Hyrje. Materialet e përdorura dhe metoda e ndjekur. Përfundimet dhe diskutime

Similar documents
THE POLLUTING EMISSIONS FROM THE OIL PROCESSING INDUSTRY IN ALBANIA SHKARKIMET NDOTËSE NGA INDUSTRIA E PËRPUNIMIT TË NAFTËS NË SHQIPËRI

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

this project is funded by the european Union

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Speci Shqipëri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Ministria e Shëndetësisë. Konferencë Kombëtare

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

DISERTACION. Për marrjen e gradës shkencore: Doktor

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Programi IPA 2010 për Kosovë i Bashkimit Evropian. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

Zbatimi i Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri

Shëndeti i ndjeshëm i fëmijëve përballë mjedisit të ndotur

Vlerësimi Mjedisor në Shqipëri pas Konfliktit

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Raporti Teknik Përfundimtar

FEMIJEVE NE SHQIPERI

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Analizë politikash 05/2016

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

VLERSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANIT ZHVILLIMOR URBAN TE PRISHTINES

Raport Final i Vlerësimit

BURIMET DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Ligatinat - vlerat që duhet të mbijetojnë

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

integrimi europian dëshirë utopike apo realitet (futurist)? Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Strategjia dhe Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Kostoja e ciklit të jetës

MJEDISIT. (aspekti juridik i burimeve të ndotjes dhe mbrojtja e mjedisit, me theks të veçantë të mjedisit ujor)

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Programi i Bashkimit Evropian IPA 2010 për Kosovën. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

Raport vjetor për gjendjen e Mjedisit në Kosovë

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

GRUPIMI EKOLEVIZJA NE NJE STAD TE RI

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Programi IPA 2010 i Bashkimit Evropian për Kosovën. Studim mbi ndotjen e tokës bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numër cris: 2013/

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Redaktimi teknik dhe dizajni: Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS

PËRMBLEDHJA E RAPORTIT

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

RIMËKËMBJE E BRISHTË

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Raporti i Vetë-vlerësimit

VLERËSIMI I SITUATËS SË MENAXHIMIT TË MBETJEVE URBANE NË BASHKINË BERAT

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

D I S E R T A C I O N

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) Final Report. Non technical summary

Transcription:

Zona e ndotur: Hot Spot-i i Mërkurit në Vlorë, Shqipëri Raporti i fushatës kundër Mërkurit Përgatitur nga Qendra EDEN (Shqipëri), Shoqata Arnika (Çeki) dhe Grupi i Punës së Metaleve të Rënda të IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ-ve ). Tiranë - Pragë - Stokholm 29 Dhjetor 2012 Hyrje Në vitin 2009, Këshilli drejtues i Programit për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara (UNEP GC) vendosi të zhvillojë një instrument ligjor detyrues ndërkombëtar mbi nivelin e Mërkurit, për të eliminuar rreziqet që sjell ky i fundit tek shëndeti i njerëzve dhe në mjedis (UNEP GC25/5). Këshilli Drejtues i UNEP-it vuri re se Mërkuri është një substancë që përbën një problem botëror, për shkak se ka një rreze të madhe shpërhapjeje, qëndrueshmëri, veti biogrumbulluese mbi ngjallesat bimore dhe shtazore, dhe veti helmuese. Përfundimet u bazuan pjesërisht tek Vlerësimi Botëror i Mërkurit i UNEP-it të vitit 2002, i cili vuri në dukje se Mërkuri gjendet tek peshqit në të gjithë botën në nivele të cilat ndikojnë negativisht tek njerëzit si dhe në florë dhe faunë. (UNEP 2002) Ky raport përqëndrohet tek ish-fabrika e braktisur e PVC-së klor-alkaline në Vlorë, Shqipëri. Industria klor-alkaline çliron gaz klori dhe alkaline (hidroksid natriumi) si pasojë e proçesit te elektrolizës në ujin e kripur. Disa impiante klor-alkaline përdorin një proçes me qeliza Mërkuri, të cilat përdoren si katodë për elektrolizën. Ky lloj proçesi ka ndodhur në fabrikën e Vlorës. Impiantet klor-alkaline me qeliza Mërkuri konsumojnë sasi të mëdha Mërkuri dhe këto impiante janë shumë ndotëse. Një impiant i vetëm me qeliza mërkuri mund të përmbajë qindra ton Mërkur i cili përdoret në proçesin e prodhimit. Sasi edhe më të mëdha Mërkuri mund te ketë në magazina, sasi kjo e cila përdoret për të zëvendësuar Mërkurin e humbur gjatë proçesit të prodhimit. Kjo fabrikë depozitonte mbetjet kimike në Gjirin e Vlorës deri në vitin 1992, vit në të cilin fabrika u braktis dhe doli jashtë funksionimit duke e lënë zonën me një nivel mjaft të lartë ndotjeje. Ne analizuam nivelet e Mërkurit tek peshqit e peshkuar në afërsi të Gjirit të Vlorës për të konfirmuar nëse ndotja e zonës ka prekur edhe burimin e ushqimit të peshqve. Përveç kësaj, ky kthehet edhe në një problem botëror duke qënë se shpërhapja e Mërkurit ndodh shumë shpejt. Materialet e përdorura dhe metoda e ndjekur Qendra EDEN ka kryer marrjen e mostrave të peshqve të llojit mercluc (11 lloje) dhe barbun (3 lloje) në bashkëpunim me peshkatarët e zonës duke respektur protokollet e Insitutit për Kërkime mbi Biodiversitetin (BRI 2011). Ky institut kreu matje të nivelit të Mërkurit (përmbajtjen totale të Mërkurit = THg) në mostrat e peshqve në laboratorin e tyre në Gorham, Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qendra EDEN analizoi zonën dhe mblodhi informacione mbi historinë e saj dhe burimet e ndotjes nga Mërkuri. Përfundimet dhe diskutime Gjiri i Vlorës ndodhet në jug të detit Adriatik dhe në jugperëndim të Shqipërisë. Fabrika e njohur me emrin si fabrika e PVC-së, është burimi më i madh i ndotjes nga Mërkuri në Gjirin e Vlorës. Fabrika u vu në punë në 1967 dhe përdori klorur Mërkuri për të prodhuar sodë kaustike dhe PVC. Në kapacitetin e plotë të punës së saj fabrika prodhonte 24.000 ton sodë e kalcifikuar, 15.000 sodë kaustike dhe 10.000 ton PVC. 1

Impianti i fabrikës së Sodës i depozitonte mbetjet e tij të patrajtuara në Gjirin e Vlorës dhe gjithashtu depozitonte mbetje në trajtë llumi në një zonë pranë bregut të detit. Impianti u mbyll në vitin 1992 dhe që prej asaj kohe godinat e fabrikës u shkatërruan plotësisht. Llumi i depozituar vazhdon të mbetet pranë bregut të detit dhe asnjë masë nuk është marrë për të parandaluar ndotjen e mëtejshme të Gjirit të Vlorës dhe banorëve që ndodhen në afërsi të tij. Në vitin 2002, në një mision identifikimi të UNEP/MAP (Projekti GEF GF/ME/6030-00-08), zona u identifikua si një hot spot pasi një kampion toke ne zonën e ish fabrikës u gjet me nivele Mërkuri më të larta se 10.000 ppm. Ky nivel ishte 1000 herë më i lartë se nivelet e lejuara në vendet e Bashkimit Europian. Gjiri i Vlorës është një zonë mjaft e rëndësishme peshkimi, dhe peshku i gjuajtur në këtë zonë shpërndahet në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Për këtë studim janë marrë në analizë dy lloje peshqish, lloji barbun (Mullus surmuletus) dhe merluc (Merluccius merluccius). Tabela 1 tregon nivelet e Mërkurit (Hg) per secilin lloj. Tabela 1: Përmbajtja e elementit të Mërkurit në peshqit e marrë në Gjirin e Vlorës. Madhësia e kampionit Hg (ppm, pl) Devia cion Stand art Min Hg Max Hg Të gjithë kampionet e peshqve 14 0.285 0.227 0.112 0.961 Vlerë Reference a Fraksioni mbi dozën referenci ale Limiti b 0.22 50% 0.5 Merluc 11 0.195 0.076 0.112 0.343 0.22 36% 0.5 Barbun 3 0.617 0.309 0.365 0.961 0.22 100% 0.5 Shkurtimet: Hg, Mërkuri; ppm, pjesë për milion ose mg/kg; pl, pesha në lagështi; min, minimum; max, maksimum Tabela 1 tregon se niveli mesatar i Mërkurit tek barbuni është 2.8 herë më i lartë se vlera referenciale prej 0.22 ppm e Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara. Vlerat maksimale të Mërkurit vërehen tek barbuni; ato janë katër herë më të larta(dhe me shumë) sesa vlera referenciale. Dy nga kampionet e peshqve barbun gjithashtu e kalojnë edhe limitin e BE-së (për këtë nuk tregohen të dhëna). Katër nga kampionët e peshqve merluc gjithashtu e tejkalojnë vlerën referenciale maksimale të Mërkurit. Studime të tjera kanë treguar gjithashtu nivele të larta të Mërkurit në peshqit e kësaj zone. Në vitet 1990-1999 u a Kjo shifër vjen nga vlera referenciale e rekomanduar nga Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara (0.2 mg.kg -1 metil Mërkuri) bazuar në supozimin se metil Mërkuri përbën 90% të nivelit total të Mërkurit (Hg). Niveli i vlerës limit i përdorur në Kanada është i ngjashëm. Japonia dhe Britania e Madhe përdorin 0.3 të vlerës referenciale. Burimi i informacionit: Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara (2001). Kriteri i Cilësisë së Ujit për Mbrojtjen e Shëndetit Njerëzor: Metil Mërkuri. Final. EPA-823- R-01-001, Departamenti/Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti/ Zyra e Ujit, Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara, Uashington DC: 303. b Limiti për Mërkurin tek peshqit sipas kritereve të Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian (2001). Rregullorja e Komisionit (EC) Numër 466/2001 e datës 8 Mars 2001 e cila cakton vlerën maksimale të lejuar të ndotjes në ushqime të caktuara. Publikimi zyrtar i Komisionit Evropian. EC 466/2001: L 77/71-13. Shumë vende të tjera përdorin të njëjtën vlerë limit të UNEP (2002). Vlerësimi Botëror i Mërkurit. Gjenevë, Zvicër, UNEP: 258. 2

zbulua gjithashtu se edhe në peshkaqenë të vegjël të detit Adriatik (Galeus melastomus) nivelet e Mërkurit ishin 0.14 ppm - 3.39 ppm (Storelli, Ceci et al. 1998). Studime të tjera kanë zbuluar se ndotja nga mërkuri ka lidhje me impiantin e braktisur kloralkalin në Vlorë. Për shembull, studimi i Proko Mankollit (Jazexhiu) et al. (2008) zbuloi se edhe në bimësi të llojeve të ndryshme të zonës ka nivele të larta të ndotjes nga Mërkuri dhe arriti në përfundimin se: zona e studjuar ka nevojë për ndërhyrje urgjente nëpërmjet projekteve më kohëzgjatje mesatare dhe të gjatë, për shkak të nivelit të lartë të Hg. Kjo zonë me ndotje të lartë të Hg përbën shkak jo vetëm për ndotje mjedisore por edhe për dëme shkaktuar tek fauna dhe banorët e zonës. Zonat e ndotura dhe Marrëveshja e Mërkurit Zona e Vlorës ngre pyetje mbi çështjen se si marrëveshja e Mërkurit mund të çojë në veprime që mund të eliminojnë ndotjen nga Mërkuri në mjedis dhe në peshqit e zonës së ndotur. Siç përmëndet edhe në Raportin e Vlerësimit Botëror të Mërkurit nga UNEP, zonat industriale shumë të ndotura vazhdojnë të lëshojnë Mërkur. Ky raport specifikon edhe që: Sedimentet e ndotura të formuara në thellësi të ujrave sipërfaqësorë mund të shërbejnë si një rezervuar Mërkuri me sediment. Sedimenti duke u lidhur me Mërkurin rifutet sërish në ekosistemin ujor për dekada, madje edhe më gjatë. (UNEP 2002). Zonat e ndotura gjithashtu ndikojnë në riemetimin dhe lëshimin e Mërkurit duke përbërë kështu një burim të rëndësishëm edhe për ndotjen e ajrit nga Mërkuri. (Pirrone, Cinnirella et al. 2010); (UNEP Chemicals Branch 2008). Teksti aktual i doumentit të marrëveshjes (UNEP (DTIE) 2012) nuk kërkon apo detyron pastrimin e zonës së ndotur dhe ja lë çështjen veprimit vullnetar. c Duke patur parasysh mungesën e çfarëdolloj veprimi apo mase të marrë që pas mbylljes së fabrikës në vitin 1992, një aksion vullnetar për të adresuar këtë çështje duket i pamundur. Gjithashtu, teksti i marrëveshjes nuk ofron udhëzime për mbrojtjen e shëndetit (UNEP (DTIE) 2012). d Në rastin e Vlorës dhe zonave të tjera të ndotura, kjo do të ishte me shumë vlerë për të siguruar mbrojtjen e shëndetit njerëzor dhe mjedisit nga mbetje toksike të Mërkurit. Për të parandaluar probleme të tilla në të ardhmen, do të ishte me vlerë që teksti i marrëveshjes të përcaktonte minimizimin dhe parandalimin e gjenerimit të mbetjeve që përmbajnë Mërkur, por teksti i deri më tanishëm nuk e bën këtë. (UNEP (DTIE) 2012). e Së fundi për të adresuar zonën e ndotur të Vlorës dhe të tjera zona të tilla prioritare, financimi do të jetë i nevojshëm për të rehabilituar zonën. Megjithatë duke qënë se marrëveshja nuk e prek çështjen e financimit dhe veprimi në zonë nuk është i detyrueshëm, ka shumë gjasa që nuk do të ketë financime nga mekanizmi financiar i marrëveshjes për të rehabilituar zonën e Vlorës apo zona të tjera të ndotura. Për të parandaluar ndotjen e vazhdueshme të ekosistemit detar dhe të peshqve, që shërbejnë si ushqim për komunitetin vendor dhe turistët në Vlorë, është e domosdoshme që të parandalohen emetimet dhe ndotja e mëtejshme nga zona e ndotur në det. Për sa kohë që ky c UNEP(DTIE)/Hg/INC.5/3; Artikulli 14 paragraf 1 Secila palë do të përpiqet të zhvillojë një strategji të përshtatshme për të identifikuar dhe vlerësuar zonat e ndotura nga Mërkuri. d UNEP(DTIE)/Hg/INC.5/3; Artikulli 14 paragraf 1 Secila palë do të përpiqet të zhvillojë një strategji të përshtatshme për të identifikuar dhe vlerësuar zonat e ndotura nga Mërkuri. e UNEP(DTIE)/Hg/INC.5/3; nuk është prezent në Artikullin 13 mbi Mbetjet 3

problem nuk zgjidhet, Mërkuri do të vazhdojë të ndotë si zonën përreth ashtu edhe të ndikojë në ndotjen botërore nga Mërkuri. Mirënjohje: Qendra EDEN, Shoqata Arnika dhe IPEN shprehin me kënaqësi për mbështetjen finaniare të qeverisë së Suedisë dhe Zvicrës dhe qeverive të tjera, si dhe mbështetjen teknike dhe analizimin e të dhënave ofruar nga Insituti për Kërkime të Biodiversitetit. Përmbajtja dhe këndvështrimi i këtij raporti janë të autorëve të IPEN-it dhe jo domosdoshmërisht të institucioneve që ndihmojnë financiarisht apo teknikisht. 4

Referenca Komisioni Evropian (2001). Rregullorja e Komisionit (EC) Numër 466/2001 e datës 8 Mars 2001 që përcakton vlerat maksimale për ndotës të caktuar në ushqime. (Text with EEA relevance). Komisioni Evropian. Publikim zyrtar i Komisionit Evropian. EC 466/2001: L 77/71-13. Mankolli, H., V. Proko (Jazexhiu) dhe M. Lika (2008). "Vlerësimi i Mërkurit në Gjirin e Vlorës, Shqipëri dhe Ndikimet në Mjedis."(Orginal title: "Evaluation of Mercury in the Vlora Gulf Albania and Impacts on the Environment"). J. Int. Environmental Application & Science Aplikacion Mjedisor dhe Shkencë 3(4): 258-264. Pirrone, N., S. Cinnirella, X. Feng, R. B. Finkelman, H. R. Friedli, J. Leaner, R. Mason, A. B. Mukherjee, G. B. Stracher, D. G. Streets and K. Telmer (2010). "Emetimet Botërore të Mërkurit në atmosferë nga shkaqe antropogjene dhe natyrale." (Original title: "Global mercury emissions to the atmosphere from anthropogenic and natural sources.") Kimi Atmosferike dhe Fizikë, Diskutime 10: 4719-4752. Storelli, M. M., E. Ceci and G. O. Marcotrigiano (1998). "Studim krahasues i mbetjeve të metaleve të rënda në peshq të llojit Galeus melastomus kapur përgjatë brigjeve Italiane dhe Shqiptare." (Original title: "Comparative study of heavy metal residues in some tissues of the fish Galeus melastomus caught along the Italian and Albanian coasts." Rapp. Comm. int. Mer Médit. 35: 288-289. UNEP (2002). Vlerësim Botëror i Mërkurit. Gjenevë, Zvicër, UNEP: 258. UNEP (DTIE) (2012). UNEP(DTIE)/Hg/INC.5/3: Dokument jo përfundimtar për një instrument botëror ligjor të detyrueshëm mbi Mërkurin. Komisionit negociues Ndërqeveritar për të përgatitur një instrument botëror ligjor të detyrueshëm mbi Mërkurin. - Sesioni i pestë - Gjenevë, 13 18 Janar 2013, Programi mbi Mjedisin i Kombeve të Bashkuara: 44. UNEP Dega e Kimikateve (2008). Vlerësimi Botëror i Mërkurit në Atmosferë: Burimet, Emetimet dhe Transporti. Gjenevë, UNEP - Kimikatet: 44. US EPA (2001). Kriteri i Ujit për mbrojtjen e Shëndetit Njerëzor: Metilmërkuri. Final. EPA-823-R- 01-001, Departamenti/Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti/Zyra e Ujit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit, Uashington, DC: 303. 5