HUNDORËSIA E ZANOREVE TË GEGËRISHTES VËSHTRUAR NGA PIKËPAMJA FONOLOGJIKE

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

AKTET ISSN AKTET VI, 4: , 2013

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Qendra për studime albanologjike Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në gjuhësi

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Raporti i Performancës së Komunave

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

DËBIMI I SHQIPTARËVE

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Speci Shqipëri

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

T E M A: SHTRIRJA E SHQIPES STANDARDE NË GJAKOVË

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Zhvillimet politike në Kosovë

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

PUNIM DOKTORATURE ÇËSHTJE TË VARIACIONIT GJUHËSOR NË MJEDISIN UNIVERSITAR TË QYTETIT TË VLORËS

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

VLERËSIMI I LEXIMIT NË KLASAT E HERSHME (A-EGRA)

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

ETNICITETI LINGUISTIK DHE TRADITA E ROMËVE NË SHQIPËRI

Analizë politikash 05/2016

Tel: 044/

Kuptueshmëria e të folurit në gjuhën shqipe në përdorimin e aplikacioneve multimediale Skype dhe Viber

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri:

Tel:

Manjola Lubishtani Kontributi i Agnia Desnickajës në studimin e të folmeve kalimtare në gjuhën shqipe... 5

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

DISKRIMINIMI NË TREGUN E PUNËS

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Raport Final i Vlerësimit

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PUNIM I DIPLOMËS TË NXËNIT E SHQIPES STANDARDE TEK FËMIJËT PARASHKOLLORË NË QYTETIN E GJAKOVËS

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

RAPORT PERIODIK Nr maj. 27 maj 2011

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

PASTRIMI I PARAVE TË PISTA DHE FALSIFIKIMI I PARAVE ПЕРЕЊЕ НА ВАЛКАНИТЕ ПАРИ И ФАЛСИФИКУВАЊЕ НА ПАРИ

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

Raporti i Ekipit të Akreditimit

Tema: Kontributi i Fadil Sulejmanit në fushën e gjuhës shqipe

Kostoja e ciklit të jetës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

CURRICULUM VITAE ANYLA SARAÇI (MAXHE) Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Fakulteti

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

VLERËSIMI I PËRPJEKJEVE TË MAQEDONISË NË KUNDËRVËNIEN NDAJ EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM, PIKËPAMJE NGA SHOQËRIA CIVILE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Siguria e fëmijëve në internet

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Transcription:

HUNDRËSI E ZNREVE TË GEGËRISHTES VËSHTRUR NG PIKËPMJ FNGJIKE sllan HMITI Dep. i Gjuhës dhe i etërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë Bllazhe Koneski Universiteti Shën Cirili e Metodi, Shkup, MQEDNI E-mail: ahamiti@flf.ukim.edu.mk Përmbledhje Në dialektologjinë shqiptare janë arritur rezultate të lakmueshme. Janë përshkruar pothuajse të gjitha të folmet shqipe, janë hartuar punime përgjithësuese si dhe janë botuar e ribotuar disa tekste universitare shumë të vlefshme. 1 Deri më tani janë shkruar shumë monografi dialektore. Çdonjëra nga to, duke marrë parasysh kohën kur është shkruar, ka vlerë të madhe. Megjithkëtë, një numër jo i vogël monografish janë kopje e njëra-tjetrës. Fjala vjen, pothuajse për çdo të folme gege thuhet se ka zanore hundore, pa u saktësuar se hundorësia është e tipit fonetik apo fonologjik. ndaj, nga përshkrimet e deritashme dialektore vështirë se mund të krijohet mozaiku i plotë i sistemit vokalik të gegërishtes, sepse për shumë të folme të dhënat për vlerën fonologjike të gjatësisë dhe të hundorësisë së zanoreve janë të pakta ose mungojnë fare, rrjedhimisht edhe nuk është përcaktuar me saktësi inventari i fonemave për disa të folme. Dihet se brendapërbrenda gegërishtes dallimi fonologjik i zanoreve gojore me zanoret hundore nuk është dukuri e përgjithshme, sepse nëpër të folme ka larmi. Në ndërgjegjen e folësve nuk është gjithnjë e qartë vlera e hundorësisë. Kjo tregon se gegërishtja në çështjen e hundorësisë së zanoreve gjendet në një fazë kalimtare: pjesa më e madhe e të folmeve të nëndialektit verior gegë e ruan tipin fonologjik të hundorësisë, ndërsa një numër i madh të folmesh të nëndialektit të gegërishtes jugore (veçmas të folmet e skajshme lindore, prijnë ato të Maqedonisë) kanë evoluar në tipin fonetik të hundorësisë. Edhe atje ku ruhet dallimi fonologjik i mungesës përkundër pranisë së hundorësisë së zanoreve në sajë të traditës, vlera fonologjike po zbehet. Në mjaft krahina të Gegërisë dallimi zanore gojore ~ 83

SN HMITI zanore hundore është rrafshuar. Fjalët janë kthyer në homofone, duke ia lënë kontekstit diferencimin e kuptimit. Të arriturat teorike dhe praktike të dialektologjisë shqiptare si dhe të gjuhësisë shqiptare e të gjuhësisë së përgjithshme duhet zbatuar edhe në përshkrimet dialektore. Fjalët kyçe: fonemë, zanore, hundorësi, gjatësi, kundërvënie, fonologjizim, defonologjizim 1. Hyrje Dukuria e hundorësisë dhe e gjatësisë së zanoreve në gjuhën shqipe ka ngjallur interesim të madh ndër gjuhëtarët shqiptarë dhe të huaj, rrjedhimisht për këto dukuri janë shkruar disa artikuj e studime të ndryshme. Toskërishtja dhe shqipja standarde kanë gjatësi zanoresh të tipit fonetik. Zanoret e gjata janë nuanca kombinatore dhe përgjithësisht mungon kundërvënia fonologjike të shkurtra ~ të gjata. Gjatësia e zanoreve në toskërishte ka karakter pozicional dhe kombinator, ndërsa në gegërishte gjatësia e zanoreve shpeshherë ka vlerë fonologjike. Nuk ka dyshim se gjatësia fono logjike e zanoreve është tipar i vokalizmit të gegërishtes. Megjithatë, në disa për shkrime të të folmeve të veçanta gege gjatësia e zanoreve nuk trajtohet në mënyrë të duhur, përkatësisht nuk vërtetohet vlera funksionale e tyre dhe nuk përcaktohet inventari i fonemave zanore të shkurtra përballë fonemave zanore të gjata. Nga ana tjetër, tani më kemi edhe monografi që mund të shërbejnë si model ku zanoret janë vështruar si nga aspekti fonetik ashtu edhe nga ai fonologjik. Prof. Bahri Beci në të folmen e Shkodrës ka analizuar një numër të madh fjalësh njërrokëshe e shumërrokëshe në rrethime të ndryshme të zanoreve. Sipas kësaj monografie, zanoret e shkurtra shqiptohen në intervalin prej 20 deri më 8 të qindta të sekondës, ndërsa të gjatat midis 42 20 qs. Vlerësim i përgjithshëm është se raporti i gjatësisë fizike të zanoreve të gjata përkundër zanoreve të shkurtra në të folmen e Shkodrës është 2:1. 2 Gjatësia e zanoreve nuk varet nga faktorë thjesht fonetikë, por është tipar i vazhdueshëm i fonemave, sepse vetëm në bazë të gjatësisë fonemat e shkurtra i vihen përballë fonemave të gjata, duke krijuar opozicion fo nologjik. Kundërvënia e këtillë e fonemave, në mungesë të treguesve të tjerë, përdoret për dallimin e kuptimit të fjalëve ose të formave gramatikore. Kjo bën që zanoret e shkurtra nga gjegjëset e tyre të gjata të luajnë rolin e fonemave të veçanta në gjuhë. Rrjedhimisht, kështu dalin dy seri fonemash zanore në rrokje të theksuar: fonema të shkurtra /a/, /e/, /i/, /o/, /u/, /y/ dhe fonema të gjata /a:/, /e:/, /i:/, / o:/, /u:/, /y:/. Gjatësia e zanoreve në të folmet gege duhet vëzhguar jo vetëm nga pikëpamja fonetike, por edhe nga këndvështrimi fonologjik. Siç dihet, 84 WWW.B-SHKENC.RG

Hundorësia e zanoreve të gegërishtes vështruar nga pikëpamja fonologjike kundërvnia zanore e shkurtër ~ zanore e gjatë shërben shpesh si mjet fonologjik për të dalluar kuptimin e disa çifteve minimale fjalësh, veçmas për diferencimin e formave morfologjike të fjalëve, si măz ~ ma:z (mëz - ajkë), çăj ~ ça:j (pije e nxehtë freskuese - çaj dru), kŏs ~ ko:s (kosi - kosa), shpăt ~ shpa:t (shpati - shpata), măll ~ ma:ll (malli - mallë ngjim), hăll ~ ha:ll (brengë - hallë-a), shtăt ~ shta:t (trup - shtatë), bŏj ~ bo:j (trup - ngjyrë) etj. Gjatësia si mjet fonologjik ka përdorim të dendur, sidomos për dalli min e formave morfologjike. Kështu, disa emra dallohen sipas gjinisë apo numrit, si dhe disa folje dallohen në mënyrë, kohë dhe vetë. Përgjithësisht, në çiftet e fjalëve me kundërvënie fonologjike të gjatësisë së zanoreve të theksuara, emrat në numrin njëjës dhe ata të gjinisë mashkullore shqiptohen me zanore të shkurtër, ndërsa shumësi i tyre dhe gjinia femërore përkatëse me zanore të gjatë, si: (mashkullore ~ femërore): plăk ~ pla:k, kunăt ~ kuna:t, krûshk ~ kru: shk etj.; (njëjës ~ shumës): vĕsh ~ ve:sh, dhăm ~ dha:m, fyshĕk ~ fyshe:k, dyshĕk ~ dyshe:k, oxhăk ~ oxha:k, baxhanăk ~ baxhana:k, dollăp ~ dolla:p etj. 3 Konstatimi i përgjithshëm se toskërishtja dhe shqipja standarde nuk kanë fonema zanore hundore, ndërsa gegërishtja ka një inventar vokalik prej tri seri zanoresh: a) zanore gojore të shkurtra, b) zanore gojore të gjata, dhe c) zanore hundore është i diskutueshëm. Duhet rishqyrtuar vlera fonologjike e zanoreve hundore të gegërishtes. Mendojmë se kundërvënia e gjatësisë së zanoreve dhe hundorësia e tipit fonetik është mbarëdialektore gege, por, hundorësia në pikëpamje fonologjike nuk ka vlerë absolute. Gjykojmë se hundorësia e zanoreve tani më është defonologjizuar jo vetëm në nëndialektin e gegërishtes jugore, por edhe në shumë të folme të nëndialektit të gegërishtes veriore. Për ta përdëftuar këtë, përshkrimi i sistemit vijor (segmentor, linear) veçmas të të folmeve gege në të ardhmen duhet bërë si nga aspekti fonetik, ashtu edhe nga ai fonologjik. Fonetikanët kanë shpjeguar prej ko hësh se hundorësia shtrihet si ndër zanoret që i prijnë ashtu edhe ndër ato që ndjekin një bashkëtingëllore hun dore. Ky hundorëzim është fryt i përshtatjes nyjëtimore të zanoreve nën ndikimin e bashkëtingëlloreve në kontakt, i përzierjes së fazës së fundit të tingullit paraprak me fazën e fillimit të tingullit pasues, përkatësisht të ndryshimeve kombinatore që shkaktohen për shkak të akomodimit të organeve të të folurit. 4 Zanorja /ë/ e theksuar nuk bën pjesë në inventarin vokalik të të folmeve gege, ndërsa /o/-ja nuk i nënshtrohet ligjit të hundorësisë. Prandaj, nëpër të folmet gege me hundorësi mund të dëgjojmë 6 zanore /î/, /ŷ/, /ô/, /ê/, /â/, /û/ e më pak. Siç dihet, në të folmet e gegërishtes shqiptohen me timbër hundor ato zanore që gjenden ose dikur janë gjen- KTET E TKIMIT VJETR ISH 2007 85 B N GJ I

SN HMITI dur në pozitë para bashkëtingëlloreve hundore [m, n, nj], sipas skemës zanore + bashkëtingëllore hundore > zanore hundore ([a] + [n] = [â] = /â/). Është pranuar nga të gjithë se zanoret hundore, krahas atyreve gojore dikur kanë qenë të mbarë shqipes, me intensitet më të ulët në të folmet e gegërishtes dhe me intensitet më të lartë në ato të toskërishtes, por në një fazë të zhvillimit të saj, në të folmet e Jugut rotacizmi (shndërrimi i /n/-së ndërzanore në /r/, që ka vepruar para më se 1300-1500 vjetësh) 5 shkaktoi edhe çhundorëzimin e zanoreve. Ka zanore me hundorësi në këto pozicione: a) përpara bashkëtingëlloreve hundore; b) pas bashkëtingëlloreve hundore; c) në mes dy bashkëtingëlloresh hundore; ç) kur pas zanores ka qenë një bashkëtingëllore hundore që ka rënë; d) hundorësi për ngjashmëri (analogji). Në përshkrimin dialektor të çdo të folmeje gege kundërvënia e fonemave zanore të theksuara hundore me fonemat gojore duhet parë në çifte minimale fjalësh, si p.sh.: /a:/ ~ /ã:/: ha:n (ata hanë) ~ hã:n hënë, va:th-i ~ vã:th-t vëthët ; /ã:/ ~ /a/: kã:m këmbë ~ kam (unë), hã:n hënë ~ han (ai ha), atã atë ~ ata, ktã këtë ~ kta këta ; /ă/~/ã/: lăm (ne) lam ~ lã:m lëmë, kăn kanë ~ kã:n kënë ; /e:/ ~ /ê:/: ve: vezë ~ vê: (unë) vë ; /i/ ~ /ĩ:/: mi (djemt e) mi ~ mĩ: miu etj., por ato mund të jenë të ndryshme nga një e folme në një të folme tjetër. Në qoftë se një e folme ka çifte të tilla ose të ngjashme fjalësh, atëherë mund të nxirret përfundimi se ajo e folme, përveç gojoreve, ka fonema të veçanta hundore, që krijojnë edhe seri fonemash më vete, të cilat mund t i quajmë zanore hundore. Nga ana tjetër, nëse nuk kemi çifte fjalësh të tilla, rrjedhimisht realizimet e zanoreve me timbër hundor janë variante kombinatore të fonemave përkatëse gojore, ato nuk krijojnë seri të posaçme fonemash dhe mund të quhen zanore të hundorëzuara. 2. Formulimi i problemit Megjithëse shqiptimi i ndërhundshëm i zanoreve në të folmet Veriore të shqipes ka tërhequr vëmendjen e shumë gjuhëtarëve shqiptarë dhe të hu aj, prapë kanë mbetur pa u sqaruar përfundimisht disa çështje të rëndësishme: 1. Cilat të folme gege kanë fonema zanore hundore e cilat kanë zanore të hundorëzuara? 2. Çfarë inventari vokalik kanë të folmet veç e veç? 3. Çfarë kundërvëniesh krijojnë ato me zanoret e tjera hundore e gojore? 4. Çfarë shkalle të hundorësisë kanë ato? 86 WWW.B-SHKENC.RG

Hundorësia e zanoreve të gegërishtes vështruar nga pikëpamja fonologjike 5. Vallë në gjendjen e sotme hundorësia e zanoreve në të folme të veçanta gege është defonologjizuar apo jo? 6. formojnë zanoret hundore në mbarë gegërishten seri zanoresh më vete apo diku janë variante kombinatore të zanoreve përkatëse gojore? Me këtë kumtesë të shkurtër nuk mëtojmë se mund të japim përgjigje në këto çështje, por po i parashtroj si një nga detyrat tona të përbashkëta që duhet zgjidhur në të ardhmen me një bashkërendim të punës, jo vetëm për këtë problematikë, por edhe për çështje të tjera të dialektologjisë e të gjuhësisë shqiptare në përgjithësi. Bie fjala, ka mundësi të hartohet një pyetësor dialektor i veçantë për vjeljen e materialit në fushën e fonetikës e të fonologjisë, në të cilin do të përfshihen pyetje për kundërvëniet fonologjike të zanoreve sipas mungesës ~ pranisë së hundorësisë dhe ai të bëhet publik në faqen elektronike të lb-shkencës. Materialet e siguruara përmes kësaj forme të grumbullohen, sistematizohen dhe përpunohen, natyrisht duke u mbështetur edhe në të dhënat që mund të sigurohen edhe nga punimet e deritashme. Në studimet e deritashme dialektore për të folme të veçanta gege vërehet një larmi e madhe. Kjo laryshi është e natyrshme po të kihet parasysh se: a) Përshkrimi i të folmeve tona është bërë brenda një periudhe kohore 50-60 vjeçare, kryesisht pas uftës së Dytë Botërore e deri më tani. b) Një numër jo i vogël gjuhëtarësh janë marrë me studime dialektore në fazën e hershme të pjekurisë profesionale. c) Gjatë vjeljes së materialit dialektor dhe përpunimit të tij janë përdorur metoda kërkimore-shkencore të ndryshme. ç) Veshi ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite aparati i vetëm i përshkrimit të të folmeve tona, ndërsa tlasi dialektor i gjuhës shqipe ende është i panjohur për opinionin e gjerë shkencor, edhe pse sipas të dhënave të fundit është botuar vëllimi i parë i kësaj vepre madhore. d) Sistemi tingullor në disa përshkrime të folmesh është paraqitur shkarazi, vetëm në aspektin fonetik, ndërsa mungon pikëpamja fonologjike. Fjala vjen, mund të lexojmë përshkrime të folmesh gege ku thuhet se akëcila e folme përveç zanoreve gojore ka edhe zanore hundore, por nuk jepen çifte minimale fjalësh për të përdëftuar vlerën fonologjike të tyre, e as nuk saktësohet inventari i fonemave zanore. Është e vërtetë se çdo e folme gege ka zanore të hundorëzuara. Pra, mungon vështrimi fonetiko-eksperimental (deri më tani kemi vetëm një të këtij lloji për të folmen e Shkodrës) dhe ai fonologjik (me disa përjashtime). Kuptohet se vëzhgimet eksperimentale kërkojnë mjete teknike ndihmëse të posaçme, laborator të fonetikës eksperimentale, të cilin fatkeqësisht nuk e kemi as në Shqipëri, as në Kosovë e KTET E TKIMIT VJETR ISH 2007 87 B N GJ I

SN HMITI as në Maqedoni. Për këndvështrimin fonologjik të sistemit tingullor të të folmeve lipset një përgatitje e nevojshme teorike dhe një përkushtim e punë serioze, veçmas tani kur literatura përkatëse teorike 6 dhe modelet e mira të monografive dialektore nuk mungojnë. 7 Praktikisht, për çdo të folme fonemat duhet identifikuar nëpërmjet kundërvënieve fonologjike (kuptimdalluese ose gramatikore). 3. Mendim për zgjidhjen e problemit Prania e hundorësisë së zanoreve është vërtetuar në shumicën e të folmeve të nëndialektit të gegërishtes veriore, si në grupin veriperëndimor ashtu edhe në grupin verilindor, si në të folmen e Shkodrës, Nikaj-Mërturit, të Krasniqes, të Gashit e Bytyçit, të Tropojës, të Hasit, të Rugovës, në të folmen e ugut të Drinit të Bardhë, të Zhurit të Prizrenit, të Drenicës, të Shalës së Bajgorës, të Gollakut, të Ferizajt, të Gjilanit, të Kaçanikut etj. Përgjithësisht, në të folmen e skajshme të etnisë: të Preshevës, të Bujanovcit, të Ulqinit, të lapit e Gollakut si dhe në të folmet lindore të gegërishtes qendrore (veçmas ato të Maqedonisë) hundorësia e zanoreve është defonologjizuar, përkatësisht aty më nuk mund të gjejmë çifte minimale fjalësh me kundërvënie zanore gojore me zanoren hundore përkatëse. Nga leximi i punimeve përshkrue se të të folmeve gege, lidhur me hundorësinë e zanoreve nuk mund të përftohet pasqyrë e qartë: në disa përshkrime dialektore fitohet ideja se hundorësia e zanoreve ka vlerë fonologjike, ndërsa në disa punime të tjera nuk janë sjellë dëshmi të mjaftueshme për ta pohuar ose për ta mohuar atë. Gjatë punës sonë në të ardhmen nuk duhet të kënaqemi vetëm me konstatimin se në një të folme gege dëgjohen apo nuk dëgjo hen zanore hundore, kur dihet se hun dorësia fonetike e zanoreve është veçori e përgjithshme e dialektit Verior, por duhet analizuar vlera fonologjike e tyre, duhet përcaktuar inventari vokal me: a) serinë e zanoreve gojore të shkurtra, b) serinë e zanoreve të gjata, dhe c) serinë e zanoreve hundore. Gjithsesi, mendojmë se çështja e shtrirjes së hundorësisë së zanoreve, e përcaktimit të inventarit të këtyre fonemave nëpër të folme të veçanta, e intensitetit të saj, e vlerës fonologjike të hundorësisë si dhe shumë dukuri të tjera duhet rishqyrtuar. Për gjendjen e sotme të studimeve dialektore në përgjithësi mund të thuhet se shkalla e hundorësisë së zanoreve bashkëpërkon me shtrirjen gjeografike të tyre: sa më në veri që janë, hundorësia është aq më e madhe dhe anasjelltas. Kështu, në të folmet e nëndialektit verior të gegërishtes kemi një hundorësi me intensitet të lartë, ndërsa në nëndialektin e gegërishtes jugore kemi një shkallë më të ulët hundorësie. Zaten, po të duam të krahasojmë të fol- 88 WWW.B-SHKENC.RG

Hundorësia e zanoreve të gegërishtes vështruar nga pikëpamja fonologjike met e Kosovës me të folmet shqi pe të Maqedonisë, sipas një shkallë zimi hundorësie, duke filluar nga një shkallë më e lartë e përfunduar me një shkalle më të ulët, afërsisht do të kishim edhe një zbritje gjeografike veri jug: të folmet e Kosovës, të Preshevës e Bujanovcit, të folmet e Kumanovës, të Shkupit, të Tetovës, të Gostivarit, të Kërçovës, të Dibrës dhe të Strugës. Në këto dy të folmet e fundit pothuajse nuk dëgjojmë fare zanore me timbër hundor. Por, ashtu si për gjatësinë e zanoreve, edhe për shkallën e hundo rësisë fjalën e fundit mund ta thotë ve tëm anali za laboratorike, ndërsa vlera e tyre fonologjike duhet provuar me metodën e zëvendësimit (komutacionit). Të folmet gege në çështjen e hundorësisë së zanoreve gjenden në një fazë kalimtare. Te të gjitha ka prirje për defonologjizimin e hundorësisë së zanoreve. Nga punimet dialektore që na kanë rënë në dorë, kemi fituar përshtypjen se të folmet e nëndialektit jugor të gegërishtes po shkojnë drejt çhundorëzimit dhe në këtë proces prijnë të folmet shqipe të Maqedonisë, ku hundorësia e zanoreve është defonologjizuar, ndërsa gjatësia e tipit fonologjik ende ruhet (sidomos në saje të mosshqiptimit të [ë]-së fundore). Në nëndialektin verior të gegërishtes aty-këtu (por jo gjithkund) vlera fonologjike e hundorësisë së zanoreve ende ruhet. 4. Përfundime Nga monografitë dhe punimet dialektore për të folmet e gegërishtes që i kemi konsultuar gjykojmë se hun dorësia e zanoreve në të folmet e gegërishtes është përzierje e sistemit të vjetër të trashëguar me zanore hundore që janë fonema më vete, me tipin e ri të hundorësisë jofonologjike. Edhe brendapërbrenda gegërishtes dallimi fonologjik i zanoreve gojore me zanoret hundore nuk është dukuri e përgjithshme, sepse nëpër të folme ka larmi. jo ka filluar të lëkundet dhe gjithnjë e më pak mund të gjenden çifte minimale fjalësh, te të cilat një zanore gojore i kundërvihet një zanoreje hundore. Në ndërgjegjen e folësve nuk është gjithnjë e qartë vlera e hundorësisë. Kjo tregon se gegërishtja në çështjen e hundorësisë së zanoreve gjendet në një fazë kalimtare: pjesa më e madhe e të folmeve të nëndialektit verior gegë e ruan tipin fonologjik të hundorësisë, ndërsa një numër i madh i të folmeve të nëndialektit të gegërishtes jugore, prijnë të folmet shqipe të Maqedonisë, kanë evoluar në tipin fonetik të hundorësisë. Edhe atje ku ruhet kundërvënia fonologjike e mungesës kundruall pranisë së hundorësisë së zanoreve në sajë të traditës, vlera fonologjike po zbehet. Në mjaft krahina të Gegërisë dallimi zanore gojore ~ zanore hundore është rrafshuar. Fjalët janë kthyer në homofone, duke ia lënë kontekstit diferencimin e kuptimit. KTET E TKIMIT VJETR ISH 2007 89 B N GJ I

SN HMITI Pa mohuar rezultatet e arritura deri më tani në dialektologjinë shqiptare, mendojmë se në të ardhmen duhet të shtrohen detyra të tjera më të mëdha. Realizimi i tyre kërkon një zgjerim, thellim, ngritje të mëtejme të punës kërkimore, zhvillimin e një veprimtarie të programuar mirë si dhe bashkërendimin sa më të mirë të punës së specialistëve. Résumé Enviable results have been achieved in the dialectology of lbanian language. lmost all the lbanian speeches have been analyzed and general proceedings have been composed. Many university texts, of a peat value have been published. great considerable number of dialectal monographers have been compiled until now. Each of them, considering the circumstances in which has been written, is of a great importance. For instance, it is stated that almost each of the geg dialect has nasal vowels without defining if the nasalization is a phonetic or phonological feature. Therefore, from the dialectal analysis made up to now it is difficult to create a complete mosaic of the vocal system of the dialect since for many speeches there is an absence of the data for the phonological value off the length and the nasalization of the vowels. It is generally accepted that the phonological difference with in the geg dialect between the mouthed vowels and is a variety in the speeches. The value of nasalization is not always explicit in the speaker s conscience. This shows that this dialect is in transitory period the major past of the speeches of the northen subdialected preserves the phonological type of nasalization whereas a great number of the speeches of the southern sub dialects ( especially those of the eastern dialects. Macedonian also are leading here have evolved the phonetic feature of nasalization. The phonological velour is becoming wan ewer in the places where the phonological discernment of absence against the presence of the nasalization owing to the tradition, is being present. In many provinces/regions of the dialect the difference mouthed vowel-nasal vowel has been diminished. Words have converted into homophones, leaving the differentiation of the meaning in the context. The theoretical and practical achievements of the lbanian dialectology, of the lbanian linguistics and of the linguistics in general should be applied in the dialectal analysis. Key words: phoneme, vowel, nasalization, length, contrast, phonology, dephonlogy. 90 WWW.B-SHKENC.RG

Hundorësia e zanoreve të gegërishtes vështruar nga pikëpamja fonologjike Referencat 2005, f. 218-220. 5. Demiraj, Shaban: Fonologjia histori ke e 1. Gjinari, Jorgji Shkurtaj, Gjovalin: Dialektologjia, ShBU, Tiranë, 1997, 2000. 6. Dodi, nastas: Fonetika dhe fono logjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1996. 2. Beci, Bahri: Të folmet veriperëndimore të gjuhës shqipe, IGj, Tiranë, 2004; Trubeckoi, shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, IGj, Tiranë, 1995. në, 1985. N. S.: Parime të fonologjisë, Rilindja, Prishti- 3. Hamiti, sllan: E folmja shqipe e Karadakut të Shkupit, Shkup, 1999 (disertacion të Mbishkodrës, Dialektologjia shqiptare IV, 7. Shkurtaj, Gjovalin: E folmja e Rranxave doktorati në dorëshkrim, 293 f.). IGj, Tiranë, 1982, f. 144-278; Beci, Bahri, Të 4. Hamiti, sllan: Fonetika dhe fono logjia e folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, IGj, Tiranë, gjuhës standarde shqipe, Shkup, Interdiskont, 1995. B N GJ I KTET E TKIMIT VJETR ISH 2007 91