Lënda arkivore private në Kosovë

Similar documents
UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Zhvillimet politike në Kosovë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT K R Y E T A R I

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Reforma e administratës publike në Kosovë

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

MISIONI I KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PRIVATIZIMI I PRONËS SHOQËRORE Përshkrim kritik i procesit aktual të privatizimit në Kosovë

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

Regjistrimi i pronësisë dhe te drejtave tjera sendore në Kosovë: Vështrim kritik në perspektive krahasimore

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Agjencia Kosovare e Privatizimit

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Strategjia e veprimit. për komunitetin serb në komunën e Pejës Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B Pejë, Kosovë

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Faksi:

VENDIM Nr.443, datë

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

gap tetor 2017 analizë

Hulumtim i politikave qeverisëse në kulturë në Kosovë. Rrjet i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Botime të Veçanta: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 3 LIBRARY WEEK IN KOSOVA PRILL - APRIL 2005

Analizë politikash 05/2016

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

Regjistrimi i faktit të lindjes në Kosovë unite for children

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Transcription:

Jusuf OSMANI* Lënda arkivore private në Kosovë * Drejtor Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë OSMANI, Jusuf, Private Archival Material in Kosovo. Atlanti, Vol. 18, Trieste 2008, pp. 359-366. Original in Albanian, abstract in English, Italian and Slovenian, summary in English Key words: private archival material, private archives, submission of archival material, private and legal persons, private institutions, private organizations. This subject aims at presenting the importance of the archival material collected by private and legal persons in Kosovo. Private archival material is of special importance to history, culture, science, economy, etc. Up until now, Kosovo did not demonstrate a need for such archival material. Now that it has entered a phase of transition and social and state property is being privatized by the Kosovo Trust Agency established by UNMIK and Kosovo institutions, various owners are archiving materials on this line and will do so in the future. This archive, therefore, is increasingly gaining importance and drawing interest. This abstract presents scant legal dispositions, which regulate this archive, rights of accessibility and usability, rights of providers, importance of this material, educative personnel, etc. OSMANI, Jusuf, Archivi privati in Kosovo. Atlanti, Vol. 18, Trieste 2008, pp. 359-366. L articolo ha lo scopo di evidenziare l importanza del materiale archivistico in possesso di privati ed istituzioni del Kosovo. Il materiale privato è di importanza particolare per la storia, la cultura, la scienza, l economia, ecc. Fino ad ora, il Kosovo non ha dimostrato particolare attenzione a questo materiale. Ora che è entrato in una fase di transizione, e la proprietà sociale e dello stato è stata privatizzata dall Agenzia kosovara di gestione fondata dalla Missione ONU in Kosovo, molti possessori di archivi stanno archiviando il proprio materiale su tale linea e così continue- Rëndësia e lëndës arkivore private Lënda arkivore private, sikurse ajo publike është memorie e një shteti, përkatësisht e një populli. Është e qartë se çdo njeri memorien e vetë duhet ta ruaj dhe të kujdeset për të. Memorien e përbëjnë njëjtë si lënda publike edhe ajo private. Lëndë arkivore private, llogaritet dokumentacioni i krijuar me veprimtarinë e personave privatojuridik dhe fizik, nëse nuk është krijuar gjatë kryerjes të autorizimeve ose kryerjes së shërbimeve publike dhe nëse nuk është në pronësinë shtetërore. Sipas dispozitave ligjore, lënda arkivore është definuar sipas rëndësisë së saj si lëndë arkivore publike, dhe si lëndë arkivore private. Lënda e institucioneve private dhe e individëve e ka statusin e lëndës arkivore. Dallimi në definicion është përcaktuar sipas mënyrës së krijimit të asaj lënde nëpërmjet shërbimeve publike, të cilat i kryejn ose nuk i kryejnë krijuesit e lëndës. Për dallim nga lënda arkivore publike, lënda arkivore private krijohet me veprimtarinë e pesonave juridik dhe fizik, përkatësisht krijohet nëpërmjet të formave të veprimtarisë, ku nuk janë kryer punët publike ose autorizimet publike. Duhet theksuar se në të kaluarën ekzistonte një sasi e vogël e lëndës arkivore në pronësinë private. Ai ishte dokumentacion lidhur me jetën dhe punën e personaliteteve të njohura publike ose familjeve, dhe e një numri të vogël të subjekteve private. Poseduesit e atij dokumentacioni, kryesisht atë e kanë dorëzuar në arkiv nëpërmjet të faljes ose shitjes. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e lëndës arkivore private, në Konferencën e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, të mbajtur më 14 nëntor 2006 në Kurosao të Antileve holandeze, në mes të pikave të aprovuara u aprovua edhe rezoluta për arkivat private, ku thuje: Duke theksuar se arkivat publike dhe private janë elemente themelore të memories së shoqërisë në tërësi, si dhe si të tillë duhet të ruhen: Duke konsideruar se arkivistët kanë rolin qenësor në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë, e cila në mënyrë active ndihmon krijimin, pranimin dhe ruajtjen e lëndës së organeve private, me qëllim që të ndërrohet baraspesha dhe memoria gjithëpërfshirëse e shoqërisë. Lutet KNA Lënda arkivore private në Kosovë 359

që të përparojë ndërgjegjien e përgjithshme për rëndësinë dhe vlerën e të gjitha këtyre arkivave; që të shqyrtojë realizimin e themelimit të seksioneve të arkivave private. Natyrisht, çdo arkiv privat tek individët dhe familjet nuk kanë rëndësi të njëjtë. Disa prej tyre janë në një shkallë më të lartë të vlerës, e disa kuptohet më të ulët. Kjo është për arsye të strukturës dhe përbërjes së arkivave private, të cilat varen nga koha dhe vendi kur familjet ose personat e caktuar, kanë vepruar nga profesioni i tyre, pozitat me të cilat ata janë marrë, për preokupimet personale të individëve, shkalla e ruajtjes së lëndës arkivore të veprimtarive të tyre nga ajo periudhë, etj. Por, çfardo rasti këto dokumente mund të paraqesin burit të vazhdueshëm dhe rë rëndësishëm të informatave. Ndërsa, në anën tjetër edhe rëndësia e lëndës arkivore të organizatave private, po ashtu nuk është e një rëndësie të njëjtë. Aja varet nga veprimtaria e saj, shtrirja territoriale, roli i saj në zhvillimin e shtetit dhe të tjera. Periudha e tranzicionit Çdo sistem politik e ka fillimin e tij, periudhën e zhvillimit dhe të ekspansionit, dhe pastaj fundin e vet. Këtë e perjetoi edhe Jugosllavia, në përbërjen e së cilës deri në vitin 1999 ishte edhe Kosova. Pas mbarimit të luftës, largimit të forcave serbe, Kosova hyri nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht të UN- MIK-ut. Gjatë luftës një pjesë e madhe e dokumentacionit arkivor ishte shkatërrua, ndërsa një pjesë që bënte kryesisht me çështjet pronësoro-juridike dhe atyre të gjendjes civile, është bartur nga Kosova dhe edhe sot gjendet në qytete të ndryshme të Serbisë. Që nga ajo kohë e deri më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, si shtet sovran, ajo kaloi në një fazë të re të tranzicionit. Në këtë kohë në Kosovë, përveç UNMIK-ut, vepronin edhe organet vendore të zgjedhura nga populli, forcat e KFOR-t, OSCE dhe shumë organizata humanitare dhe joqeveritare. Puna dhe veprimtaria e tyre u reflektua edhe në krijimin, llojin, sasinë, përmbajtjen etj. të lëndës arkivore. Në këtë periudhë në Kosovë ende nuk kishte një sistem të caktuar të menaxhimit zyrtar dhe arkivor. Zbatoheshin sistemet nga periudhat e mëhershme. Ndërsa, në disa kuvende komunale, ku administrator ishin caktuar nga vendet e ndryshme të botës, ata në shumë raste aplikonin sistemin e menaxhimit zyrtar të vendit të tyre. E tërë kjo u reflektua edhe në krijimin, evidencimin, klasifikimin, arkivin, ruajtjen etj. të lëndës arkivore. Mirëpo, me angazhimin e arkivave të Kosovës në mbështetje të Qeverisë së Kosovës, gjendja ka filluar të ndryshohet në të mirë. Në këtë aspekt, Arkivi i Kosovës që në fillim është angazhuar në ndihmë institucioneve të reja dhe atyre ekzistuese në aspektin e udhëheqjes së afarizmit zyrtar, në mbrojtjen dhe klasifikimin e lëndës arkivore. Pëkitazi me këtë së bashku me organet publike ka sjell Ligjin për lëndën arkivore dhe arkivat si dhe disa udhëzime për menaxhim zyrtar, mbrojtjen, klasifikimin, seleksionimin, pranim-dorëzimin e lëndës arkivore dhe të tjera. Në kohë të fundit është duke punuar edhe ranno a fare in futuro. Questo archivio, peraltro, sta assumendo sempre più importanza ed attirando sempre più interesse. Questo abstract presenta alcune disposizioni legali che regolamento questo archivio, come il diritto all accesso ed all utilizzo, i diritti di chi fornisce il materiale, l importanza del materiale, la formazione del personale, ecc. OSMANI, Jusuf, Zasebno arhivsko gradivo na Kosovem. Atlanti, Zv. 18, Trst 2008, str. 359-366. V prispevku avtor razpravlja o pomembnosti arhivskega gradiva, ki je bilo zbrano po zasebni poti na Kosovem. To gradivo ima nedvomno velik pomen za zgodovino, kulturo, znanost, ekonomijo, itd. Zdi se, da na Kosovem do sedaj niso dovolj poskrbeli za arhivsko dejavnost, ampak šele v zadnjem času, ko so stopili na pot tranzicije in sociale oz. po privatizaciji, saj se je z privatizacijo pokazalo, da so dokumenti zelo pomembni. V prispevku avtor predstavlja zakonodajo, ki bo uravnavala arhivsko dejavnost, dostopnost do dokumentacije, pravice uporabnikov, pomembnost varovanja in hrambe dokumentov, izobraževanje, itd. SUMMARY Kosovo is now in transitional phase, when public property is becoming private. After the end of the war, in 1999, Kosovo was placed under the administration of United Nations, known as UNMIK (United Nations Mission in Kosovo). International administration and local authorities in Kosovo, established from the outset of post-war, the Kosovo Trust Agency. This Agency, directed by the international administration has supervised the privatization process of public and state property. This year, the agency turned into Kosovo Agency for Privatization and under local chairmanship. These changes have been reflected throughout the system, type, quantity and content of archival material. When it comes to archives, nothing has been undertaken as of now. Documentation of entities privatized by the Agency remains assembled in one place and has not yet undergone classification, selection, registration, etc. in order to be submitted to official archiving authorities. Kosovo Archives Directorate obliged by the Law on Archival Material and Archives (Law nr. 2003/7), has required protection and classification of that documentation and, in this regard, has provided professional guidance, but nothing has moved towards realizing this aim. On the other hand, no legal dispositions are available to solve issues of obligations and relations between the newly privatized enterprises and the States Archives. This issue requires urgent address and on a wider level of world archives services, since such problems are to be found on regional level also. Now that private activity has sprouted, archives gain a new role and additional tasks require it to provide permanent 360 Jusuf OSMANI

and adequate supervision. In this context, meeting international standards becomes an additional task. Kosovo Archives Directorate, in addition to archival material in private organizations, and companies with shared ownership between state and private holders, provides special care to the protection, documentation and archiving material submitted by various individuals, non-governmental and religious organizations who have produced and will produce archival material. në sistemin e menaxhimit, arkivimit dhe të ruajtjes së dokumenteve elektronike. Duhet theksuar, se të gjitha ndryshimet e sistemit shoqëroropolitik duhet t i respektojë edhe shërbimin arkivor, duke përfshirë edhe lëndën arkivore të paratrazicionit, të tranzicionit dhe atë pastranzicionit, posaçërisht lëndën arkivore private. Transformimi i punës shoqërore në pronë private në Kosovë Në periudhën e pasluftës filloi edhe transformimi i pronës shoqërore në pronë private. Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare u formua Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit, që udhëheqej nga ndërkombëtarët dhe vendorët. Detyrë e kësaj ishte privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me kalimin e kompetencave në duar të vendorëve, përkatësisht të Qeverisë së Kosovës, ky Agjencion kaloi nën menaxhimin e vendorëve dhe filloi të quhet Agjencioni Kosovar i Pronave. Problem të veçantë paraqet me dokumentacioni i ndërmarrjeve të privatizuara. Agjencioni kompetent për privatizim, me punën e deriatëhershme të atyre organizatave nuk i kushtonte rëndësi dokumenteve të krijuara. Ai atë dokumentacion e grumbulloi në një vend të caktuar, që në ndërkohë të bëjë klasifikimin, seleksionimin, regjistrimin dhe përgatitjen për dorëzim arkivit kompetent. Mirëpo, dokumentacioni në fjalë ende nuk është klasifikuar dhe nuk i është dorëzuar arkiviave. Tani ka filluar që kjo çështje të lëvizë në të mirë. Të krijohet në qendër e dokumentacionit, ku tërë lënda arkivore e organizatave të privatizuara të klasifikohet, sistemohet, seleksionohet, të regjistrohet dhe të përgatitet për dorëzim arkivit. Krijuesit e lëndës arkivore private Në kohën e sotme kur po ndryshojnë marrëdhëniet pronësore në vend, po ndryshohet edhe struktura pronësore në kontekst me lëndën arkivore. Sot po paraqiten situata, që gjithnjë e më pak po ekziston pronësia shtetërore. Gjithnjë e më shumë po bëhet privatizimi, kështu që kemi forma të ndryshme të pronësisë ajo private, gjysmë private, deri te situata që personat e ndryshëm të jashtëm juridik dhe fizik të janë pronarë të lëndës arkivore. Nëpërmjet privatizimit po shtohet edhe numri i krijuesve të lëndës arkivore. Sot, si krijues dhe posedues, por edhe si pronarë të lëndës po bëhen ndërmarrjet aksionare, kompanitë e ndryshme, partitë politike, shoqatat, organizatat joqeveritare, personat privatë, sindikatat, institucionet fetare, përfaqësitë e jashtme etj. E tërë kjo është më karakteristike në Kosovë, si vend që kaloi nga sistemi komunist njëpartiak në atë shumë partika dhe që një kohë të gjatë ishte në periudhën e tranzicionit. Me veprimtarinë e tyre janë krijuar dhe po krijohen dokumente të shumta me interes të veçantë për arkivat tona. Lënda arkivore private në Kosovë 361

Roli dhe obligimet e arkivit Për shkak të shtimit të numrit të atyre kategorive të reja të krijuesve privatë të lëndës arkivore, para shërbimit arkivor paraqitet një problem dhe qasje e re në dokumentet e reja të krijuara, jo vetëm ato konvencionale, por edhe jokonvencionale. Po shprehet brengosja për atë se ende nuk ka siguri se a do të ruhen, si do të ruhen, çka do të ruhet, ku do të ruhen dokumentet te këta krijues të rinj. Arkivi, tani po merrë një rol të ri. Përkitazi me këtë para arkivave shtrohen detyra të reja, të rëndësishme dhe të ndërlikuara. Tani, imponohet nevoja që arkivat duhet të kooperojnë me organizatat dhe krijuesit të tjerë privatë se si të menaxhojnë dhe si ta ruajnë dokumentacionin. Edhe shteti duhet të angazhohet në këtë drejtim. Nëpërmjet të ligjeslacionit, por edhe me mjete financiare të krijojë kushtet dhe detyrimet e ruajtjes së këtij dokumentacioni, që ka vlerën e trashëgimisë kulturore, që pas një periudhe të caktuar kohore ai dokumentacion të kalojë në arkivat e shtetit. Evidencimin e lëndës arkivore në pronësinë private e bëjnë arkivat. Arkivat përcaktojnë regjistrin e poseduesve të lëndës arkivore në pronësinë private, për të cilët sipas vlerësimit të tyre profesional, konstatojnë se është me interes për shtetin dhe popullin. Regjistrin e mban shërbimi përkatës i arkivit me shënimet e duhura. Shërbimi kompetent arkivor, lëndën arkivore në pronësinë private, duhet ta evidencojë dhe në mënyrë të përhershme ta mbikëqyrë. Te poseduesit - individët ata kohë pasë kohe t i vizitojë dhe me këshilla profesionale t i ndihmojë që atë sa më mirë ta ruajnë. Ndërsa, organizatave private t u ndihmojë në krijimin e sistemeve profesionale dhe menaxhimin më dokumentet arkivore dhe njëkohësisht ruajtjen e tyre. Obligimet e krijuesve të lëndës arkivore private Në bazë të dispozitave ligjore vendore dhe ndërkombëtare parashtrohen detyra të shumta të krijuesve të lëndës arkivore private. Në Kosovë përkitazi me këtë aplikohen disa dispozita të Ligjit për lëndën arkivore dhe arkivat (Ligji nr. 2003/7). Poseduesit e lëndës arkivore private, pa marrë parasysh se në çfarë baze e ruajnë lëndën arkivore ose dokumente të veçanta me vlerë të përhershme, janë të obliguar që: - ta informojnë arkivin kompetent për posedim me dokumente; - ta ruajnë lëndën arkivore dhe të ndërmarrin masa të nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj në gjendje të rregullt dhe të sigurt; - ta rregullojnë lëndën arkivore dhe të bëjnë regjistrimin e saj; - t i mundësojnë personit të autorizuar të arkivit kompetent që të shikojë lëndën arkivore dhe sipas nevojës të bëjë incizimin e saj për nevoja sigurie; - të veprojnë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të arkivit, me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së lëndës arkivore. 362 Jusuf OSMANI

Nëse poseduesi (fjala është për individin) i lëndës arkivore private, nuk është në gjendje dhe nuk ka mundësi që lëndën arkivore ta regjistrojë dhe ta rregullojë, është i obliguar që t ia mundësojë arkivit kompetent që ta bëjë atë me shpenzime të veta. Përveç kësaj, poseduesit e lëndës arkivore private duhet të obligohen që arkivave publike t ua dërgojnë shënimet për lëndën arkivore në pronësinë e tyre, si dhe t ua mundësojnë shfrytëzimin e saj. Lënda arkivore te individët dhe familjet Sikurse edhe në viset tjera të botës, edhe në Kosovë krijues të lëndës arkivore në të kaluaren, por edhe sot, janë individët dhe familjet, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike, arsimore, kulturore, shkencore etj. Ata kanë krijuar dhe poseduar dokumente të shumta me interes për të kaluarën historike. Në Kosovë, për shkak të gjendjes politike, në të kaluaren lënda arkivore e krijuesve privatë në masë të vogël është dorëzuar në arkiv. Shumë prej tyre nuk kanë qenë të informuar për mundësinë e dorëzimit në arkiv. Disa poseduesve dokumentacioni u është shkatërruar gjatë luftës së fundit. Pas vdekjes së poseduesit disa familje kanë shprehur interesim dhe kanë filluar të dorëzojnë lëndën në arkiv. Mirëpo, ka raste që dokumentacioni i disa poseduesve të tillë, për shkak të mosinteresimit të trashëgimtarëve dhe mosinformimit të arkivit, dokumentacioni i tyre është shkatërruar ose tjetërsuar. Me informimin e arkivit për posedues të tillë të lëndës arkivore, shërbimi përkatës i arkivit vendos kontakte me pronarët, përkatësisht trashëgimtarët dhe atë dokumentacion ka filluar ta sjellë në arkiv, kryesisht nëpërmjet të faljes ose dhënies në depozit. Lënda arkivore te institucionet fetare Posedues të lëndës arkivore private në mes tjerash janë edhe institucionet fetare. Ato kanë poseduar një sasi të madhe të lëndës arkivore, sidomos ato të konfesionit islam. Mirëpo, në luftën e fundit të agresorit pushtetar serb janë djegur dhe shkatërruar arkivat, bibliotekat dhe dorëshkrimet e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të bashkësive të komunave dhe janë djegur 82 xhami. Kjo ishte një humbje shumë e madhe e trashëgimisë kulturore të kësaj treve. Tani këto institucione posedojnë shumë pak dokumente dhe dorëshkrime. Në masë të vogël e njëjta gjë ka ndodhur edhe me dokumentacionin e ndonjë kishe katolike në Kosovë, siç ishte ajo e Gjakovës. Përkitazi me dokumentacionin e institucioneve fetare ortodokse në Kosovë nuk kemi njohuri, meqenëse nuk kemi pasur qasje. Ndoshta, ai dokumentacion është bartur nga Kosova ose një pjesë e vogël e tij edhe mund të jetë shkatërruar në vitet e pasluftës, gjatë disa disa çrregullimeve në Kosovë. Dorëzimi dhe shfrytëzimi i lëndës arkivore private Të bazuar në faktin se lënda arkivore e personave privatë-juridikë, ajo e individëve bën pjesë në kategorinë e pronarëve privatë, arkivat kryesisht janë të përkufizuar në marrjen e atij lloji të dokume- Lënda arkivore private në Kosovë 363

nacionit. Ata varen, kryesisht nga gatishmëria e individëve në pjesëmarrjen dhe në vetëdijësimin e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Sipas normave dhe dispozitave ligjore vendore dhe ndëkombëtare, poseduesit e lëndës arkivore, individët dhe familjet mund t ia dorëzojnë lëndën arkivore arkivit në këto forma juridike: me anë të kontratës në formë depoziti, duke e ruajtur të drejtën pronësore, në formë të faljes ose të blerjes. Në Kosovë dorëzim-pranimi i lëndës arkivore në pronësinë private është i rregulluar me nenin 10 të Ligjit mbi lëndën arkivore dhe arkivat dhe nenit 16-21 të Udhëzimit administrativ për dorëzim-pranimin e lëndës arkivore. Dorëzim-pranimi i lëndës arkivore private në arkiv, bëhet nëpërmjet të dokumenteve të shkruara, kryesisht nëpërmjet dokuenteve të shkruar, kryesisht nëpërmjet të kontratës. Në kontratë ose dokument tjetër theksohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese. Lënda arkivore, e cila është sjell në arkiv nëpërmjet faljes ose blerjes, shfrytëzimi i saj bëhet nën kushtet dhe në mënyrën, e cila vlen për lëndën arkivore publike, vetëm nëse nuk është theksuar ndryshe në kontratë ose në dokument tjetër për dorëzim arkvit. Detyrat në të ardhmen Shtrohet pyetja se si të veprojmë në të ardhmen në mbrojtjen dhe grumbullimin e lëndës arkivore te poseduesit privatë, posaçërisht te individët dhe familjet. Në radhë të parë duhet të bëhet vetëdijësimi i popullatës. Ekziston qëndrimi i përbashkët i të gjithë arkivistëve të botës, që me një propagandë të vazhdueshme në çdo shtet të theksohet rëndësia e grumbullimit të lëndës arkivore në pronësinë private dhe dorëzimi i tyre në arkivat qendrore. Me këtë duhet të besojnë se arkivat posedojnë kushte më të mira dhe më të sigurta të vendosjes dhe të ruajtjes sesa gjendja e tyre në pronësinë private. Në këtë mënyrë ajo lëndë, do të deponohej në një vend dhe në të, do të kenë qasje të gjitha ata, të cilët merren me studimin e të kalures. Në aspektin financiar do të bëhej edhe një kursim si të ruajtësi ashtu edhe të shfrytëzuesi i lëndës arkivore. Në rastin e parë do të ruhej në një vend në kushte optimale, ndërsa në rastin e dytë për hulumtues, lënda do të jetë në një vend dhe do të kursente në kohë. Në disa vende të botës, para disa kohe kanë filluar të formohen arkivat ekonomike si institucione të veçanta e të pavarura, të cilat pranojnë dhe ruajnë lëndën arkivore, e cila krijohet në organizatat private, tregtare, të bankave e të tjera. Ato financohen kryesisht nga themeluesit e tyre. Edhe në Kosovë, mendoj se duhet vepruar në këtë mënyrë. Me mjete të përbashkëta, disa krijues privatë, posaçërisht sipas lëmenjve të caktuar të krijojnë arkiva, përkatësisht qendra të dokumentacionit. Në to, tërë lënda arkivore do të klasifikohej, seleksionohej, evidencohej, të ruahej dhe të shfrytëzohej. Në aspektin legjislativ në mënryë decidive duhet të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet arkivave dhe të krijuesve të lëndës arkivore private, krijuesve të lëndës arkivore që pjesërisht janë private dhe 364 Jusuf OSMANI

pjesërisht shtetërore, të kompanive të huaja që kanë investuar kapitalin në Kosovë dhe njëherit edhe krijojnë dokumentacion arkivor dhe shumë çështje të tjera lidhur me dokumentacionin arkivor të proviniencës private. Arkiva, por edhe krijuesit e rinj, posaçërisht kompanitë private duhet të angazhohen edhe në përgatitjen e kuadrit profesional për punë me dokumentacion arkivor që nga momenti i krijimit e deri te ruajtja dhe shfrytëzimi i tij. Deri më tani nga ato organizata private, pothuajse, asgjë nuk është ndërmarrë në këtë aspekt. Përfundim Si përfundim do da merrja një vlerësim nga referati I Jean Wilfrid Bertrand, me titull: Privatizimi i ndërmarrjeve të sektorit privat, strategji e arkivave të vendeve në zhvillim, të paraqitur në Konferencën e 35-të Ndërkombëtare të Tryezës së Rrumbullakët të Arkivave të mbajtur në Reikjavik të Islandës, ku ndër të tjerash thuhet: Një mision, një vision për shekullin XXI arkivistët e vendeve më pak të zhvilluara përballë ndryshimeve të mëdha social-ekonomike dhe teknologjike të shekullit, apelon: Një mision, për ruajtjen e kujtesës kolektive, një vizion për t i shërbyer kësaj kujtese, për të përmirësuar të tashmen dhe të ardhmen, që duken utopike aqsa kundërshtitë dhe vështirësitë për të kapërcyer janë të shumta. Të kapur në vorbullën e ndryshimeve të mëdha teknologjike dhe të globalizimit të ekonomisë që i shoqëron ato, jemi si të hutuar përballë gjerësisë së punëve që duhet të përmbushim. Ne duhet të tregohemi mendjehollë dhe krijues duke shpërndarë recetat tona gjatë takimeve tona. Do të na duhet, që së pari të bindim qeveritë tona për punët e mëdha për një miradministrim të arkivave tona dhe më vonë partnerët tanë të sektorit privat për t u bërë atyre të ditur që ne punojmë gjithashtu për ta. Duhet të jemi të palodhur, të duruar, të aftë për të ndjekur burimet financiare, gjithashtu edhe shumë të shqetësuar për të racionalizuar shpenzimet tona në vendet, ku qeveritë tona kanë një prirje, tendence të madhe për të jetuar mbi nivelin mesatar. Ne duhet të jemi gjithashtu shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm në marrjen e vendimeve që mund të prekin, nga afër ose nga larg, atë që përbën edhe thelbësoren e profesionit tonë. LITERATURA Ligji për lëndën arkivore dhe arkivat (Ligji nr. 2003/7, 17 prill 2003). Udhzimi administrativ për pranim-dorëzimin e lëndës arkivore, qershor 2007. Živana Hadjbeli, Privatno arhivsko gradivo, «Arhivski Vjesnik», br. 44, Zagreb, 2001. Arhivski standardi i postupci Državnog arhiva Quebeca, Zagreb, 1994. Azem Kožar, Arhivistika u teoriji i praksi 2, Tuzlla, 2005. Mustafa Dervišević, Privatni arhiv, «Arhivska praksa», Tuzla, 2006. Lënda arkivore private në Kosovë 365

Arkivat dhe privatizimi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, 2003. Jusuf Osmani, Lënda arkvore private, «Vjetari i Arkivit të Kosovës», nr. XXXVII-XXXVIII, Prishtinë, 2007. 366 Jusuf OSMANI