PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Similar documents
UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PËR PAJISJET NËN PRESION

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIR ATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS PËR FARËRAT NË KOSOVË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

I LIGJIT PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

Për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale. Ligji për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

PËR TELEKOMUNIKACIONIN

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

VENDIM Nr.443, datë

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE

PROCESI I AKREDITIMIT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET E DOKTORATËS PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE E AVANCUAR

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR KINEMATOGRAFINË

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

LIGJ Nr.9323, datë PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK. (I perditesuar)

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 03 MAJ 2013, PRISHTINË. Ligji Nr. 04/L-155 PËR SISTEMIN E PAGESAVE

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Ngacmimi seksual në Kosovë

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji Nr. 02/L-62 PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1. (ç), dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje tё Përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001), me qëllim të krijimit te bazës ligjore për Inspektimin e zbatimit tё punimeve gjatë prodhimit dhe tregtimit të produkteve të ndërtimit, Miraton: LIGJIN PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT Ky ligj ka për qëllim: KREU I DISPOZITA E PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi i ligjit (1) Të sigurojë inspektimin e cilësisë së produkteve të ndërtimit të prodhuara për inkorporim të përhershëm në punët ndërtimore, të garantojë se ato produkte dizajnohen dhe zbatohen në një mënyrë që nuk e rrezikon sigurinë e personave, të mjedisit dhe pronës. (2) Të përcaktojë kuadrin rregullator dhe institucional për themelimin dhe funksionimin e Inspektoratit të produkteve të ndërtimit, si njësi në kuadër të Inspeksionit të tregut, e specializuar për inspektim në fushën e përcaktuar me këtё ligj. (3) Ta rregullojë organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e njësisë së Inspektoratit të produkteve të ndërtimit. (4) Të inspektojë respektimin e kritereve të parapara për licencimin e ndërmarrjeve nga fushëveprimtaria e Kuadrit rregullator e institucional.

Neni 2 Fushat e zbatimit Ky ligj zbatohet nga organet kompetente nё fushën e produkteve tё ndërtimit në territorin e Kosovës. Neni 3 Përkufizimet Termat e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim: Punime ndërtimi, nënkupton ndërtimin e objekteve dhe punimeve në fushën e inxhinierisë civile. Produkt ndërtimi, nënkupton çdo produkt, i prodhuar për tu përdorur, në mënyrë të përhershme, në punimet e ndërtimit. Inspektorati, nënkupton organin në kuadër të Inspeksionit të tregut, i specializuar për inspektim në fushën e përcaktuar me këtë ligj. Inspektor nënkupton personin zyrtar, specialist në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe teknologjisë së produkteve të ndërtimit, që inspekton zbatimin e këtij Ligji. Inspektim nënkupton veprimtarin kontrolluese që kryhet nga inspektorët e Inspektoratit të produkteve të ndërtimit, me qëllim të zbatimit të këtij ligji. Pezullim nënkupton ndalimin e përkohshëm tё procesit të prodhimit e tregtimit të produkteve të ndërtimit nga inspektori. Bllokim nënkupton ndalimin e procesit të zbatimit të punimeve të prodhimit dhe tё tregtimit të produkteve të ndërtimit më qëllim të zbatimit të kritereve, rregullave dhe kushteve teknike për prodhimin apo shfrytëzimin e produkteve të ndërtimit. Ministria - nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Kuadri rregullator e institucional - nënkupton ministrin e Tregtisë dhe Industrisë. Rregulla teknike - janë aktet nënligjore me karakter teknik të cilat i përcaktojnë karakteristikat e produkteve, proceset e prodhimit të tyre, ku përfshihen edhe masat administrative që zbatohen në rast të shkeljes së tyre. Rregullat teknike mund të përmbajnë terminologjinë, simbolet, ambalazhin, shënimet ose kërkesat për etiketimin që kanë të bëjnë me produktin, procesin apo metodën e prodhimit. Person nënkupton personin fizik dhe juridik. KREU II ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI Neni 4 Statusi i inspektoratit 4.1. Inspektorati është organ ekzekutiv, i themeluar në kuadër të Inspeksionit të tregut. 4.2. Punët e inspektimit i kryen inspektorati përmes organizimit të brendshëm në tërë territorin e Kosovës dhe e inspektorateve në regjione. 2

4.3. Inspektorati përbëhet nga kryeinspektori dhe inspektoret në qendër dhe regjione dhe inspekton ndërmarrjet prodhuese dhe tregtare të produkteve të ndërtimit dhe inspektimin e liçensave në fushë veprimtarinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 4.4. Inspektorati duhet t i ketë uniformën, pajisjet, makinerinë si dhe mekanizmat e tjerë për ushtrimin e veprimtarisë së tij. 4.5. Inspektorët pajisen me kartelë identifikimi të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, forma dhe përmbajtja e sё cilës përcaktohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Inspektorati ka këto kompetenca: Neni 5 Kompetencat e inspektoratit (1) Inspekton zbatueshmёrinë e rregullave teknike të prodhimit dhe tregtimit të produkteve të ndërtimit; (2) Raporton, me shkrim, sistematikisht organet vendimmarrëse dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për cenimin e legjislacionit në fushën e shtrirjes së këtij Ligji; (3) Të ushtrojë inspektimin, sipas legjislacionit në fuqi dhe fushë veprimtaria e këtij Ligji; (4) Të kontrollojë produktet ndërtimore, pajisjet, aparatet, repromaterialin për prodhim, përpunim dhe finalizim, si dhe prodhimet në të gjitha fazat e prodhimit dhe në të gjitha vendet ku gjenden dhe dokumentacionin tjetër përkatës të nevojshëm më qellim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore; (5) Të marr vendim për shkatërrimin e produkteve që nuk i plotësojnë kërkesat e përcaktuara me ligj; (6) Të hyjë në çdo kohë gjatë orarit të punës, në prani të drejtuesit apo përfaqësuesit të tij, në reparte, linja prodhimi e shfrytëzimi dhe qendra tregtimi ku ushtrojnë veprimtari subjektet e përshkruara në këtë Ligj; (7) Në rastet e inspektimit të programuar, zyrtarisht dhe paraprakisht njoftohet drejtuesi i subjektit për objektin e planifikuar për inspektim; (8) Të kërkojë kryerjen e çdo lloj, prove apo analize, që e konsideron të nevojshme për tu siguruar për zbatimin e kërkesave të ligjit; (9) Për mos zbatimin e dispozitave ligjore, të lëshoj akt-kontroll për mënjanimin e parregullsive me detyra e afate, të vërë gjobë dhe kur nuk plotësohen kriteret që kërkohen, të lëshoj urdhër bllokimi, pezullimi deri në konfiskim; (10) Të thërrasë ekspertë dhe organe për realizimin e detyrave kur ato janë të nevojshme për mbarëvajtjen e punëve; (11) Të urdhërojë me shkrim evitimin e parregullsive apo të mungesave gjatë kryerjes së punëve për një afat të caktuar kohor; (12) Kryen detyra të tjera të përcaktuara me Ligj. 3

Neni 6 Të drejtat e Inspektoratit Inspektorati, ka të drejtë të: (1) Kërkoj dokumentacionin teknik e ligjor mbi ushtrimin e veprimtarisë duke përfshirë Licencat, certifikatat, atestet e provave laboratorike dhe dokumentacione të tjera shoqëruese; (2) Ndaloj veprimtarinë e subjekteve, kur nuk zbatohen rregullat teknike të prodhimit e tregtimit të produkteve të ndërtimit që përbëjnë rrezik për jetën, shëndetin, mjedisin dhe pronën e njerëzve dhe kur punimet nuk përputhen me klasat e kategoritë e liçensës profesionale; (3) Bllokoj ato produkte e elemente ndërtimi që hyjnë e qarkullojnë në treg, e që gjatë përdorimit nuk plotësojnë kërkesat themelore për mbrojtjen e shëndetit, jetës së njeriut dhe të mjedisit; (4) Pezulloj tregtimin e përkohshëm të produkteve të ndërtimit të pashoqëruar me dokumentacionin e vlerësimit të konformitetit; (5) Konfiskoj ato produkte ndërtimore të cilat paraqesin rrezik për shëndetin dhe jetën e njeriut, mjedisit dhe pronës, si dhe të gjitha ato produkte ndërtimore që janë vu nё qarkullim në mënyra jo të rregullta në territorin e Kosovës; (6) Kontrolloj liçensat profesionale të ndërmarrjes, të lëshuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sipas Ligjit; (7) Propozoj heqjen e liçensës profesionale, subjekteve dhe drejtuesve teknik të tyre për shkak tё shkeljeve të rregullave dhe akteve ligjore e nën ligjore; (8) Inspektoj sistemin e kontrollit të prodhimit të produkteve të ndërtimit sipas kërkesave të Ligjit, Nr. 02/L-14 për produktet e ndërtimit dhe vendosjen e sanksioneve sipas shkeljeve të parashikuara në këtë ligj. Neni 7 Përgjegjësitë 7.1. Inspektorët për mos zbatim të detyrave i përgjigjen Kryeinspektorit. 7.2. Inspektorët për mos zbatimin e detyrave, për shkeljen e tyre, për fshehjen e të dhënave dhe parregullsive si dhe për shpërdorim detyre dënohet sipas ligji. Neni 8 Bashkëpunimi 8.1. Personat që kryejnë aktivitetet e përcaktuara në nenin 2 të këtij Ligji, janë të obliguar të bashkëpunojnë me Inspektoratin, për të ofruar çdo informatë relevante dhe për të lënë në dispozicion të Inspektoratit dokumentacionin që Inspektorati e gjykon si të nevojshëm për kryerjen e detyrave të veta sipas Ligjit. 8.2. Inspektorati vendos bashkëpunim me shërbime publike e jopublike për kryerjen e provave dhe analizave për produkte ndërtimore që kanë të bëjnë me sigurinë e personave, mjedisit dhe pronës. 4

Neni 9 Etika profesionale 9.1. Inspektorët duhet të përmbushin detyrat e tyre në mënyrë të pavarur e profesionale, në pajtim me kriteret e inspektimit dhe dispozitat ligjore. 9.2. Inspektorët, gjatë ushtrimit tё detyrës, duhet të jenë të paanshëm dhe të ruajnë sekretin profesional, për gjithçka që informohen gjatë inspektimit. Neni 10 Buxheti 10.1. Inspektoratit financohet nga Buxheti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 10.2. Mjetet që krijohen nga gjobat derdhen në buxhetin e konsoliduar Kosovës. KREU III BASHKЁPUNIMI ME ADMINISTRATЁN PUBLIKE Neni 11 Bashkëpunimi me institucionet Inspektorati bashkëpunon dhe koordinon punën me Ministritë, inspektoratet përkatëse tё tyre, policinë dhe institucionet publike që kryejnë veprimtari të ngjashme. Neni 12 Inspektorati kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit kur: (1) Pengohet gjatë kryerjes së detyrës (2) Nuk zbatohet urdhër-pezullimi, urdhër-bllokimi apo urdhër-konfiskimi i lëshuar. (3) Zbatohen vendime për asgjësimin e produkteve të parregullta. KREU IV PROCEDURA SIPAS ANKESЁS Neni 13 13.1. Kundër vendimit të Inspektorit mund të bëhet ankesë brenda afatit prej 8 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. 13.2. Inspektorati është i obliguar që brenda afatit prej 30 ditësh të vendos sipas ankesës kundër vendimit te Inspektorit. 13.3. Kundër vendimit te Inspektoratit dhe heshtjes sё administratës mund të ngritët padi nё Gjykatën Supreme. 5

KREU V DISPOZITAT NDËSHKUESE Neni 14 14.1. Në shumë prej 250 deri 1.000, do të dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1. Nuk i lejon inspektorit të produkteve të ndërtimit kryerjen e detyrave që parashihen në nenin 5 dhe 6 të këtij Ligji. 2. Nuk bashkëpunon me inspektorin sipas nenit 8 të këtij Ligji. 3. Përkundër kërkesës së inspektorit, nuk i dorëzon ose nuk i përgatitë të dhënat dhe materialin apo dorëzon dhe përgatit materiale dhe të dhëna të pa sakta. 14.2. Në shumë prej 125-500 do të dënohet për kundërvajtje, për shkeljet e parapara me këtë nen, personi përgjegjës i personit juridik. KREU VI DISPOZITA KALIMTARE Neni 15 Me qëllim të zbatimit të këtij Ligji Ministria nxjerrë akte nënligjore nga fusha dhe përgjegjësia e saj. Neni 16 Ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohen të gjitha aktet ligjore në bazë të të cilave është ushtruar inspektimi i produkteve të ndërtimit. Neni 17 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit të Pёrgjithshёm. Ligji Nr. 02/L-62 6 prill 2006 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolё Berisha 6