Njoftim Tatimor. Në këtë publikim: Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh

Similar documents
që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

NJOFTIM PËR KONTRATË

Faksi:

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

Republika e Kosovës Republic of Kosovo - Republika Kosova Qeveria- Government -Vlada

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Tax & Legal update Tax & Legal amendments January October 2015

NJOFTIM PËR KONTRATË

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

Tax News Paketa Fiskale 2016

Çmimorja për Klientë të Biznesit

Supply Chain Management (Menaxhimi i furnizimit zinxhir) dhe E-prokurimi

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

[TVSH, SUKSESI I ADMINISTRIMIT TË SAJ DHE NDIKIMI NË TË ARDHURAT PUBLIKE]

Kostoja e ciklit të jetës

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 03 MAJ 2013, PRISHTINË. Ligji Nr. 04/L-155 PËR SISTEMIN E PAGESAVE

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

Menaxhimi i Performancës

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

The Economic Contribution of the Qantas Group to Australia

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Regjistrimi i pronësisë dhe te drejtave tjera sendore në Kosovë: Vështrim kritik në perspektive krahasimore

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

PROFILI I SEKTORIT TIK

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Punim seminari. Programi master: Departamenti: Banka, financa dhe kontabilitet Lënda: Analizë Financiare

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

PËR PAJISJET NËN PRESION

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Tregjet potenciale për eksport

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTËSISË MINISTRI. URDHËR Nr. 495, datë

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Analizë politikash 05/2016

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

Kontabiliteti Financiar Financial Accounting. Zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.24/2011 MPB PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA KS

BANKA PËR BIZNES SH.A.

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

Takimi i tretë i ekipës për menaxhim të projektit për zvogëlim të pagesave në para të gatshme në Kosovë

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Auditim zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Transcription:

Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh Njoftim Tatimor Në këtë publikim: Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh Ligji i ri Nr. 05/L-037 mbi TVSh-në përfshin disa ndryshime të rëndësishme nga ligji i kaluar mbi TVSh-në (Ligji Nr. 03/L-146 i ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-197 dhe Ligjin Nr. 04/L-108). Si ndryshim kryesor, norma standarde e TVSh-së do të rritet nga 16% në 18%, ndërkaq norma e reduktuar e TVSh-së prej 8% do të aplikohet për mallra dhe shërbime specifike, si dhe pragu për regjistrim për TVSh është ulur nga EUR 50,000 në EUR 30,000. Udhëzimi Administrativ 3/2015 mbi implementimin e dispozitave që përbën ky ligj është publikuar me 1 shtator 2015. Ky Udhëzim Administrativ ndër tjerash sqaron në detaje zbatimin e neneve të ndryshme në ligjin e ri mbi TVSh, si dhe jep shpjegime më të gjera për dispozitat e pandryshuara nga ligji paraprak. Njoftimi Tatimor i përgatitur ofron një përmbledhje të ndryshimeve më të rëndësishme që përfshin ky Udhëzim Administrativ. Tetor 2015 1

UA 3/2015 janë objekt i tatuarjes për TVSh. Përjashtim nga kjo rregull përbën furnizimi i mallrave në përputhje me procedurat mbi ankandin publik. Objekt i tatuarjes [Shtesë] Në lidhje me objektin e tatuarjes, kërkohet të ekzistojë një lidhje e drejtpërdrejtë mes furnizimit të kryer dhe kundërvlerës (pagesës) së pranuar duke u plotësuar dy kushtet më poshtë: Përfitimi që transaksioni i sjell klientit; Çmimi ka lidhje me përfitimin e pranuar prej klientit. Çmimi mund të paguhet edhe nga një palë e tretë. Gjithashtu falja e detyrimeve konsiderohet pjesë e konsideratës së marrë. Personat e tatueshëm [Shtesë] Të qenit person i tatueshëm për TVSh rrjedh nga realizimi në mënyrë të pavarur i transaksioneve që lidhen me një aktivitet ekonomik. Personat që ushtrojnë një aktivitet nën përgjegjësinë e tyre dhe gëzojnë liri të plotë në organizimin konsiderohen se veprojnë në mënyrë të pavarur. Nuk veprojnë në mënyrë të pavarur në rast të një lidhjeje që krijon varësi nga kushtet e punës, pagesës, ose përgjegjësia e punëdhënësit. Trajtimi i veprimtarive të organizatave jofitimprurëse [Shtesë] Në përcaktimin nëse aktivitetet e organizatave jo-fitimprurëse janë objekt i tatuarjes për TVSh, analizohet nëse furnizimi sjellë përfitim të drejtpërdrejtë pranuesit dhe nëse çmimi ka lidhje me përfitimin. Autoritetet publike [Shtesë] Aktivitetet të cilat janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me bizneset që ofrojnë furnizime të ngjashme konsiderohet se shtrembërojnë konkurrencën dhe rrjedhimisht Personi i tatueshëm i cili ka pushuar aktivitetin e tij [Shtesë] Personat që çregjistrohen nga TVSh por që kanë ende stoqe të pa shitura për të cilat është zbritur TVSh, detyrohen të paraqesin këto stoqe si furnizime në deklaratën e TVSh-së të periudhës së fundit. Ndërkaq, personi i cili ka mjete pasuri të luajtshme ose paluajtshme, obligohet të bëjë rregullimin e zbritjeve të TVSh-së në përputhje me afatin e përdorimit të tyre. Lizingu financiar [Shtesë] UA sqaron rregullat për aplikimin e TVSh-së për lizingun financiar. Në kontratën e lizingut përcaktohet afati i përdorimit të mallit kundrejt pagesave. Ndërsa TVSh që ngarkohet në faturat mujore është sa vlera e qirasë, përveç interesit; Lizingu operativ [Shtesë] Kur një person i jep klientit të tij në përdorim pasuri për mbajtje/ruajtje të mallrave të tij pa pagesë, mirëpo klienti paguan çmim më të lartë për mallrat se sa një klient i cili thjeshtë blen mallrat, atëherë TVSh llogaritet mbi diferencën e çmimit. Diferenca konsiderohet si dhënie në përdorim e pasurisë dhe tatohet me 18% pavarësisht normës së aplikuar për mallrat që ruhen në atë pasuri. Transaksionet e ndërmjetësve [Shtesë] UA dallon ndërmjetësit që veprojnë në emrin e tyre të cilët konsiderohen se furnizojnë vetë mallrat dhe shërbimet, dhe ndërmjetësit që përfaqësojnë klientin e tyre. 2

Këta të fundit nuk bëjnë vetë furnizimin, por kryejnë një shërbim kundrejt një komisioni. Vlera e tatueshme për shërbimit e ndërmjetësimit është komisioni që faturohet. Distributorët (ndërmjetësit) e kartave, paketave televizive apo telekomunikimi, nuk ngarkojnë klientin final me TVSh por faturojnë me TVSh komisionin për shërbimin tek operatorët kryesor. Furnizimet e përziera [Shtesë] Lidhur me furnizimet me karakter të përzier malli dhe shërbimi, jepen sqarime se vlera apo kosto e furnizimit nuk është përcaktues i klasifikimit të trajtimit si mall apo si shërbim. Punimet e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes [Shtesë] Aktivitetet e ndërtimit si dhe mirëmbajtja konsiderohen furnizime shërbimi. Shuma e tatueshme e punimeve të ndërtimit për punë private apo publike përcaktohet nga vlerat përkatëse të zërave të elementeve të punimeve që përbëjnë situacionin e punimeve të kryera. Punimet ndërtimore që nuk konsiderohen të jenë kontrata ndërtimore afatgjate, duhet të konsiderohen si të përfunduara në momentin e lëshimit të situacionit. Aplikimi i mallrave dhe shërbimeve të biznesit për nevoja jo-biznesore [Shtesë] Kur përdoren mallrat e biznesit për nevoja të ndryshme nga ato të biznesit, nëse TVSh e paguar në blerje nuk është e zbritshme, nuk do të konsiderohet si furnizim kundrejt pagesës. Përcaktimi i dhuratave me vlerë të vogël dhe mostrave [Ndryshim] Mostra apo dhurata që i jepen pa pagesë nuk përbëjnë furnizim për konsideratë. Mostrat përcaktohen si mallra që i ofrohen klientëve por nuk janë për qëllime shitje. Kurse lirimi për dhurata vlen vetëm për mallra me vlerë deri në 15 (10 sipas UA të vjetër), që shpërndahen për qëllim të promovimit të veprimtarisë ekonomike. Ky lirim lejohet të zbatohet vetëm për një objekt, për të njëjtin përfitues dhe vetëm një herë në vit. Aplikimi i mallrave dhe shërbimeve të biznesit për nevoja të biznesit [Shtesë] Në rast të shfrytëzimit të mallrave apo shërbimeve të biznesit për nevoja të biznesit, personi i tillë obligohet të lëshoj një faturë për furnizimin dhe në të njëjtën kohë të konsiderohet blerës i këtij furnizimi. Transferi i biznesit [Shtesë] Në lidhje me transferin e biznesit, sqarohet se nga transferuesi dhe pranuesi kërkohet një deklaratë me shkrim që specifikon dhe detyron për rregullim të TVSh-së së zbritshme për secilin mall të kapitalit. Vendi i furnizimit të mallrave [Shtesë] Vendi i furnizimit të mallrave, pikënisja e dërgimit apo e transportit e të cilave ndodhet jashtë Kosovës dhe vend-mbërritja në Kosovë, vendi i furnizimit është ndryshon varësisht se prej cilit person kryhet furnizimi. Kur furnizimi kryhet nga importuesi, vendi i furnizimit të mallit është në Kosovë; Ndërsa kur blerësi i mallit është një person i ndryshëm nga importuesi i tij vendi i furnizimit nuk është në Kosovë Vendi i furnizimit të gazit natyror, energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe ftohje dhe ujit nëpërmjet sistemeve të shpërndarjes është në Kosovë nëse këto mallra janë konsumuar apo përdorur efektivisht në Kosovë; Nëse nuk konsumohen në Kosovë, kërkohet dëshmi për të vërtetuar që këto mallra janë transportuar jashtë Kosovës. Dokumentacioni përfshinë lejet dhe kërkesat e posaçme që kërkohen për tregtimin e tillë, kontratat dhe 3

faturat, të dhënat e blerësit të energjisë, vërtetime të lëshuar nga autoritetet tatimore të vendit të destinacionit. Vendi i furnizimit të shërbimeve [Shtesë] Për të vërtetuar se vendi i furnizimit të shërbimit për një person të tatueshëm është jashtë Kosovës, kërkohen kontrata dhe faturat për shërbimin me të dhënat e plota për pranuesi dhe vërtetim nga autoritetet tatimore të vendit të pranuesit që pranuesi është personi i tatueshëm atje; Nëse furnizuesi i shërbimit (personi i tatueshëm në Kosovë) nuk është në gjendje të vërtetojë se furnizimi i shërbimit i është ofruar një personi të tatueshëm jashtë Kosovës, atëherë ngarkohet TVSh. Vendi i furnizimit të shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshme [Shtesë] Në shërbimet që lidhen me pasuri të paluajtshme bëjnë pjesë të gjitha shërbimet që paraqesin lidhje të ngushtë me këto pasuri. Këtu përfshihen shërbimet që kanë si qëllim të modifikojnë juridikisht një pasuri, siç janë përpilimi i akteve të pronësisë, përpilimi i kontratave të qiradhënies etj. Momenti i lindjes së detyrimit dhe ngarkimi me TVSh për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve [Ndryshim] Në rast të procedurave të ngarkesës së kundërt, momenti i lindjes së detyrimit për TVSH është në të njëjtën periudhë tatimore në të cilën shërbimi apo malli është pranuar. Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve [Shtesë] Subvencionet që nuk përfshihen në shumën e tatueshme janë ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me çmimin e një furnizimi të malli, përfshirë subvencionet nga autoritetet publike për të cilat përftimi nuk përbën kundërvlerën e një furnizimi. Elementet që përfshihen në shumën e tatueshme [Shtesë] Shpenzimet dytësore nuk përfshihen në shumën e tatueshme në rast se i faturohen veçmas klientit ose në rast se shpenzimet kryhen vetë nga klienti. Për furnizimet e tatueshme që janë kryer pa një shumë të ndarë për TVSh, TVSh konsiderohet e përfshirë në vlerën totale të furnizimit. Në rast se blerësi si person i tatueshëm ka pranuar një faturë të tillë, furnizuesi duhet t i lëshojë blerësit të tij një faturë rregulluese. Normat [Shtesë] Furnizimi i barnave, produkteve farmaceutike, instrumenteve dhe aparateve mjekësore dhe kirurgjike i nënshtrohet normës së reduktuar prej 8%, ne te kaluarën kane qene te liruara pa te drejtën e kreditimit. Këtu përjashtohen mallrat e listuara në Pjesën D të Ligjit Nr. 04/L-163 të cilat trajtohen si furnizime të liruara nga TVSh pa të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme. Shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor [Shtesë] Shërbimet shëndetësore dhe veprimet e lidhura ngushtë me to të furnizuara drejtpërdrejtë pacientit nga institucionet shëndetësore publike apo private janë furnizime të liruara nga TVSh. Shërbimet e autoambulancës janë gjithashtu të liruara. Ndërkaq, shërbimet që nuk kanë qëllim kryesor shërimin, siç është qiradhënia e hapësirës dhe pajisjeve mjekësore ose shërbimet estetike, nuk janë të liruara. Shërbimet e edukimit [Ndryshim] Lirimi i paraparë për shërbimet e edukimit nuk përfshin kurset e trajnimit, kualifikimit, apo kurse nëpërmjet të cilave nuk merret një formim i vazhdueshëm për 4

pjesëmarrësit dhe në përfundim të tij nuk pranohet diplomë e vlefshme për t u njohur si profesion. Lirimi i gazetave, botimeve periodike dhe furnizimi i shërbimeve nga mediat [Shtesë] Furnizimi i gazetave dhe botimeve periodike, si dhe furnizimi i shërbimeve nga mediat elektronike të radios dhe televizionit, lirohet nga TVSh, me përjashtim të ofrimit të materialeve në formën jo tradicionale të një gazete apo reviste, që mund të lexohet përmes pajisjeve të tjera ndihmëse përfshirë ato elektronike. Lirimi nga TVSh i furnizimeve të sigurimit dhe ri-sigurimit [Shtesë] Të gjitha produktet e sigurimit shëndetësor që ofrojnë kompanitë e sigurimeve për të cilat kërkohen licenca të veçanta nga BQK janë furnizime të liruara nga TVSh, me përjashtim të shërbimit për vlerësim të dëmeve. Lirimi nga TVSh i shërbimeve financiare [Shtesë] Lirimet për shërbime financiare vlejnë vetëm për institucione financiar të licencuara nga autoriteti kompetente dhe që me Ligje përkatëse lejohet të kryejë këto transaksione. Furnizimi i tokës, ndërtesës dhe dhënia me qira e pasurive të paluajtshme [Shtesë] Vetëm dhënia me qira e pasurisë së paluajtshme që shfrytëzohet për qëllime të qëndrimit të përhershëm për jetesë është transaksion i liruar nga TVSh. Lirimet në importim të lëndës së parë [Shtesë] Lirimi do të lejohet vetëm për bizneset të cilat zhvillojnë aktivitet prodhues. Për të përfituar nga ky lirim, nevojitet të plotësohen kërkesat cilat janë të specifikuara në këtë UA. Lirimet në importimin e pajisjeve të Teknologjisë Informative [Shtesë] Lirimi do të lejohet vetëm për bizneset të cilat zhvillojnë aktivitet në fushën e Teknologjisë Informative dhe importojnë pajisje të reja me qëllim të rishitjes. Pajisjet e Teknologjisë Informative që do të lirohen nga TVSh në importim janë ato qe u përkasin kodeve tarifore 8471; 8473 30; 8517 6200 dhe 8542. Edhe për importimin e pajisjeve të teknologjisë informative biznesi duhet të parashtrojë kërkesë për lirim në ATK. Lirimet në eksport [Shtesë] Furnizimi i shërbimeve të përpunimit nga eksportuesi për mallra jo-kosovare të destinuara për t u ri-eksportuar (sipas procedurës së përpunimit të brendshëm të përcaktuar me Kod Doganor), janë furnizime të liruara me të drejtën e zbritjes së TVSh-së. Këtu përjashtohen furnizimet nga një nënkontraktues i kompanisë eksportuese. Nënkontraktuesit të tillë i kërkohet të mbajë një regjistër të veçantë për çdo operacion të përpunimit me detajet e specifikuara sipas këtij UA. Procedura e rimbursimit për mallrat në bagazhin personal të udhëtarit [Shtesë] Nga 01.01.2017 do të mundësohet rimbursimi i TVSh-së për mallrat në bagazhin personal të udhëtarëve, me kusht që vlera totale e furnizimit përfshirë TVSh-në është më e madhe se EUR 175. Këto mallra duhet të transferohen jashtë Kosovës jo më vonë se 90 ditë kalendarike pas datës së shënuar në faturën origjinale të blerjes së mallit. Udhëtarit të tillë i kërkohet të dëshmojë se banesa e përhershme apo rezidenca e tij e zakonshme ndodhet jashtë Kosovës. 5

Transporti ndërkombëtar i mallrave [Shtesë] Në rastet kur shërbimi i transportit konsiderohet shërbim i lidhur drejtpërdrejtë me eksportin e mallrave dhe është rrjedhimisht shërbim i liruar nga TVSh, transportuesit i kërkohet që të posedojë të gjitha vërtetimet se transporti është kryer deri në destinacionin jashtë Kosovës. Ndërmarrjet që nuk mund të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar për të provuar transportin ndërkombëtar, aplikojnë TVSh për shërbimin dhe klienti ka të drejtën e zbritjes së TVSh-së. Furnizimet e mallrave në dhe brenda zonës së lirë, depove doganore dhe të lira [Shtesë] Këto furnizime janë transaksione të liruara me të drejtën e zbritjes së TVSh. Nëse personi i tatueshëm pranon mallra nga personi i tatueshëm në zonë të lirë, për trajtim të mallrave sipas procedurave të përpunimit të brendshëm, kthimi i mallrave tek porositësit në zonën e lirë është transaksion i liruar nga TVSh. UA gjithashtu përshkruan procedurat doganore në lidhje me zonat e lira ekonomike. Ushtrimi i së drejtës për zbritje [Shtesë] Për qëllime të zbritjes së TVSh-së, konsiderohet e vlefshme edhe kopja e noterizuar e faturës së blerjes në rast se fatura origjinale humbet, me kusht që shitësi të zotërojë kopjen e tij të faturës dhe ta ketë deklaruar atë. Kërkesa për rimbursim të TVSh-së [Shtesë] Kërkesat e rimbursimit të TVSh-së në baza mujore siç është paraparë për eksporte nuk aplikohet për furnizimet e trajtuara si eksporte, ku përfshihen furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik, furnizimi i mallrave ose shërbimeve për organet ndërkombëtare etj. Rregullat dhe procedurat për daljet jashtë përdorimit të mallrave [Shtesë] Nuk lejohet rregullimi i TVSh-së së zbritshme për daljet jashtë përdorimit të mallrave për shkak se janë të papërdorshme apo u ka kaluar afati, si dhe për shkatërrimin e pasurisë nga shkaqe natyrore. Nëse personi i tatueshëm përfiton dëmshpërblim si rezultat i sigurimit të këtij mallit, atëherë për vlerën e përfituar llogaritet TVSh. Nëse personi i tatueshëm nuk dokumenton mungesën e mallrave sipas procedurave të parapara, mallrat e tilla do të konsiderohen si mallra të shitura. Ndër procedurat e kërkuara për daljen jashtë përdorimit të mallrave janë mbajtja e një regjistri dhe njoftimi me shkrim i ATK-së me rastin e nxjerrjes jashtë përdorimit të tyre. Në rastet e dëmtimit apo shkatërrimit të mallit nga një akt i qëllimshëm kërkohet rregullimi i TVSh-së së zbritshme. Vjedhja apo humbja e pasurisë [Shtesë] Lejohet rregullimi i TVSh-së së zbritshme për rastet e humbjes së pasurisë në rastin e vjedhjeve. Edhe nëse tatimpaguesi ka poseduar sigurim për mallin e vjedhur dhe përfiton dëmshpërblimin për dëmin e pësuar, nuk zbatohet TVSh në vlerën e dëmshpërblimit. Kushtet e njohjes së borxhit të keq [Shtesë] Në harmoni me Ligjin 05/L-029 mbi TAK, borxhi i keq nuk do të njihet nëse transaksionet me të njëjtin borxhli janë përsëritur pas shpalljes së borxhit të keq, me përjashtim të ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë aktivitet me interes publik. Shtyrja e TVSh-së apo lirimi nga TVSh [Shtesë] Shtyrja e afatit të pagesës së TVSH-së do t i lejohet biznesve në importin e makinerisë dhe pajisjeve që përfshihen në Kapitujt 84 dhe 6

87 të Nomenklaturës së Harmonizuar të Sistemit të Mallrave (TARIK). Për të përfituar nga shtyrja, bizneset duhet të përmbushin kërkesat administrative të ATK-së të përcaktuara me këtë UA. Ndër to përfshihet posedimi i një garancioni bankar për shumën e TVSh-së së shtyrë si dhe pragun minimal të shumës së tatueshme të mallrave të importuara prej EUR 30,000. Detyrimi për të paguar TVSh-në për shërbimet që furnizohen në lëmin e ndërtimit (ngarkesa e kundërt) [Shtesë] Ngarkesa e kundërt aplikohet edhe në rastet e furnizimit të punëve ndërtimore dhe furnizimeve ku personeli është i angazhuar në aktivitete e ndërtimit. Ngjashëm me mekanizmin e zakonshëm të ngarkesës së kundërt, obligimi për pagesë të TVSh-së për furnizimin e shërbimeve lidhur me ndërtim bartet tek personi i tatueshëm për të cilin janë kryer furnizimet. Mekanizmi i ngarkesës së kundërt për punë ndërtimore vlen vetëm kur transaksioni (kontrata) tejkalon shumën prej EUR 5,000 pa TVSh. Regjimi për agjencitë e udhëtimit [Shtesë] Veprimet që agjencia e udhëtimit kryen vetëm në emrin e saj dhe në përfitim të klientit, për të cilat përdor furnizime të mallrave dhe shërbimeve të furnizuara nga persona të tjerë të tatueshëm, konsiderohen si furnizim i një shërbimi të vetëm tërësor dhe është subjekt i këtij regjimi. Shuma e tatueshme e shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit është marzha e agjencisë. Marzha llogaritet si diferenca mes çmimit total të paguar nga klienti dhe vlerës reale të paguar nga agjencia për furnizimet e faturuara nga persona të tjerë të tatueshëm (me kusht që ato përfitohen nga klienti në mënyrë të drejtpërdrejtë). Vlera e TVSh-së nuk shënohet dhe nuk identifikohet veçmas në faturën e agjencisë për klientin. Agjencia e udhëtimit nuk ka të drejtë të zbresë TVSh-në e faturuar nga persona të tretë të tatueshëm për mallrat dhe shërbimet që përdoren në përfitim të drejtpërdrejt të klientit, por ka të drejtën e zbritjes së TVSh-së për shpenzimet e përgjithshme administrative të agjencisë të cilat nuk bëjnë pjesë në furnizimin e shërbimit të vetëm të agjencisë së udhëtimit. Rregullat e zbatimit të regjimit të marzhit të fitimit [Shtesë] Regjimi i marzhës së fitimit, i shpjeguar për herë të parë me këtë UA, mundëson ngarkesën me TVSh mbi vlerën e marzhës së transaksioneve të shitjes të kryera nga: a) Personi i tatueshëm rishitës b) Organizatori i shitjeve në ankand Ky regjim vlen për mallra të përdorura, veprave të artit, objekteve të koleksionit dhe antikiteteve. Mallrat e përdorura në kuptim të këtij regjimi (nuk përfshijnë mbetjet industriale) mund t i nënshtrohen një procesi riparues, por jo edhe transformim tërësor në raport me mallin origjinal para përdorimit. Renovimi nënkupton rastet kur vlera pa tatimin e elementeve të reja po të përdorura që vihen në përdorim për rikthimin në gjendjen e mëparshme është më e lartë se vlera e vetë mallit të përdorur. Person i tatueshëm rishitës zbaton TVSh-në sipas regjimit të marzhës së fitimit në transaksionet e shitjes së mallrave të përdorura, veprave të artit, objekteve të koleksionit ose antikiteteve të cilat i janë furnizuar atij nga: 1. Një person i tatueshëm që nuk ngarkon TVSh-në apo një person jo i tatueshëm për TVSh 2. Një person tjetër i tatueshëm ri-shitës, nëse furnizimi i mallrave prej tij i është nënshtruar TVSh-së në përputhje me këtë skemë të marzhës 3. Një person i tatueshëm, i cili nuk është i regjistruar për TVSh dhe furnizon mallra kapitale në mënyrë rastësore 7

Personi i tatueshëm rishitës mund të zgjedhë të zbatojë regjimin e marzhës nëse shet brenda vendit mallra të përdorura, të importuara nga ana e tij për llogari të vet apo të palëve të treta. Ndërkaq, personi i tatueshëm rishitës i objekteve të artit, artikujve të koleksionit dhe antikiteteve ka të drejtën e zgjedhjes së aplikimit të regjimit të marzhës për furnizimet e: a) Objekteve të artit, artikujve të koleksionit dhe antikiteteve të cilat ky person i ka importuar vetë b) Objektet të cilat i janë furnizuar atij nga vetë autori apo nga ata që zotërojnë të drejta mbi to Nëse ky regjim aplikohet, personi i tatueshëm detyrohet të zbatojë regjimin për një periudhë të paktën 3 vjeçare. Shuma e tatueshme e transaksionit të shitjes nën këtë regjim, për të cilën personi i tatueshëm zbaton TVSh, është vetëm për marzhën që ai ka realizuar, zvogëluar me vlerën e TVSh-së që lidhet me vetë marzhën. TVSh mbi marzhën nënkupton diferencën mes çmimit shitës dhe blerës, duke zvogëluar këtë diferencë me TVSh-në e përfshirë në to, dhe pastaj duke kalkuluar TVSh-në e llogaritur mbi marzhë. Aplikimi i normës së sheshtë për produktet bujqësore të furnizuara nga bujqit [Ndryshim] Ky nen është ndryshuar për të reflektuar normën e re të sheshtë të TVSh-së prej 8% nga prodhuesit bujqësor. 8

Kontaktet e Deloitte: Olindo Shehu, CPA Partner Tax & Legal Deloitte Albania & Kosova Rr. Ali Hadri nn., Industrial Zone Prishtina Kosova oshehu@deloittece.com Afrore Rudi Drejtoreshë Tax & Legal Deloitte Kosova Rr. Ali Hadri nn., Industrial Zone Prishtina Kosova arudi@deloittece.com Ruzhdi Zenelaj Menaxher Tax & Legal Deloitte Kosova Rr. Ali Hadri nn., Industrial Zone Prishtina Kosova rzenelaj@deloittece.com 9

Disclaimer: This publication contains general information only, and none of Deloitte Touché Tohmatsu Limited, any of its member firms or any of the foregoing s affiliates (collectively the Deloitte Network ) are, by means of this publication, rendering accounting, business, financial, investment, legal, tax, or other professional advice or services. This publication is not a substitute for such professional advice or services, nor should it be used as a basis for any decision or action that may affect your finances or your business. Before making any decision or taking any action that may affect your finances or your business, you should consult a qualified professional adviser. No entity in the Deloitte Network shall be responsible for any loss whatsoever sustained by any person who relies on this publication. *** Deloitte refers to one or more of Deloitte Touché Tohmatsu Limited, a UK private company limited by guarantee, and its network of member firms, each of which is a legally separate and independent entity. Please see www.deloitte.al/about for a detailed description of the legal structure of Deloitte Touché Tohmatsu Limited and its member firms. Deloitte provides audit, tax, consulting, and financial advisory services to public and private clients spanning multiple industries. With a globally connected network of member firms in more than 150 countries, Deloitte brings world-class capabilities and high-quality service to clients, delivering the insights they need to address their most complex business challenges. Deloitte's approximately 210,400 professionals are committed to becoming the standard of excellence. 2015 Deloitte Kosova sh.p.k. 10