kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Similar documents
SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Regjistrimi i pronësisë dhe te drejtave tjera sendore në Kosovë: Vështrim kritik në perspektive krahasimore

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Faksi:

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

TRANSPARENCA DHE PRONA E DREJTE DHE DETYRIM KUSHTETUES

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

MISIONI I KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PRIVATIZIMI I PRONËS SHOQËRORE Përshkrim kritik i procesit aktual të privatizimit në Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Ngacmimi seksual në Kosovë

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

NJOFTIM PËR KONTRATË

Të drejtat e njeriut në Kosovë

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

RAPORT VJETOR I AGJENSISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT PËR PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit Administrativ. Monitorimi i gjykimeve administrative

NJOFTIM PËR KONTRATË

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

Analizë politikash 05/2016

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

DREJT DREJTËSISË. Analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Qeverisja në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri: sfidë e vazhdueshme Dokument informativ i Bankës Botërore

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Arbitrazhi Nëntor, 2014

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

EKZEKUTIMI I DETYRUESHËM I VENDIMEVE GJYQËSORE DHE PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Transcription:

DHOMA E POSAÇME E GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AGJENSINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT SCC-09-0167 SPECIAL CHAMBER OF THE SUPREME COURT OF KOSOVO ON PRIVATISATION AGENCY OF KOSOVO RELATED MATTERS POSEBNA KOMORA VRHOVNOG SUDA KOSOVA ZA PITANJA KOJA SE ODNOSE NA KOSOVSKU AGENCIJU ZA PRIVATIZACIJU 1. M.M. nga XX 2. M.N., nga XX Që të dy të përfaqësuar nga avokati XX Paditësi kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë Kolegji i parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i përbërë nga Alfred Graf von Keyserlingk, Gjyqtar Kryesues, Gjyqtar Shkëlzen Sylaj dhe Gjyqtar Qerim Fazliji, pas seancës vendimmarrëse të mbajtur më 24 tetor 2012, jep këtë: Rrethanat faktike dhe procedurale AKTGJYKIM Padia refuzohet si e pabazë. Më 3 shtator 2009 paditësit kanë parashtruar padi për të shpallur të pavlefshme kontratën e shitjes, të datës 25 mars 1964, që paraardhësit e tyre S.Z. dhe P.M. e kishin nënshkruar me të paditurën, Kooperativën Bujqësore Industriale XX (NSH) (faqet 14-17 të dosjes ). Ata gjithashtu kërkojnë një aktgjykim me të cilin të paditurit detyrohen t ua kthejnë paditësve pronën që përbën objektin e kontratës, d.m.th. tokën bujqësore me sipërfaqe prej 2.41.80ha, që ndodhet në "Alipasina Cesma", e regjistruar si ngastër kadastrale 116, Zona Kadastrale Fushë Kosovë, lista poseduese 401, dhe ata

detyrohen ta kthejnë çmimin e blerjes. Në rast alternativ, ata kërkojnë që të kompensohen me tokë të llojit të ngjashëm. Paditësit pretendojnë se paraardhësit e paditësve kanë nënshkruar kontratën e lartpërmendur kundër vullnetit të tyre dhe nën kërcënimin se do të përjashtoheshin nga partia komuniste dhe se familjet e tyre do të humbnin punët e tyre dhe të drejtën për arsimim. Ata pretendojnë se për kushtet e kontratës nuk janë rënë dakord, veçanërisht për çmimin që paraardhësit e tyre e kishin marrë nuk ishte i drejtë dhe nuk korrespondon me vlerën në treg të pronës. Me urdhër të Kolegjit të datës 8 gusht 2012 AKP-së i ishte kërkuar të dorëzonte një autorizim për të caktuar një avokat i cili është anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Kosovës ose Odës së avokatëve, e i cili do ta përfaqësonte para Dhomës së Posaçme. Arsyetimi ligjor Pretendimet e të paditurës, të parashtruara nga AKP-ja si përfaqësuese e saj, nuk do të merren në konsideratë, pasi që ato nuk janë parashtruar nga një avokat. Të gjitha palët, me përjashtim të personave fizik, duhet të përfaqësohen nga një avokat pranë Dhomës së Posaçme (Shtojca, neni 24 i Ligjit Nr.04/L-033 LDHP). Kjo gjithashtu aplikohet edhe për NSH-të e përfaqësuara nga AKPja. Formulimit të kësaj dispozite i mungon çdo lloj indikacioni se përse nuk duhet të aplikohet. Nenet 73, 74, 85 dhe 86 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore (Ligji Nr. 03/L-006, LPK), të cilat rregullojnë se kush mund të jetë palë, cilat veprime mund të ndërmarrin palët dhe kush mund të përfaqësojë një palë u mundësojnë palëve dhe përfaqësuesve të tyre, të cilët nuk janë avokatë të regjistruar, që të veprojnë në gjykatë, por sa i përket këtyre dispozitave, neni 24 i Shtojcës së LDHP-së është lex posterior dhe lex specialis. Ligjvënësi ka lëshuar nenin 24 të Shtojcës së LDHP-së, në kohën kur LPK ka ekzistuar dhe me anë të nenit 24 të Shtojcës së LDHP-së rregullohet një procedurë e posaçme për një gjykatë të posaçme, e cila është ndryshe nga gjykatat e tjera të Kosovës. Neni 24 i Shtojcës së LDHP-së gjithashtu zëvendëson nenin 29 të Ligjit mbi AKP-në (04/L-034, Ligji mbi AKP-në) sepse ai është lëshuar më vonë dhe nuk rregullon përfaqësimin në përgjithësi, ashtu siç bënë Ligji mbi AKP-në, por në mënyrë specifike përfaqësimin pranë DHPGJS-së. Kjo gjithashtu është e aplikueshme edhe 2

për nenin 29.2 të Ligjit mbi AKP-në, i cili rregullon të drejtën ligjore të Agjencisë për të kërkuar çfarëdo të drejtash për një ndërmarrje në gjykatën kompetente në emër të asaj ndërmarrje. Rregulli ligjor që personat fizik nuk kanë nevojë të kenë një avokat, ndërsa të gjithë të tjerët kanë nevojë të kenë një avokat, nuk e shkel nenin 73 dhe 74 të LPK-së. Kjo nuk është e mundur sepse neni 73 dhe 74 nuk janë të aplikueshme. Ato zëvendësohen me nenin 24 të LDHP-së. Kërkesa që të përfaqësohen nga një avokat nuk është shkelje e të drejtës kushtetuese për çështjen e barazisë para ligjit. Mund të mbetet çështje e hapur nëse AKP-ja si një organ publik (neni 1.1 i Ligjit mbi AKP-në) mund të kërkojë të drejtën themelore të barazisë, që historikisht dhe në kontekstin kushtetues është një e drejtë e personave fizik dhe entiteteve private ligjore kundër shtetit, dhe jo një e drejtë e një organi shtetëror kundër shtetit. E paditura ka të drejtë që të trajtohet në mënyrë të barabartë, por barazia kushtetuese nuk nënkupton që çdonjëri të trajtohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht nëse ekzistojnë aspekte të arsyeshme dhe jo diskriminuese të diferencimit. Nuk është as e paarsyeshme dhe as diskriminuese që të privilegjohen personat fizik ndaj entiteteve ligjore (apo një autoritet publik shtetëror) para gjykatës. Shpeshherë, ndoshta jo rregullisht, personat fizik nuk kanë mjetet financiare që të përballojnë angazhimin e një avokati. Sipas aspekteve kushtetuese kjo është një arsye e mjaftueshme pse ata duhet të kenë privilegjin të paraqiten para DHPGJS-së pa ndonjë avokat. Si rezultat mund të thuhet se e paditura, si çdokush tjetër, me përjashtim të personave fizik, duhet të përfaqësohet pranë Dhomës së Posaçme nga një avokat, i cili është anëtar i odës së avokatëve apo shoqate të avokatëve. Pasi që e paditura nuk është përfaqësuar nga një avokat i regjistruar, duhet të konsiderohet se ajo nuk është paraqitur fare në gjykatë. Megjithatë, nuk mund të lëshohet një aktgjykim për mosparaqitje (Neni 52.2 i Shtojcës së LDHP-së). Faktet e pretenduara nga paditësi nuk e mbështesin padinë. 1. 3

Kontrata e shitjes e datës 25.03.1964 në mes të paditësit dhe S.Z. dhe P.M. fillimisht ishte e vlefshme. Kontrata është lidhur nga të dyja palët që formon dhe shpreh vullnetin për të krijuar rezultatin e njëjtë ligjor. S.Z. dhe P.M. dhe i padituri i kontratës së shitjes së 25.03.1964 kanë dëshiruar që shitja e paluajtshmërisë të ndodhë dhe e kanë shprehur këtë vullnet të përbashkët në kontratën e shitjes. S.Z. dhe P.M. nuk mund të barazohen me personin dora e të cilit është detyruar me forcë të nënshkruaj ose i cili i është nënshtruar dhunës së tillë, që e bënë të pamundshëm formimin e vullnetit të tij. Kërcënimi për t`i përjashtuar ata nga puna dhe nga partia komuniste ka ndikuar në vullnetin e tyre por nuk e ka bërë me të vërtetë të pamundshme që ai të abstenojë nga shitja e tokës. Është i drejtë vlerësimi i paditësit se Kushtetuta e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë e datës 7 prill 1963 (më tutje: Kushtetuta 1963), e cila atëherë ishte e vlefshme edhe për territorin e Kosovës së sotme nuk e ka lejuar kërcënimin e shfaqur ndaj tij. Të detyrohen pronarët që të shesin nën kërcënim ku për pasojë e kishte shpronësimin, të cilën kushtetuta do ta lejonte vetëm nëse do të bëhej kompensim i drejtë (neni 25, Kushtetuta 1963). Kërcënimi për ta përjashtuar pronarët nga puna nëse ata s do ta shisnin ka qenë shkelje e drejtave të tyre për punë (neni 36, Kushtetuta 1963) si dhe të drejtat tjera kushtetuese kanë mundur të shkelen me kërcënimin e pronarëve. Megjithatë, kjo nuk e bën kontratën e shitjes të pavlefshme. Sistemi ligjor mund të zgjedh në mes të shumë opsioneve se si të reagohet ndaj një shkeljeje të kushtetutës. Kjo mund të hap rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese, dhe mund t i jep palës së imponuar të drejtën për revokim, apo mund ta zhvleftësojë kontratën që nga fillimi, ose mund t i mundësojë kompensim financiar, dhe kështu me radhë. Madje mund edhe të abstenojë nga caktimi i ndonjë pasoje ligjore në një shkelje të kushtetutës, që nënkupton të mbështetet në mënyrë ekskluzive në përgatitjen e autoriteteve për të qenë në përputhje me kushtetutën apo në ndalesën politike të ndonjë shkeljeje. As Kushtetuta e 1963 dhe asnjë ligj i Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë nuk ka përcaktuar se kontratat të cilat janë lidhur me kërcënim jo kushtetues janë vetvetiu të pavlefshme që nga fillimi. 2. Kontrata ka mbetur e vlefshme. 4

Kushtetuta e 1963 nuk i ofron paditësit mundësinë e revokimit të kontratës së shitjes. Ligji mbi Marrëdhëniet Detyrimore i Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë i datës 1 tetor 1978 (më tutje: Ligji mbi Marrëdhëniet Detyrimore 1978) e rregullon nulitetin e kontratave dhe të kontratave relativisht të pavlefshme dhe si të kërkohet nuliteti (neni 103 deri te neni 117 i Ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore 1978), por ky ligj nuk është i zbatueshëm në mënyrë retroaktive (neni 1106 i Ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore 1978). Prandaj, edhe dispozitat e këtij ligji në lidhje me parashkrimin nuk zbatohen. Neni 8 i Ligjit të Republikës Socialiste të Serbisë i datës 23.7.1987 me të cilin ndryshohet Ligji Serb mbi Ndryshimet e Ligjit mbi Qarkullimin e Pasurisë së Paluajtshme i vitit 1981 (më tutje: Ligji Serb me Ndryshime i datës 23.7.1987) gjithashtu nuk shpie në pavlefshmërinë e kontratës së shitjes së datës 25.03.1964. Dispozita përcakton siç vijon: Kontrata për transferimin e pronës së paluajtshme do të jetë nulë dhe e pavlefshme nëse ajo është lidhur nën presion me përdorimin e dhunës, apo në ato kushte dhe rrethana në të cilat kërcënohet apo nuk arrihet të ofrohet siguria e njerëzve dhe e pronës, ushtrimi i mbrojtjes së të drejtave, lirive dhe përgjegjësive të njeriut dhe qytetarit, apo ligjshmëria dhe barazia e kombeve dhe e grupeve etnike. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni do të zbatohen edhe në kontratat për transferimin e pronës së paluajtshme të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ky nen nuk është i zbatueshëm në kontratën e datës 25.03.1964. Transferimi i Pronës së Paluajtshme është rregulluar me Ligjin e vitit 1981 në Serbi nga Kuvendi i Serbisë (Gazeta Zyrtare e Serbisë 43/81, më tutje: Ligji i Serbisë mbi Qarkullimin) dhe në vitin e njëjtë në Kosovë nga Kuvendi Kosovës (Gazeta Zyrtare e Kosovës 45/81, më tutje Ligji i Kosovës mbi Qarkullimin). Ligji Serb me Ndryshime i datës 23.7.1987, sipas nenit 1 të tij vetëm e ka ndryshuar Ligjin Serb mbi Qarkullimin. Legjislatori Serb nuk kishte gjithashtu kompetenca që të ndryshojë ligjin e një legjislature tjetër. Kështu që Ligji i Kosovës mbi Qarkullimin ka mbetur 5

pa ndryshimin e nenit 8a të legjislacionit serb. Rezultati ishte se sipas Ligjit të Kosovës, kontratat të cilat janë lidhur nën kërcënim mbetën të vlefshme dhe sipas Ligjit të Serbisë ato u bënë të pavlefshme. Megjithatë, neni 12 i Ligjit të Serbisë për Ndryshimin e Ligjit mbi Qarkullimin përcakton se neni 8 a i Ligjit me Ndryshime do të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë. Kjo nënkupton se sipas Ligjit të Kosovës, neni 8a nuk ka qenë i zbatueshëm në Kosovë dhe sipas Ligjit serb ka qenë i zbatueshëm. Kushtetua e Serbisë e vitit 1974 megjithëse kërkonte që ligji i krahinës të mos devijonte nga Ligji i Republikës së Serbisë (neni 228 i Kushtetutës 1974) nuk e zgjidhë kontestin vetëm duke thënë se Ligjit i Republikës së Serbisë mbizotëron, por kërkon që ligji krahinor të zbatohet derisa Gjykata Kushtetuese e Republikës së Serbisë të ketë vendosur për kontestin (neni 229 i Kushtetutës 1974 ). Pasi që nuk është lëshuar një vendim i tillë, neni 8a i Ligjit Serb me Ndryshime i datës 23.7.1987 nuk zbatohet në Kosovë. Kontrata e datës 25.03.1964, me të cilën paditësi e ka humbur pronësinë e tij mbeten e vlefshme. Prandaj, padia me ligjin e zbatueshëm tani duhej të hedhet poshtë si e pabazuar. 3. Por, edhe nëse supozohet se neni 8a i Ligjit të Serbisë për ndryshimin e ligjit mbi qarkullimin i datës 23.7.1987 do të zbatohej në Kosovë, nuk do të mund të kërkohej më sot zhvleftësimi i kontratës së datës 25.03.1964. Ajo do të ishte e humbur. Padia e cila kërkon zhvleftësim është dorëzuar në gjykatë 45 vjet pas lidhjes së kontratës dhe 22 vjet pasi që është miratuar Ligji Serb me Ndryshime. Kërcënimi fillestar i cili e ka bërë paditësin të pranojë kontratën ka mundur të vazhdojë me vite, që do ta ndalonte paditësin të kërkojë zhvleftësimin e saj. Megjithatë, paditësi deri në vitin 2009 nuk ka pasur frikë të humb punën e tij apo të përjashtohet nga partia e tij kur të kundërshtojë kontratën e vitit 1964. Komuniteti ligjor, para së gjithash poseduesi i tanishëm i pronës së paluajtshme, do të mund të besonte se një e drejtë e cila nuk është përmbaruar për aq shumë vjet do të mbetet e pa përmbaruar. Ky mirëbesim meriton mbrojtje dhe mbrojta bëhet duke e pranuar humbjen. 4. 6

Kjo nuk do të thotë se paditësi i cili ka pësuar nga trajtimi joligjor kur është kërcënuar për të nënshkruar kontratën e shitjes duhet të mbetet pa zhdëmtim ligjor. Varet nga legjislatori për të ndjekur Propozimin Gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës sipas nenit 143 të Kushtetutës së Kosovës i cili zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe madje mbizotëron ndaj vet Kushtetutës e që në mënyrë eksplicite kërkon që Kosova të adresojë kthimin e pronave. (Neni 6 i Shtojcës VII të Propozimit Gjithëpërfshirës). Para se miratohet një ligj i Kosovës i cili i rregullon çështjet e kthimit të pronave, gjykata nuk mund të jep zgjidhje ligjore për paditësin. Taksat gjyqësore Gjykata nuk do të ngarkojë me shpenzime paditësin pasi Presidiumi i Gjykatës deri më tani nuk ka nxjerrë një listë me shkrim të aprovuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (Neni 57 paragrafi 2 i Shtojcës). (neni 57 paragrafi 2 i Ligjit për Dhomën e posaçme). Kjo do të thotë se deri më tani nuk ka bazë të mjaftueshme për të ngarkuar me shpenzime. Këshillë ligjore Kundër këtij aktgjykimi mund të parashtrohet ankesë brenda 21 ditësh tek Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme. Ankesa duhet t i dërgohet edhe palës tjetër dhe të dorëzohet tek Trupi Gjykues nga ankuesi brenda 21 ditësh. Ankuesi duhet të dorëzojë tek Kolegji i Ankesave dëshminë se e ka dërguar Ankesën edhe tek pala tjetër. Afati i paraparë fillon në mesnatën e asaj dite kur ankuesit i është dorëzuar aktgjykimi me shkrim. Kolegji i Ankesave e refuzon ankesën si të papranueshme nëse ankuesi nuk e parashtron atë brenda afatit të paraparë. E paditura mund të parashtrojë një përgjigje pranë Kolegjit të Ankesave brenda 21 ditëve nga data kur atij i është dërguar ankesa, duke i dërguar përgjigjen ankuesit dhe palëve të tjera. Pasi që përgjigja në ankesë t i jetë dërguar atij, ankuesi ka 21 ditë afat që të parashtrojë përgjigjen e tij pranë Kolegjit të Ankesave dhe palës tjetër. 7

Pastaj pala tjetër ka 21 ditë, pasi që përgjigja e ankuesit t i jetë dërguar atij, që t i paraqes kundërpërgjigjen e tij ankuesit dhe Kolegjit të Ankesave. Alfred Graf von Keyserlingk Gjyqtar Kryesues 8