Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Similar documents
Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Importet e naftës në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në të ardhurat tatimore

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Raport Nr ECA. Evropa juglindore Raporti i rregullt ekonomik Nr.8 Rritja rimëkëmbet, rreziqet zmadhohen

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

RAPORT VJETOR AQBK. Prishtinë Qershor 2007

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Speci Shqipëri

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit - Qershor 2014

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

STUDIM FIZIBILITETI TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TE TIRANËS

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Kategorizimi i rrugëve urbane, menaxhimi i parkimit dhe rivitalizimi i hapësirës publike

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Shkurtesat AKP ANP APP APQ AQF ATK BDh BKK BPSh BPV COFOG DAB DMPGB FMN GFS IPA KASh KBFP KEK KRPP LlVTh LPP LPPL MDA MPSH MTI MZHE NjAB NjABF NjMB

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

PBA DHE BUXHETI 2017 BASHKIA DURRËS

për Projektin e Ekonomisë Dixhitale të Kosovës

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Kostoja e ciklit të jetës

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

gap tetor 2017 analizë

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Konferencë dhe Ekspozitë e Përbashkët Ballkanike 2015 Uji dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

Strategjia e zhvillimit rajonal

Konkursi i vizatimit për kalendarin e PROGRESit Evropian për vitin 2018 Projekti im më i preferuar evropian

Transcription:

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë Kosova mbulon një hapësirë prej gati 11,000 km 2 duke u shtrirë deri 190 km nga Veriu në Jug dhe 150 km nga Lindja në Perëndim. Territori i Kosovës shërbehet nga një rrjet rrugor prej rreth 8,500 km, një sistem hekurudhor një binarësh prej 330 km që shtrihet nga Veriu në Jug dhe nga Veri-Lindja në Perëndim nga Prishtina si dhe nga një aeroport i nivelit regjional (Aeroporti i Prishtinës). Tabela 1. Densiteti i rrugëve Krahasim (km/1000 km2) Estonia 1,320 41.2 Hungaria 1,733 15.7 Republika Ceke 1,646 12.5 Sllovenia 1,007 10.2 Kroacia 506 6.4 Bosnja dhe Hercegovina 427 5.6 Serbia & Mali i Zi 494 4.8 IRF e Maqedonisë 342 4.3 Kosova 783 4.2 Shqipëria 657 3.5 (km/1,000 Persona) Shumica e rrugëve në Kosovë janë ndërtuar, ose rindërtuar, në vitet 1960. Rrjeti i rrugëve përbëhet prej rreth 647 km të rrugëve primare, 1,347 km të rrugëve regjionale dhe 6,600 km të rrugëve lokale, si urbane ashtu edhe rurale. Rrugët hyrëse të pashtruara përbëjnë rreth 90 përqind të nën-rrjetave të rrugëve lokale: por nuk ka të dhëna sistematike mbi kushtet e tyre. Shumica e rrugëve kryesore dhe regjionale kanë dy linja, edhe pse gjerësia e linjës rrugore dhe e krahëve, në të shumtën e rasteve, është nën standardet ndërkombëtare. Në kushte të një shkalle krahasuese të rrjetës së saj rrugore, duke përdorur densitetin e rrugëve kilometrat rrugor për 1,000 persona Kosova mbetet prapa gati të gjithë krahasuesve regjional. Si rezultat i programit të qëndrueshëm të investimeve kapitale të ndërmarr që nga viti 1999, rrjeta primare Te hyrat e larta: 1,340 17.3 (rrugët kryesore dhe regjionale me më tepër se 3,000 OECD vetura në ditë), që ka qenë vlerësuar të bart 60 përqind Të hyrat e larta të 1,076 9.2 mesme të të gjitha udhëtimeve të automjeteve, tregon se 88 Evropa dhe Azia 580 8.6 përqind të rrjetës kryesore dhe 74 përqind të rrjetës Qendrore regjionale janë në kushte të mira. Kushtet e pjesës së Burimi: bazat e te dhënave ËDI dhe IEF mbetur të rrjetës rrugore sekondare dhe të asaj terciare (lokale) është shumë më e dobët. Vlerësimet e kohëve të fundit tregojnë se 33 përqind e rrjetës së shtruar lokale ka pasur nevojë për rindërtim ose rehabilitim; dhe se 97 përqind e rrugëve distribuese të pashtruara kanë nevojë për përmirësime. Gjithashtu ka vlerësuar se shumë ura kanë nevojë urgjente për riparime. Mortaliteti dhe morbiditeti që rezulton nga aksidentet rrugore është një çështje serioze dhe në rritje si sociale ashtu dhe e shëndetit publik. Kosova duket të krahasohet në mënyrë të favorshme me fqinjët rajonal në kushte të sigurisë së rrugëve, megjithatë shifrat duket të jenë të nënvlerësuara, duke reflektuar problemin e përgjithshëm të nën-raportimit të aksidenteve rrugore në trafik. Një Studim mbi Përmirësimin e Sigurisë së Rrugëve ( MTPT. 2004) ka vlerësuar se shpenzimet ekonomike të aksidenteve 40908 Tabela 2. Aksidentet Rrugore në Kosovë, 2003-2005 2003 2004 2005 Fatalitetet 130 170 155 Personat e lënduar 2,012 2,053 4,206 Këmbësorë të vdekur 14 41 49 Këmbësorë të lënduar 117 444 833 Të rinj të vdekur 9 12 33 Të rinj të lënduar 65 200 722 Totali i përgjithshëm i 5,416 6,564 13,917 aksidenteve (me fatalitete, personat të lënduar ose jo te lënduar)

rrugore në Kosovë kanë qenë rreth 17 milion në vit ose rreth 0.7% të BPN (GNP). Ministria për Transport dhe Telekomunikacion (MTPT) është përgjegjëse për rrjetën kryesore dhe regjionale ndërsa komunat janë përgjegjëse për rrugët lokale, qofshin ato urbane ose rurale. Financimi për mirëmbajtjen e rrjetit kryesor të rrugëve është alokuar për MTPT-në, si pjesë e buxhetit të përgjithshëm, nga Ministria për Ekonomi dhe Financa, nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK). Mbi tre të katërtat e rrjetit rrugor shtrihen brenda përgjegjësisë së komunave, por burimet e kufizuara i ndalojnë ato nga përmbushja e përgjegjësive të tyre, që gjithashtu përfshin seksione të rrjetës rrugore kryesore dhe regjionale të cilat kalojnë përmes rajoneve urbane. Komunat pranojnë një grant të përgjithshëm nga BKK-ja për të mbuluar një numër të gjerë të funksioneve, brenda të cilave prioritetet për shpenzimet në mes të tipave të ndryshëm të infrastrukturës, ose në mes të shpenzimeve kapitale ose përsëritëse vendosen në mënyrë lokale. Megjithatë, kufizimet e burimeve, si në kushte të të hollave ashtu edhe të kapacitetit, dhe konfliktet e prioriteteve, donë të thotë se komunat ndërmarrin pak për sa i përket mënyrës së planifikimit ose monitorimit të mirëmbajtjes së kushteve rrugore. Shumica e shpenzimeve publike të transportit është fokusuar në sektorin rrugor, por shpenzimet janë fokusuar në shpenzimet kapitale më tepër se në ato përsëritëse për mirëmbajtje. Në mes të viteve 2000 dhe 2005, një total prej 136 milion është shpenzuar në investimet për infrastrukturën rrugore. Ky theks në investimet kapitale mund të sqarohet, të paktën pjesërisht, nga nevojat për rindërtim në kontekstin e paskonfliktit. Megjithatë, mirëmbajtja është neglizhuar, dhe si rezultat rrugët janë shkatërruar në një masë të jashtëzakonshme, madje edhe ato pjesë që kanë pasur investime kapitale. Studimet e kohëve të fundit kanë gjetur se rehabilitimi i një rruge të shtruar është 3 herë më e shtrenjtë se sa mirëmbajtja e saj, në kushte aktuale, dhe rreth 35 përqind më tepër në neto kushtet aktuale. Gjithashtu, është vlerësuar se dështimi në mirëmbajtjen e një rruge të shtruar i rrit shpenzimet e përdoruesit më një faktor prej tre, në kushte të kohës shtesë, karburanteve dhe përdorimit dhe dëmtimit të automjeteve, që paraqet një pengesë të dukshme në zhvillimin ekonomik në Kosovë. Rritja në trafik dhe transport në Kosovë do të jetë rezultat i tri përcaktuesve: 1. Shërimit ekonomik dhe një rritje graduale në të hyrat mesatare; 2. Shifrat demografike të Kosovës dhe popullsia e re që parashikojnë një rritje të konsiderueshme për udhëtime dhe transport; 3. Shpërndarja e vendbanimeve të pakontrolluara. Llogaritjet historike të trafikut zbulojnë rritje të mëdha të kërkesave. Sipas një parashikimi të kohëve të fundit, trafiku parashikohet të rritet për rreth 9 përqind në vit deri në vitin 2015. Në përafërsisht 90 automjete të të gjitha tipave për një mijë banor, pronësia e automjeteve është më pak se e katërta e asaj në Evropën Perëndimore. Pasohet nga ajo se me rritjen e të hyrave dhe punësimit, ekziston mundësia e rritjes së dukshme të kërkesës së transportit nga rritja e pronësisë dhe përdorimit të veturave. Tabela 4. Pronësia e automjeteve sipas tipit Lloji i automjeteve Numri Automjetet për 1000 banorë Veturat 177,683 74.4 Furgonat dhe 15,146 6.3 kamionët <3.5t Mini-busët 14,409 6.0 Kamionët > 3,849 1.6 3.5t Autobusët 1,650 0.7 Rimorkiot 1,363 0.6 Motoçikletat 1,010 0.4 Traktorët 394 0.2

Total 215,504 90.2 Tabela 3. Transporti i vlerësuar i udhëtarëve në Kosovë Trafiku i udhëtarëve, trafiku ditor mesatar Transporti publik (duke përfshirë minibusët) Km e udhëtarëve në ditë Orët e udhëtarëve në ditë 2,505,716 78,167 Trafiku privat 22,042,775 491,130 Trafiku total 24,548,491 569,297 Pjesa e transportit publik 10 % 14 % nga trafiku total Burimi: AER/MTK studimi KAMPSAX, 2005. Burimi: Zyra Statistikore e Kosovës,Komisioni Evropian Duke qenë një partner aktiv në Platformën e përkrahur nga BE-ja për Implementimin e Rrjetit Thelbësor të Transportit Rajonal për Evropën Jug Lindore, nga MTPT-ja kërkohet që gradualisht të përmbush kërkesat për planifikimin e rrugëve dhe transportit regjional. UNMIK/MTPT gjithashtu marrin pjesë në një numër të takimeve të DGTREN në Bruksel mbi zgjerimin e Akseve Transportuese Trans Evropiane. Rrjeti bazë i transportit regjional i Evropës Jug Lindore është themeluar nga projekti REBIS (Studimi i Infrastrukturës së Ballkanit Regjional) i financuar nga Programi Phare i Komisionit të BE-së dhe aprovuar në vitin 2003 nga qeveritë e rajonit. Dy rrugët e kësaj rrjete kalojnë nëpër Kosovë, respektivisht: rruga 6, që shtrihet nga Korridori VIII në IRFJM (Shkup) përmes Prishtinës në rrugën 4 në pjesën Lindore të Malit të Zi (përafërsisht 75 km në Kosovë), rruga 7, që shtrihet nga Korridori X në Serbi (NIS) përmes Prishtinës në bregun e Adriatikut në Shqipëri (përafërsisht 120 km në Kosovë). Në vitin 2005 Dokumenti i parë për Politikën e Kosovës për Transportin Shumë Modal është përgatitur për Qeverinë e Kosovës. Një nga objektivat kryesore të përmendura në dokument ka qenë përkrahja e zhvillimit të lidhjeve me rrjetën e transportit Evropian dhe në pajtim me këtë që të siguroj një rrjetë prioritare të rrugëve që lidh hyrjet e transportit me rajonet e zhvillimit potencial ekonomik. Rrugët 6 dhe 7 përbëjnë lidhjet kryesore me kryeqytetet fqinje dhe me rrjetën rajonale të transportit në Evropën Jug Lindore. Në të njëjtën kohë, ato gjithashtu lidhin disa nga qytetet kryesore dhe qendrat ekonomike brenda Kosovës. Gjithashtu duhet të lidhin Rrjetën e Rrugëve të

Kosovës me Korridoret X dhe VIII të Transportit Trans Evropian. Rrugët janë treguar në figurat më lartë. Shpenzimet vjetore për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrjetave ekzistuese të rrugëve kryesore dhe rajonale të Kosovës vlerësohet të jenë 48 milion Euro në vit dhe për një periudhë prej 10 vitesh. Prandaj, nevojat vjetore tejkaluan buxhetin e MTPT-së. Niveli i planifikuar i shpenzimeve nga autoritetet në Kosovë për nevojat e sektorit rrugor duhet të jetë adekuate si në kushte të totalit si dhe mirë të balancuara në mes të shpenzimeve kapitale dhe të mirëmbajtjes. Një analizë e boshllëkut financues për shpenzimet e rrjetit të rrugëve lokale është më e vështirë, si rezultat i mungesës së të dhënave të disponueshme si në kërkesat e shpenzimeve të lidhura me rrugët hyrëse të pashtruara ashtu dhe ndarjen e shpenzimeve të buxhetuara komunale në mes të shpenzimeve kapitale dhe aktuale. Duket e mundshme se problemet e nën-financimit dhe mos-alokimit të ngjashëm me ato në nivele të MTPT-së dhe rrjetës kryesore dhe regjionale të rrugës janë prezentë në nivel të komunave dhe nën-rrjetës lokale të rrugëve. Të hyrat nga taksat aktuale të përdoruesve të rrugëve akcizat, taksat doganore dhe TVSH në karburante, tatimi i regjistrimit të automjeteve dhe gjobitjet në trafik kanë kontribuar në mënyrë të dukshme në BKKnë vjetore. Një mundësi për ngritjen e të ardhurave buxhetore të financimit për shpenzimet e sektorit të transportit është orvatja që të rritet ky kontribut. Dy mundësi politike janë hulumtuar në këtë aspekt. E para është imponimi i një tatimi shtesë për karburante prej 0.01 për litër të benzinës dhe 0.06 për litër dizel, duke njohur dëmet mjedisore dhe sociale të shkaktuara nga llojet e automjeteve që përdorin këto lloje të karburanteve. Është vlerësuar që këto detyrime do të rriteshin për rreth 15milion në vit. Mundësia e dytë propozuar për komunat me rajone urbane është që të ndjekin shembullin e Prishtinës dhe të prezantojnë pagesat për parkimin në-rrugë, çka mund të rezultoi me deri në 0.5 milion 0.5 në vit për secilin qytet. Autoritetet në Kosovë megjithatë duhet të marrin parasysh këtë mundësi për të tentuar që të rrisin të hyrat nga vet sektori rrugor. Efektet e rendit të dytë të mundësive të analizuara do të kërkonin vlerësim. Për shembull të dy mundësitë do të rritnin shpenzimet e biznesit në Kosovë. Për më tepër duke marrë parasysh madhësinë e vogël të Kosovës dhe kufijtë e hapur, efektet e ndryshimeve në tatimet e karburanteve dhe regjistrimit të automjeteve duhet të konsiderohen në kontekst rajonal: duhet të kihet parasysh se mundësitë që blerja e karburanteve dhe shërbimet e transportit mund tu ndërrohet drejtimi në autoritetet fqinje, ose do të ketë rritje në tregtinë joformale të karburanteve. Kufizimet fiskale në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës do të thotë që Qeveria është duke u munduar që të përfshij sektorin privat në zhvillimin e sektorit të transportit në Kosovë në partneritet publik-privat. Ndërsa, në shikim të parë, këto operime duket të jenë atraktive për Qeveritë e kufizuara në aspektin fiskal, mungesa e investimeve publike nuk është një justifikim i arsyeshëm për përdorimin e këtyre qasjeve. Një shikim i statistikave kryesore 2007 2003 2004 2005 2006 Jan. Shk. Mars BPV (% ndrysh) -0.1 2.1 0.3 3...... Papunes. Regjistruar 282.3 302 319.7 326 327.6 330.2 331.1 CPI (ESK) 1.2-1.1-1.4 0.6 Bilanci fiskal ( mn) 62.6-134.3-57.7 76.5 43.7 108.6 114.1

Eksportet ( mn) 35.6 56.5 48.9 79.2 1.4 7.3 17.4 Importet ( mn) 973.1 1,063.20 1,180.00 1,314.60 79.6 187.5 308.30 Shënim: Bilanci fiskal mujor, shifrat e eksportit dhe importit janë jo-kumulative. ESK (CPI) është % e ndryshimeve nga viti në vit (p.sh.tet 2004 është ndryshim nga Tet 2003 në Tet 2004) Papunësia e regjistruar në mijëra. Burimi: BPK, ESK, MEF, Zyra për Punësim e Kosovës dhe vlerësimet e personelit të FMN-së Këto lloje të qasjeve, nëse do të ishin të përshtatshme, kërkojnë fillimisht një projekt të zbatueshëm ekonomik dhe financiar. Së dyti, kërkojnë një investitor të përshtatshëm për mjedisin, duke përfshirë stabilitetin politik, udhëheqjen e mirë politike, një histori të shërbimeve të rregullta të pagesave dhe të borxheve, politika të mira makroekonomike, një valutë të konvertueshme, sundimin e ligjit dhe një shkallë të lartë të transparencës, bashkë me një kornizë qartë të definuar të institucionale për Partneritetet Publike Private. Gjithashtu, tenderët e hapur dhe konkurrues janë një kusht i domosdoshëm për sigurimin e alokimeve efikase dhe përdorimin e resurseve të pakta publike. Është vendimtare që korniza, ose seksione individuale të forcohen para projekteve të kësaj natyre ose rezultati siç është dëshmuar në rajon do të jetë një vlerë e dobët për mjetet e paguara, përfshirje e madhe qeveritare dhe përgjegjësi të konsiderueshme të varur. MTPT-ja aktualisht është duke pranuar ndihmë teknike, të financuar nga Ndërmarrja Këshilluese për Infrastrukturë Publike-Private (PPIAF) për të hulumtuar mundësitë për Partneritetet Publike-Private (PPP) në sektorin rrugor, dhe rezultatet fillestare nënvizojnë nevojën për kujdes. Pasi që të hyrat dhe gatishmëria për të paguar shoferët është më e ultë se sa në disa nga shtetet fqinje ku këto qasje përdoren aktualisht, një koncesion bazuar në taksa dhe i operuar vetëm në kushte komerciale nuk është real në afat të mesëm. Është vendimtare që qasje të tilla të avancohen brenda një politike dhe strategjie të fortë sektoriale, që tregojnë prioritetet përgjatë sektorit, dhe i rangojnë këto prioritete sipas burimeve të disponueshme. Informata shtesë janë në dispozicion sipas kërkesës. Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni Shpend Ahmeti (sahmeti@worldbank.org), Edon Vrenezi (evrenezi@worldbank.org), Flora Kelmendi (fkelmendi@worldbank.org) ose Vito Intini (vintini@worldbank.org) në Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë në (381-38) 249-459. Konkludimet, interpretimet dhe rezultatet e paraqitura në këtë udhëzim anë në tërësi të autorëve. Ato nuk e përfaqësojnë në mënyrë të domosdoshme opinionin e Bankës Botërore, Drejtorëve saj Ekzekutiv ose të shteteve që ato përfaqësojnë.