Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale

Similar documents
Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

SYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

Bachelor (studime themelore)

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

E DREJTA ROMAKE. Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës:

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

8.6. Programi i studimit-profili: EKONOMIA E BUJQËSISË DHE USHQIMIT Niveli Master (Msc) MA (Master) 2 vite

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET E DOKTORATËS PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE E AVANCUAR

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

S Y L L A B U S i lëndës

E Drejta Bankare dhe Tregjeve Financiare Niveli:

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA

Koha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523

SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

Msc (Master) 2 vite. E rregullt

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) PËR LËNDËN E DREJTA E DETYRIMEVE

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Planprogrami nga lënda: E drejta e procedurës penale

Syllabusi i lëndës: Vështirësitë në të nxënë

SYLABUSET E LËNDËVE Studimet Master (Msc)

SYLABUSET E LËNDËVE Studimet Bachelor (Bsc)

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Metodologji e arteve figurative Parashkollor 2015 / 2016

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

PLANPROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS

Dr. Petrit Gashi Profesor i asociuar Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Kati 7, zyra 84 EKONOMIKSI I TRANZICIONIT

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA RAPORTI I VETËVLERËSIMIT FAKULTETI EKONOMIK (2015) Prishtinë


VENDIM Nr.443, datë

Speci Shqipëri

S I L L A B U S. Fakulteti Filozofik - Dega e Historisë. Njësia akademike: HISTORI BOTËRORE MODERNE - Shek. XVI-XVIII.

Tel:

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

EDUKATË QYTETARE HYRJE

AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011

Fakulteti I Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faculty of Electrical and Computer Engineering. P ë r sh k r i m i i l ë n d ë s

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Analizë politikash 05/2016

EFEKTIVITETI I LEGJISLACIONIT DHE SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE KUNDËR KRIMINALITETIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

Manuali për provim pranues

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Tel: 044/

Raport Final i Vlerësimit

CURRICULUM VITAE. Tel: Niveli Arsimor:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Universiteti i Prishtinës UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS FAKULTETI I EDUKIMIT. NënaTerezë, Prishtinë, Kosovë

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

doracak PËR STUDENTËT e ciklit të parë

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

Transcription:

Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina në Prishtinë Titulli i lëndës: E Drejta Penale Niveli: Sudimet thenelore Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: Viti II, semestri III Numri i orëve në javë: 3+1 Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Viti akademik E marte, ora: 09 12. Amfitatri i Vogël 2015 / 2016 Mësimëdhënësi i lëndës: Dr.sc. Bajram Ukaj, prof.asc. Detajet kontaktuese: bajramukaj@hotmail.com Përshkrimi i lëndës Qëllimet e lëndës: Rezultatet e pritura të nxënies: Lënda e së drejtës penale (pjesa e përgjithshme) që ligjërohet në këtë semestër përmbanë: - Hyrje në të drejtën penale (nocioni, lënda dhe funksioni i saj). Kuptimi i së drejtës penale si degë e legjislacionit pozitiv dhe si shkencë e së drejtës. - Njohuri të përgjithshme për legjslacionin penal dhe kuptimi i strukturës së kodit penal. - Nocioni i veprës penale dhe përgjegjësisë penale. - Nocioni, funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale. Qëllimi i studimit të kësaj disipline juridike, ligjore aktuale dhe shkencore është që t u ofrojë studentëve të studimëve themelore - bachelor njohuri thelbësore dhe të mjaftueshme lidhur me parimet dhe institutet themelore të së drejtës penale. Pas përfundimit të studimit të kësaj lënde, pritët që studentët: - Të kuptojnë se fenomeni dinamik dhe kompleks i kriminalitetit është një nga problemet me aktuale dhe preokupuse për shoqërinë bashkëkohore. - Të formojnë konceptin se çka studion e drejta penale dhe të njohin institutet e përgjithshme të së drejtës penale. 1

- Të kuptojnë qartë nocionin e veprës penale (si dhe elementët themelore të saj) dhe përgjegjësisë penale, të kuptojnë sistemin e sanksioneve penale dhe të kenë aftësi që të interpretojnë normat penalejuridike. - Të njohin bazën juridike për trajtimin e kryesve të veprave, duke i u qasur analizës së dispozitave juridike pozitive (de lege lata) dhe duke marrë parasysh nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës ligjore nga kjo fushë ( de lege ferenda). Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё nxёnit tё studentit) Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej Ligjërata 3 javë 3 Ushtrime teorike/laboratorike 1 javë 1 Punë praktike / / / Kontaktet me 3 javë 3 mësimdhënësin/konsultimet Ushtrime në teren / / / Kollokfiume,seminare 2 javë 2 Detyra të shtëpisë / / / Koha e studimit vetanak të / / / studentit (në bibliotekë ose në shtëpi) Përgaditja përfundimtare për 2 javë 2 provim Koha e kaluar në vlerësim 1 javë 1 (teste,kuiz,provim final) Projektet,prezentimet,etj 2 javë 2 Totali 15 javë 15 Metodologjia e mësimëdhënies: Metoda e mësimdhënies aktive. Në mbështetje të kësaj metode shpjegohen, përkufizohen nocionet mbi institutet themelore të së drejtës penale, interpretimi i drejtë dhe i qartë i tyre, e sidomos duke veçuar rëndësinë e jetësimit të parimëve dhe dispozitave tjera në të cilat mbështetet e drejta penale në realitetin aktual. 2. Metoda e mesimdhënies inter-aktive. Zhvillimi i hovshëm i shoqërisë së sotme, si dhe rrita me ritme marramendëse e informacionit, i ndihmuar nga mjetet e 2

shumëllojshme të transmetimit e komunikimit masiv, kanë bërë të mundur që mësimdhënia dhe mësimnxënia të ndryshojë në mënyrë rapide. 3. Metoda krahasuese. Kjo metodë u mundëson studentëve njohjen dhe krahasimin e instituteve më të rëndësishme të së drejtës penale dhe të sistemit të së drejtës penale të vendeve fqinje dhe më gjërë. 4. Metoda e analizës. Kjo metodë u mundëson studentëve të kuptuarit më fundamental të instituteve dhe parimeve të së drejtës penale dhe ate duke e bërë zbërthimin analizën përmajtësore të dispozitave në të cilat përkufizohen parimet kryesore dhe institutet themelore të së drejtes penale me qëllim të aftësimit të studentëve, që pas përfundimit të studimeve të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhjen e çështjeve juridike penale jo vetëm në aspektin teorik por edhe në aspektin praktik në gjyqësinë e vendit. 5. Metoda e studimit të rasteve. Rëndësi të veçant gjatë interpretimit dhe shpjegimit të instituteve themelore të së drejtës penale, ka studimi i rasteve të veçanta nga praktika gjyqësore. Këtu, studentët njoftohen në mënyrë praktike për punën e ardhshme të tyre, duke analizuar rastet konkrete të vendosura në gjykatat kompetente të vendit për çështje konkrete nga fusha e së drejtës penale. 6. Rëndësi e veçantë i kushtohet edhe Metodës juridike dhe sociologjike me rastin e studimeve të instituteve juridike penale të përcaktuara në Kodin Penal si fenomene juridike, por edhe si dukuri sociale që paraqiten në shoqërin tonë. 7. Duke u nisur nga e dhëna se, parimet dhe institutet e së drejtës penale, kanë historikun e tyre, është me vlerë të veçantë edhe përdorimi i Metodës historike, sepse me ndihmën e kësaj metode studiohet historiku i parimeve dhe instituteve të së drejtës penale. Metodat e vlerësimit: Për vlerësimin definitiv të studentëve nga lënda e Drejta Penale do të marren parasysh format e fitimit të pikëve të shprehura në përqindje si vijon: Vlerësimi intermediar...25 Punimi seminarik i mbrojtur publikisht... 15 Prezentimi...10 Vijimi i rregullt dhe pjesëmarrja aktive...5 Provimi final...45 Totali...100 3

Përshkrimi i sistemit të notimit: Nota ECTS Pike Përkufizimi nota 10 A 91 100 9 B 81 90 8 C 71 80 7 D 61 70 6 E 51 60 5* FX 40 50 5 F 00-39 SHKËLQYESHËM- njohuri të shkëlq.me vetëm disa gabime minore SHUMË MIRË mbi mesatare standarde,por me disa gabime MIRË rezultat në përgjithësi i mire me disa gabime që vërehen KËNAQSHËM mire,por me mjaft gabime MJAFTON rezultatet plotësojnë kriteret minimale DOBËT kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditë DOBËT kërkohet shumë punë për të fituar kredi Literatura Literatura bazë: Kodi Penal i R. Së Kosovës, Prishtinë, 2012. Kodi i Drejtësisë për të Mitur i R. së Kosovës, Prishtinë, 2010. I.s, h.zh, F.H: Komentar i KPK, Prishtinë, 2014. J. Herring: E drejta penale / Përkthim/, Tiranë, 2013. Ismet Salihu:E drejta penale - Pjesa e përgjithëshme, Prishtinë, 2013.. Bajram Ukaj, Denimet në të drejten penale të Shqipërisë, Prishtinë, 2006. I. Elezi dhe E, Elezi, Historia e së drejtës penale, Tiranë, 2010. Sh. Muçi: E drejta penale Pjesa e përgjithshme, Tiranë, 2012. Ligjerata të autorizuara të mësimdhënësit. Literatura shtesë: Jean Pradel, Geert Corstens dhe Gert Vermeulen, E drejta penale Evropiane/ Përkthimë, Paris, 2009. Elezi, S. Kacupi dhe M. Haxhia, Komenti i Kodit Penal të R. së Shqipërisë, Tiranë, 1999. Vlado Kambovski: E drejta penale Pjesa e përgjithshme, Shkup, 2010. Franjo Bacic: Kazneno pravo - Opci dio, 4

Zagreb,1998. Tulkens, Francoise & Von de Kerchove : Introduction au droit penal, Bruksel, 1999. Dressler Joshua: Understanding criminal law, Cecond edition, New York, 1995. Jean Pradel, Geert Corstens dhe Gert Vermuelen, Droit penal europieen, Dalloz, 2009 Jean Pradel : Droit Penal General, Paris, 2000. William A.Schabas: International Criminal Court, Cambridge, 2001. Edit by Roy Gutman & Dadiv Rieff: Crimes of War, New York, 1999. International Review of Penal Law/ Revue Internationale de Droit Penal. Diritto&diritti, www.diritto.it. Plani i dizejnuar i mësimit: Java Java e parë: Ligjerata që do të zhvillohet - Përkufizimi, titulli, lënda dhe funksioni i së drejtës penale. - Detyra, sistemi dhe raportet e së drejtës penale me disiplinat tjera të së drejtës. - Shkenca e së drejtës penale dhe raportet e sajë me shkencat tjera penale. - Parimet e së drejtës penale. - Specifikat e së drejës penale dhe mëvetësia e saj. Në javën e parë në vend të ushtrimeve studentët do të njoftohen me Plan - programin e punes së të drejtës penale, me metodat me mesimit dhe me literaturen qe do të përdoret me rastin e studimit të kësaj disipline juridike penale. Java e dytë: - Ndaria e së drejtë penale dhe historiku i saj, - Burimet e së drejtës penale ( direkte dhe indirekte), - Përkufizimi i ligjit penal, kodit penal dhe legjislacionit penal, - Interpetimi i normës juridike penale ( Llojet e interpretimit). Me student do të debatohet për çeshtjet qe janë ligjëruar ne javen e parë të ligjëratave. Java e tretë: 5

Java e katërt: Java e pestë: Java e gjashtë: - Veprimi i ligjit penal në kohë, në hapsirë dhe ndaj personave. - Ekstradimi dhe e drejta e azilit. - Vepra penale ( përkufizimi dhe elementet themelore). - Ndarja e veprave penale, - Figura e veprës penale ( përkufizimi dhe llojet e saj ), - Objekti dhe subjekti i veprës penale, - Vendi dhe koha e kryerjes së vepres penale. Me studentë do të debatohet për çështjet të cilat janë ligjeruar në javën e dytë të ligjëratave. - Përgjegjësia dhe papërgjegjshmëria penale. - Përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar. - Actiones liberae in causa - Fajsia ( përkufizimi dhe format ). - Dashja ( perkufizimi, elementet dhe format e saja ). - Pakujdesia ( përkufizimi, elementet dhe format e saja ). - Dallimet në mes dashjes eventuale dhe pakujdesisë me vetëdije. Përsëriten njësitë e ligjeruara në javën e tretë - Bazat e përgjithshme të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë ( rrezikshmëria shoqërore e parëndësishme, mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, dhuna dhe kanosja, urdhëri nga lartë ). - Bazat e veçanta të cilat e prejashtojnë kundërligjshmërinë e të cilat nuk janë paraparë në kodin penal ( Pëlqimi i të dëmtuarit, intervenimet mjekësore, lojrat sportive dhe vetëlëndimi). Analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth faktit se kur personi konsiderohet penalisht i përgjegjshëm e kur i papërgjegjshëm, kur me përgjegjshmëri esenciale të zvogëluar e kur i fajshëm, kur vepra kryhet me dashje direkte e kur me dashje eventuale, kur vepra penale kryhet me pakujdesi dhe në cilat raste personi përgjigjet penalisht për veprat penale të kryera nga pakujdesia. - Fazat e kryerjes së veprës penale ( marrja e vendimit, veprimet pëgaditore, tentative e veprës penale, heqja dorë vullnetare nga veprimet përgaditore dhe tentativa e veprës penale ). - Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale ( bashkëekzekutimi, ndihma, shtytja dhe organizimi i shoqatës kriminale ). - Përgjegjësia penale e bashkëpunëtorëve në kryerjen e veprës penale. Analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore të cilat i kanë konstruktuar studentët lidhur me bazat e përgjithshme dhe të veçanta të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë dhe fajsinë. 6

Java e shtatë: - Bashkimi i veprës penale ( llojet ). - Bashkimi fiktiv ideal dhe format e tij. - Bashkimi fiktiv real dhe format e tij. - Lajthimi në të drejtën penale dhe format e tij. Ushtrime një orë Përsëritja e mësimeve të ligjeruara në javën e katërt dhe analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth fazave të kryerjes së veprave penale dhe formave të bashkëpunimit. Java e tetë: Java e nëntë: Java e dhjetë: - Sanksionet penale ( përkufizimi dhe karakteristikat e tyre ); - Denimet ( përkufizimi, elementet dhe karakteristikat e dënimit); - Baza juridike e denimi; - Qëllimi i dënimit; - Llojet e sanksionëve penale; - Dënimet kryesore. Përsëritja e mësimeve të ligjeruara në javën e shtatë dhe analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth bashkimit të veprave penale dhe lajthimit juridik. - Matja e dënimit ( përkufizimi i dënimit, llojet dhe nënllojet e matjes se dënimit ). - Matja e dënimit për veprat penale në bashkim, personit të dënuar dhe recidivisteve. - Paraburgimi dhe llogaritja e tij në dënim. - Individualizimi i dënimit ( përkufizimi dhe llojet e tij ). - Rrethanat lehtësuese dhe rënduese. - Zbutja e dënimit, lirimi nga dënimi dhe baza e veçantë e lirimit nga dënimi. Përsëritja e mësimeve të ligjeruara në javën e shtate dhe analiza e rasteve praktike nga praktika gjyqësore rreth sanksioneve penale. - Dënimet alternative ( përkufizimi, qëllimi dhe llojet e tyre). - Sistemet e dënimit me kusht dhe revokimi i dënimit me kusht. - Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm. - Denimi me kusht me urdhër të shërbimit sprovues. - Denimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. - Gjusëmliria. - Përkufizimi i vërejtjes gjyqësore dhe kushtet për shqiptimin e këtij sanksioni penal. 7

Në këtë orë të ushtrimeve do të debatohet për institutet e së drejtës penale të cilat u ligjeruan në javën e nëntë. Java e njëmbedhjetë: Java e dymbëdhjetë: Java e trembëdhjetë: - Dënimet plotësuese (përkufizimi, qëllimi dhe llojet e tyre). - Karakteristikat dhe parimet e ekzekutimit të sanksioneve penale. - Sistemet e ekzekutimit të sanksionëve penale, - Lirimi me kusht ( kushtet që duhet plotësuar për shqiptimin e lirimit me kusht dhe revokimin e tij ). Në këtë orë të ushtrimeve do të analizohet teksti ligjor i denimeve altërnative dhe do të analizohen rastet konkrete nga praktika gjyqësore rreth dënimit me kusht dhe vërejtjes gjyqësore. - Masat e trajtimit të detyrueshëm, - Marrja e interesit pasuror të fituar me vepër penale. - Rehabilitimi dhe llojet e tij, - Shlyerja e dënimit, - Zbulimi i të dhënave nga dosja. - Debatohet rreth denimeve plotesuese, ekzekutimit të sanksioneve penale dhe lirimit me kusht. Njëherit prezentohen ekzemplarë të aktgjykimeve në të cilat janë shqiptuar ndojëra prej denimeve plotesuese. - Shuarja e sanksioneve penale ( Përkufizimi i ture), - Parashkrimi, - Parashkrimi i ndjekjës penale, - Parashkrimi i ekzekutimit të denimit, - Mospashkrimi i veprave p[enale, - Falja, - Amnestia. - Vlerësimi. Me student do të debatohet rreth institutit të Rehabilitimit, Shlyrjës së denimit dhe Marrjëes së interesit pasuror. Java e katërmbëdhjetë: Ligjërata: Tre orë - Sanksionet penale ndaj të miturve (përkufizimi i delikuencës së të miturve, qëllimi i këtyre sanksioneve dhe ndarja e tyre). - Mituria në aspektin penalo juridik, - Masat e diversitetit ( Qellimi dhe llojet e tyre), - Masat edukative ( Përkufizimi dhe rëndësia e tyre), - Masat disiplinore ( Kur shqiptohen dhe llojet e tyre. - Masat e mbikqyrjes së shtuar( Kur shqiptohen dhe llojet e tyre), - Masat institucionale ( Kur shqiptohen dhe llojet e tyre. 8

Java e pesëmbëdhjetë: Me student do të debatohet rreth shuarjes së sanksionëve penale. Ligjërata: Tre orë - Denimet penale ndaj të miturve, - Gjoba - Urdhëri për punë të dobishme. - Burgu për të mitur, - Denimi me kusht - Denimt plotëesuese - Masat e trajtimit të detyrueshem. Në këtë orë të ushtrimeve do të debatohet rreth sanksioneve penale për të mitur. Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes: - Fillimi dhe përfundimi i ores mësimore në pajtim me orarin dhe informaten per stduentë; - Mos përdorimi I telefonit mobil gjate ligjeratës; - Mospirja e duhanit; - Moskonsumimi pijeve dhe ushqimeve te ndryshme - mos të kopjojnë gjatë provimit dhe testimeve të tjera. - Komunikimi civilizues dhe dinjitoz me studentë; - Sigurimi I qetësisë dhe disiplinës gjatë orës së mësimit, - të dëgjojnë me kujdes si mësimëdhënësit ashtu edhe kolegët e tyre; 9