UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: Parashkollor

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Siguria e fëmijëve në internet

Louise Hay. Pa stres. Afirmime pozitive. të miratuara dhe të rekomanduara. nga Daut Demaku. përkthyer nga Ridvan Bunjaku :( :)

Speci Shqipëri

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Tel: 044/

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

PUNIM DIPLOME. Zbunimi si element i rëndësishëm në të folurën e fëmijës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE I PSIKOLOGJISË PROGRAM I DOKTORATURËS

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Program Edukimi I Individualizuar

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Program Fillor PUNIM DIPLOME

PUNIM DIPLOME Tema: Fëmijët me nevoja të veҫanta Tretmani pedagogjik

EDUKATË QYTETARE HYRJE

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA : PARASHKOLLOR. Punim Diplome

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME. TEMA: Zhvillimi psikosocial nё foshnjёri

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

Njohuritë, qëndrimet, praktikat dhe sjelljet mbi diabetin dhe hipertensionin. Përmbledhje e studimit 2016

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

NJË MËNYRË. e RE JETESE

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

1 QERSHORI. 1 Qershori Dita e fëmijëve. Prishtinë. Ese. Poezi. Kuriozitete. Aktivitete SH.F.M.U PJETËR BOGDANI. Rr. Antigona Fazliu

SPECIALE #LIDERSHIP #SUKSES #FILANTROPIA #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL #CEO TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

INDEKSI PËR GJITHËPËRFSHIRJE - FAKTE DHE OPINIONE. Dr. Naser Zabeli & Ma. Lulavere Behluli

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PUNIM I DIPLOMËS TË NXËNIT E SHQIPES STANDARDE TEK FËMIJËT PARASHKOLLORË NË QYTETIN E GJAKOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

LOJËRA DHE USHTRIME PËR TRAJNERË

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Programi Arsimor i Individualizuar Kalimtar (IEP)

PROBLEMATIKA E EDUKIMIT Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara) në shkollën shqiptare

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

Mishevska. Autore: Gordana. Ilustrimet: Aleksandar. Sotirovski

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

NDËRMJETËSIMI I GRUPEVE

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. FAKULTETI I EDUKIMIT Programi parashkollor PUNIM DIPLOME

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Ji Gjigand ne biznes dhe ne jete. Donald J. Trump dhe Bill Zanker. Përktheu: LORENC Rabeta

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

NDIKIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNËSVE DHE BURIMEVE SHKOLLORE NË REZULTATET E NXËNËSVE KOSOVARË

Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

BULETINI MUJOR KLIMATIK

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

Kontabilisti në biznes Accountant in business

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Pyetjet e testit ekstern-gjuhë angleze

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Spektakël i bukur shkollor

Doracak pёr arsimin gjithёpёrfshirёs

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

Transcription:

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema: FËMIJËT NË EDUKIMIN E TYRE ME PËRKRAHJEN E PRINDËRVE Mentor: Prof. Ass. Dr. Shefqet MULLIQI Kandidatja: Arfa BERISHA Gjakovë, 2017

Ky punim diplome u mbrojt më para Komisionit Vlerësues në përbërje: 1. (Kryetar) 2. (Anëtar) 3. (Anëtar) Komisioni e vlerëson punimin me notën: Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues: 1. 2. 3. 1

Përmbajtja - Abstrakt----------------------------------------------------------------------------- 3 - Falënderime dhe mirënjohje----------------------------------------------------- 4 - Objekti i hulumtimit-------------------------------------------------------------- 5 - Qëllimi i hulumtimit ------------------------------------------------------------- 5 - Detyrat e hulumtimit------------------------------------------------------------- 5 - Hipoteza e hulumtimit ----------------------------------------------------------- 5 - Metodat e hulumtimit ------------------------------------------------------------ 5 1. Hyrje ------------------------------------------------------------------------------- 6 2. Roli i prindërve në edukimin intelektual të fëmijës------------------------- 8 2.1. Tiparet që duhet të karakterizojë prindin---------------------------- 10 2.2. Zhvillimi i njohjes ose informimit të fëmija parashkollor--------- 11 2.3. Ndikimi i familjes në zhvillimin intelektual të fëmijës------------- 14 2.4. Roli i prindit intelektual te personaliteti i fëmijës------------------- 15 2.5. Pse duhet të përkrahet zhvillimi intelektual e emocional i fëmijës?- 17 3. Roli i familjes te socializimi i fëmijëve---------------------------------------- 18 3.1. Fëmijët dhe familja ----------------------------------------------------- 18 3.2. Marrëdhëniet mes prindërve------------------------------------------- 20 4. Ndikimi i lojës dhe gjumit në zhvillimin intelektual të fëmijës------------ 21 4.1. Si mund t i ndihmojmë fëmijës të bashkëpunoj me fëmijët tjerë-- 23 4.2. Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit në zhvillimin intelektual të fëmijës---------------------------------------------------- 24 4.3. Mekanizmat e socializmit të fëmijëve-------------------------------- 26 4.4. Sjellja e fëmijës tuaj ---------------------------------------------------- 27 4.5. Si ta përmirësoni sjelljen tuaj?----------------------------------------- 28 - Përfundim ------------------------------------------------------------------------- 29 - Literatura -------------------------------------------------------------------------- 30 - Shtojcë----------------------------------------------------------------------------- 31 2

Abstrakt Edukata është tërësia e vetive apo e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore, (botëkuptimi, vetit morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet etj.), që e fiton njeriu në ndikimin sistematik, të familjes, të shkollës e të shoqërisë dhe duke mësuar e punuar, pra edukata është formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. Në këtë punim të diplomës trajtohet roli i rëndësishëm i prindërve që kanë edukimin e fëmijëve, ndikimi i prindërve si model te fëmijët, përfshirja e prindërve në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës. Ky punim ofron njohuri për nocionet bazë, siç janë konceptet themelore në fushën e pedagogjisë familjare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin e mjedisit familjar, ndikimi i divorcit, problemet dhe këshillat për të trajtuar fëmijët etj. Reflektojmë për vlerat e edukimit familjar, gjykojmë për nevojën e tejkalimit të qasjeve, pikëpamja, praktikave të vjetëruara edukativo familjare, si dhe pasojat nga gabimet e edukimit familjar. Edukimi si koncept historikisht njihet si një element shumë i rëndësishëm në shoqëri. Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat, prindërit ju dëshirojnë fëmijëve ardhmëri të mirë. Prindërit duan që fëmijët ti rrisin dhe ti edukojnë si njerëz të denjë e të dobishëm për familjen, farefisin dhe shoqërinë në përgjithësi. Fjalë kyçe: prindi, familja, edukata. 3

Falënderime dhe mirënjohje Dua të shpreh falënderime të veçanta për Prof. Dr. Shefqet Mulliqi, që me udhëzimet, këshillat dhe përkushtimin e tij, më ka ndihmuar gjatë gjithë punës për realizimin e saktë të punimit të diplomës. Mirënjohje dhe falënderime të sinqerta shkojnë për të gjithë pedagogët e Universitetit të Edukimit, dega në Gjakovë, në saje të profesionalizmit të tyre dhe përkushtimit, kam arritur deri në diplomim. Falënderoj familjen për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo qast, së cilës i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi. Jam thellësisht e bindur se pa ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë këtyre, vështirë se do të kisha arritur këtë sukses për çka përzemërsisht i falënderoj dhe u jam mirënjohës. 4

Objekti i hulumtimit Duke e marrë për bazë se ekzistojnë një numër i madh i institucioneve parashkollore. Kemi marr për objekt të studimit rolin e prindërve në zhvillimin intelektual të fëmijëve të moshës parashkollor. Për të studiuar këtë problem shkenca ka interes, shoqëria dobi të shumëfishë. Sepse ky problem shkencor nuk është hulumtuar sa duhet në aspektet teorike dhe as në aspektet praktike deri më sot në vendin tonë. Studimi i rolit të prindërve në këtë punim modest ka për qëllim të jap një pasqyrë shkencore të deritashme në fushën e zhvillimit intelektual të fëmijëve. Qëllimi i hulumtimit 1. Të shqyrtoi dhe analizoi rolin dhe rëndësinë e familjes në zhvillimin intelektual të fëmijës parashkollor; 2. Të jap një pasqyrë shkencore të deritashme në fushën zhvillimit të rolit të prindërve në edukimin e fëmijëve parashkollor në Kosovë. Hipoteza e hulumtimit Ne mendojmë se në punimin e diplomes FËMIJËT NË EDUKIMIN E TYRE ME PËRKRAHJEN E PRINDËRVE, do të vërtetohet hipoteza jonë se familja luanë rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijës në përgatitjen e tyre për të filluar arsimin në shkollën fillore, respektivisht klasën e parë. Metodat e hulumtimit Hulumtimi i literaturës përkatëse - Mbledhja e të dhënave për rolin e familjes në edukimin e fëmijës në moshën parashkollore. 5

1. Hyrje... zhvillimin e njeriut nga dita që lind deri sa vdes e krahasojnë me një godinë dhjetëkatëshe, ku tetë katet e para hidhen deri në moshën gjashtë vjeç. Stacia Tauscher Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut. Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i suksesshëm, njerëzit e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për edukimin intelektual të fëmijëve parashkollorë. Mirëpo, shkencat e ndryshme që studiojnë zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve nuk ofrojnë një të vetmen përgjigje universale në pyetjen se çfarë duhet të jetë edukimi parashkollor cilësor në aspektin intelektual) Me qëllim që filozofia e edukimit parashkollor në Kosovë të jetë në hap me të arriturat shkencore, praktikat e përparuara dhe në përputhje me rrethanat e synimet e vendit, ajo këto të arritura duhet t`i ngërthejë në një sistem të integruar, në një anë, dhe, në anën tjetër, t i harmonizojë përvojat pozitive vendore me ato të vendeve më të përparuara. Taban i filozofisë së edukimit parashkollor është qëndrimi se edukimi është proces që nisë me jetën e fëmijës dhe vazhdon gjatë gjithë moshës parashkollore, duke vazhduar në periodat pasuese jetësore. Edukimi i fëmijëve të grup-moshës deri në tri vjeç dhe i grup-moshës deri në gjashtë vjeç konsiston në zhvillimin intelektual fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri të hershme e vazhdojnë të zhvillohen në periodat pasuese jetësore, mu për këtë nuk arsyetohet tendenca e anashkalimit të procesit edukativ në grup-moshën deri në tri vjeç dhe e identifikimit të këtij procesi me kujdesin shëndetësor dhe mirërritjen e fëmijës. 1 Një tjetër ide e filozofisë së edukimit parashkollor është respektimi i karakteristikave të përgjithshme të moshës së fëmijës parashkollor. 1 Afërdita Deva-Zuna, (2003), Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë. 6

Njëkohësisht afirmohet respektimi i dallimeve individuale midis fëmijëve me potencialin gjenetik të tyre, cilësinë dhe tempon e zhvillimit, specifikave në të nxënit, nivelit dhe cilësisë së para njohurive, shkathtësive, shprehive etj. Këto karakteristika janë fare individuale edhe nga arsyeja se i nxisin familja dhe mikro mjediset intelektuale të ndryshme në të cilat jeton dhe vepron fëmija, specifikat sociale dhe fizike në familje, ato në institucionet parashkollore shumë të ndryshme, mjedisi shoqëror specifik i fëmijës etj. Nga kjo rezulton se edukimi parashkollor duhet t`u mundësojë fëmijëve shprehjen dhe zhvillimin aktiv të nevojave, interesave njohëse dhe të tjera, botës emocionale, aftësive të tyre, shkathtësive të ndryshme dhe shprehive të shëndosha. Loja aktive është veprimtaria më qenësore e fëmijëve të moshës parashkollore. Loja duhet t`u mundësojë fëmijëve t`i zhvillojnë aftësitë motorike e njohëse, pastaj, duke bashkëvepruar me moshatarët, t`i kultivojnë shprehitë shoqërore dhe aftësitë sociale dhe, duke i zotëruar sfidat individuale e shoqërore, të zhvillohen edhe në aspektin mendor, emocional dhe moral. Loja aktive dhe atraktive për fëmijën parashkollor dhe grupin luan rol edhe në krijimin e atmosferës së përshtatshme për jetë të shëndoshë, bashkëveprimin social. Filozofia e edukimit parashkollor përshkohet me frymë demokratike dhe humane. Afirmon zhvillimin e lirë dhe emancipimin socio-kulturor të secilit fëmijë në çdo mjedis social në të cilin jeton ai. Kjo filozofi është e hapur për analizën, zgjedhjen dhe jetësimin e strategjive alternative të edukimit parashkollor dhe mundëson fleksibilitet të veprimeve edukative të të rriturve (prindërve, edukatorëve dhe të tjerëve). Prandaj, në temën në fjalë roli i prindërve në edukimin intelektual të fëmijës do t i gërshetojmë të gjitha aspektet të cilat ndikojnë në këtë zhvillim: përgatitja psiko-fizike, loja, gjumi, bashkëpunimi me fëmijët e tjerë, zhvillimi i gjuhës dhe i komunikimit, zhvillimi social dhe emocional i fëmijës. Këto aspekte do të jenë pjesë e shqyrtimit në temën në fjalë. 7

2. Roli i prindërve në edukimin intelektual të fëmijës Prindërit mund dhe duhet të janë aktivë në përkushtimin e shkollimit te fëmijët e tyre. Ata duhet të mbajnë kontakte me arsimtarët, në mënyrë që sa më mirë të informohen me ecurinë e fëmiut të tyre në mësime. Ata prindër, të cilët mbajnë kontakte me arsimtarë dhe pedagogë, që informohen dhe këshillohen mirë, fëmijët e tyre arrijnë suksese dhe mundësi më të mira për shkollim dhe profesione më të mira dhe më të kërkuara për tregun e punës në këtë shtet. Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të mësuarit, të motivacionit etj. janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra varën njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën. Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën e vetë biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika trashëguese të caktuara. Edhe pse faktorët biologjik kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, e para së gjithash aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t u zhvilluar individualiteti njerëzorë në qenie humane, pra në qenie e cila ka karakteristika, që i përfillim si karakteristike njerëzore. 2 Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria në të cilat ai është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj. etj. Zhvillimi i personalitetit ndahet në katër perioda: mosha e fëmijërisë, e rinisë, e pjekurisë dhe e pleqërisë. Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë, se rol vendimtarë për formimin e cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare në ditët e para të fëmijërisë. Studimet kanë treguar, se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të 2 Edmond Dragoti, (1999), Psikologjia sociale, Tiranë, Shblu. 8

shëndosh, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohët i prindërve, por edhe njëfarë rigoroziteti në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve tek fëmijët. 3 Zhvillimi i personalitetit intelektual tek fëmijët: - Ndihmon në ngritjen dhe largimin e lodrave. - Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve; shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të panjohurve. - Luan vetëm, pa të tjerë, për një kohë të shkurtër. - I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t i lexojnë diçka. - Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjatë lojës. - Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e nxisin, e puthin dhe e përqafojnë. - Njeh veten në pasqyrë. - Fillon të kërkojë pavarësinë, shpesh nuk pranon të bashkëpunojë në veprimet e përditshme, që më parë i kanë pëlqyer, nuk do të vishet, t i veshin këpucët, të hajë, të lahet; dëshiron që t`i bëjë gjërat vetë pa ndihmë - Është gjithnjë e më shumë kurioz për njerëzit dhe mjedisin/ vendin përreth; fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes, për t`i mbrojtur ata nga situatat jo të sigurta. - Tregon shenja afrimi dhe kujdesi; qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar, apo janë të frikësuar; ndonjëherë është tepër i dashur, duke i dhënë përkëdhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël. - Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë, të shkul flokët etj) nëse është i zemëruar, i zhgënjyer apo i lodhur (për disa fëmijë, kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë). Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit. - Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit; fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhë moshe. - Është i paduruar; e ka të vështirë të presë, apo t i vijë radha. - I pëlqen të ndihmojë në punët e shtëpisë; imiton aktivitetet e përditshme; përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë, apo të ushqejë një lodër pellushi etj - Është si pronar me prindërit dhe kujdestarët; i urdhëron ato, ju kërkon gjëra, pret që të rriturit t i përgjigjen menjëherë. 3 Zenel Orhani, (1999), Psikologjia Kognitive, Tiranë, shblu. 9

- Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë, por rrallë bashkohet me to; i pëlqen të luajë vetëm. - Iu jep lodra fëmijëve të tjerë, por është zakonisht pronar i sendeve; ende provon të dëmtojë e të shkatërrojë lodrat. - E ka të vështirë të bëjë zgjedhje; i dëshiron të gjitha. - Shpesh është i pabesë ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet); papritmas bërtet jo dhe bëhet i prerë, nuk do të bashkëpunojë me të tjerët. - Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij pikërisht kështu ; kërkon gjithçka njësoj si më parë; gjithçka duhet të jetë aty ku ishte. 4 2.1. Tiparet që duhet të karakterizojë prindi Prindërit kanë detyrë me shumë përgjegjësi dhe shumë fisnike. Ato merren me edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore, i përgatisin ata për të mësuar me sukses në shkollë dhe familjet e tyre në çështjet e edukimit. Figura e tyre morale, karakteri dhe veçoritë e personalitetit, metoda dhe stili i punës edukuese, e tërë bota e tyre shpirtërore materializohet në marrëdhëniet me fëmijët. Prindërit duhen ta kenë të qartë se edukimi është një proces i gjatë, vazhdimisht në rritje, një proces i vijueshëm dhe i pandërprerë. 5 Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat prindërit iu dëshirojnë fëmijëve ardhmëri të mirë. Prindërit duan që fëmijët t i rrisin dhe edukojnë në njerëz të denjë e të dobishëm për familjen, farefisin dhe shoqërinë. Në llojllojshmërinë kulturore në botë ekzistojnë edhe mendime e bindje tjera çfarë është vlerë. Foshnja nuk rritet vetëm me ushqim. Fëmija duhet të jetë i rrethuar me njerëzit te cilët e udhëzojnë dhe këshillojnë. Të rriturit duhet të jenë shembull për fëmijën. Prindërit duhet të jenë rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijës. Është në të mirë të fëmijës të mësoj gjëra të reja. Të gjithë fëmijët janë kureshtare dhe kanë dëshirë të nxënë gjëra të reja. Foshnja përcjell lëvizjet e të rriturve dhe mëson nga ato, si lëvizjen e buzëve, shikimet, lëvizjen e 4 Vidovic, V. V. (2001). Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Tiranë: Shoqata për Ndihmë Psikosociale 5 Fatamir Vadahi, (2002). Pedagogji parashkollore, Camaj-Pipa, Shkodër, f.77 10

duarve. Fëmijët duhet ta leni ti provon gjërat e reja që i mëson. Fëmija mëson duke i përcjell të tjerët çfarë bëjnë, gjithashtu mësohet të dëgjoj kur flet me të. Kur foshnja rritet mëson edhe më tepër. Mund ta mësoni për shumë gjëra duke e shëtitur dhe shpjeguar për vendet qe shihni, duke i lexuar libra etj. Kështu mëson gjëra me dobi ku fëmijës i zhvillohet mënyra e të menduarit, gjithashtu i zhvillohet memoria dhe fjalori i pasurohet. Të gjitha këto mësime janë në dobi të fëmijës sidomos kur të filloj shkolla. Për fëmijën e vogël është me rëndësi loja ku mund ti provon kreativitetin e tij. Loja e zhvillon fëmijën në mënyra të ndryshme. Prindërit përkujdesen që fëmija të këtë lodra dhe kohë për lojë. 6 Që të ketë sukses në punën e saj prindërit duhet të dijnë mirë punën e saj. Kjo nënkupton përvetësimin e bazave të psikologjisë dhe të pedagogjisë, gjithashtu të shkencave natyrore. Zhvilli i personalitetit të fëmijës zhvillohet nën ndikimin e një sërë faktorësh të cilat duhet t i marrë parasysh prindi. 2.2. Zhvillimi i njohjes ose informimit të fëmija parashkollor Fëmija fillon të njoh botën ose mjedisin që nga ditët e para të paslindjes, për sa i përket informim dhe njohjes, ai mësohet deri në vdekje. Posaçërisht është vendimtare periudha e fëmijërisë dhe e rinisë për përvetësimin e njohurive të llojllojshme të mësimit. Mësimi është qenësisht një pjesë e jetës intelektuale. Po ashtu është edhe themeli për të kuptuar, për të menduar, siç është vetëdija, dukurit dhe domethënia e tyre. Mësimi nuk është asgjë tjetër përveç përdorimi dhe shfrytëzimi i simbolikës, që jepen nëpër mjet shkronjave dhe fjalëve ose termave. Operimi me fjalë është të menduarit e njeriut. Menduarit drejtë ose arsyeja e mendjes nuk mund, po që se nuk posedohet një depo i fjalëve të llojllojshme, që ndërlidhen në sistemin e komplikuar të jetës. Detyra e prindërit dhe e mjedisit është, që t i mundësohet fëmijës fondi sa më i pasur i fjalëve të llojllojshme dhe njohurive të reja etj. Me këmbëngulje duhet dita - ditës ose për çdo orë 6 MAShT. (2010). Standardet e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç. DRAFT 11

për aktivizimin e mësimit. Siç thotë vepra e Kirbenetikës N. Ëieneri: Të jetosh i suksesshëm do të thotë të jetosh me mësimin e përshtatshëm - adekuat. 7 Për t ia arritur suksesit, duhet të ndahet dhe të klasifikohet lënda e mësimit sipas kriteri adekuat. Një prej tyre është vendbanimi. Sa i përket imagjinatës së fëmijës nuk është e përpiktë ose precize, si bie fjala ai e shtrinë dorën par ta kapur hënën nga dritarja! Fëmija fillon ta zotëroj vendin pasi që fillon të ecë. Gjatë ecjes ai konstaton se disa gjëra janë më afër dhe disa më larg, disa mund t i marrin me dorë dhe janë të kapshme dhe disa të tjera nuk janë të kapshme. Ai zotëron edhe relacionin: disa gjëra janë këtu dhe disa të tjera janë atje, disa janë përpara disa të tjera prapë janë mbrapa, disa janë në këtë anë dhe disa të tjera në atë anë; po ashtu lartë e poshtë; nën tryeze mbi tryezë, në dysheme, disa brenda dhe të tjerat jashtë etj. Një zotërim i tillë ia mundëson fëmijës t i mësojë një mori fjalë, që i përgjigjen elementeve në vendin ku ai jeton në mënyrë adekuate. Fëmija parashkollor mund t i dallojë edhe ngjyrat: siç është ngjyra e kuqe, e gjelbër, e verdhë, e kaltër, e bardh e zezë. Duhet të themi se fëmija e dallon ngjyrën dhe di t i shqiptoi, por ai i thotë ngjyrës me termin e lodrës, kësula e ka ngjyrën e ariut. Prindërit duhet të kenë më shumë kujdes me fëmijët, ata duhet rregullisht t i emërtojnë elementet me emrin e sakët po ashtu edhe ngjyrat t i emërtojnë ashtu siç janë, si bie fjala, sot do ta veshësh këmishën e kuqe, këpucët e bardha, dorëzat e jeshil etj. 8 Fëmija parashkollor ende nuk i kupton numrat edhe pse i mëson përmendësh dhe numëron deri në dhjetë, por nuk është i aftë t i tregojë pesë elemente. Shumica e fëmijëve e dallon vetëm një element prej elementeve të tjera ose prej një grumbulli. Duke iu falënderuar dy duarve, fëmija fillon ta zotëroj numrin dysh. Po qe se ai i mbanë në dy duar nga një element, ai di se ka dy elemente në duart e veta. Po qe se ai mban në duar nga një element, dhe në tryezë gjendet elementi tjetër, atëherë janë tri elemente. Ashtu duart e fëmijës janë mjeti i parë për llogaritje. Po qe se ai dëshiron të numërojë më shumë, atëherë shërbehet me gishtërinjtë. Për shumicën e fëmijëve parashkollor mjeti për llogaritje janë gishtat e një dore, që janë katër dhe pesë. Kah fundi parashkollor disa fëmijë dinë të përdorin gishtërinjtë e të dy duarve, dhe ashtu i zotëron numrat gjashtë deri dhjetë. 7 Necla Koytak, Inkubatori i Shoqërisë, Botim i shoqatës kulturore Gruaja 2007, f.27 8 Gwen J. Broude, (1996). Realiteti i Kujdesit Ditor, profesor i psikologjisë dhe shkencës njohëse në Vassar College, f. 125 12

Zotërimi i kohës, i ec te fëmija mjaftë ngadalë në krahasim me perceptimin e elementeve që gjinden në mjedisin e tij. Ai fillon të dallojë kohën e tashme nga e kaluara dhe të ardhmen. Ai fillon edhe të flas se çka ka qenë në mëngjes, dhe çka do të jetë në mbrëmje, ashtu fillon ta kuptoj kohën që shkon për të fjetur dhe kohën që zgjohet nga shtrati. Po ashtu i ndihmon shumë edhe mësimi i ditëve të javës, që i ndihmon ta kuptoj të sotmen prej së nesërmes dhe prej djeshmit. Shumë shpejt fëmija e vëren se dita e diel është më e bukura, sepse në këtë ditë të gjithë anëtarët e familjes janë në shtëpi, më shumë flihet, dilet në shëtitje, më mirë hahet, çka është më rëndësishme prindërit më tepër luajnë me të. Ka fundi parashkollor, fëmija fillon t i perceptoi edhe stinët e vitit. Stinën e dimrit e percepton më së shpejti, prej çështjes së borës dhe gëzimin që e sjellë ajo, po ashtu edhe verën, sepse gjatë kësaj stine shkohet në pushimet verore,si në det ashtu në bjeshkë. Atëherë percepton pranverën dhe vjeshtën. Fëmija është vëzhgues i mirë, dhe ai i vëren prindërit që e shikojnë sahatin, dhe ai interesohet si duhet të lexohen numrat e sahatit. Po ashtu edhe vlera e monedhës ai fillon t i perceptoi shumë herët, dhe kupton se me to tregtohet. Në fillim nuk e dallon nocionin e monedhës si mjet pagimi, por ai kërkon një para për të blerë ëmbëlsirat ose ndonjë lodër. Duhet po ashtu të theksohet se fëmija e kësaj periudhe mund të perceptojë për të kursyer dhe për t i ruajtur elementet e vlefshme. 9 Katërvjeçari fillon t i dalloj elementet dhe peshën e tyre. Masa gjatësi - metër, fëmija parashkollor e zotëron gjatësinë e vet. Është mirë prindërit disa herë gjatë vitit t i masin gjatësinë, dhe rezultatin t ia regjistrojnë në mur. Fëmija fillon të jetë krenar, kur e sheh se për çdoherë është më i gjatë. Fëmija parashkollor di t i emërtojë katër cilësitë, edhe pse më së shumti dëshiron ëmbëlsirën, nganjëherë thartësirën dhe i shmanget të hidhëtit dhe të njelmëtit. Fëmija në këtë moshë e dëshiron edhe aromën, posaçërisht të trëndafilit, parfumet, por nuk është ende i aftë t i emërtojë erëzat, që është vështirë edhe për të rriturin. 9 Stanisha Nikoliq, Bota e Psikikës Fëmijërore, Furkan ISM, Shkup 2005, f. 67 13

Në fund fëmija parashkollor njoftohet edhe me shumë njerëz në mjedisin e tij, me disa njoftohet dhe lidhet ngushtë me ta, miqësisht sillet me ta, që është mjaft e rëndësishme për socializmin e tij. Duhet gjithherë të mundohet që fëmija të përjetojë sa më shumë, që më tepër të lëviz, si nëpër shtëpi, për rreth shtëpie, duhet të dalë në park, në shëtitje, në vizita të llojllojshme dhe në udhëtime të shkurtra. Për fëmijët janë mjaft me interes teatri i kukullave dhe teatri i fëmijëve, dhe filmat e vizatuar ose filmat e fëmijëve, të njoftohet me kafshë posaçërisht në kopshtin zoologjik, sa më tepër të kalojë në natyrë, në pyll, pranë lumenjve dhe në brigjet e detit. 2.3. Ndikimi i familjes në zhvillimin intelektual të fëmijës Fëmijët do të kalojnë shumicën e kohës duke pyetur për çdo gjë që ndodh përreth tij. Ai ka shumë dëshirë të pyesë Pse duhet të...? dhe do t i dëgjojë me shumë vëmendje përgjigjet tuaja, kur ato janë të thjeshta dhe kanë të bëjnë tamam me pyetjen e tij. Mos mendoni se duhet të shpjegoni gjithçka; ai ende nuk mund të kuptojë gjëra si arsyetimi dhe nuk është i interesuar. Nëse do të provoni të bëni këtë lloj bisedimi serioz, shpejt do ta shikoni të fiksojë shikimin diku, ose do të merret me gjëra më interesante për të, si një lodër nëpër dhomë ose një makinë që kalon jashtë. Më mirë t i thoni që të bëjë diçka Sepse është e mirë për ty ose kështu nuk do të vritesh, sesa t i jepni një shpjegim të detajuar. Pyetjet Pse? të fëmijës tuaj mund të jenë më të vështira, sepse mund të ketë qindra çdo ditë dhe sepse disa nga to nuk kanë përgjigje, ose ju nuk e dini. Nëse pyetja është: Pse ndriçon dielli? ju mund të përgjigjeni që nuk e dini, ose ta ftoni atë ta mendojë edhe një herë pyetjen, duke gjetur një libër mbi diellin. Kujdesuni që t i merrni këto pyetje seriozisht. Kështu ju ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë njohuritë e tij, shuani kuriozitetin e tij dhe e mësoni atë të mendojë më qartë. Kur fëmija juaj trevjeçar përballet me sfida të veçanta mësimi, ju do të shikoni që ai arsyeton ende në mënyrë të njëanshme. Ai ende nuk mund të shohë një çështje nga të dy anët e saj, as mund të zgjidhë problemet që kërkojnë që ai të shikojë më shumë se një faktor në një moment. Për shembull, nëse ju merrni dy gota të njëjta uji dhe hidhni njërën në një gotë tjetër të shkurtër dhe tjetrën në një të gjatë por më të hollë, ai do të thotë që gota më e gjatë ka më shumë ujë se ajo e 14

shkurtra. Edhe nëse ai sheh dy gotat e njëjta në fillim dhe ju ndjek duke e hedhur ujin, ai do t ju japë të njëjtën përgjigje. Sipas mendjes së tij gota më e gjatë është më e madhe dhe prandaj duhet të mbajë më shumë. Rreth moshës shtatë vjeç, fëmijët do të kuptojnë më në fund që duhet t i shikojnë të gjitha anët e një problemi, përpara se të japin një përgjigje. Në moshën tre vjeç fëmijës i rritet sensi i kohës. Ai do të dijë rutinën e ditës së tij dhe do të përpiqet të kuptojë rutinën e të tjerëve. Për shembull, ai do të presë me padurim tetën që sjell qumështin çdo ditë. Ai do të kuptojë që disa ngjarje të veçanta si festat apo ditëlindjet, ndodhin në ditë të caktuara, por edhe nëse mund t ju thotë se sa vjeç është, ende nuk e kupton dot sa i gjatë është një vit. Megjithëse për çdo prind është normale të përpiqet të masë zhvillimin mendor të fëmijës, kini kujdes, mos nënvlerësoni apo mbivlerësoni zgjuarsinë e tij, pa një testim të rregullt nga specialistët. është e lehtë të bindni veten tuaj që një fëmijë miqësor, i lumtur, që flet shumë është madhështor, ndërsa një më i qetë, më i tërhequr, që luan vetë, nuk është shumë i shkëlqyer. Kjo mund të jetë dhe mund të mos jetë e vërtetë, por mënyra e vetme për ta ditur me siguri është t i bëhet një testim i rregullt nga specialisti. Të gjithë pediatrët i njohin mirë këto vlerësime zhvillimi dhe disa prej tyre i bëjnë vetë këto teste. Shumë pediatër të tjerë preferojnë t i testojnë fëmijët pranë specialistëve. Pra, nëse ju besoni se fëmija juaj është shumë i aftë apo ka probleme, pyesni mjekun tuaj për këtë lloj testi. Nëse dyshimet tuaja vërtetohen, ju mund ta fusni atë në një program special sipas gjendjes, nevojave dhe aftësive të tij personale. 10 2.4. Roli i prindit intelektual te personaliteti i fëmijës Është vënë re se prindërit aktivë transmetojnë siguri në periudhën e foshnjërisë te fëmijët e tyre. Kështu, kur këta fëmijë përballen me situata të reja ose fenomene të panjohura, janë të predisponuar të përshtaten më me lehtësi, i kalojnë qetësisht situatat e tensionuara dhe janë më kuriozë për të zbuluar gjëra të panjohura. Prezenca e prindërve përmirëson dukshëm gjendjen shpirtërore të fëmijës. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janë gjithmonë në një gradë më të ulët. Në periudhën 10 MAShT., (2010). Standardet e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç. DRAFT 15

e adoleshencës shihen qartë frytet e një fëmijërie të shëndetshme, kur adoleshenti merr kontrollin e gjërave më butë, tregohet me tolerant, është më i suksesshëm, ka iniciativë dhe i zgjidh më lehtë situatat. Vajzat e baballarëve aktivë janë më të lumtura, ndihen të përkrahura dhe rrjedhimisht kanë më shumë besim në vetvete. Zhvillim emocional ka të bëjë me aspektin si ndjehet fëmija për vetveten dhe për botën që e rrethon, si i shpreh ndjenjat, emocionet ndaj vetes dhe të tjerëve. Po ashtu përmes zhvillimit emocional të fëmijës bëhet rritja dhe edukimi i ndjenjës së besimit, miqësisë dhe bashkëpunimit. Zhvillimi i emocioneve ndikohet nga mjedisi shoqëror dhe mënyra se si njerëzit i përgjigjen atyre. Ndërveprimi i mirëfilltë i këtyre dy aspekteve të zhvillimit rezulton me kompetencën sociale dhe emocionale të fëmijës që manifestohet përmes aftësisë për të krijuar relacione të afërta dhe të sigurta me moshatarët e të rriturit duke i përjetuar, njohur, kuptuar, shprehur dhe kontrolluar emocionet e veta dhe të të tjerëve përreth tyre. Meqë këto dy aspekte apo nënfusha - zhvillimi social dhe zhvillimi emocional janë shumë ngushtë të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra, në këtë dokument janë paraqitur si një fushë e integruar, e ndarë në dy nënfusha: nënfusha sociale dhe nënfusha emocionale. Integrimi përmbajtësor dhe praktik i kësaj fushe bëhet edhe përmes standardeve më të përgjithësuara, përmes indikatorëve dhe aktiviteteve që e konkretizojnë këtë ndërvarësi. Stereotipet gjinore ndikojnë në masë të madhe në zhvillim emocional e social të fëmijës (djalë dhe vajzë) prandaj për një realizim të plotë e përmbajtësor të përmbajtjes së kësaj fushe duhet kushtuar vëmendje të veçantë gjithëpërfshirëse të fëmijëve. Aktivitetet në vijim do të duhej të realizohen me një ndjeshmëri të madhe ndaj dallimeve gjinore në harmoni me moshën e fëmijës. Duhet pasur parasysh se kompetenca sociale e fëmijës ndikohet në radhë të parë nga temperamenti individual i fëmijës, por edhe nga përjetimet jetësore të tij/saj dhe nga interaksioni i fëmijës me moshatarët, prindërit dhe të afërmit e tjerë. 11 11 Pettijon,Terry F. (1996): Psikologjia /Një hyrje koncize/ ( botimi i dytë). Fondacioni Soros Programi për mbështetjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri, Lilo, f. 82. 16

2.5. Pse duhet të përkrahet zhvillimi intelektual e emocional i fëmijës? Kur fëmijët ndjehen mirë për veten dhe zhvillojnë relacione pozitive me të tjerët përreth, ata do të jenë në gjendje të përjetojnë, kuptojnë, njohin dhe shprehin emocionet duke qenë të aftë edhe t i kontrollojnë ato. Përmes një zhvillimi të duhur social e emocional fëmijët kanë gjasa që: - Të jenë më të suksesshëm në situata grupore, në shkollë dhe në komunitet - Të jenë më të koncentruar në mësim - Të komunikojnë ndjenjat e tyre në mënyrë më efektive - Të ndihen mirë dhe lirshëm, pavarësisht gjinisë - Të kenë vetëbesim dhe ta çmojnë veten - Të jenë të aftë për të krijuar lidhje të forta emocionale me të tjerët Është me rëndësi të theksohet e lidhja e fortë emocionale e fëmijës me personin kryesor të rëndësishëm në jetën e tij/saj, zakonisht prindin (nënën) ose kujdestarin kryesor. Kjo lidhje speciale i mundëson fëmijës të ndjehet i sigurt, të zhvillojë ndjenjën për besim, por fëmija gradualisht zhvillon edhe aftësinë për t u ndier dhe për të vepruar si i pavarur. Kujdesi maksimal i prindit/familjes që ta menaxhojë mirë këtë lidhje duke e inkurajuar fëmijën për interaksione edhe me të afërmit e tjerë, e sidomos me moshatarët, përbëjnë bazën e një zhvillimi social dhe emocional të shëndoshë të fëmijës. Vetë rregullimi (kontrollimi) i emocioneve nënkupton aftësinë e fëmijës që t i kontrollojë emocionet dhe impulset e tij/ saj e sidomos kur ndërvepron me të tjerët. Kjo aftësi ndikohet nga cilësia e edukimit intelektual e atashimit dhe nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit të tij/saj. Fëmijët në fazën e foshnjërisë kanë më shumë nevojë për të rriturit që t u ndihmojnë atyre për të përballuar emocionet e fuqishme, kurse në moshë më të rritur ata mësojnë të kontrollojnë veten. Në moshën parashkollore ata arrijnë të vetëdijesohen për emocionet e tyre dhe i kuptojnë edhe emocionet e të tjerëve përreth tyre. 12 12 Theodhori Karaj (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, f. 57 17

3. Roli i familjes te socializmi i fëmijës Zhvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen pjesë e grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre si individë të veçantë. Njëra anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi, procesi nga i cili fëmijët përfitojnë rregullat, vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre, ndërsa ana tjetër është formimi i personalitetit. Në këtë proces, fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme. Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër katër faza kryesore: - Dallimi i vetes nga të tjerët; - Lidhja, bashkimi me të tjerët; - Identifikimi i vetes, duke vëzhguar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga shpërblimet që i bëhen sipas sjelljes së tij; - Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi. Fëmija në këtë moshë: - Flet pë familjen e tij; - Dinë emrin e vendit ku jeton; - Krijon lojëra dhe dinë të tregojë se si luhen ato; - Merr pjesë në lojërat e zhvilluara në grup, duke zbatuar rregullat e lojës. 13 3.1. Fëmijët dhe familja Në moshën 5 vjeç, fëmija krijon identitetin e tij brenda familjes. Kryesore për ta është që të kuptojnë qartë rolin që kanë në familje. Prindërit janë të kënaqur kur fëmijët fillojnë bëjnë miqësira jashtë shtëpisë. Ndërkohë, këto marrëdhënie mund të ndikojnë për mirë ose për keq në sjelljen e fëmijës. Nxitja e individualitetit të fëmijës ndihmon në të njëjtën kohë për të përcaktuar kufijtë e sigurt, brenda të cilëve zhvillohet kjo lëvizje e re e fëmijës jashtë shtëpisë. Në kohën kur fëmijët kërkojnë të dalin jashtë rrethit familjar, duhen nxitur të merren me gjimnastikë, not, kërcim, mësim të muzikës dhe veglave muzikore. Shpeshherë ju i 13 Gordana Lucijak, (2001), Polazak dijetata u prvi razrijed, Danas, Zagreb, f. 23 18

drejtoni fëmijët në gjërat që ju pëlqejnë vetë, si sporti për baballarët, koncertet për mamatë. Por duhet të jeni të gatshëm edhe të pranoni që fëmijët tuaj mund të mos të pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqeni ju. Atëherë duhet të përpiqeni të zbuloni së bashku interesat e fëmijës. E rëndësishme është që ju të mbeteni shoqërues në aktivitetet e fëmijës jashtë familjes. Marrëdhëniet në familje janë leksione të vërteta për jetën, në sytë e fëmijës. Ju mund të kujtoni fëmijërinë tuaj, kur nga prindërit ju është kërkuar të kujdeseni për fëmijët më të vegjël ose kur mbaheshit me hatër, se ishit fëmija i parë apo djali i vetëm i shtëpisë. Fëmijët e trajtuar gjithmonë si të vegjël mund të kenë përfitime brenda shtëpisë, por shpesh janë edhe të fyer. Fëmija i parë ka një marrëdhënie të veçantë me familjen. Ai zë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Por ndërkohë, në moshën 5 vjeç, kur ai del jashtë shtëpisë, gjen diçka të panjohur. Kjo është e bukur, por edhe e frikshme për fëmijën. Një 5-vjeçar mund të fillojë të ketë zili fëmijët më të vegjël që vazhdojnë të rrinë në shtëpi me nënën, të sigurt dhe pa qenë nevoja të vihen përpara vështirësive. Edhe ju mund të mos të dini ç të bëni: të rrini me të voglin, apo të shoqëroni më të madhin. Situata bëhet edhe më e komplikuar, sepse edhe fëmija më i vogël në shtëpi sikur ndihet fajtor pasi bëhet pjesëtar sekret me nënën e tij kundrejt fëmijës së madh. E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë situatë është të njohim vështirësitë e një fëmije 5-6 vjeç jashtë dhe ndjenjat e tij, të njohim xhelozinë dhe trishtimin e tij, ndonjëherë edhe agresivitetin. Në të njëjtën kohë, t i tregojmë atij, dashuri dhe interes si dhe të vlerësojmë aktivitetet që ai bën. Ju mund të gjendeni përballë situatës së vështirë me një 5 vjeçar, kur ai bëhet xheloz për vëllain ose motrën më të madhe që ka më shumë liri, më shumë argëtim dhe më shumë privilegje. Ata janë ziliqarë dhe kuriozë për jetën e më të madhit. Grupi i moshatarëve përmes lojërave e bën 5 vjeçarin të kuptojë aftësitë, por edhe paaftësitë e tij. Tani ai duhet të përballojë moshatarët, sepse edhe ata mund të jenë më të zotë se ai dhe mund të argëtohen më shumë se ai. Në këto kushte, mund të ndodhë që një fëmijë 5-6 vjeç bëhet i ndrojtur në grupin e moshatarëve jashtë mjaft i ashpër, agresiv dhe i pasjellshëm me fëmijët më të vegjël brenda shtëpisë. Jashtë ai është i trembur, brenda ka një rol kryesor. Edhe në këtë rast ju duhet të ndërhyni, jo vetëm për ta qortuar për sjelljet brenda shtëpisë, por edhe për ta mbështetur në aktivitetet me shokët ose në kopsht. Fëmija i dytë i familjes, në moshën 5-6 vjeçare, në botën e jashtme ka më shumë lehtësira, pasi ka një mbështetje, vëllanë ose motrën më të 19

madhe. Por nga ana tjetër, ata ndihen keq që duhet të luftojnë shumë për t u barazuar me të madhin. Mund të humbin një pjesë të besimit në vetvete dhe në aftësitë e tyre. Ju duhet: - T i ndihmoni fëmijët t i kalojnë mirë këto ndjenja, që ata të rriten më të qetë. - T i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se aftësitë dhe talentet e tyre do të jenë vazhdimisht krahas aftësive të vëllezërve dhe shokëve të tjerë. - T u tregoni fëmijëve se nuk është e nevojshme të jesh madhështor me çdo kusht. - Shumë nga situatat e vështira për fëmijët mund të ndihmohen duke treguar për veten tuaj në moshë të vogël. - Të tregoni interes për aktivitetet e fëmijës jashtë shtëpisë. - T i tregoni atij se vëllai apo motra më e vogël ka nevojë për kujdes, ashtu siç jeni kujdesur për të kur ai ishte i vogël. Nga një 5-6 vjeçar ju shiheni edhe si prindër, por edhe si persona të rritur. Në fillim ai ju ka imituar që të komunikonte me ju. Por tani ju shikon me adhurim, si të përsosur dhe madhështorë, dhe ka ndjenja të ngatërruara për nënën dhe babain. Shumë nga sjelljet e fëmijëve lidhen me këto ndjenja. Vajzat bëjnë vogëlushen e babait dhe i bëjnë qejfin atij dhe djemtë bëhen Supermenë dhe fillojnë të bëhen mbrojtës të nënës së tyre. 14 3.2. Marrëdhëniet mes prindërve Studimet shkencore tregojnë qartë se marrëdhëniet e mira mes prindërve ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijës. Në rastet kur atmosfera mes prindërve është e tensionuar, me debate të shumta, dhe jo e lumtur bëhet një faktor ndikues në sjelljen agresive të fëmijës. Nëse meshkujt sillen pa kujdes dhe ashpër me bashkëshortet e tyre, fëmija gjithashtu ka një tendencë të jetë i mbyllur dhe në shumë raste i pandjeshëm. Në vazhdimësi edhe suksesi në mësime lidhet ngushtë me këtë ecuri. Në rastet kur jetohet në nje harmoni familjare dhe marrëdhëniet mes prindërve shkojnë mirë, kjo atmosferë ndikon pozitivisht në karakterin e fëmijës. Një ndër arsyet kryesore se pse baballarët nuk mund të përkujdesen shumë për fëmijët është se jetojnë në një stres midis përgjegjësive familjare dhe atyre të punës. Një problem tjetër mbetet orari i tej zgjatur i punës. Ky orar bën që baballarët ta ndjejnë veten 14 www.psikologjia.com 20

nën presionin intensiv të ditës duke i detyruar ata nga pikëpamja psikologjike të mos i pranojnë fëmijët si individë dialogues dhe rrjedhimisht bëhen të paaftë t i kuptojnë ata. Vihet re që oraret e zgjatura dhe të çrregullta të prindërve që punojnë, stresojnë dhe keqësojnë jetën familjare, si dhe bëjnë që influenca prindërore te fëmijët të humbasë efikasitetin e saj. Kushtet e tilla në familje bëjnë që te fëmijët të dallohen probleme sociale dhe emocionale më të mëdha. Mos përkimi i orareve të punës së prindërve me oraret e shkollës së fëmijës ndikon edhe te prindi duke shkaktuar probleme psikologjike. Prind të përkushtuar janë ata prind të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre (hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku, si për shembull: lexojnë libra, luajnë etj.) dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju gjenden gjithmonë pranë. Prindërit e përkushtuar jetojnë bashkë me fëmijën e tyre Prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre. 15 4. Ndikimi i lojës dhe gjumit në zhvillimin intelektual të fëmijës Në këtë moshë fëmijët luajnë në grup, por ende jo në një skuadër. Këtë aftësi ata e fitojnë pak më vonë. Kërkojnë të marrin role brenda grupit, shpeshherë duke imituar personazhe të njohura nga librat, filmat, përrallat, televizori ose mjedisi. Roli më i rëndësishëm që ata pëlqejnë të luajnë, është roli i nënës dhe i babait. Kjo lloj loje është një pasqyrim i shqetësimit që kanë të vegjlit me një nga çështjet kryesore të zhvillimit: me zbulimin që ata bëjnë mbi raportet midis njerëzve në situata të ndryshme. Rreth moshës 6 vjeç duken shenjat e para të pjesëmarrjes së tyre në një aktivitet, ku për herë të parë ata pranojnë të heqin dorë nga disa dëshira personale, si një kompromis për t u bërë pjesë e grupit. Janë çastet e para të sakrificës. Gjatë lojërave ata zhvillojnë ende aftësitë lëvizore dhe kërkojnë të pushtojnë një territor dhe mjetet që ju duhen për t u kacavjerrë, 15 Grup autorësh, (1996), Të rinjtë pyesin, Neë York, ËatchtoËer Bible, f. 67 21

lëkundur, hedhur apo rrëshqitur. Deri në moshën 7-vjeçare aftësitë e tyre të pjekura fizike bëhen kryesore dhe më të rëndësishme se imagjinata. Vajzat kanë më shumë interes për lëvizjet e gishtave, duarve, hedhjen në litar, lidhjen e fjongove, hedhjen e topit, përdorimin e gjilpërës, shpesh të shoqëruara me këngë fëmijërore. Ritmika e përdorur gjatë lojërave shoqëron pothuajse të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe. është shumë interesante se si vetë fëmijët krijojnë hapësirën e lojës, një hapësirë boshe në të cilën futen shumë fëmijë. Menjëherë ata vendosin rregulla. Secili prej tyre e di se është vetëm një anëtar i grupit. Fëmijët kërkojnë t i japin vetes mundësinë të dallohen si individë, duke mbetur në grup. Hapësira boshe kthehet në një hapësirë të drejtuar, mbrojtëse dhe të rehatshme. Por, mbi të gjitha, kjo është një hapësirë krijuese. Një fëmijë në mes të kësaj hapësire mund edhe të trembet, por me-njëherë hapësira e lojës në të folur, në të kënduar dhe me rregulla të përcaktuara bëhet qetësuese. Ju kujtohet rrethi i fëmijëve që luan Hodha një letër mu në postë? është shumë e rehatshme të ulesh si pjesë e rrethit. Nuk ka asnjë siklet dhe ka shumë mundësi që papritur të të rastisë të jesh në qendër të rrethit sipas lojës, duke u bërë mbret ose mbretëreshë në mes të grupit. Kjo është arsyeja që brez pas brezi disa lojëra të thjeshta, të shpikura nga vetë fëmijët, rrojnë kaq gjatë dhe trashëgohen nga mosha në moshë, nga kultura në kulturë. 16 Kemi thënë se 2-3 vjeç është mosha e fjalës. Gjithashtu 5 7 vjeç është mosha e mendimit. Deri në këtë moshë fëmijët flenë natën, por edhe ditën. Ndodh shpesh që fëmijët të ndërrojnë oraret e gjumit, të kërkojnë të flenë për një kohë të gjatë ditën. Kur ndodh kjo, gjë do të thotë se ka ndodhur diçka. Nuk duhet gabuar dhe t i thuhet një katërvjeçari: ç bën gjithë ditën në gjumë! çohu, luaj me shokët! Ndonjëherë fëmijët, të cilët mund të jenë të mërzitur për ndonjë arsye, shërojnë vetveten duke fjetur ditën. Kjo mund të ndodhë për shembull kur lind një fëmijë tjetër në shtëpi. Fle edhe unë si i vogël, se imitoj të voglin dhe kështu ulet rivaliteti. Ndodh që fëmijë të kësaj moshe të kërkojnë të kthehen te gjiri nga xhelozia dhe dëmtohen rëndë kur u thuhet: Jo. Ti je i madh! është njëlloj si t iu thuash: Ti je i madh. Nuk ke nevojë për nënë. Fëmija mund të sikletoset edhe kur i thuhet: Fli me zor!. është shumë e rëndësishme që fëmija të flejë kur i flihet dhe jo kur i thoni ju. Për këtë ndihmohet duke u krijuar rutina para gjumit, si: puthjet, përshëndetjet, përkëdheljet, të cilat mund të jenë dhe të përsëritura. Një kukull 16 MAShT., (2010). Standardet e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç. DRAFT 22

me vete ose një ari për të fjetur bashkë, imiton situatën nënë-fëmijë dhe e ndihmon fëmijën. Veçanërisht nëse fle dhe i rrituri, fëmija e vlerëson gjumin si një gjë të mirë dhe jo si dënim. Nuk i duhet thënë fëmijës: Mbylli sytë! kur shkon në shtrat. Nëse fëmijët kanë kërkesa për të mbajtur dritën ose derën hapur, ato duhen plotësuar patjetër. Ka fëmijë që kanë frikëra të natës ose zgjime nga ëndrra dhe imazhe, si gogoli. Për këtë psikologët mendojnë se është e vlefshme që gjatë ditës të luajë me ju symbyllazi në mjediset e shtëpisë. Kështu ai do të mësojë të rrijë pa shikuar, duke e kaluar këtë sprovë gëzueshëm, në lojë me prindin. Gjithashtu, për fëmijë më të rritur, mund të mbahet te koka e krevatit letër dhe lapsa vizatimi. 17 4.1. Si mund t i ndihmojmë fëmijës të bashkëpunoj me fëmijët tjerë - Dërgo fëmijën ne vende ku ka fëmijë tjerë - Jepi kohë, vend dhe mundësi të luaj - Mëso fëmijën të pret në radhë dhe t i shkëmbej lodrat me të tjerët - Foli nëse fëmija sillet në mënyrë agresive apo i ngacmon të tjerët - Mëso fëmijën te shpreh me fjalë hidhërimin dhe dëshprimin Është mirë që fëmijës ti kushtoni vëmendje dhe ta përkrahni atëherë kur ai sillet mirë. Duhet gjithsesi që fëmijës ti sqaroni dhe ti argumentoni se për çfarë arsye një sjellje e pahijshme nuk është e drejtë dhe e mirë. Shpeshherë sqarimi dhe butësia janë shumë më të mirë se urdhrat. Për shembull mund ti thuash fëmijës: Me rëndësi është që të shkosh me kohë me fjetur, përndryshe në mëngjes do të jesh i lodhur dhe do ta kesh vështirë te shkosh në shkollë. Apo: Këtë program televiziv nuk bën ta shikosh ngase nuk është për fëmijë. Fëmijët shohin ëndrra të këqija nëse shikojnë programe të papërshtatshme. Apo: 17 Bardhyl Musai, (1999), Studio gjithçka..., Tiranë, AEDP, f. 146 23

Në shtëpi kthehu më së voni në orën 9 të mbrëmjes, se për fëmijë nuk është sigurt nëse ata rrinë vonë jashtë shtëpisë, gjithashtu duhesh të flesh më herët se nesër është ditë shkolle 18 Nëse fëmijëve ua argumenton mirë gjërat, ata i kuptojnë gjërat më mirë gjithashtu fillojnë të mendojnë edhe vet se çka është më mirë për ta. Fëmijëve të vegjël u përsëriten më shpesh këto rregulla. E kur fëmija rritet ai mësohet që ti respektoj rregullat edhe më mirë. Gradualisht fitohet besimi në fëmijën dhe gjithashtu atij i jep edhe më shumë përgjegjësi dhe në të njëjtën mënyrë ai do të sillet edhe jashtë shtëpisë. Fëmija më së shumti mëson sipas sjelljeve t ua dhe të tjerëve. Shembujt nga të afërmit janë për fëmijën me rëndësi të veçantë. Kur fëmija është hidhëruar është mirë që të pritni derisa te qetësohet e pastaj në mënyrë të qet bisedoni me të. Fëmija mund edhe të dënohet nëse vazhdimisht sillet keq. Në Finlandë me ligj është i ndaluar ndëshkimi fizik i fëmijës. Në vend të kësaj ndëshkimi mund të jetë për shembull mosdhënia e të hollave javore, bonboneve ose diçka çfarë ka fëmija për merak, gjëra të cilat i merr vazhdimisht ose është mësuar që ti merr. Fëmija vendoset në dhomën tjetër që të mendoj për gjërat e pahijshme të cilat i ka bërë, si për shembull mu në kohën kur në TV është programi të cilin ai e pëlqen. 19 Prezenca e edukatorit (prindit) përmirëson dukshëm gjendjen shpirtërore të fëmijës. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janë gjithmonë në një gradë më të ulët. 4.2. Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit në zhvillimin intelektual të fëmijës Dihet se të folurit për njeriun normal është baza e jetës. Pa të folur njerëzit nuk do të mund të komunikonin në mes veti dhe të shoqëroheshin, nuk do të mund të krijonin shkencë, teknikë, përparim mendor dhe intelektual, dhe asgjë që është e vlershme për jetën njerëzore. Pra të gjitha veprimet apo kontaktet e dobishme te cilat i shërbejnë njeriut 18 Väestöliitto Kotipuu. (2003), Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki, f. 45 19 Ajdukovic, M. (2001). Familja si një sistem mbështetës për fëmijën. Tiranë: Shoqata për Ndihmë Psikosociale, f. 67 24

për jetë normale njerëzore i kryen me anë të të folurit. Për ta kryer një veprim apo një punë, më para njeriu mendon se si do ta bënë atë. Gjatë të menduarit instinktivisht duke mos pasur kontakt me njeri tjetër pranë, do të flasë me vetveten se si do të veproj. Pra këtu kombinohen të menduarit dhe të folurit për një veprim që do të ndërmerr personi. Të folurit na përcjell në çdo moment të jetës tonë. Edhe kur rijmë, pushojmë, mendojmë për diçka, të folurit është prezent në shpirtin tonë, ngase çdo mendim përcillet edhe me të folur. Shpesh bëhet edhe pyetje se, a mendojmë me tru apo mendojmë me të folur, gjegjësisht me gjuhë. Edhe të menduarit tek shumica e njerëzve bëhet bashkë me të folurit. Rruga e zhvillimit të të folurit tek njeriu zgjat me vite të tëra. Duke falënderuar të folurit, njeriu është bërë faktor kryesor në planetin tonë dhe dominon mbi të gjitha gjallesat të cilat jetojnë në këtë planet. Përvetësimi i gjuhës dhe formave të saj komunikuese gjithmonë paraqet një proces të komplikuar dhe mjaft të rëndësishëm për njeriun. Janë një mori faktorësh që ndikojnë, por edhe kushtëzojnë, në mënyra të ndryshme, zhvillimin, përvetësimin dhe të kuptuarit e drejtë të gjuhës dhe komunikimit. Këto standarde ndikojnë në zhvillimin e tërësishëm e kompleks të personalitetit të fëmijës e sidomos: - në zhvillimin e aftësive të dëgjuarit aktiv dhe të kuptuarit e asaj që dëgjon, - në zhvillimin e aftësive të të folurit individual dhe grupor, - në zhvillimin e aftësive të të folurit mimetik (të folurit përmes mimikës), - në zhvillimin e aftësive komunikuese brenda grupit dhe me të rriturit - në lirinë e komunikimit dhe të shprehurit të fëmijës pa dallim gjinor - në dallimin e përdorimit të gjuhës së folur lokale dhe gjuhës standarde, - në përvetësimin e drejtë elementar të strukturës së gjuhës standarde, - në zhvillimin e ndjenjës për tekste letrare e jo letrare, - në përvetësimin e formave fillestare të leximit, - në përvetësimin e qëndrimit dhe lëvizjeve (trup, gishtërinj, dorë, laps etj.) në hapësirën e kufizuar, - në përvetësimin e formave fillestare të shkrimit. 20 20 Ross Vasta, Marshall M.Haith dhe Scott A.Miller (2007): Psikologjia e fëmijës shkenca moderne, Uegen, Tiranë, 78 25

4.3. Mekanizmat e socializmit të fëmijëve Socializmi i fëmijëve bëhet nëpërmjet mekanizmave të tillë si identifikimi dhe vetë perceptimi. Periudha e zhvillimit të fëmijërisë përafërsisht daton 2-11 vjeç. Nga pikëpamja sociale, fëmija në këtë periudhë moshore bëhet më pak i varur nga prindërit e tij dhe më shumë i ndjeshëm ndaj moshatarëve. Fëmijët rreth moshës 4-5 vjeç arrijnë të kapërcejnë egocentrizmin e tyre dhe fillojnë të identifikohen me prindërit. Ata shohin veten të ngjashëm me prindërit dhe fillojnë të imitojnë mënyrat karakteristike të të sjellurit të prindërve. Përmes procesit të identifikimit fëmijët përshtasin qëndrimet, vlerat dhe sjelljet e prindërve të tyre. Fëmija fillon të imitojë me kujdes prindin e tij të të njëjtit seks. Në këtë moshë shihet se djemtë veprojnë si babai dhe vajzat të vishen si nënat. Ekzistojnë katër procese që shpiejnë në realizimin e identifikimit te fëmijët: 1. Fëmijët duan të jenë si prindërit; 2. Besojnë se ata janë të ngjashëm me prindërit; 3. Përjetojnë emocione të ngjashme me ato të prindërve; 4. Sillen si prindërit. 21 Ekzistojnë shumë teori mbi zhvillimin e identifikimit të fëmijëve në moshën parashkollore. Ne shkurtimisht po prezantojmë këto: Teoria e Frojdit është teori klasike, sipas kësaj teorie, identifikimi bashkë me agresionin është i lidhur me djemtë. Rreth vitit të pestë djali zotëron ndjenjën e agresivitetit ndaj të atit të tij, për arsye të dashurisë së tij ndaj nënës. I ati është nxitës për djalin dhe ai e modelon karakterin e tij. Fëmija gjendet në konflikt, nëna i çelnikos dëshirat, kurse i ati është nxitës i frikës. Djali identifikohet nga gjinia me rolin e të atit të tij, pastaj me sjelljet e të atit dhe nëpërmjet kësaj tek fëmija zhvillohet vetëdija e cila bëhet bartëse e kontrollit të brendshëm të fëmijës. Teoria e të mësuari intelektual thotë se përforcimi ka të bëjë më shumë me motivacionin sesa me të mësuarin, gjithashtu thotë se agresiviteti është sjellje e mësuar. Sipas kësaj teorie babai nuk është agresor, por ai është model për fëmijën. Teoria e të mësuarit social pranon se gjatë identifikimit rolin më të madhe e luan dashuria ndaj të atit 21 Fatmir Vadahi, vep.cit., 83 26

të tij, pastaj me sjelljet e të atit dhe nëpërmjet kësaj tek fëmija zhvillohet vetëdija e cila në të vërtetë bëhet bartëse e kontrollit të brendshëm të fëmijës. Teoria e pushtetit është teori që thekson se babai është personaliteti që shpërblen dhe njëkohësisht dënon fëmijët e tij. Ky përcaktim rolin e babait e mbështet në fuqinë dhe dashurinë e tij ndaj fëmijës. Sipas kësaj teorie, ai përpiqet që djali i tij të identifikohet me babanë e të pranoj standardet e sjelljeve dhe vlerësimet e tij. 22 4.4. Sjellja e fëmijës tuaj Përgjegjësia e prindërve është që ta mësojnë fëmijën të sillet mirë. Fëmijët më mirë mësojnë nëse i tregoni shembull personal. Sjellje e caktuar nuk është e pranueshme nën asnjëfarë kushtesh. Nuk duhet të lejohet zgjedhje nëse bëhet fjalë për çfarëdo gjëje e cila e kërcënon shëndetin/sigurinë e fëmijës ose ardhmërinë e tij. Për shembull fëmija i sëmurë duhet të marrë barëra. Fëmija i vogël nuk guxon të luajë në rrugë, ose tinejxheri nuk guxon të vozitet me vozitës të dehur. Fëmija nuk duhet të ikë nga shkolla. Shkolla e përgatit që të mund të punojë dhe fitojë për jetën, gjegjësisht bëhet fjalë për ardhmërinë e tij. Për sjellje të caktuar mund të bisedohet, për shembull a do t'i lyejë flokët ose a do ta rregullojë krevatin etj. Fëmijët dallohen në sjellje në varësi nga mosha e tyre dhe nga personaliteti. Bëhuni i drejtë dhe real në raport të asaj se çfarë prisni nga ata. Thuaj fëmijës çfarë prisni prej tij. Instruksionet duhet të jenë të qarta dhe nuk duhet të hiqni dorë nga ato. Mos kërkoni nga fëmija juaj të bëjë diçka, kështu që do ti lini rast të thotë jo. Në vend që të pyesni,,a je i përgatitur për në krevat? thoni Koha është që të përgatitesh për në krevat. 23 Më parë ia bëni me dije për atë që prisni prej tij, për shembull,,në 5 minutat e ardhshme, është koha që t'i mbledhësh lodrat. Bëni një listë të shkurtër të rregullave. Ndihmoni fëmijës suaj t'i kuptojë rregullat dhe vërtetoni qartë çfarë do të ndodhë po qe se i thyen ato. Stimuloni pavarësi. Lejoni që punët rutinore fëmija t'i bëjë vetë. 22 Po aty, 83 23 Johni Kincher, (2005), Psikologji për fëmijët, Shkup, Logos, f. 78 27

Hartoni plan ditor, dhe për mbahuni atij. Në të, le të jë jetë e përfshirë shkolla, të luajturit, detyrat shtëpiake, TV, ushqimet, pastrimi dhe të fjeturit. Adoleshenca është periudhë e veçantë. Adoleshentët duhet të trajtohen në mënyra të ndryshme nga fëmijët e vegjël. Mundohuni ti sqaroni fëmijës se si duhet të sillet. Përdorimi i dënimit fizik siç është të rrahurit është më pak efikase. Ajo mund ta ndalojë sjelljen e keqe, por nuk do ta mësojë fëmijën të sillet mirë. Mundohuni në mënyrë tjetër ta disiplinoni fëmijën. Injoroni sjellje të keqe. Fëmijët duan ta tërheqin kujdesin e prindërve të tyre. Bile edhe kujdesi negativ mund të veprojë në mënyrë stimulative. Në vend që ti përgjigjeni, mundohuni ta injoroni sjelljen e keqe. Kushtoni rëndësi atëherë kur të fillojë të sillet mirë. Keni kujdes injorimi nuk është i lejuar nëse fëmija sillet në mënyrë të rrezikshme. Sjellja e tillë duhet të ndërpritet menjëherë. Shpërblejeni për sjelljen e mirë me lëvdata, shpërblime ose përkujdesje. Shpërblimi nuk duhet të blihet me të holla. Mund të jetë edhe një përqafim i thjeshtë ose t'i shtohet numri i përallave kur e vini në gjumë, ose t'i përgatitni diçka speciale për të ngrënë. Është mirë ta lini fëmijën që vetë ta zgjedh dhuratën. Mos i premtoni diçka të cilën nuk mund t'ia dhuroni. Potenconi nëse bën diçka të mirë. 24 4.5. Si ta përmirësoni sjelljen e fëmijës tuaj? Mundohuni që atë që doni ta korrigjoni ta arrini pa përdorur forcë. Le të duket si lojë, e jo si obligim. Për shembull nëse duhet të shkojë në krevat, përdorni orën dhe thuaj të fshihet nën kuvertë para kalimit të kohës. Mësojeni në vetë kontrollim. Lejoni që të zgjedh mes obligimeve. Për shembull të zgjedhë cilin libër ta lexojë para se të flejë. Mos u mundoni që të korrigjoni çdo gjë përnjëherë. Zgjidhni një ose dy punë në të cilat duhet të punoni. Jepni fëmijës kohë që të mësojë. Sjellja ndryshon ngadalë. Për shembull, luteni që të luajë qetë, 10 minuta. Jepni lëvdata për të. Pas disa ditëve, rriteni këtë kohë në 15 minuta. Lavdërojeni vetëm nëse e ka realizuar kërkesën. Vazhdoni më tutje. 25 24 Edmond Dragoti, (1994), Adoloshenti, Tiranë, shulu, f. 45 25 Johni Kincher, (2005), Psikologji për fëmijët, Shkup, Logos, f. 67 28

Përfundim Në fund, mund të themi se qytetarë të vlefshëm janë ata, që jo vetëm bashkëpunojnë dhe e ndërtojnë jetën e tyre në harmoni me rendin shoqëror, por tek të cilët mund të kesh besim, se do të dinë t i interpretojnë ndryshimet e situatave me kalimin e kohës dhe do të marrin vendime të mençura sesi duhet të sillen në këto rrethana, në përputhje me të mirën e përbashkët. Për më tepër, ata duhet të jenë të gatshëm t u përmbahen vendimeve, që kanë marrë për mënyrën sesi jetojnë në bashkësitë e tyre. Studiuesit thonë se, për t u bërë qytetarë të vlefshëm, nxënësit duhet të zhvillojnë këto tipare: - ndjenjën e vënies së vetes në vendin e tjetrit, që në thelb ka të bëjë me këndvështrimet: të kuptosh sesi mund t i përjetojë dikush tjetër ngjarjet dhe, me kalimin e kohës, të jesh në gjendje të përcaktosh disa synime të përbashkëta me të tjerët si dhe të punosh me ta për përmbushjen e tyre; - ndjenjën e efikasitetit, ndjenjën se pjesëmarrja në punët e bashkësisë (klasës, qytetit, kombit) është e vlefshme, sepse veprimet tona do të sjellin diçka të vlefshme; - ndjenjën e lidhjes së jetës vetjake me një tërësi më të madhe: pra ndërgjegjësimi për vlerat dhe qëllimet e veprimeve tona në një kontekst më të madh se vetja jonë, qoftë kjo lufta për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, puna për begatinë dhe të mirën reciproke në bashkësi ose futjen në këtë apo atë kozmologji fetare; - ndjenjën e integritetit midis bindjeve dhe veprimeve tona: për shembull, në qoftë se dikush ka bindje të forta, se izolimi i të moshuarve është diçka mizore dhe e gabuar, atëherë ky person duhet të jetë i gatishëm t ia kushtojë një pjesë të kohës së vet shoqërizimit me të moshuarit. 29

Literatura: 1. Afërdita Deva-Zuna, (2003), Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë. 2. Ajdukovic, M. Familja si një sistem mbështetës për fëmijën, Tiranë 2001, Shoqata për Ndihmë Psikosociale. 3. Dragoti, Edmond, Adoloshenti, shblu, Tiranë 1994. 4. Dragoti, Edmond, Psikologjia sociale, Shblu,Tiranë 1999, 5. Grup autorësh. Të rinjtë pyesin, Watchtower Bible, New York (1996). 6. Kincher, Johni. Psikologji për fëmijët, Logos, Shkup 2005. 7. Pettijohn, Terry F. Psikologjia- një hyrje koncize, Dukagjini, Pejë 1997. 8. Vadahi, Fatmir. Pedagogjia Parashkollor, Camak-Pipa, Shkoder 2002. 9. Väestöliitto, Kotipuu. Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki 2003. 10. www.psikologjia.com. 11. http://www.bu.edu/learninglab/childes/ 12. https://www.google.com/search?hl=en&tbm=isch&source=hp&biw=1366&bih=6 62&ei=hXsEWozyKMyTkwX- _ZvoAQ&q=CHILDREN+IN+THEIR+EDUCATION+WITH+THE+SUPPORT +OF+PARENTS&oq=CHILDREN+IN+THEIR+EDUCATION+WITH+THE+S UPPORT+OF+PARENTS&gs_l=img.3...110505.110505.0.111914.2.2.0.0.0.0.10 8.108.0j1.1.0...0...1.1.64.img..1.0.0.0...0.UkCAGCNqeIQ#imgrc=Xg2OvSO0jP3SM: 13. https://www.google.com/search?hl=en&tbm=isch&source=hp&biw=1366&bih=6 62&ei=hXsEWozyKMyTkwX- _ZvoAQ&q=CHILDREN+IN+THEIR+EDUCATION+WITH+THE+SUPPORT +OF+PARENTS&oq=CHILDREN+IN+THEIR+EDUCATION+WITH+THE+S UPPORT+OF+PARENTS&gs_l=img.3...110505.110505.0.111914.2.2.0.0.0.0.10 8.108.0j1.1.0...0...1.1.64.img..1.0.0.0...0.UkCAGCNqeIQ#imgdii=wlk76d3KnOa 5nM:&imgrc=Xg2O-vSO0jP3SM: 14. https://www.google.com/search?hl=en&tbm=isch&source=hp&biw=1366&bih=6 62&ei=hXsEWozyKMyTkwX- _ZvoAQ&q=CHILDREN+IN+THEIR+EDUCATION+WITH+THE+SUPPORT +OF+PARENTS&oq=CHILDREN+IN+THEIR+EDUCATION+WITH+THE+S UPPORT+OF+PARENTS&gs_l=img.3...110505.110505.0.111914.2.2.0.0.0.0.10 8.108.0j1.1.0...0...1.1.64.img..1.0.0.0...0.UkCAGCNqeIQ#imgdii=fe27bswd-- DwfM:&imgrc=Xg2O-vSO0jP3SM: 30

SHTOJCË 31

Figura 1. Mënyra që Prindërit mund të ndihmojnë në nxitjen e notave (pa kryer vetën!) 32

Figura 2. Udhëzmet e prindërve me fëmijët për të mbrojtur veten. 33

Figura 3. Mbështetni edukimin e fëmijës suaj. 34

Figura 4. Mbështetja e fëmijës suaj me detyrat e shtëpisë. 35

Figura 5. Të mësuarit social. 36