ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

Similar documents
RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Reforma e administratës publike në Kosovë

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Speci Shqipëri

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Analizë politikash 05/2016

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Siguria e fëmijëve në internet

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

this project is funded by the european Union

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

gap tetor 2017 analizë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

Kosovë 2016 INDEKSI I MBROJTJES SË FËMIJËS. Vlerësimi i përpjekjeve të Qeverisë për mbrojtjen e vajzave dhe djemve.

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Të drejtat e autorit 2017.

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Përtej retorikës politike

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Transcription:

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET 1

Mirënjohje Analiza e shkurtër është zhvilluar nga grupi i Shkollës Politike të Prishtinës, program kryesor i Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS. Grupi, falenderon z. Skender Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, z. Agron Gashi nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, si dhe z. Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të cilët e ndihmuan punën e grupit me materialet e nevojshme për hartimin e kësaj politike. 2

KY AKTIVITET U REALIZUA FALË PËRKRAHJES SË AMBASADËS SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË NË KOSOVË Në këtë Analizë punoi grupi i Shkollës Politike: Edona ZOGU, Agon KRASNIQI, Agon DULA, Granit TËRNAVA dhe Bekim BYTYQI Heqje përgjegjësie Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet zyrtare të Shkollës Politike të Prishtinës apo donatorëve që financuan këtë aktivitet. 3

Përmbajtja Hyrje...5 Analizë e shkurtër e Projektligjit Kundër Duhanit...6 Ligji aktual për duhanin dhe (mos) implementimi i tij, praktika te suksesshme per implementim. Error! Bookmark not defined. Arsyet kryesore për moszbatimin e ligjit aktual anti-duhan në Kosovë...8 Lidhja e politikës me biznesin... Error! Bookmark not defined. Kultura dhe normat shoqërore... Error! Bookmark not defined. KONKLUZIONET...10 REKOMANDIMET...11 BIBLIOGRAFIA...13 4

Hyrje Duhanpirja konsiderohet sot si një ndër shkaktarët kryesor për vdekjet e parakohëshme në botë. Përveç vdekjeve të drejtpërdrejta nga sëmundje të ndryshme të sistemit të frymëmarrjes, shkenctarët besojnë se edhe një numër i madh i sëmundjeve të tjera ndihmohen nga duhanpirja. Problemi i duhanpirjes është më prezent tek vendet e pazhvilluara dhe vendet në zhvillim ku bën pjesë edhe Kosova, pasiqë mekanizmat shtetëror në këto vende janë tejet të dobëta për të zbatuar politika anti-duhan, mirëpo edhe për shkak se numri i madh i problemeve jetike me të cilat këto vende duhet të përballen nuk i lë vend kësaj çështjeje në axhendat e vendimmarrësve. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në botë e konsumojnë duhanin rreth 1.3 miliardë njerëz, prej tyre një miliard janë meshkuj. Kjo prezanton rreth një të tretën e popullsisë në tërësi, ku rreth 84 përqind prej tyre apo një miliard jetojnë në vende në zhvillim, sikurse është edhe vendi ynë Kosova (WHO, 2012). Në një publikim tjetër theksohet se '[ ] duhani, vret më shumë persona sesa që vret AIDS-i, përdorimi legal apo ilegal i drogave, aksidentet rrugore, vrasjet apo vetvrasjet në botë' (ASH Report). Rreth 5 milionë persona në të gjithë botën, çdo vit, vdesin nga shkaktarët që lidhen me duhanin, përderisa AIDS-i është përgjegjës për vetëm tre milionë vdekje në vit. Ndërkaq deri në vitin 2030, pritet që duhani të jetë shkaktari i vetëm më i madhi në botë, ku vlerësohet se rreth dhjetë milionë persona të vdesin nga shkaqe që lidhen me duhanin. Prej tyre, tre milionë do të vdesin në vendet e zhvilluara, përderisa shtatë milionë në vendet në zhvillim (ASH report). Ndërkaq studimi i parë global i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i kryer në 192 vende në mbarë botën tregon disa fakte të reja rrënqethëse për sa i përket duhanpirjes pasive. Në këtë studim, thuhet se vetëm duhanpirja pasive vret çdo vit 600,000 njerëz. Një e treta e viktimave apo 165 mijë prej tyre janë fëmijë, që janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa 281 mijë janë gra. (WHO, 2012). Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, vlerëson se në vendin tonë rreth 500,000 persona konsumojnë duhanin rregullisht. Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë në hulumtimin mbi konsumin e duhanit nxjerrë të dhëna se në vendin tonë 20 përqind e grave shtatëzëna konsumojnë duhan në mënyrë të aktive, përderisa 60 përqind e tyre e konsumojnë në mënyrë pasive. Ndërsa Zyra e UNICEF-it 5

në Kosovë, vlerëson se rreth 46% e fëmijëve në Kosovë rriten në ambiente me tym, ku njëri nga prindërit, vëllezërit apo motrat tymosin në prezencën e tyre (Youth in Kosovo, 2004). Ligji aktual kundër duhanit vs Politikës së propozuar Ligji në fuqi kundër duhanit është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 tetor 2005, ndërsa implantimi dhe vendosja e masave strikte të veprimit janë bërë shumë vite më vonë. Në këtë ligj parashihen një mori dënimesh për palët që nuk respektojnë ndalesat e vëna në shitjen dhe përdorimin e duhanit në vendet publike. Në këtë ligj, për herë të parë përcaktohet sasia maksimale e përbërësve të dëmshëm që duhet të përbajë secila cigare. Këto standarde janë: Më shumë se 10 mg katran për një cigare; Më shumë se 1 mg nikotin për një cigare; Më shumë se 10 mg monoksid të karbonit për një cigare. Poashtu, në të parashihen ndalesat e pirjes së duhanit në institucionet publike, ndalesa për shitjen e duhanit për fëmijë nën moshën 18 vje si dhe përcaktohet që brenda një lokali (hapësire publike) vetëm në 30% të tij mund të lejohet pirja e duhanit. Këto provizione ligjore në masë të madhe mbesin pa u zbatuar në praktikë. Projektligji i propozuar fillon me ndryshime substanciale në Nenin 1 të ketij propozimi, i cili dallon nga versioni aktual ku thuhet Qëllimi i këtij ligji është të mbështesë përpjekjet e shoqërisë për të zbutur dhe reaguar kundrejt nivelit të lartë të konsumimit të duhanit. Ligji përcakton masat për ndalim dhe kufizim të përdorimit. Në këtë propozim përgjegjësitë për implementimin e Ligjit barten tek Ministria e Shëndetësisë e cila me Ligjin që akoma është në fuqi ka autoritetin vetëm për testim dhe kontroll (neni 4,paragrafi 4.5, 4.6 dhe 4.7) ndërsa autoritetin për ndalimin e përdorimit e ka Qeveria e Kosovës (neni 4 paragrafi 4.1). Ky ndryshim i propozuar do të krijonte mundësinë e reagimit më efikas në mbrojtjen e shëndetit publik duke bartur autoritetin për ndalim tek Ministria e Shëndetësisë (PL neni 4 paragrafi 1). 6

Projektligjit i është shtuar edhe Neni 7 si i veantë, i cili ka për qëllim ndalimin e mashtrimit apo krijimin e përshtypjes së gabuar se një produkt i duhanit është më pak i dëmshëm se produkti tjetër. Ky nen mund të ketë edhe efekt negativ duke pasur parasysh se produktet e ndryshme kanë edhe përmbajtje të ndryshme të nikotinës, katranit dhe monoksidit të karbonit. Me këtë sanksionim konsumuesi e ka më të lehtë të ekspozohet konsumimit më të madh të nikotinës, katranit dhe monoksidit të karbonit. Ky nen i veantë në Ligjin aktual ka qenë pjesë e Nenit 5 paragrafi 5.3. Duke pasur parasysh se duhani shkakton vartësi, prodhuesit shpesh herë kanë dhuruar produktet e veta. Me projektligjin e ri (Neni 8 paragrafi 4) parashihet që kjo të jetë e ndaluar. Ky nen gjithashtu është më sanksionues për reklamimin dhe promovimin e produkteve të duhanit. Projektligjit i është shtuar si kapitull i veantë KREU IV Ndalimi i reklamimit, promovimit dhe sponzorimit të produkteve të duhanit, duke eliminuar promovomin e produkteve të duhanit edhe në mënyrë të tërthortë. Neni 9 paragrafi 5 ndalon shitjen përmes internetit apo e-mailit, duke paraqitur kështu edhe një komponent që nuk është e saknsionuar në ligjin aktual. Duke pasur parasysh se gjeneratat e reja janë përdorues me tendenca të keqpërdorimit të internetit, mund të thuhet se ky ndryshim është mjaft i qëlluar. Neni 13 Masat preventive. Për dallim nga Ligji aktual, propozimet e reja definojnë qartë përgjegjësitë e secilës Ministri si dhe kryesuesin e Këshillit ndërministror për kontroll të duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Gjithashtu ky nen në paragrafin 4.1 obligon Radio Televizionin Publik që do muaj së paku 60 minuta të emetojë program edukativ pa pagesë. Vlen të përmendet se në projektligj është përfshirë edhe Policia e Kosovës, Kreu IX Neni19 - paragrafi1.8. Neni 19, paragrafi 9 - Policia e Kosovës zbaton nenin 11 paragrafi 1.4,11.3,11 paragrafi 3.3,paragrafi 3.4,11 paragrafi 3.6 që nënkupton se policia mund të ndëshkoj njëjtë sikur inspektorët sanitar, shëndetësor, të punës etj. sic eshte e përcaktuar në Kreu VI - Mjediset pa tym. Duhet të theksohet se industria e duhanit është një ndër më profitabilet në vend dhe pala e interesit e ndikuar nga këto vendime (importuesit dhe shitësit e duhanit) është mjaft e fuqishme. 7

Në lidhje me këtë, duhet të merren përvojat nga vendet e tjera të rajonit për zbatimin e ndalesave për konsum të duhanit. Importi i duhanit në vit sillet në rreth 3 miliardë cigare (rreth 3 mijë tonë duhan në vit, Doganat e Kosovës, 2010, 2011) duke e bërë këtë sektor si kontribuesin më të madh të tatimeve në vend dhe më profitabilin gjithashtu. Praktika të suksesshme për implementim të ligjit anti-duhan Kroacia përbën shembullin e mirë se si ka ndjekur modelin që në faza të ndryshme të shtojë ndalesat për shitjen, reklamimin dhe pirjen e duhanit në vendet publike. Kroacia ka filluar ndalesat e para për pirjen e duhanit në vendet publike në vitin 2008, për të vijuar më pas me kufizimin e hapësirave për pirjen e duhanit në bare dhe restaurante më 2009 dhe për të përfunduar me futjen në fuqi më 2010 ndalesën 100% për pirjen e duhanit në këto lokale. Një element i rëndësishëm që ka ndihmuar për vendosjen e kësaj ndalese ka qenë edhe opinioni publik (mediat, shoqëria civile, mjekët, sociologët, etj) të cilët përmes fushatave të ndryshme por edhe kritikës për qeverinë dhe grupet e interesit ka bërë që të rritet presioni për futjen në fuqi të këtij ligji. Në argumentimin e tyre, ata kanë paraqitur më së shumti fakte rreth dëmit që shkaktohet nga duhanpirja pasive (për njerëzit që s janë konsumues direkt të duhanit) dhe për nxitjen që shkakton kjo formë tek njerëzit që edhe ata të fillojnë pirjen e duhanit. Duke përdorur këtë element të rëndësishëm, ata kanë argumentuar se sa e dëmshme dhe e padrejtë është për ata që nuk konsumojnë duhanin të qëndrojnë në vende ku pihet duhani. Gjatë një periudhe, është diskutuar shumë mundësia që lokalet të vendosin vetë nëse duan të deklarohen si vende ku mund të pihet duhani apo jo (e që ndodh në disa shtete) por është larguar si mundësi për shkak të abuzimeve që mund të ndodhin. Të gjitha këto elemente mund të përdoren nga akterët politikë në vend (parlamenti dhe qeveria) në mënyrë që të ketë një impelementim sa më të drejtë të ligjit për duhanin që pritet të miratohet. Grupi punues në këtë Analizë të Politikës së Shkurtër poashtu ka vlerësuar që një prej masave më të mira për parandalimin dhe luftimin e pirjes së duhanit në shkallën që është tash të jetë edhe ngritja e akcizës për duhanin. Grupi ka propozuar që akciza bazë për paketim cigare (pako prej 16 shtegëve) të rritet nga shuma 250 në 330, duke ndikuar që çmimi i një pakoje cigare të rritet për 0.50 cent. Kjo rritje do të ndikonte më shumë në xhepin e qytetarëve dhe do 8

të ndikonte në uljen e pirjes së duhanit. Kjo rritje e akcizës do të siguronte të hyra për buxhetin e Kosovës përafërsisht në shumën 75 milionë euro. Grupi vlerëson që do të ishte e drejtë sikur këto para të mbledhura nga rritja e akcizës të përdoreshin kryesisht në shëndetësi dhe me theks të veqantë në klinikat që shërojnë sëmundjet që shkaktohen nga duhan-pirja. Arsyet kryesore për mos zbatimin e ligjit aktual anti-duhan në Kosovë Funksionimi i dobët i shtetit dhe institucioneve të saj dhe mosvendosja e kësaj çështje lartë në agjendat e veprimit të menjëhershëm janë faktorë kyq për mosimplementimin efektiv të politikës anti-duhan. Kjo vjen si pasojë e vendosjes (shpesh edhe të padrejtë) të problematikave politike si kyqe në agjendat institucionale të vendit. Është e rëndësishme të kuptohet që kjo politikë antiduhan përveq që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe në shëndetin e tyre, është edhe një prej standardeve për zhvillim dhe ecje në agjendën e integrimeve europiane. Duke qenë se ligji i tanishëm anti-duhan nuk është respektuar në masë të madhe për shkak rë shumë faktorëve, përfshirë edhe elementimin e mos ndëshkimit të mjaftueshëm të lokaleve dhe përsonave që kanë thyer këtë ligj, është e nevojshme që karshi impelementimit të këtij ligji të shtohen edhe inspektimet për të. Mangësia më e madhe e paraqitur nga Inspektoriati Sanitar i Kosovës ka qenë gjithmonë mungesa e stafit të mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë territorin e Kosovës dhe për të kontrolluar shkallën e respektimit të ligjit. Rritja e numrit të punonjësve në këtë inspektoriat do të mund të bëhej permes punësimit të stafit të rregullt prej 50 personave e që do fillonin punë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për duhanin (e që mund të përdoren edhe për sfera tjera të inspektimit) e që do paguheshin me një pagë mesatare prej 320 euro, ku do ti kushtonte buxhetit vjetor jo më shumë se 192.000 euro në vit. Bazuar në parallogaritjet, del se një pjesë e madhe e buxhetit të nevojshëm për pagat e punëtorëve shtesë do të inkasoheshin nga pagesa e dënimeve për shkeljen e këtij ligji sepse shkeljet e tij janë të mëdha dhe janë të shtrira në të gjithë territorin e Kosovës. Një aspekt tjetër i moszbatimit të ligjit anti-duhan është kultura, normat shoqërore dhe opinioni për duhanpirjen. Kultura e respektimit të ligjit nga vetë përpiluesit e tij, dhe përgjithsisht në shoqëri, është në parametrat më të ulët. Vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë votuar ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbylluara publike, në shumë raste e 9

shkelin këtë ligj duke konsumuar duhan madje edhe në ambientet e brendshme të vetë Kuvendit të Kosovës. Poashtu në raste jo të rralla rastisë që, punonjësit shëndetësorë të pinë duhan në ambientet e spitaleve, mësuesit në oborret e shkollave, prindi në makinë me fëmijën etj. Të gjitha këto aspekte të vetëdijes kolektive për dëmet që duhani shkakton në shëndetin e njerëzve, kanë mbetur të paadresuara dhe nevoja për të punuar në këtë drejtim është evidente. Prandaj, analiza lerëson lartë rëndësinë që ka edukimi jo-formal dhe fushatat e ndryshme vetëdijësuese dhe informuese kundër duhanit. Autorët mbështesin fuqishëm nenin 13 të draftligjit për duhanin, më saktësisht paragrafin 4.1 ku i kërkohet televizionit publik (RTK-së) që brenda muajit të emetojë program edukativ kundër duhanit së paku 1 orë. KONKLUZIONET Trendet historike si dhe dëshmitë e mbledhura për këtë analizë, tregojnë se përdorimi i duhanit është shumë i përhapur dhe se kontrolli i konsumimit të duhanit në vendet publike, sidomos në një vend si është Kosova, është mjaft i vështirë. Shifrat zyrtare të importit të duhanit në vend ( pa llogaritur dhe atë që hyn përmes ekonomisë informale ) janë në nivele të larta. 1/3 e popullatës së vendit janë konsumues të duhanit dhe për ta importohen përafërsisht 3 miliardë cigare në vit ( mesatarisht një duhan-pirës në Kosovë konsumon 11 cigare në ditë). Një prej shkaktarëve për këtë nivel të lartë të duhan-pirjes në Kosovë është edhe çmimi i lirë i cigares në vend. Akciza për duhanin është ndër më të lirat ( 250 euro për një paketim prej 16 shtegësh ) dhe kjo mundëson që çmimi i shitjes së pakos së cigares të jetë i lirë. Është dëshmuar që ngritja e çmimit është një prej mënyrave më efektive për të zvogëluar duhanpirjen dhe kjo praktikë është ndjekur nga shumë vende. Inspektimi i ulët i respektimit të ligjit anti-duhan ka ndikuar që hapësira ku ndalohet pirja e duhanit të mos respektohet në shumicën e vendeve ku është e sanksionuar. Prandaj, rritja e numrit të inspektimeve mbetet një prej mundësive më të mira për të mbikëqyrur respektimin e tij. Kjo do të mund të arrihet përmes rritjes së numrit të të punësuarve në Inspektoriatin Sanitar por edhe përmes involvimit të Policisë së Kosovës në inspektim të kësaj ndalese. 10

Vullneti i ulët politik për tu marrë me politikën anti-duhan është një prej elementeve vendimtare për atë se pse kjo politikë nuk është implementuar deri më tash. Vendosja e kësaj çështje si prioritet do të mundësonte një qasje të re përballë këtij problemi dhe do të sillte rezultate të reja në politikën anti-duhan. Vëmendje dhe kujdes i veantë duhet kushtuar mbrojtjes nga konsumi i duhanit, sidomos tek gratë shtatëzëna, fëmijët si duhanpirës pasiv dhe të rinjtë, duke ju ofruar shërbime dhe këshilla cilësore me kohë. Tejkalimi i kësaj sfide, do të kursente shumë jetë dhe ky do të duhej të konsiderohej si sukses ky i zhvillimit të vendit. REKOMANDIMET Për të pasur një zbatim më efektiv të ligjit anti-duhan, analiza ofron elemente të besueshme që mund të merren në konsideratë për ti aplikuar disa prej masave si në vijim: 1. Rritja dhe fryerja e mimeve të duhanit, duke e rritur mundësinë e mos-përballimit, përmes rritjes së mimeve, duke rritur taksat për duhanin. Një rekomandim i tillë jepet edhe nga Sutton Borren i cili në publikimin e tij për këtë temë Are increases in cigarette taxation regressive? të publikuar në revistën Health Economics, thekson pikërisht këtë argument (Borren, 1992). Marrë parasysh nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik në Kosovë, kjo masë do të mund të ishte mjaft efektive. 2. Përforcimi i legjislacionit ekzistues, duke krijuar hapësira publike 100 përqind pa duhan, si dhe inspektimet e rregullta, për t u siguruar se Ligji Kundër Duhanit po zbatohet nga të gjithë. Në këtë drejtim duhet të theksohet se me numrin aktual të inspektorëve, kjo gjë nuk është e mundshme. Andaj, në rast se vendim-marrësit kosovar synojnë me të vërtetë zvogëlimin e konsumit të duhanit në shoqëri, ky aspekt duhet të merret parasysh. 3. Rritja e mundësive ndaj shërbimeve për trajtimin e vartësisë nga duhani. Një aspekt ky për zbatimin efektiv të ligjit anti-duhan është edhe ofrimi i alternativave për duhanpirës që synojnë të ndërpresin këtë vartësi. 11

4. Të investohet në ngritjen e vetëdijes së njerëzve e sidomos të fëmijëve për pasojat e duhanpirjes, duke përdorur këtu edhe materiale vizuale me përmbajtje grafike dhe eksplicite. Pasqyrimi i mushkërive të nxira, apo organeve të tjera të duhan-pirësve, janë treguar mjaft efektive për të ndikuar qëndrimet e njerëzve ndaj duhan-pirjes. 5. Krijimi i mundësive për të raportuar shkeljet e ligjit kundër duhanit, si platforma online apo numra telefoni për thirrje pa pagesë. Lajmërimi i rasteve të shkeljeve do të ishte aspekt ky për përfshirjen e njerëzve të vullnetit të mire në zbatimin e kësaj politike dhe do të ndikonte drejtëpëdrejtë në ngritjen e nivelit të respektimit të këtij ligji. 12

BIBLIOGRAFIA ASH Insitute `Action on Smoking and Health` report (2007), 'Tobacco: Global Trends' Borren P, Sutton M (1992). Are increases in cigarette taxation regressive? Health Economics, pp. 245-253. Projektligji kunder duhanit (2012) U.S. DEPARTMENT OF HEALTH AND HUMAN SERVICES - National Cacncer Institute (2008). 'Tobacco Control Policies' UNICEF (2004), 'Youth in Kosovo' WHO (2012), 'Technical Resource for Country Implementation of ËHO Framework Convention on Tobacco Control Article 5.3' - on the protection of public health policies with respect to tobacco control from commercial and other vested interests of the tobacco industry, Ligji per duhanin, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 tetor 2005. http:// /hostednews/afp/article/aleqm5ipecmygjecxrvyr62tzo2sëo4ëda http://www.no-smoke.org/goingsmokefree.php?id=643 http://www.mvep.hr/zakoni/pdf/466.pdf 13

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS ADRESA Shkolla Politike e Prishtinës, Rruga Rexhep Luci, 15/1 Tel: + 381 (0) 38 224 577 Mob: + 377 (0) 44 290 837 E-mail: shkolla.politike@gmail.com / info@pips-ks.org Web: www.pips-ks.org 14