Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Similar documents
dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Raporti i Performancës së Komunave

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR VITIN 2017

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Reforma e administratës publike në Kosovë

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A. - KMDK PLANI I BIZNESIT

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Konferencë dhe Ekspozitë e Përbashkët Ballkanike 2015 Uji dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Status with Nature Protected Areas Management and Inspection (legislation in place, enforcement) in Kosovo

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Analizë politikash 05/2016

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Tenderometri Komunal. Komuna e Lipjanit. Organizata POLIS 18 shkurt, 2016 Raporti Vjetor Nr. 1

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Faksi:

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

TRYEZA TEMATIKE PËR MJEDIS, ENERGJI, TRANSPORT ZHVILLIM RAJONAL KOSOVA 2020

NJOFTIM PËR KONTRATË

Takimi i tretë i ekipës për menaxhim të projektit për zvogëlim të pagesave në para të gatshme në Kosovë

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Problemi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

Studimi mbi Metodën e Krahasimit (benchmarking) të Deponive

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

RAPORTI I AUDITIMIT MBI IMPLEMENTIMIN E KONTRATËS PËR SISTEMIN E PROKURIMIT ELEKTRONIK

Shkurtesat AKP ANP APP APQ AQF ATK BDh BKK BPSh BPV COFOG DAB DMPGB FMN GFS IPA KASh KBFP KEK KRPP LlVTh LPP LPPL MDA MPSH MTI MZHE NjAB NjABF NjMB

Rishikimi funksional i sistemeve dhe kapaciteteve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Transcription:

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Art. 17.1 f) dhe ndryshimet e Ligjit për Mbeturina në vitin 2012, komunat në Kosovë kanë marrë kompetenca të reja për menaxhimin e mbeturinave. Reforma e vazhdueshme aktuale në sektor, ka nxitur shumë pyetje si dhe pasiguri në mesin e vendimmarrësve në lidhje me rolin dhe kompetencat e tyre për të marrë vendimet e duhura në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. Ky publikim ka për qëllim të ofrojë një bazë kontekstuale dhe të u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta nga perspektiva ligjore dhe teknike dhe mund të zgjerohet në të ardhmen. Për më shumë sqarime, mos hezitoni të kontaktoni Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Z. Enver Tahiri, Enver.Tahiri@rks-gov.net ) Pyetje të shpeshta (FAQ) Kush është përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave në nivel lokal? A janë të detyruara komunat të tenderojnë shërbimet për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave? Cila është procedura që një komunë të organizojë shërbimet e grumbullimit të mbeturinave përmes dy ose më shumë operatorëve? A duhet të kenë komunat marrëveshje me Ndërmarrjet Publike (NP) për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave para se ato janë të gatshme të tenderojnë këto shërbime? A ka të drejtë një Ndërmarrje Publike (NP) të nënkontraktojë kompani të tjera për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave? Kush është përgjegjës që të përcaktojë tarifat për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave në nivel lokal? A janë të detyruara komunat të kalkulojnë tarifat? Cili është procesi për të përcaktuar tarifat për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave në nivel lokal? Kush është përgjegjës për inkasimin e tarifave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave? Cilat janë përfitimet kur komuna merr përsipër përgjegjësinë e inkasimit të tarifave për mbeturina? Cili është procesi që komunat të marrin përsipër përgjegjësinë për mbledhjen e tarifave? A munden komunat të kushtëzojnë shërbimet komunale me pagesën e tarifave të mbeturinave? Cilat janë mekanizmat me të cilat komunat mund të kushtëzojnë shërbimet komunale me pagesën e tarifave të mbeturinave? A janë të detyruara komunat me ligj që të krijojnë njësi të menaxhimit të mbeturinave? Si munden komunat të krijojnë njësi për menaxhimin e mbeturinave?

Kush është përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave në nivel lokal? Në bazë të Ligjit për Mbeturina komunat janë përgjegjëse për menaxhim të mbeturinave në nivel lokal. A janë të detyruara komunat të tenderojnë shërbimet për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave? Jo, komunat e kanë opsionin për të tenderuar dhe në Kosovë duket se ekziston një konsensus se ato duhet të bëjnë kështu. Megjithatë, komunat nuk janë të detyruara të tenderojnë. Ligji për Mbeturina (Neni http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/law%20on%20waste.pdf 15, par. 1.7) i referohet ligjit të prokurimit, por nuk e kufizon atë. Ligji i Prokurimit (LPP, http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-241-eng.pdf Neni 32-34) ofron tre opsione: (1) procedurat e hapura (LPP, http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-241-eng.pdf Neni 4. http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-241-eng.pdf par 1.37) duke lejuar çdo operator ekonomik i interesuar të dorëzoj ofertë (do të thotë ato private dhe NP); (2) Procedura të negociuara (LPP, http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-241-eng.pdf Neni 34, par. 2.3) i cili nuk është i aplikueshëm pasi NP të menaxhimit të mbeturinave nuk kanë të drejta ekskluzive (LPP, http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-l087_en.pdf http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-l087_en.pdf Neni 13) dhe (3) kontraktimi, i ashtuquajtur në shtëpi (LPP, http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-241-eng.pdf neni 9, par. 4) e cila është një përjashtim nga procedura e hapur, ku autoriteti kontraktues (autoriteti publik), ka nevojë për ofrimin e shërbimeve të operatorit të cilit është edhe një autoritet publik. "Autoriteti publik" është përcaktuar (LPP, http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-241-eng.pdf Neni 4, par 1.50), si [...] angazhuar në një aktivitet të shërbimeve publike [...] me dy opsione: në pronësi në nivel lokal dhe NP shumë-komunal (Ligji http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/law%20on%20intermunicipal%20cooperation.pdf Bashkëpunimi Ndërkomunal, Neni 5). Së fundi, ligji për Partneritet Publiko Privat (Neni http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2009_03-l-090_en.pdf 2, par.1.5) ofron mundësi [...] për ofrimin e shërbimeve publike dhe / ose infrastrukturës publike në të gjithë sektorët ekonomik dhe social, duke përfshirë: grumbullimin, deponimin, riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Thënë shkurt, korniza ligjore ofron opsionet e mëposhtme: 1. Kontratë direkte me ndërmarrjet publike (NP) ndër-komunale; 2. Krijimin dhe kontraktimin e një ndërmarrje publike komunale; 3. Kontraktimi i një kompanie private apo të NP tuaj përmes një tenderi të hapur; 4. Hyrja në një marrëveshjeje të Partneritetit Publiko Privat (PPP); dhe 5. Vënja në dispozicion e stafit komunal për ofrimin e shërbimeve. Komunat mund të ofrojnë shërbime të grumbullimit të mbeturinave përmes vetëm një prej operatorëve të lartë përmendur, ose përmes dy ose më shumë operatorëve. Deri më tani, vetëm komuna e Prizrenit është duke ofruar shërbime të grumbullimit të mbeturinave me më shumë se një operator duke përfituar nga konkurrenca dhe kështu rritja e cilësisë së shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave.

Cila është procedura që një komunë të organizojë shërbimet e grumbullimit të mbeturinave përmes dy ose më shumë operatorëve? Parakusht për një komunë të organizoj shërbimet e grumbullimit të mbeturinave përmes dy ose më shumë operatorëve, është se ajo duhet të ndajë territorin e saj në zona të shërbimeve. Duke e ndarë territorin e komunës në zona të shërbimit për grumbullim të mbeturinave, komunat sigurojnë ndarje të drejtë dhe transparente të drejtave për shërbime që do të ofrohen nga operatorët ofertues. Mënyra më efikase për të ndarë territorin e një komune në zona të shërbimit arrihet dukë analizuar së bashku shpërndarjen hapësinore të vendbanimeve, lidhjet rrugore, dhe lokacionin e deponisë / stacionit të transferit. Duke analizuar këto aspekte komunat mund të ndajnë territoret e tyre në zona efektive të shërbimeve që mundëson stabilizim të shpenzimeve operative. A duhet të kenë komunat marrëveshje me Ndërmarrjet Publike (NP) për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave para se ato janë të gatshme të tenderojnë këto shërbime? Edhe pse nuk është detyrim i përcaktuar me ligj, këshillohet që komunat të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë pasi që: a) Marrëveshja do të rrisë përgjegjshmërinë e NP-ve ndaj komunave, pasi aty vendosen përgjegjësitë e secilës palë të angazhuar në procesin e shërbimit të mbeturinave dhe mund të shërbejë si një mjet efektiv për komunat për të monitoruar performancën e NP-ve. b) Mund të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në komuna, pasi që ju mund të ju referoheni standardeve të përcaktuara dhe të rënë dakord bashkarisht. c) Ajo nuk pengon komunat për të përgatitur një proces të tenderimit. Në linkun më poshtë mund të gjeni një model të standardizuar të marrëveshjes për shërbim që tregon elementet e detyrueshme dhe opcionale (dispozitat në marrëveshje duhet të adaptohen sipas specifikave në komuna ): http://mapl.rks-gov.net/main-menu/komunat/marreveshje-per-sherbimet--e-menaxhim it-dhe-largim.aspx A ka të drejtë një Ndërmarrje Publike (NP) të nënkontraktojë kompani të tjera për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave? Jo, sipas legjislacionit në fuqi vetëm komunat janë përgjegjëse për të aplikuar procedurat e tenderimit për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave. Kjo do të thotë që vetëm komunat janë përgjegjëse që të kontraktojnë operatorë për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave. NP-të janë entitete legale të themeluara për ofruar shërbime për grumbullim të mbeturinave,

mirëpo nuk mund të zëvendësojnë rolin e komunës që të tenderojnë apo kontraktojnë shërbimet për grumbullim të mbeturinave sepse nuk kanë mbështetje ligjore. Kështu që, NP-të mund të nënkontraktojë kompani të tjera vetëm nëse kalojnë nëpër procedurat e tenderimit të organizuara nga komunat përkatëse, dhe vetëm nëse në kontratë specifikohet që NP-ja respektive do të nënkontraktojë shërbime palës së tretë. A ka një kompani private e licencuar automatikisht të drejtë për të filluar grumbullimin e mbeturinave në komunë? Jo, një kompani private e pajisur me licencë nga MMPH për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave nuk ka automatikisht të drejtë për të filluar grumbullimin e mbeturinave në komunë. Në mënyrë që kompania të filloj me grumbullimin e mbeturinave në komunë ajo duhet të kalojë nëpër procedurat e tenderimit të organizuara nga komuna respektive. Vetëm pas përfundimit të procedurave të tenderimit dhe në qoftë se kompania private shpallet fituese, vetëm atëherë ata ligjërisht mund të fillojnë ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave. Aktualisht kompanitë të pa kontraktuara - me apo pa licencë - veprojnë në mënyrë të paligjshme. Kush është përgjegjës që të përcaktojë tarifat për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave në nivel lokal? Në bazë të Ligjit për Mbeturina komuna është autoriteti që përcakton tarifat për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave në nivel lokal. Deri në vitin 2012 Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) ka qenë përgjegjëse për përcaktimin e tarifës. Pas miratimit të Ligjit për Mbeturina në vitin 2012 përgjegjësia është zhvendosur tek komunat. Tarifat duhet të miratohen nga kuvendi komunal nëpërmjet rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave. A janë të detyruara komunat të kalkulojnë tarifat? Po, sipas legjislacionit aktual, është kompetencë dhe detyrë e komunës të kalkulojë tarifat dhe mënyrën e inkasimit të tarifave për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave. Cili është procesi për të përcaktuar tarifat për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave në nivel lokal? Komunat duhet të ndjekin tre hapa për përcaktimin e tarifave për grumbullimin e mbeturinave:

Llogaritja e shpenzimeve të plota për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave Komunat duhet të kalkulojnë shpenzimet direkte dhe indirekte për grumbullim, transportim dhe deponim të mbeturinave. Kjo e dhënë ofron bazën mbi të cilën komunat përcaktojnë çmimet e shërbimit për secilën kategori të konsumatorëve. Për më tepër, kjo ia mundëson komunës që të analizojë efikasitetin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave, duke marrë për bazë aspektin operativ dhe financiar. Kategorizimi i klientëve të mbeturinave Komunat duhet të kategorizojnë klientët e tyre në kategoritë përkatëse në mënyrë që të caktojë çmimet e shërbimit për çdo kategori. Kategoritë e tanishme që janë vendosur nga Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) janë ende duke u zbatuar nga Kompanitë Rajonale të Mbeturinave (KRU) dhe si të tilla shpesh herë janë kontestuar nga qytetarët. Qytetarët ankohen se ata janë vendosur në kategori të gabuara dhe prandaj edhe refuzojnë të paguajnë tarifën. Procesi i kategorizimit do t ia mundësojë komunave të sqarojnë skemën e kategorizimit dhe të përcaktojnë tarifat për secilën kategori. Në të njëjtën kohë eliminon ankesat e qytetarëve për kategorizim dhe përfundimisht mundëson që shkalla e inkasimit të tarifës të rritet. Modelimi i tarifave Modelimi i tarifës është hapi i fundit që mundëson komunat të analizojnë performancën financiare të sistemit në tërësi. Modelimi shërben si një mjet për të krahasuar faturat e lëshuara dhe të hyrat e mbledhura. Në fund, pas analizës së performancës financiare të sistemit, komunat mund të përcaktojnë tarifat duke vendosur për shkallën e inkasimit që tentojnë të arrijnë. Pasi që shkalla e inkasimit të tarifave për mbeturina në Kosovë është mesatarisht rreth 50% to 70%, komunat duhet të vendosin për rritje reale të shkallës për inkasim në mënyrë që të përcaktojnë tarifa financiarisht të qëndrueshme. P.sh. komunat duhet të llogarisin se nëse shkalla e dëshiruar e inkasimit prej 70% dhe tarifa prej një shume X do të mund të mbulojnë shpenzimet e plota të shërbimit. Kush është përgjegjës për inkasimin e tarifave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave? Në bazë të Ligjit për Mbeturina komunat mund të vendosin mbi mënyrën se si ato duan të mbledhin tarifat për menaxhim të mbeturinave. Komunat kanë opsionet si në vijim: Komunat vetë të inkasojnë tarifat e mbeturinave; Komunat të delegojnë këtë përgjegjësi tek Ndërmarrjet Publike, siç është tani; Kontraktojnë mbledhjen e tarifave nga kompani private / publike; ose Në kuadër të një Partneriteti Publiko Privat (PPP) mbledhja e tarifave mund të delegohet tek ofruesi i shërbimit.

Cilat janë përfitimet kur komuna merr përsipër përgjegjësinë e inkasimit të tarifave për mbeturina? Aktualisht në Kosovë, Kompanitë Regjionale të Mbeturinave (KRM) janë duke mbledhur tarifat e mbeturinave. Shkalla mesatare e inkasimit në Kosovë varion nga 50% - 70%. Momentalisht KRM-të nuk mund të rrisin shkallën e inkasimit të hyrave, sepse ata nuk kanë mekanizma të duhura për të nxitë dhe kushtëzuar qytetarët të paguajnë për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave. Kështu që ata kanë sfidë serioze financiare për të financuar të gjithë sistemin. Nëse komunat marrin përsipër përgjegjësinë e inkasimit të tarifave të mbeturinave, ato kanë në dispozicion mekanizmat të kushtëzojnë pagesën e tarifës me shërbimet tjera komunale, siç është regjistrimi i veturës. Cili është procesi që komunat të marrin përsipër përgjegjësinë për mbledhjen e tarifave? Për të marrë përsipër përgjegjësinë për mbledhjen e tarifave duhet të veprojnë si më poshtë: Krijimi i njësisë së menaxhimit të mbeturinave Komunat duhet të themelojnë njësinë e menaxhimit të mbeturinave për të menaxhuar të gjithë procesin e faturimit dhe inkasimit, monitorimin e performancës së operatorit të grumbullimit të mbeturinave, si dhe raportimin mbi sasitë e mbeturinave. Miratimi i rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave Vetëm përmes rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave, komunat mund të marrin ligjërisht përsipër përgjegjësinë e mbledhjes së tarifave. Përditësimi / krijimi i regjistrit të konsumatorëve të mbeturinave në komunë Për t u pajisur me një regjistër të përditësuar, komuna mund të përdorë bazën e të dhënave të klientëve aktuale nga Ndërmarrjet Publike përkatëse, si dhe të shtojë ose të filtrojë të dhënat përmes informatave ekzistuese. Një tjetër metodë nëpërmes së cilës mund të krijohet regjistri është dukë filtruar regjistrin ekzistues të tatimit në pronë në bazë të madhësisë së pronës (KEK). Adaptimi i softuerit të faturimit Komunës i nevojitet të instaloj një program kompjuterik për faturimin si dhe menaxhimin e të dhënave të klientëve dhe llogarive të arkëtueshme. Programi do të ndihmojë në monitorim dhe në analizë të rritjes së të hyrave, si dhe në menaxhimin e të dhënave. Planifikimi dhe ndarja e buxhetit për procesin e menaxhimit të mbeturinave Pasi që komunat do të mbledhin tarifën e mbeturinave, ato duhet patjetër të planifikojnë dhe të ndajnë buxhet të mjaftueshëm fillestar për të paguar operatorin e grumbullimit të mbeturinave.

A munden komunat të kushtëzojnë shërbimet komunale me pagesën e tarifave të mbeturinave? Aktualisht jo, pasi në bazë të legjislacionit në fuqi komunat nuk mund të kushtëzojnë për shërbime që ato nuk ofrojnë. Komunat mund të kushtëzojë shërbimet e tyre komunale me pagesën e tarifave të mbeturinave vetëm atëherë kur ato marrin përsipër përgjegjësinë për mbledhjen e tarifave. Nëse komunat e marrin përgjegjësinë për mbledhjen e tarifave për mbeturina atëherë ato duhet të konvertojnë tarifat e mbeturinave në taksë për mbeturina. Sipas legjislacionit në fuqi, komunat kanë autoritet të aplikojnë taksat vetëm atëherë kur janë duke përmbushur funksione apo përgjegjësi të deleguara ligjërisht nga qeveria. Përgjegjësia e menaxhimit të mbeturinave, përcaktimit të tarifave për mbeturina, dhe mënyra e inkasimit të tarifës për mbeturina ka kaluar tek komunat konform Ligjit për Mbeturina. Rrjedhimisht, komunat mund të konvertojnë tarifën për mbeturina në taksë për mbeturina në rastet kur marrin përsipër inkasimin. Komunat mund të konvertojnë tarifën për mbeturina në taksë për mbeturina nëpërmes rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave (Neni 13, Ligji për Financat Lokale). Cilat janë mekanizmat me të cilat komunat mund të kushtëzojnë shërbimet komunale me pagesën e tarifave të mbeturinave? Sipas legjislacionit në fuqi komunat mund të kushtëzojnë qytetarët vetëm për shërbimet që ato i ofrojnë. Atëherë kur komuna merr përsipër inkasimin e tarifës për mbeturina, ajo ka të drejtë të kushtëzojë qytetarët e saj me shërbime të ofruara nga drejtoritë si në vijim, në bazë të Udhëzimit Administrativ të vitit 2010 mbi kushtëzimin e shërbimeve komunale: Drejtoria e Planifikimit Urban Drejtoria e Kadastrit dhe Gjeodezisë Drejtoria e Shërbimeve Publike Drejtoria e Financave Drejtoria e Pronës Drejtoria e Inspektimit Zyra e Prokurimit

A janë të detyruara komunat me ligj që të krijojnë njësi të menaxhimit të mbeturinave? Legjislacioni aktual i obligon komunat të rregullojnë funksionimin e organit kompetent komunal në kuadër të organizimit të sistemit për menaxhim të mbeturinave komunale, por jo decidivisht të themelojë / quhet njësi e menaxhimit të mbeturinave. Megjithatë, njësitë e menaxhimit të mbeturinave janë parakusht që komunat të fillojnë me sukses t i marrin përgjegjësitë e menaxhimit të mbeturinave të përcaktuara nga Ligji për Mbeturina. Si munden komunat të krijojnë njësi për menaxhimin e mbeturinave? Varësisht nga madhësia e komunës, respektivisht vëllimi i punëve, rekomandohet që komuna të caktojë të paktën një person përgjegjës i cili do të merret me aktivitetet e menaxhimit të mbeturinave brenda drejtorisë përkatëse. Komuna mund të zgjedh që të punësojë staf të ri, të riorganizoj stafin ekzistues, ose të caktojë detyra shtesë për menaxhim të mbeturinave tek stafi ekzistues brenda drejtorisë përkatëse. Sidoqoftë, i gjithë personeli i njësisë së menaxhimit të mbeturinave duhet të kenë përshkrime të sakta të detyrave që do të kryhen gjatë orarit të tyre të punës. Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja Ministry of Environment and Spatial Planning Supported by