VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Similar documents
SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Komentar i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. përgatitur për...

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Të drejtat e njeriut në Kosovë

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Manuali për provim pranues

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian. Profesor Klaus-Diter Borçard

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

LIRIA E TË SHPREHURIT DHE LIRIA E MEDIAVE

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

Zhvillimet politike në Kosovë

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Dy fjalë në shenjë falënderimi

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Edukimi për demokraci

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Koncepti i Republikës Islamike të Iranit

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Fletore e Demokracisë. Etika dhe Zgjedhjet

PLATFORMË PËR BASHKIM, ZHVILLIM DHE INTEGRIM BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

I LIGJIT PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

Lënda arkivore private në Kosovë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

EDUKATË QYTETARE HYRJE

II. Mbi Mekaniken Qeverisese.

Speci Shqipëri

3 / ACTA SCIENTIARUM

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

oto FEMRAT & QEVERISJA

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

SHËRBIMET VENDORE DHE KOMUNITETI LGBT NË SHQIPËRI

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Transcription:

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta e Kosovës ofron një analizë mbi atë se çfarë janë vlerat, si kuptohen ato, kush i krijon ato, nga kush gjykohen, cilat shoqëri dhe si i pranojnë ato. Gjithashtu, analizohen dhe faktorët të cilët ndikojnë në transformimin e këtyre vlerave duke vënë në pah se përmes tyre bëhen edhe ndryshimet në formacionet shoqërore. Kalimi i shoqërive në situata të caktuara ndikon edhe përcaktimin e tyre karshi vlerave. Vlerat të quajtura si pozitive, janë të vetmet mbi të cilat janë radhitur shoqëritë në kohë dhe hapësira të caktuara. Ato kanë qenë dhe mbetën norma përgjithësisht të pranuara mbi bazën e të cilave janë bërë gjykimet moralizuese, dhe jo vetëm. Ashtu siç do të shihet, mbi bazën e këtyre vlerave janë transformuar shoqëritë deri në masën sa përmes paraqitjes së kushtetutave të shkruara, të cilat kanë qenë derivat pikërisht i mendimeve për këto parime, ato janë sanksionuar dhe janë bërë normë universale. Kosova, si të gjitha vendet moderne ka përqafuar modelin demokratik të qeverisjes së saj. Në aktin e saj më të lartë juridik ajo ka sanksionuar në nivelin më të lartë hierarkik vlerat pozitive, duke i dhënë epitetin e parimeve mbi të cilat ndërtohet fryma dhe identiteti kushtetues i vendit. Ato vlera reflektojnë dhe i përshtaten gjendjes shoqërore nëpër të cilën ka kaluar populli i saj. Fjalë kyçe: Vlera, Kushtetuta e Kosovës Gjendje Shoqërore, Vlera Kushtetuese, 173

Phd. Cand. Zahir ÇERKINI 1. Shqyrtime të përgjithësuara të idesë Antagonizma mes vlerës dhe jo-vlerës përherë ka drejtuar të kuptuarit moral mbi botën dhe shoqërinë njerëzore. Moralizimi ka shoqëruar gjithmonë këto dy kategori shoqërore: mendimi se gjithçka që është vlerë është e moralshme ka qenë i pranishëm që nga koha ku zë fill trajtimi i këtij problemi e gjerë në ditët e sotme. Kundruall këtij mendimi ka qëndruar përherë jo-vlera me të pa moralshmen. Andaj, i lehtë është përfundimi se vlera dhe morali janë kategori sinkrome, të tilla i ka radhitur universalizmi i mendimit shoqëror ndonëse, vlera ka një kuptim më të gjerë se morali, ajo përfshinë edhe atë. Por, përcaktimi i vlerës, krijimi, gjykimi dhe pranimi i saj ende paraqesin problem për teoricientët e fushës. Një gjë është e qartë se vlerat përgjithësisht pranohen si një e mirë e rëndësishme që sjellë dobi për shoqërinë. Ato mund të jenë gjësende, raporte, gjendje të cilat ndikojnë pozitivisht në interesin e përgjithshëm. Ato janë të lidhura me kënaqësinë (por jo në çdo lloj të saj) 1. Jo-vlerat (anti-vlerat), janë cilësuar si të tilla ngase në një kohë të caktuar, në një gjendje të zhvillimit shoqëror nuk kanë shfaqur kënaqësi për individin apo për interesin e përgjithshëm 2. Mënyra e krijimit të tyre dhe në veçanti kush janë subjektet që i krijojnë ato, paraqesin pyetjen më të madhe për këtë problematikë e cila quhet vlerësimi i vlerave. A janë vlerat kategori subjektive që i përkasin individëve ku krijimin dhe gjykimin për të i bëjnë secili në egon e tij? Apo, vlerat janë kategori objektive të cilat krijohen, gjykohen dhe i përkasin shoqërisë (apo një grupi shoqëror 3 )? Këtyre dy pyetjeve shpejgim i japin dy teori: E para, ajo që quhet teoria e aksiologjisë subjektiviste (subjektivizmi aksiologjik 4 ), thekson se vlerat janë kategori subjektive, ato nuk tejkalojnë individin 5. Ato krijohen, gjykohen dhe pranohen nga ana e individëve dhe ju përkasin vetëm atyre. Aksiologjia objektiviste (objektivizmi aksiologjik 6 ) 1 Reshat Qahili, ETIKA, Etika dhe Shkenca, Tetovë 2015, fq. 48. 2 Po aty, fq.49. 3 Grupi shoqëror, si pasojë i faktorëve të ndryshëm është kuptim më i ngushtë sesa shoqëria. Për këtë shih çasjen e Herbert Spenser në Herbert Spencer The Principles of Sociology Vol.1, 1989, marrë në: http://oll.libertyfund.org/titles/spencer-the-principlesof-sociology-vol-1-1898#lf1650-01_label_299, dhe Herbert Spencer The Social Organism First published in The Ëestminster Revieë for January, 1860, marrë në file:///c:/users/kobitpc/doënloads/the-social-organism.pdf, vizituar për herë të fundit më 24.04.2016. 4 Me përfaqësues Pitagorën, Hjumi, Hajdegeri, Kanti, etj. 5 Reshat Qahili, vep. e cit. fq. 50. 6 Me përfaqësues Platonin, Dyrkemin, Lockun, Shelerin, etj. 174

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS është teoria e kundërtë me të parën sipas të cilës vlerat janë dhe i përkasin objektivës. Ato nuk kanë të bëjnë me individin 7. Zhvillimi shoqëror dhe kalimi i shoqërisë nëpër gjendje të ndryshme pa-dyshim se ka determinuar edhe përcaktimin e vlerave. Këto gjendje janë caktuar nga faktor të ndryshëm shoqëror, ekonomik, politik. Andaj, vlerat janë krijuar, gjykuar dhe pranuar në varësi të gjendjes gjë që lë hapësirë për të kuptuar se është vështirë të përcaktohen se çka mund të jetë vlerë absolute për shoqërinë. Përjashtimisht nga ky rregull, vlerat, siç janë e vërteta, liria, pavarësia, barazia, autonomia e personaliteti, trimëria, urtësia, drejtësia, morali, e bukura, të arriturat kulturore etj. janë vlera pozitive 8 Këto vlera janë të pranuar nga të gjitha shoqëritë dhe mund të cilësohen si vlera absolute. Në përputhje me këtë cilësim janë krijuar rende të ndryshme shoqërore dhe politike si skllavopronaria, feudalizmi, totalitarizmi, demokracia. Këto formacione, mbi të gjitha janë diferencuar nga njëra tjetra mbi dy vlera pozitive: lirinë dhe barazinë, pavarësia si vlerë, arrihet atëherë kur realizohen dy të parat. Në skllavopronarizëm, liria dhe barazia kanë qenë jo-ekzistente për një shtresë të shoqërisë. Mbi bazën e këtyre dy vlerave janë ndarë njerëzit në të lirë dhe skllevër. Feudalizmi konsiderohet të jetë fazë më e avansuar e zhvillimit njerëzor në të cilën individët nga joliria dhe pa-barazia e skajshme, fillojnë të transformohen në të lirë ose gjysmë të lirë, përjashtimisht fazës së fundit të këtij formacioni shoqëror. 1.1. Qasje historike mbi vlerat pozitive: paraqitja e vlerave kushtetuese Kuptimi i vlerave të quajtura pozitive fillon të bëhet më absolut në kohën kur shoqëria vendosë që ato të mbrohen nga ana e një aparati të organizuar që quhet shtet. Kështu, që nga idetë e Rusoit, Lokut e Monteskieut mbi organizimin e shoqërisë, e deri tek imperativizmi kategorik i Kantit, sipas të cilës njerëzit sillen në përputhje me një rregull morale, me një udhërrëfyes të pranuar universialisht 9, pra me atë që quhet ligj, kuptimi për vlerat si liria, barazia dhe pavarësia filloj të normohet me akte juridike. Akte të cilat janë nën mbrojtjen e shtetit. Idetë iluministe, në veçanti të autorëve të lartëpërmenduar kanë dërguar deri tek hartimi i normave juridike me fuqi të lartë juridike dhe me rol themelor për shtetin. Bëhet fjalë për paraqitjen e kushtetutave të para të shkruara të cilat, në fakt, në përputhje me kërkesat e shoqërisë përballë lirisë dhe barazisë si vlera, të 7 Reshat Qahili, vep. e cit. fq. 50. 8 Po aty, fq. 48. 9 Imanuel Kant, Themelimi i Zakoneve shoqërore, Tiranë, 2004, fq. 103-104. 175

Phd. Cand. Zahir ÇERKINI proklamuara nga mendimtarët e shek. XVIII, respektivisht përfaqësuesit e teorisë së kontratës shoqërore dhe të drejtës natyrore në përpjekjet e tyre për të kufizuar pushtetin mbretëror dhe bartur sovranitetin nga mbreti tek populli 10, paraqesin normimin më të lartë juridik dhe njëherit vetëdijën universale të pranimit të këtyre vlerave. Paraqitja e kushtetutave të shkruara ndryshon kahjet e zhvillimit shoqëror në aspektin e krijimit të vlerave si liria, barazia dhe pavarësia. Me anë të tyre, mbrojtja që i bëhet këtyre vlerave arrinë kulmin në kuptim të instrumentit dhe mekanizmit mbrojtës. Koncepti i kushtetutës ka ekzistuar që nga Aristoteli sipas të cilit kushtetuta paraqet përcaktim të synimit shtetëror 11, por në kuptimin e përcaktimit më të saktë të parimeve përgjithësisht të pranuara ajo vjen përfundimisht me atë që njihet si kushtetuta e parë e shkruar e shtetit të SHBA-së 1787. Duhet cekur se përcaktimi i vlerave si liria, barazia dhe pavarësia si parime kushtetuese ka ndryshuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Ato bëhen universale vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur shoqëritë vendosën që në aktet juridike të shteteve të tyre të përfshijnë këto parime si më sublimet dhe të zotohen edhe mbi bazën e akteve me karakter ndërkombëtar t i mbrojnë dhe respektojnë ato. Por, a janë respektuar nga të gjitha shoqëritë këto vlera edhe pas kësaj periudhe apo ka raste që këto janë shkelur? A ka mjaftuar vetëm hartimi i kushtetutave të shkruara për t u mbrojtur ato, apo ka raste kur me gjithë këtë fakt, vlerat si liria, barazia janë cënuar në masë të madhe? Nuk ka dyshim se këto vlera janë dhunuar në formacione shoqërore të ndryshme. Rastet më të shpeshta janë në atë që njihet si periudha e totalitarizmit në kuptimin politik që i takon botës së lindjes komuniste. Ndonëse të thirrur në liri dhe barazi, këto vende arritën që popujve të tyre t u shkaktonin vuajtje të mëdha deri në shkallën e vrasjeve 12. Andaj, liria dhe barazia kanë kuptimin e saj vetëm në ato regjime të cilat në përmbajte të tyre sigurojnë shkallë më të gjerë të veprimit të individit. Regjim i tillë i vetëm është demokracia, në të cilën individi ka rolin qëndror 13. Kjo bëhet e mundur me garantimin në nivel të normativës kushtetuese nga vendet 10 Kurtesh Saliu, E Drejta Kushtetuese, Libri I, Botimi katër, Prishtinë, 2004, fq. 65. 11 Aristoteli, Politika, fq.45. 12 Për regjimin totalitar si system politik shih në: Elda Zotaj, TRANZICIONI POLITIK DHE ROLI I TIJ NË MARRËDHËNIET E SHQIPËRISË ME BASHKIMIN EVROPIAN, Disertacion Doktorature, Universiteti i Tiranës, Instituti i Studimeve Evropiane, Shkrut, 2014: marrë në: http://shtetiweb.org/ëp-content/uploads /2014/08/Doktoratura-Elda-Zotaj-Instituti-Studimeve-Europiane.pdf, vizituar për herë të fundit më 12.04.2016. 13 Luan Omari, Shteti i së Drejtës, Botimi katër, Tiranë, 2012, fq. 285. 176

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS demokratike, në të cilat ekziston ajo që njihet si shtet i së drejtës ku demokracia ka kuptimin e saj përmbajtësor dhe, njëri nga elementet përmbajtësore është edhe respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut si vlera fundamentale të shoqërisë. Vlerat kushtetuese janë parimet mbi të cilat ndërtohet sistemi kushtetues i një vendi. Përmes forcës së normës juridike ato bëhen pjesë e pa-ndashme e identitetit kushtetues të një vendi të caktuar. Këto vlera ndikojnë në formën, përmbajtjen dhe rezultatet që i jep një kushtetutë 14. Interpretimi që i bëhet normave kushtetuese duhet të jetë në përputhje me ruajtjen e frymës së kushtetutës, e cila frymë bazohet pikërisht në këto vlera dhe parime që përbëjnë boshtin e saj. Vlerat kushtetuese përcaktohen, gjykohen dhe pranoihen sit ë tilla në varësi të gjendjeve që kalon shoqëria apo gjendjeve në të cilat orientohet një shoqëri e caktuar. Ato pra, janë produkt i rrethanave të caktuara shoqërore të cilat reflektojnë në ndërtimin e parimeve mbi të cilat ndërtohet rendi juridik (kushtetues). 2. Vlerat kushtetuese në Republikën e Kosovës Vlerat si liria, paqeja, barazia, demokracia, janë të normuara në rangun e vlerave kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Kosovës 15. Këto dhe të tjera parime të cilësuara si vlera kanë pozitë të lartë hierarkike në sistemin e parimeve në të cilat bazohet rendi kushtetues i Kosovës. Ato kanë një karakter afatgjatë dhe nuk lejohet cenueshmëria e tyre për asnjë arsye 16. Vështirë është të konstatohet fakti se si janë krijuar këto vlera në rastin e Kosovës. A janë parime të cilat reflektojnë një gjendje të shoqërisë apo janë aspiratë, orientimi mbi bazën e të cilave dëshiron të udhëhiqet shteti?! Nëse gjuha që përdorë kushtetuta është e një niveli të lartë e cila nuk përkon më gjendjen reale të shoqërisë, një gjë është e sigurt se: parimet e përdorura si vlera kushtetuese i përshtaten dhe reflektojnë gjendjen shoqërore të cilën ka kaluar shoqëria shqiptare e Kosovës. Mungesa e lirisë, 14 Gary Jeffry Jacobsohn, Constitutional Values and Principles, The Oxford Handbook of Comperative Constitutional Laë, November 2012, Introduction, marrë në: http://ëëë.oxfordhandbooks.com/vieë/10.1093/oxfordhb/9780199578610.001.0001/oxfor dhb-9780199578610-e-38, vizituar për herë të fundit më 21.04.2016. 15 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 Qershor 2008, neni 7: Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut. 16 Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Kosovës, Prishtinë 2011, fq.176. 177

Phd. Cand. Zahir ÇERKINI barazisë, sollën deri tek mungesa e paqes për një shekull të tërë. Fare mirë dihen përpjekjet shqiptare për të shpëtuar nga shkeljet sistematike të këtyre vlerave nga shteti serb në periudhën komuniste të tij. Historia e konstitucionalizmit 17 të Kosovës, është e vonshme, mu për shkak të mos repsektimit të lirisë dhe barazisë si vlera universialisht të pranuara. Në gjithë ish sistemin socialist, në kuadër të RFSJ-së, Kosova dhe populli shqiptar i saj, kishte të drejtat më të pakëta në krahasim me shtetet e tjera përbërëse të federatës 18. Lufta e fundit nw Kosovw, e ndihmuar nga NATO-ja, si pasojw e njw rezistencw tw armatosur nga populli, pwr shkak tw dwshtimit tw njw reziztencw paqwsore 19, ishte faktori kryesor i cili duke kthyer paqen, lirinë dhe barazinë, ktheu edhe dinjitetin e tërë kombit. Kjo gjendje e kaluar shoqërore, ka rritur dëshirën e kombit që përmes kushtetutës, të proklamoj, garantoj dhe mbrojë këto vlera si parime të rëndësihme kushtetuese. Identiteti kushtetues i Kosovës bazohet qartazi në këto parime dhe vlera që burojnë nga neni 7 i kushtetutës. Këto vlera dhe parimi paraqesin atë që quhet fryma e kushtetutës e cila drejtpërdrejtë ndërton identitetin kushtetues. Interpretimi i kushtetutës në përputhje me këto parime dhe vlera nënkupton vendosje të kushtetuetshmërisë përshtatshmërisht me frymën e kushtetutës. Pra fryma e kushtetutës ndërtohen nga këto vlera dhe parime gjë që më së miri bëhet e qartë në rastet e kontrollit kushtetues të amendamenteve të propozuara për ndryshim të kushtetutës që referohen nga ana e Kryetarit të Kuvendit 20 në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit në rastet që janë ngritur para saj ka përcaktuar se në procedurën e verifikimit të kushtetuetshmërisë së amendamenteve të propozuara shikohet se ato propozime a janë në përputhje me Kapitullin II, Kapitullin III dhe me frymën e kushtetutës 21. Kjo frymë (e ndërtuar mbi vlerat dhe parimet kushtetuese që burojnë nga neni 7 i kushtetutës, dhe jo vetëm) paraqet identitetin kushtetues të vendit konstatim të cilin e argumenton praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese. 17 Fjala konstitucionalizëm nënkupton lëvizjen e tërë për miratimin e kushtetutës së shkruar dhe kufizimin e mbretit: Kurtesh Saliu, vep. e cit. fq. 91. 18 Vërejtje: Për historikun e konstitucionalizmit kosovar, dhe në këtë rrjedhë edhe të lirive dhe të drejtave të njeriut, shih: Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetuese i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2011, kapitullin I; Ejup Statovci, Të drejtat, Liritë e Njeriut dhe Skllavërimi, Bota e Re, Prishtinë, 1999. 19 Oliver Jens Schmitt Kosova-Histori e Shkurtër e një Treve Qendrore Ballkanike, Prishtinë 2012, fq.258. 20 Kushtetuta e Repulikës së Kosovës, Qershor 2015, neni 113.9. 21 Shih rastet e vlerësimit të kushtetuetshmërsisë të amendamenteve të propozuaranga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës: Aktgjykim në rastin KO 38/12, (Nr.Ref.:K234/12), datë 12 maj 2012, dhe Aktygjim në Rastin KO 29/12 dhe KO 48/12 (Nr.Ref.: AGJ 284/12) datë, 20 korrik 2012. 178

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS 2.1. Disa nga vlerat kushtetuese Liria si vlerë kushtetuese: është kushti kryesor që një vend të cilësohet si demokratik. Mbijetesa e rendeve moderne kushtetuese varet nga liria si parim 22. Si vlerë universalisht e pranueshme rëndësinë e merr që nga mendimtarët iluminist. Për të pasur vlerë, liria gjithmonë mbetet si epitet i fenomeneve dhe faktorëve të ndryshëm, si e vetme ajo nuk ka kuptim. Kështu, kemi lirinë e lëvizjes, lirinë e shprehjes, lirinë e ndërgjegjes, etj. Liria, si vlerë shoqërore, në dimensionin e vërtetë të saj është vënë në pah sa herë që shoqëritë e kanë dhunuar atë. Ajo ka më shumë karakter subjektiv sesa objektiv. Në rendet kushtetuese demokratike i ipet lirisë së individit përparësi andaj, të gjithë individët lindin të lirë, dhe është merita e tyre ajo që ndryshon pozitën e tyre në shoqëri dhe jo apriori të përcaktohet ajo 23. Koncepti i lirisë është ngushtë i lidhur me barazinë si vlerë kushtetuese. Parimi i barazisë është sanksionuar në disa raste në kushtetutën e Kosovës. Barazia nënkupton një trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dallime gjinore, racore, të besimit fetar, të bindjeve ideologjike, të etnisë, para ligjit. Ky njihet si koncept i barazisë formalejuridike. Ky parim sanksionohet me paragrafin 2 të nenit 3 të kushtetutës dhe me nenin 24 të saj 24. Paralel me parimin e barazisë qëndron parimi i mos-diskriminimit i cili është ngushtë i lidhur me parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Kushtetuta e Kosovës, parimit të mosdiskriminimit i siguron një vend të rëndësishëm në veçanti kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave dhe pakicave kombëtare. Në këtë drejtim, Kosova tejkalon edhe standardet evropiane për të drejtat e pakicave ku atyre ju sigurohet një vend i veçantë në kushtetutë, respektivisht Kapitulli III i saj. 22 E. Hasani, dhe I. Cukalovic, Kushtetuta e Republikës së Kosovës -Komentar, Botimi I, Prishtinë 2013, fq. 40. 23 Shih në: F.A. Hayek, Constitution of Liberty, Chicago: University of Chicago Press, 1960: marrë në: https://books.google.com/books?hl=en&lr&id=luv22kbxctec&oi= fnd&pg=pp1&dq=hayek%2c+f.a+1960+constitution+of+liberty+&ots=6ëzo_oc0pr &sig=ne_nhbcl0b9kfv2htgqadix6u9q#v=onepage&q=hayek%2c%20f.a%201960 %20Constitution%20of%20Liberty&f=false, vizituar për kerë të fundit më 12.04.2016. 24 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Qershor 2008, nenet 3 dhe 24: Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. 179

Phd. Cand. Zahir ÇERKINI Profesor Upendra Baxi shprehet se Asnjë shprehje e kohës së fundit e historisë së njerëzimit nuk është më e përshtatshme për të bartur misionin dhe barrën e së ardhmes njerëzore sesa (shprehja) të drejtat e njeriut... dhurata më e mirë e mendimit njerëzor klasik dhe bashkëkohor. Me të vërtetë, gjuha e të drejtave të njeriut, është më e përdorshme se çfarëdo gjuhe tjetër e etikës 25. Gjuhën e të drejtave të njeriut e ka përqafuar edhe kushtetuta e Kosovës. Trajtimi i tyre në normativën kushtetuese është i një niveli të lartë dhe afirmativ. Me Kushtetutën e Kosovës, një kapitull i tërë (kapitulli i dytë i saj) u rezervua për liritë dhe të drejtat e njeriut. Shikuar nga gjithë ato që thamë (në kuptimin e përcaktimit të vlerave nga gjendjet shoqërore), nuk është e rastësishme që sanskionimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut është vendosur në kapitullin e dytë të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vendosja e këtyre kategorive juridike në rënditje para rregullimit të pushteteve, shpjegon më së miri përkushtimin që ka shteti i Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Mbase, duke qenë se si popull dhe territor kemi qenë të pushtuar për një kohë të gjatë dhe, rrjedhimisht të priviuar nga shumë liri dhe të drejta themelore, madje edhe shkelje më eklatante, Republika e Kosovës ka vendosur që të ketë në qendër të vëmendjes pikërisht repsektimin e lirive dhe të drejtave themelore, ku në këtë mënyrë arrinë të çmojë individin si epiqendër të shoqërisë dhe të rreshtohet në krah me shtetet demokratike të botës. Në këtë rrjedhë, Kosova ashtu si u vërjet, repsektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut e ka vendosur në piedestalin e vlerave të shtetit. Edhe parimi i paqes i shkon rrjedhës logjike të diskutimit, me anë të të cilit Kosova zotohet të mos krijoj konflikte dhe të gjithë frymën kushtetuese të saj, identitetin e saj kushtetues, ta jetësoj në përputhje me parimet e paqes. Këto vlera apo parime kushtetuese nuk mund të arrihen pa demokracinë si parim kushtetues dhe pa parimin e sundimit të ligjit. Demokracia nënkupton një formë të atillë të qeverisjes ku respektohen të gjitha vlerat e lartshënuara. Ky respektim nuk mund të bëhet pa sundimin e ligjit (i cili paraqitet si element i demokracisë). Si parim, sundimi i ligjit nënkupton në radhë të parë një rishikim gjyqësor të akteve të parlamentit dhe qeverisë për të verifikuar kushtetutshmërinë e tyre dhe, në anën tjetër nënkupton nënshtrimin e organeve të pushtetit ndaj rendit juridik 26. Dhe kur jemi këtu, parimi i ndarjes së pushteteve, paraqet një vlerë tjetër kushtetuese me anë të së cilës para së gjithash garantohet parimi i sigurisë 25 Wolfgang Benedek, Kuptimi i të drejtave të njeriut Manual për arsimimin për të drejtat e njeriut, Universiteti i Prishtinës, Qendra për të Drejtat e Njeriut, 2014, fq.29. 26 Kurtesh Saliu, vep. e cit. fq. 103-104. 180

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS juridike të qytetarëve duke iu shmangur arbitraritetit të pushtetit. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga parimet bazë mbi të cilin funksionon shteti i së drejtës dhe njëri nga parimet themelore mbi të cilin funksionon demokracia 27. Përmes mekanizmit kontroll dhe balancim të pushteteve, arrihet një sigurim më i madh në radhë të parë i lirisë individuale të qytetarëve dhe i barazisë së tyre ngase, siç është shprehur Monteskieu një përvojë e përjetshme tregon se çdo njeri që ka pushtet është i prirë që ta shpërdorojë atë, ai shkon deri sa të gjejë kufij Që të mos keqpërdoret ky pushtet, duhet që pushteti të ndaloj pushtetin 28. Shqyrtime përfundimtare Përcaktimi i vlerave ka qenë një proces kompleks në historinë e zhvillimit shoqëror. Ato kanë ndryshuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Moralizimi i vlerave ka qenë tipari kryesor i shoqërive. Në veçanti ka qenë vështirë të caktohet krijuesi i tyre, gjykuesi i tyre dhe në fund fare kush është ai që i pranon ato. Duke gjykuar se vetëm ajo që sjellë dobi është vlerë, bota ka hasur në problem të definimit të tyre dhe pranimit universal të vlerave absolute. Kjo është bërë atëherë kur vetëdija shoqërore ka vendosur që parimet e tyre morale, e për pasojë edhe vlerat, ti shndërroj në norma juridike të mbrojtura nga ana e shtetit. Vlerat të quajtura pozitive ishin ato që u pranuan edhe në aktet e para kushtetuese. Transformimi i gjendjeve shoqërore gjithmonë është bërë në përputhje me lirinë dhe barazinë si dy vlerat kryesore. Formacione të ndryshme shoqërore kanë pasur këto dy vlera si emëruesin e përbashkët mbi të cilin janë diferencuar. Sanksionimi i këtyre vlerave si parime kushtetuese paraqet shkallën më të lartë të respektimit të tyre. Edhe Republika e Kosovës ka pranuar një definim të tillë të rendit të saj kushtetues. Nuk është e rastësishme tërë kjo për faktin e gjendjes shoqërore që ka kaluar populli ynë mbi lirinë dhe barazinë si vlera njerëzore. Fryma dhe identiteti kushtetues yni ndërtohet pikërisht mbi respektimin e parimeve kushtetuese si paqja, liria, barazia, demokracia, sundimi i ligjit, etj., të cilat janë ranguar në piedestalin e vlerave kushtetuese si prijatare të udhëtimit të shoqërisë dhe kombit tonë. Rendi kushtetues i Kosovës bazohet fuqishëm në këto vlera kushtetuese, dhe çdo transformim i tyre do të cenonte rënd boshtin mbi të cilin është ndërtuar ky sistem vlerash. 27 Përparim Gruda, Ndarja e Pushteteve Analizë Kushtetuese, Prishtinë 2015, fq. 13. 28 Montesquieu, Mbi frymën e ligjeve, Luarasi, Tiranë, 2000, Libri XI. 181

Phd. Cand. Zahir ÇERKINI Phd. Cand. Zahir ÇERKINI THE FUNDAMENTAL VALUES THAT KOSOVO'S CONSTITUTION PROTECTS Abstract This article entitled The fundamental values that Kosovo's Constitution protects offers an analysis on what the values are, how are they understood, who creates them, from whom are they judged, which societies and how are they acknowledged. There are other factors analyzed as well, that impact in the transformations of these values, pointing out that through them are done the differences in social formations. The passing of the societies in certain situations affects even in their determination towards values. Values named as positive are the only ones on which the societies are listed in specific time and space. They were and still are general accepted norms on which base have been done moralizing judgments and more. As will been seen, on the base of these values are transformed societies to the extent that through the submission of written constitutions, which have been the exact source of thoughts for these principles, they are sanctioned and have become a universal rate. Kosovo, as all modern places has embraced the democratic model of its governance. In its highest legal act it has sanctioned positive values in the highest hierarchical level. Giving it the epithet of principles on which breathe and the constitutional identity of a country is build. Those values reflect and fit the social state in which Kosovo s people has gone through. Key words: Values, Social Situation, Constitutional Values, Constitution of Kosovo 182