BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Similar documents
BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Përgatitur nga:

VLERËSIMI I PËRPJEKJEVE TË MAQEDONISË NË KUNDËRVËNIEN NDAJ EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM, PIKËPAMJE NGA SHOQËRIA CIVILE

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Sondazhi i opinionit publik. Besimi në qeveri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Analiza e Pulsit Publik PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË KOSOVË

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Trajtimi i rreziqeve dhe cenueshmërive të korrupsionit që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në Shërbimin Civil të Kosovës

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

INTEGRIMI I POLICISË NË KOSOVËN VERIORE: PROGRESI DHE SFIDAT E MBETURA NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË BRUKSELIT

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Çështje të sigurisë - 4

Security Policy Research Center SPRC dhe - Kaçaniku Qendra Kërkimore për Politika të

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

this project is funded by the european Union

Siguria e fëmijëve në internet

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

BULETINI MUJOR KLIMATIK

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Raporti i Performancës së Komunave

gap tetor 2017 analizë

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Përtej retorikës politike

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Analizë Kritike e Diskursit (De-) Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it. Violeta FERATI

Reforma e administratës publike në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Tabela e Përmbajtjes

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA NË KOSOVË: PROGRESI dhe SFIDAT

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri. Nga lypja në rrugë, në udhën e mbrojtjes dhe kujdesit

Njohuritë, qëndrimet, praktikat dhe sjelljet mbi diabetin dhe hipertensionin. Përmbledhje e studimit 2016

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

VENDIM Nr.443, datë

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

Transcription:

RAPORT NGA QKSS 05/2018 BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË EDICION SPECIAL: PERCEPTIMET E QYTETARËVE DHE PËRGJIGJA E KOMUNITETIT NDAJ LUFTËTARËVE TË HUAJ TË KTHYER NË KOSOVË PRISHTINË, MAJ 2018

Autore: Vesë Kelmendi Redaktimi i brendshëm: Florian Qehaja, Mentor Vrajolli, Skender Perteshi Redaktimi i jashtëm: Garentina Kraja Lektura: Rudine Jakupi Metodologjia e të dhënave: Mentor Vrajolli Ky raport në formën e tij origjinale është shkruar në gjuhën angleze. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Ligji për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta mbron të drejtat dhe pronën intelektuale. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme elektronike apo të transmetohet në çfarëdo forme apo mjeti elektronik, mekanik apo tjetër pa lejen me shkrim të botuesit. Nuk lejohet shfrytëzimi komercial i asnjë materiali të botuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pa lejen me shkrim nga QKSS. Ju lutemi të kontaktoni: info@qkss.org ose +381 38 221 420. Perceptimet e paraqitura në këtë raport janë përmbledhje e përgjigjeve të marra nga të anketuarit dhe demonstrojnë vetëm mënyrën si i perceptojnë ata institucionet. Ai assesi nuk paraqet vlerësim përfundimtar të cilësisë së punës së institucioneve që i janë nënshtruar këtij studimi. Raporti do t i shërbejë atyre si instrument për të adresuar mangësitë e mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me qytetarët. Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptimet e të anketuarve dhe nuk përfaqësojnë medoemos pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë medoemos pikëpamjet e fondacionit National Endoëment for Democracy (NED).

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË Edicion special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë

raport NGA QKSS Përmbajtja Shkurtesat kryesore...5 Çka është Barometri Kosovar i Sigurisë?...6 Gjetjet kryesore:...7 Hyrje...8 1. Perceptimet e qytetarëve rreth ekstremizmit të dhunshëm i motivuar në bazë etnike, politike dhe fetare... 10 2. Perceptimet e përgjithshme për rrezikun që paraqitet nga luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë... 13 3. Përgjigjet e komunitetit ndaj ish-luftëtarëve të kthyer... 16 3.1 Masat e ashpëra apo të buta?...19 4. besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve kryesore të përfshira në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për ekstremizmin e dhunshëm... 22 Lista e figurave Figura 1: Perceptimi i përgjithshëm për ekstremizmin e dhunshëm 2017...10 Figura 2: Perceptimet e qytetarëve për format e ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm në bazë: etnike, politike dhe fetare...11 Figura 3: Perceptimet e qytetarëve për ndjenjat e tyre ndaj kombit dhe fesë...12 Figura 4: Perceptimet e përgjithshme në lidhje me luftëtarët e huaj të kthyer si rrezik për sigurinë...13 Figura 5: Perceptimi gjinor ndaj luftëtarëve të kthyer si rrezik për sigurinë...14 Figura 6: Perceptimi i qytetarëve në zonat rurale/urbane lidhur me luftëtarët e kthyer si rrezik për sigurinë...15 Figura 7: Perceptimet e përgjithshme: Përgjigjet e komunitetit për pranimin e ish-luftëtarëve të kthyer në komunitetin e tyre...17 Figura 8: Perceptimet e ndara sipas rajoneve rreth pranimit të luftëtarëve të huaj të kthyer në komunitetin e tyre...18 Figura 9: Përgjigjjet sipas gjinisë për pranimin e luftëtarëve të kthyer në komunitetin e tyre...19 4

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë Figura 10: Perceptime të përgjithshme në lidhje me trajtimin e luftëtarëve të huaj të kthyer...20 Figura 11: Perceptimi i zonave rurale/urbane për trajtimin e ish-luftëtarëve të kthyer në Kosovë...21 Figura 12: Besimi i publikut ndaj institucioneve kryesore të përfshira në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për ekstremizmin e dhunshëm...22 Figura 13: Trendet sipas viteve: besimi ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës...23 Shkurtesat kryesore BIK BKS EDH IL KEDH QK QKSS Bashkësia Islame e Kosovë Barometri Kosovar i Sigurisë Ekstremizmi i dhunshëm Ish-luftëtarët Kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm Qeveria e Kosovës Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë 5

raport NGA QKSS Çka është Barometri Kosovar i Sigurisë? Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program i veçantë i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Qëllimi parësor i tij është që ta masë besimin e publikut ndaj institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, si dhe të masë perceptimin e qytetarëve lidhur me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë në Kosovë. BKS është sipërmarrja e parë dhe njëkohësisht më e madhe e këtij lloji e dizajnuar, zbatuar dhe komunikuar nga një institut vendor think-tank në Kosovë. Veçori unike e BKS-së në Kosovë është neutraliteti politik. Si një think-tank i pavarur, QKSS nuk ka kufizime politike në komunikimin e gjetjeve dhe mesazheve të anketës. BKS kryhet duke kombinuar metodat sasiore dhe cilësore që ofrojnë rezultate objektive dhe të besueshme. Të dhënat e barometrit grumbullohen përmes intervistave ballë për ballë me të anketuar të përzgjedhur rastësisht nga hulumtuesit e QKSS-së në terren në tërë territorin e Kosovës. Pyetësori i BKS-së kryesisht përbëhet nga pyetje të mbyllura në formë të shkallës Likert me pesë pikë, të pasuara nga disa pyetje të hapura që i lejojnë të anketuarve të japin mendimet e tyre pa opsione të paracaktuara. Ekipet e QKSS-së të përbëra nga 22 hulumtues në terren kanë kryer mostrimin, pilotimin dhe intervistat. Mostra kombëtare nga e cila u nxjerrën rezultatet e hulumtimit përfshiu 1,125 familje, duke ndjekur një mostër përfaqësuese të popullsisë mbi 18 vjeç në Kosovë. Zbërthimi etnik i të anketuarve të intervistuar ishte: 90 për qind shqiptarë, 7 për qind serbë dhe 3 për qind të tjerë (turq, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, goranë, kroatë dhe malazezë) që pasqyrojnë përbërjen etnike të Kosovës. Korniza e mostrës u bazua në zonat e kodit telefonik dhe, si e tillë, përfshiu 8 rajonet e mëposhtme: Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Pejë, Prishtinë dhe Prizren. Faza e parë e grumbullimit gjeografik u bazua në Raportin e regjistrimit të popullsisë së Kosovës nga viti 2012. Faza e dytë përfshiu grumbullimin e mostrave sipas zonës komunale me mostër të shtresëzuar rurale/urbane sipas numrit të familjeve. Në fazën e fundit u ndoq metoda e mostrimit të rastësishëm duke përdorur metodën e ditëlindjes më të afërt. Mostrimi i rastësishëm siguron që çdo banor në Kosovë ka gjasë të barabartë për t u përzgjedhur për intervistë. Me mostrën e përdorur për këtë studim, rezultatet e anketës pasqyrojnë trendet e qëndrimeve dhe perceptimeve në mesin e të gjithë popullsisë së moshës madhore në Kosovë në përgjithësi. Margjina e gabimit është 3 për qind me një interval konfidence prej 95 për qind. Një intervistë pilote u krye në mes të shtatorit 2017 për të testuar realizueshmërinë e pyetësorit para fillimit të punës në terren. Ekipi hulumtues më pas raportoi se intervista pilote ishte e suksesshme, dhe nuk kishte probleme me instrumentin pilot. Të gjitha intervistat u kryen nga 5 deri më 11 tetor 2017. Përpunimi dhe analiza e të dhënave u bë duke përdorur softuerin SPSS. Perceptimet e paraqitura në këtë raport janë përmbledhje e përgjigjeve të marra nga të anketuarit dhe demonstrojnë mënyrën si qytetarët i perceptojnë institucionet dhe sfidat tjera në Kosovë. 6

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë Gjetjet kryesore: Ky raport gjen se 75 për qind e të anketuarve besojnë se ekstremizmi i dhunshëm paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Besimi në institucionet kryesore (qeveria, kuvendi, gjykatat, prokuroria dhe Policia e Kosovës) që janë të përfshira në zbatimin e Strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm është shumë i ulët krahasuar me Policinë e Kosovës, e cila shquhet si një nga institucionet më të besueshme. Besimi për BIK-un vazhdon të bie në krahasim me dy vitet e fundit. Rreth gjysma e të anketuarve e shohin ekstremizmin politik si kërcënim në krahasim me 30 për qind që shohin dhunën etnike si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Njëzet e pesë për qind e të anketuarve konsiderojnë se ekstremizmi i dhunshëm me bazë fetare paraqet kërcënim. Vetëm 34 për qind e të anketuarve janë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare, ndërsa 15 për qind e të anketuarve janë të përkushtuar ndaj çështjes fetare. Të dhënat tregojnë se të anketuarit më të rinj kultivojnë ndjenjat fetare më shumë sesa brezi i vjetër. Kjo gjetje është në përputhje me raportin e mëparshëm të QKSS-së të vitit 2015. Pesëdhjetë e dy për qind e të anketuarve më të rinj (nga 18-35 vjeç) preferojnë të angazhohen për një çështje fetare sesa për një çështje kombëtare, krahasuar me 72 për qind të të anketuarve më të vjetër (mbi 35 vjeç) që do të angazhoheshin për një çështje kombëtare. Raporti i BKS-së konstaton se të anketuarit në zonat rurale mendojnë se ish-luftëtarët e kthyer paraqesin rrezik më të lartë në krahasim me të anketuarit në zonat urbane. Rezultatet e BSK 2017 tregojnë se gratë i shohin luftëtarët e kthyer rrezik më të lartë në krahasim me burrat. Kjo gjetje konfirmohet nga perceptimet mbi trajtimin e luftëtarëve të huaj të kthyer dhe pranimin e tyre në komunitet, me 69 për qind të grave të anketuara që pohojnë se nuk do të pranonin luftëtarët e kthyer në komunitetin e tyre, krahasuar me 53 për qind të të anketuarve burra që pohuan të njëjtën gjë. Të dhënat tregojnë se 62 për qind, ose shumica e të anketuarve, thonë se nuk do të pranonin ish-luftëtarë të kthyer në lagjen ose komunitetin e tyre, ndërsa vetëm 25 për qind e të anketuarve deklaruan se do të pranonin të kthyerit me mbikëqyrje të vazhdueshme nga shteti. Shumica e të anketuarve ose 49 për qind konsiderojnë se luftëtarët e huaj të kthyer duhet të ri-integrohen përmes programeve rehabilituese (me mbikëqyrjen e organeve të zbatimit të ligjit). Njëzet e shtatë për qind e të anketuarve besojnë se ishluftëtarët e kthyer duhet të arrestohen, ndërsa vetëm 15 për qind e të anketuarve mendojnë që të kthyerve nuk duhet t u lejohet të kthehen në Kosovë. 7

raport NGA QKSS Të dhënat tregojnë se rajonet si Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Ferizaj dhe Mitrovica e Veriut hezitojnë të pranojnë luftëtarët e kthyer në komunitetin e tyre. Të anketuarit nga Gjilani dhe Prizreni janë disi më të hapur për t i pranuar këta individë në komunitetin e tyre. Hyrje Gjatë tre viteve të fundit ekstremizmi i dhunshëm ka dominuar diskursin publik, me fokus të veçantë në kërcënimet dhe trajtimin e ish-luftëtarëve të huaj të kthyer nga zonat e kontrolluara më parë nga ISIS. Ri-integrimi i luftëtarëve të kthyer dhe familjeve të tyre përbën sfidën kryesore për institucionet e Kosovës dhe për të gjitha shtetet të tjera të cilat janë ballafaquar me këtë dukuri. Sipas të dhënave të institucioneve të sigurisë deri më tani, rreth 120 shtetas të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në luftën në Siri dhe Irak ose kanë jetuar në zonat e prekura, përfshirë 7 gra, janë kthyer në Kosovë. Shumica e atyre që janë kthyer në Kosovë kanë kaluar nëpër sistemin e drejtësisë, disa prej tyre janë ndaluar, dhe të tjerët janë ende në procedurat gjyqësore. Sidoqoftë, shumica e luftëtarëve të kthyer pritet të përfundojnë vuajtjen e dënimit me burg, të tjerët jetojnë në izolim dhe mbikëqyrje, dhe disa që priten të kthehen në muajt në vijim nga konflikti i Sirisë dhe Irakut. Shoqëria dhe institucionet e Kosovës po çalojnë në arritjen e baraspeshës midis përgjegjësisë për të adresuar këtë sfidë dhe masave ndëshkuese që do ta ndihmonin Kosovën në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Strategjia kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që shpie në terrorizëm 2015-2020, përcakton se fokusi kryesor mbetet tek personat e identifikuar apo grupet potencialisht të prekshme nga ideologjitë e ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim të ri-integrimit të tyre në shoqëri. Sipas Strategjisë, ri-integrimi i personave potencialisht të radikalizuar ose në fazën e radikalizimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe specifik. Më tej, Parimet e Maltës për ri-integrimin e luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer theksojnë se duhet të bëhen vlerësime efektive për të dizajnuar programe enkas për individët, varësisht nëse janë për luftëtarët e kthyer, familjet e tyre ose individët e prekshëm. 1 Duke pasur parasysh rëndësinë e ri-integrimit dhe rolin vendimtar të komunitetit në procesin e rehabilitimit të luftëtarëve të huaj, qëllimi kryesor i këtij raporti është që të hedhë dritë mbi mënyrën se si procesi i ri-integrimit perceptohet nga popullata e përgjithshme e Kosovës, 1 National Strategy on Prevention Violent Extremism and radicalization leading to http://www.kryeministri-ks. net/repository/docs/strategy_parandalim_-_eng.pdf 8

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë cilat janë mendimet dhe bindjet kryesore të qytetarëve të Kosovës lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe si duhet të trajtohen ish-luftëtarët e huaj nga shoqëria në përgjithësi. Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) mbi përgjigjen e komunitetit ndaj të kthyerve mbështetet kryesisht në pikëpamjet e mbledhura përmes pyetjeve të mbyllura që matin opinionin e qytetarëve për këtë çështje. Përveç kësaj, përmes pyetjes së hapur, të anketuarve iu kërkua të përshkruajnë shkurtimisht rreziqet dhe kërcënimet kryesore me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Kërcënimet e theksuara më së shpeshti nga të anketuarit në pyetjet e hapura ishin ato që lidhen me situatën aktuale kritike socio-ekonomike, polarizimin politik, tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, krimin e rëndomtë, ekstremizmin e dhunshëm dhe rreziqet mjedisore. 2 Ky raport konstaton se shumica e të anketuarve konsiderojnë se luftëtarët e kthyer nga konflikti i Sirisë dhe Irakut paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, dhe kjo konfirmohet edhe në qëndrimet dhe gatishmërinë e tyre për të pranuar luftëtarët e huaj të kthyer në komunitetet e tyre. Shumica e të anketuarve deklaruan se nuk do t i pranonin ata në komunitetin e tyre. Nga ana tjetër, perceptimet e qytetarëve e konsiderojnë pozitivisht ofrimin e trajtimit për luftëtarët e kthyer, shumica e të anketuarve u shprehen në mbështetje të programeve te ri-integrimit për personat e kthyer nga zonat e konflikit. Kjo gjetje qëndron për tërë Kosovën, me përjashtim të Gjakovës ku një pjesë më e madhe e të anketuarve thonë se të kthyerit duhet të burgosen. Ky raport ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë e raportit përbëhet nga një përshkrim i përgjithshëm i perceptimit të publikut mbi ekstremizmin e dhunshëm bazuar të dhënat e grumbulluara në vitin 2017. Këto kategorizohen në kërcënime të motivuara në bazë etnike, ekstremizëm të dhunshëm me bazë fetare dhe ekstremizëm të dhunshëm të motivuar politikisht. Përveç kësaj, raporti analizon qëndrimin e të anketuarve ndaj çështjeve kombëtare dhe fetare. Pjesa e dytë dhe kryesore e raportit paraqet perceptimet e të anketuarve për ish-luftëtarët e kthyer. Ajo vlerëson kërcënimin dhe rrezikun, si dhe gatishmërinë e komunitetit për t i pranuar ata aty ku jetojnë dhe perceptimet e përgjithshme në lidhje me trajtimin e ish-luftëtarëve të kthyer. Gjetjet e këtij raporti kategorizohen në bazë të karakteristikave të mëposhtme të të anketuarve: zona e banimit (rurale/urbane), komuniteti ku jetojnë, gjinia dhe mosha. Në fund, pjesa e tretë e raportit analizon besimin ndaj qeverisë, kuvendit, gjykatave, prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, të gjithë hisedarëve kryesorë në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Raporti përmbledh gjithashtu trendet përgjatë viteve sa i përket besimit ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). 2 Vrajolli. M Kosovo security Barometer- Seventh Edition 2017 http://www.qkss.org/repository/docs/kosovo_ SECURITY_BAROMETER_7 ENGLISH_FINAL_891249.pdf 9

raport NGA QKSS 1. Perceptimet e qytetarëve rreth ekstremizmit të dhunshëm i motivuar në bazë etnike, politike dhe fetare Meqenëse ky raport synon të jap hollësi rreth perceptimeve të qytetarëve për ekstremizmin e dhunshëm, është e nevojshme të kuptohet se cka konsiderohet ekstremizëm i dhunshëm nga publiku i gjerë në Kosovë. Sipas perceptimeve të përgjithshme publike, ekstremizmi i dhunshëm nuk kufizohet vetëm në dukurinë e ish-luftëtarëve të kthyer nga konflikti i Sirisë dhe Irakut, por përfshin edhe incidentet e motivuara politikisht dhe etnikisht. Nga pyetjet e mbyllura në kuadër të BKS 2017, të anketuarve iu kërkua që të përgjigjen se çka ata mendojnë se janë kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Kosovës. Në figurën e mëposhtme, shumica e të anketuarve, ose 74 për qind e atyre që janë anketuar, e shohin dukurinë e ekstremizmit të dhunshëm si një rrezik real për sigurinë kombëtare të Kosovës.l. Të dhënat e këtij raporti sygjerojnë që ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë është shfaqur edhe në forma të tjera, përveç i motivuar në baza fetare, siç janë ekstremizmi i dhunshëm i motivuar etnikisht dhe politikisht. Aspak rrezik 6 Deri diku 20 74 Rrezik 10 Figura 1: Perceptimi i përgjithshëm për ekstremizmin e dhunshëm 2017 Rreth 50 për qind e të anketuarve vlerësuan se ekstremizmi politik është kërcënim, ndërsa 30 për qind e të anketuarve deklaruan se dhuna në baza etnike paraqet kërcënim për sigurinë

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë kombëtare të Kosovës. Përgjithësisht, të anketuarit e shohin dhunën fetare si rrezik më të vogël krahasuar me ekstremizmin të motivuar në baza politike dhe etnike. Për shembull, rreth 25 për qind e të anketuarve e shohin dhunën në bazë fetare si rrezik, ndërsa 28 për qind e konsideruan këtë dukuri si rrezik mesatar i sigurisë në vend. Pjesa e mbetur apo 44 për qind e të anketuarve nuk e shohin aspak rrezik ekstremizmin të motivuar në baza fetare. Sipas Raportit të vlerësimit të rrezikut të publikuar nga QKSS, rreth 73 incidentet e regjistruara të kërcënimeve në databazën e QKSS-së, shumica ose afër 62 për qind ishin incidente politike, ndërsa rreth 36 për qind ishin incidente të natyrës fetare. 3 Vlerësimi gjithashtu tregon se normat e ekzekutimit në mesin e të gjitha këcënimeve të regjistruara (kërcënimet që shkuan përtej paralajmërimeve verbale ose që nuk ishin parandaluar nga nga autoritetet), ishin shumë më të larta në llojin politik të kërcënimeve, sesa në llojin e kërcënimeve fetare. 4 Nga ky numër i përgjithshëm i kërcënimevetë regjistruara, 4 incidente të motivuara në bazë fetare që rezultuan me vdekje, asnjë prej tyre nuk ishte kërcënim i brendshëm për shkak ndodhën jashtë territorit të Kosovës. Nga pikëpamja statistikore, numri i viktimave, për nga aspekti i vdekjeve apo lëndimeve, mbetet i parëndësishëm. Kur shqyrtohet numri mesatar i viktimave kundrejt numrit të përgjithshëm të kërcënimeve, bëhet evidente se ka pasur 1 vdekje dhe 1 lëndim në një periudhë shtatëvjeçare. 5 Ekstremizmi i dhunshëm i motivuar: 30 Etnik 50 Politik Rezik 25 Fetar 35 Etnik 31 32 28 15 Politik Fetar Etnik Deri diku Politik Aspak rrezik 44 Fetar Etnik Politik Fetar 1 2 2 Nuk kam mendim Figura 2: Perceptimet e qytetarëve për format e ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm në bazë: etnike, politike dhe fetare 3 Kursani.Sh Kosovo Risk assessment report since independence - February 2008 - June 2017 Kosovar Center for Security Studies, 2017 http://www.qkss.org/repository/docs/ks-riskassessment-eng_201377.pdf 4 Kursani.Sh Kosovo Risk assessment report since independence - February 2008 - June 2017 Kosovar Center for Security Studies, 2017 http://www.qkss.org/repository/docs/ks-riskassessment-eng_201377.pdf 5 Kursani.Sh Kosovo Risk assessment report since independence - February 2008 - June 2017 Kosovar Center for Security Studies, 2017 http://www.qkss.org/repository/docs/ks-riskassessment-eng_201377.pdf 11

raport NGA QKSS Në BSK 2017, të anketuarit u pyetën për ndjenjat e tyre ndaj kombit dhe fesë. Për shembull, 49 për qind e të anketuarve shprehen ndjenja të barabarta ndaj çështjes kombëtare dhe fetare. Vetëm 34 për qind të të anketuarve u shprehen të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare, ndërsa 15 për qind e të anketuarve u shprehen të përkushtuar ndaj çështjes fetare. Megjithatë, kjo ndryshon paksa kur kategorizojmë përgjigjet e të anketuarve sipas moshës. Të anketuarit e rinj kanë më shumë ndjenja fetare krahasuar me të anketuarit e moshuar dhe gjetje të ngjashme janë paraqitur edhe në raportet të tjera të publikuara nga QKSS në vitin 2015. Ky raport i gjen se 52 për qind e të anketuarve më të rinj (nga 18-35 vjeç) preferojnë të angazhohen për çështje fetare sesa për çështje kombëtare, krahasuar me 72 për qind të të anketuarve më të moshuar (mbi 35 vjeç) që do të angazhoheshin për një çështje kombëtare. Mund të ketë shumë faktorë shpjegues përse të anketuarit e rinj mund të ndjehen më të lidhur me kauzën fetare, sepse nuk ka ndonjë kauzë madhore kombëtare e cila mund t i bashkoj në krahasim me të anketuarit më të moshuar, që kanë përjetuar një periudhë të historisë së Kosovës që i mobilizoi ata për t u angazhuar në kërkesën për liri dhe shtet-ndërtim. Një faktor tjetër që mund të shkaktojë që të rinjtë të jenë të lidhur më shumë me kauzën fetare, mund të jetë përjashtimi i tyre shoqëror, mungesa e lidhjes me shtetin dhe mungesa e mundësive për të zhvilluar apo punuar në vendin e tyre. Kjo mund të shihet në analizimin e statistikave marramendëse të punësimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, që tregojnë se 66% e të rinjve janë të papunë. 6 Do të angazhohesha për të dyja kauzat, atë kombëtare dhe atë fetare Nuk kam mendim 49 2 Më përpara do të 15 angazhohesha për kauzë fetare se sa për kauzë komëtare 34 Më përpara do të angazhohesha për kauzë kombëtare se sa për kauzë fetare 4 Figura 3: Perceptimet e qytetarëve për ndjenjat e tyre ndaj kombit dhe fesë 6 Agjencia e Statistikave të Kosovës 2016: http://ask.rks-gov.net/media/2488/afp-tm2-2016.pdf, pg.25 12

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë 2. Perceptimet e përgjithshme për rrezikun që paraqitet nga luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë BKS ka matur edhe rrezikun që paraqitet nga luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë, duke iu referuar kryesisht atyre që u kthyen nga konflikti në Siri dhe Irak. Sipas të dhënave të mbledhura, perceptimet e përgjithshme të qytetarëve janë se këta individë paraqesin rrezikpër sigurinë në Kosovë. Veçanërisht, 70 për qind e të anketuarve deklaruan se këta individë paraqesin rrezikpër sigurinë kombëtare, 12 për qind kanë shtuar se ka më pak rrezik nga luftëtarët e huaj, ndërsa vetëm 13 për qind e të anketuarve përjashtojnë çfarëdo risku që paraqitet nga të kthyerit. Aspak rrezik Deri diku Nuk kam mendim 13 12 4 71 Rrezik Figura 4: Perceptimet e përgjithshme në lidhje me luftëtarët e huaj të kthyer si rrezik për sigurinë Tutje, perceptimi i rrezikut të sigurisë që paraqitet nga luftëtarët e huaj të kthyer është jashtëzakonisht ngjashëm edhe në kuadër të rajoneve, gjinisë si dhe zonave rurale/urbane. Bazuar në perspektivat e komunave të Kosovës, mbi 66 për qind i konsiderojnë luftëtarët e huaj si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre, me përjashtim të të anketuarve nga Gjilani, ku vetëm 54 për qind besojnë se luftëtarët e huaj paraqesin rrezik. Për shembull, rreth 84 për qind e të anketuarve nga Gjakova deklaruan se këta individë paraqesin rrezik si dhe rreth 75 për qind e të anketuarve nga Prishtina besojnë se të kthyerit janë kërcënim për sigurinë kombëtare. 13

raport NGA QKSS Perceptimet e publikut në baza gjinore tregojnë disa ndryshime ku shumica e grave të anketuara, shprehën shqetësim për rrezikun që mund të paraqitet nga luftëtarët e huaj, në krahasim me 61 për qind të burrave që ndajnë këto vlerësime. Njëzet për qind e të anketuarve burra deklaruan se luftëtarët e huaj të kthyer nuk paraqesin ndonjë rrezik për Kosovën në krahasim me vetëm 7 për qind të grave të anketuara që kishin të njëjtat pikëpamje. Gratë konsiderojnë se luftëtarët e huaj të kthyer kanë tendenca që të rekrutojnë të rinj të tjerë, dhe disa besojnë se luftëtarët e huaj ishin pjesë e konfliktit dhe si të tillë duhet të trajtohen para se t i kthehen jetës së tyre në komunitet. Perceptimet e grave ndaj ekstremizmit të dhunshëm formohen kryesisht nga mediat, sepse krahasuar me burrat ato nuk kanë qasje të njejtë në organizimet që bëhen në kuadër të komunës. 79 61 Gra Burra Gra 15 Burra Gra 10 7 20 Burra Gra Burra 4 4 Rrezik Deri diku Aspak rrezik Nuk kam mendim 73 Figura 5: Perceptimi gjinor ndaj luftëtarëve të kthyer si rrezik për sigurinë Një tjetër vështrim interesant i ofruar nga ky botim i BKS-së mbi rrezikun që paraqitet nga luftëtarët e huaj të kthyer, bazohet në qëndrimet rurale dhe urbane. Rezultatet në këtë rast tregojnë se deri në 73 për qind e të anketuarve nga zonat rurale i konsiderojnë luftëtarët e huaj të kthyer si një rrezik real për sigurinë, krahasuar me 68 për qind të të anketuarve që banojnë në zona urbane. Katërmbëdhjetë për qind e të anketuarve nga zonat urbane deklaruan se luftëtarët e kthyer nuk paraqesin ndonjë rrezik për sigurinë në Kosovë, krahasuar me 12 për qind të të anketuarve që banojnë në zonat rurale. 14

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë 73 68 Zonë rurale Zonë urbane Zonë rurale Zonë urbane 13 Zonë rurale 10 12 Zonë urbane 14 Zonë rurale Zonë urbane 4 4 Rrezik Deri diku Aspak rrezik Nuk kam mendim Figura 6: Perceptimi i qytetarëve në zonat rurale/urbane lidhur me luftëtarët e kthyer si rrezik për sigurinë 15

raport NGA QKSS 3. Përgjigjet e komunitetit ndaj ishluftëtarëve të kthyer Përveç matjes së kërcënimit të paraqitur nga luftëtarët e huaj, QKSS ka matur perceptimet e komunitetit lidhur me atë se si autoritetet shtetërore duhet të trajtojnë luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë. Arsyeshmëria për të matur këtë tregues rrjedh nga pikëpamja jonë për rolin kyç që luajnë komunitetet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, por edhe në proceset e ri-integrimit. Rezultatet e BKS 2017 tregojnë se ka mungesë gatishmërie nga qytetarët e Kosovës për t i pranuar këta individë të kthyer dhe për t i ri-integruar ata në komunitetin e tyre. Gjegjësisht, 62 për qind e të anketuarve deklaruan se nuk do t i pranonin luftëtarët e huaj në lagjen apo komunitetin e tyre. Megjithatë, rreth 25 për qind e të anketuarve deklaruan se do t i pranonin ata në komunitetin e tyre me kusht që ata të vendoseshin nën mbikëqyrjen e organeve për zbatim të ligjit. Njëmbëdhjetë për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë fare problem me praninë e tyre në komunitetet e tyre. Ka arsye të ndryshme që mund të shpjegojnë qëndrimin negativ të qytetarëve ndaj fenomenit të luftëtarëve të kthyer nga zonat e konfliktit.disa prej tyre janë të lidhura me mizoritë e kryera nga ISIS në Siri dhe Irak dhe raportimin negativ që Kosova ka marrë në mediat ndërkombëtare si një terren pjellor për rekrutim për ISIS, duke ngritur frikën se kërcënimet e tilla do të njollosin imazhin e Kosovës jashtë vendit dhe do të ndërlikojnë më tej pozitën e saj kompleksenë arenën ndërkombëtare. Të dhënat e mbledhura tregojnë se një nga sfidat kryesore të procesit të ri-integrimit të luftëtarëve të huaj është ngritja e vetëdijes për rëndësinë dhe përgjegjësinë e shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës për të ndihmuar në rehabilitimin e luftëtarëve të huaj. Shumica e komuniteteve në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë për programet e reja të integrimit të luftëtarëve të huaj, dhe për të mbështetur institucionet shtetërore në programet e rehabilitimit, por një pjesë e madhe e komuniteteve në zonat e kufirit me Maqedoninë janë stigmatizuar, si rezultat i raportimeve negative që janë bërë nga mediat ndërkombëtare. 7 Një nga artikujt kryesorë ishte ai në maj të vitit 2016 në gazetën New York Times që paraqiti 7 Gazeta Tribuna Ilazi-Kaçaniku nuk është vatër e xhihadistëve, 19 shkurt 2016 http://gazetatribuna.com/lajme/ ilazi-kacaniku-nuk-eshte-vater-e-xhihadisteve/ 16

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë mënyrën se si Kosova po shndërrohej në terren pjellor për ISIS-in. 8 Vëmendja e madhe e mediave ndërkombëtare ndaj dukurisë së ekstremizmit të dhunshëm ka qenë sipërfaqësore në dhënien e një pamjeje të plotë të situatës në terren dhe ka arritur të polarizojë shoqërinë dhe të kontriboj në stigmatizimin e disa komuniteteve. 9 Mungesa e qasjes pro-aktive nga ana e shtetit drejt ri-integrimit të luftëtarëve të huaj mund të shihet gjithashtu si një faktor kontribues për perceptimet negative të qytetarëve ndaj të kthyerve. 62 25 11 2 Po Jo Po, me një mbikqyrje nga ana e shtetit Nuk kam mendim Figura 7: Perceptimet e përgjithshme: Përgjigjet e komunitetit për pranimin e ishluftëtarëve të kthyer në komunitetin e tyre Në këtë pjesë janë analizuar perceptimet e të anketuarve bazuar në rajonet prej nga vijnë. Të dhënat tregojnë se komunat si Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Ferizaj dhe Mitrovica Veriore hezitojnë për të pranuar luftëtarët e huaj të kthyer në komunitetin e tyre, ndërsa të anketuarit nga Gjilani dhe Prizreni janë disi më të hapur për t i pranuar këta individë në komunitetin e tyre. 8 New York Times Hoë Kosovo Ëas Turned Into Fertile Ground for ISIS 21 May 2016 https://www.nytimes. com/2016/05/22/ëorld/europe/hoë-the-saudis-turned-kosovo-into-fertile-ground-for-isis.html 9 Augestad Knudsen.R Radicalization and foreign fighters in the Kosovo context: An analysis of international media coverage of the phenomena Norëegian Institute of International Affairs (NUPI) 2017, pg. 9-11 17

raport NGA QKSS Mitrovica e Veriut 0 82 7 4 Ferizaj 9 65 26 0 Prizren 16 56 26 1 Gjakova 6 78 16 0 Pejë 11 60 28 0 Gjilan 12 47 30 11 Mitrovicë 10 67 21 1 Prishtinë 12 63 24 1 Po Jo Po, me mbikqyrje nga ana e shtetit Nuk kam mendim Figura 8: Perceptimet e ndara sipas rajoneve rreth pranimit të luftëtarëve të huaj të kthyer në komunitetin e tyre Ngjashëm, nga perspektiva gjinore, vetëm 7 për qind e grave të anketuara deklaruan se nuk do ta kishin problem pranimin e të kthyerve në komunitetin e tyre në krahasim me 17 për qind të të anketuarve burra që deklaruan të njëjtën gjë. Gjetjet e tilla duhet të na shërbejnë që të përfshijmë rolin e gruas në programet e rehabilitimit dhe ri-integrimit te luftëtarëve të kthyer në Kosovë. Roli i grave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm është esecial meqë ato mund të bëjnë ndryshime rrënjësore në komunitetin e tyre, duke qenë të përfshira në programet e parandalimit dhe të interventimit të ekstremizmit të dhunshëm. Disa nga praktikat që mund të shërbejnë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm është edhe përfshirja e rolit të nënës pasi që ato mund të jenë në vijën e parë si identifikuese të fëmijeve të tyre në procesin e radikalizmit. 18

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë 69 53 28 17 22 Gra Burra 7 Gra Burra Gra Burra Gra Burra 2 2 Po JO Po, me një mbikqyrje nga ana e shtetit Nuk kam mendim Figura 9: Përgjigjjet sipas gjinisë për pranimin e luftëtarëve të kthyer në komunitetin e tyre Raporti tutje analizoi përgjigjen e komunitetit lidhur me trajtimin e luftëtarëve të huaj të kthyer edhe në bazë të moshës së të anketuarve. Rezultatet treguan se nuk ka dallime të mëdha në mendimet mes të të anketuarve të rinj dhe më të moshuar. Megjithatë, të rinjtë i pranojnë lufëtarët e huaj më lehtë, krahasuar me të anketuarit mbi moshën 35 vjeç që hezitonin që të pranojnë luftëtarët e huaj në komunitetin e tyre. 3.1 Masat e ashpëra apo të buta? Përveç matjes së pikëpamjeve të qytetarëve lidhur me trajtimin e luftëtarëve të huaj nga ana e institucioneve shtetërore dhe shoqërisë në përgjithësi, raporti gjithashtu paraqet dhe perceptimet se cilat janë masat më të përshtatshme institucionale për t u marrë me luftëtarët e huaj të kthyer. Figura e mëposhtme tregon se shumica e të anketuarve, ose 49 për qind, konsiderojnë se luftëtarët e huaj të kthyer duhet të ri-integrohen përmes programeve të sponsorizuara nga shteti, 27 për qind e të anketuarve besojnë se ish-luftëtarët e kthyer duhet të arrestohen, ndërsa 15 për qind e të anketuarve mendojnë se të kthyerit nuk duhet të lejohen të hyjnë në Kosovë. Gjetje të ngjashme qëndrojnë në të gjithë rajonet. Për shembull, të gjitha rajonet 19

raport NGA QKSS ose më shumë se 50 për qind e të anketuarve deklaruan se të kthyerit duhet t u nënshtrohen programeve të trajtimit ose ri-integrimit, me përjashtim të Gjakovës, ku duket se mbizotëron besimi se të kthyerit duhet të burgosen. Nuk kam mendim 5 T'i nënshtrohen Të mos lejohen në Kosovë 49 programeve rehabilituese 16 nga institucionet e vendit Të arrestohen 27 3 Nuk paraqesin rrezik per vendin Figura 10: Perceptime të përgjithshme në lidhje me trajtimin e luftëtarëve të huaj të kthyer Perceptime të ngjashme kishin edhe të anketuarit sipas zonave rurale dhe ubane. Rreth 46 për qind e të anketuarve nga zonat rurale deklaruan se luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovëduhet të kalojnë nëpër programe të ri-integrimit në krahasim me 53 për qind që banojnë në zonat urbane. Rreth 30 për qind e të anketuarve nga zonat rurale deklaruan se këta individë duhet të burgosen krahasuar me 24 për qind të atyre urbane. 20

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë Zonat rurale 46% e të anketuarve konsiderojnë se IL-të duhet të jenë pjesë e programeve të ri-integrimit Zonat urbane 53% e të anketuarve konsiderojnë se IL-të duhet të jenë pjesë e ri-integrimit 46 53 Zonë rurale Zonë urbane Zonë rurale Zonë urbane 3 3 30 Zonë rurale 24 Zonë urbane 16 15 Zonë rurale Zonë urbane Zonë rurale Zonë urbane 5 5 T'i nënshtrohen programeve rehabilituese nga institucionet e vendit Nuk paraqesin rrezik per vendin Të arrestohen Të mos lejohen në Kosovë Nuk kam mendim Figura 11: Perceptimi i zonave rurale/urbane për trajtimin e ish-luftëtarëve të kthyer në Kosovë 21

raport NGA QKSS 4. Besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve kryesore të përfshira në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për ekstremizmin e dhunshëm Anketa e BKS-së mati perceptimin e përgjithshëm të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve kryesore të sigurisë dhe të drejtësisë që janë përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm. Raporti përfshin trendet vjetore të besimit të qytetarëve ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, që është autoritet kryesor i besimtarëve myslimanë në Kosovë. Vetëm 14 për qind e qytetarëve të anketuar kanë besim në Qeverinë e Kosovës, 12 për qind e të anketuarve i besojnë Kuvendit të Kosovës krahasuar me 66 për qind e të anketuarve që nuk kanë besim në Kuvendin e Kosovës. 10 Qytetarët kanë pikëpamje të ngjashmeedhe ndaj sistemit të drejtësisë, vetëm 29 për qind të anketuarve besojnë në Prokurori ndërsa 25 për qind e qyetatrëve besojnë në gjykata. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës është institucioni më i besuar, me 61 për qind e të anketuarve që deklauran se kanë besim në Policinë e Kosovës. Për më shumë hollësi rreth kësaj shih edicionin e fundit të BKS. 11. Qeverisë Kuvendit Gjykatave Prokurorisë Policia e Kosovës 22 14 12 25 29 61 Figura 12: Besimi i publikut ndaj institucioneve kryesore të përfshira në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për ekstremizmin e dhunshëm 10 Vrajolli. M Kosovo security Barometer- Seventh Edition 2017 http://www.qkss.org/repository/docs/kosovo_ SECURITY_BAROMETER_7 ENGLISH_FINAL_891249.pdf 11 Vrajolli. M Kosovo security Barometer- Seventh Edition 2017 http://www.qkss.org/repository/docs/kosovo_ SECURITY_BAROMETER_7 ENGLISH_FINAL_891249.pdf

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special: Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë Ky raport gjithashtu analizoi besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të tjera që përfshihen në Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht Bashkësisë Islame të Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës, si autoritet kryesor i ushtruesve të fesë myslimane, luan rol të rëndësishëm në programet e ri-integrimit të të kthyerve brenda dhe jashtë burgjeve të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme të analizohet se si e shohin këtë institucion qytetarët e Kosovës. Ky raport konstaton se besimi ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është më i lartë krahasuar me institucionet e vendit si Qeveria dhe institucionet e sigurisë dhe drejtesisë. Sidoqoftë, besimi ndaj BIK ka rezultuar që të zvogëlohet krahasuar me dy vitet e fundit. 12 Siç shihet nëfigurën e mëposhtme, në vitin 2015, qytetarët i besonin BIK-ut me 59 për qind, ndërsa në vitin 2016 perceptimet e qytetareve rezultuan me 46 per qind. Në vitin 2017, vetëm 40 për qind e të anketuarve kanë besim në Bashkësinë Islame të Kosovës. Nga këto të dhëna shohim që është e rëndësishme që edhe BIK-u të punojë më shumë për ta kthyer besimin e qytetarëve. 59 46 40 21 24 44 30 20 2015 2016 2017 2015 2016 9 2017 2015 2016 2015 2016 2017 1 1 2017 6 Ju besoj Nuk kam besim Deri diku Aspak Figura 13: Trendet sipas viteve: besimi ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës 12 QKSS, Barometri Kosovar i Sigurisë, Perceptimet e qytetarëve për ekstremizmin e dhunshëm 2015-2016 23

Katalogimi në botim (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani 351.746.1(496.51)(048) 327(497.11:496.51)(048) Kelmendi, Vesë Citizens perception and community response on returned foreign fighters / Vesë Kelmendi. Prishtinë : Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, 2018. 25 f. : ilustr. ; 21 cm. ISBN 978-9951-679-77-0

www.qkss.org