Discover Albania. Rreth Nesh

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Speci Shqipëri

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

SPECIALE #TURIZËM #UDHËTIME #TEKNOLOGJI #INOVACION #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Agna Group - Business News

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

SPECIALE #LIDERSHIP #SUKSES #FILANTROPIA #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL #CEO TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

BULETINI MUJOR KLIMATIK

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Punoi: Blenard Xhaferaj. The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

TEB Sh. A Kosovë 2015 Raporti vjetor Raporti vjetor. TEB SH. A, Kosovë. Faqet

Potenciali për zhvillimin e ekoturizmit

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

TRENDING: #BANKA #INOVACION #TOP10THENIE #INVESTIME #SHQIPERIA #SUKSES #4G INTERNET #MARKA #BANKAT. >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Tel: 044/

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Program Edukimi I Individualizuar

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

UBT NEWS Editorial: Historia e UBT-së në 680 faqe libri

ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

3 / ACTA SCIENTIARUM

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Komunikimi Bindës Le të dëgjohet zëri i biznesit

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: Parashkollor

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

NJË MËNYRË. e RE JETESE

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

KRYEVIDH PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

this project is funded by the european Union

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE


TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

ANNUAL REPORT 2017/ 1. Raporti vjetor 2017 / Grupi SIGAL UNIQA Annual Report 2017 / GROUP of SIGAL UNIQA. Në rrugën e duhur! Spot on.

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në KOMUNËN E PRIZRENIT

Faqe 16 BKT është përmendur shpesh nga revista dhe organizata prestigjioze të industrisë bankare si banka më e mirë në Shqipëri.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Viti XV, numri 1 / Janar 2011

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

CONTENT GOAL 1 GOAL 2 GOAL 3 GOAL 4 GOAL 5 GOAL 7 GOAL 8 GOAL 9 GOAL 10 GOAL 11 GOAL 12 GOAL 13 GOAL 15 GOAL 16 GOAL 17

Transcription:

Rreth Nesh Discover Albania Club u themelua më 14 Mars të 2007. Në fillim u krijua si grup të rinjsh me dëshiren për të eksploruar shqipërinë dhe në të njëjtën kohë të afroheshin më shumë me natyrën. Udhëtimet e para kanë qenë në fshatrat prane tiranes dhe me pas filluam me organizimet ne kampingun ne plazhin e Jalit, si dhe kamping në gjire të tjera të panjohura në zonën përreth Dhërmiut dhe Jalit. Që nga data e krijimit kemi pasur më shumë se 38,000 mijë turistë të cilët kanë udhëtuar me ne. Në gjithë këto vite eksperiencë ne kemi krijuar një strukturë të fortë, inovative dhe gjithëpërfshirëse për udhëtimet në trevat shqipfolëse duke u njohur kështu si kompania lider për udhëtimet turistike krijuar nga shqiptarët për Shqipërinë. Tre Ishujt Ksamil, Sarande

Misioni Klubi Discover Albania u krijua me misionin e vetëm të zbulojmë Shqipërinë duke rritur interesin e shoqërisë ta eksplorojnë atë. Ajo çfarë ne bëjmë është garantimi i mundësive më të lehta për të vizituar vënde të cilat janë të veshtira për t u arritur, gjithashtu edukimi drejt respektimit dhe bashkëjetesës me natyrën. Përpos synojmë të nxjerrim në pah vlerat dhe traditat shqiptare dhe të promovojmë turizmin vendas. Qëllimi ynë është që çdo vizitor të ndjehet si në shtepinë e tij gjatë kohës që udhëton me ne, të ndjehet i lirë të veprojë e të eksplorojë ashtu sic dëshironte të bënte në vendin e tij. Ne jemi të motivuar të plotesojmë pritshmëritë e pjesëmarrësve, duke e kthyer kështu udhëtimin në një aventurë të përbashkët, prandaj dhe motoja e kompanisë sonë është Discovering Together. Skaf duke valezuar Dhermi, Vlore

Vizioni Ne besojme që Shqipëria është një vend me potencial të madh në industrinë e turizmit, por ndryshe nga masa ne mendojmë që pika e fortë është turizmi i eksperiencës, turizmi i vlerave, i emocioneve. Vizioni ynë është që ti qëndrojmë sa më pranë kësaj filozofi duke mos u ndalur vetëm tek materia por duke shkuar më thellë. Në fokusin tonë është që turistët që vizitojnë Shqipërinë jo vetëm ta shohin atë si natyrë, të kuptojnë se pse kemi këto zakone dhe tradita, pse mendojmë dhe veprojmë kështu. Ne punojme që turistët tanë të largohen me një emocion pozitiv nga shqipëria dhe jo vetëm me disa foto të bukura. Per ne eshte mjaft e rëndësishme ruajtja e turizmit të vazhdueshëm, është e rëndësishme mbrojtja e komunitetit, respektimi i vlerave të tyre, prandaj kujdesemi që të bëjmë një shpërndarje të moderuar dhe të promovojmë destinacionet që kanë më tepër impakt. Ne besojme që një destinacion që ka më shume turist se banorë vendas nuk është më një destinacion turistik, është një vend komercial ku stë mbetet gjë tjetër vecse të shkrepësh një foto. Shqipëria është aq e bukur sa smund të jetë vetëm një objekt për tu fotografuar, shqipëria duhet jetuar dhe duhet shijuar, turistët duhet ta ndjejnë emocionin dhe dashurinë që është në këtë vend. Momente gjatë udhëtimit Valbone, Tropojë

Pse Discover Albania Duke i qëndruar strikt misionit dhe vizionit tonë, e përforcuar kjo edhe me vitet e eksperiencës që ka ardhur natyrshëm dhe gradualisht na bën që të kemi ekipin më të mirë në këtë industri. Për të arritur ketë ne jemi fokusuar në 3 pika kyçe të shërbimit tonë: përmbushja e kënaqësisë së klientëve, motivimi i stafit dhe përgatitjen e tureve sa më kreative. Në gjithë këta vite eksperiencë ne kemi krijuar strukturën më të fortë, më inovative dhe eksperte rreth udhëtimit në Shqipëri. Pika jonë e fortë është devotshmëria dhe informacioni, ne kemi një staf dhe bashkepunëtorë te motivuar të ofrojnë një udhëtim fantastik. Partnerët tanë janë serioz dhe më të mirët në zonën në të cilën ne operojmë. Guidat tona janë imazhi ynë më i mire profesional, të sjellshëm, te gjindshëm dhe mi të gjitha të buzëqeshur. Ne ndihemi me fat që operojmë në Shqipëri, në nje shtet të bekuar nga zoti e fatkeqësisht të paeksploruar nga bota. Nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje Shqipëria është mes vendeve më të bukura që duhet të vizitosh. Çdo vit është vendosur në top listën e vendeve që duhen visituar, nga organizata të ndryshme si Lonely Planet etc. Liqeni i Bovillës Qafshtamë, Krujë

Zgjidhni një tour operator tek i cili keni besim. Ne ditët e sotme koha vërtet është e artë, pas vendimit që të bëni një udhëtim qëndrojnë shumë çështje pas, si lejet nga puna, qëndrimi larg vendimmarrjeve të ndryshme që kërkojnë mendimin tuaj, larg personave për të cilët duhet të kujdeseni, vlera monetare e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto do behen të padukshme vetëm në raste se udhëtimi vërtet ka qenë nje sukses. Kurseni kohë dhe mund. Ashtu si përmendëm më lartë koha është një luks të cilin jo të gjithë e zotërojnë. Të planifikosh një udhëtim dukë perfshirë rezervimet, itinerarin, përdorimin e hartës për të gjetur shtigjet, do ju kërkoje shumë kohë dhe mund, dhe ndoshta nuk do arrini ti vizitoni të gjitha vëndet që dëshironi. Relaksohuni dhe pushoni. Pushimet nuk do të ishin të tilla nëse do të duhet të kujdeseni gjithmonë për logjistikën. Një organizim jo i mirë do prishte gjithçka. Ne ju garantojmë se kujdesi yne është deri në detaje. Ndaj nuk do keni nevojë të shqetësoheni për asgjë, vetëm relaksohuni dhe shijoni pushimet. Stafi ynë është i shoqërueshëm dhe i mirëinformuar Guidat janë fytyra jonë dhe ata të cilët na prezantojnë në mënyrë dinjitoze. Zotërues të cilësive të nevojshme për ta bërë një udhëtim të bukur, të gjindshëm për çdo nevojë tuajën, pozitivë në çdo situatë gjithashtu të aftë për të prezantuar Shqipërinë. Udhërrëfyesit tanë janë të liçensuar dhe të pajisur me çertifikatën e ndihmës së parë për të garantuar sigurinë tuaj. Të udhëtosh vetëm nuk do të jetë e mërzitshme Shpeshherë ndodh që nuk mund të gjeni një shok i cili ka të njëjten dëshirë dhe mundësi të udhëtojë në vende të reja, kjo nuk do të jetë një problem nëse udhëtoni me ne. Udhëtimi në grup dhe atmosfera që krijohet e bëjnë më të lehtë shoqërizimin dhe njohjen me njerëz të rinj, dita do të jetë e mbushur me aktivitete gjithpërfshirëse dhe argëtuese. Aktivitetet dhe ekskursionet Ne organizojmë udhëtime të ndryshme në varësi të përgatitjes fizike, fakti që nuk keni shkuar më parë në mal nuk duhet t ju pengojë të udhëtoni me ne, përkundrazi ne do ju ndihmojmë të përgatisni veten tuaj për të pushtuar edhe majat më të larta të Shqipërisë. Nga ne do keni mbështetjen e nevojme për eksperiencat tuaja të para në hiking. Legjitimiteti Klubi Discover Albania është tour operator i liçensuar nga autoritetet kombëtare dhe anëtar i ATA. Gjejmë rastin këtu të falenderojmë të gjithë ata që kanë udhëtuar me ne dhe që na kanë besuar pushimet e tyre duke pritur cilësi dhe siguri përgjatë gjithë udhëtimit. Falenderojmë partnerët tanë dhe stafin tonë.

Profili i Kompanisë Emri i kompanisë Emri në treg Themeluar NIPT Tur Operator Nr.Liçencës Albania Social Club Discover Albania 14 Mars 2007 L52401017I LN-4469-02-2018 Çmimet kryesore Destinacionet më të mira 2014, nga Travel Magazine Destinacionet më të mira 2015, nga Travel Magazine Destinacionet më të mira 2016, nga Travel Magazine Destinacionet më të mira 2017, nga Travel Magazine Best guide of the Year 2016 Most reviewe Company of the Year 2017 Panairet kryesore : 1-International Tourisms Berlin 2-Kosovo International Fair CEO 3-Albania International Fair ATA 4-Utrecht Adventure International Fair

Profili i Kompanisë ( vazhdimi ) Anëtaresuar: Agjensia Nacionale E Turizmit Shqiperi Shoqata Slow Food ne Shqiperi Shoqata e Eko Turizmit Agjensia e mbrojtjes se natyres Evente Organizator Partner Pjesmerres Partner #Di1Vend (www.di1vend.com) South Outdoor Festival (South.al) Clean Albania for one Day Kala (kala.al) Shtrirja Gjeografike Filiale/Partner Shqipëri, Kosovë, Mali zi, Maqedoni Kosovë, Maqedoni, Zvicer, Hungari, Portugali Adresa Mob Email Web Facebook Rr. Myslym Shyri P.24 sh1/4, Tiranë, Shqipëri +355694040333 info@discoveralbania.al discoveralbania.al Klubi Discover Albania Instagram Youtube discover_albania_club Discover Albania

Shërbimet 1.Ture Ne organizojmë më tepër se 40 Kategori udhëtimesh, të ndara sipas kategorive Kulturë, Aventurë ose katogoria jonë e preferuar Emocione që është një mishele e zgjedhur për shqiperinë tonë të bukur. Gjithashtu një tjetër ndarje është ne disiplina si Hiking, Biking, sporte të tjera dhe sipas shtrirjes, jug-veri, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi ose në Ballkan. Nga turet mund të themi që suksesi jonë janë Grand Tour of Albania, North Tour and South Tour, nga ku shpeshherë kemi marrë edhe cmime për këto ture. Kur disenjojmë një tur, kujdesemi që ky tur të ketë kombinimin më të mirë të mundur të kohës, duke qenë se në Shqipëri megjithëse distancat janë të afërta, infrastruktura të merr më tepër kohë se sa duhet. Gjithashtu kujdesemi që ky tour të jetë i bukur edhe për vetë shqipëtarët çka do të thotë që e vemë theksin tek ato vende që kanë vërtet dicka për të parë. Peisazh nga Kisha e Thethit Theth, Shkodër

2. Team Building. Një tjetër disiplinë e jona ku jemi mjaft të fokusuar janë dhe teambuilding. Ne organizojmë udhëtime me aktivitete teambuilding në të cilat marrin pjesë 70% e kompanive të cilat organizojnë evente të tilla me stafet e tyre. Në këtë disiplinë kemi më tepër se 5 Vjet që kemi hyrë dhe për momentin mbajmë kryesimin. Kjo falë nje stafi të specializuar i cili që të jemi opsioni më i mirë. 3. PR dhe konsulencë në industrinë e turizmit. Fal eksperiencës të gjatë në treg dhe dashurisë së madhe që kemi për Shqipërinë tonë të bukur në këto vite jemi fokusuar edhe në një tjetër dimension siç është ai i krijimit të eventeve dhe bashkëpunimin me partnerë të tjerë për promovimin e Shqipërise. Event të pervitshëm në Dhërmi që është quajtur KALA, #di1vend është një tjetër event i madh në shqipëri për promovimin e zonave të ndryshme që është një nismë e Discover Albania, South Outdoor festival e shumë të tjera janë pjesë e CV tonë. Kalaja e Porto Palermos Porto Palermo, Himarë

Vlerësimi dhe studimet. Sic është përmendur edhe më sipër në fokusin tonë ka qenë kënaqësia e klientëve, falë kësaj kemi arritur që të kemi vlerësimin më të madh me 4.8 nga 5 ne 1376 review që klientët tanë kanë bërë. 4% 2% 93% 5 Stars 4 Stars 3 Stars 2 Stars 1 Star Në një shkallë vlersimi nga 1 Yll ne 5 Yje, ku 5 është shumë mirë dhe 1 është keq, në kemi marrë me tepër se 93% vlerësime me 5 Yje, ose 1,284 pjesmarrës që na kanë vlerësuar me 5 yje. Ne kemi vetëm 2.5 % të pjesmarrësve që na kanë vlerësuar me më pak se 4 Yje ose 37 Pjesmarrës. Klientët tanë na vlerësojnë çdo ditë për performancën tonë, këto rezultatet janë 84% nga faqja jonë në facebook, 9 % nga Google, 5% nga Trip Adviser dhe pjesa tjeter nga webi dhe kanale te tjera komunikimi. Lumi Valbonës Valbone, Tropojë

Sa I kënaqur jeni nga akomodimi? Sa I kënaqur jeni nga udhërrëfyesi? Sa I kënaqur jeni nga transporti? Sa I kënaqur jeni nga ushqimi? Discover Albania Përvec review ne kemi berë edhe pyetsorë përsa i përket performancës sonë. Në 5 vitet e fundit rezulatet e pyetsoreve, ku të anketuar janë më tepër se 1200 pjesmarrës janë si më poshtë: 94.2% 2.1% 95.3% 1.1% 4.7% 3.6% Very Good Good fair poor N/A 0.2% 86.4% 0.1% 13.5% 98.4% 1.4%

Marrëdheniet me Publikun Mënyra që ne kemi zgjedhur të paraqitemi tek publiku është nëpërmjet platformave online, rrjeteve sociale duke përmendur faqen e web-it, Instagram, kanali në Youtube dhe një vëmendje të veçantë merr Facebook. Të gjitha programet dhe aktivitetet tona shpalosen ne këto rrjete, ku secila prej tyre ka një axhendë e cila duhet të ndiqet. Publikimet tona nuk lidhen vetëm me produktet që shesim, por edhe me edukimin dhe informimin e publikut për zonat e Shqipërise, kuriozitete rreth tyre e në të njëjtën kohë nxitja e tyre për të bërë sa më shumë aktivitete në natyrë, kjo nëpermjet artikujve të ndryshëm motivues dhe studimeve shëndetësore. Liqeni I Komanit Koman

Marrëdhënia me mjedisin Dukeqenëse ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin dhe në bashkëveprim të vazhdueshëm me të, ndikimi ynë është shumë i dukshëm. Për ketë arsye kemi politika të cilat kontribuojnë në pasjen e një mjedisi sa më të pastër. Për ketë arsye ne kemi hartuar Kodin e Përkujdesjes Mjedisore në të cilin përfshihen 6 pika: Mos ndotni lumenjtë apo burimet ujore. Në fshatra lumenje apo burimet ujore janë mënyra kryesore për të marre ujë, nëse i ndotim ato me mbetjet tona atëhere ai nga një ujë i pijshëm dhe i shëndetshëm kthehet në ujë të ndotur. Kujdes kur ndizni zjarr. Pasojat e lënies së zjarrit ndezur në një vend me shumë pyje janë të mëdha, gjithmonë kujdesuni që ta shuani mirë ate pasi largoheni. Kujdesuni për mbetjet. Mos lini asnjeherë pas plera jo organike mbjini ato me vete derisa të gjeni një vend të përcaktuar për plehrat. Beni kamping pa ndotur. Pas një kampingu disa ditorë plehrat që krijohen janë të shumta, djegia e tyre nuk është zgjidhje, plastika asnjëherë nuk duhet djegur pasi prodhojnë gase të dëmshme. Mbroni bimët dhe kafshët. Në shumë zona të Shqipërisë rriten bimë apo kafshë të cilat janë në rezik zhdukjeje. Përgjatë çdo aktiviteti në natyrë sigurohuni që mos të demtoni habitatin e tyre. Kini konsideratë për të tjerët pas jush. Ju nuk jeni vizitorët e vetëm pas jush ka shumë të tjerë, sigurohuni që mos të dëmtoni shtegun apo ta bllokoni atë ne çfarëdo mënyre. Një politikë tjetër e kompanisë është edhe përdorimi sa më i reduktuar i plastikës duke e zevendesuar atë me qelqin apo pelhurat. Shumë shpejtë kemi në plan nxitjen e përdorimit sa më të reduktuar të letres dhe riciklimit të saj. Discover Albania gjithashtu ka qenë pjesë aktive e nismave për mbrojtjen e ambjentit si pastrimin e Kepit te Rodonit, Parkut Kombëtar të Qafshtamës aksionet për mbjelljen e pemëve në Lurë, ndër të tjëra dhe nisma për të mbjellur një pemë për çdo turist që ka vizitura Lurën me Discover Albania.

Portofoli i klientëve Gjatë kësaj eksperience kemi patur fati që të kemi një portofol klientësh nga më prestigjozët, duke na mundësuar që çdo herë të mësojmë me shume për një shërbim sa më cilësor në këtë industri.

Programet speciale dhe eventet #DiNjëVënd #Dinjëvend është një aktivitet i cili mori jetë verën e vitit 2017 me aktivitetin e zhvilluar në Kepin e Rodonit ku rreth 2000 të rinj morën pjesë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe të aventurës dhe rreth 500 prej këtyre kaluan natën në kampingun e përgatitur dhe organizuar në plazh. Ishte një aktivitet i konceptuar si një festë e madhe në natyrë, që zgjati dy ditë e një natë, pikërisht në datat 25 dhe 26 Gusht, ku organizatorët ftuan edhe kompani të tjera që ushtrojnë aktivitetin e tyre me sporte në natyrë, që festa të bëhej sa më e larmishme dhe interesante. Tashmë është një nismë të cilën do e vazhdojmë çdo vit për të promovuar zona të panjohura të Shqipërisë. Kjo nismë ka ardhur si rezultat i një pervoje dhe eksperience gati 10 vjeçare në industrinë e turizmit dhe më specifikisht në sektorin e aventurës, e cila do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve çdo vit duke promovuar zona turistike me potencial dhe pak të njoura në publikun e gjerë. Kepi Rodonit Durrës

#Kala Event Kala është një event turistik dhe festival i cili organiaohet në jugun e Shqipërisë nga Mainstage Travel. Është një aktivitet i konceptuar mbi muzikën, aktivitet e aventurës dhe kulinarinë e zonës së Dhërmiut. Pjesmarrja do të jetë rreth 2000-2500 turist nga Britania dhe vende të europës perëndimore. Ky aktivitet zhvillohet nga data 20-27 qershor 2018. Eventi do të organizohetçdo vit duke filluar nga 2018 në zonës e Dhërmiut, por duke parë mundësinë edhe në zonat e tjera përreth me qëllim promovimin e jugut të Shqipërisë në tragjet turistike të europës perëndimore. Discover Albania është partner i #Kala event. Peisazh Dhërmi, Vlorë

Marrëdhënia me mediat Fal përpjekjeve tona për të promovuar shqipërinë duke qenë një biznes mjaft social me komunitetin, kemi qenë të ftuar në misione të ndryshme si: Opinion ; Pasdite ne Top Channel ; Pasdite me Rudinën ; Wake up ; Mirëmëngjes Shqipëri ; Radio Travel, UTV news etj, ku kemi folur per destinacionet më trend, turizmi ne Shqipëri, guidat turistike etj. Këtu do të veçojmë Opinion ku kemi qenë pjesë e këtij emisioni për të folur për turizmin ne shqipëri te mirat dhe cfarë duhet regulluar akoma, përsa i përket turizmit. Gjithashtu Revista Travel në shumë numra të saj na ka dedikuar artikuj të ndryshëm shpeshherë edhe kryartikuj dhe kopertina. Njëra prej të cilave ishte edhe numri 24 i Revistes i vitit 2017, i cili fliste për nismen #dinjevend si nisi dhe ajo çka u mor nga ky aktivitet me përmasa të mëdha. Pasdite me Rudinën kësaj rrathe të ftuar për të promovuar Syrin e Ciklopit një destinacion fare pranë Tiranës ideali për kohë të nxehta. Mamas Trip i cili është një emision që promovon vendet turistike. Big Mama, prezantuesja e emisionit udhëton personalisht në këto zona duke dokumentuar historinë, legjendat dhe bukuritë e Shqipërisë. Kësaj rradhe ajo zgjodhi Klubin Discover Albania për një udhëtim në Valbonë. Gjiri i Gramës Karaburun, Vlorë

Partnerët Nëse në këto vite kemi patur nje eksperiencë për tu vlerësuar, kjo është edhe falë partnerëve tanë me të cilët kemi bashkëpunuar. Gjatë të gjithë këtyre viteve ne jemi mbështetur tek partnerët tanë për të patur një sukses në këtë histori. Falë tyre klientet tanë janë edhe më të kënaqur.

Treguesit financiarë Discover Albania ka një staf prej 28 personash të cilët punojnë full time dhe part time duke kontribuar cdo dite ne rritjen e companise. Ne jemi shumë krenarë për këto rezultate, e në të njëjtën kohë kemi disenjuar një plan 5 vjecar deri në 2022 që të trefishojme këto tregues dukeqenë se tashmë jemi të fokusuar gjithnjë e më shumë ne marketingun nderkombëtar me partnerë nga shtete të ndyshme. *Turistet nga Kosova jane llogaritur si turiste vendas. Përqindja e konsumatorëve tanë sipas kategorisë 80% 70% 60% 50% 40% 30% 20% 10% 0% 2007-2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 Tours (Foreign) Weekend Daily

Momentet kryesore Themelimi Jan 2007 Shta 2007 Shta 2008 Themeluar në 14 mars 2007, udhëtimi i parë ka qenë në malin e Dajtit Filloi te organizojë ture jo vetem një ditore, kryesisht në jug. Udhëtimet e para në Theth. Turi i parë me turistë të huaj nga USA të cilët realizuan turin 14 ditor ne të gjithë Shqipërinë. 2010 Zgjeroi aktivitetin në Kosovë dhe në Maqedoni, ku në Kosovë krijoji dhe një partneritet për të përfaqësuar këtë treg. Shku 2012 Tet 2014 Maj 2010 Dhje 2012 Prill 2013 Mars 2014 Maj 2014 Qer 2015 Hapi një zyrë përfaqësie në qytetin e maqedonisë në tetovë me emrin Klubi Discover Albania të perfaqësuar nga TDK Macedonia. Nga ky vit dhe në vitet në vazhdim u bë pjesë e shumë cmimeve fituese nga revista Travel si destinacioni më i mirë i vitit e fituar për 4 vite rradhazi. Foto e Discover Albania u përzgjodh në kopertinën e revistës Travel për verën e vitit 2010 si dhe për udhërëfyesin e jugut. Faqja e Facebook e Klubi Discover Albania arriti 120,000 Ndjekës, duke shërbyer si mjeti ynë kryesore deri në këtë kohë i komunikimit dhe po në këtë datë u hap edhe website i ri www.discoveralbania.al Realizojë një videopromocion për shqipërinë tonë të bukur kur mori më tepër se 500,000 klikime në youtube. Mori pjesë në panairin e parë ndërkombetarë në Berlin ITC berlin dhe më pas në shumë të tjera si Holland, Itali etj. Organizoi turin e parë nga shqiptarët për shqiptarët, i pari i cili ofrohet për personat që jetojnë në shqipëri. Akoma mbetet turi me i mirë dhe zgjedhja e parë për pushimet. Filloj të punojë edhe me turistët e huaj dhe të organizojë ture të plota dhe paketa duke lidhur marëveshje me partner të ndryshëm në të gjitha vendet.

Njihuni me stafin e Discover Albania. Ne kemi kënaqësinë të punojmë me njerëz fantastik të cilët japin më të mirën e tyre për të bërë çdo udhëtim të bukur. Ne besojmë se vlera e kompanisë është në duart e tyre, dhe janë pikërisht ata të cilët e kanë sjell kompaninë ne këte fazë zhvillimi. Këtu do të njiheni vetëm me nje pjesë të tyre. Ismail J.Hoxha C.E.O Themeluesi / Guidë Themeloi Kompaninë në vitin 2007 dhe që atëhere ka qenë i përfshirë në menyrë aktive tek Discover Albania, kryesisht me marëveshjet me kompanitë e mëdha dhe planin strategjik te zhvillimit të biznesit. Jetnor Selimaj Koordinator Turi/Guidë Jetnori ka 5 vite që i është bashkuar Discover Albania. Aq sa qëndron në zyrë duke koordinuar turet po të njëjtën kohë shpenzon edhe duke bërë atë të cilën do më shumë, të qëndrojë në natyrë e në shtigjet e majave të Shqipërisë. Marjana Çerekja Tour Designer / Guidë Pas detajeve të çdo turi dhe udhëtimi, qëndron Marjana, e cila fokusohet tek përmbushja e kënaqësive të klientëve dhe tek përmbushja e pritshmërive të tyre.

Alban Jovani PR / Guidë Kur vjen puna tek PR dhe marketingu kemi Albanin i cili është shumë i lidhur me kompaninë dhe ai i cili mund ta transmetojë filozofinë tone tek publiku. Albiona Muçoimaj Tour Lider / Guidë Kur kemi të bëjmë gjithmonë me situata të vështira ne kemi Albionën. Egerin Braçe Përgjegjësi i dy rrotakëve/ Guidë Gjithkund në Tiranë mund të gjeni Egerinin me biçikletën e tij i cili është gjithmonë duke gjetur shtigje të reja. Në çdo tur me biçikleta ai është në krye për aventurën e rradhës. Fatjon Kapllanaj Pergjegjësi i Videove dhe Fotografisë Fatjoni është ai i cili mund ti tregoj njerëzve eksperiencën e të udhëtuarit me ne. Videot, fotot dhe shkrepjet më të bukura të Shqipërisë tone janë bërë nga ai.