Ky program financohet nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet,

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

SHËRBIMET VENDORE DHE KOMUNITETI LGBT NË SHQIPËRI

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Fletore e Demokracisë. Etika dhe Zgjedhjet

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

Në ndryshim nga numrat e

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

Speci Shqipëri

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

TË ECËSH DREJT BALANCËS GJINORE UDHËZUES PËR BALANCIMIN E MARRJES SË VENDIMEVE

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

Sondazhi i opinionit publik. Besimi në qeveri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Përgatitur nga:

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

NGRITJA E VETËDIJESIMIT PËR BARAZI

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Lëkunden pozitat e Lulzim Bashës, më 23 korrik i mbaron mandati, ja kulisat brenda PD për ta larguar nga drejtimi i partisëfaqe 2-4

Edukimi për demokraci

oto FEMRAT & QEVERISJA

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

MUSINE KOKALARI. dhe Social Demokracia në Shqipëri. Tiranë, 2016 Alina Wagner

Ilir Meta konfirmon koalicionin me Edi Ramën dhe kërkon qeveri besimi, Shpëtim Idrizi karta e fundit anti çadërfaqe 2-3

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

informimit dhe transparencës, ISHSP është fokusuar në këtë projekt për të ndërgjegjësuar, promovuar dhe monitoruar komunikimin e këtyre

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Të drejtat e njeriut në Kosovë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

LIRIA E TË SHPREHURIT DHE LIRIA E MEDIAVE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Ndikimi i. Rininë e Kosovës

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

LEKSION I HAPUR I KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI NË UNIVERSITETIN ALEXANDER XHUVANI Elbasan, 17 prill 2012

Shkrirja e gardës së vjetër në PD, strategji e Bashës për t'i shpëtuar largimit nga drejtimi i partisë, ja skenarët që do përdorë pas zgjedhjeve

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

Katër kandidatë në garë për drejtimin e SPAK dhe Byrosë, në listë dy femra, SHBA-BE takime në ambasada me personat që do luftojnë korrupsioninfaqe 2-3

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

E Shtunë 14 Janar 2017

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

RAPORT VJETOR Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar 31 Dhjetor Viti 2015

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Analizë politikash 05/2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

ISH-TE PERNDJEKURIT, 1000 PERFITUESIT QE MARRIN LEKET

ANALIZË SHOQËRIA CIVILE DHE SHËRBIMET PUBLIKE

Transcription:

MENDO POLITIKISHT

Ky program financohet nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura ne kete dokument jane te autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit.

MENDO politikisht Nisma Mendo Politikisht u zbatua nga organizatat Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT).

Të dashur miq, kur ne vendosëm që të bënim një hap konkret, publik dhe të guximshëm, në kulmin e klimës së ashpër të politikës shqiptare, e gjetëm veten në një situatë të parrahur më parë nga lëvizja jonë. Por gjetëm të papërgatitur, ama, edhe vetë politikën shqiptare!... Eshtë koha të debatojmë Brenda 4 muajve (nga marsi deri në qershor 2013) jo vetëm që ndihmuam lëvizjen tonë të rritet, e mësuam gjëra të reja, praktike dhe të domosdoshme në kuptimin si funksionon politik-bërja në këtë vend, por, - për fatin e mirë të të gjithëve, - besojmë se kemi ndihmuar në një mënyrë modeste që edhe politika shqiptare të rritet si edhe ne. Kuptuam ama, se koha e njerëzve të papërgatitur, përfshirë ne vetë, politikanët dhe gjithë shoqërinë, mund të jetë një status quo që e tillë mund të qëndrojë edhe për dhjetëra vite të tjera. Dhe besuam se mund të bëhemi bashkë, 2, 10, 100 njerëz, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor e mund ta fillojmë, tani, jo më vonë, sot, jo nesër, këtë vit dhe jo pas 10 vjetësh, një debat që të përfshijë në të komunitetin LGBT, shoqërinë shqiptare dhe politikën me një synim që ndërton dhe i përmirëson gjërat, e jo shkatërron; me vizionin që shpjegon, informon dhe ndihmon shoqërinë në edukim dhe jo që ushqen status-quo-në; me bindjen se emancipimi i ne të gjithëve është diçka që mund të fillojë sot, e për pasojë ne të gjithë mund të fillojmë po sot të ëndërrojmë të nesërmen tonë. Testi i parë, i vështirë, ishte të thyenim akullin brenda strukturave të partive politike. Për ne personalisht ishte arritje kur një ditë me zagushi, në mes të orëve të ngarkuara të

mesditës, një grup që hartonte programin e FRD-së na priti në zyrë! Kishim monitoruar me vëmendje çdo dokument programor të asaj partie dhe të disa forcave të tjera politike. Në fillim përmes faqeve online, pastaj përmes ndjekjes së vëmendshme të retorikës së tyre. Qëllimi ishte që të gjenim në këtë klimë të acaruar të retorikës elektorale, dyer, dritare, apo çdo hapësirë tjetër përmes së cilës të ndërtonim ura komunikimi me politikën. Atë ditë në zyrën e FRD kemi debatuar jo pak, por dolëm me bindjen, se po, ka mënyra dhe rrugë ku ne mund të shkelim me krenari, me kokën lart e me dinjitet e se në po këto rrugë, të pa eksploruara, mundet, për të parën herë në historinë e këtij vendi, të kemi përkrah edhe përfaqësuesit e popullit në Kuvend! Pastaj mësuam ditë pas dite se duke qenë një rrugë e pashkelur më parë, edhe partitë politike, si edhe ne vetë, kanë nevojë për një ndriçues, për atë hapin e parë që jo vetëm e thyen akullin e indiferencës, por që nis edhe të notojë në ujëra, pavarësisht se vazhdojnë të jenë të ftohta. Kemi dashur të jemi korrektë dhe profesionalë gjatë kohës kur bashkërisht kemi prekur këtë ftohtësi, apo dhe kur ishim dëshmitarë të thyerjeve të para të akullit. Në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, në zyrën e kryeministrit, nuk kishim me vete asnjë mjet për të dokumentuar ato 25 minuta që u thanë në të, veç një celulari smartphone dhe entuziazmit të përmbajtur. Për të qenë profesionalë, na u desh minimalisht ta dokumentonim përmes një fotoje nga celulari atë takim! Pritëm pastaj që zyra e shtypit në Kryeministri të mund të zbardhte minutat e takimit. Gjë që nuk u bë. Menduam, me të drejtë, se takimi në fjalë kishte qenë takim jo vetëm me kryeministrin, por sidomos me kryetarin e PD-së e vetëm kur u siguruam se në këtë rrugë të pashkelur, barra por edhe detyra e të qenit transparentë na binte neve, vetëm atëherë publikuam minutat e atij takimi dhe e bëmë me shumë entuziazëm dhe duke respektuar të gjithë të vërtetën. Akulli ishte thyer, por puna e vërtetë sapo kishte filluar. Inkurajimi më i madh erdhi menjëherë përmes reagimit të komu- Besuam se mund të bëhemi bashkë, 2, 10, 100 njerëz, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor e mund ta fillojmë, tani, jo më vonë, sot, jo nesër, këtë vit dhe jo pas 10 vjetësh, një debat që të përfshijë në të komunitetin LGBT, shoqërinë shqiptare dhe politikën me një synim që ndërton dhe i përmirëson gjërat, e jo shkatërron; me vizionin që shpjegon, informon dhe ndihmon shoqërinë në edukim dhe jo që ushqen status-quo-në; me bindjen se emancipimi i ne të gjithëve është diçka që mund të fillojë sot, e për pasojë ne të gjithë mund të fillojmë po sot të ëndërrojmë të nesërmen tonë

nitetit LGBT. Dhjetëra të rinj nuk u mjaftuan me një foto dhe as nuk u nisën nga një foto për t u pozicionuar në llogore partiake. Me të drejtë nisi një debat brenda komunitetit, edhe virtualisht përmes mjeteve online të komunikimit por photo credit: Blerta Kambo edhe konkretisht. Dhe debati ishte për çështjet, jo për fotot e as për aktin e takimeve tona personalisht me liderët politikë. Në sondazhin tonë shumë të thjeshtë me pyetjen: Nëse një parti mbështet LGBT, do e votonit, 68 për qind e pjesëtarëve të komunitetit që morën pjesë online, u përgjigjën Po, rreth 15 për qind thanë se votojnë për të tjera arsye, rreth 5 për qind u përgjigjën jo dhe pjesa tjetër deklaruan se nuk do të votojnë. Kur ky debat, për çështjet, për çështje parimore, ziente mes komunitetit patëm konfirmimin se kryetari i opozitës z. Edi Rama do të na takonte. Ishte mënyra më e mirë që ne të flisnim hapur me të. Duhet të jemi të sinqertë: ishte dhe një lehtësim për ne, sidomos për të vendosur rregulla të barabarta loje për një proces të sinqertë debati. Çfarë mbështet PS-ja dhe deri ku shkon vija e kuqe, kjo është ende një çështje në vijim. Pyetjes të tipit Berisha apo Rama, PD apo PS, ne kemi vendosur t i përgjigjemi me një mënyrë shumë të thjeshtë, por edhe të sinqertë: Ky nuk është ekuacion, e ne të gjithë që luftojmë për të drejtat e njeriut nuk jemi e as nuk do të jemi ndonjëherë pjesë e ndonjë ekuacioni politik. Ne ama, mund të jemi një urë ku politikanët e këtij vendi të gjejnë tek ne mënyrën për të komunikuar me zgjedhësit e tyre. Përtej urës, secili do të vendosë, pasi të jetë bërë pjesë e debatit dhe e një procesi që e lehtëson dhe nuk e vështirëson komunikimin. Dhe në fund të fundit ky është një debat që do të kulmojë nga vetë LGBT, me emër apo pa emër, me foto ose jo, por me përgjegjësinë e votës qytetare. Premtimet e partive kryesore shqiptare për çështjet LGBT, ju do të keni mundësi t i lexoni dhe studioni vetë në këtë raport të parë. Nëse kjo nismë e përbashkët e jona ka arritur diçka, ajo ka të bëjë sidomos me faktin që më në fund mund të kemi kurajën, guximin, por edhe lëndën e parë mbi të cilën komuniteti LGBT i pari, politikanët e dyta dhe e gjithë shoqëria mund të debatojnë. Tashmë jemi të gjithë në sofrën e debatit, me rregulla të qarta të këtij debate, rregulla që respektojnë më së miri traditën e vendit tonë për të respektuar mendimin e tjetrit, por edhe traditën evropiane me të cilën duam të njësohemi. Le të fillojmë ta bëjmë paqësisht këtë debat. Xheni Karaj Kristi Pinderi 2

Në këtë studim kemi identifikuar se cila prej partive ka përfshirë në programin e vet politik çështje të të drejtave të njeriut dhe më specifikisht çështjet të personave LGBT si edhe mënyrën sesi janë trajtuar këto tema Çfarë bëmë, çfarë pamë, çfarë u tha Një numër gjithnjë e në rritje organizatash advokimi po punojnë që të sfidojë mitet dhe paragjykimet ndaj personave LGBT. Ky studim vjen në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një ambient politik e mediatik më mbështetës ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të personave LGBT në veçanti. Mbi të gjitha, përfaqësimet mediatike të personave të ndryshëm kanë efekte të rëndësishme. Shumë studime tregojnë se përshkrimet në media, veçanërisht portretet e shtrembëruara ndikojnë realisht jetët e personave të caktuar në varësi të perceptimit publik 1. Botimi që keni në duar është një projekt pilot, qëllimi i të cilit është të dokumentojë për herë të parë qën- 1. Dong, Q., & Murrillo, A.P. (2007). The Impact of Television Viewing on Young Adults Stereotypes Towards Hispanic Americans. Human Communication, 10 (1), 33-44; Entman, R.M., & Gross, K.A. (2008). Race to Judgment: Stereotyping Media and Criminal Defendants. Law and Contemporary Problems, 71 (93), 94-133 drimet dhe reagimet e partive politike shqiptare në lidhje me çështjet LGBT, duke synuar në të njëjtën kohë sjelljen e këtyre çështjeve në vëmendjen e politikanëve shqiptarë. Kështu, studimi përpiqet t i përgjigjet dy pyetjeve kryesore; cila nga partitë politike ka përfshirë në programin e vet çështje të të drejtave të njeriut (me fokus kryesisht LGBT) si edhe si janë trajtuar këto çështje. Duke marrë shkas nga studime të mëparshme që kanë vënë në dukje krizën e përfaqësimit të partive

PLL dhe PR kërkojnë kriminalizimin e homoseksualizmit 1 2 Partia Lëvizja për Legalitet (PLL) në programin e saj publik, në kapitullin Politika sociale, në nënkapitullin për Familjen thekson sa më poshtë: PLL mendon se nuk duhet lejuar që ligji shqiptar të njohë homoseksualitetin dhe abortin. Partia Republikane në kapitullin për Shëndetësinë dhe Ekologjinë, në pikën C të këtij kapitulli kërkon: Ndalimi me ligj i homoseksualizmit si permbysje e senseve te natyres njerezore dhe i cdo propagande ne favor te perhapjes se drogimeve te ndryshme. politike në Shqipëri 2 dhe duke mbajtur parasysh që viti 2013 është vit elektoral, ne shpresojmë që kjo nismë t i shtyjë partitë politike të rrisin procesin e llogaridhënies sidomos ndaj grupeve të margjinalizuara. Në të njëjtën kohë, ky studim duke u përqendruar kryesisht në problematika të rëndësishme të komunitetit LGBT si votues të mundshëm, do ta nxisë komunitetin të mendojë politikisht e të marrë pjesë më aktivisht në proceset vendimmarrëse. Gjithashtu ne shpresojmë që kjo nismë të shërbejë si shtysë e mëtejshme për 2. Kajsiu, Blendi. Vdekje Politikës, Liri Popullit! Kriza E Përfaqësimit Në Shqipëri. Polis Journal of the Faculty of Social Sciences, European University of Tirana, no. 5 (2008): 5-26. Problematikat LGBT në të shumtën e kohës trajtohen nga këndvështrime partiake e jo nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut analizimin, avancimin dhe rritjen e llogaridhënies së politikanëve për problematika të të drejtave të njeriut. Në këtë studim kemi identifikuar se cila prej partive ka përfshirë në programin e vet politik çështje të të drejtave të njeriut dhe më specifikisht çështjet të personave LGBT si edhe mënyrën sesi janë trajtuar këto tema. Për ta bërë këtë, për rreth dy muaj kemi monitoruar programet e partive politike, deklaratat e tyre në media si edhe kemi realizuar takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të këtyre partive. Për më tepër kemi monitoruar edhe median e shkruar dhe atë elektronike për të parë sesi trajtohen në media deklaratat politike në lidhje me këto çështje. Gjetjet e monitorimit tonë ishin gjithsesi të pritshme. Partitë politike të monitoruara kanë të përfshira fare pak në programet e tyre elektorale çështje të të drejtave të njeriut, duke mos i trajtuar thuajse aspak çështjet LGBT. Edhe në rastet kur këto tema janë të pranishme në programet politike, përqasja ndaj tyre është diskriminuese e deri kriminalizuese (si në rastin e Partisë Lëvizja e Legalitetit apo Partise Republikane). Megjithëse jo të përfshira gjërësisht në programet e dy partive më të mëdha Partisë Demokratike e asaj Socialiste, krerët e këtyre forceve politike i kanë adresuar duke shprehur mbështetjen e tyre për çështjet LGBT gjatë takimeve zyrtare me drejtuesit e Aleancës kundër Diskriminimit LGBT dhe Te Bashkuar Pro LGBT. Gjatë monitorimit të medias u vu re se kur media raporton mbi çështjet LGBT, ajo përqendrohet kryesisht në temën e martesave mes së njëjtës gjini, duke anashkaluar tema të tjera më të rëndësishme për komunitetin. Dihet tashmë që mënyra sesi media paraqet një çështje të caktuar (në varësi se cilët elemente theksohen) influencon reagimet e njerëzve lidhur me këtë çështje 3. Në këtë mënyrë, duke u fokusuar kryesisht në temën e martesave mes personave të së njëjtën gjini, media ngushton hapësirat për një debat të shëndetshëm rreth çështjeve LGBT. 3. Franklin D. Gilliam Jr. and Shanto Iyengar, Prime Suspects: The Influence of... the Viewing Public, American Journal of Political Science 44(3) (2000): 560-73;

Pedalim Kundër Homofobisë është një aktivitet i mirëfilltë politik tashmë traditë e lëvizjes LGBT në Shqipëri që realizohet falë mbështetjes së Ecovolis. Synimi i këtij eventi është të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi rëndësinë dhe drejtësinë e kauzës LGBT

Si projekt pilot, ne shpresojmë që ky botim të shërbejë si shtysë për hulumtime të ngjashme si edhe të shërbejë për ta ngritur debatin rreth çështjeve LGBT në nivele më akademike Metodologjia Një shtysë për punë akademike Ky monitorim është bazuar në mbledhjen e të dhënave përmes monitorimit të programeve të partive politike, mediave me qarkullim më të madh në vend, diskutimeve në forume e sondazhe publike online si edhe nëpërmjet takimeve me aktorët politikë në vend. Materialet e monitoruara janë lehtësisht të aksesueshme online. Është vëzhguar një kampion prej 356 artikujsh nga media e printuar dhe ajo elektronike si edhe programet e partive politike. Këto artikuj janë analizuar në bazë të fjalëve kyç si për shembull: gay, lezbike, homoseksualitet, martesa gay, martesa brenda së njëjtë gjini, trasngjinor, biseksual, heteroseksual, homofobi, anti-gay në të gjitha format e lakimit të tyre. Monitorimi i mediave është kryer në periudhën parazgjed- hore, pra kohën gjatë fushatës elektorale (e cila duhet thënë se në mënyrë jozyrtare filloi që në mars). Si projekt pilot, ne shpresojmë që ky botim të shërbejë si shtysë për hulumtime të ngjashme si edhe të shërbejë për ta ngritur debatin rreth çështjeve LGBT në nivele më akademike. Për t u informuar mbi realizimin e premtimeve të partive politike, na ndiqni në: www.historia-ime.com www.aleancalgbt.org www.gay.al

Gjatë periudhës së implementimit të projektit dy grupe prej gjashtë personash secili kanë monitoruar shtypin e shkruar, gazetat Shekulli, Shqip, Gazeta Shqiptare, Panorama, Koha Jonë, Mapo, Shqiptarja.com, Rilindja Demokratike, Zëri i Popullit, Standard si edhe revistat Fenix e Java. Gjithashtu është monitoruar dhe media online si Respublika. al, gazeta tema.net të gjitha versionet online të gazetave të printuara, peshkupaujë.com. balkanweb.com, noa.al, ama-news.al. Në monitorim janë përfshirë dhe televizionet si A1 Report, Tv Klan, Top Channel, Ora News, Channel 1, News 24, UTV, Vizion Plus. Monitorimi i gazetave Duke u nisur nga rezultatet e monitorimit mund të themi se çështjet e lidhura me LGBT dhe diskriminimin në përgjithësi janë mbuluar në media në formën e raportimeve me një gjuhë të zakonshme të kronikës së një lajmi. Pothuajse asnjë nga mediat e sipërpërmendura nuk ka në mënyrë të qartë një qëndrim të vetin në lidhje me çështjet e ngritura nga lëvizjet në mbrojtje të personave LGBT në Shqipëri. Media raporton lajme, ngjarje, aktivitete mbulon reagime apo edhe njoftime për shtyp në një mënyrë të distancuar dhe përgjithësisht të ekuilibruar përveç faqes respublika. al që në mënyrë të përsëritur ka bërë të ditur qëndrimin pro të drejtave të komunitetit LGBT, revistës Fenix e cila në numrin e datës 18 maj në kopertinën e vet aludon se Shqipëria është vendi i vetëm pa një opozitë intelektuale kundër kauzës LGBT. Fenix e pasqyron këtë numër ndër të tjera me një editorial me titullin: Pushteti i homoseksualitetit si edhe me një shkrim tjetër me titull Shteti nuk mund të mbrojë një sjellje të pashëndetshme. Përveç medias së sipërpërmendur duhet theksuar se në televizionet shqiptare ka emisione të ndryshme që kanë krijuar hapësira të lavdërueshme për aktivistët LGBT por këto emisione janë të pavarura nga linja editoriale e departamenteve të informacionit brenda vetë televizioneve ku shfaqen. Veçojmë si emisione dashamirëse për të promovuar respektin ndaj komunitetit LGBT : Top Shoë, Natë me Xhaxhi-

un, Mëngjes në Channel One, Zonë e Lirë, Tonight Ilva Tare. Elementi konflikt gjatë raportimit të çështjeve LGBT Ajo çka kemi vëzhguar në lidhje me median shqiptare gjatë raportimit të çështjeve LGBT ka qenë tentativa në disa raste për të krijuar një element konflikti. Sidomos pas takimeve që përfaqësues të LGBT-së patën me kryetarin e PD-së z. Sali Berisha dhe Kryetarin e PS-së z. Edi Rama. Për shembull në raportimet e datës 22 prill të takimit të përfaqësuesve të LGBT-së me Z. Sali Berisha media në masë nënvizoi që në titull çështjen e martesave mes së njëjtës gjini ndërkohë që kjo çështje realisht nuk ishte ndër parësoret gjatë takimit me kryeministrin. Për më tepër që në njoftimin për shtyp të Aleancës kundër Diskriminimit LGBT dhe ProLGBT nuk theksohet në asnjë rresht që kryeministri të jetë shprehur pro martesave gay, ndonëse njoftimi thotë shprehimisht se: Dhe në këtë kontekst e pyetën kryeministrin nëse ai i qëndron akoma idesë për ligjërimin e martesave mes së njëjtës gjini, apo të paktën njohjes së bashkëjetesës mes një çifti gejsh apo lezbikesh. Kryeministri tha se kishte parë në televizor një çift gejsh, sigurisht të mbuluar dhe shtoi se ai nuk shikon asnjë arsye pse të pengohet e drejta e tyre për të jetuar me njëritjetrin. Gjithashtu pas takimit që aktivistët LGBT patën me kryetarin e Partisë Socialiste, Z. Edi Rama, më datë 12 maj 2013, media më pranë qeverisë u interesua të raportonte për këtë takim ndonëse të njëjtin zell nuk e kishte treguar për takimin me Berishën. Në edicionet e darkës në televizionin Media nuk ka një qëndrim të vetin, por thjesht raporton Media raporton lajme, ngjarje, aktivitete mbulon reagime apo edhe njoftime për shtyp në një mënyrë të distancuar dhe përgjithësisht të ekuilibruar përveç faqes respublica.al që në mënyrë të përsëritur ka bërë të ditur qëndrimin pro të drejtave të komunitetit LGBT dhe revistës Fenix e cila në numrin e datës 18 maj në kopertinën e vet aludon se Shqipëria është vendi i vetëm pa një opozitë intelektuale kundër kauzës LGBT Klan dhe ABC News u transmetuan kronika rreth këtij takimi ndërkohë që asnjë prej këtyre televizioneve nuk kishte raportuar për takimin që aktivistët LGBT patën me z. Berisha në zyrën e tij. Çështja e martesave lë në hije të gjithë çështjet e tjera Organizatat në mbrojtje të të drejtave të personave LGBT, si pjesë të takimeve të tyre me aktorët kryesorë politikë shqiptarë kanë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi për komunitetin ndër të cilat veçohen: 1. Çështjet e së drejtës për të pasur akses të barabartë në sistemin shëndetësor sidomos për komunitetin transgjinor. 2. E drejta për të mos u diskriminuar në ambientet e punës, në sistemin arsimor dhe në çdo fushë tjetër. 3. Masat parandaluese për dhunën në familje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT 4. Ndryshimi i kodit penal për sa i përket njohjes së dhunës për shkak të orientimit seksual dhe identitetit

Në edicionet e darkës në televizionin Klan dhe ABC News u transmetuan kronika rreth këtij takimi me z. Rama, ndërkohë që asnjë prej këtyre televizioneve nuk kishte raportuar për takimin që aktivistët LGBT patën me z. Berisha në zyrën e tij Nard Ndoka dhe shpjegimi i tij i marrëdhënieve burrë-grua, burrë-burrë dhe grua-grua... PDK kundër martesave gay, Zoti krijoi Evën dhe Adamin jo Adamin dhe Stefanin www.gazetatema.net Përfundime gjinor si rrethanë rënduese si edhe njohja e pasojave që sjellin fjalimet e urrejtjes. 5. E drejta për të krijuar familje Por në raportimet që media ka bërë për këtë proces lobimi të LGBT-së përmendet vetëm çështja e martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo gjë ka sjellë gjatë kësaj periudhe reagime të pavend e të nxituara të forcave të ndryshme politike, lidhur më mënyrë të veçantë me çështjen në fjalë. Përmendim këtu rastin e deklaratës së kryetarit të partisë Demokristiane z. Nard Ndoka të datës 17 maj; citojmë pjesë të kësaj deklaratë nga gazetatema.net: PDK kundër martesave gay, Zoti krijoi Evën dhe Adamin jo Adamin dhe Stefanin. Një tjetër rast për t u përmendur është edhe ai i Ministrit të Mbrojtjes njëkohësisht kandidat për deputet i PD-së, Z. Arben Imami, i cili në datën 5 qershor 2013 citohet nga Gazeta Shqiptare të ketë thënë në një takim elektoral se: Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht e grave është për burrat dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Rasti i Ekrem Spahisë, i cili gjatë një takimi elektoral në Kukës më datë 10 mars 2013 u shpreh se: Do të ndalojmë martesat gej dhe abortet, lidhja brenda gjinisë po cenon institucionin e familjes, duke e quajtur homoseksualitetin imoralitet dhe perversitet. Kur ne themi të mbrojmë familjen nuk kemi parasysh familjen patriarkale, por një familje të shëndoshë, me të drejta e detyrime të barabarta midis anëtarëve e ku të jetë ashtu siç e ka dhënë Zoti: mashkulli, -mashkull dhe femra, -femër - shprehet Spahia. Nga sa më lart, mund të themi se media në Shqipëri: 1. Mbetet ende në nivelin e raportimit por nuk ka qëndrim të vetin në lidhje me çështjet LGBT; 2. Mediat e pozicionuara politikisht me njërën ose tjetrën palë i kanë trajtuar çështjet e ngritura në këtë projekt në këndvështrime partiake dhe jo në këndvështrime të së drejtës së njeriut; 3. Ekzistenca e konfliktit politik është dashur të zmadhohet edhe në rastet kur krerët e partive kanë pasur saktësisht të njëjtin mendim; 4. Janë lënë mënjanë çështje me rëndësi jetike për lëvizjen LGBT në Shqipëri. Media është fokusuar tek tema e martesave mes së njëjtës gjini, ndonëse kjo çështje ende nuk është artikuluar maksimalisht nga vetë lëvizjet LGBT; 5. Duke u përqendruar në çështje që shkaktojnë debat të fortë në shoqëri siç është martesa, media me ose pa qëllim nuk ka mundur të krijojë hapësira për një debat të shëndetshëm në lidhje me çështjet LGBT; 6. Në përgjithësi media ka krijuar hapësira për lëvizjen LGBT dhe nuk e ka bojkotuar atë siç ndodh në vende të tjera të rajonit.

Në kuadër të projektit Mendo Politikisht u përzgjodhën disa parti me të cilat vendosëm të nisnim një proces komunikimi por edhe monitorimi, për përqasjen e tyre ndaj çështjeve LGBT Çfarë premtojnë Programet e partive politike Përzgjedhja u bë duke pasur parasysh disa kritere si për shembull përfaqësimi në parlament, parti të reja me pretendime dhe mundësi reale për t u përfaqësuar në parlament, parti brenda koalicionit të djathtë, të përfaqësuar në qeveri në nivel zëvendës-ministrash si edhe parti kryesore në të dyja koalicionet. Partitë e përzgjedhura janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Lëvizja e Legalitetit, Fryma e Re Demokratike, Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet, Partia Republikane, Aleanca Kuq e Zi, Partia Ligj dhe Drejtësi, G99, Partia Demokracia Sociale, Partia Social Demokratike, Partia Bashkimi Per Te Drejtat e Njeriut. Fillimisht duhet thënë që një pjesë e mirë e partive politike shqiptare nuk duket të kenë programe politike të mirëfillta; shpeshherë ato veprojnë në bazë të statutit të partive. Përgjithësisht mund të themi se kriza e përfaqësimit në të cilën kanë hyrë partitë shqiptare por edhe mungesa e interesit -përveç ndonjë hulumtuesi, askush nuk duket të interesohet për programet e partiveduket se i ka kthyer programet politike në formalitete të panevojshme. Ajo që u vu re nga monitorimi i programeve të partive politike ishte që ndërsa të gjitha partitë përmendin, sado përciptazi të drejtat e njeriut në përgjithësi, shumica prej tyre nuk flasin specifikisht për çështjet LGBT. Për shembull në programin politik të partisë Fryma e Re Demokratike, thuhet shprehimisht se: FRD është e angazhuar të garantojë në të

gjitha drejtimet, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën dhe ligjet e vendit si dhe në dokumentet ndërkombëtare. Ajo do të jetë Parti e respektimit të lirisë së mendimit dhe veprimit, dinjitetit dhe aspiratave të qytetarëve të lirë shqiptarë, respektimit të të drejtave dhe lirive të besimeve fetare, zhvillimit të vlerave më të mira të familjes shqiptare, forcimit të drejtësisë shoqërore. Megjithatë, në këtë citim bien në sy nota heteronormativiteti, kur nënkuptohet mbështetja për martesat e familjet heteroseksuale. Gjithsesi, i pyetur nga Xheni Karaj, drejtuese ekzekutive e Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT, sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa është shprehur se ndërsa FRD nuk ka asnjë fobi për të trajtuar çështje LGBT, këto tema nuk përbëjnë përparësi për momentin 4. Ngjashëm si me FRD-në, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e mendon krijimin e familjeve ndërmjet një burri e një gruaje. (...) Familja është vatra ku formohet solidariteti dhe 4. Transkripti i dialogut mes Karaj dhe Oketës gjendet në këtë lidhje: http:// historia-ime.com/en/2011-08-07-02-59-53/ item/1955-xheni-karaj-e-pyet-frd-per-lgbtpergjigjet-oketa-video.html përgjegjësia sociale. Forcimi i rolit të gruas në familje e në shoqëri është parësor për konsolidimin e vlerave të atdhetarizmit, punës, solidaritetit, angazhimit qytetar, respektit e barazisë gjinore, është një familje që i shërben shoqërisë dhe progresit të saj. Nga ana tjetër Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet thekson në programin e saj se: Të drejtat civile janë të pandashme. Këto të drejta janë të njëjtat për të gjithë njerëzit pavarësisht nga kombësia, origjina, raca, seksi, gjuha, besimi fetar, bindjet politike, arsimi, profesioni apo gjendja shoqërore. Megjithëse orientimi seksual nuk përmendet në mënyrë eksplicite, PDIU deklarohet në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut të sanksionuara në konventat ndërkombëtare si edhe: (...) është e angazhuar për ndalimin e çdo programi politik që mbështet dhe zbaton dhunën dhe intolerancën qoftë kjo kombëtare, fetare, politike, ideologjike apo racore. E ndërsa partitë e mësipërme thjesht nuk e përmendin temën e homoseksualitetit, ose e pranojnë në mënyrë implicite, deklarata ndoshta më e hapur kundër personave LGBT, vijnë nga Partia Lëvizja e Legalitetit si edhe Partia Republikane, të cilat në programet e tyre bëjnë thirrje për kriminalizimin e homoseksualitetit. Në programin e PR-së thuhet haptazi: Ndalimi me ligj i homoseksualizmit si përmbysje e senseve të natyrës njerëzore dhe i çdo propagande në favor të përhapjes së drogimeve të ndryshme. Ndërsa, sipas PLL-së shteti shqiptar nuk duhet lejuar të njohë ligjërisht homoseksualitetin dhe abortin. Për më tepër PLL e konsideron veten si parti të personave: (...) që besojnë në Zot, vlerat hyjnore dhe rolin e rëndësishëm që kanë bashkësitë fetare për ndërtimin dhe zhvillimin e konstruktit shpirtëror të kombit. Një gjetje e tillë nuk ka çuditur aspak faktikisht, për shkak se përfaqësues të kësaj partie jo vetëm që janë shprehur edhe më parë hapur në media kundër homoseksualitetit, por kanë përdorur madje edhe gjuhë urrejtje, duke bërë thirrje për ushtrim dhune ndaj personave LGBT 5. E vetmja parti që diskuton haptazi në programin e saj politik tematikat e homoseksualitetit është Partia Sociali- 5. Deklaratat e kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahia mund të gjendet në lidhjen e mëposhtme: http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?idnotizia=84839&idcategoria=1 PS diskuton haptazi në programin e saj politik tematikat LGBT. Kjo parti parashikon masa që luftojnë diskriminimin e komunitetit. Më specifikisht, në kapitullin për shtetin e së drejtës, thuhet se do merren masa për: Parandalimin i viktimizimit të grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve, minoriteteve, personat me aftësi të kufizuara dhe personave me orientim seksual të ndryshëm

ste. Në programin e saj ajo parashikon masa që luftojnë diskriminimin e LGBT. Më specifikisht, në kapitullin për shtetin e së drejtës, thuhet se do merren masa për: Parandalimin i viktimizimit të grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve, minoriteteve, personat me aftësi të kufizuara dhe personave me orientim seksual të ndryshëm. Në kapitullin për Ripërtëritjen e Shoqërisë, thuhet: Ndaj me një agjendë sociale që na ngarkon të drejta e detyra të gjithëve, së bashku, duam të ndërtojmë shoqërinë ku energjia, kreativiteti e mundi i secilit të gjejnë hapësirë jetësimi, përmes shtetit që ofron shërbime publike sipas nevojës. Është mision i qeverisjes socialiste t i sigurojë çdo qytetari shqiptar pavarësisht të ardhurave, origjinës, moshës, gjinisë, etnisë, edukimit, orientimit seksual, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare, shërbime publike cilësore. Parimet bazë të shërbimeve publike gjatë qeverisjes socialiste do të jenë: lehtësimi dhe zgjerimi i aksesit, drejtësia sociale, cilësia, standardet profesionale, pavarësi prej financuesit të shërbimeve, harmonizimi i shërbimeve publike dhe private, decentralizimi, pjesëmarrje qytetare, komplementariteti dhe konkurrenca e ndershme. Gjithashtu, PS mbështet të gjitha format e jetesës familjare; familjen e lidhur me martesë, bashkëjetesën, familjet me një prind dhe të gjitha format e tjera të partneritetit. Në programin për të rinjtë parashikohet: Fuqizim i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit duke e kthyer realisht në shërbim të grupeve të diskriminuara apo në rrezik diskriminimi. Ç është më e rëndësishmja, në programin për fuqizimin e gruas, PS thotë se Ne zotohemi që do të garantojmë zbatimin me efektivitet të legjislacionit ekzistues për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore duke siguruar mekanizma edhe institucione efikase që të sigurojnë zbatimin e tyre. Përmirësimet ligjore do të kenë në vëmendje të veçantë grupet e grave të disavantazhuara, duke përfshirë gratë e varfra, gratë e zonave rurale, gratë kryefamiljare, me aftësi të kufizuara, viktima të dhunës apo trafikimit, gratë e minoriteteve etnike, si dhe ato me orientim seksual të ndryshëm. Premtimet e PD Nga e gjithë puna lobuese, monitoruese dhe procesi i komunikimit me partitë gjatë periudhës mars-qershor 2013, lëvizja LGBT në Shqipëri mori premtime elektorale nga vetëm katër parti. Partitë që u bënë pjesë e këtij procesi komunikimi me lëvizjen LGBT ishin: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Përfaqësues të lëvizjes LGBT patën me drejtuesit kryesor të këtyre partive takime të posaçme në selitë e së cilës parti. Partia Demokratike e Shqipërisë rezulton se nuk ka asnjë politikë

konkrete të shkruar në lidhje me adresimin e çështjeve të ndryshme që ndikojnë me jetën e komunitetit LGBT në Shqipëri. I vetmi burim informacioni por edhe angazhim publik që përfaqëson mendimin e kësaj partie vjen, në këtë rast nga takimi që aktivistët Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi patën më 22 prill 2013 me kryetarin e PD-së Z. Sali Berisha. Gjatë këtij takimi Z. Berisha duke vlerësuar faktin që lëvizja është bërë e zëshme dhe e dukshme, tha: T ju them të drejtën nuk më vinte mirë kur flitej për këtë çështje dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të komunitetit që të dilte publikisht për të mbrojtur kauzën. Zoti Berisha është i besimit se format dhe mënyrat e reagimit të lëvizjes LGBT gjatë viteve të fundit kanë qenë plotësisht të drejta. Ai dënoi si të pavend polemikat e krijuara nga zëvendës ministri Ekrem Spahiu duke thënë se, Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në orientimin intim të individëve dhe shtoi se ato deklarata janë të papranueshme jo nga një zëvendës ministër, por nga askush. Në këtë kontekst ai nënvizoi se asnjë politikan nuk duhet të ketë frikë apo komplekse për t u shprehur në lidhje çështje që i takojnë komunitetit LGBT që janë të drejta të njeriut. Kjo, sipas kryeministrit, duhet të jetë një përgjegjësi e politikanëve. Gjatë takimit, Kryeministri u pyet nga aktivistët LGBT për perspektivën e miratimit ose jo të ndryshimeve të Kodit Penal ku parashikohet edhe që fyerja me dashje e njerëzve edhe për shkak të orientimit të tyre seksual përmes teknologjisë së informacionit, të dënohet si vepër penale. Berisha i siguroi aktivistët se po e ndjek ecurinë e ndryshimeve dhe se i mbështet ato plotësisht. Dy drejtuesit e LGBT i shprehën më tej shqetësimin kryeministrit në lidhje me nevojën e zbatimit më të plotë të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi. Ata i kërkuan z. Berisha që shoqëria civile të ketë më shumë hapësirë në diskutimin dhe propozimin e stafit dhe drejtuesve të institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kryeministri u shpreh se Na duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe se ligji në fjalë është një ligj shumë i mirë dhe jam plotësisht dakord që ai duhet zbatuar deri në fund. Pinderi dhe Karaj i kujtuan kryeministrit se katër vjet më parë të dy ata nuk njiheshin dhe deklarata e vetë z. Berisha i afroi në atë mënyrë që lëvizja të fuqizohej. Dhe në këtë kontekst e pyetën kryeministrin nëse ai i qëndron akoma idesë për legalizimin e martesave mes së njëjtës gjini, apo të paktën njohjes së bashkëjetesës mes një çifti gejsh apo lezbikesh. Kryeministri tha se kishte parë në televizor një çift gejsh, sigurisht të mbuluar dhe shtoi se ai nuk shikon asnjë arsye pse të pengohet e drejta e tyre për të jetuar me njëri tjetrin. Mos harroni, shtoi në këtë moment, se puna për të thyer akullin e shoqërisë është një punë që do kërkojë kohën e vet dhe që nuk arrihet menjëherë, por ju jeni në rrugën e duhur. Më tej, kryeministri u sugjeroi aktivistëve që të shmangin përplasjet apo konfrontimet që nuk sjellin asgjë. Të dy drejtuesit e lëvizjes LGBT i shpjeguan atij se nisma që Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT kanë ndërmarrë synon që të krijojë rrugë komunikimi me aktorët kryesorë të politikës, pasi vetëm përmes saj mund të zgjidhen problemet e komunitetit. Ka ardhur momenti që lëvizja jonë të ketë një fizionomi më politike dhe më të pjekur jo thjesht për të ngritur çështjet, por sidomos për t i zgjidhur ato, thanë Karaj dhe Reagimi pasi u njohem me listat e PD: Si mund të përfaqësohen dhjetëra mijëra LGBT me Ekremin? Vitin e kaluar z Spahiu u bë një turp për Shqipërinë në sytë e gjithë botës me deklaratat e tij homofobike. Zoti Berisha! Ne gjykojmë se një lider politik në proçesin e zgjedhjes së grupit parlamentar duhet të bazohet sidomos në vlerat dhe parimet e demokracisë dhe një prej vlerave thelbësore është ajo e mosdiskriminimit dhe ajo e respektimit të të gjitha pakicave. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë motiv ne nuk mund të shkojmë përpara në Europë me deputetë si Ekrem Spahiu. historia-ime.com

Një vajzë lezbike i përgjigjet shkrimit homofob të Artan Lames botuar në gazetën Shqip ku krahason pedofilinë me homoseksualitetin Jam perverse dhe fajtore...... Më lindi një pyetje: Si mundet një njeri i dhënë pas kulturës, artit të quajë homoseksualizmin perversitet? Diçka nuk shkon këtu! Më thoni sa artistë njihni ju që kanë pasur jetë seksuale normale? Pastaj ç është seksi normal: seksi misionar? Do të digjnit ju kalanë e Ali Pashës për perversitetet që janë bërë aty? Apo do të ndalnit muzikën e Çajkovskit sepse ai ishte homoseksual i lidhur me nipin e vet? Do të digjnit Greqinë e Lashtë, Lojrat Olimpike, shkollat greke, gjimnastikën greke dhe vetë Safon në emër të zhdukjes së perversitetit? S do të lexonit më Virxhinia Ulfin e s do të shihnit filmat e Xhudi Fosterit? Pale Da Vincin, Fukonë etj, etj. Këta kanë qenë perversë, në konceptin tuaj për perversitetin, si dhe gjithë talentet e botës hetero, që kanë bërë shthurje jodevijante... Janë këta kriminelë që s duhen dënuar me ligj por me fjalë? Dënojini atëherë! Pinderi. Në fund të takimit, kryeministri i siguroi se qeveria shqiptare do të mbështesë të drejtat e këtij komunitetit për t u organizuar dhe për të tubuar, duke iu referuar, në fakt, paradës që lëvizja LGBT ka planifikuar për në muajin shtator. Përfundime 1. Kreu i Partisë Demokratike premton më shumë punë në lidhje me zbatimin e ligjit kundër diskriminimit; 2. Kryetari i PD-së është pro bashkëjetesës së çifteve mes së njëjtës gjini 3. Z. Berisha mbështet të drejtën për organizimin e paradës gay. Premtimet e PS Nga të gjitha partitë e përzgjedhura, Partia Socialiste na ka pajisur me një pjesë të shkruar të programit të saj elektoral që përfshin angazhime konkrete në lidhje me përmirësimin e jetëve të LGBT-së. Duhet theksuar se pranë PS-së ka qenë më i lehtë identifikimi i një personi kyç për komunikimin me çështjet sociale përfshirë edhe çështjen LGBT. Në rastin konkret ky komunikim është lehtësuar përmes znj. Eglantina Gjermeni, e cila ka qenë e gatshme që në takimet e vazhdueshme me ne në kuadër të nismës Mendo Politikisht të komunikojë, sqarojë dhe diskutojë pikat konkrete në programin e PS që lidhen me kërkesat dhe nevojat e komunitetit tonë. Më tej aktivistët LGBT Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhvilluan një takim zyrtar me Kryetarin e Ps z. Edi Rama më 22 maj. Në mesditë, në zyrën e tij në katin e dytë të selisë, kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama priti dy drejtuesit e lëvizjes LGBT në Shqipëri, Xheni Karajn dhe Kristi Pinderin. Ky ishte takimi i parë që kreu i të majtës shqiptare zhvilloi me përfaqësues të komunitetit LGBT. Në grupet tona sociale dhjetëra pjesëtarë të komunitetit LGBT kanë pritshmëri të larta ndaj PS-së, i thanë aktivistët zotit Rama. Ata janë të vëmendshëm për çdo gjë që ju thoni dhe sigurisht do të ishte zhgënjim shumë i madh në rast se ju nuk mbështesni publikisht të drejtat e LGBT si një grupim që jeton ende mes frikës dhe izolimit. Zoti Rama u shpreh që në fillim se ka qenë ndër të parët që ka folur për çështjet e LGBT që në fillim të viteve 90-të, Atëherë kur këtu të quanin homoseksual nëse flisje për çështje të tilla. Kreu i socialistëve u shpjegoi aktivistëve se Shqipëria ka nevojë për një debat emancipues në lidhje me LGBT. Zoti Rama është pro të drejtës së bashkëjetesës, kurse në lidhje me çështjen e martesave mes së njëjtës gjini, pranoi se më parë duhet përgatitur shoqëria dhe duhet përgatitur terreni për të pasur debate të frytshme dhe sidomos informim. Shoqëria mund të mos jetë asnjëherë gati, por është roli i liderëve që ta ndihmojnë dhe ta përgatisin atë, ishin të mendimit Karaj dhe Pinderi. Zoti Rama u shpreh për një rol më aktiv të institucioneve shtetërore në lidhje me luftën kundër diskriminimit. Ai i siguroi aktivistët se brenda dy viteve të para të qeverisjes socialiste, do të ketë një projekt të planifikuar me kujdes dhe maturi për të integruar komunitetin LGBT, për të eliminuar format e diskriminimit, por sidomos për të informuar dhe kulturuar shoqërinë. Ai shtoi se tashmë është e nevojshme që të organizohen sa më shumë aktivitete publike të komunitetit. Ju keni avokatë shumë të përkushtuar ndaj kauzës suaj, brenda PS-së, tha Rama, duke Lexojeni të plotë në rubrikën Letra nga Lexues në Historia-ime.com

pasur parasysh veten e tij së pari dhe znj. Eglantina Gjermeni, znj. Vasilika Hysi, znj. Olta Xhacka, etj. Premtimet e FRD Gazmend Oketa: Unë ju falenderoj sinqerisht për ngritjen e kësaj problematike, qoftë ju, qoftë znj. Sevim Arbana. Jemi këtu për të prezantuar një program politik dhe ndoshta disa pika mund të hiqen dhe qëllimisht që ti lemë hapësirë diskutimeve. Do të të jap një përgjigje shumë të sinqertë. Se pari duhet t ju siguroj ju dhe të gjithë të pranishmëve që nuk kemi asnjë lloj fobie per ta trajtuar këtë cështje, sic po me të njëjtin sinqeritet, mund t ju them se nuk është një çështje prioritare për momentin. Po i referohem znj. Arbana pasi është një përfaqësuese e shoqërisë civile. Unë jam një përfaqësues politik dhe fjalët e mia mund të komentohen me ngarkesa politike, por po i referohem për përshkrimin që i bëri situatës, qoftë gjëndjes ekonomike, qoftë problematikave të ndryshme (shënim i editorit: më herët znj. Sevim Arbana kishte theksuar që është e rëndësishme të përfshihen në programet politike dhe dy grupe të marxhinalizuara si komuniteti rom dhe LGBT). Eshtë një situatë tepër e rënduar ku familjet shqiptare diskutojnë bukën e gojës, por ju siguroj se nuk kemi asnjë fobi për ta diskutuar këtë çështje. Do të mirëprisnim sugjerime, propozime dhe diskutime, por nuk mund të them që është priopritet i politikës sonë apo i programit tonë për momentin, por juve do t ju lutesha të na përcillnit sugjerimet tuaja në Kuvendin e ri ku ne do të kemi përfaqësuesit tanë për të diskutuar qoftë për prioritetet e partisë sonë, apo qoftë për prioritete të tjera për çështje të tilla. (në këtë moment bën dhe një batutë për Kuvendin aktual, e cilëson si Kukuvend!) Premtimet e LSI Me datë 22 maj aktivistët Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi takuan në zyrën e tij kryetarin e Lëvizjes Sociaiste për integrim Z. Ilir Meta. Gjatë këtij takimi kryetari i LSI i siguroj përfaqësuesit e LGBT-së se partia e tij është kundër çdo forme të diskriminimit dhe ishte i mendimit që duhet bërë më shumë punë për implementimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Gjithashtu ai shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me organizatat LGBT për adresimin hap pas hapi të të gjitha problematikave në kuadër të procesit të integrimit. Gjithësesi deri në ditën kur ky raport u përfundua ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare nga kjo forcë politike pas kërkesës sonë zyrtare për ti patur adresimet e çështjeve LGBT në një formë të shkruar.

Një aspekt i rëndësishëm i projektit Mendo Politikisht ishte krijimi për herë të parë i një infrastrukture të sigurt për komunitetin LGBT në Shqipëri për të debatuar hapur në lidhje me politikat e vendit në drejtim të përmirësimit të jetës së tyre. Forumet online Nëse një parti mbështet LGBT, do e votonit? Mënyra që zgjodhëm për këtë arsye ishte përdorimi i forumeve, rrjeteve sociale dhe faqeve të ndryshme online, përmes të cilave ftuam komunitetin që, pa rrezikuar se mund të identifikohej si pjesëtarë të popullatës LGBT, të mund të shprehte mendimin e vet. Përgjatë katër muajve të fundit deri në qershor 2013 ftuam pjesëtarë të komunitetit LGBT të shprehin mendimet në një sondazh anonim dhe të thjeshtë për t u përdorur online, që synonte të kuptonte nëse ky komunitet është i gatshëm të jetë politikisht aktiv duke votuar (ose jo) një parti politike, në rast se kjo parti adreson direkt në programin e vet çështje të komunitetit LGBT. Më konkretisht, në dy faqe interneti, gay.al dhe historiaime.com adresuam në formën e një sondazhi online pyetjen: Nëse një parti mbështet LGBT, do e votonit? Alternativat ishin përgjigje të mbyllura: Po Jo Nuk do votoj Votoj për arsye të tjera Rezultatet dhe përfundime Në faqen historia-ime.com votuan 507 vetë në total, ku çdo votë u llogarit si votë e vetme (teknikisht llogaritej si një votë çdo votim që realizohej nga një kompjuter me të njëjtën IP). Rezultoi se 51 për qind e pjesëmarrësve në sondazh, do ta votonin një parti nëse ajo adreson konkretisht çështjet LGBT në programin e vet. 15.7 për qind nuk do ta votonin, 16.7 për qind u përgjigjën se nuk do të votojnë, ndërsa 25.7 për qind

nga ata që morën pjesë në këtë sondazh, u shprehën se votojnë për të tjera çështje. Në faqen gay.al votuan 237 në total. 71.8 për qind e tyre u përgjigjën se do ta votonin një parti nëse do të kishte në program edhe çështjet LGBT, 9.7 për qind u përgjigjën me Jo, 5.8 për qind prej tyre nuk do të votojnë, ndërsa 12.6 për qind thanë se votojnë për arsye të tjera. Ne mund të konkludojmë se pavarësisht pamundësisë për të jetuar lirisht një jetë si të LGBT të deklaruar haptazi, pjesëtarët e këtij komuniteti janë të vëmendshëm për t u informuar direkt në lidhje me çështje të politikës së ditës. Shumica dërrmuese e komunitetit LGBT në Shqipëri, e fshehur ose jo, janë të gatshëm të shndërrohen në një komunitet të mirëfilltë politik, në kuptimin që të votojnë një parti të caktuar, ose të votojnë kundër një partie tjetër, nisur mbi interesa të lidhura thelbësisht me orientimin e tyre seksual dhe/apo identitetin e tyre gjinor. Nga ana tjetër, një përqindje e konsiderueshme e këtij komuniteti që voton për arsye të tjera, ose më saktë, jo vetëm për çështjet që lidhen direkt me politika në lidhje me mos diskriminimin mbi bazë orientimin seksual apo identitetin gjinor, tregon për një nivel të lartë emancipimi të këtij komuniteti në zgjedhjet e vet politike, edhe pse nuk është i integruar tërësisht me identitetin e vet në shoqërinë shqiptare. Pjesëmarrja e të rinjve LGBT në debat Rreth 3083 individë me një profil në Facebook të cilët janë anëtarë të faqes së Aleancës Kundër Diskriminimit, si edhe 1112 individë që janë pjesëtarë të faqes në Facebook të Pro LGBT, patën mundësi që gjatë katër muajve të fundit para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, të merrnin pjesë në debate të nisura nga administratorët e këtyre faqeve më synimin për të stimuluar një debat politik. Në qindra postime në këto dy grupe të rrjetit social më të përdorur në Shqipëri, konstatuam një fenomen që pasqyron në fakt një lloj ndarjeje si me thikë të qëndrimeve politike mes pjesëtarëve të komunitetit LGBT, qëndrime që reflektohen dhe në shoqëri. Qëndrimet personale militanteske ishin të përfaqësuara njësoj mes komunitetit LGBT, ashtu siç ndodh dhe me çdo pjesëtar tjetër të shoqërisë NESE NJE PARTI MBESHTET LGBT, DO E VOTONIT? 51% 15.7% 16.7% 25.7% PO SONDAZHI NE HISTORIA-IME.COM JO NUK DO VOTOJ NESE NJE PARTI MBESHTET LGBT, DO E VOTONIT? 71.8% PO SONDAZHI NE GAY.AL VOTOJ PER ARSYE TE TJERA 9.7% 12.6% 5.8% JO shqiptare, në kuptimin që mes këtij komuniteti ka njësoj admirues në nivelin militantesk për PS-në, ashtu siç ka dhe për PD-në. Synimi i projektit tonë nuk ka qenë të mbështesim asnjë parti në veçanti, por të nisim NUK DO VOTOJ VOTOJ PER ARSYE TE TJERA një dialog të qëndrueshëm me sa më shumë aktorë politikë, për të avancuar çështje të LGBT-së. E megjithatë format militante të mbështetjes së njërës apo tjetrës parti nuk munguan edhe mes komunitetit tonë.

Komentet Më bën përshtypje se si çdo herë, që diskutohet në publik çështja e martesave mes së njëjtës gjini, nga homofobët e mëdhenj, mes ofendimeve të tjera janë dhe shprehje të tilla si: këta duhen mbyllur nëpër spitale, këta duhen kuruar se janë të sëmurë, etj si këto KOMENTE PER SHKRIMIN LGBT I PERGJIGJET EDI RAMES J. S: Politikan i trashë! R. F: E përse qenka politikan i trashë një prej figurave kryesore të politikës në Shqipëri dhe jo vetëm? R. F: -Mendoj se Z. Rama ka folur mjaft bukur sepse nuk mund të jemi ne përpara Amerikes ku edhe aty në shumë shtete po zhvillohen debate përditë. Cdo gjë ka kohën e vet. Por edhe fakti që LGBT është shfaqur nëpër TV duke dalë karshi kundërshtarit të Ramës, mbase edhe ky fakt mund ta ketë irrituar sadopak për të dhënë këtë deklaratë. Gjithësesi mendoj se Z. Rama është shprehur mjaft i arsyetueshëm. Por cudia ime në gjithë këtë koment është për J. S, i cili për mendimin tim ka shfryrë mbase edhe pa e dëgjuar intervistën dhe në fakt pyeta konkretisht J. S dhe nuk kisha asgjë me ju që e keni publikuar intervistën. Ju faleminderit! R. F: Pikerisht J. S, sepse ai është një politikan i kalibrit botëror dhe jo një dosido. Por gjithkush është i lirë ose ta lavderojë ose ta shajë, sepse normalisht jetojmë në demokraci dhe gjithsecili ka lirinë e mendimit dhe të shprehjes. Rama tha se kjo është një çështje shumë e gjerë dhe nuk i takon vetëm klasës politike normalisht. Por ka të bëjë edhe me familjet shqiptare, ka të bëjë edhe me perceptimin e masës së gjerë. Madje, nëse do bëhej një referendum, do ta shihnit se nuk do aprovohej asnjë ligj i tillë në shqipëri. I. C: Për mendimin tim është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme, më mirë pak fjalë e disa vepra se sa shumë fjaël dhe asnjë vepër. Bravo i qoftë. Koment mbi projektin Mendo Politikisht H. K: Thjeshtë mendim personal... Me ethet e fushatës elektorale këtë herë është përfshirë edhe komuniteti LGBT i cili po tenton të zërë vendin që i takon si një grup interesi që mbron një kategori specifike. Dhe mbështetja që kërkohet në këtë rast nga politika është në lidhje me atë cfarë parashikojnë partitë politike për mbrojtjen e këtij komuniteti por që kur pyeten liderët i thuhet troç se a do të legalizohen martesat mes së njejtit seks nëse ata do jenë në pushtet. Në pamje të parë duket si një kërkesë legjitime që duhet të vijë natyrshëm, për gjithë vendet të cilat aspirojnë demokracinë dhe lirinë e vërtetë, martesa mes cifteve të së njëjtës gjini. Dhe ata që propagandojnë më së shumti këtë kauzë e bejnë në emër të barazisë, të lirisë së mendimit, veprimit të individit për të jetuar jetën ashtu si i pëlqen atij pa u detyruar të ndjekë të njëjtën rrugë që ndjek shumica. Bukur...! Ashtu si e gjykoj unë e gjithë kjo propagandë bëhet për të fituar respekt ligjor për cështje barazie mes atyre që zgjedhin të martohen mes gjinive të kundërta e atyre që zgjedhin të martohen mes gjinisë së njëjtë. Por a fitohet gjë respekt i vërtetë dhe pranim në një shoqëri nga një ligj në letër i cili do lejojë një lidhje të tillë?! Une them aspak, madje përkundrazi, leqë do jenë aq të paktë në numër ata që do ti drejohen zbatimit të këtij ligji duke u paraqitur në dyert e gjendjeve civile për të lidhur martesë por shoqëria do fillojë ti urrejë më tepër. Në vend të harxhohen energji kaq të mëdha për të legjitimuar martesën, duhet lobim në tjetër drejtim. Duhet lobim në drejtimin e ndërgjegjësimit të thjeshtë, të bazuar shkencërisht, e me njerëz të kualifikuar për ti bërë të ditur botës se fobia ndaj njerëzve që dëshirojnë të ndajnë intimitetin e tyre me këdo ata kanë dëshirë është një frikë e pabazuar e që nuk cënon integritetin, vlerat e një shoqërie apo themelin e shoqerisë e të familjes së shëndoshë. Mendoj që harxhohen kot energjitë për të bërë të vlefshme në letër një marrdhënie që së pari duhet të shihet nga shoqëria si një veprim normal, e këtë gjë nuk e bën martesa e njohja nga institucionet e ligjit. Më bën përshtypje se si cdo herë që diskutohet në publik cështja e martesës mes së njëjtës gjini, nga homofobët e mëdhenj, mes ofendimeve të tjera janë edhe shprehje të tilla si: këta duhen mbyllur nëpër spitale, këta duhet të kurohen se jane të semurë etj si këto. Para se ti thuash këtyre se ky komunitet ka të drejtë të martohet e të jetojë i lumtur, madje në mënyrë më të guximshme edhe të birësojë fëmijë, duhet ti thuash se cështja e përkatësisë e prirjeve seksuale është larg cdo pathologjie, dhe ska të bëj as me sëmundje, as me zgjedhje personale. Ka shume për të thënë...por shumë më tepër për të bërë.