Tenderometri Komunal. Komuna e Lipjanit. Organizata POLIS 18 shkurt, 2016 Raporti Vjetor Nr. 1

Similar documents
dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Faksi:

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

NJOFTIM PËR KONTRATË

NJOFTIM PËR KONTRATË

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

RAPORTI VJETOR I PROGRESIT TË ZBATIMIT TË STRATEGJISË SË REFORMËS SË MENAXHIMIT TË FINANCAVE PUBLIKE

Analizë politikash 05/2016

Raporti i Performancës së Komunave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Analizë e politikave 03/2017

TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR VITIN 2017

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

PRIORITETET E BANORËVE TË KOMUNËS SË KAMENICËS

RAPORTI VJETOR I PUNËS 2010

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË DOGANËS SË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE PROCUREMENT REVIEW BODY

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

RAPORT I MONITORIMIT KOMUNA E FERIZAJT JANAR QERSHOR 2013

Kostoja e ciklit të jetës

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

RAPORTI I AUDITIMIT MBI IMPLEMENTIMIN E KONTRATËS PËR SISTEMIN E PROKURIMIT ELEKTRONIK

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

RAPORTI VJETOR I PUNËS 2011

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLA

Reforma e administratës publike në Kosovë

Transcription:

Tenderometri Komunal Komuna e Lipjanit Organizata POLIS 18 shkurt, 2016 Raporti Vjetor Nr. 1

E drejta e autorit 2016. Organizata POLIS. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe kontrollimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret serish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjohet, incizohet apo tjera, pa lejen paraprake të POLIS. Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) Raporti i pergatitur nga: Organizata POLIS, shkurt 2016 Ky botim është realizuar me përkrahjen nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Organizatës POLIS, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së apo KCSF-së. 1 faqe

Tenderometri Komunal Përmbajtja Tenderometri Komunal... 2 Përmbledhje ekzekutive... 3 I. Hyrje... 4 II. Korniza Ligjore... 6 III. Të dhëna të përgjithshme mbi prokurimin... 8 3.1. Buxheti i planifikuar për investime kapitale, mallëra dhe shërbime, për vitin 2015... 8 3.2. Planifikimi i aktiviteteve të prokurimit... 9 3.3. Numri i kontratave të nënshkruara sipas të dhënave nga KRPP... 15 3.4. Numri i kontratave të anuluara... 17 IV. Procedurat e prokurimit dhe vlera e kontratave... 23 4.1. Klasifikimi i kontratave... 23 4.2. Vlera e kontratave të dhëna... 24 4.3. Procedurat e aplikuara të prokurimit... 25 IV. Transparenca... 28 5.1. Njoftimet... 29 VI. Menaxhimi i kontratës... 30 6.1. Emërimi i menaxherit tëkontratës... 30 VII. Drejtoria e prokurimit... 32 7.1. Organogrami i sektorit të prokurimit... 32 7.2. Kompetencat dhe kualifikimi... 33 IX. Analiza e të gjeturave, konkluzioneve dhe rekomandimeve... 34 9.1 Të gjeturat nga prokurimi në Komunën e Lipjanit... 34 9.2. Konkluzione... 34 9.3. Rekomandime... 37 2 faqe

Përmbledhje ekzekutive Tenderometri Komunal është një nga raportet që nxjerrë POLIS në kuadër të Programit DemoPOLIS. Programi DemoPOLIS është i fokusuar në përmirësimin e qeverisjes lokale përmes përfshirjes dhe pjesëmarrjes qytetare. Tenderometri Komunal synon të pasqyroj gjendjen dhe funksionimin e prokurimit publik në nivel lokal. POLIS është duke implementuar aktivitete që rrjedhin nga synimet strategjike dhe në veçanti nga synimet që rrjedhin nga Programi DemoPOLIS. Këto aktivitete mbështeten përmes Grantit Institucional nga Programi për Promovim të Shoqërisë Demokratike DSP financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF. Përmes këtij programi POLIS do të mbikëqyrë procedurat e ndjekura nga autoritetet lokale bartëse të prokurimit publik në mënyrë që të kemi një menaxhim më cilsorë të financave lokale dhe mbrojtje të parasë publike. Tenderometri Komunal është Raporti i parë që POLIS nxjerrë në këtë format. Derisa, në mbeldhjen e të dhënave në lidhje me prokurimin publik përdorë një metodologji të shumëfisht në mënyrë që pasqyrimi sa më detalizues i gjendjes në këtë proces të nxjerrë të gjetura dhe konkluzione të argumentueshme që vërtetë do të ndikonin në ndryshimin e gjendjes në këtë fushë. Metoda më bazike mbi të cilën POLIS ushtron veprimtarinë mbikëqyrëse ndaj sektorit të prokuriit publik në nivel lokal është monitorimi i drejtëpërdrejt (në terminologjinë e hulumtimeve sociale si observimi direkt). Mbledhja e të dhënave tjera, sikur janë raportet e prokurimit, raportet e financave, planet e prokurimit, planifikimet buxhetore të komunave, intervistimet me akterë të përfshirë në procese të prokurimit (sikur janë operatorët ekonomik), komunikimi me qytetarë ku implementohen investime publike, konsultimet me ekspert dhe të tjera, janë pjesë e përpunimit dhe analizimit të të dhënave në kuadër të këtij raporti. Prokurimi publik në nivel vendi menaxhon pothuajse 50% të shumës së përgjithshme të buxhetit të Kosovës. Në terma numerik të gjitha organizatat buxhetore të Republikës së Kosoës sipas Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 1 përmes sektorit të prokurimit do të menaxhojnë rreth 642,476,423.00 Euro në dy kategori buxhetore; Investime Kapitale dhe Mallëra dhe Shërbime, apo më sakt përmes lidhje së kontratave publike për punë, furnizim dhe shërbime. Derisa vetëm në nivelin lokal (nga Komunat) do të menaxhohen rreth 155,312,889.00 Euro nga këto dy kategori buxhetore. Është sfidë permanente edhe në vendet më të zhvilluara të perëndimit se si të arrihet menaxhim efektiv i parasë publike përmes zyrtarëve të prokurimit publik, duke pasur produktet e kërkuara me koston sa më të ulët financiare. Në dokumentin studimor të Komisionit Evropian Identifikimi dhe zvoglimi i korrupsionit në Prokurimin Publik në BE fokusohet në ndikimin që ka korrupsioni në humbjet publike përmes proceseve të prokurimit publik. Në këtë dokument definohet se korrupsioni është abuzim i 1 Gazeta Zyrtare e Republikws sw Kosovws, https://gzk.rks-gov.net/actdetail.aspx?actid=11323 3 faqe

pushtetit për përfitime private derisa përmes prokurimit publik korrupsioni shkakton humbje ekonomike për publikun 2. Duke parë që asnjë vend i botës së zhvilluar, sikur edhe asaj në zhvillim nuk është imun ndaj veprimeve keqpërdoruese të parasë publike apo keqmenaxhuese me të mirat publike, kërkohet një angazhim gjithëpërfshirës në mbrojtje të parasë publike përmes ndryshimit të kulturës rreth prokurimit publik dhe implementimit të investimeve publike. Një nga mënyrat më efektive në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurimin publik është duke rritur transparencën e proceseve dhe procedurave. Të gjithë zyrtarët e prokurimit publik duhet të ndajnë një ndjenjë të përbashkët të të mirave publike dhe shërbimeve publike, dhe të përpiqen për të dhënë rezultate optimale për shoqërinë 3. Për arsye të shumës së parasë publike që kalon nëpër procedurat e prokurimit publik, por edhe të një përceptimi të përgjithëshëm se paratë publike nuk menaxhohen në mënyrën e duhur nga organizatat buxhetore, është më se e nevojshme që ky proces edhe të mbikëqyret më shumë. Angazhimi i organizatave të shoqërisë civile përmes aktiviteteve të tyre të monitorimit mund të bëjnë një mbikëqyrje të pavarur dhe të paanëshme e cila mund të shpie deri tek një menaxhim më efikas, efektiv dhe të drejtë të parasë publike. Ky proces do të ndihmonte edhe vet zyrtarët përgjegjës të prokurimit në njëren anë, por edhe zyrtarët e lartë administrativ në anën tjetër. Me që një lloj transparence e tillë përmes trupave jashtë institucionit përkatës mund të sjellë një përgjegjësi më të madhe dhe llogaridhënie të qartë. POLIS në bazë të orientimeve të saj programore dhe strategjike për monitorim efektiv të prokurimit publik dhe përfshirjes qytetare në mbikëqyrjen e qeverisjes synon të përmirësoj praktikat e një qeverisje më të mirë lokale dhe financiare. Aktivitetet e tilla dhe raportet e këtij formati synojnë të informojnë publikun e gjerë për procedurat e prokurimit publik, nxitë debatin cilësorë ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit lokal dhe në fund ndryshimin e shprehive (kulturës) së zyrtarëve publik për të pasur mbrojtje të parasë dhe të mirave publike. I. Hyrje. 2 Komisioni Evropian Prokurimi Publik http://ec.europa.eu/anti_fraud/documents/anti-fraud-policy/researchand-studies/identifying_reducing_corruption_in_public_procurement_en.pdf 3 Po aty 4 faqe

Raporti Tenderometri Komunal publikohet në periudha katërmujore për secilën Komunë që janë në fokus të monitorimit nga POLIS. Me që aktivitetet nga Programi DemoPOLIS kanë filluar në pjesën e fundit të vitit 2015, ky raport mbi prokurimin publik në Komunën e Lipjanit do të mbuloj të dhënat për tërë vitin 2015. Nga ky këndëvështrim, të dhënat e paraqitura në këtë raport janë kryesisht të dhëna të cilat janë mbledhur në institucionet përkatëse të ndërlidhura me prokurimin publik në Kosovë dhe në veçanti në Lipjan. Në një kuptim, monitorimi i realizuar për nevoja të këtij raporti dhe të hulumtimit të gjendjes në prokurimin publik është bërë në mënyrë prapavepruese (retrospektive). Tenderometri Komunal fokusohet në mbledhjen e të dhënave nga të gjithë akterët e mundshëm të përfshirë dirket apo indirekt në prokurimin publik në Komunën e Lipjanit. Të dhënat përfshijnë që nga planifikimi buxhetor për kategoritë buxhetore që do të kalojnë përmes procedurave të prokurimit publik, planifikimin e prokurimit për vitin 2015, numrin e prokurimeve të zhvilluara nga drejtorati i prokurimit në Lipjan dhe njoftimet e paraqitura në KRPP, numrin e rasteve që janë anuluar procedurat tenderuese dhe ato të vendosura nga OSHP, të dhënat financiare nga niveli lokal (raportet Komunale) dhe nga niveli qendror (raportet nga Ministria e Financave) mbi ekzekutimin e buxhetit në lidhje me kontratat publike të nënshkruara në bazë të procedurave të prokurimit. Një pjesë e dobishme që do të ndihmoj në një vlerësim më të mirë të procedurave të prokurimit ka të bëjë me monitorimin e implementimit të projekteve nga operatorët ekonomik dhe mbikëqyrja nga menaxherët e projekteve. Megjithatë në këtë fazë të raportimit të dhënat e tilla nuk do të mund të përfshihen në raport, edhe pse kjo do të shërbej të masim edhe cilësinë e punëve të kryera, por në disa raste do të gjejmë edhe arsyen pse disa projekte figurojnë në projekt buxhet, por nuk përfillen procedurat e prokurimit. Tenderometri Komunal do të shërbej për të informuar publikun e gjerë dhe akterët tjerë relevant dhe sidomos Kuvendin Komunal në lidhje me ecuritë në prokurimin publik. Pastaj, do të shërbej për të i ndërgjegjësuar zyrtarët e prokurimit publik për të ndjekur procedurat e ligjore mbi prokurimin. Do të i vetëdijësoj menaxherët e kontratave për të siguruar një monitorim më efektiv në rastin e mbikëqyrjes së implementimit të projekteve. Do të edukoj operatorët ekonomik për të kryer punët dhe shërbimet publike të kontraktuara sipas kushteve të marrëveshjes, përndryshe këto të dhëna do të duhej të shpienin në një sanksionim të operatorëve ekonomik që nuk i përmbahen kontratës. Dhe në fund synohet që të dhënat e këtij raporti të ndikojnë në një kufizim të keqmenaxhimeve financiare të qëllimshme apo të pa qëllimshme, rrjedhimisht do të sigurohet një mbrojtje më e mirë e parasë publike. 5 faqe

II. Korniza Ligjore Ky Raport i Prokurimit është hartuar brenda kornizave ligjore të vendosura nga sistemi legjislativ i prokurimit publik në Kosovë. Procesi i prokurimit publik në Kosovë zhvillohet në kuadër të legjislacionit primar, përkatësisht Ligjit për Prokurimin Publik; dhe atë sekondar që përfshinë akte nënligjore siç janë udhëzimet dhe rregulloret e brendshme të punës, të akterëve relevant si Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Agjencia Qendrore e Prokurimit dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit. Ligji për Prokurimin Publik mbi të cilin funksionion prokurimi publik në Kosovë ka hyrë fuqi me 05 Tetor 2014. Ky ligj rregullon fushën e prokurimit publik në frymën e prokurimin që zbatohet në vendet Bashkimit Evropian. Parimet themelore që promovon ky ligj janë zhvillimin e procedurave që kanë për qëllim ruajtjen e parasë publike, nxitjen e konkurencës dhe tendenncën për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Autoritetet Kontraktuese të Kosovës si dhe autoritet tjera të njohura me këtë ligj sikur janë KRPP, AQP dhe OSHP zbatojnë Ligjin për Prokurim Publik për të gjitha aktivitetet e prokurimit. Por, jo gjithëherë ky ligj është zabtuar me përpikmëri dhe jo gjithëherë ka dhënë rezultatet e pritura në funksion të ruajtjes së të mirës publike dhe luftimit të keqpërdorimeve. Duke qenë pjesë e proceseve integruese në Bashkimin Evropian dhe nevoja për të pasur procedura të prokurimit sa më të dobishme për të mirën publike ka rrjedhur nevoja e rishikimit të këtij ligj. Kështu si pjesë e dialogut me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ka ardhur deri tek rindryshimi i Ligjit për Prokurimin Publik, duke e harmonizuar në plotëni me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky Ligj e zhvillon frymën e njejtë të prokurimit publik, por duke vendosur disa mekanizma të tjerë të cilët do të ndikonin në zhvillimin e procedurave të prokurimit në mënyrë më transparente dhe më lehtë të qasshme për operatorët ekonomik, sikur është prokurimi elektronik. Ky sistem sipas parashikimeve synon të ndikoj në kursim të parasë publike përmes procedurave të prokurimit të zhvilluara në mënyrë të barabartë. Ndryshimet tjera që sjellë ky ligj dhe që do të ndikojnë në zhvillim të konkurencës, cilësi më të mirë të shërbimeve dhe mbështetje të sa më shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është vendosja për publikim të njoftimve për kontratë në procedurat me Kuotim të Çmimeve. Derisa një risi tjetër në funksion të mbështetjes së ndërmarrjeve vendore është, se në rastet e procedurave të prokurimit kur ndërmarrjet vendore dhe ato të huaja janë në konkurencë në mes veti, 6 faqe

do të i jepet përparësi ndërmarrjeve vendore me kushtin që dallimi në poentim të mos jet më i lartë se 10 pikë 4. Kurse sa i përket legjislacionit sekondar, prej më të rëndësishmeve dhe që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në procedurat e prokurimit janë ato të cilat nxjerren nga organet tjera rregullative dhe mbikëqyrëse të prokurimti publik sikur janë KRPP, AQP dhe OSHP. Ndër këto akte nënligjore përfshihen si në vijim: Udhëzuesi operativ për prokurimin publik të KRPP 5 Rregullorja e punës së Agjencisë Qendrore të Prokurimit 6 Rregullorja e punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit 7 Legjislacioni në fuqi në lidhje me prokurimin publik në Kosovë nuk jep kufizime në lidhje me mbikëqyrjen e këtij sektori nga qytetarët dhe shoqëria civile në përgjithësi. Por, thekëson vetëm kufizimet e caktuara në rastet e sekreteve afariste në bazë të kërkesave të operatorëve ekonomik. Derisa, qasja në dokumente dhe procedura të cilat janë të rregulluara me këtë ligj dhe ligjet tjera që rregullojnë transparencën dhe qasjen në dokumente publike janë të hapura për publikun dhe organizatat e shoqërisë civile në veçanti. 4 Gazeta zyrtare e Kosovës. https://gzk.rks-gov.net/actdetail.aspx?actid=9425 5 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. http://krpp.rksgov.net/krpp/pagefiles/file/draftls/shqip/udhezues%20operativ%20per%20prokurimi%20publik.d ocx 6 Agjencia Qendrore e Prokurimit. https://aqp.rks-gov.net/sq/organizimi 7 Organi Shqyrtues i Prokurimit. http://oshp.rks-gov.net/repository/docs/rregullorja_web_1.pdf 7 faqe

III. Të dhëna të përgjithshme mbi prokurimin 3.1. Buxheti i planifikuar për investime kapitale, mallëra dhe shërbime, për vitin 2015 Buxheti për Komunën e Lipjanit për vitin 2015 ka qenë i planifikuar sipas procedurave të parapara me Ligjin për Financat Publike dhe Përgjegjësitë si dhe me Qarkoret Buxhetore të lëshuara nga Ministria e Financave. Në bazë të projeksioneve buxhetore për vitin 2015 nëpër kategoritë buxhetore kanë qenë të planifikuara këto mjete buxhetore: Për nevoja të këtij raporti dhe të mundësisë më të lehtë për të matur procedurat e ndjekura në fushën e prokurimit publik do të i bëjmë një përmbledhje kategorive buxhetore Shpenzime Kapitale dhe Mallra dhe Shpenzime. Duhet cekur që buxheti fillestar i aprovuar me vendim të Kuvendit Komunal ka pësuar dy ndryshime, të bazuar në legjislacionin në fuqi mbi menaxhimin e financave publike. Njëri ndryshim ndodhë në fazën e rishikimit të buxhetit komunal i cili rëndomë ndodhë në muajin qershor të secilit vit (e qartësuar me Qarkore Buxhetore të lëshuara nga Ministria e Financave). Derisa ndryshimi tjetër ndodhë në muajt Shtator-Tetor përmes procesit të ridestinimit të buxhetit. Rishikimi dhe ridestinimi i buxhetit ka sjellur disa ndryshime në kategoritë buxhetore Mallëra dhe Shërbime dhe Investime Kapitale. Përmes këtyre dy proceseve janë rishikuar mjetet buxhetore të disa projekteve dhe janë bartur/destinuar në projekte të tjera që kanë pasur nevojë për më shumë mjete buxhetore. Veç kësaj në disa raste kemi edhe projekte të reja të cilat janë planifikuar të realizohen me 8 faqe

buxhetin e rishikuar dhe ridestinuar. Nga ky proces janë prekur edhe disa planifikime në tërësi. Kjo nënkupton se projekte të tilla edhe pse janë planifikuar me buxhetin fillestar, ato janë hequr fare nga lista e investimeve kapitale ose mallërave dhe shërbimeve. E gjithë kjo vlenë për të qartësuar se të dhënat e më sipërme përfshijnë ato të cilat janë planifikuar me buxhetin fillestar, por jo edhe me atë të ndryshimeve pas proceseve të rishikimit ose ridestinimit. 3.2. Planifikimi i aktiviteteve të prokurimit Planifikimi i Prokurimit është aktiviteti më i rëndësishëm që duhet të zhvilloj Drejtoria e prokurimit për të pasur procedura të mirëfillta gjatë gjithë porkurimeve mbrenda një viti. Në Ligjin për Prokurimin Publik është e specifikuar në Nenin 8 lidhur me planfikimin e prokurimit, duke filluar nga afati kohor për përgatitjen e tij dhe detalizimet tjera që lidhen me secilën kontratë të ardhëshme. Edhe Udhëzuesi Operativ e qartëson përgatitjen e planifikimit të prokurimit duke e detalizuar edhe më tutje këtë proces. Dështimi për të kryer planifikimin e prokurimit konsiderohet keq menaxhim dhe mund: a) Të ketë ndikim shkatërrues në tërë AK dhe në arritjen e qëllimeve të tij; b) Të rezultojë në prokurime emergjente ose përjashtime, në të cilin rast do të merren masa ndëshkuese ndaj shkelësit të tillë; dhe c) Të rezultojë në ndarjen e kërkesave për prokurim të cilat janë kryesisht të njëjta ose të ndërlidhura 8. Planifikimi i prokurimit është një dokument i cili deri më tani është konsideruar një dokument jo publik sipas Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik të Kosovës. Sipas përshkrimit në këtë udhëzues arsye mbylljes së këtij dokumenti për publikun ka qenë që të ruhet parimi i trajtimit të barabartë, që do të thotë në këtë rast që informacionet mbi një aktivitet të caktuar të prokurimit do të vihen në dispozicion të OE-ve në të njëjtën kohë për të gjithë 9. Megjithkëtë, e njejta klauzolë nga ky udhëzues specifikon më tutje se kjo mbyllje vlenë deri në rastin kur ndodhë njoftimi indikativ apo njoftimi për kontratë. Pra, të dhënat për një aktivitet prokurimi nuk mund të publikohen derisa ai aktivitet të kaloj procedurat fillestare deri në njoftimin për kontratë. 3.2.1. Planifikimi i prokurimit 2015 për Komunën e Lipjanit Me që Planifikimi i Prokurimit është një dokument që është konsideruar si i mbyllur për publikun, POLIS nuk ka arritur të siguroj një kopje të këtij dokumenti në mënyrë që të bëhet një krahasim në mes të asaj që është planifikuar me projekt buxhet, asaj që është planifikuar me plan vjetor të prokurimt dhe ajo që është realizuar nga Drejtoria e Prokuritmi. Sido që të jet, nëse shohim planifikimin buxhetor për vitin 8 Udhezuesi Operativ pwr Prokurimin Publik I KRPP-sw faqe. 7, linku: https://krpp.rksgov.net/krpp/pagefiles/file/newstandardforms/shqip/pjesa%20a%20rregulloret%20e%20prokurimit%20publik/ A02%20Udhezues%20Operativ%20per%20Prokurimin%20Publik.pdf 9 Po aty, faqe 7. 9 faqe

2015 dhe sidomos listën e investimeve kapitale shohim që Drejtoria e prokurimit ka pasur një aktivitet të ngjeshur në ekzekutimin e buxhetit. Për të i pasur më të qarta disa të dhëna që lidhen me projeksionet buxhetore, por që njëkohësisht derivojnë edhe ato që do duhej të planifikohen me plan vjetor të prokurimit, më poshtë gjendet një tabelë krahasimtare e projeksioneve për investime kapitale dhe realizimin e tyre në bazë të procedurave të prokurimit, të bazuar po ashtu në raportin vjetor të prokurimit nga Drejtoria e Prokurimit. 10 faqe

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 Projektet kapitale per vitin 2015 Pagesa per vendime gjyqesore Renovimi I Zyrave Komunale Bashkefinanci m me Donator Kanalizimi në Fshatin Gadime e Ulët (2011) Ndërtimi i Trotuareve në Fshatin Gadime e Epërme dhe Gadime e Ulët (2013) Asfaltimi i Rrugëve në Gadime të Ulet Ndërtimi i Rrjetit të Kanalizimit në Fshatin Janjevë (2013) Asfaltimi i rrugëve në Fshatin Brus Vendi/ Lokacioni Gadime e Ulët Gadime e Ulët dhe Gadime e Epërme Gadime e Ulët Janjevë Brus E proceduar në Prokurim - / Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Shuma e planifikuar me Buxhet per vitin 2015 Shuma e planifikuar nga - Zotimi I Mjeteve Cmimi I kontrates së nënshkrua r Aneksë Kontratë Shuma e pageses se realizuar nga Shuma e mbetur prej planifikimi dhe realizimit 80,000.00 107,237.00 0.00 0.00 105,026.02 2,210.98 10,000.00 10,000.00 0.00 0.00 10,000.00 0.00 144,000.00 54,602.96 0.00 0.00 82,832.12 61,167.88 84,128.54 84,128.54 0.00 0.00 84,128.54 0.00 74,632.98 74,632.98 0.00 0.00 74,632.98 0.00 110,000.00 110,000.00 76,881.00 7,538.90 83,874.00 26,126.00 178,667.00 178,667.00 0.00 0.00 178,667.00 0.00 50,000.00 50,000.00 48,305.50 0.00 48,305.35 1,694.65 Koment/Shpjegim Me rishkim te buxhetit jane ndare edhe 46,137.09 Euro, derisa me ridestinim te mjeteve buxhetore jane ndare per projekte tjera 18,920.00 Euro Ky projekt figuron ne Listen e Investimeve Kapitale, por nuk figuron te jete prokuruar nga Zyra e Prokurimit. Derisa ne Raportet Financiare te Ministrise se Financave figuron se është paguar shuma e planifikuar. Mbetet të sqarohet me cilën procedurë janë paguar këto mjete. Kjo shumë është paguar për projekte me bashkëfinancim me donatorë. Të dhënat e shumës së pagesës janë nga Raportet e Ministrisë së Financave. Mbetet të sqarohet se në cilat projekte janë bashkëfinancuar Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara

9 10 11 12 Asfaltimi i Rrugëve brenda Qytetit të Lipjanit (2013) Asfaltimi i Rrugëve në Fshatin Krojmir, Lagjja e Pojatave Asfaltimi i Rrugëve në Sllovi- Smallushë Asfaltimi i Rrugëve në Fshatin Sllovi (2012) Lipjan Krojmir Sllovi/Small ushë Sllovi Nuk figuron në Nuk figuron në 93,357.00 93,357.00 0.00 0.00 93,349.45 7.55 60,000.00 60,000.00 52,550.00 4,992.25 57,542.25 2,457.75 120,000.00 120,000.00 82,863.30 8,139.70 91,003.00 28,997.00 45,482.01 45,482.01 0.00 0.00 0.00 0.00 Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Pagesë e borxhit. Ky projekt nuk është paguar, sepse sipas të dhënave nga Zyra e Prokurimit është në proces gjyqësor. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara 13 14 15 16 Asfaltimi i Rrugeve në Fshatin Sllovi- Turbovc (2011) Mirëmbajtja e Rrjeteve të Kanalizimit Ndërtimi i Rrjetit të Kanalizimit në Fshatin Torinë (2013) Rehabilitimi i Kanalizimit në Fshatin Bujari Sllovi/Turbo vc Torinë Bujari Nuk figuron në Raportin e Nuk figuron në si faza e II-të e projektit 8,731.10 8,731.10 0.00 0.00 8,731.10 0.00 20,000.00 20,000.00 5,418.40 0.00 19,976.23 26,476.67 26,476.67 0.00 0.00 26,476.67 0.00 20,000.00 115,000.00 113,648.00 0.00 20,000.00 0.00 Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara është kontratë dy vjeqare.por në raport te është paraqitur shuma e nënshkruar e kontrates 5,418.40,ndërsa si pages figuron vetëm 19,976.23 Euro. Derisa me rishkim te buxhetit këtij projekti I janë ndarë edhe 11,777.92 Euro. Në bazë të Raporteve të MF-së figuron se për këtë projekt janë shpnezuar gjithsejt 31,754.15 Euro. Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Ky projekt është Kontratë Dy Vjecare e financuar vetëm nga të hyrat vetanake. Për vitin 2015 janë bërë pagesë në vlerë prej 20,000.00 Euro, derisa pjesa tjetër e zotuar mbetet të realizohet me buxhet të vitit 2016. 1 faqe

17 18 Rehabilitimi i Rrjeteve të kanalizimeve në Kraishtë, Ribar i Madh, Ribar I vogël, Poturovc, Torinë, Dobrajë e madhe, Llugë) Ndërtimi i Rrjetit të Kanalizimit në Fshatin Mirenë Mirenë Nuk figuron në 56,460.16 56,460.00 49,345.40 4,498.69 19,256.09 37,204.07 25,000.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 Ky Projekt është prokuruar nga Zyra e prokurimit dhe Kontrata është lidhur për periudhën 2 vjeçare. Sipas Raportit te Prokurimit del që shuma e paguar për këtë projekt është 19,256.09 Euro. Por, sipas të dhënave nga Ministria e Financave del që pagesa për këtë projekt është bërë 53,844.09 Euro. Ky projekt nuk figuron në Zyrës së Prokurimit as në njoftimet për kontratë dhe as në njoftimet për dhënie të kontratës. Nënkupton që ky projekt nuk është realizuar fare, por nuk figuron edhe të jetë rishikuar apo ridestinuar me vendim të Kuvendit Komunal. 19 Asfaltimi i rrugëve në Baicë Baincë 55,000.00 55,000.00 53,867.45 1,119.40 54,986.85 13.15 Ky projekt ka aneks kontratë 1,119.40. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për këtë projekt është bërë pagesë 54,987.10 Euro. 20 Asfaltimi i Rrugëve brenda Fshatit Dobrajë e Madhe Dobrajë e madhe 80,000.00 80,000.00 75,128.63 2,883.00 78,011.63 1,988.37 Në ky projekt ka edhe një shumë pre 2,883.00 Euro si procedurë e e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë mirëpo nuk figuron si aneks kontratë. Në të dhënat nga Ministria e Financanve del të jetë pagesë me shumën 95,229.49 21 22 23 Asfaltimi i Rrugëve brenda Fshatit Magure Zgjerim i Rjetit të Kanalizimit brenda fshatrave Dobrajë, Ribar i Madh Mirëmbajtja e Rrugëve te Asfaltuara Magurë Dobrajë/Rib ar I Madh Nuk figuron në 100,000.00 100,000.00 83,696.00 8,207.90 91,903.90 8,096.10 40,000.00 40,000.00 29,824.20 29,824.20 29,824.20 10,000.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 Ky projekt ka aneks kontratë 8,207.90. Në të dhënat nga Ministria e Financanve del të jetë pagesë me shumën 91,903.90. Ky projekt në si lokacion të projektit e ka edhe fshatin Shalë. Me rishikim të buxhetit këtij projekti ju kanë shtuar edhe 10,000 Euro, mirpo me ridestinim të buxhetit figuron se kontrata është realizu me shumën 29,824.20 dhe mbetje të ridestinuara ngaky projekt janë 10,175.80 Euro. Në të dhënat e MInistrisë së Financave shuma e paguar figuron 39,824.20 Euro. Projekt i parealizuar. Për më tepër shih tabelën për Projektet e Parealizuara. 2 faqe

24 25 26 27 28 29 30 Rregullimi i Varrezave Pastrimi dhe Hapja e Lumenjëve Rehabilitimi i Ndriqimit Publik në Gracke të Vjetër Asfaltimi në fshatin Gadime e Epërme Asfaltimi i rrugëve brenda në fshatin Bujan Asfaltimi i rrugëve brenda fshatit Ribar i Madh - Faza II Asfaltimi i rrugëve brenda fshatit Rufc i Ri Grackë e Vjetër Gadime e Epërme Bujan Ribar I madh Rufc I Ri Nuk figuron në Zp 10,000.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 20,000.00 20,000.00 15,400.00 1,500.00 16,899.03 3,100.97 10,000.00 10,000.00 5,569.00 0.00 5,569.00 4,431.00 50,000.00 50,000.00 48,914.50 0.00 48,876.21 1,123.79 60,000.00 60,000.00 37,857.00 3,631.81 42,988.81 17,011.19 65,000.00 65,000.00 64,199.85 0.00 64,199.85 800.15 35,000.00 35,535.40 35,535.40 0.00 9,194.00 25,806.00 Projekt i parealizuar. Për më tepër shih tabelën për Projektet e Parealizuara. Projekti me kodin 40164, në të dhënat e Ministrisë së Financave figuron shumë e paguar 16,899.03 Euro. Ky projekt në figuron si Pastrimi I lumenjëve në fshatrat Ribar I madh dhe Gllogovc i cili ka aneks kontrate me shumen 1,500.00. Ky projekt me kodin 40165 me rishikim të buxhetit shumës së planifikuar 10,000 Euro i'u kanë marrë 4,100 Euro. Ndërsa me ridestinim figuron shuma e planifikuar për këtë projekt 5,900 Euro, ndërsa vlera e kontratës është 5,569 Euro dhe mbetje nga ky projekt janë 331 Euro të cilat janë të ridestinuara. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave figuron se është bërë pagesë shuma 5,569 Euro. Ky projekt me kodin 40150 sipas dokumentit mbi miratimin e ridestinimit tek vlera e kontratës figuron shuma 49,892.79 dhe mbetje nga ky projekt figurojn 107.21. Ky projekt me kodin 40151 në të dhënat e Ministrisë së Financave figuron se është bërë pagesë me shumën 41,488.81 Euro. Ndërsa në -së figuron si shumë e paguar 42,988.81 Euro. Kurse me ridestinim vlera e kontratës figuron 41,488.81 Euro, dhe mbetje nga ky projekt janë 18,511.19 Euro, ku këto mbetje janë ridestinuar. E njëjta shumë e paguar figuron edhe në të dhënat nga Ministria e Financave. Shuma e mbetur 800.15 Euro është ridestinuar. Ky projekt me kodin 40153 me rishikim të buxhetit i ëahtë shtuar shuma 580.40 Euro dhe është lidhë kontrata me shumën 35,535.40 Euro. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për këtë projekt figuron pagesë 9,194 Euro. Ndërsa me ridestinim të mjeteve nga ky projekt mbetje janë 44.60 Euro. Ky projekt në figuron si: Asfaltimi I rrugës "Isa Boletini" në fshatin Rufc I Ri dhe ka shumën e planifikuar: 35,535.40 të njejtë me 3 faqe

shumën e nënshkruar te kontratës. Në freebalanc si pagesë figuron shuma 9,194.00 31 32 33 34 35 36 37 Mirëmbajtja e rrugëve Lokale Rregullimi i Parkingjeve në Qytetin e Lipjanit Rregullimi i Venndalimit te Autobuseve te Qendra Rinore Sportive Ujesjellesi Shale (2013) Mirembajtja e Ndriqimit Publik Asfaltimi i Rrugeve në Fshatin Janjeve Kanalizimi në fshatin Blinajë ( 2013) Lipjan Lipjan Shalë Janjevë Blinajë Nuk figuron në Nuk figuron në 10,000.00 8,366.40 8,307.50 0.00 8,307.50 1,692.50 15,353.19 15,353.19 14,632.40 0.00 14,632.40 720.79 20,000.00 20,000.00 18,516.00 0.00 18,515.56 1,484.44 17,990.00 17,990.00 0.00 0.00 17,989.79 0.21 15,000.00 15,000.00 7,321.60 0.00 11,585.00 50,000.00 50,000.00 49,283.75 0.00 49,283.75 716.25 100,000.00 100,000.00 0.00 0.00 99,833.23 166.77 Për projektin me kodin 40161 në të dhënat e Ministrisë së Financave figuron si pagesë shuma 10,000 Euro. Në -së figuron si aktivitet me emrin Mirëmbajtja e rrugëve në disa fshatra të Komunës së Lipjanit dhe Zhavorrimi I tyre. Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara është kontrat tre vjeçare.por në raport te është paraqitur shuma e nënshkruar e kontrates 7,321.60,ndërsa si pages figuron 11,585.00 Euro. Në bazë të Raporteve të MF-së figuron se për këtë projekt me kodin 40167 janë shpnezuar gjithsejt 14,990.00 Euro. Ky projekt nuk figuron në listen e rishikimit të buxhetit, dhe as në listën e ridestinimit të buxhetit. Mbetet të sqarohet si është paguar shuma më e madhe se vlera e kontratës. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave figuron shuma e paguar 49,283.75 Euro. Mbetja nga kjo shumë është ridestinuar. Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara 4 faqe

38 39 40 41 42 43 44 Hartimi i projekteve detale Ndërtimi i Sallës së Sportit në Fshatin Llugaxhi ( 2011) Ndërtimi i Sallës së Sporteve pranë ShF Dobrajë e Madhe - Faza II Ndërtimi i Fushave Sportive në fshatrat Janjevë, Sllovi, Gadime e Epërme Renovimi i Stadiumit të Qytetit Ulpiana Renovimi i Sallës në Shtepinë e Kultures Ndërtimi i Sallës së Llugaxhi Dobrajë e madhe Janjevë/Sllo vi/gadime e Epërme Lipjan Lipjan Shalë Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në Nuk figuron në 180,000.00 78,406.13 78,406.13 0.00 0.00 76,807.25 1,598.88 57,046.63 105,624.00 76,132.50 4,061.50 36,231.50 69,392.50 60,000.00 20,000.00 19,512.37 0.00 19,512.37 487.63 70,000.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 20,000.00 20,000.00 16,425.90 0.00 16,425.90 3,574.10 68,510.00 68,510.00 0.00 0.00 51,255.95 17,254.05 ky projekt me kodin 40200 me rishikim të buxhetit i'u kanë marrë 50,000 euro dhe kanë mbetur 130,000. ndërsa me ridestinim të buxhetit i'u kanë marrë edhe 19,480. Shuma e mbetur është 110,520.00 Euro. Për këtë shumë nuk figuron asgjë në -së. Ndërsa nga të dhënat e Ministrisë së Financave figuron si pagesë me shumën 65,211.35. Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Projekti me kod 40204 me rishikim të buxhetit i është shtuar shuma 48,577.00 Euro, që në total arrin shumën 105,624.00 Euro. I njëjti projekt është kontraktuar me shumën 76,132.50 Euro. Nga të dhënat e MF-së figuron shuma e paguar 36,231.50 Euro. I njëjti aktivitet ka aneks kontratë 4,061.50 Euro. Ndërsa në raport të prokurimit figuron si "Ndërtimi i sallës së sporteve në fshatin Dobrajë e Madhe". Shuma e mbetur nuk figuron në ridestinim. Projekti me kodin 40205 me rishikim të buxhetit i janë marrë 40,000 Euro dhe kanë mbetur 20,000 Euro të planifikuara. Në -së figuron me emërtimin "Asfaltimi dhe rrethoja e fushës së futbollit në fshatin Sllovi". Nga të dhënat e MF-së projekti me kodin 40205 figuron shuma e paguar 19,512.37 Euro. Mbetja nga ky projekt është ridestinuar. Projekt i parealizuar. Për më tepër shih tabelën për Projektet e Parealizuara. Ky projekt me kodin 40207 me rishikim të buxhetit I janë marrë 1,930 Euro dhe do të kishte shumën e mbetur 18,070 Euro. Ndërsa në -së figuron si shumë e zotuar 20,000 Euro. Në të dhënat e MF-së figuron e njëjta shumë 16,425.90 Euro. Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara 5 faqe

45 46 47 48 Sporteve në Shalë Ndërtimi i Shkollës Fillore në Glogovc (2011) Rregullimi rrethojës në shkollën Fillore Katër Deshmorët në Krojmir (kodi 40212) & Rregullimi I infrastrukturës në Sh.f Qylagë (kodi 40224) Instalimi i Sistemit të Monitorimit me Kamera në Shkollat Fillore Vëllezërit Frashëri dhe Ismail Luma ne Lipjan Rregullimi i Infrastrukturës në SH.F. Shtjefan Gjeqovi në Brus me kodin 40216 & Rregullimi I infrastrukturës në SH.F. Dy Dëshmorët në Dobrajë të Madhe me kodin 40220 & Rregullimi i Infrastrukturës në Sh.F. Gllogovc Krojmir Lipjan Brus Nuk figuron në Figuron ne konkretish t ne Llot 2 -së 121,279.45 121,279.45 0.00 0.00 121,280.00 0.00 23,000.00 23,000.00 15,943.40 0.00 15,916.40 7,083.60 5,140.00 5,140.00 4,985.20 0.00 4,985.20 154.80 18,172.00 18,172.00 13,201.96 485.40 13,687.29 4,484.71 Pagesë e borxhit. Për më tepër shih tabelën per Borxhet e Paguara Në -së figuron me emrin "Ndërtimi i rrethojave në disa shkolla të Komunës së Lipjanit- Lot 2". Nga të dhënat e MF-së për projektin me kodin 40212 janë paguar 9,155.97 Euro. Ndërsa për kodin 40224 janë paguar 6,760.00 Euro. Shuma e mbetur është ridestinuar. Nga të dhënat e MF-së figuron e njëjta shumë e paguar 4,985.20 Euro. Mbetja është ridestinuar. Në -së projekti me kodi 40216, projekti me kodin 40220 dhe projekti me kodin 40223, figurojnë me emrin "Llot-2 Rregullimi i fushës me beton në shkollën "Shtjefen Gjeqovi" në Janjevë, paralelja e ndarë në Brusë dhe rregullimi i platosë, trotuarit dhe shtruarja e betonit rreth temelit të shkollës "Dy dëshmorët" në Dobrajë të Madhe si dhe ndertimi i platosë dhe trotuarit në shkollen "Migjeni" në Rufc të Ri". Nga të dhënat e MF-së për projektin me kodin 40216 janë paguar 3,455.00 Euro, për projektin me kodin 40220 janë paguar 4,847.40 Euro dhe për projektin me kodin 40223 janë paguar 5,384.89 Euro. Shuma e mbetur është ridestinuar. 6 faqe

Migjeni në Rufc te Ri me kodin 40223 49 51 52 53 56 Rregullimi i infrastrukturës në SH.F. Vezir Kolshi-Baicë me kodin 40219 & Rregullimi i Infrastrukturës në Sh.F. ne Medvec me kodin 40225 Rregullimi i Infrastruktures në Sh.F. 7Marsi- Poturovc (kodi 40218) Rethoja në Sh.F. në Fshatin Konjuh me kodin 40217 & Rrethoja në Sh.F. Ismail Luma -Lipjan me kodin 40221 Rregullimi i Infrastrukturës në Sh.F. të fshatit Gllogovc (kodi 40222) Renovimi i Objektit në Sh.F. Rexhep Akllapi-Akllap (kodi 40227) Baincë Poturovc Konjuh Gllogovc Akllap -së Figuron ne konkretish t ne Llot 4 Figuron ne si pjese e Lot 3. Figuron ne si pjese e Lot 5. Figuron ne 5,000.00 5,000.00 4,893.10 0.00 4,893.10 106.90 14,200.00 14,200.00 12,143.00 0.00 12,143.00 2,057.00 28,300.00 28,300.00 23,683.40 0.00 23,683.40 4,616.60 14,000.00 14,000.00 12,095.00 0.00 12,095.00 1,905.00 20,000.00 20,000.00 14,182.92 0.00 14,182.35 5,817.65 Në -së projekti me kodi 40225 dhe projekti me kodin 40219, figurojnë me emërtimin "Llot-1 Riparimi dhe ndërrimi i shkallëve në shkollën "Fehmi Agani" në Medvec dhe rregullimi i pllatosë dhe rrugica-trotuaret në shkollën "Vezir Kolshi" në Baicë". Nga të dhënat e MF-së për projektin me kodin 40225 janë paguar 3,018.00 Euro. Ndërsa për kodin 40219 janë paguar 1,875.10 Euro. Shuma e mbetur është ridestinuar. Ky projekt në -së figuron si: "Ndërtimi I rrethojava në disa shkolla të komunës së Lipjanit - Lot 4". E njëjta shume prej 12,143.00 Euro figuron në të dhënat e MF-së. Shuma e mbetur është ridestinuar. Në raport të figuron me emërtimin: "Ndërtimi I rrethojav në disa shkolla të K. së Lipjanit - Lot 3". Nga të dhënat e MF-së për projektin me kodin 40221 janë paguar 15,863.80 dhe për projektin me kodin 40217 janë paguar 7,819.60. Mjetet e mbetura janë ridestinuar Ne ky aktivitet figuron me emërtimin "Ndertimi I disa rrethojave ne Komunen e Lipjanit Lot 5". Nga të dhënat e MF-së për projektin me kodin 40222 janë paguar 12,095.00 Euro. Mjetet e mbetura janë ridestinuar. Figuron ne me emertimin: Renovimi I kulmit dhe nderrimi I dyerve dhe dritareve ne SHK "Rexhep Akllapi" ne Akllap E njëjta shumë e paguar prej 14,182.35 Euro figuron edhe në të dhënat nga Ministria e Financave. Shuma e mbetur është ridestinuar. 7 faqe

59 60 Rregullimi i Infrastrukturës në Sh.F. në Gadime të Ulët (kodi 40226) Blerja e dollapeve në Shkollat Fillore Ismail Luma dhe Vëllezrit Frasheri ne Lipjan Gadime e Ulët Lipjan Ne Nuk figuron në Totali I Planifikimit për Investime Kapitale për 2,787,832.8 2015 Totali I Planifikimeve nga Drejtoria e Prokurimit (Zotimi) 2,523,651.8 Totali I Shumës sipas çmimit të Kontratave 1,207,498.0 25,000.00 25,000.00 17,234.40 0.00 17,234.22 7,765.78 9,500.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 Ështe me emerimin Ndertimi I rrethojave ne disa shkolla te Komunes se Lipjanit - Lot 1. E njëjta shumë e paguar prej 17,234.22 Euro figuron edhe në të dhënat nga Ministria e Financave. Shuma e mbetur është ridestinuar. Projekt i parealizuar. Për më tepër shih tabelën për Projektet e Parealizuara. Totali I Shumës së Aneks Kontratave 47,058.55 Totali I Pagesës së realizuar 2,106,734.4 Totali I Shumës së mbetur nga Kontratat 383,140.96 8 faqe

Nga tabela e më sipërme nxjerrim të dhëna se nga ajo se çfarë është planifikuar me projeksionet buxhetore për vitin 2015, po thuaj së në tërësi edhe janë prokuruar. Në lidhje me prokurimin duhet cekur se nëse krahasojmë në numër, po thuaj se të gjitha janë prokuruar, me përjashtim të atyre projekteve që janë rishikuar ose ridestinuar dhe projekte të viteve të kaluara. Kjo tabelë paraprakisht sqaron ajo që është planifikuar si investim e përcjellur me shumën e planifikuar për atë investim. Një pjesë e këtyre planifikimeve vërehet se janë pagesë borxhi për projeket të cilat janë realizuar në vitet e kaluara (para vitit 2014) e për të cilat nuk ka pasur disponueshmëri të mjeteve në atë kohë. Në rastet e tilla janë specifikuar si projekte për të cilat janë realizuar pagesat, por që nuk janë zhvilluar procedura të prokurimit. Nga këto të dhëna nxjerrim edhe disa raste që duhet të diskutohen më tutje dhe të jepen sqarimet e nevojshme qoftë për publikun e gjerë, qoftë për autoritetet tjera lokale. Si raste të pa qarta mbeten disa projekte dhe procedura të ndjekura sikur janë a) Bashkëfinancimet me donatorë, ku shuma e planfikuar është shumë më e madhe se sa ajo që është realizuar. Megjithëse, gjatë procesit të rishikimit dhe ridestinimit projekti i bashkëfinancimit me donatorë ka qenë pjesë e rivlerësimit, shuma e cila është realizuar dhe ajo që ka mbetur nuk është e qartë kur krahasojmë me të dhënat nga Ministria e Financave mbi shpenzimet e Komunës së Lipjanit për investimet kapitale. Gjithashtu nuk ka një definim të qartë se cilat projekte janë bashkëfincuar me këtë shpenzim buxheti. Pastaj, rastet tjera janë projektet si 1)Mirëmbajtja e ndriçimit publik dhe 2)Mirëmbajtja e rrjeteve të kanalizimit të cilat projekte janë zhvilluar procedura prokurimi dhe janë lidhur kontrata publike me operatorë ekonomik. Në këto dy raste sipas Raportit të Prokurimit figuron që pagesa në vitin e parë të zhvillimit të aktiviteteve janë bërë pagesë më e madhe se është planifikuar me kontratë. Për të e pasur më të qartë këtë gjë, zyrtarët e POLIS kanë zhvilluar takime konsultuese me zyrtarë të prokurimit për të sqaruar këto çështje. Nga diskutimet e tilla kemi marrë shpjegime se në këto raste kemi të bëjmë me Kontratë Kornizë (përkatësisht Kontratë më të gjatë se një vjeçare) dhe se vlera e kontratës është përcaktuar në bazë të çmimit për njësi. Kështu që në varësi të nevojes për punë shtesë (emergjente etj., në atë fushë të kontratës) është kërkuar nga operatori që të kryejë më shumë punë se sa është përcaktuar me vlerë të kontratës. Tejkalimi i vlerës së Kontratës, pavarësisht planifikimit buxhetor dhe zotimit të mjeteve, nuk është praktikë e mirë, Dhe si rrjedhojë vlenë të diskutohet në të ardhmën se sa mund të ndikoj në parimin e konkurencës dhe trajtimit të barabartë. Gjithashtu, është një projekt së paku që, edhe pse ka qenë i planifikuar me projekt buxhet filestar projekti Hartimi i Projekteve Detale dhe edhe pse ka kaluar nëpër dy proceset e rivlerësimit të buxhetit (me rishikim dhe ridestinim) nuk figuron fare në prokurimit nga Drejtoria e Prokurimit. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë po ashtu se për këtë projekt janë shpenzuar rreth 65, 000 Euro, por nuk janë gjetur të dhëna nga raporti vjetor mbi prokurimin. Shpjegimi zyrtarë nga Drejtoria e Prokurimit në lidhje me këtë rast është se, ky projekt ka filluar në vitin 2013 dhe ka vazhduar edhe në dy vitet vijues, me që ka qenë projekt tre vjeçar. Tabela e më poshtme e sqaron këtë. 9 faqe

Emri I Projektit Hartimi i projekteve detale Shuma e Raporti I planifikuar Zyrës së me buxhet Prokurimit 2015 Nuk figuron në Shuma e rishikuar në Qershor Shuma e ridestinuar në Shtator Shuma e paguar sipas Raportit nga Ministria e Financave 180,000.00 50,000.00 19,480.00 65,211.35 Komente shtesë ky projekt me kodin 40200 me rishikim të buxhetit i'u kanë marrë 50,000 euro dhe kanë mbetur 130,000. ndërsa me ridestinim të buxhetit i'u kanë marrë edhe 19,480. Shuma e mbetur është 110,520.00 Euro. Për këtë shumë nuk figuron asgjë në -së. Ndërsa nga të dhënat e Ministrisë së Financave figuron si pagesë me shumën 65,211.35. Megjithëkëtë, në lidhje me këtë vijnë në pah dy elemente thelbësore. Njëri se projekt buxhetin për vitin 2015, përkatësisht në Listën e Projekteve për Investime Kapitale nuk pasqyrohet se është projekt i viteve të kaluara. Dhe elementi tjetër është se nga ky projekt kanë mbetur një shumë e madhe e mjeteve buxhetore, çfarë mund të shpie deri tek konstatimi se ka një mungesë të planifikimit të duhur në këtë rast. Në veçanti në rastin gjatë procesit të ridestinimit kanë mundur të barten më shumë mjete, në mënyrë që mos të ketë suficit të lartë në vlerë prej 55,000.00 Euro. Tek pjesa e planifikimit me buxhet për investime kapitale dhe pjesa e planifikimit nga Drejtoria e Prokurimit shohim se ka një shpërputhje në mes të asaj që është planifikuar me buxhet dhe asaj që është planifikuar nga Drejtoria e prokurimit. Ky dallim vjen për shkak se disa projekte janë planifikuar me më pak mjete financiare dhe disa të tjera janë hequr fare nga lista e investimeve kapitale me rishikim të buxhetit (katër projekte të tilla). Kështu tabela më poshtë jep sqarime për projektet të cilat kanë qenë të planifikuara me projekt buxhetin fillestar dhe që gjatë procesit të rishikimit dhe ridestinimit janë bartur në projekte të tjera. Projektet e planifikuara me buxhet të vitit 2015, por që nuk janë realizuar/prokuruar Nr. Emri projektit Lokacioni 1 2 3 4 Mirëmbajtja e Rrugëve te Asfaltuara Rregullimi i Varrezave Renovimi i Stadiumit të Qytetit Ulpiana Blerja e dollapeve në Shkollat Fillore Ismail Luma dhe Vëllezrit Planifikimi I buxhetit Realizimi/Pagesa Lipjan 10,000.00 0.00 Lipjan 10,000.00 0.00 Lipjan 70,000.00 0.00 Lipjan 9,500.00 0.00 Arsyeja e mos pageses / Komente Me vendim te Kuvendit jane Ridestinuar ne Projekte tjera Me vendim te Kuvendit jane Ridestinuar ne Projekte tjera Me rishikimin e buxhetit jane bartur ne projekte tjera Me rishikimin e buxhetit jane bartur ne projekte tjera 10 faqe

Frasheri ne Lipjan Shuma e përgjithshme 99,500.00 0.00 Në tabelën tjetër të mëposhtme jepen sqarime po ashtu për projektet të cilat kanë qenë të planifikuara me buxhet, por që janë planifikuar të bëhen vetëm pagesa. Kjo është arsyeja përse nuk gjenden në prokurimit. Dhe përmes kësaj tabele bëhen sqarime se sa projekte të tilla kanë qenë të planifikuara dhe sa është pagesa e realizuar në emër të këtyre projketeve. Kjo mund të n a jap sa do pak shpjegime edhe pjesa e buxhetit të mbetur. 11 faqe

Nr. Emri projektit Lokacioni 1 2 Kanalizimi në Fshatin Gadime e Ulët (2011) Ndërtimi i Trotuareve në Fshatin Gadime e Epërme dhe Gadime e Ulët (2013) Planifikimi I buxhetit Pagesa e bere sipas Raportit të Prokurimit Gadime e Ulët 84,128.54 84,128.54 Gadime e Ulët dhe Gadime e Epërme 74,632.98 74,632.98 Shpjegim/ Të dhënat nga Ministria e Financave 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Ndertimi I rrjetit te kanalzimit ne fshatin Janjeve (2013) Asfaltimi i Rrugëve brenda Qytetit të Lipjanit (2013) Asfalltimi I rrugeve ne fshatin Sllovi (2012) Asfaltimi i Rrugeve në Fshatin Sllovi- Turbovc (2011) Ndertimi I rrjetit te kanalzimit ne fshatin Torine (2013) Ujesjellesi Shale (2013) Kanalizimi ne Fshatin Blinaje (2013) Ndërtimi i Sallës së Sportit në Fshatin Llugaxhi ( 2011) Ndërtimi i Sallës së Sporteve në Shalë Lipjan 178,667.00 178,667.00 Lipjan 93,357.00 93,349.45 Sllovi 45,482.01 - Sllovi/Turbovc 8,731.10 8,731.10 Torine 26,476.67 26,476.67 Shale 17,990.00 17,989.79 Blinaje 100,000.00 99,833.23 Llugaxhi 78,406.13 76,807.25 Shalë 68,510.00 51,255.95 Ne proces gjyqesor, mjetet e ketij Borxhi/Projekti jane ridestinuar Në Raportet e MF-së si pagesë me shumë prej 8,731.10, Ky borxh eshte paguar nen te njejtin Kod te Projektit 40191 ne vlere prej 126,309.90 Euro ku perfshine edhe borxhin per Projektin e Kanalizimit ne Blinaje me Kod 40192 ne shumen prej 100,000.00 Euro. Ky projekt borxh ka qene I planifikuar me Kod 40192 por eshte paguar nen te njejtin Kod te Projektit 40191 ne vlere prej 126,309.90 Euro se bashku me Projektin per Kanalizim ne Torine. Në Raportet e MF-së si pagesë me shumë prej: 76,807.25 Në Raportet e MF-së si pagesë me shumë prej: 51,255.95 12 Ndërtimi i Shkollës Fillore në Glogovc (2011) Shuma e planifikuar Shuma e paguar Shuma e mbetur Gllogovc 121,279.45 121,280.00 897,660.88 833,151.96 Në Raportet e MF-së si pagesë me shumë prej: 121,280.00 64,508.92 12 faqe

3.2.2.Raporti i Zyrës së Prokurimit për vitin 2015 Drejtoria e Prokurimit në Komunën e Lipjanit ka përgatitur një raport përmbledhës për të gjitha aktivitetet e prokurimit të cilat janë zhvilluar në vitin 2015. Raporti i Prokurimit të Komunës së Lipjanit jep të dhëna për realizimin e 237 Kontratave Publike me operator ekonomik për kryerjen e aktiviteteve për Autoritetin Kontraktues. Raporti i drejtoratit të prokurimit në Komunen e Lipjanit nuk përmbanë të dhëna, mbi llojin e kontratave të realizuara dhe procedurat e dhënies së kontratave. Duke pasë parasyshë mungesen e infromacioneve të tilla në prokurimit, gjatë fazës së hartimit dhe analizës së të dhënave në raportin Tenderometri Komunal, kemi përdorur të dhëna edhe nga raportet e prokurimit për Komunën e Lipjanit të cilat gjenden në KRPP. Megjithatë në prokurimit shpjegohen prokurimet e kryera sipas vlerave monetare sipas tre kategorive; Prokurimet e kryera në vlera monetare mbi 10.000 euro Prokurimet e kryera në vlera monetare prej 1.000 deri 10.000 euro Prokurimet e kryera në vlera monetare prej 100 deri 1.000 Infografika mësipër specifikon prokurimet e kryera sipas vlerës monetare sipas raportit të drejtoratit të prokurimit në Komunën e Lipjanit. 13 faqe

Vërehet se vlera më e madhe e kontraktuar është në kategorinë e prokurimeve me vlerë monetare mbi 10.000 euro me gjithsejtë 1,745,893.31 euro. Në inforgariken e më poshtme shpjegohen vlerat reale të aktiviteteve të prokurimit të kryera nga autoriteti kontraktues. Në të tre kategoritë ka shpërputhje në mes të asaj që është raportuar nga drejtorati i prokurimit dhe vlerave reale të paguara nga autoriteti kontraktues. Sipas raportit të Drejtoratit të Prokurimit shuma e përgjithëshme e paguar për të gjitha aktivitetet e prokurimit është e njejtë me shumën e cila është lidhur në formë kontrate publike dhe ankes kontrate. Por, kur analizojmë me kujdes shumën e cila është paguar në secilin projekt veç e veç, shohim se shuma e paguar në raport me shumën e cila është kontratktuar nuk është e njejta. Sqarimin e tillë e jep infografikoni i më poshtëm. Kështu që, në prokurimet e kryera në vlerën mbi 10.000 euro diferenca në mes vlerës së kontraktuar sipas raportit të drejtoratit të prokurimit dhe vlerës reale të paguar nga po i njejti raport është 233,404.61 euro. Ndërsa në kategorinë e vlerës prej 1.000 deri në 10.000 euro diferenca në mes vlerës së kontraktuar dhe vlerës reale të paguar është 44,456.24 euro. Në kategorinë e prokurimeve me vlera prej 100 deri 1.000 eruo, diferenca është më e vogël se sa në dy kategoritë e para, më saktësisht shpërputhja në mes të vlerës së kontraktuar dhe vlerës reale të paguar në këtë kategori është 927 euro. 14 faqe

Nëse mbledhim vlerat kontratave dhe aneks kontratave në të tre këto kategori të ndara në bazë të vlerave të kontratave, del që vlera e përgjithëshme e kontraktuar nga Drejtorati i Prokurimit është 2,176,094.52 Euro. Derisa nëse mbledhim shumën e paguar nga kolona e paraqitur në raport të prokurimit nën specifikacionin Çmimi total i paguar për Kontratën, del që vlera e përgjithëshme paguar për të tre kategoritë në bazë të vlerës së kontratës është 1,897,305.67 Euro. Diferenca e përgjithëshme në mes asaj që është kontraktuar dhe asaj që është paguar është 278,787.85 Euro. 3.2.3. Deklarata e Nevojave dhe Vendosshmëria e Disponueshmerisë së Fondeve Në mënyrë që të evitohen raste të parregullësive gjatë procedurave të prokurimit, po i bëjmë një elaborim të kapitullit për disponueshmërinë e mjeteve deklaratën e nevojave të Ligjit për Prokurimin Publik dhe legjislacionit sekondar, përkatësisht Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik të nxjerrë nga KRPP. Neni 9, pika 5 e ligjit për prokurim publik në Kosovë 10, ZKA dhe ZKF duhet të pregatisin dhe nënshkruajnë një dekelaratë të nevojave dhe vendosmerinë për diponueshemerinë e mjeteve, ku do të përmblidhen rezultatet e nevojave lidhur me një aktivitet të prokurimit të paraparë nga autoriteti kontraktues, dhe disponueshmeria e mjeteve për realizimin e asaj kontrate. Kjo deklaratë i dërgohet KRPP-se, dhe në momentin e dërgimit tek KRPP-ja, një aktivitet i prokurimit mund të filloj sipas procedurave tjera të parapara sipas ligit. Të dhënat nga KRPP-ja tregojnë se nuk ka asnjë rast ku të mos jetë bëre deklarata e nevojave nga Autoritetet Kontraktuese, në ketë rast edhe Komuna e Lipjanit, duke marrë me saktësi që është kushti elementar që duhet të përmbushet, për të filluar me një aktivitet të prokurimit. Gjithsesi edhe pse deklarata e nevojave dhe disponueshmerise se mjeteve respektohet nga autorietet kontraktuese duke ja dërguar KRPP-se, kjo e fundit nuk bën verifikimin e saktësisë së deklarates dhe disponueshmerise së mjeteve. Praktikat e prokurimit nga Autorietet Kontraktuese në të kaluaren, kanë treguar se shpesh herë ka raste kur procedura e deklarates së nevojave dhe disponueshmerise së mjeteve është përmbushur, por në realitet mjetet nuk kanë ekzistuar për realizimin e kontratave. Si rezultat i kësaj kemi raste sikur janë cekur më sipër, që gjatë vitit vijues realizohen shpenzimet për punët të cilat janë kryer gjatë vitit paraprak, përkatësisht për Komunën e Lipjanit pagesat janë bërë për vitete e kaluara. Përveç kësaj, ky veprim është edhe përgjegjësi e sanksionuar si vepër e dënueshme penalisht. 3.3. Numri i kontratave të nënshkruara sipas të dhënave nga KRPP 10 Web-i KRPP-se. https://krpp.rksgov.net/krpp/pagefiles/file/ligjet/shqip/ligji%20per%20prokurim%20publik%20nr%2004%20l%20 %20042.pdf 15 faqe

Në kuadër të numrit të kontratave të nënshkruara në bazë të procedurave të prokurimit ato mund të i kategorizojmë edhe në bazë të kohëzgjatjes së realizimit të tyre. Kjo do të shërbej për të e pasur më të qartë të gjithë akterët tjerë jashtë institucional, sikur janë Anëtarët e Kuvendit dhe shoqëria në përgjithësi, se cilat investime kapitale do të financohen edhe me buxhetin e vitit vijues dhe sa do të jetë shuma e financimit. Në këtë grup i kemi përfshirë katër kategori të kontratave të bazuar në periudhën kohore për realizim, ku nga të tre këto kategori hasim kontrata të nënshkruara nga autoriteti kontraktues (Komuna e Lipjanit). Kontrata deri në një vjeçare që realizohen gjatë vitit që janë nënshkruar. Kontrata me kohëzgjatje më tepër se njëvjeçare, të cilat janë nënshkruar në vitin 2015, por do të kenë implikime buxhetore edhe gjatë vitit 2016 (në disa raste edhe 2017 dhe 2018). Kontratat të cilat kanë filluar në vitin 2015 dhe përfundojnë në vitin 2018. Dhe në grupin e katërt bëjnë pjesë kontratat e ashtuquajtura Kontratë Kornizë, të cilat realizohen në rastet e aktivitetit ekonomik për ofrim të shërbimeve për autoritetin kontraktues. 3.3.1. Kontrata të realizuara njëvjeçare Nga të dhënat e mbledhura në lidhje me kontratat publike të nënshkruara në mes autoritetit kontraktues Komuna e Lipjanit dhe operatorëve ekonomik rezulton se numri më i madh i tyre janë kontrata një vjeçare, që janë nënshkruar gjatë vitit 2015 dhe përfundojnë brenda këtij viti. Më saktësisht janë 100 kontrata. 3.3.2. Kontrata mbi njëvjeçare Kontrata të cilat janë nëshkruar gjatë vitit 2015 dhe përfundojnë në vitin 2016, të cilat prekin edhe buxhetin e vitit 2016, mund të quhen kontrata dy vjeçare. Kontrata të tilla sipas raporti të Prokurimit janë 11 kontrata. Ndërsa, kontratat të cilat përfundojnë në vitin 2017 janë gjithsejtë tre kontrata. 3.3.3. Kontrata të hapura Kornize Kontrata të cilat janë nëshkruar në vitin 2015 dhe përfundojnë në vitin 2018, që përfshinë kohëzgjatjen 36 muaj, sipas raportit të prokurimit janë tre. 1) Kontrata për Mirëmbajtjen e ndriçimit Publik dhe 2) Sigurimi i automjeteve dhe 3) Mirëmbajtja dhe zgjerimi i softuerit për programin e kontabilitetit. 3.3.4. Kotratat e filluara në 2015 dhe përfundojnë në 2018 Autoriteti kontraktues (Komuna e Lipjanit) sipas raportit të KRPP-së për vitin 2015 ka lidhur katër kontrata me afate kohore 2015-2018. Ndërsa është një numër prej 118 kontrata të cilat figurojnë në KRPP-së për vitin 2015, të cilat nuk kanë datë të nënshkrimit dhe as të afaftit kohor të mbarimit të tyre. Marrë numrin e kontratave në tërësi të dhëna nga autoriteti kontraktues komuna e Lipjanit prej 239 kontratash, numri prej 118 kontratash pa data që specifikojnë kohen e nënshkrimit dhe ralizimit të tyre, ky numer është shqetsues. 16 faqe

3.4. Numri i kontratave të anuluara 3.4.1. Njoftimet për anulim të aktivitetit të prokurimit nga Autoriteti Kontraktues dhe ritenderimi (Njoftimet në KRPP) Në bazë të legjislacionit primar dhe sekondar mbi prokurimin publik në Kosovë, autoritetet kontraktuese kanë drejtën që të ndërpresin një aktivitet të prokurimit para se ajo të jetë shpallur në KRPP që kontrata tashmë është dhënë. Arsyet e anulimeve të tilla të procedurave të prokurimit mund të jenë të natyrave të ndryshme, që vijnë nga autoritetet kontraktues pas ndonjë analize financiare apo të procedurave të prokurimit. Në arkivin e KRPP-së rezulton të jenë bërë 18 njoftime për anulim të kontratave në Komunën e Lipjanit për periudhën 1 Janar 2015 deri me 31 Dhjetor 2015. Tabela në vijim paraqet të dhënat mbi Llojin, vlerën dhe procedurat e prokurimit për lidhje të kontratës, e që tashmë janë të anuluara: Lloji i Kontratës Vlera e Kontratës Procedura Punë, 13 anulime E mesme, 16 Proc. e hapur, 17 anulime Furnizim, 3 anulime E vogël, 2 Proc. e koutimit të çmimeve, 1 anulime Shërbime, 1 anulim Konkurs Projektimi, 1 anulim Lloji i kontratës: Nga 18 njoftime për anulim sipas tabelës së arkives në ueb-in e KRPP-së, 13 janë kontrata të llojit Punë, 3 anulime janë të llojit Furnizim, 1 anulim është i llojit Shërbime, ndërsa 1 njoftim për anulim është i llojit Konkurs Projektimi. Vlera e kontratës: Tek vlera e kontratave të anuluara, 16 njoftime për anulim kanë pasur vlerën e mesme (në llojin e konratës punë, vlera e mesme i referohet shumës prej 10,000 deri në 500,000 ), ndërsa 2 anulime kanë pasur vleren e vogël. Procedura: Sipas informatave të paraqitura në tabelën e KRPP-së, procedurat e prokurimit të ndjekura në këto kontrata të anuluara kanë qenë, 17 me procedurë të hapur, ndërsa 1 njoftim për anulim reuzlton të jetë me proceduren kuotim të çmimit. 17 faqe

Arsyetimi i autoritetit kontraktues (Komuna e Lipjanit) lidhur me anulimin e kontratave Kontratat (njoftimet për anulim) Asfaltimi i rrugëve në fshatin Gadime e Ulët Asfaltimi i rrugëve në fshatin Gadime e Ulët Furnizimi me linelium për shkollën Hivzi Sylejmani Dobraj e Madhe Ndërtimi i kulmit në shkollën e fshatit Resinovc Përzgjedhja e kompanisë projektuese - projektime të kanalizimeve, rrugëve, ujësjellësve, plane zhvillimore - urbane në Komunën e Lipjanit Asfaltimi i rrugëve brenda fshatit Dobrajë e Madhe Furnizimi me thëngjill i të gjitha shkollave të Komunës së Lipjanit, QKMF-në dhe Shtëpinë e Kulturës Rregullimi i hapësirave publike në rr. Avdi Kelmendi, Komandant Kumanova dhe Lidhja e Prizrenit Asfaltimi i rrugëve në fshatin Gadime e Ulët Asfaltimi i rrugëve në fshatin Ribar i Madh-faza e II-të Asfaltimi i rrugëve në fshatin Magurë Arsyetimi i autoritetit kontraktues Komuna e Lipjanit Nuk kemi pas asnjë ofertë dhe jemi të detyruar ta anulojmë në mënyrë që ta ri tenderojmë Nuk kemi pas asnjë ofertë dhe jemi të detyruar ta anulojmë në mënyrë që ta ri tenderojmë Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në mase substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit Anulimi i këtij aktiviteti të Prokurimit, bëhet për arsye se të gjitha ofertat e OE, janë mbi vlerën e parashikuar buxhetore (mbi zotim) Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet për shkak të pyetjeve të shumta nga Operatoret Ekonomik në sqarimin e Dosjes së Tenderit. Ne si AK, e kemi pa të arsyeshme, që këtë tender (për shkak të kërkesave jo të sqaruara mirë në Njoftimin për Kontratë dhe në Dosje të Tenderit) ta anulojmë dhe në Njoftimin e ri për kontratë, këto kërkesa të jenë më të qarta Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet për arsye se në paramanën dhe parallogarinë e dosjes së tenderit, është harruar të futet edhe një rrugë e këtij fshati në gjatësi prej 70m Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të gjitha ofertat e OE (gjashtë oferta), nuk janë në përputhshmëri me çmimet e tregut. Andaj për ne si Autoritet Kontraktues, çmimet e tilla janë të papranueshme dhe si i tillë ky aktivitet i Prokurimit anulohet Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të gjitha ofertat e përgjegjshme të OE, janë mbi vlerën e parashikuar të buxhetit për atë projekt. Andaj ne si Autoritet Kontraktues, kem qenë të detyruar që këtë aktivitet të Prokurimit ta anulojmë. Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të dy ofertat e OE, ishin të papërgjegjshme. Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të gjitha ofertat e OE (dy oferta), ishin mbi zotimin e mjeteve të parapara buxhetore për Projektin në fjalë. Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të gjitha ofertat e OE (dy oferta), ishin mbi zotimin e mjeteve të parapara buxhetore për Projektin në fjalë. Ritenderimi PO PO JO PO JO PO PO PO PO PO PO 18 faqe

Rregullimi i vendndalimit të autobusëve tek Qendra Rinore Sportive në Lipjan Asfaltimi i rrugëve Isa Boletini në fshatin Ruvc i Ri Mirëmbajtja e ndriçimit Publik në Grackë të Vjetër- Komuna e Lipjanit Asfaltimi i rrugëve në fshatin Janjevë Ndërtimi i rrethojave në disa shkolla të Komunës së Lipjanit në 5 lote Riparimi dhe ndërtimi i shkallëve në shk. Fehmi Agani dhe riparimi tavanit në korridorin e shk. Vezir Kolshi në Baicë Lot I dhe Rregullimi i fushës me beton në shk. Shtjefan Gjeqovi në Janjevë dhe rregullimi i platosë, trotuarit dhe shtruarja e betonit rreth themelit të shkollës 2 Dëshmorët në Dobrajë të Madhe Furnizimi me ushqim i Qendrës për Edukim Parashkollor Lot I dhe Furnizimi me material higjenik për institucione Komunale Lot II Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të gjitha ofertat e OE (tri oferta), ishin mbi zotimin e mjeteve të parapara buxhetore për Projektin në fjalë. Anulimi i aktivitetit të Prokurimit, bëhet sepse të gjitha ofertat e OE (dy oferta), ishin mbi zotimin e mjeteve të parapara buxhetore për Projektin në fjalë. Njësia kërkuese, ka kërkuar ndryshimin e paramanës dhe parallogarisë, duke futur të dhëna të reja që reflektojnë në zgjerimin dhe ndryshimin e paramanës dhe të dhënave të tjera të projektit. Andaj anulimi ka qenë i pashmangshëm Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në mase substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit Mos definimi i saktë i vendit të punimeve nëpër shkolla, duke mos e përmend fare paralelen e ndarë për ato shkolla ku dhe duhet të kryhen ato punime. Këto mos definime, shkaktojnë huti tek OE, sepse vendi ku duhet të kryhen punimet nuk cekët fare. Mosdefinimi i saktë i vendit të punimeve( nuk është përmend fshati Brus si vendi kryesor per kryerjen e punimeve në Lot II), mos definim i saktë i kryerjes së punimeve edhe në sh.k Fehmi Agani në Medvec, gjë që shkaktohet huti tek OE Për shkak te mungesës se 2 ofertave të përgjegjshme për secilin Lot,qe është kushti minimal për vazhdim te procedurave te mëtutjeshme te prokurimit, tenderi si i tillë dhe është anuluar PO PO PO PO PO PO PO 19 faqe

Ritenderimi Autoriteti Kontraktues (Komuna e Lipjanit, nga 18 njoftime për anulim, i ka ri tenderuar 16 prej tyre, dhe një gjë e tillë figuron edhe në zyrës së prokurimit për vitin 2015. Në një pjesë të mirë të arysetimeve dhënë nga Komuna e Lipjanit për anulimin e këtyre aktiviteteve, është thënë se operatoret ekonomik kanë tejkaluar shumën e paraparë për realizimin e projekteve. Ndërsa, siç shihet edhe nga tabela më lartë në pjesen e arsyetimve, kemi edhe 4 raste të anulimeve kur autoriteti kontraktues, nuk ka definuar saktë specifikat e tenderit, të tilla si gabime në paramasë dhe parallogari, mos definim i saktë i vendit të punimeve duke mos definuar se në cilen paralele të shkollës do të ndërhyhet, gabime të njësive kërkuese në specifikat tek paramasa dhe parallogaria, duke kërkuar që të ndryshohen. Vërehet një neglizhencë e pregaditjes së kritereve për tender nga auoriteti kontraktues, e cila në mënyrë direkte dërgon edhe tek hutia e operatorëve ekonomik duke pasuar me anulim të aktivitetit. Kjo praktik duhet të ndyshohet nga komuna e Lipjanit, duke qenë profesional në hartimin e specifikave, kërkesa të qarta nga njësitë kerkuese me qëllim shmangien e gabimeve në paramasë dhe parallogari, që aktivitetet e prokurimit të mos rezultojnë me anulim. Anulime të tilla të aktiviteve të prokurimit nga autoriteti kontraktues, shkaktojnë vonesa te realizimit të projekteve, hamendësojnë operatoret ekonomik, me mundësinë reale që ne prëcesin e ritenderimit të tërhiqen dhe të mos konkurojnë më. 3.4.2. Numri i tenderëve të proceduar në OSHP (ankesat e operatorëve ekonomik) Gjatë vitit 2015 Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar 5 ankesa nga operatoret ekonomik lidhur me aktivitetet e prokurimit në komunen e Lipjanit. Për të pesë ankesat e operatoreve ekonomik ndaj Autoritetit Kontraktues (Komuna e Lipjanit), OSHP-ja ka marrë vendim. Për një ankesë të operatorit ekonomik OSHP ka marrë vendim të hudhet poshtë si e pa bazuar, një ankesë tjetër OSHP e ka aprovuar si të bazuar, në dy ankesa tjera të operatoreve ekonomik, OSHP-ja i ka cilësuar si pjesërisht të bazauara, ndërsa një ankesë e ka vlerësuar si pjesërisht të pa-bazuar. Rasti 1 i ankesës së paraqitur në OSHP: Operatori ekonomik N.T.P. "Ajroni Com" me seli në Obiliq,lidhur me aktivitetin e prokurimit "Furnizim me Thëngjill për të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit,QKMF dhe Shtëpine e Kultures", me nr. të prokurimit 93085/73200/015/067/221, të shpallur nga autoriteti kontraktues Komuna e Lipjanit. Rasti 2 i ankesës së paraqitur në OSHP: Operatori ekonomik AOME me seli në Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit: Furnizim me thëngjill për të gjitha shkollat e komunës së Lipjanit, QKMF-në dhe Shtëpinë e Kulturës, me nr. të prokurimit 930857320015067121, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Lipjanit. 20 faqe

Rasti 3 i ankesës së paraqitur në OSHP: Operatori ekonomik, Dekor Group&Vizion Project -Gjilan, lidhur me aktivitetin e prokurimit Ndërtimi i sallës sportive në fshatin Dograjë e Madhe faza II, me nr. prok. 85003/015/075/521, i iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Lipjanit. Rasti 4 i ankesës së paraqitur në OSHP: Operatori ekonomik N.T.SH Elektro ING me seli në Lipjan, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Mirëmbajtja e ndriçimit publik në Komunën e Lipjanit, me nr. të prokurimit 181163/015/001/221 të shpallur nga Autoriteti Kontrkatues Komuna e Lipjanit. Rasti 5 i ankesës së paraqitur në OSHP: Operatorët ekonomik "Termomontimi", me seli në Prishtinë me nr.te prot.81/ls dhe NNP "Toni" me seli ne Drenas me nr.te protok.85, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Mirembajtja e ndriçimit publik në Komunen e lipjanit", me nr.prok.18163 015 003 221,te shpallur nga Autoriteti Kontraktues -Komuna e lipjanit. Vendimet e OSHP-së: Në të gjitha rastet e ankesave të proceduara në OSHP nga operatorët ekonomik, OSHP-ja ka marrë vendime lidhur me këto ankesa, duke obliguar të gjitha palet, autoritetin kontraktues dhe opertaoret ekonomik të cilët janë anikimuar, që të zbatojnë vendimet e tyre. Në rastin e ankesës Operatori ekonomik N.T.P. "Ajroni Com" me seli në Obiliq,lidhur me aktivitetin e prokurimit "Furnizim me Thëngjill për të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit,QKMF dhe Shtëpine e Kultures", OSHP-ja ka vendosur ta shpallë si të pa-bazuar ankesen e këtoj operatori ekonomik, duke autorizuar Komunen e Lipjanit që të procedoj tutje me aktivitetin në fjalë. Ankesa e operatorit ekonomik aludonte në mos-respektim të kërkesave për dosjen e tenderit duke kërkuar anulimin e aktiviteit, ndërsa pas verifikimit nga komisioni i kesperrtëve, kjo nuk është vërtetuar. Operatorit ekonomik i është kthyer tarifa e ankeses në vlerë prej 500 eurosh 11. OSHP-ja, në rastin e ankesës së operatorit ekonomik AOME me seli në Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit: Furnizim me thëngjill për të gjitha shkollat e komunës së Lipjanit, QKMF-në dhe Shtëpinë e Kulturës, e ka pranuar ankesën e operatotit si të bazuar, duke vërtetuar se autoriteti kontraktues (Komuna e Lipjanit) ka vendosur kritere favorizuese, dhe e obligon që lënden ta kthejë në ri-tenderim 12. 11 Web-i i OSHP-se. https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2015/432-15_vendim-kk-lipjan_1.pdf 12 Web-i i OSHP-se. https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2015/315-15_njoft-kk-lipjan 1.PDF 21 faqe

Në ankesen e operatorit ekonomik, Dekor Group&Vizion Project -Gjilan, lidhur me aktivitetin e prokurimit Ndërtimi i sallës sportive në fshatin Dobrajë e Madhe faza II, OSHP-ja, ka vendosur ta shpallë si pjesërisht të bazuar ankesën. OSHP, urdhëron autoritetin kontraktues që ta anuloi njoftimin për kontratë, dhe procedurën e prokurimit ta dërgoj në ri-tenderim nëse edhe me tutje Komuna e Lipjanit ka interes në në këtë aktivitet të prokurimit 13. Në ankesën e operatorit ekonomik N.T.SH Elektro ING me seli në Lipjan, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Mirëmbajtja e ndriçimit publik në Komunën e Lipjanit, OSHP-ja ka vendosur që ta kualifikojë si pjesërisht të bazuar, duke vërtetuar vendimin e autoritetit kontraktues për dhënie të kontratës, dhe njekosisht duke vendosur që këtë ta dërgoj në ri-vlerësim. Operatori ekonomik ankues, kishte pretenduar që komuna e Lipjanit dy herë e kishte anuluar këtë tender vetëm për të ja dhënë tenderin operatorit ekonomik që e favorizonte zyra e prokurimit. Paneli shqyrtues pas fazës së rivleresimit ka vendosur që çështja e çmimeve jo nomralisht të ulëta është çështje e autoritetit kontraktues, duke vleresuar se autoriteti kontraktues ka pasë të drejtë në vendimin e tij për dhënie të kontratës 14. Ndërsa për rastin e ankesës së operatorëve ekonomik "Termomontimi", me seli në Prishtinë me nr.te prot.81/ls dhe NNP "Toni" me seli ne Drenas me nr.te protok.85, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Mirembajtja e ndriçimit publik në Komunen e lipjanit", OSHP-ja ka vendosur që ta kualifikojë si pjsërisht të pa-bazuar. Operatorët ekonomik në fjalë kanë pretenduar që autoriteti kontraktues (Komuna e Lipjanit) i ka eleminuar padrejtësisht nga procedurat e tenderimit dhe se aryeja për çimimin jo nomralisht të ulët nuk qëndron. Paneli shqyrtues i OSHP-së, ka urdhëruar Komunen e Lipjanit që ta anulojë vendimin për dhënie të kontratës dhe lëndën ta dërgoj në ritenderim nëse autoriteti kontraktues ka ende interes për këtë aktivitet të prokurimit 15. Siç shihet nga vendimet e marra nga OSHP-ja lidhur me ankesat e operatorëve ekonomik, në katër raste kemi riëvlerësim ose ri-tenderim të lëndëve ndërsa në vetëm një rast OSHP-ja e konfirmon vendimin e autoritetit kontraktues (Komuna e Lipjanit) për dhënie të kontratës. Në bazë të leximit të ankesave nga operatorët ekonomik lidhur me aktivtetit e prokurimit në fjalë nga Komuna e Lipjanit, shihet se ka tendencë nga kjo e fundit për favorizime të operatorëve të caktuar, gabime aritmetike të qëllimshme duke mos i përmirësuar, kjo konfirmohet edhe nga vendimet e OSHP-së të përmednura më lartë. Të gjitha vendimet e OSHP-së lidhur me këto ankesa në mënyrë më të zgjeruar, janë tek refernecat e përdoruara në këtë pjesë të raportit. 13 Web-i i OSHP-se. https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2015/301-15_vendim-kk-lipjan_1.pdf 14 Web-i i OSHP-se. https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2015/245-15_vendim_kk-lipjan_1.pdf 15 Web-i i OSHP-se. https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2015/81-85-15_vendim-kk-lipjan.pdf 22 faqe

IV. Procedurat e prokurimit dhe vlera e kontratave 4.1. Klasifikimi i kontratave Autoriteti Kontraktues (Komuna e Lipjanit) sipas raportit të KRPP-së ka realizuar gjithësej 238 kontrata. Kontrata të llojit Furnizim, Shërbim dhe Punë. Nga grafikoni në vijim vërejmë procedurat e prokurimit që kanë sjellur kontrata të nënshkruara me operator ekonomik, duke i klasifikuar në lloje të kontratave dhe shumën e buxhetit mbi të cilën janë lidhur kontratat. Kështu, shihet se në kontratat e nëshkruara për aktivitetin e kryerjes së punëve me gjithësej 48 sosh, përfshinë shumën më të madhe të buxhetit në vlerë prej 1,551,577.09 Euro. Pastaj, është lloji i kontratave për furnizim me gjithësejt 128 kontrata në vlerë prej 333,603.95 euro, ndërsa kontratat për shërbime me gjithësej 62 të tilla në vlerë prej 211,083.14 euro. Grafikoni i mësipërm tregon për diferencen e vlerës në kontratat e llojit punë në krahasim me llojet e kontratave, furnizim dhe shërbime. Pothuajse gjysma e buxhetit komunal e planifikuar për Kategorinë Investime Kapitale dhe Mallëra dhe Shërbime, shpenzohet në kontratat e llojit punë. Pjesa tjetër shpenzohet në kontratat e llojit për furnizim dhe shërbim. Duhet cekur, se në këtë grafikon nuk janë paqraitur të dhëna për tre kontrata (1 e llojit shërbim dhe 2 e llojit furnizim) pasi vlera e atyre kontratave është e llogaritur në çmimin për njësi, jo në çmimin e përgjithëshëm të kontratës. Kështu që vlera e përgjithëshme në Kontratat Furnizim dhe Shërbim do duhej të ishte më e madhe. Përkatësisht nëse llogarisim në bazë të vlerës së zotuar në kategorinë e kontratave Furnizim shuma e përgjithëshme do të duhej të ishte 373,753.95 Euro. Derisa në kategorinë e kontratave Shërbime nuk është 23 faqe

4.2. Vlera e kontratave të dhëna Në Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë janë të përcaktuara 4 lloje të kontratave në bazë të shumës së buxhetit mbi të cilin lidhet kontrata. Pra, sa më e madhe që është shuma përcaktohet edhe vlera e kontratës. Vlera e kontratës përcakton më pastaj edhe procedurat e prokurimit, por edhe në varësi të rrethanave të kërkesës. 4.2.1. Kontrata me vlere të madhe Kontrata me vlerë të madhe të llojit furnizim dhe shërbim është më e madhe ose e barabartë me shumën 125,000. Ndërsa e llojit punë është më e madhe ose barabartë me shumën 500,000 4.2.2. Kontrata me vlere të mesme Kontratë e me vlerë të mesme e llojit furnizim dhe shërbim është më e vogël se 125,000 dhe më e madhe ose barabartë me shumën 10,000. Ndërsa për llojin e kontratës punë është më e vogël se 500,000 dhe më e madhe ose barabartë me shumën 10,000. 4.2.3. Kontrata me vlere të vogël Kontratë me vlerë të vogële për të gjitha llojet furnizim, shërbim dhe punë, është më e vogël se 10,000 dhe më e madhe ose barabartë me shumën 1,000. 4.2.4. Kontrata me vlere minimale Kontrata me vlerë minimale për të gjitha llojet e kontratave si furnizim, shërbime dhe punë, konsiderohet vlera më e vogël se shuma 1,000 Nga autoriteti Kontraktues (Komuna e Lipjanit) nuk shihet që ka Kontrata të vlerës së madhe nga asnjë lloj i Kontratave. Përderisa dominojnë kontarata e vlerës minimale. Infogarfika në vijim n a paraqet më detalisht numrin e kontratave të dhëna sipas vlerës së kontratave. 24 faqe

4.3. Procedurat e aplikuara të prokurimit Një prej indikatorëve kryesor për cilësinë e punës në fushën e prokurimit është edhe aplikimi i procedurave të prokurimit që zbaton Autoriteti Kontraktues në këtë rast Komuna e Lipjanit. Nga 237 kontrata të dhëna nga autoriteti kontraktues në vitin 2015, rezulton se janë ndjekur 3 procedura të prokurimit. Si procedura më e aplikuar nga Komuna e Lipjanit është procedura me e vlerës minimale e përdorur në 116 kontrata të dhëna, pastaj me procedurë të hapur janë dhëne 47 kontrata, ndërsa procedura e kuotimit të çmimit është aplikuar në 76 raste të dhënies së kontratës. Duke parë shpeshtësinë e përdorur nga autoriteti kontraktues të procedurës së vlerës minmale, rezulton se pothuajse në gjysmen e kontratave të dhëna është përdorur procedura e vlerës minimale. 25 faqe

Siç e shpjegon infografika më lartë, janë prëdorur vetëm tre lloje të procedurave të prokurimit nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2015 në dhënien e kontratave. Procedura e hapur, nënkupton se i lejohet çdo opertaori ekonomik të interesuar të paraqitet në tenderim, dhe sipas udhëzuesit operativ për prokurim publik është e aplikueshme për të gjitha kontratat dhe nuk kërkon justifik të veçantë ose leje. Procedura e kuotimit të çmimit, autoriteti kontraktues mund ta përdorë këtë procedurë kur ka për qëllim dhënien e një kontrate të punëve, furnizimeve ose shërbimeve në vlerë minimale ose të vogël, por vetëm në rastet kur; kontrata për punë përfshinë vetëm riparime dhe mirëmbajtje, ose; në rast të mallrave ose shërbimeve (i) mallrat ose shërbimet përkatëse aktualisht janë në dispozicion nga operatorët ekonomik, (ii) mallrat ose shërbimet përkatëse nuk ka nevojë që të prodhohen ose përpunohen posaçërisht, në mënyrë që t i përmbushin kërkesat e autoritetit kontraktues, dhe (iii) vetëm ekziston një treg për mallrat ose shërbimet e tilla 16. Ndërsa si kategori e fundit e procedures së përdorur nga Komuna e Lipjanit në aktivitetet e prokurimt për vitin 2015 rezulton të jetë, Procedura e vlerës minimale, autoriteti kontraktues këtë lloj të procedurave mund ta përdor vetëm në kontratat kur vlera e kontratës eshtë më e 16 Web-i i OSHP-se. Ligji për prokurimin publik në Kosovë. https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/ligji-per- Prokurim-Publik.pdf 26 faqe