BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Kapitulli 5: Strategjija e e-biznesit

Supply Chain Management (Menaxhimi i furnizimit zinxhir) dhe E-prokurimi

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Siguria e fëmijëve në internet

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

PROFILI I SEKTORIT TIK

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

ADMINISTRIM BIZNESI DOKUMENT PUNUES PËR REZULTAT E MËSIMIT

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Reforma e administratës publike në Kosovë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tema e disertacionit

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Menaxhimi i Performancës

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Rrjetet Kompjuterike: Koncepte të përgjithshme. nga Bekim Dauti

Kontabilisti në biznes Accountant in business

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

SPECIALE #TURIZËM #UDHËTIME #TEKNOLOGJI #INOVACION #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

THE GLOBAL LANGUAGE OF BUSINESS. Industria e ushqimeve të freskëta

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Kostoja e ciklit të jetës

Speci Shqipëri

Takimi i tretë i ekipës për menaxhim të projektit për zvogëlim të pagesave në para të gatshme në Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Sisteme informacioni të menaxhmentit

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Parathënie Mirënjohje Shkurtime

P11. Analizat e biznesit Business Analysis. Zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Punoi: Blenard Xhaferaj. The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

Tregu i Konsulencës në Kosovë

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

TEB Sh. A Kosovë 2015 Raporti vjetor Raporti vjetor. TEB SH. A, Kosovë. Faqet

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

Bankieri. Drejt një ekonomie jo cash. Botim Nr. 28. Korrik 2018

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

Transcription:

Edmond Beqiri & Ermira Kelmendi & Napolon Beqiri - Bileta elektronike dhe modeli i Sistemit të informacionit për rezervimin online BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE Edmond Beqiri 1, ebeqiri@dukagjinicollege. eu Ermira Kelmendi 2, ermik86@hotmail. com Napolon Beqiri, napolonb64@gmail. com Abstrakt Bota gjithnjë e më shumë po përballet me digjitalizimin e sferave të ndryshme të jetës apo me shtimin e parashtesës e pranë shumë gjërave që në botën e vjetër ishin ndryshe. Tani gjithnjë e më shumë po dëgjojmë për ebiznesin, e-tregtinë, e-qeverisjen e të tjera ndërsa që për dit e më shumë po e shohim se gjithnjë e më shumë gjëra sot po bëhet me përdorimin e kompjuterit dhe internetit. Përdorimi i teknologjive të reja dhe zhvillimi i hovshëm i internetit ka bërë që një e të paraqitet edhe para biletave tradicionale duke i shndërruar ato në e-bileta apo bileta të rezervuara me anën e Internetit. Fjalet kyç: Teknologjia, Informacioni, Bileta, Rezervimi, Turizmi, Interneti, e-biznesi, Hyrje Sidomos tek njerëzit të cilët udhëtojnë shumë kalimi nga biletat tradicionale të siguruara përmes agjencive turistike tek biletat që tani mund të rezervojnë vetvetiu ka lënë shumë mbresa për shkak të lehtësisë me të cilën ata tani mund të bëjnë jo vetëm rezervimin e ndonjë ulëse në aeroplan por edhe të bëjnë ndryshime në çast të fundit të itinerarit të udhëtimeve të tyre. Biletat elektronike nuk janë shumë të ndryshme nga ato tradicionalet madje kur pasagjeri shtypë një biletë të rezervuar me anë të internetit ajo pothuajse ka të njëjtën vlerë sikurse edhe bileta tradicionale madje është më e mirë për shkak të faktit se edhe po të humbet thjesht mund të shtypim një kopje të tjetër të saj. Është kjo në mënyrë definitive një gjë që në ardhmen do të përdoret dhe avancohet gjithnjë e më shumë kështu që punimi në këtë temë ishte një kënaqësi e vërtetë, sidomos pjesa e fundit ku kam prezantuar edhe procedurën e rezervimit të biletave online pranë kompanisë ajrore të Kosovës. 1 Prof. Dr. Edmond Beqiri është Rektor në Kolegjin Evropian Dukagjini 2 Ermira Kelmendi është kandidate për Master në Kolegjuin Evropian Dukagjini 37

1. Roli i Teknologjisë së informacionit në biznesin bashkëkohor Teknologjia informative gjeneron ndryshime fondamentale në natyrën dhe aplikimin e teknologjisë në biznes. Teknologjitë e komunikimit të informatave (ICT) mund të jenë vegël e fuqishme strategjike dhe taktike për organizatat e ndryshme, të cilat, nëse aplikohen dhe përdoren siç duhet, mund të sjellin avantazhe të mëdha në promovimin dhe forcimin e aftësisë së tyre konkurruese. Në vitet e fundit zhvillimet rreth teknologjisë së informacionit kanë pasur pasoja të ndryshme mbi veprimin, strukturën dhe strategjinë e shumë organizatave. Aftësitë garuese të ekonomive të së ardhmes, në masë të madhe, do të varen nga zhvillimi dhe aplikimi i këtyre teknologjive. Proliferimi i WWW 3 detyroi shumicën e organizatave të bëjnë ri-inxhinierimin e mënyrës në të cilën bëjnë biznes dhe se si mund të bëjnë ri-inxhinierimin e proceseve të biznesit. Pasi që bizneset mund të bashkëveprojnë më me sukses, bizneset më kompetente u bënë digjitale dhe të rrjetëzuara, duke u përballur me një varg të tërë të mundësive dhe sfidave të reja. Revolucioni i e-bizesit 4 është i dukshëm në nivel global, edhe pse niveli i suksesit shpesh varet nga një varg i gjerë i faktorëve lokal. Ka shumë shembuj me të cilët mund të ilustrohet se teknologjia është në gjendje që plotësisht të ndryshojë mënyrën në të cilën bëhet biznes. TI kontribuon në efikasitetin, produktivitetin dhe përmirësimi i aftësive garuese të sistemeve e brendshme të organizatave dhe ato në mes të organizatave të ndryshme. Marrëdhënia në mes të teknologjisë së informacionit dhe përparësive garuese dhe efikasitetit është ende e paqartë. Edhe pse ekziston një marrëdhënie indirekte në mes të teknologjisë së informacionit dhe profitabilitetit, është e vështirë që të kuantifikohet dhe gjeneralizohet. Sidoqoftë, ka dëshmi se menaxhimi i mirë i teknologjisë së informacionit mund të gjenerojë vlera të hatashme për një organizatë. Teknologjia tashmë ka revolucionarizuar një varg të gjatë të funksioneve duke përfshirë funksionet e biznesit, monitorimin e jashtëm hapësinor, komunikimin me partnerë dhe në masë të madhe edhe me konsumatorët. Qëllimet e qarta strategjike dhe përkushtimi janë parakushte për zhvillimin e një strategjie të mirëfilltë të e-biznesit dhe zhvillimin e ueb faqeve dhe zgjidhjeve të tjera teknologjike. Interneti është një nga zhvillimet më të fundit në transferimin e komunikimit dhe informatave. Konsiderohet aset i teknologjisë për shkak të mundësisë që ka për të shpërndarë sasi të mëdha të informatave me shpejtësi dhe efikasitet tek të gjitha llojet e pjesëmarrësve, duke përfshirë punëtorët, klientët, aksionarët dhe furnizuesit. Sot, interneti është më i hapur dhe më pak i kushtueshëm se që ishte, numri i shfrytëzuesve të internetit është duke u rritur në mënyrë eksponenciale. 3 WWW ang. World wide Web interneti rrjeta e rrjetave 4 e-biznesi biznesi elektronik përkufizon përdorimin e teknologjisë informative në sfera të ndryshme të biznesit 38

Sipas statistikave të qendrës së të dhënave për internetin (IDC 5 ), që është një nga ofruesit kryesorë të inteligjencës të teknologjisë dhe analizës industriale, thuhet se numri i shfrytëzuesve të internetit në tërë botën ishte rreth një miliard në fund të vitit 2007, dhe se trafiku ditorë përbënte gati 2. 3 milion terabit në çdo ditë, duke përfaqësuar kështu volumin 93 herë më të madh se të vitit 2000 dhe rritje vjetore prej 147 për qind e trafikut vjetorë. Pasi që konsumatorët e së sotmes janë më të fokusuar në kursimin e kohës dhe ka më shumë gjasa se kanë qasje në një volum më të madh të proliferimit të informatave, internet duket se ka disa avantazhe mbi mediumet tjera për sa i përket mjeteve për mbledhjen e informatave. Përveç kërkimit për informata, shfrytëzuesit e Internetit gjithashtu mund të bëjnë rezervime apo blerje të produkteve dhe shërbimeve përmes këtij kanalit të ri. Sipas IDC-së numri i blerësve shtëpiak përmes internetit është rritur prej 119 milion në vitin 2001 në 317 milion në vitin 2007. Pasi që gjithnjë e më shumë shfrytëzues të internetit zgjedhin të përdorin uebin për blerjen e të mirave dhe shërbimeve, potenciali për bizneset të kryejnë tregti elektronike rritet gjithashtu. Në ditët e sotme, shumë korporata përdorin internetin jo vetëm si një mjet të çmueshëm të marketingut në zgjidhjen e një mediumi me kosto të ulët për reklamim dhe promocion, por gjithashtu edhe si kanal të komunikimit për gjenerimin e shitjeve shtesë. Me fjalë të tjera, Interneti shërben i një kanal i ri i komunikimit dhe shpërndarjes për e-udhëtarët dhe furnizuesit me shërbimet dhe produktet e udhëtimeve. Ky kanal i ri gjithashtu mundëson biznesin e turizmit për të përmirësuar efikasin dhe aftësinë e tyre konkurruese. 2. Interneti në industrinë e udhëtimeve dhe të turizmit Rritja e përshpejtuar e industrisë së udhëtimeve kërkon teknologji të sofistikuar informative për menaxhimin e volumit gjithnjë e më të madh dhe kualitetit të trafikut turistik. Studimet e mëhershme kanë treguar se udhëtarët modern kanë nevojë për më shumë shërbime, produkte, informata dhe vlera më kualitative të udhëtimeve për paratë që shpenzojnë. Paraqitja e shërbimeve dhe produkteve të rinj turistik, e bashkuar me kërkesën në rritje për turizëm, ka udhëhequr pranimin në shkallë të gjerë të teknologjisë së informacionit në përgjithësi, dhe në veçanti, të Internetit si një ndërmjetësues elektronik. Hulumtuesit e turizmit kanë theksuar rëndësinë e Internetit për udhëtimet dhe turizmin. Për ofertuesit e turizmit, Interneti jap një mënyrë të re për shitjen e produkteve të tyre në shkallë globale për udhëtuesit potencial gjatë tërë kohës. Këta furnizues mund të kontrollojnë serverët e tyre nga largësiapër të shfaqur informacionet mbi shërbimet/produktet me një shpejtësi elektronike. 5 IDC ang. Internet Data Center qendra për informacionet mbi internetin 39

Faktorët e suksesshëm për një ueb faqe të udhëtimeve, nga perspektiva e furnitorit, janë kostoja më e ulët e shpërndarjes, të hyrat më të mëdha, dhe pjesëmarrja më e madhe në treg. Udhëtarëve, Interneti ju mundëson komunikimin e drejtpërdrejtë me furnizuesit e turizmit për të kërkuar ndonjë informacion, dhe për të blerë produktet/shërbimet në çdo kohë dhe në çdo vend. Në shkallën në të cilën Interneti mundëson e-udhëtarët që më lehtë të aranzhojnë dhe blejnë shërbimet/produktet e tyre, e ardhmja e agjencive të udhëtimeve ndërmjetësi tradicional bëhet e pasigurt. Në kontekstin e udhëtimit dhe turizmit, tema e mos-ndërmjetësimit, pra, eliminimi i njeriut të ndërmjetëm me përdorimin e Internetit për në drejtimine agjentit të udhëtimeve apo rrjetës së furnizuesit në industrinë e udhëtimeve, është debatuar nga hulumtues të ndryshëm të turizmit. Për disa hulumtues, lehtësia e qasjes në ueb faqet online të udhëtimeve zvogëlon rëndësinë e agjencive të udhëtimit, dhe së fundmi do të mund të ketë rezultat me anashkalimin e agjencive të udhëtimeve nga ana e udhëtarëve. Sidoqoftë, disa të tjerë mendojnë se forca kryesore e agjencive të udhëtimeve është aftësia e tyre të ofrojnë informata personale dhe këshilla për udhëtarët në një vazhdimësi. Roli i agjencive të udhëtimit në vazhdimësi do të mbetet i sigurt nëse mundësitë e tyre për ofrimin-e-informatave do të forcohen me prezencën e Internetit, më shumë se sa nëse do të funksiononin sipas një imazhi më negativ e të qenit thjesht agjenci për rezervime. Derisa disa hulumtues të turizmit kanë hetuar këndvështrimet e furnitorëve dhe agjencive të udhëtimit si dhe të akademikëve dhe të konsultative mbi çështjen e mos-ndërmjetësimit,këndvështrimet e udhëtarëve nuk janë hetuar në masë të madhe. Me fjalë të tjera, në përgjithësi është e paqartë nëse udhëtarët gjykojnë agjencitë e udhëtimeve të jenë më pak të rëndësishëm se ueb faqet e udhëtimeve. 3. Interneti dhe industria ajrore Paraqitja e Internetit kah mesi i viteve të 1990-ta si dhe zhvillimi i Intraneteve dhe Ekstraneteve detyroi kompanitë ajrore të ri-fokusojnë strategjinë e tyre në inovacionet teknologjike në mënyrë që të avancojnë aftësitë e tyre konkurruese. Kompanitë ajrore identifikuan Internetin si një mundësi të madhe për uljen e kostos së shpërndarjes dhe për ri-inxhinierimin e strukturës së industrisë. British Arways, për shembull, shpenzoi mbi një miliard e gjysmë euro për zyrat e shpërndara në vitin 2001 që ishte shpenzimi i tretë më i madh i tyre pas punëtorëve dhe karburantit. Në erën e Internetit, rrjetat globale të shpërndarjes si biznese të ndara nda kompanitë ajrore zhvilluan ofertat e tyre për të krijuar një kurriz për tërë industrinë për sa i përket themelimit të infrastrukturës për transaksionet e 40

ndërmarra nga një numër i madh i portaleve të udhëtimit në Internet. Përveç kësaj, ata gradualisht ri-zbuluan vetën për tu bërë furnizuesit kryesorë të teknologjisë për një varg të gjerë të organizatave turistike duke përfshirë kompanitë ajrore, agjencitë e udhëtimeve dhe portalet e udhëtimeve në Internet. Në të njëjtën kohë, një numër i kompanive të reja ajrore u krijua si në Evropë ashtu edhe në SHBA. Këto kompani u koncentruan në kosto të ulëta të hyrjes në shumë sfera të veprimeve të tyre. Ata gjithashtu zhvilluan strategji të thjeshta të shpërndarjes dhe përdoren të gjitha avantazhet e Internetit për komunikimin me klientët e tyre. Ata që pranuan herët Internetin, duke përfshirë si kompanitë që qëndronin mirë po ashtu edhe ato të rejat identifikuan një mundësi të vërtetë. Ata investuan shumë në mënyrë që të zhvillojnë markën e tyre o Disa kompani madje zbukuruan avionët e tyre me adresat e tyre të internetitderisa aranzhonin promocione speciale nëpër gazeta për të drejtuar trafikun në ueb faqet e tyre. Ata bënë lirime për konsumatorët që bënin rezervime online dhe u siguruan që ata të mos shqetësoheshin nga rrjetat globale të shpërndarjes, duke detyruar kështu klientët e tyre të bëjnë rezervimet online. Këto kompani ajrore, të fuqizuar nga Interneti dhe mjetet e tjera të teknologjisë së informacionit, bënë që industria të ri-dizajnoj vetën me paraqitjen e një numri të novacioneve të mundësuara nga teknologjia informative duke përfshirë: Biletat elektronike/pa letër, Çmimet transparente dhe të pastra të udhëhequra nga menaxhimi proaktiv dhe reaktiv, Mundësimin e lirimeve dhe publikimin e çmimeve speciale për net, Nxitjen financiare për vetë-rezervimet online, Ankandet dhe promocionet online, CMS 6 sistemet e fuqishme, Reklamimi online dhe sipas kontekstit Pasi që klientët kënaqeshin me bashkëveprimin e drejtpërdrejtë me kompanitë ajrore dhe patën dobi nga çmimet më të ulëta, trafiku për kompanitë ajrore me rezervim tradicional dhe metoda të vjetërsuara të punës shkonte duke u zvogëluar prej ditës në ditë. Ata prandaj u detyruan të pasojnë udhën e kompanive të modernizuara dhe të zhvillojnë prezencën e tyre online në mënyrë që të ruajnë aftësitë e tyre konkurruese. Në vitin 2001, një anketë për trendet e teknologjisë së informacionit tek kompanitë ajrore, zbuloi se kompanitë kishin 6 CMS ang. Customer Relationship System sistemet e menaxhimit të klientëve 41

lëvizur shpejtë në adoptimin e sistemeve të bazuara në protokollin IP 7, dhe u detyruan qoftë të modernizojnë sistemet e tyre të vjetërsuara ose të investojnë në zgjidhjet e reja teknologjike. Afrimi sa më pranë klientëve dhe ulja e kostos ishin udhëheqësit e parë të këtij procesi 4. Interneti dhe mos-ndërmjetësimi në industrinë e udhëtimeve Studimet e ndryshme kanë treguar përshtatjen më të mirë të Internetit dhe produkteve të udhëtimeve apo turizmit. Me paraqitjen e Internetit, procesi i bartjes së shpejtë të informatës mund të realizohej me kosto të ulët. Me fjalë të tjera, turistët tashmë mund të marrin informata gjithëpërfshirëse në kohë të duhur në ambientin e ri virtual për të ndihmuar procesin e tyre të vendimmarrjes. Kjo, në anën tjetër, kërkon balancim të produkteve të vjetërsuara turistike dhe kërkesave të ndryshueshme të turistëve. Për më shumë, industria e turizmit është bërë e larmishme, me një bollëk të furnizuesve të ndryshëm që punojnë në mënyrë të pavarur, madje edhe kur turistët presin që udhëtimi të jetë një përvojë gjithëpërfshirëse. Për të zgjidhur këtë mospërputhje, Interneti ofron një mjet efikas për zhvillimin e infrastrukturës së vetme dhe të qëndrueshme për grumbullimin e informatave dhe transaksionet e biznesit si për udhëtarët ashtu edhe për furnizuesit. Një rezultat natyral e kësaj është që furnizuesit mund të bëjnë marketing në formën një-në-një si dhe komunikim masiv. Me fjalë të tjera, furnizuesit e udhëtimeve tani mund të kuptojnë nevojat e konsumatorëve dhe prandaj të ndikojnë në secilin klient në mënyrë individuale dhe të shesin kështu produkte të kustomizuara. Më i rëndësishëm është fakti, se furnizuesit mund të kuptojnë më mirë se si të bëjnë shpërndarjen e informatave dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët drejtpërdr Industria e kompanive ajrore është e njohur mirë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe ka qenë gjithmonë pioniere e përdorimit të avantazheve të teknologjive të reja dhe inovacioneve nga lëmi i teknologjisë së informacionit. Sistemet e kompjuterizuara të rezervimit apo CRS 8 - të dhe Ekstranetet janë përdorur për rezervime dhe menaxhim të inventarit që nga fillimi i viteve të 1970-ta. 5. Kuptimi i drejtë i problemeve të sistemeve për rezervimin e biletave online Shitja në Internet, sidoqoftë, nuk është shumë i ndryshëm nga shitja në tregun fizik dhe kërkon një kuptim kritik të sjelljeve të konsumatorëve online dhe mënyrën në të cilën teknologjitë e reja sfidojnë kuptimet tradicionale që mbështesin teoritë dhe modelet konvencionale. 7 IP ang. Internet Protokoll protokolli i internetit, një nga protokollet më të rëndësishëm në internet 8 CRS ang. Computer Reservation System sistemet e kompjuterizuara të rezervimit 42

Sjellja e klientëve online përkufizohet si aktiviteti që në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshihet në marrjen, konsumimin dhe shpërbërjen e produkteve dhe shërbimeve online, duke përfshirë proceset e marrjes së vendimeve që i paraprijnë dhe pasojnë këto vendime. Ka raste ku tregohet mospërshtatja e shitoreve online me nevojat reale të konsumatorëve. Sjellja e konsumatorëve online është një sferë e studimit që është duke u krijuar me një numër gjithnjë e më të madhe të publikimeve që paraqiten për çdo vit. Artikujt e këtyre hulumtimeve paraqiten një numër të ndryshëm të revistave si dhe nëpër konferenca nga fushat e Sistemeve Informative, Marketingut, Menaxhimit dhe Psikologjisë. Mungesa e kuptimit të drejtë të mënyrës së vepruarit të klientëve online shkakton një konfuzion të madhe të asaj se çfarë është duke ndodhur në të vërtet, sa potencial është grumbulluar, dhe çfarë do të duhej të bënin kompanitë që të përdorin sa më mirë avantazhet e shopingut online. Si rezultat, tregtia në ueb u tregua të jetë e vështirë, edhe për menaxherët dhe tregtarët më me përvojë. Kuptimi kritik i sjelljeve të klientëve në cyberspace kundrejt blerjes së biletave të aeroplanit, si në botën fizike, nuk mund të arrihet pa një kuptim të mirëfilltë të faktorëve që ndikojnë në marrjen e vendimeve për blerje. Nëse ata që bëjnë marketing në internet dinë se si klientët marrin vendimet, ata mund të kurdisin strategjitë e marketingut për të iu përshtatur kësaj mënyre të re të shitjes për të shndërruar potencialin e blerësve aktual në blerës përmes internetit. Ngjashëm, dizajnuesit e ueb faqeve, që përballen me pyetjet e vështira se në cilën mënyrë duhen dizajnuar ueb faqet për të bërë ato jo vetëm të jenë të popullarizuara por gjithashtu edhe efektive dhe të ndihmojnë rritjen e shitjeve. 6. e-biletat mënyra e funksionimit Pamja e udhëtarëve të kompanive ajrore që në mënyrë të hutuar hallakasin bagazhin e tyre për të gjetur biletën, po bëhet gjithnjë e më e rrallë në vitet e fundit. Kjo për shkak se njerëzit përditë e më shumë po mbështeten në biletat elektronike, apo të ashtuquajturat e-bileta, kur bëjnë udhëtimin e tyre. Një e-biletë bart me vete të gjitha informacionet sikurse një biletë në letër. Dallimi më i madh është se e-bileta ndodhet diku në bazën e të dhënave të kompanisë ajrore, në vend se në çantën e pasagjerit. Ajo është një shënim elektronik i rezervimit të bërë online nga ana e pasagjerit, që përmban informacionet siç janë koha, data dhe vendi i fluturimit, aeroporti, ulësen në aeroplan dhe klasën e fluturimit. 43

Figura 2 Pamja e një e-bilete të shtypur Tek porta, pasagjerët me e-biletë kanë nevojë të tregojnë vetëm kartën e vlefshme identifikuese me foto siç është patenta vozitëse për të kërkuar ulësen e tyre në aeroplan. Pasi që kompania ajrore të konfirmojë informacionet e pasagjerit, ajo jap një leje kalimi për udhëtarin të ngjitet në aeroplan. Kompanitë tradicionale të udhëtimit, siç janë kompanitë ajrore apo agjencitë e udhëtimeve, mund të asistojnë udhëtarët në sigurimin e e-biletave. Por përmirësimi i teknologjisë së internetitgjithashtu lejon pasagjerët që vetë të bëjnë rezervimin e biletave të tyre. Në të vërtetë, pasagjeri i cili përdorë këtë vetë-shërbim mund të mos bjer fare në kontakt me kompaninë ajrore deri në arritjen në aeroport dhe prezantimin e dokumentit të tij identifikues. Për të mundësuar rezervimin online, kompanitë ajrore duhet të kenë baza të dhënave të integruara me sistemin e shërbimeve për pasagjerët e kompanisë. I cili duhet të jetë i ndërlidhur me partnerët tjerë kompanitë ajrore, aeroportet, transportin tokësorë dhe agjencitë e udhëtimeve, për shembull për të ndarë informacionet në kohë reale. Për të bërë vetë rezervimin e biletës, udhëtarët mund të vizitojnë cilëndo ueb faqe për rezervimin e biletave. Pasi të kenë shkuar aty, ata mund të shikojnë opsionet në dispozicion dhe të përdorin kartelën e tyre të kreditit apo të debisë për të paguar për biletën. Pas bërjes së rezervimit, shënimi elektronik i biletës shkon në bazën e të dhënave të kompanisë ajrore, ku me anë të saj ruhet një ulëse për pasagjerin. 7. Avantazhet e rezervimit të biletave online Rezervimi i biletave përmes internetit, on-line, ofron shumë avantazhe si për udhëtarët po ashtu edhe për kompanitë ajrore, duke përfshirë sigurinë, fleksibilitetin, koston dhe lehtësinë. Njëkohësisht, ai ofron të gjithë sigurinë standarde të biletave të zakonshme në letër, siç janë zgjidhja e ulëses, opsionet e kohës së fluturimit dhe fleksibilitetet tjera. 44

Për ndryshim nga udhëtari që mund të harrojë biletën në shtëpi, e-biletat nuk mund të humben për shkak se ato gjenden në rrjetën e bazës së të dhënave. Për këtë arsye, ato janë të vështira për tu vjedhur, në mes tjerash. Pasagjerët zakonisht mund të shtypin një kopje të e-biletës, duke përfshirë edhe emailët konfirmues, itineraret dhe dokumentet e tjera të ndërlidhura. Të gjitha dokumentet në lidhje me e-biletën mund të zëvendësohen lehtë duke i nxjerrë prapë nga kompjuteri, dhe vetëm personi me identifikim të duhur është në gjendje të përdorë e-biletën. Me biletat e vjetra prej letre, pasagjerët të cilët i kishin harruar ato në shtëpi do të mund të detyrohen të paguajnë një tarifë shtesë për të bërë një palë të reja. Në disa raste, pasagjerëve u kërkohej të blejnë bileta të reja me çmim të plotë. E-biletat pra ofrojnë një përparësi të dallueshme në këtë sferë. Një pasagjerë mund ta gjej më të lehtë të bëjë ndryshime në itinerarin e udhëtimit duke përdorur një biletë elektronike, për shkak se agjencia e udhëtimeve apo kompania ajrore kanë nevojë vetëm për një informacion për të përditësuar bazën e tyre të dhënave me ndryshimet e kërkuara që është shumë më e leverdishme nga lëshimi fizik i një bilete tjetër. Manipulimi me e-biletat është gjithashtu edhe më pak i kushtueshëm për vetë kompanitë ajrore disa vlerësime janë se rreth 3 miliard dollarë kursehen në vit vetëm me përdorimin e e-biletave që e bën të mundur për kompanitë ajrore të ofrojnë udhëtime më konkurrente për pasagjerët e tyre. Biletat kështu rezervohen dhe procedohen në kohë më të shpejtë, duke kursyer orë pune të punëtorëve dhe duke zvogëluar njëkohësisht frustrimin eventual të udhëtarëve. Pas shitjes, kompanitë ajrore më lehtë mund të përcjellin pasagjerët dhe ti informojnë për aranzhimet e itinerarit, anulimet apo ndryshimet e çastit të fundit. Kompanitë ajrore dhe agjencitë e udhëtimeve janë duke u përshtatur me një numër gjithnjë e në rritje i pajisjeve të ndryshme që mund të përdorin udhëtarët për të komunikuar dhe menaxhuar jetët e tyre. Pasagjerët e e-biletave mund të pranojnë çdo gjë duke filluar nga caktimet e portave hyrëse e deri te anulimet apo vonesat përmes postës elektronike dhe mesazheve tekstuale që mund të ju dërgohen në kompjuterët e tyre shtëpiak apo në zyrat e tyre, si dhe në telefonat e tyre celularë, PDA 9 -të, pager-ët apo ndonjë kombinim i pajisjeve portative që manovrojnë me detyrat e komunikimit të shumëfishtë dhe menaxhimin e të dhënave personale, siç është BlackBerry. Për udhëtarët biznesmen që gjithmonë janë në nguti, kjo mund të jetë jashtëzakonisht e përshtatshme, për shkak se mundëson përditësim në kohë reale për aranzhimet e tyre të udhëtimit pa pasur nevojë ata që të ngadalësojnë tempon e jetës. Kompanitë ajrore dhe agjencitë gjithashtu mund të përdorin 9 PDA ang. Personnal Digital Assistant asistentët personal digjital 45

sistemin për të alarmuar udhëtarët për lirimet speciale dhe për promocionet, duke iu kursyer mundësisht edhe para në disa raste. E-biletat, thënë shkurtë, lejojnë kompanitë ajrore dhe agjencitë e udhëtimeve të përdorin fuqinë e e-kulturës moderne, si në dobinë e tyre po ashtu edhe të pasagjerëve të cilët në shekullin njëzet e një sikurse që kanë përjetuar digjitalizimin e sferave të ndryshme të jetës do të duhet të përballen edhe me digjitalizimin dhe automatizimin edhe të udhëtimeve të cilat në këto kohë krize sidomos kanë nevojë për sensibilizim të shpenzimeve si të pasagjerëve ashtu edhe të kompanive ajrore. Figura 3 Pronarët e e-biletave zakonisht mund të shtypin biletat e tyre Agjencitë e udhëtimeve kursejnë në koston e mirëmbajtjeve të shtypësve të biletave dhe kontrollin e inventarit të biletave. Me përdorimin e e-biletave pasagjerët shpesh kalojnë nëpër kontrolle dhe nëpër portat e aeroporteve shumë më shpejtë dhe me shumë më pak probleme se sa me biletat me letër për shkak se vetë kompanitë ajrore janë duke inkurajuar pasagjerët që të përdorin biletat elektronike. Përfundimisht, përdorimi i e-biletave është edhe qasje më ekologjike. Sipas disa përllogaritjeve industria do të kursej në nivel vjetorë rreth 50,000 drunj të njomë nga prerja, që është rreth 5 kilometra katrorë mal të paprerë, në rast të përdorimit të e-biletave Perfundim Literatura 1. Beqiri, Dr. Sc. Edmond,Interneti komunikimet kompjuterike, IOM, Prishtinë, 2002 2. Beqiri, Dr. Sc. Edmond, Biznesi Elektronik FSHAB, Pejë, 2003 3. Beqiri, Dr. Sc. Edmond,, Bazat e informatikës Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006 Burime nga Interneti: 4. http://epubl. ltu. se/1653-0187/2008/068/ltu-pb-ex-08068-se. pdf 5. http://communication. howstuffworks. com/how-airline-e-tickets-work. htm 6. http://www. kosovaairlines. com/index. php?sq=1&id=1 46