UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Similar documents
UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur. Oda Ekonomike e Kosovës. 31 dhjetor 2016

MISIONI I KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PRIVATIZIMI I PRONËS SHOQËRORE Përshkrim kritik i procesit aktual të privatizimit në Kosovë

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Analizë politikash 05/2016

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Reforma e administratës publike në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS. Raporti i auditorëve të pavarur dhe pasqyrat financiare Për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2002

RAPORTI I AUDITIMIT MBI PASQYRAT FINANCIARE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETORË 2006

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

Raporti i auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare. Oda Ekonomike e Kosovës. Më dhe për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015

PËR TELEKOMUNIKACIONIN

RAPORT I MONITORIMIT KOMUNA E FERIZAJT JANAR QERSHOR 2013

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

REPUBLIKA E KOSOVËS Komuna e Prizrenit Kryetari i Komunës Nr. 01/ Më

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË DOGANËS SË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Shkurtesat AKP ANP APP APQ AQF ATK BDh BKK BPSh BPV COFOG DAB DMPGB FMN GFS IPA KASh KBFP KEK KRPP LlVTh LPP LPPL MDA MPSH MTI MZHE NjAB NjABF NjMB

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

Agjencia Kosovare e Privatizimit

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

NJOFTIM PËR KONTRATË

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

V E N D I M Për miratimin e Planit Rregullues Urban për Varrezat e Qytetit të Prizrenit

Raporti i Performancës së Komunave

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.24/2011 MPB PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA KS

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK RREG/2003/41 31 dhjetor 2003 RREGULLORE NR. 2003/41 PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË KONSOLIDUAR TË KOSOVËS DHE AUTORIZIMIN E SHPENZIMEVE PËR PERIUDHËN PREJ 1 JANARIT DERI MË 31 DHJETOR TË VITIT 2004 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Duke marrë parasysh Rregulloren e ndryshuar nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999 të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, Duke pasur parasysh përgjegjësitë e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes sipas neneve 5.1 (a) dhe (b) dhe nenit 5.2 (c) të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë në fushat e politikës ekonomike dhe financiare, çështjet buxhetore dhe fiskale dhe ndihmën e komunave për të zhvilluar buxhetet e tyre dhe sistemet e financiare të menaxhimit, Duke marrë parasysh autoritetin përfundimtar të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm sipas nenit 8.1 (c) të Rregullores së ndryshuar nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë për të miratuar Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, Duke marrë parasysh Shtojcën II të Rregullores nr. 2001/19 të UNMIK-ut të datës 13 shtator 2001 për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, Duke marrë parasysh Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 23 janar 2003 (Ligji nr. 2003/2), i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/17, që përfshin shumë dispozita të posaçme të cilat kanë qenë të përfshira në rregulloret e buxhetit të viteve të kaluara.

2 Pas shqyrtimit të njoftimit zyrtar të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 23 dhjetor 2003 lidhur me ligjin e propozuar të ndarjeve vjetore dhe rekomandimin e Këshillit Eknomik dhe Fiskal, dhe Me qëllim të miratimit të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe çështjeve të tjera të lidhura me të, Me anë të kësaj shpall sa vijon: Neni 1 Përkufizimet Për qëllimet e kësaj Rregulloreje, janë të përfshirë përkufizimet e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/17 përveç: Ndarje apo veçim të mjeteve do të thotë shuma ligjërisht e autorizuar e cila mund të vihet në dispozicion për shpenzim nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës për një kategori shpenzimi brenda një programi apo qëllim të veçantë ose, kur qëllimi i veçantë nuk është identifikuar, për një kategori shpenzimi të një organizate buxhetore, siç është parashtruar në Pasqyrën 1 të kësaj Rregulloreje. Tepricë do të thotë shumat e detyrimeve të pashpenzuara financiare, mjete të veçuara të pashpërndara, mjete të paangazhuara dhe çfarëdo të ardhurash që tejkalojnë shumën e shpenzimeve dhe të detyrimeve të pashpenzuara të bartura nga viti fiskal 2003. Detyrime do të thotë shpenzime të parapara për të cilat i është dorëzuar Thesarit një urdhërpagesë për detyrimin financiar dhe është evidencuar në Regjistrin Kontabël të Thesarit, pa marrë paraysh se a i nënshtrohet apo jo detyrimit ligjor. Kategoritë e shpenzimeve do të thotë rrogat dhe pagat, mallrat dhe shërbimet e tjera, subvencionet dhe transferimet, shpenzimet kapitale dhe rezervat. Shpenzime do të thotë pagesa parashë prej Fondit të Konsoliduar të Kosovës. Alokimi i fondeve do të thotë shuma maksimale e shpenzimeve dhe e detyrimeve që mund të bëhen për ndarje të caktuar, sipas këshillës së dhënë një organizate buxhetore në fletënjoftimin e fondeve të lëshuar nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë. Buxhet i Përgjithshëm i Kosovës do të thotë buxheti i cili përfshin buxhetet e pakonsoliduara të të gjitha organizatave buxhetore të Kosovës në sektorët e aktiviteteve të qeverisë, që përfaqësohen nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes (duke përfshirë komunat) dhe kompetencat e rezervuara, ndarje të cilat janë paraqitur në Paqyrën 1 të kësaj Rregulloreje.

3 Organizatë buxhetore me kompetenca të rezervuara do të thotë organizatat buxhetore që pranojnë shuma të caktuara sipas tabelës B të Pasqyrës 2 të bashkëngjitur kësaj Rregulloreje. Regjistër Kontabël i Thesarit do të thotë Regjistri Kontabël i themeluar brenda Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Neni 2 Miratimi i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për vitin 2004 Me këtë miratohet Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për vitin 2004 siç është paraqitur në Pasqyrën 1. Ky buxhet mund të ndryshohet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm me anë të një urdhërese administrative, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut. nr. 2003/17. Neni 3 Ndarja e Buxhetit të Përgjithshëm të Kosovës 3.1 Me këtë autorizohen ndarja e mjeteve nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës për vitin fiskal 2004 siç është paraqitur në Paqyrën 2 të kësaj Rregulloreje, dhe shpenzimet e paraqitura si zëre në Buxhetin e Përgjithshëm të Kosovës për qëllime të qeverisë qendrore dhe shumat e paraqitura në Pasqyrën 2. Shpenzimet e përafërta të paraqitura në Paqyrën 3 për vitin fiskal 2005 dhe për vitin fiskal 2006 janë vetëm parashikime dhe nuk janë të autorizuara. 3.2 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të nxjerrë urdhëresë administrative për të ndryshuar Pasqyrat 2 dhe 3 të bashkëngjitur kësaj Rregulloreje në përputhje me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut. nr. 2003/17. 3.3 Ministri i Financave dhe Ekonomisë do të mbajë një regjistër të të gjitha ndarjeve të miratuara, transfereve të ndarjeve ose ndryshimeve të tjera të miratuara gjatë vitit fiskal 2004 përmes Regjistrit Kontabël të Thesarit të plotësuar sipas nevojës me shënime të tjera. Me rastin e rishikimit gjashtëmujor të buxhetit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë duhet t i paraqesë, së paku dy herë në vit, Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Qeverisë dhe Kuvendit raport gjithpërfshirës, duke cekur hollësisht dhe duke barazuar ndarjet e miratuara të buxhetit fillestar 2004, të gjitha transferet vijuese dhe ndryshimet tjera dhe ndarjet përfundimtare për vitin fiskal 2004, dhe raportin përfundimtar jo më vonë se një muaj pas mbylljes së vitit fiskal 2004, dhe sipas kërkesës së Përfaqësuesi Special të Sekretarit të Përgjithshëm.

4 Neni 4 Ndarja e mjeteve buxhetore komunale 4.1 Pavarësisht nga neni 3, ndarjet në Pasqyrën 2, tabela C të cilat bazohen në Burimet financiare vetanake të komunave, autorizohen vetëm nëse të ardhurat e tilla janë depozituar në Fondin e Konsoliduar të Kosovës dhe janë regjistruar sipas rregullit në Regjistrin Kontabël të Thesarit. 4.2 Në rastin kur të hyrat nga participimi, pagesat, taksat ose tatimet e mbledhura nga ana e komunës tejkalojnë shumat e ndara të të hyrave në Tabelën C të Pasqyrës 2 për atë komunë, duhet bërë një ndryshim shoqërues në shumat e ndara në buxhet për atë komunë. Të hyrat e tepërta mund të mos ndahen apo shpenzohen derisa nuk bëhet ndryshim në buxhetin e asaj komune nga ana e Kuvendit Komunal në përputhje me procedurat e përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, të shpalluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/17. Çdo ndryshim i tillë në të hyra dhe ndarje evidencohet në Regjistrin e llogarive të Thesarit dhe përfshihet në rishikimin e ardhshëm të Pasqyrave Buxhetore të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me nenet 2 dhe 3. 4.3 Të hyrat nga pagesat dhe/ose taksat për arsim evidencohen veçmas, ndërsa këto të hyra mund të ndahen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime arsimore. Të hyrat nga participimi për kujdesin shëndetësor primar evidencohen veçmas, ndërsa këto të hyra mund të ndahen dhe të shfrytëzohen nga komunat vetëm për qëllime të kujdesit shëndetësor primar. 4.4 Çdo komunë e saktësuar në Pasqyrën 4 duhet t u ndajë bashkësive joshumicë të asaj komune nga burimet e të ardhurave të saj vetanake dhe të përgjithshme subvencionet për arsim dhe shëndetësi që i kanë marrë nga Buxheti i Përgjithshëm i Kosovës, së paku në përpjesëtimin që është paraqitur në Pasqyrën 4, e cila mund të revidohet periodikisht në bashkërendim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe kuvendet komunale. Rekomandimet e përbashkëta për çfarëdo ripërmirësimi apo rindarje të përqindjeve duhet të dërgohen nga Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Administratë Civile dhe nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë te Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për miratim. 4.5 Shpenzimet e paparapara nuk përfshihen për qëllime të përllogaritjes të ndarjes së drejtë financiare për vetë arsyen e përkufizimit. Kjo nuk vlen për shpenzimet e paparapara të autorizuara veçanërisht për t i ndihmuar ndonjë komune në përmbushjen e përgjegjësive të saja për ndarje të drejtë financiare. 4.6 Brenda 15 ditësh pas përfundimit të çdo tremujori të vitit fiskal 2004, secila komunë duhet të përgatisë dhe të dorëzojë një raport në Zyrën për çështjet e komunitetit lidhur me ndarjen e drejtë financiare dhe standardet e objektivat tjera përkatëse.

5 4.7 Në rast se komuna nuk e përmbush përpjesëtimin e caktuar të ndarjes së drejtë financiare ose nuk i përmbahet standardeve dhe kufijve të tjerë përkatës, Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Administratë Civile, pasi të jetë konsultuar me Komisionin për Subvencione, mund t i rekomandojë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm zbatimin e masave të cilat mund të përfshijnë, por që nuk kufizohen vetëm me: (a) Mosdhënien e mjeteve të ndara nga Buxheti i Përgjithshëm i Kosovës derisa të mos jetë shqyrtuar deficiti; (b) Caktimin e kriterit për komuna për shpenzimin e fondeve në dispozicion; (c) Bartjen e fondeve të zotuara e të pashpenzuara të komunës për vitin 2004, deri në nivelin e përpjestueshëm me deficitin e shpenzimeve për komunitetet joshumicë në përputhje me përqindjet e përcaktuara në Pasqyrën 3 të Rregullores nr. 2002/23 të UNMIK-ut, për projekte të posaçme për komunitetet joshumicë në vitin 2004; (d) (e) Ndryshimin e fondeve drejtpërdrejt në bashkësitë joshumicë, Anulimin e certifikimit të komunës në fjalë dhe (f) Caktimin e një administratori financiar komunal në bazë të nenit 61 të Ligjit mbi Menaxhimin e Finacave Publike dhe Përgjegjësive, të shpallur me Rregulloren e UMNMIK-ut nr. 2003/17, sipas nevojës. 4.8 Ministri i Financave dhe Ekonomisë në bashkërendim të ngushtë me Zëvendës Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Administratë Civile, pasi të ketë konsultuar Komisionin për Subvencione, mund të nxjerrë udhëzime administrative lidhur me administrimin e ndarjes së drejtë të financave nga komunat. Neni 5 Të hyrat vetanake të Organizatave të Buxhetit Qendror 5.1 Të gjitha të hyrat vetanake për Qeverinë Qendrore që përbëhen, por nuk kufizohen në pagesat dhe taksat për shfrytëzim duhet të deponohen në një llogari të veçantë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. Për qëllimet e kësaj Rregulloreje, shprehja pagesat dhe taksat për shfrytëzim janë përkufizuar si pagesa të pranuara nga Organizata e Buxhetit Qendror për mallrat dhe shërbimet e ofruara institucioneve jo-qeveritare apo personave. 5.2 Ministri i Financave dhe Ekonomisë është i autorizuar që, me miratimin e Qeverisë, të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit me Organizatën Buxhetore për të trajtuar:

6 (a) Proceduarat për mbledhjen, harmonizimin dhe depozitimin e të hyrave në Fondin e Konsoliduar të Kosovës, dhe (b) Buxhetore. Shumën apo përpjesëtimin e të hyrave që do t i ndahet Organizatës 5.3 Organizata Buxhetore është përgjegjëse për mbledhjen, depozitimin dhe harmonizimin me Thesarin, në përputhje me procedurat në Memorandumin e Mirëkuptimit të miratuar paraprakisht. Shuma e autorizuar e ndarjes nuk duhet të tejkalojë vlerën e të hyrave të saktësuara të depozituara në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. 5.4 Të gjitha ndryshimet në të hyra dhe në ndarje që rrjedhin nga ky Memorandum i Mirëkuptimit duhet të përfshihen në rishikimin e ardhshëm të Pasqyrave buxhetore të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me nenet 2 dhe 3. Neni 6 Ndarja dhe rindarja e mbetjeve dhe tepricave të fondeve të bartura përpara 6.1 Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas mbylljes së vitit fiskal 2003, Qeveria i paraqet Kuvendit dhe Përfaqësuesit Special tësekretarit të Përgjithshëm nëpërmjet Këshillit Ekonomik dhe Fiskal: (a) Një pasqyrë fillestare që thekson burimet dhe shumat e përgjithshme të elementeve të fondeve të bartura përpara si suficit i parave nga viti fiskal 2003, (b) Një pasqyrë të propozuar për rindarjen e zotimeve të pashpenzuara për organizatat e qeverisë qendrore dhe komunave në suficitin në para, (c) Një pasqyrë fillestare ku tregohen të gjitha ndarjet e pashpërndara dhe alokacionet e paangazhuara të kontributeve të përgjithshme komunale, arsimore, shëndetësore dhe të organizatave lokale të komunitetit të ndara gjatë vitin fiskal 2003, dhe të regjistruara në Regjistrin Kontabël të Thesarit dhe propozimin për përdorimin e këtyre mbetjeve të pashpenzuara. (d) Rekomandimet fillestare për përdorimin e fondeve të mbetura nga suficiti pas konsultimit, sipas nevojës, me Komisionin për Buxhet dhe Subvencione. 6.2 Pas miratimit nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, rindarja e propozuar e detyrimeve të pashpenzuara të theksuara në nenin 6.1(b) dhe ndarjet e pashpërndara e shumat e paangazhuara të komunave të theksuara në nenin 6.1(c), konsiderohen të autorizuara për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2004 nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës. Ministri për Ekonomi dhe Financa do t i bëjë korrigjimet në shumat e caktuara në pasqyrën 2 të Regjistrit Kontabël të Thesarit. Ndryshimet e tilla do

7 të përfshihen në rishqyrtimin pasues të pasqyrave buxhetore të miratuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me nenin 2 dhe 3. 6.3 Pas konsultimit me Qeverinë dhe Këshillin Ekonomik dhe Fiskal lidhur me rekomandimet për përdorimin e fondeve nga suficiti, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm e miraton përdorimin e fondeve të mbetura nga suficiti. Për miratimin e përdorimit të fondeve të mbetura nga suficiti, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm kërkon mendimin e Kuvendit përmes Qeverisë. Ndarjet e miratuara të fondeve të mbetura nga suficiti konsiderohen të autorizuara për periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor 2004 nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës. Ministri i Financave dhe Ekonomisë duhet të bëjë ndryshimet e shumave të ndara në Pasqyrën 2 në Regjistrin Kontabël të Thesarit. Këto ndryshime duhet të përfshihen në rishikimin e ardhshëm të pasqyrave buxhetore të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me nenet 2 dhe 3. 6.4 Mbetjet e pashpenzuara të burimeve vetanake të të ardhurave komunale nga viti 2003 e më herët, nëse kanë qenë të depozituara në Fondin e Konsoliduar të Kosovës dhe të regjistruara në Regjistrin Kontabël të Thesarit si mjete të veçuara për ndonjë komunë, ndahen dhe autorizohen për vitin fiskal 2004. 6.5 Tepricat e pashpenzuara të kontributeve të caktuara të donatorëve, të cilat janë pranuar dhe regjistruar në Regjistrin Kontabël të Thesarit në vitin 1999, 2000, 2001, 2002 dhe 2003 ndahen dhe autorizohen për vitin fiskal 2004. Neni 7 Kufizimet mbi detyrimet dhe shpenzimet 7.1 Shpenzimet nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës ose detyrimet ndaj tij duhet të bëhen vetëm: (a) Nga sasia e cila është ndarë për këtë qëllim, dhe (b) Në pajtim me kushtet e tjera të kësaj Rregulloreje. 7.2 Përveç rasteve kur miratohet ndryshe nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, dhurimet e donatorëve, huatë dhe grantet duhet të depozitohen e të llogariten sipas rregullit si pjesë e Fondit të Konsoliduar të Kosovës. Pas përfundimit të procedurave të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për pranim dhe pasi të jenë depozituar në Fondin e Konsoliduar të Kosovës ose të jenë miratuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, dhurimet e tilla, huatë ose grantet konsiderohen se janë ndarë për një qëllim ose për qëllime të saktësuara dhe mund të shpërndahen e të shpenzohen për një qëllim ose qëllime të tilla.

8 7.3 Nga çdo organizatë buxhetore kërkohet të garantojë që numri i personelit të saj të punësuar të mos tejkalojë në asnjë kohë gjatë vitit fiskal 2004 numrat e saktësuar në Pasqyrën 2 të bashkëngjitur kësaj Rregulloreje. 7.4 Ministri i Financave dhe Ekonomisë, me këshillë të Ministrit të Shërbimeve Publike, mund të autorizojë rritjen ose zvogëlimin e numrit të personelit të Organizatës buxhetore të saktësuar në Tabelën A dhe Tabelën C të Pasqyrës 2 të bashkëngjitur kësaj Rregulloreje. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të autorizojë një rritje ose zvogëlim të numrit të personelit të Organizatës buxhetore të saktësuar në Tabelën B të Pasqyrës 2 të bashkëngjitur kësaj Rregulloreje. Autorizimi nga ky nen nuk nënkupton as nuk autorizon ndonjë ndryshim në ndarjet për paga dhe rroga. Këto ndryshime përfshihen në shqyrtimin e ardhshëm të pasqyrave të buxhetit të miratuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me nenin 3. Neni 8 Shpenzimet e paparapara 8.1 Fondet për shpenzimet e paparapara ndahen si: 2, dhe (a) Rezervë Ministrit të Financave dhe Ekonomisë në tabelën A të Pasqyrës (b) Rezervë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm në tabelën B të Pasqyrës 2. Shumat e autorizuara për shpenzimet e paparapara mund të shfrytëzohen vetëm për kërkesa urgjente dhe të paparashikueshme. 8.2 Shumat mund të transferohen nga ndarjet për shpenzimet e paparapara në pajtim me kriteret e mëposhtme: (a) Transferimet e shumave më të vogla ose barazi me 250.000 euro nga Rezerva e Ministrit të Financave dhe Ekonmisë duhet të autorizohen nga Ministri i Financave dhe i Ekonomisë pas pranimit të arsyetimit të duhur; (b) Transferimet e shumave më të mëdha se 250.000 euro nga Rezerva e Ministrit të Financave e të Ekonomisë duhet të autorizohen, me pranimin e arsyetimit të duhur, nga Ministri i Financave dhe i Ekonomisë pas marrjes së miratimit nga Qeveria, dhe (c) Transferimet e shumave nga Rezerva për Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm autorizohen nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Neni 9

9 Transferimimi i shumave të ndara 9.1 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, pas konsultimeve me Qeverinë, mund të autorizojë një transferim të shumave të ndara ndërmjet tabelave të Pasqyrës 2. 9.2 Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, nëse ka një arsyetim valid nga drejtori i organizatës buxhetore, mund të autorizojë transferimin e një pjese të një ndarjeje për atë organizatë buxhetore në një ndarje tjetër të asaj organizate buxhetore në përputhje me nenin 27 të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut.nr. 2003/17. 9.3 Pavarësisht nga neni 9.2, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, me kërkesë të drejtorit të organizatës buxhetore të kompetencave të rezervuara, mund të autorizojë transferin e shumës më të madhe se njëzet për qind (20 %) të ndarjeve të prekura negativisht të asaj organizate, pas konsultimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. 9.4 Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, nëse ka një arsyetim valid nga drejtorët e dy organizatave buxhetore, mund të autorizojë transferimin e një pjese të një ndarjeje të njërës organizate buxhetore në organizatën tjetër buxhetore. Ky transfer mund të autorizohet vetëm me anë të pëlqimit me shkrim nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Qeverisë në rastin e transfereve deri në 40 % të ndarjes së prekur negativisht ose Kuvendit për transferet më të mëdha se 40 %. 9.5 Pas miratimit duhet të bëhet përmirësim i shumave të ndara në Pasqyrën 2 në Regjistrin Kontabël të thesarit nga ana e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Këto ndryshime duhet të përfshihen në rishikimin e ardhshëm të pasqyrave buxhetore të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me nenin 3. Neni 10 Shuarja e fondeve dhe alokimi i mjetve buxhetore Përveç rasteve kur kjo Rregullore parasheh rindarje të mjeteve buxhetore, ndarjet e mjeteve buxhetore dhe rishpërndarjet e fondeve të bëra në vitin fiskal 2004 shuhen automatikisht në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 2004. Neni 11 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi më 31 dhjetor të vitit 2003.

10 Harri Holkeri, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm

11 Pasqyra 1 Buxheti i Kosovës Pasqyra 2 Buxheti i Përgjithshëm i Kosovës Tabela A: Për organizatat buxhetore të qeverisë së përkohshme (Shtojca e bashkëngjitur) Tabela B: Për Organizatat buxhetore me kompetenca të rezervuara (Shtojca e bashkëngjitur) Tabela C: Për organizatat e buxhetore që janë komuna (Shtojca e bashkëngjitur) Pasqyra 3 Buxheti i Përgjithshëm i Kosovës Klasifikimi funksional (Shtojca e bashkëngjitur) Pasqyra 4 Proporcionet që duhet përdorur nga komunat e caktuara me qëllim të ndarjes së fondeve sipas parimeve të ndarjes së drejtë financiare (Shtojca e bashkëngjitur)