PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

Similar documents
Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme

Planprogrami nga lënda: E drejta e procedurës penale

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

SYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV

Dr. sc Rexhep Murati, profesor i rregullt 1 BIOGRAFIA DHE BIBLIOGRAFIA

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

LIBERALIZIMI I KORRUPTUAR

Bachelor (studime themelore)

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

Koha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET E DOKTORATËS PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE E AVANCUAR

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

E DREJTA ROMAKE. Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës:

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar

Tel: 044/

Raporti i FDH Kosovë 2013 DËSHMITARËT ENDE THEMBRA E AKILIT NË GJYKIMET E PROFILIT TË LARTË

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

ISSN X (print) ISSN (online)

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit Administrativ. Monitorimi i gjykimeve administrative

I LIGJIT PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

NJOFTIM PËR KONTRATË

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Manuali për provim pranues

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Faksi:

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

VENDIM Nr.443, datë

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

EKZEKUTIMI I DETYRUESHËM I VENDIMEVE GJYQËSORE DHE PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

RAPORT VJETOR Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar 31 Dhjetor Viti 2015

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

DREJT DREJTËSISË. Analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

Transcription:

PROGRAMI MESIMOR I LENDES EMRI I LENDES: PROGRAMI MESIMOR I LENDES Klinika ligjore penale Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS: 5 ECTS Ligjeruesi: Emri I Ligjeruesit: Lokacioni I zyres: Orari i punes me studente: Telefoni: E-mail adresa: Dr. Rexhep Murati, profesor ordinar Fakulteti Juridik Prishtinë E marte, e mërkur, e enjte 044-116 -967 rexhepmurati@gmail.com Lloji I Lendes (psh. seminar, ligjerate, punime ne laborator, etj.) Analizë e legjislacionit penal nëpërmjet të shqyrtimit të rasteve nga praktika gjyqësore Format (psh. Nje her ne jave, etj. specifiko numrin e seancave per lende) Një here në javë Niveli Fillestar Specializim Mesatar x Pershkrimi I Lendes (permbajtja): Studimi i lëndës mësimore: klinika ligjore penale u ofron studentëve para së gjithash njohuri praktike për aktivitetin e subjekteve penal procedural lidhur me zbulimin, ndriqimin dhe zgjidhjene çështjes penale. Studimi i rasteve penale i referohet procedurës parapenale,

procedurës paraprake (hetimit, ngritjës s aktakuzës dhe kontrollimit të aktakuzës ), shqyrtimit gjyqësor, procedurës lidhur me mjetet juridike, procedurave të veçanta etj. Duke studiuar rastet penale nga praktika studentet përforcojnë dijën e fituar në fushën penale dhe njëheresh zhvillojnë shkathtësit e zbatimit të ligjit në një rast konkret duke u përgaditur kështu për ushtrimin e profesionit të jurisitit përkatësisht profesionit të gjyqtarit, prokurorit avokatit etj. Format e vlerësimit: Provim me shkrim, shqyrtim të rasteve penale, seminare dhe prezentime Rezultatet e Mesimit: (tregoni se si lenda kontribon ne qellimet e modulit) Pas përfundimit të këtij kursi të thelluar të studimeve në studimet e Programit Master, synohet që studenti: - nëpërmjet të shqyrtimit të rasteve penale të zhvillojë aftësitë për analizë të çështjeve faktike dhe ligjore. - të aftësohohet që dispozitat ligjore t i interpretojnë dhe drejtë t i zbatojë në praktikë

Metodat Mesimore: Deklaroni se si udheheqet nje lende (se si mesohet). Metodologjia e mësimdhënies së lëndës do të përfshijë, shqyrtime të rasteve penale, me theks të veçantë në aspektet faktike dhe juridike, debate-diskutime dhe hartim të seminareve. Gjatë debateve studentet ushtrohen që ndaj çështjeve që diskutohen të marrin qëndrim të pavarur dhe kritik dhe të propozojnë zgjidhje dhe alternativa të reja. Literatura e Kerkuar/dhe rekomanduar (perfshini detajet e publikimit) Librat e kerkuara Librat e rekomanduara - Sahiti, Ejup, E drejta e procedurës penale, Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2005. - Murati, Rexhep, Rishikimi i procedurës penale për shkak të fakteve dhe provave të reja, Universiteti i Prishtinës, 2006. - Islami Halim, Hoxha Artan, Panda Ilir, Procedura penale, Tiranë, 2003. - Sahiti Ejup, Argumentimi në procedurën penale, Prishtinë, 2006. - Krapac Davor I suradnici, Kazneno procesno pravo, Primjerovnik, Zagreb, 2001. - Krapac Davor, Kazneno procesno pravo, libri i parë: institucije, botim i dytë i ndryshuar dhe i plotësuar, Narodne Novine d.d, Zagreb, 2005. - Pavišić Berislav, Komentar Zakona o kaznenom postupku,, Rijeka, 2011. - Sijerčić-Čolić Hajrija, Krivično procesno pravo, knjiga I, Krivičnoprocesni subjekti i krivičnoprocesne radnje, Pravni fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2008. - Sijerčić-Čolić Hajrija, Krivično procesno pravo, knjiga II, Tok redovnog krivičnog postuaka i posebni postuci, Pravni fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2008. Gazetat dhe materialet tjera Studentet duhet t`i studiojnë edhe dispozitat përkatëse me të cilat rregullohet procedura penale në Kosovë dhe konventat

e OKB-së për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe Konventën evropiane dhe dokumentet të tjera për të drejtat dhe liritë themelore me sa vijon: - Kodi i procedurës penale i Republikës së Kosovës (1. janar 2013); - Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale (UNMIK, Rregullorja nr. 2003/26, datë 6 korrik 2003, ka hyrë në fuqi më 6 prill 2004); ndryshimet dhe plotësimet Ligji Nr. 03/ L-003 të datës 6 nëntor 2008. - Kodi penal i Republikës së Kosovës (1 janar 2013) - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës (UNMIK, Rregullorja nr. 2003/25, datë 6 korrik 2003), ka hyrë në fuqi më 6 prill 2004; ndryshimet dhe plotësimet Ligji Nr. 03/ L-002 të datës 6 nëntor 2008. - Kodi i drejtësisë për të mitur i vitit 2010. -Ligji penal për të miturit i Kosovës (UNMIK, Rregullorja nr. 2004/8 datë 20 prill 2004) ka hyrë në fuqi të njëjtën ditë. - Rregullorja për kryerësit e v.p. me çrregullime mendore (UNMIK, Rregullorja nr. 2004/34, datë 24 gushtë 2004) ka hyrë në fuqi të njëjtë ditë - Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale i vitit 2010. - Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale i Kosovës (UNMIK, Rregullorja nr. 2004/46, datë 19 nëntor 2004) ka hyrë në fuqi me 19 shkurt 2005 - Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut e vitit 1948 Universal Declaration on Human Rights, G.A.res. 217 A(III), U.N. Doc. A/810 at 71 -Pakti Ndërkombëtar i të Drejtave Civile dhe Politike me protokollet e vitit 1966 International Covenant on Civil and Political Rights, G.A. res. 2200A (XXI), 21 U.N. GAOR Supp. (No.16) at 52, U.N. Doc. A/6316 (1966), 999 U.N.T.S. 171, entered into force Mar. 23, 1976. - Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturor i vitit 1966 International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights G.A. res. 2200A (XXI), 21U. N. GAOR Supp (No.16) at 49, U.N. Doc. A/6316 (1966), 993 U.N.T.S. 3,

entered into force Janeni 3, 1976. - Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriute vitit l950, me protokollet shtesë European Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, (ETS No. 5), 213 U.N.S. 222, entered into force Sept. 3,1953, as amended by Protocols No 3, 5, 8, i 11 which enterd into force on 21 September 1970, 20 December 1971, 1 January 1990, and 1 November 1998 respectively. Temat dhe Detyrat Shto numrin e seancave te duhura Seanca 1 Temat kryesore Aktiviteti i policisë dhe i subjekteve tjerë në zbulimin e veprës penale dhe të kryerësit të saj. Leximet/Detyrat Autorizimet dhe detyrat e përgjithshme të policisë në zbulimin e veprave penale dhe të kryesve të veprave penale. Formimi i shkresave të lëndës te ndonjë rast konkret (çështje penale) të paraqitur nga policia. Paraqitja e kallëzimit penal nga policia së bashku me sendet prova materiale, skicat, fotografitë, raportet e marra, procesverbalet. Paraqitja e të dhënave tjera si plotësim të kallëzimit penal. -Analiza e masave dhe të veprimeve të kryera, e shënimeve zyrtare dhe e deklarimeve të marra nga ana e policisë në dritën e neneve 197-199; 200-

Seanca 2 Arrestimi dhe ndalimi policor, të drejtat e të dyshuarit me theks në të drejtën në mbrojtje profesionale. 207; 208-224 të Kodit të procedurës penale (KPPK). - Përpilimi i një kallëzimi penal nga ana e studentëve; - përpilimi i shkresave tjera nëpërmjet të cilave policia i kryen detyrat e saj me rastin e trajtimit të ndonjë rasti penal konkret. Marrja e vendimit mbi ndalimin policor. Analiza dhe komentet për të drejtat e të dyshuarit dhe për ndalimin policor (vështirësitë të cilat hasen në praktikë rreth arrestimit dhe ndalimit). Përpilimi i dosjes përkitazi me kufizimin e lirisë. Angazhimi i mbrojtësit (nga vet i arrestuari, nga organi procedural kur me rastin e arrestimit apo të ndalimit i dyshuari-i pandehuri nuk angazhon mbrojtës (neni 213 parag. 8), kur personat e tretë angazhojnë mbrojtës (neni 69 parag. 6). Të lexohen dispozitat e neneve 210-218 të KPPK. Analizat dhe komentet lidhur me mbrojtjen e të arrestuarit dhe të ndaluarit. Përpilimi nga ana e studentëve: - të një aktvendimi mbi

ndalimin policor, - të autorizimit mbi angazhimin e mbrojtësit (nga i arrestuari, nga personat e tretë), - të vendimit mbi caktimin e mbrojtësit nga ana e personit zyrtar, - të ankesës kundër aktvendimit mbi arrestimin dhe ndalimin policor të paraqitur (prokurorit publik apo gjyqtarit të procedurës paraprake). Vendimi i prokurorit publik lidhur me bazueshmërinë e kallëzimit penal Hedhja e kallëzimit penal. Kërkesa për plotësimin e kallëzimit penal. Pezullimi, pushimi ose shmangia nga ndjekja për vepra të lehta penale. Dërgimi eventual i çështjes penale për ndërmjetësim. Ngritja e aktakuzës. Seanca 3 -Të lexohen dispozitat e neneve 208, 209, 227, 228 të KPPK. - Analiza dhe komentet lidhur me veprimet e organeve të ndjekjes rreth hedhjes së kallëzimit penal. Të drejtat e të dëmtuarit si paditësit subsidiar. - Hartimi i aktvendimit mbi hedhjen e kallëzimit penal, - Hartimi i shkresës së prokurorit me të cilën kërkohet plotësimi i kallëzimit penal. - Informimi i të

Hetimi dëmtuarit për hedhjen e kallëzimit penal. Fillimi dhe kohëzgjatja e hetimeve. Marrja e aktvendimit mbi zbatimin e hetimeve. Veprimet hetimore (marrja në pyetje e të pandehurit, e dëshmitarëve, e ekspertëve), Mundësia hetuese jo e rendomt, kontrolli dhe marrja e përkohshme e sendit, këqyrja dhe rikonstruksioni, masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit), ndërprerja dhe pushimi i hetimit. Sesioni 4 Hartimi i akteve nga ana e studentëve: - Aktvendimit mbi zbatimin e hetimit, - I urdhërkontrollit; - I urdhrit të prokurorit publik ose urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake për aplikimin e ndonjë mase të fshehtë dhe teknike të vëzhgimit dhe të hetimit; - Kërkeses së të pandehurit dërguar gjyqtarit të procedurës paraprake për të marrë dëshmi nga dëshmitari apo mendim nga

Sesioni 5 Sesioni 6 Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale Aktakuza. Marrëveshja mbi pranimi i fajësisë. Konfirmimi i aktakuzës eksperti; etj. - Thirrja gjyqësore (neni 269), - Urdhërarresti (neni 270), - Premtimi i të pandehurit se nuk do të braktisë vendqëndrimin (n.271), - Ndalimi për t iu afruar vendit ose personit të caktuar (n. 272), - Paraqitja në stacionin policor (n.273), - Dorëzania (n. 274-277), - Arresti shtëpiak (n. 278), - Paraburgimi (n. 279-287 dhe zbatimi i tij nenet 288-298). Paditësi i autorizuar. Ngritja e akuzës. Përmbajtja e aktit akuzues. Analiza e dispozitave të neneve 6, 304-318 të KPPK. Detyrimi i ndërsjellë i palëve për të siguruar prova dhe të dhëna të tjera (neni 307 dhe 308).Seanca për konfirmimin e aktakuzës. Roli i mbrojtësit në këtë seancë. Afrimi i mundësisë të pandehurit në seancën për konfirmim të aktakuzës të pranojë fajin ose të deklarohet i pafajshëm. - Përpilimi i akuzës nga ana e studentëve (aktakuzës

propozimakuzës, padisë private, etj.) dhe analiza e tyre; - Angazhimi i mbrojtësit në gjetjen e provave për vërtetim të fakteve me të cilat do t i kundërvihet akuzës; - Hartimi i aktvendimeve përkatëse nga neni 316 të KPPK. Sesioni 7 Sesioni 8 Shqyrtimi gjyqësor dhe etapat e zhvillimit të tij Procesi i të provuarit në shqyrtim gjyqësor Përgatitjet për shqyrtim gjyqësor. Fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit për fajësinë. Pohimi i të akuzuarit dhe kapërcimi i procedurës provuese. Fjala përfundimtare e palëve. Mundësitë e veprimit të paditësit të autorizuar në këtë faze. - Përpilimi i urdhërit për caktimin e shqyrtimit gjyqësor; i thirrjeve gjyqësore dhe i urdhërarrestit. - Përpilimi i ndonjë aktvendimi mbi drejtimin e shqyrtimit gjyqësor. Pretendimi i të akuzuarit për pafajësi. Procedimi i provave (marrja në pyetje e dëshmitarëve, e ekspertëve, leximi i shkresave, shqimi i fotodokumentacionit dhe

Sesioni 9 Sesioni 10 Marrja dhe shpallja e aktgjykimit dhe mundësia e atakimit të tij me ankesë Mjetet juridike Mjetet e rregullta juridike. i skicave, shikimi i gjësendeve si prove materiale etj.). - Simulimi nga ana e studentëve i rolit të gjyqtarëve-kryetar dhe anëtarë të trupit gjykues dhe i rolit të dëshmitarit. - Propozimi i palës për plotësim të procedurës provuese dhe vendimi i trupit gjykues lidhur me te. Marrja e aktgjykimit seanca për këshillim dhe votim. Llojet e aktgjykimit (dënues, lirues refuzues.shpallja e aktgjykimit. Paralajmrimi i ankesës. Përpilimi me shkrim i aktgjykimit. Dërgimi i aktgjykimit palëve. - Udhëheqja e një seance për këshillim dhe votim. - Hartimi i aktgjykimeve sipas llojit të tyre në çështje të ndryshme. Ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të shkallës së dytë. Personat e autorizuar për paraqitje të ankesës dhe përmbajtja e ankesës. Bazat për ushtrimin e ankesës kundër aktgjykimit. Procedura

lidhur me ankesë në gjykatën e mjetit juridik dhe vendimet e kësaj gjykate. Ankesa kundër aktvendimit. - Hartimi nga ana e studentëve i ankesës kundër aktgjykimit. - Hartimi i vendimeve lidhur me zgjidhjen e ankesës. Mjetet juridike të jashtëzakonshme Kërkesa për rishikim të procedurës penale. Llojet e rishikimit. Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Sesioni 11 Sesioni 12 Procedura e shkurtër, dhënia e Urdhrit ndëshkimor dhe shqiptimi i vërejtjes gjyqësore. - Hartimi i nga një kërkese për zbatim të mjeteve të jashtëzakonshme juridike. - Hartimi i vendimit të kolegjit lidhur me lejimin apo refuzimin e kërkesës. Aktet akuzuese në procedurë sumare. Procedura e ndërmjetësimit. Zhvillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktgjykimit. Procedura për dhënien e urdhërit ndëshkimor. Shqiptimi i vërejtjes gjyqësore. - Hartimi i

Sesioni 13 Sesioni 14 Procedura për aplikimin e masave për trajtim të detyrueshëm, procedura për konfiskim dhe procedura për revokim të dënimit alternativ. Format Themelore të ndihmës juridike penale ndërkombëtare propozimakuzës dhe i padisë private. - Hartimi i aktgjykimit kur palët nuk paralajmërojnë ankesë kundër tij. - Hartimi i aktgjykimit me të cilën jepet vërejtja gjyqësore. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Procedura për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim ndaj personave të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikimin e alkoolit ose të drogës. - Hartimi i propozimit të prokurorit publik për shqiptimin e masës për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. - Hartimi i aktvendimit për shqiptimin e kësaj mase. Ndihma juridike penale në kuptimin e ngushtë. Ekzekutimi i aktgjykimit të gjykatës së huaj. Mbledhja dhe centralizimi i të dhënave për vepra penale të rënda. Dorëzimi i dosjes penale për gjykim. Procedura për transferimin (ekstradimin) e të pandehurve dhe të dënuarve në dhe nga jurisdiksioni i huaj.

Sesioni 15 Procedura për kompensim dëmi, rehabilitim dhe realizimin e të drejtave tjera të personave të denuar ose të arrestuar pa bazë - Hartimi i lutjes për afrim të ndihmës juridiko penale ndërkombëtare. - Hartimi i aktgjykimit të gjykatës vendore lidhur me ekzekutimin e aktgjykimit të gjykatës së huaj. - Marrja e vendimit përkitazi me lejimin apo refuzimin e transferimit. Procedura për kompensim dëmi personave të dënuar ose të arrestuar pa bazë. Rehabilitimi i personave të dënuar apo të arrestuar pa bazë. Procedura për realizimin e të drejtave të tjera. - Hartimi i kërkesës për kompensim dëmi, për rehabilitim etj. - Hartimi i vendimit administrative përkatësisht i vendimit gjyqësor lidhur me kompensimin e dëmit.