UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT

STRUKTURAT LIGJËRIMORE. NË PROZËN BASHKËKOHORE (Ismail KADARE DHE Fatos KONGOLI)

AKTET ISSN AKTET VI, 4: , 2013

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI

Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja)

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE

LIDHSHMËRI MOTIVUESE NDËRMJET TREGIMEVE DHE NOVELAVE TË KADARESË МОТИВНА ПОЗВРЗАНОСТ МЕЃУ РАСКАЗИТЕ И РОМАНИТЕ НА ИСМАИЛ КАДАРЕ

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

Speci Shqipëri

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË. A.Tufës, Z.Çelës, R.Dibrës, etj.)

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Tel: 044/

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

Biblio. Arsim CANOLLI * HYRJE REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 8 NUMRI

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (5)

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Tel:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Mistika e Origjinalit. (Tezë e mbrojtur doktorature me nga Agron Tufa)

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

BULETINI MUJOR KLIMATIK

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Institucioni: Universiteti i Prishtinёs Data e diplomimit: 1983 Diploma : Diploma për gjuhë dhe letërsi angleze dhe amerikane

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel ,Fax ADRESA:Rruga e Elbasanit,Tiranë.

Kostoja e ciklit të jetës

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Fletore e Demokracisë. Etika dhe Zgjedhjet

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

PËRMBAJTJA PJESA E PARË UTOPIA LETRARE Utopia letrare 5 PARATHËNIE I. UTOPIA... 15

Pyetjet e testit ekstern-gjuhë angleze

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Analizë politikash 05/2016

ETNICITETI LINGUISTIK DHE TRADITA E ROMËVE NË SHQIPËRI

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

Islami dhe Krishterizmi

PUNIM DIPLOME. Zbunimi si element i rëndësishëm në të folurën e fëmijës

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

VJETARI SHKENCOR FEF

Published by GoodSeed International

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

Наставен план: Наставен план за 7 одделение - деветгодишно - албански

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Allahu njihet përmes arsyes Harun Jahja

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË VEÇORITË E PROZËS POETIKE SHQIPE (Faik Konica, Mid hat Frashëri, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mihal Hanxhari) (Tezë doktorature) Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU Kandidatja: Donika DABISHEVCI-JETULLAHU Maj, 2013 Tiranë 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË Departamenti i letërsisë TEZË DOKTORATURE E paraqitur nga Donika Dabishevci-Jetullahu Në kërkim të gradës shkencore Doktor Tema: VEÇORITË E PROZËS POETIKE SHQIPE (Faik Konica, Mid hat Frashëri, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mihal Hanxhari) Udhëheqës shkencor Prof. Dr. Ymer Çiraku Mbrohet me datën Komisioni i vlerësimit: 1. kryetar 2. anëtar 3. anëtar 4. anëtar 5. anëtar 2

PËRMBAJTJA Përmbajtja...3 Hyrje...5 I. Proza poetike dhe metoda e kërkimit...6 II. Evoluimi letrar i zhanreve...11 1. Argument:...11 2. Koncepti i zhanrit...12 3. Statusi dhe transformimi historik i zhanreve...15 III. Proza poetike...20 1. Kuptimi...20 2. Tradita e prozës poetike...23 3. Proza poetike shqipe...27 IV. FAIK KONICA...31 Faik Konica: për jetën dhe veprën...32 IV. 1. Prozat poetike të Faik Konicës...34 IV. 1. 1. Veçantia e diskursit...35 IV. 1. 2. Intenca autoriale dhe kërkimi i mallit për atdheun...39 IV. 1. 3. Statusi i tekstit përkushtues...47 IV. 1. 4. Paradigmat e një autori të diskutuar...50 V.MID HAT FRASHËRI...53 Mid hatfrashëri: për jetën e veprën...54 V. 1. Hi dhe shpuzë Modeli struktural i veprës dhe koncepti për zhanrin...55 V. 2. Personalizimi dhe identifikimi në një diskurs dashuror...58 V. 3. Kuptimii figurës dhe kohës rrëfimtare...61 V. 4. Monologu nëpërmjet tipareve të folësit...65 V. 5. Dashuria dhe mënyrat e shenjëzimit...67 V. 6. Intencionaliteti i bukurisë ëndërrimtare...76 V. 7. Sprovat e diskursit e të realitetit poetik...77 V. 8. Vetmia dhe kërkimi i dialogut...80 V. 9. Gjuha dhe stili...83 VI. ERNEST KOLIQI...85 Ernest Koliqi: për jetën dhe veprën...86 VI. 1. Pasqyrat e Narçizit...89 VI. 1. 1. Dimensioni sociokulturor i veprës...89 VI. 1. 2. Statusi i tekstit...94 VI. 1.3. Raporti me intertekstualitetin...96 VI. 2. Estetika e rrëfimit monologjik...105 VI. 2. 1. Personazhet dhe pozicioni i tyre...108 3

VI. 2. 2. Parabola e kohës narrative...110 VI. 2. 3. Kufijtë e hapësirës narrative...115 VI. 2. 4. Deskripcioni: mishërimi i koloritit lokal dhe modernitetit...116 VI. 3. Struktura kompozicionale e tekstit...118 VI. 4. Karakteristikat stilistike...124 VI. 4. 1. Figura dhe domethëniet e saj...127 VII. MARTIN CAMAJ...138 Martin Camaj: për jetën dhe veprën...139 VII. 1. 1. Dranja...142 VII. 1. 1. 1. Nocioni për zhanrin dhe qasja teorike dhe empirike e autorit...142 VII. 1. 1. 2. Derivimet e mendimit kritik për zhanrin e veprës...144 VII. 1. 2. Venerimi struktural i veprës Dranja...149 VII. 1. 2. 1. Vepra si palimpsest...151 VII. 1. 3. Analiza tekstuale-leximi dhe interpretimi...154 VII. 1. 3. 1. Domethënia e realitetit...154 VII. 1. 3. 2. Simbolika e kuptimit të fazave të jetës......157 1. Mendësia e moshës fëmijërore...157 2. Mendësia e periudhës së adoleshencës...162 3. Mendësia e moshës së pjekur...167 VII. 1. 3. 3. Personazhi i Dranjës...171 VII. 1. 3. 4. Kuptimi dhe vlera shprehëse e tekstit...174 VII. 1. 3. 5. Gjuha dhe stili...177 Përfundime...179 VIII. MIHAL HANXHARI...181 Mihal Hanxhari:për jetën e veprën...182 VIII. 1. Zëri i heshtur i krijuesit...184 VIII. 2. Diskursi impresiv i prozës poetike...186 VIII. 3. Duke dëgjuar heshtjen...188 VIII. 3. 1. Tema e ringjalljes së kujtimeve...189 VIII. 3. 2 Figura e enigmës për të pavdekshmën...191 VIII. 3. 3 Jeta vetjake dhe inkarnimi me natyrën...193 VIII. 3. 4. Vetmia dhe kërkimi pas esencave...196 Përfundim...202 Literatura...209 4

Hyrje Interesimi për studimin e formës letrare të prozës poetike, vjen si prirje kureshtare për të hulumtuar këtë formë të ndërmjetme letrare, që shquhet për ndërkomunikimin e shtresave lirike dhe epike të tekstit, raport ky që nuk e shpie këtë zhanër, as kah format lirike, po as nga format epike të pastra. Pra, teza e doktoratës, Veçoritë e prozës poetike shqipe, synon studimin e tipologjisë së prozës poetike, duke e parë si formë letrare të aplikueshme në letërsinë shqipe. Duke nxjerr në pah se kemi të bëjmë me një formë të veçantë letrare e së kaluari nëpër një fushë të gjërë mendimesh teorike e kritike, zgjodhëm të studiojmë edhe aplikimin e saj në letërsinë shqipe, gjë që nënkupton dialogun me disa nga autorët dhe veprat më të njohura të letërsisë moderne shqipe të këtij zhanri. Ky studim, pra vjen, si një dëshirë për të krijuar një marrëdhënie të veçantë me autorët - nismëtarë dhe vijues të modernitetit në letërsinë shqipe, si dhe me veprat, të cilat i takojnë njërit nga zhanret - prozës poetike, që është shqyrtuar më pak nga kritika jonë letrare. Prandaj, studimi i prozës poetike, përbrenda së cilës mund të vërehet një ndërkomunikim i shtresave lirike dhe epike të tekstit - një dhënie-marrje e elementeve dhe tipareve të veçanta, që nuk e shpien këtë zhanër as kah format lirike, as epike të pastra, përtej vlerësimit dhe interpretimit që pritet të arrihet, kërkon, veç tjerash, edhe të plotësojë prirjet për një studim më sistematik dhe më insistues të këtij zhanri, i cili, nga ana tjetër, tashmë ka krijuar një traditë të pasur në letërsinë shqipe. Zgjedhja për t u marrë me këtë fushë të studimit, vjen pas shqyrtimit paraprak të vështirësive, sfidave, kufizimeve, por edhe vlerësimit që do të kishte një studim, i cili do të merrej me prozën poetike në letërsinë shqipe. Autorët e përzgjedhur për këtë studim janë Faik Konica, Mid hat Frashëri, Ernest Koliqi, Martin Camaj dhe Mihal Hanxhari. Përzgjedhja është e motivueshme, ngase, hulumtimi i fenomeneve që e karkterizon këtë zhanër, nisi me autorët që njëherësh janë dhe të parët që kanë sprovuar këtë tipologji shkrimi (Konica, Frashëri, Koliqi), për të vijuar pas tyre me Camajn e Hanxharin, në mënyrë që të shohim tutje konsolidimin e këtij zhanri të autorë bashkëkohorë të letërsisë shqipe. Duhet të theksohet se të gjithë këta autorë vlerësohen për kontributin e tyre letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë shqipe të gjithë kanë lënë vepra me vlerë. Tashmë ata janë pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe njihen edhe si individualitete letrare që kanë sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes në prozën letrare. Forma 5

e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që të parët, (Konica, Frashëri, Koliqi) ia sollën kësaj letërsie. Që të kuptohet si del në pah proza poetike nga format burimore letrare - lirika, epika dhe dramatika, jemi marrë me studimet teorike mbi historikun dhe transformimin e zhanreve e tipeve letrare, duke paralajmëruar, nëpërmjet një seleksionimi të mendimit për ato, lidhjen dhe kontinuitetin e transformimit të zhanreve, deri në nxjerrjen në pah të prozës poetike. Këtë e kemi parë si të nevojshëm për të shqyrtuar dhe kuptuar thellësisht se si ka ardhur deri te ky model ndërtekstor, që e lëviz letërsinë më tej në trajta të avancuara shprehëse të gjuhës. Ndërsa në pjesën e dytë do të merremi me analizën tekstuale të veprave që janë objekt i kërkimit tonë, duke i parë ato si diskurse fiksionale të një trajte të veçantë. Pjesa e parë e punimit, pra, mund të akceptohet edhe si një lloj eseje për dijet mbi zhanret. Tema dhe diskutimet për ndarjen e letërsisë nga joletërsia, skematizimin e letërsisë në zhanre, nënzhanre, forma dhe mënyra të të shprehurit, kanë historinë e vet me fillim që në antikitet. Kështu, pikëshikimi diakronik i teorisë së zhanreve letrare, është trajtuar deri në nivel të paraqitjes së kontradiktave të mendimit për to, duke cituar teorikë dhe studiuesë të ndryshëm. Autorët që argumentojnë probleme të zhanrit, duke e vënë, herë-herë, këtë në relacion me vepra të caktuara dhe të cilët i kemi shfrytëzuar për argumentim, janë Gerard Genette, Roland Barthes,Tsvetan Todorov, Umberto Eco, Jacques Derrida, S. Monte, Nathalie Piegay-Gos, Milivoj Solar, Claus Uhlig, Miroslav Beker, Terry Egelton, etj. Kjo njohje na ka mundësuar që më pastaj të mund të përqëndrohemi në sprovën tonë të leximit e të kërkimit nëpër shenjat e tekstit - të prozave poetike të autorëve të zgjedhur. Në pjesën e dytë të punimit do të analizohen dhe interpretohen prozat poetike të autorëve të përzgjedhur. Autorët do të merren në shqyrtim veç e veç, ndërsa zgjedhja jonë për të shqyrtuar në këtë mënyrë tekstet, ka qenë e motivuar ngase kemi hetuar dallime të theksueshme mes strukturimit, kompozicionit dhe ideve te prozat e tyre poetike, dhe në mënyrë që edhe leximi, edhe shkrimi të jetë më i argumentuar, kur flitet për probleme të caktuara, të cilat mund të hasen ndoshta veç te ndonjëri prej tyre. Brenda veprave të këtyre autorëve do të përzgjedhim tekstet - model, mbi parimin përfaqësues të formës dhe të ideve, ndërsa tutje edhe do t i interpretojmë, për të shquar më bindshëm vlerat estetike të kësaj forme letrare në veprat, të cilat janë marrë në shqyrtim. I. PROZA POETIKE DHE METODA E KËRKIMIT Për të bërë një vështrim të plotë të prozës poetike të këtyre autorëve, interpretimi dhe analiza tekstuale jona do të përqendrohet në studimin e veprave në planin e temës, diskursit e figurës, për të kërkuar kuptimin që japin tekstet dhe 6

mënyrën se si konotojnë ato në nivel të ideve e të formës. Kjo nënkupton të përqendruarit, kryesisht në nivel të narratorit e personazhit, ligjërimit, si dhe lojës simbolike. Meqë proza poetike ekzistencën dhe kuptimin e saj e kërkon në formë, prozat poetike të këtyre autorëve, nëpërmjet një ecurie studimi e njohjeje, do të trajtohen kryesisht nga pikëshikimi i analizës së formës, duke shenjuar dhe interpretuar shfaqjen e dallueshme të elementeve të prozës poetike - si formë letrare, te veprat dhe prozat poetike të përzgjedhura, për të nënkuptuar natyrën e veçantë të tyre. Pra, analiza do të reduktohet në prozat poetike që e kanë jehonën e risive krijuese dhe janë përfaqësuese të gjithë veprës me proza poetike të autorit. Varësisht nga kuptimi dhe kontradiktat e brendshme të prozës poetike në shqyrtim, do të orientohet edhe rruga e leximit tonë, gjë që nënkupton që parimisht nuk mund të kërkojmë artikulimet e njëtrajtshme të prozës poetike te veprat dhe autorët. P.sh., nëse te Pasqyrat e Narçizit të E. Koliqit ndalemi te miti letrar e të intertekstualiteti, kjo nuk do të thotë që këto do t i kërkojmë edhe te autorët e tjerë. Në këtë mënyrë, mbrojmë argumentin se secila prozë poetike imponon një formë të veçantë të analizës, siç imponojnë edhe veprat e autorëve të caktuar. Një interesim i veçantë do të jetë edhe për ndikimet e autorëve, teksteve, rrymave, drejtimeve letrare e realiteteve të tjera fiksionale, në veprën e tyre. Kjo qasje na bënë të dallojmë të përbashkëtat dhe të veçantat e autorit në fjalë në raport me autorë e sensibilitete të tjera krijuese. Hetimi i implikimeve të tilla në prozën poetike të autorit do të jetë, në fakt, një analizë dhe interpretim për ndikimet. Prozat poetike do t i lexojmë e interpretojmë, duke i veçuar fragmentet e fjalitë, të cilat përbëjnë segmente kuptimore e figurale me dendësi kuptimi e lojë të trajtave e teknikave poetike. Kjo mënyrë e leximit provon identifikimin e mikrostrukturave të tekstit, për të parë sa më detajisht parimet dhe specifikat e organizimit strukturor e kuptimor dhe relacionet mes tyre. Fillimisht do të identifikojmë dhe argumentojmë statusin zhanror të tekstit. Dhe identifikimet do të jenë më të plota vetëm atëherë kur esencialisht do të gjejmë elementet dalluese të prozës poetike. P.sh. cila vetë e rrëfimit përdoret dhe si funksionon dhe komunikohet nëpërmjet saj. Nëse autori ka zgjedhur vetën e parë, e duke plotësuar në këtë rast njërin nga kriteret e prozës poetike, do të shohim cili është aty roli i narratorit, sa është ai aktivisht pjesëmarrës në perceptimin dhe shpjegimin e gjërave, sa rrëfen për veten, ndjenjat, emocionet, meditimet, si shfaqet raporti mes realitetit fiksional dhe atij real etj. Po ashtu do të hetohet funksioni i kohëve narrative, duke kërkuar dhe analizuar atë se si flet zëri narrativ dhe nëse dëshmitë e refleksionet emocionale jepen në kohën e pakryer, atëherë cili është efekti poetik që ato krijojnë. 7

Te proza poetike mungon në përgjithësi veprimi, ndërsa atëherë kur ai ndodh, rëndom krijon efektet e refleksioneve në nivel fenomenesh, të cilat ne, paraprakisht, duhet t i hetojmë. Në prozën poetike rëndom flitet nga pozicioni i vetës së parë, nga një perspektivë që, më shumë se lexim i kontekstit, është projektim i botës së brendshme shpirtërore dhe kërkim i mëtejmë drejt një përsosmërie ideale. Duke dhënë dramën e brendshme shpirtërore me emocionalitet të theksuar, në tendencë të shpalimit të përjetimit personal, përmes mendimit të ngjeshur - imazhi, përshkrimi dhe domethënia ngrihen në nivel figure, ndërsa që ne do të hetojmë se si artikulohen këto elemente dhe se si japin kuptime të ndryshme me funksion simbolizues. Në këtë kontekst, do të kërkojmë figurat autoriale, duke përcjell logjikën dhe koherencën e tyre. Gjithashtu do të shikohet edhe statusi i personazhit e i narratorit, pozicioni i paqëndrueshëm dhe jo i qartë i tyre dhe mënyra e realizimit në funksion të formës e idesë së veprës. Nëpërmjet pozicionit të narratorit e personazhit, do të vëzhgojmë trajtat e format e ndryshme të koncepteve të tyre filozofike, morale e psikologjike. Narratori dhe personazhi, nga pozicioni i afrisë apo identifikimit me autorin, ose nga pozicioni i një distance me të, jetojnë në një filozofi të komunikimit që ndesh mënyrat e ekzistencës së njeriut dhe format e komunikimit njerëzor. Zbulimi i këtyre formave nënkupton mënyrën e afrisë sonë me tekstin dhe mundësinë për ta kuptuar atë. Marrja me ligjërimin, nënkupton hetimin e transformimit të mendimeve e të ideve në figurë. Në këtë kontekst ne do të merremi me relacionet në tekst midis realitetit dhe figurës, përshkrimit dhe domethënies, duke i parë këto elemente se si artikulohen dhe japin kuptime të ndryshme me funksion simbolizues. Duke vëzhguar këtë tip ligjërimi, shpesh dramatik, ne do të përqendrohemi në atë se çfarë thuhet dhe si thuhet. Prozat poetike, të cilat zgjedhen për analizë, do të trajtohen edhe në planin e kuptimit e të temave, duke i krahasuar ato ndonjëherë nga autori në autor ose nga një prozë poetike në tjetrën. Në një lexim të tillë, kemi mundësi të shohim të përbashkëtat dhe dallimet midis autorëve dhe teksteve. Kemi parasysh këtu edhe faktin se, meqë proza poetike shquhet për nga pozicioni i paqëndrueshëm dhe jo i qartë i karakterit të personazhit, atëherë do të na diktohet, gjithashtu, edhe një formë e leximit dhe interpretimi që kërkon të pushtohet nga asociacionet e figurat dhe lëvizjet e tyre në tekst. Prandaj do të kemi parasysh logjikën e koherencës së kuptimit e të figurës, që në fakt është një marrëdhënie reflektimi e komunikimi më se i veçantë, duke e krahasuar këtë me prozën epike. Gjatë analizës së prozës poetike, njëra nga vështirësitë dhe poashtu kërkesat, që do të na përcjell, qëndron te hetimi i realitetit fiksional - sa ai hap ose mbyll perceptimin e ndjeshëm të kuptimeve dhe të lidhjeve me realitetin. Leximi do të lëviz 8

nëpër pikat themelore të asociacioneve dhe figurave, ritmin e brendshëm e rimën, ndonjëherë, në mënyrë që të përcaktohen qartë veçantitë e autorit dhe tekstit të tij. Duke ndërruar format e gjuhës e të komunikimit, proza poetike i provon mudësitë shprehëse të saj në figurat, si: elipsa, metafora, alegoria, aluzioni etj., që japin në trajta të ndërlikuara subjektivitetin e së vërtetës e të realitetit. Pra, do të hetojmë mozaikun e shtresimit të kuptimit në figurë. Pretendimi ynë është që gjatë analizës sonë, të përcillemi edhe nga ideja e dhënies dhe interpretimit të dëshmive të shenjave të shkrimit fiksional, që mban brenda të vërtetën e kontekstit, nëse ai është i dukshëm. Në këtë kontekst, ne do t i referohemi edhe ndonjë kujtimi, autobiografie, eseje, në të cilat, këta autorë mund të kenë shprehur pikëpamjet e tyre për artin dhe funksionin e tij. Pra, leximi ynë do të përqëndrohet në botën e pashtershme të shenjëzimeve që jep teksti. Kjo mënyrë e leximit dhe analizës përqendrohet në qasjen e brendshme të veprës letrare. 1 Duke respektuar autonominë e veprës, pa kërkuar që përmes saj të depërtojmë te autori apo të synojmë rikonstruktimin e qëllimit të autorit, do të tentojmë të hidhemi në një vëzhgim që motivueshëm na orienton teksti. Të provojmë, përmes analizës së tekstit - si një nga qasjet metodologjike, ndjeshmërinë dhe përvojën tonë të leximit, duke hapur interpretimin ndaj kuptimeve që ofron teksti. Studimi i tillë i kujdesshëm sugjeron vënien e tekstit përpara një lupe zmadhuese, duke analizuar në mënyrë të gjithanshme ndërlikueshërinë e kuptimeve që ofron teksti. Duke analizuar tekstin e ndarë tërësisht në mikrostruktura dhe duke i parë parimet dhe specifikat e organizimit strukturor dhe relacionet mes tyre, sintenza do të dalë e pandikuar nga elementë jashtëletrarë. Ndonjëherë do të shikohet edhe se si vihen tekstet në realicon njëri me tjetrin, qoftë brenda një autori, apo brenda autorëve të ndryshëm, duke kërkuar përkimet dhe dallimet. Krahasimet sigurisht se do të jenë të motivueshme, në vijim të ndonjë ideje apo problemi formal brenda zhanrit, p.sh. në nivel intertekstualiteti, reminishence, ndikimi, reference etj. Sidoqoftë, për aq sa do të na shërbejnë, do t u referohemi dijeve dhe mendimeve të kritikës letrare që merr në shqyrtim këto vepra, që janë objekt i studimit tonë; pra, atëherë kur teksti kërkon motivueshëm ballafaqimin me argumentimet për ose kundër një problemi që është njëkohësisht pjesë e analizës sonë. 1 Shih për qasjen e studimit të brendshëm të letërsisë, Rene Velek & Ostin Voren Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1982, f. 203 340. 9

Ky punim, duke vëzhguar kuptimin dhe domethënien e teksteve të këtyre autorëve, synojmë të arrijë t i argumentojë disa nga veçantitë dhe fenomenet e prozës poetike shqipe. Pra, krahas leximit të përqendruar të prozës poetike, do të konsultojmë, atëherë kur është e motivueshme, edhe mendimin kritik të studiuesve, të cilët kanë pasur qasjet e tyre kërkuese te këta autorë e vepra e tyre. Në këtë kontekst, do t i referohemi poashtu edhe aksh kujtimi, autobiografie, eseje, në të cilat, autori mund të ketë shprehur pikëpamjet e tij për artin dhe funksionin e tij. Për t u lidhur më afër me idetë dhe veprat e autorëve, që janë objekt i kërkimit tonë, do të shërbehemi me kërkimet e veprat e studiuesve shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë, për veprat dhe autorët që u referohemi. Njëherësh, duke u marrë me disa nga autorët kryesor të prozës poetike dhe duke intensifikuar thellësinë e kërkimit tonë te këta autorë dhe këto vepra, do të synojmë arritjen e disa përfundimeve edhe për prozën poetike, si një nga format e trashëgimisë letrare. Qëllimi i këtij kërkimi është ndjekja e kuptimit dhe domethënies së prozës poetike, duke i parë idetë dhe funksionin e tyre, kryesisht në figurë, e cila zbulon konotacione të pafundme. Kjo formë kërkimi do të zgjerohet, duke e parë edhe ndikimin prej autorëve, teksteve e realiteteve të tjera fiksionale. Nga kërkimi ynë për një interpretim dhe analizë sa më të thellë të prozës poetike të këtyre autorëve, do të mund të dallojmë orientime të veçanta dhe të dallueshme nga njëri autor te tjetri, duke përfshirë edhe çështje, si: ç shtytje dhe ç rrethana historiko-letrare inkurajuan autorët për të shkruar prozën poetike; sa është autori i veprës i ngarkuar nga një motivim i shtyrë për të luajtur me format e gjuhës poetike; në çfarë mase, proza poetike, si zhanër i aplikueshëm te këta autorë, përcakton botëkuptimin e tyre; sa mund të kontekstualizohet proza poetike, në natyrën e së cilës dominojnë imagjinarja - si realitet, dhe figura - si mjet gjuhësor; si dhe, sa e ka inkurajuar proza poetike fuqinë e mendimit kritik në letërsinë shqipe. Në këtë kontekst, synojmë që ky punim të jetë një kontribut i veçantë për një nga fushat e studimit të letërsisë shqipe, duke qenë, njëkohësisht, një imperativ për studimet e ardhshme në këtë fushë të kërkimit. 10

II. EVOLUIMI LETRAR I ZHANREVE (Diferencimi, përzierja dhe shkrirja e ZHANREVE) 1. ARGUMENT Fjalët - diferencim, përzierje dhe shkrirje shprehin format e procesit të ndryshimit të brendshëm letrar të zhanreve. Qëllimi është për të dhënë kuptimin e tri momenteve historike të zhvillimit të zhanreve 2 - nga shfaqja e dallueshme e tri gjinive të mëdha (lirika, epika, dramatika), në epokën antike, për të vijuar shekuj me radhë, një përzierje ose kombinim i këtyre gjinive, deri në periudhën moderne të letërsisë, kur ndarjet e vjetra të zhanreve i zëvendëson procesi i shkrirjes së tyre - prej nga buron edhe proza poetike, si zhanër i aplikueshëm edhe te autorë modernë të letërsisë shqipe. Duke qenë se proza poetike është shprehje e një relacioni ndërmjetësues midis lirikës, epikës e dramatikes, si dhe trajtave që derivojnë nga këto gjini, marrja me problemin e evoluimit të zhanreve është i motivueshëm. Pra, këtë problem do ta shqyrtojmë, duke parafrazuar studimet teorike mbi historikun dhe transformimin e zhanreve e tipave letrar, duke paralajmëruar, nëpërmjet një seleksionimi të mendimit për to, lidhjen dhe kontinuitetin e transformimit të zhanreve deri në nxjerrjen në pah të prozës poetike. Ky fakt na jep arsyetimin që jo vetëm të mos e njohim si arbitrar shqyrtimin e evoluimit të zhanreve, por si të nevojshëm, për të shqyrtuar e kuptuar thellësisht si është ardhur deri te ky model ndërtekstor, që e lëviz letërsinë më tej nga trajtat e avancuara shprehëse të gjuhës. Kjo njohje na hap rrugën për të parë në origjinë ligjërimin letrar që gjurmon strategji të ndryshme kërkimi e modifikimi deri në statusin e përfaqësimit nën emërtimin - prozë poetike. Të shqyrtuarit dhe njohja e këtij transformimi të ligjërimit letrar, na bën të vëmendshëm si duhet t i qasemi prozës poetike dhe si mund ta zotërojmë e përvetësojmë atë nga një pozicion i veçantë i analizës letrare. Pra, përqendrimi te aspekti teorik i zhanreve është i motivueshëm. Zhanri, si kodifikim i veçantive diskursive, varësisht nga pikëshikimi i studiuesve, është konsideruar si kategori empirike-historike ose abstrakte. Këtu do të shohim ballafaqimin e këtyre ideve dhe njëkohësisht reflektimin e këtyre teorive ndaj 2 Shih Rene Velek & Ostin Voren, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1982, fq. 395 e tutje. 11

letërsisë. Në anën tjetër, duke qenë grupime empirike - disa zhanre kanë dominuar në një periudhë të caktuar letrare, janë zbehur në tjetrën, janë zëvendësuar me të tjera etj. Historikisht edhe poetikat e sistemimit të letërsisë, kanë promovuar disa zhanre të caktuara, ndërsa kanë injoruar disa zhanre të tjera. Kështu, varësisht nga parimet e klasifikimit, tekstet poetike kanë kaluar nga një zhanër në tjetrin. Na duhet të arsyetojmë kufijtë e paqëndrueshëm të zhanrit, për të theksuar, së fundmi, njëkohësisht, edhe sensibilitetin e dallueshëm të prozës poetike, me të cilën kemi zgjedhur të merremi. Në këtë pjesë do të përqëndrohemi veçanërisht te pozita e prozës poetike përballë zhanreve të tjera, duke u ndalur në elementet strukturale dhe kompozicionale të saj. Meqë për të reflektuar për teoritë e zhanreve si dhe për të analizuar formën e prozës poetike, kërkohet të shërbehemi me teoritë letrare, do të jemi të përqendruar kryesisht te autorë dhe vepra që merren me teoritë e zhanrit, teoritë e narracionit, si dhe, në veçanti, me elementet dalluese të poezisë. 2. KONCEPTI I ZHANRIT Termi zhanër është relativisht i vonshëm në diskursin kritik dhe rrjedh nga gjuha frënge, për të treguar 'llojin' ose 'klasën'. Burimin e ka në latinishte, ndërkaq, varësisht nga konteksti, i referohet llojit, tipit, klasës, gjinisë, species etj. Termi është përdorur në retorikë, teori letrare, teori të mediave, gjuhësi, arte, etj., për t'iu referuar një lloji të veçantë të tekstit, ose të krijimit. Në letërsi, zhanri kryesisht konsiderohet si klasë e teksteve me veçori të përbashkëta 3. Estetika klasike ka treguar prirje për përkufizim të saktë (të ngushtë) të zhanreve, duke u bazuar pikërisht në veçantitë e përbashkëta, ndërsa që pastërtitë zhanrore i ka ngritur në vlera. Për të dalë, hap pas hapi, te ideja për prozën poetike, që është objekt i interesimit tonë, na duhet të japim një vështrim për idenë, transformimin, si dhe konceptin për zhanret sipas fazave të evoluimit dhe mendimit për to. Kjo mënyrë na mundëson që të vëzhgojmë problemin në burimin e saj, për të përcjellë më pastaj lidhjet dhe interferimet që proza poetike merr dhe jep gjatë këtij zhvillimi historik të zhanreve dhe për zhanret. 3 Tsvetan Todorov, Origjina e zhanreve në Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 320 12

Tsvetan Todorov në tekstin e tij Origjina e zhanreve, i cili mbetet referencë që nuk mund të anashkalohet në diskutimet për zhanret, thotë se zhanri, pavarësisht se a është letrar apo jo, nuk është asgjë më shumë se sa kodifikim i veçantive diskursive 4. Shprehja, veçanti diskursive jepet në kuptimin gjithëpërfshirës të saj, duke kuptuar, formën, konventat, metrikën, figurat dominante, tiparet dalluese, shfaqjen fonetike, fonologjike, elementet tematike, narracionin etj. Pra, çdo element i diskursit, sipas Todorovit, mund të bëhet i detyrueshëm. Ai radhit më pastaj, për të ilustruar tezën e tij, disa nga karakteristikat elementare që dallojnë sonetin nga baladat, tragjedinë nga komedia, tregimin klasik nga romani etj. Todorov, duke folur gjithnjë për zhanret, për origjinën, origjinalitetin dhe pleksjen mes tyre, thekson se: Një mundësi është që poezia lirike, poezia epike e kështu me radhë të hyjnë në radhën e kategorive universale dhe kështu t i përkasin diskursit (i cili nuk e përjashton kompleksitetin e tyre, për shembull, ato në të njëjtën kohë mund të jenë verbale, pragmatike dhe semantike), por tashmë ato bëhen pjesë e poetikës në përgjithësi, e jo (në mënyrë specifike) e teorisë së zhanreve; ato kategorizojnë modelet e mundshme të diskursit në përgjithësi, e jo modelet reale në diskurset e veçanta. 5 Këtu Todorov simplifikon idenë e tij, nisur nga teoritë, të cilat i përcaktojnë zhanret, si kategori abstrakte. Merret me diskursin, dhe jo me kategoritë empirike e historike të zhanreve. Mirëpo, më pastaj, për të qenë më koherent, përballë traditës kritike-metaletrare, rreshton një varg mendimesh plotësuese, duke i vënë krahas kësaj edhe teoritë që konceptojnë zhanrin, p.sh. si kategori historike. Këto terme, (zhanri/zhanret/subzhanret etj.), sipas Todorovit, do të mund të përdoreshin duke pasur parasysh edhe fenomenin historik, sipas të cilit, p.sh. epike është ajo që Homeri e mishëron në Iliadë. Teoria e zhanreve thuhet se funksionon në bazë të parimit të prejardhjes: ajo e klasifikon letërsinë dhe historinë e letërsisë, jo sipas kohës e vendit (periudhës apo gjuhës kombëtare), por sipas tipeve të posaçme letrare të organizimit ose strukturës. 6 Në anën tjetër, duke qenë grupime universale apo grupime empirike historike dhe jo ideale (teorike), mund të themi me saktësi se zhanret e caktuara kanë dominuar në periudha të caktuara letrare falë konteksteve të ndryshme që nuk janë lidhur direkt me letërsinë. Kështu, pasi zhanret nuk janë ideale (teorike), ato janë transformuar dhe evoluar me kalimin e kohës. Kjo ka ndodhur edhe me tri gjinitë themelore të letërsisë: lirikën, epikën dhe dramatiken. Epika p.sh. është transformuar tërësisht pas një procesi të gjatë letrar, duke lindur romanin; tragjedia antike si e tillë nuk shkruhet më; 4 Tsvetan Todorov, Origjina e zhanreve në Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 322. 5 Po aty, f. 325. 6 Rene Velek & Ostin Veren, Teoria e letërsisë, Rilindja, 1982, Prishtinë, f. 342. 13

komedia gjithashtu ka ndërruar formë. Romanet kalorësiake janë relikte të kohës së tyre, romani në vargje mund të shkruhet vetëm me tendencë - tashmë si ikje nga norma, dhe edhe skemat e ngushta metrike janë sfiduar nga lirshmëria dhe origjinaliteti i diskursit. Vargjet e lira tashmë assesi nuk shikohen si përjashtuese. Proza e shkurtër, proza poetike, dhe shumë forma të reja letrare kanë lindur duke u bërë pjesë e kompleksitetit të letërsisë. Por, si ka lindur një zhanër i ri? Todorovi thotë se zhanri i ri është transformim i një zhanri ose i disa zhanreve të mëparshme, duke theksuar se një gjë e tillë bëhet e mundur përmes inversionit, zhvendosjeve, kombinimeve. Mirëpo lindja e zhanreve të reja ka ndikuar në çrregullimin e balancit poetik. Mihal Bahtini, teksa flet për romanin në esenë e tij Epi dhe romani, thotë: Kur lindi, ai (romani) nuk mundi të bëhet thjesht zhanër mes zhanreve dhe të krijojë raporte të veta me to sipas parimeve të ekzistimit të qetë, paralel dhe harmonik. Me pjesëmarrjen e romanit, të gjitha zhanret nisin të jetojnë ndryshe 7. E mira e gjithë kësaj është se letërsia funksionon si e tillë - si tërësi zhanresh, shton Bahtini, duke theksuar se të gjitha zhanret, deri diku, e plotësojnë njëri-tjetrin, duke paraqitur një tërësi organike të rangut të lartë 8. Mirëpo, edhe pse një zhanër mund të ketë dominuar në një kohë, brenda një letërsie të caktuar (shqipe, p.sh.), kjo nuk do të thotë se në përballje me zhanret e tjera ai mund të ketë qenë i lartësuar. Ta zëmë nuk mund të themi se poezia në letërsinë shqipe është më e vlefshme ngase ka një traditë më të gjatë shkrimi, dhe për një kohë ka mbajtur edhe primatin, si formë e të shkruarit. Ose, fakti se lirika - nga estetika klasike, është konsideruar si joreprezentative, nuk e ka zbehur fuqinë e saj. Përkundër vlerësimeve të tilla, Safo, Pindari etj., ende vazhdojnë t i qëndrojnë kohës. Shumë më vonë vinë edhe disa nga teoritë moderne letrare që shprehin përkushtimin e tyre, veçanërisht ndaj lirikës. Formalizmi ose Kritika e re Amerikane konsideruan se te lirika sensibiliteti ndjehet në formën e tij më të kulluar. Pra, nuk mund të flitet për hierarki zhanresh, por vetëm për zhanre që kanë dominim më të gjerë kulturor, në një kohë apo periudhë të caktuar, përkundër tendencës për hierarkizim. Dhe, krahas lindjes së zhanreve të reja në mënyrë dialektike, zbehet edhe ndikimi i të mëparshmeve. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se zhanret nuk ekzistojnë, thotë Todorovi, duke shtuar se zhanret e së kaluarës veçse janë zëvendësuar me të tjerat. Kjo është bërë e mundur, sipas tij, duke thyer ligje, rregulla e norma, të cilat janë bërë të dukshme mu atëherë kur edhe janë thyer. P.sh. poemat prozë mund të kenë qenë përjashtuese në ditët e Alojsis Bertrandit dhe Bodlerit, por sot kush do të 7 Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 61. 8 Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 21 14

merrte guxim të shkruante një poemë në aleksandrin, në vargje të rimuara - përjashtimisht ndoshta si një thyerje të re të një norme të re? 9. Pra, çdo epokë e ka sistemin e vet të zhanreve, duke u arsyetuar kjo me faktin, se zhanret qëndrojnë në relacion me ideologjinë dominante. Shoqëria zgjedh dhe kodifikon aktet të cilat korrespondojnë më së afërmi me ideologjinë e saj, pra kjo është se pse shfaqet ekzistenca e zhanreve të ndryshme në një shoqëri, ndërsa mungesa e tyre, në një shoqëri tjetër 10, thotë Todorovi. Kështu zhanret kanë funksionuar në raport marrje-e-dhënie. Dhe, pavarësisht prej faktit se zhanri shihet si etiketë e një grupi tekstesh me karakteristika të ngjashme, kufijtë nuk janë aq të pathyeshëm saqë një tekst letrar besnikërisht të mund të kategorizohet brenda një zhanri dhe të mos ekzistojë dilema se, shikuar nga ndonjë spektër tjetër, teksti mund të kalojë kufijtë e një zhanri dhe të përvidhet padukshëm edhe brenda zhanrit fqinj. Këtë e ka vërtetuar mendimi teorik mbi zhanret, që ka evoluar me ide, perceptime, nocione dhe elaborime të reja. 3. STATUSI DHE TRANSFORMIMI HISTORIK I ZHANREVE Që në antikë, poetikat e Platonit, të Aristotelit, më vonë të Bualosë etj., ndajnë në mënyrë të thukët dhe me kompetencë zhanret, gjë që ka vazhduar edhe më tej te romantikët gjermanë, e deri te teoricienët modernë. Kemi parë që edhe tri format themelore estetike janë shikuar nga pikëshikime të ndryshme dhe u janë shtuar edhe karakteristika dalluese të ndryshme. 11 Që te Platoni e Aristoteli dallonin tri gjinitë themelore, sipas mënyrës së imitimit të vet (ose pasqyrimit): poezia lirike është vetë persona e poetit; në poezinë epike, poeti flet në emër të vet, si narrator, por poashtu i bën të flasin edhe personazhet e tij në stilin direkt; në teatër poeti humbet mbrapa distribuimit të pjesës. 12 Platoni, ta zëmë, ato të cilat ne i konceptojmë si zhanre, i quajti mënyra. Klasifikimi i tij ka të bëjë me mënyrën e reprezentimit të ngjarjeve. Ai dalloi tri mënyra të të shkruarit: mënyrën e pastër narrative, te e cila ka vetëm rrëfim, pa dialog. Te kjo mënyrë rrëfen narratori, ndërsa si formë përfaqësuese cilësohet ditirambi. Mënyra e pastër mimetike, sipas Platonit ka dialog, flasin personazhet, 9 Tsvetan Todorov, Origjina e zhanreve në Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 317 10 Tsvetan Todorov, Origjina e zhanreve në Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 317. 11 Në vijim, mënyra e evoluimit të zhanreve shtjellohet duke patur për bazë mendimin e Zh.Genettet për zhanret, të argumentuar në tekstin fundamental Hyrje në arkitekst cituar sipas botimit: Zherar Genette, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985 12 Zherar Genette, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985, f.115 15

përfaqësohet nga tragjedia e komedia dhe mënyra mikste, te e cila ka edhe rrëfim, edhe dialog, edhe narrator, edhe personazhe dhe përfaqësohet nga epopeja dhe epi. Teoria e Platonit për zhanret më qartë mund të shihet edhe në tabelën e mëposhtme. Mënyra e pastër narrative Mënyra e pastër mimetike Mënyra mikste Rrëfim rrëfen narratori Ditirambi Dialog rrëfim dialog & flasin personazhet narrator& personazh Tragjedia, Komedia Epopeja, Epi heroik Vlen të përmendet që Platoni ka përjashtuar nga sistemi i tij poetik poezinë lirike, si joreprezentative dhe ky restrikcion ndaj lirikës vazhdoi edhe për shumë shekuj të tjerë. Poetika e Aristotelit e ka klasifikuar letërsinë sipas mjeteve, mënyrës dhe objekteve të imitimit. Ai ndarjen e letërsisë e redukton në dy mënyra - mimetike dhe narrative. Te mënyra mimetike sipas tij hyjnë tragjedia dhe komedia, ndërsa mënyra narrative përfaqësohet me epopenë. Vërehet se mënyra mikste e Platonit, te Aristoteli nuk ekziston, ndërsa epopeja ka kaluar nga mënyra mikste e Platonit, te mënyra narrative. Këtu pëson ditirambi, si dhe dallimi mes narrativës së pastër dhe asaj të përzier, sepse te Aristoteli ka vetëm një narrativë. Gerard Genette, në tekstin e tij fundamental teorik Hyrje në arkitekst, tek analizon sistemin poetik të Aristotelit, thekson ndër të tjerash se te Aristoteli dramatikja e lartë definon tragjedinë, narrativja e lartë - epopenë; dramatikes së ulët i korrespondon komedia ndërsa narrativës së ulët një gjini edhe më pak e përcaktuar, të cilën Aristoteli nuk e emërton, e që e ilustron herë me parodia, sot të humbura të Hegemonit e të Nikoharit, herë me një Margrites që ia detyron Homerit, për të cilën deklaron shprehimisht se për komedinë është ajo që Iliada e Odiseja janë për tragjedinë 13. Kështu Genette plotëson katrorin e zbrazët të sistemit poetik aristotelian, duke vendosur parodinë përballë epopesë, për të përfaqësuar njëra narrativen e lartë dhe tjetra narrativen e ulët. Sistemi i Aristotelit mund të vërehet më qartë në tabelë, ku Parodia e vënë nga Genette mbushë katrorin e mbetur bosh nga Aristoteli. 14 13 Zherar Genette, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 124. 14 Po aty, f.124 16

OBJEKTI/ MËNYRA Dramatikja Narrativja I LARTË Tragjedia Epopeja I ULËT Komedia Parodia Me sistemimin e letërsisë në zhanre është marrë edhe Aristarku, i cili praktikonte punën e bibliotekarit. Cilësohet si historiani i parë i letërsisë, pasi që librat i klasifikonte sipas zhanreve, duke ua bashkangjitur edhe komentet e tij për tekstet. Sipas Aristarkut, ngjashmëritë strukturore krijojnë zhanret. Edhe Horaci jep rregulla të qarta zhanrore. Tradita latine e sistemimit të letërsisë, ndërkaq fillon me Kuintilianin, që dallonte 7 gjini letrare: epopenë, tragjedinë, komedinë, elegjinë, jambin, satirën dhe poemën lirike, dhe me Diomedin, i cili përmendte gjinitë letrare. Sistemin e klasifikimit e kishte të ngjashëm me Platonin, duke ua ndërruar vetëm vendin, ndërkaq mënyrat e Platonit i quan gjini. Përkufizimet e tij janë: Genus imitativum (mimesis) - drama, Genus ennarrativum (narrative) - format sentenciale, tekstet didaktike, Genus commune (mikste) - lirika. Artet poetike të shek. XVI, mohojnë gjithë sistemin dhe kënaqen duke radhitur llojet 15, thotë Genette. Pelëtie dy Mans, Vokëlen dë La Fresne, Filip Sidney etj, që të gjithë numërojnë lloje pa ndonjë sistem teorik. Në traditën e mëvonshme neoklasike ka dominuar mendimi pro-aristotelian, ndërsa Nikolla Bualo, dallohet për sistemimin e zhanreve. Si ide është më afër Aristotelit, kurse si formë më afër Horacit. Ai flet për gjini të mëdha letrare (tragjedia, epopeja dhe komedia) dhe gjini të tjera (idila, elegjia, oda, soneti, epigrami, rondoja, madrigali, balada, satira, vodvilli, shanso). Edhe Rapeni, i përket kësaj periudhe. Ai shquhet nga paraardhësit, ngase përsosmërinë e ka pasur si kriter përcaktues, duke i quajtur si poemë të përsosur - epopenë, tragjedinë dhe komedinë, ndërkaq si poemë të papërsosur - sonetin, madrigalin, rondon, epigramin etj. Mund të vërehet edhe nga dy shembujt e lartpërmendur, që edhe emrat më të spikatur të traditës klasike të studimit të letërsisë, krahas edhe të tjerëve që nuk i kemi përmendur, pavarësisht faktit që numërojnë lloje të shkrimit lirik, prapëseprapë ndaj tyre kanë qëndrim me tendenciozitet nënvlerësues. Shkurt, gjinitë joreprezentuese nuk kanë zgjidhje tjetër, pos midis aneksimit valorizues dhe hedhjes në errësirat e jashtme, ose nëse preferohet, në limbin e papërsosmërisë 16, thotë Genette, duke komentuar këto poetika. Ai këtë qëndrim injorues të poetikës ndaj 15 Zherar Genette, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 134. 16 Po aty, f. 135. 17

lirikës, e vë në relacion me mungesën e imitimit të njerëzve veprues, ngase siç dihet lirika e deriatëhershme - odeja, elegjia, soneti etj. nuk kanë imituar aksion, por kanë shprehur ndjenjat, meditimet, reflektimet, lutjet, ëndrrat e autorit. Bateu, në anën tjetër, përmbysë pikëpamjet e mëhershme, duke e cilësuar lirikën si reprezentative. Ai hapet ndaj lirikës, mirëpo përdorë masën e imitimit, si vlerësuese, duke cilësuar se lirika imiton ndjenjën e subjektit mirëpo e sheh si më pak të përshtatshme se llojet e tjera të të shprehurit letrar. Sidoqoftë Bateu vlerësohet për integrimin e lirikës në poetikën klasike. Me ndarjen e letërsisë në zhanre janë marrë edhe studiuesit e mëvonshëm, si vëllezërit gjerman Shlegel, të cilët zgjeruan grupet e argumenteve për të klasifikuar letërsinë brenda skemave zhanrore; August Shlegeli argumenton ekzistencën e tri gjinive letrare me grupe argumentesh psikologjike, ekzistenciale dhe historike; Fridrih Shlegeli, gjinitë letrare i quajti forma. Ai dalloi format lirike, sipas të cilit këto të gjitha janë forma letrare subjektive, format dramatike - të gjitha format letrare objektive, format epike subjektive dhe objektive. Hëlderin më pastaj jep tri forma të cilat i quan poema: poema lirike, të cilën e konsideron si ideale për nga forma, por për nga domethënia naive, sepse jep ndjenjë personale të individit; poema epike, që për nga forma është naive, ndërsa që ka domethënie heroike, duke e cilësuar si metaforë të vullneteve të mëdha, si dhe poema tragjike që për nga dukja është heroike, ndërsa domethënien e ka ideale. Hegeli kthehet te skema e Shlegelit, ndërsa dallohet si autori i tri gjinive të cilat i kemi ne tashti. Edhe për të, kriteret e ndarjes ishin ato psikologjike, ekzistenciale dhe historike, ndërsa dallon poezinë epike, lirike dhe dramatike. Për poezinë epike thotë se është shprehja e parë e vetëdijes naive të një populli, duke e theksuar se është gjinia më e vjetër dhe është shprehje e kolektives. Poezia lirike, sipas tij, e veçon unin individual prej kolektives, duke theksuar se është ndarë nga çdo gjë substanciale e kombit, ndërsa poezia dramatike është gjini më e lartë ngase ka shprehje kolektive, por edhe shprehje individuale. Pra, pra sipas tij, bashkohen dy të parat (poezia lirike dhe epike) për të formuar një totalitet të ri, që përfshin një zhvillim objektiv dhe na bën të marrim pjesë në të njëjtën kohë në gufimin e ngjarjeve të brendësisë individuale 17. Ndarjen e letërsisë në skema zhanrore, duke u bazuar në kritere të ngjashme, e kanë bërë edhe Dallasi dhe Jakobsoni. Dallasi konsideron se veta e parë njëjës është e lirikës, e dyta - e epikës, ndërsa veta e tretë - e dramatikes. Deri këtu dhamë disa nga zërat e dalluar teorikë në traditën e përpjekjeve të klasifikimit zhanror, mirëpo me zhanret janë marrë edhe Petersen, Kate Hamburger, Klaus Hempfer, Northrop Fraj si dhe shumë studiues tjerë të mëvonshëm, të cilët kanë përdorur metoda të ndryshme të studimit të letërsisë. Me zhanret janë marrë 17 Cituar sipas Zherar Genette, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 149. 18

edhe përfaqësues të shkollave të dijeve teorike të letërsisë, si: formalistët, strukturalistët, postrukturalistët, studiuesit që përfaqësonin Kritikën e re amerikane, neoaristotelianët e Çikagos etj., të cilët, përveç problemeve dhe çështjeve të shumta teorike-letrare, kanë reflektuar edhe për zhanrin, nga kontekste të ndryshme kërkimi. Në këtë seri qasjesh, Boris Tomashevsky këmbëngul se nuk ka klasifikim të fortë logjik të zhanreve. Demarkacioni mes tyre është gjithmonë historik, që do të thotë, kjo është e saktë vetëm për një moment të veçantë të historisë 18, thotë ai. Përafërsisht ngjashëm mendon edhe Steve Neale, i cili, nisur nga natyra dinamike e zhanreve letrare në proceset letrare, thotë se edhe përkufizimet e zhanrit janë historikisht relative, duke i konsideruar historikisht të veçanta, pikërisht nga kjo arsye 19. Pra, nëse nuk ka kufij të qëndrueshëm mes zhanreve, e nëse ekzistojnë edhe në një moment të caktuar kohor, atëherë nuk mund të flitet për zhanër të pastër teorikideal dhe as për qëndrueshmëri të zhanrit si kategori teorike. Kjo lejon edhe shfaqjen e nën-zhanreve, që marrin e japin nga zhanret ekzistuese, duke formuar veçantinë dhe sensibilitetin e tyre (siç është proza poetike). Benedeto Kroçe hyn në grupin e teoricienëve skeptikë për qëndrueshmërinë e zhanrit. Ndër të tjera, duke folur për këtë problematikë, ai ka kërkuar madje që të hiqet dorë nga nocioni i zhanrit, duke u pozicionuar kundër çdo ndarjeje dhe klasifikimi të veprave artistike në gjini dhe zhanre. 20 Bahtini, në anën tjetër, vijon me idenë se të gjitha zhanret deri diku e plotësojnë njëra-tjetrën dhe gjithë letërsia, si tërësi zhanresh, në masë të konsiderueshme paraqet një tërësi organike të rangut të lartë. Brenda kësaj tërësie ku çdokush jep e merr, Derrida fton që të veçohen zhanret si të tilla. Zhanret nuk janë për t u përzier. Unë nuk do t i përzieja ato 21, thotë Derrida. Ndërkaq, brenda gjithë këtyre ideve, kompromisi gjendet me akceptimin e zhanreve, si kategori abstrakte, e jo si kategori empirike. "Një zhanër është, në fund të fundit, një konceptim abstrakt dhe jo diçka që ekziston, si mënyrë empirike në botë", vë në dukje Jane Feuer 22. Së fundmi, teoricienët tashmë flasin për diskursin letrar dhe për veçoritë diskursive, si elemente shumë të rëndësishme të një teksti. Teoritë e Diskursit, analizat e diskursit, dija mbi diskurset, janë bërë pjesë dhe terma themelorë gjatë studimit të një vepre letrare, ndërkaq që vetë diskursi konsiderohet si pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e strukturës së veprës. Zherar Genette thotë se 18 Cituar sipas Daniel Chandler An Introduction to Genre Theory, University of Ëales, Aberystëyth, 1990, f. 6. 19 Stephen Neale, Questions of Genre, Arnold, London, 1995, f. 464. 20 Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 9. 21 Jacques Derrida, The laë of genre, University of Chicago Press, 1981, f. 3. 22 Jane Feuer, Genre study, Routledge, London, 1992, f. 144. 19

"diskursi letrar lind dhe shtjellohet në pajtim me strukturat, jashtë kornizave të strukturave ai nuk mund të dalë, vetëm ngaqë edhe sot i gjen ato në sferën e gjuhës dhe të shkrimit të tij 23. Ndërkaq, Moris Blansho ka shpënë më tutje këtë ide, duke u veçuar si një nga proklamuesit më të zëshëm të idesë së zhdukjes së zhanreve, në të mirë të letërsisë, fiksionit, librit. E vetmja gjë me rëndësi është libri; libri ashtu siç është, larg nga zhanret, jashtë nga nënndarjet kategoriale - prozë, poezi, roman, dokument - në të cilat refuzon të banojë, duke mohuar fuqinë e themelimit të vendi të saj dhe njëkohësisht edhe të përcaktimit të formës së saj. Libri më nuk i përket një zhanri: çdo libër buron nga vetë letërsia..., thotë Blansho, për të vazhduar me definimin se zhanret janë shkrirë dhe janë larguar, ndërsa letërsia e ka shpallur vetveten se ka mbetur e vetme në pastërtinë misterioze të saj, të cilën e propagandon dhe se çdo krijim letrar kthen mbrapa, shumëfishon dhe ndodh pastaj kthimi atje ku gjendet një esencë e letërsisë 24. III. PROZA POETIKE 1. KUPTIMI Pas këtij vëzhgimi të karakterit teorik e kritik - në shtjellim të këtij problemi, një kureshtje të veçantë nxitin pyetjet në formë të orvatjes për të depërtuar në shtresat e kuptimit të prozës poetike, si: çfarë konsiderohet vërtet prozë poetike?; brenda cilave skema hyn motivueshëm ajo?; si funksionon dhe si bashkëveprojnë proza e poezia brenda saj?; çfarë ka poetike dhe çfarë prozaike?; cili është sistemi që e bën të qëndrojë në këmbë të veta?; sa është e konsoliduar proza poetike dhe sa dallohet prej zhanreve të tjera etj.. Duke mos tentuar absolutisht që t u besojmë vetvetiu kanoneve dhe të skematizojmë zhanrin, prozën poetike e njohim si formë të re të të shprehurit letrar që është në zhvillim dhe do të kuptohej si tendencë e pakuptimtë të jepnim një përkufizim fundamental për të. Duhet të mjaftohemi me gjetjen e karakteristikave dalluese strukturale mes prozës poetike dhe zhanreve të tjera, në këtë rast edhe të prozës dhe poezisë, pasi proza poetike është formë kalimtare mes tyre. Kështu, duke i cekur të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre, vetvetiu do të dalin në pah veçantitë e prozës poetike. 23 Genette,1969; f. 15 24 Tsvetan Todorov, Origjina e zhanreve në Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 315. 20

Pra, proza poetike konsiderohet si formë e ndërmjetme, kalimtare, mes poezisë dhe prozës, e cila ruan karakteristikat zhanrore të të dyjave. Që në shikim të parë, vërehet se ka pamjen e prozës, fjalitë e shtrira deri në fund të rreshtit dhe rresht pas rreshti, ndërsa që diskursi (gjuha) synon artikulimin në figurë. Vërehet edhe prania e ritmit në fjali, e rimës së brendshme - me shkrirje në formën e asonancave e konsonancave, të cilat i japin muzikalitet të veçantë dhe unik, duke i ngjasuar poezisë; po ashtu, një dinamikë kuptimesh e nuancash poetike të fjalive, e një narracion e fabulë e përhumbur, e ofrojnë me poezinë. Të përbashkët me poezinë ka edhe emocionalitetin e theksuar, shpalimin e përjetimit personal dhe mendimin e ngjeshur, ku imazhi merr vlerë domethënëse, duke u dhënë kuptim edhe elementeve të tjerë shprehës të tekstit. Metri nuk është i pranishëm te proza poetike, mirëpo veçantia kryesore e tij - ritmi ka vlerë të madhe. Në fjali shpesh jepen elemente fonike që jo rrallë janë të shpërndara në kohë të matshme dhe me vlerë të njëjtë, duke e shtuar fuqinë kuptimore e tingëlluese të fjalës. Pra, ritmi nuk është vetëm formal - është dhe ideor, meqë ka një domethënie letrare të veçantë. Gjithashtu edhe përsëritjet fonike në formë aliteracioni, asonance, homofonie, paranomaze etj., krijojnë rimat e brendshme te proza poetike. Prania e një forme të përfytyrueshme të personazheve (si në ëndrra), e një dialogu të tkurrur dhe monologu mbisundues - si formë e të shprehurit të mendimit, e bëjnë prozën poetike të ketë tipare afruese me prozën e shkurtër. Në prozën poetike, zakonisht rrëfehet në vetën e parë njëjës - unë, nga ku nis e përfundon shumë herë identifikimi i autorit me narratorin nëpërmjet një rrëfimi tejet personal. Kjo e ndryshon nga proza (tregimi) ku dominon referencialiteti dhe ku ekziston distanca nga pozicioni i të rrëfyerit dhe dëshmive narrative. Kujtesa narrative në prozë lidhet me një të ndodhur, që jepet si dëshmi mitike a historike, nëpëmjet një zëri narrativ i cili rrëfen në kohën e kryer, ndërsa te proza poetike, dëshmitë e refleksionet emocionale jepen në të shpeshtën në kohën e pakryer. Kjo ngase, nga pozicioni i të pakryerës, rrëfehet jo për dëshmi e të ndodhura, por për refleksione e reminishenca mendimesh e ndjesish të ndryshme, që duket sikur përsëriten e presim të thuhen prap në vijim brenda tekstit. Pra, koha e pakryer, si dhe veta e parë njëjës, ndërtojnë botën e imazheve dhe të efekteve psikologjike. Kjo është edhe intencë autoriale, për ta ndërtuar rrëfimin mbi efekte të mjegullës 25. Prozës poetike i mungon pra, sekuenca bazë e veprimit, ndërsa që manovron me shkathtësinë për t u endur në të pakryerën mes refleksionesh, imazhesh e fenomenesh, ndonjëherë që nuk u dihet as fakti as motivimi i saktë, duke i dhënë rrëfimit qëllimshëm konceptin e efekteve ligjërimore dhe jo aq të dëshmive e të ndodhurave. Kjo merr 25 Umberto Eco, Mjegullat e Valuas, Buzuku, Prishtinë, 2002. 21

vlerën e figurës, ngase dyshimi, apo mungesa e kontekstit kohor të ngjarjes, forcon emocionalitetin e mendimin. Koha e tashme në prozën poetike është kohë fluide, ndërsa që është e pranishme edhe e kaluara - si kujtim, për aq sa edhe e ardhmja si projeksion, ëndërr. Në planin e pranisë së figurës - metafora dhe simboli, janë dominante të prozës poetike, ndërsa fryma simboliste e tekstit është një prej komponentëve që mban pushtetin për të identifikuar tiparin dallues të prozës poetike. Veçantia dhe mëvetësia e kësaj forme artikulohet pikërisht përmes shkrirjes së këtyre elementeve poetike dhe prozaike, që integrojnë brenda tekstit situata dhe kuptime që lidhen më shumë me dramatiken e brendshme shpirtërore se sa me të ndodhurat. Pra, janë kryesisht tekste që shfaqin gjendjen shpirtërore dhe jo të ndodhurën dramatike. Studiuesja Dh. Shehri thotë se shprehja prozë poetike synon shfaqjen e një tendence moderne për të fshirë kufijtë mes dy fushave të shkrimit, prozë dhe poezi dhe në të njëjtën kohë, për të fshirë karakterin normativ të rregullave që pretendonin të ruanin privilegjin e poezisë. 26 Ndërkaq, studiuesi K. Shala zbërthen formulimin poemth në prozë, i cili është njëri ndër sinonimet e termit prozë poetike, duke theksuar se fitohet nga një shënjues kategorie (poemth) e nga një shënjues forme (prozë), që, siç thotë ai, tashmë (pra, është fjala për poemthin) braktis 27 formën e njohur, për formën e huaj 28. Ose thënë ndryshe poezia heq dorë nga forma klasike strukturale, ndërsa proza e humb narracionin prozaik, të cilin e barazon me narracionin e sforcuar lirik. 29 Në anën tjetër, pasi që rregullat themelore janë më pak strikte, e edhe më pak të kodifikuara krahasuar me poezinë dhe prozën, proza poetike, si një formë më e hapur, theksohet se është e prirë të bëjë thirrje, dhe të inspirojë origjinalitet. Proza poetike, deri më tashti kemi parë të shtrihet prej disa rreshtash deri në 3-4 faqe, ndërkaq tekstet me frymë të ngjashme, por më të gjata, zakonisht konsiderohen si prozë eksperimentale. Ajo që çmohet te proza poetike është edhe fakti se forma e saj lejon elaborimin e pakufishëm të një sërë stilesh e temash. 26 Dhurata Shehri, Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë 2006, f. 50. 27 Për tendencat e tejkalimit të formave të kujtesës letrare konvencionale, shih Sabri Hamiti, Bioletra - Një teori e shkrimit dhe leximit, Faik Konica, Prishtinë, 2000, f. 29-33. 28 Kujtim M.Shala, Vepra e Vetmisë, Buzuku, Prishtinë, 2005, f. 119. 29 Rexhep. M. Shala, Analiza - Kognicioni dhe modelimi, neokultura, Prishtinë, 2010 f. 49. 22