Evolucioni Bazel. dhe vlerësimi sasior i ndikimeve në ekonominë shqiptare

Similar documents
Raport 1 mbi ecurinë e treguesve që do të monitorojë Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të deeuroizimit

TREGUESIT FINANCIARË TRE-MUJORI I DYTË 2018

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014

Raporti i Stabilitetit Financiar

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Raiffeisen Bank Sh.a., Tirana (AL) [RBAL]

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Raporti i Stabilitetit Financiar

është përdorur shkurtimi IT (inflation targeting) ose shprehja regjimi inflacionit.

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2015

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE SH.A

BULETINI I BANKËS SË SHQIPËRISË

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

BANKA E SHQIPËRISË PASQYRAT FINANCIARE MË DHE PËR VITIN E MBYLLUR MË 31 DHJETOR 2015 (SË BASHKU ME RAPORTIN E AUDITUESVE TË PAVARUR)

31-Dec-17. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit. Formulari 20. Fondi i AKTIVET Amortizimit dhe LEKË VALUTË TOTALI

TREGJET DHE INSTITUCIONET FINANCIARE

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,,

KREDITIMI NË VALUTË NË SHQIPËRI

Nxitësit e euroizimit dhe reagimi i efektshëm i politikës. rastin e Shqipërisë. Guido della Valle Vasilika Kota Romain Veyrune Ezequiel Cabezon

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

PËRCAKTUESIT E LIKUIDITETIT TË BANKAVE DHE IMPAKTI I TYRE NË PERFORMANCËN FINANCIARE: ANALIZË E BANKAVE TREGTARE TË SHQIPËRISË

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

02 POLITIKA E 03 PËRBËRJA E 06 PERGJEGJESIA PERMBAJTJA KOMENTE NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM SHPËRBLIMEVE SHPËRBLIMEVE SOCIALE

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kostoja e ciklit të jetës

Punim seminari. Programi master: Departamenti: Banka, financa dhe kontabilitet Lënda: Analizë Financiare

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË VITIN 2015

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

SISTEMET E INFORMACIONIT TË KREDITIT NË SHQIPËRI

INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

Raporti Vjetor, 2016 BANKA E SHQIPËRISË RAPORTI VJETOR. *Motiv nga Kartëmonedha 100 Franka Ari, e vitit Banka e Shqipërisë

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS

Kosova. Raporti Vjetor 2014

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

BULETINI MUJOR KLIMATIK

(Rasti i bizneseve shqiptare)

Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade

Teori dhe strategji të financimit të kompanive.

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

FKGK Politika e Provizionimit. Version 1.0

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2017 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Kosovo RAPORTI VJETOR 2017

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Speci Shqipëri

E U R O P A J U G L I N D O R E

BANKA E SHQIPËRISË DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE

Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Vlerësimi i performancës

PAMJE E PËRGJITHSHME E RREGULLIMEVE TË KURSIT TË KËMBIMIT DHE POLITIKA MONETARE NË EVROPËN JUGLINDORE DHE NË TURQI

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë

Raiffeisen Bank Albania

BPK RAPORT VJETOR 2005 Prishtinë, maj 2006

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Faqe 16 BKT është përmendur shpesh nga revista dhe organizata prestigjioze të industrisë bankare si banka më e mirë në Shqipëri.

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2012 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT Evolucioni Bazel dhe vlerësimi sasior i ndikimeve në ekonominë shqiptare Disertacion...në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencave Punoi: MSc. Anjeza Beja (Harizaj) Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Dhori Kule Tiranë, 2016

Falënderime! Falënderime të veçanta shkojnë për udhëheqësin tim shkencor, Prof. Dr. Dhori Kule për ndihmën dhe mbështetjen e pakufizuar gjatë punës së këtyre viteve deri në përmbylljen e saj. Mirënjohje dhe falënderim për kolegët e mi në Bankën e Shqipërisë, veçanërisht Dr. Vasilika Kota, që u treguan të gatshëm të më ndihmonin me të dhëna e përpunimin e tyre dhe me të cilët kam ndarë e diskutuar ide për një rezultat cilësor të punimit. Falënderoj Prof. Dr. Sulo Hadërin, Prof. Dr. Tonin Kolën dhe Dr. Arjan Tushaj për sugjerimet mjaft të vlefshme për rishikime dhe plotësime të mëtejshme, të cilat i shtuan vlerë përfundimit me cilësi të këtij punimi. Përfundimi me sukses i disertacionit nuk do të kishte qenë i mundur pa nxitjen dhe besimin tek unë të dy familjeve të mia, veçanërisht gjyshit! 2

Hyrje Manaxhimi i rrezikut është një koncept sa abstrakt aq edhe real, për vetë faktin se në tërësi ndërlidh një sërë elementësh sasiorë dhe cilësorë njëherazi. Nëse të parët janë të matshëm dhe ndihmojnë në një gjykim objektiv, elementët e dytë i japin formë gjykimit edhe pse në një drejtim tjetër. Në këtë prizëm, në tërësinë e temës janë trajtuar çështje themelore që po kalon sot bota ekonomike dhe financiare si dhe ajo politike. Jo më kot këto dy botë studiohen së bashku, duke qenë se ndërlidhja është shumë e nevojshme jo vetëm e lidhur me treguesit makroekonomikë, por edhe me stabilitetin financiar të vendit. Në literaturë njihen disa lloje rreziqesh që prekin apo edhe cënojnë stabilitetin financiar të një vendi. Dy më kryesorët janë rreziku i kredisë dhe ai i likuiditetit. E megjithatë, nuk lihen mënjanë edhe një sërë rreziqesh të tjera që cënojnë stabilitetin e sistemit financiar të vendit të tilla si rreziku operacional, rreziqet e tregut dhe kundërpartisë, rreziku reputacional etj. Vitet e fundit, veçanërisht pas krizës financiare botërore, vëmendja e specialistëve të ekonomisë u kthye nga sigurimi i qëndrueshmërisë dhe fortësisë së sistemit bankar. Rritja e nivelit të kredive me probleme dhe zhvendosja e aktivitetit drejt instrumentave financiare moderne, bëri që si mbikëqyrësit ashtu edhe kompanitë e pavarura vlerësuese të institucioneve të kreditit të rritnin ndërgjegjësimin dhe t i kushtonin më tepër vëmendje mbrojtjes nga këto lloj rreziqesh. Megjithëse hapa ishin ndërmarrë më parë nga Komiteti i Bazelit, me krijimin e Bazel 1 dhe më tej me publikimin e një kuadri edhe më të plotë me Bazel 2, u vlerësua se ende nuk ishte e mjaftueshme sa ishte parashikuar deri në atë moment (2005). Sërish ky kuadër duhej plotësuar e rishikuar për t u përshatur me risitë e tregut dhe për të përfshirë koncepte apo kërkesa të reja për t u zbatuar e respektuar nga institucionet e kreditit. Këtë gjë e bëri të mundur Bazel 3, me versionin e tij të parë në dhjetor të vitit 2010 dhe me atë të rishikuar në qershor 2011. Pavarësisht elementit teorik, rëndësi të veçantë në këtë proces pati edhe matja e ndikimeve sasiore në ekonomi të ndryshme botërore të kërkesave më të shtrënguara për kapital, e parë si në drejtim të përfitimeve, ashtu edhe të kostove përkundrejt produktit të brendshëm bruto. Ndonëse Bazel 1 është familiar edhe për rastin e Shqipërisë, kjo temë do të trajtojë teorikisht këtë kuadër, revolucionin që solli ai në fushën e mbikëqyrjes bankare, për të vijuar më tej me evolucionin që ky kuadër pësoi ndër vite me Bazel 2 dhe Bazel 3. Një pjesë e rëndësishme e punimit i kushtohet rastit të Shqipërisë për të prekur më nga afër jo vetëm problematikën e hasur 3

përgjatë viteve 2008 e në vijim, por edhe masat e marra nga autoriteti mbikëqyrës dhe nga qeveria në mbrojtje të asaj që është parësore për ne, stabilitetin financiar të vendit! Objektivat e këtij punimi, fokusohen në tre shtylla kryesore. Së pari analizohen nga ana teorike marrëveshjet e Bazelit duke prezantuar momentet kyçe të secilës. Synimi është paraqitja në një material të përmbledhur të një panorame të të gjithë kuadrit rregullator të Bazelit. Në kushtet kur sistemi bankar përbën rreth 95% të vëllimit të sistemit financiar shqiptar dhe se shumica e studentëve të ekonomisë punësohen në këtë sektor, nevojitet që ata të kenë nje material të përqendruar ku të mund të drejtohen për t u informuar mbi parimet dhe standardet më të mira ndërkombëtare të implementuara tashmë, apo në proces implementimi nga autoritetet mbikëqyrëse dhe bankat vendase. Së dyti, paraqitet një analizë e situatës në Shqipëri për nga pikëpamja rregullative mbikëqyrëse, ashtu sikurse informacion mbi situatën financiare të sistemit bankar duke prezantuar ecurinë e treguesve kryesorë si mjaftueshmëria e kapitalit, ecuria e kapitalit bazë, e kredisë sipas të dhënave më të fundit etj. Në këtë pjesë prezantohet një model i matjes së probabilitetit të dështimit për portofolin e kredisë së sistemit bankar. Së treti, jepet një vlerësim i efektit që pritet të ketë në ekonominë shqiptare vendosja e kërkesave të reja të kapitalit nëpërmjet aplikimit të Bazel 2 dhe 3. Kur themi efekti në ekonomi, kemi parasysh si kostot dhe përfitimet, me qëllim përfundimtar ndikimin në Produktin e Brendshëm Bruto e më tej në rritjen ekonomike. Si pasojë e këtij vlerësimi efektet neto janë mjaft marxhinale, megjithatë, nëse analizojmë ndarasi kostot dhe përfitimet, modelet sugjerojnë që efektet e kërkesave më të shtrënguara për kapital rezultojnë përkatësisht 0.14% dhe 0.15% të Produktit të Brendshëm Bruto. Në kapitullin e parë trajtohet një panoramë e kuadrit të Bazel 1, 2 dhe 3 ndryshimet që i janë bërë atyre në vite si dhe kritikat që shërbyen si nismë për rishikimin e tyre. Ky kapitull shpalos risitë që kuadri solli për bankat dhe mbikëqyrësit në të gjithë botën si dhe pasojat e tij. Kapitulli i dytë i dedikohet përshkrimit të situatës në ambientin shqiptar, në lidhje me evoluimin e kuadrit rregullator në vite, me qëllim përshtatjen e tij me kuadrin e mirëpranuar ndërkombëtar të Bazelit si dhe në mënyrë të veçantë, përshkrimit të rrezikut të likuiditetit dhe atij të vendit. Gjithashtu në këtë kapitull jepet informacion edhe mbi situatën aktuale të treguesve të kapitalit dhe të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Risi përbën edhe prezantimi i një mënyre të re të matjes së probabilitetit të dështimit (PD), duke përdorur si metodologji zbatimin e matricës markoviane. Ky model sugjerohet të përdoret nga sektorët e rrezikut në banka tregtare për të 4

analizuar performimin e portofolit të kredisë nga një periudhë në tjetrën me qëllim ndikimin në vendimmarrjet përkatëse. Kapitulli i tretë, prezanton një model të aplikuar për rastin e Shqipërisë, mbi përfitimet dhe kostot që pritet të ketë ekonomia shqiptare si pasojë e rritjes së kërkesave për kapital. Së pari analizohet ndikimi i kërkesave më të shtrënguara për kapital në probabilitetin e ndodhjes së krizave nëpërmjet një modeli logit, ndikim i cili rezulton të sjellë përmirësime në ekonomi, në nivelin 0.15% në terma të produktit të brendshëm bruto. Nga ana tjetër, nëpërmjet analizës së ndikimit në normat e interesit të kredive, kreditim dhe më tej pas kombinimit të këtyre elementëve në produktin e brendshëm bruto nëpërmjet një modeli OLS, rezulton se ka kosto që shoqërojnë këtë proces, kosto që arrijnë në 0.14% të PBB-së. 5

Struktura e disertacionit KAPITULLI I EVOLUCIONI I MARRËVESHJEVE TË BAZELIT NË VITE... 7 1.1 Bazel 1... 7 1.2 Bazel 2... 19 1.3 Bazel 3... 39 KAPITULLI II ANALIZË E KUADRIT RREGULLATOR NË SHQIPËRI DHE NJË MODEL PËR MATJEN E PROBABILITETIT TË DËSHTIMIT... 46 2.1 Implementimi i Bazel 1 në Shqipëri... 46 2.2 Rregullorja e re për mjaftueshmërinë e kapitalit sipas Bazel 2... 50 2.3 Ende herët për Bazel 3?... 65 Hapësirë informuese - Panoramë e ecurisë së normës së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe kreditimit në Shqipëri.... 66 2.4 Analizë e rrezikut të likuiditetit në Shqipëri... 69 2.5 Analizë e rrezikut të vendit në Shqipëri... 78 2.6 Llogaritja e probabilitetit të dështimit (PD) në Shqipëri sipas modelit të matricës Markoviane... 86 KAPITULLI III MATJA E NDIKIMEVE TË KËRKESAVE MË TË SHTRËNGUARA PËR KAPITAL NË EKONOMINË SHQIPTARE.... 92 3.1 Shqyrtim i literaturës... 92 3.2 Modeli i aplikuar në rastin e Shqipërisë... 109 KAPITULLI IV KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME... 124 4.1 Konkluzione:... 124 4.2 Rekomandime... 126 LITERATURA... 128 Aneks 1 Metoda standarde e rrezikut operacional... 132 Aneks 2 Publikimet e kërkuara sipas shtyllës 3 të Bazel 2... 133 Aneks 3 - Elementet përbërëse dhe përllogaritja e kapitalit rregullator... 134 Aneksi 4 - Përllogaritja e aktiveve të ponderuara me rrezik... 135 6

KAPITULLI I EVOLUCIONI I MARRËVESHJEVE TË BAZELIT NË VITE 1.1 Bazel 1 1.1.1 Publikimi i parë i Bazel I Publikimi i parë i Bazel I ishte në vitin 1988 dhe deri në atë moment, përgjatë kohës ishin bërë një serë publikimesh nga shtete të ndryshme për trajtimin e rreziqeve të cilat, deri në atë kohë, cënonin sistemin financiar. Vrojtime të ndryshme që fillojnë që nga viti 1863, e që vijojnë më tej me krizën e viteve 1930 në SHBA e më pas deri në vitet 80, përshkruajnë në mënyrë kronologjike një histori ndryshimesh rregullative dhe histori falimentimesh të bankave. Kjo e fundit është një çështje shumë domethënëse, e cila na jep mundësinë e gjykimit mbi përshtatshmërinë dhe suksesin e rregullave të vendosura, për të parandaluar krizat sistemike. Nëse bankat kanë probleme likuiditeti, për nga vetë natyra, kjo është një çështje afatshkurtër dhe në shumicën e e rasteve autoritetet mbikëqyrëse apo kompetente arrijnë të sigurojnë fondet e përkohëshme për të zgjidhur problemet. Por problemi dhe rreziku kryesor është në rastet kur bankat kanë probleme me mbulimin e detyrimeve të tyre afatgjata duke u përballur me një pamjaftueshmëri fondesh, gjë e cila mund të ketë efekte edhe shkatërruese. Bankat në të tilla raste quhen josolvente (me pamjaftueshmëri kapitali). Nëse qeveritë do të duhet të ndërhyjnë për mbulimin e këtyre detyrimeve, fondet do të duhet të vijnë nga taksapaguesit. Që një bankë të jetë josolvente do të thotë që nuk ështe në gjendje të përthithë humbjet dhe mjeti kryesor për mbulimin e humbjeve është nëpërmjet kapitalit. Kjo është arsyeja që kur rregullatorët kanë krijuar rregullat, raportet e solvencës, apo të mjaftueshmërisë së kapitalit, kanë qenë raporte sasiore të detyrueshme për t u respektuar dhe të caktuara me ligj apo akt nënligjor. Në vijim të sa më lart, nëse kthehemi mbrapa në kohë dhe i hedhim një vështrim situatës së tregjeve në vitet 1970-1980 vërejmë se klima ekonomike ishte e pafavorshme. Përveç normave të larta të inflacionit dhe rritjes së ulët ekonomike (L. Balthazar, 2006), një faktor tjetër 7

përkeqësues ishte edhe rritja e vazhdueshme e çmimit botëror të naftës, me rreth 20 herë 1 në një hark kohor 10 vjeçar. Ky mjedis jo fort i favorshëm për bankat, duke marrë në konsiderate edhe faktin se normat e interesit ishin të luhatshme, po ashtu edhe kursi i këmbimit, i dha mundësine institucioneve financiare jobanka të konkuronin bankat. Kjo kohë përkon edhe me zhvillimin në tregjet e kapitalit, ku njerëzit filluan gjithnjë e më shumë të investonin në to, duke bërë të mundur që bankat të ulnin gjithnjë e më shumë burimet e qëndrueshme, depozitat e individëve. Ky fakt, dha pasojat e tij në rritjen e kostove për bankat dhe uljen e marzheve, duke i shtyrë bankat të kërkonin mënyra të tjera investimesh, më shumë fitimprurëse. Studiues të ndryshëm në botë kanë arritur në përfundimin se shpesh shkaku i parë i falimentimit të institucioneve bankare apo financiare në shumicën e rasteve ka qenë manaxhimi i keq. Nuk mund të lemë pa përmendur këtu edhe rolin e madh dhe të rëndësishëm që ka struktura e kontrollit të brendshëm të një institucioni në këtë proces. Pikërisht këtyre dy elementëve, të cilët në shumicën e rasteve janë të shkrirë në një institucion me bankën qendrore, rregullatorë të ndryshëm në botë i kushtojnë kujdes gjatë procesit mbikëqyrës. Në botë institucionet financiare mund të jenë të përmasave të mëdha, pasi edhe aktiviteti që ato ushtojnë është i shtrirë në fusha të ndryshme financiare, gjë që bën që pesha e tyre në totalin e aktiveve financiare të ketë një rëndësi sistemike. Por a është e vërtetë shprehja shumë i madh për të falimentuar ( too big to fail 2 )? Krizat financiare kanë treguar që në fakt kjo shprehje bie poshtë, pasi edhe bankat e mëdha kanë falimentuar dhe detyrimet e tyre janë mbuluar nga bankat qendrore ose autoritetet përkatëse, pikërisht për shkak të rëndësisë sistemike që ato mbartin për sistemin financiar të një vendi. Në kushte të tilla shpesh herë ka lindur pyetja se kur autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe kur duhet lënë një institucion të falimentojë? Mes rregullatorëve ekziston një marrëveshje se mbështetje duhet të jepet për ato banka që nuk janë likuide, por janë solvente 3, pra kanë problem likuiditeti afatshkurtër dhe jo afatgjatë. Praktika ka treguar që bankat trajtohen rast pas rasti, në varësi të vendit ku operojnë, situatës së tregjeve kombëtare apo ndërkombëtare si dhe situatës së vetë 1 Nga 2$ për fuçi në 40$ për fuçi 2 Përdoret për institucionet financiare të mëdha, falimentimi i të cilave, pikërisht për shkak të madhësisë supozohet si i pamundur! 3 Kanë kapital mjaftueshëm, pavarësisht problemeve afatshkurtra të likuiditetit. 8

bankës. Rregullatorët mundohen të mos transmetojnë në treg mesazhin e mbështetjes se bankave kur ato janë të paafta të shlyejnë detyrimet, me qëllim shmangien e problemeve të moral hazard. Marrëveshja e kapitalit e vitit 1988, ose siç njihet ndryshe me emrin Bazel 1, u hartua nga një komitet me përfaqësues nga bankat qendrore të 12 shteteve dhe në vetvete nuk është një dokument i detyrueshëm për të zbatuar për sa kohë që përmban vetëm rekomandime. Megjithatë anëtarët e komitetit kishin një lloj detyrimi moral për të zbatuar çfarë ishte parashikuar në këtë dokument. Kjo marrëveshje fokusohet në rrezikun e kredisë duke përcaktuar kërkesat për kapital duke u bazuar ne zërat e bilancit dhe jashtë bilancit të një banke. Dy objektivat kryesore të këtij kuadri rregullues ishin: 1. Përforcimi i shëndetit dhe stabilitetit të sistemit bankar ndërkombëtar dhe 2. Ulja ose zbehja e pabarazisë konkuruese mes bankave ndërkombëtare. Megjithëse vendet anëtare të komitetit kishin të drejtën e vetos në miratimin e propozimeve, në marrëveshje kishte edhe çështje që liheshin në diskrecionin e vendeve aplikuese/zbatuese, megjithëse me një ndikim jo shumë material. Marrëveshja, sikurse e përmendëm më lart, kishte si qëllim që të aplikohej kryesisht në nivel ndërkombëtar, por shumë vende anëtare zgjodhën që ta aplikojnë edhe në nivel kombëtar. Rregullat përcaktonin mënyrën e përllogaritjes së një niveli minimal mjaftueshmërie kapitali për t u respektuar, por mbikëqyrësit në nivel kombëtar mund të zbatonin norma edhe me shtrënguese. Parimi kryesor i rregullit të mjaftueshmërisë së kapitalit, ishte ponderimi me një nivel të caktuar rreziku i zërave në bilanc dhe jashtë bilancit dhe kërkesa për respektimin e një niveli minimal 8 % kapital kundrejt aktiveve të ponderuar me rrezikun. Pra risia kryesore që sillte ky raport krahasimisht me të tjerët që mund të ishin konsideruar më parë, ishte pikërisht kategorizimi i aktiveve sipas rrezikut të supozuar të tyre si dhe përfshirja e zërave jashtë bilancit, zëra të cilat pas viteve 1980 kishin filluar të rriteshin gjithnjë e më shumë, kryesisht të ndikuar nga instrumentat derivative. Hapi i parë në përcaktimin e kërkesave për kapital ishte përcaktimi i asaj çfarë do të konsiderohej si kapital. Komiteti njohu dy klasa të kapitalit në funksion të cilësisë së tij dhe të ndara në Niveli 9

1 dhe Niveli 2. Niveli 2 i kapitalit ishte i limituar në masën 100 % të nivelit të parë. Emri i mirë u zbrit nga niveli 1 i kapitalit dhe investimet në filiale i zbritën nga kapitali bazë. Emri i mirë u zbrit sepse shpesh ai konsiderohej si element vlera e të cilit ishte subjektive dhe e luhatshme dhe në përgjithësi kishte një vlerë të vogël në rastin e likuidimit të një kompanie. Ndërkohë që investimet në filial që nuk ishin të konsoliduara, ishin zbritur për të shmangur përdorimin e të njejtave burime kapitali nga entitete të ndryshme. Më konkretisht, në mënyrë analitike, përbërja e kapitalit paraqitet më poshtë: Përkufizimi (përbërja) i kapitalit Niveli 1 Kapitali i paguar Rezevat (psh ligjore) Niveli 2 Rezerva të tjera Rezervat e rivlerësimit Provigjone të përgjithshme Instrumente hibride Borxhi i varur (max. 50% e nivelit 1, min. 5 vjet faktor zbritës për maturitet më të shkurtër) Elementë zbritës Emri i mirë (Nga niveli 1) Investimi në degë të pakonsoliduara (nga niveli 1 dhe niveli 2) Pas përkufizimit të përbërjes së kapitalit, komiteti përcaktoi edhe një serë faktorësh që do të peshonin zërat e bilancit sipas rrezikut të tyre të supozuar. Këto të fundit u ndanë në 5 kategori: Ponderimi i aktiveve me rrezik Me 0 për qind Paraja cash Të drejta ndaj qeverive qendrore të vendeve të OECD Të drejta ndaj qeverive qendrore nëse ato janë të denominuara dhe të financuara nga monedha kombëtare (për të shmangur transferimit e rrezikut të vendit) 10

Me 20 për qind Të drejta ndaj bankave dhe bankave shumëpalëshe të zhvillimit të vendeve të OECD Të drejta ndaj bankave të vendeve jashtë OECD me maturim të mbetur më pak se një vit Të drejta ndaj institucioneve të sektorit publik të vendeve të OECD. Me 50 për qind Kreditë hipotekore Me 100 për qind Të drejta të tjera ndaj korportave, bankave jashtë OECD me maturitet më të lartë se një vit, aktivet fikse dhe të gjithë aktivet e tjera. Veç sa më lart, komiteti përkufizoi skemat e peshimit që do të aplikoheshin edhe për zërat jashtë bilancit të cilat u ndanë si më poshtë: Përbërja e zërave jashtë bilancit Angazhime të ngjashme me kredi të pafinancuara ende, të cilat mund të transformohen në aktive nëse ndodh një ngjarje e caktuar, për shembull pjesa e papërdorur e një linje kredie e cila kthehet në një zë bilanci nëse klienti e përdor atë, ose një linjë garancie e një klienti, e cila do të shfaqet në një zë bilanci nëse klienti nuk e shlyen detyrimin dhe linja e garancisë përdoret. Instrumentat derivative vlera e të cilëve është në funksion të zhvillimit të parametrave kryesorë të tregut si për shembull swap për normat e interest, kontratat e kurseve të këmbimit etj. Ponderimi i këtyre zërave me faktorin përkatës të rezikut, përcillet më poshtë: 0 për qind Anagazhime të papërdorura me maturim origjinal maksimumi një vit 20 përqind Kredia dokumentare e kolateralizuar me mallra dhe shërbime kryesore 50 përqind Letra me vlerë të lidhura me transaksionin Angazhime të papërdorura me maturitet mbi një vit 11

100 për qind Garanci të ndryshme borxhi Marrëveshjet e riblerjes Aktivet e blera me forward 1.1.2 Amendimi i Bazel 1 në vitin 1996 Rregullorja për rreziqet e tregut Bankingu tregtar klasik (pranimi i depozitave dhe dhënia e kredive) si dhe bankingu i investimeve (të qenit aktiv në tregun e letrave me vlerë për klientët dhe për qëllime të vetë aktivitetit të bankës) e ekspozojnë bankën ndaj llojeve të ndryshme të rreziqeve. Nëse bankat tregtare kanë portofole të mëdha jo likuide dhe janë të ekspozuara ndaj rrezikut sistemik, që do të thotë se ata kanë nevojë për një bazë të gjërë kapitali të përbërë nga isntrumenta afatgjatë shoqëritë e letrave me vlerë e financojnë veten e tyre kryesisht nëpërmjet instrumentave REPO (marrin hua cash duke lënë kolateral letrat me vlerë) dhe zakonisht kanë shumë aktive likuide që do të thotë se kanë më shumë instrumenta afatshkurtër kapitali. Paralelisht me këtë aktivitet që kryejnë institucionet financiare, edhe rregulloret përkatëse që rregullojnë këto aktivitete kanë qenë të ndryshme për bankat e investimit dhe ato tregtare. Por në ditët e sotme, kufiri mes këtyre dy llojeve të bankave është ngushtuar dhe bankat kanë filluar të bëhen aktive në të dy fushat. Rritja e konkurencës si dhe ndërkombëtarizimi i industrisë ka rritur për rrjedhojë, nevojën për rregulla uniforme. Kështu, vendosja e rregullave të kapitalit edhe për qëllime të rreziqeve të tregut ishte një domosdoshmëri që duhet të pasqyrohej në kuadrin aktual të Bazel 1. Kjo çështje ishte edhe objekt diskutimi mes Organizatës se Komisioneve të Letrave me Vlerë, si dhe objekt diskutimi në nivel të Bashkimit Europian, i cili ishte në atë kohë në fazën e hartimit të direktives së mjaftueshmrësisë së kapitalit, ku edhe rreziqet e tregut duheshin konsideruar. Në vitin 1993, në qendër të paketës së propozimeve për amendim të Komitetit të Bazelit, pas diskutimeve si më lart, ishte edhe identifikimi i atij që quhej librit të tregtueshëm (trading book), ose thënë ndryshe i zërave të tregtueshëm të bilancit, ku edhe rreziqet e tregut ishin më së shumti 12

të përqendruar. Gjithashtu, kërkesa për kapital duhej llogaritur duke përdorur metodë vlerësimi të rrezikut (value at risk) të thjeshtë. Ky model njihte mbrojtjen, por jo diversifikimin e portofolit. Në vitin 1995 Komiteti i Bazelit nxorri një propozim më të rifreskuar të atij të mëparshëm në lidhje me përdorimin e një modeli më të përparuar matjeje dhe që i lejonte bankat të përdorinin modelet e tyre të brendshme për përllogaritjen e kërkesave për kapital, në rast se ata plotësonin një set kriteresh kualifikuese sasiore dhe cilësore. Pas këtyre propozimeve, të cilat u komentuan dhe u diskutuan përreth një vit, në vitin 1996, Komiteti i Bazelit publikoi tekstin përfundimtar të amendimeve të Bazel 1. Në të njejtin vit, Komisioni Europian nxorri një direktivë të re të kapitalit (CAD 2), e cila ishte e ngjashme me propozimet e Bazel 1. Në vitin 1998, rregullat për rreziqet e tregut u përthithën nga shumë legjislacione kombëtare. Në dokumentin e Bazel 1, rreziqet e tregut ishin të përkufizuara si rreziku i humbjeve nga pozicionet brenda dhe jashtë bilancit si pasojë e luhajtes së çmimeve të tregut. Rreziqet e lidhura me këtë ishin: - Rreziku i normës së interest në librin e tregtueshëm; - Rreziku i kursit të këmbimit dhe i rreziku i mallrave (commodities) në një bankë; Me libër të tregtueshëm kuptohet një set pozicionesh së instrumentave financiare, qofshin në bilanc apo jashtë bilancit, të mbajtura me qëllim: - Gjenerimin e fitimeve afatshkurtra si pasojë e luhatjes së çmimeve; - Gjenerimin e fitimeve afatshkurtër nga aktivitetet e ndërmjetësimit dhe/ose aktiviteteve në treg (si pasojë e diferencës në çmimet marr (bid)- jap (ask)); - Mbulimi i pozicioneve në librin e tregtueshëm. Të gjitha pozicionet duhet të vlerësohen me çmime tregu (Marked To Market - MTM). Më pas banka duhet të përllogarisë kërkesat për kapital për rrezikun e kredisë sipas rregullave të 1988 dhe pozicionet e zërave në dhe jashtë bilancit duke përjashtuar borxhet dhe letrat me vlerë të kaptalit në librin e tregtueshëm si dhe pozicioent e mallrave, por duke përfshirë pozicionet e derivativëve OTC në librin e tregtueshëm (sepse janë më pak likuide si instrumenta). 13

Për të mbuluar rreziqet e tregut, një instrument tjetër kapitali u konsiderua si i pranueshëm, kapitali në shtyllën e tretë. Amendimet njohën edhe borxhin e varur afatshkurtër si instrument kapitali, por subjekt i disa kufizimeve: Duhet të jenë të pasiguruar dhe të pagueshëm plotësisht; Duhet të kenë një maturitet të paktën deri në dy vjet; Nuk duhet të jenë të ripagueshëm para datës së rënë dakord për ripagim (me përjashtim të rasteve kur e miraton rregullatori); Duhet të jenë subjekt i një klauzole bllokuese, e cila parashikon se as interesi dhe as principali nuk mund të paguhen nëse kjo bën që kapitali i bankës të bjerë nën minimumin rregullator. Shtylla e tretë është e limituar në 250 për qind të shtyllës 1, që do të thotë se të paktën 28.5 për qind e kapitalit për rreziqet e tregut është e mbështetur nga shtylla 1 e kapitalit. 1.1.3 Llogaritja e kërkesave për kapital për rreziqet e tregut. Risia kryesore e rishikimit të marrëveshjes Bazel 1 është edhe mënyra e logaritjes së kërkesave për kapital. Ekzistojnë dy mënyra për të mundësuar këtë llogaritje: Metoda Standarde dhe Modelet e Brendshme. Metoda standarde i bazon kërkesat për kapital në rregulla dhe formula standard, sikurse parashikohet në marrëveshjen e vitit 1988 për rrezikun e kredisë. Sipas kësaj mënyre, kërkesat për kapital për normën e interesit dhe pozicionet e kapitalit janë të krijuara të mbulojnë dy lloje rreziqesh: rrezikun specifik dhe rrezikun e përgjithshëm. Rreziku specifik lidhet me lëvizjen e vlerës së tregut të letrave me vlerë individuale, si pasojë e faktorëve të lidhur me emetuesin përkatës (rënie e vlerësimit, problem likuiditeti). Ndërkohë, rreziku i përgjithshëm, lidhet me humbjet që rrjedhin si pasojë e faktorëve të lidhur me normat e interesit në treg ose nga lëvizjet e tregjeve të përgjithshme në rastin e kapitalit. Për rrezikun specifik, instrumentat që janë të ndjeshëm ndaj normës së interesit, aplikohet një peshë rreziku sipas funksionit dhe llojit të tyre, (letra me vlerë të qeverisë, niveli nëse është në 14

normën e investimit (mbi BBB-); etj.) si dhe maturitetit të tyre. Për rrezikun e përgjithshëm, letrat me vlerë janë të kategorizuara në shporta të ndryshme, sipas funksionit të maturitetit dhe njohja e pozicioneve në blerje (long) dhe në shitje (short) në të njejtën monedhë. Mënyra e parë, pra ajo sipas modeleve të brendshme, e bazon kërkesën për kapital në vetë modelet e brendshme të bankës, ose të quajtura ndryshe modelet VAR. Risia që solli kjo qasje, ishte pikërisht përfshirja e kritereve cilësore, në të cilat do të bazohej autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës për të miratuar ose jo përdorimin e metodave të brendshme nga banka që paraqet kërkesën. Këto kritere ishin: a) Banka duhet të ketë një njësi kontrolli të rrezikut, të pavarur e cila është përgjegjëse për krijimin dhe implementimin e sistemit të admnistrimit të rrezikut të bankës. Kjo njësi duhet të prodhojë dhe analizojë raporte ditore mbi rezultatin e modelit të matjes së rrezikut të bankës. Kjo njësi duhet të jetë e pavarur nga njësitë e tjera të biznesit dhe duhet t i raportojë drejtpërdrejt manaxhimit të lartë të bankës; b) Njësia duhet të zhvillojë programe periodike testimi me të dhëna historike (back testing) si dhe të testojë ndryshimet hipotetike në pozicionet statike; c) Këshilli Drejtues, dhe manaxhimi i lartë duhet të jenë aktivisht të përfshirë në procesin e kontrollit të rrezikut dhe duhet ta konsiderojnë atë si një aspekt thelbësor të biznesit, të cilit duhet t i kushtohen një numër i konsiderueshëm punonjësish të specializuar. Kjo është arsyeja që raportet ditore të përgatitura nga njësia e kontrollit duhet të rishikohen nga një nivel i lartë manaxherial; d) Modelet e brendshme të matjes së rrezikut të bankës, duhet të jenë ngushtësisht të lidhura dhe të integruara me aktivitetin ditor të bankës. Për rrjedhojë rezultatet përkatëse duhet të jenë pjesë përbërëse e procesit të planifikimit, monitorimit dhe kontrollit të profilit të rreziqeve të tregut të bankës. e) Sistemi i matjes së rrezikut duhet të përdoret në lidhje me limitet e brendshme të tregtimit dhe ekspozimit. Në këtë kontekst, limitet e tregtimit duhet të jenë të lidhura me modelin e matjes së rrezikut të bankës në një mënyrë që të jenë të qëndrueshme në kohë dhe të prauneshme si për kundërpartinë ashtu edhe për manaxhimin e lartë. 15

f) Banka duhet të zhvillojë një program periodik dhe rigoroz stress testesh si plotësues i analizës së rrezikut të bazuar në modelin e saj të brendshëm. Këto rezultate duhet të rishikohen në mënyrë periodike nga manaxhimi i lartë dhe të reflektohen në politikat dhe limitet e vendosura nga ky i fundit. Nëse stress testet paraqesin një problematikë të caktuar, masa të menjëherëshme duhet të ndërmerren për të manaxhuar rrezikun si duhet. g) Bankat duhet të kenë një sistem të monitorimit të përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e brendshme në lidhje me operimin e sistemit të matjes së rrezikut. Ky sistem duhet të jetë i mirëdokumentuar për shembull me anë të një manuali të matjes së rrezikut, i cili parashikon parimet kryesore të sistemit të matjes së rrezikut dhe siguron një përshkrim të teknikave empirike qe përdoren për matjen e rrezikut të tregut; h) Audituesit e brendshëm të bankës duhet të ushtrojnë në mënyrë periodike një rishikim të pavarur të sistemit të matjes së rrezikut i cili duhet të përfshijë aktivitetin e të gjithë njësive të biznesit të bankës. Përsa i përket kritereve sasiore, listojmë si më poshtë: a) Vlera sipas rrezikut (Value at risk-var) duhet të llogaritet çdo ditë; b) Kapitali rergullator është humbja maksimale kumulative në 10 ditë tregtimi në percentilin e 99 të nivelit të besimit e shumëzuar me një faktor 3 ose 4 (në varësi të rezultateve back testing); c) Të dhënat e bankave duhet të rifreskohen jo më pak shpesh se 3 herë në muaj; d) Bankat mund të përdorin korelacione brenda kategorive të rrezikut (norma e interesit; kursi i këmbimit; çmimet e aksioneve të kapitalit; çmimet e mallrave); e) Modelet e bankave duhet të përfshijnë rreziqet e lidhura me opsionet. 1.1.4 Suksesi dhe kritikat ndaj Bazel 1 Megjithë kritikat që i janë bërë, Bazel I konsiderohet si i suksesshëm për disa arsye, të cilat po i shpjegojmë në vijim. Ai krijoi një model botëror për kuadrin rregullator të bankave. Bankat në nivel ndërkombëtar janë përballur me një listë të njejtë rregullash, gjë që shmang diskutimet për çdo rregullator 16

kombëtar se cili është niveli i duhur i kapitalit për të zhvilluar të njejtin biznes në shtete të ndryshme. Në vijim, bankat e shteteve të ndryshme që konkurojnë në tregje të njejta kanë kërkesa ekuivalente për kapital dhe ky përbën një zhvillim thelbësor krahasimisht me situatën para viteve 1988. Gjithashtu, përfshirja e peshave të ndryshme të rrezikut për klasa të ndryshme të aktiveve, është një zhvillim i dukshëm dhe i rëndësishëm krahasimisht me raportet që përdoreshin më parë si për shembull kapital/aktive apo kapital/depozita. Megjithëse rezultatet e Bazel 1 ishin të pëlqyeshme, dhe kjo e përkthyer jo vetëm me rritjen e nivelit të kapitalit të bankave, por edhe me uljen e numrit të bankave që falimentonin, suksesi i Bazel 1 është ende i diskutueshëm. Madje ka edhe kritika ndaj tij! Teknikat e matjes nga ana sasiore, i kanë dhënë mundësinë bankave të sofistikuara të bëjnë vazhdimisht vlerësime me të besueshme dhe të sakta të nevojave për kapital të brendshëm ekonomik. Kapitali ekonomik, ndryshe nga kapitali rreegullator i cili është i kërkuar nga autoritetet rregullatore, përfaqëson nevoja për kapital për mbështjetjen e aktiviteteve risk pranuese të bankave të vlerësuara nga vetë banka. Ai bazohet në modelet dhe parametrat e rrezikut të vetë bankës, rezultati është që kur një bankë vlerëson kapitalin e saj ekonomik, mbi nivelin e kapitali rregullator, nuk ka problem. Problemi qëndron nëse kapitali rregullator është më i lartë se kapitali ekonomik, gjë që do të thotë se bankës i duhet të mbajë një nivel kapitali më të lartë sesa ai që banka e vlerëson si të mjaftueshëm, duke dëmtuar kështu vlerën e aksionerëve. Kjo është ajo që quhet edhe si arbitrazhi i kapitalit. Risi në futjen e Bazel 1 përbënte edhe koncepti i titullzimit. Titullzimi konsiston në transferimin e disa aktiveve jolikuide si për shembull kreditë, në një shoqëri të pavarur të quajtur :Entitet me një qëllim të caktuar (Special purpose vehicle (SPV)). SPV i blen kreditë në një bankë dhe vetëfinancohet duke emetuar letra me vlerë të kolateralizuara nga këto kredi (Asset backed securities - ABS). Nga ana tjetër banka i jep kredi kësaj strukture si për shembul duke i dhënë një borxh të varur SPV-së. Ripagimi i detyrimeve të SPV bëhet me anë të flukseve të parasë të gjeneruara nga kreditë e titullzuara. Kreditë më të vjetra paguhen të parat e kështu me rradhë, deri në kreditë më të reja, të cilat shpesh mbahen nga banka. Letrat me vlerë të blera nga investitorët kanë cilësi më të mirë sesa kreditë me të cilat kolateralizohen sepse humbjet e para të këtij grupi kredish janë të përthithura nga portofoli i ri. Kjo krijon mundësi tërheqëse investimi për investitorët, që do të thotë se pjesa kryesore e 17

rrezikut është ende në bilancin e bankës. Kjo problematikë e hasur u rregullua me amendimin e vitit 2002. Veç sa më lart, Bazel 1 ishte subjekt i kritikave edhe për arsyet mëposhtë: a) Mungesa e ndjeshmërisë ndaj rrezikut; b) Njohja e limituar e kolateraleve për të zbutur rreziqet; c) Një mbulim i paplotë i burimeve të rrezikut fokusi vetëm në rrezikun e kredisë dhe më vonë në rreziqet e tregjeve, duke lënë jashtë rrezikun operacional, reputacional, strategjik; d) Qasja one size fits all që do të thotë se kërkesat janë të njejta pavarësisht nivelit të rrezikut të bankës, sofistikimit dhe llojit të aktivitetit; e) Një masë arbitrare niveli 8 për qind është arbitrar dhe i pa bazuar në nivele të synuara eksplicite; f) Nuk parashikon diversifikimin kërkesat për rrezikun e kredisë janë shtesë dhe diversifikimi psh sipas sektorit të ekonomisë apo rajonit ku jepet kredia, nuk është i parashikuar. Në përfundim, megjithëse Bazel 1 ishte përfitues për industrinë, koha po tregonte gjithnjë e më shumë se ishte e nevojshme të kalohej në një kuadër rregullativ më të sofistikuar. Propozimet e Bazel 2, megjithëse janë përballur me kritika përbëjnë një hap madhor në këtë drejtim. 18

1.2 Bazel 2 Projekti i parë i nxjerrë për konsultime me palët e treta, u publikua ne Qershor 1999 dhe përmbante një set me propozime për të modifikuar marrëveshjen e kapitalit të vitit 1988 (Bazel 1). 18 muaj me vonë, në janar 2001 u publikua një projekt i dytë për konsultim i cili kishte të integruar edhe komentet nga sektori bankar dhe shtesa të tjera të komitetit. Në mesin e vitit 2003 u publikua projekti i tretë paraprak dhe në qershor 2004, më në fund, u publikua varianti final me propozime. Marrëveshja e Bazel 2, e cila zëvendësoi kuadrin e vitit 1988 pra Bazel 1, është rezultat i më shumë se 6 viteve punë të rregullatorëve dhe diskutimeve aktive me sektorin bankar. Ky proces u shoqërua me zhvillimin e 3 studimeve sasiore të ndikimit të cilët konsistuan në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për lloje të ndryshme bankash në marrëveshjen e re të kapitalit. Tre objektivat kryesore të marrëveshjes Bazel II ishin: 1. Rritja e cilësisë dhe stabilitetit të sistemit ndërkombëtar bankar; 2. Krijimi dhe mbajtja e një niveli të njejtë për bankat aktve ndërkombëtare; 3. Promovimi dhe adaptimi i praktikave me shtrënguese në fushën e manaxhimit të rrezikut. Dy objektivat e para i gjenim edhe në qendër të marrëveshjes së vitit 1988. Objektivi i tretë është i ri dhe nga komiteti konsiderohet si më i rëndësishmi. Kjo është një shenjë e fillimit të zhvendosjes nga një rregullore e bazuar në raporte, në një rregullore që do të bazohet gjithnjë e më shumë në të dhëna të brendshme, praktika dhe modele. Ky zhvillim është i ngjashëm me rregulloren për rreziqet e tregut, ku modelet e brendshme u lejuan të përdoren si bazë për përllogaritjen e kërkesave për kapital. Kjo është origjina e punës për hartimin e marrëveshjes së Bazel 3 e cila do të njohë plotësisht modelet e brendshme të rrezikut të kredisë (internal rating based-irb). Sikurse edhe Bazel 1, Bazel 2 është një set rekomandimesh për vendet e G 10. Por njëlloj sikurse edhe marrëveshja vitit 1988, ajo duhej të materializohej edhe në legjislacionet përkatëse në Europë, Amerikën Veriore dhe Japoni. Pra ky kuadër përbën bazën rregullative në lidhje me kapitalin për më shumë se 100 shtete dhe pritet të aplikohet mbi baza të konsoliduara për bankat 19

aktive në tregjet ndërkombëtare. Bankat kombëtare të cilat nuk janë brenda qëllimit të marrëveshjes, supozohet të jenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve kombëtare të cilat duhet të sigurojnë që këto institucione kanë një nivel të mjaftueshëm kapitali. 1.2.1 Si është i strukturuar Bazel 2? Bazel 2 është i ndarë në tre shtylla kryesore (1 deri në 3) sipas figurës mëposhtë: Kuadri i Bazel 2 Stabiliteti Financiar Manaxhim i mirë i rrezikut Shtylla e parë Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit Shtylla e dytë Rishikimi mbikëqyrës dhe vlerësimet e brendshme Shtylla e tretë Disiplina e tregut Shtylla e parë Vjen si një rifreskim i nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit të vitit 1988. Kapital ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik, konsiderohet ende si një nga raportet më të rëndësishme, për sa kohë që kapitali është shporta kryesore që përballon humbjet kur fitimet rezultojnë negative. Limiti referencë minimal është ende niveli 8 për qind, por mënyra sesi aktivet jane të peshuara është rishikuar. Vlerat e Bazel 1 ishin vlerësime më të thjeshta, ndërkohë që ato të Bazel 2 rrjedhin drejtpërdrejt nga metoda e thjeshtuar dhe ajo standarde e matjes së rrezikut të kredisë. Kërkesat për kapital përafrohen tanimë me vlerësimet për kapitalin e brendshëm ekonomik, nëpërmjet vlerësimeve/modeleve të brendshme të bankave. Ekzistojnë tre qasje komplekse për të përllogaritur aktivet e ponderuara me rrezik për qëllime të rrezikut të kredisë. Metodat më të 20

përparuara janë krijuar që të konsumojnë më pak kapital, ndërsa aplikojnë kërkesa më të rënda cilësore dhe sasiore në sistemet dhe proceset e brendshme. Kjo është një nxitje për bankat për të rritur praktikat e tyre të manaxhimit të rrezikut. Kërkesat më eksplicite për kapital sipas funksionit të niveleve të rrezikut si dhe zgjerimi i llojeve të kolateralit që njihen si zbutëse të rreziqeve, janë një nxitje tjetër për të prodhuar më shumë praktika sistematike të manaxhimit të kolateraleve. Ky është një zhvillim i qenësishëm i marrëveshjes aktuale ku përdorimi i kolateralit të vlefshëm është më i kufizuar. Një risi tjetër e shtyllës së parë janë kërkesat për rrezikun operacional. Në marrëveshje ka kërkesa eksplicite për humbjet që rrjedhin nga gabime në proceset e bankës, mashtrimet e brendshme, apo probleme të teknologjisë së informacionit. Kapitali duhet të mbulojë të paktën 8 për qind të aktiveve të ponderuar me rrezik të lidhura gjithashtu edhe me tre lloje të ndryshme rreziqesh, siç pasqyrohet në formulën (raportin) më poshtë: KAPITAL TOTAL > 8% RREZIKU I KREDISË RREZIKU I TREGUT RREZIKU OPERACIONAL Metoda standarde Metoda standarde Metoda e thjeshtë Metoda e brendshme Metoda e brendshme Metoda e standardizuar Metoda e brendshme e përparuar Metoda e përparuar Shtylla e dytë Shtylla e dytë e kuadrit rregullativ bazohet në kontrollet e brendshme dhe rishikimin mbikëqyrës. Ajo kërkon që bankat të kenë sisteme dhe modele të brendshme të vlerësojnë kërkesat për kapital paralelisht me kuadrin rregullator dhe të integrojnë në të profilin e rrezikut të bankës. Bankat duhet të integrojnë edhe llojet e rreziqeve që nuk janë të mbuluara nga Marrëveshja të tilla si rreziku reputacional dhe strategjik, rreziku i përqendrimit, rreziku i normës së interesit në librat e bankës etj. Sipas shtyllës së dytë, rregullatorët shpresojnë të shohin se kërkesat e shtyllës 1 janë të respektuara në mënyrë efektive dhe të vlerësojnë përshtatshmërinë e modeleve të brendshme të 21

krijuara nga bankat. Nëse rregullatorët vlerësojnë se kapitali nuk është i mjaftueshëm, ata mund të ndërmarrin disa veprime për të rregulluar situatën. Më të dukshmet lidhen me kërkesat ndaj bankës për rritjen e kapitalit bazë ose kufizimi i nivelit të kreditimit, ashtu si edhe fokusimi i masave në rritjen e cilësisë së kontrolleve dhe politikave të brendshme. Marrëveshja e re parashikon në mënyrë eksplicite që bankat duhet të operojnë në një limit kapitali më të lartë se 8 për qind, për sa kohë që shtylla e dytë parashikon burime shtesë rreziku. Shtylla e dytë është shumë fleksibël sepse nuk është shumë përshkruese, për shkak të numrit të ulët të faqeve në tërësinë e marrëveshjes së Bazel 2. Edhe pse kjo pjesë ka qenë objekt i kritikave, për shkak të subjektivitetit që mbart, kjo pjesë është njëkohësisht edhe pjesa më e rëndësishme e kuadrit, sepse do të detyrojë rregullatorët dhe bankat të bashkëpunojnë ngushtë për vlerësimin e modeleve të brendshme. Rregullatorët do të përdorin disa kufij për të vlerësuar qasjet e ndryshme të bankave. Kjo do të krijojë nevojën për standardizimin dhe të kuptuarit më mirë të mënyrave heterogjene të vlerësimit të rrezikut të kredisë dhe do t i hapë rrugë njohjes së modeleve te brendshme dhe përdorimit të tyre si bazë për llogaritjen e kërkesave per kapital, ashtu sikurse ndodhi me rreziqet e tregut. Shtylla e tretë Shtylla e tretë lidhet me disiplinën e tregut dhe me kërkesat që lidhen me publikimin e informacionit. Bankat pritet që të ndërtojnë raporte të plota mbi sistemet e brendshme të manaxhimit të rrezikut dhe mbi mënyrën sesi po implementohet Bazel 2. Këto raporte duhet të jenë publike për tregun të paktën çdo gjashtë muaj. Kjo ngre disa çështje të konfidencialitetit për sa kohë që lista e informacionit që duhet të publikohet është e madhe të tilla si: përshkrim i objektivave dhe politikave të manaxhimit të rrezikut; eksperiencat e humbjeve të brendshme sipas shkallës së rrezikut; politikat e manaxhimit të kolateraleve; ekspozimet sipas maturitetit, industrisë, vendodhjes gjeografike etj. Qëllimi është që tregu të ushtrojë një presion shtesë mbi bankat që këto të fundit të përmirësojnë praktikat e tyre të manaxhimit të rrezikut. Pa dyshim që analistët e kredisë dhe kapitalit në banka, investitorët e letrave me vlerë dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut do ta gjejnë informacionin e publikuar si shumë të vlefshëm për vlerësimin e shëndetit të bankës. Afati për implementimin e marrëveshjes ishte fundi i vitit 2006 për metodën standarde dhe të brendshme dhe fundi i vitit 2007 për metodën e përparuar. 22

Në parim, qasjet e ndryshme të ndjekura në dokument, janë krijuar për të prodhuar kërkesa më të ulëta për kapital në rast se kalohet nga një opsion më i thjeshtë në një më të zhvilluar, ose nga një metodë më e thjeshtë në atë të përparuar. Megjithëse kjo varet nga profili rrezikut të bankës, këto të fundit do të nxiten kështu për të rritur standardet e tyre të manaxhimit të rrezikut. 1.2.2 Metoda standarde e matjes së rrezikut të kredisë Metoda standarde është shumë afër metodës së parashikuar në Bazel 1. Risia kryesore është që peshat e rrezikut nuk janë më në funksion vetëm të llojit të kundërpartisë (bankë, korporatë etj.) por është integruar edhe niveli i vlerësuar i rrezikut nëpërmjet përdorimit të vlerësimeve të jashtme. Një numër institucionesh të vlerësimit të rrezikut të kredisë (ECAI) kompani që ofrojnë një vlerësim publik të huamarrësve me anë të niveleve të vlerësimit do të njihen nëse plotësojnë kriteret standarde të objektivitetit, pavarësisë, burimeve, transparencës dhe besueshmërisë. Nga ana tjetër, rregullatorët do të përshtatin këto vlerësime të jashtme në vlerësimin ndërkombëtar të shoqërisë S & P. Vleresimet e kësaj të fundit janë konvertuar në pesha rreziku sipas llojit të investimit (nëse është qeveri, bankë, korporatë, shitje me pakicë, pasuri e patundshme etj.). Më konkretisht, kategoritë e aktiveve të ponderuara me rrezik lidhen me kundërpartitë si më poshtë: 1. Qeveritë ekspozimi në shtete të vlerësuara me nivel rreziku dhe jo më sipas kriterit të ashpër si pjesëmarrës i vendeve të OECD, sikurse ka Bazel 1. Sipas diskrecionit të vendit, një nivel më i ulët rreziku mund të aplikohet për ekspozimet në shtete të denominuara dhe financuara në monedhën vendase. Përveç vlerësimeve të bëra nga ECAI, rregullatorët mund të njohin edhe vlerësimet e bëra nga agjensitë e eksporteve (ECA) që respektojnë metodologjinë e bazuar në OECD. 2. Njësitë e sektorit publik jo të qeverisë qendrore, mund të peshohen me nivel rreziku njëlloj sikurse edhe bankat ose qeveritë, por parimisht varet nga fakti nëse kanë pavarësi në mbledhjen e taksave. 3. Bankat shumëpalëshe të zhvillimit Ata peshohen si banka, përveç rasteve kur ata respektojnë disa kritere që i lejon të përfitojnë nga 0 për qind peshë rreziku (psh EBRD; ADB etj.). 23

4. Bankat sipas variantit 1, rregullatorët i peshojnë bankat me nivel rreziku një shkallë më lart se të drejtat ndaj shtetit ku është përfshirë. Sipas vaiantit të dytë, peshimi i rrezikut është një funksion i vlerësimit të bankës dhe një trajtim më lehtësues zbatohet në rastin e të drejtave afatshkurtër me afat maturimi origjinal më pak se tre muaj. Shoqëritë e investimit të letrave me vlerë, subjekt i Bazel 2, konsiderohen si banka për qëllime të ponderimit me rrezik, përndryshe si korporata. 5. Korporatat përfshijnë shoqëritë e sigurimit. 6. Portofoli me pakicë të drejtat duhet të jenë mbi një individ ose biznes të vogël, kredia duhet të ketë formën e një produkti me pakicë (retail) si linja kredie qarkulluese; kredi me afat konsumatore dhe qiraje financiare; linja kredie ose ngazhime për biznese të vogla; ekspozimet duhet të jenë mjaftueshëm granulare (pra nuk ka përqendrim në portofolin me pakicë) dhe më pak se 1 milion euro (ekspozime të konsoliduara në grupin ekonomik të kundërpartive psh kompania mëmë dhe degët e saj). 7. Kredi të siguruara me pronë hipotekore e drejta duhet të jetë plotësisht e siguruar dhe kredimarrësi duhet të jetë ai që do të marrë me qera ose zerë pronën. 8. Kredi të siguruar me pasuri të patundshme të mbajtur për shitje meqenëse të tilla prona kanë qenë në zemër të krizave financiare të viteve të kaluara, Komiteti i Bazelit rekomandon aplikimin e një niveli rreziku jo më pak se 100%. Megjithatë edhe rastet përjashtimore janë të mundshme për tregje të zhvilluara dhe maturuara. 9. Kreditë me probleme: kreditë me probleme më shumë se 90 ditë do të peshohen me një faktor 100% nëse janë me kolateral pronë hipotekore dhe me 150% nëse kolaterali është tjetër. 10. Aktivet e tjera aplikohet norma 100 % në çdo rast. 11. Zërat jashtë bilancit zërat jashtë bilancit janë të konvertuar në ekspozime ekuivalente me kredinë nëpërmjet një faktori konvertimi që varion nga 0% në 100%. Në rast se ekziston më shumë se një vlerësim i jashtëm, bankat duhet të konsiderojnë më të ulëtin ndaj dy vlerësimeve me të larta. Nëse banka investon në një aktiv që ka një vlerësim të caktuar, ajo duhet të konsiderojë këtë të fundit dhe jo vlerësimin e emetuesit të aktivit. Nëse nuk ka vlerësim të emetuesit, por aktivi vetë është vlerësuar, do të konsiderohet vlerësimi i aktivit. Për bankat dhe korporatat, nëse banka huadhënëse ka një të drejtë nëpërmjet një aktivi afatshkurtër 24

që ka një vlerësim të jashtëm, do të aplikohen pesha rrezikut që variojnë nga 20% në 150%, në varësi të vlerësimit të rrezikut të kredisë. Zbutja (mitigimi) e rrezikut të kredisë Një pjesë tejet e rëndësishme e metodës standarde janë edhe teknikat e zbutjes së rrezikut. Këto janë mjetet që banka mund të përdorë për të mbuluar një pjesë të rrezikut të saj të kredisë dhe të përfshijë kolateralin (financiar ose jo financiar), garancitë, ose duke përdorur derivatët e kredisë. Nëse banka redukton rrezikun e kredisë, përdorimi i teknikave të zbutjes, krijon rreziqe të tjera që bankat do të duhet të manaxhojnë. Si kërkesa të përgjithshme për përdorimin e këtyre teknikave përmendim si më poshtë: - Siguria ligjore që do të thotë se i gjithë dokumentacioni i përdorur për të caktuar kolateralin, garancinë ose derivatin duhet të jenë ligjërisht detyruese për të gjitha palët dhe ligjërisht të aplikueshme si të tilla në të gjitha juridiksionet. - Banka duhet të ketë procedura eficente për manaxhimin e kolateraleve. Kjo do të thotë, që banka duhet të jetë e aftë ta likuidojë atë në një kohë të shkurtër dhe të manaxhojë rreziqet dytësore (rrezikun operacional, rrezikun e likuiditetit, rrezikun e përqëndrimit, rreziqet e tregut, rrezikun ligjor etj.) Ekzistojnë dy qasje për të integruar përdorimin e kolateraleve në llogaritjen e aktiveve të ponderuara me rrezik. Metoda e thjeshtë dhe metoda e përbërë. Ndikimi i tyre në aktivet e ponderuara me rrezik dhe llojet e kolateralit të pranueshëm janë të ndryshëm. Kur përdorim metodën e përbërë, bankat duhet të njohin se vlerat aktuale të ekspozimeve dhe kolateralit mund të mos jenë ato që rezultojnë në rast dështimi. Zhvillimi i parametrave të tregut mund të ketë një ndikim material në efektivitetin e instrumentit mbrojtës. Prandaj bankat duhet të aplikojnë zbritje (haircut-e) për të marrë në konsideratë faktin se mes momentit kur banka vendos të shesë kolateralin sepse kundërpartia ka dështuar, dhe momentit kur pozicioni është i mbyllur efektivisht, pjesa e ekspozimit që është e mbuluar mund të ketë rënë sepse vlera e tregut 25

të kolateralit ka rënë; vlera e tregut të ekspozimit është rritur (psh në rastin e huadhënies së letrave me vlerë); ose ekspozimi dhe kolaterali janë denominuar në monedha të ndryshme dhe kursi i këmbimit ka lëvizur në disfavor të bankës. Për të vlerësuar haircut-et ekzistojnë dy mundësi, përdorimi ose i zbritjeve të vendosura nga mbikëqyrësi ose i atyre rezultat i vlerësimeve të vetë bankës. Të parat jepen në një seksion të posaçëm të Bazel 2 dhe vlerat përkatëse referencë janë dhënë duke supozuar një periudhë mbajtjeje 10 ditore (koha mes vendimit për të shitur kolateralin dhe mbulimit efektiv). Meqenëse lloje të ndryshme kolateralesh mund të kenë periudha likuidimi të ndryshme që varen nga likuiditeti i tregut dhe nga kuadri ligjor i shtetit ku kolaterali është i alokuar, duhet të aplikohen haircut-e. Në metodën standarde dhe metodën e vlerësimeve të brendshme kolaterali financiar është ai që ka periudhën e mbajtjes më të ulët. Një opsion tjetër për bankat që nuk duan të përdorin haircut-in mbikëqyrës, është të bëjnë vlerësimin e tyre. Për të bërë këtë, ata duhet të respektojnë disa kritere cilësore dhe sasiore, sikurse përmendet më poshtë: Kritere cilësore Kritere sasiore - Haircut-et e vlerësuara duhet të përdoren në manaxhimin ditor të rrezikut - sistemi i matjes së rrezikut duhet të dokumentohet dhe përdoret në lidhje me limitet e brendshme të ekspozimit - duhet të ketë patjetër një rishikim vjetor nga kontrolli i brendshëm i kuadrit të matjes së rrezikut Burimi: Kuadri i Bazel 2, BIS - përdorimi i percentilit të 99 në intervalin e besimit - përdorimi i periudhave minimale të mbajtjes sikurse përdoret tek haircut-et mbikëqyrëse - likuiditetin e kolateralit të marrë në konsideratë kur të përcaktojë periduhën minimale të mbajtjes - minimalisht një vit të dhëna historike të rifreskuara të paktën çdo tre muaj Garancitë dhe derivativët janë të njohur si një teknikë e vlefshme zbutjeje e rrezikut të kredisë. Në këtë rast, aktivi i ponderuar me rrezik i garantorit, zëvendësohet me aktivin e ponderuar me rrezik të kundërpartisë (nëse është më e ulët). Garantues të pranueshëm janë qeveritë, 26