UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

Similar documents
AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Speci Shqipëri

FAO Project GCP/ALB/005/ITA Production Support in Albania. Kultivimi i Hurmës. Pergatiti: Dr. Fatmir VOCI Consulent ne projektin FAO

STUDIMI I DISA KULTIVARËVE TË GRURIT NË ZONA TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Morphological characteristics of olive varieties

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Abstract. Përmbledhje

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Tel: +377 (0)

Kultivimi i Kumbullës

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

VNMS Shqipëri Aneksi 11.4 Kriteret e Ndjeshmërisë

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

Strategjia për sektorin e hortikulturës

PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN

Raporti i Performancës së Komunave

Institucioni: Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Sarajevës Data e diplomimit: 2004 Diploma/ Magjistratura : Mr. Sc.

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË,

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RAPORTI MBI STUDIMIN E DRUNJËVE DHE MENAXHMIN E GJELBËRT

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 11-12

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

this project is funded by the european Union

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Programi IPA 2010 për Kosovë i Bashkimit Evropian. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Zonat Me Kufizime Natyrore Në Evropën Juglindore: Dhe Rekomandimet Për Politika

Raport Final i Vlerësimit

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Program Edukimi I Individualizuar

BULETINI I SHKENCAVE TË ZBATUARA

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

Prof. As. Dr. Belul Gixhari Dr. Mehmet Ramadani. Ag robiod iversiteti. ne Fushe Arrez. (Monografi) Realizuar na kuoder ta projektit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 7-8

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

Lënda arkivore private në Kosovë

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Varfëria e fëmijëve në Shqipëri

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

Raporti Evropian për Drogën

DËBIMI I SHQIPTARËVE

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

LISTA POZITIVE INPUTE DHE FARERA. Nr. 4, Mars 2017

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS. Medjon Hysenaj

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

Transcription:

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES QENDRA E RESURSEVE GJENETIKE Miratohet D R E J T O R I (Prof. Dr. Fetah ELEZI) METODIKA E PUNES P ë r Rigjenerimin, shtimin, karakterizimin dhe vlerësimin e germplazmes së bimës së domates Hartoi metodiken (Prof. Dr. Sokrat JANI) Tiranë, prill 2015 1

METODIKA E PUNES P E R RIGJENERIMIN, SHTIMIN, KARAKTERIZIMIN DHE VLERESIMIN E GERMPLAZMES SE DOMATES HYRJA Domatja(Lycopersicon esculentum Mill.) është bimë me orgjinë nga zonat e ngrohta të Amerikës Qendrore dhe për ushqim u përdor fillimisht në Meksikë. Në Evropë u soll nga spanjollët. Konsiderohet nga bimët perimore më të rëndësishme, jo vetëm në vendin tonë, por pothuajse kudo. Kërkesat për të janë në rritje, si për shumëllojshmërinë e formave dhe madhësisë së frytit, veçantit e shijes dhe aromave, ashtu dhe për diversitetin e mënyrave të përdorimit për ushqim dhe industri. Për këto arsye, kultivimi dhe konsumi i saj është rritur ndjeshëm, sidomos vitet e fundit, duke zgjeruar edhe kalendarin e prodhimit, rrjedhojë edhe e kultivimit në mjedise të mbrojtura. Aktualisht kultivohet thuajse në të gjitha vendet e botës, sipërfaqja dhe prodhimi i të cilës ka ardhur në rritje. Në vitin 2010 në botë u kultivuan rreth 4, 6 milion ha, me një rendiment mesatar prej 328 kv/ha. Vendin e parë e mban Kina (870 mijë ha), ndjekur nga India(865 mijë ha), Turqia(304 mijë ha), Egjipti (216,4 mijë ha), SHBA(159 mijë ha), Irani(147 mijë ha), Itali(118,8 mijë ha), Meksika (98,2 mijë ha), Brazili (60,8 mijë ha), Spanja(58,8 mijë ha ), etj. Qendra e Resurseve Gjenetike (QRGJ), në kuadër të misionit të saj, mban, pasuron, ruan, rigjeneron, karakterizon dhe vlerëson materialin gjenetik të bimës së domates. Duke nisur nga viti 1995 në studimin dhe manaxhimin e koleksioneve përdoren deskriptoret e miratuar nga Bordi Ndërkombëtar i Resurseve Gjenetike Bimore (International Board Plant Genetic Resources = IBPGR) dhe së fundi nga International Bioversity. Në vendin tonë, në vite, grupet e kërkimit shkencor të Qendrës së Resurseve Gjenetike, krahas misioneve koleksionuese, kanë kryer një sërë studimesh për rigjenerimin, karakterizimin dhe vlerësimin e materialit gjenetik të bimëve në fondin e Bankës Gjenetike të Bimëve. Këto procese të menaxhimit, konsistojnë: a) Rigjenerimi dhe shumimi i farës - Gjate ruajtjes së germplazmes fara pëson ndryshime sasiore dhe cilësore. Sasia e germplazmës në ruajtje mund të ulet nga dhënia e saj përdoruesve, por ajo mund t i nënshtrohet edhe dëmtimeve të ndryshme(ndonëse siguria e ruajtjes është tepër e lartë), si dhe i ulet fuqia mbirëse. Për këto arsye lind nevoja e shtimit të sasisë së farës, si dhe e rigjenerimit të saj. Mbështetur në këta faktorë që ndikojnë në pakësimin e sasisë së germplazmes në ruajtje, para rigjenerimit do të përcaktohen dhe vlerësohen prioritetet e rigjenerimit dhe shtimit për secilin aksesion (zbatohen kërkesat e Manual of Seed Handling in Genebanks. Handbooks for Genebanks No.8. Rome (Italy). b) Karakterizimi i aksesioneve.- konsiston në regjistrimin e atyre treguesve të deskriptorëve të cilët karakterizohen nga shkallë e lartë e trashëgimisë, mund të 2

shikohen lehtësisht me sy dhe që shprehen në të gjitha mjediset (p.sh. tipi i bimës, ngjyra e lules, forma e frytit, tipi i ngjyrosjes së frytit, etj). Mbështetur në këtë fakt karakterizimi morfologjik bëhet vetëm një herë dhe në një pikë provë. Gjatë karakterizimit merren më pak tregues për vlerësimin. Karakterizimi mund të bëhet edhe gjatë rigjenerimit e shtimit. c) Vleresimi i aksesioneve.- konsiston në regjistrimin e atyre treguesve të deskriptoreve që ndikohen nga ndryshimet e mjedisit (numri i lulesave për bimë, pesha mesatare e frutit, prodhimi për bimë, periudha bimore, etj.). Vleresimi i aksesioneve mund të bëhet në disa pika dhe për disa vjet. Qëllimi i kësaj metodike është pikërisht rigjenerimi, shumëzimi, karakterizimi dhe vlerësimi i resurseve gjenetike të bimës së domates. Plani metodik i punës Eksperimenti për rigjenerimin, shumëzimin, karakterizimin dhe vlerësimin e materialit gjenetik të domates do të ngrihet dhe realizohet në Bazën eksperimentale të Bankës Gjenetike pranë EDE-së së Universitetit Bujqësor të Tiranës, konform standardeve ndërkombëtare (FAO, 2014. Genebank Standards), udhëzuesve të njohur për rigjenerimin (Bioversity international, 2006; ECPGR, 2012) dhe deskriptoreve (ECPGR, 2008 dhe IBPGR Secretariat, Rome, 1996) për karakterizimin dhe vlerësimin e materialit gjenetik. Aksesionet (kultivarët) që do të studiohen janë: 1. 2. 3. 4. Mbjellja do të bëhet fidanë të parapërgatitur. Në fushë do të kultivohet me lente, me lagësi mes tyre 120 cm, midis rreshtave në lenta 60 cm dhe midis bimëve brenda rreshtit 40 cm, duke siguruar kështu një dendësi prej 2800(dy mijë e tetëqind) bimë/dynym. Skema eksperimentale do të jetë ajo e Bllokut të Randomizuar, me tre përsëritje. Varianti(aksesioni) do të mbillet në një lentë me dy rreshta, me gjatësi 4,0 m; ai do ketë sipërfaqe 7,20 m 2 dhe do të përfaqësohet nga 20 bimë. Variantet ndahen midis tyre nga një rrugicë me gjerësi 1,0 m(bufer zone). I - Agroteknika që do të përdoret në ngastrën eksperimentale Në ngastrën eksperimentale, në të cilën do të kryhet rigjenerimi, shumëzimi, karakterizimi dhe vlerësimi i aksesioneve të domates, do të përdoret teknologji e lartë kultivimi dhe e njëjtë për të gjitha variantet në studim. 1- Përgatitja e tokës: Punimi i parë 25-30 cm kryhet në vjeshtë ose herët në pranverë. Para mbjelljes kryhen punime të tjera derisa të krijohet një shtrat i përshtatshëm për mbjellje. Gjatë punimeve përgatitore shpërndahen plehrat e përcaktuara për tu 3

përdorur në plehërimin bazë dhe preparatet kimike për mbrojtje të bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit e tokës. Është mirë që kultivimi të kryhet në ngastra të mulceruara me flete plastike. Plastmasi i mulçerimit të ketë trashësi 0,05-0,07 mm dhe gjerësi 110-120 cm. Ai fiksohet në dy anët e lentës me dhe, duke mbuluar në çdo anë 15-20 cm gjerësi të tij. Gjerësia e pjesës së mbuluar(mulçeruar) të mbetet rreth 80 cm. Plastmasi i mulçerimit shtrohet pas përgatitjes së mirë të tokës dhe pas vendosjes së impiantit të ujitjes me pika, mundësisht 5-7 ditë para mbjelljes së fidanëve në fushë. 2- Plehërimi: a) Në përshtatje me pjellorin e ngastrës dhe kërkesat e bimëve për ushqim, në plehërimin bazë do të përdoren: - 40-50 kv/dyn pleh organik. - 45-50 kg/dyn DAP - 35-40 kg/dyn Sulfat potasi. b) Në vegjetacion, sipas gjendjes së rritjes dhe zhvillimit të bimëve, do të përdoren: - 40-60 kg/dyn nitrat amoni, e shpërndarë në 3-4 duar, gjithmonë pas ujitjeve, duke shoqëruar prashitjet. - 15-20 kg/dynym sulfat potasi, e shpërndarë në 2-3 duar, pasi të ketë filluar lidhja e frutave të katit të -të, duke shoqëruar prashitjet. Shënim: Në eksperimentet, ku janë vendosur impiante të ujitjes me pika, sasitë e plehrave të përcaktuara për tu përdorur në plehërimin në vegjetacion ndahen në disa duar, mundësisht në më shumë se pesëfishi i duarve të përcaktuara mësipërm, por gjithmonë në periudhën e përcaktuar si më lartë. Më saktë, sasitë lëndëve ushqyese për çdo fazë jepet si më poshtë: Nr Fazat Ditë nga mbjellja Sasia e lëndëve ushqyese, kg/dynym/fazë N P 2 O 5 K 2 O CaO MgO 1 Mbjellje 1 0,1 0 0,1 0 0 2 Vegjetacion 2-15 0,8 0,2 1,3 0,1 0 3 Lulëzim 16-30 0,9 0,2 1,4 0,1 0,1 4 Lidhje fruti 31-40 0,6 0,2 0,9 0,1 0 5 Rritje fruti 41-60 2,4 0,6 3,8 0,2 0,1 6 Vjelje I-rë 61-65 0,6 0,2 0,9 0,1 0 7 Vjelje 66-120 13,0 3,6 20,8 1,3 0,8 Totale 120 18,4 5,4 29,2 1,9 1,0 3- Përgatitja e fidanëve: Fidanët përgatiten në module polisteroli, në mjedise me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar. Fidanët janë të gatshëm për tu mbjellë në fushë kur të kenë formuar plotësisht 5-6 gjethet e vërteta dhe me moshë 35-40 ditë. Gjatë përgatitjes i kushtohet kujdes kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Përgatiten 15-20% fidanë rezervë. 4

4- Mbjellja e në fushë: Bëhet njëlloj si edhe për domaten e kultivuar në fushë për prodhim për treg. Në zonën klimatike mesdhetare fushore, nën zona qendrore, mbjelljet bëhen në periudhën 10-30 maj. Në fillim, pas përgatitjes së ngastrës, piketohen variantet dhe gjithë eksperimenti. Në distancën e përcaktuar brenda rreshtit, me kunj hapet me kujdes një gropë e vogël e me pas vendoset fidani me kubik në thellësi 1-2 cm nën rrafshin e sipërfaqes së tokës, pastaj shtrëngohet lehtë me dorë. Pas mbjelljes bëhet ujitje e lehtë duke përdorur 0,7-1,0 litër ujë për fidanë. Pas ujitjes shpërndahet ushqim i helmuar rreth fidanit të mbjellë, për mbrojtje të tyre nga dëmtuesit e tokës. 5- Shërbimet në vegjetacion: Gjatë vegjetacionit, në varësi të kushteve të krijuara dhe gjendjes shëndetësore të bimëve, kryhen prashitje, ujitje, spërkatje, etj. Masat agroteknike që kryhen në eksperiment regjistrohen në pasqyrën 2. - Shënimet që mbahen në ngastrën eksperimentale 1. Vrojtime për fenologjinë e bimëve: Do të mbahen shënime për këto faza: - Data e mbjelljes së farës. - Data e mbirjes(mbarimi i fazës: kur të jenë shfaqur në sipërfaqe 80% e bimëve). - Faza e rritjes/data e formimit të dy gjetheve të vërteta(m- 80%). - Faza e rritjes/data e formimit të gjashtë gjetheve të vërteta(m- 80%). - Data e mbjelljes së fidanëve në fushë; - Data e fillimit të lulëzimit ( M- 80%). - Faza e lidhjes së frutave të parë(fillimi-10% dhe Mbarimi - 80%). - Data e pjekjes së frutave të para ( M- 80%). - Data e fillimit të vjeljeve ( M- 80%). - Data e përfundimit të vjeljeve ( M- 80%). - (A)Periudha bimore (në ditë), nga mbjellja në fushë deri në fillim vjelje. - (B)Periudha e prodhimit (në ditë), nga fillimi deri përfundimi i vjeljeve. - (C)Periudha bimore (në ditë), nga mbjellja në fushë deri në vjeljen e fundit. Fazat e zhvillimit të bimëve regjistrohen duke vëzhguar 10 bimë të njëpasnjëshme për çdo kultivar në provë. Të dhënat regjistrohen në pasqyrën 1. 2. Përshkrime fushore: Bëhen dy përshkrime fushore ose edhe me shumë kur ka arsye. Përshkrimi i parë fushor bëhet në fazën e lidhjes së frutave të lulërisë së parë dhe i dyti në fazën e pjekjes së frutave të lulesës së parë (fazë kur kultivarët shfaqin plotësisht karakteristikat e tyre të prodhimtarisë dhe frytit). Në këto përshkrime flitet mbi zhvillimin e bimëve, karakteristika të tyre si dhe çdo shfaqje tjetër që lidhet me veçoritë e aksesioneve në studim dhe gjendjen e eksperimentit. 5

3. Treguesit morfologjik të bimës, luleve dhe frutave: Në vegjetacion, për të ndjekur më afër dallimet midis kultivarëve në studim, bëhen: A- karakterizimi morfologjik i aksesioneve (Pasqyra 3) (Kjo listë përshkruese ka për qëllim vetëm të karakterizoj tiparet morfologjike të materialit gjenetik të domates së kultivuar). Karakteristika të bimës(pasqyra 3/A) Regjistrohen në fazën e plotë të zhvillimit bimës. 7.1.2.1. Tipi rritjes së bimës(regjistrohet në fazën e plotë të zhvillimit bimës. Vrojtohen gjithë bimët e aksesionit, pasi janë larguar shtesat): 1- kufizuar; 2- gjysme e kufizuar; 3-e pa kufizuar. 7.1.2.6. Dendësia e gjetheve: 3-rralla,5-mesatare,7-dendur. 7.1.2.9. (e modifikuar)tipi gjethes (Shiko fig 3): 1-xhuxhe,2-tipi gjethes patates,3-standarde,99- tjetër (specifiko tipin) Karakteristika të lulesës(pasqyra 3/B) 7.2.1.1(e modifikuar) Tipi lulesës (Vështrohet lulesa e 2-të dhe 3-të në të paktën 10 bimë): 1 - përgjithësi i thjeshtë (pa degëzime); 2 -në përgjithësi me dy degë; 3 -tre ose më shumë degë. 7.2.1.2. Ngjyra e kurorës: 1-bardhe, 2-verdhe,3-portokalli, 4-tjera(specifiko ngjyrën). Karakteristika të frytit(pasqyra 3/C) Regjistrimet bëhen mbi bazën e mesatares së 10 frutave nga bimë të ndryshme. 7.2.2.1. Ngjyra e jashtme e frutave pa pjekur(regjistrohet para pjekjes se frutave): 1-e bardhë në jeshile, 3-jeshile hapur, 5-jeshile, 7-jeshile errët, 9-jeshile shumë e errët. 7.2.2.2(e modifikuar) Prania /mungesa e shiritave jeshil të errët në fruta(vëzhgimi bëhet në frutat e papjekur): 0 -mungon (pjekje uniforme);1 -të pranishëm (shirita apo vija në pjesën e sipërme të frytit, rreth kaliksit janë të gjelbër errët, kurse pjesa e pistilit e gjelbër e hapur). 7.2.2.5. Forma mbizotëruese e frytit(shiko në fig. 4; Regjistrohet kur frutat kanë filluar të ndryshojnë ngjyrën): 1-rrafsh (shtypur në polet); 2-lehtësisht i rrafshet; 3-rrumbullakët;4 - rrumbullaket i lartë; 5-forme zemre; 6 -cilindrike ( i zgjatur); 7- formë dardhe; 8 -elipsoide (kumbull formë);99 -të tjera (specifiko formën mbizotërues të frytit). 7.2.2.6. Madhësia e frytit(në pjekje të frutave): 1-shumë i vogël(<3 cm), 2-vogël(3-5 cm), 3- mesatar(5.1-8 cm), 4 i madh(8.1-10 cm), 5-shumë i madh(>10 cm).. 7.2.2.7. Homogjeniteti i madhësisë se frutave(brenda bimës): 3-ulët, 5- mesëm, 7-lartë. 7.2.2.8. Pesha e frytit, në g (Mesatare e 10 frutave të pjekur). 7.2.2.9. Gjatësi(lartësi) e frytit, mm (Regjistrohet largësia nga bishti tek lulja e frytit të pjekur, në prerje). 6

7.2.2.10. Gjerësi(diametri) frytit, mm (Regjistrohet në diametrin më të madh të seksionit prerë të frytit të pjekur). 7.2.2.11. Ngjyra e jashtme e frutave të pjekur(regjistrohet kur frutat kanë arritur pjekjen fiziologjike): 1-gjelbër; 2-verdhë; 3-portokall; 4-rozë; 5-kuqe; 99- të tjera(specifiko ngjyrën e jashtme të frytit). 7.2.2.12. Intensiteti ngjyrës jashtme: 3 - lehtë, 5- mesatar, 7- erret. 7.2.2.14. Brinjëzimi në fund të kaliksit(regjistrohet kur frutat kanë arritur madhësinë maksimale): 1-shumë i dobët; 3- i dobët; 5-mesatar; 7- i fortë. 7.2.2.16. Forma e frytit, pranë bishtit(shih fig 5): 1- sheshtë; 3- depresion i lehtë; 5-depresion mesatar; 7- depresion(gropëzim) i fortë. 7.2.2.18. Gjatësia e bishtit në fryt(shih fig 6 në faqen 32). 7.2.2.20. Gjerësia e kallos bishtit (Regjistrohet në pjesën më të gjerë, në 10 fruta të zgjedhur rastësisht nga bimë të ndryshme): 3- vogël (e mbuluar nga kaliksi); 5- mesatare (pak i dukshëm rreth kaliksit); 7- gjerë (shumë e qartë rreth kaliksit). 7.2.2.23. Ngjyra e lëkurës së frutave pjekur(vëzhgoni lëkurën e qëruar të frutave): 1- pa ngjyrë; 2-e verdhë. 7.2.2.26. Ngjyra e tulit (brendshme): 1-.gjelbër; 2- verdhe; 3 portokall; 4- roze; 5- kuqe; 6- të tjera (specifikoni në descriptor 7,4 ). 7.2.2.29. Forma e frytit në seksionin e diametrit (shih fig. 7): 1- rrethore, 2- me kënde, 3-parregullt. 7.2.2.31. Numri i foleve të farave për fryt (vështrohen dhe numërohen ato në të paktën 10 fruta). 7.2.2.32. Forma e gjurmës së pistilit (shih fig 8): 1-pa gjurmë, 2-yll, 3- vijë lineare,4- pa rregullt. 7.2.2.33. Forma e majës frytit (nga ana e lules)(shih fig. 9): 1- prerë thellë (gropëzuar), 2- sheshtë (rrafshët), 3-.me majë të zgjatur. 7.2.2.35. Qëndrueshmëri e frytit (pas vjeljes): 3- butë, 5- mesatar; 7- fortë. Informacion shtesë Fotografi: Këshillohet për të bëre një fotografi të disa frutave, së bashku me një shkallë reference të tillë si një vizore(metër) apo një laps. Shënime: Çdo tipar origjinal që nuk është marr parasysh nga përshkruesit e mësipërm duhet të përshkruhet këtu. B- vlerësime për tregues biometrik dhe agronomik Tipare të matshme: Për çdo variant, do të merren në 10 bimë të njëpasnjëshme, në pjekjen teknike të tyre, në të cilat do të kryhen këto matje e peshime: - Fruta për bimë; - Pesha mesatare e frytit, g; 7

- Lartësia e frytit, mm; - Diametri frytit, mm; - Numri foleve të farave për fryt; Të dhënat regjistrohen në pasqyrën 4. 8- Deskriptimi bimës 8.1. Karakteristika agronomike(pasqyra 4/A) 8.1.1. Numri ditëve deri në lulëzim..(nga mbjellja e farës deri sa 50% e bimëve të kenë hapur të paktën një lule në kushte uniforme rritjeje). 8.1.2. Numri ditëve deri në pjekje.(nga mbjellja e farës deri sa 50% e bimëve të kenë pjekur të paktën një fryt). 8.1.4. Numri i lulesave.(në kërcellin kryesor:mesatare e 10 bimëve). 8.1.5. Numri i luleve në lulesë.(në lulesën e dytë. Mesatare e 10 bimëve). 8.2. Karakteristika të frytit(pasqyra 4/B) (Në varësi të mjedisit. Të gjitha karakteristikat cilësore vlerësohen në pjekjen fiziologjike të frutave). 8.2.3. Plasaritje radiale(5,12): 1- vija të tapëzuara; 3- lehtë; 5 mesatar; 7-rëndë. 8.2.4. Plasaritje rrethore(5,13): 1- vija të tapëzuara; 3- lehtë; 5 mesatar; 7-rëndë. 8.2.9.Pamja pufke (8,17), Prania e zgavrës në fryt: 3-lehtë; 5 mesatare; 7-rëndë. 9. Ndjeshëm ndaj stresit abiotik(pasqyra 4/C) Shënohen në kushte artificiale dhe / ose natyrore, të cilat duhet të jenë të specifikuara qartë. Këto janë koduar në një shkallë predispozite nga 1 deri 9: 1 - Shumë të ulët ose nuk ka shenja të dukshme të ndjeshmërisë 3 - lehtë 5- mesatare 7 - lartë 9 -shumë i lartë 9.1. Ndaj temperaturave të ulëta: 1- ulët; 3 lehtë; 5- mesatare;7 lartë; 9 -shumë i lartë. 4. Verifikimi i sipërfaqes vjelëse: Në fazën e pjekjes, para fillimit të vjeljes, për çdo variant numërohen bimët që mungojnë dhe ato që vilen, duke përcaktuar kështu sipërfaqen që vilet. Të dhënat regjistrohen në pasqyrën 5. 5. Vjelja dhe dinamika e vjeljes së prodhimit: Vjelja fillon me pjekjen e frutave, qoftë edhe vetëm të një kultivari (në format me pjekje të hershme). 8

Vetëm pasi përfundon një variant dhe pas peshimit të tij me kujdes, fillon vjelja e variantit tjetër, e kështu me radhë. Ndërkohë, gjatë vjeljes dhe peshimit, për çdo variant regjistrohet edhe numri i frutave që vilen. Prodhimi i vjelë regjistrohet i ndarë sipas cilësive. Të dhënat regjistrohen në pasqyrën 6. 6. Vjelja e frutave për rigjenerim dhe shtim te aksesionit: Vjelja e prodhimit për ripërtëritje të aksesionit bëhet në pjekjen biologjike, kur frutat janë pjekur plotësisht. Për të mënjanuar tejpjekjen, kalbjen dhe rënien e frutave në tokë, vjelja e tyre bëhet dorë-dorë, futen në qese letre(të etiketuara jashtë e brenda) dhe vendosen në mjedise të thata e të hijezuara, ku më tej manipulohen për marrje të farës. Të dhënat regjistrohen në pasqyrën 7 dhe 7/1(Bioversity international (2006). Manual of Seed Handling in Genebanks). 7. Rendimenti përfundimtar: Mbi bazën e prodhimit të vjelë, për çdo variant, ndarë sipas cilësisë, si dhe të sipërfaqes vjelëse, përllogaritet rendimenti përfundimtar. Plotësohet pasqyra 8. 8. Hartimi i raportit vjetor: Me materialin e grumbulluar dhe të dhënat shifër në tabela, që parashikon metodika, bëhet përpunimi statistikor i rezultateve. Përgatitet raport i hollësishëm mbi rezultatet e eksperimentit duke shfrytëzuar të dhënat e grumbulluara gjatë ekzekutimit të tij e të regjistruara në fletore. 9. Dorëzimi i materialit faror dhe dokumentacionit: Materiali faror i ripërtërirë, konform rregullores, dorëzohet me proces verbal në fondin e Bankës Gjenetike, kurse dokumentacioni i provës, si fletorja e zyrës dhe raporti përfundimtar dorëzohen në arkivin e QRGJ-së. Materiali faror dorëzohet 10-15 ditë pas vjeljes dhe dokumentacioni brenda datës 30 Nëntor. L i t e r a t u r a 1. Bioversity international (2006). Manual of Seed Handling in Genebanks. Handbooks for Genebanks No.8. Rome (Italy). 2. Minimum descriptors for eggplant, Capsicum (sweet and hot pepper) and tomato. Rome (Italy). 3. ECPGR. (2012)Standardized minimum protocol for seed regeneration and seed storage of Solanaceae. (Revised and updated February 2012: addition of section 7.1). First Meeting of the Working Group. February 2012, Izmir, Turkey. 4. FAO. 2014. Genebank Standards for Plant Genetic Resources for Food and Agriculture. Rev. ed. Rome. 5. IPGRI (1996). Descriptors for tomato. Rome (Italy). 9

Fig. 3. Tipi i gjethes Fig. 4. Forma dominonte e frytit 10

Fig 7. Forma e frytit ne prerje tërthore(diametër) Fig 8. Forma e gjurmës së pistilit Fig 9. Forma e majës frytit (nga ana e lules) 11

Pasqyra 1. Shënime mbi fazat fenologjive të bimëve Nr Emërtimi Data Data formimit Mbjellje fidanëve Data Data vjeljes Periudha bimore (në ditë) Mbjelljes Mbirjes 2- gjethe 6-gjethe Lulëzimit Frutifikimit Pjekjes I-re Fundit A B C farës ne fushe Pasqyra 2. Masat agroteknike që kryhen ne ngastrën eksperimentale Nr Procesi i punës Mjeti dhe mënyra e kryerjes Afati i kryerjes Fillimi Mbarimi 12

TIPARE TE VLERESUESHME (Pasqyrat Nr 3/A;3/B;3/C). Pasqyra 3/A - Karakteristika të bimës: Nr Tipari që vlerësohet Perseritja 1 Tipi rritjes së bimës I 2 Dendësia e gjetheve I I 3 Tipi gjethes I I Numri rendor i aksesionit që karakterizohet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Pasqyra 3/B - Karakteristika të lulesës Nr Tipari që vlerësohet Perseritja 1 Tipi lulesës I 2 Ngjyra kurorës I I Numri rendor i aksesionit që karakterizohet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

Pasqyra 3/C - Karakteristika të frytit Nr Tipari që vlerësohet Numri rendor i aksesionit që karakterizohet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 1 Ngjyra e jashtme e frutave të pa pjekur 2 Prania /mungesa e shiritave jeshil të errët në fruta 3 Forma mbizotëruese e frytit 4 Madhësia e frytit 5 Homogjeniteti i madhësisë se frutave 6 Pesha e frytit, në g 7 Gjatësi(lartësi) e frytit, mm 8 Gjerësi(diametri) frytit, mm 9 Ngjyra e jashtme e frutave të pjekur 10 Intensiteti ngjyrës jashtme 11 Brinjëzimi në fund të kaliksit 12 Forma e frytit, pranë bishtit 13 Gjatësia e bishtit në fryt 14 Gjerësia e kallos bishtit 15 Ngjyra e lëkurës së frutave pjekur 16 Ngjyra e tulit 17 Forma e frytit në seksionin e diametrit 18 Numri i foleve të farave për fryt 19 Forma e gjurmës së pistilit 20 Forma e majës frytit 21 Qëndrueshmëri e frytit 14

Pasqyra 4. Karakteristika të matshme Nr Varianti Përmasat e frytit, mm Trashësia Lartësia Diametri Raporti tulit, mm (H/D) Pesha e frytit, g Numri i foleve farës ne fryt Lënda e thatë,%. Vlerësim i Karakteristikave të bimës(pasqyrat 4/a; 4/B dhe 4/C) Pasqyra 4/A - Karakteristika agronomike të bimës: Nr Tipari që vlerësohet Perseritja 1 Numri ditëve deri në lulëzim I 2 Numri ditëve deri në pjekje I I 3 Numri i lulesave I I 4 Numri i luleve në lulesë I I Numri rendor i aksesionit që karakterizohet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 15

Pasqyra 4/B - Karakteristika të frytit Nr Tipari qe vlerësohet Perseritja 1 Plasaritje radiale I 2 Plasaritje rrethore I I 3 Pamje pufke(zgavra ne fryt) I I Numri rendor i aksesionit që karakterizohet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Pasqyra 4/C - Ndjeshëm ndaj stresit abiotik (Ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulëta) Nr Tipari qe vlerësohet Perseritja 1 Plasaritje radiale I Numri rendor i aksesionit që karakterizohet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Pasqyra 5. Verifikimi i sipërfaqes vjelëse Nr Kultivari Mbjellë Eliminuar Vjelë Bimë Sipërfaqja, m 2 Bimë Sipërfaqja, m 2 Bimë Sipërfaqja, m 2 16

Pasqyra 6. Dinamika e vjeljes Nr Varianti Data e vjeljes Numri i frutave te vjele Prodhimi,kg Prodhimi i vjele, i ndare sipas cilësisë Brenda standardit, kg Jashtë standardit, kg Pasqyra 7. Dinamika e vjeljes për rigjenerim të aksesioneve Nr Varianti Data e vjeljes Numri i frutave te vjele Prodhimi,kg Pasqyra 8. Rendimenti përfundimtar Nr Varianti Sipërfaqja, m2 Prodhimi i vjele, kg Rendimenti, kv/dynym Gjithsej Br/standardit J/standardit Gjithsej Br/standardit J/standardit 17

Pasqyra 7/1. Të dhëna për dokumentimin e rigjenerimin e aksesioneve (Përshkruesit e mëposhtme do të ndihmojë në dokumentimin e të dhënave) Nr Treguesit Te dhëna për rigjenerimin e kryer 1 Vendi ku kryhet rigjenerimi Numri ngastrës i përcaktuar në fushën ku rigjenerohen aksesionet 2 Bashkëpunëtorët 3 Referenca për ngastrën 4 Data e mbjelljes 5 Data e mbirjes 6 Data e mbjelljes ne fushe 7 Numri i bimëve 8 Data e lulëzimit 9 Sistemi i përdorur për rigjenerim 10 Metoda e pjalmimit 11 Data e pjekjes 12 Numri i bimëve te vjela 13 Sasia e farës se vjele 18