Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Similar documents
Vizita studimore në Kroaci

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

RAPORTI I VLERËSIMIT TË ZBATIMIT

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Reforma e administratës publike në Kosovë

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Projekti për Kuadrin Menaxherial Mjedisor dhe Social të Zhvillimit të Integruar Ekonomik Urban

Analizë e politikave 03/2017

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

EU- Beautiful Kosovo Programme Renovation of Arberia Park in Prishtinë/Priština

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Materiali Diskutues: PYLLTARIA 1

Faksi:

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Raporti i Performancës së Komunave

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS Komuna e Prizrenit Kryetari i Komunës Nr. 01/ Më

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

PLANI RAJONAL I TRASHËGIMISË VERI

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Plani Hapësinor Zona e Veçantë Kleçkë dhe Divjakë

VLERSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANIT ZHVILLIMOR URBAN TE PRISHTINES

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Grupet e komunitetit dhe planifikimi urban në Prizren QYTETI GJITHËPËRFSHIRËS Janar 2014, Prizren. I. Hyrje II. Metodologjia e projektit...

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Material Diskutues: Peshkataria

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

BULETIN Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP)

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

KUVENDI KOMUNAL I SKENDERAJT STRATEGJIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT

Potenciali për zhvillimin e ekoturizmit

Kostoja e ciklit të jetës

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Plani i Veprimit për Biodiversitet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

PLANIFIKIMI HAPËSINOR NË KOSOVË RASTI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

PROCESI I AKREDITIMIT

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Transcription:

Raport Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni 23-27 Tetor 2017 Luan Nushi Instituti për Planifikim Hapësinor Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Vendi: Austri, Itali Dhe Slloveni Data: 23 27 Tetor 2017 Organizatori: Pjesëmarrës: SIDA - Programi Mjedisor për Kosovën Projekt i financuar nga SIDA Suedeze, i menaxhuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht: Instituti për Planifikim Hapësinor Instituti për Mbrojtjen e Natyrës Drejtoria e PK Sharri Drejtoria e PK Bjeshkët e Nemuna Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit Inspektorati; dhe Përfaqësues të projektit Fig.1. Të renditur nga e majta: Jorge Maluenda - Senior International Short Term Expert for Management Plans; Bajram Kafexholli Drejtor i PK Sharri ; Bekim Bytyqi Zyrtar në Drejtorinë e PK Sharri ; Klaus Eisank Officer of NP Hohe Tauern, Austri; Daniel Bogner - (Senior International Short Term Expert for Regulatory Plans); Tush Markaj Koordinator lokal i Projektit; Faton Deva Zyrtarë në Institutin Për Planifikim Hapësinor; Fatmir Morina Drejtor i PK Bjeshkët e Nemuna ; Refik Rexhepaj Inspektor për planifikim dhe ndërtim; Abedin Balaj Zyrtar në PK Bjeshkët e Nemuna ; Fadil Bajraktari Drejtor në Institutin për Mbrojtjen e Mjedisit; Valmira Gashi Zyrtare në Departamentin e Mbajtjes së Mjedisit; Alush Sadikaj Përkthyes; Hasim Kryeziu Zyrtar në Drejtorinë e PK Sharri ; Sami Sinani Zyrtar në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit; dhe Luan Nushi, Drejtor - Instituti për Planifikim Hapësinor Qëllimi kryesor: Vërejtje: Konstatimi i përgjithshëm Njohja me praktikat e trajtimit të zonave të mbrojtura të natyrës dhe përgjegjësitë institucionale në mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Raporti është rezultat i shënimeve të marra edhe nga diskutimet e rastit, të cilat në formën se si janë marrë mund të kenë ndonjë pa-korrektësi të vogël. Ndërsa fotot e prezantuara në raport, janë origjinale dhe të realizuara gjatë vizitave dhe takimeve në terren. Vizita studimore u organizua duke u bazuar në Programin Mjedisor të Kosovës përkatësisht në Komponentin e tretë Fuqizimi i menaxhimit të zonave ndërkufitare natyrore. Përmes takimeve dhe bisedave që u zhvilluan 2

me përgjegjës të institucioneve nga nivele të ndryshme profesionale administrative, u ofrua mundësia që përmes shembujve praktik, të njihemi me mënyrën, procedurat dhe akterët kryesor në trajtimin e duhur të zonave të mbrojtura të natyrës, duke i përfshirë edhe zonat ndërkufitar. Pas analizave dhe krahasimeve me situatën tonë, konstatim i përbashkët ishte se, procesi aktual i menaxhimit të mbrojtjes dhe zhvillimeve në kuadër të zonave të mbrojtura të natyrës (në rastin tonë parqet kombëtare) ka nevojë urgjente për përmirësim: të bazës ligjore, të përcaktimit të qartë të përgjegjësive, të avancimit dhe plotësimit të strukturë menaxhuese dhe ngritjes së nevojshme të bazës financiare. Çka u prezantua, çka u diskutua dhe cilat janë rekomandimet nga vizita? Vizita u organizua në trekëndëshin hapësinor në mes Austrisë, Italisë dhe Sllovenisë, e cila në fakt paraqet njërën nga zonat më të bukura natyrore të rajonit. Fjala është për zonën ndërkufitare e cila në aspektin natyror dhe social është në rrugë të mirë të shpallet zone e mbrojtur e UNESCOs. PK Hohe Tauern - Austri Vizita e parë tematike u realizua në Parkun Kombëtar Hohe Tauern i themeluar në vtin 1981 është Parku i parë dhe më i njohur në Austri. Sipas prezantuesit z. Peter Rupitsch (drejtorit të Parkut) pjesa dërmuese e sipërfaqes së parkut është pronë private, prandaj, është shumë e rëndësishme që në proceset vendimmarrëse komuniteti ta ketë rolin e tij të domosdoshëm. Sa i përket organizimit, sipas prezantuesit është shumë i komplikuar dhe shpesh shkaktar i konflikteve në mes niveleve të ndryshme vendimmarrëse. Në sllajd shihet struktura e cila menaxhohet nga disa borde që emërohen nga nivele administrative të ndryshme, por që barra kryesore e administrimit të territorit i takon autoritetit/drejtorisë së Parkut. Fig. Skema shumë e komplikuar e organizimit dhe menaxhimit të Parkut. Në kuadër të drejtorisë punojnë 30 punëtorë, prej të cilëve 22 janë zyrtarë permanent të profileve të ndryshme. Buxheti prej 3 milion eurove është i mjaftueshëm për të realizuar planin vjetor të punëve, i cili rrjedhë nga Plani Menaxhues që është i vetmi dokument zyrtar për zhvillimin dhe mbrojtjen e Parkut. Disa nga qëllimet kryesore të planit janë: - Trajtimi i duhur i mjedisit edhe përkundër skemës organizative të komplikuar të menaxhmentit të Parkut, nga ajo që shihej në terren mund të konstatohet se menaxhimi duke përfshirë trajtimin e mjedisit është shumë korrekt; 3

F i g. P a m j e n g a Fig. Pamje nga Parku Kombëtar Hohe Tauern në Austri - Komunikimi dhe marrëveshjet me pronarët sipas informatave 83% e territorit të parkut është pronë private, prandaj është e domosdoshme që të arrihen marrëveshje formale me të gjithë pronarët pasuria e të cilëve është në kuadër të territorit të Parkut. Këtë vit janë nënshkruar 540 kontrata, në të cilat në detaje janë të përshkruara përgjegjësitë dhe obligimet e palëve pjesëmarrëse në kontratë; - Hulumtimet dhe puna shkencore në kuadër të këtyre aktiviteteve janë të përfshirë universitetet dhe organizatat e ndryshme që me punën e tyre ndihmojnë në trajtimin dhe prezantimin e nevojshëm të vlerave natyrore të Parkut; - Edukimi është qëllim tjetër me rëndësi ti cilit i kushtojnë kujdes maksimal. Në kuadër të këtij qëllimi organizohen sesione dhe aktivitete të ndryshme me pjesëmarrës si nxënësit e shkollave, komuniteti, vizitorët etj.; - Zhvillimi i turizmit në kuadër të territorit të Parkut ekzistojnë një mori e klubeve alpine që merren me turizëm malor. Aktualisht në funksion janë një numër i madh i objekteve (staneve) me kapacitet afërsisht 3000 shtretër. Pjesë e këtij aktiviteti janë edhe një numër i konsiderueshëm i qendrave informative të shpërndara gjithandej Parkut. Njëra nga qendrat është e vendosur në objektin e drejtorisë në të cilin u organizua takimi dhe prezantimi në fjalë. Objekti është ndërtim i ri me lokacion jashtë kufijve administrativ të Parkut, i ndërtuar krejtësisht me fonde të bashkësisë evropiane (çmimi 1.5 milion euro). Ndërtimi dhe ekzekutimi i punëve ishin të nivelit shumë të lartë dhe maksimalisht në harmoni me rregullat mjedisore në fuqi. Sistemi i ngrohjes dhe i ajrosjes i aplikuar në objekt (panele diellore dhe ngrohje gjeotermale) po ndikon që për një periudhë dhjetëvjeçare të mbulohen në tërësi mjetet e investuara në ndërtimin e objektit. Fig. Parku Hohe Tauern Austri Objekti i Drejtorisë së Parkut 4

Pjesë e rëndësishme e buxhetit janë donacionet e ndryshme (që ofrohen nga Bankat, Agjencitë turistike, njëri nga donatorët është edhe kompania e njohur Swarovski, etj.) dhe fondet evropiane për projekte dhe programe mjedisore. Austria në përgjithësi duke përfshirë edhe komunitetin e Parkut janë përfitues të fondit evropian për zhvillimin rural (1 miliard euro) nga i cili përfitojnë 100.000 fermerë. Një pjesa e madhe e fondit ndahet për kompensimin e pronarëve të tokave dhe pyjeve në zonat e mbrojtura të Parkut, për mirëmbajtjen e tyre, për shtimin e numrit të bagëtive, për shfrytëzimin sipas rregullave të Parkut, etj.. Edhe përkundër kësaj vërehet rënie e interesimit për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në përgjithësi. Aktualisht njëri nga problemet me ndikim është mungesa e çobanëve, që për pasojë pjesa më e madhe e deleve për gjithë periudhën e verës qëndrojnë të lira në kullosat e Parkut. Sipas Planit Menaxhues, Parku është i ndarë në tri Zona: - Zona kryesore në të cilën përfshihen përmbajtjet kryesore që karakterizohen me vlera të larta natyrore; - Zona buferike në të cilën shtrihen kullosat; dhe - Zona e veçantë (strikte) e cila zen një sipërfaqe të vogël dhe në të cilën kriteret për mbrojtje janë maksimale. Sipas prezantuesit në zonat e sipërpërmendura janë të ndaluara të gjitha aktivitete që janë të ndërlidhura me: ndërtimin e hidrocentraleve dhe digave ujore; ndërtimin e ski-lifteve dhe infrastrukturës përcjellëse; lëvizjen e mjeteve fluturuese me motor përpos në raste emergjente; mjete motorike të transportit përpos kur ato përdoren për nevoja të bujqësisë, pylltarisë dhe për nevoja të menaxhmentit të Parkut; në kuadër të Parkut ndalohet gjithashtu përdorimi i biçikletave përpos shtigjeve të dedikuara për to. Zonë tjetër me rëndësi dhe me ndikim reciprok është Zona e komunitetit, e cila shtrihet përreth kufijve të Parkut, në të cilën dallohen afërsisht 30 vendbanime (fshatra) me afërsisht 100.000 banorë. Kjo zonë llogaritet si tamponi i parë mbrojtës i Parkut, në të cilën janë të ndërtuara kapacitete të shumta hoteliere në shërbim të turistëve gjithnjë në rritje. Gjatë procesit të themelimit të Parkut, rëndësi e veçantë i është kushtuar vendbanimeve dhe zonave me potencial të zhvillimit ekonomik. Në këtë mënyrë në variantin e fundit të kufirit të Parkut është vendosur që vendbanimet/fshatrat dhe zonat me potencial të zhvillimit të hidrocentraleve të ngelen jashtë territorit të Parkut. Një vendim i tillë ka ndikuar në zvogëlimin maksimal të konflikteve që mund të rrjedhin si pasojë e kërkesave potenciale për zhvillim. Fig. Parku Hohe Tauern Austri - Përskaj rrugës shihet shtegu për ecje me ski i përgatitur për sezonin që po vjen dhe liqeni (e gjitha në pronësi private) si njëra nga atraksionet më të preferuara për turistët dimëror (shfrytëzimi i shtegut 3euro/ditë). 5

Parku i Natyrës Prialpi Giulie - Itali Vizita e dytë tematike u zhvillua në Parkun e Natyrës Prialpi Giulie, përkatësisht në Drejtorinë e Parkut (gjithashtu qendrat e rëndësishme për vizitorë) të vendosur në Komunën/Fshatin Rezia, që është njëra nga gjashtë komunat që marrin pjesë në territorin e Parkut. Prezantimi për Parkun u realizua nga Stefano Santi (Drejtori i Drejtorisë së Parkut) Alessandro Benzoni (Zyrtar në Drejtorinë e Parkut), nga të cilët mësuam për një proces shumë të vështirë dhe të gjatë të themelimit të Parkut. Iniciativa për themelimin e Parkut ka filluar pas tërmetit katastrofal (1976) që e kishte përfshirë rajonin në fjalë, pas të cilit dolën shumë ide dhe rekomandime për rindërtimin dhe zhvillimin e rajonit. Njëra nga idetë ishte edhe shpallja e zonës Prialpi Giulie në zonë me status të mbrojtur, përkatësisht zonë me status të Parkut të Natyrës, shpallja e të cilit përfundimisht u realizua në vitin 1996. Fig. Pamje e bjeshkës M.te Musi, që është njëra nga pjesët e bukura të Parkut, me të cilën lidhen gojëdhënat për bukuroshen e fjetur. Në këndin e fotos është ndarë detaji në të cilin me pak kreativitet mund të dallohet silueta e trupit të femrës së shtrirë. Sipas aktit të themelimit, Parku ka afërsisht 100 km2 (6.7% e territorit të Rajonit Friuli Venezia) i shtrirë në mesin e tri zonave biogjeografike Alpine, Mediterane dhe Iliriane (Ballkanike). Në mes të Parkut kalon Lumi në shtratin e të cilit derdhen shumë përroska e ujëvara që ofrojnë ujë të pijshëm për afërsisht 300.000 banorë të rajonit. Pjesë e rëndësishme e Parkut janë akullnajat që fatkeqësisht çdo ditë e më shumë po e zvogëlojnë sipërfaqen e tyre. Sipas të dhënave, në kuadër të Parkut ekzistojnë rreth 2000 shpella të madhësive të ndryshme (disa deri në 1000 m thellësi) që aktualisht nuk janë të qasshme për turistë. 65% e territorit të Parkut mbulohet nga pyjet, pjesa më e madhe e të cilave janë në pronë publike (85% e territorit të Parkut është pronë publike). Duke ju referuar kornizës ligjore në fuqi, në Itali ekzistojnë 834 zona të mbrojtura nga të cilat: - 24 Parqe Kombëtare; - 145 Parqe Regjionale; - 30 Zona Bregdetare; - 146 Rezervate Natyrore Nacionale; - 301 Rezervate Natyrore Regjionale; dhe - 188 Zona tjera të mbrojtura. 6

Sipas rregullave në fuqi, dokumenti kryesor për rregullimin dhe menaxhimin e Parkut është e ashtuquajtura Rregullorja e përgjithshme, që në fakt paraqet bazën e rregullave për trajtimin dhe shfrytëzimin e zonave të mbrojtura të natyrës. Ndërsa, dokumenti kryesor për rregullimin dhe menaxhimin e Parkut është Plani i konservimit dhe i zhvillimit, një version i përafërt në mes planit menaxhues dhe planit hapësinor për zonën e veçantë. Në dokument përveç tjerash përcaktohet kufiri përfundimtar dhe zonat e Parkut. Duke ju referuar këtij dokumenti Parku në fjalë është i ndarë në: - Zona kryesore zonat me nivelim maksimal të mbrojtjes ose sipas praktikës tonë zona strikte; - Zona e përgjithshme i përgjigjet zonës së dytë të mbrojtjes; dhe - Zonat për zhvillim që i përgjigjen zonës së tretë të zhvillimit. Pra, sipas prezantimit dhe përshkrimit të prezantuesit, procesi është shumë i ngjashëm me procesin tonë të hartimit të Planit Hapësinor për ZV. Çështje me rëndësi e diskutimit ishin ndërtimet brenda Parkut dhe procedura e realizimit të tyre. Sipas prezantuesit Leja e ndërtimit për objektet brenda territorit të Parkut lëshohet nga Komuna përkatëse, pasi të merret pëlqimi nga Autoriteti i Parkut. Lejet lëshohen në bazë të planeve hapësinore dhe urbane të hartuara nga Komunat, në përputhje me rregullat e zhvillimit të përcaktuara me Planin për Menaxhimin e Parkut. Autoritetet e përgjegjëse të Parkut janë pjesë e domosdoshme e procesit të hartimit të planeve komunale të të gjitha komunave që shtrihen në territorin e Parkut. Mirëmbajtja e infrastrukturës brenda Parkut është pjesë e rëndësishme e Planit Menaxhues, sipas të cilit vitin e kaluar janë trajtuar 120 km shtigje të niveleve të ndryshme nga 240 km sa ka në tërë territorin e Parkut. Në mungesë të kapaciteteve të Drejtorisë, ky veprim realizohet me ndihmën e kompanive lokale, i cili është treguar shumë i suksesshëm për faktin se ka ndikuar direkt në ngritjen e cilësisë së punëve dhe në fuqizimin e komunikimit me banorët e zonës. Aktualisht, sipas drejtorit në Park realizohen 5000 deri në 6000 vizita turistike, pjesa më e madhe e të cilave me karakter edukativ. Buxheti aktual i Parkut është 900.000 euro nga të cilat 700.000 euro për shpenzime dhe mbetja përdoret për investime. Ndihme e madhe janë edhe projektet me të cilat aplikohet në fonde evropiane. Struktura organizative e Autoritetit të Parkut i udhëhequr nga Drejtori përbëhet prej tre divizioneve: Administrata; Divizioni Teknik dhe Divizioni për zhvillimin e turizmit, pjesë e të cilit janë edhe një numër i konsiderueshëm i qendrave për vizitor të shpërndara në pika të ndryshme të Parkut. Takimin e përfunduam pas vizitës që i bëmë ekspozitës të organizuar në hapësirat e drejtorisë së Parkut, e cila është njëra nga pikat më të frekuentuar nga vizitorë të niveleve të ndryshme. Vizitën e vazhduam në Qytetin Resuita qytet i minierës së vjetër të thëngjillit, në të cilin me krenari ruhet dhe flitet për të kaluarën. Për të vazhduar më tutje me një vizitë të shkurtër në Qytetin Venzone qytetin e trashëgimisë kulturore të rajonit. Sipas informatave dhe dëshmive të prezantuara përmes fotove, pas tërmetit të vitit 1976 qyteti pëson një shkatërrim pothuajse total. 7

Fig. Kisha dhe objektit i komunës, të rindërtuara pas tërmetit duke respektuar në maksimum rregullat dhe origjinalitetin çdo gurë është i vendosur në vendin e vet. Me kërkesë të udhëheqësit të Kishës, rindërtimi i tyre është bërë pas rindërtimit të të gjitha shtëpive të banimit. Parku Kombëtar Trgllav Triglavski Narodni Park Vizita e fundit u realizua në Parkun Trigllav, Parkun e vetëm Kombëtar të Sllovenisë që shtrihet në pjesën veri-perëndimore të vendit. Me sipërfaqe prej afërsisht 84.000 Ha mbulon 4% të territorit të Sllovenisë. Në kuadër të Parkut janë të vendosura 37 vendbanime me afërsisht 2500 banorë, të cilat kryesisht shtrihen në zonën buferike, që në fakt është njëra nga tri zonat e ndarjes themelore të Parkut. Pra Parku është i ndarë në: - Zonën kryesore (76%) të përbërë nga zona e parë dhe e dytë e konservimit, të cilat se bashku i përgjigjen zonës së dytë sipas kritereve tona, sepse asnjëra nga zonat nuk ka kufizime si në zonën tonë strike; dhe - Zona buferike (24%) zona e zhvillimit në të cilën shtrihen vendbanimet, e cila i përgjigjet zonës së tretë sipas kritereve tona të ndarjes zonale. - Sa i përket pronësisë, pjesëmarrja është e ndarë në 25% pronë shtetërore, 32% pronë komunale (komuniteti lokal) dhe pjesa e mbetur prej 43% i takon pronarëve privat. - Kufiri dhe sipërfaqja e Parkut ka pësuar ndryshime disa herë deri më tash, sipas prezantuesit varianti fillestar ka pasur 1.400 Ha (1924), mandej vendimi tjetër në vitin 1961 e ka përcaktuar Parkun me sipërfaqe prej 2.000 Ha, për të ardhë në vitin 1981 ku Parku definohet me sipërfaqe prej 83.807 Ha dhe përfundimisht sipas variantit në fuqi (2010), Parku ka një sipërfaqe prej 83.982 Ha. 8

Struktura organizative - Parku menaxhohet nga Drejtoria e Parkut (me seli në Bled, jo fort larg nga kufiri i Parkut) në të cilën janë të punësuar 54 punonjës, nga të cilët 24 roje. Sipas prezantuesit stafi aktual nuk është i mjaftueshëm, por për shkak të kufizimeve buxhetore e kanë të pamundur rritjen e numrit. Drejtoria e Parkut është institucion publik në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila përmes Këshillit politik dhe këshillit tjetër profesional bënë mbikëqyrjen e menaxhimit të Parkut. Në kuadër të drejtorisë bëjnë pjesë 5 divizione: Divizioni i projekteve; Divizioni i administratës; Divizioni i rojeve; Divizioni informativ-edukativ; dhe Divizioni i ekspertëve. Plani Menaxhues - i aprovuar në vitin 2016, është plani i parë dhe i vetmi dokument formal me të cilin drejtoria e Parkut e menaxhon dhe i realizon aktivitetet e planifikuara në kohë dhe me buxhet përkatës. Sipas këtij Plani që mbulon periudhën prej 10 viteve (2016-2026) buxheti i planifikuar kap shifrën prej 90 milion euro. Duke ju referuar qëllimeve kryesore që parashihen në Plan, ato kryesisht ndërlidhen me mbrojtjen e vlerave natyrore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm është paraparë rritja dhe trajtimi i duhur i sektorit të turizmit (sipas vlerësimit të fundit llogaritet se brenda një viti realizohen 2.5 milion vizita) duke përmirësuar infrastrukturën teknike dhe ngritur kapacitetet humane adekuate. Gjatë prezantimit dhe diskutimeve temë kryesore e interesit ishin vendbanimet dhe ndërtimet në brendi të territorit të Parkut. Cilat janë përgjegjësitë e autoriteteve?; Si merret leja e ndërtimit?; Kush është përgjegjës për hartimin e planeve hapësinore dhe urbane?; etj. Aktualisht në kuadër të Parkut në funksion janë 37 hidrocentrale të vogla të ndërtuara viteve të shtatëdhjeta, ndërkohë sipas ligjit në fuqi është ndaluar ndërtimi i hidrocentraleve të reja. Sa i përket ndërtimeve, ato lejohen vetëm në të ashtuquajturën zonë buferike, të cilat shtrihen në territorin e komunave pjesëmarrëse në Park. Komunat janë përgjegjëse për hartimin e planeve të veta hapësinore, në procesin e hartimit të të cilave është e domosdoshme përfshirja e autoriteteve përgjegjëse të Parkut. Komunat janë të obliguara të respektojnë rekomandimet dhe kërkesat për trajtimin dhe zhvillimin e territorit të tyre në Park. Pra, para aprovimi të këtyre planeve komunat duhet të sigurojnë pëlqimin e nevojshëm nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht nga autoriteteve e saja. Duke ju referuar kësaj procedure, autoritetet komunale janë përgjegjëse për lëshimin e lejeve të ndërtimit për territorin e tyre në Park. Përpara nxjerrjes së vendimit për leje, aplikuesit për leje janë të obliguar të sigurojnë pëlqimin/mendimin profesionale nga autoritetet përkatëse të Ministrisë, nëse ndërtimi i planifikuar është në përputhje me rregullat në fuqi për ndërtim në territorin e Parkut. Në kuadër të territorit të Parkut janë të përfshira tetë komuna me vendbanimet e tyre përkatëse. Të gjitha komunat aktualisht i kanë të aprovuara planet e tyre hapësinore sipas procedurës së përshkruar më sipër, dhe këto dokumente janë të vetmet dokumente bazë për zhvillimin e zonës buferike të Parkut. Pjesë e veçantë e vizitës ishte vizita dhe ecja në shtegun e Lumit Soqa të gjatë 25 km, i cili shtrihet përgjatë rrjedhës dhe pjesëve më të bukura të lumit. 9

Fig. Ecja në shtegun e Lumit Soqa, njëri nga atraksionet më të preferuara të turistëve. Rekomandimet: - Është konstatim i përgjithshëm se tema dhe vendet e vizituara kanë qenë të qëlluara dhe shumë afër me kërkesat dhe problemet që po ballafaqohemi në fushën e trajtimit dhe zhvillimit të zonave të mbrojtura të natyrës duke përfshirë Parqet kombëtare si tema kryesore e interesit; - Nga prezantimet që u organizuan kuptuam për procesin e vështirë të themelimit të zonave të mbrojtura, në të cilin ndikimi kryesor ka ardhë nga procesi i përcaktimit të zonave dhe i sipërfaqes së përgjithshme të zonës. Rasti i Parkut Hohe në Austri, është shembulli më i mirë të cilit duhet ti referohemi në procesin në të cilin aktualisht ndodhemi. Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në mes mbrojtjes dhe zhvillimit në zonat e mbrojtura të natyrës, është vendosur që të gjitha zonat e zhvillimit të largohen nga territori i Parkut. Të gjitha zhvillimet dhe ndërtimet kryesore duke i përfshirë edhe hidrocentralet ndodhin jashtë kufirit të Parkut. Në këtë drejtim, rekomandohet që në kuadër të procesit të filluar të shqyrtimit të legjislacionit në fuqi për parqet kombëtare, të merret në konsideratë kjo praktikë, në mënyrë që ti bëjmë plotësimet dhe korrigjimet e nevojshme; - Shembulli tjetër që përputhet me situatën tonë është PK Trigllav në Slloveni, themelimi i të cilit është shumë i ngjashëm me themelimin e parqeve në Kosovë. Tema kryesore e interesit tonë ishin zonat e zhvillimit dhe procedura dhënies së lejeve të ndërtimit në këto zona. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që është përgjegjësi kryesor për menaxhimin dhe trajtimin e zonave të mbrojtura të natyrës, në procesin e ndërtimit në këto zona e ka vetëm rolin e mbikëqyrësit. Leja përfundimtare për ndërtim në kuadër të zonave të mbrojtura lëshohet nga autoritetet komunale përkatëse, pasi të merret pëlqimi/mendimi profesional nga Ministria (organet kompetente) për përputhshmërinë e ndërtimit me rregullat e përcaktuara në planet hapësinore komunale, të cilat hartohen nën mbikëqyrjen e Ministrisë duke përfshirë edhe autoritetin menaxhues të Parkut. Në fakt, kjo procedurë është pothuajse identike me udhëzimet lidhur me procedurën e ndërtimeve, që Ministria jonë i ka dërguar në adresë të Komunave pjesëmarrëse në Park. Prandaj rekomandohet që, të merret në konsideratë kjo praktikë dhe në rast të pengesave legjislative të bëhen plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme; - Rast i ngjashëm me rastet e mësipërme është Parku i Natyrës Friuli Giulia në Itali. Dokumenti kryesor për rregullimin dhe menaxhimin e Parkut është Plani i konservimit dhe i zhvillimit, një version i përafërt në mes planit menaxhues dhe planit hapësinor për zonën e veçantë, proces shumë i ngjashëm me procesin tonë të hartimit të Planit Hapësinor për ZV. 10

Leja e ndërtimit për objektet brenda territorit të Parkut lëshohet nga Komuna përkatëse, pasi të merret pëlqimi nga Autoriteti i Parkut. Lejet lëshohen në bazë të planeve hapësinore dhe urbane të hartuara nga Komunat, në përputhje me rregullat e zhvillimit të përcaktuara me Planin për Menaxhimin e Parkut. Autoritetet e përgjegjëse të Parkut janë pjesë e domosdoshme e procesit të hartimit të planeve komunale të të gjitha komunave që shtrihen në territorin e Parkut. - Sipas rasteve të përshkruara, fjala është për dy mënyra të trajtimit të çështjes së zhvillimit në kuadër të zonave të mbrojtura: o Është mënyra e Parkut në Austri, i cili në territorin e vet nuk ka zona të zhvillimit, në procesin e përcaktimit të kufijve, zonat në fjalë qëllimisht janë lënë jashtë kufijve të Parkut; dhe o Mënyra e Parkut në Slloveni dhe Itali, sipas të cilës zonat e zhvillimit janë pjesë e territorit të Parkut dhe zhvillimi i tyre përcaktohet me plane komunale, në hartimin e të cilave është e domosdoshme pjesëmarrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me të gjitha institucionet e veta kompetente. Në këto raste leja e ndërtimit lëshohet nga komunat përkatëse, pasi të merret pëlqimi/mendimi profesional për përputhshmërinë e ndërtimit me rregullat e zhvillimit në Park. - Duke qenë se aktualisht jemi në fazën e ndryshimit të ligjit për parqet, rekomandohet që në këtë proces të merret në konsideratë njëra nga mënyrat e praktikuara në rastet e prezantuara më sipër. Sipas gjendjes aktuale, në të gjitha rastet e vizituara vërehet se menaxhimi duke përfshirë mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës, funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme. Se cila nga praktikat do të përvetësohet, do të varet shumë nga ndikimet që mund të prodhojnë secila prej tyre. Një gjë e kemi të qartë, kjo u qartësua edhe në diskutimet e realizuara gjatë vizitës, se situata në zonat e mbrojtura (me theks të veçantë në Parqet Kombëtare) nuk është e mirë. Të gjithë u pajtuam se duhet të ndërmerren veprime në përmirësim të saj. Ky është momenti që diskutimin tonë ta shtrijmë edhe më gjerë, dhe si grup të dalim me argumente dhe të propozojmë masat për përmirësimin e gjendjes. Luan Nushi, drejtor Instituti për Planifikim Hapësinor Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Prishtinë, 06.11.2017 11