore janë plotësuar. Ky mekanizëm nuk do të shkelte ligjin e Ndihmës Shtetërore të Kosovës dhe legjislacionin Evropian për ndihmën shtetërore. 19

EFICIENCA E ENERGJISE SIPAS EU ACQUIS Këshilli Evropian në Konkluzionet e datës 17 Qershor 2010 ka theksuar objektivin e efiçiencës së energjisë si një nga objektivat kryesore të strategjisë së re të Bashkimit Evropian për vendet e punës dhe rritjen e zhvillimin të qëndrueshëm dhe përfshirës ("Strategjia 2020 e Evropës ). Duke mos hyrë në analizë për përputhshmërinë e Ligjit aktual për Efiçiencën e Energjisë së Kosovës me legjislacionin e BE në këtë fushë, në këtë pjesë të analizës, do të trajtohen vetëm çështjet me rëndësi për themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. Duke qenë se Republika e Kosovës në legjislacionin e saj në fuqi, më konkretisht në Ligjin për Efiçiencë të Energjisë bën referencë direkte për zbatueshmëri të legjislacionit të efiçiencës së energjisë të BE, dhe konform obligimit të saj si palë nënshkrueve e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ku gjithashtu proklamohet obligimi i shteteve nënshkruese të saj që, përkundër faktit që nuk janë shtete anëtare të BE, duke nënshkruar Traktatin do të marrin për obligim zbatimin e legjislacionit të BE dhe traspozimin e tij në legjislacionin vendor, të gjitha dispozitat e akteve ligjore të BE në fushën e Efiçiencës së Energjisë duhet të zbatohen dhe transpozohen në legjislacionin e Kosovës. Direktiva kryesore e Bashkimit Evropian për efiçiencën e energjisë( DEE ) është Direktiva 2012/27 / EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 25 tetor 2012, që ndryshon Direktivat 2009/125 / EC dhe 2010/30 / BE dhe shfuqizon Direktivat 2004/8 / EC dhe 2006/32 / EC. Kjo Direktivë është një direktivë kornizë e cila përcakton objektivat mbizotëruese dhe objektivat që duhet të arrihen nga një grup koherent dhe i masave reciprokisht të përforcuara që mbulojnë pothuajse të gjitha aspektet e sistemit energjetik: nga furnizimit, transformimi, transmetimi dhe shpërndarja tek konsumimi. Shtetet Anëtare është dashur të transpozojnë këtë Direktivë në legjislacionin kombëtar deri me 5 qershor 2014 në kuadër të kulturës së tyre ligjore, sociale, mjedisore dhe ekonomike. 13 Bashkimi Evropian po përballet me sfida të papara që rezultojnë nga rritja e varësisë nga importet e energjisë dhe të burimeve të pakta të energjisë, si dhe nevoja për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe për të kapërcyer krizën ekonomike. Efiçienca e energjisë është një mjet i vlefshëm për të adresuar këto sfida. Ai përmirëson sigurinë e furnizimit të BE duke reduktuar konsumin e energjisë primare dhe uljen e importeve të energjisë. Kjo ndihmon për të reduktuar emetimet e gazit me kosto efektive dhe në këtë mënyrë zbut ndryshimet klimatike. 14 13 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings page 8 14 http://ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency/energy-efficiency-directive 20

Fillimisht, masat e reja kombëtare që sigurojnë kursime të mëdha të energjisë për konsumatorët dhe industrinë mund të përmbledhen si më poshtë: shpërndarësit energjisë ose kompanitë e shitjes së energjisë duhet të arrijnë kursime të energjisë 1.5% në vit, nëpërmjet zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë; Vendet e BE-së duhet të zgjedhin për mënyrat të tjera për të arritur të njëjtin nivel të kursimeve nëpërmjet mjeteve të tilla si përmirësimi i efikasitetit të sistemeve të ngrohjes, instalimi i xhamave të dyfishtë,kulmet izoluese; sektori publik në vendet e BE-së duhet të blejë ndërtesa, produkte dhe shërbime që kanë efekt në efiçiencën e energjisë; çdo vit, qeveritë e BE-së duhet të kryejnë rinovimet e duhura për efiçiencë të energjisë për të paktën 3% të ndërtesave që ata posedojnë ; Fuqizimi i menaxhimit më të mirë të konsumit të energjisë nga konsumatorët e energjisë. Kjo përfshin qasje të lehtë dhe të lirë për të dhënat mbi konsumin nëpërmjet matjes individuale; stimulime kombëtare për NVM-të që t'i nënshtrohen auditimeve të energjisë; Kompanitë e mëdha duhet të bëjnë auditime të konsumit të tyre të energjisë për t i ndihmuar ata të identifikojnë mënyrat për të zvogëluar konsumin; Monitorimi i niveleve të efiçiencës në kapacitetet e reja gjeneruese të energjisë. 15 Masat e vendosura për zbatimin e kërkesave specifike të Direktivës së BE për EE duhet, përveç përmbushjes së kërkesave specifike minimale ligjore për këto masa, të sigurojnë në tërësi që objektivat dhe synimet janë arritur. Në këtë prizëm, objektivat në politikat dhe legjislacionin e BE-së luajnë një rol të rëndësishëm në: Krijimin e llogaridhënies të nivelit të lartë; Lejimin e krahasimit dhe monitorimit të rezultateve; Dërgimin e sinjaleve afatgjata për investitorët; dhe Sigurimin e udhëzime për hartimin e politikave të mëtejshme. DEE përmban disa objektiva dhe vendos për herë të parë në nenin 7 target të detyrueshëm për kursimin e energjisë për shtetet anëtare. Kjo plotëson klimën dhe pakon e energjisë së BE-së, e cila deri më tani përfshin vetëm targetet ligjërisht të detyrueshme për Greenhouse të gazit dhe të energjisë së ripërtëritshme, dhe shkon përtej Direktivës së vitit 2006 mbi Shërbimet e Energjisë (2006/32 / EC) 16. Sa i përket kornizës ligjore në nivel të Bashkimit Evropian, akti rregullativ kyç në funksion të përmirësimit të Efiçiencës së Energjisë deri vonë ka qenë Direktiva 2006/32/EC. Më 25 Tetor 2012, BE-ja ka miratuar Direktivën 2012/27/EU e cila e zëvendëson direktivën e mëparshme. 15 http://ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency/energy-efficiency-directive 16 Eu energy efficiency directive (2012/27/eu) guidebook for strong implementation, the coalition for energy savings page 14 21