PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

Similar documents
PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR PAJISJET NËN PRESION

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Konkursi i vizatimit për kalendarin e PROGRESit Evropian për vitin 2018 Projekti im më i preferuar evropian

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

Bachelor (studime themelore)

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR KINEMATOGRAFINË

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

V E N D I M Për miratimin e Planit Rregullues Urban për Varrezat e Qytetit të Prizrenit

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

ENT OF KOSOVA MINISTRY. Fusha RËS

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

EDUKATË QYTETARE HYRJE

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

REPUBLIKA E KOSOVËS Komuna e Prizrenit Kryetari i Komunës Nr. 01/ Më

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

~I ~n ~II ~mm ~II~

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Programi Arsimor i Individualizuar Kalimtar (IEP)

Program Edukimi I Individualizuar

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Vlerësimi i performancës

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Raport Final i Vlerësimit

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale. Ligji për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS DORACAK PËR QEVERISJEN E ARSIMIT NË KOMUNA

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme

PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIR ATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS PËR FARËRAT NË KOSOVË

R E F E R A T R E C E N Z I O N

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji Nr. 02/L-67 PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK Kuvendi i Kosovës, Në bazë tё Kreut 5.1 (e) dhe 9.1.26 tё Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjes tё Përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001), me qëllim të krijimit të infrastrukturës ligjore pёr zhvillimin e veprimtarisë sё botimit të teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrёs shkollore dhe tё dokumentacionit pedagogjik, Miraton: LIGJIN PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Përkufizimet Teksti shkollor për shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe për shkolla të mesme të larta është libër themelor dhe i obligueshëm që shërben si mjet themelor dhe burim i dijes për fushën e caktuar dhe me përdorimin e të cilit arrihen objektivat edukativoarsimorë të përfshira në plan dhe program mësimor. Teksti shkollor është i hartuar në bazë të planit dhe të programit mësimor dhe i formësuar në pikëpamje didaktike, duke marrë parasysh aftësitë psikofizike të nxënësve dhe veçoritë e lëndës mësimore. Mjetet mësimore janë mjetet e ndryshme teknike, modelet, objektet natyrore materialet grafike, hartat gjeografike, hartat historike etj. të cilat shfrytëzohen si burime të njohurive dhe që mundësojnë që nxënësi të kuptojë dukuritë natyrore dhe shoqërore, proceset, objektet etj. Mjetet mësimore duhet t i përshtaten moshës së nxënësve, në pajtueshmëri me përmbajtjet konkrete, me qëllimet, detyrat dhe objektivat e lëndës përkatëse. Lektyra shkollore përfshin libra të cilat duhet të lexohen për një kohë të caktuar për një vit shkollor.

Dokumentacioni pedagogjik është emërtimi i dokumentacionit të cilin shkolla është e obliguar ta mbajë në pajtim me aktet ligjore. Dokumentacionin shkollor e përbëjnë: libri i klasës, libri amë, libri për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë, llojet e ndryshme të dëftesave dhe të diplomave për kryerjen e shkollës fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë, librezat, planet dhe programet mësimore, planet dhe programet e arsimtarëve etj. Autori është personi fizik apo juridik që krijon, realizon një tekst shkollor dhe një mjet mësimor, i cili botohet në formë të shtypur apo elektronike. Recension ёshtё vlerësimi kritik me shkrim për një tekst shkollor, njё vepër artistike, njё punim shkencor. Botuesi është personi juridik, i cili boton dorëshkrimet e autorëve, duke realizuar tërë procesin e botimit të teksteve shkollore, të mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik. Shpërndarësi është person juridik, që blen dhe shet me shumicë tekstet shkollore dhe mjetet mësimore. ISBN-ja ёshtё shenja dalluese e teksteve dhe librave me qëllim tё mos lejimit tё kopjimit dhe keqpërdorimit tё tyre. Ky ligj ka për qëllim: Neni 2 Qëllimi 1. Përcaktimin e parimeve dhe të normave themelore për zhvillimin e veprimtarisë së botimit të teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik. 2. Përcaktimin e konceptit tekst shkollor, mjet mësimor, lektyrë shkollore dhe dokumentacion pedagogjik dhe rregullimin e kushteve të hartimit, lejimit dhe të botimit të tyre. 3. Përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të MASHT-it, tё autorit dhe të botuesit. 4. Krijimin e kushteve për konkurrencë të lirë për hartimin dhe botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës dhe të dokumentacionit pedagogjik. Neni 3 Kërkesat që duhet t i përmbushin tekstet shkollore, mjetet mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik 3.1. Tekstet shkollore, mjetet mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik i përmbushin kërkesat edukative, shkencore, pedagogjike, psikologjike, didaktiko-metodike, etike, gjuhësore, artistike dhe teknike në pajtim me standardet dhe me objektivat e planeve dhe të programeve mësimore. 3.2. Nuk lejohen tekstet shkollore, mjetet mësimore, lektyrat shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik që bëjnë propagandë kundër Kosovës, që cenojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe që nxisin urrejtje politike, nacionale dhe fetare. 2

3.3. Nё mёsimin parashkollor, në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta përdoren tekstet shkollore, mjetet mësimore, lektyra shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik i lejuar nga MASHT-i. 3.4. Lektyra shkollore zgjidhet në përputhje me planin dhe me programin mësimor. Neni 4 Procedura e hartimit dhe e botimit 4.1. Tekstet shkollore i hartojnë specialistët e lëndëve mësimore sipas konkursit të shpallur nga MASHT-i dhe porosisë së shtëpisë botuese. 4.2. Procedurën e hartimit dhe të botimit të teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik e mbikëqyr Këshilli i Ekspertëve i Programeve dhe i teksteve shkollore i MASHT-it. 4.3. Recensentët bёjnё vlerësimin kritik me shkrim pёr një tekst shkollor, njё vepër artistike, një punim shkencor para botimit tё tyre. II. VLERËSIMI DHE LEJIMI I TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE DHE DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK Neni 5 Konkursi 5.1. MASHT-i shpall konkurs publik për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, dhe të dokumentacionit pedagogjik sipas planeve dhe programeve mësimore. 5.2. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjitha shtëpitë botuese të regjistruara që merren me botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik. 5.3. MASHT-i përsërit konkursin në rast tё mos suksesit të konkursit të parë. Neni 6 Vlerësimi i dorëshkrimeve 6.1. MASHT-i vlerëson dorëshkrimet anonime të teksteve shkollore, mjeteve mësimore dhe dokumentacionit pedagogjik nё pajtim me nenet 7, 8 dhe 9 tё këtij Ligji 6.2. Dorëshkrimet anonime të teksteve shkollore shtëpitë botuese i dorëzojnë në MASHT, kurse recensentёt i marrin dorëshkrimet me shifra. 3

Neni 7 Recensentët për vlerësimin e dorëshkrimeve 7.1. MASHT-i cakton recensentë për vlerësimin e dorëshkrimeve të arritura në konkurs. 7.2. Recensentët për vlerësimin e dorëshkrimeve të një teksti shkollor përbëhen së paku nga tre ekspertë të caktuar nga MASHT-i, njohës të lëmit përkatës. 7.3. Emrat e recensentëve nuk bëhen publik derisa të shpallen rezultatet e konkursit. 7.4. Çdo recensentë vlerëson dorëshkrimin e tekstit në bazë të këtyre kritereve: a.) përputhjen e përmbajtjes me qëllimet, objektivat dhe me standardet e planit dhe të programit mësimor; b.) zbatimin e metodologjive të reja të mësimdhënies dhe mësim nxënies; c.) shoqërimin e përmbajtjes dhe të ilustrimeve me aparaturë të përshtatshme didaktike, duke ofruar material për punë të pavarur dhe krijuese dhe d.) përshtatjen e gjuhës së tekstit me moshën e nxënësve për të cilët është shkruar teksti shkollor. Neni 8 Zgjedhja e dorëshkrimeve 8.1. Recensentët janë të pavarur në punën e vet. 8.2. Recensentët mund të propozojnë një ose më tepër dorëshkrime për botim, duke siguruar burime alternative të informacionit dhe duke u ofruar shkollave mundësinë e zgjedhjes së lirë nga mësimdhënësit të tekstit që dëshirojnë të përdorin. 8.3. Secili recensentë është i obliguar që vlerësimin e vet ta japë në formë të shkruar me arsyetime të argumentuara në afatin e caktuar nga MASHT-i. 8.4. Nëse recesioni nuk është i shkruar sipas Udhëzimit Administrativ të lëshuar nga MASHT-i, për vlerësimin e dorëshkrimeve, konsiderohet i pavlefshëm. 8.5. Nëse recensenti nuk e dorëzon brenda minimumit të kohës prej 30 ditësh, MASHT-i do ta zëvendësojë atë me një recensent tjetër. Neni 9 Vendimi për botim 9.1. Dorëshkrimet e dorëzuara në konkurs të vlerësuara pozitivisht nga recensentët, fitojnë të drejtën për botim. 9.2. Vendimin për lejimin e botimit të tekstit e lëshon MASHT-i. 4

III. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E BOTUESIT Neni 10 Të drejtat e botuesit 10.1. Botuesi ka të drejtë të bëjë ankesë nëse dorëshkrimi i dorëzuar për konkurs vlerësohet negativisht nga juria profesionale. 10.2. Ankesa i drejtohet Komisionit për Ankesa në MASHT në afatin prej 15 ditësh pas kumtimit të rezultatit të vlerësimit të dorëshkrimit. 10.3. Mënyra e themelimit dhe procedura e vendim marrjes të këtij Komisioni do të rregullohet me akte nënligjore. Neni 11 Obligimet e botuesit 11.1. Botuesi boton tekstin e lejuar për botim. 11.2. Botuesi shtyp në tekstin shkollor, mjetet mësimore dhe dokumentacionin pedagogjik emrat e autorit, redaktorit, recensentëve, ilustratorit, lektorit dhe të redaktorit teknik e artistik, vitin dhe numrin rendor të botimit, shenjën kualifikuese, tirazhin, çmimin, kodin, datën dhe numrin e lejimit të dhe ISBN-në. 11.3. Botuesi nxjerr në shitje tekstin shkollor sё paku njё muaj para fillimit të vitit shkollor. 11.4. Botuesi shtyp aq kopje sa t i plotësojë të gjitha kërkesat e nxënësve. 11.5. Botuesi i dërgon MASHT-it nga gjashtë kopje të çdo teksti shkollor, mjeti mësimor dhe të lektyrës shkollore. IV. PËRDORIMI I TEKSTEVE SHKOLLORE Neni 12 Katalogu MASHT-i publikon dhe shpërndan për çdo vit katalogun e teksteve shkollore, në të cilin përfshihen: lloji i shkollës, klasa, emrat e autorëve, titujt, lënda dhe klasa për cilën është lejuar, botuesi dhe çmimet e shitjes. Neni 13 E drejta e mësimdhënësit për përdorimin e tekstit në shkollë 13.1. Mësimdhënësi ka tё drejtё tё zgjedhё përdorimin e tekstit shkollor nё pajtim me nenin 12 tё këtij Ligji. 13.2. Teksti i zgjedhur nga mësimdhënësi dhe i miratuar nga këshilli i shkollës përdoret deri në fund të vitit shkollor. 13.3. Mësimdhënësi ka të drejtë të përdorë literaturë plotësuese, që përputhet me planin dhe programin e lëndës. 5

V. DISPOZITA NDËSHKUESE Neni 14 14.1. Personi juridik që i shfrytëzon librat shkollorë dhe dokumentacionin pedagogjik në kundërshtim me nenin 3 të këtij ligji, dënohet për kundërvajtje me të holla prej 1.000 deri në 5.000. 14.2. Personi fizik nё cilёsinё e udhëheqësit tё institucionit që i shfrytëzon librat shkollor dhe dokumentacionin pedagogjik në kundërshtim me nenin 3 të këtij ligji, dënohet për kundërvajtje me të holla prej 500 deri në 1.000. 14.3. Ndaj botuesve dhe individëve që shpërdorojnë emrin e MASHT-it, duke botuar tekste shkollore, mjete mësimore dhe dokumentacion pedagogjik pa autorizimin e saj, MASHT-i ngrit aktpadi në gjykatën kompetente. 14.4. Botuesit dhe individët ndaj të cilëve është marrë vendim i formës së prerë pas përfundimit të procedurës penale për shkak të veprave që kanë të bëjnë me botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lekturës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik nuk kanë të drejtë të konkurrojnë me dorëshkrime në konkurset e MASHT-it dhe as të marrin leje botimi për asnjë tekst shkollor, mjet mësimor, lektyrë shkollore apo dokument pedagogjik. 14.5. Shumat e dënimeve të parapara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni do të derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. VI. HYRJA NË FUQI Neni 15 MASHT-i për zbatim të këtij ligji në afat prej gjashtё muajsh nga dita e hyrjes në fuqi duhet të nxjerrë aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. Neni 16 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nё Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. Ligji Nr. 02/L-67 29 qershor 2006 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolё Berisha 6