AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Similar documents
STUDIMI I DISA KULTIVARËVE TË GRURIT NË ZONA TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

Speci Shqipëri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Tel: +377 (0)

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

Institucioni: Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Sarajevës Data e diplomimit: 2004 Diploma/ Magjistratura : Mr. Sc.

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN

BULETINI MUJOR KLIMATIK

FAO Project GCP/ALB/005/ITA Production Support in Albania. Kultivimi i Hurmës. Pergatiti: Dr. Fatmir VOCI Consulent ne projektin FAO

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Strategjia për sektorin e hortikulturës

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Raporti i Performancës së Komunave

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Emri dhe mbiemri-titulli akad. Shukri Maxhuni,Dr.Sc. Telefoni I punes (Mob & Fix) Tel: ;

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Programi IPA 2010 për Kosovë i Bashkimit Evropian. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

DISERTACION STUDIMI I SJELLJES SË KONSUMATORËVE TË BORXHIT TË BRENDSHËM SHTETËROR RASTI I SHQIPËRISË. (Në kërkim të gradës shkencore Doktor )

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Raporti i Vetë-vlerësimit

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Raporti vjetor Të jetojmë nga toka dhe puna jonë!

AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe

Kultivimi i Kumbullës

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Abstract. Përmbledhje

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

PROFILI I SEKTORIT TIK

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Raport Final i Vlerësimit

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Morphological characteristics of olive varieties

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

MENAXHIMI I RISKUT TË KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN E SME-VE NË SHQIPËRI

Strehimi Social në Shqipëri

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës Fakulteti i Biznesit PËRCAKTUESIT E STRUKTURËS SË KAPITALIT: RAST STUDIMI I KOMPANIVE TË PALISTUARA NË SHQIPËRI

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

Teori dhe strategji të financimit të kompanive.

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

BULETINI I SHKENCAVE TË ZBATUARA

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT

Zhvillimet politike në Kosovë

Transcription:

AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca EFFECT OF PLANTING DEADLINE IN EARLY PRODUCTION AND YIELD OF TOMATO IN SUN GREENHOUSES NDIKIMI I AFATEVE KOHORE TË MBJELLJES SË DOMATËS NË HERSHMËRI DHE RENDIMENT NË SERRA DIELLORE ISUF LUSHI 1, LLAZAR HAXHINASTO 2, NEXHAT BALAJ 3 1. SHFKP Anadrini Xerxë, Kosovë, 2. Universiteti Bujqësor i Tiranës,Shqiperia, 3.Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Prishtinë-Kosovë. apanorama@hotmail.com AKTET V, 3: 474-480, 2012 PERMBLEDHJE Domatja është nga bimët perimore më të rëndësishme dhe më e përhapur në Kosovë. Në studim janë marrë hibridet e domatës Amati dhe Big-beef, ku janë hulumtuar gjithësejt tri variante dhe katër afate të mbjelljes (afati i parë,afati i dytë, afati i tretë dhe afati i katërt). Gjatë studimit janë ndjekur dhe analizuar treguesit:ecuria e fazave fonologjike,treguesit biometrik të bimë dhe frutit,lulet e çelura dhe frutat e lidhur,treguesit e hershmërisë, dinamika e prodhimit në kushtet e serrës diellore në regjionin e Anadrinit, Kosovë. Skema e ngritjes së eksperimentit ishte blloku i randomizuar me 4 përsëritje me dy kultivar. Lartësia e bimë në (cm) te variantet rezulton në kufi nga 200.5 cm te hibridi Amati, ndërsa 198.75 cm te hibridi Big-Beef. Treguesit e hershmërisë së varianteve në prodhim, te hibridi Amati varianti i parë ka terguar hershmeri më të lartë në krahasim me variantet tjera, po ashtu edhe te hibridi Big-beef varianti i parë ka treguar hershmëri më të lartë në krahasim me variantet tjera. Vertetohet se rendimenti i përgjithshëm më i lartë, tek dy hibridët e hulumtuar, është konstatuar te varianti i dytë respektivisht te afati i dytë, Amati (1937kv/ha dhe te hibridi Big Beef,rendimenti me i lartë është treguar te varianti i parë respektivisht afati i parë i mbjelljes (2040.10 kv/ha). Fjale kyçe: Domate,afatet kohore, hershmëria, rendimenti, prodhimi. SUMMARY Tomato hybrids under study were Amati and Big-beef, whereas investigation was undertaken in four variants (first time of planting, the second term, third term and fourth term). During our investigation we have monitored and analyzed the following indicators: biometric indicators of plant and fruits, indicators of earliness of variants, dynamic of production in sun greenhouses in the region of Anadrini, Kosovo. The experiment has been set up according to randomized block design in four replication. Plant height (cm) of tomato plants in different variants resulted within the range of 200.5cm (Amati), and 198.75 cm (Big-Beef). As for the earliness of production of variants in production, with regard to hybrid Amati the first variant (black plasmas) showed the highest earliness compared to other variants. The same trend was recorded to Big- beef as well. It was proved that the highest total yield, has been recorded to the second variant (the second term) and the value was 1937 q/ha (Amati and 2040.10 q/ha Bigbeef.,( The first option ie the first time planting). Key words: Tomato, earliness indicator, dynamic of production. HYRJE Kultivimi i domates ne serra diellore është një veprimtari aktive fermerëve në bujqësi, duke pasur parasysh edhe investimet financiare. Serrat diellore gjithashtu mundësojnë rritjen e shpejte të bimëve, shfrytëzimin e tyre prodhuese neper

mjet kontrollit, ku qëllimi është optimizimi i treguesve tokësor e klimatik me kërkesat biologjike te bimëve. Prodhimi në serra diellore hasë në një varg vështirësish, për zgjidhjen e të cilave është e nevojshme ndërmarrja e një sërë studimesh, të orientuara drejt vlerësimit të treguesve të efektivitetit të prodhimit në mjedise të mbrojtura,në raport me atë të fushës së hapur, përmirësimit të teknologjive të prodhimit, aplikimit të sistemeve të prodhimit dhe mbrojtjes së integruar, përmirësimit të marketimit të prodhimit, etj. (BALLIU, 1999). Nëpërmjet zbatimit të teknologjive të reja dhe të prodhimit të domates në serra diellore si: kontrolli i mikroklimës, ngritjes se vllajave, mulqerimit në serrë, shfrytëzimi i plehrave kristalor, zbatimi i ujitjes pikë pikë, zbatimi i mbrojtjes preventive nga sëmundjet dhe dëmtuesit etj., ndikojnë në shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese të domates. Domatja është njëra nga perimet e cila për drejtimet e shumta të përdorimit dhe destinacionit i përgjigjet mirë kërkesave në vazhdimësi të konsumatorit. Për arsye të tilla kultivimi i saj është rritur në mënyrë të dukshme në këto vite të fundit duke zgjeruar njëkohësisht edhe kalendarin e prodhimit, si rrjedhojë e zgjerimit të saj në serra diellore. Në Kosovë ky është studim i parë që është ndërmarrë për të hulumtuar Ndikimin e afateve kohore te kultivimit te domates si ne hershmëri ashtu edhe ne rendiment ne serra diellore. MATERIALI DHE METODAT E PUNËS Dy hibride të domates (Amati dhe Big Beef ) me origjinë Holandeze janë mbjellur në serrën diellore në regjionin e Anadrinit në fshatin Radostë (Rahovec). Për hulumtimin tone u morën në studim ndikimi i afateve kohore te kultivimit te domates ne hershmëri dhe rendiment ne serra diellore me dy hibride (Amati dhe Big-Beef) dhe katër variante (afati i parë,afati i dytë, afati i tretë dhe afati i katërt). Farat u mbollën në module plastike, me torfë industriale. Fidanët e gatshëm u mbollën në serrë në 16/03, 26/03, 06/04 dhe16/04 për tre vitet e hulumtimit (2006, 2007 dhe 2008). Distancat e mbjelljes të aplikuara ishin 100 x 40 cm dhe me një dendësi të mbjelljes së bimëve prej 2.5 bimë/m2. Skema e mbjelljes së eksperimenteve ishte në katër përsëritje sipas varianteve për çdo eksperiment.. Gjatë eksperimentimit me kujdes janë mbajtën shënimet fenologjike dhe matje biometrike. Prodhimi i gatshëm u vol dhe u peshua për secilin nga njësitë eksperimentale, në përputhje me periudha të caktuara kohore. Të dhënat e prodhimit u konvertuan në kv/ha dhe shërbyen si të dhëna bazë për punë të mëtejshme. Gjatë këtyre hulumtimeve janë ndjekur dhe analizuar treguesit e mëposhtëm: Shënimet fenologjike:data e mbjelljes së farës, data e mbirjes, mbjelljes në serrë, data e gonxhimit, data e lulëzimit sipas lulërive, data e lidhjes së frutave, përqindja e lidhjes së frutave, data e pjekjes së frutave, Treguesit biometrik të bimës dhe frytit,lulet e çelura dhe frutat e lidhur,treguesi i hershmërisë së hibrideve,rendimenti sipas periudhave të vjeljes (kv/ha),dinamika e prodhimit (kv/ha). Hibridet në studim 1. Amati:Është hibrid indeterminant, i hershëm, frutat me ngjyrë të kuqe intensive të peshës mesatare 205.40 gr, pesha mesatare për bimë 7.43 kg, rendimenti për hektar 1847.80 kv/ha. Është atraktiv për treg. I qëndrueshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Frutat e tij janë me uniformitet të lartë. Është hibrid i Kompanisë Seminis. Holandë. 2. BigBeef:Është hibrid indeterminant, i hershëm, frutat me ngjyrë të kuqe, me peshë mesatare 229.70 gr, pesha mesatare për bimë 7.87 kg, rendimenti për hektar 1970 kv/ha. I qëndrueshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Është hibrid i Kompanisë Peto-seeds. Holandë. REZULTATET E HULUMTIMIT Nga rezultatet e hulumtimeve trevjeçare (2005-2008) të kryera në serrën diellore, dy hibride të domates (Amati dhe Big-Beef) me origjinë nga Holanda të mbjellura në serrën diellore, në AKTET Vol. V, Nr 3, 2012 475

regjionin e Anadrinit në fshatin Radostë-Rahovec, është konstatuar se prodhimi i realizuar nga domatja e kultivuar në kushtet e serrave është shumë i lartë. Shënimet fenologjike Për të krijuar një ide mbi kalimin e fenofazave të hibrideve të domates në kushtet klimatike tokësore të serrës ku është ngritur eksperimenti u regjistruan disa të dhëna të cilat janë: Mbjellja e farës për katër afatet është realizuar në datat 16.01, 26.01, 06.02 dhe 16.02. Ndërrimi i fidanit në serrë për katër afatet është realizuar në datat 16.03, 26.03, 06.04 dhe 16.04. Hibridet Raporti H/D Trashësia e epikarpit Numri i Pesha mesatare e (mm) dhomëzave frytit (gr) Amati 0.85 0.40 5 205.40 Big-Beef 0.80 0.35 5.5 229.70 Tabela 1. Treguesit biometrik të frytit të domates Hibridet Lartësia e bimës (cm) Lartësia e K.I nga toka (cm) Distancat midis K.III-IV (cm) Trashësia e kërcellit (cm) Amati 200.5 22.50 20.6 1.40 Big-Beef 198.75 24.50 19.2 1.45 Tabela 2. Treguesit biometrik të bimës domates Afati Hibridi Numri luleve të çelura Numri i frutave të lidhur % e frutave të lidhur kundrejt luleve të çelura Mesatarja I Amati 962 822 85.45% Amati Big-Beef 848 712 83.96% 84.48% II Amati 940 798 84.90% Big-Beef 871 717 82.23% III Amati 966 815 84.37% Big-Beef Big-Beef 857 687 80.16% 82.02% IV Amati 900 749 83.22% Tabela 3. Lulet e çelura dhe frutat e lidhur te domatja (mesatarja trevjeçare 2006-2008) Nga tabela 4 shihet se janë konstatuar dallime në rendiment te hibridi i domates Amati varësisht nga afati i mbjelljes, varianti (plasmasi) dhe viti i hulumtimit. Rendimenti më i madh i frutave të vjelura të domates është konstatuar afati i dytë mbjelljes (276.80), më i vogël te afati i katërt (247,87), ndërsa te afati i parë dhe i tretë i mbjelljes rendimenti ka qenë 271.54 respektivisht 259.44 kv/ha. Në mbështetje të analizës së variancës dhe testit me LSD, nuk janë konstatuar dallime sinjifikante statistikore në mes afateve të mbjelljes, sa i përket rendimentit te domates te hibridi Amati dhe konstatojmë se dallimet e konstatuara kanë qenë vetëm dallime të rastit. 476 AKTET Vol. V, Nr 3, 2012

Afati Varianti (B) Viti (C) (AxB) 2006 2007 2008 I II III IV (BxC) Plasmas i zi 304.14 257.26 334.40 298.60 ** Plasmas i bardhë 265.41 234.54 282.19 260.71 Ns Pa plasmas 270.38 218.57 277.00 255.32 Ns (AC) 279.98 236.79 297.86 Plasmas i zi 303.31 246.80 317.69 289.27 * Plasmas i bardhë 276.56 245.85 293.33 271.91 Pa plasmas 275.72 235.21 296.75 269.23 (AC) 285.20 242.62 302.59 ** Plasmas i zi 314.79 211.14 334.64 286.86 Plasmas i bardhë 277.14 209.04 273.16 253.11 Pa plasmas 247.85 200.27 266.94 238.35 (AC) 279.93 206.82 291.58 Plasmas i zi 272.09 220.96 308.00 267.02 Plasmas i bardhë 252.29 206.18 260.44 239.64 * Pa plasmas 303.89 183.86 223.14 236.96 ** (AC) 276.09 203.67 ** 263.86 C1 C2 C2 (B) Plasmas i zi 298.58 234.04 323.69 ** 285.44 ** Plasmas i bardhë 267.85 223.90 277.28 256.34 Ns Pa plasmas 274.46 209.48 ** 265.96 249.96 ** (C) 280.30 222.47 ** 288.97 ** Interaksioni (A xb x C) ** 271.54 Ns 276.80 Ns 259.44 Ns 247.87 Ns FAKTORËT A B C AB AC BC ABC 1 % 103.684 27.304 33.580 59.922 73.694 62.288 157.759 LSD 5 % 78.768 20.743 25.510 44.026 54.144 46.169 106.630 Tabela 4. Rendimenti kv/ha te hibridi Amati (ANOVA) Dallime sinjifikante statistikore të niveleve të ndryshme janë konstatuar edhe në mes varianteve të hulumtuar (Faktori B). Vlera më e lartë e rendimentit të domates te hibridi Amati është konstatuar te varianti me plasmas të zi (285.44), ndërsa më e ulët te varianti pa plasmas (249.96). Kjo vlerë e rendimentit të hibridit Amati te varianti me plasmas të bardhë është 256.34. Në pikëpamje të rendimentit te varianti me plasmas të zi në njërën anë si dhe te varianti pa plasmas në anën tjetër dallimet statistikore të konstatuara janë tejet sinjifikante, kurse në mes të variantit me plasmas të bardhë dhe atij pa plasmas nuk janë konstatuar dallime sinjifikante dhe se dallimet e konstatuara janë vetëm dallime të rastit. Gjithashtu nuk janë konstatuar dallime statistikore në mes të domateve të kultivuara me plasmas të zi dhe atyre me plasmas të bardhë. Në pikëpamje të rendimentit të domates, në mes të viteve të hulumtimit (Faktori C) njëherësh janë konstatuar dallime tejet sinjifikante statistikore ku vlera më e lartë është konstatuar gjatë vitit 2008 (288.97) kurse më e vogël gjatë vitit 2007 (222.47). Dallimet e konstatuara sa i përket rendimentit në mes të vitit 2008 dhe 2006 me rendimentin e vitit 2007 janë tejet sinjifikante ndërsa në mes vitit 2008 dhe 2007 nuk janë AKTET Vol. V, Nr 3, 2012 477

konstatuar dallime statistikore sa i përket rendimentit. Nga ana tjetër sa i përket interaksioneve gjegjësisht bashkëveprimit të faktorëve siç janë: A x B, A x C, B x C dhe A x B x C po ashtu janë konstatuar dallime statistikore të niveleve të ndryshme të sinjifikacionit. Afati Varianti (B) Viti (C) (AxB) 2006 2007 2008 I II III IV (BxC) Plasmas i zi 354.04 231.18 389.61 324.94 ** Plasmas i bardhë 293.59 207.89 327.04 276.17 Pa plasmas 272.96 225.26 322.07 273.43 (AC) 306.86 221.44 ** 346.24 ** Plasmas i zi 335.18 245.32 338.46 306.32 Plasmas i bardhë 289.07 248.25 274.29 270.54 Pa plasmas 298.21 256.36 314.54 289.70 (AC) 307.49 249.98 309.09 Plasmas i zi 329.89 267.50 337.79 311.73 Plasmas i bardhë 306.36 237.79 293.71 279.29 Pa plasmas 263.39 227.89 306.71 266.00 (AC) 299.88 244.39 312.74 Plasmas i zi 309.57 245.46 311.71 288.92 Plasmas i bardhë 254.86 241.96 254.14 249.99 Pa plasmas 243.18 237.82 240.05 240.35 ** (AC) 269.20 241.75 268.30 (B) 291.52 Ns 288.85 Ns 285.67 Ns 259.75 Ns Plasmas i zi 332.17 247.37 344.39 ** 307.98 ** Plasmas i bardhë 285.97 233.97 ** 287.05 268.99 * Pa plasmas 269.44 236.83 295.84 267.37 ** (C) 295.86 Ns 239.39 ** 309.09 ** Interaksioni (A xb x C) ** FAKTORËT A B C AB AC BC ABC 1 % 96.794 29.804 31.291 65.408 68.669 58.041 147.004 LSD 5 % 73.533 22.642 23.771 48.057 50.453 43.021 99.361 Tabela 5. Rendimenti kv/ha te hibridi Big-Beef (ANOVA) Nga tab.5.shihet se te hibridi i domates Big-Beef janë konstatuar dallime në rendiment varësisht nga afati i mbjelljes, varianti (plasmasi) dhe viti i hulumtimit. Rendimenti më i madh i frutave të vjelura të domates është konstatuar te afati i parë i mbjelljes (291.52), më i vogël te afati i katërt (259,75), ndërsa te afati i dytë dhe i tretë i mbjelljes rendimenti ka qenë 288.85 respektivisht 285.67kv/ha. Në mbështetje të analizës së variancës dhe testit me LSD, nuk janë konstatuar dallime sinjifikante statistikore në mes afateve të mbjelljes, sa i përket rendimentit te domates te hibridi Big-Beef dhe konstatojmë se dallimet e konstatuara kanë qenë vetëm dallime të rastit. Dallime sinjifikante statistikore të niveleve të ndryshme janë konstatuar edhe në mes varianteve të hulumtuar (Faktori B). Vlera më e 478 AKTET Vol. V, Nr 3, 2012

lartë e rendimentit të domates te hibridi Big-Beef është konstatuar te varianti me plasmas të zi (307.98) ndërsa më e ulët te varianti pa plasmas (267.37). Kjo vlerë e rendimentit të hibridit Big Beef te varianti me plasmas të bardhë është 268.99. Në pikëpamje të rendimentit te varianti me plasmas të zi dhe te varianti pa plasmas në njërën si dhe te varianti me plasmas të zi dhe ai me plasmas të bardhë në anën tjetër dallimet statistikore të konstatuara janë tejet sinjifikante, kurse në mes të variantit me plasmas të bardhë dhe atij pa plasmas nuk janë konstatuar dallime sinjifikante dhe se dallimet e konstatuara janë vetëm dallime të rastit. Nuk janë konstatuar dallime statistikore edhe në mes të domateve të kultivuara me plasmas të zi dhe atyre me plasmas të bardhë. Në pikëpamje të rendimentit të domates, në mes të viteve të hulumtimit (Faktori C) njëherësh janë konstatuar dallime tejet sinjifikante statistikore ku vlera më e lartë është konstatuar gjatë vitit 2008 (309.09) kurse më e vogël gjatë vitit 2007 (239.39). Dallimet e konstatuara sa i përket rendimentit në mes të vitit 2008 dhe 2006 me rendimentin e vitit 2007 janë tejet sinjifikante ndërsa në mes vitit 2008 dhe 2007 nuk janë konstatuar dallime statistikore sa i përket rendimentit. Nga ana tjetër sa i përket interaksioneve gjegjësisht bashkëveprimit të faktorëve siç janë: A x B, A x C, B x C dhe A x B x C po ashtu janë konstatuar dallime statistikore të niveleve të ndryshme të sinjifikacionit. Rendimenti kv/ha 70 60 50 40 30 20 10 0 Plasmas i zi Plasmas i bardhë Pa plasmas Variantet Amati Big Beef Grafiku 1. Hershmëria e prodhimit sipas varianteve, (kv/periudhë vjeljeje) te hibridi Amati dhe Big-Beef Nga grafi 1 sa i përket hershmërisë së prodhimit sipas varianteve, kv/periudhe të vjeljes është konstatuar se hibridi Big-Beef i kultivuar me plasmas të zi ka hershmëri më të lartë, me një rendiment prej 67.82 kv/ha/periudhën e parë. Gjithashtu edhe hibridi Amati me plasmasi të zi ka dhënë rendiment të lartë (52.49 kv/ha/periudhën e parë të vjeljes). Te kontrolla (pa plasmas) të dy hibridët, Amati dhe Big-Beef, kanë dhënë rendimentin më të ulët 12.29 respektivisht 13.05 Kv/ha. Kjo analize është e rëndësishme për të vlerësuar ndikimin e hibrideve në periudhat me çmimin më të lartë në treg. Rendimenti Kv/ha 2050 2000 1950 1900 1850 1800 1750 1700 1650 1600 1550 I II III IV Afatet e mbjelljes Amati Big Beef Grafi 2. Rendimenti sipas hibrideve dhe afateve të mbjelljes kv/ha Nga paraqitja grafike e dinamikës së prodhimit ( Graf. 2), shihet se rendimenti i përgjithshëm më i lartë, te të dy hibridët e hulumtuar, është konstatuar te varianti i parë respektivisht me plasmas të zi, Amati (1998kv/ha dhe Big Beef (2156 kv/ha), pastaj në radhë vijnë variantet e tjera. PËRFUNDIME Prodhimi i domates në serra diellore është një biznes rentabil, prej te cilit shoqeria ka perfitime matriale nga prodhimi i realizuar. Te treguesi i hershmërisë sipas varianteve, kv/periudhë të vjeljes, është konstatuar se hibridi Big-Beef i kultivuar me plasmas të zi ka hershmëri më të lartë, me një rendiment prej 67.82 kv/ha/periudhën e parë. Gjithashtu edhe hibridi Amati me plasmasi të zi ka dhënë rendiment të lartë (52.49 kv/ha/periudhën e parë. Te kontrolla (pa plasmas) të dy hibridët (Amati dhe Big-Beef), AKTET Vol. V, Nr 3, 2012 479

kanë dhënë rendimentin më të ulët përkatësisht 12.29 dhe 13.05 Kv/për periudhën e parë. Sa i përket afateve te mbjelljes rendimenti ma i larte është realizuar te hibridi i doametes Amati në afatin e dytë te mbjelljes me rendiment 1937.60kv/ha, ndërsa te hibridi i domates Bigbeef kjo është realizuar ne afatin e parë të mbjelljes me rendiment 2040.13kv/ha. LITERATURA [1] Balliu, A.2004. Mjediset e mbrojtura. Tiranë. [2] Lushi I, 2004. Studimi i disa hibrideve të domates në mjedise të mbrojtura në Kosovë dhe problemet e kultivimit të tyre Punimi i Magjistraturës,Tiranë. [3] Koni F.1989.Bazat teorike-eksperimentale te disa hallka te teknologjis së kultivimit te domates në mjedise të mbrojtura,tiranë. [4] Lushi, I.,et,al,. 2008.The study of the hybryds of tomato in sun greenhouses in Kosovo. For Balkan symposium on vegetables and Potatoes.9-12 September 2008.Plovdiv-Bulgaria. [5] Lushi I, 2009.Studimi i disa hallkave të teknologjisë së kultivimit të domates(solanum lycopersicum L.)në serra diellore në Kosovë. 480 AKTET Vol. V, Nr 3, 2012