Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Similar documents
NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

NDIKIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNËSVE DHE BURIMEVE SHKOLLORE NË REZULTATET E NXËNËSVE KOSOVARË

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

PISA. Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA Izveštaj o rezultatima kosovskih učenika na PISA 2015

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

Raporti i Performancës së Komunave

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

iii Schweizerische Eidgenossenschaft Confédération suisse Confederazione Svizzera Confederaziun svizra Swiss Cooperation Office Kosovo

Të drejtat e autorit 2017.

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

this project is funded by the european Union

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

TREGU I PUNËS NË FUNKSION TË GRAVE DHE TË RINJVE

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Çështjet që do të trajtohen

DIASPORA DHE POLITIKAT E MIGRACIONIT

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Doracak pёr arsimin gjithёpёrfshirёs

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

Kontabilisti në biznes Accountant in business

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Seria 5: Statistikat Sociale Statistikat e Standardit Jetësor

Siguria e fëmijëve në internet

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Varfëria e fëmijëve në Shqipëri

Speci Shqipëri

Transcription:

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013

Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në shumë dimensione, duke pasur në fokus më së shumti ekonominë, duhet kushtuar rëndësi të veçantë sistemit arsimor. Arsimi nuk ka të bëjë vetëm me të mësuarit dhe marrjen e notave të mira, por është shumë më shumë se kaq. Çka në të vërtetë ngërthen në vete është njoftimi me fenomene të reja për të cilat nuk dimë shumë dhe ka për qëllim zgjerimin e dijes sonë. Një person i arsimuar di të dallojë të drejtën nga e gabuara e të keqen nga e mira. 1 Ata të cilët do të mësojnë se si të shkruajnë e të lexojnë do t i sigurojnë një të ardhme më të mirë familjeve dhe shtetit të tyre. Thënë shkurt, arsimi ka fuqinë që ta bëjë botën një vend më të mirë. 2 Sado që vlera e arsimit cilësohet e madhe dhe e rëndësishme, nuk është se përparësitë dhe rezultatet pozitive të tij i kemi plotësisht të qarta. Çdo vit shkolle rrit mesataren vjetore të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) prej 0.37 %. 3 Çdo vit shkolle rrit të ardhurat për person për 10 %. 4 Po qe se te gjithë nxënësit e vendeve me të ardhura të ulëta do ta braktisnin shkollën me njohuri themelore të leximit, 171 milion njerëz do të nxirreshin nga varfëria e skajshme (ky 171 milionësh thënë ndryshe është i barabartë me numrin e popullsisë të këtyre vendeve: Australia 20.6 milionë, Kambodia 14.8 milionë, Kanada 33 milionë, Kolumbia 45.3 milionë, Holanda 16.6 milionë, Tunisia 10.4 milionë, Uganda 30.9 milionë) Kjo do të ndikonte në uljen e varfërisë globale për 12 %. 5 Nga pikëvështrimi teorik, janë të paktën tre mekanizma përmes të cilëve arsimi mund të ndikojë në rritje ekonomike. Fillimisht, në perspektivën mikro, arsimi rrit kapitalin njerëzor të qenësishëm në fuqinë punëtore, e cila rrit produktivitetin e punës dhe kështu do të ketë rritje ekonomike në mënyrë të vazhdueshme drejt një niveli më të lartë të ekuilibrit të prodhimit. Së dyti, arsimi mund të rrisë kapacitetin inovativ të ekonomisë, si dhe njohuritë e reja për teknologjinë, produktet dhe proceset e reja që nxisin rritje. Së treti, arsimi mund të lehtësojë përhapjen dhe transmetimin e njohurive të nevojshme për të kuptuar dhe përpunuar 1 Importance of education, Barr. G, April 2013 http://www.thehindu.com/features/kids/importance of education/article4619651.ece 2 The value of education, August, 2013 http://www.globalpartnership.org/who we are/the value of education/ 3 Education counts; Towards the millennium development goals, UNESCO, 2011, http://unesdoc.unesco.org/images/0019/001902/190214e.pdf f.6 4 Ibid f.7 5 Ibid f.8 2

informacionet e reja dhe për të zbatuar me sukses teknologjinë e re të hartuar nga të tjerët, të cilat përsëri promovojnë rritje ekonomike. 6 Por, a ndikon më shumë ngritja e cilësisë së arsimit në rritjen e zhvillimit ekonomik apo zhvillimi ekonomik në ngritjen e cilësisë në arsim? Nuk është e lehtë që të (i) jepet një përgjigje definitive për këtë. Të dy konstatimet kanë avantazhet dhe pikat e tyre të dobëta. Sipas pikëpamjes së parë, në mënyrë që një vend të ketë zhvillim ekonomik dhe shoqëror, bazë për ta duhet të jetë njeriu i arsimuar në institucione cilësore të arsimit. Sipas pikëpamjes së dytë, po që se nuk investohet në arsim atëherë edhe cilësia vështirë se do arrihet. Duhet të ketë paga më të larta për mësimdhënësit, fonde më të mëdha për analiza dhe hulumtime, investime në laboratore dhe teknologji informative në mënyrë që zhvillimi ekonomik të ngrisë cilësinë në arsim, e kjo mund të arrihet vetëm nëse buxheti shtetëror ka mjete të mjaftueshme për investime në arsim. Mbi të gjitha, arsimi cilësor mund të ndikojë më shumë në zhvillimin ekonomik se sa zhvillimi ekonomik në arsim cilësor. Sipas matjeve të Organizatës Europiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD), janë vendet me cilësi të lartë të arsimit ato që po përjetojnë rritje ekonomike më të qëndrueshme. 7 Një përparësi tjetër e madhe e arsimit është promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i pozitës së gruas, e kjo ka përparësitë e veta edhe në aspektin ekonomik. Pagat, të hyrat në agrikulturë dhe produktiviteti, që janë kruciale për ndalimin e varfërisë, janë më të larta nëse gratë që janë të përfshira në agrikulturë arsimohen më mirë. 8 Në Amerikën Latine, fëmijët e nënave që kanë vijuar për disa kohë shkollën e mesme, mbesin në shkollë për dy deri në tre vite më shumë se sa fëmijët e nënave që kanë shkollim më të ulët. 9 Niveli i vijueshmërisë së shkollës që përcillet nga gjenerata në gjeneratë paraqet një tregues për situatën e vendit në të ardhmen duke marrë për bazë situatën aktuale. 6 The role of education in economic growth, Hanushek. A. E, Wobman, L., February 2007 https://openknowledge.worldbank.org/bitstream/handle/10986/7154/wps4122.pdf?sequence=1 f.20 7 A ndikon ngritja e cilësisë së arsimit të lartë në rritjen e zhvillimit ekonomik apo zhvillimi ekonomik ndikon në ngritje të arsimit të lartë?, Demokraci pëe zhvillim, Tetor 2011, http://d4d ks.org/editorialet/a ndikon ngritja e cilesise se arsimit te larte ne rritjen e zhvillimit ekonomik apozhvillimi ekonomik ndikon ne ngritje te arsimit te larte 2/ 8 Education counts; Towards the millennium development goals, UNESCO, 2011, http://unesdoc.unesco.org/images/0019/001902/190214e.pdf f.12 9 Ibid f.15 3

Shembujt e deritanishëm ishin më të përgjithshëm dhe të përmasave globale për të treguar se si faktorë të ndryshëm ndikojnë në rrjedhën e arsimit drejt zhvillimit ekonomik të një vendi. Sido që të jetë. raporti në mes të rritjes ekonomike dhe edukimit ka qenë një ndër damarët kryesor të analizave të mëhershme ekonomike. Adam Smith në shekullin e XVIII dhe Alfred Marshall në shekullin e XIX, dy figura të rëndësishme në fushën e ekonomisë kanë parashtruar pyetjen se si investimi individual në arsimim ndikon në pasurinë e kombeve. Qasja e literaturës për këtë fenomen mund të ndahet në dy fusha të përgjithshme: a) Literatura mikroekonomike, që e shikon raportin në mes të mënyrave të ndryshme të matjes së arritjeve arsimore të një personi dhe se sa ata fitojnë. Shumica e studimeve tregojnë rezultate të përafërta për çka mund të quhet shpagim personal apo privat nga arsimi. Në mënyrë individuale kjo do të thotë se çdo vit shkollimi ngrit të ardhurat e tyre për 10%. Kjo është një shkallë e jashtëzakonshme e kthimit. b) Literatura makroekonomike e cila shikon raportin në mes të matjeve të ndryshme të nivelit total të arritjeve në fushën e edukimit për një vend si tërësi dhe në shumicën e rasteve matjen standarde të rritjes ekonomike në shprehje të GDP-së. Shumica e studimeve gjejnë fakte për rritje më të lartë të GDP-së në vende ku popullata mesatarisht ka kryer më shumë vite shkolle dhe ka arritur rezultate më të larta në testet e njohurive. 10 Pa dyshim që Kosova nuk përbën rast përjashtues nga tezat e mësipërme. Në një ekonomi të re të cilën Kosova ka synim ta aplikojë, kapitali njerëzor konsiderohet si aseti më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Kur themi kapital njerëzor kemi parasysh rolin e arsimit në ngritjen dhe formësimin e tij, duke ofruar kështu shkathtësitë kyçe që kërkohen në tregun e punës. Sa më i lartë që është niveli i arsimit aq më i lartë do të jetë niveli i të ardhurave. E gjithë kjo rezulton edhe me rritjen e probabilitetit për forcën punëtore të Kosovës për punësim jashtë vendit, që do të ndikonte në rritjen e remitancave për kokë banori në Kosovë. Shpenzimet në arsim duhet të shihen si investime, kthimet nga të cilat e përshpejtojnë rritjen ekonomike. E gjithë kjo shpie te konkludimi se Qeveria e Kosovës do të duhej ta ketë prioritet ndërtimin dhe 10 Education and Economik Growth: From the 19 th century to the 21 st century, Miller. R, http://www.cisco.com/web/strategy/docs/education/eeg_what_research_says.pdf f.7 4

zhvillimin e sistemit arsimor në vend dhe si rrjedhojë kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. 11 Duke marrë parasysh të gjitha teoritë e shtjelluara dhe shembujt nga praktika e ditëve të sotme shihet qartë se arsimi ka rëndësi të madhe në formësimin e individit dhe shtetit si tërësi. Sa më shumë rëndësi e kujdes t i kushtohet aq më pozitive do të jenë prurjet e tij. 11 Sistemi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, Mustafa. I, Hoti. A, Gashi. P, Demukaj. V, Havolli. Y, Kotorri. M, Berisha. B, Berisha. A, Shkurt 2004, f.19 5

Bibliografia: Importance of education, Barr. G, April 2013 http://www.thehindu.com/features/kids/importance-of-education/article4619651.ece The value of education, August, 2013 http://www.globalpartnership.org/who-we-are/the-value-of-education/ Education counts; Towards the millennium development goals, UNESCO, 2011, http://unesdoc.unesco.org/images/0019/001902/190214e.pdf The role of education in economic growth, Hanushek. A. E, Wobman, L., February 2007 https://openknowledge.worldbank.org/bitstream/handle/10986/7154/wps4122.pdf?sequence=1 A ndikon ngritja e cilësisë së arsimit të lartë në rritjen e zhvillimit ekonomik apo zhvillimi ekonomik ndikon në ngritje të arsimit të lartë?, Demokraci pëe zhvillim, Tetor 2011, http://d4d-ks.org/editorialet/a-ndikon-ngritja-e-cilesise-se-arsimit-te-larte-ne-rritjen-e-zhvillimitekonomik-apo-zhvillimi-ekonomik-ndikon-ne-ngritje-te-arsimit-te-larte-2/ Education and Economik Growth: From the 19 th century to the 21 st century, Miller. R, http://www.cisco.com/web/strategy/docs/education/eeg_what_research_says.pdf Sistemi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, Mustafa. I, Hoti. A, Gashi. P, Demukaj. V, Havolli. Y, Kotorri. M, Berisha. B, Berisha. A, Shkurt 2004 6